Issuu on Google+

Faqe 2

Afër / larg

Tezgat dhe arsyet pse tregu i gazetave është në pikë të hallit Nga Vladimir Karaj

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E premte, 8 mars 2013. Numër 851. Viti IV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Koalicionet

Meta mes Berishës dhe Topit, e duan të dy për aleat

Harta e re e pronave

Ulet 3-fish çmimi i tokës në Tiranë, ja vlerat në të gjithë vendin Harta e re e vlerës së trojeve në të gjithë vendin ka çmime shumë më të ulëta nga ato që aplikohen aktualisht. Çmimi zyrtar për efekt kompensimi në ish-Bllok është 180 mijë lekë, ndërsa me vlerën e re është vetëm 55 mijë lekë. Berisha: Në vlerësimet e reja është hequr dorë nga marrëzia që supozonte se në “x” parcelë të një “x” rajoni, toka vlerësohej sikur aty do të ndërtohej një hotel me pesë yje. Ajo ishte një ëndërr nate, jo dite. Faqe 4-5

Harta e ndarjes së re kadastrale të Tiranës

Raporti për ministritë: Gratë bëjnë punën, burrat shefa LSI ka marrë sërish dje dy oferta për koalicion nga Kryeministri dhe kryetari i FRD. Berisha: Asnjë problem me Polin e Tretë, LSI aleate reale dhe e mundshme për zgjedhjet. Topi: Opsioni me LSI-në, koalicioni mbetet i hapur. Për një debat të mundshëm me Edi Ramën, Berisha tha se në fillim ai duhet të bëjë debat me Faqe 3 zëdhënësen e PD, Laura Vorpsi.

op-ed / 10-11

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Sondazh apo fushatë?

koment Patrik Sadikaj

Kultura e sondazhit në Shqipëri ka të njëjtën rrjedhë logjike si vetë ecuria zgjedhore nga viti në vit...

koment John Kerry

13 kulturë

dhe administratë, por rolet drejtuese dominohen nga burrat. “Vetëm 9 % e administratës është politike” Femrat shqiptare në karrierë drejtohen nga meshkujt, edhe pse përbëjnë shumicën dërmuese të të punësuarve në administratën qendrore... faqe 3

Zgjedhjet e lira, Arvizu: Të gjitha palët të bëjnë mirë detyrat Ambasadori amerikan premton një vlerësim objektiv të SHBA-së për zgjedhjet, duke pohuar se po mbështeten vëzhguesit e brendshëm dhe të jashtëm. Referendumi për 3 ligjet? “Mbështes qëndrimin e Fyles”.

Përse gratë janë në qendër të politikës së jashtme të SHBA Gjatë javës së parë si Sekretar i Shtetit për Shtetet e Bashkuara...

Femrat shqiptare në karrierë drejtohen nga meshkujt, edhe pse përbëjnë shumicën dërmuese të të punësuarve në administratën qendrore. Departamenti i Administratës Publike raporton se gratë përbëjnë shumicën e punonjësve në Kryeministri

Zgjedhjet, referendumi për tri ligjet dhe dialogu politik ishin në fokusin e bashkëbisedimit online që ambasado-

ri amerikan në Tiranë zhvilloi dje me qytetarët në rrjetin social “Facebook”. I pyetur nëse do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, Arvizu u përgjigj se palët përgjegjëse në proces duhet të kryejnë mirë detyrat që i përcakton ligji që kjo të arrihet. “Të gjitha palët përgjegjëse (KQZ-ja, qeveria, partitë politike dhe kandidatet e pavarur) duhet të veprojnë në mënyra të tilla që të rrisin besimin publik në... faqe 6

konteston masën e arrestit

Ball për ballë

Arben Frroku drejt Apelit: Nuk kam lidhje me vrasjen

Balliu: Zotin e kam zbuluar në çastet më të rëndësishme të jetës Botuesi rrëfen sesi ka nisur bashkëpunimi me Vatikanin dhe procesin e punës për botimin e librit “Jezusi i Nazaretit”, si dhe disa “sekrete” të jetës private

CMYK

Faqe 6

koment / 10

Faqe 16

Genc Burimi

Çfarë do të bëjë PS-ja me drejtësinë? Që në hyrje dua të përgëzoj Erion Picirin, që ka bërë një artikull cilësor dje në këtë gazetë, me titullin “Gjykatat dhe ndarja e pushteteve”. Diagnoza dhe terapia nuk janë “revolucionare”, por sa më shumë analistët t’i bien pa pushim së njëjtës vrimë fyelli, aq më shumë shanse do të ketë që politika të na dëgjojë. Shqiptarëve nuk duhet t’u gënjejë mendja se pas 23 qershorit do të fillojë një epokë e re për drejtësinë. As PD-ja dhe as PS-ja nuk kanë asnjë propozim konkret të afishuar për ta bërë drejtësinë shqiptare realisht të pavarur nga politika. Pavarësia e gjyqësorit është e vetmja garanci që nesër e pasnesër të mos shohim 21 janarët të përsëriten si në një serial famëkeq… Përpara se të...


2

afër/larg

1

Arsyet

Koalicionet

Zgjedhjet e lira

Meta mes Berishës dhe Topit, e duan të dy për aleat

Arvizu: Të gjitha palët të bëjnë mirë detyrat

Faqe 6

harta e re e vlerës

Faqe 7

Qeveria ul me 300% çmimet e trojeve në Tiranë

Faqe 5

“Shitjet janë përgjysmuar”, thotë ndërsa fajin për gjithë situatën ja vendos politikës, ose më mirë faktit që gazetat janë të fokusuara në politikë.

Për të, faji është fillimisht i botuesve. “Nuk kanë respekt për gazetën apo revistën”, thotë ai duke lënë të kuptojnë se përndryshe ata do ishin të interesuar të vendosnin një standard tjetër të shitjes dhe tregtimit. “Imagjinoni”, tregon gazetashitësi “se çfarë ndodh në ditë me shi apo me erë”.

Gazetashitësi Arjan Zallemi në tezgën e shtypit te “Rruga e Elbasanit”

Tezgat dhe arsyet pse media e shkruar është në pikë të hallit

Vladimir Karaj

I

mazhi ynë për gazetashitësin është hollivudian. Jo se pas kaq kohe në këtë zanat nuk e dimë se si funksion shitja e gazetave në vend, por imazhi i djaloshit me kapele bejsbolli dhe biçikletë që ta sjell mëngjes për mëngjes gazetën në pragun e shtëpisë është një pamje thuajse idilike dhe sigurisht tunduese. Kështu dje, në kërkim të gazetashitësit, atij që tregton atë që gatuajmë në mbrëmje, do donim të takonim nxënësin apo studentin që nxjerr lekët e xhepit duke shpërndarë gazeta të abonuara, por e dimë që do takojmë Arjan Zallemin në tezgën ku kemi blerë gazetë që prej vitit 2000. Edhe ai ka kapelë si ata të bejsbollit, por ndryshe prej shitësit “idilik” të fjalës, ai punon prej 20 vjetësh në një tezgë të sajuar. Asgjë nuk ka ndryshuar për të, veç kartonëve që janë kalbur dhe janë vënë të rinj. “Kam bërë një kërkesë në bashki për të bërë një kioskë dhe po pres përgjigje”, thotë ai, ndërsa tregon se gjendja vjen duke u përkeqësuar. “Shitjet janë përgjysmuar”, thotë ndërsa fajin për gjithë situatën ia vendos politikës, ose më mirë faktit që gazetat janë të fokusuara në politikë. Menaxherët e shitjeve shkojnë përgjithësisht me të njëjtën bindje, thuajse në të gjithë titujt për të cilët kemi punuar ata i mëshojnë fort e madje bëjnë presion kur munden për shabllonet që në fakt nuk janë gazetari, por që teorikisht shesin. Gazetat për vite të tëra i zunë faqet me lista pensionesh, asistencash, dëmshpërblimesh e legalizimesh, madje deri me nota mature e rezultate provimesh, prej të vetmit argument jogazetaresk: “Ato shesin”. “Nëse gazetat në mbrëmje zbardhin emisionet televizive dhe në mëngjes televizionet lexojnë gazetat, lexuesit, shikuesit, dëgjuesit kanë ndërruar “zanat” – tanimë janë përdorues”, thoshte për “Mapo” pak kohë më parë analisti dhe gazetari Lutfi Dervishi duke iu referuar pikërisht këtij modeli gazetarie. ...Mizerabël Nga ana tjetër arsyeja pse njerëzit nuk blejnë gazetën, është edhe fakti se ata thuajse as nuk arrijnë ta shohin atë. Atyre u duhet, në pjesën më të madhe, të ngrihen në mëngjes dhe nguten për punë. Pak prej tyre janë aq kuriozë më pas sa të dalin prej zyrave dhe të shkojnë te kioska më e afërt, që

realisht nuk është dhe aq afër. Në Tiranë, një kryeqytet me 1 milion banorë ka vetëm 120 kioska shitje të shtypit, praktikisht pak më shumë se 1 për 10 mijë a më shumë banorë, ndërkohë që edhe këto janë thuajse të gjitha të vendosura në fillime rrugësh të rëndësishme ndonjëherë edhe dy apo tre në të njëjtin vend apo në pak metra, duke lënë pa mbulim pjesë të tëra të kryeqytetit. Zallemi thotë se gjendja është mizerabël dhe sa vjen e përkeqësohet. Ndër gjithë arsyet e mundshme pse gazetat nuk mund të shiten, për të ka edhe një tjetër. Mjafton t’i hedhësh një sy tezgës shtruar me kartonë mbi një zgarë hekuri. Titujt mbulojnë njëri-tjetrin duke krijuar një pirg të madh letrash të shkruara, para të cilave përpos atij që shkon me një mendje të ndarë pasi ka dëgjuar një titull në lajmet e mëngjesit, askush nuk do të ndalonte për të parë apo blerë. Për të faji është fillimisht i botuesve. “Nuk kanë respekt për gazetën apo revistën”, thotë ai duke lënë të kuptojnë se përndryshe ata do ishin të interesuar të vendosnin një standard tjetër të shitjes dhe tregtimit. “Imagjinoni, - tregon gazetashitësi, - se çfarë ndodh në ditë me shi apo me erë”. Ai e di vetë se çfarë i duhet të heqë për të mbajtur duke u vënë sipër copa betoni asaj sasie të çoroditur letre që në pjesën më të madhe të saj përfundon për riciklim. ... shitjet Rënia, sipas gazetashitësit është drastike. Gjysmë për gjysmë, krahasuar me ditët e arta të fillimviteve 90’ apo epokës prej vitit 2000 deri nga 2005. Ndërsa tregon se arrin të fitojë jo më shumë se 35 mijë lekë të reja në muaj, krahasuar me një shifër shumë herë më të lartë të viteve të shkuara. Revistat janë edhe më keq sesa gazetat. Edhe pse janë goxha të stisura dhe të bukura, ato nuk shiten më shumë se 10 për qind e tirazheve që prodhojnë. Nga ana tjetër, krejt në mënyrë jo proporcionale me këtë fakt numri i titujve, pavarësisht ndonjë firoje

Gazeta mbijeton nëse heq dorë nga lajmi klasik që sot konsumohet me celular dhe ofrohet më shumë drejt shpjegimit të kontekstit të lajmit. Gazeta sigurisht që jeton, nëse i kthehet gazetarisë investigative, por kjo kërkon këllqe…Shanset e mbijetesës janë shumë të vogla dhe jemi vonë për të marrë kthesën! Lutfi Dervishi, në një intervistë për “Mapo”

Rënia, sipas gazetashitësit është drastike. Gjysmë për gjysmë, krahasuar me ditët e arta të fillimviteve 90’ apo epokës prej vitit 2000 deri nga 2005.

është rritur. Në tezgë burri ka 25 tituj gazetash. Pjesa më e madhe janë ato të lajmit të ditës, shoqëruar pastaj me tituj sportivë dhe ato rozë. Të gjitha kanë rënë sipas tij, por këto të dytat që janë më argëtuese i qëndrojnë ende tregut dhe vijojnë të shiten më shumë. “Media tradicionale jo është e rrezikuar, por është në pikëpyetje të madhe! Burimet financiare që e mbajnë median tradicionale (reklamat dhe lexuesit/shikuesit) po shterojnë me shpejtësi. Po mbyllen gazeta në Perëndim, pas një historie suksesi prej 150 vjetësh. Është fundi i periudhës 600-vjeçare të Guttenbergut!”, thoshte në të njëjtin artikull për “Mapo” Lutfi Dervishi, duke theksuar arsyet e mëdha të kësaj sprapsjeje që në këtë rast është dyndja e medias së re, që ofrohet jo vetëm më lirë dhe më lehtësisht, por që edhe të jep mundësi të bëhesh më lehtë pjesë e saj. Nga ana tjetër gazetat në Shqipëri vuajnë përtej këtij zhvillimi edhe prapambetjen e infrastrukturës. Gazetat shqiptare nuk shkojnë edhe sot pas 20 vjetësh në fshatra ku jeton gjysma e popullsisë së vendit. Ato nuk arrijnë të jenë prezente as në qytete të mëdha apo lagje periferike me numër popullsie të tejshtuar pas viteve 90’. Përtej përmbajtjes që mund të lërë për të dëshiruar apo paaftësisë për të konkurruar në kohë me median e re, gazetat dhe revistat po vuajnë në Shqipëri prej një sistemi të dobët shpërndarjeje dhe shitjeje, i bazuar në tezga dhe kartonë, me një mungesë të theksuar komunikimi me lexuesin. Në gjithë këtë sistem thuajse të rrënuar gazetashitësi është bërë për median jo vetëm bashkëpunëtori në shitje, por edhe e vetmja urë komunikimi me lexuesin. Ai është i vetmi që mund të thotë arsyet pse një ditë shiti aksh numër kopjesh dhe të nesërmen më pak. Sipas Dervishit gazeta do “mbijetojë nëse heq dorë nga lajmi klasik që sot konsumohet me celular dhe ofrohet më shumë drejt shpjegimit të kontekstit të lajmit”. Ndërkohë dje Zallemin që e takuam ndërsa fuste në thasë atë pjesë të shtypit që do të përfundojë për riciklim (shumicën) e bën edhe më të zymtë situatën. A mund të mbijetojë gazeta e shitur në një tezgë me kartonë të kalbur, të cilën gazetashitësi mezi e mbron prej shiut dhe erës me mushama e copa pllakash trotuaresh...


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

08.03.2013

3

Punonjës të adminsitratës

Raporti për ministritë: Punën e bëjnë gratë, burrat shefa! Departamenti i Administratës Publike raporton se gratë përbëjnë shumicën e punonjësve në Kryeministri dhe administratë, por rolet drejtuese dominohen nga burrat. “Vetëm 9 % e administratës është politike” Fejzi Braushi Tiranë Femrat shqiptare në karrierë

drejtohen nga meshkujt, edhe pse përbëjnë shumicën dërmuese të të punësuarve në administratën qendrore. Lajmi i keq në Ditën e Gruas evidentohet qartazi nga Departamenti i Administratës Publike, i cili në raportin vjetor të dorëzuar në Kuvend thotë se femrat në Kryeministri dhe ministri mbajnë pozicione zbatuese, ndërsa meshkujt, pozicione të niveleve të mesme dhe të larta drejtuese. DAP raporton se gjatë vitit 2012 janë publikuar 204 pozicione të lira në ministritë e linjës dhe në Kryeministri dhe për to janë zhvilluar 122 procedura konkurrimi. Në këto konkurrime raportohen se kanë paraqitur aplikime dhe kanë marrë pjesë në konkurse 1026 persona, nga të cilët 70 për qind kanë qenë të seksit femër. Në përfundim të këtyre procedurave janë kryer 195 emërime të reja, nga të cilat 2 emërime sipas procedurës së lëvizjes paralele, 2 emërime janë kryer nga lista e pritjes pa konkurrim dhe 10 emërime për pasojë të zbatimit të vendimeve gjyqësore.

Krahasuar me 5 vitet e fundit gjatë vitit 2012 janë rekrutuar më pak punonjës. Në totalin e nëpunësve civilë të rekrutuar gjatë vitit që lamë pas, 35 prej tyre janë rekrutuar në nivelet drejtuese dhe 65 për qind në nivele zbatuese, nga të cilët 56 për qind e tyre kanë qenë femra dhe 44 për qind meshkuj. Pra konstatohet një rritje e kërkesave të meshkujve për punësim në administratën publike. Por pavarësisht se femrat përbëjnë shumicën e atyre që janë rekrutuar vitin e shkuar, ata që kanë zënë pozicionet drejtuese në shumicën e rasteve kanë qenë meshkujt. Më konkretisht, në raport konstatohet se femrat janë rekrutuar për pozicione të niveleve zbatuese dhe të nivelit të ulët drejtues, dhe më shumë nëpunës meshkuj në pozicione të nivelit të mesëm dhe të lartë drejtues. Në shërbimin civil janë punësuar 28 për qind më shumë nëpunëse femra në pozicionet zbatuese, dhe 8 për qind më shumë në nivelet e ulëta drejtuese. Ndërkohë që në pozicionet e niveleve të mesme drejtuese janë emëruar 6 për qind më shumë meshkuj dhe në nivelet e lar-

204

Pozicione të lira në ministritë e linjës dhe në Kryeministri janë publikuar gjatë 2012 dhe për to janë zhvilluar 122 procedura konkurrimi.

1026

Persona kanë paraqitur aplikime dhe kanë marrë pjesë në konkurse, nga të cilët 70 për qind kanë qenë të seksit femër.

35

Për qind e femrave janë rekrutuar në nivelet drejtuese dhe 65 për qind në nivele zbatuese, edhe pse përbëjnë shumicën e administratës

ta drejtuese 42 për qind më shumë meshkuj. Gjithashtu, raporti evidenton se si rezultat i reformave të ndërmarra, në ndërtimin e ministrive të linjës dhe Kryeministrisë, vetëm 9 për qind e zënë funksionarët politikë, 17 për qind punonjësit mbështetës, ose me statuse të tjera dhe 74 për qind me status të nëpunësit civil. Vihet re se ndërtimi i ministrive të linjës dhe Kryeministrisë ka formën e një piramide ku baza, 67 për qind janë nëpunës të nivelit zbatues, dhe vetëm 33 për qind janë nëpunës të niveleve drejtuese. (Ndër ta vetëm 4 për qind nëpunës të lartë drejtues). Kjo ndarje i përket vetëm pozicioneve të shërbimit civil. Gjatë vitit 2012 në ministritë e linjës dhe Kryeministrisë raportohet gjithashtu se janë marrë gjithsej 22 masa disiplinore, nga të cilat 4 largime nga shërbimi civil, 1 ulje në detyrë, 3 vërejtje me shkrim dhe 14 vërejtje me paralajmërim. Pra vihet re ulje e numrit të rasteve të dhënies së masës disiplinore “largim nga shërbimi civil” dhe rritje e numrit të dhënies së masave më të lehta.

Rama: Shteti, vend për të strehuar “zogjtë” politikë Kreu socialist, Edi Rama ka vijuar dje sërish turin e tij të takimeve për prezantimin e programit në qarkun e Lezhës, me fokus tek fusha e rendit dhe sigurisë publike. Bashkë me të në panel kanë qenë edhe deputetët Mimi Kodheli, Eglantina Gjermeni dhe Saimir Tahiri, të cilët referuan të parët lidhur me situatën e rendit dhe mënyrën e ndërhyrjes që parashikon PS për të ndryshuar situatën në rast se në 23 qershor do të marrë mandatin për të qeverisur vendin. Ndërkohë që Edi Rama e ka nisur fjalën e tij duke risjellë në vëmendjen e të pranishmëve gjendjen, sipas tij, krejt të pasigurt që po kalojnë shqiptarët, për shkak të mungesës së shtetit dhe çorganizimit të plotë të Policisë së Shtetit. “Ne kemi parë se veçanërisht në territoret e fshatit, për të mbrojtur pronën, për të mbrojtur

shtëpinë, njerëzit armatosen. Kemi parë se sa shumë konflikte pronësie shpërthejnë dhe kthehen në krime. Dhe ajo që shohim gjithmonë e më pak është prania e shtetit. Shteti e ka braktisur detyrën. Organizimi i Policisë së Shtetit, ashtu si gjithë organizimi i shtetit tonë, sot është jashtë çdo standardi logjik, sepse edhe Policia e Shtetit sikundër të gjithë strukturat e shtetit tonë janë kthyer në fole për të futur “zogjtë” e Partisë Demokratike. Nuk ka asnjë standard tjetër. Në qoftë se ne duam të luftojmë krimin dhe të ringremë Policinë e Shtetit, duhet të këpusim lidhjet mes kupolës së Ministrisë së Brendshme dhe krimit. Drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit sot janë të lidhur me krimin e organizuar. Ky është fakt. Drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit sot garantojnë rrugët e kontrabandës

dhe administrojnë të gjitha të ardhurat nga korrupsioni. Ky është fakt, ashtu sikundër është fakt që mes krimit dhe kupolës drejtuese të Ministrisë së Brendshme ka bashkëpunim të vazhdueshëm, ka tradhti ndaj Policisë së Shtetit, ku kriminelët e marrin vesh menjëherë sapo një operacion planifikohet dhe kështu operacionet dështojnë”, - tha Rama në fjalën e vet. Kjo sipas tij ka sjellë edhe një shkatërrim moral të gjithë Policisë së Shtetit, sepse çdo njëri në Policinë e Shtetit e di se çfarë ndodh. Kryesocialisti ka theksuar se shteti nuk mund dhe nuk duhet t’i trajtojë të mirat publike si një mall që mund t’i ketë vetëm ai që paguan.

zoom

Listat e zgjedhësve, PS: Mungon transparenca Gati tre muaj nga zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, Partia Socialiste jep alarmin për një sërë problemesh që lidhen me listat e zgjedhësve. Deputeti socialist, Damian Gjiknuri në një dalje të posaçme për mediat ka renditur një sërë shqetësimesh që ai ka evidentuar në ekspozenë që bëri dy ditë më parë zëvendësministri Ferdinand Poni, dhe që lidhej me statistikat e listës zgjedhore. “Asnjë e dhënë nuk është bërë transparente në këtë drejtim. Verifikimi dhe pastrimi i këtyre të dhënave ka të bëjë direkt me klimën zgjedhore dhe është një nga detyrimet parësore dhe një nga angazhimet e marra nga qeveria shqiptare për përmirësimin e listës zgjedhore”, - tha Gjiknuri. Një tjetër shqetësim i deklaruar prej Gjiknurit lidhej me njoftimin e zgjedhësve për qendrën e votimit, një detyrim i Kodit Zgjedhor, që sipas tij nuk është zbatuar, megjithëse sipas ligjit kjo gjë duhet të ishte kryer tashmë. “Numri i zgjedhësve pa adrese të saktë zgjedhore është afërsisht gjysmë milion zgjedhës, siç e pohoi vetë zoti Poni, duke shkelur haptazi i rekomandimin e ODIHR-it pas zgjedhjeve të vitit 2011, që u kërkon autoriteteve shqiptare të rrisin transparencën dhe saktësinë e listave të zgjedhësve dhe duke çuar më tej përmirësimet në listat e zgjedhësve të vërejtura në këto zgjedhje, Ministria e Brendshme dhe autoritetet vendore duhet t’i shtojnë përpjekjet për të siguruar që të gjithë zgjedhësit në listat e zgjedhësve të kenë një kod të saktë adrese”, - theksoi Gjiknuri.


4

EKONOMI

fokus

Zbardhet vendimi i qeverisë për vlerën e re të trojeve për efekt kompensimi të ish-pronarëve

Çmimet e reja të trojeve, ja si janë përllogaritur Përllogaritja e vlerës së tregut është realizuar duke përjashtuar përgjithësisht 10% të vlerave më të ulëta dhe më të larta të numrit të kontratave, sipas përcaktimeve të llojeve të pasurisë

M

inistria e Drejtësisë sqaron se, grupimi i të dhënave për llojet e pasurisë është bërë sipas zonave kadastrale, nënndarjeve të tyre apo bashkimit, si dhe sipas llojit të pasurisë së paluajtshme. Përllogaritja e vlerës së tregut është realizuar duke përjashtuar përgjithësisht 10% të vlerave më të ulëta dhe më të larta të numrit të kontratave, sipas përcaktimeve të llojeve të pasurisë. Minimalisht, numri i kontratave të shitjes së pasurive të paluajtshme për një zonë kadastrale, për secilin grup të llojit të pasurisë ka qenë 3 kontrata. Rrjedhimisht, vlera e zonës është e barabartë me mesataren e çmimit të kontratave duke synuar kështu drejt çmimeve të tregut, pra dhe ndryshimit të çmimeve të referencës sa më afër realitetit. Për zonat kadastrale ose fshatrat ku nuk ka patur transaksione për një grup të llojit të pasurisë së paluajtshme, vlera për ato zona është përllogaritur sipas metodës indirekte, duke grupuar kontratat

e shitjes në një nivel më të afërt përfshirës si komunë, dhe më pas rrethi, për atë grup të llojit të pronës. Kur kontratat kanë ekzistuar për çdo grup tjetër të llojit të pasurive për atë zonë kadastrale, vlera është llogaritur në nivelin e zonës kadastrale, ndërsa hedhja e të dhënave është realizuar pasi janë llogaritur vlerat për m², për çdolloj pasurie të paluajtshme, si dhe vendosjes së tyre në një tabelë përmbledhëse. Hartat që janë përdorur për përgatitjen e hartës së vlerës të pasurive të paluajtshme janë hartat kadastrale zyrtare të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe mënyra e krijimit të tyre është e përcaktuar në nenin 8 të Metodologjisë, bashkëlidhur vendimit të Këshillit të Ministrave nr.658 datë 26.09.2012. Kështu, për sa i përket përcaktimit të rregullave të përllogaritjes së vlerës së pasurive të paluajtshme për të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, janë bërë përllogaritjet dhe janë paraqitur në hartat përkatëse për secilin qark.

Minimalisht, numri i kontratave të shitjes së pasurive të paluajtshme për një zonë kadastrale për secilin grup të llojit të pasurisë ka qenë 3 kontrata

Ministria e Drejtësisë sqaron se miratimi i këtij projektvendimi bën të mundur përcaktimin e vlerës së pronës sipas çmimit të sotëm të tregut, duke garantuar në këtë mënyrë të drejtën e ish-pronarëve për kompensimin e tyre sipas çmimit të tregut, sikundër ka qenë dhe mbetet prioriteti dhe premtimi i qeverisë shqiptare. Agjencia e Kthimit dhe e Kompensimit të Pronave, me qëllim krijimin, administrimin, mbledhjen e bazës së të dhënave në sistem të dixhitalizuar, ka përpunuar këto të dhëna posaçërisht për vlerësimin e pasurive të paluajtshme, e me konkretisht çmimet e kontratave të shitjes, në mënyrë që vlera e pasurive të jetë sa më e drejtë e reale, duke iu afruar maksimalisht çmimit të tregut, si dhe krijimin e hartës së vlerës. Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka dërguar të dhënat e kontratave të shitjes sipas përcaktimeve të kësaj metodologjie në rrugë zyrtare dhe elektronike.

Për zonat kadastrale ose fshatrat ku nuk ka patur transaksione për një grup të llojit të pasurisë së paluajtshme, vlera për ato zona është përllogaritur sipas metodës indirekte, duke grupuar kontratat e shitjes në një nivel më të afërt përfshirës si komunë, dhe më pas rrethi, për atë grup të llojit të pronës

Bregdeti i Jugut, 1 metër katror 370 lekë Çmimet zyrtare të pronave bien ndjeshëm edhe në rrethet e tjera të vendit dhe sidomos në zonat bregdetare. Sipas vendimit që mori dy ditë më parë qeveria, një metër katror në fshatrat Dhërmi, Vuno, Qeparo, Palase, Radhimë, kushton 327 lekë, ose 3 mijë e 270 lekë të vjetra. Kjo vlerë është e njëjtë për të gjitha fshatrat e Vlorës. Çmimet që aplikohen aktualisht për këto zona nuk janë më pak se 100 mijë lekë të reja. Madje këto, sipas tregut me euro. Gjithashtu, çmimi i tokës bujqësore në Durrës është dukshëm më i lartë se në zonën turistike të Jugut. Një metër katror tokë bujqësore në Durrës kushton nga 1000 mijë lekë të reja deri në 3 mijë lekë të reja. Çudia vazhdon. Edhe në Milot një metër katror tokë bujqësore shkon 347 lekë të reja ose 10 lekë më shumë se tokat afër detit në Jug. Sipas hartës së re, në zonën e Shëngjinit kushton 22 408 lekë. Në zonën e Valbonës një

metër tokë kompensohet me 190 lekë metri katror. Çmimi është vlerësuar i njëjtë me zonat e tjera në këtë rreth. Në Gjirokastër, një metër katror në qytet kushton në 6730 lekë. Në Peshkopi, një metër katror në qytet me çmime zyrtare do të kushtojë 3 758 lekë. Gjatë miratimit të këtyre çmimeve kryeministri Berisha sqaroi se është punuar më shumë se gjashtë muaj me ekspertët më të mirë europianë e të vendit për hartën e vlerës së tokës, e cila, për fat të keq, në të gjitha variantet ka qenë jo në vlerat reale. Ajo njohu luhatje ekstreme. “Pak vite më parë, para përcaktimit të saj, çmimet e deklaruara të tokës ishin qesharake. Mund të gjeje kontrata me çmim trembëdhjetë euro në qendër të Tiranës dhe këto ishin të gjitha deklarime abuzive për të shmangur detyrimin tatimor, siç është edhe çmimi dy dollarë në shpat të Dajtit”, – tha Kryeministri para Këshillit të Ministrave.

Çmimet e mëparshme ishin qesharake. Harta që u bë, caktoi çmime që, për fat të keq, shkonin në ekstremin tjetër. Sipas tij, një studim i hollësishëm gjeti se çmimet ishin në raste të caktuara edhe dhjetë herë më të ulëta sesa çmimi që caktonte harta në zona dhe se blerja reale. Atëherë, qeveria vendosi të bëjë një studim e angazhoi specialistët më të mirë të Europës, ata që kanë bërë harta jo në një, por në disa vende dhe mbi parimet e Komisionit Europian për vlerat e hartat. “Me këtë vendimin, i cili e bën transparent tregun e tokës, dua t’u them të gjithë ish-pronarëve se hapet rruga në mënyrë përfundimtare për kompensimin fizik të tyre”, – sqaroi Berisha. Ai theksoi se në vlerësimet e reja është hequr dorë nga marrëzia që supozonte se në “x” parcelë të një “x” rajoni toka vlerësohej sikur aty do të ndërtohej një hotel me pesë yje. Ajo ishte një ëndërr nate, jo dite.

Një metër katror në fshatrat Dhërmi, Vuno, Qeparo, Palase, Radhimë, kushton 327 lekë, ose 3 mijë e 270 lekë të vjetra. Kjo vlerë është e njëjtë për të gjitha fshatrat e Vlorës


ekonomi

55

Mijë lekë

metri katror është çmimi maksimal në kryeqytet, sipas hartës së re të vlerave të trojeve

180

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

mijë lekë

është aktualisht çmimi maksimal zyrtar i vlefshëm për kompensim në zonat kryesore të Tiranës, përfshirë ish-bllokun

5

8.03.2013

300

për qind

ulet vlera e pronave në të gjithë vendin, duke përfshirë edhe Tiranën. Në zonat bregdetare 1 metër tokë kushton 370 lekë

Harta e re e ndarjes kadastrale të Tiranës për çmimet e reja të trojeve

Berisha theksoi se në vlerësimet e reja është hequr dorë nga marrëzia që supozonte se në “x” parcelë të një “x” rajoni toka vlerësohej sikur aty do të ndërtohej një hotel me pesë yje

Qeveria ul me 300% çmimet e trojeve në Tiranë Harta e re e vlerës së trojeve në të gjithë vendin, veçanërisht në Tiranë, ka çmime trefish më të ulëta nga ato që aplikohen aktualisht. Çmimi zyrtar për efekt kompensimi në ish-Bllok është 180 mijë lekë, ndërsa me vlerën e re është vetëm 55 mijë lekë. Ja çmimet e reja Blerina Hoxha

Ç

mimet e reja të trojeve në Tiranë dhe në të gjithë vendin janë tri herë më të ulëta se ato që aplikon aktualisht qeveria për kompensimin e ish-pronarëve në të gjithë vendin. Vendimi që pritet të hyjë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, parashikon një ulje me 300% për qind të vlerës së trojeve sidomos në Tiranë. Ja një shembull konkret: Me një vendim të korrikut 2007, qeveria miratoi si çmim zyrtar në ish- Bllok, 180 mijë lekë të reja për metër katror për efekt kompensimi. Ndërsa me vendimin e djeshëm të qeverisë, një metër katror po në këtë zonë nuk kushton më shumë se 55 mijë lekë të reja. Siç shihet, ulja e vlerës është më shumë se tri herë. Po në këtë masë janë ulur çmimet zyrtare të trojeve në të gjithë Tiranën. Por për çfarë do të përdoren këto çmime të reja? Së pari për kompensimin e pronarëve. Me çmimet e reja fatura e tyre ulet në mënyrë të konsiderueshme në disa raste 400 për qind. Ekspertë nga hipotekat por edhe Kryeministri një ditë më parë tha se këto çmime janë më afër realitetit. Pasi për çmimet e reja të pronave është marrë në konsideratë një formulë krejt e veçantë, por që ka ulur ndjeshëm vlerën. Sipas relacionit të ministrit të Drejtësisë, Eduart Halimi, çmimet e reja janë në përputhje me standardet ndërkombëtare për vlerësimin e pasurive të paluajtshme, të cilat përfshijnë çmimet e tregut, llojin e pasurisë dhe qëllimit të përdorimit të saj,

duke garantuar të drejtat e pronësisë dhe të kompensimit të pronarëve. Sipas konceptit të ri, me vlerë të pronës do të kuptohet përllogaritja e vlerës së pasurisë së paluajtshme, bazuar në qarkullimin civil të sendeve sipas çmimit të tregut, llojit të pasurisë dhe qëllimit të përdorimit të saj. Qeveria sqaron se përllogaritja e vlerës së pasurisë së paluajtshme është bërë sipas çmimit të kontratës së shitjes dhe sa më afër vlerës së tregut, me qëllim garantimin e të drejtave kushtetuese dhe lig jore të çështjeve të së drejtave të pronësisë, në kuadër të procesit të kthimit dhe kompensimit të pronës. Për këtë qëllim janë përdorur të dhënat e ZRPP-së, ku pasqyrohen çmimet e kontratave të shitjes, numri i të cilave ishte i mjaftueshëm për përpunimin e vlerës së pasurisë. “Çmimet e propozuara dhe metodologjia e zbatuar sigurojnë saktësi të ngjashme me atë të sistemeve të automatizuara”, - sqaron më tej Halimi në relacionin që shoqëron vendimin e qeverisë. Gjithashtu, janë marrë në konsideratë korrigjimet standarde si për vjetërsinë dhe gjendjen e ndërtesave, distancën nga qendra e qytetit (shtëpi, blloqe ndërtimi), cilësinë e tokës (bujqësi), cilësinë e drurit (pyll) (nëse dihen) me qëllim për të rritur saktësinë edhe nga mjetet praktike. Të gjitha mjetet e përmendura statistikore janë përdorur për analizën e çmimeve të kontratave të regjistruara të shitjeve dhe kanë synuar qartësinë e cilësisë së bazës së të dhënave dhe rritjen e saktësisë për llogaritjen e vlerave, saktëson qeveria.

Çmimet e reja të trojeve në Tiranë

Sipas konceptit të ri, me vlerë të pronës do të kuptohet përllogaritja e vlerës së pasurisë së paluajtshme, bazuar në qarkullimin civil të sendeve sipas çmimit të tregut, llojit të pasurisë dhe qëllimit të përdorimit të saj

Zonat

bëhen janë

• Ish blloku • Medreseja • Kinostudio • Rruga e Elbasanit • Zona e liceut deri në Sauk • Shkoza • Ali Demi • Qyteti Studenti

55193 21007 8488 55198 55198 14324 30059 33615

18000 24754 25593 27104 27104 22996 29 829 27104

Çmimet e reja të trojeve në Tiranë Zonat

çmimet e reja

8110 8575 8120 21077 8130 18488 8140 26125 8150 55193 8160 55198 8170 14324 8180 30059 8190 33515 8210 30060 8220 20335 8230 11870 8240 11870 8250 23043

Zonat

çmimet e reja

8260 22493 8270 55193 8280 30376 8310 2409 8320 9274 8330 26137 8340 23217 8350 55198 8340 23217 8350 55198 8360 55198 8370 55198 8380 55198 (Vlerat në lekë)


6

kronika e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kryeministri: Rama të bëjë debat me Laurën, pastaj shohim

Ditari

TIRANË Kreu i ekzekutivit, Berisha refuzoi ftesën për

Kryeministri Berisha komentoi zhvillimet politike në vend, që lidhen me listat e kandidatëve, programin dhe koalicionet e mundshme

debat me Ramën teksa e ftoi këtë të fundit që të debatojë fillimisht me zëdhënësen e tij, meqenëse e kishte përgojuar në një intervistë televizive. “…Nuk mund të kishte gjë më të padenjë për një burrë, për një qytetar, se të marrë një bisedë private për të cilën edhe Erla edhe Laura dhe asnjë nga bashkëpunëtorët e mi s’do marrin kurrë porosi nga unë që të mos flasin e të mos përshëndesin. Se Rama e bën këtë, gjysma e deputetëve të tij s’kanë kaluar në Rrugën e Kombit… Laura për hir të Lindës i bëri dy komplimente, mirë ia bëri se është me bashkëshorte ai. Ndërsa ky mbajti në media një refer-

at. Le të shkojë të bëjë një debat me Laurën e pastaj të shohim. Mund të jemi kundërshtarë, por përshëndetemi. Përgjigja ime është që ai të bëjë debat për përshëndetjen. Ky tani mbulonte historinë e pallatit 5 katësh me përshëndetjen e saj në aeroport apo në avion. Ta ftojë të dalë në debat”, - tha ai. Ndërsa për foton e publikuar në shtyp të Arben Frrokut me zyrtarët e lartë të policisë, Berisha tha ndër të tjera se nëse do niseshim nga fotot e publikuara, atëherë Rama do të dilte kryetar i organizatës “Hakmarrje për Drejtësi”. “…Imagjino po të niseshim nga fotot, Edi Rama del kryetar i “Hakmarrja për Drejtësi”, jo anëtar... “

Berisha: Koalicioni me LSI i mundshëm, Rama po bën “prerje kokash” në PS Kryeministri rikonfirmoi se do të dalë në koalicion me PDK-në, LZHK-në por edhe me PDIU-në. Poli i tretë? “Me LSI-në unë jam në qeveri, me PBDNJ-në kam historinë e bashkëpunimit, ndaj unë nuk shoh asnjë lloj problemi, përkundrazi të dy janë aleatë, PBDNJ-në potencial, LSI-në real”, - tha ai TIRANË Për më shumë se një orë e gjysmë kryeministri Sali Berisha ishte dje në një bashkëbisedim me gazetarët, ku u fol për zhvillimet politike në vend. Berisha i parapriu konferencës me një paketë reformash që qeveria ka propozuar në prag të zgjedhjeve. Ai theksoi se përpos krizës globale, ekonomia shqiptare nuk njohu recesion. Ndërkohë, ai u pyet nga media për një sërë çështjesh që lidhen me programin e PS-së, për të cilën Berisha ruajti të njëjtin qëndrim, listat e kandidatëve për deputetë e deri tek marrëdhëniet e tij me aleatët. Për kandidaturat e ardhshme për deputet, Berisha tha se ato do të propozohen në kohën e duhur, duke kundërshtuar mënyrën që ka zgjedhur kundërshtari i tij në politikë. “Zoti Rama ka vendosur që të fuqizojë në këtë parti klanin miliarder. Po të marrësh Asllan Dogjanin, ai ishte një ishpolic, nuk kam dëgjuar të ketë pasur shkallë inkriminimi, por miliarder nuk ishte ai. Për të terrorizuar Partinë Socialiste e nisi me Kukësin, kur ia preu atij kokën, imagjino që për Erion Braçen s’ia ndjen fare…Po bën prerje kokash, shkoi gjeti Celibashin për t’i prerë kokën Gramoz Ruçit. Kjo është një politikë terrori mbi deputetët, është miliarderizim i PS…”,- tha Berisha duke saktësuar më tej se në grupin parlamentar të PD-së do të ketë ripërtëritje por “jo prerje kokash”. Koalicionet Berisha u ndal gjatë mbrëmë në marrëdhëniet e tij dhe partisë që ai drejton me aleatët që ka në qeveri. Kryeministri rikonfirmoi se do të dalë në koalicion me PDK-në, LZHK-në por edhe

me PDIU-në. “Ne e kemi aleat Shpëtim Idrizin, funksionojmë shumë mirë dhe jemi të bindur se me këtë parti do të shkojmë në zgjedhje”, - tha ai. Kreu i ekzekutivit shpjegoi hollësishëm edhe bashkëqeverisjen me LSI-në, duke e cilësuar si më të suksesshmen. “…Ju them se ka qenë mandati më i suksesshëm për sa i përket realizimeve të gjithanshme të vendit. LSI duhet të jetë e bindur se pa këtë koalicion nuk do mund të kishte luajtur këtë rol të 4 viteve në pushtet. Është krijuar në mënyrë të padiskutueshme një traditë mes këtyre dy forcave…”, - tha ai. “Afera e Ramës” Berisha deklaroi mbrëmë se Rama kërkoi të bënte një aferë korruptive pas zgjedhjeve të vitit 2009, gjatë negociatave me LSI-në. “Po të kthehemi tek viti 2009, LSI-ja u ftua me ofertë të jashtëzakonshme nga Edi Rama, por Meta e refuzoi me gjakftohtësi, sepse zoti Rama e bazonte ftesën e tij në kërkesa korruptive… Ai (Meta) i thoshte Edi Ramës se bashkë bëjmë 70 vota, por Rama i thoshte se do blejmë deputet nga e djathta…”, - tha Berisha, duke i kujtuar kryetarit të LSI-së se marrëdhëniet me Edi Ramën tashmë dihen: “Po të isha në vend të Metës, në vend të parë do vija interesin e vendit, do qeverisja me forcën e parë, trashëgiminë e ka me PD-në, dihen marrëdhëniet me Edi Ramën, janë të karakterizuara nga një pabesi ekstreme e tij. Pse u bë darka, kishte një qëllim, sanksionimin e mikut Preç Zogaj në listë, por Rama i nxori të gjithë aleatët. Ku është Preçi tani? I nxori të gjithë? I ka ngelur vetëm avokati. (Rama) është simbol i pabesisë politike, tjetri i luajalitetit të plotë në vendimin që merr”. Kryeministri komentoi dje edhe mundësinë e një poli të tretë në vend: “Me LSI-në unë jam në qeveri, me PBDNJ-në kam historinë e bashkëpunimit, ndaj unë nuk shoh asnjë lloj problemi, përkundrazi të dy janë aleatë, PBDNJ potencial, LSI real”. Referendumi Berisha nuk sheh ndonjë debat mes qeverisë shqiptare dhe Brukselit lidhur me mundësinë e zhvillimit të një referendumi për statusin. Ai e filloi

Kryeministri Berisha dje gjatë konferencës me gazetarët

përgjigjen e tij me një thirrje drejtuar Ramës. “…Urojmë që zoti Rama, mesazhin e Fyles dhe të ambasadorëve Sequi apo Arvizu të mos e interpretojë si thirrje për të mos votuar ligjet, por për t’i votuar…”, - tha ai. Më pas Berisha shtoi se askush nuk mund të qortojë një popull kur flet me votë. “…Nëse Rama nuk voton tri ligjet, do e bëjmë me referendum. Askush, asnjëri nuk mund të qortojë një popull kur ai flet me votë, absolutisht. A do ishte mirë të zgjidhej pa referendum, po, 100 herë më mirë. Ndaj nuk ka debat, mes Brukselit dhe Tiranës ka deklarata normale, mendime dhe opinione, që janë një gjë normale”.

Batutat kryesore të Berishës: • • • • • • •

Kur (Rama) ia preu Dogjanit kokën, imagjino që për Erion Braçen s’ia ndjen fare. Po të isha në vend të Metës, në vend të parë do vija interesin e vendit. Rama është simbol i pabesisë politike, tjetri i luajalitetit të plotë. Darka kishte sanksionimin e mikut Preç Zogaj në listë, por Rama i nxori. Ku është Preçi tani? I ka mbetur vetëm avokati. Rama, i vetmi njeri që qarkullon me taksën progresive Laura për hir të Lindës i bëri dy komplimente, mirë ia bëri se është me bashkëshorte ai. Imagjino po të niseshim nga fotot, Edi Rama del kryetar i “Hakmarrja për Drejtësi”.

Topi: Koalicioni me LSI mbetet i hapur “…Natyrisht që jam takuar me z.Meta. Jemi qytetarë të lirë. Dje jemi takuar në një ambient miqsh dhe nuk jemi futur në terma konkretë”

TIRANË Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi ishte më i qartë se asnjëherë tjetër mbrëmë në emisionin “Top Story” në raport me LSI-në. Topi tha mbrëmë se partia që ai drejton nuk do të bëjë koalicion vetëm me dy partitë e mëdha. “…Natyrisht që jam takuar me z.Meta. Jemi qytetarë të lirë. Dje jemi takuar në një ambient miqsh dhe nuk jemi futur në terma konkretë. Nuk kishte lindur kjo nevojë. Unë kam përjashtuar koalicionin me dy partitë e vjetra. Opsionet e tjera janë të hapura. Do të vendosin forumet e partisë nëse do të hyjmë të vetëm në zgjedhje apo si

koalicion. Me një probabilitet të lartë, ne kemi ende mendimin se ndoshta me shumë mundësi mund të futemi të vetëm në zgjedhje“, - tha Topi. Lidhur me mundësinë e një koalicioni me PD-në pas zgjedhjeve, Topi u përgjigj: “Gjëja e fundit që unë i rendis biografisë politike është zëri i Sali Berishës. Me këtë personazh të politikës, unë personalisht kam mbyllur çdolloj opsioni të bashkëpunimit në politikë. Natyrisht nuk kam qenë unë shkaktari, është dhe vazhdon të jetë ai. Ju keni parë çfarë komunikimi të rëndomtë përdor, sa qesharak është… Ky

është një shans matematikisht zero i bashkëpunimit me Berishën. Për ne është amortizuar”, - tha ai. Topi përsëriti shqetësimin e shprehur pak kohë më parë se partia e tij përgjohet në çdo aktivitet të saj. “…Ne kemi të dhëna të plota, edhe për shkak të pozicionit që kam pasur kam informacion edhe më shumë, por në të gjitha aktivitetet e FRD-së, edhe një rast në Durrës, fotografët e linjës së inteligjencës dhe ekzekutivit kanë fotografuar njerëz të cilët janë marrë në analizë dhe më pas u ka shkuar mandati për t’u larguar nga puna”, shtoi ai.


kronika e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

08.03.2013

7

Arben Frroku drejt Apelit: S’kam lidhje me vrasjen Tiranë Avokati i Arben Frrokut, biznesmenit

të dyshuar për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, ka vendosur të apelojë vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për masën e sigurisë “arrest me burg”. Avokati i Frrokut, Tonin Prendi tha se do t’i drejtohet Gjykatës së Apelit për të kundërshtuar masën e arrestit të vendosur nga shkalla e parë për klientin e tij. Ankimi pritet të paraqitet në Apel brenda së premtes, ku avokati do të kërkojë shfuqizimin e këtij vendimi, pasi provat

tregojnë se Arben Frroku nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e komisarit Dritan Lamaj. Biznesmeni Arben Frroku ndërkohë ndodhet në Selanik, ku pritet të qëndroje 40 ditë në paraburgim, afat brenda të cilit drejtësia shqiptare duhet t’i dorëzojë drejtësisë greke dosjen e ekstradimit. Prokuroria konfirmoi se brenda kësaj jave do t’u dërgohet autoriteteve greke dosja e përkthyer për ekstradimin e Arben Frrokut. Në rast se materialet nuk dorëzohen brenda afatit të parashikuar

në ligj, avokati i tij grek tha se klienti i tij do të lihet menjëherë i lirë. Vetë biznesmeni i dyshuar ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen. Frroku dhe kushëriri i tij, Jak Jaku, u arrestuan si të dyshuarit kryesorë për përfshirje në atentatin ndaj ish-kreut të Komisariatit të Kombinatit në Tiranë, Dritan Lamaj, më 24 shkurt. Më 1 mars, dy të akuzuarit u njohën me akuzat si dhe nisjen e procedurave për ekstradimin drejt Shqipërisë.

Zgjedhjet e lira Arvizu: Të gjitha palët të bëjnë mirë detyrat Ambasadori amerikan premton një vlerësim objektiv të SHBA-së për zgjedhjet, duke pohuar se po mbështeten vëzhguesit e brendshëm dhe të jashtëm. Referendumi për 3 ligjet? “Mbështes qëndrimin e Fyles” Zgjedhjet, referendumi për tri ligjet dhe dialogu politik ishin në fokusin e bashkëbisedimit online që ambasadori amerikan në Tiranë zhvilloi dje me qytetarët në rrjetin social “Facebook”. I pyetur nëse do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, Arvizu u përgjigj se palët përgjegjëse në proces duhet të kryejnë mirë detyrat që i përcakton ligji që kjo të arrihet. “Të gjitha palët përgjegjëse (KQZ-ja, qeveria, partitë politike dhe kandidatet e pavarur) duhet të veprojnë në mënyra të tilla që të rrisin besimin publik në proces, dhe si rrjedhim, një rezultat që pasqyron vullnetin e njerëzve në 23 qershor. Edhe secili prej votuesve ka përgjegjësi. Prandaj dhe unë i inkurajoj të gjithë që të nënshkruajnë zotimin “Sepse e Dua Vendin Tim” në faqen e Facebook-ut të ACT Now! Nëse të gjithë bëjnë detyrën e tyre, atëherë nuk ka asnjë arsye përse këto zgjedhje të mos jenë më të lirat dhe më të ndershmet në historinë e Shqipërisë”. Në këtë kuadër ai tha se SHBA do vlerësojnë në mënyrë objektive mbi çka do të vëzhgojë para, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve. “Populli shqiptar meriton të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike. Vlerësimi ynë do të jetë objektiv dhe i bazuar mbi çfarë ne vëzhgojmë përpara, gjatë dhe pas zgjedhjeve”, - tha Arvizu. I pyetur konkretisht për vëzhguesit,

Vëllezërit e plagosur janë dërguar në Spitalin Ushtarak në kryeqytet, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Arvizu theksoi se SHBA po punon me KQZnë për një proces transparent, ndërsa kërkoi që ditën e votimit të mos ushtrohet presion tek votuesi. “Ne po mbështesim grupet e vëzhguesve, të jashtëm dhe të brendshëm, si dhe po punojmë me KQZ-në për të ndërtuar një proces transparent të raportimit të rezultateve. Në zotimin “Sepse e Dua Vendin Tim”, ne u kemi kërkuar njerëzve që të premtojnë se nuk do të ushtrojnë presion tek familjarët e tyre për të votuar në një mënyrë apo në një tjetër. Ashtu edhe mbikëqyrësit apo personat në pozicione drejtuese nuk duhet të ushtrojnë presion tek vartësit e tyre për të votuar në një mënyrë të caktuar”, - tha ambasadori amerikan. I pyetur nëse do të përveshte sërish mëngët për një numërim të radhës, Arvizu tha: Kjo varet se sa e nxehtë do të bëhet situata aty brenda qendrave të numërimit”. Nisur nga shqetësimet për deklaratat e ashpra politike që bëhen në vend, ambasadori Arvizu tha se ato nuk ndihmojnë për të ndërtuar një dialog konstruktiv politik. “Jam dakord që deklaratat e përditshme të partive politike nuk kontribuojnë në ndërtimin e atij konsensusi politik, për të cilin Shqipëria ka nevojë. Për të ndërtuar një dialog konstruktiv, ambasada është duke mbështetur një seri debatesh parazgjedhore me përfaqësuesit e forumeve rinore të pesë partive politike”, - u shpreh Arvizu. Interesimit të pjesëmarrësve në këtë bashkëbisedim online lidhur me vlerësimin e SHBA-së për nismën e qeverisë për referendumin për miratimin e 3 ligjeve, Arvizu iu shmang duke theksuar se mbështeste qëndrimin e dhënë nga komisioneri Stefan Fyle, duke lënë të kuptohet se ishte kundra një lëvizjeje të tillë.

“Populli shqiptar meriton të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike. Vlerësimi ynë do të jetë objektiv dhe i bazuar mbi çfarë ne vëzhgojmë përpara, gjatë dhe pas zgjedhjeve”

Sajmir Çedja, 22-vjeçarit i vrarë thikë në zemër

Sequi: Shuma e dy monologëve nuk është dialog Kundër mbajtjes së referendumit për miratimin e tri ligjeve është shprehur edhe përfaqësuesi i Komisionit Europian në Tiranë, Ettore Sequi. I pyetur dje në lidhje me këtë çështje nga mediat në Tiranë, Sequi ironizoi vendimin e mazhorancës për t’i miratuar ligjet e integrimit me referendum, duke theksuar se “për ne, dialogu nuk është shuma e dy monologëve”. Pra sipas tij, referendumi nuk është një mjet që duhet të zëvendësojë dialogun mes forcave politike në vend. “Unë do të thosha pak gjëra të thjeshta. Së pari mendoj se komisioneri Fyle i ka

thënë të gjitha. Unë nuk do të shtoj asgjë pas asaj që ka thënë zoti Fyle. Do të doja të bëja vetëm një koment. Ju e keni vënë re që ne flasim gjithmonë për konsensus dhe dialog. Dhe unë dua t’ju them se cila është mënyra jonë e interpretimit të dialogut. Për ne dialogu nuk është shuma e dy monologëve”, - tha Sequi. Këto deklarata ambasadori Sequi i bëri pas përfundimit të takimit ku u prezantuan rezultatet e projektit të binjakëzimit të Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar me atë Italian, ku i pranishëm ishte dhe ministri i Transporteve, Sokol Olldashi.

Konflikti në Tiranë, plagosen me thikë 2 vëllezër

21 janari në Apel, tre gjyqtarët që do të vendosin për gardistët

Tiranë Një sherr banal ka sjellë plagosjen e dy vëllezërve në Tiranë. Policia arrestoi autorin e dyshuar të krimit me akuzën e plagosjes së dyfishtë, ndërsa mendohet se krimi ka ndodhur pas një grindjeje mes palëve. Vëllezërit e plagosur janë dërguar në Spitalin Ushtarak në kryeqytet, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Kreshnik e Ramazan Daci mbetën të plagosur me thikë, pas konfliktit me Fatjon Gjanën, tashmë i shpallur në kërkim nga policia. Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme, në afërsi të një shkolle në fshatin Bathore të Kamzës në Tiranë, kur policia mori një njoftim se në zonën e Bathores, gjatë një konflikti që kishte ndodhur mes dy palëve kishin mbetur të plagosur dy persona. Menjëherë pas marrjes së informacionit, disa patrulla të Komisariatit të Policisë nr.5, mbërritën në vendin e ngjarjes. Pas veprimeve të para, policia mësoi se personat kishin qenë në lokal në gjendje të dehur, kur Gjana kishte goditur me thikë dy vëllezërit. Burimet e policisë thanë se personat janë fyer dhe ofenduar me njëri- tjetrin, ndërsa më Gjana ka goditur Kreshnik e Ramazan Dacin. Gjatë marrjes së tyre në pyetje, policia mësoi prej tyre se Gjana kishte goditur ata në grindje e sipër, duke i lënë të plagosur. Blutë ndaluan të dyshuarin vetëm pak kohë pas krimit, ndërsa i komunikuan atij akuzën e vrasjes së mbetur në tentative ndaj dy personave. D.Biçaku

Tiranë Një muaj pasi Gjykata e Tiranës shpalli të pafa-

Gjyqtari Haxhialushi ka një karrierë të gjatë në gjyqësor dhe në dhjetor të vitit të shkuar u zgjodh anëtar i KLD-së

jshëm dy zyrtarët e lartë të Gardës së Republikës, Gjykata e Apelit hodhi në short emrat e gjyqtarëve që do të gjykojnë këtë çështje. Shorti elektronik përcaktoi se trupi gjykues i çështjes “21 Janari” do të kryesohet nga gjyqtari Astrit Haxhialushi. Gjyqtari Haxhialushi ka një karrierë të gjatë në gjyqësor dhe në dhjetor të vitit të shkuar u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Dy gjyqtarët e tjerë që janë përzgjedhur për të qenë pjesë e trupit gjykues të kësaj dosje janë Fatos Qato dhe Tom Ndreca. Ndreca ka qenë pjesë e Kolegjit Zgjedhor në zgjedhjet e 2009 dhe ato të 2011 dhe është kritikuar nga opozita, e cila ka pretenduar se gjyqtari ka mbështetur qeverinë në shqyrtimin e ankesave mbi vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Më 7 shkurt të këtij viti, një trup gjykues i kryesuar nga gjyqtari Besnik Hoxha shpalli të pafajshëm dy zyrtarët e Gardës së Republikës, edhe pasi prokuroria i akuzon ata për vrasjen me dashje në demonstratën e 21 janarit 2011. Gjykata pranoi se të paktën dy nga manifestuesit ishin qëlluar nga armët e përdorura nga komandanti i Gardës, Ndrea Prendi dhe drejtuesi i njësisë speciale, Agim Llupo, por tha se prokuroria nuk kishte paraqitur provat që të vërtetonin se ata kishin qëlluar me dashje.


CMYK

8

8.03.2013

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E BRENDSHME

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E BRENDSHME

Departamenti i Administratës Publike

Departamenti i Administratës Publike

SHPALLJE E REZULTATIT TË KONKURIMIT

SHPALLJE E REZULTATIT TË KONKURIMIT

Në përputhje me nenin 13, pika 7 të ligjit Nr. 8549, datë 11.11.1999, “Statusi i Nëpunësit Civil” si dhe pikën 20 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 231, datë 11.05.2000 “Për Pranimin në Shërbimin Civil dhe Periudhën e Provës”,

Në përputhje me nenin 13, pika 7 të ligjit Nr. 8549, datë 11.11.1999, “Statusi i Nëpunësit Civil” si dhe pikën 20 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 231, datë 11.05.2000 “Për Pranimin në Shërbimin Civil dhe Periudhën e Provës”,

znj. Aurora POLO

znj. Elona BERKI

është fitues i konkursit për pozicionin SPECIALIST NË SEKTORIN E LEJEVE DHE KONÇENSIONEVE ENERGJETIKE NË DREJTORINË E STANDARTEVE ELEKTRO - ENERGJETIKE NË MINISTRINË E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJITIKËS.

është fitues i konkursit për pozicionin SPECIALIST NË SEKTORIN E LEJEVE DHE KONÇENSIONEVE MINERARE NË DREJTORINË E STANDARTEVE MINERARE DHE INDUSTRIALE NË MINISTRINË E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJITIKËS.

Adresa: Sheshi Skënderbej, nr.3, Tiranë, Shqipëri, Kutia Postare Nr.1751 Tel/Fax:+355 4 2 251241, 2 235937

Adresa: Sheshi Skënderbej, nr.3, Tiranë, Shqipëri, Kutia Postare Nr.1751 Tel/Fax:+355 4 2 251241, 2 235937

www.pad.gov.al

www.pad.gov.al

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E BRENDSHME

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E BRENDSHME

Departamenti i Administratës Publike

Departamenti i Administratës Publike

SHPALLJE E REZULTATIT TË KONKURIMIT

SHPALLJE E REZULTATIT TË KONKURIMIT

Në përputhje me nenin 13, pika 7 të ligjit Nr. 8549, datë 11.11.1999, “Statusi i Nëpunësit Civil” si dhe pikën 20 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 231, datë 11.05.2000 “Për Pranimin në Shërbimin Civil dhe Periudhën e Provës ”,

Në përputhje me nenin 13, pika 7 të ligjit Nr. 8549, datë 11.11.1999, “Statusi i Nëpunësit Civil” si dhe pikën 20 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 231, datë 11.05.2000 “Për Pranimin në Shërbimin Civil dhe Periudhën e Provës”,

znj. Desantila VATNIKAJ dhe z. Andi SPAHIU

znj. Blerina NDONI dhe znj. Suarda BRAHO

janë fitues të konkursit për pozicionin SPECIALIST NË DREJTORINË E POLOTIKAVE MINERARE DHE INDUSTRIALE NË MINISTRINË E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJITIKËS.

janë fitues të konkursit për pozicionin SPECIALIST NË DREJTORINË E STATISTIKËS DHE KOMUNIKIMIT ELEKTRONIK NË MINISTRINË E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJITIKËS.

Adresa: Sheshi Skënderbej, nr.3, Tiranë, Shqipëri, Kutia Postare Nr.1751 Tel/Fax:+355 4 2 251241, 2 235937

Adresa: Sheshi Skënderbej, nr.3, Tiranë, Shqipëri, Kutia Postare Nr.1751 Tel/Fax:+355 4 2 251241, 2 235937

www.pad.gov.al

www.pad.gov.al

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E BRENDSHME Departamenti i Administratës Publike e diel Eh... Artur Zheji: ’80 vajzat e viteve

Preç Zogaj: Lamtumirë përqafim armë, lamtumirë

ty 1,000 Lekë për a mu 1,000 Lekë për

Edison Ypi: Kurva hyjnore

300 LEKË 2012 ÇMIMI BOTIMIT SHTATOR VITI VII NR. 8 (255),

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

E përmuajshme

E përmuajshme Edison Ypi: Kurva hyjnore

irë Preç Zogaj: Lamtum përqafim armë, lamtumirë

ORI 33

PYETËS

GJERGJ META

MUND NË EUROPË TË HYJMË EDHE PA TURQINË DORËSHKRIM

ENIGMAT E NATËS KUR U MBYT ’ ‘KATËRI I RADËS

30 lekë

30 lekë EKULLIT JA RIMISHËRON

përĖtoni në Eagle dhe dhe për ata! Sillni miqtë tuaj dhuratë për vete Lekë kohë bisede

1,000

Për më tepër

Artur Zheji: Eh... ’80 vajzat e viteve

TI ...NAZIME, A LL JE A...? HALLA TA BOFT ZOTI...

MONIKA LUBON

E PËRMUAJSHME

30 lekë

10 GRATË E SH

GERALDINËN

Çili; MUSINE BELISHOVA-Henri PELINKU-Artan Spiropali; LIRI DRITA Moikom KADARE-Elisa Robert Elsie; Ardian Vehbiu,tan Lame; DORA D’ISTRIAs Tarifa; HELENA VAÇE ZELA-Fato Lleshanaku, Amik Kasoruho, QIRIAZI-Ar ALDINE APPONYI Tasho; MOTRAT Revista MAPO-GER Luljeta KOKALARIan Civici; XHAVELLA-Roland Imami; MOSKO TEFTA TASHKO KOÇO-Adri Zeqo;

al www.eaglemobile. informacion vizitoni

çdo ditë gazeta ‘MAPO’ çdo PLUS muaj revistat ‘MAPO’ dhe ‘MADAME MAPO’

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

VII BOTIMIT NR. 8 (255), VITI

ÇMIMI 300 LEKË SHTATOR 2012

REPORTAZH

...NAZIME, A TI JE A...? HALLALL ... TA BOFT ZOTI PYETËSORI 33

GJERGJ META D EUROPË MUN NË TË HYJMË EDHE PA TURQINË DORËSHKRIM

S ENIGMAT E NATË KUR U MBYT ËS’ ‘KATËRI I RAD

A RIMISHËRON

dhe përĖtoni për ata! ratë për vete dhe

MONIKA LUBONJ

l i www.eaglemobile.a nformacion viziton

E PËRMUAJSHME

dhu ekë kohë bisede

GERALDINËN

ULLIT

EK 10 GRATË E SH

E nri Çili; MUSIN BELISHOVA-He U-Artan Spiropali; LIRI Elsie; DRITA PELINK A KADARE-Elisa Vehbiu, Robert DORA D’ISTRIA- Moikom Tarifa; HELEN Lame; Kasoruho, Ardian VAÇE ZELA-Fatos DINE APPONYI Lleshanaku, AmikTasho; MOTRAT QIRIAZI-Artan MAPO-GERAL land KOKALARI- Luljeta Civici; Revista XHAVELLA-Ro Imami; MOSKO TEFTA TASHKO KOÇO-Adrian Zeqo;

300 lekë

300 lekë

SHPALLJE E REZULTATIT TË KONKURIMIT

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

REPORTAZH

Lekë për ty Lekë për mua

ë tuaj në Eagle

NJOFTIM / REKLAMA

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Agjencia e Abonimit të Shtypit (Arben Trenova): 04 223 52 05 • 068 20 47 825 Posta shqiptare: 04 237 5598 • 068 50 24 159 Agjencia e Abonimit Adrion: 04 224 0018 • 069 20 36 768 Agjencia e Abonimit, Durrës (Agim Memko): 0692372850

Në përputhje me nenin 13, pika 7 të ligjit Nr. 8549, datë 11.11.1999, “Statusi i Nëpunësit Civil” si dhe pikën 20 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 231, datë 11.05.2000 “Për Pranimin në Shërbimin Civil dhe Periudhën e Provës ”, znj. Eleni QATO është fitues i konkursit për pozicionin SPECIALIST ARKIVI NË SEKTORIN E ARKIV DOKUMENTACIONIT NË DREJTORINË E SHËRBIMEVE TË BRENDSHME NË MINISTRINË E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJITIKËS. Adresa: Sheshi Skënderbej, nr.3, Tiranë, Shqipëri, Kutia Postare Nr.1751 Tel/Fax:+355 4 2 251241, 2 235937

www.pad.gov.al


CMYK

NJOFTIM / REKLAMA

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

8.03.2013

9

Bashkojuni Kombëtares Shqiptare të futbollit në Oslo me PLUS & Union Travel Tiranë, Mars 2013 - PLUS Communication dhe Union Travel ofrojnë një mundësi të artë për të ndjekur Kombëtaren tonë të futbollit  në ndeshjen e saj, në Oslo, në 22 mars. Të gjithë klientët me parapagesë, të cilët rimbushin  numrat e tyre PLUS nga  datat 1 deri në 15 mars, mund të përfitojnë paketën fantastike  që ofron: udhëtimin me charter në Oslo, akomodim dhe biletë për të parë ndeshjen live. Mekanizmi është i thjeshtë: Sa më shumë rimbushje, aq më shumë mundësi për të fituar! Personat që do të grumbullojnë më shumë kredit nga rimbushjet e kryera gjatë kësaj periudhe, do ta përfitojnë këtë paketë.   Me një skemë të thjeshtë rimbushjesh mund të përfitojë kushdo. “Nuk është hera e parë që PLUS u ofron mundësi të tilla abonentëve të tij. Kur ne, me krenari, rinovuam për të dytin vit në rradhë mbështetjen tonë pë Kombëtaren Shqiptare të Futbollit, menduam sigurisht se edhe klientët tanë duhet të kenë mundësi ta ndjekin atë në çdo ndeshje. Jemi siguruar që një gjë e tillë ndodh, duke dhuruar bileta falas për çdo ndeshje. Bashkëpunimi me Union Travel dëshmon vullnetin tonë për të gjetur gjithmonë mënyra të reja për t’u qëndruar më pranë si abonentëve tanë, ashtu edhe Kombëtares Shqiptare të Futbollit,“ tha Julien Coustaury, Drejtor i Përgjithshëm dhe Administrator i Plus Communication. Vitin e kaluar Plus Communication rikonfirmoi

“Nuk është hera e parë që PLUS u ofron mundësi të tilla abonentëve të tij” - tha Julien Coustaury Drejtori i Përgjithshëm dhe Administrator i Plus Communication mbështetjen e tij për sportin më të dashur të shqiptarëve duke vazhduar të jetë sponsori i përgjithshëm i Kombëtares Shqiptare të Futbollit , duke e mbështetur atë në sfidat e dy viteve të ardhshme në eleminatoret e Botërorit Brazil 2014.

Ta Shohësh Botën me Optikë Elitare! Është optika më prestigjoze në Shqipëri. Përfaqësuese e autorizuar e

CARTIER për të gjithë rajonin.

Grand Optika Group sh.p.k, Hotel Sheraton, Tirana ,Albania Tel:0673001000; 0674006606; info@grandoptika.al; www.grandoptika.al

Grand

optika

Drejtues : Zyra e Pranimit dhe Kujdesit ndaj studentit

Detyrat: Organizon grupe pune, të përbëra nga pedagogë dhe studentë, të cilët vizitojnë shkolla të mesme në qytete të ndryshme të vendit për t’u bërë të njohur nxënësve të vitit të fundit të shkollës së mesme programet e studimit që ofron; menaxhon dhe drejton këshillimin e studentëve në lidhje me procesin akademik dhe çështje të tjera të lidhura me to, si dhe organizon e koordinon aktivitetet e UET-it dhe ato në bashkëpunim me të tretët në mjediset e UET-it dhe jashtë tij. KualifiKimet: Diplomë BA: 5 vjet experience pune në organizime dhe punë direkte me studentët apo grupimet studentore.

Drejtues: Zyra e Karrierës dhe e Praktikave

Detyrat: Është përgjegjëse për sigurimin e mbarëvajtjes së procesit të zhvillimit të praktikave si dhe të këshillime të karrierës; ndjek dhe organizon çështjet e karrierës të studentëve në UET; ofron këshillim dhe udhëzime në lidhje me orientimin dhe zhvillimin e karrierave profesionale të studentëve; bashkëpunon ngushtë me Departamentet e Fakulteteve për organizimin dhe vijueshmërinë e praktikave profesionale të studentëve; mban komunikim me Bordet e Tregut të Punës për të tërhequr mendime mbi përputhjen e diplomave të ofruara me tregun e punës, si dhe për të lehtësuar procesin e praktikave. KualifiKimet: Diplomë MA: 5 vjet experience pune në organizime brenda organizatës dhe punë direkte me bizneset

Drejtues: Zyra e marrëdhënieve Publike dhe e marketingut

Detyrat: Organizon marrëdhëniet me publikun dhe medien si dhe marketingun e UET-it. Mban lidhje dhe komunikon me mediet e shkruara dhe elektronike për pasqyrimin e çështjeve, veprimtarive të UET-it dhe promocionin e tij; bashkëpunon me njësitë e tjera të UET-it dhe me Zyrën e Kujdesit ndaj Studentit për pasqyrimin e aktiviteteve; ndërton mënyrat e komunikimit me shtypin për shpërndarjen e informacionit dhe për pasqyrimin e veprimtarive të UET-it; përkujdeset për faqen e internetit të UET-it dhe për përditësimin e saj; përcjell shtypin ditor dhe atë periodik; përgatit dhe mban lista të plota e të përditësuara të kontakteve me mediet e shkruara dhe elektronike. KualifiKimet: Diplomë MA në MPK, Gazetari, Shkenca Sociale: 5 vjet experience në profile pune që lidhen me detyrat sa më sipër.

Njoftim PuNësimi Universiteti Europian i Tiranës, është një universitet lider për zhvillimin e dijes në shoqërinë shqiptare, me qëllim t’u japë studentëve një edukim cilësor, nëpërmjet mësimdhënies, kreativitetit, përdorimit të arritjeve më të mira të shkencës, si dhe partneriteteve me tregun e punës e atyre ndërkombëtare. UET po në zhvillim të strukturave menaxhuese kërkon specialistë të rinj dhe dinamikë

Dekani i studentëve ne uet

Detyrat: Mban, organizon, koordinon, zgjeron dhe administron marrëdhëniet studentit me institucionin UET, brenda dhe jashtë tUET-it me të tretët, organizma homologë ose të ngjashëm, për lidhjen dhe forcimin e marrëdhënieve dy dhe shumëpalëshe; garanton jetën studentore në UET, zbatimin e marrëveshjeve me tretët me në qendër studentin UET dhe ndjek realizimin e aktiviteteve të parashikuara në to. KualifiKimet: Diplomë Dr e lart: 5 vjet experience në profile pune që lidhen me detyrat sa më sipër. Për aplikimet elektronike deri me 4 mars 2013 në adresën bora.trajani@uet.edu.al aplikantët duhet të sjellin: CV, Letër interesi, Diploma dhe certifikata mbeshtetese; dhe dy adresa elektronike per rekomanduesit


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Çfarë do të bëjë PS-ja me drejtësinë? Q ë në hyrje dua të përgëzoj Erion Picirin, që ka bërë një artikull cilësor dje në këtë gazetë, me titullin “Gjykatat dhe ndarja e pushteteve”. Diagnoza dhe terapia nuk janë “revolucionare”, por sa më shumë analistët t’i bien pa pushim së njëjtës vrimë fyelli, aq më shumë shanse do të ketë që politika të na dëgjojë. Shqiptarëve nuk duhet t’u gënjejë mendja se pas 23 qershorit do të fillojë një epokë e re për drejtësinë. As PD-ja dhe as PS-ja nuk kanë asnjë propozim konkret të afishuar për ta bërë drejtësinë shqiptare realisht të pavarur nga politika. Pavarësia e gjyqësorit është e vetmja garanci që nesër e pasnesër të mos shohim 21 janarët të përsëriten si në një serial famëkeq… Përpara se të analizoj problemin që shtron drejtësia dhe zgjidhjet që shtrohen, është e udhës të theksoj se nuk duhet ta denigrojmë përpjekjen programore që po bën opozita për ta futur një ditë drejtësinë në shina të mbara. Ndërkohë, në këtë shkrim s’do humbasim kohë me mazhorancën, pasi ajo nuk e sheh se ku qëndron problemi me drejtësinë. E pamundur në këtë rast t’i kërkosh asaj ta reformojë atë.  Kur PS-ja ngatërron moralin me strukturën  Fjala ‘drejtësi’ është kryefjalë në programin e PS-së, ashtu si dhe në të gjitha ndërhyrjet e liderit të saj. Por nuk mjafton të flasësh për sëmundjen që ajo të shërohet vetvetiu. PS-ja sheh vetëm pasojat, një drejtësi jo efikase, jo kompetente, jo e moralshme, domethënë jo e drejtë, që është kulmi për një drejtësi. Duke parë vetëm pasojat dhe jo origjinën e pasojave, zgjidhja e vetmja që propozon PS-ja është detyrimisht konjukturale. Domethënë, e përkohshme. Cila është kjo zgjidhje? Atë e thotë vetë Edi Rama: nëse duam një drejtësi të moralshme, kjo do të vijë vetëm nga një klasë politike qeverisëse e moralshme. PS-ja e bazon reformën në drejtësi vetëm te forca e shembullit. Po të jenë Kryeministri, ministrat dhe administrata shtetërore të ndershëm, pa dyshim dhe prokurorët e gjykatësit do të bëhen të tillë pasi shembulli do të vijë nga sipër, thotë pak a shumë, kryesocialisti. Më kujton kjo të njëjtën utopi që kanë disa mendje të iluminuara në botë kur kërkojnë një governancë botërore të aftë që me anë të shembullit të mirë të bëjë kinezët dhe rusët të respektojnë po ato vlera si perëndimorët. Kjo funksionon vetëm në letër. Në praktikë ecën ajo që quhet Reformë. Duhet ndryshim strukturor, dhe jo vetëm ndryshim moral i cili funksionon në mënyrë të kufizuar, për aq kohë sa personat e moralshëm janë në pushtet. Mund ta besojmë se ndershmëria e ‘kabinetit Rama’, ashtu si një dorë e butë dhe padukshme në një krahasim të Adam Smith-it, do t’i bëjë gjyqësorët t’u vijë turp nga vetja dhe të përmirësohen. Le ta zëmë pra se metoda Rama ecën. Po sikur mbas katër vjetësh, PS-ja të humbasë zgjedhjet dhe vjen ose rivjen në pushtet një parti që nuk është më e moralshme? Sipas të njëjtit ekuacion, drejtësia kësaj here do t’u rikthehej reflekseve të mbrapshta të së kaluarës. Mjafton ky shembull që z. Rama dhe Partia Socialiste ta kuptojnë se një parti se-

analizë Genc Burimi

rioze nuk duhet të mendojë për katër vjet a tetë vjet dhe më pas le të bëhet qameti. E vetmja reformë që i jep garanci një populli nuk është ajo morale, por strukturore.  Çfarë është reforma strukturore? Përpara se të ndërmarrësh një reformë strukturore, duhet të kuptosh dhe të atakosh origjinën e një problemi. Në rastin e drejtësisë, nuk janë puçrrat urtikale, siç qe vendimi mbi 21 janarin, që duhen atakuar, por strumbullari që çoi si bumerang tek ai vendim. Te ne ka një handikap strukturor që ka venitur pavarësinë e supozuar të sistemit të drejtësisë. Aty është dhe mëma e të gjitha të këqijave në drejtësinë shqiptare. Aty duhet drejtuar dhe lazeri i reformës si në një operacion kirurgjikal. Morali që propozon më pas Rama janë thjesht fashot. Por është më lehtë ta thuash këtë sesa ta bësh. Bile dhe ta imagjinosh, nuk është e lehtë. Prandaj dhe në demokraci partitë ndahen në ato që kanë ide dhe ato që s’kanë…  Dy e sëmura të sistemit tonë të drejtësisë Le të bëjmë një përmbledhje të shkurtër të problemit të mos-pavarësisë së gjyqësorit në Shqipëri, detajet teknike të të cilit janë shtjelluar shumë qartë në shkrimin e djeshëm të gazetës Mapo. Si shqiponja jonë, edhe drejtësia ka dy koka: prokurorinë dhe gjykatat. Në një demokraci funksionale, këto dy koka duhet të jenë totalisht të pavarura nga klasa politike. Po hyri krimbi në mollë, sado e vogël qoftë larva, është i gjithë fruti që kalbet. Kjo larvë ka hyrë në të dyja kokat dhe është bërë gjarpër. Deri më sot nuk ka ardhur nga klasa politike asnjë propozim si mund t’i prihet koka këtij gjarpri, që të lihet drejtësia të marrë frymë e të japë vendime lirisht. Nuk mund të themi se ka sabotim në konceptimin e ligjit mbi pavarësinë e drejtësisë, pasi dhe në vetë vendet perëndimore ekuilibri ideal mezi gjendet. Franca është një nga shembujt më të këqij, e treguar shpesh me gisht nga organet europiane, pasi “koka” e saj, e prokurorit, është e ndërlikuar, me dy “nën-koka”:  një prokuror i pavarur, dhe një prokuror i emëruar nga qeveria. Ky i fundit, normalisht, nuk duhet të ekzistonte. Këto ide që po shtjellojmë këtu nuk duhen marrë pra si akuza ndaj klasës politike shqiptare, por si një thirrje e sinqertë qytetare: ja problemi, dhe hajdeni politikanë ta zgjidhim nëse keni vullnet. Në Shqipëri pra, disfunksionimi i pavarësisë është i dyfishtë, në gjyqësor, që përfaqësohet nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, dhe në Prokurori, që përfaqësohet nga Kryeprokurori. Kemi prej kohësh provën legale se në këto dy instanca, me fuqi të jashtëzakonshme për fatet e drejtësisë në vend, ligjin e bën politika. Ndiqni reaksionin zinxhir: Presidenti i Republikës, pasi është zgjedhur me

shumicë të thjeshtë nga Parlamenti, gëzon monopolin të jetë kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Është ky Këshill që do të emërojë apo sanksionojë më pas gjithë ata gjykatës të terrenit, duke përfshirë dhe atë që dha vendimin mbi 21 janarin. Sikur ky gjykatës të kishte dhënë një vendim kundra gardistëve, pra kundra interesave të kryetarit të mazhorancës që ka emëruar kryetarin e shtetit, teorikisht ky gjykatës do të flakej me një kleçkë, nga ato të rëndomtat që do t’i gjente Këshilli i Lartë i Drejtësisë, kryesuar nga kryetari i shtetit. Por, vërejnë shpirtrat polemizues, Presidenti nuk është i vetmi që merr vendim në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Kanë shumë të drejtë. Presidenti e merr vendimin, kulmi i ironisë, bashkërisht me persona po ashtu të emëruar si ai nga mazhoranca dhe që janë, nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ministri i Drejtësisë apo kryetari i Gjykatës së Lartë. Pra Këshilli i Lartë i Drejtësisë, që vendos për fatet e drejtësisë në vend ashtu si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendos për fatin e zgjedhjeve, është ndërtuar katërcipërisht me të njëjtin model si KQZ-ja. Ka në përbërje elementë nga të gjithë krahët politikë, por shumicën dhe vendimin e kanë në dorë të emëruarit nga mazhoranca parlamentare. Hidhemi te Kryeprokurori, koka tjetër e drejtësisë. Thuajse e njëjta gjë, në mos më keq akoma. Këtu s’ka nevojë për Këshill, as vota shumice e pakice në emërimin dhe shkarkimin e prokurorëve. Këtu Ligjin e bën Kryeprokurori. Kush e emëron dhe e kontrollon atë? I njëjti personazh si në rastin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, kryetari i shtetit, të cilin e emëron dhe e kontrollon siç e thamë, kryetari i mazhorancës. Konkluzioni paraprak: çfarëdo të themi e të mendojmë, një gjë duket qartë si syu në ballë: sot është Sali Berisha që konstitucionalisht, dhe aspak harbutërisht, drejton të gjithë sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Ashtu siç nesër, po fitoi zgjedhjet PS, do të jetë z. Edi Rama, kryetar mazhorance dhe Kryeministër, që do të kontrollojë si Berisha sot, të gjithë sistemin e drejtësisë. Tamam si në teatër kukullash, ku ai që tërheq fijet e marionetave fshihet mbrapa dhe ka talentin t’i lërë kalamajtë gojëhapur, sikur të ishin kukullat vetë që flisnin. Dallimi, thotë marionetisti Rama, është se “unë do të jem i ndershëm”!! Po tallet? Fjala nuk është për të, por për strukturën që ai dhe partia e tij do të lënë si kontribut dhe trashëgimi në themelet e demokracisë shqiptare. Gurët mbeten, ndershmërinë e merr era.  Si ta shpëtojmë drejtësinë shqiptare? E gjitha kjo për të arritur te kjo pyetje, përgjigjen e së cilës nuk e gjen te programi i PS. Por përgjigja është te çdo shqiptar, pasi padyshim që secili nga ne e ka një ide sesi mund të vendosim rregulla të reja loje në emërimet në drejtësi. Programi real ky është, të tjerat janë lojë fjalësh. U kënaqa pa masë në shkrimin që lexova dje te MAPO, pikërisht sepse konstatova se ka dhe të tjerë që mendojnë si unë: drejtësia të kalojë nëpërmjet kutive të votimit. Zgjedhja e organeve të drejtësisë, që kanë monopolin e emërimeve dhe sanksioneve në të

Ball për ballë gjitha hallkat e drejtësisë, të bëhet me votë nga populli. Isha aq i bindur prej kohësh tek efikasiteti i kësaj metode që funksionon në ShBA, dhe deri diku në Zvicër, saqë nuk pashë megjithatë një të metë reale në këtë formulë. Kush e organizon fushatën elektorale të Kryeprokurorit të ardhshëm dhe të nr. 1 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në rast zgjedhje nga populli? Në ShBA e bëjnë partitë, Republikanët dhe Demokratët. Në Shqipëri po ashtu, s’do mund ta pengosh me ligj që një parti të jetë tifoze për këtë apo atë kandidat për Kryeprokuror apo kryetar KLD-je. E meta aty është, Kryeprokurori i zgjedhur pas një fushate partiake, do të jetë detyrimisht, moralisht, i “hyrë në borxh” ndaj asaj partie që do të bëjë të mundur votimin e tij nga populli. Ndaj kjo nuk më duket e vetmja zgjidhje, të cilën e theksoj, nuk duhet ta kemi tabu. Argumenti më i mirë në favor të zgjedhjes me votë të organeve superiore të drejtësisë është se opinioni publik do të kishte një marrëdhënie më të qartë, më të drejtpërdrejtë me përgjegjësin e drejtësisë, pasi do ta ketë zgjedhur me votë. Dhe, po me votë do ta heqë nëse bilanci 4-5 vjeçar i Kryeprokurorit dhe i KLD-së nuk do të ishin në nivelin e shpresave të qytetarëve.  Po presidenti nga populli ? Por le ta çojmë reflektimin edhe më larg. Po e nisëm këtë rrugë, gjë që nuk ka asnjë shans për momentin, pasi asnjë parti nuk e zë në gojë reformën e pavarësisë së drejtësisë, pra po e nisëm këtë rrugë me zgjedhje nga populli, përse mos ta imagjinojmë të zgjedhim direkt Presidentin e Republikës nga populli? Në këtë rast është ai përgjegjësi i drejtpërdrejtë për të mirat apo mynxyrat që do të njohë drejtësia e vendit gjatë mandatit të tij. Veçse këtu prekim një reformë edhe më të lartë, (super)-strukturore, reforma institucionale që mban traun e shtëpisë. E çfarë pastaj? Pse të kemi frike nga debati? Pse PS-ja nuk tregohet guximtare dhe t’i hapë këto diskutime në takimet e shumta që bën çdo javë me rininë e kategori të tjera shoqërore? Pse diskutohet në këto takime për gjëra anekse, ndërkohë që janë themelet institucionale të “shtëpisë” Shqipëri që duhen rimenduar? Po nuk u debatuan këto tema në fushatë, kur do të bëhet kjo? Të presim dhe katër vjet fushatën e ardhshme, pasi ta kemi parë që po ata gjyqtarë e prokurorë, me po ato andralla, do të kemi? Le ta provojnë të hapin një debat të tillë politikanët tanë me studentët e Juridikut, do të habiten sa të pjekur e pjellorë janë. Ata janë e ardhmja, ata nuk i sheh gjëkundi në këtë fushatë, ku të krijohet përshtypja se drejtuesit

e PS janë ekspertë për gjithçka, në mjekësi, në kriminalistikë, në drejtësi, e sigurisht në bujqësi, Eldoradoja e re e klasës politike shqiptare. Fajin e kanë dhe mediat që përballë politikanëve vënë në debate vetëm gazetarë dhe jo ekspertë për fushën përkatëse ku politikani premton se do të bëjë hatanë. Për t’iu rikthyer reformës në drejtësi, evokova dy opsione më sipër: të zgjedhim nga populli, ose personelin drejtues të drejtësisë, ose vetë Presidentin e Republikës, i cili do të emërojë më pas këtë personel. Thamë se zgjidhja e dytë është më logjike. Por ajo nxjerr me rikoshet problemin e kohabitacionit, mjaft i njohur ky në Francë. Presidenti dhe Kryeministri bëjnë “masë”, kur populli voton për partinë e Kryeministrit dhe në të njëjtën kohë voton për një President kandidat nga partia rivale. Por dhe kësaj mund t’i gjendet zgjidhja, pak a shumë si në Rumani. Në rastin tonë, presidenti do të kishte vetëm një rol të kufizuar në emërimin e personelit të drejtësisë, pa iu njohur e drejta të fusë hundët në caktimin e qeverisë dhe të politikave qeveritare. Në këtë rast nuk ka rrezik kohabitacioni, pasi Kryeministri dhe Presidenti janë secili në punën e vet. Në të vërtetë këtë rol ka sot Presidenti në Shqipëri, por me dallimin që në rastin e zgjedhjes se presidentit nga populli, ai nuk i ka më asnjë “borxh” Kryeministrit në emërimin e tij. Eliminohet kështu dorëvënia e qeverisë në pushtetin e drejtësisë. Një opsion i tretë do të ishte rikthimi në të kaluarën e afërt. Pse mos ta ribëjmë Presidentin, produkt të një zgjedhjeje me konsensus nga Parlamenti, ashtu siç ishte përpara se Edi Rama, me naivitetin e tij të dikurshëm, të fuste ujkun në vathë, kur i hapi rrugën amendamentit që i lejon mazhorancës ta zgjedhë e vetme Presidentin. Por, a ishte më mirë drejtësia më përpara? Nuk e besoj. Shqiptarëve nuk u kujtohet që ai President ‘konsensual’, Rexhep Mejdani apo Alfred Moisiu, të kenë përplasur ndonjëherë grushtin mbi tavolinë kur drejtësia qelbej nga era… Këtë guxim ia jep një Presidenti vetëm legjitimiteti që rrjedh drejtpërdrejt nga populli dhe jo nga partitë politike. Për momentin, tre muaj para zgjedhjeve, nuk kemi asnjë zgjidhje konkrete për pavarësinë e drejtësisë. Kjo është gjëja më e sigurt që mund të themi sot. Të presim vendimin e shkallës së apelimit për ngjarjet e 21 janarit, që opinioni publik të zgjohet e të kujtohet sërish se na duhet një reformë në drejtësi. Vetëm në ndodhtë një mrekulli, dhe PS i fut marshin e pestë hartimit të reformave strukturore. 


op-ed

2

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

G

jatë javës së parë si Sekretar i Shtetit për Shtetet e Bashkuara, pata nderin të takoja një grup grash kurajoze nga Burma. Dy prej tyre ishin ish-të dënuara politike të cilat, ndonëse kishin duruar shumë vështirësi në jetët e tyre, ishin ende të angazhuara për të ecur përpara – duke ofruar arsim dhe trajnim për gratë, duke gjetur punë për të papunët dhe duke luftuar për më shumë pjesëmarrje në shoqërinë civile. Nuk kam dyshim se ato do të vazhdojnë të jenë agjente të fuqishme ndryshimi, duke sjellë përparim në komunitetet e tyre dhe në vendin e tyre në vitet e ardhshme. Janë mundësitë si kjo që na kujtojnë pse është kaq e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të punojnë me qeveritë, organizatat dhe individët në mbarë botën për të mbrojtur e çuar përpara të drejtat e grave dhe vajzave. Në fund të fundit, ashtu si në vendin tonë, problemet më urgjente politike, sociale dhe ekonomike thjesht nuk mund të zgjidhen pa pjesëmarrjen e plotë të grave. Sipas Forumit Ekonomik Botëror, vendet ku burrat dhe gratë janë më pranë përfitimit të të drejtave të barabarta gëzojnë ekonomi më konkurrente sesa vendet ku hendeku midis grave dhe burrave i ka lënë gratë dhe vajzat me mundësi të kufizuara ose pa mundësi përfitimi për kujdes shëndetësor, arsim, poste të zgjedhura, dhe vende në treg. Po kështu, Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë përcakton se, nëse fermeret femra do të kishin më shumë mundësi për të siguruar fara, plehërues dhe teknologji në masën që munden fermerët meshkuj, ato do të mund ta ulnin numrin e njerëzve të kequshqyer n�� botë me 100 deri në 150 milionë. Megjithatë, në shumë shoqëri dhe shumë shtëpi, gratë dhe vajzat janë akoma të nënvlerësuara, nuk u jepet mundësia për t’u shkolluar,

11

MaKSima e ditës

Blog/ Chavez, vdekja Kulturë/ Fahri Balliu: Universitet/ Kërkon e një autokrati të ç’do të thotë të jesh pabarazinë gjinore në pamëshirshëm Faqe 15 botues i Papës Faqe 13 universitete? Shiko lart! Faqe 12

Përse gratë janë në qendër të politikës së jashtme të SHBA Nuk mund ta imagjinoj dhimbjen që kanë kaluar prindërit e vajzës së re, të njohur me emrin “Nirbhaya”, studentja 23-vjeçare e mjekësisë, e cila u vra në autobus në Nju Delhi thjesht pse ishte vajzë, apo vuajtjen e ndjerë nga prindërit e Malala Yousafzai, vajza pakistaneze, e cila u sulmua dhe u godit për vdekje nga ekstremistët po ashtu në autobus, thjesht pse donte të shkonte në shkollë

08.03.2013

koment John Kerry

Ne punojmë me partnerë anekënd botës për të përmirësuar shëndetin e nënave, për të forcuar fermeret femra dhe për të parandaluar dhe trajtuar dhunën gjinore, sepse të gjitha shoqëritë përfitojnë kur gratë janë të shëndetshme, të sigurta dhe mund të kontribuojnë me punën, drejtimin dhe kreativitetin e tyre në ekonominë globale. Diplomatët amerikanë kudo që janë punojnë për të integruar gratë plotësisht në negociata paqeje dhe në përpjekjet për siguri sepse sjellja e përvojës së grave, shqetësimeve dhe këndvështrimit të tyre në tryezë mund të ndihmojë në parandalimin e konfliktit në të ardhmen dhe në vendosjen e paqes së përhershme.

dhe janë të detyruara të martohen në moshë të mitur. Shumë jetë janë humbur ose kanë ndryshuar përgjithnjë për shkak të dhunës me bazë gjinore. Si baba i dy vajzave, nuk mund ta imagjinoj dhimbjen që kanë kaluar prindërit e vajzës së re, të njohur me emrin “Nirbhaya”, studentja 23-vjeçare e mjekësisë, e cila u vra në autobus në Nju Delhi thjesht pse ishte vajzë, apo vuajtjen e ndjerë nga prindërit e Malala Yousafzai, vajza pakistaneze, e cila u sulmua dhe u godit për vdekje nga ekstremistët po ashtu në autobus, thjesht pse donte të shkonte në shkollë. Por, më frymëzon përkush-

timi i patrembur i Malalas për çështjen e saj, vendosmëria e Nirbhayas, ndërsa jepte shpirt, për të çuar para drejtësisë ata që e sulmuan, dhe nga kuraja e baballarëve të tyre për të folur në emrin e vajzave të tyre dhe grave kudo ndodhen. Asnjë vend nuk mund të ecë përpara nëse lë gjysmën e popullsisë së vet mbrapa. Prandaj Shtetet e Bashkuara besojnë se barazia gjinore është kryesore për qëllimet tona të përbashkëta për begati, stabilitet dhe paqe dhe kjo është arsyeja pse investimi te gratë dhe vajzat në mbarë botën është kryesor për përparimin e politikës së jashtme të SHBA-së. Ne investojmë në trajnimin dhe udhëheqjen e grave sipërmarrëse në mënyrë që ato të përmirësojnë jo vetëm familjet e tyre, por të ndihmojnë gjithashtu në rritjen e ekonomive të vendeve të tyre. Ne investojmë në arsimimin e grave në mënyrë që ato të mund të shpëtojnë nga martesa e detyruar në moshë të vogël, të dalin nga rrethi i varfërisë dhe të zhvillohen për të qenë drejtuese në komunitet dhe qytetare të përfshira. Rritja e arsimimit për gratë dhe vajzat dhe mundësisë së tyre për burime përmirëson gjithashtu shëndetin dhe arsimin e brezit të ardhshëm. Ne punojmë me partnerë anekënd botës për të përmirësuar shëndetin e nënave, për të forcuar fermeret femra dhe për të parandaluar dhe trajtuar dhunën gjinore, sepse të gjitha shoqëritë përfitojnë kur gratë janë të shëndetshme, të sigurta dhe mund të kontribuojnë me punën, drejtimin dhe kreativitetin e tyre në ekonominë globale. Diplomatët amerikanë kudo që janë punojnë për të integruar gratë plotësisht në negociata paqeje dhe në përpjekjet për siguri sepse sjellja e përvojës së grave, shqetësimeve dhe këndvështrimit të tyre në tryezë mund të ndihmojë në parandalimin e konfliktit në të ardhmen dhe në vendosjen e paqes së përhershme. Sot, Dita Ndërkombëtare e Grave është një ditë për t’u festuar. Është gjithashtu dita kur secili prej nesh duhet të angazhohet sërish për t’i dhënë fund pabarazisë që ndalon përparimin në çdo kënd të globit. Ne mundemi dhe duhet të zotohemi për këtë në mënyrë që secila prej vajzave tona të mund të marrë autobusin pa frikë për në shkollë, që motrat tona të mund të përmbushin potencialin e tyre të jashtëzakonshëm, dhe që çdo grua dhe vajzë të mund të jetojë në përmbushje të potencialit që zotëron.

Kritikët-si ka mundësi që nuk i sheh kurrë në televizion? Willard Scott

Sondazh apo fushatë? koment

Patrik Sadikaj

Një tjetër logjikë analitike është edhe etiketimi që i është bërë medias në fjalë sa i përket orientimit politik. Shpeshherë e kemi dëgjuar kryeministrin Berisha ta quajë nexhmija. com, që e pozicionon qartazi median antiBerishë në kuptimin politik dhe logjikisht votuesi që merr pjesë në anketë është i të njëjtit orientim.

Edhe në Amerikë mediat e shprehin qartazi mbështetjen e tyre për një apo tjetër forcë politike. Ndoshta ka ardhur koha që edhe në Shqipëri të jetë e hapur kjo mundësi, dhe që mediat të mos detyrohen të gjejnë mënyra për ta bërë “ndryshe” një gjë të tillë.

K

ultura e sondazhit në Shqipëri ka të njëjtën rrjedhë logjike si vetë ecuria zgjedhore nga viti në vit. Pra, e thënë shkoqur, është në nivelin e vlerësimeve që kanë marrë proceset zgjedhore në vendin tonë. Por, është edhe më pak kulturë kur këto sondazhe janë të nivelit amatoresk dhe reklamohen si suksesi më i madh mediatik. Për të bërë një sondazh, të paktën nga ajo që kemi parë e lexuar në botën demokratike, duhet shumë më shumë sesa një hapësirë web-i për të bërë vlerësim për një forcë politike, një kandidat apo koalicion. Prej disa ditësh një media në Shqipëri po realizon një pyetësor, që ngjan pak më shumë me një anketë sesa me një sondazh. Sondazhi është një term shkencor dhe i bazuar mbi ekspertizë statistikore dhe jo thjesht votime pa kriter si në rastin në fjalë. Përpjekja e gazetës online për të krijuar një realitet zgjedhor është për t’u vlerësuar, por jo populizmi që po mundohet t’i japë. Rezultati që shfaqet përditë në ekranin televiziv apo kompjuterik nuk është aspak një realitet që duhet marrë si i besueshëm. Pyetja logjike në këtë rast është: pse? Dhe përgjigjet janë logjike. E para, jemi të gjithë të vetëdijshëm se nuk ka asnjë bazë statistikore që vërteton besueshmërinë e të dhënave që vijnë në mënyrë të pakontrolluar në internet. Sa votojnë më shumë se njëherë, dhe sa prej kandidatëve organizojnë lukunitë e tyre për të ‘sakatuar’ internetin? Por, nga ana tjetër ka edhe një logjikë që vjen prej vetë rezultatit të sondazhit. Kolonat blu dhe të kuqe që përfaqësojnë dy partitë kryesore kanë dallime të mëdha në madhësinë e tyre. PS ka një avantazh të madh ndaj PD, që nuk korrespondon me realitetin, të paktën as të zgjedhjeve të fundit. Nuk ka asgjë për t’u habitur se fituese mund të jetë PS, por ama nuk është aspak bindëse se një forcë qeverisëse si PD të përfundojë me rezultate të papërfillshme. Një tjetër logjikë analitike është edhe etiketimi që i është bërë medias në fjalë sa i përket orientimit politik. Shpeshherë e kemi dëgjuar kryeministrin Berisha ta quajë nexhmija.com, që e pozicionon qartazi median anti-Berishë në kuptimin politik dhe logjikisht votuesi që merr pjesë në anketë është i të njëjtit orientim. Dhe nga ana tjetër është po kaq logjike që votuesi i djathtë apo berishian ka një lloj ndjenje snobizmi ndaj një sondazhi që ka tendencën ta dëmtojë në rezultat. Në këtë mënyrë rezultati bëhet i pabesueshëm. Kjo analizë e thjeshtë nuk ka aspak synim të hedhë poshtë sondazhin (anketën) në fjalë, por është një mënyrë modeste për të shprehur logjikën kuptuese të rezultatit të tij. Respekt për iniciativën e gazetës, por edhe pak respekt për realitetin që në këtë rast është shtrembëruar. Me dashje apo pa dashje, nuk ka rëndësi. Edhe në Amerikë mediat e shprehin qartazi mbështetjen e tyre për një apo tjetër forcë politike. Ndoshta ka ardhur koha që edhe në Shqipëri të jetë e hapur kjo mundësi, dhe që mediat të mos detyrohen të gjejnë mënyra për ta bërë “ndryshe” një gjë të tillë.


12

arsimi i lartë

në hendekun gjinor

universitet anti 8 mars

Pro 8 mars

1 nga 8

3 nga 3

fakultetet e Universitetit të Tiranës ka dekane femër

zoom Në kërkim të barazisë? Shkoni drejt Veriut!

Forumi Ekonomik Botëror nxjerr çdo vit Raportin Global të Hendekut Gjinor. Të dhënat e fundit e nxjerrin Islandën në majë të të gjithë treguesve, përfshirë dhe atë të arsimit, për barazi gjinore. Finlanda është e dyta, duke kaluar Norvegjinë. Suedia qëndron në vendin e katërt. Shtetet e Europës Veriore dominojnë top dhjetëshen. Irlanda është e pesta, Danimarka e gjashta dhe Zvicra e dhjeta. E gjashta është Zelanda e Re, e teta Filipinet dhe e nënta Nikaragua për të plotësuar dhjetë vendet e para. Shqipëria renditet e 91-ta nga 136 shtete.

zëvendësrektoret e UET-it janë pedagoge femra

Pabarazia, refreni vazhdon edhe pas diplomimit Studimet e vendeve që bëjnë rregullisht kërkime, dëshmojnë se për të njëjtin pozicion pune persona me të njëjtin formim akademik paguhen ndryshe në bazë të dallimit gjinor. Partizanë të barazisë në Britani kanë kërkuar së fundmi aksion urgjent për të mbyllur hendekun gjinor, pas një studimi që tregon se femrat e diplomuara mund të fitojnë mijëra paund më pak në vit sesa kolegët meshkuj. Vajzat e sapodiplomuara ndodheshin në fund të listës së pagave, duke çuar në shtëpi një pagë midis £15-17 999 dhe £21-23 999. Ndërsa meshkujt kishin probabilitet të merrnin një pagë prej £24 000 ose më shumë.

Kërkon pabarazinë gjinore në universitete? Shiko lart! Me gjithë lulet që do shiten për 8 Mars, shumë tregues të barazisë gjinore nuk kanë festë. Fusha e arsimit dhe atij të lartë specifikisht, është një nga kriteret me të cilat matet barazia gjinore e një vendi. Ku Shqipëria nuk renditet as shumë keq, as shumë mirë. Por ka ende shumë për të bërë. Në një sektor ku femrat dominojnë në çdo nivel, deri sa vjen niveli më i lartë drejtues i rezervuar për meshkujt Arta Çano

M

ë 8 mars flitet gjithmonë për gratë dhe për barazinë gjinore. Në një vit elektoral pritet të flitet edhe përtej kësaj dite për tema si kjo, siç ndodhi në ShBA gjatë zgjedhjeve presidenciale, ku të dy kandidatët e kishin përfshirë në program çështjen e pabarazisë gjinore, e cila gjithsesi, të gjithë e dimë, nuk zgjidhet dot me një mandat politik, ca më pak në Shqipëri. Studimet tregojnë se pabarazia gjinore është fakt i jetës së shumicës së vendeve dhe në disa nga këto është një fakt për të vënë duart në kokë. Katër janë kriteret me anë të të cilave studimi më i rëndësishëm dhe më i besueshëm në këtë fushë, ai që bëhet nga Forumi Ekonomik Botëror, bazon vlerësimin e pabarazisë gjinore: ekonomike, politike, arsimore dhe shëndetësore. Do të ndalemi te kriteri i edukimit, ku kërkimet tregojnë se ka ende shumë për të bërë për të arritur barazinë e kërkuar në protestat e grave dhe të premtuar në tribunat politike. Pabarazia flet me shumë zëra, madje kur ngjitemi deri tek arsimi i lartë, zëra të rinj dëgjohen edhe në vendet më të zhvilluara të cilat zënë vende të mira në klasifikimet e barazisë gjinore, përfshirë këtu dhe ShBA-në apo Britaninë e Madhe. Vendet drejtuese në akademi, botimet shkencore, titujt e lartë aka-

demikë, aplikimet për vende të rëndësishme në këtë sektor, janë të gjitha aspekte ku gratë shfaqen në minorancë. Në raportin e fundit “Seksi dhe Pushteti 2013: Kush e udhëheq Britaninë?”, të publikuar tek Observer, zbulohet mungesa e grave në rolet drejtuese në arsimin e lartë në Britani (ashtu si dhe në sektorë të tjerë), me shifra që tregojnë se vetëm 14.2% e zv.rektorëve janë femra. Një raport tjetër i publikuar nga Unioni i Kolegjeve dhe Universiteteve tregon se një në pesë profesorë janë gra (20.5%), megjithëse ato përbëjnë pothuaj gjysmën (47.3%) e stafit akademik jo-profesorial. Dhe kjo nuk është një panoramë britanike. Në Australi, për shembull, kërkimet tregojnë se megjithë reformat, pabarazia në terma page dhe të statusit vazhdon të jetë problem, me më pak gra në akademi në role drejtuese. Dhe si raporton një gazetar i njohur freelance britanik, Louise Tickle, këtë javë, disa nga sistemet e arsimit të lartë me rritje të shpejtë në botë kanë të dhënat më të këqija në çështjen e barazisë gjinore. Çfarë ndodh te ne? Mungojnë statistikat si fillim, por nuk është vështirë të dallosh se në botimet shkencore dhe në postet drejtuese universitare, emrat e studiueseve dhe pedagogeve femra janë në minorancë, edhe pse në staf akademik ato nuk vuajnë minorancën (siç ndodh në nivelet

parauniversitare me shumë mësuese e shumë drejtorë shkollash, me shumë mjeke dhe shumë drejtorë spitalesh). Shumë pak rektore, si dhe pak dekane krahasuar me ata meshkuj në historinë e arsimit tonë të lartë publik dhe vetëm në nivelin e zv.dekanëve mund të flasim për përfaqësim femëror, por jo në shifra të barabarta. Në Universitetin e Tiranës, nga tetë fakultete, nëse llogarisim edhe atë të Mjekësisë, që është transformuar në universitet, madje me një rektore femër, vetëm ai i Gjuhëve të Huaja ka dekane femër. Në Universitetin Politeknik, nga shtatë fakultete, dy drejtohen nga femra. Universitetet e reja private duket se kanë sjellë një ndryshim në këtë drejtim, duke korrigjuar deri diku mosbarazinë gjinore, megjithëse ende nuk është koha e festimeve për feministet e zjarrta. Në Universitetin Europian të Tiranës, për shembull, të tria zv.rektoret janë femra dhe një nga tre dekanët e fakulteteve

Në Universitetin Politeknik, nga shtatë fakultete, dy drejtohen nga femra

është përsëri femër. Nga pesë revistat shkencore që boton ky universitet, dy janë në drejtimin e pedagogeve femra. Llogarive me stafin akademik nuk po u hyjmë, sa kohë të gjithë e dimë që pedagoget janë jo vetëm konkurruese në numër me kolegët meshkuj, por gjithmonë në rritje si pasojë edhe e dominimit të studenteve femra. Kjo është një shenjë e mirë në aspektin që shkollimi i lartë nuk është tashmë një privilegj, i cili si shumë privilegje të tjera shoqërore u jepet në fillim meshkujve, madje edhe për sa u përket titujve të lartë akademikë, gjithmonë e më shumë vajza e gra nisin rrugën akademike për t’i fituar (të dhënat e INSTAT-it 2008 tregojnë se kishte 925 pedagoge femra dhe 729 meshkuj, por 281 pedagogë me titullin profesor, ndaj 64 femrave), duke kapërcyer pjesërisht stekën e roleve gjinore që kërkojnë nga femrat përkushtimin në familje dhe mos përparimin në karrierë. Tashmë në arsim gjendemi përballë një situate të re, një sistemi arsimor që duhet të shpikë një thirrje bindëse me tekst: kërkohen djem! Dhe është pikërisht kjo thirrje që vlen edhe për ato degë që deri vonë janë konsideruar “mashkullore”. Në korridoret e korpusit, nuk mund të flasësh absolutisht për dominancë meshkujsh dhe pse shkencat apo degët teknike kanë qenë deri vonë domeni i djemve.

studimi Pse shumica e drejtuesve të universiteteve mbajnë kollare? Studimet tregojnë disa shkaqe pas dominancës së burrave në drejtimin e universiteteve. Rekrutimi është i pari. Shumë departamente në universitete dështojnë për të rekrutuar po aq gra sa dhe burra në pozicionet e larta. Kur Shkolla Universitare e Mjekësisë ‘Cardiff’ bëri një kërkim në departamentet e saj, zbuloi se rekrutonte dy herë më shumë burra sesa gra në statusin e lektorit kryesor dhe kishte tri herë më shumë profesionistë meshkuj. Aplikimet janë një tjetër kleçkë ku pengohen përpjekjet për barazi. Disa kërkime tregojnë se gratë janë më pak të prirura për të aplikuar për promovim sesa burrat, se ato janë më pak të motivuara. Kjo tingëllon si një deklaratë përgjithësuese, por pse atëherë të dhënat tregojnë se gratë nuk aplikojnë për poste të larta? Një arsye janë metodat e punës. Sipas një kërkimi të drejtuar nga Karen Schucan Bird, gratë nuk shkruajnë aq shumë artikuj vetëm, po janë të prirura të jenë bashkautore me gra të tjera. Ndoshta Bird shqetësohet me të drejtë, kërkimi thekson pabarazinë gjinore në procesin e shqyrtimit të artikujve të revistave shkencore, që shpie në mbivlerësim të arritjeve të meshkujve dhe nënvlerësim të performancës së femrave. Shqipëria nuk është vendi që tregohet me gisht për mirë apo për keq, në hartën globale, megjithatë, edhe këtu aktualisht dhe historikisht në postet më të larta të universiteteve gjenden meshkuj. Universiteti i Mjekësisë ‘Cardiff’ punëson

herë më shumë burra sesa gra në statusin e lektorit titullar

herë më shumë profesionistë meshkuj


intervista

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

08.03.2013

13

BOTIMET Papa Benedikti XVI i ka dhënë bekimin apostolik botuesit dhe shkrimtarit Fahri Balliu, për kontribut të veçantë me botimet në mbrojtje të katolicizmit

Z

yra ku punon çdo ditë të javës është e mbushur me vlerësime që ai i ka kornizuar dhe vendosur ca në mur e ca në bibliotekën e vogël, ku më së shumti gjen botimet që ka më përzemër. Kur Fahri Balliu ulet në tavolinën e punës, në murin përballë sheh flamurin amerikan me firmën e senatorit Xhon Kerri, me të cilin ai u vlerësua një vit më parë, dhe në të djathtë të tij ka vendosur pergamenën me Bekimin Apostolik të Benediktit XVI. Kur e pyet nëse ka qenë e qëllimshme kjo vendosje në faqet e mureve që konturojnë zyrën e tij, ai qesh dhe thotë: “Me ndihmën e Zotit ta marrin këtë flamur dhe të tjerët”. Vetëm pak ditë më parë Papa Benedikti XVI i dërgoi këtë pergamenë të veçantë botuesit dhe shkrimtarit Fahri Balliu, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij në mbrojtje të katolicizmit duke marrë shkas edhe nga dy botimet e fundit, “Jezusi i Nazaretit”, të shkruar nga Joseph Ratzinger (Benedikti XVI). Libri që është sjellë në shqip nga shtëpia botuese ‘55’ deri tani ka shitur mbi 2 milionë kopje në të gjithë botën. Në Pergamenën që Papa Benedikti ka firmosur më 21 shkurt 2013 (9 ditë pasi ai shpalli dorëheqjen) për botuesin Balliu thuhet: “Shenjtëria e tij, Papa Benedikti XVI u jep me gjithë zemër Bekimin Apostolik, z. Fahri Balliu, stafit dhe bashkëpunëtorëve të gazetës ‘55’ dhe Shtëpisë Botuese ‘55’ që ka botuar në gjuhën shqipe librin ‘Jezusi i Nazaretit’, kërkuar me rastin e 15-vjetorit të themelimit të tyre. Duke lypur për ta hire të shumta hyjnore”. Çfarë ka bërë në mbrojtje të katolicizmit enti botues “55”, që është vlerësuar dhe me Bekimin Apostolik të Benediktit XVI? Gazeta ‘55’ së pari, e më pas Shtëpia Botuese ‘55’ dhe Instituti De Gaspri që unë drejtoj, e kanë patur si një nga shtyllat kryesore pasqyrimin e rolit të katolicizmit shqiptar për mbrojtjen e identitetit tonë kombëtar, gjuhës dhe kulturës sonë kombëtare. Siç dhe dihet nga historia, në këtë fushë katolicizmi shqiptar ndrit dhe shkëlqen dhe ka një nga kurorat më të lavdishme të historisë sonë kombëtare. Duke qenë gjithashtu se që të tria këto institucione janë antikomuniste kemi dhe një pikë tjetër të bashkimit me rolin e katolicizmit, sepse në periudhën enveriste të diktaturës më të egër të Europës, persekutimi dhe qëndrimi ndaj katolicizmit dhe katolikëve, prelatëve, poetëve dhe shkrimtarëve, albanologëve dhe gjuhëtarëve katolikë, kanë qenë vrastarë. Mjaft të lexosh librin e Pjetër Pepës “Tragjedia e klerit katolik në Shqipëri” dhe do të pësosh një nga tronditjet më të mëdha, pasi vuajtjet pushkatimet, vrasjet, torturat, përndjekja e klerit katolik të kujtojnë nazistët me politikën e tyre ndaj hebrenjve. Prandaj kjo devizë e mendimit tonë publicistik, letrar e politik na çoi në komunikime të veçanta dhe specifike me Selinë e Shenjtë. Ky komunikim u bë përmes Nuncit Apostolik në Tiranë, Ramiro Molinier Ingles. Ne si ent botues hymë në marrëdhënie bashkëpunimi me Shtëpinë Botuese ‘Riçoli’, e cila ka të drejtën e autorit për të botuar “Jezusi i Nazaretit” të Papa Benediktit XVI. Ka ngjallur interes te lexuesi shqiptar kolana e librave mbi katolicizmin që ju keni botuar? Dy librat kanë zgjuar interesin e lexuesit shqiptar, sepse janë jo thjesht dy libra që i kushtohen apo përpiqen të bëjnë një propagandë krishterimit, por janë libra filozofie që arsyetojnë jetën e Jezusit të Nazaretit nga kënde filozofike, me një fantazi, inteligjencë dhe stil jashtëzakonisht të lartë. Përkthimi i këtij libri ka qenë një aksiomë kulturore shumë e vështirë dhe vetëm një personalitet, gjuhëtar dhe njohës i gjuhës italiane dhe latine si Prof. Ferdinand Leka mundi ta realizojë përkthimin në shqip. Unë e kam parë botimin e librave me këtë tematikë si botime që i duhen kulturës sonë kombëtare, formimit dhe prirjeve tona perëndimore, misionit që ka libri dhe misionit që ka kjo shoqëri, ky komb që të shkojë drejt Perëndimit. Por mbi të gjitha, përmes këtyre botimeve ne të zbulojmë rrënjët tona në besimin e krishterë. Sigurisht, në qasjen tonë si shtëpi botuese ndaj kësaj tematike ka ndikuar edhe miku im Aurel Plasari, i cili është njohës i fushave të kulturës së librit dhe vetë rrethi shoqëror, miqësor, intelektual imi që ma sugjeron.

Trilogjia “Jezusi i Nazaretit”

Fahri Balliu Ç’do të thotë të jesh botues i Papës

Shtëpia Botuese “55” sapo ka hedhur në treg pjesën e dytë të trilogjisë mbi “Jezusin e Nazaretit”, shkruar nga Papa Benedikti XVI. “Jezusi i Nazaretit, nga hyrja në Jerusalem deri te ngjallja”, titullohet vëllimi i dytë, i cili është pritur me shumë interes e debate gjatë botimit të tij gati një vit më parë nga Libraria e Vatikanit. Vëllimi i parë i këtij libri u botua nga botimet ‘55’ më 2010-ën, plot pesë vjet nga zgjedhja në krye të papatit e Benediktit XVI, i cili ka një veprimtari për t’u vlerësuar në fushën e botimeve, ku ka shkruar rreth 100 libra, 600 artikuj etj. Ndërsa vëllimi i tretë, sipas botuesit Fahri Balliu, është në proces.

Botuesi rrëfen sesi ka nisur bashkëpunimi me Vatikanin dhe procesin e punës për botimin e librit “Jezusi i Nazaretit”, si dhe disa “sekrete” të jetës private Në fund të fundit është edhe përkatësia ime si shkrimtar që është shumë e lidhur me disa parime apo fate të historisë së katolicizmit. Kam parasysh këtu edhe figura madhështore të katolicizmit, si ajo e Fishtës, Mjedës, Padër Anton Arapit, Gjeçovit, At Zef Valentinit etj., etj. Kur në Itali u botua trilogjia e Benediktit XVI, “Jezusi i Nazaretit”, pati diskutime dhe debate sidomos rreth reflektimit të Papa Benediktit XVI mbi vlerën e ekzegjezës biblike. Në Shqipëri nuk u bë një debat i tillë? Debati i bën mirë librit, prodhon më shumë ithtarë dhe lexues. Garanton sukses të librit. Ndoshta këtu në Shqipëri nuk është bërë i njëjti debat si në Itali për sa i përket standardeve për vetë vendin që zë në botën shqiptare kjo tematikë. Por unë mendoj se botimi i “Jezusi i Nazaretit” në gjuhën shqipe, më shumë se tani e ka suksesin e garantuar në të ardhmen. Si u prit botimi në gjuhën shqipe në Vatikan? Për çdo autor konsiderohet sukses i madh botimi i librit të tij në një gjuhë tjetër dhe aq më tepër në një gjuhë si shqipja, që është një gjuhë çelës, shumë e lashtë, shumë e vjetër dhe në fushën e kulturës lashtësia është e rëndësishme. Ne do të botojmë së shpejti edhe vëllimin e tretë dhe do vazhdojmë ta pasurojmë kolanën e botimeve tona me këtë tematikë. Është ambicie e jona që të jemi jo vetëm ata që e risollëm pas ’90-ës këtë tematikë në jetën kulturore shqiptare, por në të njëjtën kohë duam të ruajmë primatin dhe ta thellojmë aktivitetin botues në këtë fushë. Si bëhet përzgjedhja? Mbi kriteret e cilësisë, të mesazhit dhe vërtetësive historike. Si ka qenë procesi i punës dhe bashkëpunimi me Vatikanin për këtë botim? Për botimin e këtij libri ata na vunë disa kushte

shumë ekselente. Së pari, e zgjodhën vetë përkthyesin e librit, kujdeseshin që kopertina të ishte identike me atë origjinale dhe ndiqnin çdo fazë të procesit të librit që nga përkthimi, redaktimi e deri te promovimi i tij. Ishin jashtëzakonisht skrupulozë në këtë drejtim. Çfarë do të thotë për ju si botues të merrni Bekimin Apostolik nga Papa Benedikti XVI? Në fakt u ndodha i befasuar nga kjo vëmendje shumë e veçantë, pasi për herë të parë pas 600 vjetësh në historinë e Papatit, Benedikti XVI u ndodh para opsionit të dorëheqjes. Kjo ngjalli një problematikë të madhe, si brenda Vatikanit, ashtu edhe në diplomacinë botërore. Ndërkohë që ndodhej në një situatë krejt të pazakontë, Papa Benedikti XVI edhe në këtë moment kryen detyrat e tij deri në fund, me një shkallë shumë të lartë mirënjohjeje, ku më datë 21 shkurt firmosi dekretin papnor për bekimin. Kjo tregon përkujdesje dhe vëmendje të atij personalisht, padyshim edhe gjithë administratës së tij, që të kryejë misionin dhe detyrën e tij duke shpërblyer me mirënjohje një punë kaq vjeçare tonën. Nga kjo pikëpamje ishte shumë prekëse. Ju merrni bekimin papnor për kontributin tuaj në mbrojtje të katolicizmit. Por, a besoni në Zot? Padyshim që besoj. Dhe kur e keni zbuluar besimin tuaj? Besoj se e kam zbuluar në çastet më të rëndësishme të jetës sime. Zoti nuk është se zbulohet çdo ditë e çdo orë. Ai shfaqet atëherë kur njeriu përballet me dyshime ekzistenciale dhe në atë moment e shikon, e ndjen. Unë e kam parë dhe e kam ndjerë në këto momente. Kush ishte njeriu i parë që e telefonuat kur morët bekimin? Vajza dhe gruaja ime, Jeta. A.Tuci

Kolana e botimeve “Gazeta ‘55’ dhe Shtëpia Botuese ‘55’, si mbështetëse të katolicizmit kanë krijuar tashmë kolanën e veprave mbi këtë tematikë. Kujtimet e At Zef Pllumit, te “Rrno vetëm për me tregue” dhe “Historia kurrë e shkrume”, dëshmitarit të krimeve të komunizmit, janë pjesë e botimeve ‘55’ dhe mendimit katolik, të cilin ky ent botues e ka përfaqësuar përmes shkrimeve të Nënë Terezës dhe për Nënë Terezën, apo historisë tragjike të Kishës Shqiptare, shkruar nga Pjetër Pepa, apo “Lufta lundër kishës”. Shtëpia Botuese ‘55’ ka sjellë në gjuhën shqipe nën përkthimin mjeshtëror të Ferdinand Lekës edhe dy vëllimet e para të librit “Jezusi i Nazaretit”, shkruar nga Papa Benedikti XVI. Përmes këtyre dy botimeve lexuesi shqiptar pati mundësinë të shihte një dimension tjetër të Papa Benediktit, i cili shfaqet si një mendimtar dhe filozof i rëndësishëm i kohës që jetojmë.


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

12 17

5

6

7

8

13

18

14

19

9

10

15

16

20

21

22

23

24 28

29

30

35

31 36

25 32

26 32

37

34 39

43 46

27

33

38

42 45

11

40

41

44

47

49

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

48

50

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

51

Horizontalisht

Vertikalisht:

1. Materiale që u shtohen ushqimeve të parapregatitura, që ato të mos prishen. 9. Një periudhë kohe shumë e shkurtër. 12. Fejton pa të buta. 13. Fushë që shtrihet jo më lart se dyqind metra mbi nivelin e detit. 16. Mbetet pas djegies. 17. Bajko, ish-trajner Kombëtares. 20. Këngë djepi. 21. Gjokutaj i letërsisë. 22. Notë muzikore. 23. Fieri në makina. 24. Makinë e vogël. 26. Lojë me letra. 28. Rivënie anësore në futboll. 32. Nënë në dialekt. 33. Përpjekje për të kryer a për të arritur diçka, mundim. 34. Përemër vetor. 35. Kryeqyteti i Sllovakisë. 39. Ka tipare si të një tjetri. 42. Që nuk varet nga diçka tjetër. 43. Formë qeverisjeje në kohën e vjetër, kur pushtetin e kishte në duart e veta një rreth shumë i ngushtë njerëzish. 45. Satelit, shkurt. 46. Hënes i futbollit gjerman. 47. Njësi monetare. 49. Arjan i televizionit. 50. Rend i gjitarëve të detit. 51. Numër rendor.

1. Vegël muzikore. 2. Lakmi e tepruar për të shijuar diçka. 3. Caci i njohur i përkthimeve. 4. Gjysëm vule. 5. Qytet i lashtë ilir pranë Prishtinës. 6. Ent Tregtar. 7. Dëftesë me të cilën vërtetohej marrja e një huaje me kamatë. 8. Lloj sporti. 9. Metal shumë i fortë. 10. Bimë barishtore e vendeve të ngrohta, me zhardhok si të qepës, me shije shumë të hidhur. 11. Përemër vetor. 14. Notë muzikore. 15. Repart Ushtarak. 18. Enciklopedia Amerikane. 19. Uzinë Mekanike. 22. Shtresa mbrojtëse e dhëmbëve. 25. Armë zjarri. 27. Pjesë funksionale të trupit. 29. Autobuz që bën linjat brenda një qyteti. 30. Pllaka të pianos, a fizarmonikës. 31. Porcelan në dialekt. 36. Sigla e Torinos. 37. Jetimi që u vra te filmi “Lulëkuqet mbi mure”. 38. Vegël, mjet. 40. Juria pa të forta. 41. I menjëhershëm në mjekësi. 44. Shkova. 48. Përemër vetor.

Sudoku | nivel mesatar 1

6

2 8 7

3

1

4

5 6

6 8

3

7

9

7

2 5 8 9

9

5

9

2 1 6 7

7 9

1 2

1 8

3 8 2 9

4 2

5 6

8 2

6 7

7 3

3

8 3 9 4

6 5

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

7

9

6

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Terelynn Russel nga Illinois i shtetit Missouri ka një të veçantë. Ajo që një kohë shumë të gjatë nuk i ka shkurtuar flokët. Ato tashmë prekin tokën. Por, duket se të një dëshire janë edhe vajzat e saja. Russel gjithmonë fiton çmimin e parë në garat lokale që organizohen për flokëgjatat, kurse të njëjtën tashti e bëjnë vajzat e saj. 43 vjeçarja e cila është nënë e pesë vajzave dhe një djali, është e lumtur që vajzat e saj i duan flokët sikurse ajo. Edhe pse financiarisht kjo kushton, për shkak të shamponëve që blejnë dhe tharësve të flokëve, ato janë të bindura se mbajtja e flokëve të gjatë u sjell lumturi. Russel kujton se ishte në klasën e katërt kur ka prerë flokët për herë të fundit. Kam qenë në klasën e katërt kur së fundi më kujtohet që i kamë pasur flokët e shkurtra”, thotë ajo. Flokët e shkurtra janë vetëm një kujtim për të, pasi për flokët e gjatë ajo thotë se janë “jeta e saj”

Horoskopi javor DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Mjedisi yjor do të favorizojë kapriçot e atyre që janë në çift. Kujdes mos e teproni me asgjë, sepse një fjalë e gabuar mund të ndezë edhe debate. Beqarët duhet të përfitojnë nga kjo ditë e mbushur me surpriza të bukura.Venusi do e bëjë jetën tuaj më të animuar dhe do të nxitë takimet. Mbajini shënim gjatë kësaj dite të gjitha shpenzimet dhe kontrolloni buxhetin herë pas here.

Gjërat nuk do jenë aq të bukura sa i kishit menduar ju në planin sentimental, por gjithsesi do mbështeteni tekVenusi, i cili do i japë jetës në çift më tepër ngjyra. Falë ndikimit negativ të Mërkurit, beqarët do e humbasin drejtimin dhe rrezikojnë të mbeten përsëri vetëm. Nëse ju duhet të bëni shpenzime apo një operacion financiar mundohuni ta shtyni sepse nuk është dita e duhur.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Ata që janë në çift mund të përjetojnë një ndjenjë plogështie. Do ju duket sikur ai që keni në krah nuk ju do aq sa duhet dhe nuk ju kupton aspak. Do lindin edhe debate! Beqarët do jenë mjaft tërheqës dhe më në fund do arrijnë të bëjnë për vete dikë që ju pëlqen. Ata që kanë pasur probleme kohët e fundit me menaxhimin e buxhetit do ia dalin më mirë sot falë ndihmës së Venusit.

Mundohuni të hiqni dorë nga autoritarizmi i tepruar sepse mosmarrëveshjet që mund të lindin me partnerin mund të jenë të mëdha. Kujdes! Beqarët do jenë shumë kërkues. Do ketë edhe një dashuri me shikim të parë dhe personi që do takoni do zërë një vend mjaft të rëndësishëm. Fati nuk do jete në anën tuaj për a u përket financave, por gjithsesi mundoheni pak të ruani ekuilibrin.

LUANI (23/VII-22/VIII)

51237, 54080, 54887, 68274, 69666, 78485, 87451. Numra me 6 shifra: 015263, 173514, 182130, 185715, 210001, 365968, 551556, 586425, 591489, 632596, 634612, 808245, 865345, 925455.

Dita do jetë shumë e këndshme për t’u jetuar për të gjithë ata që janë në çift. Venusi, perëndesha e dashurisë do ju premtojë një klimë harmonike, ndërsa Marsi do favorizojë dëshirat dhe seksualitetin. Beqaret, me mbështetjen e Diellit duhet të presin surpriza të këndshme në planin sentimental. Fati do ju buzëqeshë!Mosshpenzonishumë ndërkohë që e dini sa e keni buxhetin.

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Pasioni por edhe turbullirat do të jenë në programin e kësaj dite. Gjithsesi e rëndësishme është që rutina do të largohet dhe ju nuk do mërziteni. Tregohuni më të arsyeshëm dhe të matur! Beqarët do takojnë dikë mjaft të veçantë që kishin kohë që e kishin ëndërruar. Më në fund dëshirat do të plotësohen. Në planin financiar, falë pozicionit të Mërkurit, të ardhurat do të rriten.

Jupiteri do jua bëjë më të bukur jetën tuaj në çift. Do kaloni momente të mrekullueshme, të cilat do jua shtojnë edhe më tepër dëshirën për të krijuar një familje. Dialogu dhe qetësia do jenë edhe ato në meny. Beqarët është më mirë të mos mundohen për të gjetur shpirtin binja, sepse do takojnë dikë që do i lëndojë. Kujdes me financat! Nëse tregoheni të pamatur do keni probleme.

Për çiftet, rreziku për debate të zjarrta do jetë shumë i madh. Bëni kujdes! Nuk është asnjëherë e këshillueshme të ngatërrosh punën dhe çështjet financiare me dashurinë. Mirëpo sot kjo do jetë ajo që do bëjnë pjesa më e madhe e beqarëve dhe do lëndohen. Situata financiare do të përmirësohet dhe ju do mund të bëni edhe ato shpenzime që kishit kohë që i kishit menduar.

UJORI (20/I-19/II)

Gjeni 10 ndryshimet

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Do keni ndryshim të shpeshtë të humorit sot dhe kjo falë ndikimit negativ të Plutonit. Hëna nga ana tjetër do ju japë mundësinë që gabimet qe do bëni t’ju falen. Përfitoni! Beqarët nuk do kenë shumë fat në dashuri por kjo nuk do të thotë që të dorëzohen menjëherë. Do kujdeseni më tepër për buxhetin tuaj gjatë kësaj dite dhe do e riorganizoni atë.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

5

Numra me 3 shifra: 054, 145, 202, 262, 266, 321, 402, 452, 465, 541, 555, 635, 748, 796, 865, 926. Numra me 4 shifra: 0628, 2151, 3538, 4526, 4562, 5265, 6321, 6325, 8523, 9568, 9587, 9658. Numra me 5 shifra: 24265, 28251, 37096, 41526, 47440,

Familja me flokë të gjata

Çiftet do kenë ndryshime rrënjësore në jetën e tyre sentimentale. Rutina do të largohet, nuk do keni debate të mëdha dhe do komunikoni më tepër me atë që keni në krah. Beqarët, falë pozicionimit të yjeve nuk do jenë më vetëm. Sot do fillojë një romancë shumë e këndshme! Financat nuk do jenë shumë të stabilizuara.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Në çift gjërat nuk do shkojnë dhe aq mirë gjatë kësaj dite. Disa mund të zbulojnë edhe tradhti të partnerit. Kujdes, mos bëni asgjë para se ta vërtetoni gjithçka. Beqarët do bëjnë takime interesante, por do kenë frikë të krijojnë një lidhje duke menduar se mund të humbin lirinë e tyre. Tregohuni më të matur në planin financiar. Vetëm në këtë mënyrë do të shmangni surprizat e këqija.

PESHQIT (20/II-19/III) Në dashuri ju pret lumturia. Ata që janë në një lidhje do jenë mjaft pasionantë dhe do bëjnë gjithçka që ta kënaqin partnerin e tyre. Nëse jeni ende vetëm, do mund të bëni një takim mjaft të bukur. Përfitoni nga ndihma që do ju japin planetët në planin financiar. Urani do ju ndihmojë të ruani ekuilibrin.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

mars

08.03.2013

15

Ata që nuk mendojnë është mirë që, në të rrallë, të paktën të riformatojnë paragjykimet e tyre.   Luther Burbank

845

Vikingët shkatërrojnë Parisin Perandoria Karolinjane e brishtë dhe në rrëzim e sipër mori një tjetër goditje të rëndë psikologjike në mars 845, kur njëqind anije vikinge arritën të futeshin e të lundronin nëpër Senë duke shkaktuar shkatërrime e vdekje në kalim e sipër. Vikingët hasën pak rezistencë nga Sharl Guximtari, mbret i Perandorisë Franke të Perëndimit, dhe qenë në gjendje të lundronin deri brenda në Paris. Kur u futën në Paris, vikingët plaçkitën dhe rrënuan qytetin dhe shumë kisha ose u shkatërruan ose përdhosën. Përvoja e hidhur për banorët e qytetit mori fund kur Sharli ofroi një shpërblesë të madhe. Të

mbytur në plaçkë, vikingët u tërhoqën nga qyteti me qindra të burgosur dhe lundruan drejt bregut ku grabitën, shkatërruan dhe dogjën shumë qytete bregdetare. Vikingët nuk vonuan të ktheheshin. Ky do të rezultonte i pari i shumë sulmeve të ardhshme mbi Parisin e vende të tjera, sepse kërcënimi viking ndjehej në gjithë Evropën. Për perandorinë e ligështuar Karolinjane zonat më të brishta ishin në Vendet e Ulëta dhe rajonet e Galisë dhe Gjermanisë, ku shumë lumenj të lundrueshëm u jepnin akses të lehtë sulmuesve. Parisi u sulmua tri herë në vitet 860 dhe sulmuesit

largoheshin vetëm kur plaçka e mbledhur dhe shpërblesat konsideroheshin të mjaftueshme. Të vënë përballë sulmeve të përvitshme, Sharl Guximtari më në fund ndërmori hapa pozitivë për të pritur kërcënimet. Në vitin 864, Edikti i Pistrës solli një zhvillim që përfshinte krijimin e një force të madhe këmbësorie dhe një radhë urash përmbi Senë, të cilat anijet e mëdha vikinge nuk do mundnin t’i kalonin. Këto ura do të rezultonin shumë efektive kur vikingët rrethuan Parisin sërish në vitin 885. Paaftësia e Perandorisë Karolinjane për të ndalur këto sulme ishte faktor kyç në rrëzimin e saj eventual.

Blitz

Flickr

36 400

Numri mesatar në milje katror, me të cilat u zvogëlua Arktiku çdo ditë verën e shkuar.

7/10

Numri i francezëve që janë pesimistë për të ardhmen.

1/2

Numri i gjermanëve që mendojnë se ata do ishin më mirë pa monedhën euro.

1

Rankimi i Kinës në shkallë globale si prodhues birre. Titulli: mbijetesa Foto: juni yudhawanto

Në Facebook Sokrat Turtulli

Përshëndes të gjithë mësuesit/et, që më kanë rrahur, dhe ngelur në vite:). Sokol Shameti Ta sqarojë dikush se është 126 vjetori dhe jo 125 vjetori i shkollës. Sepse n.q.s 126 vjet pas hapjes shkolla nuk ka mundur t’u mësojë as aritmetikën nxënësve të saj, atëherë dy rrugë ka: ose ajo nuk ka qenë shkollë, ose ata nuk kanë qenë nxënës.

Ardit Bido Një big like për politikën. Gazetarë që u zgërdhiheshin edhe veshët kur takonin Berishën (e ndoshta vetëm kur takonin atë), sot fotografohen si kandidatë duke qeshur me këdo që urren Berishën ;) C’est la politique ;).

Tiva Iço Ndonjëherë mendoj dhe ndonjëherë jam. Këto ditë që s’kam qenë, i bie të kem qenë duke menduar:P.

Irena Shabani Më pëlqen shumë Dashamir Shehi... Thjesht që njerëzit si ai në atdheun tonë të shqyer, janë jashtë mode:-(.

gazetamapo@gmail.com cel: 068 20 55 477

Vdekja e një autokrati të pamëshirshëm The Australian Ai mitizohej si hero nga e Majta perëndimore, sigurisht, por do të ishte e vështirë të gjeje një udhëheqës në historinë e kohës që e tradhtoi më hapur mirëqenien e vendit të vet sesa Presidenti venezuelan, Hugo Chavez. Ai shtyhej nga një antagonizëm iracional, demagogjik dhe me efekt bumerangu kundrejt Uashingtonit që i mbylli sytë edhe para interesave parësore të kombit të tij. Ai ishte përgatitur për ta lidhur Venezuelën e pasur me naftë dhe revolucionin e tij socialist me regjimet më të tmerrshme në planet, si Robert Mugaben e Zimbabvesë, Bashar al-Assadin e Sirisë, Mahmoud Ahmadinexhadin e Iranit, dinastinë Kim të Koresë së Veriut, familjen Kastro në Kubë dhe para tyre Saddam Hussein dhe Muammar Gaddafi, të cilët i pat shpallur që të dy ‘vëllezër”. Shpërdorimi i pasurisë së paanë në naftë të Venezuelës duhet të ketë qenë një sfidë. Por Chavez ishte po aq sfidues- ekonomiksi i tij populist krijoi një inflacion që tani shkon në 22 për qind, korrupsion masiv, një sektor publik të fryrë dhe një sektor privat të gjymtuar që e ka çuar numrin e kompanive private nga 14 000 në 9000. Edhe Kina që i ka dhënë Venezuelës borxh 39 miliardë dollarë në këmbim të sasive të naftës në të ardhmen, e la në baltë duke e dërguar mbrapsht kokulur në Karakas ministrin e Jashtëm të

Chacvez-it pak para se ky i fundit të ndërronte jetë. Shumë venezuelanë e shihnin Chavez-in si njëfarë Robin Hudi. Disa prej gjërave që ai bëri ia vlenin: varfëria u ul ndjeshëm, vdekjet në moshë foshnjore ranë me një të tretën dhe vdekjet nga kequshqyerja u pakësuan me 50 për qind. Por në të njëjtën kohë Chavez e shtypi pamëshirshëm opozitën, kufizoi median, rihartoi Kushtetutën dhe minoi sundimin e ligjit. Statistikat e krimit bëhen dëshmitare të dështimit të tij: 21 692 vrasje në një vend me një popullsi prej 29 milionësh. Megjithatë, e Majta ka mbetur e patundur në besnikërinë e saj- një qëndrim që ka të bëjë shumë me urrejtjen e Chavez-it ndaj Uashingtonit dhe posaçërisht ashpërsinë e tij ndaj ish- presidentit George W Bush. Aktori Sean Penn pat thënë: ‘Të varfrit anembanë botës kanë humbur një kampion’. Kush mund ta dijë më mirë se ai, apo jo, por nuk ka gjë më larg të vërtetës se kjo. Chavez ishte një autokrat i pamëshirshëm që i priu Venezuelës në një tunel pakrye. Përqeshja e Washington-it dhe futja e vendit tënd në aleancë me diktaturat më të egra në botë, është një recetë shkatërrimi. Ata që vijnë pas Chavez-it duhet ta pranojnë këtë dhe të ndryshojnë kurs.

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Marketing / Drejtore: Vera Perleka Cel: 068 20 55 437 E-mail 1: v_perleka@yahoo.com E-mail 2: vera_perleka@hotmail.com Menaxhim / Robert Mane Cel: 068 20 55 440


CMYK CMYK

8.03.2013 16 IV 28.02.2013

Gazeta MaPO MAPO Gazeta

www.mapo.al // gazetamapo@gmail.com gazetamapo@gmail.com www.mapo.al

NJOFTIM / REKLAMA


Gazeta Mapo