Issuu on Google+

Ide/debat/esse

mapo libri

investigimi

Jetimët që Shqipëria nuk i mbron dot

Peregrinus

Nobelistët, Kujtimet nga Shqipëria

Histori të fëmijëve të braktisur, të rrugës apo jetimëve të rritur që mbeten të paintegruar. Rastet e dhunës dhe dramat që shërbimet sociale nuk arrijnë Faqe 12-13 t’i shërojnë

Dom Gjergj Meta

Idi, essi,uni Ylli pango

hylli i dritës

Një grusht qershia Berati për Orhan Pamukun dhe një shishe raki për kandidatin e Nobel-it, Jonathan Franzen, janë disa nga kujtimet që sjell botuesja Flutura Açka me shkrimtarët më të njohur të letërsisë së huaj Faqe 21

Ardian Ndreca

single & the city Iva tiço

E shtunë-diel 9-10 mars 2013

Themelues henri Çili- Kryeredaktor Arion Sulo - Numër 852. Viti iV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Debati i pamundur

Kryetari i opozitës thyen bllokadën me mediat oponente, duke e zgjatuar fushatën e tij edhe në territorin “armik”. Kryeministri Berisha refuzon prej janarit 2012 ftesat për intervista televizive. Si ka ndryshuar raporti i liderëve me ekranet dhe pse një debat Rama-Berisha konsiderohet mision i pamundur, edhe në këtë fushatë zgjedhjesh. Flasin moderatorët Blendi Fevziu, Rudina Xhunga, Artur Zheji, Ilva Tare dhe Çim Peka

intervista e javës

editorial

profil

dilema zhvillimi

Pse televizioni nuk do të ndihmojë askënd në këto zgjedhje…

ILIRIAN CELIBASHI, Formula e Pagëzimit… si Socialist

Dilema e vështirë: taksë e sheshtë apo progresive?

henri Çili

Zogaj: Opozita ka erën në favor, aleanca me LSI s’duhet diskutuar më Koordinatori i koalicionit opozitar shprehet se aleatët duhet të jenë në listat e PS. Pse diskutimi në PS për aleancë parazgjedhore me LSI është jo elektoral, dhe parashikimi se “Meta” s’do të ikë asnjëherë nga qeveria. Këshilla për sjelljen e opozitës deri më 23 qershor përballë politikanit të regjur Berisha Faqe 10-11

alfred lela

Faqe 3

ADRIAN CIVICI

Faqe 31

përtej privatësisë

personazh

Odeta me ngjyrë flokësh fëmije

Martesë? Viol Xhafaj voton kundër

Është një nga gjërat që ka ruajtur që nga fëmijëria. E kaluar në Shkodër. Pastaj kanë ardhur vitet e studimit, në fillim në Zvicër, majë një kodre, nga shihte malet me borë... Tashmë Odeta Barbullushi është pedagoge dhe zv.rektore për kërkimin shkencor në UET. Dhe ndan me ne pjesëza të këtyre viteve... Faqe 18

aktualitet

Reforma, Tafaj: Financimi i arsimit të lartë do të ndryshojë Sipas projektit, financimet do t’i jepen studentit dhe ai mund të zgjedhë universitetin privat ose publik Faqe 6

Gazetarja dhe folësja e ABC News nuk ka asgjë kundër lidhjeve të qëndrueshme e të lumtura. Madje i konsideron me fat njerëzit që i kanë. Prandaj nuk sheh asgjë të keqe në urimin “me një fat të mirë”. Ka vetëm problemin e gjyshes, e cila e do të martuar dhe i kishte vënë afatin e fundit në datëlindjen e 28-të, që e kishte më 15 tetor Faqe 19

Faqe 26


CMYK

IV 28.02.2013 2

Gazeta MaPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA E shtunĂŤ - e diel, 9-10 mars 2013

www.mapo.al


3

E shtunë - e diel, 9-10 mars 2013 www.mapo.al

Dosje

Fëmijët që Shqipëria nuk i mbron dot Nga Vladimir Karaj dhe Leonard Bakillari

aktualitet

është krijuar ideja se...

Ide / agora

Pse televizioni nuk do të ndihmojë askënd në këto zgjedhje…

KQZ, në fletën e votimit vetëm 42 parti, drejt dështimit projekti i Fierit

Reforma, Tafaj: Financimi i arsimit të lartë do të ndryshojë

Fejzi Braushi

Ju nuk e njihni Ilian. Shokët e mi të shkollës së mesme në rast se e lexojnë këtë shkrim, sidoqoftë do të vënë buzët në gaz, ata dhe shumë breza para e pas tyre e kanë pasur shok dhome jetimin, historia e të cilit është fundi i një zinxhiri të dështuar të kujdesit për fëmijët e braktisur në Shqipëri. Nuk njihni as Marselin, jetimin e abuzuar në qendrën “Fëmijët e tij”, i cili sot bredh korridoreve të zyrave të Shërbimit Social Shtetëror...

Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, ka lançuar strategjinë për arsimin e lartë, ku një ndër pikat e saj është reforma e financimit të universiteteve publike dhe private me fondet publike. Ministri Tafaj tha se financimi i arsimit të lartë do të ndryshoje. Fondet publike do t’i jepen studentit dhe ai mund të zgjedhë universitetin privat ose publik.  Kjo formë financimi e paraqitur në këtë draft strategji parashikon financim publik për studentin, plus tarifën e shkollimit....

> Hylli i Dritës

> Përtej privatësisë

> Single& the city

Absurditete gazetareske

Martesë? Viol Xhafaj voton kundër

Dhe sekreti është… indiferenca Iva Tiço

Projekti pilot i numërimit elektronik të votave në qarkun e Fierit rrezikon seriozisht të dështojë. Shkak është bërë numri i madh i partive politike që ekzistojnë në vendin tonë dhe që potencialisht mund të jenë dhe subjekte konkurruese në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 23 qershorit. Kështu dje gjatë mbledhjes së radhës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar ...

Henri çili

> Foto file Vallja e të burgosurave. 8 marsi festohet edhe në burgun e grave në Tiranë

> Peregrinus LGBT dhe dashuria e frytshme

9-10 03 2013

> Planeti single Odeta me ngjyrë flokësh fëmije

dosja mapo

Debati i pamundur Berisha-Rama Në kërkim të mandatit të pestë si kryeministër, Silvio Berluskoni e zhvendosi betejën në një territor “armik”: në studion e Michele Santoros, kundërshtar i ethshëm i tij. I sprovuar me median, Berluskoni e kishte të qartë se për të ngushtuar hendekun me të majtën, i duhej të bënte një akt “win-win”, përballë një gazetari që kishte ndërtuar karrierë me kritikat kundër tij. Rezultati qe i menjëhershëm: kurba në sondazhe u rrit me disa pikë brenda një nate. Në ven-

10 politikë

Rebelë sirianë duke luftuar me forcat qeveritare në afërsi të aeroportit të Alepos në Siri. Siria është përfshirë në një konflikt të ashpër që po vazhdon prej gati 2 vjetësh. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara viktimat e shkaktuara nga kjo luftë janë rreth 70.000 veta.

GAZETA

MAPO info@mapo.al cel: 068 20 20 5555477 Gazetamapo@gmail.com cel: 068 477

din përballë, në tonin pra, fushata e këtyre zgjedhjeve konsiderohet gjithashtu përcaktuese për fatet politike të Sali Berishës dhe Edi Ramës. Por ndryshe nga ç’pritej, është Rama ai që ka përqafuar njëfarësoj “terapinë e shokut” të Berluskonit dhe jo Kryeministri, i cili synon mandatin e tretë radhazi në zgjedhjet e 23 qershorit. Lideri i opozitës e ka përmbyllur tashmë raundin e parë të intervistave në studiot televizive, të bojkotuara gjatë prej tij...

Faqe 8-9

Zogaj: Opozita ka erën në favor, por ulja e ritmit mund të ketë pasoja TIRANË Një ndër themeluesit e Partisë Demokratike, por që m ë t o n n ë k a mp i n opozitar, Preç Zogaj, shprehet se Edi Rama duhet të vendosë shpejt se çfarë do të bëjë me aleatët opozitarë. Përfshirja e figurave opozitare më të spikatura në listën e përbashkët të PS-së, për Zogajn, është sa elektorale aq edhe politike dhe etike njëherësh. Në një intervistë për gazetën “Mapo”, Preç Zogaj lëshon ndonjë shpotitje për Edi

Ramën. teksa komenton situatën e mjergullt që është krijuar në PS lidhur me listat e kandidatëve për deputet. “…Deputetë shumë të njohur shihen të vinë vërdallë, pa e ditur se çfarë ka rezervuar për ta shija e liderit dhe loja e forcave në dhomën e sekreteve. Nuk ka dyshim se fuqizimi në këtë masë i numrit një është produkt edhe i sistemit elektoral” shprehet Zogaj, disi i pezmatuar. Ai është i mendimit se ideja ...

Themelues: Henri Çili Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani.

Email: v_perleka@yahoo.com Vera_perleka@hotmail.com

Në pamje të parë duket paradoksale që në një fushatë elektorale, në një epokë të komunikimit integral, të thuash se ‘televizioni nuk do ndihmojë askënd në këto zgjedhje’, kur emisionet politike janë shumëfishuar, gara për fashën 20.30 deri në 23.00 është bërë më e ethshme se kurrë, kur drejt emisioneve politike apo të aktualitetit janë investuar gazetarët më me emër dhe më ambiciozë të peizazhit audiovizual shqiptar. Pse, pra, në këto zgjedhje, televizioni nuk do të ndihmojë dot askënd? Përballja e kësaj radhe Rama-Berisha, e dy prej armiqve shumë të hershëm e të pandërprerë politikë, ka së paku dy specifika, të cilat në thelb duket se ‘do të nxjerrin jashtë loje’ forumet televizive, edhe pse emisionet politike televizive në Shqipëri meritojnë të quhen realisht jo thjesht Dhoma e dytë e Parlamentit shqiptar, por Parlamenti i vërtetë shqiptar. Arsyeja kryesore pse televizionet nuk do ndihnin dot në këtë fushatë as Ramën e as Berishën ka të bëjë me faktin që thellësia e problemeve që ka vendi, udhëkryqi ku ai ndodhet, sidomos ÇËSHTJA E MADHE EKONOMIKE DHE E ZHVILLIMIT, janë të një përmase e një rëndësie të tillë që do ta zhvendosin vëmendjen e zgjedhësve nga forma te përmbajtja. Që do të thotë: bindja do të krijohet jo si shije, pra jo si formë, por si përmbajtje, si zgjidhje, si alternativë. Sfida e Berishës në këtë pikëpamje nuk është më të dalë bukur, të vishet casual, apo të këndojë ndonjë këngë, por të afrontojë thelbësisht problemin e madh ekonomik që ka Shqipëria në fund të një cikli ekonomik 20 e ca vjeçar, dhe në moshën e një krize ekonomike, të rajonit, fqinjëve apo Perëndimit mbarë. Shkurt, a do t’ua ndërtojë dot ai utopinë e re shqiptarëve në këto kushte? Në këto kushte, ndoshta dhe ai e kupton që më shumë sesa për pyetje ‘të ëmbla’ te Fevziu, pyetje ‘të tharta’ te Balla, pyetje ‘të thella’ te Zheji, pyetje ‘elegante’ te Tare, pyetje ‘lëmuese’ te Xhunga, për pyetje ‘konforme’ te Babaramo, apo pyetje ‘pikante’ te Peka; ai ndoshta ka nevojë të konceptojë këtë përmbajtje të re. Ndaj nuk është çudi se pse Berisha po heziton të dalë në ekrane, po heziton të frekuentojë të njëjtat sallone si deri tani, duke iu drejtuar vetëm medias sociale apo masave. Ka shumë të ngjarë që, ndryshe nga më parë, të jetë i pranishëm te të gjithë. Sepse, në thelb, e kupton se për shqiptarët kësaj radhe nuk ka rëndësi sesi del në ekrane, se ku del e ku nuk del, por çfarë do të thotë për shqiptarët, duke u kërkuar atyre mandatin e tretë dhe historinë njëkohësisht. Për Edi Ramën, i cili po sillet tipikisht me entuziazmin dhe tolerancën e atij që shpreson fort për të ardhur në pushtet, përsëri nuk është televizioni ai që do ta bëjë diferencën kësaj radhe. Ndaj ai ka thyer disa barriera: ka rishkelur në ato studio ku nuk ishte familjar këto vite, dhe është duke kërkuar territore të reja audience dhe bindjeje. Por, në thelb, shqiptarët e njohin Ramën si performant i imazhit televiziv, ndaj ata me insistim i kërkojnë atij diçka ndryshe: përmbajtje dhe madje të thellë. Kjo është arsyeja kryesore pse Rama kësaj radhe i është futur në njëfarë mënyre një programi politik. Kur deri më tani politika e tij zhvillohej në sferën e shijeve dhe misionarizmit. Prandaj ai i është futur taksave, administratës, shifrave dhe të tjerave si këto kategori, pavarësisht sesa po ia del, apo po ngatërrohet nëpër to. Duke shkuar te të gjithë, në fakt, Rama po e kërkon thelbin e betejës së tij gjetkë; jo në ekrane. Sepse, këto zgjedhje zhvillohen në horizontin e paqartësisë, të mosbesimit dhe të pasigurisë, ku shqiptarët, të privuar nga ëndërrimi, të paktën, duan të mos rrezikojnë. Më mirë se ne gazetarët, më mirë se të gjithë kolegët tanë, këtë e kanë kuptuar Rama dhe Berisha. Ndaj media kësaj radhe, as i bën dot fitues e as i bën dot humbës.


4

E shtunë - e diel, 9-10 mars 2013

Vendimi

www.mapo.al

Partia Socialiste depozitoi më 13 shkurt kërkesën nëpërmjet së cilës kërkoi që të shfuqizohet vendimi i Kuvendit për ndarjen e 140 mandateve të deputetëve sipas skemës së përdorur më 2009-n

Ndarja e mandateve, Kushtetuesja rrëzon PS Me 6 vota kundër dhe 2 vota pro, Gjykata Kushtetuese ka vendosur të mos pranojë kërkesën e një grupi deputetësh socialistë për të rrëzuar vendimin e Kuvendit për ndarjen e mandateve. Shkak, moslegjitimimi i kërkuesit. Pro kërkesës janë shprehur kryetari Bashkim Dede dhe anëtari Sokol Berberi

K

a marrë fund debati mbi ndarjen e mandateve të deputetëve për zgjedhjet parlamentare të qershorit të ardhshëm. Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar dje me 6 vota kundër dhe 2 pro kërkesën e një grupi deputetësh socialistë për të shpallur antikushtetues vendimin e Kuvendit për të ndarë mandatet sipas të dhënave të popullsisë të vitit 2008. Vendimi është marrë në një mbledhje të 8 anëtarëve që janë në detyrë (Petrit Plloçi ka dhënë dorëheq jen, pasi i mbaroi mandati), ku është gjykuar mbi bazë dokumentacioni lidhur me legjitimimin e kërkuesit dhe kushtetutshmërinë e kërkesës, para se ajo të kalohej për shqyrtim në seancë plenare. Kështu mësohet se anëtarët e Gjykatës janë ndarë në vlerësimet e tyre dhe 6 prej tyre kanë kërkuar që kërkesa të rrëzohet, pasi kërkuesi, pra 1/5 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë nuk legjitimoheshin për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese për një çështje të tillë, pasi bëhet në bazë të Kushtetutës, kësaj gjykate mund t’i drejtohesh për akte që kanë fuqinë e ligjit dhe për vetë Kushtetutën dhe jo për akte të brendshme të vetë Kuvendit. Gjithashtu mësohet se gjashtëshja e gjyqtarëve kundërshtues kanë argumentuar se subjekti kërkues, në këtë rast deputetët e Partisë Socialiste, përsa kohë bëhet fjalë për një akt nënligjor dhe që lidhet me zgjedhjet, duhet të kishin ndjekur të gjitha rrugët e tjera ligjore që u njeh legjislacioni në fuqi për ta goditur atë në shkallë të tjera të gjyqësorit. Ndaj për këto arsye 6 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese kanë vendosur ta rrëzojnë këtë kërkesë që në këtë fazë për të mos e kaluar në seancë plenare për shqyrtimin e saj

Sokol Berberi

Mësohet se ata kanë këmbëngulur se pavarësisht faktit nëse legjitimohet ose jo kërkuesi, Gjykatës i lind detyrimi që ta marrë çështjen në shqyrtim në thelbin e saj, pasi kemi të bëjmë me një rast të cenimit të një parimi tepër të rëndësishëm kushtetues siç është e barazia e votës

në përmbajtje, duke mos legjitimuar kërkuesin. Por nuk kanë qenë në të njëjtin mendim kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, dhe anëtari i saj Sokol Berberi, të cilët kanë votuar pro kërkesës. Mësohet se ata kanë këmbëngulur se pavarësisht faktit nëse legjitimohet ose jo kërkuesi, Gjykatës i lind detyrimi që ta marrë çështjen në shqyrtim në thelbin e saj, pasi kemi të bëjmë me një rast të cenimit të një parimi tepër të rëndësishëm kushtetues siç është e barazia e votës. Megjithatë argumentet e tyre nuk kanë bindur pjesën tjetër të trupës së gjyqtarëve kushtetues të cilët kanë vendosur me shumicë votash që ta rrëzojnë këtë kërkesë. Tashmë pritet të bëhet dhe zbardhja e vendimit për të parashtruar në mënyrë të plotë argumentet e secilës palë. Partia Socialiste depozitoi më 13 shkurt kërkesën nëpërmjet së cilës kërkoi që të shfuqizohet vendimi i Kuvendit për ndarjen e 140 mandateve të deputetëve sipas skemës së përdorur më 2009-n, duke kërkuar njëkohësisht kthimin e çështjes në KQZ, si i vetmi institucion që ka të drejtën e përllogaritjes së një procedure të tillë ligjore, e cila më pas “vuloset” nga Kuvendi. Nisma e PS-së u firmos nga 1/5 e deputetëve të saj, ku u kërkuan dy çështje: “Shfuqizimi si antikushtetues i vendimit të Kuvendit të Shqipërisë nr. 2/2013, datë 31.01.2013 ‘Për caktimin e numrit të mandateve në çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2013’” dhe pezullimin e zbatimit të vendimit të Kuvendit të Shqipërisë nr. 2/2013, datë 31.01.2013 “Për caktimin e numrit të mandateve në çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2013”.

Gjiknuri: Gjykata bëri strucin para shkeljes së Kushtetutës “Ç’më duhet mua ç’bëj unë”. Me këtë shprehje të Zhvejkut e ka përmbledhur reagimin e tij deputeti socialist Damian Gjiknuri për vendimin që ka marrë dje Gjykata Kushtetuese për rrëzimin e kërkesës së një grupi deputetësh socialistë për çështjen e ndarjes së mandateve. Në një reagim në faqen e tij në facebook, Gjiknuri thekson se Gjykata Kushtetuese bëri “strucin” përballë shkeljes më flagrante të Kushtetutës, pabarazisë së votës dhe uzurpimin e funksioneve. “E thënë më thjesht, Gjykata lau duart duke pretenduar se nuk mund të marrë në shqyrtim vendimin e Kuvendit, sepse ky i fundit është sovran dhe mund të bëjë ç’të dojë. Pasoja, një precedent të jashtëzakonshëm, që cenon thelbin e parimit të kushtetut-

Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri

shmërisë dhe ndarjes së pushteteve, madje edhe vetë ekzistencën e Gjykatës Kushtetuese. Me vendimin e saj Gjykata la të kuptojë se përmes aktesh në dukje individuale e “sovrane”, shumicat parlamentare munden që për arsye politike utilitare të momentit, të ndryshojnë rregullat bazë të vendit. Nëse kjo lejohet njëherë, mund të lejohet gjithmonë. Shumica në Parlament do të mundë kështu, për të njëjtat arsye, nesër të pezullojë pushtetin e Gjykatës Kushtetuese - nëse vendimet e saj nuk do të jenë në një linjë me vullnetin politik të momentit, të pezullojë liritë dhe të drejtat themelore qytetarëve nëse ato përbëjnë pengesë për arritjen e qëllimeve të saj politike etj. etj.” shprehet Gjiknuri në reagimin e tij.

Gjatë një mbledhjeje të Gjykatës Kushtetuese në seancë plenare

Zgjedhjet, Rama prezanton Lindita Nikollën për deputete në Tiranë TIRANË Në Ditën Ndërkombëtare të grave, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, prezantoi dje një grua, që do t’i bashkëngjitet ekipit të deputetëve të ardhshëm në Tiranë, Lindita Nikolla. Ajo është kryetare e minibashkisë numër 1 në Tiranë që prej vitit 2007, ndërkohë që kontributi i saj, në këtë njësi, sipas Ramës, ka qenë i vyer. “… Lindita Nikolla nuk është e panjohur për publikun, edhe pse mirë e njohin vetëm qytetarët e Njësisë Bashkiake Nr.1 në Tiranë, ku ka drejtuar me sukses dhe me mbështetje të konfirmuar nga komuniteti qysh prej vitit 2007. Kush e njeh historinë personale të Lindita Nikollës, ka vetëm respekt të thellë për këtë grua fisnike, mësuese, drejtore gjimnazi, aktiviste shoqërore, së fundmi kryetare e një njësie vendore, që gjithnjë lë pas mbresën e mirë të njohjes, takimit, punës, bashkëpunimit me të…”,- tha dje Rama. Nga ana e saj, Nikolla premtoi angazhimin e mëtejshëm të saj me këtë forcë politike dhe në krah të Edi Ramës. “…Dua t’ju premtoj të gjithëve se do të vijoj të angazhohem krah Edi Ramës, krah Partisë

Lindita Nikolli

Socialiste, duke qenë pjesë e modelit të vlerave, të dashurisë, të përkushtimit, seriozitetit, punës së palodhur, modestisë, dashurisë pakufi për njerëzit e thjeshtë, ashtu sikurse janë ndjenjat e çdo vajze, e çdo bashkëshorteje, e çdo nëne, e çdo gruaje shqiptare. Ndaj që nesër do të vijoj të trokas fort në zemrën e çdo qytetari që kërkon Shqipërinë e Rilindur, për të vijuar më pas, pas 23 qershorit, me të njëjtin pasion, por edhe me pasionin e ëndrrës së fëmijëve tanë për të bërë të mundur Rilindjen Shqiptare”.


5

E shtunë - e diel, 9-10 mars 2013 www.mapo.al

Ambasada në ShBA: Jemi në krizë dhe borxhe, po falimentojmë

festa

Dita e Gruas, Berisha, Nishani dhe Rama premtojnë angazhime konkrete TIRANË Drejtuesit kryesorë të politikës dhe shtetit janë angazhuar dje për më shumë vëmendje ndaj gruas. Përmes një feste organizuar në Pallatin e Kongreseve, kryeministri Berisha përshëndeti dje Ditën e Gruas, duke u angazhuar se do të punojë çdo ditë për të shembur murin e pabarazisë gjinore. “Instinkti ynë i thellë është të shohim përpara, të ecim përpara, por ne gjithçka kemi realizuar, kemi realizuar së pari sepse ne jemi realistë, ne bëjmë analiza realiste dhe po të shohim Shqipërinë me realizëm, do të konstatojmë se jo vetëm në Shqipëri, por dhe në çdo vend të lirë, paragjykuesi kryesor është muri patriarkisë. Është ky mur mijëra e mijëra vjeçar, nga i cili buron dhuna dhe brutaliteti ndaj vajzave dhe grave shqiptare dhe në mbarë botën, është ky mur dhunues kryesor i lirive dhe te drejtave kryesore në vendet e lira, është ky mur që përcakton dallimet e pamerituara midis nënës dhe babës, gruas dhe burrit, vëllait dhe motrës. Është ky mur që përcakton vështirësitë e mëdha ekonomike, ndaj dhe unë jam këtu sot, për t’u zotuar me solemnitet para jush se gjithë jetën time në politikë së bashku me ju do të luftojmë për ta shembur çdo ditë e më shumë ketë mur”,- tha dje Berisha. Ndërsa Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, priti dje pasdite në Presidencë gratë gjyqtare. Përmes një mesazhi të postuar në “Facebook”, shoqëruar edhe me një fotografi të tij mes nënës dhe bashkëshortes, kreu i PS-së, Edi Rama, nënvizoi angazhimin e partisë që drejton për ndërmarrjen e politikave të reja qeverisëse në drejtim të gruas.

TIRANË Misioni zyrtar diplomatik i Shqipërisë në ShBA është në krizë mbijetese. Top Channel publikoi dje një dokument zyrtar të ambasadës shqiptare në ShBA, ku ambasadori ynë në ShBA, Gilbert Galanxhi, shkruan ndër të tjera se ambasada është në pamundësi për të siguruar deri edhe jetesën e përditshme të diplomatëve. “Pasi kam analizuar buxhetin e vitit 2013 për ambasadën, mund t’ju them me bindje që në fillim se ky buxhet është fiktiv dhe i parealizueshëm. E thënë ndryshe, është ngecje e përgjegjësisë nga ju tek ambasadori. Është ‘larje duarsh si Ponc Pilati’, në një farë mënyre duke na thënë: ‘këto fonde keni, vrafshi veten tani atje ku jeni”, - i shkruan Galanxhi sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme, Gazmend Turdiut, por paralelisht vë në dijeni edhe kryeministrin Sali Berisha dhe ministrin e Jashtëm, Edmond Panariti. Kreu i misionit diplomatik në Uashington kujton se ambasada ka mbetur pa stafin e nevojshëm. “Ju kujtoj se Ambasada në Uashington DC, një nga ambasadat më të rëndësishme të shtetit shqiptar, është lënë pa shofer, pa sekretarë teknikë dhe pa pastruese. Besoj se do të mbetet rast unikal që një ambasadë në Uashington nuk ka shofer”,- vijon letra. “…Në mënyrë të pakuptueshme, politikisht e diplomatikisht të pajustifikuar, ‘është vënë karroca përpara kalit’. Fatkeqësisht është harruar fare se pse kemi ambasadë në ShBA. Për të paguar faturat e detyrueshme (edhe për këto, veprimet aritmetikore nuk dalin) apo për të punuar e përfaqësuar interesat e Shqipërisë në ShBA? Praktikisht, ambasadat janë kthyer në funksion të zgjidhjes së “halleve” tuaja apo të Drejtorisë së Financës, kur duhet të jetë krejtësisht e kundërta”, shkruan ambasadori Galanxhi. Në buxhetin e vitit 2013 qeveria shqiptare ka parashikuar 176 mijë dollarë për qiratë e ambasadës në ShBA. Por, siç zbulon letra, pagesat faktike për qiranë e zyrave dhe banesës së ambasadorit dhe tre diplomatëve janë 15 mijë e 437 dollarë në muaj. Kjo do të thotë se kostoja faktike vjetore e qirave është 185 mijë dollarë, ose mbi 9 mijë dollarë më shumë se fondi i akorduar nga qeveria. “Mungojnë përafërsisht 9 250 USD. Nga t’i gjejë ambasadori, të cilin e ngarkoni me përgjegjësi ligjore për tejkalim të buxhetit? Mos vallë duhet të hapim ekonomi ndihmëse???”, thuhet në letër. Për dietat dhe udhëtimet buxheti vjetor i ambasadës është 2 500 dollarë, ndërkohë që shpenzimet faktike vetëm për dy muajt e parë të vitit kanë qenë 2 488 dollarë. Ambasadori zbulon se i mbeten vetëm 12 dollarë, me të cilat duhet të mbulojë lëvizjet në ShBA për 9 muajt e mbetur të vitit. Situata dramatike financiare e ka detyruar ambasadën të mos kryejë as kontrollin e detyrueshëm vjetor për tri makinat e saj. “Makina nr. 1 dhe makina nr. 2 kanë nga një fener të thyer, të cilat nuk mund t’i zëvendësojmë se kushtojnë 1 600 dollarë me çmimin më të lirë. Mundohemi të shmangim në maksimum lëvizjet natën, që të mos gjobitemi”, shkruan ambasadori. Më tej në letër thuhet: “Ju dhe Drejtoria e Financës duhet të zgjidhni ‘hallet’ e ambasadave duke ofruar alternativa të logjikshme dhe, më kryesorja, të realizueshme. Nuk mendoj se është zgjidhje alternativa që më dhatë vitin e kaluar, që ‘të mos paguaj qiratë në dhjetor se s’ka para’ dhe ‘turpin le ta mbajë qeveria’. Më thoni, ky ‘udhëzim’ mbetet i vlefshëm edhe për vitin 2013???”, pyet ambasadori.

Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Gilbert Galanxhi

Nga mbledhja e djeshme e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fletën e votimit për qarkun e Fierit, ku do aplikohet projekti pilot për numërimin elektronik. Procesi në këtë qark është drejt dështimit, pasi kompania e huaj ka kërkuar që në fletë të mos ketë më shumë se 42 parti

Drejt dështimit numërimi elektronik, në fletën e votimit vetëm 42 parti

P

rojekti pilot i numërimit elektronik të votave në qarkun e Fierit rrezikon seriozisht të dështojë. Shkak është bërë numri i madh i partive politike që ekzistojnë në vendin tonë dhe që potencialisht mund të jenë dhe subjekte konkurruese në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 23 qershorit. Kështu dje gjatë mbledhjes së radhës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar modelin e fletës së votimit që do të përdoret në zgjedhjet e ardhshme për qarkun e Fierit, ku në të nuk do mund të bëhen pjesë më shumë se 42 parti politike. Kjo pasi kompania spanjolle INDRA që ka marrë përsipër të realizojë projektin pilot të numërimit elektronik të votave në këtë qark ka vënë si kusht që fleta e votimit të mos ketë më shumë se 42 subjekte, pasi makineritë që ajo disponon nuk do mund ta numëronin. Siç bënë të ditur drejtorët e KQZ-së, të cilët kanë bashkëpunuar me këtë kompani në përcaktimin e specifikimeve të kësaj flete votimi, makineria elektronike nuk mund të bëj numërimin e një flete votimi që do të kishte më shumë se 42 subjekte, pasi kjo do të sillte zvogëlimin e fondit të germave me të cilat do shkruhen emrat e partive konkurruese, çka bën të pamundur leximin e tyre prej aparaturave. Për këtë arsye KQZ ka qenë e detyruar që të miratojë një model të tillë flete e madhësisë A3 dhe me 42 subjekte të regjistruara në të në mënyrë të njëpasnjëshme sipas koalicioneve ku do të bëjnë pjesë. Por ky vendim nuk është marrë me unanimitet, pasi anëtari i zgjedhur nga LSI në të, Ilirian Muho, ka votuar kundër duke kundërshtuar një flet të tillë e cila kufizon numrin e partive pjesëmarrëse në zgjedhje vetëm në 42. Sipas tij pranimi i kësaj flete nga KQZ do të thotë praktikisht dhe dështim i projektit pilot, duke sjellë në vëmendje se në Shqipëri po flitet gjithnjë e më shumë për koalicione sa më të gjera me sa më shumë parti, që në total mund ta kalojnë fare lehtë numrin 42. “Jam dakord me argumentin

që u dha nga drejtoria, e cila i bie një kambane që nëse numri i partive politike që do regjistrohen në zgjedhje është më i madh se 42, atëhere ky projekt është i dështuar”, - tha Muho. Ai ka shtruar pyetjen se çfarë do ndodhë me projektin nëse në KQZ regjistrohen më shumë se 42 parti, së cilës administrata e KQZ-së por edhe anëtarët e këtij komisioni nuk i kanë dhënë asnjë përgjigje, duke pranuar kështu në heshtje se në një rast të tillë procesi do dështonte. Në një vijë me logjikën e Muhos ka qenë dhe anëtari tjetër i KQZ-së, Hysen Osmanaj, i cili megjithatë ka pranuar se pavarësisht këtij problemi synim kryesor duhet të jetë përshtatja sipas teknologjisë dhe jo përshtatja e teknologjisë sipas realitetit shqiptar. “Unë mendoj që t’i përshtatemi sa më shumë teknologjisë. Nuk mund të prodhohen makineri vetëm për Shqipërinë, ato që përdoren dhe në vendet e tjera të përdoren dhe në Shqipëri. Ose të themi që ne teknologjinë e kemi shumë të vështirë dhe të pamundur ta përdorim në zgjedhjet tona, si në numërimin e votave ashtu edhe në verifikimin e kartave. Tani ne një variant na duhet këtu, ose mbi 42 pastaj nuk mund të përdorim teknologjinë”, - tha Osmanaj. Por pas një pushimi të kërkuar nga kryetarja e KQZ-së, Osmanaj ka ndryshuar mendim dhe ka votuar variantin e fletës së votimit me 42 parti, pavarësisht faktit se ai mbart me vete dhe rrezikun e dështimit të këtij projekti në rast se ka më shumë se 42 parti. Në këtë mënyrë KQZ ka hedhur poshtë si të papranueshëm nga përfaqësuesit e dy partive të mëdha të një flete tjetër votimi të përgatitur nga administrata sipas të cilës koalicionet vendoseshin njëra pas tjetrës në mënyrë horizontale, duke krijuar mundësinë e regjistrimit të një numri të madh partish. Kujtojmë se sipas të dhënave të Gjykatës së Tiranës deri në dhjetorin e shkuar kanë qenë regjistruar plot 142 parti politike, të cilat janë potencialisht dhe kandidate për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.


6

E shtunë - e diel, 9-10 mars 2013

www.mapo.al

Fondet publike do t’i jepen studentit dhe ai mund të zgjedhë universitetin privat ose publik.  Kjo formë financimi e paraqitur në këtë draft strategji parashikon financim publik për studentin, plus tarifën e shkollimit për financimin privat

aktualitet

Reforma, Tafaj: Financimi i arsimit të lartë do të ndryshojë

M

inistri i Arsimit, Myqerem Tafaj, ka lançuar strategjinë për arsimin e lartë, ku një ndër pikat e saj është reforma e financimit të universiteteve publike dhe private me fondet publike. Ministri Tafaj tha se financimi i arsimit të lartë do të ndryshoje. Fondet publike do t’i jepen studentit dhe ai mund të zgjedhë universitetin privat ose publik.  Kjo formë financimi e paraqitur në këtë draft strategji parashikon financim publik për studentin, plus tarifën e shkollimit për financimin privat. Tryeza

Arsimimi me cilësi, me qëllim dobishmërinë pas përfundimit të tij, do të jetë në qendër të Strategjisë së re të Arsimit të Lartë për vitet 2013-2020. Ky objektiv mbështetet edhe në mjetet financiare. Shteti do të mbështesë studentët me fonde dhe ata do të mund të zgjedhin sipas shijeve të tyre

universitetin, qoftë privat apo publik. Ky propozim përveçse do të zbusë konkurrencën shtet-privat, pritet të optimizojë në mënyrë maksimale fondet që qeveria do të akordojë për Arsimin e Lartë. Ministri Tafaj nënvizoi dje rëndësinë e optimizimit të burimeve financiare që investohen në nivel kombëtar në arsimin e lartë, në funksion të rritjes dhe përmirësimit të kapaciteteve njerëzore dhe infrastrukturore, me qëllim rritjen e eficencës dhe efektivitetit të përdorimit të burimeve financiare. “Institucionet e arsimit të lartë jopublik që kanë statusin jofitimprurës, nuk mund të aplikojnë për financim publik me bazë studentin, pas akreditimit institucional internacional, pra me pjesëmarrjen e ekspertëve internacionalë”, tha Tafaj. Dokumenti i ri për Arsimin e Lartë synon, sipas ministrit, konsolidimin e sistemit të menaxhimit të arsimit të

lartë, duke kombinuar autonominëllogaridhënien dhe mirëqeverisjen, me qëllim për të rritur përgjegjshmërinë e institucioneve ndaj kërkesave të publikut. Gjithashtu, strategjia synon profilizimin dhe diferencimin e institucioneve të arsimit të lartë, me qëllim që të rritet përgjegjësia ndaj kërkesave të studentëve dhe tregut, e në raport me nevojat e zhvillimit rajonal apo kombëtar dhe procesit të integrimit. Sipas ministrit Myqerem Tafaj, përmirësimi i teknologjisë në mësimdhënie mbetet një sfidë për arsimin e lartë në vend. Numri i studentëve, të cilët ndjekin studimet e larta, ka ardhur në rritje nga viti në vit, dhe po kështu është rritur edhe numri i pedagogëve. Sipas ministrit, janë universitetet publike dhe ato private që duhet të bëjnë pranime sa më cilësore të studentëve, duke plotësuar kriteret e duhura.

Myqerem Tafaj

Korrupsioni në polici e administratë, 8 në pranga Katër efektivë të Policisë së Shtetit, dy prej të cilëve të Policisë rrugore u ndaluan duke marrë para e duke kryer falsifikime. Arrestime për korrupsion me ligjin Antiduhan në Vlorë

speciale në Zall-Herr, u arrestuan, pas një mase sigurie të Gjykatës së Tiranës. Për dy të parët, ishte marrë masa e sigurisë arrest me burg, ndërsa për nënoficerin Tafa, arrest shtëpie. Të tre ata dyshohet se regjistronin fiktivisht automjete që kanë hyrë përpara vitit 2010, duke i regjistruar sikur ato kishin hyrë pas vitit 2010. Një veprim i tillë kryhej me qëllim shmangien e detyrimeve doganore, si dhe të detyrimeve për mjetet me targa të huaja që duhej të paguanin në territorin e Shqipërisë 1.5 euro për çdo ditë qëndrimi pas përfundimit të afatit të qëndrimit. Dy oficerët kryenin regjistrimet ndërsa “komandoja” dyshohet se luante rolin e sekserit.

Dashamir Biçaku

TIRANË - Tetë persona në Tiranë,

Lezhë e Vlorë, u arrestuan nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm (SHKB) dhe Zyrat e hetimit të Korrupsionit, me akuzat e korrupsionit pasiv të personave që kr yejnë funksione shtetërore si dhe me akuzën e falsifikimit të dokumenteve vulave, stampave etj. Lajmi u bë i ditur dje nga Ministria e Brendshme, si dhe Policia e Shtetit, sipas të cilëve arrestimet ishin kryer në tre operacione të ndryshme në Tiranë, Vlorë e Laç. Operacioni i parë u bë të enjten rreth orës 23:00, kur oficerët e SHKB-së arrestuan në kryqëzimin e Arbërisë, efektivët e Policisë Rrugore të Lezhës, Haki Xhixhën, 49 vjeç nga Kruja, banues në Tiranë, si dhe Naim Danin, 45 vjeç, nga Lezha, banues në Tiranë. Të dy ata u kapën në flagrancë, ndërsa po i merrnin një personi rreth 50 mijë lekë të vjetra, pasi një ditë më parë i kishin bllokuar dokumentet e mjetit të tij. Bllokimi i dokumenteve kishte ndodhur pasditen e të mërkurës, kur denoncuesi u nda-

Policia rrugore duke vendosur gjoba për automjetet në kundërvajtje

lua nga policët në aksin rrugor LaçLezhë. SHKB-ja nuk dha emrin e denoncuesit, por tha se policët rrugorë kishin lënë takim të enjten në mbrëmje pranë kryqëzimit të Arbërisë. Fillimisht i dëmtuari u kishte ofruar policëve 5 dollarë, ndërsa ata nuk i kishin pranuar, duke i lënë takim mbrëmjen e të enjtes. I dëmtuari denoncoi policët pranë SHKB-së, oficerët e së cilës nisën veprimet e tyre për akuzën e mitmarrjes. Kur i dëmtuari u dorëzoi paratë policëve këta i morën ndërsa menjëherë ndërhynë oficerët e SHKB-së, duke i arrestuar.

Vlorë

Në momentin e ndërhyrjes, policët hodhën paratë, por ata ishin të filmuar, të fotografuar e po kështu dhe regjistruar me zë.Arrestimi i dytë i SHKB-së ndodhi në Tiranë, gjatë operacionit të koduar “Zhdoganimi i Rremë”, siç u cilësua nga Policia e Tiranës, ndërsa SHKB-ja dhe Policia e Tiranës dolën në dy njoftime të ndryshme. Arben Sinani, 44 vjeç, nënkomisar, përgjegjës i Zyrës së Koordinimit në Pikën e kalimit kufitar Murriqan të Shkodrës; Adriatik Selmani, 39 vjeç, kontrollor në këtë pikë; si dhe Artan Tafa, 37 vjeç, nënoficer i forcave

8

persona u arrestuan nga Policia e Shtetit dhe SHKB-ja, gjatë të enjtes dhe të premtes, në tre operacione të ndryshme, kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit në radhët e personave që kryejnë funksione publike në administratë dhe polici

Mbrëmjen e së enjtes policia e Vlorës arrestoi shefin e higjienës, si dhe dy inspektorë sanitarë, pasi ndaj tyre ka pasur ankesa nga subjekte të ndryshme private për abuzime me ligjin antiduhan, si dhe korrupsion. Sipas policisë së Vlorës, Gazmir Esat Bundo, vjeç 43, shef i Higjienës në Vlorë; Pandeli Bilbili, vjeç 55, inspektor sanitar; si dhe Afroviti Gjyli, inspektore sanitare në Drejtorinë e Shëndetit Publik, Vlorë; akuzohen se në bashkëpunim gjatë inspektimeve në disa subjekte tregtare në qytet kanë përfituar shuma të konsiderueshme parash nga pronarët e këtyre subjekteve, në këmbim të mosmarrjes së masave për ata që nuk përmbushnin kushtet dhe kriteret higjieno-sanitare.

KLD shkarkon gjyqtarin e Elbasanit: Shkeli etikën Tiranë Këshilli i Lartë i Drejtësisë shkarkoi dje nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Elbasanit, Xheladin Karkini, pasi ka shkelur etikën e gjyqtarit duke u konfliktuar me një avokat. Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme në unanimitet nga anëtarët e KLD-së, pas kërkesës së paraqitur nga ministri i Drejtësisë për masë disiplinore “shkarkim nga detyra” ndaj gjyqtarit Karkini. Presidenti i Republikës dhe anëtarët e KLD-së e konsideruan të papranueshme ekzistencën e rasteve të tilla, ku vetë gjyqtarët bëhen pengesë në dhënien e drejtësisë për qytetarët. Propozimi për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Xheladin Karkini erdhi pas konfliktit që ai pati disa muaj më parë me një avokat në qytetin e Elbasanit. Shkak i konfliktit është bërë një tension i momentit në lidhje me orarin e seancës gjyqësore të radhës, mes gjyqtarit Karkini e avokatit Bujar Dyrmishi.

Kjo ka çuar në një konflikt verbal e më pas fizik, për të cilin është dashur ndërhyrja e policisë, e cila ka shoqëruar më pas në rajon avokatin Bujar Dyrmishi. Si pasojë e situatës së krijuar, në Gjykatën e Elbasanit u ndërprenë për 90 minuta të gjitha seancat, ndërsa avokatët zhvilluan edhe një protestë duke kërkuar shkarkimin nga detyra të gjyqtarit dhe marrjen e masave për mos përsëritjen e konflikteve të tilla. Shkarkimi i gjyqtarit të Gjykatës së Elbasanit, Xheladin Karkini është rasti i dytë në një hark kohor prej 3 muajsh, pas shkarkimit të gjyqtarit të Gjykatës së Durrësit, Neritan Tabaku. Në mbledhjen e djeshme KLD vendosi të caktojë datat 25 dhe 26 mars për zhvillimin e testimit të gjyqtarëve që konkurrojnë për Gjykatën Administrativë të Shkallës së Parë dhe atë të Apelit. “Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhanë mesazhin

Nga mbledhja e djeshme e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

se publikimi i pyetjeve të testimit në faqen zyrtare të KLD-së, duhet të bëhet në mënyrë që procesi të jetë transparent dhe i besueshëm”, - thuhet në njoftimin e KLD-së. Me propozim të një anëtari, Këshilli vendosi inspektimin në një kohë sa më të shpejtë nga Inspektorati i KLD-së të kryetarëve të gjykatave në të gjithë vendin për mënyrën e hedhjes së shortit për përcaktimin e trupës së gjyqtarëve. I pranishëm në mbledhje, Presidenti i Republikës, njëherësh kreu i KLD-së, tha procesi i mbështetjes dhe i gjykimit të karrierës së gjyqtarëve tanë të bëhet në një bazë transparente, ligjore dhe të merituar. “Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe unë si kryetar i KLD-së jemi të vendosur jo vetëm për të realizuar një proces transparent, një proces tërësisht të bazuar mbi kriteret ligjore, por një proces i cili dominohet nga meritat e çdo gjyqtari të Republikës”, - tha Nishani.


I n t e rv i st ë h i sto r i r e p o rta z h n o sta lg j i K u lt u r ë Çdo të shtunë e të diel

www.mapo.al

intervista

Zogaj: “Opozita ka erën në favor, por ulja e ritmit mund të ketë pasoja” Koordinatori i koalicionit opozitar, Preç Zogaj, flet për shumëçka në një intervistë për gazetën “Mapo”, nga debati i brendshëm në PS për listat, prurjet e reja, bisedat e Ramës me aleatët, e deri te qëndrimet e tij të ardhshme politike.

Dosje

Fëmijët që Shqipëria nuk i mbron dot Ju nuk e njihni Ilian. Shokët e mi të shkollës së mesme në rast se e lexojnë këtë shkrim, sidoqoftë do të vënë buzët në gaz, ata dhe shumë breza para e pas tyre e kanë pasur shok dhome jetimin, historia e të cilit është fundi i një zinxhiri të dështuar të kujdesit për fëmijët e braktisur në Shqipëri...

forumi i javës Debati i pamundur Berisha-Rama Moderatorët Blendi Fevziu, Rudina Xhunga, Artur Zheji, Ilva Tare dhe Çim Peka rrëfejnë eksperiencën e tyre dhe komentojnë strategjitë mediatike të Ramës dhe Berishës në këtë prag fushate

Në kërkim të mandatit të pestë si kryeministër, Silvio Berluskoni e zhvendosi betejën në një territor “armik”: në studion e Michele Santoros, kundërshtar i ethshëm i tij. I sprovuar me median, Berluskoni e kishte të qartë se për të ngushtuar hendekun me të majtën, i duhej të bënte një akt “win-win”, përballë një gazetari që kishte ndërtuar karrierë me kritikat kundër tij. Rezultati qe i menjëhershëm: kurba në sondazhe u rrit me disa pikë brenda një nate. Në vendin përballë, në tonin pra, fushata e kët y r e z g j e dhj eve kon si de r oh e t gjithashtu përcaktuese për fatet politike të Sali Berishës dhe Edi Ramës. Por ndryshe nga ç’pritej, është Rama

Faqe 7

ai që ka përqafuar njëfarësoj “terapinë e shokut” të Berluskonit dhe jo Kryeministri, i cili synon mandatin e tretë radhazi në zgjedhjet e 23 qershorit. Lideri i opozitës e ka përmbyllur tashmë raundin e parë të intervistave në studiot televizive, të bojkotuara gjatë prej tij. Në anën tjetër, Berisha nuk është shfaqur përballë një moderatori apo paneli gazetarësh me zë, që prej janarit 2012. Të kuptohemi që në fillim: kryeministri Berisha, ndoca më shumë se Rama, është gjithë ditën në televizor. Ajo që ka ndryshuar, është strategjia e tij e komunikimit me votuesit, në një vend ku zgjedhjet, më shumë se frymë, janë kthyer në matematikë.


8

09-10 mars 2013

forum

www.mapo.al

Aleancat dhe llogaritë elektorale janë fokusi i vërtetë në këtë fushatë zgjedhjesh. Ndaj edhe rruga drejt tyre shkon kithët me thirrjet për debat televiziv

Debati i pamundur Berisha-Rama Kryetari i opozitës thyen bllokadën me mediat oponente, duke e zgjatuar fushatën e tij edhe në territorin “armik” të Blendi Fevziut. Kryeministri Berisha refuzon prej janarit 2012 ftesat për intervista televizive. Si ka ndryshuar raporti i liderëve me ekranet dhe pse një debat Rama-Berisha konsiderohet mision i pamundur Aleksandra Bogdani

N

ë kërkim të mandatit të pestë si kryeministër, Silvio Berluskoni e zhvendosi betejën në një territor “armik”: në studion e Michele Santoros, kundërshtar i ethshëm i tij. I sprovuar me median, Berluskoni e kishte të qartë se për të ngushtuar hendekun me të majtën, i duhej të bënte një akt “winwin” , përballë një gazetari që kishte ndërtuar karrierë me kritikat kundër tij. Rezultati qe i menjëhershëm: kurba në sondazhe u rrit me disa pikë brenda një nate. Në vendin përballë, në tonin pra, fushata e këtyre zgjedhjeve konsiderohet gjithashtu përcaktuese për fatet politike të Sali Berishës dhe Edi Ramës. Por ndryshe nga ç’pritej, është Rama ai që ka përqafuar njëfarësoj “terapinë e shokut” të Berluskonit dhe jo kryeministri, i cili synon mandatin e tretë radhazi në zgjedhjet e 23 qershorit. Lideri i opozitës e ka përmbyllur tashmë raundin e parë të intervistave në studiot televizive, të bojkotuara gjatë prej tij. Në anën tjetër, Berisha nuk është shfaqur përballë një moderatori apo paneli gazetarësh me zë, që prej janarit 2012. Të kuptohemi që në fillim: kryeministri Berisha, ndoca më shumë se Rama, është gjithë ditën në televizor. Ajo që ka ndryshuar, është strategjia e tij e komunikimit me votuesit, në një vend ku zgjedhjet, më shumë se frymë, janë kthyer në matematikë.

Rudina Xhunga:

Metamorfoza e Ramës

Deri do kohë më parë, qasja e Ramës me median i përngjante një raporti dashuri-urrejtje. Si kryebashkiak i Tiranës e më pas lider i opozitës, Rama shquhej për batuta të hidhura në adresë të gazetarëve apo të pronarëve të mediave, oponentë me të. Për më shumë se 3 vjet, ai nuk vuri këmbë në studion e “Opinionit” e aq më pak në TV Klan. Me Ramën e 2009, as që bëhej fjalë se mund të bije dakord për një debat me Berishën kryeministër. Rama i 2013-s duket se po e kërkon me ngulm një përballje të tillë. Me rikthimin në TV-Klan, Rama bëri një mea-culpa të heshtur për qëndrimin e mbajtur prej tij me mediat oponente. Strategjia e tij e re u përforcua përmes një mesazhi vizual dhe verbal, gjatë pritjes së lideri i opozitës organizoi për zgjedhjen e tij si zv.president i Internacionales Socialiste. Mes gazetarëve, Rama kishte ftuar edhe ata, të cilët ai vetë i quajti të afërt me qeverinë. Në këtë pritje, ai artikuloi se PS ka tashmë një qëndrim të ri: nuk do të kenë media të diferencuara, të bojkotuara apo të persekutuara në emër të qëndrimit politik. Njësoj si Berluskoni në Itali, Rama e zgjatoi pak ditë më parë fushatën e tij edhe në territorin “armik” të Blendi Fevziut, në kërkim “të frymës” së fitores, edhe mes radhëve kundërshtare. Në mungesë të sondazheve, nuk dimë ende sa efekt ka pasur në elektorat kjo përballje e liderit të opozitës me gazetarin oponent. Strategjia “Berisha”

Përgjatë këtij viti dhe në pragun e fushatës zgjedhore, një intervistë televizive me kryeministrin Berisha është kthyer në mision të pamundur. Përgjigja e tij për moderatorët ka qenë e prerë: Do të respektoj heshtjen në raport me emisionet politike! Në qarqet mediatike, flitet për një strategji të Berishës, e influencuar nga këshillat e kompanisë amerikane të PR-it, që po kuron fushatën e PD. Në një panoramë më të gjerë, duket sikur Berisha ka ndërruar rolet me Ramën, sa i përket marrëdhënies me ekranin. Kryeministri qëndrestar, që sfidonte me debat liderin e opozitës, sot drejton gishtin nga Laura (zëdhënësja e PD). Po kthen në zakon javor konferencat e gjata për shtyp me gazetarët e po rend si gjithëherë, në takimet fshat më fshat e qytet më qytet me shqiptarët. Edhe pse kërkon një mandat të vështirë, Berisha nuk duket aspak i mikluar nga spektakli i bujshëm që miku i tij, Berluskoni bëri përtej Adriatikut, për të pranuar fjala vjen një hard-talk në “Top Story”-n e Sokol Ballës. Aleancat dhe llogaritë elektorale duket se janë fokusi i tij i vërtetë në këtë fushatë zgjedhjesh. Ndaj edhe rruga e tij drejt mandatit të tretë kalon paralelisht me studiot televizive dhe kithët me thirrjet për një debat me Edi Ramën.

Çim Peka: Berisha ishte bërë ekskluzivitet ( për të mos thënë gazetar politik) i Fevziut. Për të shmangur këtë perceptim, mendoj unë, vjet në janar bëri një rrugëtim në të gjitha emisionet politike

“T’i thuash jo një televizioni, kjo të dëmton ty, jo televizionin. Rama e pranoi si gabim strategjinë e tij përzgjedhëse. Uroj që edhe Berisha ta pranojë”

Të na sjellin kaseta; të fitojë më i forti dhe të bëjmë të gjithë sikur…

1

Fushata e këtij viti ka sjellë një ndryshim raporti të dy liderëve Berisha dhe Rama me televizionet. Kemi parë një kryetar opozite të hapur për të pranuar edhe ftesat e televizoneve me të cilat dikur ka qenë në armiqësi, ndërkohë që kryeministri ka shmangur intervistat në këtë sezon emisionesh. Si e vlerësoni strategjinë e ndjekur prej secilit dhe sa e keni ndeshur me emisionin tuaj këtë shkëmbim qëndrimesh? Që të jesh i hapur ndaj çdo televizioni dhe emisioni është detyrimi i politikanit ndaj publikut votues. T’i thuash jo një televizioni, kjo të dëmton ty, jo televizionin. Rama e pranoi si gabim strategjinë e tij përzgjedhëse. Uroj që edhe Berisha ta pranojë. Ka vite që kryministri mungon në “Shqip”, qysh nga koha, kur ishte kryetar i opozitës, dhe ishte i hapur ndaj këtij emisioni e çdo emisioni të televizionit Top Channel. Por ndërkaq , të dalësh nuk është e vetmja çështje. Problemi është si del? A je i mërzitshëm, a je i besueshëm, a arrin ta përkthesh në vota, audiencën e lartë që ofrojnë disa emisione në Shqipëri? Sepse Berlusconi jo thjesht pranoi të dalë te Santoro, por doli dhe sfidoi gazetarin e shpallur kundërshtar, në shtëpinë e tij, me publikun e tij me pyetjet e tij, me megallomaninën e tij dhe u ngjit në sondazhe, pas asaj mbremjeje në “prime time”. Sa e vështirë është të realizosh debate politike në kohë fushate, kur dihet praktika e ndjekur që prej 2009-s, që deputetët e të dy kampeve caktohen nga “lart”? Në një shoqëri demokratike normale, politikanët do vraponin drejt ekranit. Por kur vota shitet, deformohet apo transferohet, atëhere bie rëndësia e ekranit, pasi fati i pushtetit vendoset diku tjetër. Kjo sjell që edhe moderatorët janë të detyruar ta përshtasin skenarin në bazë të aktorëve që ofrojnë partitë, kur ato vendosin që t’i ofrojnë. Sot, të gjitha partitë pretendojnë se kanë një program të detajuar për zhvillimin e vendit, të cilët asnjë shqiptar nuk ka kohë dhe durim t’i lexojë. Atëhere liderët le të dërgojnë ndjekësit e tyre dhe t’ia shpjegojnë shikuesit, domethënë votuesit. Përndryshe, le të vazhdojnë farsën që ka njëzetetre vjet që e quajmë demokraci dhe e drejtë e informimit. Të na sjellin kaseta; të fitojë më i forti dhe të bëjmë të gjithë sikur…

2

S'qëndron pretendimi se Rama po shkon në TV kundërshtare

1

Fushata e këtij viti ka sjellë një ndryshim raporti të dy liderëve Berisha dhe Rama me televizionet. Kemi parë një kryetar opozite të hapur për të pranuar edhe ftesat e televizoneve me të cilat dikur ka qenë në armiqësi, ndërkohë që kryeministri ka shmangur intervistat në këtë sezon emisionesh. Si e vlerësoni strategjinë e ndjekur prej secilit dhe sa e keni ndeshur me emisionin tuaj këtë shkëmbim qëndrimesh? Është e vërtetë që Berisha duket se ka ndryshuar praktikën e vitit të kaluar. Duke përjashtuar një emision dokumentar, që Berisha ka bërë tek Fevziu më 22 mars të vitit të kaluar, kryeministri nuk është bërë pjesë e një emisioni politik qysh në janar të 2012. Intervista e fundit, mesa mbaj mend është realizuar tek unë, vetëm pak ditë pas ekspertizës së FBI për 21 janarin. Pse kjo zgjedhje e Berishës? Unë mendoj për dy arsye. Së pari: Berisha ishte bërë ekskluzivitet ( për të mos thënë gazetar politik) i Fevziut. Për të shmangur këtë perceptim, mendoj unë, vjet në janar bëri një rrugëtim në të gjitha emisionet politike. Ndoshta për të qenë korrekt me të gjithë. Por një teprim për vetëm një muaj. 7-8 emisione në atë muaj. Pas kësaj, vendosi të respektonte heshtjen e tij në raport me emisionet politike. Të paktën, ky është argumenti sa herë unë e kam ftuar. Mesa di unë, vjet i kishte konfirmuar dhe një intervistë Sokol Ballës, por që nuk di pse nuk u realizua. Së dyti, kam përshtypjen që Berisha ka zgjedhur nje komunikim direkt me qytetarët, ndoshta më produktiv për të. Dhe duhet të pranojmë se bashkëbisedimet  me gazetarët i ka kthyer në modë, duke zhvleftësuar deri diku emisionet politike. Gjithmonë, sipas tij. Sa i përket Ramës, nuk qëndron pretendimi se ai po shkon në televizionet kundërshtare të tij. Varet kë konsideron ai kundërshtare. Por televizion kundërshtar është ai që shantazhon dhe bën thirrje publike për të penguar opozitën të vijë në pushtet. Siç bënte TCH në 2005. Këtë, TV Klan s’po e bën. E aq më pak Fevziu. Shto faktin që Rama duket se është lexues i rregullt i “Antenës” se Mero Bazes. Ku më shumë se për të respektuar një televizion kundërshtar, në “Opinion” ka shkuar për t’i joshur në një aleancë me të, kundër Sali Berishës. Kjo shpjegon dhe zhgënjimin që kishin mediat afër Ramës me Blendi Fevziun. I cili sipas tyre, duhej ta ledhatonte Ramën, e jo t’i bënte pyetje. Uroj që vërtet Rama të ketë ndryshuar në raport me mediat. Është normale që në kohë fushate, partitë t’i mirëpërdorin debatet në favor të tyre. E për rrjedhojë do seleksionojnë debatuesit më të fortë, sipas asaj që ata përfaqësojnë. Në kohë zgjedhjesh, debatet kanë funksionuar kudo. Kryesisht.


09-10 mars 2013

9

www.mapo.al

Moderatorët Blendi Fevziu, Rudina Xhunga, Artur Zheji, Ilva Tare dhe Çim Peka rrëfejnë eksperiencën e tyre dhe komentojnë strategjitë mediatike të Ramës dhe Berishës në këtë prag fushate

Blendi Fevziu: ” Dëgjova Kryetaren e Kuvendit që thotë: “dal në Tv kur më intereson mua”. Unë mendoj se kjo është një gjë e gabuar. Një deklaratë e tillë dëshmon arrogancë”

Shmangia e llogaridhënies ndëshkohet me votë…

Artur Zheji: Përjashtimi i debatit midis tyre, debati Rama-Berisha pra, rrëfen dobësinë e opinionit publik dhe mediatik shqiptar, që nuk është në gjendje të institucionalizojë një përballje të tillë

Koha televizive, shumë e lirë për liderët tanë

1

1

2

2

Fushata e këtij viti ka sjellë një ndryshim raporti të dy liderëve Berisha dhe Rama me televizionet. Kemi parë një kryetar opozite të hapur për të pranuar edhe ftesat e televizoneve me të cilat dikur ka qenë në armiqësi, ndërkohë që kryeministri ka shmangur intervistat në këtë sezon emisionesh. Si e vlerësoni strategjinë e ndjekur prej secilit dhe sa e keni ndeshur me emisionin tuaj këtë shkëmbim qëndrimesh?   Për këtë duhen pyetur protagonistët, që me gjasë kanë ndërtuar strategjitë e tyre. Dhe që besojnë se stilet që po ndjekin, do t’u japin më shumë pikë. Ajo që unë mund të them është se dalja përballë shtypit, në konferenca me gazetarë, në TV, prania në emisione të ndryshme televizive e politikanëve (dhe këtu s’e kam vetëm për kryetarët e partive, por për gjithë politikanët) nuk është thjesht dëshirë, por edhe detyrim. Në një vend me institucione të dobëta si Shqipëria, që prej 20 vitesh shtypi ka luajtur rolin e ndërmjetësit me publikun, ose në një farë mënyrë, kërkesës së llogarisë në emër të publikut. Kjo ka funksionuar dhe në të gjitha rastet që është shkelur, shkelësit e saj janë ndëshkuar me votë. Ka gjëra që në fakt duken befasuese. Dëgjova Kryetaren e Kuvendit që thotë: “dal në Tv kur më intereson mua”. Unë mendoj se kjo është një gjë e gabuar. E para, nuk ka pasur këtë opinion për shumë vite; e dyta, një deklaratë e tillë dëshmon arrogancë dhe arrongaca në më të shumtën e rasteve, është produkt i inteligjencës superiore ose injorancës, por në të gjitha rastet, është e papranueshme nga publiku. Së paku, Shqipëria e ka dëshmuar këtë për 20 vjet. E treta, ky është një detyrim ndaj publikut dhe jo një dëshirë! Ç’do të ndodhte nëse një politikan ose forcë politike do të fshihej në rast se do të ishte në momente të vështira? Në Shqipëri është krijuar një traditë që personat ose forcat politike që janë gjendur në vorbullën e një problemi, gjithnjë janë përballur me të: ju kujtoj edhe raste të vështira si Mediu në 2008 pas Gërdecit, ditën që dha dorëheqejen; Pango në Mars 2009, pas largimit nga posti; Meta në 2011 pas videos me Priftin. Të gjithë këta, por edhe më shumë kanë qenë të ftuar në studio dhe kanë dhënë versionet e tyre. Do ishte jo produktive nëse ata do dilnin të thoshin: Kjo s’na intereson, ne s’dalim!

Sa e vështirë është të realizosh debate politike në kohë fushate, kur dihet praktika e ndjekur që prej 2009s, që deputetët e të dy kampeve caktohen nga “lart”? E vështirë, por jo e pamundur. Duhet të keni parasysh një gjë, publikut i intereson argumentimi i debatuar dhe jo fytyra e personazhit që debaton. Dmth, nëse argumentat e PS i ngre dhe mbron një gazetar që mendon për momentin si ajo; apo ato të PD një aleat apo gazetar pranë PD, debati në thelb shkon tek publiku pa deformime. Madje përkundrazi, argumentat janë shpesh më të këndshme. Kur Partitë caktojnë deputetët, i nisin ata në emision me teza, por edhe përgjigje të gatshme, debati shpesh kthehet ne recitim të mërzitshëm dhe pas 2 – 3 emisionesh, të duket sikur po sheh po të njëjtin emision edhe pse fytyrat e protagonistëve kanë ndryshuar. Por në Fushatë elektorale kjo gjë bëhet më sensibël, sepse partitë kanë përgjegjësitë e tyre dhe i përballin ato me ekipet që kanë. Ndaj në një farë mënyre, duhet respektuar edhe vendimi i tyre për t’i centralizuar përfaqësimet në debate. Edhe pse kjo s’është zgjidhja më e mirë për debatin. Por as politika s’mund t’jua bëjë gazetarëve më të vështirë profesionin dhe as gazetarët s’duhet të bëhen të bezdisshëm me kërkesat e tyre. Shpesh është edhe çështje mundësie. Në fushatë këtu bëhen afro 11 emisione të përditshëm politikë. Nëse secila parti duhet të çojë nga 2 vetë, i bie që të ketë gati 22 debatues çdo mbrëmje. Për 30 ditë bëjnë 600 e ca debatues. Kjo është thjeshtë e pamundur. Dhe këtu nuk besoj se janë fajtore partitë po mediat! Janë fajtore jo se bëjnë debate, por sepse duan ta sigurojnë pjesëmarrjen me presion. Dhe kjo po ashtu s’është mediatike. Nuk besoj se ka një formulë për këtë, por jam i bindur që gjithçka do të shkojë më mirë, nëse secila palë bën punën e saj: media nuk i përkulet presioneve të politikës dhe politika nuk i fshihet medias!

Ilva Tare:

Fushata e këtij viti ka sjellë një ndryshim raporti të dy liderëve Berisha dhe Rama me televizionet. Kemi parë një kryetar opozite të hapur për të pranuar edhe ftesat e televizoneve me të cilat dikur ka qenë në armiqësi, ndërkohë që kryeministri ka shmangur intervistat në këtë sezon emisionesh. Si e vlerësoni strateg jinë e ndjekur prej secilit dhe sa e keni ndeshur me emisionin tuaj këtë shkëmbim qëndrimesh?   Në radhë të parë, duhet thënë se koha televizive në Shqipëri është shumë e lirë. Kjo krijon një pafundësi mundësish për liderët politikë të shfaqen dhe të rishfaqen pafundësisht ekraneve, në formate dhe trajta nga më të ndryshmet. Në këtë fushatë me sa di, Berisha ka zgjedhur, falë bujarisë së televizioneve që sapo ai del në një konferencë shtypi bëjnë garë kush e kush ta japë sa më parë, ka zgjedhur pra, komunikimin jashtë studiove tv dhe duke shmangur analistët apo gazetarët më me përvojë. Kjo i sjell atij një avantazh: të parashtrojë i patrazuar gjithçka do dhe si e do. Kjo përvojë e re, me sa duket atij i pëlqen dhe si të thuash kjo është e drejta e tij. Rama nga ana tjetër, në profilin opozitar, është i këshilluar apo ka bindjen e vet, që të mos shmangë dhe të mos anashkalojë as edhe një format të rëndësishëm TV. Edhe kjo është e drejta e tij. Përjashtimi i debatit midis tyre, debati Rama-Berisha pra, rrëfen dobësinë e opinionit publik dhe mediatik shqiptar, që nuk është në gjendje të institucionalizojë një përballje të tillë, do të thoja të domosdoshme publike.

Sa e vështirë është të realizosh debate politike në kohë fushate, kur dihet praktika e ndjekur që prej 2009-s, që deputetët e të dy kampeve caktohen nga “lart”? Kemi të bëjmë padyshim me një koordinim të centralizuar. Sepse balancimi i sondazheve te projektuar në lidhje me rezultatin PD versus PS, pra pritshmëria e një rezultati shumë të balancuar, krijon ankthin dhe për pasojë kontrollin milimetrik të bilancit të ashtuquajtur të debateve. Kjo krijon shpesh lodhje. Lodhje për të krijuar me sa më shumë fantazi, panele debatuesish interesantë. Zhvillohet kësisoj një konflikt ndërmjet ideatorit dhe moderatorit të emisionit, me pikëpamjen e Censorit-koordinator, të caktuar nga partia. Por edhe ky nuk është një siklet i pakapërcyeshëm. Në disa raste, kam preferuar të krijoj panele njëngjyrëshe, për të cilat palët kanë pasion të madh se mendojnë gabim që do të jenë në epërsi dhe komodë dhe impostohem vetë në rolin e oponentit. Eksperienca ka sjellë rezultat. Formula hard talk, kuptohet nëse di dhe mundesh ta bësh në TV, të mbron nga ‘Censura-koordinim’ e partive. Duke kapërcyer keqkuptimet personalizuese, kjo formulë funksionon. Sigurisht është më e thjeshtë të marrësh personazhe të treta që bëjnë pyetjet e vështira apo të ashtuquajturat pyetjet e ‘këqia’, që bëjnë nga hiçi polemikën, por kjo kushton dhe shpesh bie erë artifis.   

“E vërteta është se dalja në emisionet politike të konsideruara jo si të afërta me njërën apo tjetrën parti politike prodhon më shumë audiencë, gazetari më profesionale dhe ballafaquese” 

Politikanë si Berluskoni? Të presim fushatën zyrtare!

1

Fushata e këtij viti ka sjellë një ndryshim raporti të dy liderëve Berisha dhe Rama me televizionet. Kemi parë një kryetar opozite të hapur për të pranuar edhe ftesat e televizoneve me të cilat dikur ka qenë në armiqësi, ndërkohë që kryeministri ka shmangur intervistat në këtë sezon emisionesh. Si e vlerësoni strategjinë e ndjekur prej secilit dhe sa e keni ndeshur me emisionin tuaj këtë shkëmbim qëndrimesh?   Mendoj se kjo stinë televizive nuk ka prodhuar ndonjë risi të jashtëzakonshme në emisionet politike, edhe pse jemi shumë pranë fushatës elektorale. Rikthimi i liderit të opozitës në ekranet opozitare është padyshim një vendim për t’u përshëndetur, sidomos në kushtet kur marrëdhëniet personale me gazetarët e ashtëquajtur kritikë ndaj Ramës, nuk janë cënuar nga mosvajtja në emision. Konstatimi juaj se Kryeministri i ka shmangur emisionet politike është i drejtë, por nga ana tjetër nuk mund të themi se Berisha ka munguar në hapësirën publike, pasi ai organizon disa takime në ditë të mediatizuara dhe ka preferuar konferencat e shtypit në vend të intervistave, qoftë edhe me gazetarët e tij të preferuar. Personalisht nuk më duket ndonjë vendim fatal që Kryeministri apo Lideri i opozitës të zgjedhë të bojkotojë njërin apo tjetrin drejtues emisioni politik. Në çdo vend të botës, edhe aty ku tregu mediatik është i konsoliduar dhe krejtësisht formal, preferencat personale mbizotërojnë dhe jo çdo gazetar arrin të intervistojë Kryeministrin. Ajo që nuk ndodh në vendet e tjera është zgjedhja si linjë partiake për të shkuar apo bojkotuar një emision televiziv në masë dhe arsyeja kryesore është se politikanët janë të përgjegjshëm me elektoratin e tyre e për rrjedhojë edhe me audiencën. Niveli i përgjegjshmërisë në tregun tonë mediatik shkon paralel me përgjegjshmëritë e tjera, që politikanët kanë në lidhje me transparencën, raportin me llogaridhënien etj. E vërteta është se dalja në emisionet politike të konsideruara jo si të afërta me njërën apo tjetrën parti politike prodhon më shumë audiencë, gazetari më profesionale dhe ballafaquese dhe më shumë interes për votuesit që janë thirrur të zgjedhin në 23 Qershor. Një ujk i vjetër i medias në Itali, Silvio Berlusconi e kuptoi shumë mirë këtë ndjeshmëri dhe zgjodhi të shkonte në të gjitha emisionet e gazetarëve, që prej vitesh e kanë kritikuar dhe akuzuar në format më të ashpra. Rezultati ishte një fitore spektakolare e Berluskonit në zgjedhje dhe një riciklim i tij në politkë. A ka politikanë shqiptarë që kanë kurajon e Berlusconit? Do na duhet të presim deri në fillimin zyrtar të fushatës.

2

Sa e vështirë është të realizosh debate politike në kohë fushate, kur dihet praktika e ndjekur që prej 2009-s, që deputetët e të dy kampeve caktohen nga “lart”?   I vështirë është çdo emision, jo vetëm ai politik. Jo në kuptimin e thjeshtë se kush është i ftuari apo paneli i deputetëve që ftohen të ballafaqojnë argumentat e tyre. Por me afrimin e fushatave elektorale, vështirësia shtohet pasi partitë politike e centralizojnë edhe më shumë vendimarrjen dhe mesazhet që duan të përcjellin. Kjo shihet qartë që nëpër studiot televizive lëvizin të njëjtën politikanë, që pak a shumë thonë të njëjtat gjëra, që janë miratuar nga selitë e tyre partiake. Ky është një problem që nuk do ta shmangim as për këto zgjedhje. Shpëtimin unë përsonalisht e shoh tek dalja nga skema klasike e thirrjes në studio të deputëve të krahëve të ndryshëm që grinden për një temë të caktuar, por duke trajtuar çështje të vecanta me specialistë dhe ekspertë, ku politika nëse dëshiron, mund të përfshihet, nëse jo le të marrë koston në zgjedhje. Emisionet do ekzistojnë. Mes tyre edhe Tonight Ilva Tare në shërbim të publikut. Politika është e lirë të bëjë zgjedhjet e saj, ashtu sikurse janë edhe qytetarët të bëjnë zgjedhjen e tyre.


10

09-10 mars 2013

www.mapo.al

intervista Koordinatori i koalicionit opozitar, Preç Zogaj, flet për shumëçka në një intervistë për gazetën “Mapo”, nga debati i brendshëm në PS për listat, prurjet e reja, bisedat e Ramës me aleatët, e deri te qëndrimet e tij të ardhshme politike.

Zogaj:

Opozita ka erën në favor, por ulja e ritmit mund të ketë pasoja Intervistoi: Nevila Perndoj

N

jë ndër themeluesit e Partisë Demokratike, por që mëton në kampin opozitar, Preç Zogaj, shprehet se Edi Rama duhet të vendosë shpejt se çfarë do të bëjë me aleatët opozitarë. Përfshirja e figurave opozitare më të spikatura në listën e përbashkët të PS-së, për Zogajn, është sa elektorale aq edhe politike dhe etike njëherësh. Në një intervistë për gazetën “Mapo”, Preç Zogaj lëshon ndonjë shpotitje për Edi Ramën. teksa komenton situatën e mjergullt që është krijuar në PS lidhur me listat e kandidatëve për deputet. “…Deputetë shumë të njohur shihen të vinë vërdallë, pa e ditur se çfarë ka rezervuar për ta shija e liderit dhe loja e forcave në dhomën e sekreteve. Nuk ka dyshim se fuqizimi në këtë masë i numrit një është produkt edhe i sistemit elektoral” - shprehet Zogaj, disi i pezmatuar. Ai është i mendimit se ideja e kontributeve të matshme e të vlerësueshme duhet të shkojë natyrshëm me bllokun e ideve reale të Rilindjes. Zogaj komenton edhe dilemën e krijuar në PS, për rëndësinë që ka ose jo për opozitën bashkimi me LSI-në. “…Diskutimi apo për një aleancë parazgjedhore të PS-së me LSI, sidomos tani kur Kuvendit i kanë mbetur edhe pak javë për t’u shpërndarë, është plotësisht jo elektoral për PS-në, pasi investon në publik përshtypjen sikur opozita nuk fiton dot vetë.” Zogaj jep këshilla të vlefshme edhe për mënyrën e të bërit fushatë nga opozita. Sipas tij, me një rival të regjur si Berisha, nënvlerësimi i detajeve apo ulja e ritmit mund të rezultojnë me pasoja. “…Ne nuk mund ta skontojmë me një të renë të lapsit nëse elektoralisht kjo qeveri e ka në favor apo në disfavor faktin që është mbajtur në një periudhë të vështirë…”, - shton ai. Preç Zogaj është votuar si opozitar në vitin 1991, si i tillë edhe në vitin 2001, më pas si mazhoritar në vitin 2005. Por a është kjo ikja e fundit e Zogajt? “…Kjo nuk varet nga unë. Në PS s’ka sens ta bëj këtë, pasi nuk jam anëtar i saj…”. Për pasojë, lind pyetja: A është i mundshëm rikthimi në PD? “…Unë nuk jam ndarë përjetë me PD-në. Kur të shoh se rruga është hapur dhe të dëgjoj thirrjen ‘shko ku të thërret zemra’, atëherë do të provoj të kthehem në PD pa negociata, kështu siç jam, si dikush që kthehet në shtëpinë e tij të vjetër…”, përgjigjet ai.

Zoti Zogaj, duket se ka një pritshmëri të madhe të opinionit për emrat e kandidatëve për deputetë. Si e shikoni atmosferën për këtë çështje kaq të ndjeshme, që paraprin fillimin zyrtar të fushatës elektorale? Ashtu si para katër vitesh, është një atmosferë që po nxjerr në pah distancën e jashtëzakonshme që krijohet në këtë fazë midis liderëve partiakë kryesorë në një anë dhe deputetëve apo kandidatëve potencialë në anën tjetër. Lidërit, si me thënë, mbyllen me çelës nga brenda për të vendosur, ndërsa kandidatët presin vendimin e tyre. Deputetë shumë të njohur shihen të vinë vërdallë, pa e ditur se çfarë ka rezervuar për ta shija e liderit dhe loja e forcave në dhomën e sekreteve. Nuk ka dyshim se fuqizimi në këtë masë i numrit një është produkt edhe i sistemit elektoral. Por unë personalisht e refuzoj dhe e përbuz përdorimin e fuqisë në këtë formë. Kam qenë dhe jam për krijimin e një sistemi vlerësimi të hapur, që mbështetet në kontributet reale politike dhe intelektuale të kandidatëve, një sistem që u mundëson deputetëve apo kandidatëve rishtarë ta dinë pak a shumë në çdo kohë se ku e kanë vendin në organigramën elektorale të partisë. Ky sistem promovon statusin e meritës dhe vendos raporte lirie në parti.

Për ketë ide të rëndësishme unë kam sakrifikuar mandatin e deputetit në zgjedhjet e kaluara. Është një çështje respekti, ndërkohë që praktika e ‘misterit’, e hermetizmit dhe e monopolizimit të plotë të listës denatyron politikën, i bën vulnerabël kontributet. Shpresoj se kësaj radhe diçka do të ndryshojë. Sidomos në kampin opozitar. Ideja e kontributeve të matshme e të vlerësueshme shkon natyrshëm me gjithë bllokun e ideve reale të Rilindjes. Megjithatë, kryetari i PS-së, Rama, ka filluar të caktojë aty-këtu kandidatë nga jashtë PS-së, Celibashin, Muçmatën, Pezën, ndërkohë që ka pasur edhe një reagim të fortë të deputetit Braçe kundër hermetizimit që permendi ju... Zoti Braçe, meqenëse e përmendet këtë emër, është një prej deputetëve socialistë që nuk duhet në asnjë çast dhe në asnjë fazë të procesit të mos e dijë a do të jetë e ku do të jetë në listën e PS-së. Nuk ndaj me të mjaft qëndrime, por s’ka dyshim se ai është një deputet shumë aktiv dhe profesionist. Përmenda dhe emra të tjerë… Janë zgjedhje e kryetarit të PS-së në funksion të situatave konkrete në zona. Pezën e njohim, e kemi koleg dhe i kemi shprehur gjithë solidaritetin tonë. Me pëlqeu ajo që kishte thënë Muçmata. se nuk di të shaj.

Koordinatori i koalicionit opozitar, Preç Zogaj

Këshilla e Zogajt “…PS dhe opozita kanë erën në favor. Që nuk do të thotë se topin do ta çojë në rrjetë era. Opozita duhet të vazhdojë të ngrihet në lartësinë e shanseve, duke mos nënvlerësuar asnjë detaj të fushatës. Me një rival të regjur si Berisha, nënvlerësimi i detajeve apo ulja e ritmit mund të rezultojnë me pasoja.”

Ikja e fundit “…nëse ka një status disi më të ri të kritikës në PD, nuk përjashtoj se ikjet dhe rebelimet, jo vetëm të miat, kanë pasur një ndikim pozitiv. A do të jetë e fundit? Kjo nuk varet nga unë. Në PS s’ka sens ta bëj këtë, pasi nuk jam anëtar i saj.”

Ndërkaq nuk tingëlloi mirë deklarata e parë e Celibashit. se kishte dy vjet që e lusnin. Këtu ka katër vjet që njerëzit bëjnë opozitë, deri në përballje të rrezikshme, dhe nuk dimë të kenë pasur lutje. Mund ta kishte kursyer këtë fjali. Dje në Lezhë u prezantua për të kryesuar listën e PS-së për qarkun deputetja Mimi Kodheli. Si lezhjan dhe si shumë i përfolur për të qenë ju kandidat në këtë qark, si e pritet këtë kandidim? Lezha është nderuar me kandidimin e qëlluar të deputetes Mimi Kodheli, personaliteti i së cilës përmbledh tiparet më të mira të gruas shqiptare, si një kombinim i vlerave të traditës me ato moderne bashkëkohore. Fjalë të mira që shkojnë edhe për Ditën e Gruas, por ju nuk u patë në ceremoninë e prezantimit të saj… Nuk më duket se kishte ndonjë ceremoni. Takimi në fakt ishte me strukturat e PS-së për zbërthimin e programit për rendin. Në këtë kuptim, s’kisha përse ftohesha, sepse unë nuk jam pjesë e strukturave të PS-së. Me kuriozitet pritet edhe mënyra e kandidimit të disa prej aleatëve të opozitës, siç është zoti Spartak Ngjela, siç jeni ju apo dhe zoti Milo e zoti Gjinushi. A ka marrë opozita një vendim për skemën që do të ndjekë dhe a do të jeni ju kandidat në listat e Partisë Socialiste, apo do të kemi garimin në një koalicion të përbashkët, por me lista të veçanta? Cili nga këto tre variantet qëndron? Janë bërë bisedime, por nuk është marrë një vendim si do të dalim në zgjedhje. Vendimi për të përfshirë aleatë në listën e PS-së pritet të merret nga Rama në funksion të maksimalizimit të votave dhe përfaqësimit në Kuvend të disa politikanëve opozitarë që e kanë të vështirë, në mos të pamundur, të futen në Kuvend me sistemin elektoral në fuqi. Ne dështuam në përpjekjen tonë për të futur proporcionalin kombëtar në ligj. Ma merr mendja se aleatët opozitarë më të spikatur të këtij mandati do të jenë në listën e përbashkët të PS-së. Kjo është elektorale, politike dhe etike njëherësh. Ky vendim duhet të merret shpejt nga Rama dhe forumet socialiste, për t’u dhënë aleatëve kohën e nevojshme për t’u organizuar akoma më mirë në fushatën që po troket. Këtu përfshihet edhe rasti im, si një rast specifik, pasi,

siç e dini, unë kam marrë pjesë në tryezën dhe veprimet politike të Opozitës së Bashkuar, jo si kryetar apo drejtues i ndonjë partie, por si individ Në librin tuaj të fundit “Në kërkim të zgjedhjeve të humbura” në një moment shkruani se “kalimet e mia nga një krah në tjetrin nuk kanë qenë zgjedhje, por ikje”. A ia ka vlejtur politikisht kjo ikje e fundit dhe a mund të themi që është vërtet e fundit…? Jam munduar ta shpjegoj në libër këtë që cituat më lart. Do t’ju merrja shumë rreshta po ta riprodhoja, sepse nuk është aq e thjeshtë. Këtu dua të sqaroj një gjë: megjithëse mund të kem namin e ikanakut, nuk ka ndodhur asnjëherë të tradhtoj votën që më është dhënë nga zgjedhësit. Jam votuar si opozitar në vitin 1991 apo në vitin 2001 dhe kam qëndruar opozitar. Jam votuar si mazhoritar në vitin 2005 dhe sërish kam respektuar deri ditën e fundit kontratën me votuesit demokratë. Parimi im është se duhet të sillemi siç votohemi. Së dyti, nuk kam ikur asnjëherë nga opozita në pushtet, por vetëm nga pushteti në opozitë. Besoj se këto dy momente i japin ngjyrë parimore lëvizjeve të mia. Do të doja që kritikët e mi t’i mbanin parasysh. Nuk iu përgjigjët pyetjes... Cilës? A ia ka vlejtur politikisht kjo ikje e fundit dhe a mund të themi që është vërtet e fundit? Në pikëpamje të interesave të ngushta personale, do të kisha qenë më rehat deputet aty ku më çoi pa më pyetur zoti Berisha, sesa në sheshet e protestave opozitare, apo duke shqyer sytë me orë të tëra para ekranit të kompjuterit për të shkruar artikuj dhe mbajtur familjen. Nuk është në natyrën time të bëj përllogaritje të këtij lloji. Ika nga Berisha në shenjë proteste dhe ndihesha në paqe me lirinë time. Por nuk kisha ndonjë ndjenjë misionari që të peshoj sot sa ka vlejtur. Meqë më pyesni, mund të them se, nëse ka sot një ndjeshmëri më të lartë se kurrë për zgjedhjet, them se ia vlejtur, pasi kam dhënë një kontribut në këtë betejë; nëse ka një përpjekje dhe premtim nga Rama për të dalë nga filozofia e vjetër e konfliktualitet dhe llogoreve, prapë them se ia ka vlejtur, sepse në një aleancë politike dhe shoqërore


09-10 mars 2013

11

www.mapo.al Aleatët në lista “Ne dështuam në përpjekjen tonë për të futur proporcionalin kombëtar në ligj. Ma merr mendja se aleatët opozitarë më të spikatur të këtij mandati do të jenë në listën e përbashkët të PS-së. Kjo është elektorale, politike dhe etike njëherësh. Ky vendim duhet të merret shpejt nga Rama dhe forumet socialiste, për t’u dhënë aleatëve kohën e nevojshme për t’u organizuar akoma më mirë në fushatën që po troket.”

Rikthimi në PD? “Njeriu mund të rebelohet në partinë e tij të zemrës, kur sheh se gjërat po shkojnë keq, kur mendon se po i hahet haku apo nuk po respektohet. Kjo ka ndodhur me mua. Por unë nuk jam ndarë përjetë me PD-në. Kur të shoh se rruga është hapur dhe të dëgjoj thirrjen “shko ku të thërret zemra”, atëherë do të provoj të kthehem në PD pa negociata, kështu siç jam, si dikush që kthehet në shtëpinë e tij të vjetër.”

“Diskutimi apo për një aleancë parazgjedhore të PS-së me LSI, sidomos tani kur Kuvendit i kanë mbetur edhe pak javë për t’u shpërndarë, është plotësisht jo elektoral për PS-në, pasi investon në publik përshtypjen sikur opozita nuk fiton dot vetë.”

koalicionet

"PS të mos e diskutojë më aleancën me LSI, është jo elektorale" njerëzit emancipohen reciprokisht dhe unë jam investuar shumë për të avancuar në opozitë formulën e tejkalimit në vend të formulës së luftës. Së fundi, nëse ka një status disi më të ri të kritikës në PD, nuk përjashtoj se ikjet dhe rebelimet, jo vetëm të miat, kanë patur një ndikim pozitiv. A do të jetë e fundit? Kjo nuk varet nga unë. Në PS s’ka sens ta bëj këtë, pasi nuk jam anëtar i saj. Ka ndërkohë edhe disa zëra minorë që flasin për një negociatë apo mundësi negociate mes jush dhe përfaqësuesish të mazhorancës së djathtë, me qëllim rikthimin tuaj në kampin e djathtë…? Kam shumë miq në gjithë piramidën e PD-së, është e kuptueshme. Me disa prej tyre më ndodh të rri në kafe dhe të bisedojmë për çfarë ka ndodhur e pritet të ndodhë. Vaj hallit të qëndrojë në llogore dikush që predikon daljen nga llogoret. Me miqtë e tij, aq më shumë. Por bisedime për kthimin tim në PD nuk kam pasur. E përjashtoni një kthim të mundshëm? Të ma bëni këtë pyetje në prag të fushatës elektorale, kur kam katër vjet në opozitë, nuk është se më doni të mirën, apo jo?! Po bëj shaka. Unë jam themelues i PD-së dhe nuk jam anëtar i ndonjë partie tjetër. Njeriu mund të rebelohet në partinë e tij të zemrës kur sheh se gjërat po shkojnë keq, kur mendon se po i hahet haku apo nuk po respektohet. Kjo ka ndodhur me mua. Por unë nuk jam ndarë përjetë me PD-në. Kur të shoh se rruga është hapur dhe të dëgjoj thirrjen “shko ku të thërret zemra”, atëherë do të provoj të kthehem në PD pa negociata, kështu siç jam, si dikush që kthehet në shtëpinë e tij të vjetër. Në Konventën e PS ra në sy fjala juaj posaçërisht “Për Detin”. Projekte për peshkimin, industrinë e përpunimit të peshkut, mbështetjen e peshkatarëve, zhvillimin e porteve si nyja thelbësore e vlerësimit ekonomik të pozicionit gjeografik etj. Të gjitha këto duken shumë të mira dhe vizionare, por si do të mbështeten financiarisht këto projekte? Me miqtë e mi të Forumit për Zhvillimin, një grupim profesionistësh dhe intelektualësh, kemi përgatitur një projekstrategji të plotë për zgjimin e detit nga gjumi, siç e them unë në mënyrën time dhe për infra-

strukturën e re kombëtare. Këtë projekt ia kemi vënë në dispozicion edhe zotit Rama. Është një kontribut për opozitën dhe njëherësh një arsye pse jemi në aleancë me PS-në. Për këtë shkak u ftova të flas në Konventën e kësaj partie për programin. Ku do të gjenden paratë, pyesni ju. E thashë në konventë: nga koncesioni. Futja në shkallë të gjerë e koncesionit për ndërtimin e porteve tregtare, të peshkimit dhe turizmit është rilindja reale që propozojmë, është mundësia reale për të tërhequr kapitalin. Projekti ynë është mjaft i detajuar. Do ta shpalosim doradorës bashkë me inxhinier Xhevahir Ngjeqarin. Nga Rama kemi marrë sinjalin se pjesë të këtij projekti kompleks do të integrohen në programin elektoral të PS-së. Ndërkohë theksi juaj për Detin u duk si një kostum që ju rri pak ngushtë: një fushë e vetme, pak lokaliste etj... ndryshe nga ç’ jemi të mësuar të shohim politikanin Zogaj, që deri tani ka pasur më shumë të bëjë me elaborimin e tezave kryesore të një fushate elektorale apo të një opozite që ka qëllim rotacionin... Do të doja t’ju kundërshtoja në këtë pikë. Pasioni im për politikat e zhvillimit, për infrastrukturën dhe për ekonominë e gjeopolitikës është i kahershëm. Shumë njerëz habiten me këtë, por jo politikanët e vjetër. Nëqoftëse ju kujtohet, në debatet e mëdha televizive të fushatës së vitit 2005, unë, një poet, kam përfaqësuar PD-në edhe në përballjen me ministrin socialist të Punëve Publike e Transportit. Në atë kohë kam qenë veç të tjerash një nga lobistët më të njohur të asaj që sot quhet Rruga e Kombit. Me pak fjalë, jam në ujërat e mia kur flas për detin, portet, korridoret. E gjithë kjo në kohën tonë vlen më shumë sesa të gjesh sloganin e një fushate elektorale. Pse duhet të fitojë opozita në fund të fundit? Për të sjellë një ndryshim, apo jo? Projekti i detit është nga më realet në lidhje me mundësitë e punësimit dhe zhvillimit. Nga ana tjetër pamë se Kryeministri pak ditë më pas e rimori këtë temë dhe foli për një program të ri kombëtar për peshkimin dhe industrinë në këtë sektor. Në këtë rast konkurrenca është e mirëpritur dhe zhvilluese, apo kemi të bëjmë me propagandë elektorale? Ka një vetëdije të qeverisë, padyshim, për

Prurjet e reja “Pezën e njohim, e kemi koleg dhe i kemi shprehur gjithë solidaritetin tonë. Me pëlqeu ajo që kishte thënë Muçmata, se nuk di të shajë. Ndërkaq nuk tingëlloi mirë deklarata e parë e Celibashit, se kishte dy vjet që e lusnin. Këtu ka katër vjet që njerëzit bëjnë opozitë, deri në përballje të rrezikshme, dhe nuk dimë të kenë pasur lutje. Mund ta kishte kursyer këtë fjali.”

Miqtë në PD “Kam shumë miq në gjithë piramidën e PD-së, është e kuptueshme. Me disa prej tyre më ndodh të rri në kafe dhe të bisedojmë për çfarë ka ndodhur e pritet të ndodhë. Vaj hallit të qëndrojë në llogore dikush që predikon daljen nga llogoret. Me miqtë e tij, aq më shumë. Por bisedime për kthimin tim në PD nuk kam pasur.”

harresën dhe braktisjen e këtij resursi madhështor. Nga një anë mua më vjen mirë që Kryeministri pranoi gjendjen dhe foli për nevojën e ndryshimit të saj. Programet janë pasuri publike. Kushdo ka të drejtë t’i përqafojë dhe çojë përpara sipas mundësive. Por duke qenë Kryeministër prej tetë vjetësh, Berisha nuk mund të mos përballet me pyetjen “ku ishe ti Adam?”, kur adapton në diskurin e tij pjesë të propozimeve të reja të opozitës. Më 2005, në fitoren e opozitës së atëhershme, ju ishit një nga politikanët më aktivë. Opinioni sot është i ndarë në mes, kur krahasohet ajo atmosferë me këtë të sotmen. Njëra palë mendon se sot nuk ekziston ajo frymë si e 2005-ës, që solli dhe rrotacionin dhe pala tjetër që mëton se pakënaqësia e opinionit publik është e atillë që përbën një dallgë politike për 23 qershorin… Mendimi juaj? Pakënaqësia është shumë e madhe, kjo është mëse e qartë. PS dhe opozita kanë erën në favor. Që nuk do të thotë se topin do të çojë në rrjetë era. Opozita duhet të vazhdojë të ngrihet në lartësinë e shanseve, duke mos nënvlerësuar asnjë detaj të fushatës. Me një rival të regjur si Berisha, nënvlerësimi i detajeve apo ulja e ritmit mund të rezultojnë me pasoja. Të mos harrojmë përvojën e zgjedhjeve në Itali, ku lideri i së majtës, Bersani, i humbi në fushatë avantazhet e mëdha të periudhës para fushatës. Të mos harrojmë as tjetrën, se pavarësisht bilancit negativ dhe ngjarjeve të rënda që kanë shënuar mandatin e dytë të qeverisë së Berishës, ku shquajnë vrasjet politike të 21 janarit, kjo qeveri është mbajtur. Ne nuk mund ta skontojmë me një të renë të lapsit nëse elektoralisht kjo qeveri e ka në favor apo në disfavor faktin që është mbajtur në një periudhë të vështirë. Prandaj, për sa më takon, vazhdoj të apeloj për kujdes, profesionalizëm dhe përkushtim deri në sekondën e fundit kur të numërohet vota e fundit. Programi dhe ekipi përbëjnë binomin që duhet të jetë sa më i mbrojtshëm nga sulmet e kundërshtarit. Ky sistem zgjedhor detyron bërjen e koalicioneve sa më të mëdha. Ndërkohë si Berisha dhe Rama duket se po mbajnë sytë nga Meta. Sa e rëndësishme është për opozitën LSI dhe bashkimi me të? Për mua nuk është as reale, as e rëndësishme aleanca e PS-së me LSI. LSI-ja nuk do të ikë asnjëherë nga qeveria, do të presë përfundimin e zgjedhjeve dhe do të orientohet në bazë të rezultateve. Diskutimi apo

për një aleancë parazgjedhore të PS-së me LSI, sidomos tani kur Kuvendit i kanë mbetur edhe pak javë për t’u shpërndarë, është plotësisht jo elektoral për PS-në, pasi investon në publik përshtypjen sikur opozita nuk fiton dot vetë. Vite më parë keni qenë një prej iniciatorëve të Polit të Tretë, por që në atë kohë nuk pati sukses. Sot ka zëra sërish për një pol të tretë, me argumentin për të mos lejuar “mazhoranca arrogante”. A ka terren dhe a është e mundshme kjo lëvizje? Unë e propozova këtë në vitin 1996. Gjinushi dhe Ceka e realizuan, por zgjedhjet e atij viti, siç e dini, u prishën, kështu që nuk e morëm dot përgjigjen reale nga kutitë sa i suksesshëm ishte. Situata nuk më duket identike sot, pavarësisht se ideja për të frenuar “mazhoranca arrogante” është e bukur. Me sistemin e sotëm nuk besoj se do të ketë mazhorancë të një partie. Nga ana tjetër nuk ka shenja se Topi do të bëjë aleancë me Metën. Nuk ka dyshim se një aleancë e tillë do të asgjësonte arsyet e ekzistencës së FRD në pozicionin ku ndodhet. Prandaj mendoj se nuk do të bëhet. Mendoni që do të ndryshojë mendësia e politikës pas këtyre zgjedhjeve për të pranuar rezultatin, si fituesi ashtu edhe humbësi i tyre, siç ndodh në çdo vend të botës, apo do të kemi sërish kontestime, ankimime të gjata, një proces që do e mbajë vendin të tensionuar, siç ka ndodhur edhe më parë? Gjithçka do të varet nga cilësia e zgjedhjeve. Nëqoftëse do të jenë në parametrat e standardeve ndërkombëtare, është një obligim i palëve konkurruese të pranojnë verdiktin e zgjedhësve. Por nëse do të ketë manipulime të verifikuara dhe denoncuara edhe nga vëzhguesit e huaj, kontestimi i farsës është gjithashtu një obligim për partitë dhe publikun. Në vijim të pyetjes sa më sipër, a mund të kemi nga ju një parashikim të ditës së pas zgjedhjeve? Si do të jetë politikisht, sipas jush, Shqipëria më 24 qershor? Dashuria dhe mirësia shkruajnë në të bardhë, thotë një shprehje e njohur. Unë nga natyra jam i prirur nga e mira. Me sytë e mendjes shoh një Shqipëri të qetë e të gëzuar, që ka kthyer faqe me zgjedhje të lira e të ndershme, që i ka dhënë shansin një ekipi të ri të provohet në qeverisjen e vendit dhe njëherësh i ka dhënë shansin PD-së të reformohet në opozitë, duke u përgatitur për cikël të ri politik që do ta sjellë sërish në pushtet.


12

E shtunë - e diel, 9-10 mars 2013

dosje

www.mapo.al

Ai njeh punonjëset me emër dhe ato e njohin atë shumë mirë. “Asnjë nga qendrat ku ka qenë nuk e pranon më”, thotë Merita, e cila pohon se me gjithë përpjekjet e tyre djali i abuzuar dhe me probleme nuk ka mundur të rehabilitohet

investigimI Histori të fëmijëve të braktisur, të rrugës apo jetimëve të rritur që mbeten të paintegruar. Rastet e dhunës dhe dramat që shërbimet sociale nuk arrijnë t’i shërojnë. Çfarë ndodh me fëmijët jetimë dhe ata të dhunuar? Si mbrohen nga sistemi i shërbimeve sociale? Katër histori të dhunës dhe dështimit të shoqërisë për t’i mbrojtur dhe trajtuar këta fëmijë. Historia e Ilias, një 13-vjeçari të rrahur, Marselit të abuzuar, dhe fëmijëve anonimë që shfrytëzohen në lypje në qendër të Tiranës Nga Vladimir Karaj, Leonard Bakillari

J

u nuk e njihni Ilian. Shokët e mi të shkollës së mesme në rast se e lexojnë këtë shkrim, sidoqoftë do të vënë buzët në gaz, ata dhe shumë breza para e pas tyre e kanë pasur shok dhome jetimin, historia e të cilit është fundi i një zinxhiri të dështuar të kujdesit për fëmijët e braktisur në Shqipëri. Nuk njihni as Marselin, jetimin e abuzuar në qendrën “Fëmijët e tij”, i cili sot bredh korridoreve të zyrave të Shërbimit Social Shtetëror, sepse askush nuk e pranon. Nuk keni pasur rast të dëgjoni as për 13-vjeçarin e lindur jetim, të birësuar dhe më pas të ‘lënë’ në Fshatin SOS, ku megjithëse ishte në kushte më të mira se dy të parët, sërish përfundoi i dhunuar dhe i përfshirë në një histori komplekse gjyqesh e përplasjesh mes të rriturish që fajësojnë njëritjetrin për të. I fundit i kësaj historia është fëmija pa emër, rreth 6 vjeç, të cilin e takuam në kryqëzimin e madh të Tiranës, ku lypte nën patronazhin e një gruaje, jetim e i braktisur dhe me shumë gjasa viktimë e radhës e sistemit që dështon në mënyrë të përsëritur. ...Alo 129 dhe ata nuk vijnë

Merita Beqiri, një drejtuese sektori për monitorimin e qendrave të shërbimeve sociale për njerëzit në nevojë, na tha se gjithkush prej nesh duhej të denonconte nëse shihte fëmijë që shfrytëzoheshin në rrugë për lypje. “Kemi kryer evidentimin e 43 rasteve”, thotë ajo për një aksion të zhvilluar kohë më parë në bashkëpunim me policinë, edhe pse duhet të pranojë se një pjesë e tyre janë kthyer sërish në rrugë. Sipas saj, në rast se ne do të denonconim sistemi do duhej të funksiononte. Hallkat janë të thjeshta. Qytetari telefonon policinë dhe kjo e fundit pasi ndërhyn kontakton Shërbimin Social Shtetëror (SHSSH) dhe ky i fundit kujdeset të gjejë një strehë për fëmijën e identifikuar si të kërcënuar për të qenë viktimë veç e shfrytëzimit dhe e trafikimit apo

Fëmijë i braktisur në urën pranë Rrugës së Elbasanit

Fëmijët që Shqipëria nuk i mbron dot

abuzimit. Ne bëmë pikërisht këtë. Dolëm në kryqëzimin në qendër të qytetit. Më shumë se 10 fëmijë të fotografuar prej nesh lypnin apo lanin xhama makinash në këmbim të pak qindarkave, të ruajtur nga larg prej tutorësh që janë në mjaft raste prindër ose të afërm të tyre. Aty sigurisht kalojnë makina të policisë dhe eskorta qeveritare apo makina deputetësh e të zgjedhurish thuajse çdo ditë, një lajmërim i mjaftueshëm për krimin që kryhet në mes të ditës. Sidoqoftë, ne vendosëm të telefononim. Zëri përtej ishte mjaft i qetë dhe serioz. “Faleminderit, tani po dërgojmë një patrullë”, e mbyll bisedën polici në sallën operative. Por patrulla nuk erdhi. 30 minuta më vonë pasi ne biseduam me një 6-vjeçar që ndodhej aty duke lypur i monitoruar nga “padronia” mbi peshë, dhe që na tregon se prindërit i kanë vdekur, vendosim të largohemi, ndërsa tashmë e dimë që sistemi nuk funksionoi. 6-vjeçari është edhe të nesërmen në të njëjtën rrugë, duke kryer të njëjtin ritual me të njëjtën histori nga pas. ...Fëmijët e tij

Ne bëmë pikërisht këtë. Dolëm në kryqëzimin në qendër të qytetit. Më shumë se 10 fëmijë të fotografuar prej nesh lypnin apo lanin xhama makinash në këmbim të pak qindarkave, të ruajtur nga larg prej tutorësh që janë në mjaft raste prindër ose të afërm të tyre. Aty sigurisht kalojnë makina të policisë dhe eskorta qeveritare apo makina deputetësh e të zgjedhurish thuajse çdo ditë, një lajmërim i mjaftueshëm për krimin që kryhet në mes të ditës. Sidoqoftë, ne vendosëm të telefononim. Zëri përtej ishte mjaft i qetë dhe serioz. “Faleminderit, tani po dërgojmë një patrullë”, e mbyll bisedën polici në sallën operative. Por patrulla nuk erdhi

Historia monstruoze e tre pedofilëve të huaj që shfrytëzuan një qendër jo-publike jetimoreje, megjithë dënimin e tre abuzuesve, ka lënë pas një dramë që rritet. G.B, një prej fëmijëve të abuzuar, tani i birësuar dhe me një familje, paditi disa ditë më parë gjithkënd që kishte dështuar ta mbronte përfshi SHSSH. Ai kërkon para për atë që i ka ndodhur, edhe pse vështirë se kjo do mund të përmirësojë historinë e tij. Nga ana tjetër është Marseli, 15 vjeç, një tjetër i abuzuar në të njëjtën qendër, i cili nuk ka pasur të njëjtin fat si vëllai i tij i tragjedisë. I riu gjendet çdo ditë në korridoret e SHSSH. Ai njeh punonjëset me emër dhe ato e njohin atë shumë mirë. “Asnjë nga qendrat ku ka qenë nuk e pranon më”, thotë Merita, e cila pohon se me gjithë përpjekjet e tyre djali i abuzuar dhe me probleme nuk ka mundur të rehabilitohet. Kujdesi i vetëm për të është gjetja e një strehe me më të rri-


13

E shtunë - e diel, 9-10 mars 2013 www.mapo.al

595

fëmijë trajtohen në Institucione Rezidenciale të Përkujdesit për fëmijë, nga këta: 266 fëmijë në 9 institucionet publike 329 fëmijë në 15 institucionet jopublike (OJF- të);

1610

fëmijë trajtohen me shërbime ditore/komunitare, nga këta: 70 fëmijë në 3 Institucione Publike dhe 1540 fëmijë në 27 Qendra Ditore Jopublikete (OJF-të)

53

birësime të fëmijëve nga institucionet Publike të Përkujdesit janë kryer, sipas analizës vjetore të Shërbimit Social Shtetëror.

Ilia Filipi, jetimi i cili jeton prej 21 vjetësh në konviktin e shkollës Pedagogjike

Historia sidoqoftë nuk u mbyll këtu. Lumturi Toli që nuk pranoi për asnjë moment akuzën thotë për “Mapo” se ka qenë nëna adoptive, sipas saj, e diagnostikuar e dhunshme dhe agresive që ka rrahur fëmijën

Fëmijë rom duke pastruar xhamat e makinave në semaforët e Tiranës

Ai ka shkarravitur aty dhjetëra herë emrin dhe parulla të tjera. “O shtet, o shtet, t’i e ke në terezi”, shkruan ai në një nga ato shkarravina muri, me anë të të cilave duket se hakmerret. Shteti ka dështuar disa herë të mbrojë Marselin. Ai dështoi të kontrollonte qendrën “Fëmijët e tij” për të parandaluar abuzimin, dështoi ta zbulonte në kohë abuzimin dhe në fund dështon të rehabilitojë viktimën

tur, sigurimi i një pensioni që i paguhet një restoranti ku ai mund të hajë 2 vakte dhe një vakt tjetër buke që i jepet në një qendër shërbimi ditor për fëmijë të braktisur. “Ne nuk kemi ç’të bëjmë më për të”, thotë Beqiri. Gruaja tregon se mjaft herë i riu ka thyer xhamat e institucionit, ajo dyshon se ai mund të marrë drogë, ndërsa thotë se adoleshenti refuzon thuajse të gjitha mundësitë që i ofrohen për t’u integruar në shoqëri. Shenjat e pranisë së tij gjenden në muret e SHSSH mjaft lehtë. Ai ka shkarravitur aty dhjetëra herë emrin dhe parulla të tjera. “O shtet, o shtet, t’i e ke në terezi”, shkruan ai në një nga ato shkarravina muri, me anë të të cilave duket se hakmerret. Shteti ka dështuar disa herë të mbrojë Marselin. Ai dështoi të kontrollonte qendrën “Fëmijët e tij” për të parandaluar abuzimin, dështoi ta zbulonte në kohë abuzimin dhe në fund dështon të rehabilitojë viktimën. Historia “S.O.S”

Një fëmijë i birësuar kur ishte 2 vjeç dërgohet në fshatin me përkujdesje speciale, pasi nëna e tij pranoi që nuk mund të kujdesej për të. Gazmend Zita, tani drejtor i Inspektimit të Standardeve të Shërbimit Shoqëror pranë ISHP-s , tregon se atëherë ka qenë në ekipin e shërbimit social që ka vlerësuar rastin. Ai thotë se me dëshirën e nënës, e cila kishte një raport për probleme mendore, fëmija që ishte i vonuar është kaluar në ku-

Lumturi Toli, u akuzua nga drejtoresha Mimoza Manaj dhe nëna e fëmijës se e kishte dhunuar (rrahur) atë, u shkarkua për këtë nga puna, pas një hetimi të brendshëm që e nxori, sipas Manajt, fajtore për dhunën

jdestari të Shërbimit Social e prej aty në S.O.S. Prej 2006 deri në mars të vitit që shkoi gjithçka ka shkuar “mirë” për fëmijën. Raporte të plota dhe një përkujdesje që përfshin të gjitha hallkat nga edukatoret deri te psikologu thuhet se e ka ndihmuar fëmijën të avancojë megjithë konfliktin që evidentohet aty mes Nënës SOS dhe nënës që ka adoptuar djalin. Por në mars 2012 fëmija dhunohet. Këtu fillon një histori gjyqesh që ende vijojnë me një padi civile në Gjykatën e Tiranës dhe tre kallëzime penale në prokurori e gjykatë, dy prej të cilave janë mbyllur dhe një i tretë është ankimuar në Prokurorinë e Përgjithshme. E vetmja gjë e qartë në këtë histori është se dikush e ka rrahur fëmijën, edhe pse ai ishte i strehuar me shumë gjasa në institucionin më të mirë për përkujdesje në Shqipëri. Kjo është provuar në ekspertizë mjekoligjore dhe po ashtu edhe pohimet e palëve. Një ish-nënë S.O.S., Lumturi Toli, u akuzua nga drejtoresha Mimoza Manaj dhe nëna e fëmijës se e kishte dhunuar (rrahur) atë, u shkarkua për këtë nga puna, pas një hetimi të brendshëm që e nxori, sipas Manajt, fajtore për dhunën. Dy paditë e para penale në prokurori dhe gjykatë kundër Tolit u mbyllën për arsye proceduriale. Në fillim mungesë kompetence dhe në rastin e dytë përfitim nga amnistia e nëntorit të kaluar. Toli e akuzuar nuk u shpall fajtore, por as e pafajshme në asnjë nga rastet, veç hetimit të brendshëm të institucionit. Historia sidoqoftë nuk u mbyll këtu. Lumturi Toli që nuk pranoi për asnjë moment akuzën thotë për “Mapo” se ka qenë nëna adoptive, sipas saj, e diagnostikuar e dhunshme dhe agresive që ka rrahur fëmijën. Dy padi të saj, e para kundër drejtoreshës Manaj që kallëzohet për shpërdorim detyre dhe kallëzim të rremë, një tjetër kundër institucionit për shkarkimin nga puna, kanë rikthyer çështjen në gjykatë dhe prokurori, çështje që ende s’kanë marrë zgjidhje. Ish-edukatorja në kallëzim pohon se nëna e fëmijës kishte probleme dhe se e kishte dhunuar fëmijën edhe në raste të tjera. Sipas saj, përgjegjësia për dhunën i takon gruas, ndërsa drejtoreshën e akuzon se ka mbuluar këtë fakt për të hequr përgjegjësitë nga vetja, se ka dhënë leje që fëmija të takohej me nënën, megjithëse e dinte se ajo kishte probleme. Manaj dhe avokati i institucionit kanë një version të ndryshëm. “Një nënë S.O.S, është mjaft e vlefshme”, sipas tyre, dhe nuk do të largohej nëse nuk do të ishte provuar dhuna. Ata thonë se pretendimet e Tolit në lidhje me nënën adoptive nuk qëndrojnë. Një raport shëndetësorë i 2011, muaj përpara abuzimit, të cilin na e paraqe-

sin, tregon se ajo ishte në gjendje të mirë dhe se mund të kujdesej për djalin. SHSSH dhe Inspektoriati të cilët duhej të monitoronin në këtë rast, pohuan për ne se nuk kanë marrë kallëzim, edhe pse e dinë historinë e fëmijës, edukatores dhe nënës adoptive. Por sipas drejtuesve të S.O.S ata e kanë raportuar rastin dhe se SHSSH ka kryer një inspektim dhe rënë dakord me masat e tyre. “Çështja për ne është e mbyllur”, thotë Manaj. “Ne identifikuam dhunën, ndoqëm hapat ligjorë dhe larguam dhunuesin”, por ajo e di se ai që ka vuajtur në gjithë këtë histori është fëmija, të cilit i është dashur të përsërisë historinë në salla gjyqi dhe prokurorie. ... Po pas 40 vjetësh

Zyrtarët e SHSSH dhe ata të Inspektoriatit e dinë se S.O.S është problemi më i vogël i tyre, por nga ana tjetër rasti i dhunës në një qendër e cila tani po merret si model edhe për shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”, tregon se pjesa tjetër e shërbimeve mund të ketë probleme më të mëdha. Në fakt në mjaft raste rezultati përfundimtar i fëmijëve që kalojnë në qendrat e përkujdesit kryesisht publik është i trishtë. Ilia Filipin, 41 vjeç, ne e kemi njohur më 1996. Shumë më i madh se ne, i strehuar në konviktin e shkollës Pedagogjike, Filipi ishte prodhuesi i rezistencave për ngrohjen e ujit me kanaçe konservash që përdoreshin sa herë nuk mund të shfrytëzoje dushet. Ai ka lindur në Vlorë. Kur mbushi 6 vjeç është dërguar në shtëpinë e fëmijës ‘Zyber Hallulli’ në Tiranë. Prej kësaj kohe i ka mbetur tifozlliku për Tironën, të cilën e ndiqte sido që të ishte puna, edhe përmes radiove gjysmë të shkatërruara që i kthente në gjendje pune. U kujtuam për të ndërsa kalonin pranë ish-shkollës. Ilia ishte po aty, vetëm më i plakur se dikur. Ai tregon se para 21 vjetësh ka ardhur në Elbasan, por nuk mban mend sesi, vetëm di se është sistemuar në një dhomë te konviktet e shkollës Pedagogjike. Tani thotë se përfiton vetëm 2600 lekë përkrahje në muaj. Nuk punon, e vetmja gjë që bën është të kujdeset për kopshtin e shkollës ku jeton, apo të kryejë porosi kundrejt ndonjë honorari. Ilia që mbajmë mend ne, kishte vetëm një dëshirë, të kthehej në Tiranë. Thuajse 16 vjet pasi ne e takuam për herë të parë, dëshira e tij nuk ka ndryshuar, ai sërish mendon të jetojë në Tiranë, në të cilën kthehet sa herë vetëm për të tërhequr asistencën mujore me të cilën jeton, por deri tani askush nuk i ka dhënë punë, askush nuk e ka ndihmuar për një shtëpi. Ilia është shembulli i dështimit të sistemit dhe shoqërisë për të integruar fëmijët e braktisur.


14

E shtunĂŤ - e diel, 9-10 mars 2013

www.mapo.al


09-10 mars 2013

15

www.mapo.al

Foto file

Dita e gruas në Tiranë u festua në shumë forma dhe vende, fizike dhe virtuale. Dhe personazhet e politikës dhe diplomacisë ndan zonat e influencës

Festën e grave, Edi Rama e kalon me gratë e jetës së tij, mamanë Aneta dhe bashkëshorten Linda

PD organizon një festë për 8 marsin në Pallatin e Kongreseve. “Të gjitha fushatat që kanë përfunduar me fitore për PD-në kanë nisur në 8 Mars” thotë Sali Berisha. Dhe kështu nis fushatën!

Shumë zhurmë për një festë Ambasadori i BE-së në Shqipëri Ettore Sequi ua shtron me lule grave deputete.

Berisha me bashkëshorten dhe nënkryetaren e Bashkisë së Tiranës duke blerë lule e bamirësisë në bulevard

Një herë në vit hipet në autobus. Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Jorida Tabaku, Koordinatore Rezidente e OKB Zineb Touimi Benjelloun, Ambasadorja e Francës në Tiranë, Christine Moro dhe Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë Carola Muller-Holtkemper, duke udhëtuar në një prej autobusëve të qytetit

Gratë e bukura të PD-së në Pallatin e Kongreseve Nikita dhe Nazimja në valle

Vallja e të burgosurave. 8 marsi festohet edhe në burgun e grave në Tiranë


CMYK

16 6

E shtunë - e diel, 9-10 mars 2013

www.mapo.al

BUJAR KAPEXHIU

Tirana me plan të ri Plani i ri urbanistik i Tiranës, përfundoi. herë të parë, Tirana Kolonën time në të përditshmet e Për sipërpërmendo të ketë një plan të studiuar e të detajuar urbanistik bashkëdura e pagëzova me emrin “Guri filozofal”, term kohor. Plani urbanistik përcakton norma e parime dhe nuk është që më pati joshur dhe Basha intriguar pa se Kolonën time plan ndërtimi e betonizimi. theksoi “Tirana ka ndryshuar, në të përditshmet e sipërpërmendura e pagëzoe ky ndryshim ka ardhur si rezultat i një vullneti të ri politik dhe iva njëme fryme bashkëpunimi, bashki term - qeveri, emrin “Guri filozofal”, qëpor mëdhe patime njësitë e tjera vendore dhe qytetarët”. Të respektojmë thirrjen “Go green!” joshur dhe intriguar pa masë që përpara Kolon

Kur lan borxhet Politikanët, nënë debate të ndryshme, për të hequr qafe, akuza Kolonën time të përditshmet e sipërpërmentë hedhura ndaj tyre nga kundërshtari politik, përdorin dura e pagëzova me emrin “Guri filozofal”, term shpesh thënien “Shpif, shpif se diçka mbetet!” Që mbetet diçka, kjo që më pati joshur dhe intriguar pa Kolonën time u vërtetua në praktikë. Ja, përshembull, në rastin e fundit, që në të përditshmet sipërpërmendura e pagëzoTahiri, shpifi e shpifi, e mbeti diçka. Dhe diçkaja që mbeti ishin va me emrin filozofal”, termnëqë më pati shtatëqind mijë“Guri lekë gjobë, që mbetën dorën e Genc Rulit. Tahiri, prodhon hedh nëpa treg, prodhime shpifjesh, skarco. joshur dhe dhe intriguar masë që përpara Kolonën

Dashuri e paligjshme Dashuri politike. administrative. Dashuri e fshehtë. Kolonën time nëDashuri të përditshmet e sipërpërmenDashuri e paligjshme. Dashuria Politikë - Prokurori, është pikëdura e pagëzova me emrin “Guri filozofal”, term risht ajo që shkatërron dashurinë e vërtetë, të sinqertë, të që mëqë pati joshurkadhe intriguar pa Kolonën timedhe me pastër, drejtësia me ligjin, institucionin, qytetarët në të përditshmet e sipërpërmendura e pagëzotë vërtetën. Nuk është hera e parë që Politika, e llastuar, tekanjoze, e bishtpërdredhur, në pati flagrancë, duke va megënjeshtare emrin “Guri filozofal”, termkapet që më joshur pas vetes, për interesa të saj,që ligjin qefli. Ah,Kolonë drejtësia! joshur dhe intriguar pa masë përpara

Akoma pa qeveri Përgatitjet përnë zgjedhjet po shkojnë drejt fundit. Sapo përfuKolonën time të përditshmet e sipërpërmenndoi e u publikua edhe programi i partisë për qeverisjen dura e pagëzova me emrin “Guri filozofal”, terme ardhëshme. Vetëm një gjë ka mbetur e pa përcaktuar, ose mbahet e që më pati joshur dhe intriguar pa Kolonën time fshehtë. “Qeveria në hije”. Gjer tani, asnjë autoritet socialist nuk në të e sipërpërmendura e pagëzobën hijepërditshmet si qeveritar. Me të drejtë themi, akoma nuk ka qeveri va me “Gurikryeministri filozofal”, term mëNdoshta. pati Një hije hije. Mosemrin vallë edhe është që hije? s’mund ketëintriguar qeveri hije. e socialistëve, joshurtëdhe paPerspektiva masë që përpara Ko në hije.

Dale Dule Kanë ardhur çuditshme. Pikërisht tani, prag zgjeKolonën timekohë në tëtëpërditshmet e sipërpërmendhjesh, kur kërkohet shtimi i rradhëve të koalicionit me sa më dura e pagëzova me emrin “Guri filozofal”, term shumë parti, ndodh absurdi i largimit të partisë nga koalicioni, që më pati joshur Kolonën duke rrezikuar veten dhe e tëintriguar tjerët, në pa zgjedhjet e 23time qershorit. në të përditshmet e sipërpërmendura e Kryetari Dule, i partisë për të drejtat e njeriut, pagëzobëri hapin e tij të nga koalicioni “Rilindje”term me PS-në. Hatërmbetja ndaj valargimit me emrin “Guri filozofal”, që më pati liderit socialist e detyronpa të masë tërheqëqë edhe partinëKo pas vetes. joshur dhe intriguar përpara

Ndëshkimi I rrezikshëm kur çoheshepër të folur, në praninë Kolonën timeështë në tëçasti, përditshmet sipërpërmenedura të tjerëve, para kamerave televizive dhe shpreh një mendim, e pagëzova me emrin “Guri filozofal”, term të vërtetë, që edhe të pranishmit e pranojnë si të tillë, por nuk që më pati joshur dhe intriguar pa Kolonën time guxojnë ta thonë haptas. Sigurisht, do e pësosh, nëse kryetarit i në të përditshmet e sipërpërmendura e pagëzothua “Nuk je i pa zëvendësueshëm. Po shkatërron partinë!” Kryva me emrin “Guri filozofal”, term qëpolitike. më patiTa ngre lart, etari, i plotëfuqishëm, ka në dorë karrierën ose ta zhyt thellë në gropë. joshur dhe intriguar paKujdes! masë që përpara Kol


planeti single

Martesë? Viol Xhafaj voton kundër

Dhe sekreti është… indiferenca

Por gazetarja dhe folësja e ABC News nuk ka asgjë kundër lidhjeve të qëndrueshme e të lumtura. Madje i konsideron me fat njerëzit që i kanë. Prandaj nuk sheh asgjë të keqe në urimin “me një fat të mirë”. Ka vetëm problemin e gjyshes, e cila e do të martuar dhe i kishte vënë afatin e fundit në datëlindjen e 28-të, që e kishte më 15 tetor

Nga Iva Tiço

personzh planeti single privatësi sport Stil ndryshe Çdo të shtunë e të diel

www.mapo.al

Ditari i Ana Baros Futbollistja e Kombëtares së Shqipërisë rrëfen jetën e ndarë mes Universitetit Europian të Tiranës ku studion për Informatikë Ekonomike dhe fushave të blerta ku stërvitet për ndeshjet e kampionatit tonë të futbollit dhe ato të kombëtares që këtë gusht do luajë për herë të parë në eliminatoret e Botërorit

përtej privatësisë

Është një nga gjërat që ka ruajtur që nga fëmijëria. E kaluar në Shkodër. Pastaj kanë ardhur vitet e studimit në fillim në Zvicër, majë një kodre, nga shihte malet me borë dhe një fabrikë çokollate, e pastaj në Budapest dhe Londër. Tashmë Odeta Barbullushi është pedagoge dhe zv/rektore për kërkimin shkencor në UET. Dhe ndan me ne pjesëza të këtyre viteve...

Odeta Barbullushi me ngjyrë flokësh fëmije Faqe 17


18

09-10 mars 2013

www.mapo.al

pertej privatësisë Është një nga gjërat që ka ruajtur që nga fëmijëria. E kaluar në Shkodër. Pastaj kanë ardhur vitet e studimit në fillim në Zvicër, majë një kodre, nga shihte malet me borë dhe një fabrikë çokollate, e pastaj në Budapest dhe Londër. Tashmë Odeta Barbullushi është pedagoge dhe zv/rektore për kërkimin shkencor në UET. Dhe ndan me ne pjesëza të këtyre viteve...

Odeta me ngjyrë flokësh fëmije Cili është mëngjesi yt rutinë? Zgjohem rreth 7:30, bëj dush, vishem, ha mëngjes, pi kafe, dëgjoj emisionin e mëngjesit në TV ndërsa lexoj gazetat online, dal për në punë. Cili do të ishte mëngjesi yt ideal? Gjatë javës, zgjim më herët, not ose ecje, dush, mëngjes dhe kafe, mbyllje në studio për të punuar deri në 12 apo 1. Në fundjavë, gjumë deri në 11, të pasuar me një mëngjes-drekë të gjatë. Jashtë shtëpisë, cili është vendi i preferuar për kafen e mëngjesit? Për momentin një kafene e vogël te “21 Dhjetori”, ku kanë kafe të freskët, të sapobluar dhe çaj shumë cilësor. Me kë dëshiron të jesh në këtë gjerbje kafeje mëngjesi? Më pëlqen shumë që kafen e mëngjesit ta pi vetëm, se mendoj për gjëra që duhet të bëj gjatë ditës, apo bëj plane dhe lexoj gazetat. A të pëlqen puna që bën, profesioni që ke? Shumë. Puna ime ka shumë dimensione, jap mësim, lexoj, shkruaj, mbledh materiale për kërkimin tim shkencor, prezantoj nëpër konferenca, bëj punë administrative dhe menaxheriale në pozicionin që kam në Universitetin Europian të Tiranës, komunikoj me studentë dhe me audiencë më të gjerë nëpërmjet medias etj. Prej këtyre, do veçoja se më pëlqen më shumë pjesa e të shkruarit pasi kam mbledhur materialet, kam lexuar gjithçka që duhet në atë fushë dhe jam e qetë dhe e sigurt për atë se çfarë dua të them. A u devijon shpesh detyrimeve apo afateve ditore që ke? Rrallë. Puna ime ka afate që nuk mund t’i lësh, nuk mund të mos hysh në mësim ose të mos kesh përgatitur një kumtesë para konferencës. Cila është “gënjeshtra e bardhë” më e përdorur në kësi rastesh? Kryesisht kur vonohem them se s’po gjeja çelësat ose harrova celularin diku e m’u desh të kthehesha ta merrja. A je dembele? Nëse po, kur të ka kushtuar më shumë ky dembelizëm? Veç dembele që s’jam. Si babai ashtu dhe nëna ime kanë punuar shumë në jetën e tyre dhe mendoj se u ka pëlqyer

puna që bënin, megjithë lodhjen; ata me kanë trashëguar edukatën e punës. Ku të zë dreka zakonisht? Në punë. Cilat janë restorantet më të preferuara për drekën tënde? “Artisti” me duket shumë i këndshëm për drekë. Fton apo të ftojnë më shpesh për dreka? Ftesë në kuptimin që të më paguajnë drekën? Aty-aty, shpesh ftoj unë dhe po aq shpesh më ftojnë. A je kursimtare? Duhet të pyesni ata që rrinë me mua. Nuk besoj se jam për gjëra që vërtet më pëlqejnë, që kanë cilësi të mirë dhe që mendoj se janë të rëndësishme. E kontrolloj veten të mos harxhoj për trille të momentit. A ke në rit gjumin, apo pushimin e drekës? E kam në fundjavë. S’e kam dot gjatë javës, sepse në zyrë nuk kam kanape. Kur ke qenë e vogël, a ta kanë diktuar prindërit pushimin e detyruar të drekës? Bëje rrenga për t’i shpëtuar? Po, unë jam rritur në Shkodër dhe atje është (ende sot) rit gjumi i drekës. Rrengu i vetëm ishte të bëja sikur flija, të prisja të tjerët të flinin dhe të përvidhesha të rrija vetëm nëpër oborr apo të lexoja. Shtëpia e qetë me të gjithë të rriturit në gjumë ishte fantastike. Çfarë ke ruajtur që nga fëmijëria? Ngjyrën e flokëve dhe shumë të tjera. P.sh. pasionin për filmat dhe librat. Cila është koha që mbart për ty kujtimet më të bukura? Jam shumë e re të më jenë kthyer gëzimet në kujtime. Kam pasur shumë periudha të bukura në jetë dhe është e vështirë të veçoj: fëmijëria në Shkodër; një vit që kam jetuar në Zvicër në vitin e katërt të shkollës së mesme: shtëpia ku banoja ishte sipër një kodre nga shihje malet me borë në dimër dhe një fabrikë çokollate. Ishte e gjitha përrallore. Studimet pasuniversitare në Budapest dhe Angli, ku pata fatin të jem përherë e rrethuar nga grupe dhe individë shumë interesantë me të cilët kam kaluar një nga periudhat më të bukura dhe të

Fabrika e çokollatës Një nga periudhat më lumtura është ajo e vitit të fundit të gjimnazit e kaluar në Zvicër, ku banonte mbi një kodër, me një pamje përrllore para sysh dhe për ta bërë përrallën më të ëmbël dhe me një fabrikë çokollatash

Mëngjesi E pi kafen e mëngjesit në një bar ku shërbehet kafe e freskët dhe çajra natyralë. Preferon të jetë vetëm: të mendojë, të organizohet, të lexojë gazetat...

Aroma Preferon aromat natyrale, mes tyre myshku dhe karafili. Era e bukës së sapopjekur, ama, është më e mira në botë për të.

rëndësishme të jetës sime etj. Po kujtimet e hidhura? Fatmirësisht, deri më tani nuk kam asnjë periudhë që e asocioj me hidhërimin. Ç’ndodh me sekretet e tua? I rrëfen diku, i shkruan diku, i mban vetëm për vete...? Ke mbajtur ditar? Kam mbajtur përherë ditar. Por jo aq për sekrete sesa më shumë për ngjarje, reflektime, mendime. S’i kam qejf sekretet dhe s’përpiqem shumë t’i ruaj, se e di që dalin përherë. Më shumë ruaj privacinë time, d.m.th gjëra që s’ka pse i di kush. Çfarë ka në portofolin tënd? Kartat, ID, foto e prindërve të mi të ulur në lulishte kur ishin të fejuar, dy-tri fatura që nuk e di pse i ruaj. Në mëngjes e gjen gjithmonë menjëherë atë që kërkon në dollapin e rrobave? Rrallë e gjej shpejt atë që dua të vesh në mëngjes. Cila është ngjyra që mbizotëron në shtëpinë tënde? Ngjyrat pastel, mokër, mustardë e lehtë, e gjelbër e lehtë, roze antike, bojëqielli. Dhe pak e zezë gjithandej sa për kornizë. Ekziston një aromë të cilën ti e preferon për produkte kozmetike, ushqime të paketuara, aromatizues ambienti apo makine? Myshk i bardhë, erë karafili. Nuk i kam qejf ushqimet e paketuara, aromatizuesit etj., por era e bukës së sapopjekur është për mua më e mira në botë. Çfarë CD ke në makinë? Këtë periudhë po dëgjoj Florence and the Machine, Elina Dunin dhe Tord Gustavsen Trio. Çfarë muzike ke zile telefoni? Një muzikë të Nokia-s. A ke miq të vjetër? Nëse po, a takoheni shpesh me ta? Mikeshën time më të vjetër, ose njeriun e parë ‘jashtë familjes’ e kam njohur kur isha 5 vjeçe, në Shkodër. Aktualisht jep mësim ne Universitetin e Massachu-

sets në Boston dhe flasim shpesh bashkë në Skype ose telefon. Jo aq shpesh sa do doja, prapëseprapë, sepse të dyja bëjmë jetë shumë të zëna. Kam shumë miq të cilët i kam takuar gjatë studimeve universitare dhe pasuniversitare dhe të cilët jetojnë jashtë Shqipërisë. Disa prej tyre i takoj të paktën një herë në vit dhe flasim shpesh në Skype. Në Tiranë kam miq të vjetër që prej 10-12 vitesh dhe me disa prej tyre takohem të paktën një herë në javë, sa për një ‘përditësim’ ose për më gjatë. A je e hapur për miqësi të reja apo duhet kohë e prova për t’u bërë mik i yti? Unë i bëj miqtë instinktivisht, kur më pëlqen dikush a më ‘ngjit’ menjëherë. Kam një rreth jo shumë të gjerë miqsh të vjetër, të cilët më kanë mbështetur përherë dhe me të cilët ndaj shumë dhe mund të bisedoj me orë të tëra. Ndoshta i testoj në mënyrën time, por nuk përpiqem shumë t’u vendos standarde e t’i vë në prova. Ku rri zakonisht me miqtë? Te Radio, te kafet e lagjes, në Bllok, në kafen e universitetit, në shtëpi, si të rastisë. Në ç’orë mbyllesh zakonisht në shtëpi? Pra kur mbaron zakonisht dita jote? Zakonisht në shtëpi, d.m.th për të mos dalë më, mbyllem rreth 21:30-22. Cila është mbrëmja e zakonshme në shtëpinë tënde? Në shumicën e rasteve kam ngrënë jashtë; nëse jo, gatuaj. Darkë, filma, lexim. Po idealja cila do të ishte? Ka pa fund opsione ideale, për sa kohë që kanë pak plazh, filma dhe verë brenda. Kur shkon për të fjetur? E disiplinoj veten të fle rreth 23:30 ose pak më vonë. Cila është uniforma jote e gjumit? Duhet të jetë uniformë? Kush është njeriu i fundit që i thua “Natën e mirë dhe gjumë të ëmbël”? Kujt të jetë më afër.


09-10 mars 2013

19

www.mapo.al

single and the city

planeti single Por gazetarja dhe folësja e ABC News nuk ka asgjë kundër lidhjeve të qëndrueshme e të lumtura. Madje i konsideron me fat njerëzit që i kanë. Prandaj nuk sheh asgjë të keqe në urimin “me një fat të mirë”. Ka vetëm problemin e gjyshes, e cila e do të martuar dhe i kishte vënë afatin e fundit në datëlindjen e 28-të, që e kishte më 15 tetor

Iva Tiço

Drejtore e Revistës Madame Mapo

Kjo rubrikë është trillim. Çdo përkim me ngjarje dhe personazhe realë nuk është aspak i rastit

Dhe sekreti është… indiferenca

T

Martesë? Viol Xhafaj voton kundër Me kë jeton? Aktualisht jetoj vetëm, por banor të herë pas hershëm në shtëpi kam edhe tim vëlla. Cila është gjëja më e bukur e të qenit single? E bukur s’do thoja, por është lehtësi fakti që nuk është e thënë të jesh patjetër në formë çdo ditë e të dukesh bukur, s’ke kujt i del qejfit. Dhe në ditën e pushimit mund të dalësh me gocat ose të flesh edhe gjumë gjithë ditën nëse do. E veç këtyre askush s’të bën xhelozin. Do dilje në “blind date”, në takim të sajuar nga të tjerët me dikë që nuk e ke njohur më parë? Jo s’besoj, jam shumë kokëfortë përsa i përket shijeve të mia, s’do i lija në dorë askujt të gjejë çfarë mund të më pëlqejë mua, për çështje të tilla jo e jo . Kush e ka “problem” beqarinë tënde? Vetëm gjyshja, afati i fundit që kisha sipas saj, ishte datëlindja e 28-të. Do gënjeje kur del në takim me dikë? Kë dhe si? Gënjeja, jo. Por nuk më pëlqen të flas shumë për veten, në këto raste më duket sikur po dorëzoj CV-në. Mbrëmjet tipike të fundjavës si janë? Nëse java e punës ka qenë e tmerrshme, si kjo javë që po lëmë pas, tipi do ishte të rrija gjithë ditën në shtëpi, para Tv-së e të rikuperoja orët mangët të gjumit gjatë javës. Në ç’orë kthehesh në shtëpi, kur del natën? Vonë, ose më saktë herët, herët në mëngjes. 1 apo 2 herë në javë, mund t’ia lejoj vetes. Kanë nisur të thonë “me një fat të mirë”? Ose... diçka tjetër që shpreh ur-

imin për një partner? Ma thonë shpesh. I falënderoj gjithmonë. Çfarë mendon kur e dëgjon? Çfarë mendoj? Mirë do të ishte, dashuria është fat i madh, ata që e kanë gjetur e kanë lidhje të qëndrueshme të shëndosha, janë me shumë fat. Të pëlqejnë dasmat e të tjerëve? Po, më pëlqejnë dhe më emocionojnë. Po për dasmën tënde a mendon? Jo! Jam kundër dasmave e celebrimeve. Duhet ta kem menduar vakët para ndoshta ca vitesh. Nuk e mendoj më. Një herë kam parë në ëndërr sikur po martohesha e burri i presupozuar po më vinte unazë rreth në gisht. U zgjova gati duke qarë. Shumica e miqve dhe mikeshave të tua janë të martuar apo beqarë? Janë beqarë, jo domosdoshmërish single. Sa shpesh fton njerëz në shtëpi? Shumë rrallë. Shtëpia ime është vetëm për mua, atë pjesë s’dua ta ndaj me askënd. Për çfarë shpenzon më shumë? Për çdo gjë që shpenzojnë femrat. Veshje, produkte kozmetike dhe impulse telefonike. Sa herë në javë gatuan? Për kë? Gatuaj më pak nga çfarë do të doja. Më pëlqen shumë të gatuaj. Por disa herë gjatë javës nuk i shpëtoj dot kuzhinës. Për vete thuajse gjithmonë. Cili është specialiteti yt? E thashë dhe pak me lart që më pëlqen shumë të gatuaj. Mami thotë që kush do provojë gatimet e mia, s’do largohet më prej meje. Uroj të jetë objektive kur e thotë. Cilin nga këta numra shërbimesh ke në celular: taksi, ambulancë, polici, elektricist, hidraulik, shërbim taksi... Unë jam gazetare. Vetëm pyet çfarë numri të duhet për çdo lloj shërbimi, spe-

"Unë jam gazetare. Vetëm pyet çfarë numri të duhet për çdo lloj shërbimi, specialisti apo institucioni dhe ta jap" cialisti apo institucioni, dhe ta jap. Deri kur do vazhdosh të jesh single? Deri kur të takoj atë djalin me të cilin do të kem shumë për të folur.

ipa të dashura apo të ftohtë qofshim, optimiste apo cinike, të dhimsura apo shpirtkatran, ka një gjë që e bëjmë njëlloj ne femrat – kur u japim këshilla shoqeve zemërvrara. Kur mikesha na qan një hall, ne fap si eksperte, hapim sirtarët e përvojës sonë dhe me pamje kompetente të japim menjëherë zgjidhjen. Dhe gjithë përvoja jonë jetësore, përmblidhet në dy tre fraza. Kur shoq ja ndahet, në vartësi të ndarjes, themi “ai s’të meriton” (kur ai i ka bërë të qartë që nuk do ta shohë më me sy dhe i ka hequr çdo shans që ajo ta marrë ndonjë ditë në telefon, qoftë dhe për t’i uruar ditëlindjen) dhe “me siguri ai mendon që nuk është në lartësinë tëndë dhe ka frikë nga përkushtimi” (kjo në rastet kur ai është zhdukur nga faqja e dheut dhe nuk ka marrë mundimin as ta lajmërojë që janë ndarë, dhe ajo duhet ta g jejë vetë edhe këtë). Kuptohet në të dyja rastet rastet, themi dhe ca fjalë të tipit “ka për ta kuptuar se ç’ka humbur por atëherë do jetë shumë vonë (epo ç’shoqe do ishim që në momentin më të keq t’i themi që atij thjesht nuk i plas për ty?!). Kurse në rastet kur ajo që e kërkon ndarjen është shoq ja jonë, normalisht nuk ka nevojë për ngushëllime, kjo nënkupton që ne, një grup shoqesh të ngushta, dhe shoqesh të shoqeve, kemi nja një vit që e dimë që ajo ose del dhe me një tjetër, ose nuk e sheh dot më të dashurin me sy, ka shkuar ndërkohë dhe me një shokun e tij të ngushtë, por nuk po di si t’ia thotë që lidhja nuk funksionon më… Nejse, nuk do merrem sot me histori gallate, por me gjëra serioze. Siç është ngushëllimi i mikeshave zemërthyera. Që kur nuk ndahen, duhet të ngushëllohen për lidhjet që nuk ecin mirë. Në këtë rast ne kemi një këshillë të artë, që thuhet se funksionon dorë me një. Ai sillet keq? Ai nuk të përkëdhel sa duhet? Ai nuk të merr gjithë ditën në telefon? Ai nuk të do, aq sa e do ti? Zgjidhja është një dhe vetëm një: mos bëj sherr, por bëj indiferenten. Në një moment të jetës të gjithave na është dhënë kjo këshillë. Nuk e kemi ndjekur, normal, (por ama kemi dëg juar se ato që durojnë, fitojnë), por edhe e kemi dhënë sa herë që na ka ardhur rasti (në kësi rastesh bëjmë be se sa herë kemi qenë indiferente, kemi arritur rezultate befasuese në lidhje). Mbaj mend përshembull një shoqe, që këshillonte një tjetër. Sa herë që kjo i tregonte një problem, tjetra ia priste shkurt “mos ia var! të kam thënë mos ia var…”. Deri sa e varfra shpërtheu “Nuk po ja var mi motre, por po var veten…”. Ose një shoqe tjetër, që mikeshës se vet i mori celularin dhe nuk ia dha për tre ditë, (duke i prishur dhe shumë punë pune), vetëm e vetëm që të mos merrte të dashurin, që në ato ditë po bënte interesantin dhe thoshte se kishte punë... Kurse unë vetë, nuk e dija që mund të nxirrja të tilla fjalë nga goja, deri tre ditë më parë. Kur zemërthyera e radhës qëlloi të ishte Kaltra, një vajzë katër vjeç, vajza e miqve të mi. Thjesht për të hapur një bisedë fëmijësh (urrej pyetjen kë do më shumë mamin apo babin), e pyeta se cilin nga dy miqtë e saj të lojrave, 5 vjeçarë që të dy, donte më shumë. “Aleksin dua, por ai sillet me mua shumë keq”, më tha duke psherëtirë. Dhe krejt natyrshëm, duke harruar kë po këshilloja, i thashë që të bëhej indiferente. Normalisht që ajo nuk e dinte se ç’domethënë ky llafi, ia shpjegova bashkë me dukurinë që djemtë e çdo moshe, kur e marrin vesh që ne i duam, bëjnë si interesantë. Dhe ne atëherë nuk duhet t’ua varim. Dmth nuk sillemi keq, por i tregojmë që nuk nuk na interesojnë… Kjo pra është të jesh indiferente. Që për të voglën Kaltra u përkthye që ajo nuk do t’ja japë më topin Aleksit… Kaq e thjeshtë qenka pra. E ndreq apo jo sjelljen Aleksi, rëndësi ka që mikesha ime vogëlushe ndihet më mirë. Ajo e ka një plan. Kjo puna e indiferencës funksionoka për të gjitha femrat. Duke filluar nga katër vjeç.


20

09-10 mars 2013

UET personazh

www.mapo.al

Futbollistja e Kombëtares së Shqipërisë rrëfen jetën e ndarë mes Universitetit Europian të Tiranës ku studion për Informatikë Ekonomike dhe fushave të blerta ku stërvitet për ndeshjet e kampionatit tonë të futbollit dhe ato të kombëtares që këtë gusht do luajë për herë të parë në eliminatoret e Botërorit

Ditari i Ana Baros N

ë fillim për të di se është futbolliste e kombëtares dhe studente e Universitetit Europian të Tiranës. Me këto të dhëna në mendje, një: zgjedh ta takosh në universitetin e saj, dy: e pret në atë pjesë të barit ku nuk tymoset dhe tre: pret të vijë një vajzë shtatlartë, e zhurmshme. Tek e treta dështon. Ana është e imët, trupvogël e më shumë se me një futbolliste atë ditë ngjan me Anën tjetër, studenten e vitit të parë në Universitetin Europian të Tiranës, që sa ka dalë nga provimi i Mikroekonomisë, i treti për këtë sezon, që bie në të njëjtën periudhë me sezonin e dytë të kampionatit kombëtar të futbollit, ku ajo luan me Adën e Velipojës. Nuk përton për intervistën në atë kohë dreke dhe pse një natë më parë ka studiuar dhe pasdite duhet të shkojë në stërvitje, siç bën prej gati 12 vitesh e prandaj dhe nuk habitet pse nuk i vë kurrë ato kile që i mungojnë për të qenë në peshë optimale. Dhe të sakrifikojë orët e lira të drekës, nuk është asgjë për 20-vjeçaren që ka sakrifikuar sa e sa orë me shoqërinë pasditeve dhe mbrëmjeve në baret dhe klubet e Tiranës. Ajo është mësuar të sakrifikojë. Ndryshe, nuk do ishte dy herë golëshënuesja më e mirë e vitit në Shqipëri, nuk do luante me kombëtaren e drejtuar nga Altin Rraklli, nuk do kërkohej nga ekipet e huaja. Nëse në një kohë do ishte lodhur, do kishte përtuar, nuk do kishte dashur të sakrifikonte, se fundja divani i butë është gjithmonë aty, dy hapa larg frigoriferit e fiks përballë televizorit gjithë filma, atëherë pasionin e saj për futbollin do e kishte vetëm një histori për të treguar nga koha e fëmijërisë. Një histori shumë interesante ama… “Kur linda unë, gjyshi donte të kishte një nip, që ta bënte futbollist. Nipi nuk lindi, por unë ama nisa të luaja futboll”. Po ku mund të stërvitej një vajzë e vogël që donte të bëhej futbolliste dymbëdhjetë vjet më parë? E vetmja alternativë ishte t’i bashkohej ekipit të djemve. “Nga mosha 8 deri në 12 jam stërvitur me ekipin e çunave të Tiranës. Kisha flokë të shkurtër, të gjithë më thërrisnin Ani”. Dhe askush nuk do dallonte një djalë që luante më pak mirë se të tjerët te vajza me flokë dhe pantallona të shkurtra. Më vonë u krijua ekipi i parë i vajzave, që Ana ishte duke pritur dhe kur ishte në klasë të tetë ajo u bë pjesë e Tirana AS. Pas Tiranës, u krijua dhe ekipi i Shkodrës, Rubikut dhe Memaliajt, me vajza, dhe ndeshjet zhvilloheshin në fusha të vogla me ekipe me pesë lojtare. “Organizoheshin dy turne në Sarandë. Luhej në fusha të vogla në atë kohë. Më vonë nisi të kishte më shumë interes, tani kemi tetë ekipe vajzash dhe luhet në fushë të madhe me 11 lojtare”. Që kur ka filluar kampionati kombëtar i futbollit për femra, Ana është shpallur dy herë golashënuesja më e mir�� e vitit, një herë për kampionatin e parë 2009-2010 dhe herën tjetër në kampionatin 2011-2012. Ekipi Ada i Velipojës, i cili vjet fitoi kampionatin dhe për herë të parë për ekipet shqiptare të drejtën për të luajtur për Kupën e Kampionëve, nuk ngurroi ta merrte për vete golashënuesen

më të mirë shqiptare të vitit, kështu që, dhe pse e mësuar me Tiranën, ajo këtë vit luan për Velipojën. “Golin e parë në këtë kampionat me Adën e bëra pikërisht kundër Tiranës, më erdhi keq në të vërtetë, po…” Ka shumë kujtime nga Tirana në të vërtetë, është ekipi i parë me të cilin ka luajtur në fushë të madhe, ku ka shënuar golin e parë në një ndeshje të vërtetë me 11 lojtare, i kujtohet si tani, luanin kundër ekipit “Juban Danja”…, por dhe me ekipin e ri ka disa kujtime nga ato që ngelen në mendje dhe në arkivat e futbollit shqiptar për femra. “Ekipi i Adës, këtë vit luajti për Champions League. Unë me ta kontratën e kisha bërë që në maj dhe në ndeshjen e gushtit u aktivizova. Ishte hera e parë që një ekip shqiptar luante në Champions League dhe unë kam qenë lojtarja e parë shqiptare që kam bërë golat në këtë kompeticion. Kam shënuar dy herë në atë ndeshje që u zhvillua në Qipro”. Përveç kësaj, pas disa muajsh ajo do jetë pjesë e një tjetër debutimi historik, këtë herë për ekipin kombëtar i cili do marrë pjesë për herë të parë në eliminatoret e Kampionatit Europian të Futbollit dhe ajo do të jetë numri 10. Ndërkohë është e angazhuar me kampionatin tonë kombëtar. “Çdo fundjavë, kur kemi sezon, pra nga shtatori në nëntor, e nga shkurti në prill, udhëtoj për ndeshjet. Kur ndeshjet janë të rëndësishme, atëherë shkoj 3-4 ditë përpara për t’u stërvitur me ekipin, në të kundërt shkoj më vonë”. Por stërvitet çdo ditë ama. Dy orë, çdo pasdite. Dhe kur bie shi e bën kohë e keqe, shkon në palestër dhe bën vrap. Dhe përsëri me një ekip djemsh, si dikur kur ishte fëmijë. “Stërvitjen e bëj me një ekip çunash 17-vjeçarë të Tiranës”, tregon Ana. Veçse tani të gjithë e thërrasin me emrin e saj, flokët i ka të rritur e nuk ka nevojë të duket si djalë për t’u ndjerë mirë në fushë, sepse është një nga futbollistet më të mira vajza në Shqipëri, që, për pak, mund edhe të ishte larguar për një kampionat tjetër si atë gjerman apo belg. Në Gjermani luajti një sezon të tërë me skuadrën e Tus Rodenbach, në një ligë rajonale, vitin e kaluar. Më pas shkoi për prova në ekipin e Anderlecht-it të Belgjikës (ndërkohë sakrifikoi një vit akademik, duke hyrë në shkollë të lartë një vit me vonesë. Kjo nuk ishte as e para, siç e kuptuam, as e fundit sakrificë për hir të futbollit…). “Ka qenë një periudhë shumë e ngarkuar, stërvitesha dy herë në ditë, paradite dhe pasdite”. Tek Anderlecht R.S.C. e pëlqyen dhe donin ta mbanin, por përsëri doli problemi i lejes së qëndrimit. Ajo nuk mund të qëndrojë më shumë se tre muaj, kështu që iu desh të kthehej. “Futbollisteve femra jashtë BE-së nuk u sigurohet leje qëndrimi. Është shumë e kushtueshme për pronarët e klubeve dhe duke qenë se futbolli femëror nuk është në ato nivele si ai i djemve, ata nuk mund të investojnë kaq

Sulmuesja Ana Baro duke u stërvitur me klubin Tus Rodenbach. Poshtë: si fituese e këpucës së artë të kampionatit shqiptar dhe gjatë një ndeshjeje me Adën e Velipojës

Skeda e Baros • Numri i fanelës në kombëtare: 10 • Me Adën e Velipojës: 20 • 2 herë golashënuesja më e mirë shqiptare • Golashënuesja e parë shqiptare në Champions League me Adën e Velipojës • Në ekipin e parë të kombëtares së femrave që do marrë pjesë në eliminatoret e Botërorit • Goli i parë me kombëtaren në ndeshjen Maqedoni-Shqipëri 1-4, 2011

shumë. Në Gjermani ka qenë një përvojë e mirë. Edhe tek Anderlecht-i donin të më mbani, pasi u pëlqeva si lojtare, por në fund për shkak të dokumenteve më duhej të kthehesha”. Madje dhe biletën e kthimit e pagoi vetë. Federata nuk i mbulon këto shpenzime. Në të vërtetë, deri tani lojtaret femra të kombëtares së futbollit nuk paguhen. Të vetmet të ardhura janë ato të klubit, megjithatë Anës nuk i dalin as për këpucë futbolli. “Sa këpucë prish unë në vit! Ne na sigurojnë vetëm një palë, por ato prishen, pastaj unë kam dhe ndonjë tekë, na i japin Adidas unë i dua Nike, nuk më pëlqen ngjyra”. Sepse në fund të fundit, duke folur tërë kohën për futbollin, harrojmë që bëhet fjalë për një vajzë, e cila dhe pse në fushë shpesh luan me djem, madje dhe kur luan me vajza është e veshur me uniformat e futbollit, që ndryshe nga ato të volejbollit, janë me stil unisex, përsëri jashtë fushës ajo di të veshë edhe fustane sexy e këpucë elegante. Sigurisht në ndonjë rast, se në të përditshmen e saj, ajo thjesht ndërron atletet e futbollit me ato stil all stars…Takat nuk i venë as pas shijes, as pas programit të ditës, kur i duhet të shkojë sa në një vend në tjetrin. “Paraditeve gjithmonë jam në shkollë, bëj pak pushim në drekë, pastaj pasdite kam dy orë stërvitje. Në darkë lexoj leksionet.” Por jo i hap dhe fle e lodhur mbi to, si ai personazhi i përrallës së Andersenit që i futeshin në kokë mësimet duke i vënë poshtë jastëkut. Ana tani është në vit të parë në Universitetin Europian të Tiranës dhe po i kryen studimet me bursë të pjesshme, për shkak të rezultateve shumë të mira të shkollës së mesme. “E kisha mesataren mbi 9.6. Më pëlqenin më shumë lëndët shkencore. Prandaj zgjodha Informatikën Ekonomike me drejtim Financë Bankë, sepse më pëlqen të punoj në bankë e të merrem me shifra. Në të vërtetë do më pëlqente shumë të bëhesha mjeke, nga të gjitha lëndët më shumë qejf në gjimnaz kam

pasur Biologjinë. Nuk mora asnjëherë një 9 në katër vite. Por duke u marrë me futbollin nuk mund të vazhdoja dhe mjekësinë (ja dhe sakrifica tjetër)”. Pse të mos hiqte dorë nga futbolli? Ajo në fakt edhe e ka menduar. Por është dikush tjetër që nuk do në asnjë mënyrë që Ana ta lërë fushën e gjelbër. Është nëna e saj. “Mami më ndjek në çdo ndeshje, edhe aty ku unë nuk do doja të vinte. Jo se nuk dua ta kem afër, po ajo ndonjëherë nis e bërtet, “të keqen mami të këmbës tënde”, në mes të fushës, sa unë vihem në siklet. Mamin e kam tifozen numër një. Dhe më është betuar që për hir të saj nuk duhet ta lë kurrë futbollin”. Dhe Ana kur shënon është pikërisht e ëma së cilës drejtohet, edhe pse muajt e fundit mami i futbollistes duhet të mësohet me ndarjen e këtij dedikimi me një tjetër person, të dashurin e Anës. “E kam njohur gjatë stërvitjes me çunat e Tiranës. Vëllai i tij stërvitet aty dhe u takuam për herë të parë kur ai erdhi për të marrë vëllanë. Kemi shtatë muaj bashkë. Ai vetë nuk merret me futboll, përkundrazi, merret me modeling.” Deri tani jemi mësuar me çiftet kur ai është futbollist dhe ajo modele. Megjithatë dhe e kundërta funksionuaka! Ana, ndërkohë, ka ndërmend të qëndrojë gjatë aktive në fushën e blertë… edhe atëherë kur të ketë mbaruar shkollën e të ketë nisur një punë në bankë, siç ajo do. Për këtë të dytën, vazhdon të studiojë seriozisht si dikur në gjimnaz. “Mungoj shumë rrallë, vetëm kur më duhet të bashkohem me ekipin, por jam studente e rregullt. Vij çdo paradite në shkollë dhe në darkë studioj”. As nuk i ka shkuar në mendje ta përdorë angazhimin si justifikim në shkollë, madje vetëm një nga pedagogët e di që ajo merret me futboll, në UET është studente dhe kaq. Një studente, që kur shfaqet në barin e shkollës, ku në ditët e tjera nuk ka kohë të ndalet, e veshur me atlete e xhup lëkure, shumë e qetë, nuk duket fare si futbollistja që bën namin në fushë.


vitrina e librit

shkrimtarja

Historia gazmore e një martese

Politikë dhe seks Flutura Açka është botuese dhe shkrimtare, gjë e rrallë kjo në tregun e botimeve të librit në gjuhën shqipe. “Kukullat nuk kanë Atdhe” është romani i saj më i fundit, është një libër që provokon jo vetëm nga gjuha shpesh e dhunshme dhe erotike...

Ky libër që botohet me rastin e festave të marsit, tregon peripecitë e një martese të velur, paçka se të lumtur e pa revolucione të medha...

dosje pyetËsori i prustit Vitrina e librit recensë botime

pyetËsori i prustit

www.mapo.al

nobelistet

Kujtime nga Shqipëria Luan Rama: Margarite Durasin e adhurova sapo lexova “Hiroshima mon amour”! Shkrimtari dhe përkthyesi i letërsisë franceze dhe jo vetëm, rrëfen filozofinë e jetës së tij. Ja se ç’do të thotë lumturi, frikë, rimishërim, vdekje dhe admirim për të. Cilët janë shkrimtarët e preferuar dhe pengu i jetës së tij

Të rendësh pas autorëve nobelistë, për botuesen Flutura Açka është vështirësi e bukur, por ca e shtrenjtë! “Sepse, po t’i blesh si autorë janë të kushtueshëm, por edhe sepse tregun e tyre duhet ta ndërtosh” – thotë ajo. Tani në listën e Skanderbeg Books, ata ndihmojnë njëritjetrin. Një pjesë e tyre nuk e kishin Nobelin kur Açka si botuese i ka prezantuar në shqip, e morën gjatë rrugës, si J.M. Coetzee më 2003, Orhan Pamuk më 2006, dhe Mario Vargas Llosa më 2010. “Duke qenë autorë që i lexoja dhe i dashuroja vetë, vendosa ta ndaj kënaqësinë time me lexues që mendojnë dhe dashurojnë një letërsi të tillë stili”thotë ajo. Këta autorë janë krejt të ndryshëm, dhe kjo i bën magjepsës. Ka mes tyre që do ta marrin Nobelin, beson botuesja shqiptare e tyre, duke veçuar autorë si Philip

Roth, Haruki Murakami, Amos Oz, Jonathan Franzen etj. Por edhe po të mos e marrin, kjo nuk i pengon të jenë autorë të mrekullueshëm, që e kanë magjepsur prej vitesh edhe lexuesin shqiptar. Janë të “shtrenjta” kostot për të sjellë një Nobelist në shqip? E kam këtu fjalën për të drejtën e autorit dhe gjithë procesin në të cilin kalon një libër... Sigurisht, e thashë më parë. Autorë të tillë në shqip, edhe çdo autor tjetër i botuar nga Skanderbeg Books, janë të gjithë me të drejta botimi. Në përgjithësi lista jonë është e shtrenjtë, shtrenjtësi që nis nga e drejta e botimit, kurimi deri në detaje në përkthim, paraqitje. Edhe germa e përdorur, është ekskluzive e botimeve tona. Janë detaje, sigurisht, por detaje që bëjnë ndryshimin dhe tregojnë se çdo të thotë kur priresh nga...

Faqe 21

Autorë të tillë në shqip, edhe çdo autor tjetër i botuar nga Skanderbeg Books, janë të gjithë me të drejta botimi. Në përgjithësi lista jonë është e shtrenjtë, shtrenjtësi që nis nga e drejta e botimit, kurimi deri në detaje në përkthim, paraqitje. Edhe germa e përdorur, është ekskluzive e botimeve tona


22

E shtunë-diel, 09-10 mars 2013

dosje

Autorë të tillë në shqip, edhe çdo autor tjetër i botuar nga Skanderbeg Books, janë të gjithë me të drejta botimi. Në përgjithësi lista jonë është e shtrenjtë, shtrenjtësi që nis nga e drejta e botimit, kurimi deri në detaje në përkthim, paraqitje. Edhe germa e përdorur, është ekskluzive e botimeve tona

Kujtime nga Shqipëria Një grusht qershia Berati për Orhan Pamukun dhe një shishe raki për kandidatin e Nobel-it, Jonathan Franzen, janë disa nga kujtimet që sjell botuesja Flutura Açka me shkrimtarët më të njohur të letërsisë së huaj

Aida Tuci

T

ë rendësh pas autorëve nobelistë, për botuesen Flutura Açka është vështirësi e bukur, por ca e shtrenjtë! “Sepse, po t’i blesh si autorë janë të kushtueshëm, por edhe sepse tregun e tyre duhet ta ndërtosh” –thotë ajo. Tani në listën e Skanderbeg Books, ata ndihmojnë njëri-tjetrin. Një pjesë e tyre nuk e kishin Nobelin kur Açka si botuese i ka prezantuar në shqip, e morën gjatë rrugës, si J.M. Coetzee më 2003, Orhan Pamuk më 2006, dhe Mario Vargas Llosa më 2010. “Duke qenë autorë që i lexoja dhe i dashuroja vetë, vendosa ta ndaj kënaqësinë time me lexues që mendojnë dhe dashurojnë një letërsi të tillë stili”thotë ajo. Këta autorë janë krejt të ndryshëm, dhe kjo i bën magjepsës. Ka mes tyre që do ta marrin Nobelin, beson botuesja shqiptare e tyre, duke veçuar autorë si Philip Roth, Haruki Murakami, Amos Oz, Jonathan Franzen etj. Por edhe po të mos e marrin, kjo nuk i pengon të jenë autorë të mrekullueshëm, që e kanë magjepsur prej vitesh edhe lexuesin shqiptar. Janë të “shtrenjta” kostot për të sjellë një Nobelist në shqip? E kam këtu fjalën për të drejtën e autorit dhe gjithë procesin në të cilin kalon një libër... Sigurisht, e thashë më parë. Autorë të tillë në shqip, edhe çdo autor tjetër i botuar nga Skanderbeg Books, janë të gjithë me të drejta botimi. Në përgjithësi lista jonë është e shtrenjtë, shtrenjtësi që nis nga e drejta e botimit, kurimi deri në detaje në përkthim, paraqitje. Edhe germa e përdorur, është ekskluzive e botimeve tona. Janë detaje, sigurisht, por detaje që bëjnë ndryshimin dhe tregojnë se çdo të thotë kur priresh nga pasioni ndaj diçkaje, para tregut, të cilin, për të qenë e sinqertë, në kushtet shqiptare nuk duhet ta shpërfillësh, nëse do të mbijetosh. Atë çfarë kam humbur në treg gjatë vitesh, e kam fituar në formë morale, dhe kjo është gjëja më e kushtueshme se gjithçka tjetër. Këta libra do t’i mbeten bibliotekës shqiptare të librit. Kjo më jep qetësinë e të jetuarit për diçka që ia ka vlejtur. Paratë shkojnë e vijnë... Si komunikoni me ta? Jo me të gjithë komunikoj. Kam pasur

www.mapo.al

kontakte dhe takime disa prej tyre, me Orhan Pamuk, J.M. Coetzee, Jonathan Franzen, Amos Oz, Jonathan Littel, dhe ndonjë tjetër që nuk më kujtohet. Kureshtja ime ka qenë përtej botueses, është përvojë e vyer të takosh si shkrimtare fenomene të tilla letrare. Është pasuri. I keni njohur nga afër, apo vetëm përmes veprave të tyre? Nga këta që përmenda, kam takuar dhe kam ndenjur gjatë me Orhan Pamuk, Amos Oz dhe Jonathan Franzen, me të tjerët kam komunikuar virtualisht. Më e rëndësishme është se veprën e tyre e njoh mirë, mund të them shumë mirë. Nëse ndonjë universitet në Shqipëri do të qe i interesuar për një cikël leksionesh mbi këta autorë, do ta kisha bërë me kënaqësi. Nga kjo listë, dobësia ime është J.M. Coetzee, afrikanojugori Nobelist i vitit 2003, autori që bëri kthesën e madhe në profesionin tim si botuese. Jam duke lexuar biografinë e tij të shkruar nga JC Kannemeyer “Një jetë shkrimëri” (A life in Writing), që sapo është botuar dhe e njoh pothuajse të plotë veprën e tij, një nga mrekullitë e botës së shkruar, por sigurisht jo për çdo lexues. Unë nuk shqetësohem për çdo lexues, sepse çdo lexues ka letërsinë e tij. Letërsia e masës zor se gjen vend në raftet e bibliotekës sime. Cili prej tyre ju ka lënë më shumë mbresa? Amos Oz, nuk kam parë njeri me sy më të thellë dhe me shpirt më të bukur. Kujtoj profilin e tij në mes të shkretëtirës Judea, në qytetin e Aradit, ku ai jeton dhe ku e kam takuar. Libri i tij “Rrëfim për dashurinë dhe errësirën” është libri më i bukur që kam botuar shqip. Libri më i bukur. Kjo është absolute për mua si botuese. Kam edhe të tjerë, shumë, shumë, shumë të bukur, por ky është më i bukuri, libri i librave. Cilin prej tyre e identifikoni më shumë me shqiptarët? Orhan Pamuk është më afër dhe është autori më i dashur për lexuesin shqiptar. E gjithë vepra e tij identifikohet me


E shtunë-diel, 09-10 mars 2013

23

www.mapo.al

Kur lexon romanin e saj “Kukullat nuk kanë atdhe” shumë prej personazheve të duken lehtësisht të indentifikueshme me shumë personazhe të politikës, spektaklit, televizionit etj., edhe pse shkrimtarja nuk u ka vënë emër. Por në lëmin e shumë prej tyre ajo ka zgjedhur që dy nga personazhet e librit t’i identifikojë, njërin me postin e tjetrin me emrin e vërtetë.

Botuesja shkrimtare

Politikë dhe seks Flutura Açka është botuese dhe shkrimtare, gjë e rrallë kjo në tregun e botimeve të librit në gjuhën shqipe. “Kukullat nuk kanë Atdhe” është romani i saj më i fundit, është një libër që provokon jo vetëm nga gjuha shpesh e dhunshme dhe erotike, por dhe për faktin se duket sikur gjithçka sillet rreth politikës. Politikë dhe seks. “Ky është një raport që e ka ngritur politika në këtë spikamë, dhe ky nuk është vetëm fenomen tipik shqiptar. Në fakt është raporti i pushtetit me seksin, i famës me seksin, i të fuqishmit me seksin, i të padinit me seksin. Ky nuk është mirëfilli seks, por i blerë me pushtet, me para, me fuqi dhe amoralitet. Për mua, prostitutat profesioniste janë qenie shumë të moralshme, sepse bëjnë një profesion për të fituar bukën e gojës. Seksi me të cilën merret më së shumti libri, nuk pranonte gjuhë tjetër, veç asaj që kam përdorur. Por, sa për kujtesë, në libër ka skena seksi të cilat i ngrenë himn ndjenjës dhe dashurisë, asaj të vërtetës, që priret nga nevoja për të materializuar ndjenjën. Dy pamje krejt të ndryshme skenash erotike, që paraqesin dy gjendje të ndryshme ndjenjash dhe raporti me seksin, të cilat lexuesi arrin t’i dallojë mes vedi.”thotë shkrimtarja Açka. Nano, ish-kryeministri i kukullave pa atdhe

Kur lexon romanin e saj “Kukullat nuk kanë atdhe” shumë prej personazheve të duken lehtësisht të indentifikueshme me shumë personazhe të politikës, spektaklit, televizionit etj., edhe pse shkrimtarja nuk u ka vënë emër. Por në lëmin e shumë prej tyre ajo ka zgjedhur që dy nga personazhet e librit t’i identifikojë, njërin me postin e tjetrin me emrin e vërtetë. Në të vërtetë, Fatos Nano nuk

shqiptarët, që vjen për arsye tradicionale, kulturore, gjeografike, veçmas historike. Edhe Orhan Pamuk e ka shprehur vetë këtë, kjo është njëra nga arsyet edhe pse e vizitoi Shqipërinë në maj të vitit 2010. Cili prej tyre njihte më mirë shqiptarët dhe çfarë informacioni kishin për vendin ku vepra e tyre do të botohej? Orhan Pamuk dhe Jonathan Franzen kishin më shumë njohje për Shqipërinë. Kureshtja e tyre më shumë lidhej me gjuhën, dhe për ta qe një gjë e mrekullueshme të botoheshin në një gjuhë kaq të vjetër. Izolimi i Shqipërisë nën diktaturë e bëri të pamundur informacionin mbi ne, vetëm në njëzet vitet e fundit bota pati mundësinë të na njihte, e mes tyre edhe shkrimtarët e interesuar për Shqipërinë. E shoh këtë kujdes dhe ndjeshmëri ndaj nesh edhe tek agjentët e këtyre autorëve, që i rendisin botimet në gjuhën shqipe në listën e botimeve të rëndësishme të autorëve të tyre. Aq më shumë, kur botuesit e tyre janë seriozë dhe merren me veprën letrare të

Të nesërmen ishim në Berat, dhe duke ecur anës lumit, në një nga kthesat që të çonin në lagjen e epërme, pa dikë që shiste qershi dhe iu afrua fshatarit. Mund të ishin qershitë e para të pranverës. Unë iu luta të zotit të blija një grusht, por ai më tha se i shiste të gjitha dhe nuk i ndante... autorëve dhe jo libra të veçantë të tyre. Keni ndonjë episod për të treguar nga takimet apo bisedat me ta? Kam shumë, por vështirë të them shumë. Kur e pyeta Jonathan Franzen, ndër autorët më të rëndësishëm amerikanë të ditëve tona, i cili vizitoi Shqipërinë vitin e kaluar, se çfarë dëshironte të merrte nga Shqipëria para se të largohej, më tha: “Raki. Kam dëgjuar që është e mrekullueshme.” Me disa miq të mi,

është i identifikuar me emër, pasi në roman ajo thotë ishkryeministri. “Ne kemi pasur disa të tillë dhe s’është e vështirë për lexuesin të identifikojë edhe ndonjë tjetër mes syresh, pasi kanë pasur sjellje të njëmendtë me karakterin tim dhe që janë sjellë me Atdheun dhe qytetarët shqiptarë me një kopilllëk të neveritshëm. Të paktën Fatos Nano, në sytë e mi si qytetare tani, dinte të artikulonte bukur dhe kishte një dozë të dukshme prej liberali, ndërsa disa prej ish-kryeministrave tanë kanë qenë edhe të paditur, veç veseve të tjera të njohura tashmë.”- thotë Açka. Janullatosi, “diktatori” më i madh i Açkës

I vetmi njeri me emër në libër është Janullatosi. Sepse për Flutura Açkën ai është ‘diktatori’ më i madh i këtyre njëzet viteve. “Ai i sfidoi të gjithë politikanët, të gjithë ishin më jetëshkurtër se ai, ai do t’i përcjellë të gjithë, si për ironi të paaftësisë së tyre për ta bërë Kishën Autoqefale Shqiptare të flasë shqip. Atij s’kisha sesi ia ndërroja emrin dhe as kisha ndonjë arsye ta fshihja të vërtetën nga e vërteta. Shkoni dhe i vizitoni kultet e vjetra fetare, një pjesë monumente të kulturës kombëtare, shkoni në Zvërnec, në Ardenicë, a gjetkë, janë të gjitha të mbyllura, nuk u shërbejnë qytetarëve, ose janë dhunuar, siç ndodhi tani në fund me kishën e Onufrit, kur e para kisha, përgjegjësja e drejtpërdrejtë e dëmit mbi pasurinë kombëtare, nuk mbajti asnjë përgjegjësi. E dëgjuat ju Janullatosin të thoshte ndonjë fjalë në mbrojtje të saj, apo të tjera syresh? A e beson më kush se ky “ujk” i vjetër mund të derdhë lot për “delet” shqiptare?! Dhe kjo, heshtja para kësaj të vërtete, është një nga turpet e kukullave të politikës shqiptare të tranzicionit.”

kuturisa natën të gjeja raki (të mirë fare!) për Jonathan Franzen. “Një miku im” i thashë, “e quan rakinë ‘eleksiri i cicës së hardhisë’, së cilës i jepemi me vullnet të plotë.” Qeshi shumë. Besoj e ka shijuar rakinë tonë më pas në Nju-Jork. Në letrat e tij vazhdon të më falenderojë, sigurisht jo për rakinë, por për fatin që pati mundësinë ta njihte Shqipërinë, një vend me natyrë të mrekullueshme. Kam plot ngjarje të tilla, por më së shumti nga takimet me Orhan Pamuk, të cilin e kam takuar disa herë. Nga takimi me Orhan Pamuk, gjatë vizitës së tij në Shqipëri kujtoj një detaj shumë të bukur të 17 majit të vitit 2010 në Tiranë. I tensionuar dhe i lodhur nga gjithë ai vërshim njerëzish dhe interesimi për ta takuar, për të marrë autografe dhe për t’u fotografuar me të, një çast më tha mënjanë: “Flutura, çfarë po ndodh?!” Unë e kuptova përse e kishte fjalën, dhe i thashë: “Zoti Pamuk, unë mund të të mbroj nga urrejtja, por jo nga dashuria. Mos ma kërkoni këtë, nuk ua bëj dot këtë këtyre njerëzve që të adhurojnë.” Ai qeshi dhe e pashë që u çarmatos. Të nesërmen ishim në Berat, dhe duke ecur anës lumit, në një nga kthesat që të çonin në lagjen e epërme, pa dikë që shiste qershi dhe iu afrua fshatarit. Mund të ishin qershitë e para të pranverës. Unë iu luta të zotit të blija një grusht, por ai më tha se i shiste të gjitha dhe nuk i ndante. Këmbëngula se më duhej vetëm një grusht dhe se do t’ia blija me çfarëdo çmimi të donte, qoftë edhe me çmimin e të gjithë kaçiles. Më duket se e bleva shtrenjtë atë grusht qershi, mbase 500 lekë, nuk e mbaj mend, por di që më la shije të keqe ajo bisedë me shitësin e qershive. Si për të më nxjerrë nga kjo situatë, një zonjë e shtëpisë ngjitur më solli ujë për t’i larë qershitë dhe unë ia zgjata Orhan Pamuk-ut. “My Goodness,” tha Orhan Pamuk, “kjo nuk mund të ndodhë askund tjetër, të trajtohet autori kështu.” Kjo ishte për të një gjë përtej etikës njerëzore. “Ju nuk jeni vetëm autor i imi, por mik i Shqipërisë. Këtë do ta kishte bërë çdo shqiptar, po të ishte në vendin tim. Provojeni, trokisni në çfarëdo dere të kësaj lagjeje, ata që do ta hapin, do të të thonë: Bujrum për një kafe!” Ai tundi kokën i mrekulluar. Atë çast i kam bërë një foto, mu përballë Mangalemit, që e kam në arkiv si shenjë të asaj dite.

 

 

NJOFTIM Banka Crédit Agricole Shqipëri pjesë e Grupit bankar francez Crédit Agricole ka në fokus të aktivitetit të saj interesin dhe komoditetin e klientelës. Me synimin për të rritur cilësinë e shërbimit duke i qendruar gjithmonë e më pranë klientëve të saj, banka njofton se duke nisur nga data 23 Shkurt 2013 dhe në vazhdim do të mbajë të hapura edhe ditën e shtunë degët e saj në qytetet: Tiranë (Dega Kryesore, Dega Usluga), Fier, Elbasan dhe Durrës (Agjencia pranë Portit).

Orari i punës në fundjavë do të jetë: Ora 10.00 – 14.00

 

Duke shpresuar se ju kemi ardhur sadopak në ndihmë, mirëpresim çdo të shtunë të gjithë klientët e interesuar, për të kryer veprimet bankare sipas nevojave të tyre. www.credit-agricole.al  


24

E shtunë-diel, 09-10 mars 2013

Pyetësori i Prustit

Shkrimtari dhe përkthyesi i letërsisë franceze dhe jo vetëm, rrëfen filozofinë e jetës së tij. Ja se ç’do të thotë lumturi, frikë, rimishërim, vdekje dhe admirim për të. Cilët janë shkrimtarët e preferuar dhe pengu i jetës së tij

www.mapo.al

vitrina e librit Roman Titulli: Të pathënat e një martese Autori: Melanie Gideon Shqipëroi: Etleva Hoxha Ky libër që botohet me rastin e festave të marsit, tregon peripecitë e një martese të velur, paçka se të lumtur e pa revolucione të medha. Rrëfen indinjatën e një femre që ndihet e harruar si dhe jep ide se si mund te rigjehet pasioni i dikurshëm. Megjithëse protagonisja është mbi 40 vjeç, çdo femër gjen veten herë pas here në rrëfimin e saj. “Të pathënat e një martese” është historia gazmore e një gruaje në krizën e moshës së mesme dhe e rizgjimit romantik që ajo përjeton falë magjisë së një rrëfimi të fshehtë.

Histori Titulli: Në shërbimin e fshehtë të Stalinit Autor: V.G. Krivicki Përktheu: Skënder Shkupi Shtëpia Botuese “55”

Shkrimtari dhe përkthyesi Luan Rama me piktorin Omer Kaleshi

Luan Rama: Margarite Durasin e adhurova sapo lexova “Hiroshima mon amour”! - Cila është ideja jote për lumturinë? - Lumturia për mua s’ka lidhje as me paranë, as me atë që mund të ketë dikush, sado e madhe të jetë ajo. Po kështu dhe fama. Pasi historia ka treguar se mund të kesh famë, mund të kesh gjithçka, por të mos jesh i lumtur. Lumturia është një gjendje shpirtërore, një lloj ekstaze, është të përjetosh diçka që nuk ke besuar se do ta jetosh... - Cila është frika më e madhe? - Të humbas kujtesën, apo që një ditë mos të di se cili jam dhe cilët janë ata që më rrethojnë. Kujtesa është referenca më e nevojshme për jetën. - Kë person të gjallë admironi më shumë? - Lolën, mbesën time, dhe veçanërisht kur fle, pasi fëmijët që flenë janë vetë pafajësia. - Cili është ai tipar i të tjerëve që të ngjall mëshirë? - Hipokrizia. Është diçka për t’u mëshiruar. - Ekstravaganca jote më e madhe? - S’kam qenë ndonjëherë. Ndoshta dikur kur mbaja flokët e gjatë, në rininë e hershme, kur grupi i “kontrollit punëtor” na i preu. - Cili është udhëtimi yt i preferuar? - Të shkoja në ishullin e Galapagos, atje ku Darvin zbuloi teorinë e tij të evolucionit. Por si një dëshirë ekstravagante thjesht si ide, të bëja një “croisière”, pra një udhëtim turistik në det. Në vitet ‘30 një çift i ri shqiptar dhe në gjendje, për muajin e mjaltit nuk pranoi prikë, por një udhëtim rreth botës, udhëtim ky që vazhdoi një vit. - Në ç’rast mund të gënjesh? - Për të shpëtuar jetën e dikujt. - Personi që përçmon më shumë? - Makiavelikët që duan të përfitojnë me të gjitha mënyrat, por jo Makiavelin, filozofin e madh. - Cilat fjalë ose shprehje përdor më shpesh? - Fjalët “shpirt”, “sigurisht”, “kupton”, “në të vërtetë”. - Pengu yt më i madh? - Një dashuri rinore, të cilën e braktisa për motive banale të kontekstit social. - Kur dhe ku ke qenë i lumtur? - Kur kam njohur gruan time, në ko-

hët e para, atëherë kur qëndronim në tarraca pallatesh, nën një qiell plot yje dhe besonim se i përkisnim një bote tjetër. Ajo ishte veçse 16 vjeç. - Në ç’gjendje shpirtërore je tani? - Në trisht, por është diçka kalimtare... - Nëse do të mundeshe të ndryshoje diçka nga vetja, çfarë do të ishte? - Asgjë s’do të ndryshoja sepse s’do të isha më ai që jam. Sigurisht, mund t’i zhdukja letrat që më rrethojnë, por vështirë të ndahem nga to. - Ç’gjë e konsideron arritjen tënde më të madhe? - Kam filluar të mësoj të shkruaj dhe e ndiej që po ngjis shkallët e para. Nuk di nëse do të ngjis shumë shkallë të tjera. Fjala. -Po të vdisje dhe të mund të mishëroheshe në një tjetër njeri, apo diçka tjetër, çfarë do të dojë të ishe? - Nuk besoj te tjetërsimi, edhe pse ka popuj që besojnë, si druzët në Liban, që pas vdekjes mund të tjetërsohen në një fëmijë, te një mace etj. Por si hipotezë mund të shtoja një lejlek, çka do më lejonte të shikoja botë të tjera. -Cili është sendi më i çmuar që zotëron? - Fotografitë e prindërve të mi kur ishin të dashuruar. Fotografia i ka fiksuar ato imazhe, të cilat nuk mund t’i rigjesh më nëse i humbet. -Kë quan pikën më të thellë të mjerimit? - Kur braktisesh nga të tjerët, kur nuk je i denjë për miqësi. -Ku do të pëlqente të jetoje? - Në një rrafshnaltë apo majëmale, aty ku pikëtakohet toka dhe qielli, si një fshatar i thjeshtë, aty në natyrën që na mungon aq shumë, për të ndjerë atë që jemi krijesa të natyrës. - Ndër veprimtaritë që merresh, cila është e preferuara juaj? - Të lexoj libra të vjetër nëpër biblioteka. Është kënaqësi e veçantë të kesh dorëshkrime të shekujve të hershëm, për më tepër “purpureus”. Dhe sigurisht e veçantë për mua mbetet zbulimi i atyre pikëtakimeve franko-shqiptare nëpër histori, të lexoj dhe të tregoj për

ata kalimtarë të kësaj ure imagjinare Francë-Shqipëri. - Cila është karakteristika juaj më e spikatur? - Të jem besnik në miqësi. - Veçoria që pëlqen më shumë te një mashkull? - Kur ai e përbuz frikën. - Veçoria që pëlqen më shumë te një femër? - Sytë, përmes të cilëve depërtojmë drejt shpirtit. Mund të bësh dialog duke parë dy sy. Më habiti një humanist i madh francez Hessel, i cili në intervistën e fundit të jetës së tij, para pak kohësh, kësaj pyetjeje iu përgjigj: gjinjtë!... Me sa duket gjinjtë i kanë munguar! -Cilët janë shkrimtarët e preferuar? -Margarite Duras. E adhurova që në tekstin e parë që lexova: “Hiroshima mon amour”! -Cili është heroi yt në art dhe kulturë? - Galileu... pasi ishte shkencëtari që jetoi duke mohuar atë që besonte në një kohë Inkuizicioni. Ndërsa në Mesjetën shqiptare adhuroj stradiotin Merkur Bua, një nga figurat më të habitshme të artit kalorësiak europian. Në kulturën e shekullit XX adhuroj Mitrush Kutelin në trajektoren e tij të artë dhe pse drejt “ferrit”. - Cilët ke heronj në jetën reale? - Sot heronjtë mungojnë dhe vështirë t’i gjesh ata, çka na bën të ndihemi disi si jetimë. Heronjtë i krijojnë drama dhe ngjarje të mëdha, tronditje të mëdha shoqërore dhe revolucione. - Cilat gjëra nuk të pëlqejnë fare? - Të tregohesh se di diçka më shumë se të tjerët, pra të mos jesh modest. Sa më shumë lexon, aq më shumë e kupton se sa pak e njeh botën. - Si do të të pëlqente të vdisje? - Si Pierre Loti, shkrimtari dhe bohemi i famshëm, pra të më linin ulur në një shkëmb përballë detit, ku të shijoja natyrën dhe të njësohesha me pafundësinë e një deti në furtunë. - Cila është motoja juaj? - Të duash dhe përsëri të duash. Çfarë do të ishte jeta e një njeriu pa këtë ndjenjë jetike?...

Valter Krivicki është njeriu që kujtohet më mirë sot për shkak të misterit të pazgjidhur që lidhet me vdekjen e tij në një dhomë hoteli në Uashington D.C, në shkurt të vitit 1941. Kjo ngjarje zuri vend në të gjitha faqet e para të gazetave. Policia gjeti një plumb në tëmthin e viktimës, një pistoletë pranë tij dhe tri radhë në një letër lamtumire. Sipas të gjitha të dhënave flitej për vetëvrasje, por ata q�� njohin historinë e tij janë skeptikë. Ai ndiqet nga KGBja qysh në vitin 1937, kur u largua nga Zbulimi Ushtarak Sovjetik me një denoncim publik kundër Stalinit. “Në shërbimin e fshehtë të Stalinit është një libër ‘dezertori’ dhe jo ‘gazetari’. Kemi të bëjmë me një rrëfim të shkruar nga një pjesëmarrës i penduar në shumë krime që ai rrëfen.

Roman Titulli: Problemi Spinoza Autori: Irvin D. Yalom Përktheu: Agim Doksani “Romani më grishës që kam lexuar vitet e fundit. Irvin Yalom ka krijuar një vepër kaq fuqiplotë, saqë është e pamundur ta lësh mënjanë. Ju ftoj me bindjen më të thellë ta lexoni”, - këshillon aktori Anthony Hopkins, një nga lexuesit e parë të këtij libri që rivjen në shqip nga Shtëpia Botuese “Morava”. Romani “Problemi Spinoza”, i publikuar për herë të parë vitin e kaluar, prek jetën e dy personazheve, njëri një filozof hebre dhe tjetri, major nazist. Romancieri më i shitur Irvin D. Yalom eksploron në këtë roman mendimet e dy burrave. Duke përdorur aftësitë e tij si një psikiatër ai eksploron botën e brendshme të Spinozës, filozof laik dhe të Alfred Rosenberg, një vrasës masiv nazist.

Biografi Titulli: Historia ime, unë jam Zllaton Ibrahimoviç Autor: Zllatan Ibrahimoviç dhe David Cagercraux Botimet “Dritan” Futbollisti i njohur suedez me origjine boshnjake, Ibrahimoviç, sjell për lexuesin dhe tifozët e tij librin biografik “ Historia ime, unë jam Zllatan Ibrahimoviç”. Në këtë libër me bashkautor David Cagercraux, futbollisti rrëfen historinë e jetës dhe suksesin e tij. Zllatan Ibrahimoviç njihet si njëri ndër sulmuesit më të rrezikshëm në Europë dhe më gjerë. Karrierën e filloi në Suedi të ekipi Malmo, e më pas u transferua tek Ajaksi i Amsterdamit, ku shënoi disa gola të bukur para se të kalonte te gjiganti italian, Juventus. Pas problemeve në Itali dhe skandaleve që u krijuan, erdhi puna që Juventus të binte në Serie B dhe pastaj Ibrahimoviç u transferua tek Inter, ku dhe kori suksese të mëdha. Më pas ai u transferua te Barcelona për t’u rikthyer te rivali i ish-ekipit të tij, Inter, pra në AC Milan, PSG. Zllatan Ibrahimoviç ka fituar për të gjashtën herë radhazi shpërblimin e futbollistit më të mirë në Suedi. Sulmuesi i fuqishëm ka shënuar 28 gola në 32 paraqitje në Serie A për Milanin në sezonin 2011/2012, para se të kalonte te PSG gjatë verës. Ibrahimoviç këtë titull e ka fituar 7 herë në tërësi, por 6 herë e ka fituar radhazi. 

Roman Titulli: Rruga përmes diellit Autor: Corban Addison Përktheu: Taulant Hatia Kur cunami u vërsul e shkatërroi fshatin e tyre bregdetar në Indi, 17-vjeçarja Ahalja Gai dhe motra e saj 15-vjeçare Sita mbetën jetime e pa shtëpi. Në përpjekje për të arritur në parajsën e sigurt të manastirit ku ndiqnin shkollën, u rrëmbyen nga trafikantët dhe u hodhën në botën e errët të dhunës seksuale e të tregtisë së paligjshme të njerëzve, ku çmimi më i madh është pafajësia fëmijërore. "Qëkur nxora librin e parë, para më tepër se 20 vjetësh, më janë paraqitur shumë mundësi për të mbështetur punën e autorëve të tjerë, që shpresojnë të gjejnë botues. Nuk kisha pranuar asnjëherë ta bëja, deri tani. Corban Addison ka shkruar një roman të bukur për nga historia dhe të rëndësishëm për nga mesazhi. Rruga përmes diellit e meriton publikun e gjerë. Shpresoj shumë që t'ia dëgjojmë zërin sa më shpesh zotit Addison”, - shkruan John Grishman.


hylli i dritës

Peregrinus

Idi, essi,uni

Absurditete gazetareske

LGBT dhe dashuria e frytshme

Media, ç'marrin e përpunojnë qytetarët?

Ardian Ndreca

Gjergj Meta

Ylli Pango

Pikëpamje profil Economicus Ideologji esse Çdo të shtunë / dielë

Profil / ILIRIAN CELIBASHI

www.mapo.al

Dilema e vështirë: taksë e sheshtë apo progresive? ADRIAN CIVICI

Formula e Pagëzimit… si Socialist

31 ide për zhvillimin, në një kohë kur Shqipëria ballafaqohet si me shenjat e krizës ashtu dhe me potencialin e kalimit nga vend në zhvillim në vend të zhvilluar, do të jetë një agorë e re në MAPO Weekend. Akademiku dhe ekonomisti Adrian Civici do të sjellë një analizë dhe interpretim të asaj që ka ndodhur, po ndodh dhe pritet të ndodhë. Për t’i dhënë shpjegim sloganit tashmë të famshëm të presidentit amerikan Klinton: It’s the economy stupid!

`Duket se dilema taksë e sheshtë apo progresive?, po përbën thelbin e debatit të politikave ekonomike apo zgjidhjes së mjaft prej problemeve të zhvillimit që ka Shqipëria sot. Aq shumë dhe me aq pasion flitet për këtë çështje sa të krijohet përshtypja se kemi të bëjmë reciprokisht, për PD me një djall kur është fjala për taksën progresive dhe me një engjëll kur është fjala për taksën e sheshtë, dhe për PS, me djallin të mishëruar në taksën e sheshtë dhe engjëllin te taksa progresive. Ne ekonomistët, kur duam të përfshihemi në këtë debat rrezikojmë, ose të etiketohemi si militantë të një Partie apo lideri, sepse mund të mendojmë se njëri variant apo tjetri është më i përshtatshëm, ose më e pakta si akademikë që bëjnë teori e flasin në përgjithësi. Në këtë cilësim, në fakt

Faqe 25

ka një të vërtetë dhe një arsye të pranueshme: sa thellë në teorinë ekonomike apo praktikat e eksperiencat konkrete futesh në këtë lloj diskutimi? Sa më ngushtë ta shikosh qëllimin, efektet dhe administrimin e sistemit të taksave, aq më shumë rrezikon të ulësh eficencën e përdorimit të tij, aq më shumë mund të biesh në pozicione sektare e të njëanshme. Prandaj dhe konsiderohet si dilemë nga më të vështirat në politikat ekonomike që “nuk mund të zgjidhet me një të rënë të lapsit”. Prandaj mendoj se ky është ndoshta nga debatet më të frytshme që po bëhen në Shqipëri në kuadër të fushatës elektorale. Taksa e sheshtë: e mirë apo e keqe? Propozuesit dhe vendet aplikuese të saj argumentojnë se qëllimi dhe efektet e kësaj takse janë: thjeshtimi i sistemit fiskal dhe kosto e ulët e procesit...


26

E shtunë-diel, 09-10 mars 2013

www.mapo.al

Dilema zhvillimi

2

31 ide për zhvillimin, në një kohë kur Shqipëria ballafaqohet si me shenjat e krizës ashtu dhe me potencialin e kalimit nga vend në zhvillim në vend të zhvilluar, do të jetë një agorë e re në MAPO Weekend. Akademiku dhe ekonomisti Adrian Civici do të sjellë një analizë dhe interpretim të asaj që ka ndodhur, po ndodh dhe pritet të ndodhë. Për t’i dhënë shpjegim sloganit tashmë të famshëm të presidentit amerikan Klinton: It’s the economy stupid!

Dilema e vështirë: taksë e sheshtë apo progresive? ADRIAN CIVICI

`Duket se dilema taksë e sheshtë apo progresive?, po përbën thelbin e debatit të politikave ekonomike apo zgjidhjes së mjaft prej problemeve të zhvillimit që ka Shqipëria sot. Aq shumë dhe me aq pasion flitet për këtë çështje sa të krijohet përshtypja se kemi të bëjmë reciprokisht, për PD me një djall kur është fjala për taksën progresive dhe me një engjëll kur është fjala për taksën e sheshtë, dhe për PS, me djallin të mishëruar në taksën e sheshtë dhe engjëllin te taksa progresive. Ne ekonomistët, kur duam të përfshihemi në këtë debat rrezikojmë, ose të etiketohemi si militantë të një Partie apo lideri, sepse mund të mendojmë se njëri variant apo tjetri është më i përshtatshëm, ose më e pakta si akademikë që bëjnë teori e flasin në përgjithësi. Në këtë cilësim, në fakt ka një të vërtetë dhe një arsye të pranueshme: sa thellë në teorinë ekonomike apo praktikat e eksperiencat konkrete futesh në këtë lloj diskutimi? Sa më ngushtë ta shikosh qëllimin, efektet dhe administrimin e sistemit të taksave, aq më shumë rrezikon të ulësh eficencën e përdorimit të tij, aq më shumë mund të biesh në pozicione sektare e të njëanshme. Prandaj dhe konsiderohet si dilemë nga më të vështirat në politikat ekonomike që “nuk mund të zgjidhet me një të rënë të lapsit”. Prandaj mendoj se ky është ndoshta nga debatet më të frytshme që po bëhen në Shqipëri në kuadër të fushatës elektorale. Taksa e sheshtë: e mirë apo e keqe? Propozuesit dhe vendet aplikuese të saj argumentojnë se qëllimi dhe efektet e kësaj takse janë: thjeshtimi i sistemit fiskal dhe kosto e ulët e procesit të mbledhjes/llogaritjes e pagesës së taksave si nga qeveria ashtu dhe nga bizneset; rritja e të ardhurave fiskale në buxhet, pasi thjeshtimi zvogëlon informalitetin dhe rrit numrin e taksapaguesve; dekurajohet evazioni fiskal dhe stimulohet krijimi i vlerës së re apo të të ardhurave/fitimit; favorizohet neutraliteti fiskal në sensin që parashikimet dhe veprimet e agjentëve ekonomikë çlirohen nga frika dhe dyshimet për efekte të papritura apo të pallogaritura nga efekti i taksave. Problemet e hasura: nuk ka prova bindëse se kjo lloj takse stimulon në mënyrë direkte rritjen e produktivitetit të bizneseve dhe shton punësimin; nëse nuk ka një dysheme minimale për filli-

min e aplikimit të këtij sistemi, ekziston rreziku që, në emër të totalit të taksave që duhen mbledhur, të ardhurat e ulëta të taksohen më shumë dhe më rëndë se të ardhurat e larta etj. Në cilin kontekst historik, politik e ekonomik modern fitoi “të drejtën e qytetarisë” kjo lloj takse? Në mënyrë të veçantë në vitet ‘70-‘80 në SHBA dhe Britaninë e Madhe. “Zonja e hekurt” Margaret Thatcher dhe Presidenti Reagan ndërmorën një revolucion ultra liberal nën moton “qeveria nuk është zgjidhje, p a s i a j o ë s h t ë ve t ë p r o b l e m i” , q ë d.m.th.,“problemet nuk i zgjidh shteti, por tregu”. Tiparet kryesore të kësaj reforme radikale, synimi kryesor i së cilës ishte nxjerrja nga recesioni dhe kriza e viteve ‘70 e dy prej ekonomive kryesore të botës, u fokusuan në zvogëlimin në minimum të “shtetit kujdestar (Etat-providence)”, reduktim masiv të taksave dhe thjeshtim të tij në një taksë të sheshtë e të ulët, privatizime masive, derregullimin e ekonomisë dhe çlirimin e forcave të tregut. Nën ndikimin e vlerave viktoriane për punën, rregullin, iniciativën e lirë dhe “self-help”, apo idetë liberale të Karl Poper, Friedrich Hayek, Milton Friedman, Arthur Laffer etj., presioni fiskal u reduktua në maksimum, shpenzimet publike u përgjysmuan, ekonomia dhe shërbimet u bënë pothuajse tërësisht private, thithja e kapitaleve dhe investimeve të huaja u kthye në kult etj. Ky konceptim dhe praktikë u përhap në gjithë botën dhe u servir si forma më e mirë “antisocialiste” apo“anti-keynesianiste” e menaxhimit të shtetit dhe ekonomisë. Momenti i dytë i rëndësishëm është“periudha e tranzicionit – nga shteti drejt tregut - që patën vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, përfshirë këtu dhe Rusinë” në fillim të viteve ‘90. Bullgaria, Rusia, Ukraina, Serbia, Sllovakia, Gjeorgjia, vendet baltike, Hungaria, Rumania, Republika Çeke, Shqipëria, Maqedonia etj., qoftë për të kopjuar “idhujt e tyre liberalë si SHBA apo Anglia”, qoftë për të zbatuar “paketat e axhustimeve strukturore të FMN”, qoftë “për stimulimin e rritjes ekonomike”, apo edhe për faktin se duhej të ndërtonin një sistem të ri atraktiv fiskal, pra të kërkonin një thjeshtim sa më të mundshëm të tij, privilegjuan taksën e sheshtë. Shqipëria, Maqedonia dhe Bullgaria e zbatuan në nivelin 10%, Gjeorgjia 12%,

Presidenti i UET, Prof. Dr. ADRIAN CIVICI

Në cilin kontekst historik, politik e ekonomik modern fitoi “të drejtën e qytetarisë” kjo lloj takse? Në mënyrë të veçantë në vitet ‘70-‘80 në SHBA dhe Britaninë e Madhe. “Zonja e hekurt” Margaret Thatcher dhe Presidenti Reagan ndërmorën një revolucion ultra liberal nën moton “qeveria nuk është zgjidhje, pasi ajo është vetë problemi”, që d.m.th.,“problemet nuk i zgjidh shteti, por tregu”...


E shtunë-diel, 09-10 mars 2013

27

www.mapo.al

Cili ishte thelbi i kësaj takse në tërësinë e modelit ekonomiko-social apo sistemit të kapitalizmit që po aplikonin këto vende? E thënë thjesht: “po taksoj pak, po ofroj pak shërbime publike...

Ukraina dhe Rusia 13%, Serbia 14%, Polonia 15%, Hungaria dhe Rumania 16%, Sllovakia 19%, Estonia, Lituania dhe Letonia 22-27% etj. Cili ishte thelbi i kësaj takse në tërësinë e modelit ekonomiko-social apo sistemit të kapitalizmit që po aplikonin këto vende? E thënë thjesht: “po taksoj pak, po ofroj pak shërbime publike...po krijoj një treg transparent e dinamik ku nëpërmjet iniciativës së lirë dhe mundësive njerëzit/shoqëria plotëson nevojat e saj”. “Meqenëse shteti/qeveria është një përdorues jo efektiv në prodhim, përdorimin e parave apo në menaxhimin e shumë shërbimeve publike...po ia lëmë individit, bizneseve që t’i prodhojnë dhe përdorin më me eficencë këto para e aktivitete”. Sipas kësaj filozofie, ngarkesa fiskale varion në nivelet 18-22% në raport me PBB. Në këto vende, nuk u tentua, ose në disa raste dështuan tentativat që pa prekur nivelin e taksave, shteti të ofronte më shumë shërbime publike. “Thembra e Akilit”: taksat e ulëta limitojnë mundësinë e zgjerimit të rolit të shtetit, kufizojnë spektrin e shërbimeve publike, dhe në rastin më të keq, ulin cilësinë e këtyre shërbimeve. A është ky sistem taksash varianti më i mirë? Më shumë se “varianti më i mirë”, pyetja duhet shtruar: a duhet ta zgjedhim këtë variant? Pikërisht sepse është një zgjedhje, përgjigjja kontekstualizohet dhe fillon e bëhet më subjektive. Qytetarët duan të jenë të taksuar pak, të mbajnë për vehte pjesën dërrmuese të të ardhurave dhe të përballen me tregun për marrjen e shërbimeve të nevojshme

apo të dëshiruara? Apo, pranojnë që të taksohen më shumë në mënyrë që të kenë më shumë shërbime publike të ofruara nga shteti, që edhe ata që kanë të ardhura më të pakta të mund të kenë akses të barabartë në këto shërbime? A duhet të na dominojë thjesht logjika ekonomike e efektivitetit dhe stimulimit maksimal të rritjes ekonomike apo duhet të ekuilibrojmë “produktivitetin ekonomik me dhembshurinë dhe kujdesin social”? Kjo është një zgjedhje strukturore e rëndësishme për të cilën nuk mjafton vetëm interpretimi teorik, ekonomik, apo politik, por kërkon dhe një miratim të shumicës së popullsisë. Taksa progresive: e mirë apo e keqe? Ndryshe nga mënyra se si atakohet apo kritikohet kjo taksë, ideja e progresivitetit i takon babait të ekonomisë klasike Adam Smith-it dhe nocionit të tij të “kapacitetit kontribuues” (ability to pay), që pretendon një ndarje të barabartë të sakrificave që duhet të bëjë çdo kontribuues në proporcion me kapacitetet dhe të ardhurat e tij. Pra, ata që kanë më shumë mjete e mundësi duhet të kontribuojnë më shumë për shtetin dhe shoqërinë. “Sakrifica” që iu kërkohet atyre që fitojnë më shumë, pra duhet të paguajnë më shumë, nuk vlerësohet tek masa e progresivitetit apo shuma e paguar “më shumë se të tjerët”, por mbi të gjitha tek “utiliteti që kjo shumë ka për modelin social dhe funksionet e shtetit/qeverisë”. Argumentet kryesore të mbrojtësve të kësaj forme taksimi janë: duke taksuar më shumë të pasurit, iu krijon më shumë mundësi konsumi

të varfërve (koncepti keynesianist); duke taksuar të ardhurat e larta luftohet akumulimi i kapitalit dhe përdorimi i tij për fitime akoma më të mëdha, siç është p.sh., rasti i krizës së fundit financiare (koncepti neomarksist); duke grumbulluar më shumë të ardhura në buxhet, shteti ka më shumë mundësi të ofrojë në mënyrë të barabartë e në një shkallë të gjerë shërbime publike të rëndësishme si arsimi, shëndetësia, infrastruktura, transporti, mbështetje sociale,etj. (koncepti social-demokrat); duke patur më shumë para në dispozicion, shteti mund të luajë lehtësisht rolin e arbitrit dhe ekuilibruesit në çështjet e kohezionit social, politikave ekonomike mbështetëse, etj. (koncepti etatist i kapitalizmit shtetëror); ata që fitojnë më shumë duhet të paguajnë më shumë (koncepti moral, etik). Kundërshtarët e saj e kritikojnë atë me këto argumente: taksa progresive është një mënyrë e kamufluar shpronësimi e konfiskimi, pra një shkelje e të drejtës së individit/kompanisë për të gëzuar në liri të plotë të ardhurat e siguruara në një treg të lirë; kjo lloj takse stimulon maksimalisht evazionin dhe “emigrimin” fiskal si dhe tentativat për t’iu shmangur detyrimeve; është një sistem taksash që ka kosto të lartë funksionimi si për shtetin ashtu dhe për bizneset, që është shumë i komplikuar në hartimin, dokumentacionin dhe realizimin e tij; është demotivues për rritjen e prodhimit dhe të ardhurave, ndërkohë që çdo mosfunksionim cilësor i administratës fiskale perceptohet si “abuzim, ndëshkim apo inkuizicion fiskal”; taksa progresive është në kundërshtim me efektet e pritura nga avantazhet krahasuese dhe specializimi i punës dhe prodhimit; është shumë e komplikuar dhe e vështirë të aplikohet në rastet kur kemi persona apo biznese që kanë të ardhura të çrregullta nga njëri vit në tjetrin; nxit shpërbërjen apo “parcelizimin” e bizneseve duke ndikuar negativisht në eficencën ekonomike; etj. Ku është tipike kjo lloj takse? Në shumicën e rasteve aplikohet në vendet ku aplikohet një sistem kapitalizmi social-demokrat, shtetëror apo korporatist si Gjermania, Franca, Suedia, Finlanda, Austria, Danimarka, Holanda, Japonia, por në version pjesor edhe në SHBA, Zelanda e Re, Spanja etj. Qëllimi kryesor i saj është “krijimi i mundësive për shtetin apo qeverinë që të mbajë në funksionim një model social të aftë e funksionues që garanton një rishpërndarje më të barabartë të shërbimeve e plotësimit të nevojave publike për shumicën dërrmuese të popullsisë, që të ngushtojë diferencat sociale e territoriale, që të ketë mundësi për të mbështetur degë apo sektorë të ekonomisë me rëndësi jetike për vendin, që të stimulojë konkurrueshmërinë apo shëndetin e sektorit bankar e financiar me paratë publike, etj. E thënë thjeshtë: “taksoj më shumë (në këto vende ngarkesa apo pesha fiskale varion nga 40-65% të PBB), por dhe ofroj më shumë shërbime e garanci publike në arsim, shëndetësi, transport, argëtim etj. Taksat e larta, të domosdoshme për këtë sistem, i

Shumica e vendeve të botës, veçanërisht ato anëtare të OECD, po orientohen drejt “sistemeve duale të taksave” që do të thotë, një “miks logjikash e sistemesh që integrojnë qëllimin e progresivitetit të mëshiruar në taksën e sheshtë” duke eliminuar në maksimum përjashtimet fiskale...

krijojnë buxhetit të shtetit komoditetin që të financojë këto shërbime publike masivisht, dhe në varësi me traditat dhe kulturat kombëtare, edhe me cilësi të lartë. Në vendet tipike si Suedia, Danimarka, Finlanda, Norvegjia, Austria apo Franca, ekziston një kulturë shumë e hershme në pranimin nga popullsia të këtij lloji sistemi taksimi, ekziston një administratë fiskale eficente, e mirorganizuar dhe mjaft kompetente, ekziston një stabilitet relativisht afatgjatë në nivelin e të ardhurave apo fitimeve të individëve dhe bizneseve. Gjatë një fushate elektorale në Suedi, kur u pyet një kandidat për Kryeministër se si ka mundësi që ju nuk premtoni ulje taksash, ai u përgjigj se kjo do të ishte humbje e sigurt në zgjedhje, pasi njerëzit do ta pyesnin se çfarë shërbimesh do na mungojnë kur shteti të ketë më pak të ardhura në dispozicion? Në këtë grup vendesh, parë edhe në këndvështrimin e efekteve të fenomenit të “plakjes së popullsisë” dhe “shtimit të jetëgjatësisë”, nevojat për buxhete publike më të mëdha rrjedhin dhe nga shtimi i shpenzimeve të domosdoshme për “moshën e tretë”. A ka një “formulë magjike” dhe, a mund të jepet një konkluzion përfundimtar se “cila taksë është më e mira”? Konkluzion absolut: JO; konkluzion relativ; PO. Duke iu referuar përgjigjes së famshme të Aristotelit në Greqinë e vjetër se “nuk ka femër absolutisht të bukur apo të shëmtuar...thjesht, nëse tiparet e bukura mbizotërojnë ndaj atyre të shëmtuara, atëherë ajo është e bukur, apo e kundërta”, edhe në rastin e zgjedhjes së sistemit të taksave duhet bërë një bilanc i anëve pozitive dhe negative të çdo sistemi; i mundësive reale për ta aplikuar dhe pengesave; i ekzistencës së kulturës së nevojshme për t’u “përtypur masivisht nga popullsia e bizneset” kjo lloj takse; nga objektivat publikë që dëshiron të marrë përsipër shteti dhe qeverisja; nga eficenca e administratës dhe institucioneve publike për ta vënë në jetë atë; nga krahasimi me vendet e rajonit apo konkurrente, nëse kemi sistem taksash më penalizues apo më lehtësues në krahasim me to; nga lloji i kapitalizmit që duam të aplikojmë; etj. Shumica e vendeve të botës, veçanërisht ato anëtare të OECD, po orientohen drejt “sistemeve duale të taksave” që do të thotë, një “miks logjikash e sistemesh që integrojnë qëllimin e progresivitetit të mëshiruar në taksën e sheshtë” duke eliminuar në maksimum përjashtimet fiskale. Aktualisht janë të pakta vendet që aplikojnë “sisteme të pastra unike taksimi”. Tendenca e re bazohet në konceptin e “barazisë vertikale dhe horizontale” që do të thotë se kontribuuesit që kanë të njëjtin nivel të ardhurash taksohen në të njëjtën mënyrë, pra 2 apo 3 taksa të sheshta për 2 apo 3 kategori të ardhurash. Vendet skandinave aplikojnë taksë progresive për të ardhurat nga puna, por taksë të sheshtë për të ardhurat nga kapitali; vende të tjera kombinojnë taksimin e sheshtë e të ulët për punën dhe konsumin me taksimin progresiv për kapitalin dhe pronën; një grup tjetër vendesh vlerësojnë si variantin më të mirë rritjen e vlerës së taksës së sheshtë (në nivelet 20-25%) duke e kombinuar këtë me dy masa të tjera: ngritjen e dyshemesë për aplikimin e kësaj takse në mënyrë që të mos preken shtresat e varfra dhe bizneset e vogla familjare dhe uljen e TVSH. Një grup tjetër vendesh aplikon taksë të sheshtë, por të diferencuar në përqindje në raport me të ardhurat, kapitalin, fitimin, pronën dhe konsumin, etj. Edhe në rastin e Shqipërisë, mendoj se ne duhet ta profesionalizojmë më shumë këtë diskutim, duhet të zgjerojmë diskutimin për të shumë më përtej “sistem absolutisht më i miri” dhe “absolutisht më i keqi”, “dështoi se nuk krijoi punësim” apo “ndershmëria kërkon që kush fiton më shumë paguan më shumë”, duhet ta depolitizojmë dhe deelektoralizojmë atë. Edhe për vendet më të zhvilluara të botës, vendimet për sistemin e taksave janë aktualisht nga më të vështirat dhe më të debatueshmet pasi aty ndeshen shkolla të ndryshme të mendimit ekonomik, përvoja të suksesshme e të pasuksesshme, interesa politike e ekonomike, filozofi e ideologji të kundërta, tradita e kultura të largëta me njëra-tjetrën etj.


28

E shtunë-diel, 09-10 mars 2013

Hylli i dritës E kam fjalën për atë fenomenin që pat lind fillimisht si kuriozitet i keq e mandej u ba modë e tue qenë se kanë kalue dy dekada që vijon s’asht ma as modë por vetëm nji ves i keq

www.mapo.al

Peregrinus Kësaj here niveli i kërkesave ishte ngritur pak. Sigurisht edhe vetë shoqatat që gjenden pas këtyre personave e dinë mirë se nuk mund t’ia arrijnë menjëherë këtyre gjërave.

nga Ardian Ndreca

nga Gjergj Meta

Absurditete gazetareske

LGBT dhe dashuria e frytshme

K

K

ur lexon në mediat shqiptare disa formulime lajmesh apo edhe ma keq, analiza të vjen me mendue se për disa asht ma mirë që të mbesin analfabetë të pastër, ose ma së shumti të mësojnë vetëm këndim, por kurrsesi shkrim. Do artikuj ndër gazeta të bajnë me parafytyrue se ai apo ajo që i ka shkrue ka qenë në ato momente frymzimi po aq i qartë dhe i orientuem si ajo pula kur ia presin kryet dhe e lanë me kcye sa andej këtej për pak minuta. Në gazetarinë shqiptare kemi nji kategori mjaft të gjanë gazetarësh bihude që nuk pushojnë së shpalosuni injorancë, banalitete, naivitet, topitje shpirtnore... dhe kur janë lodhë me gjithë këto mrekullina, atëherë jepen mbas spiritizmit e thërrasin të vdekunit prej botës tjetër me i ndihmue me ndonji marri ende të pandieme. E kam fjalën për atë fenomenin që pat lind fillimisht si kuriozitet i keq e mandej u ba modë e tue qenë se kanë kalue dy dekada që vijon s’asht ma as modë por vetëm nji ves i keq, vesi i atyne që pritojnë me arsyetue dhe i rrasen së kaluemes, pa dijtë as me i drejtue pyetje e as me marrë përgjegje prej saj. E kam fjalën për qindra e qindra faqe me kinse kujtime e rrëfime që janë botue në këto vite për dhe nga ish-krenët e kohës së komunizmit. Kujtime e rrëfime të Nexhmijes, Ramizit, Hekuranit, Muhos, Lenkës, Aranitit e do kërmave tjera vetëlëvizëse që shprazin rrena pafund; mandej kujtime për Enverin, Mehmetin, Kadriun, Beqirin, Hiton e nji pafundsi figurash tjera, mekanizma e vegla të verbta të nji diktature që rinovohej tue brejt vetveten; mandej kujtime kuzhinierash, dentistash, berberësh, centralistash, shoferash, hetuesish, pilotësh, oficerash, ishkryetarë kooperativash, pedagogësh, saldatorësh, mjekësh të udhëheqjes (këtu mungojnë vetëm kujtimet e Sali Berishës, i cili asht i vetmi që nuk e kujton atë kohë!). I gjithë ky teatër pulcinelash përfundon thjesht tue e rijetue atë epokë, ma së shumti tue nxjerrë në pah gjoja detaje prekëse për nji masë sentimentalistash pa kujtesë historike, ose për me mbarue në trionfalizma, sikur ajo kohë të kishte perëndue nji herë e mirë! Koha e komunizmit do të kalojë atëherë kur njerëzit e asaj periudhë do të reshtin së marruni frymë e së lëshuemi hije mbi tokë, deri atëherë ajo kohë do të na ndjekin mbrapa në politikë, në ekonomi, në arsim e kudo. Kohët e fundit nji shkrimtar i talentuem, e njikohsisht nji njohës i mirë i asaj kohe, Bashkim Shehu, në nji intervistë të tijën fliste për “kureshtjen obsesive” të mediave për kohën e komunizmit dhe sidomos për përuljen e tyne përpara ish-krenëve të nomenklaturës komuniste që në këto vite janë intervistue ndër gazeta apo janë ftue papushim në programe televizive. Ndaj tyne mediat nuk kanë tregue asnji qëndrim profesional kritik, por thjesht kanë mbledhë e ripërtri rrenat e mistifikimet e pafundme që ish-udhëheqësit komunista apo bashkëpuntorët e tyne kanë dashtë me lëshue në eter. Shembulli ma i fundit asht lajmi se nji historian rus, njifarë Artjom Ulunjam, na paska zbulue se Enver Hoxha paska mendue me sulmue Jugosllavinë mbas vdekjes së Titos. Në lajm nuk jepet burimi i saktë i Ulunjamit, mbasi mjaft shpesh gazetat tona

mjaftohet me nji copy/paste e nji përkthim të përafërt, pa asnji vullnet investigativ, pa sens kritik e pa logjikë. Para pak vitesh këtë budallallek me brina e pat hedhë në tabaken e mediave shqiptare nji ish ushtarak i naltë enverist fanatik i asaj periudhe. Absurditeti i nji lajmi të tillë që mbërrin me qarkullue në Shqipni asht mbresëlanës. Vetëm po të kihet parasysh forca ushtarake dhe koncentrimi i armëve taktike të ishJugosllavisë, e cila preokuponte seriozisht Italinë, dhe nji pohim si ai i masipërmi do të tingëllonte i pangjashëm, madje komplet idiot. Nji pohim i tillë kur del nga goja e enveristave shqiptarë ka për qëllim për me naltue figurën e Enver Hoxhës, kur del nga goja e nji historiani rus sigurisht që ka për qëllim me paraqitë Shqipninë si potencialisht dhe vijimisht destabilizuese në Ballkan, tue qenë se në histori nji distancë kohore prej 30 vitesh nuk asht asgja. Dokumenti kryesor strategjik shqiptar i asaj kohe i quejtun “Arti ushtarak i luftës popullore” pohonte se “Qëllimi i operacionit kundërmësymës (mësymës) është rrethimi dhe asgjësimi i forcave kryesore të armikut që kanë mundur të futen në sistemin tonë të mbrojtjes, rivendosja e gjendjes në kufirin shtetëror”. Pra, bahej fjalë për nji luftë që asokohe RPSSH doktrinalisht e kontemplonte vetëm mbrenda kufijve kombtare, pa dalë asnji metër përtej. Nji doktrinë e tillë sot ngjan shumë absurde pse asht nji garanci për anmiqtë e vendit, (mjafton të kujtojmë luftën e parë të Gjiut Persik dhe rimëkambjen e Sadam Huseinit). Megjithë megalomaninë e Enver Hoxhës me shokë, kurrkujt nuk i shkonte mendja me sulmue Jugosllavinë, e cila mbas vitit 1968 kishte shpikë teorinë e “mbrojtjes kombtare totale” me gati 2 milion efektiva, kishte përqendrue forca në kufijtë veriperëndimorë dhe juglindorë e ishte gati me bllokue ngushticën e Otrantos në rast konflikti. Prania e këtyne absurditeteve në faqet e shtypit shpjegohet vetëm me idhujtarinë e çmendun ndaj së kaluemes komuniste dhe ndaj përgjegjësve të asaj tragjedie, tregon nji përulje shpirtnore dhe nji mungesë sensi historik. Nji popull që dorëzohet përpara së kaluemes, edhe kur kjo paraqitet si nji absurditet i mirëfilltë, nuk mendon seriozisht për të ardhmen. Historia e nji kombi asht e lidhun ngusht me lirinë e tij, e këto banalitete e mashtrime janë shenja të nji robnie shpirtnore të stërzgjatun. Që jena të dorzuem përpara së kaluemes e tregon fakti se ende në politikën shqiptare e bajnë ligjin njerëz të farkës komuniste, të cilët kanë formue me të njejtat metoda edhe bashkëpuntorët e tyne të ngushtë. Kur islamikët e sotëm të maskuem si historianë pohojnë se pushtimi osman ishte thjesht nji administrim, ata nxjerrin në pah shkaqet e degradimit moral të nji populli dhe flirtin pesëshekullor të nji pjese të tij me pushtuesin. Kur kryetarja e kuvendit pohon se “Sali Berisha asht partia”, dallimi mes saj dhe Lenka Çukos asht thjesht anagrafik. Njohja e historisë na çliron prej së kaluemes, madje i jep kuptim edhe së tashmes, e cila gjithnji e shumë po ngjason me nji teatër absurd.

ëto ditë më tërhoqën vëmendjen dy lajme në të përditshmet shqiptare. Lajmi i parë kishte të bënte me kërkesën e personave LGBT për të ndryshuar Kodin e familjes, që sigurisht hap mundësinë edhe te adoptimit të fëmijëve. Në një shkrim të gazetës “Mapo”, të Vladimir Karajt, personat me orientim seksual të ndryshëm nga ai heteroseksual, të mbledhur në të ashtuquajturin “komunitet LGBT” (paradoksalisht qysh në vetëquajtjen “komunitet” lind një lloj diskriminimi e prandaj unë do t’i quaj thjesht persona), kanë “provokuar” faktorët politikë në këto ditë parazgjedhore mbi qëndrimin e tyre ndaj problemeve të këtyre personave. Faktorët politikë nuk janë përgjigjur, pasi e dinë se marrin një kosto me elektoratin konservator e tradicional shqiptar. Sigurisht, politikanët duke mos u përgjigjur apo duke qenë evazivë i ruhen jo vetëm elektoratit shqiptar, por edhe lobeve të Komunitetit Europian e të Shteteve të Bashkuara. Por mos të merakosen shoqatat LGBT se me pak këmbëngulje dhe me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë e të fondacioneve për një shoqëri të hapur edhe politikanët shqiptarë do të thyhen. Kësaj here niveli i kërkesave ishte ngritur pak. Sigurisht edhe vetë shoqatat që gjenden pas këtyre personave e dinë mirë se nuk mund t’ia arrijnë menjëherë këtyre gjërave. Për ta edhe thjesht hapja e debatit e diskutimi është një arritje. Nuk janë naivë e nuk po bëjnë beteja trashamane. Edhe thjesht një dokumentar filmik në krye të të cilit duket si shkarazi pamja e Kishës Katolike në Rrugën e Kavajës e kalon si pa ndjerë idenë se kush janë ‘armiqtë” e komunitetit LGBT. Por kjo është një ideologji, pasi unë që jam pjesë e Kishës katolike nuk jam armik i askujt, përveçse i të keqes. Thjesht po verifikohet ajo çka më parë, në ndonjë artikull tjetër, kisha parashikuar, se detajet juridike të ligjit të mosdiskriminimit do të çonin dalëngadalë në qëndrime apo së paku kërkesa të natyrave të qarta praktike me pasoja në statusin e personave. Në shprehjen, të sjellë nga njëri prej përfaqësuesve LGBT, thuhet se duhet vënë dorë në Kodin e familjes dhe termat ‘martesë’ apo ‘familje’ të mos përdoren në mënyrë diskriminuese. Sigurisht, këtë gjë e kërkojnë te politika, pasi kur ajo të vijë në pushtet, me anë të kartonave ndryshon ligjet. Është pothuajse e kotë të shpreh mendimin e Kishës katolike, pasi ai është një qëndrim tashmë i ditur dhe i qartë edhe nga vetë anëtarët e LGBT. Megjithatë, në një plan juridik, qysh në krye të herës me ligjin e mosdiskriminimit janë lënë hapësira për një ndryshim të mundshëm të Kodit të familjes. Ndoshta jo në këtë legjislaturë që po vjen, por sigurisht kësaj do t’i arrihet, me hapat me të cilët po përparon kjo kauzë në Europë (aktualisht realiteti francez po e ngacmon shumë debatin). Me kalimin e viteve LGBT, në emër të një shoqërie të hapur, që po kthehet në një dogmë moderne, do të fitojnë kauzën e adoptimit të fëmijëve dhe kauza të tjera. Megjithatë, kurrë nuk do të fitohet një kauzë ndër këto kauza të shumta, rritja e një fëmije me fjalët nanë dhe babë, pasi, nëse do heqin fjalët burrë dhe grua nga Kodi i familjes nuk kanë më kuptim as fjalët nanë dhe babë. Do të përdoren ndoshta emërtimet prindi A e prindi B, që shkojnë

mirë në emërtimin e sendeve, në matrikulimin e shtazëve, në identifikimin e të burgosurve nëpër burgjet diktatoriale, por jo për personat. Përmbysja e këtij rendi të natyrshëm, të shkruar në thelbin e njeriut, do të ketë pasoja të mëdha në jetën e njerëzve, po aq sa kanë divorcet, abuzimet me fëmijët, aborti etj. Sado të përpiqet të shprehet një atësi (brenda një çifti homoskesual) ajo kurrë nuk është e mundur pa një amësi dhe anasjelltas. Amësia ka kuptim dhe merr trajtë vetëm pranë një atësie. Është si të thuash që nuk e ke idenë e fjalës ngrohtë nëse nuk ekziston e ftohta. Megjithatë, kjo është një betejë e humbur edhe për ata që, nga ana tjetër, me forcën dhe dhunën e diskriminimit, duan të injorojnë ekzistencën e personave LGBT. Është e papranueshme të bësh sikur personat LGBT nuk ekzistojnë e në mënyrë të dhunshme të diskriminohen, por gjithashtu është po aq e papranueshme për arsyen të thuash martesë ndërmjet dy burrash apo dy grash, të pranosh adoptimin e fëmijëve nga dy persona homoseksualë. Ndërkohë, ka edhe një lajm të dytë e këto janë lajme shprese që lindin shpesh në per-

Kjo është një betejë e humbur edhe për ata që, nga ana tjetër, me forcën dhe dhunën e diskriminimit, duan të injorojnë ekzistencën e personave LGBT. Është e papranueshme të bësh sikur personat LGBT nuk ekzistojnë e në mënyrë të dhunshme të diskriminohen, por gjithashtu është po aq e papranueshme për arsyen të thuash martesë ndërmjet dy burrash apo dy grash... iferitë e metropoleve tona, larg shijeve estetike të kodifikuara në ligje. Janë ato histori që lindin si shenja, që nuk zënë faqet e para të gazetave, por që janë një buzëqeshje e Zotit në jetën e botës. Në një të përditshme, pothuajse një javë më parë, u tregua një histori në jugun e thellë shqiptar. Një grua e cila kishte lindur një fëmijë të dëshiruar, të kërkuar, megjithë këmbënguljen e mjekëve të këndej dhe andej kufirit, se ajo për shkak të një problemi në zemër nuk mund të lindte fëmijë. Emrin fëmijës ia kishte ngjitur Angjelina, si për të thënë se ishte një engjëll i dërguar prej qiellit. Në intervistën e dhënë gruaja në fakt fliste me terma të tillë, dhuratë, Zoti, plotësimi i dëshirës etj. Dëshira për një fëmijë e një çifti i cili edhe pse nuk i kishte kushtet optimale shëndetësore dhe ekonomike, triumfoi. Triumfoi duke u realizuar në trupin e një gruaje nga dashuria me burrin e saj, e vetmja dashuri e mundshme, e frytshme.


E shtunë-diel, 09-10 mars 2013

29

www.mapo.al

Idi, essi,uni

1

Si e përpunojnë mediat sot opinionin publik dhe si e shtrembërojnë ato, jo vetëm realitetin, por edhe privacinë. Pse ka ardhur koha e demokratizimit të medias nëpërmjet masivizimit/internetit dhe si do ta ‘shpëtojë’ kjo komunikimin. Ca huqe të vjetra e ca probleme të reja. Psikologu, specialisti i Psikologjisë Sociale, prof. dr. Ylli Pango në një rubrikë për MAPO Weekend do të trajtojë probleme të ngjashme sociologjke e filozofike si një lloj ure mes realitetit dhe interpretimit të tij.

Media, Interneti dhe Opinioni

Çfarë marrin e përpunojnë qytetarët? M edia e influencon pafund të përditshmen e njerëzve dhe shpesh keqas. Njerëzit “hanë” çdo ditë lajme, programe, emisione, gromësijnë sojesh, përpiqen t’i tresin shpesh pa sukses, gëlltisin copëra të patretura lajmesh, programesh, komentojnë lajme (ato çka kanë ngrënë), zihen, sherrosen, debatojnë për to nëpër zyra, kafene, shtëpi, qendra pune, jashtëqesin lajme të patretura, asimilojnë keq lajme dhe për nivele kulture të ulëta apo të rëndomta, njerëzit janë ajo çka “hanë”: lajme të bujshme boshe, lajme të rrejshme, lajme surrogato, lajme fast food, lajme banale, lajme të zeza, lajme politike të trasha, lajme, lajme, lajme. “Jemi ajo çka hamë”, thonë dietologët. Fizikisht, fiziologjikisht, anatomikisht, patologjikisht. Po çfarë janë një pjesë njerëzish (jo e vogël) psikologjikisht, mendërisht, kulturalisht. Në një masë të madhe (ka dhe përjashtime), produkt lajmesh, emisionesh, programesh banale, të zeza, vulgare, pa shije e kulture. Por nga ajo çka jemi mendërisht, nga ajo çka prodhojnë këto lajme në trurin tonë, rrjedh ajo çka bëjmë, çka mendojmë, çka sillemi. Cognition and Behaviour. Njohje dhe sjellje. Një nga drejtimet apo rrymat më interesante të psikologjisë moderne, që e mbështet këtë arsyetim. Dhe çka mund të jetë si rrjedhim i këtij ndikimi sjellja, veprimi ynë veç në mos disekuilibër, egërsi, mendje e keqe, arrogancë, ligësi, modelim i sjelljes a sherrit... pse jo dhe parlamentar, politik, çka mund të jetë kjo si jetë veçse banalitet, mungese perspektive, apo jetë me ideal maksimal, jetë pa ideal profesional, përgjithësisht pa ideal, veç nëmos material... Çka mund të jetë kjo në këndvështrimin e të ardhmes veçse zymti, kronikë e zezë, frikë nga e ardhmja, nga e papritura, agresioni, agresiviteti, papunësia, xhahilllëku, dhuna, varësia e ekzistencës nga mediokriteti barbaria e tij, paaftësia... Psikologjia njeh teorinë e modeleve, rëndom mjaft shpjeguese për një seri ngjarjesh, fenomenesh, jetësh personale a familjare njerëzore. Njeriu, sidomos ai i paformuar, pa nivel, pa kurrfarë besimi, “i pakënduar” siç do të thoshte paraardhësi ynë intelektual i Rilindjes, në boshllëkun a hapësirën e zgavërt, nuk “mbush” veçse modele të gatshme, surrogato, reklamuar rëndom nga mediat e cekëta a komerciale uzurpuar nga pronarë shpesh mediokër, mendjeckët që nuk shohin veçse fitimin, pisqollën mediatike në favor të atij grupimi politik a interesi ekonomik të cilit i shërbejnë. E ç’bëjnë për rrjed-

hojë njerëzit e modeluar kësisoj: ndjekin po këto modele televizive: kërkojnë një famë të pamerituar, pasurim të shpejtë, imitim të akrobacisë politike të suksesshëm që ia hedh në çdo situatë. Kësisoj kemi produkte si Big Brother, gjenialë të vegjël e të mëdhenj, të famshëm por për çfarë? Yje kazanësh, miklues televizivë të famës reciproke, njerëz bosh që në pamundësi të japin produkte shoqërore me vlerë, veç vjellin banalitet e famë false që të neverit ekranet televizive aq sa të bën t’i thyesh e t’i çosh në dreq. Kur nuk arrihet as kjo nga lakmitarë famë a kërkues jete bollëku a vanitozë të pasukses, vjen trishtimi a zhgënjimi, sidomos në breza të rinj e zvetënimi, largimi nga vendi, urrejtja për çdo gjë e fenomeni antisocial. Në rastin më të keq, po sipas kësaj teorie, vijmë te vrasjet a vetëvrasjet në rritje, të cilat bëhen lehtësisht të realizueshme tek i sheh kaq të shpeshtë në ekrane a në kronika të zeza që zënë ballinat e gazetave a lajmet e para televizive. Kjo tashmë njihet e analizohet me shqetësim nga psikologët kudo në botë dhe synohet të minimizohet. Tek ne veç shtohet. Veç kësaj, nuk jemi të aftë të zgjedhim atë çfarë duam të marrim, pa u ndjerë të pushtuar nga “monopoli i së vërtetës” mbi lajmet, kulturën, jetën, ekonominë dhe argëtimin që na japin mediat. As përpunojmë, as mbajmë qëndrim kritik ndaj medias a asaj çka ajo servir, lajmit të rremë, përmbajtjes së tij, raporteve me të vërtetën, raporteve lajm i mirë-lajm i keq, kronikës sterrë dhe sterrosjes së përditshme të mendjes sonë me të. E as ngremë nivelin tonë kulturor nëpërmjet medias kur gazetari që e servir lajmin, emisionin, kronikën, programin, zbaton një urdhër, i bindet një bosi, interesave të tij politike, ekonomike, dëshirave perverse e shpesh epsheve, urrejtjeve a armiqësive të tij personale për të goditur aksh person, institucion a grupim politik. E ç’mund të bëjë i ziu njeri (gazetar) kur as paga, as sigurimet rëndom nuk i paguhen dhe kur riskon të humbasë vendin e punës. Veçse të qëllojë për t’i pëlqyer padronit duke fituar kësisoj bukën e gojës, por njëherazi dhe zanatin e urrejtjes, anatemimit, shkatërrimit të jetës personale të tjetrit, pra dhe zvetënimit të vet moral e tjetërsimit të vetes. Kësisoj lindin shtampa kulturore, të tilla mbi argëtimin, jetën dhe njeriu modelohet robotikisht në kushtet e një shoqërie ende pa hierarki vlerash e pa kulturën e duhur për të formuar njerëz me mendim të pavarur, gjykim personal a mendje kritike. Lindin kështu boshër a boshe, që në pseudo sallone a pseu-

As përpunojmë, as mbajmë qëndrim kritik ndaj medias a asaj çka ajo servir, lajmit të rremë, përmbajtjes së tij, raporteve me të vërtetën, raporteve lajm i mirë-lajm i keq, kronikës sterrë dhe sterrosjes së përditshme të mendjes sonë me të...

doatelie të gjoja “haute couture”, flasin për modele të fundit mbathjesh a sutienash, por kur dikush përmend (ruajna Zot!) ndonjë emër nobelisti a patrioti të njohur, qoftë dhe vetë nismëtari i parë i pavarësisë kombëtare, ngre supet “kush osht ky mi?”....”e mi se nuk u bo qameti që s’ja di emrin”. Por, lavdi Zotit, media po demokratizohet. Media online po zë gjithnjë e më shumë vend. Njerëzit kudo në botë, por ca nga ca dhe te ne, po fillojnë të kërkojnë të shprehen vetë në rrjetet sociale, në forume, online. E më pas, pse jo, do të mësojnë dhe të prodhojnë vetë opinione gjithnjë e më të pjekura. Në rrjetet sociale, sado në fillim disi me naivitet, njerëzit po komunikojnë me njëri-tjetrin, me të vërtetën, me lajmin, me politikën, po i drejtohen asaj direkt s’andejmi. Ky është ndofta shpëtimi. Dëgjoja një natë një sociolog që shprehej se këtij fati (triumfit të rrjetit soial) nuk i shpëtonte dot në një të ardhme të afërt as televizioni. Edhe atij do t’i reduktoheshin në mënyrë drastike shikuesit si lexuesit (tashme fakt i njohur) medias së shkruar. Ky do të jetë hopi. Kjo do të jetë e ardhmja. Askush nuk do të ketë as të drejtë por as dhe mundësinë, e jo më monopolin që, siç thotë Bernard Show, “të ziejë në një kazan të përbashkët trutë e njerëzve”. E sidomos për ne që vijmë nga sisteme totalitare: ky do të jetë dyfish, shumëfish shpëtimi.


30

E shtunë-diel, 09-10 mars 2013

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11 13

14

12

1\5

17

16

18

21

19

20

22 25

32

33

23

26

27

38

43

30

31

40

45

41

46

47

51

48

42 Koha e fillimit ____:____

49

Koha e mbarimit ____:____

52

Horizontalisht:

Vertikalisht:

1.Krijim artistik që sajohet aty për aty. 7. Gjitar marsupial i Australisë. 11. Formë

1. Ai që mbledh të dhëna fshehtas dhe ia jep dikujt tjetër. 2. Sistemi shtetëror

qeverisjeje në kohën e vjetër, kur pushtetin e kishte në duart e veta një rreth i

për qeverisjen e një vendi, mënyra e drejtimit dhe e organizimit. 3. Ecje e

ngushtë njerëzish. 13. Që duket sheshit, i hapët, që nuk mund të mohohet. 16.

shpejtë. 4. Përdoret për t’iu drejtuar me qesëndi ose me qortim një njeriu që e

Lloj guri gëlqeror, kristalor, shumë i fortë e me ngjyra të ndryshme. 17. Shkronjë

mban veten për të madh. 5. Industria e Lehtë. 6. Avion luftarak rus. 7. Ai që

dyshe. 18. Grumbull gjërash të ndryshme të hedhura njëra mbi tjetrën. 19.

merret me kthimin i valutës. 8. Përdoret kur thërresim dikë a i drejtohemi dikujt

Librazhdi në makina. 20. Ent Financiar. 21. Pije alkoolike. 22. Triko pa Tiranën.

për t’i folur. 9. Një insekt helmues. 10. Lëng pa ngjyrë që mbush hapësirat

23. Marrëveshje. 25. Përemër pronor. 26. Arsyeja që të shtyn për një veprim

ndërmjet indeve e qelizave të trupit. 12. Zë i fortë, ulërimë. 14. Shkresë ose fjalë,

ose për një qëndrim a sjellje të caktuar. 29. Saze pa të forta. 31. Ministria

që i drejtohen një organi zyrtar për të shprehur kundërshtimin për një veprim

Mbrojtjes. 32. Njeri i urryer. 35. Që ka vetinë të tërhiqet e të shkojë prapë në

të padrejtë. 15. Dovana i stadiumit të Durrësit. 24. Kilometra, shkurt. 27.

gjendjen e mëparshme. 37. Sigla e Torinos. 38. Një në Angli. 40. Agjensi

Medikament. 28. Vend i shenjtë. 30. Elementi kimik me simbol Zn. 33. Është

Kulturore. 41. Mama, shkurt. 43. Mula, kompozitor. 45. I kaluar në moshë, ose i

shpend uji. 34. Titull fisnikërie. 36. Zola, shkrimtar francez. 39. Qazimi,

... 48. Kushtet atmosferike në një vend. 50. Televizion Italian. 51. Mjet i thjeshtë

këngëtare e njohur. 42. Prezantuese e “Portokallisë”. 44. Notë muzikore. 46.

lundrimi. 52. Njësia me e vogël e organizimit kishtar për një krahinë.

Kope në mes. 47. Ministria Arsimit. 49. Shkronjë dyshe.

Sudoku | nivel mesatar 2 3 6 5

5 3 1 8

5

8

1

9

3 8 7 4

3

3

7 9

3

8 4

9 3

6

5

7 4 1 7

9

4

8

9 2

3 6

1

9

5 6 4

Microsoft është fajtor për “rënien” e kompjuterëve Drejtori i njësisë së çipave në Samsung, Jun Dong-Soo para gazetarëve korean në Seul sot ka deklaruar se atij personalisht i ka mbetur një shije e keqe nga sistemi i fundit operativ nga Microsoft, përkatësisht nga Windows 8 OS. Gjatë prezantimit të një hulumtimi të tregut i cili thotë se shitjet e kompjuterëve personal në nivel global kanë shënuar rënie, dhe se për këtë fajtori kryesor është vetë Microsoft, duke qenë se versioni i fundit i sistemit tësaj operativ nuk është asgjë më i mirë sesa paraardhësi Vista. Dhe kjo gjë e ka shtyrë Samsungun të ulë prodhimin e çipave konvencional për tu koncentruar në prodhimin e çipave më profitabil të pajisjeve mobile, të cilat janë gjithnjë në rritje.

36

39

44

50

29

35

34

37

28

24

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

4 6

8

1 2

8 3

7 8

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____

2 5 3

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

8

7

7

4

Horoskopi javor DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Nese do te merrni me shume iniciativa, do te zbuloni horizonte te reja. Sot mund te takoni persona shume pasiononte me te cilet mund te krijoni nje lidhje. Ne pune eshte momenti te jeni me te vendosur dhe te rishikoni drejtimin qe po ndiqni. Nese keni nje problem zgjidheni pa kerkuar ndihmen e askujt, mund t’ia dilni. Pershtateni me cdo situate sot.

Mos u verboni nga realiteti sot dhe mundohuni te zgjidhni konfliktin me partnerin tuaj. Komunikimi eshte nje nga mjetet me te mira per te zgjidhur cdo gje. Kete te merkure duhet te kujdeseni edhe per detajet me te vogla te nje projekti te punes. Shikojeni edhe njehere pasi e keni mbaruar. Perqendrohuni tek puna dhe eliminoni perkohesisht ceshtjet personale.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

E ardhmja e nje marredhenieje te rendesishme pritet te jete shume e mire. Cdo gje qe keni menduar do te realizohet. Megjithate beni kujdes me ato qe thoni sepse nje fjale e gabuar mund te prishe ambientin romantik. Ne pune duhet te merreni me shume me organizimin e planit tuaj. Mund te keni disa probleme te vogla, por do kalojne shpejt.

Sot do takoni dike qe do ju beje te humbisni drejtimin. Sharmi juaj e ka bere punen e vet. Lerini gjerat te rrjedhin vete, asgje nuk behet duke u sforcuar. Do ta shihni qe cdo gje do shkoje mire. Do kerkoni nje ndihme financiare por asnje nuk do tregohet i gatshem t’ju ndihmoje. Mos u merzitni, shume shpejt gjithçka do te rregullohet.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 023, 142,251, 475, 521, 552, 648, 877. Numra me 4 shifra: 0255, 0326, 1012, 1456, 1526, 6364, 6478, 8515. Numra me 5 shifra: 01526, 01551, 09328, 12320, 21598,

25621, 36402, 46210, 51486, 51526, 51814, 59657, 68196, 72227, 80552, 81119. Numra me 6 shifra: 015283, 057410, 159874, 212574, 232436, 236254, 320067, 355225, 452659, 515290, 519224, 541521, 553182, 748540, 821115, 845263.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Te gjithe ata qe ju rrethojne do ta vene re ndryshimin e sjelljes tuaj. Te jete valle nga dashuria? Megjithate beni kujdes. Mos iu perkushtoni teresisht kesaj lidhjeje sepse ka dhe gjera te tjera te rendesishme ne kete jete. Ne jeten profesionale jeni merzitur nga rutina dhe do te beni disa ndryshime. Do e kuptoni dhe vete qe keni energji dhe frymezim me shumice.

Sot do keni te gjitha mundesite per te zgjeruar horizontet dhe per te njohur persona te rinj. Harroni cdo gje te trishtuar qe keni kaluar kohet e fundit. Mundohuni te degjoni me kujdes ate cka thone te tjeret. Ne pune do ju kerkohet nje mendim per dicka te rendesishme dhe ju sigurisht qe do ja u jepni. Kjo tregon se te tjeret ju cmojne dhe i dine aftesite tuaja.

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Humori juaj e ben me te kendshme maredhenien me partnerin. Vetem ku j d e s m o s b i n i n d o n j e h e r e n e sarkazem, sepse ne kete menyre do lindnin problemet. Ka ardhur momenti te rrisni buxhetin duke punuar edhe me shume se me pare. Keto ndryshime pozitive do ju bejne me te sigurt per te ardhmen tuaj.

Kane ndodhur kaq shume ndryshime ne marredhenien tuaj dashurore saqe nuk besoni me tek fati. Planetet do ju ndihmojne ne ceshtjet e zemres. Ju presin surpriza te kendshme. Ne pune do keni shume sukses, mjafton te perdorni strategjine e duhur. Fati do jete ne anen tuaj. Ndonjehere duhet edhe te rrezikosh qe t’ia dalesh mbane.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII) Sot do i perkushtoheni aq shume partnerit saqe nuk do keni as edhe nje minute kohe per veten tuaj. Nese keni pasur ndonje keqkuptim mundohuni te organizoni ndonje nate romantike. Ne pune do keni ide te reja te cilat do ju sjellin shume perfitime. Komunikoni sa me shume me koleget tuaj dhe merruni edhe me ndonje aktivitet tjeter.

UJORI (20/I-19/II)

Gjeni 10 ndryshimet

www.mapo.al

Sot jeta juaj personale do shkoje per mrekulli. Do jeni shume optimiste dhe nuk do lini asnjë mundesi t’ju ike nga duart, sidomos ato qe ju bejne te lumtur. Bravo! Ne pune do ju pergezojne per arritjet tuaja. Megjithatë, para se te merreni me ceshtje te rendesishme eliminoni ndonje problem te vogel qe mund t’ju pengoje rrugen.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Do jeni shume kokeforte sot. Asnje nuk do mund t’ju binde dot kollaj, madje as partneri. Do degjoni vetem intuiten tuaj dhe mbase edhe mund te keni te drejte. Ne pune mund te krijoni besim dhe te beheni me te vendosur. Do te ushtroni pushtetin per te bindur te tjeret. Ne muajt qe do vijne do ngriheni ne detyre. Pra dite te mira ju presin ngado.

PESHQIT (20/II-19/III) Planetet jane ne anen tuaj sot. Do perjetoni momente romantike te cilat do ju bejne te ndjeheni si ne enderr. Mundohuni te perfitoni sa me shume nga kjo periudhe dhe lereni imagjinaten t’ju udheheqe. Persa ju perket financave, do jete dite shume mire, por duhet te ndiqni disa keshilla nga te afermit tuaj.


E shtunë-diel, 09-10 mars 2013

31

www.mapo.al

Profil

Një rrugëdalje nga sheshimi i personaliteteve për hir të gungës së madhe të kultit të individit, të njëshit, në kurrizin e politikës shqiptare mund të gjendet ndoshta pikërisht te sistemi elektoral.

ILIRIAN

CELIBASHI Formula e Pagëzimit… si Socialist Alfred Lela Zyra e Ilirian Celibashit është në katin e dytë të një pallati, i cili kryen një hark pa triumf mu në buzë të rrethrrotullimit të “Zogut të Zi”. Dritaret shohin nga perëndimi dhe ai kuadrat i mirëmobiluar dhe i qetë kontraston me përfytyrimin e përgjithshëm të botës jashtë, por edhe atë që ndodh realisht atje, të botës që quhet te Zogu i Zi. Në përfytyrimin e anekdotave urbane se si Zoti e bëri botën, e ndër vendet e saj edhe Shqipërinë, duke hedhur këtej pari, në kalim e sipër, male, gurë e pështjellim, Zogu i Zi, brenda këtij figuracioni të sajuar, duhet të jetë njëfarë purgatori. Një rrëmujë e skëterrshme, një kanal kullues ku gjithçka e gjithkush do të kalojë medoemos, për të shkuar diku, në një destinacion fiks e final: parajsë, a ferr qoftë. Është pak a shumë si udhëkryqi para juristit Celibashi; një burrë i imët, tek i cili dallohet kujdesi për veshjen, por jo teprimi: xhinset të prezantojnë amerikanin tek ai, ndërsa këmisha me vija nën një pulovër jakë V, në një portokalli të mbyllur, europianin. Udhëkryqi, kaosi i Zogut të Zi, është te përplasja e profesionit të tij aktual, jurisprudencës dhe tjetrit, që vetëm para pak ditësh ka pranuar t’i futet, politikës. Në ç’destinacion do përfundojë ky purgator i ri: në ferr a parajsë? Është i qartë dhe i qetë, ashtu si zyra e tij, kur e pyet për këtë: po e pashë se nuk bën për mua, largohem, thotë duke bërë me pëllëmbë të njërës dorë gjestin e ikjes në punë të vet, njëfarë vai via. Ka gjithmonë vend e punë në botë për avokatë, shton. (Sidomos në një vend purgatorik si Shqipëria). Por, ai gjesti moskokëçarës i ikjes në punë të tij vjen e ndeshet në kujtesë me një tjetër dorë, më energjike, që bën shenjën e vet, për hesap të vet. Të Sali Berishës, kryeministrit të Shqipërisë që me dorën si simbol i thikës në qafë i kumtoi në parlament deputetit socialist Erion Braçe se ai nuk do të jetë në listën e deputetëve të Ramës.

Sot skuadrës sonë kombëtare për ‘Rilindjen e 23 qershorit’ i bashkohet njeriu që mbahet për garantimin me ndershmëri të të vetmit rotacion pa dhunë në vend, Ilirian Celibashi. Jam i lumtur që pas thirrjes sime për 2 vite që t’i bashkohet, dhe ai ma shprehu vetë vullnetin për t’u bashkuar me ne. – Edi Rama në prezantimin e Celibashit Edi Rama vazhdoi serialin e paraqitjes së të ashtuquajturve të pavarur si kandidatë të Partisë Socialiste, individë me të cilët e bashkojnë vetëm afera të pandershme korruptive. Ai njoftoi zëvendësimin e Gramoz Ruçit në Qarkun e Fierit me ish-kryetarin e KQZ, famozin Ilirian Celibashi, me të cilin i vodhi mandatin Spartak Ngjelës. -Zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi

Një vjen e një ikën, apo jo... Një bie, një tjetër ngrihet. Ose, meqë jemi në shtrat të majtë politik: një bie, qindra ngrihen. Ilirian Celibashi është nga ata që hyjnë; nga ata që ngrihen. Vendin e kujt ka zënë? Duket se nuk është shumë i prekur nga debati politik, sepse ai nuk është i huaj për të. (Ka qenë kryetar i KQZ, të kujtohet?) Të paktën në dy raste, sipas tij, kryetari socialist Rama i ka kërkuar të angazhohej. Jo drejtpërdrejt në formën ‘pse nuk vjen në PS, të të bëj këtë e atë, por më shumë si njëfarë thirrjeje civike të llojit ‘pse nuk angazhohesh, vendi ka nevojë për ty’. Ky vendim këtë herë, në këto kohë, një vend i sigurt në listën për deputet të Partisë Socialiste, përkthehet në ‘vendi ka nevojë për PS’. Po, pse ky popull duhet të votojë Partinë Socialiste, çfarë ofron ajo, pse është ndryshe nga tjetra, pse i ka ardhur koha, bëhet pyetja. PS mund të mos i ketë ardhur koha, por një gjë dihet me siguri: PD i ka ikur koha, është përgjigja. NDOSHTA KESHTU SEPSE edhe refreni është bërë një fjalë e vetme: Rotacion. Por, a do kemi rotacion nëse, le të themi, 20 për qind e pushtetit aktual, d.m.th LSI, kalon në anën tjetër dhe merr 3-4 vende ministrash në një qeveri të majtë? Rotacion ka gjithmonë kur ka një ndryshim, thotë Celibashi. Edhe nëse PD e PS bëjnë koalicion bashkë, prapë kemi rotacion, shton në formë shakaje. (Ja edhe një ide për të qenë.) Meqë jemi përballë një juristi politikan, pse jo edhe një ngacmim që vjen si xixë e përplasjes së individit me kultin e individit. Si do ia bëjë një jurist profesionist, një individ si Ilirian Celibashi me kultin e individit tashmë statik në të dyja partitë e mëdha PD e PS, mishëruar në emrat dhe personat e Ramës dhe Berishës? Nuk i bën dredha argumentit duke u munduar ta hollojë tretësirën dramatike të vertikalitetit në dy kampet kryesore. Pranon pa stërhollime se është e vërtetë që me sistemin e ri votohen siglat dhe kryetarët duke u zbehur

Skica nga Bujar Kapexhiu

kandidatët, individët, personalitetet në politikë. Por një përpjekje për zhdramatizim nga ana e tij, shton se edhe më parë ka qenë kështu: kryetarët kishin peshë. Në fakt, jo: më parë, pavarësisht karizmave dinosaurike të Berishës e Nanos, kishte edhe horizontalitet, edhe ekip. Qoftë edhe në përplasje e skizma. Fizarmonika politike hapej anë më anë. Një rrugëdalje nga sheshimi i personaliteteve për hir të gungës së madhe të kultit të individit, të njëshit, në kurrizin e politikës shqiptare mund të gjendet ndoshta pikërisht te sistemi elektoral. Celibashi thotë se preferon mazhoritarin dhe se në qershor sistemi aktual, ose e tregon veten të vetëmjaftueshëm, ose do të bëjë zë për ndryshim. Domethënë do të jetë një sistem elektoral, megjithëse u kërkua në mbarë Europën për t’u gjetur më në fund në Spanjë, që bie nën peshën e rrënimit të vet. Nëse më 24 qershor kemi sërish një ngërç, nëse nuk prodhohet një shumicë e qartë, ky sistem, pjesë e ndryshimeve kushtetuese për të shmangur, ndër të tjera, krizën e zgjedhjes së Presidentit, rezulton përfundimisht i dështuar. PAS SHPINES SE TIJ rrinë në shtiza, të tendosur e brenda heshtjes së atllasit dhe simbolikës së rëndë, dy flamuj. I pari, shqiptari me shkabën dykrenëshe dhe një tjetër, ku dallohen shkronja të bardha që harkohen rreth një koke apollonike; një imazh i ngrirë në shtampën e rimarrë të një motivi në mermer. Shqiptari do të jetë në zyrën politike të Ilirian Celibashit, tashmë kandidat për deputet i PS, dhe vendin e tjetrit do e marrë sipas gjithë gjasash flamuri rozë me lulëkuqen e partisë së majtë. Është flamuri i shoqatës ‘Pal Engjëlli’, sqaron Celibashi, ambasadorit special të Skënderbeut, kardinalit katolik shqiptar dhe autorit të së parës fjali të njohur në shqip Formulës së Pagëzimit. Një grup gjyqtarësh, avokatësh e

profesionistësh të tjerë, me paratë tona, kemi ngritur këtë shoqatë kulturore dhe kemi financuar një bust të Engjëllit dhe një të Skënderbeut të vendosur në Kalabri, në qytete të banuara nga arbëreshë. Ja një burrë, Pal Engjëlli, si model për juristin Celibashi. Përmend edhe një tjetër, Fan Nolin, një figurë sipas tij, gjeniale që bashkonte aq shumë talente te një njeri i vetëm sa të duket e pamundur ekzistenca e tij. Edhe politikisht i talentuar. Hm! Revolucioni i qershorit, lidhja me qeverinë bolshevike që trembi Europën, reforma utopike të premtuara….? Biseda, shtyrë nga prania në të e shenjtërive të tyre Engëllit e Nolit mbërrin te: A beson në Zot? Jo, jam ateist. Një jurist shqiptar, ish-kryetar i Komisionit të Zgjedhjeve, një institucion që bëhet target i preferuar i politikës në çdo fushatë, kandidat për deputet i një force të majtë, që kryeson një shoqatë kulturore jo përfituese e pagëzuar sipas kardinalit katolik Pal Engjëlli, ateist që ka model një arqipeshkv ortodoks, të përndriturin Fan Noli, nga Fieri, një bastion i majtë, sikur komunizmi të mos kish rënë kurrë. Në këtë qytet në fletëvotimin e zgjedhjeve të 23 qershorit do ta keni nën një numër e nën një sigël, por edhe nën hijen e gjatë të Edi Ramës. Atë që numër nuk do të jetë, sigël s’ka se si, por nuk preferon as hijen. Por ky njeri, brenda e jashtë kundërthënieve të tij, brenda e jashtë kundërthënieve dhe politikës së Tiranës, si rasti e Zogut të Zi ku ai ka zyrën për shembull, rrethrrotullim apo mbikalim, është Ilirian Celibashi. Pal Engjëlli, për ta shpëtuar, edhe nga ateizmi edhe nga purgatori që është Zogu i Zi, e Shqipëria me gjithsej ndoshta, do të ndjente nevojën t’i pëshpëriste në një shqipe të vjetër: Un’te paghesont’ pr’emenit t’Atit e t’Birit e t’Spirit Senit.


CMYK

32

E shtunë - e diel, 9-10 mars 2013

www.mapo.al

Nuk është kjo liria që kërkoje?..


Gazeta Mapo