Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

A do të bëjë Basha padi ndaj Ramës? E përditshme e pavarur

Viti i XXIX i botimit

Nr: 320(8761) E martë, 14 Janar 2020 Çmimi 30 Lekë

Skenari i hartuar me djallëzi nga drejtuesit e PS dhe këshilltarët e huaj, pranë qeverisë, synonte jo thjesht dobësimin e opozitës, por edhe asgjësimin e saj, pasi jo vetëm goditej politikisht Lulzim Basha, por gjithë opozita klasifikohej si një grupim politik pro rus dhe antiperëndimor. Por Gjykata e Tiranës e rrëzoi dje akuzën e PS dhe Prokurorisë FAQE 3

Paketa ligjore “antishpifje”, Presidenti Meta, mesazh qeverisë: Reflektim dhe jo kokëfortësi

REAGIMI KUNDËR QEVERISË

OSBE braktis Ramën për “antishpifjen”: Ka të drejtë Presidenti Meta FAQE 4

ORGANIZATA NDËRKOMBËTARE

“Reporterët pa Kufij” pro Metës: “Antishpifja”, përpjekje për të kontrolluar median FAQE 4

KRITIKAT

Çlirim Gjata: Projekti i Ramës për “KÇK”në, antikushtetues dhe diktatorial FAQE 16

NËNKRYETARI I LSI-së

Në foto: Presidenti Ilir Meta

FAQE 16

ANALIZË

Pasojat fatale të “çentralizmit demokratik” Nga Artan Fuga

FAQE 13

SPECIALE

Petrit Vasili: OSBE mbështet Presidentin dhe rrëzon mashtruesin Rama për “antishpifjen” FAQE 5

NËNKRYETARJA E LSI-SË

DOSSIER

Dy fjalë për Kuvendi i Arbrit, në Mërqi të Erisa Xhixho: LSI mbështet sistemin librin “(Sh)krime Lezhës, më 14-15 janar 1703 i zgjedhor që garanton zgjedhje të lira dha udhë emrit të shqiptarëve dhe të ndershme në histori” Nga Mal Berisha Nga Mark Uci Intervistoi: Redjon Shtylla FAQE 9

FAQE 12-13

FAQE 4


POLITIKE

2

E martë, 14 JANAR 2020

Të akuzuar për falsifikim, Gjykata e Tiranës pushon çështjen penale ndaj Lulzim Bashës, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishit

G

jykata e Tiranës ka vendosur të pushojë çështjen për falsifikim ndaj tre zyrtarëve të Partisë Demokratike. Në vendimin e së hënës, gjykata vendosi të pushojë çështjen në ngarkim të kreut të PD-së Lulzim Bashës, ish-Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Arben Ristani dhe financieri i Partisë DemokratikeIlir Dervishit, pasi nuk ekzistojnë prova. Prokuroria hetoi Lulzim Bashën, Ilir Dervishin dhe Arben Ristanin me akuzën për falsifikim formularësh, që kanë të bëjnë me lobimet. Prokurori Kolë Hysenaj tha se hetimi duhet të vazhdojë. Hysenaj u shpreh se duhej të merrej në pyetje lobisti Muzin. Dy prokurorë thanë se dosja është hetuar siç duhet. Çështja mund të kthehej, mund të hetohej ose të pushohej. Nëse çështja do kthehej, do të shkonte në Gjykatën Speciale. Reagimi i Ristanit pas vendimit Akuzë të montuar politikisht e ka cilësuar ish-deputeti Arben Ristani akuzën ndaj tij, kreut të PD-së dhe Ilir Dervishit. Ristani ka folur pak minuta pasi gjykata e Tiranës vendosi të pushojë çështjen për falsifikim nga tre zyrtarëve të PD. Ai tha se fakti nuk ekziston dhe se veprimet e PD janë normale dhe të bazuara në ligj. “Fakti nuk ekziston, veprimet e kryera nuk janë të rrezikshme por janë normale dhe të bazuara në ligj. Për këtë arsye gjykata vendosi të pushojë çështjen. Prokuroria në këtë rast është një rast i pastër për t’i treguar publikut si shndërrohet një organ i drejtësisë kur frustrohet nga dhuna politike. Prokuroria kërkoi dy gjëra më pas vjen edhe një

Bie “Lobimi rus”, Ristani: Fakti nuk ekziston, akuzë e montuar politikisht

urdhër i tretë që përjashtonte një prej prokurorëve, pra një çorganizim. Akuzë e montuar politikisht. kanë qenë veprime totalisht ligjore nga ana e PD. Sado që të ndikojmë tek drejtësia gjithmonë do ketë njerëz që do japin drejtësi. Drejtësia është ajo që i mungon këtij vendi. PD ka paguar para që rrjedhin nga buxheti i saj dhe që rrjedhin nga KQZ”, deklaroi Ristani. Ai tha se nuk e di se si do të veprojë prokuroria por se gjithmonë do të ketë dhe brenda prokurorisë njerëz të përgjegjshëm. “Unë parashikoj që njerëzit e drejtësisë do të japin drejtësi dhe që brenda prokurorisë ka njerëz

NËNKRYETARI I PD-SË

Paloka: Rama largohet veç me përballje Partia Demokratike nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket zgjedhjeve të parakohshme me qeveri teknike, e për këtë nuk përjashtohet mundësia e rikthimit në protesta. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, është i bindur se e vetmja e vetmja rrugë për largimin e Ramës është përballja. “Me Ramën nuk ka mënyrë tjetër përveçse përballjes. Ai do të vazhdojë të zvarritet dhe të tërheqë zvarrë dhe shqiptarët dhe Shqipërinë”, u shpreh nënkryetari i PD-së dje për “Euronews Albania”. Opozitën në këto kushte, tha Paloka, e mbajnë vetëm rekomandimet e Bundestagut gjerman, veçanërisht reforma zgjedhore. Opozita tashmë nuk pranon vetëm zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sa i përket debatit për reformën zgjedhore, Paloka, tha se të gjithë ata që fajin ja vënë sistemit, i shërbejnë Edi Ramës. “Ata që vazhdojnë dhe ngulin këmbë për sistemin, ja vënë fajin sistemit, në rastin më të mirë janë naivë, në rastin më të keq janë njerëz që i shërbejnë Ramës”, deklaroi dje Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka.

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI Kryeredaktor: Zv/kryeredaktor:

Qamil XHANI Herion Mesi

të përgjegjshëm. Falsifikim me mosveprim është një akuzë që dhe një studenti t’ia thuash… A mund të ketë logjikë normale? Erdha sepse në karrierën time këtë sallë e kam parë nga pozicioni i gjykatësit e avokatit kisha kuriozitet ta shikoja dhe si i akuzuar”, u shpreh ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani. Akuza Shefi i opozitës, Lulzim Basha, është dërguar zyrtarisht i pandehur në gjykatë për akuzën e falsifikimit të formularëve, lidhur me kontratat e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në shumën e 675 mijë dollarë. Në

të njëjtën dosje e për të njëjtën akuzë janë marrë të pandehur edhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, dhe shefi i financës së këtij subjekti politik, Ilir Dervishi. Prokuroria vendosi të pushojë akuzën e pastrimit të parave me lobim rus, që ngriti muaj më herët ndaj shefit të opozitës dhe dy zyrtarëve të tjerë të djathtë. Seanca e djeshme u kryesua nga gjyqtari Lazër Sallaku, ndërsa vetë kryedemokrati, është përfaqësuar në Gjykatë nga avokatët Eduart Halimi dhe Ivi Kaso. Prokurorët Kolë Hysenaj, Ervin Karanxha dhe Gjergji Tako kanë qenë të ndarë

sa i takon dërgimit të dosjes në Gjykatë. Kërkesa për gjykim, është firmosur nga prokurorët Ervin Karanxha dhe Gjergj Tako, ndërsa prokurori i tretë, Kolë Hysenaj, ka refuzuar ta firmosë atë. Prokurori Hysenaj ka qenë i mendimit se hetimet duheshin vijuar, ndërsa kolegët e tij firmosën që çështja të dërgohej për gjykim. Hetimet për këtë çështje nisën kryesisht nga Prokuroria e Tiranës, pas një shkrimi të revistës amerikane, “Mother Jones”, e cila hidhte dyshime të forta se kompani të lidhura me shtetas rusë kishin financuar në favor të Partisë Demokratike. Referuar deklarimeve të kompanisë së lobistit Nik Muzin, rezultonte se ajo kishte marrë tri pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017. Njëra nga pagesat është bërë nga kompania “Biniata Trade”, e regjistruar në Skoci, e krijuar si partneritet i dy kompanive të tjera, të regjistruara në Mbretërinë e Bashkuar, aksionet e të cilave zotërohen nga shtetas rusë. Sipas Prokurorisë, Lulzim Basha dhe zyrtarët e tjerë të PD-së nuk i kanë deklaruar këto pagesa, por vetëm një shumë prej 25 mijë dollarësh, e për këtë shkak duhet të përgjigjen për falsifikimin e formularëve.

AVOKATI I LULZIM BASHËS

G

jykata e Tiranës vendosi dje që të pushojë çështjen ndaj Lulzim Bashës, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishit, të akuzuar si të lidhur me lobimin rus. Kryedemokrati përfaqësohej nga dy avokatët, Eduard Halimi dhe Ivi Kaso. Për Halimin, vendimi i gjykatës ishte një vendim i drejtë që rrëzoi të gjithë gjuetinë e shtrigave që për dy vjet u mbajt në korridoret e prokurorisë. “Vendimi i sotëm (djeshëm) i gjykatës ishte një vendim drejtësie. U provua pas më shumë se 2 vite hetime nga ana e prokurorisë, se gjithçka ishte një akuzë tërësisht e sajuar, bazuar vetëm mbi spekulime, dhe u vërtetua katërciprisht se nga 2 vjet hetime nuk kishte asnjë lidhje Partia Demokratike dhe nuk kishte asnjë vepër penale. Nuk ishte shkelur asnjë ligj nga Partia Demokratike dhe as nga

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

“Lobimi rus”, Eduard Halimi: Gjykata rrëzoi të gjithë gjuetinë e shtrigave

zyrtarët e saj, as në Shqipëri dhe as në vend tjetër. U vërtetua katërciprisht se vepra penale nuk ekzistonte, fakti nuk ekziston, dhe vendimi i sotëm është një vendim për tu përshendetur. Pra, ishte një vendim drejtësie. Ky ishte një vendim që rrëzoi tërësisht gjithë

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

akuzën, gjithë gjuetinë e shtrigave që për dy vjet u mbajt në territorin e prokurorisë dhe që u rrëzuan përfundimisht të gjitha akuzat ndaj Partisë Demokratike”, u shpreh avokati i Lulzim Bashës, Eduard Halimi në një prononcim për mediat menjëherë pas vendimit të Gjykatës.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3

E martë, 14 JANAR 2020

A do të bëjë Basha padi ndaj Ramës?

Skenari i hartuar me djallëzi nga drejtuesit e PS dhe këshilltarët e huaj, pranë qeverisë, synonte jo thjesht dobësimin e opozitës, por edhe asgjësimin e saj, pasi jo vetëm goditej politikisht Lulzim Basha, por gjithë opozita klasifikohej si një grupim politik pro rus dhe antiperëndimor. Por Gjykata e Tiranës e rrëzoi dje akuzën e PS dhe Prokurorisë

G

jykata e Tiranës ka pushuar çështjen në hetim ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha, ish-sekretarit Arben Ristani dhe ish-Financierit të PD, Ilir Dervishi. Tre zyrtarët e lartë të PD akuzoheshin për falsifikim të formularëve të shpenzimeve të fushatës me qëllim lobimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pushimi i çështjes nga gjykata do të thotë se në veprimet e drejtuesve të selisë blu nuk ka vepër penale, as falsifikim dokumentesh dhe as lobim të paligjshëm. Rënia e kësaj akuze e përkthyer në kontekstin politik shqiptar, rrëzon dhe fushatën gati 2 vjeçare të kryeministrit Edi Rama dhe PS-së për “financim rus të Partinë Demokratike”. Lulzim Basha u vu nën shënjestër të Edi Ramës dhe PS, pas zgjedhjeve të vitit 2017 duke e tentuar që ta lidhin lobimin e tij në SHBA dhe takimet me personalitete amerikane, me para që kanë pasur origjinën nga një kompani me lidhje ruse. Akuza u mbështet fillimisht në disa shkrime të porositura në media dytësore në SHBA, të cilat synonin të paraqisnin një situatë spiunazhi pro rus dhe anti-amerikane në Shqipëri. Konkretisht, sulmi u fokusua të Lulzim Basha, por me akuzën e “parave ruse” tentohej të bëhej pisë gjithë PD dhe opozita në Shqipëri. Qëllimi ishte që qeveria “Rama” të shfaqej si një mazhorancë që kishte përballë jo opozitën e

ligjshme dhe qytetarët shqiptarë, por disa parti politike që orientimet dhe financimet i merrnin nga Kremlini. Skenari i hartuar me kujdes nga drejtuesit e PS dhe këshilltarët e saj të huaj synonte jo thjesht dobësimin e opozitës, por edhe asgjësimin e saj, pasi jo vetëm goditej politikisht Lulzim Basha, por gjithë opozita klasifikohej si një grupim politik pro rus dhe anti perëndimor. Jo rastësisht kulmi i akuzave të PS dhe Edi Ramës për opozitën që financohej nga Rusia u bë gjatë nisjes së protestave në shkurt të vitit që lamë pas.

Ka deklarata zyrtare të PS dhe qëndrime të Edi Ramës që i cilësonin protestat e opozitës për zgjedhje të parakohshme, si aksione të organizuara nga Rusia. Sigurisht që një akuzë e tillë është një mashtrim i trashë, por veç lojës me “armiq të jashtëm” aq e pëlqyer nga Rilindja, këto akuza janë përdorur kundër opozitës në arenën ndërkombëtare. Sa herë që qeverisë i është dashur të shpjegojë kaosin ku e ka futur vendin, djegien e mandateve, krizën politike, rënien e institucioneve, justifikimi tek të huajt në komunikimet jo

zyrtare ka qenë se është faji i opozitës që paguhet nga rusët. Kjo lojë politike ka tejkaluar çdo akuzë tjetër në politikën shqiptare, ku qeveria që ka kapur gjithë pushtetin dhe rrezikon standardet demokratike, denoncon opozitën si anti-perendimore dhe e financuar nga Rusia. Dje gjykata e Tiranës i ka dhënë fund një lojë të pistë politike, ku me vetëdije një pjesë e prokurorëve pranuan të vihen në shërbim të qeverisë. Opozita mund të ketë probleme pa fund në qëndrimet e saj, por akuzat se financohet nga Rusia

edhe në kushtet propagandës elektorale janë një tejkalim i dëmshëm për vendin. Duke u marrë me “lobim rus” të PD, thuajse se është harruar se kreu i qeverisë aktuale është i vetmi politikan shqiptar që është faktuar se pagoi në mënyrë të paligjshme 80 mijë dollarë për një foto me ish-presidentin Barak Obama. Gjithashtu, duke u marrë me “opozitën tonë pro ruse”, media dhe opinioni publik po harron se Edi Rama është kryeministri i parë, pas shumë dekadash, që po përgatit takimin me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Paradoksi i qëndrimeve të tilla politike është se sot gjithë Rilindja akuzon Lulzim Bashan si “njeriun që financohet nga Putin” edhe pse nuk ka asnjë provë për këtë gjë. Ndërkohë Edi Rama po e pranon se mezi po pret të takojë personalisht Vladimir Putin, por kjo nuk quhet ndikim rus dhe nuk shqetëson askënd nga ata që ulërasin kundër opozitës antiperendimore. Natyrisht takimet ndërkombëtare janë një normë demokratike kur ka interesa kombëtare, por të akuzosh Bashën dhe të vraposh për të presidenti rus, kjo nuk është korrekte. Pas fitores në gjykatë a do të bëjë Lulzim Basha padi ndaj Kryeministrit Rama dhe Taulant Ballës, të cilët çfarë nuk kanë thënë për liderin e opozitës? Mbetet të shikojmë, pasi vetë Rama e ka mbushur gjykatën me padi ndaj politikanëve dhe medias.


POLITIKE

4

E martë, 14 JANAR 2020

“NËSE PS DËSHIRON TË VAZHDOJË ME KËTË PROJEKT PËR MBYLLJEN E GOJËS SË MEDIAVE ONLINE, NE DO TË KONSUMOJMË TË TËRA HAPAT JURIDIKË NË VEND E JASHTË TIJ”

Kthimi i “Antishpifjes” në Kuvend, KSHM: Presidenti mbrojti Kushtetutën, vijojmë betejën Këshilli Shqiptar i Medias ka reaguar një ditë pas vendimit të Presidentit Ilir Meta për të kthyer në Kuvend paketën anti-shpifje. Përmes një deklarate për shtyp, KSHM ka bërë me dije përshëndet vendimin e Presidentit dhe e quan një vendim në mbrotje të Kushtetutës dhe vlerave Europiane. Më tej në deklaratë shtohet se qëndrimi i Kreut të Shtetit në këtë rast, përputhet me qëndrimin e Këshillit të Medias, komunitetit të gazetarëve shqiptarë, shoqatave ndërkombëtare e lokale të gazetarëve, shoqatave kombëtare e ndërkombëtare të shoqërisë civile. Nëse Partia Socialiste dëshiron të vazhdojë me këtë projekt për mbylljen e gojës së mediave online, ne, vijon deklarata, do të konsumojmë të tëra hapat juridikë në vend e jashtë tij. “Këshilli Shqiptar i Medias gjykon

V

endimi i Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, për të kthyer në Kuvend paketën “Antishpifje” të qeverisë ”Rama 2”, është mbështetur fuqishëm edhe nga shoqata ”Reporterët pa Kufij”. Përmes një postimi në “Tëitter”, kjo shoqatë thotë se paketa është një përpjekje e qeverisë ”Rama 2”, për të kontrolluar median në vend. “Reporterët pa Kufij mirëpresin vendimin e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, për të rikthyer në Parlament dy ligjet e të ashtuquajturës “paketë anti-shpifje”, që shihet si një përpjekje e qeverisë për të kontrolluar median në kundërshtim me Kushtetutën shqiptare dhe Konventat e të Drejtave të Njeriut”, theksojnë “Reporterët pa Kufi”. Argumentet e Presidentit Presidenti Meta firmosi të dielën rrëzimin e paketës “anti-shpifje”, të kritikuar jo vetëm nga komuniteti i gazetarëve dhe organizatat botërore të mbrojtjes së të drejtave të tyre, por edhe nga institucionet e BE. Ndër argumentet ligjore të kthimit të ligjit, Meta kritikon mjaft ashpër nismën e qeverisë duke bërë me dije ndër të tjera se: “Në formën që këto dispozita janë miratuar cenojnë jo vetëm parimet themelore kushtetuese, por ato përbëjnë rrezik për cenim të interesit publik, i cili garantohet edhe përmes ushtrimit të lirisë së shprehjes, lirisë së shtypit dhe së drejtës së informimit, të drejta këto të domosdoshme për një rend demokratik, të lirë e kushtetues. Miratimi i këtyre dispozitave në thelb përmban elementë censurues të drejtpërdrejtë që kufizojnë të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të medias. Kjo gjendje censure krijohet përmes aplikimit të masave ndëshkuese jo proporcionale që këto dispozita parashikojnë, masa që mund të vlerësohen dhe vendosen nga organe administrative, të cilat

se kthimi nga Presidenti i Republikës i ligjit të AMA-s, i cili gabimisht ose qëllimisht për të keqinformuar quhet referohet si “Anti-shpifje”, është një vendim në mbrojtje të Kushtetutës dhe vlerave Europiane. Praktikisht, me përjashtim të Partisë Socialiste dhe institucioneve që ajo zotëron, drejton apo ka shumicën absolute, si Qeveria Shqiptare, Kreu i OSBE-së dhe Kuvendi i Shqipërisë, të gjitha institucionet dhe organizatat kombëtare e ndërkombëtare janë kundër këtij ligji i cili censurën edhe atë pak liri që ka mbetur në mediat shqiptare. Qëndrimi i Presidentit të Republikës në këtë rast, përputhet me qëndrimin e Këshillit të Medias, komunitetit të gazetarëve shqiptarë, shoqatave ndërkombëtare e lokale të gazetarëve, shoqatave kombëtare

e ndërkombëtare të shoqërisë civile; ai madje përputhet edhe me qendrimin e vetë AMA-s dhe është në një vijë me qëndrimin e Këshillit të Europës dhe të BE-së, me atë të Komisionierit të Kombeve të Bashkuara madje edhe qëndrimin e zyrës së OSBE-së në Vjenë, e cila përmes z. Desir, (pas miratimit të ligjit) doli me deklaratën që nuk janë të lumtur me këtë produkt. KSHM dhe organizatat e tjera të medias, në përfaqësim të interesave të medias së re, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë do të vazhdojnë ta luftojnë këtë ligj censure me dy mënyra. Së pari ne do të prezantojmë së shpejti një platformë vetë-rregullimi e cila do të synojë përmirësimin e etikës në mediat online. Së dyti, nëse Partia Socialiste dëshiron të vazhdojë me këtë projekt

për mbylljen e gojës së mediave online, ne do të konsumojmë të tëra hapat juridikë në vend e jashtë tij. Ky ligj është një tentativë për të kontrolluar median online kritike me qeverinë, dhe faktet kanë treguar që në Europën e sotme këto ligje nuk mund të jenë jetëgjata. Ne jemi shumë afër Europës dhe shanset për të imponuar sistemin kinez apo rus të kontrollit të medias nuk mund, nuk duhet e nuk do të tolerohen”, thuhet në deklaratën e KSHM-së.

“Reporterët pa Kufij”: Dy ligjet e të ashtuquajturës “paketë antishpifje” në kundërshtim me Kushtetutën shqiptare dhe Konventat e të Drejtave të Njeriut

“Reporterët pa Kufij” pro Metës: “Antishpifja”, përpjekje për të kontrolluar median në kundërshtim të hapur me rendin e brendshëm kushtetues dhe ligjor, u jepet fuqia që t’i vënë në ekzekutim të menjëhershëm këto masa, përpara se të ketë një vendimmarrje përfundimtare dhe të formës së prerë mbi ligjshmërinë e tyre. Hyrja në fuqi e këtyre ndryshimeve do të krijojë një mjedis arbitrar dhe të pa sigurtë ndaj operatorëve mediatikë elektronikë, për shkak të trysnisë së aplikimit pa kriter dhe subjektiv të masave ndëshkuese dhe shpoporcionale që parashikon ligji i miratuar. Këto mekanizma jo proporcionalë të forcës ndëshkuese që përmbajnë ndryshimet ligjore të miratuara, krijojnë hapësirë që ato të aplikohen përkundrejt mediave on line që janë kritike me punën e qeverisë. Kjo e fundit përmes përfaqësuesve të saj në organet vendimmarrëse dhe kompetencave që këto organe marrin, ka të gjitha mundësitë të shfrytëzojë këtë bazë ligjore që lejon interpretim subjektiv, të ndëshkojë në mënyrë të padrejtë çdo media e cila nuk i përshtatet vullnetit politik të shumicës. Ky realitet do të prodhonte frikësimin dhe auto-censurën, mbylljen apo pezullimin me pa të drejtë të mediave elektronike, duke ndikuar drejtpërdrejtë në cilësinë dhe objektivitetin e informacionit, ç’ka do të prodhonte furnizimin e publikut me fakte ndryshe nga realiteti, që jo

vetëm keq-orientojnë shoqërinë në kërkimin e të drejtave të tyre, por dhe në përmbushjen e përgjegjësive qytetare për ndërtimin dhe ruajtjen e vetë demokracisë. Një situatë e tillë do e vendoste vendin në kufirin e një autoritarizmi, që do të përbënte rrezik për të ardhmen dhe integrimin e Shqipërisë, si edhe ekzistencën e vetë demokracisë funksionale në vend”, thotë Presidenti në arsyetimin e tij ligjor. Nenet problematike Nga shqyrtimi i përmbajtjes së ligjit nr. 92/2019 nga ana e kreut të shtetit, rezulton se ai është i përbërë nga katër nene përmes të cilëve realizohen shtesa e ndryshime në dispozitat e ligjit aktual, kryesisht për të vendosur në ekzekutim vendimet e marra nga Këshilli i Ankesave dhe Bordi i AMA-s, që përmbajnë sanksi-

one apo masa administrative shtrënguese që vendosin këto organe administrative, përkundrejt ofruesve të shërbimeve të publikimeve elektronike on-line. “Konkretisht, nëpërmjet neneve 3 dhe 4 të ligjit nr. 92/2019, Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, si autoriteti përgjegjës që administron domain ç.TLD. al, i jepet kompetenca ligjore të zbatojë vendimet e organeve të AMA-s, duke detyruar njëkohësisht ofruesit e shërbimeve të aksesit në internet që të zbatojnë këto vendime. Konkretisht në këto dispozita parashikohet shprehimisht se: NENI 3 Në nenin 12, pas pikës 2 shtohet pika 3 me këtë përmbajtje: “3. AKEP-i bashkëpunon me AMA–n në përputhje me parashikimet e këtij ligji dhe dispozi-

tave të tjera nënligjore, si dhe siguron zbatimin e vendimeve të Këshillit të Ankesave dhe organeve të tjera të AMA-s, duke detyruar ofruesit e shërbimeve të aksesit në internet të zbatojnë aktet/vendimet përkatëse të këtyre autoriteteve, sipas afateve dhe procedurave të parashikuara në legjislacionin në fuqi” NENI 4 Në nenin 137, në fund të kreut V, pas pikës 19 shtohet pika 20 me këtë përmbajtje: “20. Nuk zbatojnë urdhrat/vendimet e AKEP-it, që lidhen me zbatimin e akteve/vendimeve të Këshillit të Ankesavedhe të AMA-s apo të nxjerra nga çdo organ tjetër me kompetenca ligjore në këtë fushë, sipas nenit 4, të këtij ligji.” Sipas përcaktimeve të mësipërme, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare do të shërbejë si segmenti fundor i forcës shtrënguese të procesit të marrjes së masës administrative nga AMA, si mjeti nëpërmjet të cilit, do të zbatohen vendimet e miratuara prej orgnave të saj (Këshilli i Ankesave, Bordi). Për më tepër, përmes nenit 4 të ligjit nr. 92/2019, AKEP-it i jepet kompetencë që në rast se ofruesi i shërbimeve mediatike nuk zbaton urdhrat/vendimet e AKEP-it, që lidhen me zbatimin e akteve/vendimeve jo të formës (Vijon në faqen 5)


POLITIKE

5

E martë, 14 JANAR 2020

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së flet për kryebashkiakun e Mallakastrës: Përgjegjësi personale. Prokuroria të nisë hetimet pa humbur kohë

PS nuk tërhiqet nga censura e medias. Balla: Dekretin e Metës do e rrëzojmë në Kuvend N jë ditë pasi Presidenti Ilir Meta ktheu paketën e ligjeve “anti-shpifje”, duke argumentuar se cenon parimet e demokracisë dhe lirinë e medias, Partia Socialiste vijon kokëfortësinë e saj teksa deklaron se do e votojë atë sërish në Kuvend, të pandryshuar. Qëndrimi i qeverisë është shprehur nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Tulant Balla. Në një prononcim për mediat, Balla deklaroi se ligjet e miratuara për anti-shpifjen janë sipas rekomandimeve të OSBE-së. pretendim që do të binte poshtë nga vetë zyra e OSBE-së në Vienë. “Kudo në botën demokratike dihej se Presidenti Meta pas urdhrit të Bashës do të kthente mbrapsht përmes dekretit dy ligjet komponentë të kësaj pakete të parë të betejës me shpifjen. Edhe në të ardhmen, legjislacioni shqiptar duhet të përmirësohet për të garantuar fitoren e së vërtetës ndaj shpifjes. Përmirësimet ligjore janë certifikuar tërësisht nga partneri i rëndësishëm OSBE, edhe në kuadër të faktit historik që ne e drejtojmë tani. Mban 57 vende dhe 1 miliardë persona. Më 20 janar dekretet i njoftohen Kuvendit, dhe në seancën më të parë dekretet e z. Meta do të rrëzohen”, tha Balla. Kritikat e Ballës për ligjet i drejtohen presidentit, por në fakt kreu i shtetit nuk është i vetmi që ka (Vijon nga faqja 4) së prerë të Këshillit të Ankesave dhe të Bordit të AMA-s apo të nxjerra nga çdo organ tjetër me kompetenca ligjore në këtë fushë, sipas nenit 4, të këtij ligji, atëherë personi juridik privat do të ndëshkohet me gjobë në shumën prej 1 000 000 lekë. Pra, përmes kësaj dispozite, forca shtrënguese përkundrejt ofruesve të shërbimeve mediatike të publikimeve elektronike rritet nën mbikqyrjen e njëpasnjëshme të dy organeve. Në referim të qëndrimit të mbajtur në arsyetimin e Dekretit nr. 11413, datë 11.01.2020, të Presidentit të Republikës, për kthimin për rishqyrtim të ligjit nr. 91/2019 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”, bëhet e detyrueshme që ligjvënësi bashkërisht me shqyrtimin e ligjit nr. 91/2019, të rishqyrtojë edhe ligjin nr. 92/2019, pasi këto dy akte të reja ligjore janë pjesë e së njëjtës paketë të lidhura procedurialisht dhe materialisht me njëra- tjetrën. Nëse Kuvendi i Shqipërisë, do të

dalë kundër tyre. Ligjet kundër medias janë kritikuar ashpër nga gjithë organizatat e ndërkombëtarë të mediave. Vetë OSBE, se cilët i referohet Balla, si miratuese e propozimeve të qeverisë ka deklaruar se ligji i qeverisë “Rama” nuk ka përfshirë gjithë rekomandimet e tyre. Ndërkohë që organizata të rëndësishme të lirisë së medias në botë, e kanë cilësuar paketën anti-shpifje se një hap pas në lirinë e medias. Presidenti i ktheu Kuvendit Paketën- Antishpifje duke i kërkuar që ta rishikonte pasi kishte konstatuar 4 shkelje të rënda, ndër të cilat tek e drejta

themelore e lirisë së fjalës. Kryebashkiaku i Mallakastrës Në përgjigje të interesit të medias lidhur me denoncimin e Partisë Demokratie për kryebashkiakun e Mallakastrës Qerim Ismailaj, kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla apeloi Prokurorinë e Përgjithshme të nisë menjëherë hetimet, ndërsa kërkoi nga aktor tjetër politik duhet të heqë dorë nga marrja e ushtrimit të kësaj detyre nga ana e prokurorisë. “PS ka një vendim politik që prej ditës që ka mbështetur fuqimisht ligjin dhe paketën e dekriminalizimit, të shoqëruar edhe me vendimet

përkatëse, kështu që nuk i takon më asnjë lloj përgjegjësie Partisë Socialiste, apo çdo partie tjetër që propozon kandidatura por është është një përgjegjësi personale, dhe i bëj thirrje Prokurorisë së Përgjithshme si autoriteti i ngarkuar me ligj për verifikimet të mos humbë kohë në asnjë rast, edhe për raste të tjera për çdo lloj partie që opinioni publik të informohet sa më parë për të shkuarën e çdo kandidati, por në çdo rast këtë punë dhe këtë detyrë e ka prokuroria e përgjithshme dhe çdo aktor tjetër politik duhet të heqë dorë nga marrja e ushtrimit të kësaj detyre nga ana e prokurorisë”, u shpreh Balla. Ndër të tjera Balla komentoi edhe garën për kreun e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për të cilën tha se Kuvendi ka afat deri më 26 janar për të shqyrtuar 5 emra e mbërritur deri më tani. “5 emra kanë ardhur në Kuvendin e Shqipërisë, Kuvendi ka afat deri më 26 janar mos gaboj dhe sapo Kuvendi të fillojë punë, brenda këtij afati do votohet në Kuvendin e Shqipërisë, nëse njëri prej kandidatëve merr 84 vota, ai automatikisht Inspektori i Lartë i Drejtësisë. Nëse nuk votohet, atëherë personi i parë në listë zgjidhet. Nuk dua të bëj koment për asnjë nga kandidatët”, deklaroi dje Taulant Balla.

shqyrtojë e miratojë Dekretin nr. 11413, datë 11.01.2020, për kthimin për rishqyrtim të ligjit nr. 91/2019 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”, kjo gjë ndikon dhe bën të detyrueshme rishikimin dhe reflektimin e qëndrimit edhe në ligjin nr. 92/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9918 datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”. Në arsyetimin e kthimit të ligjit nr. 91/2019, Presidenti i Republikës ka parashtruar argumente mbi domosdoshmërinë e rishikimit nga Kuvendi të sanksioneve financiare, mënyrës së vendimmarrjes, organit që ka të drejtë të marrë vendimin, si dhe mbi mënyrën e ekzekutimit të këtyre sanksioneve, apo të masave të tjera ndëshkuese. Shqetësimet për përhapjen e lajmeve të rreme, apo ndikimit negativ të dezinformimit, duhet të adresohen në mënyrë të tillë që çdo mjet ligjor mbrotjës ndaj këtyre fenomeneve të mos rrezikojë në asnjë rast, të vendosë në disbalancë, apo të krijojë

rrezikun e keqpërdorimit të këtyre mjeteve ligjore për të cenuar të drejtën për informacion, lirinë e shprehjes dhe të medias apo dhe lirinë për veprimtari ekonomike, të drejta këto që gëzojnë mbrojtje të posaçme nga Kushtetuta dhe aktet ndërkombëtare. Ndërsa delegimi me ligj një organi administrativ i kompetencave që Kushtetuta nuk ia lejon, mungesa e transparencës në procedurën e vendimmarrjes, dhe aplikimi i sanksioneve disproporcionale dhe pa kaluar në shqyrtimin gjyqësor, nuk është në balancë mes interesit publik për mbrotjen nga lajmet/informacionet e rreme, dhe të drejtës për informim, lirisë së shprehjes dhe zhvillimit të aktivitetit ekonomik në fushën e publikimeve elektronike. Në këtë logjikë, edhe nenet 3 dhe 4 të ligjit nr. 92/2019, do të duhet të rivlerësohen në kuadër të rishqyrtimit nga ana e Kuvendit të Shqipërisë të dispozitave respektive të ligjit nr. 91/2019, lidhur me masat ndaj ofruesve të shërbimeve mediatike në rastet e shkeljes të dispozitave ligjore. Për sa më sipër, me qëllimin e vetëm përmirësimin e këtij ligji në përputhje me parashikimet

kushtetuese dhe aktet ndërkombëtare dhe në harmoni me dispozitat e ligjit nr. 91/2019, në bindje të Kushtetutës dhe në zbatim të neni 85 pika 1 të saj, kam vendosur kthimin për rishqyrtim të ligjit nr. 92/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9918 datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”, në mënyrë që të rivlerësohet së bashku me ligjin nr. 91/2019, prej të cilit kushtëzohen ndryshimet, me qëllim përfshirjen e rregullave strikte për ngritjen e funksionimin e organeve administrative të pavarura, rivlerësimin e nivelit të masave administrative të parashikuara në analizë të realitetit ekonomik në të cilin janë ngritur e funksionojnë ofruesit e shërbimit të medias, rishikimit të procesit të vlerësimit dhe marrjes së masave administrative dhe ekzekutimit të tyre, si dhe rivlerësimin e efektit të drejtpërdrejtë që do të kenë në përditshmërinë e punës së ofruesve të shërbimit mediatik elektronik nga parashikimet e reja ligjore”, thekson në dekretin e tij, Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

PËRFAQËSUES I LIRISË SË MEDIAS NË OSBE

“Anti-shpifja”, OSBE braktis Ramën, mbështet Presidentin kundër draftit të censurës

Pa u shuar ende përjetimet e marrjes së Presidencës së radhës nga Edi Rama, zyra e OSBE-së në Vjenë për Lirinë e Mediave rrëzon paketën e ligjeve “anti-shpifje” të qeverisë “Rama”, e cila nuk u dekretua dy ditë më parë edhe nga Presidenti Ilir Meta. Në një deklaratë për mediat, kreu i zyrës së OSBE për mediat, Harlem Désir deklaron se është njohur me argumentet ligjore të kreut të shtetit dhe se është gati të punojë me qeverinë “Rama” për përmirësimin e ligjit. “Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir, mori sot nga Zyra e Presidentit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta dokumente shpjeguese mbi arsyet e kthimit në Parlament të ligjeve për Media audiovizuale dhe Ligjin për Komunikimi Elektronik në Republikën e Shqipërisë. Në funksion të ekzaminimit të ri të ligjeve nga Parlamenti, Përfaqësuesi konfirmon se ai është i gatshëm të vazhdojë të punojë me autoritetet e Shqipërisë për të përmirësuar ligjet, veçanërisht në çështjen e nivelit të gjobave dhe respektimin e parimit të proporcionalitetit si të parashikuara në të drejtën ndërkombëtare”,- thuhet në deklaratën për media të OSBE-së. Deklarata e Harlem Désir konfirmon qëndrimin e mbajtur dhe më herët nga ana e organizatat shqiptare të mediave dhe ato ndërkombëtare, të cilat kanë kritikuar paketën ligjore të miratuar nga ana e qeverisë. Deklarata e OSBE që i referohet përfaqësuesit Harlem Désir thekson se “në legjislacionin e ri nuk duhet të pengohet liria e shprehjes dhe liria e mediave. Ai shpreson që leximi i ri të lejojë sqarime të mëtejshme për përmirësim të ligjeve dhe të sigurojë respektimin e plotë të tyre me standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së”. OSBE i jep të drejtë kreu të shtetit në argumentet e kthimit të paketës ligjore, ndërkohë që qeveria pretendon se OSBE i ka dhënë dakordësinë për miratimin e këtij ligji. Fakti që OSBE thotë se rikthimi i ligjeve është një mundësi që ato të jenë me standarde ndërkombëtare, do të thotë se paketa që ka miratuar aktualisht qeveria nuk i ka këto standarde.


POLITIKE NËNKRYETARI I LSI

6

E martë, 14 JANAR 2020

Vasili: OSBE mbështet Presidentin dhe rrëzon mashtruesin Rama për “antishpifjen” N ënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për qëndrimin e OSBE pro rishikimit të ligjeve për mediat, të cilët nuk u dekretuan nga Presidenti. Vasili shprehet se OSBE ka mbështetur në mënyrë të qartë Presidentin dhe ka rrëzuar mashtrimet e qeverisë “Rama” me ligjet kundër medias. “OSBE mbështet Presidentin dhe rrëzon mashtruesin Rama për “antishpifjen”!! Diskreditohen mashtrimet dhe manipulimet e Edi Ramës për ligjin e antishpifjes. Përfaqësuesi i OSBE për lirinë e medias Harlem Dezir pas shpjegimeve parimore dhe shteruese të Presidentit Meta shpreh gadishmërinë që të mbështesë ndryshimet e domosdoshme të këtij ligji të turpshëm”,-

shprehet Vasili. Ai thotë se edhe vet ndërkombëtarët po e pranojnë që janë mashtruar nga Edi Rama. “Edi Rames i doli boja si asnjë tjetri, si mashtrues ordiner që nuk kursen as ndërkombëtarët. Ndërkombëtaret të ndërgjegjsohen se me çfarë mashtruesi kanë të bëjnë. Akoma me qesharakë edhe këta zëdhënësat vulehumbur të Edi Ramës, që kakarisin si gjeli majë plehut. Shqiptarëve nuk jua mbyll dot gojën dot kërkush. Media dhe fjala e lirë nuk mund të uzurpohet nga sharlatanizmat mashtruese dhe dështake të Edi Ramës. Qendrimi europian dhe demokratik i Presidentit, krenari për të gjithë”,deklaron Petrit Vasili.

PD: Rama e ka jetike mbylljen e gojës së mediave, të censurojë të vërtetën e keqqeverisjes së tij dhe bashkë-drejtimin e vendit me një grusht oligarkësh dhe kriminelësh

“Antishpifja” në Kuvend, Vokshi: Vendim i drejtë nga Presidenti Meta. Rama do censurë

ISH-MINISTRJA E INTEGRIMIT

Klajda Gjosha: Papjekuria e politikës po i detyron shqiptarët të largohen nga vendi

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha është shprehur se papjekuria e politikës po i detyron shqiptarët të largohen nga vendi. Përmes një reagimi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ish-deputetja e LSI-së theksoi dje se shqiptarët i përkasin Shqipërisë, dhe ata janë të vetmit që mund të sjellin ndryshim dhe zhvillim. “Papjekuria e politikës po i detyron shqiptarët të largohen nga vendi. Prioriteti ynë kombëtar duhet të jetë rikthimi i shpresës nëpërmjet stabilitetit politik dhe ekonomik. Shqiptarët i përkasin Shqipërisë, dhe ata janë të vetmit që mund të sjellin ndryshim dhe zhvillim!”, tha në reagimin e saj, ish-deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha.

ISH-DEPUTETI I LSI-së

Përparim Spahiu: Financat në ditët më të zeza të tyre

P

artia Demokratike e quan të drejtë vendimin e dy ditëve më parë të Presidentit Ilir Meta, për të rikthyer në Kuvend ligjin ”Antishpifja”. Përmes ish-deputetes Albana Vokshi, selia blu tha dje se PD-ja do t’i anulojë në momentin më të parë që do të ketë besimin për të qeverisur vendin, dy ligjet e paketës “Antishpifje” të qeverisë “Rama”. Ish-deputetja demokrate argumentoi arsyet pse kryeministri Edi Rama do të nxitojë ta miratojë në Kuvend përsëri, ligjin e refuzuar nga Kreu i Shtetit, Ilir Meta. Nga foltorja e PD-së, Albana Vokshi deklaroi se Edi Rama sot e ka jetike mbylljen e gojës së mediave, ndaj misioni i tij është të censurojë të vërtetën e keqqeverisjes së tij dhe bashkë-drejtimin e vendit me një grusht oligarkësh dhe kriminelësh. “Kthimi i dy ligjeve të censurës së medias online nga Presidenti i Republikës, është një hap i duhur në mbrojtje të fjalës së lirë. Ky është një vendim i drejtë, që një kryeministër normal do ta shikonte si mundësi për t’i tërhequr ligjet antidemokratike. Të gjithë e dimë mirë, se Edi Rama nuk ka për ta bërë këtë. Ai e ka sot jetike mbylljen e gojës së mediave, sidomos ato kritike online. Misioni i Edi Ramës është të censurojë të vërtetën e keqqeverisjes së tij dhe bashkë-drejtimin e vendit me një grusht oligarkësh dhe kriminelësh. Edi Rama e ka sot jetike te fshehë të vërtetën e një krize të rëndë ekonomike, që ka përfshirë vendin, të vërtetën për mijëra

Drejtuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Tiranën, Përparim Spahiu është shprehur se qytetarët nuk marrin pensionin e invalidit prej dy muajsh. Me anë të një videoje nga Kamza, Spahiu tregon se si financat janë në ditët e tyre më të zeza. “Financat në ditët më të zeza të tyre. Prej dy muajsh qytetarët e pa mundur për punë nuk marrin pensionin e invaliditetit. Pamjet e mëposhtme vijnë nga Kamza ndërkohë që e njëjta situatë është në të gjithë vendin”, tha Spahiu. familje që janë në të ftohtë, pa strehë, pa ujë, pa drita, pa ngrohje, pa ilaçe e pa vakte të plota për fëmijët e tyre. Sot, kur duhet të dalin para drejtësisë zyrtarë të kësaj qeverie përgjegjës për 24 jetët e humbura në Thumanë, Edi Rama e ka domosdoshmëri të fshehë të çdo gjurme të krimit shtetëror, duke censuruar median. Edi Ramës i duhet censura ndërsa po përgatit vjedhjen e radhës, këtë herë përmes koncesioneve e tenderave mbi rrënojat e tërmetit të 26 nëntorit. Në kohën kur njeri pas tjetrit po faktohen me të shkuar kriminale personat e emëruar prej Edi Ramës në krye të Bashkive, ai e ka domosdoshmëri censurën me ligj

të mediave. Sot kur drejtësia duhet të veprojë për të dënuar zyrtarët e përfshirë në blerje votash, lidhjet me krimin, që janë kushtet e Bundestagut për hapjen e negociatave, Edi Ramës i duhet një mekanizëm ndëshkimi për këdo që thotë të vërtetën. Në kohën kur i duhet të përmbushë detyrimet e Bundestagut për hapjen e negociatave, duke nisur me reformën zgjedhore që i hap rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme, Ramës i duhet vetëm propaganda e tij dhe heshtja e çdo ujt që thotë të vërtetën për aferat korruptive apo lidhjet e qeverisë më krimin. Për këto e shumë afera të tjera që rëndojnë mbi këtë qeveri, Edi Rama do të kërkojë ta miratojë

me shpejtësi dhe pa asnjë ndryshim këtë ligj të kthyer nga Presidenti. Asnjë ligj censure nuk do të arrijë të fshehë të vërtetat e korrupsionit, krimit, varfërisë dhe mjerimit që ka mbërthyer Shqipërinë. Partia Demokratike i konsideron këto dy ligje si antikushtetues, që shkelin konventat ndërkombëtare, që censurojnë lirinë e fjalës dhe të drejtën e qytetarëve për informim. Duke inkurajuar gazetarët të mos tremben nga censura qeveritare, Partia Demokratike angazhohet për të anulluar këto dy ligje në momentin e parë që ajo do të ketë besimin për të qeverisur vendin”, deklaroi dje ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi.


POLITIKE ISH-DEPUTETI I PD-së

I

sh-deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama që ai bëri në ceremoninë e 107 vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit. Përmes rrjeteve sociale, kreu i Departamentit Anti-Korrupsion në PD, theksoi dje se vlerësimi i vërtetë për policinë që deshi dhe që e shpartalloi vetë, është pasi i shërbeu krimit dhe Mafias. “Rama, në 107 vjetorin e Policisë së Shtetit qenka krahasuar me Policinë e Ismail Qemalit! E me

7

E martë, 14 JANAR 2020

Alibeaj: Rama e shndërroi policinë në një shërbim funerali, që mbledh kufomat gjithë këtë krahasim të mundimshëm, kryeministri nuk paska gjetur guxim të përballet me 57 ngjarjet me vdekje dhe 63 viktimat e 2019; nuk i paskan ardhur ndër mend që 128 drejtues të “Policisë që deshi” iu përfshinë në kanabizimin e vendit; se 3 drejtuesit e lartë të tij në Vlorë i ka ende në arrati; asnjë fjalë për orët shtesë të pa paguara dhe kushtet mizerabël; asnjë grimase për viktimat

e krimit të këtij fillim-viti. Vlerësimi i vërtetë për policinë që deshi dhe që e shpartalloi dora vetë ai, për të lartësuar krimin dhe Mafian, është se e ka shndërruar policinë thjesht në një shërbim funerali, që veçse mbledh kufomat e krimit! E në fakt përse i duhet Policia, përderisa për të mjafton që kriminelët “hëngshin kokat e veta”?!”, theksoi ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Kreu i PD-së takim në zonat e prekura nga tërmeti, sulmon qeverinë: Fondin prej 150 mln dollarë e do për oligarkët

Basha: Qeveria të marrë 5 masa të menjëhershme për ringritjen e biznesit K

ryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte pranë biznesit të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar në zonën e Durrësit, nga ku prezantoi dhe 5 masat e menjëhershme që i kërkoi qeverisë për ringritjen e biznesit në zonat e prekura nga tërmeti. Përmes një postimi në faqen tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Basha denoncon qeverinë ndërsa thekson se këta banorë ndonëse iu komunikua se do të përfitojnë bonus qiraje, deri më tani nuk kanë marrë asnjë leke. Sipas tij, qytetarët u duhet të marrin borxh për të paguar qiratë. Po ashtu lideri i PD-së tha se në mes të dimrit, me qindra familje jetojnë ende në çadra apo makina. “Kriza ekonomike që ka përfshirë vendin dhe pasojat e tërmetit, kanë gjunjëzuar biznesin e Durrësit, një prej ekonomive më të rëndësishme të vendit. Shteti deri tani ka qene inegzistent për të ndihmuar në ringritjen e biznesit. Sot u takova me pronarë dhe punonjës fasonerie dhe të një punishte përpunimi qumështi. Ata më shprehën shqetësimin e tyre se situata po i çon drejt falimentimit. Shumë punonjës ende nuk janë rikthyer në punë pasi janë detyruar të strehohen

larg vendbanimit të tyre në pamundësi të përballimit të kostove të një shtëpie me qira apo të jetojnë në çadra. Deri tani nuk kanë marrë asnjë bonus qiraje,

ndërsa i sorollasin nga njëra zyrë në tjetrën. Bizneset nuk kanë pasur asnjë mbështetje nga shteti për dëmet e shkaktuara ndërkohe që duhet të paguajnë

taksat e rritura dhe fuqia blerëse është në nivelet minimale. Mosmarrja e masave të menjëhershme, do të sjellë pasoja të rënda për ekonominë dhe punësimin në Durrës dhe gjithë Shqipërinë. Edhe njëherë i kërkoj qeverisë të marrë masa të menjëhershme për ringritjen e biznesit në zonat e prekura nga tërmeti duke nisur me: 1. Përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore gjatë periudhës së rindërtimit për të gjithë operatorët ekonomikë me aktivitet në zonat e prekura; 2. Përjashtimin nga tatim fitimi për të gjitha subjektet që e ri-investojnë fitimin për të rikuperuar dëmet e tërmetit; 3. Pezullimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për periudhën deri në rikuperimin e dëmeve dhe pagesat e shtyra të kryhen me këste pas periudhës së rikuperimit; 4. Përjashtimin nga tvsh për të gjitha materialet, lëndët e para, mjetet kapitale që përdoren për rikuperimin e dëmeve. 5. Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit gjatë kohës së gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, u shpreh dje në reagimin e tij, kryedemokrati Lulzim Basha.

Kreu i Departamentit për Çështjet Ligjore në PD: Duhet larguar Rama që të fillojë eliminimi KÇK-së

K

reu i Departamentit për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike Çlirim Gjata reagon ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama që ai bëri paraditen e sotme në ceremoninë e 107 vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit. Përmes rrjeteve sociale, Gjata thekson se projekti i Ramës për KÇK-në është sa antikushtetues, aq dhe diktatorial, pasi sipas tij, nuk është gjë tjetër, veçse kontroll i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga policia. “Prapë KÇK?! Sot (dje), në një ceremoni për 107-vjetorin e krijimit të policisë, Edi Rama solli edhe njëherë në vëmendje të ashtuquajturin ligj për KÇK. Pa hyrë shumë në përmbajtjen e

Çlirim Gjata: Projekti i Ramës për “KÇK”në, antikushtetues dhe diktatorial këtij projekti sa antikushtetues, aq dhe diktatorial (nuk është gjë tjetër, veçse kontroll i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga policia), pasi e kemi bërë dhe do ta trajtojmë përsëri, me të drejtë kujtdo i lindin pyetje: Pse Edi Rama u kujtua tani pas dy muajsh prapë për këtë projekt? Pse po u bën presion gjyqtarëve dhe prokurorëve me të ashtuquajturin ligj kundër KÇK?? Ndërkohë që duhet të bëhen hetime dhe të merret vendim nga prokuroria për shitblerjen e

votave, aferën e Astirit (20milion euro/km), falsifikimin e dokumenteve të tenderit të unazës së re(17milion euro me një dorë), koncesionet, PPP, pastrimin e parave, industrinë marramendëse të drogës në Shqipëri, etj.,etj.,etj... Fantazma e frikës duket në horizont. Ka një mekanizëm kontrolli për gjykatësit dhe prokurorët, që është VETINGU dhe institucionet e reja të drejtësisë. Ato mund të hetohen nga SPAK, apo të kontrollohen nga KLP dhe KLGJ. Këto

organe kanë çdo mekanizëm reagimi ndaj prokurorëve dhe gjykatësve, që mendohet se janë të korruptuar. Ekzistojnë ligjet për këto çështje. Por problemi qëndron në faktin se koka e KÇK është vetë Rama. Nuk mund të lufojë Rama, Ramën. Shikoni vetëm rastin e kryebashkiakëve të inkriminuar; kush i zgjodhi? Ndaj dhe deri në largimin e tij do të lulëzoj vetëm krimi dhe korrupsioni. Ndaj dhe duhet larguar Rama që të fillojë eliminimi KÇK-s”, tha Çlirim Gjata.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

POLITIKE

8

E martë, 14 JANAR 2020

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho: Opozita dhe LSI, alternativë për rimëkëmbjen e vendit në gjithë sektorët kyç

Intervistoi: Redjon Shtylla Për opozitën, zgjidhja e krizës politike që vijon prej një viti, ka veç një mënyrë. Zgjedhje të parakohshme dhe për nënkryetarin e PD-së, Edmond Spaho, nëse kryeministri Edi Rama do të vazhdojë të zvarrisë zgjidhjen, “ne do ti drejtohemi protestave. Ende nuk kemi një datë për to por të jeni të sigurtë që ato janë opsion real dhe shumë serioz i yni”. Në një intervistë për “Koha Jonë”, ai pohon se marrja e Presidencës së OSBE-së nga Shqipëria, në vend që të ishte një moment prestigji dhe krenarie, po kthehet në një situatë tragji-komike. “Shqipëria është vend që nuk organizon zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndërkohë që detyra e kësaj organizate është ti garantojë ato në vendet anëtare”. I pyetur nëse selia blu ka ende dosje për kryebashkiakë të PS-së, që morën mandatin në votimet e 30 qershorit, Spaho thotë se “Ne do të vazhdojmë të plotësojmë dosjet për këdo drejtues vendor apo qendror që ka problem me drejtësinë. Në momentin që dosja plotësohet me gjithë dokumentacionin e nevojshëm e bëjmë publike. Të padiskutueshme sot janë lidhjet dhe mos ndarja e Ramës nga krimi dhe bashkëqeverisja me të në të gjitha nivelet e pushtetit”. Opozita flet për zgjedhje të parakohshne por deri në muajin mars qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, çka nënkupton se deri në këtë muaj nuk mund të ketë zgjedhje. Kur mund të jetë koha e përshtatshme që duhet për të implementuar Reformën Zgjedhore që më pas të ketë zgjedhje lokale dhe të përgjithshme? Së pari, duhet të hartojmë një Reformë Zgjedhore gjithëpërfshirëse, trasparente dhe padyshim tërësore që të ketë si prioritet rekomandimet e OSBE-ODIHR. Kjo reformë do të jetë e suksesshme nëse Shqipëria nëpërmjet saj realizon zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke u shkëputur një herë e mirë nga problematika e zgjedhjeve, e cila ka prodhur kriza politike të vazhdueshme. Sot të gjithë e pranojmë se kriza politika ka ardhur si pasojë e deformimit të vullnetit të qytetarëve në zgjedhjet e 2017 (të faktuara me dosjet 184 dhe 339, përgjimet e revistes Bild), të cilat nxorrën në pah lidhjen e politikës me krimin dhe sesi paratë e krimit të organizuar e drogës, janë përdorur për të shantazhuar administratën publike dhe blerë votën e shqiptarëve. Sfida më e madhe e kësaj reforme dhe e klasës politike shqiptare, mbetet adresimi dhe dhënia fund e shitblerjes së votës dhe gjithashtu fund kriminalizimit të politikës. Duke garantuar një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm si vullnet i gjithë politikës në interes të demokracisë dhe rikthimit të pluralizmit politik, do të mund të zhvillojmë zgjedhje të para-

kohshme si mënyra e vetme për të pasur përfaqësimin e drejtë të qytetarëve në Parlament si vullnet i tyre e jo bandave të krimit. Për LSI-në dhe opozitën, koha e përshtatshme do të ishte sa më parë por padyshim pasi të kemi garantuar zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme të cilat sot janë prioriteti nr.1 për avancimin e procesit të Integrimit dhe plotësimit të 9 kushteve për hapjen e negociatave. Që në ditët e para të 2020, opozita ka paraqitur detaje për Reformën Zgjedhore. Ka LSI ndonjë propozim ose sistem preferencial, të cilin e ka diskutuar në grupin e punës me opozitën? LSI mbështet sistemin që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme e me arritjen e këtij standarti çojnë përpara procesin e Integrimit Europian, që fillon nga vota e lirë si themeli i demokracisë. Nga protestat e disa muajve më parë, vendosët për “heshtje” opozitare në momentin e vendimit për çeljen e negociatave dhe tani po shohim një aksion me akuza nga selitë e partive opozitare. Çfarë skenari do të ndiqni që në 2020 të rrëzoni qeverinë? Unë mendoj që opozita ka vendosur interesat kombëtare përpara çdo lloj interesi personal në kuadër të procesit të integrimit, të cilin e sheh si prioritet Kombëtar. Sfidat për 2020 të opozitës i shoh në dy plane: Së pari, padyshim do të vazhdojë me denoncimet e çdo afere korruptive dhe me nxjerrjen në pah të keqqeverisjes së vendit, të

Xhixho: LSI mbështet sistemin zgjedhor që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme

cilën faktikisht po e vuajnë çdo ditë si pasojë e krizës së thellë ekonomike dhe shpopullimit të rëndë që po i ndodh si në kapital njerëzor dhe financiar duke u kthyer në një këmbanë alarmi për vendin. Kjo padyshim e shoqëruar me protesta si formë demokratike për të shprehur rezistencën ndaj këtij regjimi. Së dyti, mendoj që opozita dhe padyshim LSI-ja, si një forcë kryesore në bllokun opozitar, do të duhet të dali me një alternativë për rimëkëmbjen e vendit në gjithë sektorët kyç, si mundësi për të rikthyer shpresën dhe hapja gjithashtu ndaj intelektualeve, grave, vajzave, rinisë si një mundësi për të vënë në funksion të këtij objektivi madhor e jetik për vendin. Duke e parë politikën si mekanizëm në funksion dhe duar të qytetarëve për të bërë të mundur gjëra që sot duken të pamundura. Marrja e Presidencës së OSBE-së, a do të ndihmojë në përshpejtimin e hapjeve të negociatave të Shqipërisë? Nga ana tjetër, si do të vijë kjo presidencë, kur qeveria “Rama 2” kundërshtohet nga shqiptarët për të paktën

dy çështje, marrëveshja për Minishengenin dhe për ligjin “Antishpifje”? Marrja e Presidencës së OSBE-së është një ngjarje e rëndësishme për vendin dhe do të ishte një sfidë dhe mundësi për të promovuar imazhin e vendit në një situatë normaliteti. Të mos harrojmë vlerat që përfaqëson kjo organizatë për mbrojtjen e promovomin e drejtave të njeriut, paqen e demokracinë, si organizata më e madhe e sigurisë në Europë. Kjo ndodh në një situatë ku drejtuesi Rama nuk përfaqëson më asnjë nga këto vlera. Mjafton ligji “Antishpifje” për të kuptuar filozofinë e tij ndaj të drejtës së fjalës si një nga të drejtat themelore të njeriut. Asnjë nga ne nuk do që kjo Presidencë të ndërpritet për interesa të vendit e jo kësaj qeverie. Kjo Presidencë mund ta ndihmojë procesin e Integrimit të Shqipërisë, vetëm nëse ne përmbushim detyrat e shtëpisë nga qeveria të lëna mbi tryezë nga Bundestagu Gjerman. 9 kushtet e Bundestagut gjerman, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, reforma zgjedhore dhe implementimi i saj, janë

kushte që vendit t’i mundësohet përshpejtimi i hapjes së negociatave. Si e parashikoni 2020? Është vit që Shqipëria kërkon çeljen e negociatave. Viti që lamë pas do të mbahet mend si shansi i humbur i rradhës i Shqipërisë me “Jo” që morëm nga Këshilli i Bashkimit Europian. Një qeveri e kryeministër i përgjegjshëm do të duhet ta kishin atë udhërrefyes të punës së përditshme e cila fillonte me plotësimin e kushtit nr.1 i hartimit të Reformës Zgjedhore do duhet të ishte gjithëpërfshirëse e transaparente. Opozita nuk i është shmangur kësaj përgjegjësie duke ndërtuar tryezën e ekspertëve dhe ofruar kontributin e saj për këtë reformë që ne e konsiderojmë themelin e demokracisë. Gjithashtu kushte të tjera janë ngritja e funskionimi i Gjykatës Kushtetuese e të Lartë, me ndëshkimin e personave të përfshirë në krimin elektoral dhe të gjithë kushteve me rradhë. Detyra prioritare e kësaj qeverie për 2020 dhe e gjithë klasës politike sot, është përmbushja e 9 kushteve, si e vetmja mundësi që në pranverë në nbledhjen e rradhës të Këshillit Europian, të mund të marrim një “PO” pa kushte nga vendet anëtare. Si një ish-ministre e Integrimit, besoni se samiti i “Mini-Shengenit Ballkanik” pa Kosovën ka krijuar një përçaje? A po punohet për Serbinësh e Madhe? Çfarë duhet të bëjnë shqiptarët për këtë çështje kaq të ndjeshme? Çdo iniciativë rajonale e cila i ndihmon vendet e rajonit në rrugën e tyre të Integrimit Europian padyshim gjen mbështetje. Ky nuk është rasti, pasi së pari nuk ka një gjithëpërfshirje, transparencë dhe objektiva të qarte se çfarë synohet të arrihet nga kjo marrëveshje dhe përfitimet konkrete të Shqipërisë në aspektin ekonomik apo çdo lloj aspekti tjetër. Si mundet që kryeministri Edi Rama në papërgjeshmëri të pranojë një nismë ku Kosova është e përjashtuar dhe qasja e Serbisë në këtë moment kritik të saj është një politike që vë si objektiv të saj dhe investohet për tërheqjen e njohjeve të shtetit të Kosovës, në një kohë që ajo po bën përpjekte maksimale për anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare. Paqartësia e kësaj nisme vë në dyshim qëllimin final të saj.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

9

E martë, 14 JANAR 2020

Tirana me hyrje dinjitoze, nis mbjellja e pemëve në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës

Veliaj: Brenda vitit nis puna për terminalin e Lundrës

T

irana do të ketë hyrje dinjitoze, jo vetëm si infrastrukturë, por edhe nga ana estetike e saj. Pas gjelbërimit të të dyja anëve të autostradës Tiranë-Durrës, Bashkia e Tiranës nisi punën për mbjelljen e pemëve të reja edhe në rrugën dytësore të aksit, ku ushtrojnë veprimtarinë e tyre ekonomike shumica e bizneseve të kryeqytetit. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu bashkia aksionit për mbjelljen e 100 fidanëve të parë, nga 1 mijë që do të mbillen në total në këtë segment. “Jam gjithmonë i lumtur sa herë që mbjellim pemë e më shumë pemë, e më pak sherr duhet të mbjellim në qytetin tonë, për të pasur harmoni. Sot kemi kaluar në zonën e Kasharit. Pasi kemi gjelbëru-

ANALIZË

Nga Mal Berisha

D

hjetor 2019- Këto ditë është botuar dhe ka dalë në qarkullim libri (Sh)Krime në Histori i autorit Ndrek Gjini, gazetar, poet, shkrimtar dhe përkthyes. Unë pata nderin që të shkruaja hyrjen e këtij libri shumë të bukur të këtij autori atdhetar. Po e sjell këtu për miqtë e mi të nderuar duke i inkurajuar ta lexojnë atë. Hyrje -Me autorin e këtij libri, shkrimtarin, poetin, përkthyesin dhe gazetarin, Ndrek Gjini, isha njohur vetëm nëpërmjet shkrimeve të tij, nëpër gazetat shqiptare. Kjo njohje u konkretizua nga afër, kur unë pata nderin të përfaqësoja Shqipërinë, si Ambasador në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe, Irlandës së Veriut dhe Irlandës. Ndreka ishte vendosur në këtë të fundit, prej disa vitesh dhe jetonte e punonte në një nga qytetet e saj, më perëndimore, në Galway. U vura në kontakt me të dhe kjo bëri që të ndërtonim një miqësi, e cila ishte krejt në shërbim të promovimit të Shqipërisë dhe Kosovës në Irlandë. Si një shkrimtar dhe aktivist i Bashkisë së Galway-t, ai mundësoi hapje ekspozitash për 100 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në qytetin ku jetonte. Më tej bashkëpunimi ynë, u shtri edhe në aktivitete të përbashkëta, për shkak se puna e Ambasadës tonë në Londër shtrihej edhe në Irlandë. Me datën 10 tetor të vitit 2013, unë paraqita letrat kredenciale, tek Presidenti i Republikës së Irlandës, Sh.T. z. Michael D. Higgins. Takimi me atë burrë shteti dhe intelektual të shquar të Irlandës, ishte shumë mbresëlënës në çdo aspekt. Duke e pas njohur mirë që përpara statujën e Presidentit irlandez, mendova që ta “surprizoja” me

ar edhe dy anët e autostradës, vazhdojmë me brezin e dytë, brezin e rrugës dytësore, aty ku ndodhet shumica e biznesit dhe ku është pulsi ekonomik i Tiranës. Ne do të merremi me konturin e rrugës”, tha Veliaj. Kryebashkiaku ftoi që kësaj nisme t’i bashkohen edhe bizneset e zonës. “Në total do të mbjellim rreth 1000 pemë në secilën anë, që do të kornizojnë rrugën dytësore të Tiranës. Megjithatë, ka një ftesë për bizneset: Në të gjitha hapësirat e parkingjeve të tyre, në hapësirat e brendshme, në oborre, mund të na ndihmojnë me gjelbërimin. Parimi është: për çdo makinë që përdorin këto biznese në qytet duhet të mbjellin 2 pemë”, tha ai, teksa shtoi se nisma merr një domethënie edhe më të veçantë për Tiranën

pasi është jo vetëm 100-vjetori i shpalljes Kryeqytet, por edhe marrja e Presidencës së OSBE-së. “Ky është një vit shumë i rëndësishëm për Tiranën, një vit unik. Është një vit ku ne kemi presidencën e OSBE-së, do të presim Samitin Digjital të Ballkanit, do të kemi Samitin e Ministrave të Mbrojtjes së NATO-s. Pra, është një vit ku qindra-mijëra njerëz do të shohin Tiranën dhe prej Tiranës do të krijojnë një opinion edhe për Shqipërinë. Ndaj, do të doja shumë që jo vetëm bashkia, jo vetëm njësitë tona administrative dhe sipërmarrjet që janë vendosur në Tiranë, por çdo familje mund të mbjellë një pemë”, u shpreh ai. Veliaj foli edhe për terminalin e ri të autobusëve të Jugut dhe të Veriut, i cili u zhvendos

në anën tjetër të rrugës tek “Kthesa e Kamzës”. Kryebashkiaku tha se për të lehtësuar

qytetarët, ka filluar nga puna edhe operimi i autobusëve fizarmonikë.

Dy fjalë për librin “(Sh)krime në histori” një gjest shumë të thjeshtë, pa asnjë shpenzim, por shumë kuptimplotë. Për këtë, ndonëse pa e pyetur, më erdhi në ndihmë autori i këtij libri, Ndreka, kësaj radhe si përkthyes. Ai kishte njohje me Presidentin Irlandez, për shkak se ky i fundit, ishte një ndër themeluesit e shoqatës “Miqtë Irlandezë të Shqipërisë”, ku bënin pjesë shumë intelektualë të qytetit Galway. Ndreka kishte përkthyer në gjuhën shqipe një seri vjershash të Michael D. Higgins dhe i kishte botuar në Gazetën Nacional në Tiranë. Unë i mora ato vjersha, i printova dhe i lidha bukur në një liberth dhe gjatë audiencës private me Presidentin, ia dhurova atij. Presidentit i shndritën sytë. Ai as që e priste një gjë të tillë. Pasi i hodhi një sy ai më tha: “Jam shumë i nderuar dhe i lumtur. Kam shumë libra të mijtë të përkthyer në gjuhë tjera, të cilat gjënden në bibliotekën time, por nuk kam asnjë të tillë të përkthyer në shqip. Ky do ta zbukurojë koleksionin tim, madje do ta vendos në krye të tyre.” I thashë me shaka se i takon, pasi emri i vendit tim fillon me germën “A”. Ai qeshi dhe më tha: “Jo, jo thjesht për këtë arsye! Unë e njoh autorin, por nuk e dija se më paska përkthyer në gjuhën e nënës së tij.” E përmenda këtë fakt, për të vënë në pah një nga cilësitë e autorit të këtij libri dhe ndikimin që ka patur veprimtaria e tij e shumëanëshme letrare jo vetëm në jetën e tij, por edhe në promovimin e Shqipërisë në një vend si Irlanda. Libri “(Sh)Krime në Histori” është një kolazh rrëfimesh shumë interesante, të cilat Ndrek Gjini, i ka mbledhur me shumë përkujdesje. Në fakt ai i ka mbledhë si bleta piklat e mjaltit e

të polenit nëpër cepa të ndryshëm të botës. Kështu ai ka vënë në një seri aq interesante ngjarjet që kanë të bëjnë përherë në një mënyrë ose në një tjetër me Shqipërinë dhe shqiptarët. Personazhet e këtij libri janë emra shumë të njohur të lidhur me historinë e Shqipërisë, në një mënyrë ose një tjetër. Vetë titulli është shumë intrigues, pasi ai luan me germën “Sh” në thojza, duke vënë dy fjalë: Shkrimin dhe krimin. Në të vërtetë ai duke shkruar këtë libër ka zbuluar edhe shumë veprime të cilat shkojnë deri në definicionin e krimit. Ndreka shkon në këtë libër deri në zonat më të largëta malore të Shqipërisë, në Valbonën, ku ecën mbi kalë njëri nga njerëzit më të shquar, pra të udhëtarit britanik që ka shkruar librin “Land of Eagles”, Robin Hanbury – Tenison. Në libër gjejmë një sygjerim shumë interesant për mbrojtjen dhe ekspozimin për efekte turizmi dhe njohje elementët e ruajtur paganë në Shqipëri, ashtu siç ka bërë Irlanda në vitet tridhjetë të shekullit të kaluar. Autori na sjell fakte të rralla, siç është kumbaria e Preng Bib Dodës

me Napoleonin e Tretë, si edhe dhuratën që komunistët shqiptarë i bënë Hrushovit, duke i dhënë kostumin e mrekullueshëm shqiptar të veshur nga Preng Bib Doda. Në libër lëvizin personazhe me fat tragjik, shqiptar të talentuar dhe vlera të vërteta për kombin si Rexh Meta, i adaptuari i gazetares më të madhe të kohës së vet, Roze Wilder Lane. Më tej, gjen përshkrimin për fatin tragjik të atyre që formuan Lidhjen e Dytë të Prizrenit. Autori ndalohet tek akti fisnik i shqiptarëve në mbrojtjen e hebrejve, gjatë Luftës së Dytë Botërore të personifikuar në figurën e Kolë Bibë Mirakës, i cili ndihmoi në përcjelljen e hebrejve drejt zonave të lira e të sigurta të Italisë së Jugut. Rrëfimi i Meave de Burgh, që i bën mbesës së saj të famshme irlandeze, Miss Botës 2013, Rosanna Davison, rreth

fatit të keq të patriotëve shqiptar që u martirizuan prej tradhëtisë së madhe të Kim Philbit është tronditës. Ai është një rrëfim i alternuar midis çarmit të një bukuroshje dhe tragjedisë së qindra shqiptarëve që ranë në duar të sigurimit të shtetit, për faj të asaj tradhëtie. Në shkrimin për Dom Nikoll Kaçorrin, autori ndalet tek kontributi – jo aq i vënë në pah – i njërit nga patriotët më të mëdhenj të kombit shqiptar të shekullit të njëzetë. Po ashtu, ai nuk harron të shënojë atë, Nënë Tereza, e cila e kishte filluar misionin e saj pikërisht në Irlandë, me punën e saj për paqën në zonën më të rrezikshme të Irlandës së Veriut, pikërisht aty ku vdekja sillej çdo ditë – në Ballymurphy. Në libër “hasen” dy figura të ndritura, simboli i rezistencës anti komuniste në Shqipëri – Pjetër Arbnori si dhe autori i librit “Tradhëtia e Madhe”, Lordi anglez Nicholas Bethel në një rrëfim rrënqethës rreth tradhëtisë së Kim Philbit. Një koincidencë gati e pabesueshme, e sjell librin e Lordit, të nënshkruar prej tij për Mbretëreshën Gerladinë, në bibliotekën e autorit të këtij libri, cili e ka blerë këtë libër online në Amazon. Në një botë kaq të madhe, ndërlidhen gjërat në një mënyrë aq spontane, sa të bëjnë që me të vërtetë të habitesh. Autori nuk ka lënë pa përmendur edhe fakte interesante nga jeta e Ismail Qemalit, themeluesit të shtetit modern shqiptar. Të lexosh këtë libër do të thotë të mësosh për shumë njerëz, ngjarje e ndodhira aq interesante dhe të rëndësishme, por thuajse tërësisht të harruara. Libri i shton bibliotekës së Ndrek Gjinit edhe një titull të ri dhe interesant.


AKTUALITET

S

10

E martë, 14 JANAR 2020

Përveç praktikës efektivët marrin gjatë gjithë kohës edhe mësime teorike. Ambientet e reja do të jenë të pajisura edhe me palestra apo dhe pishina

hqipëria ka që prej të hënës, repartin e ri të Repartit të Neutralizimit të Elementit të Armatosur, ku 7.6 milion euro janë marrë nga buxheti dhe 2.4 milion janë dhuruar nga BE. Tek kati i parë i shtëpisë së re të RENEA-s, përfshihen klasat dhe dhomat e pajisjeve speciale, ndërsa në kat të dytë fjetoret për efektivët elitë. Përveç praktikës efektivët marrin gjatë gjithë kohës edhe mësime teorike. Ambientet e reja do të jenë të pajisura edhe me palestra apo dhe pishina. Pas përfundimit të ceremonisë së inaugurimit, që përkon edhe me 107 vjetorin e Policisë së Shtetit, pati edhe demonstrimin e veprimeve në një situatë të efektivëve RENEA. Kryeministri Edi Rama e vlerësoi këtë si një strukturë moderne, e cila nuk ka asgjë më pak se strukturat e ngjashme në Europë. “Nëse sot kemi një strukturë moderne për forcat RENEA, e cila nuk ka asgjë të mangët me strukturat ë ngjashme europiane. Deri një dekadë më parë kishim një repart ushtarak që përgatitej të sulmonte civilë në jug të vendit. Nuk ishte 100 vjet më parë, por vetëm 20 vjet më parë. Nëse krahasimet me të shkuarën janë absolutisht tronditëse, sot është koha për t’u matur me të ardhmen”. Nga ana tjetër, Rama ka shënjestruar sërish gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që shërbejnë në pallatin e Drejtësisë. Kreu i qeverisë tha se paketa anti-KÇK po konsultohet me BE dhe SHBA dhe do të vihet në jetë në ditët e ardhshme. Ai tha se ka ardhur koha që personat e korruptuar duhet të provojnë pasurinë e tyre ose ta dorëzojnë atë. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është shprehur se policia është

Shtëpi e ri për forcat RENEA

institucioni më i besueshëm për të gjithë qytetarët, duke theksuar se prioritet për vitin 2020 do të jetë Policia Rrugore. Në 107 vjetorin e shtetit, Lleshaj theksoi se duhet të jemi mirënjohës për ata që shërbyen në Polici nga periferia në qendër, punonjës, specialistë të të gjitha niveleve. “Mirënjohje atyre që i dhanë jetën Policisë. Shumë prej veteranëve i shpreh mirënjohje për shërbimin ndaj vendit. 107 vjet janë një frymëzim për të ardhmen dhe Policinë tonë. Nëse brezat ja dolën në kushtet e tyre ne do ia dalim në kushte shumë më të përshtatshme.

Policia kryeson institucionet më të besueshme, e dimë se jemi larg pritshmërisë dhe larg mundësive dhe ambicieve tona për Polici moderne. E dimë mirë se ç’duhet të arrijmë. Me çfarë mjete dhe burime”. Ndër të tjera në fjalën e tij, Lleshaj nënvizoi se fushëbeteja kryesore është lufta ndaj krimit të organizuar ose jo të organizuar. Sipas tij qeveria në bashkëpunim me partnerët po bashkëpunon për përmirësimin e kuadrit ligjor për të luftuar krimin. Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, tha se ky është një investim do të rrisë sigurinë në vend.

“Për vitin 2020 objektivat tona janë shumë të qarta. Policia do demonstrojë se ka kapacitete të cilat rriten dita ditës. Brenda muajit të ardhshëm do kompletohemi me flotën detare. Në 2019 ne rekrutuam 700 të rinj. Të njëjtën gjë do bëjmë edhe këtë vit, duke i dhënë frymëmarrje organizatës. Është një tjetër mundësi për të rritur kapacitete duke ulur moshën mesatare në tre vitet e ardhshme. Jemi të vendosur për të kryer misionin tonë përditë e më mirë. Falenderojmë qytetarët për mbështetjen dhe besimin. Komisariati dixhital dhe numri 112 janë partneri juaj”. I pranishëm në inagurimin e ambienteve të reja të RENEA-s, ka qenë edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri. Në fjalën e tij, Luigi Soreca deklaroi se në dy vitet e ardhshme, BE do të japë 19 milion euro për Policinë e Shtetit në Shqipëri, duke e quajtur atë një investim për një Europë më të sigurtë. “Lufta kundër krimit të organizuar është një prioritet i BE. Në dy vitet e ardhshme do japim 19 milion euro të tjera për të përmirësuar akademinë. Kjo duhet parë si një gur kilometrik i bashkëpunimit të BE dhe Shqipërisë. Krimi i organizuar nuk është një fenomen vendor dhe lokal. Ata varen nga lidhjet dhe bashkëpunimi transkombëtar. Investimi në sigurinë e Shqipërisë do të thotë investim në sigurinë e BE. Një Shqipëri më e sigurtë është një Europë më e sigurtë”.

KRYEPOLICI

MINISTRI

Veliu: Investim për rritjen e sigurisë

Lleshaj: Puna në dy drejtime për të luftuar krimin

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, tha se ky është një investim që RENEA do ia kthejë Shqipërisë duke rritur sigurinë në vend. “Mbyllëm një vit me rezultate domethënëse dhe parametra normalë të sigurisë. Përballuam situatën pas tërmetit ku shumë policë lanë familjet për të ndihmuar. Për 2020 prioritet kemi luftën kundër krimit të organizuar. 2020 do të demonstrojmë se Policia ka motivimin t’i përgjigjet. Do kemi flotë tokësore me mjete të reja dhe dinjitozë. Ngritja e Policisë Shkencore. Akademia e Sigurisë do të transformohet, janë inteligjenca e nesërme e Policisë. Do të ulim moshën mesatare duke rekrutuar dhe rifreskuar në 2020 Policinë me të rinjtë. Mund të rrisim kapacitetet e brendshme duke ulur me 1.5 vite moshën mesatare në 3 vite e tjera. Vettingu që ka nisur do të pastrojë elementët e padëshiruar dhe do ta bëjë më të shëndoshë. Jemi të vendosur për të kryer misionin tonë, në mbrojtje të jetës dhe pronës”.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka deklaruar se sot Policia e Shtetit është institucioni më i rëndësishëm për publikun. Ai tha se qeveria shqiptare po punon sot në dy drejtime, atë të fuqizimit të kapaciteve dhe modernizimit të Policisë së Shtetit. “Policia kryeson listën e institucioneve më të besuara për publikun. Ne e dimë mirë se çfarë duhet të arrijmë, cila është rruga për këtë. Qeveria shqiptare po punon në dy drejtime, përmirësimi i kuadrit ligjor në luftën kundër krimit dhe fuqizimi i kapaciteteve dhe modernizimi i pandërprerë i Policisë Shtetit. Ky inaugurim sot është vetëm një element. Në ditët në vijim do kemi projekte të tjera. Një tjetër fushë e rëndësishme është siguria rrugore. Do synohet një nivel shumë herë më i përmirësuar. I uroj të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Shtetit gëzuar përvjetorin e 107”.

KRYEMINISTRI

Paketa anti-KÇK, Rama: Po konsultohet me SHBA-BE

Kryeministri Edi Rama, ka bërë të ditur se paketa anti KÇK po konsulohet me SHBA-BE dhe së shpejti do të kthehet në bazë ligjore. Gjatë fjalës në ceremoninë e përurimit të ambienteve të reja të RENEA, ai tha se “Nisma e paketës ligjore po kolaodohet dhe me partnerët BE e SHBA dhe në ditët në vijim do e kthejmë në një bazë ligjore për të ndërmarrë ofensivën më shembullore ndaj krimit të oërganizuar duke zhvilluar një aktivitet agresiv në terren të policisë së shtetit ndaj të gjithë atyre që janë dënuar, janë akuzuar por i kanë shpëtuar dënimit si rezultat i KÇK”. Rama nënvizoi nga ana tjetër, se “ka ardhur koha të provojnë se pasuria e tyre nuk buron nga krimi ose përndryshe të dorëzojnë pasurinë e tyre. Paralelisht me ta do të bëjmë të mundur vendosjen pas shpatullave pas murit të çdo anëtari të KÇK që do të marrë vendime në kundërshtim me ligjin”. Duke u ndalur tek krimi, Rama u shpreh se media ka krijuar një situatë artificiale dhe duket sikur është shtuar kriminaliteti në vend. Sipas tij, kriminaliteti në vend është ulur dhe për këtë citoi disa shifra nga viti 2019. Rama “harroi” se në vetëm 10 ditë, janë 4 të vrarë.


AKTUALITET

11

E martë, 14 JANAR 2020

Njëri prej avokatëve, i tha “Zërit të Amerikës” se “zoti Çelik u kërkoi zyrtarëve azil politik por kjo iu refuzua nga autoritetet e policisë së burgjeve.”

Nga Armand Mero

N

ë Shqipëri, një tjetër shtetas turk, i arrestuar nga autoritetet shqiptare pasi tentoi të ndërmerrte një udhëtim drejt Kanadasë me vizë të falsifikuar, nisi dje përballjen në një proces gjyqësor. Ai u arrestua në të njëjtën ditë me bashkëkombasin e tij Harun Çelik, i cili u dëbua me urgjencë nga Shqipëria ditën që i mbaroi dënimi, nën dyshimet për shkelje të procedurave të ndjekura ndaj tij. Edhe Simsek, dyshohet se konsiderohet nga autoritetet e Ankarasë si pjesëtar i së ashtuquajturës lëvizjes gyleniste Selami Simsek, u kap në aeroportin e Rinasit në të njëjtën ditë që u arrestua dhe bashkombasi tjetër i tij Harun Çelik. Që të dy kishin ndjekur të njëjtin itinerar, ndërsa kishin qenë më parë në Prishtinë, ku kishin ndarë të njëjtën dhomë, në pritje të marrjes së një vize kanadeze, në këmbim të pagesës. Të dy kishin hyrë me pasaportën e tyre të rregullt në kufi dhe ishin zbuluar nga autoritetet shqiptare në përpjekje për të fluturuar drejt Kanadasë. Simsek doli dje për herë të parë para gjykatës, ndërsa

SITUATA

A

utoriteti Rrugor Shqiptar, bën me dije se qarkullimi i mjeteve në të gjitha akset rrugore kombëtare kryhet normalisht dhe se nga ana e kontraktorëve po punohet për pastrimin e akseve dhe kriposjen në vendet ku ka ngrica dhe akull nga temperaturat e ulëta. Sipas ARRSH-së, rajoni verior, aksi Qafë e Buallit-Krastë, u pastrua dhe qarkullohet normalisht, në të gjitha akset e këtij Rajoni qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Në rajonin qendror, ARRSH nën të ditur se përveç një pjese në segmentin Ura e Cerenecit-Steblevë e konkretisht në Qafë Dragalicë-Steblevë, ku rekomandohet përdorimi i zinxhirëve, në të gjitha akset e tjera garkullimi vazhdon normalisht. “Rajoni Jugor nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve. Në të gjitha akset e tjera të rjetit kombëtar, qarkullimi kryhet normalisht, pa zinxhirë. Të gjithë

Shqipëri, një tjetër shtetas turk para gjykatës

ka qëndruar në paraburgim për gati 6 muaj. Interesimi për rastin e tij, u ushqye nga procedurat e ndjekura me një urgjencë të pazakontë për Harun Çelikun. Ky i fundit, i larguar nga vendi i tij si mbështetës i lëvizjes Gylen, për shkak të kërcënimeve ndaj jetës, u dëbua nga Shqipëria në harkun e pak orëve nga momenti i lirimit të tij nga burgu. Të dhënat e

para për rastin e tij nga ana e autoriteteve shqiptare ishin kontradiktore, aq sa dhe avokatët e turkut, me profesion mësues, nuk kishin marrë informacion zyrtar se çfarë mase ishte marrë ndaj klientit të tyre. Njëri prej avokatëve, i tha “Zërit të Amerikës” se “zoti Çelik u kërkoi zyrtarëve azil politik por kjo iu refuzua nga autoritetet e policisë së

ARRSH: Akset rrugore janë të kalueshme

kontraktorët janë në gatishmëri për përballimin e çdo situate. Vijon puna për pastrimin e

akseve dhe kriposjen në vendet ku ka ngrica dhe akull nga temperaturat e ulëta”.

burgjeve.” Ai shpjegoi se këtë kërkesë ai e ka bërë në prani të një përkthyesi, por drejtuesit e burgut i kishin thënë se do të duhej ta bëntë një gjë të tillë kur të lirohej, gjë që nga avokati shihet si një shkelje e të drejtave të klientit të tij. Drejtues të lartë të policisë e së fundi dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në një intervistë për emisionin “Kapital” në Vizion

Plus, kanë pohuar se nuk ka patur një kërkesë me shkrim për azil, ndërkohë që legjislacioni shqiptar parashikon se “Kërkesë për azil” është çdo deklaratë e të huajit ose personit pa shtetësi, e shprehur në çfarëdolloj mënyre e në çfarëdo kohe”. Video të publikuara nga ABC News tregojnë se si dhe gjatë transportimit nga mjetet e policisë Çelik thërret me zë të lartë fjalën “azil..azil”. Po ashtu edhe dëbimi i tij duket se është bërë në shkelje të legjislacionit vendas i cili parashikon të drejtën e ankimimit. Autoritetet turke në mënyrë të përsëritur kanë kërkuar nga pala shqiptare kapjen e anëtarëve të organizatës Feto, e konsideruar terroriste nga Ankaraja. Përfaqësues të ambasadës turke ishin sot të pranishëm në seancën ndaj Selami Simsek, por ky i fundit, i pyetur nga gjykatësi, tha se nuk e konsideronte këtë një problem, ndërsa kërkoi gjykim të shkurtuar. Marrë nga “Zëri i Amerikës”

SITUATA

Fluks në portin e Vlorës, 22 mijë udhëtarë në 1 muaj

Porti i Vlorës është pika më e rëndësishme e turizmit në jug të vendit në çdo stinë të vitit. Gjatë vitit 2019 dhe fillimit të vitit 2020 ka patur një fluks të lartë të hyrjeve dhe daljeve të udhëtarëve shqiptarë dhe të huaj. “Në bazë të statistikave, gjatë muajit dhjetor 2019-13 janar 2020, nga Porti i Vlorës kanë hyrë dhe kanë dalë rreth 21 642 udhëtarë dhe 3 322 automjete”. Sipas portit, duke e krahasuar këtë shifër me vitin e kaluar shohim një rritje të konsiderueshme me rreth 1705 udhëtarë dhe 940 automjete më shumë. Një rol të rëndësishëm në përpunimin e udhëtarëve këtë vit ka luajtur edhe terminali i ri i pasagjerëve në portin e Vlorës. “Ndryshe nga vitet e tjera edhe pse fluksi ka qenë i lartë, nuk janë krijuar pritje të gjata si në hyrje dhe në dalje, kjo për shkak të masave të marra nga Autoritetet Portuale dhe funksionimit të Terminalit të Ri të Pasagjerëve”.


DOSSIER Nga Mark Uci

K

uvendi që i tha:“ Ndal! emrit të Arbërit, dhe nxorri nga mfshehtësia shekullore, anonimatin shqiptar, duke vu në lëvizje emrin e shqiptarëve. Aty u tha troç e shqip priftërinjëve; ‘’A e dinë gjuhën e shqiptarëvet?’’ Eshtë vazhdim i kuvendeve të mëdha, që u bë në krahinat e Lezhës së sanxhakut të Dukagjinit për lirinë e Shqipërisë. Por janë edhe disa rrethana të reja nxitëse për klerikët katolikë të dioqezave shqiptare, që të mblidhen në Kishën e Mërqisë së Lezhës , siç ishin ndryshimet e raporteve fetare që u bënë gjatë shek. XVIXVII në vendin tone, si dhe forma të rezistencës së katolikëve shqiptarë duke deformuar traditen kristiane dhe shkelur kanunoren kishtare për t’i shpëtuar konvertimit islam. Një formë e rezistencës, ndaj asimilimit islam ishte ( kriptokristianizmi). Kristianizmi i fshehtë përfaqësonte një gjendje kalimtare dy besimesh, përmes së cilës individë të krishterë e pranonin islamin vetëm formalisht, me qëllim që t’u shmangeshin taksave të rënda të gjizjes e detyrimeve të tjera që u vinte besimtarëve katolikë shteti islam turk, ndërsa publikisht mbaheshin si myslimanë me emra të sferës islamike, shkonin në xhami, por në familje fshehtas ata ushtronin ritet kishtare. Kjo formë besimi laramane ishte e papranueshme për Vatikanin. Ky shqetësim del qartë në relacionin që ipeshkvi i Sapës së Zadrimës, Frang Bardhi, në muajin qershor 1638 i bën relacion propogandës FIDE në Romë, ku ndër të tjera shkruan : “…shumë të krishtenë në këto anë i kanë ra mohit besimit katolik dhe janë bamë turq, dhe pastaj janë pendue e mfshehtas kërkojnë sakramenet, për të mos vu në rrezik pasuninë e jetën për t’u kthye botnisht në gjendjen e par.” Dhe më poshtë vë në dije Romën : “ Edhe vjetin e kaluem, në relacionin që bana për vizitën në malësi, u shtova Naltësive tueja çka do bahet me disa gra të kshtena që kanë marrë turqit për burra…Ka kalue tashma vjeti dhe s’kam marrë ndoj përgjigje të kësaj pyetje, e cila çashtje na nevoitet shumë, sepse turqit, burrat e atyne (grave) na kërcnojnë se do t’na dëmtojnë shumë randë, sepse nuk ua japim sakramenin e shenjta grave te tyne të krishtena, si u tha. Deri tash na keni mbajtë tue thanë se nuk kemi pushtet meu dhanë sakramen, por se këto punë ja keni tregue Papës së shejtë tonë dhe të gjithë ata që kanë për të urdhnue ai na, edhe me humjen e jetës sonë, duhet ta zbatojmë, dhe me kaq janë qetësue. Por në qoftë se nuk do të na vijë brenda një fare kohe përgjigja për me u dhanë sakramenin, të gjitha gratë duen meu ba bulla ( myslimane).’’ Vëmendje të veçantë kësaj çështjeje i kushtoi Koncili i Arbërit

12

E martë, 14 JANAR 2020

Kuvendi i Arbrit, në Mërqi të Lezhës, më 14-15 janar 1703 i dha udhë emrit të shqiptarëve

( Kshilli Kishtar i Arbërit), i mbledhur në Kishën e Shën Gjon Pagëzorit të Mërqisë, në afërsi të Lezhës, me 14 dhe 15 janar1703, me nxitjen e drejtpërdrejtë të papës Klementi XI me origjinë shqiptare nga Kelmeni i Malësisë së Madhe. Ky forum i lartë, që u mbajt në Kishën e Shën Gjon Pagëzonit, e njohur në të kaluarën me emrat si “ Kisha e Shën Gjon Kryepremit ” apo “ Kisha e Kuvendit të Arbrit,’’ u kryesua nga arqipeshkvi i Tivarit i Kryeqendrës së kishës katolike shqiptare, Vinçens Zmajoviç, kryepeshkvi i Durrësit, Pjetër Zumi; kryepeshkvi i Shkupit, Pjetër Karaxhië me Lekën dhe Pjetër Dodën; Gjergj Totrri ipeshkvi i Sapës; Nikoll Vladani ipeshkvi i Lezhës; Ndue Babi, ipeshkvi i Shkodrës; Marin Gjini, ipeshkvi i Pultit; Frat Exhidio, prefekti apostolik i misioneve të Arbërisë, Frat Frano a Lycio, profeti apostolik i misioneve të Maqedonisë, Frat Mertini a Gionima, i pari i trojeve të fretërve.’’ Morën pjesë edhe prelatë të tjerë të përmendur të vreshtës së Zotit.’’ Përmes “ Historia e Popullit Shqiptar ” evidentohet : “ Këshilli i Peshkopëve të Shqipërisë, i cili u mblodh në Mërqi të Lezhës, i njohur me emrin “ Koncili i Arbërit ” vendosi të përhapej letërsia fetare në gjuhën shqipe.”Për

herë të parë, Kuvendi i Arbënit i vitit 1703(botimi i vitit 1706) (thotë)...a e dinë gjuhën e shqipëtarëvet.’’ (H.P. Shqiptar, V.I, Toena 2002, f.694). Dokumenta më të plota për Kuvendin e Arbërit na paraqet studjuesi gjerman Johan Georg fon Hahn, i konsideruar si dekani i studimeve shqiptare për shekullin e 19-të. Ai në librin e tij “ Studime shqiptare ” ka nxjerrë disa pjesë, nga vendimet e Kuvendit të Arbërit, të cilat japin informacione të plota për gjendjen e atëherëshme të çdo kishe , si dhe për doket e vendit. Autori ka botuar katër pjesë dhe thelbin e tyre po e parashtrojmë më poshtë. Pjesa e parë (Para prima) është e ndarë në dhjetë kapituj, ku prezantohet gjendja e vështirë që po kalonte kisha katolike në Shqipëri, si dhe ndalimi i zbatimit të kriptokatolikut dhe marrja e masave të rrepta ndaj tyre, madje në këtë kontekst dënimi i çdo lloji betimi të rremë. Pjesa e dytë (Pars secunda), ndahet në nëntë kapituj. Këtu flitet kryesisht për ceremonitë fetare. Pjesa e tretë ( pars tertia), ndahet në tetë kapituj. Këtu përveç ceremonive fetare, të lindjes e martesës, koncili ndalet dhe për mosmarrëveshjet mes dioqezave, për kufijtë kishtarë. Për këtë çështje ndalet veçanërisht në kapitujt e IV-VII të pjesës së tretë, për të cilin dokumenti ndër të

tjera rezulton: “ Përmban kufijtë e dioqezave të ndryshme. Grindjet e vazhdueshme dhe të idhta për punë të kufijve midis ipeshkëve të ndryshëm, kanë qenë në kohna të hershme një ndër të këqijat më të mëdha të kishës shqiptare. Në një marrëveshje të tillë për rregullim kufijsh ishte arritur në vitin 1638, midis ipeshkvit të Lezhës dhe arqipeshkvit të Durrësit, si përfaqësues i ipeshkvisë së mëparshme të Albanos...’’ Ndërsa pjesa e katërt ( pars quarta). Koncili ndalet në zakonet shqiptare, respektimi i tyre si dhe mësimi e respektimi i gjuhës së shqiptarëve.’’ (J. Hahn ‘’Studime shqiptare’’f. 59 pika 79 ) Siç del, Kuvendi i Arbnit i vitit 1703 ( botimi i vitit 1706, faqe 76), tha troç e shqip : “ A e dini gjuhën e shqiptarëve”. Prelata shqiptare e mbledhur në Kuvendin e Mërqisë në Lezhë, vuri re se gjithnjë e më shumë nga vatrat tona, po dilte nga anonimati, emri i vërtetë i popullit tonë, që në shekuj ishte mbartur në fshehtësi dhe kjo po tregonte se këtu në gadishullin e Ballkanit kishte marrë udhë, formimi i një kombi të ri që quhej shqiptar. Pas Kuvendit të Arbërit të vitit 1703, e gjatë gjithë shek. XVIII, shkallë-shkallë erdhi duke u shuar emri i arbërve dhe po zëvendësohej me emrin e vertetë të tyre, shqiptarë, aq sa në shek. XIX, studjuesi gjerman J.Hanh, do të deklaronte : “ Emri

i arbërit pjesërisht përdoret edhe sot (1840), por gjithkund flitet për Shqipëri e shqiptarë.’’1 Gjatë shek. XIX , ndodhi konsolidimi i plotë i emrit të shqiptarëve, ndërsa emri i Arbërit u venit. Kështu doli nga anonimati në tërë hapësirën e Ballkanit perëndimor, një popull unitar me emrin e vërtetë të tyre, shqiptarë. Kjo ka të bëjë me formimin e konsolidimin përfundimtar të kombit tonë, për të cilin në vitet 80-të të shek. XIX, Pashko Vasa do të deklaronte : “ Feja shqiptarit asht shqiptaria”. Kuvendi i Arbërit ka merita të veçanta në historinë e popullit tonë, se krahas vendimeve kishtare të rëndësishme që mori, ndau përfundimisht dy “ botët ” : “ Botën” e kaluar të Arbërit me “ Botën” e shqiptarëve dhe u tha meshtarëve katolikë troç e shqip “ A e dini gjuhën e shqiptarëve ? ” si dhe porositi që të mësohej gjuha shqipe. Që emri i shqiptar është përdorur me shekuj nëpër shtëpitë e vatrat e popullit tonë, ( “që moti ” siç thonë rilindasit), t’pakten në mesjeten e hershme, në tranzicionin iliro-shqiptar, kjo është e argumentueshme dhe se ky ishte i vetmi emër i vërtetë i tyre, edhe kjo sot gjithnjë e më tepër po merr udhë. Megjithëse rrallë, për këtë fakt flasin edhe dokumentat e Mesjetës. Kështu fjalën shqip e ndeshim një herë të vetme qysh në “ Mesharin ” e Gjon Buzukut ( 1555 f. XXV)... “...qi vjen me thashun shqip’’ … Siç shprehet vetë Buzuku, i vjen me e thanë shqip dhe nuk thotë se më vjen me thanë arbënisht. Fjala shqip, me vlerë ndajfoljore, ndeshet pastaj katër herë në veprat e Budit (1618-1622), tek i cili ashtu si te Buzuku, nuk ndeshet fare fjala arbënisht. Ndajfoljen shqip e gjejmë të përdorur dy herë edhe në veprën e Bogdanit të vitit 1685. Por paralel me të te Budi, Bogdani dhe Bardhi gjejmë të përdorur rregullisht dheu i Arbënit dhe gjuha arbëneshe…’’. Ndërsa Johan Thunmanni, në vitin 1774, do të pohonte: “ Albanët e quajnë veten Skipatar, por burimin e kësaj fjale ata nukë e dijnë.’’2 Shumë para Budit, Bogdanit, Bardhit, madje edhe Buzukut, Milan Shufflaj, na shfaq një dokument të G. Mayerit, i cili përmend emrin e shqiptarëve që në Mesjetën e mesme, për të cilin ai shkruan: “ Ndërgjegjja për bashkësinë e të gjitha atyre fiseve nuk ishte aq e fortë. Megjithatë shek.

(Vijon në faqen 13)


FORUM ANALIZË Nga Artan Fuga

13

E martë, 14 JANAR 2020

Pasojat fatale të “çentralizmit demokratik”

tudjues të njohur të modeleve sociale dhe politike kanë analizuar edhe sistemin e centralizuar që ishte karakteristikë e shoqërive që vetëquheshin socialiste. Ishte fjala për atë që kishte marrë emrin : “centralizëm demokratik”, sepse pretendonte që realizonte dhe një sistem të centralizuar, por edhe demokratik!!! Autorë si Karl Popper, si Hayek, etj., kanë shpjeguar se këto shoqëri të centralizuara jo vetëm nuk mund të jenë afatgjatë demokratike, por janë edhe të dështuara dhe rrëzohen, shkojnë e vidhisen rrugëve të historisë, pikërisht në sajë të centralizmit të tyre. Këta autorë të mëdhenj kanë argumentuar që sado i zoti, i mencur, apo humanist të jetë personi në majë të këtij sistemi të centralizuar, gradualisht ai bëhet viktima e sistemit që ka ngritur vetë dhe medoemos shkon drejt katastrofës së tij dhe të shoqërisë. Është si një makinë pa frena që merr të tatëpjetën.

Drejtuesi i saj sado i zoti të jetë sa më shumë makina shkon tëposhtë aq më pak e kontrollon atë, përkundrazi bëhet skllav i saj. Këto janë zbulime të përbotshme shkencore që nuk ka ngelur që dikush nga Shqipëria e vockël t’i kundërshtojë, t’i hedhë poshtë, apo t’i vendosi në dyshim. Aktualisht sistemi politik i Shqipërisë i ngjan një “centralizmi demokratik” ala socialist sadoqë demokracia është sinonim i decentralizimit. Të gjitha pushtetet janë mbledhur në pak duar, deputetët votohen në listë, veprojnë në grup dhe drejtohen nga qeveria dhe partia, institucionet janë të centralizuara politikisht. Një shoqëri piramidale sikurse e kam shpjeguar te libri im i fundit SHOQERIA PIRAMIDALE. Cilat janë argumentet që përdorin të interesuarit për t’a mbrojtur dhe justifikuar centralizmin “demokratik”? Pak a shumë janë tre të tillë. I pari na thotë që “centralizmi demokratik” është

i mirë meqë ai na mbron nga populizmi dhe se në një shoqëri demokratike nëse vendimmarrja decentralizohet, mund të krijohet kaos dhe me një fjalë nuk e merr vesh i pari të dytin. Argumenti i dytë në mbrojtje të “centralizmit demokratik” është se gjoja ai me anë të listave të mbyllura na pengoka që individë të pasur të blejnë votat e elektoratit dhe t’a manipulojnë atë. Në këtë mënyrë, pretendohet që lista e mbyllura të kandidatëve që caktohen nga kryetarët e partive, na mbrojnë nga demagogët, nga ata që trafikojnë pasuri dhe mjete financiare. Edhe ky argument është një budallallik me brirë nëse i drejtohemi përvojës të këtyre viteve. Deputetët e caktuar nga kryetari mund të mos jenë të gjithë trafikantë, por dihet që nuk janë deputetë si individë. Ata nuk kanë treguar asnjë pavarësi nga dëshirat e kryetarit dhe nuk kanë asnjë inisciativë. Duke na mbrojtur nga deputetët e këqinj, në fakt na kanë lënë pa deputetë të vërtetë.

(Vijon nga faqja 12)

ullit tonë, ky njeri i rëndomtë t’i japë emrin popullit tonë si etnonim-shqipëtar dhe Shqipëri është e pamundur. Madje edhe princat e principatave feudale të Arbërit nuk arritën të bënin emërtimin e popullit dhe të mbarë atdheut me një nga emrat e familjeve të tyre. Kështu Muzakajt, edhe pse kishin titullin e lartë të despotit, arritën t’i jepnin vetëm principatës së tyre emrin e familjes Muzaka. (Myzeqeja). Edhe Dukagjinët emërtuan vetëm krahinën e tyre, por nuk arritën ta shtrijnë emrin e familjes shumëdegëshe në të gjithë Arbërinë. As Kastriotët e famshëm me Skënderbeun, që arritën të bëjnë lidhjen e të gjithë princave të vendit në Kuvendin e Lezhës, nuk e emërtuan dot popullin me emrin e familjes Kastrioti, me përjashtim të emrit të ndonjë fshati apo malet Skënderbeg, ku pati luftuar komandanti legjendar. Atëhere del thjeshtë e qartë se marrëveshja me Raguzën e Pjetër Schipudarit, ka qenë një identifikim që s’ka të bëjë me llagapin e këtij prifti Dom Pjetër Schipudarit, por me emrin e një prifti që u shërbente shqiptarëve të Drishtit për t’u dalluar nga ata sllavë, venecianë apo raguzianë që rrethonin popullin shqiptar, dokumenti e evidenton atë me llagapin Schipudar, që do të thotë Dom Pjetër shqiptari. ( prifti i shqiptarëve.) Në të vërtetë, çështja e zëvendësimit e të etnonimit më të hershëm (i) arbënesh/ arbëresh me shqiptar është ajo që thotë Mayeri, sepse edhe në Mesjetë e më parë përdorej fjala shqiptoj ( gjuhën që kuptoj). E ky zëvendësim është bërë nga vetë shqiptarët

në tërë truallin shqiptar, sepse dhe në Mesjetë nëpër familjet e shqiptarëve përdorej fjala shqip, flas shqip-kuptoj-shqiptoj etj si dhe emri i popullit –shqiptarë (Schipudar). Rilindasit tanë, veçanërisht J. de Rada, P. Vasa, N. Frashëri, S. Frashëri, na pohojnë se shqiptarët janë quajtur gjithmonë shqiptarë, “ që moti ”. Po alban, arvanitas dhe arnaut etj, janë identifikuar nga të huajt për t’u dalluar nga popujt e tjerë të Ballkanit, si një popull unitar me gjuhë e zakone të veçanta. Ata janë nisur nga emri i Ptolomeut shek. II (Albanët), si dhe i kronistëve bizantinë, veçanërisht Ana Komnena, ( Arbanitasit). Ndërsa tek vetë shqiptarët, në Mesjetë, (Arbëria Venedikase) u përhap me shpejtësi emri Arban për gegërinë dhe Arbër për toskërinë. Arbanët apo arbërit sipas rilindasve, nuk janë një popull, aq më tepër një komb, por një shtresë shoqërore. Janë ata që bajnë (bëjnë) –punojnë arën, punëtorë mëditës që u përhapën në Shqipërinë bregdetare, në Mesjetën e mesme. Për këtë le t’ia lëmë fjalën mendjevistit të madh Sami Frashëri, i cili koncepton: “ Le të vimë tek etimologjia e emrit (Arban), Ar në shqip do të thotë arë (tokë), kurse fjala ban, ashtu si në persishten do të thotë ai që bën (punon). Kështu Arban do të thotë bujk (çifçi). Siç dihet , në Kontinentin e Evropës bujqësinë e sollën së pari popujt arjanë të shpërngulur nga Azia Qendrore dhe është e vërtetë gjithashtu se shqiptarët janë më të vjetrit e këtyre popujve. Edhe në gjuhët e vjetra ariane fjalët “Ar ”, “Agër ”, ose “Arg ” do të thonë - arë (shqip

S

XIV dhe XV edhe te ato vihen re përpjekje që veten ta quajnë me një emër të përbashkët. Njëri prej tyre është Shqipëtar, kurse gjurmët e para mund të hetohen nga fundi i shek. XIV. Ky qet krye në qytetin e Drishtit si emër familjar Schepudar (Shqipëtar). Ky interpretim i G.Mayerit, sipas të cilit Shqiptar do të thotë, sipas të gjitha gjasave, njeriu ‘(gjuhën) e të cilit kupton.’’2 Pra një gjuhë ndryshe nga të tjerët që e flasin dhe e kuptojnë vetëm shqiptarët ( kuptoj=shqiptoj, flas shqip). Sç u tha, sipas Shufflaj : “Gjurma e parë e këtij emri del në mbarim të shekullit XIV, del në dritë në veri, në qytetin e Drishtit, si emër familjeje (1368-1402); Schipudar, Schapudar, Schapuder.’’ 3 Matriali dokumentar që analizon Shufflaj është bërë në Raguzë dhe mban datën 11 gusht 1370. Bëhet fjalë për një shkresë shitblerjeje, që mbyllet me frazën: “çka tepron t’i dorëzohet Dom Pjetër Schipudar-it prej Drishtit.’’ Kurse i ati i këtij Pjetrit, quhet Andreas Schipudar. Profesor Çabej duke analizuar këtë ide të Shuflajt do të shkruante: “ Mendimi që emri shqiptar të ketë ekzistuar në Shqipërinë Veriore që në shekullin XIV e të jetë identik me emrin familjar Schipudar ...të një banori në qytetin e Drishtit afër Shkodrës, që përmendet rreth vitit 1368-1402 në arkivat e Raguzës, mbetet në hipotezë që meriton të gjurmohet më tej.’’ 4 Lind pyetja se Andrea Schipudari që s’ka kryer asnjë rol të jashtëzakonshëm apo ndonjë rol në historinë e pop-

Këta individë që vetëm deputetë nuk janë, janë në fakt deputetë të këqinj, jo si individë, por si pjestarë të një sistemi të centralizuar. Deputetë jo trafikantë!!! Sa na kanë dalê të lidhur me vepra kriminale nga deputetët dhe nga kryetarët e bashkive sot!!! Ndërkaq edhe opozita e pa shumë mirë se çfarë kandidatësh për deputet kishte caktuar nga ata që sot i bëjnë fresk qeverisjes. Argumenti i tretë pro qeverisjes të centralizuar është se gjoja duke e mbajtur vendimmarrjen në pak duar Shqipëria nuk ka rrezik të shpërqendrohet, por ruan orientimin properëndimor për integrimin europian. Një ose disa vetë kontrollohen më mirë nga aletatët perëndimorë sesa qindra e mijra persona që marrin pjesë në vendimmarrje!!! Edhe kjo na doli një gënjeshtër me brirë!!! Faktet vërtetojnë që një njeri i vetëm në vendimmarrje e pëson më lehtë presionin nga forca jo europiane dhe joperëndimore. Në vend të shohim drejt Brukselit, Strasburgut apo Berlinit,

shohim pastaj drejt Shkupit dhe Beogradit duke u mbyllur brenda një Ballkani - viktimë e nacionalizmave të mëdha e të pashoqe. Po ashtu centralizmi “demokratik” shpartallon nëpunësinë, administratën, që del jashtë kontrollit, sistemin e drejtësisë, të mediave, dhe kështu nuk arrin të plotësojë standartet e integrimit europian. Shoqëria piramidale nuk e kryen dot integrimin europian. Ajo hidhet sa nga Gadishulli i Ballkanit, drejt ngushticës të Bosforit, i afrohet dhe i largohet sipas konjukturave Portës të Branderburgut, fyen deri presidentin e aleatit tonë kryesor gjeostrategjik, sulmon shtete dinjitoze si Holanda, etj., si edhe kërkon të aventurojë duke u futur pa ja kërkuar njeri në mes të konflikteve të mëdha botërore t’a zemë si ai midis Uashingtonit dhe Teheranit. Kushdo që përpiqet ende nga Shqipëria e vockël të kundërshtojë tezën e madhe të shkencës botërore sipas së cilës centralizmi prodhon të gjitha këto disfunksione gabon.

tokë). Për këtë arsye emri i përgjithëshëm që u është dhënë këtyre popujve rrjedh nga kjo fjalë...Toskët nuk e kanë tingullin hundor, prandaj për nevoja të gjuhës, shumica e tyre tingullin n e shndërrojnë në r (dukuria e rotacizmit në gjuhë) dhe fjalën Arbanija e transformojnë në Arbërija.’’ 5 Të dy vëllezërit Frashëri janë të mendimit se Arbanët janë bujq (çifçi), pra një shtresë shoqërore e shqiptarëve e jo popull, ndërsa emri i vërtetë i tyre ka qenë gjithmonë shqiptarë. Për këtë dëshmi, poeti ynë kombëtar, Naim Frashëri vlerëson : “ Shqiptarët këtë emër e kanë pasur qëmoti, po të huajtë emrin’ e bashkë s’ua dinin , andaj kanë shkruar emrat e filirravet, e t’vendevet veçan si; Maqedhonas, Iliri, Ilirinj, Epirë, Epirot, Thesprotinj, Mollosinj., etj.’’5 Ndërsa në kapitullin “ Gegëria” Naimi na sqaron se: ‘’Shqipëria dhe Shqiptarët zirenë n’gojë n’histori me këtë emërë. Të huajt ua dhanë këtë emër , Alban, Arvanitas, Arnaut, pa shqiptarët. Shqiptarët e quanin mëmëdhen’ e tyre Shqipëri dhe vethenë Shqiptarë gjithmonë.’’7 Askush më saktë se Rilindasit nuk mund ta saktosonte prejardhjen e emrit të popullit tone, sepse ato kanë jetuar në periudhen e tranzicionit të emrit të shqiptarëve. Disa studjues e hedhin poshtë këtë me mendimin se tek arbëreshet e Italisë, nuk përdoret asgjëkundi emërtimi shqiptarë apo fjala shqiptoj, flas shqip, por vetem Arbër-arbëresh dhe flas abërisht. Ata gabojnë rëndë sepse në mesjeten e mesme, në shekullin e n14-15 shqiptarët e jugut shkuan në Peloponez (More) e më tej si bujq (arbën , arën-bën) dhe

nuk e mbarten me veten emrin e vertetë shqipëtarë. Aq më teper pas një rezistece sublime ndaj pushtuesve turq, në shekullin e XV-XVI, arbanët e Moresë u detyruan të çkapërcejnë Adriatikun, duke harruar përfundimisht emërin e Shqiperisë që dikur t’parët e tyre e kishin përdorur në shtëpiat e tyre si anonimat. Arbëreshet edhe sot në këngët e tyre të përmallëshme nuk i këndojnë Shqiperisë, por Arbërisë dhe së bukres More. Është Kuvendi i Arbënit, që u zhvillua në Mërqi të Lezhës, me 14-15 janar 1703, që i tregoi popullit tonë se ne jemi vetem shqiptarë dhe u tha prelatës katolike të Kuvendit: “A e dini gjuhën e shqiptarëve?” Kuvendi i Arbërit tregoi përfundimisht se populli ynë kishte marrë udhën e formimit të kombit shqiptar, i cili u saksionua plotësisht në shek XIX. Si apelativi për banorët shqiptarë, ashtu dhe ai për atdheun Shqipëri. Pasi doli nga anonimati, nag vatrat tona, u përhap në mënyrë të rrufeshme gjatë Rilindjes Kombëtare vetëm në radhët e shqiptarëve që nga Mitrovica deri në Prevezë. 1-J. Hanh “Studime Shqiptare’’ , f. 422 2-Histori e Popullit Shqiptar ,V.I, f. 694 3-Milan Shuflaj “ Historia e shqiptarëve të Veriut’’, f.23 4-B. Demira “ Shqiptar’’ Fondacioni kulturor “ Saadi Sirazi”,Tiranë 2010, f.29 5-S. Frashëri “ Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhetë ”, f. 40 6-N. Frashëri “ Vep.V ” botim Toena 2007 f.195 7-N. Frashëri , “ Vepra V ”,botim Toena, 2007, f.211


SPORT

T

ashmë është bërë e rrugës që pas çdo humbjeje të Barcelonës të fokusohet imazhi dhe fytyra e Lionel Mesit. Thuajse i përhumbur në Romë dhe i zhgënjyer në maksimum në “Anfield”, teksa shikonte me vështirësi vendin ku ndodheshin tifozët e Barcelonës. I trishtuar edhe në Xheda pas përmbysjes së Atletikos në Superkupën e Spanjës. Mesi në fakt i ka bërë detyrat e tij në këto ndeshje dhe është shfaqur lider (disa kanë pikëpyetje), por shokët e tij kanë bërë gabime të mëdha dhe i kanë mohuar “Pleshtit” disa trofe të rëndësishëm, mbi të gjitha mundësitë për të fituar. Dembele tregohet i turpshëm teksa pëlqen në rrjetet sociale foton që sinjifikon përmbysjen 4-0 të Liverpulit pas gafës së madhe në goditjen e famshme të këndit të Aleksandër Arnold, shkruan panorama. Alba gaboi në finalen e Kupës së Mbretit, ndërsa Umtiti, Pike dhe De Jong ditën e enjte në Superkupë. Barcelona është një ekip pa karakter dhe shndërrohet në një skuadër të brishtë në momentet kur duhet të tregojë dhëmbët. Rendimenti i Mesit që nga momenti

14

E martë, 14 JANAR 2020

Mesi ndihet i tradhtuar nga shokët e ekipit

kur mori shiritin e kapitenit prej një viti e gjysmë është negativ. Legjendat i lanë një peshë të madhe mbi shpatulla dhe ai në fushën e lojës është i aftë që ta

SUEDEZI

përballojë atë. Që në ditën e parë teksa skuadra u prezantua përpara tifozëve në “Camp Nou” ai premtoi se do të rikthente Ligën e Kampioneve. Kjo gjë ia shtoi

më shumë përgjegjësinë Leos dhe pjesës tjetër të skuadrës. Ai kërkon që të jetë një shembull për të tjerët dhe të përmirësojë futbollistët si Osman Dembele.

AGJENTI

Juve në ankth për Demiral, bllokohet largimi i Ruganit

Shkodran Mustafi afër kalimit te Galatasary

Prej disa javësh kishte lënë në stol “80 milionë euro” dhe po luante titullar në krah të Bonuccit, duke bindur të gjithë, me trajnerin Sarri në krye, por një dëmtim i preu hovin mbrojtësit turk të Juventusit, Merih Demiral. Ky i fundit shënoi golin e parë të bardhezinjve në transfertën ndaj Romës që në minutën e tretë, ndërsa rreth minutës së 20-ë la fushën e lojës i dëmtuar, për t’u zëvendësuar pikërisht nga De Ligt. Fillimisht u fol për një shembje në gju, por te Juventusi dyshojnë për një dëmtim më të rëndë, që mund t’u hapë telashe bardhezinjve, të cilët momentalisht vuajnë edhe mungesën e mbrojtësit Giorgio Chiellini, që u operua në fillim të sezonit. Bllokohet në këtë mënyrë largimi i mbrojtësit Daniele Rugani, që pritet të gjejë më shumë hapësira, pasi tani ka vetëm De Ligt dhe Bonuccin para vetes, ndërsa drejtuesit e Juves po mendojnë për ndonjë përforcim tjetër, në rast se konfirmohet një dëmtim i rëndë për Demiral.

Shkodran Mustafi pritet të largohet nga Arsenali qysh në këtë muaj. Mbrojtësi shqiptar nuk është në planet e Mikel Artetas dhe po largohet nga The Gunners në këtë afat. Mediat në Angli e Turqi raportojnë se Mustafi është shumë afër kalimit të Galatasaray, derisa kanë mbetur vetëm disa detaje të vogla që të mbyllet transferimi. 27-vjeçari që ishte transferuar te skuadra londineze nga Valencia, kishte treguar formë të lartë në sezonet e para. Por, forma e tij ka pësuar rënie dhe tani dëshiron ta vazhdojë karrierën në Turqi. Interesim për të kanë shprehur edhe disa skuadra nga Liga Premier dhe nga Serie A, mirëpo thuhet se oferta e Galatës e ka bindur mbrojtësin. Kujtojmë se Mustafi kishte kaluar te Arsenali për 40 milionë euro nga skuadra spanjolle në vitin 2016.

Vitin e kaluar bëri një sezon fantastik dhe fitoi sërish La Ligën, “Këpucën e Artë” dhe “Topin e Artë”, por Mesi nuk do vetëm tituj individualë. Dëshiron tituj kolektivë, festë grupi. Frika për të humbur gjithmonë ka filluar të ndihet shumë dhe në ndeshjet e rëndësishme nisin të shfaqen fantazmat në mendjet e lojtarëve të Barcelonës. I pafuqishëm, i zhgënjyer dhe i shqetësuar. Mesi e respekton shumë trajnerin Valverde, pavarësisht se e ardhmja e tij është e pasigurt. Mbi të gjitha, Leo Mesi respekton veten, sepse dëshiron që të fitojë. Po i afrohet moshës 33-vjeçare dhe fundin e karrierës e sheh shumë pranë. Mendon se është i fortë dhe superior për të treguar vlerat në fushën e lojës, por mbrëmjet kur po largohet i zhgënjyer nga fusha e lojës kanë filluar të bëhen të shpeshta. Leo ka mbetur i vetmuar dhe pjesa tjetër e futbollistëve nuk po i bën mirë detyrat në fushën e lojës. Të gjithë duhet ta “vrasin” frikën, por në fakt frika i mbyt në sfidat vendimtare. Trajneri i ri duhet ta zgjidhë menjëherë këtë problem.

ZIKALTRIT

Kane ka humbur Euro 2020, mund të mungoj deri sezonin tjetër

Jose Mourinho ka frikë se Harry Kane mund të mungoj deri në sezonin e ardhshëm. Tottenham njoftoi të enjten se sulmuesi i tyre pritet të jetë jashtë fushave deri në muajin prill pas operimit që pati. Por trajneri i Spurs Mourinho pranoi se rimëkëmbja e Kane mund të zgjasë më shumë sesa pritej. Duke folur në konferencën e tij për shtyp përpara ndeshjes së nesërme të FA Cup në shtëpi ndaj Middlesbrough, ai tha: “Ne përpiqemi më të mirën që mundemi. Lajmet për Harry nuk kemi dhe nëse më pyetni sa herë që vijmë këtu përgjigja do të jetë e njëjtë“. “Ne presim që ai të dalë jashtë deri në mes të prillit, fund të prillit, maj, madje edhe sezonin e ardhshëm nuk e di“, ka thënë trajneri portugez. Ndërkohë, Tottenham duket se po mbyllet në një marrëveshje huazimi 18 mujor për mesfushorin e Benficas, Gedson Fernandes.


VIP Brad Pitt: Unë u shërova nga alkoolizmi falë Bradley Coope A

ktori i Hollywoodit, Brad Pitt, ka folur haptas për problemet e tij të varësisë një vit e gjysmë më parë. Alkoolizmi shkatërroi martesën e tij me Angelina Jolie dhe e largoi nga fëmijët, dhe Pitt është sot i matur falë miqve të tij të ngushtë. Si shumë yje, Brad Pitt u bë një alkoolist. Për një kohë të gjatë, ai mohoi problemin e tij, dhe pasi u nda nga Jolie dhe luftoi për kujdestarinë e fëmijëve të tyre, 56-vjeçari u hodh në pah dhe vendosi ta rregullojë jetën e tij. Megjithëse u godit keq nga ndarja me gruan e tij, Pitt vendosi të ndryshojë, dhe vendimi i parë ishte të ndalojë pirjen. Ai kërkoi ndihmë profesionale dhe shkoi rregullisht në terapi. “Sinqerisht, që kur u largova nga universiteti, nuk mbaj mend ditën që nuk piva diçka ose të paktën të ndez një cigare. E tëra deri te martesa me Angelina dhe në këtë mënyrë shpëtova nga ndjenjat e mia. Mbeti pija, por nuk ishte ashtu si duhet”, pati deklaruar ai kohë më parë.

Pas divorcit me Miley-n, Liam Hemsworth bën gjërat serioze në lidhjen e re Pas 10 vitesh romancë dhe 8 muaj të martuar, çifti shumë i njohur i showbiz-it, Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth i dhanë fund marrëdhënies së tyre. Duket se gjërat nuk funksionuan më mes dyshes, ndaj ata shpallën divorcin dhe vendosën të marrin secili drejtime të ndryshme në jetë. Tashmë, Miley po shijon romancën e re në krahët e 22-vjeçarit Cody Simpson, ndërsa Liam ka nisur lidhjen me modelen Gabriella Brooks. Miley është ajo që e ka ekspozuar më shpesh marrëdhënien e saj në rrjete sociale, mirëpo pas divorcit edhe Liam s’ka mbetur pas. Tashmë, ai ka nisur të dalë hapur me modelen, me të cilën kaloi edhe natën e ndërrimit të viteve. Në muajin dhjetor, Liam e prezantoi të dashurën e re me familjen dhe duket se gjërat janë bërë edhe më serioze. Ata kanë shijuar pushimet së bashku dhe janë fotografuar duke shkëmbyer puthje të nxehta në publik, teksa merrnin rreze dielli në plazh.

Shakira rrëfen pse nuk dëshiron të martohet me Gerard Pique

15

E martë, 14 JANAR 2020

Ndahet nga jeta ikona e gazetarisë shqiptare

Stoli Beli ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare. Ajo njihet si spikerja e parë e lajmeve në Radio Televizionin Shqiptar. Beli u shfaq për herë të parë në studion e RTSH-së në datën 29 prill të 1960, suke prezantuar me fjalët: “Të dashur spektatorë, mirëmbrëma… Sonte fillon për herë të parë `Qendra Eksperimentale e Televizionit Shqiptar.” Përveçse ishte spikerja e parë e ekranit të RTSH-së, ajo më pas u bë edhe gazetarja e parë, redaktorja dhe regjisorja e parë në Shqipëri. Në një intervistë në 2011-n ajo shprehej: “televizioni ka qenë dhe Ferri dhe Parajsa për mua. Më ka lodhur shumë, por edhe më ka lumturuar”. Për televizionin dje dhe sot ajo do të shprehej kështu: “Sot rinia po kalon një situatë të vështirë. Ka shumë papunësi, por ka dhe shumë liri. Pra, dy situata që duhen ekuilibruar. Kjo vjen edhe nga televizionet, të cilët nuk kanë gjetur dot emisionet e duhura, që rinia të gjejë veten dhe të rrijë para ekranit. Edhe në ato orë që rri para tij, rinia shikon filma rozë, filma horror, si dhe spektakle ku mbizotëron fjala fyese, fjalori zhargon dhe pa etikë”. Sipas TVSH-së, një nga pengjet e spikeres që lexonte më shumë libra e shihte pak tv kohëve të fundit pasi sipas saj, në to ka shumë politikë, është mungesa e titullit “Mjeshtre e Madhe e Punës”. E kanë marrë shumë vete, këngëtarë, artistë, futbollistë, po unë që hodha themelet, që dhashë lajmin e parë në televizionin e parë shqiptar, me 31 vite karrierë, nuk më takon ky titull?, do të shprehej ylli që u shua, por asnjëherë në kujtesë, spikerja e parë e ekranit shqiptar, e Radio Televizionit Shqiptar, Stoli Beli. Stoli Beli ka lidhje gjaku me Xhemi Shehun, e cila është vajza e vajzës së vëllait të saj ku spikerja e ka rrëfyer gjatë një interviste të disa viteve mëparë këtë detaj.. “Është vajza e vajzës së vëllait (Moisiut), por unë e kam mbesë shpirti. Që të vogël e kam dashur shumë dhe kam ruajtur shumë kujtime nga ajo, që nga kartolinat që më ka shkruar e deri te suveniret. Xhemi me mamanë e saj, Çiljetën, vinin shpesh në shtëpinë time, ashtu si edhe unë te ato. E shihja teksa hidhte shtat dhe që atëherë e kam ndjerë që ajo do të çante në botën e artit. Drejt të them, kur e kam parë për herë të parë në ekran, kisha shumë frikë. Më rrihte zemra fort dhe emocionohesha, ndërsa tani jam krejt e sigurt te ajo. Në çdo dalje skenike të saj, më duket sikur shoh veten”, ka rrëfyer në 2011-n Stolia.

LIDHJA

Gigi Hadid dhe Zayn Malik konfirmojnë ribashkimin

Ë

shtë një ndër çiftet më të përfolura në botën e showbizit. Por Gerard Pique dhe Shakira edhe pse kanë shumë vite bashkë dhe dy fëmijë Milan dhe Sasha ato nuk e kanë kurorëzuar akoma dashurinë e tyre në martesë. Së fundmi këngëtarja e njohur ka treguar

motivet pse nuk ka dëshirë të ketë një dasëm. “Martesa më tremb shumë. Nuk dua të më shikojë si grua. Preferoj të më shikojë si vajza e tij, si e dashura. Pak a shumë si ‘fruti i ndaluar’ ka shpjeguar Shakira. Më pas këngëtarja ka treguar dhe për fillimet e saj me Pique.

‘Unë nuk kam qenë ndonjëherë tifoze futbollli kështu që në fillim nuk e dija se kush ishte Pique. Por kur e pashë në video mendova: Ky djalë qenka shumë i bukur’. Dhe më vonë dikush vendosi dhe na prezantoi’ kujtoi me nostalgji këngëtarja fillimet e saja me Pique.

Lidhja e tyre ka qenë dhe vijon të jetë një ndër më të komentuarat në showbiz. Pas një periudhe të gjatë ndarje duket se modelja Gigi Hadid dhe këngëtari Zayn Malik i kanë dhënë një mundësi tjetër lidhjes së tyre. Ata janë fotografuar dorë për dore nga paparacët, duke konfirmuar në këtë mënyrë zërat që qarkullojë prej kohësh. Çifti nuk është fotografuar vetëm ata kanë qenë në shoqërinë e motrës së Gigit, Bellës, nënës së saj Jolandës dhe të dashurës së vëllait të tyre Anwar, këngëtares me origjinë shqiptare Dua Lipa.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE PAKETA “ANTISHPIFJE”

16

E martë, 14 JANAR 2020

Presidenti Meta, mesazh qeverisë: Reflektim dhe jo kokëfortësi drejt autoritarizmit

P

as kthimit në Kuvend të ligjin ”Antishpifja”, Presidenti Ilir Meta, përmes një postimi në facebook, u ka kujtuar deputetëve të mazhorancës së liria e medias dhe e drejta e informimit, përveç se janë të drejta themelore kushtetuese, janë të lidhura ngushtë me parimin e ndërtimit dhe funksionimit të një shteti demokratik. Kreu i Shtetit, bën thirrje të fortë për reflektim, për të mos ecur me kokëfortësi në rrugën e censurës dhe autoritarizmit, që për të, do të përbënte rrezik për të ardhmen

VIZITË ZYRTARE NË KROACI

Ministrja Denaj: Mirëpresim investimet kroate në sektorët strategjikë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në Kroaci ku u prit nga Zv. Kryeministri dhe Ministri i Financave, Zdravko Mariç, Ministri i Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Zejtarisë, Darko Horvat dhe nga Ministri i Turizmit, z Gari Cappelli. Gjatë takimeve, homologët rikonfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe mbështetjen e vazhdueshme që Kroacia i ka dhënë Shqipërisë, ndërsa shprehën besimin se marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve kanë mundësi dhe potenciale më të mëdha për tu zhvilluar. Ministrja Denaj kërkoi mbështetjen e plotë të Kroacisë në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, pasi kjo vizitë zyrtare në Kroaci përkon edhe me javët e para të Kryesimit Kroat në Këshillin e Bashkimit Evropian. “Vizioni i ngjashëm i Kroacisë dhe Shqipërisë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe momentet historike na kanë bashkuar përherë, duke e shndërruar marrëdhënien tonë në një partneritet strategjik”, u shpreh Ministrja Denaj.

europiane të Shqipërisë. “Të dashur qytetarë, Liria e shprehjes, liria e medias dhe e drejta e informimit, përveç se janë të drejta themelore kushtetuese, janë të lidhura ngushtë me parimin e ndërtimit dhe funksionimit të një shteti demokratik. Shqipëria dy vitet e fundit ka një përkeqësim të këtyre treguesve, sipas konkluzioneve të organizatave prestigjoze ndërkombëtare të gazetarëve, si dhe të institucioneve ndërkombëtare që monitorojnë respektimin e lirisë së medias. Ndaj është koha për të reflektuar dhe për të

mos ecur me kokëfortësi në rrugën e censurës dhe autoritarizmit, që do të përbënte rrezik për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Edhe njëherë, i ftoj të gjithë të lexojnë me vëmendje argumentat kushtetuese dhe ligjore të kthimit për rishqyrtim në Kuvend të paketës së ashtuquajtur “anti-shpifje”,- shprehet kreu i shtetit. Reagimi i kreut të shtetit vjen pas deklaratës së bërë nga numri dy i PS-së, Taulant Balla, i cili deklaroi se dekreti i Presidentit për paketën antishpifje do të rrëzohet në Parlament.

Përurohet spitali i kirurgjisë “Pas 90 vitesh në godinën e vjetër në QSUT, kirurgjia shqiptare ka një tempull të ri, ku gjithçka është fjala e fundit e teknologjisë dhe po ashtu organizimi në funksion të pacientit është në nivelin më të lartë bashkëkohor”, - deklaroi dje Kryeministri Edi Rama në përurimin e spitalit të kirurgjisë në QSUT. Rama tha se “tashmë kemi një spital ultramodern për kirurgjinë”. “Spitali i ri “Frederik Shiroka” çon në një tjetër nivel shërbimet mjekësore në Shqipëri. 7 salla moderne operacioni për kirurgjinë e përgjithshme, kirurgjinë speciale dhe urologjinë. Aparatura mjekësotzre të teknologjisë së fundit. Njësi terapie intensive me pajisje bashkëkohore dhe kushte optimale. Laborator i nivelit të lartë teknologjik dhe 120 shtretër dhe dhoma me kushte si në spitalet më të mira të Europës për pacientët”, -tha Kryeministri. Kryeministri tha se “nuk e ekzagjeroj kur them se ky spital është vepra më e madhe e 90 viteve në Shqipëri në shëndetësinë e vendit, për nga cilësia dhe thellësia e projektit dhe kapacitetet teknologjike që vendos në dispozicion të mjekëve dhe të ekipeve mjekësore”. “Ndjehem shumë i nderuar dhe njëkohësisht nuk ka kompliment më inkurajues sesa fjalët e profesorit që ka shoqëruar një periudhë të rëndësishme të historisë së kirurgjisë shqiptare dhe fjalia e tij se, kjo është një ëndërr e bërë realitet”, – tha Rama. Kryeministri u shpreh se “nuk mbaron këtu, sepse ëndrra ime

që në momentin e parë ishte që QSUT të transformohet në gjithë perimetrin e saj, në një shëmbëlltyrë të ambicies sonë për shëndetësinë në Shqipëri”. “Sot, spitali i kirurgjisë ka përfunduar, por QSUT është një kantier. Mjafton rruga për

të hyrë deri këtu me shumë njerëz nëpër këmbë, gjë që nuk ndodh në spitalet e tjera. Është nevoja e një vazhdimësie në punën transformuese, si për sa i përket infrastrukturës së brendshme, edhe në hapësirën rreth e rrotull”, - tha Rama.

Profile for Koha Jone

Koha_Jone_14- Janar -2020  

Koha_Jone_14- Janar -2020

Koha_Jone_14- Janar -2020  

Koha_Jone_14- Janar -2020

Advertisement