Page 1

Faqe 2

Afër / larg

Shqipëri-Gjermani, ndërmjet romantizmit dhe realitetit Nga Vladimir Karaj

Drejtor Artur zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E mërkurë, 2 prill 2014. Numër 1173. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

Merkel me Ramën: Vështrim pozitiv për statusin e Shqipërisë Kancelarja gjermane pret Ramën dhe premton se do të vizitojë Shqipërinë brenda vitit. “Nuk duhet të keni frikë se nuk do të jepet statusi i kandidatit, por vetëm raportet duhet ta bëjnë të mundur që t’jua japim. Me atë që dëgjova unë, do të ketë sigurisht edhe përparime”.

FAQE 3

Kreu i Shërbimit sekret merr certifikatën e sigurisë Mazhoranca tërhiqet nga beteja me Visho Ajazin, duke i dhënë certifikatën që i lejon administrimin e informacionit sekret. Braho: Në ditët e ardhshme do të raportojë në komision FAQE 5

Fotoja fatale që gozhdon gardianët grekë

Rrëfimi i gangsterit serb: Në burgjet greke, vetëm shqiptarët rrihen me shkopinj druri Ministria greke e Drejtësisë: Sjellje të tilla dalin nga vitet më të errëta të historisë. Ndëshkim për dhunën

Greqia lëshon 8 urdhër-arreste për vrasjen e Kudret Kumes. Ish i burgosuri: Atë djalë e vranë në Nigrita, atje të kalbin në dru brutalisht... Faqe 6-7 Foto e Kudret Kumes pas vdekjes, që tregon dhunën e ushtruar nga gardianët

At Nikolla Marku: Ndikimi i Kishës greke, më i rrezikshëm se ai islamik SHBA: Korrupsioni luftohet nga drejtësia, jo nga politika

FAQE 4

NgërÇ

Prifti ortodoks i kishës së Shën Mërisë në Elbasan është i të njëjtit mendim me ish-kreun e SHISH, Fatos Klosi për ndikimin e Kishës Ortodokse. “Djemtë që ikën për të luftuar në Siri, në emër të besimit, nuk u

greke në Shqipëri përbën rrezik më të madh se ndikimi islamik, sepse ajo mbështetet dhe udhëhiqet nga një shtet që ka jo vetëm pretendime territoriale në Shqipërinë e Jugut, por që po punon fort për të ndryshuar rrjedhën e historisë së ortodoksisë shqiptare. At Marku rrëfen dhe një episod nga viti 1992, kohë kur kuptoi qëllimet antishqiptare të atij që do të vendosej... Faqe 13

mbështetën nga ndonjë shtet. Shteti grek, përmes Janullatosit e ka pushtuar Shqipërinë” At Nikolla Marku, prifti shqiptar ortodoks në dioqezën e Shën Mërisë në Elbasan, në intervistën e tij për Mapo-n shprehet me bindje se ndikimi i Kishës

op-ed

NGA bujar kapexhiu

Kanuni dhe njohja e tij prej shtetit të Venedikut

koment MOIKOM ZEQO

Kanuni i shqiptarëve është një kryemonument juridik zakonor i kombit tonë në Mesjetë. Ky korpus rregullash dhe ligjesh të plotfuqishme është një botë e gjallë dhe njëkohësisht e fosilizuar e mendësisë popullore, e mençurisë së zgjidhjes së problemeve të...

Varfëria apo Rritja Ekonomike?

koment Besart Kadia

Para pak ditësh publiku u njoh dhe njëherë me statistikat dërrmuese të CIAWorldFactbook se pavarësisht 20 viteve sakrificash, individuale e kolektive, Shqipëria sërish mbeti shteti më i varfër në Europë. Sipas këtyre të dhënave, të ardhurat për frymë ishin 8200 USD ose njësoj si shtete të tjera të varfra në Afrikë...

FAQE 10

FAQE 11

Marrëveshja me FMN

'Plani B' i qeverisë, rritje e trysnisë fiskale

Sinjal optimist

rrëfimi i një nëne

FAQE 8

Një jetë në gatishmëri Elda Çelo

Të jetosh me autizmin… Ndjesitë janë si ylberi, të shumëllojshme. Sa janë të vegjël të falin dashurinë e pastër, dashurinë pa kushte, të lumturojnë. Kjo ndjesi deri ditën që dikush të thotë duke të parë në sy që fëmija yt është autik. Veshët dëgjojnë po e gjithë qenia jote s’e pranon, thjesht e refuzon...


2

fokus

1

ngjarje e ditës

SHBA: Korrupsioni luftohet nga drejtësia, jo nga politika

politikë /

Faqe 4

Tërhiqet qeveria, kronikë/ Gangsteri serb: Në kreu i Shërbimit sekret merr burgjet greke, shqiptarët certifikatën e sigurisë rrihen me shkopinj druri

politikë \

Faqe 5

Sidoqoftë, më 2008 Bernd Borchardt, që ishte atëherë ambasador i Gjermanisë në Tiranë, fliste për “një vit shumë të mirë për marrëdhëniet gjermano-shqiptare”.

Faqe 7

Vizitat e Shtrausit sidoqoftë nuk qenë pa efekt. Më 1987 Shqipëria vendosi marrëdhëniet diplomatike me atëherë RFGJ, që këtë vit janë në përvjetorin e 26-të. Jo shumë në fakt dhe të filluara ngadalë qoftë edhe prej faktit se Shqipëria vazhdoi edhe për disa vite të udhëhiqej prej Byrosë Politike

Shqipëri-Gjermani, mes romantizmit dhe realitetit Gjermania është vetëm e 6-ta në shkëmbimet tregtare që Shqipëria ka me vendet e BE, ndërsa në Tiranë shumë mbeten peng të shansit të humbur me Shtrausin Vladimir Karaj

M

arrëdhëniet moderne mes Shqipërisë dhe Gjermanisë kanë një nisje romantike dhe pjesërisht të mitizuar nga ana shqiptare, të lidhur ngushtë me vizitat në Shqipëri të Franz Josef Shtraus. Një pjesë e madhe e shqiptarëve besojnë fort se, nëse do të kishte pasur ahere më 1984 një marrëveshje mes Shtrausit dhe Hoxhës apo më vonë Ramiz Alisë, që shihet si njeriu që kreu edhe bisedimet me këtë rast, Shqipëria do të kishte qenë një vend i lulëzuar. Në mjaft dosje apo intervista për këtë çështje flitet për miliarda dojçmarka që do të vinin si ndihmë dhe që krerët e diktaturës i kishin kërkuar si reparacione lufte. Marrëveshja nuk u arrit mu pikërisht për këtë. Të paktën kështu besohet masivisht. Vizitat e Shtrausit sidoqoftë nuk qenë pa efekt. Më 1987 Shqipëria vendosi marrëdhëniet diplomatike me atëherë RFGJ, që këtë vit janë në përvjetorin e 26-të. Jo shumë në fakt dhe të filluara ngadalë qoftë edhe prej faktit se Shqipëria vazhdoi edhe për disa vite të udhëhiqej prej Byrosë Politike të kapur ngushtë mes pranimit dështimit të diktaturës së proletariatit dhe ekonomisë në rënie të lirë dhe varfërisë ekstreme. Fati e desh që byroja në fakt të mos lëvizte në asnjërin krah. Ajo i qëndroi besnike sistemit që kishte ngritur dhe e la ekonominë të binte në vijim. Ajo që ndodhi më pas është 1990-ta. Ambasada gjermane ishte ndër të parat, ku shqiptarë të rrëmbyer prej dëshirës për të ikur u sulën. Ata ishin ndoshta më fatlumët mes atyre që vazhduan të arratiseshin për vite me radhë nga të mundeshin për në Perëndim. Në këtë moment nuk mund të flasësh për marrëdhënie diplomatike. Situata

ishte aq e çmendur, se ka pasur zyrtarë të diktaturës që mendonin ta sulmonin ambasadën, por pas këtij momenti gjërat vijnë e bëhen më mirë. Për shqiptarët me sytë nga SHBA dhe nga vendet fqinje, Gjermania në mes nuk duket se ka qenë ndonjëherë pikë reference. As në politikë nuk ka qenë e tillë edhe pse nga ana tjetër Gjermania ka qenë më dorëlëshuara prej vendeve në ndihma ekonomike duke qenë edhe sot ndihmësja e parë. Fakt është që Shqipëria e ka ndjere vetën shumë më afër SHBA-ve se sa gjigantëve të kontinentit, qoftë kjo edhe për shkak të asaj që ndodhi në Kosovë apo për rrethana të tjera që i kanë “distancuar” prej gjermanëve. Sidoqoftë më 2008 Bernd Borchardt, që ishte atëherë ambasador i Gjermanisë në Tiranë, fliste për “një vit shumë të mirë për marrëdhëniet gjermano-shqiptare”. Kjo ishte më e mirë se “heshtja” të paktën mediatike rreth këtyre marrëdhënieve. Gjermania edhe pse prezente në Tiranë, duket se “vuan” të bëjë të qartë rolin e saj dhe ndihmën që ka dhënë. Më 2008 shënohet ndërkohë edhe vizita e dytë e një kryeministri shqiptar në Berlin. Berisha shkon pas 4 viteve boshllëku. Një kancelar gjerman në tiranë ndërkohë mungon edhe sot. Takimi është i përzemërt. Ka të gjitha fanfarat e atij të djeshmit, me paradë ushtarake dhe drekë, por nuk duket se ndryshon ndonjë gjë në emocionet rreth marrëdhënieve të dy vendeve. Shqiptarët vijojnë të jenë peng e shansit të humbur në vitet 80’, ndërsa gjermanët ndihmojnë heshtur kryesisht duke u fokusuar në projekte që kanë ndikim te

Fotoja nga vizita e djeshme e Edi Ramës në Berlin me Kancelaren Angela Merkel, duke i treguar Berlinin nga ballkoni i vendtakimit do të jetë e mjaftueshme, qoftë për të shtyrë më tej në romantizëm besimtarët e shansit të humbur të viteve ‘80 e po ashtu edhe pjesën tjetër që shpreson që marrëdhëniet të mos vërtiten në shprehje shabllon të diplomacisë së vakët.

Një fërkim tjetër edhe më i qartë ishte ai për linjën e interkonjeksionit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Përplasja qe aq e qartë, saqë vendi rrezikoi të humbte ndihmën që merrte për ndërtimin e kësaj linje. Akuzat që u hodhën me gjermanët që këtë herë patën në krah opozitën dhe një pjesë të mediave, shkoi deri edhe për sabotim të linjës

banorët(Turizmi, mjedisi, uji, energjia), duke pasur jo rrallë herë fërkime me politikanët shqiptarë që ndërsa flasin për investime gjermane duket se “i përbuzin” këto të fundit. Kriza e parë e tillë e provuar është tenderi telefoninë fikse. Një kompani gjermane që u ofrua dhe pretendoi se kishte dhënë një çmim më të mirë, pati probleme dhe nuk ja doli as të kualifikohej. Zhurma pas kësaj ishte jo e vogël dhe duket se sanksionoi një marrëdhënie jo fort të mirë të kapitalit gjerman me Shqipërinë. Një fërkim tjetër edhe më i qartë ishte ai për linjën e interkonjeksionit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Përplasja qe aq e qartë saqë vendi rrezikoi të humbte ndihmën që merrte për ndërtimin e kësaj linje. Akuzat që u hodhën me gjermanët që këtë herë patën në krah opozitën dhe një pjesë të mediave shkoi deri edhe për sabotim të linjës për shkak të interesave të bizneseve finje me ndikim në Beograd. Se sa e vërtetë ishte e gjithë kjo nuk mund të thuhet, ajo që dihet është se kryeministri i ri Edi Rama futi në listën e vendimeve për tu miratuar menjëherë këtë linjë interkonjeksioni dhe përuroi atë sipas kushteve të përcaktuara nga KFË e cila u përplas për këtë me qeverinë e mëparshme. Futja së fundmi e një gjiganti gjerman te telekomunikacionit në vend është bërë vetëm nga dritarja, përmes Greqisë. Fotoja nga vizita e djeshme e Edi Ramës në Berlin me Kancelaren Angela Merkel duke i treguar Berlinin nga ballkoni i vend takimit do të jetë e mjaftueshme qoftë për të shtyrë më tej në romantizëm besimtarët e shansit të humbur të viteve 80’ e po ashtu edhe pjesën tjetër që shpreson që marrëdhëniet të mos vërtitet në shprehje shabllon të diplomacisë së vakët. Në deklaratën e qeverisë gjermane pas takimit Merkel-Rama thuhej qartë që ekonomia më e fortë dhe më e madhe e BE ishte vetëm e 6-ta sa i përket pranisë në Shqipëri. Shkëmbime tregtare të ulëta që reflektojnë atë “pasigurinë juridike”, së cilës Merkel iu referua kur u pyet për mungesën e investimeve gjermane në vendin tonë.


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

02.04.2014

3

Kreu i Bundestagut:

Pas Rumanisë dhe Bullgarisë, pengesat më të larta Në kuadër të vizitës së tij në Gjermani, kryeministri Rama është takuar dje edhe me Presidentin e Bundestagut, Lammert. “Shqipëria bën pjesë në vendet që kanë një të ardhme në BE”, - tha Lammert. Kreu i Bundestagut i kujtoi bashkëbiseduesit se pas eksperiencës së anëtarësimit të

Rumanisë dhe Bullgarisë, pengesat për vendet kandidate janë bërë më të larta. Gjatë takimit Lammert u shpreh se mbështet integrimin europian të Shqipërisë dhe i ka uruar suksese qeverisë dhe kryeministrit Rama. Ai ka vlerësuar qeverinë në luftën kundër korrupsionit dhe

krimit të organizuar. Lammert ka theksuar se Shqipëria i përket Bashkimit Europian. Nga ana e tij, kryeministri Rama ka vlerësuar mbështetjen e Gjermanisë. Ai e ka cilësuar atë si partner kyç për Shqipërinë. “Qëllimi ynë është të modernizojmë Shqipërinë”, është shprehur Rama.

danimarkë

Meta: Avancim të reformave për statusin

Merkel me Ramën: Vështrim pozitiv për statusin e Shqipërisë “Është gjithmonë një çështje se kur, nuk është një çështje nëse do ta marrë. Nuk duhet të keni frikë se nuk do të jepet statusi i kandidatit, por vetëm raportet duhet ta bëjnë të mundur që t’ua japim. Me atë që dëgjova unë, do të ketë sigurisht edhe përparime”. “Nuk duhet të keni frikë se nuk do të jepet statusi i kandidatit, por vetëm raportet duhet ta bëjnë të mundur që t’ua japim. Ne folëm për këtë punë shumë hapur”. Kancelarja gjermane, Merkel, me këtë fjali në konferencën e djeshme në Berlin me kryeministrin Rama, rivendosi distancën e njohur teknike të BE-së, që pak çaste më parë e kishte anuar nga optimizmi sa i përket një vendimi pozitiv për statusin në qershor. “Ne në qershor do të marrim një raport të ri dhe me atë që dëgjova unë, do të ketë sigurisht edhe përparime. Komisioni do t’i ketë regjistruar këto përparime dhe ne do t’i shikojmë me një vështrim pozitiv dhe do të vendosim me një vështrim pozitiv për statusin e kandidatit për Shqipërinë”, - tha Kancelarja. Për të, statusi është gjithmonë një çështje se kur, nuk është një çështje nëse do të merret. Merkel premtoi se do të vizitojë Tiranën brenda një viti, pas ftesës që kishte marrë nga Kryeministri shqiptar.

Merkel tha se perspektiva europiane është e domosdoshme për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Ajo kërkoi që të bëhet më shumë për luftimin e korrupsionit dhe ngritjen e një gjyqësori të pavarur. “Edhe investimet gjermane e shohin si parakusht sigurinë ligjore”, - tha Kancelarja. Kryeministri Rama tha se Shqipëria është e vendosur për të ecur përpara në rrugën e modernizimit dhe të reformave. Ai e siguroi Merkelin se Shqipëria do t’i bëjë mirë të gjitha detyrat e saj, dhe se ky nuk është proces i shkurtër. “E sigurova kancelaren se qeveria jonë është plotësisht e vendosur për të ecur në rrugën e modernizimit të reformave, që do të garantojnë një luftë reale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Shqipëria kërkon të ecë më shpejt drejt Europës, por duke konsideruar gjithmonë Europën destinacionin brenda nesh dhe integrimin europian, një proces të patjetërsueshëm për modernizimin e

vendit tonë”, - theksoi Rama. Investimet

E pyetur rreth investimeve gjermane që nuk janë aq të ndjeshme në Shqipëri, Kancelarja tha se ata do të inkurajohen që të vijnë në Shqipëri, por për privatët ka shumë rëndësi siguria juridike. “Për investitorët gjermanë, për investitorët privatë ka shumë rëndësi siguria juridike.

“Ne në qershor do të marrim një raport të ri dhe me atë që dëgjova unë, do të ketë sigurisht edhe përparime. Komisioni do t’i ketë regjistruar këto përparime dhe ne do t’i shikojmë me një vështrim pozitiv dhe do të vendosim me një vështrim pozitiv për statusin e kandidatit për Shqipërinë”

Ata duhet të kenë besim tek sistemi juridik dhe prandaj ne këmbëngulim shumë te reforma në drejtësi. Sa më shpejtë të reformohet sistemi juridik, aq më i madh dhe aq më i shpejtë do të jetë edhe interesi i investitorëve gjermanë për Shqipërinë. Unë jam e sigurt që edhe bilanci i importit dhe eksportit do të balancohet”. Rama

Për kryeministrin Rama ishte një rast optimal për t’i shprehur Kancelares mirënjohjen për gjithçka që Gjermania ka bërë për Shqipërinë në gjithë këto vite. “Njëkohësisht, për të vënë theksin tek domosdoshmëria e rritjes së bashkëpunimit ekonomik, për shkak se konsiderojmë se roli transformues i Gjermanisë, roli transformues në kulturën e sipërmarrjes i sektorit privat në Gjermani janë një mundësi dhe janë po ashtu edhe një kërkesë legjitime për të qenë shumë më prezentë në rajon dhe sigurisht, edhe në Shqipëri”.

CDU-kryeministrit: Jeni në rrugën e duhur Rama takoi dje edhe kreun e Grupit parlamentar të CDU, Kauder. Në qendër të takimit, kryefjala ishte integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kreu i grupit parlamentar të Kristian-Demokratëve, sipas njoftimit të qeverisë shqiptare, shprehu vlerësim për punën e deritanishme të qeverisë, duke theksuar se, “ndonëse u përkasim kampeve të

ndryshme politike, meritoni mirënjohje për punën tuaj”. Ai theksoi se qeveria e re në Shqipëri është në rrugën e duhur për progres dhe vlerësoi arritjet e vërejtura në luftën kundër korrupsionit dhe angazhimin e qeverisë për thithjen e investimeve të huaja. Sipas Kauder, Gjermania do japë mbështetjen e saj për integrimin e

Shqipërisë në BE. Nga ana tjetër, kreu i ekzekutivit shqiptar, Rama u shpreh se siguria, inovacioni dhe progresi do të jenë prioritetet e qeverisë që ai drejton. “Falenderoj CDU-në për mbështetjen ndaj Shqipërisë. Ne jemi të vendosur të integrojmë Shqipërinë në BE”, - u shpreh Rama gjatë takimit me kreun e Grupit parlamentar të Gjermanisë.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta deklaroi dje në takimin me homologun danez se, pavarësisht vendimit të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian të dhjetorit për të shtyrë dhënien e statusit kandidat, Shqipëria po shpreh vendosmëri në avancimin e reformave. Gjatë takimit me homologun e tij danez, Mogens Lykentoft, Meta tha se qeveria shqiptare është e vendosur në avancimin e reformave që kërkon vendi dhe Kuvendi po adreson të gjitha prioritetet e Komisionit Europian. Kryeparlamentari shqiptar  e  njohu  homologun danez me axhendën ambicioze të reformave që janë ndërmarrë në Shqipëri në funksion të forcimit të institucioneve dhe  rimëkëmbjes  ekonomike të vendit dhe theksoi se investitorët danezë janë të mirëpritur në Shqipëri, kryesisht në fushat e energjisë, agropërpunimit, bujqësisë dhe turizmit. Dy homologët biseduan  gjithashtu  edhe mbi zhvillimet në rajon, ku u vlerësua roli konstruktiv i Shqipërisë dhe u theksua rëndësia e perspektivës europiane të të gjitha vendeve të rajonit të Ballkanit në interes të stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik. Meta në këtë drejtim bëri një vlerësim te veçantë për kontributin pozitiv që Danimarka ka dhënë në rajon dhe në mënyrë të veçantë në Kosovë. Kryetari i Kuvendit po dje i shprehu dje ministrit danez të Ushqimit, Bujqësisë dhe Peshkimit, Dan Jorgensen, mirënjohjen e Shqipërisë për kontributin dhe asistencën konkrete që Danimarka ka dhënë në fushën e bujqësisë përmes projekteve si “Neighbourhood Programme” dhe “ProMali”, të cilat kanë impakt pozitiv në zhvillimin rural të bujqësisë në zonat e izoluara nga infrastruktura. Gjithashtu, Meta u shpreh se Danimarka ka domethënie të veçantë për Shqipërinë në zhvillimin e bujqësisë, agropërpunimit dhe sektorit të peshkimit, duke vënë në dukje potencialet e jashtëzakonshme të pashfrytëzuara të Shqipërisë në këtë drejtim. Ministri u shpreh se, përmes organizatave të specializuara dhe ekspertëve, Danimarka do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë, veçanërisht në ato aspekte ku Shqipëria ka përparësi të natyrshme për shkak të klimës dhe që afrojnë vendin me standardet moderne të Bashkimit Europian.


4

fokus

ngjarje e ditës

Drejtori për Evropën Juglindore në Departamentin amerikan të Shtetit takon presidentin Nishani. Ai theksoi se Presidenti mund të luajë një rol të rëndësishëm për afrimin e krahëve politikë

SHBA: Korrupsioni luftohet nga drejtësia, jo nga politika Jonatan Moore: Partitë politike shqiptare do të bashkëpunojnë në Parlament dhe institucione të tjera për arritjen e integrimit

P

residenti i Republikës, Bujar Nishani priti dje në një takim Drejtorin për Evropën Juglindore në Departamentin amerikan të Shtetit, Jonathan Moore. Z. Nishani tha se kjo vizitë e zotit Moore koincidon me pesëvjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, një arritje me përmasa historike për Shqipërinë dhe shqiptarët, për realizimin e së cilës mbështetja amerikane ka qenë e një rëndësie të veçantë dhe shprehu bindjen se Shqipëria, nëpërmjet kontributit të saj për sigurinë dhe paqen në rajon dhe në shkallë globale, ka qenë e aftë të përligjë besimin dhe pritshmëritë e aleatëve dhe partnerëve tanë. Në lidhje me zhvillimet në Krime, Presidenti solli në vëmendjen e bashkëbiseduesit se aneksimi i saj nga Rusia tërheq vëmendjen tonë se siguria dhe liria nuk duhet të merren si të garantuara, duke shtuar se krahasimi i rastit të Krimesë me atë të Kosovës është një alibi e dobët, ndërsa garantoi që Shqipëria do të jetë përkrah SHBA-së dhe partnerëve tanë në qëndrimet ndaj Rusisë.

Kreu i shtetit, duke u ndalur në ecurinë e procesit të integrimit, theksoi se arritjet e deritashme, ambiciet e qeverisë dhe mbështetja e p a r t n e r ë ve e u r o p i a n ë d h e Shteteve të Bashkuara janë bazë për suksesin tonë, duke shtuar gjithashtu se ka besim që Shqipëria do të bindë me fakte partnerët europianë për të marrë statusin e vendit kandidat në qershor. Moore u shpreh se kontributi dhe sakrificat shqiptare për paqen dhe sigurinë çmohen lart nga administrata amerikane dhe vlerësoi qëndrimin e Shqipërisë për zhvillimet e fundit në Ukrainë, duke e cilësuar aneksimin e Krimesë si të papranueshëm dhe një precedent kërcënues për vende të tjera në rajon. Më tej, diplomati i lartë amerikan tha se SHBA e konsiderojnë Shqipërinë si një aleat të fortë dhe janë shumë të interesuara për integrimin e saj në Bashkimin Europian, ndërsa shprehu shpresën se partitë politike shqiptare do të bashkëpunojnë në Parlament dhe institucione të tjera për arritjen e këtij qëllimi. Bashkëbiseduesit ranë dakord se lufta kundër korrup-

Lufta kundër korrupsionit, reforma në drejtësi dhe reforma territoriale janë sfida shumë të rëndësishme, që duhen fituar në interes të qytetarëve dhe ambicies europiane.

Presidenti Nishani gjatë takimit me Jonathan Moore

sionit, reforma në drejtësi dhe reforma territoriale janë sfida shumë të rëndësishme, që duhen fituar në interes të qytetarëve dhe ambicies europiane. Në këtë kuadër, Moore vuri në dukje se, për shkak të diferencave të krahëve politikë, Presidenti mund të luajë një rol të rëndësishëm për afrimin e tyre. Duke folur për rëndësinë e luftës konkrete kundër korrupsionit, ai tërhoqi vëmendjen se lufta kundër korrupsionit duhet të përfshijë institucionet e drejtësisë dhe jo institucionet politike.

Basha me Moore: Maxhoranca po zapton institucionet Drejtori në DASH: Respektimi i vendimit të gjykatave është një standard ndërkombëtar dhe Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara kur standardet ndërkombëtare nuk respektohen Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i shprehu dje Drejtorit për Evropën Jugore dhe Qendrore në Departamentin amerikan të Shtetit, Jonathan Moore, shqetësimin për demokracinë në vend, duke u ndalur kryesisht në dy çështjet themelore, që kanë të bëjnë me zbatimin e vendimit të gjykatave dhe respektimin e mandatit të institucioneve të pavarura. “Mazhoranca nuk respekton vendimet e gjykatave dhe po cenon mandatin e institucioneve të pavarura duke tentuar kapjen e tyre”, - u shpreh Basha, duke theksuar se ky është një zhvillim negativ për vendin, që vë në rrezik themelet e shtetit ligjor dhe demokracisë në Shqipëri. Basha ripohoi mbështetjen pa kushte që opozita po i jep integrimit europi-

an të vendit dhe e njohu me hapat e hedhur nga PD-ja në mbështetje të marrjes së statusit të vendit kandidat. Por nga ana tjetër, Partia Demokratike nuk mund të pajtohet për asnjë çast dhe të mbyllë sytë para shkeljes së normave demokratike dhe zhbërjes së standardeve nga mazhoranca Rama-Meta. Kreu i PD-së e informoi gjithashtu Moore për vazhdimin e spastrimeve në administratë, çka ka çuar deri më tani në largimin e paligjshëm të më shumë se 7 mijë nëpunësve nga puna. “Por më e rënda, - theksoi kryetari i opozitës, - mbetet mosrespektimi i vendimeve të gjykatave”, duke sjellë si shembull injorimin nga qeveria të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ligjin e “Nëpunësit Civil”, apo për tejkalimin e kompetencave të INUK-ut, si dhe mosrespektimin nga qeveria të qindra vendimeve të tjera të formës së prerë. Moore sipas PD-së, tha se respektimi i vendimit të gjykatave është një standard ndërkombëtar dhe Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara kur standardet ndërkombëtare nuk respektohen.

denoncimi

PD: Shefi i Shtëpisë së Pushimit është në proces gjyqësor Partia Demokratike ka vijuar edhe dje fushatën e saj të denoncimeve të emërimeve të personave me precedentë penalë në krye të institucioneve shtetërore të dorës së dytë dhe të tretë. Dje nga selia blu është denoncuar emërimi në krye të Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme i Roni Shqopës, i cili sipas zëdhënëses së PD-së, është në gjykim për shpërdorim detyre. Ajo deklaroi se Roni Shqopa është marrë i pandehur nga drejtësia për shpërdorim detyre dhe aktualisht është nën proces gjyqësor. “Edi Rama e nisi detyrën duke hartuar një kod etike për funksionimin e qeverisë, por ai vetë është në praktikë një shkelës i përsëritur i etikës. Cili është kodi etik që ka përdorur Edi Rama me emërimin e Roni Shqopës në detyrën e drejtorit të Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme, ose siç njihet ndryshe Kavaleshenca e Durrësit, kur ky i fundit është marrë i pandehur nga drejtësia për shpërdorim detyre dhe aktualisht është në proces gjyqësor? Teksa pritet seanca e radhës e gjyqit, që është vendosur për në datën 9 të këtij muaji, qeveria e Edi Ramës i ka dërguar një sinjal të fortë edhe gjykatës duke e emëruar të pandehurin, drejtor në Ministrinë e Brendshme. Ky është një skandal i rëndë dhe një shkelje me të dyja këmbët e standardeve më minimale të një shteti. Edi Rama jo vetëm nuk pret fjalën e drejtësisë, por i bën asaj presion duke i imponuar mbështetjen e hapur Kryeministrit për një të pandehur. Me Edi Ramën ka rënë në fakt çdolloj standardi etik dhe moral në qeverisjen e vendit”, përfundoi zëdhënësja e PD-së.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

02.04.2014

5

Eksponentë të mazhorancës kanë dashur ta lexojnë ndryshe këtë kurs të ri të ekzekutivit ndaj drejtorit të SHISH-it, duke theksuar se ky i fundit ka dhënë garanci për të bashkëpunuar me qeverinë Propozimi i ILDKP:

Zyrtarët të deklarojnë sendet me vlerë 3 mln lekë e lart

Kreu i SHISH, Visho ajazi

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive kërkon ndihmën e Kuvendit për të rritur mundësinë e luftës kundër korrupsionit. Kryeinspektori Shkëlqim Ganaj ka paraqitur në Kuvend një kërkesë zyrtare drejtuar kryetarit Ilir Meta dhe kreut të komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, për ndryshimin e bazës mbi të cilën kryhet deklarimi dhe kontrolli i pasurive të zyrtarëve. Ganaj kërkon uljen e vlerës së sendeve që duhet të deklarohen, nga 5 milionë lekë në 3 milionë lekë të vjetra. Sipas këtij propozimi, zyrtarët që janë objekt i këtij ligji duhet të deklarojnë edhe sendet me vlerë deri në 3 milionë lekë. Po ashtu, një propozim i ngjashëm vlen edhe për shpenzimet që duhet të deklarohen. Në bazë të ligjit aktual përcaktohet se një zyrtar duhet të bëjë deklarimin e shpenzimeve mbi 5 milionë lekë, ndërsa në bazë të këtyre propozimeve kërkohet që kjo shumë të zbresë në 3 milionë lekë. Gjithashtu, në këtë material është përfshirë edhe parashikimi në një dispozitë të veçantë i kufizimit për zyrtarët, të cilët janë apo bëhen subjekte të deklarimit të pasurive si pasojë e funksionimit publik që kryejnë për të mbajtur e deklaruar shuma cash, mbi vlerën 500 000 (pesëqind mijë). Kjo sipas Ganajt do të sjellë përfundimisht shmangien e informalitetit dhe rritjen e transparencës. Një tjetër propozim është ai për përcaktimin e afatit ligjor kohor brenda vitit kalendarik, lidhur me kryerjen e kontrollit aritmetik dhe logjik për deklaratat e interesave private të administruara në Inspektoratin e Lartë.

Tërhiqet qeveria, kreu i Shërbimit sekret merr certifikatën e sigurisë Mazhoranca tërhiqet nga beteja me Visho Ajazin, duke i dhënë certifikatën që i lejon administrimin e informacionit sekret. Noka: Nuk është e nevojshme të ngrihet grupi i kontrollit. Braho: Në ditët e ardhshme do të raportojë në komision Fejzi Braushi

Qeveria është tërhequr, përkohësisht të paktën, nga beteja e nisur me kreun e Shërbimit Informativ. Visho Ajazi ka marrë ditët e fundit certifikatën e sigurisë, duke u cilësuar person i besueshëm për të administruar informacionet sekrete. Pas një ngërçi prej afro 1 muaji, ekzekutivi nga dhe varet Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, e ka pajisur atë me certifikatën e sigurisë, e cila ishte bërë pengesë për të raportuar para komisionit të Sigurisë, por edhe për të ushtruar detyrën. Këtë fakt e kanë konfirmuar dje deputetët e të dy krahëve në komisionin e Sigurisë, ku është hapur dhe një herë çështja e raportimit të drejtorit të SHISH-it në lidhje me kërkesat e ngritura nga disa deputetë për bashkëpunimin me policinë apo përgjimet e drejtuesve të Policisë së Shtetit. “Unë besoj se ka ardhur koha që tani,

drejtori i SHISH-it të vijë para komisionit dhe të raportojë për çështjet që ne kemi ngritur. Nuk është e nevojshme më që të ngrihen grupe kontrolli punëtorfshatar”, - tha nënkryetari i komisionit, Flamur Noka, duke lënë të kuptohet se Ajazi ishte pajisur me certifikatën e sigurisë. Këtë e ka konfirmuar edhe sekretari i komisionit, Pirro Lutaj, i cili duke pranuar këtë fakt, ka pyetur kolegun e tij demokrat se çfarë zhvillimi ka ndodhur që çështja ka arritur tashmë në këtë pikë. Kryetari Spartak Braho, duke e pranuar tashmë këtë fakt të ri, ka deklaruar se të hënën e ardhshme komisioni do të miratojë kalendarin e punimeve, ku do të përcaktojë dhe seancën dëgjimore me Visho Ajazin. “Nga aplikimi që ka bërë në drejtorinë përkatëse, është pajisur me certifikatë. Do të parashikohet që brenda ditëve të ardhshme të vijë të raportojë në komis-

Prej disa muajsh, drejtori i Shërbimit sekret ishte vënë nën presionin e mazhorancës, ndërsa nuk munguan edhe akuzat direkte të ministrit të Brendshëm se SHISH nuk kishte dhënë informacion në lidhje me aktet terroriste të sulmeve apo vrasjeve me tritol.

ionin e Sigurisë, sikundërse komisioni ka marrë përsipër që të ushtrojë një kontroll mbi veprimtarinë e SHISH-it për vitin e kaluar. Ne nuk do të kontrollojmë makinën e drejtorit, por do të kontrollojmë zyrat dhe çka mbajnë zyrat brenda”, - tha Spartak Braho për mediat. Në këtë mënyrë, mazhoranca e gjendur para provimit të qershorit për çështjen e statusit, presionit të opozitës por edhe të ndonjë aleati ndërkombëtar, ka bërë këtë tërheqje të detyruar. Gjithsesi, eksponentë të mazhorancës kanë dashur ta lexojnë ndryshe këtë kurs të ri të ekzekutivit ndaj drejtorit të SHISH-it, duke theksuar se ky i fundit ka dhënë garanci për të bashkëpunuar me qeverinë. Prej disa muajsh, drejtori i Shërbimit sekret ishte vënë nën presionin e mazhorancës, ndërsa nuk munguan edhe akuzat direkte të ministrit të Brendshëm se SHISH

nuk kishte dhënë informacion në lidhje me aktet terroriste të sulmeve apo vrasjeve me tritol. Marrëdhëniet u bënë edhe më të vështira kur në media u publikua një urdhëresë e SHISH-it në lidhje me mbledhjen e informacioneve për drejtuesit e policisë. Mazhoranca nuk pranoi të dëgjojë raportimin e drejtorit të SHISH-it, pasi konstatoi se atij i kishte mbaruar vlefshmëria e certifikatës së sigurisë. Për javë të tëra çështja e certifikatës së sigurisë u pa si mundësi që mazhoranca të kërkonte pamundësinë e Visho Ajazit për të ushtruar detyrën e tij dhe si një pretekst që mund të shfrytëzohej nga kryeministri për të kërkuar te Presidenti shkarkimin e tij. Por me marrjen e dokumentacionit nga Kanadaja, duket se është ezauruar dhe pengesa që mund të shfrytëzohej nga shumica për të bllokuar Visho Ajazin në krye të SHISH.

LSI, dy kritika qeverisë për ligjet dhe 70-vjetorin e Çlirimit Lëvizja Socialiste për Integrim e ka quajtur të pafalshme vonesën e qeverisë me përgatitjet për 70-vjetorin e Çlirimit. Në komisionin e Sigurisë, Luan Rama e Spartak Braho kritikojnë ndërhyrjet e shpeshta në Kodin Penal Lëvizja Socialiste për Integrim i ka drejtuar dy kritika në një ditë qeverisë: të mos lërë pas dore përgatitjet për 70-vjetorin e Çlirimit, dhe t’i studiojë mirë ndërhyrjet ligjore. Pakënaqësia e parë u

bë publike nga Luan Rama në një konferencë për mediat, kur tha se “është e pafalshme që nuk ka filluar restaurimi i varrezave të dëshmorëve në të gjithë vendin”. Sipas Luan Ramës, qeveria po tregon neglizhencë me përgatitjet për 70-vjetorin e Çlirimit dhe i kërkoi Kryeministrit që brenda 15 prillit të ngrejë Komisionin Shtetëror. Ndasia e dytë erdhi në komisionin e Sigurisë Kombëtare, kur po diskutohej drafti që dënon me 15 vjet burg të ashtuquajturit “xhihadistë”. Kjo ndërhyrje në Kodin Penal u miratua me konsensusin e opozitës, por LSI-ja shprehu pakënaqësi për ndërhyrjet e shpeshta në ligje. Kanë qenë pikërisht deputetët e LSI-së, Luan

Rama dhe Spartak Braho, ata që kanë ngritur shqetësimin për ndryshimet e shpeshta dhe të pastudiuara, që janë sjellë dhe vijojnë të vijnë nga qeveria për Kodin Penal. Duke marrë shkas pikërisht nga ky propozim që ka ardhur si nismë e një grupi deputetësh, deputeti Rama ka theksuar se ardhja brenda 6 muajsh e 4 nismave për ndryshime në Kodin Penal tregon së paku mungesë serioziteti. “Dua të ndalem tek ndërhyrjet e shpeshta që i bëhen Kodit Penal. Është e katërta herë, mesa di, që po ndërhyhet. Dhe është menduar nga Ministra e Energjisë edhe një ndërhyrje tjetër për ata që nuk paguajnë tek CEZ. Politikat e ndëshkimit duhet të kenë paranda-

limin e veprës kriminale. Të shihet me seriozitet për sjelljen e një pakete tërësore në frymën e kësaj dhe t’u paraprijë sfidave. Si shenjë serioziteti duhet që qeveria, ministria, deputetët dhe një grup konsulence të vënë në dispozicion një projekt të Kodit të ri Penal. Dhe kjo do të shprehte serioz-

itetin e qeverisë për të mbyllur derën e improvizimeve dhe arnimeve”, - tha Rama. Ai është mbështetur edhe nga kryetari i komisionit, Spartak Braho, i cili është shprehur se “jam dakord me propozimin tuaj. T’i sugjerojmë me shkrim ministrisë për të na thënë ç’po bëhet me reformën e korpusit të Kodit Penal”. Ndërkohë që deputetja demokrate, Mesila Doda, duke mbështetur nismën objekt diskutimi ka kërkuar që të bëhet kujdes që ajo të mos trajtojë njësoj si luftëtarët e Sirisë, ashtu edhe shqiptarët që në një rast tjetër do duhet të luftojnë në Kosovë apo në ndonjë vend tjetër që përbën interes kombëtar.


6

fokus

ngjarje e ditës

8

Të arrestuarit dhe gardianët e shpallur në kërkim akuzohen nga prokuroria greke për torturë me pasojë vdekjen, plagosje të rëndë dhe dëmtime të rënda të qëllimshme. Në këtë përfundim ka arritur prokurori Antonarakis, pas mbledhjes së provave mbi vdekjen tragjike të 42-vjeçarit shqiptar.

Urdhër-arreste janë lëshuar nga prokurori grek dhe 6 persona të tjerë janë nën hetim për dhunën e ushtruar ndaj Kudret Kumes. Shqiptari dyshohet se është dhunuar dy herë brenda tri ditëve, derisa gjeti vdekjen

Dhuna mbi Kumen

Arrestime në Greqi për torturat e Kumes: U tërhoq zvarrë pa ndjenja

Prokurori grek lëshon 8 urdhër-arreste për torturat deri në vdekje të 42-vjeçarit shqiptar. Dyshime se Kudret Kume u dhunua në burgun e Nigritës pas heq jes së kamerave të sigurisë. Hetimi ka në dorë pamje, kur shqiptari tërhiqej zvarrë në korridorin e burgut Leonard Bakillari

Prokuroria greke ka urdhëruar arrestimin e të paktën tetë personave të konsideruar si përgjegjës për vrasjen e të burgosurit shqiptar, Kudret Kume, i njohur në Greqi si Ilia Kareli. Urdhër-arrestet janë lëshuar nga prokurori i Amfisas, Niko Antonarakis, ndërsa policia greke ka mundur të arrestojë tre prej të dyshuarve. Ata janë gardianë të burgut të Nigritës, aty ku dyshohet se është dhunuar barbarisht 42-vjeçari shqiptar, i cili u gjet i vdekur në qeli si pasojë e dhunës së ushtruar. Policia greke tha se është urdhëruar arrestimi i të paktën pesë personave të tjerë, të gjithë roja në burgun e Nigritës, aty ku Kareli u transfertua pas vrasjes së një gardiani në burgun e Malandrinos. Mes personave të cilët do të arrestohen si përgjegjës për ngjarjen është edhe komandanti i rojave të sigurisë së brendshme të burgut të Nigritës, Hari Konsolidi, i cili ndodhet në spitalin psikiatrik të Serresit që prej dy ditësh. Të arrestuarit dhe gardianët e shpallur në kërkim akuzohen nga prokuroria greke për torturë me pasojë vdekjen, plagosje të rëndë dhe dëmtime të rënda të qëllimshme.

Në këtë përfundim ka arritur p r o ku r o r i A nt o n a r a k i s , p a s mbledhjes së provave mbi vdekjen tragjike të 42-vjeçarit shqiptar. Por nga hetimet nuk janë përjashtuar as grupi i policëve që kreu shoqërimin e shqiptarit nga burgu i burgu i Malandrinos drejt gjykatës dhe më pas kthimin në qelinë e burgut të Nigritës. Sipas shtypit grek, në hetime mbeten të përfshirë oficerët e burgut, të policisë, rojet dhe njerëzit që patën kontakt me të burgosurin në datat 25-27 mars. Mediat greke raportojnë se shqiptari Kareli fillimisht është rrahur nga oficerët e burgut në Ma l a n d r i n o s m e nj ë h e r ë p a s vrasjes së gardianit Jorgo Cironis, ndërsa mendohet se tortura ka vazhduar gjatë transferimit, por edhe në burgun e Nigritas. Megjithatë, ka pamje filmike që tregojnë se Ilia Kareli shkoi me këmbët e veta nga burgu i Malandrinos në gjykatë dhe më pas në burgun e Nigritës, gjë që dëshmon se rrahja më e egër mund të jetë bërë në burgun e Nigritës. Sipas gazetës “Kathimerini”, janë gjetur prova që implikojnë në rrahje njerëzit e burgut të Nigritas, para se në qelinë e Karelit të vendose-

Gardianët nën akuzë Hari Konsolidi Evangelos Anagnostopoulos Stefanos Karagiannis George Fr. Argyris Baliou Constantine Ho. Dimitri Almanidi Alexander Lalioti

shin kamera. Ka disa materiale filmike që tregojnë se rreth orës 18:30 të së enjtes së kaluar, jashtë qelive, rojet e burgut e marrin zvarrë Karelin, i cili duket se është i pavetëdijshëm. Policët që dorëzuan Karelin në burgun e Nigritës kanë deklaruar se oficeri që e mori në dorëzim, nuk dukej në humor të mirë. “Ende pa marrë firmat e dorëzimit, Karelin e futën në një qeli ku hynë edhe disa gardianë, dhe me sa duket ,bëhet fjalë për qelinë ku kamerat janë vendosur shumë më vonë”, citon shtypi grek

dëshmitë e policëve. Në bazë të dëshmive dhe provave të tjera, prokuroria greke pritet të zbardhë të vërtetën e ngjarjes, ku si pasojë e dhunës mbeti i vrarë shqiptari Kudret Kume, i njohur ndryshe si Ilia Kareli. Dhuna e ushtruar ndaj tij është konfirmuar nga mjekët grekë, por edhe nga Instituti i Mjekësisë Lig jore në Tiranë, ekspertët e të cilit kryen autopsinë e 42-vjeçarit shqiptar. Sipas të dhënave paraprake rezulton se shkaku i vdekjes së shtetasit shqiptar është dhuna e ushtruar ndaj tij.

Shkatërrimi i makinave nën sekuestro, paditet Burgaj Ministria e Brendshme çon në prokurori kallëzimin me emrat e 20 zyrtarëve, që akuzohen për shpërdorim detyre dhe abuzime me fondet Ministria e Brendshme kallëzon në Prokurori 20 punonjës dhe ish- punonjës të saj me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Sipas një Auditi të kryer nga Drejtoria e Financës dhe Auditit si dhe ajo e Inspektimit, janë vërejtur abuzime në administrimin e automjeteve të bllokuara nga policia dhe ruajtjen e tyre në magazinat e Rezervave të Shtetit. Auditi ka vërejtur abuzime edhe në disa aktivitete të tjera ekonomike, kryesisht blerje me fonde që afroheshin në kufirin e limitit të tyre si dhe janë vërejtur që shumë nga këto blerje kanë qenë të paargumentuara. Sipas relacionit të dërguar nga Ministria e Brendshme në

Prokurori, bashkangjitur kallëzimit penal ndaj 20 funksionarëve dhe ishpunonjësve të Policisë së Shtetit dëmet arrijnë në qindra-mijëra euro. Ish- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, ish- kreu Qendrës së Shfrytëzimit dhe Administrimit të Mjeteve të Transportit, Ramë Oruçi si dhe ish- Drejtori i Rezervave të Shtetit, Petrit Çerçizi janë ish-drejtuesit e denoncuar nga Ministria e Brendshme. “Nga auditimi i kryer në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë rezultuar shkelje të shumta ligjore, si pasojë e të cilave është shkaktuar një dëm i madh ekonomik, pa përfshirë vlera të tjera të konsiderueshme që kanë kaluar për vlerësim dhe inspektim financiar nga Ministria e Financave”,-tha zëdhënësi Florion Serjani. Sipas deklaratës për shtyp, nga Drejtoria e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës, të dashjes dhe bashkëpunimit” janë dërguar për

ndjekje penale 5 persona, ish-drejtues dhe anëtarë të Njësive të Hartimit të Dokumenteve. Ndër të denoncuarit janë Kolë Kukaj, Fatos Kokalari, Baftjar Hadushi, Luan Mali, Andon Janku, Syrja Hoxha, ish- shef sektori, Valbon a X h e n go e t j. Au d it i m i u v ë r e j t i mangësi në 43 procedura të realizuara gjatë vitit 2013 sa i përket përzgjedhjes së llojit të procedurës rezultoi se janë realizuar, 27 procedura prokurimi “Me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”, me fond limit 90.5% të totalit të fondit të procedurave të audituara, 3 procedura si “Kontratë Sekrete”, pa patur ndonjë argumentim për t’u realizuar si kontrata sekrete dhe pa u mbështetur në legjislacionin për klasifikimin e sekretit shtetëror”,thuhet në kallëzim. Ministria e Brendshme tha se po kryen edhe një sërë auditesh të tjera, për të konfirmuar nëse ka pasur apo jo abuzime në sektorë të tjerë.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

15

Plagë u gjetën në trupin e Kudret Kumes, që në Greqi njihej si Ilia Kareli. Përveç rrahjes me shkop, shqiptari dyshohet se është goditur edhe me mjete të forta apo elektroshok, pasi duart e tij kanë qenë të djegura

20

02.04.2014

Vjet ishte dënuar Ilia Kareli në Greqi. Dënimin e parë prej 12 vitesh e kishte marrë më 1997, për vjedhje dhe tentativë vrasjeje. Ndërsa në 2006 ishte dënuar sërish me 8 vite burg për shpërndarje lëndësh narkotike

Kume, dy rrahje çnjerëzore në tri ditë Nga të dhënat e publikuara në mediat greke thuhet se Kudret Kume është rrahur dy herë barbarisht në harkun kohor të 3 ditëve. Në keqtrajtimin e tij dyshohet se kanë marrë pjesë 14 persona, ku gjithçka duket të ketë nisur pas transferimit nga burgu i Malandrinos dhe qëndrimit në stacionin policor të Iteas. Më pas dyshohet se Kume i është nënshtruar një tjetër rrahjeje në

burgun e Nigritas, e cila ka rezultuar fatale për 42-vjeçarin. Nëndrejtori i këtij burgu ka pohuar për mediat greke se nuk kishte parë imazhe të kamerave të sigurisë ku të ishte ushtruar dhunë ndaj të burgosurit shqiptar. Dyshimet janë se kamerat janë ndezur pas rrahjes barbare të Ilia Karelit, siç duket edhe në këtë foto të nxjerrë nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë.

7

reagime

Pak çaste më vonë ai ndërroi jetë. Burime që i referohen prokurorisë së Amfisas thonë se gjatë ditës priten arrestime të tjera të gardianëve dhe policëve dy burgjeve. Autoritetet janë në pritje të raportit përfundimtar të ekspertizës mjekoligjore për të vërtetuar nëse vdekja e Karelit ka ardhur vetëm nga dhuna fizike apo edhe nga elektroshoku.

Ministria greke e Drejtësisë: Ndëshkim për dhunën Ministria greke e Drejtësisë e cilëson akt mizor, çnjerëzor dhe monstruoz të zyrtarëve të shtetit vrasjen përmes torturave të Ilia Krelit. Sipas një deklarate për mediat, thuhet se ata kanë shkelur konceptin e sundimit të ligjit dhe detyrën për të mbrojtur jetën e njeriut. “Sjellje të tilla që dalin nga vitet më të errëta të historisë, do të marrin përgjigjen e tyre nga shteti dhe Drejtësia greke. Ligji do të zbatohet në mënyrë shembullore mbi çdo person tjetër përgjegjës”, - tha sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë dhe të Drejtave tëNnjeriut, z. Marino Skandamis. Dhuna ndaj 42-vjeçarit shqiptar është dënuar edhe nga një shoqatë greke për të drejtat e njeriut si edhe nga forcat opozitare. “Asnjë krim nuk justifikon dhunën”, thuhet në deklaratën e shoqatës, e cila ka planifikuar një konferencë shtypi për këtë çështje. 

Konsulli Poda: Kontakte të vazhdueshme me grekët Konsulli shqiptar në Selanik, Riza Poda tha dje për “A1 Report” se po mbajnë kontakte të vazhdueshme me policinë dhe drejtësinë greke për rastin “Kareli”. “Ambasada dhe konsullata po i ndjekin me shumë vëmendje zhvillimet në lidhje me vrasjen e Ilia Karelit”, - tha Poda. I pyetur në lidhje me reagimet e familjarëve të Ilia Karelit, konsulli në Selanik nuk ka dhënë komente, por tha që pritet raporti zyrtar. “Nuk mund të bëj koment për deklarimet e familjarëve, pasi ne po presim versionin zyrtar të çështjes dhe sipas prokurorit shkon deri në 20 ditë. Ne mbajmë kontakte të drejtpërdrejta me autoritetet greke”, tha gjatë lidhjes telefonike për “A1 Report” Konsulli shqiptar në Selanik, Riza Poda.

Gangsteri serb: Në burgjet greke, shqiptarët rrihen me shkopinj druri Rrëfimi i Kristijan Goluboviç për torturat selektive dhe ndëshkimin e egër ndaj shqiptarëve në burgjet greke. “Në momentin e ndëshkimit, shqiptarët veçoheshin nga të burgosurit e tjerë. I godisnin me shkopinj druri. Ne ortodoksit, nuk na prekën me dorë” Një ndër gangsterët më të njohur serbë rrëfen dhunën selektive dhe çnjerëzore ndaj shqiptarëve në burgjet greke. Kristijan Goluboviç, i liruar pak kohë më parë nga burgu i Malandrinos në Greqi, pohon se të dënuarit ortodoksë trajtoheshin më mirë, ndërsa shqiptarët ndëshkoheshin rëndë. Nga ajo që rrëfen Goluboviç për një televizion serb, rrahja për vdekje e Ilia Karelit është veçse një nga shumë rastet e dhunës së shtetit mbi të dënuarit shqiptarë. “Në momentin e ndëshkimit, shqiptarët veçoheshin nga të burgosurit e tjerë. Më pas, aty vinin forcat speciale. Kush ishte shqiptar, përfundoi shumë keq. I goditën dhe i vranë me shkopinj druri. Ne serbët, maqedonasit, bullgarët, pra ne ortodoksit nuk na

prekën me dorë, por na dërguan tek shërbimet përkatëse për 15 ditë apo një muaj”, - thotë ai. Kristijan Goluboviç e përshkruan sistemin grek të drejtësisë si shumë të ashpër dhe diskriminues, krahasuar me vende të tjera të Europës. “Gjykatësi tha se ky është sistem tjetër, kjo është drejtësia greke. Shkova në gjyq dhe praktikisht m’u ndalua gjithçka. Më parë dilja për fundjavë, kisha lokal ku punoja, shikoja fëmijën tim që ishte 1 vjeç. Më thoshin që të mos e mendoja Europën, pasi Greqia ishte shumë larg nga ajo lloj demokracie. Në Europë është demokraci. Ti je në gjyq, por nuk të mohojnë gjithçka, nuk të mohojnë jetën, kontaktin me familjen”, - shton më tej në rrëfimin e tij, Goluboviç. I konsideruari si një ndër kriminelët më të mëdhenj serbë të mbetur gjallë, Kristian Goluboviç, u arratis në vitin 2002 nga burgu i Malandrinos në Greqi, ku ishte dënuar me 14 vjet burg për vjedhjen e dy makinave në një grabitje të armatosur. Ai u arrestua sërish në vendin e tij dhe u lirua nga burgu në vitin 2009. Ndërkohë, dëshmia e tij hedh dritë për trajtimin “nazist” të shqiptarëve në burgjet greke. Një tjetër shqiptar i arratisur nga burgu i Malandrinos është Ilir Kupa, i cili po vazhdon betejën me drejtësinë

Ish-i burgosuri:

Në Nigrita të kalbin në dru brutalisht

Kristijan Goluboviç

Nga ajo që rrëfen Goluboviç për një televizion serb, rrahja për vdekje e Ilia Karelit është veçse një nga shumë rastet e dhunës së shtetit mbi të dënuarit shqiptarë.

për të mos u ekstraduar në Greqi. “Më vrisni këtu, vetëm në burgjet greke mos më çoni”, - ishte lutja e Ilir Kupës për policët që e arrestuan, por edhe trupin gjykues që u përball. Disa prej shokëve të tij të arratisë u vranë pa asnjë hezitim gjatë operacionit të kërkimit në tokën greke, ndërsa shqiptari i dënuar po përpiqet t’i shpëtojë një fati të tillë.

Një ish-i burgosur i burgut të Nigritas denoncoi në një emision të njohur grek dhunën që ushtrohej në burgun e Nigritas. Në” Yellow Press” të gazetarit të njohur Makis Triantafilopulos, ai tha se kishte parë dhunë të egër në këtë burg. “Jam ish i burgosur i burgut të Nigritas dhe kam shembuj për t’ju dhënë. Jam 70 vjeç. Në Nigrita, të burgosurit i vinin poshtë dhe i rrihnin brutalisht. Kam parë njerëz që dilnin me shenja të nxira. Aty ndodhin gjëra që nuk ndodhin askund në botë. As që më intereson në është shqiptar apo turk, nuk jam racist, nuk më intereson. Atë djalë e vranë në Nigrita. Atje të merrnin, të kalbnin në dru dhe të hidhnin në qeli. Nuk e justifikoj shqiptarin për atë që ka bërë, por në burgun e Nigritas ndodhin çmendurira, torturat më të egra. Prej andej nuk mund të dalë asnjeri”. Gazetari i sugjeron telefonuesit të shkojë të japë dëshminë e tij edhe në Prokurori, pasi e vlerëson atë shumë të rëndësishme. 


02.04.2014

Gazeta MAPO

Njoftime/reklama

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

MAPO MADAME

E përmuajshme, Nr. 42, Viti III i botimit, 2014, Çmimi 300 Lekë

dossier

me Madame

IRIS LUARASI EVA IDRIZLLARI ERIDIONA SHULI DARIEN LEVANI EVI REÇI BESART KADIA

DY SHTETE NJË ÇATI

Nr. 42 Viti III i botimit mars 2014 Çmimi 300 Lekë

8

DASHURITË NDËRKOMBËTARE TË LORETA BERHAMIT, ELINA DUNIT, VALBONA ÇOBËS, GENC TUKIÇIT

fashion INTO the WOODS

Personazh ADELINA MUÇA NË TEATËR UNË DHE HERVIN ÇULI, SI DY TË HUAJ

CMYK

NJOFTIM / REKLAMA

Prezantimi i Festivalit të Këngës në RTSH, një film serial, një shfaqje në teatrin e Metropolit, rikthim te prezantimi me “Netët e Klipit”, një këngë dhe videoklip i ri...Duket se Klea Huta e ka pushtuar të gjithë skenën

GAZETA MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

19.03.2014

9

e diel

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

SHOQËRIA PËRMBARIMORE “JUS” sh.p.k

ZHVILLON ANKAND PËR PASURINË Apartament me sip. totale 50.48 m2, pasuria me Nr. 5/182+1-9, kadastrale ‘MAPO’ gazeta çdo ditëZona 8320, vol. 3, faqe 132, që ndodhet në Lagjen nr. 3, shkalla 1, kati 4, Ap. Krujë. ‘MAPO’ çdo muaj revistat9, PLUS Çmimi: 2,188,836 (dy milionë e njëqind e tetëdhjetë e tetë mijë, e tetëqind e dhe ‘MADAME MAPO’ tridhjetë e gjashtë) lekë. Data 15.04.2014, ora 16.00.

E përmuajshme E përmuajshme Adr: Shoqëria Përmbarimore “Jus” Blv “Zogu I” Pall “Agimi”, 2/2, Nr.tel+355 42419319/ +355 66 2000 210, e-mail: jus.shpk@gmail.com ZYRA PËRMBARIMORE KURMAKU SHPALL PËR SHITJE NË ANKAND 1. Pasurinë "Apartament", regjistruar në ZVRPP Kavajë, me nr. pasurie 4/316-2, vol 2, faqe 103, me sip. 59 m2, ZK 3234, pasuri e ndodhur në Rrogozhinë, në pronësi të shtetasve Skender e Dire Sheshi. Kjo pasuri është vënë në hipotekë në favor të BKT. Ankandi zhvillohet ditën e Hënë më dt. 07.04.2014, ora 15.oo me Çmimin fillestar 1,348,480 (njemilionetreqindedyzetetetemijeekaterqindetetedhjete) leke. 2. Pasurinë "Ndërtesë një katëshe banesë", regjistruar në ZVRPP Elbasan, me nr. pasurie 13/65, me sip. 102.5 m2, ZK 2908, pasuri e ndodhur në lagjen "Xhami" Peqin, në pronësi të shtetasve Bedri e Majlinda Gripshi. Kjo pasuri është vënë në hipotekë në favor të BKT. Ankandi zhvillohet ditën e Hënë më dt. 07.04.2014, ora 16.oo me Çmimin fillestar 2,800,000 (dymilioneteteqindmije) leke. Ankandet zhvillohen pranë selisë së përmbaruesit gjyqësor Kastriot Kurmaku, Rruga "28 Nëntori", pall "F.Turku" kati 2, pranë Gjykatës Elbasan. E-mail kastriotkurmaku@yahoo.com. Cel 0682099479.

300 lekë

300 lekë

ZYRA PËRMBARIMORE KURMAKU SHPALL PËR SHITJE NË ANKAND

Agjencia e Abonimit të Shtypit (Arben Trenova): 04 223 52 05 • 068 20 47 825 Posta shqiptare: 04 237 5598 • 068 50 24 159 Kurmaku shpall për shitje ankand Agjencia e Abonimitnë Adrion: 04 224 0018pasurinë • 069 20 36 768 Agjencia e Abonimit, Durrës (Agim Memko): 0692372850 regjistruar në ZVRPP Elbasan, me nr. pasurie 75/23/1, vol

Zyra Përmbarimore "are+truall+ndertese", 2, faqe 50, me sip. totale 2400 m2, nga kjo sip trualli 250 m2, nga kjo sip. ndertimi 121 m2, ZK 2559, pasuri e ndodhur në fshatin Malasenj, Cerrik, në pronësi të shtetasit Jonuz Kamami. Kjo pasuri është vënë në hipotekë në favor të ProCredit Bank. Ankandi zhvillohet ditën e marte më dt. 15.04.2014, ora 15.oo me Çmimin fillestar 4,823,919.2 (katermilioneteteqindenjezetetremije e nenteqindenentembedhjete, pike dy) leke, pranë selisë së përmbaruesit gjyqësor Kastriot Kurmaku. Rruga "28 Nëntori", pall "F.Turku" kati 2, pranë Gjykatës Elbasan. E-mail kastriotkurmaku@yahoo.com. Cel 0682099479.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

ekonomi

02.04.2014

9

Hyn në fuqi heqja e TVSH 10% mbi ilaçet Ministria e Financave në një udhëzim të fundit ka sqaruar sesi do të procedohet me heqjen e TVSH-së prej 10% të barnave dhe si do të veprohet me barnat që tashmë janë stok. Sipas udhëzimit, që prej 1 prillit 2014, furnizimi i barnave, shërbimeve shëndetësore nga institucionet shëndetësore, publike dhe private, është një furnizim i përjashtuar nga TVSH-ja. Për barnat e importuara

dhe të prodhuara në vend, të pajisura me pullën e kontrollit me çmimin me TVSH 10%, me qëllim për t’u tregtuar (shitur) që rezultojnë gjendje në subjektet farmaceutike deri në datën 1 prill 2014, do të aplikohet TVSH-ja në shitje siç rezulton e shënuar në pullë. Sipas udhëzimit, të gjitha pullat e kontrollit të barnave që shiten nga data 1 Prill 2014, nuk do të kenë të përfshirë TVSH-në në

çmimin përfundimtar të shitjes. Qendra e Kontrollit të Barnave merr masa që në pullën e kontrollit të barnave të evidentohet çmimi përfundimtar pa TVSH. Udhëzimi përcakton që gjatë muajit prill 2014, çdo person juridik apo fizik, importues, prodhues apo tregtar i barnave, do të deklarojë stokun e barnave deri në datën 31.03.2014 në organin tatimor, ku është i regjistruar”.

Marrëveshja me FMN, rritja e taksave “plan B” për qeverinë Ministri Cani duke prezantuar para deputetëve marrëveshjen me Fondin Monetar, tha se tatimet dhe taksat do të rriten më tej, në rast se të ardhurat në buxhet nuk do të realizohen sipas programit të këtij viti. Kundërshton opozita. Ja debati Blerina Hoxha

Zakonisht marrëveshjet që Fondi Monetar Ndërkombëtar rekomandon në kohë krizash nuk priten mirë. Madje në Greqi, vetë qeveria është treguar skeptike, duke kundërshtuar me forcë disa nga masat shtrënguese të FMN-së për mosrritjen e pagave dhe të pensioneve dhe për rritjen e taksave. Shoqëria civile dhe opozita organizuan protesta. Një marrëveshje të ngjashme FMN-ja ka diktuar edhe për Shqipërinë, por kompleksi për të pranuar gjithçka që të huajt këshillojnë, ka prekur jo vetëm qeverinë në këtë rast, por edhe shoqërinë civile dhe madje edhe opozitën. Debati për efektin që do të kenë këto masa në ekonominë shqiptare ka munguar dhe ekspertët janë shmangur. Edhe Komisioni parlamentar i Ekonomisë ka miratuar dje marrëveshjen e re trevjeçare me FMN-në pa shumë debate dhe me dakordësi në pjesën më të madhe të kushteve. Ministri i Financave, Shkëlqim Cani tha se rritja e mëtejshme e taksave dhe tatimeve e parashikuar në marrëveshjen e qeverisë me Fondin Monetar Ndërkombëtar do të jetë një plan “B” për qeverinë shqiptare. Çka do të thotë se, nëse taksat e rritura në fillim të këtij viti nuk do të mund të realizojnë të ardhurat e programuara në buxhet, atëherë do të duhet të ketë

rritje të tjera që përfshijnë 10 taksa dhe tatime. Kushtet

Të ashtuquajturat kushte në marrëveshjen që qeveria ka me FMN-në nuk janë detyruese”, - tha kryetari i komisionit parlamentar të Ekonomisë, Erion Braçe, i cili i ka bërë një lexim ndryshe marrëveshjes. Ai tha se FMN-ja kërkon më shumë reforma sesa rritje taksash dhe çmimesh. “Flisni për 10 taksa dhe që në kokë të tabelës thuhet ‘taksat të mundshme, në rast së dështon skenari për të cilin kemi rënë dakord’. Asnjë taksë nuk do të rritet për qytetarët e Republikës së Shqipërisë, në bazë të kësaj marrëveshjeje”, - tha Braçe. Në fillim të debateve ministri Cani tha se kriza ekonomike dhe financiare globale nuk u trajtua me kujdesin e duhur, nuk u pat një ide e qartë nga qeveria e shkuar lidhur me efektet dhe me kohështrirjen e saj, ndërkohë që të ardhurat e buxhetit ishin në rënie nga viti në vit, për shpenzimet u bë kujdes që të rriteshin nga viti në vit. Sidomos në vitin elektoral u hoq dorë dhe nga kufijtë e borxhit. Krahas këtyre prishjeve dhe këtyre degradimeve në ekonominë shqiptare, në fakt u krijua dhe një borxh i fshehtë 5.3 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Kreu i Financave deklaroi se borxhi publik ka arritur në nivelin 70% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe ka dalë jashtë kontrollit, prandaj borxhi i marrë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar është një ‘urë shpëtimi’ që do të ndihmojë ekonominë të dalë nga kjo situatë. Qeveria do të marrë një hua prej 330.9 milionë eurosh nga FMN. Opozita

Opozita e ka mbështetur parimisht marrëveshjen me FMN-në, por sipas saj, në vend të rimëkëmbjes do të shkatërrojë ekonominë. Deputeti demokrat, ish-

Ministri Cani tha se borxhi publik ka arritur në nivelin 70% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe ka dalë jashtë kontrollit, prandaj borxhi i marrë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar është një ‘urë shpëtimi’ që do të ndihmojë ekonominë të dalë nga kjo situatë

ministri i Financave, Ridvan Bode tha se nëpërmjet kësaj marrëveshjeje shqiptarët detyrohen të paguajnë kosto të reja shtesë, që vijnë pikërisht prej mosqeverisjes së vendit në këto gjashtë muaj. Qeveria është angazhuar para FMN-së të rrisë 10 taksa, çmimin e energjisë si dhe moshën e daljes në pension”, - tha ish-ministri i Financave, i cili tashmë mbart një përvojë të gjatë bashkëpunimi me FMN. Bode tha se në aneks të kësaj marrëveshjeje, në raportin që i është prezantuar Bordit ekzekutiv nga ana e stafit të FMN-së, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare janë identifikuar rreth 10 taksa të reja, të cilat do të vendosen

nëse efektet e paketës fiskale të miratuara në muajin dhjetor nuk duhet të jenë ato që ka pretenduar dhe ka kërkuar qeveria shqiptare. Kjo është e sigurt tashmë që këto taksa dhe masa do të ndërmerren, - tha Bode. - Kjo do të ishte shkatërruese për biznesin dhe ekonominë shqiptare”, - tha deputeti i opozitës. Në marrëveshjen me FMN-në parashikohet rritje e taksave të makinave të përdorura me 50%, rritje të mëtejshme të akcizës për mallrat e luksit, rritje e çmimeve të energjisë, taksë e re për daljet jashtë vendit, rishikim i taksave të pronave dhe rritja e moshës së daljes në pension.

Gjiknuri: Fasha mbrojtëse e konsumit 300 kilovat do të hiqet Fasha 300 kilovat/orë në muaj e konsumit të energjisë me çmim më të ulët do të hiqet, në kuadër të rishikimit të çmimeve në sektorin e energjisë elektrike. Lajmin e dha një ditë më parë ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, në emisionin “Debati në Channel One”, të gazetarit Roland Qafoku i cili tha se tregu i energjisë është përfshirë në një reformë të thellë. Por sipas ministrit, në të gjithë këtë reformë ku përfshihet edhe ndryshimi i çmimeve të energjisë, shtresat e varfra do të jenë të mbrojtura. Ai tha se për të nxjerrë sistemin nga kolapsi në të cilin është futur për shkak të mungesës së likuiditetit në treg, do të nxirren në mënyrë të pavarur në treg konsumatorët e mëdhenj të energjisë. Ndërsa shtoi se do të rishikohen çmimet për prodhuesit privatë të energjisë. Heqjen e fashës mbrojtëse të konsumit deri në 300 kilovat e ka pohuar dje edhe kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti, i pranishëm në komisionin parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese, i cili u shpreh se konsumatorët shqiptarë do të paguajnë çmim të njehsuar të energjisë elektrike. “Struktura e çmim-

it, e cila është në dy blloqe nga pikëpamja e zbatueshmërisë te kompania ka hasur probleme, sepse vlerësimi i çmimit në dy blloqe do të thotë që mekanizmi i leximit duhet të jetë shumë korrekt, që lidhet me datat e leximit, pra duhet të respektosh periudhën njëmujore. Por nuk është vetëm ky një nga faktet, sepse brenda kësaj strukture ekziston mundësia që të abuzohet me konsumatorin”, - tha Ahmeti. Ai shtoi se Enti Rregullator ka vendosur një detyrë shumë të rëndësishme përpara kompanisë CEZ, së cilës i duhet që brenda një periudhe kohore prej një viti e gjysmë të kompletojë të gjithë familjarët me matësit e energjisë elektrike. Liberalizimi i tregut dhe veçanërisht i tensionit të mesëm ishte një pikë tjetër, nga ku kreu i ERE-s deklaroi se qytetari shqiptar është i lirë të zgjedhë se ku do ta marrë energjinë elektrike. Ahmeti pohoi se vendi ka nevojë për investime në sistemin e matjes së energjisë, si dhe në hapjen e tregut ndaj formave të tjera të prodhimit të elektricitetit, meqenëse në vend ka veçse prodhim hidrik.

Sipas ministrit, në të gjithë këtë reformë ku përfshihet edhe ndryshimi i çmimeve të energjisë, shtresat e varfra do të jenë të mbrojtura.


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Kanuni dhe njohja e tij prej shtetit të Venedikut K anuni i shqiptarëve është një kryemonument juridik zakonor i kombit tonë në Mesjetë. Ky korpus rregullash dhe ligjesh të plotfuqishme është një botë e gjallë dhe njëkohësisht e fosilizuar e mendësisë popullore, e mençurisë së zgjidhjes së problemeve të mprehta dhe e një vetadministrimi të problemeve shoqërore. Kanuni i shqiptarëve i njohur në Veri edhe me emrin konvencional si Kanuni i Lekë Dukagjinit, është mbledhur nga At Shtjefën Gjeçovi dhe është botuar jo vetëm në shqip, por në disa gjuhë kryesore të botës. Studiuesit e së drejtës kanë bërë shumë analiza për tekstin fragmentar dhe jo të plotë të Kanunit. I mbledhur vonë dhe i kompozuar në mënyrë subjektive sipas mbledhësve, Kanuni nuk na paraqitet plotësisht dhe në mënyrë të pacenuar siç ka qenë para shumë shekujve. Ky Kanun është një nga kryeveprat mendore të kombit shqiptar në të gjitha kohërat. Me të drejtë, Kanuni i Lekë Dukagjinit është një monument i traditës, i ndërlidhur ngushtë me Eposin e Kreshnikëve të Veriut si dhe konstelacionin e mrekullueshëm dhe të pashembullt të proverbave shqiptare. Gjithashtu, ky Kanun nuk mund të kuptohet pa gjenezën e kodeve juridike të perandorit ilir të Bizantit, Justinianit të Madh. Pra, nisma e Kanunit është fundi i Antikitetit të Vonë dhe plotfuqishmëria e Kanunit është periudha e Mesjetës së hershme etj. Kanuni i Lekë Dukagjinit është kodi konceptual vetëqeverisës i shqiptarëve në atë që quhet epoka parashtetërore. Vetvetiu, struktura e një shteti është diçka krejt tjetër dhe do të krijojë kështu një paradoks dhe kundërvënie të juridicitetit parashtetëror me juridicitetin shtetëror. Kjo formulë e thënë nga studiuesit nuk është e saktë në mënyrë absolute. Shumë elementë përbërës të kodit juridik parashtetëror të shqiptarëve reflektojnë qenësinë e një autonomie shtetërore, ndoshta fjala vjen, e Shtetit të Parë të Arbërit ose dhe e principatave shqiptare të Veriut. Duke respektuar deri në fund Gjeçovin e madh, ne duhet t’i shtrijmë hulumtimet tona në shekujt e mëparshëm. Ka qenë një befasi e madhe kur, duke shfletuar disa libra botuar nga Instituti i Studimeve Shqiptare, me titull: “Studime dhe tekste”, botuar më 1944, gjeta një studim relativisht të gjatë, botuar në italishten venedikase.

koment MOIKOM ZEQO

Ky studim nuk ka emrat e autorëve. I takon si kohë shekullit të XVII. Për herë të parë është transkriptuar në gjuhën shqipe nga miku im, mesjetarologu i shquar, i ndjeri Injac Zamputi. Pikërisht ky studim hap një faqe të re krejtësisht origjinale për studimet mbi Kanunin. Duke lexuar këtë studim habitesh jo vetëm me arsyetimin e lartë juridik të përpiluesve me sa duket venedikas, ka mundësi edhe shqiptarë që shërbenin në Venedik, mbi Kanunin Shqiptar. Studimi i drejtohet Republikës së Venedikut dhe quhet “Informacion mbi origjinën dhe metodën e arbitrazhit në çështjet e marrjes së gjakut në Shqipëri”. Arsyeja bazë e studimit është që të bëhet harmonizimi midis ligjeve të Kanunit Shqiptar dhe ligjeve shtetërore të Venedikut. Pikërisht në tokat shqiptare nga Kotorri e deri në Shkodër, që ishin në zotërim të Venedikut. Ky material analizues e i pashembullt i para 4 shekujve na lejon të kuptojmë forcën, por dhe dobësinë e Kanunit Shqiptar edhe në ditët e sotme. Si arsyetohet dhe si bëhet argumentimi i këtij studimi? Që në fillim theksohet se grindjet ndërmjet privatëve gjykohen në dy mënyra, ose duke iu drejtuar autoritetit të ligjshëm të popullsisë, ose duke ia lënë në dorë drejtësisë së të Urtëve, që vullnetarisht dhe me marrëveshje zgjidhen nga të dyja palët. Kjo bëhet sepse e kërkon Kanuni kur ka grindje: jo e imja, jo e jotja – ndërmjet personave të fisit. Kur larja e fajeve i lihet në dorë për zbatim gjykimit privat, ahere del në pah prishja e popullsisë dhe dobësia e qeverisë. Kushdo e sheh qartë se krimi dëmton po aq personin privat sa edhe e shrregullon shoqërinë sepse ia dhunon ligjet, kështuqë, në qoftë se shteti, për interesin e veçantë të të cilit është fjala nuk ndërhyn në gjykim, arbitrari është i pavlefshëm. Kështu përpiluesit e studimit duan të paraqesin origjinën e këtij abuzimi në Shqipëri me qëllim që të shmangin pasionin dhe interesat njerëzore me të cilët ngjyroset dhe shtrembërohet e vërteta.

Shqipëria Venedike (trojet etnike shqiptare të administruara nga Venediku) është një vend në kufirin bregdetar me Sulltanin. Në të dyja këto hapësira popujt nuk kanë një gjykatës të përbashkët, prandaj për arsye të qetësisë është i nevojshëm arbitrazhi, sepse mungon autoriteti për një ligjshmëri të pakundërshtueshme. Kjo gjë në të vërtetë nuk është aspak kundër arsyes, por nga ana tjetër, fakti që krimet e shtetasve të mos i nënshtrohen gjykimit të gjykatës është drejtpërdrejt në kundërshtim me arsyen e shtetit dhe me natyrën e nënshtetësisë. Kështu, përpiluesit e studimit justifikojnë ekzistencën e një grupi të veçantë për të kryer gjykime në formën e institucionit të arbitrazhit. Në bashkësinë e komuniteteve njerëzore padyshim që janë institucione zyrtare venedikase, por siç ka ndodhur në Rizon të Kotorrit, që u pajis me titullin e bashkësisë me Kapedan dhe Zëvendës dhe Gjykatës, për shkak të traditës vendase doli se banorët e Rizonit në rrugë të veçantë dhe unike ia dolën të merrnin në dorë jo vetëm gjykatën civile por edhe atë penale. Kështu, institucionet juridike venedikase u formalizuan. Autoriteti gjyqësor venedikas nuk funksionon. Çfarë duhej bërë? U vendos një kompromis, të krijohej një institucion hibrid, ai i arbitrazhit, por me lejen e zyrtarëve shtetërorë venedikas. Shqiptarët e kuptuan fuqinë e këtij parimi të ndërmjetëm. Kështu u krijua një realitet i ri gjyqësor që nga forma ishte venedikase, por nga përmbajtja ishte tipik kanunor dhe shqiptar. Ahere u përcaktuan dhe rregullat përkatëse të funksionimit të arbitrazhit. Kështu, në bashkësinë e vendeve që nuk kanë pjesë në grindje zgjidhen 12 veta prej fajtorit (që ka bërë fajin ose krimin) dhe ata dërgohen te shtëpia e atyre që kanë pësuar fyerje, për të kërkuar prej tyre pezullimin e inateve, pezullim që quhet premtim apo besë. Këta 12 të dërguar paraqesin disa dhurata të vogla si fjongo, gjilpëra, shami, për të treguar dëshirën që ka fajtori për një pajtim të sinqertë dhe të qëndrueshëm. Dy herë ata kthehen mbrapsh pa e marrë fjalën e besës, hera e tretë është vendimtare. Nëse pranohen herën e tretë ndërmjetësit është simboli që të fyerit janë gati për kompromis. Ata kthehen te shtëpia e fajtorit, i cili për të bërë provën e fundit të seriozitetit merr 12 djepe dhe ia dërgon të fyerit së

Sinjal optimist bashku me ndërmjetësit, të 12 djepet janë të mbuluara me mahrama, mbulesa me qëndisje të dendur që përdoren nga shqiptarët, dhe në secilin djep është vendosur një monedhë e quajtur real prej floriri. Kur hiqen mahramat nga djepet shihen edhe monedhat. Kur ndërmjetësit arrijnë te porta e të fyerit, u bëhet pyetja se cilët janë. Ata duke iu shmangur përgjigjes që do të mund të ringjallte kujtimin e fyerjes, i përgjigjen: “Hape derën kumbarë, që të pranosh Zotin dhe Shën Gjonin.” Kështu, pasi porta nuk hapet as të parën dhe as të dytën herë, ia nisin për herë të tretë: “Hape derën kumbarë, që të pranosh Zotin dhe Shën Gjonin, mos na kthe mbrapa, për fatin tënd, për fëmijët e tu, për mbarësinë e punëve të tua, për rritjen e konakut tënd”. Si hapet porta e shtëpisë dhe pranohen dhuratat, nis e shtrohet biseda për caktimin e besës dhe caktohet afati brenda të cilit, sa të rregulloren punët e nevojshme për gjykimin duhet të mos pësojnë dëm njerëzit e njërës palë dhe tjetrës dhe numërohet si turpi më i madh sikur besa të thuhej dhe të zezohej me mashtrim. Numri i gjykatësve rregullohet sipas rëndësisë së krimit: nëse është fjala për vdekje duhet të ketë 24 vetë, për plagosje 12 vetë. Për vjedhjet, grabitjet dhe mashtrimet 6 ose 4 vetë. Për shpifjet veprohet me kumbari dhe vëllamëri. Kështu, dëmshpërblimi jepet me coha në ngjyrë të kuqe ose me mbulesa të qëndisura mahrame ose paguhet me realë. Shpifja dëmshpërblehet në këtë mënyrë vetëm kur nuk ka cenuar nderin dhe jetën, sepse fyerjet e tjera, zënkat e përditshme nuk merren fare parasysh. Për plagosje, dëmshpërblimi ka vlerë 10 realë ose 10 zenikë. Kësaj i shtohet dhe shuma që ka shpenzuar i plagosuri për kirurgjinë. Jeta e një burri vlerësohet e barabartë me 12 gjaqe ose me 12 zekinë të plotë. Gruaja e vrarë çmohet vetëm me gjysmën e kësaj shume. Nëse vrasja ka ndodhur gjatë kohës së besës, ahere vrasësi gjykohet pavarësisht nga e drejta e tij e mëparshme. Zyrtarë venedikas mbas dhënies së dënimit nga arbitrazhi i shkruajnë vendimet gjyqësore. Meqenëse shqiptarët nuk kanë vulë për ta bërë autentik dhe të vlefshëm dokumentin, bëjnë dy ko-

pje në të cilat ngjisin një grosh raguzian dhe e ndajnë në mes. Ata e çmojnë kaq shumë të nevojshëm këtë ngjitje, saqë e quajnë të pavlefshëm vendimin gjyqësor nëse ky do të ishte pa këtë kërkesë. Si të lexohet vendimi, gjykatësit ngrihen në këmbë dhe qëndrojnë ndërmjet dy palëve, të cilët vihen rresht dhe ahere paraqitet vrasësi duke mbajtur të varur në qafë armën me të cilën ka vrarë, dhe duke ecur në gjunjë zvarritet tek përfaqësuesi i familjes së të vrarit për t’i kërkuar falje. I dëmtuari ia heq armën që ka vrasësi dhe e përqafon atë pasi e ka lënë t’i lutet tri herë. Po kështu veprojnë të dy palët, pastaj përqafohen dhe kuptohet se vendimi është pranuar. Përpiluesit anonimë të studimit për Kanunin shprehin habi se si vallë një popull i varfër si shqiptarët mundet të veprojnë me një urtësi të tillë. Por në fund të studimit ata nuk ngurrojnë të shtojnë se ky arbitrazh është i papranueshëm për normat juridike zyrtare venedikase dhe është “një abuzim i së drejtës sovrane në ushtrimin gjyqësor’. Pra, ligjet zyrtare të Venedikut janë ato që bëjnë një kompromis me ligjet shqiptare të Kanunit. E gjithë kjo histori marramendëse është e para katër shekujve. Si vallë para katër shekujve shteti i Venedikut nuk qëndron indiferent për shtetasit shqiptarë? Shqipëria sot ka një kod juridik tepër të përparuar dhe bashkëkohor, të standardeve ndërkombëtare. Kanuni i Veriut është në aktivitet ende. Normat parashtetërore nuk i përfillin ligjet shtetërore. Venedikasit shpikën institucionin e arbitrazhit, të organizuar nga shqiptarët, por me lejen e tyre. Kjo tregonte interes dhe vëmendje të venedikasve. Natyrisht që sot është marrëzi të operosh me kompromise të normave parashtetërore dhe ligjeve shtetërore. Unë jam për plotfuqishmërinë juridike të shtetit dhe jo të Kanunit. Por nuk mund të kuptoj dot indiferencën e shtetit shqiptar. Shembulli i shtetit venedikas më vë në mendime. Venedikasit përpiluan dhe një studim të posaçëm për Kanunin Shqiptar. Po shtetarët shqiptarë çfarë bëjnë, heshtin, futin kokën në dhe’ si strucët.


op-ed

2

Blog / “Amsterdam Express"

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë / At Nikoll Marku: Ja pse ndikimi i Kishës greke është më i rrezikshëm se ai islamik

02.04.2014

Universitet / Universitetet ndërkombëtare, pushtimi që vjen nga arsimi i lartë

Varfëria apo Rritja Ekonomike? P

ara pak ditësh publiku u njoh dhe njëherë me statistikat dërrmuese të CIAWorldFactbook se pavarësisht 20 viteve sakrificash, individuale e kolektive, Shqipëria sërish mbeti shteti më i varfër në Europë. Sipas këtyre të dhënave, të ardhurat për frymë ishin 8200 USD ose njësoj si shtete të tjera të varfra në Afrikë, si Togo dhe Nambia. Por, statistikat të japin mundësinë e interpretimit të shumanshëm dhe në këtë mënyrë për t’i përdorur ato në argumente jo fort bindëse. Kryeministri britanik, Disraeli tregonte urrejtje për këto të fundit, duke thënë se në politikë ka: gënjeshtra, gënjeshtra të forta dhe statistika. Kështu, shumëkush nga publiku shqiptar mundet të ndjehet i lodhur me përsëritjen e vazhdueshme, të përvitshme se ata jetojnë në një shoqëri që është më e varfra në Europë. Kjo, pavarësisht se shumë sipërmarrës kanë shtëpi, të ardhura e bëjnë pushime më cilësore se një qytetar italian, gjerman apo francez. Përveç kësaj kategorie ka dhe shumë qytetarë që kanë zgjedhur të ndërmarrin aktivitete të kundralig jshme në trafikim qeniesh njerëzore apo narkotikësh. Sido që

të jetë, informaliteti në vend vlerësohet në afërsisht në 50%, duke bërë të mendosh se të ardhurat tona reale vjetore janë afërsisht 16400 dollarë, duke na renditur kështu në krah të Kroacisë. Por, sic thoshte Disraeli, ka gënjeshtra dhe statistika dhe argumenti i dytë që mund të bëhet është se ne kemi patur rritjen më të shpejtë ekonomike në Europë, duke rritur të ardhurat me 12 herë në njëzet vjet. Nga të dhënat e fundit, ne mundet t’i ofrojmë publikut një statistikë inspiruese duke e përdorur për të na motivuar si një shoqëri konkurruese e punëtore. Të dyja statistikat e mësipërme janë të vërteta dhe politikëbërësit apo opinionistët mundet t’i përdorin si të duan, në varësi të kundërshtarit. Por ajo që duhet të diskutohet sot në Shqipëri dhe që lejon të bëjë analizën me veten, jo me të tjerët, është niveli i pabarazisë dhe varfërisë. Shoqëria jonë ka mundur të prodhojë, si shumë vende në tranzicion, pasuri përrallore për disa dhe varfëri migjeniane për të tjerë. Po t’i kthehemi sërish statistikave, nga viti 2002 deri në vitin 2008 varfëria në vend u ul në mënyrë konstante, duke treguar se rritja

ekonomike pavarësisht se nuk u përkthye në ulje të nivelit të papunësisë, arriti të heqë shumë qytetarë nga varfëria absolute. Bazuar në të dhënat e vrojtimeve të INSTAT-it, Bankës Botërore dhe UNDP-së, rezulton se në 2008, rreth 12.4% e popullsisë jetonte në varfëri absolute (rreth 373 137 persona), nga 25.4% në vitin 2002 (rreth 813 196 persona). Atëherë argumenti të shtyn të besosh se qeveria apo institucionet publike duhet të bëjnë çmos që të garantojnë rritje ekonomike dhe jo të përqendrohen në politika që çojnë në uljen e pabarazisë, siç mund të jetë politika e re e taksës progresive, e cila u argumentua krejtësisht për arsye etike e morale dhe jo në funksion të efikasitetit dhe konkurrueshmërisë së ekonomisë sonë. Kjo politikë e uljes së pabarazisë është përdorur edhe më parë në vendin tonë. Kështu, përpara viteve 1960 në Shqipëri shkalla e pagave ishte e ngjashme me atë të vendeve të tjera komuniste të Europës Lindore dhe mendohet se ka pasur diferenca për të ardhurat deri në 4:1. Pas prishjes me Bashkimin Sovjetik u bënë përpjekje për barazim, duke i ulur pagat më të larta. Synimi ishte të ngushtoheshin diferencat në niv-

koment

Besart Kadia

elin e jetesës ndërmjet zonave fshatare e qytetare, si dhe ndërmjet shtresave të ndryshme shoqërore. Në mes të viteve 1970, u miratua ligji i ri “Për uljen e pagave të larta, për disa përmirësime në sistemin e pagave të punonjësve dhe për ngushtimin e mëtejshëm të dallimeve ndërmjet fshatit e qytetit”. Sipas raportit të INSTAT 2001 mbi pabarazinë pas miratimit të këtij ligji, motivimi i drejtuesve e punëtorëve të kualifikuar ra ndjeshëm, sidomos kur të dhënat zyrtare tregojnë se raporti ndërmjet pagave më të larta e më të ulëta në një sektor të caktuar u bë rreth 1,5 me 1. Zbatimi i të gjitha këtyre masave e b ë r i S h q i p ë r i n ë ve n d i n m e shpërndarjen më të barabartë të të ardhurave, por me ekonominë më të varfër në Europë, ku kemi mbetur që atëherë… Kriza ekonomike botërore ka pa-

11

Kurrë nuk kam jetuar në ndonjë fazë të karrierës kur nuk ka patur sfida të mëdha përballë gazetave. -Donald Newhouse

tur efektin e saj dhe në ekonominë tonë. Sipas INSTAT-it, nga viti 2008 deri në 2012, varfëria në vend është rritur sërish me 28 896 persona. Por ashtu sikundër dhe para 40 vitesh, vendimmarrësit sërish besojnë se pabarazia dhe varfëria janë çështje dhe problematika etike e morale dhe nuk duhet interpretim dhe zgjidhje nga ekonomistët. Sipas studimeve të shumta ndërkombëtare, rritja ekonomike është faktori kryesor që çon në uljen e varfërisë dhe më pas në kualifikim të burimeve njerëzore dhe këta të fundit sërish në rritje ekonomike. Politikisht, zgjedhjet e fundit treguan se shqiptarët duan të luftojnë pabarazinë në ekonominë e tyre. Por statistikat tregojnë se të pasurit, ata që fitojnë më shumë se 1000 euro në muaj, në vend janë rreth 15 mijë persona nga 440 mijë të punësuar. Për këtë arsye duket e vështirë të mendohet se pabarazia dhe varfëria do të luftohet me rritje të taksave. Synimi i politikave qeveritare duhet të jetë vetëm rritja ekonomike dhe rikthimi i konkurrueshmërisë së ekonomisë sonë në rajon për të ulur varfërinë dhe për të mos qenë më të varfrit në Europë. *Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit për Liri Ekonomike.

Uendi im është autike…

T

ë jetosh me autizmin… Ndjesitë janë si ylberi, të shumëllojshme. Sa janë të vegjël të falin dashurinë e pastër, dashurinë pa kushte, të lumturojnë. Kjo ndjesi deri ditën që dikush të thotë duke të parë në sy që fëmija yt është autik. Veshët dëgjojnë po e gjithë qenia jote s’e pranon, thjesht e refuzon. Ti e sheh fëmijën tënd, je ti që e ke kuptuar që është fëmijë ndryshe nga të tjerët, por në momentin që diagnostikohet, ti vendos ta shohësh si fëmijë normal, duhet ta shohësh si të tillë, përndryshe rrezikon të çmendesh vetë, sepse fëmija yt nuk mund të jetë autik s’ka sesi, s’ka pse….REFUZOJE AUTIZMIN, të thotë një zë i brendshëm, bëje se s’mund të jesh ti i përzgjedhur për këtë betejë. Një çast, një fraksion sekondi dhe u zbeh lumturia. Po më pas çfarë ndodh? Çfarë ndjesie ke? Pasiguri, frikë, ti thjesht ndihesh i pafuqishëm. Në këtë gjendje kaotike ti kalon një periudhë të pacaktuar nga askush, përveçse nga ti vetë, periudhën e pranimit. Dhe ja ku erdhëm në momentin ku ti zgjohesh dhe një e qeshur, një përqafim që një fëmijë autik të

koment Elda Çelo

jep, të zbukuron, ndryshon ditën, por dita është e gjatë dhe nuk janë vetëm përkëdheljet dhe të qeshurat pjesë e saj. Maj 2008. Uendi diagnostikohet me autizëm. Ishte 2 vjeç. Nuk gjeja askund përgjigjen e pse-së, por në fakt sot them me bindje që nuk e dija dhe as e imagjinoja se çfarë më priste. Një betejë fillon dhe e ka një fund, por beteja që quhet autizëm nuk mbaron. Ka gjithmonë diçka për të bërë, ka gjithmonë diçka për të mësuar. Sa shumë kam bërë në kaq vite, por po t’ju them se Uendi është 8 vjeç dhe ende s’më ka thirrur kurrë mami, ju do qeshni me mua dhe do pyesni: po ç’paske bërë?? E pra ky është autizmi, një hap në 3 ndoshta 6 muaj. Duhet vetëm të kesh gjithmonë zërin e brendshëm që të thotë mos u lodh, Uendi ka nevojë për ty.

Ditët kalojnë, shumë me optimizëm, shumë me pesimizëm. Ka ditë që ajo qan, ndoshta do thjesht të pijë pak ujë, ndoshta do të lahet, sepse ajo e dashuron ujin, ndoshta do të hajë…ndoshta, ndoshta…këto ndoshta janë më të thjeshtat, sepse ndoshta i dhemb diçka, por ti s’e kupton dhe urren veten, sepse mendon që ti s’je mjaftueshëm vëzhguese, sepse ndoshta s’je një prind i mirë. Po çfarë them dhe unë? Këto i mendon mbrapa sepse në atë moment ty vetëm të pushton frika, lotët nuk komandohen më, ti thjesht mpihesh. Ndjesi që i përjeton, por që nuk e ke luksin as t’i përjetosh sepse mes lotësh ti duhet të kuptosh, duhet ta bësh patjetër, duhet TA NDIHMOSH. Kur Uendi ishte 3 vjeç, nuk do ta harroj kurrë…zgjohemi në mëngjes dhe ajo qante pafund… ajo qante dhe unë qaja pas saj sepse nuk dija ç’t’i beja. E çova te mjeku dhe rruga m’u duk e gjatë një shekull. Për 3 orë Uendi ishte në sallë të operacionit, operohej nga apandesiti. Çdo gjë shkoi mirë, por shpesh pyes veten, a do jetë gjithmonë kështu??? A do

mundem unë gjithmonë ta kuptoj? Ta ndihmoj? A mundet të të zërë gjumi kur këto pyetje i ke si çekan në kokë gjithë kohës? Sa herë largohem dhe e lë me tim shoq, kur më bie telefoni, zemra më rreh si e çmendur…panik, frikë… çfarë ka?? Ahhhhhh...një psherëtimë e fuqishme të del nga brenda shpirtit kur në anën tjetër të telefonit dëgjon që Uendi është mirë. Kjo është pjesë e frikës, por është gjithashtu dhe momenti kur hyj në shtëpi, kur e thërras dhe shpesh ajo nuk ngre as kokën për të më parë, por në momentin që unë trishtohem dhe them me vete ‘vallë a e ka marrë malli’, ajo lëshohet shigjetë drejt meje dhe më jep puthjen më të ëmbël, më të dashur, më të sinqertë në botë. Çdo moment i jetës time shoqërohet nga lotët…lot kur lumturohem, lot kur ajo është e acaruar, por lotët që më therin janë lotët e frikës. Çdo natë është e gjatë…në një moment ti sheh ëndërr me sy hapur që ajo të hidhet dhe ja, të thërret ‘mami’, por është thjesht ëndërr. Në një moment tjetër ti mendon nesër dhe kjo nesër është shigjetë në shpirt, zemër, në çdo

cep të trupit. Çfarë do ndodhë me të kur unë mos të jem më? Sot unë jam këtu pranë saj dhe çdo ditë është luftë, po nesër kush do luftojë për të?? Vallë do mundet ta bëjë dikush??? Ku ka shkuar ndjeshmëria e njerëzve, sepse unë, mamaja e një vajze të vogël dhe të bukur me autizëm nuk po e shoh. Sot Uendi trajtohet në Qendrën Rajonale të Autizmit, Fondacioni Fëmijët Shqiptarë, me Presidente Liri Berishën…Unë dhe Uendi në një krah dhe një njeri i vetëm në ndihmë krah nesh. Vetëm këtë ndihmë kam gjetur në 6 vjet bashkëjetesë me autizmin. Një fëmijë autik… Fola për dashurinë që të falin, ty, prindit, por që në fakt ti kurrë s’e di nëse ata vërtet të konsiderojnë të tillë. Ashtu sikurse dashuritë e mëdha që nuk konsumohen, ashtu dhe me një fëmijë autik është e vështirë të konsumosh një akt dashurie prindërore. Marrëdhënia me një fëmijë autik është e gjitha akt material dhe mbrojtës. Jeta jonë: Uendi dhe ne, familja…Një jetë vazhdimisht në gatishmëri.


12

global izim i

universitet

Por cilat janë vështirësitë që hasin sot universitetet e mëdha në ofrimin e arsimit të klasit botëror përtej kufijve? Një raport i vitit 2012 nga Observatori për Arsimin e Lartë pa Kufi ka renditur një sërë pengesash, duke nisur që nga përkufizimi i një filiali universiteti, tek emërtimi i diplomave e deri te procedurat e akreditimit. Për të mos folur pastaj për kostot që përfshijnë infrastrukturën, përzgjedhjen e stafit të kualifikuar dhe ruajtjen e standardeve të cilësisë.

Universitetet ndërkombëtare, pushtimi që vjen nga arsimi i lartë Megjithë teknologjitë e reja dhe hapjen e kurseve masive online, universitetet prestigjioze nuk heqin dorë nga zgjerimi duke hapur filiale nëpër botë. Sipas ekipit të kërkimit për arsimin ndërkufitar në Universitetin e Nju Jorkut janë thuajse 200 filiale të universiteteve ndërkombëtare në të gjithë botën dhe po vazhdojnë të shtohen

D

egët ndërkombëtare të universiteteve të mëdha marrin shumë vëmendje për motivet, sukseset dhe dështimet e tyre. Disa emra të rinj si “New York University” në Shangai apo “Yale-NUS College” në Singapor, i shtohen perceptimit se më shumë institucione prestigjioze po ndërtojnë kampuset e tyre përtej kufijve. Mes shembujve më të mëdhenj është Universiteti i Nju Jorkut, që ka hapur një kampus në Shangai, i dyti pas Abu Dabit. Më pas, Universiteti Shtetëror i Arkansasit hapi një kampus të ri në Meksikë dhe Universiteti i Jutah, në Songdo. Universiteti Texas A&M u bë lajm ku deklaroi se do të hapte një kampus në Izrael, të cilin e realizoi, i dyti për të pas atij të hapur në Katar. Sipas ekipit të kërkimit për arsimin ndërkufitar në Universitetin e Nju Jorkut janë thuajse 200 filiale të universiteteve ndërkombëtare në të gjithë botën. Kampuse të reja janë hapur dy vitet e fundit në Tajlandë, si “University of Central Lancashire” - megjithëse deri më tani ka rezultuar dështim- por kjo nuk e ka ndalur universitetin britanik të shtrihet edhe në Qipro. Po ashtu, Universiteti Teknik i Berlinit (Technische Universität Berlin) ha hapur një filial të tijin në Egjipt. Në Firence të Italisë është vendosur filiali i kinezit “Ningbo University”, për të tërhequr kryesisht emigrantët kinezë. Shembuj të tjerë vijnë nga Malajzia e India, me filiale kryesisht nga Britania dhe Australia. Një raport i kohëve të fundit tregon se prestigjiozi “Massachusetts Institute of Technology”, MIT po formëson të ardhmen e tij ndërkombëtare rreth nismave kryesore si OpenCourseWare dhe edX. Po kështu edhe Universiteti i Pensilvanisë po njeh mundësitë e të mësuarit në distancë, duke investuar më shumë në të mësuarit e hapur si pjesë e strategjisë globale të angazhimit. Shumë universitete të tjera në Europë po ekzaltohen nga rryma e re e mundësive të prezantuara nga të mësuarit online. Por cilat janë vështirësitë që hasin sot universitetet e mëdha në ofrimin e arsimit të klasit botëror përtej kufijve? Një raport i vitit 2012 nga Observatori për Arsimin e Lartë pa Kufi ka renditur një sërë pengesash, duke nisur që nga përkufizimi i një filiali universiteti, tek emërtimi i diplomave e deri te procedurat e akreditimit. Për të mos folur pastaj për kostot që përfshijnë infrastrukturën, përzgjedhjen e stafit të kualifikuar dhe ruajtjen e standardeve të cilësisë. Shumë shembuj tregojnë sesa e vështirë është të dallosh arsimin transkombëtar nga veprimtaritë e filialeve të universiteteve. Shpesh ngatërrohen termat e një diplome të përbashkët me atë të një diplome që lëshon filiali i një universiteti. Madje edhe kur lëshohet nga një filial i një universiteti prestigjioz, një diplomë Bachelor e marrë në një vend mund të përfaqësojë diçka krejt të ndryshme në terma përmbajtjeje, cilësie

dhe niveli arsimor nga një diplomë Bachelor e marrë në një vend tjetër, megjithëse në emërtim mund të jetë e njëjtë. Po ashtu variojnë shumë edhe mundësitë për arsim të mëtejshëm, apo akses në tregun e punës. Një mjek i trajnuar gjerman mund të praktikojë në çdo vend të Bashkimit Europian, por nuk do të ishte e njëjta gjë po ta vendoste karrierën në ShBA. Një tjetër problem del edhe me akreditimin, ku shumë vende të botës, kryesisht Europa e ka sigurimin e cilësisë të përfshirë në legjislacionin vendas dhe lind pyetja nëse një filial quhet i akredituar nga vendi i origjinës apo nga vendi pritës. Në vendet në zhvillim përdoret shpesh emërtimi “diploma të vlerësuara, të përbashkëta, programe të mbështetura”, që jo rrallë rezultojnë në marrëveshje bashkëpunimi mes universiteteve nga SHBA, Britania apo Australia me institucione private. Për shembull, në Shqipëri, me gjithë emërtimet e huaja, nuk raportohet asnjë filial universiteti ndërkombëtar. Universiteti i Nju Jorkut në Tiranë nuk është degë e kampusit me të njëjtin emër që ndodhet në Greenwich Village, por ofron diploma me anë të një marrëveshjeje bashkëpunimi me Empire State College. Instituti Kanadez i Teknologjisë është një universitet jofitimprurës që operon në Tiranë nën pronësinë e një kompanie me të njëjtin emër dhe Edu Nova Consortium, një konsorcium kolegjesh kanadeze që ofrojnë arsim të nivelit sekondar në universitet. Universiteti Amerikan i Tiranës, me gjithë denominacionin nuk ka lidhje me asnjë universitet amerikan. Po ashtu edhe Universiteti “Zoja e Këshillit të Mirë”, megjithëse i zhvillon kurset në gjuhën italiane dhe me staf akademik italian, nuk është degë e ndonjë universiteti në Itali me të njëjtin emër. Megjithë famën e tyre në rritje, ka nga ata që po i thonë jo hapjes së filialeve në botë. Kjo nisur edhe nga frika e humbjes së rep-

Kampuse të reja janë hapur dy vitet e fundit në Tajlandë, si “University of Central Lancashire”Po ashtu, Universiteti Teknik i Berlinit (Technische Universität Berlin) ha hapur një filial të tijin në Egjipt. Në Firence të Italisë është vendosur filiali i kinezit “Ningbo University”, për të tërhequr kryesisht emigrantët kinezë. Shembuj të tjerë vijnë nga Malajzia e India me filiale kryesisht nga Britania dhe Australia.

utacionit dhe mossigurimit të cilësisë njëlloj si në vendin e origjinës. Mes atyre që nuk duan është edhe Universiteti i Kolumbias, i cili prej 2009-ës megjithatë ka krijuar një rrjet prej 8 qendrash globale për promovimin e kërkimit dhe mundësive të shkëmbimit studentor. Por nuk janë filiale, shprehen nga universiteti. Nga qendrat e vendosura në Aman, Pekin, Stamboll, Mumbai, Najrobi, Paris, Rio de Zhaneiro dhe Santiago, Kolumbia ka në pronësi të saj vetëm qendrën e vendosur në Paris. “Ne nuk investojmë në tulla dhe llaç, nuk punësojmë staf, nuk rekrutojmë studentë dhe strategia jonë është efikase”, shprehet zv/presidenti i universitetit, i cili thotë se Kolumbia nuk ka hapur filiale për shkak se i druhet lirisë akademike. Shumë filiale varen nga qeveritë lokale për financime dhe në vende si Kina apo vendet e Gjirit Persik nuk i njohin vlerat amerikane të lirisë akademike. Në të vërtetë, degët e universiteteve formojnë vetëm një pjesë të vogël të aktiviteteve të ndërkombëtarizimit dhe modelet e edukimit trans-kombëtar të angazhuar nga institucionet. Për shembull, Britania e Madhe, e cila e ka promovuar arsimin trans kombëtar si pjesë e strategjisë së tij kombëtar, raporton se vetëm 3% e 600 mijë studentëve të tij që studiojnë jashtë Anglisë ishin regjistruar në periudhën 2012-2013 në një institucion anglez të arsimit të lartë. Bashkërrjedhja e tri trendeve më të mëdha si: përparimi në kapacitete teknologjike të modeleve të të mësuarit online, futja e emrave të mëdhenj globalë si Harvardi në masën e institucioneve që ofrojnë MOOCs dhe rritja e studentëve globalë në tregje, po ndryshon vlerësimin e të mësuarit online vetëm për një segment studentësh dhe po sfidon zbatueshmërinë e degëve ndërkombëtare të universiteteve, të cilat kërkojnë përpjekje të thella infrastrukturore që vijnë me rreziqe të mëdha financiare dhe reputacioni.

ceremonia

Gazetari Edward Snowden, nderohet nga Universiteti i Xhorxhias Gazetari më i përfshirë me mbulimin e lajmeve të nxjerra nga Edward Snowden, që Agjencia Kombëtare e Sigurisë së SHBA survejon te telefonatat dhe internetin e shtetasve, do të jetë këtë vit fituesi i Medaljes McGill të Universitetit të Xhorxhias për Kurajën Gazetareske. Glenn Greenwald ka qenë kolumnist i “The Guardian” dhe tani është themelues i rubrikës “The Intercept” i revistës online First Look Media ‘s. Ai do e marrë çmimin vjeshtën e ardhshme gjatë një ceremonie të parashikuar me këtë rast. Në qershorin e kaluar, Greenwald ishte gazetari i parë që raportoi që NSA po mblidhte regjistrimet e telefonatave të miliona klientëve amerikanë të Verizon, një nga siguruesit më të mëdhenj të telekomit në Amerikë. Greenwald u nominua për çmimin e Universitetit të Xhorxhias nga Dorothy Parvaz, një redaktor në Al Jazeera English dhe fituesi i këtij çmimi vitin e kaluar.


kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

02.04.2014

13

Intervistë/ Prifti shqiptar ortodoks në dioqezën e Shën Mërisë në Elbasan rrëfen dhe një episod nga viti 1992, kohë kur kuptoi qëllimet antishqiptare të të zgjedhurit në krye të Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare

At Nikolla Marku

Ja pse ndikimi i Kishës greke në Shqipëri është më i rrezikshëm se ai islamik Në vitin 1992 Anastas Janullatosi është shprehur për Nolin: Ai është përbindësh, një satana Aida Tuci At Nikolla Marku, prifti shqiptar ortodoks në dioqezën e Shën Mërisë në Elbasan, në intervistën e tij për Mapo-n shprehet me bindje se ndikimi i Kishës greke në Shqipëri përbën rrezik më të madh se ndikimi islamik, sepse ajo mbështetet dhe udhëhiqet nga një shtet që ka jo vetëm pretendime territoriale në Shqipërinë e Jugut, por që po punon fort për të ndryshuar rrjedhën e historisë së ortodoksisë shqiptare. At Marku rrëfen dhe një episod nga viti 1992, kohë kur kuptoi qëllimet antishqiptare të atij që do të vendosej shumë shpejt në krye të Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare. At Nikolla Marku, ju jeni një nga ata që gjithmonë keni qenë kritik ndaj ndërhyrjes së Kishës greke në Shqipëri. Mendoni se kjo është kthyer në një problem për ne shqiptarët? Ndërhyrja e ortodoksisë greke në ortodoksinë shqiptare nuk lindi sot. Ajo është 100 vjet luftë për të veçuar Vorio-Epirin dhe për t’ia bashkangjitur shtetit grek. Kësaj i shërben edhe Kryepeshkopi Anastas Janullatosi. Shteti grek dhe kisha greke janë një, dhe këto 100 vjet kanë thurur lloj-lloj planesh për të aneksuar Jugun e Shqipërisë. Qëllimi i tyre është që të gjithë ortodoksët shqiptarë, të quhen ortodoksë grekë. Kjo u vulos njëherë e mirë e përgjithmonë me ardhjen e Janullatosit në Shqipëri, ku autonomia e Kishës Ortodokse Shqiptare humbi. Janullatosi ka mbjellë anarshi në Kishën Ortodokse, duke ngritur një principatë, një shtet brenda shtetit shqiptar, një kishë filial të Kishës Greke. Ai është aty për t’i shërbyer shtetit grek. Ju personalisht keni kaq vite që ngrini akuza ndaj Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Keni fakte për këto akuza, apo janë thjesht aludime tuajat? Vetë Kryepeshkopi flet dhe për ju në librin e tij “Ringritja e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë (1991-2012)”, edhe pse jo me emër dhe shprehet me pak fjalë se akuzat ndaj tij janë të pavërteta dhe që rrjedhin vetëm për shkak të origjinës së tij greke? Së pari, njerëzit që ai ka afruar janë të dyshimtë. Kur punon me njerëz të tillë, arsyeja të çon tek ky përfundim. Ai ka mbështetur dhe mban rreth vetes njerëz pa principe, pa identitet, të shitur, antishqiptarë. Bindja ime për rolin e Janullatosit në Shqipëri është e hershme që kur kam qenë student në Greqi dhe ngrita flamurin shqiptar. Tre priftërinj grekë në mes të natës më kanë sulmuar barbarisht, më thyen dhëmbët. Qysh atëherë Janullatosi më futi në rreth të kuq. Ai është shprehur në atë kohë për Nolin: Ai është përbindësh, një satana. Atje kuptova se ai ishte antishqiptar. Kur dhe ku është shprehur kështu? Në vitin 1992, në Kastoria. Përpara një përfaqësie studentësh shqiptarë, ku mes tyre isha dhe unë. Ne ishim 16 shqiptarë që kishim shkuar për të studiuar për priftërinj në Kastoria. Para se të niseshim për në Shqipëri u zgjodh një përfaqësi e jona prej 4 vetësh për të shkuar në Athinë e për të takuar Janullatosin. Me sa u kuptua, po përgatitej terreni për ardhjen e tij në Shqipëri. Në atë takim, ai jo vetëm u shpreh ashtu për Nolin, por i quajti shqiptarët një popull me bisht që kishte sulmuar Zotin për vite me radhë. Madje përkthyes kishte Vangjel Dulen. Ai ishte njeriu më i dyshimtë në atë kohë dhe nuk e di sesi arriti aty ku është. Ju e keni lidhur Kryepeshkopin Janullatos edhe me partinë naziste “Agimi i Artë”?

Ai atë parti e ka bekuar dhe gjithë anëtarët e saj i ka miq. Prania e Janullatosit në disa takime të kësaj partie në Greqi është fakt. Edhe kur përfaqësues të kësaj partie kanë ardhur në Shqipëri, ata janë pritur dhe përcjellë nga ai. Përse sipas jush, ai tregoi kaq vendosmëri për të qëndruar e për t’u njohur si kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare? Pyetja që shtrohet tani është se, përse Janullatosi do t’i mbyllë ditët e fundit të jetës në Shqipëri? E pra, djallëzia e Kalit të Trojës grek po punon që ai të bëhet shenjtor në Shqipëri, që eshtrat e tij përfundimisht të prehen në tokën shqiptare dhe ai të shpallet martir i shenjtë i Kishës Ortodokse, që është filial i Kishës greke. Kjo bëhet që, në historinë e Kishës Ortodokse Shqiptare të thuhet e të shkruhet në përjetësi se kjo kishë është vazhdimësi e ortodoksisë greke. Kjo do të thotë të falsifikosh historinë. Një tjetër akuzë për të cilën besoj se keni argumente dhe fakte? Ata në themelet e kishave ortodokse nëpër Shqipëri kanë vendosur shishe me letra të vjetra të falsifikuara, që gjoja ato i përkasin kishës greke, që brezat e mëvonshëm të “zbulojnë” në rrënojat e tyre se ortodoksia shqiptare paskësh rrjedhur nga ajo greke dhe se ortodoksët shqiptarë në fakt janë grekë, që ne nuk kemi identitet. Kisha ortodokse shqiptare është pushtuar nga grekët, statuti u hodh në koshin e plehrave, vepra e arkitektit të Kishës Ortodokse Shqiptare, Fan Noli, po ashtu u hodh në koshin e plehrave. Historinë e ortodoksisë shqiptare kisha e Janullatosit e ka fshirë përgjithmonë me bojë të zezë. Është investuar në botimin e veprave të tij, duke e zëvendësuar bibliotekën e Fan Nolit me atë të Janullatosit. Indiferentizmi i politikës shqiptare dhe i akademikëve shqiptarë i ka hapur rrugë këtij përçudnimi. Ish-kreu i SHISH-it, Fatos Klosi është shprehur një ditë më parë në një intervistë se ndërhyrja e Kishës greke është më problematike se ajo islamike. Ju si e komentoni këtë? Unë nuk mendoj se është ndikim, por pushtim. Shteti grek, përmes Kishës Ortodokse Shqiptare me Janullatosin në krye, e ka pushtuar Shqipërinë. Politika shqiptare është dorëzuar para presionit grek, ashtu si dhe një pjesë e komunitetit ortodoks. Ndërhyrja greke është më e rrezikshme se ajo islamikë. Këta të fundit ishin ca djem të rinj që u lidhën me njëri-tjetrin, shkelën Kushtetutën dhe ikën për të luftuar në Siri në emër të besimit. Ata nuk ishin të organizuar, ata nuk mbështeten nga ndonjë shtet që ka pretendime territoriale në Shqipëri, ata nuk përpiqen të falsifikojnë historinë etj., etj, kurse Kisha Ortodokse Greke është institucion dhe mbështetet e udhëhiqet nga shteti grek. Ata organizohen dhe financohen nga grekët dhe kanë qëllime antishqiptare, synimi i tyre është të marrin Vorio-Epirin. Thatë se të gjithë janë dorë-

Pyetja që shtrohet tani është: Përse Janullatosi do t’i mbyllë ditët e fundit të jetës në Shqipëri? E pra, djallëzia e Kalit të Trojës grek po punon që ai të bëhet shenjtor në Shqipëri, që eshtrat e tij përfundimisht të prehen në tokën shqiptare dhe ai të shpallet martir i shenjtë i Kishës Ortodokse, që është filial i Kishës greke...

zuar. Ju vetë jeni dorëzuar? Unë nuk dorëzohem kurrë derisa kjo çështje të marrë zgjidhje. Janullatosi ka ngritur kultin e individit në Shqipëri. Shqiptarët ortodoksë mund të shkojnë te mbretëria e perëndisë vetëm nëpërmjet gojës së Janullatosit. Mua besimin ma kanë dhënë prindërit e mi dhe do vazhdoj t’u shërbej ortodoksëve shqiptarë dhe të vërtetës së ortodoksisë shqiptare. Jeni ndjerë i kërcënuar? Unë jam dënuar me vdekje nga Kisha Greke, nga “Agimi i Artë” etj. Kam marrë telefonata kërcënuese, më kanë kërcënuar fëmijët etj. I keni denoncuar? Në organet kompetente të segmentit të shtetit i kam denoncuar. Por gjithçka është lënë në heshtje. Pse akuzat tuaja publike kanë rënë në vesh të shurdhët? Djallëzia e Janullatosit dhe e Kishës Greke është të afrojë, e të punojë me njerëz që kanë vende kyçe në institucionet shqiptare. Deri dje pjesa më e madhe e shqiptarëve ishte e paditur sesi ishte formuar Kisha Ortodokse Shqiptare dhe si është e organizuar ajo. Në momentin që ne i informuam për këtë, gjetëm mbështetje. Por sot jemi në situatën që shteti grek dhe Kisha Ortodokse kanë investuar miliarda euro në Shqipëri. Kisha Ortodokse jo më kot investon në spitale, rrugë etj., edhe pse kurrë nuk i bëjnë të ditura se nga vijnë këto investime. Pra nevoja ekonomike e shtypu popullin dhe sidomos disa kuadro që ta përqafojnë atë. Tashmë ata janë bërë ushtarë të bindur të Janullatosit. Me pak fjalë, janë të kapur. Edhe politika shqiptare është e kapur? Unë kam një kritik shumë të ashpër ndaj tyre. Politika është e kapur jo vetëm nga kisha greke, por dhe shteti grek. Politika është gjunjëzuar në mënyrën më të turpshme, sepse është nënshtruar përballë investimeve të shtetit grek në Shqipëri. Ju thjesht i keni bërë publike, apo keni vepruar edhe ligjërisht? Unë i kam bërë një letër Patriarkanës së Stambollit, ku japim informacion se Janullatosi është agjent i Shërbimit Informativ kombëtar grek. Ne si komunitet dhe unë si drejtues i Kishës së Shën Mërisë, ia kemi bërë të qartë dy herë Ambasadës amerikane këtë çështje; një herë ambasadorit Withers dhe më pas Arvizusë. I kemi ftuar dhe në kishën tonë që ta shohin nga afër problemin. U kam dërguar letra shumë ambasadorëve. Ia kemi bërë të ditur shqetësimin tonë edhe kryeministrit Rama, të cilit i kërkuam publikisht që të mos e merrte bekimin e Janullatosit. U kemi shkruar më parë ish-kryeministrit Berisha, presidentëve Moisiu e Nishani. Çfarë përgjigje morët prej ambasadorëve, ju mbështetën? Ata thjesht konstatuan se është shkelur ligji, por nuk është se më dhanë mbështetje. Kush ka përgjegjësi, sipas jush, për rritjen e ndikimit grek në Shqipëri? Përgjegjësia më e madhe është e politikës shqiptare.


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

17,341 sanduiçë për një orë

3

4 11

16

17

18

5 12

7

8

13

19

24

6

20

9

14

21

15

22

23

25 27

32

33

38

26

28

29

34

30

35

36

39

40

42

43

46

47

10

31

37

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

41

44

45

48

49

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

50

51

52

Horizontalisht:

1. Shfarosja e plotë a e pjesshme e një popullsie. 5. Fshehje, maskim. 11. Simboli kimik i heliumit. 13. Metal me shumë vlerë. 14. Fundërria që kullon në fund të një ene. 16. Mënyra se si rron dikush. 19. Pjesa me xhama e një ndërtese. 23. Notë muzikore. 24. Pasojë a rrjedhim që vjen nga një shkak. 25. Tërësi e përbërë prej një numri shumë të madh yjesh, që formojnë një sistem më vete. 27. Vepër e përbërë prej disa artikujsh, që trajtojnë një temë të përbashkët. 29. Connery i kinemasë. 30. Vend i ngritur ku hipin sportistët fitues. 32. Ka në ballë, mbrapsht. 34. Formohet karakteri. 36. Faza, ose... 38. Një republikë brenda federatës Ruse. 40. Titull që i jepej peshkopit ose kryepeshkopit. 42. Male që ndajnë Europën nga Azia. 43. Vjedhje, hajdutëri. 45. Kodi i kartës telefonike. 46. Uejn, futbollist i njohur anglez. 47. I ngjashëm, i njëllojtë. 49. Pjesëz mohuese. 50. E përzier. 51. Grup njerëzish të lidhur nga interesa. 52. Bakiu, koreografe.

2

1. Njeri që nuk flet shumë. 2. Legalizues dokumentesh. 3. Mjet me një rezervuar të madh prej metali për të mbartur lëngje. 4. Shkronjë dyshe. 6. Kërkime mbi masat më të efektshme për tregtimin e mallrave. 7. Fjalë a shprehje që i thotë prindi fëmijës për t'i shkuar mbarë çdo gjë. 8. Bojë për mobiljet. 9. Industria e Lehtë. 10. Frut i papjekur. 12. Alikaj e kinemasë shqiptare. 15. Lloj agrumeje. 17. Ent Financiar. 18. Ekipi Kombëtar. 20. Sigla e Elbasanit. 21. Leonard i i njohur i volejbollit shqiptar. 22. Në mënyrë të fshehtë. 25. Giuliano, aktor i njohur i kinemasë italiane. 26. E plogët. 28. Njerëzit që shoqërojnë nga afër një personalitet. 31. Janë në hyrje të operas. 33. Medikament që merret direkt në vena. 34. Mall pa zot. 35. Është pjesë e biçikletës. 37. Armë e dikurshme. 39. Edgar, i Kombëtares shqiptare. 41. Notë muzikore. 43. Kocka të peshkut, pa të fundit. 44. Det në Mesdhe. 48. Ndërmarrje Komunale. 49. Jo në Itali.

5

3 6 4 2

1 2

7 6

6

9

2

9

3 5

2

7

7

5

4 3 4 2

4

3 8

8

2

3 6

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Sot do keni me shume nevoje se kurrë te verifikoni ndjenjat e atij qe keni ne krah. Gjeni mënyrën e duhur për ta bere ne mënyrë qe ai te mos dyshoje dhe te mos ndihet keq. Beqaret do kenë disa takime, por duhet te mos nxitohet ne mënyrë qe te mos bëjnë zgjedhjet e gabuara. Ne planin financiar tregohuni objektive dhe te matur.

Do kaloni çaste te lumtura sot pranë atij qe dashuroni dhe do dëshironi qe dita te mos mbaroje. Do i shprehni gjithçka qe ndjeni. Beqaret jo vetëm qe do kenë takimi interesante, por do mund te fillojnë dhe një histori te bukur dashurie. Me financat nuk do i keni punët aspak mire. Do shpenzoni pa fund dhe nuk do arrini dot te ruani qëndrueshmërinë.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Mos u mundoni ta kontrolloni sot atë qe keni ne krah sepse do keni debate te forta dhe atmosfera do iu përkeqësohet pa mase. Beqareve do iu ndërlikohet goxha jeta nëse fillojnë një lidhje. Personi qe do mundohet t’i joshe nuk do jete aspak i përshtatshëm. Ne planin financiar duhet te tregoheni me te matur se kurrë sepse çdo pakujdesi e vogël mund t’iu shkatërrojë.

Fale konfigurimit pozitiv te yjeve do mbizotërojë harmonia sot ne jetën tuaj ne çift. Gjithçka do shkoje me se miri dhe nuk do mërziteni për asnjë çast. Beqaret duhet ta dëgjojnë me kujdes atë qe do iu thotë zemra sepse veten ne këtë mënyrë do e ndryshojnë rrjedhën e jetës. Për financat merrni vetëm këshilla nga specialistet, te tjerët mund t’iu prishin pune.

Vertikalisht:

Sudoku | nivel mesatar 9

Një grup studentësh thejnë rekordin e Genisit në përgatitjen e sanduiçeve. Një grup studentësh, kanë arritur që brenda një ore të përgatisin rreth 17,341sanduiçe, gjë me të cilën edhe kanë thyer rekordin e Genisit. Një gjë e tillë ka ndodhur, në Alumni Park - Los Angeles, në një ngjarje speciale të organizuar nga "The Special Events Committee" në bashkëpunim me disa organizata tjera. Të paktën 20 ekipe të ndryshme nga organizata të ndryshme konkurruan për të bërë më shumë sanduiçe dhe për të fituar një çmim prej 500 dollarësh. Ushqimi i përgatitur në këtë ngjarje i është dhuruar disa misioneve bamirëse si dhe një sasi e konsiderueshme edhe për të ushqyer të pastrehët në Skid Row - Los Angjelos. "Njëri nga synimet kryesore ishte që të mobilizonim studentët e universitetit për të bërë diçka të mirë për komunitetin", tha Vincent Ong, president i "Zeta Phi Rho", ndër organizatorët tjerë të ngjarjes. Këtë vit, kjo ngjarje shënoi rritje të katërfishtë të pjesëmarrësve, nga rreth 100 veta sa merrnin pjesë viteve të kaluara, këtë vit kishte mëse 400 të tillë

1

9

8

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

8 1

4 3

Koha e fillimit _____:____

4 2 5

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

LUANI (23/VII-22/VIII)

Dite goxha e vështirë kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do kuptoheni me atë qe keni ne krah dhe here pas here do keni debate te forta me te. Beqaret nuk do jene ne humorin e duhur për te filluar një histori dashurie. Financat nuk do kenë ndonjë ndryshim te madh. Vazhdoni te shpenzoni me kujdes ne mënyrë qe edhe e ardhmja te jete e qëndrueshme.

PESHORJA (23/IX-22/X) 2

4

4

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

10865, 15562, 16680, 20517, 21849, 22352, 23093, 24202, 24962, 26359, 28282, 32011, 32015, 32801, 54152, 77741, 79653, 82334, 83451, 95608. Numra me 6 shifra: 225824, 341455, 440585, 508337, 541571, 565411, 854784, 934784.

Dite shume e bukur dhe e mbushur me emocione te mëdha kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjithçka do shkoje sipas planeve. Beqaret nuk do jene aspak ne humor dhe me mire te mos fillojnë ndonjë lidhje sepse do bëjnë gabime te renda. Ne planin financiar do iu buzëqeshe fati me ne fund dhe do mund te kryeni transaksione te rëndësishme.

UJORI (20/I-19/II)

Gjeni 10 ndryshimet

Çfarëdo qe te ndodhe sot lidhja juaj nuk do ketë ndryshime shume te mëdha. Merrini gjerat si t’iu vijnë dhe shprehini ndjenjat ashtu si t’i ndjeni. Beqaret do e gjejnë princin e tyre te kaltër dhe do fillojnë një histori te bukur dashurie me te. Financat nuk do kenë nevoje për shume përkujdesje sepse situata do jete gjate gjithë kohës e qëndrueshme.

AKREPI (22/X-21/XII)

8

Jeta sentimentale e çifteve do jete me e mire se me pare, megjithatë nuk duhet te prisni qe pasioni te rikthehet menjëherë fuqishëm. Merrini gjerat ashtu si t’iu vijnë. Beqaret do kenë mundësi te bëjnë zgjedhjet e duhura fale takimeve impresionuese qe do realizojnë. Financat do i keni me ne vëmendje se kurrë me pare. Situata nuk do ketë asnjë problem.

Numra me 3 shifra: 102, 134, 145, 199, 210, 244, 419, 451, 470, 478, 533, 596, 748, 751, 754, 832, 843, 845, 956, 985. Numra me 4 shifra: 0215, 1012, 2765, 3259, 4209, 4290, 4415, 4504. Numra me 5 shifra:

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Asgjë nuk do shkoje sipas planeve sot ne jetën tuaj ne çift. Do keni here pas here konflikte dhe situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Beqaret nuk do kenë takime, por miqtë e ngushte nuk do i lënë asnjë çast te mërziten. Financat do jene te mira. Filloni te hiqni disa para mënjanë ne mënyrë qe te siguroni edhe te ardhmen.

Dite normale dhe pa ndonjë gjë te veçante kjo e sotmja për te dashuruarit. Do kaloni momente te këndshme pranë partnerit tuaj dhe do flisni qetësisht me te. Beqaret do dashurohen me personin e gabuar. financat nga ana tjetër do mbrohen gjithë kohës nga Jupiteri. Do e dini shume mire se çfarë hapash te hidhni për te mos pasur probleme.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Nëse keni pakënaqësi ndaj partnerit flisni lirshëm me te pa qene ende vone. Ai do jete i qete dhe ne humorin e duhur për t’iu dëgjuar. Mos u druani nga asgjë. Beqaret ka shume gjasa te fillojnë ndonjë aventure kalimtare me disa persona qe i kane njohur qe ne fëmijëri. Do jete thjeshte një eksperience e bukur. Ne planin financiar gjendja do jete goxha e mire.

PESHQIT (20/II-19/III) Do i kaloni me lehtësi te gjitha problemet qe keni pasur me partnerin tuaj gjate kësaj dite. Te dy do toleroni dhe do bashkëpunoni për me te mirën. Beqaret do kalojnë çaste te këndshme me një person qe kane disa dite qe e kane njohur. Një tjetër etape mund te filloje për ta. Ne plani financiar duhet te tregoheni strikte me shpenzimet.


blog

1001

2 prill

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

1739

02.04.2014

15

Mendoj se gazetat nuk duhet të mundohen të konkurrojnë me web-in, dhe duhet të bëjnë atë që mund të bëjnë më mirë; gjë që mund të jetë gazetaria e formës së gjatë dhe përdorimi i fotove dhe artit. Gjithashtu duhet përdorimi i grafikave format-mëdha dhe theksimi i eksperiencës fizike të gazetës. - Dave Eggers

Lindja e Metodizmit Themeluesi i Metodizmit, John Wesley e mbajti predikimin e tij të parë më 2 prill 1739. Që prej asaj dite ai udhëtoi papushim nëpër Angli duke dhënë mesazhin e shpëtimit dhe përligjjes me anë të besimit dhe konvertoi më shumë se 150 mijë njerëz. Kur ai vdiq në vitin 1791, Metodizmi qe bërë forca kryesore në Kishën Anglikane, megjithëse ishte i destinuar, kundër dëshirave të Wesley-t, të shkëputej nga kisha qendrore. Wesley nuk dukej një revolucionar. Një njeri i butë me rrënjë të thella në anglikanizëm

rural, megjithatë ai ndante pikëpamjet e Luther-it për interpretimin e drejtpërdrejtë të përvojës personale si prekje të dorës së Zotitkur ishte 5 vjeç ai u shpëtua nga një shtëpi në flakë dhe mëtonte se u ndje si “një dru i nxjerrë prej zjarrit’. Në Universitetin e Oksfordit ai themeloi një “Klub të Shenjtë’ me të vëllanë Charles dhe kalvinistin radikal George Whitefield. I pranuar prift, ai shërbeu si famullitar në Savanah të Georgia-s dhe u impresionua thellë gjatë kalimit të Atlantikut nga besimi i patundur i një grupi gjermanësh moravianë

kur anija ishte në rrezik mbytjeje. Kur shkoi në Londër, ai mori pjesë në një takim moravioanësh dhe ndjeu se qe thirrur personalisht nga Krishti. Whitefield e ftoi në Bristol dhe aty ai mbajti fjalimin e tij të parë në publik. Vala e madhe e Metodizmit që përfshiu Anglinë dhe botën e krishterë në fund të shekullit 18 ishte një ringjallje fetare e ngjashme me Reformën dhe Puritanizmin. E rivitalizoi Protestanizmin duke i kthyer thjeshtësinë e hershme të krishterimit me efekte që ndihen ende edhe sot.

Blitz

Flickr

64

Përqindja e milionerëve kinezë që planifikojnë të emigrojnë ose që kanë emigruar ndërkohë.

1

Trilion USD është shuma minimale që nënshtetasit kinezë kanë zhvendosur në llogari bankare jashtë vendit që nga vitit 2002.

1/4

Fraksioni i dioksidit të karbonit në Kinë që del nga prodhimi i mallrave për eksport.

+5,400

Ndryshimi në përqindje, që nga viti 2008, në numrin e tërmeteve në Oklahoma që kanë regjistruar magnituda 3-ballëshe e më lart.

Foto nga: Charles Roffey Dicitura: (More) people of Peshkopi

Prishtina, vendi ku dielli shkëlqen ndryshe Slavica Radovanovic Tregimi i jetës sime nuk është aspak i lehtë. Unë megjithatë, nuk do t’ju lodhi me të, sepse nuk jam prej atyre njerëzve që qahen për atë që kanë humbur ose atë që nuk e kanë, por përkundrazi, jam falenderues për ato që i kam. Kur e lashë Kosovën para nëntë vitesh, mendova “Që kjo është, kurrë s’kam me u kthy më.” Po një pjesë e madhe e imja s’pranonte. Kjo pjesë ka mbetë atje poshtë, mes paraardhësve të mi. Sa shkonin vitet, unë mundohesha ta shtrydhi gjer në gati-harresë mallin për qytetin tim e të jetoj jetë normale, gjersa gjithçka përreth meje bërtiste. Thjesht nuk mundja ta bëj, sepse nuk i takoj këtuhit. E kam pasë shumë vështirë të përshtatem, kam pasë ndjenjën thua se jam nga planet tjetër. Vazhdimisht kam lëvizë, kam jetuar në ekzil. Unë vij nga një atmosferë tjetër, thjeshtë s’jam më e njëjta njeri. Thosha vetë me vete shpesh herë “Oh Zot, veç a kthehna niherë atje”. Thuhet se çka të don njeriu i plotësohet, nëse atë që e don e don përnjëmend dhe ka vullnet të madh, prandaj në vitin 2008 edhe dëshira ime më në fund u plotësua. Prapë isha në Kosovë, aty ku përkas, dhe ndjenja ishte përnjëmend fantastike. Në fillim nuk isha e vetëdijshme për faktin se isha kthyer, se isha në mes të të mijve, por menjëherë u vërshova nga emocionet. Gjithçka ishte ndryshe, e pashë botën me tjera ngjyra. Ishte ndjenjë e papërshkrueshme të zgjohem në Prishtinë, madje dukej sikur edhe dielli rrezonte ndryshe, ndjeva qetësi dhe siguri. Jam e vetëdijshme se duhet ta kesh jashtëzakonisht

gazetamapo@gmail.com

vështirë të ma besosh gjithë këtë, me siguri po mendon se jam duke ekzagjeruar, por me të vërtetë ashtu jam ndjerë. Pas nëntë vitesh pikëllimi e agonie, më në fund dielli shndriste mbi mua. Nuk u ndjeva e refuzuar apo e parëndësishme. Nuk u ndjeva si refugjate, por në vend të kësaj, pas nëntë vjetësh, u ndjeva e barabartë me ata rreth meje. Gjitha paragjykimet e grumbulluara gjatë viteve papritmas m’u zhdukën. Shumë njerëz e përshkruanin Kosovën si zonë e rrezikshme për këdo që s’është shqiptar, por unë përjetova pikërisht të kundërtën. Më besoni që u rilinda. Më në fund isha vetja ime, në vendin ku përkisja. Prishtina më la përshtypje të madhe. Edhe pse efektet e luftës dhe të shkatërrimit ende mund të ndjehen, dukej sikur asgjë s’kishte ndodhur atje. Jam e kënaqur që njerëzit po bëjnë jetë normale, po arsimohen, po punojnë dhe përparojnë në çdo aspekt. Përpjekjet e tyre, ndjenja për organizimin dhe realizimi me sukses i objektivave të veta kanë meritë të plotë. Ata janë njerëz me vizion të qartë, ambiciozë, të bashkuar dhe të fortë. Të tillë janë kosovarët e mi, dhe unë jam krenare për ta. Ishte kënaqësi të dëgjoj gjuhën shqipe sërish, të dëgjoj zërin e imamit që vjen nga xhamia. Por, më vinte keq që nuk isha në gjendje të komunikoj me njerëzit rreth meje në asnjë nga gjuhët tona amtare, por vetëm në anglisht. Edhe pse ne të gjithë jemi rritë në Kosovë, e çara midis nesh është akoma e vërejtshme, dhe kjo është fatkeqësi. Mu kujtua fëmijëria. Brenda meje, emocionet tejkalonin njëratjetrën dhe kuptoja se unë akoma nuk e kisha tejkaluar ndjenjën e humbjes-së-sigurisë, ndjenjë të cilën ma ofronte

vendlindja ime. Kur e kuptoja gjithnjë e më shumë se këtu nuk ekziston kurrfarë populli i keq e i përbetuar të na dëmtojë, por njerëz tepër normalë dhe të civilizuar e të hapur për bashkëpunim me Serbinë – kjo gjë më preki mua akoma më thellë. Ne të gjithë mund të jetojmë së bashku përsëri, por për fat të keq njerëzit nuk janë të vetëdijshëm për këtë. Ata jetojnë me iluzionin se Kosova është kapitull i mbyllur dhe se nuk ka vend për serbët atje. Ne po e paguajmë çmimin e politikës brutale dhe propagandës në rajon. Unë e pranoj se edhe vetë kam pasë pasqyrë krejtësisht të shtrembëruar për shqiptarët dhe për sa i përket kthimit të serbëve në Kosovë. Tani pasqyra e gjendjes ka ndryshuar plotësisht. Jam thellësisht e lumtur për këtë. Pas një kohe të gjatë e kuptova, që në fund, kisha fituar e jo humbur diçka. Fitova imazhin e vërtetë të jetës në atdheun tim dhe jam thellësisht e lumtur për këtë. Edhe pse nuk do të kthehem për të jetuar në Kosovë, jam e lumtur ta di se unë mund të vizitoj përsëri, sa herë që të dua. Jam e kënaqur ta di se unë do të hasi në buzëqeshje të përzemërta të bashkatdhetarëve të mi këtu, me të cilët unë kam diçka të përbashkët, dhe i cili gjithmonë do të mbetet populli im, dhe Kosova atdheu im. Por të gjitha gjërat e mira kanë zakonisht fund. Erdhi koha për mua që të kthehem në realitetin tim, që të kthehem prapë në të qenit Sllavica refugjate, në botën ku unë gjithmonë do të jem ndryshe. E pata shumë vështirë t’i them lamtumirë Kosovës, por më ngushëlloi ideja se do ta vizitoja prapë. @Kosovo 2.0

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


16 02.04.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama

02 prill mapo ok  

Gazeta Mapo, e përditshme, e pavarur, shqip, lajme, tirana, shqiptare, politika, berisha, rama,

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you