Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

Universitetet drejt grevës së përgjithshme E përditshme e pavarur

Viti i XXVII i botimit

Nr: 35 (8166)

E mërkurë, 14 Shkurt 2018

Çmimi 30 Lekë

Si rregull, qeveritë bien shpejt kur fillojnë protestat pedagogët dhe studentët FAQE 3

Kryeministri Edi Rama në Durrës: Do japim më shumë fonde për fermerët

Presidenti Meta: Vlerësim për kontributin e gazetarëve dhe komentatorëve të radios

FORUM

Këndimi koral, integritet me vlera universale e ndërkulturore

FAQE 24

REKOMANDIMET

Opozita dhe pozita: BE të hapë negociatat për Shqipërinë

ISH-MINISTRI YLLI MANJANI:

Hej dreq o punë! Djathtas "punë zogu", majtas "punë tenderash"

FAQE 5

FAQE 11

FAQE 8

Në foto: Kreu i shtetit, Ilir Meta dhe gazetarë të radios, dje gjatë pritjes në Ditën Ndërkombëtare të Radios

Në foto: Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi dje gjatë takimit në një fermë në Durrës GJYKATA

Krimet e Rënda kërkojnë Sali Berishën në gjyqin e Shullazit FAQE 14

DEKLARATA

Vasili: Mbështesim artistët, Rama kërkon të shkatërrojë Teatrin Kombëtar

Nga Prof. Zef Çoba

Në tërësi arti muzikor, e në veçanti arti i këndimit koral si produkt kolektiv i realizuar krejtësisht nga trupi njerëzor, mbart mundësi të jashtëzakonshme me karakter social kulturor, për të luajtur një rol pozitiv... FAQE 11

Merrni pensionin në Credins bank dhe shijoni paketën dedikuar për ju.

FAQE 2


POLITIKE

2

E mërkurë, 14 SHKURT 2018

Kreu i deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili: Ekonomia shqiptare, e varur nga borxhi i pafund

Vasili: Kryeministri Rama po shkatërron Teatrin Kombëtar

K

reu i deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili deklaroi dje se situata në ekonomi është kritike. Në një konferencë për mediat, pas mbledhjes së grupit parlamentar të LSI, Vasili tha se ekonomia shqiptare, e varur nga borxhi. “Së fundmi dhe projekti tjetër famëkeq i 1 miliardë eurove e bën ekonominë tërësisht të varur nga borxhi i pafund i saj, një ekonomi që nuk orienton më prioritete, po thjesht dhe vetëm shndërrohet në një larje borxhi të bizneseve që ka hyrë në vullne të lirë dhe interesa të përbashkëta të errëta në një borxh të tillë”, tha Vasili. Kreu i deputetëve të LSI komentoi dhe protestën e pedagogëve. Ai e quajti një dështim të provuar reformën e arsimit të lartë, që sipas Vasilit u vërtetua me pagat e vonuara të pedagogëve. “Për pagat e pedagogëve nuk është thjesht dhe vetëm mosnxjerrja e një akti nënligjor po prova e dështimit total të ashtuquajtur reformë në arsim që provoi veten se ishte një reformë fiktive, e paqëndrueshme”, tha ai. Vasili shtoi se reforma dëshmoi se ishte e paefektshme dhe në dëm të arsimit publik shtetëror. “Grupi Parlamentar i LSI, analizoi me shumë seriozitet dhe situatën më të fundit të krijuar me skandalin e bllokimit të pagave për pedagogët e universitetit. Konkluzioni i Grupit Parlamentar të LSI është një dhe shumë qartë. Ky skandal nuk është thjesht dhe vetëm mos nxjerrja e një akti nënligjor por është prova e dështimit total të së ashtuquajturës reformës në arsim. Në dëm të drejtpërdrejt të arsimit universitar publik dhe në dëm të drejtpërdrejt të mijëra e mijëra studentëve dhe familjeve të cilat janë pas tyre pra ishte në dëm të së sotmes dhe të së ardhmes së sistemit universitar në Shqipëri. Por mbi të gjitha të rinovimit të atyre elitave universitare të cilat duhet të marrin drejtimin e fateve të vendit. Në qoftë se do të kishte një mazhorancë që do të ishte e përgjegjshme një sekondë të vetme dhe do ti dhimbte vendi duhet të riuleshim për të ribërë nga themeli një reformë të Arsimit të Lartë që tashmë ka rënë”,- u shpreh Vasili. Ndërsa për teatrin, Vasili shprehu qëndrimin e LSI: “Kryeministri sot kërkon të shënojë rrënimin përfundimtar të tij. Si në asnjë vend në glob, kërkon të lërë kryeqytetin e Shqipërisë pa një teatër të vetën që të ketë jo vetëm simbolikën e një kryeqyteti vital që e mbështet dhe e do kulturën dhe artin, por do ta shndër-

rojë në një qytet armik të artit, në një shtesë kati çfarëdokudo, të përsërisë historinë e famshme të kinemave të tij të dikurshme me premtimin se do të kishim një kinema që pas 15 vjetësh është një gërmadhe dhe nuk ka. I intereson shumë mirë kulla përkatëse, dhe as trashëgimia e shkëlqyer e artit dhe ardhmja e tij”, tha ai. Vasili tha se LSI mbështet plotësisht kërkesat e artistëve dhe se ata meritojnë një projekt dinjitoz për teatrin. “Ne e mbështesim plotësisht gjithçka që artistët

kërkojnë dhe kërkojmë që të ketë një projekt dinjitoz për një Teatër Kombëtar, për një ndërtesë dhe infrastrukturë dinjitoze që të mos jetë asnjë centimetër më poshtë teatrove të vendeve fqinje duke filluar nga Shkupi e të gjithë teatrove në rajon. Të ishte pse jo ambicia për të pasur teatrin më të bukur të të gjithë Ballkanit dhe kjo do ti shkonte për shtat dhe vlerave të jashtëzakonshme të artistëve të mëdhenj që ky vend ka nxjerrë dhe që nxjerrë përditë. Që janë atje në vijën e parë ku me sakrifi-

ca të mëdha të përçojnë artin për të cilët shqiptarët kanë aq shumë nevojë pas një bombardimi të tmerrshëm të frikshëm dhe shumë toksik të mediave qeveritare në mënyrë të veçantë dhe të medias së kryeministrit. Me këtë vetëdije ne do të vazhdojmë të mbështesim gjithë këto nisma të mëdha duke u bërë njëherazi pjesë e zgjidhjeve më të mira që do duheshin për këto çështje të cilat rëndojnë edhe situatën shoqërore dhe politike në vend”,- tha Petrit Vasili.

ÇËSHTJA E CEZ

Ish-ministri, Genc Ruli: Proces i nisur politikisht

Ish-ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, ka folur dje mbi hetimet për privatizimin e CEZ dhe dëshminë e tij në Prokurori. Në emisionin “Studio e hapur” me Eni Vasilin në “News24”, Ruli tha se procesi i nisur së fundmi për këtë çështje i iniciuar politikisht. Kujtojmë se disa ditë më parë, Ruli u paraqit në Prokurorinë e Tiranës, për të dhënë shpjegime për aferën CEZ. “Në parimin e drejtësisë që bëhet nuk më lejohet të flas detaje më tepër. Por mund të them se i përmbahem argumentit tim në lidhej me këtë çështje. Nëse ka një çështje CEZ që çohet në formë akuze, duhet të kemi parasysh kronikën , nuk është një reagim i partisë Socialiste që për faktin se konstaton gabime bën detyrën dhe denoncon rastin. Por KLSH e cilëson këtë një dëm të madh financiar, apo edhe se nuk janë mbrojtur interesat e shtetit. Por ata e rritën borxhin shumë herë më shumë, me pretendimin se trashëguan borxhe”,- tha Genc Ruli.

AUTORITETI I DOSJEVE

K

anë pasur të shkuar si bashkëpunëtore të sigurimit të shtetit, por përsëri tentojnë të përfshihen në kupolën e drejtësisë. Bëhet fjalë për kandidatët për anëtarë në institucionet e reja të drejtësisë. Nga 835, mbi 10 prej tyre kanë rezultuar spiunë pas hapjes së dosjeve. Skënder Vrioni, nga Autoriteti i Dosjeve pranoi dje për “Klan Plus” se mes personave që u emëruan në KLGJ dhe KLP ka persona me dosje. Gjithashtu ai konfirmoi se ka persona me dosje dhe në listën e kandidatëve për institucionet e tjera. “Edhe nga kandidatët për Këshillat e Lartë Gjyqësorë dhe Prokurorisë, hapja e dosjeve ka nxjerrë se, 4 prej tyre figuronin si bashkëpunëtorë dhe 2 të tjerë

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

“Anëtarët e KLGJ e KLP janë me dosje, 4 kanë qenë bashkëpunëtor të sigurimit”

si të përfshirë në gjyqe politike. Dokumentat iu përcollën Kuvendit dhe Avokatit të Popullit, por sipas PD-së dy prej tyre arritën të bëhen finalistë”,- tha ai. Viroini shtoi se “ka verifikuar 64 figura të tilla të cilat kanë kaluar filtrimin nga ana e autoritetit, ku mund

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

të themi se nmë masën 3 deri në 5 % ka patur figura me problematika. Jo vetëm si bashkëpunëtorë të sigurimit, por dhe gjyqtarë dhe prokurorë në procese politike të posaçme”. Shpërndarja e informacionit në disa arkiva si dhe zhdukja e një pjesë të tij,

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

krijon vështirësi për Autoritetin për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Mariglen Kasmi, anëtar i kësaj strukture pranon se dikush edhe mund t’u shpëtojë filtrave. “Sigurisht që mund të ndodhë për vetë faktin se ky është një dokumentacion i trashëguar dhe ne e kemi marrë në këtë fazë, madje në një pjesë të madhe të painventarizuar. Por nga ana tjetër ne jetojmë në një shoqëri të hapur. Dhe kur ka diçka që nuk shkon ne vazhdojmë kërkimet dhe gjejmë diçka më pas”,- tha Mariglen Kasmi.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3

E mërkurë, 14 SHKURT 2018

Universitetet drejt grevës së përgjithshme

Si rregull, qeveritë bien shpejt kur fillojnë protestat pedagogët dhe studentët Rreth 120 pedagogë të Universitetit të Tiranës kanë nënshkruar dje një ultimatum për qeverinë. Pedagogët kërkojnë që brenda 10 ditësh Ministria e Arsimit të kthejë përgjigje për kërkesat e tyre, në të kundërt gjithë universitetet shtetërore në Tiranë dhe në rrethe do të kalojnë në grevë të përgjithshme. Greva nënkupton bojkotin e mësimit dhe punës nga 6 mijë pedagogë dhe rreth 10 mijë nëpunës dhe pjesë të stafeve të arsimit të lartë universitar. Bashkë me pedagogët në protestë do të jenë dhe studentët. Burime nga firmëtarët e kërkesave drejtuar ministrisë thanë se forma e protestës mund të shkojë deri në grevë urie, nëse nga ana e qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit nuk ka asnjë reflektim. Pas kalimit të pagave të vonuara nga Ministria e Arsimit, pedagogët u dukën se heshtën ditën e hënë dhe e pranuan situatën e krijuar në arsimin e lartë. Por dje, një deklaratë e Forumi për Liritë Akademike dhe Autonominë Universitare konfirmoi se intelektualët e universitete nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre. Forumi për Liritë Akademike dhe Autonominë Universitare që thirri dhe takimin me stafet e universiteteve në Tiranë publikoi ultimatumin me 7 pika, mbi të cilat duhet të zhvillohen negociatat me qeverinë. Ata kërkojnë dorëheqjen e anëtarëve të bordit dhe administratorit të Universitetit të Tiranës, si dhe Ministra së Arsimit të shkarkojë anëtarët e bordit në varësi të saj. Lidhur me ligjin e debatuar të arsimit të lartë, pedagogët kërkojnë rishikimin e disa neneve të tij, të cilat janë vlerësuar si skandaloze. Pedagogët theksojnë se bllokimi i pagave që ndodhi në muajin janar ka ardhur për shkak të bllokimit të qëllimshëm nga administratorët

e caktuar nga qeveria. Ata akuzojnë ekzekutivin se qëllimisht ka vonuar aktet ligjore, pasi janë rreth 40 vendime të Këshillit të Ministrave që nuk janë miratuar, sipas reformës në arsim. Por në thelb kërkohet ndryshimi i ligjit për arsimin e lartë, pasi sipas këtij ligji, qeveria detyron universitet që të prekin për paga tarifat e studentëve. Ndërkohë që qeveria e ka detyrim të garantoje pagesën e plotë ndaj stafit akademik, pa ndërhyrë në fondet që janë për investime dhe kërkime shkencore. Gjithashtu pedagogët kërkojnë përmirësimin e kushteve financiare për stafin akademik dhe kushtet e jetës së studentëve. Sipas pedagogëve, paga e tyre nuk mund të jetë më e ulët se homologët në Kosovë, Mal të Zi, apo Maqedoni. Një tjetër pikë është ajo që ka të bëjë me ambientet e mësimdhënies. Një pjesë e godinave të universiteteve janë tjetërsuar apo kanë kaluar në administrim të universiteteve private. Pedagogët kërkojnë që të ketë një transpar-

encë totale mbi mënyrën si po administrohen pronat e universiteteve shtetërore. Pjesë e kërkesave të pedagogëve është dhe krijimi i ndryshimeve ligjore për ti dhënë autoritetin e munguar Universitetit të Tiranës dhe mos kanalizimin e fondeve të buxhetit për projekte që me ligjin e ri mund t'i përfitojnë edhe universitetet private. Ndaj u kritikua reforma arsimit të lartë, sepse u krye me konsulentë nga universitetet private e që natyrisht do të punonin për interesat e tyre. Faji mbetet i qeverisë dhe jo i pronarëve të universiteteve private. Për të gjitha këto kërkesa, një grup prej 15 anëtarësh të stafit akademik në Universitetin e Tiranës është deleguar të zhvillojë negociata me qeverinë. Nëse kjo e fundit nuk do të reagojë, pedagogët thonë se janë gati për nisjen e grevës së përgjithshme që nuk dihet sesi do të përfundojë. I dihet fillimi, por asnjëherë mbarimi! Pavarësisht këndvështrimeve të ndryshme për kërkesat e listuara

nga grupi i pedagogëve, fakti është se ato janë çështje ligjore dhe kërkojnë ndryshime nga qeveria dhe në parlament. Që të ndodhë kjo duhet të ulet të diskutojë me pedagogët që i njohin problemet dhe jo të marrë ndonjë kompanie konseulence të huaj, që në fund nuk dihet se kush e paguan, qeveria apo universitetet private. Kërkesat e Forumit për Liri Akademike nuk janë kërkesa të pabaza dhe as të nxitura politikisht. Reforma në arsim e servirur nga kryeministri Edi Rama si modeli më i mirë nuk po rezulton e tillë. Përveç vendimit pozitiv që mbylli disa universitete private që funksionin si piramida, fakti është se arsimi shtetëror, me këtë model po shkon drejt kolapsit. Ajo që ndodhi këto javë ishte prova e qartë se universitetet shtetërore janë drejt degradimit, këtë herë për shkak të qeverisë. Si rregull qeveritë bien shpejt kur fillojnë protestat pedagogët dhe studentët. Qamil Xhani


REKLAMA

4

E mërkurë, 14 SHKURT 2018

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

NJOFTIM - SHPALLJE

NJOFTIM - SHPALLJE

PËR HAPJEN E PR OÇEDURA VE TË APLIKIMIT PËR PLO TËSIMIN E PROÇEDURA OÇEDURAVE PLOTËSIMIN “V AKANCËS SË P ARAK OHSHME” TË KRIJU AR “VAKANCËS PARAK ARAKOHSHME” KRIJUAR PËR VENDIN GJYQT AR NË GJYKA TËN KUSHTETUESE GJYQTAR GJYKATËN

PËR HAPJEN E PR OÇEDURA VE TË APLIKIMIT PROÇEDURA OÇEDURAVE PËR VENDIN V AKANT GJYQT AR VAKANT GJYQTAR NË GJYKA TËN KUSHTETUESE GJYKATËN

Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 93, 125, 127 pikat 1/c, 2, 3, dhe nenit 179 pika 2 të Kushtetutës, neneve 7 pika 2, 7/a, 7/b, 7/dh pika 2, 86 pika 4 shkronja “d”, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe Vendimit nr. 2, datë 31.01.2018 të Gjykatës Kushtetuese për “Deklarimin e mbarimit të mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, zotit Besnik Imeraj në datën 31.01.2018, për shkak të heqjes dorë prej tij”, njoftuar me shkresë nr. 64/1 prot, datë akancës së 31.01.2018, me qëllim plotësimin e “Vakancës pararakoshme”, të krijuar në Gjykatën Kushtetuese, dhe me cilësinë e organit të emërtesës me Dekretin nr 0723, datë 0 7.0 2.2 018, ka miratuar; nr.. 1 10 07.0 7.02.2 2.20 · Shpalljen e procedurës së aplikimit për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së akancës së parakohsShqipërisë, për plotësimin e “V “Vakancës hme” të krijuar nga përfundimi përpara kohe i mandatit, të ish-gjyqtarit Z. Besnik Imeraj, më datë 31.01.2018, për shkak të heqjes dorë prej tij nga kjo detyrë. Presidenti i Republikës fton; Çdo person të interesuar që plotëson kushtet dhe kriteret e parashikuara në Kushtetutën e vendit dhe nenin 7/a të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të marrë pjesë në këtë procedurë të konkurrimit të hapur publik, për vakancën e mësipërme, për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe të paraqesë pranë Institucionit të Presidentit të Republikës; - Kërkesën për shpehjen e interesit për të kandiduar për vendin vakant të shpallur; - Jetëshkrimin, me të dhënat e plota të kontaktit (numër telefoni/email); - Fotokopje të kartës së identitetit; - Dokumentacionin shoqërues nëpërmjet të cilit vërteton përmbushjen e kushteve dhe kritereve të përcaktuara në nenin 7/a të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar. - Formularin e vetëdeklarimit të plotësur dhe nënshkruar sipas përcaktimeve të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Formulari i vetëdeklarimit, është i publikuar në faqen kryesore të institucionit të Presidentit të Republikës. - Formularin e aplikimit të plotësuar “Për informim përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta”, në përputhje me parashikimet ligjore të nenit 29, të ligjit nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e Ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, formular ky i cili është i publikuar në faqen kryesore të institucionit të Presidentit të Republikës. Për lehtësinë e të gjithë aplikantëve, me qëllim plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm, më poshtë gjeni të botuar përmbajtjen e nenit 125, pika 4 e 5 të Kushtetutës dhe nenit 7/a, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ku parashikohen kushtet dhe kriteret për emërimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, epublikës së Shqipërisë · Kushtetuta e R Republikës Neni 125 4. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese duhet të kenë arsim të lartë juridik, të paktën 15 vjet përvojë pune si gjyqtarë, prokurorë, avokatë, profesorë ose lektorë të së drejtës, nëpunës të nivelit të lartë në administratën publike, me një veprimtari të spikatur në fushën e së drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në sfera të tjera të së drejtës. 5. Gjyqtari nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në një parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit. Kritere të tjera, si dhe procedura për emërimin dhe zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese rregullohen me ligj. .8577, dt 1 0.0 2.2 000 “Për organizimin · Ligji nr nr.8577, 10.0 0.02.2 2.2000 dhe funksionimin e Gjykatës K ushtetuese të R eKushtetuese Republikës së Shqipërisë”, i ndry shuar ndryshuar shuar.. Neni 7/a Kriteret dhe kushtet e emërimit të gjyqtarit të

Gjykatës Kushtetuese 1. Gjyqtari i Gjykatës Kushtuese mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që përmbush këto kushte: a) të ketë zotësi të plotë për të vepruar; b) të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë; c) të mos ketë ushtruar funksione politike në administratën publike dhe të mos ketë mbajtur pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 viteve të fundit nga data e kandidimit; ç) të mos jetë në procedim penal dhe të mos jetë dënuar me burgim për kryerjen e një vepre penale; d) të mos jetë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi; dh) të ketë kaluar me sukses procesin e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë së tij personale dhe të familjarëve të tij, sipas ligjit. 2. Kandidati që përmbush kushtet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni, duhet të plotësojë edhe këto kritere: a) të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor ose lektor i së drejtës, jurist i nivelit të lartë në administratën publike; b) të ketë një veprimtari të njohur në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose sfera të tjera të së drejtës; c) të jetë vlerësuar për aftësitë profesionale dhe integritetin etik e moral. 3. Plotësimi i kritereve të mësipërme vlerësohet në bazë të: a) vjetërsisë në profesion; b) përvojës së veçantë të kandidatit në një fushë të caktuar të së drejtës, ose këshilltar ligjor i Gjykatës Kushtetuese a Gjykatës së Lartë; c) kualifikimeve pasuniversitare dhe trajnimeve në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në një fushë tjetër të së drejtës; ç) treguesve shkencorë, ku përfshihen botimet dhe artikujt shkencorë në fushën juridike; d) ecurisë gjatë kryerjes së arsimit të lartë juridik, me një mesatare notash jo më pak se 8 ose të barasvlershme me të, nëse arsimi i lartë është përfunduar jashtë vendit ose vlerësimit përfundimtar në Shkollën e Magjistraturës; dh) informacioneve të marra nga institucione të tjera publike. 4. Organet e emërtesës marrin parasysh përbërjen e Gjykatës Kushtetuese në momentin e emërimit të kandidatit për të garantuar balancën ndërmjet përvojave profesionale të anëtarëve dhe respektimin e barazisë gjinore. Kërkesa dhe dokumentat shoqëruese mund të dorëzohet me postë ose drejpërsëdrejti në ambjentet e Presidencës, në adresën: Institucioni i Presidentit të Republikës, Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 1 Tiranë, Kodi Postar 1001. Afati i paraqitjes së kërkesës me dokumentacionin e nevojshëm, është brenda datës 22 shkurt 2018. Pas administrimit të dokumentacionit, lista e aplikantëve do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të institucionit të Presidentit të Republikës dhe me mjetet e informimit publik, dhe menjëherë dosjet respektive për secilin aplikant do t’i përcillen Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) për vlerësim sipas ligjit. Institucioni i Presidentit të Republikës, do të bëjë transparente çdo rezultat të këtij procesi në përputhje me Kushtetutën dhe procedurën e parashikuar në nenin 7/b, të ligjit nr.8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar. Sqarim: Në zbatim të nenit 127 pika 3 të Kushtetutës, dhe nenit 7/dh pika 2 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për oganizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, kandidati që do të përzgjidhet për tu emëruar gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, për plotësimin e vakancës së parakohshme të krijuar për shkak të përfundimit përpara kohe të mandatit ish-gjyqtarit Bensik Imeraj, do të qëndrojë në detyrë deri në përfundimin e mandatit të gjyqtarit të larguar. Për çdo sqarim mos hezitoni të kontaktoni në këto të dhëna kontakti: Numri telefonit: 042389898

Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 93, 125, 127 pika 1/b, 179 pika 2 dhe 12 të Kushtetutës, si dhe të neneve 7, 7/a, 7/b, 86 pika 4 shkronja “a”, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe referuar shkresës nr. 101 prot, datë 25.03.2016 të Gjykatës Kushtetuese, me të cilën njoftohet se data 25.04.2016, konsiderohet si datë e mbarimit të mandatit të ish-gjyqtarit Sokol Berberi, me cilësinë e organit të emërtesës dhe akancës së parë”, të me qëllim plotësimin e “Vakancës krijuar në Gjykatën Kushtetuese, me Dekretin nr nr.. 10722, datë 0 7.0 2.2 018, ka miratuar; 07.0 7.02.2 2.20 · Shpalljen e procedurës së aplikimit për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, me qëllim plotësimin e “V akancës së parë” të krijuar për shkak të për“Vakancës fundimit të mandatit të ish-gjyqtarit të kësaj gjykate Z. Sokol Berberi Berberi. Presidenti i Republikës fton; Çdo person të interesuar që plotëson kushtet dhe kriteret e parashikuara në Kushtetutën e vendit dhe nenin 7/a të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të marrë pjesë në këtë procedurë të konkurrimit të hapur publik, për vakancën e mësipërme, për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe të paraqesë pranë Institucionit të Presidentit të Republikës; Kërkesën për shpehjen e interesit për të kandiduar për vendin vakant të shpallur; Jetëshkrimin, me të dhënat e plota të kontaktit (numër telefoni/email); Fotokopje të kartës së identitetit; Dokumentacionin shoqërues nëpërmjet të cilit vërteton përmbushjen e kushteve dhe kritereve të përcaktuara në nenin 7/a të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar. Formularin e vetëdeklarimit të plotësur dhe nënshkruar sipas përcaktimeve të ligjit nr.138/ 2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Formulari i vetëdeklarimit, është i publikuar në faqen kryesore të institucionit të Presidentit të Republikës. Formularin e aplikimit të plotësuar “Për informim përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta”, në përputhje me parashikimet ligjore të nenit 29, të ligjit nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e Ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, formular ky i cili është i publikuar në faqen kryesore të institucionit të Presidentit të Republikës. Për lehtësinë e të gjithë aplikantëve, me qëllim plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm, më poshtë gjeni të botuar përmbajtjen e nenit 125, pika 4 e 5 të Kushtetutës dhe nenit 7/a, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ku parashikohen kushtet dhe kriteret për emërimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Kushtetuta e R epublikës së Shqipërisë · Republikës Neni 125 4. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese duhet të kenë arsim të lartë juridik, të paktën 15 vjet përvojë pune si gjyqtarë, prokurorë, avokatë, profesorë ose lektorë të së drejtës, nëpunës të nivelit të lartë në administratën publike, me një veprimtari të spikatur në fushën e së drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në sfera të tjera të së drejtës. 5. Gjyqtari nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në një parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit. Kritere të tjera, si dhe procedura për emërimin dhe zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese rregullohen me ligj.

Ligji nr .8577, dt 1 0.0 2.2 000 “Për or· nr.8577, 10.0 0.02.2 2.2000 ganizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të R epublikës së Shqipërisë”, i ndryRepublikës shuar shuar.. Neni 7/a Kriteret dhe kushtet e emërimit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese 1. Gjyqtari i Gjykatës Kushtuese mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që përmbush këto kushte: a) të ketë zotësi të plotë për të vepruar; b) të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë; c) të mos ketë ushtruar funksione politike në administratën publike dhe të mos ketë mbajtur pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 viteve të fundit nga data e kandidimit; ç) të mos jetë në procedim penal dhe të mos jetë dënuar me burgim për kryerjen e një vepre penale; d) të mos jetë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi; dh) të ketë kaluar me sukses procesin e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë së tij personale dhe të familjarëve të tij, sipas ligjit. 2. Kandidati që përmbush kushtet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni, duhet të plotësojë edhe këto kritere: a) të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor ose lektor i së drejtës, jurist i nivelit të lartë në administratën publike; b) të ketë një veprimtari të njohur në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose sfera të tjera të së drejtës; c) të jetë vlerësuar për aftësitë profesionale dhe integritetin etik e moral. 3. Plotësimi i kritereve të mësipërme vlerësohet në bazë të: a) vjetërsisë në profesion; b) përvojës së veçantë të kandidatit në një fushë të caktuar të së drejtës, ose këshilltar ligjor i Gjykatës Kushtetuese a Gjykatës së Lartë; c) kualifikimeve pasuniversitare dhe trajnimeve në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në një fushë tjetër të së drejtës; ç) treguesve shkencorë, ku përfshihen botimet dhe artikujt shkencorë në fushën juridike; d) ecurisë gjatë kryerjes së arsimit të lartë juridik, me një mesatare notash jo më pak se 8 ose të barasvlershme me të, nëse arsimi i lartë është përfunduar jashtë vendit ose vlerësimit përfundimtar në Shkollën e Magjistraturës; dh) informacioneve të marra nga institucione të tjera publike. 4. Organet e emërtesës marrin parasysh përbërjen e Gjykatës Kushtetuese në momentin e emërimit të kandidatit për të garantuar balancën ndërmjet përvojave profesionale të anëtarëve dhe respektimin e barazisë gjinore. Kërkesa dhe dokumentat shoqëruese mund të dorëzohet me postë ose drejpërsëdrejti në ambjentet e Presidencës, në adresën: Institucioni i Presidentit të Republikës, Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 1 Tiranë, Kodi Postar 1001. Afati i paraqitjes së kërkesës me dokumentacionin e nevojshëm, është brenda datës 22 shkurt 2018. Pas administrimit të dokumentacionit, lista e aplikantëve do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të institucionit të Presidentit të Republikës dhe me mjetet e informimit publik, dhe menjëherë dosjet respektive për secilin aplikant do t’i përcillen Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) për vlerësim sipas ligjit. Institucioni i Presidentit të Republikës, do të bëjë transparente çdo rezultat të këtij procesi në përputhje me Kushtetutën dhe procedurën e parashikuar në nenin 7/b, të ligjit nr.8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar. Për çdo sqarim mos hezitoni të kontaktoni në këto të dhëna kontakti: Numri telefonit: 042389898


POLITIKE

5

E mërkurë, 14 SHKURT 2018

Takimi i Komitetit të Stabilizim Asociimit BE “pajton” PS-në dhe PD-në, palët me draft të përbashkët

P

as dy ditësh punimesh intensive të takimit të 12-të të Komitetit parlamentar të Stabilizim Asociimit BE – Shqipëri, mazhoranca e opozita u bashkuan në një deklaratë të përbashkët. Në dokumentin e miratuar me konsensus, politika shqiptare i bën thirrje BE-së të vendosë për hapjen e negociatave për anëtarësim, meritë të cilën Bashkimi Europian duhet t’ia njohë Shqipërisë tha drejtuesja e delegacionit të PEsë Monica Macovei. Në fund të takimit opozita deklaroi fitore, pasi iu pranuan amendamentet kryesore në deklaratën finale. Ndërsa, Taulant Balla, në emër të mazhorancës tha se lajmi kryesor është se të gjithë u bënë bashkë për t’i kërkuar BE-së çeljen e negociatave. “Më në fund ne kemi një dakortësi të plotë mazhorancë opozitë për rekomandimet që Komiteti i Stabilizim Asocimit i drejton Këshillit, Parlamentit Evropian lidhur me mënyrën sesi Komiteti i sheh çështjet kryesore. Lajmi kryesor për ju është sigurisht fakti që të gjithë u bëmë bashkë europdeputetët dhe deuptetët shqiptarë për ti kërkuar vendeve anëtarë përmes Këshillit dhe Komisionit në rradhë të parë që të rekomandojë hapjen e negociatave me Shqipërinë, për caktimin e një date për fillimin e ngegociatave. Gjithashtu Komiteti vlerëson arritjet e deritanishme në përmbushjen e 5 prioriteteve kryesore kyçe në rrugën tonë drejt integriteti europian dhe sigurisht vlerësohet lart përputhmëria 100% e politikës sonë të jashtme me atë të Bashkimit Europian”, u shpreh dje social-

Bashkohet pozita dhe opozita: Shqipëria i meriton negociatat

isti Taulant Balla. Në mbyllje të takimit dyditor edhe demokrati Genc Pollo u deklarua i kënaqur me dokumentin e arritur mes palëve. “Ramë dakord për rekomandimet. Morëm edhe votat e PS. Por treguam dhe pikat ku nuk jemi dakord. Qeveria bën fajtore opozitën për gjithçka. Ne s’jemi dakord për partneritetet private/ publike pasi janë bërë shqetësim në shumë drejtime. Gjithashtu çështja e azilkërkuese, numra shumë të larta. Ikja masive e shqiptarëve nuk është normale. Shqetësim tjetër yni ishte kalimi

nga kanabisi te drogat e forta. Por nuk u arrit marrëveshje për lirinë e shtypit,” tha Pollo. Dokumenti i propozuar nga Parlamenti Europian dhe amendamentet e partive politike do të diskutohen në takimin e së martës, por duket se mundësitë janë të mëdha për ta miratuar me konsensus. Dakortësia mes palëve Maxhoranca dhe opozita bien dakord për të paktën procesin e hapjes së negociatave me BE-në. Në përmbyllje të takimit dy ditor të komitetit të ndërparlamentar

të stabilizim asociimit palët kanë rënë dakord ti kërkojnë vendeve anëtare të BE-së të rekomandojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe të caktojnë një datë. Në dokumentin e draft rekomandimeve të propozuar nga Parlamenti Europian pika 2 gëzon mbështetjen si të mazhorancës, ashtu edhe të opozitës. “Përcaktimi i një datë për hapjen e negociatave të anëtarësimit do të sigurojë një nxitje të fuqishme për miratimin dhe zbatimin e të gjithë reformave të lidhura me

anëtarësimin në BE”- thuhet në dokument. Kjo është ndër të paktat pika të dokumentit për të cilat Partia Demokratike nuk ka paraqitur amendamentet. Gjithashtu PD mbështet edhe amendamentin që flet për nevojën e rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; ndërkohë kërkon që pika që flet për luftën kundër drogës të jetë më e plotë. “Tregon se bosët e drogës janë duke avancuar drejt drogave të forta si kokaina dhe heroina. Prandaj, bën thirrje për të forcuar më tej masat që synojnë të çrrënjosin në mënyrë të pakthyeshme kultivimin e drogës, prodhimin dhe trafikimin, dhe veçanërisht për të identifikuar, ndjekur penalisht dhe dënuar përmes sanksioneve të duhura, rrjetet kriminale pas tregtisë së narkotikëve dhe për të siguruar në praktikë ngrirjen dhe konfiskimin e produkteve kriminale, instrumentet dhe përfitimet nga këto veprimtari kriminale”thuhet në draft. Opozita kërkon ndryshimin e pikës 5 që vlerëson efektet pozitive te marrëveshjes se 18 majit. “Vëren se një marrëveshje e ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët çoi në mbajtjen e zgjedhjeve më 25 qershor 2017 me pjesëmarrjen e të gjitha palëve; shpreh gjithsesi keqardhje, për vazhdimësinë e fenomenit të blerjes së votave, keqpërdorimit të aseteve dhe të infrastrukturës publike dhe angazhimin e drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor të rrjeteve kriminale dhe të drogës, prodhuan një rezultat të manipuluar, duke e kthyer marrëveshjen Nul në të pavlefshme”- thuhet në dokument.

OPOZITA KËRKON HEQJEN E MENJËHERSHME TË IMUNITETIT PARLAMENTAR, KUR AI KËRKOHET NGA DREJTËSIA

PD propozon 9 amendamente në takimin e Komisionit të Stabilizim Asociimit P artia Demokratike me synim kontributin e saj në njohjen e problemeve të Shqipërisë dhe për zgjidhjen e tyre, propozoi dje 9 amendamente mbi rekomandimet ekzistuese dhe disa pika të reja. Mes amendamenteve të PD-së, është ai që kërkon heqjen e imunitetit parlamentar, kur ai kërkohet nga organet e drejtësisë. “Qeveria refuzoi ta bënte këtë në rastin e Tahirit, çka u kritikua nga grupi i PPE-së, deputetë dhe zyrtarë të qeverisve të vendeve anëtare të BE dhe SHBA”thekson PD. REKOMANDIMET E PD Draft rekomandimet e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit, që po zhvillohet në Tiranë, mbështesin disa nga shqetësimet kryesore të Partisë Demokratike për luftën krimit të organizuar, drogës, korrupsionit dhe domosdoshmërinë për zgjedhje të lira e të ndershme. Një nga pikat ka të bëjë me nisjen e negociatave dhe Partia Demokratike e mbështet plotësisht

pikën 3 të rekomandimit, ku thuhet se “Përcaktimi i një datë për hapjen e negociatave të anëtarësimit do të sigurojë një nxitje të fuqishme për miratimin dhe zbatimin e të gjithë reformave të lidhura me anëtarësimin në BE”. Megjithatë për të kontribuar në njohjen e problemeve të Shqipërisë dhe për zgjidhjen e tyre, Partia Demokratike ka propozuar 9 amendamente mbi rekomandimet ekzistuese dhe disa pika të reja. 1. Partia Demokratike propozon që pika 5 e rekomandimeve të modifikohet duke vërejtur se blerja e votave dhe keqpërdorimi I pushtetit vazhdoi edhe pas marrëveshjes së 18 Majit. 2. Për sa u përket zgjedhjeve, Partia Demokratike në një amendament tjetër të saj propozon që rekomandimet e OSBE/ODIHR, përfshirë masat kundër blerjes së votës, duhet të zbatohen para zgjedhjeve të ardhshme. 3. Lidhur me rolin e Kuvendit, Partia Demokratike propozon që në pikën 9 të shtohet edhe një frazë tjetër,

që siguron përfaqësimin e opozitës, nisur nga përjashtimi që qeveria i bëri opozitës nga takimi i fundit i Këshillit të Stabilizim-Asociimit, më 15 nëntor 2017, në Bruksel. 4. Një amendament tjetër i Partisë Demokratike kërkon heqjen e imunitetit parlamentar, kur ai kërkohet nga organet e drejtësisë. Qeveria refuzoi ta bënte këtë në rastin e Tahirit, çka u kritikua nga grupi i PPE-së, deputetë dhe zyrtarë të qeverive të vendeve anëtare të BE dhe SHBA. 5. Propozimi i Partisë Demokratike është që të shtohet një pikë në rekomandime për të theksuar së mosndëshkimi I politikanëve të lartë ul besimin e publikut dhe se rregullorja e Kuvendit nuk duhet të ofrojë mbrojtje ndaj të akuzuarve. Partia Demokratike është plotësisht dakord me rekomandimin numër 10, si problemet kryesore që opozita ka ngritur prej 5 vjetësh. Ky është një nga rekomandimet kyçe që Shqipëria të ecë përpara me rrugën

e integrimit. Ai vendos theksin tek lufta kundër korrupsionit de krimit të organizuar, të kryer nga prokurorë dhe gjyqtarë të pavarur dhe të paanshëm. I kërkon autoriteteve rezultate të pakthyeshme në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe pastrimit të parave. 6. Partia Demokratike propozon që pika 11 e rekomandimeve, e cila bën thirrje për çrrënjosjen e kultivimit të drogës dhe ndjekjen penale të kultivuesve. të jetë më e plotë. Amendamenti i saj për forcimin e masave kundër drogës, rrjeteve kriminale bazohet në shumë raporte që thonë se bandat e kanabisit janë duke lëvizur drejt drogave të forta si heroina dhe kokaina, duke paraqitur një rrezik edhe më të madh për vendin dhe BE. 7. Partia Demokratike propozon që, pas pikës 11, të shtohet një pikë tjetër e re, që shpreh shqetësimin për rritjen e numrit të azilkërkuesve nga Shqipëria dhe I kërkon qeverisë

ta adresojë më tej këtë fenomen. Në vitin 2017 ka patur një bum të azilkërkuesve nga Shqipëria në vendet e BE-së, veçanërisht në Francë. 8. Partia Demokratike propozon ndryshimin e fjalisë ku preket çështja e pronave në pikën 13, duke kërkuar zbatimin e vendimit të të Gjykatës Kushtetuese, sepse qeveria vazhdon të zbatojë ligjin e pronave pa marrë parasysh vendimin e kësaj Gjykate për shfuqizimin e pjesshëm të ligjit. Partia Demokratike mbështet plotësisht pikën 14, ku flitet për vetëçensurën dhe ndikimin e interesave politikë dhe ekonomikë në media, por propozon edhe një pikë të re, ku shpreh shqetësim nga përdorimi i gjuhës së urrejtjes dhe sulmeve politike ndaj gazetarëve. 9. Partia Demokratike propozon gjithashtu, një pikë tjetër të re, në fund të rekomndimeve, që ka të bëjë me vlerësimin e rreziqeve fiskale nga kontratat e konçesioneve, bazuar edhe në raportet e Komisionit Europian dhe FMN-së.


POLITIKE

6

E mërkurë, 14 SHKURT 2018

Komiteti i Integrimit zhvillon ditën e dytë të punimeve me politikën shqiptare: Shumë pak të dënuar për korrupsion

D

rejtuesja e Delegacionit të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE, Monica Macovei bëri thirrje për luftimin e korrupsionit dhe rezultate konkrete në këtë luftë. Sipas saj, argumenti që Shqipëria nuk është vendi i vetëm ku ka korrupsion, nuk funksionon. “BE pret nga Shqipëria përpjekje të intensifikuara dhe rezultate të matshme. Nuk mjafton që vetëm thjesht të krahasoni me të shkuarën, por qeveria të ecë më përpara dhe duhet të shohë shembujt pozitivë në Europë. E kam dëgjuar jo vetëm në Shqipëri se nuk ka korrupsion vetëm në Shqipëri por dhe në vende të tjera, çfarë problemi ka nëse ka korrupsion? Kjo është një përgjigje që ne mund ti përgjigjemi shumë shpesh. Nëse ne brenda BE kemi disa vende me nivel të lartë korrupsioni atëherë pse na duhet të marrim dhe një vend tjetër me nivel të lartë korrupsioni. Nëse kemi dy probleme pse duhet të shtojmë një problem të tretë brenda shtëpisë. Nuk është argument i mirë nëse thoni se nuk jemi ne i vetmi vend që kemi korrupsion ka dhe vende të tjera. Unë do ju rekomandoja të mos e përdorni këtë argument”- theksoi Macovei. Ndërkohë, zyrtarja e lartë e Brukselit evidentoi faktin se në Shqipëri ka shumë

Macovei: Luftoni korrupsionin, nuk janë argumente justifikimet

pak të dënuar për korrupsion. “Ka përpjeke, ka dhe disa rezultate, ka shumë hetime, nuk ka shumë ndjekje penale. Ndër-

kohë që kur flasim për finalizimin në gjykata numri është i ulët. Duhet punë. E di që nuk është e thjeshtë dhe procesi

në vetvete kërkon kohë, megjithatë ju inkurajo të vazhdoni të punoni. Në këtë aspekt për të përmbushur nevojat e njerëzve

dhe ndihmuar zhvillimin e vendit, opozita, pavarësisht se kush është dhe maxhoranca, pavarësisht se kush është, nëse duhet t’i shërbejnë vendit është e rëndësishme të kuptojnë se korrupsioni con në varfëri. Duhet të kuptoni ndonjëherë njerëzit nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të japin ryshfet sepse sistemi kërkon ta bëjë këtë. Siç ndodh në sistemin shëndetësor. Nëse do ti shërbesh një personi të dashur atëherë do të bësh çdo gjë të mundshme. Por nga ana tjetër, nëse sistemi shëndetësor do të funksiononte mirë atëherë njerëzit do të ishin shumë të lumtur që të mos detyroheshin të merrnin borxh para për shërimin e të dashurve të tyre. Korrupsioni bën jetën e vështirë dhe jo vetëm kaq, humb dhe besimin e njerëzve tek institucionet, të mos e pëlqejnë fare klasën politike sepse klasa politike nuk e lufton korrupsionin. Korrupsioni sjell varfëri, ndërpret konkurrencën reale dhe të ndershme në ekonomi. Nëse ka korrupsion nuk ka proces tenderimi të drejtë. Nëse ka korrupsion nuk ka proces tenderimi të drejtë, do të rrisë çmimet e produkteve ose ndoshta një autostradë do të ishte 3 herë më e shtrenjtë sesa çmimi dhe e gjithë kosto duhet të paguajnë njerëzit”- theksoi Macovei.

RAPORTERI PËR SHQIPËRINË NË PE: DUHET TË BINDIM KËSHILLIN EUROPIAN

N

ë kujdesin e Kuvendit të Shqipërisë, përgjatë dy ditëve po zhvillohet në Kuvendin e Shqipërisë “Takimi i 12-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Bashkimi Evropian- Shqipëri. Eurodeputeti Eduard Kukan u bëri thirrje partive politike në Shqipëri që të lënë pas ndasitë dhe të bëhen bashkë për hapjen e negociatave. Ai tha se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave, por duhet lobim në të gjitha vendet anëtare të BE. “E meritoni që të hapen negociatat, madje duhet te kishin filluar. Ju duhen persona të kualifikuar për të bërë një ekip të fuqishëm të përgatitur. Është e domosdoshme për të qenë gati për të treguar se e meritoni. Ky proces do të ketë edhe shumë momente të vështira. Burokracitë janë të vështira dhe të lodhshme. Mund të fitoni kohën e humbur, por ju duhen përpjekjet nga i gjithë vendi nga të gjitha fushat. Por në radhë të parë duhet të bindim Këshillin, pasi nuk kam dyshim që komisioni do të propozojë hapjen e negociatave dhe parlamenti do e aprovojë. Çdo shtet anëtar mund ta prishë këtë vendimmarrje, ndaj duhet të jeni të vetëdijshëm, duhet të keni marrëdhënie të mira bilaterale. Ju duhen miq, kushdo ka nev-

Kukan: Negociatat i meritoni, por duhet të loboni te vendet anëtare

ojë për miq”, deklaroi Eduard Kukan. Eurodeputeti shprehet optimist se Komisioni Europian do të propozojë çeljen e negociatave me Shqipërinë, por e gjitha, tha ai, është në dorë të Këshillit Europian. “Në radhë të parë na duhet të bindim këshillin. Nuk

ka dyshim që Komisini do të propozojë hapjen e negociatave. Nuk kam dyshim që parlamenti do ta aporovojë por Këshilli e merr vendimin. Dhe siç është thënë se çdo shtet anëtar mund të prishë këtë vendimmjarrje. Mjafton një vend që ta hedhë

poshtë këtë, ndaj duhet të jeni të vetëdijshëm për këtë gjë”theksoi eurodeputeti. Prandaj Kukan nënvizoi rëndësinë e marrëdhënieve bilaterale me secilin vend anëtar të BE-së dhe rolin e grupit të miqve të Shqipërisë në këtë çështje. “Është shumë e rëndësishme të keni marrëdhënie bilaterale të mira me secilin vend anëtar të BE. Dua t’ju kujtoj që grupi i miqve të Shqipërisë do të vendosin për të ardhmen tuaj. Do ishin një ndihmesë e madhe për qëllimin tuaj”theksoi Eduard Kukan. Por çelja e negociatave nuk është fundi i një mundimi. Rruga më tej do të jetë me momente të vështira dhe truke dhe prandaj Kukan i cili ndodhet në Tiranë me pozicionin e anëtarit të delegacionit të Parlamentit Europian në Komitetin Parlamentar të stabilizim Asociimit të Shqipërisë me BE jep disa këshilla. “Shpresa duhet të përkthehet në veprime konkrete. Mbase është pak me vonesë dhe ju duhet të kishit filluar me këto negociata. Unë gjithnjë kam

thënë që pas kësaj do të jetë edhe më e vështirë. Negociatat me çdo kapitull janë shumë më burokratike, shumë të lodhshme, por nuk mund të shmangen prandaj ju duhen personat e kualifikuar që të përbëjnë një ekip shumë të përgatitur. Është e domosdoshme të jeni të gatshëm për të ndjekur të gjithë argumentet që keni dhënë dhe që e meritoni këtë situatë. Do të ketë dhe shumë momente të vështira. Duhet të dini çfarë është e pranueshme për juve dhe nganjëherë të mos pranoni ofertën e parë që ju bëhet, flas nga eksperienca ime, sepse do të ketë dhe truke rrugës. Do të jetë jo kaq e lehtë. Nëse të gjithë jeni të bindur se diçka është e mirë atëherë luftoni. Mos kërkoni vetëm kompromise. Këto janë negociata të vërteta. Të dy parterët duhet të jenë të kënaqur në negociata. Komisioni nuk dikton. Është e mundur të fitohet koha e humbur, por ju duhet përpjekje jo vetëm nga grupi negociator pro dhe në të gjitha fushat”- theksoi eurodeputeti Eduard Kukan.


POLITIKE

7

E mërkurë, 14 SHKURT 2018

Socialistët paralajmërojnë zhvillime të reja. Balla: Hetime për politikanë në nivele të larta

N

ë kujdesin e Kuvendit të Shqipërisë, përgjatë dy ditëve u zhvillua në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë “Takimi i 12-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Bashkimi Evropian- Shqipëri. Në ditën e dytë të punimeve, në qendër të diskutimeve ishte dhe reforma zgjedhore e diktuar nga problemet e hasura në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar. Gjatë fjalës së saj ku u diskutuan rekomandimet e OSBE-ODIHR për çështje të ndryshme që prekin vendin, Monica Macovei, përfaqësuese e Parlamentit Europian foli për procesin e fundit zgjedhor dhe ato që do të vijnë, pasi kjo temë u prek nga anëtarët e mazhorancës dhe opozitës. Macovei tha se zgjedhjet e kaluara nuk ishin më të këqija por se është e rëndësishme të bëhen korrigjime në Kodin Zgjedhor, ndryshime të cilat duhen bërë para zgjedhjeve dhe jo pas tyre. “Duhet të ketë bashkëpunim nga të gjithë . E rëndësishme që Kodi Zgjedhor të korrigjohet. Korrigjimet të bëhen para zgjedhjeve jo pas tyre. Në raport nuk u tha që këto zgjedhje ishin më të këqijat. Ju kemi dhënë disa rekomandime të cilat duhet t’i zbatoni. Pavarësisht se kush është në mazhorancë apo opozitë, që t’i shëbeni vendit duhet të kuptoni që korrupsioni çon në varfëri”, tha Macovei. Debatet Konsensus për Reformën Zgjedhore kërkoi edhe deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha. Bashkëkryetari i komisionit të reformës zgjedhore Oerd Bylykbashi tha se konsensusi për reformën zgjedhore është jetik për suksesin e saj. Në

Reforma zgjedhore/ Opozita: Të mos i ngjajë reformës në Drejtësi, OSBE-ODIHR: Të bëhen korrigjime

takimin e përbashkët me eurodeputetët, Bylykbashi vuri në dukje se shitblerja e votës është problemi kryesor për Shqipërinë Raporti i OSBE/ODIHR-it e përmend 13 herë fenomenin e blerjes së votave në 2017-ën. Gjithashtu, një studim i financuar nga BE zbuloi se 20% e të anketuarve shqiptarë iu ofruan para dhe mallra në këmbim të votës. Bylykbashi tha se burimi kryesor për blerjen e votave janë paratë që vijnë nga droga dhe korrupsioni qeveritar. Mendimit të tij iu bashkua edhe deputetja e PD-së, Albana Vokshi, e cila shtoi se ndryshe nga opozita e mëparshme që sot është në qeveri, ajo aktuale gjithnjë ka mbajtur qëndrim të qartë për hapjen e negociatave, duke i

mbështetur ato. “Kemi mbajtur qëndrim të qartë për hapjen e negociatave, pavarësisht qëndrimeve abuzuese të kryesuesve të këtij takimi. Ne do vazhdojmë të mundohemi të shtyjmë përpara procesin, ndryshe nga opozita e mëparshme. Ashtu siç vepruam për vite të tëra për një prej problemeve më të mëdha që ka sot vendi, kanabizimi. Qeveria deri para disa muajsh nuk e shihte as si problem drogën. Vetëm aksioneve opozitare janë paë pasojat e rënda të kanabizimit të vendit. Shqipëria është bërë dhe vend kalimi për drogat e forta. Edhe dekriminalizimi ka ndodhur falë nismës së opozitës. Shqipëria nuk ka bërë përparim në uljen e nivelit të korrupsionit. Frika

DEBATET PËR INKRIMINIMIN E QEVERISË

jonë është se të gjithë veprimet që po bën sot qeveria, po shkel të drejtat kushtetuese. Shumë familjeve në varfëri ekstreme po u hiqet ndihma ekonomike”, tha Vokshi. Ndërsa, deputetja tjetër e PD-së, Jorida Tabaku nënvizoi se hapja e negociatave mund të ndikojë në një monitorim sa më të efektshëm të zhvillimeve në Shqipëri. “Fakti që Shqipëria është duke u përfshirë në pastrimin e parave, që shihet dhe në raportin e Bazelit që Shqipëria është në 10 vendet me rrezikshmëri më të lartë. Këto e bëjnë opozitën të thotë që hapja e negociatave mund ta bëjë monitorimin e BE-së më të frytshëm për situatën në vend”, u shpreh Jorida Tabaku. Ndërsa

deputeti socialist Eduart Shalsi i kundërshtoi koleget e tij të opozitës, duke thënë se zgjedhjet nuk ishin perfekte por ishin më të mirat të bëra ndonjëherë në 27 vite demokraci. “Opozita e lexon raportin e ndërkombëtarëve siç lexon rezultatin më të dobët historik të saj në 27 vitet e fundit, pa reflektuar. Zgjedhjet ishin më të çliruara nga pesha e traditës sonë jo aq të lumtur zgjedhore. SHBA dhe BE meritojnë mirënjohje për arritjen e marrëveshjes së 18 majit për qeverinë teknike. Falë kësaj marrëveshje patëm zgjedhjet më të qeta dhe më të patrazuara se kurrë më parë, qoftë nga retorika qoftë nga influenca e partive. Zgjedhjet nuk ishin perfekte, por padyshim më të mirat. Kemi mundësi për t’i përmirësuar, dhe OSBE-ODIHR na ka vënë disa detyra për të përmirësuar procesin”, tha deputeti socialist Eduard Shalsi. Ndërkohë, kryetari i grupit të PSsë, Taulant Balla paralajmëroi se në ditët në vijim do të ketë hetime për politikanë të niveleve të larta. Deklaratat Balla i bëri gjatë takimit të Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE që po zhvillohet në Tiranë. “Në vazhdim presim të ketë hetime për politikanë të niveleve të larta”, tha dje deputeti socialist Taulant Balla.

INCIDENTI NË TAKIM

“Për ditëlindje të kam sjellë verë, jo hashash”, Bylykbashi ndërron temë, zyrtarja e BE-së i pret fjalën: Jo komente deputeti i PD: Batutat e Ramës me Majkon P ërfaqësuesit e opozitës përveç temave të përcaktuara në në agjendën e punimeve të takimit të 12-të të Komitetit të Stabilizim–Asociimit, do ta shfrytëzonin diskutimin me deputetët e Parlamentit Europian për të denoncuar përgjegjësinë e kryeministrit Edi Rama për çështjen e kanabisit. Ata sollën fakte se Rama e dinte, e lejoi, e mbrojti dhe përfitoi pushtet nga kanabizimi i Shqipërisë. Një “dëshmi” e plotë ishte ajo e kryetari i Komisionit të Integrimit Genc Pollo tha se deklaratat e kryeministrit për shkatërrimin e 99.67% të kanabisit ishin qesharake dhe të rreme. Pollo tha se në vend është krijuar infrastrukturë kriminale prej kultivimit të kanabisit dhe se rasti i ish-ministrit të brendshëm tregon lidhjen e bandave me qeveritarët. “Kjo është një sfidë për Shqipërinë dhe njohja e problemit në kohë është e rëndësishme, jo siç ndodhi, duke e mohuar këtë situatë për vite

të tëra.”- u shpreh Genc Pollo. Ndërsa deputeti Aldo Bumçi iu referua 3 raporteve të EUROPOL-it Brenda viti 2017, që thonë se Shqipëria është burimi kryesor i furnizimit të Europës me kanabis. Bumçi iu referua edhe raportit të Departamentit të Shtetit dhe tha se “kanabizimi i Shqipërisë është projekt politik i kryeministrit Rama”. “Kryeministri publikisht bënte shaka me ministrin e tij të emigracionit, kur i thoshte se për ditëlindjen tënde të kam sjellë verë dhe jo hashash, sepse ti nuk e pi”vuri ne dukje Bumçi bisedën e Ramës me Majkon. Ai përmendi edhe qëndrimin e kryeministrit në një takim publik me fermerët, kur i pyeti se si janë me mbjelljen e hashashit. “Duhet të kuptohet se mbjellja e hashashit në të gjithë Shqipërinë është projekt politik dhe nuk ndodh nga paaftësia e shtetit për ta luftuar”- tha Bumçi në takimin me deputetët e Parlamentit Europian.

Në ditën e dytë të takimit mes deputetëve shqiptarë dhe kolegëve të tyre të Parlamentit Europian përveç diskutimeve mbi çështjen e integrimit të Shqipërisë në BE do të shënohej dhe një incident mes palëve. Kryetarja e Delegacionit të Parlamentit Evropian, Monica Macovei, u detyrua t’i ndërpresë fjalën deputetit demokrat, Oerd Bylykbashi, gjatë takimit të 12 të Stabilizim-Asociimit të Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë që u mbajt dje në Tiranë. Zyrtarja e PE-së deklaroi se zgjedhjet e 25 qershorit ishin më të mirat, ndërsa kjo duket se nuk i pëlqeu Bylykbashit, i cili kërkoi menjëherë fjalën. Macovei ia dha 30 sekonda kohë që të flasë për rekomandimet e OSBE-ODIHR, por Bylykbashi u kap pas deklaratës së saj, duke thënë se “kur themi që janë zgjedhjet më të këqija ...”. kaq ka mjaftuar që Macovei t’ia ndërpriste menjëherë fjalën, duke i thënë se i dha 30 sekonda jo për të bërë komente të deklaratave të saj, por për të folur mbi raportin zgjedhor e ekspertëve ndërkombëtarë. Bylykbashi: Kur themi që janë zgjedhjet më të këqija të këtyre viteve ... Macovei: Mos bëni komente. Unë ju dhashë 30 sekonda dhe ju po flisni jashtë çështjes që ju kërkova. Ne po diskutojmë mbi rekomandimet e OSBE-ODIHR.


SOCIALE

8

E mërkurë, 14 SHKURT 2018

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi vizituan dje fermën "Amalthia" në Durrës

Kryeministri Rama: Mbështetje për fermerët

S

kemat e reja mbësh tetëse të fermerëve po krijojnë mundësi të reja për rritjen e produkteve shqiptare dhe sigurinë ushqimore. Nëpërmjet këtyre skemave, fermerët do të mbështeten me 500 lekë për matrikullimin e bagëtive të imta dhe 2000 lekë për matrikullimin e bagëtive të trasha, kundrejt kostos prej 150 lekëve të viteve të kaluar. Regjistrimi i kafshëve është hapi i parë i gjurmimit të produkteve blegtorale dhe drejt sigurisë ushqimore. Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi vizituan dje fermën "Amalthia" në Durrës, që falë përfitimit nga skemat e financiare ka ngritur një stallë dhe po e zgjeron investimin me

një linjë moderne të prodhimit të qumështit dhe djathit. Jona, sipërmarrësja e këtij aktiviteti, vlerëson skemat e reja mbështetëse dhe thekson se ata i kushtojnë kujdes të veçantë matrikullimit të kafshëve, si një hap të parë drejt plotësimit të standardeve europiane. "Matrikullimi është një nga gjërat kryesore. Si ne, të gjithë fermerët e tjerë duhet të mos i shpëtojnë dhe matrikullimit dhe regjistrit të fermës që të rakordojnë gjatë gjithë koës me drejtorinë e bujqësisë", - tha Jona. "Këtë vit masa që kemi vendosur për të dhënë pagesë direkte në lindje edhe për të imtat edhe për gjedhët. Japim 5 mijë lekë për të imtat dhe 20 mijë për gjedhët. Në vend që të paguajnë, ne i japim jo vetëm vlerën e matrikullit, por i tepron pothuajse po aq," - u

shpreh ministri Peleshi. Kryeministri beson se kjo skemë e re do të jetë një motiv më shumë për ata që duan të përfshihen në blegtori e agropërpunim. "Unë besoj që ndryshimi i skemës, nga skemë detyruese dhe demotivuese për të paguar ti për çdo kre të lindur, në skemën që shteti të paguan ty, do bëjë që matrikullimi të jetë jo vetëm pasojë e motivimit, por dhe të jetë një garanci për të gjitha ato që ne duam të krijojmë deri në fund, me regjistra, me ndjekje të të gjithë statistikave dhe me kontrollin e plotë me vaksinime etj.. Ndërkohë do jetë një stimul që dhe të tjerë të përfshihen e të merren me blegtori më shumë", - u shpreh Kryeministri Rama. Në fokus të veçantë janë edhe pikat e grumbullimit dhe standardet e sigurisë. 25

milionë lekë do të jepet për çdo pikë grumbullimit, e cila plotëson standardet, theksoi ministri Peleshi, i cili garantoi mbështetje edhe për pajisjen me enë transporti të certifikuara nga Bashkimi Europian, si garanci për rritjen e sigurisë ushqimore. "Ne japim rreth 25 milionë lekë për një pikë grumbullimi. Ndërkohë japim mbështetje për të pajisur të gjithë fermerët me enët e grumbullimit dhe transportimit të qumështit, pra, kova të certifikuara nga Bashkimi Europian për ushqim, sepse nga aty fillon ndotja mikrobike", - tha ministri. Po ashtu transporti i produkteve blegto-

rale është një ndër hallkat në përmbushjen e standardeve ushqimore, ku nuk do të lejohet më të kryhet me cisterna plastike që favorizojnë ndotjen mikrobike. "Transporti, nga femra e deri tek fabrika e përpunimit, nuk do të lejohet të kryhet më me cisterna plastike, ku ndotja mikrobike dhe në kushtet e temperaturës së lartë rritet me shumë fish, por do duhet të bëhet vetëm me cisterna inoksi sepse duam jo vetëm të rrisim prodhimin, por dhe të rrisim pastërtinë e qumështit dhe kushtet higjenosanitare, pra, sigurinë ushqimore të konsumatorëve", - u shpreh minsitri Peleshi.

FONDI MONETAR NDËRKOMBËTAR

HEC-ET

FMN: Shqipëria me reforma të thella strukturore

Z Klosi: Ministria do kalojë "në sitë" të gjitha lejet e dhëna Lejet e dhëna për të gjithë hidrocentralet në vend po kalojnë edhe një herë në sitën e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. "Stafet tona tashmë kanë filluar punë për të gjitha lejet mjedisore që janë dhënë për HECet. Ne nuk jemi kundër bizneseve, nuk jemi kundër frenimit të iniciativave private në shërbim të industrisë dhe biznesit, por gjetja e një ekuilibri të qëndrueshëm është detyra jonë parësore" - tha ministri Klosi për mediat pas nënshkrimit të një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Politeknik të Tiranës. Gjatë ditëve të fundit ka pasur një vëmendje të veçantë tek hidrocentralet dhe veçanërisht ato mbi Osum për të cilët u konstatuan parregullsi. Fill pas kësaj kryeministri Edi Rama njoftoi se ato nuk do të ndërtohen. Por hidrocentralet mbi Osum janë vetëm dy nga mbi 300 HEC-e që janë planifikuar për t'u ndërtuar në vend. Nisur nga precedenti I vlerësimeve mjedisore Klosi u ndal sot edhe tek mënyra e licencimit të atyre që ushtrojnë aktivitetin si vlerësues. Ministri theksoi se ka ardhur koha që licencimi i ekspertëve që hartojnë raportet e vlerësimit të ndikimit në mjedis të mos jetë më nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, por të bëhet nëpërmjet Urdhrit të Punonjësit Mjedisor, urdhër që duhet të ngrihet nga inxhinierë, teknicienë dhe ekspertë me mbështetjen e fakultetit të mjedisit. "Ka ardhur koha që shteti të heqë kompetenca nga vetja dhe të marrë shumë më tepër rol kontrollues dhe po ashtu të vendosë penalitete më të forta, qoftë dhe për një inxhinier mjedisi, një ekspert mjedisor që jep një leje të pakoordinuar, të paazhornuar, të patestuar" - tha ministri Klosi duke nënvizuar se të gjitha lejet mjedisore duhet të jenë pjesë e një sistemi online dhe të lexueshme e të qarta për të gjithë.

ëvendësdrejtori Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang i cili po zhvillon vizitë zyrtare në Tiranë deklaron se ekonomia shqiptare ndodhet në një moment shumë të mirë. Zhang theksoi se programi me qeverinë shqiptare, është një program i suksesshëm në vlerësimin e FMN-së. "Unë dua të përcjell sot edhe vlerësimin e drejtuesve të lartë të Bordit të FMN-së për programin me Shqipërinë. Jemi të kënaqur që programi u mbyll me sukses dhe gjej rastin të lëvdoj qeverinë shqiptare për përmbushjen e objektivave kryesore të këtij programi. Ky është një moment shumë i mire

për ekonominë shqiptare, krahasuar me tre vite më parë", tha Zhang, gjatë një takimi të zhvilluar me ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj. Zyrtari i lartë deklaroi se FMN është e gatshme të mbështesë qeverinë shqiptare në vazhdimësi, edhe përmes asistencës teknike si dhe për minimizimin e risqeve potenciale. "Ne mbështesim vendet tona anëtare që të kuptojnë kapacitetet e tyre reale dhe të rriten në mënyrë të balancuar, në përputhje me këto kapacitete", tha zv. Drejtori Ekzekutiv i FMN-së. Ministri Ahmetaj vlerësoi bashkëpunimin me Fondin Monetar Ndërkombëtar në kuadër të pro-

gramit trevjeçar me qeverinë shqiptare ndërsa theksoi se viti 2017 u mbyll me një performancë shumë të mirë fiskale, defiçit total -2% e GDP dhe balancë primare pozitive, për të tretin vit radhazi. "Shqipëria ka ndërmarrë një sërë reformash të thella strukturore. Reforma në energji mundësoi reduktimin e humbjeve në rrjet. Reforma e pensioneve stabilizoi skemën, ndërsa në dekadën e ardhshme do të tregojë përmirësime të mëdha. Reforma administrative-territoriale, ishte një hap i rëndësishëm, ndërsa Ligji për Financat Vendore ka filluar të funksionojë në disiplinimin dhe rritjen e transparencës financiarë të njësive të qeverisjes vendore", tha Ahmetaj. Më tej, ministri Ahmetaj shtoi se reforma në menaxhimin e financave vendore, ishte një reformë e thellë dhe e suksesshme, që solli kontroll më të mirë si në kahun e të ardhurave, ashtu edhe në atë të shpenzimeve. "Miratimi i rregullit fiskal brenda ligjit të ri organik të buxhetit, vendosi një standard të ri në menaxhimin e financave publike, duke detyruar çdo qeveri që të ulë në vazhdimësi borxhin publik, por edhe duke garantuar masa rezervë ndaj rrisqeve potencialë", tha ministri.


POLITIKE

9

E mërkurë, 14 SHKURT 2018

KREU I QEVERISË SHQIPTARE KOMENTON MUNGESËN E LËVIZJES SË LIRË TË QYTETARËVE TË KOSOVËS

Rama: Ky është turpi i Bashkimit Europian

P

ër Kryeministrin Edi Rama, fakti që qyteta rët e Kosovës nuk lëvizin lirisht pa viza në BE është “një turp”. Në një intervistë dhënë për TVSH, Rama është shprehur se pengesa e qytetarëve të Kosovës për të lëvizur lirisht është e pashpjegueshme. “Është e turpshme. Ata kanë argumentet e tyre që i besojnë, por s’ka asnjë argumentet që mua më bën të besoj e pranoj që sot të ketë një popull që s’lëviz dot si gjithë popujt e tjerë të Europës dhe ky të jetë

INTERVISTË

Intervistoi: Lutfi Dervishi Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në TVSH lidhur me 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Berisha ka treguar detaje nga bisedat me Presidentin Busha para shpalljes së pavarësisë. Zoti Berisha 1 0 vjet më parë, në 10 fjalën e përshëndetjes me rastin e pavarësisë së Kosovës mes të tjerash keni thënë se mirënjohja më e madhe për miqtë dhe aleatët që bënë të mundur këtë, është përqafimi i vlerave perëndimore 0 vjet më pas e 10 perëndimore.. 1 ka bërë shoqëria shqiptare këtë përqafim? Shoqëria shqiptare është shoqëria me trashëgiminë më të vështirë të të gjitha shoqërive në Europë. Shoqëria shqiptare trashëgon totalitarizmin më të egër, aparteidin dhe segregacionin në Kosovë, dhe pastaj duhet të pranojmë ndikimin e fuqishëm të Perandorisë Osmane. Pra, po ta shohim në këtë aspekt, rilindasit shqiptar dukeshin si ishuj apo si far në një det që ishte i ndryshëm nga psikologjia. Mund të themi një shoqëri, e cila dominohej në tërësinë e vetë nga feudalë me disa zhvillime të kapitalizmit por si sistem feudal të llojit otoman dhe jo të llojit të vendeve perendimore të cilat i kishin pranuar me kohë. Kështuqë shoqëria shqiptare, ata që e gjykojnë me shumë padurim duhet të kenë parasysh një gjë, që kjo shoqëri ka hipotekën më të hidhur, më të vështirë për ta kapërcyer. A po bën përpjekje në këtë drejtim? Të mëdha pa diskutim, dhe po bëhen përpjekje të mëdha për ta kapërcyer, edhe në Shqipëri edhe në Kosovë. Por, a ka arritur në pritshmëritë? Jo nuk ka arritur në pritshmëritë dhe mundësitë që ka patur. Historikisht po të shohim, tendenca jonë për të fajësuar të huajt, që nuk është vetëm e jona është e Ballkanit në tërësi, në të vërtetë fsheh dhe maskon problematika të mëdha tonat të brendshme. Si duhet të jetë raporti i Shqipërisë me K oso vën? Dy shtete vëllezër Koso osovën? vëllezër,, shteti amë? Dy shtete vëllezër me lidhje të pakufishme. Gjëja e fundit që duhet të bëjë Shqipëria është të marrë protagonizëm, të marrë paternalizëm ndaj Kosovës sepse kjo është jashtëzakonishte e dëmshme për Kosovën dhe interesin kombëtar në tërësi. Kosova dhe Serbia duhet të zgjidhin problemet e tyre. Është Serbia përgjegjëse, që me Mitrovicën e Veriut, me mos zbatimin e marrëveshjeve etj etj. Por ky ballafaqim duhet të jetë shtet me shtet, kryeqytet me kryeqytet. Kanë kaluar 1 0 vjet, a kishit mend10

populli i Kosovës. Që të ketë njerëz në Kosovë që kanë lëvizur lirisht me pasaportën e Serbisë, dhe nuk lëvizin dot lirisht me pasaportën e Kosovës. Është e pamundur që unë ta pranoj këtë gjë. Pastaj mund të nxirren argumente, mund të diskutohet për pse-në dhe si-në. Mund të arrihet deri te kufiri me Malin e Zi, por ky është në fakt një turp i Bashkimit Europian”, tha Rama në emisionin “Përballje”, transmetuar mbrëmjen e djeshme në RTSH.

Berisha: Çfarë më tha Presidenti Bush për pavarësinë e Kosovës uar se dhjetë vjet më pas do të ishte ky niveli i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës, ku duket se me shumë integrohet aty ku nuk kanë dorë administratat përkatëse…? Jam dakord që ka një ngecje të madhe. Përveç fotografisë që u bë në pallatin e kongreseve, për fat të keq nuk mund të numërohet progres tjetër. Dhe këtu, gjykoj unë, është një përgjegjësi e jashtëzakonshme. Kjo qeveri ka zero investim nga viti 2013 deri sot në drejtim të bashkëpunimit kombëtar. Cfarë mund të bënte kjo qeveri? Ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës ju keni premtuar që porti i Shëngjinit do të jetë porti i Kosovës. E kam premtuar por studime të mëvonshme kanë treguar se interesi Kosovës nuk është Porti i Shëngjinit por është Durrësi. Porti i Shëngjinit ka një ngushticë, bëhet edhe ai i madh por do investime shumë të mëdha ndërkohë që Durrësi është pothuajse i gatshëm. Dhe Durrësi, për shkak edhe të Porto Romanos, që ai mund të bëhet ndofta porti energjitik ndër më të mëdhenjtë në rajon, është leverdia më kryesore. Kosova për të marrë liberalizimin e vizave ka si kusht shënjimin e kufirit me Malin e Zi. Në raport me Serbinë shikoni ndonjë cedim tjetër që duhet të bëj Kosova në mënyrë që të progresoj drejt anëtarësimit? I vetmi qëndrim që duhet të mbajë Kosova ndaj Serbisë është që nuk duhet të pranojë asnjë metër katror lëvizje të kufinjve. Asnjë lloj pazari në kufi me Serbinë nuk duhet të bëj. Disa njerëz tregohen pak naivë kur thonë që janë vetëm tre komuna. Nuk janë tre komuna po është sherri. Serbia do me çdo kusht të mbajë sherrin me Kosovën për prespektivën e saj. Serbia duhet të njohë kufirin ndërkombëtar të Kosovës të cilin e ka shpallur komuniteti ndërkombëtar, e kanë njohur 120 vende dhe kjo është rruga. Po të jetë puna për territore, Pazari i Ri ka qënë shqiptar në tërësinë e tij, por duhet ti lëmë këto tani. Tani duhet të merremi me kufinjtë ekzistues dhe të respektojmë njëri tjetrin. A mund të quhet në një farë mënyre e rehatuar çështja e shqiptarëve në Ballkan? Dy shtete shqiptare, por ky nuk ishte

vullneti i shqiptarëve. Ideali i bashkimit të shqiptarëve është i përjetshëm. Kjo nuk mund të ketë mëdyshje për sa kohë shqiptarët i thonë vetes shqiptarë. Por, duke thënë këtë, nëse një zgjidhje maksimale nuk u arrit, mund të themi se u arrit një zgjidhje optimale e shkëlqyer. Kjo zgjidhje optimale, e dakortësuar me ata që luajtën rol përcaktues në këto procese, obligon shqiptarët ti qëndrojnë besnikërisht ligjit ndërkombëtar. Do thoni ju çdo bëhet me bashkimin kombëtar. Bashkimi kombëtar duhet të imagjinohet vetëm si bashkim i dy vendeve sovrane, të lira, në dakortësi të plotë me partnerët që luajtën rol përcaktues, dhe natyrisht në një situatë ku fqinjët tanë albanofobë deri në palcë në qarqet e tyre, do çlirohen nga frika e shqiptarëve dhe do kuptojnë që një shtet shqiptar i bashkuar i trevave shqiptare nuk është një kërcënim për ta por është një shtet mik e bashkëpunues, paqeje dhe stabiliteti. Duke thënë këto them dhe që nuk është një proces i thjeshtë dhe nuk mund të merret si një proces i lehtë. Ndaj duhet të ndjekim ndërtimin e lirisë, ndërtimin e demokracisë, ndërtimin e standarteve, proceseve integruese. Pra unë e parashikoj një proces të gjatë. A i bashkon shqiptarët procesi i zgjerimit të BE? Në fakt, aq sa i bashkon Brukseli shqiptarët mund ta realizojnë, po të kenë

vullnetin e tyre, për një kohë shumë të shkurtër. Asgjë si pengon shqiptarët të njësojnë çdo ligj në të dy vendet. Dëshironi të ndani ndonjë moment memorie apo kujtese nga 17 shkurti i vitit 2008. Ka qenë data që u shpall pavarësia e Kosovës, por ka qenë një proces i tërë i paraprirë që bëri të mundur që të mbërrihej në këtë pikë? Momenti që dua të ndalem ishte vizita e presidentit Bush dhe takimi me të në zyrën time, në të cilën ai, në prani të delegacionit tonë dhe delagacionit të tyre më kërkon ti thoja cilat ishin mendimet e mia mbi Kosovën dhe rajonin. Më falni t'ju ndërpresë. Edhe gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë me babain e Xhorxh Bush e njëjta bisedë është bërë në mos gaboj në lidhje me dinamikën e rajonit? Gjatë takimit me babain e Xhorxh Bush biseda është filluar jo me Shqipërinë, por me Kosovën. Ai mori një atlas ku u ul dhe pastaj më tha më fol pak tani për Kosovën dhe hapi atlasin dhe gjeti Kosovën në hartë. Po me presidentin Bush gjatë 7? takimit në Tiranë në 2 00 200 007? Bush mu drejtua haptaz duke më thënë si mendon, kur mendon ti për pavarësinë e Kosovës. Unë i thashë se vetëm pavarësia është zgjidhja dhe ja shpjegova. Pastaj mu kthye dhe më tha: "Kur thua ti". Kur më tha kur thua ti, ç'është e vërteta anëtarët e delega-

cionit të tij u shtangën dhe po më shihnin…. Lidhur me problemin me Rusinë? Jo me Rusinë e kishin zgjidhur ata. I kishte thënë në Berlin "Vladimir, Kosova do bëhet e pavarur, e kuptoj që ti s'do por Kosova do bëhet." Por ai më pyet dhe më thotë kur. Ata menduan se unë do i thoja pas dy javësh dhe ra një heshtje e madhe. Unë i them: Zoti president, meqë ju e keni ndarë mendjen unë u them që të merrni gjithë kohën që ju duhet për të arritur në një ujdi sa më të madhe të mundshme me partnerët sepse pjesën tjetër, pra udhëheqjen e Kosovës ata me këtë do jenë jashtëzakonisht mirënjohës kur t'i informojë, dhe ai më tha do ti informosh sa më shpejt. Ai e tha pastaj dhe në konferencë shtypi. Si e shikoni Shqipërinë dhe Kosovën në 1 0 vitet e ardhshme 10 ardhshme,, pra në 2028? Në 2028 Shqipërinë dhe Kosovën i shoh shumë më të bashkuara se tani, kam besim që hekurudha do bëhet, kam besim që doganat do të hiqen. Kosova tani ka ekonominë më vibrante në rajon, ka rritjen më të madhe ekonomike në rajon. Shqiptarët do çlirohen nga kjo qeveri e cila është një lloj problemi shumë i madh qoftë në marrëdhënie me Kosovën qoftë në problemet e brendshme të zhvillimit. Kështu që unë i shoh të shkëlqyera marrëdhëniet pas 10 vitesh. Marrë nga "TVSH"


POLITIKE

10

E mërkurë, 14 SHKURT 2018

Ikën deputeti i PD-së: Pas 14 shkurtit mbledhjet i drejton Bylykbashi

RROTACIONI NË KËSHILL

Rokadë deputetësh do të ndodhin në Këshillin e Legjislacionit dhe më konkretisht drejtuesin e tij. Këshilli, i cili deri më sot drejtohej nga deputeti i PD-së, Enklejd Alibeaj, do të drejtohet nga një tjetër deputet i djathtë. Bëhet fjalë për deputetin dhe anëtarin e këtij

këshilli, Oerd Bylykbashin. Lajmin e bëri të ditur vetë Alibeaj, i cili në mbyllje të mbledhjes së djeshme njoftoi se pas 14 shkurtit mbledhjet do ti drejtojë Bylykbashi pa dhënë më tej sqarime. “Doja t’iu njoftoja se mbledhjet pas 14 shkurtit do t’i drejtojë kolegu Bylykbashi…”, tha Al-

ibeaj. Sa i përket këtij rrotacioni, ai është i parashikuar në Rregulloren e Kuvendit, ku në pikën 2 të nenit 14 të saj, theksohet se Këshilli i Legjislacionit që përbëhet nga 10 anëtare, funksionon me rrotacion në drejtimin e tij, ku çdo 5 muaj përcaktohet një drejtues i ri brenda

anëtarëve të Këshillit. “Këshilli për Legjislacionin kryesohet me rotacion çdo 5 muaj nga secili anëtar, duke filluar sipas renditjes alfabetike të mbiemrit të secilit anëtar të Këshillit”- përcaktohet në pikën 2 të nenit 14 të Rregullores së Kuvendit.

Këshilli i Legjislacionit debat lidhur me precedentët, Alibeaj: Të pyesim ONM-në nëse duhet ta ribëjmë ligjin e vettingut

V

endimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të ndërprerë vettingun për gjyqtarin Besnik Imeraj pasi ky i fundit dha dorëheqjen, rrezikon të kthehet në një precedent për të gjithë ata gjyqtarë e prokurorë që mund të dorëhiqen në vijim, ose për ata që janë dorëhequr, si Adriatik Llalla. Në mbledhjen e djeshme Këshillit të Legjislacionit, pikërisht debati mes palëve u përqëndrua tyek kjo pikë, ku deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, dha një propozim tjetër. “Ka një propozim nga eksperti Bardhi dhe unë mendoj që duhet ta diskutojmë. Meqë edhe së fundmi ka disa raste dorëheqjesh dhe ka një debat nëse duhet apo ju tu ndërpritet vettingu. Unë mendoj që nuk është e këshillueshme që të ketë amnisti të tillë, por meqë ka një diskutim, le t’u dërgojmë një letër edhe tre organeve të vettingut, edhe ONM-së për t’i pyetur nëse duhet ta ribëjmë ligjin e vettingut, duke marrë në konsideratë edhe arsyetimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje”, u shpreh Enkelejd Alibeaj. Lidhur me këtë propozim, “Report TV” e pyeti dje kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nëse PS-ja e konsideronte apo jo korrekte ndërprerjen e kontrollit pas dorëheqjes, por Balla ju shmang pyetjes. “Unë sot këtu jam në cilësinë e bashkëkryetarit të komitetit

“Amnistia”, PD: Rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të bëhet pavarësisht dorëheqjeve të stabilizim asociimit dhe për ju lajmi sot është se kemi dalë me një rezolutë të përbashkët”, tha Balla. Kjo amnisti mund të zhgënjejë opinionin publik, por palët politike duket se e prisnin një praktikë të tillë. Ata nuk pranojnë të flasin për kamerat, por jashtë mikrofonit, PS, PD dhe LSI thanë se dorëheqjet përmbushin qëllimin e ligjit të rivlerësimit. “Qëllimi final i ligjit të vettingut është që të nxjerrë jashtë sistemit prokurorët e gjyqtarët e korruptuar. Nëse ata dorëhiqen, janë larguar nga sistemi, pra qëllimi i ligjit është përmbushur”, thotë një socialist. Për demokratët pranimi i dorëheqjes është kushtetuese, dhe vettingu nuk ka qëllim të dërgojë njeri në burg, pasi këtë e mundësojnë organe të tjera. Për LSI-në juridikisht ndërprerja e kontrollit është juridikisht korrekt, por moralisht është proces i kontestueshëm. Pavarë-

sisht se politika duket e kënaqur me rezultatet e vettingut, ambasadori amerikan duket se nuk mjaftohet me vetë largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilëve të hënën ju kujtoi se mund

ti shpëtojnë vettingut, por jo ndjekjes penale për abuzimet e tyre. Rasti Besnik Imeraj Dy ditë më parë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) njoftoi ndërprerjen e procedur-

ave të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit Besnik Imeraj, ishanëtar i Gjykatës Kushtetuese. “Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se trupa gjykuese, e përbërë nga Brunilda Bekteshi (kryesuese), Etleda Çiftja (anëtare) dhe Genta Tafa (Bungo) (relatore), pasi mori dijeni për vendimin nr. 2, datë 31.01.2018 të Gjykatës Kushtetuese, botuar në Fletoren Zyrtare nr. 14, datë 06.02.2018, në zbatim të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, ka vendosur ndërprerjen e procedurave të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit Besnik Imeraj. Vendimi do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të këtij institucioni në respektim të afatit të përcaktuar në nenin 55/7 të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

TRE DORËHEQJE NGA MANDATI PËR TI HAPUR RRUGË BIZNESMENIT: JAM I LUMTUR QË DO JEM DEPUTET

D

y gratë e listës shumëemërore të kandidatëve për deputetë të PD-së, Juvina Jani dhe Monika Qosja kanë zyrtarizuar që të premten refuzimin për të marrë mandatin e deputetit pas tërheqjes së Eduard Halimit si deputet nga lista e Partisë Demokratike në Berat. Të dy zonjat që renditeshin në fund të listës, por që sipas ligjit mund të përfitonin për shkak të kuotave gjinore, nuk kanë pranuar të dalin në media që kur vendi i deputetit mbeti bosh, vend ky që do të plotësohet tashmë nga biznesmeni Astrit Veliaj i cili renditet i dyti në listën e PD-së në Berat. I pyetur dje nga “Neës 24” për tërheqjen e tyre, Veliaj tha se nuk kishte ushtruar asnjë lloj influence ndaj dy kandidateve Jani dhe Qosja që këto të refuzonin mandatin. “Jam i lumtur që do jem deputet, kam qenë edhe më parë. Jam prej 20 vitesh pjesë e PD. Kam ruajtur reputacionin tim në biznes. Vendimi i dy grave për t’u tërhequr nga gara, ishte personal”, tha Astrit Veliaj. Por a ishte i paracaktuar refuzimi i tyre? Fakt është se të tre dorëheqjet, e Eduard Halimit dhe e të dy zonjave kanë ndodhur

Pas Halimit ikin edhe dy gratë e listës së Beratit, në Kuvend futet Astrit Veliajt

më 9 shkurt dhe zonjat Jani dhe Qosja po atë ditë kanë dorëzuar në KQZ nga një shkresë, ku deklarojnë dorëheqjet e parevokueshme nga kandidimi, zgjedhja dhe mandati i deputetit. Të premten pasdite,

kur deputeti Halimi njoftoi se linte mandatin, Juvina Jani deklaroi menjëherë se do të përkujdesej për të birin dhe nuk e pranonte mandatin, por Monika Qosja ishte entuziaste dhe pohoi se do ta pranonte me kënaqësi mandatin nëse do t’i vinte radha. Të nesërmen më 10 shkurt, pasi u kontaktua përsëri nga Top Channel, zonja Qosja tha se nuk kishte njoftim zyrtar dhe nuk komentoi më tej. Por e vërteta është se heqja dorë nga e drejta për të përfituar mandatin është bërë, pra në KQZ që në datën 9 shkurt, kur deputeti Halimi dha dorëheqjen. Shkresat janë me emrat dhe firmat përkatëse, por duket qartë se janë formuluar nga e njëjta dorë, aq sa edhe gabimet gjuhësore janë njësoj. Tre dorëheqje brenda ditës dhe biznesmeni Astrit Veliaj e sheh veten deputet. Për Lulzim Bashën këtu nuk ka asgjë të keqe.

“Arben Ndoka është një person i dënuar për prostitucion, ndërsa në këtë rast nuk kemi asnjë pretendim për kriminalitetit për asnjë kandidatët, kushdo qoftë deputeti i ardhshëm”, deklaron Basha. Por çfarë ka thënë kryetari i Partisë Demokratike për rastin e Lezhës në legjislaturën e shkuar, kur dy gra socialiste deklaruan se me vullnetin e tyre të lirë dhe për arsyet personale nuk e pranonin mandatin e deputetes, të cilin e mori Arben Ndoka. “Katër gra socialiste u detyruan që të japin dorëheqjen nga mandati i deputetit nën kërcënimin e dhunës më të egër që ka miratimin dhe bekimin e Edi Ramës. Kjo është një ditë e zezë për Kuvendin e Shqipërisë, për shoqërinë shqiptare, gratë shqiptare, për bijtë dhe bijat e Shqipërisë”, deklaronte Basha në atë kohë.


FORUM

11

E mërkurë, 14 SHKURT 2018

ISH-MINISTRI I DREJTËSISË

Ylli Manjani: Hej dreq o punë! Djathtas “punë zogu”, majtas “punë tenderash” Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar për zhvillimet politike në vend duke deklaruar se parlamenti ka nevojë për një reformë të thellë. Në mënyrë ironike ai treguar se si mendojnë djathtas kur janë pa pushtet dhe si veprojnë majtas kur kanë

tepsinë. "Deputetët djathtas shkëmbejnë mesazhe të tipit: "të henksha zogun…"muhabet opozite! Deputetët majtas shkëmbejnë mesazhe të tipit: "po tenderi im kur bëhet"?muhabet qeverie! Njerëzit që i zgjodhën deputetët

shqyejnë sytë nga ç'shohin aty e ç'u dëgjojnë veshëtmuhabet populli! Po që e do vërtetë një reformë ky parlament! Po kush do ta marrë nismën?! Ja, këtu kemi mbetur të gjithë si guakë! Ndaj dhe kemi këtë qeveri...".- shkruan Manjani.

Këndimi koral, integritet me vlera universale e ndërkulturore Nga Prof. Zef Çoba*

N

ë tërësi arti muzikor, e në veçanti arti i këndimit koral si produkt kolektiv i realizuar krejtësisht nga trupi njerëzor, mbart mundësi të jashtëzakonshme me karakter social kulturor, për të luajtur një rol pozitiv në proceset që kalon shoqëria e jonë. Sfida në shoqërinë e kohës së sotme mban vetëm një emër: integritet. Integritet me vlerat universale, me vetveten, me mjedisin (natyrë), integritet për partneritet me të afërmit e në tërësi në jetën shoqërore. Integritet me epokat historike të shoqërisë sonë njerëzore, integritet ndërkulturor, nder-rajonal, integritet global etj. E kush më mirë se këndimi në kor ushqen njeriun me ligjet universale, me anë të ritmit e të intonacionit bashkon e vëllazëron njerëzimin, me forcën e përmbajtjes së tingujve muzikorë e të fjalës poetike e me ligjet e artit të tingujve, ushqen e pasuron botën e ndjenjave paqësore e të harmonisë? Modeli i eksperiencës njerëzore i këndimit koral në sfidën e integritetit, është një potencial e mundësi për

lartësimin e vlerave shoqërore e përparim kulturor. Edukimi muzikor e në veçanti këndimi koral, është një terapi me vlera të larta hyjnore, që jep mundësi të jashtëzakonshme për një jetë të shëndetshme shoqërore, për pastrimin e kurimin e rrezikut të sëmundjeve që mund të mbartë një ambient shoqëror i mpleksur. Me vlerat e larta të dijes së shkollës globale dhe me botën vizionare që ushqen arti i këndimit koral shumë shekullor, shoqëria jonë mund të arrijë më shpejt, më mirë dhe e ekuilibruar, të dalë mbi pasiguritë e tensionet e periudhës së tranzicionit. Vite ma parë, kur mu paraqit një kërkesë për të përgatitur një studim në lidhje me problemet e muzikës në periudhën e tranzicionit (në Shqipëri), në krye të fletës së bardhë shënova fjalët “Tranzicion = me kalimin nga një sistem shoqëror në një sistem tjetër, duke i ruajtur vlerat”, e pastaj vazhdova

shtjellimin e mendimit në lidhje me problematikën. Përsëri, në këtë kontekst mendoj se do të ishte me vend që fjala “tranzicion” të përligjë kuptimin konstruktiv të vetë qëllimit të procesit. Me pak fjalë, përveç funksionit zbavitës, ky është misioni i Artit të Këndimit Koral në funksion të zhvillimit të vlerave njerëzore, në rastin konkret në rajonin tonë ballkanik. Cili është realiteti apo statusi sot? Lëvizja e këndimit koral aplikohet kryesisht në shkolla me profil artistik muzikor, në disa shkolla të formimit të përgjithshëm, në disa Qendra Kulture për Fëmijë e për të rritur dhe në disa Institucione të Kultit Fetar. Në disa Qendra Urbane me tradita muzikore janë ngritur Shoqata Kulturore Artistike me profil koral. Pothuajse në të gjitha trevat, ka një trashëgimi folklorike apo këngësh popullore që këndohet në grup.

Shtrohen disa pyetje: (1) Cila është cilësia dhe cili është niveli artistik i këtyre grupeve vokale? (2) Sa e kryen funksionin që shënova më sipër kjo lëvizje e këndimit në kor? (3) Çfarë bëhet për ta inkurajuar e ngritur cilësisht atë? Në qoftë se këndimi në kor nuk realizohet si duhet si eksperiencë e rëndësishme komunikimi, ka rrezik të marrë karakter formal dhe të dështojë. Për ta ngritur në standarde më të mira që të mund t’i shërbejë më mirë shoqërisë për edukimin artistik e estetik, jam i mendimit se pesë janë faktorët kryesor që duhen vlerësuar: 1. Të ngrihet cilësia e punës për edukimin dhe përdorimin e drejtë të zërit, në këndimin koral. 2. Përmbajtja artistike e estetike e repertorit të bëhet me pjekuri, profesionalizëm, e mesazhe të qarta vizionare social kulturore. 3. Të organizohen e të zhvillohen sa më shumë aktivitete lokale, kombëtare e ndërkombëtare, për stimulimin e punës me korin dhe ngritjen e nivelit artistik të këndimit koral. Në këtë kuadër në faza të ndryshme përgatitore, të zhvillohen laboratorë me karakter teorik e praktik. 4. Të reagojmë, të vëmë në lëvizje e të sensibilizojmë strukturat e rëndësishme të institucioneve tona përgjegjëse për kulturën, artin e edukimin, që të kenë politika të veçanta për Këndimin Koral. Të përkrahin e të

shpallin projekte në këtë drejtim. 5. Të ndërtojmë një dialog me forumet e institucionet e rëndësishme kulturore e artistike europiane e më gjerë. Komunikimi me publikun Më rastis ndonjëherë në takime të lira kur bisedoj me njerëz të thjeshtë, të dëgjoj të thonë për artin e këndimit koral: “Bukur, bukur, por nuk e marrim vesh, sepse nuk jemi profesionistë”. Unë i them: “po arti është për ju, ne profesionistët jemi për të bërë atë”. Me keqardhje mendoj se konstatimi që thashë më sipër i shprehur nga opinioni, tregon se në ato raste, arti nuk e ka kryer misionin e vet si gjuhë e shpirtit, pavarësisht nga mjeti që artisti ka përdorur për të komunikuar me publikun. Ngandonjëherë, gabimisht gjykohet formimi i publikut, ndaj të cilit si misionarë ne jemi gjithnjë të detyruar. Eksperienca njerëzore na vjen e madhe me përvoja pune e literaturë, repertor të pasur, e plot fryte. Kudo njerëz të qytetëruar që janë rritur me edukatë, kulturë e art, bukuritë e botës së tyre shpirtërore e mendore, i shfaqin me sjelljet e me veprat e tyre. Shkëmbimet kulturore artistike me ansamble vokale ndërmjet vendeve tona, krijojnë një tjetër dimension të rëndësishëm për integrimin. *Pedagog në Universitetin e Arteve Tiranë


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

KURESHTI

12

E mërkurë, 14 SHKURT 2018

Refuzon të qëllojë të dyshuarin, oficeri i policisë shpërblehet me 175 mijë dollarë N

jë oficer policie që zgjodhi të qetësonte një të dyshuar të armatosur, në vend që ta qëllonte atë dhe pas kësaj ai u pushua nga puna. Stephen Mader, 27 vjeç, përdori stërvitjen e tij ushtarake për të provuar dhe për të përshkallëzuar situatën kur ai hasi "RJ Williams" dukshëm të shqetësuar, 23 vjeç. Williams u qëllua për vdekje nga një oficer tjetër, i cili mbërriti në vendin e ngjarjes më vonë. Ky oficer u pastrua nga çdo keqbërje. Mader ishte duke iu përgjigjur një thirrjeje të dhunës në familje më 6 maj 2016, në Virxhinia Perëndimore dhe i kërkoi Williams të tregonte duart e tij. Kur ai ngriti duart u bë e qartë se ai kishte një armë dhe i kërkoi atij t'i hiqte armën. Williams refuzoi dhe i

tha oficerit të policisë që ta qëllonte atë, sipas rregullave të Bashkimit Amerikan për Liritë Civile. Ata thanë: "Në vend që ta qëllonte, Maderi u kthye në stërvitjen e tij ushtarake dhe u përpoq të zbuste situatën". "Ai zbuti zërin e tij dhe duke parë Williams në sy i tha:' Unë nuk do të qëlloj mbi ty , vëlla. Unë nuk do të qëlloj ". Ndërsa Mader ishte duke negociuar me Williams, dy oficerë të tjerë erdhën në vendngjarje. Williams ngriti armë dhe një nga oficerët e sapoardhur hodhi katër të shtëna, duke e vrarë atë, tha ACLU. Arma e Williams ishte e zbrazur. Mader do të marrë 175,000 dollarë shpërblim për ndërprerje të gabuar nga puna, pasi paraqiti një padi kundër qytetit të Weirton, Virxhinia Perëndimore.

Për 5 minuta bëhet njeriu më i pasur në botë P

ër disa minuta një belg është bërë pa dijeninë e tij shumë i pa sur. Një banor nga Dinant, Luc Mahieux, ka zbuluar se dikush kishte derdhur në llogarinë e tij Visa, shifrën marramendëse prej më shumë se 2 miliardë eurosh. Përshtypja e çuditshme se ishte bërë shumë i pasur, zgjati vetëm 5 minuta, pasi banka fshiu menjëherë shumën nga llogaria. "Mendova se do të zgjidhja të gjitha problemet e mia", tregon duke qeshur. Më pas ai e ka kaluar çështjen me një batutë në profilin e tij në "Facebook", duke saktësuar për të gjithë miqtë e tij "të ardhshëm", se nuk kishte më para. Teknikët e antimashtrimit ende nuk kanë shpjeguar se si ka ardhur një shumë e tillë në llogarinë e saj dhe nga ku!

I merr flakë apartamenti, vajza e vogël shpëton duke sfiduar vdekjen

K

y është momenti i frikshëm kur një vajzë e vogël i shpëtoi djegies në

një mënyrë të rrezikshme që mund t'i kushtonte jetën asaj. Apartamenti ku jetonte ajo u përfshi nga flakët dhe vogëlushja kishte ngecur në ballkonin e banesës. Vajza vendosi të largohej nga apartamenti në flake, duke u zvarritur jashtë mureve të pallatit. Ajo arriti të kalonte në ballkonin e një hyrjeje tjetër dhe zjarrëfikësit arritën ta shpëtonin atë.

Facebook po humbet përdoruesit e rinj P

ërdoruesit e rinj po brakti sin Facebook dhe shkojnë drejt Snapchat sipas një studimi të publikuar të hënën. Hulumtimi i bërë nga eMarketer tha se në vitin 2018, më pak se gjysma e amerikanëve në moshën 12-17 vjeç do të përdorin Facebook të paktën një herë në muaj. EMarketer tha se pret që Facebook të humbasë 2 milionë përdorues nën moshën 25 vjeç këtë vit dhe se Snapchat do të marrë 1,9 milion përdorues brenda asaj klase moshe. Rritja mujore e përdoruesve në Facebook vjen nga përdoruesit më të vjetër dhe jo më të rinj, tha studimi. Snapchat kohët e fundit ka përditësuar aplikacionin e saj me një ridizenjim që synon ta bëjë shërbimin më të lehtë për t'u përdorur.

Rruga e sikletshme që të merr mendtë P

ër banorët e Chongqingut në Kinë, rruga e kthimit në shtëpi është shpesh e sikletshme. Për të hyrë në një kompleks rezidencial, duhet të bësh një rrugë spirale që kohët e fundit është bërë virale në internet. Kjo rrugë të lodh nervat vetëm kur e shikon, kështu që imagjinoni se çfarë mund të ndjejnë ata banorë që duhet ta kalojnë përditë. Përdoruesit kinezë të internetit, kësaj rruge i kanë vënë emrin "Rruga magjike e Chongqingut".


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

13

E mërkurë, 14 SHKURT 2018

Bashkia e Tiranës mban premtimin, 60 familje rome marrin shtëpitë e reja në Shkozë. Ahmetaj: Fonde të shpenzuara me shumë dashuri

Veliaj: Kryeqyteti i parë që i jep zgjidhje përfundimtare strehimit të komunitetit rom mica më e madhe janë engjëjt e vegjël, çunat dhe gocat e bukur dhe shumë të zgjuar me mësime, të komunitetit të Shkozës", tha Veliaj, duke nënvizuar se ky projekt i ka dhënë shumë kënaqësi dhe emocion, sepse i jep zgjidhje një problemi të mbartur prej vitesh në Tiranë, për një nga shtresat më të vuajtura të shoqërisë tonë. Për ndërtimin e këtyre banesave, kryebashkiaku i tiranës shprehu mirënjohje të veçantë për qeverinë dhe ambasadorin italian, që bënë të mundur kurorëzimin me sukses të një bashkëpunimi të nisur vetëm një vit më parë. "Sot kemi arritur real-

isht diçka të bukur, ndaj së pari dua të falenderoj ambasadorin e Italisë. Më në fund, një donator që nuk financon konferenca, seminare, raporte, ekspertë dhe trajnime për romët. Kur mendoj se sa miliona euro janë shpenzuar në Shqipëri, vetëm për t'u marrë me çështjen e romëve, mund t'i kishim bërë këto shtëpi nja 50 herë. Por, kësaj here kishim një donator dinjitoz, i cili tha: - Çfarë ju duhet për romët në Tiranë

P

ër 60 familje të komunitetit rom në Shkozë ëndrra e të pa surit një shtëpi të re, të ngrohtë, ku mund të rrisin fëmijët e tyre, është bërë realitet. Deri para pak ditësh, këto familje jetonin në kushte aspak dinjitoze, kurse sot, falë projektit "New House - New Life" i financuar nga Bashkia e Tiranës dhe IADSA, kanë një banesë të re. Pas shtëpive të reja për 60 familjet rome në Lanabregas, të cilat u shpërndanë muajin e kaluar nga Bashkia e Tiranës, dhe 60 familjeve të tjera të po këtij komuniteti që morën sot shtëpitë në Shkozë, Tirana është qyteti i parë që i jep zgjidhje të qëndrueshme strehimit të kësaj shtrese të shoqërisë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe ambasadori i Italisë në Tiranë, Alberto Cutillo, ishin sot në shtëpinë e Yllit dhe Netës, për t'i uruar ata për banesën e re. "Jemi shumë të lumtur që kemi arritur diçka, e cila ka qenë gangrenë për qytetin tonë për vite të tëra. Në 27 vjet mund të jenë bërë 270 kronika vetëm për këtë komunitet. Por, sot e them me krenari se jemi qyteti

ose kryeqyteti i vetëm në Europë, që nuk ka një komunitet rom që jeton në një lagje me tenda në territorin e qytetit. Ta arrish këtë në një vend si Shqipëria, do të thotë se kemi shumë dinjitet. S'do të thotë të jesh i pasur për të pasur dinjitet, do të thotë që të vendossh të gjithë energjinë e donatorëve dhe qeverisë për të arritur diçka të bukur", u shpreh kryebashkiaku Veliaj. Ai theksoi se ky projekt krijon një model funksional dhe efikas jo vetëm për strehim, por edhe për integrimin e plotë të këtyre komuniteteve dhe garantimin e kushteve më të mira të jetesës. "Jam shumë i lumtur që jemi sot te shtëpia e Yllit dhe Netës, është vetëm një nga çiftet e 60 familjeve të komunitetit rom që janë sistemuar në banesat e reja në Shkozë. Në fakt, janë 60 familje, por gjithsej bëhen 280 banorë, ku shuqë ta zgjidhim problemin? Ju duhen banesat, po! Urdhëroni lekët, bëni banesat, e të jetojnë njerëzit tamam, se sa të vazhdojmë të bëjmë konferenca në hotele me 5 yje!", tha Veliaj. Ambasadori Italian në Shqipëri, Alberto Cutillo, theksoi se: "Është bukur të shohësh këto buzëqeshje dhe këta fëmijë, që tashmë kanë një shtëpi të bukur dhe duhet të vazhdojnë të shkojnë në shkollë, të bëhen qytetarë jo vetëm shqiptarë, por edhe europianë, të realizojnë ëndrrat e tyre në Europë dhe në botë". Arben Ahmetaj, ministër i Financave dhe Ekonomisë, u shpreh i emocionuar që nga projekte të tilla përfituesit realë janë familjet në nevojë. Ai falenderoi kryebashkiakun Veliaj për përkushtimin e treguar në këto

projekte sociale. "Unë jam shumë i emocionuar që një projekt social ka fytyra të vërteta, familje të vërteta, që përfitojnë nga kujdesi i qeverisë shqiptare, qeverisë italiane, nga vëmendja e Bashkisë së Tiranës. Desha të falenderoj edhe kryetarin e bashkisë për këtë dashuri shumë të prekshme, që e shoh në të gjitha projektet sociale dhe realisht të falenderoj. Janë realisht fonde të shpenzuara me shumë dashuri", u shpreh Ahmetaj. Edhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, vlerësoi angazhimin e Bashkisë së Tiranës që brenda një kohe të shkurtër mundësoi strehimin e familjeve të komunitetit rom, duke siguruar jo vetëm një strehë, por edhe ofrimin e shërbimeve publike për ta. "Para 1 muaji ishim në Lanabregas dhe tani këtu në Shkozë, teksa shikojmë të sistemuara në kushte dhe standarde shumë të mira, 120 familje pjesëtare të komunitetit rom, rreth 500 banorë. Këtu në Shkozë jeni sistemuar me të gjitha kushtet dhe jeni afër gjithë shërbimeve publike, shkollës, kopshtit, qendrave sociale", tha Manastirliu, teksa shtoi se ky model i suksesshëm i aplikuar nga Bashkia e Tiranës duhet të ndiqet edhe nga bashkitë e tjera. Projekti "New House - New Life" u realizua përmes marrëveshjes së nënshkruar midis Bashkisë së Tiranës dhe IADSA, për rehabilitimin e vendbanimeve të komunitetit rom në Shkozë dhe që kishte për qëllim krijimin e një qendre të re banimi, në territorin e quajtur si "ish Kombinati i Autotraktorëve", truall në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Përmes këtij projekti u bë i mundur instalimi i 60 strukturave, banesa një-katëshe, me hapësira në përputhje me numrin e anëtarëve të familjeve, me standarde për jetesë të përshtatshme dhe komoditet. Ndërkohë, të gjitha familjet përfituese rome në shkëmbim të përdorimit pa pagesë të banesës kanë detyrimin të përmbushin në mënyrë të vazhdueshme detyrime, që lidhen me mosshfrytëzimin ekonomik, të marrin masat dhe të sigurojnë regjistrimin e fëmijës në shkollë dhe ndjekjen e rregullt të programit mësimor, të sigurojnë trajtimin shëndetësor të fëmijëve, kur është i nevojshëm. Gjithashtu, këto familje duhet të marrin masat për të regjistruar në Zyrën e Gjendjes Civile fëmijët e porsalindur dhe të pranojnë punësimin nga Zyra e Punës.


AKTUALITET

14

E mërkurë, 14 SHKURT 2018

Marku ka zhvilluar takime në prokuroritë e rretheve Durrës, Shkodër, Vlorë e Fier, ku ka kërkuar hetime për të çuar pas hekurave peshqit e mëdhenj të trafikut të drogës

N

ë kuadër të turit të vizitave dhe të analizës vjetore në prokuroritë e vendit, ndalesa e rradhës e Kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku ka qenë në Korçë. Apeli i saj shkon për hetim ndaj financuesve të drogës, jo vetëm goditja e shpërndarësve. “Prokuroria të mos mbetet vetëm me goditjen e shpërndarësve të lëndëve narkotike, por të identifikojë dhe vendosë përpara përgjegjësisë penale grupet që financojnë dhe organizojnë kultivimin e lëndëve narkotike, trafikimin, etj”. Edhe një herë kreu i akuzës është ndalur te lufta kundër korrupsionit, duke kërkuar dhe mbështetur forma të reja bashkëpunimi me policinë gjyqësore, agjencitë e tjera në Korçë, si Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH), dhe tërheqja e qytetarëve në luftën kundër korrupsionit. Marku ka thënë se mbështet fuqimisht prokurorët për të identifikuar shkelje të ligjit dhe regjistrimin e veprave penale kryesisht në mënyrën e ushtrimit të pushtetit nga nëpunësit publikë. “Nëse ushtrimi i pushtetit është në interes publik apo përdoret nga nëpunësit si një formë për të nxjerrë përfitime të paligjshme të çdo lloji. Nxisim analiza të përbashkëta me organet tatimore dhe doganore për të identifikuar shkelje të ligjit në këto fusha nëse ka, pasi siç del nga raporti për vitin 2017 ka vetëm një kallëzim nga këto organe”, deklaroi ajo. Kryeprokurorja Arta Marku deklaroi se nxit aplikimin e Marrëveshjes dhe Urdhrit Pe-

Droga, Marku nga Korça: Të kapen grosistët, dhe nëpunësit publikë të inkriminuar THIRRJA “Prokuroria të identifikojë dhe vendosë përpara përgjegjësisë penale grupet që financojnë dhe organizojnë kultivimin e lëndëve narkotike, trafikimin”, -tha Marku.

nal, me qëllim që prokurorët të jenë më të angazhuar dhe fokusuar tek hetimi i veprave penale me rrezikshmëri të theksuar dhe sensitive për rrethin Korçë. “Mbështesim prokurorët për hetime ndaj korrupsionit. Kjo të bëhet duke kërkuar dhe mbështetur for-

ma të reja bashkëpunimi me policinë gjyqësore, agjencitë e tjera në Korçë, si Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH), etj dhe tërheqja e qytetarëve në luftën kundër korrupsionit. Përkrahim hetime më të thelluara në luftën kundër drogës, ku megjithë suksesin e

SEANCA

Gjykata kërkon Berishën N në gjyqin e Shullazit

G

jykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të thërrasë ish-kryeministrin Sali Berisha, në cilësinë e dëshmitarit, në gjyqin kundër Emiljano Shullazit. Shullazi po gjykohet për kërcënimet ndaj profesorëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule, kjo në periudhën gjatë zgjedhjeve për rektorin e Universitetit të Tiranës. Ka qenë Shullazi dhe avokati i tij ata që kanë kërkuar dëshminë e Berishës në seancën gjyqësore. Ish-kryeministri ishte ndër të parët që reagoi në publik për kërcënimet ndaj profesorëve. Ndërkohë që në këtë proces ka dëshmuar dhe ish-ministri Saimir Tahiri. Tahiri ka deklaruar më parë në sallën e gjyqit ku ishte thirrur si dëshmitar, se ende pa nisur hetimet nga Policia e Shtetit, Sali Berisha publikoi në rrjetet sociale lajmin se dy profesorët ishin kërcënuar. Mbi këtë deklaratë është bazuar dhe kërkesa e avokatit të Emiljano Shullazit. Mësohet se Gjykata ka pranuar këtë kërkesë të avokatëve dhe ka ftuar në seancën e të martës së ardhshme ish-kryeministrin Sali Berisha të paraqitet në gjyqin e Shullazit.

ë Gjykatën e Tiranës paraditen e së martës u zhvillua seanca për padinë e ish-drejtores për marrëdhëniet me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, Rovena Gashi, e cila ka kallëzuar kryeprokuroren Arta Marku për shkarkim të padrejtë nga detyra. Në seancë palët paraqitën provat e tyre, ndërsa gjykata ka rrëzuar kërkesën e zonjës Gashi që në seancë të paraqitet edhe kryeprokurorja Marku, kërkesë e bërë javën e shkuar. Gjykata e rrëzoi kërkesën me arsyetimin se Kryeprokurorja e ka përfaqësuesin e saj ligjor. Avokati mbrojtës i zonjës Gashi, Çlirim Gjata, tha se kryeprokurorja ka frikë të përballet me sallën e gjyqit. “E çuditshme ku ka përfunduar prokuroria, ku vet prokurorja e Përgjithshme ka frikë sallën e gjyqit. Po nuk shkoi në sallën e gjyqit, nuk e di për çfarë duhet kryeprokurorja. Ky është një intimidim i keq për gjithë prokurorët. Le të vijë të sqarojë gjërat sepse jemi në një proces pa motivacion, pa procedurë, pa kompetencë. Struktura ka dalë pas një muaji dhe struktura është copy-paste me atë të Adriatik Llallës”,-tha Gjata.

arritur, e bën të domosdoshme që prokuroria të mos mbetet vetëm me goditjen e shpërndarësve të lëndëve narkotike, por të identifikojë dhe vendosë përpara përgjegjësisë penale grosistët, grupet që financojnë dhe organizojnë kultivimin e lëndëve narkotike, trafikimin

etj”,-ka theksuar Marku gjatë takimit në organin e akuzës në Korçë. Edhe njëherë në fund të takimit, ajo ka kërkuar hetime me të thelluara sidomos në trafikun e lëndëve narkotike, për të mos u kënaqur vetëm me arrestimin e shitësve të drogës, por të vihen para përgjegjësive penale grosistët, grupet që financojnë dhe organizojnë kultivimin e lëndëve narkotike. Gjatë këtyre ditëve Marku ka zhvilluar takime në prokuroritë e rretheve Durrës, Shkodër, Vlorë e Fier ku ka përcjellë mesazhin për forcimin e hetimeve që do të ndihmojnë për të çuar pas hekurave peshqit e mëdhenj të trafikut të drogës, por dhe zyrtarë të korruptuar.

SEANCA

Rrëzohet kërkesa e Gashit, Gjata: Marku ka frikë

GJYQI

“E çuditshme ku ka përfunduar prokuroria, ku vet prokurorja e Përgjithshme ka frikë sallën e gjyqit. Po nuk shkoi në sallën e gjyqit, nuk e di për çfarë duhet kryeprokurorja”.


AKTUALITET

15

E mërkurë, 14 SHKURT 2018

Situata në tërësi nuk është problematike, ndërsa reshjet e dëborës kanë bllokuar disa akse të thella malore. Intensiteti më i lartë i reshjeve ka qenë në pjesën e dytë të ditës së djeshme

Situata sipas qarqeve: Bora bllokon zonat malore, shirat kërcënojnë me përmbytje M

inistria e Mbrojtjes bëri me dije situatën më të fundit nga moti i keq në vend, ku në zona me lartësi mbi 400 metër mbi nivelin e detit, ka pasur reshje dëbore. Situata në tërësi nuk është problematike, ndërsa reshjet e dëborës kanë bllokuar disa akse të thella malore. Intensiteti më i lartë i reshjeve ka qenë në pjesën e dytë të ditës, shoqëruar me breshër të izoluar. Era ka fryrë e fortë, në bregdet deri 55 km/orë, nga juglindja. Qarku Shkodër Aksi rrugor rural Shkodër-Theth është i bllokuar nga dëbora në vendin e quajtur Qafë Thore. Aksi rrugor rural Shkodër-Breg Lumi, në vendin e quajtur Mali Shoshit, është i bllokuar pasi ka rreth 30 cm dëbore. Aksi rrugor rural Selcë-Vermosh është i kalueshëm me zinxhirë pasi ka rreth 30 cm dëbore. Në të gjitha këto akse vazhdojnë reshjet e dëborës. Bashkia Pukë Territori i bashkisë Pukë prej mëngjesit të së martës, është përfshirë nga reshjet e bores, ndërkohë që reshjet e dëborës vijojnë të bien me intensitet të lartë. Trashësia e borës në qytet është 3 cm, ndërsa në lartësitë malore i ka kaluar 20 cm. Të gjithë akset rrugore nacionale dhe rurale në territorin e bashkisë Pukë janë të kalueshme pa probleme. Në akset rrugore nacionale mjetet e subjektit kontraktor që mirëmbajnë këto akse po punojnë me intensitet. Në aksin rrugor nacioanal Pukë-Fushë Arrëz, si dhe anasjelltas, është e domosdoshme hedhje më shumë e kripës në rrugë, pasi në disa pika ka rrezik rrëshqitje të automjeteve. Aksi rrugor rural Fushë Arrëz-Iballë është hapur dhe po punohet për mbajtjen hapur të tij pasi reshjet e dëborës po vazhdojnë të bien dhe i kalojnë 50 cm në disa segmente të tij. Qarku Kukës Qarku i Kukësit është përfshirë nga reshjet e borës dhe pjesërisht ato të shiut të shoqëruar me erëra të forta nga verilindja. Aktualisht akset rrugore nacionale që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë nën prezencën e borës dhe efektin e rënies së gurëve dhe dherave prej skarpateve. Rruga e Kombit është e kalueshme normalisht. Po punojnë 4 borëpastruese dhe 4 janë në gatishmëri. Lartësia e borës në Tunel-Kalimash është 20 cm. Gjithsej nga firmat kontraktore janë vënë në punë 16 mjete me 64 punëtorë, 10 mjete janë në gatishmëri. Qarku Elbasan Gjatë mesditës pati reshje të dendura dëbore dhe për këtë arsye pati vështirësi në qarkullimin e automjeteve në aksin rrugor nacional Librazhd-Qafë Thanë. Menjëherë pati angazhim të strukturave dhe subjekteve kontraktore nga Prefekti i Qarkut Elbasan. Policia rrugore udhëzoi

drejtuesit e automjeteve të vendosnin zinxhirët për qarkullimin në këtë aks rrugor. Subjekti kontraktues angazhoi mjetet borëpastruese për pastrimi e dëborës. Situata u normalizua në një kohë të shpejtë. Aktualisht, në këtë aks rrugor qarkullohet normalisht por me përdorimin e zinxhirëve prej automjeteve. Qarku Dibër I gjithë qarku Dibër u përfshi paraditen e djeshme nga reshje të dobëta shiu dhe bore, ndërsa në orët e pasdites reshjet e shiut filluan me intensitet më të lartë, shoqëruar me dëborë të dendur qenë disa zona arriti deri në 40 cm. Problem është shfaqur në segmentin e aksit rrugor nacional Qafë Bualli-Martanesh, bashkia Bulqizë, pasi nga reshjet e dëborës është bllokuar ky segment, por po punohet me fadromë nga subjekti kontraktor, i cili po mban këtë aks rrugor të hapur. Problem përben segmenti rrugor nacional Ura e Qytetit-Zerqan, bashkia Bulqizë, ku ka prani të mbi 25-30 cm dëborë, rruga e bllokuar. Po punon subjekti kontraktor

për hapjen e saj. Gjithashtu, problem në qarkullim nga reshjet e dëborës përben rruga nacionale Ura e Çerenecit-Steblevë, ku kalohet me vështirësi. Rruga rurale Klenjë-Trebisht-Ostren, është e bllokuar pasi ka prani të mbi 40 cm dëborë. Në pikën doganore të Trebishtit ka pasur një bllokim të përkohshëm të aksit rrugor, por ky aks rrugor është i kalueshëm. Qarku Durrës Në skarpatën e digës së rezervuarit të Tapizës është riaktivizuar rrëshqitja e ndodhur disa kohë më parë. Prefekti i Qarkut dhe bashkia Krujë kanë angazhuar strukturat. Aktualisht nuk ka probleme por po kryhet shkarkimi normal dhe i kontrolluar për të ndërhyrë më pas për të mbushur me gurë, inerte, etj, zonën e rrëshqitjes. Deri tani situata paraqitet e qetë dhe pa probleme në të gjitha qarqet e vendit. Qarku Korçë Gjatë mesditës të së martës pati reshje të dendura dëbore dhe për këtë arsye pati vështirësi në qarkullimin e automjeteve në aksin rrugor nacinal Pogradec-Qafë Thanë, por ndërhyra e 5 mjeteve borëpastruese bëri të mundur hapjen e aksit. Qarku Vlorë Bashkia Vlorë u ka bërë thirrjeve banorëve që banojnë pranë lumit të Izvorit të marrin masa pasi reshjet e shiut do të vijojnë dhe rrezikohen të përmbyten gjatë natës. Apeli u drejtohet kryesisht banorëve të zonës Dukat-Orikum, të cilët kanë banesat afër lumit të Izvorit që të marrin masat për largimin e bagëtive dhe largimin nga banesat pasi reshjet do të vazhdojnë. Rreziku më i madh në këtë zonë është për të paktën 10 banesa.

SIGURIA

Moti i keq, policia shton masat në rrugë

Policia e Shtetit ka shtuar forcat e saj në rrugë nisur nga situata e motit të keq në të gjithë vendin. Punonjësit e Policisë Rrugore në shërbim, po monitorojnë situatën dhe trafikun në akset rrugore të Tiranës, Elbasanit, Durrësit, Korçës, Fierit e Shkodrës ku prania e reshjeve është më intensive. Mjetet e shërbimit të Policisë Rrugore do të jenë në lëvizje të vazhdueshme dhe në raste të veçanta do të përdorin edhe mjetet e sinjalizimit shtesë, gjatë patrullimit në të gjitha akset rrugore, duke u tërhequr vëmendjen përdoruesve të rrugës, të zbatojnë normat e sjelljes në rrugë. Në ndihmë të Policisë Rrugore në akset ku ka më shumë prezencë të reshjeve, janë edhe Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve të Policive përkatëse. Në gatishmëri në rast nevoje janë edhe disa grupe të FNSH-së Shkodër, Tiranë, e Fier.

GJIROKASTËR

Pallati 8 katesh sërish në hall

Reshjet e shumta të shiut kanë rikthyer problemet për banorët e pallatit 8 katesh në Gjirokastër. Banesa e katit të parë është përmbytur nga ujërat e shumta që rrjedhin nga shpati i kodrës. Pak ditë më parë, shembja e dherave shkaktoi dëmtime në një sërë banesat në pallatin shumëkatesh që ndodhet në lagjen “Kodra e Shtufit”. Banorët e pallatit në lagjen Kodra e Shtufit thonë se ende janë të paqartë mbi masat, ndërsa tregojnë se kodra kishte paralajmëruar për rrëshqitje rreth dy muaj më parë kur u panë të çara në rrugën tashmë të shembur, por nuk u mor asnjë masë për parandalimin.


AKTUALITET

16

E mërkurë, 14 SHKURT 2018

Në jetën virtuale ai quhet “Kubanezi”, pjesë e një rrjeti hakerash prej 10 mijë anëtarësh. Të dhënat e tij nuk ekzistojnë, ai nuk ka facebook dhe as llogari tjetër me këtë emër

K

rimi kompjuterik është përhapur vitet e fundit, ku përjashtim nuk bën as Shqipëria, pasi policia ka zbuluar një grup që vepronte në fusha të ndryshme nëpërmjet internetit. “Shqiptari që çmendi botën” është Aldo Ymeraj, e që në jetën reale 25-vjeç njihet si një i ri vetmitar dhe i mbyllur. Ai jetonte në Fier mes dy prindërve të ndarë dhe kush është afër tij e di lidhjen e fortë me kompjuterin. Në botën virtuale ai njihet si “Kubanezi”, e është pjesë e një rrjeti hakerash prej 10 mijë anëtarësh. Si çdo hakerues në internet të dhënat e tij nuk ekzistojnë, ai nuk posedon facebook dhe as llogari tjetër me këtë emër. I vetmi imazh i tij është ajo e disa viteve më parë përpara se ai të ishte 20-vjeç, në një faqe ku komentet më të shumta i merr nga Ukraina. Në fund, por jo më pak e rëndësishme, llogaritet edhe pasuria e dyshuar e vënë nëpërmjet këtij aktiviteti ilegal nga anëtarët. Vetë Aldo Ymeraj ka fituar plot 675 mijë dollarë nga Bitcoin. Grupi Djali nga Fieri e nisi duke thyer fjalëkalime në Facebook për të përfunduar në një grup ndërkombëtar të krimeve kompjuterike që vidhte Bitcoin me vlera disa milionëshe, karta krediti dhe llogari bankare. Emri i Aldo Ymeraj u bë i njohur për policinë vendase gjatë goditjes së grupit AHG, Albania Hackers Group i cili solli jo pak shqetësim në bllokimin e serverave të institucioneve shteterore dhe mjaft shoqërive private. Ky arrestim duket se më pas vetëm sa e perfeksionoi talentin e hackerues-it Ymeraj, i cili

Hacker-i nga Fieri që çmendi botën, dhe ‘’varfëroi’’ SHBA. Përfitoi 675 mijë USD në Bitcoin FORUMI “In fraud we trust”, përdorte një forum në internet ku blinte dhe shiste karta krediti dhe llogari bankare të vjedhura, numra të sigurimeve shoqërore dhe informacione të tjera personale.

BITCOIN “Në fund, por jo më pak e rëndësishme, llogaritet edhe pasuria e dyshuar e vënë nëpërmjet këtij aktiviteti ilegal nga anëtarët. Ymeraj ka fituar plot 675 mijë dollarë”. sipas kësaj skeme rezulton të jetë mes 36 anëtarëve të grupit ndërkombëtar “In froud we trust”, “Në mashtrim ne besojmë”. “In fraud we trust”, përdorte një forum në internet ku blinte dhe shiste karta krediti dhe llogari bankare të vjedhura, numra të sigurimeve shoqërore dhe informacione të tjera personale, por siç dyshon Departamenti i Drejtësisë amerikane kjo organizatë

ka 10.901 anëtarë. “Varfëroi SHBA-në” Arrestimi i Aldo Ymeraj u bë teksa ai po pinte kafe në një lokal në Tiranë, për llogari të një flete arresti të lëshuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aty ai ka vepruar, ku në të njëjtën kohë një operacion në disa shtete u zhvillonte për të goditur hakeruesit që besohet se kryenin krime kompjuterike

që prej 2010 . Grupi ku Aldo Ymeraj ishte pjesë ka mundur të vjedhë 530 milionë dollarë, që përvetësoheshin përmes shitjes së të dhënave të vjedhura të kartave të kreditit. Por i riu nga Fieri që prej arrestimit nuk ka thënë asgjë për autoritetet shqiptare ndërkohë që pritet që ai ti dorëzohet drejtësisë amerikane. Përveç Ymerajt janë edhe 12 të tjerë të arrestuar

në Kosovë, Serbi, Itali, Francë, Shtetet e Bashkuara, Australi dhe Britani. Grupi mendohet se është themeluar nga 34-vjeçari ukrainas Svatoslav Bondareko i njohur me nofkën “Rektori”, por vendndodhja e tij nuk është zbuluar ende. Rusi Sergei Sergejeviç që mendohet se është njëri nga bashkëpuntorët e tij më të ngushtë, u arrestua gjatë pushimeve në Tajlandë.

DURRËS

VLORË

TIRANË

Ministri Xhafaj flet për goditje të grupeve kriminale

Skafi me drogë, identifikohen autorët

Goditet grupi që shiste drogë në shkolla

Dy ditë pas gjetjes së makinës dhe të gomones së braktisur tek Petrolifera në Vlorë, policia bën me dije se ka identifikuar autorët. Sipas burimeve, mjeti dyshohet se ka hyrë klandestin në vendin tonë. Ata kishin braktisur në det gomonen jo shqiptare bashkë me drogën. Në gomonen me mbishkrimin grek që u kap të hënën tek Petrolifera, u gjetën 630 kg kanabis, jo 500 siç edhe u fol në fillim. Kurse tre të shoqëruarit pasi u morën në pyetje u lanë të lirë. Hetuesit kanë gjetur prova që lidhin gomonen me drogë, me makinën tip xhip e ngecur në det tek Plazhi i Vjetër. Makina futi në det gomonen, por në tentativë për t’u kthyer mbrapsht mbeti në ujë.

Policia e Tiranës ka goditur një grup që shpërndanin lëndë narkotike në afërsi të shkollave. Blutë e kryeqytetit kanë vënë në pranga, 32-vjeçarin Isuf Haka, 19-vjeçarin Jurdjan Kondili dhe 26-vjeçarin Armando Durishti. Sipas policisë, Kondili dhe Haka, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së vazhdueshme të kanabisit pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, duke përdorur banesën e Durishtit. Ata janë kapur në flagrancë në rrugën “Frederik Shiroka”, në afërsi të një shkolle, ku gjatë kontrollit fizik Hakajt iu gjet dhe sekuestrua një sasi prej 10 dozash kanabis. Gjithashtu, gjatë kontrollit në një banesë të marrë me qira nga Durishti në rrugën “Frederik Shiroka”, në afërsi të një shkolle, iu gjet dhe sekuestrua një sasi prej 58 dozash kanabis.

Pas pjesëmarrjes në analizën e policisë vendore Durrës, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhanë një prononcim për mediat në portin detar të Durrësit. Xhafaj vlerësoi policinë e Durrësit se ka goditur disa grupe kriminale në këtë qytet gjatë vitit 2017. Ai paralajmëroi se në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” do ketë rezultate edhe më efikase në luftën ndaj krimit në qytetin bregdetar. “Gjatë vitit të kaluar drejtoria vendore e policisë ka goditur disa grupe kriminale. Ka pasur disa goditje të drejtpërdrejta të grupeve kriminale në këtë qyetet, por sërish mbetet për tu bërë. Në kuadër të “Forcës së Ligjit” do kemi rezultate të tjera në këtë qytet”, u shpreh Xhafaj. Ministri ka inspektuar Portin e Durrësit ku tre ditë më parë policia zbuloi në një kamion me destinacion Italinë, rreth 11.4 kg heroinë, sasia më e madhe e lëndës narkotike të këtij lloji e cila po tentohej të kalohej nga Porti i Durrësit në drejtim të Portit të Barit.


PROFIL PORTRET NË MINIATURË

17

E mërkurë, 14 SHKURT 2018

Dasara Xhangolli, Vestalja e liqenit të Ohrit

Nga Vladimir Toroveci

I

shte zëri i saj që më tërhoqi vëmendjen. Një zë i kthjellët dhe i freskët si një ujvarë. Timbëri i ngrohtë dhe melodioz, më kujtoj se gjendësha në Pogradec, ku lirizmi dhe harmonia është prezente në çdo hap. Ku liqeni, gjallesat dhe bimësia e harlisur, endin çdo çast sinfoninë e jetës dhe të dashurisë. Nuk kish asgjë të përbashkët ky zë, me zërat pa ngjyrë dhe deklamimet e dikurshme, që rëndom përcillnin jehonat e patetizmit bolshevik rus. Po kështu edhe loja e saj, gjithë hir dhe elegancë. Vështrimi elektrizues dhe lëvizjet e duarve, në sinkron të plotë me fjalët, të krijonin idenë e një flake që vallzonte mbi skenën e improvizuar. Të gjitha këto, i përjetova në performancën poetike të mikut tim, poetit Dorian Leka. I habitur me interpretimin e poezive, prej aktores së re, kërkova të njihesha më afër me të. Dhe ishte ai, që me shoqeroj tek ajo, të cilës komplimentat e mija, i'a ulën sytë dhe duke më falenderuar, pëshpëriti me droje emrin e vet, Dasara. U befasova, nuk di pse emri te cilit nuk i'a dëgjova mirë dy gërmat e para, më ngjau i njohur. Ndërkohe u kujtova, ishte një emër hebre dhe vinte nga Dhjata e vjetër, ndaj imazhi i saj m'u rrethua me nje si tis mistik. I'a thashë këtë dhe ajo u turbullua. Ndoshta nuk kish dëgjuar kurrë të flitej për Sarën biblike, gruan e Abrahamit dhe nënën e Isakut, ndaj nuk e ngcmova më tej. Ndërkaq, m'u ndez imagjinata dhe pa dashur, përfytyrova Sarën triumfuese kur pas një jete të zymtë e pa shpresa amësie, mbajti në duar, birin e vet të shumpritur. Dëshminë e dashurisë dhe të premtimit të mbajtur nga Perëndia. Natyrisht, gëzimi i Dasarës nuk kish asgjë të përbashkët me sa më sipër, por ndoshta metaforikisht, ky ngazëllim vinte prej kalimit nga një gjendje dëshpërimi, në atë të një drite të pa shoqe që vjen prej artit dhe magjisë së krijimit të tij. Në qoftë se Sara biblike pas 90 vjetësh, kish ndjerë lumturinë e të qënit nënë, (që është një prej ndjenjave më sublime të gruas) Dasara jonë, qysh në moshë të re u ndje e tillë përafërsisht. Sepse krijimi i roleve skenike dhe çdo interpretim i ri apo vepër e re në art, i përngjet lindjes së një fëmije. Dhe a nuk është sublime dhe e perëndishme çdo akt ngjizjeje dhe krijimi..? Kjo metaforë e ngritur mbi parandjenja dhe hamendësime, më ngjalli më shumë këshërinë. Ndaj për t'a shojtur atë, pyeta për më tepër dhe, mësova se vajzës para disa vjetësh, i kishte ndodhur një fatkeqësi në familje; aksidentalisht kishte humbur nënën e vet. Është e tepërt të them se humbja e prindërve, aq më tepër në moshë të re, është një humbje e pamatë. Ndaj Zoti i ka dhënë njeriut, si një instrument shëlbese, harresën, përndryshe dhimbjet do të ishin të pa durueshme. Dhe, a nuk është arti me magjinë e tij një antidod çuditbërës, që i ndih këtij synimi..? *** Për herë të dytë e takova Dasarën, në 30 vjetorin e ndarjes nga jeta të poetit të madh Lasgush Poradeci. Ishte një ditë nëntori, kur së bashku me aktorin e njohur Zhani Petro, u ndodhëm në Pogradec, për të marrë pjesë në eventin artistik, organizuar me këtë rast prej pushtetit lokal. Natyrisht, spektakli përmbante krijimet më të mira të poetit të ndjerë dhe atje në skenë, e ripashë përsëri Dasarën. Në mes të grupit të aktorëve të tjerë si, Vangjo Shkurti, Brunilda, Mariana, dhe Evelina ajo ngjante vërtet e veçantë. Veshur me një tunikë të ibërshimtë, si priftëreshat pagane të Vestës, sikur doli nga brendia e " një tufe Junapi", ( varg i Lasgushit) dhe u shfaq para nesh. Përreth, ngjante se flatronin nositë dhe mjellma, guza dhe rosa, yje të shndërritshëm i pezullonin mbi krye, ndërsa nga buzët e drithëshme, i pikonin zambakë e jargavanë. Mes yjeve, si një varkë e artë voziste hëna dhe në bash të saj, Kamadeva ndehte harkun dhe qëllonte. Me mijra shigjeta të praruara shënjonin zemrat e gjindjes, të drithëruara nga ndijesia e mallit të parë,

ndërsa nën këmbët e saj nazike e femërore, dergjej muzgu vjeshtor dhe mjegulla e hollë liqenore. Them si Vestale sepse ajo, ashtu si ato dikur në Romën e lashtë, që ruanin zjarrin e shënjtë dhe vlerat e familjes, mëton të ruajë zjarrin hyjnor të qytetit të vet, artin e madh të bijve më të shquar dhe më të denjë të tij. Dhe ngjante rrezëllitëse ashtu, si e mbështjellë me magji dhe mister, duke mbushur ajrin me dritën e poezisë Lasgushiane. Nën këtë dritë, si një flockë e dalë nga ujrat, vallzonte Xhulia Kalkollari, mikesha e saj kërcimtare. Edhe vetë poezitë, interpretuar prej tyre me aq pasion e finesë, ishin si shpirtra fluidë, lindur prej liqenit dhe dashurisë së pamort të poetit. Nuk di pse, si një "déjà vu" m'u kujtua një libër i Mereshkovskit, "Lindja e zotave" titullohej. Dhe përpara syve, m'u shfaq arena e Knosit në Kretën e lashtë, shtruar me rërën e bardhë vezulluese dhe priftëreshat kërcimtare që sfidonin demat e egër të malit të Idës. Vallzimi i tyre i guximshëm, ngjante me një duel vdekatar, përpara turmave të ekzaltuara e të ngurosura prej ankthit. Megjithse shpesh në të tilla raste, kërcimtaret e hajthëshme, përfundonin në brirët e bishave, ato nganjëherë edhe triumfonin mbi to, duke i'u ngulur kafshëve thikën e mprehtë në zemër. Ndërkaq, si në një shoqërizim të vagullt, m'u përshkëndit në mendje ideja e një metafore të çuditëshme dhe gati sureale. A nuk ngjan demi i egër, me diktaturat... me fuqinë e tyre primitive që shpesh turmat prej frikës i veshin atribute hyjnore..? Dhe, a nuk është arti me bukurinë dhe humanizmin e vet, një sfidë që i bëhet kësaj fuqie të errët..? Lasgushi, a nuk e sfidoj estetikisht me poezitë shkëlqimtare të dashurisë, shterpësinë ideologjike të tiranisë..? Natyrisht, e bukura është heretike dhe e rrezikëshme për regjimet. Ajo me vlerat e saj, i neutralizon ato, ngjall shpresën dhe kurajon njerëzore për liri dhe dinjitet. Pikërisht, kësaj i druhen sundimtarët, ndaj ata përgjithësisht duke ndjerë pafuqine e tyre përballë saj, përpiqen t'a injorojnë, t'a mospërfillin, por pa i'a dalë dot mbanë. A nuk ndodhi kjo gjë edhe me Lasgushin, Mitrushin e shumë të tjerë që gati u harruan në asketërine e tyre..? Bukuria nuk është tinzare, ajo është e ballëpërballëshme dhe e vertetë. Ajo s'ka nevojë për makjazh, nuk i lypsen maskat dhe hipokrizia. Dikur Aristoteli pohonte: "E bukura është e vërtetë dhe e vërteta është e bukur". Prandaj, despotët kanë frikë nga ajo dhe nga mesazhi i saj. Ata synojnë mashtrimin dhe propagandën, si dhe

kllounë e sahan lëpirës, për t'i shndërruar në megafonë dhe instrumenta të verbëra, te synimeve te tyre te mbrapeshta. * * *. Herën e tretë e takova Dasarën në një ekspozitë, ne shtëpinë e kulturës së qytetit të saj. Mbas vizitës, kur isha gati për t'u larguar, i'u luta t'i jepte kryetarit të bashkisë një libër që i'a kisha premtuar. Ajo jo vetëm nguroi, por edhe m'u lut të mos i'a ngarkoja një gjë të tillë. Nga kjo kuptova se droja e saj rrithte kryesisht, nga respektimi i raportit me shefin e vet dhe nga frika mos keqkuptohej, për synime afrimi apo servilizmi. Dinjiteti i vajzës më bëri shumë përshtypje. Përgjatë jetës, kam parë shumë syresh që krijojnë sebepe të kota, për t'iu afruar shefave, ndërsa Dasara megjithëse e kish të përligjur diçka të tillë, nguroi t'a bënte këtë. Kjo ndodhi, ishte shtysa që më intrigoi, të hidhja këto shënime. Dhe teksa shkruaj, s'di pse më përhiet një natë dhjetori, diku- dikur në një qytet, kur me rastin e vitit të ri, kremtohej "festa e dritave". Mbi një podium të sajuar në këmbësoren e qytetit, një grup muzikor, shpaloste talentin e vet. Mjedisi ishte pothuaj i pa ndriçuar dhe vetëm reflektimet e dritave të lokaleve përreth, orvateshin t'a mpaknin errësirën. Tingujt e muzikës, mezi e zotëronin zhurmën kaotike të turmës që priste të shijonte, ndezjen e dritave të krishtlindjes. Një çast u bë heshtje dhe në skenë u shfaq një prej aktoreve më në zë të qytetit. Ajo mori mikrofonin në dorë dhe mbajti fjalën e rastit duke mburrur shpirtmadhësinë e pushtetit. E mbylli fjalën, duke u çjerrë thuajse në ekstazë: "Kjo u bë e mundur, vetëm në sajë të njeriut më të dashur dhe më të shtrnjtë të qytetit tonë!" U ndjeva i neveritur nga një servilizëm dhe paturpësi e tillë dhe s'di pse, për reminishencë më jehuan në kokë slloganet e dikurëshme; "Me mbështetjen e partisë dhe të udhëheqësit të shtrenjtë të popullit tonë.", apo " Nën kujdesin e lartmadhërisë së tij, mbretit august" etje, etje..! Ndërkohë, kryetari i bashkisë i'a merr mikrofonin nga dora dhe buçet me një zë autoritar: 4,3,2,1...le të ndizen dritat..! Dhe sheshi llapëtiu, nga mijra llampa të vogla e zbukurime gjithfarë, që e bënë natën ditë. Nuk di pse këto fjalë më ngjanë si të huazuara nga bibla, kur qysh në fillim të dhjatës së vjetër, mbasi Zoti krijoi tokën dhe ujrat tha: "U bëftë drita!" dhe drita u bë. Ndoshta e kam gabim por, shpesh mendoj se, një ligjërim i kësisojshëm është shprehje e një mentaliteti prej sundimtari. Vetëm një njeri që e ndjen veten zot e të pa

gabueshëm në domenin e vet, mund të artikulojë kësisoj. Të rrethuar nga dallkaukë dhe miklues, atyre i'u ngjan, se janë ata që bëjnë dritën dhe errësirën, të mirën dhe të keqen. Dhe s'di pse ndërkaq, m'u faneps "Hamleti" dhe fjalët e tij: "Drama është gracka, ku shpirti i mbretit kapet si laraska", (ne fund të aktit të II skena e II) teksa me veten time mërmërita; Lajkat janë gracka, ku shpirti i kryetarit kapet si laraska. Lajka të pështira, që burojnë prej mungeses së dinjitetit dhe te një karakteri solid. Që synojnë përfitim material dhe përkëdheljen e pushtetit. Qënie të mjera, kauza e të cilëve, nuk është begatimi i artit dhe lulëzimi i tij por, shndërrimi i misionit të tyre fisnik, në propagandë dhe miklime zyrtarësh. Ndërkaq, këto jo vetëm nuk i nderojnë këta të fundit por i zhytin dhe më keq në shtjellat e vanitetit dhe të delirit të madhështisë, duke bërë kësisoj të shkëputen, jo vetëm nga realiteti, por edhe nga bashkëpuntorët e tyre të vërtetë që i bënë këta që janë. Në një prej filmave të Hollivudit, "Gaztorët e mbretit" me aktorin Sean Peen, personazhi kryesor në rolin e guvernatorit, i'u drejtohej turmave: "Jeni ju, unë edhe Zoti..!"- dhe gaztorët e mbretit, do të shtoja unë. "Jeni ju" pra turma, që në këtë rast është anonime dhe e manipuluar. Zoti, që është lart në qiell dhe nuk ka fare të bëjë me mbrapështitë e të fuqishmëve dhe ai guvernatori, mëkëmbesi i tij në tokë. Filmi përfundonte me një fjali të thukët: "U nis si idealist dhe përfundoi i rrënuar nga korrupsioni". Dhe a nuk po përfundojnë kështu, shumica e pushtetarëve të sotëm..? *** Dikur udhëtoja shpesh, për në Tiranë. Mbas qytetit të Pogradecit, një pjesë e madhe e rrugës, kalonte përbri liqenit të Ohrit. Duke qënë se merrja gjithmonë autobuzin e linjës së orës 4 të mëngjezit, agu i parë më gjente buzë gjolit. Lindja e diellit që çohej në bregun kundruall mbi Shën Naum, më zinte pranë fshatit Lin dhe unë i mrekulluar, sodisja përskuqjen e qiellit dhe të ujrave. Ishte si një magji që më robëronte shpirtin. Valët, herë- herë lozonjare dhe herë- herë të vrullëshme, guzat dhe rosat që flatronin mbi kreshtat e tyre dhe kridheshin për të gjuajtur, bregu i virgjër që ndehej si një fiston i artë, më ngjanin gati gati sureale. Kavakët, shelgjet dhe kallamishtet e egra, të krijonin ndijesinë se ndodheshe në ditët e para të krijimit të botës ! Pogradeci përherë ka qënë një prej pikave turistike më të afërta dhe më të frekuentuara për qytetarët korçare. Korani, mbreti i liqenit të Ohrit, i shijshëm dhe me mantel vezullues, belushkat elegante dhe krapi hijerëndë, mollët Anurka dhe starkingat e Tushemishtit, gështenjat e Zdërvaskes dhe vreshtat e bekuara që prodhonin verën Pamid, ishin unike në zonë. Këto së bashku me poezitë e Lasgushit apo rrëfenjat e Kutelit që ishin aureola mistike e mjedisit të krijonin imazhin e një visi parajsor, ku frymonte harmonia dhe virgjiniteti dhe ku plehërat, betoni apo plastika, ende nuk ishin shfaqur në horizont. Pas viteve nëntëdhjetë, ndryshimet e vrullëshme, pothuaj ma zbehën këtë përfytyrim romantik dhe mbresat m'u topitën krejt. Prozaizmi i përpjekjeve për mbijetesë, dhe mungesa e kohës, krijuan tek unë një farë indiferentizmi ndaj vlerave të kësisojëshme. Mirpo ishte pjesmarja në një shfaqje, e mjeshtrit të madh dhe aktorit të njohur Ligoraq Riza, që më rizgjoi nga letargjia. Ftesa prej tij, në monodramën, "E madhe është gjëma e mëkatit", që ai e kish ngjizur prej veprës me të njëjtin titull të Kutelit, më rizgjoi ndijesitë e dikurëshme. Dhe ja tani Dasara, me vrullin e saj rinor dhe pasionin prej vestaleje të përkorë ,mëton me përkushtim, t'i mbajë pezull këto vlera në zemrën e bashkëqytetarëve të vet. Qëndra kulturore "L. Poradeci" ku ajo është drejtore dhe regjisore njëkohësisht, gëlon nga artistët dhe shfaqjet që përgatiten atje. Mitrushi dhe Lasgushi, Gjergji Lako dhe

Sofokli Koçi, janë prezent vazhdimisht në aktivitet kulturore. Por edhe Anastas Kostandini, Vangjo Vasili apo Ardian Fejzulla, organizojnë ekspozitat e tyre, duke mëtuar kështu, t'ia shtojnë më tepër magjinë liqenit dhe mistikës së tij. Pushteti i kësaj mrekullie, shtrihet e fërgellon edhe në vargjet lirike të poetëve pogradecarë. Nuk di pse kam përshtypjen, se të gjithë nxitojnë t'a fiksojnë këtë parajsë tokësore, si të kenë frikë se mos e humbin, ndaj tentojnë ta ruajnë si në formalinë. Sepse a nuk është arti një lloj materieje që konservon të bukurën dhe misterin e saj. Zoti krijoj parajsën për njeriun, ndërsa ai shpesh, me shkujdesjen dhe lakminë e vet, po e rrënon atë. Po si është e mundur që dhuratën e tij po e përdhosim ne vetë dhe në vend të saj po ngjizim labirintet e djallit dhe të së keqes..? Gjithësesi, Dasara me përkushtimin dhe pasionin e saj, ngulmon jo vetëm të përndritë breroren e qytetit të vet por dhe t'a pasurojë atë, me prurjet e reja metafizike. Pikërisht për këtë e respektojnë edhe eprorët e vet. Sepse, sado t'i pëlqejnë lajkat dhe miklimet një pushtetari, ai shumë shumë mund të të hedhë ndonjë kockë, por në thellësi të qënies së vet të përçmon. Ata, edhe kur janë cinikë, i respektojnë instiktivisht njerzit me vlera dhe me dinjitet. *** Ndërkaq Dasara, vazhdon pa u ndalur të shpërfaqe potencialin e vet artistik. Në festivalin ndërkombëtar të monodramës "Albamono" 2017 me drejtor, regjisorin e njohur Dhimitraq Orgocka, ajo fitoj çmimin e parë si aktorja më e mirë, prej një jurie ndërkombëtare, me pjesën, "Psikoza 4.48". Ajo është gjithmonë në lëvizje. Nga Pogradeci në Tiranë apo në Korçë, Nga "Teatri Kombëtar" në "Teatrin A. Z. Çajupi", nga eksperimentali "Kujtim Spahivogli" në "Universitetin e Arteve", përherë në ndjekje të synimeve të veta. Po cilat janë këto synime, dëshira për kënaqësi dhe aventura, apo rrënia pre e shtysave hedonistike brënda qënies së vet?! Sigurisht që jo..! Dëshira e saj më e madhe, më zotëruese, është të ndjekë prirjen dhe talentin e saj, për t'u bërë një aktore e dëgjuar. Për t'i parë njerzit të shndërrohen dhe mbushen me dritë, duke ndjekur me admirim, lojën e saj në skenë! Dhe raporti i së bukurës e sublimes, me të keqen dhe të shëmtuarën, s'ka ku shfaqet më dukshëm se sa atje. Ndërkohe, objekt i interpretimeve të saj, janë bërë një sërë rolesh të spikatura nga veprat e autorëve më të shquar të botës, që nga antikiteti e deri në ditët tona; si Sofokliu, Shekspiri, Moravia, Jean Genet apo Edwart Albee, duke i dhuruar kështu asaj, edhe një varg çmimesh të rëndësishme. Në fund do të pohoja se, vetë jeta është një skenë e madhe, ku ne të gjithë lozim personazhin tonë të cilin n'a i ka caktuar fati. Dhuntitë tona, karakteri dhe aftësija, rrethanat shoqërore dhe njohuritë që kemi, paradigmat dhe paragjykimet, apo mjedisi ku jemi formuar, këto e shumë të tjera e kushtëzojne këtë rol. Skena e vogël e një salle teatri, nuk është gjë tjetër përpos një shëmbëlltyrë e zbehtë e skenës së madhe të jetës. Ndryshimi është se në të, aktorët nuk lozin vetëm vetveten, por edhe një sërë personazhesh të tjerë, stisur prej shkrimtarëve, në veprat e tyre letrare.. Nëse lavirja apo lypsari, ushtari apo mbreti do mjaftoheshin vetëm të shkërbenin vetveten, ç'nevojë do kish për dhunti apo aftësi interpretative për të qënë aktor..? Aktorët e vërtetë janë ata që lozin si filozofin dhe horrin, si varfanjakun dhe pasunarin, si kurtizanen dhe princeshën. Pra aftësia për të hyrë nën lëkurën e çdo personazhi, është ajo që quhet talent në aktrim. Sa më e madhe të jetë gama e tyre, sa më të larmishme të jenë rolet që luan një artist, aq më i madh është potenciali interpretativ që zotëron ai. Është e vërtetë që në skenë ngjiten shpesh edhe aktore si Silvenë Dyali, (personazh i M. Dryonit), merita e të cilave është vetëm kalimi nga një mentor tek tjetri, por lavdia e tyre është efemere. Fama dhe vlerat e vërteta të një artisti, kanë brenda tyre përveç pasionit, edhe këmbënguljen dhe sakrificën më të epërme...


VIP

18

E mërkurë, 14 SHKURT 2018

"Hiqi duart nga burri im", shpërthen Beyonce Beyonce dhe Jay-Z janë një nga çiftet më të përfolur të showbiz-it botëror. Cdo veprim i tyre sado i vogël përbën lajm. Shpeshherë janë përfolur për disa krisje të marrëdhënies së tyre, por Beyonce gjithmonë ka treguar se ajo që është e saj nuk mund ta prekë askush. Këtë fakt e ka treguar edhe mikesha e yllit të muzikës, Tiffany Haddish. Ajo u shpreh se mamaja e tre fëmijëve nuk u impresionua shumë kur një aktore iu afrua pak më shumë se ç'duhet burrit të saj, reperit Jay Z. Në një intervistë për "Uncensored", Haddish zbuloi me detaje momentin kur pa Beyonce të paralajmëronte një grua gjatë një feste pas koncertit të reperit. "Aktorja e preku Jay Z-në në

20 vjetTop Albania Radio, trashëgimtarja përlot me dedikimin Trashëgimtaria e Top Channel Sara Hoxha, ka zgjedhur një mënyrë shumë të ndjerë për të reaguar në lidhje me 20 vjetorin e Top Albania Radio, i cili është në 14 shkurt. Ajo ka publikuar një foto të vogëlushit të saj London Noor në mjediset e radios dhe krahas kësaj foto të ëmbël ka shkruar: "Kur ishim fëmijë une dhe Lori shikonim sesi babai jonë ndiqte ëndrrat e ttij në Top Albania Radio. 20 vjet më vonë London është duke bërë të njëjtën gjë si ne", përfundon Sara postimin e saj prekës.

kraharor dhe Beyonce ia kthehu me një sjellje agresive sikur po thoshte, "ku*vë"! Nuk e tha, por sjellja dhe qëndrimi i saj të linin ta kuptoje. Ajo iu afrua dhe i tha, "Hiqi duart nga gjoksi i burrit tim". Beyonce nuk e

kishte lënë me aq, ajo i kishte thënë disa fjalë të tjera, por Haddish zgjodhi të mos tregojë më tepër, sepse edhe ajo vetë ishte acaruar aq shumë, sa donte t'i hidhej sipër gruas që kishte kaluar kufirin.

Detaje të reja për dasmën mbretërore Princ Harry dhe Meghan Markle, pak javë para dasmës së tyre kanë zbuluar disa detaje të reja. Kështu dasma do të zhvillohet në St George's Chapel më 19 maj, datë e cila përkon me finalet e FA Cup, ndeshjet kualifikatore për UEFA Europa League. Pallati mbretëror ka njoftuar se ceremonia do të nisë në mesditë, ndërsa Arqbishopi i Canterburry, Justin Webly do të celebrojë çiftin. Sipas njoftimit të Pallatit Mbretëror, rreth orës një të drekës çifti do të nisë një parakalim me karrocë me kuaj, ndërkohë që menjëherë pas tij, do të mbahet eventi festiv në hollin e St George's Chapel së bashku me të ftuarit. Më pas në mbrëmje, Princ Harry dhe aktorja Meghan Markle, do të organizojnë një ceremoni private, ku të ftuar do të jenë miqtë më të ngushtë dhe familjarë të çiftit. Mbretëresha dhe e gjithë familja mbretërore do të jenë të pranishëm në ceremoni. Familjarët e Meghanit gjithashtu do të jenë pjesëmarrës.

Demi Lovato paralajmëron turneun e saj të parë në Britani Këngëtarja e famshme amerikane, Demi Lovato, paralajmëron se do të mbajë një turne të plotë për herë të parë në Britani të Madhe. Ajo këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter, duke zbuluar se detajet e turneut. Më 10 qershor do të jetë në O2 Arena, Londër, 12 qershor në Arena Birmingham, 13 qershor në Glasgow SSE Hydro dhe më 16 qershor në Manchester Arena. "Evropë! Ju kam thënë se do të vijë...", ka shkruar këngëtarja. "Biletat do të dalin për shitje këtë të premte!

Shfaqet për herë të parë pas lindjes, Kylie Jenner Ka pak ditë që 20-vjeçarja Kylie Jenner ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Jenner dhe i dashuri i saj Travis Scoot, sollën në jetë një vajzë, por gjithë shtatzëninë e saj Jenner e kishte mbajtur të fshehtë, shkruan "People". Jenner gjatë ditës së hënë, pas një kohe të gjatë u fotografua nga paparacët, ku dukej shumë në formë, e veshur me pantallona të shkurtra, ngjyrë të zezë dhe një xhaketë. Kjo është fotografia e parë me vajzën e saj, që ajo e publikoi në rrjete sociale.


SHOWBIZ

19

E mërkurë, 14 SHKURT 2018

Ermal Meta pas akuzave: Jam shqiptar, por secili përfaqëson veten Ermal Meta, fituesi i Sanremos, shprehu emocionet e tij me anë të një interviste telefonike në "Wake Up" në Tch për këtë triumf të madh. Këngëtari shqiptar theksoi se "sa herë që nxjerr një këngë mendoj se është më e mira", por nuk priste të fitonte festivalin e këngës italiane me "Non mi avete fatto niente", edhe pse ishte këngë me "mesazh shumë të fortë". "Fabrizio më kontaktoi në qershor mua. Ai më ka pëlqyer gjithmonë si artist dhe pranova menjëherë. Pas atentatit në koncertin e Ariana Grande, fansat kishin frikë të vinin në koncertet tona, por kur e lë veten në dorë të frikës… Prandaj vendosëm të merrnim pjesë me këtë këngë", shpjegoi Meta. Në lidhje me pezullimin fillestar të këngës nga Sanremo, Meta theksoi: "U

Zhvishet Rita Ora, "çmenden" fansat Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora ka tronditur Instagramin me fotot e publikuara së fundmi, ku shfaqet me rroba banjo, ndërsa format trupore janë perfekte. E veshur vetëm me një palë bikini të kuqe këngëtarja shqiptare është kujdesur të tregojë më së miri trupin joshës. Rita po ashtu së fundmi regjistroi projektin me Liam Pyane specifikisht për "Fifty Shades Freed", serinë e filmave romancë, që e pa të kurorëzuar dashurinë e Christian Grey dhe Anastasia Steele.

trishtuam shumë, por e dinim se kishim të drejtë. Ne e kishim deklaruar që refreni ishte nga një këngë tjetër, e shkruar nga njëri prej nesh. Ndoshta disa gazetarë nuk e dinin ose nuk donin ta dinin. Thanë diçka të pasak-

të. Kënga kishte refren të njëjtë, por ishte refreni ynë". Në fund, Meta deklaroi se është shqiptar dhe kjo gjë nuk fshihet dot dhe as nuk ka dëshirë që ta fshehë, "por nga ana tjetër çdo njeri përfaqëson veten e vet".

Me djalin në krahë, Adelina rrëfen ankthet e shtatzënisë

Ajo priste të ishte një vajzë, pasi në familjen e saj kanë mbizotëruar gjithmonë vajzat. Gjithsesi këngëtarja u lumturua shumë kur mësoi në korrik të 2016-të se ishte shtatzënë dhe se do të sillte në jetë një djalë. Shtatzënia për

Adelinën nuk ka qenë një periudhë e bukur si për çdo nënë. Këngëtarja në po të njëjtin vit, në prill kishte humbur nënën pas luftës me një sëmundje të rëndë. Pra Adelina nuk ishte mirë. Ajo kishte dashur prej kohësh që

të bëhej nënë dhe fëmija erdhi pikërisht në momentin që më pak e priste. Një lum ndjenjash e pushtuan Adelinën, kur mori vesh se do të sillte në jetë një fëmijë. "Kam kaluar një fazë ekstremisht të vështirë. Mami ka ndërruar jetë në prill, unë kam mbetur shtatzënë në korrik. Ka qenë një intensitet ekstrem ndjenjash. Përballja me humbjen e njeriut më të madh në jetë, pastaj me jetën që po zhvillohet brenda teje… Në një anë ka qenë gëzim i tepruar, në tjetrën dhimbje e tepruar. Për herë të parë jam rrëzuar prej peshës së ndjenjave. Më dukej se një anë e imja po ngrihej lart, tjetra po fundosej", është shprehur Adelina. Uliks 9 muajsh tashmë është shfaqur në studion e emisionit "NIN", për të surpizuar të ëmën. Ai është një djalë shumë simpatik dhe duket që i ngjan babait të tij, Valit.

Nudo në shtrat me Paris Hilton Trashëgimtarja më e pasur në botë, Paris Hilton u bë shumë kohë që po promovon në mënyrë aktive singëllin e saj të ri, e para pas 12 vitesh në mediat sociale. Dhe vajza "Barbie" ka ngacmuar me publikimin e videoklipit me një foto të çiltër. Ajo u shfaq nudo në një shtrat duke mbuluar pjesët intime me trëndafila. "Edhe 2 ditë dhe vjen, "I need you", shkruan 36 vjeçarja.

Supermodelja shtatzënë shkëlqen me bikini Ajo lajmëroi në janar se do të sillte në jetë fëmijën e dytë. Por përpara se t'i vihej në pah barku i rrumbullakosur, ëngjëlli i Victoria Secret, Candice Swanepoel tregoi format e saj mahnitëse, ndërsa pozoi për Tropic of C. Supermodelja e Afrikës së Jugut, e cila pozoi për fushatën përpara se të ngelete shtatzënë shkëlqeu me bikini.


SHENDETESI

20

E mërkurë, 14 SHKURT 2018

Qepa, për uljen e sheqerit në gjak, kolesterolin, kollën, astmën etj.

Q

epa është një prej mrekullive shëndetë sore të natyrës. Po, po, pikërisht qepa, ajo që ne përdorim në familjet tona dhe në pjesën më të madhe të gatimeve. Ajo jo vetëm është një ingredient shumë i rëndësishëm në gatim por edhe në mirëmbajtjen dhe stabilizimin e shëndetit tonë. Kur konsumojmë ushqim të shpejtë, gjithmonë i themi jo qepës. Por pavarësisht erës jo dhe aq të këndshme që lë pas,do të ishte më mirë të hiqnim diçka tjetër nga sanduiçi për të lënë aty perimet djegëse. Qepa përdoret gjerësisht në sallata dhe gjellë për t'u shtuar atyre shijen, por ka edhe plot efekte pozitive në shëndetin tonë. Qepët ndihmojnë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak dhe këshillohet të përfshihet në dietën ushqimore të personave që vuajnë nga diabeti. Qepa ndih-

mon edhe në uljen e nivelit të kolesterolit të keq. Në vend të ilaçeve me efekte të shumta anësore, ata që duhet të bëjnë kujdes me kolesterolin mund të konsumojnë qepë, duke e zgjidhur problemin brenda disa ditëve. Qepa eliminon parazitët. Bakteret e dëmshme që hyjnë në trupin e një njeriu normal treten në organizëm, me ndihmën e qepës. Qepa ndikon pozitivisht te astma bronkiale dhe pagjumësia. Ajo ka në përbërje squfur dhe kuercetinë, dy antioksidantë që reduktojnë efektin e toksinave në trup. Qepët janë të pasura me vitaminat A dhe B si dhe minerale si potasium, kalcium, fosfor, selen dhe sodium. Varieteti i kuq i qepës është i njohur për vetitë e theksuara antibakteriale. Nëse përtypim qepë të freskët për tre minuta, eliminojmë të gjitha bakteret në gojën tonë. Gjithashtu,

KESHILLAT E DERMATOLOGUT

Infeksionet e mykut, nga i marrim dhe si t’i trajtojmë

M

ykozat në përgjithësi janë sëmundjet më të shpeshta ngjitëse dhe të përhapura në mbarë botën, që shkaktohen nga kërpudhat, mykrat parazitare. Depërtimi i tyre në thellësi të lëkurës pengon luspimin e saj dhe lagështira e lëkurës favorizon përhapjen dhe zhvillimin e mykut. Lidhur me infeksionet mykotike, dermatologe tregojnë se shkaktarët e mykut, si dhe mënyrat e trajtimit mbi këtë sëmundje e cila më së shumti përhapet në stinën e verës. Sipas specialistit ka disa tipe të shkaktarëve të mykut, ku disa infektohen nga njeriu tek njeriu, ndërsa disa tipe të tjerë shkaktarësh ndodhen ose parazitojnë në kafshë shtëpiake ose në ato të egra. Duhet të dini se kafshët shtëpiake, si macja, qeni, lopa dhe viçi nëse lëkurën e tyre e kanë të infektuar me myk bëjnë që kryesisht myku të përhapet tek fëmijët dhe gratë që merren me kafshët. Myku i lëkurës prek të gjithë zonat e trupit, si në pjesën e kokës, pjesën e trupit dhe pjesën e fytyrës. Infeksionet mykotike mund te formohen ne zona te ndryshme te trupit. Kandidoza është një infeksion që në shumicën e rasteve shoqërohet me Candida albicans dhe gjendet në pjesët me pala të trupit. Përdorimi i antibiotikëve, kortikosteroideve dhe të imunosupresorëve për një kohë të gjatë tek pacientët i predispozon për shfaqjen e kandidas. Onichomycosis (myku i thoit), gjendet më shumë në mosha të vjetra sesa tek të rinjtë dhe më shumë në meshkuj sesa në femra. Me rritjen e moshës prania e sëmundjes së diabetit mellitus, historitë familjare për onychomycosis, prania edhe e sëmundjes së psoriasis, mjekimet me imunosupresive dhe sëmundjet periferike vaskulare janë shkaqet më të shumta ku shfaqet onycomycosa. Onycomycosa manifestohet me thonj të bardha, të trasha të shoqëruar me ç'ngjyrosje dhe hiperkeratose subunguale. Por si mund të trajtohet dhe parandalohet myku i lëkurës? Trajtime të nevojshme ekzistojnë e mund të trajtohet me antimykotikë të ndryshem. Për mjekimin e tyre është e rëndësishme të theksojmë vizitën që pacientet duhet të kryejnë tek mjeku dermatolog. Në vizitën që kryen ndaj pacientit që diagnostikohet me infeksion mykotik, mjeku dermatolog e shikon të arsyeshme të këshillojë edhe për mënyrën e parandalimit të përhapjes së infeksionit mykotik, ku shkaktarët siç e përmendëm mund të jenë, si nga kafshët shtëpiake apo nga njeriu i infektuar me myk.

qepa mban në nivele normale qarkullimin e gjakut, duke parandaluar mpiksjen. Hollimi i gjakut zvogëlon mundësitë e goditjes në zemër apo tru. Në rastet e ftohjes, një gotë me lëng qepe e përzier me mjaltë është një ilaç i vërtetë. Një përdorim tjetër i qepës është ai për qëllime kozmetike. Mund të habiteni, por një përzierje e uthullës së bardhe me lëngun e qepës zgjidh problemin e puçrrave në lëkurë. Qepa ka shumë përfitime shëndetësore që ju duhet të dini rreth tyre. Është një nga ushqimet që ka shtesa të mjaftueshme për të mbajtur trupin tuaj larg nga toksinat e panevojshme për organizmin tuaj. 1. Edhe nëse i hani të freskëta ose të ziera, qepa ka ndikim pozitiv në shëndetin tuaj. Nëse ju nuk mund ti hani ato të freskëta,

atëherë gatimi i tyre është alternativa më e mirë. Nëse konsumoni deri në katër qepë në ditë, do të keni shëndet maksimal. 2. Qepët njihen për aromën e tyre andaj nësë dëshironi ti hani të freskëta duhet të përgaditeni për të eliminuar aromën e tyre. Në qoftë se era është shumë e madhe atëherë ju mund të pini lëng limoni për të hequr qafe aromën e keqe, ose disa rriska limoni. 3. Qepa njihet për përfimet e saj të shumta. Me ndihmën e qepës shërohen edhe plagët. Shërimi me ndihmën e qepës, u zbulua së pari në Luftën e dytë Botërore ku

ushtarët trajtonin plagët e tyre duke përdorur qepën. 4. Nëse keni puçrra, atëherë ju mund të vendosni qepat në fushat ku shkalla e inflamacionit është shumë i lartë. 5. Një gjë që ju duhet të dini, kur e gatuani qepën ajo humbet shumë nga përbërsit e saj pozitivë. 6. Sa sasi të qepës preferohet në ditë? Ka rekomandime të ndryshme por 2 deri në 4 gram qepë është e mjaftueshme. 7. Ka shumë përfitime, por në të njëjtën kohë njerëzit që janë në mjekim për shkak të sëmundjeve të gjakut duhet ta shmangin atë.

Probleme me kilet e tepërta, ushqimet për stabilizimin e peshës suaj trupore

A

rdhja e pranverës për shumë persona është një stimul për të rikthyer peshën normale dhe për të rregulluar vijën e trupit. Krahas aktivitetit më të shtuar fizik, e rëndësishme është edhe një dietë e mirë. Për të mos humbur kontrollin e peshës suaj ideale, mbani pranë vetes këto pesë ushqime. I pari në listë futet grejpfrut. Nëse nuk përdorni ilaçe në lidhje me kolesterolin, sheqerin

dhe depresionin, përpiquni të konsumoni një grejpfrut e gjysmë në ditë para çdo vakti. Kjo do të përshpejtojë metabolizmin tuaj, mbyllë oreksin dhe do t'ju ngopë më shpejt. Po kështu këshillohet edhe kosi. Nëse hani 200 mililitër kos në ditë, do ta keni më të lehtë të dobësoheni. Ju do të qëndroni të ngopur për një kohë të gjatë, nëse e konsumoni kosin bashkë me gjellën kryesore në drekë dhe darke. Kur e konsumoni mes

vakteve bashkë me frutat, zorrët do të punojnë më shpejt dhe sistemi imunitar do të forcohet. Bajamet janë të përshtatshme si meze të lehta në mes të vakteve kryesore. Për të larguar urinë që mund të keni, hani deri në 15 bajame në ditë. Edhe do ta shijoni, edhe do të përfitoni nga proteinat, fibrat dhe yndyrat e saj, duke u ndjerë më të ngopur. Po kështu këshillohet edhe majdanozi. Është më i miri që mund të ndihmojë në pastrimin e organizmit nga lëndët e mbetura dhe të panevojshme. Nëse vuani nga edema, majdanozi këshillohet të konsumohet i freskët. Ju mund ta përdorni majdanozin edhe në gjellën apo sallatën tuaj. Kur konsumohet bashkë me limonin, majdanozi përshpejton metabolizmin dhe ndihmohet përthithja më e mirë e vitaminave që ajo përmban. I fundit është limoni. Ai është një depozitë e vitaminës C dhe në të njëjtën kohë është një përshpejtues i fortë i metabolizmit dhe ekuilibrues i sheqerit. Kur sheqeri konsumohet me ushqime, limoni mundëson ekuilibrin e vlerës së tij duke e mbajtur personin të ngopur për një kohë të gjatë. Bëjeni zakon të përditshëm përdorimin e limonit në supë, sallata, çaj e të tjera.


KOHA E LIRE

21

E mërkurë, 14 SHKURT 2018

SUPERFJALEKRYQI Nga Albert VATAJ

targën 73. Alessandro ..., fizikant italian, themeluesi i shkencës së elektricitetit, ka lidhje me volt-in 75. Klithmë e fortë që lëshojnë zakonisht gratë kur vdes një njeri a kur ndodh një fatkeqësi, ulërimë 76. Napoleon ..., perandori Francez, një nga njerëzit më të shquar të historisë 78. ... FRASHERI 1846-1900. Poet i madh i Rilindjes Kombëtare shqiptare, atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe i kulturës 80. Emri i ish-Presidentit amerikan, të cilit i Kosova i detyrohet... Klinton 83. Emri përgjithësues i gjallesave rreth njeriut. Me atë pagëzim thirren edhe ato njerëz shtazë 84. Shenjë ose dangë që mbetet në trup nga një plagë 86. Mjet prej metali, me trajta e me përmasa të ndryshme, me një hallkë të harkuar 88. Aktori amerikan i mbi 100 filmave ... Cooper, lindur më 7 maj 1901 në Helena, Montana, SHBA; vdiq më 13 maj 1961 në Beverly Hills, Kaliforni 89. Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë 91. Që nuk kapet me anë të shqisave, por që del me anë të përgjithësimit mendor 95. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 97. Vendi ku kemi lindur e jetojmë ne dhe ku kanë jetuar të parët tanë 98. Drejtoj një orkestër, një kor ose dikë që këndon a luan me vegël muzikorë në një shfaqje 99. E drejta e një vendi për të vendosur për punët e veta 100.Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 102.Rrethi i Sarandës, e kishte

ashtu targën 103.Koha që kur perëndon dielli e deri sa erret e bëhet natë, muzg 106.Sasia më e vogël e energjisë që mund të emetohet ose të përthithet nga lënda 108.Titull i dikurshëm i perandorit ose i mbretit në disa vende sllave; njeriu që mbante këtë titull 109.Tërësia e lëvizjeve dhe shprehjeve të fytyrës, deshifrues i gjendjes shpirtërore 110.Shteg që hapet në vijën e ujit për ta kthyer këtë në arë, krahinore 111. Aparat optik shumë i fuqishëm, që zmadhon deri në një milion herë VERTIKALISHT 1. E ndez. I vë zjarrin. Përflaket nga joshja e një femre 2. Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë 3. Përzierje e çimentos me zhavorr e me ujë 4. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën 5. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 6. Djali kundrejt prindërve të vet është tamam ashtu 7. Nis një njeri që të shkojë diku; e nis dikë për të kryer një punë a një detyrë, për të mësuar etj.; çoj 8. Ashtu është një gropë me ujë shiu a me ujë që është grumbulluar në një vend 11. Ha shumë, është i pangopshëm 13. ..ho, sa e mirë është. 17. Trup gjeometrik në trajtën e një hinke të përmbysur, që formohet duke rrotulluar një trekëndësh kënd drejtë rreth njërit prej kateteve të tij 18. Me sipërfaqe prej 1,043

km² dhe kryeqendër qytetin Bajram Curri 19. Vegël muzikore popullore me dy tela. Rapsoditë këndohen me të 20. Dru, degë a një send tjetër, që mbaron në njërën anë me një degëzim më dysh 22. Hekurpunues, zejtar i punëve të metalit 24. Territor britanik jashtë kufijve territorial të saj, ndodhet në jug të Spanjës 26. Kafshë e egër gjitare, mishngrënëse, me trup të madh e të rëndë, të mbuluar me qime të ashpra, me ngjyrë të murrme a të bardhë 28. Perika ... aktor shqiptar. Rolet e tij, Gjergjit në "Tokë e përgjakur", mësues Naimi në filmin "Balonat", Elmazi, në filmin "Asgjë nuk harrohet", Tahiri në "Dasëm e çuditshme" etj 30. Shpërblimi i përditshëm, paga ditore i një punëtori për punën e bërë 32. Mjek i specializuat për ortopedi 34. Njeri dinak, shpirtkeq e smirëzi; njeri i prapë, i prirur për prapësira; djall 36. Çdo shtëpi e ka një të tillë. 38. Prek me dorë, ngacmoj; ngas, nuk e lë të qetë 40. Që thyhet lehtë, i brishtë; që është mjaft i dobët, i hollë etj. e që duhet përdorur me shumë kujdes 41. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 42. Përdoret zakonisht me folje të mënyrës urdhërore, lidhore e dëshirore 44. Andon ... aktor dhe regjisor shqiptar. Është nderuar me titullin "Artist i Merituar". 45. GJON ... shek.XVI. Autori i parë i njohur deri tani i letërsisë shqipe, shqipëruesi i një libri kishtar që është quajtur

67. Një e hapur e këmbës gjatë ecjes 68. Rruga e njeriut është nga djepi në ... 69. Bruce ..., aktor i artit luftarak, instruktor i arteve marciale si dhe themelues i stilit Jeet Kune Do 70. Ai është konsideruar "babai" i fantashkencës. Zhyl ... (8 shkurt 1828 - 24 mars 1905) autor i 54 romaneve 71. Partia Bashkimi Liberal Demokrat 74. Cipë e hollë, që mbështjell një organ të trupit; lëkurëz 75. Enë druri në trajtën e një kupe, ku shtypen hudhra, arra etj.; shtypës hudhrash 76. Xham i pastër; kristal i bardhë 77. Sëmundje që shfaqet me rritjen ose me uljen e theksuar të ndjeshmërisë së organizmit 79. Masa që merret për një të akuzuar deri ditën e vendimit nga gjykata 80. PJETER ... (1625-1689) shkrimtari më i shquar i letërsisë së vjetër shqiptare. Lindi në Gur të Hasit 81. ... Pashë Tepelena, sundimtar i fuqishëm feudal në Shqipërinë Jugore, themelues i Pashallëkut të Janinës 82. Shajak i hollë e i rrahur mirë zakonisht i bardhë a i murrmë 85. Pjesëtar i njërit prej fiseve kryesore ilire që banonte në fushën e Korçës dhe rreth liqenit të Ohrit 87. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 90. Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë 92. Emri i Banushi, një prej emblemave të traditës shkodrane të humorit 93. Nëse nuk e kemi mik, atëherë i bie ta kemi... 94. Që përbëhet nga gurë gëlqerorë, me gropa e me shpella etj.; që përmban gëlqere 96. Eshtë "mysafiri" i paftuar, zakonisht në periudhën e verës dhe në vende ku sundon papastërtia 98. Shenjë që u bëhet kafshëve, drurëve etj. në lëkurë për t'i dalluar nga të tjerët 101.Që shërben për të hyrë e për të dalë dhe që mbyllet me kanat a me diçka tjetër 104.Ai me të cilin kemi shumë të përbashkëta, na do të mirën, na ndihmon me gjithë zemër e na gjendet në çdo nevojë 105. Më 22 shkurt 1974 u themelua Organizata e Konferencës Islame, duhet inicialet 107.Fjalë që shqiptojmë kur thërresim dikë ose kur na flet dikush në telefon

"Meshari" (1555), më e vjetra vepër që ka arritur 47. Aktorja shqiptare, Marika ... Disa nga rolet e saj janë Ortensia, Aspasia, Mara, Fallxhesha, Nina, Ana, Nekija, etj. 49. Ashtu titullohet libri me prozë poetike e Martin Camaj, publikimi i të cilit u bë në Mynih më 1981 56. Korporata Ndërkombëtare Financiare 57. Aktorja e njohur, ... Tejlor, lindi më 27 shkurt 1932, u martuar 8 herë me 7 burra 58. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 59. Ne të gjithë e kemi një të tillë, prejardhje ndryshe 61. I thonë ndryshe dhomës...asaj të miqve. 63. Vendoset pas njëshit për ta bërë dhjetë. 65. Paraja ruse quhet ashtu 66. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 1

2

3

K A H

4

P

5

6

D A L

7

T O N I

Z E

8

M 12

A R E

N E

U

U

K

9

13

˙

14

D

10

S

P

11

O

M U T

15

A P

A R

A T

16

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

HORIZONTALISHT 3. Pulë deti; zogu i pulës së detit quhet edhe ashtu 8. Ai është i tillë, ai që i është i pacipë, i paturpshëm 9. Titull i lartë aristokratësh, më i ulët se ai i princit; sundimtari i një dukate; ai që mbante këtë titull 10. Caku më i ulët i diçkaje, kufiri më i poshtëm; kund. maksimale 12. Periudhë e gjatë dhe e rëndësishme historike 14. Litari ose filli me këtë lidhje, që përdoret për të zënë kafshë të egra a zogj 15. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 16. E ngrohet pak ujin, e ..., nuk e valoj 18. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 21. Fshat në Shkodër, kufizohet me Obotin 23. Diçka me vlerë të madhe, që huamarrësi ia lë huadhënësit disa kohë për ta siguruar për kthimin e borxhit 25. Paraja që përdor Bolivia 27. Thes zakonisht i madh, i mbushur plot me diçka 29. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 31. Zëri më i lartë se tenori e më i ulët se sopranoja 33. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 35. Vendi ku falen besimtarët e një kulti fetar; tempull 37. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 39. Vjershë lirike a këngë solemne. 41. Gjendje e ngritur e vetëdijes, gjatë së cilës shpërthen hovi krijues 43. I madhi shtatshkurtër, Napoleon ..., politikan, gjeneral brilant lufte, dhe perandor i Francës 46. Që kalon çdo masë, që s'ka ku të shkojë më tej, i jashtëzakonshëm 48. Llambë elektronike me dy elektroda (me anodë e me katodë) 50. Ministria e Arsimit dhe e Shkences, inicialet vlejnë në këtë rast 51. Marrëveshja e ... u nënshkrua më 2 gusht 1943 midis Ballit Kombëtar dhe Partisë Komuniste të Shqipërisë për të bashkërenduar e rezistencën shqiptare në Luftën e Dytë Botërore dhe për tu përgatitur për të ardhmen e Shqipërisë Etnike 52. Vegël bujqësore e dorës, që përbëhet nga një presë si hark, e dhëmbëzuar lehtë, 53. Njeri shumë i dashur e i shtrenjtë për nënën. Zemër, shpirt, ... i thonë Shkodër 54. Më i lartë se kodra, banorët e tij janë lartësitë dhe malësorët 55. Norvegjezi Boerge Ousland u bë personi i parë që kaloi ... i vetëm dhe i pa ndihmuar 57. Gji i vogël në breg të detit, të liqenit a të një lumi të lundrueshëm 60. Rrëmujë dhe zhurmë e madhe, pështjellim, gurgule. 62. Franz Peter ... (31 janar 1797-19 nëntor 1828) kompozitor austriak. Ai shkroi rreth 600 melodi, nëntë simfoni, muzikë liturgjike, opera, etj. 64. Degë që ndahet anash një trungu; bisk që del anash; bigë 66. Ishin aq të mira ata dikur, karamelet ... 68. Era i bën ashtu flamurit 72. GRamshi e kishte ashtu

K

G 19

O K ¸

D O R

A

18

R

A Z

20

I

E

N I

A

E

U N D P

N 26

A B C

J

M E

M B

R A N ¸

E

A M A

T

E

27

M

E

33

T

N

J

39

40

A R

R

36

D I

L

L S H

H R

T B

37

A P

A Z

G A T R

N

E

R

Q

J F

J

A

43

¸

V A R

M

E

50

B

E R

M ¸

K

U

F

Z

51

R

V

N E

R

M

H A U R

L

I

A 54

L ¸

K O N

U G A T

P

I

C

S

Z

K

H

O

R

Z

V

K

O

O

55

I

S

E R

N

H

T

K

T

B 62

Z

A

A

P

V E N D A S

A

67

B U D ¸

U I

A

T

S

M

M

G J

K

70

B O A

I

72

L

E

66

69

M

75

H

73

K U R R

I

Z

O

A

R

T

H

I

O

U L

O I

D

N

E

76

B D 77

M

A

78

O M

84

R

I

H

71

M I

N

65 68

74

M ¸

61

O I 64

A P

M ¸

I

60

C O

63

V

I

58

59

E

O

U

57

C

I

47

52

P A R T

A 56

N

45

Z

53

R

G

D

44

K A Z

K

E 49

A J

E

38

O N

46 48

F

32

41 42

Q

P P G

31

T 35

P

E N A

29

M B I

M E K A N

34

24

V J

N

28

M

U 23

30

K A J

L

21 22

25

I 17

O

79

K

I

A P

F

R R

86

E K

G

T

I 81

P

85

U S

A 80

82

D

C

83

E L

87

K

V E

˙

E

O R I

88

J

N

A

89

90

L E

Q E

N D I

E

L 94

T

¸

T 92

T E

95

A L

R 97

93

A N A R

R

96

E T

99

D

O

91

K I

98

M A R O K U

A

I

100

B A N O J 101

102

K U

U

L

¸

A M B I

E N T

A 110

105

106

P

A

R R

A F

S H O J

T I

K

N

T

Q

A

I

D

E L

I

D E

K O R

A

R

N

Y

A

K

109

P

G 111

D

T

E

E 108

S A

R 104

107

J

R

103

112

O K T A V ¸

K A R S

113

F

114

M U

D

116

K R

115

P

S

117

E M A S

T A R

H


SPORT RISIA

22

E mërkurë, 14 SHKURT 2018

Dikur luante në kategorinë e shtatë në Angli, Bushi e afron te Shpresat Egli Kaja është mesfushori më i ri që do t’i bashkohet përfaqësueses shqiptare të futbollit U-21, i kërkuar me ngulm nga trajneri Alban Bushi. Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar dhënien e shtetësisë shqiptare për futbollistin nga Kosova, Egli Kaja. Futbollisti

20-vjeçar, i cili është në pronësi të skuadrës angleze Uimblledon, do të pajiset me pasaportë shqiptare pas këtij vendimi dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e Kombëtares U-21 ndaj Sllovakisë, e vlefshme për eliminatoret e Evropianit U-21. Kaja luan në pozicionin e mes-

fushorit të avancuar dhe është thirrur më parë nga trajneri Alban Bushi në një grumbullim të zhvilluar në maj të vitit të kaluar në Shqipëri. Siç duket Kaja ka lënë përshtypje të mira te stafi kuqezi dhe për këtë arsye djaloshi i lindur në Ferizaj nisi procedurat për marrjen

Ish-trajneri i Partizanit ka dhënë një intervistë për “Gazzamercato” ku ka hedhur akuza edhe për vërtetësinë e garës në Shqipëri

Rozalb Lika

M

ark Juliano erdhi me shumë bujë në verën e kaluar, duke marrë drejtimin e skuadrës së Partizanit. Aventura e futbollistit të njohur të Juventusit nuk shkoi sipas pritshmërive të tij, madje zgjati vetëm 11 ndeshje. Nën drejtimin e të kuqve, Juliano arriti që të merrte 5 fitore, dy barazime dhe 4 humbje në kampionat dhe Kupë, duke detyruar Luçiano Moxhin që ta shkarkonte. Në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat italiane strategu italian ka hedhur akuza të rënda ndaj drejtuesve të klubit, ndërkohë që nuk ngurroi që të hidhte dyshime edhe mbi vërtetësinë e garës që zhvillohet në elitën e futbollit shqiptar.“Në fillim hezitova për të pranuar ofertën e Partizanit, por më vonë e kuptova se kisha pasur ndjesi të drejta. Për fat të keq në Shqipëri, futbollistët, menaxherët dhe presidentët mund të vendosin baste në ndeshje. Për këtë shkak jam vendosur shpesh herë në vështirësi, pasi nuk mund të punoja në mënyrë të qetë. Shumë ndeshje sipas mendimit tim, kanë pasur rezultat të dyshimta. Pas largimit kamë refuzuar disa propozime nga Seria B dhe C. Tani duhet që të përgatitem për të dhënë më të mirën”, u shpreh Juliano

KLEVIS DALIPI

P

artizani do të presë sot Flamurtarin, në çerekfinalen e kthimit të Kupës së Shqipërisë. Të kuqtë u mundur 1-0 në duelin e parë, teksa në konferencën para ndeshjes, zv. trajneri Klevis Dalipi ka pasur fillimisht një mesazh për arbitrat. “Përpara se të flas për vështirësitë që do të kemi në sfidën ndaj Flamurtarit, do të doja ti bëja një thirrje gjyqtarëve që thjesht të jenë më të kujdesshëm për sa i përket gabimeve “humane” ,që kanë bërë gjatë këtyre javëve, sidomos në anulimin e golit të Prognit që shënuam në takimin e parë të Kupës në Vlorë. Një gol jashtë fushe do të na jepte shumë avantazhe për vetë

“Bomba” e Julianos: Në Shqipëri shumë ndeshje kanë rezultate të dyshimta!

për “Gazzamercato”. Juliano në fakt ka një karrierë të shkurt si trajner, pasi Partizani ishte eksperienca e tij e tretë. Më parë ai ka drejtuar Latinën në 33 ndeshje, ndërkohë që me Komon aventura ka zgjatur vetëm disa ditë,

pa mundur që të drejtojë këtë ekip për asnjë ndeshje. Juliano u largua më 5 nëntor, një ditë pas humbjes ndaj skuadrës së Kamzës në shifrat 1-0. Italiani tashmë kërkon ta mendojë mirë të ardhmen e tij.

11 Ndeshje ka qenë në krye të skuadrës së Partizanit, Mark Juliano. Ai ka një mesatare prej 1.55 pikësh për ndeshje duke marrë në konsideratë të gjitha eventet.

“Arbitrat të kenë kujdes me gabimet ‘humane’, duam përmbysjen ndaj Flamurtarit”

specifikën që ka Kupa. Gjithsesi shpresojmë që gabime të tilla të mos përsëriten dhe arbitrat të jenë pak më të kujdesshëm

gjatë mbarëvajtjes së ndeshjes. Sigurisht në një ndeshje të tillë vështirësitë shtohen duke marrë parasysh edhe gjendjen e

rënduar të terrenit . Gjithsesi ne do të jemi të kujdesshëm gjatë 90 minutave për të neutralizuar sulmet e kundërshtarit dhe shpresojmë me një lojë të mirë duke dhënë maksimumin në fushë të shënojmë sa më shpejt Nuk duhet të humbasim durimin pasi ndeshja mund të prodhoj episode të ndryshme gjatë lojës dhe pësimi i një goli do të na vështirësonte kualifikimin. Pavarësisht se ndaj Laçit nuk arritëm të gjenim golin, kam besim tek skuadra që do të arrijmë të shënojmë”, tha Dalipi.

e shtetësisë shqiptare. Kaja një vit më parë të huazohej te Ljues, në kategorinë e shtatë angleze të futbollit, para se të kthehej përsëri te Uimbëlldon, skuadër me të cilën firmosi në vitin 2015 dhe ka një kontratë deri në fund të sezonit të ardhshëm.

TRAJNERI

Daja: Çerekfinalja e kthimit ndaj Teutës nuk është formalitet

KUPA E SHQIPËRISË, CEREKFINALE

Partizani-Flamurtari Tirana-Kukësi Luftëtari-Laçi Skënderbeu-Teuta

(0-1) (1-1) (0-3) (0-2)

Skënderbeu do të luajë sot çerekfinalen e kthimit të Kupës së Shqipërisë ndaj Teutës. Skuadra korçare ka fituar ndeshjen e parë në shifrat 2-0 në “Niko Dovana”, dhe kanë thuajse të sigurt kalimin për në gjysmëfinale. Trajneri Ilir Daja, duke folur në konferencën për shtyp, ka kërkuar që futbollistët e tij të mos nënvlerësojnë rivalët. “Nuk do ta quaja formalitet ndeshjen e kthimit me Teutën, edhe pse kemi bërë një hap të mirë, duke fituar 0-2 në transfertë. Specifika e Kupës është e tillë, me 180 minuta, kështu që do të respektojmë 90-minutëshin e radhës. Synimi është të kthehemi në performancën që kemi pasur, pse jo ta përmirësojmë atë. Formacioni? Jemi të dyzuar dhe po diskutojmë me stafin. Ka një anë që po e trajtojmë, atë se kush do që të veshë fanellën e Skënderbeut, ka 6 ditë kohë të tregojë formën e vet dhe të na thotë: jam edhe unë këtu, pjesë e rëndësishme e ekipit. E dyta është se ndonjë lojtar, që ka pasur probleme shëndetësore, siç është Jashanica, i cili ka edhe një dëmtim të lehtë, mund ta ruajmë. Do të shohim se çdo të bëjmë, rotacion apo minutazh për ritmin e duhur. Të mos kënaqemi me këtë që kemi arritur, por të vazhdojmë të përmirësohemi. Pas Teutës do të fokusohemi te Kamza, me të cilën kemi dy barazime në këtë kampionat”, ka thënë Daja.


SPORT SULMUESI

23

E mërkurë, 14 SHKURT 2018

Llullaku bën ëndrrën realitet, prezantohet te Virtus Entella Azdren Llullaku më në fund është zyrtarisht një futbollist i ekipit Virtus Entella në Serinë B. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka nënshkruar sot kontratën që e lidh me këtë klub deri në fund të sezonit. Në mbyllje të edicionit, klubi ka të drejtën e rinovimit edhe për një tjetër vit të marrëveshjes me sulmuesin shqiptar i cili do të mbajë numrin 18 në këtë eksperiencë të re. Llullaku është formuar si futbollist në kategoritë e ulëta italiane, por problemet me dokumentacionin, meqë ishte ekstrakomunitar, bënë që ai të mos federohej me klubet italiane të nivelit profesionist. Firma në kam-

pionatin italian, në një vend ku banon familja e tij, është realizimi i ëndrrës për sulmuesin e njohur, i cili gjithmonë ka shprehur dëshirën për të luajtur në Itali. Në vitin u shpall golashënuesi më i mirë i Ligës së Parë rumune me 16 gola në 20 ndeshje për Gaz Metanin. Llullaku iu bashkua Virtus Entellas pavarësisht mbylljes së afatit të transferimeve, duke përfituar nga rregulli i transferimeve të futbollistëve pa skuadër. Sulmuesi i bashkohet Naser Alijit, shokut në përfaqësueses kuqezi, i cili u transferua gjatë merkatos së dimrit, pasi në pjesën e parë të këtij sezoni ishte pa ekip.

Bardhezinjtë nuk shkojnë më shumë se një barazim në takimin e parë, “qytetarët” bëjnë detyrën në Zvicër

J

uventus nuk arrin që të ruajë avantazhin e dyfishtë në ndeshjen e parë ndaj Totenhem. Bardhezinjtë nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 2-2 në takimin e parë të zhvilluar në “Allianz Stadium”, teksa skuadra angleze është e favorizuar ndjeshëm për duelin e kthimit. Të dyja skuadrat dhurojnë një pjesë të parë të çmendur. Bardhezinjtë e nisën në mënyrë fantastike që në minutën e dytë, me Pjaniç që shërbeu në mënyrë fantastike për Gonzalo Higuain, i cili me një rrotullim të bukur arrin që të shënojë golin e avantazhit, teksa në këtë rast portieri Loris nuk kishte asnjë mundësi reagimi. Juventus vazhdon të sulmojë, teksa në minutën e 9-të Bernandeski fiton një 11-metërsh. Nga pika e bardhë shkon Higuain, i cili arrin që të mposhtë për herë të dytë portierin francez. Ndeshja është shumë e ndezur, teksa pas shënimit të dy golave, vendasit tërhiqen më shumë në gjysmëfushën e tyre, ndërkohë që skuadra angleze humbet disa mundësi të mira shënimi me Herri Kejn, që ndalet në mënyrën fantastike nga Bufon. Bardhezinjtë ndërkohë krijojnë një shans të artë me Higuain, por goditja e argjentinasit përfundon ngjitur me shtyllën. Në minutën e 35-të, Totenhem gjen golin e parë me Herri Kejn, i cili shfrytëzon një vendosje të gabuar të mbrojtjes së

Totenhem befason Juven në duelin e parë, Siti shkatërron Bazelin

vendasve, kalon portierin Bufon dhe më pas e dërgon në rrjetë. Në fundin e pjesës së parë Juventus ka mundësinë e artë për të shënuar golin e tretë, pasi Dugllas Kosta fiton një tjetër penallti pas një faulli të Aurier. Higuain shkon sërish për ta ekzekutuar, por këtë herë “El Pipita” ndalet nga traversa. Fraksioni i dytë nis më i qetë, teksa të dyja skuadrat janë më pak agresive në sulm, por Totenhem

është më i qartë në kontrollimin e lojës. Në minutën e 72-të, Eriksen ekzekuton në mënyrë të përkryer një goditje dënimi, duke mos i dhënë mundësi reagimi portierit Bufon. Deri në fundin e ndeshjes, Juventus nuk do të arrinte që të shënonte tjetër gol. Siti fitore me golead- Mançester Siti hedh një hap të rëndësishëm drejt çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve. Skuadra e

Guardiolës ka fituar në shifrat 4-0 sfidën e parë në transfertë ndaj Bazelit. Ilkai Gundogan ishte protagonist absolut në këtë ndeshje, pasi mesfushori shënoi dy gola në minutën e 14-t dhe 53të. Bernardo Silva dhe Serxhio Aguero ishin dy autorët e tjerë të golave. Ndeshja e kthimit do të jetë sa për statistika, pasi skuadra angleze duket se këtë sezon nuk ka të ndalur.

MBROJTËSI

Marselo: Nejmar një ditë mund të luajë me Realin!

Mbrojtësi i i Realit të Madridit, Marselo në konferencën para ndeshjes ndaj PSG-së është shprehur se do të ishte gabim i madh nëse ekipi i tij do të luante për të ndalur vetëm Nejmarin. “Nuk kam thënë se ai do të luajë në Madrid, por që mund ta bëjë një ditë. Kam folur me të, por jo për futbollin. Nuk duhet të përqendrohemi vetëm te Nejmar, pasi ekipi është më i rëndësishëm. Ne e dimë se çfarë do të bëjmë, dhe nuk është se do mendojmë vetëm për Nejmarin. Kemi pasur kohë për ta përgatitur këtë ndeshje, do të jetë e vështirë. Të dyja skuadrat do të kenë presion, por ne do të përpiqemi që të bëjmë punën tonë. Do të jetë një ndeshje e hapur, me të dyja skuadrat që do të sulmojnë. Goli do të jetë i rëndësishëm, por nuk do të vendosë të dyja ndeshjet”, ka thënë Marselo në daljen për mediat.

REAL MADRID-PSG

Zidane flet para super duelit: Nuk kemi asgjë për të provuar!

R

eal Madrid-PSG është sfida më tërheqëse e fazës së 1/8-ve në Ligën e Kampionëve. Në “Santiago Bernabeo” do të luhet akti i parë i finales së parakohshme. Zinedine Zidane ka folur për mediat në “Valdebebas”, në pritje të ndeshjes që “galaktikët” do të zhvillojnë ndaj ekipit të Unai Emeri. Trajneri francez analizoi situatën aktuale të ekipit, foli për të ardhmen e tij dhe tregoi disa nga sekretet për të triumfuar ndaj skuadrës së Unai Emeri. “Ky raund eliminator është 180

minuta, ose më shumë, por gjëja e parë është që të përqendrohemi në atë që na pret nesër (sot). Dhe asgjë më shumë. Nuk do të ndryshojmë atë që njerëzit mendojnë për ne. Unë përpiqem të punoj me atë që më pëlqen shumë, sepse është pasioni im. Unë përpiqem të përcjell shumë gjëra, nuk kam për të provuar asgjë. Jam i interesuar të luajmë një lojë të mirë dhe jo gjithçka që mund të thuhet për mua, ose për ekipin. Kundër PSG-së, është e vërtetë se, duke qenë nga Marseja,

mund të ketë një rivalitet historik, por tani luan Real Madridi kundër PSG-së. Mendoj se do të jetë një lojë e madhe kundër një kundërshtari shumë të vështirë, që do të na vërë në vështirësi. E ardhmja? Nuk mendoj për të ardhmen time, mendoj për lojën dhe kjo është ajo për të cilën përqendrohem. Pjesën tjetër nuk mund ta kontrollojmë. Shanset do të jenë 50% me 50%, si gjithmonë. Çdo ekip ka shanset e tij për t’u kualifikuar. Çdokush mund të thotë çfarë mendon, por për mua është 50%”, u shpreh francezi.

FORMACIONE E MUNDSHME

Real Madrid (4-3-3): Navas, Marselo, Ramos, Varane, Naço, Kros, Kasemiro, Modriç, Ronaldo, Benzema, Bejl PSG (4-3-3): Areola, Alves, Markuinjos, Silva, Kurzaua, Verrati, Çelso, Rabiot, Mbape, Nejmar, Kavani


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24

E mërkurë, 14 SHKURT 2018

DITA NDËRKOMBËTARE E RADIOS

Presidenti Ilir Meta: Vlerësim për kontributin e gazetarëve dhe komentatorëve të radios

K

reu i shtetit, Ilir Meta zhvilloi dje një pritje me gazetarët, komentatorë dhe figura të njohura të medias radiofonike në Ditën Botërore të Radios. Në cere-

Në fjalën e tij, Meta u ndal në rëndësinë që ka radio për të përcjellë vlerat kombëtar në botë dhe në shqiptarët e diasporës. "Nëpërmjet këtij institucioni të gjithë u ndjenë

moninë e zhvilluar në ambientet e Presidencës ishin të pranishëm komentatorë, folës, regjisorë, drejtues të ndryshëm radiosh, sportistë të radio-amatorizmit dhe mjaft emra të njohur të gazetarisë. Presidenti Meta duke iu drejtuar të pranishmëve u shpreh: "Për mua është privilegj e kënaqësi e veçantë dhe nuk mund të ikte kjo mundësi në këtë vit, që UNESCO e ka quajtur vitin e 'Radios dhe të Sportit', për t'iu ftuar ju të gjithëve për të qenë sot sëbashku, që të nxisim më tej të rinjtë tanë, të merren dhe të angazhohen më shumë me sport për të luftuar veset, për të luftuar obezitetin, depresionin te fëmijët, te të rinjtë, te të gjithë shoqëria, por edhe për të promovuar arritjet e sportit tonë që shpresoj në këtë Vit të Skënderbeut do të jenë më të larta",- tha Presidenti.

më shumë shqiptarë, shqiptarët brenda kufijve, në Kosovë dhe Diasporë. Radio Tirana, tashmë jo e vetme në tregun radiofonik shqiptar, është një institucion unik, i dashur për miliona dëgjues shqiptarë brenda e jashtë atdheut, duke përcjellë tek ata përmes gjuhës dhe kulturës së kombit, informimin, si një e drejtë universale e qytetërimit. Viti i UNESCO-s për "Radion dhe Sportin" duhet të kthehet për të gjitha radiot tona sportive, e jo vetëm, një vit në shërbim të arritjeve tona sportive sot por edhe në rikthimin e kujtesës së të gjithë shqiptarëve të historisë së sportit tonë dhe të ikonave të sportit shqiptar",- tha Presidenti Meta. Në fjalën e tij, Meta përmendi radion e parë shqiptare të themeluar në vitet '30 të shekullit të kaluar, por edhe

radiot e reja që kanë lënë gjurmë në jetën publike të pas viteve '90. "Gëzuar për 80vjetorin e Radio Tiranës dhe gëzuar 20-vjetorin e Top Albania Radios, për të gjitha

radiot në vendin tonë dhe mbi të gjitha për ata që themeluan jo vetëm Radio Tiranën, por gjithë këtë sistem që ne kemi sot mjaft pluralist dhe mjaft profesional! Uroj suksese për

të gjithë komunitetin tuaj, për të gjithë gazetarët, teknikët, komentatorët e radios, për gjithçka që ju bëni për t'i shërbyer publikut!",- tha Presidenti Ilir Meta. Po dje, në një mesazh në Facebook, teksa ka postuar foto me disa nga emrat e njohur të gazetarisë radiofonike shqiptare, Presidenti shprehet se ikonat e medias meritojnë vlerësim. "Të dashur miq, me rastin e Ditës Botërore të Radios, ishte kënaqësi e privilegj të takoja sot ikonat e radios shqiptare ndër vite, jo thjesht për të përkujtuar një datë simbolike, por edhe për të vlerësuar në radhë të parë kontributin e tyre dhe të gjithë drejtuesve, gazetarëve e komentatorëve të mrekullueshëm, por edhe teknikëve të palodhur të radios, që sot nuk janë më midis nesh. Viti i UNESCO-s për Radion dhe Sportin, duhet të shërbejë për t'u bërë thirrje të rejave e të rinjve shqiptarë të merren me sport, larg veseve, larg varësisë ndaj drogës dhe simulantëve të tjerë, larg obezitetit dhe vetëizolimit",- shkruan kreu i shtetit.

Koha jone 14 shkurt 2018  
Koha jone 14 shkurt 2018  
Advertisement