Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXIX i botimit

Nr: 319(8760) E diel, 12 Janar 2020 Çmimi 30 Lekë

Të zgjedhur nga PS apo nga krimi? Katër kryebashkiakë të dalë nga votimet moniste të 30 qershorit rezultojnë me precedentë penalë. PD paralajmëron publikimin edhe të emrave të tjerë FAQE 3

Monika Kryemadhi: Lulzim Basha: Reforma Opozita është gati për zgjedhore dhe zgjedhjet reformë zgjedhore, Rama e parakohshme janë i vetmi që është kundër prioriteti numër 1

NËNKRYETARI I PD

Edmond Spaho: Kryesimi i OSBE-së, Rama në një situatë tragji-komike

Intervistoi: Redjon Shtylla

FAQE 6

6 VJETORI I MARRËVESHJES

Mini-Shengeni, Rama shkeli marrëveshjen e Partneritetit Strategjik me Kosovën FAQE 8

PROTESTË PARA KRYEMINISTRISË

Në foto: Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, dje gjatë takimit me strukturat e partisë në Elbasan FAQE 4-5

11 JANARI

Qytetarët: Rinia po ikën nga Shqipëria, të mblidhemi për të drejtat tonaFAQE 9 Në foto: Kreu i PD-së, Lulzim Basha

AKSIONI

ANALIZA NË MEDIAN AMERIKANE

Luan Rama: Shqipëria Ministri Lleshaj: është Republikë, por ditë Pronat e të dënuarëve të republikës nuk ka! për drogë do bllokohen FAQE 15

FAQE 2

FAQE 10

“Ironia e një vendi diktatorial si Shqipëria që merr kryesinë e OSBE-së”

FAQE 10

KRYEMINISTRI

Edi Rama me ministrin turk: 500 shtëpi do ndërtohen me porosi të Erdogan në Laç FAQE 16


POLITIKE

2

E diel, 12 JANAR 2020

Kreu i PD-së për reformën zgjedhore: Jemi në pritje të përgjigjes së Ramës, por s’do presim pa fund. Ta zgjedhë Rama sistemin, unë preferoj mazhoritar të pastër

I

sapo kthyer nga Italia, shefi i opozitës, Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët tha se 2020 është një vit i i rëndësishëm për Shqipërinë sa i takon procesit të integrimit. Zërave të shtuar dukshëm kohët e fundit për një marrëveshje të mundshme me Ramën, Basha u rezervoi këtë përgjigje: “Ky nuk mund të jetë proces tavolinash të mbyllura dhe dhomash të errëta.Duhet të jetë proces gjithëpërfshirës, propozimet tona janë të qarta. Asgjë nuk ka ndryshuar. Prevalon vullneti politik”, tha ai. Një koment edhe për debatin mbi ndryshimin e sistemit. Basha theksoi se nuk është për rishikimin e sistemit, edhe pse deklaroi se është për një sistem mazhoritar të pastër. Sipas tij problemi kryesor është te garantimi i votës së lirë. Ky duket se mbetet kusht dhe për zhvillimin e zgjedhjeve që për Bashën duhet të jenë të parakohshme. Kryedemokrati para gazetarëve theksoi se protesta do të vazhdojë të ketë, ndërsa theksoi se është kryeministri Rama dhe koncesionet që po pengojnë dhe integrimin në BE. Sipas tij, 49 për qind e shqiptarëve jetojnë nën nivelin e varfërisë dhe ekonomia shqiptare ka rënë në greminë. Zgjedhje të parakohshme Në këtë drejtim, Basha tha se prioritet numër një është realizimi i reformës zgjedhore që do ti hapte rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme dhe atyre vendore në një ditë. “Së pari, nuk duhet humbur asnjë moment për të përmbushur kushtet e Bundestagut, që janë e vetmja rrugë për të hapur negociatat, për ta bërë Shqipërinë anëtare të BE. Është e vetmja rrugë për të thithur fonde nga BE dhe për t’i mirëadminsitruar ato në drejtim të nevojave akute, siç janë ato të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, në drejtim të bujqësisë në drejtim të biznesit, në drejtim të shëndetësisë, të arsimit dhe kudo tjetër. Gjate ditës së djeshme, siç e dini, kam pasur takime në Itali dhe më bëri përshtypje një fakt. Vetëm Rumania, si vend anëtar, përfiton fonde të drejtpërdrejta nga BE, 3 herë sa buxheti i Shqipërisë. Për pa gatishmërinë, për mungesën e vullnetit për të luftuar krimin dhe korrupsionin, për zhytjen e vendit në krim dhe korrupsion, kjo qeveri dhe ky kryeministër po na mban larg Europës. Kjo nuk është vetëm një fjalë goje, këto janë miliona euro që i humb Shqipëria ditë për ditë, para që taksapaguesit europianë, ua japin vendeve si tonat për të përafruar edhe më shumë ekonominë, shëndetësinë, arsimin me standardet europiane. Dje, drejtuesit më të lartë europianë, Kryetarja e Komisionit Europian, kryeministri kroat, në emër të Presidencës së BE-së, kanë shprehur edhe një herë vullnetin e tyre për të hapur negociatat. Në komunikimin tim me ta, të dy personalitete të PPE, ma kanë konfirmuar këtë, në mënyrë, të vazhdueshme dhe jam i lumtur që dje e kanë konfirmuar publikisht, ky është qëndrimi PPE, i partisë tonë i PD. Ne nuk duhet ta humbim këtë shans të madh për t’i ardhur në ndihmë ekonomisë së shkatërruar shqiptare, shëndetësisë, arsimit, bujqësisë dhe çdo sektori tjetër. Ky është një vit shumë i rëndësishëm, kemi 2 vende mike që marrin presidencën, Kroacia këto 6 muaj dhe Gjermania 6 mujorin e dytë. Prandaj, prioriteti numër 1 është miratimi i menjëhershëm i reformës zgjedhore, që i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në një ditë me zgjedhjet vendore, me standard dhe garanci për votën e lirë, për t’ dhënë fund fenomenit të shitblerjes së votës, përdorimit të krimit dhe parave të pista të krimit dhe për të ndëshkuar krimin elektoral, që janë tre kushte të tjera të Bundestagut gjerman për të hapur

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI Kryeredaktor: Zv/kryeredaktor:

Qamil XHANI Herion Mesi

Basha: Nëse SPAK nuk heton krimin zgjedhor dhe koncesionet, është veç hije

negociatat me Shqipërinë”, tha Basha. Pritshmëritë nga SPAK-u Jo vetëm qytetarët, por edhe vetë subjektet politike duket se kanë pritshmëri të larta ndaj Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, nga selia blu parashtroi dy testet jetike që duhet të kalojë SPAK sipas tij për të merituar besimin e qytetarëve. “Ka dy dosje të shitblerjes së votës, që janë në prokurori. Këto janë testi i madh i vërtetë, nëse kemi apo nuk kemi SPAK të vërtetë, ashtu siç e ka votuar PD, me amendamentet që u bënë realitet falë mbështetjes së SHBA. Ky është testi numër 1. Hetimi i koncesioneve dhe oligarkëve, të lidhur me pushtetarët dhe i pushtetarëve të lidhur me oligarkët është testi numër 2. Pa kaluar këto 2 teste mund të themi se SPAK-u nuk është gjë tjetër veçse hije e asaj që duhet të ishte. Ndaj, thirrja ime ndaj prokurorëve të SPAK-ut është të mos humbasin asnjë sekondë kohë, por të marrin në dorë këto dy çështje jetike për ekonominë dhe demokracinë shqiptare: shitblerjen e votave, koncesionet korruptive të kësaj qeverie”, u shpreh kryedemokrati Lulzim Basha. Reforma zgjedhore Basha deklaroi se opozita ka bërë propozimet e veta për këtë reformë dhe ajo është në pritje të PS-së. Por ai shtoi se pritja nuk do të vazhdojë pa fund. “Ne kemi paraqitur propozimet tona prej shtatorit. Që nga shtatori opozita i prin këtij procesi dhe ndërkohë ka kaluar një afat, që është afati i dhjetorit. Jemi ne në pritje të qëndrimit të PS dhe dhe të Edi Ramës. Pro apo kundër. Por dua të them se kjo pritje nuk mund të vazhdojë pa fund. Dhe se ne do të marrim absolutisht çdo vendim dhe do të ndërmarrim çdo veprim të domosdoshëm për të mos e lënë Shqipërinë pa reformë zgjedhore dhe pa zgjedhje të lira e të ndershme. Ky nuk mund të jetë një proces tavolinash të mbyllura e dhomash të errëta, duhet të jetë një proces gjithëpërfshirës, i aktorëve dhe faktorëve politikë dhe jo vetëm, edhe faktorëve shoqërorë, që të garantojë një reformë zgjedhore me standarde, që të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme. Propozimet tona janë të qarta, janë të publikuara. Asgjë nuk ka ndryshuar. Asnjë presje, asnjë pikë, asnjë qëndrim nuk ka ndryshuar. Natyrisht, që këtu prevalon vullneti politik. Ai që venADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

dos është vullneti politik. Për sa kohë Edi Rama vazhdon ta mbështesë karrierën e tij politike dhe fatin e tij politik tek kriminelët, për sa kohë zbulohen kriminelë në Kuvend, në bashki, në institucione dhe ai vazhdon të kruajë mjekrën sikur nuk ka ndodhur asgjë, harrojeni se këtu do të ketë zgjedhje të lira e të ndershme! Shqipëria ka nevojë për një qeveri dhe një kryeministër kujdestar të zgjedhjeve të lira e të ndershme, i cili nuk është i përlyer dhe as pjesë e tepsisë me krimin dhe e pushtetit të marrë me krimin. Asnjë sistem nuk ka për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, po nuk e ndamë politikën nga krimi dhe ky mbetet prioriteti absolut i PD dhe i opozitës. Asnjë sistem nuk ka për të garantuar zgjedhjet, nëse ne nuk ndëshkojmë krimin elektoral të publikuar nga “Zëri i Amerikës” dhe “Deutche Welle”, nga mediat e pranishme në sallë dhe, natyrisht, nga ne, nga opozita politike. Dje, jeni njohur me faktin e një tjetër kryebashkiaku të kapur me rekorde kriminale, të emëruar kryebashkiak në Mallakastër. Kjo tregon se nuk është një problem sporadik. Edhe kur i emëron pa kundërshtarë, Edi Rama zgjedh kriminelë apo njerëz të lidhur me krimin, siç është Tushe i Lushnjës, që i plasin granatat në zyrë dhe prapë, ky njeri hesht, në vend që ta kishte shkarkuar 24 orëshin e parë. Pse? Sepse ky njeri nuk ndahet dot nga krimi. Dhe ky është problemi numër 1 që ka Shqipëria, një kryeministër që nuk ndahet dot nga krimi. 4 të tjerë janë provuar tashmë me rekorde kriminale. Si zgjidhet kjo? Çfarë sistemi do ta zgjidhë këtë? Problem sistemi është ky? Natyrisht që jo! Është problem i një njeriu që e ka ndërtuar karrierën e tij politike dhe çdo betejë të tij politike në aleancë me krimin, në kurriz të qytetarëve”, tha Basha. Pyetje: Dua të ndalem tek një deklaratë e juaja në prill të vitit 2019. Ju thoni: “Ka ide të vlefshme si lista të hapura ku qytetarët të vendosin jo thjesht për siglat e parties, por të vendosin kë preferojnë nga listat e deputetëve, për një parlament që ka deputetët që e lidhin fatin me qytetarët sepse kjo është një garanci që i shërben interesave të qytetarëve”. Çfarë ka ndodhur që keni ndryshuar qëndrim dhe tashmë thoni se çfarëdo sistemi zgjedhor do të dështojë të rrisë cilësinë e përfaqësimit? NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

Lulzim Basha: Nuk është ndryshim qëndrimi. Është i njëjti qëndrim. Ta ndajmë politikën nga krimi, të pamundësojmë paratë e pista dhe kriminelët si njerëzit që vendosin se kush do të jetë parlamentar e kush do të jetë qeveritar, të ndëshkojmë krimin elektoral, le ta zgjedhë Edi Rama sistemin, po të dojë. Ta zgjedhë kush të dojë sistemin. PD ka fituar me mazhoritar të pastër, ka fituar me mazhoritar me korrektim proporcional, ka fituar me proporcional, nuk është problemi i sistemit. Problemi është nëse zgjedhjet e ardhshme do të jenë zgjedhje ku do të vendosin shqiptarët apo zgjedhje ku do të vendosë prapë krimi i organizuar. Padyshim për mua, procesi duhet të takojë vetëm përmes konsultimit me të gjithë shqiptarët. Ky nuk mund të jetë më një proces, i cili i takon një, dy, apo qoftë edhe tre partive. Do të jetë një proces që t’u takojë të gjithë qytetarëve shqiptarë. Ajo që kam thënë është se “është një iluzion i rrezikshëm të thuash se për të gjitha e ka fajin sistemi.”. Është njësoj si të thuash që “po shkojmë në drejtimin e gabuar dhe fajin e kanë këpucët.” Për pushtetin lokal sistemi e ka fajin? Se 1 në 10 kryebashkiakë tani kanë dalë kriminelë. Të jesh e sigurtë se ka më shumë. Pyetja është retorike, natyrisht, nuk pres përgjigje. Sistemi e ka fajin? Natyrisht që jo. Kush i vuri ata kriminelë kryebashkiakë? Është një fyerje edhe për socialistët, se kanë edhe ata fëmijë që i kanë çuar nëpër shkolla, kanë investuar, i kanë edukuar, i kanë arsimuar. Si mund të shkojë dora gjithmonë tek një përdhunues, tek një hajdut, tek një drogaxhi. Kurrë nuk të shkoi dora tek një njeri me vlera?! Pra duhet të jemi fare të qartë. Partia Demokratike, unë opozita e bashkuar nuk kemi absolutisht asnjë problem me një sistem që ka apo do të ketë nesër mbështetje popullore. Kam qenë dhe mbetem i hapur në emër të Partisë Demokratike, në emrin tim, në emër të opozitës së bashkuar për çdo sistem, me kusht që të jetë produkt i një sistemi transparent dhe gjithëpërfshirës të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Nga ana tjetër kam thënë dhe dua ta përsëris se futja e diskutimit tek sistemi është shërbimi më i mirë për të larguar vëmendjen nga problemi numër një që ka sot Shqipëria, që është kriminalizimi i vendimmarrjes politike nga Edi Rama. Prandaj në këtë kuadër do të jem i lumtur të pranoj verdiktin e qytetarëve shqiptarë për çfarëdo sistemi që dëshirojnë. Unë personalisht preferoj maxhoritarin e pastër. Por edhe ai do të dështojë, siç ka dështuar nëse ne nuk ndajmë politikën nga krimi, nëse ne nuk zmbrapsim paratë e pista dhe të oligarkëve, nëse ne nuk ndëshkojmë krimin elektoral. Nuk kam absolutisht asnjë problem me sistemin e listave të hapura apo listave kombëtare. Është një vendim që u takon shqiptarëve. Por, është gjëja më e gabuar nëse diskutimi për dekriminalizimin e politikës, për ndarjen e politikës nga krimi, përfundon në diskutimin për sistemin. Është nderi më i madh që i bëhet Edi Ramës, kriminelëve të tij në Parlament, kriminelëve të tij në bashki, njerëz që sot fitojnë qindra, mijëra, miliona euro çdo ditë në kurriz të shqiptarëve. E vetmja mënyrë për ta zgjidhur këtë është ta ndajmë politikën nga krimi.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3

E diel, 12 JANAR 2020

Të zgjedhur nga PS apo nga krimi? Katër kryebashkiakë të dalë nga votimet moniste të 30 qershorit rezultojnë me precedentë penalë. PD paralajmëron publikimin edhe të emrave të tjerë

K

ur vetëm një zyrtar i lartë del me precedent penalë kjo mund të jetë një rastësi, por nëse numri rritet çdo muaj me 3, 4 dhe më shumë atëherë kemi të bëjmë me fenomen. Kjo po ndodh me emrat e Partisë Socialiste që fituan në zgjedhjet moniste të 30 qershorit wshtw katastrofike pwr demokracinw. Fillimisht u denoncua emri i Valdrin Pjetrit në Shkodër, një zyrtar i lartë në disa detyra shtetërore, që nuk kish deklaruar një dënim gjatë kohës që ishte emigrant në Itali. Më pas në listë doli i emri i Agim Kajmakut. Kryebashkiaku i Vorës, derisa pa dalë dokumenti që tregonte ishte dënuar në Greqi, betohej si njeriu më i ndershëm në Shqipëri dhe mallkonte Partinë Demokratike se po i binte më qafë kot. Kur letrat u hapën, njeriu që Edi Rama dhe PS e mburrnin si modelin e suksesit të Rilindjes u zhduk nga zyra bashkë me vulën e kryetarit. Çuditërisht ende sot është në kërkim policor dhe ka humbur nam dhe nishan. Emri i tretë është ai i kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Mark Babani, i cili sipas dokumenteve të publikuara nga PD ka qenë i dënuar në Itali. Listës me kryebashkiakë problematikë iu shtua këto ditë dhe ai i Mallakastrës, Qerim Ismailaj. PD-ja publikoi

dokumentin që tregon se gjatë vitit 2000 ai është dënuar në Greqi për veprën penale të plagosjes. Fillimisht Ismailaj deklaroi se PD-ja mashtronte dhe se nuk kishte pasur kurrë probleme penale në Greqi, por pas publikimit të dokumentit deklaroi se “nuk mbante mend të ishte dënuar”. 4 kryebashkiakë me probleme me ligjin në pak muaj është një shifër e lartë dhe alarmante. Ajo çfarë është edhe më shqetësuese ka të bëjë më faktin se këta nuk janë të vetmit. Sekretari

i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi deklaroi dje se janë dhe dy kryebashkiakë në Qarkun e Dibrës që kanë precedentë penalë. Bardhi nuk përmendi emrat, por tha se shumë shpejt, sapo dokumentet të konfirmohen, do të publikohen të dhënat. Ndërkohë, ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj deklaron se veç kryebashkiakut të Mallakastrës ka edhe emra të tjerë në bashkitë e jugut me probleme serioze me ligjin. Në PD nuk japin shifra, por numri i kryebashkiakëve

me probleme ligjore pritet të jetë edhe më i madh. Duke parë listën e gjatë të emrave që i shtohen grupit të kryebashkiakëve me precedentë penalë, nuk dihet nëse kandidatët për zgjedhjet moniste të 30 qershorit janë zgjedhur nga Partia Socialiste apo krimi? Justifikimi i PS-së ndaj skandalit me zgjedhjen e të dënuarve është se çdo kandidat mban përgjegjësi personale dhe nuk është detyrim i partisë. Sigurisht, askush nuk beson se Edi Rama mori në dorë listën e kandi-

datëve dhe zgjodhi me kujdes vetëm ata emra që kanë qenë të dënuar. Por problemi shkon përtej qëndrimeve personale dhe deklaratave politike të Edi Ramës. Edhe nëse Edi Rama nuk ka dijeni, emrat problematikë kanë arritur deri në tavolinën e tij me lobim dhe sponsorizim të drejtuesve të PS, anëtarëve të Kryesisë dhe deputetëve të plotfuqishëm në PS në rrethe. Nëse kryeministri nuk ka pasur dijeni për të kaluarën atyre që po i jep mbështetjen e partisë, sekretari i PS-së dhe gjithë drejtuesit e tjerë sigurisht e kanë ditur se cila ishte e kaluara e kandidatëve. Në këtë mënyrë, justifikimi se PS nuk mban përgjegjësi, nuk vlen. Edhe nëse nuk kanë përgjegjësi personale për emrat që kanë kandiduaar, kanë patjetër përgjegjësi politike. Arsyet që kanë kandituara emra të tillë në 30 qershor nuk janë politike. Të gjithë të përzgjedhurit e PS e kishin të sigurt fitore dhe në këtë gjasme fushatë nuk kishte nevojë as për njerëz të fortë, as për biznesmen dhe as për kandidatë që kishin ndikim në zonat e tyre. Fitorja ishte në xhep që pa u hapur kutitë e votimit dhe ata që kanë dalë garant për emrat në PS, kanë dhe përgjegjësi për të kaluarën e tyre. Por në PS drejton Rilindja dhe ajo ofron të tillë kategori.


POLITIKE

4

E diel, 12 JANAR 2020

Kryetarja e LSI-së në Elbasan: Me mbylljen e reformës zgjedhore, Edi Ramës i vjen hapi i dytë, zgjedhjet. Mentaliteti i “rilindjes” është ai i falsifikimit dhe i zhvatjes

Kryemadhi bën thirrje për pakt kombëtar jo politik për realizimin e reformave K

ryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi thotë se vendit sot nuk i duhet një tjetër marrëveshje politike, por një pakt kombëtar për realizimin e reformave kryesore, siç është Reforma Elektorale, Reforma në Arsim, Reforma në Shëndetësi, Reforma në Bujqësi. Nga një takim që ajo zhvilloi dje me bazën e LSI-së në qytetin e Elbasanit, Kryemadhi theksoi se zgjidhja që propozon opozita për të arritur deri tek ky pakt është shumë e thjeshtë. “Megjithatë sot më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për Paktin Kombëtar, një Pakt Kombëtar që nuk është marrëveshje politike, por një Pakt Kombëtar që ka të bëjë me realizimin e reforma kryesore siç është Reforma Kryesore, Reforma Elektorale, Reforma në Arsim, Reforma në Shëndetësi, Reforma në Bujqësi, atë që tha pak më parë dhe profesor Mondi ku 50% e popullsisë shqiptare jeton në bujqësi. Sot tokat e shqiptarit janë të djerra kur ne e dimë shumë mirë që shqiptari është i lidhur me tokën, është i lidhur me shtëpinë, është i lidhur me familjen ku 80% e kësaj popullsie, e cila jeton me bujqësinë është në kushtet e mbijetesës. Mezi siguron dhe kafshatën e bukës për fëmijët e tyre. Pra ajo që është më e rëndësishme, ky Pakt Kombëtar ka të bëjë me politikat dhe hartimin e politikave afatgjata për Shqipërinë. Sot çdokush mund të dalë në rolin e një skeptiku apo në rolin e një politikani me vizion të lartë duke thënë pse na flisni për dekadat kur ne nuk kemi bukë të hamë. Kjo është e vërtetë. Është e vërtetë që shqiptarët nuk kanë bukë të hanë në tavolinat e tyre. Por ama unë di të them edhe një gjë, që mbas luftës së dytë botërore Europa e tëra ishte shkatërruar por u ngritën gratë dhe vajzat e Europës për të rindërtuar vendet e tyre ashtu si një nënë mundohet me ditë të tëra, me muaj të tëra, me vite të tëra për të ngritur në këmbë fëmijët e saj. Edhe ne gratë dhe vajzat në Shqipëri do të punojmë çdo ditë për të ringritur në këmbë vendin tonë të cilin e ka rrëzuar Rilindja, të cilin e ka shkatërruar Rilindja. Do t’ia ngjisim këmbët dhe duart, do ta ngremë në këmbë Shqipërinë që të eci ashtu, dinjitoze dhe krenare siç ka ecur gjithmonë. Ne e dimë që Shqipëria është një vend i vogël dhe i varfër por ama dimë të themi me bindje të plotë që Shqipëria është një vend i pasur me resurset natyrore, Shqipëria është e pasur me dashuri dhe me botën shpirtërore të madhe që kanë sot shqiptarët por çdo ditë

dhe më shumë ne kemi si obligim dhe si detyrën tonë kryesore që të ringjallim shpresën. Njerëzit thonë që nuk ka shpresë, shpresë ka, ka shpresë sepse ka zgjidhje. Cila është zgjidhja? Zgjidhja është shumë e thjeshtë. Ne jemi fokusuar gjithë kohës te denoncimet e korrupsionit dhe skandaleve të qeverisë dhe në fakt shqiptarët janë lodhur me korrupsionin e qeverisjes, janë lodhur me denoncimet e opozitës, që për hir të së vërtetës të gjithë jemi lodhur”, tha Kryemadhi. Inkriminimi Kryetarja e LSI-së lidhur me rastin e kryebashkiakut të Mallakastrës, për të cilin u publikua së fundmi dokumenti që rezulton si i dënuar në Greqi, identifikon të gjithë “Rilindjen. “Pa pikë turpi dje kishim një kryetar bashkie tjetër, që ka dalë nga votimet e Edi Ramës të 30 qershorit, që thotë se nuk e dinte se e kishin dënuar 3 vite në Greqi. Nuk e mbante mend që ishte rrahur dhe ishte therur në rrugët e Greqisë por këtu nuk është problemi te ky, problemi është te sistemi i inkriminuar, te firmat që ky zotëria kishte vendosur atëherë apo të materialet që ky zotëria ka falsifikuar sepse ky është mentaliteti i Rilindjes, mentaliteti i falsifikimit, mentaliteti i mashtrimit, mentaliteti i uzurpimit, mentaliteti i grabitjes, mentaliteti i zhvatjes. Prandaj edhe ne sot nuk do të merremi më me këtë mentalitet të tij sepse mentaliteti i tij e ka rrënuar Shqipërinë”, u shpreh Kryemadhi. Reforma Zgjedhore Sa i takon reformës zgjedhore, kryetarja e LSI-së mbështeti qëndrimin e mbajtur nga Lulzim Basha. “Ashtu siç e ka bërë të qartë dhe z. Basha që është Kryetari i Partisë Demokratike dhe drejtuesi i frontit opozitar, ne si opozitë jemi të gatshëm për të ecur përpara përsa i përket të gjitha propozimeve të reformës zgjedhore duke menduar që është shumë e rëndësishme mbyllja e detyrave të shtëpisë dhe angazhimi dhe obligimet që ka opozita shqiptare në marrëdhënie me kushtet e Bundestagut dhe ne jemi ta gatshëm dhe kemi qenë të gatshëm që me 1 dhjetor për të paraqitur propozimet tona dhe janë gati sepse në këtë situatë, në të cilën ne po kalonim pas tërmetit jemi në procesin e përgatitjet dhe të vazhdimit më tej. Por sigurisht ka një njeri, i cili nuk do që kjo gjë të ecë sepse duke mbyllur Reformën Zgjedhore, sigurisht që z. Rama i vjen hapi i dytë i Reformës Zgjedhore që janë zgjedhjet. Megjithatë ky nuk është problemi ynë. Problemi ynë është

që Shqipërisë t’i garantohen hapja e negociatave. Pse e them hapja e negociatave? E them sepse hapja e negociatave është procesi më i rëndësishëm për garantimin dhe ruajtjen e integritetit të Shqipërisë dhe shtetit shqiptar sepse nëse Shqipëria do të marrë një tjetër jo në hapjen e negociatave, atëherë e ardhmja e Shqipërisë do të vihet në diskutim. Vihet në diskutim për shkak të shpopullimit masiv që do të ndodhë. 57% e të rinjve shqiptarë që kanë ikur, ikin sepse nuk gjejnë besimin dhe nuk kanë siguri ër zhvillimin e të ardhmes së tyre, për krijimin e kushtetve të punës, për krijimi ne investimeve, për krijimin e biznesit apo për krijimin e familjes së tyre. 17% e tyre ikin për shkak të shkollimit, sepse çdo ditë e më shumë sistemi ynë arsimor po shkatërrohet. Po shkatërrohet për shkak të politikave, të cilat në fakt kanë ardhur si një rezultat i periudhës së tranzicionit dhe për këtë jemi përgjegjës që të gjithë”, tha Kryemadhi. Situata nga tërmeti Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi se qeveria po tregohet e papërgjegjshme lidhur me trajtimin e të dëmtuarve nga tërmeti katastrofal të 26 nëntorit të vitit të kaluar, teksa theksoi se qeveria po tregohet anti-humane, ndërsa shtoi se LSI-ja do marrë përgjegjësi. “Hap pas hapi. Të ndjekim dokumentarët me metrazh të shkurtër dhe me metrazh të gjatë të kryeministrit tonë sesi përmallohej dhe puthte duart dhe në ballë viktimash dhe sot më datë 12 janar qytetarët, të cilët kanë mbetur pa shtëpi vazhdojnë jo vetëm në çadra, por dhe ata që kanë qenë të strehuar në hotele,

sot kanë dalë nga hotelet dhe detyrohen të dalin duke u tallu me bonusin qesharak të shtëpive. Do të shikojmë sesi papërgjegjshmëria e një qeverie, e cila vazhdon të jetë akoma në qëndrimet e saj, jo vetëm të papërgjegjshme, por anti-humane ndaj qytetarëve të saj. Mungesa e përgjegjësisë dhe e respektit ndaj qytetarëve çdo ditë e më shumë shtohet dhe kjo vjen si rezultat i arrogancës, vjen si rezultat i asaj që i ka munguar qeverisje, dashura për qytetarët, dashura për njerëzit e vendit të saj. Në fakt korrupsioni është ajo që e mban gjallë këtë arrogancë dhe që e ushqen pafundësisht këtë qeveri sepse nëpërmjet korrupsionit blihen mediat, nëpërmjet korrupsionit blihet heshtja e qytetarëve, nëpërmjet korrupsionit blihet dhe mbyllet goja e zërit të lirë, nëpërmjet korrupsionit bllokohen procedura dhe reforma, të cilat janë shumë të rëndësishme dhe të domosdoshme për zhvillimin e vendit. Ne si Lëvizjes Socialiste për Integrim angazhohemi çdo ditë e më shumë sepse deri më sot ne kemi qenë në kuadrin e denoncimit, por që këtej e tutje pozicionimi ynë është duke marrë përsipër përgjegjësitë tona si një parti politike, si një nga tre partitë politike më të mëdha në vend, por nuk është kjo rëndësia dhe vlera që ka LSI-ja sepse nuk është rëndësia tek numri i votave dhe nuk është rëndësia tek pjesëmarrja jote në Parlament apo jo, por është rëndësia tek përgjegjësia dhe angazhimi që merr ndaj qytetarëve dhe ndaj vendit tonë. Prandaj LSI është partia që nuk i është shmangur asnjëherë përgjegjësive, por përkundrazi i ka përballuar ato dhe ne angazhohemi për të çuar

deri në fund të gjitha reformat, të cilat kanë të bëjnë me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Duke filluar me Reformën Zgjedhore, Reformën në Drejtësi, Reformën për Administratën Publike dhe reforma të tjera, të cilat janë të domosdoshme për funksionimin dhe hapjen e negociatave me BE-në sepse hapja e negociatave të Shqipërisë me BE-në është një nga prioritetet kryesore jo vetëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim, por dhe e 99% te shqiptarëve sepse vetëm në këtë mënyrë shqiptarët mund të kenë një të ardhme të sigurt për veten e tyre, familjen e tyre dhe fëmijët e tyre”, u shpreh kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Situata në Rajon Nga Elbasani, Monika Kryemadhi akuzoi Edi Ramën se me qëndrimet e tij për Kosovën dhe nismave rajonale e ka nxjerrë Shqipërinë nga lista e vendeve që prodhojnë stabilitet në Ballkan. “Një shtet që nuk qëndron dot në këmbët e tij është një shtet i cili nuk lejon të ngrihet një familje, një familje e fortë krijon një shtet të fortë, një shtet i fortë mban një komb të fortë, edhe sot më shumë se kurrë kombi shqiptar ka nevojë për një Shqipëri që ka një shtet të fortë sepse në se do të kishim një shtet të fortë, nuk do të ishim një shtet karagjoz, nuk do të ishim në këtë situatë qesharake që ka krijuar qeveria shqiptare me Kosovën. Nuk ka bërë vaki në historinë e Shqipërisë, që liderët shqiptar apo drejtuesit shqiptar të tallen me liderët e Kosovës, nuk ka bërë asnjëherë vaki dhe në asnjë vend që të nënshkruhen marrëveshje që nuk kanë as një lloj transparence, për sa i përket përfitimeve apo humbjeve që ka Shqipëria, nuk ka bërë vaki asnjëherë në Shqipëri që ndërmjet shtetit shqiptar në vend që ti japësh mundësi, hapësira vendit tënd vëlla , Kosovës, këtu shteti shqiptar ja ngushton rrethin çdo ditë edhe më shumë vëllait të tij. Nuk ka bërë vaki që në momentin që një kryeministër ka marrë rolin e një ministri të Jashtëm, Kosovës ti heqin njohjen disa shtete të tjera, nuk ka bërë vaki që në momentin më të vështirë vëllait tënd ti jesh në krah, ti kthehesh kundër dhe të bashkohesh me armikun e vëllait tënd. Ne jemi një vend, i cili kemi pasur një rol shumë të rëndësishëm në stabilitetin e rajonit, Shqipëria në historinë e saj të tranzicionit një pikë ka pasur pikën e saj më të fortë, stabilitetin dhe sot në

(Vijon në faqen 5)


POLITIKE

5

E diel, 12 JANAR 2020

Zëvendëskryetari i LSI-së kujton 11 Janarin: Shqipëria është vendi më qesharak dhe karagjoz në botë

Z

ëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama duke marrë shkas nga zhvillimet politike në vend, por dhe nga data historike 11 Janarit, deklaron se pavarësisht faktit që Shqipëria është Republikë, ajo nuk ka një ditë të republikës. Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Luan Rama flet për faktin se çfarë parashikon Kushtetuta në rastin e Republikës parlamentare, ku mes të tjerash, ai tha dje se Shqipëria është vendi më qesharak dhe karagjoz në botë. “Jo vetëm paradoks: Shqipëria është republikë, por nuk ka ditë të republikës! Kushtetuta, ligji themeltar i shtetit, zyrtarisht titullohet “Kushtetuta e Repub-

Luan Rama: Shqipëria është Republikë, por ditë të republikës nuk ka! likës së Shqipërisë”. Ndërsa në pikën e parë të nenit të parë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, sanksionohet: “Shqipëria është republikë parlamentare”. Pra, Shqipëria është republikë, por ditë të republikës nuk ka! Të gjithë shtetet e kësaj bote që kanë republikën si formë të organizimit shtetëror, qofshin republika demokratike apo jo, qofshin republika parlamentare, presidenciale apo edhe ato që quhen republika islamike, të vjetra a të reja, e kanë një ditë të lindjes apo të shpalljes së repub-

likës. E kanë ditë të historisë e të krenarisë së tyre. Madje shumë prej tyre e kanë krye-ditë! Vetëm Republika e Shqipërisë nuk e ka! Nuk e ka, edhe pse ka President të Republikës. Nuk e ka edhe pse ka Kuvend të Republikës e, edhe qeveri të Republikës së Shqipërisë! Nuk e ka, edhe pse vendimet e gjykatave shpallen në emër të republikës! Republika e Shqipërisë nuk e ka ditën e republikës, me sa duket për të dëshmuar edhe përmes kësaj mungese që nuk është aspak formale, më shumë se injo-

rancën në qasjen ndaj shtetit, perversitetin e një klase politike, që nuk ka lidhje me kulturën e shtetit, që nuk e di se çfarë është historia e shtetit dhe se si historia iu nënshtrohet vetëm ligjësive të saj dhe parimit të historizmit! Shqipëria është shpallur dy herë republikë; për herë të parë më 1 janar 1925 si Republika Shqiptare, e mandej

koncesioneve. Pagoi koncesionet sikur ti kishte lënë për të paguar një vit koncesionet, sot do të kishte zgjidhur përfundimisht historinë e shtëpive të tërmetit. Megjithatë ajo që është e rëndësishme dhe që ne duhet të vazhdojmë të ecim përpara, është që ne duhet të jemi shumë të qartë jo vetëm si anëtarë të LSI-së por edhe si mbështetës, edhe si votues por ka edhe shumë të tjerë të zhgënjyer. Ka edhe shumë të zhgënjyer nga Partia Socialiste. Ka shumë të tjerë të cilët nuk kanë votuar asnjëherë dhe vazhdojnë e janë akoma më të drobitur për situatën në të cilën gjenden. Ne duhet të trokasim në dyert e tyre për t’ju zgjuar ndjenjën, për ti thënë përfshihuni, për tu thënë merrni fatet në dorën tuaj, mos ia lini në dorë partive politike të cilat bëjnë propagandë, por merrni fatet tuaj në dorë dhe drejtoni jetën tuaj, drejtoni të ardhmen tuaj, prandaj edhe ne sot si LSI kemi filluar fushatën dhe do ta vazhdojmë në të gjithë Shqipërinë, hapjen e dyerve të LSI-së, për ti vënë në dispozicion investimin e të gjithë atyre burrave dhe grave që kanë themeluar Lëvizjen Socialiste për Integrim, për t’iu vënë në dispozicion të gjithë atë investim të 5 brezave të Lëvizjes Rinore për Integrim, për t’iu vënë këtë investim në funksion të rinjve dhe të rejave, pedagogë dhe pedagoge, intelektualë, mjekë dhe

ekonomiste, për të ardhur dhe për ta ndryshuar këtë realitet politik sepse sa më shumë të jemi në këtë nisëm, sa më shumë të jemi në këtë iniciativë për të rindërtuar vendin tonë, aq më shpejt do të bëhet dhe nuk do të jetë dekadë, por do të jenë vite, edhe nga vite do të bëhen muaj. Sa më shumë shqiptar të angazhohemi në politikë, për të vendosur ne dhe jo oligarkët ndërmjet televizioneve, për të vendosur ne dhe jo Edi Rama me kapjen e ekonomisë shqiptare, për të vendosur ne dhe jo Edi Rama me shantazhimin dhe kapjen e sistemit të drejtësisë, por çdo sistemi tjetër, për të vendosur studentët dhe jo pedagogët politik, për të vendosur nxënësit gjimnazist për të ardhmen e tyre dhe jo drejtorë shkollash të cilët janë kthyer në misionarë politik të rilindjes, për të vendosur nënat për të ardhmen e fëmijëve të tyre, se ku ti rrisin fëmijët e tyre dhe jo për të vendosur Edi Rama se ku duhet të shkojnë, për të vendosur ne për të drejtat tona që të punësohemi dhe jo të vendosin punëdhënësi, të cilët i kanë kthyer në skllevër primitiv shqiptarët, por të vendosim ne për fatet tona, të vendosim ne për të drejtat tona, të vendosin burrat dhe gratë shqiptare, djemtë dhe vajzat shqiptare. E ardhmja e shqiptarëve nuk është as në duart e Edi Ramës, as në duart e Monikës, as në duart e Lulzim Bashës, e ardhmja e shqiptarëve është në duart e shqiptarëve, prandaj duhet të ecim çdo ditë pafundësisht për ti angazhuar dhe për ti thirrur, për u bashkuar dhe për të ndryshuar këtë realitet sepse ka zgjidhje. Përfshirja e të gjithëve ne, për të mos lejuar asnjeri që të vendosi për ne, por secili nga ne të vendosi për veten e tij dhe të ardhmen e tij. Shqipëria është gjëja më e shtrenjtë për ne, ashtu siç kemi shtëpinë tonë dhe familjet tona, ashtu është edhe Shqipëria, nëse ne do ta lëmë të rrënohet, nesër do të rrënohen familjet tona, pastaj do të rrënohen shtëpitë tona dhe kështu me radhë”, u shpreh kryetarja e LSIsë, Monika Kryemadhi.

(Vijon nga faqja 4) deklarata e para disa muajve Shqipëria sot diskuton stabilitetin e rajonit dhe kjo vjen si rezultat i një diplomacie të jashtme të papërgjegjshme, joprofesionale dhe anti shqiptare. Prandaj është shumë e rëndësishme për të sensibilizuar të gjithë njerëzit tanë, dikush tek ekonomia, dikush tek bujqësia, dikush tek arsimi, dikush tek shëndetësia, dikush tek patriotizmi, sepse dikush te shëndetësia, dikush te patriotizmi sepse është shumë e rëndësishme që shteti mëmë të jetë ai që furnizon me dinjitet, me integritet, të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë dhe punojnë. Prandaj në emrin tuaj do të doja që t’iu uroja të gjithë shqiptarëve kudo që janë një vit të mbarë 2020-ën por jo vetëm mbarësi në 2020-ën për ta por edhe për Shqipërinë, edhe për Kosovën, edhe për shqiptarët e Malit të Zi, edhe për shqiptarët e Preshevës, edhe për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut sepse identiteti ynë kombëtar është shumë i rëndësishëm dhe faktori shqiptar në rajon ka qenë faktori që ka ndërtuar paqen gjithmonë dhe asnjëherë nuk ka qenë nxitës i luftës. Grupet antishqiptare nuk mund të përdorin kurrë shqiptarët që ti bëjnë si vegla për të nxitur konfliktet, sepse kanë blerë një kryeministër të shitur. Sot nga Elbasani i bëj thirrje jo vetëm Edi Ramës, por edhe sponsorizuesve të Edi Ramës, boll me tradhtitë e thikat mbas shpine ndaj Kosovës dhe Shqipërisë, rikthehu në vendin tënd, sepsë ky vend të rriti, pagoi pafundësisht për shkollën tënde, për karrierën tënde, për ekspozitat e tua. Duaje vendin tënd, sepse ky vend të do. Në të kundërt nuk do të dojë asnjë njeri tjetër dhe do të ngelesh pa dhe’ dhe pa fe”, u shpreh Kryemadhi. Programi i LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi se LSI-ja ka një program të qartë, ku Shqipëria do jetë vendi me taksat më të ulëta në rajon. “Ne sot do të dalim dhe do të flasim hapur sepse

ne jemi një parti dhe jemi një grup opozitar të cilët jemi shumë të qartë në programin tonë për të ulur taksat, nga taksat më të larta në rajon për të pasur taksat më të ulëta në rajon. Për të pasur taksa të ulëta që bizneset shqiptare të ngrenë kokën dhe të dalin nga gjendja e tyre e cila ka rënë në rrënim të tërë. Për të krijuar mundësinë për të rinjtë dhe të rejat për të hapur biznese të reja. Për të rikthyer të gjithë te rinjtë dhe të rejat që janë kudo në botë sepse Shqipëria është një vend i begatë, është një vend i bekuar nga Zoti, është një vend që ka diell 300 ditë nga 365 ditët e vitit. Vetëm diellin nuk na e marrin dot sepse diellin na e ka dhënë Zoti, ta kthejmë këtë në vlerë, ta kthejmë këtë në një aspiratë për të rinjtë dhe të rejat tona, për fëmijët tanë”, theksoi kryetarja e LSI-së. LSI e hapur për të gjithë Nga takimi me bazën e LSI-së Monika Kryemadhi u bëri thirrje përfaqësuesve të partisë se sot ka shumë njerëz të zhgënjyer, ndaj i ftoi ata që të trokasin në dyert e tyre, pasi siç tha ajo, LSIja është e hapur për të gjithë. “Sot shumëkush nga ne mund të flasë për shumë skandale duke filluar nga koncesionet e famshme të cilat për vitin 2019 çdo buxhet investimi në arsim, në shëndetësi, në infrastrukturë dhe kudo ka qenë më i ulët. Vetëm një buxhet rriti qeveria e Edi Ramës, buxhetin e

pas Luftës së Dytë Botërore, më 11 janar 1946 si Republika Popullore e Shqipërisë. Por, ndërsa vendimi i parlamentit të asaj kohe për republikën e parë të 1 janarit 1925 u abrogua duke e zëvendësuar republikën me monarkinë më 1 shator 1928, republika e dytë, ajo e 11 janarit u zëvendësua prej marrëzisë që rrëzimin e sistemit komunist, e “lexoi” sipas qejfit të vet edhe si rrëzim të republikës! E sot, edhe prej kësaj mungese, por jo vetëm prej saj, jemi një vend qesharak dhe karagjoz në botë, sepse jemi e vetmja republikë pa ditën e republikës! Dhe për ta bërë më të plotë paradoksin dhe turpin bashkë, në kalendarin e festave zyrtare, kemi festë ditën e verës, por jo ditën e republikës!”, tha Luan Rama.

NËNKRYETARI I LSI

Vasili: Kryeministri karnaval, që është dhe s’është ministër i jashtëm Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për protokollin e ndjekur nga qeveria shqiptare lidhur me përfaqësimin e Presidencës së OSBE. Në një shënim në rrjetin social “Facebook”, Vasili shprehet se zyrtarisht kryeministri ja delegoi detyrën e ministrit të Jashtëm, Gent Cakajt, ndërsa në ceremoninë e OSBE-së u shfaq Edi Rama si ministër i Jashtëm. Nisur nga kjo rrëmujë në prezantimin e Shqipërisë në OSBE, Vasili shtron pyetjen se kush është ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edi Rama apo Gent Cakaj. “Kryeministri karnaval, që është dhe nuk është ministër i jashtëm!. Edi Rama deklaroi më 23 janar të vitit 2019 në Ministrinë e Jashtme se nuk do ishte fare Ministër i Jashtëm dhe i dha edhe dekretin publikisht Cakës e tha: “Unë i nënshkruari Edi Rama, në funksionin e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe ministër për Evropë dhe Punë të Jashtme, i delegojë zotit Gent Cakaj, zëvendësministër për Punë të Jashtme, detyrën e drejtimit të Ministrisë për Evropë dhe Punë të Jashtme dhe përfaqësimit të ministrit për Punë të Jashtme brenda dhe jashtë vendit”. Por, po ky karnaval kryeministër u ul në OSBE si ministër i Jashtëm mbajti edhe fjalim, mbajti edhe konferencë shtypi ekzemplare dhe historike për gafat dhe broçkullat prej shkollëpakti që foli. Është apo nuk është ministër i Jashtëm ky apo Caka? Kjo është pyetje për njerëzit me logjikë, me arsye dhe me shkolle. Për ca njerëz si këta që janë gremine morale dhe te shkollëpakësisë kjo pyetje nuk vlen. Shiheni videon të nderuar miq dhe kuptojeni se çfarë mjerimi shtetëror dhe intelektual është ulur në karrigen e kryeministrit”, u shpreh dje në reagimin e tij, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.


POLITIKE

6

E diel, 12 JANAR 2020

Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho: Si mund të flasë Rama për liritë dhe të drejtat e njeriut kur qeveria e tij ekstradon shtetas të huaj në kundërshtim me parimet mbi të cilat funksionon dhe për të cilat lufton OSBE?

Intervistoi: Redjon Shtylla Për opozitën, zgjidhja e krizës politike që vijon prej një viti, ka veç një mënyrë. Zgjedhje të parakohshme dhe për nënkryetarin e PD-së, Edmond Spaho, nëse kryeministri Edi Rama do të vazhdojë të zvarrisë zgjidhjen, “ne do ti drejtohemi protestave. Ende nuk kemi një datë për to por të jeni të sigurtë që ato janë opsion real dhe shumë serioz i yni”. Në një intervistë për “Koha Jonë”, ai pohon se marrja e Presidencës së OSBE-së nga Shqipëria, në vend që të ishte një moment prestigji dhe krenarie, po kthehet në një situatë tragji-komike. “Shqipëria është vend që nuk organizon zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndërkohë që detyra e kësaj organizate është ti garantojë ato në vendet anëtare”. I pyetur nëse selia blu ka ende dosje për kryebashkiakë të PS-së, që morën mandatin në votimet e 30 qershorit, Spaho thotë se “Ne do të vazhdojmë të plotësojmë dosjet për këdo drejtues vendor apo qendror që ka problem me drejtësinë. Në momentin që dosja plotësohet me gjithë dokumentacionin e nevojshëm e bëjmë publike. Të padiskutueshme sot janë lidhjet dhe mos ndarja e Ramës nga krimi dhe bashkëqeverisja me të në të gjitha nivelet e pushtetit”. Qeveria “Rama 2”, deri në muajin mars ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, çka nënkupton se deri në këtë muaj nuk mund të ketë zgjedhje të parakohshme. Nga protestat e disa muajve më parë, vendosët për “heshtje” opozitare në momentin e vendimit për çeljen e negociatave dhe tani po shohim një aksion me akuza nga selitë e partive opozitare. Nëse do të ketë rikthim të protestave, a ka një datë konkrete? Shqipëria ndodhet në një krizë të thellë politike, ekonomike, kushtetuese, institucionale, ligjore dhe humanitare. Ky fakt është pranuar gjerësisht nga faktori ndërkombëtar dhe gjen shprehjen e tij më të sintetizuar në dokumentin e Bundestagut të fillim shtatorit të 2019. Sipas dy kërkesave të para të këtij dokumenti, përpara se të hapë negociatat për anëtarësimin në BE, vendi ynë duhet të ketë miratuar Reformën Zgjedhore dhe ta ketë zbatuar atë. Në këto kushte, opozita është angazhuar që të japë kontributin e saj për përmbylljen e Reformës Zgjedhore, e cila parashikohej të miratohej brenda dhjetorit të vitit të shkuar, po qe tërmeti i 26 nëntorit që e shtyu për këtë fillim viti. Në ditët e ardhshme, ne do të paraqesim propozimet tona për çështje shumë të rëndësishme të zgjedhjeve shqiptare, të cilat kanë të bëjnë me: shitblerjen e votës, ndërhyrjen e grupeve kriminale dhe parave të gjeneruara nga aktivitetet e tyre, financimin e partive politike, përdorimin e administratës publike dhe policisë në zgjedhje, përdorimin e resurseve shtetërore në funksion të maxhorancës qeverisëse gjatë fushatave zgjedhore dhe çështje të tjera. Hapi i rradhës për zgjidhjen e krizës politike, mbetet

çuarja e vendit në zgjedhje të përgjithshme të parakohshme, mundësisht sëbashku me ato vendore, pasi të ashtuquajturat votime të 30 qershorit, e kanë marrë verdiktin nga qytetarët dhe raporti i OSBE-ODIHR. Nëse Rama do të vazhdojë të zvarrisë zgjidhjen e krizës politike të cilën e ka prodhuar ai dhe qeverisja e tij, ne do ti drejtohemi protestave. Ende nuk kemi një datë për to por të jeni të sigurtë që ato janë opsion real dhe shumë serioz i yni. Ka PD-ja ndonjë propozim ose sistem preferencial, të cilin e ka diskutuar në grupin e punës me opozitën e bashkuar në lidhje më Reformën Zgjedhore? Çfarë pritet të ndodhë këtë vit me këtë reformë jetike për zgjidhjen e krizës politike? Në ditët e ardhshme, ne do të paraqesim propozimet tona për Reformën Zgjedhore, të cilat do të jenë në përputhje me dokumentin prej 5 pikash që kemi bërë publik që në muajin shtator të vitit të shkuar. Në parim jemi të gatshëm që nëse ka vullnet politik, të diskutojmë edhe për sistemin zgjedhor por prioritet për ne janë shkëputja e krimit nga politika dhe përdorimi i tij në zgjedhje. Sa kohë që nuk garantohet pacenueshmëria e votës është e kotë të diskutojmë për sistemin pasi çdo sistem degjeneron nëse përballet me krimin e organizuar dhe vullnetin politik për ta përdorur krimin në zgjedhje për të deformuar rezultatin e tyre. Tërheqja e vëmendjes, në këtë fazë të Reformës Zgjedhore nga problemet e vërteta që shqetësojnë zgjedhjet shqiptare, të cilat për fat të mirë evidentohen në rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe përqëndrimi i debatit tek sistemi, është lojë që i shkon përshtat Ramës. Kryeministri ka si mjet të vetëm për të

Spaho: Kryesimi i OSBE-së, Rama në një situatë tragjikomike. Opozita nis protestat

qëndruar në pushtet manipulimin e zgjedhjeve nëpërmjet krimit, parave të rrjedhura nga aktivitetet kriminale, shitblerjen e votës, përdorimin e administratës publike dhe policisë në zgjedhje. Marrja e Presidencës së OSBE-së, do të ndihmojë në përshpejtimin e hapjeve të negociatave? Si do të vijë kjo presidencë, kur qeveria “Rama 2” kundërshtohet nga shqiptarët për të paktën dy çështje, për marrëveshjen “Mini-Shengenin Ballkanik” dhe për ligjin “Antishpifje”? Për sa i takon hapjes së negociatave, Shqipëria duhet të plotësojë kushtet e vendosura nga BE dhe vendet anëtare. Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, janë dy prej shumë kushteve të theksuara para dy ditësh nga ministri i jashtëm i Holandës. Dokumenti i Bundestagut gjerman ka gjithashtu nëntë kërkesat që Shqipëria duhet të plotësojë për të merituar hapjen e negociatave. Kryesimi i OSBE-së nga Shqipëria, në vend që të ishte një moment prestigji dhe krenarie, po kthehet në një situatë tragji-komike pasi Shqipëria është vend që nuk organizon zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndërkohë që detyra e kësaj organizate është ti

garantojë ato në vendet anëtare. Sa moral dhe kredibilitet do ketë Edi Rama të ngrejë çështje të tilla në ndonjë vend anëtar, kur ka së paku raportet e OSBE për zgjedhjet e vitit 2017 dhe të votimeve të qershorit 2019 që e nxijnë vendin që ai drejton. E mirëkuptoj sikletin e zyrtarëve të OSBE kur dëgjojnë zërin e bablokut në përgjimet për pazaret e votave në zgjedhjet e Dibrës. E imagjinoni në çfarë situate do jemi sikur Bild të vendosë të botojë përgjime të tjera që Tilde ka thënë se i disponojnë? Sa i besueshem do të jetë Rama kur të ngrejë çështje të lirisë së fjalës kur në vendin e tij ka miratuar një ligj për kufizimin e lirisë së shprehjes, ligj të kundërshtuar nga dhjetra organizata ndërkombëtare? Si mund të flasë Edi Rama për liritë dhe të drejtat e njeriut kur qeveria e tij ekstradon shtetas të huaj në kundërshtim me parimet mbi të cilat funksionon dhe për të cilat lufton OSBE? Samiti i “Mini-Shengenit Ballkanik”, pa Kosovën ka krijuar një përçaje. A po punohet për Serbinë e Madhe? Çfarë duhet të bëjnë shqiptarët për këtë çështje kaq të ndjeshme? Samiti i Mini-Shengenit Ballkanik, çon në ulje në mullirin e Serbisë. Ai është përpjekje

për të tërhequr vëmendjen nga problemet e brendshme që kanë vendet e ideatorëve si dhe për protagonizëm politik. Tentativat e Ramës për të përfshirë Kosovën, në kushtet kur Serbia nuk e njeh si shtet, është e turpshme. Çfarë kufiri do heqë Serbia me Kosovën, kur ata jo vetëm nuk e njohin atë por e kanë në Kushtetutë që Kosova është pjesë e Serbisë? Është tërësisht e papranueshme për shtetin shqiptar dhe kryeministrin e tij të ndërmarrë inisiative të tilla rajonale pa diskutuar dhe dakordësuar më parë me Kosovën. Aq më keq të sulmojë udhëheqësit e saj me fjalorin e drejtuesve nacionaliste serbe. Prioritet i politikës sonë të jashtme duhet të jetë arritja e marrëveshjes për pajtim, njohja e shtetit të Kosovës në kufinjtë ekzistues nga ana Serbisë si dhe pranimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Çdo qëndrim ndryshe dhe inisiativa të tjera rajonale si kjo, është në interes të Serbisë dhe tike pas shpine ndaj Kosovës. Sesa është e interesuar Serbia për inisiativa dhe bashkëpunim rajonal dhe sesa ka hequr dorë nga Serbia e Madhe, e treguan ngjarjet e para pak ditëve në Malin e Zi. SPAK dhe BKH po shkojnë drejt formësimit. Në gjykimin tuaj, mund të shpresojnë shqiptarët se do të ketë vënie para përgjegjësisë të zyrtarëve të lartë të korruptuar dhe të hetimit të dosjeve të rënda që deri më sot, nuk kanë marrë ndëshkimin e merituar. Të shpresojmë. Fillimi i mirë është gjysma e punës. Drejtuesi i zgjedhur i SPAK, sikurse e dini, është hetues i periudhës së komunizmit kurse një prokuror tjetër i tij komunikonte me drejtues të maxhorancës për tu zgjedhur në krye të ketij institucioni. Mbyllja e çështjes së Dritan Dajtit nga prokurorët e SPAK, gjithashtu le shije të hidhur. Tre bashki në vend janë pa kryetarë. Do të ketë emra të tjerë të denoncuar nga selia blu? Edhe sa dosje të tjera ka PD? Ne do të vazhdojmë të plotësojmë dosjet për këdo drejtues vendor apo qendror që ka problem me drejtësinë. Në momentin që dosja plotësohet me gjithë dokumentacionin e nevojshëm e bëjmë publike. Të padiskutueshme sot janë lidhjet dhe mos ndarja e Ramës nga krimi dhe bashkëqeverisja me të në të gjitha nivelet e pushtetit.


ANALIZE Nga Dr. Fancesca Norton*

F

illimi i vitit 2020 nisi me Kryeministri shqiptar Edi Rama që merr kryesinë e OSBE-së, por Rama duhet të zgjidhë më parë korrupsionin dhe krizën politike në vendin e tij përpara se të drejtojë në mënyrë të efektshme organizatën më të madhe të sigurisë në Evropë. Me 57 vende pjesëmarrëse në Amerikën e Veriut, Evropë dhe Azi, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) është organizata më e madhe rajonale e sigurisë në botë. Organizata punon për stabilitetin, paqen dhe demokracinë për më shumë se një miliardë njerëz përmes dialogut politik për vlerat e përbashkëta dhe përmes punës praktike që bën një ndryshim të qëndrueshëm. Më 1 Janar 2020, kryesia e OSBE-së u mor nga Shqipëria, vendi më i korruptuar dhe antidemokratik në Evropë. Kryetar i Zyrës tashmë është Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili mban gjithashtu detyrën e Ministrit të Punëve të Jashtme. Rama njihet ndryshe si diktatori i Evropës, Kim Jong-un i kontinentit Evropian. Kryesia e vitit 2020 nga Shqipëria nuk është vetëm ironi por një hipokrizi e pastër. OSBE-ja punon për stabilitetin, por Shqipëria ka kaluar për dy vjet një krizë të ashpër politike. Për më tepër, vitet e fundit Shqipëria ka rrezikuar destabilizimin e të gjithë rajonit të Ballkanit. OSBE-ja qëndron për paqen por Shqipëria ishte në prag të një konflikti civil disa muaj më parë, dhe për shkak të konfliktit të tensionuar politik paraqet një kërcënim në çdo moment. OSBE-ja qëndron për demokracinë, por Shqipëria është vendi më pak demokratik në Evropë. Të gjitha fuqitë janë në duart e një njeriu, Edi Rama, Kryetarit të ri të OSBE-së. Ai kontrollon qeverinë, të gjitha bashkitë, gjykatat, median, madje dhe tërë parlamentin shqiptar duke blerë opozitën parlamentare “të re”. Njeriu dhe vendi që supozohet të punojnë për stabilitetin, paqen dhe demokracinë, janë shembujt më të këqij të demokracisë, madje, ato përfaqësojnë shembullin më të mirë të diktaturës. OSBE-ja qëndron për dialog politik, por Rama, ndonëse vendi i tij ka rrezikuar një luftë civile, ka refuzuar dialogun me kundërshtarët e tij politikë. Ai vetëm ka provokuar dhe tallur opozitën dhe të gjitha partitë politike, duke inkurajuar dhe shtyrë partitë opozitare të marrin masa ekstreme, siç janë lënia në bllok të mandateve të tyre parlamentare, fyerje e kundërshtarëve dhe përdorimi i gjuhës së urryer, si edhe përçmimi i kërkesave me arrogancë nga opozita. “Korrupsioni”, vuri në dukje Rama në marrjen e kryesisë,

7

E diel, 12 JANAR 2020

Ironia e një vendi diktatorial si Shqipëria që merr kryesinë e OSBE “gërmon themelet e demokracive tona dhe ka një ndikim negativ në prosperitetin dhe sigurinë e rajonit tonë, së bashku me kërcënimet ndërkombëtare.” Nën qeverinë e Ramës, Shqipëria renditet si më e korruptuara në Evropë. Nën qeverisjen e tij, Shqipëria njihet në të gjithë botën si Kolumbia e Evropës për shkak të kultivimit të gjerë të drogës dhe rritjeve të krimit të organizuar dhe trafikut të drogës. Qeveria e Ramës ka lidhje të ngushta me mafian dhe oligarkët. “Intoleranca dhe gjuha e urrejtjes po përhapen në Evropë,” tha Rama. “Ne duhet të intensifikojmë përpjekjet tona për të luftuar diskriminimin dhe për të promovuar të drejtat e njeriut dhe liritë themelore.” Rama është kampioni i gjuhës së urrejtjes dhe një shkelës i njohur i lirive themelore. Për vite me radhë ai i ka quajtur mediat “kazan”. Kohët e fundit ai miratoi një sërë ligjesh që censurojnë median dhe shkelin lirinë e fjalës. Artistët, intelektualët dhe studentët janë të revoltuar me stilin e qeverisjes komuniste të Ramës. Një njeri i uritur për pushtet, me një etje të madhe për një autoritet absolut, si Kryetar i Zyrës së OSBE-së, Rama është shembulli i fundit i hipokrizisë dhe simbol i qeverisjes antidemokratike. OSBE / ODIHR monitoron zgjedhjet në shumë vende. Zgjedhjet e fundit lokale në Shqipëri demonstruan shembullin më të keq të një procesi demokratik, duke mbajtur zgjedhje me një kandidat dhe pa kundërshtarë. Si mundet atëherë OSBE, nën një kryesi shqiptare, të punojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme në vendet e tjera? Më 30 qershor 2019, Shqipëria zhvilloi zgjedhjet lokale, në të cilat 31 nga 61 kandidatët për kryetarë bashkie garuan pa kundërshtarë. Misioni i monitorimit të OSBE-së publikoi raportin e tij më kritik të tre dekadave të fundit mbi Shqipërinë. Raporti paraprak dhe përfundimtar i OSBE / ODIHR paraqiti një pamje shumë të errët të procesit zgjedhor – një farsë votimi e barabartë vetëm me diktaturat e botës së tretë, dhe jo një vend në zemër të Evropës që aspiron të anëtarësohet në BE. Këto janë disa gjetje të raportit të OSBE / ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit 2019 në Shqipëri – vendi që mban sot ironikisht kryesinë e OSBE-së dhe supozohet të udhëheqë kombet e tjera drejt demokracisë: - Në 31 nga 61 komunat kandidatët për kryetarë komunalë garuan pa kundërshtarë; - Zgjedhjet lokale të 30 qershorit u mbajtën me pak kujdes për interesat e elektoratit; - Opozita vendosi të mos marrë pjesë, dhe qeveria ishte e vendosur për të mbajtur zgjedhjet pa të;

- Në klimën e një bllokimi politik dhe polarizimi, votuesit nuk kishin një zgjedhje domethënëse midis opsioneve politike; - Zgjedhjet u zhvilluan nën një sfond të një krize politike dhe institucionale; - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve interpretoi ligjin në mënyrë jo konsistente dhe në një mënyrë tepër të gjerë, duke ulur sigurinë juridike; - Votuesit nuk kishin një zgjedhje gjithëpërfshirëse; - Informimi gjatë fushatës ishte e ulët, me përjashtim të mitingjeve të Partisë Socialiste në të cilat Kryeministri ishte folësi qendror; - Qytetarët, veçanërisht ata të punësuar në administratën publike, u vunë nën presion për të demonstruar një preferencë politike; -Me një numër të ulët të garuesve dhe shumë gara të pakontestuara, zgjedhja thelbësore e paraqitur para qytetarëve ishte nëse duhet të marrin pjesë ose jo; -Gazetarët veprojnë në kushte të pasigurta të punës dhe shpesh perfundojne ne vetë-censurim; - Praktika e përdorur nga Partia Socialiste dhe zyrtarët e tjerë e pajisjes së mediave me pamjet nga ngjarjet zyrtare dhe fushatat, kufizojnë qasjen e tyre në to dhe aftësinë e votuesve për të marrë informacion objektiv; - Kolegji Zgjedhor u tërhoq për të ndarë mandatet për të 61 këshillat vendorë për shkak të dështimit të KQZ-së për të arritur shumicën e kërkuar të kualifikuar për vendimin; -Më 27 korrik, KQZ miratoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve. (27 ditë pas ditës së votimit); -Mjedisi politik përpara zgjedhjeve ishte i polarizuar dhe antagonist; -Ky antagonizëm ishte tregues i mungesës së përgjegjësisë së përbashkët ndaj integritetit të procesit zgjedhor që do të te-

jkalonte ndarjet e partive, dhe, rrjedhimisht, ndikoi negativisht në të drejtën e qytetarëve për të marrë pjesë në qeveri; - Pas rekomandimit të Komisionit Evropian më 29 maj për hapjen e negociatave të pranimit në Bashkimin Evropian me Shqipërinë, më 18 qershor Këshilli Evropian shtyu vendimin deri në tetor 2019 (Më 18 tetor 2019, Këshilli refuzoi negociatat e pranimit për Shqipërinë, duke shtuar një listë të gjatë të kushteve që duhet të përmbushen, përfshirë zgjedhjet e lira dhe të ndershme); - Shumë bashkëbisedues të ODIHR shprehin mungesë besimi në të gjitha nivelet e komisioneve; - Në disa raste, KQZ zbatoi ligjin në mënyrë jo konsistente ose duke shfaqur njëanshmëri; -Qytetarët, veçanërisht ata të punësuar në administratën publike, u vunë nën presion për të demonstruar një preferencë politike, e cila është në kundërshtim me Paragrafin 7.7 të Dokumentit të Kopenhagës të OSBE-së 1990; - Shqetësimet nga qytetarët që të dalin në votim ose abstenim potencialisht do t’i ekspozojnë ata ndaj ndëshkimit në komunitetet e tyre; -Disa shprehën frikë dhe kërcënime të drejtpërdrejta nga dënimi ose tërheqja e përfitimeve të shërbimeve sociale; -ODIHR vëzhgoi zyrtarët komunalë, shërbimet shëndetësore dhe stafin arsimor në mitingje të drejtuara nga PS që në shumë qytete u mbajtën menjëherë pas orarit të punës; - ODIHR vuri në dukje perceptimin e gjërë midis bashkëbiseduesve dhe publikut që punësimi në sektorin publik varet nga përkatësia politike. Kjo sfidon Paragrafin 5.4 të Dokumentit të OSBE-së në Kopenhagë të vitit 1990; - Frika, ngacmimi dhe sulmet ndaj gazetarëve, ndërsa dënohen

nga autoritetet, rrallë hetohen dhe ndiqen penalisht, duke krijuar një atmosferë pandëshkueshmërie; - Shumë bashkëbisedues të ODIHR kritikuan praktikën e përhapur për një kohë të gjatë të partive kryesore politike dhe zyrtarëve publikë që u ofrojnë mediave pamjet e para-regjistruara ose live nga ngjarjet zyrtare dhe të fushatës, ndërsa ngjarje të tilla janë të mbyllura për median; - Disa bashkëbisedues të ODIHR theksuan se, në këto zgjedhje, aktivitetet zyrtare dhe të fushatës së kryeministrit Rama në përgjithësi u filmuan dhe transmetuan ekskluzivisht nga kanali në Facebook, ERTV, të cilat shpërndaheshin në mediat e tjera; -Praktika e kufizimit të qasjes së mediave në ngjarje publike të organizuara nga zyrtarë të shtetit dhe parti politike kufizuan aftësinë e votuesve për të marrë informacione objektive gjatë fushatës; - U sfidua gjithashtu e drejta themelore e mediave për të marrë informacion dhe për të përmbushur funksionet e tyre mbikëqyrës me efektin e zvogëlimit të përgjegjësisë së zyrtarëve shtetërorë para publikut; -ODIHR-it ka dëshmuar raste të intimidimit të votuesve dhe shkeljes së fshehtësisë së votës në qendrat e votimit dhe ka marrë raporte të ngjashme nga partitë politike; -Shqetësimet për mungesën e përgjithshme të efektivitetit të hetimeve penale që kontribuojnë në perceptimin e përhapur të pandëshkueshmërisë mbi krimet e kaluara elektorale, përfshirë blerjen e votave dhe presionin mbi votuesit; -Disa votues kishin frikë se pjesëmarrja në vetvete do të zbulonte preferencën e tyre politike, veçanërisht aty ku kandidatët e PS garonin pa kundërshtarë. Ky është produkti skandaloz zgjedhor i Shqipërisë dhe një shembull i turpshëm i demokracisë në Shqipëri, vendi që tani do të kryesojë OSBE-në në vitin 2020. Në mënyrë që të jetë sa më i besueshëm dhe të sjellë dinjitet në zyrën që ai mban si Kryetar i OSBE-së, Kryeministri shqiptar duhet t’i përgjigjet apelit të partive shqiptare të opozitës dhe shumicës së popullit shqiptar që kërkojnë që zgjedhjet e reja lokale dhe të parakohshme parlamentare të mbahen në një mënyrë të drejtë, të rregullt dhe demokratike. Zgjedhjet duhet të mbahen pa blerjen e votave dhe shantazhet sic ka ndodhur në zgjedhjet e kaluara. Përndryshe, marrja e kryesisë së OSBE-së është thjesht një fakt burokratik dhe skandaloz për demokracinë dhe një turp i madh për vetë OSBE-në.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

POLITIKE

8

E diel, 12 JANAR 2020

Ish-ministri publikon dokumentet/ Rama shkeli marrëveshjen e Partneritetit Strategjik me Kosovën me “Mini-Shengenin

G

jashtë vjet më parë, më 11 janar 2014 në Prizren u mbajt mbledhja e parë e dy qeverive Shqipëri-Kosovë ku dhe u nënshkrua Partneriteti Strategjik mes dy vendeve. Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati duke përkujtuar këtë ditë thotë se sot, gjashtë vite më pas nevojitet një bilanc i plotë rreth plotësimit të angazhimeve të ndërmarra në këtë partneritetit por dhe pasurimit me instrumente të reja. Përmes rrjeteve sociale, ish-shefi i diplomacisë shqiptare thotë se Partneriteti Shqipëri-Kosovë është strategjik, stabilizues për rajonin dhe orientues për perspektivën Evropiane. “11 Janar, 6 vjet më parë në #Prizren nënshkruam dokumentin e Partneritetit Strategjik Shqipëri-Kosovë, duke përcaktuar objektiva për thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në të gjitha fushat, në dritën e dinamikës së tyre dhe interesave të përbashkëta. Krahas kundërshtarëve të njohur të kësaj nisme, e cila fillimisht u prezantua në programin qeveritar të votëbesuar nga Kuvendi në Shtatorin e 2013, nuk munguan as kritikët të cilët më shumë sesa me objektivat që parashtronte dokumenti dhe instrumentet për t’i jetësuar ato, merreshin me fotografinë e përbashkët të dy qeverive. 6 vjet më pas në 2020, nevojitet një bilanc i plotë rreth nivelit të zbatimit të angazhimeve të ndërmarra dhe pasurimit me instrumente të reja. Aq më tepër që mjedisi i

Bushati: Duhet bilanc, çfarë u bë në 6 vite me partneritetin strategjik Shqipëri-Kosovë sigurisë që na rrethon dhe konteksti gjeopolitik që jetojmë kanë evoluar ndjeshëm. Partneriteti Shqipëri-Kosovë është strategjik për ne, stabilizues për rajonin dhe orientues për perspektivën vropiane. #ShqiptarëtBashkë”, u shpreh deputeti socialist Ditmir Bushati duke publikuar edhe dokumentat e nënshkruara nga dy qeveritë. Dështimi i partneritetit strategjik Por duke iu referuar tekstit të Dokumentit të Partneritetit Strategjik Shqipëri-Kosovë, të firmosur nga Edi Rama dhe Hashim Thaçi, që ish-ministri socialist Ditmir Bushati publiko0i dje në rrjetet sociale rezulton se gjashtë vite më parë, 12 janar 2013, qeveria e kryeministrit Edi Rama dhe qeveria e Hashim Thaçit nënshkruan dokumentin e Partneritetit Strategjik mes dy vendeve. Ky është dokumenti i parë mes dy vendeve që piketoi fushat kryesore ku do të mbështeten marrëdhëniet dhe bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë. Dokumenti është i ndarë në disa kapituj dhe vend të veçantë zë bashkëpunimi në nismat rajonale dhe sig-

urinë e dy vendeve. Në lidhje me debatin për “Mini-Shengenin”, ka disa pika të këtij dokumenti që rezultojnë se janë shkelur nga qeveria e Shqipërisë. Konkretisht në hyrje të dokumentit të cilin kanë firmosur kryeministrat thuhet: “Duke konfirmuar angazhimin për; Forcimin e bashkëpunimit dhe intensifikimin e dialogut ndërqeveritar

për të gjitha çështjet me interes të ndërsjelltë, bashkërendimin e aksionit të përbashkët politik dhe diplomatik, për angazhimin aktiv të Republikës së Kosovës në të gjitha proceset dhe iniciativat rajonale, si dhe koordinimin dhe asistencën për përshpejtimin e proceseve integruese europiane dhe euroatlanike…”, thuhet në dokumentin e firmosur në

12 janar 2014. Pika kryesore e marrëveshjes është koordinimi dhe mbështetja e Tiranës për të rritur përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, me qëllimin final shtimin e numrit të njohjeve të pavarësisë. Marrëveshja e “Mini-Shengenit” e iniciuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe nga kryeministri Edi Rama, mund të cilësohet si një shkelje e këtij dokumenti. Konkretisht, me zhvillimin disa samiteve Serbi-Shqipëri-Mqedoni e Veriut, dhe daljen kundër qëndrimit të Kosovës, qeveria “Rama” ka shkelur dokumentin që ka firmosur me kryeministrin e Kosovës. Në dokument thuhet se qeveria e Shqipërisë do të mbështesë në nismat rajonale Kosovën dhe përfaqësimin e saj. Nëse i referohemi historisë së “Mini-Shengenit”, qeveria “Rama” ka bërë të kundërtën, ka pamundësuar praninë e Kosovës dhe ka neglizhuar rolin e saj në rajon, ndryshe nga ç’ishte nënshkruar në Dokumentin e Partneritetit Strategjik, dokumenti më i rëndësishëm politik dhe diplomatik që mund të nënshkruajnë dy vende.

BALLA NDJEK ZGJEDHJET PËR KREUN E PS-SË NË ELBASAN: 2020-A ËSHTË VITI I RINDËRTIMIT, INTENSIFIKOJMË FORT LUFTËN NDAJ KRIMIT

Zgjedhjet farsë në PS, i vetëm në garë, por nuk fiton dot

D

ështon procesi zgjedhor për zgjedhjet e kryetarëve të Partisë Socialiste, pasi nuk u kalua dot pragu prej 50%. Rasti në fjalë i përket zgjedhjeve për kryetarin në Partinë Socialiste të Pukës duket se nuk kanë prodhuar një kryetar për këtë degë në zonën veriore, edhe pse në garë ishte i vetëm, kreu i deritanishëm Marash Kolaj. Ky i fundit, i cili drejton PS-në e Pukës prej dy mandatesh duket se nuk arriti të marr shumicën e votave në zgjedhjet e kësaj të shtune, teksa ka humbur me një diference të ngushtë postin që e mbante prej 8 vitesh. Proçesi zgjedhor i cili u monitorua nga i deleguari i PS-së në qendër Alfred Peza duket se do të sjell në PS e Pukës komandimin e një prej anetarve të kryesisë deri ne zgjedhjet e reja. Procesi zgjedhor u zhvillua edhe në Bashkinë e Vaut të Dejës. Në garë janë Kristian Shkreli dhe Elvis Preçi.

Ndërkohë nuk do zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e Partisë Socialiste në Shkodër. Për shkak të problemeve të brendshme të socialistëve në këtë Bashki, PS pritet të komandojë kryetarin e kësaj dege si drejtues. Asambleja e Elbasanit Po dje, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, mori pjesë në mbledhjen e Asamblesë socialiste në Elbasan, ku theksoi angazhimet e PS për vitin 2020,

duke filluar me pjesën më të rëndësishme të këtij viti, që është rindërtimi i vendit pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit. “Viti 2020 është një vit i rëndësishëm për Shqipërinë sepse është viti i rindërtimit të dëmeve të shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Kjo fatkeqësi ka lënë pas, jo vetëm, dhimbjen e jetëve të humbura, por edhe shumë dëme ku mijëra familje janë pa shtëpi dhe

po ashtu shumë institucione të dëmtuara. Në lidhje më këtë situatë, qeveria ka parashikuar, jo vetëm buxhet, por edhe masat për shërimin e plagëve të lëna pas nga tërmeti. Brenda vitit 2020 duhet të kenë përfunduar të gjitha shtëpitë në zonat rurale dhe të jenë ngritur po ashtu të gjitha kantieret e ndërtimit në qytete”, tha Balla. Por, teksa deklaroi se vëmendja dhe angazhimet e tjera të qeverisë në shërbim të qytetarëve nuk do të ndalen, Balla vuri theksin te një hap i madh përpara, përsa i përket shërbimeve publike: “Do të doja t’i kërkoja bashkisë dhe të gjithë institucioneve publike që të bëhen përçues të një hapi të madh që ka ndërmarrë qeveria për digitalizimin e shërbimeve publike.” Më tej, numri dy i PS tha se një luftë e pakompromis do të vijojë ndaj krimit e korrupsionit në çdo hallkë të tij. “Luftën

kundër krimit të organizuar do ta intensifikojmë shumë fort në ditët në vijim, për të identifikuar çdo lloj grupimi kriminal apo individi që e ka vënë pasurinë në mënyrë të pandershme. Beteja ndaj KÇK-së nuk përfshin vetëm largimin nga sistemi i drejtësisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, por edhe identifikimin dhe vënien para ligjit të çdo lloj elementi kriminal”, u shpreh kreu i grupit të PS. Prej disa muajsh Partia Socialiste është në një proces riorganizimi, ripërtëritje dhe përgatitje për zgjedhjet parlamentare të qershorit 2021, “mandati i tretë për ne është një konsolidim i gjithçkaje kemi arritur dhe një forcim i mëtejshëm i çdo pune të mirë që është bërë deri tani në Shqipëri”, deklaroi Balla. Në Asamblenë Socialiste të Elbasanit u miratua edhe vendimi për Kryetaren e re të PS Elbasan deputetja Evis Kushi.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

9

E diel, 12 JANAR 2020

Kryebashkiaku Veliaj: “Rehabilitim i plotë i rrugës nga Kombinati në Vaqarr, ku do krijohet lagjja e re për të prekurit nga tërmeti; Urbanizimi rrit cilësinë e jetës”

Mbillen 100 pemët e para në aksin Kombinat-Vaqarr, tre lagje të reja në Kryeqytet 100 pemët e para të mbjella sot në aksin Kombinat-Vaqarr shënojnë edhe fillimin e transformimit të të gjithë zonës, si hyrja e katërt e Kryeqytetit. Në Vaqarr ka nisur puna edhe për krijimin e lagjes së re për sistemimin e banorëve të zonës, të cilëve iu dëmtua shtëpia nga tërmeti i 26 Nëntorit të vitit të kaluar. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu bashkua aksionit për shtimin e gjelbërimit në të dy anët e këtij segmenti të rëndësishëm. “Sot po mbjellim 100 pemët e para në konturin e rrugës, do të vijojmë kështu nga Kombinati deri në Vaqarr, ndërkohë u kërkoj të gjithë qytetarëve bashkëpunim sepse jemi duke bërë një rehabilitim total të rrugës. Siç e dini, në Vaqarr po krijojmë lagjen e re ku do të vendosen të prekurit nga tërmeti, nga e gjithë zona e Tiranës rurale, pra Vaqarri, Ndroqi, Peza. Kemi përcaktuar 3-4 vende të tilla, kështu që mezi pres që jo vetëm të bëjmë një lagje të re në zonën e Vaqarrit, por ajo të trajtohet si një vazhdim i rrugës së Kombinatit”, theksoi Veliaj. Sipas tij, vetëm duke e

urbanizuar dhe duke e trajtuar si një lagje urbane të Tiranës, në këtë zonë mund të rritet edhe vlera e pronës, edhe cilësia e jetës së qytetarëve. “Duke hequr të gjitha varrezat e makinave, lavazheve, gomisteritë që janë buzë rrugës në Kombinat, në Vaqarr, dhe duke e trajtuar re-

alisht si një lagje urbane të Tiranës, mund të shtojmë vlerën e pronës dhe cilësinë e jetës. Ndërkohë, me Tiranën që kemi trashëguar, sapo lije Kombinatin fillonte një zaptim total i çdo hapësire përgjatë rrugës dhe një vlerë e degraduar e pronës dhe cilësisë së jetesës dhe mjedisit”,

tha Veliaj. Kryebashkiaku deklaroi se e gjithë rruga, nga Kombinati deri në Vaqarr, do të bëhet e re, par t’i dhënë një tjetër pamje. “Nëse në këto 30 vite është zaptuar, është përdorur pa pagesë, është dëmtuar pjesa e karrexhatës së rrugës, duke treguar një pakuj-

desi totale dhe mungesë respekti ndaj mjedisit, duhet të pranojmë se ajo kohë ka mbaruar. Do të duhet që të bashkëpunohet me autoritetet e Policisë së Shtetit dhe asaj Bashkiake për lirimin e territorit, me ARRSH, që do bëjë komplet një rrugë të re nga Kombinati deri në Vaqarr dhe sigurisht me ndërmarrjet tona të pastrimit dhe gjelbërimit”, nënvizoi ai. Veliaj siguroi se brenda pranverës do të jetë sistemuar lagjja e re e Vaqarrit, për të nisur më pas menjëherë punë edhe për dy lagjet e tjera, atë në Ndroq dhe në Pezë. “Mezi pres që brenda pranverës, jo vetëm të kemi sistemuar lagjen e re në Vaqarr, por t’i kemi dhënë realisht një vlerë solide pronës dhe cilësisë së jetës në të dy anët e rrugës Kombinat-Vaqarr. Pastaj, hapi i dytë do jetë me lagjet e reja në Pezë dhe në Ndroq, për t’u siguruar që të treja lagjet, që me porosi të kryeministrit janë përcaktuar për banorët e prekur nga tërmeti, të marrin konturin e tyre dhe të grupohen aty ku janë edhe shërbimet, duke lënë fshatra të vjetër dhe periferikë, për t’u bashkuar në disa

zona ku mund të ofrojmë edhe shërbime më cilësore, si për shëndetin edhe arsim”, theksoi ai. Ndërkaq, pjesa e dytë e projektit ka të bëjë me gjithë rrugën nga Fabrika e Miellit deri në Kombinat. Kreu i bashkisë shtoi se edhe ky segment i kthyer në varrezë makinash do të pastrohet dhe do të lejohen vetëm hyrjet e autorizuara. “Bashkia ka përfunduar investimin kryesor të aksit, siç është rruga “Dritan Hoxha”, po ashtu është bërë edhe rruga e Kombinatit, pra rruga e “Kavajës”, megjithatë edhe aty kemi nevojë që çfarë janë lavazhe, gomisteri, pika grumbullimi inertesh, varreza makinash, të respektojnë ligjet e këtij vendi. Një varrezë makinash duhet të jetë 1 km nga aksi i rrugës dhe jo në buzë të rrugës. Rrugët nuk janë për varreza makinash, por për njerëzit. Ndaj, edhe në segmentin Fabrika e Miellit – Kombinat do të bëjmë një pastrim, do të ketë një rrethim me kangjella, do të ketë vetëm hyrje të autorizuara”, tha ai, teksa kërkoi bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve që kanë bizneset në këtë zonë të punojnë me autoritetet shtetërore.

PROTESTË PARA KRYEMINISTRISË

Qytetarët: Rinia po ikën nga Shqipëria, të mblidhemi për të drejtat tona Qytetarët kanë zhvilluar mbrëmë një protestë popullore përballë Kryeministrisë, e cila ishte paralajmëruar pasdite. Shumë qytetarë janë mbledhur përpara zyrës së Ramës, të cilët tubojnë për shumë shkaqe duke nisur nga varfëria, papunësia, padrejtësitë dhe jo vetëm. Një protestues theksoi

për “Fax News” se ndodhet në tubim për disa shkaqe: së pari për Minishengenin Ballkanik, banorët e Unazës dhe Shkozës, si dhe ata që janë prekur nga tërmeti. I riu lëshon thirrje ndaj qytetarëve shqiptarë, duke thënë se duhet të mblidhemi që të gjithë për të drejtat tona pasi sipas tij, qëllimi i

politikanëve është ikja nga vendi jonë. Disa qytetarë të tjerë kanë dalë me pankarta në duar, ndërkohë një tjetër zgjodhi si simbol flamurin shqiptar. Raportohet se në protestë ndodhen edhe banorët e “Astirit” të cilët kërkojnë të drejtat e tyre për banesat e shembura.


AKTUALITET

10

E diel, 12 JANAR 2020

Puna e policisë në 12 qarqe, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj: Kukësi pa vrasje në 2019, do ngrihen 4 njësi të reja me ekspertët më të mirë 2020 nisi tragjikisht me katër të vrarë në 10 ditë por Policia dhe Ministria e Brendshme, ende nuk kanë reaguar. Por një reagim për çështje të tjera ka ardhur nga ministri Sandër Lleshaj, i cili zhvilloi një analizë me 12 drejtoritë vendore të policisë dhe drejtuesit qendorë, për rezultatet e 2019 dhe u diskutuan prioritetet për vitin 2020. Lleshaj bëri me dije se kush është dënuar me 10 vite burg për trafik droge dhe ka ndërtuar hotel, këtij objekti do ti vendoset shiriti dhe pronari do të shkojë në Gjykatë. Mes 12 qarqeve u evidentua puna parandaluese e Policisë së Kukësit, që nuk evidentoi asnjë vrasje për vitin 2019. “Krimi i organizuar është prioriteti numër 1. Personat që janë dënuar për veprimtari në fushën e krimit të organizuar, të krimeve të rënda, të korrupsionit etj, pra janë disa nene të Kodit Penal, në qoftë se janë dënuar për këto vepra, brenda apo jashtë shtetit, që janë hetuar apo janë proceduar për këto vepra, nga momenti i hyrjes në fuqi të ligjit, Policia ka detyrën t’i shkojë dhe t’i trokasë në derë, t’i thotë: Ti ke bërë 10 vjet (burg) për trafik droge? Po. Ke dhe këtë hotelin këtu. Hoteli sekuestrohet, i vihet shiriti dhe ti shkon në gjykatë dhe provoje që është i yti”. Ministri i Brendshëm renditi sigurinë rrugore si prioritet të dytë. “Prioriteti numër 2, siguria rrugore! Siguria rrugore na vret më shumë njerëz se sa krimi i organizuar. Jo më shumë por 5 herë më

10 vite burg për drogë dhe ke hotel? Lleshaj: I vihet shiriti dhe shkon në gjykatë

shumë. Çfarë do të bëjmë? Do të ndryshojmë Kodin Rrugor, do të ashpërsojmë masat, do të ashpërsojmë kontrollet, do të modernizojmë kontrollet, do të luftojmë fort për integritetin e

punonjësve. Pra do të punojmë në të gjitha drejtimet, do të punojmë shumë për edukimin e qytetarëve nëpërmjet medias, përmes shkollës, përmes aktiviteteve të tjera”. Ai shtoi se për t’u

MALLAKASTËR

POLICIA

I shpallur në kërkim, efektivi Dama: E mora vesh nga Tv

Efektivi i shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, Gani Dama thotë se ndodhet në Itali, për shkak të një problemi familjar, por që sipas tij, ka marrë leje nga drejtoria vendore e Policisë Durrës. Në një reagim për mediat, efektivi thotë se do të rikthehet në Shqipëri dhe do të sqarojë të gjitha akuzat në drejtim të tij. “Jam në Itali me leje të firmosur nga Policia. Përmes Tv mora vesh se jam shpallur në kërkim. Nuk po ia mbath nga askush, aq më pak nga drejtësia. Jam larguar nga data 9 janar në Itali për arsye familjare. Kur të kthehem, do të përballem me drejtësinë”. Gani Dama u shpall në kërkim në kuadër të operacionit “Abuzuesit”, i finalizuar në Durrës. Pas një hetimi tri mujor nga ana e SHCBA dhe Prokurorisë së Durrësit, bilanci ishte 10 policë të prangosur, 2 inspektorë të IMT-së, dhe 5 biznesmenë janë arrestuar, ndërsa Dama u shpall në kërkim.

përballur suksesshëm me zhvillime e fenomene të reja të krimit, do të ngrihet 4 njësi të posaçme në Policinë e Shtetit, me ekspertët më të mirë. “Do të bëjmë ndryshime të rëndësishme

krahasuar me vitin e kaluar. Do bëjmë ndryshime në strukturë, e para. Do të krijojmë njësi të specializuara për të luftuar ato fenomene kriminale, të cilat kërkojnë specializim. “Njësia E”, që është krimi ekonomik. Njësi e fortë, e specializuar, me ekspertë, e trajnuar, e pajisur, e cila do të trajtojë krimin ekonomik në kuptimin e krimit të organizuar, krimit të sofistikuar. Njësia tjetër do të jetë “Njësia I”, informacioni, inteligjenca. Këtu kërkohet dhe do të bëhet ndryshim thelbësor. Rrjetet e informacionit duhet të kthehen në rrjete profesionale. E treta, është “Njësia C”, e krimit kompjuterik. Edhe për krimin kompjuterik nuk besojmë që mund të krijojmë ekspertizë në nivel drejtorish vendore, është e pamundur dhe e panevojshme. Do të përqendrojmë energjitë për të krijuar një strukturë të specializuar të krimit kompjuterik. Është krijuar në fakt struktura “Njësia K”, që ka të bëjë me kapjen e personave në kërkim. Gjithë kjo njësi është prapë një strukturë e specializuar, e cila është një strukturë gjahtarësh që do të ketë detyrë kapjen e personave të listës prioritare”. Ministri kërkoi nga gjithë strukturat policore angazhim të fortë për luftën kundër trafiqeve dhe kontroll të rreptë të territorit. Që prej 1 janarit ministria ofron 48 shërbime të tilla, që do të pasohen nga një tjetër paketë shërbimesh në qershor 2020.

“Arrest me burg” është masa e dhënë për tre autorët e vrasjes së Drita Saliajt në Gjerbes, Mallakastër. Dy minorenët e kanë pranuar krimin, ndërsa 26-vjeçari Ervis Zotaj e ka mohuar duke thënë se nuk ka qenë i pranishëm. Akuza përfaqësohej nga prokurori Hysen Ajasllari, ndërsa trupi gjykues drejtohej nga gjyqtarja Olkida Licaj. Ervis Zotaj mbrohej nga avokati Erlis Nakollari, Luis Saliaj nga Besnik Gega, ndërsa Sindi Shehu nga Genti Hema. “Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen”, është shprehur Zotaj para gjykatësve, kurse Luis Saliaj është shprehur se ka qenë në dijeni të vrasjes së Drita Saliajt, por se nuk kishte gisht në të. “Kam qenë jashtë kur ndodhi vrasja e Dritës”. Luis Saliaj dhe Sindi Shehaj kanë bërë deklarata kontradiktore para gjykatësve, gjë e cila duket se do të rëndojë gjendjen e tyre. Tre të rinjtë janë përfaqësua nga avokatë të caktuar nga gjykata pasi janë braktisur nga familja. Drita Saliaj u sulmua në shtëpinë e saj nga tre persona që kishin shkuar për të vjedhur. Pasi hasën në rezistencën e zonjës së shtëpisë, ata e goditën atë

Burg për të rinjtë që vranë Dritën, dëshmitë në gjyq

dhe më pas trupin e hodhën në rezervuarin e fshatit. Ngjarja ndodhi më 5 janar. “Djali të më vriste mua, pastaj të shkonte tek Drita”. Prindërit e 26-vjeçarit, Ervis Zotaj kanë dhënë një deklaratë të fortë për mediat. Violeta Zotaj, nëna e Visit, mes lotëve dhe tronditjes së madhe që i ka shkaktuar kjo ngjarje, thotë se ‘’Të arrijë djali im të bëjë vrasje tek ajo nuk ka mundësi,

ai të më vriste mua pastaj të shkonte atje. Dua dënimin më të rëndë, ta digjni me benzinë, se ajo grua ishte e mirë sa më s’ka. Ne e njihnim shumë mirë. Të pushkatohet në vend për atë që ka bërë’’. Kurse babai mendon dhe kërkon vendimin më ekstrem. ‘’I lutem shtetit të marrë masa të rënda, ose ta sjellin në Mallakastër dhe do ta pushkatoj me dorën time’’.


AKTUALITET

11

E diel, 12 JANAR 2020

Drejtoresha e spitalit, Nadire Jani, thotë se ngrohja e spitalit bëhet me kaldajë, ndërsa nuk ka përjashtuar se mund të ketë pacientë që përdorin rezistencat në dhomat e tyre

N

ë orët e para të mëngjesit të së shtunës, një zjarr i fuqishëm ka dëmtuar spitalin e Durrësit dhe prej andej janë nxjerrë me urgjencë të sëmurët për shkak të pranisë së madhe të tymit. Zjarri është vënë shpejt nën kontroll, ndërsa kanë nisur edhe hetimet. Policia e Durrësit, njofton se zjarri dyshohet se ka ardhur si pasojë e përfshirjes nga flakët të katër kabinave elektrike të katër kateve, fillimisht në katin e parë. “Si pasojë e zjarrit janë asfiksuar 5 pacientë, të cilët janë dërguar në spitalin e traumës në Tiranë, për mjekim të specializuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e para hetimore rezulton se shkaku i zjarrit ka ardhur si pasojë e përfshirjes nga zjarri të katër kabinave elektrike të katër kateve, ku zjarri fillimisht ka nisur në katin e parë dhe ka vazhduar deri në katin e katërt”. Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet. Grupi ka sekuestruar dosjet e rrjetit, ndërhyrjet dhe raportet e mirëmbajtjes së paneleve që u shkrumbuan nga flakët. Në krye të këtyre hetimeve është prokurorja Pranvera Gruda. Prokuroria ka kërkuar edhe raportin e kolaudimit të bombulave të shuarjes së zjarrit, planin e emergjencës dhe informacion nëse ka apo jo sistem sensorësh për zjarrin. Ky hetim vjen pas një rasti të përsëritur të kësaj ngjarjeje. Kjo është hera e tretë që spitali i Durrësit përfshihet nga flakët. Drejtoresha e spitalit të Durrësit, Nadire Jani, thotë se ngrohja e spitalit bëhet me

TIRANË

P

as ekzekutimit barbar të Enkeledës nga ana e kunatit në Paskuqan, përfaqësues të shoqerisë civile organizuan një tubim simbolik përpara drejtorisë së Policisë së Tiranës. Në shenjë simbolike ata kanë ndezur qirinj si dhe janë vendosur disa këpucë femrash. Drejtuesve të ruajtjes së rendit kërkuan marrjen e masave për zbatimin e urdhërave të mbrojtjes, pasi shkelja e këtyre vendimeve është shoqëruar në mjaft raste me vrasje. ‘’Nuk ka vdekur e dhunuara dhe e vrara nga kunati por ka vdekur policia, shtetit. Nuk është metaforë, është e vërtetë. Policia prej shumë vitesh nuk mbiqkyr urdhrat e mbrojtjes që lëshohen nga gjykatat’’. 39-vjeçarja ishte me një urdhër mbrojteje për shkak se autori e përndiqte dhe e shantazhonte. I njëjti rast është shënuar dhe me gjyqtaren Firdez Hafizi. Ndërsa nga viti 2012 rezulton se janë 99 gra të vrara. Au-

Spitali i Durrësit në flakë për herë të tretë. Nis hetimi, 120 pacientë të evakuuar DOSJA

kaldajë, ndërsa nuk ka përjashtuar se mund të ketë pacientë që përdorin rezistencat në dhomat e tyre, duke rritur rrezikun për një zjarr të mundshëm. Ajo tha se shkak i rënies së flakëve ka qenë shkëndija elektrike. Jani shtoi se pavijoni i neurologjisë tashmë është pastruar dhe pacientët janë gati për t’u futur brenda. “Unë u njoftova nga mjeku i urgjencës dhe direkt erdha. I gjithë stafi erdhi. Bëmë organizimin dhe bëmë evakuimin e pacientëve. Brenda 20 minutave kemi nxjerrë 120 pacientë. Pacientët për momentin janë nëpër shërbimet e spitalit. Ne po presim që policia të mbarojë

pjesën e vet procedurale. Specialistët thonë se ka pasur një shkëndijë elektrike. Pavijoni i katit të parë, neurologjia ka përfunduar dhe pacientët janë gati për t’u futur. Situatë zjarri ka pasur edhe më herët. Kemi një sektor mirëmbajtjesh në spital që funksionon brenda normave. Nuk ka një rikonstruksion total por kontrolle periodike. Edhe korridoret kanë ngrohje me kaldajë që nga 15 nëntori. Nuk përjashtohet që kanë rezistenca. I kam tërhequr vëmendjen shpesh herë për rezistencat. Personeli punon me xhaketë, pra nuk është ftohtë. Është problem ana e djathtë e godinës.

Ana e majtë mund të funksionojë plotësisht. Spitali në këto kushte mund të punojë”. Një paciente e cila ka qenë e shtruar në katin e katërt të Spitalit të Durrësit në momentin e rënies së flakëve, ka treguar momentin e para të kësaj ngjarjeje. Ajo ka treguar se ka qenë në gjumë në momentin e ngjarjes dhe se janë bllokuar nga tymi por kanë arritur të dalin përmes shkallëve të emergjencës, përmes ndihmës të personelit mjekësor. “Isha katin e katërt. Ishte e papritur. Nuk dimë as vetë si ta themi. Ishim në gjumë. Tymi na bllokoi. Ishim katër veta. Ndihmuan njëherë njëra tjetrën pastaj erdhën edhe

“Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet. Grupi ka sekuestruar dosjet e rrjetit, ndërhyrjet dhe raportet e mirëmbajtjes së paneleve që u shkrumbuan nga flakët. Në krye të këtyre hetimeve është prokurorja Pranvera Gruda. Prokuroria ka kërkuar edhe raportin e kolaudimit të bombulave të shuarjes së zjarrit, planin e emergjencës dhe informacion nëse ka apo jo sistem sensorësh për zjarrin. Ky hetim vjen pas një rasti të përsëritur të kësaj ngjarjeje. Kjo është hera e tretë që spitali i Durrësit përfshihet nga flakët”. mjekët. Na ndihmuan dolëm nga shkallët metalike. Tano do iki në banesë. Na kanë thënë se do rikthehemi të hënën. Kishim frikë se ishin gjumë. Nuk është faji i askujt është fati. Të gjithë kanë qenë në gatishmëri”. Shkallët metalike të emergjencës kanë bërë të mundur shpëtimin e pacientëve gjatë kohës së përfshirjeve nga flakët të spitalit të Durrësit. Shkallët të cilat ndodhen në anën e jashtme të godinës duke i krijuar mundësi pacientëve të largohen me urgjencë.

DURRËS

Qirinj dhe këpucë, protestë Hajdutët sfidojnë policinë për vrasjen e Enkeledës

tori dhe viktima para dy vitesh jetonin në një shtëpi, bashkë me vajzën e 39-vjeçares por më vonë mes tyre lindën konflikte dhe ata vendosën të mos jetonin më bashkë. 34-vjeçari banonte kohët e fundit në një banesë pranë viktimës. Kunati kohët e

fundit e përndiqte Enkeledën, duke e parë kur ajo shkonte në punë, pasi punonte në një fabrikë këpucësh bashkë me vajzën. Ai vazhdimisht i bënte fotografi dhe ia dërgonte vëllait të tij në burg, duke rritur kështu konfliktin mes familjes.

Hajdutët sfidojnë policinë në pallatet e pabanuara të dëmtuara nga tërmeti. Pre e hajdutëve ka rënë kompleksi ”Jedas” në Durrës. Ky kompleks ka 285 apartamente dhe është dëmtuar rëndë në 5 katet e para të tij dhe në disa prej kolonave mbajtëse. Pas konstatimit të vjedhjes me thyerje në dy apartamente të tij, në vendngjarje ka shkuar policia shkencore e cila po ekzaminon gjurmët në hyrjet e vjedhura. Ndonëse pallati ka patrullë policie që e ruan dhe nuk lejon as banorët të futen në godinë, hajdutët kanë arritur të futen duke shfrytëzuar errësirën dhe kryer vjedhjet. Kompleksi ku ka ndodhur vjedhja u vizitua nga kryeministri Edi Rama dhe krerët e vendeve të rajonit të cilën vizituan Shqipërinë në samitin e 3 të “Mini-Shengenit Ballkanik”.


VIP Mediat britanike shkatërruan çiftin Harry dhe Meghan N jë nga problemet më të mëdha të grave me ngjyrë në forcën e punës në Britani është shtypja. Një kombinim toksik i sabotimit dhe nënvlerësimit bën që shumë gra të japin dorëheqjen para se të pushohen nga puna, duke preferuar të largohen vetë. Rrethana si këto kanë ndikuar në mbrojtjen e një brezi të ri sipërmarrësesh me ngjyrë në Shtetet e Bashkuara. Prandaj, gratë me ngjyrë nuk u habitën kur Meghan, Dukesha e Sussex dhe Princ Harry njoftuan se do të tërhiqeshin nga rolet e tyre në familjen mbretërore, një institucion jashtëzakonisht elitist. Kjo rrëfenjë është treguar që në fillim të herës, por kësaj rradhe, nuk mund të injorohet. Dhe sigurisht, ata që e shtynin Meghan të ndërmerrte këtë hap, tani shtiren si të habitur që fjalët e tyre patën pikërisht rezultatin që synonin. Që kur Meghan u lidh me Harry-n në vitin 2016, është shqyrtuar nga media me analiza të tepruara që rrallherë mund të quheshin të sakta. Tabloidet britanike shkruanin për të, jo për të përcjellë një lajm, por për të njollosur imazhin e saj. Meghan është zbërthyer dhe rindërtuar me dhjetëra herë si karikaturë e ligë, gabimet dhe shkeljet e saj janë të pafundme. Krimet e saj s’kanë formë, ndryshojnë gjatë gjithë kohës dhe ndonjëherë, kundërshtojnë veten; njëherë dukesha përflitet si liberale e thekur, njëherë si hienë e etur për para që do të ngjisë shkallët e klasave, varet nga audienca. Të shumtë ishin ata që shpresuan se lindja e djalit, Archie, do ta zbuste disi median, por nuk ndodhi kështu. Racizmi britanik është shpeshherë i fshehur dhe i koduar, por për Meghan, s’ishte nevoja të zbërtheje gjë. Urrejtja vihej re në tituj që i referoheshin lagjes ku u rrit Meghan si “të përmbytur nga bandat kriminale” dhe rolit të saj si kryeredaktore e Vogue si “përçarës.”

Dhe gjëja më e dhimbshme e gjithë kësaj është se të gjithë po e prisnim largimin dhe e dinim që nuk mund të shmangej. Edhe nëse do të kishte qenë racë e përzierë pa karrierën në Hollywood, edhe po të kishte veshur gjithmonë fustane poshtë gjurit, edhe po të mos kishte ngrënë avokado, edhe po të kishte mbajtur tenda rreth e rrotull vetes për të fshehur barkun e shtatzënisë, edhe po të kishte bërë me dhjetëra gjëra të tjera absurde për të kënaqur shtypin, a do të ishte shmangur ky rezultat? Tabloidët do ta kishin gjetur gjithsesi një mënyrë për ta përfolur negativisht. Prandaj po etiketohet si lakmitare, edhe pse premtoi të punojë për të qenë e pavarur financiarisht. Meghan e pati fatin të shkruar. Britania sapo vendosi në detyrë një kryeministër me një të kaluar raciste dhe largoi një dukeshë me racë të përzierë sepse është një shtet racist. Mbretëria e ka gjithnjë e më të vështirë të ruajë vlerat. Dhe e vutë re me sa shpejtësi zgjedhja e përbashkët e Harry dhe Meghan filloi të diskutohej vetëm si zgjedhja e Meghan. Mbulimi i tanishëm nga mediat e quan “shkatërruese

familjesh,” Lady Macbeth që i pëshpërit helme princit. The Daily Mail, që mbushi 17 faqe me ngjarjen, e quajti ndryshimin e princit “nga një djalë qejfli në Princin e të Drejtës.” Faktin që Meghan është e ndjeshme ndaj padrejtësive racore dhe gjinore, mediat e përshkruajnë si njollosje të princit. Djali i tyre 8-muajsh përflitet si katalisti i këtij vendimi – edhe pse u krahasua me një shimpanze nga një moderator i BBC ditën që erdhi në jetë. Mos u gënjeni: Çiftin e largoi nga mbretëria abuzimi racist, seksist dhe klasist i medias. Sidoqoftë, nuk do të nxëmë nga gabimet tona. Kur u publikua lajmi, të gjithë gjetën një fajtor, por askush nuk fajësoi median. “Mendoj se duhen fajësuar rrjetet sociale,” tha komentatorja Claudia Joseph për The Independent. “Nëse lexon postimet për Meghan në Twitter, e kupton menjëherë pse do të largohet,” vijoi ajo, a thua se komente të ngjashme nuk i gjen dot në gazeta apo portale. Pa e vënë re ironinë, mediat kanë vijuar të publikojnë artikuj të pamëshirshëm. Harry humbi të ëmën si pasojë e sjelljes së tabloidëve. Të paktën ai nxori një mësim nga gjithë kjo histori.

Adele humb 45 kilogram, por jo zërin Këngëtarja britanike Adele ka humbur 45 kilogram dhe ka shndërruar trupin e saj falë një serie ndryshimesh në stilin e jetës. Adele raportohet se ka humbur në mënyrë të shpejtë 45 kilogram të tepërt nga trupi i saj “obez”. Ajo u shfaq në foto e veshur me një fustan të shkurtër lulesh në një festë me James Corden dhe Harry Styles. Në një moment Adele shihet duke folur me fansat dhe duke u treguar atyre sekretin e dobësimit të saj. Adele shihet tani jo vetëm si një këngëtare me zë fantastik, por edhe si një dietologe e mirë. Adele është e mahnitshme për zërin e saj dhe ka patur mjaft sukses më disa nga këngët që sot janë hite botërore.

Arrestohet aktori i famshëm që luajti “Joker” Aktori i famshëm Joaquin Phoenix është arrestuar së fundmi nga policia. Shkak për këtë është bërë pjesëmarrja e aktorit në protestën në Washington për ngrohjen globale, pjesë e së cilës janë emra të njohur të Hollywood-it. Phoenix i ka bërë rezistencë uni-

formave blu, të cilat i kanë kërkuar atij të largohej nga protesta. Për këtë arsye, ai është arrestuar nga uniformat blu. Protesta për ndryshimet klimaterike zhvillohet çdo të premte që prej tetorit të 2019-ës dhe në të kanë marrë pjesë emra të njohur të showbiz-it.

12

E diel, 12 JANAR 2020

Arilena tregon impaktin që ka kënga e saj te të huajt: Zoti ju bekoftë!

Arilena Ara u shpall fituese e edicionit 58 të Festivalit të Këngës, një festival që vitin e kaluar pati shumë polemika, të cilat vazhdojnë edhe sot. Pas fitores së Arilenës u bë nami në rrjet, disa u shprehën të pakënaqur e të tjerë e mbështetën këngëtaren. Me këngën “Shaj”, baladën që i mbajti të gjithë mbërthyer, bukuroshja do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës “Eurosong 2020”. Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim një vit më parë. Në vendin e dytë u rendit Elvana Gjata, me një këngë ritmike që titullohej “Me tana”. Dy këngëtaret përfliteshin prej ditësh si dy konkurrentet më të forta të këtij festivali dhe të denja për çmimin e madh. Renditja në vend të dytë i la shije të hidhur Gjatës, e cila ‘theu’ edhe kodin e pashkruar të humbësit që uron fituesin. Së fundmi, Arilena me një postim në “Instagram” ka treguar edhe reagimin e të huajve për këngën e saj. Në videot e postuara shihet se të huajt e kanë pëlqyer shumë këtë këngë dhe janë emocionuar nga zëri i Arilenës. “Ju dua shumë të gjithëve. Jam mirënjohëse. Zoti ju bekoftë”, shkruan Arilena krah videove.

Jennifer Aniston dhe Brad Pitt më shumë se miq

Adhuruesit e Jennifer Aniston dhe Brad Pitt nuk do të mendonin kurrë në një milion vjet që dyshja, që dikur ishin çifti i artë i Hollywood-it, do të ishin përsëri miq. Superylli i serialit “Friends”, Jennifer çmendi mediat sociale vetëm dy ditë më parë, duke pëlqyer një nga fotot e Brad në Instagram. Kanë kaluar 15 vjet që kur Brad dhe Jennifer ishin çifti i fuqishëm. Sidoqoftë, ky reagim nga Jennifer është shenjë që bën të mendojnë nëse ekziston një shans që ata të rikthehen përsëri. Sipas burimeve, familjet e tyre me siguri do të mirëpresin një gjë të tillë. “I gjithë Hollyëoodi kpo bëjë tifo të fshehta për ta … ata thjesht duket se sjellin më të mirën tek njëri-tjetri”, thotë prodhueja e filmave në Hollywood dhe CEO i firmës globale të takimeve Kelleher International, Amber Kelleher Andrews. Amber, e cila nuk pranon të konfirmojë ose

mohojë një gjë të tillë, pretendon se miqtë e Jen mendojnë se “kjo është e pashmangshme”. Ajo shton: Në fund të ditës ka të bëjë me kiminë dhe ata të dy, Brad dhe Jen, ata i kanë ato. “Të dy familjet dhe miqtë i duan ata dy bashkë. Nuk është sekret që familja e Bradit e duan absolutisht Jennifer. Babai i gjashtë fëmijëve Brad, 56 vjeç, u nda me Angelina në shtator 2016, e ndjekur ndarja nga Jen dhe aktori Justin Theroux në shkurt 2018. Shenja e parë që Braniston – siç njiheshin si çift – po rindërton miqësinë e tyre erdhi kur Brad u fotografua duke shkuar në festën e ditëlindjes së 50-të Jenit në shkurt. Po ashtu një nga të ftuarit e paktë në festën e fundit të Krishtlindjeve intime të Jennifer, ai ishte i pari që mbërriti dhe i dyti i fundit për t’u larguar. Gjithsesi se a janë këto pretendime të vërteta apo jo, mbetet të shihet.


KULTURA

13

E diel, 12 JANAR 2020

Çmimet më të rëndësishme letrare në Shqipëri me 8 kandidatë N jëmbëdhjetë ditë para ceremonisë së ndarjes së “Çmimeve Kombëtare të Letërsisë” për vitin 2018 juria ka zbardhur emrat e të nominuarve. Janë 18 shkrimtarë, studiues e përkthyes të përfshirë në garën për gjashtë çmimet kryesore. Në mesin e tyre janë edhe kritiku letrar e poeti Sabri Hamiti dhe Matteo Mandalà. Libri poetik i të parit ishte botuar më 2018 nga shtëpia botuese “Albas”, përderisa studimi monografik i profesorit nga Universiteti i Palermos ishte botuar po të njëjtin vit nga “Naimi”. Në këtë garë, siç specifikohet në një rregullore zyrtare të Ministrisë së Kulturës, juria merr në shqyrtim vetëm botimet brenda Republikës së Shqipërisë, por jo edhe librat e botuar përtej kufirit. Mbrëmjen e së enjtes, ministrja e Kulturës së Republikës së Shqipërisë, Elva Margariti, ka zbuluar listën e kandidatëve të përzgjedhur nga juria e përbërë nga Visar Zhiti, Dhurata Shehri, Brikena Çabej, Riza Braholli dhe Alda Bardhyli. “Pas një pune disamujore, në ceremoninë që do të zhvillohet më datën 20 janar, juria do të shpallë fituesit e çmimeve për romanin më të mirë, përmbledhjen me tregime, vëllimin poetik, veprën më të mirë eseistike, krijimtarinë letrare për fëmijë e të rinj dhe përkthimin nga gjuha e huaj”, ka shkruar ministrja Margariti në faqen e saj në Facebook. Në edicionet e viteve të kaluara, në bazë të një ven-

dimi të ish-ministres Mirela Kumbaro, çmimet letrare ishin dhënë për veprën më të mirë letrare dhe përkthimin më të ri. Por ministrja e re, Elva Margariti, ka rikthyer çmimet në kategori të reja, si: roman, tregim, poezi, eseistikë, letërsi për fëmijë dhe të rinj, si dhe përkthim. Ceremonia e ndarjes së “Çmimeve Kombëtare të Letërsisë” për vitin 2018 ishte paraparë të mbahej në fillim të muajit dhjetor të vitit të kaluar. Por gjendja e trazuar pas tërmetit të 26 nëntorit, që pati si epilog vdekjen e 52 personave, ka bërë që kjo ngjarje letrare të shtyhej. “Ishte parashikuar për gjysmën e dytë të dhjetorit. Por më pas thanë që është shtyrë”, ka thënë shkurt për “Kohën Ditore” njëra nga anëtarët e jurisë, Brikena Çabej. “Gjithsesi ishte mirë që u shty se, me

gjithë atë rrëmujë e tërmet, askush s’e kishte mendjen te librat”. Sipas njoftimit të ministres Margariti, juria pesanëtarëshe në kategorinë e romanit ka nominuar Andreas Dushin me romanin “Marrja e gjakut”, Virion Graçin me “Pëllumbat i vrasin natën” dhe Tom Kukën me “Gurët e vetmisë”. Në kategorinë e tregimit në garë janë nominuar Daut Gumeni me tregimin “Qershia e egër”, Roland Gjoza me “Për vajzat nga Parisi” dhe Faruk Myrtaj me “Këpucë për gjyqin e fundit”. Tutje, në kategorinë e poezisë janë nominuar Sabri Hamiti me “Kukuta e Sokratit”, Flutura Açka me “Roja i dritës” dhe Havzi Nela me “Vepra poetike e plotë”. Tre kandidatët për kategorinë eseistikë janë Matteo Mandalà me “Jeronim de Rada: Portret artisti në rini”,

Ismail Kadare me “Kur sunduesit grinden” dhe Arian Leka me “Në kërkim të këmishës së humbur”. Kategoria e pestë, ajo për letërsinë për fëmijë dhe të rinj, sipas përzgjedhjes së jurisë, ka të nominuar Mimoza Hafizin me “Pika trëndafili”, Skënder Haskon me “S’ka si shoku im” dhe Shkëlzen Zallin me“Gjergji takon Skënderbeun”. E në kategorinë e fundit, atë të përkthimit, janë nominuar Erion Karabolli me përkthimin e romanit të Ernesto Sabatos “Abadoni, engjëlli i skëterrës”, Agron Tufa me përkthimin e Paul Celanit “Flokëboret e zeza” dhe Luan Topçiu me përkthimin e Linda Maria Barosit “Shtëpia me brisqe rroje”. Në ceremoninë paraprake për “Çmimet Kombëtare të Letërsisë” për vitin 2017, të mbajtur më 20 dhjetor të vitit 2018, Aida Baro kishte

TRASHËGIMIA KULTURORE

Miratohet projekti i restaurimit, “Ura e Navredës” Malësi e Madhe

Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin e restaurimit: “Ura e Navredës”, Malësi e Madhe. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore sqaron se projekti i hartuar nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër parashikon ndërhyrje konservuese dhe restauruese në elementët konstruktivë dhe estetikë të urës. Po ashtu, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore mirëpret çdo bashkëpunim dhe mbështet këdo që kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore. Ura mbi përroin e Navredës, Vukpalaj, Malësi e Madhe është monument kulture i kategorisë së I. marrë çmimin për veprën më të mirë të përkthyer me përkthimin e “Armëpushimit” të autorit, Primo Levi. Ndërsa Henrik Gjoka, i njohur edhe si Henrik S.G, ishte shpallur fitues i çmimit për veprën më të mirë letrare me romanin e tij “Sonatë për gruan e një tjetri”. Asokohe Ministria e Kulturës kishte vlerësuar me 500 mijë lekë (rreth 4 mijë euro) veprën më të mirë letrare shqipe, kurse përkthimin më të mirë me 300 mijë lekë (rreth 2 mijë e 500 euro).

“Kukulla” e Kadaresë – studim Grupi “Queen” do të jetë subjekt osta Mbretërore Britanike njoftoi për planet për ta mbresëlënës i dashurisë së vështirë P shënuar 50-vjetorin e formimit i pullës së re postare britanike të “Queen”, duke e vendosur Në njohjen e parë, romani autobiografik i Ismail Kadaresë mund të jetë një kujtim elegant, një pjekuri disi e ëmbël dhe e hidhur, i prekur nga malli për vendlindjen që tashmë ka humbur prej kohësh. Kjo vendlindje është qyteti shqiptar i Gjirokastrës dhe, më konkretisht, shtëpia e stërgjyshërve të Kadaresë, një ngrehinë e gurtë historike që ndan dy gratë që duhet ta ndajnë atë. Nga njëra anë, gjyshja e Kadaresë, zonja e parë, ngul këmbë që të mos e braktisë vendin, duke u orvatur, me sa duket, të rritet në fabrikën e ngrehinës. Me një kontrast të thiktë, nëna e tij – “Kukulla” e titullit, që hyn në këtë pirg të hirnosur si një nuse e re e pambrojtur – është krejtësisht e teptisur që duhet të durojë sundimin e përbuzshëm të vjehrrës, duke thënë se “kjo shtëpi të hanë”. Është këtu, në mes të konfliktit që është kryesisht i nënkuptuar, por megjithatë i ndier fort, që axhamiu i pjekur para kohe rritet në një, me nder me thënë, letërsi, duke shkruar

“romane” njërin pas tjetrit që përbëhen kryekreje nga autori riosh “mendjelis” që rrah gjoks për gjenialitetin e tij në shpërgëj. Madje ai zbukuron secilin libër me etiketën e vet të çmimit me monedhën parakomuniste dhe “reklamat” e origjinalitetit dhe briliancës së vet. “The Doll” (“Kukulla”) është përplot me hollësira shtrënguese të jetës në Shqipërinë që po ndryshonte derisa njerëzia po pajtohej me hijet e ndryshme të sundimit komunist të Enver Hoxhës të mbështetur nga sovjetikët.

bendin në një pullë postare më 9 korrik, njofton Linns. Detajet nuk janë konfirmuar ende, por kjo do të jetë hera e dytë që bendi është nderuar, pasi që këngëtari Freddie Mercury është vendosur në një pullë në vitin 1999. Në vitet e tij të hershme, Mercury ishte një koleksionist i zjarrtë i pullave, dhe koleksioni i tij u hodh në ankand dy vjet pas vdekjes së tij në vitin 1991, me fitimet që shkonin në Mercury Phoenix Trust. “Bomi, babai i Fredit, fillimisht e frymëzoi koleksionin e tij të pullave dhe besohet se Fredi e ndërtoi koleksionin e tij midis moshës nëntë dhe 12 vjeç”, tha Muzeu Postar në vitin 2011. Ai e mblodhi koleksionin e tij sipas gjeografisë, madhësisë dhe ngjyrës, duke i mbledhur ato në mënyrë të kujdesshme në një libër të zi. Një grup i pullave ishte vendosur në formën e shkronjës F.

“Freddie” ishte pseudonimi i ri i Farrokh Bulsara dhe ai shtoi “Mercury” rreth kohës kur u formua “Queen”. “Koleksioni i Fredi Mercury përfshin pulla nga një gamë e gjerë e vendeve në të gjithë botën”, thekson muzeu. “Shumica prej tyre janë nga Perandoria Britanike, dhe ato me interes të veçantë filatelik janë nga Zanzibari, vendlindja e Mercuryt. Albumi gjithashtu përmban një përzgjedhje të gjerë të pullave nga Evropa Lindore dhe vendet e Commonwealthit.

Si relikte e popit dhe për referencë kulturore, koleksioni i Fredi Mercuryt është shumë i vlefshëm”. Publikimi i vitit 1999 shkaktoi polemikë, sepse bateristi i “Queen”, Roger Taylor mund të shihej në prapavijë. Rregullat e Royal Mail thonë se njerëzit e vetëm të gjallë që mund të ilustrohen në pulla duhet të jenë anëtarët e familjes mbretërore. Shërbimi postar u përgjigj se “si ‘Queen’ po ashtu edhe familja e Fredi Mercury e kishin miratuar modelin e saj përfundimtar”.


SPORT

14

E diel, 12 JANAR 2020

Sulmuesi suedez dhe Leao shënuan në suksesin 2-0 në transfertën ndaj ishullorëve

SERIA A

“Bisha” Ibrahimovic shënon dhe rikthen Milanin te fitorja në Seria A

Lazio merr fitoren e 11-të radhazi ndaj Napolit, Strakosha si “Superman”

Rozalb Lika

M

ilani është rikthyer te fitoret në kampionat pas tri ndeshjesh. Kuqezinjtë arritën të fitonin 2-0 në transfertën ndaj Cagliarit, teksa në këtë ndeshje do të linte gjurmë edhe Zlatan Ibrahimovic. Kuqezinjtë ishin shumë ndryshe në fushë, duke nisur që nga formacioni, me Piolin që kishte bërë plot 4 ndryshime, si dhe kishte ndërruar skemën, duke kaluar nga 4-3-3, në një 4-4-2 të pastër. Leao dhe Ibrahimovic luanin nga minuta e parë, me Piatek që ulej në stol, së bashku me Suson, Bonaventuran dhe Krunic, të cilët në ndeshjen e fundit ishin titullarë. Rikthim në formacion dhe për Kessie e Castillejo, me të dy këto lojtarë që bënë një ndeshje mjaft të mirë. 45 minutat e para do të dhuronin pak emocione me të dyja skuadrat që u përpoqën që të mbroheshin më shumë. Në fillimin e pjesës së dytë, vetëm pas disa sekondash Castillejo shërbeu një asist fantastik për Leao-n, i cili realizoi golin e avantazhit, duke u ndihmuar edhe nga një devijim i një mbrojtësi.

Skuadra e Piolit nuk u ndal me kaq, pasi do të realizonte edhe golin e dytë në minutën e 64-t. Theo Hernandez jep një top në zonë për Ibrahimovic, i cili me një goditje shumë të sajtë me të majtën e dërgon topin në rrjetë. Ky është goli i parë për suedezin pas rikthimit te kuqezinjtë, por edhe historik. Sulmuesi suedez tani ka shënuar në katër dekada të ndryshme pasi gjeti rrjetën për të parën

SUEDEZI

herë si profesionist me Malmo-n në vitin 1999. Goli i parë i Ibrës ka ardhur në tetor të vitit 1999 në ndeshjen e Malmos ndaj Vastra Frolunda, 7388 ditë më parë. Që prej atij momenti ai ka shijuar një karrierë të madhe duke veshur disa prej fanellave më prestigjioze të futbollit europian. Ai ka luajtur për nëntë klube të ndryshme në Itali, Francë, Angli madje edhe në Amerikë. Pavarësisht

përpjekjeve të vendasve, rezultati nuk do të ndryshonte deri në fund. Në gjysmë-orëshin e fundit të ndeshjes kishte kohë për disa dalje të mira të Donarumas, disa kundërsulme të rrezikshme të Leao-s dhe një gol të anuluar të Ibrës për pozicion jashtë loje. Milani ngjitet në vendin e 8-të me 25 pikë, ndërkohë që Cagliari mbetet në të gjashtin, por me 4 humbje radhazi në sfidat e fundit.

AGJENTI

Ibrahimovic: Ndihem mirë, për rinovimin duhet të fitojmë kampionatin…

Aliaj: Rrahmani e ka mbyllur me Napolin, Roshi ka oferta nga La Liga

Pas thuajse thuajse 8 vitesh, Zlatan Ibrahimovic u rikthye që të shënojë me fanellën e Milanit. 38-vjeçari suedez shënoi golin që dyfishoi rezultatin në 2-0 në minutën e 65-të ndaj Cagliarit. Goli i fundit i tij me Milanin ishte shënuar më 6 mars të vitit 2012 në derbin e humbur 4-2 ndaj Interit. Duke folur pas ndeshjes suedezi u shpreh se ka ende shumë punë për të gjetur formën më të mirë. “Për një sulmues është e rëndësishme që të shënosh, ndihem mirë dhe golat do të vijnë. Kam gabuar disa topa në fillim, por duhet të luash për të gjetur formën. Festimi si Zot? E kisha premtuar në San Siro. E bëra këtë festim, sepse kështu e ndjeva. Deklarata e Piolit? Trajneri duhet të qëndrojë i vëmendshëm, mendon për moshën. Kali është gjithmonë i njëjtë, fiziku duhet që ta ndjekë. Moduli? Sot kemi luajtur me dy sulmues për të luajtur më përpara. E kemi bërë këtë skemë gjatë javës dhe arritëm të merrnim 3 pikë. Shpresojmë që të vazhdojmë kështu. Për të rinovuar duhet të fitojmë kampionatin, më duket e vështirë (qesh)”, tha Ibrahimovic për Sky Sport.

Ish-futbollisti i Kombëtares, Ardian Aliaj ka zbuluar disa prapaskena shumë interesante për merkaton e futbollistëve shqiptarë. Amir Rrahmani është praktikisht lojtar i Napolit, ku mbeten vetëm disa detaje teknike për t’u zgjidhur, ndërsa Odise Roshi është në negociata për t’u transferuar drejt La Liga-s spanjolle. “Rrahmani te Napoli është e mbyllur. Janë gjëra teknike, të cilat pritet t’i mbyllim javën e ardhshme. Është privilegj të jesh menaxher i Rrahmanit dhe ta çosh te Napoli. Ka qenë një punë e madhe, me peripeci, që kemi ardhur deri këtu. Por jam shumë krenar për lojtarin pasi e meriton. Rrahmani është një djalë që ka punuar shumë. Lojtarët shqiptarë duhet të kenë besim te vetja, në punën e tyre, se mund të arrihet gjithçka. Unë jam agjent edhe i Roshit dhe kemi shumë interes nga Spanja, nga La Liga. Po pres me shumë ankth lajmet nga Spanja. Shpresa që “raketa” jonë Odi të fluturojë për Spanjë. Këto janë të rejat aktuale”, u shpreh Aliaj.

Lazio vijon momentin fantastik në Seria A duke arritur fitoren e 11-të radhazi në kampionat. Skuadra e Inzaghit triumfoi me shumë vështirësi 1-0 ndaj Napoli, në një ndeshje spektakolare të portierit Strakosha, i cili shpëtoi në disa raste skuadrën e tij nga gola të sigurt. Portieri i Kombëtares sonë bëri dy pritje shumë të bukura ndaj Insignes në pjesën e dytë, me pritje të një niveli shumë të lart. Një ndeshje fantastike edhe për Hysajn, i cili shpëtoi ekipin e tij nga një gol i sigurt pas një goditje të Luis Albertos. Lazio do të realizonte golin e vetëm 8 minuta nga fundit. Ospina gabon rëndë duke mos larguar topin dhe i dhënë mundësinë Immobiles që të godasë, ndërkohë që në fund është Di Lorenzo që në përpjekje për ta larguar topin e dërgon në rrjetën e tij.

ZIKALTRIT

Interi arrin akordin me Young, në negociata edhe me Eriksen

Interi është një hap larg nga transferimi i Ashley Young. Futbollisti nuk është grumbulluar nga Manchester United për ndeshjen ndaj Norëich, teksa sipas “Sky Sport” ai ka gjetur akordin total me skuadrën zikaltër. Anglezi ka një kontratë deri në vitin 2021 me skuadrën e Djajve të Kuq, teksa në ditët në vijim pritet që të gjendet gjuha e përbashkët edhe mes klubeve. United i ofroi rinovimin e kontratës, por 34-vjeçari e refuzoi, pasi është në kërkim të një aventurë të re. Ndëkrohë më e komplikuar duket pista që të çon te mesfushori Christian Eriksen. 10 milionë euro në sezon për një kontratë të paktën 4-vjeçare është shifra që lojtari i kërkon Interit. Në orët e ardhshme agjenti i mesfushorit danez do të jetë në Milano për të diskutuar me drejtuesit zikaltër, por mbetet t’u parë nëse do të bëhet fjalë për një afrim në janar të Eriksen apo verën e ardhshme.


SPORT

15

E diel, 12 JANAR 2020

Në javën e 22-të Blutë dhe Djajtë e Kuq fituan thellë, ndërkohë u mund Leicesteri në mënyrë surprizë

C

helsea dhe Manchester United kanë bërë detyrën në sfidat e javës së 22-të në Premier League, duke marrë fitoret e radhës. Blutë e Londrës triumfuan me lehtësi 3-0 ndaj Burnley-it në duelin e luajtur në “Stamford Bridge”. Jorginho zhbllokoi rezultatin në minutën e 27-të nga pika e bardhë. 10 minuta më pas Abraham shënoi me kokë pas një krosimi të bukur nga James. Në fillimin e pjesës së dytë Hudson-Odoi e pati të thjeshtë për ta shtyrë topin në rrjetë. Manchester United ndërkohë fitoi 4-0 ndaj Norëich, duke u rikthyer te sukseset pas humbjes me Arsenalin. Rashford do të zhbllokonte rezultatin në minutën e 27-të, ndërkohë që në fillimin e pjesës së dytë shënoi nga pika e bardhë. Në minutën e 54-t, do të ishte radha e Martial për të shënuar golin e tretë, ndërkohë që talenti Greenwood shënoi një gol të bukur disa minuta më pas. Surpriza e kësaj jave ishte padyshim humbje e Leicester 1-2 ndaj Southampton. Amstrong dhe Ings do të bënin të pavlefshëm golin e avantazhit provizor nga Praet. Fiton sërish Evertoni i Carlo Ancelottit, që iu fal një goli të Richarlison në suksesin minimal 1-0 ndaj Brighton. Arsenali vijon të dhurojë paraqitje zhgënjyese në Premie League. Skuadra e Artetës nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 1-1 në transfertën ndaj Crystal Palace, duke mbetur në vendin e 10-të në renditje.

Chelsea dhe United fitojnë me spektakël, ndalet sërish Arsenali i Artetës

SULMUESI

Suarez do të operohet, do të mungojë për disa javë te Barcelona

Pas eliminimit nga Superkupa e Spanjës, shtohen telashet për Barcelonën, që tani do të humbë për disa javë edhe sulmuesin kryesor Luis Suarez, i cili do t’i nënshtrohet një operacioni në menisk. Ka qenë vetë klubi katalan që ka njoftuar se operacioni pritet të kryhet këto ditë nga profesor Ramon Cugat, ndërsa menjëherë pas përfundimit, do të njoftohen edhe kohët e rikuperimit. Gjithsesi tashmë duket e sigurt mungesa e Suarez të paktën për muajt janar e shkurt, ndërsa parashikimi më optimist është rikthimi i tij për ndeshjen e kthimit ndaj Napolit, në “Camp Nou” në muajin mars.

PORTUGEZI Në minutën e 13-të, Lacazette shërben një asist fantastik për Aubameyang, i cili me një kontroll mjaft të mirë dhe me një goditje të shpejt arrin që ta dërgojë topin në rrjetë. Vendasit do të reagonin në fillimin e pjesës së

DEKLARATA

Fonseca sfidon Juventusin: Më e vështirë është me Genoa-n dhe Torinon

Roma do ta mbyllë fazën e parë me një ndeshje shumë delikate në “Olimpico” në Juventusit. Trajneri Paulo Fonseca nuk i ka aspak frikë bardhezinjve, madje ai i sfidon në mënyrë të hapur. “Më shumë kam frikë kur luajmë kundër Genoa-s dhe Torinos se sa ndaj Juventusit, Interit dhe Napolit. Deri më tani kemi luajtur shumë mirë ndaj skuadrave më të mira. Problemi është te mentaliteti dhe ambicia. Nëse duam të shkojmë në vendet e para, pranë Juves dhe të tjerëve të mëdhenj, nuk mund të gabojmë me të vegjlit. Është çështje mentaliteti dhe po punojmë për ta ndryshuar. Duhet përqendrim total, pasi është një ndeshje ku lojtarët janë shumë të motivuar. Shumë shpejt do të ndërtojmë një grup të rëndësishëm për të ardhmen dhe do të luftojmë kundër ekipeve si Inter dhe Juventus. Sarri? Nuk e njoh mirë të kaluarën te Juventusi me trajner të tjerë, por njoh Sarrin. Është një nga më të mirët në Europë, me ide pozitive mbi futbollin që më pëlqen shumë. Po ndërton një skuadër shumë të fortë. Një e ardhme te Juventus? Nuk e mendoj të ardhmen, por vetëm te tashmen. Mendoj vetëm për Romën dhe më pëlqen këtu”, deklaroi Fonseca.

dytë duke gjetur barazimin. Në minutën e 55-të, Ayew përfiton nga një përgjumje e mbrojtjes së “topçinjve”, ndërkohë që u ndihmua edhe nga një devijim i David Luiz. Disa minuta më pas ndeshja do të komplikohej edhe

më shumë për Arsenalin që mbeti me 10 lojtar pas ndëshkimit me karton të kuq të Aubameyang. Sulmuesi nga Gaboni ndërhyri në mënyrë shumë të ashpër ndaj një kundërshtari duke i rrezikuar thyerjen e këmbës.

Mourinho i “rrjep” presidentët, rrezikor në shpërblimet pas shkarkimeve

TESTI

Bayerni turpërohet me 5 gola në miqësore nga Nuremberg-u

Bayern Munich e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme vitin 2020, duke pësuar një humbje të thellë 5-2 në miqësore ndaj ekipit të Bundesliga 2, Nuremberg. Edhe pse ishte një takim miqësor, rezultati ishte ai që prisnin drejtuesit bavarezë, që shpresojnë që skuadra të rigjejë sa më shpejt formën më të mirë. Nurembeg kaloi në avantazh që në minutën e 22-të me Frey, por bavarezët do të barazonin me Davies. Në fillimin e fraksionit të dytë vendasit do të Migjenin avantazhin me Ishak ndërkohë që më pas do të realizonin dy gola të tjera në harkun e tri minutave me Zrelak dhe Schleusener. Hack shënoi golin e pestë në minutën e 76-të, ndërkohë që Tillman shënoi 5 minuta nga fundi golin e dytë për skuadrën e Flick. Edhe pse në fushë ishin pjesa më e madhe e formacionit kryesor, Bayerni zhvilloi një ndeshje shumë të dobët. Kujtojmë që kampionati gjerman këtë vit rifillon javën tjetër, më 19 janar.

Të marrësh Jose Mourinhon në krye të skuadrës, duhet të mendohesh dy herë. Kjo pasi strategu portugez nuk është nga ata që dorëzohet lehtë dhe jep dorëheqjen kur gjërat nuk shkojnë mirë. Në të gjitha aventurat që ka pasur te Chelsea (dy herë) dhe te Manchester United, klubet janë detyruar që ta shkarkojnë duke i paguar një faturë të kripur nga pas. Rekordi i tij mund të themi që është i pathyeshëm, të paktën edhe për disa vite. Abramovich pagoi 25.7 milionë euro për shkarkimin tij në vitin 2007, ndërkohë që në 2015, u detyruar që të derdhte në arkën e portugezit edhe 11.4 milionë euro. Mourinho ndërkohë përfitoi edhe 19 milionë euro nga eksperienca e fundit te Mancheser United, ndërkohë që tashmë është vendosur në krye të Tottenham.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

PROGRAMI

K

ryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë takimit me strukturat e partisë në Elbasan dha detajet dhe për programin ekonomik të LSI. Ajo tha se ulja e taksave është nevojë emergjente për shpëtimin e ekonomisë së vendi. “Ne sot do të dalim dhe do të flasim hapur sepse ne jemi një parti dhe jemi një grup opozitar të cilët jemi shumë të qartë në programin tonë për të ulur taksat, nga taksat më të larta në rajon për të pasur taksat më të ulëta në rajon. Për të pasur taksa të ulëta që bizneset shqiptare të ngrenë kokën dhe të dalin nga gjendja e tyre e cila ka rënë në rrënim të tërë. Për të krijuar mundësinë për të rinjtë dhe të rejat për të hapur biznese të reja. Për të rikthyer të gjithë te rinjtë dhe të rejat që janë kudo në botë sepse Shqipëria është një vend i begatë, është një

16

E diel, 12 JANAR 2020

Kryemadhi: LSI ka një program të qartë, Shqipëria taksat më të ulëta në rajon

vend i bekuar nga Zoti, është një vend që ka diell 300 ditë nga 365 ditët e vitit. Vetëm diellin nuk na e marrin dot sepse diellin na e ka dhënë

Zoti, ta kthejmë këtë në vlerë, ta kthejmë këtë në një aspiratë për të rinjtë dhe të rejat tona, për fëmijët tanë”,- u shpreh kryetarja e LSI.

MINISTRJA E FINANCAVE

F

atura e tërmetit të datës 26 Nëntor do të jetë më e lartë se 20 miliardë lekë që është parashikuar në buxhetin e këtij viti, por qeveria është e gatshme që në çdo moment të shtojë vlerën që duhet në mënyrë që të ndërtohen të gjitha banesat e dëmtuara. Në një intervistë për televizionin Klan, Anila Denaj, ministre e Financave dhe Ekonomisë thotë se do të pritet deri në konferencën e donatorëve që do të mbahet në shkurt për të patur një bilanc më të saktë të fondeve, por buxheti do të finacojë edhe një shumë tjetër për dëmet e tërmetit edhe në vitin e ardhshëm. “Nuk mund të them se sa është fatura e plotë e dëmit, por besojmë se është më shumë se shuma që ne kemi alokuar, prandaj mendojmë që ky proces do zgjasë edhe në vitin që vjen. Buxheti do ta ndiejë këtë efekt edhe vitin që vjen”,- tha Ministrja Denaj. Përveç familjeve që mbetën të pastreha nga tërmeti, qeveria

Denaj: Fatura e tërmetit më e lartë se 20 miliardë lekë

do të krijojë një plan të detajuar për stimulimin e biznesit në zonat ku do të rindërtohet, përveç paketës për heqjen e penaliteteve për Nëntorin dhe njohjen e dëmeve si shpenzim në bilancin e fundvitit. Projekti mendohet t’i ngjajë zonave të lira ekonomike, me taksa të ulëta çka pritet të rrisë punësimin.

“Disa zona mund të ridimensionohen, mund të shikohen si një mundësi më e madhe ekonomike për t’u zhvilluar më mirë, zona e Spitallës, apo zona të tjera më afër Tiranës, për të krijuar zona ekonomike që e gjithë vlefta e ndërtimit të banesave rrotull këtyre zonave të krijojë mundësi punësimi gjithashtu”.

MARRËVESHJA

Edi Rama: 500 shtëpi në Laç do ndërtohen me porosi të Erdogan

U nënshkrua dje marrëveshja e bashkëpunimit për ndërtimin e 500 njësive të reja të banimit në zonën e Laçit, mes Ministrit të Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe Ministrit turk të Mjedisit dhe Urbanizimit Murat Kurum. Kryeministri Edi Rama i pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit u shpreh se ky projekt i rëndësishëm nuk është thjesht zëvendësimi i godinave të rrënuara, me godina të reja, por do të jetë dhe një tjetër transformim i rëndësishëm i të gjithë situatës urbane. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Kryeministri Edi Rama dhe ministri turk Murat Kurum vizituan në Laç zonën ku do të zbatohet projekti, atje ku një lagje e re do të ngrihet në vend të pallateve të vjetra, me infrastrukturë nëntokësore e mbitokësore model. “Janë 500 njësi të reja banimi që ndërtohen nga miqtë e ardhur nga Turqia me porosi të Presidentit Erdogan dhe ne kemi zgjedhur pikërisht zonën e Laçit ku besojmë se me këtë projekt i hapim rrugën një transformimi rrënjësor në funksion dhe të qëllimit tonë që njerëzit që humbën shtëpitë të kthehen në shtëpi më të mira se ato që kanë humbur”,- tha Edi Rama.

Profile for Koha Jone

Koha_Jone12 JANAR 2020  

Koha_Jone_12 JANAR 2020

Koha_Jone12 JANAR 2020  

Koha_Jone_12 JANAR 2020

Advertisement