Page 1

Faqe 2

Lufta kundër drogës ka dështuar në të gjithë botën Ekspertë nga London School of Economics (LSE) thonë se bota duhet të gjejë mënyra të reja për të luftuar narkotrafikun

Drejtor Artur zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E premte, 9 maj 2014. Numër 1204. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

tragjedi xhelozie në mirditë

Gropa financiare

pronat në strasburg, Vetëm Fatura e parë 37 milionë €

Rama: Po negociojmë të shmangim 'goditjen pas koke'. Kuvendi shtyn me një vit afatin e Agjencisë së Kthimit dhe të Kompesimit të Pronave. Majko: Strasburgu ka pranuar 513 doje për pronat shqiptare, duhet të paguajmë 37 mln euro

FAQE 5

Atentat në mesnatë

Vritet ish-shefi i qarkullimit të Beratit Adriatik Mustafaraji është qëlluar për vdekje mbrëmë në Berat pasi doli nga një lokal

Vret gruan dhe var veten, letra e lamtumirës: “Kush ngre krye, do t’i pritet!” Shënimi tronditës pak çaste para vetëvrasjes

“Fëmijët të jetojnë të qetë, edhe pse unë kam kryer një krim. Kush ngre krye, do t’i pritet”.

Mark Biba, një peshkatar që jetonte prej 13 vitesh në periferi të Durrësit, është rikthyer në fshatin e lindjes për të vrarë bashkëshorten dhe veten. Policia dyshon se krimi ka si motiv xhelozinë. Tronditje edhe pas tragjedisë, viktimat transportohen në rimorkion e një kamioni. Faqe 7

FAQE 7

Imami për Prokurorinë: Ja kush më informoi për avionët e Gjadrit

Transportimi i trupave për në morg

Shpërthim tritoli në makinë, mrekullia shpëton arkitektekten

FAQE 6

NgërÇ

Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami i është përgjigjur me një letër kërkesës së Prokurorisë për çështjen e drogës. Ai pohon se e kanë informuar punonjës policie të larguar nga detyra, se në Gjadër ishte ulur një avion. Prokuroria ende në fazën e verifikimit. Kuvendi zgjedh

Ermonela Felajn për të drejtuar komisionin hetimor parlamentar, që nis sot punën Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së prokurorisë për të vënë në dispozicion të hetimit informacionet që disponon rreth trafikut... Faqe 3

op ed / 10-11

NGA bujar kapexhiu

Reforma në arsim: I lirë për të zgjedhur – por vendimin e marr unë

“Partizani i vogël Velo”… i Përmetit

Selami Xhepa

Arben Vata

Thyerja e embargos me Iranin

Berisha akuzon qeverinë, Rama: Eksporti, në kohën tuaj Kryeministri: Janë 5 raste, ku vendi eksportues është Irani dhe doganat hyrëse janë Kapshtica dhe Qafë-Thana. I përkasin marsit të 2013, kur qeveriste Berisha. Kaq për sot, fillo hetimin se do të dëgjosh të tjera. Berisha: Faqe 4 Interesat kombëtare po shiten

Për ideal

Antienverizmi i parinovuar i Edi Ramës Arjan VASJARI

promovimi

Haga e Ramush Haradinajt vjen në Tiranë Promovohet sot në UET libri mbi gjyqin e ish-kryeministrit të Kosovës, ku do të jenë të pranishëm autori Michel O’Riley dhe Ramush Haradinaj. Parathënia e Grida Dumës: Aty ku duhet! Faqe 14


2

afër/larg

1

Rama: Ja zgjidhja që i japim Strasburgut për pronat

politikë/

Faqe 4

kronikë/ Shpërthim tritoli dhe

flakënë makinë,shpëton arkitektjangaTirana

Faqe 5

kronikë/ Vret gruan dhe var

veten, zbulohet letra: “Kush ngre krye, do t’i pritet”

Faqe 6

“Ne duhet të bëjmë prova të reja dhe të gjejmë rrugë të reja në luftën kundër drogës”, mendon Collins.

Me shumë se 30 vjet prej fillimit të luftës së hapur kundër drogave, ekspertët janë të mendimit se kjo luftë nuk mund të fitohet, edhe pse OKB-ja vazhdon që ndalimin e përhapjes së drogave ta ketë si qëllim kryesor. Në një studim të prezantuar nga London School of Economics (LSE) nënvizohet se lufta kundër drogës ka edhe pasojat e veta negative ekonomike

Studimi i LSE: Lufta kundër drogës ka dështuar në të gjithë botën Ekspertë nga London School of Economics (LSE) thonë se bota duhet të gjejë mënyra të reja për të luftuar narkotrafikun Nga Klaus Jansen

Lufta e deritanishme kundër lëndëve narkotike si ajo në SHBA, ka dështuar, thuhet në një studim. Ekspertët sugjerojnë që në këtë luftë të përdoren mjete dhe rrugë të reja. Por deri tani nuk dihet se cilat janë ato. Prej viteve ‘80 po vazhdon e ashtuquajtura “War on Drugs” (Lufta kundër drogës). Në luftën kundër strukturave të lëndëve narkotike po përdoren edhe mjetet ushtarake. Zanafilla e aksioneve kundër lëndëve narkotike daton në vitet ’60, kohë kur ato janë ndaluar në mbarë botën. Vendet e OKB-së kanë miratuar ndërkohë shumë ligje dhe rregulla kundër kësaj dukurie. Por prodhuesit dhe shpërndarësit e drogave janë organizuar në rrjete të ndryshme kriminale dhe kanë vazhduar përpjekjet e tyre për përhapjen e drogave. Me shumë se 30 vjet prej fillimit të luftës së hapur kundër drogave, ekspertët janë të mendimit se kjo luftë nuk mund të fitohet, edhe pse OKB-ja vazhdon që ndalimin e përhapjes së drogave ta ketë si qëllim kryesor. Në një studim të prezantuar nga London School of Economics (LSE) - nënvizohet se lufta kundër drogave ka edhe pasojat e veta negative ekonomike. Në këtë mënyrë mund të ndodhë që prodhimi dhe përhapja e drogave vetëm të shtyhen nga një rajon në tjetrin. “Në mbarë botën po kuptohet se kjo është një dështim total”, pohon në bisedë me DW, John Collins nga The Expert Group on the Economics of Drug Policy (Grupi i

Ekspertëve për Politikat kundër Drogës), i cili e ka koordinuar këtë studim. Angazhimi i prominentëve

Luftën kundër drogave e kanë mbështetur edhe shumë bartës të çmimit “Nobel” për ekonomi por edhe politikanë të lartë, si ish i ngarkuari i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Sigurinë, Javier Solana, zëvendëskryeministri britanik, Nick Clegg dhe ish-ministri amerikan i Jashtëm dhe i Financave, George Shultz. Ky mund të jetë edhe një argument i mirë që me këtë temë do të merret edhe Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 2016. Shumë kohë është dukur sikur politika e OKB-së për drogën nuk mund të ndryshojë shumë. “Megjithatë, tani dikush po flet për këtë çështje”, mendon Bettina Schorr, nga Instituti latino-amerikan në Universitetin e Lirë në Berlin. “Ka ide, të cilat tani edhe politikisht duhet të zbatohen”, - kërkon ekspertja. “Ky është një problem multidimensional, i cili duhet të zgjidhet me mjete multidimensionale dhe jo vetëm me mjete ushtarake”. Ushtria është e stërngarkuar me detyrat e shumta.

Kështu beson edhe ekspertja Bettina Schorr. “Çështja është që ky problem nuk mund të parandalohet në tërësi, por mund të reduktohen efektet”. Por kjo do të zgjasë edhe shumë dekada. “Do të zgjasë shumë, deri sa të shihen rezultatet e para pozitive në nivel global. Duhet të mendojmë edhe rrugë alternative dhe të provojmë metoda të reja në këtë luftë”.

Metodat e dëshmuara të zgjerohen

Studimi dëshmon se metoda e tanishme ka çuar vetëm në stërmbushjen e burgjeve amerikane, politika represive në Azi, zgjerim të korrupsionit dhe destabilitetit politik në Afgani-

Studimi dëshmon se metoda e tanishme ka çuar vetëm në stërmbushjen e burgjeve amerikane, politika represive në Azi, zgjerim të korrupsionit dhe destabilitetit politik në Afganistan dhe Afrikën e Veriut, si dhe në rritjen e dhunës në Amerikën Latine apo rritjen e numrit të të infektuarve me virusin e sidës në Rusi.

stan dhe Afrikën e Veriut, si dhe në rritjen e dhunës në Amerikën Latine apo rritjen e numrit të të infektuarve me virusin e sidës në Rusi. Në luftën kundër drogës janë shkelur në mënyrë masive edhe të drejtat e njeriut. Kombet e Bashkuara tani duhet të angazhohen për përdorimin edhe të metodave të tjera në rajone të ndryshme. “Paratë janë shpenzuar deri tani jo si duhet, sepse ato duhet të derdhen në programe që kanë dhënë rezultate të mira”, mendon John Collins nga LSE. Shumë me rëndësi është që të përmirësohen kushtet e jetës së personave që konsumojnë drogë, përmes ndihmës mjekësore dhe këshillimeve për përdorimin e drogave dhe pasojave të tyre. Këto masa duhet të përhapen në mbarë botën dhe duhet të financohen më shumë. Rrugët e reja

Si hap i dytë duhet të jenë eksperimentet nën mbikëqyrjen strikte të shtetit. “Ne duhet të bëjmë prova të reja dhe të gjejmë rrugë të reja në luftën kundër drogave”, - mendon Collins. Në Uruguai është legalizuar shitja dhe përdorimi i marijuanës, po kështu dhe në disa shtete amerikane. Deri tani këto masa janë kritikuar ashpër nga organet e OKB-së për luftën kundër drogave. Por ajo që është e mundshme me marijuanën është plotësisht e pamundur me heroinën dhe kokainën. “Studimi nuk është marrë me këtë çështje, sepse kjo është shumë më e komplikuar”, - shpjegon koordinatori John Collins. Vendet dhe strukturat botërore kanë nevojë për strategji të reja në luftën kundër drogave, gjë që kërkon kohë. Kështu beson edhe ekspertja, Bettina Schorr. “Çështja është që ky problem nuk mund të parandalohet në tërësi, por mund të reduktohen efektet”. Por kjo do të zgjasë edhe shumë dekada. “Do të zgjasë shumë deri sa të shihen rezultatet e para pozitive në nivel global. Duhet të mendojmë edhe rrugë alternative dhe të provojmë metoda të reja në këtë luftë”.


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

09.05.2014

Imami, letër Prokurorisë:

Ja kush më informoi për avionët e Gjadrit Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami i është përgjigjur me një letër interesimit të Prokurorisë për çështjen e drogës. Ai pohon se e kanë informuar punonjës policie, të larguar nga detyra. Prokuroria mbetet në pritje të shërbimeve sekrete Leonard Bakillari Tiranë Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së prokurorisë për të vënë në dispozicion të hetimit informacionet që disponon rreth trafikut të dyshuar të drogës nëpërmjet infrastrukturës së ushtrisë. Në një letër dërguar Prokurorisë së Përgjithshme, deputeti demokrat, Arben Imami thotë se informacionet për këtë çështje i ka marrë nëpërmjet ish-zyrtarëve të Policisë së Shtetit. Ai shprehet se këto informacione nuk i ka siguruar në rrugë zyrtare, por nëpërmjet personave që kanë patur detyra të rëndësishme në polici, të cilët sipas tij kanë informacione për këtë çështje. “Disa ish-punonjës të policisë më kanë informuar për trafikun e mundshëm të lëndëve narkotike nëpërmjet bazës ushtarake të Gjadrit, ku është parë të ulet një avion civil”, - mësohet të ketë shkruar në letrën dërguar prokurorisë, ishministri i Mbrojtjes. Sipas burimeve të prokurorisë mësohet se në letër nuk përmenden emrat e personave që kanë dhënë këtë informacion sipas deputetit

Imami, por ai konfirmon se këta persona janë larguar tashmë nga Policia e Shtetit. Të dhënat e dërguara në prokurori nga ish-ministri i Mbrojtjes aktualisht janë në proces verifikimi, pasi nuk ka përfunduar kthimi i përgjigjeve nga institucionet që u është kërkuar të japin informacion për këtë çështje. “Në këtë fazë të verifikimit, kanë kthyer përgjigje thuajse të gjitha institucionet që u është kërkuar zyrtarisht të dërgojnë informacione në prokurori për këtë çështje”, tha një burim i prokurorisë. Vetëm një prej institucioneve që u është drejtuar kërkesa, nuk ka kthyer ende përgjigje, çka sipas prokurorisë do të thotë se çështja do të vijojë të mbetet në fazën e verifikimeve për sa kohë nuk është mbledhur informacioni i nevojshëm nga të gjitha institucionet. Në kulmin e debatit politik mbi dyshimet për trafik droge nëpërmjet infrastrukturës së ushtrisë, ndërhyri Prokuroria e Përgjithshme, e cila nisi një proces verifikimi për këtë çështje. Organi i akuzës iu kërkoi zyrtarisht institucioneve të dërgojnë pranë zyrës së

Prokurorit të Përgjithshëm të gjitha informacionet që disponojnë mbi dyshimet e artikuluara publikisht nga ishministri i Mbrojtjes, Arben Imami dhe më pas nga përfaqësues të tjerë të Partisë Demokratike. Kërkesa për informacion iu drejtua Shërbimit Informativ Shtetëror, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shërbimit Informativ të Ushtrisë. Secili prej këtyre institucioneve ka vënë në dispozicion të akuzës përgjigjen mbi kërkesën për informacion. Institucionet që pretendojnë se kanë informacion për çështjen, sipas prokurorisë bazohen kryesisht në dëshmitë e personave të ndryshëm, të cilët pretendojnë se kanë parë avionë civilë të ulen në pistën e

“Në këtë fazë të verifikimit, kanë kthyer përgjigje thuajse të gjitha institucionet që u është kërkuar zyrtarisht të dërgojnë informacione në prokurori për këtë çështje” tha një burim i prokurorisë.

Gjadrit në Lezhë, edhe pse askush prej tyre nuk jep të dhëna konkrete mbi veprimtarinë e këtyre avionëve. Policia ka informuar se ka verifikuar një dëshmi të marrë në mars të këtij viti për një avion të ulur në Gjadër, por nga hetimi nuk rezultoi asnjë e dhënë që mund të ngrejë dyshime për trafik të mundshëm droge nëpërmjet infrastrukturës së ushtrisë. Ky fakt është pranuar edhe nga Shërbimi Informativ Shtetëror, i cili në një shkresë dërguar ministres aktuale të Mbrojtjes, Mimi Kodheli, informon se në mars të këtij viti, në pistën e Gjadrit është ulur një avion i bardhë dhe pranë tij ka shkuar një furgon me targa të qytetit të Vlorës. Por, pavarësisht këtij informacioni, SHISH pranoi publikisht se nuk disponon asnjë provë për trafik të mundshëm droge, edhe pas verifikimeve të kryera për rastin në fjalë. Prokuroria thotë se është në pritje të përgjigjes së fundit për këtë çështje dhe do të vlerësojë gjithë informacionin e mbledhur për të vendosur nëse ka ose jo elemente që do të shërbejnë për nisjen e një hetimi penal.

3

Hetimi për drogën

Kodheli: SHISH i dha fund debatit Debati për trafikun e drogës është riaktivizuar sërish dje në Kuvend. Deputetë të PD dhe PS kanë mbajtur qëndrime të ndryshme për këtë çështje, ndërsa në diskutim është përfshirë edhe ministrja Kodheli. “Këtij debati i dha fund SHISH me deklaratën e vet”, - deklaroi ministrja e Mbrojtjes në Kuvend. Më parë deputeti Taulant Balla kërkoi përgjegjshmëri nga opozita, kur bën akuza. Debate ka pasur edhe për kreun e Policisë, Artan Didi, lidhur me videon e publikuar në komisionin parlamentar për hetimin e policisë. Deputeti demokrat, Arben Ristani ka kërkuar që në kalendarin e Parlamentit të përfshihet edhe një pikë ku të parashikohet thirrja e ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, për të dhënë shpjegime si në lidhje me trafikun e drogës, ashtu edhe për emërimin e drejtorit të policisë. Arben Ristani akuzoi mazhorancën se në krye të policisë ka vendosur “njerëz gjakësorë, që vrasin njerëz të pafajshëm”. Ndërsa Tahiri ka akuzuar opozitën se me këtë politikë po i jep krah krimit. “Kur do mblidhni mendjen dhe të mos i jepni kurajë krimit? Kur do mblidhni mendjen ta përdorni foltoren e Kuvendit për të përkrahur Policinë e Shtetit? Edhe kur t’i dilni për krah ndonjë krimineli apo pengmarrësi, ju siguroj që do ketë gjithmonë punonjës policie për të vënë ligjin në vend, qoftë edhe me koston për të vrarë keqbërësit”, - deklaroi ministri Tahiri. Në përgjigje të deklaratave të ministrit, deputeti demokrat Arben Ristani tha: “Ne sigurisht që jemi në përkrahje të Policisë së Shtetit përsa kohë zbaton ligjin. Policia ka detyrë të kapë keqbërësit, është drejtësia që vendos. Përveç njeriut që akuzohej si pengmarrës, aty është vrarë dhe një qytetar i pafajshëm”.

Komisioni për drogën mblidhet sot, Felaj kryetare Kuvendi miraton kryetarin dhe nënkryetarin e hetimit parlamentar për akuzat e trafikut të drogës. Braho kundër Kuvendi vendosi të hapë hetimet parlamentare për çështjen e shumëdebatuar të drogës dy javë pasi kishte miratuar ngritjen e komisionit. Gjatë seancës së djeshme u vendos që kryetare e këtij komisioni, që do të ketë në fokus dyshimet për trafik droge nga bazat ushtarake, të jetë deputetja sociale, Er-

monela Felaj. Nënkryetar i komisionit do të jetë deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi. Kundër ngritjes së komisionit u shpreh deputeti i LSI-së, Spartak Braho. Në një intervistë për “MAPO”n pak ditë më parë, Braho e cilësoi këtë komision si antiligjor, përsa kohë çështja e akuzave për trafik është tashmë në ndjekjen e Prokurorisë. Por përkundër këtij pretendimi, mazhoranca vendosi vënien në punë të komisionit pas më shumë se 3 javësh debate të ashpra për këtë çështje me opozitën. Opozita nga ana tjetër, edhe pse nuk e

ka votuar, është shprehur dakord për ngritjen e komisionit. Fill pas votimit të djeshëm u vendos që komisioni hetimor parlamentar për drogën të zhvillojë mbledhjen e vet të parë gjatë ditës së sotme. Sipas axhendës së bërë publike të komisionit, në mbledhjen e parë do të bëhet konstituimi si dhe do të zgjidhet sekretariati. Pika e tretë e axhendës do të përcaktojë qëllimin e ngritjes së komisionit hetimor parlamentar dhe përcaktimin e detyrave. Akuzat për implikimin e infrastrukturës së ushtrisë në trafik droge me avi-

onë të vegjël dominuan debatin politik për më shumë se 3 javë në vend. Denoncimi u bë fillimisht në Kuvend nga ishministri Arben Imami dhe u pasua më tej nga deputetët demokratë, Flamur Noka apo Arben Ristani. Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe eksponentë të tjerë të mazhorancës mohuan që ushtria të ishte e implikuar, ndërsa i kërkuan Prokurorisë të hetonte akuzat publike. Aktualisht, Prokuroria është ende në fazën e verifikimit të çështjes, ndërsa po mbledh informacione nga palët e përfshira në debat.


4

në fokus Kryeministri: Publikimi që lidhet me këtë çështje i përket në 5 raste, ku vendi eksportues është Irani dhe doganat hyrëse janë Kapshtica dhe Qafë-Thana. Artikulli i importuar është vaj bazë, në sasinë 108 110 kilogramë. I përkasin marsit të 2013, kur qeveriste Berisha. Kaq për sot, fillo hetimin se do të dëgjosh të tjera

Thyerja e embargos me Iranin, Berisha akuzon qeverinë, Rama: Eksporti, në kohën tuaj Berisha: Kërkojmë një komision hetimor parlamentar, interesat kombëtare po shiten Fejzi Braushi

Opozita ka hapur një tjetër front të luftës së saj politike. Veç betejës për zbardhjen e akuzave për përdorimin e infrastrukturës së ushtrisë për trafik droge, të djathtët kanë akuzuar dje qeverinë se është bërë shkaktare e një tjetër skandali, kësaj here duke e përfshirë vendin në listën e shteteve që nuk respektojnë embargot që partnerët ndërkombëtarë vënë ndaj regjimeve diktatoriale në botë. Bëhet fjalë për përfshirjen e Shqipërisë në një tregti nafte me Iranin, e cila në fakt është objekt i embargos së OKB-së. Berisha ka kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor për këtë çështje, ndërkohë që mazhoranca me anë të Kryeministrit ka hedhur poshtë çdo mundësi që një tregti e tillë të ketë ndodhur gjatë qeverisjes së të majtëve, duke prurë prova në të njëjtën kohë, që sipas tij vërtetojnë që kjo tregti ka ndodhur gjatë vitit të fundit të qeverisjes së demokratëve. Berisha

Duke shfrytëzuar kohën për diskutimin e kalendarit trejavor të punimeve, opozita ka paraqitur dje në parlament një sërë amendamentesh, ku ka kërkuar që pjesë e axhendës së Kuvendit të bëheshin dhe një sërë çështjesh të tjera që këto ditë kanë qenë në qendër të debatit politik dhe mediatik në vend. Njëra prej tyre ka qenë edhe kërkesa për të përfshirë në këtë axhendë ngritjen e një komisioni hetimor për tregtinë e ndaluar të naftës mes Shqipërisë dhe Iranit. Ka qenë vetë ish-kryeministri Berisha ai që ka hapur këtë debat, ku duke iu referuar agjencive të lajmeve ndërkombëtare

dhe Agjencisë Atomike në Vjenë, ka deklaruar se Shqipëria dhe Siria kanë blerë naftë nga Irani. “Agjencitë e lajmeve, shtypi më prestigjioz europian dhe amerikan kanë shkruajtur se Shqipëria ka thyer embargon e naftës me Iranin. Agjencia Ndërkombëtare Atomike, watch dog-u i OKB-së për embargo e Iranit, në raportin e saj të fundit informon se embargon e kanë thyer Shqipëria dhe Siria më dt. 20 ose 22 mars, pra ka dhe datën e ngarkesës”, - tha Berisha. Ai ka theksuar se qeveria ka hyrë në këtë tregti vetëm e vetëm që të përfitojë për interesa të momentit, por duke dëmtuar rëndë imazhin e vendit tonë në botë e sidomos në sytë e SHBA-së dhe Izraelit. “Opozita nuk ka asnjë lloj mëdyshjeje në qëndrimin e saj të prerë dhe ne kërkojmë një komision hetimor parlamentar dhe do ta ngremë atë, sepse ne nuk mund të pranojmë që interesat kombëtare të shiten në këtë mënyrë. Ne nuk mund të pranojmë që Shqipëria të bëhet një shtet zuzar, të bashkëpunojë me armiqtë e kombit shqiptar”, - tha Berisha. Rama

Ndaj këtyre akuzave ka reaguar edhe kryeministri Rama, i cili ka hedhur poshtë që gjatë qeverisjes së tij të ketë hyrë karburant nga Irani në Shqipëri. Por ai nuk është mjaftuar me kaq, pasi ka kaluar në kundërsulm, duke deklaruar se të vetmet raste kur në doganat shqiptare është futur naftë nga Irani kanë qenë ato gjatë qeverisjes së PD-së. Ai ka lexuar para Kuvendit data konkrete të

“Opozita nuk ka asnjë lloj mëdyshjeje në qëndrimin e saj të prerë dhe ne kërkojmë një komision hetimor parlamentar dhe do ta ngremë atë, sepse ne nuk mund të pranojmë që interesat kombëtare të shiten në këtë mënyrë. Ne nuk mund të pranojmë që Shqipëria të bëhet një shtet zuzar, të bashkëpunojë me armiqtë e kombit shqiptar”, - tha Berisha.

rasteve kur në doganat shqiptare kanë hyrë këto ngarkesa, të cilat kryesisht i përkasin vitit të fundit të qeverisjes së PD-së. “Më detyruat që të dal këtu dhe t’ju them: Po, ka ndodhur! Fatkeqësisht, ka ndodhur! Ka ndodhur ekzaktësisht kështu siç do t’ju them, bazuar në dokumentacionin që disponohet, qoftë prej atyre që e kanë publikuar, qoftë prej nesh. Më vjen keq për ata që ju besojnë kur ju shfrytëzoni publikimet ndërkombëtare, siç paturpësisht e filluat që me deklaratën e Sekretarit të Shtetit në dhjetor, për të fajësuar qeverinë tonë, ndërkohë që të gjitha publikimet e sotme i përkasin vitit të shkuar. Publikimi që lidhet me këtë çështje i përket në 5 raste, vendi eksportues është Irani dhe doganat hyrëse janë Kapshtica dhe Qafë-Thana. Artikulli i importuar është vaj bazë, në sasinë 108 110 kilogramë”, - tha Rama. Kryeministri lexoi 5 deklarata të tilla doganore për blerje të vajit lubrifikues nga Irani, që i përkasin marsit të 2013ës kur qeveriste Berisha. “Kaq për sot, fillo hetimin se do të dëgjosh të tjera”, - mbylli Rama reagimin e vet.

Të përndjekurit dhe 5 maji ndezin replikat Meta-Topalli Nuk ka mbetur pa u debatuar në këtë seancë edhe çështja e shumëdiskutuar këto ditë për nderimin nga ana e mazhorancës së majtë të simboleve të komunizmit. Shkak për hapjen e debatit ka qenë një kërkesë e Partisë Demokratike për të përfshirë në kalendarin e punimeve të Kuvendit një pikë që të trajtonte çështjen e të përndjekurve politikë. Duke folur në emër të opozitës, deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka kërkuar një interpelancë me ministrin e Financave, Shkëlqim Cani, për të debatuar në lidhje me dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë. Menjëherë pas saj ka reaguar ministri Veliaj, i cili ka theksuar se është fyese për të përndjekurit që një amendament i tillë mban firmat e deputetëve Sali Berisha dhe Kastriot Islami, të cilët sipas tij janë dy ish-sekretarë partie. “Doja të thosha diçka dhe të krahasoja propozimet tuaja me ato tonat. Në ekipin tim drejton një e përndjekur me status, e shumë të tjerë ish të përndjekur. Në gru-

pin tuaj është vetëm Sali Berisha dhe Kaç Islami”, - tha Veliaj. Ai ka provokuar edhe një reagim të deputetes tjetër demokrate, Mesila Doda, e cila në fakt u bë dje objekt i një incidenti me të përndjekurit politikë që po protestonin para Kuvendit. Duke tentuar që të bëhet pjesë e kësaj proteste, Doda u bë objekt i një sulmi verbal nga disa të përndjekur, të cilët i kërkuan asaj të

largohej, pasi sipas tyre nuk kishte moral që të fliste për këtë shtresë, pasi partia e saj nuk bëri asgjë për ta sa kohë ishte në qeveri. Doda theksoi se ata që kërkuan ta përzënë atë nga protesta nuk ishin të dënuar politikë, por të dënuar ordinerë. Ajo nuk ka lënë pa i kujtuar Veliajt se ngjarjet e ditëve të fundit ku eksponentë të së majtës janë përpjekur të rehabilitojnë figurën e diktatorit Hoxha, janë një dënim i dytë për shtresën e të përndjekurve politikë. Në debat është përfshirë edhe kryetari Meta dhe paraardhësja e tij në këtë pozicion, Jozefina Topalli. Topalli e ka cilësuar “enverizëm” jo vetëm ngritjen e grushtit lart, por edhe faktin se kjo frymë sipas saj po përcillet dhe në parlament, si marrja e kompetencave të Presidentit nga qeveria, apo artikulimet në parlament. Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, duke ironizuar tha se “koha e Enverit ka kaluar, por përse themi një fjalë për Hysni Milloshin, nuk ka problem”.

“Ajo që kemi parë në varrezat e Përmetit dhe Beratit, ku janë përshëndetur me grusht dëshmorët, nuk mund të lihet pa u përmendur. Këto nuk janë një rastësi. Nuk jam dakord me ca që thonë se janë nostalgjikë, apo se kjo është diçka e kaluar. Enverizmi nuk është vetëm grushti që detyruat të ngrenë fëmijët e vegjël në varreza, “enverizmi” është i pranishëm edhe këtu, dhe jashtë kësaj salle. Enverizmi është mashtrimi i përditshëm, është hipokrizi”, - tha Topalli.

korçë

Arvizu: Kam admirim për veteranët e luftës Në kulmin e debatit për nderimin e kontributit të komunistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, duket se pa dashje, pjesë e tij është bërë edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Vetëm pak ditë pasi eksponentë të lartë të së majtës nderuan veprën e dëshmorëve të kësaj lufte duke u përulur para fotografisë së diktatorit Enver Hoxha, si dhe duke përshëndetur me simbolet e komunizmit, Arvizu ka qenë në Korçë, por për të nderuar dëshmorët amerikanë të rënë në këtë qytet. I shoqëruar edhe nga ishpresidenti Alfred Moisiu dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Jeronim Baze, ambasadori Arvizu ka përuruar në këtë qytet memorialin dedikuar veteranëve shqiptaro-amerikanë që morën pjesë në Luftën II Botërore. Duke pohuar se edhe ai vetë është biri i një veterani të kësaj lufte, Arvizu ka theksuar se i admiron veteranët e luftës. “Jam i lumtur që ndodhem mes jush si përfaqësues i SHBA-së. Im atë, që sot është 95 vjeç, ka qenë pjesëmarrës në Luftën II Botërore, në jug të Francës. Do të doja të theksoja se kam admirim për të gjithë ata persona që kanë qenë pjesëmarrës në të, luftë që kishte në thelb lirinë”, - tha Arvizu. E duke iu referuar shqiptaro-amerikanëve që dhanë jetën, ai shtoi: “Unë me këtë rast dua të përshëndes të gjitha ata burra që dhanë jetën për lirinë e këtij kombi, sakrificat e tyre që ishin të pashembullta, por shumë pak u bënë të njohura”. Në kuadër të kësaj dite, sot u nderua edhe gazetari dhe shkrimtari shqiptaroamerikan, Peter Lucas me titullin “Emblema e artë e qytetit», si nismëtar për ngritjen e memorialit në nder të ushtarëve amerikanë.


në fokus

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

09.05.2014

5

Kryeministri Edi Rama tha se është rritur me 70% pjesëmarrja e AKKP në proceset gjyqësore si palë e paditur. Ai bëri publik edhe planin e veprimit që i ofron zgjidhje kërkesës së Strasburgut Zgjidhja e pronës

Peçi: Po negociojmë me Strasburgun për 60 çështje TIRANË Afati i fundit i caktuar nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, për të gjetur një zgjidhje për çështjen e pronave është vetëm një muaj nga fundi. Por avokatura e shtetit po përgatit dokumentacionin për të kërkuar shtyrjen e tij pas datës 17 qershor. “Ne do kërkojmë shtyrjen e afatit për aq sa është plani i veprimit, qershor 2015. Por edhe atëherë nuk është se mbaron kompensimi. Ne synojmë që atëherë të fillojë një proces transparent që t’i japë fund problemit, që ka nisur e s’ka mbaruar asnjëherë”, - tha dje për “TCH”, zv.ministri i Drejtësisë, Idlir Peçi. Ashtu si kryeministri Rama në Kuvend edhe zvministri i Drejtësisë argumentoi përmbajtjen e planit të veprimit që i referohet vendimit të Gjykatës së Strasburgut. “Ky plan ka piketë të parë inventarizimin e gjendjes aktuale, pa skanimin e të cilës ne nuk mund të kemi një ide të qartë se si t’i japim zgjidhje problemit. Të nxirren faturat e kompensimit, të gjejmë sa u kemi borxh qytetarëve. Piketë është dhe një reformë 1-vjeçare, me hapa konkretë ligjorë e institucionalë. Ligji aktual krijon paqartësi, prandaj qytetarët shkojnë në Strasburg”, tha ai. Për penalizimin më të fundit prej 8 milionë eurosh të vendosur nga Gjykata e Strasburgut, zv.ministri i Drejtësisë shtoi se, i takon ministrisë së Financave të ekzekutojë vendimin brenda afatit tremujor. Për 60 çështje të ngjashme të kthyera nga Strasburgu, për të cilat i kërkohet Shqipërisë që të ofrojë propozimin e saj për zgjidhje përpara se të dalë me vendim, Peçi shtoi se po negociohet me palët. “Për shkak të dokumentacionit të negociatave nuk mund të shprehem, por të gjitha opsionet janë në tryezë”, tha ai.

Kryeministri Rama dje në Kuvend

Rama: Ja zgjidhja që i japim Strasburgut për pronat Rama - opozitës: “Vetëm në muajin prill të 2014, janë 923 seanca gjyqësore ku Agjencia është thirrur dhe sigurisht, në pozitë jashtëzakonisht të vështirë, për shkakun tuaj” TIRANË Parlamenti votoi dje vetëm me votat e mazhorancës shtyrjen e funksionimit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave edhe për një vit, gjatë të cilit do të bëhet inventari i dosjeve të pronave. Para se të miratohej ky afat, kryeministri Edi Rama deklaroi në Kuvend se ajo çka u trashëgua nga qeverisja e djeshme linte shumë për të dëshiruar. “…Çfarë trashëguam ne nga ju...? Një institucion të kthimit e kompensimit të pronarëve, ku dosjet ishin të gjitha përtokë. Përtokë fizikisht…E dyta; ne kemi trashëguar një arkiv me numra protokolli, por pa letra brenda. Kjo është arkiva që na latë ju, para pak më shumë se 6 muajsh. Ne kemi trashëguar një arkiv ku letrat e njërit pronar ishin në dosjen e pronarit tjetër, e me radhë. Ne kemi trashëguar një arkiv ku dokumentet e zhdukura janë në sasi të frikshme, nga dosjet e administruara, për të cilat pronarët vetëm gjatë

kësaj periudhe janë vënë në dijeni”, - tha Rama, i cili më pas iu referua një plani konkret veprimi të marrë nga Këshilli i Ministrave që i hap rrugë fillimit të procedurave për kthimin dhe kompensimin e pronave. Ky plan veprimi i është referuar vendimit të Gjykatës së Strasburgut, e cila jep direktivat se si do të bëhet kompensimi i pronave duke u bazuar në vendimin e dhënë për çështjen “Manushaqe Puto” e të tjerë kundër Shqipërisë. “Çfarë është realizuar në këta muaj? Është realizuar një kërkesë themelore e Gjykatës së Strasburgut… Kjo gjykatë ka vënë kërkesë themelore hedhjen dixhitale të të dhënave hartografike dhe informacionit mbi pronat. Nuk keni bërë as edhe më të voglën gjë për këtë. Ne, po ju lajmëroj, në këta muaj kemi bërë pikërisht këtë gjë. E sot kemi regjistër elektronik me të dhëna të sakta për çdo dosje, me referencë gjeografike, për vendimmarrjen nga viti 1993 deri në vitin 2014. Janë

“Sot kemi regjistër elektronik me të dhëna të sakta për çdo dosje, me referencë gjeografike, për vendimmarrjen nga viti 1993 deri në vitin 2014. Janë të gjitha me radhë, qytet pas qyteti. Po ashtu kemi realizuar një projekt që është testuar metodika e nevojshme.”

të gjitha me radhë, qytet pas qyteti. Po ashtu kemi realizuar një projekt që është testuar metodika e nevojshme. Edhe kjo e kërkuar nga Gjykata e Strasburgut shumë herë me radhë dhe e padëgjuar prej jush, për nxjerrjen e faturës së kompensimit. Një metodikë e re… Po ashtu, gjithë informacioni hartografik i Republikës së Shqipërisë, për të gjitha qarqet, tani lehtësisht mund të vazhdojë të hidhet, edhe pse e keni lënë këtë vend pa referenca gjeo-hapësinore…”, - tha ai. E gjithë kjo reformë, sipas tij, i kërkon mazhorancës një vit kohë. “…Na kërkon një vit kohë për të konsoliduar bazat e një procesi që pastaj do të hyjë në rrugën e vet të natyrshme në harmoni të plotë me Gjykatën e Strasburgut, ku e kishit lënë Shqipërinë, “varur në tel”, kur i thonë. E ku na është dashur të bëjmë një dialog intensiv për të shtyrë afatin e fillimit të goditjeve prapa kokës, për një vend të tërë për shkak të mëkateve që ju keni bërë

me pronën…”, - tha ai. Më tej Rama iu referua edhe rasteve konkrete të abuzimit me pronën. Gjatë dy muajve të fundit të vitit të kaluar, kreu i ekzekutivit tha se qeveria shpërndau fondin e kompensimit për 50 përfitues nga 33 që u shpallën në vitin 2012, për të njëjtin fond. “Tani si shpjegohet kjo? Për të njëjtin fond kanë përfituar më shumë njerëz nga kompensimi i fundvitit 2013, se nga ai i fundvitit 2012. Që do të thotë që i keni ndarë bashkë. Shumë e thjeshtë”, - shtoi ai. Rama theksoi gjithashtu se është rritur me 70% pjesëmarrja e AKKP-së në proceset gjyqësore si palë e paditur. “Vetëm në muajin prill të 2014, janë 923 seanca gjyqësore ku Agjencia është thirrur dhe sigurisht, në pozitë jashtëzakonisht të vështirë, për shkakun tuaj. Për shkakun tuaj dhe për shkak të vendimmarrjeve tuaja…”, - tha ai. N.Perndoj

“Strasburgu”, Majko: Shqipëria duhet të paguajë 37 milionë euro Deputeti i PS-së tha se deri më tani Gjykata e Strasburgut ka pranuar rreth 413 dosje të pronarëve shqiptarë TIRANË Në emër të grupit parlamen-

tar të Partisë Socialiste, Pandeli Majko deklaroi dje në Kuvend se shtyrja e afatit të kthimit dhe kompensimit të pronave edhe për një vit erdhi si rezultat i nevojës për t’ju përgjigjur shtimit të ndjeshëm të kërkesave për njohje dhe kthim prone bazuar në vendimet gjyqësore gjatë viteve 2013 dhe 2014. Majko tha se marrëdhëniet me pronën në Shqipëri kanë dësh-

tuar për shkak të politikës. “Mendoj se ky vendim i sotshëm është i rëndësishëm. Ai padyshim rrezikon të konsumojë të njëjtat qëndrime dhe akuza bajate të së djathtës politike se e majta nuk “përkrah” pronarët dhe të drejtat e tyre. Në fakt, pyetja më therëse, sot, qëndron se cili është raporti me pronën legale i së djathtës politike në Shqipëri. Ajo që konsiderohet e djathtë në Shqipëri prodhoi një “thes” me ndryshime në qeverisjen e saj për çështjen e pronës. Ligji 9235 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës” është ndryshuar në 2005, në 2006, në 2007, në 2008, në 2009 me tre vendime të Gjykatës Kushtetuese në 2005, në

2007 dhe 2010. Kjo është veç një pjesë e pamjes së paqartësisë dhe kaosit në të cilin është zhytur çështja e pronës në Shqipëri”, - tha ai. Majko shtoi se deri më tani Gjykata e Strasburgut ka pranuar rreth 413 dosje të pronarëve shqiptarë. “Për çështjet e fituara nga pronarët shqiptarë në Strasburg, shteti shqiptar duhet të paguajë një faturë që shkon në 37 milionë euro. Të tjera fatura pagese pritet të vijnë në vazhdim të cilat janë vetëm një pjesë e kostos së krijuar me të drejtën e pronës në vend”, - tha ai. Më tej, Majko shtoi: “Politika në marrëdhënie me pronën i ngjan një bande të cilës pasi ka vrarë dhe prerë i kërkohet të diskutojë në se duhet

të kthejë apo jo rrobat e viktimave tek familjarët e tyre…Sikur Shqipëria të kishte pasur një të djathtë me synime të qarta dhe pohuese ndaj shtresave të veta, ajo do ta kishte humbur fillimisht pushtetin me vendimet e saj në favor të së drejtës së pronës. Por kjo do të ndodhte vetëm në fillim...Ajo që e quajti veten të djathtë në politikën shqiptare nuk donte koston e së vendosjes së të drejtës por parapëlqeu pushtetin”. Sipas tij, sot në Shqipëri të qenit i djathtë është një titull i “legalizuar” dhe jo i trashëguar. Ndërsa nënkryetari i grupit parlamentar i PD-së, Eduard Halimi tha se nga shtyrja e afatit nuk vjen asnjë e mirë për pronën


6

ngjarje e ditës

Ditari

Kreu i zyrës së Antikorrupsionit në Kryeministri është përplasur me dy punonjës të policisë rrugore. Bllokohet makina, çështja është në verifikim

Shefi i Antikorrupsionit, incident me policët për targat false Drejtori i Antikorrupsionit në Kryeministri përfshihet në një konflikt me dy punonjës të policisë rrugore. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, kur policët rrugorë kanë bllokuar makinën e Ergys Hoxhës. Burime të policisë bënë me dije se rreth orës 22:10 të 6 majit, dy efektivët e policisë kanë konstatuar mjetin tip “Audi A5” me ngjyrë të bardhë, të parkuar gabim në zonën pranë Brrylit. Gjatë verifikimit të mjetit, me sallën operative të Komisariatit Rrugor ka rezultuar se targa AA 375 DB në këtë makinë i përkiste një makine “Fiat Punto” ngjyrë gri, me pronar një shtetas nga Laçi. Gjatë këtyre verifikimeve ka ndodhur edhe përplasja e drejtorit të Departamentit të Antikor-

rupsionit në Kryeministri dhe punonjësve të policisë. Sipas policisë, mjeti në pronësi të drejtorit Ergys Hoxha qarkullonte me targa false, në shkelje të nenit 99 pika 12 e Kodit Rrugor. Në këto momente ka nisur dhe debati mes efektivëve rrugorë dhe Ergys Hoxhës. Ky i fundit akuzohet se ka sharë, fyer dhe ka kërcënuar policët rrugorë se do t’i hiqte nga puna. Madje, sipas burimeve policore, njërit prej efektivëve, Hoxha i ka përplasur në fytyrë kartonin e tij të identifikimit me logon “Kryeministria”. Debati është i filmuar dhe regjistruar i plotë nga sistemi i kamerave, i instaluar disa ditë më parë në mjetet e policisë rrugore, një risi kjo e Ministrisë së Brendshme. Në këto

momente, efektivët kanë kërkuar nga salla ndihmën e grupit të gatshëm, i cili është kthyer në mes të rrugës, pasi në vendngjarje ka mbërritur drejtori i Policisë Rrugore, Ervin Hoxha. Makina e kreut të Antikorrupsionit, “Audi A5”, aktualisht ndodhet i bllokuar në ambientet e brendshme të Komisariatit të Policisë Rrugore. Ndërsa për të zbardhur ngjarjen është ngritur një grup inspektues pune, nga ana e Drejtorisë së Qarkut Tiranë. Burimet e policisë pohojnë se ky grup do të verifikojë pretendimet e palëve për të dalë me një konkluzion për konfliktin mes Ergys Hoxhës dhe dy punonjësve të policisë rrugore, të cilët si dëshmitarë kanë kamerat e sigurisë në rrugë.

Gjatë verifikimit të mjetit, me sallën operative të Komisariatit Rrugor ka rezultuar se targa AA 375 DB në këtë makinë i përkiste një makine “Fiat Punto” ngjyrë gri, me pronar një shtetas nga Laçi. Ergys Hoxha

Shpërthim tritoli dhe flakë në makinë, shpëton arkitektja nga Tirana Makina e 39-vjeçares Entela Çano shpërthen në flakë në autostradën Tiranë-Durrës, por hetuesit gjejnë gjurmë eksplozivi nën të. Hetim atentatit të dështuar ndaj pronares së studios së projektimit Një arkitekte i shpëtoi një atentati me eksploziv të vendosur poshtë makinës së saj dje në autostradë. Makina me të cilën 39-vjeçarja Entela Çano po udhëtonte nga Durrësi në drejtim të Tiranës u përfshi nga flakët dhe pak sekonda më vonë u dëgjua një shpërthim i fortë. Fatmirësisht, arkitektja ka shpëtuar pa lëndime, sepse kishte dalë jashtë makinës menjëherë sapo kishte diktuar flakët. Ngjarja e rëndë ndodhi dje në mesditë, rreth orës 13:30, kur makina tip“Mitsubishi” me targa AA 109 JE u dogj nga flakët në afërsi të mbikalimit të Sukthit. Zjarri në makinë ka shkaktuar konfuzion tek pronarja dhe vetë policia, por hetimet e mëtejshme zbuluan

gjurmë eksplozivi nën makinë. 39-vjeçarja ka dalë nga automjeti menjëherë sapo ka vënë re flakët. Mësohet se Çano ka qenë në qytetin e Kavajës, ku kishte zhvilluar një takim e më pas ishte drejtuar për në kryeqytet. 39-vjeçarja nga Tirana ka deklaruar para grupit hetimor se ka parë flakët dhe më pas ka dëg juar zhurmën. Me shpejtësi ajo ka zbritur në tokë duke evituar kështu një tragjedi. Nga shpërthimi automjeti është djegur tërësisht. Grupi hetimor g jeti g jurmë të lëndës plasëse të vendosura në automjet, në anë e shoferit. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, forcat e policisë kanë nisur hetimet për këtë atentat, që dështoi falë rrethanave. Policia ka marrë në pyetje arkitekten 39-vjeçare, lidhur me konflikte të mundshme që ajo mund të ketë në punën e saj. Burime të policisë thanë mbrëmë se Entela Çano së bashku me bashkëshortin e saj kishin themeluar vite më parë një studio projektimi në Tiranë. Ata punonin prej vitesh me projekte në fushën e ndërtimit, çka është edhe një pistë hetimore p ë r at e nt at i n e dj e sh ë m m e

Zyrtarët e policisë nuk kanë deklaruar as motivin dhe as autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë, por mësohet se hetimet po vazhdojnë me deklarimet e një sërë personash, që mendohet se mund të kenë dijeni mbi motivet e ngjarjes

eksploziv. Zyrtarët e policisë nuk kanë deklaruar as motivin dhe as autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë, por mësohet se hetimet po vazhdojnë me deklarimet e një sërë personash, që mendohet se mund të kenë dijeni mbi motivet e ngjarjes. Nga ana tjetër, djegia e makinës së

Çanos në autostradë ka shkaktuar bllokim të qarkullimit për disa kohë, deri në përfundimin e plotë të këqyrjes së vendit të ngjarjes. Hetimet e mëtejshme pritet të zbardhin plotësisht atentatin, ku fatmirësisht nuk pësoi dëmtime arkitektja 39-vjeçare.

Babai i Pislit shoqërohet në polici, pas fjalëve për Artan Didin Nuredin Pisli ka qëndruar dje për pak kohë në policinë e Burrelit, ku është marrë në pyetje mbi kërcënimin e kreut të Policisë. Dy ditë më parë, i moshuari tha se Artan Didi i ka borxh dy gjaqe Babai i Flamur Pislit u shoqërua për pak kohë në polici, një ditë pas deklaratës se kreu i Policisë së Shtetit i ka borxh gjakun e të birit. Nuredin Pisli është shoqëruar në policinë e Burrelit, ku është marrë në pyetje për deklaratat “kërcënuese” ndaj Artan Didit. Nuredin Pisli deklaroi se është në gjak me Didin një ditë më parë, fill pasi deputetët demokratë shfaqën pamjet e operacionit të 28 prillit 1999, ku mbetën të vrarë Flamur Pisli dhe pengu grek, Jorgos Kuluri. “Unë sipas Kanunit, tani detyrohem që t’i çoj fjalë Artan Didit që më ka gjakun e djalit borxh. Më ka jetën e djalit

tim, por më ka dhe të grekut borxh. Se më janë vrarë dy djem atje, edhe ai greku që u vra është djali im. Greku nuk i vrau, ky i vrau të dy djemtë aty. Tani do t’i çoj fjalë Artan Didit ta bëjmë ballë për ballë që më ke dy gjaqe borxh, edhe të grekut, edhe të djalit tim”, – u shpreh Nuredin Pisli. Babai i pengmarrësit pranoi se i biri gaboi kur mori peng autobusin me pasagjerë, por sipas tij, policia shqiptare nuk kishte pse ta vriste. “Kam 15 vjet që merrem me drejtësinë. Deri tani më ka mashtruar. Kanuni thotë që, burri që është burrë del përballë, të vrava se më pate borxh. Tashi Tan Didi, meqë paska vrarë djalin tim dhe grekun, mikun në shtëpi, kërkoj gjak. Grekët paskan pasur karamele dhe jo armë”, – ka shtuar më tej babai i Flamurit. Në të vërtetë, Nuredin Pisli kërkon prej vitesh dosjen e të birit, sa në Tiranë, në Policinë e Elbasanit. “Ka 15 vjet që ne jemi të shqetësuar pa masë, se djali ynë nga disa persona të Policisë së Shtetit konsiderohet kriminel, ndërkohë që e vërteta është krejt ndryshe. Për djalin tim,

Nuredin Pisli

artistë grekë kanë përgatitur një film. Gazetarë të shumtë grekë por edhe nga shtete të tjera na kanë pohuar se konventat ndërkombëtare nuk lejojnë ekzekutimin e një personi kur ai nuk vret njerëz. Ata kanë zbardhur plotësisht ngjarjen dhe kanë faktuar se djali im, Flamur Pisli nuk ka vrarë askënd, madje sipas vëzhgimeve të

kryera ai ishte një njeri normal që kërkonte t’u jepte një mësim të mirë pronarëve grekë që shfrytëzonin emigrantët shqiptarë, por nuk i paguanin ata. Kërkesa ime është e thjeshtë: Kërkoj të zbardhet e vërteta, sepse nga hetimet e para djali im është konsideruar si një njeri i rrezikshëm”, – pohoi kohë më parë Nuredin Pisli. Ai ka kontaktuar prej vitesh një avokat, por procedurat vetëm zvarriten. Historia e Flamur Pislit është tashmë e famshme si në Shqipëri, ashtu edhe në Greqi. Në fundprillin e vitit 1999, i dhunuar në qeli dhe i papaguar nga pronari, Flamur Pisli mori peng një autobus me 15 vetë. Në Selanik ai lejoi zbritjen e 8 pengjeve, duke udhëtuar më pas në drejtim të Kapshticës me pjesën e mbetur. Autobusi është ndalur nga policia në të dalë të Elbasanit dhe gjatë operacionit mbeti i vrarë Pisli dhe pengu grek. Hetimi i kohës ka nxjerrë përgjegjës Flamur Pislin për pengmarrjen, por Partia Demokratike pretendon se ka qenë Artan Didi ai që ka vrarë pengun e pafajshëm grek.


ngjarje e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

09.05.2014

7

Mark dhe Gjyste Biba, 50 dhe 47 vjeç, ishin kthyer tri ditë më parë në fshatin e tyre nga periferia e Durrësit, ku jetonin prej 13 vitesh bashkë me dy fëmijët. Askush nuk ka qenë dëshmitar i momentit të krimit, ndërkohë që një banor i zonës ka lajmëruar policinë, pasi ka parë trupin e varur në pemë,

Vret gruan dhe var veten, zbulohet letra: “Kush ngre krye, do t’i pritet”

Mark Biba, një peshkatar që jetonte prej 13 vitesh në periferi të Durrësit, është rikthyer në fshatin e lindjes për të vrarë bashkëshorten dhe veten. Policia dyshon se krimi ka si motiv xhelozinë mes çiftit

Dashamir Biçaku “Fëmijët të jetojnë të qetë, edhe pse unë kam kryer një krim. Kush ngre krye, do t’i pritet”. Kjo ishte dëshmia e fundit që la pas Mark Biba, para se të vriste me thikën e bukës të shoqen e më pas të varte veten në pemë. Krimi i rëndë ndodhi paraditen e djeshme në fshatin Domgjon të Mirditës, ndërsa policia dyshon se motivi kryesor ka qenë xhelozia. Mark dhe Gjyste Biba, 50 dhe 47 vjeç, ishin kthyer tri ditë më parë në fshatin e tyre nga periferia e Durrësit, ku jetonin prej 13 vitesh bashkë me dy fëmijët. Askush nuk ka qenë dëshmitar i momentit të krimit, ndërkohë që një banor i zonës ka lajmëruar policinë, pasi ka parë trupin e varur në pemë, pranë një kasolleje që përdorej gjatë stinës së verës nga familja Biba. Bashkëshortja e tij, Gjyste Biba, 47 vjeçe, u gjet e pajetë në stan, e vrarë me thikë. Menjëherë në drejtim të fshatit u nisën disa efektivë të Komisariatit të Policisë së Mirditës, si dhe shefi i krimeve. Distanca e largët si dhe rruga e vështirë bënë që efektivët e policisë të arrinin disa orë më vonë në vendin e ngjarjes. Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, policia ngriti dyshimet e para se gruaja ishte vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj. Mark Biba pasi kishte vrarë bashkëshorten në kasollen e improvizuar, është vetëvarur në pemë. Burime nga policia e Lezhës thanë se shkak për vrasjen dyshohet të jetë bërë marrëdhënia e xhelozisë që kishte çifti, ndërsa kjo konfirmohet edhe nga një letër që Mark Biba kishte lënë të shkruar në stan përpara se të kryente vetëvrasjen. Në letër, ndër të tjera Biba u kërkon fëmijëve të mos mërziten për ngjarjen. Çifti Biba mësohet se kishte mbërritur tri ditë më parë në fshatin e tyre të lindjes Domgjon, prej nga ku ishin shpërngulur 13 vite më parë bashkë me vajzën e tyre 19-vjeçare dhe djalin 17 vjeç. Dëshmitarë të ndryshëm i thanë policisë se kishin parë çiftin që të vinte tri ditë të shkuara me një motoçikletë të vogël në fshat. Dyshimet e policisë janë se Mark Biba e kishte sjellë bashkëshorten e tij në fshatin e lindjes me synimin për ta

lajmi orës vonë

Atentat në Berat, vritet ish- shefit të qarkullimit Berat Vritet në pritë, ish- shefi i qarkul-

vrarë. Policia tha se një banor që kishte qenë duke kaluar aty në zonë kishte konstatuar së largu trupin e 50-vjeçarit të varur në pemë. Kur ai është afruar, kishte kuptuar se në pemë ishte varur fqinji i tyre që kishte ikur nga fshati vite më parë, ndërsa herë pas here ai rikthehej aty për të qëndruar disa ditë. Banorë të fshatit Rinia në Durrës janë shprehur të tronditur për ngjarjen. Ata thanë për mediat se bashkëshortët Mark dhe Gjyste Biba jetonin prej 13 vitesh në Durrës dhe se nuk kanë pasur konflikte. “Dy bashkëshortët merreshin me peshkim. Vajza e tyre punon në një rrobaqepësi. Nuk kemi dëgjuar asnjëherë që ata të kishin konflikte”,- thonë ata. Por krimi i dyfishtë dhe letra e lënë pas nga Mark Biba tregon të kundërtën. Burime të policisë lokale i thanë MAPO-s se dyshimet e para bien mbi xhelozinë e 50-vjeçarit ndaj së shoqes. Por hetimet për zbulimin e rrethanave të plota të krimit pritet të zbardhen në ditët e ardhshme.

Viktimat, në rimorkion e një kamioni Krimi i rëndë, i ndodhur në Domgjon të Mirditës ka tronditur edhe për mënyrën e transportimit të viktimave. Trupat e pajetë të Mark dhe Gjyste Bibës janë hedhur në rimorkion e një kamioni për t’u transportuar më pas drejt morgut. Policia u justifikua me zonën e thellë dhe rrugën e keqe, megjithatë nuk ka munguar irritimi për këtë episod pas një tragjedie familjare. Të mbuluar me një batanije, hedhur në një cep të rimorkios së hapur, ku duken mbetjet e të gjitha mallrave që janë transportuar nga ky kamion, dy viktimat e fatit të tyre e meritonin së paku të përcilleshin si njerëz me një ambulancë apo çfarëdolloj mjeti tjetër të mbuluar në terrenin e vështirë. Pamjet janë shokuese, tronditëse për mungesën e respektit të treguar ndaj kufomave nga ana e atyre punonjësve të rendit, përgjegjës për këto raste.

Prokuroria: Burg përjetë për vrasjen e komisarit të Burrelit Krimet e Rënda kërkuan dënimin me burgim të përjetshëm për 19-vjeçarin Fitim Alla dhe nga 9 vjet për dy bashkëpunëtorët. Tiranë Prokuroria e Krimeve të Rënda

kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm për 19-vjeçarin Fitim Alla, i dyshuar si autor i vrasjes së shefit të komisariatit Burrel, Musa Skura më 13 janar të vitit të shkuar. Nga 9 vjet burg kërkoi prokuroria për dy personat e tjerë të pandehur në këtë proces, Vilson Mulkurti dhe Edison Lleshi, të cilët akuzohen për mbajtje pa leje të armëve luftarake në sasi të mëdha. Sipas prokurorisë, vrasja e komisarit Musa Skura ka ndodhur gjatë një operacioni të policisë së Matit për ndalimin e disa të dyshuarve që do shisnin një sasi të konsiderueshme municionesh. Gjatë këtij operacioni sipas prokurorisë ka mbetur i plagosur rëndë efektivi i policisë në detyrë, shtetasi Musa Skuraj, i cili ndërroi jetë si pasojë e plagëve

të marra disa ditë më vonë. Duke rindërtuar ngjarjen ku mbeti i plagosur rëndë komisari i policisë, prokuroria thotë se efektivi Musa Skuraj u është afruar në distancë personave të dyshuar për kryerje të veprës penale, të cilëve iu ka kërkuar të ndalonin. “Të pandehurit Fitim Alla dhe Vilson Mulkurti pasi kanë kuptuar praninë e forcave të policisë, kanë tentuar të largohen dhe në këtë moment efektivi i policisë, Musa Skuraj pasi ka thirrur disa herë: ‘Ndal Policia’’, është vënë në ndjekje të tyre. Në ndjekje e sipër, pasi ka arritur të kapë të pandehurin Fitim Alla, i cili ka qenë i pajisur më armën

tip automatik model 56, kalibër 7.62 mm, ka realizuar qitje drejt efektivit të policisë”, thuhet në pretencën e prokurorisë. Më tej akuza thotë se në vendin e ngjarjes është gjetur një sasi e konsiderueshme municionesh luftarake, të cilat do të shiteshin nga të pandehurit. Prania e municioneve pranohet edhe nga i pandehuri Fitim Alla, por i pandehuri tjetër Vilson Mulkurti ka mbajtur qëndrime të ndryshme për këtë çështje. Por pavarësisht dëshmive kontradiktore të të pandehurit, prokuroria ka kërkuar dënimin e tij me 9 vjet burg. Të njëjtën masë dënimi akuza kërkoi edhe për të pandehurin Edison Lleshi, i cili do të favorizohet nga mosha e mitur në rast se shpallet fajtor nga gjykata. Pas pretencës së prokurorisë reaguan familjarët e të pandehurve, të cilët thanë se drejtësia nuk ka zbuluar ende kush janë trafikantët e vërtetë të armëve dhe municioneve. Ata mohuan çdo përfshire të të pandehurve në një veprimtari të tillë kriminale, ndërsa verdikti përfundimtar tashme i ngelet Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Të njëjtën masë dënimi akuza kërkoi edhe për të pandehurin Edison Lleshi, i cili do të favorizohet nga mosha e mitur në rast se shpallet fajtor nga gjykata.

limit të Lushnjes në vitin 1997, Adriatik Mustafaraj. Ngjarja ndodhi mbrëmë, rreth mesnatës, në afërsi të lagjes “Kombinat” të Beratit, kur persona të panjohur i zunë pritë ish- oficerit të policies, i cili vitet e fundit kishte qenë emigrant në Itali. Mustafaraj, sipas burimeve të policies, pak minuta përpara se t’i bëhej atentat, ishte në një lokal me disa miq të tij dhe ka dalë nga lokali për të marrë autoveturën. Sipas burimeve të policisë, personi ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetën,r ku edhe kishte lënë mjetin e tij, kur rrugën ia kanë prerë rrugën duke e qëlluar me breshëri automatiku. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima kishte ndërruar jetë menjëherë pas atentatit për shkak të plagëve të mëdha që kishte marrë. Hetimet paraprake të policisë janë përqëndruar në disa pista ndërsa ajo më kryesorja mbetet pista e ndonjë vrasjeje që mund të lidhet me aktivitetin e Mustafajt, gjatë kohës që ai ka qëndruar në Itali. Policia nuk përjashton mundësia që ai të ketë pasur probleme edhe në Shqipëri, gjatë kohës që ai kryente funksione në Policinë e Shtetit.

Gjykata e Tiranës, pro ekstradimit të Ben Qimes në Itali Tiranë Gjykata e Tiranës pranoi dje

kërkesën e prokurorisë për të ekstraduar në Itali biznesmenin Arben Isufaj, i njohur ndryshe si “Ben Qimja”. Ai kërkohet nga autoritetet italiane për trafik ndërkombëtar droge dhe i dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale. Vendimi është marrë nga gjykatësja Fatime Deçolli, e cila në disa seanca ka dëgjuar pretendimet e organit të akuzës që kërkon ekstradimin e Isufajt dhe ato të mbrojtjes, që kërkonte lirimin e biznesmenit. Sipas dosjes së autoriteteve italiane rezulton se biznesmeni fierak është dënuar me 30 vjet burg për akuzën e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve. Por mbrojtja pretendon se drejtësia shqiptare ka shkelur procedurën për ndalimin dhe gjykimin e Isufajt. Sipas avokatit Ardian Visha, klienti i tij duhet të ishte gjykuar në rrethin ku rezulton të ketë vendbanimin, në rastin konkret Fierin, por një kërkesë e tillë nuk është pranuar. Pas vendimit të shkallës së parë, avokati tha se do t’i drejtohet Gjykatës së Apelit për të kundërshtuar ekstradimin e biznesmenit Arben Isufaj. Ben Qimja u arrestua rreth dy muaj më parë nga policia, pasi rezultonte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane. Ndaj tij rëndojnë disa akuza të rënda, siç është ajo e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve dhe pjesëmarrja në organizatë kriminale.


8

09.05.2014

Gazeta MAPO

Njoftime/reklama

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

TENDER I HAPUR KOMBËTAR

KALO & ASSOCIATES REAFFIRMS LEADING POSITION IN THE ALBANIAN LEGAL MARKET In a time where the legal market is increasingly competitive and the potential deal pool having dwindled in the last year amidst political changes, it is safe to say that simply maintaining your foothold in the market is commendable. Although Albania had successfully avoided recession in the aftermath of the global crisis, the economy has recently shown signs of protracted weakness and macroeconomic imbalances have widened. There is weak investor confidence, bank risk aversion, all of which together with incomplete investment climate reforms have contributed to the slowdown. Despite this the firm has continued to advise on the largest deals of the past years and recognised by IFLR1000 (2014) as one of the leading firms in finance and corporate law. It is noted as a “Strong option for international firms in large cross-border transactions. The firm takes an international approach to matters and is known for its strength in cross-border transactions and M&A in the field of energy. It is also highly regarded in privatization matters, mining, oil and gas regulatory and financing”. It has further been given due recognition of its leading position in the market by Chambers Global and Europe 2014 for the practice areas: Commercial/Corporate; Projects, Real Estate, Dispute Resolution and IP. Key partners have maintained their positions in the market as leading lawyers with impressive testimonials:  Managing Partner – Perparim Kalo noted as an “eminent practitioner”;  Alban Caushi (Partner) as versatile practitioner widely recognized for his ability to handle various corporate, real estate and dispute resolution mandates. “He is experienced with good knowledge; someone you can rely on.” say sources;  Sophia Darling (partner) heads the energy and natural resources team and «is very attentive to detail, well prepared and knowledgeable,” enthuse clients. In a recent highlight she advised an international gas client on a major infrastructure project.  Anisa Rrumbullaku (partner) impresses clients with her ability to deal with a range of corporate and commercial issue. You can visit Chambers & Partners (Europe) for full review. FINALIST IN THE LAWYER EUROPEAN AWARDS 2014 From the inception of the Lawyer European Awards ceremony KALO&ASSOCIATES has consistently been shortlisted every year for the category of “Law Firm of the Year Eastern Europe & the Balkans”– awarded as “Highly Commended” in the first year. The Lawyer’s own market research has made the European Awards the most comprehensive reflection of the commercial legal market. For the firm to be shortlisted again is an indicator of the firm’s unshakeable integrity to maintain high levels of client service.

Banka e Shqipërisë kërkon të realizojë objektin e prokurimit: “Blerje pajisjesh për bar-restorantin në kompleksin e ri të Bankës së Shqipërisë”. Banka e Shqipërisë fton kandidatët e interesuar, të marrin pjesë në procedurën e prokurimit “Tender i Hapur Kombëtar”, për realizimin e objektit të prokurimit si më sipër, me fond limit 5.000.000 Lekë. Dokumentet e tenderit mund të tërhiqen pranë Sektorit të Prokurimeve të Departamentit të Administrimit, të Bankës së Shqipërisë, me adresë: ish-Hotel Dajti, Blv. "Dëshmorët e Kombit”, Tiranë, Tel. 042235 576, çdo ditë nga ora 10.00 – 13.00 nga çdo person i autorizuar, me paraqitjen e një kërkese me shkrim. Tërheqja e dokumenteve mund të bëhet vetëm pasi të keni bërë paraprakisht pagesën e pakthyeshme prej 2.000 lekësh, në Sektorin e Financës të Bankës së Shqipërisë, që ndodhet në adresën: Rruga e Dibrës, Kompleksi “Halili”, Kulla B. Oferta duhet të paraqitet në zyrën e Sektorit të Prokurimeve, pranë Departamentit të Administrimit, në Bankën e Shqipërisë, deri më datë 03 Qershor 2014, ora 11.00, kohë në të cilën do të hapet edhe tenderi, ku ftohen të marrin pjesë kandidatët ose përfaqësuesit e autorizuar të tyre.

This year the fellow SEE Legal member firm Boyanov & Co. was conferred upon the award “Highly Commended”. What sets K&A apart from the rest? KALO & ASSOCIATES has throughout its long history of establishment developed and maintained its impressive client portfolio made up of fortune 500 companies, multinational and national agencies and IFIs. It has worked on nearly all privatisation deals over the last 20 years demonstrating its strength in the core corporate matters, yet has also dealt with a high number of aircraft leasing demonstrating expertise in the more niche areas. It has proven to be a trustworthy and reliable source of legal advice, combining its teams Western Educated background and entrenched local legal knowledge to offer its clients to right solution for them. The firm holds diversity to be key in its members, and in fact is probably the only firm in the market that has hired foreign lawyers on the ground. The firm has recognised that the global economic downturn affected the way clients would seek legal advice, it prides itself on its fair quoting and billing approach; yet never at the expense of quality service.

e diel

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

PLUS

30 lekë

30 lekë

çdo ditë gazeta ‘MAPO’ çdo muaj revistat ‘MAPO’ dhe ‘MADAME MAPO’

E përmuajshme

E përmuajshme

TENDER I HAPUR KOMBËTAR Banka e Shqipërisë kërkon të realizojë objektin e prokurimit: “Shërbimi katering në ambientet e Bankës së Shqipërisë, për një periudhë një vjeçare”. Banka e Shqipërisë fton kandidatët e interesuar, të marrin pjesë në procedurën e prokurimit “Tender i Hapur Kombëtar”, për realizimin e objektit të prokurimit si më sipër, me fond limit 6.500.000 Lekë”. Dokumentet e tenderit mund të tërhiqen pranë Sektorit të Prokurimeve të Departamentit të Administrimit, të Bankës së Shqipërisë, me adresë: ish-Hotel Dajti, Blv. "Dëshmorët e Kombit”, Tiranë, Tel. 042235 576, çdo ditë nga ora 10.00 – 13.00 nga çdo person i autorizuar, me paraqitjen e një kërkese me shkrim. Tërheqja e dokumenteve mund të bëhet vetëm pasi të keni bërë paraprakisht pagesën e pakthyeshme prej 2.000 lekësh, në Sektorin e Financës të Bankës së Shqipërisë, që ndodhet në adresën: Rruga e Dibrës, Kompleksi “Halili”, Kulla B. Oferta duhet të paraqitet në zyrën e Sektorit të Prokurimeve, pranë Departamentit të Administrimit, në Bankën e Shqipërisë, deri më datë 04 Qershor 2014, ora 11.00, kohë në të cilën do të hapet edhe tenderi, ku ftohen të marrin pjesë kandidatët ose përfaqësuesit e autorizuar të tyre.

SHPALLJE ANKANDI Permbaruesi gjyqesore Genti Bushati nxjerr ne shitje ne ankand te dyte Apartament me sip 46.2 m2 me nr pasurie 1/60+1-18, volumi 13 , faqe 29 ne ZK 8591 me adrese Lagjja salo Halili , Rruga Ali Kelmendi Shkoder. Çmimi fillestare per shitjen ne ankand eshre ne vleren 2,016,000 ( dymilion e gjashtembedhjete mije ) leke. Shitja e pasurise do te behet (Fillon) diten e marte date 16.05.2014 ora 16.15 ne Zyren Permbarimore te permbaruesit gjyqesore privat Genti Bushati me adrese Rruga Don Bosko perballe gjykates se Rrethit gjyqesore Shkoder . Ajo vazhdon 15 dite dhe perfundon me mbarimon e orarit zyrtare te dites se fundit . Personat e interesuar per te blere kete pasuri duhet te derdhin perpara fillimit te ankandit 10% te vleres si garanci ne llagari te permbaruesit Gjyqesore .

Njoftim për ankand

300 lekë

300 lekë

Agjencia e Abonimit të Shtypit (Arben Trenova): 04 223 52 05 • 068 20 47 825 Posta shqiptare: 04 237 5598 • 068 50 24 159 Agjencia e Abonimit Adrion: 04 224 0018 • 069 20 36 768 Agjencia e Abonimit, Durrës (Agim Memko): 0692372850

Zyra Përmbarimore Kurmaku shpall për shitje në ank and pasurinë "are+truall+ndertese", regjistruar në ZVRPP Elbasan, me nr. pasurie 75/23/1, vol 2, faqe 50, me sip. totale 2400 m2, nga kjo sip trualli 250 m2, nga kjo sip. ndertimi 121 m2, ZK 2559, pasuri e ndodhur në fshatin Malasenj, Cerrik, në pronësi të shtetasit Jonuz Kamami. Kjo pasuri është vënë në hipotekë në favor të ProCredit Bank. Ankandi zhvillohet ditën e marte më dt. 15.04.2014, ora 15.oo me Çmimin fillestar 4,823,919.2 (katermilioneteteqindenjezetetremije e nenteqindenentembedhjete, pike dy) leke, pranë selisë së përmbaruesit gjyqësor Kastriot Kurmaku. Adresa: Rruga "28 Nëntori", pall "F.Turku" kati 2, pranë Gjykatës Elbasan. E-mail kastriotkurmaku@yahoo.com. Cel 0682099479.


Njoftime/reklama

Ditari

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

09.05.2014

9

Mars, inflacioni mbetet i dobët, 1.7% Inflacioni ra sërish gjatë muajit prill, duke konfirmuar presionet e dobëta mbi çmimet nga kërkesa e ulët. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, inflacioni ra sërish në 1.7%, nga 2.2% që kishte qenë në muajin mars. Efektin kryesor në uljen e inflacionit e dha grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike”, që zbriti në 1.8%, nga 2.8% që

kishte qenë në muajin mars. Veçanërisht, nëngrupet që përfshijnë ushqimet e përpunuara si vaji, sheqeri dhe ëmbëlsirat, apo kafeja janë të gjithë në vlera negative të inflacionit, çka tregon se çmimet e këtyre produkteve janë më të lira se një vit më parë. Inflacion më të lartë shfaqin grupe të veçanta të prodhimeve bujqësore,

si frutat apo zarzavatet. Ndër grupet e tjera, vetëm ai që përfshin pije alkoolike dhe duhan regjistroi rritje, çka besohet se lidhet me shtimin e ngarkesës fiskale mbi këto produkte. Rritja e kufizuar e çmimeve vë në pah vështirësitë e Bankës Qendrore për ta çuar inflacionin brenda intervalit të objektivit të vet.

BSH zbardh 5 faktorët që pengojnë rritjen ekonomike Banka e Shqipërisë nuk është optimiste për rritjen ekonomike në të ardhmen. Janë të paktën 5 faktorë kushtëzues. Guvernatori Fullani nga Vjena akuzon rregullat e reja të eurozonës se kanë frenuar kreditimin në Shqipëri Blerina Hoxha

Mundësitë për të patur rritjen ekonomike që na takon janë dëmtuar rëndë. Por ndërkohë nuk ka ende një model ekonomik në sfond që të na orientojë nga rritja. Banka e Shqipërisë ka renditur faktorët pengues, që të paktën në periudhën afatmesme nuk do ta lejojnë vendin të rimëkëmbët me ritmet që i takon mbi 5%. Faktorët pengues

Frenimi i rritjes natyrale të popullsisë, rënia e prurjeve nga emigracioni, mosorientimi i bizneseve, inovacioni i ulët dhe frenimi i kredisë nga bankat janë konsideruar nga Banka e Shqipërisë si faktorët kryesorë që pengojnë rritjen ekonomisë në periudhën afatmesme dhe afatgjatë. Banka e Shqipërisë në një studim të posaçëm për perspektivat e rritjes ekonomike vlerëson se, përveç krizës ekonomike globale, ndikim të madh ka dhënë edhe zhvillimi ciklik i ekonomisë së brendshme. Burimet që kanë mbështetur rritjen, si ndërtimi dhe kredia janë maturuar tashmë, ndërkohë që nuk ka ende orientime të forta se ku do të mbështet ekonomia në ardhmen. Ka artikulime mbi energjinë, turizmin dhe bujqësinë, por zhvillimi në këta sektorë nuk parashikohet në atë masë sa t’i sigurojë vendit rritje si para krizës mbi 6-7%. Rritja ekonomike në terma afatgjatë është pozicionuar më poshtë, kryesisht si pasojë e nevojës për ristrukturim të ekonomisë. Kjo e fundit nënkupton zhvendosjen e burimeve financiare, njerëzore dhe administruese ndërmjet sektorëve dhe pajisjen me njohuri të reja. Gjithashtu, rënia e flukseve hyrëse

në formën e të ardhurave nga emigracioni, prirja rënëse e popullsisë së aftë për punë (16 – 64 vjeç); prirja rënëse e treguesit të produktivitetit të punës, shtrëngimi i kushteve të financimit/kreditimit, të imponuara nga ekonomia e huaj, janë disa nga tendencat domethënëse që kanë ndikuar prirjen afatgjatë të rritjes potenciale. Rezultate e Bankës së Shqipërisë verifikojnë thyerjen e ritmeve të rritjes pas gjysmës së dytë të vitit 2009. Prodhimi nën potencial

Shqipëria e ka të pakonsumuar potencialin e saj të prodhimit dhe kjo është një rezervë e mirë për rritjen e ekonomisë. Mirëpo nga ana tjetër, edhe për një kohë shumë të gjatë nuk i ka mundësitë dhe kushtet që ta shfrytëzojë këtë potencial për rritje. Zhvillimet gjatë periudhës 2009-2010, sinjalizuan ngadalësimin në terma af atmesëm të ritmeve të rritjes ekonomike, duke sugjeruar rishikimin e burimeve produktive të rritjes potenciale të saj. Banka e Shqipërisë lajmëroi në atë kohë se rritja potenciale po tentonte nën nivelin 5%, nga mbi 6 % që ishte para këtij viti. Kjo zhvendosje për poshtë u mbështet nga reduktimi i vazhdueshëm i kontributeve të faktorëve kryesorë të prodhimit. Efektet e krizës globale vlerësohet të kenë shkaktuar një humbje afatg jatë. Banka e Shqipërisë shpjegon se rritja afatgjatë e vendit nënkupton zhvendosjen e burimeve financiare, njerëzore dhe administruese ndërmjet sektorëve dhe pajisjen me njohuri të reja. Por kjo ende nuk i po ndodh, ndaj dhe perspektiva e rritjes mbetet disi pesimiste.

Faktorët që po pengojnë rritjen

1

Zhvillimet demografike: frenimi i rritjes natyrale të popullsisë dhe i asaj në moshë pune.

kërkon kohën dhe përshtatjen në një realitet të ri ekonomik;

2

4

3

5

Emigracioni nuk pritet të jetë më një nga burimet e rëndësishme të të ardhurave

Ndryshimet strukturore marrin kohë për t’u materializuar në rritje të produktivitetit: në veçanti, ristrukturimi i bizneseve të ndërtimit dhe i aktiviteteve të tjera të lidhura ngushtësisht me këtë sektor,

Përfshirja e inovacionit, progresit teknik, e dijeve dhe edukimi bashkëkohor i brezave kërkojnë, investime dhe reforma të thella strukturore. Frenimi i ritmeve të kreditimit pasqyron më së shumti ngadalësimin e kërkesës, por edhe frenimin e ofertës së kredisë kushtëzuar nga politikat e bankave.

Bankers rrit prodhimin ditor, e çon në 19.910 fuçi në ditë Të dhënat financiare të “Bankers Petroleum” mbi ecurinë e tre muajve të parë të këtij viti tregojnë se prodhimi i naftës nga kjo kompani është rritur në raport me janar-marsin 2013, duke arritur në mbi 19 910 fuçi në ditë. Megjithatë, “Bankers” po eksporton më pak dhe kjo është reflektuar në tkurrjen e eksporteve të grupmallit “minerale, lëndë djegëse e energji” në muajt e parë të 2014-ës, ku nafta e “Bankers” luan një rol kryesor në tendencën e eksporteve të këtij grupi. Edhe shitjet drejt Spanjës, tregu kryesor i “Bankers” gjatë viteve të fundit, kanë rënë ndjeshëm si rrjedhojë e ndryshimit të strategjisë së shitjes së “Bankers Petroleum”, që nuk po e çon më prodhimin drejt këtij shteti. Eksportet dre-

jt Spanjës ranë 65%, apo rreth 5.2 miliardë lekë me bazë vjetore për 2-mujorin. “Prodhimi është rritur, por kompania ka shtuar sasitë e furnizimit tek kompania shtetërore Albpetrol, ndërkohë që i është dashur të shtyjë një ngarkesë eksporti, çka është reflektuar me shitje më të pakta jashtë vendit”, sqarojnë burime brenda kompanisë kanadeze. Bankers Petroleum është eksportuesja e vetme e naftës shqiptare, të cilën e nxjerr dhe e përpunon në rajonin e Patos-Marinzës në bazë të marrëveshjes koncesionare me qeverinë shqiptare. Sipas burimeve zyrtare, gjatë tre-mujorit “Bankers” pati një rritje rekord të rezultatit operativ prej $55.75 për fuçi dhe një kapital të lirë prej 23 milionë dollarësh.

forumi

Rregullat e reja të eurozonës, Fullani: Po na bllokoni ekonominë Gjatë Forumit Ekonomik të Vjenës, Guvernatori Fullani tha se grupet bankare europiane iu ka kanë imponuar filialeve shqiptare shtrëngime serioze, që kanë bllokuar kreditimin dhe po sjellin pasoja serioze për gjithë aktivitetin ekonomik. Sipas tij, një shtrëngim i mëtejshëm jo vetëm që do të rëndojë më tej ekonominë, por do të përkeqësojë edhe cilësinë e aktiveve të bankave, duke rritur shkallën e kredive të këqija. “Këto rregullime po vendosin vështirësi domethënëse mbi ekonomitë tona. Në mënyrë më të drejtpërdrejtë kemi vërejtur një ulje të ndërmjetësimit financiar, që vjen për shkak të procedurave të shtrënguara të huadhënies, madje edhe për ekonomi apo sektorë që kanë patur ecuri të mirë gjatë krizës. Si rrjedhojë, kjo u reflektua në frenim të investimeve dhe ulje të dinamikës së ekonomisë shqiptare, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Nga kërkimet tona tregohet se shtrëngimi i mëtejshëm i kreditimit, për shkak të reformave ligjore që po ndërmerren, mund të sjellë një efekt të rëndësishëm jo vetëm mbi aktivitetin ekonomik, por edhe mbi cilësinë e aseteve të bankave tregtare, në veçanti në situatën e kredive me probleme”, - tha Fullani. Guvernatori fajësoi këto praktika të bankave të huaja edhe për pengesa domethënëse në eficiencën e mekanizmit të transmetimit të politikës monetare, çka komprometon aftësinë e Bankës Qendrore për t’i dhënë ekonomisë stimulin e nevojshëm.


10 09.05.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama

SHPALLJE KËRKESE PËR SHPRONËSIM PUBLIK Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës shpall kërkesën për shpronësim për interes publik të pasurive të paluajtshme pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Tiranë –Elbasan, Loti III”

private që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të drejtave të personave të tretë, për interes publik” i ndryshuar, për pronarët sipas listës emërore bashkalidhur.

Subjekti kërkues, i këtij objekti, është Autoriteti Rrugor Shqiptar. Me anë të këtij publikimi në shtyp kërkojmë të vëmë në dijeni personat të cilët preken nga ky shpronësim. Vënia në dijeni konsiston në masën e vlerësimit të llogaritur, në bazë të Vendimit nr.138, datë 23.03.2000 të Këshillit të Ministrave,“Për kriteret teknke të vlerësimit dhe përllogaritjes së masës së shpërblimit për pasuritë pronë

Pronarët që kanë emrin në listën emërore dhe personat e tretë, brenda 15 ditëve nga plotësimi i këtij afati për publikim, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre lidhur me çmimin, sipërfaqen titullin e pronësisë, apo llojin e pasurisë që kanë në pronësi, të shoqëruara me dokumentat përkatëse në Ministrinë kompetente (Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës).

Ky publikim bëhet vetëm për pasurinë e llojit, arë. Pronarët do të kompensohen për efekt shpronësimi pas miratimit të kërkesës për shpronësim nga Këshilli i Ministrave dhe pasi të kenë paraqitur dokumentacionin respektiv të pronësisë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar (subjekti kërkues në bazë të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999 “Për shpronësimin dhe marrjen në përdorim të përkohshëm, të pasurisë pronë private për interes publik”). Vlera totale e shpronësimit është 14 932 180 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e tridhjetë e dy mijë e njëqind e tetëdhjetë)

LISTA E PASURIVE QE PREKEN PER EFEKTIN E NDERTIMIT TE AUTOSTRADES TIRANES- ELBASAN (segmenti Dalja e tunelit-Elbasan) Sip.pergji.

Nr.

Emri - Atesia - Mbiemri

Nr. Pasurise

Z.K

281 281/2 279 278/3 278/4 278 272 272/11 2073 2074 265/1 265/4 265 266/6 267/1 268 266 1787 1860 1937 1929 1981 2022 2009 2052 2094 2085 2055 2048 272/1 2044 1902 1968

2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583

m2

Are

Are

Vlera.

Sip.shp.m2

cmimi

vlera

124 154 318 625 2859 1273 2500 842 2177 2180 100 303 669 483 217 50 1347 732 655 2022 1765 2555 1515 3615 465 788 610 735 700 1121 18 1748 3220

388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388

48112 59752 123384 242500 1109292 493924 970000 326696 844676 845840 38800 117564 259572 187404 84196 19400 522636 284016 254140 784536 684820 991340 587820 1402620 180420 305744 236680 285180 271600 434948 6984 678224 1249360

Shenime

totale

Fshati MAMEL Z.K.2583 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 18 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35

Isuf Stafa Skender Stafa Skender Stafa Hysen Skora Hamdi Skora Durim Skora Beshir Skora Beshir Skora I Paidentifikuar I Paidentifikuar Riza Mallosi Musa Mallosi Sali Mallosi Sali Mallosi Kalem Drufi Shyqyri Haka Sulejman Drufi I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar

3400 800 1700 4300 8500 7000 2500 2500

1000 1000 2000 1000 800 500 2300

48112 59752 123384 242500 1109292 493924 970000 326696 844676 845840 38800 117564 259572 187404 84196 19400 522636 284016 254140 784536 684820 991340 587820 1402620 180420 305744 236680 285180 271600 434948 6984 678224 1249360 14932180

konfirmuar konfirmuar konfirmuar konfirmuar konfirmuar konfirmuar konfirmuar konfirmuar Nuk ka informacion Nuk ka informacion konfirmuar konfirmuar konfirmuar konfirmuar konfirmuar konfirmuar konfirmuar Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion


Njoftime/reklama

MAPO MADAME

E përmuajshme, Nr. 42, Viti III i botimit, 2014, Çmimi 300 Lekë

dossier

Nr. 42 Viti III i botimit mars 2014

Çmimi 300 Lekë

DY SHTETE NJË ÇATI

DASHURITË NDËRKOMBËTARE TË LORETA BERHAMIT, ELINA DUNIT, VALBONA ÇOBËS, GENC TUKIÇIT

Personazh ADELINA MUÇA NË TEATËR UNË DHE HERVIN ÇULI, SI DY TË HUAJ

me Madame

IRIS LUARASI EVA IDRIZLLARI ERIDIONA SHULI DARIEN LEVANI EVI REÇI BESART KADIA

fashion INTO the WOODS

Prezantimi i Festivalit të Këngës në RTSH, një film serial, një shfaqje në teatrin e Metropolit, rikthim te prezantimi me “Netët e Klipit”, një këngë dhe videoklip i ri...Duket se Klea Huta e ka pushtuar të gjithë skenën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

09.05.2014

11


12

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Reforma në arsim: I lirë për të zgjedhur – por vendimin e marr unë T ani që dokumenti mbi reformën për arsimin e lartë është bërë publik, debati mbi propozimet që ofrohen dhe qasjen që synon të ndjekë qeveria ndaj këtij sektori bëhet interesant. Pa vënë në dyshim profesionalizmin e grupit hartues të strategjisë dhe risitë që përcillen në këtë dokument, mendoj se vetë diversiteti i mendimeve të shprehura tashmë nga mjaft personalitete të fushës dhe analistë të ndryshëm, provon më së miri karakterin kompleks të një reforme të tillë. Por, më tepër se kaq, duket se edhe vetë dokumenti mbart në vetvete shumë kontradikta, prandaj dhe mund të atakohet lehtësisht nga të gjitha grupet e interesit. Dokumenti pretendon se në thelb të saj është adoptuar filozofia e tregut dhe zgjidhjet e tregut sipas modelit anglo-sakson. Dhe në një aspekt, kjo duket qartë: transformimi nga statusi juridik që kanë tani universitetet si ente publike, në organizata jofitimprurëse (OJF). Pyetja e parë shtrohet se çfarë problemi zgjidh thjesht ky ndryshim i statusit juridik? Po të ishim në SHBA ose dhe në Angli, sigurisht që ndikimet do të ishin cilësore. Tradita e filantropizmit, fort e përhapur ndër këto vende, do të mundësonte mjaft biznesmenë të suksesshëm që të bënin donacione të bollshme në mënyrë që universitetet të funksiononin pa u përballur me kufizimet e forta buxhetore që të vendos financimi shtetëror. Meqë sektori privat nuk lejohet të financojë institucionet publike, shndërrimi i këtyre institucioneve në OJF do iu garantonte atyre akses ndaj një burimi financimi, që në eksperiencat e vendeve në fjalë, zënë peshën kryesore të financimeve që ata marrin. Prandaj dhe presidentët dhe CEO e kompanive të mëdha qëndrojnë në bordet ekzekutive të universiteteve. Por, a është realiste që një gjë e tillë të ndodhë në rastin e vendit tonë? Probabiliteti që një gjë e tillë të ndodhë në rastin tonë është një vlerë nën-atomike – ndodhja e saj do të ishte një “Mjelmë e Zezë”, sipas terminologjisë së Nasim Taleb. Besoj se askush nuk pret që kjo të ndodhë, të paktën në të ardhmen e parashikueshme (ndoshta, sa të jemi gjallë ne dhe autorët e strategjisë). E nëse universitetet do të vazhdojnë të mbështeten prapë vetëm te financimi nga buxheti dhe nga tarifat e studentëve, atëherë përse është e nevojshme që të ndryshojë forma juridike e universiteteve publike? Disa zëra kritikë e lidhin këtë me dëshirën për të shtënë nën kontroll universitetet publike nëpërmjet bordeve administrative. Sigurisht që bordet do të zgjidhen nga stafet akademike, por vallë deri tani, a nuk kanë qenë zgjedhjet po nga këto komunitete? Nuk më duket i pamotivuar ky argument kritik. Nëse qëllimi i reformës është dhënia e mundësisë edhe universiteteve

koment

Selami Xhepa

private që të kenë akses ndaj financimit nga buxheti shtetit, atëherë atyre mund t’iu kërkohej që të ndryshonin statusin e tyre juridik në OJF dhe të ndryshonin të gjithë sistemin e tyre të menaxhimit dhe drejtimit, sipas të njëjtave parime si dhe universitetet publike. Kushdo që do të dëshironte nga investitorët privatë që kanë investuar deri tani në këtë sektor të hiqte dorë nga investimi i tij, kjo do të ishte një mënyrë për të “blerë” investimin privat që është kryer deri më tani. Dhe nuk do të ishte një ide e keqe të parashikohet një alternativë e tillë. Se, për shembull, çfarë do të ndodhte nëse investitori i universitetit x nesër do të vendosë të mos vazhdojë më këtë biznes? Një alternativë mund të ishte dhe kjo, e shndërrimit në një OJF dhe komuniteti i profesorëve do të ketë një mundësi ta vazhdojë këtë aktivitet në një formë të ndryshuar juridike. Por, edhe në këtë pikë, mendoj se parashikimet nuk janë aspak realiste. Investitorët privatë që kanë hyrë në këtë biznes presin që reforma të prodhojë një “sistem anglo-sakson”, ku shteti i jep çdo studenti një shumë parash, sipas kostimit të shërbimit për student, dhe studenti është i lirë të shkojë të ndjekë shkollën që dëshiron, në publik ose në privat. Ky është sistemi i tollonit të Fridman-it që disa vende e kanë aplikuar me sukses. Por kjo reformë që propozohet nuk parashikon këtë. Përkundrazi, studenti humbet në mënyrë dramatike lirinë themelore të tij – lirinë për të zgjedhur shkollën që dëshiron. Propozimi është që, që në vitin e fundit të shkollës së mesme, nxënësi të plotësojë një formular me tri preferencat e tij për universitetet që dëshiron të shkollohet – publike dhe private. Dhe në fund, është një ent qeveritar i ministrisë që do të shpërndajë studentët sipas degëve dhe universiteteve. Kaq shumë për lirinë e zgjedhjes së studentit! Mendoj se kjo është pikëpyetja më e madhe e reformës. Si do ndahen studentët sipas universiteteve? Skema është shumë e hapur për praktika korruptive – për shembull, kush paguan më shumë mund të marrë dhe numrin e duhur të studentëve. Si mund të kontrollohet transparenca e gjithë këtij procesi? Si garantohet llogaridhënia e enteve shtetërore? Po sikur, larg qoftë, një student të ndryshojë preferencën e vet deri kur të vijë dita të shkojë në universitet? Një nga mangësitë themelore të sistemit tonë arsimor, e ndoshta më shumë atij universitar, është kuadri

pedagogjik/akademik. Duhet t’i shohim gjërat me sy real. Nëse universitetet tona nuk arrijnë të bëhen pjesë e programeve kërkimore që financon Bashkimi Europian e madje edhe pjesëmarrjen për prezantime punimesh e kemi kryesisht në konferenca mediokre – pa e absolutizuar, pasi vërtet mund të ketë raste të veçanta suksesi, por ky nuk është rregulli. Fakti që në vendin tonë ne nuk kemi një revistë të vetme shkencore serioze, që të jetë referencë për botën akademike globale. Dhe çfarë thotë strategjia për këtë? Thotë që do ju ndalojë dypunësimin stafeve pedagogjike të sistemit publik. Dhe kjo bëhet në emër të dedikimit të tyre më shumë ndaj kërkimit shkencor. Ne e dimë të gjithë që 80-90% e të ardhurave të një pedagogu janë paga që merr dhe jo të ardhurat nga kërkimi shkencor. Druaj se një masë e tillë, në vend që të japë rezultatin që synon – përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies, - thjesht do të dëmtojë disa universitete private që kanë një prurje nga ky kontingjent profesorësh. Mund të rriten kostot për sektorin privat, por pa e ndikuar cilësinë e sistemit universitar shtetëror. Një diskutim që do ia vlente do të ishte: a duhet ruajtur sistemi i Bolonjës? Ka tashmë një kuptim përgjithësisht të qartë se ndryshimi i sistemit tonë sipas Kartës së Bolonjës, e shoqëruar me deformimet serioze të kërkesave të tregut të punës – me kërkesën për të patur diplomë master edhe për një pozicion zyrtari të thjeshtë në çdo zyrë të administratës – i ka humbur kuptimin diplomës së studimeve të nivelit të parë - bachelor. Aq sa kjo zor se konsiderohet nga tregu si diplomë. Ironia duket kur strategjia vendos kushtin që edhe edukatorët e kopshteve të jenë më diploma Master! Për vazhdim të logjikës i bie që, që të bëhesh mësues, duhet të jesh doktor shkencash! Që sistemi të thithë stafin më të mirë akademik/pedagogjik dhe studentët më të mirë - dhe kjo krijon konkurrencën dhe presionin për standarde cilësore reale të sistemit tonë mësimor – universitetet duhet të hapen ndaj talenteve më të mira. Le të hapen poste pune për profesorë e akademikë në poste kyçe – titullar lëndësh të rëndësishme – ku të ftohen edhe stafe ndërkombëtare dhe të financohen pagat e tyre. Le të paguajmë që nxënësit më të mirë të familjeve shqiptare në emigracion të ndjekin falas universitetet tona. Dhe të shkojmë më tej të thithim dhe studentë të huaj elitarë. Në një auditor ku gjenden një kontingjent studentësh elitarë, mësimdhënia fillon të bëhet elitare dhe presioni konkurrencial në sistem fillon të japë efektet që presim për cilësinë. Për të siguruar cilësinë e shkollës, strategjia mjaftohet vetëm të thotë se “do të vendosen indikatorë të matshëm të output-it”. Shumë

mirë, por nuk thotë mjaft. Tekstet mësimore janë ushqimi që duhet të marrë studenti. Meqë tekstet janë në gjuhë të huaj – kryesisht anglisht – mësimi i kësaj gjuhe është një “must” për gjithkënd që ndjek një shkollë të lartë. Një pjesë e madhe e literaturës ndihmëse, kërkimi më i fundit akademik dhe evidencat empirike të teorive që studiohen në tekstet standarde akademike, janë në sitet e internetit apo në botimet periodike serioze, në gjuhë të huaj. Strategjia duhet t’i kushtojë një vend edhe adresimit të këtij problemi – si do ta zgjidhim? Nëse vazhdojmë që disa tekste të përkthyera keq dhe në shkelje flagrante të të drejtave të autorit, t’u shiten studentëve duke e bërë shitjen e teksteve biznesin kryesor të disa “akademikëve” – them se do të shkojmë edhe më keq. Ndoshta ka ardhur koha që një fond kombëtar të përdoret për të përkthyer në gjuhën shqipe tekstet origjinale të autorëve më të mirë, një praktikë që tek-tuk është mbështetur nga ndonjë donator zemërgjerë, por tani duhet të bëhet një praktikë serioze. Ndërkohë, mësimi i gjuhës së huaj dhe kombinimi i vlerësimit të dijeve në çdo lëndë, duke përfshirë dhe njohjen që duhet të marrë një student nga literatura e huaj, duhet të fillojnë gradualisht të prezantohen në sistem. Duke e mbyllur, sinqerisht nuk arrij të dalloj se çfarë është anglo-saksone në këtë qasje që ka dokumenti. Iu kërkohet universiteteve të bëhen OJF dhe financimi nuk iu sigurohet – askund nuk thuhet sa do jetë buxheti, sa do rriten tarifat – por ama është konstatuar drejt se nevojat për një financim “modest” të arsimit të lartë kërkojnë dhjetë herë më shumë fonde. Domethënë, ose buxheti i shtetit për arsimin e lartë do të dhjetëfishohet (të shkojë në 350 milionë euro, kur gjithë buxheti i ministrisë nuk është kaq!), ose tarifat e studentëve do të dhjetëfishohen – gjë që askush nuk e pret. Pika kryesore e dokumentit duhet të ishte një prognozë e qartë, e shtrirë në kohë, e kombinimit të rritjes së financimit shtetëror dhe e riformatimit të tarifave që duhet të paguajnë studentët. Por edhe kjo mungon në dokument. Pasi të bëhen OJF, universitetet do të marrin po kaq varfërisht financim, pedagogët do të paguhen po aq varfërisht dhe ndërkohë, studentët humbasin dhe lirinë për të zgjedhur. Nëse reforma nuk ofron më shumë mundësi zgjedhjeje për studentët, programe dhe

institucione studimore më cilësore, paga më të larta për stafet akademike dhe nxitje të vërtetë të konkurrencës në sistem, atëherë çfarë problemesh zgjidhim? Zgjidhjet sigurisht që nuk janë të lehta, por duhen formuluar qartë dhe me guxim. Ndoshta është më mirë të rrisim ndjeshëm financimin për sistemin që kemi, të hapim garën për të sjellë edhe stafe të huaja akademike, fakulteteve t’iu vihen fonde në dispozicion për të sjellë në sistemin e tyre studentë elitarë, të dedikuar për ata që kanë mbaruar studimet e mesme (ose për programet paraardhëse, në varësi të programit që kërkon i interesuari) në një vend të huaj, të shtojmë fondet për librin dhe literaturën, të kufizojmë numrin e studentëve që pranohen në fakultete dhe të përmirësojmë gradualisht infrastrukturën e tyre, duke i rritur kuotat në përputhje me mundësitë reale të sistemit. Universitetet private të monitorohen dhe të kërkohet transparencë e tyre në raport me publikun, në mënyrë që besimi ndaj këtij sektori të rritet në mënyrë të merituar dhe të përligjur. Le të studiojmë më me maturi financimin – të ndërtohen disa skenarë të mundësive që ka qeveria për të rritur buxhetin deri në 5% të GDP-së - siç e kërkojnë normat e pranuara ndërkombëtarisht, të mendohet edhe për një reformë tarifore serioze dhe për skema realiste të subvencionimit të “ekselencës” dhe të të “pamundurve materialisht”. Më vonë mbase i vjen koha edhe hapjes ndaj sektorit privat për financime, por tani siç e dimë, të gjithë ne po financojmë shumë keq edhe shkollat publike. Për momentin, le të mbështesim kërkimin shkencor dhe punën krijuese të të gjitha universiteteve, publike dhe private, pasi që të dyja i shërbejnë një qëllimi. Të monitorojmë më mirë punën e universiteteve duke shkuar ministria dhe agjencitë qeveritare atje, dhe jo monitorime nga zyrat. T’i lëmë studentit më shumë hapësirë të zgjedhë, të ketë lirinë të lëvizë në sistem për të gjetur më të mirën; të ketë mundësinë të ndjekë edhe më shumë se një program – edhe në kohën e diktaturës kjo lejohej, sigurisht me kufizime. Këto liri që i kishte studenti, me këtë strategji hiqen. Kjo qasje që nënvizova shumë shkurt, është evolutive, por rruga drejt suksesit e tillë është - e gjatë, e ngadaltë, e lodhshme e rraskapitëse. Të gjithë e dimë klishenë – nuk ka rrugë të shkurtër drejt suksesit!


op-ed

2

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

09.05.2014

Blog / Kulturë / Rajon / Fytyra e terrorit. Kush Angjelin Preljocaj:Jam në Jahjaga: Më 8 qershor, zgjedhjet është lideri i “Boko Haram” Shqipëri për të luajtur rolin tim e parakohshme në Kosovë

13

Nuk është e çuditshme…të ngatërrosh ndryshimin me progresin. -Millard Fillmore

Antienverizmi i parinovuar i Edi Ramës N

ë ndryshim nga partneri në koalicion, që nuk e fsheh veneracionin për Enver Hoxhën, dhe kundërshtari në opozitë që buçet kundër tij, Edi Rama ka zgjedhur të heshtë diku në mes. Nuk merret vesh nëse ndihet komod apo i detyruar aty ku gjendet sot. Petku i kryeministrit me siguri i ka rritur kapacitetin për të kalkuluar politikisht, por lutja e vetme kur bëhet fjalë për qëndrimin ndaj atij barbari, është që zoti Rama mos të ketë hequr petkun e antienveristit. Sepse indiferenca politike ndaj Enver Hoxhës rrezikon të përtypet në shoqëri si indiferencë morale ndaj krimeve të tij. Në këtë kuptim, indiferenca e këtyre ditëve e zotit Rama ndaj diktatorit nuk meriton respekt. Ndaj dikujt tjetër kjo apati –tolerancë edhe mund të përligjej, por ndaj njërit prej antienveristëve më të angazhuar në panoramën publike të fundviteve ’80, kjo është e pafalshme. Në fund të fundit, Edi Rama ka aderuar në mendimin publik të Shqipërisë moderne me statusin e një antienveristi dhe jo përmes diçkaje tjetër. Madje, bash prej këtij fakti kuptimplotë, ai nuk ka trashëguar njollat që zakonisht shqiptarët të veshin për

shkak të prejardhjes. Mirëpo, antienverizmi i zotit Rama ka ngecur diku nga 1990. Duket sikur kryetari i së majtës i ka mbyllur hesapet me të, ndërkohë që enverizmi ende nuk i ka mbyllur hesapet me të majtën. Në 5 maj ai, pra enverizmi, i rihapi pa asnjë kompleks kartat. Në këto kushte, lipset që antienverizmi i hershëm i Edi Ramës të rinovohet. Duhet të rinovohet jo sepse enverizmi rrezikon të rehabilitohet si model politik, por sepse ai gradualisht mund të legjitimohet si fenomen moral. Tezat kriminale se “Enver Hoxha pati edhe të meta, por bëri edhe disa gjëra të mira” apo “gjykimin për Enver Hoxhën t’ia lëmë historisë” apo më keq akoma, përqeshja si diçka banale e quasi selfie-t të një ministri kabineti me foton e diktatorit, nuk janë asgjë më pak se përpjekja për t’i relativizuar barbaritë e tij si gabime të sistemit. Për gjithçka ndodhi antienveristi Edi Rama do të kishte folur patjetër, por kryeministri Edi Rama zgjodhi të heshtë. Evokimi i një tirani, qofshin të pasionuarit me të edhe një grusht injorantësh dhe burracakësh, është një fyerje edhe për antienverizmin e dikurshëm të Edi Ramës. Antienverizëm i cili, me thë-

në të vërtetën, ishte shumë më i thjeshtë asokohe kur Edi Rama ishte vetëm një peshë civile dhe aq. Nuk duhej të mendonte për vota, nuk ishte i kushtëzuar të bashkëjetonte politikisht me askënd, nuk drejtonte ndonjë formacion politik dhe as ndonjë qeveri. Sot, kur ballafaqohet me të gjitha këto, antienverizmi i tij ka ngelur antienverizmi i dikurshëm i një individi rebel kundër despotizmit të Enver Hoxhës. Unë e di që Edi Rama është një antienverist i bindur, mirëpo antienverizmi nuk mund të jetë më vetëm një çështje e botëkuptimit personal të qytetarit Rama. Kështu nuk ka pikën e vlerës, për të mos thënë që bëhet i dyshimtë. Antienverizmi i qytetarit Edi Rama duhet rinovuar si antienverizëm i kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe kryeministri i kabinetit të majtë, në mënyrë që të ketë kuptim dhe vlerë politike. Pajtohem me arsyetimin e tij se, antienverist nuk të bën e folura kundër tij, por sjellja jo si e tij. Por nga ana tjetër e kam të vështirë të pranoj se ky arsyetim mund të vlejë për besimtarët hoxhistë që ka në parti dhe qeveri. Jo se ata nuk janë të lirë të flasin për idhullin e tyre, por sepse idhujtaria e tyre është e atashuar poli-

koment

Arjan VASJARI

Tani që enveristët e përkushtuar të partisë dhe qeverisë së tij po rreken, sipas mundësive, ta rikonstruktojnë mitin e tyre, antienverizmi i Edi Ramës lipset të rinovohet qartë, publikisht dhe njëherë e mirë, si antienverizëm i së majtës. Tashmë jo për të dekonstruktuar mitin e së keqes, por përpjekjen për ringjalljen e tij. A është i gatshëm ta bëjë?

tikisht brenda Partisë Socialiste dhe qeverisë së majtë. Nëse do ta konsumonin onanizmin e tyre me figurën e komandantit jashtë kostumeve politike nuk do të fyenin askënd, janë të lirë ta bëjnë. Por, si hierarkë të një partie që qeveris apo si ministra të një republike, kanë poshtëruar historinë dhe ndjenjat e gjithë pjesës tjetër të shoqërisë. Kryeministri Edi Rama ka përgjegjësi të plotë për këtë. Asgjë nuk e justifikon: qoftë indiferenca ndaj maskaradës së fëlliqur, qoftë antienverizmi i arkivuar në ligjërimin e asaj kohe të largët. Më pëlqen të kujtoj pasionin e tij për dekonstruktimin e miteve aty nga vitet ’90 përmes frazës “ne nuk po hedhim baltë mbi shokun Enver, ne thjesht po heqim baltën që shoku Enver na ka hedhur”. Tani që enveristët e përkushtuar të partisë dhe qeverisë së tij po rreken, sipas mundësive, ta rikonstruktojnë mitin e tyre, antienverizmi i Edi Ramës lipset të rinovohet qartë, publikisht dhe njëherë e mirë, si antienverizëm i së majtës. Tashmë jo për të dekonstruktuar mitin e së keqes, por përpjekjen për ringjalljen e tij. A është i gatshëm ta bëjë?

“Partizani i vogël Velo”…i Përmetit

F

ëmijët e shkollës së qytetit të Përmetit me siguri që nuk e kanë ditur se do të bëheshin aq të njohur dhe objekt debatesh politike dhe sociale, kur ndonjë nga mësuesit e shkollës apo fanatikët e regjimit të kaluar u ka kërkuar që të qëndrojnë solemnisht me grushtin lart dhe të bashkuar për të nderuar dëshmorët e luftës antifashistenacionalçlirimtare. Me siguri që shumë prej tyre i kanë hedhur me shpejtësi fotot e tyre në Facebook për t’u mburrur përpara bashkëmoshatarëve të tjerë për aktin e kryer, por askush prej atyre vogëlushëve të pafajshëm nuk e mendonte se ky veprim i detyruar i tyre do të pasohej me aq shumë debat publik dhe politik. Shumë prej tyre, kohë pas kohe do t’i zhdukin këto foto, ashtu siç kemi bërë shumë prej nesh kur ishim nxënës dhe në rresht na kanë detyruar që të nderojmë me grusht tek varri i

koment Arben Vata

Mazhoranca sot në pushtet, dje nuk linte rast (dhe me të drejtë) të kritikonte politizimin që i bëhej fëmijëve nëpër shkolla, duke i përdorur ata si sfond të takimeve politike. Por t’i mësosh apo detyrosh ata që të mbajnë grushtin lart dhe ndoshta edhe kazmën pranë, (siç mësuan brezin tonë komunistët), nuk se është një shërbim i mirë që i bëhet brezit të ri.

diktatorit Enver Hoxha. (Ata që e mohojnë këtë fakt janë mashtrues, sikurse dhe shumë prej atyre që sot janë në politikë dhe administratë si pionierë të Enverit dhe nuk e përmendin këtë). Por ajo që bie në sy është fakti se fëmijët e Përmetit nderuan me grusht dëshmorët (apo edhe ndonjë zyrtar nderoi të rënët e luftës duke pasur përballë fotografinë e Enverit), pikërisht në këtë 5 maj që është e para datë e përkujtimit të dëshmorëve qëkurse socialistët erdhën në pushtet nga zgjedhjet e 23 qershorit. 5 maji është përkujtuar edhe vjet, parvjet e kështu me radhë në Përmet, Skrapar, Kukës, Sarandë, Vlorë, dhe gjithkund tjetër, por mediat të paktën nuk kanë raportuar në këto 8 vitet e fundit raste të tilla me ato që janë përmendur më sipër. Jo se qeveria e kaluar do të ndëshkonte me burg ata që do t’i kujtonin në këtë

mënyrë dëshmorët, por idhtarët e “komandant Tarasit” ndihen më të çliruar me qeveritarët e rinj. Këta jo vetëm që më 29 nëntorin e kaluar lanë në sfond të festimeve të çlirimit fotografinë e Enverit, por nga ana tjetër ka zëra që në përgatitjet për 70-vjetorin e çlirimit, të ketë një vlerësim tjetër të ish-diktatorit Enver Hoxha, atij që në fakt udhëhoqi luftën partizane. Kështu që nuk është çudi që pamje të tilla pionierësh që duken si “partizani i vogël Velo”, të mos kemi vetëm në Përmet, por edhe në shumë qytete të tjera 29 nëntorin e ardhshëm. Ku fëmijët në përpjekje për t’i përngjasuar personazhit të filmit të njohur të realizmit socialist do të tentojnë të bëhen edhe ata të famshëm për bëmat e tyre. Qoftë duke nderuar si bashkëmoshatari i tyre Velo në fushën e betejës, qoftë edhe duke u mburrur se po vazhdojnë kështu traditën e baballarëve të

tyre që çdo 5 maj e 29 nëntor rrinin me orë të tëra në diell e në shi, duke pritur që përpara tyre të parakalonte udhëheqja lokale komuniste. Nderimi me grusht apo pa grusht (edhe si fjalë vret shumë në fakt) ndaj dëshmorëve është një çështje, besoj personale e gjithkujt në familjet e veta. Por përpjekja për ta masivizuar këtë praktikë dhe për ta bërë atë metodë për institucionet publike siç është shkolla, nuk besoj se është gjëja më e mirë që u mësojmë fëmijëve. Mazhoranca sot në pushtet, dje nuk linte rast (dhe me të drejtë) të kritikonte politizimin që i bëhej fëmijëve nëpër shkolla, duke i përdorur ata si sfond të takimeve politike. Por t’i mësosh apo detyrosh ata që të mbajnë grushtin lart dhe ndoshta edhe kazmën pranë, (siç mësuan brezin tonë komunistët), nuk se është një shërbim i mirë që i bëhet brezit të ri.


14 09.05.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

promovimi

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe autori i librit, Michael O’Reilly do të jenë sot në orën 12:00 në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës për promovimin e librit “Haga e Ramush Haradinajt”, një botim i UET-Press, me parathënie nga Søren Jessen-Petersen dhe Grida Duma

Haga e Haradinajt vjen në Tiranë S

aga e gjykimit të ish-kryeministrit të Kosovës, e përmbledhur në një botim prej 392 faqesh nga autori Michel O’Riley, koordinatori i ekipit mbrojtës së Ramush Haradinajt në Hagë, vjen për lexuesin shqiptar nga Shtëpia botuese UET –Press . Libri përmban dokumente, materiale të përmbledhura nga ekipi mbrojtës, dëshmi të kohës, deklarata të protagonistit Haradinaj, si edhe pasqyrime besnike të ngjarjeve të atyre viteve. Vetë Haradinaj i shoqëruar nga autori O’Reilly do të jenë sot në hollin e Universitetit Europian të Tiranës, në ceremoninë

promovuese që do të zhvillohet në orën 12:00, ku do të nënshkruajnë autografe për të pranishmit. Libri çelet me një dedikim për Shkëlzen, Luan dhe Enver Haradinajn. I bindur qysh në fillimet e akuzave ndaj kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Michael O’Reilly vendosi që ta sillte Hagën nëpër të cilën ka kaluar Haradinaj, në një libër me nëntitullin “Si një Gjykatë e Krimeve të Luftës përmbysi të Drejtën ndërkombëtare” . Libri bën një kapërcim nga Haga në situatën e Kosovës, nga pritja e gjykimit, te trupat në liqenin e Radoniqit e deri te padia e prokurorëve. Libri

vjen me një parathënie të Søren Jessen-Petersen- Përfaqësues i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Kosovën dhe Kryetar i Misionit të Përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK)- i cili shpreh një lloj keqardhjeje që e shtyu Haradinajn të bashkëpunonte me gjykatën. “Megjithatë kam menduar shpeshherë se duke enxitur të bashkëpunojë me Gjykatën, isha pjesërisht bashkëfajtor në gjyqin pafalshmërisht të gjatë të cilit iu nënshtrua dhe për mungesën e gjatë e të patolerueshme nga familja, miqtë dhe poli-

Aty ku duhet T Nga Grida Duma

huhet se vendet e vogla nuk nxjerrin njerëz të mëdhenj. Vendet e vogla, shpeshherë krijuese të një produkti kulturor, ekonomik dhe mediatik krahasimisht të papërfillshëm, shmangen nga dritarja e lajmit, eklipsohen nga ndodhitë e mëdha, për t’u zhdukur përfundimisht nga rrafshnalta e historisë së njerëzimit, e cila gjithnjë e më shumë shkruhet në hapësira kontinentale dhe globale. Njerëzit e vendeve të vogla, sado të mëdha t’i kenë meritat (apo sado të rënda krimet) rrallëherë vendosen në krye të historisë. Sepse në botë të paktë janë ata që mund të kuptojnë kontekstin ku gjallon jeta, dhe ku ndodh të cenohet mbijetesa e një populli të vogël. Por ndodh që vuajtjet e pashprehshme, tragjeditë e mëdha, konfliktet ballore të krijojnë personazhe të atillë që i kapërcejnë natyrshëm dimensionet e vendeve të tyre. I hyra me përkushtim të brendshëm shkrimit të parathënies së këtij libri. Ai ishte një rastësi plot kuptim në rrjedhën e ngjarjeve të mia. Sepse ndër të gjithë personazhet me peshë që prodhoi historia e Kosovës gjatë këtyre viteve të paharrueshëm, Haradinaj përfaqësonte një identitet unik dhe plotësisht të dallueshëm midis të tjerëve. Ndërsa ndiqja zhvillimet në Kosovë me ankthin e brendshëm që na jep pandashmëria e fatit tonë, Haradinaj ishte personazhi që personifikonte individin që dukej se s’kishte tjetër alternativë përveçse t’i mbijetonte goditjes, të ngrihej në këmbë, të përçonte mesazhin e pabesueshëm të dinjitetit të fitores – një dinjitet që kapërcente ndjeshëm limitet e “zonës operative” të tij. Ende e kam të gjallë frymëzimin e pazëshëm dhe habinë ngazëlluese që sillte Ramush Haradinaj tek ai brez shqiptarësh të Shqipërisë që në ato kohëra pluskonte pa busull në turbullirën e një fati të pasigurt. Ndërsa ushtarët e Kosovës i qëndronin të keqes përballë, në Shqipëri e keqja brenda nesh bënte kërdinë: pas humbjes së shumëçkaje në skemat iluzive të pasurimit të shpejtë, në Shqipëri mendjet e shqiptarëve qenë mbuluar nga terri që pason humbjen e çdo morali, atëherë kur çdokush qëllon kundër gjithëve pa e kuptuar se tytën e armës e ka drejtuar nga vetja. Në Kosovë era frynte ndryshe; ishte e pabesueshme, por e vërtetë, që atje nëse luftohej, luftohej për liri! Ishte i dhimbshëm, por kaq prekës dhe mallëngjyes, fakti që ata djem dhe vajza vriteshin për diçka në të cilën besonin. Ndërsa asokohe shqiptarët e Shqipërisë krijonin idhujt e gangove, - Robin Hudët e tyre të mbrapshtë që u kallnin datën, tek Haradinaj ata panë të kundërtën: një burrë për të cilin mund të ishin krenarë. Një njeri që luftonte për kauzën e duhur,në kohën e duhur, në vendin e duhur. Një malësor si shumë prej tyre. Një ish-emigrant si shumë prej tyre. Një njeri si ata. Një njeri që udhëhiqte shumë prej tyre. Një njeri që mund të bënte gjithçka. Haradinaj ishte fillimi. Shenjat e ringritjes së një kombi ishin aty. Për ngjarjet e mëdha, shenjat janë gjithmonë aty, edhe pse nuk i shohim. Përditshmëria jonë rrallëherë beson se historia i qëndron pranë. Fakti që ndoshta e kuptojmë vonë nuk do të thotë që ajo s’është aty. Historia është e tillë: ia humbim fillin teksa shfletojmë faqet e saj. Librat e historisë gjithnjë ma kanë vështirësuar ta ngërthej atë; u kthehesha sërish e sërish, teksa përpiqesha të kapja sensin e ngjarjeve nëpërmjet logjikës. Floberi, mjesh-

tri i madh i melankolisë së historisë, në referencën e shumëcituar të Walter Benjaminit thotë: “Të paktë janë ata që mund ta hamendësojnë sesa i dëshpërimisht i pashpresë duhet të jesh për ta risjellë në jetë Kartagjenën.”“Gjyqet e Ramush Haradinajt” nisa ta lexoj në versionin origjinal në gjuhën angleze. Leximi më dha një ndjesi të cilën e kuptova disi me vonesë. Pas dhjetëra faqesh kuptova se kisha marrë librin në duar me pikëpyetjen e brendshme se si do të përkthehej një personazh i tillë nga një autor i huaj. Kuptova se që së brendshmi kisha qenë në pozita mbrojtëse ndaj autorit, i cili në të vërtetë e ka shkruar librin si njeriu që ndjeu dhe preku nga afër subjektin e tij në çastet e tij më të vështira -duke e përjetuar drejtpërsëdrejti atë forcë që nuk është e tepërt të thuhet, në Perëndim, sot më tepër sesa një realitet njerëzor, shpërfaqet si një subjekt kinematografik. O’Reilly që në fillim të librit sjell Haradinajn në dimensionin e tij total. Duke i paraqitur lexuesit historikun e trojeve shqiptare që nga mesjeta, ai vendos datën e lindjes së personazhit në vijim të datave të tjera historike. Duke lexuar këtë shqetësohesha për mënyrën se si do ta përjetonin lexuesit këtë renditje, pasi jo rrallëherë ne biem pre e zhvlerësimit të asaj që kemi pranë. Në faqet dhe rreshtat që vijojnë, përshkruhet njeriu që provon se është në gjendje t’ia dalë mbanë vetë pavarësisht nga koha, vendi, rrethanat, pavarësisht absurditetit të tyre. Është njeriu si paracaktim. Njeriu që paracaktimin e ndjen përpara se t’ia imponojë vetes. Gjurmët e tij gjenden tek një fjali e shkurtër, kerigmatike, të riprodhuar këtu, pikërisht në stilin ala Ramush: i pyetur plot habi pas 27 orësh not në det të hapur pse e bëri këtë gjë, ai thotë pak fjalë, të cilat pas leximit të këtij libri, kumbojnë pastër dhe qartë në heshtjen e veshëve të imagjinatës: “që të provoja që s’jam një njeri i zakonshëm!”. Nuk është aspak një njeri i zakonshëm. Të zakonshmes i shpall luftë; diku shfaqet si heroi që kthen kokëposhtë rrethanën e pafavorshme të momentit; diku shfaqet nën petkun e njeriut që mund të struket në çdo pozicion dhe të bëjë çfarëdo pune, mjaft që koha të punojë për qëllimet e tij. Në disa raste, mënyra në të cilën merr vendimet i takon një njeriu që ka shqisa për të ardhmen. Në raste të tjera, vepron si dikush që e sheh murin, dhe pavarësisht nga kjo, duke injoruar lutjet e dashamirësve që i kërkojnë më kot të ndalet, shkon dhe i bie me kokë – me pasoja për murin dhe veten. Është paradoksale, por ndërsa ndjek ato çka ka bërë, përjetuar, sakrifikuar, humbur dhe fituar ky njeri, diçka të thotë se për të e tashmja është një udhë, shinat e së cilës e dërgojnë në kahje të kundërta. Njëri krah tashmë i zbulon historinë. Tjetri i mbulon të ardhmen. Në të tashmen ai punon si një mjeshtër që ndjen veprën, por që ende nuk ka ulur vështrimin drejt saj; e ndjen duke e prekur, ndërsa truri hamendëson atë çka do jetë. E shkuara e Haradinajt minohet nga kërcënimi i absurdit: një komandant ushtarak, fitorja më madhështore e të cilit është dorëzimi me vetëdije të plotë në një gjyq me dëshmitarë të rremë. Një elefant që pranon të gjykohet nga minjtë. Pacipësia e akuzave ka përbrenda guximin e një tufe brejtësish që, edhe nëse s’arritën të gërryejnë themelet e drejtësisë, ndoshta do të gërryejnë shpirtin e atyre që u përpoqën ta njollosin atë. Historia jonë s’vazhdon kështu;

Gjurmët e tij gjenden tek një fjali e shkurtër, kerigmatike, të riprodhuar këtu, pikërisht në stilin ala Ramush: i pyetur plot habi pas 27 orësh not në det të hapur pse e bëri këtë gjë, ai thotë pak fjalë, të cilat pas leximit të këtij libri, kumbojnë pastër dhe qartë në heshtjen e veshëve të imagjinatës: “që të provoja që s’jam një njeri i zakonshëm!”

tika kosovare. Ai tregoi respekt për procesin dhe institucionet e drejtësisë ndërkombëtare”, - shkruan Petersen. Botimi në shqip vjen edhe me parathënien nga ish-zv/ministrja e Integrimit në Shqipëri, Grida Duma, e cila e quan Haradinajn një njeri të madh të një vendi të vogël. Nga kulmi i karrierës politike te ngritja e akuzave, nga dorëheqja tek udhëtimi drejt Hagës, e deri te tragjeditë familjare me vrasjen e vëllezërve, autori është kujdesur të përfshijë të gjitha ngjarjet që kanë shënjuar jetën e Ramush Haradinajt, si politikan dhe si njeri.

as mbaron këtu. Ndërsa komandanti i vetëdorëzuar përballet në gjyq me dëshminë e një të çekuilibruari mendor, i cili del para jurisë me provën e një deklarate të shkruar edhe pse është analfabet, ndërsa mediat “dashamirëse” punojnë për t’i shtuar thellësinë e gropës, ku pastaj do të bien vetë, strategu Haradinaj bën një lëvizje tjetër, si zakonisht të paparashikueshme, po kësaj here edhe për atë vetë: bie në dashuri. Që nga pas hekurave, ai bie në dashuri me atë që sheh si fytyrën e Kosovës: spikeren e lajmeve të RTK. Ai martohet me të. Që pas hekurave, Haradinaj ka gjetur mënyrën për të qenë i lirë. Del Pontes s’i mbetet gjë tjetër veçse ngrejë duart para pamundësisë për të prangosur dashurinë. Bën ç’mundet: mban pas hekurave njeriun që ka gjetur mënyrën për të jetuar nëpërmjet saj. Sërish ndjesia e paracaktimit na del përballë. Asnjë regjisor hollivudian nuk do ta kishte çuar imagjinatën deri këtu: fati i Haradinajt është të sprovojë kuptimin e drejtësisë. Beteja për pafajësi është sprova e tij më e vështirë. Ky njeri kaq i përgatitur fizikisht do ta luftojë atë i ulur në një karrige. Është beteja përfundimtare e elefantit me minjtë... të cilët janë në avantazh. Janë të shumtë, të ushqyer mirë, të paguar edhe më mirë. Por, nëse në këto lloj betejash minjtë historikisht dalin fitimtarë, llogaritë kësaj here i kanë bërë me elefantin e gabuar. Ajo çka do shihnim në atë gjyq ishte ndeshja midis së drejtës këmbëzbathur, dhe pushtetit të padrejtësisë, të mbërthyer deri në fyt me pajime dhe mjete. Sepse shenjat ishin aty. Që kur ishte fëmijë, ai heshtazi bënte gjithçka për t’iu bërë krah një familjeje të madhe. Profili i tij përçon heshtjen e fjalës, të folmen e veprimit -shpalosjen e ngjarjes si diskurs të aktit. Sytë e përfytyrimit ndjekin një njeri, i cili që në vogëli ka një pjekuri praktike të cilën mundet ta shohësh, ta ndjesh, ta prekësh, para se ta dëgjosh. I ati shprehej shkurt. Bënte çka duhej. Dalëngadalë, tek i biri formësohej njeriu i veprës, i veprimit. Përgjatë krijimit të personit të tij lexohet tensioni intuitës së brendshme për të peshuar vendimin, për momentin, për të ardhmen. Ishte kjo intuitë ajo që e ndihmoi të mbijetojë në kushte ku shumëkush do kishte dështuar dhe do ishte fundosur -me, apo pa lavdi. Trajektorja e jetës së Haradinajt është një sprovë mbijetese, testi i një njeriu që duhet të tejkalojë veten për të ruajtur të pacenuar tërësinë e tij. I është dashur të humbë gjithçka. I duhet të japë dorëheqjen në kulmin e suksesit. I duhet të shtrëngojë dhëmbët e të pranojë dhimbjen e humbjes së të dashurve të tij për të përcjellë një mesazh paqeje në një moment delikat për fatin e Kosovës. I duhet të largohet nga familja, dhe në emigrim të sigurojë mbështetje për ta. I duhet që nga një shogun të përshtatet me punë nga më të ndryshmet në Perëndim. I duhet të gëlltisë, të kapërdijë, të tejkalojë, të gjitha llojet e përçarjeve: fisnore, politike, shoqërore, etnike, diplomatike, ushtarake. Ndryshe nga

shumë të tjerë, atij i duhet t’i dalë përballë një ushtrie numerikisht dhe teknikisht superiore dhe të bëjë diçka që shumëkujt nuk i shfaqet as në ëndërr: ta luftojë. Alain Badiou thotë se heroizmi është akti subjektiv i përballjes me të pamundurën, ndërsa kuraja është virtyti i rezistencës përballë saj. Ndoshta nuk dua të them se Haradinaj është hero. Por ai i ka bërë të dyja këto që thotë Badiou. Nuk është një njeri i zakonshëm. Nuk është as një mbinjeri. Në asnjërën nga kategoritë ai nuk plotëson “standardet”, të cilat aq shumë iu kërkuan Kosovës. Haradinaj nuk plotëson, as recetat e nënshtetasit model, as stereotipet e idealizuara të heroit të filmit aksion, të kryeministrit hero lufte popstar. Nuk pozon në podium, prej nga të tjerët dominojnë fizikisht nëpërmjet lartësisë, stilistikisht nëpërmjet oratorisë, apo mediatikisht nëpërmjet mediave. Haradinaj ka fatin e mirë dhe të keq të jetë një drejtues i fortë në një shoqëri e cila shpesh i njeh liderit vetëm forcën, në një shoqëri e cila shpesh drejtohet nga shumë liderë që nuk kanë as të drejtë, që nuk janë as të fortë, as superiorë, por që për kompensim, projektojnë imazhin e forcës, drejtësisë, superioritetit. Nëse në kulturën politike shqiptare lideri vendoset në piedestal, ndërsa njerëzit nga poshtë zgjatin duart, mund të jemi të sigurt se ky lider nuk është Haradinaj. Fuqia e tij është terreni, aty ku janë njerëzit. Një student i imi, kur e pyeta ç’mendonte për të, më tha: nëse politikani shqiptar preferon të jetë DJ, Haradinaj është “in the party” – por nuk kërcen nën ritmet e të tjerëve. Ndërsa të tjerët qeverisin duke krijuar distancë, ai drejton duke ndërtuar afërsi. Ndërsa të tjerët stërlodhen për t’u afirmuar si “intelektualët e kombit”, Haradinaj ulet dhe lexon. Ai nuk ngurron të gabojë, sepse nuk druhet të flasë; ai s’ngurron të mësojë, të reflektojë, të kërkojë një këshillë, ndërsa të tjerët i mbajnë ligjërata shoqërisë. Për këdo që moralizon se personazhet e luftës duhet t’i largohen politikbërjes së sotme, gjyqi i Haradinajt jep përgjigjen. Për këdo që teorizon se shqiptarët janë të pazotë të vetëqeverisen, ata pak muaj të rrufeshëm, por të shkëlqyer të Haradinajt në krye të qeverisë së Kosovës, japin përgjigjen. Thuhej dikur se hapësira e vogël shqiptare është djepi i mundësive të mëdha dhe i shanseve të humbura. Thuhej dikur se varfëria jonë, përçarja jonë, robëria jonë do ishin të përjetshme. Sot historia na jep mundësinë të veprojmë gjithnjë e më të lirë për të vendosur fatet tona. Duhet të tregojmë se dimë të bëjmë zgjidhjet e duhura dhe të shtrëngojmë fort shanset e kohës. Ramush Haradinaj është udhëheqësi më i thjeshtë që kanë nxjerrë shqiptarët gjatë këtyre dekadave. E megjithatë, asnjë ndër udhëheqësit modernë shqiptarë nuk ka ngjallur aq admirim, nuk ka shkaktuar aq ankth, nuk ka ushqyer aq revoltë, nuk ka dhënë aq shumë siguri, nuk ka tejkaluar kaq shumë pritshmëri, nuk ka zgjuar aq shumë shpresë. Asnjë lider modern shqiptar nuk është gjykuar më shumë, nuk është përfolur më shumë, nuk është goditur më shumë – me plumba, granata, predha, grushta, fjalë, shpifje, akuza, gjykime. Askush prej tyre nuk e ka treguar veten në më shumë vepra, nuk është konfirmuar kaq shumë në pafajësi sesa Ramush Haradinaj. I uroj atij, por më shumë Kosovës, ta rigjejnë njëri-tjetrin, në vendin e duhur, në kohën e duhur. Ashtu siç e kanë gjetur gjithmonë. Tiranë, prill 2014


Kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

09.05.2014

Kledi Kadiu i bashkohet ecjes paqësore kundër gjakmarrjes Është një projekt që vjen nga Italia, ecja paqësore në disa qytete të Shqipërisë për të sensibilizuar opinionin publik ndaj fenomenit të gjakmarrjes. Balerini Kledi Kadiu i është bashkuar projektit “Operacione Colomba” për të organizuar një lëvizje popullore kundër gjakmarrjes. “Një popull që lëviz për paqen kundër gjakmarrjes” është motivi që bashkon në një ecje paqësore artistë dhe njerëz të zakonshëm nga Shq-

ipëria dhe Italia. Ecja do të kryhet nga data 22 qershor deri më 1 korrik në qytete të ndryshme të vendit. Do të nisë në Bajram Curri për të vijuar në Pukë, Laç, Shkodër, Kallmet, Lezhë, Kisha e Shna Ndout (Laç), Mamurras, FushëKrujë e për të përfunduar në Tiranë. “Shqipëria vendi im i lindjes është vend shumë dinamik, plot shpresë, por fatkeqësisht ka shumë probleme për të zgjidhur, siç është gjakmarrja që

rrezikon qindra jetë. Ka që e mohojnë këtë fenomen ose e minimizojmë. Do të vihemi të ecim për të kujtuar të gjitha viktimat e këtij fenomeni dhe të promovojmë me ecjen tonë faljen dhe paqen. Gjithë populli shqiptar, përfshi dhe italianët, duhet të sensibilizohen me ne”, - ky është mesazhi që përcjell balerini Kledi Kadiu për të gjithë ata vullnetarë që duan t’i bashkohen atij në ecjen paqësore nëpër Shqipëri.

15

Ecja do të kryhet nga data 22 qershor deri më 1 korrik në qytete të ndryshme të vendit. Do të nisë në Bajram Curri për të vijuar në Pukë, Laç, Shkodër, Kallmet, Lezhë, Kisha e Shna Ndout (Laç), Mamurras, Fushë-Krujë e për të përfunduar në Tiranë.

Balet Pas 20 vjetësh koreografi i njohur në skenat e botës, Angjelin Preljocaj rikthehet me dy premiera, “La Stravaganza” dhe “Royaume Uni”, që do të shfaqen më 9, 10 dhe 11 maj në Teatrin e Operas dhe Baletit “Kite me ken shumë mir me mujt me fol shqip për kyt konferencë, krejt shqip me kallzue çfarë kam n’zemër”. Angjelin Preljocaj kthehet në vendin e origjinës 20 vjet pas performancës së pjesës emblematike “Dasma” në vitin 1994. Është kthyer, siç thotë ai, sepse ka pasë dëshirë dhe energji për ta rilindur artin në Shqipëri. Ndonëse e ka ndjerë prej së largu, ka qenë kjo arsyeja që e ka tërhequr në bashkëpunimin me Teatrin e Operas dhe Baletit për të vënë në skenë dy pjesë baleti “La Stravaganza” dhe “Royaume Uni”, premiera e të cilave do të shfaqet më 9, 10 dhe 11 maj. “Shoh që ka shumë kapacitete, shumë energji dhe dëshirë nga ana e balerinëve shqiptarë për të bërë diçka të mirë. Unë jam i gatshëm të luaj rolin tim”. Në konferencën për shtyp që u mbajt dje në Teatrin e Operas dhe Baletit, në krah të Preljocajt ishin të gjithë ata që realizuan ardhjen e tij në Tiranë; ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, përfaqësuesi i delegacionit të BE-së në Shqipëri, Clive Rumbold dhe ambasadorja e Francës në Shqipëri, Kristine Moro. “Ideja për të bashkëpunuar me Ambasadën franceze nisi që në muajin gusht dhe ishte vullnet i përbashkët që Angjelin Preljocajn me kompaninë e tij ta sillnim në Tiranë. Nuk është e kollajtë ta kryesh këtë kur ke parasysh axhendën e ngarkuar të koreografit. Kemi shkëmbyer mendime disa herë me ambasadoren franceze, zonjën Moro, sesi do ta bënim të mundur këtë projekt. Pas muaj diskutimesh mes nesh dhe kompanisë së Angjelinit erdhi një takim fatlum që pata me të në Paris në shkurt të këtij viti. Ndoshta është rasti të zbuloj dhe një episod rastësor, por nganjëherë rastësitë janë shumë domethënëse; në kafenenë ku kishim lënë takimin në Paris gjetëm edhe një njeri, i cili po ashtu është po aq europianist sa ç’jemi dhe ne të dy, shkrimtarin Ismail Kadare që po mbante shënimet e tija në një cep të kafenesë. Sigurisht ishte rastësi, por nga ato rastësi që tregojnë shumë, ku shqiptarët takohen si europianistë mes tyre”, - tha ministrja Mirela Kumbaro.

Ndoshta është rasti të zbuloj dhe një episod rastësor, por nganjëherë rastësitë janë shumë domethënëse; në kafenenë ku kishim lënë takimin në Paris gjetëm edhe një njeri, i cili po ashtu është po aq europianist sa ç’jemi dhe ne të dy, shkrimtarin Ismail Kadare që po mbante shënimet e tija në një cep të kafenesë.

Angjelin Preljocaj:

Jam në Shqipëri për të luajtur rolin tim Siç dihet, Preljocaj vjen në Tiranë me premierën në Teatrin e Operas dhe Baletit të dy shfaqjeve të tij, për vënien në skenë të të cilave po punon prej kohësh me trupën tonë të baletit bashkëpunëtorja e tij më e ngushtë, koreografia Naomi Perlov. “La Stravaganza” është frymëzuar nga historia personale dhe kultura e tij e dyfishtë, quajtur ndryshe, takim ndërmjet dy botëve. “La Stravaganza”, në njëfarë mënyre tregon karrierën time artistike, eksperiencën e emigracionit, një pjesë të së cilës e kam shkruar në vitin 1997 për balerinët e Nju Jorkut. Kjo pjesë baleti kërkon një teknikë të jashtëzakonshme të baletit klasik, por njëkohësisht dhe një përpjekje fizike të jashtëzakonshme”. Kjo pjesë do të in-

“La Stravaganza”, në njëfarë mënyre tregon karrierën time artistike, eksperiencën e emigracionit, një pjesë të së cilës e kam shkruar në vitin 1997 për balerinët e Nju Jorkut

terpretohet nga 13 balerinë të trupës së baletit shqiptar. Ndërsa pjesa tjetër e titulluar “Royaume Uni” është një spektakël që e merr frymëzimin nga kërcimi hip-hop, krijuar në vitin 2012 në “Suresnes Danse Festival Cite”. Kjo shfaqje do të interpretohet nga katër kërcimtarë të Baletit “Preljocaj”. Projekti në fjalë është fillimi i një bashkëpunimi që do të vazhdojë mes Kompanisë së Baletit “Preljocaj” dhe Teatrit të Operas dhe Baletit. “Do donim ta vazhdonim këtë bashkëpunim mes dy trupave të baletit. Duam që të shkëmbejmë eksperiencat tona, repertorin, njohuritë teknike dhe teknologjike. Gjithashtu duam që të marrim balerinë shqiptarë në Francë, në mënyrë që ata të kenë mundësi të punojnë me balerinët e mi për një

periudhë më të gjatë. Ideja është për një lloj kontaminimi mes dy trupave të baletit, por ky është një kontaminim pozitiv midis nesh. Ky projekt afatgjatë është në diskutim e sipër, që do të konkretizohet në formatin e një protokolli bashkëpunimi ku secila nga palët do të shprehë angazhimet e saj”. Pra shfaqjet e këtyre ditëve në mënyrë simbolike përcjellin fillesën e një bashkëpunimi afatgjatë midis dy trupave të baletit. Për Preljocajn është shumë e rëndësishme puna si koreograf sepse ky është pasioni i tij. “Ka shumë pak njerëz që në jetë ndjekin pasionin e tyre, prandaj asnjëherë nuk e mendoj veten se po shkoj të punoj”, - thotë Preljocaj. Koreografi me famë botërore i njohur për artin e tij kontemporan shpesh dhe provokativ, është pjesë e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Paris. Pjesët e tij janë shfaqur në skenat më prestigjioze të botës, në Amerikë, Rusi, Itali etj. Në repertorin e tij numërohen qindra shfaq je që janë duartrokitur dhe mirëpritur nga publiku. I pyetur nëse gjatë këtij projekti 3-vjeçar që do të ketë me TKOB-in, publiku shqiptar do të ketë mundësi të shohë një nga shfaqjet e tij më provokuese ku balerinët kërcejnë lakuriq në skenë, ai përgjigjet: “Në parim mua nuk më pëlqen lakuriqësia si mënyrë provokimi. Por në një përpjekje artistike, herë pas here lakuriqësia është e domosdoshme. Në qoftë se i referohemi ‘Le Sacre du printemps’, pjesë së cilës unë i kam përgatitur koreografinë, është logjika e dramaturgjisë dhe vetë linja artistike që të çojnë drejt lakuriqësisë. Por po ju them të vërtetën: do të isha shumë i kënaqur ta vija këtë pjesë në Shqipëri”. A.Tuci


16

Botë / rajon Samiti

Greqia merr presidencën e BE

Jahjaga vendos:

Ministrat e Jashtëm të 28 vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor janë takuar sot në Selanik në kuadër të presidencës greke të BE-së. Takimi kryesohet nga nënkryetari i qeverisë greke dhe ministri i Jashtëm grek, Evangjelos Venizelos. Integrimi europian i vendeve të rajonit, por edhe lidhjet në sektorët e transporteve dhe të energjisë, jenë çështjet kryesore ku do të fokusohen shefat e diplomacive. Kryeqendra e Greqisë Veriore është e lidhur me ”Axhendën e Selanikut” të vitit 2003, ku liderët e BE-së u shprehën njëzëri atëherë se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në Europën e bashkuar. Pikërisht, ecuria e këtyre 11 viteve do të shqyrtohet në sesionin e parë, me temë “2004-2014, 10 vjet të zgjerimit dhe integrimit europian të Ballkanit Perëndimor”. Në konferencë pritet të shprehet edhe njëherë angazhimi i BE për të ardhmen evropiane të rajonit, por edhe angazhimit nga këto vende për të vazhduar rrugën e reformave të kërkuar për integrimin. 

deklarata

Më 8 qershor, zgjedhjet e parakohshme në Kosovë Presidentja e Kosovës shpall datën e zgjedhjeve pas shpërndarjes së Parlamentit. KQZ: Jemi të gatshëm për mbarëvajtjen e procesit, do të kërkojmë edhe vëzhgues të huaj Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga vendosi që në datën 8 qershor të mbahen zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Këtë vendim, Presidentja e mori pas shpërbërjes një ditë më parë të Parlamentit të Kosovës, i cili kishte disa muaj që ishte jofunksional për shkak se qeveria e Kosovës kishte humbur përkrahjen e shumicës.“Me vendimin e Kuvendit të Kosovës për shpërndarjen e tij, vendi ka hyrë në një proces të rëndësishëm zgjedhor, që do të vendosë edhe të ardhmen demokratike të tij. Bazuar në konsultimet me partitë politikë në vend dhe me kryetaren e KQZ-së dhe bazuar në kompetencat e mia kushtetuese dhe në respektimin të afateve ligjore, kam marrë vendimin për dekretimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend më datë 8 qershor”,- tha Jahjaga. Presidentja e Kosovës, gjatë një konference për shtyp u bëri thirrje subjekteve politike që të angazhohen për një proces zgjedhore të ndershëm dhe demokratik. “Që nga ky moment, i bëj thirrje të gjithë spektrit politik të Kosovës për një fushatë zgjedhore të dinjitetshme dhe të gjithë qytetarëve të vendit, pa dallim, që të marrin pjesë në mënyrë masive në zgjedhjet e parakohshme të 8 qershorit, për të siguruar një proces të drejtë, sepse këto zgjedhje shëno-

jnë një test të rëndësishëm të zhvillimit të demokracisë sonë të brendshme”, tha presidentja Jahjaga. Presidentja tha se do të kërkojë nga komuniteti ndërkombëtar që të vëzhgojnë zgjedhjet në Kosovë. “Zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të dëshmojnë gatishmërinë tonë për të garantuar votën e lirë të qytetarit të Kosovës. Këto zgjedhje duhet të vëzhgohen nga afër për të garantuar një proces të rregullt. Në ditët në vijim do të kërkoj edhe nga Bashkimi Evropian që të dërgoj një mision vëzhgues që të përcjellë nga afër zhvillimet në procesin e zgjedhjeve të parakohshme në vend”. Ndërkohë, Kryetarja e Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve, Valdete Daka, tha se KQZ është e gatshme për organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme, megjithë kohën e shkurtër që ka përpara deri me 8 qershor. “Këto zgjedhje do të mbahen sipas ligjit të vjetër. Meqenëse të gjitha afatet do të jenë më të shkurta edhe fushata do të jetë më e shkurtër. Natyrisht që koha e shkurtë është sfiduese për KQZ, mirëpo, me ndihmën e institucioneve të tjera me të cilat kemi bashkëpunim do të kemi mundësi që të organizojmë zgjedhje të lira dhe demokratike”, thotë kryetarja e KQZ-ve, Valdete Daka. Sidoqoftë, edhe kësaj radhe zgjedhjet në

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të dëshmojnë gatishmërinë tonë për të garantuar votën e lirë të qytetarit të Kosovës

Kosovë do të mbahen me ligjin e vjetër, pasi që megjithë reformën e filluar të ligjit për zgjedhjet tash e disa muaj, udhëheqësit e subjekteve politike nuk arritën pajtueshmëri të plotë që kjo legjislaturë ta bëjë ligjin e ri për zgjedhjet. Qysh në vitin 2011 ka një rekomandim nga Komisioni Evropian i cili kërkon reformë zgjedhore në Kosovë. Blerim Burjani, ish anëtar i KQZ-ve, në një intervistë të mëhershme me DË, tha se nuk ka pasur vullnet politik që të ndodhin reforma megjithë kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare. “Kemi parë që partitë politike nuk janë të interesuara që të ketë reformë adekuate ligjore për zgjedhjet, nuk janë të interesuar që Kosova të jetë e ndarë në zona dhe përfaqësimi të jetë me i mirë i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës dhe atyre ju konvenon që akoma në Kosovë të jetë vetëm një zonë zgjedhore. Kjo u konvenon sidomos partive të vogla”, thotë Blerim Burjani i cili për disa vite ka qenë anëtar i KQZ-ve. Kosova edhe në këto zgjedhje vazhdon të jetë një zonë zgjedhore, ndërsa, sistemi do të jetë proporcional me lista të hapura. Kuvendi i Kosovës do të ketë 120 deputetë. 20 ulëse do të jenë të garantuara për pakicat kombëtare, 10 për pjesëtarët e komunitetit serb, ndërsa 10 për pjesëtarët e pakicave tjera kombëtare.

Fyle: E ardhmja e Ballkanit, në BE E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian. Deklarata u bë nga komisioneri për zgjerimin në Bashkimin Europian Stefan Fyle gjatë Konferencës Ministeriale që po zhvillohet në Selanik të Greqisë dhe që në qendër ka zgjerimin e Bashkimit Europian. Komisioneri Fyle deklaroi se zgjerimi me Ballkanin Perëndimor sjell paqe, stabilitet dhe prosperitet. “Deklarata e Selanikut të vitit 2003 - një deklaratë ku B a s h ki m i E v r o p i a n p ë r s ë r i t i mbështetjen e saj pa ekuivoke për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Nuk kishte asnjë dykuptimësi. Deklarata e shprehur qartë theksonte se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian, një perspektivë e nënvizuar disa në vazhdimësisë nga zyrtarët Europiane”, deklaroi Fyle. Komisioneri për zgjerimin thekson edhe rëndësinë e marrëveshjes Kosove-Serbi, e cila demonstron mjaft qartë rëndësinë e bashkëpunimit dhe pajtimit.

OSBE, supermision për zgjedhjet në Ukrainë OSBE-ja po përgatitet për një mision të madh. Gati 400 vëzhgues, ndërmjetësues dhe ekspertë ushtarakë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian janë aktualisht në Kiev dhe qytetet e tjera të Ukrainës, në radhë të parë në Lindje. Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Lamberto Zannier, mendon se në ditët e ardhshme në Ukrainë duhet të shkojnë edhe 1300 vëzhgues të tjerë. Vetëm për përgatitjen e zgjedhjeve presidenciale me 25 maj OSBE do të ketë në Ukrainë 1000 persona. Ndërkohë që kë-

tu duhet llogaritur edhe anëtarët e misionit vëzhgues civil të 57 vendeve anëtare që kanë shkuar në Ukrainë në mars, në përpjekje për të qetësuar gjendjen. Ky mision do të ketë 500 pjesëtarë. Por Zanier ankohet se misioni deri tani ka vetëm 150 pjesëtarë. Ndërkohë që në muajt e ardhshëm, ai me dëshirë do të kishte atje tre apo katërfishin e tyre.” Në Lindje të Ukrainës ka dhe misione të tjera. Prej marsit dhe prillit atje janë 15 ekspertë ndërkombëtarë për ndërmjetësim dhe për vendosjen e dialogut

konstruktiv mes palëve kundërshtare dhe grupeve etnike. Deri tani ata janë marrë me vlerësimin e gjendjes ndërsa në të ardhmen do të paraqesin edhe propozime konkrete për zgjidhjen e problemeve. Por në Ukrainë, ka dhe grupe të vogla vëzhguesish ushtarakë, të cilët në veçanti janë kritikuar pas marrjes peng të një grupi vëzhguesish prej trupave proruse. OSBE-ja, e cila për vite të tëra ka qenë nën hijen e organizatave të tjera, tani në kohën e krizës së Ukrainës sërish ka dalë në sipërfaqe. Pas Këshillit të

Evropës në Strasburg, OSBE-ja është organizata e vetme ku të gjitha vendet kanë të drejta të barabarta. “OSBE nuk shihet si organizatë e njëanshme, siç është rasti i NATO-s apo BE-së”, mendon specialisti për OSBE Wolfgang Richter, nga Fondacioni për Shkencë dhe Politikë në Berlin. “Në OSBE janë të anëtarësuar të gjithë dhe kanë të drejta të barabarta.” Për dallim prej BE apo NATO-s, OSBEja ka dhe mekanizmat e duhur për të ndërmjetësuar në konflikte: “Ajo ka përvojë në menaxhimin e krizave”.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

sport

09.05.2014

17

Red Bull përmirësime në makinën e Vettel Red Bulli ka gati një shasi të re për makinën e Sebastian Vettel, që do të përshtatet më mirë me stilin e pilotimit të katër herë kampionit të Formulës 1 dhe që do e lejojë pilotin gjerman të ketë një rendiment të njëjtë me shokun e tij të skuadrës, Daniel Ricciardo. Australiani e ka mundur Vettelin në 3 nga 4 garat e para të këtij sezoni, duke vënë në pikëpyetje pozicionin si pilot i parë të gjermanit, një pozicion tërësisht të merituar pas 4 titujve kampion radhazi të fituara prej tij. “Vetteli ka nevojë për një pjesë

të pasme të qëndrueshme për shkak të stilit të tij të veçantë të pilotimit. Deri tani nuk e ka pasur, por do e ketë në Spanjë. Edhe Ricciardo do ketë një shasi të re, por jo përpara garës së Silverstonit”, konfirmoi Helmut Marko. Gjithashtu, pritet një zhvillim i madh në aspektin aerodinamik të dy makinave Red Bull, në mënyrë që të reduktohet distanca me makinat Mercedes dhe të fshihet rreziku i Ferrarit, që me Fernando Alonson la pas në garën e fundit Ricciardon dhe Vettelin.

Brazili (përfundimtare) Portë: Julio Cesar (Toronto FC), Jefferson (Botafogo), Victor (Atletico Mineiro) Mbrojtja: Dante (Bayern Munich), David Luiz (Chelsea), Henrique (Napoli), Thiago Silva (PSG), Daniel Alves (Barcelona), Maicon (Roma), Marcelo (Real Madrid), Maxwell (PSG) Mesfusha: Fernandinho (Manchester City), Hernanes (Inter Milan), Luiz Gustavo (Wolfsburg), Oscar (Chelsea), Paulinho (Tottenham), Ramires (Chelsea),William (Chelsea) Sulmi: Bernard (Shakhtar Donetsk), Fred (Fluminense), Hulk (Zenit SaintPetersburg), Jo (Atletico Mineiro), Neymar (Barcelona) Gjermania (Lista paraprake) Portierë: Manuel Neuer (Bayern Munich), Roman Weidenfeller (Borussia Dortmund), Ron-Robert Zieler (Hannover). Mbrojtës: Jerome Boateng (Bayern Munich), Erik Durm, Kevin Grosskreutz (të dy nga Borussia Dortmund), Benedikt Howedes (Schalke), Mats Hummels (Borussia Dortmund), Marcell Jansen (Hamburg), Philipp Lahm (Bayern Munich), Per Mertesacker (Arsenal), Shkodran Mustafi (Sampdoria), Marcel Schmelzer (Borussia Dortmund). Mesfushorë: Lars Bender (Bayer Leverkusen), Julian Draxler (Schalke), Mario Gotze (Bayern Munich), Leon Goretzka (Schalke), Andre Hahn (Augsburg), Sami Khedira (Real Madrid), Toni Kroos (Bayern Munich), Max Meyer (Schalke), Thomas Muller (Bayern Munich), Mesut Ozil (Arsenal), Marco Reus (Borussia Dortmund), Andre Schurrle (Chelsea), Bastian Schweinsteiger (Bayern Munich), Matthias Ginter (Freiburg). Sulmi: Kevin Volland (Hoffenheim), Lukas Podolski (Arsenal), Miroslav Klose (Lazio).

Nisin “ethet” e Botërorit, Gjermania dhe Brazili shpallin skuadrat Dy prej pretendentëve shpallën emrat e lojtarëve për Botërorin. Low i rezervon vetes një rimendim, 23-shja më 2 qershor. Jashtë, Kaka e Gomez. Një shqiptar në listën e gjermanëve Përgatiti Kevin Sinani

Gjermania dhe Brazili janë pretendentet e para që kanë shpallur edhe listat e futbollistëve për në Botëror. Filipe Skolari i ka rënë shkurt duke kaluar menjëherë te 23-shja që do i duhet në turne, ndërsa Joachim Low ka rezervuar të drejtën e një rimendimi duke thirrur 30 lojtarë, edhe pse së largu lexohet se 23-shja e tij do ketë pak surpriza pas lënies jashtë për shkak të dëmtimeve të Mario Gomez. Tekniku Luiz Felipe Scolari, që drejton ekipin e vendit mikpritës, ka publikuar të mërkurën listën pa shumë

surpriza me 23 futbollistët e grumbulluar. Portën e Brazilit edhe kësaj here do të vazhdojë ta mbrojë ish-portieri i Interit, Julio Ccesar. Në repartet e tjera të fushës Scolari nuk i ka zhgënjyer pritshmëritë dhe i vetmi vendim që mund të konsiderohet i vështirë për të, është lënia jashtë e yllit brazilian Ricardo Kaka, për t’u zëvendësuar nga mesfushori i Interit, Hernanes. Robinho dhe Ronaldinho, pavarësisht dëshirës së tyre të shprehur për t’u bërë pjesë e skuadrës, nuk e kanë bindur trajnerin brazilian me paraqitjet e tyre. Ekipi që do të luajë para tifozerisë së zjarrtë vendase ka një përbërje të dominuar nga Premier Liga dhe Chelsea që kanë edhe numrin më të madh të lojtarëve. Tre lojtarë luajnë në Brazil, ndërsa pjesa tjetër vijnë nga skuadrat e mëdha europiane, përjashto portierin e parë që tani luan në kampionatin kanadez dhe është një nga përfaqësuesit e paktë të këtij kampionati në Botëror. Brazili ndodhet në Grupin A

Futbollistët që dominojnë listën janë ata të Byern Munich dhe Borussia Dortmund, plot 13 dhe thuajse të ndarë në mënyrë të barabartë nëse merret në konsideratë që Goetze vetëm para një viti luante për Borussian.

së bashku me Kroacinë, Meksikën dhe Kamerunin. Gjigantët europianë të Gjermanisë kanë publikuar po ashtu listën paraprake me 30 lojtarë, mes të cilëve 23 do të përzgjidhen për të luajtur në Kupën e Botës. Futbollistët që dominojnë listën janë ata të Byern Munich dhe Borussia Dortmund, plot 13 dhe thuajse të ndarë në mënyrë të barabartë nëse merret në konsideratë që Goetze vetëm para një viti luante për Borussian. Trajneri Joachim Low ka vendosur që të lërë jashtë portierin Ter Stegen të sapotransferuar te Barcelona, mesfushorin me origjinë turke, Ilkay Gundogan të dëmtuar dhe sulmuesin e Fiorentinës, Mario Gomez. Në listën e publikuar të enjten nga trajneri gjerman ndodhet edhe një lojtar me origjinë shqiptare. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Sampdorias, Shkodran Mustafi. Nuk dihet ende nëse Mustafi do të udhëtojë apo jo drejt Brazilit për Kupën e Botës, pasi lista përfundimtare do të publikohet më

2 qershor, një ditë pas miqësores me Kamerunin. Tri herë fituesit e Kupës së Botës ndodhen në Grupin G së bashku me Portugalinë, Ganën dhe SHBA-në. Veç këtyre dy ekipeve edhe skuadra ballkanike e Bosnje-Hercegovinës ka publikuar listën paraprake me 24 lojtarë dhe deri më 2 qershor kur është edhe afati i fundit, trajneri Safe Susic duhet të vendosë se kush do të jetë lojtari që nuk do të udhëtojë me 23 shokët e tij drejt Brazilit. Ky është debutimi i parë për Bosnjën në një Kupë Bote që kur vendi shpalli pavarësinë nga ish-Jugosllavia në vitin 1992. Yjet e Bosnje-Hercegovinës në Brazil do të jenë mesfushori i Romës, Miralem Pjanic dhe sulmuesi i Manchester City, Edin Dzeko. Bosnja ndodhet në Grupin F bashkë me Argjentinën e Lionel Messit, Iranin dhe Nigerinë. Ndërkohë që dy skuadra të tjera që kanë publikuar listat me lojtarët që do të përzgjidhen për Botërorin 2014 janë Koreja e Jugut dhe Nigeria.

Forbes shpall listën me ekipet më të pasura Që prej herës së parë kur “Forbes” nisi rankimin e klubeve më të pasura në futboll një vit më parë, dy skuadrat spanjolle Real Madrid dhe Barcelona kanë qenë në krye të renditjes. Mediat kanë vënë theksin edhe te diferenca mes Realit dhe rivalit të tij në Ligën e Kampioneve, Atletico Madrid. Këta të fundit edhe pse më të varfër (vendi i 17) kanë lënë pas Realin në kampionat dhe nuk do jenë kockë e lehtë në finalen e 24 Majit në Lisbonë. Reali ka deklaruar një fitim prej 675 milionë dollarësh për sezonin 2012-‘14, ndërsa të ardhurat operative i kanë në 172 milionë dollarë; nga ana tjetër Atletico është shumë herë më poshtë në renditjen për nga gjendja financiare, teksa “Forbes” e klasifikon atë të 17-tin, me vlerën prej 328 milionë dollarësh. Për nga financat, Barcelona renditet në vendin e dytë me fitime që arrijnë deri në 627 milionë dollarë dhe me vlerën e klubit që është rritur me 23%, duke kapur shifrën e 3.2 miliardë dollarëve. Në vend të tretë renditet skuadra angleze e Manchester United, me fitimet që arrijnë deri në 551 milionë dollarë dhe vlerën e klubit, 2.81 miliardë dollarë. Në vendin e katërt ndodhen bavarezët e Bayern Munich, të cilët kanë arkëtuar gjatë sezonit të fundit 561 milionë dollarë dhe vlera e klubit arrin deri në 1.85 miliard dollarë. Pesë vendet e para për klubet më të pasura mbyllen nga Arsenali, i cili ka fituar sezonin e fundit 370 milionë dollarë dhe vlera e klubit llogaritet në 1.33 miliard dollarë.

Lista e plotë e 20 klubeve më të pasura në botë: 1) Real Madrid 2) Barcelona 3) Manchester United 4) Bayern Munich 5) Arsenal 6) Chelsea 7) Manchester City 8) Milan 9) Juventus 10) Liverpool 11) Borussia Dortmund 12) Schalke 04 13) Tottenham 14) Inter 15) PSG 16) Galatasary 17) Atletico Madrid 18) Hamburg 19) Roma 20) Napoli

675 milion$ fitime, 3.44 miliard$ vlera e klubit 627 milion$ fitime, 3.2 miliard$ vlera e klubit 551 milion$ fitime, 2.81 miliard$ vlera e klubit 561 milion$ fitime, 1.85 miliard$ vlera e klubit 370 milion$ fitime, 1.33 miliard$ vlera e klubit 394 milion$ fitime, 868 milion$ vlera e klubit 411 milion$ fitime, 863 milion$ vlera e klubit 343 milion$ fitime, 856 milion$ vlera e klubit 354 milion$ fitime, 850 milion$ vlera e klubit 313 milion$ fitime, 691 milion$ vlera e klubit 333 milion$ fitime, 600 milion$ vlera e klubit 258 milion$ fitime, 580 milion$ vlera e klubit 224 milion$ fitime, 514 milion$ vlera e klubit 219 milion$ fitime, 483 milion$ vlera e klubit 518 milion$ fitime, 415 milion$ vlera e klubit 204 milion$ fitime, 347 milion$ vlera e klubit 156 milion$ fitime, 328 milion$ vlera e klubit 176 milion$ fitime, 326 milion$ vlera e klubit 162 milion$ fitime, 307 milion$ vlera e klubit 156 milion$ fitime, 296 milion$ vlera e klubit


18

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

Në udhëtim për të takuar të gjithë shokët e Facebook

5

6

14

15

19

20

30

37 41

11

22

26

12

27

23

28

29

33

43

34

35

36

52

40

44

47

13 18

39

42

51

10

17

38

46

9

16

32

31

8

21

25

24

7

45

48

49

53

50

54

Koha e fillimit ____:____

55

57

56

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

Koha e mbarimit ____:____

58

Horizontalisht

1. Degë e njomë, lastar. 7. Thënie me fuqi shprehëse. 14. Postë Policie. 15. Qenie fantastike e mitologjisë popullore, që përfytyrohej si një përbindësh i ngjashëm me kuçedrën. 17. Perëndia greke e dashurisë. 19. Lloj lënde plastike që përdoret për të bërë sende shtëpiake. 21. Kult fetar. 22. Fat, mbarësi. 24. Simboli kimik i galiumit. 25. Morali i një grupi shoqëror. 27. Hekur në Angli. 29. Njësia monetare (mbrapsht). 30. Përemër dëftor. 32. Dukuri që përhapet shpejt në një masë të madhe njerëzish. 34. Pacino, aktor i kinemasë amerikane. 36. Trupat Amerikane. 37. Rregullimi i një pune ashtu si duhet. 39. Lëshimi që i bëhet dikujt për një gabim të bërë. 41. Markë veshje sportive (mbrapsht). 43. Lloj lëvizje në shah. 45. Shkoi. 46. Ngjaj me dikë a me diçka tjetër. 48. Njësi për matjen e gjatësisë. 51. Simboli kimik i argonit. 52. Lloj lënde plasëse. 54. Vozë e madhe druri, me fund të gjerë që përdoret për të mbajtur bulmet. 56. George, ish-boksier i njohur amerikan. 57. Shqetësim që ndjejmë për dikë që është larg. 58. Pastroj me ujë e me sapun.

1. Anije e shpejtë luftarake 2. Kryeqyteti i Marokut. 3. Hajde. 4. Vegël që e përdorin muratorët për të mbajtur drejtimin e qosheve të murit. 5. Përputhje e plotë e anëve të ndryshme. 6. Lëndë Speciale. 7. Kafshë e egër. 8. Të ardhurat në para që merr dikush për një punë të kryer. 9. Pasthirrmë. 10. Jean, aktor i kinemasë franceze. 11. Deda i humorit. 12. Zog i egër grabitqar. 13. Tapet njëngjyrësh. 16. Fjala që u mban prifti besimtarëve në kishë për t'u shpjeguar fenë. 18. Të fala, përshëndetje. 20. Veti dalluese të karakterit të dikujt. 23. I zbërthyer e i shkoqitur në imtësi. 26. Njeri i aftë të shpjegojë ëndrrat. 28. Zgjatja e rregullt e lëvizjeve të një valleje, që përputhet me muzikën. 31. Duraku, Hero. 33. Procesi i veshjes së enëve me vernik. 35. Femra e koranit. 38. Elektrodë e polit pozitiv në një burim rryme elektrike. 40. I thonë ndryshe rrugor. 42. Lule në letrat e bixhozit. 44. Koha kur lind dielli e derisa perëndon. 47. Minder i ulët për të ndenjur. 49. Organizatë terroriste. 50. Përemër pronor. 51. I ka çdo kafe në mes. 53. Merre!. 55. U rrëzua.

3

3 1

8

6 5

2

9

9

7

3

5

5

7

6

8 7

9

1

2 1

4

3 2

7 2

2

5

2

4

3

1 8 4

2

3

7

1

9 8

7

7

8

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Edhe pse nuk do keni aspak debate dhe mosmarrëveshje ne çift gjate kësaj dite, serish nuk do ndiheni aq te kënaqur sa do dëshironit. Beqaret duhet te tregohen me te disponueshëm ndaj ftesave qe do iu bëhen sepse vetëm ne këtë mënyrë do mund te ndryshojnë status. Ne planin financiar priten ndryshime pozitive te situatës.

Jeta juaj ne çift do jete e mbrojtur nga çdo e keqe gjate kësaj dite. Do merreni vesh mire me atë qe keni ne krah dhe do merrni se bashku vendime. Beqaret do bëjnë mire te qëndrojnë me këmbë ne toke dhe te mos iu besojnë te gjitha lajkave te të tjerëve. Nëse e menaxhoni me kujdes buxhetin, situata financiare do jete mjaft e qëndrueshme.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Tregohuni te sinqerte me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe mos tregojini atij çdo gjë qe ndjeni. Veten ne këtë mënyrë do mund te ruani ekuilibrin ne çift. Beqaret nuk duhet te marrin vendime pa qene te sigurte se me cilët persona kane te bëjnë. Sektori i financave pritet te ketë goxha përmirësime. Do ndiheni me te sigurte kur te kryeni çdo lloj shpenzimi.

Do i shtoni dozat e fantazisë ne çift gjate kësaj dite dhe do përjetoni ndjesi te reja pranë personit qe dashuroni. vazhdoni ne këtë rrjedhe. Beqaret do realizojnë disa takime aspak interesante, madje disa mund te jene edhe te mërzitshme. Gjendja e te ardhurave nuk është aq e mire sa duhet kështu qe absolutisht nuk duhet te luani me zjarrin.

Vertikalisht

Sudoku | nivel mesatar 9

Prej shokut të fëmijërisë e deri të ai personi nga puna, të cilin nuk e njohim mirë, të gjithë kemi histori të ndryshme më shokët në Facebook. Nëse dikush na shton si shokë në listën e tyre, mund të mos i pranojmë, por ka edhe raste kur për një kohë të gjatë nuk flasim me ndonjë shok, e heqim nga lista e shokëve. E shokët ka vendosur të mos i shlyej Mikel McLaughlin, por të takohet me të gjithë ata personalisht. Megjithëse nuk i njeh fare, burri 35 vjeç dëshiron të dijë edhe nga ata, se pse e kanë shtuar si mik, ç’farë kanë të përbashkët dhe a mund të bëhen shokë edhe në jetën e përditshme. “Dua të di se përse me kanë shtuar dhe pse qëndrojnë të jenë shokë me mua, personat e panjohur” ka thënë McLaughlin, që e ka filluar këtë aventurë më 1 prill. Të gjithë përvojën e tij, me 377 shokët në Facebook, ai ka thënë se do ta dokumentoj dhe të shfaqë për publikun.

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

6 7

1

9

2

4

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

LUANI (23/VII-22/VIII)

Pasioni do rindizet sot ne jetën tuaj ne çift dhe jeta juaj ne çift do jete me e bukur se me pare. Edhe pse shume te tjerë do iu joshin dhe do mundohen t’iu bëjnë për vete nuk do ia arrijnë dot. Beqaret do jene te turpshëm dhe nuk do mund te bëjnë atë qe duan. Ne planin financiar tregohuni te arsyeshëm dhe mos kryeni shpenzime ekstravagante.

PESHORJA (23/IX-22/X)

5 7 0 1

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

7

Dite mjaft e qëndrueshme dhe pa asnjë problem kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjithçka do shkoje sipas parashikimeve, kështu qe nuk duhet absolutisht te shqetësoheni. Beqaret do kenë një dite te mbudhur me surpriza te këndshme. Shfrytëzojeni çdo çast. Ne planin financiar do jete Jupiteri i cili do iu ndihmoje te zgjidhni te gjitha problemet financiare.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 201, 226, 499, 528, 701, 881, 883, 896. Numra me 4 shifra: 0265, 2220, 2314, 2551, 3842, 4844, 5224, 9653. Numra me 5 shifra: 01845, 11212, 20149, 22214, 22402,

24521, 29511, 30921, 31216, 35592, 51514, 52102, 73210, 82041, 85415, 93114. Numra me 6 shifra: 144445, 147122, 161661, 184722, 204513, 242092, 251699, 283071, 321041, 326985, 509030, 521033, 541922, 596320, 916062, 932000.

Do njihni një ane tjetër te partnerit tuaj sot e cila do iu pëlqejë jashtë mase. Do ndiheni krenare për te dhe do e dashuroni edhe me tepër. Beqaret, edhe pse nuk e presin, sot do realizojnë takime mbresëlënëse. Përfitoni dhe njihuni sa me mire me ata persona. Gjendja financiare fatmirësisht do jete e qëndrueshme. Nuk do keni asnjë problem sado te vogël.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Reflektoni mire sot nëse partneri ju kërkon te merrni vendime te rëndësishme sepse me vone nuk do këtë me rikthim pas. Beqareve do iu ndryshoje ekzistenca fate një takimi te mrekullueshëm qe do realizojnë. Sektori i financave do ketë përmirësime te vogla, por te domosdoshme ne këtë periudhe ne te cilën jeni.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Do kuptoheni me se miri sot me partnerin tuaj dhe nuk do kërkoni shume nga partneri kur e dini qe ai ka edhe angazhime te tjera. Për këtë arsye ai do iu vlerësoje edhe me tepër. Beqaret me shume gjasa do fillojnë një histori dashurie si neper romanet me te bukur. Ne planin financiar nuk duhet te alarmoheni nëse ju del ndonjë problem i vogël.

AKREPI (22/X-21/XII)

Për sa iu përket çështjeve te zemrës, duhet thënë se dita do jete pozitive. Do ruani një komunikim te mire me partnerin tuaj dhe do kuptoheni për çdo gjë. Beqaret do jene shume te shpërqendruar dhe nuk do e dine as vete se çfarë duan. Te ardhurat fatmirësisht nuk do kenë probleme. Gjithsesi yjet këshillojnë te shpenzoni me shume kujdes.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Kjo e sotmja do jete shume e veçante për ata qe janë ne një lidhje. Priten surpriza te njëpasnjëshme dhe kënaqësi te paimagjinueshme. Beqaret do joshen nga persona me te mëdhenj, por me një bote fantastike. Mos e humbni mundësinë për t’i njohur me mire. Problemet e vogla financiare qe keni mund t’i zgjidhni me qetësi dhe pa u nxituar.

PESHQIT (20/II-19/III) Fale përkrahjes qe do iu japë Merkuri ju do e ruani ekuilibrin, bashkëpunimin dhe harmoninë ne çift gjate kësaj dite. Nuk do ketë me as debate dhe as konflikte. Beqaret do jene gati për te filluar histori dashurie me persona qe kane kohe qe i joshin. Nga ana tjetër mos kërkoni te pasuroheni shpejt dhe me mënyra ilegale.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

09.05.2014

Viti

19

Jeta nuk është një problem për t’u zgjidhur, por një realitet për t’u provuar. - Soren Kierkegaard

1003 p.e.r

Davidi bëhet mbret i Izraelit Pasi Filistinët mundën Izraelin, duke vrarë si Saulin, mbretin e parë të Izraelit, dhe të birin Jonathan, Davidi u shpall mbret në rajonin prej nga kishte edhe origjinën Judea. Më pas ai pushtoi qytetin e Jerusalemit dhe e bëri kryeqytet duke zhvendosur atje edhe Arkën e 10 Urdhëresave. Përgjatë viteve vijuese ai e shtriu pushtetin e Izraelit në veri drejt Sirisë, duke bashkuar mbretëritë e Izraelit dhe Judeas. Si bari riosh, Davidi kishte vrarë Goliathin. Davidi ishte futur në shtëpinë e Saulit ku zuri miqësi me Jonathanin, por u përzu nga Mbreti gjithnjë e më i papërmbajtshëm. Davidi u bë mercenar i

Filistinëve, megjithëse e shmangu betejën ku Filistinët vranë Saulin. Pavarësisht dobësive njerëzore, Davidi paraqitet në Bibël si monark me përcaktim hyjnor, aktet ushtarake dhe politike të të cilit - po aq sa edhe veprimtaritë e tij shpirtërore (thuhet se ai ka hartuar shumë prej psalmeve) janë shprehje të reagimit të tij nda vullnetit të Zotit. I biri i tij, Solomoni zgjeroi ndikimin e Izraelit në mbarë Lindjen e Mesme. Hebrenjtë besonin se mbretërit e Izraelit dhe Mesia do të rridhnin nga pasardhësit e Davidit. Ai mban një vend të rëndësishëm në traditat hebraike, kristiane dhe mysli-

mane. Jashtë Biblës ka shumë pak të dhëna solide historike për ekzistencën e Davidit. “Dera e Davidit” përmendet në një tekst aramaik, që daton diku nga viti 850 p.e.r. dhe në vitin 2005 një arkeolog zbuloi disa rrënoja në Jerusalem, për të cilat pretendonte se ishin të pallatit të Davidit, megjithëse kjo është kundërshtuar nga akademikë të tjerë. Historianët ende debatojnë rreth asaj nëse Judea e Epokës së Bronzit kishte gjasa të formonte mbretëri kaq të unifikuara siç paraqiten në rrëfimet e Biblës, të cilat ka mundësi të jenë shkruar diku nga fundi i shekullit VII p.e.r.

Blitz

Flickr

1:2 Proporcioni i fëmijëve amerikanë në raport me macet dhe qentë.

23

Numri mesatar i postierëve që kafshohen nga qentë çdo ditë.

2956

Qen prerie të qëlluar në Top Dog World Championship Prairie Dog Shoot, mbajtur në Nucla të shtetit amerikan të Colorado-s korrikun e shkuar.

20

USD çmimi i “Video Dog”, një kasetë që ofron ‘përvojën e të paturit të një kafshe shtëpiake pa rrëmujën dhe telashet”.

Foto: brave lemming Titulli: Into the Wild, Albania

Fytyra e terrorit. Kush është lideri i “Boko Haram” Ai është Fytyra e Terrorit. Një lider i pamëshirshëm me një ideologji të çmendur. Dhe arkitekti sadist i një fushate masakrash dhe histerie. Megjithatë, shumë pak gjëra dihen për Abubakar Shekaun, lideri i Boko Haramit. Ai vepron në hije, duke lënë vartësit që të orkestrojnë urdhrat e neveritshëm që jep. Rishfaqet herë pas here me mesazhe të filmuar për të vënë në lojë pafuqinë e ushtrisë nigeriane. Dhe përdor fenë e tij për të rekrutuar ata që magjepsen pas kauzës së tij. Ai u lind në fshatin Shekau në kufi me Nigerin. Ka studiuar i ndjekur nga një klerik dhe më pas ka vazhduar kolegjin e shtetit Borno për Studime Ligjore dhe Islamike si dhe studime të larta për Islamin. Për këtë arsye njihet edhe si “Darul Tawheed”, që përkthehet ekspert i monoteizmit, apo unicitetit të Allahut. Ai flet rrjedhshëm disa gjuhë: Hausa, Fulani, Kanuri dhe arabisht. Por anglishtja nuk është njëra prej tyre. Në fund të fundit, ai udhëheq një grup që refuzon gjithçka perëndimore. Mosha e tij është e panjohur. Vlerësimet variojnë nga 38 në 49 vjeç. Në të dhënat e Departamentit të Shtetit të SHBA, ditëlindja e tij është shënuar 1965, 1969 dhe 1975. Analistët e përshkruajnë Shekaun si vetmitar dhe mjeshtër i maskimit. Nuk u flet direkt pjesëtarëve, duke zgjed-

gazetamapo@gmail.com

hur të komunikojë vetëm përmes një grushti të besuarish. Përdor shumë nofka: Abu Bakr Skikwa, Imam Abu Bakr Shiku dhe Abu Muhammad Abu Bakr Bin Muhammad Al Shakwi Al Muslimi Bishku, mes të tjerave. Boko Haram u themelua nga Mohammed Yusuf, një klerik karizmatik dhe i arsimuar që ngiste një Mercedes, ndërkohë që bënte përpjekje për krijimin e një shteti të pastër Islamik në Nigeri. Nuk ishte shumë i zoti si lider dhe e kishte shumë të vështirë të mbante nën kontroll numrin 2 të organizatës. Shekau ishte më radikal dhe kishte projekte më të mëdhenj. Mohammed Yusuf u vra gjatë një aksioni policor në vitin 2009, bashkë me 700 ndjekës të tij. Drejtimin e mori Shekau. Ai u betua të hakmerret dhe grupi i tij nuk ka kursyer askënd: punëtorë të qeverisë, policë, gazetarë, fshatarë, studentë dhe të krishterë. Human Rights Watch vlerëson se në pesë vitet e fundit, janë vrarë mbi 3000 vetë. Ushtria nigeriane e ka shpallur disa herë të vdekur, por më pas ka tërhequr deklaratat e veta pasi ai është shfaqur në videomesazhe bindës. Në fakt, pothuajse e kapën në shtator 2012 kur kryen një aksion në shtëpinë e tij, aty ku ishte kthyer tinëz për të marrë pjesë në ceremoninë e vënies së emrit të fëmijës 6-ditësh, sipas International

Crisis Group. Arriti të largohet me vetëm një plumb në këmbë. E shoqja dhe tre fëmijë u morën prej ushtrisë. Verilindja, zona ku Boko Haram ka qenë më aktive është në depresion ekonomik dhe ndër rajonet më pak të arsimuara të Nigerisë. Shekau ka bërë një punë të mirë duke bindur banorët se pushteti në Abuja është i korruptuar dhe një sistem më i mirë qeverisjeje do të ishte vënia në zbatim e Ligjit të Sharias në të gjithë Nigerinë. Dhe premtimi i tij, bashkë me një armë dhe një lejë për të plaçkitur, ka qenë joshës për mijëra të rinj. Fushata e rëndë qeveritare, por pa objektivë të qartë, vetëm sa ka ndihmuar pë shtuar numrin e anëtarëve të Boko Haram. Komisioni i të Drejtave të Njeriut në Nigeri akuzoi vitin e kaluar ushtrinë për vrasje arbitrare, tortura dhe përdhunime në fushatën e saj kundër grupit. Kjo gjë ka bërë një territor pjellor për Boko Haramin. Nuk ka ende prova bindëse që Boko Haram ka ambicie përtej Nigerisë. Por fushata e saj e terrorit është shtrirë në pjesët e largëta të Kamerunit dhe duket se ka lidhje joformale me grupe militantësh islamikë në Mali dhe në Niger. Në maj 2013, nëpërmjet një videomesazhi Shekau deklaroi se do të fillonte të rrëmbente

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

vajza të reja. Rrëmbimet, tha ai do të ishin hakmarrje ndaj forcave nigeriane të sigurisë, që rrëmbejnë bashkëshortet dhe fëmijët e anëtarëve të grupit. Ngjarja më e tmerrshme ndodhi muajin që kaloi kur grupi rrëmbeu 276 vajza nga një shkollë vetëm për femra. “Unë rrëmbeva vajzat tuaja”, tha ai me një buzëqeshje të frikshme në një videomesazh të ri që u shfaq këtë javë. “Ka një treg për shitjen e qenieve njerëzore. Allahu thotë që duhet të shes. Ai më komandon të shes”. Shekau ka qenë në radarin e zyrtarëve amerikanë që kur mori drejtimin në vitin 2009. Në qershor të vitit që kaloi, SHBA vendosi një shpërblim për kokën e tij, duke ofruar shpërblim 7 milionë dollarë për informacione që çojnë në gjetjen e vendndodhjes së liderit të Boko Haramit. Sepse, thotë korrespondentja ndërkombëtare e CNN, Christiane Amanpour: “Ka patur për vite të tërë një shpërblim për kokën e liderit afrikan të militantëve Joseph Kony. Edhe me videon “Stop Kony” që u përhap me shpejtësi të jashtëzakonshme, asgjë nuk ka ndodhur dhe për të kapur Joseph Konyn, edhe pse është e vetmja gjë në Afrikë ku SHBA ka angazhuar trupa dhe spiunazh. Osama bin Ladeni nuk u kap prej shpërblimit 25 milionë dollarësh…”. *Sipas CNN

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


20 09.05.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama Për më shumë informacion, ju lutem na kontaktoni: Shoqëria Administruese e Fondit të Pensionit SiCRED sh.a. Adresa: Rr."Brigada VIII", Vila Nr.3/1, Tiranë tel.: +355 44538674 e-mail: pensions@sicred.com.al web: www.sicred-pensions.com.al Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a.: Adresa:Rr. "Brigada VIII", Vila Nr.3/1, Tiranë tel.: +355 4 22 37 549 e-mail: contact@sicred.com.al web: www.sicred.com.al

Të gjithë anëtarët e Fondit të Pensionit Vullnetar “SiCRED Pensions” përfitojnë FALAS: Sigurimin e Jetës Zbritje deri në 40% në shërbimet mjekësore! Oferta është e vlefshme deri në 31 Gusht 2014! Mjafton të jeni anëtar apo të anëtarësoheni tani në fondin e pensionit vullnetar “SiCRED Pensions” dhe përveç shërbimeve profesionale të ofruara nga SiCRED Pensions, ju përfitoni FALAS nga SiCRED: • Sigurimin e jetës • Ulje deri në 40% në klinikat dhe spitalet e rrjetit mjekësor SiCRED

Për të përfituar sigurimin tuaj, si dhe zbritjet në rrjetin mjekësor, paraqituni sa më shpejt në degën më të afërt të SiCRED.

09 maj mapo ok (1)  

Gazeta Mapo, e përditshme, e pavarur, shqip, lajme, tirana, shqiptare, politika, berisha, rama

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you