Page 1

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

www.kohajone.com

1 E enjte, 6 dhjetor 2018

E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 289 (8420)

E enjte, 6 Dhjetor 2018

Çmimi 30 Lekë

Mijëra studentë të gjithë fakulteteve dje kanë lënë mësimin ku në krye ishin Fakulteti Inxhinierisë, Arkitekturës, Ndërtimit, etj, të cilët janë nisur në këmbë duke rrethuar Ministrinë e Arsimit. Me parrulla në duar dhe thirrje kundër qeverisë ata kanë paraqitur një listë me kërkesa që lidhen me uljen e tarifave të studimeve të tyre

Ngrihen në protesta studentët e universiteteve

Sot gjithë universitetet do të bojkotojnë mësimin deri në realizimin e kërkesave të tyre ekonomike, ndërkohë kryeministri tha dje se nuk pranojmë asnjë presion nga studentët. Mësohet se qindra forca policie do rrethojnë studentët për të mos i lenë të dalin para zyrës së kryeministrit ne Bulevard FAQE 3

Sot protestë masive e studentëve Presidenti Ilir Meta takon para Ministrisë së Arsimit, bojkot përfaqësues të Lidhjes së Diasporës mësimi në gjithë vendin Shqiptare të Maqedonisë në Amerikë

Në foto: Protesta e studentëve, dje para Ministrisë së Arsimit NISMA E KRYEBASHKIAKUT VELIAJ

“Tirana Dhuron”, ushqime, rroba dhe lodra për familjet në nevojë

FAQE 13

PROTESTA E STUDENTËVE

Kryeministri Rama: Tarifat nuk i cakton ministria “Ministrja s’është as pa shkollë, as me UFO, ndryshe nga çfarë ju mund të keni mësuar nëpër kazanet... FAQE 5

FAQE 4-5

Në foto: Presidenti Ilir Meta me përfaqësuesit e Lidhjes së Diasporës Shqiptare të Maqedonisë në SHBA

REAGIMI

Vrasjet e shqiptarëve në Greqi, Ministria e Jashtme: Greqia të frenojë Agmin e Artë

FAQE 11

KREU I GRUPIT TË LSI-SË

Petrit Vasili: Çfarë di Xhafa që Edi Rama e hedh atë në turren e druve?

FAQE 2

FAQE 24

KRYETARI I PD

Basha në protestën e banorëve të Unazës së Re: Revolta qytetare është kudo. Të ndalim Ramën!

FAQE 2


POLITIKE KREU I GRUPIT TË LSI-SË

2 E enjte, 6 dhjetor 2018

Vasili: Çfarë di Xhafa që Edi Rama e hedh atë në turren e druve? K

reu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili reagoi mbrëmjen e djeshme në lidhje me sulmin që Edi Rama ka ndërmarrë ndaj Fatmir Xhafajt. Sipas Vasilit, Xhafaj duhet të dijë diçka të madhe që Rama e hedh në turrën e druve. "Edi Rama vetëm tani njohu Fatmir Xhafën. Media e akaparuar trashë, po kaq trashë bën sikur zbulon Xhafën sot. Po e njëjta media që ka shkruar elegji

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com

dhe antologji të tera mediatike për Xhafën ideator e realizues të reformës në drejtësi, zbatues i reformës në polici, njeriut që godiste grupet kriminale, që asgjësonte drogën e Tahirit etj etj, sot post mortum zbuloi Xhafën "e vërtetë". Se sa i madh është akaparimi, trasta apo zhakja, gjejeni vete emrin, këtë e di vetëm Edi Rama se është edhe ai hallexhiu i madh, po vërtet hallexhiu i madh. Top Chanel

NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::

0697044477

nuk tha asgjë te re per Xhafajn, por rixhiroi një film të vjetër me një çmim të ri, për një hesap të ri dhe për një hall të madh të ri të Edi Ramës. Xhafaj është po i njëjti, por Rama ka ndryshuar…..nga halli i madh. Çfarë di Xhafa që i dhemb kaq shumë Edi Ramës që e detyron të urdhërojë djegien e tij në turrën e druve"- shpreh dje në reagimin e tij, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E enjte, 6 dhjetor 2018

Mijëra studentë të gjithë fakulteteve dje kanë lënë mësimin ku në krye ishin Fakulteti Inxhinierisë, Arkitekturës, Ndërtimit, etj, të cilët janë nisur në këmbë duke rrethuar Ministrinë e Arsimit. Me parrulla në duar dhe thirrje kundër qeverisë ata kanë paraqitur një listë me kërkesa që lidhen me uljen e tarifave të studimeve të tyre

Ngrihen në protesta studentët e universiteteve

Sot gjithë universitetet do të bojkotojnë mësimin deri në realizimin e kërkesave të tyre ekonomike, ndërkohë kryeministri tha dje se nuk pranojmë asnjë presion nga studentët. Mësohet se qindra forca policie do rrethojnë studentët për të mos i lenë të dalin para zyrës së kryeministrit ne Bulevard Studentë të universiteteve publike në Tiranë kanë nisur dje një protestë që prej kohësh nuk ishte parë në kryeqytet. Mijëra studentë të gjithë fakulteteve kanë bojkotuar mësimin ku në krye ishin Fakulteti Inxhinierisë, Arkitekturës, Ndërtimit, etj, të cilët janë nisur në këmbë për të rrethuar Ministrinë e Arsimit. Me parulla në duar dhe thirrje për qeverinë ata kanë paraqitur një listë me kërkesa që lidhen me uljen e tarifave të studimeve të tyre. Disa nga kërkesat e tyre janë; rritje e buxhetit shtetëror për arsimin, heqjen e pagesës për kredite të provimeve të mbartura, shtyrjen e afatit të pagesës vjetore dhe bërjen e pagesës me këste. Shqetësimet e studentëve mbartin një problematikë që rëndon xhepat e familjeve të tyre duke i rritur ndjeshëm kostot që duhet të paguajnë për arsimin. Konkretisht, veç pagesave vjetore për arsimin që janë rritur këto vite, studentët që duan të përmirësojnë notën e një provimi apo janë mbetës, duhet të paguajnë dhe një tarifë ekstra për çdo studentë. Por kjo është vetëm një nga motivet më të thjeshta të protestës. Gjatë këtyre viteve qeveria ka ndërmar-

rë reformën në arsim, e cila një pjesë të buxhetit e kalon dhe për universitet private. Ndërkohë niveli i financimit të arsimit të lartë shtetëror ka ngelur thuajse në ritmet e mëparshme. Dhe me financim në arsim nuk nënkuptohen vetëm auditorë dhe lyerja e universitete, por edhe krijimi i kushteve në konvikte dhe ambiente të tjera normale që nevojiten për studentët. Në këtë pikë, godinat e studentëve janë në të njëjtat kushte, pa ujë dhe pa ndriçim të mjaftueshëm si shumë vite më parë dhe studentët detyrohen të marrin banesa me qera duke rritur disa fish kostot që paguan një familje shqiptare për shkollimin e fëmijëve. Sipas raporteve të organizatave të studentëve, të rinjve të sotëm dhe familjeve të tyre u duhet të marrin kredi për të përballuar kostot e shtrenjta të studimit, si dhe kostot e larta që ka jetesa në Tiranë. Ndaj parrullat e djeshme të studentëve "Ne nuk jemi bankomat", "Duam ujë, duam banesë, kushte të mira për jetesë", "Duam ulje tarifash, duam dije, jo pallavra qeverie" përmbledhin gjithë problematikën dhe motivet për të cilat mijëra të rinj vërshuan

rrugëve të Tiranës. Ajo që ndodhi dje i ngjan një "Revolucioni studentor", ku të rinjtë, pa ndikim nga partitë politike apo kauza të tjera kërkojnë të drejtat e tyre të ligjshme për t'u ndjerë njëlloj me bashkëmoshatarët në gjithë vendet e tjera. Bllokimi për disa orë i Ministrisë së Arsimit, si dhe reagimi në kohë rekord i studentëve në Universitetin e Elbasanit, Durrësit dhe Shkodrës krijuan panikun e parë të qeveria. Kryeministri Edi Rama edhe pse ndodhej në vizitë zyrtare në Kroaci, thuajse gjithë ditën reagonte nga rrjetet sociale ku kundërshtonte studentët. Fillimisht paksa me arrogancë kryeministri deklaroi se ai nuk mund të paguante me taksat e buxhetit për studentët mbetës. Ndërkohë nga protesta studentët i kujtuan se nuk janë vetëm ata që mbeten në një lëndë që paguajnë, por edhe ata që kërkojnë të përmirësojnë notat. Gjithashtu, praktika e vendeve të tjera tregon se studentët nuk paguajnë tarifë shtesë për provimet e përsëritura. Pas këtyre reagimeve dhe rritjes së pjesëmarrjes së studentëve në protestë,

Kryeministri Edi Rama zbuti pak qëndrimin duke ia kaluar fajin vet universiteteve publike. Sipas ligjit të ri të arsimit të lartë, universitet janë të pavarura dhe bordet e tyre përcaktojnë tarifat. Me këtë argument Kryeministri Edi Rama dhe më pas ministrja Lindita Nikolla shfajësojnë qeverinë lidhur me tarifat. Por edhe këtu ka një problem që nuk e lë pa përgjegjësi qeverinë. Vendimi për rritjen e tarifave të gjithë universiteteve publike është marrë nga Këshilli i Ministrave dhe jo nga rektoratet. E thënë me thjeshtë, Qeveria përcakton çdo vit buxhetin për universitet shtetërore. Kur buxheti është i pamjaftueshëm, siç ndodh gjithmonë, u kërkon universiteteve që të "rregullohen vetë" (!) me aq fonde sa kanë dhe të shtojnë taksat mbi studentët. Pra edhe kur tarifat lëvizin nga vetë universitetet kjo vjen për shkak se Qeveria nuk u ka dhënë fonde të mjaftueshme për të paguar pagat e pedagogëve apo krijimin e kushteve elementare të studimit. Ndaj përgjegjësia për situatën në universitete publike sot shkon direkt të qeveria dhe jo

rastësisht studentët protestuan para Ministrisë së Arsimit dhe jo rektoratit. Kryeministri Edi Rama tregoi dje se nuk kishte ndërmend të bënte lëshime për tarifat. Ndërkohë studentët vetëm sa kanë nisur protestat. Sot në Tiranë gjithë universitet kanë paralajmëruar bojkot të mësimit. Në orën 10:00 do të nis protesta para Ministrisë së Arsimit dhe studentët thonë se "nuk do të largohen pa u përmbushur kërkesat e tyre". Ndërkohë protesta do të zhvillohen dhe në universitet publike në Elbasan, Durrës, Korçë, Shkodër, Gjirokastër dhe Vlorë. Protestat dhe bojkoti i mësimit janë një zhvillim që nëse qeveria nuk e merr seriozisht do të sjellin pasoja të tjera më të rënda. Kur partitë bëjnë mitingje kjo quhet si diçka normale, por kur në këmbë ngrihen studentët, siç ndodh në gjithë vendet e tjera, zakonisht protestat kthehen në uragan që merr përpara çdo qeveri. Qeveria nuk kishte pse ua kalonte universiteteve private disa fonde shtetërore, që në të vërtetë duhet të ishin të universitetet publike. Studentët kanë paralajmëruar se nuk ndalen në të drejtat e tyre legjitime.


POLITIKE

4

E enjte, 6 DHJETOR 2018

“Nuk jemi bankomat”, shpërthejnë studentët: Asnjë negociatë me ministren arrogante dhe injorante

“Revolucioni studentor” kundër Qeverisë, studentët bllokojnë sot rrugët e Tiranës S

tudentët e Universitetit të Tiranës dhe Politeknikut do të vijojnë mëngjesin e sotëm protestën, e cila futet në ditën e tretë të saj. Ata do të vendosen para Ministrisë së Arsimit që në orën 8 të mëngjesit që është dhe orari zyrtar i nisjes së punës ku ata do të parashtrojnë sërish tre kërkesat e tyre ku kërkojnë: anulimin Vendimit të Këshillit të Ministrave për miratimin e kufirit maksimal të tarifës vjetore, përgjysmimin e tarifës, dhe përmirësimin e kushteve në konvikte. Ndërkaq, pasi u shpërndanë, studentët do të njoftonin grumbullimin e tyre sot në mëngjes në çdo fakultet që në oën 8 nga ku do të nisen në marshim në këmbë drejt Ministrisë së Arsimit, çka do të thotë se akset kryesore të Tiranës do të bllokohen nga marshimi studentor. Protesta Dita e djeshme ka qenë e zhurmshme për kryeqytetin shqiptar, ku që në orët e para të mëngjesi me qindra studentë të mbledhur para fakultetit të Inxhinierisë dhe Arkitekturës do të nisnin marshimin e tyre në rrugët e Tiranës, ku stacioni i tyre ishte pikërisht godina e Ministrisë së Arsimit. “Dilni jashtë”, “Duam ministren”, “Anulo vendimin”, “Mbani përgjegjësi”, ishin disa nga thirrjet e studentëve drejtuar Ministrisë së Arsimit, të cilët kishin rrethuar Ministrinë e Arsimit. Ata kërkojnë gjithashtu që pagesa e tarifës së shkollës të kryhet në muajin janar, ashtu si për çdo vit tjetër dhe jo në muajin dhjetor. Studentët të cilët janë vetorganizuar kanë bojkotuar mësimin pasi kërkojnë plotësimin e tre pikave: Heqjen e pagesës për

kredite të provimeve të mbartura; Shtyrjen e afatit të pagesës vjetore; Bërjen e pagesës me këste. Në ditën e dytë të tyre në protestë kundër rritjes së tarifave shtetërore, dhe nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre, atëherë studentët kanë bërë thirrje për revolucion studentor. “Revolucion studentor. Revolucion studentor, revolucion studentor, ne nuk jemi bankomat, nuk tërhiqemi”- ishin thirrjet që dëgjoheshin në mesin e rrugës së Durrësit në Tiranë, m’u poshtë zyrës së ministres së Arsimit Lindita Nikolla. “Jo negociata me ministren arrogante dhe injorante”, janë dëgjuar të thërrasin studentët të cilët kundërshtojnë tarifat e provimeve. “Lëvizja Për Universitetin dhe aktivistë të saj

i janë bashkuar dhe solidarizohen me kërkesat e tyre, pasi universiteti duhet të jetë në bazë të meritës dhe jo parave. Universiteti banohet nga studentët, prandaj studentët duhet të vendosin!”– shkruhet në njoftimin e Lëvizjes për Universitetin. Të gjithë studentët kërkojnë anulimin e këtij vendimi, i cili rëndon mbi xhepat e çdo familjeje, që ka të paktën 1 fëmijë student. Studentët janë më të vendosur se kurrë për t’i thënë ndal njëherë e mirë, Edi Ramës, Lindita Nikollës e çdo qeveritari tjetër, që tallet me të ardhmen e tyre”. Protesta pritet të zgjerohet me protesta të tjera të banorëve të cilëve iu prishet banesa e ndërtuar ndër vite dhe nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim.

Solidarizimi Protestës së studentëve kryeqytetas, të nisur nga ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Arkitekturës dhe Urbanistikës, por që u mbështet edhe nga të tjerë nga Fakultetet e Shkencave të Natyrës dhe Drejtësisë, iu bashkuan edhe studentët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të qytetit të Elbasanit. Këta të fundit janë bashkuar së largu me protestën që po zhvillohet aktualisht përpara Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, përmes së cilës kundërshtojnë tarifat e reja, veçanërisht atë për kreditet e lëndëve të bartura. Studentët e Universitetit të Elbasanit kanë bojkotuar mësimin rreth orës 11, ndërsa protesta e tyre pritet të vijojë edhe gjatë së enjtes. Ndërkohë, të premten ata paralajmëruan se do t’iu bashkohen studentëve në Tiranë. Po kështu krejt universitetet shqiptare po bashkohen. Ish-zv/ministri i Arsimit Taulant Muka, i cili para një muaji dha dorëheqjen nga posti duke akuzuar kryeministrin Edi Rama, ka bërë thirrje që protestës së studentëve t’i bashkohen të gjithë. Në një status në “Facebook”, ai shkruan se studentët kërkojnë që mos nëpërkëmben, por të trajtohen me dinjitet. “Studentët shqiptarë kërkojnë të mos nëpërkëmben, por të trajtohen me dinjitet! Të gjithë, duhet ti bashkohemi protestës! Qytetarë dhe prindër duhet ta mbështesin rininë! Arsimi cilësor është e ardhmja!”, shkruan Muka. Ndërkaq, gjatë gjithë ditës përfaqësues të PD-së dhe LSI u janë bashkuar kërkesave të studentëve.

QËNDRIMI - STUDENTËT BESOJ TA KENË KUPTUAR SE NUK DUHET PASUR BESIM TEK KJO QEVERI

P

rotesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit ka frymëzuar jo vetëm politikën por edhe vetë intelektualët dhe akademikët. Një prej tyre është dhe Edmond Tupja, i cili në studion e Fax Neës teksa dha një këndvështrim të tij rreth protestës së djeshme, tha se studentët duhet të krijojnë një sindikatë kombëtare të pavarur studentore. Sipas tij nuk është i saktë artikulimi që bëhet shpesh duke e quajtur rininë si ardhmja, pasi ajo “është e tashmja që lufton dhe punon sot për të ardhmen. Prandaj ftoj të gjithë ata që iu besojnë kauzave të drejta t’iu bashkohen studentëve. Protesta e sotme nga studentët ishte e drejtë dhe i ftoj që të mos e ndërpresin sepse kështu

Edmond Tupja: Studentë protestoni, ju jeni e tashmja dhe e ardhmja e vendit

është shembur edhe sistemi diktatorial në fillim të viteve 90të.” Ai tha se duhet të krijohen marrëdhënie të qëndrueshme

midis sindikatave dhe qeverisë sepse vjen një kohë kur populli ynë i “urtë” të zgjohet dhe këtë e bëjnë studentët. “Premtimet në Shqipëri bëhen falas, por në qoftë se nga 10 premtime sikur 7 të mbahen, ky sërish mbetet një premtim i pa mbajtur. Përballë kësaj politike-politikane, politikanët luajnë lojën e tyre e cila nuk është transparente. Arsimi duhet të jetë falas, për mua kjo që u bëhet studentëve është grabitje. Qëllimi i qeverisë aktuale siç duket është t’i dëbojë studentët. Në qoftë se taktika e qeverisë

është të përzër shqiptarët, natyrisht që edhe nga Bangladeshi do të vijnë njerëz të punojnë këtu. Do të mbetet një grup i vogël të lumturish me ca skllevër”, u shpreh Tupja. Ai tha gjithashtu se kryeministri mund të bëjë turizëm, por shtresa e mesme dhe shtresa e varfër e të rinjve nuk bëjnë dot turizëm, ata duhet të arsimohen”, tha Tupja. Shkrimtari shprehu keqardhjen e tij për pedagogët që nuk i janë bashkuar studentëve në protestë. Tupja tha se studentet po na japin shembullin më të mirë të gjithëve.

AKTORI NERITAN LIÇAJ NË MBËSHTETJE TË QYTETARËVE

Protestat - Paralajmërimi i artistëve për Ramën: Do të vijmë te shtëpia

Pas protestës së djeshme të Studentëve para Ministrisë së Arsimit, ku kërkohej ulja e tarifave në universitetet Publike, dhe në vazhdën e protestave në mbrojte të pronës si dhe asaj të Teatrit Kombëtar, do të reagonte edhe aktori Neritan Liçaj. Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se qeveria e tij do të rrëzohet shumë shpejt, ndërsa shprehet se një qytetar nuk duhet t’i lutet më kësaj qeverie kriminale. “Do vijmë një ditë te shtëpia jonë, Kryeministria ku ti je me qira o ditëzi dhe do bërtasësh si Rikardi lll”, theksoi ai në postimin e tij. Ndër të tjera aktori Neritan Liçaj thekson se askush nga qytetarët nuk duhet ti luten qeveritarëve për të drejtat e tyre. “Përse duhet t’i lutemi ne kësaj qeverie kriminale?! Përse duhet që ne ti lutemi të mos e prishë Teatrin. Anulo vendimet e korrupsionit dhe vjedhjeve të paprecedenta të parave publike, pra parave tona! Përse duhet t’u lutem të mos nxjerrin në rrugë familje të tëra. Përse duhet t’u lutemi mediave kombëtare që në vend të pasqyrojnë problematikën e rëndë kombëtare jep emisione si të gatuajmë dhe që shesin interesat e qytetarëve dhe të vendit për ca leje ndërtimi sikur fati i vendit tonë të jetë pallat shumëkatësh… Përse PS i bën fresk dhe është gati të paguajë faturën e rëndë “Rilindje” ajo vetë. Përse partitë e këtij vendi përballë kësaj gjendjeje tepër kritike mjaftohen me deklarata për shtyp dhe shoë-e televizive nuk luftojnë për qytetarët dhe vendin që po turfullon, siç duhet të bëjnë! Llum rilindas, mos harroni dhjetori është i studentëve si të sotmeve dhe te ne që ishim në ’90-ën… Të kam thënë çitjane! Po të mblidhet laku! Do vijmë një ditë të shtëpia jonë Kryeministria ku ti je me qira o ditëzi dhe do bërtasësh si Rikardi lll: Një kalë-një kalë, jap kryeministrin për një kalë! Mos presim më askënd dhe asgjë të dalim ti rrëzojmë këta rilindas të vdekur… Të mblidhemi të gjithë se s’ma mo uj pilafi. BOLL… Mua për vete me ka ardhur në majë të hundës… S’duhet të lutemi ne! Duhet të na luten ata t’i falim për gjithë këtë rraskapitje që na kanë sjellë. Jemi qytetarë, jo numra dhe bagëti për t’u mjelë! Shembull është Franca! Dhjetor studentor dhe qytetar… si në 1990-ën shqiptar, vetëm kështu zgjidhet kjo situatë”- u shpreh i revoltuar, aktori Neritan Liçaj.


POLITIKE

5

E enjte, 6 DHJETOR 2018

LSI mbështet studentët. Nora Malaj: Sot është dita e studentëve, kush ka veshë, le të dëgjojë e të veprojë!

D

eputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Shezai Rrokaj i bën thirrje qeverisë që të lërë mënjanë demagogjinë dhe të fokusohet tek zgjidhja e problemeve të ngritura nga studentët që prej dy ditësh janë detyruar të dalin në protestë ku kërkojnë: anulimin Vendimit të Këshillit të Ministrave për miratimin e kufirit maksimal të tarifës vjetore, përgjysmimin e tarifës, dhe përmirësimin e kushteve në konvikte. Ish-dekani i Fakultetit të Histori-Filologjisë thekson se kjo ndodh, sepse Qeveria nuk mbështet arsimin me 5% të PBB-së, siç premtoi në vitin 2014. “Para këtij miratimit të ligjit të ri në vitin 2015 tarifat i propozonin IAL-të dhe i miratonte qeveria, kurse me këtë ligj ajo ‘lau duart duke ua lënë në derë’ përgjegjësinë universiteteve. Por përse më parë ajo nuk i uli tarifat? Përse nuk shprehet sa është tavani dhe dyshemeja e tarifave sikundër ligji e kërkon? Përse nuk i subvencionon sipas standardeve të njohura IAL-të? Kjo ndodh sepse Qeveria nuk mbështet arsimin me 5% të PBB-së, siç premtoi në vitin 2014. Ndryshe nga vendet e OECD-së, dhe gjithë rajoni buxheti për arsimin është vetëm 3,2%. Kurse universitetet mbështeten vetëm me 0,5% të PBB-së. Me këto fonde nuk mbulohen as 12 muaj paga. Ndërkaq vetëm me paratë e 2 km rrugë, si ajo e unazës së re, tarifat barazohen me ato të rajonit. Kjo është arsyeja kryesore e tarifave të larta dhe pagave më të ulta në rajon për pedagogët. Mungojnë fondet për kërkim dhe bibliotekat on-line për studentët dhe pedagogët. Që prej Amerikës e Evropës, me në krye Finlandën,

Rrokaj: Qeveria të lërë demagogjinë me tarifat, të marrë përgjegjësinë

investimi për arsimin shkon në 7% të PBB-ve të tyre, sepse kudo është kuptuar se investimi në kapitalin njerëzor është më dobiprurës se çdo investim tjetër. Krejt ndryshe, qeveritë shqiptare kanë ndjekur politika demotivuese, deri në frenuese, sepse asnjëherë bota akademike nuk është parë si partner zhvillimi. Madje pushteti politik e ka parë me një cmirë e xhelozi bizantine, duke i detyruar njerëzit e dijes ose të largohen, ose të qendrojnë, por të shkurajuar për rritjen e cilësisë në edukim”- theksoi dje deputeti i LSI-së, Shezai Rrokaj.

NËNKRYETARI I PD-së

Protesta e studentëve, Paloka ndaj Ramës: Ta shporrim qelbësirën Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar pas protestës së studentëve si dhe përgjigjes që kryeministri Edi Rama dha indirekt në një koment në Facebook. Sipas Palokës, çdo shqiptar që ngre zërin kundër qeverisë, futet menjëherë në grupin e armiqve. Paloka, ai thotë me ironi se tani “shpellarëve dhe malokëve, iu shtuan dhe “ngelësit”. “Pas “shpellarëve”, “shtazëve”, “malokëve”, “kazanit”, “talebanëve”, tani dhe “ngelësit”… Çdo shqiptar që guxon e ngre zërin kur i shkelen dhe të drejtat më elementare nga kjo qeveri, menjëherë futet në grupin e armiqve; poshtërohen, fyhen e dhunohen. Të vetmit që meritojnë “respektin” e kryeministrit të këtij vendi janë kriminelët dhe oligarkët që sot kanë gjetur strehën e tyre tek rilindja dhe me ndihmën e të cilëve Edvin Rama grabit e dhunon shumicën dërrmuese të shqiptarëve. Dikur Rama ju bëri thirrje e bashkoi të gjithë qelbësirat për ta çuar në pushtet. Sot është koha të bashkohen të gjithë shqiptarët e ndershëm e hallexhinj për të shporrur qelbësirën”- tha deputeti demokrat Edi Paloka.

Ish-zv/Ministrja e Arsimit Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe deputetja e LSI-së, Nora Malaj. Përmes një qëndrimi në rrjetet sociale, ish-zëvendësministrja e Arsimit shprehet se thënia e studentëve: “Ne nuk jemi bankomat” tregon se thika ka shkuar në palcë dhe ata sot janë më shumë se kurrë ndjehen të huaj në vendin e tyre. “Dhjetori i studentëve! Tani studentët dolën në protestë! Ata sot dalin pasi kanë një të drejtë shumë të madhe! Ata sot janë bërë të gjithë bashkë . Duan të drejtat e tyre , që ja mbron Kushtetuta! Duan një

arsim cilësorë dhe transparencë të plotë. Kërkesat e tyre janë mëse të drejta. Muaji dhjetor si muaj protestave , nga njëra anë duan të drejtat e tyre, studentet duan tarifa të ulura, duan që e drejta e tyre të dëgjohet dhe të trajtohen si studentët në të gjithë botën. Thënia e tyre : “Ne nuk jemi bankomat” tregon se thika ka shkuar në palcë dhe ata sot janë më shumë se kurrë ndjehen të huaj në vendin e tyre. Sot është dita e studentëve! Ata kanë të drejtë! Kush ka vesh le të dëgjojë e të veprojë!”- u shpreh dje deputetja e LSI-së, Nora Malaj.

DEPUTETJA E PD-së

Tabaku: Tarifat e studentëve u rritën me VKM, protesta e ligjshme

Me pyetjen “Përse protestojnë studentët”, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar dje në lidhje me protestën e studentëve para Ministrisë së Arsimit. Ndërsa e konsideron reformën e Arsimit si mëmë të të këqijave, Tabaku shkruan se ajo prodhon ndër të tjera edhe rritje tarifash për studentët. “Mëma e të këqijave sot është Reforma e Arsimit që prodhon ndër të tjera edhe rritje tarifash për studentët. Kjo Reformë qe ogurzezë për studentët dhe ndonëse opozita e kundërshtoi dhe replikoi ashpër me qeverinë sërishmi kokëfortësia dhe makutëria e mazhorancës fitoi. Dy probleme kishte reforma; së pari zhdukte autonominë e Universiteteve dhe së dyti krijonte të gjitha kushtet që qeveria të shtrenjtojë tarifat për studentët duke shkatërruar kështu arsimin publik në shërbim të interesave klienteliste private”, tha Tabaku. Në vijim deputetja demokrate, publikon edhe VKM-ja e qeverisë “Rama” për tarifat e studentëve. “Nën frymën e këtij ligji 8 muaj më parë kjo qeveri firmosi me VKM rritjen e tarifave për studentët. Ministria e Arsimit i hapi rrugë kështu shtrenjtimit të dijes duke mos sjellë asgjë tek studentët. Ndërkohë që universitetet klienteliste përfitonin nga ligji në fjalë.” Vijon Tabaku në reagimin e saj, ndërsa thekson se protesta e studentëve është sot më se e motivuar dhe e ligjshme. Ato u gënjyen nga ministria dhe gjithë qeveria”- u shpreh deputetja demokrate, Jorida Tabaku.

ISH-KRYEMINISTRI

Studentët në rrugë, Berisha: Po dridhen themelet e narkoshtetit! Studentët e Universiteteve publike në Tiranë dhe studentët e Elbasanit kanë vijuar sërish me protestën e tyre në shenjë kundërshtie për tarifën e studimit. Kjo lëvizje e studentëve ka shkatuar solidarizimin jo vetëm të shoqërisë civile, por edhe klasës politike, kryesysisht përfaqësuesve të opozitës, të cilët kanë reaguar në këto dy ditë në mbështetje të kërkesave të studentëve. Një reagim i tillë vjen edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së studentëve. Përmes një qëndrimi të shprehur në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Berisha theksoi se me këtë protestë po dridhet qeveria e Ramës. “Studentët me protestën e tyre gjigande po bëjnë të dridhen

themelet e Narkoshtetit. Kallam Dështaku dhe narkoministrat e tij drejt kapitullimit. Ju bëj thirrje qytetarëve të bashkohen me studentët. Ata kanë të drejtë. Studentët do

fitojnë!”, shkruan ai. Më herët deputeti demokrat publikoi edhe një tjetër mesazh në mbështetje të studentëve. “Studentët në protesta të fuqishme kundër tarifave 4-15 herë më të larta se në të gjitha vendeve të BE dhe gjobave të turpshme të narko-qeverisë bandite. Qindra studentë të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit & Arkitekturës dhe Urbanistikës përsëri sot në protestë kundër rritjes së tarifave nga Edi Rama. Të gjithë studentët kërkojnë anulimin e këtij vendimi, i cili rëndon mbi xhepat e çdo familje. Ju bëj thirrje studentëve të bashkohen me protestën deri në përgjysmimin e tarifave dhe heqjen e çdo gjobe ndaj tyre. Studentët do fitojnë! sb”- u shpreh në reagimin e tij, ish-kryeministri Sali Berisha.


POLITIKE KRYEMINISTRI

6

E enjte, 6 DHJETOR 2018

Rama reagon për studentët: Nuk mund të paguaj për ngelësit K ryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e studentëve, të cilët kundërshtojnë tarifat. Në përgjigje të një komentuesi, Rama thotë se taksapaguesit nuk duhet të paguajnë shpenzimet e universitetit për studentët ngelës. “Ministrja s’është as pa shkollë, as me UFO, ndryshe nga çfarë ju mund të keni mësuar nëpër kazanet mediatike, ndërkohë që pyetja ime është: A jeni ju dakord që t’i paguani ju, pra taksapaguesit, shpenzimet e universitetit për studentët ngelës? Unë për vete nuk jam dakord! E para, dhe e dyta,

nuk ka asnjë rritje tarifash qysh prej vitit 2014 (dhe tarifat nuk i vendos ministrja, po vetë universiteti sa për dijeni, quhet autonomi universitare), po ka zhurmë kazanesh, dezinformim me dashje, apo llaf pas llafi, si edhe këmbëngulje nga një pakicë për të mos pranuar zbatimin e reformës që e nxjerr universitetin nga bataku shumëvjeçar”, u shpreh Rama duke iu përgjigjur një komentuesi në rrjetet sociale. Por pak orë më vonë, po për këtë çështje, kreu Qeverisë do të reagonte sërish pasditen e djeshme.

Rama tha se tarifat e tyre nuk i përcakton Ministria por universiteti, ndërsa në pikën 5 të përgjigjes së tij, ai thekson se Ministrja u ka sugjeruar universiteteve të konsiderojnë rishikimin e VKM-së. “Thjesht e vërteta: 1. Tarifat s’i përcakton Ministria, por Universiteti! 2. Asnjë tarifë s’është rritur nga 2014-ta! 3. VKM për tarifën e mbetësve është kërkuar nga universitet! 4. Efekti i VKM-së nis vitin tjetër! 5. Ministrja u ka sugjeruar sot (dje) universiteteve të konsiderojnë rishikimin e VKM-së”- u shpreh kryeministri Edi Rama.

Ministria e Arsimit: Studentët të mos nxitohen, VKM-ja s’ka hyrë në fuqi, tarifat nga Universitetet

M

inistrja e Arsimit Lindita Nikolla teksa shmang llogaridhënien mbi kërkesat e studentëve të cilët prej tre ditësh kanë braktisur mësimin duke dalë në protestë poshtë zyrës së saj, kundër tarifës për provimet e mbartura, kushte më të mira në konvikte dhe lehtësira që krijohen përmes pajisjes së tyre me kartën e studentit, thekson protesta e tyre është e motivuar politikisht. Ministrja Nikolla u shpreh e gatshme që të zhvillojë takim me studentët për shqetësimet e tyre, por duhet të bëhet në mënyrë institucionale. Në një intervistë për Report Tv ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, tha gjithashtu se nxitimi për të protestuar për një VKM që nuk është ende në fuqi tregon se protesta e studentëve po përdoret politikisht. Paraditen e sotme u zhvillua një protestë nga studentët, cili është komenti juaj dhe a janë reale kërkesat e studentëve? Patjetër që studentët kanë gjithë të drejtën që të adresojnë problemet e tyre. Ka filluar si shqetësim në fakultetin e Arkitekturës për shkakun se adminstratori i këtij fakulteti pa asnjë komunikim me stafin drejtues ka shpallur një datë fikse se kur duhen paguar tarifat. Shqetësimi në këtë fakultet lidhej me faktin që nuk ishte pagesa me këste. Ky moment është adresuar para autoriteteve të atij fakulteti dhe administratori ka rënë dakort që të ketë datë tjetër dhe të ruhet tradita e pagesës me këste. Sot paraprirë nga disa sinjale në rrjetet sociale, studentët sollën para meje një kërkesë. Nuk kam qenë as e ngujuar dhe nuk kam lëshuar asnjë përgjigje me arrogancë. Kam ftuar studentët në një takim, në një mjedis ku e shohim dhe dëgjojnë njëri-tjetrin. Nuk e kanë pranuar këtë mundësi, kanë kërkuar që të dal në shesh dhe të komunikoj në shesh. Kjo nuk është etike. Atëherë do të ishte arrogancë. Pas insistimeve të vazhdueshme për të komunikuar nuk e panë arsyeshme dhe më dërguan një kërkesë. Studentët shqetësohen për një situatë hipotetike që do të japë efektet pas një viti. Garantoj prindërit e tyre që kemi më shumë se një vit kohë

Ministrja Nikolla: Protesta e studentëve, e motivuar politikisht

që ta shikojmë me shumë qetësi këtë gjë. Nëse duan të jetë në tagër të universiteteve, ne jemi të gatshëm ta pranojmë. Arsyet se përse është vendosur kjo tarifë ka ardhur nga universiteti për të demotivuar mbartjen e lëndëve. U pa si një iniciativë për të qenë krah prindërve shqiptarë dhe për të marrë provimet në kohën kur duhet marrë provimi. Kjo VKM hyn në fuqi vitin që vjen. Nëse përfaqësuesit e universiteteve e shohin që edhe pse kjo është ngritur në parime të shëndetshme për të motivuar cilësinë do ta lëmë në tagër të universiteteve. Me ligjin e ri të arsimit të lartë, qeveria ka vetëm një përgjegjësi dhe ajo është që të përcaktojnë tarifën maksimale dhe më pas i mbetet vendimi universiteteve. Tarifat janë nën koston reale. Edhe këtë pikë e diskutuam me përfaqësues të universiteteve. Është debat që duhet të shterojë në universitet dhe janë ata që e gjykojnë sa do të jetë masa e tarifave në programe të caktuara studimi.

P.sh. universiteti i Vlorës për disa programe e ka ulur tarifën dhe e ka mbajtur njësoj. Ka 5 vite që tarifat nuk rriten. Kërkesa tjetër që lidhet me përmirësimin e kushteve, është shumë e drejtë. Meritojnë kushte shumë të mira në godinat ku akomodohen. Por në vetëm 2 vjet po spenzohen 2 milion euro që janë investuar tek UPT. Është proces që zhvillohet dhe do të mbajmë angazhimin që qytet Studenti dhe godinat e universiteteve të jenë në kushtet e duhura. Znj. Ministre ju sot keni bërë një shpjegim mbi VKM-në nr.298. Pse nuk është bërë një informim më parë për të mos ardhur në këtë situatë? Kjo VKM ka hyrë në fuqi në maj. Si është e mundur që u bë problem tani, mendoni se kanë qenë të paiinormuar dhe tani u informuan? E kundërta është e vërtetë. Nuk ka asnjë VKM dhe nuk ka asnjë vendimmarrje nga MAS-i që nuk merret duke komunikuar me universitet. E sqarova

me rektorët dhe dekanët dhe nuk paati asnjë lloj kundërshtie. Ka qenë një vendimmarrje rutinë në zbatim të ligjit. Edhe në 2013-ën kemi një VKM për përsëritësit sa i takon pagesës së vitit, ka ardhur kjo shtojcë për shkak të faktit se disa programe universitare ka qenë shqetësim i madh që studentët lënë shumë lëndë të mbartura…shkojnë në vitin e tretë dhe kanë ende pa marrë lëndët e vitit të parë, duke krijuar një lloj amullie eduke lënë shteg edhe për korrupsion. Kjo ka qenë arsyeja. Mbetem e hapur, ndaj i thirra edhe në prani të medias, ato bënë reagimin e parë, treguan gatishmërinë e tyre dhe pres që nëse vërtetë gjykojnë që kjo duhet hequr, patjetër, në nuk e bëjmë pjesë të VKM-së është pjesë e vendimmarrjes së çdo fakulteti dhe universiteti Pse mendoni se studentët refuzuan takimin? Nuk besoj se ata refuzuan takimin me mua. Ata kërkonin që unë të bëhesha pjesa e shoë-t të tyre.

Ata janë të rinj dhe kanë edhe krijimet te tyre të veta qoftë edhe artistikisht për mënyrën sesi demonstrojnë, unë kam detyrën që të ushtroj të gjitha kompetencat e mia, të ruaj etikën, detyrimin dhe përgjegjshmërinë për të mos u përballur me skena që besoj as prindërit dhe as shoqëria nuk do t’i shkonin për shtat. Por një gjë dua ta them me tërë fuqinë e mendjes dhe shpirtit, unë fare mirë mund të isha në mesin e tyre, por nëse ata do të lejonin që unë t’i dëgjoja. Nuk është ky respekti për studentët, respekti për studentët është kur dyert janë të hapura, ftesa është ku të duan ata. Jam dhe unë që shkoj në universitet po të duan, as nën goditjen e vezëve dhe britmave, kjo nuk është etike sepse nuk zgjidhim gjë. Ky shoë mund t’u pëlqejë segmenteve të caktuara, por nuk do t’iu pëlqente prindërve dhe shoqërisë shqiptare. Nuk është etike për një zonjë që të përballet me këto skena. E shihni të motivuar politikisht këtë protestë? Fakti që nxituan ish-kryeministri Berisha, përfaqësues të LSI, një deputete e re thotë se ministrja u ngujua dhe me arrogancë thotë se nuk dua të takoj studentët, në një kohë kur krejt e kundërta ndodhi, është tregues për një involvim të politikës duke dashur të përfittojnë nga situata të caktuara dhe duke ngatërruar keq këta studentë që sot duhet të ishin në auditore, në një kohë kur kemi kohë për ta diskutuar VKM-në sepse nuk ka asnjë efekt. Ndërkohë që ata bërtisnin se çfarë po ndodh për VKM-në. Dhe nga ana tjetër patjetër që duhet të jenë të interesuar të vijnë në parlament aty ku bëhen ligje, hartohen buxhete dhe miratohen buxhete që të ngrenë zërin e tyre nëse duan studentë. Studentët nuk janë numra të bëra për të mbushur sheshet dhe as vota të bëra me pahir. Sigurisht që kjo është një çështje që i përket studentëve dhe jo një çështje që zgjidh edhe situatën te “Astiri”. Këto janë besoj elementët e asaj mënyrë që opozita ka zgjedhur të bëjë opozitë, por nuk janë pjesë të një shoqërie të civilizuar dhe një shteti ku demokracia është funksionale


FORUM ANALIZË Nga Artan Fuga

M

b i kërkesat e stu dentëve për të mos paguar hyrjen në provime e mbartura sa frengu pulën dhe ca yçkla të tjera! Një rast për t'a përdorur për reformën e kuadrit financiar të arsimit universitar publik dhe më gjerë! Paraprakisht dëshmoj se tarifa për provimet e mbartura nuk ka asnjë kuptim të ekzistojë meqë asaj nuk i korrespondon asnjë kosto shtesë nga ana e universiteteve. Pedagogu paguhet njësoj atë ditë pune si me, si pa studentë në provime. Si mund të vihet një tarifë pagese për një shërbim që nuk ka asnjë kosto shtesë ? Edhe në Mesjetë taksat viheshin por ndërkohë ishin pagesa indirekte për një shërbim shtesë që kishte koston e vet për ofruesin e tij ! Historianët e Mesjetës mund ta konfirmojnë këtë! Nëse ajo tarifë është vendosur që t'i motivojë studentët që të mos mbesin në provime është përsëri problematike. Studenti mund të pretendojë që ne pedagogët mbesim studentët për vjeshtë sepse duam të shtojmë të ardhurat e universiteteve tona. Mund të dali ndonjë administrator madje të japi urdhër : Mbesni sa më shumë sepse kemi nevojë për të ardhura, përndryshe nuk ka rroga ! Është një shtrat korruptiv! Studenti që ka shumë provime të mbartura duhet skualifikuar jo të paguaj. Duke paguar ai e jep provimin sa herë të dojë !!! Ku vajti pastaj seleksionimi i vlerave të personit kur ato u blikan me lekë ? Shtrenjtë ose lirë ??? Unë kam pasur edhe e kam një moto të palëvizshme si profesor universiteti: Studentët kanë gjithmonë të drejtë! Pikë. Edhe kur studentët nuk kanë të drejtë, ata kanë të drejtë! Pikë. Se një hall të madh e kanë ata! Hanë keq, vishen keq, kulturohen keq! Punësohen keq! Por këtu nuk dëshiroj t'u hyj halleve të mëdha studentore sepse ato mund të mbushin hone, që nga cilësia e studimeve dhe deri te propozimet butaforike të bashkisë të Tiranës që i thërret në punë vullnetare ndërkohë që u ka uzurpuar terrenet sportive për t'i bërë parkingje duke i nxjerrë ato nga destinacioni! Ktheni terrenet e universitetit të Tiranës o pushtetarë e bashkiakë të Tiranës! Lërini lodrat mes jush! Po, studentët paguajnë për studimet universitare sa frengu i punës! Harëardi nuk është gjë me çmimet që ka! Por zgjidhja e vërtetë sipas meje nuk gjendet fare te ministria! Minis-

tria, sipas meje, sot, duhet të heqi dorë nga caktimi ose zyrtarizimi me akte nënligjore dhe me vendime jashtë tregut të tarifave të rregjistrimeve dhe studimeve, nëse ato nuk hiqen fare nga ligja për një arsim falas, madje të heqi dorë edhe nga aprovimi formal i kuotave të pranimeve. Të vendosësh tavane do të thotë t'i ftosh universitet të kapin ato tavane, pra të shkojnë në kuota maksimale! Ka fakultete në universitetet publike që u marrin lekët studentëve dhe në shkëmbim u japin një diplomë që nuk ka asnjë vlerë në treg! Pra i diplomojnë për profesione të paqëna, ose të shuara! Do të ishte sikur dikush të hapte një kurs për kuaj për karro që realizojnë shërbimin taksi Kamëz - Yzberisht! Ndërkohë që askush nuk e do këtë shërbim. Ka plot profile studimesh që janë kështu! Tarifat e studimit ose duhet të hiqen fare ose duhet të decentralizohen, pra konform ligjit, të përcaktohen nga vetë universitetet, dhe as të mos ndërhyjë administrata e shtetit në këtë pikë! Kjo është zgjidhja! Nuk ka rrezik ngritjeje të tyre sipas variantit të ndyrë liberalohajdut! Sepse çdo ngritje do t'i shkatërronte vetë Universitetet që do të donin të bënin rrjepësin e studentëve ! Tarifa jo të kthyera në urdhëra administrativë nga shteti! Aty, ne profesorët, do të shohim sesa na vlen lëkura! Le t'i ngremë tarifat në qiell po na e mbajti dhe dhe do të shohim sesi do të na braktisin studentët! Do të mbesim si peshq pa ujë! Le të mbajmë tarifa të larta pa cilësi mësimdhënieje dhe do të shohim si do t'i kemi auditoret bosh! Do të mësojmë muret! Le të mos përkojnë tarifat që paguajnë studentët me cilësinë e mësimdhënies dhe me realizimin e pritshmërive për punësim të studentëve dhe do të shohim si do të ngelim pa rroga, pa punë, pa studentë. Lypsarë rrugëve! Gara e lirë brenda universiteteve publike dhe brenda fakulteteve të të njejtit universitet, madje edhe midis departamenteve të të njejtit fakulutet, është mekanizmi që do të na detyronte të zbrisnim në çmime tarifash margjinale. Pra, as të vogla, as të mëdha, por të drejta, të kapëshme, të legjitimuara. Modeli i arsimit të lartë publik duhet të heqi të gjitha skorrjet e modelit stalinist burokratik! Sot universiteti publik ka një modek kazerme, vertikal, burokratik dhe që çon në mosfunksionime financiare,

7 E enjte, 6 dhjetor 2018

Studentët kanë gjithmonë të drejtë

shkencore, etj. Brenda agjencive publike të arsimit të lartë me bazë departamentin duhet të vendoset, hajde mos e themi konkurrenca, por gara për fonde, studentë, cilësi. Jo ndarje buxhetesh në mënyrë mekanike, arithmetike, sipas parimit të pjestimit të tre kamjonave me shtatë bataliona! Përndryshe administrimi universitar do t'i ngjajë për një kohë të gjatë administrimit të një burgu! E sigurt që tarifat e shkollimit etj, do të kthehen në mekanizma zhvillimi nëse ato ekuilibrohen në mekanizmat që i përcaktojnë si ndeshje mes aktorëve ! Ato do të vendosen në mënyrë të drejtë vetëm nëse ne do të rrisim cilësinë e mësimdhënies dhe edukimit! Pastaj të llogaritet ndihma sociale për të mos lenë askënd në baltë ! Pagat e pedagogëve duhet t'i realizojë fuqia publike. Por, jo pa kushte! Granti duhet të jetë në funksion të numrit të studentëve, dhe të kritereve të tjera që masin performancën dhe cilësinë e mësimdhënies sonë. Masin performancën e vërtetë dhe jo atë që masin agjencitë e sklerotizuara dhe përtace të sotme! Me bordet administrative aktuale, qesharake, nuk administrohen universitetet. Janë qesharake! Kështu : a. pagat, b. tarifat, c. cilësia e mësimdhënies d. Potenciali vendimmarrës i

pedagogëve dhe studentëve do të hyjnë në ekuilibër! Universitetet do të bëhen arena negociimesh demokratike dhe jo si janë sot vendimmarrjesh burokratike dhe vertikale. Do të vlerësohet profesori i zoti dhe puntor, jo servili parazit! Studentët nuk dëshirojnë thjesht shpenzime të ulta për studimet, por mbi të gjitha shpenzime të drejta, pra në përputhje me cilësinë e mësimdhënies dhe të potencialit integrues të studimeve në tregun e punës. Decentralizim i tarifave, pra përgjegjësi e universiteteve për to! Të drejta studentore për përfaqësimin e tyre real dhe jo me kukulla në senate, dekanate, borde universitare! Vendimmarrja duhet të përfshijë realisht trupat studentore dhe jo thjesht ca individë që nuk dihet se zërin e kujt përçojnë ndonjëherë! Kondicionim i grantit publik për universitetet në funksion të numrit të studentëve dhe arritjes të parametrave të cilësisë të mësimdhënies dhe jo me kritere burokratike nga agjenci jo funksionale! Kështu universiteti publik kur me tarifa të larta rrezikon të uli numrin e studentëve, ai do të ketë si pasojë uljen e grantit publik, pra rrezikon të ardhurat e tij në krahun tjetër. Nëse redukton kostot e mësimdhënies në kurriz të cilësisë, atëhere do të ketë si pasojë reduktimin e të ardhurave nga granti

publik sepse nuk do të kishte plotësuar parametrat e cilësisë! Ky është ekulibri! Nëse ky ekuilibër si mekanizëm rregullator bllokohet, si tani, atëhere shpenzimet për arsim do të shkojnë në stratosferë kurse niveli i mësimdhënies dhe vlerave e diplomave do të shkojnë në puse të thella nën nivelin e detit. Rishikim i mënyrës të funksionimit të bordeve qesharake të universiteteve publike! Pa funksion! Ministria e arsimit ka shansin e madh që pakënaqësinë e studentëve, oh sa legjitime !!!, ta kthejë sot në një energji të madhe për modernizimin e sistemit financiar të universiteteve publike që sot është : as mish as peshk! Një simbiozë mes burokratizmit stalinist dhe gjoja tregut, por pa konkurrencë, pa matësa të cilësisë të produktit, pa të drejta të atyre që u propozohet produkti. Ka vend për vendime emancipuese krejt të mundshme! Studentët sot janë si dikur blerësit në MAPO-n e qytetit, në totalitarizëm, ku shitësi pasi të shihte me inat, ironi dhe përbuzje, t'a hidhte djathin e racionuar në surrat duke të thënë : "Na, ndaç merre ndaç lëre!" Është një rast për të emancipuar universitetet shqiptare! Kemi shansin t'a bëjmë sot ! Sot mund të jetë një ditë e bukur që fillon një etapë të re administrimi! Nuk duhet humbur ky rast! Sinqerisht!


POLITIKE

8

E enjte, 6 DHJETOR 2018

Kryedemokrati apel për bashkim: Çelësi jonë është të qëndrojmë të bashkuar kundër vjedhjes në Unazën e re

“Unaza e Re” – Banorët bllokojnë rrugën. Basha: Revoltë qytetare që po vlon në çdo cep B

anorët e Unazës së Re kanë dalë sërish mbrëmjen e djeshme në protestë kundër shembjes së banesave të tyre. Kjo është dita e 32 që banorët të cilet preken nga ndërtimi i Unazës së Re dalin në rrugën kryesore të Tiranës, duke kërkuar dëmshpërblim të plotë për pronat e tyre. Protestës i është bashkuar edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha si dhe deputetë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në ditën e 32 të protestës së banorëve, Basha ka bërë thirrje për bashkim dhe për fitore kundër qeverisë. Kreu i PD-së u ka bërë thirrje dhe intelektualëve që të bashkohen me protestën. “Protestës së banorëve të Astirit u janë bashkuar edhe intelektualët. Shumë prej tyre nuk kanë ardhur dhe u bëj thirrje që të mposhtin frikën dhe të vijnë këtu. Taksat në vend që të shkojnë për përmirësimin e jetës së shqiptarëve, po shkojnë për të mbushur xhepin e agait të Surrelit. Ne, deputetët e opozitës, Partia Demokratike dhe unë do të jemi në krah në çdo moment. Edi Rama dhe Veliaj kanë bërë gjithçka për ti përçarë, por ata nuk ja kanë dalë dot. Sot në një betejë kundër vjedhjes janë ngritur edhe studentët. Kjo është një revoltë qytetarë që po vlon në çdo cep të Tiranës, por dhe në çdo cep

të Shqipërisë. Mos u dorëzoni ju, mos u dorëzoni ju o të rinj, o studentë, siç nuk dorëzohen këta banorë. E keqja është që të ju ndajë dhe të ju trajtojë secilin veç. Çelësi jonë është të qëndrojmë të bashkuar kundër vjedhjes në Unazën e re, në shkolla, në bulevardin e ri e në Shkozë. Unë jam e do të jem në krah të çdo proteste. Por thirrja që kam unë

për çdo shqiptar që Edi Rama i është futur në xhepin e tyre është të ngrihemi dhe të qëndrojmë së bashku. Do të fitojmë shpresën dhe fatin tonë”- tha Basha. Por më pas i pyetur nga gazetarët lidhur me pretendimet e kreut të ALUIZNI-t, Artan Lame, se ka qenë qeveria e Partisë Demokratike që ka 49 leje në këtë zonë që preket nga projekti, ai i ka bërë

“bisht” përgjigjes. “E vërteta është se këtu po harxhohen 40 milionë euro. Po vidhen paratë e shqiptarëve. Askush nuk mund ta zhvendosë vëmendje. Ne do t’i zbrapsim, pasi kjo nuk është skemë zhvillimi por vjedhjeje”tha Basha. Më tej kryedemokrati u pyet lidhur me deklaratat e deputetëve të PD-së, të cilët kanë deklaruar se nëse duhet të shembin banesat e banorëve, IKMT dhe qeveria duhet të kalojë mbi trupat e tyre. Ndërsa shembjet kanë filluar, Basha u pyet se si do t’i mbrojë opozita banesat nga shembja. Por sërish kryedemokrati i është shmangur përgjigjes duke thënë se PD po u qëndron krah banorëve, dhe se media duhet të bëjë punën e saj, e jo të shitet tek Edi Rama. “Partia Demokratike aty ishte, në krah të banorëve. Ne do të jemi në krah të tyre, por bëni edhe ju detyrën tuaj. Vendosjuani mikrofonat prokurorëve. Sot dikush mund të ishte edhe në burg, por Prokuroria është e kapur. Ju kërkoj që të bëni detyrën tuaj. Ju bëj thirrje të gjitha medieve, pasi disa prej medieve tuaja e kanë hequr kronikën e Unazës së Re. Dikush mund edhe ta heqë sonte me një telefon nga Kryeministri Edi Rama, por u bëj thirrje të gjithëve që të pasqyrojnë të vërtetën”, deklaroi dje kryedemokrati Lulzim Basha.

ISH-NËNKRYETARI I PD-SË: BANORËT NUK JANË NGRITUR PËR SHKAK TË KORRUPSIONIT NË QEVERI, POR PËR SHTËPITË

Protesta te “Astiri”, Patozi: Opozita mbërriti me vonesë aty

E

dhe pse banorët e zonave të ndryshme të Tiranës janë ngritur në protesta të vazhdueshme, që kanë shkaktuar dhe ngritjen e studentëve nga aan tjetër, për Astrit Patozin, opozita e sotme nuk frymëzon. I ftuar dje në emisionin “Byro Politike” në “Abc Neës”, Patozi foli për protestën e banorëve të “Astirit”. Ai tha se opozita ka arritur me vonesë aty dhe kërkon që ta përdorë si “karburant” për zgjedhjet e ardhshme. “Opozita nuk është iniciatore e kësaj proteste. Protesta ka lindur nga banorët për një problem konkret. Banorët e Unazës së Re nuk janë ngritur për shkak të korrupsionit në qeveri, por për shkak se po u prishen shtëpitë. Ky është një rast i ndjeshëm dhe sensitiv. Opozita ka mbërritur me vonesë aty, njësoj si gjuetarët në mëngjes që të kapin shpendët rrugë, dhe ka menduar që të gjejë një grumbullim që të mbajë veten

me karburant deri sa të vijnë zgjedhjet. Opozita sot nuk frymëzon. Nuk shtohen njerëzit as kur është Lulzim Basha dhe as Klevis Balliu”, u shpreh ai. Më tej ai shtoi se Lulzim Basha ka dështuar në premtimet e tij për të rrëzuar qeverinë. Sipas Patozit, kur opozita shkoi në protestën e Kukësit e shoi atë. “Historia ka treguar që Basha ka dështuar në dhjetëra raste në premtimet e tij për

të rrëzuar qeverinë apo për të mbajtur një revoltë popullore. Protestat janë një mesazh shumë i mirë për shoqërinë shqiptare që do të thotë se po reagojnë madje më mirë se opozita sepse janë të vërtetë”, tha ai. “Protesta duhet të jetë e sinqertë. Në rast se ajo që thotë opozita që qeveria është në grahmat e fundit dhe kjo është një qeveri e korruptuar dhe kjo është e vërtetë dhe njerëzit kanë kthyer sytë te opozita si shpresë atëherë askush nuk mund të presë që njerëzit të ngrihen vetë që të shpresojë se kjo qeveri mund ta ndijeë reagimin. Një opozitë anemike e ka këtë problem dhe është në gjuetinë e popoullit. Kërkon që të gjejë grumbuj njerëzish dhe të thotë jam me ju. Kjo nuk është kauza. Opozita shkoi në Kukës dhe e shoi protestën. Kur nuk ishte opozita protesta kukës, qeveria u tërhoq nga disa vendime”, u shpreh më tej Patozi.

Protesta e studentëve Ish-nënkryetari i PD dhe ish-kreu parlamentar i PD Astrit Patozi diskutoi fillimisht edhe për protestën e sotme të studentëve dhe gjykim i përgjithshëm të tij për këtë mënyrë të protestuari dhe se si përdoren ato nga politika. “Shtimi i protestave janë një mesazh i mirë se tregojnë për zgjimin e shoqërisë. Protestat tregojnnë një qeverisje të ngecur e të korruptuar që nuk ngjall asnjë lloj entuziazmi. Edi Rama e ka marrë lehtë këtë hitsori sepse ka pasur parasysh Bashën dhe reagimin e tij të cilin ai ka treguar se nuk e ka problem. Protesta e sotme e studentëve është e vërtetë. Ata kanë një akumulim pakënaqësie ndaj qeverisë. E kam parë me sy pozitiv. Gjeja e vetë që mund ta fikë këtë protestë është shfaqja e Bashës apo dikujt tjetër politik”- u shpreh Astrit Patozi.

DEPUTETI I PD-së

Protestat, Salianji: Shqipëria po vlon, Rama po majmet

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar pas protestave të studentëve për mospranimin e vendosjes së tarifës për provimet e mbartura. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji tha dje se Shqipëria vlon, ndërsa Rama po majmet. Sipas Salianjit, të rinjtë janë më të papunët, më të pashpresë, më të varfër dhe pa mundësi. Më të paaftët, thotë deputeti demokrat, promovohen nga Rilindja, ndërsa ekselentët goditen dhe largohen masivisht në eksod. “Shqipëria vlon, Ramës kush i ka mbetur? Sot u 6ngritën studentët, pjesa më vitale por më e goditura nga qeveria. Të rinjtë janë më të papunët, më të pashpresë, më të varfër, pa mundësi, pa rregulla gare, pa hapësira për tu përfshirë në institucione dhe në administratë. Më të paaftët promovohen nga Rilindja, ekselentët goditen dhe largohen masivisht në eksod. Kriminelët komandojnë studentët e shkëlqyer, dallkaukët udhëheqin arsimin, të marrët bëjnë para ndërsa studentët, nxënësit dhe prindërit e tyre paguajnë me gjak qindarkat e fundit që këto para të shkojnë tendera për bandat, apo para për të blerë zgjedhjet. Njësoj si studentët janë në protestë qytetarët që po iu shkatërrohet banesa dhe jeta, protestojnë minatorët që u gënjyen për pensionin, protestojnë mjekët dhe infermierët që po largohen çdo ditë, protestojnë mësuesit që nuk kanë asnjë rritje rroge në 6 vite Rilindje, protestojnë bizneset e vogla që mbyllen mijëra në vit, protestojnë agjencitë turistike, pacientët lëngojnë përditë pa ilaçe ndërkohë që miliona eurot e ilaçeve të tyre i marrin oligarkët, vuajnë personat me aftësi ndryshe që përveç diskriminimit vuajnë dhe mungesën e trajtimit financiar të nevojshëm, proteston elita intelektuale, bërtasin gazetarët që kërcënohen me burg dhe gjoba! Rama po majmet, Shqipëria po vlon!”- u shpreh dje në reagimin e tij, deputeti demokrat, Ervin Salianji.


POLITIKE

9

E enjte, 6 DHJETOR 2018

Rezistenca e banorëve hyn në ditën e 33-të: Këlyshi Rama mendon se jemi lodhur, do të mbrojmë shtëpitë tona

B

anorët e Unazës së Re të cilët preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe protestuan serish pasditen e së mërkurës, duke kërkuar dëmshpërblim të plotë për pronat e tyre. Me thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj dhe të veshur me jelekë portokalli ata bllokuan trafikun për rreth 90 minuta. Ndërkohë forca të shumta policore janë të pranishme në protestë. Opozita ka mbështetur këtë protestë që në ditët e para të saj dhe ka përkrahur banorët për dëmshpërblim të plotë. Veç të drejtave të banorëve, opozita ka kërkuar llogari nga qeveria dhe për projektin dhe e Unazës së Re. Sipas PD-së dhe LSI-së, projekti prej 48 milionë euro për 2.2 km është një aferë e pastër korruptive. Ndërkohë, Prokuroria hesht për këtë aferë të madhe korruptive m’u në mes të kryeqytetit. Kërkesat e banorëve Banorët vijojnë të kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre, duke kërkuar dëmshpërblim të plotë konform ligjit. Florjan Protoduari, një prej protestuesve më aktivë të këtyre ditëve ka hedhur akuza të forta dhe në drejtim të kreut të ALUIZNI-t Artan Lame, që sipas tij duhet të jetë në burg. “Këlyshi Rama mendon se jemi lodhur, do të mbrojmë shtëpitë tona, arritëm sot në ditën e 32-të të protestës. Dorin e mbajnë në burg, hajde më arrestoni mua, babanë e tij, se unë e organizoj këtë protestë, hajde arrestoni të gjithë Unazën e Re. Artan Lame

“Unaza” - Banorët e “Astirit” bëjnë bashkë edhe banorët Bregut të Lumit dhe Shkozës

vetëm në muajin shtator ka bërë 10 legalizime të paligjshme, kush duhet futur në burg ne apo Artan Lame?!”, u shpreh Florjan Protoduari. Banorët shprehen më tej se ka pasur tentativa për t’i përçarë nga ana e qeverisë, po

që ata nuk do të ndalen. Solidarizimi Ndërkohë që protestës i është bashkuar dhe një qytetar që po kalonte në zonë. “Unë nuk jam banor i zonës këtu, po do të dal në mbështetje të tyre”, shprehet

qytetari për mediat e pranishme. Ndërkohë që në Astir janë bashkuar mbrëmjen e djeshme edhe banorët e Bregut të Lumit dhe të Shkozës, të cilët gjithashtu preken nga projekti i dyshimtë i Bashkisë së Tiranës për zgjerim-

in e Unazës së Madhe. Po ashtu, edhe akademiku Apollon Baçe i është bashkuar dje banorëve të “Astirit” në protestën e tyre në mbrojtje të banesave, ndërsa tha se ky projekt është një grabitje ndaj qytetarëve. Baçe ftoi qytetarët që të qëndrojnë të bashkuar, ndërsa tha se askush nuk ka guxuar që t’i prishë çatinë një fëmije, as diktatori Enver Hoxha. Ai tha se për vjedhjen në Unazën e Madhe po paguan nga 120 euro çdo familje në të gjithë Shqipërinë. “Unë protestoj jo vetëm për ju po më duket se 40 milionë është një shifër marramendëse, kur kam qenë në një emision televiziv një nyje në Liverpol që ishte shumë e komplikuar se kjo kushtonte 3 milionë sterlina, ku shkoi 37 milionët e tjera?! Qeveritarët vjedhin në një mënyrë të tmerrshme, jo vetëm vjedhin popullin, çdo familje paguan 120 euro për të. Këtu kemi të bëjmë me një grabitje ndaj popullit, si mund ti heqësh çatinë e shtëpisë një fëmije? Këtë nuk e ka bërë as Enver Hoxha dhe as irtalianët apo Sali Berisha”, u shpreh dje akademiku Apollon Baçe.

PROTESTËS I BASHKOHET EDHE DEPUTETJA JORIDA TABAKU: SHTETI PO SHKEL KUSHTETUTËN!

P

rotesta ka pasur ditën e djeshme edhe në Shkozë dhe në Bregun e Lumit në Tiranë, nga banorët që do t’u shemben shtëpitë në funksion të dy projekteve atij të Unazës së Madhe dhe Bulevardit të ri të Tiranës. Banorët e Bregut të Lumit protestuan sërish për mungesën e dëmshpërblimeve nga ndërtimi i Bulevardit të Ri. Ndërkohë që protestës së banorëve i është bashkuar dhe deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, e cila tha sot fëmijët kanë lënë shkollën për të dalë në protestë. Tabaku shtoi më tej se shteti shqiptar nuk mund të shkelë Kushtetutën, duke i trajtuar në mënyra të ndryshme banorët. “I bëj thirrje qeverisë që të mos përdorë dy standarde, i kërkoj që të gjithë banorët të trajtohen si qytetarë të Tiranës, kjo zonë është vetëm 1 kilometër larg qendrës. Sot fëmijët kanë lënë shkollën dhe kanë dalë në të ftohtë për të protestuar për banesat e tyre. Nuk mundet shteti shqiptar që të shkelë kushtetutën”, u shpreh Tabaku në fjalën e saj. Banorët thonë se edhe ata që i kanë pasur banesat me leje, pritet që të marrin nga shteti një dëmshpërblim qesharak, që është 20 mijë lekë të reja për 1 metër katror truall. “Loti i fundit nuk i pranon që të shkojnë në VKM se VKM-ja është vlerësuar që në 2013. Në 2018 tani del i skualifikuar loti i fundit. Nuk jemi edhe

Banorët e Bregut të Lumit sërish në protestë: Dëmshpërblimi i caktuar është qesharak

ne të barabartë para shtetit? Të gjithë i kanë marrë deri aty, ndërsa poshtë thotë stop”, tha një banor. Banorët pretendojnë se nuk janë dëmshpërblyer, ndërsa në mbështetje të tyre ishin edhe deputetë të opozitës. “Kjo është klithmë e këtyre

banorëve pronarë në të drejtën e tyre për të mbrojtur pronën. Unë nuk besoj se ka gjë më të shtrenjtë se jeta dhe se prona. Në qoftë se këto të dyja shkelen nuk e di se çfarë i mbetet në dorë këtyre banorëve. Unë jam këtu për ti mbrojtur banorët

bashkë me kolegët e mi të PD. Do të bëjmë një betejë ligjore deri në pikën e fundit për ti mbrojtur këto banesa”, u shpreh Tabaku. Banorët e Shkozës dhe të Bregut të Lumit në kryeqytet kanë paralajmëruar se do të përshkallëzojnë protestat deri në një zgjidhje përfundimtare me qeverinë dhe bashkinë për dëmshpërblimin e banesave. “Nuk u vjen keq që i nxjerrin njerëzit mes katër rrugëve. Nuk iu jep një copë letër që të ankohen në gjykatë. Brenda ditës ta prish shtëpinë dhe nuk njofton. Si mund të sillesh me këtë njeri? Vetëm me e nxjerrë nga ajo zyrë. Se nuk është i denjë për atë zyrë. Se nuk mund të sillesh si pushtues. Gjëja e parë të mbrojmë qytetarët. Gjëja e dytë të mblidhen të gjithë, nga Astiri, studentë, biznesi i vogël, ta rrethojmë dhe të mos e lemë më në atë zyrë”, janë shprehur përfaqësuesit e opozitës lidhur me prishjet e banesave të ditëve të fundit në Shkozë. Nga ana tjetër paraditen e djeshme kanë vijuar prishjet e disa bizneseve në zonën e Laprakës, po në kuadër të projektit të Unazës së Madhe.


KOMENT

10 E enjte, 6 dhjetor 2018

Studentët... Nga Kastriot Islami

E

di Rama në Twitter gënjen e mashtron për gjithçka shkruan, edhe së fundmi dje. Madje mënyra tinzare me të cilën ai iu qas kërkesave të studentëve, duke iu referuar VKM së tij qesharake është ofenduese e arrogante, e në realitet përfaqëson dhunën e një qeverie mediokër për inteligjencën e studentëve. Rama në mënyrë tinëzare bën sikur s’i kupton hallet e shqetësimet e studentëve dhe prandaj në mënyrë hileqare i shmanget të vërtetës duke i dhunuar e kërcënuar sudentët me fjalorin turkoshak e rrugaçëror të ‘kadrinjëve’ për ti nënshtruar e frikësuar që ata të mos protestojnë. Rama për shkak të nivelit mediokër të formimit të tij apo mungesës së arsimimit të tij dhe ministrave të tij është i paaftë për tu përballur me shqetësimet e problemet e studentëve, prandaj nuk takohet e bisedon me studentët por bën monolog në

Twitter apo llogje e shfaqje teatrale me ‘kukullat’ e manekinët e tij vartës. Rama vazhdon ti mashtrojë e gënjejë studentët. Vazhdon të dhunojë inteligjencën dhe ndershmërinë e tyre. Por çdo ditë e më shumë të gjithë studentët e kanë gjithnjë e më të qartë se çfarë përfaqëson Rama dhe qeveria e tij dhe askush as mashtrohet nga gënjeshtrat e tij dhe as nuk frikësohet nga kërcënimet e tij… Sepse… Studentët pa përjashtim e kanë të qartë se Rama ka vrarë parimin e meritës, pra më i miri, më i afti, më i talentuari, më punëtori, më i ndershmi, nuk promovohen. Çështja e tarifave është vetëm maja e ajsbergut… Studentët s’kanë më as më të voglin dyshim se Rama promovon mediokrin, injorantin, hajdutin, kriminelin, trafikantin, servilin, sejmenin, sekserin dhe në asnjë rast të diturin, të aftin, të talentuarin, të ndershmin… Studentët s’janë më naivë të mos kuptojnë se e tashmja dhe e ardhmja e tyre është në duart e të pashkollëve apo shkollëpakëve, të sharlatanëve dhe

maskarenjve që Rama i vlerëson jo nga performanca e suksesi por nga numri i ‘likeve’ në rrjetet sociale dhe nga numri i daljeve në media në mbrojtje të tij apo agresiviteti i tyre për të sharë e ofenduar ata që kundërshtojnë liderin e tyre suprem… Studentët diskutojnë cdo ditë mes tyre se shtetin pra edhe jetën e të ardhmen e tyre e drejtojnë individë me diploma të blera, me grada e tituj plagjiaturë, me certifikata false, pa formim apo me formim të dyshimtë, dhe janë bërë deputetë, ministra, drejtorë të rëndësishëm e shesin mënd nëpër ekrane e media se RAMA ka ngritur në piedestal të Keqen si model Suksesi… Studentët përballen çdo ditë me realitetin e pakundërshtueshmë se në qeverinë Rama nuk gjen dot punë nëse se je i aftë, punëtor, i talentuar, i ndershëm… dhe askush nuk të hap dyert e punësimit nëse nuk je Rilindas, hajdut, servil, mjaftist, 99nënsh, pervers, i degjeneruar… Studentët përjetojnë çdo ditë kushte të vështira në çdo aspekt, ata për shkak të vështirësive financiare e tarifave shumë të larta për studimet,

për provimet, për librat, për strehimin, për ngrohjen, e tjerë, ata janë të detyruar të hanë keq, të flenë keq, të vishen keq, të ngrohen keq, të lahen keq, të arsimohen keq, të studiojnë në kushte të këqija, të mos kenë mundësi të argëtohen e qetësohen, e tjerë e tjerë, thënë me një fjalë të vetme të keqtrajtohen, dhe për të gjitha këto ata fajësojnë Ramën e qeverinë e tij, që i mashtroi se fundmi dhe vendimet e nxjerra nga qeveria e tij apo ligjet e miratuara me arrogancë nga maxhoranca e kazermës. Studentët po ashtu përballen çdo ditë dhe në çdo hap të jetës së tyre studentore me padrejtësi të shumta, indiferencën, por edhe me arrogancën, mashtrimet, premtimet e rreme e dhunën e ushtruar nga të gjithë nivelet e qeverisjes që fillon me Ramën, e vazhdon me ministrat e drejtorët e përfundon te sekretarja e roja e konviktit. Studentët janë të tronditur që Rama për më tepër nuk është njerëzor me ta, por tallet me ta, i ofendon ata, kërkon tu mbyllë gojën, ti pengojë të protestojnë, i godet me policë e madje edhe i dënon e arreston…

Studentët nuk duan më të takojnë Ramën, të dëgjojnë mashtrimet e gënjeshtrat e tij. Ata nuk dëshirojnë t’ia drejtojnë kërkesat e tyre kësaj qeverie shurdhe e memece,. Ata nuk pranojnë më të negociojnë me këtë qeveri që preferon të bashkëpunojë me hajdutët, kriminelët e trafikantët e tallet me studentët, profesorët, të ndershmit. Shumë shpejt, ata me shumë gjasa do të kërkojnë largimin e tij dhe të qeverisë së tij sepse janë të bindur se kjo qeveri nuk ka as vullnetin, as dëshirën dhe as e aftësitë e kapacitetin për të zgjidhur problemet e hallet e studentëve të grumbulluara prej vitesh por që kjo qeveri i ka thelluar. Zemërimi dhe pakënaqësia e studentëve kanë arritur kulmin, aty ku s’mban më, dhe është gati në shpërthim për të mos thënë që ka tashmë ka shpërthyer…Ata nuk durojnë më se e ardhmja e tyre po vritet. Rama nuk do të mund ta ndalë dot këtë zemërim të shpërthejë dhe nëse do të tentojë ta pengojë ajo do të shndërrohet në një cunam të papërmbajtshëm me pasoja të paparashikueshme për Ramën dhe qeverinë e tij anti-studentore. Ai mund ta shtyjë edhe pak kohë me mashtrime e gënjeshtra por me çmimin e komplikimit të fundit të tij.

REPUBLIKA E SHQIPERISE GJYKATA KUSHTETUESE KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT

SHPALLJE E VENDEVE VAKANTE Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) pranë Gjykatës Kushtetuese, bazuar në ligjin nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, i ndryshuar me vendimin nr.101 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”: 1. Rishpall 2 (dy) vende vakante për “Specialist IT” në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimev bimevee Mbështetëse Mbështetëse.. KËRKESA T E POSAÇME TË POZICIONIT TE P ARË PËR “SPECIALIST IT”: KËRKESAT PARË a. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Inxhinieri Informatike, Informatike, Teknologji informacioni etj. b. Të ketë të paktën 3 vite eksperience pune në fushën e teknologjisë së informacionit. c. Të ketë eksperiencë në menaxhimin e projekteve TIK. d. Të ketë eksperiencë në hartimin e politikave të brendshme IT dhe planifikime ne fushen IT. e. Të ketë njohuri shumë të mira për infrastrukturat e IT dhe sistemet të cilat implementohen mbi to. f. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. KËRKESA T E POSAÇME TË POZICIONIT TE D YTË PËR “SPECIALIST IT”: KËRKESAT DYTË a. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Inxhinieri Informatike, Informatike, Teknologji informacioni etj. b. Të ketë të paktën 3 vite eksperience pune në fushën e teknologjisë së informacionit. c. Të ketë njohuri shumë të mira në administrimin e sistemeve si Active Directory, Outlook Mail Client d. Të ketë njohuri bazë mbi pajisjet e rrjetit dhe infrastukturën e rrjetit. e. Të ketë njohuri bazë për panelet e administrimit të faqeve web (Wordpress, Drupal, Joomla etj). f. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. 2. Shpall 1 (një) vend vakant për “Përkthyes” në Drejtorinë e Menaxhimit të Çështjeve dhe Marrëdhënieve me Median dhe Publikun. KËRKESA TË POSAÇME TË POZICIONIT “PËRKTHYES”: 1. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Gjuhë të Huaja, Dega Anglisht ose Drejtësi dhe të ketë minimum 5 vjet eksperiencë në përkthim Shqip- Anglisht - Shqip; 2. Të ketë njohuri shumë të mira në terminologjinë ligjore në të dyja gjuhët; 3. Kanë përparësi kandidatët me eksperiencë pune pranë organizatave ndërkombëtare.

KUSHTE TË PËRGJITHSHME PËR VENDET V AKANTE “SPECIALIST IT” DHE “PËRKTHYES” VAKANTE · Kandidatët duhet të sigurohen se plotësojnë kriteret për tu pajisur me Certifikate Sigurie, sipas Vendimit Këshillit Ministrave nr.188, datë 4.3.2015. · Kandidatët duhet të kenë aftësi për tu përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara. Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen nga data 6 dhjetor deri më 12 dhjetor 2 018 në një 20 nga format e dhëna më poshtë: · Paraqitjes së Kërkesës nga aplikanti, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë institucionit të KPA-së, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Nr. 3, Tiranë, nga e Hëna në të Premte, ora: 09:00-16:00. · Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës zyrtare pranë institucionit të KPA-së në adresën: “Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Nr. 3, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 12 dhjetor 2018, i cili duhet të vërtetohet me fletëmandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. KPA-ja do të konfirmojë nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës. · Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentacionin përkatës me anë të postës elektronike nga data 6 dhjetor deri më 12 dhjetor 2018 në adresën info@kpa.al. KPA konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës. Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 kopje të dokumenteve të mëposhtme: 1. Jetëshkrim professional në gjuhën shqipe, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare; 2. Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftimi (ID), librezë pune) original ose të noterizuar. Diplomat qe janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi; 3. Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal; 4. Dëshmi e gjendjes gjyqësore; 5. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë disiplinore ne fuqi; 6. Vlerësimin e fundit nga Eprori Direkt; 7. Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim. Kandidatët të cilët aplikojnë nëpërmjet postës elektronike elektronike,, nëse do të vlerësohen që plotësojnë kriteret ligjore, duhet të paraqesin ditën e intervistës dokumentet origjinale ose të njësuara me origjinalin, që vërtetojnë kushtet e parashikuara sipas pikave 1-7.


AKTUALITET

11

E enjte, 6 DHJETOR 2018

SITUATA

REAGIMI

Tirana zytrare-Greqisë: Frenoni Agmin e Artë

M

inistria për Europën dhe Punët e Jashtme, ka reaguar pas vrasjes së 18-vjeçarit shqiptar në zonën e Kavallës, në Greqi. Rasti i katërt ky i ekzekutimit të një shqiptari në dy javët e fundit në vendin fqinj. Teksa shpreh keqardhjen

e thellë për humbjen e jetës së të riut shqiptar dhe i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes dhe të afërmve të tij, MEPJ thekson shqetësimin për serinë e vrasjes së shqiptarëve në Greqi përgjatë dy javëve të fundit dhe në të njëjtën kohë solidaritetin me familjet e tyre. “MEPJ shpreh indinjatën e thellë për humbjen e jetëve të bashkëkombasve tanë, ndjenja këto që thellohen nga vonesat në zbardhjen e këtyre ngjarjeve nga autoritetet greke. MEPJ dënon ashpër sfondin e ekstremizmit dhe gjuhës së urrejtjes që ka shoqëruar këto ngjarje në vendin fqinj dhe i bën thirrje autoriteteve greke për dënimin dhe vënien fre të çfarëdo përpjekjeje të Agimit të Artë apo segmentëve të tjera ekstremiste për të cënuar sigurinë dhe dinjitetin e

shqiptarëve që punojnë e kontribuojnë në vendin fqinj. Nuk pranojmë kurrsesi të mësohemi as me thirrjet e tyre ksenofobe në kanalet e komunikimit dhe as me viktimizimin patetik e nacionalist të ndonjërit syresh që nuk lë rast pa sulmuar Shqipërinë në instancat evropiane. Në kushtet kur bashkëkombasit tanë po ndjejnë trysninë e një fushate të pashpallur urrejtjeje dhe dhune, MEPJ shpreh angazhimin e Shtetit shqiptar për t’i dhënë viktimave dhe familjeve të tyre mbështetjen e nevojshme ligjore dhe financiare për të mbrojtur të drejtat e tyre themelore, si pjesëtarë të komunitetit më të madh evropian që jeton, studion dhe kontribuon prej dekadash ne Greqi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

Seria e vrasjeve të emigrantëve shqiptarë që po ndodh në Greqi, është kthyer në fenomen shqetësues, pasi viktima e fundit është një 18-vjeçar

Seri vrasjesh, i riu shqiptar ekzekutohet në shtetin fqinj S

eria e vrasjeve të emigrantëve shqiptarë që po ndodh në Greqi, pas eleminimit të minoritarit Kostandinos Kaçifas nga forcat RENEA në Bularat, është kthyer në fenomen shqetësues, pasi viktima e fundit është një 18-vjeçar në Kavala dhe numri i të vrarëve brenda dy javëve në Greqi, shkon në 4 viktima. Autori i vrasjes së 18-vjeçarit është kapur por emri nuk bëhet i ditur. Mediat greke theksojnë se ai ka deklaruar përpara policisë se me se Marion kishte qenë në një bar kafe dhe kur po largoheshin janë grindur gjatë rrugës. Ai mësohet të ketë thënë se se ka tentuar ta trembë 18-vjeçarin por në konflikt e sipër e ka qëlluar gabimisht me armë zjarri duke i marrë jetën. Ekspertiza mjeko-ligjore ka saktësuar gjithashtu se viktima është qëlluar në kraharor i cili i ka prekur mushkërinë, ndryshe nga sa u raportua fillimisht se ishte qëlluar me dy plumba pas shpine. Ekspertiza ka arritur gjithashtu në përfundimin se Mario ka tentuar të largohet me vrap pasi u qëllua por pas disa metrash ka rënë në tokë. Ngjarja ndodhi të martën, rreth orës 22:00 teksa i riu i ishte drejtuar banesës së tij në një rrugicë të errët. Ishin banorët ata të cilët dëgjuan të shtënat e armës dhe njoftuan menjëherë policië, e cila rrethoi zonën dhe shoqëroi disa persona si të dyshuar për ngjarjen. Mes të cilëve edhe autori i cili ka pranuar autorësinë e krimit. Marios Isak, kishte lindur në Greqi në vitin 2000, ndërsa prej disa vitesh jetonte bashkë me prindërit në Kavalla. Ai ishte futbollist dhe aktivizohej me Heracles, ekip i qytetit ku banonte. Për ngjarjen reaguan edhe drejtuesit e Shoqatës së shqiptarëve të Kavallës, të cilët dënuan krimin dhe përcollën fjalët më të mira për të riun shqiptar si njeri i qetë dhe model i integrimit në komunitetin lokal. 18-vjeçarit shqiptar do t’i jepet lamtumira e fundit ditën e

4 shqiptarë të vrarë në greqi në 2 javë

Në këtë hark të shkurtër kohe, 4 shqiptarë janë ekzekutuar në Greqi. Pasditen e 22 nëntorit u vra në zonën e Janinës, 39-vjeçari Altin Mullai, pas një përplasje me armë zjarri me policinë greke. Mullai bashkë me 2 persona të tjerë tentoi të trafikonte 166 kg kanabis. Trafikantët hapën zjarr duke plagosur një polic, ndërsa 39-vjeçari humbi jetën pas të shtënave. Vrasja më e bujshme është ajo e 26 nëntorit kur u gjet i pajetë në këtë kanal në zonën e Korfuzit 63-vjeçari Petrit Zilfe i qëlluar me një armë gjahu. Për ngjarjen u arrestua një 44-vjeçar grek për të cilin mediat vendase raportojnë se i përket ekstremistëve të djathtë të Agimit të Artë. Përplasja mes të dyve nisi në lokal nisur nga debati për ekzekutimin e Kostandinos Kacifas në Bularat. Në rrethana të paqarta ka humbur jetën edhe një 35-vjeçar shqiptar që vuante dënimin në burgun e Trikallës në Greqi.

ISH-KRYEMINISTRI

Berisha: OKB dhe BE të hetojnë vrasjet raciste

premte. Marios Isak është shqiptari i katërt që vritet në Greqi gjatë dy javëve të fundit. Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, thekson shqetësimin për serinë e vrasjes së shqiptarëve në Greqi përgjatë dy javëve të fundit dhe në të njëjtën kohë solidaritetin me familjet e tyre. “MEPJ shpreh indinjatën e thellë për humbjen e jetëve të bashkëkombasve tanë, ndjenja këto që thellohen nga vonesat në zbardhjen e këtyre ngjarjeve nga autoritetet greke. MEPJ dënon ashpër sfondin e ekstremizmit dhe gjuhës së urrejtjes që ka shoqëruar

këto ngjarje në vendin fqinj dhe i bën thirrje autoriteteve greke për dënimin dhe vënien fre të çfarëdo përpjekjeje të Agimit të Artë apo segmentëve të tjera ekstremiste për të cënuar sigurinë dhe dinjitetin e shqiptarëve që punojnë e kontribuojnë në vendin fqinj”,-thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme. Për këto ngjarje të rënda ka reaguar ashpër edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Duke ju referuar vrasjes së Marios Isa në Kavalla, Berisha thekson se dënon me ashpërsinë më të madhe këto akte kriminale të mirëfillta raciste.

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke ju referuar vrasjes së Marios Isa në Kavalla, Berisha thekson se dënon me ashpërsinë më të madhe këto akte kriminale të mirëfillta raciste. “Pas vrasjes në shkëmbim zjarri nga policia shqiptare të ekstremistit grek nga Bularati, Kostandin Kaficas, në vendin fqinj, në hakmarrje të verbër raciste e primitive, ka shpërthyer një serial vrasjesh të shqiptarëve në tërësi. Në një hark kohor pak javësh janë ekzekutuar në zona dhe rrethana të ndryshme të Greqisë 7 shqiptarë, që të gjithë përveç njërit janë ekzekutime gjakftohta të bazuara në urrejtjen dhe racizmin primitiv ndaj shqiptarëve dhe si hakmarrje, akte kriminale albanofobi”, thotë Berisha në facebook. Ai gjithashtu kërkon me urgjencë ndërhyrjen e ndërkombëtarëve pranë autoriteteve greke nëpërmjet një hetimi të thellë të këtyre vrasjeve, të cilat sipas ish-shefit të qeverisë janë me motive raciste.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAMA

12 E enjte, 6 dhjetor 2018


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

13 E enjte, 6 dhjetor 2018

Kryebashkiaku Veliaj: Në hapësirat publike dhe qendrat sociale vakte të ngrohta për njerëzit në nevojë; Dhurojmë rroba dhe lodra për fëmijët

“Tirana Dhuron”, ushqime, rroba dhe lodra për familjet në nevojë

S

tina e festave nuk është vetëm një moment për të festuar, por edhe për të qenë më pranë njëri-tjetrit, sidomos për njerëzit në nevojë. Tashmë është bërë traditë, në muajin dhjetor Bashkia e Tiranës organizon një sërë nismash për t'iu gjendur më pranë me një vakt të ngrohtë, ushqime dhe veshje. Në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, fëmijë të grupmoshave të ndryshme dhe qytetarë iu bashkuan Bashkisë së Tiranës, duke dhuruar lodra dhe veshje, të cilat do të dërgohen pranë qendrave sociale, kopshteve dhe shkollave. Ndërkohë, aktivitetet vijuan më tej me drekën në qendrat sociale. "Tirana vërtetë ka 1 milion halle, por ka edhe 1 milion mundësi për të qenë solidarë, bashkëpunues dhe ndihmues. E kemi kthyer në traditë në Tiranë, muaji dhjetor është "Muaji i solidaritetit". Besoj se me kaq shumë dashuri sa ka ofruar Tirana këtë vit, edhe në dhjetor, duke parë sesi po përfshihen edukatorët, mësueset, punonjëset sociale, që t'i mësojnë fëmijët që të vegjël me ndjenjën e solidaritetit, do kemi një muaj të bekuar festash dhe ndihme, për të gjithë ata që kanë nevojë", deklaroi Veliaj. Për fëmijët e familjeve në nevojë ky dhjetor i festave është muaji më i madh i solidaritetit në Tiranë. Gjatë këtyre ditëve në prag të festave të fundvitit, fëmijët që vijnë nga shtresat në nevojë do të marrin më shumë dhurata. "Kolegët kanë vendosur kosha në të gjithë Tiranën, që familjet që kanë lodra të cilat nuk i përdorin më, mund t'i riciklojmë. Kush ka 5, mund të japë 2, qofshin lodra ose rroba, t'i hedhin në këto kabinat e verdha të vendosura nga bashkia, të cilat i pastrojmë, i riparojmë dhe pastaj mund t'i ripërdori një familje në nevojë në zonat rurale të Tiranës, në institucionet tona sociale, në shtëpi fëmije, qendrat tona të emergjencës, banesat sociale në Shkozë. Duam që të paktën fëmijët në këtë dhjetor, mos të ndiejnë që ka pabarazi", tha Veliaj. Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një tjetër nismë, e cila synon mbrojtjen e mjedisit dhe në të njëjtën kohë t'u vijë në ndihmë personave në nevojë. Në disa

prej rrugëve kryesore të qytetit janë vendosur kosha të posaçëm me ngjyrë të verdhë, ku të gjithë qytetarët mund të drejtohen për të dërguar rrobat e tyre dhe për të ndihmuar njerëzit në nevojë. "Ftesa jonë për të gjithë qytetarët është dhuroni, dhuroni, dhuroni! Mund të dhuroni për fqinjin tuaj, mund të dhuroni lodra që nuk përdoren më, të cilat mund t'ia dhurojmë dikujt tjetër, ose në të gjitha kabinat e verdha, ku rroba, tesha që dikush nuk i përdor, ne mund t'i pastrojmë dhe pastaj t'i ripërdorim për të gjitha familjet në nevojë. Këtë vit ne do të targetojmë kryesisht fëmijët dhe familjet në zonat rurale, ata që janë në ndihmë ekonomike, në institucionet e mbrojtjes sociale siç janë shtëpitë e fëmijës dhe qendrat e

emergjencës dhe ata që banojnë në banesat sociale, komunitetin rom dhe egjiptian", nënvizoi Veliaj. Ndërkaq, në hapësirat publike dhe në qendrat sociale të ngritura nga Bashkia e Tiranës do të ketë pika ku të gjithë ata që nuk kanë mundësi, mund të konsumojnë një vakt të ngrohtë. "Do të kemi disa vakte që do të gatuhen në hapësirat publike dhe në qendrat tona sociale, të gjitha pikat në të gjithë zonat pedonale në shesh, te Pazari, te Liqeni, do të jenë le të themi pikat më të frekuentuara, ku njerëzit mund të bëjnë dhurata. Askush nuk varfërohet duke dhënë, secili prej nesh pasurohet, pasurohet ai që merr diçka, por pasuron shpirtin edhe ai që jep diçka për ata që kanë nevojë", tha Veliaj. Aktivisti Eneid Mato deklaroi se edhe këtë dhjetor, solidarite-

ti nuk do t'i mungojë kryeqytetit, për njerëzit që kanë nevojë për përkrahje. "Si çdo dhjetor, hapim muajin "Tirana solidare, Tirana dhuron, Tirana me zemër të madhe, humane" e njerëzve të mirë, që ndihmojnë njerëzit në nevojë. Ka shumë nevojë këtë dhjetor që të dhurojmë për të gjitha ato familje,

fëmijët e të cilëve nuk kanë lodra, nuk kanë veshje, nuk kanë ndoshta ushqim, u mungon edhe biçikleta e dashur, të cilën do ua ofrojmë dhe të tregojmë edhe njëherë se ky qytet është vendi i Nënë Terezës, Shqipëria e gjitha është vendi i Nënë Terezës, është një vend që solidaritetin e ka në gjak", u shpreh Mato.


AKTUALITET

14

E enjte, 6 DHJETOR 2018

Për herë të fundit 21-vjeçari është parë në datën 29 nëntor në fshatin Grezhdan në një lokal me një bashkëfshatar të tij. I riu nuk kishte telefon me vete

P

as bujës me të zhdukurit nga Vlora, këtë herë alarmi është dhënë për një 21-vjeçar nga Dibra. Mateo Aga nga Maqellara e Dibrës, prej 7 ditësh rezulton i zhdukur dhe për vendndodhjen e tij nuk ka asnjë informacion. Për herë të fundit 21-vjeçari është parë në datën 29 nëntor në fshatin Grezhdan, në një lokal me një bashkëfshatar të tij. I riu nuk kishte telefon me vete dhe prej një muaji ai nuk e përdorte atë, pasi komunikonte me celularët e miqëve të tij. Familjarët e Mateos kanë bërë një denoncim për zhdukjen e tij në polici pasi dyshojnë se djali i tyre është rrëmbyer. Ata shprehen se e kanë kërkuar kudo 21-vjeçarin por nuk kanë mundur ta gjejnë. “Pasi ka punuar me babain e tij, deri në orën 21:35 ka qenë duke pirë kafe në një lokal në Maqellarë. Doli me një shok nga lokali. Është larguar me bashkëfshatarin e vet me makinë. Prej më shumë se një muaji ai s’ka folur fare në telefon se s’ka pasur. Fliste me telefonat e shokëve, pasi të vetin e kishte të thyer. Kemi frikë mos i kanë ngritur shokët kurth”,-janë shprehur familjarët. Hetuesit kanë nisur marrjen në pyetje të të gjithë personave që e njohin të riun dhe ata që e kanë takuar për herë të fundit. Në pikat kufitare me Maqedoninë është shpërndarë fotoja e tij por deri tani nuk ka asnjë gjurmë. Banakieri i lokalit Erald Nurcja, rrëfen takimin e fundit me 21-vjeçarin. Ai ka qenë edhe personi i fundit që ka parë Agën. A ka qenë qen Mateo Aga në këtë lokal?

Zhduket 21-vjeçari, familjarët: Shokët i kanë ngritur kurth FRIKA “Prej më shumë se një muaji ai s’ka folur fare në telefon se s’ka pasur. Fliste me telefonat e shokëve, pasi të vetin e kishte të thyer. Kemi frikë mos i kanë ngritur shokët kurth”,-janë shprehur familjarët”.

Ai iku bashkë me një bashkëfshatarin e tij, që kishte rrugën me makinë afër shtëpisë. Që aty s’di më. Më kë po e pinte kafen?

Vetëm ka qenë në tavolinë. I ka marrë dikujt telefonin dhe ka chatuar. Po me bashkëfshatarin e tij si u takuan?

Po njiheshin ata. Ishte në lokal dhe ai? Po ishte dhe ai në lokal. Kur ishte i pari që tha se do largohej?

Ishte Mateo. Ai tha se do largohej për në shtëpi. Bashkëfshatari i tha: Po vijë dhe unë meqë po ikën. Bashkëfshatari kishte makinë? Po Mateo? Po bashkëfshatari i tij kishte, Mateo jo. As telefon nuk kishte. Në lokal atë ditë si shfaqej, ishte i mërzitur? Diçka e tillë. Ishte i vrenjtur. Vetëm kafe piu? Jo nuk piu. Sa qëndroi? Gati një orë. Po rrinin tek soba, po ngroheshin.

VENDIMI

ITALI

Legalizimi i dokumenteve për në Itali, tani nga MEPJ

2 mijë emigrantë të dëbuar, 21% shqiptarë M

Italia ka riatdhesuar 2774 emigrantë pa leje të rregullt qëndrimi nga 1 qershori deri më 30 nëntor 2018. Mes emigrantëve të riatdhesuar rreth 21 % e tyre janë shqiptarë. Shqiptarët e riatdhesur nga Italia renditen të dytët në numër pas tunizianëve, të cilët përbëjnë 32 % të numrit të të dëbuarve nga territori italian. Pas shqiptarëve renditen emigrantët me kombësi marokene, të cilët përbëjnë rreth 13 % të tyre. Sa i takon çështjes së emigracionit e fluksit të azilkërkuesve në Itali, ministri Salvini ka informuar se do të kërkojë ndalimin e misionit europian Sophia (Mediterraneo Eunavformed Sophia) në Mesdhe. “Më 31 dhjetor skadon afati i këtij misoni,”-tha ai. “Italia nuk do të jetë e disponueshme për zbarkimin e emigrantëve në portet italiane”.

inistria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, ka bërë me dije ndërmarrjen e një hapi për lehtësimin e shërbimeve konsullore, veçanërisht për shtetasit shqiptarë që jetojnë si emigrantë në Itali. Shqiptarët që ndjekin procedurat e legalizimit të dokumenteve për përdorim në Itali, nuk do të kenë më nevojë për certifikimin e përkthimit të dokumenteve nga ana e Ambasadës së Republikës së Italisë në Tiranë por nga 1 janari i 2019-s, këtë certifikim e ofron vetë ministria. Procedura e heqjes së certifikimit nga ana e Ambasadës italiane është bërë në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e fqinjit të përtej Adriatikut dhe përbën lehtësim për shqiptarët atje. Lehtësimi konsiston jo vetëm në shkurtimin e afateve kohore, por edhe të kostove financiare. Koha e

marrjes së shërbimit shkurtohet nga 20 ditë në 7 ditë, ndërsa tarifa nga rreth 5.000 lekë në rreth 2.200 lekë. Qytetarëve shqiptarë deri më sot u është kërkuar që pasi të apostilonin pranë Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme dokumentin për përdorim në Itali, ta përkthenin atë në një noter dhe më

pas ta legalizonin pranë Ambasadës italiane, para se ky dokument të bëhej i përdorshëm në Itali. Me marrëveshjen e re, pas përkthimit të dokumentit te një noter, certifikimi i përkthimit nuk do të bëhet më nëpërmjet Ambasadës italiane por nëpërmjet Sektorit të Legalizimeve në MEPJ.


AKTUALITET

15

E enjte, 6 DHJETOR 2018

Për të njëjtën çështje, Prokuroria e Tiranës po heton në gjendje të lirë edhe deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji

G

jykata e Apelit në Tiranë, la të pandryshuar masën e sigurisën “arrest në burg” për Fredi Alizotin, i dyshuar si personi që aktroi zërin e Agron Xhafajt në audiopërgjimin e Babales. Alizoti do të vazhdojë të hetohet nën masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa Olldashi nën masën e “detyrimit për paraqitje”. Këta së bashku me të pandehurin tjetër Albert Veliu, që ndodhet në Kosovë, akuzohen për kallëzim të rremë në lidhje me audiopërgjimin e inskenuar mes Alizotit dhe Veliut, sikur bisedojnë me Agron Xhafajn, vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, të cilit i kërkojnë t’i ndihmojë për të siguruar kanabis sativa për trafikim në Itali. Alizoti akuzohet për veprën penale të “kallëzimit të rremë”. Kolegji penal i përbërë nga gjyqtarët Flutura Skënderi, Alaudin Malaj dhe Artur Gaxha la të pandryshuar edhe masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për gazetarin Jetmir Olldashi. Albert Veliu, i njohur si Babalja, aktualisht në statusin e azilkërkuesit në Kosovë, nuk e ka ankimuar masën “arrest në burg” dhënë në mungesë për të. Kolegji penal la të pandryshuar edhe masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për gazetarin Jetmir Olldashi. Për të njëjtën çështje, Prokuroria e Tiranës po heton në gjendje të lirë edhe deputetin e Partisë Demokratike,

“Babalja”, Apeli lë në burg Fredi Alizotin

Ervin Salianji. Fillimisht çështja u hetua nga Krimet e Rënda por më pas i kaloi për kompetencë Prokurorisë së Tiranës. Në audiopërgjimet e Fredi Alizotit, përmendet edhe një emër, “Taulanti nga Librazhdi”, për

të cilin Prokuroria nuk ka ende dijeni se kush mund të jetë. I pyetur se cili është “Taulanti nga Librazhdi”, në audiopërgjimin e Fredi Alizotit, Albert Veliu, për emisionin “Open”, dha referenca drejt kreut të grupit parlamentar

të Partisë Socialiste, Taulant Ballës. “Taulanti është ai djali i shkathët, që ka lidhje me të gjithë “kingat” e Shqipërisë. Është ai që del e thotë “Babale 1” e “Babale 2”, e me radhë. E di e gjithë Shqipëria, cili është ky Taulan-

VENDIMI “Gjykata e Apelit në Tiranë, la të pandryshuar masën e sigurisën “arrest në burg” për Fredi Alizotin, i dyshuar si personi që aktroi zërin e Agron Xhafajt në audiopërgjimin e Babales. Alizoti akuzohet për veprën penale të “kallëzimit të rremë””. ti. Ne babale jemi, e babale do vdesim por nuk jemi si Taulanti”, deklaroi Albert Veliu. Babalja theksoi më tej se audiopërgjimet e publikuara nga prokuroria, në shumë momente mund të jenë të manipuluara dhe jo reale, pasi “ata mund t’i bëjnë si të duan”, sipas tij. Pas një seri marrjesh në pyetje për audiopërgjimin “Babalja”, Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi që të gjithë dosjen t’ia transferojë Prokurorisë së Tiranës, për shkak se vepra penale nuk cilësohet krim i rëndë. Krimet e Rënda vazhdojnë të mbajnë procedimin tjetër të nisur pas publikimit të këtij audio-përgjimi, për trafik narkotikësh, pasi në bisede “Babalja” flet per sigurimin e një sasie kanabisi për ta trafikuar. Por deri më tani për këtë dosje nuk ka asnjë person të proceduar.

SHKODËR

DURRËS

SITUATA

“Kumbari” nga qelia dërgohet në spital

Italia e kërkonte në botë, trafikanti kapet në Durrës

Afër Vlorës, izolohet fshati Kërkova

Nga dhomat e paraburgimit në reaminacionin e Shkodrës, Bardhok Pllanaj i arrestuar dy ditë më parë është dërguar në spitalin e Shkodrës pas komplikacioneve në zemër. Ai ndodhet në reanimacionin e spitalit të Shkodrës, ndërkohë që pritet që edhe masa e arrestit ndaj tij të zhvillohet në ambientet e spitalit. Pllanaj, biznesmen i ndërtimit i përfshirë në aktivitetin e ndërtimit në Shkodër, rezulton të ketë menaxhuar dhe administruar kompaninë e tij “Old-B” edhe pse ishte në kërkim policor. I dyshuari për trafikun e mbi 800 kilogramë drogë nga laguna e Vilunit në Lezhë në drejtim të Malit të Zi, ka pasur një firmë ndërtimi, të cilën e ka pezulluar sapo i janë hapur problemet me drejtësinë, ndërkohë që sërish e ka rihapur këtë aktivitet në muajin shkurt të 2015. Në dokumente konstatohet se firmat e hedhura nga Bardhok Pllanaj janë të ndryshme.

Shteti Italian e kërkonte nëpër botë por 41-vjeçari, Giovanni Di Cosimo u kap në Durrës. Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DPPSh, Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, finalizuan operacionin ku u arrestua me qëllim ekstradimi shtetasi italian. ‘’Operacion ndërkombëtar i Policisë Shqiptare, Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Karabinierisë së Barit. Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Il L’atitante”, kapet i shumëkërkuari në Durrës. Pas një hetimi intensiv disa mujor me metoda speciale nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, Policia e Shtetit dhe Arma e Karabinierëve të Barit, Itali u zbulua vendbanimi dhe u kap një shtetas i shumëkërkuar në nivel ndërkombëtar’’,-thuhet në reagimin e Policisë së Shtetit. Gjykata e Barit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Fshati Kërkovë i rrethit të Vlorës, i cili ndodhet jo më shumë se 10 km nga qyteti, nuk ka parë asnjë investim prej shumë vitesh. Për të shkuar në këtë fshat është e pamundur, pasi rruga e amortizuar totalisht e bën të pamundur lëvizjen në drejtim të kësaj zone. Sa më thellë të hysh në këtë fshat, probleme edhe më të rënda dëgjon nga banorët, teksa uji vjen një herë në 3 ditë por edhe kur del nga rubinetat është me ndryshk. Edhe në shkollën e fshatit, ku mësojnë 65 nxënës, nuk ka kushte dhe mbretëron lagështia. Kërkova ka rreth 1.000 banorë. Shumë të tjerë që kanë banuar dikur atje, e braktisën fshatin për të dalë vetë nga izolimi, ku e kanë zhytur vitet pa ujë dhe pa investime.


AKTUALITET

16

E enjte, 6 DHJETOR 2018

Vrasjet për hakmarrje, gjakmarrje dhe larje hesapesh, janë lehtësisht të lidhshme edhe me aktivitetet kriminale, ku më e zakonshmja është gjobëvënia

D

ikur u dëgjonte muzika, e sot Shkodra po njeh ditë të këqija me luftën mes bandave, që në këtë qytet veprojnë në bazë fisnore dhe kanunore. Vrasjet për hakmarrje, gjakmarrje dhe larje hesapesh, janë lehtësisht të lidhshme edhe me aktivitetet kriminale, ku më e zakonshmja është gjobëvënia. Pak kohë më parë, një grup personash u kap si pjesë e një organizate kriminale që u vendoste gjoba tregtarëve të vegjël. Tregtarët e frikësuar në atë kohë dolën në rresht të tregonin se paratë i jepnin me dëshirë. Në qytetin verilindor kishte ndodhur një prishje e balancave. Familjet që dikur kontrollonin periferitë, ruanin distancë mes tyre por ndërsa nisën të pranonin emisarë të politikës, nisi përçarja dhe vrasjet. Ngjarjet kriminale të Shkodrës të ndodhura gjatë 2018 janë transferuar për t’u hetuar nga ky qytet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë. Janë krime që nga shpërthimi me lëndë plasëse në 13 janar 2018 me objektiv Lulzim Kullën deri tek zhdukja e dy personave. Dy prokurorë të Krimeve të Rënda në kryeqytet po hetojnë dosjet e Shkodrës si një çështje e vetme, për shkak të dyshimeve se ngjarjet qe tronditet Shkodrën gjatë këtyre muajve kanë si fill lidhës shpërthimin me eksploziv në të cilin mbetën të plagosur 13 persona. Si krim i rëndë po hetohet gjithashtu edhe vrasja e biznesmenit Mehdi Kavaja, e Fatbardh Licit dhe e ish-policit Boran Bercana dhe e partneres se tij Silvi Ndoci, por edhe biznesmenit Arjan Ferracaku. Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku ka transferuar dy prokurorët që po hetonin në Shkodër këto

Nuk ka autorë për ekzekutimet, dosjet e Shkodër kalojnë tek Krimet S’KA AUTORË “Pavarësisht përpjekjeve të dëshpëruara të Prokurorisë deri tani të gjitha këto krime janë pa gjurmë autorësh, edhe pse dyshimet kryesore flasin për përplasje të grupeve kriminale me njëra-tjetrën”.

LUFTË MES BANDAVE

krime dhe që kishin firmosur urdhër kontrolle e shoqërime të shumta. Albert Murcaj është transferuar nga detyra e zv/ drejtuesit në seksionin e të miturve ndërsa prokurorja Esmeradla Ndoci është transferuar nga Shkodra në Pukë, në të njëjtën Prokurori ku Marku ka “internuar” me herët edhe prokuroren Sonila Muhametaj. Pavarësisht përpjekjeve të dëshpëruara të Prokurorisë deri tani të gjitha këto krime janë pa gjurmë autorësh, edhe pse dyshimet

kryesore flasin për përplasje të grupeve kriminale me njëratjetrën. Më herët aksioni policor “Oaz” dërgoi në paraburgim 11 persona të dyshuar si pjesë e grupit Bajri, kryesisht të implikuar në gjobëvënie, pastrim parash, lotari te palejuara. Mes të prangosurve është edhe kreu i grupit Enver Bajri. Në valën e këtyre hetimeve Prokurori Blerim Tominaj i ka dërguar Spanjës letërporosi për t’i dorëzuar Shqipërisë Enver Bajrin. Enver Bajri kërkohet edhe nga Italia.

Komunitet fetare në Shkodër, kanë bërë thirrje për bashkëjetesë të mirë, për largimin nga veset që dëmtojnë shoqërinë si dhe ndalimin e vrasjes. “Sot kur Shkodra është zhytur nga një mjegullnaje e zezë, nga krimi, vjedhja, korrupsioni, përhapja e fajdeve, cenojnë identitetin tonë, kanë për qëllim të bëjnë ligjin e t’i ndryshojnë identitetin këtij qyteti, ne e kemi për borxh moral e kombëtar të kthehemi nga vlerat e besimit”, u shpreh Muhamed Sytari. Myfti i Shkodrës.

“Shkodra po njeh ditë të këqija me luftën mes bandave, që në këtë qytet veprojnë në bazë fisnore dhe kanunore. Vrasjet për hakmarrje, gjakmarrje dhe larje hesapesh, janë lehtësisht të lidhshme edhe me aktivitetet kriminale, ku më e zakonshmja është gjobëvënia”.

KORÇË

Kapet 63-vjeçari, aksidentoi për vdekje të moshuarit

MINISTRJA E DREJTËSISË

D

enoncimet e qytetarëve për korrupsion dhe abuzime me detyrën e kanë çuar “Task Forcën Antikorrupsion” gjatë javës së kaluar në dyert e ZRPP së Lushnjes, aty ku u paralajmëruan për pushim nga puna regjistruesi dhe 5 specialistë. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në një konferencë për mediat, theksoi se në këtë ZRPP janë konstatuar shkelje në respektimin e afateve të trajtimit të kërkesave të qytetarëve. Pezullimi i tyre vjen pasi pas një kontrolli të zhvilluar nga ‘’TaskForca Antikorrupsion”, janë konstatuar një sërë shkeljesh: praktika dhe dosje të prapambetura, shkelje urdhrash, moskoordim etj. ‘’Task-Forca antikorrup-

Dosjet në Lushnje, Gjonaj flet për pushim nga puna

sion”, ka vijuar edhe gjatë dy javëve të kaluara me kontrolle dhe inepektime në një sërë institucionesh dhe agjencish për të cilat ka pasur denoncime për korrupsion apo abuzime me detyrën. Gjatë javës së kalu-

ar ‘’Task-Forca Antikorrupsion” ka zhvilluar një kontroll në ZRPP në Lushnje. Nga ky kontroll janë konstatuar një sërë shkeljesh dhe paregullsisht. Veçanërisht në respektimion e afateve të trajtimit dhe kërkesave

të qytetarëve, çka ka bërë që në këtë ZRPP të ketë një numër të madh praktikash të prapambetura ende të patrajtuara. Janë konstatuar shkelje të urdhërave dhe rregullove në lidhje me organizimin e brendshëm të punës dhe bashkërendimin me ALUIZNI-n për procedurat apo kufizimet që zbatohen për efekt të regjistrimit të pasurive të legalizuara. Për shkeljet “Task-Forca Antikorrupsion” ka rekomanduar dhënien e masave disiplinore vërejtje me paralajmërim për regjistruesin e ZRPP Lushnje si dhe për 5 specialistë të kësaj zyre’’,tha Gjonaj.

Policia e Korçës ka mundur të arrestojë autorin e dyshuar të një aksidenti rrugor me pasojë vdekjen e dy personave, të ndodhur të martën në aksin rrugor Korçë-Maliq. Sotir Nikolla, 63-vjeçar nga Elbasani, u arrestua pasi aksidentoi për vdekje dy kalimtarë në afërsi të fshatit Vloçisht, konkretisht 70-vjeçarin S.SH, dhe bashkëshorten e tij 60-vjeçare, V.SH, që të dy banues në Voskop të Korçës. Nikolla do të përballet tashmë me akuzën për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, me materialet që i janë dorëzuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Korçës.


KULTURE

T

ë kënduarit në sho qërimin e Gusle” (in strumenti që në shqip quhet lahuta) është përfshirë në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore jo materiale të Njerëzimit të Serbisë. Kjo sepse, në sesionin e 13-të të Komitetit Ndërqeveritar për Ruajtjen e Pasurisë jo materiale u bë regjistrimi i nominimit “Të kënduarit në shoqërimin e Gusle” (instrumenti që në shqip quhet lahuta) prezantuar nga Serbia, në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore jo materiale të Njerëzimit. Lahuta e Ballkanit, jo e Serbisë Ministria e Kulturës përmes një njoftimi për shtyp të ditës së djeshme la të kuptohet se kjo është kundërshtuar nga përfaqësuesit shqiptarë, pasi është një praktikë kulturore e gjallë në një zonë shumë të gjerë të Evropës Juglindore. Për këtë janë në kontakt me Malin e Zi dhe ftojnë dhe vendet e tjera që të zbatohet propozimi shumëkombësh, raporton oranews. “Praktika kulturore e “Të kënduarit me lahutë” është historikisht e pranishme dhe është një praktikë kulturore e gjallë në një zonë shumë të gjerë të Evropës Juglindore, jo vetëm në Shqipëri, Kosovë, por edhe në Mal të Zi, në Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, etj.. të kënduarit me lahutë është nga ato raste kur mund të zbatohet propozimi shumëkombësh bazuar në faktin se ato vende ndajnë praktikën kulturore në fjalë si një traditë historike dhe dukuri kulturore të gjallë, dhe asnjë vend nuk përjashton tjetrin; Ministria e Kulturës së Sh-

17 E enjte, 6 dhjetor 2018

Lahuta e Serbisë? Ne s’kemi ende inventar të pasurive kulturore jomateriale

qipërisë është tashmë në kontakt zyrtar me Ministrinë e Kulturës së Malit të Zi për të vijuar me vullnet të përbashkët procedurën për zgjerim të pjesëmarrjes në këtë regjistrim edhe të Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të Europës Juglindore, që

kanë dëshirë t’i bashkohen këtij procesi për këtë aset kulturor specifik.” Prioritete të tjera Por ajo që sqarohet është se në këtë sesion Shqipëria kishte caktuar si prioritet procesin e regjistrimit të dosjes së pasurisë

Shkodër, përurohet libri për administrimin Austro- Hungarez të Shqipërisë 1916- 1918 “Administrimi Austro- Hungarez i Shqipërisë 1916- 1918” me autor Prof.Dr. Mariano

San Nicola u promovua dje në mjediset e Bibliotekës së Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër. Një auditor i përzgjedhur, u bë pjesë e shpalosjes së një këndvështrimi të ri për këtë periudhë, i parë me sytë e një autori të huaj. Personalitete të historisë, prezantuan aspekte të ndryshme të kësaj periudhe, e cila ka nevojë të kalojë në filtrin e historianëve profesionistë. Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, shprehet se “janë dy vite të asaj që konsiderohet “Lufta e Madhe” ose Lufta e Parë Botërore, të cilat shënuan tentativën e parë të krijimit të një mentaliteti të ri europian të qeverisjes edhe në vendin tonë”. Aktiviteti i djeshëm erdhi si

organizim i Ambasadës së Austrisë dhe Konsullatës së Nderit, për të hedhur dritë mbi një etapë të rëndësishme të zhvillimit të vendit tonë, duke patur në fokus pikërisht Shkodrën, raporton atsh. Në këtë libër Prof.Dr Mariano San Nicolo ka pasqyruar përvojën më të përparuar europiane të qeverisjes në Perandorinë Austro-Hungareze. Nga ky libër mësohet se burimet e katastrofës së Luftës së Parë Botërore nuk ishin diktaturat , por përplasjet e dy civilizimeve: Lindjes dhe Perëndimit. Ky libër është njëkohësisht refuzim i koncepteve lindore për shtetin. Ndaj ky libër nuk është vetëm për t’u lexuar, me të duhet punuar çdo ditë për ndërtimin dhe funksionimin e shtetit të së drejtës.

kulturore dhe natyrore të Liqenit të Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO. “Çdo vend ndjek prioritete të ndryshme në punën përgatitore për regjistrimin e pasurive kulturore në listat e trashëgimisë botërore dhe se aktualisht Sh-

qipëria është në fazën përfundimtare procesit të regjistrimit të dosjes së pasurisë kulturore dhe natyrore të pjesës shqiptare të Liqenit të Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ndërkohë që ka në proces përgatitjen e propozimeve për regjistrim në listat përkatëse disa pasuri të tjera materiale dhe jo materiale, si psh Parku arkeologjik i Apolonisë” S’kemi ende inventar te pasurive kulturore jo materiale Madje në një njoftim që përcillet nga Ministria e Kulturës dje, lihet të kuptohet se Shqipëria nuk ka ende një inventar kombëtar të Pasurive kulturore jo materiale dhe se po punohet pikërisht për këtë projekt. “Ndajmë gjithashtu me publikun lajmin e mirë se, falë punës së mirë koordinuar të Ministrisë së Kulturës dhe të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, në po të njëjtin takim, u miratua kërkesa e Shqipërisë për asistencë ndërkombëtare për projektin e krijimit të Inventarit Kombëtar të Pasurive kulturore jo materiale që do të krijojë një bazë të dhënash në nivel rajonal dhe dhe kombëtare për këtë kategori”, thuhet në deklaratën e MK.

Një libër më pak në bibliotekën tuaj, gëzon një fëmijë

L

ëvizja Kombëtare e Leximit frymëzon një nismë të re me të rinjtë e Këshillit Rinor me moton “Të gjithë bashkë mundemi”. Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane në kuadër të Lëvizjes Kombëtare të Leximit me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, ndërmarrin fushatën “Dhuro një libër! Ndërtojmë një bibliotekë të vogël për ëndrra të mëdha”. Kjo fushatë organizon mbledhjen e një fondi librash artistikë për fëmijë për t’u dhuruar më pas për fëmijët e komunitetit të Rromani Baxt. Keni një libër në bibliotekë që do dëshironit t’i ndryshonte mbrëmjet një fëmije? Doni të ndani një histori mahnitëse me një grup fëmijësh plot ëndrra? Përgjatë datave 5, 6 dhe 7 dhjetor në hapësirën e Bibliotekës Kombëtare, American Corner Tirana nga ora 09.00-19.00 të gjithë mund të bëjnë dhurimin e librit. Një libër më pak në bibliotekën tuaj, do të gëzojë një fëmijë që nuk ka asnjë të tillë!


VIP

18 E enjte, 6 dhjetor 2018

Chanel ndalon përdorimin e lëkurës së kafshëve ekzotike Chanel ka lajmëruar se nuk do të përdorë më lëkurën e kafshëve ekzotike në koleksionet e saj. Marka luksoze është një nga firmat më të mëdha që i ka kthyer shpinën përdorimit të lërkurës së krokodilëve dhe hardhucave. Lëvizja vjen si shenjë për të mbrojtur të drejtat e kafshëve. Kreu i shtëpisë së modës, Bruno Pavlovsky tha: “Nuk do të përdorim më lëkurën e kafshëve ekzotike në koleksionet tona të ardhshme.” Politika e re synon gjithashtu të ndalojë përdorimin e leshit të kafshëve të tilla si qeni, rakuni dhe lepuri. Çantat, veshjet dhe këpucët e bëra nga lëkura e gjarpërit apo krokodilit shiten në internet me vlera mbi 20.000 paund. Çantat me lëkurë pitoni u hoqën nga faqja zyrtare e Chanel të martën edhe pse çantat e dorës së dytë janë ende në shitje për dhjetëra mijëra paund në faqe.

Nora hodhi fotot me lookun e ri, por fansat kapën këtë detaj Nora Istrefi edhe pse është shumë e preferuar, shquhet për ndikimin që ka nga të tjerët dhe shumë e akuzojnë për kopje. Ditën e sotme ajo publikoi në profilin e saj në Instagram një foto ku shfaqej super seksi me një look tërësisht të ri. Ajo i kishte lyer flokët në ngjyrë të errët dhe kishte bërë baluke dhe onde të shpeshta. Pamja e saj e re u komplimentua nga ndjekësit, mirëpo shumica prej tyre mbetën të habitur kur vunë re ngjashmërinë e madhe të Norës me këngëtaren Adelina Ismaili. Shumica e fansave e akuzuan Norën se ajo kishte kopjuar Adelinën, ndërsa të tjerë thjesht vunë në dukje në komente ngjashmërinë e madhe të dy këngëtareve.

Njihuni me të dashurin multi-miliarder të Tiffany Trump Vajza e presidentit të SHBA, Donald Trump raportohet se është në një lidhje me një multi-miliarder nigerian. Tiffany Trump dhe Michael Boulos nisën një romancë në qershor të këtij viti kur u takuan gjatë pushimeve në Mykonos. Michael vjen nga familja e famshme multi-miliardere Boulos në Lagos. Një burim zbuloi se çifti e kaluan bashkë Ditën e Falenderimeve dhe Boulos u takua me familjen e Tiffany. “Tiffany është e lumtur. Ajo e takoi Michael me familjen e saj në Ditën e Falenderimeve. Boulos është i zgjuar dhe vjen nga një familje e madhe,”-tha burimi. Boulos është trashëgimtar i ndërmarrjeve Boulos dhe SCOA Nigeria, një konglomerat tregtar me multimiliardë dollarësh.

Fustani tradhton Kim Kardashian në tapetin e kuq Kim Kardashian gjithmonë guxon me veshje të rrezikshme. Dhe mbrëmja e së martës nuk ishte përjashtim për yllin e televizioneve në tapetin e kuq të The Cher Show. Kim u shfaq përkrah Kanye West me një fustan ngjyrë argjendi por u tradhtua nga veshja e saj. Ajo u fotografua teksa rregullonte dekoltenë, por e çara e fustanit në pjesën e shpinës i ekspozoi gjoksin.

Një Babagjyshe seksi si Ashley James Ajo ka zakon që të postojë foto provokuese në rrjetet sociale dhe nuk bën pushim as gjatë periudhës së festave. Po flasim për Ashley James, e cila po përgatitet për Krishtlindje me të brendshme tejet seksi, ngjyrë të kuqe. Fotoja e postuar në Instagram kanë marrë mijëra pëlqime.


SHOWBIZ

19 E enjte, 6 dhjetor 2018

Gabriel Garko rrëfehet mbi homoseksualitetin “Kanë ndryshuar shumë gjëra në jetën time, si në aspektin e ndjenjave, ashtu edhe në atë profesional. Jam përhequr për pak kohë nga skenat dhe këtë përiudhë tërheqjeje kam rigjetur vetveten dhe jam më i fortë se më parë”.Gabriel Garko rrëfen për të përjavshmen italiane “Chi” motivin e largimit nga ekrani për disa muaj, një periudhë që i shërbeu për të rigjetur qetësinë. “Legjenda mbi homoseksualitetin? Jam i lodhur duke përgënjeshtruar”. “Kam gjetur një paqe të brendshme që më parë nuk e kisha, vazhdon aktori, falë personave dhe librave mbi mendimin dhe fizikën kuantike. Kam hequr nga vetja ‘degët e thara’, kam vënë thonjëza ku duhej dhe kam zgjedhur të mbaj pranë vetes dy kategori personash: ata me të cilët ndihem mirë dhe ndaj gjithçka dhe ata me të cilët shkëmbej beneficet e konsumit”. Gabriel prek edhe temën e dashurisë: “Kam qenë gjithnjë i frikësuar nga dashuria dhe kurrë si sot, nuk e di më nëse është më mirë të jepesh apo vetëm të marrësh në mënyrë egoiste dhe kaq. Nuk më intereson fare koha që ikën dhe idea se një burrë duhet të martohet dhe të bëjë fëmijë brenda një limiti të caktuar moshe për t’i pëlqyer një

Angelia Jolie: Dhuna seksuale nuk prek vetëm femrat Angelina Jolie beson se dhuna seksuale prek të dyja gjinitë. Ndaj ajo hap gjithmonë një dialog me fëmjët e saj kur bie fjala për këtë temë. Aktorja, në një intervistë me Marie Claire të publikuar të martën, foli për stigmën që rrethon viktimat e sulmeve seksuale dhe përdhunimit. “Dhuna seksuale është ende një temë tabu. Femrat dhe meshkujt e përdhunuar, dhe fëmijët e lindur nga përdhunimi shpesh trajtohen sikur të jenë ata që kanë bërë diçka të gabuar. Ata nuk pranohen nga shoqëria dhe mbulohen me turp, ndërsa dhunuesit e tyre mbeten të pandëshkuar,”-tha ylli i Hollywood. “Kjo duhet të ndryshojë dhe thyerja e kësaj tabuje është pjesë e kësaj.” Megjithëse Jolie punon shumë për të pasur një ndikim të rëndësishëm tek njerëzit në gjithë botën, ajo e di gjithashtu se informimi duhet të fillojë në shtëpi. Kjo është arsyeja pse aktorja flet për këto tema të vështira me gjashtë fëmijët e saj Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët Knox e Vivienne. “Unë nuk flas vetëm me vajzat e mia. Flas edhe me vëllezërit e tyre. Ky është ndoshta dallimi më i rëndësishëm. Nuk është problem vetëm për gratë. Zgjidhja është të punosh me femrat dhe me meshkujt njëkohësisht,”-tha 43-vjeçarja. “Burrat e djemtë janë gjithashtu viktima të këtyre krimeve. Dhe të gjitha shoqëritë duhet të jenë të qarta për të mos toleruar këtë sjellje.” Ndërkohë, Jolie ka bërë disa përparime në jetën personale. Aktorja arriti një marrëveshje kujdestarie pas një beteje të gjatë me Brad Pitt. Sipas një burimi çifti do ketë kujdestarinë e përbashkët fizike dhe ligjore të fëmijëve.

pjese të shoqërisë. Më vjen keq, kjo nuk bën për mua”. Garko nuk sprapset as para pyetjeve pikante, siç janë ato mbi jetën private dh mbi historitë e tij të dashurisë, që sipas disa thashethemeve, janë kontraktore si marrëdhënie.”Kurrë nuk kam patur një kontratë për një marrëdhënie, replikon Garko, por nuk habitem. Për mua, në fund të fundit, është thënë gjithçka. Përfshirë edhe legjendën mbi homoseksualitetin tim. Nuk

kam më dëshirë ta përgënjeshtroj. Kush është i pastër, nuk do ketë kurrë nevojë të bëjë të tjerët të heshtin për atë që ai nuk është, a thua se është diçka e mjerueshme të jesh homoseksual. Më bëjnë të vuaj gjërat e shëmtuara dhe false. Ligësia e shfrenuar në rrjetet sociale më frikëson dhe është kjo arsyeja që postoj shumë më pak tani. Nuk dua të jem pjesë e masakrës dhe shpërndarjeve të sforcuara”.

Cardi B ndahet nga Offset pas një viti martese Cardi B dhe bashkëshorti i saj Offset janë ndarë pas një viti martesë. Reperja njoftoi ndarjen në një postim në Instagram të martën. 26-vjeçarja u shpreh se i dha fund martesës me babain e vajzës së saj 15 muaj pasi u martuan në fshehtësi. “Ne jemi miq të mirë, partnerë të mirë biznesi dhe kemi shumë dashuri për njëri tjetrin,”tha reperja. “Po thjesht gjërat nuk kanë shkuar mirë mes nesh për një kohë të gjatë. Nuk është faji i askujt. Nuk jemi më bashkë dhe mendoj se duhet kohë për tu finalizuar divorci.” Cardi, e cila lindi fëmijën e saj të parë Kulture me Offset, në korrik, shtoi: “Unë do të kem gjithmonë shumë dashuri për të, sepse ai është babai i vajzës sime.”

Demi Moore e dashuruar, këtë herë me një femër Pas martesës së dështuar me Ashton Kutcher, Demi Moore duket se ka gjetur sërish dashurinë dhe këtë herë me një vajzë. Aktorja 56-vjeçare është fotografuar në shoqërinë e një stilistes amerikane, 43-vjeçare Masha Mandzuka. Sipas së përditshmes Daily Mail, Demi dhe Masha kanë nisur një histori dashurie. Ato kanë disa vite që shoqërohen bashkë por vetëm së fundmi kanë dalë hapur dhe nuk fshihen më. Ato janë fotografuar duke bërë blerje për vajzën 2vjecare të stilistes serbe.

Selena Gomez jo më e fiksuar pas Justin Bieber Selena Gomez dhe Justin Bieber kanë qenë një nga çiftet më të famshëm të Hollywood. Ata janë lidhur dhe ndarë disa herë për një periudhë nga viti 2010 deri në 2018. Por gjithçka midis tyre mori fund në muajin mars të këtij viti, pas Justin u fejua me Hailey Baldwin. Dhe tani raportohen se Selena nuk është më e fiksuar pas ish të dashurit të saj Bieber, që është martuar me modelen në shtator. “Selena nuk është më e fiksuar pas tij. Ajo ndihet sikur më në fund ka ecur përpara pas dhimbjes së kaloi”, tha një burim. “Nuk i pëlqen të diskutojë mbi Justin apo bashkëshorten e tij të re.” Gjithashtu burimi theksoi se këngëtarja nuk dëshiron ta kthejë më kokën pas. “Ajo është e lumtur dhe po bëhet gati për t’u lidhur përsëri”, shtoi burimi. Selena doli nga një qendër rehabilitimi pak javë më parë, pasi u shtrua në shtator për shkak të problemeve të shëndetit mendor.


SPORT

20

E enjte, 6 DHJETOR 2018

Sulmuesi i Interit është shumë larg me trofe të fituar, por është lideri i ekipit zikaltër

Rozalb Lika

J

uventus-Inter është edhe një duel mes Cristiano Ronaldos dhe Mauro Icardit, dy nga simbolet e të dyja skuadrave gjatë këtij sezoni. Në letër është një krahasim që s’ka baza. Në njërën anë është CR7 që ka fituar 26 trofe në karrierën e tij me klube dhe 5 “Topa të Artë”. Në anën tjetër është Mauro Icardi me asnjë titull në karrierën e tij. Të premten do të zbresin në fushë të dy futbollistët, teksa mund të bëjmë dhe një bilanc të numrave të tyre gjatë këtij sezoni. Në këtë kampionat, portugezi ka shënuar 10 gola në 14 ndeshje të luajtura në kampionat, ndërsa Icardi e ka gjetur rrugën e rrjetës 8 herë në 11 ndeshje, ku është aktivizuar. Ata kanë realizuar respektivisht 32% dhe 30% të golave të Juventusit dhe Interit në Seria A. Nëse shtojmë edhe golat e Champions-it, atëherë ish-sulmuesi i Real Madridit ngjitet në kuotën e 11 “rrjetave” në 18 ndeshje, ndërsa ish-i i Sampdorias 11 të tilla në 16 përballje. Ronaldos i janë dashur mesatarisht 141 minuta lojë për çdo gol, ndërsa Icardit 119 minuta. Më e ndjeshme është diferenca, sa iu përket asisteve. Ronaldo ka shërbyer 6 herë për gol, ndërsa Icardi vetëm në dy 2 raste. Nëse krahasimi shtrihet përgjatë gjithë karrierës, hendeku është shumë i madh

Ronaldo-Icardi, sfida e dy “mjeshtrave” të golit për të fituar derbin

në favor të Ronaldos. Dhe kjo jo vetëm për faktin se portugezi është 33 vjeç, ndërsa Icardi 25 vjeç. CR7 ka shënuar 584 gola në 779 ndeshje, në rang klubesh; ndërsa argjentinasi 129 gola në 231 ndeshje. Mesatarja e

portugezit është 0.75 gola për ndeshje, ndërsa ajo e sulmuesit zikaltër 0.56 gola për ndeshje. Pas dy ditësh, gjithsesi, të dy do të nisen nga zeroja. Nëse Ronaldo kundër Interit ka realizuar vetëm një gol, kur luante me

GAZETA ANGLEZE

“The Sun”: Ja si duhet të ishte renditja reale e “Topit të Artë”

L

uka Modric fitoi “Topin e Artë 2018”, duke marrë frytet e një viti fantastik, e pati kulmin e vet me finalen e Kupës së Botës me Kroacinë, që praktikisht mund të quhet kampione bote për atë që ka bërë. Gjithsesi duke ngritur pyetjen a ishte mesfushori i Realit më i miri në botë këtë vit? Përgjigja është jo, të paktën sipas britanikes “The Sun”. “Topi i Artë” i shkon lojtarit më të

mirë në botë, jo lojtarit që luan për skuadrën që ka fituar më shumë trofe. Është një diferencë e vogël, por shumë e rëndësishme. Mohamed Salah nuk fitoi asnjë trofe këtë vit dhe për pasojë nuk u llogarit asnjëherë si kandidat real për Topin e Artë, por në aspektin personal egjiptiani ka arritur një nivel të jashtëzakonshëm dhe nuk mund të konsiderohet inferior ndaj Griezmann.

Manchester United (më 11 mars 2009, në Champions), Icardi e ka bërë Juventusit një nga dy “viktimat” e tij të preferuara. Kapiteni zikaltër i ka shënuar 8 herë “Zonjës së Vjetër”, me fanellën e Sampdorias dhe Interit.

MERKATO

Bayerni bën gati 150 milionë euro për dy talentet e Ajax-it

Bayerni i Mynihut po vuan gjatë këtij sezoni, teksa në kampionat kanë humbur prej disa javësh vendin e parë. Skuadra bavareze ka filluar të mendojë për sezonin e ardhshëm, teksa synon afrimin e dy yjeve të skuadrës së Ajax: Frenkie de Jong e Matthijs de Ligt. I pari mesfushor dhe u dyti qendërmbrojtës i Ajaxit të Amsterdamit, po bëhet gati një ofertë “faraonike”, që mund të arrijë plot 150 milionë euro në total. Mediat holandeze kanë zbuluar që të dy 20-vjeçarët, që janë rritur bashkë në akademinë e Ajaxit, i kanë kërkuar drejtorit sportiv, Marc Overmars, që kur të shiten kjo do të ndodhë në “paketë”, pra të transferohen të dy në të njëjtën skuadër. “Bild” shkruan se klubi bavarez ka programuar një rinovim të thellë të skuadrës vitin e ardhshëm dhe është i vendosur të investojë te dy talentet e “harkëtarëve”. Si de Jong, ashtu edhe de Ligt pëlqehen edhe nga Chelsea, Barcelona, Juventus dhe Inter.

BELGU RENDITJA E “THE SUN” 10) Eden Hazard (2 vende më poshtë) 9) Raphael Varane (2 vende më poshtë) 8) Antoine Griezmann (5 vende më poshtë) 7) N’Golo Kante (4 vende më lart) 6) Kevin De Bruyne (3 vende më lart) 5) Kylian Mbappe (1 vend më poshtë) 4) Luka Modric (3 vende më poshtë) 3) Mohamed Salah (3 vende më lart) 2) Lionel Messi/Cristiano Ronaldo (3 vende më lart) 1) Lionel Messi/Cristiano Ronaldo (4 vende më lart/1 vend më lart)

A është e drejtë të thuhet se këtë vit në botë ka pasur 4 lojtarë më të mirë se Messi? Numri 10 i Barcelonës dhe Argjentinës është ende brilant. “Këpuca e Artë” e Europës, mbi 50 gola të shënuar, lider te Barcelona dhe fitues i dy trofeve në Spanjë, të gjitha këto konsiderohen normale tashmë.

Reali arrin akordin me Hazard, por Chelsea kërkon 170 milionë euro

Real Madridi dhe Eden Hazard kanë arritur një marrëveshje për ardhjen e belgut në verën e vitit 2019. Ylli i Bluve të Londrës ka një kontratë deri në vitin 2020 me klubin anglez, por nuk ka ndërmend që të rinovojë kontratën. Skuadra e Sarrit nuk e gatshme për ta lënë të lirë pa shifrën e 170 milionë eurove, një shumë që duket e vështirë që të paguhet nga madrilenët kur Hazard i mbeten vetëm një vit në kontratë. Reali kërkon që të përfshijë në marrëveshje edhe Mateo Kovacic, i cili për momentin është i huazuar në Londër. Hazard gjithmonë ka shprehur dëshirën për t’u bashkuar me Realin, por Chelsea nuk e lejoi që të largohej në verën e fundit, një vendim që u prit pa shumë zhurmë edhe nga belgu. Chelsea i ka ofruar një zgjatje të kontratës me 17.5 milionë euro në sezon, por futbollisti duket se nuk ka ndërmend që ta nënshkruajë pasi kërkon të kalojë në “Santiago Bernabeo”.


SPORT

21

E enjte, 6 DHJETOR 2018

Mbrojtësi shkodran është kthyer në një futbollist stoli me Ancelottin dhe nuk ka rinovuar ende

E

lseid Hysaj duket gjithnjë e më larg Napolit. E ardhmja e mbrojtësit të kombëtares sonë duket e destinuar për të qenë në një skuadër tjetër pas largimit të Maurizio Sarrit drejt Chelsea-t. Zgjatja e negociatave për rinovimin e kontratës, ka krijuar një situatë aspak të qetë për futbollistin shqiptar, i cili për hir të së vërtetës nuk po kalon aspak një formë të mirë. Agjenti i tij, Mario Giuffredi, kërkon që kjo çështje të mbyllet, dhe nëse nuk rinovohet kontrata, largimi është zgjidhja më e mirë. Në një intervistë për mediat italiane, Giuffredi është shprehur se transferimi i Hysaj mund të bëhet që në janar. “Në Champios League Ancelotti ka zgjedhur të luajë me Maksimoviç, por është zgjedhje që duhet mirëkuptuar, nuk ka polemika me trajnerin. Megjithatë, nuk mund të thuhet se Hysaj u bë mediokër papritur. Do të shohim nëse është koha e duhur për kontratën. Ka një klauzolë dhe Hysaj mund të largohet, në janar apo në qershor. Në Napolin e quajnë lojtar skacro, por ata duhet të pyesin pse ky lojtar është në qendër të merkatos?! Do të duhet të shkojë Hysaj te Çelësi, që ata zbulojnë se nuk është kaq keq”, ka thënë ndër të tjera Giuffredi. Më tej agjenti i futbollistit shqiptar, ka polemizuar me gazetarët në Napoli, që sipas tij ndikojnë keq edhe te skuadra. “Ka gjëra që i dëmtojnë lojtarët. Kam lexuar apo dëgjuar

Agjenti paralajmëron: Hysaj mund të largohet nga Napoli që në janar

shpesh gazetarët të thonë se Napoli kurrë nuk do e fitojë kampionatin. Këtu, dëshiroj tu kujtoj atyre se janë bashkë-përgjegjës. Një pjesë e humbjes vjen nga

shtypi që masakron ekipin. Në Torino, mediat nuk sillen kështu”, është shprehur ndër të tjera Mario Giuffredi. Hysaj së fundmi ka humbur vendin e titullarit në

skuadër, pasi Ancelotti beson më shumë te Maksimovic, të cilin e aktivizon në krahun e djathtë. Në ndeshjen e fundit Hysaj sërish hyri në pjesën e dytë.

PORTIERI

Berisha e pranon: Gabova ndaj Napolit, me Gollini-n jemi miq

Skuadra e Atalantës pësoi një humbje në fundjavë ndaj Napolit 1-2. Në këtë ndeshje ishte titullar nga minuta e parë edhe Etrit Berisha, i cili nuk mundi që të ndihmonte skuadrën e tij për të marrë një rezultat pozitiv. Trajneri Gasperini tha se midis portierëve të skuadrës do të kishte rotacion, por Berisha sjell një siguri të munguar në portën e bergamezëve. Ndërsa në studion e “Bergamo TV”, Berisha bëri dhe analizën e kësaj ndeshjes, si dhe foli për rivalitetin me portierin, Golini duke u shprehur: Ne kemi një marrëdhënie të madhe mes nesh, me të dy Gollinin dhe Francesko Rossi-n, kemi miqësi mes nesh. Konkurrenca vepron si stimul, pastaj zgjedhjet për portën janë të trajnerit Gasperini. Me Napolin nuk patëm shumë diferencë në fushën e lojës. Milik bëri një gjuajtje nga një hapësirë e ngushtë, unë bëra një hap para dhe ai shënoi një gol të bukur. Me Udinesen kemi mundësi të rikuperojmë, por duhet performancë e mirë. Ne do të përballemi me një ekip që ka nevojë për pikë në renditje dhe që kërkon të largohet nga zona e ftohtë”, deklaroi Berisha, i cili duket se ka rifituar vendin e titullarit.

TALENTI

MESFUSHORI

Ibrahimi kërkon të ecë në hapat e Canës, por Italia e thërret para Shqipërisë

Ajdareviç shpjegon “divorcin” me AEK: Në Greqi ka gjëra të çmendura F

Të nisësh hapat e para të karrierës si futbollist në Shqipëri dhe të ngjisësh shkallët për t’u bërë pjesë e ekipeve profesioniste është e vështirë. Terrenet aspak të përshtatshme dhe fakti se numri i klubeve që mbështeten të rinjtë është i pakët, ka detyruar shumë shqiptarë të largohen në vende të ndryshme të Europës për të treguar talentin e tyre. Një prej tyre është edhe Bryan Ibrahimi, i cili aktivizohet në ekipet e të rinjve të ekipit Scuola calcio San Donà, në kampionatin e të rinjve. 16-vjeçari luan në rolin e qendërmbrojtësit prej dy sezonesh, teksa vitin e kaluar gjeti njëherë rrugën e rrjetës. Ai stërvitet nga ish-futbollisti i Milanit, Mario Stancanelli, ndërkohë që ka eksperienca edhe me ekipe të Seria B dhe Seria C. Së fundmi ai është grumbulluar për provë në ekipin e moshave të U-19, ku do të zhvillohet një zbor më 19 dhjetor për të gjetur talente të rinj. Gjetja e mbrojtësve asnjëherë nuk ka qenë një mision i thjeshtë dhe këtë gjë e tregon dhe problematika që po has Panucci në gjetjen e një pasusi ideal për Lorik Canën. Fiziku potent dhe gjatësia 1.87 m janë të dhëna që e bëjnë Ibrahimin, një talent me shumë potencial për të ardhmen, por duhet pasur kujdes pasi mund ta rrëmbejë Italia para nesh.

utbollisti shqiptar i AEK-ut, Astrid Ajdareviç ka dhënë një intervistë të plotë për “gazzetta. gr” ku komenton vendimet e Dimitris Melisanidis, për zgjidhjen e kontratës së tij dhe arsyen se përse AEK ka lënë disa pikë. “AEK është një klubi i madh dhe unik dhe ishte një nder për mua që të vishja këtë fanellë. Është një klubi i madh me fansa të zjarrtë dhe një atmosferë e mrekullueshme. Kam pasur disa momente fantastike në karrierën time te AEK-u. Është një nga klubet më të mira që kam luajtur dhe unë i kujtoj gjithmonë momentet e mira. Nga njëra anë, jam i trishtuar të largohem, sepse në këto dy vite kam bërë lojëra të mira, e kam dashur vendin dhe ekipin. Nga ana tjetër, ndërsa po luaja në fillim, arrita deri në pikën që të ndihmoja aq sa të mundesha. Nuk ka problem, gjëra që ndodhin. Unë duhet të luaj dhe të kem një kohë të cak-

tuar pjesëmarrje. Në vende si Greqia, ka shumë gjëra të çmendura që ju nuk mund t’i gjeni në Belgjikë, Angli ose Suedi. Nuk mund të mendoj për ndonjë gjë

specifike, unë thjesht i referohem gjërave që karakterizojnë Ballkanin. Mua personalisht nuk më kanë bërë përshtypje, sepse edhe unë kam një origjinë në Ballkan. Ne humbëm shumë futbollistë, ndërkohë që ka shumë presion në ekip. AEK, natyrisht, është mësuar të ushtrojë presion pasi kërkesat janë të mëdha. Siç thashë disa lojtarë u larguan dhe shumë të rinj erdhën dhe trajneri ndryshoi. Kur të ndodhë kjo, duhet kohë, ndërkohë që disa humbje na kanë lënë prapa, por nuk e di se çfarë vërtet të fajësoj. E ardhmja? Në thelb ajo që ka rëndësi është të kthehesh në shtëpi dhe pastaj të përpunosh propozimet që ekzistojnë dhe të vendosin për të ardhmen, unë nuk ngutem e nuk shqetësohem, mund të kthehem në Suedi, mund të luftoj edhe në një tjetër kampionat evropian, do të shohim se çfarë do të ndodhë “, deklaroi Ajdarevic.


KORESHTI

22 E enjte, 6 dhjetor 2018

SHKENCA:

Gratë me vithe të mëdha janë më të shëndetshme dhe më inteligjente "Ka shumë prova që tregojnë se depozitimet e yndyrnave nuk janë të njëjtat në trup", tgitë doktor Robert Kushner, profesore i mjekësisë, specializuar mbi obezitetin në Spitalin Northwestern të Chicagos. Dhjami i barkut është më "aktiv metabolikisht", shpjegon Kushner, që do të thotë se ka efekt më të madh në tru dhe në trup në përgjithësi, krahasuar me dhjamin e magazinuar në pjesën e poshtme të trupit që zakonisht rri më gjatë i cili tërheq më pak citokina ose proteina të lidhura me rezistencën e insulinës dhe fillimin e diabetit. Një tjetër faktor i lidhur me shpërndarjen e yndyrës tek gratë është leptina që njihet edhe si "hormoni i dobësimit". Nivelet e leptinës, thelbësore për rregullimin e oreksit, janë të lidhura edhe me pasjen e të ndënjurave të mëdha. Tek njerëzit obezë, truri rresht së përgjig-

juri tërësisht hormonit, duke bërë që personi në fjalë të ketë rezistencë ndaj leptinës, diçka e ngjashme me rezistencën ndaj insulinës. Të kesh të pasme të bëshme, favorizon edhe nivelet e leptinës në trupin femëror dhe adiponectinës, një hormon me karakteristika antiinflamatore, mbrojtëse vaskulare dhe anti diabetike. Indet dhjamore të mollaqeve kapin grimcat yndyrore të dëmshme dhe parandalojnë sëmundjet kardiovaskulare. Të kesh të pasme të mëdha kërkon sasi të konsiderueshme të yndyrnave Omega 3, të cilat kanë treguar se janë shumë të domosdoshme për zhvillimin e trurit, kujtesës dhe kapaciteteve të njohjes. Kërkimi tregon edhe se, fëmijët e lindur nga gratë me vithe të bëshme, janë më inteligjentë se ata të lindur nga nëna më të holla dhe me më pak forma.

Gruaja 136 kg vret të dashurin, i mori frymën kur i hipi sipër Një grua nga Pensilvania i shkaktoi vdekje të dashurit të dobët vetëm se i hipi sipër. Ngjarja tragjike ndodhi në shtëpi kur Windi Thomas i mori jetën Keeno Butler, 44 vjeç në mars të këtij viti. Mediat e huaja raportuan se ajo kishte pirë dhe po kërkonte kokainë, kur pati një debat me të dashurin. Windi, e cila peshon 136 kg sulmoi të dashurin e saj me një thikë në dorë. Pas atij momenti, ajo i hipi sipër viktimës duke e mbytur. Vdekja e Keeno, i cili peshonte 54 kilogramë është shkaktuar nga pamjaftueshmëria e frymëmarrjes, traumat e forta të forcës në qafë dhe kompresimin e kraharorit. Gjykata e ka shpallur fajtore Windin për vrasjen e shkallës së tretë. Ajo mund të dënohet me 18-36 vite burg.

Njihuni me demin gjigant pa hormone

India lëshon satelitin më të madh të internetit Sateliti më i madh i Indisë është lëshuar në orbitë me një raketë franceze për të ndihmuar në rritjen e shërbimit të internetit. Me një peshë 5.854 kg, GSAT-11 është sateliti i komunikimit "më i avancuar" në

Indi. Organizata e Kërkimit Hapësinor në Indi (Isro) lëshoi satelitin nga hapësira kozmike Kourou në French Guiana në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. GSAT-11 do vendoset në një orbitë gjeostaciona-

re deri në fund të këtij muaji dhe më pas do ndizet pajisja që shërben për marrjen e një sinjali dhe transmetimin automatik tek një sinjal tjetër. Shkencëtarët thonë se sateliti do ofrojë qasje në internet në zonat e largëta të Indisë, kodrat dhe ishujt, ku shërbimet tradicionale të linjës së internetit nuk janë të disponueshme dhe do të ishin të dobishme gjatë emergjencave e fatkeqësive natyrore. Dhe kjo gjithashtu do të ndihmojë në sigurimin e lidhjes në internet gjatë udhëtimit ajror në Indi. India mori me qira një raketë franceze për të mbartur satelitin, i cili pritet të ketë një jetëgjatësi prej 15 vjetësh. Janë më shumë se 440 milionë përdorues të internetit në Indi dhe numri pritet të dyfishohet deri në vitin 2022.

Fotot e një demi të madh me muskujt të jashtëzakonshëm janë bërë virale në mediat online këtë javë. Fotot tregojnë muskujt e rrumbullakosur të demit, duke bërë që shumë shikues të mos e besojnë atë ose t'ju duket si një "bodybuilding". Por sipas PETA-s, një organizatë e dedikuar për mbrojtjen e kafshëve, thotë se demat belgë janë aq të mëdhenj dhe të rëndë për shkak të një mutacioni gjenetik të quajtur "muskuli i dyfishtë". Mutacioni do të thotë se kafshët janë duke humbur një proteinë që kontrollon rritjen e tyre të muskujve, tha organizata bamirëse. Organizata thotë se kafshë të tilla mbahen posaçërisht në ferma të tilla për shkak se prodhojnë më shumë mish. PETA paralajmëroi se kafshët "shpesh kanë probleme të rënda shëndetësore" duke përfshirë shtatzënitë e vështira dhe defektet e lindjes. Disa komentues dyshuan se demit gjigant i ishte dhënë hormone dhe steroide për të rritur madhësinë e tij. Nuk është e qartë se ku është filmuar video.

Tre javë pas fluturimit, pasagjeri gjobitet me 300 dollarë nga linja ajrore Para cdo fluturimi, pasagjerët këshillohen që të fikin celularët. Ky veprim bëhet për siguri, në mënyrë që të mos rrëzohet avioni. Edhe pse nuk ka prova që sinjalet nga pajisjet teknologjike të pasagjerëve të kenë shkaktuar ndonjë rast të njohur të keqfunksionimit apo përplasjes së një avioni, ekspertët thonë se kjo është e vërtetë. Një pasagjer e ka pësuar vetëm se nuk zbatoi rregullin. Pas tre javësh që kishte udhëtuar me avion, ai mori gjobën 300 dollarë për mos fikjen e celularit. Edhe pse nuk e përdori asnjëherë, linja ajrore konfirmoi se pajisjet e pasagjerëve mund të lidhen me rrjetin e roamingut në fluturim, edhe nëse nuk kanë WIFI. Gjobat i vendosen pasagjerëve në mënyrë që të mos bëjnë më gabime të tilla, të cilat mund të marrin jetën e shumë njerëzve.


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Vend që përmbytet nga ujërat e lumenjve ose të përrenjve. Kisha e Shën Ndout është në atë qytet 3. Qyteti i Shqipërisë së Mesme, i vendosur midis gjerësive gjeografike veriore 41° 27', jugore 40° 10', lindore 20° 34' dhe perëndimore 19° 03' 10. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 11. Ai që e ndërron shpesh vendin e banimit, bohem, shëtitës 14. Pemë frutore me trup të lartë e të trashë, me dru të fortë e shumë të mirë për orendi etj 15. Quhet ashtu. Sandejmi gjejmë shtegun për të hyrë në qytetin e Durrësit 16. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 17. Punonjës që bën lidhjet telefonike, ai që rregullon shërbimin telefonik 20. Aty ne rehatojmë kokën 22. Kërpudhë që hahet, me kësulë të rrumbullakët të murrme nga sipër e të bardhë nga poshtë 24. Theofan Stilian ..., Kryeministër i Shqipërisë më 1924, Ministër i Jashtëm (1924-1924), klerik Ministër i Jashtëm (19211921) 25. Njeri me trup shumë të madh dhe me një sy të vetëm në mes të ballit 27. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 29. Lëng pa ngjyrë e i tejdukshëm si uji, me shije si të kripur, del nga sytë 31. Njëra nga të dy ngjyrat e zeza në lojën e letrave të bixhozit 35. Dafinë ka edhe atë emër 36. Hiri që lë duhani kur digjet 37. Furrë e posaçme, ku digjen e bëhen hi të vdekurit. Holokausti mbart dëshmitë më rrënqethëse 40. Paraja ruse quhet ashtu 43. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 44. Grup njerëzish që përbëjnë një komision, i cili ka për detyrë të vlerësojë e të shpallë fituesit në një sfidë 45. Trastë zakonisht katërkëndëshe prej lëkure, prej plastike 48. Ashtu quhet serial komedi shqiptar i vitit 2004 me skenar nga Ruzhdi Pulaha dhe regji nga Alfred Bualoti 51. Copë e grisur nga një rrobë e vjetër, leckë, zhele 53. Shtresë a cipë e hollë që zë diçka nga sëmundja, kur prishet etj.; myk 56. Josip ... Tito, ishte Presidenti i Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë në periudhën 1953-1980 57. Grua luftëtare që nuk martohej (në mitologjinë e lashtë greke); grua kalorëse 59. Xhevahir ..., shkrimtar dhe poeti i mirënjohur, lindi më 1 mars 1945 61. Parashikim i pretenduar i së ardhmes së dikujt, me letra, filxhan kafeje, vijat e pëllëmbës etj 64. Partia e Gjelber 67. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 68. Fuqia e plotë që zgjedhësit i japin deputetit për t`i përfaqësuar në Kuvend

E enjte, 6 dhjetor 2018

Nga Albert VATAJ

70. Aleanca Kuq e Zi 71. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 72. Numri i barabartë me dhjetë herë njëqind 73. Rruaza e parë e qafës, mbi të cilën mbështetet koka 74. Mjet lufte që shërben për të sulmuar a për t'u mbrojtur 75. Shajak i hollë e i rrahur mirë zakonisht i bardhë a i murrmë 76. emër i përbashkët për muzikën, pikturën, skulpturën, arkitekturën, etj 79. Njësia monetare bazë e Jugosllavisë, e Algjerisë, e Tunizisë, e Irakut etj 80. Thithja e një lënde nga një tretësirë, nëpërmjet një cipe me vrima shumë të vogla 82. Njësi e madhe ushtarake 83. Quhet ai që ka pushtuar një vend a një popull. 84. Grumbulloj në një vend, njerëz, kafshë a gjëra të shpërndara andej-këtej, i vë bashkë 87. Pjesë muzikore që këndohet nga shumë njerëz me disa zëra 88. Atë emër mban vendi ku bëhen punime të ndryshme mekanike. 90. Quhet femra e cjapit 91. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 93. Strati i rekordeve Guinness 94. Bashkoj skajet e një filli, të një litari etj. 96. Partia Aleanca Popullore 98. Varëses së rrobave i thonë edhe ashtu 101. Pastaj e ka brenda 102. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 103. Element kimik i fortë, me ngjyrë të përhimët e me shkël-

qim metalik dhe me veti helmuese 104. Dru i gdhendur petashuq e me bisht që përdoret për të rrahur rrobat kur i lajmë në lumë a në govatë 106. Johanes ... kompozitor i shquar gjerman, (1833-1897) 107. Shprehje krahinore, fëmijë i vogël, ose shtatshkurtër 108. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 109. Pjella e pelës, kalë i ri dy a tre vjeç 110. Ky myaj ka diçka të përbashkët me qershitë 113. ... HYSKJA , aktor shqiptar, lindi më 1937 dhe vdiq më 2016 114. Janë mbeturinat e gjellëve, të bukës e të ushqimeve që hidhen, ose u jepen kafshëve VERTIKALISHT 1. Bruce ..., aktor i artit luftarak, instruktor i arteve marciale si dhe themelues i stilit Jeet Kune Do 2. Metal që del nga lidhja e hekurit me një sasi të vogël karboni dhe me pak përzierje të tjera 4. Oficer i ushtrisë osmane, i cili mbante rregullin publik. 5. Element kimik, gaz pa ngjyrë e pa erë, që përbën pjesën më të madhe të ajrit 6. Në mënyrë të papritur dhe të menjëhershme 7. Lloj vallëzimi, që kërcehet në çifte 8. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 9. Mbiemri i aktorit të teatrit dhe kinemasë, Reshat 12. Shtëpi banimi, banesë; familje, shprehje e vjetër 13. Mbledhur kokë e këmbë bashkë, bëhet ashtu

15. Departamenti i Administratës Publike, duhen inicialet 17. Drejtim i përqendruar i të gjitha çështjeve shtetërore, sistemi i mëparshëm ishte i tillë 18. Lumi ... ka luajtur rol të rëndësishëm në jetën e egjiptasëve të vjetër 19. Organizata Ndërkombëtare e Punës 21. Institucion që merret me një veprimtari të caktuar në fushën e ekonomisë, të arsimit etj 23. Pluhur i bardhë prej gjipsi të pjekur, që ngurtësohet pasi njomet në ujë 26. Të qenët i lirë. E drejta e fjalës, e shtypit, e shprehjes është ... 28. I ka hije, ngjan bukur, i ka ... 29. Copë e gjatë druri a guri, e gërryer si govatë për t'u dhënë ujë a ushqim kafshëve; koritë 30. Ose vezë e rrahur dhe e tiganisur, e skuqur. 31. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, kryesisht e termave, që u përgjigjet nga kuptimi fjalëve, një 32. Qeni bën ashtu si mundësinë e vetme të komunikimit, por edhe disa njerëz nuk bëjnë ndryshe 33. Me të dërgohet një letër apo një kartolinë. 34. Shkoi në ashtu... për të ngushëlluar të afërmit e një të vdekuri 37. Mbamëndja, kujdesi, maturia në veprime është edhe ashtu 38. E kundërta e saj është konflikti, dhuna, lufta 39. Po Gjirokastra si e kishte targën 41. Edhe ashtu quhet një aventurier 42. Ngjyra e preferuar e Van

tharm, që piqet në saç, në shpuza e në furrë 58. Barack Hussein ..., ai është presidenti i parë afro-amerikan i SHBA-ve 60. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 62. Ha shumë, është i pangopshëm 63. Dhimitër ... i njohur me pseudonimin Mitrush Kuteli lindi më 13 shtator 1907 në Pogradec 64. Figurë që krijohet kur i veshim një kafshe, një sendi, etj. vetitë a tiparet e një njeriu 65. Enë me lëfyt, me kapak dhe me dorezë që shërben për të zier çaj a për të përvëluar çajin 66. Zakonisht përdoret për dëftesën e mbiemrit të një njeriu 69. Prishem keq me dikë, i keqësoj, i bëj të ndera marrëdhëniet me dikë; prekem nga diçka dhe egërsohem 77. Që i mohon normat e moralit 78. Pronar tokash në sistemin ekonomik feudal në Shqipëri para Çlirimit 81. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 82. Punonjës që merret me grumbullimin, ruajtjen dhe përpunimin e materialeve 84. Ai që largohet nga vendbanimi i tij, kur mbetet pa plëng e pa shtëpi 85. Përdoret vetëm nga gratë për të bërë fresk në ditët e nxehta 86. Titulli më i lartë pas papës në hierarkinë kishtare katolike 89. Organizata Ndërkombëtare për Migrim, inicialet 90. Njeri që ka mbetur me një dorë ose që nuk e përdor dot më njërën dorë, ngaqë e ka të dëmtuar 92. Kur diçka është e sheshur, është ashtu 95. Akt i shkruar i një organi të lartë të pushtetit shtetëror ose i kryetarit të shtetit, që ka fuqi ligjore 97. Pështymë e hollë që kullon e varet si fill nga goja 99. Vend gropë me shkurre e me driza të dendura, ku mezi depërton edhe drita e diellit 100. Më 3 mars 1923 erdhi në jetë një nga revistat amerikane më prestigjoze, e cila jeton ende, dhe quhet ... Koha, anglisht duhet 105. Partia Shqiptare Atdheu 111.Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 112.Zëri që nxjerr një njeri kur qan.

Gogut, fillon me O, mbaron me R. 46. Tezë themelore e një feje, që duhet pranuar verbërisht nga besimtarët dhe që është e detyrueshme për ta 47. Ashtu ishte targa e Rrethi Tropojë 49. I themi ashtu një personi që është specialist i një fushe të shkencës 50. Kryengritës, i cili vendoset në zona të thella malore ku qëndron, përgaditet dhe sulmon befasishëm 52. Shteg i ngushtë; rrugë e ngushtë e hapur në dëborë 53. ... Nosi (1877-1945), njihet si babai i filatelisë shqiptare, personalitet me interesa të gjëra kulturore 54. Metal i butë e i lehtë, me ngjyrë të bardhë në të argjendtë dhe që digjet në ajër me një flakë verbuese (simboli Mg) 55. Bukë e ngjeshur, zakonisht e rrumbullakët, e zënë pa 1

2

A

3

J

U N I

4

5

6

K U

K

K A R R

N

E

A

E M

7

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

K 8

R

U S 10

S

11

K

Q ¸

S

I

A R B

17

U

20

M I

K

T

E

I

24

U

S

Z H 28

E

23

A L

B

O R

L B

O R

33

A R

T R

E

E

E

P

A

T

I

K O D

O

V 35

N D R E

A

L L

31

34

I

Z

26 30

V E ˙

M

32

R

U

22

F J

29

37

O R D Z

25

27

B A S H

14

J

J 21

E

K L O R

F

18

K A P O S H

N O R I

19

13

K

16

L

A

12

M I

15

I

9

G U R R

36

D I

K T

O J

38

A 39

L

A R

I

N G

H

D

40

41

K U L

A K

T

Z

G

47

L

44

A J

45

T M O T

I

V

48

B

A M I

I 52

A R

T

K ¸

P

U C

K J

A

O 54

A R

57

66

61

˙

62

63

M

R

M A M 56

O

K O D ¸

H

A

A

A B D

R

A

R

P

Y

P

K L

O S

R

A

59

C

L 60

A

42

N

55

58

E

H E

50

53

U K

B

R E

46

C 49

51

H P

A

L

43

64

65

A P

M

K A T A R A K T

E

A

A

N I

V E

L

67

68

R O M A

K

N

D E R

69

R

S

E

73

G

E

D

E R

I

S 77

I

H

80

H

E

H

B

E

I L

79 82

83

G

¸

R T E

N O J

R

E

O

84

O

L

A B S

D U K U R

I

A

S O P A

R

75

78

81

85

72

K I

D

B B

G E

N

71

M I

74

76

K A R R

H

D H

70

D I

86

C I

U

T 87

K

R

D

88

89

E D A K T O R E

E

90

R

P E

R I

E

U

B

94

R

T

P

F

95

I

T

M U T

N 100

L 101

A

V A S N

U

102

103

F

A B E

R

P S

T A K

A

L

J

A L

V E

¸

A L

R 104

N D R O T

M

I

O

105

106

V I

107

O

J

I

E P

O K E

T

I

A

K

U

R

M

O

G M ¸ 108

111

D E

P

99

G D I

R 110

I

97

98

K

91

E

93

96

D A D E

˙

I

92

D

S 112

A

E

109

113

L

J

Z H Y T

E

A

E

114

P A R A K A L I

¸

S

E

V E T

¸

115

M

M O H I


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E enjte, 6 dhjetor 2018

Presidenti Meta promovon librin mbi humanisten austriake, Marianne Graf N

ë një ceremoni solemne të zhvilluar në mjediset e Institucionit të Presidentit të Republikës, u promovua dje libri i Lindita Sinës kushtuar veprimtares humaniste dhe bamirëses austriake, Marianne Graf me titullin: "Marjana - Historia shqiptare e një austriakeje". Në këtë ceremoni, ku merrin pjesë Konsullja e Austrisë në vendin tone, Renate Seib, përfaqësues të trupit diplomatik, shkrimtarë e publicistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se Marianne Graf ka dhënë një kontribut të çmuar për Shqipërinë dhe shqiptarët. "Historikisht, Austria dhe austriakët e kanë treguar me vepra miqësinë për popullin tonë dhe

për këtë ju jemi shumë falënderues. Për t'u ardhur në ndihmë shqiptarëve Marianne së bashku me bashkëshortin e saj z.Willi Graf, themeluan sho-

qatën, "Partneriteti ShqipëriAustri" ("Albanien-AustriaPartnerschaft"). Përmes kësaj shoqate u afruan edhe më shumë dy kombet dhe vendet

tona, u ndje edhe më fortë miqësia e sinqertë e austriakëve ndaj shqiptarëve. Për shumë austriakë, emri i Shqipërisë lidhet me emrin, Marianne Graf. Ashtu sikurse për shumë shqiptarë, të cilët e kanë ndjerë dorën e ngrohtë të ndihmës së saj, emri i Austrisë lidhet pazgjidhshëm me emrin e saj. Për shqiptarët Marianne është shqiptarja austriake. Për austriakët Marianne është austriakja shqiptare",- u

shpreh Presidenti Ilir Meta. Ndërsa në fjalën e saj, zonja Marianne Graf falënderoi Presidentin Meta për vlerësimet si edhe të gjithë bashkëpunëtorët e saj në veprimtarinë e saj të gjatë humanitare në Shqipëri. "Ndihem shumë e lumtur dhe e emocionuar njëkohësisht. Dua të falënderoj në veçanti autoren e librit si edhe Presidentin Meta për këtë ceremoni të veçantë, por edhe për fjalët e tij mira për kontributin tim humanitar në ndihmë të shqiptarëve. Dua të falënderoj të gjithë që ato që u bënë pjesë e këtyre udhëtimeve shpesh tepër të vështira që kemi bërë përgjatë gjithë këtyre viteve. Jam e lumtur të shoh që të gjitha përpjekjet e mia vlerësohen", - tha ndër të tjera Graf.

Presidenti Meta takon përfaqësues të Diasporës Shqiptare të Maqedonisë në SHBA

P

residenti Ilir Meta ka pritur dje një përfaqësuesi të Lidhjes së Diasporës Shqiptare të Maqedonisë në SHBA. "Një takim i ngrohtë e vëllazëror me përfaqësuesit e Lidhjes së Diasporës Shqiptare të Maqedonisë në SHBA. Diaspora

shqiptare në Amerikë, kontributore e madhe në ruajtjen e gjuhës, traditave e identitetit kombëtar dhe kultivimit të marrëdhënieve të shkëlqyera me popullin e institucionet amerikane",shkruan Presidenti Meta në një postim në rrjetet sociale.

Dekorohet veprimtari Skënder Thaçi

Presidenti Meta: Mirënjohje veprës së Presidentit George H.W Bush

P

P

residenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi dje Skënder Thaçin me Dekoratën e lartë "Nënë Tereza". Në ceremoninë solemne të zhvilluar në mjediset e Institucionit të Presiden-

tit të Republikës, ku merrnin pjesë personalitete të shumta të jetës publike në vend, Kreu i Shtetit shqiptar i akordoi koordinatorit të shoqatës bamirëse "Albania-Austria Partner-

schaft", partner kryesor i bamirëses austriake Marianne Graf në të gjitha projektet humanitare në Shqipëri, Dekoratën e lartë me motivacionin: "Për kontributin e dhënë për realizimin e një numri të konsiderueshëm projektesh për përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe shëndetësor, si dhe ndihmesën ndaj shtresave në nevojë në zona të ndryshme të Shqipërisë". Në fjalën përshëndetëse, Presidenti Meta vlerësoi kontributin e z.Thaçi për punën dhe angazhimin e tij kushtuar arsimimit dhe kujdesit shëndetësor, mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, përmirësimit të infrastrukturës, kryesisht në zonat rurale si dhe projekteve në ndihmë të grave. Pas marrjes së Dekoratës, Skënder Thaçi u shpreh ndër tjera se: "Faleminderit President Meta për këtë vlerësim të lartë që më keni bërë sot. Gjithë jetën do të jem në shërbim të vendit tim me nder dhe krenari".

FLAMURI NË PRESIDENCË ULET NË GJYSMËSHTIZË PËR NDER TË GEORGE H.W BUSH

residenca ka ulur dje flamurin kombëtar në gjysmështizë në shenjë respekti për ish-Presidentit amerikan George H.W Bush. Në një mesazh në Facebook, Presidenti Meta shprehet Presidenti George H.W Bush ka meritë për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve, veçanërisht në Kosovë. "Në nderim e mirënjohje të veprës së vyer të Presidentit të 41 të SHBA-ve, George H.W Bush ndaj ndryshimeve të para demokratike në Shqipëri e qëndrimit të tij të palëkundur për liritë e të drejtat e shqiptarëve, veçanërisht në Kosovë, në vlerësim e respekt të thellë ndaj betejës së tij të palodhur për lirinë dhe shembjen e Murit të Berlinit, Flamuri Kombëtar në Institucionin e Presidencës është ulur sot në gjysëmshtizë",- shkruan Presidenti Meta.

Koha Jone_6 dhjetor 2018  

Koha Jone_6 dhjetor 2018

Koha Jone_6 dhjetor 2018  

Koha Jone_6 dhjetor 2018

Advertisement