Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXIX i botimit

Nr: 321(8762) E mërkurë, 15 Janar 2020 Çmimi 30 Lekë

Marrëveshja që hap rrugën për zgjedhjet e parakohshme Opozita dhe mazhoranca kanë rënë dakord dje për miratimin e reformës zgjedhore deri më15 mars 2020. Më pas mbetet hapur udha për votim dhe ndryshim të qeverisjes. Kështu të paktën lihet të kuptohet nga ndërkombëtarët, por prapë mbetet frika se mos kryeministri Rama e përdor këtë marifet sa për të marrë hapjen e negociatave në maj dhe më pas kërcet prapë dajaku mbi opozitën, si vitin e kaluar ku gazi lotësjellës ishte “frymëmarrja” e opozitës FAQE 3

Kryemadhi: Të mos humbasim më kohë për reformën zgjedhore. Qeveria ka përgjegjësi për 9 kushtet e Bundestagut

Oerd Bylykbashi: Reforma Zgjedhore do të realizohet jashtë parlamentit ilegjitim

KREU I SHTETIT

Presidenti Meta: Kambanat e alarmit po bien! Shpopullimi është rreziku i vërtetë rus që i kanoset Shqipërisë

FAQE 8

REAGIMET NGA SHBA DHE BE

Ndërkombëtarët mbështesin paktin politik për zgjedhjet: Dialogu zgjidh krizat FAQE 2

KRITIKAT PËR MEDIAN

Në foto: Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi

FAQE 4

Në foto: Ish-deputet i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi

EDITORIAL

ISH-SEKRETARI I PD

FESTIVALI

Alketa Vejsiu bashkëprezantuese e festivalit të këngës në Sanremo, Itali

FAQE 5

FAQE 16

“Zëri i Amerikës” shkruan: Nuk jemi në kohën kur qeveria ndikon politikën editoriale, jemi në kohën kur qeveria kontrollon në mënyrë tërësore politikën editorialeFAQE 7

Arben Ristani: Lobimi rus, çështje e montuar politikisht

FAQE 6

OSBE zbulon mashtrimin e presidencës së OSBE Nga Mili Xhani

FAQE 7


POLITIKE ISH-DEPUTETI I PD-së

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi pak orë pasi firmosi marrëveshjen politike për reformën zgjedhore si përfaqësues i deleguar nga Partia Demokratike, tha se marrëveshja e arritur mes palëve bëhet për të qenë sa më pranë standardeve të BE-së. Në një intervistë në “News 24”, Bylykbashi theksoi dje se reforma do të zhvillohet jashtë parlamentit, për shkak se opozita e bashkuar e konsideron Kuvendin si

2

E mërkurë, 15 JANAR 2020

Bylykbashi: Skandalet e mëdha në zgjedhje ndodhën pasi Rama mori pushtetin jo legjitim. “Ajo që është më e rëndësishmja në këtë histori është se çfarë është rënë dakord të mos ndryshohet nga shumica në parlament. Kjo të bëhet me mbështetjen e ndërkombëtarëve. Marrëveshja merr parasysh faktin se parlamenti nuk ka legjitimitetin. Kjo reformë nuk mund të bëhet në parlament, për shkak se ne si opozitë e konsiderojmë si jo të mirë”, tha Bylykbashi. Oerd Bylykbashi nënvizoi se skandalet me shit-blerjen e votës nisën kur Rama mori pushtetin, e se për këtë ka folur edhe OSBE-ja e organizata të tjera ndërkombëtare. “Raportet e ODIHR-it sa vinin e binin në këto zgjedhjet e fundit, sidomos nga viti 2015 deri

më 2019. Problemi është një PS. Nuk ëhstë problemi tek Partia Socialiste, që është kapur sot nga krimi. Nuk mund të themi se sot socialistët qeverisin. PS sot për fat të keq është kapur nga lidershipi i saj. Përmes reformës zgjedhore ne do të mundësojmë që kriminelë të mos ketë, që policia të ketë pastërti. Sot vendosëm rregulla si të përballemi me njëri tjetrin. Komisioni i ODIHR na kërkoi mbështetje për të arritur një platformë sa më të mirë për Reformën Zgjedhore. Vetëm më 2009 kishte afrim të standardeve me Europën, kurse më 2013 kishte rotacion. Skandalet nisën kur Rama mori pushteti”, theksoi Oerd Bylykbashi.

Tryeza, SHBA: Palët të vijojnë të ecin përpara me këtë frymë. BE: Një arritje e rëndësishme për rivendosjen e stabilitetit politik

Ndërkombëtarët mbështesin paktin politik për zgjedhjet: Dialogu zgjidh krizat P

as bërjes publike të paktit të ri mes PS-së dhe PD-së, LSI-së për nisjen e bisedimeve politike për reformën zgjedhore kanë vërshuar menjëherë reagimet e ndërkombëtarëve, të cilët e përshëndetën arritjen e konsensusit mes mazhorancës dhe opozitës jashtëparlamentare. Pakti i firmosur mesditën e djeshme mes partive, parashikon që për çdo ngërç mes palëve të merret ekspertiza ndërkombëtar e OBSE-së dhe e ODHIR-it. Kjo pritet të shmangë edhe polemikat mes palëve për çështje të ndryshme. Mesazhi i SHBA-së Ambasada amerikane në vendin tonë pak minuta pas përfundimit të tryezës ekstra-parlamentare për reformën zgjedhore do të theksonte se me këtë reformë shpresonte se të arrihej një reformë që të jenë të lira nga mashtrimi dhe korrupsioni. “Ne përshëndesim palët që ranë dakord të punojnë së bashku për reformën zgjedhore, një hap i rëndësishëm për të trajtuar plotësisht rekomandimet e ODIHR-it. Reforma do të mbështesë procese zgjedhore të efektshme dhe të besueshme dhe do të forcojë demokracinë shqiptare. Ne shpresojmë që palët të vijojnë të ecin përpara me këtë frymë aktuale bashkëpunimi, për t’u siguruar që zgjedhjet në Shqipëri të jenë të lira nga mashtrimi, ndërhyrja dhe korrupsioni”, thuhet në këtë deklaratë të djeshme të ambasadës amerikane në Tiranë. Reagimi i BE-së Në lidhje me uljen në tryezën për Reformën Zgjedhore të katër përfaqësuesve të opozitës parlamentare dhe jo parlamentare dhe të mazhorancës reagoi dje edhe Bashkimi Europian përmes ambasadorit të saj në vendin tonë Luigi Soreca. Ambasadori Soreca në mesazhin e tij është

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI Kryeredaktor: Zv/kryeredaktor:

Qamil XHANI Herion Mesi

REAGIMET

Pakti i ri PD-PS, Topalli dhe Patozi ironizojnë Ramën dhe Bashën

Ulja në një tryezë bisedimesh mes demokratëve dhe socialistëve ka sjellë edhe reagimet e para të gardës së vjetër të PD-së, që tashmë janë përjashtuar nga kjo parti. Reagimi erdhi nga ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli, e cila me anë të një statusi në Facebook shprehet se “”Ja keshtu… pasi pushoi çështjen gjykata.. rikthehen përsëri në krahët e njëri-tjetrit” shkruan ajo në rrjetet sociale. Ndërsa ish-nënkryetari tjetë ri PD-së, Astrit Patozi ka ironizuar kryeministrin Edi Rama. “Më në fund një lajm i shumëpritur për qytetarët shqiptarë. Përshëndes dorëheqjen e parevokueshme të Edi Ramës, kryeministrit të qeverisë së krimit dhe të drogës, që i hapi rrugë dialogut konstruktiv mes maxhorancës me opozitën parlamentare dhe atë jashtëparlamentare për të mirën e Shqipërisë. Që prej sot gjithçka është e mundur…”, shkruan Patozi. Si Topalli, ashtu edhe Patozi u përjashtuan nga Basha, duke mos u përfshirë në listat për deputetë në vitin 2017. Kjo bëri që më pas Patozi të krijojë një parti të re politike, Bindja Demokratike, e cila hyri në zgjedhjet lokale të vitit 2019, të cilat u bojkotuan nga PD, LSI dhe aleatët e saj. Topalli nga ana e saj preferuar të mos angazhohet në ndonjë lëvizje tjetër politike, por se herë pas here ka sulmuar ashpër Bashën për qëndrimet e tij.

TRYEZA PËR REFORMËN

Rama: Një vit i humbur, por përgëzoj rikthimin e arsyeshëm të opozitës

shprehur se BE mirëpret marrëveshjen e djeshme ndër-partiake për Reformën gjithëpërfshirëse Zgjedhore, e cila, tha ai, është një arritje e rëndësishme, për rivendosjen e stabilitetit politik të Shqipërisë, dhe rrugën drejt integrimit evropian. “Ne mirëpresim marrëveshjen e sotme ndër-partiake mbi rrugën përpara për një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR. Është një arritje e rëndësishme për rivendosjen e stabilitetit politik të Shqipërisë dhe në kontekstin e procesit të integrimit të BE të Shqipërisë. Ne besojmë se të gjitha partitë do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të përfunduar një reformë zgjedhore në kohë që do të miratohet nga Parlamenti, në të mirë të qytetarëve shqiptarë dhe të ardhmen e tyre evropiane”, u shpreh dje ambasadori Luigi Soreca. Ambasadori britanik Ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman ka reaguar pas uljes ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

në tryezë të partive politike sot për reformën zgjedhore. “E mirëpresim marrëveshjen ndër-partiake të sotme për të ndjekur reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR. Mbretëria e Bashkuar beson se dialogu gjithëpërfshirës është gjithmonë mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet politike”, u shpreh dje përmes rrjeteve sociale, ambasadori britanik në vendin tonë. Prezenca e OSBE-së Edhe prezenca e OSBE-së në Shqipëri e mirëpriti marrëveshjen e sotme politike për reformën zgjedhore. “E shohim këtë marrëveshje si një hap të parë të rëndësishëm drejt një reforme të plotë e në kohën e duhur, që do të trajtojë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, në dobi të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Prezenca është e gatshme të vijojë të kontribuojë në procesin e reformës zgjedhore, në përputhje me mandatin e saj”, theksoi dje OSBE-ja në reagimin e saj. NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

Tryeza për reformën zgjedhore tashmë e zhvendosur me “bekimin” e ndërkombëtarëve jashtë Parlamentit, për herë të parë me praninë e të gjitha palëve politike, ka sjellë reagimin e kryeministrit Edi Rama. Përmes rrjeteve sociale, Rama thekson se përtej më shumë se një viti të humbur në rrugën e konfliktit të çuar deri në ekstremin e mosarsyes, duhet përgëzuar ky rikthim i arsyeshëm në tryezën e dialogut për shkallën e parë të Reformës Zgjedhore. Në këtë kontekst, kreu i Qeverisë shpreh gadishmërinë e tij dhe të mazhorancës që ai drejton se kjo reformë do të integrojë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR-it. “Përtej më shumë se një viti të humbur në rrugën e konfliktit të çuar deri në ekstremin e mosarsyes, duhet përgëzuar ky rikthim i arsyeshëm në tryezën e dialogut për shkallën e parë të Reformës Zgjedhore, ku të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR-it do integrohen në Ligjin Zgjedhor”, u shpreh dje kryeministri Edi Rama.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3

E mërkurë, 15 JANAR 2020

Marrëveshja që hap rrugën për zgjedhjet e parakohshme Opozita dhe mazhoranca kanë rënë dakord dje për miratimin e reformës zgjedhore deri më15 mars 2020. Më pas mbetet hapur udha për votim dhe ndryshim të qeverisjes. Kështu të paktën lihet të kuptohet nga ndërkombëtarët, por prapë mbetet frika se mos kryeministri Rama e përdor këtë marifet sa për të marrë hapjen e negociatave në maj dhe më pas kërcet prapë dajaku mbi opozitën, si vitin e kaluar ku gazi lotësjellës ishte “frymëmarrja” e opozitës

G

ati një vit pas nisjes së krizës më të rëndë politike në vend, politika ka dhënë shenjat e para të një marrëveshje. Përfaqësues të dy partive kryesore të opozitës, Oerd Bylykbashi (PD) dhe Petrit Vasili (LSI) zhvilluan dje takimin e parë me përfaqësues të qeverisë, ish-ministri Damian Gjiknuri për arritjen e një pakti për reformën zgjedhore. Pjesë e tryezës ishte dhe Rudina Hajdari, si përfaqësuese e komisionit parlamentar të reformës zgjedhore, por edhe si përfaqësuese e asaj pjese të Parlamentit që më shumë përfaqëson qeverinë dhe duhet për të legjitimuar në fund me vota marrëveshjen PS-opozitë. Ulja në tavolinë e opozitës me qeverinë, pas një viti të ashpër politik dhe kur çdo institucion legjitim ka rënë ka sjellë dje reagime kontradiktore brenda një pjese të opinionit publik. Për shumë prej kritikëve të këtij pakti të ri, takimi i Frontit Opozitar me ish-ministrin Damian Gjiknuri shihet si një rënie e kauzave të opozitës dhe gjithë aksionit të saj. Pavarësisht argumenteve, më të shqetësuarit janë të ashtuquajturit “opozita e re” dhe pjesa më e madhe e kritikëve të PD dhe LSI-së. Një pjesë e tyre janë të njëjtët që kur opozita protestonte, thoshin pushteti nuk merret asnjëherë me protesta dhe duhet të ulen në bisedime. Tani që u ulën në bisedime janë gati të thonë pse nuk rrëzojnë Ramën me protesta. E sigurt është që çfarëdo veprimi që të bëjë opozita, sërish do ta gjenin një arsye për të sulmuar opozitën dhe

për të harruar se problemi është gjithmonë qeveria. Me uljen në bisedime për reformën zgjedhore, opozita nuk i ka bërë ndonjë nder qeverisë dhe aq më pak ka hequr dorë nga kauzat e saj. Opozita ka marrë rolin e saj natyral për të vendosur në çështjet e rëndësishme dhe kjo lëvizje nxjerr jashtë loje gjithë pseudo opozitat e krijuara në këto 12 muaj dhe gjithë idhtarët e asgjësimit të opozitës. Më situatën ku ndodhemi më komode nga të gjithë të tjerët ishte qeveria. Edi Rama u provua se edhe më ndihmën e ndërkombëtarëve, nuk e ka problem të qeverisë pa opozitën. U provua se bojkotin e zgjedhjeve dhe dhunën ndaj kundërshtarit nuk e sheh si një tragjedi të demokracisë, por si një

mundësi për të marrë më shumë pushtet. U provua, se duke shfrytëzuar median, biznesin, blerjet e politikanëve dhe apatinë e një elite shoqërore që shqetësohet interesat personale dhe jo parimet, sot opinioni publik nuk i kërkon llogari qeverisë për korrupsionin, rënien e sistemit dhe keqqeverisjen, por opozitës. Ulja e djeshme e opozitës në bisedime me qeverinë është shumë e thjeshtë se çdo teori konspirative. Reforma zgjedhore është një kërkesë e hershme e ndërkombëtarëve dhe vetë opozitës. Në 9 kushtet e Bundestagut gjerman për zgjidhjen e krizës politike në vend, ndryshimi i Kodit Zgjedhor renditet tek të parat. Me pranimin e negociatave për këtë çështje, opozita ka dhënë sinjalin te

partnerët se nuk ka bojkot të zgjedhjeve dhe se nëse ka garanci që vota nuk do të vidhet opozita është gati të përballet me votë me qeverinë. Takimi i palëve dje nuk erdhi si një dëshirë e Oerd Bylykbashit dhe Damian Gjiknurit, por edhe si pjesë e një ndikimi të fortë ndërkombëtar, të cilët duket se janë dhe garantët e zbatimit të saj. Pavarësisht debateve mbi qëndrimet politike, marrëveshja e publikuar dje ka të paktën dy elementë që do të përcaktojnë zhvillimet e mëvonshme politike, me apo pa dëshirën e qeverisë dhe Edi Rama. E para, në dokument saktësohet se nuk është Parlamentit që dominohet nga PS dhe deputetët satelitë të saj, ata që do marrin vendimet për Kodin Zgjedhor, por

tryeza politike PS-PD-LSI. Pra, edhe zyrtarisht parlamenti monist i PS-së nuk ka rol në zgjidhjen e krizës, por është thjesht noterizues formal i vendimeve të tryezës politike. E dyta, që është dhe më e rëndësishmja, dokumenti politik ka një afat kohor. Çështja e Kodit Zgjedhor duhet të këtë përfunduar jo më vonë se data 15 mars. Me miratimin e ndryshimeve elektorale, u hapet rruga zgjedhjeve të parakohshme. Kriza politike, rënia e institucioneve dhe gjithë problemet që ka sjellë kjo qeverisje, nuk mund të zgjidhen më tej me tryeza politike, por vetëm me votën e qytetarëve. Ndaj marrëveshja e djeshme është sinjali i parë që hap rrugën drejt zgjedhjeve të parakohshme.


POLITIKE

4

E mërkurë, 15 JANAR 2020

Zgjidhja e krizës/ PS-PD-LSI së bashku në tryezë për Reformën Zgjedhore, me ndërmjetësim ndërkombëtar

N

ë një kohë kur pritej të njoftohej nisja e protestave në vend, klasa politike shqiptare ka befasuar të gjithë, teksa “uli armët” e betejës për të lënë rrugë nisjes së një dialogu konstruktiv për reformën zgjedhore. Dhe në këtë kontekst, si një “rrufe në qiell të hapur” ishte lëvizja më e fundit, ajo e uljes në një tryezë të përbashkët pas dy vitesh krizë politike, të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Deri para dy ditësh Lulzim Basha dhe koalicioni opozitar flisnin për rinisje protestash. Ndërsa socialistët këmbëngulnin që reforma të bëhej vetëm nëpërmjet komisionit të posaçëm brenda tryezës së Parlamentit. Por me një skenar të mirëpërcaktuar PS dhe PD u ulën në një tryezë për të diskutuar mbi reformën zgjedhore. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha mblodhi paraditen e së martës, krerët e partive aleate për të biseduar mbi formatin e këtij takimi, e ku aleatët dukeshin se u gjendën të “surprizuar”. Pas një konsulte disaorëshe Basha lajmëroi publikisht se kishte mandatuar Oerd Bylykbashin nga PD-ja dhe Petrit Vasili nga LSI-ja për të negociuar me mazhorancën sa i përket reformës zgjedhore. Takimi Faktori ndërkombëtar ka ndikuar, siç edhe lideri demokrat Lulzim Basha e theksoi këtë të martë, për procesin e diskutimit për reformën zgjedhore. Ajo është zhvendosur jashtë Parlamentit, për herë të parë me praninë e të gjitha palëve politike. Menjëherë sapo Basha mbaroi deklaratën e tij nga selia

Opozita dhe maxhoranca ulin armët, nisin takimet për Reformën Zgjedhore

e PD-së, median u njoftuan mbi takimin e shumëpritur mes PD-së dhe PS-së. Tashmë formati ishte përcaktuar: Gjiknuri, socialisti i kontestuar nga opozita do të ishte pjesë e tryezës, ndërsa PD-ja siç duket kishte pranuar kushtin e vendosur që në këtë tavolinë të ulet edhe Rudina Hajdari, deputetja e opozitës parlamentare që kontestohet nga demokratët. Pas reagimit publik të Bashës, Bylykbashit dhe Vasilit iu në dispozicion makina e kryetares së LSIsë, Monika Kryemadhi, për të shkuar në Pallatin e Kongreseve, vendi “neutral” ku do të mbahej takimi.Prej kohësh diplomatët

amerikanë dhe britanikë kanë kontaktuar me të gjitha palët me qëllim për të bindur palët që të ulen për reformën zgjedhore. Kjo lëvizje shihet edhe si një taktikë e politikës shqiptare për të krijuar imazhin e zgjidhjes së krizës, pasi pas pak ditësh Shqipërinë do ta vizitojë komisionieri i lartë për Zgjerim, Oliver Varhelyi. Ai do të ketë takime me krerët më të lartë politikës shqiptare, kryeministrin Edi Rama, kryedemokratin Lulzim Basha, presidentin Ilir Meta dhe me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi. Deklaratat Pas mbylljes së tryezës fillim-

isht kanë folur Bylykbashi dhe Vasili. “Ky dokument garanton që reforma zgjedhore të bëhet me konsensus dhe kjo gjithë përfshirje e konsensus të shkojë deri në fund. Kemi asistencën ndërkombëtare. Pas kaq kohësh nga kërkesa jonë, për të arritur këtë do të institucionalizohet një forum, Këshilli Politik, që do të mandatojë punën për të kryer gjithë këtë reformë”, tha Bylykbashi pas takimit. Ndërsa Vasili theksoi se “është hedhur një hap në këtë drejtim, i cili në rast të përgjegjshmërisë së duhur dhe të luajilitetit të plotë nga pala tjetër, do të ishte një mundësi për

të ecur përpara dhe për të çliruar vendin jo vetëm nga damka e zgjedhjeve të manipuluara dhe të blera”. Gjiknuri, i cili foli i fundit pas takimit nuk e përjashtoi mundësinë që të diskutohet edhe për çështje të tjera veç reformës zgjedhore. “Kemi një marrëveshje që opozita jashtëparlamentare të përfshihet në procesin e reformës zgjedhore për të arritur një draft të dakordësuar. ODIHR do i kërkojmë të vijë zyrtarisht në Tiranë, për çështjet që palët mund të ndahen. Jemi të gatshëm që të gjejmë çdo lloj komunikimi me opozitën, siç e kemi thënë edhe më herët. Gjetëm një modalitet që opozita të jetë pjesë e reformës zgjedhore”, tha Gjiknuri. Sa i përket ndryshimit të sistemit, Gjiknuri tha se është pjesë e punës së komisionit, por do t’i mbetet pritshmërive nëse arrihet konsensus i plotë edhe për këtë çështje. “Sistemi është objekt i punës së komisionit, por do një dakordësi, por që nuk lidhet me rekomandimet e OSBE/ ODIHR”, tha ai, duke sqaruar se asistenca e OSBE-së nuk do të jetë për ndasi që lidhen me diskutimet për sistemin zgjedhor. Socialisti la të kuptohet se kjo tryezë u arrit nga vetë palët, dhe jo me ndërmjetësimin ndërkombëtar. “Janë palët shqiptare në tavolinë, ndërkombëtarët e ndjekin me shumë vëmendje”, tha deputeti socialist, Damian Gjiknuri.

KUVENDI ËSHTË I DETYRUAR TË LUAJË VETËM ROLIN E NOTERIT, DUKE MIRATUAR DRAFTIN KONSENSUAL QË DO TË PRODHOJË TRYEZA

N

ë paktin e firmosur sot mes palëve PS, PD, LSI dhe me dakordësinë e opozitës parlamentare, parashikohet që reforma të përfundojë brenda 15 marsit. Ky të paktën është angazhimi i palëve për realizimin e reformës zgjedhore. Sipas këtij dokumenti të siguruar nga “Gazeta Si”, parashikohet që të formohet një Këshill Politik me përfaqësues të opozitës, drejtuesve të komisionit të Reformës Zgjedhore dhe përfaqësuesve të grupeve parlamentare në Kuvend. Këshilli mblidhet brenda muajit janar dhe autorizon një përfaqësi politike dy persona nga opozita jashtë parlamentare dhe ekspertë të saj që të punojnë me dy bashkëkryetarët e komisionit të reformës. Palët angazhohen që të zgjidhin me konsensus të gjitha çështjet e administrimit të zgjedhjeve, rekomandimeve të ODIHR-it dhe të OSBE-së. Pika e fundit është garancia ose “besa” që jep mazhoranca se jepet garanci se drafti që do të dakordësohet

Pakti për reformën, drafti brenda 15 marsit

pas diskutimeve mes Hajdarit, Gjiknurit, Vasilit, Bylykbashit dhe përfaqësuesve të grupeve parlamentare, nuk do të ndryshohet në asnjë moment në komisionin e posaçëm dhe do të shkojë për miratim në seancë plenare, siç është rënë dakord në tryezën jashtë parlamentare. Në rast të mungesës së konsensusit në pika të veçanta, dokumenti parashikon asistencën e OSBE/ODIHR-it me ekspertë të saj. Tashmë kjo tryezë duket si një kusht i opozitë si plotësuar, e cila kërkonte që të shmangej Kuvendi dhe komisioni i reformës, pasi shihej si një ileg-

jitim. Ndërsa kësaj herë Kuvendi është i detyruar të luajë vetëm rolin e noterit, duke miratuar draftin konsensual që do të prodhojë tryeza ekstraparlamentare. KONKLUZIONET E TAKIMIT 1. Formohet Këshilli Politik me përfaqësues të opozitës, drejtuesve të komisionit të Reformës Zgjedhore dhe përfaqësuesve të grupeve parlamentare në Kuvend. 2. Këshilli mblidhet brenda muajit janar 2020 dhe autorizon platformën e punës së procesit të Reformës Zgjedhore, si më poshtë: – Një përfaqësi politike (2 persona) nga opozita jashtëparlamentare

dhe ekspertë të saj do të punojnë me dy bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe ekspertët e atashuar pranë tij. – Çështjet që do adresohen përcaktohen në vendimin e Kuvendit Nr.102/2017, i amenduar, “Për ngritjen e komisionit të Reformës Zgjedhore” përfshirë dhe planin e punës të miratuar me konsensus nga Komisioni në vitin 2017, si dhe çdo problematikë tjetër zgjedhore, që palët bien dakord me konsensus, me qëllim arritjen e standardeve ndërkombëtare. -Palët e përfshira të angazhohen të adresojnë me konsensus të gjitha çështjet e administrimit të zgjedhjeve objekt i punës së Komisioni të Reformës Zgjedhore, përfshirë rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe për çështjet të cilat nuk gjendet dakordësi do të kërkohet mendim dhe asistencë nga ekspertiza ndërkombëtare e OSBE/ODIHR me qëllim gjetjen e një zgjidhje të

pranueshme. -Për të ndihmuar në këtë proces Komisioni i Reformës Zgjedhore do të kërkojë zyrtarisht asistencën e OSBE/ODIHR, përfshirë dërgimin e ekspertëve nëse kjo është e mundur, që do të bashkëpunojë me përfaqësuesit politikë dhe ekspertët e përcaktuar në paragrafin e parë të kësaj pike, me qëllim për të lehtësuar procesin procesin e disktimit dhe hartimit të projekt- propozimeve përkatëse. -Projekti përfundimtar i dakordësuar mes palëve sipas këtij dokumenti, do të miratohet nga Kuvendi në përputhje me procedurat parlamentare. Shumica angazhohet që të mos kryejë ndryshime në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe në seancë plenare në tekstin e miratuar dhe dakordësuar mes palëve sipas këtij dokumenti . -Palët angazhohen që Reforma të përfundojë jo më vonë se 15 mars 2020.


POLITIKE

5

E mërkurë, 15 JANAR 2020

Reforma Zgjedhore, opozita tregon tre kushtet për marrëveshje me mazhorancën:

K

ryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ditën e djeshme, e shoqëruar nga ish-kreu i grupit parlamentar të partisë, Petrit Vasili, kanë shkuar në zyrën e kryedemokratit Lulzim Basha në selinë blu. Pas tyre, në selinë e Partisë Demokratike, ka mbërritur edhe kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi. Takimit i janë bashkuar edhe aleatë të tjerë, Dashamir Shehi i LZHK-së, dhe Agron Duka, i partisë Agrare Ambientaliste, si dhe nënkryetari i PR-së, Arjan Madhi. Takimi në selinë e Partisë Demokratike u zhvillua për situatën politike dhe aksionin opozitar. Opozita jo parlamentare është në përfundim të draftit me propozimet e saj për reformën zgjedhore, ndërsa që ky proces është duke u zhvilluar edhe në Kuvend në komisionin e posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore. “Miratim i reformës zgjedhore në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse, konsensuale mes partive politike. Hartimi dhe diskutimi i reformës jashtë parlamentit në tryezën politike të partive; Miratimi pa ndryshime nga komisioni dhe Parlamenti i produktit konsensual të tryezës politike”, janë tre kërkesat e opozitës drejtuar mazhorancës për vijimin e dialogut mes palëve. Menjëherë pas takimit konsultativ që zhvilloi në zyrën e tij me aleatët e kampit të opozitës së bashkuar, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha bëri me dije se opozita ka mandatuar Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin, që do të shërbejnë si dakordësues me mazhorancën për miratimin e Reformës Zgjedhore. Pas më shumë se një

PD-PS ulen në tryezë për reformën zgjedhore. Basha: Pakti jashtë Parlamentit

orë bisedimi me krerët e partive aleate, Kryemadhin, Dukën, Shehin, Idrizin, kryedemokrati Basha u deklarua i prerë duke theksuar se negociatat me mazhorancën do të zhvillohen jashtë Parlamentit, si dhe jashtë komisionit të posçëm parlamentar për reformën zgjedhore. Ndërsa kryedemokrati vendosi edhe kushtin tjetër ndaj mazhorancës, që pakti i arritur për reformën të mos ndryshohet, por të votohet menjëherë në Parlament. “Prej muajit tetor opozita ka insistuar në një mekanizëm gjithëpërshirës dhe transparent për të përfunduar reformën zgjedhore. Ku është edhe një kusht i pakalushëm

i Bundestagut, kanë kaluar 4 muaj dhe asgjë nuk është arritur. Sot opozita rikonfirmon qendrimin e saj për nisjen pa vonesë dhe përfundimin një orë e më parë të reformës. Mandatojmë Oerd Bylykbashin nga Partia Demokratike, Petrit Vasilin nga Lëvizja Socialiste për Integrim për të dakordësuar mekanizmin, duke i qëndruar plotësisht të gjitha pikave të shtruara në tetor”, tha Basha. Ky është hapi i parë i opozitës drejt një marrëveshje, ndërsa Basha theksoi se nuk bëhet fjalë për një tryezë nga komisioni i posatçëm. “Nuk ka një tryezë nga komisioni i posaçëm, ne me ndihmë e faktorit ndërkombëtar kemi mundësuar

një proces që të dakordësohen me atë të tetorit. Këto janë mandatet e qarta që dy përfaqësuesit tanë do të ulen pasa një qëndrimi të qartë dhe të prerë duke nisur me rezolutën e Bundestagut”, tha Basha. I pyetur nga gazetarët nëse po pranojnë të ulen në një tryezë me Damian Gjiknurin, i kundërshtuar nga opozita, Basha u përgjigj: “Ju informoj se ne kemi mandatuar dy përfaqësueit tanë për të përsëritur qëndrimet tona të tetorit. Unë nuk mund të flas për papërgjegjshëmërinë e tyre se kë zgjedhin për t’u përfaqësuar”, theksoi kryedemokrati Lulzim Basha. Menjëherë pas daljes publike të Bashës, u dha njoftimi për uljen në një tryezë me dy bashkëkryetarët e komisionit të reformës zgjedhore. Një takim që do të zhvillohej në një format jashtë Parlamentit, me Bylykbashin dhe Vasilin si përfaqësues të opozitës jashtë parlamentare me dy bashkëkryetarët e komisionit, Damian Gjiknuri të PS-së dhe Rudina Hajdari të opozitës parlamentare. Pikërisht kjo tregon se në takimin e aleatëve të PD-së është diskutuar mbi këtë propozim mbi takimin me mazhorancën për reformën zgjedhore. Formati i takimit të djeshëm është ngjashëm, si ai i disa viteve ku po në Pallatin e Kongreseve u takuan Basha dhe Rama, e kjo për zgjedhjen e presidentit.’

DEPUTETJA

Rudina Hajdari nuk e firmos draftin, por parimisht është dakord

Takimi mes Vasilit, Bylykbashi, Hajdarit dhe Gjiknurit zgjati mbi një orë. Përpara përfundimit të këtij takimi u bë publik një draft marrëveshje që ishte e përgatiur në dakordësi mes PS-së dhe PD-së, Dokumenti në fund të takimit nuk është firmosur vetëm Rudina Hajdari, e cila ka kërkuar të njihet konkretisht mbi mënyrën e funksionimit të Këshillit. “Parimisht jam dakord me përmbajtjen e dokumentit në fjalë, që u diskutua sot në mbledhjen e zhvilluar… Gjithashtu, duke qenë se u njoha sot me përmbajtjen e këtij dokumenti, më duhet të marr pak kohë të konsultohem dhe me kolegët e mi në Parlament në lidhje me dokumentin në fjalë. Si përfundim, ajo çka është më e rëndësishme është fakti që takimi i zhvilluar bëhet në kuadër të dialogut për të garantuar një konsensus të gjerë dhe sa më transparent për procesin e Reformës Zgjedhore”, shkruan Hajdari. Deputetja e opozitës në deklaratën për median thekson se nuk do të heqë dorë nga ndryshimi i sistemit politik, si dhe vlerësojë më në fund uljen në një tryezë të PD-së me PS-në.

KRYETARJA E LSI-së BËN APEL: TË MOS HUMBASIM MË KOHË PËR REFORMËN ZGJEDHORE

Kryemadhi: Qeveria ka përgjegjësi për 9 kushtet e Bundestagut

K

ryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar për takimin mes përfaqësuesve të opozitës dhe qeverisë për miratimin e reformës zgjedhore. Në një qëndrim të bërë publik përmes faqes së saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Kryemadhi sqaron në mënyrë të detajuar se përse opozita është pro dialogut për reformën zgjedhore dhe çështjet që lidhen me 9 kushtet e Bundstagut. Po ashtu, Kryemadhi u shpreh se opozita edhe njëherë ka shprehur qëndrimin e saj me akte konkrete se është pro procesit të integrimit në BE dhe tashmë është radha e qeverisë që të bëjë të njëjtën gjë. Reagimi i Monika Kryemadhit Integrimi Evropian i Shqipërisë nuk mund të sakrifikohet për asnjë arsye. Gjithëpërfshirja dhe

dialogu politik janë të vetmet rrugë me të cilat mund të realizojmë reformat e nevojshme për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ndaj pa humbur kohë të miratojmë një reformë zgjedhore që u mundëson qytetarëve shqiptarë të drejtën për të zgjedhur të lirë, pa presionin e bandave, intimidimin me vendin e punës

dhe nën kërcënimin e levave të pushtetit. Opozita sot mori përgjegjësinë e saj përpara qytetarëve shqiptarë për të realizuar reformën zgjedhore, e cila është edhe një nga 9 kushtet e vendosura nga Bundestagu Gjerman për të bërë të mundur hapjen e negociatave në Samitin e Zagrebit. Kjo pikë

ka qenë deri tani e vetmja alibi e pushtetit për të bërë bashkëpërgjegjëse opozitën për dështimet e saja në integrimin evropian të vendit. Nga sot, pas dakordësisë së opozitës në unison, për të përmbyllur me konsensus dhe nën prezencën e faktorit ndërkombëtar Reformën Zgjedhore, i duhet Qeverisë dhe maxhorancës të tregojë se është e gatshme të mos mbajë më peng të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Nga sot është kjo maxhorancë që duhet të përmbyllë tetë pikat e tjera të kushteve mjaft të qarta të Bundestagut Gjerman. Nga sot është kjo maxhorancë që duhet të heqë dorë nga bllokimi i ngritjes së Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë sipas Kushtetutës pa keqpërdorur mekanizmat e saja qorre në KED

apo në Parlament. Nga sot është përgjegjësia e kësaj maxhorance të bëhet gati për implementimin e Reformës zgjedhore që do të miratohet me konsesus. Nga sot është përgjegjësia e kësaj maxhorance që të plotësojë kushtin e vënies para drejtësisë së vjedhësve të votave, dosja 184 dhe 339. Nga sot është përgjegjësi e maxhorancës të japë shembuj për luftën ndaj korrupsionit të saj. Dhjetëra dosje të korrupsionit qeveritar janë në sirtaret e Prokurorisë. Sot opozita, me marrjen e përgjegjësisë për të vetmin kusht që duhet kontributi i saj për të zhbllokuar integrimin në BE, tregoi që mbi interesat partiake apo llogaritë meskine elektorale vendos të parën të ardhmen e shqiptarëve. Shqipëria është e para! E ardhmja evropiane e saj është e para!


POLITIKE

6

E mërkurë, 15 JANAR 2020

Reforma zgjedhore, ish-kreu i KQZ-së: Nëse ka vullnet, edhe zgjidhjet gjenden. Preferoj sistemin mazhoritar të përzier me proporcionalin

D

y ditë më parë gjykata vendosi të pushojë çështjen e lobimit rus nga Partia Demokratike, ku të pandehur ishin, kryetari Lulzim Basha, ish-Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani dhe ish-financieri i selisë blu, Ilir Dervishi. Lidhur me këtë proces, Arben Ristani deklaroi se, Edvin Karanxha, një nga tre prokurorët që ka hetuar çështjen e lobimit rus të PD, është shkarkuar. I ftuar në studion e Abc News, ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, një nga të akuzuarit e mazhorancës për “lotimin rus”, u shpreh se prokurori mori një njoftim në seancë nga Prokuroria e Tiranës se është shkarkuar. Sipas Ristanit ky është presion i qartë politik. “Përfaqësimi i akuzës në gjyq ishte një estradë e vërtetë. Prokurori që mbajti relacioni, me të mbaruar i vjen një shkresë nga drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës që e shkarkon, brenda seancës. Hyn sekretarja e gjykatës dhe njofton gjyqtarin që shkarkohet prokurorin (Edvin Karanxha) që sapo kishte mbajtur realicionin. Është një situatë që presioni politik deri në këtë masë sa ta bëjë qesharake në sytë e gjykatës. Prandaj çështja ishte e montuar, pjesë e luftës politike dhe përfundoi si e tillë sepse nuk ka vepër penale në këtë histori”, tha Ristani. Ish-zyrtari i lartë i selisë blu, sqaroi edhe njëherë se çështja e lobimit rus është luftë politike. “Është e vërtetë që ky term është i luftës politike midis palëve. Në këtë çështje ka pasur një kontratë mes një kompanie skoceze dhe një lobisti amerikan. Një veprimtari që nuk ka të bëjë me PD. Pronarët e kësaj kompaanie skoceze ishin ca emra sllavë. Mbi këtë është abuzuar, por kjo kontratë e ka të shkruar që veprimtaria nuk është për shtet apo për veprimtari politike. E thashë këtë për të treguar se gjithë këto terma janë pjesë e nxitjeve politike. Unë nisem që nga akuza personale ndaj meje. Për çdo student të juridikut është e qartë që termi falsifikim me mosveprim, është term i shpikur. Falsifikimi është një vepër penale që qendron vetëm me veprim. Duke qenë se ata shpikën këtë lloj termi që duhet t’i turpërojë në këtë fakt”, theksoi Ristani. Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, thotë se ka pak gjasa që Reforma Zgjedhore të realizohet këtë pranverë. Nga ana tjetër, ai theksoi se ka pak shpresa që reforma të përfundojë, duke parë sipas tij edhe angazhimin e

Lobimi rus, Ristani: Çështje e montuar politikisht, në seancë një prokuror u shkarkua

qeverisë. Lidhur me aksionin politik të PD për vitin 2020, Ristani në intervistën dhënë dje për “Abc Neës”, nuk përjashtoi format e kaluara, duke përfshirë edhe protestat. Mirëpo, sipas tij parimi i PD-së është programi i partisë dhe me veprimet konkrete që do kryhen. PJESË NGA INTERVISTA Basha i mbajti me shpresë aleatët për ndryshimin e sistemit zgjedhor, nuk do të duhej që PD të jepte konsensusin për të ndryshuar sistemin zgjedhor? PD ka qenë zyrtarisht, është shprehur që është e hapur nga çdo loj sistemi, edhe partitë aleate nuk kanë ndonjë divergjencë në

koalicion. Unë besoj se PD ka vendosur prioritete, dhe për PD janë mekanizmat që duhen gjetur për të shmangur shit-blerjen e votës. Unë personalisht kam preferencë për sistemin që kishim mazhoritar të përzier me proporcionalin. Në fakt të gjitha sistemet janë demokratike që përdoren kudo në botë, duhet të përcaktojmë qëllimin. Se në varësi të sistemit zgjidhim një hallkë dhe prishim një tjetër. Ky sistem është pothuajse më i miri për të shmangur rolin e kryetarëve, por ama është më i keqi për sa i përket përfaqësimit të qytetarëve me deputetin. Nuk ka lidhje midis votuesit dhe deputetit.

Dëgjuam z. Balla dje që tha se ftesa për PD është gjithnjë në fuqi, gjë që nuk e keni pranuar por keni ngritur grupet tuaja të punës. Sa mund të funksionojë zbatimi i një reforme kur ajo është vënë në dy se më shumë tryeza të ndryshme? E tillë erdhi situata, nuk duhet të kishte ardhur kështu. Unë kam shprehur edhe publikisht një lloj reflektim që u bë për të dalë nga parlamenti, por në këtë situatë jemi. Këto zgjidhje do të marrin një formë përfundimtare, ndërkohë ka edhe një vazhdim më të plotë edhe një detyrë të lënë nga partnerët tanë ndërkombëtarë, mjafton të ketë vullnet dhe zgjidhjet gjenden. Sa besoni se do arrijë të realizohet deri në pranverë Reforma Zgjedhore? Pak shpresë kam, duke parë angazhimin e qeverisë. Kini parasysh se raportet e OSBE dalin menjëherë pas zgjedhjeve. Dhe mazhoranca nuk ka asnjë justifikim pse nuk e nisi punën që në momentin e parë për të realizuar vërejtjet. Mos harroni as pas 2013-ës nuk ka pasur një iniciativë të mazhorancës për të rregulluar zgjedhjet. Aksioni politik i opozitës, çfarë do të presim për 2020? PD-ja së pari do bëjë atë që duhet natyrshëm të bëjë. Ofertën duhet ta përgatisë për publikun. Edhe sigurisht aksionin për të rritur besueshmërinë te votuesi shqiptar, se ditën që ajo do vijë në pushtet Shqipëria do jetë më mirë. Gjatë kësaj rruge format e opozitës qoftë me protesta, denoncimet çdo lloj formë. Përqendrimi do jetë të programi i partisë dhe me veprimet konkrete që do kryhen.

Lobimi rus, ish-ministri i Drejtësisë: Konspiracion politik i përdorur nga PS-ja

A

nëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, në një intervistë për “A2 Cnn” foli për çështje më aktuale politike në vend, nga çështja e lobimit rus, dekriminalizimi, KÇK, por edhe për atë se çfarë pritet tashmë nga Partia Demokratike. Lidhur me situatën e rendit, sipas Alibeajt, krimi ka ngritur flamurin e zi të tij. “Në vitin e kaluar kanë ndodhur jo më pak se 57 ngjarje me pasojë vdekjen dhe 63 viktima. Këtu nuk po flas për viktimat e aksidenteve rrugore, por për ato që kanë lidhje drejtpërdrejt me situatën e degraduar të rendit. Në vitin që sapo ka hyrë, çdo ditë ka pasur nga një ngjarje nga ato të cilat policia do të duhet t’i kishte parandaluar. Më e dhimbshmja dhe më e frikshmja ishte ajo e Rrëshenit. Po ta analizosh kupton se në çfarë qetësie ekzekuton krimi. Askush nga shteti nuk arrin ta neutralizojë e aq më pak ta kapë më pas. Krimi ka ngritur flamurin e zi të tij në këtë vend që quhet Shqipëri”, u shpreh Enkelejd Alibeaj.

Nisma kundër “KÇK”, Alibeaj: Lepuri fshihet në barkun e Ramës

KÇK-ja Ndërsa për nismën e kryeministrit Edi Rama kundër grupit kriminal “KÇK”, Alibeaj u shpreh se është një tregues i frikës që ka pushtuar vetë kreun e Ekzekutivit. “Nuk është shpalosur ndonjë projekt ligj. Por nga të gjitha artikulimet politike të Ramës kuptohet kjo gjë si thelb, policia duke zbatuar ligjin antimafia do të kontrollojë gjyqtarët dhe

prokurorët. Besoj kjo është linja logjike e deklaruar deri tani. Të thuash këtë gjë, me ngulm madje siç e ka thënë Rama, nuk është gjë tjetër vetëm se të shpallës të dështuar reformën në drejtësi. Ministri i brendshëm që mbledh kufomat e krimit të kontrollojë edhe gjyqtarët edhe prokurorët. Kjo është një rrëzim totalisht, jo i kësaj reforme, por një degradim edhe i sistemit të mëparshëm. E treta, që unë mendoj se është edhe arsyeja e vërtetë. Tashmë që është krijuar SPAK-u, lepuri fshihet në barkun e Ramës sepse nëpërmjet ligjit anti-KÇK do të kontrollojë prokurorët dhe gjyqtarët e SPAK-ut”, u shpreh ish-deputeti Enkelejd Alibeaj. Lobimi rus Për ish-ministrin e Drejtësisë çështja e lobimit rus në favor të PD-së në fushatën elektorale, nuk është gjë tjetër veçse një konspiracion politik i përdorur nga PS-ja. “Çështjet që do të duhet të hetojë SPAK-u, sipas ligjit, janë çështjet e krimit

të organizuar dhe të korrupsionit. Këto dy çështje kanë impakt publik dhe e kanë shoqëruar këtë qeverisje nga 2013-ta dhe këtë. Nuk po e them se nga para 2013 nuk ka pasur të tilla çështje. Është e arsyeshme dhe e justifikuar që nga aktorët politikë, t’i kërkohet performancë SPAK-ut. Këtë ka bërë Basha. A është çështja e korrupsionit zgjedhor me impakt publik? Çfarë ka thënë Balla apo PS, se çështja e lobimit rus të shkonte në SPAK, në fakt ka shkuar më tepër sesa në SPAK. Çështja e lobimit rus është filluar me një kallëzim penal të filluar nga vetë PD-ja, që në momentin që ka dalë shkrimi i famshëm. Unë besoj se mund të ketë qenë edhe një lloj autonomie e gjykatës që ka dhënë atë vendim. Unë jam kurjoz tani se çfarë do të ndodhë me fatin e atyre gjyqtarëve që e dhanë atë vendim. Nëse është dhënë ai lloj vendimi nga Gjykata, zero prova ndaj Bashës, Ristanit dhe Dervishit, e gjitha ka

qenë një konspiracion politik”, u shpreh ish-deputeti demokrat. Dekriminalizimi Enkelejd Alibej u shpreh gjithashtu, se ka të tjerë kryetarë bashkiakë në shkelje ligjore. “Janë 4 apo edhe 5 të provuar me dokumente ta pakontestueshme. Ka edhe të tjerë. Unë e kam thënë se një nga drejtimet ku kemi eksploruar forcat e aksionit opozitar është dekriminalizimi. Në fakt nuk duhet të ishte kështu. Këtë duhet ta kishte bërë vetë Prokuroria, KQZ, në mënyrë korrekte dhe të mos kërkonte që të ishim ne që ta shtynim me forcë. Të 60 të zgjedhurit, në mënyrë antiligjore, janë në “skrutilim”. Të paktën për 15 prej këtyre kryetarëve, ka dokumentacion të pjekur, në aspektin ligjor, për t’u bërë publik dhe për të kërkuar aksionin ligjor të prokurorisë, por me radhë”, u shpreh gjatë intervistës, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.


FORUM EDITORIAL Nga Mili Xhani

D

rejtimi 12 mujor i OSBE-së nga Shqipëria nuk ka nisur me këmbën e mbarë. Më 9 janar, kur Edi Rama mori presidencën e organizatës më të madhe në botë, deklaroi se pjesë e kontributit të kësaj strukture në Shqipëri ishte dhe hartimi i paketës ligjore kundër shpifjes. I pyetur nga gazetarët që e shoqëronin në Vjenë, për ligjin që cenon lirinë e medias dhe nga një pjesë e shoqatave mediatike është cilësuar si rikthim i censurës, Edi Rama tha se paketa ligjore ishte miratuar bashkë me OSBE-në dhe Përfaqësuesin e saj për Mediat. Të njëjtin qëndrim mbajti dhe kur ligji i medias u miratua me një procedurë të paqartë ligjore

më 18 dhjetor. Kritikave që vinin edhe nga një pjesë e deputetëve për rrezikun e kontrollit mbi mediat nga ana e qeverisë, kryeministri iu përgjigj se nuk kishte asnjë shqetësim, pasi ligji ishte miratuar në bashkëpunim të ngushtë me OSBE. Ky argument i dakordësisë me OSBE për ligjet e gjobave ndaj mediave u përdor edhe dje nga ana e numrit dy të PS-së, Taulant Balla. Kur u pyet nga gazetarët për mos dekretimin e paketës ligjore nga Presidenti Ilir Meta, Balla sulmoi kreun e shtetit dhe u mbrojt sërish me mbështetjen që i ka dhënë ligjit OSBE. Çdo kritikë që u është bërë ligjeve, nga PS ka marrë përgjigjen se “këtë punë e di OSBE”. Dje

7

E mërkurë, 15 JANAR 2020

OSBE-ja zbulon mashtrimin e presidencës së OSBE OSBE, jo ajo e Presidencës së radhës, por Zyra e OSBE për Lirinë e Medias në Vjenë rrëzoi gjithë mashtrimin e qeverisë për paketën anti-shpifje. Në reagimin e tij ka jo pak elementë që tregojnë se qeveria “Rama” ka zgjedhur të tallet edhe me ndërkombëtarët dhe OSBE-në që vet drejton. Së pari, OSBE e thotë hapur se ligji nuk përfaqëson standardet ndërkombëtare. Në këtë mënyrë, rezulton se qeveria “Rama” ka hartuar një ligj që nuk ka firmën e OSBE. Përfaqësuesi i OSBE-së

për shtypin, Harlem Desir tha të hënën se ai është i gatshëm të punojë me autoritetet shqiptare për përmirësimin e ligjit të shtypit, veçanërisht atyre pjesëve që lidhen me gjobat dhe parimin e proporcionalitetit siç parashikohet në ligjin ndërkombëtar. E thënë ndryshe, qeveria “Rama” ka miratuar një ligj që nuk përputhet me standardet ndërkombëtare. Zyra e OSBE për Mediat thotë se “rivotimi i ligjit do t’u hapë rrugën sqarimeve dhe përmirësimeve të mëtejshme të

këtij ligji në mënyrë që të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare”. Pra ligjet e Ramës kundër medias, jo vetëm s’janë hartuar bashkë me OSBE para votimit, por janë në kundërshtim me parimet e kësaj organizate. Në këtë bllof të qeverisë edhe më i turpshëm është fakti se mashtrimin e Presidencës së Radhës së OSBE-së e ka nxjerrë vet OSBE. Praktikisht qeveria kreu një shpifje ndaj OSBE-së me paktën “antishpifje”.

“Informimi në rrezik, zyrat e shtypit prodhuese dhe shpërndarëse të lajmeve”

M

edia në Shqipëri pritet të ndeshet gjatë këtij viti me një terren në vështirë përballë propagandës në rritje të zyrtarëve dhe ngushtimit të hapësirave të lirisë për informim dhe raportim. Konstatimi vjen nga grupimet e gazetarëve dhe të shoqërisë civile, që thonë se media po funksionon përmes një sistemi të deformuar, për shkak të ndërthurjes se interesave financiare të disa pronarëve me pushtetin politik. Drafti anti-shpifje i qeverisë, që kritikohet njëzëri nga komuniteti i gazetarëve dhe institucionet ndërkombëtare, me argumentin se ngushton hapësirat e informimit dhe raportimit në mediat on-line, erdhi në një moment kur këto media po sfidonin lajmet që prodhohen dhe shpërndahen nga zyrat e shtypit, thonë gazetarët. Spektri mediatik shqiptar vlerësohet nga analistë, gazetarë dhe pjestarë të shoqërisë civile, të jetë nën trysninë e vazhdueshme të zyrtarëve të veshur me pushtet. Informaliteti në media, propaganda qeveritare dhe ngushtimi i hapësirës së informacionit dhe raportimit janë sot problemet më shqetësuese. Analisti Fatos Lubonja argumenton se ka një vetëdorëzim të medias, pasi ato nuk janë produkt i tregut të lirë, por i bizneseve të pronarëve. “Vetëdorëzimi është i qartë, ka të bëjë me konfliktin e interesit që kanë pronarët e mediave, të cilët duhet të mbrojnë interesat e bizneseve të tyre. Mirëpo këtu ka një konflikt, sepse nga një anë rritja dhe mbajtja në këmbë e biznesit në Shqipëri është bërë gjithë e më e pamundur pa mbështetjen e qeverisë, pa tenderat që jep qeveria, pa lejet e ndërtimit, lejet e ndryshme, konçensionet. Dhe pa dyshim që qeveria pastaj përmes kësaj kapje, që i ka bërë ekonomisë, ushtron presion mbi produktin tjetër, që duhet të prodhojnë mediat që është informacioni”, argumenton Fatos Lubonja, analist. Gazetari i BIRN Gjergj Erebara thotë se numri i gazetarëve aktivë është në rënie dhe se redaksitë në media të ndryshme janë në tkurrje, për

Zëri i Amerikës: Rama nuk tregon se kush e financon ERTV

shkak të zvogëlimit të buxhetit të reklamave dhe ndërthurjes se interesave financiare të disa pronarëve të medias me pushtetin politik. “Tregu shqiptar është i dominuar nga shumë pak reklamues të mëdhenj, përsa i përket televizioneve. Gazetat, që janë kontribut i qytetarit drejtpërdrejt, në financat e një media, është në rënie drastike, drejt asgjësimit total. Gjatë vitit të kaluar u mbyll dhe gazeta Shekulli print, që ishte një nga gazetat më të vjetra në vend”, – thotë Gjergj Erbara, gazetar i BIRN. Dhe kjo gjendje ka sjellë përparimin e propagandës së zyrtarëve, thonë gazetarët. Informacioni dhe raportimi është zëvendësuar me prodhimin e lajmeve të realizuara nga zyrat e shtypit, pohojnë ata. “Propaganda zyrtare determinon informacionin dhe raportimin në media. Më së shumti kjo është e ndikueshme si e tillë mbi median tradicionale, të cilat aktualisht kanë dhe pjesën më të madhe të tregut mediatik të Shqipërisë”, shprehet Aleksandër Çipa, Kryetar i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë. Analisti Fatos Lubonja kur flet për rritjen e propagandës së qeverisë ka parasysh televizionin e kryeministrit ERTV.

“Ky është një nga skandalet dhe turpet më të mëdha të Shqipërisë, ku kryeministri krijon në zyrat e tij televizionin e tij, që prodhon vazhdimisht lajmet siç do vetë, si edhe shpërndan lajmet në gjithë televzionet e tjera private dhe publike”, thotë Fatos Lubonja, analist. Gjatë seancës parlamentare në dhjetor ku u miratua drafti antishpifje i qeverisë, kryeministri Edi Rama kishte këtë përgjigje për kritikët e propagandës përmes televizionit me emrin e tij. “Vetëm një të mirë ka kjo zhurmë, që bën publicitet për ERTV-në . “Televizion” – thotë! Mjafton të vesh një logo në një faqe video të Facebook-ut dhe ta quajnë televizion. Ky është qëllimi në fakt që ta quajnë televizion dhe ta ndjejnë konkurrent, ndërkohë që ERTV nuk pranon publicitet dhe nuk merr para nën dorë dhe kushton 100 herë më pak se portali më irrelevant, por është çështje vizioni dhe inteligjence, nuk është çështje parash”, – tha kryeministri Edi Rama në seancën parlamentare në dhjetor të vitit të kaluar. Interesit të “Zërit të Amerikës” mbi shqetësimet e komunitetit të gazetarëve dhe shoqërisë civile për propagandën në rritje të zyrtarëve të qeverisë, për produktin e gatshëm që

u ofrohet mediave nga televizioni i kryeministrit ERTV, kostot e tij dhe faktin se kush i mbulon ato, zyra e shtypit pranë kryeminstrit nuk iu përgjigj. Gazetarët mendojnë se zyrat e shtypit janë prodhuesit më të mëdhenj të lajmeve të rreme në Shqipëri. Drejtuesja e Open Data Albania, Aranita Brahaj thotë se gjatë punës së saj gjen gjithnjë e më pak hapësirë transparence në zyrat dhe faqet online të institucioneve, sidomos kur interesohet për menaxhimin e parave publike. “Do të sjell një shembull. Agjensisë së Prokurimeve Publike ne i dërgojmë vazhdimisht kërkesa për informacion për dokumenta që janë në faqen e tyre por që nuk klikohen, ose nuk janë të aksesueshme, ose mungojnë tabela të tëra të cilat afishohen si tabela të mundshme për publikim, apo për tenderat, të cilët i kanë vetëm në një periudhë dy-tre javore dokumentacionin on line. Dhe cila është përgjigja e tyre? Është që ku dokumentacion dhe gjithçka tjetër është e aksesueshme në buletin. Ne e dimë shumë mirë që buletinet janë formate krejt të shkurtuara dhe detyrimi për t’i publikuar në faqen elektronike është krejt i ndryshëm”, – shprehet Aranita Brahaj, drejtore e Open Data Albania. Kryetar i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë mendon se në momentin që qeveria u ndje e kërcënuar nga mediat e reja on-line, vendosi të miratojë ligjin antishpifje i cili detyron AMA të marrë rolin e gjykatës dhe mediat ta paguajnë gjobën pa shkuar në gjykatë, që praktikisht, sipas zotit Çipa, do të thotë mbyllje e tyre. Kryeministri Rama gjatë prezantimit të draftit

në parlament, kishte këtë qëndrim ndaj kundërshtarëve të draftit. “AMA nuk zëvendëson gjykatën. Ndërkohë që nuk ekziston mbyllja. Thjesht nuk ekziston. Kush thotë që ky ligj mbyll portalet gënjen. Nuk ka lexuar ligjin”, – tha kryeministri Edi Rama në seancën parlamentare në dhjetor të vitit kaluar. Ndërkohë gazetarët i kujtojnë shefit të qeverisë kritikat për draftin anti-shpifje nga institucionet ndërkombëtare, edhe pse ai mbrojti idenë se paketa ligjore kishte mbështetjen e OSBE-së, duke nënvizuar se paragrafi i pagesës së gjobës pa shkuar në gjykatë nuk është ndryshuar. “Drafti e ka lënë në fuqi këtë gjë, që kryhet veprimi përmbarimor i penalitetit financiar dhe pastaj ti ke të drejtë ta vazhdosh proçesin në rrugën gjyqësore”, shprehet Aleksandër Çipa, Kryetar i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë. Analistët dhe gazetarët i shohin përpjekjet e qeverisë për miratimin e draftit anti-shpifje si vazhdimësi e vullnetit të mbrapshtë për të kontrolluar mediat. “Nuk jemi në kohën kur qeveria ndikon politikën editoriale, jemi në kohën kur qeveria kontrollon në mënyrë tërësore politikën editoriale”, – thotë Gjergj Erebara, gazetar i “BIRN”. Presidenti Ilir Meta të dielën e ktheu draftin antishpfije të qeverisë në parlament për rishqyrtim, me argmumentin se bie ndesh me parimet kushtetuese, ndërkohë që Unioni i Gazetarëve paralajmëron që nëse shumica qeverisëse nuk tërhiqet, do ta ankimojë ligjin në Gjykatën Kushtetuese. Në këto kushte media pritet të ballafaqohet gjatë këtij viti me një terren të vështirë, në përpjekje për të ruajtur të pacunguar informacionin dhe raportimin, përballë propagangës dhe tentativave të pushtetit politik për ngushtimin e hapësirës së lirisë së medias në Shqipëri. Marrë nga “Zëri i Amerikës”


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

8

E mërkurë, 15 JANAR 2020

Presidenti Meta: Kambanat e alarmit po bien! Ky është” rreziku i vërtetë rus” që i kanoset Shqipërisë

REAGIMI

P

residenti i vendit, Ilir Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook ngre alarmin lidhur me largimin në masë të shqiptarëve dhe uljen e lindshmërisë. Meta i referohet një artikulli të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB),

të publikuar nga Monitor për projeksionet e saj për popullsinë shqiptare i cila ka rishikuar në ulje me 30-40% pritshmëritë se sa persona do të mbeten në një vend deri në vitin 2100. Sipas Presidentit ky është “rreziku i vërtetë rus” që i kanoset ven-

dit dhe shton se kjo është sfida më madhore që kërkon urgjent dialog, zgjidhje, dhe kthimin e shpresës për të gjithë shqiptarët. “Kambanat e alarmit po bien! Stop shpopullimit të Shqipërisë! Ky është “rreziku i vërtetë rus” që i kanoset vendit! Kjo është

Negociata pozitë - opozitë për reformën zgjedhore

F

orcat kryesore politike arritën dje një marrëveshje për të realizuar me mirëkuptim reformën zgjedhore deri më 15 mars. Një grup prej 4 anëtarësh, përfaqësues të tre partive kryesore Damian Gjiknuri (PS), Oerd Bylykbashi (PD), Petrit Vasili (LSI) dhe Rudina Hajdari si anëtare e Komisionit të Reformës Zg-

jedhore ranë dakord për miratimin e reformës zgjedhore në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse, konsensuale mes partive politike. Reforma u ra dakord që të diskutohet dhe hartohet jashtë parlamentit në tryezën politike të partive, dhe produkti i saj konsensual të miratohet pa ndryshime nga komisioni dhe Parlamenti.

sfida më madhore që kërkon urgjent dialog, zgjidhje, dhe kthimin e shpresës për të gjithë shqiptarët! 9 kushtet e Bundestagut janë harta e rrugës së Shqipërisë europiane! Koha është tani! Nuk mund të ketë Shqipëri pa shqiptarë!”,- shkruan kreu i shtetit.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

AKTUALITET

P

9

E mërkurë, 15 JANAR 2020

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 38 urdhër arreste, ndërsa mes të ndaluarve janë edhe ish-kryekomunarët e Farkës dhe ai i Kasharit, si dhe shefi i Urbanistikës në Vorë

as Durrësit, vala e arrestimeve nga tërmeti tragjik kaloi në Tiranë. Zyrtarë dhe ndërtues të pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, në Vorë, Kashar dhe Farkë janë ndaluar nga policia gjatë një aksioni të finalizuar pasditen e së martës. Mësohet se Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 38 urdhër arresti, ndërsa mes të ndaluarve janë edhe ish-kryekomunarët e Farkës Fatbardh Plaku dhe ai i Kasharit, Besnik Fuçia, si dhe shefi i Urbanistikës në Vorë, Luan Beta. Ata akuzohen për ndërhyrje për paligjshme në pallatet e dëmtuara, duke holluar bazamentet mbajtëse të tyre. Policia ka shoqëruar 27 persona të cilët po merren në pyetje. Hetimet nisën pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, ku shumë objekte në Tiranë dhe Vorë u dëmtuan rëndë. Dëmtimet e evidentuara në banesa i kanë bërë ato të pabanueshme, ku dhjetëra qytetarë kanë mbetur pa banesë. Cilësia jo e duhur në ndërtim, mungesa e kontrollit gjatë kolaudimit të objekteve, ndërhyrjet e padrejta në strukturë, janë disa nga shkeljet e konstatura në ish-Komunën e Farkës, Kasharit, Bashkinë e Vorës dhe lagjet e Tiranës Kombinat, Liqeni i Thatë, etj. Prokuroria ka marrë dokumentacionin e banesave dhe objekteve të dëmtuara nga tërmeti në zo-

Tërmeti në Tiranë. 38 urdhër arreste për zyrtarë, ndërtues dhe arkitektë FLETË ARRESTI

nat e Farkës, Kasharit, Vorës, Kombinatit e Liqenit të Thatë. Mes 27 të arrestuarve janë tre ndërtues. Rreth një muaj më parë Prokuroria e Durrësit

lëshoi 18 urdhër arreste për zyrtarë, ndërtues, inxhinierë dhe specialistë. Nga veprimet e hetimore kishte rezultuar se dëmtimet, shembjet e godinave

dhe pasojat në jetët e njerëzve kanë ardhur dhe si shkak i kryerjes së ndërtimeve pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimit.

1. Fatbardh Plaku, ish-kreu i Komunës Farkë 2. Besnik Fuçia, ish-kreu i Komunës Kashar 3. Luan Beta, ish-kreu i Urbanistikës, Vorë 4. Stela Maze, arkitekte 5. Anila Harxhi, arkitekte 6. Merita Kushi 7. Bukurije Halili 8. Ali Dyrmishi 9. Vjollca Hoxholli 10. Gerti Çalliku 11. Jani Ikonomi 12. Qirjako Gjergo 13. Sherbet Shehi 14. Naim Shehi 15. Ermir Çina 16. Adhurim Qehajaj 17. Gëzim Shkalla 18. Pëllumb Fortuzi 19. Xhevahir Doda 20. Reis Muça 21. Hekri Disha 22. Agim Eski 23. Faik Fejzo

VENDIMI

VENDIMI

Gjyqtarja rrëzon Kushtetuesen, liron nga burgu Endrit Doklen

Dajti në ish-Bllok, “shkrihet” burgu i Peqinit

A

Shëtitja e Dritan Dajtit nëpër zonën e ish-Bllokut, ka çuar në ‘’shkrirjen” e burgut të Peqinit. Është shkarkuar nga detyra drejtori i burgut të Peqinit si dhe katër persona të tjerë. Vendimi është marrë pasi u lejua dalja nga qelia e Dritan Dajtit për të shkuar te dentisti. Emin Shpata, drejtor i burgut, është shkarkuar nga detyra për shkelje të rëndë. Të njëjtin fat kanë patur edhe drejtues të tjerë: Lirim nga detyra të Drejtorit të Policisë së Burgjeve, Bardhyl Kaçorri për shkelje të rëndë. Largim nga puna të mjekut të IEVP Peqin, Andi Andoni. Lirim nga detyra të shefit të Forcave Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, Ferit Mici. Vërejtje me paralajmërim për mjeken e DPB znj. Ermira Qirinxhi. Vërejtje me paralajmërim për inspektorin e IEVP Peqin, Mefat Shehu. Ministria e Drejtësisë i akuzon ata për një sërë shkeljesh në vendimin për të lejuar daljen e Dritan Dajtit nga qelia, i cili është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e katër policëve në vitin 2009. Nga hetimet ka rezultuar se strukturat shëndetësore dhe Policore të burgut Peqin nuk kanë ndjekur procedurat ligjore dhe rregulloret e brendshme, si dhe nuk kanë marrë në konsideratë asnjë mundësi që vizita shëndetësore e Dajtit të bëhej në klinikat publike pranë burgut, ndërsa theksohet se lidhur me këtë vendim nuk është pyetur as drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili.

nëtari i bandës së Durrësit, Endrit Dokle, i dënuar me burgim të përjetshëm ka përfituar larine në moshën 36-vjeçare. Gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha, vendosi që të pranonte kërkesën e avokatit për shuarjen e dënimit të përjetshëm duke e ulur në 25 vite, ndërsa më pas e ka liruar me kusht, 5 vite në shërbim prove. Ka patur debate të ashpra mes Prokurorisë dhe Gjykatës së Krujës, por gjykata vendosi ta lirojë, pasi sipas saj Dokle ka vuajtur 25 vite burgim, është sjellë mirë si edhe vuan nga probleme shëndetësore. 36-vjeçari u arrestua në vitin 2004 dhe u lirua pas 16 viteve burg, 4 vite u ulën nga amnistia që u njoh nga gjyqtarja Hoxha, ndërsa 5 vitet që mbetën nga 25 në total që u la përfundimisht (pas heqjes së dënimit përjetë), u konvertuan në shërbim prove. Lirimi i Dokles nuk ka qenë surprizë, pasi duket se ishte i projektuar mirë në kohë. Gjyqtarja ka dhënë edhe tre vendime të tjera për Doklen. Pas dy vendimeve që i njohu uljen e 4 viteve burg

nga amnistia, lëvizja kyçe për lirimin nga burgu të Dokles që ka qenë dënuar për grup të strukturuar kriminal dhe vrasje ishte kërkesa në shtator të vitit të kaluar për ndryshimin e vendit të vuajtjes së dënimit nga burgu i sigurisë së lartë në Fushë-Krujë në një burg të sigurisë së zakonshme. Kërkesa e tij u pranua po nga gjyqtarja Hoxha. Sipas prokurorisë së

Krujës, lirimi është kryer në shkelje pasi pretendojnë faktin se gjykata i ka llogaritur si ditë burgu edhe amnistinë e cila sipas ligjit nuk llogaritet. Gjykata e ka liruar me argumentin se ka kryer ¾ e dënimit, ka sjellje të mirë në burg dhe për shkak se ka kontratë pune. Kontrata e punës është arritur më 26 tetor 2019 mes kompanisë “Mateo Konstruksion” dhe Dokles.


AKTUALITET

10

E mërkurë, 15 JANAR 2020

Luis Saliaj, Ervis Zotaj dhe Sindi Shehaj shkuan në shtëpinë e Drita Saliajt. Ata e dhunuan, përdhunuan dhe e mbytën në rezervuar. Mimoza Saliaj: Drejtësia të nxjerrë në dritë të vërtetën

N

jë ngjarje tragjike dhe monstruoze është vrasja e 51-vjeçares, Drita Saliaj në Mallakastër, ku dita ditës zbardhen detaje të rënda, siç ishte ajo që e ndjera u përdhunua para se tu vriste. Këtë herë ka folur kunata e së ndjerës, nëna e Luisit. Mimoza Saliaj është e shokuar nga ngjarja, ku ndaj 16-vjeçarit rëndon akuza “vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim me Ervin Zotaj dhe me Sindi Shehaj. Kjo akuzë e ka tronditur Mimozën, e cila si nëna e Luisit, thotë se nëse djali ka marrë pjesë në vrasje, duhet të marrë dënimin e merituar. Ajo ka theksuar se Luisi, nipi i burrit të viktimës, e kishte si nënë e tij Dritën dhe kurrë nuk do ta përdhunonte atë, edhe pse në dosjen e prokurorisë thuhet se është 26-vjeçari Ervin Zotaj ka abuzuar. “Luisi e kishte nënë Dritën dhe nuk e bënte kurrë këtë që ta përdhunonte, është shumë fjalë e rëndë për Luisin kjo. Djali im, nëse ka bërë diçka, të vuajë dënimim. Përsa i përket përdhunimit, nuk besoj të këtë marrë pjesë, nuk jam dakord, sepse ajo e ka rritur djalin tim. Drita e ka rritur. E ka larë. I ka dhënë bukë. Po e vuaj shumë atë çka ka ndodhur. Drita ishte grua shumë e mirë. Kemi shkuar shumë mirë. Kam 20 vite në atë fshat dhe e kam njohur mirë. Djali im të vuajë dënimin e merituar. Drejtësia të veprojë dhe të nxjerrë në dritë të vërtetën”. Në dokumentin e prokurorisë në rrëfimin që Sindi Shehaj ka bërë përpara hetuesve, shkruhet se ka parë Ervin Zotaj të kryejë marrëdhënie seksuale me Dritën. Dëshmia e Sindit nuk pranohet as nga Ervini dhe as nga Luisi. Dëshmia e Sindi Shehaj Në bisedë e sipër i ka thënë të linte aty makinën e tij e të merrte ate të Ervis Zotaj, pasi do të shkonin të merrnin hashash tek shtëpia e Drita Saliaj. Pas kësaj kanë shkuar tek banesa e kësaj të fundit, ku sipas tij, Luisi i ka thënë që të mos hynte brenda pasi kishte pak punë. Ka pritur jashtë ndërkohë që Ervin Zotaj e Luis Saliaj, kanë qenë brenda duke pirë kafe me shtetasen Drita Saliaj. Pas rreth 20 minutash e ka thirrur Luisi, e është futur brenda, ku Drita i ka dhënë një gote raki. Gjatë kohës që po pinte gotën e rakisë Luisi, është ngritur me pretendimin se do shkonte në tualet por në të vërtetë është futur në dhomën tjetër, e ka dalë prej andej me një pako hashash. Këtë të fundit e ka lënë tek pragu i derës e është futur përsëri në kuzhinë. Pas kësaj Luisi ka kërkuar që hashain ta blinte me 50 euro, ndërsa Drita thoshte me 200 euro. Ndërkohë Luisi i ka thënë që të dilte jashtë e ta priste tek makina. Kur ka dalë jashtë ka dëgjuar të bërtiturat e Dritës. Është afruar tek dritarja dhe ka parë që Ervisi i ka hequr me dhunë pantallonat Dritës e pas

Drita u përdhunua para vrasjes, nëna e Luisit: Dënim maksimal nëse e ka bërë THIRRJA “Djali im, nëse ka bërë diçka, të vuajë dënimim. Përsa i përket përdhunimit, nuk besoj të këtë marrë pjesë, nuk jam dakord, sepse ajo e ka rritur djalin tim. Drita e ka rritur. E ka larë. I ka dhënë bukë. Po e vuaj shumë atë çka ka ndodhur. Drita ishte grua shumë e mirë. Kemi shkuar shumë mirë”. kësaj ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Kur Ervisi kryente marrdhënie seksuale, Luisi ka dalë jashtë ku ka gjetur dy litarë me të cilët e kanë lidhur Dritën. Pas kësaj Ervisi dhe Luisi i kanë futur në gojë një shall dhe e kanë nxjerrë jashtë duke e mbajtur

në krahë dhe e kanë çuar tek makina e Ervisit. Makinën e ka drejtuar ai, e Ervisi ka qëndruar me Dritën në sediljen e pasme, ndërsa Luisi në sedijen e parë të pasagjerit. Pasi janë nisur Luisi i ka thënë të ecte shpejtë në drejtim të rezervuarit. Rreth orës

03:00, të datës 05.01.2020, kanë mbërritur tek rezervuari, ku Luisi dhe Ervisi e kanë zbritur nga makina dhe e kanë hedhur menjëherë në ujë. Pas kësaj janë kthyer në Gjerbës ku ka marrë makinën e tij dhe është larguar për në banesën e vet, ndërsa Er-

visi e Luisi kanë shkuar përsëri tek banesa e Drita Saliaj. Në momentin e ndarjes ata e kanë porositur që të mos tregonte për gjithçka ndodhi. Në banesë ka mbërritur rreth orës 04:30, datë 05.01.2020, e atë ditë nuk ka dalë nga shtëpia.

SEANCA

MALLAKASTËR

Grabiti 50 banesa, gjykim i shkurtuar për “skifterin”

Babai: Sillni djalin, ta vrasin dhe ta hedhin në liqen

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka pranuar gjykim të shkurtuar për Gentjan Durakun, pjesë e grupit kriminal që grabiste banesa në Gjermani. “Skifteri” nga Kukësi u arrestua në korrik të vitit të kaluar në Kukës dhe u gjetën disa sende të çmuara që besohej se ishin rezultat i vjedhjeve të ndryshme. Autoritetet gjermane kishin informacione, që nga nëntori i vitit 2015 në zonën e Offenburgut, të një grupi kriminal që kishte vjedhur disa banesave në territorin e shtetit gjerman, pjesëtarët të të cilëve ishin shtetas shqiptar. Vlerat monetare dhe materiale të përfituara nga vjedhja e banesave të shtetasve gjerman, kanë qenë në shumën rreth 113 mijë euro. Paralelisht në Gjermani po zhvillohet proces penal edhe për anëtarët e tjerë të bandës. Elton Koçiu, Ervis Dalipaj, Ismet Sulaj, janë dënuar nga Gjykata e Landit Offenburg, Gjermani. Gentjan akuzohet se ka kryer veprat penale “vjedhja”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, kur ka sjellë pasoja të rënda, “grupi i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Babai i 26-vjeçarit Ervis Zotaj, një prej tre të akuzuarve për vrasjen e 51-vjeçares Drita Saliaj në Gjerbës të Mallakastrës, kërkon dënim me vdekje për të birin. Edhe më herët ai ka mbajtur të njëjtin qëndrim të fortë. Ai thotë se drejtësia duhet të zbardh sa më shpejt këtë ngjarje dhe të ndëshkoje autorët. Babai i Ervisit, thotë se për të birin duhet dënim maksimal. “Ta vrasin. Nuk ma merr mendja se evlati im ta ketë bërë, por nëse e ka bërë le ta çojnë në mes të Mallakastrës dhe ta vrasë i zoti i hallit dhe ta hedhë atje ku hodhën atë (Drita Saliaj)”. I pyetur nëse ka frikë nga ndonjë hakmarrje, ai thotë se gjithçka mund të ndodhë por kërcënime nuk ka patur. Nga ana tjetër, nëna e Ervisit tregon se “djali ka pirë qumësht tek ajo e merrte dhe i thoshte “do pish sisë te gegeja”. Të bëjë Visi im këtë, më dhemb shpirti për Dritën. E kisha shumë shoqe, më 2 janar e takova dhe e urova për festat. Ajo s’më dëgjon, ngrehu Drita dëgjo ca po them”. Ahir Saliaj, bashkëshorti i së ndjerës, më herët ka kërkuar drejtësi në mënyrë që autorët e vrasjes të marrin ndëshkimin e merituar, edhe pse njëri prej tyre është djali i vëllait. “Patjetër, edhe fëmija po të ishte ai është krim”. Familjarët e Drita Saliajt kërcënojnë me vetëgjyqësi, nëse drejtësia nuk do të veprojë me rreptësi ndaj autorëve të krimit makabër që ndodhi në Mallakastër.


AKTUALITET

11

E mërkurë, 15 JANAR 2020

Do të rihapen programet e Doktoraturave dhe të Masterave ekzekutiv. Ministrja ka hedhur akuza ndaj Rektorit të UT, Mynyr Konin për të cilin thotë se vazhdon të shkaktojë probleme

M

ë 8 maj të këtij viti do të zhvillohen zgjedhjet e reja për drejtuesit e Universiteteve publike. Përmes një deklarate për shtyp, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Besa Shahini, bëri me dije se në muajin maj skadojnë mandatet e drejtuesve aktual të Univeristeteve ndërsa theksoi se fushata do të nis që më 9 prill. Shahini deklaroi se pas 5 vitesh bllokimi, do të rihapen programet e Doktoraturave dhe të Masterave ekzekutiv. Kriter për këtë është që studentët aplikues duhet të kenë bërë publikime në të paktën 3 intervista shkencore ku njëra prej tyre duhet të jetë e një rëndësie tepër të lartë në botën akademike. Ministrja është shprehur ministria e Arsimit ka blerë edhe aksesin e një softueri që kontrollon punimet për të shmangur plagjiaturën. Ministrja tha se fillimisht do të kontrollohen punimet e aplikantëve për doktorant dhe më pas do të transferohet edhe tek studentët. “60 dita para të publikojnë rregulloret. Më 8 maj 2020. Këto janë zgjedhjet e dyta. Këto zgjedhje duhet të jenë të drejta dhe jo diskriminuese. Risia është se kam kërkuar, kandidatët për drejtues duhet të jenë me nivel të lartë akademik. Këshillat e etikës duhet të bëjnë kontrollin e marrjes së gradës shkencore, antiplagjiaturë etj. Elementi të jetë i përfshirë në rregullore. Kemi qasje në platformën e antiplagjiaturës edhe në gjuhën shqipe. Në përgatitje të procesit zgjedhor, ne do blejmë qasje më të gjerë që të aplikohet edhe tek studentët.

SITUATA

D

osja e vrasjes së ekstremistit grak, Konstantinos Kacifas në Bularat nga forcat RENEA, është transferuar nga Prokuroria e SPAK në Gjirokastër. Vendimi është marrë nga Prokuroria e Posaçme, duke bërë që për dosjen në fjalë të shpallet moskopetenca dhe të çohet për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Gjirokastrës. Çështja ende nuk është marrë në shqyrtim nga prokurorët e Gjirokastrës, kështu që aktualisht, dosja është pa prokuror. Kacifas u vra më 28 tetor të vitit 2018 në fshatin Bularat të Gjirokastrës. Kacifas ishte ekstremist grek i cili nga kodra e fshatit qëlloi me armë mbi policinë pak para se në Bularat të nisnin ceremonitë për festën e Greqisë. Ai u qëllua për vdekje nga RENEA, e cila mori zonën nën kontroll, ngjarje e ndodhur më 28 tetor 2018. Grupi hetimor që kishte më herët në dorë dosjen në Prokurorinë e

Shahini: Më 8 maj zgjedhjet në Universitet, kontroll antiplagjaturë kandidatëve

Kjo të bëhet edhe tek pedagogët. Të sigurohet integriteti. Cikli i tretë i studimeve, kemi mbyll themelimin e programeve të masterave dhe programeve të doktoraturës. Studentët do të atashohen në program. Qëllimi i ligjit të Arsimit të Lartë është që doktoranti ti kontribuojë

shkencës. Studenti duhet të ketë tre artikuj në revista shkencore. Kandidati për doktoraturë duhet të publikojë në revista shkencore. Afatet për aplikimin e doktoraturës është 15 shkurti ndërsa për vitet e tjera duhet të jetë në shtatorin e vitit të përparëm. Aplikimi për 2021 duhet në brenda

Dosja e vrasjes së Kacifasit, nga SPAK në Gjirokastër

Krimeve të Rënda, tashmë të shkrirë dhe të shndërruar në SPAK, arritën në konkluzionin se Reparti RENEA nuk shkeli ligjin për përdorimin e armëve

të zjarrit më 28 tetor 2018 kur neutralizoi ekstremistin Kostandino Kacifas që qëllonte me armë ndaj policisë në Bularat të Gjirokastrës.

15 shkurtit”. Ministrja Shahini është shprehur se për programet e studimit do të kryhen online. “Ndryshimi i udhëzimit për programin e studimit. Aplikimi i fazës së parë do të bëhet elektronikisht. Pas aprovimit fillestar është i shtjelluar. Pastaj universiteti kërkon dokumente

për fazën e dytë. Edhe ky aplikim do të bëhet elektronikisht. Do të bëhet me adresë elektronike. Po përfundojmë dokumentet që i gjithë aplikimi të jetë online”. Shahini ndër të tjera është shprehur se për Universitetin e Tiranës ka patur një mori ankesash të cilat janë bërë edhe kundrejt drejtuesve . Ministrja ka hedhur akuza ndaj Rektorit të UT, Mynyr Konin për të cilin thotë se vazhdon të shkaktojë probleme. “Kemi marrë ankesa për UT, kanë ardhur edhe nga struktura drejtuese. Situata nuk është përmirësuar. Në nëntor u bë grupi i inspektimit dhe ankesat e UT, vijnë nga mosrespektimi i bazave ligjore dhe mos bashkëpunimi i rektorit. Unë shkarkova Rektorin por presidenti nuk e pranoi. Rektori vazhdon të shkaktojë probleme. Presidenti në vend të parandalojë këtë vijon të bëjë refuzime. Kam shpresë që zgjedhjet në 2020 të prodhojë udhëheqës në të mirë të UT. Kur ka vullnet politikat ndryshojnë. Arritëm të zbatojmë pikat e Paktit për Univeristetin. Duhet të angazhohen të gjithë. Të zgjedhin udhëheqës më të mirë”.

TIRANË

Në një javë, 37 drejtues mjetesh të arrestuar

Gjatë javës që lamë pas janë vënë në pranga 37 drejtues mjetesh në kryeqytet, nga të cilët 17 në gjendje të dehur, 18 të papajisur me leje drejtimi, si dhe 2 drejtues mjetesh për “Korrupsion aktiv ndaj personave që kryejnë funksione publike”. Po ashtu, policia e kryeqytetit bën të ditur se janë pezulluar 98 leje drejtimi, nga të cilat 26 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 59 për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe 13 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor. Policia Rrugore e kryeqytetit, bën të ditur se gjatë javës që lamë pas ka vijuar kontrollet parandaluese në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane me risk të larte për ngjarjet rrugore, me qellim parandalimin e aksidenteve rrugore, rritjen e parametrave të sigurisë dhe disiplinimin e mënyrës së përdorimit të rrugës, në raport me normat e sjelljes të përcaktuara në Kodin Rrugor.


VIP

12

E mërkurë, 15 JANAR 2020

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani bëhen prindër për herë të dytë

K

ëngëtarët Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë bërë prindër për herë të dytë. Çifti kanë mirëpritur në jetë djalin e tyre të pagëzuar me emrin “Duam”. Në një postim në Instagram, Albani i uroi mirëseardhjen në këtë botë foshnjës, duke thënë se do e duan deri në frymën e fundit. Ai zbuloi se kënga “Duam” ishte e dedikuar pikërisht për djalin e tyre, gjë të cilën e lanë enigmë deri sot. Gjithashtu, Albani shpjegoi pse zgjodhëm emrin “Duam” për të porsalindurin. “DU-AMELI, edhe inicialet e emrave tanë si prindër janë aty në mes si një shtylle ku Duam-i dhe motra e tij Ameli mund të mbështeten gjithmonë,”shkroi ai. “Mirë se erdhe në jetë Duam. Ne do të duam deri sa frymë më të mos kemi. Ashtu si e do natyra diellin e si e duan yjet qiellin. Gjithmonë më shumë se dje e më pak se nesër. Ndoshta nuk të falim dot një kurorë por ti do jesh përjetësisht Princi jonë Duam. Do bëjmë gjithçka që është në dorën tonë që ti të rritesh me shëndet, që ti të rritesh me dinjitet. Të përqafosh të mirën dhe të luftosh padrejtësitë. Të jesh tolerant, i duruar por i guximshëm dhe i vendosur kur duhet. Të dish nga ke ardhur dhe ku do te shkosh. Të jesh vetëvetja dhe gjithmonë krenar për veten. Të duash e të të duan. Eshtë detyrim moral ndaj jush që na keni dhuruar dashuri e keni qenë pjesë e gëzimeve dhe hidhërimeve tona të nda-

FESTIVALI

Dua Lipa në “Sanremo 2020”

Festivali më i vjetër në Evropë, njëherësh një nga më prestigjiozët e më të njohurit në këtë kontinent, “Sanremo”, duket se do ta ketë më të madhe se kurrë prezencën e shqiptarëve në edicionin e sivjetmë. Ditën e martë, mediat shqiptare “vluan” me lajmin se prezantuesja e mirënjohur dhe shumë e suksesshme shqiptare, Alketa Vejsiu, është përzgjedhur në mesin e emrave prezantues të edicionit të sivjetmë të festivalit italian me traditë shumëvjeçare. Mediat e huaja dhe ato në Itali kanë raportuar edhe për një tjetër emër të njohur shqiptar, që do të jetë e ftuar speciale në “Sanremo 2020” – dhe ajo është këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, shkruan ANSA Italia. jmë arsyen pse zgjodhëm këtë emër edhe pse mund ta imagjinoni. Duam (përveç se një fjalë e ëmbël, e pastër dhe kuptimplotë shqipe) vjen nga emri i këngës më të cilën në kurorëzuam martesën tonë para pak muajsh, ditë e cila përkon me momentin e paharrueshëm kur zbuluam që Duam-i kishte nisur rrugën e

tij për të ardhur në jetë. Ishim duke xhiruar klipin dhe duke e kënduar çdo ditë atë këngë ndaj e kemi ndjerë gjithmonë shumë edhe si kengën e tij. DU-AM-ELI, edhe inicialet e emrave tanë si prindër janë aty në mes si një shtyllë ku Duam-i dhe motra e tij Ameli mund të mbështeten gjithmonë. Mirë se vjen në familje biri jonë. Te DUAM”.

LIDHJA

Selena Gomez ndryshon look dhe shfaqet me stil pas periudhës së krizës

Sia ka adoptuar një fëmijë dhe nuk ka kohë për lidhje Pjesën më të madhe të kohës, Sia preferon të ruajë anonimatin e saj duke u fshehur pas parukeve, por së fundi, këngëtarja i ka habitur të gjithë me disa detaje nga jeta private. Në një intervistë të re për “GQ”, këngëtarja zbuloi se kishte birësuar një fëmijë. 44-vjeçarja nuk dha asnjë informacion të mëtejshëm mbi djalin që ka adoptuar. Ajo madje foli hapur se është pro seksit rastësor, pa angazhime, ndërsa zbuloi se i ka bërë një ofertë për seks dj-it Diplo. “Këtë vit i shkrova një mesazh dhe i thashë: “Hej, dëgjo, ti je si një nga pesë personat që mua më tërheqin seksualisht, dhe tani kam vendosur të jem beqare për pjesën tjetër të jetës sime dhe unë sapo adoptova një djalë, kështu që nuk kam kohë për një lidhje. … Nëse jeni i interesuar për seks, atëherë më thuaj”. Sia ka qenë e martuar me kineastin Erik Lang, para se të ndaheshin në vitin 2016.

Është hapur një kapitull i ri në jetën e Selena Gomez, pas një periudhë aspak të lehtë për të. Disku i saj i fundit i dalë në 10 janar pas 4 vjet heshtjeje dhe ndryshimi i look-ut të saj duket si një rifillim i ri për këngëtaren. Justin Bieber, ish i dashuri i saj është vetëm një kujtim i largët dhe tashmë Selena arrin të ndajë me zonjën e re të Bieper edhe mikeshat. Kanë qenë katër vite të vështira për Selenen, që i është dashur të luftojë kundër problemeve me shëndetin, të përballojë ndarjen me të fejuarin historik Justin Bieber si dhe martesën e tij më top modelen Hailey Baldëin. E gjithë kjo vuajte në mënyrë të paevitueshme ka bërë që albumi i saj i ri “Rare”, të ketë shumë këngë që i kushtohen dashurisë së saj së shkuar. Pavarësisht të gjithave Gomez, duket se ka marrë në dorë jetën e saj, edhe falë mikeshave të veçanta si Taylor Sëift dhe ka arritur edhe të mbajë në kontroll me elegancë një takim me zonjën e re Bieber.


KULTURE

13

E mërkurë, 15 JANAR 2020

Regjisori austriak i del në mbrojtje Teatrit Kombëtar

R

egjisori austriak Andreas Pronegg ka vendosur që mbështetjen ndaj artistëve shqiptarë në mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar ta tregojë përmes shfaqjes së tij pikërisht në skenën e këtij teatrit, i cili kërkohet të shembet nga Bashkia e Tiranës. Në një kohë që bashkia e Tiranës kërkon të shembë godinën e Teatrit Kombëtar, ai është vlerësuar edhe nga Austria. Këtë të hënë në skenën e Teatrit Kombëtar, regjisori austriak

Andreas Pronegg solli shfaqjen “Kuartet’ luajtur nga aktorë shqiptarë dhe të huaj. ”Është hera e parë që unë ndodhen në Shqipëri dhe jam shumë i lumtur. Unë jetoj në Vjenë dhe kur dëgjova për situatën e teatrit në Shqipëri besova se duhet të vija dhe t’i mbështesja aktivistët. Në këto momente që flasim ky është një ndër teatrot më të rëndësishëm në Evropë. Kjo është arsyeja që jam këtu për të treguar solidaritet në mbrojtje të teatrit”, deklaroi regjisori

Shqiptarët në Gjenevë, shembull i kultivimit të kulturës kombëtare

Me moton “Një komb-Një gjuhë”, komuniteti shqiptar në Gjenevë të Zvicrës zhvilloi një aktivitet kulturor, ku u prezantua kultura, veshjet e identiteti kombëtar i ruajtur në breza. Duke qenë se komuniteti shqiptar në Gjenevë i organizuar në shoqata dhe organizata të ndryshme të Zvicrës, bashkërisht kanë shënuar një event kulturor me vlera kombëtare. Për nder të këtij eventi gjithëkombëtar, krahas programit kulturo artistik, janë zhvilluar edhe aktivitete tjera përcjellëse, me këngë e poezi të ndryshme, duke u angazhuar shumë të rinj të viseve të ndryshme shqiptare, e që përkohësisht jetojnë dhe punojnë në Zvicër. Shumë mërgimtarë u mblodhën në këtë event ku nuk munguan vallet dhe këngët shqipe dhe shumë prej tyre u mahnitën me organizimin e kësaj mbrëmje. Ata u shprehnin se nuk është vonë kurrë të këndohet dhe të festohet për shqiptarët, e në veçanti për flamurin kuq e zi.

për OraNews. Drama Kuartet është shkruar më 1980 dhe zhvillohet në një sallon borgjez para revolucionit francez si dhe në një bunker para luftës së tretë botërore. Po ashtu kjo dramë përmban pika humori të theksuara, të cilat plotësojnë dramën me elemente komedie. Koncerti në mbrojtje të teatrit do të ngjitet në skenë për 3 ditë me radhë, ndoshta edhe më shumë, duke kërkuar me forcë kthimin e vendimit për shembjen e teatrit.

SUGJERIMI

“Joker” dhe “Irishman” kryesojnë nominimet e “Oscars 2020”

Janë shpallur nominimet për ceremoninë e Academy Aëards të 2020. Edicioni i 92-të me radhë i ndarjes së çmimeve Oscar do të mbahet më 9 shkurt në Dolby Theatre të Los Angelesit. Teksa edhe këtë është bërë e ditur se nuk do të ketë mikpritës të evenimentit, ndërkohë, “Irishman”, “Once Upon a Time in Hollywood” dhe “Joker” janë ndër filmat më me së shumti nominime për vitin 2020. Ne ju sjellim listën e plotë të filmave më të nominuar të “Oscars” të këtij viti. Numri i nominimeve për Oscar sipas filmave: “Joker” — 11. “Once Upon a Time In Hollywood” — 10. “The Irishman” — 10. “1917” — 10. “Parasite” — 6. “Marriage Story” 6. “Little Women” — 6. “Bombshell” — 3.

TRASHËGIMIA KULTURORE

Misteret e kishës së Shën Mërisë

Kisha e Shën Mërisë, pjesë e manastirit të Apolonisë, ka disa figura enigmatike që shtojnë edhe më shumë kureshtjen e turistëve vendas dhe të huaj. Afresku i paleologëve, mbishkrimi i sebastokratorit bizantin, relievi me shqiponje dhe figurat e kapiteleve të portikut që ruhen në këtë objekt, janë imazhe të rralla edhe për studiuesit e fushës pasi nuk dihen autorët e tyre. Në kapitelin e kishës është gdhendur në të katër anët e tij një portret enigmatik qe nuk dihet se cilën figurë përfaqëson. Sipas historianit ai mund të jetë perandori bizantin që ndërtoi

kishën, ndonjë përfaqësues të pushtetit të tij vendor apo kalorës normanë, të cilët në shekujt XI-XII kryen fushata pushtuese përgjatë pjesës bregdetare të Shqipërisë. Enigmatike dhe të panjohura për turistë janë edhe figurat e kapiteleve të Portikut të kësaj kishe që përfaqësojnë elemente të stilit romanik në një kishë tipike bizantine. Kisha e Shën Mërisë në Apoloni është një nga monumentet më të rëndësishme arkitektonike mesjetare në Shqipëri. Fan Noli e cilëson atë si një nga kryeveprat e artit bizantin.

200 objekte të ruajtura në një shtëpi në Dropull

Kosta Çavo jeton në fshatin Vriserá të Dropullit të Sipërm aty ku 80% e popullsisë gjendet në emigracion. Prej disa dekadash ai grumbullon në banesë objekte të trashëgimisë materiale të zonës. Të gjitha objektet kanë nga një histori. Kosta ruan dhe mirëmban parmendën e gjyshit, djepin e familjes apo magjen e bukës që ai thotë se ka ushqyer shumë breza. Më i veçanti mes 200 objekteve që koleksionohen në këtë banesë është zinxhiri i ndëshkimit me të cilin mbaheshin të lidhur shekuj më parë të sëmurët mendorë, dhe është gjetur në manastirin e Pèpelit. Një pjesë e objekteve janë gjetur të braktisura në bodrumet e shtëpive të Dropullit. Shumë njerëz në përpjekje për të rinovuar banesat kanë zhbërë gjithë çka trashëguan nga familjet , që nga objektet e deri tek kostumet popullore të traditës. Sipas Kostës, kjo pasuri është dëshmi e jetës, traditës dhe dijeve në Dropull ndaj nuk i përket vetëm familjes së tij por do ti shërbejnë njohjes së etnografisë në të ardhmen e për këtë, objektet meritojnë një vend të denjë ekspozimi.


SPORT Rozalb Lika

M

arash Kumbulla është në listën e dëshirave të shumë skuadrave të mëdha, teksa kohët e fundit pjesë e tyre është bërë edhe Borussia Dortmund. Klubi gjerman kërkon që ta transferoje gjatë verës për të rregulluar problemet në mbrojtje që ka shfaqur këtë sezon, teksa Fatmir Vata ka këshilluar që të veprojnë sa më shpejtë. Ish-futbollisti i Kombëtares sonë, i cili është aktivizuar në 17 ndeshje, tashmë luan rolin e menaxherit ka rezervuar fjalët më të mira për shkodranin. “Te Dortmundi do të përshtatej më së miri. Kalimi te verdhezinjtë do të ishte hapi i duhur në karrierën e tij. Marash do të kishte shanse më të mira te Dortmundi se sa të United. Duhet të blihet menjëherë, pasi nuk ka kohë për të humbur në këtë rast”, deklaroi Vata në një prononcim të dhënë për “Sport Buzzer”. Nuk do të ishte çudi që ta shihnim në verë që të transferohet në Bundesligë. Kumbulla vjen nga moshat e klubit të Veronës, duke pasur një shpërthim që në sezonin e parë. Në faqen “transfermarket.de” vlerësohet me 8 milionë euro, por vlera e tij është trefish më e lartë sipas klubi italian, duke u nisur nga kërkesat e shumta. “Është i madh, i fuqishëm dhe luftarak, mund të luajë në disa pozicione. Është gjithmonë i gatshëm në rastet kur paraqit-

14

E mërkurë, 15 JANAR 2020

Ish-futbollisti i Kombëtares është shprehur se shkodrani do të ishte blerja perfekte për verdhezinjtë

Vata këshillon Dortmundin: Të bëjë sa më parë një ofertë për Kumbullën!

en raste të rrezikshme në goditet standarde”, deklaroi më tej Vata që e ka ndjekur në disa ndeshje këtë sezon. Nuk do të jetë aspak një mision i thjeshtë

KUPA E ITALISË

për verdhezinjtë e Bundesligës, pasi Interi, Juventusi, Napoli apo Lazio janë shumë më përpara në bisedime me mbrojtësin shkodran. Nga Anglia Manches-

ter United mund të jetë një zgjedhje prestigji për mbrojtësin, i cili me shumë mundësi do të mbetet në Seria A, duke parë dhe moshën e re të tij.

JUVENTUS

ITALIANI

Sormani premton nga Turqia: Do të luftojmë deri në fund për titullin!

Trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani në një deklaratë nga Turqia u premtoi tifozëve se ai dhe skuadra do të bëjnë maksimumin për të fituar titullin në këtë sezon. “Kam gjetur një skuadër jashtëzakonisht të motivuar. Të gjithë janë përcaktues për ekipin dhe motivimi është shumë i madh. Kam fatin të drejtoj një ekip të tillë. Këtu ka tension dhe konkurrencë. Mendoj se në një ambient si i Partizanit ku stafi teknik, lojtarët dhe tifozët kanë krijuar si bllok që të shpallet kampion, kjo është më përcaktuese. Unë garantoj që Partizani do të luftojë për të fituar titullin deri në fund, të gjithë lojtarët janë të motivuar dhe gati, këtu janë shumë futbollistë që kanë besim e mundësi për të arritur këtë qëllim. Pastaj futbolli është i çuditshëm, pasi një lojtar mund të ndryshojë fatet e gjithë skuadrës”, tha Sormani.

STATISTIKA

Napoli eliminon me dy penallti Perugia-n, Hysaj “tërbohet” me arbitrin

Sarri: S’ka çështje Dybala, Ronaldo vendos vetë nëse do të luajë

Dybala zhvilloi një ndeshje perfekte ndaj Romës, asnjë gabim

Napoli ka siguruar një vend për në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Skuadra e Gattuso-s fitoi 2-0 në “San Paolo” ndaj Perugias në një ndeshje ku Var u bë protagonistë. Të kaltrit kaluan në avantazh në minutën e 26 me Insigne-n falë një penalltie, ndërkohë që kapiteni përsëriti vetveten në minutën e 38-të, me një tjetër penallti të dhënë nga Var. Në shtesën e pjesës së parë, Hysaj arrin të ndalë një top që po shkonte në zonë fillimisht me këmbë dhe më pas i shkon në dorë. Arbitri pasi u konsultua me teknologjinë vendosi që të akordonte penallti, edhe pse shpesh herë ka pasur shumë polemika për këto raste, kur topi shkon në dorë pasi prek një pjesë të trupit. Shkodrani nuk e priti aspak mirë vendimin e tij, teksa protestoi aq ashpër pas pjesës së parë sa u desh ndërhyrja e Gattusos për ta qetësuar. Ospina gjithsesi bëri detyrën duke e pritur 11-metërshin, me të kaltrit që siguruan të parët një vend mes 8 ekipeve më të mira.

Trajneri i Juventusit po mendon për disa ndryshime në formacion për ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Udineses, por ende nuk ka vendosur. Ish-strategu i Napolit, në konferencën e zakonshme për shtyp ka ripërsëritur marrëdhënien e mirë me Dybala-n, ndërkohë që sipas tij Ronaldo do të vendosë vetë nëse do të luajë. “Vijmë nga një ndeshje e luajtur para tri ditësh dhe ku kemi shpenzuar shumë energji fizike dhe mentale. Objektivi jonë është që të shkojmë deri në fund në Kupën e Italisë, do të gjejmë energjitë e duhura për të rikarikuar bateritë. Dybala? Kam folur me të çdo ditë. Doja të dija se si ishte, sulmuesit tanë janë të gjithë të fortë dhe në një formë të shkëlqyer. Mund të përplasemi, por këto janë gjëra normale që ndodhin kur punon. Ronaldo? Është në formë të jashtëzakonshme, numrat flasin në për të, jo vetëm nga pikëpamja e realizimit. Do të flas me të nesër (sot) për të kuptuar nëse do të luajë ose jo. Emre Can? Mund të luajë edhe në mbroje me 3, si në Kombëtare. Me 4 duket më e vështirë ambientimi”, deklaroi Sarri.

Paulo Dybala po kalon fantastik në këtë fazë të sezonit te skuadra e Juventusit. Sulmuesi argjentinas ishte protagonist edhe në suksesin e fundit të bardhezinjve 2-1 ndaj Romës, duke treguar se është në një gjendje perfekte psiko-fizike. “La Joya” fitoi penalltinë në golin e dytë që u transformua në gol nga Ronaldo, por ka një statistikë shumë domethënëse. Dybala arriti që të fitonte 100 për qind të dueleve, duke mos humbur asnjë top në “Olimpico”. Edhe pse u zëvendësua në pjesën e dytë nga trajneri Sarri, i cili mesa duket këtë herë nuk e lexoi si duhet ndeshjen. Argjentinasi këtë sezon në 24 ndeshje ka shënuar 9 gola, duke treguar një rritje të madhe krahasuar me sezonin e kaluar kur kishte vështirësi në lojën e Allegrit. 24-vjeçari e ka shfrytëzuar më së miri afrimin e Sarrit, duke refuzuar largimin në verë dhe më pas e fitoi vendin e titulluarit në fushë vetëm në saj të lojës shumë të mirë të treguar në vazhdimësi. Dyshja me Ronaldon po funksionin në mënyrë perfekte, ashtu si edhe trinomi me Higuain.


SPORT

15

E mërkurë, 15 JANAR 2020

Trajneri i ri i blaugranëve është treguar shumë i sinqertë në konferencën e prezantimit

Quique Setien: Dje isha shëtitje mes lopëve, sot jam trajneri i Barcelonës Q

uique Setien është treguar pak më shumë seç duhet i sinqertë në konferencën e parë për shtyp në krye të Barcelonës. Strategu ka shpjeguar se e sheh në të njëjtën mënyrë futbollin si ekipi i ri, ndaj dhe zgjodhi këtë punë. 61-vjeçari i tradhtuar edhe nga emocionet tregoi me shumë sinqeritet momentin kur mori ftesën duke e cilësuar si realizimin e një ëndrre të madhe. “Falënderoj klubin, as në ëndrrat e mia më të mëdha nuk mund ta imagjinoja se do të vija këtu. Sot është një ditë speciale për mua, i jam mirënjohës. Jam shumë ambicioz për këtë projekt dhe sfidë. Dje isha duke shëtitur në rrugët e fshatit tim, mes lopëve, ndërsa tani ndodhem te Barcelona. Kërkojmë të fitojmë çdo trofe, ky është synimi i klubit. Por, si objektiv kemi edhe lojën e bukur. Mënyra më e mirë për të patur sukses është të luash bukur. Jam i gatshëm të vdes për idetë e mia Sigurisht nuk mu deshën më shumë se 5 minuta për të pranuar këtë detyrë. Ishte surprizuese kur më telefonuan.

Kurrë nuk e mendoja se do më kërkonte Barcelona, pasi nuk kam një CV shumë të gjatë. Më pëlqen filozofia këtu. Mund t’u garantojë vetëm një gjë, skuadra do të luajë mirë”, deklaroi Setien. Trajneri firmosi kontratën me klubin deri në vitin 2022, por aty ka edhe një klauzolë

RAPORTI I RI

Barcelona të ardhura rekord në sezonin e fundit, lë pas Realin dhe United

Ndajnë vendin e parë në renditjen e La Ligas për këtë sezon, por jo në përfitimet nga sezoni i kaluar. Në renditjen e re të publikuar nga “Deloitte Football Money League”, skuadra katalanase zë vendin e parë për të ardhurat nga sezoni i kaluar, duke kaluar rivalët historik. Blaugranët zënë vendin e parë më 840.8 milionë euro në këtë renditje speciale, duke u bërë klubi parë që kalon shifrën e 800 milionë eurove. Vendin e dytë e zë Reali me 750.9 milionë euro, duke qenë rreth 150 milionë larg nga katalanasit. Dominim britanik- Premier League vijon të ketë numrin më të madh të klubeve në Top 20 me të ardhurat më të mëdha. Manchester United zë vendin e tretë me 711 milionë euro, City i gjashti me 611 milionë euro, Liverpool i shtati (604). Bayerni dhe PSG- Vendi i katërt shkon sërish për Bayernin që ka arritur shifrën e 660 milioën eurove të ardhura, duke lënë pas PSG me 635 milionë euro. Juve e vetmja nga italianet – Lajmi i mirë për kampionatin italian është prezenca e Juventusit në dhjetëshen e parë. Kampionët e Italisë falë Cristiano Ronaldos, janë ngjitur m një pozicion nga 394.5 milionë eurot në vitin 2019, duke shkuar në 459.7 milionë euro. Interi zë vendin e 14-t, Roma të 16 dhe Napoli të 20-in.

të veçantë. Barcelona mund të shkëpusë marrëdhënien me trajnerin prej kësaj vere, pra vetëm pas gjashtë muajve. Kushti nuk e shqetëson Setienin, i cili ndihet në parajsë, pasi ka shansin të punojë me Lionel Messin. Përpara se të prezantohej, Quique Setien zhvilloi stërvitjen e parë

me skuadrën. Ai do të debutojë me Barcelonën më 19 janar, kundër Granadas. Edhe pse me një CV jo shumë të madhe, në Spanjë vlerësimet për të nuk mungojnë, teksa mund të jetë zgjedhja e duhur për të rigjetur ekuilibrat e humbur së fudmi nën drejtimin e Valverdes.

RIVALITETI

MERKATO

Aguero drejt largimit, City hedh sytë nga Kane dhe Martinez

Sergio Aguero hyri në librin e rekordeve gjatë fundjavës si sulmuesi më i mirë i huaj në historinë e Premier League duke shënuar tri gola ndaj Aston Villa-s. Sulmuesi argjentinas kaloi Thierry Henry dhe tashmë synon të arrijë 187 golat e Andy Cole, por e ardhmja e tij duket ende e paqartë. Në moshën 31 vjeç, argjentinasi mund të mendojë që ta mbyllë karrierën në vendin e tij të lindjes, te Independiente, pasi ka një kontratë deri në vitin 2021. Pikërisht për këtë motiv, “qytetarët” mund të humbasin pas dy vitesh me kosto zero dhe duhet të mendojnë për një tjetër sulmues të madh. Mediat angleze raportojnë se dy janë emrat më të përfolur për ta zëvendësuar, Harry Kane dhe Lautaro Martinez. Gara për të siguruar shërbimet e tyre nuk do të jetë aspak e thjeshtë, pasi edhe Barcelona është në kërkim të një bomberi të një niveli të lartë. Vetëm Gabriel Jesus nuk mund të jetë një garanci për një nga skuadrat më të mira në Europë.

ARGJENTINASI

Seria A si në kohët e arta, shtohet ndjeshëm numri i tifozëve në stadiume

Messi “qan” Ronaldon: Klasiket kundër Cristianos ishin shumë speciale

Pas përfundimit të fazës së parë, në Seria A është periudha më e mirë për të bërë disa bilance dhe për këtë gjë mediat italiane nuk humbasin shumë kohë. Një i tillë është edhe ai i numrit të tifozëve që kanë ndjekur ndeshjet nëpër stadiume gjatë këtyre javëve dhe shifrat duken mjaft optimiste, pasi është shënuar një rritje e ndjeshme, që nuk ishte parë në 15 vitet e fundit. Sipas të dhënave zyrtare, të 189 ndeshjet e zhvilluara në gjysmën e parë të sezonit, kanë sjellë më tepër se 5 milionë njerëz në shkallët e stadiumit, shifër kjo që mund të rritet, pasi nuk është zhvilluar akoma sfida mes Lazios dhe Veronës. Java e 19 dhe e fundit për fazën e parë ka sjellë një numër rekord njerëzish në shkallët e stadiumit, plot 311 740 tifozë (shifër që mungonte prej 15 vitesh), ndërsa mesatarja për ndeshje është 31 174 dhe vlen të theksohet se kryesojnë sfida Inter-Atalanta me më tepër se 70 mijë, e ndjekur nga Roma-Juventus me 60 mijë. Edhe mesatarja e përgjithshme e tifozëve për ndeshje është rritur në 26 952 tifozë për ndeshje, shifër kjo 6% më e lartë se një vit më parë dhe 29% më e lartë se dy vite më parë, ndërsa nëse vazhdohet me këtë ritëm, Seria A 20192020 do të ndiqet nga më tepër se 10 milionë njerëz në stadium, shifër kjo e regjistruar për herë të fundit në sezonin 1991-1992.

Ka kaluar një kohë e gjatë kur Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk janë takuar më në fushë, që nga “El Clasico” e fundit. Futbollisti argjentinas e ndjen mungesën e portugezit dhe këtë gjë e ka rikonfirmuar në një intervistë të dhënë së fundmi. “Ndeshjet kundër Real Madrid janë gjithmonë të veçanta, por kur ishte Cristiano Ronaldo, ishim më speciale. Dueli sportiv mes nesh do të mbetet përgjithmonë sepse zgjat prej shumë vitesh. Nuk është thjeshtë që të qëndrosh në nivele të tilla për një kohë të gjatë, në ekipe kompetitive si Barcelona apo Reali”. Duke folur për faqen zyrtare të La Ligas, “Pulce” konfirmon: “Dueli mes nesh ka qenë shumë i bukur në nivelin personal, edhe njerëzit janë argëtuar, madrilen, blaugrana, apo tifozë të ekipeve të tjera. Tani është e kaluara, shohim përpara dhe atë që kemi aktualisht”.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

16

E mërkurë, 15 JANAR 2020

Drejtori Artistik i festivalit, Amedeo Sebastianiu (Amadeus) u shpreh se ‘’Alketa është një nga prezantueset më të famshme në Shqipëri dhe pas Italisë, Shqipëria është shikuesja më besnike e Sanremos prej vitesh’’

Alketa Vejsiu bashkëprezantuese e festivalit të këngës në Sanremo (Itali)

Pas prezantimit të shkëlqyer që bëri në edicionin e 58-të të Festivalit të Këngës në RTSH, Alketa Vejsiu shkon aty ku ëndërronte prej vitesh. Drejtori artistik i edicionit të 70-të i festivalit ”Sanremo”, Amadeus, bëri zyrtare emrat që do të prezantojnë festivalin, mes tyre është edhe emri i prezantueses së mirënjohur, Alketa Vejsiu. ”Një nga ditët më të bukura të jetës sime”,-kështu e përshkruan Vejsiu lajmin e madh, kur teksa udhëtonte për në Prishtinë, merr njoftimin zyrtar se do të jetë një nga bashkë-prezantueset e Festivalit të Sanremos. Më pas në instagram ajo shkruan: “70esima edizione/ Sono Felicisssimmmaaaa. Kjo është Endrra për të cilën ju kisha folur! Endrra për të cilën kam punuar dhe besuar fort që 12 vjeç! Endrra që Frymezoi Festivalin e 58 të Këngë! Italia që pas Shqipërisë time është pa as me të voglin dyshim Vendi më i Bukur në Botë! Trofeu im sot është trofe për të gjithë shqiptarët!”. Gjatë konferencës për shtyp në ”Teatro del Casino”, drejtori artistik, Amadeus bëri me dije se këtë vit në Sanremo do të jenë 10 prezantuese, të 10-ta emra të njohur të botës së kinemasë, modës, faqeve rozë dhe spektaklit, si Georgina Rodriguez (partnerja e Christiano Ronaldos), Rula Jebreal, Antonella Clerici, Diletta Leotta, Emma D’Aquino, Laura Chimenti, modelja Francesca Sofia Novello (e fejuara e Valentino Rossit), Sabrina Salerno, Monica Bellucci dhe Alketa Vejsiu. Amadeus u shpreh se ”Alketa është një nga prezantueset më të famshme në Shqipëri dhe pas Italisë, Shqipëria është shikuesja më besnike e Sanremos prej vitesh”. Disa javë më parë gjatë prezantimit në natën e parë të Festivalit të 58-të të RTSH, Alketa Vejsiu e përmendi pak Sanremon teksa bisedonte me përfaqësuesin Italian në Eurovision, Mahmood. ”Një ditë mund të jem aty”, u shpreh ajo dhe shumë njerëz në rrjete sociale e panë me skepticizëm ëndrrën e saj. Por Alketa e realizoi ëndrrën. Ajo plot sharm dhe që rrezaton kulturë e spektakël, do ta paraqesë edhe në Sanremo.

Profile for Koha Jone

Koha_Jone_15 JANAR 2020  

Koha_Jone_15 JANAR 2020

Koha_Jone_15 JANAR 2020  

Koha_Jone_15 JANAR 2020

Advertisement