Gazeta Mapo

Page 13

intervista

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

08.03.2013

13

BOTIMET Papa Benedikti XVI i ka dhënë bekimin apostolik botuesit dhe shkrimtarit Fahri Balliu, për kontribut të veçantë me botimet në mbrojtje të katolicizmit

Z

yra ku punon çdo ditë të javës është e mbushur me vlerësime që ai i ka kornizuar dhe vendosur ca në mur e ca në bibliotekën e vogël, ku më së shumti gjen botimet që ka më përzemër. Kur Fahri Balliu ulet në tavolinën e punës, në murin përballë sheh flamurin amerikan me firmën e senatorit Xhon Kerri, me të cilin ai u vlerësua një vit më parë, dhe në të djathtë të tij ka vendosur pergamenën me Bekimin Apostolik të Benediktit XVI. Kur e pyet nëse ka qenë e qëllimshme kjo vendosje në faqet e mureve që konturojnë zyrën e tij, ai qesh dhe thotë: “Me ndihmën e Zotit ta marrin këtë flamur dhe të tjerët”. Vetëm pak ditë më parë Papa Benedikti XVI i dërgoi këtë pergamenë të veçantë botuesit dhe shkrimtarit Fahri Balliu, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij në mbrojtje të katolicizmit duke marrë shkas edhe nga dy botimet e fundit, “Jezusi i Nazaretit”, të shkruar nga Joseph Ratzinger (Benedikti XVI). Libri që është sjellë në shqip nga shtëpia botuese ‘55’ deri tani ka shitur mbi 2 milionë kopje në të gjithë botën. Në Pergamenën që Papa Benedikti ka firmosur më 21 shkurt 2013 (9 ditë pasi ai shpalli dorëheqjen) për botuesin Balliu thuhet: “Shenjtëria e tij, Papa Benedikti XVI u jep me gjithë zemër Bekimin Apostolik, z. Fahri Balliu, stafit dhe bashkëpunëtorëve të gazetës ‘55’ dhe Shtëpisë Botuese ‘55’ që ka botuar në gjuhën shqipe librin ‘Jezusi i Nazaretit’, kërkuar me rastin e 15-vjetorit të themelimit të tyre. Duke lypur për ta hire të shumta hyjnore”. Çfarë ka bërë në mbrojtje të katolicizmit enti botues “55”, që është vlerësuar dhe me Bekimin Apostolik të Benediktit XVI? Gazeta ‘55’ së pari, e më pas Shtëpia Botuese ‘55’ dhe Instituti De Gaspri që unë drejtoj, e kanë patur si një nga shtyllat kryesore pasqyrimin e rolit të katolicizmit shqiptar për mbrojtjen e identitetit tonë kombëtar, gjuhës dhe kulturës sonë kombëtare. Siç dhe dihet nga historia, në këtë fushë katolicizmi shqiptar ndrit dhe shkëlqen dhe ka një nga kurorat më të lavdishme të historisë sonë kombëtare. Duke qenë gjithashtu se që të tria këto institucione janë antikomuniste kemi dhe një pikë tjetër të bashkimit me rolin e katolicizmit, sepse në periudhën enveriste të diktaturës më të egër të Europës, persekutimi dhe qëndrimi ndaj katolicizmit dhe katolikëve, prelatëve, poetëve dhe shkrimtarëve, albanologëve dhe gjuhëtarëve katolikë, kanë qenë vrastarë. Mjaft të lexosh librin e Pjetër Pepës “Tragjedia e klerit katolik në Shqipëri” dhe do të pësosh një nga tronditjet më të mëdha, pasi vuajtjet pushkatimet, vrasjet, torturat, përndjekja e klerit katolik të kujtojnë nazistët me politikën e tyre ndaj hebrenjve. Prandaj kjo devizë e mendimit tonë publicistik, letrar e politik na çoi në komunikime të veçanta dhe specifike me Selinë e Shenjtë. Ky komunikim u bë përmes Nuncit Apostolik në Tiranë, Ramiro Molinier Ingles. Ne si ent botues hymë në marrëdhënie bashkëpunimi me Shtëpinë Botuese ‘Riçoli’, e cila ka të drejtën e autorit për të botuar “Jezusi i Nazaretit” të Papa Benediktit XVI. Ka ngjallur interes te lexuesi shqiptar kolana e librave mbi katolicizmin që ju keni botuar? Dy librat kanë zgjuar interesin e lexuesit shqiptar, sepse janë jo thjesht dy libra që i kushtohen apo përpiqen të bëjnë një propagandë krishterimit, por janë libra filozofie që arsyetojnë jetën e Jezusit të Nazaretit nga kënde filozofike, me një fantazi, inteligjencë dhe stil jashtëzakonisht të lartë. Përkthimi i këtij libri ka qenë një aksiomë kulturore shumë e vështirë dhe vetëm një personalitet, gjuhëtar dhe njohës i gjuhës italiane dhe latine si Prof. Ferdinand Leka mundi ta realizojë përkthimin në shqip. Unë e kam parë botimin e librave me këtë tematikë si botime që i duhen kulturës sonë kombëtare, formimit dhe prirjeve tona perëndimore, misionit që ka libri dhe misionit që ka kjo shoqëri, ky komb që të shkojë drejt Perëndimit. Por mbi të gjitha, përmes këtyre botimeve ne të zbulojmë rrënjët tona në besimin e krishterë. Sigurisht, në qasjen tonë si shtëpi botuese ndaj kësaj tematike ka ndikuar edhe miku im Aurel Plasari, i cili është njohës i fushave të kulturës së librit dhe vetë rrethi shoqëror, miqësor, intelektual imi që ma sugjeron.

Trilogjia “Jezusi i Nazaretit”

Fahri Balliu Ç’do të thotë të jesh botues i Papës

Shtëpia Botuese “55” sapo ka hedhur në treg pjesën e dytë të trilogjisë mbi “Jezusin e Nazaretit”, shkruar nga Papa Benedikti XVI. “Jezusi i Nazaretit, nga hyrja në Jerusalem deri te ngjallja”, titullohet vëllimi i dytë, i cili është pritur me shumë interes e debate gjatë botimit të tij gati një vit më parë nga Libraria e Vatikanit. Vëllimi i parë i këtij libri u botua nga botimet ‘55’ më 2010-ën, plot pesë vjet nga zgjedhja në krye të papatit e Benediktit XVI, i cili ka një veprimtari për t’u vlerësuar në fushën e botimeve, ku ka shkruar rreth 100 libra, 600 artikuj etj. Ndërsa vëllimi i tretë, sipas botuesit Fahri Balliu, është në proces.

Botuesi rrëfen sesi ka nisur bashkëpunimi me Vatikanin dhe procesin e punës për botimin e librit “Jezusi i Nazaretit”, si dhe disa “sekrete” të jetës private Në fund të fundit është edhe përkatësia ime si shkrimtar që është shumë e lidhur me disa parime apo fate të historisë së katolicizmit. Kam parasysh këtu edhe figura madhështore të katolicizmit, si ajo e Fishtës, Mjedës, Padër Anton Arapit, Gjeçovit, At Zef Valentinit etj., etj. Kur në Itali u botua trilogjia e Benediktit XVI, “Jezusi i Nazaretit”, pati diskutime dhe debate sidomos rreth reflektimit të Papa Benediktit XVI mbi vlerën e ekzegjezës biblike. Në Shqipëri nuk u bë një debat i tillë? Debati i bën mirë librit, prodhon më shumë ithtarë dhe lexues. Garanton sukses të librit. Ndoshta këtu në Shqipëri nuk është bërë i njëjti debat si në Itali për sa i përket standardeve për vetë vendin që zë në botën shqiptare kjo tematikë. Por unë mendoj se botimi i “Jezusi i Nazaretit” në gjuhën shqipe, më shumë se tani e ka suksesin e garantuar në të ardhmen. Si u prit botimi në gjuhën shqipe në Vatikan? Për çdo autor konsiderohet sukses i madh botimi i librit të tij në një gjuhë tjetër dhe aq më tepër në një gjuhë si shqipja, që është një gjuhë çelës, shumë e lashtë, shumë e vjetër dhe në fushën e kulturës lashtësia është e rëndësishme. Ne do të botojmë së shpejti edhe vëllimin e tretë dhe do vazhdojmë ta pasurojmë kolanën e botimeve tona me këtë tematikë. Është ambicie e jona që të jemi jo vetëm ata që e risollëm pas ’90-ës këtë tematikë në jetën kulturore shqiptare, por në të njëjtën kohë duam të ruajmë primatin dhe ta thellojmë aktivitetin botues në këtë fushë. Si bëhet përzgjedhja? Mbi kriteret e cilësisë, të mesazhit dhe vërtetësive historike. Si ka qenë procesi i punës dhe bashkëpunimi me Vatikanin për këtë botim? Për botimin e këtij libri ata na vunë disa kushte

shumë ekselente. Së pari, e zgjodhën vetë përkthyesin e librit, kujdeseshin që kopertina të ishte identike me atë origjinale dhe ndiqnin çdo fazë të procesit të librit që nga përkthimi, redaktimi e deri te promovimi i tij. Ishin jashtëzakonisht skrupulozë në këtë drejtim. Çfarë do të thotë për ju si botues të merrni Bekimin Apostolik nga Papa Benedikti XVI? Në fakt u ndodha i befasuar nga kjo vëmendje shumë e veçantë, pasi për herë të parë pas 600 vjetësh në historinë e Papatit, Benedikti XVI u ndodh para opsionit të dorëheqjes. Kjo ngjalli një problematikë të madhe, si brenda Vatikanit, ashtu edhe në diplomacinë botërore. Ndërkohë që ndodhej në një situatë krejt të pazakontë, Papa Benedikti XVI edhe në këtë moment kryen detyrat e tij deri në fund, me një shkallë shumë të lartë mirënjohjeje, ku më datë 21 shkurt firmosi dekretin papnor për bekimin. Kjo tregon përkujdesje dhe vëmendje të atij personalisht, padyshim edhe gjithë administratës së tij, që të kryejë misionin dhe detyrën e tij duke shpërblyer me mirënjohje një punë kaq vjeçare tonën. Nga kjo pikëpamje ishte shumë prekëse. Ju merrni bekimin papnor për kontributin tuaj në mbrojtje të katolicizmit. Por, a besoni në Zot? Padyshim që besoj. Dhe kur e keni zbuluar besimin tuaj? Besoj se e kam zbuluar në çastet më të rëndësishme të jetës sime. Zoti nuk është se zbulohet çdo ditë e çdo orë. Ai shfaqet atëherë kur njeriu përballet me dyshime ekzistenciale dhe në atë moment e shikon, e ndjen. Unë e kam parë dhe e kam ndjerë në këto momente. Kush ishte njeriu i parë që e telefonuat kur morët bekimin? Vajza dhe gruaja ime, Jeta. A.Tuci

Kolana e botimeve “Gazeta ‘55’ dhe Shtëpia Botuese ‘55’, si mbështetëse të katolicizmit kanë krijuar tashmë kolanën e veprave mbi këtë tematikë. Kujtimet e At Zef Pllumit, te “Rrno vetëm për me tregue” dhe “Historia kurrë e shkrume”, dëshmitarit të krimeve të komunizmit, janë pjesë e botimeve ‘55’ dhe mendimit katolik, të cilin ky ent botues e ka përfaqësuar përmes shkrimeve të Nënë Terezës dhe për Nënë Terezën, apo historisë tragjike të Kishës Shqiptare, shkruar nga Pjetër Pepa, apo “Lufta lundër kishës”. Shtëpia Botuese ‘55’ ka sjellë në gjuhën shqipe nën përkthimin mjeshtëror të Ferdinand Lekës edhe dy vëllimet e para të librit “Jezusi i Nazaretit”, shkruar nga Papa Benedikti XVI. Përmes këtyre dy botimeve lexuesi shqiptar pati mundësinë të shihte një dimension tjetër të Papa Benediktit, i cili shfaqet si një mendimtar dhe filozof i rëndësishëm i kohës që jetojmë.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.