Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 241 (8372)

E enjte, 11 Tetor 2018

Çmimi 30 Lekë

“Babalja” dhe Alizoti trazojnë Shqipërinë FAQE 3

Lulzim Basha: Jemi në Presidenti Meta: Zbatimi i pesë diktaturën mafioze të prioriteteve, domosdoshmëri Edi Ramës, do reagojmë për hapjen e negociatave

FAQE 4

Në foto: Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha NISMA

Kisha Katolike përshëndet vendimin për mbylljen e basteve e kazinove

PROTESTAT E OPOZITËS

Kejdi Mehmetaj: Qytetarët do e shtyjnë Ramën drejt greminës Intervistoi: Redjon Shtylla

Në foto: Presidenti Ilir Meta me Drejtorin e Përgjithshëm për Politikën e Fqinjësisë dhe FAQE 24 Negociatat e Anëtarësimit në KE, Christian Danielsson

DEPUTETJA E PS

Spiropali: Ndjej keqardhje për Salianjin. Opozita e ndikuar nga telenovelat orientale

TAKIMI

Monika Kryemadhi: Vendi është në kolaps institucional. Qeveria dështoi me reformën në drejtësi

EDITORIAL

Lojë lufte mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës FAQE 8

FAQE 2

KOMBËTARJA

Shqipëria nuk mund dot as Jordaninë

FAQE 21

FAQE 6

FAQE 7

Prej dy ditësh "lufta" mes kryeministrit dhe kryetarit të opozitës është spostuar nga beteja në rrugë e me popull, siç pritej, në një lojë-lufte me SMS, facebook, twitter, mes tyre. Deklaron Basha dhe pas pak del Rama. Shkruan prapë Rama dhe pas pak poston në facebook Basha. Prapë Basha, dhe prapë Rama!... FAQE 2


EDITORIAL

SPECIALE

2 E enjte, 11 TETOR 2018

Lojë lufte mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës

P

rej dy ditësh "lufta" mes kryeministrit dhe krye tarit të opozitës është spostuar nga beteja në rrugë e me popull, siç pritej, në një lojëlufte me SMS, facebook, twitter, mes tyre. Deklaron Basha dhe pas pak del Rama. Shkruan prapë Rama dhe pas pak poston në facebook Basha. Prapë Basha, dhe prapë Rama! Po të lexosh se ç'shkruajnë të duket sikur nga çasti në çast do plasi lufta e tretë! Por sa pushon njeri, fillon tjetri. E kështu me radhë. Edhe mediat me vrap sa te facebook-u i njërit fap te facebook-u i tjetrit. Nami me fjalë, a thua se pushkët janë gati! Më pas Edi Rama i përmend me kujdes se "nuk tregoj se ç'pazar kemi bërë vjet me 17 maj". Dhe me vrik Lulzim Basha e quan "kryekriminel", "mafioz", etj. Në fakt po të vëzhgosh me kujdes duket sikur kanë rënë dakord për këtë lojë-lufte me kompjuter apo laptop. Kjo është luftë Basha-Rama, sikur lozin fëmijët në kompjuter lojë lufte, ku dëgjohet automatiku duke bërë namin, por janë në luftë imagjinare. Nëse Basha do të kërkonte popullin për të ardhur në bulevard dhe zbuar qeverinë e

"krimit" dhe "mafien në pushtet", atëherë kryeministri Rama nuk do të shkruante kështu në facebook, por do të mendonte si dikur Fatos Nano në vitin 1998, kur iku në Maqedoni. Ndaj derisa të dy kanë ra në lojë-qejfi me "luftë facebook-u" do të ishte mirë që dhe media të mos harxhonte kohë me ta. Lulzim Basha ka vetëm një zgjidhje: Të lë Doktorin në

Facebook, pasi po bën punë të shkëlqyer në denoncimin e pushtetit, dhe të mbledhë partitë e opozitës për DITËN FINALE. Me këtë keq-qeverisje, me korrupsionin e madh, me oligarkinë që drejton vendin, me mafian bashkëdrejtuese në qeveri, me krimin e organizuar, me median e blerë, me varfërinë që po kaplon krejt shoqërinë, me mungesën e perspektivës, pa investime

strategjike, me prokurorinë e uzurpuar, etj, etj-siç thotë Basha, duhej populli të kishte hyrë në zyrën e kryeministrit. Natyrisht nuk flitet për dhunë, por për revoltë popullore. Por akoma Basha, nuk po vendos. Megjithatë duhet inkurajuar në drejtimin e opozitës, sepse një gjë të paktën e ka pozitive: Nuk është pjesë e krimit dhe mafies. Kjo mbetet garanci e madhe në luftën ndaj qeverisë.

Komuniteti Mysliman Shqiptar dhe Kisha Katolike: Heqja e lojërave të fatit shpëton shoqërinë

Komunitetet fetare përshëndesin vendimin e Qeverisë për lojërat e fatit

B

ashkësitë fetare kanë reaguar, pas vendimit të qeverisë për heqjen e lojërave të fatit nga qendrat e banua. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka mirëpritur vendimin e qeverisë për mbylljen e kazinove Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi

elektronike dhe basteve sportive në zonat e banuara. "Ky është një vendim i mirëpritur dhe i gëzueshëm për të gjithë qytetarët shqiptarë dhe një masë e rëndësishme në mbrojtjen e të rinjve nga rënia në kthetrat e këtyre veseve që sjellin dëme të pariparueshme në familje dhe në shoqëri",- thuhet në deklaratën e KMSH. Vendimi është përshëndetur dhe nga Kisha Katolike Shqiptare. " Lojërat e fatit dhe bastet në Shqipëri janë kthyer në një gangrenë të vërtetë për shumë familje shqiptare. Kjo vështirëson edhe më shumë situatën tashmë të rënduar të një numri të madh familjesh të varfra. Janë të shumtë ata që kanë humbur gjithçka dhe kanë çuar familjet e tyre drejt një ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com

falimentimi ekonomik dhe moral. Prandaj deklarata e qeverisë për nxjerrjen jashtë ligjit të basteve dhe kazinove elektronike, është sigurisht e mirëpritur nga Kisha Katolike në Shqipëri. Në të kaluarën ne kemi organizuar, edhe në bashkëpunim me fetë e tjera, takime rreth këtij fenomeni shqetësues. Kujtojmë simpoziumin e organizuar në Shkodër vitin e kaluar me praninë e krerëve fetarë të atij qyteti dhe të autoriteteve civile, sikurse e ka përmendur edhe sot në deklaratën e tij Arqipeshkëvi i Shkodrës Imzot Angelo Massafra",- thuhet në deklaratën e Selisë së Konferencës Ipeshkvore te Shqipërisë. Kisha Katolike Shqiptare deklaron se "gjithashtu ne NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::

0697044477

jemi të vetëdijshëm se e vetme kjo nismë është e pamjaftueshme nëse nuk bëhen përpjekje për përballjen me dukurinë e ludopatisë, nëpërmjet hapjes së qendrave dhe klinikave të specializuara ku trajtohen personat e përfshirë në këtë lloj vartësie e cila tashmë klasifikohet si një sëmundje nga OBSH. Gjithashtu bëhet urgjent dhe i nevojshëm evidentimi i situatave të rënda familjare dhe krijimi i programeve mbështetëse për rimëkëmbjen ekonomike të këtyre familjeve nga ana e shtetit dhe e strukturave të tjera. Ne ofrojmë mbështetjen dhe ndihmën tonë që ky problem të gjejë një zgjidhje sa më afatgjatë dhe integrale dhe urojmë të mos jetë thjesht një retorikë politike".

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E enjte, 11 TETOR 2018

“Babalja” dhe Alizoti trazojnë Shqipërinë Që nga muaji maj kur Partia Demokratike publikoi audiopërgjimin që pretendonte se implikonte vëllanë e ministrit të Brendshëm, debati politik dhe publik po mbahet peng nga dy personazhe. I pari është Albert Veliu, i njohur me nofkën "Babalja", personi që pretendon se ka përgjuar të afërmin e ministrit. Dëshmia e tij, motivet se përse kishte bërë regjistrimin e pretenduar, por edhe e kaluara e tij problematike me dënime për disa krime e kthyen në një dëshmitar jo fort të besueshëm. Edhe më i dyshimtë bëhej rrëfimi i tij duke parë mënyrën sesi u prezantua audiopërgjimi. Nuk u zgjodh një media për të servirur materialin, por zyrat dhe deputetët e PD. Nuk u dhanë pamje filmike, por vetëm aludohej. Edhe vetë PD nuk deklaroi se kishte prova për vëllanë e ministrit, por theksonte se "dëshmitari Albert Veliu tha....". Personazhi i dytë është Fredi Alizoti. Deri tre ditë më parë ishte si një "hije" në këtë histori. Përmendej nga disa detaje në dosjen e prokurorisë dhe shkarazi nga mazhoranca, por asnjëherë nuk dilte profili i tij i plotë. Edhe ky është i dënuar për disa vepra penale. Me probleme me drejtësinë për trafiqe jashtë Shqipërisë dhe i dënuar për vjedhje ordinere në Shqipëri. Nëse sheh biografinë e Fredi Alizoti rezulton se është një mik i denjë i Albert Veliut, siç edhe deklarojnë të dy. Janë të dy personazhe që realiteti i 28 viteve të fundit në Shqipëri ka prodhuar me shumicë. I gjen në Vlorë dhe Fier, por edhe në çdo cep të Shqipërisë. Janë modeli i njerëzve që në kërkim të pasurimit të shpejtë nuk kanë hezituar të merren me trafiqe dhe të përfshihen në krime e histori droge. Gënjeshtra apo mashtrimi është nga ato gjëra që në fjalorin e tyre nuk hyn te shkeljet ligjore. Madje, për dikë që i ka thënë "burgut hapu" për vepra shumë më të rënda, mashtrimi duket puna më e lehtë.

Të tillë personazheve sot u kemi dhënë vendin e nderit në skenën politike dhe në opinionin publik dhe po presim nga ata të na tregojnë se kush gënjen, PD apo PS, Lulzim Basha apo Edi Rama. Mediat, partitë, madje dhe Prokuroria kanë vendosur çështjen më të rëndësishme këto ditë në dorën e dy njerëzve që nuk e kanë problem të mohojnë atë që kanë thënë më parë dhe pasi ta mohojnë ta pohojnë sërish. Kjo ka ndodhur këto ditë. Kemi Babalen që thotë se ka regjistruar vëllanë e ministrit, por veç fjalës së tij nuk ka asnjë provë tjetër bindëse që ta vërtetojë. Më pas, në biseda telefonike me miqtë pranon se në fakt nuk e ka regjistruar të vëllanë e ministrit, por "ashtu ishte një punë me PD". Kemi dhe Fredi Ali-

zotin që deklaron në Prokurori se "ka imituar zërin e Agron Xhafajt (vëllait të ministrit Fatmir Xhafaj) dhe do merrte 200 mijë euro bashkë me Albert Veliun nga PD". Më pas, po Fredi Alizoti del në një video të publikuar nga deputeti Edvin Salijanji dhe thotë se "policia dhe Taulant Balla po e detyronin" të thoshte se ka imituar vëllanë e ministrit. Nuk dihet se çfarë mund të kenë thënë në ndonjë video tjetër. Ka mundësi që me çdo person që kanë takuar të kenë një variant ndryshe të historisë. Fakti se është në dokumentet e Prokurorisë del se të dy i kanë hyrë kësaj loje për të bërë ca para, i bën persona jo të besueshëm. Fatkeqësisht opozita ka mbetur peng i tyre dhe ka lënë kauzat e

saj më të rëndësishme në dorën e personazheve që tani nuk i përdor dot as si dëshmitarë të drejtësisë dhe as si viktima të qeverisë. Mazhoranca po mundohet të tregojë se Albert Veliu është mashtrues dhe Alizoti "aktori" i përdorur është korrekt, por në fakt dhe qeveria ra në grackën e "Babaleve". Asnjë nga të dy nuk është më i besueshëm dhe përdorja e tyre vetëm sa e trash zullumin e kësaj që po ndodh. Ndaj kauzat e mëdha opozitare duan tjetër drejtim: Protesta ditënatë për rrëzimin e qeverisë për mafien, për kontrabandën, korrupsionin, oligarkinë, varfërinë, etj. Deri në rrëzimin e qeverisë. Me Babalet dhe Alizotët nuk krijojnë kauza. Q.Xhani


POLITIKE NËNKRYETARI I PD-së

K

ur e gjithë vëmendja është përqendruar tek çështjet “Babalja” dhe “Xhisiela”, kreu i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”. Paloka mes ironisë tha dje se pavarësisht se Rama deklaroi se ai dhe prokuroria do t’i shkonin deri në fund “Babales”, i “plasën ujërat”, teksa shtoi se Rama rinxori “Babalen” për t’i shpëtuar “Xhiselës”, ndërsa tani iu rikthye “Xhiselës” për t’i shpëtuar “Babales”. “O Edvin , o…! Për të shpëtuar nga “Xhisiela” pak ditë më parë, nxore prapë

4

E enjte, 11 TETOR 2018

Paloka-Ramës: Rinxore “Babalen” për t’i shpëtuar “Xhisielës”, të plasën ujërat në skenë “Babalen”. I bindur që “struktura e posaçme” që kishe ngarkuar privatisht, t’i kishte kopsitur gjërat. Dje deklaroje me tërsëllimë se ti bashkë me prokurorinë, do i shkoni deri në fund “Babales”. Po në darke të plasën ujërat! Të plasi në dorë skema që mendoje se e kishe përgatitur si lojtar i madh bashkë me “strukturën e posaçme”. Nga mbrëmë, përveç lehjeve histerike të buçeve të tua, shqiptarët nuk ta dëgjuan zërin. Priten se çdo thoje sot, po ti u hodhe prapë tek “Xhisela”. Rinxorre “Babalen”

për t’i shpëtuar “Xhiselës” tani u riktheve tek “Xhisela” për ti shpëtuar “Babales” që vetë rinxorre. Nuk po di nga ta përplasesh kokën sa ke arritur që përdor një skandal tëndin për t’i shpëtuar një skandali tjetër edhe më të madh tëndit. Të ka dalë boja e je bërë legen fare dhe në sytë e atyre që shpresonin se diku, qoftë dhe një herë të paktën, do dilte se e vërteta anonte nga ty e Taulant Balla. Do doja të të thoja ik sa nuk është vonë, po nuk e di pse tani dua që të rrish e të presësh…”- u shpreh deputeti demokrat, Edi Paloka.

Kreu i PD-së: Shteti privat fabrikon prova dhe dëshmitarë. Rruga e pandëshkueshmërisë do të marrë fund

K

ryedemokrati Lulzim Basha thotë se sot “shteti privat” i Edi Ramës është jashtë Kushtetutës, ligjeve dhe çdo lloj mbikëqyrje apo kontrolli. Në një konferencë për mediat nga selia blu këtë të mërkurë, ai deklaroi se Rama e pranoi vetë dje publikisht, ekzistencën e këtij shteti privat kur sipas tij, tha se ka një strukturë të posaçme hetimore që i shërben vetë atij. “Mbrëmë (të martën) pamë deputetë, drejtorë police dhe prokurorë që fabrikojnë prova dhe dëshmitarë, për të shpëtuar kriminelë. Edhe pse s’u thanë me emër pjesë janë edhe Fatmir Xhafaj dhe Arta Marku. Edi Rama, Ardi Veliu dhe Arta Marku, kanë komplotuar bashkë për të mbrojtur një trafikant, Agron Xhafaj dhe vëllanë e tij”, u shpreh Basha. Sipas tij, kur shteti sulmon gazetarët, denoncuesit, policët e ndershëm dhe kundërshtarët politikë, vendi ndodhet në kushtet e një diktature mafioze. Në këtë linjë deklaroi se dje shteti ishte në mbrojtje të bandës së Habilajve, ndërsa sot është “në mbrojtje të familjes mafioze Xhafaj”. Kreu i opozitës tha ndër të tjera se Arta Marku shkatërroi Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe se ka varrosur hetimet për Saimir Tahirin, Damian Gjiknurin, Vangjush Dakon dhe drejtues të tjerë të qeverisë, duke e cilësuar emërimin e saj si kryeprokurore, një katastrofë për drejtësinë. “Edi Rama, Fatmir Xhafaj, Taulant Balla, Arta Marku, Ardi Veliu dhe të gjithë shërbëtorët e tyre të vegjël apo të mëdhenj, pjesë e manipulmit për të mbrojtur krimin, do të dalin para drejtësisë. Sikurse do të dalin të gjithë kriminelët, në shtet, në qeveri dhe në rrugë. Pushteti i tyre nuk e ka të gjatë. Drejtësia ndaj tyre nuk do të mungojë. Rruga e pandëshkueshmërisë do të marrë fund bashkë me pushtetin e tyre”, tha në mbyllje të fjalës së tij Lulzim Basha. Në deklaratën për mediat nga selia e PD, Basha tha se ngjarjet e ditëve të fundit kanë vërtetuar paralajmërimet e demokratëve prej vitesh se me Xhafën nuk do të ketë kurrë luftë kundër krimit,pasi emërimi i tij ishte triumf i njërës bandë mbi tjetrën. “Xhafajt triumfuan mbi Habilajt dhe Tahirin. Policia e Shtetit e shkatërruar nga Sajmiri Tahiri vijon të jetë në shërbim të familjes mafioze Xhafaj” – u shpreh kryedemokrati. Në vijim Basha akuzoi kryeprokuroren Marku se po mbron me sukses lidhjet e qeverisë me krimin, qëllim që sipas

Basha: Rama ka ngritur një shtet privat, jemi në diktaturë mafioze kryedemokratit e solli atë në krye të Prokurorisë së Përgjithshme. “Arta Marku u soll politikisht për të mbrojtur lidhjet e qeverisë me krimin dhe e ka bërë atë me sukses. Ka shkatërruar provat për Gjiknurin, Dakon, Manjën e drejtues të tjerë të lartë. Nuk ka nisur dhe s’ka për të nisur hetimet për lidhjet kriminale të kriminelit Balla”, tha më tej Basha. “Vettingu po mban gjyqtarë e prokurorë të korruptuar në detyrë që kthehen lehtësisht në vegla të pushtetit”, tha Basha, ndërsa shtoi se drejtësia e korruptuar është kthyer në drejtësi kriminale. “Sot duhet të jesh me Ramën ose kriminelët për të marrë drejtësi. Kjo diktaturë mafioze duhet të shkatërrohet. Ata do të japin llogari para ligjit: Edi Rama, Taulant Balla, Fatmir Xhafa, Arta Marku, Ardi Veliu e shërbëtorët e tyre do të dalin para drejtësisë, sikur të gjithë kriminelët e tjerë. Drejtësia ndaj tyre nuk do të mungojë rruga e pandëshkueshmërisë do të marrë fund bashkë me pushtetin e tyre”, përfundoi Basha deklaratën e tij për mediat.

REAGON KRYEMINISTRI: PO ME VAJZËN ÇFARË DREQIN KE QË S’E LE REHAT?

E

dhe gjatë ditës së djeshme ka vijuar përplasja në distancë mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit do të reagonte përmes rrjeteve sociale, pas deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha, i cili e akuzoi se po fabrikon prova dhe dëshmitarë, duke komplotuar me synimin e vetëm mbrojtjen e familjes së ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa. Kreu i qeverisë ironizon, duke i thënë Bashës se është kapur me presh në dorë, por pavarësisht kësaj nuk heq dorë nga gënjeshtrat. “E

Rama, Bashës: Keq puna artist! Nuk do rri mbuluar ajo pjesa që dimë ne të dy di artist, keq puna! Po ca nga sikleti se u kape me prasin në dorë këtë herë, e ca nga vesi që del me shpirtin dhe ty as nuk të rrihet pa vazhduar të sajosh e të gënjesh. E di o xhan që ti edhe veten e gënjen si askush, po mos shpreso kot se do rri mbuluar ajo pjesa që dimë të dy”, shkruan Rama. Ai ndalet edhe tek rasti i Xhisiela Malokut, vajzës që denoncoi për dhunë ish-të

dashurin e saj, djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja. “Ah dhe diçka me rëndësi: Po me vajzën çfarë dreqin ke që s’e le rehat? Ajo peng i krimit? Pengu juaj po, padiskutim! Lëshojeni vajzën e bëhuni njëherë të vetme burra dhe përballuni me shpifjen tuaj! Ik merri kamerat e komisariatit e shikoji bashkë me lehaqeniet e kazanit tënd”, u shpreh dje Rama.


POLITIKE

5

E enjte, 11 TETOR 2018

Basha nuk shkon në gjykatë, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së: Ka frikë! E ka kthyer PD-në në një lodër

K

ryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka mohuar deklaratat e kunatit të Babales, Fredi Alizoti në videon e publikuar mbrëmjen e së martës nga deputeti i PD-së, Salianji. Në një reagim Balla shprehet se nuk e ka takuar kurrë Alizotin, ndërsa shton se Salianji iu fsheh prokurorisë. “Nuk e kam takuar kurrë. Unë dua të them që prokuroria po bën një punë të shkëlqyer në zbardhjen e kësaj cështje dhe të vijoj hetimin deri në fund edhe për video të tjera të servirura, por ata që i nxjerrin videot nuk duhet t’ia fusin vrapit. Rastin i mbrëmshëm i largimit me shpejtësi i Salianjit duke vendosur në rrezik rojet është i turpshëm. Salianji apo Luli, rrezikon një vepër penale tjetër, të fshehjes së një krimi. Nuk jam takuar me Alizotin, kurrë. Këto cështje ti sqarojë prokuroria, e krijoi PD-ja këtë çështje. Babalja u propozua nga PD për hero kombëtar, tani kunati paska tradhtuar PD-në dhe paska kaluar këtej, këto nuk janë të vërteta, prokurori ta çojë deri në fund”- u shpreh Taulant Balla në daljen e tij nga Gjykata e Tiranës, ku mori pjesë në seancën e parë të padisë së tij për shpifje ndaj kreut të PD, Lulzim Basha lidhur me 3.4 mln euro që u kapën në Durrës në një makinë “Toyota Yaris”. “Milionat e eurove në Toyota Yaris” Shtyrja e seancës për në datën 23 tetor ora 12:00 është bërë për t’i dhënë mundësi prokurorit të jetë i pranishëm në proces. Balla ishte i pranishëm në se-

Video-dëshmia e Alizotit, Balla: S’e kam takuar, Salianji ia futi vrapit DEKLARATA

“Xhisiela”, deputetet e PS-së marrin në mbrojtje kryetarin Balla: PD ngriti seri telenovele

ancë, ndërsa kreu i PD u përfaqësua nga avokatët Ivi Kaso dhe Gazment Bardhi. Kreu i grupit parlamentar socialist tha se Lulzim Basha ka fobi nga gjykatat. Por nuk mendojnë kështu dy avokatët të cilën shpjeguan se Basha është në shërbim 24 orë të njerëzve përkundër Ballës që është në shërbim të hallit të tij. “Unë e di që shumë qytetarë thonë që ja këtë punë kanë, nuk merren me hallet e njerëzve, por merren me njëri-tjetrin. Por besoj se sot po i bëjmë një shërbim politikës shqiptare për të ndarë përfundimisht shpifësit nga e vërteta dhe në rastin në fjalë unë

e dija dhe ju e dini që Basha ka fobi nga këto godinat dhe nuk e di që do të paraqitet, pavarësisht se burrërisht duhet të vijë të përballet. Unë do ti shkoj deri në fund këtij procesi dhe jam i bindur që në fund do të fitoj një vendim gjykate që nuk do të më vlejë vetëm mua, por edhe PD. Kur ne thamë që Berisha i la PD Bashës në dorë si një lodër, ky kalamani po e thyen lodrën dhe e ka shndërruar PD në një kinostudio Babalesh. Sot është shndërruar nga një puntatë në një puntatë tjetër”- tha dje Balla. Ndërkohë avokatët e kryedemokratit thanë dje se Lulzim

Basha i qëndron deklarimeve në publik. “Basha i qëndron të gjitha deklarimeve të bëra në publik mbi këtë çështje. Nuk i ka bërë vetëm nga foltorja e Parlamentit dhe nuk ka rëndësi fare se nga ka i bërë. E përsëri Basha i qëndron deklaratave publike të tij të bëra mbi këtë çështje dhe ky është proces ligjor dhe do ndjekim çdo hap në mbrojtje të interesave ligjore të Bashës, të cilin ne e përfaqësojmë”- u shpreh Gazmend Bardhi. Kryesuesi i seancës i kërkoi palëve që përplasjet politike ti lënë jashtë gjykatës dhe caktoi 23 tetorin si datë për seancën tjetër.

DEPUTETJA E PS-së: POLITIKA NUK ËSHTË NJË PROFESION KRIMINAL, SIÇ PO DUAN TA PARAQESIN

P

erceptimi publik, kur dëgjon të tilla akuza, balanca shkon nga ana e denoncuesit, sepse fillon të besojë se të tilla skenare ndodhin. Kjo krijon një kosto politike. Qeveria është nën presionin e akuzës, ende të paprovuar, por që gjithsesi krijon një kosto politike. Elisa Spiropali, e ftuara e radhës në emisionin “Top Talk” të gazetarit Denis Dyrnjaja, theksoi dje se baltosjeve dhe shpifjeve duhet t’u vijë fundi, sikurse edhe t’u nxirret fundi. “Kjo synon të rrënojë hapësirën publike. Këtu bëhet fjalë për besueshmërinë e politikës, që nuk është një profesion kriminal, siç po duan ta paraqesin. Nuk është baltosje, as shpifje e deformim. Politika është një mjet për të ndryshuar të ardhmen, një mënyrë për të bërë më shumë punë dhe një mjet për të arritur qëllime të larta. Ky është themeli i çdo marrëdhënieje politike”, tha Spiropali, edhe pse kjo në fakt

Spiropali: Ndjej keqardhje për Salianjin. Opozita e ndikuar nga telenovelat orientale

është parimore. Por, ne jemi në momentin kur deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji mund të shkojë në burg, nëse

provat që ai përcjell publikisht janë të pavërteta; ose jemi në momentin kur kreu i grupit parlamentar socialist dhe të tjerë

mund të shkojnë në burg. “Unë jam dakord me ju, dikush duhet të paguajë deri në fund. Duhet të përgjigjet për faktin që e ka bombarduar opinionin publik me këto fakte të rënda. Mua më vjen keq për deputetin Salianji, pasi e para është një deputet i ri. Unë do të doja që përballë të kishim deputetë të ri që garojnë me ide dhe alternativa, të cilët janë pjesë e ndryshimit edhe brenda forcave të tyre politike. Por që një deputet i ri, apo kushdo tjetër, të përfshihet në një ngjarje të tillë kaq të rëndë, atëherë dikush duhet të përgjigjet. Kësaj ngjarje i duhet shkuar deri në fund, në mënyrë që në të ardhmen, askush të mos guxojë më të luajë në terrenin e deformimeve kaq të rënda, por të garojë me ide dhe vizion”, tha Spiropali.

Deputetet e Partisë Socialiste kanë reaguar pas deklaratave të kryetarit të PD-së Lulzim Basha lidhur me çështjen “Xhisiela”. Përmes një deklarate, gratë socialiste u shprehën të indinjuara për qëndrimet e Bashës, duke i cilësuar si fyerje dhe talljet. “Ne Grupi i Grave Deputete të Partisë Socialiste shprehim indinjatën tonë të thellë për fyerjen dhe talljen që Kryetari i Opozitës i bën opinionit publik për rastin e Xhisiela Malokut. Pasi ngriti paturpësisht mbi vajzën një seri episodesh telenovele groteske me polic hero dhe kërcënim mafioz, me lum akuzash publike për drejtuesit e Partisë Socialiste, me lotë krokodili nëpër banaqe televizive, protestash të stisura për mbrojtjen e vajzës duke e dhunuar publikisht, sot që inskenimi kriminal po zbërthehet nga Prokuroria në të gjithë përmasën e saj të shëmtuar, Lulzim Basha del dhe sulmon pikërisht vajzën si të përdorur nga pushteti për të pështyrë opozitën. I bëjmë thirrje grave deputete të Partisë Demokratike të distancohen nga kjo politikë primitive që deri edhe një vajzë që meriton vetëm solidaritet, kërkon ta përdorë si mish për top në luftën për pushtet. Koleget e nderuara të shkojnë të marrin në polici kamerat qe provojnë se partia e tyre po gënjen përdite dhe publikisht. Ato duhet të ndikojnë mbi udhëheqjen e tyre të çoroditur që Prokuroria dhe Gjykata të lihen të qetë të punojnë për të bërë drejtësi deri në fund. Xhisiela Maloku të lihet e qetë në përditshmërinë e saj për të marrë veten nga ky dhunim i vazhdueshëm politik. Si dhe opinioni publik të çlirohet nga kjo peshë e rëndë që politika pa kokë e opozitës ia ka hedhur mbi shpinë.”, pohuan ato.


POLITIKE

6

E enjte, 11 TETOR 2018

DEPUTETI I PD-SË FLET ME EMRA: ARDI VELIU DHE TAULANT BALLA I BËNË PRESION FREDI ALIZOTIT

D

eputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka thënë se përfaqësuesit e shtetit janë të zhytur në krim. Në një intervistë për “News 24”, Alibeaj ka komentuar versionet e kunatit të Albert Veliut, Fredi Alizoti në lidhje me çështjen e audio përgjimit që pretendohet se shfaqet vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj në trafik droge. Pavarësisht se Prokuroria pretendon se zëri në audio përgjim është i Fredi Alizotit dhe jo i Agron Xhafës, deputeti i PD ka hedhur akuza edhe në drejtim të kryeprokurores Arta Marku. “Përfaqësues të shtetit janë zhytur në krim. Pra ka dy versione të Fredi Alizotit në këtë histori. Historia nuk fillon tek Alizoti por nis kur doli video përgjimi i Albert Veliut që tregoi trafikun e drogës të vëllait të ministrit Xhafaj. Xhafaj duhet t’i nënshtrohej ligjit anti-mafia. Alternativa tjetër është të shkatërronte sistemin dhe të krijonte alibi. Qeveria krijon alibi përmes Prokurorisë. Arta Marku është celulë kriminale e PS. Ekspertiza britanike ka

“Babalja”, Alibeaj: Arta Marku është celulë kriminale e PS-së

thënë se zëri është i ngjashëm me atë të Agron Xhafajt. Ata e kanë çuar materialin për ekspertizë me cilësi të dobët”-

tha Alibeaj. Deputeti i PD-së, Enkelejd Albeaj tha se Qeveria ka dërguar Ardi Veliun dhe Taulant Ballën për presion ndaj Alizotit. “Ata kanë çuar drejtorin e përgjithshëm të policisë, Ardi Veliu dhe Taulant Ballën, i cili del kudo për presion ndaj Alizotit. Balla figura kryesore e krimit në qeveri. Këta joshën Alizotin me para duke ia servirur Prokurorisë. Rama pranoi që ka krijuar prova për këtë çështje. Prokuroria kishte në dorë vetem një provë. Pra vetëm Alizotin që akuzon për kallëzim të rremë. Rama tha se kam krijuar një strukturë private që të më bindin. E bëra tha unë ekspertizën. Nuk ishte zëri i Xhafajt tha Rama. Ekspertiza britanike tregon se zëri është i ngjashëm me zërin e Agron Xhafës”- tha Alibeaj.

Dëshmia e Alizotit, deputeti i PD-së: Rama i bën deputetë këto personazhe, nuk kam asnjë njohje

“Xhisiela” dhe “Babalja”, Prokuroria thërret të premten Bashën dhe Salianjin P

as padisë së kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ndaj Lulzim Bashës, për çështjen e Xhisiela Malokut njofton zyrtarisht se duhet të paraqitet të premten para organit të hetimit edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Po të premten, prokuroria ka thirrur edhe deputetin tjetër të PD-së Ervin Salianji në lidhje me çka ai publikoi te emisioni “Opinion” mbrëmjen e së martës. Por prokuroria nuk ka ndaluar me kaq. Në burimet nga prokuroria e krimëve të rënda mësohet se Basha duhet të shkojë në prokurori i paditur nga Taulant Balla. Deri tani Basha quhet dëshmitar, por më pas mund të kalojë i pandehur për shpifje nga prokuroria. Pra ditën e premte Lulzim Basha duhet të paraqitet në prokurori. Nëse nuk paraqitet atëhere prokuroria do të urdhërojë policinë për sjelljen me forcë të liderit të Opozitës. Nuk dihet sa seriozisht e ka prokuroria, por duket se ngjarjet po precipitojnë rrezikshëm si dikur në gusht 1998. Opozita po përgatitet për një protestë masive finale, nga e cila siç thonë në selinë blu, do të ketë vetëm fund të qeverisë Rama. Një dorë e padukshme po i çon palët në konflikt fizik e civil. Reagimi i Salianjit Lidhur dëshminë e Fredi Alizotit, deputeti demokrat Ervin Salianji i ftuar në “Fax Neës” sqaroi dje edhe video-përgjimin ku duket Alizoti, i cili thotë se është marrë në makinë nga Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe është dërguar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në mënyrë që të pranojë versionin që i shkon për shtat mazhorancës. Salianji u shpreh se në video besueshmëria ndaj këtij dëshmitari X

është më e besueshme sesa nën kërcënim siç është shprehur dhe vetë Fredi Alizoti. “Këtu nuk është çështja e versionit të Fredi Alizotit. Nuk kam asnjë njohje me Fredi Alizotin. Nuk e kam marrë seriozisht, kur më ka sjellë audio-përgjimin dhe më është dukur si një personazh i pabesueshëm. Kur prokuroi e nxori si një dëshmitar X, në këto kushte besueshmëria në një bisedë të lirë është më e besueshme se sa nën kërcënim. Jam thirrur në prokurori për të dëshmuar. Fredi Alizoti në këtë rast po thotë të vërtetën pasi nuk ka nxitje dhe duket qartë se nuk po gënjen. Ky është përdorur nga policia e shtetit për të montuar një proces në favor të ministrit të Brendshëm. Sot akt-ekspertimi i zërit është i ngjashëm me zërin që

është në video. Policia nuk ka dërguar material bruto, por është një zë me cilësi të dobët. Që unë të kam njohje me Fredi Alizotin. Nuk kam asnjë kontakt, zero kontakte. Rama i ka bërë këta ministra dhe kryetar bashkie. As Albert Veliun nuk e njoh dhe as Fredi Alizoti”- tha Salianji. Për sa i përket dhënies së një pagesë për të bërë zërin e Agron Xhafajt, deputeti i PD-së u shpreh këto janë budallëqe. “Këto janë budallallëqe! Nëse PD do të kishte kaq shumë para kjo nuk do të ishte më një forcë poltike. Nuk ka qenë çështja Babalja, por kanë qenë përfshirja e vëllait të ministrit të Brendshëm, Agron Xhafajt në trafik drogë, i cili sot është në burg.”- u shpreh dje deputeti demokrat, Ervi Salianji.

DEPUTETJA DEMOKRATE

Duma: Qeveria manipulon të dhënat, Prokuroria “dele”

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma thotë se mazhoranca aktuale qeveris me batuta dhe manipulim të dhënash, ndërsa Prokurorinë e konsideron si “dele”. “Ne kemi komunikimin, fjalën, denoncimet, ata kanë mjetin, dhunën, presionin, manipulimin. Kur jemi në një pseudo-demokraci, mjeti i vetëm i diktaturës është të manipulosh të dhënat dhe të dalësh nëpër ekrane dhe të japësh batuta dhe të qeverisësh me batutaxhinj. Njëri thotë artisti, tjetri thotë aktori. Prin veprimin e prokurorisë dhe prokuroria si një dele, krejtësisht e ç’integruar, çfarë thotë kryeministri e bën realitet ekzaktësisht ashtu. Nuk ka gjë më të pacipë për sa i përket guximit. Këtu nuk kemi të bëjmë me ndonjë nivel të sofistikuar. Këtu u thuhet njerëzve, unë jam kryeministri, jam kryeprokuror dhe unë i them një komisari policie horr”- u shpreh deputetja demokrate. E ftuar në studion e “Ora News”, Grida Duma tha se Shqipëria ndodhet në një momentum të historisë të ngjashme me Kamorrën e Italisë së Jugut, duke nënvizuar se tanimë metastazat e krimit kanë kapluar shtetin. “Jemi përballë një situate e cila është krizë kombëtare. Po kthehet miti i të fortit pa asnjë vlerë dhe njerëzit sot kanë ulur kokën. Mendojnë brenda tyre për renë e zezë që ka sot vendit dhe nuk arrijnë të kuptojnë se si ka mundësi që kjo metastazë është shtrirë gjithë andej. Partia Demokratike sot është një mision edhe historik (nuk është patetike ta them këtë) të tregojë një momentum të keq të historisë të Shqipërisë, që i ngjan Kamorrës së Italisë së Jugut, mafies së jugut, me të cilët ne duhet të tregojmë qartazi se nuk mund të përballemi si një krim ordiner. Kemi të bëjmë me shtetin e inkriminuar. Nuk kemi të bëjmë thjesht me një video. Është maja e një infeksioni, ku njerëzit shikojnë se me cilën fytyrë, cilën pamje vlerëson drejtësia shqiptare. Gjykata shqiptare kishte marrë atë njeri si themeli i çështjes, po nga ana tjetër Agron Xhafa sot është e paditur se ku është. Rezultati është që një i dënuar, siç vëllai i ministrit të Brendshëm shkoi brenda natës në Itali”- tha dje Grida Duma.


POLITIKE

7

E enjte, 11 TETOR 2018

Kryetarja e LSI-së: Mazhoranca po saboton në mënyrë kritike realizimin përmes dialogut të kësaj reforme

Kryemadhi - Danielsson: Vullnet i palëkundur i LSI-së dhe i opozitës për Reformën Zgjedhore K

ryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Zgjerimit në Komisionin Evropian, Christian Danielsson. Gjatë takimit, kryetarja e LSI-së diskutoi me zyrtarin e lartë të KE-së zhvillimet lidhur me proceset integruese të vendit dhe problemet lidhur me të, ku Kryemadhi shprehu vullnetin e LSI-së dhe të opozitës për të mbështetur fuqimisht procesin e integrimit europian të vendit dhe falenderoi Danielsson dhe personalisht për mbështetjen e tij. Në lidhje me Reformën në Drejtësi, ajo theksoi momentin shumë të vështirë ku po kalon implementimi i reformës për shkak të veprimeve flagrante të mazhorancës për kapjen e saj, që kanë sjellë dhe uljen e dukshme të besimit të publikut te reforma duke evidentuar atë si një reformë të njëanshme të mazhorancës. Kryemadhi vuri në dukje vullnetin e opozitës për zbatimin e reformës në drejtësi dhe nismën e paraqitur muaj më parë përmes paketës së amendamenteve që rikthenin Reformën në Drejtësi në respekt të Kushtetutës

dhe të frymës konsensuale të 21-22 korrikut 2016, paketë e cila, siç tha kryetarja e LSIsë, u refuzua dhunshëm nga mazhoranca dhe kryeministri.

Kryemadhi gjithashtu nënvizoi momentin kritik që lidhet me dekapitimin e sistemit të drejtësisë, ku aktualisht vendi gjendet në një kolaps institucio-

nal, pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, pa Inspektor të Përgjithshëm të Drejtësisë, pa KLGJ, pa KLP dhe pa BKH e SPAK. Ajo shprehu vullnetin e palëkundur të LSI-së dhe opozitës për realizimin e Reformës Zgjedhore, por ajo nënvizoi se mazhoranca po saboton në mënyrë kritike realizimin përmes dialogut të kësaj reforme dhe paraqitja e njëanshme nga ana e mazhorancës të amendamenteve të Kodit Zgjedhor janë provë shumë e qartë e strategjisë së mazhorancës për të kontrolluar sistemin zgjedhor dhe për të mos çliruar zgjedhjet në Shqipëri nga kriminalizimi dhe shitblerja e votës.

KREU I GRUPIT PARLAMENTAR TË LSI-së REAGON NDAJ RRJEDHJES SË NGJARJEVE PËR ÇËSHTJEN “BABALJA”

K

reu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka folur me fjalë të ashpra për kryeministrin Edi Rama duke iu referuar gjendjes aktuale në të cilën ndodhet vendi. Sipas tij ngjarjet e fundit kanë treguar se prokuroria dhe policia kanë rënë përtokë, të përdhosur si institucione ordinere e të inkriminuara. Vasili thotë se kryeministri Rama ka ndërtuar modelin e mashtruesit të pacipë. “Pa dinjitet, gënjeshtar ordiner, llafazan”, janë disa nga fjalët e tjera me të cilat kreu i grupit të LSI-së i drejtohet Ramës. Në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale, Vasili u shpreh dje se ky kryeministër e ka të sigurtë vendin në histori si më i neveritshmi dhe më i padinjitet kryeministër që ky vend ka pasur ndonjëherë. “Kryeministri po mbyll ditët e tij të fundit si një ordiner. Pas ngjarjeve të fundit ku prokuroria dhe policia e tij ranë përtokë të përdhosur si

Vasili i drejtohet ashpër Ramës: Ditët e tua të fundit si ordiner

institucione ordinere dhe të inkriminuara në fshehjen e krimeve dhe mbështetjes së kriminelëve, presim kryeministrin të flasë trapllëkun e radhës. Kryeministri ka ndërtuar vetëm një model,

atë të mashtruesit të pacipë dhe këtë jua ka instaluar edhe të gjithë imbecilëve, që e rrethojnë e bashkë-plaçkisin shtetin me të. Pa dinjitet, gënjeshtar ordiner, llafazan që flet vetëm debilitete

dhe shpinëpërkulur përpara kriminelëve dhe çdo lloji tjetër horri ky është ordineri, që shqiptarët kanë në krye të Qeverisë. Ato standarde morale dhe të dinjitetit, që kanë pushtetarët e sërës së tij kudo në glob nuk kanë asfare të bëjnë me këtë syfet në krye të qeverisë shqiptare. Ky kryeministër e ka të sigurtë vendin në histori si më i neveritshmi dhe më i padinjiteti kryeministër që ky vend ka pasur ndonjëherë. Në shenjë respekti për veten mos e dëgjoni më jargavitjen mashtruese idiote të tij dhe të idiotëve që kanë marrë përsipër të ikin bashkë me të. Sa turp. Ky kryeministër po i mbyll ditët e tij thjesht si një ordiner”- u shpreh dje kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

ZYRTARI I KE-së

Danielsson mesazh Qeverisë: S’ka çelje negociatash pa përmbushur kriteret

Për Brukselin zyrtar vetëm përmbushja e reformave dhe kritereve të përcaktuara do t’i hapin Shqipërisë dritën jeshile për nisjen e negociatave për anëtarësim verën e ardhshme. Drejtori për Negociatat dhe Anëtarësim në Komisionin Europian Christian Danielsson, ka evidentuar zbatimin e reformës në drejtësi dhe luftën kundër krimit e korrupsionit, si hapa të cilat vlerësohet kyçe në proces. “Është koha që Shqipëria të marrë vendime strategjike, që do të kenë impakt në gatishmërinë e saj për negociatat me BE. E di që janë marrë disa vendime, por të tjera duhet të pasojnë. Presim që proceset reformuese, që janë të nevojshme të ecin përpara. Rëndësi ka zbatimi i reformës në gjyqësor dhe procesi i vettingut. Po aq rëndësi ka edhe ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë. Po ashtu duhen rezultate edhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit” -tha Danielsson. Ndërsa, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tha se tashmë procesi i vlerësimit mbi përafrimin e legjislacionit shqiptar më atë të BE-së ka nisur me kapitullin 23, që përqenrohet tek zbatimi i së drejtës dhe shtetit ligjor. Zyrtari i lartë është takuar me kryeministrin Edi Rama, me të cilin diskutoi mbi ecurinë e procesit të afrimit të vendit me BE dhe përmbushjen e kritereve të vendosura nga Brukseli.


POLITIKE

8 E enjte, 11 TETOR 2018

Intervistë për “Koha Jonë”, deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj: Detyra jonë së pari është të rikthejmë dëshirën për të jetuar në Shqipëri dhe besimin se demokracia nuk do të vdesë

Intervistoi: Redjon Shtylla “Pse nuk e kanë bërë detyrën e tyre Oficerët e Policisë, po kënaqen me fotografitë e sajuara për portale, duke shoqëruar fëmijët të kapërcejnë rrugën”? Është pyetja që shtron deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, pas vendimit të qeverisë për vendosjen e 150 oficerëve të sigurisë në shkolla. Në një intervistë për “Koha Jonë”, Mehemtaj flet edhe për vendimin e qeverisë për mbylljen e basteve dhe kazinove, ku shtron disa pyetje që ende nuk kanë marrë përgjigje nga Kryeministri. “Nga vijnë paratë e investuara në këtë biznes dhe kush është përgjegjës për dyfishimin e pikave të basteve gjatë viteve të fundit? Pse nuk ka asnjë kontroll të moshës që ka frekuentuar këto qendra dhe pse nuk e thotë Kryeministri publikisht sa para kanë humbur shqiptarët në baste”. E ndërsa për protestat, deputetja thotë se: “Fundi i kësaj qeverie është shumë afër dhe kjo jo vetëm prej reagimeve të opozitës, të çfarëdo lloji qofshin ato por sepse qytetarët nuk e pranojnë më këtë situatë dhe janë ata që do e shtyjnë Kryeministrin drejt greminës”. LSI-ja pak ditë më parë bëri thirrje për një aksion kombëtar kombëtar,, për të shpëtuar shkollën dhe fëmijët nga hashashi. Këtij shqetësimi, duket sikur ju përgjigjet qeveria me vendimin e fundit për vendosjen e 150 oficerëve të sigurisë në shkolla. E shihni si një projekt të mirë dhe çfarë do të bëhet me qëndrimin e LSI-së? Kryeministri sa herë është në vështirësi të madhe, për të shpërqëndruar opinioni publik, sajon disa pseudoreforma të cilat i pagëzon me ndonjë emër të bukur dhe i shet për shfajësim. Edhe këtë ‘’aksion” e shoh si një qëndrim hipokrit të Kryeministrit, i cili pasi lejoi që shkollat të ktheheshin në tregje të drogërave të ndryshme dhe adoleshentët në viktima të bandave kriminale. Me deklaratat e fundit, po përpiqet tu fshihet përgjegjësive. Policia është e vendosur në shkolla prej vitesh tashmë, po ashtu si edhe kamerat e sigurisë. Këtu nuk ka asgjë të re, përkundrazi vetëm përforcohen argumentat që Policia e Shtetit dhe organet e tjera përgjegjëse për sigurinë në shkolla, janë të dështuara në detyrën e tyre. Nuk po marr asnjë rast tjetër, veç atij të ditëve të provimeve të maturës. U mbushën televizionet e portalet me policë që ruanin si xhandarë maturantët të mos kopjonin, ndërkohë që shpërndarësit e drogërave as nuk i evidentojnë e jo më ti kapin. Pse nuk e kanë bërë detyrën e tyre Oficerët e Policisë, po kënaqen me fotografitë e sajuara

Protestat e opozitës, Mehmetaj: Qytetarët do e shtyjnë Ramën drejt greminës për portale, duke shoqëruar fëmijët të kapërcejnë rrugën? Pse nuk i ka siguruar policia pamjet e kamerave të sigurisë nëpër gjimnazet e Tiranës pas denoncimeve që janë bërë nga emisionet investigative për shpërndarjen dhe konsumin e lëndëve narkotike nëpër shkolla. Për të luftuar fenomenin e konsumit të lëndëve narkotike në mosha të reja, së pari duhen luftuar kultivuesit e shpërndarësit, pra bandat e krimit të organizuar, të cilët Kryeministri as si emra nuk i përmend dot për shkak të lidhjeve e varësisë që ka me ta. LSI-ja ka punuar një plan konkret për çlirimin e shkollave nga droga dhe rehabilitimin e të rinjeve të përfshirë në vepra penale, ku padyshim hapi i parë është të çlirojmë shtetin dhe institucionet nga bandat e krimit të organizuar. Si e lexuat vendimin e qeverisë për heqjen e kazinove elektronike dhe të basteve në qendrat e banuara? Ju si LSI e keni kërkuar prej kohësh por a besoni se R ama do t’i rezisRama tojë mafias së lojërave të fatit? Të gjithë e dimë që javën e parë të qeverisjes, kryeministri e nisi me aksionin kundër lojrave të fatit të quajtur ‘’Fundi i Marrëzisë’’ dhe ja ku jemi sot, duke dëgjuar përsëri marrëzinë e radhës, gënjeshtrën e radhës dhe këtë e bën thjeshtë për të tërhequr vëmendjen nga skandalet që e kanë kapluar gjithë qeverisjen. Unë e përmenda edhe në një reagim të timin, në Shqipëri më lehtë të zë syri pika bastesh e llotosh, se ushqimore. Edhe në zonat më të thella rurale, ku varfëria po rrënon shtëpitë, gjen pika bastesh që shkëlqejnë nga lluksi. Nga vijnë paratë e investuara në këtë biznes dhe kush është përgjegjës për dyfishimin e pikave të basteve gjatë viteve të fundit? Pse nuk ka asnjë kontroll të moshës që ka frekuentuar këto qëndra dhe pse nuk e thotë Kryeministri publikisht sa para kanë humbur shqiptarët në baste. E gjithë shqipëria flet për lidhjet e këtij biznesi me Kryeministrin dhe krimin e organizuar. Nuk besoj të kenë mbetur ndonjë Shqiptarë naiv që i beson deklaratat kryeministrore mbi luftën ndaj “lojërave të fatit”. Para nisjes së vitit për arsimin e lartë, u bë me dije mb yllja e 4 1 degë mbyllja 41 në univ ersitete universitete ersitete.. Çfarë do të thotë kjo për rininë shqiptare? Ky është një ndër rastet kur ndihem shumë e dëshpëruar, të them se e kishim paralajmëruar një situatë të tillë. Që me miratimin e ligjit të ri për Arsimin e Lartë, kemi thënë se nëse nuk zbatohet me përgjegjshmëri do rrezikojmë mbylljen e universitetve dhe degradimin e Arsimit të Lartë.

Disa herë kemi kërkuar me forcë të ndryshojë metoda e përdorur për regjistrimin e studentëve në degët që meritojnë dhe preferojnë por Ministrja e Arsimit me kokëfortësi vazhdoi me zbatimin e këtij projekti që synon shkatërrimin e Arsimi të Lartë Publik në vend. Presim ndërkohë të shohim sa janë plotësuar kuotat e Universiteteve Private dhe a po e zëvendësojnë ato Universitetin Shtetëror? Gradualisht po vërtetohet dëshira e madhe e kësaj mazhorance për ta lënë vendin pa dije, pa arisim. Fundja një popull i paditur mbahet lehtësisht nën sundim. Nga ana tjetër një pjesë e mirë e popullsisë shqiptare po largohet nga vendi dhe studentët janë të parët që përpiqen me çdo mjet të shkollohen diku në shtetet Europiane apo në USA për të ndërtuar kështu edhe të ardhmen e tyre jashtë. Me trshtim po bëhemi dëshmitar të një eksodi të madh dhe fatkeqësia është se të parët që po largohen janë edhe më të mirët. Xhisiela Maloku nga viktimë, del në mbrojtje të djalit të deputetit të PS-së. Madje Madje,, ajo ju ka bërë thirrje ju si opozitë, që ta lini të qetë atë dhe familjes së saj, pasi sipas saj historia është përdorur politikisht. Çfarë komenti keni? Unë ndjej keqardhje për vajzën dhe situatën në të cilën ajo ndodhet. Nuk ka asnjë habi për mua ta shoh atë në krah të dhunuesit, apo dhunuesve (qeveria), pasi ashtu e vetme dhe e pambrojtur nuk e shoh të zonjën ti bëjë ballë presionit dhe kërcënimeve të dhunuesit dhe pushtetit politik që është pas tij. Por më shumë se vetë Xhisiela, më trishton mendimi se në

Shqipëri ka plot vajza që vuajnë të njëjtin fat me të dhe nuk gjejnë guximin dhe sigurinë të denoncojnë. Dhe nuk kanë faj. Të gjithë u bënë dëshmitarë se si vetë kryeministri por edhe i gjithë aparati shetetëror, ju vu këmba-këmbës asaj dhe denoncuesit tjetër dhe mbrojtën djalin dhunues të babait deputet, i cili ndër të tjera merr guximin të kërcënojë publikisht opozitën. E çfarëdo të thotë Xhisiela sot, vet fakti se ligji nuk ka vepruar njësoj për djalin e deputetit si ndaj çdo qytetari tjetër, qartazi tregon që insitucionet janë të kapura dhe të kërcënuara nga krimi. Megjithatë, unë dua të bëj edhe njëherë thirrje publike, ndaj kujtdo që është nën kërcënime dhe terror, që të ngrihen e të denoncojnë. Rasti Xhisiela duhet të na japë kurajo, e jo të na frikësojë më shumë si shpreson Kryeministri. Në shtator u tha se do të kishim një opozitë të flaktë por asgjë nuk ndodhi. LSI vijon konferencat për shtyp, denoncimet në facebook, e kështu me radhë. A mundet që kjo qeveri, e cilësuar nga ju si e lidhur me bandat, të rrëzohet me konferenca dhe statuse në facebook? Unë mendoj se aksioni opozitar është forcuar dhe ashpërsuar prej shtatorit. Tashmë fronti opozitar është zgjeruar dhe përveçse janë bërë bashkë të gjithë partitë politike, përtej spektrit të tyre ideologjik, tashmë në aksion janë bashkuar edhe grupet e interesit. Që në fillim të shtatorit opozita ka prezantuar Platformën e saj. Janë 4 nisma konkrete të cilat ne i kemi ndërmarrë, duke filluar me Vetting-un në Politikë, Pastrimin e Biznesit nga Krimi, Çlirimin e

Zgjedhjeve nga shitblerja e votës, krimi dhe presioni shtetëror dhe Rikthimi i Reformës në drejtësi ne hullitë e konsensusit të qershorit 2016. Nga ana tjetër, kemi denoncuar me zë të fortë e të lartë lidhjet e qeverisë me krimin, duke treguar përgjegjësit dhe duke sjellë fakte në tryezë. Nuk ka munguar as reagimi qytetar që ka mbështetur opozitën. Tashmë të gjitha partitë opozitare po takohen më qytetarët, përkrahës ose jo të tyre për të përcaktuar edhe hapat që do ndërmerren në vazhdim. Fundi i kësaj qeverie është shumë afër dhe kjo jo vetëm prej reagimeve të opozitës, të çfarëdo lloji qofshin ato por sepse qytetarët nuk e pranojnë më këtë situatë dhe janë ata që do e shtyjnë Kryeministrin drejt greminës. LSI-ja ka nisur takimet në të gjitha degët në vend, çfarë synohet me këtë proces? Janë sinjale të një rruge që të çon në zgjedhje të parakohshme apo fuqizimin për zgjedhjet lokale? LSI-ja është një parti që dallohet për lidhjen e drejtpërdrejtë që ka me bazën dhe votuesit e saj. Ne vazhdimisht jemi në takime me strukturat tona për çështje të organizimit por edhe për të dëgjuar prej tyre problemet dhe pritshmëritë ndaj punës tonë. Gjatë kësaj kohe takimet janë edhe më intensive për të konsultuar platformën opozitare dhe për të vendosur bashkë me ta hapat e radhës. Shqetësimi im kryesor në këto momente nuk janë zgjedhjet por mungesa e sigurisë dhe shpresës në vend. Detyra jonë së pari është të rikthejmë dëshirën për të jetuar në Shqipëri dhe besimin se demokracia nuk do të vdesë. Për tu përqendruar tek zgjedhjet e ardhshme ardhshme.. Është përfolur se kandidati i opozitës në Tiranë mund të jetë nga LSI-ja. Keni ju një emër? E përmenda edhe më sipër. Në një vend që po humbet demokracia nuk mund të ketë zgjedhje normale, ndaj puna jonë së pari është të kthejmë normalitetin, e më pas të mendojmë për zgjedhjet. Ne po flasim me qytetarët, po shkojmë krahas kërkesave të tyre dhe kemi prezantuar platformën e masave emergjente për ta rikthyer vendin në rrugën e zhvillimit dhe proçeseve integruese. Është detyra jonë në këto momente, si përfaqësues të popullit të denoncojmë të gjithë aktet korruptive dhe lidhjet që qeveria ka me krimin dhe padyshim të luftojmë për zhbërjen e këtyre lidhjeve. Kur vendi të jetë gati për zgjedhje demokratike, të lira dhe të ndershme, pa dyshim edhe LSI-ja do të jetë gati me përfaqësuesit e saj.


EKONOMI

9 E enjte, 11 TETOR 2018

Paketa përmban edhe ndryshime në akcizën e duhanit, Qeveria: Do rritet me 25%. Kromi mbaron për 8 vite

E

dhe pse konsultimet me biznesin nuk janë mbyl lur ende, Ministria e Financave ka gati një draft të kopsitur të paketës fiskale për vitin 2019. Përmes një kopjeje të dokumentit i cili pritet të jetë përfundimtar, vihet re se ndryshimi më i qenësishëm është ulja e tatimit mbi dividendin në nivelin 8% nga 15% që është aktualisht. Sipas kësaj pakete aplikimi i këtij niveli të ri do të vlejë dhe për fitimet e pashpërndara të vitit 2017. Ndryshim tjetër i rëndësishëm është rritja e fashës së personave që u tatohen të ardhurat me 13% nga 130 mijë lekë në nivelin e ri të 150 mijë lekë. Sipas relacionit të ministrisë ky ndryshim do të prekë 15400 individë. Me tej paketa e re fiskale propozon dhe uljen e TVSH në 10 për qind për transportin publik në ato automjete që kanë kapacitet mbi 10 persona. Si dhe parashikon ulje në 6% të furnizimit të shërbimit të reklamave në media audiovizive. Gjithashtu, paketa përmban edhe ndryshime të tjera në nivelin e akcizës për duhanin ku propozohet rritje në masën 6000 lekë/kg nga 4400 lekë/kg që është aktualisht. Për tarifat doganore propozohet unifikim në masën 10%, për të gjitha kodet tetëshifrorë të kategorisë 8418 (njësi frigoriferike)

Taksat që ndryshojnë në 2019 Zbardhet drafti i paketës fiskale

të NKM, me qëllim krijimin e një konkurrence të drejtë dhe të ndershme, për të gjithë importuesit që operojnë në këtë veprimtari. Ndërkaq, Një propozim i rëndësishëm ka të bëjë me zgjerimin e bazës së tatimit në vend. Ndryshimet e propozuara synojnë që të ardhurat e realizuara nga shitja e drejtpërdrejtë apo e tërthortë e aseteve/të

drejtave nga zotëruesit e tyre, pavarësisht kompleksitetit të strukturës së pronësisë, dhe që janë të lidhura me asete /të drejta të vendosura në territorin e Republikës së Shqipërisë, duhet të tatohen në Shqipëri (ashtu sikundër tatohen ndryshimet e pronësisë të drejtpërdrejta brenda territorit të vendit. Qeveria ka menduar edhe disa ndry-

INDIKATORI

Pastrimi i parave Indeksi i Baselit 2018: Shqipëria me hap breshke

S

hqipëria ka bërë progres të lehtë në drejtim të pastrimit të parave. Këtë gjë e thotë "Indexi AML i Baselit", indikatori më prestigjioz në nivel global sa i përket pastrimit të parave, dhe që rendit 129 vende të botës. Në këtë renditje Shqipëria mban vendin e 55-të, me vendin e parë që regjistron performancën më të dobët dhe vendin e fundit me performancën më të mirë. Në këtë index, Shqipëria grumbullon 5.57 pikë, nga 5.65 të vitit të kaluar. Në rajon ndërkohë, Serbia dhe Bosnje Hercegovina kanë një performancë më të dobët se Shqipëria dhe ndër të tjera

kanë pësuar një përkeqësim në pikëzim në krahasim me raportin e kaluar. Me dy fqinjët territorialë ndërkohë, Malin e Zi dhe Maqedoninë nuk ka garë, pasi të dy vendet kanë bërë një progres mbresëlënës në harkun e një viti. Maqedonia renditet si vendi i 5-të në botë me performancën më të mirë në drejtim të pastrimit të parave, ndërsa Mali i zi si vendi i 11-të me perfornacnë më të mirë. Në nivel global ndërkohë, Finlanda regjistron performancën më të mire ndërkohë që Tajikistani regjistron performancën më të dobët.

shime në ligjin e procedurave tatimore që synon lehtësimin e procedurave tatimore, për tatimpaguesit dhe mbylljen e hapësirave për shmangie tatimore apo evazion, si dhe reduktim të kostove për biznesin. Relacioni Ministria e Financave në relacionin që shoqëron paketën fiskale në zërin e taksave ko-

mbëtare jep një të dhënë alarmante; kromi në Shqipëri do të mbarojë për 8 vite. Kjo pasi hapi i eksportit është mjaft i madh, në 500 mijë tonë në vit, dhe 135 mijë tonë të tjera shkojnë për përpunim brenda vendit, në një kohë që rezervat e kromit në Shqipëri vlerësohen në 5.5 milionë tonë. Sipas Ministrisë së Financave, me ritme të tilla, kromi do të mbaronte për 8 vite ndërkohë që industria e ferrokromit në vendin tonë do të duhej të mbyllej pas 10 viteve. Për këtë arsye, qeveria shqiptare ka vendosur që të zgjasë këtë periudhë duke shkurajuar eksportin e kromit, dhe nxitur njëkohësisht volumin e përpunimit të kromit brenda vendit, çka do të rrisë edhe vlerën e shtuar në ekonomi. Kjo do të arrihet nëpërmjet rritjes së rentës minerare për kromin, në 9%, nga 6% që është aktualisht. Ky propozim është pjesë e paketës fiskale që do të votohet në Parlamentin e Shqipërisë së bashku me buxhetin e vitit 2019 e që do të hyjë në fuqi më 1 Janar të vitit të ardhshëm.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E DREJTESISË DHOMA KOMBETARE E PERMBARUESVE GJYQESOR PRIVAT

KERKESE PER SHPALLJE (PËR SHITJEN E SENDIT TË PALUAJTSHËM NË ANKAND) Pranë permbaruesit Gjyqesore Besart Shehu, janë kryer veprimet permbarimore në lidhje me pasurinë 5/385, Vol. 14, Faqe 184, të ndodhur në Kavajë. Aktualisht është duke u proceduara me shpalljen e ankandit të parë per shitjen në ankand të kësaj pasurie. Në referim të nenit 568 të Kodit të Proçedurës Civile, kërkoj; SHPALLJE Për shitjen në ankand të sendit të paluajtshëm, si më poshtë treguar: Lloji i pronës: Ndërtesë me sip. 200 m². Vendndodhja: Lagjia nr.2, Kavajë, “Barë Restorant Palma, Rruga Nacionale Tiranë Kavajë, krahu i djathtë, Kavajë. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë, Zona Kadastrale: 8551, Numri i Pasurisë: 5/385, Vol. 14, Faqe 184.I cili është në pronësi të debitoreve Muhamed Shkodra dhe Irena Gjini (Shkodra) të dy me banim në Kavajë. Me këtë shpallje njoftoj të gjithë të interesuarit, duke i Me këtë shpallje njoftoj të gjithë të interesuarit, duke i INFORMUAR SE Çmimi i ri i sendit të paluajtshëm që shitet ka vlerën e 10.976.000 (dhjetë milion e nënteqind e shtatëdhjet e gjashtë mijë (lekë). Ankandi II për shitjen e sendit të paluajtshëm shpallet sot dhe do të qëndroje i publikuar deri më datë 21.10.2018. Vendi ku do të zhvillohet ankandi i shitjes së sendit është pranë Zyrës së Përmbaruesit Gjyqesor Privat Besart Shehu, ne adresën Rr. “Abdyl Frasheri” Pll.3/3 Tiranë. Dorëzimi i kërkesave për pjesëmarrjen në ankand do të pranohen në të gjithë afatin 30-ditor dhe procesi përfundimtar i zhvillimit të ankandit do të kryhet në datën 21.10.2018 duke u mbyllur në orën 16.00 me mbarimin e orarit zyrtar. Secili ofertues duhet të depozitojë bashkë me kërkesën për pjesëmarrjen në ankand edhe garancinë prej 10% të çmimit fillestar në llogarinë bankare të përmbaruesit Gjyqesor Besart Shehu pranë -SOCIETE GENERALE ALBANIA”, në numrin e llogarisë 1272077 dhe me numër IBAN AL 02213110130000000001272077, në monedhen lekë ose, -RAIFFAISEN bank sh.a, në numerin e llogarisë 11119758 dhe me nr.IBAN AL72202111230000000011119758, ne monedhen leke. PËRMBARUES GJYQËSOR BESART SHEHU Adresa : Rr « Abdyl Frasheri », Palllati 3/3, Tiranë Cel: 0672081286 e-mail :besartshehu@hotmail.com


AKTUALITET

10

E enjte, 11 TETOR 2018

Ministri Fatmir Xhafaj, parashtroi disa fusha konkrete asistence dhe bashkëpunimi, duke veçuar hetimet e përbashkëta dhe të njëkohshme

M

inistri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj priti në takim Peter Henzler, zv.President i BKA, (Zyrës Federale Kriminale) të Gjermanisë, i cili në vizitën 3 ditore në Tiranë shoqërohet nga zyrtarë të tjerë të lartë. Në fokus të takimit ishte thellimi i bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe BKA-së, sidomos sa u përket çështjeve që kanë të bëjnë me projektet e asistencës ndaj Policisë Kriminale. Ministri Xhafaj vlerësoi me mjaft interes vizitën e delegacionit të lartë të BKA-së gjermane. “Bashkëpunimi deri më sot”, tha Ministri Xhafaj, “ka qenë shumë i mirë dhe jemi shumë të interesuar që të thellohet e konsolidohet akoma më tej”. Ai falënderoi zv.Presidentin e BKAsë, Henzler për asistencën teknike e logjistike dhe veçanërisht për kontributin e ekspertëve gjermanë që janë prezentë dhe punojnë pranë së Policisë së Shtetit. Ministri shprehu gjithashtu mirënjohjen për të gjitha projektet që po zhvillohen me ndihmën e Gjermanisë, sidomos në fushën policore. Xhafaj e njohu Henzler me arritjet e derisotme të operacionit “Forca e Ligjit” dhe theksoi se ky operacion është konceptuar si një plan veprimi enkas, për luftën kundër krimit të organizuar. Zv.Presidenti i BKA-së, Henzler vlerësoi planin e veprimit për luftën kundër krimit të organizuar dhe e cilësoi si një strategji që e kanë pak

ZV/MINISTRI Zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka pohuar se masat ligjore për paketën e “të fortëve”, synojnë të ruajnë biznesin e ndershëm nga gjobat, të cilat mund t’iu vihen nga personat e rrezikshëm. “Paketa e të fortëve”, është një sërë masash penale më të ashpra, ndaj personave që vënë gjoba ndaj bizneseve. Qeveria do të jetë në krah të bizneseve të ligjshme dhe ekonomisë formale. Çdo kush që tenton të përfitojë në mënyrë të paligjshme do të përballet me masa të forta”, tha ai. Ai gjithashtu ka komentuar edhe masat, të cilat po planifikohen të merren ndaj të dënuarve në burgje, ndërsa shtoi se këto masa do të “shkulin” me rrënjë veprimet kon-

Xhafaj pret zv.Presidentin e BKA Gjermane: Hetime të përbashkëta LUFTË “Duke iu referuar grupeve kriminale, të cilat veprojnë si në vendin tonë ashtu edhe në Gjermani, kemi një kundërshtar të përbashkët, ndaj edhe qasja jonë në luftën kundër tij duhet të jetë e përbashkët dhe e koordinuar”.

vende, në rajon apo më gjerë. Ai theksoi se zbatimi i këtij plani është një shans i mirë

për të vijuar bashkëpunimin në fusha me interes si për Gjermaninë ashtu edhe për

Paketa ‘’të fortët’’, Lamallari: Mbron bizneset

trolluese të të burgosurve. “Kjo është një praktike e mirënjohur në vendet europiane, jo më larg se Italia, e cila e zbaton këtë. Kjo masë synon të monitorojë në formë strikte personat që janë dënuar për krime. Nuk duam që personat e dënuar të kontrollojnë transaksionet, flukseve

jashtë burgjeve. Kjo është një masë e shtuar ndaj personave të dënuar me karakter të theksuar kriminal. Paketa e “të fortëve”. Do kërkohet konsensusi i çdo deputeti, pasi kjo është në të mirën e popullsisë. Në çështjet të së mirës dhe interesit publik ka patur barazh”, tha ai.

FIER

Shqipërinë. “Ne”,theksoi Henzler, “duke iu referuar grupeve kriminale, të cilat veprojnë si në vendin tonë ashtu edhe në Gjermani, kemi një kundërshtar të përbashkët, ndaj edhe qasja jonë në luftën kundër tij duhet të jetë e përbashkët dhe e koordinuar”. Në këtë kontekst, ai premtoi mbështetje të BKA në reformimin e Policisë Kriminale shqiptare dhe gjithashtu garantoi mbështetjen në realizimin e trajnimeve dhe kurseve afat

shkurtra për trupën e Policisë. Numri dy i BKA gjermane e cilësoi bashkëpunimin mes 2 policive, gjatë operacionit “Anti-skifter”, si një model që duhet të ndiqet dhe shtrihet më tej. Ministri Xhafaj, parashtroi disa fusha konkrete asistence dhe bashkëpunimi, duke veçuar hetimet e përbashkëta dhe të njëkohshme. Ai u shpreh optimist për ndihmën e Gjermanisë, i bindur se bashkëpunim mes dy vendeve do të vijojë të jetë i frytshëm edhe në ardhmen. Në vijim të qëndrimit në Tiranë, Henzler dhe ekipi i tij do të zhvillojë një vizitë në Task Forcën Qendrore dhe do të pritet në takim të veçantë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

FNSH kap “të fortit”

FNSH dhe policia e Fierit kanë arrestuar një person, i cili konsiderohet si i forti i Fierit. Arrestimi i Ilir Boriçit është bërë në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” që është zhvilluar në lokale dhe ambiente të ndryshme. “Në vijim të zbatimit të planit të masave për “Kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale” si edhe nga mbatja nën vëzhgim e ambienteve që frekuentohen nga persona me precedent kriminal, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Ilir Boriçi, 42-vjeç, banues në Fier. Nga kontrolli i ushtruar në lokalin në lagjen “8 Shkurti” Fier, shtetasit Ilir Boriçi iu gjetën 2 armë zjarri pistoletë dhe një shpatë. Shtetasi Ilir Boriçi është pjesë e grupit të quajtur “Boriçët”, grup me precedent kriminal kryesisht në fushën e krimeve kundër personit”, thuhet në njoftimin e Policisë e Shtetit. Boriçi është arrestuar nga Policia 5 herë për veprat penale “Tentativë

vrasje”, “Kanosje”, “Shkatërrim prone” dhe “Armbajtje pa leje”. Aktualisht ky shtetas ishte në masën “Detyrim paraqitje” për veprën penale “Armbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Shkatërrim prone”.


AKTUALITET

11

E enjte, 11 TETOR 2018

Ministrja e Shëndetësisë: Së shpejti hapim qendrën komunitare të shëndetit mendor në Kavajë, ku do të trajtohen pacientë të spitalit psikiatrik të Elbasanit

N

ë ditën Botërore të Shëndetit Mendor, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu zgjodhi të flasë në një takim të hapur me të rinjtë, ku merrnin pjesë edhe profesionistë të trajtimit të shëndetit mendor. “Qendrat komunitare të shëndetit mendor dhe shtëpitë e mbështetura do të shtrihen në të gjithë vendin, pasi strategjia jonë ka të bëjë me deinstitucionalizimin, pra për tu larguar nga trajtimi në spitalet psikiatrike, për të shkuar drejt shërbimeve komunitare, si mënyra më e mirë për riintegrimin e personave që vuajnë nga problemet e shëndetit mendor”. Në ditën Botërore të Shëndetit Mendor, e cila këtë vit i dedikohet trajtimit të problematikave të shëndetit mendor tek të rinjtë dhe adoleshentët, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu zgjodhi të flasë në një takim të hapur me të rinjtë, ku merrnin pjesë edhe profesionistë të trajtimit të shëndetit mendor. “Kur bëhet fjalë për shëndetin mendor, e para gjë e rëndësishme është të flasim hapur sepse vetëm kështu mund të luftojmë me stigmën që për fat të keq, shoqëria jonë ka kur bëhet fjalë për çrregullimet e shëndetit mendor. Vetëm kështu, do të ndihmojmë më shumë njëri-tjetrin, duke u përqëndruar së pari, tek parandalimi”, tha Manastirliu. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, u ndal te krijimi i një sistemi të integruar të shërbimeve për problemet e shëndetit mendor, me qëllim që shërbimi të jepet sa më pranë komunitetit dhe të jetë gjithëpërfshirës. “Po punojmë për ngritjen e një rrjeti të integruar të shërbimeve të shëndetit mendor për trajtim, rehabilitim dhe riintegrim shoqëror. Veç qendrave ekzistuese, së shpejti hapim qendrën ko-

Shëndeti mendor, Manastirliu: Gati për shërbime të integruara

1/4 PERSONA “Të dhënat ndërkombëtareKROATI tregojnë se 1 në 4 persona është i rrezikuar të preket një herë në jetë nga probleme të shëndetit mendor dhe në vitin 2020, shëndeti mendor do të kalojë në vend të parë sa i takon sëmundshmërisë globale”.

KAVAJË “Veç qendrave ekzistuese, së shpejti KROATI hapim qendrën komunitare të shëndetit mendor në Kavajë, ku do të trajtohen pacientë të spitalit psikiatrik të Elbasanit”.

munitare të shëndetit mendor në Kavajë, ku do të trajtohen pacientë të spitalit psikiatrik

RIINTEGRIMI

të Elbasanit”, tha Manastirliu. Gjatë bashkëbisedimit, të rinjtë e shkollave të Tiranës ngritën

pyetje për mënyrën se si mund të ndihmohet dikush që shfaq shenjat e sëmundjeve të shën-

“Qendrat komunitare të shëndetit mendor dhe shtëpitë e mbështetura do të shtrihen në të gjithë vendin, pasi strategjia jonë ka të bëjë me deinstitucionalizimin, pra për tu larguar nga trajtimi në spitalet psikiatrike, për të shkuar drejt shërbimeve komunitare, si mënyra më e mirë për riintegrimin e personave që vuajnë nga problemet e shëndetit mendor”.

detit mendor dhe ku mund të kërkohet ndihmë. Mjekët psikiatër të qendrave komunitare, të pranishëm në bashkëbisedimin me të rinjtë, u shprehën se mund të konsultohet menjëhere mjeku i familjes, i cili referon çdo rast në shërbimet më të specializuara. Aktualisht problemet e shëndetit mendor trajtohen në mënyrë të specializuar në 13 shtëpi të mbështetura, 9 qendra komunitare të shëndetit mendor, 4 shërbime të specializuara të shëndetit mendor me shtretër dhe 2 qendra ditore. Të dhënat ndërkombëtare tregojnë se 1 në 4 persona është i rrezikuar të preket një herë në jetë nga probleme të shëndetit mendor dhe në vitin 2020, shëndeti mendor do të kalojë në vend të parë sa i takon sëmundshmërisë globale.

MINISTRJA E DREJTËSISË

Edhe 5 zyrtarë të korruptuar M

inistrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, njoftoi paraditen e së mërkurës shkarkimin e 5 zyrtarëve, tre përgjegjës sektori dhe dy specialistë nga Durrësi. “Task-Forca” ka realizuar kontrolle në disa institucione si ALUIZNI Durrës e Kavajë. Task-Forca ka rekomanduar 26 masa disiplinore, nga të cilat 5 shkarkime nga puna”, tha Gjonaj. “Do të ndëshkohen të gjithë ata që shfrytëzojnë punën në administratë. Qytetarët të denoncojnë korrupsionin. Shkelësit e ligjit do të përballen me ligjin”, shtoi ministrja. Këta punonjës kanë legalizuar objekte të cilat nuk kanë ekzistuar, ose janë legalizuar në sipërfaqe më të

THIRRJA “Qytetarët të denoncojnë pa asnjë hezitim në platformën e bashkëqeverisjes, duke qënë të bindur se çdo informacion i tyre do të verifikohet dhe kontrollohet me seriozitetin e duhur nga “Task Forca” Antikorrupsion”. mëdha, nga gjëndja e faktit. “Bazuar në rekomandimin e “TaskForcës” Antikorrupsion, është shfuqizuar leja e legalizimit nga autoriteti që ka lëshuar aktin, e dhënë në kundërshtim të ligjit si dhe është lëshuar urdhër kufizimi të pasurisë me qël-

lim mbrojtjen e pronës. Bashkëpunimi institucional mes “Task Forcës” Antikorrupsion, Prokurorisë, Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera ka vijuar të jetë në nivele shumë të mira, dëshmi e vullnetit të plotë strukturave shtetërore për të luftuar këtë fenomen që minon themelet e shtetit ligjor, dobëson demokracinë dhe dëmton zhvillimin ekonomik të vendit”,-tha Gjonaj. Në fund, ministrja e Drejtësisë i bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë pa hezitim, pasi vetëm kështu tha ajo, shkelësit do të vihen përpara ligjit. “Të denoncojnë pa asnjë hezitim në platformën e bashkëqeverisjes, duke qënë të

bindur se çdo informacion i tyre do të verifikohet dhe kontrollohet me seriozitetin e duhur nga “Task Forca” Antikorrup-

sion në bashkëpunim me të gjitha strukturat e shtetit si dhe shkelësit e ligjit do të vihen përpara përgjegjësisë ligjore”.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAMA

12 E enjte, 11 TETOR 2018


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

13 E enjte, 11 TETOR 2018

Përfundon ndërtimi i këndit të 36 të lojërave dhe sheshi rekreativ në Njësinë 9

Veliaj: Kënde lojërash për fëmijë në çdo lagje të Tiranës Një kënd i ri lojrash është dhurata e Bashkisë së Tiranës për vogëlushët e lagjes "Myrteza Topi" në Njësinë 9. Ky është këndi i 36 që ndërtohet në lagjet e Tiranës dhe i treti në Njësinë 9, i cili u realizua në bashkëpunim me Ambasadën e Çekisë në vendin tonë. Këndi do të shërbejë edhe si një hapësirë çlodhjeje për të rriturit. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, falenderoi ambasadën çeke për bujarinë e treguar dhe u shpreh se investimi te këndet e lojërave është një investim për të ardhmen e qytetit. "Kur kemi ardhur këtu për herë të parë, edhe gjatë fushatës, s'ka

FOTOLAJM

Q

ytetarët që jetojnë pranë zonës së njohur si Bregu i Lumit kanë shpëtuar tashmë prej përmbytjeve që pësonin thuajse pas çdo shiu. Ndërhyrja e Bashkisë së Tiranës për rehabilitimin e gjithë kësaj zone me ndërtimin e skarpateve dhe pritave në gjatësinë prej 8 kilometrash të Lumit të Tiranës ka zbehur tensionin e banorëve dhe ka zvogëluar dëmet materiale dhe efektet në mjedis. Sot, Bregu i Lumit, nuk është më i ekspozuar si vend grumbullimi për mbetjet inerte dhe urbane, por ka një ndikim të lartë pozitiv në ekosistem, familje dhe në qytetin që transformohet. Sistemi i lumit ka bërë që jo vetëm ai të futet brenda shtratit, por ndërkohë ujërat e zeza shkojnë në kolek-

pasur fëmijë; jo se nuk ekzistonin, ata këtu kanë qenë, por për sa kohë s'ka pasur kushte, kënde lodrash, apo një mjedis të sigurt ku mund të luanin, mbylleshin brenda. Fakti që ky është këndi i tretë i lodrave që krijojmë në Njësinë 9, ndërkohë që në gjithë Tiranën janë edhe 35 të tjerë, do të thotë se kur ne sh-

qiptarët fokusohemi tek puna, edhe me pak ndihmë nga miqtë tanë ndërkombëtarë, mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme", tha Veliaj. Ai theksoi se i gjithë projekti i ndërtimit të këndeve të lojërave dhe rekreacionit është pritur shumë pozitivisht nga qytetarët, ndërsa shtoi se investimet do të vazhdojnë, si në vitin e fundit të këtij mandati, ashtu edhe në mandatin e ardhshëm, për ta bërë Tiranën së pari një qytet të fëmijëve. "Jam i bindur se kjo lagje ka nevojë për shumë punë, jam i sigurt që çdo bllok mund të ketë nevojë për kënde lodrash, por

gjasat janë që ata që kanë bërë 35 kënde mund të bëjnë edhe 100; nëse s'bëjmë dot asgjë dhe nuk fillojmë nga diku, atëherë s'mbarojmë dot asnjë punë. Ndaj, besoj se për shumë ndërhyrje që kemi nisur në Njësinë 9, ky është vetëm fillimi. Pjesa që ka mbetur nga ky mandat apo edhe mandatin tjetër, do të sigurohemi që në çdo lagje të kemi një kënd të vogël, ku fëmijët të gëzojnë një jetë që ja vlen të mbahet mënd si fëmijëri e bukur në Tiranë", shtoi ai. Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, vuri në pah ndryshimin që ka pësuar Njësia 9, duke theksuar se tre vite më parë këto punë ishin të paimagjinueshme. "Kur kemi qenë përpara një viti këtu, edhe përgjatë fushatës elektorale, banorët e zonës nuk e besonin që do arrihej që të sigurohej infrastruktura e përshtatshme dhe aq më pak këndi i fëmijëve. Sot shohim që bëhet realitet, falë përkush-

timit të kryetarit të bashkisë, falë punës së Bashkisë së Tiranës dhe Njësia 9 po transformohet tërësisht. Jo vetëm se projektet strategjike po e transformojnë dhe po e zhvillojnë atë, por gjithashtu edhe këto kënde të vogla, brenda komuniteteve, ndihmojnë kaq shumë për të socializuar dhe për të bërë që fëmijët të kalojnë vërtet një fëmijëri të lumtur në mjedise të pastra", tha Manastirliu. Ambasadori çek në vendin tonë, Jaroslav Ludvai falenderoi Bashkinë e Tiranës për bashkëpunimin dhe u shpreh se këndi i lojrave është dhuratë për fëmijët e Njësisë 9, që edhe ata të kenë mundësi argëtimi. Këndi i lojrave dhe sheshi rekreativ në Rr. "Myrteza Topi" ka një hapësirë prej 1408 m2, nga të cilat 160 m2 gjelbërim. Në të janë vendosur disa module lojërash për fëmijë, si dhe gjithë infrastruktura për një shesh rekreativ, përfshi stola, kosha, ndriçim etj.

Si u transformua Bregu i Lumit

torë dhe nuk hidhen më në lumë si dhe është bërë gjelbërimi i zonës në të dy anët e skarpateve. Në tetor 2013 , 513

familje të cilat jetonin në zonën e Bregut të Lumit u përmbytën duke sjellë një dëm kolosal për ekonominë e tyre,

por edhe për qytetin, ndërkohë që falë nisjes së punimeve nga administrate e re për rehabilitimin, në vitin 2016 ishin 154

familje të dëmtuara. Ndërsa 2017 do mbahet mend si viti që shmangu përmbytjet në zonën e Bregut të Lumit.


AKTUALITET

14

E enjte, 11 TETOR 2018

Drejtoria e Burgjeve ka kallëzuar penalisht mjekët e “Spitalit Amerikan 2”, pasi fillimisht penguan transferimin e Ervis Martianjt

N

ë burgje ka gjithmonë trazira por këtë herë “furtuna” erdhi nga lart. Drejtori i Policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani është shkarkuar nga detyra pasi dështoi mbrëmjen e së martës, për të bërë transferimin e Ervis Martinajt nga spitali “Amerikan 2” në Tiranë, tek spitali i Burgjeve. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e ka shkarkuar nga detyra Sulejmanin, ndërsa Drejtoria e Burgjeve ka kallëzuar penalisht mjekët e “Spitalit Amerikan 2”, pasi fillimisht penguan transferimin e Ervis Martianjt. Vetë i arrestuari Ervis Martinaj, i përfshirë në ngjarjen në zonën e ish-Bllokut, pranoi të largohet edhe pse mjekët e spitalit nuk pranuan të firmosin fletë-daljen. Gjykata ka vendosur masën 30 ditë burg për Ervis Martinajn, i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e 4 tetorit, në një lokal në zonën e ish-Bllokut ku nga shkëmbimi i zjarrit u vra truproja i tij, Fabjol Gaxha dhe i plagosur mbeti dhe shoku i tyre, Eljo Hato. Në kërkim për ngjarjen vijon të jetë komandoja që ka qëlluar me armë zjarri, Merviol Bilo, Ervin Mata, i fejuari i Elvana Gjatës dhe Fabjol Allushi. Ndërsa në Kakavijë u arrestua tre ditë më parë Geldo Hoti i cili ka qenë në tavolinë me Matën dhe Bilon. Transferimi Pas përplasjes së policisë me mjekët e spitalit “Amerikan 2” në Tiranë, Ervis Martinaj u largua vullnetarisht në drejtim të spitalit të burgut. Por pas presionit të ushtruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve mbi efektivat e policisë që ishin në detyrë se do bënte kallëzim penal dhe do merrte masa administrative nëse ata nuk do të realizonin transfer-

Martinaj “djeg” shefin e Policisë së Burgjeve MJEKËT “Drejtoria e Burgjeve ka kallëzuar penalisht mjekët e “Spitalit Amerikan 2”, pasi fillimisht penguan transferimin e Ervis Martianjt. Ata rezistuan duke mos firmosur daljen e Martinajt, ndërsa policia kërkonte të ekzekutonte vendimin e Gjykatës”.

16 TETOR “Drejtori i Policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani është shkarkuar nga detyra pasi dështoi mbrëmjen e së martës, për të bërë transferimin e Ervis Martinajt nga spitali “Amerikan 2” në Tiranë, tek spitali i Burgjeve”. imin e të arrestuarit në drejtim të spitalit të Burgut në Tiranë, vetë i arrestuari Ervis Martinaj pranoi të largohet edhe pse mjekët e spitalit nuk pranuan të firmosin fletë-daljen. Kjo situatë rrodhi si pasojë e mjekëve të këtij spitali privat, pasi bluzat e bardha refuzonin të firmosnin kartelën dhe fletën e daljes së Ervis Martinaj nga spitali.

“Sherri” Policët e kanë pasur të pamundur për të çuar deri në fund urdhrin e lëshuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Stefan Çipa. Mësohet se ky i fundit ka ushtruar presion mbi efektivat e policisë që ishin në detyrë se do bënte kallëzim penal dhe do merrte masa administrative për efektivët e policisë, nëse ata nuk

VLORË

Kapet i riu, donte të trafikonte të miturën

Një i ri nga qyteti i Vlorës është vënë në pranga nga policia e Sarandës. Xhoni Qëndra, 22-vjeç, u arrestua pas kallëzimit të bërë nga një 17-vjeçare nga Vlora. Ajo ka deklaruar se Qëndraj e kishte marrë atë nga qyteti bregdetar që ta trafikonte në Greqi. Në momentin e kapjes së tij 22-vjeçari ka bërë rezistencë duke mos iu bindur shërbimeve të policisë me qëllim që të kalonte kufirin bashkë me të miturën që kishte marrë me vete. Xhoni Qëndra kërkohej nga policia si një nga bashkëpunëtorët në lidhje me operacionin “Four”, ku u dokumentuan 10 vjedhje si motora, vegla pune, targa mjetesh, bizhuteri etj. “Xhoni Qëndra është një nga bashkëpunëtorët në lidhje me operacionin “Four” më datë 03.10.2018, ku u dokumentuan 10 vjedhje”,-thuhet në deklaratën e Policisë së Shtetit.

do të realizonin transferimin e të arrestuarit në drejtim të spitalit të Burgut në Tiranë. Mjekët rezistuan fillimisht duke mos firmosur daljen e Martinajt nga ky spital, ndërsa policia kërkonte të ekzekutonte vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila dha masën e sigurisë “arrest me burg” 30 ditor. Policia kishte në dorë një epikrizë përcjellëse të printuar

me emrat e 4 mjekëve, por që nuk kishte asnjë firmë të asnjërit nga mjekët. Mjekët nuk plotësonin kartelën dhe fletën e daljes së pacientit Ervis Martinaj. Mosrealizimi i detyrës nga policët bëri që Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Stefan Çipa, të paralajmëronte masa disiplinore ndaj efektivëve dhe kallëzim penal.

REAGIMI

M

inistria e Drejtësisë ka reaguar zyrtarisht duke shpjeguar arsyet e lirimit nga detyra të drejtorit të policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani. Institucioni i drejtuar nga Etilda Gjonaj thekson se ka aprovuar propozimin e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve për shkarkimin e Sulejmanit, pasi nuk ekzekutoi transferimin e Ervis Martinajt nga spitali “Amerikan 2” te spitali i burgut. “Bazuar në vlerësimin e Institucionit të Mjekësisë Ligjore ka rezultuar se në gjendjen shëndetësore në të cilën ndodhet i paraburgosuri, trajtimi i tij mund të kryhet në Qendrën Spitalore të Burgjeve. Forcat Operacionale që kanë shkuar mëngjesin e datës 9 tetor 2018 në mjediset e Spitalit Amerikan për të kryer shoqërimin dhe marrjen në ruajtje të të paraburgosurit Elvis Martinaj, kanë hasur në pengesat e shkaktuara nga personeli i spitalit, të cilët nuk kanë plotësuar dokumenta-

Ministria tregon pse u shkarkua Sulejmani

cionin e kartelës shëndetësore të të paraburgosurit Elvis Martinaj. Për moszbatim të vendimit të gjykatës me masën e sigurisë arrest në burg për Martinaj, është kryer shkarkimi i Drejtorit të Policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani, me motivacionin e mospërmbushjes së detyrave

funksionale sipas ligjit në fuqi”,thuhet në reagimin e Ministrisë së Drejtësisë. Ministrja mbyll reagimin duke deklaruar se: “Qeveria Shqiptare siguron çdo qytetar se ligji është i barabartë për të gjithë dhe kushdo që bëhet pengesë për zbatimin e tij do të marrë përgjigje shembullore”.


AKTUALITET

15

E enjte, 11 TETOR 2018

Sipas banorëve dhe të afërmve, 48-vjeçari Qemal Alla jetonte vetëm me bashkëshorten e tij, ndërsa një djalë që kanë jeton në Greqi me familjen

N

jë tjetër vrasje trondit vendin por më shumë fshatin Shegas në Lushnje. 48-vjeçari Qemal Alla, u vra mbrëmjen e së martës dhe sipas policisë, ish-kryeplaku është qëlluar me armë zjarri në momentin kur ka zbritur nga makina e tij për të hapur portën e shtëpisë. Po sipas policisë, dyshohet se ndaj Allës është qëlluar vetëm me një plumb, i cili i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Sipas banorëve dhe të afërmve, 48-vjeçari jetonte vetëm me bashkëshorten e tij, ndërsa një djalë që kanë jeton në Greqi me familjen. Banorët thonë se përpara ngjarjes, Qemal Alla ishte në lokalin e fshatit, të cilin e kanë vëllezërit e tij, ku pasi ka pirë kafenë, është nisur drejt banesës së tij. Banorët shprehen të shokuar për këtë vrasje, pasi 48-vjeçari ishte njeri i qetë dhe jo problematik. Sipas tyre, ai merrej me bujqësi dhe administronte liqenin e fshatit Shegas. Nga hetimet e para dyshohet se autori ka qenë i fshehur mirë dhe e ka qëlluar në befasi 48-vjeçarin. Pas ngjarjes, autori është larguar pa u vënë re nga askush, i ndihmuar edhe nga errësira. Policia po kërkon në vendngjarje gëzhojën që është shkrepur nga pistoleta. Ngjarja Mbi 20 persona janë shoqëruar në lidhje me vrasjen e ish-kryeplakut të fshatit

Vrasja e ish-kryeplakut, pistat nga prona tek lidhja intime

PISTAT “Pistat e hetimit ndërKROATInga konfkohë shtrihen liktet e pronësise, tek dyshimet për një lidhje intime jashtëmartesore. Por nuk përjashtohet as vrasje për grabitje, pasi mësohet se 48-vjeçari kishte një shumë parash me vete”.

VRASJA “Qemal Alla, u vra KROATI mbrëmjen e së martës dhe sipas policisë, ish-kryeplaku është qëlluar me armë zjarri në momentin kur ka zbritur nga makina e tij për të hapur portën e shtëpisë”.

Shegas të Lushnjes, Qemal Halla. Ish-kryeplaku i fshatit Shegas në Lushnje u vra mbrëmjen e së martës pranë banesës së tij. Qemal Halla u qëllua në kokë me një plumb pistolete sapo kishte zbritur nga makina e tij 100 metra nga shtëpia. 48-vjeçari ka vdekur në vend dhe autori është larguar

menjëherë nga vendngjarja. Krisma u dëgjua nga fqinjët të cilët thanë se fillimisht nuk e kishin kuptuar çfarë kishte ndodhur. “Ishte ora 21:30”, tha një prej fqinjëve. Në zonë shkuan forca të shumta nga Policia lokale dhe efektivë të Forcës së Ndërhyrjes së Shpejtë. Ata ngritën postoblloqe dhe

ushtruan kontrolle, ndërsa kanë shoqëruar mbi 20 persona në policinë e Lushnjes që po merren në pyetje por ende nuk ka informacion nësë mes tyre është autori i dyshuar. Pistat Fqinjët por edhe policia e Shtetit në njoftimin zyrtar thotë se 48-vjeçari nuk ishte

TËRHEQJA

person problematik. Ai merrej me bujqësi, thonë të afërmit. “Në fshat dhe në lagje nuk ka pasur asnjë problem”, thanë fqinjët. Pistat e hetimit ndërkohë shtrihen nga konfliktet e pronësise, tek dyshimet për një lidhje intime jashtëmartesore. Por nuk përjashtohet as vrasje për grabitje, pasi mësohet se 48-vjeçari kishte një shumë parash me vete. Pas ngjarjes, autori është larguar pa u vënë re nga askush, i ndihmuar edhe nga errësira. Policia po kërkon në vendngjarje gëzhojën që është shkrepur nga pistoleta.

MIRDITË

Nehat Kulla: Do ta kryej gjithë dënimin Vdes pasagjerja, dy të plagosur N

ehat Kulla i dënuar me 20 vjet burg për vrasjen e Halim Gjuzit, ka kërkuar liri me kusht por pas 7 seancash gjyqësore dje u tërhoq nga kjo kërkesë. Me një vendim të papritur, Kulla kërkoi u tërhoq nga kërkesa për lirim me kusht, duke u shprehur se kërkon të kryejë të gjithë dënimin e mbetur. “Kam respektuar lejet shpërblyese. Kam gruan në gjendje të rënduar shëndetësore. Pjesën e mbetur të dënimit kërkoj ta kryej në shtëpi. Dua ta kryej gjithë dënimin”, është shprehur ai para gjykatës. Nehat Kul-

N

la është dënuar me 20 vite burg për vrasjen e shoferit të ish-zv/ministrit të Arsimit, Halit Shamata dhe qëndron në

qeli prej vitit 2005. Nehat Kulla, i njohur ndryshe si “Gjenerali”, nofkë e marrë përgjatë trazirave të 1997.

jë aksident i rëndë u regjistrua paraditen e së mërkurës, rreth orës 11:50 në rrugën e Kombit, përkatësisht segmenti Milot-Rrëshen. Një automjet tip “Benz” i drejtuar një një 47-vjeçar, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka mbetur e vdekur pasagjerja, 54-vjeçarja e identifikuar si Marie Përlika. Policia bën me dije se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe dy pasagjerë të tjerë. Në vendngjarje kanë nisur hetimet për rastin. “Rreth orës 11:50, në vendin e quajtur Munaz në Mirditë, shtetasi A.P 47-vjeç, banues në Lezhë, duke drejtuar mjetin tip

Benz ka humbur kontrollin e tij duke dalë nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën pasagjeria shtetasja M.P. 54-vjeç, banuese në Lezhë si dhe janë lënduar 2 pasagjerët e tjerë, shtetasi Gj.P. dhe shtetasia D.P, të cilët ndodhen

në spitalin e Rrëshenit, nën kujdesin mjekësor. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit”,-thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


FORUM OPINION Nga Ndue Dedaj

N

ë muzeun e shkollës së mesme të bashkuar të Gjadrit në Lezhë është dhe një biçikletë, përdorur për shumë vite nga mësuesi Gegë Rozhani, deri ditën e daljes në pension para pak vitesh. Shkolla mban emrit e njërit prej emrave të mëdhenj të ndërtimit të urave në Shqipëri, inxhnierit të shquar Gjovalin Gjadri, busti i të cilit të pret në hyrje të shkollës. Veçse në këtë shkrim nuk do të merremi me korrifejtë e shkencës si Gjadri, Karl Gega e të tjerë dijetarë nga Zadrima, ku u ndodhëm pak ditë më parë në shkollat e zonës, por me mësuesit e thjeshtë të fshatrave, të cilët gjithë pasurinë e tyre materiale të një jetë patën një "biçikletë" të thjeshtë, kurse ajo morale ishte e pamatshme. Dihet adhurimi që kemi për mësuesit që nga Rilindja Kombëtare, mund të citojmë dhjetëra poezi të shkruara për ta nga Llazar Siliqi, Ismail Kadare etj., apo të sjellim në vëmendje letrën e Abraham Linkolnit drejtuar mësuesit të djalit të tij., por nuk është e nëvojshme, pasi përmes këtyre radhëve duam të vëmë në dukje një fakt fatlum, mësuesit e tranzicionit e mbajtën gjallë shkollën shqiptare, në vitet kur ajo vërtet u hap me botën, por përjetoi jo pak sfida të brendshme. Kur shumëkush vazhdonte të pasurohej në mënyrë galopante, mësuesit mbetën po ata, idealistë dhe fisnikë të racës. Nuk u tunduan nga pasurimi me çdo kusht, jo se janë të varfër. Këtë përkushtim mund ta vëresh dhe në shkollat "Kosova", "Sabaudin Gabrani" apo "Sami Frashëri" në Tiranë, por dhe në ato të Kakarriqit, Gjadrit e Blinishtit në Zadrimë, sigurisht pa u ndalur vetëm tek ato. E vërteta është se këto shkolla janë një lajm i mirë i ndryshimeve demokrarike që kanë ndodhur në shkollën shqiptare të fshatit kohë pas kohe. Dikush mund të thotë po a nuk po mbyllën shkollat, kemi dëgjuar se kaq e aq shkolla, këtu e atje, janë mbyllur etj. Duke e lënë politikën matanë dyerve të shkollës, siç dhe po ndodh me in-

stitucionet arsimore, organet e tyre drejtuese dhe vetë Ministrinë e Arsimit, në shumë fshatra të malësive tona shkollat i ka mbyllur braktisja e madhe, ikja masive e banorëve, e cila u ka vënë "drynin" jo vetëm shkollave, por gjithçkaje që gjallonte aje: kullave të moçme, kopshteve e çerdheve, qendrave shëndetësore, librarive e vatrave të kulturës, sondave e galerive, punishteve të qumështit etj. Ky është problemi kombëtar i tranzicionit dhe shkolla s'kishte si të mbijetonte aty ku nuk kishte më njerëz. Në fshatrat Kuzhnen, Mërkurth e Lajthizë të Mirditës shkollat 8-vjeçare janë mbyllur qysh para 15 vitesh, të tjera më pas e kjo "hemoragji" nuk është ndalur as sot, pasi ne vazhdojmë të ikim e ikim drejt detit e përtej detit, sigurisht dhe nga politikat jo të fryshme të punësimit, zhvillimit të agroturizmit etj. Pikërisht për këtë kanë meritë të posaçme shkollat e sipërthëna të Zadrimës e të tjera, pasi, teksa kullat në faqet e malit braktiseshin dita-ditës, qendrat e arsimit e dijes modernizoheshin, për ta ndalur këtë ikje, që njerëzit të mos thoshin "po ikim se nuk kemi shkollë për fëmijët". Përndryshe, pse po i sjellim si shembull këto shkolla të periferisë? Për asgjë më shumë se normalitetin, në një shoqëri ku normalja e punës nuk është e tillë për shumëkënd tjetër. Standardin e tyre e tregojnë pikë së pari mjediset e pastra dhe funksionale, të kuruara estetikisht me të gjitha detajet, deri të "bluzat e bardha" të arsimtarëve, përkushtimi i nxënësve, mësuesve dhe prindërve për një proces mësimor cilësisht të ngritur, përfshirja e shkollës në jetën e komunitetit, mirëtrajtimi i fëmijëve me aftësi ndryshe etj. Nëse kemi një personel mësimor që punon normalisht, pa u tunduar se diku më tej janë kafenetë që zhurmojnë nga jo pak njerëz vegjetues, ende kemi një administratë shtetërore të korruptuar, që iu vardiset tendereve dhe aferave. Doemos një

16 E enjte, 11 TETOR 2018

Rrezatim nga shkollat e periferisë

qasje e tillë mund të duket anormale për një vend tjetër, të paraqesësh si vlerë profesionale e komunitare gjënë normale, por tek ne kjo është e nevojshme. Në këtë kuptim, shkolla sot është një lajm i mirë shqiptar, me gjithë mungesat dhe problematikat e veta. E rëndësishme është që figurës së mësuesit i është rikthyer dinjiteti, ai ka prej vitesh një pagë të pranueshme, nuk thirret më në tubime politike, nuk emërohet me lekë nën dorë, por përmes portalit "Mësues për Shqipërinë" etj. Shkurt, nuk është një "gjyhnaqar", si në vitet e para të tranzicionit, që në pushimet e verës i mbante sytë nga "Greku" për pesë lekë më shumë, por një zotëri, si njëqind vite më parë, kur arsimi shënonte një hop cilësor nën drejtimin e Luigj Gurakuqit dhe kur kishin fituar aq emër internatet e hapura në malësitë shqiptare, në Orosh, Krumë, Burrel, Dibër etj. Të flasësh për shkolla cilësore në qytetin e Lezhës është e lehtë, pasi ka një arsim të konsoliduar, që vetëm shkon përpara, duke synuar standardet europiane, por ta gjesh këtë zhvillim në periferi, kjo është për t'u shënuar. Në shkollën "Besëlidhja" të këtij qyteti, katër vitet e fundit, nën kujdesin e drejtorit të DAR-it Bardhok Pulaj është krijuar dhe një "shkollë muzike" të talentuarisht, me pedagogë vendas dhe

të tjerë që vijnë nga Tirana dhe Shkodra. Të regjistrohesh në klasat e saj muzikore nuk është paspak e lehtë, pasi duhet të konkurosh para një jurie profesioniste. I kemi parë artistët e vegjël të qytetit të japin shfaqje, përfshi dhe ato kushtuar Vitit të Skënderbeut, duke filluar nga 17 janari i këtij viti dhe i kemi duatroktitur fort. Ky është një model që ka rrezatuar dhe në periferi. Në të gjitha shkollat e Lezhës, të qytetit dhe të fshatit, vëren afishe të ndryshme kushtuar figurës së Heroit Kombëtar dhe punime artistike të nxënësve. Edhe një përvojë tjetër, biblioteka shëtitëse nëpër shkollat e fshatrave të Bregut të Matës, Zadrimës e deri Kashnjetit malor e ka urbanizuar zonën në një mënyrë të re. Vlen në këtë mes dhe tradita. Gjithëhere kjo trevë ka qenë arsimdashëse, që nga shkolla e Blinishtit e shekullit XVII, kolegji françeskan i Troshanit në shekullin XIX, famullia e Kuklit e Ndre Mjedës në shekullin XX e deri te fëmijët e Blinishtit që me gëzhojat e 97-s derdhen Kumbonën e Paqes duke u bërë shembull në të gjithë Shqipërinë. Shkollat e qarkut të Lezhës shtrihen nga Shëngjini buzë detit, në Domgjon të Mirditës e Gallatë të Kurbinit rrëzë "Malit të Skënderbeut". Secila nga ato ka krijuar profilin dhe historinë e saj. Shkolla e mesme e bashkuar e Perlatit

në Mirditë festoi këtë vit 100-vjetorin, ku ish-mësues e nxënës kishin ardhur nga Tirana e rrethet e tjera e gjer emigracioni. Mësuesit e kanë kapur trendin e kohës, bashkë me nxënësit dhe prindërit, por dhe komunitetin, i cili po bëhet përherë e më aktiv për problematikat e shkollës. Duken detaje të vogla, por me domethënie. Në njërën nga klasat e katra të Ciklit të Ulët në Rrëshën, në orën e Qytetarisë, pyetjes së mësueses se çfarë do të bëhej (kur mjaft të tjerë përgjigjeshin: doktoreshë, futbollist, polic etj.), një vajzë i përgjigjet: "Unë do të bëhem mësuese, të mësoj njerëzit, pasi shoh ty se si përpiqesh të na mësosh ne". Rikthemi te tri shkollat me të cilat e nisëm shkrimin, Kakarriq, Gjadër dhe Blinisht. Janë orët e mesditës dhe mësimi ka mbaruar. Teksa biçikleta e vjetër e mësues Gegës hesht ne muzeun e shkollës, mësuesit dhe nxënësit hipin nëpër autobuzët komod të firmës së transportit "Marnikolla" dhe shpërndahen nëpër shtëpitë e tyre, për t'u takuar sërish mëngjesin tjetër në stacion. Kur urbanizimi shtrihet dita-ditës drejt fshatit, për çka luftonte fort dhe misionari Dom Antonio Sharra në këtë rajon, Lezha nuk është më periferi krahasuar me Tiranën dhe shkollat e Zadrimës nuk janë periferi krahasuar me qytetin e Lezhës...

LETRA NË REDAKSI

Spitalet dhe ambulancat, më mirë se 5 vite më parë T

ë shkoje në spitale në atë kohë, nuk gjeje gjë tjetër veç kioska qebabtore, restorante të pa kontrolluara dhe plehra. Në oborret e spitalit "Nënë Tezera", me të marrë drejtimin e Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja jo vetëm ç'farosi kioskat në oborret e spitalit, gjithashtu ai bashkë me stafin e tij, emëroi drejtoresh spitali sot ministren

e sukseshme, Ogerta Manastirliu, ku u punua pa reshtur për një shëndetësi bashkëkohore, me aparatura modern dhe komode. U përmirësua sistemi në kirurgji dhe në laboratore. Kjo maxhorancë vërtet ka standarde në shëndetësi, në rrugë, arsim, kulturë, polici, kopshte, çerdhe etj. Sot Sanatoriumi, ku dua të përshëndes për punë cilë-

sore dhe komode, Kadri Morinën. Nuk gjej fjalë për të falënderuar kontributin, durimin, qetësinë, pastërtinë dhe humanizmin njerëzor të mjekëve, infermierëve për t'iu ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve me një shërbim sa më cilësor. Zonja ministre Ogerta Manastirliu, dua të vlerësoj punën tuaj të palodhur me stafin dhe zv.ministren,

Mira Rakacolli. Vlerësoj në mënyrë të veçantë doktorët e kardiologjisë si: Ormir Shurdha, Edvin Prifti, Arkel Duka, Artan Gode, Vilma Paparisto, Arel Demiraj, Danjela Teferici dhe Idriz Balla. Pa përmendur, ushqimi është në standard europian dhe me shumë shije. Dua të falënderoj mjeken e familjes, Sonila Muca, kardiologen Ëngjëllushe Hasani,

Brunilda Shirola, një mjeke e palodhur dhe shumë modeste në punën e saj. Ajo ka fituar respektin dhe zemrat e banorëve të ambulancës nr.3 në Tiranë. Unë që shkruaj jam i shtruar në pavijonin e kardiologjisë, ku u operova nga zemra dhe jam shumë i kënaqur nga shërbimi dhe cilësia e gjithë personelit. Fiqiri Bali


KULTURE

17 E enjte, 11 TETOR 2018

Oriku, zbulime të reja në qytetin antik Në qytetin antik të Orikut, të ndodhur pranë qytetit të sotëm të Orikumit, në Vlorë, i themeluar nga Eubeati në shekullin Vl p.e.r, janë zbuluar gjatë vitit 2018 një sërë të dhënash të reja arkeologjike. Këto zbulime u nxorën në dritë në sajë të gërmimeve arkeologjike të kryera gjatë 2018 në kuadër të projektit shqiptaro-zviceran (Instituti i Arkeologjisë së Tiranës dhe Universiteti i Gjenevës në Zvicër) nga fushata e gërmimeve për vitin 2018, raporton agjencia telegrafike shqiptare. Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë ka publikuar online një video ku arkeologët shqiptarë dhe të huaj tregojnë për këto gjetje në qytetin e Orikut. Arkeologu Gionata Consaga shprehet se "gjendemi në sektorin e jugut në qytetin antik të Orikut , ku rinisëm gërmimet pas një sondazhi të kryer në vitin 2012. Kemi gjetur këndin e një fortifikimi të ndërtuar

shumë mirë, këndin e një muri 1,5 metra të gjerë". "Pikërisht në këtë pikë ka elementë që fiksojnë blloqet në kënd të cilat krijojnë një strukturë shumë solide. Periudhat e këtyre strukturave ende nuk i dimë, por mendojmë që i përkasin periudhës antike midis shekujve II, III dhe IV Para Krishtit. Datimi i këtyre strukturave është një objektiv për vitin e ardhshëm", nënvizoi Consaga. Sipas tij, diçka tjetër interesante në këtë sektor është edhe gjetja e disa objekteve qeramike, të cilat datojnë në shek II dhe III Pas Krishtit, pra të periudhës Imperiale Romane nga e cila nuk kishim gjurmë në Orik deri më sot. Saimir Shpuza nga Instituti Arkeologjik i Tiranës shprehet se këtu jemi në gërmimet në fontanën monumentale të Orikut. Këtë vit volumi i gërmimeve ka qenë shumë më i madh .Kemi arritur të zbulojmë një sipërfaqe të madhe të sheshit që ndodhet para fontanës, kemi

arritur të kuptojmë gjithashtu edhe limitin jugor të këtij monumenti". "Kjo na jep mundësinë që vitin tjetër të programojmë gërmime në shkallë më të gjerë në pjesën veriore të fontanës. Gjithashtu janë shumë të rëndësishme gjetjet që vijnë nga ky sektor për kët vit, të cilat janë shumë të pasura dhe përfshijnë një kuadër kohor shumë të gjerë që fillon nga shekulli i V para erës sonë dhe vazhdon deri në shekullin e X të erës sonë", theksoi Shpuza. Ndërsa Jean Terrier , bashkëdrejtor i projektit thekson se "këtu kemi një gërmim të madh sepse kemi zbuluar kisha të ndryshme nga shekulli XII deri në mesjetën e vonë. Është shumë interesante, pasi kjo pe-

riudhë është shumë e rëndësishme për Orikun pra fundi i shekujve VIII dhe IX. Kemi gjetur banesa të ndryshme në pjesën e poshtme të kodrës dhe në majë të saj gjetëm këto kisha, të cilat janë shumë të rëndësishme për historinë e Orikut. Kemi gjetur varre të ndryshëm me shumë material". "Tani po mendojmë si ta konservojmë këtë sit. Dhe po shikojmë se çfarë mund të bëjmë në dy vitet e e ardhshme për vizitorët që duan të vijnë dhe të kuptojnë historinë e Orikut", tha ai. Qyteti antik i Orikut shtrihet pranë qytetit të sotëm të Orikumit, themeluar nga Eubeati në shekullin Vl p.e.r., në trojet e fisit ilir të amantëve, mbi kodrën e njohur me emrin Paleokastër. Përmen-

det nga autorët antikë të shekullit të V p.e.r., si port i rëndësishëm i Adriatikut. U shfrytëzua nga romakët në luftërat kundër ilirëve dhe maqedonëve, luajti një rol të rëndësishëm në luftën civile midis Cezarit dhe Pompeut. Në shekullin Vll, pranë tij u ndërtua kisha e Marmiroit dhe disa kisha të tjera që në themel të emrit të tyre kanë emrin Maria. Këtë gjë e shohim tek manastiret e Ardenicës (Lushnje), Apolonisë (Fier), Manastirin rrënojë të Ballshit, Manastirin e Zvërnecit, Manastirin e Dhërmiut, etj.. Sot, qyteti i Orikumit mbetet një destinacion turistik tepër i preferuar për natyrën detare dhe malore, për historinë dhe kulturën, për detin dhe plazhet ranore.

"Nadar, mes rregullave dhe tekave", ekspozita tek "Marubi"

Projekti "Arkeologu i vogël" afron brezin e ri me historinë Projekti "Arkeologu i vogël", këtë herë kishte protagonistë nxënësit e shkollës publike "Kosova", të cilët vizitojnë Muzeun Historik Kombëtar. Fëmijët të shoqëruar edhe nga mësueset e tyre, si fillim bënë një guidë në muze. Ata u njohën imtësisht me Pavijonin e Lashtësisë dhe me

objektet e zbuluara në vite prej ekspeditave arkeologjike. Më pas nxënësit u drejtuan për në atrium ku zhvilluan pjesën tjetër të aktivitetit, që kishte të bënte me imitimin e gërmimeve dhe gjetjen e objekteve antike. Pas gërmimeve fëmijët vizatuan objektet të cilat i kishin gjetur

vetë. Qëllimi i këtij aktiviteti është që fëmijë të moshave të ndryshme të vijnë në muze dhe të njihen më nga afër me historinë e vendit tonë. Konkretisht, projekti në fjalë i njeh nxënësit me procesin e gërmimeve që bëjnë arkeologët gjatë ekspeditave të tyre në terren.

M

uzeu Kombëtar i Fotografisë "Marubi" solli për publikun ekspozitën "Nadar. Mes rregullave dhe tekave" e kuruar nga Michel Poivert. Në këtë ekspozitë studioja fotografike më prestigjioze e Francës të fundshekullit XIX dhe fillim shekullit XX vjen me një përzgjedhje unike imazhesh nga atelieri Nadar, që na tregon se si portreti klasik i "burrave të mëdhenj " të shekullit XIX, i shpikur nga Félix, i la vend suksesit të fotografisë së aktorëve të teatrit të fotografuar nga i biri Paul në fillim të shekullit XX. Tregu i portretit kalon nga kthjellësia në fantazi, duke na rrëfyer zhvillimin e një shoqërie ku kodet e famës ndryshojnë. Kjo ekspozitë vjen si një bashkëpunim me Muzeun e Fotografisë Jeu de Paume në Paris, Médiathèque de l'architecture et du patrimoine, Ministrinë e Kulturës të Shqipërisë dhe Francës me mbështetjen e Ambasadës së Francës në Tiranë. Publiku shijoi ekspozitën me imazhe interesante dhe mjaft me vlerë në ambientet e Muzeut Kombëtar të Fotografisë "Marubi", Shkodër.


SHOWBIZ

18 E enjte, 11 TETOR 2018

Katër muaj pas vdekjes, XXXTentacion nderohet me çmim në AMA-s Nëna e të ndjerit XXXTentacion ka pranuar çmimin "Favorite Soul/R&B Album", që reperi mori në American Music Awards 2018 mbrëmjen e së martës. Kleopatra Bernard dha një fjalim të shkurtër, duke falenderuar fansat e djalit të saj dhe ata që e ndihmuan të fitonte çmimin. "Jam e nderuar që ta pranoj këtë çmim në emër të djalit tim", tha Bernard. "Do të doja të falënderoja AMAs, fansat e tij dhe të gjithë ata që e bënë këtë të mundur." 20-vjeçari para se të vdiste u nominua

për Artisti i ri i Vitit dhe Albumi i preferuar Soul/ R&B, për albumin e tij "17" të vitit 2017. Ai fitoi çmimin "Artisti i ri më i mirë në BET Hip-Hop Awards" gjatë fundjavës. Nëna e tij gjithashtu e pranoi çmimin në emër të tij. Reperi, emri i vërtetë i së cilit është Jahseh Onfroy, u vra tragjikisht në qershor pasi u doli nga një dyqan motorash në Florida. Zyrtarët thanë dy persona të armatosur dhe të maskuar i prenë rrugën me makinë XXXTentacion dhe e qëlluan shumë herë.

Hiti që sfidon fuqishëm "Despaciton" thyen rekord në ditën e parë Më në fund është publikuar klipi muzikor "Taki taki" me artistët më të pëlqyer të momentit. DJ Snake, Selena Gomez, Ozuna dhe Cardi B janë shfaqur me të kuqe në projektin latin që pritet të sfidojë fuqishëm "Despaciton". Ka vetëm pak orë që është publikuar dhe është më i klikuari për sot duke arritur gati 5 milionë kliklime. Ishte ideja e DJ Snake për të

Nuk flasin, por u veshën me të "njëjtin" fustan Ndonëse dy këngëtaret me origjinë nga Shqipëria nuk flasin me njëra-tjetrën, Dua Lipa dhe Rita Ora janë shfaqur mbrëmjen e djeshme në tapetin e kuq të "American Music Awards 2018" me të njëjtin fustan. Me fustanet që vinin ngushtë deri poshtë kyçeve të këmbëve dhe hapjen poshtë, Rita dhe Dua kishin zgjedhur pothuajse të njëjtin model fustani.

Drejtoi makinën në gjendje të dehur, arrestohet Katie Price Katie Price raportohet se është arrestuar në orët e para të mëngjesit e së mërkurës, pasi drejtoi makinën në gjendje të dehur. Sipas The Sun, 40-vjeçarja kishte qenë në festën e ditëlindjes së ish të dashurit të saj dhe më pas aksidentoi Range Roverin e saj në një shkurre. Ajo u dërgua në një stacion të policisë në jug të Londrës. Ndërsa policia ka nisur hetimet për ish modelen.

bërë këtë bashkëpunim, i cili tha për Billboard se donte të bënte një rekord regatoni për klubet e natës dhe gjeti dy mbretëresha, kështu i cilëson Selenës dhe Cardin. Titulli i këngës është vendosur nga Ozuna dhe është një lloj kërcimi tepër ritmik dhe sensual që transmetohet tek publiku vetëm me anë të muzikës.

Gigi Hadid transparente tek ditëlindja e Bellës Supermodelja Bella Hadid festoi të martën (9 tetor) 22-vjetorin e lindjes. Dhe në këtë ditë të rëndësishme për të, ishin pranë saj njerëzit më të dashur. Midis tyre edhe motra Gigi. Supermodelja u shfaq në ditëlindjen e Bellës me një bluzë të zezë transparente, që i zbulonte reçipetat.


VIP

19 E enjte, 11 TETOR 2018

Raffaella Fico mbron Ronaldon: "Është xhentil, me të 11 muaj dashuri" "Kam qenë e lidhur 11 muaj me Cristiano Ronaldon në kohën kur luante me Manchester United. Ishin 11 muaj dashuri". Raffaella Fico mbron kampionin portugez, i cili po përballet me akuza për përdhunim që datojnë në 2009-ën, pak ditë para takimit me ish pjesëmarrësen e Big Brother Itali. Kur ndodh diçka e tillë, habitesh. Ronaldo është një djalë normal, i qetë, i thjeshtë dhe me mua ka qenë një burrë vërtetë xhentil". E ftuar në "Un Giorno da Pecora" Rai Radio1, vajza italiane e showbiz-it, napoletania ka rrëfyer marrëdhënien e saj me Cristiano Ronaldon. E pyetur rreth sjelljes së tij në shtëpi, ajo përgjigjet: "Stërvitej edhe në shtëpi, bënte abdominalet. Pas darke. Shihte një film, qetësohej dhe punonte me abdominalet: 4 ose 5 seri nga 20 herë". Çifti është njohur në një bar të njohur në Porto Cervo në mes të qershorit në vitin 2009, ndërkohë që takimi i parë në të cilin çifti u "kap mat" ndodhi në

Lisbonë më 27 qershor 2009, në prapaskenën e koncertit të Elton John. Ishte dashuri e vërtetë, të paktën nga ana e Fico-s, e cila në të përjavshmen "Chi" deklaronte: "Besoj vërtet në këtë ndjenjë. Kam besim. Kam frikë se mos gaboj. Nuk kërkoj publicitet dhe nuk dua ta humbas.

Dëgjohemi vazhdimisht dhe shkëmbejmë mesazhe dhe unë po mësoj portugalisht." Më pas historia e dashurisë u shpërbë, por Fico-s duket se i kanë mbetur kujtime të bukura dhe ende nuk arrin t'u besojë akuzave që shpërthyen mbi "fenomenin" e Juves.

Taylor Swift hyn në historinë e AMAs Taylor Swift mori në shtëpi çmimin më të madh të AMAs "Artisti i Vitit". Por suksesi i këngëtares nuk është ndalur me kaq. Ylli i muzikës ka thyer rekord duke u bërë artistja e vetme femër që fiton 22 çmime. Swift theu rekordin e Whitney Houston, që ka marrë 21 çmime. Taylor siguroi çmime si Albumi i Preferuar, Pop/ Rock dhe Turneu i Preferuar i Vitit. "Çdo herë është ndryshe,"-tha këngëtarja. "Dhe këtë herë unë dua që të dini se kjo për mua përfaqëson inkurajim, motivim që të bëhem më e mirë, të punoj më shumë dhe të përpiqem t'ju bëj krenarë sa më shumë që mundem". Ajo zotëroi mbrëmjen e madhe në çastin kur filloi ceremonia e AMAs 2018, duke hapur shfaqjen në mënyrë spektakolare me një performancë të zjarrtë dhe magjepsëse me këngën Reputation.

Dua Lipa zë vendin e parë në AMA E vetmja mënyrë për ta kthyer një veshje klasike në një moment të paharrueshëm është manikyri në ngjyrë të verdhë neon. Dua Lipa u shpall nga "Vogue", si femra me manikyrin më të bukur në eventin e ndarjes së çmimeve. Ajo u sigurua që të gjithë të kthenin sytë te manikyri neon në tapetin e kuq të "American Music Awards 2018". Fustani i bardhë dhe makijazhi i lehtë morën tjetër përmasë me të verdhën e shndritshme të manikyrit.

Tom Cruise nuk njeh moshë, asnjë ndryshim për 32 vite Aktori Tom Cruise duket që s'ka ndryshuar aspak për më shumë se tre dekada. 58-vjeçari është protagonisti i filmit "Top Gun Reboot" që filloi para dy ditesh xhirimet në Kaliforni. Ai mori famë të madhe në vitin 1986, por provoi se nuk ka asnjë ndryshim në paraqitje pas shumë vitesh. Tom dukej tepër seksi në një xhaketë teksa ngiste një motor. Ndërkohë të gjithë ndjekësit po presin me padurim që filmi ku është protagonist të dalë në kinema. Por ende nuk është dhënë një datë e saktë për "Top Gun Reboot".

Adelina Ismaili në rresht të parë me flamurin e LGBT-së Këngëtarja Adelina Ismaili ashtu siç kishte paralajmëruar edhe e mbajti premtimin e saj, duke marrë pjesë në "Paradën e Krenarisë". Dhe, përveçse mori pjesë në paradë, edhe i priu asaj me flamurin e komunitetit LGBT. Parada u mbajt përgjatë tri shesheve të kryeqytetit, "Skënderbeu", "Nënë Tereza" dhe "Zahir Pajaziti". Pjesëmarrës të shumtë kërkuan më shumë të drejta për komunitetin LGBT. Adelina Ismaili gjithmonë ka shprehur hapur mendimin e saj për më shumë të drejta për komunitetin LGBT ashtu si dhe shumë këngëtare të tjera si Dua Lipa, Rita Ora, etj..


SPORT ISH-TRAJNERI

20

E enjte, 11 TETOR 2018

Hafizi: Më pëlqeu skema e Panuccit, sulmuesit ishin konfuzë Ish-trajneri i Kombëtares, Astrit Hafizi, në studion e “Supersport” pas miqësores me Jordaninë, bëri një analizë për këtë takim, nga ku deklaroi: “Këto ndeshje vlejnë për idetë e trajnerit, për ndeshjet e ardhshme. Mund të ketë marrë indicie për individë të veçantë. Rezultati nuk ndikon

shumë te mërzitja e trajnerit nga këto miqësore. Penalltia e padhënë ndaj Grezdës? Do më vinte keq nëse kjo nuk do u jepte në ndeshje zyrtare. Ishte, por në ndeshje miqësore, këto raste dalin në plan të dytë. Loja e kuqezinjve? Me një skemë të tillë, për nivelin tonë të futbollit, kjo më pëlqen. Pasi

jemi më të mbledhur, duke u fut edhe krahët, bëhemi një skuadër më e lidhur. Kemi mundësi të dalim edhe nga krahët. Nëse do jenë lojtarët e duhur. Duke parë lojtarët aktualë, do më pëlqente Roshi për shembull, në krahun e djathtë. Ai luan edhe në ofensivë, edhe mbrapa. Edhe

Në miqësoren e luajtur në “Elbasan Arena”, kuqezinjtë krijuan shumë pak për të fituar

Shqipëria zhgënjen ndaj Jordanisë, barazim pa emocione në miqësore S

hqipëria nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”. Kuqezinjtë e drejtuar nga Christian Panucci kanë zhgënjyer duke zhvilluar një lojë të dobët, ndaj një kundërshtari modest. Sfida nuk nisi mirë për Shqipërinë, teksa sinjalin e parë e dhanë miqtë me Bakheet, i cili depërton mjaft mirë në zonë, por goditja e tij është për t’u harruar. Në krahun tjetër Mihaj ishte i pafat në debutimin me kuqezinjtë, pasi u detyrua të braktiste fushën e lojës që në minutën e 6-të, pas një dëmtimi në kavilie. Kuqezinjtë japin sinjalin e parë në minutën e 11-të me Grezdën, i cili godet jashtë kuadratit pas një pasimi nga Gavazaj, ndërkohë që disa sekonda më pas vonohet në goditje edhe pse ishte në një pozicion të favorshëm. Në minutën e 23-të pas një këmbëngulje të Xhakës dhe Grezdës në krahun e majtë, Lila në fund goditi në hyrje të zonës, por tentativa e tij është ndalur nga mbrojtja mike. 2 minuta më pas Grezda rrëzohet brenda zonës nga një ndërhyrje e Khattab, por arbitri vijoi lojën. Në minutat në vijim, loja është e balancuar, teksa Panucci nuk ka mbetur aspak i kënaqur me futbollistët, duke u bërë shenjë që të sulmojnë më shumë. Në minutën e 44-t vjen aksioni më i mirë i pjesës së parë me Binakun, i cili depërtoi mjaft mirë në krahun e majtë, krosoi në zonë, por goditja e Manaj me të majtën u ndal lehtësisht nga portieri Yaseen. Pjesa e dytë nisi menjëherë me tre zëvendësime nga trajneri Panucci. Xhakam Grezda dhe Ramadani lanë fushën e lojës për Balajn, Noj si dhe Uzunin, teksa për këtë të fundit ky është një debutim absolut me kombëtaren. Menjëherë që në start Manaj provoi me një goditje

Shqipëri-Jordani

0-0

Shqipëria: Berisha, Lila, Gjimshiti, Manaj, Grezda (Balaj 46′), Xhaka (Ndoj 46′), Mavraj (Dermaku 54′), Binaku (Lenjani 61′), Mihaj (Veseli 7′), Ramadani (Uzuni 46′), Gavazaj. Jordania: Yasin, Shilbaya, Khattab, Abdel Rahman (Al Mardi 61’), Al Arab, Al Murjan (Ta’amari 79′), Al Samrieh (Al Raëashdeh 66’), Al Bakheet, Al Basha (Marei 81′), Ahmad Ersan Kartonë të verdhë: Lila 80′, Manaj 90′ / 27′ Obieda, Al Bakheet 87′, Bani Ateyah 89′

të fortë në hyrje të zonës, por sfera përfundoi jashtë portës së jordanezëve. Në minutën e 52-të, Balaj godet fluturimthi pas një goditje nga këndi, por portieri Yaseen është i vëmendshëm

duke larguar topin në goditje nga këndi. Kundërpërgjigja e Jordanisë vjen në minutën e 58-të me Bakheet, i cili tentoi të befasonte Berishën me një goditje-krosim. Kështu Mavraj

largohet për t’i bërë vend Kastriot Dermakut, ndërsa Lenjani ul në stol Binakun. Në minutën e 63-të, Veseli përfitoi nga rrëmuja në zonën e Jordanisë për të provuar, por goditja e tij është shumë e lehtë për portierin. Në minutën e 70-të Rey Manaj provon dy herë në hyrje të zonës, por në të dyja rastet bllokohet në zonë nga mbrojtja jordaneze. Në minutën e 85-të pas një kombinimi të mirë në hyrje të zonës, Uzuni provoi me një goditje të fortë, por tentativa e sulmuesit debutues u ndal në shtyllën e majtë të portierit Yaseen. Kuqezinjtë provuan që të

në krahun e majtë, kemi disa alternativa. Skuadra ishte pak e prekopuar në disa veprime gjatë lojës. Sulmi më shqetëson, sepse jemi të turbullt dhe të nxituar, shumë konfuzë ndonjëherë. Nëse do kemi një qartësi më të mirë në portë, do jetë më mirë”, deklaroi Hafizi.

SULMUESI

Manaj: E vështirë të shënoje ndaj një ekipi që mbrohet aq shumë

Sulmuesi i kombëtares Rey Manaj, tha pas ndeshjes kundër Jordanisë se skuadra duhet të punojë për të marrë rezultate pozitive që në duelin në vijim ndaj Izraelit. “Nuk jemi ende një skuadër, duhet të mësohemi të luajmë për njëritjetrin, sepse nëse nuk e bëjmë këtë është e vështirë në fushë Manaj mendon se edhe Jordania ia bëri të vështirë Shqipërisë në “Elbasan Arena”. “Kemi bërë një ndeshje të mirë, skuadra e Jordanisë ishte vendosur mirë në mbrojtje dhe pavarësisht se nuk është një skuadër e madhe, e bëri të vështirë. Sepse kur të gjithë luajnë mbrapa është e vështirë të shënosh. Tani kemi ndeshjen e radhës në Izrael dhe duhet të shkojmë atje për të marrë tri pikët”, deklaroi sulmuesi që ishte një ndër më të mirët te skuadra kuqezi.

ndërtonin aksione sulmuese në minutat e fundit, por e kishin të vështirë edhe falë agresivitetit të jordanezëve. Në sekondat e fundit Balaj kishte një shans të artë pas një goditje me këndi, por sfera përfundoi jashtë kuadratit. Tashmë kuqezinjtë do të kërkojnë të lënë pas këtë ndeshje dhe të rikuperojnë energjitë për sfidën e Ber Shevës ndaj Izraelit, të vlefshme për Ligën e Kombeve, takim ku fitorja ka vlerë shumë të rëndësishme për Shqipërinë.

MBLEDHJA

Futbollistët përzgjedhin Mavrajn si kapitenin e ri të kombëtares Kombëtarja e Shqipërisë ka luajtur mbrëmë miqësoren ndaj Jordanisë, ndërkohë që para duelit u zgjodh dhe kapiteni i ri i kombëtares. Jo më një rregull që lidhej me numrin e ndeshjeve, por me vendimin e vetë futbollistëve. Dje është bërë një mbledhje mes trajnerit dhe futbollistëve dhe kështu është vendosur që shiritin e kombëtares së Shqipërisë ta mbajë në krah përfundimisht

Mavraj, për të cilin Panucci foli mjaft mirë në konferencë. Sakaq, zv kapiten zgjidhet Andi Lila. Mavraj ka luajtur me Shqipërinë 40 ndeshje, ku ka realizuar edhe 3 gola. Mbrojtësi debutoi me kuqezinjtë në startin e epokës “De Biasi”, Qatar-Shqipëri 1-2, në maj të vitit 2012. Trajneri Panuçi, edhe në konferencat për shtyp të dhëna kohët e fundit, kishte thënë se rregulli për ta

ndryshuar sipas mungesave dhe numrit të ndeshjeve në total do të vijonte, por tani është bërë një kthesë radikale, pasi edhe mediat kanë kërkuar që të mos eksperimentohet më. “Nuk shoh një lider, duhet të vijnë djemtë të ma thonë dhe ta zgjedhin!”, u shpreh italiani. Në minutën e 74-t, Bekim Balaj tentoi në një goditje dënimi, por gjuajtja e tij ishte për t’u harruar.


SPORT

21

E enjte, 11 TETOR 2018

Strategu italian është justifikuar pas ndeshjes me mungesën e fatit dhe të disa futbollistëve

T

rajneri i Kombëtares sonë, Christian Panucci u shpreh i kënaqur për lojën e skuadrës së tij, të cilës sipas tij i mungoi vetëm goli në miqësoren ndaj Jordanisë. Strategu italian theksoi se lojtarët do të bëjnë një paraqitje më të mirë në duelin zyrtar ndaj Izraelit.“Natyrisht, kishim shanset tona. Kishim 5-6 raste dhe e meritonim fitoren. Kur luan kundër një skuadre si Jordania, dihet se do të jetë e vështirë që të shënosh, pasi ata janë një skuadër që vetëm mbrohen. Ata mbrojtën me 10 futbollistë dhe ishte e vështirë për ne. Gjithsesi, e merituam fitoren. Eksperimentet? Katër ditë për tu rikuperuar shkojnë mirë. U kushtëzuam pak edhe nga dëmtimet, si Mihaj e Ramadani, por as Gjimshiti nuk mendohej të luante 90 minuta. Gjithsesi, kemi disa ditë kohë për tu rikuperuar. Mungesa e Hysaj? Preferuam më shumë që të punonte. Vjen nga një muaj shumë i ngarkuar ashtu si dhe Basha me Memushajn. Ka pasur ngarkesë të madhe. Vendosa të mos luaj për këtë arsye. Për sot nuk mund t’iu them asgjë për lojtarët. Kanë qenë serioz, dhanë gjithçka. Më vjen keq që nuk shënuam edhe pse krijuam shumë. Paraqitja? Për sot, nuk mund të them asgjë për lojtarët. Kanë qenë seriozë dhe profesionistë, duke dhënë maksimumin. I kishim mundësitë të fitonim takimin, por na mungoi vetëm goli. Skemat? Me mbrojtjen me 3, ishim më pak të sforcuar. Por dëmtimet në kushtëzuan dhe ndryshuam skemën në pjesën e

Panuçi: Meritonim që të fitonim, na kushtëzuan dëmtimet SHKODRANI

Balaj: Luajtëm mirë në pjesën e dytë, golin e gjejmë në Izrael

dytë. Kur luajmë me katër, jemi më të familjarizuar dhe bëmë shumë mirë”. Debutuesit? Uzuni bëri ndeshje shumë të mirë, ka kualitete të mëdha. Edhe Grezda bëri shumë mirë. Kishim raste, çka është pozitive. Paraqitja e sotme na bën optimistë për ndeshjen në Izrael”, përfundoi strategu italian. Panucci pritet të bëjë ndryshime të shumta në ndeshjen që do të luhet pas katër ditësh ndaj Izraelit dhe do të jetë shumë e rëndësishme

për Ligën e Kombeve. Strategu italian refuzoi që të fliste për “Supersport” pas ndeshjes. Kjo ka sjellë menjëherë reagimin e gazetarëve dhe të panelit të platformës dixhitale që transmeton edhe ndeshjet e Kombëtares Ilda Bejleri, e cila e priste me mikrofon në dorë trajnerin, e ka cilësuar arrogant dhe aspak korrekt trajnerin. Ndërkohë, ish-trajneri i kombëtares, Astrit Hafizi, e ka cilësuar të pavend sjelljen e trajnerit

SULMUESI

Grezda: Roli që më caktoi Panuçi nuk është për mua T

rajneri donte të provonte diçka të re, kishim shanset tona, por nuk ishte pasqyra jonë e vërtetë. Nuk bëmë një ndeshje të mirë, duke nisur nga unë, prej një lëndimi që mora në klub. Vetëm dje kam bërë stërvitjen e parë. Me Izraelin do kem formën më të mirë. Trajneri shprehet se shumica e futbollistëve nuk e ndjejnë peshën e fanellës. Çfarë ju ka thënë? Po, flasim shumë për këtë aspekt. Kualiteti nuk është kryesore në ekipin kombëtar. Duhet të japim maksimumin në çdo ndeshje ku futemi. Pozicion i ri pas sulmuesit sot në Kombëtare. Si u ndjeve? Loja ime me shpinë nuk

të Komëbtares. “Të gjithëve nuk na pëlqen të flasim kur punët nuk janë mirë, ndërkohë që jemi të deytruar të respektojmë mediat dhe opinionin publik. Sjellja e trajnerit ëhstë e papranueshme. Ai e nënvlerëson shumë Shqipërinë dhe teksa u kërkon lojtarëve të jenë profesionistë, për vete jep shembullin e kundërt. Tërësisht e papranueshme kjo sjellje. Nuk e kam parë në asnjë vend”, ka thënë Hafizi.

Sulmuesi i Shqipërisë, Bekim Balaj ishte ndër më të mirët në fushën e lojës, por ai nuk arriti që të gjente rrugën e rrjetës. Në prononcimin pas ndeshjes bomberi shkodran u shpreh: Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë, por nuk arritëm të shënonim. Kundërshtari u mbrojt mirë dhe rezistoi. Unë ndihem mirë kur luaj me një partner në sulm. Çdo ndeshje me ekipin kombëtar është shumë e rëndësishme, qoftë miqësore apo jo. Ne luajmë rralle me njëri-tjetrin, prandaj këto ndeshje na ndihmojnë shumë. Jemi optimistë për ndeshjen kundër Izraelit dhe shpresoj që të gjej golin në atë transfertë. Më vjen mirë që skuadra më ndihmon dhe më vendos në pozita goli. Sot kisha dy mundësi dhe me pak fat, topi mund të përfundonte në rrjetë. E rëndësishme është që të krijojmë raste”,- u shpreh Balaj

PORTIERI

Ujkani shpërthen për problemet me biletat: Nuk e meriton populli këtë K

është aftësia më e mirë. Kam bërë vetëm 3 ndeshje me Rangersin, dhe në këtë pozicion nuk kam luajtur shumë, vetëm me Spanjën. Nuk ishte ndeshja më e mirë, por do përpiqem të përmirësohem. Rasti i humbur në pjesën e parë? Ishte një aksion i bukur

nga Gavazaj, tentova të gjej cepin e portës, por është një gabim teknik. Penalltia? Nuk besoj se kam pasur ndonjë ndërhyrje më të fortë në karrierë. Mora një shtyrje shumë të fortë nga mbrapa. E lëndova edhe krahun. Ishte një penallti e pastër.

apiteni i Kosovës, Samir Ujkani, nuk i ka kursyer kritikat për mënyrën e shitjes së biletave për ndeshjen kundër Maltës të vlefshme për Ligën e Kombeve. Sipas portierit të “dardanëve” organizimi i shitjes nuk funksionin siç duhet dhe populli nuk e meriton një mënyrë të tillë trajtimi. Kur kanë dalë në shitje biletat për takimin Kosovë – Maltë, ka pasur radhë të gjata, shtyrje dhe incidente. Policia u detyrua të ndërhyjë, përdori spraj dhe gaz lotsjellës, e madje arrestoi edhe disa persona për prishje të rendit publik. “Ne kënaqemi shumë kur ka interesim të madh nga tifozët. Organizimi i shitjes së biletave nuk është në rregull, dhe

populli nuk e meriton këtë trajtim. Duhet zgjidhje më e mirë. Po e shohim në Facebook se po shiten bileta në të zezë. Populli nuk e meriton ta blejë një biletë me vlerë 2 euro më shtrenjtë. Jemi të kënaqur me përkrahjen e tifozëve tanë. E duam Kosovën dhe duam përkrahjen e tifozëve që ta kemi gjithmonë. Dëshirojmë ta çojmë Kosovën sa

ma lart”, tha Ujkani. Ai më pas u ndal te sfida e radhës kundër Maltës. “Besoj se Malta vjen këtu për të marrë pikë siç ia ka bërë me Azerbajxhanin, duhet pasur kujdes. E dimë që jemi duke luajtur kundër një ekipi me shumë eksperiencë, mosha e tyre është më e lartë se e jona. Duhet pasur respekt e kujdes”, vazhdoi kapiteni kosovar.


KURESHTI

22 E enjte, 11 TETOR 2018

Studentja lodhet nga fjalimet e familjes për burrin ideal, realizon dasmën e pazakontë Një vajzë beqare që u lodh me pyetjen se kur do martohet mori vendimin që të kurorëzohet me veten. Studentja e Oksfordit, Lulu Jemimah ishte tepër e lodhur nga fjalimet e familjarëve për martesën dhe mashkullin e ëndrrave. Kështu 32-vjecarja relizoi një ceremoni me familjarët dhe të afërmit, ndonëse ishteë shumë e zënë me studimet e masterit. Ajo veshi fustanin e bardhë dhe bëri ecjen tradicionale duke dhënë fjalim për mungesën e dhëndrit. "Jam e përkushtuar që të arrij qëllimet që ia kam vënë vetes, të fitojë tituj akademik. Por fakti që familjarët vazhdimisht më pyesnin se kur do të martohem, më bëri që ta ndërmarr këtë veprim, të martohem me veten", tha

Ndihmë, apo spiunim? Facebook kërkon futjen e kamerave në shtëpi

Lulu. Ajo pranoi se prindërit nga Uganda u habitën nga ky vendim, por mendoi se ishte mënyra më e mirë për t'iu përkushtuar studimeve dhe vetes. Dasma i kushtoi vetëm 2 funte, të cilat i pagoi për

taksinë që e çoi deri në vendin ku do vinin të ftuarit. Për të gjitha shpenzimet e tjera u kujdesën miqtë. Tani, Lulu vazhdon masterin për shkrimin krijues në universitetin prestigjioz.

Në prag të profecisë së tmerrshme, gjendet jetë në Detin e vdekur Të imagjinohet jetë në Detin e Vdekur nuk është gjë e thjeshtë. Mbi të gjitha për këdo që e ka vizituar liqenin e depresionit më të thellë të Tokës, 400 metra nën nivelin e detit. Megjithatë, disa kërkues që në vitin 2011, në disa zona me ujë më të ëmbël në Detin e Vdekur kanë gjetur forma jete, kryesisht baktere. Por, tani, zbulimi i fotoreporterit izraelit Noam Bedin shkon më tej. Fotografi i projektit "Dead sea revival project", ka fotografuar peshq që notonin në Detin e Zi. Një rrethanë që i bie të jetë shenjë e errët e një profecie

biblike të gjetur nga Ezechiele (një ndër profetët më të mëdhenj të Jeruzalemit), në të cilën thuhet se rikthimi i jetës në ato ujëra do të korrespondojë me fundin e botës. "Deti i vdekur është krejt tjetër, përveçse i vdekur. Është mrekullia e tetë e botës ka thënë Ezechiele shkruan tch. Për Biblën, në fakt zona përreth liqenit në të kaluarën ka qenë një nga me fertilet e rajonit, deri në shkatërrimin e Sodomes dhe Gomorres, shkatërrim që përmbysi edhe gjendjen e detit, duke e bërë të thatë dhe të privuar nga jeta.

Rrjeti social "Facebook" është bërë pjesë e pandashme e shoqërisë moderne. Më shumë si një mjet komunikimi, por edhe si paket ku njërzit informohen Facebook vijon të jetë kryesuesi i rjeteve sociale. Së fundmi është lançuar edhe pajisja më e re nga Facebook, një altoparlant inteligjent i pajisur me një aparat fotografik. Sipas ekspertëve përkatës, Portal dhe Portal + janë ndërtuar posaçërisht për video-telefonata, në mënyrë që tua bëj sa më të lehtë komunikim njerëzve me njëri-tjetrin. Bëhet e ditur se pajisja është në thelb një folës i zgjuar me një prekje që përfshin disa karakteristika unike. Facebook ka njoftuar se midis tyre është një sistem zbulimi i përdoruesit, i cili do të zmadhojë fytyrën e një personi ose do ta ndjekë atë kur të lëvizë nëpër dhomë. Ideja që qëndron prapa pajisjes është të bësh biseda video sikur të jesh në një dhomë me bashkëbiseduesin. Por kjo gjë po shihet me shumë skepticizëm nga përdoruesit e gjigantit virtual. Kjo vjen pas skandalit që plasi disa muaj më parë, ku të dhënat e përdoruesve ishin keqpërdorur.

Ketrat fluturues, "supermenët" me hedhje të guximshme në pyll Një set fotosh të habitshme online tregojnë momentin kur një grup ketrash duket sikur fluturojnë midis pemëve. Pete Walkden, 45 vjeç, nga Birmingham, mori fotografitë duke vizituar pyjet në malësitë skoceze pranë Inverness. Walkden, fotograf i kafshëve të egra, tha: 'Çdo ketër ka stilin e vet për të kërcyer. Disa duken shumë të sheshtë, ndërsa të tjerët kanë këmbët dhe bishtin e tyre në të gjitha drejtimet. "Bishti përdoret për të ndihmuar në balancimin e hedhjeve dhe është i shtrembëruar

dhe i tronditur kur ketri përplaset përmes ajrit". Kjo është veçanërisht e dukshme gjatë ditëve me erë, kur kafsha e lehtë mund të hidhet jashtë objektivit nga një stuhi ere.

Hapet restoranti ku mund të paguani me followersa në Instagram

Në Milano do të hapet restoranti i parë ku njerëzit do të paguajnë në bazë të numrit të ndjekësve në Instagram. Dy vëllezërit italianë, Matteo dhe Tommaso Pittarello, do hapin restorantin e ri ku do të ofrojnë 1 ose më shumë pjata falas bazuar në numrin e ndjekësve në rrjetin social më popullor. "Ne duam që klentët të luajnë me ne dhe të bëhen pjesë e projektit tonë", thanë vëllezërit. Sistemi është shumë i thjeshtë. Ju porosisni pjatën e parë dhe publikoni foton e saj në Instagram, duke bërë tag restorantin. Pastaj në varësi të nurmrit të njerëzve që ju ndjekin në Instagram ndryshon mënyra sesi do të paguani. Nga 1000 deri në 5000 ndjekës do të kenë një pjatë më të

lirë sesa ajo që kanë porositur. Nga 5 mijë deri në 10 mijë ndjekës do jenë dy pjata falas. Nga 10.00050.000 mijë deri në katër, 50.000100.000 do kenë 8 pjata falas dhe mbi 1000 ndjekës do porosisin gjithçka falas. Qëllimi i dy sipërmarrësve nuk është vetëm të tërheqë sa më shumë klientë por edhe që ata të cilët kanë më pak ndjekës, për shembull një mijë mund të hanë falas.


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 3. I vë zjarrin diçkaje a e hedh në zjarr dhe e bëj shkrumb e hi 5. Përfaqësia diplomatike më e lartë që ka një shtet pranë një shteti tjetër 10. Aktori Ndrek ..., i vetmi i kinemasë shqiptare që shkëlqeun me rolet e tij negative, të cilat i skaliti në pavdeksinë e kinemasë shqiptare 11. Çorbë e trashë, që bëhet zakonisht me oriz të zier shumë 12. Grup qytetarësh që banojnë dhe kontribuojnë për bashkëjetesë 18. Skaji më i hollë dhe i mprehtë i diçkaje, pjesa e diçkaje që vjen si thumb 19. Dokument që përmban të dhënat e akuzës së prokurorisë kundër një të pandehuri në gjyq 21. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 23. Drithërat duhen ashtu që të jenë të përdorshëm si miell 24. John ... lindi më 24 janar 1949 në Chicago, Illinois; vdiq më 5 mars 1982 në West Hollywood, ishte aktor dhe këngëtar nga SHBA me prejardhjen shqiptare 25. Rrethi i Pukës, ashtu e shënonte targën 26. Kokrrat e kësaj bime, përdoren zakonisht si ushqim për shpendët 27. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 29. Lum që lag Shkodrën 30. Gadishulli ... ose edhe Gadishulli Italian shtrihet në pjesën qendrore të regjionit të Evropës Jugore 31. Shkurre e viseve bregdetar nga të cilat mund të nxirret raki 32. Ai që shiste me pakicë gjëra ushqimore dhe disa sende të vogla për nevoja shtëpiake 35. Pemë që bën fruta me kokërr të verdhë, të mëdha dhe të mbuluara me pak push, e me erë të këndshme 36. Lëng pa ngjyrë e i tejdukshëm si uji, me shije si të kripur, del nga sytë 37. Jean ..., skulptor, piktor dhe poet gjerman 38. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 39. Përcaktoj me anë të një mase madhësinë, vëllimin, përmasat etj. të diçkaje 41. Avni ... ka lindur më 28 janar 1976 në Pejë, është aktor, producent dhe regjisor shqiptar nga Kosova 43. Organizmi fillestar i bimëve që formohet në farën e tyre nga qeliza e pllenuar 45. Që e lidhin burrat si nyjë rreth qafës nën jakën e këmishës dhe e lëshojnë përpara mbi gjoks 47. Rrethi i Mirditës, e kishte asht targën 48. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 49. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 53. Tërësia e trajtimit farmaceutik apo popullor ndaj një lëngimi, sëmundje 56. Ajo është e folme e një shtrese, a një grupi njerëzish të një profesioni 59. Që rri në një vend, që nuk rrjedh, i fjetur, i ndenjur 61. Njihet si kryeqyteti i Bjellorusisë 62. Ka edhe atë emër, një bar, kafeteri, pijetore, por edhe një

E enjte, 11 TETOR 2018

Nga Albert VATAJ

grup personash me interesa të përbashkëta profesionale 64. Një e tillë të çon në gjyq 65. Ndërtesë e thjeshtë përdhese, e bërë me thupra të thurura, me qerpiçë, me gurë etj. 66. Koreja e Jugut dhe ajo e Veriut kanë atë monedhë të saj 67. Titull që vihej përpara emrit të një prifti katolik 68. Shkenca që studion teorinë dhe historinë e muzikës, që studion kulturën muzikore të popujve 74. Kirkizia ka atë monedhën e saj 76. I drejtohem një organi më të lartë për të rishikuar vendimin e dhënë nga një organ më i ulët 77. Filozof francez... Louis Bergson (18 tetor 1859 -4 janar 1941). Veprat më të njohura janë "Materja dhe memorja", 1896; "Evolucioni krijues", 1907, "Energjia spirituale", 1919, etj 79. Kafshë e egër grabitqare, egërsirë. Një njeri i dhunshëm është i tillë 81. Letër e trashë dhe e fortë 82. Vishet me bimësi, mbulohet me bar e me gjethe të blerta 83. Një e njëmijta pjesë e gramit (shkurt. mg) 85. E çoj më përpara diçka që e kam nisur, nuk e ndërpres një punë a një veprim 87. Me të cilën nuset ose gratë mbulonin fytyrën 88. Dele me lesh të gjatë, të trashë dhe të ashpër 90. Armë e rëndë artilerie, me tytë të gjerë, më të shkurtër se topi dhe më i gjatë se i mortajës. 92. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 93. Ai lindi më 1 mars 1994, quhet Justin ..., këngëtar kanadez i zhanrit Pop,R&B, ikon e ado-

leshentëve 95. Aktori korçar, Piro .... Roli i tij i parë ishte ai i Bujarit në filmin "Zonja nga Qyteti" 97. Vegël për punë krahu. Ajo shërben për të zhvendosur dhe për të përzier një lëndë 99. Vladimir Viktoroviç ..., filozof rus (1878-1945), Komunizmi shkencor i Karl Marksit, një nga veprat e tij 101. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 103. Të lag e të bën qull 105. Grackë për të zënë zogj, me një rrasë të mbështetur mbi kunja të hollë 106. Koçek misri në trajtën e një koshi të madh të përmbysur 108. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën 111.Ashtu quhet vendi ku vendoset platforma për të lëshuar anije kozmike 113. Punëtor, specialist që mirëmban makineri, ashtu është 115. Degë e njomë, e gjatë, e hollë dhe e drejtë, filiz dhe ashtu 117. Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian 118. Rruzulli i Tokës; dheu me gjithçka që është në të VERTIKALISHT 1. Baltë e përzier me ndyrësira a papastërti të ndryshme; lym 2. Secila nga të dy pjesët me dhjamë që nxjerrin nga kurrizi e nga barku i derrit të therur 3. Manifestim i masave të gjera punonjëse nëpër rrugë e sheshe, që bëhet për të shprehur haptas një kërkesë politike 4. Njësi e matjes së fuqisë, (shkurt. W) 5. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë

6. Ashtu ishte targa e Rrethi Tropojë 7. Njeri i trashë nga mendja, njeri i humbur e budalla, leshko 8. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 9. Enë prej balte në trajtën e një kove e pa veshë 13. Theofan Stilian ..., Kryeministër i Shqipërisë më 1924, Ministër i Jashtëm (1924-1924), klerik Ministër i Jashtëm (1921-1921) 14. Shkop i gjatë e i trashë, hu, kopaçe. 15. Ai që nxiton vuan nga ... 16. Quhet kështu një nxënës i vitit të fundit të shkollës së mesme 17. Ajo që bën pula, vezë ose.. 20. Havzi ..., poeti kuksian që u dënua me varje dhe u ekzekutua më 10 gusht 1988 21. Teknik i mesëm që bën vizatime zbukuruese për pëlhurat e stofrat e ndryshme 22. Ajo ka aftësinë të tërheqë objektet prej hekuri, çeliku, nikeli, etj. 23. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën 24. Kontrolloj befas e me dhunë në një shtëpi ose në një vend 28. Në anën tjetër të diçkaje, përtej diçkaje. Jo këndej, ... 31. Punonjëse e shërbimit mjekësor, mbikqyrëse e shtatzanisë dhe bebes 33. Partia Aleanca Popullore 34. Quhet ashtu ai që fiton çmimin e parë në një konkurs të madh 36. Individ që ka marrë pavarësinë nga përkatësitë dhe detyrimet fetare 40. Partia Bashkimi Republikan Shqiptar 42. Fat në lojë, në punë a në jetë. 44. Poet shqiptar dhe veprimtar i shuqar atdhetar ... Gërvalla

infektuese (simboli Cl) 63. Mbin përnjëherësh, shpërthen me shumicë (për bimët e lulet 69. Më 22 shkurt 1974 u themelua Organizata e Konferencës Islame, duhet inicialet 70. Nëpunës, i cili ndjek veprimtarinë e një sektori dhe raporton për të, ashtu quhet 71. Ai që shet mend, njeri mendjemadh, ai që ngrefoset si gjel e mburret 72. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 73. Çfarë gjenden në të dy anët e kokës? 75. Ai i Partisë Komuniste, vepër programore e Marksit dhe e Engelsit 78. Kisha kryesore në një qytet 79. Armë e bardhë si thikë, që mbërthehet te gryka e tytës së pushkës 80. Synim i padrejtë për të pasur diçka me çdo kush 84. Po Gjirokastra si e kishte targën 86. Eshtë muaji i parë i vitit në Kalendarin Gregorian dhe ka 31 ditë 88. Pupagjel, anglisht i thonë popcorn. Zakonisht na shoqërojnë në kinema 89. Pastaj e ka brenda 91. Ema mëkatare e njerëzimit, Havaja, sipas besimit mysliman 94. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 96. Një nga perimet kryesore të vjeshtës, rritet si kokërr e madhe me gjethe të gjera 97. Ndodhet në pjesën veriore të Afrikës dhe përgjatë pjesën veriore të vendit ka dalje në Detin Mesdhe 98. Aristokrat në Romën e Lashtë 100. Lule në trajta të ndryshme të vizatuara a të pikturuara mbi diçka si zbukurim 102.Ngjyra e preferuar e Van Gogut, fillon me O, mbaron me R. 104. Dervish ..., (Ibrahim Naxhi) veprimtar atdhetar dhe publicist i Rilindjes, Lindi në Ohër më 1875 vdiq më 13 prill të vitit 1928 në Tiranë 106. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 107. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 109. Përdoret për të theksuar habinë, përçmimin, ironinë 110. Vegjë për të endur, tezgjah, ndryshe quhet "veg" 112. Rrethi i devollit e kishte ashtu targën 114. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 116. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar

46. Shtet në rajonin e New England të SHBA-ve, kufizohet nga Massachusetts në jug, New Hampshire në lindje, New York në perëndim 47. Eshtë një frut i ëmbël, i kuq, i zi dhe i bardhë 50. Zbërthej diçka të mbërthyer me vidhë; liroj një vidhë. 51. GRamshi e kishte ashtu targën 52. Zvogëlohem e rrëgjohem nga pleqëria a nga një sëmundje 54. Përdoret, kryesisht e përsëritur, për të lidhur dy gjymtyrë të një fjalie a dy fjali 55. E rrumbullakët e zakonisht pa dorezë, ose tas prej balte për të ngrënë gjellë 57. Shkurre helmuese me lule të verdha dhe me erë të mirë, që rritet në vende me lagështi. 58. Ha shumë, ha si i babëzitur, shqepem së ngrëni, ose p... 60. vizja per Zhvillim Kombetar 62. Element kimik, gaz mbytës më i rëndë se ajri, i tretshëm në ujë, me veti helmuese dhe dez1

2

A

3

D

4

5

6

7

D R A G A M A N

˙

8

C

M T

E

E

F 14

K

L

O

15

16

H A S A N

D

19

N

T

E M

K

D I

T

N

B

V

17

26

E T

E

R

P

J

30

31

K

E

I

U

¸

K O M O

Z

¸

24

O

M

28

M

29

P

32

D R

O

23

L

L

B

F E

R E

T

T

U J

A R

33

A T M O S

E D H

I

35

A

N

L

D

36

D L

R 37

S

38

K A ˙

Z

39

A V I

D E

O K

E

N E Z

P

F

D I

G E

N

45

B

S

E

T

L ¸

A

46

M

R

47

J

R E

G ¸

48

K

L

Y

A P O K A L I

P S

M

R

V

U 44

R

D I

50

N

51

54

52

53

W

N

A L E

T

E

¸

N

I

55

R R

A J

Z ¸

R

I

60

J

P 56

T

L

58

E

M O

I 62

L D P

D

A 65

D

E

68

M I

I

E

B

R

A K

K

A

S

O M

I

B

N

U

E D E L

73

E

P

E

L

A U T

K R

N

O

T

80

O P

A T

81

¸

84

O

N D R E

K 87

R

L

T

A N E

S I

L

89

M

B

93

A

Z

B

U R

O

N O T

T

G

P

D I

G

S M

V

N I

96

M I

L

O

L E

P

O

A

V 105

A H E

106

T

F

M N

N

R

O

I

B

U K S

U Z

E

A

T

M

O

R B I

O R

D E

R Y M E

111

112

M

L

108

T O

P B

110

L

103

107

P A L L

B

M

109

I

101

A

102 104

J

Q 97

K A J

100

A N E

J

P S

I 95

99

E N G I

V I

91

E Z

94

98

E

P 88

90

92

82

L E

85

F

E

86

A P

A

74

F L

N

79

K

F O T O K O P J

K L

R 72 76

83

H

¸ 67

78

R

O J

D E

75 77

N

64

71

L

D R

B C

63

E

70

D A R D H A

59

66

B A J

J

69

O C

57

61

I

E

I

41

43

49

Z

40

42

K I

E P

L

M

B

27

34

˙

D O T

18

P A R A R O J 22

U

25

Z

10

M 13

P

21

S

I

20

M A H N I

L

E T

12

K R E

P

9

J

11

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

V ¸

113

114

K U Q

R

R

G

A R T

I

K U L

115

A

E

K O S T

U M

S

118

121

L

R 116

U

O 117

120

F

B

L U N G ¸

119

V

122

K

A N K E T

E


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E enjte, 11 TETOR 2018

Kreu i shtetit takon Drejtorin e Përgjithshëm për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Anëtarësimit në KE

Presidenti Meta: Zbatimi i pesë prioriteteve, domosdoshmëri për hapjen e negociatave Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti dje në një takim Drejtorin e Përgjithshëm për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Anëtarësimit në Komisionin Evropian, Christian Danielsson. Presidenti Meta theksoi domosdoshmërinë e zbatimit pa vonesë të 5 prioriteteve kyçe, të cilat kushtëzojnë vendimin e ardhshëm për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Duke ndarë vlerësimin e shprehur edhe në projekt-rezolutën e miratuar dje në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian, Kreu i Shtetit vuri në dukje se nevojiten përpjekje të shumëfishuara dhe trajtim përparësor i sfidave madhore, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në ekonominë e vendit. Presidenti bëri thirrje që të gjitha palët, sipas përgjegjësive institucionale që mbajnë, të angazhohen në një dialog të institucionalizuar dhe strukturuar për t'u dhënë zgjidhje çështjeve tashmë emergjente që lidhen me shtetin ligjor dhe të së drejtës.

Presidenti Meta i jep gradën madhore Gjeneralit Nazmi Cahani P

residenti i Republikës, Ilir Meta firmosi dje dekretin për dhënie grade madhore. Kreu i shtetit dekretoi dhënien e gradës "Gjeneral Major" për Gjeneral Brigade Nazmi Cahani. Nazmi Cahani aktualisht është me detyrë Komandant i Komandës së Forcës Tokësore. Gjeneral Cahani ka kryer një sërë kualifikimesh: ka ndjekur Akademinë e Forcave Tokë-

sore (dega Artileri Tokësore); Kursin e Avancuar të Oficerit të Shtabit në Akademinë e Mbrojtjes; Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Bashkuar në UK; Kursin për Menaxhimin e Burimeve të Mbrojtjes, NPS Monterey, CA, USA; Kolegjin e Luftës së Forcave Tokësore Amerikane, PA, USA si dhe Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen, AFA, Tiranë.

Pjesë e eksperiencës së tij janë edhe detyrat ushtarake si: shef i Kabinetit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA; drejtor i J3, Komanda e Forcës së Bashkuar; zëvendëspërfaqësues ushtarak në Përfaqësinë Ushtarake Shqiptare në NATO, HQ; drejtor i J5 (planifikim) pranë Shtabit të Përgjithshëm të FA; drejtor i Shtabit të Përgjithshëm të FA, komandant i Forcës Tokësore.

KOHA JONE_11 TETOR 2018  

KOHA JONE_11 TETOR 2018

KOHA JONE_11 TETOR 2018  

KOHA JONE_11 TETOR 2018

Advertisement