Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

Rama, dajak PS-së dhe DRU deputetit E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 213 (8344)

E shtunë, 8 Shtator 2018

Çmimi 30 Lekë

Kryeministri e përjashtoi deputetin nga PS-ja, pa asnjë hezitim, tamam si dikur Hrushovi shkarkoi Zhukovin, i cili kishte hipur në avion si ministër, por kur zbriti nuk e priti asnjeri. I menjëhershëm erdhi reagimi i deputetit laçjan: Kryeministri Edi Rama vetëm sa i shtoi një dozë tjetër arrogancës së tij. FAQE 3

Asambleja e PS-së, Edi Rama: Vetingu në Presidenti i Republikës Ilir Meta me zjarrfikësit politikë të nisë nga unë, Luli, Berisha… Ta e Tiranës: Mirënjohje për solidarizimin nisim me libër shtëpie për secilin nga ne me kauzën humane të dhurimit të gjakut

FAQE 2

Në foto: Edi Rama, dje gjatë fjalës në Asamblenë e PS-së

Në foto: Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi paraditen e djeshme Repartin e Zjarrfikësve të kryeqytetit

FAQE 2

PROJEKTI

DEKLARATA

DRAFTI I PLOTË

KREU I PD-SË

KRYETARJA E LSI-SË

Kryebashkiaku Veliaj: Teatër i Ri sipas një procesi transparent dhe draft i dakordësuar me BE-në FAQE 10

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama: Skandal me flamurin dhe stemën e Republikës. Shtet karagjoz

Opozita: Nga Rama te zyrtarët e institucioneve, kush do kalojë në "sitën" e vettingut

Basha: Vetting dhe aksion popullor për pastrimin e politikës. Nuk e takoj Ramën, ta votojë draftin

Kryemadhi: Mazhoranca dhe Kryeministri kanë kapur Reformën në Drejtësi

NDRYSHIMI I KUFIJVE

Dështon takimi i Thaçit me Vuçiç në Bruksel FAQE 10 AKTIVITETI

Sëmundjet kardiovaskulare dhe sfidat, me të cilat ballafaqohen sot mjekët Dr. Lenidhe Peppo FAQE 10

FAQE 2

FAQE 10

FAQE 10

NDESHJA

Shqipëri-Izrael dha rezultat 1-0, si dhe një super Strakosha në portë

FAQE 20

FAQE 24


POLITIKE

2

E shtunë, 8 SHTATOR 2018

Kryetarja e LSI-së takim me Raporterët e Këshillit të Europës: Situata kriminale në vend është alarmante, Shqipëria në udhëkryqin më të rrezikshëm

K

ryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi priti në selinë e LSI-së Raporterët e Komitetit Monitorues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës z. Andrej Hunko dhe z. Joseph O’Reilly. Gjatë këtij takimi, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi nënvizoi se situata kriminale në vend është alarmante dhe se Shqipëria ndodhet aktualisht në udhëkryqin më të rrezikshëm të saj. “Mazhoranca dhe Kryeministri kanë kapur Reformën në Drejtësi duke shkatërruar thelbin dhe qëllimin e Reformës të miratuar me konsensusin historik të 21-22 korrikut. Opozita do të vazhdojë betejën e saj për rivendosjen e shtetit ligjor për të luftuar pa asnjë kompromis krimin e organizuar dhe trafiqet dhe praktikisht këtë do ta bëjë duke filluar nga Parlamenti Shqiptar dhe çdo qytet dhe fshat të vendit”tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Kryetarja e LSI-së tërhoqi vëmendjen për nevojën e adresimit të këtyre problematikave të rënda nga Këshilli i Europës, si një institucion kyç evropian që e ka monitoruar dhe e ka ndihmuar Shqipërinë gjatë këtyre 27 vjetëve të pluralizmit shqiptar. Ajo nënvizoi gjithashtu se ky mision faktmbledhës zhvillohet pikërisht në momentin e duhur dhe falënderoi Raporterët pikërisht për këtë. Situata kriminale Lidhur me situatën e rënduar kriminale në vend ka reaguar ditën e djeshme edhe kryetari i grupit parlamentar të kësaj partie, Petrit Vasili. Pas vrasjes se 43 vjeçarit në Memaliaj, i cili kishte informuar policinë për

Monika Kryemadhi: Mazhoranca dhe Kryeministri kanë kapur Reformën në Drejtësi

parcelat e hashashit në reagimin e tij Vasili u shpreh se Kryeministri Rama është i vetmi njeri tek i cili njerëzit nuk mund t’i besojnë, sepse ai i shet te kriminelët që ata ti vrasin. Duke vijuar më tej në reagimin në faqen e tij zyrtare në

rrjetin social “Facebook”, kreu i ligjvënësve të LSI-së deklaroi se shteti ka rënë dhe si rezultat edhe Shqipëria është pa qeverisje. “Kryeministri dje u ngreh si gjeli në pleh dhe dërdëlliti me krenari prej gjeli për policinë e

tij. U vra me snajper Alket Muho në Memaliaj se denoncoi parcelat e qeverisë. Po kujt ia denoncojnë? Këtij kryeministri që i mbështet trafiqet duke gënjyer se ka zhdukur 99% të drogës? Tragjedi e vërtetë! Kryeministri është i

vetmi njëri tek i cili njerëzit nuk mund t’i besojnë, sepse ai i shet te kriminelët që ata t’i vrasin. Shteti ka rënë, Shqipëria është pa qeverisje. Armiku më i egër i shqiptarëve është vetë kryeministri dhe qeveria e tij”- tha Vasili.

Zv/kryetari i LSI-së: Simbolet kombëtare e shtetërore po përdoren me variante a modele në kundërshtim me përcaktimet e ligjit

Luan Rama: Skandal me flamurin dhe stemën e Republikës. Shtet karagjoz “Askund tjetër e në asnjë shtet të kësaj botës tonë, nuk ndodh ajo që ndodh në Shqipëri me simbolet kombëtare e shtetërore”. Ky është shqetësimi që ka ngritur në fokus zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama. Përmes një publikimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Rama shkruan se institucionet e larta shtetërore e prezantojnë Shqipërinë si shtet karagjoz. Sipas Luan Ramës është shkelur në mënyrë flagrante ligji “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përma-

sat e stemës se Republikës të Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”. “Shtet karagjoz! Askund tjetër e në asnjë shtet të kësaj botës tonë, nuk ndodh ajo që ndodh në Shqipëri me simbolet kombëtare e shtetërore! Me një idiotësi unikale e në papërgjegjshmëri të plotë, me vetëdije të habitshme e fyese, poshtëruese, pothuaj të gjitha institucionet e larta shtetërore e prezantojnë Shqipërinë si një shtet karagjoz, madje si shtetin e vetëm karagjoz në botë, duke shkelur në mënyrën më flagrante Kushtetutën e Republikës dhe

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

ligjin “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës se Republikës të Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”. Sepse ky ligj përcakton formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës se Republikës te Shqipërisë̈ dhe mënyrën e përdorimit te tyre. Jashtë këtij përcaktimi e në kundërshtim me këtë ligj, askush nuk duhet e nuk mund të veprojë! Nuk duhet e nuk mund, por në fakt, me simbolet kombëtare e shtetërore të Re-

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

publikës së Shqipërisë ka ndodhur e vazhdon të ndodhë, duke përdorur variante a modele në kundërshtim me përcaktimet e ligjit! Në vijim po ju jap variantin sipas ligjit, të flamurit kombëtar dhe të stemës së republikës, e më tej, disa variante të stilizuara të tyre në kundërshtim me ligjin dhe që përdoren nga disa prej institucioneve tona, ku varianti më

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

skandaloz është ai që përdoret nëpër ambasadat e Shqipërisë kudo ku ato janë nëpër botë, ku është sajuar një model me shqiponjën dhe përkrenaren në ngjyrë të bardhë! Pra thënë shkurt dhe shqip: shtet karagjoz! Dhe institucione që shkelin Kushtetutën!”- u shpreh në reagimin e tij, zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E shtunë, 8 SHTATOR 2018

Rama, dajak PS-së dhe DRU deputetit

Kryeministri e përjashtoi deputetin nga PS-ja, pa asnjë hezitim, tamam si dikur Hrushovi shkarkoi Zhukovin, i cili kishte hipur në avion si ministër, por kur zbriti nuk e priti asnjeri. I menjëhershëm erdhi reagimi i deputetit laçjan: Kryeministri Edi Rama vetëm sa i shtoi një dozë tjetër arrogancës së tij. Edi Rama dje zhvilloi mbledhjen e asamblesë së PS-së, ku e nisi me sulm që në fillim. Goditi struktarat e PS-së në rrethe, sidomos drejtuesit e degëve lokale, të cilët janë kthyer në zyra punësimi e jo drejtimi. Ai tha se nuk mund të ecet më kështu, duke bërë autokritikë personale, por që binte kryesisht mbi kupolën e selisë rozë, e cila ka rendur pas pushtetit, tani që e kanë krejt "tepsinë" për vete. Kryeministri i veshur me atlete dhe me këmishë lëshuar për duel, nuk vonoi dhe përjashtoi live deputetin e tij në rrethin e Laçit, Gjetan Gjetanin. Kryeministri e largoi deputetin nga PS-ja, pas asnjë hezitim, tamam si dikur Hrushovi shkarkoi Zhukovin, i cili kishte hypur në avion si ministër, por kur zbriti nuk e priti asnjeri. I menjëhershëm erdhi reagimi i deputetit laçian: Edi Rama vetëm sa i shtoi një dozë tjetër arrogancës së tijdeklaroi deputeti. Kryeministri foli gjatë në asamble. Por kryesisht hallin e kishte se baza e PS-së po merr zhgënjime, edhe për fajin e drejtuesve lokalë, sipas tij. Nëse lexon mes rrjeshtave fjalimin e tij për përgjumjen e PS-së, tani që pushtetin e kanë krejt vetëm, vëren se sondazhet reale në tavolinën e kryeminiëstrit nuk janë ato që publikojnë mediat servile të tij. Ai e di se rrezikon shumë të humbasë shumicën e bashkive të vendit për shkak të urdisë të drejtuesve të PS-së, të cilët po merren me emërime në administratën e shtetit apo me tender-

ime dhe kanë harruar bazën, popullin. Natyrisht që Erion Veliaj mbetet kandidat pothuaj fitues edhe në zgjedhjet e tjera vendore në Tiranë, por siç ka thënë vetë Edi Rama kur kandidonte për kryetar se "jetojmë në Tironë, gjithçka mund të ndodhë!". Dhe "kjo gjithçka…" mund të sjellë papritur edhe në Tiranë ndonjë goditje të papritur për shkak të pushtetit qendror. Pra Erion Veliaj rrezikon të marrë inatin dhe hakmarrjen e popullit ndaj pushtetit qendror. Këtë ka frikë kryeministri. Ai e di që nëse humbet Tiranën për fajin e qeverisjes ekzekutive, opozita mënjëherë do të kërkojë kokën e tij si kryeministër.

Ndaj Edi Rama ishte dje shumë i rreptë me strukturat e partisë. Por ai harron me dashje apo pa dashje, se strukturat e PS-së në bazë veprojnë kështu se shikojnë ministrat dhe zyrtarët e lartë të PS-së që kapërdisen për vete dhe bëjnë sipas shprehjes popullore "sheh rrushi-rrushin, e piqet!". Dje kryeministri i ktheu përgjigje, me kunja, liderit të opozitës Basha për çështjen e Vettingut politik. Në fakt duket lojë sorosiane e nivelit të lartë, ku me Edi Ramën po pastron dhe merr drejtësinë, ndërsa me Lulzim Bashën po bën vetting në politikë. Dyshimet mbeten se Basha dhe Rama po luajnë "poker", por mbetet të

shikojmë, pa u ngutur. Megjithatë kryeministri Rama e hodhi një minë (mundet fallso) në bahçen e PD-së, ku tha se e pranojmë si PS, vettingun e Bashës, por me një kusht: duhet të fusim edhe kunatin dhe djalin në vetting. E kishte fjalën për Bashën dhe Berishën. Edi Rama bëri edhe një lëvizje me finesë, pa rënë në sy. Spostoi zv/kryeministren Senida Mesi në detyrën e sekretares së burimeve njerëzore në PS, çka sipas statutit të PS-së nuk mund të ketë edhe post ekzekutiv. Pra një lëvizje e bëri dje Rama. Numrin dy në qeveri e largoi për ta bërë gati për kandidim në Shkodër. S.P.


POLITIKE

4

E shtunë, 8 SHTATOR 2018

Kryeministri flet i prerë: Gati të ulem me Bashën e ta nisim vetingun me libër shtëpie për secilin nga ne

P

as deklaratave të Lulzim Bashës se duhet të nisë menjëherë vettingu i politikës, kryeministri Edi Rama është shprehur sërish ui gatshëm për ta realizuar. “Nga unë i pari të nisë ky vetingu në politikë. Por Luli duhet të jetë i sigurtë se dhe ai vetingu tjetër që po bëhet, do vazhdojë”- deklaroi Rama. Në një fjalim të gjatë dhe plot kritika për punën e bërë nga socialistë ishte fjalimi i kryeministrit Edi Rama në punimet e djeshme të Asamblesë Kombëtare të PS-së, nga ku do të ndizen edhe motorët për zgjedhjet e ardhshme lokale. Teksa vlerësoi sërish nismën e PD për platformën e saj për vetting ndaj politikanëve, Rama dha qëndrimin e tij të prerë se ishte gati që të ulej në një tryezë me liderin e opozitës Lulzim Basha dhe “ta nisim me libër shtëpie”. “Dua të sjell në vëmendje që po bën po atë gabim që bëri. Normalisht atyre që janë mbi 18 vjet po të përsërisësh po atë gabim nuk është shenjë maturie. Në element pozitiv ishte dje. Vettingu i politikanëve. Ky ka qenë një problem kryesor me opozitën. Vettingu i gjyqtarëve e prokurorë. Procese gjyqësore janë mbyllur me

Asambleja e PS-së, Rama: Vetingu në politikë të nisë nga unë, Luli, Berisha…

raporte mjekësore se s’ka pasur drejtësi. Vettingun e bën populli me votë dhe drejtësia. Unë them që çdo instrument i ri i mundshëm që bën transparencë për

mua të parin, gruan time, për tokat e gruas time, pallatin e gruas, tenderat e baxhanakut tim kunatin, fëmijët e mi është një instrument që duhet të na

vlejë. Çizmja e PD-së, që nxjerr nga qafa e këpucës. Mirëpo si bëhet kush e vë dorën në zjarr që baxhanaku im s’ka marrë 15 milion euro tendera? Mbase

Taulanti. Atëherë si bëhet? Një instrument që i bën këto më mirë më shpejt, është i mirëseardhur. Unë, presidenti, kunati, gruaja e presidentit, vjehrri vjehrra ime, të gjithë, që të kuptojnë njerëzit që jemi të gjithë njësoj. Kryeministrat e mëparshëm, fëmijët e tyre. Patjetër. Ku udhëtojnë, çfarë bëjnë. Unë jam gati. Çështja është që kjo mos jetë e lidhur me reformën drejtësi, mos kthejnë mbrapsht reformën në drejtësi. Për këtë vettigun që i ka lindur në zemër Lulit unë jam gati. Se besoj që një komision bipartizan të merrej me këtë punë. Kemi ngarkuar Taulantin me Spahon, Agaçin dhe Çucin të komunikojë me Bylykbashin. Ketë e diskutojmë, por vetingun tjetër do e çojmë deri në fund dhe fllanzat dhe gjithë zogjtë e tjerë do fluturojnë një herë e mirë nga ajo fole. Jam gati që që nesër të ulemi me Lulin. Ai fillimin e ka me unë nuk ulem po s’ka problem unë do ti lutem që ta bëjmë një herë e mirë këtë punë. Po ta bëjmë me libër shpie. Se si bënë me libër shpie politikën me libër shpie do i ndajmë të gjitha kush e ka librin me faqe që mungojnë të fusë librin në sqetull edhe të qepi gojën”- tha dje Rama.

KREU I QEVERISË SHPËRTHEN NË KRITIKA NDAJ STRUKTURAVE TË PS-së DHE PARALAJMËRON RIORGANIZIM TË KREJT PS-së

K

ryeministri Edi Rama lëshoi një deklaratë të fortë për drejtuesit e Partisë Socialiste në rrethe, duke thënë që shumica e tyre ka braktisur detyrën dhe janë kthyer në ndërmjetës për punësime. “Të themi një të vërtetë me të cilën duhet të merremi duke filluar nga e hënë. Në territor partia është larg së qeni partia që duam në sfidat që do kemi më pas, shumica e drejtuesve tanë në territor e kanë braktisur detyrën dhe janë kthyer në ndërmjetës për punësime. Kjo është e patolerueshme ndaj betimit që ne kemi bërë për luftën për ta çuar tepsinë për skrap. Duhet të nisim menjëherë një proces thellimi për të qenë sa më pranë njerëzve, duke e prishur këtë paqe. Shqipëria nuk e ka luksin për të vazhduar të ketë brenda shtetit fole eksplozive për njerëz që nuk meritojnë të marrin rrogën nga taksapaguesit tanë”, tha Rama. Më tej, Rama u shpreh se është koha për ta riformuar të gjithë strukturën e Partisë Socialiste. “Një fushatë anëtarësimesh është e domosdoshme. Ne na duhen njerëzit që kanë diçka për të thënë dhe për të dhënë. Më të mirët në çdo pjesë e territorit duhet të jenë pjesë e jona. Na duhet një

Rama: Drejtuesit e PS-së në rrethe janë kthyer në ndërmjetës për punësime

hapje e madhe zemre dhe thellësisht e besueshme ndaj nesh. Nuk mund të pranojmë teatër. Duhet ristrukturuar rrënjësisht

sekretariati i PS. Deputetëve u bëj një thirrje të fortë: Jeni atje për të gjithë dhe askush nuk u ka ngarkuar të bëni kuadrin.

Ndërkohë që gjithkush kërkon prej nesh vetëm vëmendjen. PS ose do të bëhet me çdo kusht ose do të dështojë”, u shpreh kryeministri. Në kuadrin e kritikave Rama do të jepte dhe një mesazh për kryebashkiakët socialistë, të cilëve u tërhoqi vëmendjen se nuk u përgjigjen qytetarëve, duke i kërcënuar me mos rikandidimin e tyre në zgjedhjet e ardhshme. Nga Asambleja e Partisë Socialiste, Rama deklaroi se problemi kryesor i platformës është niveli i ulët i përgjigjeve që kryebashkiaket u japin qytetarëve. Rama teksa kritikoi kryebashkiakët e PS për faktin se nuk përgjigjen, theksoi se ata të djathtë nuk shkruajnë fare. Po ashtu ai bëri të ditur se një ndër kriteret që do të përcaktojë faktin nëse këtë kryebashkiakë do të kandidojnë sërish është fakti sesa rezultativ do të jenë. Po ashtu ai bëri me dije se nga sot nis fushata për zgjedhjet lokale të 2019-ës. “Ne do fillojmë fushatën sot. Listat e përfaqësuesve nuk

mund ti bëjmë natën e fundit. T’i bëjmë sipas qejfit e mos mbajmë asnjë përgjegjësi se si sillen. Këshilltarët bashkiakë sot, duhet t’i japin mundësinë shumë të tjerëve. Duke nisur në këtë fushatë të llogaridhënies të kryetarëve të bashkive. Atë që bëri qeveria duhet ta bëjnë kryetarët e bashkive në cdo njëri për të dëgjuar e mbledhur dhe qeveria duhet të kuptojë nëse e ka më për betejë kreun e bashkisë apo të gjejë një tjetër. Problemi kryesor i platformës: kryetarët e bashkive të PS nuk përgjigjen. Niveli i përgjigjeve është shumë i ulët. Ata të PD nuk shkruajnë fare. Si ka mundësi, ndërsa çdo ministër e ka detyrë të merret me çdo ankesë dhe mban përgjegjësi individuale. Ndërsa te pushteti vendor, te bashkitë nuk ndodh. Kjo duhet të ndryshojë menjëherë. Do të jetë një nga kriteret që do i japim kreu të bashkisë që do të rikandidojë ose s’duhet të kandidojë”, tha dje kryeministri Rama.


POLITIKE

5

E shtunë, 8 SHTATOR 2018

Kryebashkiaku i Tiranës në Asamblenë Kombëtare të PS-së: Kemi përmirësuar shërbimet dhe rritur investimet

“Vëmendja jonë është tek njerëzit, që nga dita e parë e jetës deri në ditën e fundit, me gjitha shërbimet që ofrojnë bashkitë tona”. Kështu, u shpreh kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në mbledhjen e djeshme të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku prezantoi disa nga arritjet dhe projektet e pushtetit vendor. Teksa vlerësoi projektin e rilindjes urbane, Veliaj nënvizoi se parimi i PS për vëmendjen tek njerëzit, ishte një zgjedhje e shkëlqyer. “Nuk besoj se ka pasur një projekt tjetër më të rëndësishëm që i ka shenjuar qytetet se projekti i Rilindjes Urbane. Nëse ka diçka që do të ngelet pas 100 viteve, besoj se do të jenë dy gjëra: Partia Socialiste dhe qendrat e qyteteve. Sheshi “Skënderbej” do të jetë aty tërë jetën, Lungomarja e Vlorës po ashtu, Pazari i Korçës do të jetë aty tërë jetën. E falënderoj kryeministrin dhe qeverinë që vendosën të vendosnin qytetet si prioritet dhe tek vëmendja për njerëzit, fillimisht nga qytetet. Sot kur shikojmë sesi kjo po ndodh në Francë dhe se si Presidenti Macron po bën diçka të ngjashme, ne si ballkanas tipikë, ose atipikë, nuk jemi ksenofob, jemi ksenofil, i duam kur i bëjnë të huajt gjërat; por, vizion të tillë dhe punë të tilla kemi bërë edhe këtu në vendin tonë”, tha ai, teksa shtoi se falë këtyre investimeve nëpër qytete, jo vetëm është përmirësuar cilësia e jetës, por kanë gjeneruar edhe ekonominë e qyteteve. “Fakti që bumi turistik u fokusua në qendrat e qyteteve tregoi se parimi i PS për vëmendjen tek njerëzit, aty ku ata gravitojnë, ku është jeta e tyre publike, që janë qytetet tona, ishte një zgjedhje e shkëlqyer”, nënvizoi Kreu i Bashkisë. Veliaj theksoi se sfidë është programi i dytë i qeverisë, projekti “100 fshatrat”, për t’u siguruar që vëmendja për njerëzit të përfshijë edhe ata që jetojnë në fshat. “Një punë e madhe është bërë nga bashkitë, për t’i lidhur qendrat e fshatrave me qytetin, por jo dhe aq për të krijuar një hapësirë publike brenda fshatrave ku me agroturizmin dhe iniciativat e tjera e kemi potencialin ta bëjmë me projektin e “100 fshatrave”. A mos ka ardhur momenti që të vendosim disa kritere, ku në vend të mbushim dhe t’i kthejmë në parkingje njerëzish zyrat tona të bashkisë, ndoshta një pjesë të madhe të financimeve mund t’i çojmë në investime dhe më pak njerëz? Më shumë dixhitalizim, më shumë kompjuterizim, mund të na ofrojë shërbime që pastaj na lirojnë fonde për të bërë investime publike. Ajo që unë

“Vendoret 2019”, PS ndez motorrët e fushatës, Veliaj: E gjithë vëmendja te njerëzit

kam vënë re si kryetar bashkie dhe si kryetar i Shoqatës, është që njerëzit nuk kanë problem të paguajnë taksat, nëse ato i

paguajnë të gjithë, dhe nëse dikush nuk përjashtohet. Dhe e dyta, nuk kanë problem të paguajnë taksat tona modeste nëse

marrin shërbime mbrapsht”, tha Veliaj, ndërsa kërkoi që të gjitha bashkitë në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Bujqësisë

të rrisin sipërfaqet e mbjella duke futur edhe një mentalitet të ri. Prioritet për bashkitë do të jetë edhe çështja e furnizimit me ujë të pijshëm, në mënyrë që të gjithë qytetet të përmirësojnë cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve. “Një nga shembujt më inkurajues dhe besoj se do të sfida edhe e këtyre zgjedhjeve, por edhe e mandatit tjetër, do të jetë çështja e furnizimit me ujë. Në bashkitë që drejtohen nga PS, kemi rritje me 22 për qind të furnizimit me ujë të pijshëm. Disa janë kampionë, Librazhdi, Pogradeci, Korça, Puka, me 24 orë furnizim, të tjerët kanë bërë progres, por unë besoj se me një bashkëpunim me qeverinë dhe me investime inteligjente të gjithë mund të jemi në rangun e këtyre kampionëve kur vjen puna në furnizimin me ujë të pijshëm”, deklaroi dje kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së: Fushata jonë, me vëmendjen vetëm tek njerëzit dhe aleancë vetëm me njerëzit

A

shtu siç dhe ishte lajmëruar ditën e djeshme u mbajt mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, e cila i nisi punimet në orën 10:00, me miratimin e rendit të ditës, ndërsa nuk do të mungonin fjalimet e kryeministrit Edi Rama, njëherësh kreu i PS-së, si dhe të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Dhe ashtu siç pritej, fokusi i Asamblesë do të ishte zgjedhjet e ardhshme lokale që priten të mbahen vitin e ardhshëm. Ndonëse me herët është përfolur që në muajin shtator do të kishte edhe ndryshime në qeveri, për të cilat ka paralajmëruar edhe vet Rama, por siç duket që nga ajo kohë “ujërat rrodhën” dhe gjithçka tashmë është qetësuar. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të PS-së, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla tha se do të prezantohet raporti i llogaridhënies dhe se PS-ja do garojë si kandidatë fitues në 61 bashkitë. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së tha se lufta për tepsinë vazhdon ende dhe mazhornaca nuk e ka fituar. “Jemi vetëm 250 ditë larg zgjedhjeve vendore të vitit 2019 dhe për ne, prej sot, fillon sezoni politik, me këtë mbledhje të Asamblesë

Balla në Asamble: Do garojmë si kandidatë fitues në 61 Bashki

Kombëtare, i cili përfundon me përfundimin e zgjedhjeve vendore të vitit të ardhshëm, ku ne garojmë si kandidatë fitues në të 61 bashkitë e vendit. Të gjithë e dimë se në Zgjedhjet Vendore 2019, ne kemi vetëm një aleat. Në koalicion me ne do të jenë vetëm qytetarët e thjeshtë dhe

të zakonshëm të këtij vendi dhe përballë kemi përsëri një aleancë politikanësh, që politikën e duan si mjet për interesat e tyre, jo për interesat e Shqipërisë. Ne jemi të vendosur ta kemi vëmendjen vetëm tek njerëzit e thjeshtë dhe të zakonshëm të këtij vendi. Jemi

të përkushtuar për t’u marrë me hallet dhe problemet e njerëzve dhe vëmendja jonë janë vetëm ata. Sigurisht, duke qenë të përgjegjshëm, jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me opozitën për reformat e mëdha, që përmirësojnë jetën e njerëzve dhe që bëjnë shtet. Por, nëse opozita do të vazhdojë të zgjedhë baltën si alternativë të vetën, atëherë natyrshëm e gjithë vëmendja jonë do të përqendrohet vetëm tek njerëzit dhe çështjet që kanë të bëjnë vetëm me ta. Është e vërtetë që Parlamenti është arena e debatit politik, por ne, si Grup Parlamentar, e kemi thënë prej ditës së parë të këtij sesioni të ri parlamentar që ne do ta fokusojmë debatin prej këtej e tutje, vetëm tek problemet reale të njerëzve, aspak tek shterpësia politike e kësaj opozite kuturu. Program? Jo. Ekip? Jo e jo. Lidership? As që bëhet fjalë. Kjo është opozita që kemi përballë”- u shpreh dje deputeti socialist Taulant Balla.


POLITIKE

6

E shtunë, 8 SHTATOR 2018

Kreu i Qeverisë, urdhër ministrave dhe deputetëve nga Asambleja: Mos udhëtoni me bileta të shtrenjta

D

uke u ndalur tek aksioni më i fundit i opozitës, e cila ka nisur një fushatë proteste kundër situatës së krimit në vend, kreu i Qeverisë deklaroi se në Shqipëri nuk ka banda kriminale, por kemi të bëjmë me rrugeçër që gëzojnë autoritet në rrugët e qyteteve. “Nuk kemi të bëjmë me banda por me rrugeçër që duhet të humbasin përfundimisht autoritetin që gëzojnë prej shumë vitesh në rrugët e qyteteve. Duhet ta humbasin sot, jo nesër. Por nuk mjafton policia. Duhet dhe prokuroria dhe gjykatat. Në Shkodër sot që flasim kemi më pak se gjysma e vrasjeve të të njëjtës periudhë krahasuar me të njëjtën periudhë të tyre, por shqetësimi nuk janë shifrat, por domosdoshmëria për veprim”- u shpreh kryeministri Rama. Ndërkaq, kreu i Qeverisë në kuadër të intimidimit të qytetarëve nga udhëtimet e shtrenjta të ministrave dhe deputetëve, u kërkoi të pranishmëve që t’i japin fund biletave të shtrenjta të udhëtimeve të tyre. “Duhet ti japim përgjigje pse fluturimet kushtojnë kaq shumë të shtrenjta. Nuk mund të themi janë kompani private e kështu e ashtu. Jo duhet ta zgjidhim ne. Unë e di që nga pikëpamja juridike mund ti themi s’kemi çfarë ti bëjmë por nga pikëpamja praktike i themi kemi që çke me të çfarë tju bëjmë. S’mundet që shqiptarët të të paguajnë kaq shtrenjtë në Shqipëri. Duhet ti vëmë kufirin këtyre kompanive”- u shpreh dje kreu i Qeverisë Edi Rama.

Akuzat e opozitës, Rama: Nuk kemi banda kriminale, por rrugeçër që gëzojnë autoritet

Gjatë fjalimit të tij të gjatë në punimet e djeshme të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama deklaroi se është koha për të riformuar të gjithë strukturën e PS-së dhe organizatat e PS-së. Gjithashtu ai e quajti të domosdoshme fushatën e anëtarësimeve në PS. “Nuk mund të kemi organizata

familjare, kjo nuk na duhet na duhen njerëzit që kanë diçka për të dhënë e thënë. Kush ka në kokë tepsinë është tradhtar i PSsë. Dhe kush ka në kokë tepsinë nuk e ka kuptuar se PS nuk është as LSI as PD dhe asnjë nga ato bishtat e tjerë q ne i kemi të gjithë bashkë kulaç përballë. PS është numri 1 dhe 1 nëse bën si 2, apo

si treshi mendojeni vetë si bën figura e gishtit. Ne duhet të rrimë drejtë të shohim drejtë. PS nuk u bë duke ndarë tepsinë nëpër miq e shokë. Nëse ne mendojmë qoftë dhe për 1 sekondë se kjo ndarje rrit ca parti të vogla parazite dhe për rrjedhojë PS-në, bëjmë gabim. Shushunjat e shpërndara nëpër trupin e shtetit nga partitë

e tjera thithin gjak për llogari të shefave e klaneve që drejton ajo parti. PS duke kopjuar shushunjat thjesht humbet gjakun e vet”- u shpreh Rama. Në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm, kreu i PS-së theksoi se këshilltarët bashkiakë të PS-së në të gjithë vendin duhet të dalin para qytetarëve të tyre në një fushatë llogaridhënieje. “Duhet të nisim fushatën e zgjedhjeve vendore sot. Sot! Sot! Të mos presim fushatën. Jo për të fituar zgjedhjet. Ndeshjen pa kundërshtarë e fiton kushdo problemi ynë është të fitojmë zgjedhjet duke kaluar përmes njerëzve dhe fituar zemrat e tyre dhe kuruar plagët e tyre. Nuk mund ti bëjmë si të tjerët që listat e këshilltarëve bashkiakë ti bëjmë natën e fundit. T’i bëjmë natën e fundit sipas qejfit dhe tia faturojmë PS dhe të mos mbajmë më asnjë përgjegjësi si sillen. Shumica dërrmuese e këshilltarëve të PS-së sot ti japim mundësinë të jenë në listë duke i përfshirë në një fushatë llogaridhënie të këshillave bashkiakë”- tha dje kryeministri Edi Rama.

KRITERET/ SI DO TË BËHET PËRZGJEDHJA E KËSHILLTARËVE BASHKIAKË TË PS NË ZGJEDHJET E ARDHSHME

K

ur na ndajnë edhe disa muaj nga zgjedhjet lokale të vitit 2019, publikohen për herë të parë kriteret mbi procedurat se si do të përzgjidhen kandidatët e Partisë Socialiste për Këshillat Bashkiakë. Bëhet fjalë për materialet që iu janë shpërndarë anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të PS-së, e cila u mbajt ditën e djeshme. Sa i përket kritereve, duhet që: Të plotësohen kërkesat e përcaktuara në Kushtetutë, në kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë dhe në kërkesat e Statutit të PS (Nenet 52-52); Të kenë kontribut e angazhim politik dhe të kenë njohuri për programin e politikat e PS në nivel kombëtar dhe vendor; Të kenë arsim të lartë, të zotërojnë aftësi të spikatura profesionale, dhe menazhuese; Të gëzojnë reputacion dhe të kenë mbështetje të gjerë në komunitet, të jenë aktiv dhe të angazhuar për të njohur, ndjekur e zgjidhur problemet e komunitetit; Të kenë njohuri mbi organizimin dhe funksionimin e pushtetit

Asambleja e PS-së/ Ndryshimet në sekretariat, Rama i beson post Bashkim Finos dhe Petro Koçit NDRYSHIMET E MIRATUARA NË ASAMBLENË E PS Sekretare për Burimet Njerëzore – Senida Mesi / Romina Kuko – Nën/Sekretare Sekretar për Organizimin – Arben Pëllumbi / Shpati Kolgega – Nën/Sekretar Sekretare për Koordinimin Elektoral – Blerina Gjylameti / Elion Semanaj dhe Ermira Rusi – Nën/Sekretar Sekretar Digjital – Ilir Beqja Sekretar për Diasporën – Laert Duraj / Artemis Dralo – Nën/Sekretare Sekretare për Bashkëqeverisjen dhe Aleancat – Elisa Spiropali / Petro Koçi – Nën/Sekretar Sekretare për Marredheniet Ndërkombëtare – Teuta Vodo Sekretar për Marrëdhëniet me Shoqërinë Civile dhe Mediat – Alfred Peza Sekretar për Cështjet Zgjedhore – Bledi Çuçi / Julian Hodaj dhe Eridian Salianji – Nën/Sekretar Nënkryetar i Asamblesë Kombëtare - Bashkim Fino Kooptime në Kryesinë e Partisë: Ulsi Manja dhe Ermonela Valikaj (Felaj)

vendor, aftësi drejtuese, organizuese, e të punës në ekip, të zotërojnë eksperiencë për menaxhimin e burimeve njerëzore e materiale; Të kenë integritet

moral dhe kurajo civile për të luftuar korrupsionin, abuzimet me pushtetin dhe shkeljet me ligjin. Në punimet e djeshme, Asambleja socialiste vendosi

të bëjë dhe disa ndryshime në sekretariatet e PS-së. Kështu, Bashkim Fino do të mbajë një tjetër post brenda partisë, pasi do jetë nënkryetari i Asamblenë Kombëtare të PS-së. Gjithashtu ajo që bie në sy është edhe rehabilitimi i Alfred Pezës, pasi i

është besuar posti i Sekretarit të Marrëdhënieve me Mediat. Ulsi Manja dhe Ermonela Felaj janë zgjedhur në Kryesinë e Partisë, ndërsa Arben Pëllumbi është zgjedhur Sekretar Organizativ. Ilir Beqja është zgjedhur Sekretar për Koordinimin Digjital.


POLITIKE

7

E shtunë, 8 SHTATOR 2018

KREU I PBDKSH

Ndocaj mbron deputetin e përjashtuar nga Rama: U hoq se foli për banorët e zonës së tij Pas vendimit të Edi Ramës për përjashtimin e deputetit të Kurbinit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste vetëm se kërkoi që të protestohet për situatën e krimit në vend ka reaguar edhe Kryetari PBDKSH Eduart Ndocaj. Përmes një deklarate të shpërndarë dje për mediat, Ndocaj theksoi se të mendosh se në Shqipërinë e 2018-s, një deputet, përjashtohet vetëm e vetëm se ngre zërin në mbrojtje të interesave të komunitetit që ai përfaqëson, është sa e trishtueshme, aq dhe alarmante për standardin e vlerave të demokracisë. “Kryetrafikanti Edi Rama s’pranon deputet të ndershëm në tepsinë e tij të

krimit të organizuar. Kryeministri, përmes një show mediatik, përjashtoi nga radhët e grupit parlamentar, deputetin e Kurbinit, Gjetan Gjetani, i cili, ndryshe nga servili Pjerin Ndreu, nuk bëri “lojën” e Ramës, por me të drejtën që i kanë dhënë qytetarët përmes mandatit, ngriti shqetësimin e kriminalitetit në zonën e tij. Kjo tregon se sa shumë e “lufton” krimin Edi Rama, i cili ka kurajon të përjashtojë edha ata pak deputetë që nuk i bythë-lëpihen atij, siç është Gjetan Gjetani. Të mendosh se në Shqipërinë e 2018-s, një deputet, përjashtohet vetëm e vetëm se ngre zërin në mbrojtje të interesave të komunitetit që

ai përfaqëson, është sa e trishtueshme, aq dhe alarmante për standardin e vlerave të demokracisë si dhe për perspektivën europiane të proceseve integruese, në të cilat vendi ynë rropatet prej më shumë se dy dekadash nga politikanë të lidhur me mafian dhe krimin në vend. Shqipëria është në rrezik të madh, ndaj është detyra jonë të ngrihemi dhe të largojmë sa më parë këtë shpurë qeverisëse dhe të rikthejmë besimin e shqiptarëve në aspiratën e kahmotshme për integrim në familjen e vlerave të përbashkëta”- u shpreh në reagimin e tij, kreu i PBDKSH Eduart Ndocaj.

Reagon Gjetan Gjetani: E prisja. Me përjashtimin tim, Rama i shtoi vetëm një dozë tjetër arrogancës së tij

U revoltua nga dy vrasjet në zonën e tij, Rama e përjashton nga PS deputetin e Laçit

D

o ta niste me një gjuhë tejet të ashpër dhe aspak mirëkuptuese, fjalën e tij punimet e djeshme Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryetari i kësaj partie, Edi Rama. Në një kohë që ishin paralajmëruar shkarkime të anëtarëve të kabinetit të tij qeveritar, Rama e ka përmbushur këtë “premtim” me shkarkimin live të deputetit të Kurbinit, Gjetan Gjetani,i cili siç tha kryeministri, është kthyer në zyrë punësimi dhe që sulmon policinë e cila po bën detyrën. “Sot nuk e pashë këtu dhe ka bërë shumë mirë që nuk ka ardhur, deputeti i Kurbinit i cili duhet të përjashtohet nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Një deputet që, nuk ka bërë asnjë punë tjetër, përveçse ka shantazhuar dhe ka bërë presion mbi këdo kë ka mundur, për të marrë vende pune dhe që kërkonte eksluzivitet edhe për të vënë shefa policie në Kurbin dhe pastaj del atje dhe bën një deklaratë të tërë pocaqi kundër Policisë së Shtetit në Kurbin. Ai nuk mund të jetë deputet i PS-së. Dhe ky duhet të jetë një mësim për të gjithë deputetëve që të ndajnë një herë e mirë historinë nga fundja e hundëve në çështjet e administratës dhe të ndërtimit të shtetit serioz. Sepse faturat e hajdutëve nëpër hipoteka që janë futur me mbështetje farefisnore dhe të mënyrave të ndryshme nuk i marrin ata që ndërhyjnë, por PS-ja. E kush nuk e ka kuptuar se nëse je deputeti i PS-së është nder i madh, nuk ka vend në grupin PS. Ne nuk jemi histori numrash por histori për

Shqipëri që duam. Nëse pushteti ynë është pushtet që duhet të rrijë në këmbë bazuar në numra dhe për këta numra duhet të gëlltisim deklarata si ajo e djeshmja, mallkuar qoftë dhe në djall vaftë dhe pushteti ynë “- deklaroi dje kryeministri Edi Rama. Reagimi i deputetit Por vetë deputeti Gjetani nuk ka qenë aspak i habitur nga ky vendim i Ramës. Në një reagim të shkurtër menjëherë pas fjalës së Ramës, Gjetani ka thënë se e ka ditur që dje që do të përjashtohej. “Një reagim të plotë do e bëj në vazhdim. Për momentin nuk di ç’të them. E prisja. Kam marrë informacione që dje nga brenda partisë që do më përjashtonte”, ka thënë Gjetan Gjetani për

mediat elektronike. Pak minuta pas këtij prononcimi deputeti, Gjetan Gjetani për të cilin Rama kërkoi përjashtimin nga grupi parlamentar do të reagonte edhe në rrjetet sociale, duke e konsideruar vendimin e Ramës të padrejtë. “Vendimi i Edi Ramës, për të më larguar nga Grupi Parlamentar, është një vendim i padrejtë. Nuk më ka bërë socialist Edi Rama, dhe nuk ka se si ai të më largojë. Socialist kam qenë në ditë të vështira të PS-së, me familjen e njerëz të afërt të mi, dhe jo sot në pushtet, kur ndahen tendera e privilegje. Sot Edi Rama nuk ofroi asnjë zgjidhje për Kurbinin. Duke më sulmuar mua publikisht, ai as nuk shtoi investime, as vende të reja pune në Kurbin. Përkundrazi,

shtoi vetëm një dozë tjetër të arrogancës së tij, arrogancë që e kanë dhe të besuarit e tij në Kurbin, dhe kjo jo vetëm nuk është ajo çfarë presin banorët me shumë halle, por vetë problemi që prodhon edhe më shumë hendek mes qeverisë dhe njerëzve. Unë pavarësisht se si shkojnë interesat e ditës së Ramës dhe miqve të tij, do vazhdoj te jem pranë qytetarëve. Nuk kam qenë asnjëherë i pushtetshëm, por kam qenë i vërtetë me njerëzit. Dhe do vazhdoj të ngre zërin për të gjitha shqetësimet dhe problematikat që kanë qytetarët e Kurbinit, duke mos u lëkundur për asnjë arsye”- tha deputeti i Kurbinit, Gjetan Gjetani Revolta e deputetit socialist Dy vrasje brenda 24 orësh, ajo

e adoleshentit, Adriel Sala në Fushë-Mamurras dhe ajo e 27-vjeçarit, Indrit Pepa tronditën qytetin e Kurbinit tre ditë më parë. Kjo ka bërë që deputeti socialist i zonës, Gjetan Gjetani të shpërthente në akuza ndaj drejtuesve të Policisë së Kurbinit, të cilët i cilësoi si të korruptuar, të paaftë dhe ordinera. Ai tha se do të kërkonte interpelancë me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj për të kërkuar shkarkimin e drejtuesve të Policisë në Kurbin. Në rast se kjo nuk ndodh, Gjetani tha se është i gatshëm të dalë në protestë, pavarësisht ngjyrave politike. “Ngjarjet e fundit të ndodhura në Kurbin më kanë shqetësuar shumë. Duke bërë që, në Kurbin të mos ndihemi të sigurt. Eksploziv, kërcënim me armë dhe vrasjen e dy të rinjve tregon që poliicia është hallkë shtetërore shumë e paaftë. Kjo tregon se në Kurbin kanë sjellë oficerë dhe drejtues policie të paaftë, të korruptuar dhe ordinerë. Si deputet i kësaj zone kam pasur ankesa të shumta nga qytetarët, të cilat do t’i bëj publike në Parlament. Brenda muajit shtator do kërkoj interpelancë me Ministrin e Brendshëm dhe në qoftë nuk do të marrë masa për pastrimin e komisariatit të policisë Kurbin, unë i pari do ngrihem në protestë, duke kërkuar mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Kurbinit, pa marrë parasysh ngjyrat politike”- ishte deklarata e deputetit socialist të Kurbinit, Gjetan Gjetani, që solli dhe përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PS-së.


POLITIKE

8

E shtunë, 8 SHTATOR 2018

Relacioni i plotë i projektligjit: Dekriminalizimi rezulton i pamjaftueshëm për të shkëputur lidhjet e qeverisjes me krimin

Z

bardhet projektligji për vettingun e politikanëve, platformë e iniciuar nga Partia Demokratike dhe Levizja Socialiste për Integrim. Teksa lançoi nga Elbasani nismën, kryetari i PD-së, Lulzim Basha nënvizoi faktin se vettingu për politikanët do të jetë i njëjtë me atë të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ku do të verifikohet pasuria për të gjitha figurat zyrtare. Projektligji në fjalë përveç disa ndryshimeve, është thuajse i njëjtë me atë ekzistuesin për “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Kështu, ndryshimet që reflektohen janë fakti që listës i shtohen zyrtarë, që nga deputetë, kryetarë bashkish, kryeministri, apo dhe anëtarë institucionesh. “Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, kryetari i bashkisë dhe çdo drejtues ose anëtar i institucioneve kushtetuese dhe ligjore që emërohen në detyrë me votim nga Kuvendi, përfshirë funksionin e Kryeministrit apo anëtarit të Këshillit të Ministrave, i nënshtrohen procesit të kontrollit të pastërtisë së figurës”, thuhet në draftin në fjalë. Kujtojmë se kryeministri Edi Rama e mbështeti platformën e PD, ndërsa i shtrihu dorën e bashkëpunimit Lulzim Bashës për t’u ulur në një tryezë për këtë nismë. RELACIONI Integriteti i zyrtarëve të lartë publikë është parakusht për qeverisje demokratike dhe shtetin e të drejtës. Fakte dhe të dhëna të bëra publike demonstrojnë se bashkëpunimi mes krimit të organizuar dhe zyrtarëve të lartë publikë, është në nivele alarmante dhe se ka një çimentim të kulturës së pandëshkueshmërisë ndaj politikanëve të lidhur me krimin. Për të garantuar integritetin e zyrtarëve të lartë publikë, Shqipëria ka ndërmarrë disa masa, të cilat në tërësinë e tyre, nuk kanë garantuar ende tërësisht qeverisjen demokratike dhe funksionimin e shtetit të së drejtës. Konkretisht: a) Reforma e Dekriminalizimit ka si qëllim pengimin e zgjedhjes ose emërimit, dhe largimin nga funksioni publik të personave, të cilët janë dënuar apo ndaj të cilëve janë marrë masa sigurie ose janë dënuar me vendim jopërfundimtar për kryerjen të krimeve, me synimin që të garantojë besimin e publikut në funksionimin e organeve të zgjedhura shtetërore, institucioneve të pavarura dhe atyre të krijuara me ligj, apo të administratës publike. b) Reforma në Drejtësi, që ka si qëllim që nëpërmjet një procesi të plotë rivlerësimi që përfshin lidhjet me krimin e organizuar të garantojë integritetin e sistemit të drejtësisë, si edhe të rikthejë besimin e publikut tek institucionet e këtij sistemi. Procesi i vettingut që përfshin vlerësimin e lidhjeve me krimin e organizuar zbatohet për gjyqtarët dhe prokurorët. Ndërkohë me ligj të veçantë, i njëjti vlerësim është shtrirë tashmë edhe për punonjësit e Policisë së Shtetit apo Gardës së Republikës. Pra, është fakt që procesi i vettingut nuk aplikohet për zyrtarët e tjerë të lartë publikë, ku përfshihen deputetët, Kryeministri, ministrat, dhe drejtuesit e institucioneve kushtetuese apo ligjore. Zbatimi i të njëjtave norma dhe parime të vettingut për vlerësimin e lidhjeve me krimin e organizuar edhe për politikanët dhe zyrtarët e të tjerë të lartë publikë, do të kontribojë në dekriminalizimin e qeverisjes në vend. Gjithashtu, kjo do të parandalonte aleancat e fshehta e të drejtëpërdrejta, para dhe pas zgjedhjeve, midis politikanëve dhe grupeve kriminale. Dekriminalizimi i plotë dhe zbatimi i të njëtave norma të vettingut për vlerësimin e lidhjeve me krimin e organizuar, duhet të zbatohet edhe ndaj zyrtarëve të lartë publikë, ku përfshihen deputetët, Kryeministri, ministrat, kryebashkiakët dhe drejtuesit e institucioneve kushtetuese dhe ligjore. Kjo garanton parimin e barazisë përpara ligjit, dhe përbën një premisë për një qeverisje të pandikuar nga krimi i organizuar, duke pastruar nga rradhët e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, individë të lidhur me krimin e organizuar. Është e vërtetë që Reforma

Drafti i opozitës - Nga Rama te zyrtarët e institucioneve, kush do kalojë në “sitën” e vettingut

e Dekriminalizimit, e propozuar nga Partia Demokratike, solli rezultate domethënëse në funksion të pastrimit të qeverisjes nga individë me rekorde kriminale. Deputetë e kryebashkiakë u shkarkuan apo u larguan për shkak se ishin të dënuar për vepra penale të rënda, si trafikim i qenieve njerëzore dhe favorizimit të prostitucionit; vrasje; përdhunim në grup apo trafik ndërkombëtar droge. Por efektet e këtyre rezultateve të dekriminalizimit duke larguar nga funksionet shtetërore individë të dënuar për kryerjen e krimeve u zhbënë, për shkak të transformimit në mënyra të reja të bashkëpunimit mes krimit të organizuar dhe qeverisjes. Këto mënyra të reja të bashkëpunimit janë zëvendësimi i vetë eksponentëve të botës së krimit në institucionet më të larta të vendit me individë në shërbim të krimit të organizuar, të caktuar prej tyre në poste dhe detyra shtetërore, si dhe politikanë të lidhur drejtpërdrejt me eksponentë të krimit të organizuar. Për pasojë, dekriminalizimi rezulton i pamjaftueshëm për të shkëputur lidhjet e qeverisjes me krimin. Kapja e qeverisjes nga krimi nëpërmjet përfshirjes së individëve me lidhje të drejtpërdrejtë me krimin e organizuar, në Kuvend, në pushtetin vendor, apo në funksione të larta apo funksione kyçe të administratës publike dhe organeve ligjzbatuese, përbën një kërcënim të rëndë për integritetin dhe funksionimin e demokracisë dhe institucioneve demokratike dhe për vetë sigurinë kombëtare. Opozita parlamentare, sjell në vëmendje qëndrimin e mbajtur shumë kohë më parë mbi këtë problematikë nga Paolo Borsellino, magjistrat i Antimafias Italiane, simbol i luftës së shtetit ndaj mafias/krimit të organizuar, i vrarë nga organizatat kriminale në vitin 1992, i cili shprehej se: “Ekziston një keqkuptim bazë sipas të cilit politikani që shoqërohet me mafiozë, nëse nuk dënohet nga gjykata, është i ndershëm! JO! Gjykata mund të bëjë vetëm vlerësime të natyrës gjyqësore. Është detyrë e institucioneve që të flakin politikanët e afërt me Mafian, për të qenë të ndershme dhe për t’u shfaqur si të tilla”. Kriminalizimi i qeverisjes, përmes lidhjeve të krimit të organizuar me funksionarët e lartë publikë, duhet të eliminohet përfundimisht, nëpërmjet një ligji të posaçëm që përcakton kriteret dhe rrethanat që ndihmojnë dekriminalizimin e mëtejshëm të institucioneve publike,

REZULTATET E DEKRIMINALIZIMIT Deputetë të larguar 6 Deputetë të dorëhequr 3 Deputetë në hetim 12 Kryebashkiakë të shkarkuar 1 Kryebashkiakë në hetim 3 Zyrtarë drejtues të larguar 45 Zyrtarë të tjerë të larguar 110 Këshilltarë bashkiakë të shkarkuar 35 Këshilltarë bashkiakë të dorëhequr 21 Kandidatë për deputetë të larguar 18 Gjyqtarë të dorëhequr 5 Nëpunës publikë lokalë të larguar 89

realizimin e vettingut ndaj zyrtarëve të lartë me qëllim shkëputjen e lidhjes së qeverisjes me krimin, si dhe mbajtjen në funksion vetëm të individëve që kanë integritetin e duhur të figurës së tyre. Për këtë qëllim, propozojmë miratimin e një projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”. Qëllim i projektligjit është të garantojë integritetin e personave që zgjidhen, emërohen apo ushtrojnë një funksion publik, nëpërmjet shtrirjes së vettingut edhe tek politikanët në detyra shtetërore dhe funksionet e tjera kushtetuese, si dhe mbrojtjen në të ardhmen të funksionimit demokratik dhe ligjor të organeve kushtetuese dhe në përgjithësi, i sistemit demokratik, në përputhje me standardet ndërkombëtare, apo praktikat e vendosura nga shtetet e Këshillit të Europës, apo shtete të tjera demokratike. Ky qëllim përmbushet duke parandaluar zgjedhjen apo emërimin në kushtet e ekzistencës objektive të shkaqeve që cënojnë figurën e zyrtarit apo besimin e publikut në funksionimin e organit ku zyrtari është zgjedhur apo emëruar. Ndryshimet e propozuara nëpërmjet këtij projektligji parashikojnë që e drejta për t’u zgjedhur, të kufizohet edhe në rastin e shtetasve që kanë kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar. Për këtë qëllim, është shtuar në Kushtetutë “Pjesa e Gjashtëmbëdhjetë/1”, ku sanksionohet përfshirja në vetting dhe sistemi i kontrollit të figurës me qëllim mbrojtjen dhe garantimin e mirëfunksionimit demokratik të Kuvendit, qeverisë, organeve të qeverisjes ven-

dore, institucioneve kushtetuese apo të krijuara me ligj, nga ndikimi apo pjesëmarrja në politikëbërje dhe/ose vendimmarrje i personave që kanë kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar. Sipas projektligjit, subjektet që i nënshtrohen vettingut, dorëzojnë një deklaratë dhe i nënshtrohen kontrollit të figurës, me qëllim identifikimin e atyre që kanë kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar. Nëse subjekti që i nënshtrohet vettingut ka kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, nuk e dorëzon në kohë deklaratën për figurën apo përpiqet të bëjë deklarime të pasakta, ose të fshehë kontaktet të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, atëherë sipas ligjit ndaj tij zbatohet prezumimi në favor të masës së ndalimit për t’u zgjedhur apo emëruar në funksionin publik, mbarimit të mandatit apo shkarkimit nga detyra, dhe subjekti ka detyrimin të provojë të kundërtën. I njëjti ndalim zbatohet edhe kur me vendim të organit përgjegjës kushtetues, për subjektin vërtetohet mosjustifikimi i ligjshmërisë së pasurisë. Është e qartë dhe e drejtë se shumica e qytetarëve shqiptarë e konsiderojnë si të papërshtatshme kontaktin dhe lidhjen e ngushtë midis krimit të organizuar dhe funksionarëve publikë. Për pasojë, në demokraci duhet garantuar që personat që konsiderohen nga shumica e votuesve si të papërshtatshëm për të vendosur për interesat e tyre, të qëndrojnë jashtë vendimmarrjeve legjislative apo Qeverisë. Qëllimi i masave të tilla ka për synim mbrojtjen e funksionimit demokratik të institucioneve nga ndikimi i krimit të organizuar. Është interes i lartë publik që politikbërja dhe vendimmarrja të imunizohen nga ky ndikim. Marrëdhënia e funksionarëve të lartë të shtetit me eksponentë të krimit të organizuar, është degradim i standardit etiko-moral të funksionarëve publikë dhe një pengesë serioze për zbatimin e ligjit dhe për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Është vështirë të imagjinohet që në Shqipëri, një punonjës policie, të identifikojë, arrestojë apo parandalojë aktivitetin kriminal të një pjesëtari të një organizate kriminale, nëse ai konstaton apo shikon që ky individ shoqërohet gjatë gjithë ditës me deputetin e zonës, Ministrin apo Kryeministrin, që kanë në dorë fatin e marrëdhënies së tij të punës. Kriminalizimi i qeverisjes, për shkak të lidhjeve të ngushta të funksionarëve të lartë publikë me eksponentë të krimit të organizuar, dëmton rëndë zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, duke cënuar rëndë dhe në mënyrë të pakthyeshme interesin publik. Grupet kriminale, duke shfrytëzuar lidhjen e tyre me funksionarët e lartë publikë, nxisin që këta të fundit të punojnë për interesat e tyre, të cilat qartësisht nuk përkojnë me interesat e qytetarëve të zakonshëm të këtij vendi apo me interesin publik, i cili duhet të jetë në fokus të punës së institucioneve publike. Opozita vlerëson se miratimi i këtij projektligji dhe vettingu për të gjithë politikanët në detyra shtetërore dhe zyrtarët e tjerë të lartë publikë, duhet të bëhet pa vonesë dhe të fillojë të aplikohet menjëherë. Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë një përfaqësim dinjitoz, jo nga njerëz të lidhur me krimin e organizuar, por nga burra dhe gra, bij dhe bija që punojnë në interes të tyre dhe luftojnë krimin e organizuar. Ky projektligj i shërben pikërisht dekriminalizimit të plotë të politikës, vettingut ndaj çdo funksionari kushtetues dhe mos përdorimit të krimit për të ardhur në pushtet apo mbajtur pushtetin.


POLITIKE

9

E shtunë, 8 SHTATOR 2018

Vettingu në politikë, Kreu i PD-së: S’e takoj Ramën, atij i mbetet vetëm ta votojë draftin

K

reu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë se nuk ka asgjë për të negociuar me kryeministrin Edi Rama lidhur me nismën ligjore të ndërmarrë nga demokratët për vettingun në politikë, e cila është depozituar paraditen e djeshme në Kuvend. Në një bashkëbisedim me gazetarët, nga selia blu Basha tha se propozimi i opozitës për vettingun në politikë është i njëjtë me atë për gjyqtarët dhe prokurorët që është votuar me 140 vota dhe se Ramës i mbetet vetëm ta votojë pro ose kundër. “Ligji është negociuar njëherë, sepse është identik me atë të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Gjuha e ligjit është identike. Nuk ka mbetur asgjë për të negociuar. Ne e kemi bërë dakordësimin. Kjo ose votohet, ose rrëzohet. Opozita ka marrë një vendim në Elbasan për ta votuar pro. Ramën pyeteni nëse do ta votojë pro apo jo. Ai ka vetëm një detyrë, të mos e pengojë dhe ta sjellë në Kuvend”- u shpreh kryedemokrati. I pyetur nëse ka frikë të ulet në bisedime me Ramën, Basha theksoi se Opozita ka paraqitur një platformë për reformën në drejtësi. “Nuk është e vërtetë që nuk kemi paraqitur propozime. Çështja që parashtrojmë sot është vettingu u politikanëve të lidhur me krimin. Si rezultat i kësaj bashkëqeverisje me krimin Shqipëria po degradon dita-ditës. Dje u vra informatori i policisë me snajper, dhe sa kohë duhet të presim? Kjo nuk pret, është emergjencë kombëtare. Opozita është e angazhuar për një drejtësi të pa kapur politikisht, dënimi i politikanëve do të bëhet nga drejtësia. Detyra jonë është ti nxjerrim nga institucionet. Ja dolëm për ligjin e dekriminalizimit, edhe kësaj radhe do t’ia dalim. Vettingu për politikanët do ti

Basha: Vetting dhe aksion popullor për pastrimin e politikës

japë fund edhe kësaj forme të re të bashkëpunimit mes krimit dhe qeverisë”- u shpreh kreu i PD-së. Basha tha se duhet ndarë njëherë e mirë krimi nga qeverisja. Nga selia e PD-së, kryetari i kësaj partie është shprehur se e vetmja rrugë për të pastruar politikën nga krimi është vetëm vettingu i saj, por Basha është shprehur se kjo nuk mjafton. “Së bashku me vettingun është i nevojshëm edhe një aksion popullor. Opozita është pro pastrimit të drejtësisë dhe politikës nga krimi. Ligji që sapo kemi dorëzuar në Kuvend ka për qëllim që ministri i brend-

shëm, ai i drejtësisë por edhe kryeministri të mos ketë lidhje me krimin. PD shqiptarët kanë shpenzuar shumë energji këto 5 vite për të luftuar kriminelët që futi në politikë Edi Rama. Na është dashur të kohë dhe energji për të larguar kriminelët e Ramës dhe akuzat tona janë vërtetuar. Shqipëria qeveriset nga bandat dhe bosët e krimit të organizuar, qeveria ka rënë. Nuk mjafton vetëm vettingu i politikanëve, por edhe një aksion i fuqishëm popullor janë të domosdoshme”, tha Basha. “Në krye të qeverisjes së vendit ka

ardhur gjenerata e dytë e kriminelëve. Skandalet dhe zollumet e qeverisë si bëjnë asnjë përshtypje qytetarëve. Është atentat ndaj demokracisë që sot në Kuvend kemi Ballën, Çyrbjen, në bashki Dakon e Sejdinin. Politikanët e lidhur me krimin sot bëjnë ligjet në IKuyvend, marrin vendime në bashki dhe janë të paprekshëm. Ka vetëm një mënyrë për largimin, vettingu i tyre. PD është pro pastrimit të drejtësisë, politikës dhe ekonomisë nga krimi. Ligji që sapo kemi dërguar në Kuvend është i thjeshtë dhe i qartë”- tha Lulzim Basha.

DEPUTETI I I PD-së: KËTA PO VRASIN INFORMATORËT E POLICISË DHE PO MBUSHIN ITALINË ME DROGË

Strazimiri-Ramës: Bëjmë vetingun, të shikojmë kush i mbron “rrugeçërit” që po vrasin

D

eklarata e djeshme kryeministrit Edi Rama nga Asambleja Kombëtare e PS-së , i cili duke iu referuar situatës së krimit në vend të nxitur nga ngjarjet e fundit, se “Nuk ka banda kriminale, por kemi të bëjmë me rrugeçër”, ka nxitur reagimin e ashpër të deputetit demokrat Gent Strazimiri. Teksa shprehet se ndihet i neveritur nga qëndrimi i Ramës, Strazimiri i kujton deklaratën e ambasadorit të SHBA-së Donald Lu se në vend ekzistojnë 4 banda dhe 20 grupe kriminale. Përmes reagimit të tij në rrjetet sociale, Strazimiri shprehet se tashmë krimi i ka vendosur politikës vijën e kuqe, dhe për këtë arsye ai thotë se duhet bërë vetingu në politikë, në mënyrë që të gjendet “I madhi në Tiranë” që i mbron këto 4 familjet mafioze dhe 20 grupet

kriminale. ““Vija e kuqe” që na ka vendosur KRIMI!!! A ka nevojë për “Vetting”, për të gjetur se cili është “ai, i madhi në Tiranë”, që 4 familjet mafioze dhe 20 grupet kriminale i mbron duke i quajtur thjesht “çiliminj” që poterosin “duke ngritur zërin e muzikës” ...?! Këta “rrugeçërit” vazhdojnë të vrasin informatorë të policisë, të rrëmbejnë në mes të ditës fëmijë e të rritur kundrejt “gjobave”, të përmbytin Italinë me tonelata droge, dhe Shqipërinë kanë arritur ta bëjnë pikën fokale të trafikimit dhe konsumatoren e parë të kokainës në glob, aq shumë sjellin, transportojnë e shpërndajnë ndërkohë që .... “dëgjojnë muzikë me zë të lartë” ...”- tha në dje reagimin e tij, deputeti demokrat, Gent Strazimiri.

DEPUTETI DEMOKRAT

Tritan Shehu: 43-vjeçari në Memaliaj u vra me snajper se denoncoi krimin

Deputeti i Partisë Demokratike në Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu tha dje se 43-vjecari Alket Muhaj nga fshati Rabie në Memaliaj u vra dy ditë më parë, sepse denoncoi krimin në shtet, konkretisht kultivimin e kanabisit. I ftuar pasditen e djeshme në rubrikën “Opinion” në Neës24, Tritan Shehu u shpreh se 43-vjecari u vra me snajper dhe që nga dita e djeshme në zonë është një situatë terrori. “Kemi të bëjmë me një vepër tragjike që tregon sa thellë kanë hyrë rrënjët e krimit në Shqipëri. Unë kërkoj zbardhjen e plotë të çështjes. Pra kush e nxori në pritë. U vra me snajper në mënyrë profesionale pasi denoncoi krimin në shtet. Kemi të bëjmë me një krim që ka të bëjë me dy qëllime. E para të vrasë dëshmitarin dhe së dyti që grupet kriminale duhan të terrorizojnë qytetarët dhe të bëjnë që ata të mos flasin. Atje sot që ne flasim ka një terror në zonë. Vrasja e dëshmitarit është ngjarja më e rëndë”- tha Shehu. Ndërkohë i pyetur mbi thirrjen e kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS, ku kërkoi përjashtimin e deputetit të Kurbinit, Gjeta Gjetani, deputeti demokrat tha se kolegu i tij socialist ngriti një shqetësim real të situatës së krimit që ka përfshirë ditët e fundit zonën ku ai është zgjedhur deputet, e më konkretisht Mamurrasin, ku në harkun e 24 orëve u shënuar dy vrasje me armë. “Unë sot e lexova atë statusin e deputetit dhe pashë që ai ngrinte një problem real sa i përket krimit. Terrori u duk qartë në Asamblenë e PS. Unë mendoj se sot situata në vend është e vështirë dhe ka qenë e paralajmëruar. Nëse lihet kështu, Shqipëria do përfundojë më keq se Kolumbia”- tha deputeti demokrat, Tritan Shehu.


FORUM

10 E shtunë, 8 SHTATOR 2018

Merkel në Maqedoni: Në kërkim të historisë së suksesit në Ballkan

Referendumi i 30 Shtatorit do të tregojë, nëse Maqedonia do të ndryshojë emrin e saj në Maqedonia e Veriut, si pjesë e marrëveshjes historike me Greqinë fqinje. Por pikëpyetje ka, Maqedonia ka nevojë për çdo lloj ndihme. Maqedonia nuk ka parë shumë personalitete të larta politike dhe diplomatë të lartë që nga fundi i luftës në Kosovë në vitin 1999. E kyçur në mes të Greqisë në jug, Bullgarisë në lindje, Shqipërisë dhe Kosovës në perëndim e Serbisë në veri, ish-republika jugosllave me 2 milionë banorë nuk ka qenë opcioni i parë i vizitës për ndonjë lider botëror. Deri më tani. Historitë e suksesit mes politikanëve europianë janë të rralla këto kohë, aq më pak ato të Ballkanit të trazuar. Maqedonia ka shansin të bëhet një histori e tillë suksesi, por vetëm, nëse e ndryshon emrin në Republika e Maqedonisë së Veriut. Më 17 Qershor, kryeministri maqedonas, Zoran Zaev dhe ai grek, Aleksis Tsipras nënshkruan marrëveshjen, të njohur si marrëveshja e Prespës, gati 27 vjet pas negociatave të vështira dhe grindjeve lidhur me emrin historik, Maqedoni. Shumë politikanë europianë psherëtinë të lehtësuar, ndërkohë që të tjetë, si përfaqësuesja e BE për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini dhe ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas e cilësuan atë “historike”. Menjëherë pas kësaj, Maqedonia mori ftesën për t’iu bashkuar NATOs, e megjithëse Berlini bëri përpjekje

për hapjen e shpejtë të negociatave me BE, ato u bllokuan nga Franca e Holanda dhe u shtynë me një vit. Të dyja këto hapa u panë si inkurajim për qeverinë e Shkupit dhe qytetarët e Maqedonisë për të mbështetur referendumin e 30 Shtatorit. Shumicë e brishtë Por siç gjërat janë tani ka një pikëpyetje të madhe. Që të ketë sukses referendumi e të ndryshohet emri, qeveria ka nevojë për një shumicë mbi 50% të votuesve që thonë “Po”. Megjithëse sondazhet e fundit të thonë se shumica do ta aprovojë marrëveshjen për emrin, çështja që shkakton ende shqetësim, është se partia më e madhe opozitare, VMRO-DPMNE ende nuk ka vendosur, nëse do t’u thotë përkrahësve të saj të shkojnë të votojnë, edhe nëse nuk e mbështesin marrëveshjen. Disa organizata nacionaliste kanë bërë thirrje për bojkotim të referendumit, duke shpresuar në dështimin e referendumit për shkak të pjesëmarrjes së ulët. Sipas një sondazhi

të publikuar më 6 shtator nga Instituti Maqedonas për Demokraci pjesëmarrja në referendum do jetë afër 46%. Edhe nëse referendumi ka sukses, parlamenti duhet të aprovojë marrëveshjen me një shumicë të cilësuar, 2/3, që është e vështirë për qeverinë aktuale ta arrijë. Shkupin e vizitoi këtë javë Sekretari i Përgjithëshm i NATO-s, Jesn Stoltenberg. Ai e cilësoi “një mundësi historike” referendumin në një konferencë shtypi me kryeministrin Zoran Zaev. Kjo është mundësi një herë në jetë për t’iu bashkuar komunitetit ndërkombëtar, për t’u bërë anëtar i NATO-s, por më parë duhet rënë dakord ër marrëveshjen e emrit. Kancelari austriak, Sebastian Kurz qëndron të premten në kryeqytetin maqedonas në një përpjekje për të dhënë mbështetjen pozitive për marrëveshjen me Greqinë. Vizita “historike” e Merkelit E shtuna është dita, kur kancelarja, Angela Merkel viziton Maqedoninë. Ministri i Jashtëm maqedonas, Ni-

kola Dimitrov u shpreh për Deutsche Wellen se kjo vizitë “dërgon një sinjal të fuqishëm në një moment historik udhëkryqi - ne kemi shansin historik të ecim përpara drejt anëtarësimit të NATO-s dhe të hapim bisedimet e anëtarësimit”. Perspektiva euroatlantike e Maqedonisë u bllokua nga Greqia në samitin e Bukureshtit në vitin 2008, për shkak të çështjes së emrit. “Kjo është e rëndësishme për Maqedoninë, por edhe për Ballkanin si pjesë e Europës”, shton Dimitrov. Dita e vizitës së Merkelit u zgjodh me kujdes, si dita e festimeve të Ditës së Pavarësisë, më 8 shtator. Asnjëherë më parë një kancelar gjerman nuk e ka vizituar Maqedoninë, përveç një qëndrimi të shkurtër të kancelarit Gerhard Schröder gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999.” Diplomati gjerman, Christian Hellbach është shprehur se “vizita e kancelares duket qartë në mbështetje të zgjidhjes së çështjes së emrit. Dhe ne besojmë se ky është një moment i diplomacisë së mirë, sepse nuk i kemi të shpeshta momente të tilla në botë apo rajon.” Por mbështetja nuk do të mbetet me kaq. Një javë më vonë e viziton Shkupin, minstsri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, dhe më 19 e 20 Shtator do të qëndrojë ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen. Ish-ambasadorja e Gjermanisë në Maqedoni, Gudrun Steinacker mendon, se kancelarja Merkel sjell një mesazh të qartë për referendumin.

“Merkel me gjasë dëshiron t’i inkurajojë qytetarët e Maqedonisë për të vendosur mbi kompromisin që arritën Zaevi dhe Tsipras”, thotë njohësja e Ballkanit. Interesi i Gjermanisë për sigurinë Interesi i shtuar i politikanëve gjermanë mund të duket i papritur, por ai reflekton rritjen e vëmendjes së Berlinit për rajonin në kuadër të një rritjeje të influencës kineze dhe ruse në Ballkanin Perëndimor. Me Bosnje-Hercegovinën dhe konfliktet e vazhdueshme etnike, me alarmin që shkaktojnë idetë për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisëduket se Maqedonia ka shansin të prezantohet si mundësia për një histori suksesi në rajonin e brishtë. “Ne jemi të gëzuar që shohim, se Maqedonia po bën përpara, sepse është në interesin tonë, interesin tonë ekonomik. Kemi edhe interesin e sigurisë për vendin tuaj që t’i bashkohet BE dhe NATO-s.” Një dështim i referendumit do të mund të godiste forcat reformiste në Shkup dhe ndoshta mund të hapë hendeqe të rinj me shumicës maqedonase dhe komunitetit të madh shqiptar në vend. Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka bërë të ditur, se do të largohet nga posti, në rast se referendumi nuk e miraton marrëveshjen për emrin me Greqinë. Ministri i Jashtëm Dimitrov vëren se “kancelarja nuk do të vinte, nëse do të bëhej fjalë për politikanët apo partitë. “Vizita zhvillohet, sepse referendumi është për të ardhmen e qytetarëve të elle/ Welle/ Maqedonisë”. /Deutche W

"Dy karrike bosh, ktheni fëmijët", francezët protestojnë kundër dëbimit të familjes shqiptare Rasti i familjes shqiptare Toçilla, e dëbuar nga Franca në fund të gushtit të këtij viti është rikthyer sërish në vëmendje të opinionit francez. Fëmijët e tyre Besardi 6 vjeç dhe Sylvina, 9 vjeç, duhej të hynin në CP dhe CM1 në shkollën fillore "SaintBruno". Por ata u dëbuan në fund të gushtit si pjesë e një procedure administrative. Mëngjesin e së hënës së 3 shtatorit që përkonte dhe me fillimin e vitit të ri shkollor, aktivistët nga Rrjeti i Arsimit pa Kufij (RESF) 33 u mblodhën në dyert e shkollës së "Shën Bruno de Bordeaux" për të rritur ndërgjegjësimin midis mësuesve dhe prindërve të nxënësvepër situatën e familjes Toçilla. Kjo familje shqiptare ka jetuar në Francë (në rrethin e La Benauge) që nga viti 2014 dhe është kthyer në vendin e tyre të origjinës më 24 gusht, në kuadër të një procedure të detyrimit për t'u larguar nga territori francez (OQTF), procedurë që ishte objekt i një ankese. Kësaj familje iu mohua

e drejta e azilit dhe pastaj një kërkesë për rregullim të lejeqëndrimit. Ajo ishte ankuar kundër këtij detyrimi për tu larguar nga territori francez,

por ankesa pranë Gjykatën administrative ishte pezulluar, raporton "Sud Ouest". "Situata tronditëse dhe e papran-

ueshme" Të dy fëmijët e familjes së kthyer, Besardi 6-vjeçar dhe Sylvina 9-vjeçare, para disa vitesh ishin regjistruar në

shkollën fillore "Saint-Bruno". Ata duhet të ishin të pranishëm në klasat e tyre përkatëse CP dhe CM1, emrat e tyre gjithashtu figuronin në ditarin e nxënësve që priteshin të vinin të hënën, shkruan "Sud Ouest". Në fletushkat e tyre të titulluara "Dy karrige bosh në fillim të vitit shkollor", aktivistët e RESF 33, të cilët gjithashtu duhej të kalonin një peticion në shkollë, denonconin një "situatë tronditëse dhe të papranueshme". "Kjo familje duhet të kthehet", thotë Brigitte Lopez, i nga rrjeti i Bordeaux. Për shkak të problemeve neurologjike, babai ishte dërguar Spitalin universitar CHU Pellegrin. Prefektura e ka justifikuar dëbimin kërkesën e refuzuar për azil dhe faktin se Shqipëria është në gjendje të marrë përgjegjësinë për patologjinë e babait të familjes. RESF 33 planifikon të kryejë veprime të reja dhe në veçanti të apelojë tek Didier Lallement, Prefekt i Gironde dhe Alain Juppé, kryebashkiaku i Bordeaux.


KOSOVE Një diplomat ndërkombëtar, i cili ishte i pranishëm në gjithë ngjarjen që u zhvillua dje brenda ndërtesës së BE-së në Bruksel ku po qëndronin delegacionet nga Kosova dhe Serbia, ka shpjeguar të gjithë prapaskenat se si ka ardhur, deri tek anulimi i takimit ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb, Aleksander Vuçiç. "Të dy presidentët kanë refuzuar që të flasin me njëritjetrin në momentin që po bëheshin përgatitjet për fillimin e takimit me krerët e lartë të BE-së", ka thënë ky diplomat, emri i të cilit është i njohur për agjencinë e lajmeve Reuters, përcjell Gazeta Express. Ai ka shpjeguar dhe përpjekjet e Federica Mogherinit që dialogu të vazhdonte patjetër. "Ata e detyruan Mogherinin që t'i takonte ndarazi disa herë, vetëm në mënyrë që të mos dështonte takimi dhe të vazhdonte dialogu", shpjegon diplomati. "Gjithçka shkoi gabim sot, ata nuk u takuan. Gjithçka u shndërrua në një dramë", shton tutje diplomati i BE-së, i cili thotë se nuk ishte e qartë se çfarë e shkaktoi atë thyerje ndërmjet dy presidentëve. "Vështirësitë vazhdojnë", kështu ka deklaruar edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, duke thënë se do të kërkojë një takim ndërmjet dy liderëve në fund të shtatorit. Siç shkruan agjencia e lajmeve Reuters, dështimi për një takim ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit tregon një reflektim të

E shtunë, 8 SHTATOR 2018

Prapaskenat e dështimit të takimit ndërmjet Thaçit dhe Vuçiç në Bruksel Hashim Thaçi: Vuçiç nuk e bojkotoi takimin

dy palëve ndaj idesë për shkëmbim të territoreve, që u kundërshtua nga Gjermania, tregon diplomati i BE-së. Kujtojmë se ky takim ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit ku pritej të diskutohej për shkëmbim territoresh e ndryshim kufijsh, ishte kundërshtuar fuqishëm dhe nga opozita kosovare.

Kërcënon Brnabiq: Të mos testohen durimi i Serbisë karshi çështjes së Kosovës Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq përmes një deklarate iu lut Bashkësisë ndërkombëtare të mos "testojë" durimin e Serbisë dhe as mirëkuptimin e saj kur bëhet fjalë për çështjen e Kosovës, por ta kuptojë seriozitetin e situatës dhe të sillet në përputhje më të. Kryeministrja serbe theksoi se nevojitet durim i madh për të biseduar me përfaqësuesit aktual të shqiptarëve të cilët sipas saj janë të pa përgjegjshëm, të paparash-

11

ikueshëm dhe nuk respektojnë marrëveshjet e arritura. Deklarata e kryeministes serbe bëhet menjëherë pasi Presidenti Aleksandër Vuçiq anuloi takimin në Bruksel me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Autoritetet serbe thanë shkak për këtë ishte përgjigja e autoriteteve të Prishtinës drejtuar Vuçiqit në lidhje me kërkesën e tij për të vizituar pjesën veriore të Kosovës dhe ndalesën për të vizituar edhe liqenin e Ujmanit.

Pse dështoi takimi i Thaçit me Vuçiç në Bruksel? Ka dështuar takimi i planifikuar mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Bruksel. Marko Gjuriç, anëtar i ekipit të delegacionit të Vuçiç ka bërë me dije se presidenti ka vendosur të mos bisedojë me presidentin e Kosovës. Vuçiç mësohet të ketë thënë se nuk dëshiron ta takojë Thaçin e madje, në këtë formë, po vihet në pikëpyetje i gjithë vazhdimi i dialogut. Gjuriç ka thënë se janë të papranueshme pretendimet e Thaçit për të biseduar lidhur me Luginën e Preshevës, si pjesë të territorit të Kosovës. Sipas tij, ajo që mund të flitet në Bruksel, është vetëm territori i Kosovës e Metohisë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka deklaruar se nuk beson që ka ndodhur bojkot nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Thaçi tha se, dje kanë ndodhur takimet me Frederica Mogherini dhe pastaj ndodhin takimet tritareteral. "Sot kanë dialogur përmes zonjës Mogherini që ka qenë edhe më herët procedur dhe praktikë, por është konstatuar që dallimet shumë të thella dhe jemi në pozicione shumë të largëta, për këtë arsye ka mbetur që të punohet në substancën e angazhimeve dhe ideve tona në mënyrë që në ditët e ardhshme të kemi një progres më të prekshëm, pra ka pas pajtim në mes meje dhe Vuçiqit që këto dallime t'i kalojmë në ditët e ardhshme dhe jo në ballafaqime nga distanca por në mirëkuptimin e delegacioneve me lehtësimin e bashkimit Evropian", tha ai. Sipas tij, marrëveshja Kosovë Serbi do të miratohet nëpërmjet referendumit të qytetarëve në Kosovë.

SHPALLJE ANKANDI Për shitje në ankand të sendit të paluajtshëm, si më poshtë treguar: Lloji i pronës: Ndërtesë me sipërfaqe 200m2 Vendndodhja: Lagja Nr.2, Kavajë, "Bar Restorant Palma, Rruga Nacionale e Tiranë-Kavajë, krahu i djathtë, Kavajë Zyra vendore e regjistrimit së Pasurisë së Paluajtshme, Kavajë, Zona Kadastrale: 8551, Numri i Pasurisë: 5/385, Vol. 14, Faqe 184, i cili është në pronësi të debitorëve Muhamed Shkodra dhe Irena Gjini (Shkodra), të dy me banim në Kavajë. Me këtë shpallje njoftohen të gjithë të interesuarit, duke i informuar se: 1. Çmimi i sendit të paluajtshëm që shitet ka vlerën e 15.680.000 (pesëdhjetë milionë e gjashtëqind e tetëdhjetë mijë) lekë. 2. Vendi ku do të zhvillohet ankandi i shitjes së sendit është pranë Zyrës së Përmbaruesit Gjyqësor Privat, Besart Shehu, në adresën. Rr. "Abdyl Frashëri, Pll. 3/3, Tiranë

3. Shpallja për shitjen e sendit të paluajtshëm shpallet në gazetë sot dhe do të qëndrojë i publikuar për 5 (pesë) ditë radhazi. 4. Dorëzimi i kërkesave për pjesëmarrjen në ankand do të pranohet në të gjithë afatin 15-ditor dhe procesi përfundimtar i zhvillimit të ankandit do të kryhet në datën 14.09.2018, duke u mbyllur në orën 16.00, me mbarimin e orarit zyrtar. 5. Secili ofertues duhet të depozitojë bashkë me kërkesën për pjesëmarrje në ankand edhe garancinë prej 10% të çmimit fillestar në llogarinë bankare të Përmbaruesit Gjyqësor, Besart Shehu, pranë -Societe Generale Albania", në numrin e llogarisë 1272077 dhe me numër IBAN AL 02213110130000000001272077, në monedhën lekë, ose Raiffaisen Bank sh.a, në numrin e llogarisë 11119758 dhe me nr. IBAN AL 72202111230000000011119758, në monedhën lekë. Përmbaruese: Besart Shehu


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAMA

12 E shtunë, 8 SHTATOR 2018


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

13 E shtunë, 8 SHTATOR 2018

Teatër i Ri sipas një procesi transparent dhe draft i dakordësuar me BE

Veliaj: “Tirana do të ketë një Teatër të Ri, siç e do shumica e qytetarëve të Tiranës”

T

eatri i Ri Kombëtar do të ndër tohet sipas një drafti të dako rdësuar me BE dhe i mbështetur mbi një proces transparent. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka siguruar se Tirana do të ketë një Teatër të Ri Kombëtar, ashtu siç në këto 3 vite ka pasur një Shesh të ri, një Pazar të ri, parqe e shkolla të reja. Ai inspektoi punimet për rikonstruksionin e shkollës së mesme "Andon Zako Çajupi", ku edhe u shpreh se procesi për ndërtimin e Teatrit të Ri do të jetë transparent dhe i hapur për të gjithë. "Një gjë është e sigurt: një Tiranë që ka Amfiteatër të ri, që ka Shesh të ri, që ka Pazar të ri, Park të ri Olimpik, që ka shkolla të reja, sigurisht që do të ketë edhe Teatër të Ri. Ne nuk mund të stonojmë në një fushë dhe të shkëlqejmë në të gjitha fushat e tjera. Kështu që, nuk ka asnjë dyshim që ne do të kemi një teatër të ri! Në fazën ku jemi, kemi një diskutim të hapur ditor edhe me miqtë dhe dashamirësit e Tiranës në Komisionin Europian, për të mbërritur në një draft, i cili sigurisht kënaq shumicën

dërrmuese të popullsisë së Tiranës dhe të Shqipërisë, që do një Teatër të ri. Por, sigurisht u heq alibinë, ankesat, sebepet për sherr, edhe asaj minorance që do të bllokojë zhvillimin e Tiranës. Dhe besoj në një draft të dakordësuar me Komisionin Europian. Ne shumë shpejt do të kemi bazën ligjore të nevojshme, procesin e nevojshëm transparent dhe të hapur për të gjithë, dhe në fund fare një Teatër të Ri për Tiranën", deklaroi Veliaj. Duke u ndalur te punimet që po realizohen për rikonstruksionin e shkollës së mesme "Andon Zako Çajupi", kryebashkiaku Veliaj u shpreh se falë miradministrimit të buxhetit, ky është investimi më i madh që nga ndërtimi i kësaj shkolle.

"Shkolla "Çajupi" është një nga shkollat me investimet më të mëdha të Bashkisë së Tiranës. Është një investim i arritur falë miradministrimit të fondeve të bashkisë, pasi nuk ishte në radhë për këtë vit, por për vitin tjetër. Pikërisht se arritëm të mblidhnim të ardhura, falë edhe miradministrimit, në shkollën "Çajupi" po

bëjmë investimin më të madh që ka parë shkolla që nga ndërtimi i saj", tha Veliaj, teksa theksoi se falë kësaj ndërhyrje, një tjetër shkollë në kryeqytet shpëton nga mësimi me dy turne. "Shkolla është ndërtuar nga e para, i kemi shtuar disa pjesë, të cilat na kanë dhënë 9 klasa të reja, duke mënjanuar sot e mot klasat me dy turne. I kemi shtuar një palestër të re dhe sigurisht, edhe terrenet sportive dhe laboratorët. Ndaj, më vjen mirë që edhe një tjetër shkollë shpëton nga makthi, stresi dhe ngarkesa e klasave me dy turne, madje ka edhe hapësirë që të akomodojë rritjen demografike të zonës në të ardhmen", nënvizoi ai. Ndërtimi i shkollave të reja dhe krijimi i hapësirave të reja në shkollat ekzistuese ka krijuar mundësi për uljen e numrit të nxënësve nëpër klasa. Për të mos pasur mbipopullim të klasave, Veliaj iu drejtua me një apel edhe prindërve, duke kërkuar bash-

këpunimin e tyre që të regjistrojnë fëmijët në shkollën më të afërt. "Thirrja për të gjithë prindërit është: "mos i stresoni drejtoreshat", mos fusni mik, nuk ka fare nevojë për gjëra të tilla. Ka nevojë që secili të ketë një shkollë që e ka pranë shtëpisë, dhe që mundësisht mund të shkojë në këmbë, pa na e shtuar trafikun, me biçikletë ose me transport publik. Bashkia e Tiranës vazhdon të jetë lider në bursat për nxënësit ekselentë. Qëllimi final është të kemi vajza dhe djem të shkëlqyer për Tiranën, gjë që mund ta arrijmë nëse edhe prindërit bashkëpunojnë që t'i lehtësojmë shkollat nga kjo trysni", tha Veliaj. Kryebashkiaku theksoi se nuk ka asnjë arsye që prindërit dhe nxënësit të kërkojnë të regjistrohen vetëm në ato shkolla që në të shkuarën kanë patur më shumë reputacion se të tjerat, pasi sot të gjitha shkollat ofrojnë standarde mësimdhënie dhe kushte shumë të mira.

Grupi i njohur "Elita 5" performon sot te Amfiteatri, Veliaj i jep "Çelësin e Qytetit"

Grupi legjendar i rokut "Elita" 5 do të ndezë mbrëmjen e djeshme skenën e Amfiteatrit të Liqenit, për të festuar 30-vjetorin e krijimit të grupit, me disa prej këngëve të tyre më të mira. Para koncertit, anëtarët e grupit u pritën në një takim të veçantë nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili i falenderoi për frymëzimin e shumë të rinjve shqiptarë dhe për spektaklin që do t'u ofrojnë sot qytetarëve të Tiranës. Në shenjë mirënjohje, Veliaj i dorëzoi vokalistit Arif Ziberi "Çelësin e Qytetit", si një shenjë se për miqtë dyert e qytetit janë gjithmonë të hapura. Kryebashkiaku tha se "Elita 5" kanë luajtur një rol të rëndësishëm në shoqërinë shqiptare sepse kanë hapur një dritare të re, në një kohë kur Shqipëria ende nuk e dinte se përtej kufijve të saj ekziston edhe një botë tjetër. "Jo se kohët janë më të vështira se ç'kanë qenë, por për të treguar edhe pak bujari, Çelësin e Qytetit mund ta rezervojmë vetëm për miq të veçantë, që vijnë pa trokitur, që vijnë në çdo orë të

Veliaj: “Elita 5” na kanë ndryshuar jo vetëm pikëpamjen për botën, por na hapën edhe një dritare" realitete është një prej tyre", deklaroi Veliaj. Në emër të grupit "Elita 5", vokalisti Arif Zyberi falënderoi kryebashkiakun Veliaj për mbështetjen e organizimit të këtij koncerti në këtë vit jubilar për ta. Ai tha se marrja e "Çelësit të Qytetit' është çmimi më i lartë që grupi "Elita 5" ka marrë deri më sot, që i bën të ndjehen qytetarë të Tiranës. "Ju jam shumë mirënjohës, në emër të të gjithë grupit, dhe mezi pres për një koncert fantastik. Shumë faleminderit kryetar dhe ditës dhe të natës, që janë si në shtëpinë e tyre. "Elita 5" na ka ndryshuar jo vetëm pikëpamjen për botën, por na ka hapur një dritare në botë, në një moment kur Shqipëria ende nuk e kishte njohur që përtej Adriatikut kishte një botë tjetër", theksoi ai. Kreu i Bashkisë u shpreh se përmes muzikës së tyre në këto 3 dekada, grupi legjendar i rokut

na ka kujtuar se ka më shumë gjëra që na bashkojnë, se sa ato që na ndajnë. "Ju falenderoj me gjithë zemër, jo vetëm që keni vendosur të festoni përvjetorin në Tiranë, por edhe se nuk jeni lodhur duke na kujtuar se ka më shumë gjëra që na bashkojnë, se sa gjëra që na ndajnë. Muzika është një prej tyre, rebelimi po ashtu, të mospajtuarit me disa

stafit tuaj për gjithë këto punë që keni bërë për grupin "Elita 5". Ky është një çmim shumë i madh, me të vërtetë çmimi më i lartë që grupi "Elita 5", ka marrë deri më sot dhe prej sot do të ndihemi si qytetarë të Tiranës, pasi kemi çelësin. Shumë faleminderit që na keni kujtuar, që na keni përkrahur dhe që na prisni çdo herë me pozitivitet e optimizëm kur vijmë në Tiranë. Do të kishim dëshirë që t'ju kemi edhe ne në Tetovë, si mysafir i "Elita 5"", tha vokalisti i grupit, Arif Zyberi.


AKTUALITET

14

E shtunë, 8 SHTATOR 2018

Gjykata e Shkodrës jep masat: “Burg 30 ditë” për shtetasit Ilir Bajri, Emrah Plaku dhe Erogen Brajoviç. Në “arrest shtëpie” Astmer Bilali

G

jykata e Shkodrës ka caktuar masat e sigurisë ndaj katër personave të arrestuar gjatë operacionit të forcave speciale ditët e fundit për goditjen e grupeve kriminale. Raportohet se për tre prej të ndaluarve është dhënë masa “arrest me burg” me afat 30 ditë ndërkohë njëri prej tyre është liruar nga qelia, duke u mbajtur me masën “arrest shtëpie”. Konkretisht, Gjykata izoloi në pwr njw muaj qeli shtetasit Ilir Bajri, Emrah Plaku dhe Erogen Brajoviç. Masa ndaj tyre u caktua me afat derisa të vijnë aktet e ekspertimet për disa municione që u janë gjetur. Ndërkohë, për ish-boksierin Astmer Bilali u caktua masa “arrest shtëpie”. Ky shtetas dyshohet se ka qenë objektiv i atentatit ku humbi jetën biznesmeni Arjan Ferracaku në fshatin Dobraç. Personat e ndaluar janë mbajtur me masa sigurie për disa fishekë, pasi armët e sekuestruara nuk është vërtetuar se u përkisnin atyre. Ndërkohë, avokatët e katër personave kanë hedhur poshtë akuzat. Sipas tyre, nuk ka asnjë provë që t’i mbajë në burg këta shtetas. Afati 30 ditor është lënë derisa të vijnë aktet e ekspertimit të prokurorisë për disa fishekë të gjetur. Akuzat ndaj tyre janë vetëm për disa fishekë, ndërsa për armët e sekuestruara nuk thuhet se të kujt janë dhe ku janë

Tre nga katër të arrestuarit nga RENEA në Shkodër në qeli për një muaj

gjetur. Avokatët kanë hedhur poshtë akuzat dhe thonë që s’ka prova, duke kërkuar lirim të menjëhershëm, sepse sipas tyre, prokuroria nuk disponon asnjë provë për implikim të këtyre shtetasve në vepra penale. Operacioni Mbrëmjen e 5 shtatorit disa persona kanë përfunduar në pranga të dyshuar për ngjarjet

PROCESI

U shkarkua nga “Vettingu”, përzgjidhet trupa për ankimimin e prokurorit Trenova

kriminale të ndodhura gjatë muajve të fundit nw Shkodwr. Brenda pak ditësh, në Shkodër kanë ndodhur 4 vrasje dhe rezultojnë të zhdukur dy persona prej 1 shtatorit, fati i të cilëve mbetet mister. Pas marrjes së këtij autorizimi, prokuroria urdhëroi policinë për kryerjen e kontrolleve në banesat e anëtarëve të familjeve Lici dhe Bajri. Prokuroria

e Shkodrës kërkoi autorizim në gjykatë për kontrolle banesash dhe automjetesh. Pas ngjarjeve të rënda, prokuroria ngriti një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e tyre. Prej mbrëmjes së të martës, Shkodra është në shtetrrethim! Forca të shumta të policisë, reparti Renea, Shqiponjat dhe Ndërhyrja e Shpejtë kanë zbarkuar me

urdhër të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, me kontrolle intensive në lagjet ku dyshohet se qëndrojnë persona me precedent penal ose në kërkim. Deri pas mesditës së të mërkurës, Policia e Shtetit konfirmoi bllokimin e 4 automjeteve të blinduara. Ndërkohë forcat e policisë po krehwn zonën e Livadheve, Dobraçin dhe Kirasin, zona që cilësohen problematike në lidhje me rendin publik. Gjashtë vrasjet pa autor dhe 2 personat e rrëmbyer një javë më parë, janë bilanci i këtyre ditëve në Shkodër, për të cilat policia është vënë në lëvizje, ku burimet saktësojnë se janë shoqëruar në komisariat mbi 20 persona në këto orë ndërsa shoqërimi i personave të dyshuar po vazhdon. Të gjithë personat e dyshuar dhe ata me precedentë penalë po merren në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore dhe prokuroria e Shkodrës në bashkëpunim me Krimet e Rënda. Krehja që po ju bëhet zonave në fjalë, është shoqëruar nga autoblindat e policisë dhe snajpera të vendosur në pika të larta, që mbajnë nën kontroll të gjithë territorin.

PROKURORJA E PËRGJITHSHME E PËRKOHSHME KËRKON RRITJEN E BASHKËPUNIMIT ME POLICINË

Marku mbledh drejtuesit e prokurorive pas ngjarjeve të fundit, analizë dosjeve pa autorë P

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është hedhur dje shorti për trupën gjykuese që do të shqyrtojë ankimimin e ish-prokurorit të Apelit në Tiranë, Gentian Trenova, i cili u shkarkua nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjatë muajit qershor. Trupa gjykuese që do të shqyrtojnë kërkesën e tij, përbëhet nga Ina Rama, si kryesuese, Natasha Mulaj si relatore dhe anëtarët Albana Shtylla, Ardian Hajdari, dhe Luan Daci. Trenova ankimon vendimin nr. 25 datë 20 qershor 2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që e largoi atë nga detyra. Përveç se prokuror, Trenova ishte njëkohësisht edhe një nga anëtarët e Këshilli të Emërimeve në Drejtësi (KED). Trenova ishte i dyti nga radhët e KED që shkarkohet nga vetingu pas anëtares zëvedësuese Altina Xhoxhaj. Relatorja e çështjes Brunilda Bekteshi deklaroi në qershor se prokurori Trenova kishte probleme me deklarimin e pasurisë ndërsa kishte mbyllur hetimet për pasurine për një trafikant droge të kapur nga policia greke. Prokurori i shkarkuar ka qenë drejtues u Task Forcës antikorrupsion ndërsa një nga çështjet më të bujshme të hetuara nga Trenova është banda e Lushnjes dhe kreu i saj Aldo Bare. Edhe ILDKPI-ja pat deklaruar se prokurori Trenova kishte bërë deklarim të rremë të pasurisë.

rokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku zhvilloi një takim me të gjithë drejtuesit e Prokurorive të Rretheve Gjyqësore dhe të Apelit. Ky takim vjen në një kohë kur në vend janë regjistruar disa ngjarje të rënda kriminale të cilat ende janë pa autorë. Pas mbledhjes, Prokuroria ka shpërndarë një njoftim për mediat ku thuhet se Marku, kërkoi rritjen e bashkëpunimit me Policinë dhe agjencitë e tjera të ligjit, ngritjen e grupeve të përbashkëta hetimore, për hetimin e krimit në tërësi, dhe në veçanti krimit kundër jetës, pronës, korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Kryeprokurorja ka kërkuar vëmendje të shtuar për dosjet e pezulluara pa autor, kryesisht të vrasjeve, tërheqjen dhe analizën e detajuar të tyre, me qëllim kryerjen e veprimeve të gjithanshme, me shpejtësi dhe efikasitet në drejtim të zbulimit të autorëve”, thuhet në njoftim. Kryeprokurorja ka tërhequr vëmendjen edhe në një tjetër drejtim.

Gjatë mbledhjes, nga Marku u është kërkuar drejtuesve të prokurorive, të paraqesin brenda muajit shtator, listën e përditësuar të personave në kërkim dhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit marrjen e të

gjitha masave për evidentimin dhe kapjen e tyre. Po ashtu, Kryeprokurorja u ka kujtuar drejtuesve të prokurorive detyrimin ligjor për raportimin dymujor të gjendjes së kriminalitetit në rrethet përkatëse.


AKTUALITET

15

E shtunë, 8 SHTATOR 2018

Informatori i policisë për kanabisin po fliste në telefon me gruan kur u ekzekutua, “Ç’bëni kështu…”

I ekzekutuari në Memaliaj, flet babai: Alketin e vranë me dy armë B

abai i Alket Muhos, 43-vjeçarit i cili u gjet i vrarë me breshëri të shtënash në fshatin Rabie të Tepelenës, kërkon që të zbardhet vrasja e të birit. Gjolekë Muho thotë se nuk di arsyet se pse i vranë djalin dhe as nuk di që ai të ketë pasur ndonjë konflikt. Sakaq teksa 43-vjeçari është cilësuar si informator i policisë për parcelat me kanabis në Tepelenë, i moshuari mohon të ketë dijeni mbi këtë fakt. “Ma kanë vrarë me dy armë, çifte dhe automatik. Kanë qëlluar me automatik njëherë dhe pastaj me çifte tek koka. Shteti shqiptar të zbardhë vrasjen”, u shpreh Muho për mediat. Ai shtoi se nëse i biri ka pasur ndonjë konflikt, këtë gjë duhet ta tregojë shteti. Alket Muho, 34-vjeçari i ekzekutuar me breshëri automatiku këtë të enjte në fshatin Rabie të Memaliajt, ka qenë duke folur në telefon me të shoqen në momentin që e ekzekutuan. Dëgjova të thoshte, “Çfarë bëni kështu more çuna? Dhe më pas pati krisma, ku telefonata u ndërpre”. Janë këto fjalët që ka thënë në polici gruaja e të ndjerit gjatë marrjes në pyetje. Ajo ka vrapuar drejt tokës ku i shoqi punonte, ku dhe e ka gjetur të vdekur. Bëhet me dije se Muho, është qëlluar me shtatë plumba automatiku nga një distancë e afërt. Sakaq policia ka shoqëruar shtatë persona si të dyshuar që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen. Muho, dyshohet të jetë ekze-

kutuar për shkak se informonte policinë, lidhur me mbjelljen e parcelave me hashash. Bëhet me dije se ai ka informuar në polici lidhur me disa parcela me hashash, ku më 4 shtator është ndërhyrë dhe është shkatërruar një tokë e mbjellë me bimë narkotike, më konkretisht tetë parcela me 4800 rrënjë kanabis. I ndjeri jetonte me gruan dhe dy fëmijët në fshat, ndërsa prindërit jetonin në Patos. Policia tha zyrtarisht lidhur me ngjarjen se, “Në afërsi të fshatit Rabie, Memaliaj në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A.M., 43 vjeç, banues në Rabie, Memaliaj. Menjëherë pas marrjes së njofti-

mit në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”. Ngjarja Sipas burimeve, ekzekutimi i 43 vjeçarit ka lidhje me një kontroll që policia ka ushtruar në datën 4 shtator në fshatin Gllavë, fshati më i afërt me atë të viktimës, ku zbuloi dhe shkatërroi një parcelë hashashi. Dyshohet se 43-vjeçari i ka treguar policisë për hashashin që kultivohej në këtë fshat. Gjithmonë sipas burimeve tepër të rezervuara, vrasja e Muhajt dyshohet të jetë vepër e

pronarëve të drogës së kultivuar. Menjëherë pas marjes së njoftimit për vrasjen, në vendngjarje në fshatin Rabie shkuan shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku deri më tani kanë shoqëruar 5 persona të cilët mund të kenë dijeni. Ndërkohë, të enjten pa dhënë detaje, Komisariati i Policisë së Tepelenës ka referuar materialet në Prokurori për 2 shtetas K.C 59 vjec dhe A.K 33 vjec banues në fshatin Gllave për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike. Ende nuk kemi një njoftim nga policia nëse këto ngjarje kanë lidhje me njëra tjetrën.

FLET AVOKATI

613 kilogramë kokainë, Çekaj: Nuk kam lidhje, asnjë deklarim për palën gjermane

Biznesmeni Arbër Çekaj, të cilit iu sekuestruan në kontejnerin e kompanisë së tij 613 kilogramë kokainë disa muaj më parë ka hedhur poshtë akuzat. Nga Gjermania ku qëndron në gjendje arresti ai ka shpërndarë një deklaratë për mediat e cila i është përcjellë kreut të Dhomës së Avokatisë në Shqipëri Maks Haxhia nga dy avokatët gjermanë të Çekajt. Çekaj informon se deri tani nuk ka dhënë asnjë deklaratë për autoritetet gjermane. Ai mohon kategorikisht të ketë dijeni për trafikimin e sasisë rekord të kokainës. Biznesmeni sqaron se është në pritje të procedurave të ekstradimit. Por, burimet bëjnë me dije se ky proces do të vonojë. Kjo pasi edhe autoritetet gjermane kanë nisur një hetim nga ana e tyre për Çekajn. Ai dyshohet se qëndron pas disa sasive të mëdha kokaine që është sekuestruar në Gjermani në kohë të ndryshme. Lidhur me këtë hetim, janë informuar edhe prokurorët shqiptarë nga kolegët e tyre gjermanë.

ARRESTOHEN 3 PREJ AUTORËVE, NJËRI NË KËRKIM. PREJ 5 SHTATORIT, FAMILJA NUK KA ASNJË TË DHËNË PËR VAJZËN MINORENE

T

re persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë në kërkim pasi akuzohen se kanë rrëmbyer nga familja një 15 vjeçare dhe kanë kërcënuar me armë nënën e saj të tërheqë kallëzimin që kishte bërë për ngjarjen. E ëma e minorenes ndërkohë ka pranuar se vajza ka pasur një lidhje intime me një nga të rinjtë e që rrëmbyen. Policia e Bulqizës ka vënë në pranga tre persona dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë pasi kanë rrëmbyer nga shtëpia e saj një vajzë 15 vjeçare dhe kanë kërcënuar familjarët e saj. Të arrestuarit janë Dorjan Totraku, 29 vjeç, Izmir Gjetani, 24 vjeç dhe Idriz Gjetani, 20 vjeç, të tre banues në Bulqizë. Ndërsa në kërkim janë shpallur një 30 vjeçar me iniciale F.T., banues në Bulqizë, i dënuar më herët për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, si edhe një 21-vjeçar me iniciale E.D. Në bashkëpunim me njëri tjetrin, 5 të rinjtë akuzohen se kanë kanosur të ëmën e

Bulqizë, hyjnë natën në banesë, rrëmbejnë adoleshenten dhe kanosin të ëmën 15-vjeçares të tërheqë një kallëzim që ajo kishte bërë në polici për rrëmbimin e vajzës dhe kërcënim. “Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kanosur për të tërhequr kallëzimin nga Policia shtetasen H.K, pasi kjo shtetase me datë 05.09.2018, ka bërë kallëzim se në orët e mbrëmjes në banesën e saj kanë ardhur shtetasit F.T, dhe E.D, ku dyshohet se nën kërcënimin e një arme zjarri, kanë kërcënuar familjarët që ndodheshin në banesë, dhe më pas janë larguar së bashku me shtetasen M.K, 15 vjeçe”- informoi sot policia e Bulqizë. Gruaja kishte denoncuar se dy shtetasit në kërkim i kishin

shkuar në shtëpi me armë zjarri dhe i kishin kërcënuar, ndërsa u larguan bashkë me vajzën 15-vjeçare të familjes. Gruaja sipas policisë ka deklaruar se vajza e saj e mitur kishte një lidhje intime me 30-vjeçarin që e rrëmbeu dhe i kërcënoi familjarët që të mos bënim denoncim në polici. Vajza u rrëmbye prej 5 shtatorit Prej 5 shtatorit, familja nuk ka asnjë të dhënë për vajzën minorene me të cilën kanë humbur çdo kontakt. Policia thotë se po punohet intensivisht për gjetjen e adoleshentes, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.


KULTURE

H

itleri nuk donte ta merrte Leningradin, preferoi ta rrethonte në mënyrë që banorët të vdisnin urie dhe më pas të pushtonte një qytet fantazmë. Në qytetin e Leningradit rezervat ushqimore zgjatën vetëm një muaj pas fillimit të sulmit gjerman. Më pas tregtarët filluan të shisnin lëkurë lope, e cila zihej dhe bëhej supë. Pak nga pak duket edhe lëkurët filluan të mbarojnë dhe buka racionohej në një ose dy feta ditore për person. Nevoja e dëshpëruar për ushqim çonte në futjen në territore të huaja ndërsa binin bombat si dhe në rimarrjen e 28 000 ton grurë të mykur të portit, ku gjermanët kishin fundosur disa anije me furnizime. Asgjë nuk zgjati më shumë se disa javë. Atëherë mielli i bukës zëvendësohej me tallash dhe ziheshin supëra me këpucë, rripa dhe lëkurë të çdo lloji. Më pas duke përzier kockat me kollën e marangozit krijohej diçka që të kujtonte derrin dhe që i spërkatur me mustardë dhe uthull shndrrohej në pjatë të parë të shumë shtëpive. Temperaturat binin në -40 gradë dhe centralet elektrike nuk funksiononin. Në radhë njerëzit vdisnin të lodhur nga uria. Kur Paveli vizitoi famijen e tij në dhjetor gjeti një teto të vdekur mbi një tavolinë me dyer të mbyllura. Askush nuk kishte forcë për ta çuar në gropat e përbashkëta që autoritetet kishin hapur. Në fund të dhjetorit i vdes një nga 6 anëtarët e familjes në sallën e ngrënies dhe u deshën 6 ditë për ta lëvizur. Dimri tregonte fytyrën e tij më mizore. Dëbora dhe akulli grumbullohej në rrugë. Kishte patrulla të rinjsh komunistë që shkonin shtëpi më shtëpi për të kërkuar fëmijë

16 E shtunë, 8 SHTATOR 2018

Makthi i urisë në Leningrad, Hitleri donte të pushtonte një qytet-fantazmë

të harruar, prindërit e të cilëve kishin vdekur. Në fund të janarit, Paveli i dobët dhe i uritur del nga apartamenti i tij që ishte bombarduar në tetor dhe ecën përmes furtunës. Tërhiqte me vete një slitë plot me letra dhe dorëshkrime për t'i shpëtuar. Ndërsa avanconte mbante shënime në ditar: "Njerëzit i shqetëson vetëm një gjë: Kur do të tërhiqen gjermanët?" Në rrugën Borovaja ndeshi me një slitë që transpor-

tonte kufoma të dobëta dhe blu, pothuaj skeletë dhe ndërsa mbërrin në Marat ndeshet me një burrë të vdekur në tokë. Në ato momente shfaqen një grup grash: "Lena im! Lena im!" - fillon e qan një prej tyre. Më pas sheh një plak që mban në krahë një qen skelet. Në sytë e të dyve sheh dëshpërimin dhe pyet: "Cili prej tyre do të jetë i pari?" Dihet se mes 6000 - 10 000 njerëz vdisnin në ditë nga uria në qytetin

e lulëzuar dikur. Shitej mish njeriu Gjatë rrethimit të Leningradit menuja përfshinte të gjitha llojet e kafshëve që nga papagallët deri tek macet dhe bretkosat. Produkte të tjera ishin bojërat, vazelina, glicerina dhe produkte skarco. Çdo gjë që mund të futej në gojë. Rrobat griseshin, gatuheshin dhe haheshin. Në shesh shitej madje edhe dyshemeja e dyqaneve Badayev ,sepse

sheqeri që mbahej në këto magazina ishte shkrirë nga bombardimet dhe dilte i verdhë. Quhej "tokë e ëmbël". Këto ushqime aspak të shijshme s'ishin gjë krahasuar me mishin e dyshimtë që mund të blihej në ndonjë qoshe të fshehur. Hajdutët kishin muaj që rrinin në pritje, por tani kishte banda më të organizuara që praktikonin një krim shumë më makabër; shisnin mish njeriu tek një popullatë e dëshpëruar. Kishte zona, në të cilat fëmjët zhdukeshin befas, tani prindërit nuk i linin më të dilnin. Aty askush nuk ishte i sigurt. Paveli shikonte si dukej qyteti i tij. Era e benzinës, duhanit dhe sapunit u zëvendësua me aromën e tretësve, holluesve me të cilat dizifektoheshin kamionët që transportonin kufomat në gropat e përbashkëta. Në shtëpinë e tij s'kishte shumë që i ati kishte gatuar një supë me mishin e qenit të familjes, Mishka. Pavarsisht rraskapitjes Paveli ishte me fat krahasuar me të tjerët. Kishte gjetur një punë si reporter për agjencinë e lajmeve sovjetike, Tass dhe shkonte vazhdimisht në front, jashtë qytetit ku dhe mund të shijonte ushqimet e ushtrisë. / Burimi: MuyHistoria, në shqip nga bota.al/

Historia e Njutonit dhe e mollës

H

istoria e mollës së Nju tonit është një nga his toritë më të njohura dhe më të përhapura në historinë e shkencës. Sipas besimit popullor, Njutoni gjendej poshtë hijes së një peme me mollë duke menduar kur një mollë i bie mbi krye dhe i dha idenë e parë të ligjit të gravitetit. Dorëshkrimi që lidh historinë sesi shkencëtari britanik frymëzoi teoritë e tij, duke nisur nga molla e famshme, moment i njohur ndryshe si "eureka" e Njutonit (1643-1727) bën pjesë në një biografi të shkencëtarit të shkruajtur nga miku i tij, William Stukeley në 1752, transmeton bota.al. Në janar të2010 ky dorëshkrim doli në dritë për herë të parë nga arkivat e"Royal Society" të Londrës. Deri më tani ishte mbajtur

e fshehtë në fondet shkencore antike londineze deri në 350 vjetorin e tij të lindjes. Me këtë rast u vendos publikimi i dokumentit

të famshëm përmes faqes në rrjet. Martin Rees, president i organizatës në momentin e publikimit pohoi se biografia e Stukeley-

it është një instrument i vyer për historianët shkencorë dhe siguroi se këtë dokument mund ta shohë kushdo. Sipas Martin Rees, biografi i Njutonit William Stukeley ishte mik i shkencëtarit dhe ishte dëshmitar i refleksioneve të tij rreth teorisë së gravitetit. Të dy shpesh uleshin nën hijen e mollëve që gjendeshin në kopshtin e shtëpisë së tij dhe kalonin orë duke reflektuar dhe debatuar mbi aktualitetin shkencor të momentit. Në një fragment të librit "Jeta e sir Isaac Newton" Stukeley shkroi: "Më tha se ishte në atë gjendje kur nocioni i gravitetit i erdhi në mendje. Ishte diçka e shkaktuar nga rënia e mollës, ndërsa qëndronte i ulur dhe mendueshëm. Pse kjo mollë gjithmonë bie vertikalisht në tokë? - pyeti ai me

vete"! Edhe me këtë informacion që sjell ky dokument të shumtë janë ata që dyshojnë vërtetësinë e kësaj historie. Disa mendojnë se historia e mollës ishte një shpikje e vogël e Njutonit për të përmirësuar historinë e tij dhe për të rritur famën e vet, të tjerë besojnë se molla e famshme është një metaforë, meqë ky frut është i lidhur prej kohësh me simbolin e njohjes, atë që kafshoi Eva. Sido që të jetë molla mbolli farën e gravitetit tek Njutoni. Shkencëtari britanik ishte një nga mendimtarët më të rëndësishëm dhe më të respektuar të epokës dhe ka mbërritur deri në ditët tona si një legjendë. Është pikërisht ajo që Alexander Pope shkroi në epitafin e tij: " Natyra dhe ligjet e saj ishin të fshehura në errësirë. Zoti tha: 'Le të bëhet Njuton!' dhe u bë dritë".


KURESHTI

17 E shtunë, 8 SHTATOR 2018

Tajlandë, 12 djemtë e shpëtuar rikthehen sërish në shpellë Nga shpella e Tham Luang në atë të një qendre tregtare. Të dymbëdhjetë futbollistët e vegjël, të cilët u bllokuan për 18 ditë në një shpellë në Tajlandë më 23 qershor, duket se janë të detyruar të rishikojnë historinë e trishtuar. Të ftuar për të inauguruar një qendër tregtare në Bangkok, djemtë gjetën një riprodhim besnik të shpellës ku mbetën peng për më shumë se dy javë. Të dy 12 djemtë e skuadrës së futbollit "Wild Boars", pas daljes nga shpella i janë kthyer përditshmërisë me shkollën dhe stërvitjet në futboll. Por asgjë nuk është si më parë, pasi sot ata janë të famshëm.Dhe angazhimeve të tyre të përditshme u janë shtuar konferencat për shtyp dhe pjesmarrja në programe televizive. Ata gjithashtu u lutën së bashku në një tempull budist, ku

Nëna e fiksuar pas korsesë e mban veshur për 20 orë në ditë Një grua nga Oregoni, e fiksuar pas korsesë ka gjashtë vite që përdor një të tillë dhe beli i saj është më i hollë se i modeleve Sarah Vaeth është 42 vjeçe dhe vesh korsenë për 20 orë në ditë. Ajo e provoi për herë të parë në vitin 2012 për të mbuluar disa defekte në trup. Ajo punon si menaxhere e rrjeteve sociale dhe e adhuron korsenë, pasi e ndihmon të ketë një posturë tepër të rregullt dhe të drejtë. Para 4 vitesh, Sarah bëri një pauzë pasi ngeli shtatzënë me vajzën e saj dhe mezi priste që të rikthehej në hobin e saj. "Ndihem seksi sepse ka pak diferencë, disa cm më pak më bënin përshtypje që në fillim. Në minutat e para ndihesha e parehatshme pasi duhet pak kohë të mësohem me një korse. I vishja vetëm për 1 orë në ditë. Më pas mësova korsetë praktike të cilat ndihmojnë në qëndrimin e trupit. Si një e rritur, gjithmonë e kam pëlqyer trupin tim sepse ishte i fortë por nuk ndihesha shumë femër", tha ajo.

kamerat nuk mungonin. Ndoshta historia e tyre do të përfundojë në Hollywood, por nuk mungojnë edhe zërat kritikë që e konsiderojnë të tepërt të gjithë këtë shoë. Psikologët e spitalit në Cha-

ing Rai, ku djemtë u trajtuan pas shpëtimit, kishin paralajmëruar: "Tani familjet duhet të kenë kujdes me shëndetin e tyre mendor pasi ajo që kanë jetuar në atë shpellë nuk do mund të fshihet nga mendja".

Pesë të arrestuar për përdhunim në grup dhe vrasjen e 9-vjeçares Pesë të dyshuar janë arrestuar në lidhje me përdhunimin brutal dhe vrasjen e një vajze nëntë vjeçare, e cila ra viktimë e një armiqësie familjare në Indi. Vajza është përdhunuar në grup, u mbyt, koka iu pre me sëpatë dhe sytë iu nxorrën nga vendi raportoi policia në një deklaratë. Sulmi u krye nga vëllai i vajzës nga ana e njerkës, 14 vjeç, dhe dy shokët e tij në prani dhe me kërkesë të njerkës. Martesa e dytë e babait të viktimës shkaktoi grindje mes gruas së parë dhe gruas së dytë. "Atmosfera ishte acaruar në familje për një

periudhë kohore, kryesisht për shkak të martesës së dytë të babait,"-tha deklarata. "Gruaja e parë … kështu nxorri një konspiracion për të eliminuar vajzën e gruas së dytë,"-shtoi policia. Trupi i vajzës u gjet pranë qytetit Uri më 2 shtator, në një pyll jo shumë larg shtëpisë së saj, shton deklarata. Ajo u raportua e humbur nga babai i saj më 23 gusht. Një seri rastesh të përdhunimit brutal në Indi më parë këtë vit kanë tronditur vendin, duke e vendosur çështjen e dhunës seksuale në axhendën kombëtare.

Kur qeni të merr borxh dhëmbët Një burrë nga Nju Jorku ka patur një zgjim të pazakontë në mëngjes. Sapo hapi sytë, pa qenin që mbante në gojë protezat e tij. Fotografinë e shpërndarë në rrjete sociale e ka publikuar Eunice, vajza e burrit që mbeti pa dhëmbë, pasi ishin në gojën e qenit. "Para disa muajsh, qeni im Maggie vodhi protezat e babait tim ndërkohë që flinte (i kishte hequr, pasi ndjente dhimbje) dhe më pas u zgjua me këtë pamje", shkruajti ajo në Twitter. Babai i Eunice filloi t'i kërkonte nëpër shtëpi dhe sapo pa Maggie, e fotografoi pasi imazhi dukej shumë qesharak.

Festivali i çuditshëm, pjesëmarrësit vendosin akrepa në kokë Një festival i çuditshëm zhvillohet në Karnataka të Indisë, ku pjesëmarrësit duhet të luten dhe të vendosin akrepa në fytyrë dhe trup. Rituali i vjetë zhvillohet si pjesë e një organizimi të religjionit Hindu, para se të gjithë të shkojnë në një tempull në kodër. Ata dërgojnë pëlhurat e njohura si arra kokosi dhe vajra, që ta nderojnë Kondammain(perëndia hindu e akrepit). Pjesë e ceremonisë me këto gjallesa të rrezikshme bëhen edhe fëmijët e vegjël, me besimin se mund t'ju sjellë bekim dhe shëndet. Megjithëse përbëjnë rrezik të lartë, raportohet vetëm për pickime të vogla, që nuk kanë rezultuar ndonjëherë me fatalitete. Deri më tani, në këtë festival merrnin pjesë vetëm banorët e zonës, ndërsa kohëve të fundit ka edhe vizitorë nga shtet fqinjë.


SHOWBIZ

18 E shtunë, 8 SHTATOR 2018

Brad Pitt dhe Jennifer Aniston martohen fshehurazi? Aktorët duan fëmijë së bashku Në mediat e huaja rozë prej ditësh po qarkullon lajmi se Brad Pitt dhe Jennifer Aniston janë rikthyer së bashku. Por lajmet nga yjet e Hollywood vazhdojnë t'i suprizojnë të gjithë. Raportohet se aktorët janë gati të ndërmarrin hapin e ardhshëm, të kenë një fëmijë, sipas burimeve të OK! Siç është raportuar më parë, Jen dhe ish-bashkëshorti i saj Brad në heshtje reklamuan marrëdhënien e tyre në fillim të këtij viti, kur aktorja ishte në prag të ndarjes nga Justin Theroux. Burime të shumëfishta zbuluan në gusht se romanca e tyre ishte rindezur dhe të dy zotuan angazhimin e tyre nga e para. "Ka qenë lajm i madh që të gjithë kanë shpresuar, pasi Brad dhe Jen u divorcuan", thotë një mik. "Ata janë martuar kohët e fundit në një ceremoni private. Aktorët thjesht nuk donin të prisnin më gjatë për fazën tjetër të jetës së tyre së bashku." Pas ceremonisë, Brad dhe Jen i kanë thënë miqve se janë gati për të filluar jetën e tyre të re së bashku dhe kanë filluar planifikimin e ardhjes në jetë të një fëmije. "Gjithkush ishte i habitur, por absolutisht i kënaqur nga lajmi i lumtur,"-një mik për OK!.

Hajdutët vjedhin sende me vlerë 150 mijë dollarë në shtëpinë e aktores së njohur Aktorja Bella Thorne ka patur dy përpjekje për vjedhje në vilën e saj 2 milionë dollarëshe në Kaliforni gjatë dy muajve të fundit. Sipas TMZ,hajdutët hynë në shtëpinë e aktores këtë javë dhe i vodhën sende me vlerë 150 mijë dollarë. Ata përdorën çantat e markave të shtrenjta si Chanel dhe Louis Vuitton për të nxjerrë sendet e 20-vjecares jashtë shtëpisë. Mediat e huaja kanë njoftuar se tentativa e parë i dështoi pasi Bella ishte në shtëpi dhe ata u trembën. Në vilën e aktores në San Fernando janë 6 dhoma gjumi, 6 tualete përfshirë spa e pishinë. Ndërkohë nuk është hera e parë që hajdutët tentojnë të vjedhin pronën e një emri të njohur hollivudian.

"Vrasësi" seksi: Nuk e kuptoj përse femrat magjepsen pas meje Aktori turk, Ibrahim Çelikkol pëlqehet shumë nga femrat për pamjen e tij të egër. Ai është

bërë i njohur me rolin e tij si Ferhati në telenovelën "Bardh e Zi" ku shfaqet si një vrasës

por zemra e tij është tepër e ndjeshme dhe e kundërt me veprimet e tij. "Nuk më pëlqen kur më thërrasin seks simbol, por më pëlqen që të dukem bukur. Kujdesem për veten mjaftueshëm dhe mendoj se të paturit kujdes për të qenë sa më estetik, nuk i dëmton maskilitetin askujt. Shumica e aktorëve në Turqi e kanë filluar karrierën e tyre nëpërmjet modës, kështu që nuk është aspak e pazakontë që një mashkull të ketë rutinën e tij të 'bukurisë'. Për të patur trupin që kam tani, jam ushtruar gati 6 muaj intensivisht. Sinqerisht nuk e kam të qartë përse femrat 'magjepsen' pas meje, pasi vetja më duket tepër i zakontë. Por, më kanë thënë shpesh që kam sy shumë shprehës dhe ndoshta kjo sjell këtë efekt", ka thënë aktori.

Ben Affleck merr pushim nga qendra e rehabilitimit, luan basketboll në shtëpi Ben Affleck u pa kohët e fundit në shtëpinë e tij në Brentwood, Kaliforni, pavarësisht se ishte në qendër rehabiliti për varësinë nga alkoolit. Producenti dhe aktori mori një tjetër pushim të shkurtër nga qendra e trajtimit në Malibu të enjten. 46-vjeçari qëndoi në shtëpi ku shoqërohej nga trajneri i tij personal dhe trajner i jetës. Aktori raportohet se u relaksua duke luajtur basketboll. Për të ruajtur privatësinë vendosën një perde të madhe të ngritur jashtë koshit të basketbollit në rrugën e shtëpusë së Ben. Pas stërvitjes ai u largua me një ndihmës tjetër. Raportohet se Affleck është rikthyer me të dashurën e tij 22-vjeçare, modelen e Playboy Shauna Sexton.

Kjo është e dashura seksi 44 vjet më e re se Briatore Sipërmarrësi i famshëm italian, Flavio Briatoren njihet në botën e sportit si drejtues në Formula 1 me skuadrën e Renault. Por së fundmi milioneri 68 vjeçar është bërë pretagonist në media për shkak të lidhjes së tij të re me një model 24-vjeçare, të quajtur Taylor Mega. Bukuroshja i ka rrëmbyer zemrën 68-vjeçarit, dhe paparacët kanë publikuar disa foto të çiftit, ku Taylor duke shumë seksi.


VIP

19 E shtunë, 8 SHTATOR 2018

Këngëtari i njohur fshehu lajmin për 9 muaj, bëhet baba për herë të tretë Këngëtari i njohur Robbie Williams dhe partnerja e tij Ayda Field janë bërë prindër për herë të tretë nëpërmjet një nëne surrogate. Kjo ishte një surprizë për të gjithë ndjeësit e tyre, pasi çifti ishte kujdesur që ta fshihte 9 muaj ardhjen në jetë të fëmijës së tyre. Bashkëshortja e Williams ka postuar një foto në Instagram, të duarve të pjestarve të familjes dhe përbri saj shpjegon arsyen se përse e kanë mbajtur të fshehtë. "Dalloj me sytë e mi një dorë të vogël ekstra. Ne kemi mbajtur një sekret shumë të veçantë! Jemi të lumtur të ndajmë me ju që kemi mirëpritur vogëlushen tonë… mirëseerdhe në këtë botë Colette (Coco) Josephine Williams!! Ishte një rrugë shumë e vështirë dhe e gjatë që të arrinim deri këtu, që ishte edhe arsyeja pse e kemi mbajtur larg syrit të publikut. Familja vjen në të gjitha format dhe kjo

Ylli i pop-it shokon me deklaratën e re Ylli i popit, Lily Allen ka pranuar se shikon filma erotik në faqen e internetit 'Pornhub' prej vitesh. Zbulimi vjen pasi këngëtarja zbuloi se ka kryer marrëdhënie seksuale me eskorta pas ndarjes nga Sam Cooper. 33-vjeçarja bëri zbulimin gjatë një interviste në KIIS FM's Will and Woody të enjten. "Unë kam parë gjëra në Pornhub për disa vite", tha ajo në radio, duke iu referuar orgazmave femërore. Lily shkaktoi tronditje vetëm disa ditë më parë kur pranoi në një post në Instagram se flinte me prostituta femra gjatë turneut. "Kam fjetur me femra eskorta kur isha në turne. Shkaku? Sepse ndjehesha e humbur dhe e vetmuar ndaj kërkova për diçka", shkruajti ajo. "Unë nuk jam krenare, por nuk më vjen turp. Nuk do e bëj më"! Këngëtarja zbuloi se gjithçka ndodhi, pasi i dha fund martesës me Sam Cooper.

vogëlushe, që është biologjikisht e jona, u mbajt nga një nënë e mrekullueshme surrogate, së cilës i jemi shumë mirënjohëse. Jemi mbi re që kemi këtë vogëlushe në jetën tonë dhe të bekuar që jetojmë në një botë që e bën këtë të mundur. Ashtu si me Teddy-n

dhe Charlie-n, kërkojmë të respektohet privatësia e Coco-s dhe të na lejoni të rritemi në ekipin e ri prej 5 pjesëtarësh", ka shkruajtur ajo. Robbie dhe Ayda janë prndër të Theodora Rose Williams 5 vjeç dhe Charlton Valentine Williams 3 vjeç.

Oscar shtyn planet për një kategori të re filmash

Organizatorët e "Oscar" kanë njoftuar se kanë shtyrë planet për të prezantuar një kategori të re të filmave në ceremoninë e tyre vjetore të dhënies së çmimeve. Çmimi, i cili njihte filmat popullorë nga audienca dhe jo kritikët, u njoftua vetëm muajin e kaluar. Në një deklaratë, drejtori ekzekutiv i Akademisë tha se kishte "pranuar nevojën për diskutim të mëtejshëm" me anëtarët e saj në lidhje me propozimin e parë. Kategoria ishte vendosur të futej në 91-vjetorin e Oscar në shkurt 2019. "Akademia ka pranuar se zbatimi i çdo çmimi të ri nëntë muaj në vit krijon sfida për filmat që tashmë janë publikuar", thuhej në deklaratë. Gjithashtu raportohej se borgi i guvernatorëve të Oskar do të vazhdojë të diskutojë çështjen dhe do të shqyrtojë e të kërkojë të dhëna shtesë lidhur me këtë kategori. Kjo nismë u mirëprit shumë nga publiku në mediat sociale.

Ishte seks simbol i viteve '60, vdes aktorja e famshme Aktorja e famshme e "Carry On", Liz Fraser ka vdekur në moshën 88-vjeçare. Ajo njihej si bjondja e zjarrtë pasi u shfaq në shumë filma. Fraser u paraqit për herë të parë në filmin 'Carry of Regardless'në vitin 1961. Fraser e cilësoi veten si bjonde e komedisë së madhe. Ajo u nda nga jeta të enjten në Spitalin Brompton, Londër ndërsa nuk raportohet shkaku i vdekjes së saj. Aktorja është e njohur për rolet në filmat Carry On. Ajo aktori në Carry On Regardless (1961), Carry On Cruising (1962), dhe Carry On Cabby (1963) por u shkakrua nga producenti Peter Rogers dhe u rikthye sërish në serinë "Carry On Behind" (1975).

Ray Diaz përfundon në burg, rrahu brutalisht të dashurën Aktori Ray Diaz ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij duke e lënë me shenja në trup. Për këtë arsye, ai ka përfunduar sot (7 shtator) prapa hekurave. Incidenti mes Ray dhe ish-të dashurës së tij ka ndodhur në fillim të kësaj vere. Pas një debati mes tyre, gjithcka ka përfunduar në dhunë të tmerrshme. Vajza deklaroi se ka vuajtur nxirje në këmbë dhe disa lëndime serioze në qafë. Një burim pranë TMZ deklaroi se vajza u përpoq të telefononte 911, por ai ia mori telefonin nga duart. 30-vjeçari do të dalë para gjykatës në fund të këtij muaji ku do të marrë dënimin. Kujtojmë se ai u bë i njohur pasi ka luajtur disa role pranë komedianit të famshëm George Lopez.


SPORT

20

E shtunë, 8 SHTATOR 2018

Kuqezinjtë fitojnë minimalisht 1-0 ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve në “Elbasan Arena”

Shqipërisë i mjafton “perla” e Xhakës ndaj Izraelit, Strakosha një “Superman” S

hqipëria e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë rrëmbyen 3 pikët e para në Ligën C, pasi mundën minimalisht 1-0 Izraelin me një super të shënuar nga Taulant Xhaka. Për t’u evidentuar dhe fakti që Thomas Strakosha ishte më i miri në fushë për kombëtaren tonë, pasi bëri shumë ndërhyrje spektakolare. Ndeshja nisi më mirë për miqtë që u shfaqën menjëherë të rrezikshëm që në minutën e 4-të, por Strakosha ishte i vëmendshëm duke pritur topin që po i drejtohej cepit të portës. 60 sekonda më pas, Sindrit Guri kontrollon një top të bukur brenda zonës, duke lënë në vend një nga mbrojtësit kundërshtar, ndërkohë që më pas ka goditur fortë përballë portierit, por topi u devijua nga “gardiani” izraelit. Reagimi i miqve është mjaft i mirë me kundërsulme të rrezikshme me Zahavin dhe Dabbur, duke detyruar Strakoshën në minutën e 10-të për të bërë rolin e një qendërmbrojtësi, duke shpëtuar ekipin e tij nga një kundërsulm shumë i shpejt. Në minutën e 25të kuqezinjtë i afrohen golit sërish me Gurin, por gjyqtari anësor akordoi më parë pozicion jashtë loje. Kuqezinjtë e drejtuar nga Panucci kanë kontrollin e lojës, duke zhvilluar lojën në pjesën më të madhe në fushën kundërshtare. Në minutën e 28-të, Ledi-

on Memushaj shpik një goditje fantastike me një trajektore që vendos në vështirësi portierin, Hajmov, i cili largoi topin në goditje nga këndi. Në minutën e 30-të Thomas Strakosha bën dy ndërhyrje të jashtëzakonshme, duke shpëtuar ekipin e tij nga dy gola të sigurt. Mbrojtja kuqezi qëndron e shtangur, ndërkohë që Kayal u vendos përballë portierit shqiptar që tregoi reflekse te shkëlqyera. Në fundin e pjesës së parë Binaku pason mjaft mirë në zonë për Memushajn, i cili kontrollon topin me të djathtën

Shqipëri-Izrael 1-0 Shqipëri: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Veseli (Mavraj 84’), Binaku, Basha, Xhaka, Memushaj, Gavazaj, Hyka (c), Guri (46′ Balaj). Trajner: K. Panuçi Izrael: Haimov, Dasa, Habashi, Kapiloto, Naço (c), Zahavi (Hemed 47’), Kayal (Solomon 71’), Dabur, Jeini, Tuatha, Peretc Trajner: A. Hersog Golashënues: 55’Xhaka Karton të verdhë: Basha, Hysaj / Habashi Gjyqtar: V. Kasai

dhe më pas tenton me të majtën, por që ndalet qetësisht në duart e portierit. Në minutën e 40-të, vjen aksioni më kulminant i pjesës së parë, teksa Gjimshiti i dhuron

BABAI

LIGA D

Ragip Xhaka: Zvicra i di simbolet tona, gjesti i Granitit emocional R

agip Xhaka, babai i Taulant dhe Granit Xhakës i intervistuar në stadiumin “Elbasan Arena” foli për gjestin me shqiponjë të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit që po krijon shumë polemika në Zvicër dhe jo vetëm.“Normal që emocionet janë nga të dyja anët. Pa marrë parasysh se ku luhet ndeshja në Zvicër apo Shqipëri. Jam shumë i lumtur që gjendem në Elbasan. Djemve u kam ushqyer dashurinë për futbollin, por ata kanë pasur talentin. Shqipëria është shumë e fortë dhe ka lojtarë të mirë në Kombëtaren tonë. Këta djem do të kenë sukses me trajnerin Panucci. Deklaratat për

topin Zahavit, i cili kaloi dhe portierin Strakosha, por më pas ndal në mënyrë të pabesueshme nga portieri shqiptar dhe më pas u largua nga Veseli. Në barazim

pa gola u mbyll pjesa e parë, ndërkohë që fraksioni i dytë filloi me një zëvendësim, teksa vendin e Gurit e zuri Bekim Balaj. Këmbëngulja e kuqezinjve do të shpërblehej në minutën e 55-të, pas një aksioni të gjatë në zonë të Memushajt, ky i fundit pason për Taulant Xhakën, i cili me një të djathtë perfekte e dërgon topin në fundin e rrjetës. Një minutë më pas Hyka kroson mjaft mirë në zonë për Balajn, i cili e çoi topin ngjitur me shtyllën. Në minutën e 62-të, Taulant Xhaka del në një kundërsulm të shpejt, jep njëpasim fantastik për Hysajn, i cili përballë portierit me portën gjysmë të boshatisur, e ka dërguar topin jashtë kuadratit. Kuqezinjtë luajnë mjaft mirë, teksa Xhaka në minutën e 68-të me një lëvizje të bukur hedh një pasim në zonë për Balajn, por bomberi shkodran nuk arrin që ta prekë topin. Izrealitët zgjohen në minutën e 72-të, por Strakosha bën një tjetër ndërhyrje shumë të bukur. Shqipëria mbrohet mirë pas futjes në fushë të Prengës, por kundërsulmon rrezikshëm me Hykën në minutën e 76-të, teksa portieri Haimov detyrohet të fluturojë në cepin e portës për ta devijuar topin. Në minutat e fundit Panucci ndërhyri sërish duke aktivizuar edhe Mavrajn në vend të Veselit për t’i dhënë më shumë eksperiencë ekipit në minutat e fundit të kohës së rregullt.

Kosova e nis me një barazim ndaj Azerbajxhanit Ligën e Kombeve

K

shqiponjën? Zvicra e di që shqiponja është simboli jonë kombëtar. Nuk duhet cilësuar si shumë e rëndë. Ishte një gjest emocional dhe jo politik. Nuk ka asgjë të keqe. Por kur mbron ngjyrat e një shteti tjetër duhet të kesh pak ku-

jdes. Kë keni pikë të dobët, Granitin apo Taulantin? Nuk mund t’ju përgjigjem. Nuk bëj dallime. I kam të dy bijtë e mijë. Pikë të dobët kam të voglin (Granitin), por edhe Taulantin Nuk i ndaj dot”, deklaroi Ragip Xhaka.

osova e nisi mjaft mirë aventurën në Ligën e Kombeve duke barazuar pa gola në debutimin kundër Azerbajxhanit në Baku. Një pikë që kënaq trajnerin dhe dardanët, pasi përballë ishte një kundërshtar direkt dhe për më tepër ndeshja e kthimit do të luhet në shtëpi. Kjo ishte ndeshja e katërt radhazi që Kosova nuk pëson gol ndërsa ka regjistruar katër fitore dhe një barazim në pesë ndeshjet e fundit. Ndeshja nisi mirë për miqtë që rrezikuan që në minutat e para, ndërsa qarkulluan topin duke vënë në vështirësi kundërshtarin. Në minutën e 13-të Zhegrova merr mirë kra-

haun e djathtë, por pasi driblon dy futbollistë, bllokohet në fund në momentin e krosimit. Pak para fundit miqtë kanë një mundësi të mirë, Celina provon me të djathtën nga jashtë zone, por topi përfundon mbi traun e portës. Në pjësën e dytë loja është e shpejtë, por mungojnë rastet e rrezikshme

për shkak të mungesës së efikasitetit të lojtarëve të sulmit. Në minutat e fundit Kosova mendon më tepër për mbrojtjen, pasi një pikë në transfertë përballë një kundërshtari direkt nuk është keq. Pavarësisht disa aksioneve të rrezikshme në fund ndeshja u mbyll me shifrat 0-0.


SPORT

21

E shtunë, 8 SHTATOR 2018

Mesfushori kroat ka befasuar të gjithë duke treguar bisedën që ka patur me yllin portugez

L

uka Modric ka thënë se ish-shoku i tij i skuadrës te Real Madridi, Cristiano Ronaldo, i ka telefonuar pas marrjes së çmimit të “Lojtarit të Vitit”, që jepet nga UEFA. Mesfushori kroat mundi CR7 dhe Mohamed Salah për këtë çmim, i cili u prezantua javën e kaluar në shortin e Ligës së Kampionëve, të hedhur në Monako. Si rezultat i mosfitimit, Ronaldo nuk mori pjesë në ceremoninë përkatëse, me agjentin e tij, Jorge Mendes, duke thënë më vonë se klienti i tij nuk fitoi, çka “ishte qesharake dhe e turpshme”. Raportet e përhapura kishin sugjeruar se pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ishte i pakënaqur pas humbjes së çmimit, duke marrë parasysh golat dhe trofetë e tij me Real Madridin, sezonin e kaluar. Por, në mënyrë private, ylli i Portugalisë dhe i Juventusit pati një bisedë me ish-shokun e tij të klubit, i cili e udhëhoqi Kroacinë në finalen e Kupës së Botës, këtë verë. Duke folur për mediat, pasi Portugalia dhe Kroacia barazuan në miqësoren 1-1 të së enjtes, Modric tha se Ronaldo i kishte thënë atij se e meritonte ta fitonte çmimin. “Cristiano më dërgoi një mesazh, më përgëzoi dhe më tha se ishte i lumtur për mua dhe se e meritova çmimin,- tha Modric për RTP3, pas ndeshjes. “Ai, gjithashtu, tha se mezi pret për të më takuar përsëri”. Ronaldo nuk luajti në ndeshjen e së enjtes, pasi kërkoi leje të qëndrojë

Modric zbulon telefonatën e Ronaldos: Më uroi për çmimin e UEFA-s

te Juventusi, ku e pret një sezon tepër impenjativ dhe është në kërkim të golit të parë bardhezi. Dy yjet në fjalë janë vendosur të luftojnë për një tjetër çmim, teksa Ronaldo, Modric dhe Salah, gjithashtu, janë nominuar për “FIFA’s The Best Men’s Player of the Year“. Kroati shtoi: “Unë jam i lumtur që jam në një tjetër

MBROJTËSI

Hysaj bën gati rinovimin me Napolin, kërkon heqjen e klauzolës

Neymar flet si kapiten i Brazilit: Në Botëror kisha shumë presion! Trajneri i Kombëtares së Brazilit, Tite ka emëruar kapitenin e ri Neymar, duke hequr rrotacionin me shiritin. Sulmuesi brazilian i PSG, ndihet gati për të bërë rolin e liderit, duke shpjeguar edhe formën e dobët në Kupën e Botës. “Jam kritikuar shumë gjatë Botërorit. Kisha shumë presion, por jam rritur shumë si njeri dhe e ndiej se mund të jem kapiten. Mendoj se kjo përgjegjësi do të më bëjë mirë”, tha ylli brazilian. Kritikat për Neymar u shtuan shumë gjatë përvojës në Botërorin rus, për shkak se ai rrëzohej shumë në fushë. Për këtë braziliani tha se sulmohet vazhdimisht nga kundërshtarët, që përdorin ndërhyrje të rënda për ta ndalur. “Jam një lojtar që kur ka njëmbëdhjetë herë topin nën kontroll, arrin ta kalojë kundërshtarin 10 herë. Nuk më lënë të kaloj pa më goditur. Edhe në Rusi, më kanë shkaktuar shumë faulle, por tani ka kaluar”, u shpreh Neymar.

finale të madhe, do të shohim se çfarë do të ndodhë. Kam një marrëdhënie të mirë me Cristiano Ronaldon dhe do të vijojmë të jemi kështu edhe në të ardhmen. Çmimet individuale janë të rëndësishme, por unë nuk jam i fiksuar me to”. Mbetet për t’u parë tashmë nëse marrëdhënia mes tyre do të vijojë

që të jetë po kaq miqësore edhe nëse kroati fiton çmimin individual nga FIFA, apo “Topin e Artë”, i cili është edhe synimi i madh i Cristiano Ronaldos. Lionel Messi nuk është në garë në asnjërën prej tyre, ndaj dhe shihet si një avantazh që duhet të shfrytëzohet për të shtuar numrin e çmimeve individual.

PORTUGEZI

VENDIMI

Presidenti i La Liga-s zbulon orarin e pazakontë të “El Clasicos”

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas ka zbuluar datën dhe orën për “El Clasicon” e parë të sezonit. Deri në ditët e sotme nuk kishte asnjë datë të planifikuar për ndeshjen më të rëndësishme, por Javier Tebas konfirmoi se dueli i parë do të luhet në “Camp Nou”. “Barcelona- Real Madrid do të luhet të dielën më 28 tetor në orën 16:15” , tha ai. Takimi i shumëpritur Barcelona-Real Madrid do të luhet në një orë të papërshtatshme. Kjo datë nuk është në favor të Barcelonës që të mërkurën e 24 tetorit do të përballet me Interin në duelin e Championsit, ndërsa Reali më 23 tetor do të ketë luksin për të luajtur ndaj një kundërshtari modest si Viktoria Plzen.

MBROJTËSI

Mustafi: Kisha frikë kur isha me Mihajlovic te Sampdoria

Zbulohen fjalimi i Ronaldos para finales ndaj Liverpoolit

Finalja e Champions League e luajtur dhe e fituar më 26 Maj 2018 në Kiev nga Real Madrid kundër Liverpulit është e destinuar të mbetet në historinë e Merengues për disa arsye: ai përfaqësonte trofeun e trembëdhjetë të fituar nga klubi në Champions League, si dhe me largimin e Zinedine Zidane dhe Cristiano Ronaldos. Historinë tashmë e dinë të gjithë. Pas ndeshjes Ronaldo konfirmoi se do të largohej, ndërkohë që destinacioni i tij do të ishte Juventusi. Klubi madrilen së fundmi ka publikuar “en el corazón de la rimorkio Decimotercera” , një dokumentar që tregon emocionet dhe prapaskenat e asaj mbrëmje magjike. Në videon që zgjat dy minuta, spikat fjalimi i Ronaldos para hyrjes në fushë, duke i dhënë zemër ekipit. Fjalë të një lideri karizmatik: “Të luajmë, fitojmë dhe të shkruajmë historinë. Të luajmë këtë finale, dhe të kujtojmë ata që nuk na kanë ndihmuar. Të shkojmë për të fituar në fushë”.

Shkodran Mustafi disa vite më parë zgjodhi që të luante me fanellën e Gjermanisë, por ai nuk e ka harruar asnjëherë kombin e tij. Futbollisti me origjinë nga Gositaviru ka folur për aventurën e tij në Seria A, duke kujtuar se momentin e tij më të vështirë e kishte te Sampdoria kur erdhi trajneri serb, Mihajloviç. “Kur ai (Mihajloviç) erdhi unë isha i frikësuar. Isha shqiptar dhe ai serb. Më bëri të ndihesha më i sigurt dhe të rritesha akoma më shumë. Duke e krahasuar me të gjithë trajnerët e tjerë, mund të them se ai erdhi në kohën më të mirë për mua. Mihajloviç ishte një person që t’i thoshte gjërat në sy nëse nuk i pëlqenin. Ftesa e Kombëtares për mua më erdhi pikërisht me të”, ka thënë Mustafi.


SHENDETESI TRADITA E KARDIOLOGEVE

Nga Dr Lenidhe Peppo

T

Poliklinika Nr.4

ashmë është bërë traditë shumë e mirë të shkruaj për veprimtari shkencore madhore të pjesmarrjeve e kardiologëve shqiptarë në kongrese të rëndësishme siç është tani së fundmi të ESG ( Kongresi i Shoqatës të Kardiologjisë shqiptare në kongrese të rëndësishme siç është tani së fundmi ESC ( kongresi shqiptar i kardiologjsë) Europian por me të ftuar nga gjithë Bota, SHBA, Australi, Kinë etj, më date 24-29/08/2018, të cilët me temat e trajtuara prej tyre plotësojnë tablonë shkencore botërore të studimeve shkencore duke dhënë ndhmesë të madh për zhvillimet e mëdha në fushën e madhe të sëmundjeve kardiovaskulare. Shumëllojshmëria e tyre si në ekzaminimet, aparaturave e laboratorëve plotësojnë kuadrin e plotësuar në ndihmë të njerëzimit. Kështu edhe ne shqiptarët kudo qofshin ishin pjesmarrës si të gjithë 6000 të tjerë brënda këtij kongresi . Shumica prej tyre ishin edhe aktivë me

temat e tjera apo drejtuesish të seancave të kongresit dhe ne shqiptarët prej 40-50 veta shijonim dhe krenoheshim me patriotët tanë tashmë të famshëm në të gjithë botën krahas mjekëve , profesorëve të nderuar si Eugun Branwald tashmë I moshuar duke parë edhe shtëpinë botues të librit të kardiologjisë me emrin e tij që me shumë të drejtë quhet " Bibla " e kardiologëve sepse është shumë serioze me përmbledhje te të gjithë studimeve të botës dhe del në qarkullin çdi 4 vjet. Në sesione të ndryshme me interes të madh për kardiologët e sigurisht në shërbim të të sëmurëve u mbajtën referatë për eksperienca të përparuara si ato të trajtimit të pas vendosjes së stendeve apo unazës të thënë popullorshe që kanë edhe ato ndërlikimet e veta ku dallohet leksioni i shqiptarit shumë të njohur prof. Adnand Kastrati me temë " Mjekimi artitrombotik" pas PCI( unazë në coronare në sindromën acute coronar . Pra e thënë me thjesht pas vendosjes së tyre në Vazat e gjakut të zemrës të mos përsëriten dhimbjet e zemrës.

22 E shtunë, 8 SHTATOR 2018

Sëmundjet kardiovaskulare dhe sfidat, me të cilat ballafaqohen sot mjekët Problem i madh ky për studimet botërore. Këtë antar të dalluar shqiptar do0 e takojmë edhe në session e të ndryshme qoftë me tema e referime task forcës në rivaskularizimin të miokardit bashkë me mjekë të tjerë nga vende të tjerë Danez, Kanadez, Suedez, Frances etj. Përseri shfaqet në sallën Mynih me teë njëjtën temë por me mënyra të ndrysme në sesionin për trajtimin e insufiçencës kardiake ishemike me rivaroxason apo drejtues në sesione të ndryshme në salla e emra qytetesh se kështu i emërtojnë si Tunis, San Marino, Bern etj Po është edhe një shqiptar tjetër I famshëm I vendosur në Mynih prej kohësh por mund të jepte vendin e tretë por suksesin e madh e ka arritur aty me mundësi më të mëdha . Quhet Juli Mëhilli e zgjedhur drejtuese në sesione të rëndësishme por edhe në panele me

temë sit ë ardhmen e strategjive të trajtimit të sëmundjeve shumë nazale me punën eruajtir rë zeeës. Po ashtu dukshëm në tema si ndërhyrejt në zemër . Në postera quhen punime të ekspozuar në letra por që kanë vlera të vërteta shkencore si Andi Rroku, Erion Xhepa paraqesin rimbyllje të unazës coronare ( sisten të stenit). Përsëri del në sallën Tuniz Juli Mëhilli për të ndihmuar gjininë e vet me përfundimin për sëmundjet coronare apo në sallën Cairon së bashku me kolegje të tjerë të huaj me temë si tipi nga goja pas vendosjes të valvulës Aortike me kateter. Përsëri në postera ( pra studimeve ta varuara me letër në salla ku mund ë lexohen lirshëm me autorë të huajdhe shqiptarit bashkë me ca si ; Ervina Shirka, Artan Goda, Endri Hasini , Hortenca Gjergo.

Përsëri në sallën "Anbare" ka zërin e vet Juli Mëhilli me termin shumë të rëndësishmë siç është " revasklarizimi në shoc cardiologjik" Për aktivitetin e shumë të saj është zgjedhur sivjet " Tresoiere e FAPC" Natyrisht në stendat që përfaqësonin shoqatat kadiologjike ishte edhe vendi ynë me flamurin dhe pamje të ndryshme të mrekullueshme që ne I kemi nën kujdesin e sekretarit të shoqatës Dr. Albana Doko me rol të madh. Natyrisht do të ishim symbyllur dhe indiferentë nqs nuk do shihnim dhe shijonim edhe qytetin e Mynihut që të ofron më shumë bujari, bukuri dhe kuriozitetet e veta. Sigurisht kampioni mbetet " Marin Platz" me bashkimnë e vjetër tip ndërtese '"Gotike" që tërheq shumë vizitorë dhe mund të takosh edhe shqiptarë, si edhe të Kosovës me mikun tonë

Gani Bajraktairi, por jo vetëm . Na mbeti pa takuar edhe të afërm prof. Gjin Ndreja, I njohur në Mynih, por me siguri shkoi për punime shkencore në vende të tjera. Sigurisht këmbët na shpunë në odeon Platz, pasuri olimpike ku në 1972 u zhvilluan lojrat e famshme olimpike me tragjedinë e vrasjes së 9 sportistëve izraelitë nga palestinezët që e dënoi edhe shteti ynë I asaj kohe por haku nga izraelitët u mori në mënyrë shembullore në kohën në vazhdim. Pjesa e ekspozitës të makinave BMW ishte vendi dhe zgjedhja për tu vizituar ku sigurisht u bënë foto pranë tyre duke I parë plot zili. Ngjitur me qytetin është një park i stëmadh me lumenj apo drejtime të ndryshme më ujë gati për ta pirë dhe ku 6 të rinj me kostume duke vizituar sepse ashtu qe krijuar 1 dallgë nga ujë pengesë dhe aty kënaqesh si ata por edhe ne që I shikonim dhe I filmonim këto sporte brënda qytetit. Kishte shumë biçikleta si në Amsterdam, Shkodër po po shtohen edhe në Tiranë duke u shtuar kudo si mjet lëvizje ndihmë për njerëzit për në punë apo shëndetin fizik e mendor. Ka edhe shumë për të thënë për Mynihun por kryevepra ishte se në stacionet e metrove kishte kuti të ndihmës së shpejtë duke përfshirë edhe defribilatorët për të ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë . Për ne që kemi lëvizur në gjithë Europën ishte hera e parë që pamë dhe u habitëm me këtë . Kjo pjesmarrje e madhe në këtë ngjarje të kardiologjisë u bë e mundur nga mbështetja e madhe dhe e frytshme nga kompani farmaceotike " Berlin Chemie" I kryesuar nga sjellja korrekte e Z. Payman Payman.


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Vegël pune, me bisht të gjatë, përdoret për të prerë ferra, degë ose drurë të njomë 4. Jetonin në pjesën veriperëndimore të Spanjës dhe në jugperëndim të Francës 8. Ashtu quheshin xhandar turq 11. Partia Lidhja për Drejtësi e Progres 14. Mjet mësimor, është këmbëhapir dhe përdoret për ndërtimin e rrathëve 16. Mjet i madh lundrimi, që përdoret për të mbartur nëpër ujë mallra e njerëz, për peshkim, për qëllime ushtarake 19. Shkurtesa e Union of European Football Associations dhe e shoqatës Futbolle Evropiane 21. Ai që merret me kërkimin dhe nxjerrjen e një metali ngjyrë verdhë e të shndritshme 22. Lum që lag Shkodrën 23. Rruga që përshkon në hapësira një trup qiellor natyror ose artificial. 26. Bukë e ngjeshur, zakonisht e rrumbullakët, e zënë pa tharm, që piqet në saç, në shpuza e në furrë 27. Më 18 janar 1535 - Francisco ... themeloi qytetin Lima, që është kryeqyteti i Perusë 30. Njeri me trup shumë të madh e shumë i fuqishëm, gjigant 32. Ai është konsideruar "babai" i fantashkencës. Zhyl ... (8 shkurt 1828 - 24 mars 1905) autor i 54 romaneve 37. jesa e përparme e anijes ose e barkës 38. Që bie si rrebesh; që vjen si rrebesh 40. Ujku, ka edhe atë emër në traditën gojore të komunikimit në Veri të Shqipërisë 41. Ideologo, filozof, veprimtar i shquar politik, President i Kosovës, ...Rugova 42. Grua me trup të shëndoshë dhe zakonisht të trashë, është edhe femra e derrit e tille 44. Titull që vihej përpara emrit të një prifti katolik 48. Partia Aleanca Popullore 49. Përtyp e ripërtyp diçka zakonisht me zhurmë e duke e mbajtur për një kohë nëpër dhëmbë; përçap 51. ... Hitler, futi Gjermaninë në rrjedhën e Luftën e Dytë Botërore 54. Pika a vendi në qendër të diçkaje. Ura e Mesit në Shkodër gjendet në ... 55. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 56. "Lufta dhe ..." kryevepra e shkrimtarit rus, Leon Nikollajeviç Tolstoj 59. Që ka të bëjë me vendet ose me popujt e Lindjes 61. Kodër e zhveshur, me gurë e me rrasa të bardha. Në Martanesh ndodhet kjo përkatësi vendore 63. Aleanca Kuq e Zi 65. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 67. Ai që jeton i fshehur, cub. ... i maleve. 69. Qyp i madh që përdorej kryesisht për të mbajtur vaj 71. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën 72. Xhungë e mbushur me qelb, e cila zë shtrat thellë në mish; çiban, i thatë

E shtunë, 8 SHTATOR 2018

Nga Albert VATAJ

73. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 75. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 76. Një zog këngëtar me ngjyrë të verdhë 77. Rrethi i Beratit, ashtu e kishte targën 78. Ashtu ishte targa e Rrethi Tropojë 79. Përshkrimi i një udhëtimi dhe i vendeve nëpër të cilat bëhet ky udhëtim 80. Von Netshajm ..., okulist, mjek dhe filozof gjerman (14861535) 81. Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim 83. Detyrë, nëpunësi; titull, ose ..., shprehje e vjetër. 85. Thaj një kënetë a një tokë moçalore për ta bërë të punueshme 88. Ministria e Arsimit dhe e Shkences, inicialet vlejnë në këtë rast 89. I pesti në radhën e muajve të vitit. Dita e parë tij është e famshmja e paradave dhe protestave te punëtorëve 91. Që ka përmasa të mëdha, madhështor, i denjë për një epope 93. Ujë i ngrirë, quhet ashtu 94. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 95. Madhësia e diçkaje që ka gjatësi, lartësi e gjerësi dhe që matet me njësi kubike 98. Njeri shumë i rëndësishëm a i shquar në një fushë të caktuar të veprimtarisë politike, shoqërore, ushtarake, shkencore etj. 99. Kujtojmë se në këtë muaj kanë Lindur, Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Ramiz Alia, Sali

Berisha, por edhe reperi i famshëm amerikan, Eminem 100. Fondi Monetar Ndërkombëtar 104. I zoti i mullirit ose ai që punonte në mulli për bluarjen e drithit 105. Thërrmoj plisat me disqe të posaçme që tërhiqen nga traktori 108. Kur është i mirë, paralajmëron diçka të mirë, kur është i keq, për keq parathotë. 109. Masë gjatësie për udhëtimet detare e barabartë me 4,445 km ose 5,556 km 110. Lidhje e zhivës me një metal tjetër; përzierje e disa metaleve të shkrira në zhivë 111. Figurë që krijohet kur i veshim një kafshe, një sendi, etj. vetitë a tiparet e një njeriu VERTIKALISHT 1. Merr atë emërtesë shumëzimi i një krijese mbi një bazë gjenetike 2. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 3. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 5. Në largësi të vogël nga diçka tjetër, pran 6. Ato na shoqërojnë kudo ku ne shkojmë. Pa to ne jemi të zbathur 7. Shkolla dhe shoqëria janë të ndara në të tilla 9. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 10. Enblematiku i NBA, Michael ..., bosketbollisti amerikan, lindi më 17 shkurt 1963 në Brooklyn, Nju York 12. Pastaj e ka brenda 13. Dikur quheshin jugosllavë,

tani quhen ashtu 15. Kanali i ... paraqet një ndër arteriet detare më të rëndësishme në botë. Është ndërtuar më 10 tetor të vitit 1913 17. Organizata Ndërkombëtare e Punës 18. Ashtu quhet grimca elementare e dritës 20. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 24. Pandi ..., një nga individualitetet e rëndësishme të kinemasë shqiptare, me një galeri të pasur rolesh 25. Shkurre, zakonisht kacavarëse, me lule të bardha ose të verdha në trajtë ylli e me erë të mirë 26. Parzmore ose ..., shtresë mbrojtëse prej çeliku a prej metali të fortë, mburojë për mjetet levizëse 28. Ngjitës që përdoret, kryesisht në shërbimin ambulator, trajtime të lehta mjekësore 29. Ai që del malit, fshihet e bën grabitje me armë në dorë; kusar 31. Pemë që rritet në pyllë 33. Gradë nënoficeri e shkallës së parë, më e ulët se e kapterit 34. Tërësia e ideve, e bindjeve a e pikëpamjeve të një njeriu në një fushë të caktuar të veprimtarisë shoqërore 35. Tërësia e kushteve meteorologjike dhe e dukurive atmosferike, mbamendet me atë emër 36. Që ka karakter të theksuar mendor, që mbështetet më shumë në arsyen, sesa në ndjenjën 39. ... ose thur një pëlhurë apo diçka tjetër për të krijuar 43. Shpend uji, që ka qafë të gjatë e këmbë të gjata, sqep të hollë dhe një tufë puplash të

ashpra, me ngjyrë të murrme a të bardhë 62. Veprimtari e organeve ose e njerëzve të caktuar me ligj 64. Masë drithi e barabartë me njëzet e pesë okë 66. Rrasë mbi të cilën në kohët e lashta u bëheshin flijime perëndive sipas paragjykimeve; therore 68. Jon me ngarkesë pozitive; kund. anion. 69. Miami International Airport, shkurtima e saj 70. Shpreh keqardhje për një punë a veprim të gabuar që kam bërë 74. Nikola ... një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të ekzistencializmit në Itali 76. E bezdisshme, që zë shumë vend dhe nuk mund të përdoret dot me lehtësi 82. Metal, përdoret për të kallajisur enët e për të ngjitur sende prej metali etj 84. Ish-presidenti i Ugandës, ... Amin 85. Më 24 janar 1919 vdes në hotelin "..." të Peruxhia-s, Ismail Qemali 86. Korporata Ndërkombëtare Financiare 87. Pika e horizontit që është përkundrejt veriut, është ... 90. Bimë e thjeshtë, zakonisht e gjelbër e me forma të ndryshme, që nuk ka ndarje në kërcell, gjethe e rrënjë dhe që rritet në vende me ujë 92. ........ Allende, autore e romanit "Shtëpia e Shpirtërave" 94. Rrethi i Pukës, ashtu e shënonte targën 95. Të qenët i varfër, gjendja e atij që i mungojnë gjërat elementare të jetës, fukara, fakir 96. Si kishtin makinat e Durrësit targën 97. Vend që e bëjnë zogjtë dhe disa kandrra për të çelur vezët, për të rritur të vegjlit e për të ndenjur të mbrojtur 98. Këmba që i vëmë dikujt përpara për ta penguar e për ta rrëzuar, dhëmbëz, stërkëmbës 101. Inat e zemërim që kemi me një tjetër për arsye të ndryshme, urrejtje ose ... 102. Ashtu quhet monedha japoneze, e shquar 103. Mjet sinjali, që përdoret në makina 106. Shkëmb i madh dhe i thepisur, me majë ose me disa maja të mprehta, kreshtë ose... 107. Fjalë që shqiptojmë kur thërresim dikë ose kur na flet dikush në telefon

zeza në krye; gatë 45. Partia Demokracia Sociale 46. Marrëveshje ndërmjet dy a më shumë vetash 47. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 50. Qyteti i vjetër, i cili është i shënuar nga regjenca e Habsburgëve. Kryeqytet i Austrisë 52. Shkencë që merret me studimin e veçorive të shkrimeve të vjetra 53. Po Gjirokastra si e kishte targën 54. Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen 57. Përdoret për të shprehur një lutje ose për të kërkuar falje a mëshirë 58. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 59. I thonë ndryshe dhomës...asaj të miqve. 60. Kafshë e egër gjitare, mishngrënëse, me trup të madh e të rëndë, të mbuluar me qime të 1

2

7

V

8

F

9

13

M A G R

I

R

B

A

P

A

A

R

N I

M

E N E 16

L

A G

E L

R

P

18

T

D

11 15

D E L

5

P A R O V

L U

14 17

J

4

K A S 10

V

M O H

12

3

A K

K 6

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

19

M I

S

¸

R

20

S

K O N K L

U Z

I

O N

O

21

L I

D H

I

L

25

¸

E

27

S

Z

28

N T

A G R A M

26

A H I

R

E

¸

O

29

M A U R

I

T

30

A N I

A

31

K

A

S

D 32

V ¸

23

P E

¸

24

I

M

N

I

38

M

S 39

D E

40

J

R M A N

41

L D P

P

42

O V I

R R

A G A T

¸

I

N

D

44

V

Z

R

R

46

S

F A O

J

T

47

P O

48

M E I

R

T

T

49

A

V D E K J

E

S

L

¸

W

A K

A B

A Z

55

B I

D O N

O M

N 57

T I

S H

A

E

A

R

I

54

P

56

O

A N E

L

51

M

53

L ˙

R 50

52

A L

E 37

D

43

U

E

O 36

U K

D E

U N T

34

P A S Q Y R

A

J

33

35

45

R

I

22

L

59

58

A

K

M

U

A

O S F

E R

E

60

A L I

G E

R I 62

66

67

M O N I

I

63

Z

¸

61

M O

64

K O M U N I

J

65

K I

M

¸

E

B

68

M

I

E

69

A

¸

R

A R E

I

R

I

70

A

K

E

N

71

N

I

N

V

S

D

A R

H

¸

76

M A R E

78

S

E F

B

T

74

D

N A T

U

Z

81

I

S

R

R A F S

H O J

V E R

C A L L

H

R M E

B 93

A

˙

A L

A N E S

86

A N I

L

I

H

R E U T

A K T R

I

N E

I

M

104

V L

105

M

A B 106

P

99

D 107

R

O S

N 100

A

D 108

H T

I

M ¸

109

N

A

G A

Z

U 98

R

D A K T

¸

R

L U H A T 103

88

V I

92

96

V A L

97 102

87

L

H

L

E 95

L

H

I

91

94

Y

N D

85

90

D

V A D E

H

83

K

M 84

89

I 80

82

M Y Z H D E

N

O

77

79

K O K ¸

B

L 73

K U S

75

E

T

72

S O

A N T A R K T I

K

P

E

101

M A


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E shtunë, 8 SHTATOR 2018

Presidenti i Republikës viziton Repartin e Zjarrfikësve të Tiranës, i përgjigjet interesimit të mediave për çështje të ndryshme të aktualitetit

Meta me zjarrfikësit e Tiranës: Mirënjohje për solidarizimin me kauzën humane të dhurimit të gjakut Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi paraditen e djeshme Repartin e Zjarrfikësve të kryeqytetit, efektivët e të cilit zhvilluan një seancë dhurimi gjaku, në kuadër të nismës që ka ndërmarrë “Aleanca për Dhurimin e Gjakut”. Në fjalën e tij Presidenti i Republikës, pasi i falënderoi të gjithë efektivët e Repartit të Zjarrfikësve të Bashkisë Tiranë, të cilët me punën e përditshme, përpjekjet e sakrificat sublime, vendosin veten në rrezik për të shpëtuar pronën dhe jetën e qytetarëve, iu shprehu mirënjohje për vullnetarizmin e dëshmuar për bashkimin me kauzën humane të dhurimit të gjakut. “Gatishmëria juaj për të shpëtuar në çdo moment jetë njerëzish, merr sot një kuptim më të veçantë, me vullnetarizmin fisnik që dëshmuat sot për t’iu bashkuar kauzës jashtëzakonisht humane të dhurimit të gjakut. Profesioni, që ju keni zgjedhur, sa i vështirë po aq human e fisnik, ka në themel shpëtimin nga rreziku i zjarreve të pronës, por mbi të gjitha shpëtimin e jetës së njerëzve. Së bashku me policinë dhe urgjencën mjekësore jeni tre shërbimet kryesore në situata emergjence. Profesioni juaj kërkon pasion, dedikim dhe veçanërisht komunikim në situata të vështira për qytetarët. Kërkon të punosh në skuadër, sepse në punën tuaj, çdonjëri prej jush është një hallkë e rëndësishme, që, nëse nuk funksionon siç duhet, e gjithë skuadra vuan. Ashtu siç kërkon tolerancë dhe sakrifica, sepse qëllimi juaj kryesor është t’i

shërbeni dhe të mbroni komunitetin. Jam i bindur që ju i mishëroni në mënyrën më të mirë të gjitha karakteristikat e mësipërme. Dhe këtë e tregoni jo vetëm me punën tuaj të përditëshme, përpjekjet e sakrificat tuaja sublime për të shpëtuar jetë njerëzish, por edhe me aktin e sotëm të dhurimit të gjakut. Kauza e Aleancës merr kuptimin e saj të plotë këtu, sepse kauza humane e shpëtimit të jetës, këtu tek ju, ka kuptim të dyfishtë: Ju me profesionin tuaj të zjarrfikësit, vendosni jetën tuaj në rrezik dhe shpëtoni jetë njerëzish çdo ditë, dhe me dhurimin e gjakut, ditën e sotme, përsëri shpëtoni jetë njerëzish. Prandaj, unë dëshiroj t’ju falënderoj nga zemra, për gjithçka po bëni sot dhe për atë çka bëni çdo ditë të jetës tuaj! Rasti i fundit i fatkeqësisë së zjarreve në Greqi na kujton se sa i rëndësishëm është misioni juaj dhe se duhet të mbështeteni nga të gjithë në përmbushjen me sukses të tij”, tha Presidenti i Republikës,

Ilir Meta. PR ONONCIMI PËR MEDIA T PRONONCIMI MEDIAT Zoti Meta, si e komentoni shtyrjen nga Kuvendi të shqyrtimit të ligjit të dekretit tuaj për T eatrin K ombëtar? Teatrin Kombëtar? Presidenti Meta: Kuvendi është sovran për të vendosur sipas procedurave e përgjegjësive të veta, dhe unë nuk kam asnjë koment për këtë çështje. Në rast se mazhoranca do të rrëzojë dekretin në seancën e 20 shtatorit, cili do të jetë hapi që ju do të ndërmerrni? Presidenti Meta: Nuk kam asnjë arsye të paragjykoj vendimet e Kuvendit, përveçse do të dëshiroj t’i uroj Kuvendit punë të mbarë, meqenëse sapo ka riçelur punimet dhe të theksoja rëndësinë e një bashkëpunimi sa më të përgjegjshëm, sidomos përsa u takon të gjitha atyre detyrimeve dhe angazhimeve që ka Shqipëria edhe në kuadër të procesit të integrimit europian. Zoti Meta, opozita kërkon ndryshimin e Kushtetutës për të realizuar vetting-un edhe në politikë. Ju si e shihni këtë nismë? Presidenti Meta: Nuk kam asnjë koment për këto nisma, por shpresoj në një bashkëpunim dhe në një lexim të përbashkët të atyre sfidave, me të cilat duhet të përballohet politika shqiptare në mënyrë të bashkuar, për të garantuar pikërisht çeljen e negociatave për anëtarësim vitin e ardhshëm. Për sa i përket hedhjes së shortit, Kryetari i Parlamentit zoti Gramoz Ruçi është shprehur se nëse ju nuk e hidhni, do të jetë ai që do ta bëjë. A do ta hidhni shortin? Presidenti Meta: Nuk kam asnjë koment. Unë kam zbatuar dhe do të zbatoj gjithnjë ato detyrime kushtetuese dhe ligjore që ka Presidenti.

Koha Jone_8 shtator 2018  

Koha Jone_8 shtator 2018

Koha Jone_8 shtator 2018  

Koha Jone_8 shtator 2018

Advertisement