Page 1

Faqe 10-11

Leonora Jakupi: konfliktet më kanë bërë më të fortë Këngëtarja kosovare tregon jetën e saj si artiste dhe femër, marrëdhëniet me nënën, njeriun më të shtrenjtë dhe detaje të përditshmërisë

Drejtor Artur Zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E diel, 2 dhjetor 2012. Numër 766. Viti III botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Blushi: Jeta mes politikës dhe letërsisë, kryesia e PS si drejtori ndërmarrjeje

Atentat vëllezërve

borxhi 30 mijë €, Vritet me silenciator tregtari i pronave Tirana e Re tronditet nga vrasja e biznesmenit Igli Haxhialiu dhe plagosja me plumba në kokë e vëllait të tij, Sokolit. Policia identifikon autorin nga kamerat e sigurisë dhe e arreston në shtëpinë e tij në Fushë-Mamurras. Ngrihen dyshime për një konflikt të vjetër mes autorit dhe viktimës, që lidhet me një borxh 30 mijë euro. Atentati, pas dështimit të negociatave Ekzekutohet në Tiranë të Re biznesmeni i shitblerjes së pronave, ndërsa mbetet i plagosur vëllai i tij. Atentati ndodhi mbrëmë rreth orës 20:30, pranë ish-stacionit të fundit të Tiranës së Re, ndërsa pak orë më vonë

Ben Blushi

Intervista / Deputeti socialist, Ben Blushi flet për 100-vjetorin, për jetën mes politikës dhe letërsisë, por edhe për zgjedhjet e ardhshme. “PS është një ndërmarrje që funksionon normalisht. Deklaratat e Berishës i marr me të qeshur, nuk kam në plan të bëhem interlokutori i tij me palën tonë” Faqe 2-3

Shkrumbohet mjeti i specialistit të antidrogës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme pas sekuestrimit të një sasie FAQe 6 marijuane që vinte nga Lazarati

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Monarki apo Republikë?

koment

MOIKOM ZEQO

Titulli i mësipërm ngjan (duket) bizar, paradoksal dhe tejet sfidues. E them që në fillim se jam...

koment

Dashnor Kokonozi

17 arsim

Duke menduar se jetoja në SHBA, një i njohur, sapo më pa në një rrugë të Tiranës më...

Një ditë para nisjes për një vizitë disaditore në Shqipëri, diplomati amerikan, Jonathan Moore u bën thirrje partive kryesore politike që të votojnë në parlament tri ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar për t’u miratuar. “Ka shumë arsye për të festuar, por në të njëjtën kohë ne presim të shikojmë se cilët do të jenë hapat e ardhshëm. Ndërsa ende nuk është shuar euforia e përvjetorit, ka po ashtu edhe një dozë.. Faqe 5

Jonathan Moore

Berisha mbledh qeverinë në Vlorë 100 vjet pas Ismail Qemalit Qeveria do ta zhvillojë mbledhjen e radhës në datën 4 dhjetor në Vlorë, në nderim të mbledhjes së parë të qeverisë së Ismail Qemalit

Një racizëm i tillë...shqiptar

Vendi ku u vra Igli Haxhialiu

DASH: Të zhgënjyer nga politika shqiptare për 3 ligjet e BE-së Diplomati i Departamentit të Shtetit, Jonathan Moore shprehet se SHBA është e zhgënjyer nga politika shqiptare për ligjet me 3/5-at. Komenton rritjen e dozës së nacionalizmit me fjalët: Nuk do të ketë ndryshim kufijsh në Ballkan

Agjentit të antidrogës i djegin makinën pas kapjes së 197 kg hashash

op-ed / 18-19

policia arrestoi të dyshuarin si autor të krimit. Burime nga vendi i ngjarjes i thanë MAPO-s se Igli Haxhialiu, rreth të 40-ave, është gjendur i qëlluar për vdekje në sediljen e pasme të një makine “Mazda 6”... Faqe 7

Kryeministri Sali Berisha do të rikthehet në Vlorë, së bashku me kabinetin e tij. Një javë pasi festoi 100-vjetorin e

shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ai ka vendosur ta zhvendosë mbledhjen e ardhshme në Vlorë, për të kujtuar mbledhjen e parë të qeverisë së drejtuar nga Ismail Qemali. Kreu i qeverisë, Sali Berisha ka urdhëruar dje kabinetin e tij qeveritar që të martën në datën 4 dhjetor të jetë në Vlorë për të zhvilluar atje mbledhjen e radhës së qeverisë së tij, kjo në respekt të datës së mbbërë të ditur ajo, qeveria... Faqe 4

sofra tiranase

Dorovitje

Basha: Do ta bëjmë Tiranën qytetin më modern në Ballkan

Ndryshon Matura 2013, rikthehet skema e dy provimeve me zgjedhje Ministria e Arsimit rishikon listën e lëndëve të provimeve me zgjedhje për Maturën 2013, duke e çuar në 26 numrin total të tyre. Vejsiu: Skema me 3 provime me zgjedhje kishte mbingarkesë

CMYK

FAQE 15

New York Times / 19

Faqe 16

Andrew Finkel

Erdogani, jo dhe aq i Madhërishëm ‘Shekulli i Madhërishëm’, një telenovelë turke që portretizon aventurat e shfrenuara në derën perandorake të Sulejmanit, me epitetin ‘i Madhërishmi’, shkon përtej territoreve që ishin pjesë e Perandorisë Osmane në shekullin XVI. ‘Tokat’ e saj shtrihen nga Franca në Ukrainë, nga Republika Çeke në Japoni, me 150 milionë shikues ‘nën sundim’. Në Turqi seriali ‘ngrin’ të mërkurat në mbrëmje duke përpirë një të tretën e krejt audiencave televizive të vendit. Megjithatë, përballë e ka një gji të vogël rezistence që mund të jetë edhe rrënimi i saj: kryeministri Recep Taip Erdogan nuk e duron dot. Erdogani gjeti kohë në një ceremoni përurimi të një aeroporti provincial për ta përshkruar serialin si karikaturë. Është gabim, sugjeroi ai, që një histori e fisme të reduktohet në një sagë...


2

MAPO

e diel, 2 dhjetor 2012 www.mapo.al

f kus

13 qershor 2010 www.gazetamapo.com

MAPO

05 19

Gjithmonë kam menduar që duhet të rri në PS për të provuar veten se mund të ndryshoj ndonjë gjë aty

Ben Blushi: Kryesia e PS, si drejtori ndërmarrjeje Deputeti socialist, Ben Blushi flet për 100-vjetorin, për jetën mes politikës dhe letërsisë, por edhe për zgjedhjet e ardhshme. “PS është një ndërmarrje që funksionon normalisht. Deklaratat e Berishës i marr me të qeshur, nuk kam në plan të bëhem interlokutori i tij me palën tonë” Intervistoi: Adi Krasta

vetëm zell por jo eksperiencë, sigurisht do të kishte edhe defekte dhe ky ishte një nga Deputeti socialist, Ben Blushi e ka gjetur defektet që sikur mos e kishim parë do ishte ekuilibrin në ndarjen e jetës mes politikës më mirë, besoj. dhe letërsisë. Në politikë rri për të provuar Ka disa elemente të tjera rreth këtyre veten se mund t’i ndryshojë gjërat, ndërsa festimeve, mënyrës së të festuarit, për në letërsi, tre librat e suksesshëm i kanë shembull marrëdhënia me flamurin ose fashitur ankthin e dikurshëm. I ftuar më 27 artikulimi i krenarisë, thërritja nga nëntor në studion e “A Show” të Adi Krastës, pluhuri i arkivave i disa njerëzve dhe Ben Blushi ka folur për 100 vitet e shtetit rapsodi që këndonte sot ne i kemi resshqiptar, por edhe për PS-në, zgjedhjet e ar- pektue prijësit, që m‘u duk në kohën e dhshme apo identikitin e shqiptarit të twitter-it dhe të facebook-ut që po na sotëm. Në këtë intervistë, ai sugjeron që ed- futen nëpër xhepa, kjo historia e rapsohe pse pritet tension për zgjedhjet e ardh- dit që thërret që rievokon një sjellje të shme, politika duhet të ndryshojë komuni- caktuar me prijësit m‘u duk pak e përkimin me njerëzit e të mos i frikësojë ata, plasshme. Keni ndonjë koment për përpara kutisë së votimit. këtë, të bën një g jë përshtypje, ke I ke ndjekur lajmet në 24 orët e fun- dashur të mendosh në raport me këtë dit në raport me këtë që po bëjnë shq- për të kuptuar më mirë shqiptarët? iptarët? Unë dhe ti e shumë të Përgjithësisht po. Në tjerë nuk kemi nevojë për qoftë se më pyet çfarë ndjej, t‘u kapur nga një detaj i është shumë festive dhe bendodhur sot apo dje për të soj që për një shumicë njohur racën tonë. Ka arJam mësuar që deklaratat e njerëzish që jetojnë në sye, vepra, dështime, sukKryeministrit t’i marr me të kushte të vështira dhe që sese pa dyshim në këto qeshur. S’kam në plan të kanë pasur një 100-vjeçar 100 vjet që mund të kojem në rolin e interlokutorit shumë të vështirë, besoj se mentohen më shumë se ndjehen shumë mirë sot, rënia e një L-je tek emri i mes tij dhe palës sonë, dhe sepse shohin mbrapa dhe Ismail Qemalit apo një koderi në zgjedhje nuk ka besojnë që ose kanë arsye lazh këngësh të marra nga arsye të ketë. të besojnë që ata, prindërit gjithë trevat e Shqipërisë e tyre, gjyshërit, në Vlorë, gjë për të cilën stërgjyshërit e tyre në 100 vjet kanë arritur unë s’kam asnjë koment pa dyshim. Sot për mirë apo keq të kenë një gjë që shqiptarët shkak të këtij 100-vjeçari që po festojmë, ne s’e kanë pasur, apo s’kanë pasur mundësi- të gjithë kemi arsyen për të parë më shumë në ta kenë, apo s’kanë pasur mundësinë ta përpara, për të parë dhe për të pyetur veten realizojnë, apo si kanë lënë ta realizojnë, të ku po shkojmë në këto 100 vitet që vijnë, kenë një shtet. Mirë apo keq, e kanë. Në 100 sepse çfarë iku kaloi me shumë peripeci. vjet e kanë arritur dhe nuk është pak. Shqiptarët një nga kombet më të vuajtur në Në rrugën e kombit do të bëhej inau- Europë, akoma kanë shumëçka për të arrigurimi i kryeministrave Thaçi dhe Ber- tur përpara, në raport me demokracinë, me isha. Atje në mënyrë të mirëfilltë mund shtetin, me paqen me njëri-tjetri, bashkimtë përdoret shprehja, disa njerëz kanë in kombëtar padyshim, mirëqenien, cilësiprishur festën, sepse kanë menduar që në e jetës, demokracinë mbi të gjitha. Pra nuk mund të gëzohet kur njëri nga ne, është dita për të parë përpara dhe për të pynjë njeri që do të duhej të ishte ndoshta etur ku po shkojmë, dhe jam i bindur që 99% në qendër të festës, është vendosur në e shqiptarëve po t‘i pyesësh do të thonë që një pozicion ku mund të përballet me po shkojmë në Europë. Por ky është një qëldrejtësinë, forma e mënyra nga më të lim i vogël, që më shumë e kanë në dorë të ndryshmet. Të duket kjo tipike në fakt tjerët sesa ne. Është një qëllim i vogël, kur e Shqipërisë dhe e shqiptarëve apo flet për 100 vitet e ardhshme, ne mund të mund të konsiderohet e drejtë dhe nuk shkojmë në Europë për 3,4,5,6,10 vjet, po duhet t’i jepet ndonjë rëndësi e madhe? pastaj? Kështu që besoj që ky debat apo Nuk duhet të hyj fare në arsyet e tyre. nevoja për të menduar në këtë mënyrë Zëre se e pashë pa zë vetëm figurën e kësaj duhet të fillojë nga lëvizja e kohës. që ndodhi. Edhe siç e the edhe ti ka gjithA është e mërzitshme PS-ja? monë njerëz që duan ta prishin një dasmë. Jo, po si çdo ndërmarrje tjetër qoftë pubAta kishin një arsye legjitime, por jo, nuk like apo private, herë pas here të jep bezdi dua fare ta komentoj, por sigurisht nuk sidomos kur rri shumë aty, por sidoqoftë ishte dita, për mua. Nuk ishte dita për të pri- është një ndërmarrje që ka shpresë të jetë shur dasmën pavarësisht nga arsyet. Kjo rentabël dhe për sa kohë që ka shpresë të është ajo që mund të them duke e parë atë jetë rentabël, kjo të jep arsye të jesh aty, në që mund të ndodhi pa zë. Po ta shoh me zë kuptimin politik të fjalës. Kështu që përmund të kem një koment tjetër. piqem ta shmang këtë pyetje dhe nuk e di Festimet janë bërë argument disku- pse ma bëre. timi, edhe politik. Kapën madje që emMidis një ndjesie që mund të ketë një ri i Ismail Qemalit ishte shkruar Ismai njeri që ka shkruar tre libra, për të cilin dhe jo Ismail. Sot kalova andej dhe është shkruar që ka tronditur skenën e pashë që ishte shkruar Ismail, nuk letrave shqipe dhe një njeriu që dashur mund të ishte përmbajtur pak zelli për pa dashur është në një grupim partiak, t‘u marrë me l-në? ka patur ndonjë shtysë të brendshme Çdo festë ka defektet e veta dhe një orga- për të lënë gjithçka e për të shkuar dinizim kaq i madh për të cilin ne nuk kemi ku tjetër apo ti do të rezistosh duke paasnjë lloj eksperience, dhe kjo duket, kemi tur parasysh fundin e axhendës?

Për Berishën

100-vjetori Ka arsye, vepra, dështime, suksese pa dyshim në këto 100 vjet që mund të komentohen më shumë se rënia e një L-je tek emri i Ismail Qemalit. Shqiptarët kanë shumëçka për të arritur përpara, në raport me demokracinë

Ben Blushi në kryesinë e PS

Për PS-në Çdo ndërmarrje tjetër qoftë publike apo private, herë pas here të jep bezdi sidomos kur rri shumë aty, por sidoqoftë është një ndërmarrje që ka shpresë të jetë rentabël dhe për sa kohë që ka shpresë të jetë rentabël

Jo, jo, s’e kam pasur ende këtë dilemë që të rri apo të iki, asnjëherë. Gjithmonë kam menduar që duhet të rri për të provuar veten se mund të ndryshoj ndonjë gjë aty. Sidomos dilemën që të rri aty e te mos merrem me letërsi apo të merrem me letërsi e të mos merrem fare me politikë s‘e kam, sepse kam gjetur një ekuilibër me veten dhe jam mësuar t‘i bëj të dyja, pak a shumë ta ndaj jetën në dy pjesë edhe s’më ka dalë keq besoj. Duhet të të pyes, gjithashtu, për strukturë të strukturës, një sub-strukturë e cila më tingëllon nga larg e kalcifikuar, problematike, pothuaj e rrezikshme, kryesia e PS-së. Një koment tëndin të painfluencuar... Thashë, në qoftë se PS-ja është një ndërmarrje, trupa që e drejton quhet kryesi, është Drejtoria e Ndërmarrjes. Do ta bënte këtë pyetje çdo prezentator i një talk-show në botë. Kur thuhet për kalcifikim, ato janë një grup piranjash, të cilët presin që në qoftë se ai dështon, i këpusin një shkelm, në qoftë se ai nuk dështon, i japin një përqafim, fillon mazhoranca, historirat, janë pyetje të natyrshme.... Një drejtori që funksionon normalisht. Shumë shpejt mbaron atmosfera e festës, praktikisht do të futemi në atmosferën e zgjedhjeve,

fillojnë debatet politike në parlament, në përgjithësi nëpër televizione edhe do shikoni sesa mundësi, fuqi, frymëzim, ka kjo trupë të mobilizojë një Parti të madhe siç është ajo Socialiste për ta çuar në një rezultat pozitiv, të domosdoshëm në zgjedhjet e ardhshme, kjo është detyra e saj. Ke ti një lloj shqetësimi personal? Mund të ketë eksese të rrezikshme? Ne jemi gatuar në këto 15 vite të kemi një lloj dyshimi kur vijnë zgjedhjet, sepse çdo palë zgjedhje kanë pasur problemet e tyre. Edhe për shkak të traditës, për shkak të mënyrës sesi organizohen zgjedhjet në Shqipëri, për shkak të frikës që kanë palët ndaj njëra tjetrës, për shkak të ankthit që kanë komisionerët lokalë, ata që garojnë nuk diskutohet, sigurisht do jenë zgjedhje me tension. Unë përpiqem ta shmang këtë gjë sa më shumë kur flas, sepse nuk është e udhës besoj për të gjithë ne që merremi me politikë t’i frikësojmë njerëzit. Sa më shumë që i frikësojmë, që zgjedhjet do kenë probleme, sigurisht ata largohen, nëse i themi që do të ndodhë diçka, votat do vidhen, mund të ketë tension, njerëzit nuk kanë arsye të votojnë. Pra, nuk kanë arsye të votojnë shumë për dy palë që zihen kaq shumë. Kështu që mendoj se duhet të ndryshojë mënyra e të fol-


e diel, 2 dhjetor 2012 www.mapo.al

MAPO

3

“Mendoj që grupi parlamentar aktual i Partisë Socialiste në opozitë ka bërë një punë shumë të mirë në këto 4 vjet” - tha Fino

Fino: 80% e deputetëve, sërish në listat e 2013 Deputeti Bashkim Fino shpreh bindjen se nuk do të ketë ndryshime rrënjësore në listën e kandidatëve për deputetë të PS. “Grupi parlamentar i PS ka bërë punë shumë të mirë këto 4 vite” Tiranë Shumë deputetë të grupit të Partisë Socialiste do të kenë mundësi që të rikandidojnë në zgjedhjet e 2013ës. Ky është mendimi i Sekretarit për Pushtetin Vendor në këtë parti, Bashkim Fino, i cili argumenton se rreth 80 për qind e grupit aktual të socialistëve mund të rikonfirmohet në zgjedhjet e ardhshme. Kjo përqindje, sipas Finos është e lidhur me kontributin që kanë dhënë deputetët në katër vite opozitë. Por duke iu referuar edhe kryesocialistit Edi Rama, Fino ka treguar vendosmëri se nuk do të ketë shumë lëvizje në listat e deputetëve. “Mendoj që grupi parlamentar aktual i Partisë Socialiste në opozitë ka bërë një punë shumë të mirë në këto 4 vjet. Unë besoj dhe kjo është bindja ime personale, por në fund të fundit dhe nga ç’kam dëgjuar në të gjitha fjalimet që kryetari i partisë, Rama ka mbajtur në grupin parlamentar, është i predispozuar që shumica dërrmuese dhe kur them shumica dërrmuese, jo 50 për qind, por më shumë, afër 80 për qind, që ky grup parlamentar të konsolidohet dhe të jetë si të thuash, pjesë përbërëse e listave të kandidatëve për deputet”, - deklaroi Fino. Performanca e secilit deputet në këto katër vite do të jetë kriteri kryesor për rikonfirmim. Por strategjia e kryetarit dhe bashkëpunëtorëve kryesorë të tij në

urit padyshim duke qenë realistë për të thënë se çfarë nuk shkon. Pyetja e fundit në raport me politikën, është më shumë për komunikimin. Kryeministri ka këputur nja dy kunja interesante për librat dhe pastaj ka bërë edhe një vlerësim ose në rrethe të caktuara ose publikisht, që në qoftë se është dikush i vlefshëm si një interlokutor në atë parti, ai është Ben Blushi. Të shqetëson kjo? Nuk më shqetëson. Jam mësuar që deklaratat e Kryeministrit t’i marr me të qeshur, por këtë nuk e kam dëgjuar, dhe nuk kam në plan ta bëj edhe nëse është e vërtetë. S’kam në plan të jem në rolin e interlokutorit mes tij dhe palës sonë, dhe deri në zgjedhje nuk ka arsye të ketë. Të shoh në paqe? Po, mund ta them që po. Libri i parë ka qenë shumë i mirë, e kemi shijuar kur e kemi lexuar, ka patur pasazhe të shkëlqyera, ka pasur disa pasazhe që njeriu nuk e gjen veten në mënyrë të natyrshme, kjo ndodh me çdo shkrimtar në botë. Pas librit të dytë dhe në fund kur erdhi ky libri Shqipëria, me një pretendim goxha serioz, u kuptua që ti e ke seriozisht. E kam patur gjithë jetën seriozisht edhe kam vuajtur shumë

Ben Blushi

vjet për të arritur këtu, sepse shumë vjet përpara se të botoja një gjë të këtij niveli, të këtij volumi të themi, thuajse çdo ditë ngrihesha me ankthin se do ta bëja apo jo dot. Kështu që kur arrita të kem një libër timin, ç’rëndësi ka i pëlqeu të tjerëve apo jo, atëherë u qetësova në një kuptim se thashë këtë gjë mund ta bëj edhe shpresoj ta bëj prapë, por kjo nuk do të thotë që s’kam më ankth, kam gjithmonë ankth. Para çdo libri ke ankth. Por ama, shtysa që ka njeriu për të shkruar një libër, i cili do të ballafaqohet me publikun me atë kudhrën mirë apo keq, kjo

Zgjedhjet 2013 Ne jemi gatuar në këto 15 vite të kemi një lloj dyshimi kur vijnë zgjedhjet, sepse çdo palë zgjedhje kanë pasur problemet e tyre. Për shkak të mënyrës sesi organizohen zgjedhjet në Shqipëri, për shkak të frikës që kanë palët ndaj njëra-tjetrës...

Bashkim Fino

“Afër 80 për qind, që ky grup parlamentar të konsolidohet dhe të jetë si të thuash, pjesë përbërëse e listave të kandidatëve për deputet”, - deklaroi Fino

të bën që të tentosh të shkruash edhe një libër tjetër të radhës? Me shumë gjasa do të provoj, padyshim. Ka gjithmonë një shenjë, kur t’i mësohesh të jetosh me letërsinë. Kur mësohesh të jetosh me letërsinë, mësohesh të mendosh se çfarë do të shkruash. Pra gjithë kohës mendon se çfarë fabule apo motivi apo subjekti mund të gjesh, si do e kombinosh atë dhe si do e ndërtosh, është si një pallat, duhet ta imagjinosh njëherë, pastaj të vesh tullat, me riskun natyrisht që një tullë mund të ndryshojë gjithë godinën dhe kjo ndodh, më ka ndodhur dhe mua në disa raste apo në çdo rast ndoshta, ku një tullë e vënë ndryshe ndërron gjithë arkitekturën e godinës. Po padyshim që mendoj, por sot nuk ke lajme nga unë në lidhje me këtë gjë. Nuk jam supersticioz, por edhe një javë përpara se të nxjerr një libër, nuk i them askujt, pra as kur e kam mbaruar. Si është mënyra jote e të punuarit? Klasike, është shumë klasike siç besoj bëjnë shumica e njerëzve që kanë luksin për të shkruar se duhet ta kesh edhe këtë gjë. Kam dëgjuar lloj- lloj historish para shumë vjetëve sesi shkruanin shkrimtarët klasikë me qirinj, pa drita, në mesjetë. Në kohën e tyre ishte më e vështirë të shkruaje ftohtë, pa kondicioner, pa celular,

parti mund ta tejkalojë edhe këtë. Beteja e ardhshme elektorale pritet të jetë e egër, siç kanë paralajmëruar edhe ndërkombëtarët, ndaj dhe opozitës i duhet një strategji e kopsitur për të përballuar kundërshtarin. Lista e kandidatëve është një prej elementëve kryesorë në këtë betejë. Ndërkohë, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama është shprehur më herët gjatë një interviste se lista e deputetëve për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen në 2013-ën nuk do të ketë ndonjë ndryshim të madh. “Unë kam shumë besim se ne kemi një grup parlamentar të gatshëm për ta përballuar betejën e ardhshme zgjedhore”, është shprehur Rama, duke lënë për të nënkuptuar se nuk do të ketë ndryshime të ndjeshme në listat emërore të deputetëve të vendosura në qarqe. Megjithatë, jo pak deputetë të Partisë Socialiste i kanë zënë ethet nëse do të jenë emrat e tyre në përmbajte të listës apo jo. Duket se të gjithë deputetët po bëjnë një përpjekje maksimale edhe në zonat e tyre. Madje, shumë të deleguar nga kryesia e Partisë Socialiste nuk iu janë përgjigjur vendimeve për të qenë në një vend jashtë zonës së tyre elektorale, por kanë preferuar të jenë pranë elektoratit të vet me shpresën për një rikandidim.

pa kompjuter ishte një punë shumë fizike. Në rastin tonë është shumë më luksoze, nuk duhet të shkruash me dorë, përdor kompjuterin, thuajse asnjëherë nuk ke ftohtë, është klasike dhe komode. Ben, beson ti tek kjo Shqipëri dhe a e ke përcaktuar identikitin e shqiptarit të sotëm? Shqiptari i sotëm është njeri i pakënaqur për mua. I pakënaqur me historinë e vet, me shtetin e vet, me cilësinë e jetës që ka, me fqinjët e vet. Pra, një njeri i cili ka shumë pasiguri e shumë paqartësi, sepse jo vetëm historia e vjetër, por edhe kjo e reja, 20 vitet e fundit po themi i kanë krijuar shumë dyshime. Sigurisht që shqiptari nuk diskuton më ekzistencën, këtë e ka fshirë dhe kjo është një arsye për të festuar. Por gjithë dyshimet e tjera që lidhen me cilësinë e jetës, demokracinë, mirëqenien në përgjithësi, këto dyshime i ka shumë të mëdha sot, dhe kjo e bën atë inferior. Kjo është arsyeja që është i pakënaqur, dhe pyetja për të gjithë shqiptarët, a mund të bënim më shumë në 100 vjet? Sigurisht që mund të bënim më shumë, jo gjithmonë duhet të gjejmë pretekstin tek s’na kanë lënë, pyetja është pse nuk na lanë, sepse nuk rezistuam dot siç duhet për fat të keq.


4 02

MAPO

e diel, 2 dhjetor 2012 www.mapo.al

politikë

Në nderim të veprës së Ismail Qemalit e ministrave të qeverisë së parë shqiptare, në 4 dhjetor të javës tjetër do të jemi përsëri në Vlorë”, - tha Bregu

Festimet për 100-vjetorin, Berisha mbledh qeverinë në Vlorë Qeveria do ta zhvillojë mbledhjen e radhës në datën 4 dhjetor në Vlorë, në nderim të mbledhjes së parë të qeverisë së Ismail Qemalit Kryeministri Sali Berisha do të rikthehet në Vlorë, së bashku me kabinetin e tij. Një javë pasi festoi 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ai ka vendosur ta zhvendosë mbledhjen e ardhshme në Vlorë, për të kujtuar mbledhjen e parë të qeverisë së drejtuar nga Ismail Qemali. Kreu i qeverisë, Sali Berisha ka urdhëruar dje kabinetin e tij qeveritar që të martën në datën 4 dhjetor të jetë në Vlorë për të zhvilluar atje mbledhjen e radhës së qeverisë së tij, kjo në respekt të datës së mbledhjes konstituuese të qeverisë së parë të shtetit të pavarur shqiptar, të drejtuar nga Ismail Qemali. Lajmin e ka bërë të ditur dje ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, e cila në të njëjtën kohë mban edhe postin e zëdhënëses së qeverisë. Mbledhja Në një dalje të posaçme për mediat nga salla e konferencave të qeverisë, ministrja Majlinda Bregu që në hyrje të fjalës së saj ka theksuar se festimet për 100-vjetorin e Pavarësisë nuk kanë mbaruar. Ndaj, ka bërë të ditur ajo, qeveria e drejtuar nga kryeministri Sali Berisha ka vendosur që veç aktit të shpalljes së Pavarësisë të respektojë edhe një moment tjetër po aq të rëndësishëm të fillimshtetit të ri shqiptar, krijimin dhe mbajtjen e mbledhjes së parë të qeverisë së dalë nga Kuvendi i Vlorës i 28 Nëntorit 1912. Kështu, Bregu ka bërë të ditur se me urdhër të Kryeministrit është vendosur që mbledhja e radhës e qeverisë të zhvillohet në datën 4 nëntor në qytetin e Vlorës, pikërisht në datën dhe vendin ku u zhvillua mbledhja e parë e qeverisë së parë të shtetit të pavarur shqiptar. “Në datën 4 dhjetor 2012, në orën 10:00 qeveria shqiptare, nën drejtimin e kryeministrit Berisha, do të mbajë mbledhjen e saj të radhës në qytetin e Vlorës, në nderim të këtij akti madhor në histori, të themeluesve të Pavarësisë shqiptare dhe të Kuvendit të Vlorës. Në nderim të veprës së Ismail Qemalit e ministrave

Imami në Tetovë, nderohet Mehmet Dëralla, Ministri i parë i Mbrojtjes

Majlinda Bregu

të qeverisë së parë shqiptare, pas kohës së Skënderbeut, në 4 dhjetor të javës tjetër do të jemi përsëri në Vlorë”, - tha Bregu në fjalën e saj. 4 dhjetori Më tej Bregu në fjalën e vet ka theksuar se pas shpalljes së Pavarësisë më 28 Nëntor edhe 4 dhjetori ishte një ditë po aq e rëndësishme në hedhjen e bazave të shtetit të pavarur shqiptar. “Kujtesa jonë kombëtare na sjell në këtë fillimdhjetori një tjetër ngjarje po aq të rëndësishme sa ngritja e flamurit në Vlorë dhe shpallja e shtetit shqiptar si i pavarur. 4 dhjetori i 1912-ës është një tjetër ditë e shënuar në historinë e Shqipërisë: është dita e themelimit të qeverisë së parë shqiptare, e qeverisë së parë shqiptare pas kohës së Skënderbeut. Në 4 dhjetor 1912, Kuvendi i Vlorës zgjodhi qeverinë e parë me kryeministër Ismail Qemalin, i cili në atë kohë kishte edhe funksionin e Ministrit të Jashtëm”, - u shpreh Bregu. Kjo qeveri e re kishte në përbërje të saj 10 ministra, politikanë, aktivistë, njerëz të shquar të lëvizjes politike

4 dhjetori i 1912-ës është një tjetër ditë e shënuar në historinë e Shqipërisë: është dita e themelimit të qeverisë së parë shqiptare e patriotike, publicistikës e jetës fetare në Shqipëri. Përveç Ismail Qemalit që mbante postin e kryeministrit dhe atë të ministrit të Jashtëm, në të ishin zv/kryeministër Dom Nikoll Kaçorri, një personalitet i spikatur i kishës katolike, sekretar i Arqipeshkvisë së Durrësit, Ministër i Brendshëm, Myfit Libohova, politikan i shquar shqiptar; Ministër i Arsimit, Luigj Gurakuqi, një nga figurat kryesore të lëvizjes

sonë atdhetare dhe demokratike, Ministër i Drejtësisë, Petro Poga, botues i gazetës “Drita” të Stambollit, Ministër i Bujqësisë, Pandeli Cale, Ministër i Financave, Abdi Toptani, Ministër i Luftës, Mehmet Pash Dëralla, një ndër protagonistët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të vitit 1878, Ministër i Punëve Botore, Mit’hat Frashëri, një tjetër figurë e spikatur në politikën shqiptare në gjysmën e parë të shekullit XX e deri tek Ministri i PostëTelegrafës, Lef Nosi, nënshkrues i Aktit të Pavarësisë. Ndonëse në kushte të vështira, prej politikave të brendshme e të jashtme të asaj kohe, kjo qeveri mori një sërë masash për ndërtimin e shtetit, për zhvillimin ekonomik e kulturor kombëtar, që do të hapnin rrugën e zhvillimit demokratik të vendit dhe të shtetit të ri të pavarur shqiptar. Kjo qeveri mbrojti pranë Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe pranë kancelarive të Fuqive të Mëdha të drejtat e ligjshme të popullit shqiptar dhe tërësinë territoriale të vendit.

Edhe pse ka kaluar 28 Nëntori, vazhdojnë në Maqedoni manifestimet kushtuar 100- vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar. Në organizim të Shoqatës së Historianëve shqiptarë në Maqedoni, në Tetovë është mbajtur një akademi solemne kushtuar figurës dhe veprës së Ministrit të parë shqiptar të Luftës, Mehmet Pashë Dëralla. Në këtë akademi solemne kanë marrë pjesë ministrat e Mbrojtjes të Shqipërisë, Arben Imami, i Kosovës, Agim Çeku dhe Maqedonisë, Fatmir Besimi. Në akademi është vlerësuar se me Mehmet Pashë Dërallën ka filluar ngritja e Armatës së Shqipërisë si një armatë e cila sot është anëtare e NATO-s. Dëralla është regjistruar në memorien historike si një ndër protagonistët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të vitit 1878 dhe një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë Shqiptare. Fjalën e nderit në këtë konferencë e mbajti ministri i Mbrojtjes, Imami, i cili ka evidentuar kontributin dhe meritat historike të gjeneral Mehmet pashë Dërallës. “Medalja e parë që kam firmosur si ministër i Mbrojtjes është pikërisht për Mehmet pashë Dërallën. I kam propozuar Presidentit të Republikës që t’i japë medaljen më të lartë të shtetit shqiptar. Këtë e kam bërë jo vetëm për faktin se ai ishte Ministri i parë i Mbrojtjes, por për shkak të kontributeve të pamatshme që ai pati për çështjen kombëtare. Kontributet e tij nuk lidhen vetëm me pozicionin si Ministër i Luftës, por e gjithë jeta e tij është luftë e përpjekje për një Shqipëri të lirë, të pavarur e sovrane”, - është shprehur që në fillim të fjalës së tij ministri Imami.

Ndryshon kufiri i zgjedhësve për qendër votimi Ministria e Brendshme do të ndryshojë numrin e zgjedhësve që do të votojnë në një qendër votimi në zgjedhjet e qershorit të 2013-ës. Zv/ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni deklaroi se asnjë qendër votimi nuk do të ketë më shumë se një mijë zgjedhës dhe më pak se dy për qind. Sipas tij, përjashtim në këtë rast do të përbëjë vetëm kryeqyteti, i cili për shkak të rregullave që përcaktohen edhe në Kodin e ri Zgjedhor për identifikimin e zgjedhësve, do të ketë një numër më të kufizuar votuesish për çdo qendër votimi. “Nuk do ketë më qendra votimi nën 200 zgjedhës dhe nuk do ketë qendra votimi mbi 1000 zgjedhës. Ndërsa për Tiranën, për shkak të identifikimit nëpërmjet dokumenteve të identitetit, qendrat e votimit nuk do të jenë më të mëdha se 700 zgjedhës. Këto detyra bëhen me të

zgjedhurit vendorë. Ata duhet ta përditësojnë atë dhe ta kenë të gatshëm në afatet që Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë përcakton”, - tha Poni. Ndërkohë në listën e zgjedhësve janë shtuar filtrat për kapjen e dublimeve. Poni shprehet se për procedurat që do të ndiqen për heqjen e dublimeve të mundshme është edhe dakordësia e ekspertëve të Partisë Socialiste. “Jemi përpjekur të kemi një filtër shumë rigoroz për gjetjen e dublimeve. Kemi shtuar kriteret e kapjes. Këtë punë po e bëjmë së bashku”, - tha Poni. Konfirmimi i datës zyrtare për mbajtjen e zgjedhjeve pret tashmë vetëm dekretin e Presidentit të Republikës, i cili ka lënë të kuptohet se kjo datë do të jetë 23 qershori i ardhshëm, për shkak edhe të dakordësisë së forcave politike.

Ferdinand Poni

“Jemi përpjekur të kemi një filtër shumë rigoroz për gjetjen e dublimeve. Kemi shtuar kriteret e kapjes. Këtë punë po e bëjmë së bashku”, - tha Poni


e diel, 2 dhjetor 2012 www.mapo.al

politikë

MAPO

5

Sequi: Politika shqiptare bën monolog Ambasadori Ettore Sequi, në një intervistë për radion italiane ‘Radio Radicale’ ka komentuar situatën politike në Shqipëri, duke folur së tepërmi për mungesën e dialogut mes politikanëve shqiptarë. Sequi nuk ka kursyer t’u shpjegojë politikanëve tanë se “të dialogësh do të thotë të flasësh mes palëve”, ndërsa ka shtuar se shpeshherë has monolog në klasën politike për çështje të caktuara. “Dialogu simbolizon të dish të flasësh, të

interpretosh të tashmen dhe perspektivën, por në të njëjtën kohë simbolizon të dish edhe të dëgjosh. Është kjo që unë kërkoj t’u them politikanëve shqiptarë kur më thonë se janë dakord me dialogun, por më duhet t’u kujtoj se dialogu nuk simbolizon monologë të ndryshëm të palëve. Në fakt, më duhet të them që dialogu me politikanët shqiptarë është shumë interesant. Ashtu si me pjesën tjetër të qytetarëve, të cilët janë

pasionantë shumë të mirë. Por unë kam vënë re që në dialogun me politikanët shqiptarë ka një element që po bëhet gjithmonë e më shumë element bashkues: perceptimi që ëndrra shqiptare për Europën është e rëndësishme. Dhe politikanët po bëhen më të ndërgjegjshëm për këtë që bashkon shumicën, ose më thjeshtë që dialogu është i rëndësishëm për rrugën europiane të Shqipërisë”, deklaron Sequi.-

SHBA: Të zhgënjyer nga politika shqiptare, nuk ka ndryshim kufijsh Drejtori i Zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore shprehet se SHBA është e zhgënjyer nga politika shqiptare për ligjet me 3/5-at Një ditë para nisjes për një vizitë disaditore në Shqipëri, diplomati amerikan, Jonathan Moore u bën thirrje partive kryesore politike që të votojnë në parlament tri ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar për t’u miratuar. “Ka shumë arsye për të festuar, por në të njëjtën kohë ne presim të shikojmë se cilët do të jenë hapat e ardhshëm. Ndërsa ende nuk është shuar euforia e përvjetorit, ka po ashtu edhe një dozë të madhe zhgënjimi si në Shqipëri, edhe jashtë Shqipërisë, përfshirë edhe në Uashington, se u humbën mundësitë për disa vendime të rëndësishme që duhet të ishin marrë nga parlamenti për të plotësuar kriteret e kandidaturës për në Bashkimin Evropian. BE-ja pas disa ditësh do të dalë me vendimin e saj për Shqipërinë dhe ka mungesë përparimi për shkak të mungesës së bashkëpunimit dhe vullnetit të partive politike për të punuar së bashku për të plotësuar kriteret. …. Ne do t’u bënim thirrje gjithë deputetëve dhe anëtarëve të të gjitha partive që t’i linin mënjanë diferencat, t’i linin mosmarrëveshjet e brendshme mënjanë dhe të punojnë së bashku për miratimin e tri ligjeve”, - tha Moore. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai ka komentuar edhe rritjen e dozës së nacionalizmit në Shqipëri. Drejtori i Zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore gjatë një

interviste për “Zërin e Amerikës” është treguar i qartë kur ka deklaruar se SHBA-të nuk mbështesin asnjë ndrysshim kufijsh. I pyetur rreth zërave që qarkullojnë këto ditë në Shqipëri për një bashkim të mundshëm kombëtar të paktën me Kosovën, u përgjigj se “qëndrimi ynë është i qartë, kufijtë e Evropës janë të përcaktuar, ne nuk duam të shohim ndryshime dhe nuk mbështesim ndryshime. Nuk është në interes të ndonjë prej vendeve apo grupeve etnike të rajonit që të rishkruhen kufijtë, apo për t’u përqendruar tek nacionalizmi. Standardet e larta të demokracisë dhe të të drejtave të

Ndërsa ende nuk është shuar euforia e përvjetorit, ka po ashtu edhe një dozë të madhe zhgënjimi si në Shqipëri, edhe jashtë Shqipërisë, përfshirë edhe në Uashington

njeriut do t’u shërbejnë gjithë njerëzve të rajonit, pavarësisht në cilin vend jetojnë. Ne nuk mbësht e s i m n d r ysh i m ku f ij sh” . Ndërkohë, lidhur me lëvizjet nacionaliste politike që kanë lindur së fundmi në vendin tonë, ai ka theksuar se ato nuk kanë asgjë të keqe që t’i prezantohen opinionit, por kushdo prej tyre duhet të ketë të qartë se nuk ka ndryshim kufijsh. Ndërkohë ai ka folur edhe në lidhje me procesin e zëvendësimit të kryeprokurores Ina Rama, duke bërë të ditur se ajo që u intereson partnerëve ndërkombëtarë është që kushdo që do vijë në krye të organit të akuzës të jetë jashtë ndikimeve politike dhe të ketë vullnet për të zbatuar ligjin dhe luftuar korrupsionin. “Për sa i përket Ina Ramën si Prokurore e Përgjithshme, është e rëndësishme që çdo ndryshim që bëhet për këtë post, të bëhet në mënyrë transparente, të hapur dhe në përputhje me ligjet, në përputhje me mandatin e saj si Prokurore e Përgjithshme. Nëse ajo do të qëndrojë si kryeprokurore, apo do të jetë dikush tjetër, është jetike që ky institucion dhe të gjithë ata që punojnë në të, të jenë në gjendje ta kryejnë aktivitetin e tyre në mënyrë të pavarur dhe pa u ndikuar nga politika”, - tha Moore duke theksuar në të njëjtën kohë se SHBA-të nuk kanë ndonjë qëndrim zyrtar se sa është ose duhet të jetë mandati i Ina Ramës.

Jonathan Moore

“Në disa rrethana zyrtarët qëndrojnë në poste, në disa të tjera mund të largohen më herët, ne nuk përpiqemi të diktojmë rrethanat. Standardet që mbështesim ne dhe që populli shqiptar kërkon, janë që Prokurori i Përgjithshëm të mos jetë një post politik, të jetë i pavarur siç duhet të jetë edhe sistemi i gjykatave”, - tha More. Sipas tij, në Shqipëri ashtu si dhe në shumë vende mbetet problem korrupsioni dhe lufta kundër tij, ndaj ka theksuar ai, është e nevojshme që organet e drejtësisë të jenë të pavarura. “Të gjitha rastet e korrupsionit duhet të hetohen dhe të

gjykohen, ata që shpallen fajtorë të kryejnë dënimin. Ne nuk do të imponojmë ndonjë kriter ose shembull të caktuar për të, por është e qartë nevoja e luftës kundër korrupsionit”, - u shpreh Moore ndërsa ka sjellë si shembull të luftës kundër korrupsionit dënimin e ish-kr yeministrit kroat, Ivo Sanader. Drejtori i zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore thotë se mungesa e vullnetit dhe bashkëpunimit politik në Shqipëri bëri që vendi të humbasë rastin për të plotësuar kriteret që kishte vënë Bashkimi Europian.

Kukan: Statusi për Shqipërinë, pas 3 ligjeve Eurodeputeti Eduard Kukan pohon se ora e reformave ka ngecur në Shqipëri, çka mund të sjellë refuzimin e vendeve skeptike Eurodeputeti Eduard Kukan ka deklaruar se Shqipëria duhet të votojë 3 ligjet për integrimin, për të bindur edhe vendet skeptike. Ai shpreh bindjen se PE është gati t’i japë statusin Shqipërisë, por pret vetëm miratimin e tri ligjeve. “Kjo projekt-rezolutë u aprovua me qëllim që të nxisë popullin shqiptar, politikanët dhe liderët e tij për të plotësuar kushtet e përcaktuara qartë në opinionin e Komisionit Europian. Tashmë është e qartë për Shqipërinë se cilat janë kushtet për t’u plotësuar. Opinionin i Komisionit Europian është shumë i favorshëm

për dhënien e statusit të vendit kandidat Shqipërisë, por për këtë nevojitet që Parlamenti shqiptar të aprovojë tri ligjet e mbetura. Është po ky formulim që kemi ruajtur edhe në rezolutën e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian. Samiti i dhjetorit po afron, por ora e reformave ka ndaluar në Shqipëri, pasi Parlamenti shqiptar nuk ka aprovuar ende çështjet e mbetura. Nëse do të isha një politikan shqiptar, nuk do më zinte gjumi pa plotësuar kushtet për të marrë statusin e kandidatit. Pa plotësimin e tri kushteve që janë cilësuar kaq qartë nga Komisioni Europian, nuk e di se si mundet të binden shtete anëtare skeptike, që mendojnë se Shqipëria mund të presë”, - është shprehur Kukan. Ndërsa në lidhje me fjalimin e komisionerit të Zgjerimit, Stefan Fyle, i cili nënvizoi se komisioni nuk po propozon hapjen e nego-

Eduard Kukan

ciatave, Kukan tha se “Komisioneri shkoi madje dhe më tutje, duke thënë se Shqipëria ka bërë progres domethënës. Për mua, deklarata ishte qartësisht një inkurajim politik për klasën politike që ajo të vihet në lëvizje për të kryer punën që mbetet. Nëse Komisioneri tha se statusi është brenda mundësive, kjo do të thotë për klasën politike shqiptare: Ju lutem, na dërgoni konfirmimin që Parlamenti aprovoi tri ligjet. Nuk duhet të jetë kaq e vështirë, duke qenë se forcat politike shqiptare kanë hyrë në një fazë të re dialogu politik, që ne shpresojmë që të vazhdojë dhe të jetë e qëndrueshme. Kjo do të thotë qartësisht që me të përmbushur këto tri kushte, Komisioni është i gatshëm t’iu drejtohet vendeve anëtare pa pritur domosdoshmërisht samitin e qershorit”, - është shprehur Kukan.


67465 02

MAPO MAPO

e diel, 2 dhjetor 2012 13 qershor 2012 www.mapo.al www.gazetamapo.com

rrethe

Pista ku është përqendruar hetimi është ajo e zjarrvënies së qëllimshme nga trafikantë të drogës

Atentati, agjentit të antidrogës i digjet makina, pas aksionit që kapi hashashin Shkrumbohet mjeti i specialistit të antidrogës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme pas sekuestrimit të një sasie prej afro 200 kilogramësh marijuanë që vinte nga Lazarati Makina e një specialisti të antidrogës në Gjirokastër është djegur 2 orë pas sekuestrimit të një sasie prej 197 kilogramësh hashash nga efektivët e këtij sektori në një makinë dhe shpalljen në kërkim të autorit të trafikut. Burime nga policia thanë se orët e para duke u gdhirë dita e shtunë, një automjet në pronësi të njërit prej specialistëve të Sektorit kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, është përfshirë nga flakët. Ndërkohë nuk është hera e parë që policia në Gjirokastër sulmohet nga kultivuesit apo trafikantët e narkotikëve, në mjaft raste të mëparshme efektivët janë qëlluar dhe kanë shkëmbyer zjarr me trafikantë të narkotikut. Ngjarja

Sipas policisë lokale, rreth orës 03:30 minuta, automjeti i cili ishte parkuar në afërsi të banesës së efektivit të antidrogës në afërsi të tregut industrial në lagjen “18 Shtatori” është përfshirë nga një vatër zjarri. “ Fillimisht flakët janë shfaqur në pjesën e pasme të automjetit tip BMV me targa të rregullta AA 571 CV, në pronësi të efektivit të anti-

drogës me inicialet Sh. K dhe brenda pak minutash kanë përfshirë të gjithë makinën”, - thonë burimet policore. Me ndërhyrjen e menjëhershme të repartit zjarrfikës është bërë e mundur shuarja e flakëve. Sipas grupit hetimor, si pasojë e flakëve gjysma e automjetit u dogj duke shpëtuar vetëm motori.

Sekuestrohen 197 kg marijuanë, do trafikohej për në Itali

Hetimet

Në vendngjarje grupi hetimor ka kryer veprimet paraprake dhe po vijon puna për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit që shkrumboi mjetin e efektivit të antidrogës së Gjirokastrës. “Një ndër pistat ku është përqendruar puna jonë hetimore është ajo e zjarrvënies së qëllimshme. Ngjarja ndodhi rreth 2 orë pas aksionit policor, gjatë të cilit u sekuestruan rreth 197 kg marijuanë dhe u shpall në kërkim transportuesi i saj nga fshati Lazarat, fakt që lind dyshime që persona të caktuar e kanë vendosur qëllimisht zjarrin në makinën e efektivit të antidrogës”, - thonë burime në grupin hetimor. Ndërkohë policia nuk përjashton edhe mundësinë e një zjarri aksidental si shkak i një shkëndije elektrike në brendësi të makinës. Antidroga e Gjirokastrës ndërkohë ka ndërmarrë një sërë aksionesh dhe sasia e drogës së sekuestruar prej tyre është më e madhja në 5 vitet e fundit. Sipas policisë, nëse zjarrvënia është e qëllimshme, atëherë “atentati” mund të lidhet edhe me aksione të tjera që kanë çuar në sekuestrimin e sasive të konsiderueshme të drogës.

Makina e djegur

Bledar Shehu

Nëna që braktisi foshnjën: Lashë shenja që ta rigjeja sërish Liri Irgishta, gruaja që braktisi foshnjën 4-muajshe ka treguar arsyet e veprimit ekstrem, ndërsa policia e ka lënë të lirë 28-vjeçaren dhe shërbimet sociale kanë mbajtur fëmijën. Nëna 28-vjeçare thotë se nuk ka dashur ta humbë përgjithmonë fëmijën e për këtë arsye ka lënë shenja që më vonë kur të përmirësohej të mund të rilidhej me të dhe ta rriste vetë. “Nuk mundem që ta rris e vetme, jam në gjendje shumë të vështirë ekonomike, prandaj vendosa që ta lë pranë shkollës në Sauk. Unë nuk jam e martuar, ndërsa ajo që ma vështirëson më tej situatën është se babai i fëmijës ka angazhime të tjera, plus që për momentin është në burg”, - tregoi 28-vjeçarja me sytë e përlotur, ndërsa thotë se është e penduar për veprimin dhe se do donte ta rriste vetë fëmijën. Irgishta është lënë e lirë pas verifikimeve të kryera nga policia dhe është kthyer sërish në banesën e saj në Shkozet, ndërsa foshnja e saj ndodhet aktualisht pranë shërbimit social, pasi ajo vetë nuk mund ta përballojë dot rritjen e fëmijës. “Kam rreth 4 vjet që jetoj në Durrës pas largimit nga Kosova. Motrat dhe vëllezërit i kam të martuar, ndërsa prindërit

nuk jetojnë prej vitesh. Këtu u lidha me një mashkull, i cili kishte dhe angazhime të tjera familjare, gjë të cilën e mësova pas disa kohë lidhjeje në kohën kur isha shtatzënë”, - ka treguar ajo. Ajo ka thënë se megjithëkëtë, kishte vendosur ta mbante fëmijën. “Vendosa të mos e heq fëmijën por ta rris vetë, mirëpo kur erdhi në jetë vështirësitë u shtuan për mua dhe për krijesën time të pafajshme”, - tregon ajo. Liria jeton në një dhomë me lagështirë, për të cilën paguan 5 mijë lekë të reja në muaj, ndërsa nuk ka një punë bazë për të

“Mendova që mos të humbas përgjithmonë kontaktet me fëmijën tim, prandaj lashë dy shënime shumë domethënëse, numrin e telefonit që është i babait të fëmijës dhe fjalët ‘nuk mundem’ mbijetuar, por e shtyn jetën me ndonjë lek që i dërgojnë të afërmit apo që e siguron me ndonjë punë të rastësishme. “Ishte pronarja e

shtëpisë e cila më ka ndihmuar shumë, më mbante foshnjën që të punoja ndonjë punë ç’të gjeja. Por kam patur dhe probleme shëndetësore vetë dhe më duheshin ilaçe, fëmija donte të hante. Prandaj vendosa ta dorëzoj diku që të ma rrisin”, - ka treguar ajo. Më tej 28-vjeçarja rrëfen dhe shpjegimin e dy detajeve në të cilat e la foshnjën, numrin e telefonit dhe fjalët e shkruara në letër. “Mendova që mos të humbas përgjithmonë kontaktet me fëmijën tim, prandaj lashë dy shënime shumë domethënëse, numrin e telefonit që është i babait të fëmijës dhe fjalët ‘nuk mundem’, për ta identifikuar më vonë kur Ensari të rritej që ta rifitoja sërish”, - ka treguar ajo. Aktualisht foshnja katërmuajsh është marrë nga kujdesi social për t’u kujdesur. “Do punoj dhe do e marr sërish fëmijën tim që të rritet me mua, pasi në këto momente vërtet që nuk mundem”. Sipas 28-vjeçares, babai i fëmijës është në dijeni të ardhjes në jetë të djalit të tyre, por fakti që ai është i martuar dhe që aktualisht ndodhet në burg, ka bërë që ky i fundit të mos e njohë fëmijën e tij, dhe aq më tepër t’i japë atësinë.

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar sërish një sasi të konsiderueshme me marijuanë, ndërkohë që ka shpallur në kërkim edhe transportuesin e dyshuar të saj, i cili arriti t’u fshihet veprimeve ligjore të policisë. Gjatë aksionit antidrogë të zhvilluar orët e para të ditës së shtunë policia ka sekuestruar në një automjet rreth 197 kg marijuanë, ndërkohë që makina së bashku me sasinë e lëndës narkotike është braktisur në mes të rrugës nga drejtuesi i saj, që arriti t’i fshihet ndjekjes së policisë. “Gjatë vëzhgimeve të kryera në rrugën kombëtare agjentët e antidrogës kanë konstatuar se në aksin rrugor Kordhocë- Gjirokastër po qarkullonte me shpejtësi një automjet tip ‘Reno’ pa targa, me xhama të zinj. Në këtë situatë agjentët e antidrogës janë vënë në ndjekje të automjetit që dyshohej se transportonte lëndën narkotike”, - thanë burime nga policia. Drejtuesi i automjetit porsa ka konstatuar që e ndiqte policia, ka shtuar shpejtësinë, por në afërsi të vendit të quajtur NSHN në dalje të qytetit të Gjirokastrës, automjeti është fikur si shkak i shiut të rrëmbyeshëm dhe drejtuesi i tij ka braktisur makinën dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të shtratit të lumit Drino. Në ndjekje të shoferit që braktisi mjetin janë vënë specialistët e Sektorit kundër Narkotikëve dhe Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, por për shkak të shiut të rrëmbyeshëm, terrenit mjaft të vështirë dhe errësirës, drejtuesi i mjetit ka mundur t’i fshihet policisë. “Nga këqyrja që iu bë automjetit tip ‘Reno’ pa targa dhe me xhama të lyer me bojë të zezë, rezultoi se drejtuesi i tij i kishte hequr sediljet e pasme, si dhe ndarjen midis bagazhit dhe sediljeve të pasme. Në bagazh dhe në pjesën ku vendoset sedilja e pasme u gjetën 32 pako të mëdha me peshë 5.2 kilogramë secila dhe 25 pako me peshë 1.2 kilogramë secila. Pakot ishin të mbështjella me letër natriban, ku çdonjëra prej tyre kishte nga një shenjë + (plus) të shkruar me bojë të verdhë, ndërsa në total u bllokuan gjithsej 196.4 kg marijuanë”, deklaroi policia e Gjirokastrës në përfundim të aksionit antidrogë.

Droga e sekuestruar


e diel, 2 dhjetor 2012 www.mapo.al

kronikë

7

MAPO

Pengmarrja për drogën, viktima drejton gishtin te komando Tiranë Borxhi i parave të drogës është motivi i pengmarrjes së ndodhur para tri netësh në kryeqytet. I pyetur nga ana e uniformave blu, pengu me inicialet E.K ka drejtuar gishtin ndaj Përparim Halilajt, duke e akuzuar si autor kryesor të ngjarjes. 25-vjeçari nga Farka ka rrëfyer për blutë se motivi i konfliktit ishte mosshlyerja e lekëve të një sasie marijuane që është dërguar në Maqedoni. Ai ka

akuzuar ushtarakun Halilaj dhe dy vëllezërit Mujo si anëtarë të rrjetit të drogës, duke i akuzuar njëkohësisht edhe si personat që siguronin lëndën narkotike. Dërgesa e marijuanës pritej në Maqedoni nga dy shtetas shqiptarë, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia. Bëhet me dije se dy shqiptarët kanë qenë urdhëruesit e kësaj pengmarrjeje. I pyetur nga ana e policisë, Emiljano Muja ka marrë përsipër

autorësinë e ngjarjes duke thënë se ishte ai që kërkoi këtë pengmarrje. Por pengu ka insistuar, duke akuzuar si ideator të asaj që ndodhi rreshterin e forcave “Komando”, Përparim Halilajn. Ende nuk bëhet me dije nga policia se sa është sasia e lekëve që pengu duhet t’u jepte tre të arrestuarve për një sasi hashashi që dyshohet se është trafikuar në drejtim të Maqedonisë.

Borxhi 30 mijë euro, ekzekutohet me silenciator tregtari i pronave Tirana e Re tronditet nga vrasja e biznesmenit Igli Haxhialiu dhe plagosja e vëllait të tij, Sokolit. Policia identifikon autorin nga kamerat e sigurisë dhe e arreston në shtëpinë e tij në Fushë-Mamurras Dashamir Biçaku

Tiranë Ekzekutohet në Tiranë të Re biznesmeni i shitblerjes së pronave, ndërsa mbetet i plagosur vëllai i tij. Atentati ndodhi mbrëmë rreth orës 20:30, pranë ish-stacionit të fundit të Tiranës së Re, ndërsa pak orë më vonë policia arrestoi të dyshuarin si autor të krimit. Burime nga vendi i ngjarjes i thanë MAPOs se Igli Haxhialiu, rreth të 40-ave, është gjendur i qëlluar për vdekje në sediljen e pasme të një makine “Mazda 6” në ngjyrë gri, me targa TR 9205 S. Në momentin që policia mbërriti në vendin e ngjarjes, i vëllai i viktimës ndodhej i plagosur në sediljen e parë të makinës. Policia tha se Igli Haxhialiu, pronar i një agjencie real-estate ishte qëlluar me një armë me silenciator në momentin që ndodhej duke biseduar me personin që më pas shkrehu armën mbi të dhe të vëllanë. Pak minuta pas krimit policia shpalli në kërkim Ardian Ndrekën, 35 vjeç, që mendohet se është banor i Kurbinit. Të dy personat u nisën me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak, por rrugës për në spital Igli Haxhialiu ka ndërruar jetë. Burime nga grupi hetimor thanë se vëllai i viktimës ndodhet i plagosur në spital. Dyshimet mbi atentatin

Nga dëshmitë e para, të mbledhura në vendin e ngjarjes janë hedhur dyshime për një krim të ndodhur për shkak të një borxhi. Burime nga grupi hetimor i thanë mbrëmë MAPO-s se mes viktimës dhe autorit dyshohet të ketë pasur një konflikt të hershëm, ndërsa arma është zbra-

Vendi ku ndodhi krimi

zur pasi dy njerëzit kanë dështuar në sqarimin e njëri-tjetrit. “Nga të dhënat e mbledhura një orë para vrasjes, dy personat janë konfliktuar me fjalë në prani të dëshmitarëve. Dyshojmë se autori i ka ndjekur më pas dy vëllezërit dhe ka gjetur edhe momentin për t’i qëlluar”, - tha një tjetër burim nga policia. Nga të dhënat operative të mbledhura mbrëmë dyshohet se konflikti mes tyre lidhet me një borxh 30 mijë eurosh, që viktima i detyrohej autorit nga Kurbini. Megjithatë, policia është në pritje të përmirësimit të shëndetit të të plagosurit për të zbardhur më tej këtë ngjarje. Arrestimi i autorit

Nga hetimi i kryer në vendin e ngjarjes, nga këqyrja e vendit të krimit, por edhe nga pamjet e kam-

erave të sigurisë së një dyqani aty pranë, grupi hetimor ka mundur të rindërtojë skenën e krimit. Këto pamje janë parë mbrëmë bashkë dhe së bashku me dëshmitë e disa personave policia është vënë në gjurmët e Ardian Ndrekës. Nga pamjet është vënë re se makina e viktimave të atentatit ka ardhur drejt nga bulevardi “Bajram Curri” nga pallati me shigjeta, me drejtim shkollën “Vasil Shanto”. Policia ka vënë re se nga vetura ka dalë një person, ndërsa më pas ai është larguar. Sipas policisë, personi ka pasur një armë dhe ka dalë nga ndenjësja e pasagjerit në vendin e parë. Ai dyshohet se ka qëlluar fillimisht Igli Haxhialiun e më pas edhe vëllanë e tij, Sokol Haxhialiu, i cili ndodhej mbrëmë në spital me plagë në kokë.

mes viktimës dhe autorit dyshohet të ketë pasur një konflikt të hershëm, ndërsa arma është zbrazur pasi dy njerëzit kanë dështuar në sqarimin e njëri-tjetrit.

Pas këqyrjes së kamerave policia identifikoi personin. Dyshimet e policisë janë se autori i krimit ka përdorur një silenciator në momentin kritik, pasi askush prej dëshmitarëve nuk ka dëgjuar krisma plumbash. Pas krimit policia ka nisur disa kontrolle banesash për të ndaluar personin e dyshuar apo ndonjë tjetër që mund ta kishte ndihmuar pas krimit. Një grup hetuesish janë nisur në Laç për të kryer një kontroll në shtëpinë e Ardian Ndrekës dhe janë surprizuar kur e kanë gjetur atë në shtëpi duke i pritur. Ai u arrestua mbrëmë në mesnatë, kur u soll me pranga në duar në drejtim të policisë së Tiranës, ndërsa marrja në pyetje e autorit pritet të hedhë më shumë dritë mbi motivet e këtij krimi.

Zbardhet vrasja e fatorinos, 4 kushërinj në kërkim Policia e Tiranës ka zbuluar autorët e vrasjes së Julian Çunit. Vetëdorëzohet në polici babai i njërit prej autorëve Tiranë Pak ditë pas vrasjes së

fatorinos 17-vjeçar është vetëdorëzuar në polici babai i njërit prej autorëve, i cili mendohet se ka qenë i pranishëm në vendngjarje. Policia tha dje se ka zbuluar katër autorët e vrasjes së Julian Çunit, të cilët rezultojnë të jenë pjesëtarë të një familjeje. Burimet thanë se janë shpallur në kërkim Sulejman, Behar, Hasan

dhe Klodian Morina, të cilët akuzohen për bashkëpunim në vrasje. Fillimisht janë thirrur në komisariat anëtarë të familjes Morina, në përpjekje për t’u futur në negociata vetëdorëzimi të katër personave. Nga policia e Tiranës bëhet me dije se asnjë person nuk është ndaluar për këtë ngjarje, por po vijojnë kërkimet. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmje e së dielës në kryeqytet, afër “Zogut të Zi”. Burimet thanë se adoleshenti 17-vjeçar u godit disa herë me thikë nga dy persona, të cilët ndodheshin në furgonin ku ai punonte si fatorino. Bashkë me dy personat e përfshirë në krim mësohet se

kanë qenë edhe dy persona të tjerë të implikuar, të cilët janë shpallur në kërkim. Këta të fundit, sipas hetuesve kanë qenë më pak aktivë, por po ashtu dyshohet se kanë kryer veprime të dhunshme ndaj fatorinos. Autorët e krimit mësohet se janë konfliktuar me viktimën për shkak se kanë kërkuar të zbrisnin nga furgoni që udhëtonte drejt Durrësit, pak minuta pasi kishin hipur si pasagjerë në të. Në momentin e zbritjes ata kanë pretenduar se kanë ngatërruar linjë. 17-vjeçari iu kërkoi dy të rinjve paratë e biletave për rrugën, për shkak se sipas tij, tashmë ata duhej të udhëtonin me katër vende bosh.

Por pasagjerët janë përgjigjur me goditje thike, e pasi kanë lënë të vdekur 17-vjeçarin janë larguar nga vendi i ngjarjes. Pas krimit autorët janë larguar në drejtim të Laprakës. Pamjet janë regjistruar nga disa kamera sigurie të një institucioni privat dhe janë sekuestruar nga ana e policisë. Ka qenë shumë i vështirë identifikimi i katër autorëve, pasi pamjet nga kamerat kanë qenë të paqarta. Pas vetëdorëzimit në polici të njërit prej familjarëve Morina, efektivët blu besojnë se arrestimi i katër autorëve të vrasjes së fatorinos 17-vjeçar është çështje orësh. Julian Çuni

D.Biçaku


8

MAPO

e diel, 2 dhjetor 2012 www.mapo.al

ekonomi

Festa e Pavarësisë forcon dhe lekun Monedha vendase shënoi rritje në fundjavë pas dy ditëve pushim, ku shpenzimet për festën e Pavarësisë arritën kulmin. Këto shpenzime duket se kanë ndikuar pozitivisht dhe tek leku, që e nisi të premten duke u kuotuar më lart

si ndaj euros ashtu dhe ndaj dollarit. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye me 139.8 lekë, duke humbur lehtë pikë ndaj lekut, ndërsa dhe dollari është zhvlerësuar me një normë më të lartë ndaj monedhës

vendase, duke u këmbyer me 107.58 lekë. Muaji i fundit i vitit përgjithësisht është pozitiv për monedhën shqiptare, për shkak të prurjeve të larta të emigrantëve që vijnë në Shqipëri për festat e fundvitit.

Rritja e borxhit, ekspertët: Pozitive nëse përdoret për investime

Autostrada Tiranë-Elbasan

Projektbuxheti 2013, fondet për rrugët drejt shterimit Në projektbuxhetin e vitit që vjen janë programuar të investohen në ndërtimin e rrugëve 27 miliardë lekë, ku rreth 20 miliardë parashikohet të jenë financime të huaja. Tri vite më parë ky fond ishte 64 miliardë lekë. Pse po ulen fondet për rrugët? Blerina Hoxha

Qeveria po zhvendos dalëngadalë investimet në rrugë si prioritet. Në buxhetin e vitit që vjen janë parashikuar të investohen për ndërtimin e rrugëve 27 miliardë lekë, nga të cilat 19.9 miliardë lekë do të sigurohen nga financimi i huaj, dhe 7.9 miliardë lekë nga buxheti i shtetit. Në buxhetin e këtij viti, pa përmendur mosrealizimet, rreth 17 miliardë lekë ishin programuar nga financimet e huaja dhe 8.9 miliardë lekë nga buxheti i shtetit. Pavarësisht se një vit elektoral, shifra që buxheti vë në dispozicion të rrugëve nga fondet e veta është më e ulët se e këtij viti. Investimet e parashikuara në buxhetin e vitit që vjen do të mbështesin infrastrukturën rrugore dhe për më tepër vetëm projektet e nisura. Mbështetjen më të madhe do ta ketë autostrada e re Tiranë –Elbasan dhe financimi i tunelit si pjesë e k ë t ij a ks i . Gj it h a sht u do t ë mbështeten me fonde Levan-Tepelenë dhe by-passi i Fierit. Buxheti i vitit 2012 do të mbështesë përfundimin e autostradës ShkodërHani i Hotit dhe rrugën Qafë

Akset rrugore që do të mbështeten me fonde në 2013 • Autostrada Tiranë -Elbasan • By-passi Plepa-KavajëRrogozhinë • By-passi i Fierit • Rruga e Arbrit • Kanali i Çukës-Butrint • Qukës-Qafë Plloçë • Unaza Korçë • Rruga turistike e Valbonës • Porto Romano- Durrës • Rr. paralele superstrada Tiranë-Vorë Plloçë-Qukës; përfundimin e rrugës Kardhiq –Delvinë. Në vitin 2009 buxheti për rrugët ishte 64 miliardë lekë për infrastrukturën rrugore, ku pjesën më të madhe të tyre e mori financimi për rrugën Durrës-Kukës. Ministria e Financave në relacionin që e shoqëron projektbuxhetin sqaron se në prioritizimin e listës së investimeve do të vazhdojnë të përzgjidhen ato që janë vazhdim i projekteve të mëparshme, si edhe investimet që cilësohen strategjike për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, në përputhje edhe me programin e qeverisë. Njëkohësisht, shpenzimet kapitale si me financim të brendshëm ashtu edhe të huaj do të vazhdojnë të përqendrohen në sektorët

prioritarë të qeverisë si: infrastruktura, arsimi, shëndetësia, mbrojtja, bujqësia e zhvillimi rural. Me konkretisht, investimet me burime të brendshme parashikohet të arrijnë rreth 1.7% e PBB, ndërsa investimet me burime të huaja parashikohen në nivelin 3.2% të PBB. Totali i shpenzimeve kapitale për vitin që vjen është parashikuar në masën 71.2 miliardë lekë ose 5% të PBB –së. Ekspertët në Ministrinë e Financave shtojnë se infrastruktura rrugore pritet të mos marrë më “pjesën më të madhe të tortës” ashtu si vitet e tjera. Pas ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës dhe asaj Tiranë –Elbasan, një pjesë e fondeve do të shkojnë për investime në bujqësi, ujitje, kullim, ndërtim shkollash dhe qendrash shëndetësore. Infrastruktura rrugore në Shqipëri është sektori që ka përfituar dhjetëra miliarda lekë nga buxheti i shtetit, si dhe nga financime të huaja, për vetë gjendjen e rëndë në të cilën ndodheshin rrugët tona kombëtare. Por mosrealizimi i të ardhurave të këtij viti e ka bërë të vështirë zbatimin e programit të investimeve 2012. Në fund të shtatorit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, investimet e brendshme rezultojnë rreth 12 miliardë lekë më të ulëta ose rreth 37.5 për qind më pak, ndërkohë që investimet e huaja rezultojnë rreth 3.9 miliardë lekë më të larta ose rreth 27.9 për qind më shumë. Për rrjedhojë, investimet në total në fund të muajit shtator 2012 janë rreth 17.9 për qind më të ulëta ose rreth 8.3 miliardë lekë më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e borxhit në nivelin 62.6 për hkurtër dhe gjithsesi i kontrolluar, qind të PBB-së pritet të vështirëso- mund të kishte dhe elementë pozjë situatën ekonomike në vend. itivë. Parë në tërësinë e tij, mendoj Ekspertët e ekonomisë, Shkëlqim që ne mund të kishim bërë një buxCani dhe Adrian Civici shprehen het më konservator, shumë më rigpër mediat se qeveria duhej të ishte oroz duke eliminuar çdolloj shtrese treguar e kujdesshme në mbajtjen të tavanit të borxhit”, - tha Civici. nën kontroll të borxhit dhe të har- Sipas dy ekspertëve, edhe rritja e tonte një buxhet konservator. “Kjo të ardhurave me 5.7 % është paraqeveri të heqë dorë nga marrja e shikim i guximshëm, pasi të ardborxhit, ta lërë hurat rezultojborxhin në ato Cani është i mendimit se në me mosrealkufij që janë dhe kreditimi i aktivitetit privat izim edhe në t’i hapë hapë2 0 1 2 - ë n . “ Ky do të ishte mundësi për sirë Bankës së projektbuxhet Shqipërisë për rritjen ekonomike, Civici është ndërtuar të bërë një poli- argumenton se nëse inves- për t’u mos realtikë monetare izuar të ardhutimet shkojnë në vendin agresive do ta rat. Ka 4 vjet që quaja unë, në e duhur, do të kemi rritje ne nuk realizouljen e normës ekonomike jmë dot as së interesit. Pra, rritjen e paranë vend që të marrë borxh, të kredi- shikuar ekonomike, as rritjen e të tojë ekonominë, pjesën private”, - ardhurave. Nuk do të realizohet deklaroi Cani. rritja ekonomike mbi 4 % që është Ndërsa Cani është i mendimit se parashikuar në buxhet. Kjo është e kreditimi i aktivitetit privat do të sigurt”, - deklaroi ish-guvernatori ishte mundësi për rritjen eko- Cani. Ndërsa Civici u shpreh: “Po nomike, Civici argumenton se nëse përsërisim të njëjtin skenar, si buxinvestimet shkojnë në vendin e heti i vitit 2012 apo dhe i 2011-ës, që duhur, do të kemi rritje ekonomike. ishin buxhete tejet optimiste dhe “Duke pasur parasysh raportin bazoheshin në një Prodhim të ndërmjet rritjes ekonomike dhe Brendshëm Bruto, ndërsa më rigorozitetit financiar apo buxhe- shumë sesa mundësitë reale ose tor, nëse ky lloj borxhi merret për shifrat reale që ka Shqipëri”. Proqëllime investimesh, të cilat ndiko- jektbuxheti i vitit 2013 është 409 jnë direkt në rritjen ekonomike, miliardë lekë, ai parashikon një natyrisht që për një periudhë afats- rritje ekonomi

Adrian Civici

AMC përmirëson ambientet e shkollës 9-vjeçare “28 Nëntori” në Tiranë AMC ka kontribuar në rehabilitimin e sallës së aktiviteteve kulturore si dhe fushës së sportit pranë shkollës 9-vjeçare “28 Nëntori” në Tiranë. Ky investim i mundësuar prej punës vullnetare të punonjësve të AMC, në kuadër të projektit “Build a Dream – Realizo një Ëndërr”, vjen për të dytin vit radhazi në ndihmë të institucioneve publike për të përmirësuar kushtet dhe shërbimin. Ndër pjesët kryesore, ku AMC ka ndërhyrë ishin: ndërtimi i fushës së sportit, dhomat e zhveshjes së fëmijëve si dhe përmirësimin e sallës së aktiviteteve të shkollës, e cila iu nënshtrua rehabilitimit të plotë duke u plotësuar me të gjitha

mjetet e nevojshme. Sipas drejtueses së këtij institucioni, Liri Ahmeti, angazhimi i AMC ka përmirësuar mjaft procesin mësimor të fëmijëve. Edhe pse kjo është një shkollë e rikonstruktuar së fundmi me kushte shumë të mira, përsëri mbeten gjëra për t’i shtuar. Ne e pamë të arsyeshme t’i drejtoheshim AMC për të përmirësuar akoma më tepër cilësinë e kësaj shkolle. Pra, torta është dhe AMC ka vendosur qershinë mbi të”, tha Ahmeti. Shkolla 9-vjeçare “28 Nëntori” në Tiranë ka një kapacitet prej 1,352 nxënësish, nga të cilët 87 kryejnë arsimin parashkollor.


tendencë

Çdo femër ka dëshirë të ketë fustane të qepura në mënyrë të përsosur. Për këtë sezon trendi i fustaneve sipas masës vjen në versione të ndryshme që ofrojnë linjën e përsosur për secilën siluetë

Zgjidhni fustanin e duhur sipas linjave të trupit

www.mapo.al

intervistë

Leonora Jakupi:

Jeta mes padrejtësive dhe dashurisë jashtë projektorëve të famës Këngëtarja e njohur tregon jetën e saj si artiste dhe femër, marrëdhëniet me nënën, njeriun më të shtrenjtë dhe detaje të përditshmërisë

Ë

shtë cilësuar si një këngëtare mjaft potente, por njëkohësisht edhe po aq e bukur. Leonora Jakupi është ndër ato këngëtare që ka ditur jo vetëm të jetë “in”, por njëkohësisht të sjellë edhe një muzikë me vlera në tregun muzikor

shqiptar, shpesh kaotik. Leonora, një ndër më të kërkuarat në trevat shqipfolëse, vjen në këtë intervistë duke rrëfyer përditshmërinë e saj, familjen por edhe diçka nga brendësia e zemrës së saj me sinqeritetin e një artisteje të madhe.

Çiftet e “çuditshme”, me kë janë martuar më të famshmit Konstruktorë, piktorë, veterinerë dhe mësues. Ja profesionet e partnerëve të “thjeshtë” të yjeve të ekranit... Ndoshta disa prej nesh presin që në krah të aktorit apo aktores së preferuar të shohin dikë po aq të famshëm sa ai vetë. Por jo gjithmonë ndodh kështu. Shumë prej tyre kanë në krah njerëz krejt të thjeshtë e të panjohur për publikun e madh. Në fakt nuk thonë kot, dashuria nuk njeh as moshë, as profesion, as ngjyrë... me pak fjalë asgjë. Matt Damon për shembull, ka zgjedhur për të kaluar jetën një ish-bariste, të cilën e njohu në një klub nate. Sot çifti ka tri vajza. Po ashtu Meryl Streep, e cila shfaqet rrallë me bashkëshortin, ka në krah një skulptor. Këngëtarja britanike, Lilly Allen pret një fëmijë nga burri me të cilin u martua pak muaj më parë, me profesion ndërtues. Me pak fjalë, konstruktorë, piktorë, veterinerë, mësues dhe skulptorë. Ja cilat janë disa prej profesioneve të “gjysmës tjetër” të yjeve të ekranit...

Bleona Qereti

kërkon me çdo kusht Hollivudin Këngëtarja Bleona Qereti, e cila synon karrierë edhe në kinematografi, tani edhe zyrtarisht është paraqitur si aktore në ueb-faqen "IMDb.com", që njihet si burimi më i njohur dhe me autoritativ në botë për film, televizion dhe të famshmit. Faqe 13


10 18 16 4

MAPO

E 2 dhjetor 2012 martë, premte, 15 17 27maj mars maj2011 2011 13 E diel, martë, qershor 24 2010 janar 2012 www.mapo.al www.gazetamapo.com www.mapo.al

intervistë

Leonora, një ndër më të kërkuarat në trevat shqipfolëse, vjen në këtë intervistë duke rrëfyer përditshmërinë e saj, familjen por edhe diçka nga brendësia e zemrës së saj me sinqeritetin e një artisteje të madhe

Leonora Jakupi:

Jeta mes padrejtësive dhe dashurisë jashtë projektorëve të famës Këngëtarja e njohur tregon jetën e saj si artiste dhe femër, marrëdhëniet me nënën, njeriun më të shtrenjtë dhe detaje të përditshmërisë Jonida Hitoveizi

Ë

shtë cilësuar si një këngëtare mjaft potente, por njëkohësisht edhe po aq e bukur. Leonora Jakupi është ndër ato këngëtare që ka ditur jo vetëm të jetë “in”, por njëkohësisht të sjellë edhe një muzikë me vlera në tregun muzikor shqiptar, shpesh kaotik. Leonora, një ndër më të kërkuarat në trevat shqipfolëse, vjen në këtë intervistë duke rrëfyer përditshmërinë e saj, familjen por edhe diçka nga brendësia e zemrës së saj me sinqeritetin e një artisteje të madhe. Ju keni një kohë relativisht të gjatë në skenë. Sa e realizuar ndiheni si këngëtare Leonora dhe të jeni “in” njëkohësisht? Të them të drejtën është e vështirë të jesh shumë vite në skenë dhe të jesh gjithmonë aktuale. Unë për vete nuk jam munduar të jem brenda çdo zhanri muzikor që mund të jetë trend. Jam munduar të qëndroj brenda atyre kornizave të mia, aty ku njerëzit më duan dhe më njohin siç jam. Ndoshta ky është edhe ai sekreti që kam qenë aktuale për të tjerët, plus që nuk kam bërë shumë eksperimente dhe nuk kam dashur kurrë të jem e imponueshme në muzikë. Leonora, si ia keni arritur të ruani përherë statusin e një këngëtareje të madhe? Është fat shumë i madh për mua dhe për çdo artist do të ishte fat shumë i madh të kesh një audiencë të gjerë. Faktikisht kam publikun tim, që nga moshat e vogla e deri tek ato më të vjetrat, le të themi. Unë ndonjëherë prodhoj muzikë jo vetëm për të rinjtë, por edhe për gjeneratat pak më të vjetra, të cilat mund të gjejnë veten në këngët e mia. Them se është edhe fati, edhe puna, edhe Zoti…. Janë komplekse besoj, përfshirë edhe kujdesin, jo eksperimente të tepruara, jo daljet e shpeshta në skenë, imponimet e shpeshta...Të gjitha këto luajnë rolin e tyre në këtë gjë. Të bësh muzikë, realisht kushton. Sa rëndësi ka për ju ana e përfitimeve monetare? Absolutisht që kur je në skenë dhe je e

kërkuar, ke edhe përfitime materiale, mirëpo e vërteta është që duhet shumë investim. Unë shumë pak herë kam pasur sponsor, me dëshirën time kjo, kështu që kam investuar vetë. Nuk është se nuk kushton, kushton por absolutisht që diçka cilësore duhet ta paguash. Leonora na thoni diçka për familjen tuaj? Unë kam familjen time, motrën, vëllain dhe nënën. Motra është marrë me muzikë, por tani nuk po merret më, plus që tani ka edhe një vajzë të vogël. Si i keni marrëdhëniet me nënën tuaj? Të shkëlqyera. Unë nuk mund të jetoj asnjë minutë pa të, sinqerisht. Unë asnjëherë nuk shkoj në evente të rëndësishme pa mamin, po ashtu në të gjitha koncertet e marr me vete. Atë e kam një mike shumë të mirë, këshilltare shumë të mirë. Është e jashtëzakonshme (qesh), si të gjitha nënat. Me mbesën... Kam një dashuri të madhe për të. Jam shumë e lidhur, po ashtu edhe ajo me mua. Madje ndonjëherë nuk arrin të bëjë dallimin se kë ka nënë (qesh). Gjithmonë keni qenë në qendër të vëmendjes, më shumë për muzikën dhe pak për jetën tuaj private. Si ia dilni ta ruani me fanatizëm këtë pjesë? Është shumë vështirë ta ruash këtë pjesë, por kur nuk bën gabime, atëherë nuk është e vështirë.

Unë nuk mund të jetoj asnjë minutë pa të, sinqerisht. Unë asnjëherë nuk shkoj në evente të rëndësishme pa mamin, po ashtu në të gjitha koncertet e marr me vete. Atë e kam një mike shumë të mirë, këshilltare shumë të mirë. Është e jashtëzakonshme (qesh), si të gjitha nënat.

Në ndonjëherë prodhoj muzikë jo vetëm për të rinjtë, por edhe për gjeneratat pak më të vjetra, të cilat mund të gjejnë veten në këngët e mia. Them se është edhe fati, edhe puna, edhe Zoti…. Janë komplekse besoj, përfshirë edhe kujdesin, jo eksperimente të tepruara, jo daljet e shpeshta në skenë, imponimet e shpeshta...Të gjitha këto luajnë rolin e tyre në këtë gjë.

Në ç’kuptim nuk bëni gabime? Nuk po e zgjas më shumë (qesh). Unë kam qenë më e madhja e familjes dhe kam marrë përsipër pas vdekjes së tim eti që bashkë me nënën të jemi dy zonjat e shtëpisë. Absolutisht që kam ndjerë edhe një moral që t’iu qëndroj atyre afër. Sinqerisht për mua nuk ka qenë primare të krijoj një familje tjetër (për momentin kjo), edhe pse shpesh nëna ime më thotë që kam moshën për të vendosur. Por kur je edhe më e pjekur edhe kërkesat rriten, kështu që duhet të jem shumë herë më e përqendruar dhe e kujdesshme për të vendosur. Megjithatë, jetës kurrë nuk i dihet. Çfarë mashkulli do ta plotësonte Leonora Jakupin? Nuk e di! Ndonjëherë edhe kam menduar për këtë gjë, ndonjëherë edhe jo. Besoj një njeri që më mirëkupton mua dhe profesionin tim, që di të bëjë një lloj balance mes jetës artistike dhe jetës sime, mes adhurueseve dhe miqve. Të jetë një karakter i fortë, burrëror sigurisht, sepse unë i jap gjithmonë 51% meshkujve. Dhe natyrisht një njeri intelektual. Nuk ka rëndësi fare pamja fizike. A ka ndonjë të tillë në krah të Leonorës? Jo! Vetëm muzika!


E diel, 2 dhjetor 2012 www.mapo.al

MAPO

Përveç gatimit, me të cilin merret nëna, gjithë punët e tjera që i takojnë femrës në shtëpi rrallë mund t’ia lë në dorë dikujt (qesh).

Bleona Qereti Sa vëmendje i kushtoni pamjes së jashtme, duke parë që nuk keni bërë operacione plastike? Absolutisht jo. Unë jam shumë kundër, sidomos tek moshat e reja. Mendoj se ndoshta Zoti mund ta dijë më mirë se çfarë të rri mirë ose jo. Duke ndërhyrë, po bëhen të gjitha shumë të ngjashme me njëra-tjetrën. Si visheni normalisht? Varet nga rastet. Në jetën e përditshme jam sportive, po kur dal jam klasike, pasi e dua shumë klasiken. Ndërsa skenës i kushtoj shumë rëndësi. Si është një ditë e juaja normale? Varion prej angazhimeve që mund të kem gjatë ditës. Nuk dalë kurrë nga shtëpia pa ngrënë mëngjesin, pastaj kujdesem për fytyrën, lëkurën, të cilat i kam shumë merak…..dhe gjithsesi duhet të merrem me punët e shtëpisë. Jeni nga ato këngëtare që bëni edhe shtëpiaken shumë mirë…. Absolutisht! Përveç gatimit, me të cilin merret nëna, gjithë punët e tjera që i takojnë femrës në shtëpi rrallë mund t’ia lë në dorë dikujt (qesh). Sa të vështirë e ka një mashkull t’ia rrëmbejë zemrën Leonora Jakupit? Nuk është edhe shumë e vështirë. Ndoshta 2-3 detaje, disa pika të dobëta

kërkon me çdo kusht Hollivudin

që unë dua që ai t’i ketë. A e ndjeni xhelozinë që ndoshta koleget kanë për ju? Unë kam miq shumë të mirë, pavarësisht se ky është një profesion jo dhe aq i mirë sa mund të duket.

K

Ju kanë dëmtuar ndonjëherë xhelozitë e të tjerëve? Më kanë bërë më të fortë. Ju pëlqen vetmia? Ndonjëherë po. Kam nevojë për qetësinë time për të reflektuar. Muzika që pëlqen më shumë në momente të trishta? Pëlqej shumë muzikën klasike. Për çfarë derdh më shumë lot? Në fakt mund të më bëjë të qaj edhe fakti nëse një person i afërt i familjes sime është në situatë të vështirë. Mua mund të më bëjë të qaj edhe një lypës në rrugë. Leonora, mendon se je më shumë një femër e fortë apo më e brishtë? Shumë, jam shumë e fortë dhe shumë e ndjeshme njëkohësisht. Por më shumë jam e fortë absolutisht. Je supersticioze? Jo.

Unë kam qenë më e madhja e familjes dhe kam marrë përsipër pas vdekjes së tim eti që bashkë me nënën të jemi dy zonjat e shtëpisë. Absolutisht që kam ndjerë edhe një moral që t’iu qëndroj atyre afër.

ëngëtarja Bleona Qereti, e cila synon karrierë edhe në kinematografi, tani edhe zyrtarisht është paraqitur si aktore në ueb-faqen "IMDb.com", që njihet si burimi më i njohur dhe me autoritativ në botë për film, televizion dhe të famshmit. Bleona është prezantuar në këtë faqe me një biografi të shkurtër dhe me një set fotografik të përbërë nga 32 imazhe mbresëlënëse të saj, në mesin e të cilave edhe disa nudo. Siç është shkruar më parë, angazhimi i saj i parë kinematografik e sjell atë në rolin e Lunës, në serialin televiziv “True Justice”, përkrah aktorit të njohur amerikan Steven Seagal. Seriali në sezonin e dytë ku luan Bleona, ka filluar transmetimet në muajin nëntor në kanalin me pagesë"Reelz". Bleona në bashkëpunim me Timbaland ka lançuar siglën “Pass Out”, ndërsa së shpejti pritet të publikojë edhe albumin në anglisht.

11


CMYK

12

MAPO

e diel, 2 dhjetor 2012 www.mapo.al

liBri i ri i

Blendi Fevziut

100 vjet

Një ekskursioN Në politikëN e shtetit shqiptar (1912 – 2012) Ismail Qemali, Princ Vidi, Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Ramiz Alia, Sali Berisha, Fatos Nano, të gjithë bashkë në një libër! Një ekskursion në politikën e shtetit shqiptar nga 1912 deri më sot!


CMYK

>>

kinema

e diel, 2 dhjetor 2012 www.mapo.al

MAPO

13

Matt Damon për shembull, ka zgjedhur për të kaluar jetën një ish-bariste, të cilën e njohu në një klub nate. Sot çifti ka tri vajza. Po ashtu Meryl Streep, e cila shfaqet rrallë me bashkëshortin, ka në krah një skulptor

Çiftet e “çuditshme”, me kë janë martuar më të famshmit Konstruktorë, piktorë, veterinerë dhe mësues. Ja profesionet e partnerëve të “thjeshtë” të yjeve të ekranit... Ndoshta disa prej nesh presin që në krah të aktorit apo aktores së preferuar të shohin dikë po aq të famshëm sa ai vetë. Por jo gjithmonë ndodh kështu. Shumë prej tyre kanë në krah njerëz krejt të thjeshtë e të panjohur për publikun e madh. Në fakt nuk thonë kot, dashuria nuk njeh as moshë,

as profesion, as ngjyrë... me pak fjalë asgjë. Matt Damon për shembull, ka zgjedhur për të kaluar jetën një ish-bariste, të cilën e njohu në një klub nate. Sot çifti ka tri vajza. Po ashtu Meryl Streep, e cila shfaqet rrallë me bashkëshortin, ka në krah një skulptor. Këngëtarja

Matt dhe Luciana Damon Një nga aktorët më të zotë dhe më të mirë të brezit të tij, 40-vjeçari Matt Damon u njoh me gruan e tij në një lokal në Florida, ku ajo punonte si bariste. Matt në atë kohë ishte duke bërë xhirimet e filmit “Stuck on you”. Ishte viti 2003. Me origjinë argjentinase, Luciana Bozan, 35 vjeçe, u martua me yllin e ekranit në vitin 2005 në një ceremoni të vogël private. Për të ishte martesa e dytë, ndërsa për Damon, e para. Së bashku kanë katër vajza, njëra nga martesa e mëparshme e Lucianës. Damon nuk e harron kurrë atë ditë kur e pa për herë të parë atë që do të bëhej gruaja dhe mamaja e fëmijëve të tij. “Kur e pashë u shtanga. Ishte njëlloj sikur isha tërhequr nga dikush që ndodhej në një dhomë të mbushur plot me njerëz. Nuk dija ta shpjegoja çfarë më ndodhi. Diçka e jashtëzakonshme, thjesht dashuri me shikim të parë”. Aktori pranon se ndihet i privilegjuar në një shtëpi të mbushur me femra. “Jemi një familje e shëndetshme. Jam me fat për gjithçka që më ka ndodhur në jetë”.

Robert de Niro dhe Grace Hightower Kush është gruaja që ka bërë për vete të madhin De Niro në moshën 67-vjeçare? Ylli i kinemasë u takua me Grace, 56 vjeçe, një aspirante për këngëtare/aktore në Londër në vitin 1987. Pas dhjetë vjetësh martesë aktori do të kërkonte divorcin, që do të pasonte me një betejë të gjatë për kujdestarinë e djalit, Elliott. Por divorci nuk u bë kurrë. Përkundrazi, çifti u martua sërish në vitin 2004 përpara Martin Scorsese, Meryl Streep dhe Ben Stiller.

Oprah Winfrey dhe Stedman Graham Një nga gratë më të fuqishme të SHBA-së, mbretëresha e “talk show” në moshën 57-vjeçare, prej 25 vjetësh është e lidhur me 60-vjeçarin Stedman Graham, themelues i shoqatës “Atletët kundër drogës”, me profesion mësues. Çifti nuk u martua kurrë.

Julia Roberts e Danny Moder “Pretty Woman” më e famshme në Hollywood shkëlqen vetëm për një burrë, kameramanin Danny Moder. Gjithçka nisi 11 vjet më parë në sheshin e xhirimeve të filmit “The Mexican”, kur Julia, tani 43 vjeçe, pëlqeu njërin prej kameramanëve. Ashtu si në historitë më të bukura të dashurisë, fillimi ishte i vështirë. Ajo ishte e lidhur, ndërsa Danny i martuar. Por në vitin 2002 e kurorëzuan lidhjen me martesë. Tani kanë tre fëmijë.

Josh Holloway dhe Yessica Kumala

Aktori super seksi i serialit të famshëm “Lost”, 41-vjeçari Josh Holloway, është martuar me një grua të çmendur pas aventurave pa ndonjë profesion specifik në jetë. Mjafton të mendosh që muaji i mjaltit ka qenë një udhëtim në Alaskë: ditën duke peshkuar, mbrëmjeve duke vëzhguar yjet. Yessica, 34 vjeçe, është me origjinë nga Xhakarta. Të dy u njohën në vitin 1998, në një klub në Los Anxhelos. U martuan në tetor të 2004-ës dhe kanë një vajzë së bashku.

britanike, Lilly Allen pret një fëmijë nga burri me të cilin u martua pak muaj më parë, me profesion ndërtues. Me pak fjalë, konstruktorë, piktorë, veterinerë, mësues dhe skulptorë. Ja cilat janë disa prej profesioneve të “gjysmës tjetër” të yjeve të ekranit...

Meryl Streep dhe Don Gummer Meryl, 62 vjeçe, është një ikonë e konsideruar nga shumë njerëz si aktorja më e madhe e Hollywood-it në dhjetëvjeçarët e fundit dhe padyshim më e madhja e brezit të saj. E kemi parë rrallë të dalë në ekran me bashkëshortin. Gjithsesi për të shuar kuriozitetin e atyre që e adhurojnë, po ju themi se quhet Don Gummer, 64 vjeç, me profesion skulptor. Çifti është martuar që në 1978-n, viti kur aktorja mori nominimin e parë për “Oskar”. Martesa e tyre konsiderohet si një ndër më jetëgjatat e Hollywood-it. Meryl u njoh me Don Gummer përmes vëllait të saj, një mik i ngushtë prej vitesh me Gummer. “Nuk e dija se ç’do kisha bërë pa bashkëshortin tim. Nëse nuk do ta kisha takuar, do kisha vdekur emocionalisht. Ai është njeriu më i mirë që më kanë zënë sytë. Është tamam për mua dhe unë jam me fat që e kam. Gjithnjë kam qenë e mendimit se duhet të keni si partner në jetë atë që ndan me ju të njëjtat vlera”. Çifti ka katër fëmijë, një djalë muzikant dhe tri vajza, dy prej të cilave dëshirojnë të bëhen aktore. Ja ç’do të thotë të jesh familje artistësh.


14 18 16 6

MAPO

E 2 dhjetor 2012 martë, premte, 15 17 27maj mars maj2011 2011 13 E diel, martë, qershor 24 2010 janar 2012 www.mapo.al www.gazetamapo.com www.mapo.al

tendencë

Për krijimin e përshtypjes pozitive janë të rëndësishëm shumë faktorë, por njëri nga ta gjithsesi është stili i veshjes.

Zgjidhni fustanin e duhur sipas linjave të trupit Ç

do femër ka dëshirë të ketë fustane të qepura në mënyrë të përsosur. Për këtë sezon trendi i fustaneve sipas masës vjen në versione të ndryshme që ofrojnë linjën e përsosur për secilën siluetë. Për krijimin e përshtypjes pozitive janë të rëndësishëm shumë faktorë, por njëri nga ta gjithsesi është stili i veshjes. Ajo që keni të veshur dërgon mesazhe të rëndësishme për ju, ndaj përpiquni rreth zgjedhjes së veshjes që në takimin e parë. 1 Ijët dhe kërdhokullat – mënyra më e rëndomtë për balancim është të zgjidhni fustanin i cili nuk është i ngushtë, por që rrëshqet lehtë nëpër pjesën e poshtme të trupit. Aq më mirë nëse ka dekolte të madhe apo krah të zbuluar. Në atë mënyrë tërheq vëmendjen. 2 Duart e holla, të lëshuara apo të trasha – natyrisht që ka zgjedhje më të mirë të fustaneve me mëngë të gjata. Gjë e mirë është që të zgjidhen fustane me mëngë të pazakonshme. Ngjashëm mund të arrini sukses nëse në fustan pa mëngë shtoni shallin apo “bolero”. 3 Nëse jeni trupshkurtër, zgjedhje e mirë për ju janë fustanet elegante pa rrudha të tepërta apo pa disa elemente “të bukura”. Fustani njëngjyrësh do të theksojë figurën tënde. Vendosni për fustane të kadifenjtë dhe fustane me materiale të buta. 4 Nëse duhet të vishni numra të mëdhenj, zgjidhni fustan të thjeshtë, aq më parë me ngjyrë më të errët. Fustani ngjyrë të zezë është zgjedhja më e mirë, femrat që veshin fustane të këtilla duken më të dobëta. Krahas kësaj, nëse fustani nuk është i shkurtër, do t’ju tregojë më të gjatë dhe do të dukeni super. 5 Nëse i keni problem këmbët, mund të dukeni bukur edhe nëse nuk i vini në pah

ato. Në vend që të vendosni të vishni pantallona, vishni fustan të gjatë. Nëse fustani është nga materiali i mirë, do të dukeni shumë elegante. 6 Për ato femra që kanë krahë të gjerë, zgjedhja më e mirë janë fustanet pa supore. Nuk duhet të zgjidhni fustanin i cili do t’ju mbulojë, por atë i cili do t’i theksojë disa pjesë të tjera, apo fustani i cili në vete ka ndonjë detaj të theksuar. Natyrisht, shmangni mëngët me rrudha dhe suporet. 7 Nëse nuk keni bel, problemi do të zgjidhet nëse zgjidhni fustanin i cili është i prerë më ulët apo më lart nga beli. Aq më parë nëse është në dy nuanca apo i kombinuar me dy materiale. 8 Nëse keni gjoks të madh, zgjidhni fustanin i cili lidhet përreth qafës, sipas mundësisë me pjesën e rrudhur të sipërme. Nëse fustani ka fund të gjerë, do ta balanconi në tërësi gjoksin. Zgjidhni materialet të cilat rrëshqasin lehtë, por që nuk ngjiten për trupi. Gjithashtu, shmanguni qaforet. Dhe, natyrisht, shmanguni çfarëdo stolie apo aksesori në pjesën e sipërme të fustanit. 9 Nëse keni gjoks të vogël – shumica e fustaneve solemne më mirë u rrinë femrave me gjoks të vogël, kështu që ato pikërisht nuk kanë kurrfarë problemesh me rastin e zgjedhjes së fustaneve. Mirëpo, nëse dëshironi që në mënyrë optike ta zmadhoni gjoksin, zgjidhni fustanin i cili në atë pjesë ka vëllim të ngjashëm me timonin, të stolive e ngjashëm. 10 Nëse jeni tepër e dobët dhe nuk keni forma femërore, ato do t’i arrini me ngjyra vezulluese dhe me mostra ngjyrë të errëta. Detajet ekstra janë mëngët me rrudha, fundi i gjerë etj. Shmanguni materialeve të cilat ngjiten për trupi, si edhe fustaneve të cilat zbulojnë më tepër seç duhet.

Lamtumirë takave të larta! Së shpejti do të arrijmë në një pikë ku takat e këpucëve të femrave nuk ka se si të bëhen më të gjata. Për shkak të takave të larta, edhe ecja është më e çekuilibruar, sepse pas çdo hapi trupi sforcohet për të gjetur stabilitet në një pozicion që nuk është natyror. Takat pesë centimetra i bëjnë kyçet e këmbëve të duken më të ngushtë. Ato 7.5 cm i bëjnë prapanicat e tyre të duken më të dala, duke i bërë ato të ecin si të ishin duke u lëkundur. Tek ato me gjatësi përreth 9 cm, femrat vetëm sa shihen që nuk mundin të lëvizin me lehtësi dhe duken sikur kanë nevojë për ndihmë. Disa meshkuj këtë gjendje të femrave e shohin si një rast për t’u treguar sa më mashkullor, dhe për t’i ndihmuar ato. Tek gjatësia e takave 10 centimetra, femrat fillojnë të duken sa të dobëta, aq edhe të egra. Nëse i kalon në anën e keqe, ajo do të mundë t’i përdorë takat si armë, metaforikisht dhe fizikisht. Por kur e kalon 10 centimetërshin, siç kanë filluar ta kalojnë takat trendi të viteve të fundit, të cilat kanë kaluar në ekstrem. Çfarë shohin meshkujt këtu është, që në vend të një ecjeje feminine fillon të shfaqet një marshim njësoj si i kuajve në cirk. Në këtë gjatësi të takeve, këmbët fillojnë të shtangen dhe të ngathtësohen. Ecja nuk është më delikate, por bëhet jo-feminine, sikur të kishin veshur këpucë zhytësish të bëra nga plumbi. Dhe, përderisa këta kuaj cirku nëpër rrugë, meshkujt nuk munden mos të mendojnë për dhimbjen që reflektohet në fytyrat, ecjen dhe sjelljet e tyre. Përderisa ata e kalojnë tërë ditën rrugëve duke ecur me këpucë apo atlete të rehatshme, janë disa qenie tjera të cilat janë duke hequr të zitë e ullirit për t’u dukur sa më moderne dhe sa më atraktive: Po për kë? Meshkujt ndiejnë keqardhje për to. Edhe ato vazhdojnë, deri sa të arrijnë të ulen diku me këmbë që dhëmbin pa masë. A thua ia vlen e tërë kjo? Nga perspektiva e meshkujve, të cilët në krahasim me femrat, ndihen sikur janë duke fluturuar në ajër, vjen një JO e madhe.


7465 02

MAPO

e diel, 2 dhjetor 2012 www.mapo.al

13 qershor 2012 www.gazetamapo.com

sociale

MAPO

15

Kryeministri Berisha dhe kryebashkiaku Basha kanë marrë pjesë në “Sofrën Tiranase”, prej nga ku kanë shprehur angazhimet e përbashkëta për ta shndërruar kryeqytetin në një prej qendrave më moderne të Ballkanit

Lulzim Basha në “Sofrën Tiranase”

Berisha dhe Basha: Do ta bëjmë Tiranën qytetin më modern në Ballkan Berisha: Vota e ’91 për përmbysjen e diktaturës ishte historike, shqiptarët do t’ju jenë mirënjohës përjetë Basha: Së bashku me qeverinë do kthejmë Tiranën në qendrën moderne dhe evropiane që ta ketë zili i gjithë Ballkani Jonida Tashi

Për të pesëmbëdhjetin vit, shoqata “Tirana” ka zhvilluar “Sofrën Tiranase”. I ftuar nderi në këtë aktivitet ishte kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i cili për të dytin vit radhazi e mbështet “Sofrën Tiranase”. Kryeministri Berisha, duke vlerësuar popullin tiranas për bujarinë, mikpritjen dhe qytetarinë, e ka cilësuar Tiranën, si ëndrrën e kombit: “Tirana është ëndrra e kom-

bit. Tirana është zemra e kombit, është mendja e tij, ndaj dhe unë përulem me nderimin më të madh para jush. Sot këtu nuk jemi në një takim partiak, por veçse kurrë nuk mund të lë pa përmendur një moment të historisë sonë. Momentin e zgjedhjeve të ‘91 ku ju qytetarët autoktonë të Tiranës, përmbysët diktaturën e fundit në Evropë, në mbështetje të forcës politike. Ajo ishte një votë historike, votë për të cilën shqiptarët do t’ju jenë mirënjohës përjetë”, - u shpreh Kryeministri. Kreu i qeverisë garantoi se së bashku me Bashkinë do të bëjnë gjithçka, për ta bërë Tiranën, ashtu siç e dëshirojnë qytetarët e saj. “Tirana ka qenë gjithnjë, qyteti më i bukur i tokave shqiptare, Tirana do të mbetet e tillë përjetë”, - theksoi Kryeministri. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha e ka cilësuar Tiranën, qytetin magjik ku ëndrrat dhe dëshirat e shqiptarëve nga shumë qytete të vendit janë bërë realitet:Sikurse edhe kryeministri,

Basha shprehu angazhimin e tij, që së bashku me qeverinë qendrore e cila po mbështet projektet e Tiranës moderne dhe evropiane, ta kthejnë Tiranën në një prej qendrave më moderne në Ballkani. “Unë besoj se punën e kemi filluar dhe meqë punën e kemi filluar për së mbari, dua të falënderoj për kontributin e veçantë, në shumë prej punëve kryesore në këtë qytet, qeverinë dhe kryeministrin Sali Berisha, por puna sapo ka filluar. Të jeni të sigurt, që shumë më shumë punë na pret, ndaj na duhet kontributi i g jithë qytetarëve të Tiranës, i gjithë bashkëpatriotëve dhe bashkëqytetarëve të mi, i ‘tironseve’ dhe ‘tironsave’ si dhe të gjithë të tjerëve që i thonë këtij qyteti ‘shtëpia ime’, që në vitet që vazhdojnë, punët e mira që kemi nisur t’i çojmë përpara dhe qytetin tonë ta kthejmë jo vetëm në qytetin e magjishëm të shqiptarëve kudo që ndodhen, por edhe në qendrën moderne dhe evropiane, që ta ketë zili i gjithë Ballkani!”, - u shpreh krye-

Momentin e zgjedhjeve të ‘91 ku ju qytetarët autoktonë të Tiranës, përmbysët diktaturën e fundit në Evropë, në mbështetje të forcës politike. Ajo ishte një votë historike, votë për të cilën shqiptarët do t’ju jenë mirënjohës përjetë

Bulevardi i Tiranës, të hënën dorëzohet projekti në Bashki Drafti i përfunduar nga “Grimshaw” do t’u hapë rrugë proceseve që i paraprijnë nisjes në terren të punimeve Studio arkitekturore “Grimshaw” do t’i dorëzojë zyrtarisht të hënën Bashkisë së Tiranës projektin e detajuar për bulevardin e ri dhe lumin e Tiranës. Drafti i përfunduar nga “Grimshaw” do t’u hapë rrugë proceseve që i paraprijnë nisjes në terren të punimeve, për kthimin në realitet të këtij projektit strategjik për Tiranën. Për të diskutuar rreth ecurisë së projektit të ri të bulevardit dhe rehabilitimit të lumit të Tiranës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha priti në një takim asistent/ sekretarin e Ministrisë së Jashtme të shtetit të Katarit, Ali Bin Fahad. Kreu i Bashkisë e ka njohur zyrtarin e lartë të shtetit të Katarit, me ecurinë e projektit në

Lulzim Basha dhe Ali Bin Fahad

fjalë, ndërsa ka shprehur mirënjohjen për gatishmërinë e shprehur nga Emiri i Katarit, Sheiku Hamad Bin Khalifa Al-Thani, për të mbështetur financiarisht realizimin e tij. Po kështu, Basha ka mirëpritur interesin e shprehur nga Ali Bin Fahad, që

disa kompani shtetërore nga Katari, të vendosin aktivitetin e tyre në Tiranë, pikërisht në bulevardin e ri. Kryebashkiaku theksoi gjithashtu se Bashkia e Tiranës është e hapur dhe do të krijojë të gjithë lehtësitë e nevojshme, për çdo investitor që zgjedh Tiranën për të shtrirë aktivitetin e tij. Aksi i ri i bulevardit “Zogu I” do të jetë rreth 2 km, duke filluar nga ishStacioni i Trenit deri në Lumin e Tiranës. Ky aks do të lidhë të gjithë zonën veriore të qytetit të Tiranës dhe do të jetë pikënisja për zhvillimin e kësaj pjese të kryeqytetit me një financim nga investime të huaja me grante apo kredi të buta. Kohëzgjatja e projektit do të jetë 30 muaj. Zbatimi i projektit do të fillojë me zhvendosjen e shinave të trenit dhe shtyllave të tensionit të lartë. Projekti parashikon që Lumi i Tiranës të shndërrohet në një destinacion turistik dhe ekonomik, përgjatë të cilit do të ngrihen disa biznese.

bashkiaku Basha.Kryetari i shoqatës “Tirana”, Arben Tafaj ka shprehur mirënjohjen ndaj kreut të Bashkisë, i cili këtë vit, për herë të parë përkujtoi në mënyrë madhështore ngritjen e flamurit në Tiranë, më 26 nëntor të vitit 1912 si dhe e përjetësoi këtë moment, në një mozaik të vendosur pikërisht në vendin ku u ngrit flamuri 100 vjet më parë. Në këtë aktivitet, shoqata “Tirana” ka nderuar me titullin “Fisnikëria tiranase”, familjen e Mustafa Muharrem Mara (Drita), me motivacionin: “Për kontributin e dhënë, në shërbim të kombit dhe progresit, patriotit të shquar, intelektualit mendjendritur”. Titulli iu dorëzua mbesës së Mustafa Muharrem Mara nga kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha. Për kontributin e dhënë në integrimin kulturor të faktorit shqiptar në botë, këshilli drejtues i shoqatës “Tirana” ka nderuar me çmimin “Tirana 2012”, Raif Hyseni. Ky çmim iu dorëzuar z.Hyseni nga ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu.

Paraplegjikët: Pushteti vendor po abuzon me paratë tona Personat para dhe tetraplegjikë akuzojnë bashkitë dhe komunat se po abuzojnë me fondet e ndihmës së paaftësisë që ata marrin çdo muaj. Ata shprehen të indinjuar se lekët që janë alokuar për ta, po përdoren për qëllime të tjera nga bashkitë dhe komunat, pothuajse në të gjithë vendin, kryesisht në Elbasan, Librazhd, Durrës, madje edhe në disa njësi bashkiake në Tiranë, si në atë numër 7. Në këto kushte, drejtues të Shoqatës së Para dhe Tetraplegjikëve, duke iu drejtuar ministrit të Punës, Spiro Ksera dhe Shërbimit Social Shtetëror, të cilët janë burimi i financimeve, bëjnë thirrje për një menaxhim më të mirë të fondeve. Nëse nuk do të ketë një zgjidhje të këtij problemi pas këtij apeli, në mesin e muajit dhjetor pritet të ketë një vendim të Këshillit Kombëtar të Personave me Aftësi të Kufizuara. Fillimi i protestave por edhe i grevave të urisë, sipas tyre, do të jenë disa nga vendimet që mund të ndërmerren.


16

MAPO

e diel, 2 dhjetor 2012 www.mapo.al

2012 UET Press / Scripta manent Amik kAsoruho

shQiPËriA, Ankthi dhe ËndrrA

shQiPËriA

ankthi dhe ëndrra refleksione për një kohë

Amik kAsoruho


7465 02

MAPO

e diel, 2 dhjetor 2012 www.mapo.al

13 qershor 2012 www.gazetamapo.com

sociale

MAPO

17

Ministria e Arsimit rishikon listën e lëndëve të provimeve me zgjedhje për Maturën 2013, duke e çuar në 26 numrin total të tyre

Ndryshon Matura 2013, sërish dy provime me zgjedhje Vejsiu: Skema e sivjetshme me 3 provime me zgjedhje kishte mbingarkesë për nxënësit dhe nuk siguronte më shumë pikë për në universitet Vitin e ardhshëm maturantët do t’u nënshtrohen sërish 2 provimeve me zgjedhje në Maturë dhe jo tre, si u aplikua për herë të parë sivjet. Përfaqësues të Ministrisë së Arsimit thonë se skema që u përdor gjatë këtij viti për pranimet në universitete nuk rezultoi ashtu si pritej, prandaj është vendosur të ndryshoi. “Jo më pak se 8 kredite dhe numri i lëndëve që do të zgjidhen janë vetëm dy. Nuk mund të japin tre, sepse veprimet që u bënë vjet nuk na sollën ndonjë gjë të re. Kishte mbingarkesë për nxënësit. Kishte një mendim, interpretim, një këshillim jo të mirë për këto maturantë që zgjodhën tre duke menduar se do të marrin më shumë pikë, por formulat ishin të tilla që nuk të krijonin mundësinë për të marrë më shumë pikë”, shprehet drejtori i Arsimit Parauniversitar në MASH, Fatmir Vejsiu. Ndërkohë për kandidatët që kanë dhënë provimet me zgjedhje vitin e kaluar do të ketë disa kritere të reja. “Kur maturanti ka dhënë tre dhe nuk ka fituar asnjë nga këto provime ose një provim ai do të japë domosdoshmërisht ose dy ose dhe një tjetër. Në qoftë se maturanti ka fituar dy provime ai mund

Lëndët me zgjedhje dhe kreditet

Për të gjitha shkollat e mesme 1. Gjuhë e huaj e parë 2. Gjuhë e huaj e dytë 3. Letërsi e thelluar 4. Matematikë e thelluar 5. Kimi bërthamë 6. Kimi e thelluar 7. Fizikë bërthamë 8. Fizikë e thelluar 9. Biologji bërthamë 10. Biologji e thelluar 11. Histori bërthamë 12. Histori e thelluar 13. Gjeografi bërthamë 14. Gjeografi e thelluar 15. Ekonomi bërthamë 16. Ekonomi e thelluar 17. Teknologji bërthamë 18. Teknologji e thelluar 19. Qytetari 20. Psikologji 21. Filozofi 22. Sociologji

10 6 5 5 4 6 4 6 4 6 5 9 5 7 2 4 2 4 3 2 2 2

23. Histori muzike 24. Histori arti 25. Histori baleti

6 6 3

26. Teori profesionale

8

Vetëm për shkollat artistike

Vetëm për shkollat profesionale

të hyjë në lojë dhe po të dojë mund të japë edhe një tjetër. Pra, kjo është fakultative”, shpjegon Vejsiu. Ndryshime të tjera të Maturës 2013 kanë të bëjnë edhe me reduktimin e numrit të lëndëve mes të cilave duhet të zgjedhin të rinjtë. Ato do të jenë vetëm 26 lëndë, pasi është bërë një rigrupim i disa lëndëve të ngjashme në një të vetme. Zyrtarët në Ministrinë e Arsimit thonë se ndryshimet nuk do të penalizojnë të rinjtë, por ato janë të nevojshme për të përmirësuar cilësinë e prurjeve në universitete. Aktualisht, ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj ka firmosur udhëzimin e ri për zhvillimin e provimeve të Maturës 2013, ku përcaktohet se lëndët e provimeve të Maturës do të jenë: Gjuhë shqipe dhe Letërsi, Matematikë, provimet me zgjedhje. Sipas udhëzimit, zgjedhja e lëndëve për provimet me zgjedhje nga maturantët e Maturës 2013 duhet të bëhet sipas këtyre kritereve: shuma e krediteve të këtyre lëndëve të jetë jo më e vogël se 8; numri i lëndëve me zgjedhje të jetë 2. Në udhëzim sqarohet se kur maturanti zgjedh një lëndë të thelluar nuk mund të zgjedh njëkohësisht të njëjtën lëndë bërthamë (përjashtuar lëndët e provimeve të detyruara). Po kështu, çdo maturant mund të zgjedh një ose dy gjuhë të huaja të ndryshme, me kusht që njëra do të trajtohet si gjuhë e huaj e parë me 10 kredite, ndërsa tjetra si gjuhë e huaj e dytë me 6 kredite.

Fatmir Vejsiu

Nuk mund të japin tre, sepse veprimet që u bënë vjet nuk na sollën ndonjë gjë të re. Kishte mbingarkesë për nxënësit

Tetë të vdekur nga SIDA, rritje e pandalshme edhe në Shqipëri Zbulohen 75 të infektuar me virusin HIV gjatë këtij viti. Mjekët dhe shoqatat e pacientëve të prekur bëjnë apel për testime vullnetare dhe sigurimin e fondeve nga qeveria, për të evituar ndonjë epidemi të mundshme të shpërthimit të sëmundjeve infektive Jonida Tashi

Numri i të prekurve nga HIV/AIDS në vendin tonë përllogaritet 550 persona dhe vetëm gjatë këtij viti kanë humbur jetën 8 persona të prekur. Megjithëse Shqipëria mbetet një vend me prevalencë të ulët për sa i përket HIV/AIDS, përhapja me shpejtësi e virusit e rendit atë në vend të dytë pas Greqisë, pasi deri tani gjatë vitit 2012, rastet e reja kanë arritur në 75, që përbën edhe numrin më të madh që nga 1993, kur u zbulua rasti i parë. Por mjekët thonë se numri mund të jetë më i madh, pasi ka raste që nuk janë identifikuar. Ata pohojnë se risku është prezent pasi janë shtuar edhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme, të cilat ishin zhdukur prej vitesh, siç është sifilizi dhe klamidia. “Trendi është gjithmonë në rritje, pavarësisht që themi që jemi një vend me prevalencë të ulët, rritja është e përvitshme. Shqipëria paraqet numrin më të madh të rasteve, qoftë në total të raportuara, apo

Një paciente e infektuar me virusin HIV

edhe rasteve të reja të diagnostikuara. Shumica e rasteve janë diagnostikuar në stade të avancuara, gjë që tregon që ka një nivel të ulët të testimit, qoftë në drejtim të atij testimi vullnetar, qoftë edhe testimit agresiv nëpërmjet institucioneve shëndetësore të cilat mund ta kryejnë këtë lloj shërbimi”, - pohon mjeku infeksionit, Arjan Harxhi. Në Ditën Ndërkombëtare të Luftës ndaj HIV/AIDS, mjekët kërkuan që të sigurohen pa mungesa medikamentet më të cilat trajtohen personat e prekur, si dhe të bëhet testimi në kohë i qytetarëve, pasi rastet e prekur konstatohen në stade të avancuara, ku një rëndësi e veçantë duhet t’i kushtohet nënave shtatzëna për të parandaluar transmetimin e virusit tek fëmija. Nga ana

tjetër, edhe pacientët e prekur nga kjo sëmundje kanë kërkuar fonde nga qeveria për t’u trajtuar me medikamente anto-retroviralë dhe shërbime të ndryshme. Mesazhi vjen nga rrjeti i shoqatave të HIV/ AIDS , drogat dhe shëndetin riprodhues në vendin tonë, të cilët thonë se vendimi i fondit global për të shtyrë financimet, sjell si kërkesë emergjente gjetjen e fondeve nga qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë. Që prej marsit të këtij viti janë ndërprerë të gjitha burimet financiare që alokoheshin nga ky fond. “Rreziku i ndërprerjes së shpenzimeve do të na vendosë përballë rrezikut të shpërthimit të epidemisë HIV/AIDS, hepatiteve si dhe infeksioneve apo sëmundjeve të tjera shoqëruese, jo

vetëm në grupet e rrezikuara por edhe në popullatën e përgjithshme. Duke trajtuar njerëzit e infektuar, ti parandalon përhapjen e mëtejshme të virusit, qoftë tek bashkëjetuesit e tyre por edhe tek popullata tjetër”, shprehet një nga mbartëset e virusit HIV. Aktualisht në Shqipëri numërohen 550 diagnostikuar me HIV/AIDS. Vetëm gjatë 2012, numri i atyre që marrin trajtim me medikamente është rritur me afro 40 për qind. Deri vitin e kaluar numri i personave që trajtoheshin me terapinë anti-retrovirale ishte 160, ndërkohë që sivjet shifra ka shkuar në 222, ndër të cilët, 15 janë fëmijë. Sipas të dhënave, që 70 % e të infektuarve janë meshkuj dhe rreth 93 % e rasteve e kanë marrë virusin HIV nëpërmjet rrugëve homo dhe biseksuale. Vetëm në Elbasan, gjatë këtij viti 7 Numri i të prekurve në Shqipëri persona kanë rezultuar seropozitiv • 550 numri i personave të infektuar me SIDA. Rastet u zbuluan gjatë tes• 222 trajtohen me anti-retrovirale • 15 të infektuar në trajtim janë fëmijë timit vullnetar të 400 personave, të • 25-45 vjeç, grupmosha e të prekurve cilët janë paraqitur në qendrën e kontrollit të gjakut në këtë qytet. Rastet e reja Shtatë të identifikuarit e rinj e çojnë • 75 raste të reja për vitin 2012 në 28 numrin total të të prekurve në • 51 janë meshkuj dhe 19 femra këtë qytet, nga të cilët, 21 janë mesh• 8 persona kanë vdekur kuj dhe 7 femra. Sipas Organizatës Përhapja e infeksionit Botërore të Shëndetësisë, nga viti • 84% nga rruga heteroseksuale 2011 në 2012, infeksionet e reja me • 9% janë homo dhe biseksual HIV/AIDS kanë rënë pothuajse • 4% është nga nëna tek fëmija përgjysmë në 25 vende të botës, • 1% persona që përdorin drogë ndërsa vdekjet janë zvogëluar me ¼ Situata në botë që nga viti 2005. Megjithatë shqetë• 60 milionë persona me virusin HIV sues mbeten rajoni i Evropës Lin• 7 milion persona në Afrikë dore dhe Azisë Qendrore, ku num• 5 milion të infektuar në Indi • 40 mijë persona në SHBA mbi ri i personave të prekur nga SIDA • 1 milion në Amerikën Latine mbetet frikshëm i lartë


OpEd

18

MAPO

E diel, 2 dhjetor 2012 www.mapo.al

Opinione dhe Editoriale

01

Astrologjia dhe palmistria: janë të mira sepse i gjallërojnë njerëzit dhe i mbushin me optimizëm. Ato janë mishërimi më i mirë i komunizmit. Të gjithë e kanë një datëlindje dhe gjithkush ka një pëllëmbë.

02

Ruaju nga njeriu që punon rëndë për të mësuar diçka, e mëson, dhe nuk është aspak më i zgjuar se më parë.

03

Terrori më i madh është të zgjohesh një mëngjes dhe të zbulosh se klasa jote e gjimnazit po drejton vendin. Kurt Vonnegut

Nga Bujar Kapexhiu

Një racizëm i tillë...shqiptar D

uke menduar se jetoja në SHBA, një i njohur, sapo më pa në një rrugë të Tiranës më pyeti nga larg: Si e keni atë jevgun? Nuk e di nëse është e nevojshme të saktësoj për kë e kishte fjalën, por ai nuk qe i vetmi rast kur dëgjova të flitet për “jevgun”. Natyrisht është fjala për “jevgun” më të njohur të planetit. Megjithëse nuk di të them se shqiptarët janë me tendenca më të theksuara raciste se popujt e tjerë, është mjaft e dukshme se ata i shfaqin ato më hapur se të tjerët. Në një rast a në një tjetër, askujt nuk i kalon pa vënë re një ndjenjë të tillë përçmimi ndaj njerëzve me ngjyrë. Këtu e kuptoj që shumë vetë do të kishin dëshirë të mos shkoja më tej pa më vënë në dukje se racizëm ka edhe në Amerikë dhe gjetiu. Ashtu është. Sapo lexova një intervistë të një njeriu të cilit i besoj, Morgan Freeman-it. Thoshte se edhe sot fëmijët e bardhë dhe ata me ngjyra nuk rrinë bashkë. E megjithatë, kjo vetëm sa më kujton një ndjenjë lehtësimi kombëtare që ditët e fundit u ngrit mbi trojet amtare, kur shtypi i Tiranës zbuloi se edhe në perëndim vjedhin. (Është e gjithnjë e sikletshme të jesh fillikat në punë të tilla!). Por sikundër një gjë e tillë nuk është arsye bindëse për t’u akomoduar me vesin, po aq kemi arsye ta tolerojmë racizmin me motivin se ai ekziston edhe gjetiu. Një punë pakmujore përkthyesi që m’u desh të bëj vite më parë për hesap të një organizate humanitare, nëpër strukturat pritëse të emigrantëve që vinin nga vendet e ndryshme, kryesisht nga Lindja dhe Afrika, më dha mundësi të zbuloj gjëra të çuditshme. Në tërësi qytetarët e ish- vendeve komuniste tregonin një racizëm virulent, por më të theksuar e më të egër e shihja te shqiptarët e pastaj te rusët. Gjatë gjithë ditës ishin si të hutuar, të humbur, të stresuar nga pasiguria e të ardhmes, por gjithçka ndryshonte kur ishin në prani të afrikanëve. Gjallëroheshin, ndiheshin superiorë, i shihnin me përbuzje, largoheshin kur ata u uleshin në të njëjtën tavolinë, kërkonin të mos i vinim në të njëjtën dhomë me ta, i shanin e i tallnin në shqip, edhe pse ishte fjala për avokatë, gazetarë a intelektualë ruandezë, kongolezë apo të tjerë që u iknin luftërave civile e që kishin parë familjet t’u masakroheshin me kmesë. Kur, më fatlumturve prej tyre “u vinin letrat”, pra u legalizohej qëndrimi, shumë prej shqiptarëve bëheshin keq, nuk arrinin të kuptonin se, “për çfarë i duan këta jevgjit këtu”. Më vjen

koment

Dashnor Kokonozi

Një punë pakmujore përkthyesi që m’u desh të bëj vite më parë për hesap të një organizate humanitare, nëpër strukturat pritëse të emigrantëve që vinin nga vendet e ndryshme, kryesisht nga Lindja dhe Afrika, më dha mundësi të zbuloj gjëra të çuditshme. Në tërësi qytetarët e ish- vendeve komuniste tregonin një racizëm virulent, por më të theksuar e më të egër e shihja te shqiptarët e pastaj te rusët.

keq që sjell fakte të tilla, por them se ndihmojnë në mënyrën e tyre për të njohur veten tonë. Ndërkohë vura re se shumë nga kosovarët e pranishëm tregoheshin më të rezervuar (mbase pasojë e hapjes së dikurshme të Jugosllave ndaj vendeve të Botës së Tretë). Si burrat edhe gratë e kishin zakon që afrikanët t’i quanin “bythëzinj”, por nganjëherë edhe “magjypë”. Në fillim mendoja se ishte thjesht një epitet fyes, por nuk qe tamam ashtu, shumë prej tyre nuk e njihnin fjalën zezak (neologjizëm i Nolit, më duket). Më të kultivuarit i thërrisnin “negër”, por në tërësi të gjithëve u duhej kohë të kuptonin dallimet kulturore dhe etnike midis shtetasve të vendeve arabe dhe të atyre që vinin nga vendet e Afrikës së Zezë. ‘Arab’ për ta ishte edhe banor i vendeve arabe, por edhe ‘arap’ pra i zi, afrikan. Më mbetet gjithnjë enigmë nëse ky lloj racizmi është i trashëguar apo i kultivuar. Nuk ka asnjë shenjë që teoritë e A. Gobinosë të kenë qarkulluar në Shqipëri. As për periudhën e regjimit komunist nuk mund të thuash gjësendi të veçantë. Të paktën një gjë të tillë nuk mund t’ua faturosh atyre. Flitej për një lloj internacionalizmi proletar që në parim ishte mbiracor. Në këto kushte nuk është e habitshme që si komb të kemi për tendencë të riprodhojmë dhunën që kemi pësuar vetë si popull i shpërfillur në periferinë e perandorive të mëdha, por pa mundur të integrohet plotësisht as në njërin e as në tjetrin kah, pa një profil antropologjik të përcaktuar, një situatë kjo krejt e rrallë që duket se ka lënë gjurmë simptomash të një personaliteti të dyfishtë, që shfaqet në tendencën për të shtypur me këmbë më të dobëtit dhe të përkuljes para më të fuqishmëve. Për shkak të një krenarie pa kuptim (që bie në gjunjë para një torte të madhe), por që shkon deri në kufijtë e teatralitetit dhe në pamundësi të vënë në pah vlera që t’i veçojnë nga të tjerët, ata (ajo pjesë që e shfaq një gjë të tillë) kërkojnë të veçohen duke besuar në superioritetin e lëkurës së tyre të bardhë. Dhe këtë e shprehin nëpërmjet njëfarësoj racizmi parak, foshnjarak, por të rrezikshëm e me pasoja. Ai mund të shndërrohet dhe marrë trajta e një racizmi doktrinar, aty nuk pritet. Një gjë të tillë të sjell ndërmend një deklaratë të fundit, sa të pavend aq edhe absurde e Ministrisë së Punëve të Jashtme që i tërhiqte vëmendjen e

Dorovitje dënonte palën palestineze për sulmet ndaj Izraelit. Gjithsesi, një kurs i çuditshëm politik më ka tërhequr vëmendjen që para disa muajsh kur pjesa më e madhe e vendeve të botes votoi dhe u hapi palestinezëve një vend modest në UNESCO- ndërsa Shqipëria, për turpin e saj, abstenoi. Nesër presim të mësojmë, nëse për nëpunësit tanë më të rëndësishme janë interesat kombëtare apo ato të B. Netanjahut, kur në OKB do të kërkohet një përfaqësim formal për Palestinën. Po nuk patën guxim të nxjerrin pak hundën nga rreshti, nuk kanë më të drejtë të bëjnë të habiturin pse shumë nga vendet arabe mëdyshen të njohin Kosovën. Arsyetimi i znj. Klinton se problemi nuk zgjidhet në OKB, por nëpërmjet bisedimesh në bazë, më ngjan fort i dyshimtë. Para një Izraeli të veshur në hekur e që përgjon e kërcënon me një avion dron mbi kokë çdo kuadër palestinez, çfarë argumentesh do të hedhë në tavolinë një jo-shtet, një popull që njihet si “entitet”, që nuk ekziston në forumet botërore e që ka vetëm gurë e llastiqe në duar? Si mund të japë zgjidhje të pranueshme në një tavolinë në Lindjen e Mesme nja ekuacion kaq i pabarabartë? Po qe se do të abstenojnë edhe nesër, nëpunësit shqiptarë do të mbrohen duke thënë se ashtu bënë edhe të tjerët, por harrojnë se të “tjerët” nuk kanë pas vetes gjysmën e kombit të tyre, të cilin ende nuk e njeh gjysma e botës. Te deklarata që përmendëm më sipër, shihen më të theksuara shenjat e një racizmi doktrinar, që shpërfill një popull të vogël, të nëpërkëmbur e që nuk ka gjasa të paraqesë ndonjëherë interes strategjik për Shqipërinë. Dhe gjithçka për hir të një pragmatizmi banal, i zhveshur nga humanizmi, që shquhet vetëm për rendjen deri në imoralitet pas të fortit, edhe pse nuk besoj se diplomacia amerikane është ulur deri në atë pikë sa t’u kërkojë nëpunësve shqiptarë të abstenojnë në UNESCO, apo të qëllojnë Palestinën me deklarata absurde këto ditë, apo të abstenojnë nesër. Besoj më fort në atë se rajatë e zellshëm të kohëve moderne e ndjejnë në ajër se çfarë u duhet të bëjnë. Përgjigja e shpërpjesëtuar ushtarake e Izraelit shkaktoi edhe një herë viktima midis arabëve palestinezë, por për to Ministria e Jashtme nuk gjeti asnjë fjalë të thotë, nuk pipëtiu fare. Duket se në Tiranë janë të mendimit se “terrorizmi” i të rrethuarve që qëllojnë me raketa artizanale “Kasam”, e meriton ndëshkimin e rrethuesve dhe

me këtë rast u rreshtua në anën e teknologjisë dhe Cahalit që lëshonte mbi ta raketa nga avionët F-16 dhe helikopterët Apache. Ajo nuk gjeti asnjë fjalë të flasë për ata të rinj të pashpresë, për ata breza njerëzorë që lindin e vdesin kampeve të refugjatëve dhe që dëshpërimi i shtyn të ngrihen me gurë e llastiqe kundër një prej ushtrive më të forta. Të paktën të ketë zgjuarsinë të heshtë, derisa midis zyrtarëve të saj shpresojmë se do të ketë ndonjë që së fundi do të kuptojë se të mos rreshtohesh në çdo çast në anën e politikës së qeverisë së Izraelit nuk është qëndrim antisemit. Janë gjëra të ndara. Qesharakë e kundërthënës, duke përcjellë imazhin e atij që pret degën poshtë këmbëve të veta, nëpunësit shqiptarë të politikës së jashtme lënë të kuptojnë se motivi i pashprehur i aksionit të tyre politik është se ata besojnë thellë se pigmenti i bardhë ka më shumë vlera sesa ai me ngjyrë.

Më mbetet gjithnjë enigmë nëse ky lloj racizmi është i trashëguar apo i kultivuar. Nuk ka asnjë shenjë që teoritë e A. Gobinosë të kenë qarkulluar në Shqipëri. As për periudhën e regjimit komunist nuk mund të thuash gjësendi të veçantë. Të paktën një gjë të tillë nuk mund t’ua faturosh atyre. Flitej për një lloj internacionalizmi proletar që në parim ishte mbiracor


E diel, 2 dhjetor 2012 www.mapo.al

MAPO

19

Ç’do të thotë Republikë e Shqipërisë? Së pari, fjala Republikë anulon, rrëzon, mohon emërtimin Monarki. Republika dhe Monarkia, janë dy gjëra që nuk përputhen, janë dy koncepte juridike që mohojnë pambarimisht njëra-tjetrën. — MOIKOM ZEQO

Monarki apo Republikë? T

itulli i mësipërm ng jan (duket) bizar, paradoksal dhe tejet sfidues. E them që në fillim se jam plotësisht i vetëdijshëm se ky titull qëllimisht është intrigues, d.m.th, kërkon të ngrejë në reliev diçka që nuk shkon, diçka që është një marrëzi, konceptual edhe juridik. Le të më lejohet një shpjegim i përkorë. Kushtetuta e përcakton saktësisht dhe pa asnjë ekuivok se rendi shtetëror yni emërtohet si Republika e Shqipërisë. Ky emërtim është substancialisht juridik. Nuk është një titullaturë virtuale, as e rastit, por as edhe e kotë. Është një titullaturë kushtetuese fund e krye. Është substancë e patjetërsueshme. Por ç’do të thotë Republikë e Shqipërisë? A duhet t’i përmbahemi dhe të jemi në harmoni të plotë dhe në thelb me këtë titullaturë? A duhet ta respektojmë apo në mënyrë subjektive dhe të marrëzishme ta mohojmë? Nëse ky është një realitet kushtetues dhe thelbësor, cili ka të drejtë nga ne qytetarët e kësaj Republike të bëjë lodra groteske me emërtimin fuqiplotë dhe historik të Republikës së Shqipërisë? Ky është problemi që duhet të shtrojmë. Një problem i thekshëm, por edhe universal. Një problem i vetëdijes dhe kulturës tonë etatiste. Ç’do të thotë Republikë e Shqipërisë? Së pari, fjala Republikë anulon, rrëzon, mohon emërtimin Monarki. Republika dhe Monarkia, janë dy gjëra që nuk përputhen, janë dy koncepte juridike që mohojnë pambarimisht njëra-tjetrën. Titullatura e shtetit ka rëndësi përcaktuese dhe të pamohueshme. Titullatura e shtetit ka gjithmonë një histori kronologjike. Kështu ka ndodhur në histori për të gjitha shtetet e Europës dhe të botës. Këtë nuk e mohon dot askush, përveç njerëzve të marrë dhe të pandërgjegjshëm. Me këtë rast dua të them urbi et orbi se titullatura e shtetit shqiptar të kohës së Ahmet Zogut juridikisht u quajt për 15 vjet si Mbretëria Shqiptare deri më 7 prill 1939. Ahmet Zogu u vetëshpall Mbret i Shqipërisë. Emërtimi Mbret i Shqipërisë është çështje e titullaturës që parakupton një njohje ndërkombëtare. Është e qartë që vetëshpallja e Ahmet Zogut si Mbret i Shqipërisë nuk e pati juridikisht miratimin e subjekteve ndërkombëtare që kanë të drejtën e njohjes së kësaj titullature. Kjo është arsyeja që Qeveria Britanike në të gjitha dokumentet e saj mbas vitit 1939 e ka përcaktuar Ahmet Zogun me fjalët zyrtare “self made king”. Pra, i vetëshpallur Mbret. Por kjo pikë nuk paraqet ndonjë interes shumë të madh. Ajo që është më e rëndësishme është fakti i pamohueshëm se mbas çlirimit të vendit, në bazë të një akti

koment

MOIKOM ZEQO

Ahmet Zogu u vetëshpall Mbret i Shqipërisë. Emërtimi Mbret i Shqipërisë është çështje e titullaturës që parakupton një njohje ndërkombëtare. Është e qartë që vetëshpallja e Ahmet Zogut si Mbret i Shqipërisë nuk e pati juridikisht miratimin e subjekteve ndërkombëtare që kanë të drejtën e njohjes së kësaj titullature.

juridik, të pashfuqizuar ende edhe sot, Shqipëria u shpall Republikë më 11 janar 1946. Ky emërtim substancial gjithashtu, çoftë edhe për karakterin e tij formal (përtej çdo aspekti ideologjik, por në fund të fundit edhe politik) nuk është tjetërsuar dhe nuk është vënë në pikëpyetje me qëllim për t’u shfuqizuar apo për t’u eliminuar. Është pikërisht ky fakt historik që i mbijeton edhe sot në aspektin formal juridik deri në Kushtetutën aktuale, e cila emërton Shqipërinë si Republikë. Emërtimi Republikë është anulimi i plotë dhe pa asnjë mëdyshje i emërtimit Monarki ,ose Mbretëri. Këtë gjë nuk e kemi bërë vetëm ne shqiptarët. Shtete me tradita monarkike të gjata si Italia dhe Greqia juridikisht u shpallën dhe janë edhe sot Republika e Italisë dhe Republika e Greqisë. Të mos harrojmë se ky realitet juridik është kushtetues. Republikë do të thotë që qytetarët janë njëkohësisht dhe taksapaguesit e Qeverisë së Republikës. Por shikoni se çfarë ndodh në

Shqipëri? Qeveria shqiptare ndërmerr nisma dhe paguan fatura të mëdha për të bërë mauzoleun e Mbretit të vetëshpallur Zog si dhe statujat kushtuar atij. Si mund të justifikohen këto fatura të paguara nga taksapaguesit e Republikës? I kam studiuar me kujdes ngjarjet që kanë ndodhur në Itali dhe Greqi. Edhe aty ka patur zhvendosje të eshtrave të monarkëve, krijime të mauzoleve apo edhe të statujave të pjesëtarëve të familjeve monarkike, por vetëm në rrafshin e shpenzimeve të bëra nga vetë familjet dhe pinjojtë monarkikë, apo edhe të fondacioneve që lidhen me to. Në asnjë rast Republika Italiane nuk ka shpenzuar për familjen monarkike Savoja. Në asnjë rast Republika Greke nuk ka paguar fatura për familjen e tyre mbretërore. Në Shqipëri ndodh marrëzishëm ndryshe. Pse ndodh kështu? Dhe pse duhet të ndodhte kështu? Përcaktimi që zë në histori dhe në politikë emri i Ahmet Zogut nuk është aspak një çështje qeveritare, por është një subjekt i historisë shkencore të mirëfilltë. Në asnjë vend të botës nuk ndodh që një shtet i quajtur Republikë të ketë një mëtim dhe përkushtim kaq të madh ndaj Monarkut. Është e pakuptueshme dhe jashtë sensit të historisë një gjë e tillë. Në mënyrë të veçantë është jashtë çdo vlerësimi dhe detyrimi kushtetues. Është jashtë çdo logjike që në pritjen e dhënë nga Presidenti i Republikës me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, ai që deri dje quhej Pallati i Brigadave, tani emërohet (jashtë çdo ligji dhe përcaktimi juridik të miratuar) si Pallati Mbretëror. Është e vërtetë që mbreti Zog aty donte të ndërtonte pallatin e tij, por ai mbeti përgjysmë dhe vetëm në kohën e Jakomonit u përfundua. Nëse e përfundoi Jakomoni, pse mos ta quajmë për shkak të vërtetësisë historike formale si Pallati i Jakomonit? Ja ku të çon grotesku dhe marrëzia! Shikoni dhe përvojat e tjera ndërkombëtare të vendeve fqinje si Bullgaria dhe Rumania që kanë qenë monarkike. Ato nuk kanë vepruar aspak siç kanë vepruar në Shqipëri. Atëherë, përse jemi jashtë rregullit juridik? Kujt i hyn në punë kjo gjë? Sepse në kundërshtim të plotë me titullin e mësipërm të shkrimit tim të shtruar në formën e një pyetjeje, përgjigja është e qartë: Shqipëria nuk është Monarki, por është Republikë. Nuk është as edhe hibrid i Monarkisë dhe Republikës. Dhe ky është një produkt i pashmangshëm dhe emancipues historik. Politikanët tanë, kushdo qofshin ata, të djathtë apo të majtë, janë të detyruar nga Kushtetuta ta respektojnë pafundësisht këtë gjë!

Erdogani, jo dhe aq i Madhërishëm koment

Andrew Finkel New York Times

Atëherë pse ky zemërim i fortë iKryeministrit? Një shpjegim popullor është se ai po përpiqet të tërheqë vëmendjen nga çështje më shqetësuese. Ai ka bërë propozime kontroversiale si ndalimi i abortit dhe rikthimi i dënimit me vdekje- masa të cilat nuk ka ndërmend t’i rishqyrtojë edhe pse Turqia vuan me problemin e përhershëm kurd dhe me një ekonomi në ngadalësim.

S

hekulli i Madhërishëm’, një telenovelë turke që portretizon aventurat e shfrenuara në derën perandorake të Sulejmanit, me epitetin ‘i Madhërishmi’, shkon përtej territoreve që ishin pjesë e Perandorisë Osmane në shekullin XVI. ‘Tokat’ e saj shtrihen nga Franca në Ukrainë, nga Republika Çeke në Japoni, me 150 milionë shikues ‘nën sundim’. Në Turqi seriali ‘ngrin’ të mërkurat në mbrëmje duke përpirë një të tretën e krejt audiencave televizive të vendit. Megjithatë, përballë e ka një gji të vogël rezistence që mund të jetë edhe rrënimi i saj: kryeministri Recep Taip Erdogan nuk e duron dot. Erdogani gjeti kohë në një ceremoni përurimi të një aeroporti provincial për ta përshkruar serialin si karikaturë. Është gabim, sugjeroi ai, që një histori e fisme të reduktohet në një sagë intrigash shtëpiake. Sulejmani kaloi ’30 vjet mbi kalë’, tha ai duke nënkuptuar se sulltani nuk do të kish patur kohë për aq shumë histori me gra. ”Kemi lajmëruar autoritetet’, shtoi Erdogani. “Do të presim një vendim gjyqësor. Ata që luajnë me këto vlera duhet të nxjerrin një mësim brenda kufijve të ligjit”. Ligji kundër shijeve të këqija, me sa duket nuk vepron kur bëhet fjala për arkitekturën: ndërsa Kryeministri shfryn kundër një seriali televiziv që çshenjtëron të shkuarën, ai dhe bashkitë nën kontrollin e partisë së tij janë të zëna duke parodizuar historinë turke me një seri projektesh ndërtimi të keqkonceptuara në përpjekje për të ringjallur lavdinë otomane. ‘Shekulli i Madhërishëm’; u ndesh me britma protestash që në çastin kur fragmenti i parë u shfaq në janar 2011. Nocioni i të hyrit në dhomën e gjumit të Sulltanit shkaktoi tronditje te turqit; ata janë mësuar t’i shohin patriarkët e tyre të mëdhenj si shenjtorë në ekspoze. Por tani që seriali është në sezonin e tretë, ka shumë më pak përkëdhelje dhe gjithashtu shumë më pak anakronizma marramendës. Atëherë pse ky zemërim i fortë i Kryeministrit? Një shpjegim popullor është se ai po përpiqet të tërheqë vëmendjen nga çështje më shqetësuese. Ai ka bërë propozime kontroversiale si ndalimi i abortit dhe rikthimi i dënimit me vdekje- masa të cilat nuk ka ndërmend t’i rishqyrtojë - edhe pse Turqia vuan me problemin e përhershëm kurd dhe me një ekonomi në ngadalësim. Pikëpamja ime është se Erdogani e sheh ‘Shekullin e Madhërishëm’ si minues të butë të autoritetit të tij. Në të njëjtin fjalim ku sulmoi telefilmin, ai mbrojti politikën e tij të jashtme përkundër kritikëve që thonë se preteksti i Turqisë për të ndikuar mbi ngjarjet në Siri apo Rripin e Gazës i kanë tejkaluar kompetencat e saj. Në fakt, drejtuesit e tanishëm të Turqisë shfaqin aspirata neootomane që frymëzohen nga një epokë e artë. Dhe mënyra se si ata i shprehin këto aspirata mund ta dëmtojë më shumë të shkuarën e Turqisë sesa melodrama sentimentale e ‘Shekullit të Madhërishëm’. Një tribut otoman që Kryeministri mbështet me zemër është ndërtimi i një xhamie të madhe në kodrën e Kamlikas, prej nga shihet Stambolli. Dizajni i saj është një kopje e stilit të fortë otoman që shoqërohet me Arkitekt Sinanin, i cili pat ndërtuar Xhaminë Sulejmanie mbi Gjirin e Marmarasë. Xhamia e Sinanit është një zgjidhje fantastike e mëdyshjes së të ndërtuarit me gurë të një hapësire simetrike mbuluar me kupola dhe gjysmëkupola. Xhamia e sapolejuar e Erdoganit është një falsifikim i trashë që do të ndërtohet mbi beton të përforcuar. Edhe vetë shtypi islamik në Turqi është i tronditur nga banaliteti i saj. Më keq ende, Bashkia e Stambollit aktualisht po ndërton një linjë të re metroje përgjatë Gjirit të Marmarasë, një urë të varur që është shumë më e madhe dhe e zhurmshme sesa nevojitet për të mbuluar atë ngushticë ujore - dhe kjo do të pengojë pamjen e siluetës përherë të çmuar të kryeveprës së njëmendtë otomane, Xhamisë Sulejmanije.


20

MAPO

e diel, 2 dhjetor 2012 www.mapo.al

sport

Të tjerat

Shkumbini përmbys Luftëtarin, Teuta “ok” Në takimin mes Shkumbinit dhe Luftëtarit, vendasit arritën të fitonin me rezultatin 2-1. Ishin miqtë ata që arritën të zhbllokonin rezulatin që në minutën e 41’ falë golit të shënuar nga Mersini. Megjithatë në pjesë e dytë është Shkumbini është ai që merr frerët e lojës

dhe arrin të shënojë dy herë në portën e kundërshtarit me anë të Llucës dhe Dukës respektivisht në minuatat e 68’ dhe 80’, duke i dhënë 3 pikëshin skuadrës që gjithsesi nuk e shpëton nga zona e ftohtë e renditjes. Në takimin tjetër Teuta duket se e ka të lehtë kundër

Tomorit, pasi “Djemtë e Detit” fitojnë me rezultatin 3-1. Golat e fitores për ekipin bregdetar u shënuan nga Bajaziti në minutën e 76’ kurse Tairi shënoi një dygolësh në minutat 79’ dhe 86’. Goli i vetëm për beratasit u shënua nga Mile në minutën 89 të takimit.

Skënderbeu pa rivalë, pa humbje dhe shumë i fortë Korçarët neurtalizojnë edhe Kukësin 2-0 me dy eurogola në pjesën e dytë. E mbyllin pa asnjë disfatë fazën e parë dhe 10 pikë larg vendit të dytë, që momentalisht e mban Teuta

Superliga, java XIII

Kundërshtarët shpresojmë me shpirt që merkatoja ta cungojë Skënderbeun. Shpresojnë që Plaku me shokë të largohen jashtë vendit për ta bërë formacionin e Josës më të brishtë, më të thyeshëm. Do të jetë e vetmja mënyrë që të ndalet ky Skënderbe. Ndonëse, pavarësisht rezultatit, duhet thënë se Kukësi u ka hapur jo pak probleme kampionëve, të cilët janë detyruar ta zgjidhin takimin falë një eurogoli të Orelesit dhe ta vulosin atë me një kundërsulm, ndërsa miqtë ishin hedhur në sulm në kërkim të golit të barazimit. Në fillim të ndeshjes, më kërkues e më të orientuar drejt sulmit janë paraqitur kuqebardhët e Mirel Josës, që me dyshen ofensive Pejiç-Plaku e kanë vizituar me dendur gjysmëfushën kuksiane. Vepron bukur në mesfushë kapiteni Shkëmbi, që dirigjon gjithçka për të tijtë, i asistuar kudo nga afër prej Orelesit, duke adresuar pasime të zgjuara për repartin e përparmë, ndërsa i rrezikshëm në krah është edhe kroati Tomiç. Kanë qasje të dukshme difensive te verilindorët e Cungut, që para së gjithash duan të mos pësojnë dhe pastaj të tentojnë kundërsulmin, për t’i besuar së këndejmi juglindorët. Reparti më i spikatur i Kukësit në këtë kampionat, mbrojtja, vijon të paraqitet solide dhe e pakalueshme për Skëndërbeun, teksa Brahja nuk i ndahet këmba-këmbës golashënuesit më të mirë të Superiores, Pero Pejiç. Plaku mundohet të gjejë zona të lira te kundërshtari, por pa sukses, edhe pse lëviz shumë. Popoviç mbetet disi i distancuar nga pjesa tjetër e skuadrës, në sulmin e Kukësit, ndërkohë që Progni an-

Renditja

Jeton Selimi

Të shtunën Shkumbini – Luftëtari Kastrioti – Vllaznia Teuta – Tomori Skënderbeu – Kukësi Të dielën Tirana – Laçi Besa – Bylis Flamurtari – Apolonia

Skuadra 1) Skënderbeu 2) Teuta 3) Kukësi 4) Laçi 5) Tirana 6) Bylis 7) Vllaznia 8) Flamurtari 9) Besa 10) Kastrioti 11) Shkumbini 12) Luftëtari 13) Apolonia 14) Tomori

N 13 13 13 12 12 12 13 12 12 13 13 13 12 13

F 10 7 5 6 5 5 4 4 4 4 2 3 1 0

2-1 3-2 3-1 2-0 14:00 14:00 17:00

B 3 2 6 3 4 3 5 4 4 3 6 2 5 6

H P 0 33 4 23 2 21 3 21 3 19 4 18 4 17 4 16 4 16 6 15 5 12 8 11 6 8 7 6

gazhohet në fazën ofensive të miqve përmes veprimesh individuale, duke sjellë jo pak pështjellim te korçarët. Verilindorët e Cungut do të guxojnë e besojnë në pjesën e dytë. Gjithsesi, pas kalimit të minutës së 60-të, presioni i korçarëve sa vjen e shtohet, bëhet shumë i vështirë për t’u përballuar nga kuksianët. Ka shumë dëshirë për gol te Skënderbeu, por kjo nuk mjafton ndaj një prapavije të ngjeshur e të koordinuar mirë në veprime e kundërshtarit. Shkëmbi bëhet disi i lexueshëm me pasimet e gjata për te Pejiç, i markuar rreptë nga miqtë, ndërsa nuk jep frytet e duhura as ngulmimi i Tomiçit nga krahu. Zëvendësimin e parë e bën Skënderbeu. Dimo hidhet në fushën e lojës në vend të Caushajt. Josa kërkon të përforcojë kësisoji repartin ofensiv, kur dihet se ish-futbollisti i Bylisit e njeh mirë portën kundërshtare. Gjithsesi, goli do të dilte në dritë nga një mesfushor shkatërrues, nga një gjuajtje nga distanca. Eshtë pikërisht Orelesi, që merr përsipër të zhbllokojë shifrat

Skënderbeu – Kukësi 2-0

në minutën e 64-t. Predha e tij nga rreth 30 metra përfundon në trekëndëshin e kuadratit të Halilajt, me këtë të fundit që s’ka asgjë në dorë të bëjë, veçse ta shoqërojë me sy e ta nxjerrë “sferën” nga rrjeta e vet. Mundohet të reagojnë verilindorët, por sapo bien në kontakt me topin e humbasin atë, duke mbetur shumë larg mundësive reale për të rikthyer në fuqi barazimin, që do t’i linte të kënaqur ata. Malindi dhe Biskup i afrohen shumë afër prekjes së rrjetës së Shehit, 9 minuta para fundit të ndeshjes, por shpërdorojnë në mënyrë të pafalshme, duke mbajtur në fuqi epërsinë minimale të kuqebardhëve. “Rrjeta” e Dimos, dy minuta nga fundi i lojës, ka gjunjëzuar përfundimisht verilindorët, duke e rikonfirmuar sërish Skënderbeun si më të mirin e 13 javëve kampionat.

Kastrioti mposht Vllazninë, shkodranët jashtë objektivave Duro është më i rrezikuari, por trajneri nuk ka ndërmend që të japë dorëheqjen edhe për motive financiare Vllaznia pësoi humbjen e radhës në kampionat kësaj here përballë Kastriotit, ku ekipi nga Shkodra u mund 3-2. Skuadra e teknikut Duro duket se nuk po gjen formën e mirë të fillim kampionatit. Për Kastriotin shënuan Fataki në minutën e 16’ dhe Turdiu që realizoi dy herë në minutat e 53’ dhe 85’. Për Vllazninë golat u shënuan nga Rexha dhe Dragoi. Në Krujë është zhvilluar një ndeshje dramatike, me gola në të dyja portat respektive, me luftë të fortë sportive, me kartonë të verdhë dhe një të kuq. Këtë të fundit e ka marrë portieri Vujadinoviç, afër fundit të lojës, për protesta ndaj kryesorit Ervis Peza. Në këtë mënyrë, kosovari Rexha, pasi ka shënuar golin e parë për të tijtë në “kala”, ka bërë edhe portierin në fundin e kësaj transferte. Krutanët kanë shënuar fillimisht me anë të

Kastrioti - Vllaznia 3-2

francezit Fataki, duke shfrytëzuar njëfarë hutimi të mbrojtjes shkodrane, ndërsa me epërsinë minimale janë mbyllur 45 minutat e para. Pjesa e dytë nis mjaft mirë për Vllazninë, që arrin të barazojë në minutën e 49-të me Kastriot Rexhën, heroin e sfidës pararendëse me Flamurtarin, por nuk falin të besuarit e Dallakut, që ushtrojnë presion të madh në gjysmëfushën e kundërshtarit. Falë kësaj

strategjie loje, por edhe të ndihmuar nga tifozët krutanë, vendësit arrijnë të kalojnë për herë të dytë në epërsi, me Turdiun, ndërsa do të kishte sërish ekuilibër rezultativ në minutën e 83-të. Rumuni Dragoi, një ish-futbollist i krutanëve, ka barazuar rezultatin në 2-2, duke dhënë përshtypjen se po mbyllej në barazim kjo sfidë, por Turdiu ka menduar të shënojë sërish për të tijtë, katër minuta para fundit të lojës, duke kompetuar dopietën personale dhe vulosur suksesin e Kastriotit pas tri humbjesh radhazi. Vllaznia luajti në këtë transfertë pa Beqirin dhe mesfushorin Nallbani. Vendin e kapitenit e kishte zënë shtatlarti Kraja, në mbrojtjen kuqeblu, ndërsa vendësit ishin të plotë e pa mungesa në formacion. Shkodranët bënë atë përmbysje heroike para një jave me Flamurtarin, por pak gjëra kanë ndryshuar në situatën kritike në klub, ku Shpëtim Duro është më i rrezikuari. Gjithsesi do të jetë analiza e fazës së parë ajo që pritet të sjellë edhe ndryshime, të paktën në grup sepse përsa i përket Duros, trajneri nuk do të japë dorëheqjen.

Kategoria e Parë

Fitojnë Lushnja e Partizani, Stojku godet me grushte zyrtarin Dalin duarplot të kuqtë e Partizanit nga Lezha, teksa e kanë parë të parët veten në epërsi, në pjesën e parë, me golin e Tafës, por të barazuar përkohësisht nga vendësit, falë një eurogoli të Dibrës. Pesë minuta nga fundi i sfidës së luftuar fort dhe të ndjekur nga një numër i konsiderueshëm tifozësh të të dyja palëve, Gjoka ka shënuar në portën e mbrojtur nga i riu Danaj, duke u dhënë kryeqytetasve një fitore me shumë vlera. Barazim pa gola, por me shumë tension, në derbin e Prefekturës, mes Elbasanit dhe Gramshit. Incident i Gentian Stojkut me vëzhguesin e ndeshjes. Trajneri mik Kategoria e Parë ka fyer e dhunuar fizikisht zyrtarin e Të shtunën ndeshjes, kështu që Besëlidhja – Partizani 1-2 Lushnja – Kamza 2-0 kryesori e ka nxjerrë Ada – Naftëtari 1-1 atë me karton të kuq. Butrinti – Himara 1-0 Megjithatë, është Elbasani – Gramshi 0-0 dashur ndërhyrja e Tërbuni – Mamurrasi 0-0 policisë për ta nxjerrë Burreli – Pogradeci 2-0 jashtë stadiumit Dinamo – Iliria 2-0 elbasanasin e stolit të Gramshit, tepër i irrituar. Në “Ruzhdi Bizhuta” kanë qenë të pamposhtur verdheblutë e Files, megjithatë edhe këtë rekord e prishën ndaj Pogradecit, ndërkohë që transferta mbetet “mollë e ndaluar” për ta. Antagonizmi në përballje të tilla mbetet gjithnjë i lartë, kështu që i takonte Gramshit ta tregonte veten në një fushë që pakkush e ka “kapërdirë” në këtë sezon. Një pikë e marrë, nuk është pak për miqtë, që vijojnë përpjekjet për t’iu larguar fundit të ftohtë të renditjes. Skuadra e Artan Banos u është falur minutave të fundit të pjesës së parë, kur Mikel Canka ka realizuar një dopietë, duke qenë në krye të listës së golashënuesve më të mirë, nërsa Dinamon e nderon kroati Marko Djarmati dhe Rakipaj në Kavajë, për t’i shtuar tri pikë të tjera të çmuara në llogarinë e kryeqytetasve.


sport

e diel, 2 dhjetor 2012 www.mapo.al

Ngërçi

21

MAPO

Problemet me Interin, Shnajder rrezikon Holandën Çështja Shnajder-Inter për çështjen e pagës (klubi kërkon t’i ulë pagën nga 6 mln në 4 mln) vazhdon të shqetësojë tifozët zikaltër por vetë lojtari duhet të shqetësohet akoma më shumë pas deklaratës së Van Gal. Trajneri i tulipanëve vlerëson shumë Shnajder si lojtar por deklaron se disa rregulla të tij nuk mund

të thyhen. “Kam folur disa herë me Shnajder në telefon, nuk mund të përfshihem në këtë çështje mes tij dhe Interit por ndonjëherë është vështirë të thuash atë që mendon. Shnajder është kapiteni ynë i vërtetë dhe lojtari më krijues i ekipit por kur një futbollist nuk luan për ekipin e tij ka pasoja edhe në

kombëtaren e Holandës.” Van Gal shtoi se për një lojtar që mungon gjatë nga dëmtimi, ka nevojë për 10 ndeshje radhazi për të arritur një formë optimale duke shtuar me optimizëm se fantazisti së shpejti do të zgjidhë problemin e tij me klubin për t’u rikthyer titullar.

Dortmundi del nga rrethimi bavarez, Bajerni është + 8 34

Skuadra e vetme që përfiton nga barazimi në “Allianz Arena” është Leverkuseni, por avantazhi i kryesuesëve është mëse i sigurt Jeton Selimi

Borusia e Dortmundit nuk abdikon, por Bajerni vendos një tjetër hap drejt rifitimit të Meistershales: barazimi 1-1 në Allianz Arena në big-match të javës së 15-të të Bundesligës, i lë kampionët në fuqi të Gjermanisë në -11 pikë nga bavarezët. Edhe pse barazimi përfundimtar nuk i vjen për shtat skuadrës së Hejnkes, që u barazua dhe më pas u kamzhikua nga superpritjet e Veidenfelerit, hendeku ii pikëve me verdhezinjtë është i pakalueshëm. Ndonëse Bajer Leverkusesi e ka çuar në -8 diferencën me kreun, përshtypja është se vetëm Bajerni mund ta humbasë titullin. Superndeshja e futbollit gjerman për shumë minuta nuk dhuron emocione. Rezultati do të mbetet i mbërthyer në 0-0 dhe portierët nuk janë shumë të impenjuar. Në mbrojtje Dante e Batshtuber (i dëmtuar, zëvendësohet nga Boateng) e kontrollojnë mirë Levandovskin, ndërsa edhe pyka tjetër, Manxukiç, mbahet mirë nga Humels dhe Subotiç. Gabimi i parë i dyshes verdhezi ndodh pikërisht te goli: në mesin e pjesës së dytë, Kros merr një top nga Myler dhe shpërqëndron mbrojtësat me një finte në limit të zonës, përpara se të shkarkojë gjuajtjen dhe të depozitojë topin pas shpinës së Veidenfelerit pas një të majte të saktë. Alli-

Bundesliga Të premten Fortuna Dusel. – Ein.Frankfurt 4-0 Të shtunën Augsburg – Freigurg 1-1 Bajer Leverkusen – Nurenberg 1-0 Greuther Furth – Shtutgart 0-1 Mainc – Hanover 2-1 Shalke – Borusia Munshengladbah 1-1 Bajern Mynih – Borusia Dortmund 1-1 Të dielën Hofenihem – Verder Bremen 15:30 Volfsburg – Hamburg 17:30

Renditja Skuadra 1. Bajern Munih 2. Leverkusen 3. Dortmund 4. Shalke 04 5. Frankfurt 6. Mainz 05 7. Shtutgart 8. M’gladbah 9. Freiburg 10. Hanover 11. Hamburg 12. Verder 13. Duseldorf 14. Nurnberg 15. Volfsburg 16. Hofenheim 17. Augsburg 1 18. Greuther

N F B H P 14 12 1 1 37 15 9 3 3 30 14 7 5 2 26 15 7 4 4 25 15 7 3 5 24 15 7 2 6 23 15 6 4 5 22 15 5 6 4 21 15 5 5 5 20 15 6 2 7 20 14 6 2 6 20 14 5 3 6 18 15 4 6 5 18 15 4 4 7 16 14 4 3 7 15 14 3 3 8 12 5 1 5 9 8 15 1 5 9 8

anz Arena shpërthen nga entuziasmi, por lavdia do të zgjasë vetëm shtatë minuta, aq sa iu nevojitën Gëces që të lëshojë një diagonale fituese pas një aksioni nga goditja e këndit. Në këtë pikë, Borusia e Dortmundit nuhat mundësinë e fitores, që do të rihapte betejën e titullit kampion. Por në minutat e fundit, rastet janë të gjitha për Bajernin. Kështu, Veindefelerit i takon të bëjë mrekullitë. E provon Kros, por në inkursionin e Mylerit dhe në goditjen me kokë të Martinezit, portiere gjerman jep më të mirën. Barazime që i sjellin

Bajern Mynih – Borusia Dortmund 1-1

buzëqeshjen Bajer Leverkusenit: 1-0 në Nurenberg, i firmosur nga i zakonshmi Kisling, që i çon “Aspirinat” në tetë pikë nga kreu.Në ndeshjet e luajtura në orën 15:00 bie në sy barazimi në shtëpi i Shalke 04 përballë Borusia Munshengladbah. Miqtë kaluan të parët në avantazh me golin e Dekamargos por

Borusia e Dortmundit nuk abdikon, por Bajerni vendos një tjetër hap drejt rifitimit të Meistershale-s

vendasit barazuan takimin me anë të të riut Julian Draksler. Fitore edhe për Mainz 05 dhe Stutgart. Mainz ka mposhtur 2-1 skuadrën e Hanoverit, ndërsa Shtutgarti ka dalë duarplot nga Greuther Furth i Mërgim Mavrajt, teksa ka shënuar vetëm një gol, aq sa i mjaftonte për tre pikët.

Çelsi është khyer në lodër, ndalet Siti, Junajtid shkon +3

Juventusi fiton derbin e Torinos, vendosin Markzio e Xhovi nko

Chelsea është turpëruar nga Uest Hami me rezultat 3-1, në një sfidë ku blutë kanë pasur epërsinë, por ku vendasit e kanë dashur më shumë fitoren. Pjesa e parë u takoi mysafirëve nga “Stamford Bridge”. Një asistim të Fernando Torres më së miri e shfrytëzoi Huan Mata, i cili shënoi në minutën e 13-të golin e epërsisë për Çelsin, që ishte dhe rezultati i pjesës së parë. Në pjesën e dytë, ndrysuan gjërat. Sem Allerdajs bëri dy ndryshime me të filluar pjesa e dytë dhe në minutën e 63-të Karlton Kol me kokë barazoi rezultatin. Presioni i vendasve vazhdoi. Dy herë nga vija fatale e larguan topin lojtarët e Çelsit, por kjo nuk mjaftoi, pasi Diame (86’) shënoi për 2-1 dhe gëzimin e tifozëve vendas. Rezultatin përfundimtar, 3-1, e realizoi në minutën e fundit Maiga, i cili u inkuadrua në minutën e 88-të në vend të Kol. Chelsea nuk fiton prej pesë ndeshjesh dhe kjo po reflekton në tabelë, pasi blutë pas 15 javësh

Juventusi përballej me Torinon në një derbi për herë të parë që nga vitit 2008 dhe bardhezinjtë kanë vijuar sikur kjo ndeshje të mos ishte ndërprerë kurrë. Bardhezinjtë kanë qenë më ngulmues dhe kanë ushtruar presion ndaj kundërshtarëve. Megjithatë, goli nuk do të vijë në pjesën e parë, pavarësisht se Pirlo do të shpërdorojë shëmtuar një penallti dhe Glik do të lërë të tijtë me 10 vetë pas një ndërhyrjeje të çmendur ndaj Xhakerinit. Sidoqoftë, të zotët e shtëpisë e spostojnë festën për në pjesën e dytë. Xhovinko është arkitekti i asistit për Markizion në të 57-ën, ndërsa do të shënojë vetë pak minuta më pas. Në fund, është sërish mesfushori që realizon golin e tretë dhe të fundit, duke e rikthyer Juven te fitorja pas dy ndeshjesh në Serie A. Kampionët në fuqi kishin barazuar me Lacion dhe ishin mposhtur nga Milani, duke lënë rrugës pesë pikë, ndërsa janë ringritur pikërisht në derbin me Toron, ndonëse Konte kishte lënë jashtë

Angli

Premier Liga Të shtunën Uest Ham – Çelsi Arsenal – Suonsi Fulham – Totenham Liverpul – Sauthampton Man Siti – Everton QPR – Aston Vila Uest Bromuiç – Stoke Rigind – Man Junajtid Të dielën Noruiç – Sandërlend Të hënën Njukastëll – Uigan

3-1 0-2 0-3 1-0 1-1 1-1 0-1 3-4 17:00 21:00

kanë 26 pikë. Siti gjithashtu bën një gjysmë hapi, ndërsa nuk shkon më shumë sesa një barazim 1-1 me Evertonin. Golat u shënuan në pjesën e parë nga Felaini dhe barazoi në fund të saj Tevez nga 11 metrat. Junajtid ka fituar një ndeshje tenistike, e cila e ngjit në +3 nga Siti. E bukura është se të shtatë golat e ndeshjes, për rezultatin 3-4, shënohen në 34 minutat e para të ndeshjes, gjithsesi kaq i mjafton Sër Aleks Ferguson që të sigurojë vendin e parë.

Serie A Të premten Katania – Milan Të shtunën Juventus – Torino Të dielën Napoli – Peskara Bolonja – Atalanta Xhenoa – Kievo Inter – Palermo Lacio – Parma Siena – Roma Udineze – Kajliari Fiorentina – Sampdoria

gjysmën e titullarëve sepse e kishte mendjen edhe te Shakhtari. Galiani: Milani, kompetitiv

Që pasi Berluskoni nisi të vizitojë skuadrën në Milanello, lojtarët kanë reaguar në fushë me rezultate pozitive dhe “zbarkimet” e presidentit për

1-3 3-0 12:30 15:00 15:00 15:00 15:00 15:00 15:00 20:45

Galianin duhet të bëhen më shpesh. “Po rritemi në lojë, skuadra lëviz dhe qarkullon mirë topin në fushë, më vjen keq për nisjen e dobët të kampionatit. Boateng? Gol fantastik, është lojtar që prej disa javësh po impenjohet deri në vdekje. Kjo është një skuadër kompetitive dhe në fillim sforcohesha për ta pohuar këtë fakt, pastaj kemi dhe djalin e artë që po shënon mesatarisht si Ibrahimoviç”.


22

MAPO

E diel, 1 dhjetor 2012 www.mapo.al

Nuk bëhet shaka me policet kineze Një modele kineze është dënuar me nëntë muaj burg pasi ka postuar në internet fotografi të sajat, në të cilat duket si një police seksi. Wang Xiomeng ka pozuar për një reklamë të një romani policie, mirëpo kjo gjë i ka shkaktuar shumë telashe. Në njërën nga fotografitë, 23-vjeçarja shihet e ulur në shtrat duke veshur getat me një kapele policie në kokë. Në një tjetër fotografi, ajo pozon me bluzën e policisë të zbërthyer duke treguar në këtë mënyrë dekoltenë. Wang i ka postuar fotografitë në një blog, ndërsa pas disa ankesave, zyrtarët qeveritarë e urdhëruan policinë ta arrestonte atë me motivin e “personifikimit të rremë të një agjenteje policie”.

Fjalëkryqi klasik Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

Njeriu që e ka tigrin shok Trimi Abdullah Sholeh nga Indonezia ka një mik të pazakonshëm, një tigër katër vjeçar, me të cilin kalon shumë kohë. Abdullah, 31 vjeçar, e ka rritur kafshën e “rrezikshme”, që kur ishte ende një këlysh i vogël vetëm tre muajsh, kurse tash ka mbushur katër vjet. “Miqtë e vjetër” bëjnë çdo gjë së bashku, luajnë, hanë madje edhe flenë bashkë. Abdullah thotë se shpesh herë braktis shtratin e tij për të bërë gjumë me mikun e tij tigër. "Unë kurrë nuk ndjehem i frikësuar, unë e konsideroj tigrin mikun tim të përditshëm”, thotë Abdullah.

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

Horizontalisht:

Horoskopi i ditës

DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Diçka është duke bllokuar rrugën tuaj – a mund ta kapërceni atë? Aktualisht nuk ka nevoje që t’i nxitoni gjërat, pasi ju mund të gjeni se jeni në një vend shumë më të mirë kur pluhuri të ulet në dy ditët e ardhshme.

Asnjë problem nuk është i tepërt për ju për momentin, pasi energjia juaj mendoreështëajoeduhurapër të zgjidhur gjërat në mënyrën më praktike. Në fakt ju mund të doni të dilni jashtë mënyrës suaj për të ndihmuar një shok ose pjesëtar familje.

Sot ju pengoheni mbi diçka shumë të madhe për veten tuaj – diçka e cila mund të ketë qenë e fshehur deri në këtë moment. Shikoni nëse në ndonjë farë momenti të ditës ju mund të fusni në lojë talentin tuaj të ri.

Filloni diçka të re – kjo mund të jetë pothuajse çdo gjë – dhe sigurohuni që kjo të përfshijë njerëzit tuaj në planifikim dh ekzekutim. Iniciativa juaj është pothuajse ajo e duhura për çfarëdolloj gjëje që duhet bërë.

LUANI (23/VII-22/VIII)

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Ju mund të dëshironi që të festoni gjithë ditën ose të hani një tortë të tërë, por ju keni nevojë për këto, por duhet ta minimizoni pak këtë nëse do të doni të ndihenimirërrethvetesnesër. Është shumë e lehte për momentin që të abuzoni, kështu që tërhiquni.

Ju duhet të shikoni nëse mund ta bindni atë shefin ose shokun rreth asaj që është duke ndodhur në të vërtetë – aftësia juaj për t’i shpjeguar dhe bindur ata është mjaft e fortë për momentin. Është një kohë e mirë për ju që t’i shkruani argumentet.

Çështjet serioze janë mbi tavolinë për momentin, por ato nuk janë asgjë që ju nuk mund ta përballoni. Sigurohuni që ju të jeni të drejtpërdrejtë me shokët dhe familjen tuaj, në mënyrë që ata ta dinë se çfarë është duke ndodhur në të vërtetë.

Rezultati mund të duket shumë i paqartë për shumicënepersonavepërreth jush, por ju mund t’u shpjegoni atyre mënyrën sesi gjërat do të shkojnë – sepse e gjitha kjo në fund varetprejjush.Çfarëdolloje gjëje që të jeni të gatshëm do bëjë gjithë ndryshimin.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

BRICJAPI (22/XII-20/I)

UJORI (20/I-19/II)

PESHQIT (20/II-19/III)

Jukeninevojëqëtabëniditën esotmesamëtëmërzitshme që të jetë e mundur – çdo lloj emocionimikatëngjarëqëtë dështojë.Kjonukdotëthotë sejunukduhettëargëtohen, por thjesht që ju duhet të ngadalësoni ritmin dhe të kujdeseni më parë për biznesinezakonshëm.

Energjia juaj e mahnitshme është tamam ajo e duhura për të përcjellë favoret dhe sjelljet e kënaqshme, të cilat ju zakonisht nuk do t’i përdornit. Është një kohë e shkëlqyer për të kapur pikë me ata mbi të cilët ju keni autoritetin.

Ana juaj emocionale është më tepër e ndjeshme sesa zakonisht për momentin, dhe juve mund t’ju duhet të zmbrapseni kur personat me logjikë të pamëshirshme përpiqen qët’jushtyjnëpërdetaje.Ju te gjithë së shpejti duhet të jeni në një sinkronizim.

Ju do të merrni komplimentin më të ëmbël, edhe pse mund të doje ca kohë që të arrijë tek ju. Është një kohë e mirë që të mbillni botën me një kompliment të bukur, të shkruar vetë, kështu që përhapni fjalë menjëherë.

1. Të qenët pjesë përbërëse e diçkaje, të qenët si anëtar ose si pjesëtar i një grupi shoqëror ose i një kategorie. 9. Shumë e vogël parash që i jepet dikujt në dorë si paradhënie për të siguruar blerjen e diçkaje. 15. Qytet i vendit tonë. 16. Fuçi druri për bulmet. 17. I ngulitet në mendje, ose i ... 19. Rreth i vendit tonë. 20. Ndërmarrje Ndërtimi. 21. Marko i letërsisë shqipe. 22. Ai që është i ngarkuar për të dhënë mendimin kritik për vlerën e një vepre. 25. Xhon i famshëm i muzikës. 27. Dallgë e madhe detare e shkaktuar nga tërmeti. 30. Personazhi që luan aktori. 32. Domosdoshmëri për të ngrënë. 33. Tragjedian i letërsisë antike greke. 35. Përemër pronor. 36. Instituti Veterinarisë. 37. Gati pa të forta. 38. Zonë Agrare. 39. Qytet i vogël pranë Korçës. 41. Njësi monetare. 43. Shkrepëse në dialekt. 45. Përemër vetor. 46. Zoti italian. 48. Fusha bujqësore. 49. Krahina, troje. 51. Bashkëjetesë e vazhdueshme ndërmjet dy qenieve të gjalla me interes të ndërsjelltë. 52. Tip që s'e përmban veten.

Vertikalisht:

1. Varg këngësh a vallesh, zakonisht popullore, me melodi të ndryshme, që këndohen ose luhen njëra pas tjetrës. 2. Zvarranik, ndryshe. 3. I hidhet ujit për ta pastruar. 4. Që është e plotë e tërësor, që nuk ka asnjë përjashtim a kufizim. 5. Trake pa çifte. 6. Shtet në Europën Veriore. 7. Ndajfolje sasie. 8. Shtet në Azi. 10. Ecja përpara. 11. Tezë në matematikë e në logjikë, që pranohet si e vërtetë pa qenë nevoja të provohet. 12. Një nga kontinentët. 13. U rrëzua. 14. Bashkimi i pjesëve të një aparati. 18. Instituti Ekonomik. 19. Simboli kimik i heliumit. 23. Pjesëz pohuese. 24. Disa. 26. Targa e makinave të Kolonjës. 28. Lumë në Egjipt. 29. Ndjenjë dashamirësie e ndërsjellë, që lind në mes dy a më shumë vetave pa lidhje gjaku. 31. Poet i famshëm latin. 34. Godo i letërsisë shqipe. 37. Rruzull i tokës. 40. Gjoni, regjizore. 42. Përemër dëftor. 44. Njësi e matjes së memories. 47. Përemër pronor. 49. Targa e makinave të Vlorës. 50. Janë në mes të grevës.

Sudoku | nivel mesatar

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Shah | nivel mesatar Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Gjeni 10 ndryshimet

Koha e mbarimit ____:____

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Përgjigjet nr të djeshëm

Koha e fillimit ____:____

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

Numra me 3 shifra: 045, 104, 141, 312, 465, 702, 816, 962. Numra me 4 shifra: 1855, 2011, 2015, 2365, 2528, 3021, 3025, 5102. Numra me 5 shifra: 02152, 02635, 09520, 19131, 21659,

24222, 54155, 54512, 55947, 61552, 62102, 64201, 69990, 84848, 85410, 94529. Numra me 6 shifra: 034641, 101834, 156329, 252804, 263259, 283419, 457358, 504238, 521477, 627216, 632015, 632544, 654878, 932015, 942726, 987414.


retro 1944 SOT faqja e fundit profil&

E diel, 2 dhjetor 2012 www.mapo.al

MAPO

23

2 dhjetor

U lind Ibrahim Rugova

Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor të vitit 1944 në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ibrahim Rugova shkollën fillore e kreu në Istog, të mesmen e kreu në Pejë, më 1967. Fakultetin Filozofik - dega Gjuhë e Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë. Gjatë vitit akademik 1976-‘77 qëndroi në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e

Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqendrim në teorinë letrare. Doktoroi në fushën e letërsisë në Universitetin e Prishtinës, më 1984. Në vitin 1996 Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës. Në fillim ishte redaktor në gazetën e studentëve, “Bota e re”, dhe në revistën shkencore “Dituria” (1971-‘72), që botoheshin në Prishtinë. Një kohë punoi edhe në revistën “Fjala”. Mandej, për afër dy dekada, Dr. Ibrahim Rugova veprimtarinë e vet shkencore e zhvilloi në Institutin Al-

banologjik si hulumtues i letërsisë. Një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës “Gjurmime albanologjike” të këtij Instituti. Me krijimtari letrare u mor që nga fillimi i viteve gjashtëdhjetë. Dr. Ibrahim Rugova më 1988 u zgjodhkryetariShoqatëssëShkrimtarëvetëKosovës, që u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare, e cila kundërshtoi sundimin komunist serb dhe jugosllav në Kosovë. Rugova u zgjodh, më 23 dhjetor 1989, nga themelimi, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi.

Luli Bitri

Jeta me heroinat e vështira

S

Shtypi i lirë dhe “gabimet e shtypit” Ismet Toto

Kush më tepër se na është anëtar i lirisë së shtypit? A nuk qe kjo gazetë e vetmja që çoi zënë kundër atij ligji të famshëm të shtypit që me aq zell dhe dëshire e votuan deputetër? Këto i di publiku që mban mend dhe na kemi punë vetëm me atë publik, që ka mënd dhe mund të mbajë ndër mend gjërat dhe ngjarjet me rëndësi të shoqërisë sonë. Liria e shtypit është një fjalë e bukur në gojë të çdo njeriu, që ka qejf të jetë intelektual, ashtu siç është e shëmtuar, e urrejtur dhe e rrezikshme për çdo njeri që as është dhe as ka qejf të duket se është intelektual. Qeveria e re na proklamoi një “liri konstruktive” të shtypit, jo sepse ka qejf të duket se është intelektuale, por sepse është e këtillë me gjithë mend dhe sepse besoi thellësisht dhe sinqerisht se nuk ka nevojë t’i mëshihet opinionit publik shumica e madhe e punëve shtetërore, sepse kjo qeveri e re nuk ka asnjë qëllim që të bëjë nga ato punë që duhen mëshehur…Z.Mehdi Frashëri që është njëkohësisht burrë shteti i provuar dhe shkrimtar e gazetar i regjur, i di mirë këto punë. Ai e di se liria e shtypit, ”Liria konstruktive” , natyrisht është konditë e domosdoshme për mbarëvajtjen e punëve të shtetit. Shtypi është “syri i popullit”, ka thënë prijësi ynë dhe pa asnjë dyshim e para gjë që duhet të bënte qeveria liberale, ishte të kujdesej që popullit t’i çelen sytë dhe t’i jepet mundësia të shohë ç’bëhet, që kështu është të interesohet për punët shtetërore e kombëtare, dhe, duke u interesuar, ta japë me qejf, me dëshirë edhe kontributin e vet moral e material. Asgjë nuk ish aq imperative, pra, sa një fjalë e ngrohtë dhe shpresëdhënëse për më të përbuzurin nga institucionet me rënësi të një shoqërie, siç ka qenë për shumë kohë ndër ne, shtypi.

GAZETA

MAPO info@mapo.al cel: 068 20 20 5555477 Gazetamapo@gmail.com cel: 068 477

Ndryshohet ose s’ndryshohet ligji i sotëm i shtypit, fakti është që zbatonjësit e sotëm të tij nuk janë ata të djeshmit dhe për këtë shkak edhe frika e shkrimtarëve dhe gazetarëve dalngadalë e po zhduket. Nuk është ligji që tremb dhe tiranizon njerëzit, po janë njerëzit që zbatojnë atë ligj që fusin tmerr ose besim në zëmër. Sot, për shembull, është e mundur të shtrohen dhe të analizohen dhe të zhvillohen haptazi disa probleme shoqërore, të cilat po të bëheshin dje, do të keqkuptoheshin dhe do të përbënin krim. Kjo atmosferë e re, e ngrohët që krijoi qeveria e re, nuk mund, pra, veç se të gëzojë gjithë ata që shkruajnë dhe këndojnë gazeta e revista. Mirëpo, ka një “mirëpo” nga mbrapa dhe kjo “mirëpo” u përket atyre që shkruajnë gazeta dhe revista. Duhet kuptuar thellë se misioni i gazetarëve dhe i shkrimtarëve sot është patjetër më i rëndë nga dje. Sot kërkohet rigorozitet shkencor, dinjitet stili dhe sidomos sinqeritet në çdo shkrim që botohet. Sot është koha që shtypi t’i japë vetvetes një vend, vendin që meriton në kuadrin e institucioneve të shoqërisë sonë. E kjo nuk mund të bëhet as me shantazhet e gjerdjeshme, as me frymën mercantile që kish marrë shtypi në kohët e fundit; d.m.th. “Botoj gazetë që të fitoj bukën time”. Këto gabime të shtypit duhen zhdukur. Sot kërkohet dashuri për punë serioze dhe të dobishme, respekt për publikun këndonjës dhe sidomos një dozë e fortë idealizmi për të ndihmuar lartësimin mendor dhe moral të popullit tonë në masën më të madhe, aq sa shtypi mund të kryejë një punë të tillë. Me fjalë pakë, erdhi koha që shtypi të bjerë jo vetëm në duar zonja dhe të stërvitura, por njëkohësisht edhe në duar të njerëzve të pastër dhe të kulturuar si nga pikëpamja e karakterit, ashtu dhe nga ajo e nacionalizmës. Arbëria , 1934

Pozë Shqipëri, 1914 (Foto: De Iongh).

Drejtor: Artur Zheji Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku Rrethe: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. Sociale: Jonida Tashi. Kultura: Aida Tuci. Suplement: Jonida Hitoveizi. Sporti: Jeton Selimi. Komentatorë&Analistë: Gentian Elezi, Arjan Vasjari, Prof. Asoc. Dr. Adrian Civici. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha Koordinatore: Shkëndi çili. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

ë fundi, Luli Bitrin që jeton mes Torinos, Romës e Tiranës, e kemi parë në rolin e Elsës në filmin “Amnistia” të Bujar Alimanit. Elsa ishte një grua e fortë, me shumë halle e dashuri për jetën: me burrin në burg, me dy fëmijë për të rritur, gruaja e re duhet të luftojë për të gjetur rrugën e saj mes respektit për familjen, dashurisë për fëmijët, dhe pasionit për një thuajse të panjohur. Ashtu si ajo, edhe Alina është një heroinë e vështirë. Është një vajzë rome e shkolluar, që nga kampi i Sardenjës ku jeton familja e saj është transferuar për punë në Paris, ku punon në fushën sociale, për mbrojtjen e të drejtave të shtresave në nevojë. “Dimmi che destino avrò” (Më thuaj ç’fat do të kem) ka në qendër pikërisht figurën e Alinës, së cilës kthimi në kamp i vlen si arsye për të parë veten, emocionet më të thella, ëndrrat dhe dëshirat por edhe identitetin e saj të vërtetë. Për të hyrë sa më mirë në këtë rol, Luli Bitri tregon se jetoi për një muaj në një kamp romësh. “E ndieja të nevojshme të qëndroja mes romëve për t’i kuptuar më mirë. Mësova më parë edhe disa fjalë në gjuhën e tyre dhe ndenja me ta mëse një muaj, nga mëngjesi në darkë në një kamp romësh, shoqërohesha me ta, flisja dhe haja me ta. Pak nga pak, me kalimin e ditëve nisën të më trajtonin si njeriun e tyre, të hapeshin me mua. Për disa prej tyre, ata me të cilët bëra më shumë miqësi, ruaj kujtime shumë të mira”. Një ngjarje kronike e ndodhur në kamp sjell takimin dhe vënien përballë të Alinës dhe një komisari policie, i luajtur nga Cantalupo (një ndër rolet e tij më të spikatura, ai i rrobaqepësit në filmin “Gomorra” të Matteo Garrones). Dy botë që ndeshen, që fillimisht i ruhen njëratjetrës e janë të mbyllura secila në vetvete, e më pas njihen e afrohen, duke u lidhur në një miqësi të ngrohtë. “Nga njëra anë Alina e njerëzit e saj që nuk kanë shumë besim te të tjerët, nga ana tjetër janë të tjerët që shohin ndryshe romët. Por edhe vetë komisari i policisë, pjesë e të tjerëve, ruan të fshehtat e tij personale, ka anët e tij që nuk dëshiron t’i shohin të tjerët”, tregon Luli Bitri. Filmi trajton pikërisht këtë përplasje mes kulturash, mes atyre që ndihen vendas e të tjerëve që shihen si të huaj, të ardhur, ndryshe. “Një emigrant e kupton më mirë këtë përplasje. Shumë prej shqiptarëve që jetojnë në Itali – shpjegon Luli – janë ndier ndonjëherë të huaj, të mënjanuar, apo edhe të padëshiruar. Janë parë pa shumë besim, ndonjëherë me frikë apo me përbuzje. Nga ana tjetër ka shumë emigrantë që, veçanërisht në fillim, janë të mbyllur, kanë pak besim tek italianët, i mbajnë larg ata. Ndaj në këtë aspekt Alina dhe njerëzit e saj kanë pak a shumë problemet e emigrantëve”. Luli ndërkohë vazhdon të shijojë suksesin e filmit “Amnistia” të Bujar Alimanit,  ku luan rolin e Elsës. Para pak kohësh u vlerësua me çmimin për Aktoren më të mirë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit East West, në Orenburg të Rusisë, si ‘aktore që arrin të transformohet e të veshë petkat e një gruaje që është shumë larg Lulit reale, qoftë nga jeta që bën e qoftë nga bukuria’. Filmi i Alimanit ka korrur sukses në arenën ndërkombëtare, e bashkë me të edhe Luli Bitri, për të cilën çmimi i marrë në Orenburg është i treti çmim ndërkombëtar për rolin e Elsës, pas atij të marrë në Festivalin Ndërkombëtar të Kinemasë në Vernon të Francës, dhe tjetrit në Festivalin e Prishtinës Prifilmfest. *Përpunuar sipas një shkrimi të shqiptariiitalisw.com.

Email: v.perleka@gmail.com Vera_perleka@hotmail.com


CMYK

24

MAPO

e diel, 2 dhjetor 2012 www.mapo.al

2012 UET Press / Kolana historike

Gazeta Mapo  

gazeta, aktualitet, albania, shqiperia, intervista, ekonomi, gazeta, suplemente, kriza, lajme, mapo, ngjarje, tirana, kronika, dosje, pune,...

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you