Issuu on Google+

Faqe 21

Libri i Blendi Fevziut Dokumenti i Pavarësisë, si e falsifikuan Zogu e Enver Hoxha Në vitin 1937, në një biografi zyrtare të mbretit Zog, u nënvizua fakti që Mbreti kish qenë në Vlorë dhe kish firmosur dokumentin e pavarësisë

Drejtor Artur Zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E enjte, 1 nëntor 2012. Numër 735. Viti III botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

orët e vizitës

Enver Hoxha dhe Kadri Hazbiu

Sigurimi i Shtetit 1944–1991

Kastriot Dervishi: rekordi i Sigurimit me listat e vdekjes, në kohën e Alisë Libri i Dervishit për Sigurimin e Shtetit sjell fakte të reja për mekanizmin e përgjimit nga oficerë që kishin qenë këpucarë, rrobaqepës, teneqexhinj, gjellëbërës e çobanë FAQE 16-17

I arratisuri nga burgu, sulm me armë vajzës së argjendarit të vrarë Pak muaj pas vrasjes gjatë një grabitjeje të Rrapo Sinanajt, skena është përsëritur për të bijën. Policia arreston Redi Rrjollin, i arratisur nga burgu i Shënkollit dhe Klodian Martinin si autorë të tentativës së grabitjes FAQE 8

Klinton bashkon në Kuvend politikën e tiranës

Zbardhet axhenda e Sekretares amerikane të Shtetit në takimet me Nishanin, Berishën e Ramën. Lista e të ftuarve në Parlament: nga ish-presidentët Topi, Moisiu e Meidani tek kreu i AK, Kreshnik Spahiu, Kryeprokurorja Ina Rama, Myslym Pasha si dhe autoritetet që kanë kontribuar në marrëdhëniet shqiptaroamerikane. Plani i policisë: Ja rrugët ku sot nuk do të lejohet qarkullimi i makinave. Në prag të vizitës së Sekretares amerikane të Shtetit, skuadrat e policisë kanë nisur “pastrimin” e rrugëve nga makinat. Ekspertët amerikanë dhe drejtuesit e policisë shqiptare, mbledhje për planin e masave. Faqe 2-3

CEZ drejt largimit nga Shqipëria Komisariati i Kukësit

Grindja për paratë, babai ekzekuton me plumb në kokë të birin

FAQE 14

op-ed / 18-19

Kompania me seli në Pragë konfirmon se po shqyrton një numër alternativash, ndër të cilat edhe tërheqjen e mundshme nga kontrata e saj me Shqipërinë. “Klima e operimit në Shqipëri, mjedis nën standardin e pranueshëm për

Anëtari i bordit të  CEZ, Tomas Pleskac

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Flamuri i Orës

koment Petrit Selimi

Ashtu si diamanti që del nga qymyri nën presion, autorja dëshmon se është e mundur të jesh krenare me...

universitas

Kuvendi pezullon procedurën e miratimit të nismës ligjore të paraqitur nga qeveria, me anë të së cilës bëhen disa ndryshime në ligjin “Për përgjimin e telekomunikimeve”. Komisioni i Sigurisë i mbledhur dje për ta miratuar këtë draft-ligj nen për nen, nuk është futur fare në diskutim, por është mjaftuar vetëm me... Faqe 4

Dje vendimi

Liderët e Kinës duhet të ngrihen dhe t’ia artikulojnë sa më qartë publikut... Eskorta

9

Përgjimet, PD tërhiqet nga pakti me PS pas telefonatës së Pollos Një telefonatë e ministrit të Inovacionit, Genc Pollo, ka bërë që mazhoranca ta shtyjë diskutimin e ligjit për përgjimet dhe të mos e miratojë heqjen e të drejtës së prokurorive të rretheve për të bërë përgjime

Tigrat aziatikë të nacionalizmit

koment Christopher Hill

biznes”. Vendimi, të martën pas takimit me kryeministrin Berisha. ERE, Ramadani: Siguria e furnizimit me energji nuk cenohet. Ekspertët: Pala shqiptare, e humbur nga zgjidhja e kontratës. Skenarët, ja çfarë ndodh pas ikjes së CEZ-it

Kushtetuesja u kthen shtëpitë pronarëve, Olldashi: Akti do zbatohet

Integrimi europian, sfidat e arsimit të lartë Konferenca shkencore “Arsimi i lartë, masivizimi dhe sfidat e tij drejt integrimit europian” i organizuar nga UET synon të japë një ndihmesë cilësore për zhvillimin të arsimit të lartë në Kosovë dhe në Shqipëri

CMYK

FAQe 5

Çekët e CEZ janë drejt largimit nga Shqipëria. Drejtuesit e kompanisë në Shqipëri janë takuar të martën me kryeministrin Sali Berisha, ku kanë rënë dakord për zgjidhjen e marrëveshjes. “Vizibiliteti në tregun shqiptar është “jo ekzistent” dhe CEZ-it i mungon një partner negociues në vend, tha anëtari i bordit të  CEZ, Tomas Pleskac, dje në një konferencë shtypi në Pragë, raportoi agjencia e lajmeve ekonomike, Bloomberg. Ndërsa... Faqe 6-7

koment / 19

Faqe 16

Gjergj Meta

Shenjtër për njëqindvjetorin O Plang, ku zanat bajn kuvend,/ ku çerdhen Shqypja e ngrehë njimend/ O dheu i em e i t’Parve,/ O nderë e gjith Shqiptarve;/ O nanë fatlume,/ Shqypni e gzueme,/ Falë t’kjosha sot/ E për gjithë mot. Më erdhën ndërmend sot këto vargje të Imzot Prennushit, në ditën kur fillon muaji i fundit i një...


2

MAPO

13 qershor 2010 www.gazetamapo.com

E enjte, 1 nëntor 2012 www.mapo.al

f kus

MAPO

05 19

Ekspertët e ardhur nga ShBA dhe drejtues të policisë shqiptare janë mbledhur së bashku pasditen e djeshme, për t’i dhënë dorën e fundit planit të masave

Plani i masave për Klinton, ja rrugët që do të bllokohen Në prag të vizitës së Sekretares Amerikane të Shtetit, skuadrat e policisë kanë nisur “pastrimin” e rrugëve nga makinat. Ekspertët amerikanë dhe drejtuesit e policisë shqiptare, mbledhje për planin e masave Tiranë Makinat janë shpallur “non grata” sot në Tiranë. Kryeqyteti pritet të gdhihet nën masa të rrepta sigurie, në ditën e vizitës së sekretares amerikane të Shtetit, Hilari Klinton. Ekspertët e ardhur nga ShBA dhe drejtues të policisë shqiptare janë mbledhur së bashku pasditen e djeshme, për t’i dhënë dorën e fundit planit të masave. Ndërsa policia është hedhur që mbrëmë në aksion, me ndalimin e të gjitha makinave që do të tentojnë të parkojnë në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”. Në të vërtetë, “projektorët” do të jenë të fiksuar në arterien kryesore të Tiranës, ku edhe pritet të kufizohet më së shumti lëvizja e eskortës së numrit 1 të diplomacisë amerikane. Takimi me Berishën në Kryeministri dhe ai me Edi Ramën në ‘Sheraton’ janë tashmë dy ndalesat e konfirmuara të Klintonit. Parlamenti, ku Sekretarja Amerikane e Shtetit do të përcjellë një mesazh dhe Pallati i Brigadave, ku pritet të zhvillohet takimi me presidentin Nishani, janë gjithashtu nën vëzhgimin e rreptë të policisë. Policia e Tiranës ka publikuar dje listën e rrugëve, të cilat do të mbyllen për makinat nga ora 10 e paradites deri në orën 17.00 pasdite. Zëdhënësja e policisë së Tiranës tha gjatë një deklarate për mediat se qarkullimi do të ndalohet nga Rinasi deri në hyrje të Tiranës. Sipas këtij plani të ndalim-qarkullimit, mund të bëhet edhe itinerari i lëvizjes së eskortës së Hilari Klinton-it. Pas zbritjes në aeroportin “Nënë Tereza”, Sekretarja Amerikane e Shtetit do të udhëtojë drejt Qafë-Kasharit, rreth-rrotullimit të Doganës e do të hyjë në Tiranë përmes Unazës së Re. Më pas, ajo do të udhëtojë pranë Pallatit me Shigjeta e përmes bulevardit “Bajram Curri” do të dalë në qendër të Tiranës, ku edhe janë parashikuar takimet e para. Zëdhënësja e policisë së Tiranës sqaroi më tej se gjatë 7 orëve do të jenë të mbyllura për makinat edhe Rruga e Elbasanit deri te Pallati i Brigadave apo bulevardi “Xhorxh Bush”, në të cilin ndodhet godina e Parlamentit. Skuadrat e grupeve të gatshme janë shpërndarë mbrëmë në këto akse për t’i pastruar ato nga makinat e parkuara, të cilat nuk do të lejohen deri në orën 17.00 të së enjtes. Por mbajtja nën kontroll e akseve rrugore do të jetë vetëm njëra anë e planit të rreptë të masave për policinë e Tiranës. Vëzhgimi, kontrollet në rrugë dhe survejimi nga pikat më të larta të qytetit do të jenë detyra të specialistëve të kësaj policie, të cilët kanë marrë tashmë detyrat e tyre. Në aksion do të jenë edhe njësitë antieksploziv, agjentët e ShISh-it apo punonjësit e Gardës

Ndalim parkimi Nga ora 22.00 e datës 31.10.2012 - 17.00 e datës 01.11.2012 • Rinas – Qafë Kashar • Qafë Kashar - Rrethrrotullimi i Doganës • Rrethrrotullimi i Doganës - Unaza e Re - Pallati me Shigjeta • Pallati me Shigjeta - bulevardi “Barjam Curri” Ura e Lanës te hotel “Dajti’ • Ura e Lanës te hotel “Dajti” - ETC- Rruga e Elbasanit; • Rruga e Elbasanit - Pallati i Brigadave • Rruga “Ismail Qemali” - bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri te hotel “Sheraton” • Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” - bulevardi “Xhorxh Bush’ • Bulevardi “Zhan d’Ark” deri te Pallati me Shigjeta

Ndalim qarkullimi Nga ora 10.00-17:00 • Rinas - Qafë Kashar • Qafë Kashar - Rrethrrotullimi i Doganës • Rrethrrotullimi i Doganës - Unaza e Re - Pallati me Shigjeta • Pallati me Shigjeta - bulevardi “Bajram Curri” Ura e Lanës te hotel “Dajti” • Ura e Lanës te hotel “Dajti” – ETC - Rruga e Elbasanit • Rruga e Elbasanit - Pallati i Brigadave • Rruga “Ismail Qemali” - bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri te hotel “Sheraton” • Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” - bulevardi “Xhorxh Bush” • Bulevardi “Zhan d’Ark” deri te Pallati me Shigjeta

së Republikës, të cilët do të kenë detyra specifike për të garantuar vizitën e zonjës Klinton në Tiranë. Megjithatë, masat e sigurisë në Tiranë konsiderohen më liberale se ato të dy ditëve më parë në Beograd, ku u përfshinë rreth 4 mijë punonjës policie. Zyrtarë të Policisë së Tiranës thanë gjithashtu se për këtë vizitë të rëndësishme kanë kaluar në gatishmëri të përforcuar të 6 komisariatet e Tiranës, por numri i punonjësve të përfshirë do të jetë më i vogël se ai i vizitës së presidentit Bush. Gjatë ditës së djeshme, policia e Tiranës ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për bllokimin e qarkullimit, “të domosdoshëm për të siguruar mbarëvajtjen e vizitës shumë të rëndësishme të Sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë.”

Pas zbritjes në aeroportin “Nënë Tereza”, Sekretarja Amerikane e Shtetit do të udhëtojë drejt QafëKasharit, rrethrrotullimit të Doganës e do të hyjë në Tiranë përmes Unazës së Re.

Punonjës të Bashkisë duke mbjellë lule para kryeministrisë, një ditë para vizitës së Klinton

Klinton në Prishtinë: Kufijtë, të përcaktuar përgjithmonë Sekretarja Amerikane e Shtetit përçoi nga Kosova mesazhin se kufijtë janë të pandryshueshëm. Inkurajoi dialogun Prishtinë-Beograd Prishtinë Kufijtë e Kosovës janë të qartë dhe të caktuar përgjithmonë! Ky ishte mesazhi i Hilari Klinton-it në Prishtinë, e cila së bashku me shefen e diplomacisë europiane, Catherine Ashton, zhvilloi takime me krerët e Kosovës. Duke folur për temën bosht të vizitës së saj, dialogun Kosovë-Serbi, sekretarja amerikane e bëri të qartë, ashtu siç foli edhe  një ditë më parë në Beograd, se ShBA-ja kundërshton dialogun për çështje statusi e kufijsh. “ShBA-ja është plotësisht e prerë në qëndrimin për integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës për të parë sundimin e ligjit në gjithë territorin e Kosovës. Ne kundërshtojmë çdo lloj bisedimesh për ndryshime të tërësisë territoriale apo për statusin. Kufijtë e Kosovës së pavarur janë të qartë dhe të caktuar përgjithmonë. Unë i shpreh mirënjohje Kryeministrit, që thotë se është Kryeministër i të gjithëve në Kosovë, i Veriut dhe i Jugut”- tha Klinton. Ajo e vlerësoi si të guximshëm dhe të mençur vendimin e kryeministrit Thaçi për të shkuar në Bruksel dhe të takohet me kryeministrin serb Ivica Daçiç.  Shefja për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë në BE, Catherine Ashton, përmendi Veriun, që, sipas saj, dialogu ka për

qëllim që qytetarët e asaj pjese të mund ta jetojnë jetën e tyre. “Dialogu që kemi filluar nuk është i lehtë, as për Kryeministrin e Kosovës, as për atë të Serbisë. Unë e di se për popullin e Kosovës me historinë dhe frikën që keni as për ju nuk është e lehtë, por u bëjmë thirrje se ky dialog është për normalizimin e jetës, ashtu që qytetarët që jetojnë në Veri të mund ta jetojnë jetën e tyre, duke ndjerë se janë pjesë e asaj shoqërie. Kjo arrihet duke u ulur dhe biseduar, hapur dhe qartë” - tha Ashton. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, fillimisht ka shprehur keqardhjen për pasojat e uraganit që ka goditur ShBA-në, duke thënë se ‘lutemi për viktimat’, ndërsa ka siguruar të dy zonjat se është Kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës, edhe atyre në Veri, ku prania e strukturave të financuara nga Serbia po e vështirësojnë punën e institucioneve të Kosovës.


E enjte, 1 nëntor 2012 www.mapo.al

MAPO

3

Jashtë axhendës amerikane nuk ka mbetur as Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama. Zëvendësimi i pritshëm i kryeprokurores duket se ka marrë vëmendjen e zyrtarëve amerikanë

Vizita e Klinton, ftesë edhe për Bamir Topin, Spahiun e Ina Ramën Zbardhet axhenda e sekretares amerikane të Shtetit, në takimet me Nishanin, Berishën e Ramën. Amerikanët ftojnë në Parlament Bamir Topin e Kreshnik Spahiun, dy ish-presidentët Meidani e Moisiu si dhe kryeprokuroren Ina Rama TIRANË Sekretarja amerikane e

Vizita e Klinton-it, ngrihet për 2 ditë busti i Wilson-it Tiranë Një ide e minutës së fundit ka qenë e ajo e ngritjes së bustit të Woodrow Wilson në sheshin me të njëjtin emër në Tiranë. Prej dy netësh, punëtorë të shumtë janë angazhuar në ngritjen e bustit të Presidentit të 28-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili duhet të jetë gati në kohën e mbërritjes në Tiranë të sekretares amerikane të Shtetit, Hilari Klinton. Respublica raporton se gjatë ditës së djeshme, njëri prej punëtorëve ka pohuar i stresuar se busti duhet të përfundojë patjetër sonte (mbrëmë). Po dje, punëtorë të gjelbërimit kanë shtruar “tapetë” me lule në dyja anët e Kryeministrisë si dhe janë kujdesur për dekorin e institucioneve që pritet të vizitojë Klinton gjatë ditës së sotme.

Prej dy netësh, punëtorë të shumtë janë angazhuar në ngritjen e bustit të Presidentit të 28-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili duhet të jetë gati në kohën e mbërritjes në Tiranë të sekretares amerikane të Shtetit, Hilari Klinton

Shtetit, Hillari Klinton do të zbresë sot në aeroportin e Rinasit për të zhvilluar një vizitë disaorëshe në Tiranë, në kuadër të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Nën masa të rrepta sigurie, Sekretarja amerikane pritet që të fillojë axhendën e saj të takimeve me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, në Pallatin e Brigadave. Presidenca njoftoi dje takimin, ndërkohë që nuk specifikoi në njoftimin zyrtar orën se kur do të mbahet edhe pse media është njoftuar që të jetë e pranishme para orës 9:30 të paradites. Më pas, Sekretarja amerikane e Shtetit do të zhvillojë një takim në Kryeministri me kreun e ekzekutivit, Sali Berisha dhe ndalesa e radhës do të jetë në Sheraton, për një takim me Edi Ramën. Në axhendën zyrtare të zonjës Klinton nuk është parashikuar ndonjë deklaratë për mediat, por mesazhi i saj do të përcillet përmes një fjale që do të mbajë në Kuvend. E ku është parashikuar të jenë të pranishëm përveç deputetëve, i gjithë spektri politik i Tiranës. Burime të rezervuara i bënë me dije MAPO-s se kanë marrë ftesë për të qenë të pranishëm ish-presidenti Bamir Topi, aktualisht kreu i FRD-së, por edhe Kreshnik Spahiu, drejtues i një tjetër lëvizjeje të re politike siç është Aleanca Kuq e Zi. Në llozhat e Parlamentit nuk do të mungojnë dy ishpresidentët Rexhep Mejdani e Alfred Moisiu si dhe Muhamet Kapllani, ish-ministër i Punëve të Jashtme në vitin 1991. Jashtë axhendës amerikane nuk ka mbetur as Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama. Zëvendësimi i pritshëm i kryeprokurores duket se ka marrë vëmendjen e zyrtarëve amerikanë, të cilët kanë vendosur ta ftojnë atë gjatë fjalës në Kuvend të sekretares amerikane të Shtetit. Gjatë fjalës në Parlament, Klinton pritet të theksojë solidaritetin me Shqipërinë, aleate e NATO-s, të vërë theksin te nevoja e bashkëpunimit më të fuqishëm politik dhe vendosjes së sundimit të ligjit. I pari që reagoi rreth konfirmimit të vizitës në Tiranë ishte kryeministri Sali Berisha, i cili përmes një njoftimi për shtyp theksoi se lajmi i vizitës së Sekretares së Shtetit përbën një ngjarje të rëndësishme në kremtimet e 100-vjetorit të Pavarësisë. Ndërkohë, pas fjalës së mbajtur në Kuvend, zonja Klinton do të takohet me kryetarin e opozitës, Edi Rama, në “Hotel Sheraton” e më pas me një grup fëmijësh të dalluar të shkollave të kryeqytetit. Në të njëjtën kohë, Shërbimi sekret, Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës kanë përmbyllur tashmë detyrat për vizitën e sotme, e cila pritet të zgjasë disa orë. Policia komunikoi dje përmes një njoftimi zyrtar edhe masat kufizuese në drejtim të lëvizjes

Në axhendën zyrtare të zonjës Klinton nuk është parashikuar ndonjë deklaratë për mediat, por mesazhi i saj do të përcillet përmes një fjale që do të mbajë në Kuvend. E ku është parashikuar të jenë të pranishëm përveç deputetëve, i gjithë spektri politik i Tiranës

Takimi i Klinton me Berishën, shumica e Kryeministrisë pushim TIRANË Bllokimi disa orësh i akseve kryesore të kryeqytetit që të çojnë drejt institucioneve ku Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton do të zhvillojë takimet, do të sjellë vështirësi në lëvizjen e makinave e po aq në respektimin e orareve zyrtare të punës. Por disa prej institucioneve kryesore në vend kanë dhënë një zgjidhje tjetër, siç është rasti i Kryeministrisë. Shumica e stafit të Kryeministrisë mësohet se sot do të jenë pushim. Burime theksojnë se pjesa më e madhe e administratës në institucionin ku Hillari Klinton do të zhvillojë takimin me kryeministrin Berisha, nuk do të jenë në punë. Nuk dihet nëse ky vendim është marrë edhe për ndonjë institucion tjetër, ndërsa dihet tashmë që takimet e Klintonit me Nishanin dhe Edi Ramën nuk do të zhvillohen në Presidencë apo në selinë rozë.

dhe parkimit të automjeteve në disa akse rrugore, ku parashikohet të kalojë zonja Klinton. Vizita disaorëshe në Shqipëri e Sekretares amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, krahas masave të forta të sigurisë do të shoqërohet edhe me një atmosferë festive. Sekretarja amerikane e Shtetit është në Tiranë në kuadër të një turi ballkanik që ajo ka ndërmarrë prej datës 29 tetor. Klinton ishte në Bosnjë, Serbi e Kosovë,

Kroaci, ndërsa pritet të vizitojë sot Tiranën. Sekretarja Klinton e ka ndërmarrë këtë tur për të dëshmuar edhe një herë interesimin, përkushtimin dhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për këtë rajon dhe të ardhmen e tij në integrimet europiane dhe euro-atlantike. Në Bosnjë, Serbi dhe në Kosovë, ajo u shoqërua nga shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Katerinë Ashton.


4

MAPO

e ENJTE, 1 NëNTOR 2012 www.mapo.al

politika

Pezullohen ndryshimet në ligjin për përgjimet. Mazhoranca kërkon kohë për nenin që i heq të drejtën e përgjimit prokurorive të rretheve

Përgjimet, PD tërhiqet nga pakti me PS pas telefonatës së Pollos Një telefonatë e ministrit të Inovacionit, Genc Pollo, ka bërë që mazhoranca ta shtyjë diskutimin e ligjit për përgjimet dhe të mos e miratojë heqjen e të drejtës së prokurorive të rretheve për të bërë përgjime Fejzi Braushi Kuvendi pezullon procedurën e miratimit të nismës ligjore të paraqitur nga qeveria, me anë të së cilës bëhen disa ndryshime në ligjin “Për përgjimin e telekomunikimeve”. Komisioni i Sigurisë i mbledhur dje për ta miratuar këtë draft-ligj nen për nen, nuk është futur fare në diskutim, por është mjaftuar vetëm me prezantimin e qëndrimit të relatorit Fatos Hoxha dhe një kundërpërgjigje të përfaqësuesit të Prokurorisë së Përgjithshme, Thoma Jano, i cili ka kundërshtuar vendimin e komisionit të Ligjeve për të rrëzuar nenin që iu jep prokurorive të rretheve të drejtën që të kryejnë vetë përgjimet. Shkak për këtë ndërprerje të procedurës duket se është bërë ndërhyrja e ministrit të Inovacionit, Genc Pollo, i cili vetëm pak minuta para mbledhjes i ka bindur deputetët e mazhorancës me anë të një telefonate që të shtyjë diskutimin për një kohë tjetër. Komisioni Komisioni i Sigurisë Kombëtare, ashtu siç edhe ishte programuar, është mbledhur dje për të shqyrtuar e miratuar në tërësi projektligjin për disa ndryshime në ligjin “Për përgjimin e telekomunikimeve”. Ndërsa komisioni priste të niste mbledhjen, kreut të tij, Leonard Demi i ka ardhur një telefonatë nga ministri i Inovacionit, Genc Pollo, i cili i shqetësuar nga vendimmarrja e një dite më parë e komisionit të Ligjeve që hoqi nga projektligji nenin që iu jepte prokurorive të rretheve të drejtën e përgjimit, i ka kërkuar atij që të shtyjë diskutimin dhe miratimin. Kërkesë kjo që duket se ka gjetur mirëkuptimin e kryetarit të komisionit, Leonard Demi, i cili fill pas kësaj telefonate ka hyrë në negociata me nënkryetarin socialist të komisionit, Ilir Gjoni, si dhe me re-

Diskutimet për përgjimet, në komisionin e Sigurisë Fatos Hoxha: Ne nuk mund të shtojmë që përgjimi operativ të shpërndahet dhe të bëhet nëpër rrethe. Përgjimi procedural është një përgjim që bëhet me vendim gjykate dhe ai përcakton në detaje të gjitha gjërat. Kjo është një shtesë, nuk po them absurde, por e panevojshme. Propozim i prokurorisë është i paqëndrueshëm, nuk qëndron. Nëse do ketë ndryshim zotëri, ke mënyra të tjera. Leonard Demi: Fjalën e ka zoti Jano. (Gjatë kohës që i dha fjalën përfaqësuesit të prokurorisë, porositi këshilltarin e komisionit që t’i kërkonte përfaqësuesit të SHISH-it që të mos fliste në mbledhje. Porosia e Demit është regjistruar pasi në këtë moment kishte mikrofonin ndezur). Thuaji edhe atij inspektorit të SHISH-it se mos… Thuaj, ne kemi mendje për ta shtyrë, ne duam ta shtyjmë. Ça do thotë ai, ai do e shajë sigurisht. Ah sa i madh që je, po sigurisht... Thoma Jano: Aktualisht është vetëm një sistem përgjimi dhe të gjitha prokuroritë e rretheve, bazuar në kompetencat që përcakton Kodi, shfrytëzojnë të vetmen pajisje që disponon Prokuroria e Përgjithshme. Duke qenë një pajisje e vetme dhe e centralizuar, ka krijuar një strukturë me oficerët e policisë gjyqësore. Ky seksion miks ushtron funksionet në bazë të Kodit, duke plotësuar nevojat e prokurorive vendore në hetimin paraprak për sa i përket përgjimit të telekomunikimeve. Duke qenë një

latorin Fatos Hoxha për ta shtyrë diskutimin dhe miratimin e këtij projektligji. Fill pas negociatave Demi ka hapur mbledhjen dhe fjalën ia ka dhënë fillimisht relatorit Fatos Hoxha, për të prezantuar relacionin e vet dhe përmbajtjen e ndryshimeve të bëra në komisionin e Ligjeve. Hoxha edhe një herë ka evidentuar

mjet për kërkimin e provës dhe ka një efikasitet në hetim, duke parë dhe sugjerimet e Komisionit Europian, ekspertëve të KE, referuar dhe përvojës së vendeve fqinje, u mendua që të gjitha prokuroritë të kenë mundësinë për të marrë të dhënat në mënyrë të drejtpërdrejtë. Me këtë ndryshim që ne propozuam, menduam që t’i dërgonim sinjalin drejtpërdrejt në një zyrë që do të krijohej posaçërisht në prokuroritë vendore, që do ishte nën mbikëqyrjen e drejtuesit të prokurorisë dhe do të përdorej prej tyre sa herë që ata kanë vendime për lejimin e përgjimit. Mendoj se kjo është e bazuar dhe nuk ka ndonjë shkelje të ligjit. Demi: Meqenëse komisionit i janë paraqitur një sërë vërejtjesh, ne sapo dëgjuam dhe mendimin e zotit Jano... mendoj që ne të kemi dhe një kohë që të përgatitemi më mirë, t’i shqyrtojmë, të thellohemi dhe në mbledhjen e ardhshme e diskutojmë nen për nen. Hoxha: Jam dakord me propozimin tuaj, por në rolin e relatorit nuk mendoj që është përgjegjësi e jona apo e Parlamentit pse ne po e shtyjmë këtë gjë. Demi: Jo, ne duam të përgatitemi. Hoxha: Jo, ne jemi të përgatitur, por ndoshta duhet që prokuroria të përgatitet për të sjellë një propozim që nuk bie ndesh me ligjin aktual apo me Kodin e Procedurës Penale. Dhe kjo, nëse e kërkon KE, është e domosdoshme që të diskutojmë.

me forcë se komisioni i Ligjeve ka vlerësuar si të pavend përfshirjen e nenit 8, i cili u jep të drejtën prokurorive të rretheve për të përgjuar për çështje të veçanta. “Kjo është një shtesë, nuk po them absurde, por e panevojshme. Ka mënyra të tjera, ky propozim i prokurorisë është i paqëndrueshëm, nuk qëndron. Nëse

Komisioni Parlamentar i Sigurisë

do këtë ndryshim zotëri, ke mënyra të tjera”, - tha Hoxha duke ftuar në të njëjtën kohë Prokurorinë që të bëjë një propozim të ndërmjetëm, i cili mund të gjente dhe konsensusin e deputetëve. Kundërshtimi I pranishëm në mbledhjen e djeshme ka qenë sërish përfaqësuesi i Prokurorisë, Thoma Jano, i cili ka kundërshtuar vendimin e komisionit të Ligjeve për të hequr nenin 8 të projektligjit, që sipas tij përmban një propozim ligjor. Sipas Janos, ka qenë një sugjerim i partnerëve ndërkombëtarë delegimi i kompetencës së përgjimit edhe tek prokurorët e rretheve. “Mendojmë që propozimi ynë për një shtesë në nenin 23 në ligjin ‘Për përgjimin e telekomunikimeve’ është bazuar në

ligj. Duke qenë një mjet për kërkimin e provës dhe ka një efikasitet në hetim, duke parë dhe sugjerimet e Komisionit Europian, ekspertëve të KE, referuar dhe përvojës së vendeve fqinje, u mendua që të gjitha prokuroritë të kenë mundësinë për të marrë të dhënat në mënyrë të drejtpërdrejtë”, - tha Jano. Me kaq është mbyllur debati, pasi Demi ka porositur me anë të këshilltarëve të komisionit edhe përfaqësuesin e SHISH-it që të mos ndërhyjë në diskutim, duke deklaruar mbylljen e mbledhjes pa e miratuar projektligjin. “Mendoj që ne të kemi dhe një kohë që të përgatitemi më mirë, t’i shqyrtojmë, të thellohemi dhe në mbledhjen e ardhshme e diskutojmë nen për nen”, - u shpreh ai.

Meta: Bashkim për festimet. Rama: S’ka mosmarrëveshje, do jemi në Vlorë Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta u ka kërkuar partive politike që të bashkohen për festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë. Sipas tij, për këtë duhet që të ekzistojë një dialog mes palëve për të treguar pjekuri në këtë vit jubilar. “Ndaj edhe për këtë duhet dialog, duhet edhe për këtë bashkëpunim, sepse këtu nuk do të jenë vetëm të gjithë shqiptarët e Shqipërisë, por do të vijnë shqiptarë nga e gjithë bota, do të vijnë personalitete ndërkombëtare për të nderuar kombin tonë dhe jo thjesht qeverinë apo opozitën tonë. Kjo kërkon një bashkërendim, kërkon një ndërgjegjësim të momentit që kalojmë dhe që na teston e që e rrit më tej rolin e Shqipërisë apo e dëmton këtë rol në të ardhmen. Unë besoj në përgjegjshmërinë e të gjithëve për të demonstruar pjekuri, rritje dhe fuqizim si vend e si

Bashkia e Tiranës: Rama, deklarata jopatriotike Bashkia e Tiranës shprehu dje keqardhjen për frymën aspak patriotike që përcjellin deklaratat e fundit të kryetarit të PS-së, Edi Rama, njëkohësisht ish-kryetar i Bashkisë së Tiranës, në këtë vigjilje të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. “Vlora është qyteti i Pavarësisë dhe Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë. Prandaj, të gjithë ata që e ndjejnë veten shqiptarë do ta festojnë këtë 100-vjetor së bashku, pavarësisht nëse jetojnë në Tiranë a Vlorë, Prishtinë a Shkup, Podgoricë, Athinë apo kudo tjetër. Për fat të keq, për 11 vjet në Bashkinë e Tiranës u festua shpesh

nata e bardhë, por nuk u var asnjëherë asnjë flamur i vetëm më 28 nëntor. Sot është koha e bashkimit, solidaritetit dhe bashkëpunimit pa dallim, Vlorë apo Tiranë, Tropojë apo Sarandë. Të gjithë do ta kremtojmë me krenari kombëtare këtë feste madhështore. Bashkia e Tiranës ka marrë të gjitha masat që këtë vit ta festojë 28 Nëntorin me gjithë madhështinë që mbart kjo datë në historinë tonë. Me këtë rast ftojmë edhe z. Rama të bëhet pjesë e këtyre përpjekjeve pozitive, larg gjuhës së konfliktit dhe përçarjes”, - përfundon reagimi i Bashkisë.

Edi Rama dhe Ilir Meta

komb në këtë 100-vjetor që po vjen”, është shprehur Ilir Meta. Po menjëherë pas reagimit të Metës për bashkimin e politikës për këtë ditë historike, kryesocialisti Edi Rama i ka kthyer përgjigje në rrjetin social “Twitter”, duke shkruar se nuk ka mosmarrëveshje mes forcave politike, dhe kjo sipas tij vjen se PS nuk ka me kë të merret vesh. Duke i vënë pikën në fund, Rama tha se Pavarësia është shpallur në Vlorë më 28 Nëntor dhe atëherë PS do të jetë atje. “S’kemi mosmarrëveshje ne për festën e Pavarësisë dhe as kemi me kë merremi vesh: Pavarësia është shpallur në Vlorë më 28 Nëntor dhe pikë!”- është shprehur Rama në Tëitter. Sipas tij, 100 vitet e Pavarësisë duhet t’i festonte edhe çdo qytet shqiptar, jo vetëm Tirana, po kurrë për të eklipsuar Vlorën apo cenuar festën atje!


e ENJTE, 1 NëNTOR 2012 www.mapo.al

MAPO

5

Vendimi i bërë publik dje nga gjykata ka qenë përfundimtar dhe nuk ka marrë parasysh asnjë nga kërkesat e shoqatës së qiramarrësve

Kushtetuesja rrëzon qiramarrësit: Ish-pronarët të marrin shtëpitë Shoqata: “Iu drejtuam me urgjencë Gjykatës së Strasburgut sepse situata është shumë alarmante. Pas 1 nëntorit do kemi dëbimin e mbi 3 mijë familjeve nga shtëpitë Fejzi Braushi

Gjykata Kushtetuese, ashtu siç edhe pritej, ka rrëzuar kërkesën e shoqatës së qiramarrësve që jetojnë në shtëpitë e ish-pronarëve, për të shpallur antikushtetues Aktin Normativ që i detyronte ata të lironin këto banesa brenda ditës së djeshme. Vendimi i bërë publik dje nga gjykata ka qenë përfundimtar dhe nuk ka marrë parasysh asnjë nga kërkesat e shoqatës së qiramarrësve duke rrëzuar kërkesën në tërësinë e saj, duke bërë të panevojshme marrjen e një vendimi të ndërmjetëm, atë të pezullimit të zbatimit të këtij Akti. Ndërkohë që pas shpalljes së vendimit, shoqata e qiramarrësve ka bërë të ditur se tashmë do t’i drejtohet Gjykatës së Strasburgut. Vendimi

LSI, shpallen emrat e kryesisë së re TIRANË Nga dje, Lëvizja Socialiste për Integrim ka në strukturat e saj kryesinë dhe lidershipin e ri të partisë. 250 anëtarët e Komitetit Drejtues të LSI-së, që u zgjodhën pak ditë më parë nga konventa e kësaj partie, votuan dje në mënyrë elektronike jo vetëm për kryesinë e re, por edhe për zv. kryetarin e LSI-së, dy nënkryetarët dhe për sekretarin e Përgjithshëm. Në fillim të mbledhjes, kryetari i LSI-së, Ilir Meta, bëri thirrje për krijimin e një klime sa më konstruktive për procesin e integrimit, por edhe për festimin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Sipas tij, do të ishte e papranueshme që në këtë 100 vjetor të jepnim mesazhet e festave paralele. Kryetari i LSI-së shtoi gjithashtu se Komiteti Drejtues Kombëtar do të ndjekë zbatimin e vendimeve dhe të objektivave që vendosi konventa kombëtare pak ditë më parë. “Në radhë të parë në drejtim të forcimit të LSI-së, të forcimit të demokracisë së saj, të funksionimit të saj, të konsolidimit të forumeve të saj”, - shtoi ai. Më pas, Komiteti Drejtues Kombëtar votoi kryetaren e re të këtij komiteti Erisa Xhixho. Zv.kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim nga dje do të jetë Petrit Vasili, ndërsa Luan Rama u konfirmua sërish Sekretar i Përgjithshëm i partisë. Gjithashtu, Komiteti Drejtues Kombëtar vendosi që Klajda Gjosha dhe Ylli Manjani të jenë dy nënkryetarët e rinj të LSI-së. Po dje në mënyrë elektronike u votua edhe për kryesinë e re, ku do të marrin pjesë plot 25 anëtarë. Sekretari i Përgjithshëm Luan Rama, pasi publikoi emrat e anëtarëve të kryesisë, tha se në këtë forum 50 për qind e përbërjes janë nga gratë e vajzat dhe njëherësh 30 për qind e kryesisë është me anëtarë të propozuar dhe të zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Rinore për Integrim. “Kryesia e re, Komiteti i ri Drejtues Kombëtar, Konventa e re dhe e gjithë delegatët e saj në proces do të nisin punën që nesër për të

Kryesia e re e LSI • Ardit Çela

• Brunilda Paskali • Edmond Haxhinasto • Edmond Panariti • Elona Guri • Endrit Braimllari • Eriona Bixha • Erisa Xhixho • Erisi Zaimi • Fatime Goga • Ilir Meta • Kejdi Mehmetaj • Klajda Gjosha • Lefter Koka • Luan Rama • Luzhiana Abazi • Malvina Palushi • Monika Kryemadhi • Nasip Naço • Nora Malaj • Petrit Vasili • Shezai Rrokaj • Spartak Braho • Vangjel Tavo • Ylli Manjani

kthyer të gjithë atë çfarë u vendos në këto forume të rëndësishme në një program veprimi dhe angazhimi real, në komunikim të vazhdueshëm, permanent me qytetarët shqiptarë.” - tha dje Rama. N.Perndoj

Në një kohë rekord, Gjykata Kushtetuese ka mbyllur gjykimin duke shpallur vendimin për rrëzimin e kërkesës së shoqatës së qiramarrësve që jetojnë në shpitë e ish-pronarëve, duke lënë në fuqi Aktin Normativ me fuqi ligjore të qeverisë, i cili u kërkon këtyre banorëve të lirojnë shtëpitë ku jetojnë aktualisht. Vendimi është bërë i njohur dje nga gjykata nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare në internet, ku bëhej publike vetëm fakti se kërkesa e qiramarrësve ishte rrëzuar, pa bërë të ditur argumentet mbi të cilat mbështetet ky vendim. “Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura prej kërkuesit, si dhe prapësimet e ngritura prej subjekteve të interesuara, me vendimin e datës 31.10.2012, njëzëri, vendosi: rrëzimin e kërkesës. Vendimi i arsyetuar do të bëhet publik në një kohë sa më optimale”, - thuhet në njoftimin e publikuar dje. Qiramarrësit në kërkesën e tyre parashtruar gjykatës argumentonin se Akti Normativ është antikushtetues, pasi nuk merr parasysh strehimin e banorëve që duhet të lironin këto shtëpi, cenon parimin e sigurisë juridike, si dhe përcakton në mënyrë antiligjore pamundësinë e gjykatave të shkallës së parë për të shqyrtuar urdhrin për lirimin e banesave. Shoqata

I menjëhershëm ka qenë reagimi i shoqatës së qiramarrësve, të cilët duke ezauruar edhe shkallën më të lartë gjyqësore për të gjetur të drejtën e tyre kanë vendosur t’i drejtohen Gjykatës së Strasburgut. Një fakt i tillë është bërë nga vetë avokati i tyre, Dorian Matlia, i cili theksoi se në kushtet e urgjencës, i kanë dërguar kërkesë Gjykatës së Strasburgut për të marrë në shqyrtim çështjen në fjalë, pasi dhjetëra banorë rrezikohen të dëbohen. “Iu drejtuam me urgjencë Gjykatës së Strasburgut sepse situata është

Olldashi: Akti Normativ do të zbatohet me përpikëri TIRANË Ministri i Punëve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi, reagoi dje pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për lënien në fuqi të aktit normativ “Për lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat e ish pronarëve”. Duke pasur parasysh faktin që Akti Normativ hyn në fuqi sot, ministri Olldashi sqaroi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese e bën më të thjeshtë zbatimin e të gjitha klauzolave, që parashikohen në këtë akt të miratuar nga qeveria dhe të kthyer në ligj nga Kuvendi. “…Përfitoj nga rasti t’u shpreh pronarëve sigurinë se ky akt do të zbatohet me përpikëri. Gjë që do të thotë që nga nesër (sot) ata janë të ftuar të aplikojnë përmes procedurave që akti parashikon pranë Entit të Banesave, i cili nga ana e vet pas vënies në lëvizje nga kërkesa e pronarit do t’i drejtohet Gjykatës së rrethit Gjyqësor ku ndodhet prona për nxjerrjen e titullit ekzekutiv” - tha dje Olldashi. Ai i garantoi pronarët, që e gjithë administrata e Entit Kombëtar të Banesave në çdo qendër prefekture, në çdo degë Rajonale të Entit Kombëtar të Banesave, do të jetë e gatshme për të asistuar dhe për të ndjekur procedurat e parashikuara nga akti dhe se i gjithë procesi do të mbikëqyret në mënyrë rigoroze nga Ministria e Punëve Publike, në mënyrë që tërësia e tij të jetë i suksesshëm. “Një sukses që do të garantojë jo vetëm zbatimin e një akti jashtëzakonisht të rëndësishëm ligjor, por zbatimin e një procesi të tërë që do të çojë në vend një të drejtë të mohuar për 68 vjet me radhë” - shtoi ai.

shumë alarmante. Pas 1 nëntorit do kemi dëbimin e mbi 3 mijë familjeve nga shtëpitë dhe në këto raste edhe Strasburgu do kohë që të vendosë nëse do bëhet një pezullim. Prisnim një pezullim nga Gjykata Kushtetuese që dje, por nuk erdhi. Është e rrallë që të bëhet një pezullim me faks për rastet urgjente”, - deklaroi Matlia. Një nga pretendimet e qiramarrësve në Strasburg është edhe shkelja e sigurisë juridike. “Kryesorja është se Akti nuk garanton se personat që përfitojnë kredi do t’i marrin ato. Ky akt s’garanton asgjë, pasi ata nuk kanë pagë të mjaftueshme dhe pastaj kredia nuk jepet 100 për qind për banesën, por pjesërisht”, - tha Matlia.


6

MAPO

e ENJTE, 1 NëNTOR 2012 www.mapo.al

ekonomi

Energjia, Ahmetaj: Qeveria mbylli sytë, ERE favorizoi CEZ-in Sekretari për Sipërmarrjen në Partinë Socialiste, Arben Ahmetaj, akuzoi sërish dje qeverinë për humbjet në sistemin energjetik, siç i quajti ai. Ai fajësoi qeverinë se ka fshehur dokumentet për favorizimin e OSSH-së. “Kosto tejet të rënda për privatizimin e OSSH në favor të CEZ-it. Ju patë dje sesi një qeveri i ka fshehur publikut dhe Kuvendit informacione mbi kontratën”, tha Ahmetaj. Sipas tij, “sot në vitin 2012 niveli i

humbjeve është 45% mesatarisht, nivel rekord humbjesh që nga vitit 1964. Vetëm në vitin 2011 humbja është 149 mln euro, në pjesën e parë të 2012-s rezulton të jetë 100 mln euro”, tha ai. Sekretari për Sipërmarrjen në Partinë Socialiste, Arben Ahmetaj, i bën akuza qeverisë, CEZ dhe ERE-s për gjendjen e sistemit energjetik në vend. Sipas tij, qeveria ka mbyllur sytë duke ua ka faturuar shqiptarëve barrën e humbjeve, ndërsa

ERE ka favorizuar CEZ-in. “Humbja shkon drejt e në faturat e shqiptarëve, sot qytetarët paguajnë faturën e energjisë 200% më shumë. Qeveria ka mbyllur sytë, nuk ka monitoruar, nuk ka bërë detyrën. Enti Rregullator ka favorizuar CEZ Shpërndarjen. Sistemi është piramidë, gjendja tejet e rëndë, humbjet që duhet të ishin përgjysmuar sot po rriten”, tha Ahmetaj, ndërsa shtoi se qeveria është përgjegjësja e vetme.

Skenarët, çfarë do ndodhë pas ikjes së CEZ Largimi krijon kosto të madhe për CEZ, për shkak se kompania është e listuar në bursë dhe mbyllja e aktivitetit në Shqipëri do t’i sillte humbje të mëdha. Për vendin tonë nuk do të ishte një gjest i mirë, pasi do të krijonte panik tek investitorët e huaj që synojnë tregun shqiptar Blerina Hoxha

Një lajm i mirë apo i keq, ikja e CEZ nga Shqipëria do të jetë një thikë me dy presa për ekonominë dhe imazhin e vendit. E keqja nga zgjidhja e kontratës do të ishte një antireklamë e fortë ndaj vendit në sytë e investitorëve të huaj. E mira lidhet me mundësitë e reja që do të shikonte qeveria për menaxhimin e kompanisë, e cila pas privatizimit ka krijuar humbje të mëdha që janë reflektuar edhe në buxhetin e shtetit, i cili subvensionoi importin e energjisë me 100 milionë euro dy vitet e fundit. Por duket se qeverisë shqiptare i erdhi në majë të hundës me keqadministrimin e CEZ derisa ra dakord të prishë kontratën në një periudhë aspak të favorshme për pozitat ekonomike të vendit. Në llogaritë finale që qeveria ka bërë del më e fituar me largimin e CEZ, duke marrë më pas gjithë barrën e prishjes së imazhit ndaj investitorëve dhe pagesave miliona eurosh që mund të vijnë nga zgjidhja e kontratës. Pasi në këtë prag fushate elektorale qeveria është më e interesuar të përmirësojë imazhin me qytetarët e saj, të cilët prej muajsh po protestojnë se nuk kanë drita në shtëpi dhe prej tre vitesh janë keqtrajtuar me shërbimet e dobëta dhe mbifaturimet. Largimi shihet si një valium i përkohshëm për të qetësuar konsumatorët tashmë të lodhur nga CEZ. Periudha nga sot deri sa të zgjidhet pronësia mbi CEZ, do të stimulojë edhe më shumë qytetarët të mos paguajnë energjinë.

Zgjidhja e kontratës nga ana tjetër do të krijonte kosto të madhe për kompaninë dhe vendin, për shkak se kompania është e listuar në bursë dhe mbyllja e aktivitetit në Shqipëri do t’i sillte humbje të mëdha. Ndërsa për vendin tonë nuk do të ishte një gjest i mirë, pasi do të krijonte panik tek investitorët e huaj që synojnë tregun shqiptar. Më 11 mars 2009 qeveria e Shqipërisë dhe CEZ Group hartuan dhe nënshkruan kontratën për përvetësimin e 76% të aksioneve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH). Duke  pasur ofertën më të mirë, CEZ u përzgjodh si fitues nga komisioni tenderues në tetor 2008 dhe kompania filloi të administrohej zyrtarisht nga CEZ më 30 mars 2009. Vlera e kontratës për shumicën e aksioneve të OSSH ishte 102 milionë eu-

Në llogaritë finale që qeveria ka bërë del më e fituar me largimin CEZ, duke marrë më pas gjithë barrën e prishjes së imazhit ndaj investitorëve dhe pagesave miliona eurosh që mund të vijnë nga zgjidhja e kontratës Pasi në këtë prag fushate elektorale qeveria është më e interesuar të përmirësojë imazhin me qytetarët e sa

ro. Dy funksionet thelbësore që CEZ Shpërndarje kryen në aktivitetin e saj janë: shpërndarja e energjisë elektrike me tension të mesëm dhe të ulët (nga 35 KV deri në 04 KV) dhe shitjen e energjisë elektrike të konsumatorëve fundorë. Shifrat e dy muajve të fundit të dorëzuara në ERE tregojnë se humbjet në rrjet janë në nivelin 50 për qind. Ndërsa sipas përcaktimeve në kontratën e privatizimit, këto humbje nuk duhet të ishin më shumë se 23 për qind. Por humbjet janë vetëm njëri nga shkaqet e gjendjes së vështirë financiare në tregun e energjisë. Veç tyre ka dhe një sasi tjetër energjie, e cila edhe pse faturohet, nuk paguhet dhe që njihen si mosarkëtime. Gjatë muajit që shkoi niveli i arkëtimeve nuk ka qenë më shumë se 84 për qind. Kështu, bashkë me energjinë që humbet në rrjet, energjinë që vidhet dhe atë që faturohet, por nuk mund të vilet, humbjet në tërësi të energjisë arrijnë në më shumë se 67 për qind. Sipas kontratës së privatizimit, e gjithë sasia e humbjeve të krijuara në rrjetin e shpërndarjes së energjisë duhet të importohet direkt nga CEZ me çmimet që ofrohen nga tregu ndërkombëtar. Mirëpo sipas Entit Rregullator, kjo pikë e kontratës nuk është respektuar, pasi KESH e ka furnizuar CEZ-in me energji, me tarifa të miratuara nga ERE, që janë shumë më të ulëta sesa ato të tregut ndërkombëtar. Pikërisht mospërmbushja e këtyre detyrimeve kontraktore nga kompania CEZ po çojnë në zgjidhjen e kontratës së privatizimit.

Simaku: Pala Shqiptare e humbur nga zgjidhja e kontratës Qeveria shqiptare do të dalë e humbur nga zgjidhja e kontratës, sepse të tilla janë kushtet në marrëveshjen e privatizimit që vetë qeveria ka firmosur, shprehet eksperti i energjetikës, Gjergj Simaku. Sipas tij, kontratës i mungon shtylla kryesore, ajo e sigurisë, çka do të thotë se dritat nuk duhet të stakohen çfarëdo lloj konflikti që kompania CEZ mund të ketë me qeverinë. Por kjo pjesë, sipas tij, nuk është trajtuar në kontratë. Nëse konflikti për zgjidhjen e kontratës acaron CEZ-in, atëherë kompania stakon dritat, pasi shpërndarja është totalisht pronë e saj, paralajmëron ai. Me privatizimin e CEZ-it nuk ka ndodhur absolutisht asnjë përmirësim i furnizimit me energji elektrike, përkundrazi të ashtuquajturit kujdesi për konsumatorin është kthyer në një makth për të. Konsumatori në zyrat e kujdesit për konsumatorët takon zyrtarë të nominuar nga CEZ-i, të cilët

Gjergj Simaku

sillen me të në mënyrën më anormale, ndërkohë në terren CEZ vazhdon të humbasë rreth 38% të faturimeve. Kjo tregon një menaxhim të dështuar të tij dhe papërgjegjshmëri në mbledhjen e faturave. Gjithashtu CEZ nuk ka kryer asnjë investim që

do të sillte përmirësimin e cilësisë së furnizimit dhe njëkohësisht identifikimin e arkëtimit të konsumit. CEZ e privatizoi politikisht OSSH për shkakun se ai eliminoi të vetmin “konkurrent” ENEL-in, i cili e njihte shumë herë më mirë sistemin dhe ka ndihmuar KESH-in në përmirësimin e cilësisë së furnizimit të konsumatorit. Në media shkruhet se drejtori ekzekutiv i CEZ-it jep dorëheqjen për shkak të dështimit të kësaj kompanie në vende si: Shqipëria, Rumania, Sllovakia etj. Arsye kryesore është se drejtori ekzekutiv është akuzuar për korrupsion të politikanëve që i kanë siguruar privatizimet në Europën Qendrore dhe Lindore. Në qoftë se CEZ shumë shpejt të largohet nga Shqipëria dhe kjo është vërtet e turpshme, sepse privatizimi i tij u bë në kushtet e kërkesës nga ana e Çekisë për pranimin e ftesës për vendin kandidat nga Kryeministri i asaj kohe.

Anëtari i bordit të CEZ, Tomas Pleskac

ERE, Ramadani: Siguria e furnizimit me energji nuk cenohet Në të gjithë procesin e largimit të CEZ nga Shqipëria nuk do të ketë asnjë rrezik në furnizimin e vendit me energji, për shkak se kontrata e privatizimit i ka dhënë zgjidhje edhe kësaj problematike, tha dje për MAPO-n kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, Sokol Ramadani. Ai tha se pas vendimit për heqjen e licencës, kompania do të merret në dorëzim nga një auditues i pavarur, i cili do të bëjë llogaritë finale. Gjatë kësaj periudhe vendoset rishtas mbi pronësinë e kompanisë së shpërndarjes së energjisë. ERE e argumenton vendimin e saj në lidhje me shkeljet e shumta që CEZ i ka bërë kontratës së privatizimit. Themelore mbetet thellimi i humbjeve në rrjet të energjisë me 50 për qind, nga rreth 30 për qind që ishin në momentin e privatizimit. Për më tepër kompania nuk ka përmbushur detyrimin kontraktor për të

Sokol Ramadani

importuar këto humbje me çmimet e tregut. Mosplotësimi i këtyre detyrimeve ka çuar në kolaps financat e kompanisë KESH, e cila ka importuar energji në tregun rajonal me 6 lekë për kilovat dhe ia ka shitur CEZ-it me më pak se 3 lekë. Në pamundësi financiarë për të përballuar këtë situatë, KESH ka marrë miliona euro kredi në banka me garancinë e qeverisë. Kjo situatë ka thelluar krizën buxhetore dhe ka ndikuar në përkeqësimin e borxhit.


e ENJTE, 1 NëNTOR 2012 www.mapo.al

7

MAPO

CEZ, po drejtohet nga Marks sipas modelit anglez Kompania CEZ po drejtohet tashmë sipas modelit britanik, duke emëruar Ronald Marks administratorin e ri. Si rrjedhojë e ndryshimeve në sistemin e drejtimit të bordit. “Schindlers”, kompania britanike për zgjidhjen e krizave, ka marrë drejtimin dhe më 5 tetor, sikurse bën të ditur janë pasqyruar në QKR ndryshimet në postet drejtuese. Ardhja e drejtuesit të ri shihet me optimizëm nga CEZ-i në Pragë, me

shpresën se raportet me qeverinë do të ndryshojnë. Sipas të dhënave të marra nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit, më 5 tetor 2012, Asambleja e Ortakëve e “CEZ Shpërndarjes” ka zgjedhur administratorin e ri, Ronald Marks. Ky i fundit zëvendëson tre administratorët e mëparshëm çekë, Jaroslav Macek, Karel Kral dhe Dusan Ryban. Marks është pjesë e kompanisë angleze “Schindlers”, e cila u

përzgjodh nga “CEZ Shpërndarje” për shtensionimin e mënyrës së deritanishme të komunikimit, si dhe gjithashtu për ndërmarrjen e të gjitha hapave të nevojshëm për të zgjidhur situatën në Shqipëri. Një nga ndryshimet kryesore është praktikisht eliminimi i Bordit të Drejtorëve, duke mundësuar kontrollin e kompanisë direkt nga Këshilli Mbikëqyrës.

Ronald Marks

Energjia, kompania CEZ lajmëron largimin nga Shqipëria Anëtari i bordit të CEZ, Tomas Pleskac, dje një konferencë shtypi në Pragë ka pohuar largimin nga Shqipëria në fund të vitit. Tre opsione janë në diskutim. Vendimi pas takimit me kryeministrin Berisha të martën Blerina Hoxha

Fullani: 2013-ta vit elektoral, ekonomia do jetë e balancuar Ekonomia shqiptare vitin që vjen (2013) do të jetë e balancuar në tërësinë e treguesve të saj, ndonëse do të jetë një vit elektoral dhe nën presionin e krizës ekonomike botërore, garantoi guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Banka e Shqipërisë, tha Fullani, në këto 4-5 vitet e krizës ka forcuar përgjegjësinë e saj, si pjesë e rëndësishme e shtetit për të dhënë garanci në stabilitetin e vendit dhe rritjen ekonomike. “Ne kemi siguruar një sistem bankar të mirëkapitalizuar mbi notat e klasifikimit europian dhe do të vazhdojmë të mbajmë norma të larta mirëkapitalizimi”, tha ai. Kreu i sistemit bankar shqiptar, Fullani, konfirmoi se Banka Qendrore mbetet e angazhuar në përmbushjen e misionit të saj për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik të vendit, ankorimin e inflacionit brenda intervalit 1-3%, si dhe hartimin e politikës monetare në përshtatshmëri me zhvillimin ekonomik. Ai u bëri thirrje bankave

që të ndryshojnë politikën ndaj biznesit dhe individëve për të kapërcyer situatën e vështirë që po kalon ekonomia. “Sistemi bankar mbetet i mirëkapitalizuar, likuid dhe i aftë t’u përgjigjet nevojave për kredi. Por ai duhet të jetë më largpamës dhe më fleksibël në mbështetjen financiare të biznesit”, deklaroi Fullani. Ai tha se ritmet e kredisë për ekonominë kanë rënë kryesisht për shkak të kërkesës së ulët nga sektori privat, por nënvizoi se edhe bankat kanë luajtur rolin e tyre me politikat shtrënguese. “Sistemi bankar vijon të jetë i kujdesshëm në zgjedhjen e projekteve që financon, si pasojë e rënies së cilësisë së portofolit të kredisë dhe vështirësive të paperceptuara për të ardhmen. Bankat janë shfaqur mjaft selektive në zgjedhjen e projekteve të biznesit”, theksoi Fullani. Pas mbledhjes së përmuajshme të Këshillit Mbikëqyrës, zoti Fullani tha se ambienti ekonomik do të mbetet i vështirë.

Çekët e CEZ janë drejt largimit nga Shqipëria. Drejtuesit e kompanisë në Shqipëri janë takuar të martën me kryeministrin Sali Berisha, ku kanë rënë dakord për zgjidhjen e marrëveshjes. “Vizibiliteti në tregun shqiptar është “jo ekzistent” dhe CEZ-it i mungon një partner negociues në vend, tha anëtari i bordit të  CEZ, Tomas Pleskac, dje në një konferencë shtypi në Pragë, raportoi agjencia e lajmeve ekonomike, Bloomberg. Ndërsa kompania ka shpalosur dy strategjitë e ikjes nga vendi. Njëra është gjetja e një marrëveshje me qeverinë shqiptare, çka nënkupton një ndarje të re të aksioneve, ku pjesën më të madhe do ta ketë shteti. Nëse arrihej kjo marrëveshje, mund të vazhdohet me një bashkëpunim miqësor, por nëse jo çështja do të shkojë në arbitrazh. Sipas Bloomberg, CEZ do të vendosë deri në fund të vitit nëse do të shesë kompaninë e shpërndarjes dhe ka marrë shprehje interesi nga blerës potencialë, përfshirë qeverinë shqiptare, fonde kapitali dhe tregtues energjie. CEZ dhe Kryeministri shqiptar kanë rënë dakord që të zgjidhin me shpejtësi çështjen, që CEZ mund të lërë vendin dhe që Kryeministri do të emërojë një ekip negociues deri në fund të tetorit. Humbjet në 6-ujorin e parë të 2012-s, sa 35% e xhiros vjetore të kompanisë në Shqipëri. CEZ, prodhuesi më i madh i energjisë në Republikën Çeke, tha se po merr në konsideratë që të lërë Shqipërinë, pasi nuk ka qenë në gjendje që të zgjidhë konfliktet me qeverinë lidhur me tarifat dhe taksat e jashtëzakonshme. Vizibiliteti në tregun shqiptar është “jo ekzistent” dhe CEZ-it i mungon një partner negociues në vend, tha anëtari i bordit të CEZ, Tomas Pleskac. CEZ, e cila administron

CEZ Shpërndarje

CEZ do të vendosë deri në fund të vitit nëse do të shesë kompaninë e shpërndarjes dhe ka marrë shprehje interesi nga blerës potencialë, përfshirë qeverinë rrjetin e shpërndarjes së energjisë së Shqipërisë, ka raportuar humbje për gjashtëmujorin e parë prej 119 milionë dollarë. Konflikti në Shqipëri u përshkallëzua në verë, pasi vendi i ngarkoi CEZ një taksë shtesë prej 23 milionë euro. “Gjërat në Shqipëri po shkojnë me të vërtet keq,” tha Petr Bartek, një analist në degën e Pragës të Erste Group Bank AG. “Por, legalisht do të jetë e vështirë që CEZ të dalë nga vendi në mënyrë elegante.” CEZ mund të pretendojë një garanci prej 60 milionë euro nga Banka Botërore, tha Pleskac. Kompania çeke i ka ndaluar të gjitha investimet në Shqipëri në vjeshtë, tha ai. “Problemi në Shqipëri është se ne

arritëm një marrëveshje me disa institucione shtetërore dhe në vijim një tjetër institucion fillon që të ketë pretendime tërësisht të ndryshme,” tha Pleskac. “Nuk ka asnjë person të caktuar qartazi, me të cilin ne të mund të negociojmë.” Marrëdhënia midis kompanisë çeke dhe qeverisë shqiptare është përkeqësuar në atë pikë sa CEZ u detyrua që të zëvendësonte menaxhimin e tij në vend me ekspertë negociues nga kompania britanike Schindlers, njoftoi operatori në fillim të shtatorit. Sipas zyrtarit të CEZ, në Shqipëri ka dy probleme kryesore, niveli i lartë i vjedhjes së energjisë dhe mungesa e besueshmërisë së konsumatorëve. CEZ do të vendosë deri në fund të vitit nëse do të shesë kompaninë e shpërndarjes dhe ka marrë shprehje interesi nga blerës potencialë, përfshirë qeverinë shqiptare, fonde kapitali dhe tregtues energjie, tha z.Pleskac. CEZ pësoi humbje 150 milionë euro përgjatë 2009-2010. Ndërkohë që për periudhën 2009-2010, humbjet e operatorit, sipas të dhënave nga tatimet, llogariten në rreth 150 milionë euro.

Shtator, gjallërohet kredia për ekonominë Ndryshe nga depozitat, që shënuan një performancë negative në shtator, kredia për ekonominë është gjallëruar për herë të parë pas katër muajsh, si rrjedhojë e rritjes së huadhënies në monedhën vendase. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se totali i kredisë për ekonominë arriti në 557.2 miliardë lekë në fund të muajit shtator, duke shënuar një tendencë rritjeje mujore (prej 0.9%), për herë të parë që nga muaji prill i këtij viti. Kredia në lekë arriti në 204 miliardë lekë, me një rritje me bazë mujore prej 1.6%, ndërsa dhe ajo në valutë u zgjerua me 0.5% në 353 miliardë lekë. Kredia në valutë përbënte 63% të totalit në fund të shtatorit

2012, nga 68% që ishte kjo peshë në dhjetor 2009. Pavarësisht rigjallërimit të shtatorit, ritmet e rritjes së kredisë vijojnë të mbeten shumë të ulëta. Në krahasim me dhjetorin

2011, huaja për ekonominë është zgjeruar me 15 miliardë lekë, apo 2.8%. Për periudhën përkatëse të një viti më parë, këto shifra ishin përkatësisht + 45 miliardë lekë dhe + 9.3%.


8 02

MAPO

e ENJTE, 1 NëNTOR 2012 www.mapo.al

kronikë

Grabitje me armë në pikën e basteve Një person i armatosur grabiti mbrëmë një pikë bastesh sportive në rrugën “Irfan Tomini” në kryeqytet. Burime nga policia bëjnë të ditur se një 17-vjeçar i armatosur ka hyrë në pikën e basteve dhe nën kërcënimin e armës ka mundur

të marrë një shumë të vogël parash. Më pas i riu është larguar më shpejtësi në drejtim të Selitës, pa mundur të diktohet. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ku kanë marrë në pyetje dëshmitarët gjatë

grabitjes së pikës së basteve. Më pas është realizuar edhe këqyrja e vendit të ngjarjes, ndërsa kanë filluar hetimet për identifikimin e adoleshentit që hyri të grabiste në pikën e basteve sportive.

I arratisuri nga burgu, sulm me armë vajzës së argjendarit të vrarë Pak muaj pas vrasjes gjatë një grabitjeje të Rrapo Sinanajt, skena është përsëritur për të bijën. Policia arreston Redi Rrjollin, i arratisur nga burgu i Shënkollit dhe Klodian Martinin si autorë të tentativës së grabitjes Dashamir Biçaku

Tiranë Pak muaj pasi humbi baba-

në gjatë një grabitjeje në argjendari, sulmi është përsëritur në biznesin e vajzës së Rrapo Sinanajt. Dy persona me maska dhe armë hynë dhunshëm në argjendarinë në pronësi të saj në rrugën e Dibrës, duke rikthyer terrorin në këtë familje të goditur fatalisht nga Viktor Gushi. Policia e Tiranës bëri me dije se rreth orës 13:00, vajza e Sinanit ndodhej në argjendarinë e saj të trashëguar prej të atit, kur dy persona të armatosur ia behën para dyqanit. Autorët mbërritën aty me një motoçikletë dhe prej saj zbriti vetëm njëri prej grabitësve, i cili me një armë në dorë iu afrua argjendarisë. Në kokë mbante të vënë një skafandër, ndërsa kishte veshur doreza për të mos lënë gjurmë gjatë grabitjes. Menjëherë ai iu drejtua banakut duke kërkuar të merrte bizhuteritë e reklamuara. Edhe pse pak muaj më parë humbi në rrethana të njëjta të atin, vajza e Sinanajt vendosi të mos dorëzohej. Ajo bllokoi agresorin që të mos i merrte bizhuteritë. Menjëherë më pas autori e goditi me qytë në kokë vajzën, e cila për një moment mbeti pa ndjenja në dysheme. Burime nga vendi i ngjarjes i thanë MAPO-s se gjatë kësaj kohe njëri prej grabitësve nxori nga vitrina 4 mbajtëse me bizhuteri floriri. Pasi i futi në çantë, u drejtua për në dalje të dyqanit. Në këtë kohë, vajza e Sinanajt arriti të merrte

Redi Rrjolli

veten dhe më pas iu drejtua personit që mbante në dorë çantën me bizhuteritë e saj. Vajza arriti t’ia tërhiqte çantën autorit, i cili ndodhej në motoçikletë në tentativë për t’u larguar. Në këtë kohë autori është përpjekur të godasë pronaren e dyqanit me qytën e armës, por kjo e fundit ka rezistuar sërish. Duke parë këtë situatë, grabitësit vendosën të tërhiqeshin duke mos marrë me vete bizhuteritë, vlera e të cilave besohet se i kalon 25 milionë lekë të vjetra. Autorët arritën të dilnin në rrugën e Durrësit përmes rrugicave e më pas iu drejtuan fshatit Domje, duke tentuar t’u shpëtonin prangave. Mendohet se ata e kanë hedhur rrugës armën e krimit, një pistoletë TT që po

Klodian Martini

kërkohet nga policia. Në afërsi të fshatit Domje policia arriti të bllokonte personat falë ndjekjes së kryer. Ata braktisën motorin, por nuk mundën të largoheshin shumë larg. Policia arriti t’i arrestonte ata në fshat, pa u lënë mundësinë të bënin asnjë rezistencë. Pak minuta pas sulmit, autorët e krimit kishin mundur të largoheshin me një motoçikletë “Suzuki” 1000 kubikësh, e cila u sekuestrua nga policia. Autorët e dyshuar të ngjarjes, sipas deklaratës zyrtare të policisë janë Redi Rrjolli, 27 vjeç nga Shkodra, i arratisur nga burgu i Shënkollit në Lezhë, si dhe Klodian Martini 28 vjeç, nga Dibra. Policia tha se po kërkonte armën e krimit, një pistoletë që mendohet të jetë “TT”, me të

Oficeri i krimeve vret veten me pistoletën e punës Refail Shehu është vetëvrarë paraditen e djeshme teksa ndodhej vetëm në shtëpi. Trupi i pajetë është gjetur nga e bija. Policia: Shkaqet mbeten mister Tiranë Vetëvritet me armën e punës oficeri i krimeve i Komisariatit nr.3. Refail Shehu, 47 vjeç, është gjetur i vdekur nga e bija në dhomën e gjumit, në një apartament prapa Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë. Ngjarja u njoftua paraditen e djeshme rreth orës 11:00, kur vajza e madhe e oficerit Shehu kishte mbërritur në shtëpi pas kërkesës së të ëmës për të verifikuar nëse Refaili ndodhej në banesë. Ajo e kishte telefonuar gjatë paradites, por nuk kishte mundur të komunikonte me të. Një fqinj i familjes Shehu tregoi dje se e shoqja e oficerit të policisë ishte larguar për tek vëllai i saj, me të cilin punonte prej vitesh. Ndërkohë, dy vajzat dhe djali i tyre i vogël, gjithashtu kishin dalë nga shtëpia

për të shkuar në shkollë. “E shoqja e kishte lënë në shtëpi atë, ndërsa vetë kishte ikur për në punë dhe fëmijët ishin larguar për në shkollë. E shoqja kishte dalë nga shtëpia rreth orës 9:00 të mëngjesit, ndërsa ai nuk kishte lëvizur nga banesa”, - tregon fqinji. Ai shton se e bija ka mbetur e shokuar pasi gjeti të atin të vetëvrarë. Marrëdhëniet në familjen Shehu kanë qenë shumë të mira, ndërkohë që edhe gjendja ekonomike nuk ishte e keqe. Policia mësohet se ka marrë disa deklarime për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e mundshme të vetëflijimit të kolegut të tyre. Dyshimet e hetuesve janë për shkak të depresionit që lidhet me humbjen e vajzës së tyre disa vite më parë, ndërsa deri tani nuk janë gjetur shkaqe që lidhin vetëvrasjen me punën si oficer policie. Refail Shehu pak muaj më parë ishte transferuar nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, ku ishte oficer roje, si oficer krimesh në Komisariatin nr.3. Pritet që në ditët në vijim policia të kryejë veprime të tjera për të sqaruar shkakun e mundshëm të vetëvrasjes.

Vajza arriti t’ia tërhiqte çantën autorit, i cili ndodhej në motoçikletë në tentativë për t’u larguar. Në këtë kohë autori është përpjekur të godasë pronaren e dyqanit me qytën e armës, por kjo e fundit ka rezistuar sërish

cilën nuk është qëlluar në ngjarje, por është përdorur për të goditur me qytën e saj vajzën e Sinanajt, e cila ndodhej e vetme në momentin e sulmit ndaj dyqanit në pronësi të saj. Gjithashtu, policia mundi të sekuestronte skafandrat si dhe dorezat e përdorura në ngjarje, telefonat celularë dhe çdo mjet komprometues që grabitësit kishin me vete. Pas arrestimit, Rrjolli dhe Martini do të përballen me gjykatën për veprën penale të “grabitjes me armë”. Kjo ngjarje ndodhi vetëm pak muaj pasi gjatë një tentative grabitjeje Rrapo Sinanaj u vra në argjendarinë e tij. Autori i krimit, Viktor Gushi rrëfeu më pas se e kishte vrarë argjendarin pasi ai nuk i ishte bindur gjatë grabitjes.

Request for proposal GRD-RFP-2012-012 For: “Cash Transport Services” and: Request for proposal GRD-RFP-2012-015 For: “External Security Services for Bank’s premises” Societe Generale Albania Bank invites proposals from eligible and qualified companies for: 1 - Cash Transport Services. 2 - External Security Services for Bank’s premises The complete Request for Proposal Documents is available for download at Societe Generale Albania Bank’s website www.societegenerale.al/ Engagement >> Auctions section, or upon request to: procurement.al@socgen.com . Proposal must be delivered on or before: 1 – November 12th, 2012, 12:00 hrs (CET) in a sealed envelope marked with: Banka Societe Generale Albania General Resources Department Blv. Deshmoret e Kombit Twin Towers, Tower 1, 9th floor Tirana, Albania To the attention of:

Mr. Igli Kasneci General Resources Manager Name of the bidding service provider

Proposals sent by fax or email will not be accepted.


economicus

Pse MAPO Academe?

Tregjet financiare, politika dhe realiteti i ri

Është në fakt një ‘thyerje’ e gazetarisë së përditëshme, një kalim nga ‘breaking news’ në ‘breaking views’, nga lajmi i parë te pikëpamja, ose pikëpamjet e ekspozuara dhe të debatuara. Është një përpjekje e parë për të shërbyer si urë mes botimeve apo konferencave akademike dhe shtypit të përditshëm. Sigurisht, pa pretendimin e përditësimit të akademikes, kjo do të qe e pamundur, por për njëfarë zbutjeje të hendekut që ekziston mes shkrimit akademik dhe shkrimit për kronikën e së përditëshmes. Në këtë vazhdë, ky numër i radhës i MAPO Academe sjell, një kumtesë nga Prof. Giuliano di Bernardo mbajtur në Universitetin Europian të Tiranës dhe një analizë të George Friedman.

www.mapo.al

Tirani i iluminuar

��’të ardhme për njerëzimin

Përpara se të hedhim vështrimin drejt së ardhmes, është e rëndësishme të dimë se ku jemi tani. Jemi kështu përpara një pyetjeje: a vepron seleksionimi natyral si parimi kryesor i evolucioni? Përgjigjja mund të jetë po apo jo, përderisa ajo varet nga pikëpamja nga e cila ne nisemi për ta shqyrtuar evolucionin

Faqa 9


10

E enjte, 1 nëntor 2012 www.mapo.al

Teza

Përpara se të hedhim vështrimin drejt së ardhmes, është e rëndësishme të dimë se ku jemi tani. Jemi kështu përpara një pyetjeje: a vepron seleksionimi natyral si parimi kryesor i evolucioni? Përgjigjja mund të jetë po apo jo, përderisa ajo varet nga pikëpamja nga e cila ne nisemi për ta shqyrtuar evolucionin

Ç’të ardhme për njerëzimin Prof. Giuliano di Bernardo Universiteti i Trentos Teoria e evolucionit të Darvinit dhe kërkimet në lëmin e neuroshkencave mbi trurin kanë provuar ekzistencën e një ndërgjegjeje nga primatët deri te njeriu, të ashtuquajtur ‘ndërgjegje primare’. Në ndryshim nga primatët, sidoqoftë, njeriu posedon një tip tjetër ndërgjegjeje, që e bën të ndërg jeg jshme ndërgjegjen, të ashtuquajtur ‘ndërgjegje e një rendi superior’. Është pikërisht kjo ndërgjegje e rendit superior, e cila i jep njeriut aftësinë për të krijuar shkencë, teknologji, art, etikë dhe fe. Kjo vjen si pasojë e një procesi të gjatë evolutiv, gjatë të cilit njeriu përfton gjuhën dhe kuptimin kolektiv të vetes. Mëson të mbijetojë në një ambient jomikpritës dhe krijon, me fenë, një botë të populluar nga shpirtrat, paralele me botën reale. Ai zhvillon kapacitete racionale (matematika dhe logjika), që i japin mundësinë të njohë universin, pjesë e të cilit ai është. Ky vizion unitar i ndërgjegjes njerëzore është quajtur në epoka të ndryshme si ‘iluminizëm’, duke pasur parasysh këtu një projekt unifikues të dijes për përmirësimin e njerëzimit. Te ky projekt unë aderoj, me gjithë sqarimet që do të jap në vazhdimin e kësaj kumtese. Duke bërë këtë, unë do të adoptoj një pikëpamje shkencore e cila i jep përgjigje pyetjeve: Cila është origjina e njeriut? Çfarë është njeriu? Kur dhe përse kanë dalë në pah karakteristikat që na bëjnë ajo çka ne jemi, të ndryshëm në raport me të gjitha speciet që jetojnë në tokë? Duke lënë mënjanë ‘hipotezën e krijimit’, e cila i përket teologjisë, përgjigjja duhet kërkuar në njohjen e përftuar përmes shkencës, gjë që bën të mundur një retrospektivë në kohë për të rindërtuar historinë evolutive të njeriut. Në këtë logjikë, ekzistojnë teori shkencore të cilat tregojnë se jeta mbi tokë ka filluar rreth 4 miliardë vite më parë, dhe që bashkë me teorinë e evolucionit të Darvinit, të paraqitur në vitin 1859, shpjegojnë sesi nga qeniet njëqelizore janë zhvilluar të gjitha speciet njerëzore. Nga njëra prej tyre, majmuni antropomorf, e ka origjinën dhe njeriu. Historia evolutive e njeriut ka treguar rolin dhe rëndësinë e jashtëzakonshme të trurit. Është truri, që ka krijuar një ndërgjegje të rendit sipëror (ndërgjegjen e ndërgjegjes) dhe kjo, në anën tjetër, ka krijuar kulturën, e cila i ka mundësuar njeriut të shpikë shkencën, logjikën, artin dhe fenë. Njeriu është kështu një majmun i cili mendon . Nga vijmë? Kush jemi? Ku shkojmë? Jeta në tokë e ka origjinën nga fenomene rigorozisht kimike, të cilët në sajë të natyrës së tyre duhet të verifiko-

heshin në konditat mbizotëruese në vendet në të cilat ato ndodhën, pra në një mënyrë deterministe. Jeta në tokë nis kështu me një qenie njëcelulare, e cila mund të konsiderohet pararendëse e të gjithë organizmave, që nga bakteret, kërpudhat, bimët, kafshët, përfshi këtu edhe njeriun. Nëse sot ne jemi të aftë të shpjegojmë në mënyrë shkencore sesi ka ndodhur ky proces, i detyrohemi pikërisht Darvinit dhe teorisë së tij të evolucionit. Nga vijmë? Pikërisht nga kjo qenie njëqelizore pararendëse. Cilët jemi? Pikërisht produkti i këtij evolucioni natyror që na bën ne ‘majmunë që mendojmë’. Një qenie së cilës i është dhënë nga natyra një ndërgjegje e rendit sipëror, e cila i ka dhënë mundësinë të krijojë kulturë në të gjitha dimensionet dhe manifestimet e shkencës dhe fesë. Ku po shkojmë? Përgjigjja është më komplekse, sepse ka të bëjë me parashikimet mbi të ardhmen e njerëzimit. Duke parashtruar këtu disa parashikime, do të marr në shqyrtim dy nivele analize: në njërën anë qëndron evolucioni dhe në tjetrën feja. Jam i bindur se vetën duke analizuar këto dy nivele të dijes, është e mundur të davaritim mjegullën që mbështjellim sot njerëzimin për të kuptuar orientimin e zhvillimit të tij në të ardhmen. Përpara se të hedhim vështrimin drejt së ardhmes, është e rëndësishme të dimë se ku jemi tani. Jemi kështu përpara një pyetjeje: a vepron seleksionimi natyral si parimi kryesor i evolucioni? Përgjigjja mund të jetë po apo jo, përderisa ajo varet nga pikëpamja nga e cila ne nisemi për ta shqyrtuar evolucionin . Një nga tiparet e padyshëshme të botës së sotme është homogjenizimi, i cili vjen si pasojë e migrimit dhe hibridizimit. Në historinë e sotme të njerëzimit ka patur periudha në të cilat procesi i homogjenizimit është verifikuar me më tepër intensitet. Mund t’i referohemi kështu pushtimit të ‘Botës së Re’, në kohën kur skllevërit afrikanë u çuan atje forcërisht, apo kolonizimit të Australisë, apo pjesëve të Afrikës nga ana e shteteve europiane. Përzierja e racave nuk është në vetvete e aftë për të pilotuar në mënyrë sistemike evolucionin e njeriut apo ta çojë atë në ndonjë drejtim tjetër. Kjo i detyrohet faktit se, falë studimeve dhe arritjeve të mëdha në fushën biologjisë

gjenetike dhe molekulare, ndryshimet gjenetike nuk do të mund më të varen direkt nga seleksionimi natyral, por do të jenë ‘zgjedhje me karakter social’, të ndërmarra nga vetë qeveritë. Njerëzimi, duke pasur kështu një njohje shkencore shumë të saktë mbi strukturën gjenetike njerëzore, mund të vendosë, nëse do, të evoluojë në mënyrë të ndryshme nga ajo e diktuar nga natyra. Po kështu, mund të vendosë të mos bëjë asgjë, duke lënë të lirë natyrën të veprojë ashtu siç ajo ka bërë për miliona vite. Njohja që ne kemi mbi njeriun na lejon të parashikojmë se alternativa e parë do të jetë ajo që do të mund të mbizotërojë. Në këtë rast duhet vendosur nëse zëvendësimi i natyrës do të jetë i pjesshëm apo i plotë. Një gjë gjithsesi do të jetë e qartë: shkencëtarët po kryejnë eksperimente inxhinierie molekulare që do t’i japin mundësinë të alternojnë gjenet sipas dëshirës, duke zëvendësuar fragmente të ADNsë. Është kështu e mundshme të besojmë se brenda pesëdhjetë vjetëve të kuptohet në detajet më të vogla jo vetëm dinamikat që përcaktojnë trashëgiminë tonë gjenetike, por edhe ndërveprimin e saj me ambientin në ‘prodhimin’ e një qenieje njerëzore të ‘re’. Nëse ky progres i njohurive shkencore do të realizohet, edhe vetëm pjesërisht, njerëzimi do të jetë në gjendje të kontrollojë edhe fatin e tij final. Ai mund të vendosë të modifikojë jo vetëm inteligjencën apo anatominë e njeriut, por edhe emocionet dhe kreativitetin. Në këtë pikë njeriu mund të ndihet si i njëjtë në veprim me Zotin. Historia e evolucionit të njeriut nuk

varet vetëm nga natyra, por nga vetë njeriu të cilit do t’i duhet të përballet me zgjedhje intelektuale dhe etike decizive, të cilat duhet të orientohen drejt përgjigjes së pyetjes: cili është limiti i lejueshëm për të ndryshuar veten dhe pasardhësit tanë? Përgjigjja qëndron në tipin e mutacionit apo ndryshimit që propozohet. Nëse përmes gjenetikës, biologjia molekulare, do të propozohej zhdukja e të gjitha sëmundjeve që shoqërojnë njerëzimin (ndonëse me pak hezitim dhe këtu mund të shtojmë faktin se Kisha katolike kundërshton përdorimin e qelizave staminale embrionale), të gjithë mund të bien dakord. Të mirat e një jete pa sëmundje të pakurueshme do të ishin të dëshirueshme për këdo. Për më tepër, kjo do të kishte për pasojë zgjatjen e jetës për të gjithë njerëzit. Por kjo do të sillte, gjithashtu, probleme sociale komplekse, ndonëse dëshira për të jetuar sa më gjatë do të plotësohej. Por, nëse do të duhej të ndryshohej natyra njerëzore, për të përforcuar disa karakteristika, si kapacitetet matematike ose logjike, talentin atletik apo fuqinë seksuale, mund të lindin konflikte të thella dhe të pazgjidhshme. Kush do të ketë autoritetin për të vendosur do të ndodhej përballë një dileme: reduktimin e diversitetit për të zhvilluar kompatibilitetin ose shtimin e diversitetit për të krijuar fusha specifike specializimi? Për më tepër, zhvillimi i disa aspekteve të natyrës njerëzore do të ishte në dobi të një pjese të njerëzimit kundër tjetrës. Kush do të ketë mundësinë për të vendosur? A do të ketë një kundërshtim ndaj vendimeve të tilla dhe në ç’mënyrë dhe me çfarë mjetesh do të imponohen këto vendime? Me dhunë apo me bindje? Përgjigjja ndaj këtyre pyetjeve do të varet nga mënyra sesi do t’u kërkohet qytetarëve të shprehen. Çdo njëri prej tyre do të ketë të drejtën të shprehë mendimet dhe bindjet e veta, të cilat mund të jenë në kundërshti me ato të qytetarëve të tjerë me të njëjtat të

drejta. Në këtë rast, konflikti do të lindë në bazë të organizimit shtetëror. Konflikti do të ngjitet kështu drejt piramidës së shtetit, duke përfshirë institucionet më të larta të tij. Në këtë kontekst, partitë dhe lëvizjet politike do të bëheshin interpretues të kërkesave të veçanta, të cilat do të çonin në konflikte akoma e më të dhunshme. Si rrjedhojë, institucionet politike dhe sociale, të cilat do të duhet të vendosin orientimin e ndryshimit të natyrës njerëzore, do të jenë të paafta të marrin çdo lloj vendimi. Konfliktualiteti dhe paaftësia për të marrë vendime definitive janë karakteristikë e shtetit demokratik. Sido që të vendoset për këto vendime politike dhe sociale, diçka është mëse e qartë: Homo sapiensi po shkëputet nga seleksionimi natyror. Që këndej e tutje, evolucione i species njerëzore do të vendoset nga shkenca, teknologjia, etika dhe vendimet politike. Njerëzimi ka arritur në një stad zhvillimi të atillë saqë mund të vendosë se çfarë të bëhet. Që këtu rrjedh një dilemë finale: drejt çfarë qëllimesh (nëse gjithmonë ka të tilla) do ta drejtojë këtë ndryshim njerëzimi? Qëllimet e njerëzimit, gjithsesi, nuk mund të jenë qëllimet e subjekteve të veçantë që përbëjnë shoqërinë. Këto qëllime, për shkak të heterogjenitetit të tyre, do të jenë gjithnjë në konflikt dhe do ta çojnë, në rastin më të mirë, njerëzimin në një situatë stanjacioni. Në mungesë të një alternative të vlefshme, ato do ta çojnë paevitueshmërish atë drejt shkatërrimit të qenies njerëzore. A ka një alternativë të vlefshme ndaj kësaj hipoteze? Nga cilat fusha do të vijë ajo? Nga politika, për arsyet që do të shtjelloj më poshtë, alternativa është ajo e tiranit të iluminuar. Ndërsa në rastin e shprehjes më të lartë të ‘ndërgjegje e një rendi superior’, alternativa është feja. Feja është një formë unike dhe universale e shprehjes së ndërgjegjes njerëzore. Që në momentin kur ajo është shfaqur, këtu e 500 000 vjet më


11

E enjte, 1 nëntor 2012 www.mapo.al

parë, të gjithë agregatët shoqërorë, nga më të thjeshtët deri tek ata më kompleksë, i janë nënshtruar asaj. Asnjë aktivitet i intelektit njerëzor nuk ka pasur përhapje kaq të madhe, në çdo kohë dhe në çdo kënd të Tokës. Shkaku për këtë mund të kërkohet në kapacitetin e saj për të interpretuar jo vetëm nevojën për pavdekshmërinë e qenies njerëzore, por edhe me dëshirën për të dalë nga ankthi i jetës së përditshme. Mund të themi se feja është mundësia për shpëtimin e evolucionit, duke kontribuar fort në mbijetesën e qenies njerëzore. Feja është akoma origjina e luftërave të përgjakshme dhe e konflikteve që prej antikitetit, të gjitha në emër të Zotit. Njerëzimi ka qenë i detyruar të jetoje në një gjendje gati armiqësore shumëvjeçare. Nëse marrim në konsideratë 10 mijë vitet e fundit të historisë së njerëzimit, arrijmë në përfundimin se pjesa më e madhe e kësaj kohe është e mbushur me luftëra dhe se kohërat e paqes nuk ishin asgjë më shumë se një qenie konfliktuale. Në këtë pikë shtrohet pyetja: si mund të superohet kontradikta midis rolit pozitiv (kusht i mbijetesës) dhe rolit negativ (luftërave fetare)? A ekziston një mundësi e tillë? Para se të përgjigjemi, duhet të rimarrim në konsideratë diskursin mbi urtësinë. Përgjithësisht, fjala urtësi nënkupton aftësinë e njeriut për të gjetur një pikë ekuilibri midis motivimit racional dhe atij emocional, që do të thotë se në momentin e zgjedhjes ai duhet të marrë në konsideratë jo vetëm arsyen por edhe emocionet, pasione dhe bazat irracionale të eksperiencave të tij jetësore. Për këtë arsye ai që dëshiron të ushtrojë urtësinë duhet të kërkojë një pikë të tillë ekuilibri. Çfarë situate krijohet, nëse e aplikojmë këtë nocion të urtësisë tek të gjitha fetë dhe në kontradiksionet që lindin? A është në gjendje feja të gjejë një pikë ekuilibri ndërmjet motiveve të ndry-

shme që karakterizojnë njeriun e sotshëm? Duke qene se feja është e shpërndarë në të gjitha regjionet tokësore, a do të ishte në gjendje të gjente një bazë, qoftë edhe minimale, të përbashkët mbi shfaq jet e ndryshme heterogjene? Vetëm një fe universale mund t’i përgjigjej me autoritet të plotë të gjitha sfidave që vijnë në kërkim të një imazhi të ri të njeriut, pasi vetë ky i fundit me vetëdije ka zëvendësuar natyrën. Mundësia e krijimit, mbi baza minimale, një fe universale, duhet të analizojmë mendimin e eksponentëve më autoritativë të feve. Në Itali, pas mbledhjes së dytë të Vatikanit, filloi diskutimi mbi “Ekumenizmin” ose thënë ndryshe një lëvizje shpirtërore që synonte bashkimin e të gjitha kishave kristiane. Gjatë papatit të Giovanni Paolo II kjo lëvizje mori një hov të madh. Aktualisht, projekti që synon bashkimin e të gjitha kishave kristiane ka mbetur vetëm në letër dhe shumë vështirë për t’u vënë në jetë. Megjithatë, edhe nëse do të vihej në jetë, do të limitohej vetëm me klerikun katolik, duke lënë jashtë të gjitha kishat e tjera që përfaqësojnë pjesën më të madhe të njerëzimit. Përfaqësuesit e feve më të rëndësishme të botës janë të vetëdijshëm se ekumenizmi është një aspirate e vështirë për t’u realizuar, sepse fetë në vend të bashkimit harmonik, propagandojnë me shumë zell doktrinat e tyre respektive. Që këtu fillon ideja se të zgjidhësh të këqijat e njerëzimit është e rëndësishme braktisja e projektit të bashkimit të bazuar mbi fetë, dhe për ta ndërtuar atë mbi etikën. Nëse fetë dështuan në këtë përpjekje, atëherë duhet të kërkohet një zgjidhje tjetër, bazuar tek etika, duke shpresuar se rruga që do duhet kaluar, e dobësuar nga aspekti teologjik, mund të jete më e lehtë për t’u kaluar. Dhe kështu Parlamenti i feve botërore, i mbledhur në Chikago, më Shtator të 1993-it, aprovoi Deklaratën për një Etikë Botërore, duke parë tek ajo kërkesat minimale për të

themeluar një konsens ndërmjet përfaqësuesve të feve të ndryshme, me qëllimin e vetëm për të mbrojtur riaftësimin shpirtëror, etik dhe material të njerëzimit. Përfaqësuesit e të gjitha feve botërore (katolikë, protestantë, hebrej, muslimanë, ortodoksë, hinduistë, budistë dhe gianistë), duke pasur parasysh se bota jonë po kalon një krizë të përgjithshme në planin ekonomik, politik dhe ekologjik, kanë aprovuar Deklaratën e mësipërme, me komentim të teologut Hans Kung. Cilat karakteristika duhet të përmbajë një etikë e bazuar mbi atë çka është tashmë e përbashkët për të gjitha fetë e botës? Hartuesit e Deklaratës thonë se ato përbëjnë një rregull të artë në katër imperativë. Rregulla e artë shpreh qartë një parim që gjendet prej disa shekujsh në shumë tradita fetare dhe ajo është: “Mos i bëj tjetrit atë çka nuk do të doje të ta bënin ty”. Ky rregull, i pandryshueshëm dhe i pakushtëzueshëm, duhet të vlejë për të gjithë njerëzit, pa dallim moshe, seksi, race, ngjyre, gjuhe, fetare, politike, kombësie apo sociale. Katër imperativët fondamentalë janë: 1- mos vrit; 2- mos vidh; 3- mos gënje; 4- mos kryej vepra të turpshme. Siç shprehet edhe Kung te Preambula, etika botërore e feve nuk derivon nga një fe botërore e bashkuar dhe as nga një shkrirje e të gjitha feve. Bashkimi ose shkrirja (reduktimi) i të gjitha feve është një tezë që ka tërhequr vëmendjen e shumë filozofëve, duke projektuar tek ajo ide mundësinë e krijimit të një rregulli harmonik ndërmjet feve. Por një mundësi e tillë, edhe nëse stimulohet në planin teorik, vështirë se mund të realizohet konkretisht. Megjithatë, duke hequr dorë nga kjo rrugë, cila mbetet alternativa e vetme? Zgjidhjet e mundshme janë dy: ose të dorëzohemi dhe të pranojmë situatën aktuale ndërmjet feve, ose të kërkojmë një rrugë, pa hequr dore nga specifikat e cilitdo religjion, që bazohet te toler-

anca reciproke në funksion të një fryme ekumenike që mund të realizohet në të ardhmen. Kjo është rruga e zgjedhur dhe e përshkruar nga vetë Kung në veprën Teologjia në ecje, ku ai përballet me problemin e marrëdhënieve midis feve, duke u nisur nga koncepti i së vërtetës. Përballë nevojës për të kaluar vështirësitë që rrezikojnë sot njerëzimin, ndër të cilat edhe krijimi i një imazhi të ri, të njeriut, fetë kanë pranuar pafuqishmërinë e tyre dhe kanë shprehur besimin në një etikë mbarëbotërore. Por a mund të bëhet realitet një etikë e tillë? A mundet që rregulli i artë dhe katër imperativët të propozuar në Deklaratën e Chikagos të superojnë vështirësitë e dala nga doktrinat teologjike? Po, është e mundur, nëse etika e parashikuar bëhet operacionale. Kemi vetëm dy mundësi që kjo të ndodhë: etika duhet të jetë e kushtëzuar ose e detyruar. Të kushtëzosh një konceptim etik do të thotë të sjellësh principet e saj, imperativë dhe kategorikë, në vetëdije dhe t’i bësh pjesë të veprimeve dhe arsyetimi logjik. Në këtë mënyrë veprimet njerëzore do të gjejnë një justifikim në etika e kushtëzuar. Sa gjasa ka që i gjithë njerëzimi të pranojë të gjitha principet etike të propozuara në Deklaratë? Përgjigjja dihet: Asnjë shans! Si rrjedhojë, propozimi për të konstituuar një etikë botërore, edhe pse afashinante dhe me shumë vlere ideale, është një sistem teorik dhe pa ekuivalencë në planin praktik. Nëse feja është e paaftë të gjejë zgjidhje për sfidat aktuale dhe të ardhshme të njerëzimit, edhe etika reflekton të njëjtën paaftësi për të gjetur zgjidhje. Nëse mundësia për të vepruar në bazë të një etike të përbashkët nuk jep rezultate, sa shanse ka që një etikë e detyruar të japë fryte? Kush ka aftësinë të imponojë një koncept etik? Përgjigjja gjendet te format qeverisëse. Në kohën e sotme është në shqyrtim e sipër një proces që synon shtrirjen në të gjithë vendet e botës, principet dhe rregullat e demokracisë, të bindur se vetëm në këtë mënyrë mund të garantohen të drejtat subjektive dhe sociale të njeriut. A është në gjendje demokracia të përkufizojë imazhin e ri të njeriut? Është pikërisht ushtrimi i të drejtave të fituara që rrit dëshirën për të marrë pjesë, duke shprehur në këtë mënyrë pikëpamjen e tij personale në lidhje me vendimet që do të merren mbi të ardhmen e tij. Nëse vendimi lidhet me imazhin e ri të njeriut, që duhet krijuar në bazë të teknikave më të avancuara të gjenetikës dhe biologjisë molekulare, diversiteti i opinioneve në lidhje më këtë temë do të jetë i fuqishëm. Në fund mund të themi se çdo njeri mund të ketë mendimin e tij, të cilin do të përpiqej ta bënte prevalues mbi të tjerat, sepse ajo është çka ai beson vërtet. Rezultati do të ishte një “Kullë e re Babeli, në të cilën të gjithë flasin, por askush nuk kupton çfarë po thonë të tjerët. A do të jetë ndonjëherë e mundur të marrim çfarëdolloj vendimi në të tilla kushte, sidomos kur i referohemi të ardhmes së njerëzimit? Sinqerisht, besoj se është e pamundur. Edhe nëse demokracia reflekton haptazi paaftësinë e vet, ç’mund të bësh në fund të fundit? Të heqësh dorë nga një predestinim që paralajmëron zhdukjen e qenies njerëzore, apo të vazhdosh të kërkosh një zgjidhje të vlefshme alternative? Kush thotë se beson në etikë dhe në aftësinë e tij për të unifikuar njerëzit për një qëllim të përbashkët, i cili për të arritur të mirën e të gjithëve duhet të jetë i detyrueshëm? Nëse kjo nuk imponohet nga një shtet demokratik, atëherë duhet të hedhim sytë te një formë e re e fuqisë shtetërore. Unë besoj se ekziston një mundësi e vetme, e përfaqësuar nga një Tiran i Iluminuar. Tirani për të cilin flitet, nuk është si ai tirani që na ka mësuar historia në shfaqjet e saj, si ai i Sirakuzës apo Hitleri. Tirani i Iluminuar është një njeri me dhunti të mëdha karizmatike dhe intelektuale dhe me një urtësi të jashtëzakonshme. Ai duhet

të dijë si të bashkojë arsyen me emocionet, të cilat janë dy shtyllat ku bazohet njeriu. Ai duhet të jetë në gjendje të kuptojë nevojat materiale të njerëzimit dhe njëkohësisht të dijë si t’i zëvendësojë me vlera më të larta shpirtërore, si e vërteta, e mira, e bukura dhe e drejta. Një njëri me të tilla aftësi nuk do të qeverisë me anë të terrorit, por në bazë të një konsensi të përgjithshëm, ku njerëzimi pranon qeverisjen dhe udhëheqjen e tij të iluminuar. Një njeri kaq i fuqishëm, autoritar dhe i mençur do të dijë të zgjedhë drejtimin e duhur për ndryshimet gjenetike, për të krijuar njeriun e ri dhe në këtë mënyrë njerëzimi do të eliminojë rrezikun e vetëshkatërrimit. Tirani i iluminuar nuk lind nga asgjëja ose nga mendja e Gioves, si Minerva. Ardhja e tij është përgatitur shumë më përpara nga njerëzit me cilësi të larta, pa dallim seksi, ngjyre, race, gjuhe, feje apo kulture. Këtë njeri unë e quaj “i Iluminuari” dhe janë ata që krijojnë kushtet historike dhe sociale nga të cilat ai do të lindë, që do të krijojnë Guidën Supreme të njerëzimit. Kjo tezë mund të kundërshtohet shumë lehtë, duke aluduar se një njeri i tillë nuk ekziston. Edhe nëse do të ekzistonte, duhet të dalë nga dyshemeja e demokracisë. Si mundet një njëri që jeton në një shtet demokratik, ku mbizotëron tendenca e barazisë për të gjithë, të fitojë aftësinë dhe fuqinë për të udhëhequr botën si një Tiran i Iluminuar? Në kushte normale do të ishte praktikisht e pamundur. Por ujërat në të cilat po noton sot njerëzimi janë drejt degradimit, prandaj është e lehtë të parashikosh se do të arrihet në një pikë në të cilën rregullat sociale do të shkatërrohen dhe pashmangshmërisht do të shkojmë drejt anarkisë. Siç thotë edhe Aristoteli, kapërcimi i anarkisë është i mundur vetëm me anë të krijimit të një tirani, i cili do të ketë fuqinë absolute për të rivendosur rregullin në shoqëri. Vetëm në këtë fazë të njerëzimit mund të shfaqet tirani i iluminuar, i cili në ndryshim nga tiranët e tjerë, në bazë të dhuntive që ka, mund të riorientojë evolucioni e species njerëzore. Do të jetë ai dhe vetëm ai, i asistuar edhe nga shkencëtarët, që do të vendosë si ta krijojë njeriun e ri. Koha e ardhjes së tij është akoma larg, prandaj është e mundur që njerëzimi, i zhytur në anarki totale, nuk do të arrijë të mbijetojë. Duke iu rikthyer historisë së njerëzimit, duket sikur evolucioni ka privilegjuar arsyen dhe jo urtësinë. Me të parën njeriu ka arritur të krijojë shkencën dhe civilizimin, por fatkeqësisht nuk ka ditur të ushtrojë urtësinë e nevojshme për të udhëhequr krijimet e tij. Nga hetimet e bëra, rezulton se shumë shpejt linja jonë evolutive do të zhduket, si të gjitha speciet e tjera. Kur flitet për evolucioni biologjik, zhdukja është rregulli dhe jo përjashtimi. Mundësia që specia jonë të zhduket është një ngjarje që na shqetëson, por ky është rregulli natyral i gjërave. Ndoshta truri ynë, që krijoi suksesin tonë, mund t’i japë fund edhe ekzistencës sonë. Nëse ndodh diçka e tillë, atëherë mund të ishte e mundur rifillimi i evolucioni, në kushte më të favorshme. Edhe nëse Homo Sapiens do të zhdukej tërësisht me shkencën dhe civilizimin që krijoi, do të mbetet akoma kohë për një rifillim të ri të evolucionit, me një fund akoma më të mirë. Kozmologët janë të mendimit se Toka mund të pranojë akoma jetë edhe për 2 ose 5 miliardë vjet të tjerë, derisa ekspansioni i Diellit ta bëjë të pamundur jetesën. Udhëtimi i ri mund të fillonte me një mamal ose kafshë të racës inferiore, por që do ta kalonte nivelin e sotshëm human në virtyt dhe që do të kishte një kombinacion më harmonik të gjeneve dhe ku prevalon jo vetëm inteligjenca por edhe urtësia. Një perspektivë e tillë është totalisht e pamundur, por mund t’u hyjë në punë pasardhësve tanë që të përdorin më mirë trurin sesa ne. Në rast të kundërt, zhdukja e njeriut do të jete e paevitueshme.


12

E enjte, 1 nëntor 2012 www.mapo.al

economicus Termi “ekonomi” nuk qëndronte vetëm, deri më 1880, kur një grup i quajtur “The Marginalists” kërkoi ta matematizonte ekonominë dhe ta çlironte nga politika duke e nxjerrë si një disiplinë shkencore më vete. Kuantifikimi i ekonomisë dhe financave ka çuar në një besim, besim i cili nuk mbahej kurrë nga burra si Smith, që thoshte se ekziston një sferë e pavarur e ekonomisë ku politika nuk ndërhyn dhe se matematika lejon tregjet të jenë të parashikueshme vetëm nëse politika nuk do të ndërhyjë

Tregjet financiare, politika dhe realiteti i ri George Friedman Louis M. Bacon është kreu i “Moore Capital Management”, një prej fondeve më të mëdha mbrojtëse dhe më me ndikim në botë. Para pak kohësh, ai njoftoi se një të katërtën e fondit të tij të madh, rreth 2 miliard $, po e kthente për investitorët e tij. Arsyeja që dha për “The New York Times” ishte se e kishte të vështirë për të investuar dhe të pamundur për të parashikuar situatën europiane. Dhe konkretisht citimi i tij ishte: “Përfshirja politike është kaq ekstreme… Ne, nuk e kemi parë këtë që në epokën e pasluftës, ajo që ata po bëjnë është përpjekja për të penguar rezultatet natyrore të tregut. Është e mahnitshme sesa e rëndësishme është bërë në tregjet botërore vendimmarrja e një personi, Angela Merkel.” Qëllimi i fondeve mbrojtëse është për të fituar dhe në thelb ajo që tha Bacon ishte se është e pamundur për të fituar të ardhura monetare, kur ka përfshirje të mëdha politike, sepse angazhimi politik paraqitet në një mënyrë të paparashikueshme në treg. Prandaj, investimet e kujdesshme bëhen të pamundura. Fondet mbrojtëse janë bërë kritike për ndarjen globale të kapitalit, sepse veprimet e tyre ndikojnë në aktorë të rëndësishëm, dhe mosgatishmëria e tyre për të investuar në tregti ka implikime për disponibilitetin e kapitalit. Nëse të tjerët do të ndiqnin shembullin e “Moore Capital”, vështirësitë do të rriteshin në mbledhjen e kapitalit të nevojshëm adresuar problemit të Europës. Por akoma më interesant është arsyetimi. Në vërejtjet e Bacon, është ideja se vendimet politike janë të paparashikueshme, ose më pak të parashikueshme se vendimet ekonomike. Por në vend që ta shohin kancelaren gjermane Merkel si të burgosur të forcave të jotregut që kushtëzojnë veprimet e saj, investitorët konvencionale duket se mendojnë se Europa është tani subjekt i tekave të Merkel-it. Unë do të argumentoja se vendimet politike janë të parashikueshme dhe se Merkel më shumë po reflekton forcat jopersonale që po e nxisin atë, sesa po merr vendime. Nëse i kuptoni këto forca jopersonale, atëherë është e mundur të parashikoni sjelljet politike dhe sjelljet e tregut. Kjo nuk është një shkencë ekzakte dhe nuk është e pamundur, po të bëhet siç duhet. Ekonomia politike Për njohjen e ekonomisë politike duhet të fillohet me dy kuptime. E para është se politika dhe tregjet gjithmonë bashkëveprojnë. Themeli i tregut, korporata me përgjegjësi të kufizuar, është politike. Atë që shumë njerëz e marrin si natyrale në fakt është një shpikje

politike që i lejon investitorët të kufizojnë detyrimin e tyre. Mënyra në të cilën përgjegjësia është e kufizuar është çështje ligjore, jo çështje e tregut dhe është projektuar nga politikanët. Struktura e rrezikut në shoqërinë moderne sillet rreth korporatës, dhe korporata është një artificë e politikës së bashku me rrezikun. Nuk ka asgjë të natyrshme për ligjet e korporatave të një kombi, dhe ato që përcaktojnë tregjet janë këto ligje të korporatave. Ka raste kur politika lë të pandryshuara ligje të tilla dhe raste kur politika ndërhyn. Gjenerata e fundit ka qenë një kohë unike, në të cilën begatia e tregjeve lejonte strukturat ligjore të mbeteshin në përgjithësi të pandryshuara. Pas vitit 2008, stabiliteti nuk ishte më i mundur. Por përfshirja aktive e politikës në tregje në fakt është normë, jo përjashtim. Investitorët bashkëkohorë, në gjeneratën e fundit, kanë bërë një përjashtim dramatik dhe në mungesë të sensit historik, e kanë ngatërruar atë me normën. Kjo shpjegon paaftësinë e investitorëve bashkëkohorë për t’u përballuar me problemet, me të cilat janë përballur vazhdimisht gjeneratat e para. Kuptimi i dytë është njohja që mendimtarë të tillë si Adam Smith dhe David Ricardo, që admirohen nga investitorët modernë, e kuptuan këtë në mënyrë të përkryer. Ata nuk përdorën kurrë në vetvete termin “ekonomi”, por vetëm në lidhje me politikën, ata e quajtën atë ekonomi politike. Termi “ekonomi” nuk qëndronte vetëm, deri më 1880, kur një grup i quajtur “The Marginalists” kërkoi ta matematizonte ekonominë dhe ta çlironte nga politika duke e nxjerrë si një disiplinë shkencore më vete. Kuantifikimi i ekonomisë dhe financave ka çuar në një besim, besim i cili nuk mbahej kurrë nga burra si Smith, që thoshte se ekziston një sferë e pavarur e ekonomisë ku politika nuk ndërhyn dhe se matematika lejon tregjet të jenë të parashikueshme vetëm nëse politika nuk do të ndërhyjë. Duke qenë se politika dhe ekonomia nuk mund të ndahen, matematika nuk ishte asnjëherë aq parashikuese sa mendohej. Hiper-kuantifikimi i analizës së tregut, i pavëmendshëm ndaj gjykimeve thelbësore politike, përkeqësoi lëkundjet e tregut. Ekonomistët dhe financierët u përqendruan në numrat në vend

Për gjermanët, version i hershëm i unifikimit europian u bë themeli në zgjidhjen e problemit gjerman, i cili ishte se kapaciteti produktiv i Gjermanisë tejkalonte aftësinë e tij për të konsumuar. Gjermania duhet të eksportonte në mënyrë që të mbante ekonominë e saj, dhe çdo barrierë për tregtinë e lirë kërcënonte interesat gjermane...

të pasojave politike të numrave dhe të ripërcaktimeve politike të rregullave të aktorëve të korporatave, të cilat sistemi politik i kishte shpikur fillimisht. Bota nuk është e paparashikueshme, dhe as Europa e as Gjermania. Çështja në fjalë nuk është as ajo që politikanët thonë se duan të bëjnë, as ajo që ata fshehurazi dëshirojnë të bëjnë. Në të vërtetë, ajo nuk është në të kuptuarit e asaj që ata do të bëjnë. Përkundrazi, çelësi për parashikimin e procesit politik është të kuptuarit e kufizimeve, gjërat që ata nuk mund të bëjnë. Këndvështrimi i investitorëve se tregjet janë bërë të paparashikueshme humbet dy pika. E para, nuk ka qenë një treg i pavarur nga politika që kur u shpik korporata. E dyta, politika dhe ekonomia janë dy përpjekje të njeriut, dhe të dyja për këtë arsye kanë një shkallë parashikueshmërie. Kufizimet e Merkel-it Bashkimi Europian u krijua për arsye politike. Konsideratat ekonomike ishin një mjet drejt një fundi dhe ky fund kishte të bënte me ndalimin e luftërave që kishin ndarë hartën e Europës në gjysmën e parë të shekullit të 20-të. Çelësi ishte lidhja mes Gjermanisë dhe Francës në një aleancë të pathyeshme të bazuar në premtimin e prosperitetit ekonomik. Kushdo që nuk e kupton origjinën politike të Bashkimit Europian dhe fokusohet vetëm në synimin e saj ekonomik, dështon për të kuptuar sesi funksionon dhe mund të gjendet në befasi nga veprimet e politikanëve të saj. Europa e pasluftës evoluoi me Gjermaninë që rifitoi rolin e saj të paraluftës, si një fuqi eksportuese masive. Për gjermanët, version i hershëm i unifikimit europian u bë themeli në zgjidhjen e problemit gjerman, i cili ishte se kapaciteti produktiv i Gjermanisë tejkalonte aftësinë e tij për të konsumuar. Gjermania duhet të eksportonte në mënyrë që të mbante ekonominë e saj, dhe çdo barrierë për tregtinë e lirë kërcënonte interesat gjermane. Krijimi i një zone të tregtisë së lirë në Europë ishte domosdoshmëri themelore, dhe sa më shumë kombe që përfshinte zona e tregtisë së lirë, aq më shumë tregjet ishin në dispozicion të Gjerman-


13

E enjte, 1 nëntor 2012 www.mapo.al

isë. Prandaj, Gjermania ishte agresive në zgjerimin e zonës së tregtisë së lirë. Gjermania ishte gjithashtu një mbështetës i madh i standardeve europiane në fusha të tilla si në politikën e punësimit, politikën e mjedisit dhe kështu me radhë. Këto politika mbrojnë kompanitë më të mëdha gjermane, të cilat janë në gjendje të absorbojnë shpenzimet, nga konkurrenca e sipërmarrjes nga pjesa tjetër e Europës. Rritja e kostos së hyrjes në treg ishte një pjesë e rëndësishme e strategjisë së Gjermanisë. Së fundi, Gjermania ishte një kampion i euros, një monedhë e vetme e kontrolluar nga një bankë e vetme mbi të cilat Gjermania kishte ndikim në proporcion me rëndësinë e saj. Monedha e vetme, me fokusin e saj në shmangien e inflacionit, mbrojti kreditorët gjermanë nga vendet europiane si dhe rrugën e tyre nga rritja e borxhit. Borxhi ishte i shprehur në euro, Banka Qendrore Europiane kontrollonte vlerën e euros, dhe vendet europiane brenda dhe jashtë eurozonës ishin të bllokuar në këtë politikë monetare. Për aq kohë sa ishte prosperiteti, problemet themelore të sistemit ishin të fshehura. Por kriza e 2008-s i zbuloi problemet. Së pari, shumica e vendeve europiane kishin bilance negative të konsiderueshme në tregtinë me Gjermaninë. Së dyti, politika monetare europiane ishte e fokusuar në mbrojtjen e interesave të Gjermanisë dhe, në një masë më të vogël, të Francës. Regjimi rregullator krijoi ngurtësi sistemike, e cila mbrojti korporatat e mëdha ekzistuese. Politika e Merkel-it në këto rrethana u vendos mbi të nga realiteti. Gjermania ishte krejtësisht e varur nga eksportet e saj, dhe eksportet e saj në Europë ishin kritike. Ajo duhej të ishte e sigurt se zona e tregtisë së lirë mbetej e paprekur dhe se ajo kishte për t’ia minimizuar koston e stabilizimit të sistemit të Gjermanisë, duke e zhvendosur atë në vendet e tjera. Ajo gjithashtu duhet të bindte bashkatdhetarët e saj se kriza ishte për shkak të Europës Jugore dhe se ajo nuk do të lejonte që ata të përfitonin nga gjermanët. E vërteta ishte se kriza u shkaktua nga Gjermania që përdorte sistemin e tregtimit në tregjet, duke e përmbytur atë me mallrat e saj, kufizimi i konkurrencës së saj nëpërmjet rregullave dhe se për çdo euro të marrë borxh shkujdesur, një euro huazohej shkujdesur. Ashtu si një politikane e mirë, Merkel ka krijuar mitin e mirëbesimin e kontrolluesve të Deutsche Bank. Pavarësisht retorikës, vendimmarrja e Merkelit ishte e qartë. Së pari, në asnjë rrethanë ajo nuk mund të lejojë asnjë shtet të largohet nga

zona e shkëmbimit të lirë të Bashkimit Europian. Me të filluar, ajo nuk do të mund të parashikonte ku do të mbaronte, për të mos thënë se mund të përfundonte në një katastrofë gjermane. Së dyti, për arsye ekonomike dhe politike, ajo duhej të ishte sa më agresive që të ishte e mundur me huamarrësit e parregullt. Por ajo kurrë nuk mund të ishte aq agresive sa të bënte që ata të vendosnin këtë parregullsi dhe tërheqja, kishte më shumë kuptim sesa qëndrimi në sistem. Merkel nuk po merrte vendime, ajo po vepronte mbi një skenar që ishte shkruar në strukturën e Bashkimit Europian dhe ekonomisë gjermane. Merkel do të krijonte kriza që do të mbështesnin pozicionin e saj të brendshëm, sjellje për një marrëveshje më të mirë të mundshme pa u detyruar të tërhiqet, dhe në fund ose do të krijonte një marrëveshje që nuk do të zbatohej ose thjesht do të dorëzohej, duke e lënë mënjanë problemin deri në takimin e ardhshëm të çfarëdo grupi. Në fund, gjermanëve do t’u duhej të kishin absorbuar kostot e krizës. Merkel, natyrisht, e dinte këtë. Ajo u përpoq të nxirrte një strukturë të re europiane në këmbim të kapitullimit të pashmangshëm të Gjermanisë në Europë. Merkel e kuptoi se Europa dhe një nga themelet e prosperitetit europian, po plasariteshin. Zgjidhja e saj ishte të propozonte një strukturë të re në të cilën vendet europiane do të pranonin mbikëqyrjen e Brukselit në buxhetet e tyre të brendshme, si pjesë e një zgjidhjeje sistematike nga ana e gjermanëve. Disa vende me të drejta të plota e hodhën poshtë këtë propozim, ndërsa të tjerët u pajtuan, duke e ditur se kurrë nuk do të zbatohet. Përpjekjet e Merkel-it për të mbledhur e krijuar një aparat edhe më të fuqishëm europian u detyruan të dështojnë për dy arsye. Së pari, dhe më e rëndësishmja, heqja dorë nga ana e sovranitetit nuk është diçka që kombet e bëjnë lehtësisht, sidomos jo kombet europiane dhe aq më tepër që ajo ishte në mënyrë efektive një strukturë gjermane. Së dyti, pjesa tjetër e Europës e dinin se nuk u duhej të dorëzoheshin, sepse në fund Gjermania ose do të nënshkruante një zgjidhje (deri tani rezultati më i mundshëm) ose zona e tregtisë së lirë do të thyhej. Nëse ne e kuptojmë të dukshmen, atëherë veprimet e Merkel-it ishin plotësisht të kuptueshme. Gjermania kishte të nevojshëm Bashkimin Europian më shumë se çdo vend tjetër, për shkak të varësisë së saj tregtare. Gjermania nuk mund të lejonte që bashkimi të zhvillohej në vende të mbyllura (pa lidhje me njëratjetrën). Prandaj, Gjermania vazhdimisht do të bënte blof dhe do të sprapsej. E tërë drama greke ishte ekzemplar i kësaj. Ishte Merkel e cila ishte bllokuar dhe, duke u bllokuar, ajo ishte e parashikueshme. Pyetja për euron ishte interesante, sepse ndërpriste sistemin bankar. Por duke u fokusuar në euro, investitorët nuk arrinin të kuptonin se kjo ishte një çështje dytësore. Bashkimi Europian është një institucion politik dhe uniteti europian është kryesori. Huadhënësit u shqetësuan për fatin e kredive të tyre më shumë sesa huamarrësit. Pavarësisht lojës në hije të Bankës Qendrore Europiane, ata do të ngriheshin për të bërë më të paktën që mund të bënin për të shmangur pakujdesitë (mospagesat, mosparaqitjet në kohë). Euro ishte ajo që investitorët tregtonin, por nuk ishte ajo rreth së cilës luhej loja. Loja kishte të bënte me zonën e tregtisë së lirë dhe unitetin franko-gjerman. Merkel po merrte vendime bazuar në euro, por në konsiderata të tjera më të ngutshme. Tregjet Moderne Problemi i investitorëve është se ata gabojnë periudhën mes 1991-it dhe 2008-s si normë dhe vazhdojnë e presin që ajo të kthehet. Unë e shoh atë si një periudhë të çuditshme që mund të mbijetojë vetëm deri në krizën e ardhshme të madhe financiare dhe ka gjithmonë një të tillë. Ndërsa periudha e pazakontë ishte në proces, çështjet politike dhe tregtare u qetësuan nën ndikimin e prosperitetit. Gjatë kësaj kohe, cikle të brendshme dhe ndërrime të sistemit financiar europian operojnë me turbullira të jashtme minimale dhe, për ata që dinë për të përfituar nga këto valë financiare, kjo është një kohë e mirë për të tregtuar. Pasi kriza e 2008-s goditi faktorët e jashtëm që ishin gjithmonë atje, por të palëvizshëm, çështjet e brendshme të sistemit financiar u bënë të varura nga forcat e jashtme. Ne ishim në botën e ekonomisë politike dhe politika u bë si valë e baticës, duke i bërë ciklet tregtare dhe mundësitë prej të cilave tregtarët vareshin që nga viti 1991, më të parëndësishme. Pra, duke humbur të holla në vitin 2008, ata kurrë nuk mund të gjenin përsëri ekuilibrin e tyre. Ata tashmë jetonin në një botë

ku Merkel ishte më e rëndësishme se një tregtar i mprehtë. Në fakt, Merkel nuk është më e rëndësishme se tregtarët. Të dy janë të bllokuar brenda kufizimeve për të cilat nuk mund të bëjnë asgjë. Por në qoftë se këto kufizime do të kuptoheshin, sjellja e Merkel-it mund të parashikoheProblemi i vërtetë për fondet mbrojtëse nuk është se ata nuk e kuptojnë se çfarë bëjnë, por mënyra sipas së cilës ata kishin bërë tregti në të kaluarën thjesht nuk po funksiononte më. Madje, të kuptuarit dhe të parashikuarit se çfarë do të bëjnë liderët politikë është e pa vlerë në qoftë se këmbëngulet për një model tregtar të ndërtuar për një botë që nuk ekziston

më. Ajo që quhet shpejtësia e lartë e tregtisë, shkëmbimi i vazhdueshëm tregtar në lëvizjet e vogla të një mjedisi të qetë, por të parashikueshëm, nuk funksionon gjatë një vale batice politike. Investitorët e brezit të fundit nuk dinë sesi të tregtojnë gjatë një vale batice. Kur ne kujtojmë dy luftërat botërore dhe Luftën e Ftohtë, shohim se kjo ishte norma e shekullit dhe se u bënë pasuri gjatë kësaj kohe. Por brezi i fundit i investitorëve dëshiron të kontrollojë rrezikun, sesa të përfitojë nga realitetet e reja. Megjithatë, në lidhje me ecurinë e komunitetit financiar që nga viti 2007, mendoj se duhet të ke t ë nj ë s i s t e m t ë shpërndarjes së kapitalit. Kjo mund të operohet nga shteti, por ka prova empirike se shteti nuk është shumë i mirë në marrjen e vendimeve për investime. Por pastaj, kryerja e komunitetit financiar ka qenë po aq e papranueshme, me më shumë se pjesën e saj të gënjeshtërt për të shkelmuar. Argumenti për alokimin e kapitalit privat mund të jetë teorikisht i fuqishëm, por fakti është se miratimi empirik i modelit privat nuk ka qenë atje për disa vjet. Ne kemi rihyrë në një epokë në të cilën faktorët politikë dominojnë vendimet ekonomike. Kjo ka qenë normë për një kohë shumë të gjatë dhe tregtarë të cilët presin që epoka e vjetër të rikthehet, do të zhgënjehen. Politika mund të parashikohet nëse i kuptoni kufizimet sipas të cilave vepron një politikane si Merkel dhe nuk besoni se këto janë thjesht vendime të rastit. Por për të bërë këtë, duhet të ktheheni tek Adam Smith dhe të rikujtoni titullin e veprës së tij më të madhe, “Pasuria e Kombeve”. Smith ka shkruar për kombet, për politikën dhe ekonominë, për ekonominë politike. Përgatiti: Mimoza Golikja


14

MAPO

E enjte, 1 nëntor 2012 www.mapo.al

rrethe

Babai tenton të vrasë djalin, 16-vjeçari i shpëton thikës Shkodër-Një burrë 49 vjeç është arrestuar dje nga policia, pasi pas një sherri me të birin e ka rrahur atë dhe ka tentuar edhe ta qëllojë me thikë. Burime nga policia thanë se konflikti brenda familjes ka filluar për motive

‘Skenderbeg’, Shkodër, pasi, sipas saj, ai brenda banesës së tij ka fyer e kanosur dhe më pas ka tentuar të godasë me thikë djalin e tij M. Hasanaj 16 vjeç. Mësohet se babai dhe djali janë konfliktuar për probleme familjare.

ende të paqarta, por ka rrezikuar të sjellë pasoja të rënda për jetën e një 16-vjeçari, i cili ka mundur t’i shmanget goditjes me thikë të bërë nga babai i tij. Policia ka arrestuar Mhill Hasanajn, 49 vjeç, banues ne lagjen

Bixhozxhiu vrau rojen e kazinosë për 20 mijë lekë të vjetra Korçë- Një 20 mijë lekësh borxh dyshohet, sipas policisë, të jetë motivi i ekzekutimit të Et’hem Hënës, i cili u qëllua një javë më parë në kazinonë e të birit. Agjentët e antikrimit kanë arrestuar Edison Kordallin, ndërsa thanë se ai ka qenë i dyshuar prej disa ditësh dhe se kishin siguruar prova shkencore se 35-vjeçari nga i njëjti fshat si viktima ishte autorë i vrasjes. Policia tha se nuk përjashtoheshin as dyshimet për një vrasje për grabitje apo një vrasje të porositur, siç dyshon bashkëshortja e viktimës. Burimet zyrtare nga policia e Korçës kanë bërë të ditur për gazetën se kanë vënë në pranga shtetasin Edison Kordalli, banor i fshatit Vloçisht. Gjatë të shtunës së kaluar në fshatin Vloçisht të rrethit të Korçës është vrarë me armë zjarri shtetasi Et’hem Hëna, në ambientet e kazinosë së të birit, ku edhe punonte prej disa kohësh që kur ishte hapur ky aktivitet. “Pas një pune intensive rreth orës 13.00 të të mërkurës është bërë i mundur arrestimi i 35-vjeçarit të akuzuar për vrasje, ndërkohë që ende nuk është gjetur arma e krimit”, njoftoi policia. Policia ka mundur të arrestojë 35-vjeçarin i cili ishte zhytur në borxhe te disa persona në Vloçisht,

Policia e Kukësit

Grindja për paratë, babai 71-vjeçar ekzekuton me plumb në kokë djalin Policia arreston Binak Nabollin, i moshuari ka pranuar krimin, ndërsa ka thënë se ishte grindur me djalin për çështje të ekonomisë shtëpiake

N

jë 71-vjeçar ekzekutoi të birin vetëm 21 vjeç, dje në mëngjes herët në një fshat të Hasit, ndërsa policia arrestoi autorin e krimit dhe sekuestroi armën, një pushkë 10-she, me të cilën ishte kryer vrasja. Ngjarja e rëndë që ka tronditur mbrëmjen e djeshme rrethin e Hasit ndodhi në familjen Nabolli, në fshatin Kostur të komunës Golaj të këtij rrethi. Burime të policisë bënë të ditur se 71-vjeçari Binak Nabolli ka vrarë me armë zjarri djalin e tij Ylber Nabolli, 21 vjeç. Dyshohet se krimi ka ndodhur pas problemeve ekonomike në familje dhe babait duket fajësonte të birin që i shpenzonte paratë pa kriter. Ngjarja ka ndodhur brenda banesës dhe dyshohet që shkak të jetë bërë një grindje e çastit mes babait dhe të birit. Sapo të afërmit dhe komshinjtë kanë konstatuar ngjarjen, kanë njoftuar uniformat blu të Komisariatit të Krumës. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë të mundur ndalimin e 71-vjeçarit si autor i këtij krimi të rëndë. Menjëherë pas prangosjes së babait vrasës,

blutë kanë kryer kontrollin në banesën e 71vjeçarit, ku në cilësinë e provës materiale kanë gjetur dhe sekuestruar armën me të cilën babai vrasës ka qëlluar mbi të birin vetëm 21-vjeçar. Policia tha se burri i moshuar ka shtënë vetëm një herë mbi të birin, ndërsa dyshohet se ata ishin grindur disa herë më parë mes tyre për çështje të parave në shtëpi dhe marrëdhëniet kanë qenë të acaruara. Fqinjët thanë se Ylberi ishte djali i madh i familjes, e cila kishte edhe tre fëmijë të tjerë, një motër më të madhe se viktima dhe dy vëllezër më të vegjël. Sipas policisë, krimi ka ndodhur në shtëpi dhe në sy të pjesëtarëve të tjerë që nuk kanë mundur ta ndalojnë atë. 71-vjeçari Binak Nabolli është shoqëruar për në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Krumës, ku është pyetur nga ekspertët e policisë dhe prokurorisë. Ai ka pranuar autorësinë e krimit, ndërsa policia ka sqaruar paraprakisht se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe se po punohet për zbardhjen e plotë të saj. Ky është rasti i dytë i një krimi brenda familjes në qarkun e Kukësit brenda këtij muaji. Vetëm pak javë më parë djali qëlloi me armë zjarri babain e tij pas një sherri që të dy patën për çështje parash, të cilat babai nuk pranonte t’ua jepte djemve që ishin të papunë.

Vrasja e 13-vjeçarit në Shkodër, Apeli vendos rihapje të hetimit gjyqësor Gjykata e Apelit Shkodër vendosi rihapje të hetimit gjyqësor në mënyrë të pjesshme, për çështjen në ngarkim të Besnik e Edmond Kodrës si dhe Sokol Mjacaj, nga Dukagjinin i Shkodrës, të cilët janë dënuar për vrasjen e 13-vjeçarit Agim Lera. Përsa i përket kërkesave të tjera për pavlefshmëri absolute dhe relative për disa akte të ekspertizës, që janë administruar në gjykatën e rrethit si provë kundër të pandehurve, këshilli gjykues i apelit kishte vendosur që të shprehej në fund të këtij procesi, së bashku me vendimin përfundimtar. Me çeljen e pjesshme të hetimit gjyqësor nga mbrojtja do të paraqiten disa dëshmitarë që nuk janë pyetur gjatë procesit gjyqësor në shkallën e parë dhe

që mendohet të japin deklarata të vlefshme në zbardhjen e plotë të çështjes. Gjyqësori në shkallën e parë ka vendosur fajësinë e tre të pandehurve për vrasje në rrethana cilësuese të Agim Lerës në bashkëpunim, duke dënuar me burgim të përjetshëm Besnik Kodrën, 11 vite burg Edmond Kodrën për kryerje e vrasjes në bashkëpunim, si dhe me 10 vjet burg të Sokol Mjacës nën akuzën e fshehjes së krimit dhe bashkëpunimit pjesërisht në aktin e vrasjes. Ndaj këtij vendimi ka apeluar mbrojtja e të pandehurve, pasi vëllezerit Kodra që nga dita e arrestimit deri në ditën e sotme vazhdojnë të mohojnë autorësinë e kësaj vrasjeje që tronditi opinionin publik dy vite më parë.

përfshi dhe në kazinonë ku kreu krimin. Burime të policisë thanë se ai i kishte një borxh 20 mijë lekë të vjetra viktimës, ndërsa kishte borxhe të ngjashme në dyqane dhe lokalet e fshatit. Kordalli i arrestuar për “Vrasje me dashje” por dhe “Armëmbajtje pa leje”, është identifikuar si autor i ngjarjes pas marrjes në pyetje të disa personave dhe zbulimit të disa provave shkencore. Vetë i dyshuari nuk e pranon të ketë kryer krimin, duke bërë të ditur se ka qenë shok i ngushtë me djalin e viktimës dhe për më tepër fqinjë me njëri-tjetrin. Por ajo që ka fiksuar autorësinë me provat shkencore ka qenë gjurma e barutit të gjetur në bluzën e të arrestuarit Edison Kordalli, e cila është elementi kyç që i ka çuar blutë drejt arrestimit të tij. Ndërkaq, sipas burimeve të policisë, bashkëshortja e 58-vjeçarit, Fiqirete Hëna, ka treguar për blutë për një konflikt që kishin si familje me një të afërm të tyre, ndërsa ajo nuk përjashton edhe mundësinë e vrasjes së të shoqit për ndonjë motiv grabitjeje. “Ne kemi marrë kërcënime të vazhdueshme para vrasjes të bashkëshortit tim. Dyshojmë se gjithçka ka lidhje me një konflikt pronësie”

E Re Dyshek ECO Fleksibël (përshtatet sipas formës së trupit) për fëmijë, 65 x 125 x 9 cm

nga Set: ²arçafë pambuku tek për fëmijë

New

6.990 L

2.990 L

Raft librash melamine, 60 x 30 x H120 cm

3.710 L

Kodi: 23972

Kodi: 24046

Krevat për fëmijë (MDF i lyer me dizenjo të printuar),131 x 73 x 60 cm

Jorgan fëmijësh Minnie, 170 x 270 cm

11.900 L

7.890 L

Kodi: 22224

Kodi: 24051

Kodi: 23343

Kuti tekstili me kapak, 41 x3 5 x H20 cm

890 L

Bli 1, merr 1 Falas!

Aksesor dritareje për mbrojtjen e fëmijëve

590 L

Kodi: 23372

Kodi: 15876

Kosh me thurrje, 22 x22 x 8 cm

820 L

Kodi: 23735

Aksesor tavoline për mbrojtjen e fëmijëve

Hekur rrobash IRIT

590 L

1.490 L

Kodi: 15875

Jorgan dopjo MIA, 200 x 200 cm

Jorgan tek MIA, 140 x 200 cm

Kodi: 23974

Kodi: 23975

Jastëk MIA ANATOMIK, 50 x 70 cm

5.990 L

11.990 L 8.990 L

Kodi: 23978

Kodi: 47012

E Re

Krevat melamine tek venge, 97 x196 x 84 cm

9.790 L

Dyshek dopjo MEGATEK Fleksibël (përshtatet sipas formës së trupit), 160 x 190 x 15 cm

29.900 L

Kodi: 24103

Kodi: 20797

New

Krevat melamine tek ADVANTAGE, 196 x 73 x 97 cm

Dollap melamine MELODI, 95 x 72 x49 cm

16.800 L

10.990 L

Kodi: 24183

Kodi: 24169

Kontakt: Autostrada Tiranë-Durrës, Km 7 Shqipëri www.megateksa.com; info@megateksa.com Linja e shërbimit për klientin: 04 23 88 333

Krevat melamine dopjo + 2 sirtarë, 160 x 190 cm

22.800 L

Kodi: 23348

Autobuzi Megatek-Citypark FALAS, çdo 30 minuta!


7465 02

MAPO

13 qershor 2012 www.gazetamapo.com

sociale

e ENJTE, 1 NëNTOR 2012 www.mapo.al

MAPO

15

“Për fat të keq, reforma e pensioneve ka dy-tre vite që ndodhet në sirtar, kjo sepse opozita refuzon”

Berisha: E kemi gati reformën e pensioneve, opozita nuk e voton Kryeministri: Reforma e pensioneve është e përgatitur, por s’mund ta votojmë në mënyrë të njëanshme, ndaj jemi të vendosur për të negociuar me opozitën

Tri shtyllat e skemës së re

Jonida Tashi

Qeveria e ka gati draftin për reformën e pensioneve, por ajo nuk mund të miratohet në mënyrë të njëanshme, pasi zbatimi i saj do të shtrihet në një kohë të gjatë. Deklarata është bërë nga kryeministri Sali Berisha, i cili teksa akuzoi opozitën për bllokim të kësaj reforme, deklaroi se qeveria do të negociojë me Partinë Socialiste për miratimin e saj. “Reforma e pensioneve është e përgatitur dhe ne jemi të hapur, ne kemi ligjin dhe të gjitha vendimet për shtyllën e tretë, funksionimin e saj, por ka një hezitim dhe ky hezitim kapërcehet nëpërmjet një seri stimujsh, praktikash të reja që duhet të instalohen. Për fat të keq, reforma e pensioneve ka dytre vite që ndodhet në sirtar, kjo sepse opozita refuzon, ndonëse ka pranuar tekstin që ta votojë, por kjo është një reformë që duhet të qëndrojë në fuqi shumë dekada dhe vendosja në mënyrë të njëanshme e saj krijon një pasiguri të panevojshme, ndaj dhe ne jemi të vendosur me durim të negociojmë, të bëjmë një dialog konstruktiv me opozitën, në mënyrë që kjo të miratohet në interesin më të mirë, së pari të qytetarëve shqiptarë”, - u shpreh kryeministri Sali Berisha. Këtë deklaratë kreu i qeverisë e bëri gjatë një konference për pavarësinë e autoriteteve mbikëqyrëse financiare. Sipas tij, kriza nxori në pah falimentin e institucioneve rregullatore,

Kryeministri Berisha gjatë konferencës së djeshme

ndaj pavarësia e tyre dhe qëndrimi sa më larg i politikës nga këto institucione është një kusht parësor.Skema e sigurimeve shoqërore, prej së cilës aktualisht përfitojnë rreth 560 mijë persona, ndërsa kontribute derdhin 450 mijë, nuk mbulon dot totalin e pagesave. Deficiti i krijuar prej 35 miliardë lekësh në këtë skemë mbulohet nga buxheti i shtetit, ndërsa kjo situatë vjen pasi ka më shumë persona që përfitojnë sesa kontribuues në skemë. Për këtë arsye, Banka Botërore ka kërkuar nga qeveria që të rishikojë skemën e pensioneve në mënyrë që ajo të garantojë pagesat në të ardhmen. Skema e propozuar nga Banka Botërore për pensionet bazohet në sistemin me tri shtylla. Sistemi i quajtur shumështyllësh do të nisë nga ajo zero që është për të moshuarit, pavarësisht nëse ata kontribuojnë apo jo. Sipas skemës së Bankës Botërore, shtylla e parë është sistemi i pensioneve me

kontribut që aktualisht ekziston në Shqipëri. Shtylla e dytë ka hyrë në disa vende si një sistem kursimesh, ku punonjësve dhe punëdhënësve u kërkohet të vendosin një përqindje të pagës në llogari të specializuara kursimesh, të cilat pastaj investohen. Pasi del në pension punonjësi përfiton kontributin dhe interesat e krijuara nga ky sistem.

Infeksionet spitalore në sallat e operacioneve në spitalet tona zënë rreth 20 %, gati dyfishin e vendeve të tjera. Për pasojë, mjaft prej pacientëve që shkojnë në spital krahas sëmundjes që duan të kurojnë marrin edhe një sërë infeksionesh të tjera. Kjo ndodh për shkak të pakujdesisë së mjekëve, mungesës së higjienës në pavijone dhe salla operacioni, mossterilizimit të pajisjeve mjekësore apo nga përdorimi i tepruar i antibiotikëve. Gati 30% e plagëve të pacientëve kanë shfaqur probleme për shkak të infeksioneve të marra në spital. Gjatë një studimi të prezantuar për infeksionet spitalore dhe rezistencën ndaj antibiotikëve, specialistë të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) kanë konstatuar se në 50% të rasteve ilaçet nuk bëjnë efekt.“Përqindja e infeksioneve spitalore luhatet diku tek 11 përqindëshi. Në Shqipëri kjo shifër është më e lartë, shkon deri tek

22 përqindëshi.”, - u shpreh drejtuesi i Shërbimit të Kontrollit për Infeksionet Spitalore në ISHP, Gjergj Koja. Specialistët deklarojnë se shqetësues është ekzistenca e stafilokokut në këto salla, shkaktar kryesor i infektimit të plagëve të pacientit dhe që ka fituar rezistencë ndaj antibiotikëve. “Gati 30 për qind e plagëve operatore janë të infektuara dhe gati 20-30 për qind e tyre kanë antibiotiko-rezistencë. Në 50 për qind të rasteve përdorimi i antibiotikëve është ai që nuk duhet”, - deklaroi drejtoresha e Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino. Në konferencën e tretë kombëtare “Politikat e antibiotiko-rezistencës; implementimi i protokolleve klinike për parandalimin e infeksioneve spitalore” mori pjesë dhe ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, i cili kërkoi më shumë përgjegjësi nga ana e bluzave të bardha.

AMC mbështet arkitekturën e gjelbër, në kuadër të “Tetorit gjerman” Pesë shkolla të mesme dhe 25 nxënës, kanë konkurruar me idetë e tyre për Tiranën e gjelbër duke paraqitur zgjidhje arkitekturore, që do t’i jepnin më tepër frymëmarrje kryeqytetit. Në konkursin me titull “Planning my BiodiverCITY”, i cili u organizua nga projekti CSBL i GIZ -së në kuadër të “Tetorit Gjerman” morën pjesë pesë shkolla të mesme

REPUBLIKA E SHQIPëRISë MINIStRIA E PUNëvE PUBLIKE DHE tRANSPORtIt

Jemi të vendosur me durim të negociojmë, të bëjmë një dialog konstruktiv me opozitën, në mënyrë që kjo të miratohet në interesin më të mirë

Spitalet, 20% e sallave të operacionit me infeksione

të kryeqytetit, përkatësisht: “Petro Nini Luarasi”, “Partizani”, “Qemal Stafa”, “Arben Broci” dhe “Sami Frashëri”. Pas prezantimit të projekteve, juria e përbërë nga përfaqësues të projektit CSBL të GIZ-së, Ambasadës Gjermane, Bashkisë së Tiranës, Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Mjedisit, shpalli fitues projektin e gjimnazit “Qemal Stafa”.

Kjo shtyllë mund të menaxhohet në mënyrë publike apo private dhe nuk mbështetet në sistemin e solidaritetit. Shtylla e tretë është e ngjashme me shtyllën e dytë, por punonjësit dhe punëdhënësit mund të bëjnë vullnetarisht kontribute shtesë në mënyrë që të rrisin nivelin e pensionit të tyre të ardhshëm.

• Shtylla e parë është ajo, e cila kryesisht garanton mbrojtjen e të moshuarve nga varfëria. Kjo kolonë është e detyrueshme dhe nën administrim tërësisht shtetëror dhe është pjesë e funksionit rishpërndarës të shtetit, pra është modeli që aplikohet në Shqipëri. • Shtylla e dytë, e cila mundëson zgjedhjen individuale për një shpërndarje për gjithë jetën të konsumit të tij. Kjo kolonë mund të jetë private ose publike dhe bazohet mbi kapitalizmin apo rishpërndarjen, por duhet të jetë qartazi e ndarë nga kolona e parë. • Shtylla e tretë, e cila është tërësisht private dhe bazohet mbi kapitalizmin fakultativ sipas zgjedhjeve të individëve. Kjo do të thotë se të gjithë ata persona që dëshirojnë të përfitojnë pensione më të larta se normalja, mund të bëhen pjesë e këtyre skemave.

Drejtoria e përgjithshme e shërbimeve mbështetëse drejtoria e shërbimeve juridike Sektori i shpronësimeve Adresa: Sheshi “Skënderbej”, nr.5, Tiranë Tel:++355 42 380793; Fax: ++355 42 232389

SHPALLJE KëRKESE PëR SHPRONëSIM PUBLIK Ministria e Punëve Publike dhe Transportit shpall kërkesën për shpronësim për interes publik të pasurive të paluajtshme pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Kalimash – Morinë”. Subjekti kërkues i këtij objekti është Autoriteti Rrugor Shqiptar (ish D.P.RR). Me anë të këtij publikimi në shtyp kërkojmë të vëmë në dijeni personat të cilët preken nga ky shpronësim. Vënia në dijeni konsiston në masën e vlerësimit të llogaritur në përputhje me V.K.M. nr.138, date 23.03.2000 “Për kriteret tekinke të vlerësimit dhe përllogaritjes së masës së shpërblimit për pasuritë pronë private që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të drejtave të personave të tretë, për interes publik”. Pronarët që kanë emrin në listën emërore dhe personat e tretë, brenda 15 ditëve nga plotësimi i këtij afati për publikim, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre lidhur me çmimin, sipërfaqen titullin e pronësisë, apo llojin e pasurisë që kanë në pronësi, të shoqëruara me dokumentat përkatëse në Ministrinë kompetente (Ministria e Punëve Publike dhe Transportit). Për pasuritë për të cilat është bërë shënimi Rikonfirmim pranë ZPRVPP-së sqarojmë se do të merret edhe një herë konfirmimi për pronarët e këtyre pasurive. REPUBLIKA E SHQIPERISE

MINISTRIA PUNEVE PUBLIKE DHE TRANSPORTIT Vlera totale e shpronësimit është 8 084 821 AUTORITETI RRUGOR SHQIPTAR

mijë e tetëqind e njëzet e një) lekë”.

(tetë milion e tetëdhjetë e katër

LISTA EMERORE E PRONAREVE QE SHPRONESOHEN NE SEGMENTIN RRUGOR

KALIMASH - MORINE Lista emërore e pronarëve që shpronësohen në segmentin rrugor Kalimash - Morinë NR.

EMRI

1 MUS 2 RIZA

ATESIA TAHIR MEME TOTALI

MBIEMRI

Z.K

NR.PAS

MATMUJA DIDA

1176 1176

263/10 276

OBJEKTE VLERA LEKE 3825166 4259655

8084821

SHENIME RIKONFIRMIM RIKONFIRMIM


16

MAPO

E mërkurë, 13 qershor 19 tetor 2010 2011 www.gazetamapo.com ëëë.gazetamapo.com www.mapo.al

E enjte, 1 nentor 2012 www.mapo.al

Libri

MAPO

03 16 11

Për herë të parë një libër ku dalin në pah statistika mbi rrjetin agjenturor të Sigurimit, përpunimet dhe përndjekjet. Sigurimi i Shtetit etiketohet si mekanizëm jo inteligjent, por agresiv dhe zbulohet fakti se oficerët e Sigurimit kishin qenë me profesion këpucarë, rrobaqepës, teneqexhinj, gjellëbërës e çobanë

Enver Hoxha dhe Kadri Hazbiu me drejtues të nivelit lokal të Degës së Punëve të Brendshme, viti 1966

Kastriot Dervishi: Në kohën e Ramiz Alisë Sigurimi arriti rekordin me ‘listat e vdekjes’ Aida Tuci “Kontingjentet armike” arritën shifrën më të lartë në kohën kur Sekretar i Parë ishte Ramiz Alia. Përtej këtij konstatimi, drejtori i Arkivit të Ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi, në librin “Sigurimi i Shtetit 1944–1991. Historia e policisë politike të regjimit komunist”, botuar këto ditë nga “Botimet 55”, sjell studimin e parë të plotë në lidhje me aktivitetin e një prej strukturave më të mprehta të diktaturës komuniste në Shqipëri. Mekanizmi i ndërtimit të Sigurimit të Shtetit, platformat e tij, funksionimi nga qendra në bazë etj., marrin përgjigje në këtë libër. Platformat mbi të cilat bazohej puna e organeve të punëve të brendshme, veçmas e Sigurimit, çelësi i gjithë veprimeve të këqija, njihen tashmë në mënyrë më të plotë e më të qartë. Roli i jugosllavëve në strukturimin e parë të Sigurimit apo emërtimin e tij, dhe ai i sovjetikëve në formatimit agresiv e agjenturor të kësaj arme, analizohen në kapituj të veçantë të librit. Për herë të parë dalin në pah statistika mbi rrjetin agjenturor të Sigurimit, përpunimet dhe përndjekjet, sipas niveleve të tij, rolit, vërtetësisë dhe peshës që ka pasur. Shpjegohen mënyrat e arrestimeve, internimeve, veprat politike më të përndjekura, kontingjentet etj. Libri hedh dritë mbi rolin e vërtetë të Sigurimit, pa zmadhimet e pa figurën e mitit dhe përfytyrimit, por mbi bazën e fakteve dhe analizës historike. Libri është i strukturuar në 15 kapituj. Ai merret me kohën e vërtetë kur është krijuar arma e specializuar e diktaturës, drejtimin e saj me Partinë e Punës të Shqipërisë, rolin e Enver Hoxhës në të, drejtimet kryesore kundër elementit antikomunist etj. Shpjegohet

mirë koha kur u krijua Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit dhe Seksionet e Mbrojtjes së Popullit, në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare në vitet 1944 –1946. Po ashtu, formimi i Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe ndarja në tri koka e kësaj strukture në vitet që pasojnë. Në një kohë me këtë studim studiuesi Kastriot Dervishi boton edhe enciklopedinë me të dhëna biografike të atyre që na kanë qeverisur këto 100 vjet. Libri “Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet” është në fakt një fjalor enciklopedik i veçantë, që tregon të dhënat kryesore të 467 personave që kanë qenë kryeministra dhe anëtarë të Këshillit të Ministrave të shtetit shqiptar në këto 100 vite. Botimi me ilustrime është i pari i këtij lloji në Shqipëri. Libri është i ndarë në disa kapituj. Në fillim jepen të gjitha kabinetet shqiptare dhe një përmbledhje e programeve dhe historikut të tyre sipas epokave. Jepen jetëshkrimet me foto të personave që kanë qenë anëtarë të Këshillit të Ministrave, ndërsa statistika të tjera tregojnë të dhëna mbi ministrat. Një vend i posaçëm autori Kastriot Dervishi u ka lënë fotografive, ku kanë qenë selitë e Këshillit të Ministrave si dhe ministrive kryesore. Zoti Dervishi, vini me dy libra që ngjallin kureshtje jo vetëm për faktin se janë botime të veçanta në tregun e librit, por dhe për informacionin që ato përcjellin. I pari është një studim dhe historik i Sigurimit të Shtetit, ose siç e keni quajtur dhe ju, “policia politike e regjimit komunist”. A zbulon ky studim gjithë skutat e errëta të Sigurimit të Shtetit? Studimi mbi Sigurimin e Shtetit

Bëhet fjalë për policinë politike të regjimit komunist. Mendoj që kam arritur të nxjerr organizimin e këtij shërbimi me gjithë të vërtetën e tij, pasi më shumë Sigurimi ka qenë mit, mekanizëm jo inteligjent, por agresiv

është vijim i studimit të parë mbi shërbimin sekret shqiptar në vitet 19221944. Kuptohet që ky është për periudhën 1944-1991, për një shërbim krejt ndryshe nga ai i mëparshmi. Bëhet fjalë për policinë politike të regjimit komunist. Mendoj që kam arritur të nxjerr organizimin e këtij shërbimi me gjithë të vërtetën e tij, pasi më shumë Sigurimi ka qenë mit, mekanizëm jo inteligjent, por agresiv. Nëse oficerët e Sigurimit ishin nga origjina e profesionit këpucarë, rrobaqepës, teneqexhinj, gjellëbërës, çobanë etj., kuptohet se këtu nuk mund të flitet për inteligjencë. Brutaliteti dhe ashpërsia nuk është inteligjencë.   Sigurimi ka qenë tehu i shpatës i Partisë së Punës të Shqipërisë. Organizimi i Sigurimit dhe funksionimi i tij, për mua mbetet një rrugë që mund të lexohet në këtë botim. Gjithashtu, më duhet të them edhe diçka tjetër. Në fund të vitit 2008, unë në përbërje të një delegacioni shqiptar kam vizituar Arkivin e STAS-it në Berlin. Atje përveç të tjerash bëhej një punë e madhe studimore me të kaluarën. Siç dinë gjermanët, çdo gjë ishte e organizuar në përsosmëri. Veç kësaj ata kishin të dhëna të plota për çdo vend të Lindjes komuniste, me përjashtim të Shqipërisë. Këto të dhëna ishin të formës: sa oficerë ka pasur arma e shërbimit sekret, sa bashkëpunëtorë etj. Të gjitha vendet e Lindjes kishin botime në këtë fushë. Vetëm Shqipëria ishte pa asnjë informacion. Megjithatë, për sa u informova, STAS-i nuk ishte në agresivitetin dhe makabritetin e regjimit komunist të Shqipërisë. Në cilat dosje apo dokumente jeni bazuar për ta shkruar këtë

historik? Në ato që ka krijuar Partia e Punës dhe vetë Sigurimi.  Mbi ç’baza u ndërtua Sigurimi i Shtetit dhe kush pati rol më të madh, jugosllavët apo rusët në atë që u shndërrua më pas në policinë politike të regjimit? Ka disa probleme. Gjithçka që është krijuar në Luftën e Dytë Botërore dhe vitet pas saj, që lidhet me komunistët e Shqipërisë, ka dorën e jugosllavëve. Të gjitha emërtesat janë përkthime nga serbishtja në shqip. Duke filluar nga “Vdekje Fashizmit – Liri Popullit” (Smrt fashizmi – sloboda narodni) e duke vazhduar me të ashtuquajturat emërtesa si Këshilli Nacionalçlirimtar, komiteti i tij etj., të gjitha ishin kopjime jugosllave. Në Jugosllavi mbahej kongresi i AVNOJ-it (Këshilli Nacionalçlirimtar Jugosllav), në Shqipëri mbahej Kongresi i Përmetit. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe me organizimin e shërbimit sekret. Gjatë luftës ky shërbim është diletant. Propaganda e mëvonshme e ka glorifikuar për qëllime politike. Në dhjetor 1944 krijohet Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit, edhe kjo sipas përkthimit jugosllav. U krijua sepse në Jugosllavi ishte krijuar OZNa (Organizacija Zabranja Naroda). Në vitin 1946 u krijua Drejtoria e Sigurimit të Shtetit (sipas përkthimit jugosllav), sepse në Jugosllavi ishte krijuar UDB (Uprava Drzavne Bezbenosti). Sigurimi ishte një filial i UDB-së. Pas vitit 1948, drejtimin në dorë e morën këshilltarët sovjetikë. Ata ishin ekipi i vërtetë drejtues i Sigurimit, pasi ishin në çdo drejtori e degë të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ata filluan të ndërtojnë punën mbi bazën e platfor-


E enjte, 1 nentor 2012 www.mapo.al

MAPO

17

Kastriot Dervishi në librin “Sigurimi i Shtetit 1944-1991” shkruan se koha e Ramiz Alisë si Sekretar i Parë i KQ të PPSH-së tregoi se dinamika e përndjekjes ishte rritur. Gjatë vitit 1986 Sigurimi kishte ndjekur aktivisht gjithsej 4782 persona. Gjatë vitit 1987 Sigurimi kishte ndjekur gjithsej 4873 persona, ndërsa 12.776 në kontroll operativ

Xhipi që përdorte sigurimi dhe një nga vendstrehimet

mës drejtuese me koncepte pune. Deri atë vit Sigurimi nuk kishte koncepte pune, pasi punohej sipas parimit: arresto tani, se provat dalin në hetuesi. Ju thoni se për herë të parë dalin në pah statistika mbi rrjetin agjenturor. A mund t’ia shpjegojmë lexuesit çfarë përmbajnë këto statistika dhe si funksiononte rrjeti agjenturor në Sigurimin e Shtetit? Cila shtresë e shoqërisë ishte në shënjestër të rekrutimeve? Sigurimi ka qenë sikurse ju thashë, polici politike. Ka pasur mision kryesor ndjekjen e kundërshtarëve politikë, hetimin (deri më 1974 hetimi ka qenë pjesë e Sigurimit dhe deri më 1983 pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme), internim – dëbimet, vizat, përfaqësitë diplomatike, sigurimin e ushtrisë, ekonominë etj., po ashtu ka pasur edhe një degë që merrej me statistikat. Mbi bazën e shumatoreve të mbledhura nga kjo degë nxjerrim edhe shifrën mbi numrin e rrjetit sekret. Në këtë të fundit bënin pjesë rezidentët, agjentët, informatorët dhe strehuesit. Pra këto ishin klasat e rrjetit sekret. Në mbështetje me platformat e Sigurimit, ndërtohej edhe rrjeti sekret. Rezidentët dhe strehuesit duhej të ishin patjetër anëtarë ose kandidatë partie. Ndërsa agjentët dhe informatorët, përgjithësisht “nga radhët e armikut” në një raport 70% me 30% me anëtarët ose kandidatët e partisë. Sipas meje, vetëm 60% e rrjetit ka qenë fiktiv. Këtë rrjet e drejtonin punëtorët operativë të Sigurimit të Shtetit, që ishin të vendosur në qendër dhe në degët e punëve të brendshme në rrethe. P.sh. rrethi i Durrësit ka pasur 11 punëtorë operativë, Tirana 30, Elbasani 8 etj. Nga të dhënat mbi përpunimet ose ndryshe përndjekjet, janë dhënë me shifra sa persona ndiqeshin çdo vit në përpunim aktiv, kontroll operativ dhe sa ishin kontingjentet. Këto të dhëna zhveshin një tjetër mit mbi Sigurimin. Çfarë roli ka luajtur Enver Hoxha në veprimtarinë e Sigurimit të Shtetit? Enver Hoxha ka qenë “mentori” kryesor i tij. Në bazë të platformave ai informohej rregullisht mbi çdo gjë në vend. Për rolin e tij në këtë intervistë mjafton të citoj një diskutim të tij të datës 23 shkurt 1967 (natyrisht jopublik) kur thotë: “Punëtorët e Sigurimit të Shtetit janë vetëm punëtorë partie, në

radhë të parë punëtorë politikë dhe asgjë tjetër”. Po Mehmet Shehu? Puna e tij lidhet me vitet 1948-1954, kur ishte ministër i Punëve të Brendshme. Mehmet Shehu, në bashkëpunim me këshilltarët sovjetikë, ndërtoi një armë agresive për nga aspekti i goditjes. Shehu pas vitit 1954, si kryeministër e kishte në varësi Sigurimin nga pikëpamja shtetërore, por nga pikëpamja politike ai varej drejtpërdrejt nga Enver Hoxha. Kësisoj, roli i Mehmet Shehut mbetej i zbehtë. Meqë folëm për mite. A ka patur bashkëpunime mes Sigurimit të Shtetit shqiptar dhe atyre të huaja gjatë kohës që ju keni marrë në studim, dhe realisht, Sigurimi i Shtetit shqiptar ka patur agjentë të huaj perëndimorë si bashkëpunëtorë? Njihet bashkëpunimi me organet e punëve të brendshme të Lindjes Komuniste. Bashkëpunim në shkëmbimin e informacionit. Ndërsa sa i takon “bashkëpunëtorëve të huaj”, Sigurimi nuk ka pasur kurrë bashkëpunëtorë cilësorë. Edhe këtu Sigurimi e ka ngritur punën mbi bazën e një miti për zotësi të “jashtëzakonshme” etj. Puna zbuluese ka qenë afër zeros, e bazuar kryesisht mbi gazetat e huaja. Në libër është një kapitull për këtë aspekt Në kohën e kujt ka qenë më i egër Sigurimi i Shtetit kur drejtohej nga p.sh., Mehmet Shehu, Koçi Xoxe apo të tjerë? Nuk bëj dallime për kohët, pasi misioni është kryer njëlloj me të njëjtin përkushtim. Koha e Koçi Xoxes nuk ka dallim nga kohët e tjera, por vetëm se u bë më transparente se kohët e tjera. Veçse këtu po shtoj një f akt: “kontingjentet armike” arritën shifrën më të lartë në kohën kur Sekretar i Parë ishte Ramiz Alia. “Kontingjente armike” ishin të gjithë kundërshtarët e regjimit të listuar në degët e punëve të brendshme. Alia realizoi shifrën më të lartë të parë ndonjëherë. Dhe sa ishte kjo shifër? Koha e Ramiz Alisë si Sekretar i Parë i KQ të PPSH-së tregoi se dinamika e përndjekjes ishte rritur. Gjatë vitit 1986

Sigurimi kishte ndjekur aktivisht gjithsej 4782 persona. Gjatë vitit 1987 Sigurimi kishte ndjekur gjithsej 4873 persona, ndërsa 12.776 në kontroll operativ. Zërin më të madh e zinin spiunazhi, agjitacioni i propaganda dhe orvatja për arratisje. Për vitin 1987, në mbarë vendin llogariteshin 66.066 të futur në listat e kontingjenteve. Përpunimet aktive, kontrollet operative, përpunimet paraprake, por edhe listat e kontingjenteve ishin në rritje. Zëri kryesor, ai i kontingjenteve arriti shifra të larta. Kontingjentet ishin listat e elementit kundërshtar, ishin ajo kategori njerëzish “të deklasuar me përbërje e qëndrim të keq politik e shoqëror, të infektuar me ideologji reaksionare, që kishin mundësi në rrethana e kushte të caktuara të zhvillonin veprimtari armiqësore e keqbërëse kundër partisë e popullit”, ndaj të cilëve organet e Sigurimit kishin për detyrë të drejtonin vëmendjen. Këto lista përdoreshin për të hartuar më vonë ato që quheshin në popull “listat e vdekjes”. Keni përgatitur ndërkohë edhe të parën enciklopedi me të dhënat kryesore të atyre që na kanë qeverisur në këto 100 vjet. Sa e vështirë ka qenë mbledhja e të dhënave për të gjithë? Zakonisht pëlqej tema që lidhej me

Enver Hoxha dhe Nesti Kerenxhi, viti 1947

historinë e shtetit shqiptar nga themelimi i tij, në fusha që i mendoj se nuk është shkruar kurrë, është shkruar keq ose përciptazi. Libri në fjalë është i ri. Nuk ka një të dytë që të krahasohet për nga tematika apo informacioni që jep. Hedhja e të dhënave biografike për kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar ka qenë një ide që më ka lindur diku nga fundi i vitit 2007. Një vit pasi kisha botuar librin tim “Historia e shtetit shqiptar 1912- 2005”, e quaja me vend “zgjerimin” e tij në drejtime e botime të tjera. Duke qenë si isha i vetmi person që zotëroja listën e plotë të të gjithë ministrave të shtetit shqiptar, m’u duk e arsyeshme botimi i një fjalori enciklopedik, ku të përfshiheshin me fotografi të gjithë ata që kishin qenë anëtarë të Këshillit të Ministrave, qoftë edhe një ditë të vetme. Puna ka filluar me renditjen e të dhënave që kam pasur të gatshme nga puna e gjatë me shtypin shqiptar në bibliotekë, si dhe nga shënimet që kam marrë nga Arkivi Qendror i Shtetit (AQSH). Një ndihmë të madhe më ka dhënë konsultimi me një fond të ri të AQSH-së, ai nr.803, që ishte hapur në 2007-ën. Pastaj janë shfrytëzuar të gjitha të dhënat që kam mundur të siguroj, nga Arkivi i Ministrisë së Brendshme dhe burime të tjera jo pak të rëndësishme. Libri ka qenë një punë e hapur dhe e përditshme. Të dhënat shtoheshin dhe pasuroheshin përditë, derisa vendosa që të botohej me rastin e 100-vjetorit të shtetit shqiptar. Padyshim ka qenë një punë e vështirë. Do ju duket e habitshme, por më e vështirë ka qenë për disa ish-ministra të kohës së tranzicionit, të cilët nuk kishin asnjë dëshirë bashkëpunimi. Të tjerë jepnin të dhëna biografike që të ballafaquara, rezultonin të pavërteta. Në këtë kuptim vështirësia për të ndërtuar një model biografik ndryshe nga ai që jemi mësuar bëhej edhe më e madhe. Vështirësi ka pasur edhe për figura të harruara që nuk kanë lënë gjurmë të thella në histori. Kështu për shembull janë emrat e Kara Seit Pashës, ministër i Luftës për disa ditë në vitin 1914,  Shahin Dino, ministër i Punëve të Brendshme në vitet 1914-1916, apo Kastriot Dervishi Ju su f D ib r a ,

ministër i Luftës në të njëjtën periudhë. Vështirësi tjetër ka qenë ajo e të dhënave të sakta. Ish-ministrat trashëgojnë problemet që ka pasur shteti shqiptar me administratën e tij. Kësisoj, një ish-ministër dilte brenda një viti me katër data apo vite lindjeje. Por libri ka edhe informacione të tjera mbi kohët, programet, vendet ku kanë qenë selitë e qeverisë apo ministrive etj. A janë paraqitur në këtë jetëshkrim të gjitha anët (e ndritura dhe të errëta) të karrierës së tyre politike? Miku im Robert Elsie, gjatë një përurimi libri në Tiranë në fillim të këtij viti në mjediset e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, tha një fjalë interesante: Në përgjithësi librit shqiptar i mungon informacioni. Elsie e ilustroi me disa raste duke thënë se kur shkruajmë për figurën “X”, themi që “me shpatë në dorë” bëri këtë apo atë, por nuk themi asgjë biografike për të. Kësisoj, në radhë të parë unë jap informacion mbi anëtarin e Këshillit të Ministrave të shtetit tim. Nuk mund të bëja atë që dikur quhej “vërtetim i komplikuar biografik”. E rëndësishme për mua mbetet krijimi i një standardi dhe ruajtja e një etike në shkrim, pasi fjalori nuk është as tabelë nderi dhe as prokurori publike. Po kështu nuk është as vend dekorimi dhe as mjet për t’u përdorur për lëvdata. Në traditën shqiptare të shkrimit biografik ka mbizotëruar shkrimi për heroin dhe shkrimi për tradhtarin. Nëse do vini re Fjalorin Enciklopedik të vitit 1985, do vini re dy forma shkrimi që fillojnë përkatësisht me formulën “figurë e shquar...” dhe “figurë reaksionare, antikombëtare...”. Ky është shkrimi i gabuar dhe më primitiv i fjalorëve enciklopedikë. Por po ashtu, një prirje e keqe është të bazohesh vetëm në të dhëna të familjarëve, të cilët manipulojnë një figurë në mënyrën më të habitshme që mund të jetë. Unë vija në këtë fushë si autor zërash pas një përvoje në dy botime të rëndësishme: “Enciklopedia e Elbasanit���, (2003), si dhe “Fjalori Enciklopedik Shqiptar”, (2010). Në rastin e parë trysnia më e madhe ishte nga trashëgimtarët e të menduarve për t’u futur në enciklopedi, ndërsa në rastin e dytë, në evidentimin e vlerave dhe të antivlerave.  Në enciklopedi futesh nga vendi që zë në histori dhe jo detyrimisht nga merita.


OpEd

18

MAPO

E enjte 1 nëntor 2012 www.mapo.al

Opinione dhe Editoriale

01

Një shtyp cinik, mercenar, demagogjik me kalimin e kohës prodhon njerëz po aq vulgarë sa edhe vetja.

02

Shkruaj shkurtimisht, që ata të të lexojnë; qartë, që të të çmojnë; me stil, që të të mbajnë mend; dhe, mbi të gjitha saktë, që të udhëhiqen nga drita e asaj që ke shkruar.

03

Republika jonë dhe shtypi i saj do të ngrihen dhe bien së bashku. Joseph Pulitzer

Bujar Kapexhiu Nga

Tigrat aziatikë të nacionalizmit L

iderët e Kinës duhet të ngrihen dhe t’ia artikulojnë sa më qartë publikut të shtetit këtë vizion të anëtarësimit në një botë të ndërvarshme. Pa marrë parasysh nëse ky vizion skicon kursin drejt një të ardhmeje më të ndritshme apo më të errët, lidershipi politik i vendit, sipas definicionit, luan rolin qendror në këtë drejtim. Si liderët e Kinës ashtu edhe ata të Japonisë, duhet të pranojnë pozitën e tyre në këtë proces dhe, mbi të gjitha, nuk duhet thjesht të bëjnë zhurmë për ngjarjet e fundit Në mes të shumë argumenteve që ish-presidenti serb, Slobodan Milosheviç kishte përdorur për të arritur te bashkëbiseduesit e tij, ishte se kurrë nuk ka nxitur nacionalizëm te njerëzit e vet. Në të vërtetë, deklaratat dhe fjalimet e tij publike të bëra gjatë atyre kohërave të turbullta ishin kalibruar me kujdes për të shmangur çdo lloj nxitjeje të drejtpërdrejtë të nacionalizmit. Por nuk ishin aq shumë fjalët që i përdori sa ishte muzika. Me përdorimin dinak të fjalëve të koduara dhe gjuhës trupore për të inkurajuar një ndjenjë të viktimizimit në mesin e serbëve, Milosheviç ishte njëri ndër nacionalistët më demagogë të Europës për gjenerata me radhë. Sot, Azia Lindore – veçanërisht Kina – po laget nga deti i nacionalizmit. Modelet e këtij fshikullimi të kamotshëm janë të njohura, meqë përmbajnë tregues nacionalizmi të bazuar mbi një të dhënë të supozuar të viktimizimit. Në rastin e Kinës, treguesi reflekton “shekullin e turpit”, kur Kina ishte tepër e dobët për ta mbrojtur veten karshi shkeljeve të sovranitetit të saj dhe idesë se kurrë më nuk duhet të dorëzohet. Në radhët e grupeve nacionaliste japoneze, treguesi është ai i frustrimit me versionin e historisë të aleatëve të kohës së luftës; pothuajse 70 vjet – dhe miliarda dollarë të ndarë për shpërblim dhe asistencë të huajve – më vonë, Japonia do të dëshironte të ecte para. “Ne e kemi mbyllur me kërkimfaljet”, ka thënë lideri i Partisë Liberale Demokratike, Shinzo Abe. Nëse ky shpërthim nacionalizmi do të përfundojë, së shpejti do të varet nga gatishmëria e qeverive në rajon – jo vetëm nga ajo e Kinës – për të marrë një qëndrim dhe për t’u apeluar popujve të tyre për pajtim dhe pushim. Këto qeveri duhet të angazhohen në një dialog më të sinqertë me qytetarët e tyre.

koment Christopher Hill

Japonia, me hapa të shpejtë po shndërrohet në një prej shteteve më të moshuara në botë. Duke e tejkaluar tani me kulmin e popullatës së vet, në mungesë të vazhdueshme të emigracionit, vendi do ta nisë një rrëshqitje të shpejtë teposhtë në lakoren demografike, për t’u bërë një shtet shumë më i vogël sesa është sot. Ndërsa Kina është bërë burim i madh i zemërimit për Japoninë, për shkak se, historikisht, rrallëherë ka ndodhur që të dyja shtetet të jenë të fuqishme njëkohësisht. Prandaj, sipas botëkuptimit hierarkik të pushtetit që mbizotëron në Azinë Lindore, në rast se Kina është lart, atëherë Japonia pa dyshim duhet të jetë poshtë.

Ndërsa zemërimi historik shpeshherë i formëson treguesit që e ushqejnë nacionalizmin, qartazi ekzistojnë forca të tjera më të thella dhe më të fuqishme që ndikojnë. Një prej problemeve të moçme të Japonisë gjatë viteve të fundit ka qenë zhgënjimi gjithnjë e më i madh me klasën politike dhe paaftësinë e saj për të artikuluar një version të së ardhmes së shtetit. Shumë japonezë të rinj janë të tjetërsuar me politikat e shtetit të tyre. Edhe pse ky zor se është një fenomen ekskluzivisht japonez, ngushtësia e elitës politike e ka bërë problemin edhe më të theksuar sesa në vendet e tjera.   Japonia, me hapa të shpejtë po shndërrohet në një prej shteteve më të moshuara në botë. Duke e tejkaluar tani me kulmin e popullatës së vet, në mungesë të vazhdueshme të emigracionit, vendi do ta nisë një rrëshqitje të shpejtë teposhtë në lakoren demografike, për t’u bërë një shtet shumë më i vogël sesa është sot. Ndërsa Kina është bërë burim i madh i zemërimit për Japoninë, për shkak se, historikisht, rrallëherë ka ndodhur që të dyja shtetet të jenë të fuqishme njëkohësisht. Prandaj, sipas botëkuptimit hierarkik të pushtetit që mbizotëron në Azinë Lindore, në rast se Kina është lart, atëherë Japonia pa dyshim duhet të jetë poshtë. Mirëpo Japonia mbetet një prej shoqërive më të sofistikuara në botë për nga aspekti kulturor. Dhe, siç britanikët arritën tranzicionin nga “Rule Britannia” në “Cool Britannia”, ashtu edhe Japonia mund të angazhohet në një proces të brendshëm për ta definuar më mirë identitetin e vet si një kulturë kumbuese moderne në kontekstin e globalizimit. Kultura japoneze ka përfshirje globale dhe shumë për t’u krenuar, përveç një debati të paqëllimtë dhe joproduktiv rreth viktimizimit dhe ishujve me gurë. Problemi në Kinë është më serioz. Kina po bën përpara me një tjetër tranzicion lidershipi, relativisht të qetë për nga standardet e pushteteve të tjera, ku zgjedhjet ndonjëherë marrin karakteristika të një lloj lufte politike. Rivalitetet politike të Kinës nuk shpërfaqen nëpër debatet kombëtare të transmetuara nëpër televizione; ato, për dallim, zhvillohen në hije, duke e lënë publikun në një pozitë që të

Eskorta

hamendet rreth asaj se çfarë ka ndërmend lidershipi i shtetit të bëjë me vendin. Ndërkohë që ekonomia e Kinës po ngadalësohet, publiku po shqetësohet, dhe besimi në liderët jo të zgjedhur po venitet. Derisa disa kritikë bëjnë thirrje për hapje më të madhe dhe për më shumë përgjegjësi në qeveri, pjesa më e madhe e këtyre gjërave është më pak inspiruese për ne të tjerët. Kritikët pyesin se çfarë është duke bërë qeveria për të ruajtur interesat ekonomike të shtetit. Në shtetet demokratike, kritikë të tillë do të grupoheshin në një lloj lëvizjeje politike, duke krijuar në fund një parti opozitare, e cila, nëpërmjet procesit dialektik të demokracisë, do të ndikonte në politikëbërjen e partisë në pushtet. Kina, sidoqoftë, nuk e ka kornizën institucionale që nevojitet për ta kanalizuar këtë ndjenjë në procesin politik. Kjo gjë nuk do të thotë se opozita po zhduket, se pak a shumë po modernizohet; përkundrazi, ajo po zihet dhe po ngrohet – dhe po mbledh fuqi. Ndërkohë, Partia Komuniste e Kinës nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga nacionalizmi ekonomik për një proto-opozitë të bazuar në Internet. Mbi të gjitha, rritja e shpejtë ekonomike fshihet në epiqendrën e “raisond’état” të CCP-së, ashtu që e përqafon nacionalizmin ekonomik, qoftë me përçarjet me Japoninë, shtetet e Azisë Juglindore apo me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kina duhet të frenohet në këto procese. Sidoqoftë kjo gjë ka ndodhur (e të cilën Kina duhet ta kuptojë), Kina nuk ka shans tjetër përveç se të përqafojë një rend botëror të bazuar në marrëdhënie të qëndrueshme ndërmjet shteteve – përfshirë këtu edhe vetë fqinjët. Në të vërtetë, pa marrë parasysh nëse nacionalistëve u pëlqen apo jo, kjo është e ardhmja të cilën Kina, faktikisht, e ka zgjedhur tashmë. Liderët e Kinës duhet të ngrihen dhe t’ia artikulojnë sa më qartë publikut të tyre këtë vizion të anëtarësimit në një botë të ndërvarur. Pa marrë parasysh nëse ky vizion skicon kursin drejt një të ardhmeje më të ndritshme apo më të errët, lidershipi politik i vendit, sipas definicionit, luan rolin qendror

në këtë drejtim. Si liderët e Kinës ashtu edhe ata të Japonisë duhet të pranojnë pozitën e tyre në këtë proces dhe, mbi të gjitha, nuk duhet thjesht të bëjnë zhurmë për ngjarjet e fundit. *Christopher R. Hill, ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit për Azinë Lindore, ka qenë ambasador në Irak, Korenë Jugore, Maqedoni dhe Poloni, si dhe ish-i dërguar special për Kosovën. Aktualisht, dekan i shkollës Korbel për studime ndërkombëtare, në Universitetin e Denverit.

Natyrisht, nevojat e arsimit të lartë dhe të institucioneve të ndryshme në Kosovë për personel me kualifikime të nivelit të studimeve doktorale janë shumë të mëdha. Aktualisht, në shumicën e kolegjeve si edhe në Universitetin e Prizrenit, në atë të Pejës, po në disa raste edhe në vetë Universitetin e Prishtinës, ka jo pak mësimdhënës që nuk e kanë titullin e doktorit të shkencave e aq më pak titullin e nevojshëm universitar. Bile, vetë Universiteti i Prishtinës është shumë i varur nga bashkëpunëtorët e jashtëm, aq sa po të mos ishin ata në dispozicion,


E enjte 1 nëntor 2012 www.mapo.al

MAPO

19 11

Sot këtyre martirëve dua t’u ngre një obelisk në ndërgjegjet e atyre që janë të shkurtër në kujtesë apo që këtë kujtesë qëllimisht e lënë të vdesë. Në ëndrrat somnambule, nga fajet e së kaluarës të atyre që sot qëllimisht harrojnë apo nuk duan të kujtojnë, ata do të jenë të pranishëm si engjëj drite për t’u dhënë faljen e për t’u treguar rrugën drejt dritës. Ata janë aty e nuk mund të harrohen — Gjergj Meta

Shenjtër për njëqindvjetorin

Flamuri i Orës A

shtu si diamanti që del nga qymyri nën presion, autorja dëshmon se është e mundur të jesh krenare me këtë nënqiell, pa qenë i hidhëruar kundër shtetit apo në protestë permanente. S’ke se si t’i ikësh një leximi të thellë të një spoti në MTV për të analizuar më thellë të gjitha të mirat dhe këqijat e peizazhit të sotëm politik në tërë Kosovën. Me gjithë faktin se çdo pore e jetës është mbushur me politikë dhe referimi në Rita Orën është metoda më klisheistike e spirancimit të një shkrimi politik në famën e një personi të shumëpërmendur, spoti më i ri e prishtinalikes më të famshme është aq i mbushur me simbole dhe imazhe simbolike saqë është e pamundur të injorohet. Është video-magnet i vërtetë për interpretime dhe debate politike dhe do të krijojë bujë të madhe në më shumë se një nivel të antagonizmave shqiptare dhe rajonale dhe në më shumë portale të interaksionit shoqëror se në Youtube. Ndoshta pikënisja e parë do të ishte vetë teksti. Mund të supozohet se teksti është reflektim i këngëtares më të njohur shqiptare në rrënjët e saja. Leximi në kontekstin e asaj se prej nga vjen çika e Prishtinës nuk ka nevojë për përkthim: “Ne nuk dorëzohemi deri sa të na dojë qejfi / E shohim fundin dhe kurrë nuk lodhemi / Ne jemi fitues sepse e mbajmë titullin e botës / Ne filluam ngadalë, por fituam në finale”. Thirrje më adekuate që përshkruan ndjenjat e shumë shqiptarëve karshi serbëve nuk ka. Lehtë është të keqkuptohet se porosia e zonjushës Ora është pasqyrim brutalisht i drejtpërdrejtë me diskursin momental të kundërshtimit në mes Kosovës dhe Serbisë. Me siguri shumë nacionalistë serbë e shqiptarë do të stërlexojmë nga prizmi etnik tekstin e sendit “Shine your light”. Por detajet e tjera në spot paraqesin një brez shumë më të gjerë dhe sofistikuar sinjalesh dhe porosish që flasin zëshëm se ku qëndrojnë emocionet e kosovarëve në dekadën e dytë të shekullit të ri. Së pari, askund në spot, as një të vetmin sekondë nuk paraqitet flamuri shqiptar. Rita mban flamurin e Republikës së Kosovës në fytyrë, flamuri kaltër e verdhë tek rrethi i Dardanisë dominon peizazhin. Në një skenë, Rita këndon mbi shkallë të ng jyrosura me flamurin e Kosovës. Fokusi shpesh është në tabelat e komunikacionit në hyrje dhe dalje të Prishtinës, ku emri i vendlindjes së Ritës është edhe shqip edhe serbisht (derisa fare lehtë ka qenë e mundur të fshihet gjuha serbe nga spoti). Në pjesën e fundit të spotit Rita këndon në autostradë me kordonin solemn të Policisë së Kosovës në motoçikleta. “Shine ya light” është himn i Kosovës dhe i të qeni nga Kosova më shumë se cilado këngë tjetër. Evokon imazhet e krenarisë kombëtare ku pjesa e të qenit shqiptar nuk ndihet e kërcënuar apo

koment Petrit Selimi

Ke - s’ke PDK-ja në pushtet sot, spoti dëshmon se opsioni i vetëm i pranueshëm botëror si platformë promovimi dhe dashurie për dhe të Kosovës - në kontekstin e rrugëtimit politik të Kosovës dhe si konfirmim se kush jemi sot ne, është ashtu siç e bën Rita Ora. Duke mos rrejt për realitetin por duke qenë krenarë se çka kemi arritur “edhe pse filluam ngadalë”. E me gjithë këtë musakë shumështresore të simboleve dhe imazheve kosovare, suksesi i Ritës dhe i spotit është i garantuar...

e ballafaquar nga ndjenja e krenarisë me qenë i lemë e i rritun në Kosovë. Më e bukura e spotit është se nuk rren. Nuk ka pretendime se vend ynë është më shumë se rrugë të pluhurosura, shtëpia të vjetra, shumë beton dhe asfalt e pak gjelbërim. Qielli është i tymosur nga termocentrali në afërsi. E mu në këtë qytet jo edhe aq estetikisht të kënaqshëm, në një klub nate, e rrethekuar me rini që vallëzon, vizëllon personazhi i spotit. Ashtu si diamanti që del nga qymyri, autorja dëshmon se është e mundur të jesh krenare me këtë nënqiell pa qenë i hidhëruar apo në protestë permanente. Rita dëshmon se flamuri i Kosovës nuk është “poqavërr” ashtu siç e quan një pjesë e konfuzuar e shoqërisë, apo “unilateral” siç pretendon Serbia (e cila edhe më tutje refuzon të takon çfarëdo zyrtar Kosovar me këtë flamur) – por është po aq multivokal dhe i mundshëm si gjenerator i patriotizmit (si atij të ngushtë lokal dhe urban – ashtu edhe atij më të gjerë kombëtar- në të gjitha interpretimet e konceptit të “kombit” që ekzistojnë në debatin publik). Besoj fare pa dashur, Rita bëhet edhe pishtare e Habermasit dhe Verfassungspatriotismus të tij,

apo “patriotizmit kushtetues” duke dëshmuar se është e mundur të jesh amalgam, divers, ngjyra-ngjyra dhe i buzëqeshur, të duash policinë dhe ta duash shtetin – për shkak të shtetit, e jo për shkak të etnisë apo gjakut. Koncepti politik i spotit, me dashje apo pa dashje kështu bëhet platformë superbe e qytetarisë. Skenat kuintesencialisht urbane e përforcojnë këtë bindje duke i dhënë spotit dozën e duhur të “gritit” kosovar, ashpërsisë që ka burim në geto izimin shumëvjeçar të tërë shoqërisë. Mos me keqkuptoni. Nuk është spoti përkrahje kësaj apo asaj qeverisje e as që guxoj të pretendoj se Rita përkrah këtë apo atë interpretim të realitetit Kosovar në kontekstin e debateve lokale politike. Lutem që edhe kurrë mos të jetë e preokupuar me “tiraninë e diferencave të vogla” që dominojnë skenën politike. Shkruesi i këtij shkrimi duhet të pranojë se krahasimin e Ritës dhe personit të saj si procesi kimik shumëvjeçar i krijimit të diamanteve nuk është i rastësishëm. Javën e kaluar në Berlin, në një debat me Hague, Ministri i jashtëm gjerman Uesteruelle thotë se procesi i integrimeve europiane është si krijimi i diamanteve nga qymyri që bëhet me presion të madh. Kosova do të mund të lindë më shumë diamante kulturore, sportive, muzikore vetëm kur i gjithë spektri shoqëror dhe gara kryesore politike fokusohen në atë se kush do të hapë më shumë mendjen, se kush do të sjellë më shumë gëzim, se kush do të sjellë më shumë integrim dhe rrugë të hapura për rininë kosovare. Jo se kush do të qesë më shumë rini në rrugë e protesta për të hedhur gurë mbi policinë e për t’u përgjakur për pushtete partiake, por kush mundëson më shumë të rinjve të njihen si europianë të vërtetë, me vende pune të sigurta, arsim të mire dhe ç’është nganjëherë më e rëndësishmja për gjeneratat e reja, mundësi më të mira dëfrimi për të premten mbrëmje – siç ndihen edhe bashkëmoshatarët e tyre europianë. Ke - s’ke PDK-ja në pushtet sot, spoti dëshmon se opsioni i vetëm i pranueshëm botëror si platformë promovimi dhe dashurie për dhe të Kosovës - në kontekstin e rrugëtimit politik të Kosovës dhe si konfirmim se kush jemi sot ne, është ashtu siç e bën Rita Ora. Duke mos rrejt për realitetin por duke qenë krenarë se çka kemi arritur “edhe pse filluam ngadalë”. E m e g j it h ë k ë t ë mu s a k ë shumështresore të simboleve dhe imazheve kosovare, suksesi i Ritës dhe i spotit është i garantuar, sepse ajo nuk ka qenë hermetikisht lokaliste dhe e kthyer kah vetja por kah bota. Me Jay-Z (J.A.Y.Z!) në krah dhe me gjuhë dhe gjeste të kuptueshme edhe për britanezët, francezët, amerikanët, aziatikët. Autori është Zëvendësministër i Jashtëm i Kosovës.

koment

Gjergj Meta

Në të vërtetë martirët nuk janë vetëm dyzet, janë më shumë se aq, pasi shumë sish dhanë jetën për të mos iu nënshtruar njërës prej diktaturave më të egra të shekullit të kaluar, asaj komuniste.

O Plang, ku zanat bajn kuvend,/ ku çerdhen Shqypja e ngrehë njimend/ O dheu i em e i t’Parve,/ O nderë e gjith Shqiptarve;/ O nanë fatlume,/ Shqypni e gzueme,/ Falë t’kjosha sot/ E për gjithë mot. Më erdhën ndërmend sot këto vargje të Imzot Prennushit, në ditën kur fillon muaji i fundit i një Jubileu të artë për popullin tonë, 100-vjetori i Pavarsisë. Por sot gjithashtu për besimtarët katolikë në gjithë botën është edhe e kremtja e të Gjithë Shenjtërve. Ne shqiptarët i kemi dhënë qiellit shenjtër e atdheut martirë. Po! Janë 40 martirët tanë të regjimit komunist që presin të lartësohen në altarët e kishave për të qenë ndërmjetës pranë qiellit për ne, të tokës shqiptare e për gjithë botën. Në të vërtetë martirët nuk janë vetëm dyzet, janë më shumë se aq, pasi shumë sish dhanë jetën për të mos iu nënshtruar njërës prej diktaturave më të egra të shekullit të kaluar, asaj komuniste. Për lirinë ata dhanë jetën me fjalët:“Rrnoftë Krishti mbret, Rrnoftë Shqipëria”. Një binom që aq bukur ata e kënduan dhe e jetuan sikur ndër vargjet e Vincenc Prennushit: Për atme e fe na dona/ Vehten gjithmonë me e shkri;/ Ktu shkrepin d’shiret t’ona./ Pra populli tui pri,/ e për Atme edhe Fe/ për n’dekshim, kemi le:/, T’qindrojm pse Zoti e don. Fjalë që jehojnë fuqishëm në thellësitë e viteve e përplasen këndshëm në zemrat tona për të jehuar më vonë në brezat që do të vijnë. Nganjëherë harresa, më e keqja sëmundje e historisë, i len në pluhurat e arkivave, qëllimisht të fshehura apo prej neglizhencës të lëna pas dore. Por kjo ditë, e më shumë se kurrë këto ditë, duhet të na shtyjnë t’u ndërtojmë obeliskë mu në qendër të përditshmërisë sonë. Sigurisht, sheshet e vendet publike duhet të kenë emrat dhe fytyrat e tyre, pasi ato pasqyruan shpirtin më autentik të njeriut të lirë i cili pranon vdekjen, por jo tradhtinë e nënshtrimin. Por mbi të gjitha një obelisk duhet ngritur në ndërgjegjet tona. Ata janë pjesa më e mirë e jona, e historisë sonë. Shembulli i tyre është pasaporta jonë drejt popujve liridashës dhe me qytetërim. Po, sepse ata kanë sjellë qytetërim, madje këtë qytetërim ata e kanë ngritur duke vënë trupat e tyre si gur ndërtimi për kështjellën e lirisë, e cila kur duket së është shkatërruar, atëherë është bërë më e fortë. Një obelisk që duhet të jetë fanari i atyre që udhëtojnë në detin e historisë e kur dallgët e saj ngrihen kërcënuese për të mbytur gjithçka ai far mbetet orientimi që sjell shpresë. E ne sot për orientim kemi nevojë më shumë se kurrë. Ata janë dëshmia e një shpirti të pamposhtur. Shqiptari, edhe në të keq, nuk kthen e është kryefortë, por sidomos në të mirë ai din të jetë i tillë deri në fund, madje deri në vdekje. Ashtu qenë ata! Me gjakun e tyre pastruan njollat që mund të kishte shkaktuar e keqja që sulmon çdo njeri në dobësinë e tij e me vendosmërinë e tyre i shkuan të mirës, të bukurës e të vërtetës deri në fund, deri në pikën e fundit të gjakut. Një shkrimtar i lashtë i krishterë thoshte se gjaku i martirëve është fara e të krishterëve. Jo vetëm kaq e jo vetëm e të krishterëve. Ata janë fara e lirisë së popujve që sot si atëherë edhe në kushtet më të tmerrshme do të dinë gjithmonë të jenë të lirë e ta fitojnë lirinë e tyre. Sot këtyre martirëve dua t’u ngre një obelisk në ndërgjegjet e atyre që janë të shkurtër në kujtesë apo që këtë kujtesë qëllimisht e lënë të vdesë. Në ëndrrat somnambule, nga fajet e së kaluarës të atyre që sot qëllimisht harrojnë apo nuk duan të kujtojnë, ata do të jenë të pranishëm si engjëj drite për t’u dhënë faljen e për t’u treguar rrugën drejt dritës. Ata janë aty e nuk mund të harrohen. Gjaku i tyre ende nuk është tharë e megjithatë ato sot janë banorë të një atdheu që nuk mbaron kurrë. Por në këtë atdheun tonë që një ditë do të mbarojë për secilin prej nesh, d.m.th. kur ne më të mos jemi, ata qëndrojnë si kolona e gur këndi në të cilët, o mbështetesh, o thyen kryet. Në këtë 100 vjetor ky dhé duhet të kujtojë martirët e tij që e dashuruan deri në vdekje. Martir do të thotë dëshmitar. Ata sot janë aty si dëshmitar të atdheut që na kanë lënë e në të njëjtën kohë na thonë: “Çfarë keni bërë me këtë atdhe e çfarë doni të bëni në të ardhmen?” Nuk di çfarë t’u them sot unë shqiptari shekullit XXI në këtë ditë. Një fije trishtim më ngjallin maska të frikshme Halloween-i në rrugët e vendit tim që meriton më shumë. Kurse ata martirë janë fytyra e bukur e atdheut tim. Ata i dhanë më shumë, i dhanë gjithçka, i dhanë vetveten: fesë dhe atdheut. Atij atdheu që aq bukur Poeti i këndon: T’ falem, Shqypni, ti i shpirtit tem dishiri!/ I lum njimend jam un n’gji tand tue rrnue,/Tue gzue t’pamt tand, tue t’hjekë atë ajr t’kullue/ Si Leka i Madhi e Skanderbegu i biri/ Kje i Lumi vetë, qi mue m’dergoi ksi hiri /Për nën qiell tand t’kthielltë un me u perftue.


20

MAPO

E enjte, 1 nëntor 2012 www.mapo.al

sport

Sulmi

Raiola: FIFA dhe UEFA, organizata mafioze! “FIFA dhe UEFA janë dy organizata aspak transparente dhe që për mënyra të ndryshme të qëndrimit mund të krahasohen me organizatat mafioze”. Akuza vjen nga Mino Raiola në një intervistë për “Sport-Expressen”, një e përditshme suedeze. “Topi i Artë’ do të ishte i rëndësishëm vetëm nëse e fitonte Ibrahimoviç. Është një çmim politik dhe i korruptuar – vijon

Raiola, që më pas shton dozat e sulmit. - Blater është një diktator i marrë, ndërsa Platini një i paaftë.” Në shënjestrën e prokurorit të Zllatan Ibrahimoviç është edhe Fair-Play, financier i adoptuar nga UEFA. “Tregon që Platini është një i paaftë. Për UEFA-n dhe FIFA-n sheikët e Katarit nuk mund të sponsorizojnë PSG, por si do t’ia bëjmë me sponsorizimet e Champions? – vijon

Raiola. - Kritikon PSG-në dhe pagat e larta, por janë po këto para që më pas përfundojnë tek UEFA. Të isha unë president i UEFA-s, do të publikoja bilancin për të treguar se ku përfundojnë paratë si dhe të gjitha vendimet që merren në mazhorancë, por asgjë e tillë nuk bëhet. UEFA dhe FIFA janë dy organizata aspak transparente dhe që mund të krahasohen me ato mafioze”.

Juventus dhe Inter fitojnë, ‘derbi i Italisë’ premton spektakël Pogba u jep bardhezinjve fitoren in-extremis, zikaltërit përmbysin Sampdorian dhe merr venndin e dytë. Të shtunën në Torino do të ndeshen pikërisht dy skuadrat kryesuese Jeton Selimi Ka qenë një javë e mbushur me surpriza ajo e djeshmja, teksa protagonistët kryesorë në luftën për titullin kampion kanë kaluar një mbrëmje të trazuar dhe kjo për meritë të kundërshtarëve të tyre. Juventusi, kampioni i Italisë në fuqi, priste në Torino skuadrën e Bolonjës. Skuadra që luftonin për objektiva të ndryshëm. Bardhezinjtë kërkonin fitoren për të zhbërë disi rrëmujën e Katanias, ndërsa emiljanët për të siguruar një paraqitje dinjitoze pas disfatësh shtëpiake 3-1 me Interin. Sfida ka qenë e gjitha në një sens, me kampionët që synonin të shënonin. Pogba më i miri për të tijtë, duke goditur edhe një shtyllë, por goli nuk erdhi. Në pjesën e dytë orkestra e Kontes do të jetë edhe më e saktë dhe kërkuese. Një superaksion i bardhezinjve, i nisur nga këmbët e Pogbas, do të bëjë që Xhakerini të ulë një top me kokë në zonë për Kuajliarelan dhe do t’u japë të zotëve të shtëpisë avantazhin në të 54-ët. Duket se Juvja do ta ketë të lehtë tashmë, por një gol i mrekullueshëm i Taider do të rikthejë makthet e sezonit të shkuar. Alesio do të hedhë të gjithë sulmuesit që ka në stol përfshirë edhe Asamoah. Rastet për shënim do të jeë të shumta, por goli do të vijë pikërisht atëherë kur shpresat e ti-

Nga ndeshja Juventus – Bolonja 2-1

fozëve bardhezinj po humbisnin. Xhovinko do të harkojë mrekullisht për kokën e Pogbas, dhe i riu francez do të realizojë golin e fitores. Misioni i zikaltërve ishte i qartë: të fitonin pa e pasur mendjen në Torino. Sepse me Juventusin duhet të jetë një nga ato ndeshje për t’u mbajtur mend, por deri në derbin e Italisë nuk duhet të humbet terren. Megjithatë, Sampdoria ka bërë që të drithërojnë zikaltërit. Munari ka shënuar pas një gabimi foshnjarak i të mbrojtes zikaltër, duke i detyru-

Disiplina

Vendimet

Kastrioti e Skënderbeu, një javë pa tifozë

Ekzekutivi emëron Shulkun sekretar, Çelën shef garash

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka marrë vendime ndëshkuese ditën e djeshme për Kastriotin dhe Skënderbeun. Të tre këta klube do të jenë të detyruar që të luajnë nga një ndeshje pa praninë e tifozëve. Arsyeja? Sjellja e tifozëve, që në Krujë dhe Korçë ka parë ultrasit ta ekzag jerojnë me hedhjen e sendeve të forta në fushë, tymueset, të cilat kanë ndërprerë për çaste të shumta sfidën. Sa u përket dënimeve të lojtarëve, Oltion Muçollarit do t’i kushtojë dy javë g jesti i tij ndaj Orelesit, ndërsa Olatuni i Elbasanit do të qëndrojë 5 javë larg fushave të blerta për goditje të kundërshtarit. Dënime të rënda edhe në ligat më të ulëta, ku zyrtari i Korabit, Edi Shehu, dhe ai i Turbinës, Ilir Kamani, do të vuajnë një dënim prej 8 javësh secili.

Mbledhja e djeshme e Komitetit Ekzekutiv ka sjellë edhe vendimet, të cilat priteshin të miratoheshin në fundjavën e shkuar dhe që kishin të bënin me pasuesin e Eduard Prodanit në postin e sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Futbollit. Kështu, pa asnjë vendim surprizë, KE ka vulosur pritshmëritë, duke i besuar postin e sekretarit të Përgjithshëm Ilir Shulkut, që ka lënë kështu postin e shefit të garave, detyrë që do ta mbulojë në të ardhmen zv/presidenti Besnik Çela. Ndryshimet erdhën si pasojë e një vendimi personal të ish-sekretarit Prodani për t’u larguar nga detyra që pat lënë më parë Arben Bici. Ndryshimet e reja nuk pritet të sjellin kurs të ri në FSHF, duke qenë se si Shulku ashtu edhe Çela do të vijojnë linjën e presidentit Duka.

ar këta të fundit të kërkonin përmbysjen në fraksionin e dytë. Një përmbysje që do të vijë sepse në minutat e para të 45 minutave të dyta Sampdoria do të ndëshkohet me penallti dhe karton të kuq, prej së cilës do të shënojë Milito. Barazimi dhe superioriteti numerik e bën Interin me krahë. Palacio dhe Guarin do të realizojnë dy golat që do t’i sigurojnë zikaltërve tre pikë dhe që do t’i lejojë atyre të mbajnë hapin e Juves. Napoli shkonte në “Bergamo” në një nga ato ndeshje që fitohen, por goli i Karmonës në të 19-ën

Serie A Të martën Palermo – Milan

2-2

Të mërkurën Atalanta – Napoli

1-0

Kajliari – Siena

4-2

Kievo – Peskara

2-0

Inter – Sampdoria

3-2

Juventus – Bolonja

2-1

Lacio – Torino

1-1

Parma – Roma

3-2

Udineze – Katania

2-2

Të enjten Xhenoa – Fiorentina

20:45

e ka kthyer transfertën e të kaltërve në një mision të vështirë dhe që do të mbyllet me humbjen e skuadrës së Maxarrit, që i dorëzon vendin e dytë Interit. Edhe Lacio e Lorik Canëës do të frenoh e t . 1- 1 p ë r f u n do n n de shj a e “Olimpikos” me Torinon. Mbrëmje pozitive për Bogdanin që shënon gol, por Siena humbet 4-2. Tjetër humbje për Romën, e cila dorëzohet përballë Parmës 3-2 dhe që tregon se skuadra e Zemanit ka vërtet probleme që shkojnë përtej rezultatit teknik.

Çmenduri franceze: PSG 100 mln euro Realit për Kristiano Ronaldon! Bashkë me lojtarin do të vinte edhe trajneri portugez Zhoze Murinjo Në një kohë që UEFA bën presion për zbatimin e “fair-play” financiar dhe shumë klube të Europës vuajnë në aplikimin e saj, Paris SG duket se nuk do t’ia dijë dhe çmend merkaton me shifra marramendëse. Nuk mjaftojnë Thiago Silva, Zlatan Ibrahimovic apo Ezequel Lavezzi, pasi klubi parizien është gati të bëjë edhe goditjen më të madhe në merkato. Klubi francez që është në zotërim të sheikëve nga Katari po përgatitet për ato që ndryshe cilësohen si blerjet e shekullit. Klubi parizien, që doli në skenë kur Kristiano Ronaldo shprehu hapur pakënaqësitë te Reali i Madridit, beson se ka shanse reale që ta afrojë yllin portugez. Për këtë arsye, drejtuesit e PSG po përgatisin ofertën me vlerë 100 milionë euro për t’ia paraqitur presidentit të Realit të

Madridit, Florentino Perez. Oferta pritet të merret seriozisht në konsideratë nga drejtuesi i skuadrës “merengue”, edhe sepse klubi spanjoll ka shfaqur probleme të aspektit financiar në rinovimin e kontratës së Kristiano Ronaldos. Sulmuesi ka kërkuar 18 milionë euro rrogë në sezon, ndërsa të gjendur në pozitë të vështirë prej rregullave të “fair-playit financiar” të përcaktuara nga UEFA, te Reali i kanë bërë të qartë lojtarit që nuk mund ti japin më tepër se 14 milionë euro, duke bërë që ai të fitonte më shumë se rivali i përjetshëm Lionel Mesi. Kosto totale e operacionit të transferimit të “CR7” nga Madridi te PSG përllogaritet në 300 milionë euro. Kjo pasi përveç 100 milionë eurove të shpenzuara për kartonin, 200 milionë euro do të shkojnë për rrogën dhe shpërblimet e lojtarit pranë kullës Eiffel. Gjithashtu bëhet e ditur se në paketë, së bashku me Kristiano Ronaldon, Paris SG synon të afrojë ed-

he trajnerin Zhoze Murinjo. Nëse portugezi do të fitonte një trofe të rëndësishme në këtë sezon te Reali, ose në rast dështimi, ai mund të transferohej në Paris, ku përveç Kristiano Ronaldos do të gjente edhe Zlatan Ibrahimoviç.


libri

E enjte, 1 nentor 2012 www.mapo.al

MAPO

21

Historia e pavarësisë u manipulua shpesh gjatë 100 viteve. Në vitin 1937, në një biografi zyrtare të mbretit Zog, u nënvizua fakti që Mbreti kish qenë në Vlorë dhe kish firmosur dokumentin më të rëndësishëm të historisë sonë. Në fakt, firma e Zogut nuk figuron në dokument

Dokumenti i Pavarësisë, si e falsifikuan Zogu e Enver Hoxha Blendi Fevziu

Kuvendi i Vlorës zhvilloi 7 mbledhje, derisa ai u shpërnda më 7 dhjetor 1912. Sipas statistikave të studiuesit Artan Lame, nga 40 firmëtarët e pavarësisë, 27 ishin myslimanë, 11 ortodoksë dhe 3 katolikë. Delegati më i ri ishte Ferit Vokopola, 25 vjeç, ndërsa më i moshuari, Babë Dudë Karbunara, 70 vjeç. I fundit i firmëtarëve, Dhimitër Berati, ndërroi jetë në vitin 1970 në një aksident automobilistik në Romë. Ndër firmëtarët e pavarësisë, 1 u pushkatua nga regjimi komunist, 3 vdiqën në burg, 4 u arratisën, 6 u burgosën dhe 15 vdiqën në emigracion! Historia e pavarësisë u manipulua shpesh gjatë 100 viteve. Në vitin 1937, në një biografi zyrtare të mbretit Zog, u nënvizua fakti që Mbreti kish qenë në Vlorë dhe kish firmosur dokumentin më të rëndësishëm të historisë sonë. Në fakt, firma e Zogut nuk figuron në dokument, ndërkohë që procesverbali i mbledhjes së fundit të Kuvendit, më 7 Dhjetor 1912 shënon: “Lajmërohet të ardhurit e delegatëve të Ohrit, Hamdi Beu dhe Dervish Hima; nga Starova Z. Hajdar Blloshmi dhe Mustafa Efendiu dhe nga Mati, Ahmet Muhtar Beu, Riza Beu dhe Kurt Agai”! Pra Ahmet Zogu kish mbërritur me mandatin e Matit, plot 9 ditë me vonesë. Siç dëshmon edhe ai vetë në një telegram të datës 2 dhjetor 1912 për Ismail Qemalin, nisur nga Tepelena: “U sg jodha përfaqësues i Matjes. Ndëshkruani për mua vendimet e kongresit. Të nisem për aty apo jo? Pres me nxitim urdhënin tuaj.” Zogu la në heshtje shumë firmëtarë që ishin kundërshtarë të tij. Po kështu veproi Enver Hoxha që mbuloi emrat e kundërshtarëve politikë me një foto të pleqësisë që u vendos mbi dokument. Në vitin 1982, Hoxha deklaroi se xhaxhai i tij Hysen Hoxha kishte qenë atje. Filmi

“Nëntori i dytë” paraqet mbërritjen e Ismail Qemalit në anën tjetër të urës së Mifolit më 27 Nëntor 1912 dhe një person që i prezantohet: “Hysen Hoxha, delegat i Gjirokastrës”. Por Hysen Hoxha nuk u bë dot firmëtar i pavarësisë. Firma e tij nuk është në dokument dhe një procesverbal i mbledhjes së datës 3 dhjetor 1912 sqaron: “Sot ardhnë delegatët e Gjinokastrës, emrat e të cilëve janë këto: Myfit Bej, P. Poga, Jan Papadhopullo, Hysen Efendi Gjinokastra dhe Veli Bej Klisura” Hysen Hoxha, po ashtu si Ahmet Zogu kish ardhur me vonesë! Pavarësisht kësaj, të dy ata qenë delegatë të zgjedhur në atë kuvend. *** Ismail Qemali ishte në zyrën e tij mesditën e datës 29 nëntor kur e njoftuan se delegatët e Kosovës po hynin në qytet. Ai doli bashkë më shumicën e atyre që u gjendën në shtëpinë e Xhemil Vlorës, siç dëshmon sërish Dhimitër Zografi: “Të nesërmen priteshin të vijnë gjeneral Isa Boletini, Riza be Jakova, Mehmet Pashë Kalkandeli dhe disa delegatë të tjerë të Kosovës me 400 trima pas. Megjithëqë atë ditë binte shi, po një shumicë e madhe kish dalë përpara me flamurin tonë në dorë. Kur u afruan të tre bajraktarët e Kosovës, zbritnë nga kuajtë dhe iu falë flamurit, duke u puthur me ngashërim të madh. Riza beu, një burr i madh, ballëmadh, symadh, habitej dhe të zinte frika kur rrëfente veprat e tyre. Ishte i plagosur në këmbën e mëng jër, po s`donte të rrëfente se e kish për turp, dhe na thosh që i kish dalë një çiban. Isa be Boletini është më i gjatë se Riza beu, rrëfen që është njeri i sivilizatur, i ëmbël në fjalët dhe me energji të çuditshme. Ç`rrëfejnë këta për barbarizmin që bënë serbët mbi shqiptarët pleq, gra dhe fëmijë, është një tmerr i madh që s’e përshkruan dot as penda”. Mbërritja e delegatëve të Kosovës e ndryshoi edhe më shumë atmos-

ferën në qytet. Mbi 400 besnikët e Isa Boletinit u bënë forca e parë ushtarake, por edhe xhandarmëria e Qeverisë së re. Po më 29 nëntor mbasdite, Ismail Qemali u njoftua se Qeveria Perandorake në Stamboll njohu autonominë e Shqipërisë dhe urdhëroi ngritjen e flamurit turk, përbri atij shqiptar në gjithë zonat ku banonin dhe luftonin shqiptarë në perëndim të Perandorisë. Autonomia, siç dëshmon Eqrem bej Vlora, ishte 34 vjet e vonuar. Ajo duhej të ishte shpallur në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Tani nuk vlente më. Njohës i vjetër i rregullave administrative, Ismail Qemali i zbatoi ato me përpikëri. Më 1 dhjetor u zgjodh Pleqësia (Kuvendi) me në krye Imam Vehbi Dibrën dhe më 4 dhjetor kjo pleqësi votëbesoi qeverinë e Ismail Qemalit. Edhe pse qeveria i kish nisur mbledhjet që në datën 30 nëntor, ajo vendosi që mbledhja e parë të konsiderohej ajo e mbasdites së 28 nëntorit 1912, mbledhja që shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Ndryshe nga sa pritej, qeveria nisi të marrë masa të ngutshme për të administruar territorin e vogël që kontrollohej prej saj. Ajo ngriti ushtrinë kombëtare, xhandarmërinë, policinë, nxori gazetën “Përlindja e Shqipërisë” dhe filloi të urdhëronte përfaqësuesit në të gjithë vendin që të zbatonin rregullat e saj. Qeveria mori në dorëzim fondin e Perandorisë Osmane, duke lënë ligjet e saj në fuqi për administrimin e vendit. Ismail Qemali e dinte se vendi ishte në gjendje të mjerueshme. Në një dokument atij i njoftohej se në vend kishte vetëm 200 km rrugë kryesisht për karvanë, 34 njësi industriale, nga të cilat 18 mulli bloje. Shqipëria që administrohej prej qeverisë së tij nuk kish asnjë metër hekurudhë dhe asnjë port modern ku mund të ankorohej një avullore. Mbi të gjitha nuk kishte një monedhë kombëtare dhe deri në mes të

“Lajmërohet të ardhurit e delegatëve të Ohrit, Hamdi Beu dhe Dervish Hima; nga Starova Z. Hajdar Blloshmi dhe Mustafa Efendiu dhe nga Mati, Ahmet Muhtar Beu, Riza Beu dhe Kurt Agai”! viteve ‘20, edhe pasi Perandoria Osmane ishte shpërbërë, u punua me lira turke, me stërlina angleze dhe me monedha në njësi floriri. Por problemi i funksionimit të Qeverisë dhe selitë e saj mbeteshin problem. Eqrem bej Vlora, i zgjedhur nënkryetar i Senatit, që mbërriti ato ditë në qytet nga fronti i Himarës ku po luftohej me grekët, kujton: “Këshilli i Ministrave mblidhej në shtëpinë e Ismail beut, por se ku i kishin selitë ministrat e tij, këtë unë s’e mora vesh kurrë…” Më pas, ai kujton takimin e parë me Kryeministrin e Shqipërisë: “Oborri, sallat poshtë e lart, shkallët, ishin të mbushura plot nga njerëz që s’i kisha parë kurrë në Vlorë. Të gjithë

bisedonin me zë të lartë dhe kur mërziteshin lëviznin diku tjetër pa teklif... Në katin e sipërm ishte një sallon i madh, dera e të cilit ishte krejt e hapur. Përpara saj, njerëzit ngjesheshin e shtyheshin, për të dëgjuar se ç‘thuhej atje brenda. Hyra në sallon. Ismail beu po rrinte në një divan me një pamje të ligështuar, sa m’u dhimbs.” Problemi më i madh i qeverisë së re mbetej ruajtja e njësisë territoriale të Shqipërisë dhe njohja e shtetit të ri nga fuqitë e mëdha. Më 20 dhjetor 1912, Eqrem bej Vlora po rrinte buzë vatrës në shtëpinë e tij, ngjitur me atë ku flinte Ismail Qemal Beu kur dëgjoi befas disa krisma që erdhën duke u shtuar. Në pak kohë ato u bënë me qindra, siç dëshmon ai vetë në kujtimet e tij: “Qëllohej nga të gjitha dritaret, mijëra gjuhëza flakësh çanin terrin e thellë të natës mjegullore… Dërgova dikë të pyesë në shtëpinë e Xhemil Beut (Ku rrinte Ismail Qemali) po aty nuk dinin gjë. Dola me 20 trima të armatosur të shoh. Nëpër muret e shtëpive kërcisnin plumbat si bizelet në xham. Përpara zyrës së postë-telegrafës gjetëm një turmë prej qindra vetësh që shtinin si të tërbuar në ajër. Atje u zbulua edhe e fshehta. Nga Vjena dhe Parisi kishin ardhur telegrame private që thoshin se Konferenca e Ambasadorëve kish njohur në parim ‘Pavarësinë e Shqipërisë’!” Në fakt telegramet nuk gabonin. Më 17 dhjetor 1912 Konferenca e Ambasadorëve në Londër me insistimin e Austro-Hungarisë mori në shqyrtim çështjen shqiptare. Ajo pranoi në parim njohjen e vendit të ri dhe deklaroi hapjen e diskutimeve për kufijtë e tij. Eqrem bej Vlora rrëfen sesi në natën e 20 dhjetorit: “Në mesnatë gjithë qyteti vërshoi në shtëpinë e Ismail beut për ta uruar për suksesin e Qeverisë së Përkohshme. Ai ishte i zemëruar: “Keq shumë filloi kjo lojë?! Ç‘është kjo sjellje e çmendur?! Që në hapat e saj të parë Shqipëria u prit me këto krisma të marra!”.


22

MAPO

E enjte, 1 nëntor 2012 www.mapo.al

LG Spectrum 2 lansohet në Verizon LG dhe Verizon së fundi kanë lajmëruar pajisjen e re të tyre smartphone LG Spectrum 2 dhe pajisja tani është e gatshme për blerje në uebfaqen e Verizon. Siç thuhet nga raporti i kompanive, pajisja e re LG Spectrum 2 do të shitet vetëm në shitoret online të Verizon. LG Spectrum 2 vjen me çmim prej 99 dollarë me kontratë 2 vjeçare me Verizon. Pajisja punon nën Android 4.0 Ice Cream Sandwich, posedon procesor dual core Snapdragon S4, 1gb RAM, ekran 4.7 inç HD dhe 16gb memorie të brendshme. Specifikat tjera të pajisjes janë kartela microSD, teknologji NFC, rrjet 4G LTE dhe Bluetooth 4.0. Mund të gjeni më shumë detaje rreth Spectrum 2 në uebsajtin e Verizon Wireless

Fjalëkryqi klasik

Të martoheni apo jo - shkenca e ka përgjigjen!

25

1

2

3

4

13 16 20

Mendimi për martesë është një ndër vendimet më të rëndësishme në jetë. Por, si ta dimë nëse e kemi gjetur atë të duhurin apo të duhurën, shkenca e ka përgjigjen. Edhe pse nuk mund të duket e saktë dhe zgjidhje përfundimtare, shumica nuk e dëgjojnë instinktin, e që në fakt edhe është zgjidhja. Në studimin e parë shkencor që kishte për qëllim të testojë nëse dyshimet me të vërtetë mund të jenë të sakta, është zbuluar se femrat të cilat kishin dyshime, martesën e kishin kaluar me probleme, gjë që kishte ndikuar në shkurorëzim. Femrat të cilat para martesës kishin dyshime të caktuara, 2,5 herë kishin më shumë gjasa që pas një viti martesë të ndahen, në krahasim me ato femra, të cilat e kishin ndjenjën se janë me mashkullin e duhur. Femrave zakonisht u thuhet se kjo është normale dhe se kjo do të kalojë dhe se dyshimet vijnë si pasojë e të qenit nervoze. Mirëpo, është me shumë rëndësi që ta dalloni nervozen dhe dyshimet serioze. “Nuk ekziston asnjë fakt se problemet në martesë kalojnë vetvetiu dhe se me kalimin e kohës do të bëhet më mirë. Me siguri se problemet vetëm sa do të përkeqësohen dhe do të shndërrohen në probleme më serioze”, ka deklaruar autorja e studimit, Justin Langer.

Horoskopi i ditës

DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Në jetën tuaj në çift do ketë një përmirësim të ndjeshëm. Të gjitha vështirësitë dhe problemet që keni pasur do i kaloni sa hap e mbyll sytë. Edhe beqarët do të rigjejnë buzëqeshjen. Një person shumë i veçante do të bëjë pjesë në jetën tuaj.

Asnjëplanetnukdomerret me jetën tuaj në çift sot. Qetësia do të mbizotërojë gjatë gjithë kohës. Përfitoni nga kjo për të folur sa më shumë dhe për të planifikuar të ardhmen. Beqarëve do u pëlqejë më shumë se kurrë të flirtojnë me ata që do takojnë.

Të gjithë ata që kanë krijuar tashmë një lidhje mund të kenë disa debate sepse nuk do bien dakord për një vendim që u duhet të marrin. Beqarët, nëse tregoheni më të hapur, mund ta takoni edhe personin që keni ëndërruar.

Nëse keni pasur probleme me partnerin tuaj, kjo ditë do jetë mjaft e favorshme për të bërë hapat e parë dhe për të vënë çdo gjë në rregull. Do gjeni fjalët e duhura dhe çdo gjë do rregullohet. Beqarët do jenë të përkëdheluriteplanetëve.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Më në fund do filloni ta largoni rutinën nga jeta juaj në çift dhe të provoni gjëra të reja. Partneri juaj do jetë i gatshëm t’jua plotësojë dëshirat. Beqarët mund të fillojnë një aventurë pasionante që do u sjellë shumë gëzim në shpirt.

Në jetën sentimentale të atyre që janë në çift nuk do ndodhë ndonjë gjë shumë e madhe sot. Në përgjithësi do të mbizotërojë një klimë e qetë. Beqarët do jenë shumë të angazhuar me punë dhe nuk do kenë fare kohë që të merren me dashurinë.

Jeta juaj sentimentale do jetë mjaft e qëndrueshme. Çiftet do bashkëpunojnë me njëri-tjetrindhepasioni dotërindizetngambrëmja. Përbeqarëtkjoditëdosjellë një surprizë të këndshme. Urani mund të shtojë edhe mundësitë për dashuri me shikim të parë.

Për çiftet që kanë menduar ta çojnë më tej lidhjen e tyre dhe të bëjnë fejesa e martesa do jetë një ditë e shkëlqyer. Për beqarët do ketë flirtime, por takimet që do bëhen do jenë pa një të ardhme. Gjithsesi nëse dëshironi të kaloni disa momente të këndshme.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

BRICJAPI (22/XII-20/I)

UJORI (20/I-19/II)

PESHQIT (20/II-19/III)

Ata që po mendojnë për një ndarje do reflektojnë shumë duke peshuar të mirat dhe të këqijat e saj. Për beqarët, kjo ditë nuk do jetë shumë e përshtatshme për pasionin e madh, por dashuri të qeta dhe të ngrohta do të ketë.

Dita e sotme do jetë plot diell dhe ngjyra. Ndjenjat do jenë mjaft të forta dhe do shprehni gjithçka që ndjeni. Nëse jeni në një lidhje do krijoni baza më të forta për të. Përfitoni nga rrethanat ju beqarë në mënyrëqëtëgjenipersonin me të cilin do kaloni jetën.

Venusi dhe Marsi do jenë planetët që do kujdesen më shumë për jetën sentimentale të çifteve. Përfitoni për të diskutuar çdo lloj teme. Beqarët nuk do jenë shumë të vendosur, kështu që është më mirë mos fillojnë asnjë histori sepse do të lëndohen.

Jeta juaj në çift do jetë shumë e bukur sot dhe ka mundësi që pasioni të jetë edhe më i zjarrtë. Shfrytëzojeniditënderinë minutën e fundit dhe do ndiheni mjaft mirë. Beqarëtdokenëdashurimeshikim të parë me persona që ia vlen të krijosh një lidhje.

6

7

9

17

18 22

23

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

12

19

29 32

34

33

35

38

11

24

28 31

30

10 15

27

26

8

14

21

36

37

39

40

42

43

41

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

44

46

45

Horizontalisht:

Vertikalisht:

1. Ndreqja e gabimeve. 9. Rrapo, luftëtar patriot. 13. Përemër vetor. 14. Punonjës i kontrollit financiar. 15. Përemër dëftor. 16. Mund të lidhet litari ashtu. 17. Metal me ngjyrë të verdhë. 18. Mjet i thjeshtë lundrimi. 20. Ministria Drejtësisë. 21. Term në poker. 23. E pastër, pa mikrobe. 25. Samuel, futbollist kamerunas. 27. Figurë që bëhet në një letër. 29. Mbledhje e njerëzve për të përkujtuar diçka, a për të protestuar. 30. Pije alkoolike. 31. Hurma në dialekt. 32. Elbasani në makina. 33. Vend Ushtarak. 34. Veshje e sipërme. 36. Ekzistenca e qënieve të gjalla. 38. Agim, ish-basketbollist i njohur. 39. Përemër vetor. 40. Simboli kimik i neonit. 42. Gjendja e brendshme shpirtërore e dikujt. 44. E të tjera, shkurt. 45. Ndjenjë keqardhjeje që i lind dikujt për një punë a veprim të gabuar që ka bërë. 46. Shtet në Azinë Juglindore.

1. Tërësia e pikëpamjeve dhe e mendimeve të një njeriu, mendim, ide. 2. Bulku, aktore. 3. Skuadër futbolli e njohur austriake. 4. Tabelë e ndarë në disa katrorë a në disa shtylla, ku me anë të vijave ose të figurave paraqitet gjendja dhe ecuria e një pune. 5. Qytet i madh në Izrael. 6. Instituti Veterinar. 7. Fituese e një konkursi bukurie. 8. I ka miza në mes. 9. Historia e Rilindjes. 10. Shtambë e vogël prej balte. 11. Veti karakteristike, tipar i përhershëm. 12. Fausto, këngëtar i njohur italian. 19. Druri, ose... 22. Bujar, aktor i njohur i kinemasë. 23. Gur i çmuar. 24. Ent Tregtar. 26. Tregu Oriental. 28. Qytet i banuar nga shqiptarë në Malin e Zi. 34. Pritë që i bëhet dikujt. 35. Lloj gazi. 36. Pjesëz mohuese. 37. Kundër, ose... 38. Gojëz prej metali që u vihet kuajve. 41. Hajde! 43. Unë në Itali. 44. Janë në hyrje të ezofagut.

Sudoku | nivel mesatar 8 4 6 9 2

3 9

LUANI (23/VII-22/VIII)

5

5

1 7 2 5

2 7

3

8

5

6

6

8

4 5

6

1 3

8

4

4

3

6

5 7 2

9 2 7

4 1 7

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

3

3

8

2

6 8 4

5

9

1 4

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq 2 6 5 5 5

Shah | nivel mesatar Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Gjeni 10 ndryshimet

Koha e mbarimit ____:____

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Përgjigjet nr të djeshëm

Koha e fillimit ____:____

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

Numra me 3 shifra: 100, 152, 214, 352, 419, 558, 655, 805. Numra me 4 shifra: 2655, 2825, 3215, 4511, 4666, 4857, 9562, 9658. Numra me 5 shifra: 15635, 25654, 37092, 44259,

E

K

S

T

K

I

I

A

Z

A

H

M

A

B

I S

E

R

E

E

M

I

S

S

A

K

E

T F

R

E

M

B

T

I

L

I

A

E

Q

N

H

C

I

A

T

L;

S

E

K

S

E

S

I

A

C

I

M

K

G

S

S

A

S

I F

K

S

E

N

O

R

I

Z

A

J

E

N

O

T

A

N

U

S

K

A

P

I

C

E

E

R

E

E

Q

T

E A

S

H

I

O

M

5

1

4

5

6

6

5

2

1

4

8

5

9

6

5

2

1

3

0

2

1

5

2

6

3

2

0

1

4

5

9

8

5

2

1

1

6

2

5

9

9

7

0

2

3

2

U

4

8

4

7

5

7

5

7

4

8

5

G

R

1

2

0

1

3

0

0

0

2

6

3

H B

A E

I

J

I

M

O

L

I

2

5

N

F

L

3

5

I

A

E

6

5

L

L

V

5

6

B

L E

9

O

E

D

45979, 47237, 52695, 54253, 55221, 65258, 65316, 65878, 65985, 75185, 85252, 85415. Numra me 6 shifra: 022223, 152152, 152652, 182562, 203521, 243563, 320152, 458555, 524161, 633858, 789521, 854156, 874514, 912404, 921025, 961046.

5

1

2

6

5

9

8

7

4

5

8

4

1

5

2

6

3

2

0

1

5

6

5

4

7

8

9

5

1

4

2

5

6

3

2

0

1

4

5

6

5

2

9

8

7

1

7

4

5

8

7

1

5

1

7


faqja e fundit

SOT 1922

E enjte, 1 nëntor 2012 www.mapo.al

MAPO

23

1 nëntor Sulltani i fundit Sulltani i fundit i Perandorisë Osmane, Mehmet VI, dha dorëheqjen kur Asambleja Kombëtare e Turqisë e nxori jashtë ligjit Sulltanatin më 1 nëntor 1922. Mehmeti e la Kostandinopojën në bordin e anijes britanike të luftës Malaya, më 17 nëntor dhe u vendos në Maltë; më vonë ai jetoi në Rivierën italiane. Më 19 nëntor 1922, kushëriri i parë i Mehmetit dhe pasardhësi i tij, Abdylmexhid Efendi u zgjodh si Kalif, duke u bërë kreu i ri i dinastisë deri sa Kalifati u nxor jashtë ligjit në vitin 1924. Mehmeti vdiq më 16 maj 1926 në Sanremo dhe u

varros te xhamia e Sulltan Selimit I në Damask të Sirisë. Ai ishte vëllai i Mehmetit V dhe e trashëgoi fronin si anëtari më i madh i Derës së Osmanëve pas vrasjes në vitin 1916 të djalit të Abdulazizit, Jusuf Izetin Efendi. Atij iu dorëzua Shpata e Osmanit më 4 korrik 1918 dhe u bë Padishahu i 36-të. Lufta e Parë Botërore ishte shkatërrimtare për Perandorinë Osmane. Britanikët dhe aleatët e tyre kishin pushtuar Bagdadin, Damaskun dhe Jerusalemin dhe shumica e Perandorisë ishte ndarë ndërmjet aleatëve europianë. Në Konferencën

e Sanremos, në prill 1920, francezët morën kontrollin e Sirisë dhe britanikët, të Palestinës e Mesopotamisë. Më 10 gusht 1920, përfaqësuesit e Mehmetit firmosën Traktatin e Parisit (Sevres), i cili u merrte osmanëve kontrollin mbi Izmirin dhe Anadollin, duke e gjymtuar hapësirën turke. Nacionalistët turq u zemëruan nga lëshimet e Sulltanit. Një qeveri e re nën udhëheqjen e Mustafa Kemal Atatürkut u formua më 23 prill 1920 në Ankara. Qeveria denoncoi regjimin e Mehmetit VI dhe formuloi një Kushtetutë të përkohshme.

Paul Kurtz

Humanisti laik Elaine Woo, Los Angeles Times

Kurtz dha mësime filozofie në State University of Ney York në Buffalo për 26 vjet, por nuk e mbante filozofinë në një kullë fildishi. Si admirues i pragmatistit John Dewey, ai “donte që ta nxirrte filozofinë nga kulla e fildishtë dhe t’ia çonte popullit”, - siç thoshte ai. Ky qëndrim e bëri Kurtz të themelojë revistën e tij Skeptical Inquirer dhe Free Inquiry, gazetën Human Prospect dhe shtëpinë botuese Prometheus Books.

GAZETA

MAPO info@mapo.al cel: 068 20 20 5555477 Gazetamapo@gmail.com cel: 068 477

Filozofi Paul Kurtz është mbiquajtur me shumë emra të pakëndshëm gjatë karrierës së tij të gjatë, përfshirë edhe “Mendimtar i lirë satanik” dhe “prishës i rrezikshëm i mendjeve të reja”. Por emri që disa nga kritikët e tij e konsideronin si më të rrezikshmin, ishte më i vlerësuari prej tij. Ata e quanin humanist laik. “Ju mund të më quani skeptik, jotiest, ateist, agnostik, agnostik ateist, por emri më i mirë është humanist laik. Unë kam një filozofi, një pikëpamje, dhe e shpreh atë”, - tha Kurtz, kampioni i shkencës dhe përbuzës i fesë dhe të mbinatyrshmes, për “Associated Press” rreth një vit më parë. Kurtz, lider i fuqishëm i lëvizjes së humanizmit laik që konsideron si vlerat më të larta lirinë njerëzore dhe krijimtarinë, vdiq më 20 tetor në shtëpinë e tij në Amherst, N.Y, në moshën 86vjeçare. Kurtz dha mësime filozofie në State University of Ney York në Buffalo për 26 vjet, por nuk e mbante filozofinë në një kullë fildishi. Si admirues i pragmatistit John Dewey, ai “donte që ta nxirrte filozofinë nga kulla e fildishtë dhe t’ia çonte popullit”, - siç thoshte ai. Ky qëndrim e bëri Kurtz të themelojë revistën e tij Skeptical Inquirer dhe Free Inquiry, gazetën Human Prospect dhe shtëpinë botuese Prometheus Books. Ai themeloi edhe disa organizata, ku më e njohura ishte Center for Inquiry (Qendra për Kërkimin e së Vërtetës), e cila funksionoi për 21 vjet, ndodhej në New York dhe iu përkushtua ngritjes së një shoqërie të bazuar tek shkenca, arsyeja, te liria për të kërkuar të vërtetën, dhe tek vlerat njerëzore. Kurtz, i cili kishte origjina hebreje, e kritikoi fenë por ishte më shumë se një ateist. Ai e shihte humanizmin shekullar (laik) si një filozofi pozitive që nxit popullin të gjejë urtësi, lumturi dhe ndërgjegjësim moral pa Zotin, duke përmirësuar jetën për veten e tij dhe të të tjerëve, tani dhe përgjithmonë. Ai propozoi termin Eupraxsophy për të përshkruar qasjen jofetare ndaj jetës. “Nuk ka Zot të na shpëtojë”, deklaroi ai si autor kryesor i Manifestit Humanist II, i hartuar në vitin 1973 me kontributin e mendimtarëve të shquar si filozofi Sidney Hook, shkrim-

tari Isaac Asimov dhe shkencëtari Francis Crick, “ne duhet të shpëtojmë veten tonë”. Kurtz nuk besonte as parapsikologjinë, jashtëtokësorët, efektin e praktikave astrologjike, ose fenomene të tjera që duan të sfidojnë shpjegimin shkencor. Ai organizoi takime ekspertësh me qëllim që pretendimet më mistifikuese t’i nënshtroheshin shqyrtimit kritik, nëpërmjet Komitetit për Hetim Shkencor të pretendimeve paranormale, të cilin e themeloi në vitin 1976, me magjistarin James Randi dhe të tjerë. Përfundimet e hetimeve të tij u botuan në revistën Skeptical Inquirer. “Ai ishte udhëheqësi më i madh i mendimit të lirë në Amerikë që nga vdekja e John Dewey”, - tha Stuart Jordan, ish-shkencëtar i NASA-s dhe president i Institutit për Shkencën dhe Vlerat Njerëzore, të cilin Kurtz e themeloi në vitin 2010, pasi hoqi dorë nga pozicioni i tij tek Center for Inquiry për shkak të mospajtimit me drejtuesit e tij. Në vitin 2008, kur ishte rreth 82 vjeç, ai mbështeti vendimin e bordit të Center for Inquiry për të emëruar avokatin nga Washington D.C, Ronald A. Lindsay, si drejtor ekzekutiv. Kurtz pati mosmarrëveshje me drejtorin e ri në lidhje me pikëpamjet personale dhe atë që ai e konsideroi si transformim të humanizmit në “ateizëm të inatosur”. “Paul ishte shumë tolerant dhe mendjehapur”, - tha Jordan, që gjithashtu shërbeu si këshilltar shkencor në qendër, “por ngaqë ai gjeti paratë, ai u soll pak si feldmarshall, kur nuk kishte më dialog…Sipërmarrësit të tillë janë – njerëz të pasionuar, plot ide të mira dhe kanë prirjen e kuptueshme për të thënë “Dua të bëhet siç them unë”. Kurtz u lind në Newark, N.J më 31 dhjetor 1925, ishte djali i një biznesmeni me shpirt të lirë dhe i një gruaje shtëpiake. Ai nuk u rrit si hebre dhe për një kohë të gjatë frekuentoi Kishën e Bashkimit. U largua kur e kuptoi “se mund të kishe një jetë të mirë pa qenë anëtar i ndonjë kishe”, sipas intervistës që i dha Chicago Tribune në vitin 1987.

U angazhua në ushtri në moshën 17-vjeçare dhe luftoi në Betejën e Bulges gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pak më vonë, ai takoi të mbijetuarit e kampeve famëkeqe të përqendrimit, Buchenwald dhe Dachau, një përvojë që i la gjurmë të thella. Gjatë luftës ai mbante me vete një kopje të “Republikës” së Platonit, dialogu klasik mbi kuptimin e drejtësisë. Mbas lufte, ai studioi filozofi në Universitetin e New York, me Hook, një student i Dewey, i cili u bë filozof i shquar i shkollës pragmatike. Përfundoi studimet Bachelor në vitin 1948, ndërsa diplomën master dhe doktoraturën në filozofi, i përfundoi në Colum-

Drejtor: Artur Zheji Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku Rrethe: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. Sociale: Jonida Tashi. Kultura: Aida Tuci. Suplement: Jonida Hitoveizi. Sporti: Jeton Selimi. Komentatorë&Analistë: Gentian Elezi, Arjan Vasjari, Prof. Asoc. Dr. Adrian Civici. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha Koordinatore: Shkëndi çili. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

bia, përkatësisht në vitin 1949 dhe 1952. Ai dha mësim në Trinity College në Connecticut, më pas në Vassar College dhe Union College në New York. U bë pjesë e SUNY Buffalo në vitin 1965 dhe doli në pension në vitin 1991. Ai shkroi ose botoi më shumë se 45 libra, i fundit ndër të cilët ishte një punim mbi etikën planetare, e programuar për t’u botuar vitin e kaluar nga Prometheus Books. I biri, Jonathan, tha se babai i tij nuk kishte frikë nga vdekja dhe e kishte kaluar “gëzueshëm” ditën e fundit duke treguar histori për të qeshur dhe duke folur për skuadrën e tij të preferuar të futbollit. “Feja e tij e vërtetë ishte NFL dhe Buffalo Bills”, - tha djali i tij. Nuk është për t’u çuditur qasja e tij filozofike ndaj vdekjes. “Nëse shkoj në parajsë ose në ferr, - thoshte ai, - do të përpiqem të bëj revolucion. Do të shkruaj një pamflet ku t’i kërkoj Zotit të ndryshojë orenditë e universit dhe ta riorganizojë atë në një mënyrë më të drejtë. Por kjo është, sigurisht, hipotetike”.

Email: v.perleka@gmail.com Vera_perleka@hotmail.com


CMYK

24 7465 02

MAPO MAPO

e ENJTE, 1 NëNTOR 2012 13 qershor 2012 www.mapo.al www.gazetamapo.com


Gazeta Mapo