Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXVII i botimit

Nr: 89 (8220)

E martë, 17 Prill 2018

Çmimi 30 Lekë

Sulm Amerikan, nga Siria në Tiranë FAQE 3

Presidenti Meta: Të promovojmë Ministri Fatmir Xhafaj: vlerat turistike dhe pasuritë Policia do t’ua nxijë jetën natyrore të Shqipërisë grupeve kriminale

Në foto: Presidenti Ilir Meta me studentë të Fakultetit të Gjeologji Minierave, në FAQE 13 Universitetin Politeknik të Tiranës

Në foto: Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dje në Forumin Qytetar për Sigurinë FAQE 16 Publike në Elbasan

Gjyqtarja Elvana Çiçolli zyrtarisht nën hetim nga KLD FAQE 2

Irfan Hysenbelliu pritet nga kryeministrat e Maqedonisë dhe Kosovës. Ç'po projekton? FAQE 24

INTERVISTA

QËNDRIMI

Klevis Balliu: Revolta ndaj qeverisë do të përshkallëzohet

Petrit Vasili: Rama, përgjegjës për vonesat në integrimin në BE FAQE 6

OPINION

Kur priten vilakët Nga Frrok Çupi

FAQE 10

Kur dëgjova lajmin se deputetit të vetëm të zgjedhur nga populli, Tomë Doshi, ambasada e Amerikës i ndaloi... FAQE 11


AKTUALITET

2 E martë, 17 PRILL 2018

Gjyqtarja Elvana Çiçolli zyrtarisht nën hetim nga KLD Reforma në Drejtësi shikohet nga qytetarët shqiptarë dhe Bashkimi Europian si një shpëtim për drejtësinë dhe shoqërinë shqiptare. Ka plot raste ku gjyqtarë e prokurorë japin vendime në favor të njërës palë, sipas çantës me euro që serviren para dhënies së vendimit, ashtu sikurse ka vendime që nuk jepen me drejtësi, sepse nuk u shkon valixhja me lekë. Disa raste dhëniesh vendimesh krejtësisht antiligjore po i shqyrton prokuroria, sikurse tashmë KPK (Komisioni i Pavarur i Kualifikimit) po heton një për një çdo gjyqtar që nuk justifikon pasurinë apo që jep vendime haptazi kundër ligjit dhe Kushtetutës. Disa emra KPK po i skualifikon siç ka edhe emra të cilët ia ka kaluar prokurorisë për hetime. Natyrisht jo të gjithë gjyqtarët e korruptuar apo të paaftë kapen me presh në duar. Disa që kapen bëhen objekt publik gjykimi, sepse duhen bërë shembull se si nuk duhet të jetë drejtësia. Një prej këtyre rasteve u soll në vëmendje të opinionit vjet nga të gjitha mediat. U dha një vendim nga gjyqtarja administrative e shkallës së parë në Tiranë, Elvana Çiçolli, e cila la pa ujë një qytet të tërë vitin e kaluar. Vendimi i saj bllokoi punimet për ujësjellësin e Përmetit që do ti shërbente krejt qytetarëve. Natyrisht që një vendim

Faksimile e dokumentit të KLD

gjykate mbetet në ndërgjegjen dhe profesionalizmin e gjyqtarit apo trupit gjykues se si vendos. Ndaj ka edhe gjykata superiore si Apeli apo Gjykata e Lartë. Por vendimi i Elvana Çiçollit ngjalli reagim publik. Janë të shkruara dhe të regjistruara kronikat e televizioneve për vendimin e Çiçollit për ujin e Përmetit, ndaj KLD-ja filloi hetimin disiplinor ndaj saj. E filloi nga reagimi mediatik dhe publik. Si të mos mjaftonte vendimi për ujin e Përmetit, po kjo gjyqtare mori në shqyrtim edhe ujin e hidrocentraleve që ngrihen mbi lumin e Valbonës në Tropojë. Edhe në këtë rast dha vendim kundër banorëve

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi

dhe pro biznesit që do të ndërtonte hidrocentrale në Tropojë. Siç duket kjo gjyqtare i paska qejf gjyqet me ujin! Nuk vonoj dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë filloi një hetim, i cili u zgjat gati një vit, por gjithsesi nuk u mbyll. Kur merret informacion se një gjyqtar shkel ligjin apo dyshohet për korrupsion KLD-ja menjëherë fillon hetimin dhe në përputhje me Ligjin, heton dhe jep masa disiplinore. Kështu ka ndodhur edhe me gjyqtaren e gjykatës administrative të shkallës së parë Tiranë, Elvana Çiçolli, e cila dyshohet se ka dhënë një vendim të kundraligjshëm, pasi edhe KLD shkruan se po heton

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com

ndaj saj dhe do merret një vendim. Në një shkresë me datë 16 prill 2018 me numër prot. 1214/1 Sekretari i Përgjithshëm i KLD zoti Pjerin Prendi shkruan se gjyqtarja në fjalë është nën hetim nga KLD. Institucioni i KLD mbetet një institucion korrekt me Ligjin dhe nuk fal asnjë gjyqtar që shkel ligjin apo që orvatet për korrupsion. Vendimi i KLD pritet të bëhet publik për rastin në fjalë dhe do jetë objekt debati në një emision për korrupsionin në gjyqësor, në një televizion kombëtar bashkë me disa gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë, të cilët po hetohen. Rasti në fjalë i gjyqtares Elvana Çiçolli pritet të

NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::

0697044477

shikohet nga KLD se si do të vendosin dhe më pas media mbetet e lirë do të publikojë sa ndikohet KLD nga ndërhyrjet e jashtme apo nga shërbime të drejtuesve të policisë së shtetit. KLD pritet të marrë në shqyrtim çdo shkelje të Ligjit nga gjyqtarë të çdo rangu dhe me pas të vendos konform Ligjit. Por ka ndërhyrje nga segmente që lidhen me një drejtues policie dhe një zyrtar të lartë në hierarkinë shtetërore, të cilët po bëjnë presion mbi KLD, në forma të ndryshme, që të mos merren masa administrative disiplinore. Ky është një rast për të treguar se Reforma në Drejtësi nuk duhet ndaluar dhe asnjë kompromis nuk pranohet kushdo që bën presion, pasi nëse vazhdojnë me presione që "po u morët në rastin në fjalë do të marrim hak si polici" apo një institucion shtetëror që dërgon SMS se mos u merrni me gjyqtaren në fjalë, atëherë reforma dhe shteti ligjor nuk funksionon. Për të qenë korrekt me ndërgjegjen profesionale duhet të themi se nuk dëshirojmë që gjyqtarja të ketë gabuar apo të jetë tunduar nga korrupsioni, por gjithsesi KLD të jap vendim të drejtë, sepse edhe KLD është nën monitorim nga tundimi apo presioni që vjen nga radhët e pushtetit. S.P.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E martë, 17 PRILL 2018

Sulm Amerikan, nga Siria në Tiranë Këto ditë ka dy ngjarje për të cilat Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë lajm kryesor në mediat shqiptare. E para është sulmi me raketa ndaj regjimit diktatorial të Bashar Al Asadit në Siri, i cili provua se mes shumë mizorive të luftës kishte përdorur edhe armët kimike duke thyer ligjet ndërkombëtare. Pas një periudhe tërheqje ndaj konflikteve botërore, Presidenti Donal Trump urdhëroi bombardimin duke dëshmuar se Amerika, pavarësisht emrit të presidentëve, ka të njëjtin qëndrim parimor kur shtrohet çështja e dënimit të krimeve. Ngjarja e dytë kur SHBA është temë kryesore lidhet direkt me zhvillimet në Shqipëri. Mbrëmë, Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi shpalljen "non grata" në SHBA të deputetit Tom Doshi dhe familjes së tij. Në njoftimin e Departamentit të Shtetit bëhet e ditur se ndaj ligjvënësit të Parlamentit Shqiptar aplikohet shpallja i padëshirueshëm në SHBA, në bazë të informacioneve që DASH ka për përfshirjen e tij në korrupsion. Njoftimi jep në mënyrë të detajuar dhe emrat e familjarëve të tij që nuk lejohen më të hyjnë në territorin e SHBA. Në njoftimin e DASH shkruhej se "Ligji (i SHBA)

lejon që, në rastet kur Sekretari i Shtetit ka informacion të besueshëm se zyrtarët e huaj janë përfshirë në korrupsion domethënës ose dhunim të rëndë të të drejtave të njeriut, këta individë dhe anëtarët e familjes së tyre nuk lejohet të hyjnë në Shtetet e Bashkuara",- thotë deklarata e DASH. Deputeti i Partisë Social Demokrate reagoi dje për mediat kundër këtij vendimi të SHBA. Tom Doshi tha se nuk kishte nevojë të shkonte në SHBA dhe as të merrte vizë, pasi ai dhe familja e tij kanë nënshtetësi australiane. Gjithashtu kërkoi nga Departamenti Amerikan i Shtetit që të faktonte akuzat ndaj tij për korrupsion. Vendimi për shpalljen të padëshirueshëm të një zyrtari, në rastet kur merret nga Sekretari i Shtetit, cilësohet si vendimmarrje e institucioneve më të larta të SHBA për shtetasit joamerikanë. Informacioni mblidhet jo vetëm nga Ambasada në vendet respektove, por edhe nga shërbime të tjera të specializuara të cilat informojnë Departamentin e Shtetit. Tom Doshi është zyrtari i dytë i lartë shqiptarë që shpallet i padëshirueshëm në SHBA. Në muajin shkurt të këtij viti, DASH

shpalli "non grata" ish-Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë Adriatik Llalla. Ish-kreu i akuzës shqiptare u bë zyrtari i parë në botë që u shpall i padëshirueshëm në SHBA në mënyrë publike. Në të dy rastet, si për Adriatik Llallën ashtu dhe për Tom Doshi argumenti i vendimit të Sekretarit të Shtetit është "informacione të besueshme për përfshirjen në korrupsion". Vendimi i DASH nuk ka efektet e vendimit të një gjykate, por nga pikëpamja morale shpallja i padëshirueshëm i një zyrtari për shkak të "korrupsionit" është një sinjal i qartë të SHBA dërgon në Tiranë. Është një mesazh për organet e reja të drejtësisë që po ngrihen, të cilat edhe nëse hezitojnë të veprojnë për mijëra arsye, tashmë kanë prova shtesë që u vijnë nga përtej Atlantikut. Është dhe një mesazh për politikanët shqiptarë që kanë qenë me imunitet jo vetëm ndaj gjykatave në Shqipëri, por edhe ndaj qëndrimit të partnerëve strategjikë. Po u thuhet hapur se këtë herë nuk kanë shpëtim. Në fund është dhe një sinjal inkurajimi që vjen për qytetarët që mendojnë se në Shqipëri çdo gjë është e korruptuar dhe hetimet nuk kanë vlerë. Nëse

të gjitha hallkat e drejtësisë në Shqipëri dështojnë përballë presionit, pushtetit politik dhe korrupsionit, SHBA janë hallka e fundit ku të korruptuarit nuk kalojnë dot. Nga ana e tij deputeti Tom Doshi lëshoi sfidë të hapur DASH, ku tha për mediat që "të ma verifikojnë amerikanët se jam i korruptuar, pasi nuk kam qenë asnjëherë në punë në shtet, por vetëm deputet", bile Doshi theksoi se "mbetem deputeti më i votuar në Parlamentin e Shqipërisë". Vendimet e DASH në këto muaj ndaj zyrtarëve të lartë shqiptarë u ngjajnë "bombardimeve" të flotës amerikane kundër Sirisë. Krahasimi nuk vlen për nivelin e krimeve të diktatorit Asad, por për parimet. Me të njëjtat parime të një demokracie të madhe, SHBA po imponohet në mënyrë të drejtë në Shqipëri për të dënuar korrupsionin në nivelet e larta. Informacione të besueshme tregojnë se pas ish-kryeprokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla dhe dje të deputetit Tom Doshi, Departamenti Amerikan i Shtetit do të publikojë edhe emra të tjerë të rëndësishëm mes të cilëve zyrtarë të lartë, njerëz nga media dhe deputetë të tjerë.


SPECIALE

4 E martë, 17 PRILL 2018

Departamenti Amerikan i Shtetit: Deputeti shqiptar i padëshirueshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Tom Doshit i ndalohet hyrja në SHBA

D

eputeti Tom Doshi i Partisë Social demokrate u shpall sot person “non grata” bashkë me familjen e tij nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas njoftimit të DASH, Tom Doshi u shpall i padëshirueshëm për shkak të “angazhimit të tij në korrupsion domethënës”. “Departamenti e shpalli pub-

likisht z. Doshi si të padëshirueshëm dhe të palejuar për të hyrë në territorin e Shteteve të Bashkuara. Ligji lejon që, në rastet kur Sekretari i Shtetit ka informacion të besueshëm se zyrtarët e huaj janë përfshirë në korrupsion domethënës ose dhunim të rëndë të të drejtave të njeriut, këta individë dhe anëtarët e familjes së tyre nuk lejohet të

hyjnë në Shtetet e Bashkuara”, thotë deklarata. “Ligji kërkon gjithashtu që Sekretari i Shtetit të dizenjojë zyrtarë të tillë publikisht ose privatisht zyrtarë të tillë dhe familjet e tyre. Përveç dizenjimit të z.Doshi, Departamenti dizenjon publikisht edhe bashkëshortjen e z.Doshi, Xhovana Dhosi, vajzën e tij të rritur Briana Doshi, djalin e tij të rritur James Doshi dhe fëmijët e tij të mitur,” vijon më tej deklarata e DASH. Ndërsa radio shtetrore “Zëri Amerikës” në versionin online shkruan se: ”Departamenti i Shtetit i ndalon hyrjen në Shtetet e Bashkuara deputetit Tom Doshi dhe familjes së tij. Pas ish kryeprokuorit Adriatik Llalla, Tom Doshi bëhet zyrtari i dytë nga Shqipëria të cilit i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara për shkak të

Reagon deputeti i Partisë Social Demokrate për vendimin e DASH

Doshi: Më jepni prova që jam i korruptuar Deputeti Tom Doshi ka reaguar pas publikimit të lajmit se Departamenti Amerikan i Shtetit i ka ndaluar atij dhe familjes së tij hyrjen në SHBA. Përmes një interviste në “News 24” ai tha se nuk ka lidhje me çështje korruptive dhe abuzime me tendera siç thuhet, ndërsa shtoi se është taksapaguesi më i madh në Shqipëri. Zot Doshi si u njoftuat për këtë lajm? U njoftova prej jush që më morët në telefon. S’kishit dijeni? Jo jo se dija. Ala s’kam mbaruar drekën. E para fëmijët e mi kanë pasaportë australiane, s’kanë nevojën për vizë amerikane. As gruaja ime dhe as fëmijët e mi s’kanë qenë në Amerikë. Unë kam qenë në Amerikë, kam aplikuar në ambasadë kur kam qenë në hetim, siç e dini. Nuk më është thënë që më refuzohet kërkesa. Unë kisha një konflikt me kryeprokurorin (Adriatik Llallën) siç dihet. Dhe këtu ngeli çështja, vetëm tek kërkesa. Për punë korrupsioni s’kam firmosur asnjëherë. Jam opozitar, s’kam qenë kur-

rë në pushtet. A keni komente lidhur me akuzat që ju bëri DASH, se akuzoheni për korrupsion? Me ba korrupsion duhet të jesh ministër, kryeministër. S’jam marrë asnjëherë me tendera dhe s’kam pasur lidhje. Jam taksapaguesi më i madh në Shqipëri. Përse mendoni se DASH duhej të thoshte kështu? Kjo është puna e tyre, që janë marrë me këtë çështje. Unë jam i pastër dhe s’kam frikë. Jam arrestuar në mënyrë të paligjshme. Çfarë do të bëni tani? Cilat janë hapat që do të ndërmerrni? S’ja vlen të merrem me këtë punë. E ndjej veten të pastër. S’kam probleme si Adriatik

Llalla që merret me korrupsion. Unë do kërkoj të drejtën time, kjo është arsyeja për sot. Një akuzë e tillë…ju e shihni se si CNN sulmon Trump që ‘ka blerë zgjedhjet’ dhe ai vazhdon e bën presidentin. Ju mediat e bëni kaq të madhe (Qesh). Kush është në politikë, do goditet. S’është një media që e thotë, por DASH. A keni frikë ju që mund të hapet hetim nga prokuroria? Për ça të kem frikë unë? A jeni në terezi? A e merrni vesh? A po e merr vesh?! Mos bëni pyetje budallaqe. Jam njeriu më i votuar në Shqipëri. Populli më ka votuar, mos u merrni me këto ça thuhen. Me këto tenderat ca thoni ju. Unë paguaj taksa dhe jam në rregull me shtetin. Mos u shqetësoni për mua. Po për Llallën a keni ndonjë lajm, a do arrestohet apo jo? Akoma jo. Ne presim nga ju… Ahh. Faleminderit.

përfshirjes në raste madhore korrupsioni. Në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë.

Sekretari i Shtetit mund t’ia bëjë njoftimin zyrtarit privatisht ose në publik. Në bazë të njoftimit të sotëm, deputeti Doshi, bashkëshortja e tij Xhovana Doshi, vajza e madhe Briana Doshi, djali në moshë madhore James Doshi dhe fëmijët në moshë të mitur nuk lejohen të hyjnë në Amerikë”.


POLITIKE KREU I PD-SË: REAGIM POPULLOR

5 E martë, 17 Prill 2018

Basha: Kuksianët u rrëmbyen. Ky regjim duhet të ndalet Teksa nënkryetari i PD-së Edi Paloka nga selia blu i paraqiti pamjet e arrestimit të kuksianëve në deklaratën për median, ku u shpreh se nuk do të ketë qetësi për Edi Ramën derisa ata të lirohen, kreu i PD-së Lulzim Basha, nga Berlini do të publikonte këto pamje në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, ku thotë se kjo është thirrje për një reagim popullor kundër padrejtësisë. “Pamjet që vërtetojnë rrëmbimin e qytetarëve kuksianë në mes të natës, dëshmojnë se arrestimet e tyre janë bërë në mënyrë të paligjshme, dhe më pas policia

dhe prokuroria kanë fallsifikuar në bashkëpunim me njëra-tjetrën dokumentat zyrtare. Ky është një krim shtetëror i kryer me ftohtësi kriminale dhe në bashkëpunim kriminal mes policisë dhe prokurorisë! Ky krim shtetëror tregon qartë se në Shqipëri është instaluar një polici dhe prokurori politike dhe ekstraligjore, e cila shkel dhe dhunon të drejtat kushtetuese të qytetarëve shqiptarë sepse është vënë në shërbim të regjimit të Edi Ramës. Misioni i këtyre institucioneve të kapura nuk është lufta kundër krimit dhe korrupsionit, por lufta kundër

çdokujt që rrezikon apo kundërshton regjimin e Edi Ramës. Krimi shtetëror i rrëmbimit dhe burgosjes së paligjshme të qytetarëve të pafajshëm kuksianë duhet të ndëshkohet. Kjo është thirrje për një reagim popullor kundër padrejtësisë ndaj kuksianëve kurajozë që mbahen si kriminelë në burg, ndërkohë që kriminelët e vërtetë janë të lirë. Ne jemi me kuksianët. Ne jemi me popullin. Ky regjim kriminal duhet të ndalet dhe se bashku duhet të rivendosim demokracinë, drejtësinë dhe dinjitetin e njerëzve të thjeshtë”, tha kreu i PD, Basha.

Denoncimi i PD-së: Prokuroria falsifikoi orën e arrestimit të protestuesve në Rrugën e Kombit

P

artia Demokratike denoncoi falsifikimin, sipas saj nga Prokuroria, të orës së arrestimit të qytetarëve kuksianë që protestuan kundër tarifës së Rrufgës së Kombit. Nga selia blu, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka përmes një konference për shtyp pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat publikoi një video, që tregon momente nga arrestimi i protestuesve për taksën në rrugën e Kombit. Në video tregohet se kuksianët janë nxjerrë nga shtëpia në mes të natës. “Policët e Fatmir Xhafës si banditë të maskuar janë sulur dhe kanë rrëmbyer qytetarët e Kukësit”,- tha Paloka teksa komentonte pamjet. Paloka, tha se Rama nuk do të gjejë qetësi derisa të lirohet i fundit nga 11 kuksianët që janë të paraburgim. Ai tha se edhe aksioni i opozitës brenda dhe jashtë parlamentit do të jetë i lidhur me drejtësinë për kuksianët. “Qytetarët e Kukësit, janë rrëmbyer nga shtëpitë e tyre në kundërshtim me ligjin dhe me të drejtat e njeriut,

Paloka publikon videon: Ja si u rrëmbyen kuksianët në mes të natës në mes të natës, në mënyrën më shtazore që mund të bëhet, ku asnjë shtet kriminal apo diktatorial nuk mund ta bëjë. Nuk u mjaftuan me kaq. Pas këtij akti, prokuroria e cila është në duart e Edi Ramës, guxoi të falsifikojë orën se kur qytetarët e Kukësit u rrëmbyen. Në pamje shihet data dhe ora 02.54, kur forcat e Fatmir Xhafës si banditë të maskuar, janë sulur dhe kanë rrëmbyer në shtëpitë e tyre qytetarët e Kukësit. Rrëmbyen ata qytetarë që protestuan për një të drejtë themelore të tyre, rrëmbyen ata qytetarë që protestuan për bukën e gojës dhe guxuan ta bëjnë këta, që sot dalin nëkrahë të kriminelëve dhe banditëve. Nuk do të ketë qetësi për Edi Ramën, derisa qytetari i fundit

MBLEDHJA E GRUPIT TË PD

Berisha-deputetëve: Të vijojë përballja me pushtetin Për shkak se kryedemokrati Lulzim Basha udhëtoi dje drejt Berlinit për takime me zyrtarë të lartë, mbledhja e djeshme e grupit parlamentar të Partisë Demokratike është drejtuar nga nënkryetari, Edi Paloka. Ky i fundit ka këshilluar që të vijohet me protestat për të mos e lënë të qetë kryeministrin Edi Rama. Duke përgëzuar aksionin e së shtunës në Shkodër, Paloka tha se protesta duhet të ketë edhe në Vlorë. “Nuk ka normalitet në komisione dhe Parlament derisa të lirohen kuksianët dhe Rama të mbajë përgjegjësi për fyerjen ndaj shqiptarëve. Rama nuk duhet të lihet i qetë në asnjë hap dhe në asnjë moment, si në Shkodër ashtu edhe në Vlorë”- mësohet të jetë shprehur nënkryetari demokrat Edio Paloka. Të njëjtat burime, thanë se mbledhjes nuk i kanë munguar porositë edhe nga lideri historik i të djathtëve, Sali Berisha. “Të shumëfishojmë kontaktet me qytetarët dhe të vijojë përballja me pushtetin, Duke gjetur forma e risi te reja. Duhet të dalim derë më derë me fletëpalosje në mbrojte të biznesit të vogël. Rama po tenton të krijojë një diktaturë të re, prandaj duhet edhe reagimi i duhur. Rama vetëm propogandon, gjendja ekonomike është më e rënda që ka pas Shqipëria”- mësohet të jetë shprehur ish-kryeministri Berisha.

i Kukësit të lirohet. E keni ndjekur të gjithë kur tha, se fajtori për atë që ndodhi, ishte Edi Rama. E pranoi me gojën e tij.

Por të marrë peng, të grabitur, ndodhen qytetarët e Kukësit, që përveçse janë të pafajshëm, janë rrëmbyer, në kundërshtim me

ligjin dhe të drejtat e njeriut. Në çdo vend tjetër demokratik do të mjaftonte shkelja e këtyre të drejtave që u bëhet, jo vetëm qyetarëve të Kuësit që janë krejtësisht të pafajshëm, por edhe në rastet kur janë fajtorë, arrestohen në këto forma, në vendet demokratike lirohen. Të jetë i bindur Edi Rama, se ne si opozitë në çdo moment do të vazhdojmë të jemi në krahë të qytetarëve kuksianë. Të atyre që protestuan në të drejtën e tyre dhe sidomos atyre që mbahen sot padrejtësisht në burg. Derisa dhe i fundit prej tyre të lirohet, nuk do të ketë qetësi për Edi Ramën. Qëndrimet tona, jo vetëm në Parlament, do të jenë të lidhura me drejtësinë ndaj qytetarëve të Kukësit”- deklaroi Edi Paloka.

KREU I PAA-SË

TVSH për biznesin e vogël, Duka: Taksimi në mënyrë të vazhdueshme rrit evazionin K

reu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka ka shprehur qëndrimin e tij kundër për përfshirjen e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së. I ftuar dje në rubrikën “Opinion” në “News24” Duka theksoi se taksimi në mënyrë të vazhdueshme rrit evazionin. Duka tha se ky është veprim shumë i hershëm, ndërsa shtoi se ky hap duhej të merrej në një moment të përshtatshëm. Mes të tjerash Duka theksoi se që pas zgjedhjeve në vendin tonë kanë ndodhur disa protesta, gjë që sipas tij nuk kishte ndodhur kaq shpesh më parë. Teksa u ndal tek taksa për Rrugën e Kombit, Duka pohoi se për këtë çështje nuk duhet të ishte vetëm opozita kundër, por edhe disa zëra të PS-së. “Klima e biznesit për momentin nuk është e mirë, pasi po taksohet në mënyrë të vazhdueshme. Taksimi në mënyrë të vazhdueshme rrit evazionin. Fillimisht u ulën qepenat një orë, një veprim simbolik. Dhe më vonë këto

protesta ndoshta përshkallëzohen. Është rast i veçantë, nuk ka raste të tilla që kaq muaj pas zgjedhjeve ka protesta. Probleme ka pasur me Teatrin Kombëtar, me Rrugën e Kombit, që pati edhe dëmtim të pronës. Doja të thoja se ka një lloj arrogance nga qeveria. Ajo duhet të bënte takime me grupe interesi që do shkonte në mar-

rjen e vendimeve të mira. Bëhet fjalë për shumicën. Gjykoj se ka të drejtë biznesi i vogël për TVSh. Pasi duke vendosur TVSH do rritet edhe çmimi, ka edhe kosto. Bizneset e vogla kanë problematike dhe në sasi, ku përveç asaj që diskuton tregun është dhe sasia. Është e parakohshme që biznesi i vogël të futet në skemën e TVSH. Në këto kushte që jemi nuk kemi arritur që të aplikojmë skemën e TVSH. Unë mendoj se çdo qeveri kur është në pozitë, duhet ta mendoj edhe veten e vet sikur është në opozitë. Rasti i taksës për Rrugën e Kombit nuk duhet të mbrohet vetëm nga opozita. E gjithë maxhoranca, PS nuk ka mundësi që të jetë në një mendje. Si mund të mbahen 11 persona, kur ishin më shumë. Disa u lanë, disa jo. Unë mendoj se reagimi i opozitës është normal fare. Opozita këtë detyrë ka, që të mbrojë popullin kur ka të drejtë. Duhet të reagonin edhe pjesë nga maxhoranca”, u shpreh dje kreu i PAA-së, Agron Duka.


POLITIKE

6 E martë, 17 Prill 2018

Negociatat me BE-në, ambasadorja Vlahutin: Shqipëria ka bërë progres dhe kjo do njihet në raport

K

omisioni Europian pritet të deklarojë se Shqipëria dhe Maqedonia duhet të fillojnë bisedimet për anëtarësimin në Bashkimin Europian, ndërkohë që abuzimi me të drejtat e njeriut në Turqi nënkupton që për këtë të fundit bisedimet e anëtarësimit të mbeten pezull, shkruan EUobserver. “Në bazë të progresit të arritur, Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë”, pritet të deklarojë sot ky komision në raportin e tij vjetor për zgjerimin, sipas një drafti të parë nga EUobserver. Edhe për Maqedoninë, ky projektdokument ka të njëjtën formulë. Ky është rekomandimi i parë për Shqipërinë. Ai vjen 15 vite pasi Shqipëria nënshkroi paktin e stabilizim-asocimit me BE-në dhe pothuajse 10 vite pasi shteti i Ballkanit Perëndimor, që dikur ishte diktaturë komuniste, u anëtarësua në NATO. Ndërkohë, Maqedonia ka qenë gati për fillimin e bisedimeve që në vitin 2005. Por, vendet e BE-së nuk kanë pranuar asnjëherë ta bënin këtë sepse Greqia vendosi veton pasi emri i Maqedonisë përfaqëson një pretendim territorial në lidhje me një rajon grek me të njëjtin emër. Rekomandimi, që publikohet sot, vjen në kuadër të shpresave të BE-së se Shkupi dhe Athina janë mjaftueshëm pranë gjetjes së një zgjidhjeje duke i mundësuar Këshillit të BE-së të hapë bisedimet me Maqedoninë në fund këtij viti. Ai gjithashtu vjen edhe në kuadër të një strategjie të re të Komisionit për të përshpejtuar zgjerimin. Ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së do të diskutojnë sot gjithashtu për Ballkanin Perëndimor në Luksemburg. “Pritet që ata të rikonfirmojnë angazhimin e tyre për të

Draft raporti: KE rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë

lehtësuar dialogun mes Serbisë dhe Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve dhe diskutimin e çështjeve të sigurisë në rajon”, sipas një diplomati të BE-së. Ambasadorja e BE-së Një ditë përpara dhënies së rekomandimit për hapjen negociate me Bashkimin evropian ambasadorja e BE-së në Shqipëri la të kuptohet qartë se Shqipëri do të marrë një përgjigje pozitive. Duke folur në një aktivitet për transparnecën me fondet e buxhetit Vlahutin tha se pro-

gres raporti i përgatitur do të njohë punën e mirë që ka bërë Shqipëria. “KE do të sjellë nesër provat për përpjekjet që ka bërë Shqipëria drejt integrimit dhe kështu qe kemi shumë përgatitje për të bërë për këtë çështje. Në raport do të vijnë konkluzionet që konfirmojnë punët e mira që ka bërë qeveria”- theksoi Vlahutin. Ambasadorja e Bashkimit Europian i bëri thirrje qeverisë që të rrisë transparencën për përdorimin e fondeve të buxhetit. “Gjuha e

përdorur për buxhetin mbetet e pakuptueshme për qytetarët. Qytetarët duhet të dinë se si po përdoren paratë e tyre,duhet të dinë sa investohet për një km rrugë apo për një shkollë.Transparenca është e rëndësishme edhe për të luftuar korrupsionin”- u shpreh diplomatja europiane. Transparenca në përdorimin e fondeve në buxhet është një prej pikave të rëndësishme që Bashkimi evropian kërkon nga Shqipëria në kuadër të integrimit

RAPORTERI PËR SHQIPËRINË NË PE JEP LAJMIN E MIRË PËR SHQIPTARËT

S

hqipëria pritet të marrë rekomandimin për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit, ka pohuar për Deutsche Welle, anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, Eduard Kukan. Në prag të publikimit më 17 prill të raportit të përparimit për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Brukseli bëri të ditur se mbështetja dhe fokusi i Brukselit për procesin e zgjerimit nuk do të ndikojë në asnjë formë vlerësimin për gjendjen e demokracisë, sundimin e ligjit, të të drejtave të njeriut, ekonomisë dhe përputhshmërinë me standardet e BE në secilin nga gjashtë shtetet partnere në rajon. Sipas informacioneve mbi për raportin e këtij viti për paketën e zgjerimit, sundimi i ligjit, krimi i organizuar dhe korrupsioni, liria e shprehjes dhe konfliktet bilaterale janë vlerësuar sërish si “çështjet më të dhimbshme” për të gjithë rajonin. Shqipëria

Eduard Kukan: Më 17 prill hapen negociatat për Shqipërinë

ka bërë një reformë të thellë juridike, e gatshme për një hap të mëtejshëm drejt BE Shqipëria dhe Maqedonia, sipas informacioneve të para nga raporti vjetor i Komisionit Evropian, do të marrin rekomandime për hapjen e negociatave të anëtarësimit

me BE. Eduard Kukan, anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe kryetar shumëvjeçar i Komitetit për Bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimor i tha DW se ai beson se të dyja vendet kanë bërë përparim të qenësishëm në

rrugën drejt BE. “Shqipëria ka bërë një reformë të thellë juridike, e cila, pasi të zbatohet do të jetë reforma më e rëndësishme e zbatuar midis shteteve në procesin e zgjerimit, dhe do të thosha edhe më serioze se në rastin e disa shteteve anëtare të BE”, shprehet Kukan. Duke folur për Deutsche Welle, Kukan është shprehur se “Në vlerësimet e tij Komisioni Evropian nënvizon se Shqipëria po ecën përpara në të pesë prioritetet kyçe që janë thelbësore për integrimin në BE – nga reforma e administratës publike, reforma juridike, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut”- u shpreh Kukan.

KREU I GRUPIT TË LSI-së

Vasili: Rama kriminalizoi procesin e integrimit europian

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili u shpreh dje se kryeministri Edi Rama është politikani që ka përgjegjësi për mos integrimin e vendit në BE. Sipas Vasilit, Shqipëria po humbet terren në procesin e integrimit për shkak të keqqeverisjes. Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Vasili shprehet se në vitin 2016 Shqipëria e mori një rekomandim pozitiv për negociata, por ishte keqqeverisja e Edi Ramës ajo që e la vendin pas në procesin e integrimit. “Kryeministri përgjegjësi i vetëm për ngadalësimin e integrimit europian. Rekomandimi i sivjetëm për hapjen e negociatave me BE është për mirë apo për keq, një Deja Vu. Kryeministri në 9 nëntor të 2016-s, kur BE dha për herë të parë rekomandimin pozitiv deklaroi si me poshtë: “Vjen lajmi i shumëpritur nga Komisioni EU: Rekomandim pozitiv per hapjen e negociatave Fruti me i bukur i 3-vjeteve, beteja per Reformat ”. Mirë është se ripërsëritet rekomandimi historik i 9 nëntorit të 2016. Më negative se kurrë është që kemi në rekomandimin e sivjetëm praninë e shqetësimit madhor e të jashtëzakonshëm të BE-së, për krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. Kjo është ajo e keqe e madhe, që i solli kryeministri procesit të integrimit, duke e vështirësuar e kriminalizuar atë. Kryeministri është përgjegjësi i vetëm që Shqipëria që pas rekomandimit historik të 9 nëntorit 2016, vetëm humbet terren në procesin e integrimit dhe që i shtohen kushte të reja”- tha Vasili.


POLITIKE

7 E martë, 17 Prill 2018

Kreu i grupit parlamentar të PS-së: Shqipëria i ka plotësuar kushtet, vendimmarrja përfundimtare është ajo e vendeve anëtare

K

ryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një prononcim për mediat nga Kryesia e Kuvendit u shpreh se Shqipëria ka përmbushur tërësisht prioritetet kyçe të vendosura për rekomandimin nga ana e Këshillit të Europës për hapjen e negociatave. Sipas Ballës, sjellja e patolerueshme e PD-së në seancat e fundit plenare ka të bëjë me kundërvënien e kësaj force politike kundër reformës në drejtësi, Vettingut dhe në momentin që jemi, edhe kundër hapjes së negociatave. Gjithashtu, Balla theksoi se Basha në Berlin do të duhet të lobojë pro Shqipërisë dhe hapjes së negociatave, sepse hapja e negociatave nuk është një fitore e PS-së, por është një kulmim i një procesi historik. “Shqipëria ka përmbushur tërësisht prioritetet kyçe të vendosura për rekomandimin nga ana e KE për hapjen e negociatave. Jemi shpresë plotë për rekomandimi nesër, i cili në mënyrë simbolike do t’i dorëzohet autoriteteve shqiptare nga ana e ambasadores së Delegacionit të BE-së dhe një ditë më pas nga autoritetet më të larta përfaqësuese të BE-së, drejtuar nga Komisionerja e lartë për Politikën e Jashtme, znj. Mogherini, të cilët meritojnë një falenderim në emër të popullit shqiptar për mbështetjen e vazhdueshme që po i japin Shqipërisë në rrugën e saj historike, atë të anëtarësimit në BE. Siç të gjithë presin, prej nesër fillojmë një proces të ri në kuptimin e lobingut pozitiv që Shqipëria duhet të bëjë edhe në vendet anëtare, sepse rekomandimi i komisionit kalon në Ministritë e Jashtme të vendeve anëtare, të cilat sipas procedurave të tyre ua kalojnë parlamenteve të vendeve anëtare; dhe në një pjesë të parlamenteve

Balla: PD-ja, kundër reformës në drejtësi dhe hapjes së negociatave

është seanca plenare ajo që vendos, një pjesë tjetër janë komisionet e çështjeve europiane ato që e shqyrtojnë dhe në fund përmbyllet në Këshillin Europian, aty ku kryeministrat, apo presidentët, në varësi të përfaqësimit të tyre, japin vendimmarrjen për hapjen zyrtarisht të negociatave. Është një proces që fillon më 17 prill dhe konkludon në qershor me Këshillin Europian të radhës”- deklaroi kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Pyetje-përgjigjet Zoti Basha ka udhëtuar drejt Berlinit. A mendoni që qëllimi është për të lobuar për hapjen e negociatave? Kushdo shqiptar që e do vendin e vet duhet të bënte atë që thatë ju në pyetjen tuaj, që z. Basha në Berlin do të duhet të lobojë pro Shqipërisë dhe pro hapjes

së negociatave, sepse hapja e negociatave nuk është një fitore e PS, nuk është vetëm një arritje e mazhorancës tonë, por është një kulmim i një procesi historik, ku kanë kontribuar të gjitha qeveritë. Përmbushja e kritereve dhe prioriteteve kyçe të përcaktuara nga KE vit pas viti u kurorëzua me angazhimin e qeverisë dhe mazhorancës tonë, që kanë të bëjnë me përmbushjen e reformës në drejtësi dhe miratimin e saj, që kanë të bëjnë me suksesin e procesit të Vettingut, ku ditë pas dite siç edhe ju transmetoni në mediat tuaja, kemi raste konkrete të përjashtimit nga sistemi gjyqësor të elementëve të cilët rezultojnë që përmes korrupsionit vit pas viti të kenë bërë pasuri të pajustifikuara. Ky është një proces tek i cili kemi mbërritur pas një rruge të gjatë.

Sjellja e patolerueshme e PD-së në seancat e fundit plenare ka të bëjë me kundërvënien e kësaj force politike kundër reformës në drejtësi dhe Vettingut dhe në momentin që jemi edhe kundër hapjes së negociatave. Unë shpresoj që Lulzim Basha të mos jetë dhe mos të investohet në një lobing kundër hapjes së negociatave edhe në prezencën e fundit në Berlin. Por në një vend, në vendin më të rëndësishëm të anëtarëve të BE-së, ku procedura që Bundestagu përcakton për shqyrtimin e rekomandimit nga ana e KE-së kalon qoftë në Komisionin për Çështjet Europiane apo dhe në vendimmarrjen e Grupeve Parlamentare, Lulzim Basha, sikurse dhe ne me të majtën gjermane, duhet të bëjë të njëjtën gjë, që mbështetja politike e gru-

peve politike të përfaqësuara në Bundestag të jetë për ta kaluar sa më shpejt në këtë procedurë parlamentare çështjen e hapjes së negociatave. Rekomandimi nga ana e Komisionit është tashmë pa asnjë kusht, që do të thotë që dhe vendet anëtare do ishte mirë që këtë proces ta kalonin të tillë. Nga se lind dyshimi juaj z. Balla? Keni informacione që Basha po lobon për të kundërtën? Unë iu përgjigja pyetjes së koleges tuaj, e cila më informoi që Basha është në Berlin për takime me përfaqësues të politikës gjermane. Nisur nga ky fakt, dua t’ju them që do të ishte mirë që si çdo politikan shqiptar, çdo qytetar i përgjegjshëm shqiptar, kur të flasë në anglisht apo në gjermanisht, të flasë mirë për vendin e vet. Z. Balla, kush mund të jenë vendet që mund të na rrezikonin në qershor? Është ende Franca apo dhe Gjermania një rrezik për Shqipërinë, sepse vendimi final është në qershor dhe jo nesër? Vendimmarrja përfundimtare është ajo e vendeve anëtare, të cilat në nivelin më të lartë të hierarkisë ndërinstitucionale të BE-së, Këshilli Europian është organi vendimmarrës më i lartë. Shqipëria ka një mbështetje të fortë dhe pozitive qoftë në Komision, qoftë në Parlamentin Europian, edhe në vendet anëtare. Unë nuk dua të hyj në identifikim vendesh të veçanta. Unë sot dua të ndaj me shqiptarët faktin që Shqipëria nesër pret një lajm shumë të mirë.

KREU I PD-SË POHON SE CDU-CSU MBËSHTESIN ÇELJEN E NEGOCIATAVE: TË ÇLIROJMË VENDIN NGA KRIMI

Basha nga Berlini: Mbështesni ëndrrën e shqiptarëve për t’u anëtarësuar në BE N

ga Berlini, atje ku po zhvillon një takim në Bunderstagun gjerman, kryetari i PDsë Lulzim Basha dha mesazhe të qarta se opozita është duke punuar për çeljen e negociatave me BE. Në një komunikim me video përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin “Facebook”-ut nga Bunderstagu, Basha tha se Partia Demokratike ka kërkuar mbështetje për Shqipërinë dhe shqiptarët, për një ëndërr siç është ajo e anëtarësimit në BE. Basha dhe delegacioni që e shoqëron zhvilloi takime me ekpertë të politikës së Jashtme dhe Sigurisë në Bundestagun gjerman dhe të kancelares Merkel, gjatë vizitës që po zhvillon në Berlin. “Jemi në Bunderstag, në

takime me ekspertët e politikës ë jashtme dhe të Sigurisë nga Zyra e Kancerlares Merkel dhe nga grupi CDU-CSU për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Kemi kërkuar mbështetje për Shqipërinë dhe shqiptarët, për një ëndërr për t’u anëtarësuar në BE, por edhe si përpjekje për të plotësuar kriteret e paplotësuara deri tani, kundër krimit të organizuar, reformës në drejtësi, dhe korrupsionit, siç ishte dhe rasti i fundit, ai i Kukësit. Të gjitha këto janë arsye të thella të partnerëve tanë, arsye për të dyshuar. Ndaj ne si PD i kemi garantuar që ta shohin këtë si një proces i cili mundëson vazhdimin e betejës për të çmontuar krimin e organizuar. Për të çmontuar narko-shtetin,

për të luftuar korrupsionin, për të vendosur që qytetarët të jenë të barabartë para ligjit. Për të vendosur politikanët e korruptuar dhe me lidhje kriminale para drejtësisë, për të çliruar ekonominë nga monopolet dhe për të vijuar betejën si parakusht i zhvillimit ekonomik që krijon vende pune. Përmes hapjes së negociatave kemi kërkuar që të vijojmë betejën tonë si opozitë për t’u çliruar nga padrejtësitë dhe korrupsioni dhe përqendrimi i pushtetit në një dorë të vetme. Diskutimi i parë sot ka shkuar shumë mirë. Do vijojmë nesër me anëtarë të Komisionit të punëve të Jashtme të Bunderstagut. Këto janë lajmet nga Berlini, do ju mbajmë të informuar”, tha dje Basha.


POLITIKE

8 E martë, 17 Prill 2018

Qeveria interpelancë me minatorët, Ahmetaj: Disa nga propozimet janë të mundshme që të reflektohen

M

e Ministrat Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj në krah, kryeministri Edi Rama zhvilloi një interpelancë online me themeluesit e Sindikatës së Minatorëve “Janar 1991”, sot të dalë në pension, për ecurinë e projektit të Statusit të Minatorit. Përveç Statusit, ish-minatorët shtruan kërkesat e tyre për rritjen e pensionit minimal, rritjen e pagës minimale dhe përshkallëzimin e moshës së pensionit. Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, tha se qeveria ka një draft të dakordësuar me Sindikatat mbi të cilin po punohet, ndërsa e cilësoi të mundshme kërkesën e minatorëve për rritjen e pagës minimale. “Të paktën nga takimet e fundit që kemi bërë, edhe në Ministri, u ra dakord që të përpunohet një draft i përbashkët nga sindikatat, gjë që nuk u realizua nga të gjitha sindikatat. Fatmirësisht, brenda prillit, ne kemi një draft deri diku të dakordësuar, ku dalin në pah disa elemente kryesore të kërkesave tuaja. Në vitet e kaluara realizuam uljen e moshës së pensionit, që dhe kjo është një arritje me kosto financiare për shtetin, por u arrit dhe ishte një gjë shumë e mirë që ndodhi dhe që praktikisht gjeti mbështetjen e të gjithë grupimeve të minatorëve. Nga ana tjetër, ne kemi pritur që të vijë ky draft i dakordësuar. Në prill, një grup i sindikatave të tjera kanë paraqitur një propozim. Unë do të inicioj shumë shpejt, sa të mbarojmë këtë interpelancë, që grupi i punës të takohet përsëri me të gjithë përfaqësuesit e sindikatave, për të diskutuar këtë draft të fundit, ku ka disa kërkesa. Ka implikime financiare, këtë nuk duhet ta fshehim dhe ne për këtë jemi, që të gjejmë atë që është e realizueshme. Mendoj

Gjiknuri premton: Paga më të larta për minatorët. Po punohet për Statusin

që pjesa e pagës minimale mund të realizohet, nuk shoh ndonjë problem. Edhe sot, në realitet, në kompanitë e minierave, edhe nga informacionet që kam dhe nga trysnitë si shtet, kanë arritur e kanë filluar t’i paguajnë më lart minatorët. Minatorët nuk është se kanë paga të ulëta, të papërfillshme, kanë filluar të paguhen më mirë. Jam dakord që duke vendosur dhe një kufi ligjor, kjo mund të bëhet më e trysnueshme, më e kontrollueshme nga shteti, nëpërmjet Inspektoratit të Punës apo institucione të tjera fiskale dhe mendoj se këtu mund të gjejmë një dakordësi. Pjesa tjetër janë çështje që kanë implikime financiare dhe ne duhet t’i shikojmë sëbashku, që të gjejmë një

të mesme të arsyeshme”- theksoi ministri Damian Gjiknuri. Kreu i Financave Edhe Ministri i Financave Ahmetaj vlerësoi se disa nga propozimet e minatorëve janë të mundshme për t’u reflektuar. “Do doja t’i referohesha vitit 2015, ku ka qenë një premtim i kahershëm i Kryeministrit, që në opozitë, për moshën e pensionit dhe u realizua me atë vijëzim shumë pozitiv që ju e keni mbështetur, nga 12.5 vjet deri në 30 vjet, që besoj shumë prej jush, apo prej gjeneratave të minatorëve kanë përfituar ulje të moshës së pensionit. Besoj se dhe në ato kalkulime që kemi bërë, edhe ai përshkallëzim që iu referua Fiqiriu është i mundur,

do ta shikojmë me kujdes në atë tryezë të përbashkët. Disa nga propozimet janë të mundshme që të reflektohen, kuptohet në një diskutim e një debat e dakordësi të përbashkët. Në çdo rast do më duhet që të theksoj që paketa sociale e qeverisë ndër vite ka qenë jashtëzakonisht shumë solidare, brenda mundësive të buxhetit të shtetit. Mos harroni që vetëm medikamentet për gjithë shqiptarët janë rritur, pra, rimbursimet janë rritur me 30%, që është një paketë solidariteti shumë e rëndësishme edhe për ata që nuk janë të siguruar. Unë besoj që këtë javë të ritakohemi dhe të vazhdojmë këtë diskutim që sapo filluam sëbashku këtu”- tha kreu i financave, Arben Ahmetaj.

TABELË

Kërkesat e ish-minatorëve në interpelancë

- Pagat minimale jo më pak se 200% e pagës minimale zyrtare. Për këto kërkesa për referim kemi kohën e diktaturës. “Edhe pse nuk mund të flasim për standartin e jetesës, por në raportin mes profesioneve dhe elementëve të tjera si pagat e pensionet, ne ishim njëlloj si gjithë bota e qytetëruar. I referohemi vetëm raporteve. Në kërkesat tona ne kemi kërkuar dukshëm më pak se në raportet e asaj kohe. Kemi kërkuar që pensioni minimal të jetë 131% e pagës minimale”thanë minatorët. - Element tjetër që ata ngritën për diskutim ishte përshkallëzimi i moshës së pensionit, është reale që nëse një minator me 12 vjet nën tokë, dhe 30 vite punë gjithsej, del me 55 vjeç në pension. Ndërsa, “dikush që ka më pak muaj punë të dalë me 65 vjeç në pension”- thanë miinatorët. - Për ata që humbin jetën në minierë, kërkojmë përkujdesje maksimale për familjet e minatorëve që humbin jetën.

KRYEMINISTRI NË INTERPELANCË: KEMI HEQUR TAKSËN MBI ILAÇET, QË ISHTE 10% PËR ÇDO ILAÇ

S

igurimi i jetës për minatorët do të jetë i detyrueshëm. Kryeministri Edi Rama gjatë një interpelance online të zhvilluar paraditen e djeshme me përfaqësues të sindikatave të minatorëve deklaroi se qeveria ka në plan t’u imponojë kompanive të sigurimit sigurimin e jetës së çdo minatori. Trajtimi i familjeve të minatorëve që humbasin jetën në miniera, ishte një ndër kërkesat e sindikalistëve. Kryeministri shpjegoi se do të jenë shoqëritë e sigurimeve që do të përgjigjen për familjen siç parashikohet në skemat e sigurimeve për jetën. “Në raport me jetën dhe me çfarë ndodh pas, për familjet e atyre që fatkeqësisht humbin jetën, duhet të kemi parasysh se rruga nuk është buxheti, por sigurimi i jetës dhe ky është pjesë e planit të qeverisë që do t’u imponojë kompanive, sigurimin e jetës së çdo minatori. Është shoqëria

Edi Rama: Sigurimi i jetës për minatorët do të jetë i detyrueshëm e sigurimeve që përgjigjet për familjen, siç parashikohet në skemat e sigurimeve për jetën”, deklaroi kryeministri. Sipas kreut të ekzekutivit, kemi pasur reduktim drastik të humbjeve të jetëve në miniera si rezultat i rritjes së ligjshmërisë në këtë sektor. Të pranishëm në interpelancën e djeshem ishin edhe ministrat Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj. Ish-minatorët shtruan kërkesat e tyre për rritjen e pensionit minimal, rritjen e pagës minimale dhe përshkallëzimin e moshës së pensionit. Njëri prej ish-minatorëve do t’i kërkonte me humor kryeministrit rishikimin e barrës fiskale

për këtë kategori. “Prije pak timonin majtas se po ecën shumë djathtas, ne e dimë që shteti me taksa mbahet por jemi njerëz të sëmurë, me ilaçe”- i tha minatori Ramës. Ndërkaq, në përgjigjen e tij ndaj kërkesave të minatorëve

, kryeministri Rama theksoi se qeveria ka hequr taksën mbi ilaçet. “Unë po e nis me kërkesën për taksat se besoj se ka një keqkuptim të madh për taksat, dhe po prek çështjen e ilaçeve. Sot në Shqipëri ka një dallim

të madh mes aksesit të medikamenteve të popullatës me çka ishte më parë. Kemi hequr taksën mbi ilaçet, që ishte 10% për çdo ilaç që merrnin njerëzit në nevojë. Kemi përfshirë në listën e ilaçeve që merren falas 600 mijë njerëz që nuk janë pjesë e sistemit të sigurimeve, kemi rritur listën e ilaçeve të rimbursueshme. Dhe taksën e karburantit që ne e kemi vlerësuar se do ishte më e udhës që të rrisnim aty një taksë që nuk do rëndonte xhepat e shqiptarëve, më mirë se një taksë që do ju bëhej barrë. Ju sfidoj të më tregoni një taksë të vetme që ka rritur qeveria. Nëse njerëzit ishin mësuar mos paguanin drita, ujë, kostot e shërbimeve dhe sot i paguajnë këto nuk janë taksa, këto janë pagesa për shërbime që kanë brenda një mall që paguhet”- tha dje kryeministri Edi Rama.


POLITIKE INTERPELANCA ONLINE

9 E martë, 17 Prill 2018

PDK, Ndoka: Rama i trajton qytetarët sikur flasin nga Siria Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, foli dje për tensionet në parlament të seancës të së enjtes së kaluar. Ndoka tha se fytyra e parlamentit është fytyra e kryeministrit, dhe akuzoi Edi Ramën se është i rrezikshëm për drejtimin e vendi. “Politikan problematik, në marrëdhëniet që ka krijuar me opozitën dhe njerëzit e këtij vendi. Rama e ka tejkaluar

misionin e tij si politikan e kryeministër duke e vënë vendin në rrezik. Parlamenti ka fytyrën e mazhorancës, dhe zënkat e përplasjet aty lidhen me Ramën dhe papërgjegjshmërinë e tij. Opozita është e detyruar të jetë aty përballë një kryeministri që thyen çdo ligj e etikë përballë qytetarëve. Rama në mendësinë e tij ka modele komuniste, ai mendon që do qeverisi në mënyrë demokratike me qytetarët,

i trajton qytetarët sikur flasin nga Siria nëpërmjet Skype-t. Në vend që të flasë drejtpërdrejtë me ta, bën interpelancë. Kjo është tallje e hapur. Kjo është edhe kosto për opozitën, e cila nuk gjen veten në atë parlament. Fytyra e këtij parlamenti është fytyra e kryeminsitrit, nëse ai zbaton ligjet e respekton opozitën, do kishim një parlament normal”, u shpreh dje kreu i demokristianëve, Nard Ndoka.

Deputeti i LSI-së: Qeveria asgjë për minatorët, vetëm video-konferenca me gënjeshtra dhe mashtrime për ta

B

ilanci i humbjeve njerëzore që vjen nga [punimet e nëntokës është tragjik. Janë gjashtë minatorë që kanë humbur jetën në 6 muajt e fundit në zonat e Dibrës. Shifrat i publikoi dje deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu. Në një deklaratë për shtyp nga selia e LSI-së, Përparim Spahiu këmbënguli në nismën e tij parlamentare e cila u refuza nga mazhoranca qeverisëse pak muaj më parë, duke kërkuar miratimin e menjëhershëm të Statusit të propozuar nga LSI-ja. Sipas deputetit të Bulqizës, statusi i minatorit mund ti jepte këtyre familjeve një minimum jetik. Nga ana tjetër ai theksoi se qeveria gënjen prej 3 muajsh, duke premtuar për statusin e minatorëve, duke e zvarritur këtë çështje gjithnjë e më shumë. Në vijim, deputeti i LSI-së paralajmëroi se do të nisin protesta të mbështetura nga LSI-ja, pikërisht lidhur me kërkesat e minatorëve që siç tha ai, kërkojnë miratimin e statusit të tyre, duke filluar me protesta të njëpasnjëshme të mbështetura fuqishëm nga LSI. “Dy ditë më parë një 37 vjeçar humbi jetën tragjikisht në galeritë e Bulqizës. Pa ditë më parë një tjetër u vra aksidentalisht në atë të Klosit. 6 minatorë janë vrarë në 6 muajt e fundit në galeritë e këtyre zonave. Këto fatkeqësi bëhen akoma dhe më të rënda kur lënë pas familje pa asnjë mbështetje

ISH-KRYEMINISTRI

I

sh-kryeministri Sali Berisha ka komentuar bashkëbisedimin përmes një video-konference që pati sot pasardhësi i tij Edi Rama me minatorët e Bulqizës. Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare të rrjetit social “Facebook”, deputeti demokrat theksoi dje se Kryeministri Edi Rama ka frikë të përballet me minatorët, ndërkohë që nuk i kurseu ironitë në drejtim të tij. Kryeministri Rama gjatë një interpelance të zhvilluar me përfaqësues të sindikatave të minatorëve deklaroi se qeveria ka në plan t’u imponojë kompanive të sigurimit sigurimin e jetës së çdo minatori. “Edvini vazhdon serinë e takimeve “qejfi

Spahiu: Rama gënjen, të miratohet Statusi i Minatorit, ose do nisim protesta të fuqishme

financiare pa asnjë të ardhme, pa asnjë shpresë. Kur fëmijë të mbetur jetimë nga humbja e prindit rrezikojnë edhe ndihmën ekonomike pasi babai mund tju ketë lënë një shtëpi apo dhe makinë. Situatën e tyre mund ta lehtësonte vetëm statusi i minatorit duke iu siguruar një minimum jetik këtyre njerëzve të punës më të vështirë dhe më të rrezikshme për jetën, që kanë dhënë kaq shumë për ekonominë e këtij

vendi. Kanë kaluar rreth 3 muaj, kjo qeveri, ky kryeministër ka rrëzuar Statusin e Minatorëve. Mes votuesve që ngritën dorën kundër ishin mjaft deputetë të zgjedhur nga minatorë në të gjithë Shqipërinë. Mes tyre është edhe gënjeshtari më i madh i minatorëve të Përrenjasit, kryetari i grupit parlamentar të Rilindjes. Qeveria nuk dha asnjë argument bindës se përse e rrëzoi këtë status, i depozituar në Kuvend

që në mars 2017 dhe i ngjashëm me atë të naftëtarit. Gënjeu dhe vazhdon të gënjejë që shumë shpejt do të dorëzojë propozim për minatorët. Por përveç zvarritjes disa mujore asgjë nuk ka sjellë deri tani. Pushteti vret për statusin e tij të ndenjies s në karrigen e pushtetit. Ndërsa statusi i minatorit mbetet “hallexhi” i dënuar me vdekje. Kryeministri i sotëm dikur Kryetar opozite në 2011 përbetohej për minatorët.

Ai u kërkonte votën banorëve të Bulqizës me premtimin që minatorët do të merrnin atë që u takon. Madje bënte thirrje që minatorët të bëheshin bashkë kundër sundimit të së keqes. E pamë edhe sot ku në vend që të shkonte te galeria ku minatori humbi jetën gjë që asnjëri se ka bërë, të kërkonte nga organet përkatëse, zbardhjen e ngjarjes e të shikonte me sytë e tij kushtet skandaloze ku minatorët punojnë na shfaqet në një video konferencë të shëmtuar a thua se ai dhe qeveria e tij akoma nuk e dinë se çfarë minatorët kërkojnë. Minatorët i pamë dhe do të vazhdojmë ti shohim në protesta masive përpara kryeministrisë deri në miratimin e statusit. Që të gjitha qeveritë ia kanë borxh. Valën e protestave këtë vit e nisën minatorët, e vazhduan naftëtarët, kuksianët e më pas biznesi i vogël. LSI ashtu siç ka mbështetur çdo iniciativë që ka lidhje me mirëqenien e çdo shqiptari absolutisht do të mbështesë dhe përkrahë shtresën më të vuajtur të shoqërisë, por që i ka dhënë më shumë se çdo kush tjetër, minatorët”- deklaroi Spahiu.

Interpelanca me minatorët, Berisha ironizon Ramën

ma ka, por by… nuk ma mban”! Të dashur miq, sot Edvin Kristaq Rama nuk shkoi dot nga frika të takonte minatorët e Bulqizës,

ndonëse kanë pasur dy vdekje radhas, por i thirri ata në takim online, pra me internet. Kjo tani po thirret në të gjitha mediat

sociale si seria e takimeve “qejfi ma ka, por prapanica nuk ma mba”! Një javë më parë ai zhvilloi një takim të tillë me bizdemenin siçilist Gjici dhe disa punonjës të tij kuksianë” – tha ish-kryeministri Berisha në reagimin e tij. Ish-minatorët, themelues të sindikatës së minatorëve “Janar 1991”, në një interpelancë me kryeministrin kanë kërkuar që në projektligjin e ri për statusin e minatorit të rishikohet masa e pensionit dhe e daljes në pension. “Ne kemi kërkuar që masa e pensionit minimal të miratohet, jo më pak se 131 për qind e pagesës minimale zyrtare. Ndërsa

për pagat minimale në miniera, kemi kërkuar të jetë jo më pak se 200 për qind e pagës minimale zyrtare. Përshkallëzimi i moshës së pensionit. Në qoftë sipas ligjit, me 12.5 vjet nëntokë, dhe 30 vjet gjithsej, del në pension 55 vjeç, dhe në tjetër që ka një muaj me pak nëntokë del në pension në moshën 65 vjeç. Ne reflektojmë që edhe këtu të vendoset përshkallëzimi, si shumica dërrmuese e vendeve të qytetëruara, pra të reflektohet përshkallëzimi, se kështu siç parashikohet është e padrejtë”- theksuan ish-minatorët në komunikimin e djeshëm me qeverinë.


KOMENT

FORUM

E martë, 17 Prill 2018

A ka bythë Opozita? Të pafajshmit në burg, kriminelët në liri… Kjo është Shqipëria Europiane?

Nga Artur ZHEJI

D

jemtë kuksianë ngelën ende në burg. Dhe nuk janë vetëm ata, në Shqipërinë e sotme, që po afron përherë e më shumë me Shqipërinë socialiste të diktaturës së dikurshme. E kollajshme për të shkuar prapa hekurave dhe e vështirë për të dalë prej tyre, nëse nuk je një vrasës serial, nëse nuk ke miq të fuqishëm në politikën që është në pushtet apo nëse nuk e gjen dot korridorin e duhur për të paguar me para në dorë, personin e duhur… Djemtë protestues të Kukësit, duken

INTERVISTË

Intervistoi: Jonida Halili

D

10

eputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu në një intervistë për “Koha Jonë” ka deklaruar se opozita do vijojë betejën e saj, pavarësisht vendimeve arbitrare të qeverisë “Rama”. “Revolta e qytetarëve ndaj qeverisë do përshkallëzohet, po ashtu dhe aksioni opozitar duke bashkuar zërin e saj dhe betejën e saj me qytetarët të cilët sot po i thonë STOP këtij regjimi që po tenton të instalohet në vend”,- shprehet deputeti demokrat Balliu. Në lidhje me përjashtimin për 10 ditë nga Kuvendi, ai shprehet se në rast se është thyer Rregullorja, duhet të merren masa ndaj tij dhe secilit deputet. Deputeti demokrat thotë se opozita do të vijojë me mosbindjen civile duke përdorur metoda të tjera proteste. Byroja e Kuvendit ka vendosur të përjashtojë 6 deputetë të opozitës, si dhe ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati për 10 ditë, për shkak të incidentit që ndodhi në seancën e shkuar. Si ju duket vendimi i Byrosë? Byroja e Kuvendit gjatë gjithë kësaj kohe ka treguar se është kthyer në një Byro Politike. Deputetët e opozitës vijojnë të ndëshkohen ndërsa Edi Rama, shkelësi më i madh e Rregullores nuk është ndëshkuar në asnjë rast. As edhe kur fyeu publikisht mbarë popullin shqiptar rreth 3 javë më parë nga foltorja e Kuvendit. Nëse kam thyer Rreg-

sot të harruar, muri i shurdhët i Gjykatës së Kukësit, duket se ka korrur një fitore të heshtur, familjarët janë demoralizuar, opinion publik shqiptar është dembel, memec apo i pakët në numër. Procedurat burokratike të së ashtuquajturës drejtësi shqiptare, janë një taktikë e mirëfilltë, për të fituar kohë dhe për të studiuar se kush do të fitojë nga palët politike dhe se kush do të ketë rolin vendimtar te Vettingu. Opozita është e paqartë dhe u largua shpejt nga protesta për lirimin e të

burgosurve kuksianë. A kanë bythë opozitarët të vendosin krevatet dhe çadrat e tyre, në dyert e burgut dhe të Gjykatës që ka dhënë një vendim të padrejtë? A i shoqërojnë opozitarët shqiptarë, fjalët bombastike me veprat e duhura të një proteste, të një greve urie, të një sakrifice në emër të një Kodi Moral, të shkelur me këmbë nga Gjykata e Kukësit dhe nga Prokuroria? Duket se jo! Është e gjatë lista e kriminelëve të lirë apo të liruar kundrejt pagesës

korruptive dhe mbështetjes elektorale të bandave të tyre. Pse nuk botohet kjo listë nga opozitarët? Popullin në këmbë e ngrenë vetëm të vërtetat e mëdha dhe të rrezikshme, të cilat denoncohen me guxim në publik. Ndryshe publiku rri më së shumti në shtëpi… Të pafajshmit në burg, kriminelët në liri… kjo është Shqipëria Europiane? Me sa duket:”Po!” 360gradë.al

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu: Do t’ja nximë jetën qeverisë Rama, siç ajo ua nxin jetën qytetarëve shqiptarë

Balliu: Përshkallëzim të aksionit opozitar ulloren, jam dakord të merren masat ndaj meje dhe secilit deputet. Por Rregullorja duhet të jetë njësoj për të gjithë parlamentarët, pavarësisht kaheve politike e po ashtu dhe për Kryeministrin që shau shqiptarët. Gramoz Ruçi nuk di të veprojë ndryshe, ndaj po tenton rikthejë luftën e klasave, si biri i etërve komunistë. Opozita do të vijojë betejën e saj pavarësisht vendimeve arbitrare të Byrosë Politike. Deputetët e opozitës deklaruan se në seancën e radhës nuk do të qëllojnë vetëm me miell, por edhe me sende të tjera, a është kjo e vetmja rrugë që i ka mbetur opozitës në një moment të tillë? Revolta e qytetarëve ndaj qeverisë do përshkallëzohet po ashtu dhe aksioni opozitar do përshkallëzohet duke bashkuar zërin e saj dhe betejën e saj me qytetarët të cilët sot po i thonë STOP këtij regjimi që po tenton të instalohet në vend. Regjimi i krimit dhe i mafies nuk mund të lejohet, ndaj populli çdo ditë e më shumë po e tregon se nuk e pranon. Në të njëjtin nivel refuzimi është edhe opozita, si e vetmja shpresë për të ardhmen. Unë mund të them sot vetëm kaq. Do t’ja nximë jetën qeverisë Rama, siç ajo ua nxin jetën qytetarëve shqiptarë. Në asnjë moment qeveria e bandave dhe e depresionit nuk do të jetë e qetë as në Parlament dhe askund, deri

sa ajo të largohet nga drejtimi i vendit. Vendimi për refuzimin e kësaj qeverie ishte i përbashkët dhe kërkesë e qytetarëve. Ka zëra që thonë se aksioni i opozitës ishte i urdhëruar nga Sali Berisha, si i komentoni ju? Mund t’ju them se çdo herë që Sali Berisha këshillon ato këshilla merren parasysh, pasi ai nuk është thjesht aset partiak, por një aset kombëtar. Është një krenari e veçantë për mua që të jem në të njëjtin grup parlamentar ku ndodhet edhe Sali Berisha. Njeriu që ndërtoi sistemin demokratik në vendin tonë. Por sigurisht, aksioni opozitar vendoset nga strukturat më të larta të partisë dhe Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Sa do zgjasin protestat pasi të jemi realist nga ana e PD-

së kanë qenë të rralla, por ndërkohë po fillojnë të bëhen të shpeshta? Aksioni qytetar, i mbështetje nga Partia Demokratike sapo ka filluar. Por aksioni i opozitës do të vazhdojë deri në largimin e kryebanditit Rama. Nuk ka kthim pas dhe nuk mund të ketë. Vendi është buzë greminës dhe kjo për faj të keqqeverisjes së vendit nga kryebanditi Edi Rama. Çdo ditë qytetarët po ndjejnë barrën e vendimeve të kësaj qeverisjes, e cila duhet refuzuar me çdo cmim dhe çdo kosto. Çfarë po ndodh me atë që është quajtur aksioni i mosbindjes civile? Mosbindja civile ka filluar ashtu siç e patë, u bllokuan rrugët, kryeministri nuk hyri dot në Shkodër. Kjo mosbindje civile do të përshkallëzohet nëse kryemin-

istri dhe bandat e tij nuk largohet. Kam bindjen që të gjithë bashkë do t’ja dalim. Bashkimit të qytetarëve nuk ka asnjë qeveri që mund ti bëjë ballë. Nuk mund ti dalë përballë. Pasi populli i një vendi demokratik ka shumë më shumë pushtet sesa një kryeministër ilegjitim, siç është Edi Rama. Ju kërkoni largimin e kryeministrit Edi Rama, si do të vazhdojë kjo kërkesë e opozitës dhe ku bazoheni për ta kërkuar këtë? Arsyeja pse kërkojmë largimin e Edi Ramës është e qartë. Rrënimi ekonomik që ai po instalon në vend. Lidhjet e pazgjidhshme të tij me krimin dhe bandat. Agjenda e tij politike antikombëtare që po e vështirëson çdo ditë e më shumë bashkëpunimin e Shqipërisë dhe Kosovës. Vjedhjet masive në Buxhet. Mos të harrojmë që në 2017 janë zhdukur 780 milionë euro nga Buxheti i Shtetit në drejtim të paditur. E po ashtu janë zhdukur në drejtim të paditur edhe drejtorët e policisë së Vlorës apo Saimir Tahiri që nuk i dorëzohet drejtësisë pavarësisht akuzave shumë të rënda. Vjedhja e zgjedhjeve me paratë e Drogës. Me Ramën nuk ka zgjedhje, nuk ka prosperitet, nuk ka zhvillim, nuk ka luftë me bandat por bashkëpunim, nuk ka Europë me Ramën. Por ka krim, varfëri, rrënim ekonomik, pasiguri dhe këtë ne s’mund dhe nuk do ta lejojmë.


FORUM Nga Frrok Çupi

K

FORUM

E martë, 17 Prill 2018

Kur priten vilakët

OPINION ur dëgjova lajmin se deputetit të vetëm të zgjedhur nga populli, Tomë Doshi, ambasada e Amerikës i ndaloi vizën hyrëse për në Amerikë, më erdhi në mendje biseda e hollë burrash e dekadave të shkuara… Një histori të shkurtër, por shumë të mençur burrash në Odat e Veriut, e tregonin edhe deri në vitet e fundit në Mirditë. Në fakt sapo kishte ndodhur: Në një dasmë, krushqit mbërritën me pak minuta vonesë në vendin e caktuar- diku në një kodër ku shfaqej shtëpia e babait të nuses. Por vonesa shpaguhej. Krushqit u pritën ftohtë në shtëpinë e nuses. Shpagimi u krye me vonesën për të ‘dhënë’ nusen. “Ju keni kohë boll- u tha krushqve dikush nga fisi i nuses- të rrimë, ndoshta

11

nesër e japim”. Por kjo do të ishte thuajse tragjike sikur nusja të mos sillej te dhëndëri ditën e dasmës… Atëherë nisi kuvendi në Odë. Burrat e fisit bënin kuvend mes veti. Njeri tha: “U lodha dje, kam hipur nëpër lisa; ua këputa kokën vilakëve”. (Vilakë janë lisat e rinj e të drejtë). Por si vilak ishte edhe krushku i parë, një djalë i ri e i gjatë… … Ja kjo ishte biseda ‘nga mali në mal’, që bëhej në kullat e Veriut. Tani psikoza e ‘prerjes së vilakëve’ afrohet më shumë mes nesh. ‘Prerja e kokës’ së deputetit Tomë Doshi ma solli akoma më afër. Ndërsa dikur për ‘vilakët’ përdoreshin disa biseda në kulla, tani përdoren superfuqitë. Pse duhej përdorur Ameri-

ka, aleate e madhe dhe fuqi botërore, për të prerë kokën e një malësori të suksesshëm? Kjo e bën edhe më simpatike çështjen. Të gjithë trimat e vërtetë janë ‘vrarë’ me dorën e tjetrit. Madje edhe me duar të fuqishme pushteti e shtetesh. Vetë Tomë Doshi është nipi i Prekë Calit, burrit të madh të ardhetarizmës shqiptare që nuk u ep para ushtrive të kryeministrit komunist Mehmet Shehu dhe dha jetën përballë armëve të regjimit. U deshën ushtri, jo një pushkë për të vrarë Prekë Calin. Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë për Shkodrën në vitet ‘50, Haxhi Hajdar Mani, që doli kundër kolektivizimit të bujqësisë dhe të njerëzve, u vra nga regjimi duke i sulmuar shpellën me tanke dhe ushtri të madhe… Ndue Nufi, legjendë e trimërisë në Shkodër, u vra me

mortaja të gjermanëve sepse nuk pranoi që të dilnin vajzat partizane… ‘Vilakët’ u prenë me dorë të fortë. Po cilat janë arsyet pse sulmohet Tomë Doshi, që ka kokën lart për shkak të kontributeve të tij? Një arsye: Tomë Doshi është i vetmi deputet në këto 30 vjet që është zgjedhur me vota direkt nga populli. Është deputeti që ka marrë më shumë vota në historinë e Parlamentit… Kjo është arsye e mjaftueshme. Deputetët çapaçulë, që zvarriten dhe përfaqësojnë zeron- këta nuk ka arsye të sulmohen. Një arsye tjetër: Tomë Doshi ka bërë gabimin e madh që beson te Krishti. Madje ka dëshmuar se është një nga njerëzit e afërt të Vatikanit,

Vettingu, drejtësi popullore apo gjykatë ushtarake?

Nga Sokol PAJA

S

hkarkimi i disa gjyqtarëve dhe prokurorëve nga organet e Vettingut për faktin se nuk kalojnë testin e pasurisë, ngjason me një gjyq ushtarak komunist. Ashtu si pas ‘45-ës ku komunistët rrafshuan gjithçka, u morën pasurinë kundërshtarëve, duke i shpallur kulakë dhe armiq, edhe gjyqet e fundit të Vettingut me atë se çfarë po shohim, ngjasojnë me gjykatat ushtarake me fokus të vetëm pasurinë. Një gjyqtar, një prokuror, një njeri i drejtësisë si fillim duhet vlerësuar profesionalisht. Si ka dhënë drejtësi, njeriu i drejtësisë? Kjo është pyetja profesionale që duhet të ndiqet në gjykimin dhe vlerësimin e njerëzve të drejtësisë. Gjykimi vetëm pasuror është i pamjaftueshëm, tërësisht tendencioz, i rrezikshëm, sigurisht edhe jo profesional. Po gjykohet dhe kontrollohet një njeri i drejtësisë dhe jo një drejtor tatimesh. Si shpjegohet fakti që asnjë njeri i drejtësisë nuk është shkarkuar si shkak kontrollit të figurës, apo vlerësimi i aftësive profesionale, por për vlerësimin e pasurisë? Drejtësia e re duhet të shërohet, duke filluar nga themelet jo nga koka. Më shumë sesa një pasuri e krijuar në

të Papa Franceskut dhe Papa Retzinger, katolik i devotshëm që vë besimin dhe mëshirën para çdo sjelljeje me të varfrit. Por edhe betimin për kombin e familjen. Këto janë momente të vështira për ‘vilakët’ e kristianizmit, sidomos në momente kur edhe këtu po legalizohen martesat brenda të njëjtës gjini. Besimi është një nga kolonat kryesore të konservatorëve të përfaqësuar nga presidenti amerikan Trump, Brexit etj. Por fryma e Trump nuk ka mbërritur akoma në këtë vend; deri tani sundon fryma e libertarianëve Hillary dhe Obama. Ambasada amerikane, me siguri bazohet mbi këto udhëzime, jo të konservatorit Trump.. Ka disa arsye pse i ‘pritet koka’ Tomë Doshit. Veritas.com.al

mënyrë të paligjshme nga një njeri i drejtësisë, duhet hetuar fuqimisht dhe thellësisht dëmi i shkaktuar nga vendimmarrja me qëllim krijimin e kësaj pasurie të paligjshme. Them se Vettingu ngjan me një gjykatë ushtarake komuniste, sepse mjaftohet vetëm me largimin e një njeriu nga drejtësia pa dhënë llogari më pas, duke i thënë se ke pasuri të pajustifikuar dhe nuk i thotë se, në cilat raste ka bërë korrupsion, si i ka vjedhur qytetarët, kur dhe ku ka marrë vendime në dëm të qytetarëve dhe të republikës, cili është problemi ligjor, moral dhe profesional i këtij njeriu

që ikën. Të larguarit duhet të japin llogari si fillim profesionalisht më pas ekonomikisht dhe moralisht. Reforma e drejtësi nga një drejtësi popullore e themeluar nga ushtruesi i sovranitetit të popullit, sot me bindje mund të themsi se ngjan as më pak dhe as më shumë me një gjykatë ushtarake komuniste. Vettingu solli një paralizë të institucioneve të drejtësisë. Gjykata Kushtetuese pothuajse e shkrirë, s’ka më anëtarë për një vendimmarrje, Gjykata e Lartë në minimum ekzistencial dhe në pamundësi vendimmarrje, një Prokurori e përfolur më shumë se kurrë,

në iligjitimitet dhe në humbje totale të besimit të publikut. Organe të reja të drejtësisë që u krijuan për të shëruar sistemin por në të vërtetë kanë krijuar një problem edhe më të madh në sistem. Drejtësia e së ardhmes duhet pastruar nga e kaluara dhe shëruar nga e tashmja. Pikë së pari nga drejtësia duhet të largohen ato gjyqtarë e prokurorë me të shkuar komuniste, që kanë burgosur, torturuar e internuar njerëz. Duhet të largohen ata gjyqtarë e prokurorë që kanë lidhje me ish sigurimin e shtetit. Drejtësia kurrë nuk mund të vijë nga dora e xhelatit. Gjyqet e vet-

tingut ngjallin disa pikëpyetje që përbëjnë anën problemore të reformës në drejtësinë e pseudoreformuar: Çfarë dëmi i kanë shkaktuar shtetit dhe qytetarëve shqiptarët drejtësidhënësit që po ikin? A duhet t’ju merret pasuria e vënë në kundërshtim me ligjin? Cilat janë vendimet problematike? Cili ka qenë dëmi i vendimmarrjes së njëanshme? Si do procedohet me pasurinë e paligjshme? Po për vendimet e tyre njerëzit që ikën kur do japin llogari? Njerëzit e prekur nga vendimmarrja e paligjshme a kanë të drejtë të rihapin nga e para process gjyqësor? Çfarë do bëhet me njerëzit e drejtësisë që s’do jenë më pjesë e procesit? Sa të rrezikuar janë nga bota e krimit dhe kontaktet e pambrojtura me këtë mjedis të kontaminuar? Kush do i mbrojë të pambrojturit? Si do të zëvëndësohet gjithë ajo trupë dhe ajo eksperiencë e kapital njerëzor, institucional e profesional? A mund të bëhet drejtësia me viktima të drejtësisë? Kujt i intereson dhe kujt do i shërbejë një drejtësi e brishtë dhe kontrolluar? P.S Ky shkrim është pjesë e Projektit të Institutit Shqiptar të Medias “Media dhe Reforma në Drejtësi”, mbështetur nga Ambasada Amerikane në Tiranë. Opinionet dhe gjetjet e shkrimit janë të autorit.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

12 E martë, 17 PRILL 2018

Certifikohen në Akademinë e Sigurisë 25 punonjësit e parë të Policisë Bashkiake

Veliaj: Policia Bashkiake ka ndryshuar cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve

P

unonjësit e Policisë Bashkiake po trajnohen nga Akademia e Sigurisë për t'u aftësuar në fushën e sigurisë publike. Grupi i parë i punonjësve të kualifikuar u certifikuan në një aktivitet ku mori pjesë zv/ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, Drejtori i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Mema dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Kryebashkiaku tha se në tre vjet Policia Bashkiake nuk ka ndryshuar vetëm imazhin, por mbi të gjitha cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve. "Gjenerata e Policëve Bashkiakë nuk ka ndryshuar vetëm imazhin, por mbi të gjitha cilësinë e shërbimit. Gjithmonë ka njerëz që mundohen të gjejnë një cen te Policia e Shtetit apo Policia Bashkiake. Por, po të shohim sa rrugë kemi bërë dhe ku e morëm si shtetin, si qytetin, them se më e mira është përpara. Kemi bërë mjaftueshëm

për t'i rrahur shpatullat njëritjetrit edhe për ta falenderuar", deklaroi Veliaj. Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar midis Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Brendshme, efektivët e Policisë Bashkiake po ndjekin një program mësimor që do të formojë dhe zhvillojë më tej aftësitë teoriko-profesionale, në shërbim të qytetarëve.

Veliaj nënvizoi se në një vend si Shqipëria me problematika të mbartura nga e kaluara, është e nevojshme inkurajimi i sjelljes qytetare. "Kjo nuk është një punë që do ta bëjmë vetëm, por njerëzit mund të inkurajojnë një sjellje qytetare. Një polic i shtetit ose i bashkisë nuk është vetëm roje me uniformë i sigurisë publike. Është edhe këshilltar, edhe psikolog", shtoi më tej kryebashkiaku. Kreu i Bashkisë tha se puna e Policisë Bashkiake dhe asaj të Shtetit për menaxhimin e qytetit, duke rritur sigurinë dhe krijuar një imazh pozitiv për vendin, ndikojnë pozitivisht në gjithë zinxhirin ekonomik të qytetit. "Një nga arsyet pse të huajt që vijnë raportojnë për një qytet perën-

dimor është pikërisht se shikojnë trotuare të lira, prona publike të pavandalizuara, shikojnë një qytet ku njerëzit respektojnë semaforin, vijat e bardha, ku shohin një polic të shtetit apo të bashkisë që ndihmon fëmijët që kalojnë trotuarin. Përshtypja që jep qyteti përkthehet në një shkrim, i cili lexohet nga miliona

të tjerë që nesër vijnë turistë, sjellin para për ekonominë", theksoi ai. Bashkia e Tiranës pritet të ndërmarrë një tjetër nismë për të rritur më tej sigurinë në kryeqytet, atë të policimit në komunitet. Veliaj tha se bashkë me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është rënë dakord që në çdo njësi administrative të ketë një punonjës policie, i cili do të ketë si fokus të punës zgjidhjen e problematikave të qytetarëve në drejtim të sigurisë dhe rendit. Ndërkaq, punonjësit e policisë mbollën edhe disa pemë në ambientet e Akademisë, duke iu bashkuar nismës së Bashkisë së Tiranës për gjelbërimin e qytetit.

pajisur me sistemin e ndriçimit, kosha të rinj për mbetjet si dhe me stola duke krijuar për

banorët të gjitha kushtet për të kaluar disa momente qetësie në lagje.

INVESTIMET

Bashkia transformon një tjetër bllok pallatesh në "Don Bosko" Një nga zonat më problematike të kryeqytetit në "Don Bosko" po transformohet tërësisht në një hapësirë të denjë për të gjitha grupmoshat. Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikualifikimin urban të bllokut të banimit në këtë zonë tepër të populluar të kryeqytetit, ku përveç rikualifikimit estetik të zonës, është përmirësuar edhe infrastruktura. Në këtë bllok banimi është bërë shtrimi i rrugicave duke shpëtuar njëherë e mirë banorët nga balta që krijohej gjatë periudhës së reshjeve si dhe nga pluhuri në verë. Zona është


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

13 E martë, 17 PRILL 2018

Presidenti viziton Fakultetin e Gjeologji Minierave të Universitetit Politeknik të Tiranës në kuadrin e Javës Botërore të Inovacionit dhe Krijimtarisë

Presidenti Ilir Meta: Të promovojmë vlerat e Shqipërisë

Gjatë bashkëbisedimit me pedagogë e studentë, Presidenti Meta shprehu keqardhje që tranzicioni i dha goditje të forta lëvrimit të disiplinave shkencore të këtij Fakulteti dhe shkencave ekzakte në tërësi. Kreu i Shtetit theksoi se ky Fakultet meriton një vëmendje dhe mbështetje më të madhe në përmirësimin e infrastrukturës akademike, në përditësimin e

P

residenti i Republikës, Ilir Meta, në kuadrin e Javës Botërore të Inovacionit dhe Krijimtarisë, zgjodhi dje të vizitonte Fakultetin e Gjeologji Minierave të Universitetit Politeknik të Tiranës, për të zhvilluar një bashkëbisedim me pedagogë e studentë të këtij Fakultetit, me fokus promovimin e burimeve natyrore të

P

residenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç (Dukanoviç) për fitoren në zgjedhjet e ditës së diel. Me një mesazh drejtuar homologut të tij, presidenti Meta shprehet se: "Fitorja Juaj ishte një mbështetje e qartë për konsolidimin e orientimit euroatlantik dhe evropian të vendit, si dhe garanci për forcimin e mëtejshëm të paqes dhe bashkëpunimit rajonal". Letra e Presidentit "I Nderuar Zoti Ðukanovi?, Urime për fitoren bindëse që në raundin e parë të zgjedhjeve të djeshme presidenciale në Mal të Zi. Ju uroj nga zemra shumë suksese në drejtimin e mëtejshëm e të suksesshëm të Malit të Zi. Fitorja Juaj ishte një mbështetje e qartë për konsolidimin e orientimit euroatlantik dhe evropian të vendit, si dhe garanci për forcimin e mëtejshëm të paqes dhe bashkëpunimit

vendit, nxitjen e turizmit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjes së mjedisit. Presidenti Meta shprehu vlerësim për arritjet dhe kontributet e këtij Fakultetit për përgatitjen e mijëra specialistëve që kanë luajtur një rol të jashtëzakonshëm në ndërtimin e shumë veprave strategjike me rëndësi vitale për zhvillimin ekonomik të vendit.

kurrikulave dhe nxitjen e kërkimit shkencor në funksion të tendecave teknologjike e inovacionit, nevojave të ekonomisë, si dhe kërkesave të tregut të punës. "Në këtë kontekst duhet të nxisim më tepër brezin e ri, sidomos nxënësit ekselentë, të ndjekin studimet në këto shkenca ekzakte që iu japin atyre mundësinë, jo thjesht të kontribuojnë në zhvillimin e vendit, por edhe për patur një profesion të sigurtë dhe një punë të mirëpaguar", - tha Kreu i Shtetit. Gjithashtu Presidenti Meta

vlerësoi si shumë të rëndësishme "menaxhimin racional dhe efiçent të pasurive natyrore dhe nëntokësore, sepse ato janë të shterueshme dhe me impakt të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm dhe mirëqenien e qytetarëve. Nuk duhet të harrojmë që zëri i mineraleve dhe lëndëve djegëse përbën rreth 20% të eksporteve shqiptare në varësi të dinamikës së çmimeve të tregut ndërkombëtar"-tha Presidenti Meta Gjatë bashkëbisedimit, Presidenti nënvizoi rëndësinë madhore që projekti i gazsjellësit TAP ka jo vetëm për gazifikimin e vendit, por edhe për fuqizimin e rolit gjeostrategjik të Shqipërisë në rajon. Në mbyllje të fjalës së tij, Presidenti Meta vlerësoi se roli i Universiteteve, siç është rasti i Universitetit Politeknik të Tiranës dhe atij Bujqësor, është vital në përgatitjen e burimeve njerëzore për fuqizimin e sektorëve më potencialë ekonomikë dhe rritjen e eksporteve të vendit.

Presidenti Meta uron Gjukanoviç për fitoren rajonal. Jam i bindur se, gjatë mandatit Tuaj në drejtimin e Malit të Zi, marrëdhëniet e shkëlqyera e të fqinjësisë së mirë midis dy vendeve tona do të forcohen dhe zgjerohen edhe më tej. Ju siguroj për vullnetin dhe dëshirën time për të punuar ngushtë me Ju në të ardhmen, në dobi të forcimit të këtij bashkëpunimi, por edhe për forcimin e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit tonë të përbashkët, ku dy vendet tona po japin një shembull të shkëlqyer. Me dëshirën për t'Ju takuar në një rast sa më të parë, ju lutem pranoni, Zoti President i Zgjedhur, shprehjen e konsideratës sime më të lartë".


AKTUALITET

14 E martë, 17 Prill 2018

Njeriu që ka debatuar për shkak se nuk ka lejuar futjen e duarve nga krimi i organizuar, korrupsioni dhe politika këto akuza që po i bëhen sot Llallës, i ka artikuluar dy vite më parë

V

etëm dy vjet më parë ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nxori nga sistemi një ndër prokurorët më të rëndësishëm në Shqipëri, Shkëlqim Hajdarin. Shkëlqim Hajdari është prokurori që hetoi vrasjen e Azem Hajdarit, vrasjen e ish-ministrit të Mbrojtjes së Kosovës Ahmet Krasniqi, vrasjen dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës biznesmenit shqiptaro-maqedonas nga SHIK-u i Berishës, shpërthimit të Gërdecit, vrasjet e 21 janarit, naftën virgjin etj. Shkëlqim Hajdari hodhi dy vite më parë akuza të forta për ndikimin e krimit të organizuar në vendimarrjen e prokurorisë. Në intervistën për “Zërin e Amerikës”, Hajdari ngriti akuza të rënda për shkelje të ligjit, përdorim politik apo lidhje me krimin e organizuar. “Disa elementë në institucionin e prokurorisë po kontrollohen nga krimi i organizuar dhe nga korrupsioni dhe përdoren nga politika”, tha në atë kohë. Ndërkohë që vetëm pak ditë më parë se të jepte këtë intervistë Shkëlqim Hajdari, njëkohësisht Kryetar i Shoqatës së Prokurorëve në atë kohë, i paraqiti dorëheqjen ish-presidentit Bujar Nishani, për shkak të pengesave në ushtrimin e detyrës, siç shprehet ai. Hajdari pohoi se pas një pune profesionale për afro dy dekada, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla e transferoi dhjetorin e kaluar nga drejtues i prokurorisë së apelit në prokuror të thjeshtë në Shkodër. Ai thotë se kjo dorëheqje erdhi sepse situata në organin e akuzës është bërë alarmante për një

Çështja “Llalla”, paralajmërimi i prokurorit të dosjeve të rënda, Shkëlqim Hajdari

shtet demokratik, ku emërimet e shkarkimet bëhen në shkelje të ligjit dhe në favor të personave të paaftë. Në intervistën e dhënë në VOA ai thotë disa elementë në institucionin e prokurorisë po kontrollohen nga krimi i organizuar dhe nga korrupsioni dhe përdoren nga politika.

MONITORIMI

“Dorëheqja ime nuk është një akt dorëzimi, përkundrazi, është një akt i përgjegjshëm sensibilizimi dhe motivimi të prokurorëve të ndershëm, të cilët në sistemin e prokurisë janë në maxhorancë. Për fat të keq, prokurorët nuk munden dot të artikulohen dhe të gjejnë forca për të ndaluar

këta individë, të cilët nëpërmjet shkeljes së hapur të ligjit, përdorimit politik dhe kriminal të tyre e kanë katandisur organin e akuzës në një organ, i cili vetëm zbatimin e ligjit nuk bën më”, tha ish-kryetari i shoqatës së prokurorëve në atë kohë. Hajdari thotë se në vitet

VRASJA

Avioni i Guardia di Finanza Majollari, avokati tregon në kërkimit të kanabisit pse ju refuzua azili

Guardia di Finanza ka nisur për të 8-in vit radhazi monitorimin nga ajri për të zbuluar nëse ka parcela me kanabis në Shqipëri. Ky avion do të monitorojë nga ajri pjesën më të madhe të territorit të Shqipërisë, në ato që mbahen si zona me risk për tu kultivuar kanabis. Bashkë me avionin e Guardia Di Finanza të pajisur me kamera speciale për filmime nga lartësi të mëdha, në Shqipëri kanë ardhur edhe disa oficerë të kësaj njësie, të cilët bashkë me Policinë Shqiptare do të monitorojnë nga ajri zonat e thella. Këtë vit Guardia Di Finanza do të monitorojë një hapësirë më të madhe të territorit shqiptarë si dhe do të ketë më shumë orë filmime nga ajri për zbuluar çdo parcelë me kanabis. Avioni i Guardia Di Finanza do të qëndrojë në Shqipëri për më shumë se 5 muaj, i cili nis monitorimet muajin prill dhe vijon gjatë gjithë verës, atëherë kur bima e kanabisit rritet dhe është me e thjeshtë për t’u dalluar nga ajri.

28-vjeçari Mario Majollari, u vra nga gjakëmarrja mbrëmjen e 10 e prillit në Tiranë. Majollari nga frika kishte kërkuar azil në Suedi, por shteti atje nuk e besoi. Nga Suedia, avokati i 28-vjeçarit, Maravgi Staifo, rrëfen arsyet përse iu refuzua azili. Në maj të 2014 Mario kishte aplikuar për leje qëndrimi në Suedi, por nuk iu pranua pavarësisht se ai kishte rrëfyer historinë e familjes së tij dhe frikën e hakmarrjes. Në gusht 2015, Bordi i Migracionit në Suedi nuk e kishte pranuar kërkesën. Media suedeze shkruan se 28-vjeçari apeloi dhe mori refuzimin e mëtejshëm të së drejtës administrative në Gothenburg, dy ditë para prag të Krishtlindjeve në të njëjtin vit. 28-vjeçari kërkoi një gjykim në Gjykatën Supreme të Migracionit, por nuk e mori atë dhe u kthye në Shqipëri në pranverën e vitit 2016. “Ai më ka shpjeguar me detaje historinë e tij, çfarë ka ndodhur dhe pse ndihej i kërcënuar. Por, Bordi i Emigrimit tha se edhe nëse ka ndonjë rrezik nga individë në Shqipëri, mund të gjente mbrojtje nga autoritetet shqiptare”,-tha avokati.

e fundit një numër jo i vogël prokurorësh profesionistë nga Krimet e Rënda dhe sektorë të tjerë janë transferuar në mënyrë të paligjshme nëpër periferi dhe pikërisht në zonat ku janë përballur me bandat e armatosura. Këtë situatë të jashtëzakonshme mund ta rregullojë, sipas tij, vetëm reforma në drejtësi, e cila do të nxjerrë pasuritë e mëdha të disa prokurorëve, lidhjet me krimin të disave madje edhe lidhjet me Sigurimin e Shtetit të disa të tjerëve. “Këshilli aktual i prokurorisë, një organ i cili duhej të mbronte trupën e prokurorëve nga paligjshmëritë që i vijnë nga Prokurori i Përgjithshëm e më gjerë, është kthyer në një vegël qorre që shkel ligjin në mënyrë të vazhdueshme dhe është bërë një mashë, që ka shkatërruar kolegë të ndershëm, të cilët kanë punuar me ndershmëri, përkushtim, nuk kanë pranuar kurrë të përdoren politikisht gjatë karrierës së tyre”, deklaronte në atë kohë Hajdari për VOA. /Pamfleti/

FIER

Tritol automjetit të mësueses

Lagjja “1 Maj” në Fier, u trondit mëngjesin e së hënës nga tritoli. Makina tip “Nissan”, e cila rezulton të jetë në pronësi të Eriselda Agalliu, mësuese në shkollën “Zhani Ciko”, banuese në Patos, ju vu lëndë plasëse. Nuk është rasti i parë, pasi Agalliut i është djegur edhe një makinë tjetër tip “lLancia”, 5 muaj më parë. Agalliu ka thënë se makina e saj para 5 muajsh është djegur për shkak të një defekti teknik. Burimet thanë se tritoli ka shpërthyer në orën 1:30, kur Eriselda dhe djali i vogël 5- vjeçar kanë qenë në gjumë. Mësohet se deri tani nuk ka ndonjë autor apo motiv të dyshuar, pasi gjatë marrjes së deklarimeve, Agalliu është shprehur se nuk di të ketë ndonjë konflikt. Policia e Fierit po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.


AKTUALITET

15 E martë, 17 Prill 2018

Është zbuluar gjithashtu se ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi ka përdorur 5 emra të ndryshëm në disa vende të Europës

P

araditja e 16 prillit, ishte parashikuar për të qenë seanca e parë ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi, por ajo u shty. Seanca ndaj Elvis Rroshit ishte planifikuar të zhvillohej në dhomën penale të Tiranës. Mësohet se shkak për shtyrjen është bërë mosparaqitja e dy avokatëve të mbrojtjes të ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi. Avokatët kanë informuar gjykatën se nuk paraqiten dot në gjyq pasi ndodhen përkatësisht në një gjyq tjetër dhe në një seminar. Avokatët e ish-kryebashkiakut janë: Drilon Cani dhe Maksim Haxhia. Rroshi akuzohet për falsifikimin e formularëve, vulave dhe stampave me formularin e dekriminalizimit. Prokuroria e Tiranës njoftoi më 29 mars, se dërgoi në gjykatë dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës. Elvis Rroshi u shkarkua nga detyra si kryetar i Bashkisë së Kavajës, me vendim të Këshillit të Ministrave, më 29 dhjetor 2016, menjëherë pasi KQZ-ja hoqi mandatin e tij në bazë të verifikimeve të akuzës, në zbatim të ligjit të dekriminalizimit konkludoi se Rroshi ishte treguar i pasinqertë në formularët e dekriminalizimit mbi dënimet që kishte marrë jashtë vendit. Hetimi mbi Rroshin nisi në qershor të 2016, nga aktet e përpiluara nga Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Prokuroria aso kohe, regjistroi procedimin penal dhe mbylli afërsisht pas 22 muajve hetimin për të. Sipas organit të akuzës, Elvis Rroshi ka fshehur përdorimin e disa emrave në të shkuarën e tij, të arrestimeve, ndalimeve, dënimeve, dhe dëbimeve, në Itali, Zvicër dhe Gjermani dhe ka falsifikuar dokumente, shqiptare dhe të

Rroshi para drejtësisë, shtyhet gjyqi. Avokati: S’vij dot, kam seminar SHKAKU “Avokatët kanë informuar gjykatën se nuk paraqiten dot në gjyq pasi ndodhen përkatësisht në një gjyq tjetër dhe në një seminar. Avokatët e ish-kryebashkiakut janë: Drilon Cani dhe Maksim Haxhia”.

huaja. Sipas hetimeve, në vitin 2015, agjencia amerikane e luftës kundër drogës DEA, informoi autoritetet zviceriane se po hetonin një shtetas të quajtur Enver Rroshi për trafik droge dhe pas-

trim parash, por nuk ka detaje të mëtejshme në lidhje me këtë. Prokuroria thotë se për Roshin po kryhen hetime edhe ne Zvicër. Pavarësisht se Elvis Rroshi u gjet nga prokuroria me shkelje dhe

u çua për ndjekje penale, ai qëndroi në detyrë deri në dhjetor të 2016-ës, kur qeveria mori vendim për shkarkim e tij gjashtë muaj më vonë. Elvis Rroshi ankimoi edhe në Gjykatën Kushtetuese,

por vendimi ishte në disfavor të tij ku të tetë gjyqtarët votuan kundra tij. Sipas akuzës, Elvis Rroshi nuk ka deklaruar dënimin e dhënë nga autoritetet italiane të drejtësisë për veprën penale të përdhunimit të kryer në vitit 1995 në Kampobaso, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 1 të formularit të vetëdeklarimit. Gjithashtu Rroshi nuk ka deklaruar se është arrestuar në gusht të vitit 1997 në Zvicër me urdhër të Gjykatës së Shtetit të Zyrihut dhe është dëbuar sërish, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikat 5 dhe 7 të formularit të vetëdeklarimit. Është zbuluar gjithashtu se Rroshi ka përdorur 5 emra të ndryshëm në disa vende të Europës.

SEANCA

KËRKESA

11 kuksianët dalin të premten në gjyq

Hetimi për CEZ, prokuroria kërkon edhe 3 muaj kohë P

G

jykata e Apelit në Shkodër, shqyrton këtë të premte masat e sigurisë për 11 protestuesit në Rrugën e Kombit që u mbajtën në burg. Ata e apeluan vendimin e Shkallës së Parë të gjyqësorit si të padrejtë. Një video e siguruar nga avokatët dëshmon se arrestimi është bërë natën dhe jo në paradite si ka deklaruar organi i akuzës. Mësohet se prokuroria nuk tërhiqet nga kërkesa për të mbajtur në burg të arrestuarit. Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike e quajti këtë krim

shtetëror, sepse sipas tij, pas arrestimeve të paligjshme, policia dhe prokuroria kanë falsifikuar dokumentet zyrtare. Në seancën e 4 prillit, Gjykata e Tiranës mes tensioneve la në burg 11 nga 23 kuksianët e arrestuar. Në burg janë: Xhevahir Herenin, Elton Cenkun, Florin Onuzin, Shkëlqim Vata, Xhevahir Gashi dhe Elvis Oruçi, Rasim Onuzi, Abdi Haziraj dhe Vasil Laçi, Edmond Matmuja. Ndërsa për Shpëtim Totën u vendos masa e arrestit me burg për 20 ditë.

rokuroria e Tiranës ka kërkuar një afat të ri prej tre muaj kohë, pas vendimit të gjykatës për të rihetuar skandalin e privatizimit të operatorit të shpërndarjes së energjisë tek kompania Ceke Cez. Kërkesa është depoztiaruar dhe miratuar në gjykatën penale të tiranës për ti dhënë kohë organit të akuzës të marrë përgjigjet e letër porosive dërguar jashtë vendit. Për këtë hetim prokuroria ka marrë në pyetje djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha Shkëlzen Berisha, ish-ministrin e energjitikës Genc Ruli ndërsa pritet deklarimi i Nuel Kalaj dhe ish-kreut të Cez Albania Josef Hysek. Deri më sot prokuroria nuk ka mundur të ketë kontakt me Hysek dhe Kalaj dhe ka dërguar letër pororsi në Ceki dhe Francë ku janë dhe vendet në të cilat kanë adresat dy personat e kërkuar si deklarues në këtë hetim. Prej një viti prokuroria është peng

i leterporosisë për dosjen e bujshme Imsi Catcher, e po ashtu gjatë këtyre 3 muajve të fundit edhe e dosjes Tahiri-Habilaj. Të paktën kështu ka ndodhur deri më tani me Imsi Catcher, një histori që bëri zhurmë e më pas u harrua me kohën. Prokuroria ka edhe një muaj kohë, e më pas edhe kjo çështje rrezikon të pushohet.


AKTUALITET

16 E martë, 17 Prill 2018

Ministri pranoi gjatë fjalës së tij se edhe në radhët e policisë së shteti ka policë që nuk e meritojnë që të shërbejnë, por Vettingu që po bëhet do i largojë nga sistemi

N

ë Forumin Qytetar për Sigurinë Publike në Elbasan, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj foli me numra. Ai tha se në këtë qark janë identifikuar 2-3 grupe kriminale, që siç tha vetë ministri “policia do ua nxijë jetën”. “Në Elbasan kemi 2-3 grupe kriminale që i njohim shumë mirë dhe po punojmë për to për di dokumentuar në mënyrë që shumë shpejt të mund ti vëmë para përgjegjësisë penale. Shteti është shumë më i fortë se çdo lloj krimineli. Për secilin nga ata duhet të jetë shumë e qartë që policia do ua nxijë jetën në mënyrë që veprimtaria e tyre kriminale të mund të përballet me drejtësinë”, tha Xhafaj. Ai foli për rezultatet e këtyre muajve të operacionit “Forca e Ligjit”, ku sipas ministrit janë goditur 7 grupe kriminale, me 100 persona të arrestuar. “Ka qenë dhe është operacion i suksesshëm, brenda pak muajve kemi arritur të skedojmë të gjitha grupet kriminale që veprojnë në Shqipëri apo ushtrojnë veprimtarinë e tyre dhe jashtë vendit, në bashkëpunim me grupet e tjera kriminale dhe jo vetëm kemi evidentuar se cilat janë po në bashkëpunim dhe në drejtimin e prokurorisë kemi mundur të godasim pjesë të rëndësishme të këtyre grupeve kriminale. Janë vetëm 3-4 muaj dhe kemi goditur 7 grupe të tilla kriminale me rreth 100 persona të arrestuar, drejtues apo anëtar të këtyre grupeve kriminale”, tha Xhafaj. Më tej ministri foli për strukturat e posaçme, për Task Forcën Speciale Qendrore dhe Taks Forcën Rajonale, të dedikuara në luftën kundër krimit. “Policia e Shtetit, përmes strukturave të posaçme si Task

2-3 grupe kriminale në Elbasan, ministri Xhafaj: Policia do ua nxijë jetën VETTINGU “Qëllimi ynë nuk është të ndëshkojmë policinë. Përkundrazi, duke larguar nga radhët e Policisë së Shtetit, që janë të korruptuar, të inkriminuar apo të padenjë e të paaftë për ta bërë këtë detyrë”.

LUFTË “Shteti është shumë më i fortë se çdo lloj krimineli. Për secilin nga ata duhet të jetë shumë e qartë që policia do ua nxijë jetën në mënyrë që veprimtaria e tyre kriminale të mund të përballet me drejtësinë”.

Forcës Speciale Qendrore dhe Task Forcave Rajonale të dedikuara për luftën kundër krimit të organizuar, të ngritura në çdo qark, janë duke punuar për t’i ndëshkuar këto grupe kriminale, për t’i vënë para drejtësisë dhe forcës së ligjit. Ata personalisht. Por njëkohësisht dhe asetet kriminale të krijuara prej tyre nga kjo veprimtari kriminale”. Ministri pranoi gjatë fjalës së

tij se edhe në radhët e policisë së shteti ka policë që nuk e meritojnë që të shërbejnë, por Vettingu që po bëhet do i largojë nga sistemi. “Qëllimi ynë nuk është të ndëshkojmë policinë, përkundrazi. Përkundrazi, duke larguar, pa dyshim një pjesë të vogël, besoj unë që janë nga radhët e Policisë së Shtetit, që janë të korruptuar, të inkriminuar apo të padenjë e të paaftë për

SUPRIZA

Veliu vlerëson policen e P parë femër në Shqipëri

Jolanda Flaga është në prang pensioni dhe si punonjësja më e vjetër femër e policisë së shtetit ka dhe një këshillë: Respektoni njëri-tjetrin. Ajo ka qenë surpriza e forumit të sigurisë publike, ku ishte kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu që i dha certifikatën e karrierës, Flagës, e cila ka qenë pjesë që në vitin 1976. “Vetë prezenca e qytetarëve do të shërbejë si një motiv dhe arsye më shumë për të përmbushur misionin. Sepse të jesh punonjës policie është jo privilegj po përgjegjshmëri dhe sakrificë. Kështu që nisur nga këto do ju lutesha të gjithëve ta largojmë indiferentizmin dhe të jeni më proaktiv dhe na jepni më shumë besim. Ashtu siç tha zoti ministër, përfitoj nga rasti ti dorëzoj certifikatën e karrierës punonjëses së parë të policisë shqiptare që del në pension, Jolanda Grigor Flaga”, bëri të ditur Veliu.

PROJEKTI

olicia e shtetit do të ndryshojë strukturën e organizimit, duke vendosur një efektiv të posaçëm për çdo lagje. Drejtori i policisë së Elbasanit, Altin Qato, theksoi se grabitjet mbesin shqetësimet kryesore, por që gjithësesi kanë shënuar një rënie të ndjeshme. Ai nënvizoi se do të ketë më shumë angazhim në sigurinë në shkolla. “Kryesisht vjedhje banesash dhe lokalesh, por në krahasim me vitet e kaluara situarta paraqitet e përmirësuar si në drejtim të parandalimit, të zbulimit dhe goditjes së autorëve. Një fokus i madh i punës sonë është dhe siguria në shkolla dhe parandalimi i ngjarjeve në shkolla dhe përreth tyre. Veçanërisht për parandalimin e shpërndarjen e lëndëve narkotike ku edhe shqetësimi i prindërve është më i madh”,-tha Qato. Edhe kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit mes komunitetit dhe policisë.

ta bërë këtë detyrë, ne i japim në radhë të parë mbështetje pjesës së shëndetshme të policisë. Dhe unë besoj që ky proces skanimi do ta bëjë më të shëndetshme organizatën e Policisë së Shtetit dhe kryesorja, do ta bëjë edhe më të besueshme se sot te qytetarët, respektimi i të cilëve është funksioni themelor i Policisë së Shtetit”. Gjatë prezantimit të strategjisë së re në Elbasan,

Xhafaj nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të policisë me komunitetin. “Krahas kontrollit të mirë të territorit ne synojmë një marrëdhënie të re në funksion të parandalimit midis oficerëve të policisë dhe komunitetit dhe posaçërisht midis oficerëve të dedikuar për komunitetin, shkurt oficerin e policisë së lagjes. Komuniteti duhet ta dijë kush është polici që përgjigjet për të”.

Struktura e re, polic për çdo lagje


SOCIALE

17 E martë, 17 PRILL 2018

MINISTRI I TURIZMIT DHE MJEDISIT

Klosi: Apel biznesit dhe banorëve të përfshihen në Javën e Tokës N

ë ditën e parë të Javës së Tokës, Ministri Klosi së bashku me këshilltarin i kryeministrit, Sandër Lleshi dhe përfaqësues të prefekturës së Durrësit, inspektuan fillimin e aksionit të pastrimit në urën pranë Vila Aeroport nga Komanda e Forcave Detare. Ministri Klosi tha se Ura e Gjolit dhe ura pranë Vila Aeroport, janë dy nga pikat më të vështira pasi situata është shumë e ngarkuar.

Ministri Klosi apeloi banorët e zonës që të mbështesin forcat e marinës. Apeli i kreut të Turizmit dhe Mjedisit ishte edhe për biznesin lokal, shoqërinë civile, të rinjtë dhe aktivistët. Përfaqësuesi i prefekturës së Durrësit u shpreh se prioritet i pastrimit janë dy lumenjtë Ishëm dhe Erzen për pastrimin e të cilëve do të vijojë puna jo vetëm gjatë kësaj jave por edhe pas datës 22 prill. Java e Tokës është hapur

sot në të gjithë vendin me aksione pastrimi, të drejtuara nga prefekturat dhe pushteti lokal kryesisht në bregdet dhe në shtretërit e lumenjve. "Së bashku me gjeneral Lleshin kemi ardhur për të inspektuar punën që po bën trupa e forcës detare . Kemi ardhur për të inspektuar punën që po bën trupa e forcës detare. Ura e Gjolit dhe ura pranë Vila Aeroport, janë nga pikat më të vështira të opera-

cionit tonë Të pastrojmë lumenjtë pasi edhe situata këtu është shumë e ngarkuar. Shpresojmë shumë që me kontributin e jo vetëm të forcave të ushtrisë, por edhe kontributin e biznesit lokal, kontributin e shoqërisë civile dhe shkollat do të kemi

një operacion si asnjëherë tjetër, shumë mirë të ekuilibruar, në të gjithë Shqipërinë. Do donim shumë që banorët e kësaj zone t'i bashkoheshin forcave detare pasi realisht situata këtu ka nevojë për mbështetjen e shumë banorëve",- tha Ministri Klosi.

ANALIZË Nga Yllka Pulashi*

S

hqipërisë dhe marrja e statusit të vendit kandidat për në BE dy vjet më parë, po sjellin rritjen e angazhimit dhe projekteve të Bashkimit Evropian tek ne. Investimet e huaja direkte vitin e kaluar arritën vlerën e 970 milionë eurove. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, investimet e huaja mbyllën një tjetër vit në rritje, me rreth 3.6% më shumë krahasuar me vitin 2016, në realizimin e projekteve dhe programeve me financim të huaj nga institucione donatore ndërkombëtare ose nga shtete partnere të Shqipërisë. Interesi më i lartë i vendit tonë është që këto financime, shumica e të cilave janë kredi të buta, të realizohen në kohë, duke sjellë përmirësim te ndjeshëm te perspektiva e ditëve te fundit e çeljes nga Parlamenti Evropian te negociatave për anëtarësimin e infrastrukturës dhe rritje te cilësisë së shërbimeve publike ndaj qytetarit shqiptar. Ne shërbim të këtij interesi madhor, edhe KLSH, si institucion agjent i qytetarit dhe Kuvendit për përdorimin me ekonomicitet, efektivitet dhe efiçience te parasë publike, i ka pare auditimet e tij në projektet me financim të huaj, në funksion të mirëmenaxhimit të këtyre fondeve. Duke pare kompleksitetin dhe problematiken e marrëveshjeve me donatoret dhe institucionet kreditore te huaja, ka qene dhe është ne vijimësi investimi qe trupa audituese e këtyre projekteve te përfaqësohet nga audituesit me eksperiencë dhe dije profesionale, të kompletuar nga auditues të rinj me te dhëna premtuese. Rritja e efektivitetit të investimeve në projektet me financime të huaja, kërkon para së gjithash studime të fizibilitetit (leverdishmërisë) sa më të sakta dhe të gjithanshme, me pjesëmarrjen e të gjithë palëve te interesuara, të bashkërenduara me përllogaritjet e nevojshme për kohen, formën dhe mundësinë e kthimit të investimit, të shprehur në tregues të matshëm dhe të dukshëm

Kontributi i KLSH në investimet e huaja sasiorë dhe cilësorë. Eksperienca e deritanishme ka treguar se projekti ose programi me financim të huaj merr një periudhe kohore relativisht të gjatë për zbatimin e tij, me vonesa te theksuara, duke zbehur përfitimin përfundimtar prej tij. Brenda vetë projektit, nuk ka gjithnjë një ekuilibër optimal midis shpenzimeve kapitale dhe atyre operative, çka bën që jo të gjitha programet dhe projektet të jenë të orientuara drejt zgjerimit të kapaciteteve prodhuese të ekonomisë sonë, përmirësimit të produktivitetit të saj, rritjes së aftësive konkurruese dhe mundësive për punësim. Edhe nëse projekti ecën mire në momentet e fillimit, nuk janë të pakta rastet kur veprimtaria mbikëqyrëse e enteve tona publike paraqet mangësi, duke ndikuar në cilësinë dhe në afatet e realizimit të projektit nga kontraktori. Kjo gjeneron shpesh një ujdi të fshehtë mes drejtuesve të projektit dhe kontraktorit dhe kjo dukuri negative kërkon para së gjithash një monitorim të rreptë nga ana e njësive zbatuese publike, punonjësit e të cilave duhet të jenë të përgjegjshëm, se përfitimet e komuniteteve, ashtu si dhe huaja e marrë e që duhet paguar nga Buxheti i Shtetit, varen prej veprimtarisë së tyre. Gjatë veprimtarisë audituese Si KLSH, nga auditimet tona kemi konstatuar se vijon të mbetet problematik realizimi në afat i projekteve me financime të huaja, të shoqëruara me nivele te ulëta disbursimi në krahasim me programin e marrëveshjes, shpesh të shoqëruara me kosto shtesë në pagesën e përqindjes për kredinë e pa tërhequr, si dhe vonesa ne

realizmin e objektivave. Në rastin e rialokimeve, rriten me tepër shpenzimet menaxheriale dhe të konsulencës, në dëm të shpenzimeve për investime. Në projektet e infrastrukturës rrugore, një nga shkaqet kryesore të vonesave dhe të rritjes së kostos janë shpronësimet, ku përgjithësisht projektet nisin dhe kontratat nënshkruhen pa përfunduar plotësisht procedura e shpronësimeve. Gjithashtu, pamundësia financiare për kompletimin plotë të segmenteve të veçanta rrugore, ka cënuar sigurinë rrugore si dhe standardet evropiane të kësaj sigurie. Kemi vërejtur se jo në të gjitha rastet mbahen garancitë bankare për kontratat e nënshkruara, duke lënë shkak për mos përmbushje të detyrimeve kontraktore dhe mungesë penalizimi, kryesisht kjo për kontratat e shërbimeve të konsulencës. Mungesa e bashkërendimit të kohës së përfundimit të projektit, me përgatitjen dhe kualifikimin e personelit të nevojshëm për të vënë në zbatim investimet e kryera, ka zvogëluar efektivitetin e projekteve. Njësitë e menaxhimit/koordinimit të projektit nuk arrijnë të zbatojnë ligjin e marrëveshjes në mënyrë të plotë lidhur me dokumentacionin që rrjedh prej saj (amendamentet, marrëveshje të veçantë mbi procedurat e disbursimit, etj.) Në të shumtën e herës janë konstatuar ndryshime të shpeshta të stafeve, ose ndryshime të strukturës së tyre, duke sjellë mos organizim, apo mbikëqyrje dhe monitorim të dobët të projekteve. Kemi vërejtur mangësi të shumta dhe cilësi të dobët të shërbimeve të supervizionit gjatë zbatimit të

kontratave, pasi ka raste që nuk arrihen parametrat teknike të përcaktuar në marrëveshje për punimet e reja apo rehabilituese, duke rënë në ujdi me kontraktorin. Për pasojë, bie cilësia e punimeve dhe ligjërohen padrejtësisht vonesat në zbatimin e projektit. Në fushën e prokurimeve hartohen kontrata pa objektiva të matshëm dhe pa sanksione në rastet e mos arritjes së treguesve; likuidime për shërbime dhe punime të parealizuara dhe të pa dokumentuara, mos aplikim të penaliteteve gjatë zbatimit të kontratës bazë, zgjatje të paargumentuara të afatit të punimeve etj. Një problem i rëndësishëm i dalë nga auditimet është mosrealizimi i monitorimit të vazhdueshëm dhe mbikëqyrja e kontratave të punimeve për shërbimin e konsulencës, duke sjellë për pasojë dëm ekonomik për punime të pakryera por të paguara, cilësi të dobët, shtim të volumeve të punimeve dhe vonesa të tej zgjatura dhe të pa argumentuara e pa justifikuara në realizimin e komponentëve të veçante dhe të projektit në tërësi. Janë konstatuar parregullsi në zbatimin e afateve të përfundimit të kontratave (kryesisht për punimet e ndërtimit), si dhe nuk kanë kërkuar zbatimin e penaliteteve për kontraktorët të cilët nuk kanë mundur të plotësojmë detyrimin e realizimit të kontratës brenda afateve të përcaktuara. Të gjitha këto të meta dhe shumë të tjera të konstatuara nga auditimet, si KLSH, kemi synuar t'i korrigjojmë me rekomandimet qe kemi dhëne në auditimet tona, në bashkëpunim të ngushtë me institucionin e audituar dhe me ministritë e organet superiore të mbikëqyrjes.

Sfida me miratimin e ligjit te ri organik te KLSH-se ne vitin 2014, për mundësinë e auditimit te projekteve te financuara nga fonde te Bashkimit Evropian, ka hapur një perspektivë te gjere përpara audituesve te institucionit. Nga njëra ane, përafrimi i zhvillimit te ekonomisë shqiptare me rregullat e Acquis Communautaire kërkon rritjen e efiçiencës maksimale prej investimit të fondeve të brendshme dhe të huaja. Nga ana tjetër, ritmi i Shqipërisë për arritjen e standardeve evropiane do të varet shumë nga rritja e nivelit të financimeve të jashtme, si dhe e cilësisë audituese te këtyre financimeve, në funksion të përshpejtimit te integrimit te vendit. KLSH e ka rrokur ketë sfide dhe e ka përballuar me sukses atë, në saje të trajnimeve dhe eksperiencës së grumbulluar me grupe auditimi, me auditues të fushave të ndryshme (ekonomistë, financierë, inxhinierë, jurist, etj.), si në SAI-t partnere, kryesisht ne Poloni, Kroaci dhe Turqi, si dhe ne trajnimet e Projektit te Binjakëzimit te BE-se IPA 2013 (i cili eshte ne fazen përmbyllëse te tij, pas realizimit me sukses te mbi 90 misioneve te keshillimit dhe trajnimit), ashtu dhe në trajnimet brenda vendit me eksperte te fushës. Plani i ri strategjik i zhvillimit te institucionit 2018-2022, i lancuar nga Kryetari I KLSH ne Analizën Vjetore te KLSH ne shkurt 2018 ne Durrës, përmban objektiva ambicioze dhe ne drejtim te rritjes se cilësisë se gjetjeve dhe rekomandimeve te institucionit, përsa i përket projekteve me financim te huaj, objektiva te cilat trupa jone audituese është e angazhuar maksimalisht t'i realizojë në kohë dhe me efektivitet të plotë. *KLSH


SPECIALE

18 E martë, 17 PRILL 2018

33 vite më e re, Richard Gere sërish drejt altarit Ylli i Hollywood Richard Gere po planifikon të martohet me të dashurën e tij spanjolle, Alejandra Silva muajin e ardhshëm. Aktori i famshëm i "Pretty Woman" është në një lidhje me 35vjeçaren prej 3 vitesh. Raportohet se çifti do të martohet në Washington më 5 maj. Kjo do të jetë martesa e tretë për ikonën e Hollywood, i cili u martua me supermodelen Cindy Crawford nga viti 1991 deri në 1995 dhe me modelen Carey Lowell nga viti 2002 deri në vitin 2016. Ai ka një djalë 17-vjeçar me Lowell, Homer. Ndërsa për Alejandrën kjo do të jetë martesa e dytë. Ajo ka qenë e martuar me Govind Friedland, djali i manjatit të minierave amerikane, Robert Friedland. Ajo

ishte më mes të divorcit me Friedland kur u takua me 68vjeçarin. Thashethemet mbi fejesën e tyre u nxitën në dhjetor kur Silva u pa me një

unazë me diamant të madh. Të dy, Gere dhe e dashura e tij kanë gjetur një bazë të përbashkët, duke qenë aktivistë të të drejtave të njeriut.

Fituesja e “Eurovizion”, Conchita Wurst diagnostikohet me HIV Fituesja e “Eurovizon”, Conchita Wurst ka zbuluar se është me HIV pozitiv dhe po merr trajtim të rregullt

prej disa vitesh. Këngëtarja austriake transeksuale tha se dëshironte ta mbante informacionin privat, por

ish i dashuri i saj e kishte kërcënuar se do t’i publikonte lajmin. “Unë s’do t’ia jap askujt të drejtën për të më trembur dhe për të ndikuar në jetën time”, shkruajti ajo në Instagram. “Kur diçka e zbulon vetë është më mire, sesa nga një palë e tretë”. Wrust shtoi se trajtimi i rregullt e kishte “shtypur” virusin deri në masën sa nuk mund të zbulohej më në gjakun e saj. “Unë shpresoj t’ju jap të tjerëve guxim dhe të ndërmarr një hap tjetër kundër njerëzve që, nëpërmjet sjelljes së tyre ose të të tjerëve, janë infektuar me HIV”, shtoi Concita. Wurst është artiste austriake dhe mori vëmendje ndërkombëtare, pasi fitoi konkursin e Eurovizion 2014 me këngën, “Rise Like A Phoenix With James Bond”.

Jonida Maliqi i rikthehet muzikës, gati klipi i radhës Këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi ka vendosur të rikthehet në muzikë pas shumë kohësh mungesë. Ajo ka disa vite që është fokusuar në biznes dhe në reklamimin e veshjeve të saj në rrjete sociale, ndërsa tashmë ka vendosur të vijë me një klip të ri. Burime të afërta për “Prive” kanë njoftuar se dashuria e saj për muzikën nuk ka përfunduar, prandaj do vijë me këngë ritmike. Thuhet se teksti ka përfunduar, ndërsa klipi do përfshijë luks si, veturat dhe veshjet e markave të njohura në botë.

Pas ndarjes shokuese, aktorja hollivudiane thyen heshtjen Jenna Dewan më në fund ka thyer heshtjen që pas ndarjes nga aktori Channing Tatum. Aktorja 37vjeçare postoi të dielën një foto në “Instagram”, ku shfaqet e mrekullueshme në plazh, me një veshje të bardhë. Ajo falenderon fansat që e kanë mbështetur: “Faleminderit për gjithë dashurinë tuaj. Ju dua”.

Bella Thorne, tepër transparente në Coachella Aktorja e famshme Bella Thorne ju bashkua shumicës së yjeve të Hollywood gjatë fundjavës në Coachella. Dhe mbrëmjen e së dielës 20-vjeçarja si gjithmonë guxoi shumë me veshjen e saj. Ajo u shfaq e veshur me një fustan tërësisht transparent dhe të brendshmet e saj ishin komplet të dukshme. Bella vuri në pas pasuritë e saj e veshur me të brendshme të bardha. Aktorja shoqërohej nga i dashuri i saj, Mod Sun.


SHOWBIZ

19 E martë, 17 PRILL 2018

Dua Lipa: Jam supersticioze e madhe Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, tashmë është kthyer në një fenomen botëror, pasi këngët e saj po pushtojnë botën. Kënga e saj "New Rules" ka arritur 1 bilion shikime në "YouTube", ndërkohë që çdo ditë Dua shihet në një koncert, në një studio televizive apo

në një kopertinë reviste. Së fundmi, këngëtarja me origjinë shqiptare është përfolur edhe për marrëdhëniet e ngatërruara të dashurisë, ndërkohë që ka qenë personazhi i kopertinës së "V Magazine". Ajo ka dhënë një nga intervistat më të veçanta, ku

përballë këngëtares Katy Perry, ka rrëfyer çdo gjë lidhet me karrierën e saj që nga hapat e parë të karrierës e deri më sot. Pavarësisht se ajo duket se ka shumë besim në vetvete, gjatë intervistës është shprehur se është shumë person supersticioz dhe i trembet shumë mënyrës si do shfaqet në skenë. "Jam shumë supersticioze. Si fillim ngrohem, duke pirë një çaj. Nëse njerëzit që punojnë me mua janë në një dhomë dhe kanë pije në gota, nuk lejohen të bëjnë gëzuar me njëri-tjetrin. Jo vetëm përpara një koncerti, por gjithmonë. Përpara një spektakli në Stokholm stafi im mendoi të bënte gëzuar me ujë dhe unë u inatosa shumë! Atë ditë më ka ecur çdo gjë keq me koncertin tim. Gjithashtu, gjatë performancës në "BritAwards" i vesha kilotat nga brenda-jashtë, sepse isha shumë nervoze për performancën", ka treguar Dua ndër të tjera në intervistën e saj.

Shkëlqeu si asnjëherë më parë, Elhaidës i dhuron lule kryeministri i Rusisë zërit dhe i këngëve të saj, por Elhaida po tregon që ka synime më të larta sesa skenat modeste shqiptare. Këtë herë ajo është shfaqur në Rusi, ku ka qenë pjesë e shfaqjes "Katedralja e Parisit" që luhet në Pallatin e Kremlinit. Sigurisht me një rol protagonist, Elhaida ka interpretuar Esmeraldës,

Kohët e fundit duket se Elhaida Dani po guxon si asnjëherë më parë. Shumicën e kohës jemi fokusuar tek potenciali i

vajzën cigane të Hygoit. Dhe performanca i është shpërblyer këngëtares pasi Elhaida ka marrë një tufë me lule nga kryeministri i Rusisë Dmitry Medvedev. "E nderuar të marr këtë buqetë me lule nga kryeministri i Rusisë, zoti Dmitry Medvedev, mbrëmë pas shfaqjes!" ka shkruar Elhaida në postimin e saj.

Portali britanik për përfaqësueset në Eurosong: Eugent Bushpepa, supriza e mbrëmjes Eugent Bushpepa me "Mall" do të përfaqësojë Shqipërinë në "Eurosong 2018", i cili do të mbahet në Lisbonë. Këtë fundjave, koncerti promovues i këngëve u zhvillua në Amsterdam, Hollandë ku dha disa ide se kush është favorit dhe se si mund te jetë renditja. Webisti britanik "Metro" ka bërë një koment për disa nga performancat më të mira, duke renditur si më favoritët: Finlandën, Australinë, Spanjën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shqipërinë. Sa i takon performancës së eurgent Bushpepës, "Metro" flet me superlativa për këngëtarin, duke e quajtur si surprizën më të madhe të festivalit. "Surpriza më e madhe e natës ishte nga Shqipëria. Performanca e Eugent Bushpepës me këngën "Mall" shkoi shumë mirë dhe u prit shumë mirë nga publiku i Amsterdamit. Ishte një nga këngët e para që duhej të zgjidhej", shkruan sajti britanik.

Ed Sheeran “burgoset” në shtëpinë e tij Ed Sheeran po planifikon të instalojë kangjella jashtë shtëpisë së tij në Londër, për të ndihmuar në forcimin e sigurisë jashtë pronës së tij me katër dhoma gjumi. Kërkesa e këngëtarit 27-vjeçar është të "parandalojë mundësitë për të pastrehët që të flenë jashtë shtëpisë së tij, e cila ka vlerën tetë milionë paund. Për sqarimin e këtij vendimi të këngëtarit, zëdhënësi i Sheeran tha: "Ky është një aplikim i planifikimit standard, i cili nuk është shkruar nga Ed dhe nuk reflekton pikëpamjet apo ndjenjat e tij për të pastrehët".

Vdes aktori i njohur, bota e artit në zi Ka ndërruar jetën në moshën 74-vjeçare aktori i njohur i Hollywood-it, R. Lee Ermey Ermey.. Lajmin për ikjen e tij e dha menaxheri i aktorit përmes një postimi në Facebook, duke theksuar se Ermey ndërroi jetë për shkak të pnenumonisë. Ai u bë i njohur përmes një numri të madh filmash, duke marrë pjesë si aktor kry esor esor,, kryesor apo mbështetës, ndërsa veçohet filmi mbi Vietnamin "Full Metal Jacket", duke qenë edhe i nominuar për një çmin Oscar Oscar..


KURESHTI

20 E martë, 17 PRILL 2018

13 vjeçari zbulon thesaret e një mbretërie të "humbur" 1 mijë vite më parë Një djalë 13-vjeçar dhe një arkeolog amator kanë zbuluar një thesar "të rëndësishëm" në Gjermani, e cila mund t'i përkasë mbretit danez Harald Bluetooth, i cili solli krishterimin në Danimarkë. René Schön dhe studenti i tij Luca Malaschnitschenko po kërkonin thesarin duke përdorur detektorë metalikë në janar në ishullin Rügen të veriut, kur ata arritën në atë që fillimisht mendonin se ishte një copë alumini e pavlerë. Por, pas inspektimit më të afërt, ata kuptuan se ishte një copë argjendi. Gjatë fundjavës, shërbimi rajonal i arkeologjisë filloi një gërmim që mbulonte 400 metra katror. Ata kanë gjetur një grumbull që besohet të jetë i lidhur me mbretin danez Harald Gormsson, i njohur si "Harry Bluetooth", i cili mbretëroi rreth viteve 958 në 986. Atje janë gjetur gjerdane, perla, zbukuruese, çekanë, unaza dhe deri në 600 monedha, duke përfshirë më shumë se 100 copë që datojnë në epokën e Blue-

Gjen gurin e rrallë që shkencëtari nuk i jep dot sqarim

tooth, kur ai sundoi mbi atë që tani është Danimarka, Gjermania Veriore, Suedia Jugore dhe pjesë të Norvegjisë. "Ky është zbulimi më i madh i monedhave të Bluetooth në rajonin jugor të Detit Baltik dhe prandaj është me rëndësi të madhe", tha arkeologu kryesor, Michael Schirren, për agjencinë e lajmeve DPA. Monedha më e vjetër është një dirhemë e Damaskut që daton në vitin 714 ndërsa më e fundit është një denar që daton në 983. Gjetja

sugjeron se thesari mund të jetë varrosur në fund të viteve 980 - gjithashtu periudha kur Bluetooth njihej se kishte ikur në Pomeraninë, ku vdiq në vitin 987. "Kemi këtu rastin e rrallë të një zbulimi që duket se vërteton burimet historike", tha arkeologu Detlef Jantzen. Mbreti i lindur nga Vikingët futi krishterimin në vendin nordik. Por, ai u detyrua të largohej në Pomeraninë pas një rebelimi të udhëhequr nga djali i tij Sven Gabelbart.

Kjo krijesë e mistershme u gjet në tavanin e dyqanit Misteri filloi më 8 prill kur një imazh i majmunit "mumie" u shfaq në faqen e Facebook "Old Minneapolis". Fotografia u ngarkua nga një burrë, i cili pretendonte se po punonte për rinovimin e departamentit të Dejtonit (një institucion 100 vjeçar që po konvertohet në një hapësirë të shndritshme dhe të re tregtare) në qendër të Minneapolis. Në këtë imazh mund të shihni atë që mund ta quajmë mbetje e një majmuni

të ngordhur, i thatë, i verdhë, i vjetër dhe me një plagë të prerë horizontalisht në bark. Fotografi tha se e gjeti mbetjen, teksa rregullonte tavanin e dyqanit. Por nga vjen ky majmun? Si përfundoi në tavanin e dyqanit? Kush ia ka shkaktuar prerjen në bark? Këto pyetje misterioze mbushën faqen e Facebook ku u postua fotografia me plot komente dhe teori të ndryshme. Deri më tani vetëm një

familje ka dhënë një version të besueshëm, duke thënë se pronari i mëparshëm i objektit ku u gjet krijesa, kishte vjedhur një majmun në vitet '60-të dhe me gjasë e kishte fshehur aty. Kjo është një shpjegim, gjithsesi sipas BBC, zyrtarët e ndërtesës po punojnë me muzetë lokale për të gjetur se cilat histori janë të vërteta dhe cilat jo. Majmunët e ketri jetojnë kryesisht në pyjet tropikale në Amerikën Qendrore dhe Jugore, dhe ata kanë qenë prej kohësh viktima të tregtisë së zezë të kafshëve. Duke u larguar rreth 30 centimetra në lartësi, majmunët e ketrit janë të vegjël, të lehtë për t'u kontrabanduar dhe mund të shiten në mënyrë alarmante me çmim të ulët. Reklamat e shitjes për këta majmunë nga Dejton thonin se çmimi i tyre është 18.88 dollarë secili.

Një njeri ka gjetur atë që ai beson të jetë një gur i çmuar i "jashtëqitjes" së balenave, ndërsa ecte në një plazh. Jack Tipper, 39 vjeç, bëri zbulimin e substancës së lyer me ngjyrë të verdhë në Ilfracombe, Devon. Përdorur në prodhimin e parfumeve, "guri" gjendet në sistemin e tretjes së balenave dhe të spermës dhe zakonisht quhet "ari lundrues" për shkak se gjendet shumë rrallë. Ekspertët thonë se ende nuk është gjetur ndonjë material i tillë në jug-perëndim të Anglisë. Z. Tipper beson se gruri ishte larë në plazh gjatë një stuhie të kohëve të fundit. Ai e mban atë në një vend të sigurt. Megjithatë, një akademik vendas i cili ka studiuar materialin për gati pesë vjet ka thënë se ai "mbetet skeptik, pasi është shumë i rrallë". Profesor Steve Rowland, nga Universiteti Plymouth, tha se nuk ka pasur "asnjë kampion të verifikuar nga Perëndimi i Jugut". Substanca kërkon vite për t'u formuar dhe mendohet të mbrojë balenën nga objektet e mprehta që gëlltisin.

Inteligjenca e lartë mbron nga depresioni, kjo nuk vlen për femrat Meshkujt inteligjentë kanë më pak gjasa të zhvillojnë sëmundjen e depresionit, tregojnë studimet e fundit. Nëse keni një nivel të lartë të inteligjencës kjo do të thotë se zvogëlohet mundësia e prekjes nga sëmundje mentale, përfshirë edhe të atyre me nivel të lartë të inflamacionit, thuhet në studim. Studimet e mëhershme kanë ndërlidhur inflamacionin me rrezikun më të lartë nga sëmundjet mentale. Autori i studimit, Eirini Flouri, nga Kolegji universitar në Londër, thotë se niveli i lartë i inteligjencës mbron njerëzit nga çrregullimet mentale. Kjo mund të ndodhë për shkak se njerëzit inteligjentë çojnë jetë më të shëndetshme sikurse është ushqimi i rregullt dhe ushtrimet, sipas studiuesve. Është interesante se studimi ka gjetur se niveli i lartë i inteligjencës nuk i mbron femrat nga depresioni, gjë e cila mund të jetë për shkak të dallimit të sistemit imunitar ose atij hormonal. Studiuesit kanë analizuar më shumë se 9,600 persona të moshës ndërmjet 18 deri 97-vjeç, të cilët jetojnë në Britaninë e Madhe.

Moda e re, veshje nga qeset plastike Një markë spanjolle veshjesh ka menduar se në pranverën e këtij viti të gjithë duhet të veshim një qese plastike në vend të bluzave, apo këmishave. Balenciaga prezantoi në Paris një bluzë të gjelbër me material të njëjtë si qeset plastike, me të cilat bëhet pazar. Kjo qese ka të shkruar emrin e markës në pjesën e pasme me shkronja të arta. Ndoshta për këtë arsye kushton plot 800 euro. Plastika është në modë kohët e fundit. Edhe marka Celine po shet një çantë plastike që kushton 500 euro,

ndërsa trendi po përhapet edhe te Chanel, që ka sjellë çizme transparente plastike.


KOHA E LIRE

21 E martë, 17 PRILL 2018

SUPERFJALEKRYQI Nga Albert VATAJ

hinke që shërben për të forcuar zërin a për ta përhapur atë në largësi 58. Peshk i ujërave të kripura, më i preferuari nga prodhimet e detit 60. Partia Agrare Ambjentaliste e Shqiperise 61. Njëra nga të dy ngjyrat e zeza në lojën e letrave të bixhozit 63. E mposhti, e vuri nën urdhra, e bëri ... dikë. 65. emër i përbashkët për muzikën, pikturën, skulpturën, arkitekturën, etj 66. Afrika e Jugut e ka atë monedhën e saj kombëtare 67. Ai që blen a që porosit diçka rregullisht në të njëjtin dyqan quhet ... 68. Korporata Ndërkombëtare Financiare 69. Që mbahet në gojë për ta përtypur. Lloj gome e përzier me aroma 71. GRamshi e kishte ashtu targën 72. Victor Marie..., shkrimtari francez, romanet emblematik të të cilit janë, "Katedralja e Parisit", "Të mjerët", "Njeriu që qesh" 74. Qull që bëhet zakonisht me miell të skuqur, me lëng mishi e me hudhra 76. Fëmija që pagëzohej, që i merren flokët, a që krezmohej nga nuni 77. Borxh bankar, shumë të hollash që i jep banka një qytetari, një ndërmarrjeje etj, kundrejt disa detyrimeve 80. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 81. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve 82. Portofoli kishte atë emër,

asokohe kur paratë i mbante i zoti i shtëpisë 83. Sillem rreth vetes a rreth diçkaje, vij rrotull 86. Që është zënë me tharm a me brumë të thartë; kund. i ndormë 88. Të qenët i pashkollë, i paditur. 90. Njeri, që për shkak të paragjykimeve fetare, bën një jetë të vetmuar 91. Romani i Anton Pashkut 92. Ajo përdoret zakonisht nga gratë për të ngjyrosur flokët 95. Kosh i madh i thurur me purteka, që përdoret zakonisht për të mbartur fruta 97. Enë balte me një dorëz, që shërben për të mbajtur bulmet poçe; qyp i vogël 98. Bjellorusia e ka atë paranë e saj kombëtare 99. Shtresë gjethesh a fieri, që i vihet në majë të mullarit për të mos i hyrë lagështia 101. E tillë është një kohë shumë e ftohtë, me dëborë dhe akull 104. Shprehje krahinore, urdhërore, pusho, mjaft, ose ashtu 105. Qytet në veri të Shqipërisë, laget nga Drini, Buna dhe Kiri, fillërohet nga Maranaj,Taraboshi e Cukali 107. E vendosin në kokë si mjet mbrojtes 109. Copë nga trupi i kafshëve të therura, që përdoret për ushqim 110.Aktori, Shpëtim ... me një galeri të larmishme rolesh dhe karakteresh në kinema dhe teatër 112.Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën

VERTIKALISHT 1. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 2. Pastaj e ka brenda 3. Zakon i keq që ka një njeri, e kundërta e virtytit quhet ... 4. Lumi ... ka luajtur rol të rëndësishëm në jetën e egjiptasëve të vjetër 5. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 6. Titull fetar në kishën katolike, gradë më e lartë se peshkopi 7. Sipas zanafillës, ai ishte kopështi i perëndisë ku krijuesi përcaktoi si vendbanim i Evës dhe Adamit 8. Të lag e të bën qull 9. Figurë e përrallave popullore, që parafytyrohej si një përbindësh me trup jashtëzakonisht të madh e me fuqi mbinjerëzore 10. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, na duhen inicialet 12. Havzi ..., poeti kuksian që u dënua me varje dhe u ekzekutua më 10 gusht 1988 15. Këngë korale e gëzueshme e plot gjallëri, këndohej për nder të Dionisit, perëndisë së rrushit dhe të verës 17. Njësi e matjes, e barabartë me rreth një mijë hapa 18. Gjysmerrësirë e mbrëmjes ose e agimit; koha kur zë e ngryset ose kur zë e gdhin 20. Që kërkon e gjurmon për të mësuar diçka, që s'lë gjë pa trazuar, tepër kureshtar, zhbirues 22. Detyrë, nëpunësi; titull, ose ..., shprehje e vjetër. 25. Secila nga paftat në ngjyrë si flori, që i varnin gratë për stoli në veshje, në vesh si vëth etj.; groshar 29. Bashkoj skajet e një filli, të

për të prerë xham 49. Vegël muzikore, e cila ka tastierë si pianoja 50. Quhet ai që është shumë i zoti në një punë. 54. Murg françeskan, quhet ashtu 55. Frut, "... e ka bishtin mrapa" 56. ... Aurelius, 26 prill 121-17 mars 180 p.k, Perandori dhe filozofi romak 57. Quhet ashtu dashi i madh me këmborë, që i prin tufës së dhenve. 59. Mbijnë si ato... pas shiut. Ka nga ato ushqyese dhe vdekjeprurëse 62. Qyteti i vjetër, i cili është i shënuar nga regjenca e Habsburgëve. Kryeqytet i Austrisë 64. Kuisja e qenit ose e ujkut kur i bien a kur ka të keq 70. Pemë që rritet në pyllë 73. Mjek i specializuar për sëmundjet e syve. 75. Nuk shkoj por v... 78. Ndryshe i thonë dritare 79. E marr diçka për të vërtetë 84. Që i përket lirikës, që ka ëmbëlsi, që këndon me ndjenjë 85. Grup fisesh a popullsish që banonin në Evropën Perëndimore dhe që flitnin në gjuhë indoevropiane 86. Shprehje e kahershme, heshtë me majë të mprehtë, shtizë, hu i gjatë me majë 87. Më 11 shkurt 1990 rifiton lirinë pas 27 vitesh burgimi politik, Nelson ... 88. Ndonjë njeri i rrallë, jo çdo njeri, jo cilido, p... e di këtë 89. Deti me atë emër, në lindje kufizohet me Shqipërinë jugore dhe Greqia perendimore 93. Shajak i hollë e i rrahur mirë zakonisht i bardhë a i murrmë 94. Enë me lëfyt, me kapak dhe me dorezë që shërben për të zier çaj a për të përvëluar çajin 96. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 100. Makinë bluarje, është i tillë ai i kafesë, i drithërave, etj. 102. Partia Ora e Shqiperise 103. Nuk është i mirë, ai/ajo është i/e ... Që ka veti a tipare jo të mira 106. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 107. Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë 108. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 111.Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë

një litari etj. 30. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 31. Dafinë ka edhe atë emër 32. Vënia përballë e përqasja e dy nocioneve, mendimeve a figurave të kundërta 33. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 34. S'jam i sigurt a i bindur plotësisht nëse diçka është vërtet ashtu si paraqitet 39. Zbrazët, pa njeri a pa gjë tjetër brenda 41. Pëlhurë e dendur prej pambuku, që përdoret sidomos për veshje të lehta verore ose për rroba pune 43. Vangjush ....., piktor i shquar shqiptar 44. Hapësirë shumë e madhe me ujë të kripur, që zakonisht është e rrethuar me tokë jo nga të gjitha anët dhe që qëndron disi e veçuar 45. Vegël dore, e cila përdoret 1

2

3

K U L M

4

5

6

D A K A

11

E

P

B

7

D

12

K U

13

14

E J

A

E

M

15

8

U 16

9

10

L

O

N

C ¸

I

R

T

¸

N

S 25

A L U V I

I

V

R

E

D V

˙

E

R

V E

R

K T

O R

E

E

Z

E

40

R

44

I

E

50

O

P O S

51

A P O L O G J

I

M

A

T

O

M I

R

S

U

T

45

S R

T

O

E

52

M A

R

N O S I

B

S H ¸

K

P

O

42

P

46

A K A P

48

M I

53

F L

N 54

O T

A M I

49

K A B U N I

F

S

A L

L U A

H

J

I

55

V E T

E

U 56

N

A

K

L

M

59

P

R 31

38

P

41

47

O

A

35

37

R

A N S I 39

43

M

K O R A N

J 34

36

N J

R E 30

33

A

B S

A

¸

29

V A R G M A L

A S

I

27

32

G

V E

O N

26

M

R

G 21

D 24

28

P

U

23

D S

A 18

A 20

M I

22

P

U C

17

L A K M I

19

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

HORIZONTALISHT 3. Enë që sjell gjakun nga pjesët e ndryshme të trupit në zemër 6. Dorështrënguar; i shtrënguar në punë e në marrëdhënie me të tjerët 10. Partia Aleanca Popullore 11. Vepër ku shënoheshin vit për vit ngjarjet më të rëndësishme të kohës 13. Element kimik, gaz mbytës më i rëndë se ajri, i tretshëm në ujë, me veti helmuese dhe dezinfektuese (simboli Cl) 14. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 15. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 16. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën 17. Punonjëse e shërbimit mjekësor, mbikqyrëse e shtatzanisë dhe bebes 19. Fshat në komunën e Deçanit, prej aty rrjedh familja e Sulejman, Beqir dhë Asim ... 21. Gjendja e një njeriu që rri kot, të ndenjurit pa bërë asgjë 23. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 24. Rrethi i ... është njëri nga 36të rrethet e Shqipërisë, me një sipërfaqe prej 374 km² dhe kryeqendër Krumën 26. Eshtë aksesor i rëndësishëm i kuxhinës dhe dominues i ngrënies 27. Ai është lumi i dytë më i gjatë në Evropë pas Vollgës, përshkon 10 shtete dhe zgjaton 2850 km 28. Deri më 15 gusht 1971 ishte nën Mbretërinë e Bashkuar. Ndodhet në Lindjen e Mesme... reni perfundon 30. Ëmbëlsirë që bëhet me brumë të holluar, zakonisht me tharm 32. Njeri gjysmak nga mendja, torollak. 34. Regjim a sistem politik, ku pushteti ushtrohet nga populli drejtpërdrejt ose nëpërmjet organeve të zgjedhura 35. Ludvig ... Bethoven kompozitor i madh gjerman 36. Mjet prej metali, me trajta e me përmasa të ndryshme, me një hallkë të harkuar 37. Gjellëbërës, person i specializuar në artin e kulinarisë, gatimit 38. Banka Botërore 40. Je ... nga një udhëtim i gjatë, nga një sëmundje, nga një gjendje e rëndë shpirtëror 42. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 45. Gjendet në veri-lindore të Afrkës, në veri ajo ka dalje në Detin Mesdhe. Faraonët dhe piramidat janë të saj 46. Vjen nga PPSH, bëhet ashtu 47. Lëng pa ngjyrë e i tejdukshëm si uji, me shije si të kripur, del nga sytë 48. ... ose pullë prej metali, plastike apo druri, e cila shërben për mbërthyer veshjen 51. Rrethi i Vlorës, e kishte ashtu targën e makinave 52. I imët nga trupi, i shkurtër dhe i dobët; jo i bëshëm, i ... 53. Rrethi i Mirditës, e kishte asht targën 56. Aparat i posaçëm në trajtë

57

R

T

60

61

D

58

K

L

A T

¸

62

K O R P

E

O R

63

R

M A G N E

I

64

I

T O F O N

T

U

B

Z

N

S

S

69

H S

O P

T

M E

A T

D H E

N

O

C

L Y M

A N

O

L

A 72

74

A R

A F

J

A L ¸

I

V A T

I

77

M

R 79

R I

80

K U L L

A

K

K

78

M A T

A

71

I

76

O

T 67

70

C

˙

73

T

A

K 66

68

75

Z

65

81

M I

A

82

K P R

I

D

V

I

A

83

T

J

J

E 85

S

O

L

87

88

R O S H I

D

A L

94

M U

T

¸

97

G

D

P ¸

R I

N

R

S ¸

N E

L

H

N

E

K ¸

N 96

S

A

D 105

M J

92

Z A R P

E

99 100

104

M 91

S

95

P E

N I

V

98

S H Q I

A S

90

93

E

86

R R

89

E G O R

84

A

101

C

I

102

W

103

M K

T

L O K A L I

O

R

E

T E

T

106

L E

S I

J

E

M

P

U

O

O

107

U

U

R

108

109

M U ˙

O

U

110

¸

R

A

A

O

M E

K A N

E

B

112

˙

D

A

O

114

Y

A

119

¸

L

D 115

K A J

118

K U J

R A S H T ¸

111

J

I

P

E

A J

116

F 117

V

L

P E

R I

N D

N 113

B

120

A N

F E

R I

E


SPORT

22 E martë, 17 Prill 2018

Surpriza për Gianluigi Buffon

MERKATO

Gianluigi Buffon vazhdon të jetë në faqet e para të mediave dhe këtë radhë jo për ndonjë deklaratë të fortë apo për suksesin e Juventusit ndaj Sampdorias, por për lëvizjet e merkatos. Sipas asaj që publikohet nga e përditshmja sportive argjentinase Olè, kapiteni i Juventusit kërkohet te Boca

Junior. Ai që po mendon të bindë 40-vjeçarin që të shkojë në Buenos Aires pas 17 viteve të kaluara te Juventus është pikërisht Carlos Tevez me të cilin Buffon ka krijuar një miqësi të fortë në kohën kur sulmuesi argjentinas ishte në radhët e bardhezinjve. Legjenda e portës bardhezi mund t’i befasojë

të gjithë dhe të shtyjë akoma më shumë datën e tërheqjes së tij nga fushat e gjelbra. Sipas mediave në Argjentinë, Boca është vënë në kërkim të një portieri për pjesën e dytë të vitit 2018 ku do të bëjë edhe ofensivën finale për fitoren e Kupës Libertadores që kësaj skuadre i mungon që nga viti 2007.

Java e 32-të e Serisë A mund të quhet fare mirë java e portierëve. Kjo për faktin se në 10 ndeshjet e luajtura këtë fundjavë në kampionatin italian u shënuan vetëm 13 gola 450 minuta lojë, asnjë gol. Ky rezultat u pa në javën e 32-të të Serisë A, e cila mund të quhet fare mirë java e portierëve. Për këtë “fajtor” është se në 10 ndeshjet e luajtura këtë fundjavë në kampionatin italian, u shënuan vetëm 13 gola që barazon rekordin negativ të tij të regjistruar në sezonin 2010-2011. Nga këto 13 gola, 4 u shënuan në barazimin 2-2 mes Sassuolos e Beneventos, 3 në sfidën Juventus-Sampdoria e fituar 3-0 nga torinezët, 2 në fitoren e Bolognas ndaj Veronës, 3 në sfidën mes Cagliarit dhe Udineses e mbyllur 2-1 për skuadrën sarde dhe 1 në ndeshjen mes Genoas e Crotones. Por jo vetëm kaq, ajo që të bie në sy është se në 5 nga 10 sfidat e kësaj jave përfunduan me rezultatin e barabartë 0-0. Kjo seri barazimesh pa gola nisi me sfidat e së shtunës, Atalanta-Inter e Chievo-Torino për të vijuar me ato të ditës së diel; Fiorentina-SPAL, Milan-Napoli dhe derbi Lazio-Roma. Ky fakt hyn në historinë e futbollit italian për faktin për herë të parë që kur ka filluar aplikimi i 3 pikëve për fitore regjistrohen 5 ndeshje ku nuk shënohet asnjë gol. Roma dhe Lazio avancojnë në klasifikim, duke mbajtur vendin e tretë dhe të katërt me pikë të barabarta, një më shumë se Interi. Di Francesco ka një avantazh që me një fitore dhe një barazim në dy ndeshjet derbi, tashmë mban vendin e tretë dhe teorikisht është një hap para.

MIQËSORJA

K

uqezinjtë sërisht në një ndeshje miqësore. Pas dy miqësoreve që do të zhvillohen në Zvicër në muajin qershor, kundër Kosovës dhe Ukrainës, FSHF ka arritur akordin për një tjetër miqësore më 10 tetor. Paraditen e së hënës erdhi edhe konfirmimi zyrtar nga ana e FSHF për organizimin e miqësores kundër Jordanisë, ndeshje e cila do të luhet në “Elbasan Arena”. Pas ndeshjes me Uellsin, tashmë të konfirmuar për tu luajtur në datë 20 nëntor, skuadra kombëtare e futbollit do të luajë një tjetër sfidë miqësore, në datën 10 tetor në stadiumin “Elbasan Arena” në Elbasan. Vlen të theksohet se ky takim do të luhet vetëm 4 ditë përpara për-

“Bllokohen” portat, 450 minuta lojë asnjë gol. Llogaritë për Serinë A 13 GOLA “4 u shënuan në barazimin 2-2 mes Sassuolos e Beneventos, 3 në sfidën Juventus-Sampdoria e fituar 3-0 nga torinezët, 2 në fitoren e Bolognas ndaj Veronës, 3 në sfidën mes Cagliarit dhe Udineses e mbyllur 2-1 për skuadrën sarde dhe 1 në ndeshjen mes Genoas e Crotones”.

Nuk ka dyshim që kanë paguar fatin e Kupës, me Roma-n që kthehet nga ajo mbrëmje fantastike në Champions kundër Barcelona-s dhe Lazio që u eliminua nga Salzburg-u. Këmbët, megjithatë, kanë rezistuar deri

në fund ku nuk kanë munguar emocionet. Mbi të gjitha, një sinjal pozitiv për Roma-n në vigjilje të ndeshjeve gjysmëfinale kundër Liverpool. Në rrugën për titullin kampion, Juve është larguar 6 pikë këtë javë, pikërisht

një ndeshje para se të luhet përballja direkte. Allegri shkon në +6 pas fitores së thjeshtë kundër Sampdoria-s, i mbështetur nga idetë dhe një grup që përherë jep maksimumin. I menjëhershëm reagimi pas ndeshjes së çmendur

të Madridit, me Douglas Costa që ishte absolutisht protagonist, tre asiste të çmendur, një kros i shpejtë dhe një goditje e fortë në zonë. Pas ndeshjes që Juve do të përballet me Crotone-n dhe Napoli me Udinese-n, do të jetë gjithçka gati për përballjen direkte, ku bardhezinjtë duket se janë më favoritët, të paktën në letër, pasi luajnë për dy nga tre rezultatet. Nëse këto dy skuadra do të mbërrijnë të dielën në mbrëmje me të njëjtën largësi pikësh, Napoli-t i lind detyra për të rikuperuar në përballjen direkte.

Më 10 tetor kuqezinjtë kundër Jordanisë SFIDAT

“Kjo miqësore, sikundër edhe ajo me Uellsin, që do zhvillohet më 20 nëntor, do të luhet në periudhën kur zhvillohen takimet e grupeve për Ligën e Kombeve, duke plotësuar kështu edhe kuadrin e gjashtë ndeshjeve”.

balljes me Izraelin, të vlefshme për Ligën e Kombeve. “Kjo miqësore, sikundër edhe ajo me Uellsin, që do zhvillohet më 20 nëntor, do të luhet në periudhën kur zhvillohen takimet e grupeve për Ligën e Kombeve,

duke plotësuar kështu edhe kuadrin e gjashtë ndeshjeve, me katër sfida zyrtare në grupin me tre përfaqësuese të Ligës së Kombeve, si dhe dy ballafaqimet miqësore”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e FSHF.


KULTURE

23 E martë, 17 PRILL 2018

RESTAURIMI I QENDRËS HISTORIKE

Kumbaro: Vlora, pol i rëndësishëm turistik

Qendra Historike e Vlorës po rijetëzohet, duke u shëndrruar në një vlerë tjetër të shtuar për turizëm dhe në një destinacion atraktiv e tërheqës kulturor. Punimet për Qendrën Historike të Vlorës kanë nisur dhe

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka inspektuar punimet që po kryhen, ku u shpreh se pas përfundimit të projektit kjo zonë do të kthehet në një destinacion të rëndësishëm për turistët.

"Një qendër e re turistike e komerciale në Vlorë, e cila nuk është vetëm mure e fasada. Punimet do të përfshijnë rrjetin inxhinierik e atë të ujësjellësit, bashkëpunim i bashkisë e fondacionit me qëllim që kjo të kthehet në qendër komerciale turistike. Vlora është nga polet më të rëndësishme turistike", u shpreh ministrja Kumbaro gjatë inspektimit. Programi i qeverisë shqiptare, që udhëhiqet nga Ministria e Kulturës, për rijetëzimin e qendrave historike dhe kthimin e tyre në pole jo veç tërheqëse për turistët, por dhe për t'i dhënë hov zhvillimit ekonomik të zonës ka filluar të japë frytet e veta. Brenda kufijve të zonës së projektit ndodhen disa monumente kulture të kategorisë së

parë si edhe rruga më e rëndësishme e qytetit për nga vlerat arkitektonike?historike që mbart: Rruga "Justin Godard". Rruga Justin Godard ka qenë rruga kryesore e qytetit në periudhën e Rilindjes së Pavarësisë Kombëtare. Cepi perëndimor i saj të nxjerr tek Sheshi i Flamurit, kurse ana lindore në Lagjen Partizani në drejtim të Babicës ku ka shumë foto të hyrjes së luftëtarëve më 1920. Shtëpitë janë me dy kate, me ballkone të vegjël të stilit neoklasik. Degëzimet e rrugëve sekondare të çojnë tek ish-pazari, "lagjja e hebrenjëve", klubi "Laberia" dhe ish-Sinagoga. Në fund, nga ana lindore ka qënë dhe xhamia e Tabakëve, më e

madhja e qytetit. Rruga ka patur disa ndërtesa shoqërore në shekullin e XIX, si një sahat (kullë) dhe Posta e qytetit. Kompleksi e ka marrë emrin nga juristi i njohur francez Justin Godard, i cili ka mbrojtur të drejtat e Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris, më 1919. Godard ka qenë mik i shqiptarëve dhe ka ndihmuar dhe me fonde ekspeditën e arkeologut Leon Rey në Apolloni. Ky projekt bëhet i mundur falë bashkëpunimit teknik dhe financiar me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, sipas të njëjtit model me të cilin është punuar për rijetëzimin e Pazarit të Korçës, të Krujës, Gjirokastrës.

Nis restaurimi i ikonave “Ngritja e kryqit” dhe “Shën Thanasi” "Drama e dy karaktereve" magjeps publikun e "Spahivoglit" Shfaqja, "Drama e dy karaktereve" vënë këtë fundjavë në skenën e Teatrit "Kujtim Spahivogli" mund të cilësohet padiskutim si një dramë e fortë dhe me doza të larta emocionale. Shumë e duartrokitur nga publiku pjesëmarrës, kjo dramë me autor amerikanin, Tennessee Ëilliams për protagonistë ka dy karaktere shpërthyes, dy karaktere të trazuar psiqikisht, të cilët sado që përpiqen të dalin mbî, nuk mund ta gënjejnë veten për t'ju larguar realiteteve të prodhuara po nga vetë ata, nga gjendja e tyre. Interpretuar me një natyrshmëri që magjeps, origjinalitet dhe elegancë mbresëlënëse, nën lëkurët e dy karaktereve të veprës (pjesërisht autobiografike të Ëilliams), qëndronin Igli Zarka dhe Kristi Lleshi, dy të talentuar që premtojnë shumë në të ardhmen. Felice është personazhi i mbështetur tek vetë autori dhe Krist Lleshit, Clare, personazhi i mbështetur tek motra e autorit. Kjo shfaqje që zgjat gjashtëdhjetë minuta do të vazhdojë të shfaqet për publikun e kryeqytetit edhe këtë fundjavë, saktësisht më datë 20, 21 dhe 22 prill. Pas rolit të shkëlqyer të Alan Strang, në veprën "Equus" të Peter Shaffer, vitin e kaluar, Igli Zarka edhe këtë herë guxoi me një sfidë të re, duke ofruar konceptin e tij regjisorial, mbi tekstin e përkthyer nga gazetarja Kozeta Kurti. Shqipëria është vendi i parë në Evropë që guxon të shfaqë një dramë të tillë, pra kaq personale të një prej dramaturgëve më me ndikim në fushën e teatrit në mbarë botën, i cili njëkohësisht është edhe dy herë fitues i çmimit "Pulitzer". /Albina Gjergji /

Zbulimi i veprave historike dhe mirëmbajtja e tyre është një aspekt mjaft i rëndësishëm për ruajtjen e vlerave dhe trashëgimisë sonë. Këto vepra po nxirren nga rreziku i harresës për t'u bërë të aksesueshme dhe të prekshme për vizitorët vendas dhe të huaj me qëllim promovimin e tyre, si dhe për t'u njohur më nga afër me historinë dhe vlerat që ato kanë në trashëgiminë tonë kulturore. Në Laboratorin e Restaurimit të Veprave të Artit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, specialistët e sektorit të artit janë, duke u kryer ndërhyrje konservuese dhe restauruese në ikonat "Ngritja e kryqit" dhe "Shën Thanasi". Këto ikona janë pjesë e Pavionit të Artit Mesjetar në Muzeun Historik Kombëtar. Ndërhyrja nga specialistët konservuese dhe restauruese konsiston në konsolidimin e shtresës përgatitore dhe të pelikulit piktorik.

Specialistët që merren me rikonstruksionin e këtyre veprave arti kanë si qëllim kryesor nxjerrjen e këtyre veprave të artit nga faza e degradimit ,duke i dhënë mundësinë e ekspozimit në vijimësinë e një procesi që ka për vizion ruajtjen dhe promovimin e Trashëgimisë Kulturore.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E martë, 17 PRILL 2018

Irfan Hysenbelliu pritet nga kryeministrat e Maqedonisë dhe Kosovës. Ç'po projekton?

FOTOLAJM

I

rfan Hysenbelliu është një nga biznes menët kryesorë të Shqipërisë. Jo vetëm që zotëron biznese të rëndësishme, por ka në pronësi një prej grupmediave më të rëndësishme shqiptare, ku në krye përmenden televizioni "News24" dhe gazeta "Panorama". Hysenbelliu, si çdo biznesmen VIP, ka projektet e tij, por synimi për zgjerim në Rajonin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Maqedoninë dhe Kosovën, mbetet një tregues ekspansioni financiar i biznesit shqiptar.

Sikur Irfan Hysenbelliu të kishte shkuar në Maqedoni dhe Kosovë thjesht në punët e tija, nuk do të ishte lajm. Por biznesmenin shqiptar e ka pritur personalisht kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe më pas ai takuar me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj. Pyetja mbetet: Pse u prit Irfan Hysenbelliu nga kryeministrat e Maqedonisë dhe Kosovës në një ditë? Çfarë nuk tregon Hysenbelliu që ai u prit kaq shpejt? Plan biznesi apo takime me motive të tjera rajonale?

Në foto: Irfan Hysenbelliu me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj

Irfan Hysenbelliu me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev

Koha jone 17 prill 2018 (1)  
Koha jone 17 prill 2018 (1)  
Advertisement