Koha jone 16 maj 2018

Page 16

KURESHTI

16

E mërkurë, 16 MAJ 2018

Zbulohet pasuria e Josip Broz Tito Komisioni Kombëtar i Serbisë ka zbuluar sekretin më të madh të Jugosllavisë, që mbahej i fshehtë për 33-vjet me radhë, duke hapur kasafortën e liderit të shtetit jugosllav, Josip BrozTito. Pas vdekjes së Titos më datë 4 maj të vitit 1980, sipas vendimit të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë të gjitha sendet personale të Titos u mbyllën në një kasafortë. Disa nga këto sende personale iu dhanë vetëm Bankës Kombëtare të Serbisë. Medaljet e Titos nuk janë ruajtur nga Banka Kombëtare e Serbisë. Këto medalje është vendosur që të nxirren në publik, shteti të mbajë origjinalet, ndërsa familjarëve iu është dhënë kopje e medaljeve, si dhe kompensim i kopjeve. Në mbledhjen e Kryesisë së Jugosllavisë, të mbajtur më 30 mars 1982, sekretari i përgjithshëm, Ivan Dolniçar, kishte njoftuar anëtarët e Kryesisë rreth trashëgimisë së

Shokuese, ishte duke parë film porno, djali pret me thikë organin gjenital Disa pamje të rënda që po qarkullojnë në internet tregojnë momentin kur një 30-vjeçar preu me thikë organin e vet gjenital, teksa ishte duke parë një film porno. Në fakt, mësohet se Whisanu Srisanao ishte në moment eksitimi kur vendosi që të vetësulmohet me thikë, një praktikë seksuale kjo e karakterizuar nga sadizzmi dhe mazokizmi. Në një moment ai u tmerrua, pasi pati gjakderdhje në masë të madhe dhe më pas lajmëroi mjekët. Ata e gjetën të zveshur dhe të mbuluar me gjak, në lagjen Khet Nong Chok të Bangkokut. Ai u tha mjekëve se ishte duke parë pornografi dhe fajësoi materialet televizive për prerjen e penisit.

Josip Broz Titos. Kjo është pasuria e Josip Broz Titos, sipas Tetova Sot: 1. 29 kilogramë e 366 gramë ari në shufra dhe pluhur 2. 2663 monedha ari dhe dukatë 3. 1271 copë monedhash numizmatike 4. 26, 219 dollarë amerikanë 5. 36 mijë marka gjermane

6. 149 copë bizhuteri (që i përkisnin familjes Karagjorgjeviq) 7. Safir i kaltër i familjes Romanov 8. 18 komplete pjata të argjendta, argjendtë të praruar 9. 83 copë mansheta, pako cigaresh, medaljone, zinxhirë, shenja, etj..

A e dini nga dallojnë Eau de Toilette dhe Eau de Parfum?

Jeni adhurues të parfumeve dhe aromave të mira, por e keni pasur të vështirë deri më sot të kuptoni dallimin mes një EDPje dhe EDT-je, apo nëse parfumi është original, apo fals? Parfumet ndryshojnë nga njëri-tjetri, bazuar në përqendrimin e përbërësve aromatikë në ujin e parfumit. Përqindja e tyre tregon edhe kohën sa zgjat aroma e parfumit në trup. Ajo zgjat kështu: Eau fraîche: përqendrimi - 1% 3%, zgjat më pak se 2 orë Eau de Cologne: përqendrimi 2% -4%, zgjat deri në 2 orë Eau de Toilette: përqendrimi 5% -15%, zgjat deri në 4 orë Eau de Parfum: përqendrimi - 15% -20%, zgjat deri në 5-6 orë Parfum: përqendrimi - 20% 30%, zgjat deri në 10 orë Normalisht, në bazë të përqendrimit dhe të sasisë, varion edhe çmimi.

Një pesëvjeçar shpëton babain e tij nga koma

N

jë fëmijë, vetëm pesë vjeç arriti të thëriste ambulancën e emergjencës dhe ta udhëzonte atë drejt shtëpisë, duke shpëtuar kështu babain e tij, i cili kishte rënë në koma diabetike, transmeton ANSA. Ngjarja ndodhi në Glos-La-Ferriere në Normandi, Francë. Sipas shtypit francez, fëmija ishte në shtëpi me babain e tij, 44 vjeç, i divorcuar dhe arriti të telefononte urgjencën. Operatorët e mbajtën në linjë për 40 minuta për të lokalizuar vendndodhjen e tij dhe dërguar urgjencën.

"Alo, më duket se babai im ka vdekur. Jam tek shtëpia e tretë", mësohet të ketë thënë fëmija. Policia, së bashku me emergjencat kanë këshilluar fëmijën që të dalë te dera dhe të bëjë shenjë kur të shohë sirenat e tyre. Vendndodhja u arrit të gjendej dhe babai i fëmijës u shoqërua për në spital, ndërsa fëmija iu besua nënës së tij.

A ju kujtohet kjo figurë? Mësojeni për çfarë ka shërbyer Sigurisht që, brezi i vjetër e ka shumë të njohur këtë pamje, e cila shfaqej kur humbte sinjali dhe kishte ndërprerje të programit televiziv. Gjeneratat e reja këtë nuk e kanë shumë të njohur, por ekrani me ngjyra shpeshherë ka qenë një moment nervoz për të gjithë ata që mbajnë mend televizorët e serive të vjetra. Por a e keni pyetur veten se për çfarë ka shërbyer ky imazh? Ky sinjal me pamje shumëngjyrëshe dhe me vija të ndryshme është shfaqur kur transmetuesi ka qenë aktiv, por që nuk është transmetuar programi në masë. Ndryshe, ky rreth shumëngjyrësh quhet "test sinjal" dhe është dizenjuar në vitin 1966 në laboratorin e kompanisë Philips, e projektuar nga Fin Hendel, me ndihmën e kryeinxhinierit Erik Helmer dhe Nielsen. Tani që po e shikoni këtë ikazh, sigurisht që e dini, por po ndjeni njëherësh edhe shumë nostalgji për televizorët e kohërave të shkuara.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.