Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

Masakra e Vlorës E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 189 (8320)

E shtunë, 11 Gusht 2018

Çmimi 30 Lekë

Një kriminel dje ekzekutoi 8 jetë njerëzore, mes tyre fëmijë dhe gra, por sa kriminelë të tillë shëtisin nëpër fshatra e qytete, bile edhe në mes të Tiranës?!

Kërcënohet me vdekje ministri Pandeli Majko

FAQE 3

EDITORIAL

Pazari Vuçiç-Thaçi mund të sjellë edhe destabilizimin e Maqedonisë fqinje Loja ballkanike akoma nuk ka filluar. Por çuditërisht janë gjetur dy arbitra të cilët si në asnjë ndeshje, do të bashkëdrejtojnë lojën për rindarjen e kufinjve. Vuçiç dhe Thaçi kanë dalë në stërvitje duke pritur shtatorin për fillimin e “kampionatit të shkatërrimit ballkanik”. Karl Bild, ish kryeministër i Suedisë, aktualisht editorialist për gazetën e rëndësishme amerikane “The Washington Post” zbulon qëndrimin e kryeministrit Rama, që siç e quan ai është pro idesë së Vuçiç. “Në një takim me të, Rama, ishte i hapur për idenë e Vuçiç, siç me tha

mua”-shkruan ish-kryeministri Bild për gazetën amerikane. “Mund të ketë versione të ndryshme të skemave të ndarjes. Kosova mund të lëshojë zonën në veri të lumit Ibër, e banuar pothuajse ekskluzivisht nga serbët dhe pastaj të fitojë njohje diplomatike dhe ndoshta të fitojë edhe disa lokalitete kryesisht të banuara në Serbinë jugore. Presidenti serb Aleksander Vucic po mendon përgjatë disa prej këtyre linjave dhe kryeministri shqiptar Edi Rama duket të ketë qenë gjithashtu i hapur për këtë ide, siç më tha në bisedë”, shkruan Bild. (Vijon në faqen 2)

FOTO E AUTORIT TË VRASJEVE NË VLORË

FAQE 2

Në foto: Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ANALIZË

FORUM

Tabela e shahut e Aleksandër Vuçiçit

Çfarë duhet bërë pas masakrës tragjike?

Nga Veton Surroi

Nga Namik Dokle

Përderisa Hashim Thaçi beson se "korrigjimi" përfundon konfliktin me Serbinë, Vuçiçi këtë hap e konsideron si hapje në shah, piun për piun.... FAQE 6

Lajm tronditës! Masakër me tetë të vrarë. Tragjedi e madhe në familjet e tyre. Dhimbje e pakufi për viktimat. Çfarë duhet bërë pas kësaj?...

FAQE 5

VETINGU

Ambasadorja e Gjermanisë: Plotësoni sa më shpejt Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuesen

Policia, apel qytetarëve: Kujdes! Është i rrezikshëm

FAQE 4

DEKLARATA

INTERVISTË

SHBA: Qëndrimi ynë për Kosovën nuk ndryshon. Jemi miqtë tuaj

Petrit Vasili: Rama pjesë e agjendave të errëta anti-Kosovë

FAQE 9

FAQE 2

FAQE 10-11


POLITIKE

2 E shtunë, 11 GUSHT 2018

EDITORIAL

Pazari Vuçiç-Thaçi mund të sjellë edhe destabilizimin e Maqedonisë fqinje (Vijon nga faqja 1)

“Dhe pastaj ekziston çështja edhe më e vështirë dhe e rrezikshme e Maqedonisë, ku shqiptarët janë pjesë e konsiderueshme e popullsisë. Do të ketë patjetër nga ata që pyesin pse kjo nuk duhet të zbatohet edhe në Maqedoni. Kjo do të ishte seriozisht te luaje me zjarrin. Ka nga ata në Bruksel dhe Uashington që mund të thonë se nëse liderët në rajon bien dakord për një shkëmbim territori mes Serbisë dhe Kosovës, pse duhet të kemi ndonjë kundërshtim? Sidomos nëse përfshihet krijimi i marrëdhënieve të plota diplomatike? Por një qëndrim i tillë është i rrezikshëm. Në një kohë kur e gjithë vëmendja duhet t’i kushtohet nxitjes së stabilitetit,

me këto çështje thjesht nxit e krijon tronditje në dekadat e ardhshme”. Këto shkruan ish-kryeministri i Suedisë, një nga njohësit më të mëdhenjë të raportëve SerbiKosovë në arenën ndërkombëtare. Por siç nënvizon Bild, gjithnjë nëse zbatohet ky pazar Thaçi-Vuçiç, do të plasë lufta në Maqedoni. Shqiptarët atje janë shtetformues dhe popullsi e madhe në rritje demografike, aqsa maqedonasit i ulin me hile përqindjet e popullsisë shqiptare në 22 përqind, por e verteta mbetet se 40 % janë shqiptarë në shtetin maqedon. Dhe me tendencë rritje, duke kaluar maqedonasit. Shqetsimi krijohet se pas shkëmbimeve mes Kosovës dhe Serbisë, gjith-

një nëse fiton dyshja ThaçiVuçiç, shqiptarët e Maqedonisë do të kërkojnë bashkimin me Shqipërinë ose edhe me Kosovën. Kjo shkatërron ekzistencën e shtetit maqedon, sepse pjesa e mbetur do të përpihet nga Bullgaria dhe Greqia. Por efekti domino do të sjellë që Shqipëria të kërkojë nga Greqia tokat çame. Po kështu Serbia do të marrë Republikën serpska në shtetin e brishtë të Bosnjës. Sherri slloveno-kroat do të rindizet për kufinjtë. Edhe atje do të kërkojnë një rindarje kufinjsh. Shqiptarët e Mali të Zi mund të thonë se “duam edhe ne me Shqipërinë”. Dhe kazani ballkanik ndizet! Pothuaj me një skenar djallëzor filloi Lufta e Parë Botërore, e

cila nisi nga Ballkani, ndonëse kishte një vrasje. Vrasja e Franz Ferdinand dhe gruas së tij Sophie, Dukesha e Hohenberg, ndodhi më 28 qershor 1914 në Sarajevë. Më pas plasi Lufta. Lufta e Parë Botërore filloi më 28 korrik 1914 dhe zgjati deri më 11 nëntor 1918. Konflikti i parë i madh botëror i shekullit XX, “Lufta e Madhe”, që mobilizoi 70 milionë ushtarë nga të gjitha kontinentet, shkaktoi vdekjen e 10 milionë personave dhe 20 milionë të plagosurve mes luftëtarëve, me miliona të vdekur civilë dhe rënien e katër perandorive (ruse, austro-hungareze, gjermane dhe otomane). Natyrisht kushtet kanë ndryshuar. Nuk është ai Ballkan me armë pushke, si atëhere! Tani

ka teknologji me të avancuar… Ndaj marrëveshja Vuçiç-Thaçi duhet parë me kujdes, sepse nëse shkakton trauma të reja popullsisë shqiptare në Rajon dhe bllokimin e Kosovës apo humbjen e trevave shqipfolëse në Rajon; atëhere më mirë të mos nisë. Veton Surroi thotë se kjo duhet ndaluar urgjent pasi do të shkatërrojë jo vetëm Kosovën, por krejt Ballkanin. Kryeministri kosovar Haradinaj shton se kufinjtë ndryshojnë vetëm me luftë. Ndërkohë shqiptarët e Maqedonisë janë me “vesh në krahë” për tu bashkuar me Shqipërinë ose me Kosovën, nëse hapet rishikimi i kufinjve nga ThaçiVuçiç. Ballkani mbetet me fitil ndezur!

SHBA: Qëndrimi ynë për Kosovën nuk ndryshon. Jemi miqtë tuaj

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Greg Delawie tha sot vendi i tij është një nga miqtë dhe mbështetësit më të ngushtë të Kosovës. Dh kjo nuk do të ndryshojë as në të ardhmen. Ai i bëri këto komente gjatë prezantimit të vullnetarëve të Korpusit të Paqes në Prishtinë. Komentet e ambasadorit Delawie, pasojnë shkrimet e ndryshme në ditëve të fundit në Serbi që thonë që flasin për ndryshim të qasjes së administratës amerikane ndaj Kosovës. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një nga miqtë më të afërt dhe mbështetës të Kosovës, pavarësisht atë që mund të lexoni në media, kjo nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë”, tha ambasadori

Delawie duke nënvizuar se partneriteti ndërmjet dy vendeve është i thellë dhe shumë dimensional. Shkrimet për ndryshimin e qasjes amerikane ndaj Kosovës përkuan me periudhën e hapjes së diskutimeve rreth rrugëve për arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në të cilat janë hedhur ide që përfshijnë ndarjen e Kosovës, shkëmbimin e territoreve apo korrigjimin e kufijve. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha të enjten se ai angazhohet për ndarje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, duke u bërë jehonë kërkesave të Serbisë për ndarjen tokësore të Kosovës në kuadër të procesit për normalizimin e

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Greg Delawie

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com

NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::

marrëdhënieve. Kosova e ka hedhur poshtë idenë e ndarjes tokësore të saj, ndërsa është përfshirë ne debatet e nxitura nga ideja e presidentit Hashim Thaçi për ‘korrigjimin e kufirit” që sipas tij, nënkupton bashkimin e Luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën. Serbia është zotuar se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës që u shpall në shkurt të vitit 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Por, ajo është përshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, që është edhe kusht për integrimet evropiane të të dyja palëve. Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Carlos Martin, tha të premten se një zgjidh-

0697044477

ja e përhershme e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë duhet të jetë realiste dhe e qëndrueshme. “Dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ka për qëllim nxitjen e arritjes së një bashkëpunimi të përhershëm mes të dyja palëve dhe t’iu ndihmojë atyre të arrijnë përparim në rrugën drejt Evropës, përmirësimin e jetëve të popujve të tyre. Zgjidhja përfundimtare nënkupton një zgjidhje të përhershme, nënkupton një zgjidhje realiste, të qëndrueshme dhe të mundshme, në pajtim me të drejtën ndërkombëtare”, tha ai. Bisedimet pritet të rifillojnë në shtator dhe do të duhej të çonin në një marrëveshje gjithëpërfshirëse detyruese ligjore për normalizimin e marrëdhënieve.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E shtunë, 11 GUSHT 2018

Masakra e Vlorës

Një kriminel dje ekzekutoi 8 jetë njerëzore, mes tyre fëmijë dhe gra, por sa kriminelë të tillë shëtisin nëpër fshatra e qytete, bile edhe në mes të Tiranës?!

Një masakër e vërtetë ajo që ka ndodhur dje në Vlorë. Tetë persona, mes të cilëve fëmijë dhe gra janë masakruar në mënyrë të pamëshirshme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Resulaj, Bashkia Selenicë e Qarkut Vlorë. Autori i dyshuar, sipas policisë, është 24vjeçari Ridvan Zyka. 24-vjeçari ka shuar dje dy familje me të cilat, ai ka pasur marrëdhënie farafisnore. Të gjitha viktimat janë kushërinj të autorit. Ridvan Zyka, deri në orët e vona të së premtes, nuk është ndaluar ende nga policia. Forca të shumta policie, RENA, forca speciale dhe qindra agjentë të policisë së Vlorës kanë rrethuar gjithë zonën në kërkim të autorit. Në njoftimet e dhëna nga forcat e rendit, Zykaj është i armatosur dhe ka mjaft municione me vete. Ndërkohë që bëhet thirrje për kujdes nga ana e banorëve në zonën e Selenicës, pasi autori është i rrezikshëm. Urdhri që morën dje forcat speciale ishte se në rast se autori nuk dorëzohej dhe bënte rezistencë, policia kishte leje për ta eliminuar fizikisht. Ngjarja e djeshme është ndër më të rëndat në Shqipëri. Motivet e masakrës së pashembullt nuk janë bërë të ditura në mënyrë zyrtare. Gjithashtu, profili i autorit që ekzekutoi tetë persona, fëmijë dhe gra është ende i pa plotë. Raportimet e para flasin për probleme mendore që ka pasur autori. Ndërkohë që banorët e fshatit Resulaj thonë se vrasësi nuk njihej për probleme mendore. Etiketimi që i bëjnë profilit të tij është se Ridvan Zyka ishte “pak nevrik”. Ndërkohë jashtë kamerave të mediave, banorët thonë se Zykaj njihej si konsumator droge. Ai punonte si çoban dhe nuk ka rezultuar me precedentë të mëparshëm penalë. Ndërkohë që dhe në

Ridvan Zyka

shërbimin psikiatrik nuk ka të dhëna se autori ka pasur trajtim mjekësor për probleme mendore. Por edhe pse nuk ka të dhëna zyrtare për probleme mendore, masakra e djeshme nuk mund të kryhej nga një njeri normal. Vrasja e një fëmije 6 vjeç, vrasja e grave dhe e të moshuarve është një akt çnjerëzor që nuk mund të ndodh nga një njeri normal. Mes motiveve të ngjarjes rezulton se familjet kanë pasur dhe probleme pronësie. Banorët e fshatit Resulaj thonë se shkak i ngjarjes mund të kenë qenë dhe mosmarrëveshjet për pronën, pas një konflikti verbal që ka pasur me një prej viktimave. Prindërit e autorit janë mbajtur dje për disa orë në polici, ku janë pyetur me detaje dhe për marrëdhëniet që kanë pasur me familjet që u ekzekutuan në mënyrë barbare. Masakra e Vlorës ka shokuar vendin. Në historinë e krimit

shqiptar ka jo pak skenare horror dhe makabritete, por një vrasje e tillë masive me 8 viktima është jashtë çdo imagjinate. Edhe pse informacioni është i paplotë, tragjedia e Selenicës është një kambanë alarmi për shoqërinë, policinë dhe gjithë institucionet. Nëse e trajtojmë si një krim nga një person më të meta mendore, që s’ke mundësi ta parandalosh, thjesht jemi duke mos parë atë që ndodh në shoqërinë tonë. Tragjedia e Vlorës është një reflektim së pari për institucionet. Autori nuk ka pasur precedentë penalë, por në makinën e tij dhe në banesë ka pasur automatik kallashnikov dhe qindra fishekë e municione. Efektivët e policisë që shkojnë në fshatra për të arrestuar ata që ndërtojnë tualete pa leje, duket se kanë harruar misionin e parë të forcave të rendit, skedimin dhe kontrollin e personave që mund të mbajnë armë. Gjith-

ashtu njihej dhe si përdorues droge, kaq do të mjaftonte që strukturat e policisë ta klasifikonin te elementët me probleme. Masakra është një shuplakë e fortë dhe për shoqërinë që kemi ndërtuar këto vite dhe edukimin e brezave të rinj. Një 24-vjeçar me arsim të mangët, që punën e vetme në jetë ka çoban bagëtish, nuk ka ditur si t’i zgjidhë problemet përveçse duke marrë armën dhe duke masakruar 8 veta. Është dështim i shoqërisë dhe familjes shqiptare që modelin që u ka dhënë të rinjve sot është zgjidhja e problemeve në mënyrën më gjakatare. Është dështim që na përplaset në fytyrë në formën më makabre, siç ndodhi dje, kur për një gardh pa vlerë në fshatra, një 24-vjeçar shoi tetë jetë njerëzore. Po sa ka të tillë nëpër fshatra apo qytete?! Bile edhe në mes të Tiranës.


AKTUALITET

4

E shtunë, 11 GUSHT 2018

Ridvan Zykaj kryen kasaphanë, ngjarja më e rëndë kriminale e shënuar në Shqipëri

N

jë masakër e vërtetë ka ndodhur në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë. Tetë persona, anëtarë të dy familjeve të të njëjtit fis, janë qëlluar për vdekje pasditen e djeshme, duke regjistruar kështu ngjarjen më të rëndë kriminale në vendin tonë. Pasditen e së premtes, 24 vjeçari Ridvan Zykaj ka shkuar në banesën e vëllait të moshuar të gjyshit të tij dhe ka qëlluar me breshëri automatiku, duke shkaktuar 8 të vrarë dhe 6 të plagosur, ku mes viktimave janë 3 gra dhe dy fëmijë. Dinamika Fillimisht, mësohet Ridvani vrau Demir Zukajn 75 vjeç dhe gruan e tij Perie, 72 vjeç. Më pas, ai ka shkrepur automatikun, djalit të Demirit, Azem Zykaj 45 vjeç dhe gruas së tij, Afërdita Zykaj 42 vjeç. Por autori i masakrës nuk është ndalur me kaq. Pasi ka braktisur shtëpinë e tyre, ai ka shkuar në banesën e djalit tjetër të 75 vjeçarit, duke vrarë Besimin, 43 vjeç dhe gruan e tij Vasilika, 42 vjeç. Gjithashtu, ai ka vrarë edhe dy fëmijët e tij, Sara 16 vjeçe dhe Ledioni 8 vjeç. Nga pasditja e djeshme Forcat Speciale kanë zbarkuar në terren dhe po krehin zonën për të bërë të mundur arrestimin e autorit i cili mendohet se është ende i armatosur dhe për këtë aryse policia bëri apel për kujdes. Policia ka shtrirë kërkimet për autorin e masakrës, ku përveç fshatrat e Selenicës, autori kërkohet nga policia edhe në fshatrat e Mallakastrës. Policia bëri izolimin edhe nga fshati Kutë e Memaliajt. Por ajo që vken të theksohet se Ridvan Zykaj është njohës i mirë i zonës, pasi deri para kasaphanës së djeshme ai punonte si bari i fshatit, çka ia bën më të vështirë kërkimin policisë. Edhe pse dyshimet mbi ngjarjen lidhen me çështjen e pronësisë ende nuk dihen zyrtarisht shkaqet e kësaj masakre. Pak orë pas ngjarjes së kobshme, trupat e viktimave do të transferoheshin në morgun e spitalit të Vlorës, ku iu nënshtrohen ekspertizës të mjekëve. Fillimisht, ekspertiza u është bërë dy fëmijëve të familjes Zykaj dhe më pas iu nënshtruan ekspertizës viktimave të tjera. Ndërkaq, prindërit e autorit janë të shoqëruar që prej pasdites së djeshme në polici ku janë marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes. Sa i përket dëshmisë së prindërve të 24-vjeçarit Ridvan Zykaj, mësohet se ata kanë konfirmuar para hetuesve se njëra nga gratë e mbetura viktimë e kishte fyer djalin e tyre, duke e akuzuar për vjedhje. Lidhja farefisnore e autorit me viktimat Ridvan Zykaj ishte kushëri i afërt me familjet e viktimave (kushërinjtë e parë të babait). Gjyshi i autorit, Ridvan Zykaj me Demir Zykën ishin vëllezër. Autori ka vrarë Demir Zykën, 75 vjeç gruan e tij, Perie, 72 vjeç si dhe dy djemtë e tyre Azem dhe Besim Zykaj. Në familjen e Azem Zykajt janë të vrarë: vetë Azemi, 45 vjeç dhe bashkëshortja e tij. Në familjen e Besim Zykajt janë të vrarë vetë Besimi, gruaja e tij si dhe dy fëmijët Sara 16 vjeç dhe Ledjoni, 6 vjeç. Burime bëjnë me dije se autori para se të kryente këtë masakër ka qenë në një drekë, çka bën të dyshohet se ai ka qenë në gjendje të dehur në momentin që ka vendosur të hapte zjarr ndaj kushërinjve të tyre. Mësohet se para dy javësh, Ridvani ishte dhunuar nga një prej të afërmve të tij, që nuk dihet nëse është pjesë e viktimave, dhe kishte përfunduar me lëndime të shumta në spital. Kjo është arsyeja që dyshohet se është bërë shkak për ndërmarrjen e kësaj vepre kaq të rëndë, ku janë ekzekutuar 8 persona, disa prej tyre prej një familjeje, ndërsa të gjithë kanë qenë të afërm me njëri-tjetrin dhe autorin.

Masakër në Vlorë/ Vret 8 pjesëtarë të fisit të tij, plagos 6 të tjerë EMRAT E VIKTIMAVE Demir Zykaj 75 vjeç Perie Zykaj 72 vjeç Azem Zykaj 45 vjeç, Afërdita Zykaj 42 vjeç, Besim Zykaj 43 vjeç, Vasilika Zykaj 42 vjeç Sara Zykaj 16 vjeçe Ledion Zykaj 6 vjeç

NJOFTIMI

Apeli i Policisë Bëni kujdes autori është i armatosur P

ak minuta pas ngjarjes së kobshme Policia ka shkuar në vendin e krimit dhe ka nisur puna për arrestimin e tij, ndërsa në aksion janë angazhuar forcat e policisë së Vlorës, RENEA, FNSH dhe Delta. Kontrolle të shumta u zhvilluan në zonë nga toka dhe nga ajri. Autori i ngjarjes, Ridvan Zykaj dyshohej të jetë ende i armatosur, çka mund të përbëjë rrezik për forcat e rendit. Për këtë

arsye, Policia e Vlorës kërkoi ndihmën e qytetarëve për identifikimin sa më shpejt të vendndodhjes së autorit të krimit dhe i ftoi ata që të telefonojnë në numrin 069 41 10 242 si dhe në numrin pa pagesë 129, duke ju garantuar anonimatin. Policia e Vlorës sqaroi se autori është i rrezikshëm dhe në rast konstatimi ti shmangen përballjes më të por të telefonojnë policinë.

AUTORI NJOHËS I MIRË I ZONËS - KËRKIME NGA TOKA DHE AJRI QË PREJ PASDITES SË DJESHME

RENEA dhe FNSH: Do hapim zjarr nëse autori nuk dorëzohet Përpunuesit e produkteve shqiptare duhet të shfrytëzojnë lehtësitë fiskale të ligjit të zejtarisë dhe atij për agroturizmin, për të rritur ekonominë e tyre familjare. Ky ishte apeli i Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi i cili së bashku me Ministrin Ditmir Bushati vizituan Panairin e Artizanatit, të zhvilluar në Velipojë. Klosi theksoi se artizanati, prodhimet e kulinarisë dhe prodhimet e traditës, janë mundësi e gjerë e punësimit dhe rritjes së të ardhurave brenda industrisë së turizmit. “Zona e Velipojës, zona e Shëngjinit, gjithë zona në të cilën ne po zhvillojmë këto aktivitete ka shumë për të promovuar, nuk ka vetëm turizmin e detit dhe të rërës, por ka disa pika të cilat në kuadër të projektit të qeverisë shqiptare afrohen si agroturizëm dhe sot këtu janë

afruar disa nga këta prodhues. Shikoj me kënaqësi që për turistët e huaj kjo është një surprizë dhe mendoj që do të vazhdojmë me këto aktivitete gjatë gjithë zonës turistike të Shkodrës”, tha Klosi. Ndërsa, ministri Bushati vlerësoi organizimin për herë të parë të këtij panairi duke u shprehur se është detyra e të gjithë aktorëve që ta shndërrojnë këtë aktivitet në një traditë për të promovuar zonën dhe vlerat e saj. “Është detyra jonë për ta kthyer këtë në një traditë të madhe dhe është detyra jonë për ta pozicionuar Velipojën por edhe pjesën rreth e përqark, grykëderdhjen e Bunës, pjesën e Shëngjinit dhe të gjitha perlat ndërmjet këtyre dy plazheve masive në pika që frekuentohen nga pushuesit. Thirrje e veçantë është për vëllezërit dhe motrat që vijnë nga Kosova. Për ta,

mikpritja, në Velipojë, është gjithnjë speciale, ndaj i bëj thirrje që të vijnë sa më shumë këtu e të kalojnë pushimet me ne.”- tha ministri Ditmir Bushati. Dy ministrat vizituan stendat e paraqitjes dhe tregtimit të produkteve të zonës ku gjendeshin punime me motive popullore, verërat më të njohura të zonës si edhe gatime të ndryshme.


AKTUALITET

5 E shtunë, 11 GUSHT 2018

Ministri dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë

Xhafaj dhe Veliu në fshatin e Masakrës Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i shoqëruar nga kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu kanë mbërritur dje në mbrëmje në fshatin Resulaj në Selenicë, ku ndodhi masakra me 8 viktima. Ngjarja e rëndë në Selenicë të Vlorës, e mbrëmjes së kësaj të premteje, tronditi jo vetëm banorët e fshatit Resulaj, por edhe opinionin publik në mbarë vendin. Tashmë kur kanë kaluar disa orë nga masakra e 24vjeçarit Ridvan Zykaj, forcat e policisë

së Vlorës, FNSH-së dhe RENEA-s, u përfshinë shumë shpejt në aksion për rrethimin dhe krehjen e zonës për të kapur autorin e dyshuar të masakrës, ende nuk kanë bërë të mundur arrestimin e vrasësit. Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion për vendodhjen e autorit ku dhe errësira e bën më të vështirë ndjekjen dhe kapjen e tij. Sipas policisë ngjarja me 8 viktima ka ndodhur si pasojë e një grindjeje për motive pronësie.

Prindërit e autorit të masakrës, deklarojnë në polici: Nuk e dimë se ku e gjeti armën

Dëshmitarët: Si e njohim autorin e masakrës

T

ë tmerruar nga ajo që ka ndodhur banorët e fshatit Resulaj kanë qenë të rezervuar në komentet për vrasësin e tetë personave. Në rrëfimet e tyre atë thonë se nuk kanë pasur dijeni për konflikte. Rrëfimi i banorëve Një dëshmitar tha për Report Tv se autori i vrasjes së tetë personave në Selenicë të Vlorës njihej si person nevrik në fshat, ndërsa ishte akuzuar se kishte vjedhur pulat e kushërinjve viktima. Sipas tij, Ritvan Zykaj qëllonte vazhdimisht me armë zjarri në ajër. Dëshmitari thotë se 24-vjeçari, Ritvan Zykaj, është shoqëruar nga policia për vjedhjen e pulave. "Ka

qëlluar në ajër disa kohë më parë. Ka qenë i shoqëruar nga policia pasi u akuzua se kishte vjedhur disa pula. Ka qenë në polici. E kemi dëgjuar të shtinte me armë dhe më parë. Ishte nevrik",-tha një banorë i fshatit Resulaj. Një prej banorëve të fshatit Resulaj në Selenicë shprehet i shokuar për atë çka ndodhi, duke shprehur habi. Sipas tij, familjet Zykaj ishin njerëz të respektuar dhe nuk kanë pasur probleme të mëparshme. Ai thotë se edhe autori i ngjarjes nuk kishte probleme, ndërsa kishte pësuar një djegie të 70% të trupit vite më parë, por nuk njihen për probleme të tjera. I pyetur nëse familjet kishin

probleme dëshmitari thotë: " Jo nuk kemi dëgjuar. Kanë qenë kushërinj me njëritjetrin. Konflikt i çastit apo depresion. Ka qenë i sëmurë ky djali. Ka pasur djegie të 70% të trupit. U kurua dhe erdhi në familje. Sjellje të mirë. Njerëz të nderuar dhe të respektuar nga të gjithë. Nuk kishin probleme. Nuk kishte asnjë probleme". Një prej banorëve thotë se Ridvan Zykaj nuk ka pasur probleme mendore. "Jo! Jo! Nuk kemi parë asnjë gjë. U kurua 4-5 muaj në Tiranë. Djegia u bë 7-8 vjet. Nuk ka pasur probleme. Kishte ca bagëti dhe i ruante ato. Ishte i respektuar nga njerëzit. Jetonte me prindërit dhe me

vëllain dhe motrën",- thotë një prej banorëve të fshatit. Dëshmia e prindërve Ndërkohë që hetuesit vijojnë marrjen në pyetje të prindërve të autorit të masakrës në Qarkun e Vlorës, operacioni për kapjen e tij ka nisur të konkretizohet në tri drejtime. Nga informacionet e deritanishme mësohet se forcat e policisë kanë hyrë nga krahu i fshatit Roms, si dhe nga krahu i Mallakastrës, ndërsa në përforcim të tyre kanë ardhur edhe FNSH nga Fieri, përveç repartit të RENEA-s. Sa i përket dëshmisë së prindërve të 24-vjeçarit Ridvan Zykaj, mësohet se ata kanë konfirmuar para hetuesve se njëra nga gratë e mbetura viktimë e kishte fyer djalin e tyre, duke e akuzuar për vjedhje. Ai ishte ngritur nga tavolina për t'u larguar, e më pas ndodhi ajo çfarë dihet, masakrimi i 8 personave të një fisi. Por, prindërit këmbëngulin se nuk e dinë se ku e ka gjetur armën vrasësi, pasi siç janë shprehur, nuk kanë mbajtur kurrë armë. Top Channel

FORUM

Çfarë duhet bërë pas masakrës tragjike?

Nga Namik Dokle Lajm tronditës! Masakër me tetë të vrarë. Tragjedi e madhe në familjet e tyre. Dhimbje e pakufi për viktimat. Çfarë duhet bërë pas kësaj? Mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit. Ligj i veçante kundër armëmbajtjes pa leje, me dënim fiks, që të mos mundet asnjë gjyqtar ( i "vetinguar" apo i "pavetinguar") të bëjë "politike gjyqësore" korruptive. Shpërblim për çdo qytetar denoncues të krimit të armëmbajtjes pa leje. Aksion policor dhe qytetar për dorëzimin e armëve pa leje dhe kufizim i atyre me leje. Të gjithë bashkë të shpëtojmë jetë!


FORUM ANALIZË Nga Veton Surroi

P

ërderisa Hashim Thaçi beson se "korrigjimi" përfundon konfliktin me Serbinë, Vuçiçi këtë hap e konsideron si hapje në shah, piun për piun. 1. Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiçi deri më tani kanë arritur të përafrojnë qëndrimet. Pas fazës së parë, që mori kohën e vet, të të pajtuarit në parim për këmbim territoresh (që tash quhet korrigjim), gjatë këtij viti janë duke u dakorduar vijat ndarëse. Edhe këtu është krijuar një pajtim: Serbia nuk synon tërë veriun e Kosovës dhe Kosova nuk synon tërë Luginën e Preshevës. Mund të thuhet edhe ndryshe, se Serbia nuk e jep tërë Luginën apo Kosova tërë veriun, por në thelb, marrëveshja është duke shkuar në drejtim të vizatimit të kufijve të rinj brenda veriut të Kosovës dhe brenda Luginës së Preshevës. Kjo është çka ndodh kur Thaçi flet për "korrigjim". Fjala nuk është e rastësishme, është e përzgjedhur nga njëri prej këshilltarëve të huaj, ishdiplomat evropian, i përfshirë në përpjekjen për arritjen e marrëveshjes së fshehtë mes Thaçit dhe Vuçiçit. Dhe, Thaçi dhe Vuçiçi mund të dalin e të flasin me të njëjtën gjuhë- pra "korrigjim", madje edhe të dakordohen tërësisht mbi rindarjen gjeografike, por Thaçi dhe Vuçiçi kanë kundrime të ndryshme të zhvillimit të mëtejmë dhe epilogut të këtij procesi. Për Hashim Thaçin, ekziston një lëvizje lineare që çon prej marrëveshjes së ndarjes në njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë. Pra, për të dhe këshilltarët e tij, që nga momenti kur bëhet marrëveshja për "korrigjim" duhet të kalojnë disa muaj negociatash të papërcaktuara që duhet të prodhojnë njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë. Por, kjo nuk është në letrat e presidentit të Serbisë. I pasionuar pas shahut, Vuçiçi e sheh këmbimin territorial vetëm si hapjekëmbim e piunit me piun - në një lojë më të gjatë, më të gjerë e më të thellë gjeopolitike. 2. Për presidentin e Serbisë, çfarëdo marrëveshjeje për "korrigjim" quhet ligjshmërisht e mundshme brenda Kushtetutës së Serbisë; pra është korrigjim i "vijës administrative" mes Republikës së Serbisë dhe Krahinës Autonome të Kosovës e Metohisë.

Kjo i jep hapësirë Vuçiçit që të thotë se nuk është arritur ende marrëveshja për statusin e Kosovës, pra se duhet një proces tjetër negociator për të arritur marrëveshja me Kosovën. Procesi i Brukselit mund të ishte një opsion, por ai tashmë ka treguar se është proces i ngathët, me profil tejet të ulët ndërmjetësues. Për më tepër, Serbia nga ky proces ka nxjerrë maksimumin-statusin e kandidatit dhe fillimin e negociatave për anëtarësim. Nga zyra e Mogherinit nuk kanë më çka të japin. Në tabelën e shahut të Vuçiçit tashmë shihet një proces tjetër, propozimi për një konferencë ndërkombëtare të fuqive të mëdha (të stilit Dayton e Rambouillet). Nga parapërgatitja që është bërë nga Republika e Serbisë, arsyetimi për konferencë të këtillë është tashmë i pranishëm në disa kancelari të rëndësishme perëndimore. Sipas Serbisë, BE-ja nuk ka forcë implementimi të marrëveshjeve të veta (siç shihet me Bashkësinë e komunave serbe, obligim i nënshkruar nga Thaçi, por i pazbatuar ende). Në mungesë të një procesi të mirëfilltë, Vuçiçi dhe Thaçi kanë arritur pajtimin në parim për korrigjimin e kufijve, por ky pajtim duhet të jetë pjesë e një kornize më të gjerë, ku definohet statusi i Kosovës (e Metohisë). Dhe , sipas këtij shpjegimi, konferenca është e nevojshme, sepse gjendja në Kosovë po tensionohet, posaçërisht në veri. Skenari është fare i prekshëm këto ditë në Kosovë. Sapo u arrit pajtimi për qasjen e re që nuk quhet më ndarje etnike e as këmbim, por korrigjim (jo krejt veriu, jo krejt Lugina), në mediat e afërta me pushtetin në Beograd filluan shkrimet mbi ofensivën ushtarako-policore që po përgatit Prishtina për ta marrë veriun. Njëkohësisht, me sinkronizim teatral, në Prishtinë është ngritur gjendja e gatishmërisë së policisë, formalisht si parapërgatitje për shpalljen e autonomisë serbe në veri. Në ditët që vijnë mund të jetë lehtë e parashikueshme të mbahet a të rritet tensioni në pjesën veriore të vendit dhe është lehtë e parashikueshme që në këtë tension të kërkohet një ekses -pa adresë të qartë të shkaktarit - ndoshta edhe me viktimë njerëzore, në mënyrë që të arsyetohet nevoja për shpejtim të negociatave. Natyrisht, në një konferencë

6 E shtunë, 11 GUSHT 2018

Tabela e shahut e Aleksandër Vuçiqit ndërkombëtare. 3. Nëse arrin objektivin e konferencës ndërkombëtare, të iniciuar me marrëveshje të fshehtë për "korrigjim" e të shtyrë nga "rritja e tensionit në veriun e Kosovës", Serbia ka gjasa të krijojë depërtime strategjike deri tani të paimagjinueshme. Ja një listë e shkurtër: -Konferenca ndërkombëtare do të vazhdonte formatin e mëparshëm (Dayton, Rambouillet), pra do të ishte në përbërje BE, SHBA dhe Federata Ruse. Në një gjendje ku politika e jashtme amerikane përpiqet ende t'i përshtatet presidentit Trump dhe ku BE-ja është më e dobët dhe e çekuilibruar më vete e

Për presidentin e Serbisë, çfarëdo mar mar-rëveshjeje për "korrigjim" quhet ligjshmërisht e mundshme brenda Kushtetutës së Serbisë; pra është korrigjim i "vijës administrative" mes Republikës së Serbisë dhe Krahinës Autonome të Kosovës e Metohisë. Kjo i jep hapësirë VVuçiçit uçiçit që të thotë se nuk është arritur ende mar mar-rëveshja për statusin e Kosovës, pra se duhet një proces tjetër negociator për të arritur marrëveshja me Kosovën. Procesi i Brukselit mund të ishte një opsion, por ai tashmë ka treguar se është proces i ngathët, me profil tejet të ulët ndërmjetësues. Për më tepër tepër,, Serbia nga ky proces ka nxjerrë maksimumin-statusin e kandidatit dhe fillimin e negociatave për anëtarësim.

ndaj Kosovës se ç'ka qenë ndonjëherë, Federata ruse e rishfaqur në skenë mund të jetë faktori më konsistent me politikën e vet të jashtme. Konferenca ndërkombëtare e organizuar si vijim i parimit të "korrigjimit" do të pranonte po ashtu logjikën e etapave. Pra, nëse Thaçi dhe Vuçiçi janë pajtuar që të bëjnë "korrigjim" territorial pa njohje të ndërsjellë, atëherë në parim është e mundur që konferenca të trajtojë edhe çështje të tjera të mbetura, pa njohje të ndërsjellë. Pika numër një do

marrëdhëniet mes Republikës Serbe dhe autoriteteve qendrore të Sarajevës". -Serbia do të kishte pozicionin qendror të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Vuçiçi do të hynte në negociata si presidenti i një vendi që, po t'i zgjidhë këto probleme të mbetura nga zhbërja e ish-Jugosllavisë, do të ishte i gatshëm për anëtarësim në BE - më 2025. Për më tepër, këtë do ta bënte duke mos hequr dorë nga lidhja e ngushtë me Rusinë, siç i kërkohet nga BE-ja, sepse marrëveshja në konferencën ndërkombëtare nuk do të ishte e mundshme pa bekimin e Rusisë. -Kosova në rastin më të mirë do të ishte vendi, presidenti i të cilit shpëtoi nga ndjekja e Gjykatës Speciale, falë konferencës dhe marrëveshjes së arritur në të. 4. Tabela e shahut e Aleksandër Vuçiçit synon të prodhojë rezultatet në vijim: Të rihapë statusin e Kosovës dhe Bosnjë Hercegovinës në kondita të reja; Duke fituar në hapjen e sërishme të statusit të Kosovës, të arrijë marrëveshje me Kosovën që do të zhvillojë në etapa relacionin, si në njohjen e Kosovës nga Serbia në një të ardhme, ashtu edhe në përcaktimin përfundimtar të territorit të shtetit që njihet; Të krijojë analogji të njëjtë, me proces të përcaktuar shkëputje të Republikës serbe brenda një afati jo të gjatë; Të dalë nga kriza e zhbërjes së ishJugosllavisë si lider regjional, me hapa të shpejtuar integrues në BE. Dhe, fare në fund, por jo për nga rëndësia, që të tregojë se e mban fjalën, se tabela e shahut nuk është vizatuar vetëm në Beograd, por edhe në Moskë. "Koha.net"

të ishte autonomia territorialepolitike e serbëve në Kosovë, me emrin Bashkësia e Komunave Serbe. -Meqë parimi fillestar është korrigjimi, në këtë konferencë ndërkombëtare do të mundë të kandidohej edhe çështja e Republikës serbe të Bosnjë-Hercegovinës, si çështje e mbetur nga zhbërja e ish- Jugosllavisë. Kjo do të bëhej me kërkesën e kryetarit Dodik se çfarëdo që të ndodhë me Kosovën, të ndodhë edhe me Republikën Serbe. Apo, duke "rritur tensionin në


POLITIKE

7

E shtunë, 11 GUSHT 2018

Ish-ministri i Jashtëm: Ideja e ndryshimit të kufijve erdhi pas deklaratave të Pandeli Majkos

I

sh-ministri i Jashtëm, deputeti demokrat Tritan Shehu ka kërkuar që Shqipëria të marrë një rol kyç në çështjen e kufijve dhe të qëndrojë kundër rishikimit të kufijve. Në një intervistë për News24, deputeti demokrat tha se ideja e ndryshimit të kufijve në Kosovë është e lidhur me Beogradin. Sipas tij kjo ide nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi erdhi pas deklaratave të ministrit të Diasporës Pandeli Majko. “Ky është një proces i cili nuk do kishte fund dhe do shoqërohet me konflikte të rrezikshme për banorët në këtë gadishull. Kjo iniciativë që përsëri është e lidhur me Beogradin për mua ka në prapaskenë faktorë që përpiqen të sjellin disa ide të rrezikshme për rajonin që duan të zhvlerësojnë të gjithë atë që u bë me pavarësinë e Kosovës, atë punë heroike që u bë për arritjen e Kosovës së lirë. Të japin përshtypjen se duan të çojnë në një Ballkan jo stabël. Unë shoh se kjo ide nuk është e izoluar vetëm në Beograd por duke që ka një koordinim edhe me Tiranën. E mori zanafillën në nëj deklaratë të ministrit Majko në emër të kryeministrit në mëmyrë të papërshtatshme, në një ambient të papërshtatshëm duke hedhur një ide të tillë që nga janari kryeministri do rrëzojë kufirin Shqipëri-Kosovë. Ide që çoi në idenë e ndryshimit të kufijve nga presidenti i Kosovës. Gjeti mbështetje nga Beogradi. Kërkohet të futet Ballkani në një vorbull aventureskt që s’dihet ku do të çojë”, deklaroi Shehu. Në vijim, nënkryetari i Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme tha

T

Ndryshimi i kufirit Kosovë-Serbi, Shehu: Destabilizohet Ballkani. Thaçi foli si marksist

se koncepti duhet të jetë jo ndryshimi i kufijve, por zhvleftësimi i kufijve. “Rruga e Kombit është mënyra për të rrëzuar kufijtë, duke krijuar mundësitë, duke krijuar infrastrukturën. Për t’i hapur rrugë hapit të dytë, zhdukjes së kufijve mes nesh kur të jemi bashkë në BE. Për mua kjo është rruga racionale e goditjes së kufijve dhe jo e ndryshimit të kufijve e shkëmbimit të territoreve. Shoh që edhe partnerët ndërkombëtarë janë shprehur negativisht. Pra, kush janë faktorët e tjerë që shtyjnë

eksa i është përgjigjur deklaratave të deputetit demokrat, Tritan Shehu, i cili e akuzoi atë si iniciator të idesë për ndryshimin e kufijve, ministri për Diasporën Pandeli Majko shprehet se “Rrëzimi i kufirit” si term, përdoret në rastet e embargove. Dhe sipas ministrit, të lidhësh dëshirën për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave midis Shqipërisë dhe Kosovës, me temën ndryshimit të kufijve është papërgjegjshmëri e treguar nga ana e deputetit demokrat. “Tritan Shehu ka deklaruar se ideja për ndryshimin e kufijve e hapur së fundmi…”E mori zanafillën në një deklaratë të ministrit Majko… në një ambient të papërshtatshëm duke hedhur një ide të tillë që nga janari kryeministri do

në iniciativë të tillë? Serbia ka lidhje me faktorë të tjerë ndërkombëtarë që janë të interesuar për destabilizimin e Ballkanit sepse duan të ngadëlsojnë procesin e integrimit”, u shpreh Shehu. Heshtja e Shqipërisë Ish-ministri i Jashtëm tha më tej se kjo ishte një çështje që është hedhur nga Beogradi kohë përpara, por që është refuzuar nga faktori shqiptar, rajonal dhe ndërkombëtar. Por nga ana tjetër ai kërkoi një pozicionim të saktë të faktorit shqiptar. “Tani që u hodh, për mua në mënyrë

të gabuar, mendoj se faktori shqiptar duhet të jetë i qartë. Ide të tilla s’mund të hidhen në mënyrë të njëanshme. Mendoj se faktori shqiptar duhet të jetë i qartë dhe të luajë rol të rëndësishëm në sqarimin e ideve dhe të faktorit ndërkombëtar. Ne si vend ndjekim politikat e mëdha. Ne s’mund të jemi spektatorë në Ballkan por aktorë dhe duhet të bashkohemi shumë ngushtë me faktorin ndërkombëtar, me BE-në, SHBA-të. Nëse nuk i dalim zot interesave të tona, është e vështirë të na mbështesin të

tjerët. Duhet të jemi të qartë se nëse ne lëshojmë këto ide që bien ndesh me interesa të tjera ne vëmë në pozitë të vështirë edhe partnerët tanë të mëdhenj. Ne kemi vetëm planin A dhe nuk kemi plan B përveç integrimit në BE”, deklaroi Tritan Shehu. Përplasja Thaçi-Berisha Në analizën e tij, Tritan Shehu foli edhe për replikat mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Ai e quajti një përgjigje tipike marksiste reagimin e Thaçit. “Ishte një përgjigje e stilit marksist ajo e Thaçit. Berisha bëri një analizë. Zoti Berisha shprehu dhe dha qartësisht mendimin e tij, shprehu argumentin e tij dhe kjo është demokratike. Kjo nuk i takon vetëm Kosovës por gjitha faktorit shqiptar. Berisha si një faktor thelbësisht vendimtar në shumë momente në procese të rajonit dhe Shqipërisë dha një ide duke i qëndruar argumenteve. Kjo nuk do të thotë se duhet të anatemohesh për këto gjëra por duhet të respektohesh e të dëgjosh me kujdes. Anatemimi në mënyrë marksiste tregon frikën nga argumentet. Ishte një përgjigje tipike marksiste”, deklaroi Shehu. Deputeti i PD-së tha se faktori shqiptar nuk duhet të bjerë pre e trilleve, e këtyre karameleve sepse realiteti është krejt ndryshe.

“Rrëzimi i kufirit”, Pandeli Majko: Përdoret në rastet e embargove rrëzojë kufirin Shqipëri-Kosovë.” (!?) (As serbi Gjuric nuk e rëndoi kaq shumë këtë deklaratë të pathënë). Të lidhësh dëshirën për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave midis Shqipërisë dhe Kosovës, me temën ndryshimit të kufijve është papërgjegjshmëri. Kjo temë është dakordësuar midis Shqipërisë dhe Kosovës dhe u ripohua sërish nga Kryeministri Haradinaj gjatë vizitës së fundit në Vlorë. “Rrëzimi i kufirit” si term, përdoret në rastet e embargove…

Lëvizja e lirë nuk ndryshon kufijtë. Ndryshimi i kufirit nuk është funksional në kohët e reja të procesit të integrimit europian. Shqipëria dhe Kosova nuk mund të bëjnë dy gjëra të kundërta në të njëjtën kohë. Këto dy shtete nuk mund të “ndahen” për tu integruar. Integrimi europian është një proces ku shqiptarët kanë hyrë pasi aty përfaqësohen edhe interesat e tyre. Kjo i bën ata protagonistë dhe jo frikacakë. Sigurisht”- theksoi ministri për Diasporën Pandeli Majko.


INVESTIGIM

8 E shtunë, 11 GUSHT 2018

Mungesa e punësimit dhe mosnjohja e arsimit në shqip në Serbi po i shtyn shumë të rinj nga Bujanoci, Medvedgja dhe Presheva ta kërkojnë të ardhmen tyre në perëndim

Nga Lindita Çela

S

i askund tjetër ku jetojnë shqiptarë, një orë letrare në Bujanoc vazhdon të jetë një manifest dashurie për atdheun. Të rinjtë recitojnë poezitë e Rilindasve e burrat mbajnë radhë për të folur mbi lavdinë e popullit shqiptar ndër shekuj. Pasi ora letrare përfundon, gjindja i kthehet realitetit. Rrugë të pashtruara dhe pa drita, papunësi në nivelin e 60 për qind, arsimim i cunguar dhe mbi të gjitha një rini që tashmë të ardhmen e saj e sheh larg vendlindjes në perëndim. Deklaratat e fundit të Presidentit Kosovar Hashim Thaçi, për një korrektim të mundshëm kufijsh midis Serbisë dhe Kosovës, i kanë kthyer komunat me popullsi shqiptare në Serbinë jugore në qendër të debatit politik. Por në Bujanoc vendasit ankohen se kjo vëmendje ka munguar nga Tirana dhe Prishtina për sa i përket zgjidhjes së problemeve të mprehta që përballet Lugina e Preshevës – përfshirë mungesën e teksteve shkollore në shqip dhe njohjen e diplomave të universiteteve shqiptare dhe atyre të Kosovës në Serbi. Liderët shqiptarë të Luginës shprehen se premtimet e panumërta të Tiranës zyrtare për hartimin e teksteve shkollore për Luginën nuk janë materializuar, ndërkohë që vëzhguesit e rajonit nënvizojnë se çështja e teksteve arsimore për komunat me popullatë shqiptare në Serbi është keqpërdorur nga Tirana dhe Beogradi. Eksodi i të rinjve nga Lugina Komuna e Bujanocit,me 43,302 banorë dhe shtrirë në një sipërfaqe prej 1249 kilometrash katrorë e që ndjek rrjedhat e lumit Vardar dhe Moravë, është qendra e Luginës së Preshevës. Ky rajon është gjithashtu qendra e komunitetit shqiptar në Serbi, ku popullsi etnike shqiptare luhatet nga 54.6% në Bujanoc, në 89% në Preshevë dhe 26% në Medvegjë, të cilat në total kanë një popullsi të regjistruar prej 111 000 banorësh. Megjithatë, sipas zyrtarëve vendorë gjatë viteve të fundit vetëm nga Bujanoci janë shpërngulur drejt perëndimit gati 20 mijë banorë, pjesa dërrmuese e tyre të rinj. Dëshira për tu larguar nga Lugina, ndikohet edhe nga mungesa e aksesit në arsim të lartë në Serbi. Laura Halili ka përfunduar vitin e tretë të gjimnazit “Sezai Surroi” në Bujanoc. Ajo dëshiron të studiojë për financë por në universitetet serbe e ka të pamundur. “Do të aplikoj në Shqipëri, jo

Eksodi i heshtur i shqiptarëve nga Lugina e Preshevës

vetëm se shkolla është shqip por është ëndrra ime të studioj në shtetin mëmë,” tha ajo. 17 vjeçarja është e paqartë për të ardhmen e saj, por nuk përjashton mundësinë se mund të largohet nga vendlindja në kërkim të një të ardhme të mirë. “Të gjithë dëshirojnë të ikin jashtë e unë nuk mund të qëndroj këtu. Pse mos me e shfrytëzoj këtë mundësi që të jepet,” shprehet ajo. Të pashpresë në Bujanoc janë edhe ata që kanë një diplomë në xhep. Zhaneta Avdiu ka mbaruar shkollën e mesme për infermieri, ndërsa arsimin e lartë në Prishtinë e ka ndjekur për Gjuhë dhe Letërsi Angleze. Prej dy vitesh është kthyer në luginë dhe është pa punë. Zhaneta tregon se ka bërë një aplikim në Gjermani, duke shfrytëzuar njohuritë e shkollës së mesme për infermierinë. “Këtu nuk ke asnjë mundësi pune. Të gjithë duan të ikin në Gjermani, sidomos ato që kanë studiuar në infermierie dhe mjeksi. Unë do të aplikoj dhe do iki atje,” reagon vajza e re. Nëse nuk do të kishte një punë Zhaneta shprehet se nuk do të ikte nga Bujanoci, por ajo thotë se fatet e tyre i vendos politika. “Problem kam vetëm të kem një punë. Gjithçka këtu është e lidhur me politikën, nëse ke të njohur të fusin në punë nëse nuk ke këtu mbetesh rrugëve,” shpjegoi ajo.. Drejtori i shkollës së mesme në Bujanoc, Zejni Fejzullahu tha se largimi masiv i njerëzve po sjell vdekjen e qytetit. “Qytetarët e Bujanocit po largohen edhe pse është një vend i shkëlqyer ku kalon korridori i 10-të. Mirëpo fatkeqësisht për momentin nuk ka një perspektivë,” tha ai. “Shumica sapo përfundojnë gjimnazin ikin në emigrim, e kjo po i sjell vdekjen qytetit”- të thotë drejtori i shkollës,” shtoi Fejzullahu. Ndryshe, kreu i Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, largimin e të rinjve në emigrim e shpjegon

me politikën e mbrapshtë ekonomike të qeverisë serbe. “Nuk dihet se çfarë do të bëhet me Luginë e Preshevës, ka mbetur pezull. Kemi disa kapacitete që mund të ngjallin zhvillimin e vendit si banjat e Nujanocit, prodhimin e lëngjeve minerale, fabrikën e përpunimit të duhanit, por që janë shtetërore e nuk i privatizojnë,” tha Kamberi. “Kapacitetet ekonomike të zonës janë në duart të qeverisë, e jo të komunës dhe pse angazhimi ynë është se të ruanim të rinjtë, ata të rrinin në vend,” shtoi ai.

Sipas Kamberit një tjetër shtysë për emigrimin e të rinjve mbetet ngërçi për njohjen e diplomave universitare shqiptare në Serbi. “Çështjen e pazgjidhur të diplomës nuk e zgjidh komuna, por kjo është çështje ndërshtetërore,” shfajësohet Kamberi. Çështjet ndërshtetërore Përgjatë 11 viteve të shkollimit të saj, Laura Halili ka mësuar se mbretëresha e Ilirëve ishte Teuta dhe se pavarësinë Shqipëria e fitoi në vitin 1912, por nuk është thelluar për sa i përket historisë, kulturës, muzikës apo dhe etnografisë së shqiptarëve në Ballkan, për arsye se lënda e historisë shqiptare nuk ekziston në kurrikulat e shkollës në Bujanoc. “Kur në programin shkollor kishim përsëritje, profesori na fliste historinë e shqiptarëve,” kujton Laura. Sipas drejtorit të shkollës së mesme

Zejni Fejzullahu ligjërisht Luginës së Preshevës i njihet e drejta që në programin arsimor të këtë 30 për qind të kurrikulave për historinë, kulturë figurative, kulturën muzikore, natyrën dhe shoqërinë etnike. Sistemi arsimor në Luginën e Preshevës, një rajon i përbërë nga komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës është në gjuhën shqipe, por ajo që nxënësit mësojnë mbi prejardhjen e tyre etnike nuk zë as dy për qind të kurrikulave arsimore. “Na duhet një ndihmë për t’i shkruar këto tekste mirëpo fatkeqësisht deri më sot kjo ndihmë nuk ka ardhur, as nga Kosova e as nga Shqipëria,” tha Fejzullahu. Në cilësinë e ish kryetarit të Këshillit Nacional për Pakicat në Serbi, Fejzullahu thotë se kërkesat për hartimin e teksteve shkollore i janë dërguar qeverisë shqiptare që në vitin 2013. “Kemi kërkuar ndihmë, me shkresa zyrtare, me emaile, përmes takimeve që kemi pasur si Këshill Nacional. Përgjigja është që do të na ndihmojnë, mirëpo që nga viti 2013 e deri më sot nuk kemi asnjë zgjidhje. Në vazhdimësi kemi vetëm premtime por ndoshta një ditë do të realizohet,” shpjegoi Fejzullahu. Sistemi juridik i Serbisë pranon mundësinë për importin e teksteve mësimore në gjuhën e pakicave, por nga viti 2007 në Luginën e Preshevës është ndaluar përdorimi i teksteve nga Kosova, thuhet në një raport të implementimit të marrëveshjeve ndërqeveritare për Luginën e Preshevës. Kryeministri Rama edhe gjatë vizitës së tij në këtë rajon në tetor të vitit 2016 – ku ai shpalli një kapitull të ri në marrëdhëniet me shqiptarët në Luginën e Preshevës, premtoi zgjidhjen e çështjes së teksteve. Megjithatë, pas interesimit të BIRN ministria së Arsimit,

Sportit dhe Rinisë tha se nuk ka një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe asaj serbe sa i përket çështjes së teksteve shqipe. “Një marrëveshje e tillë, që adreson në mënyrë më të plotë nevojat për arsimin në gjuhën shqipe në Serbi, do të diskutohet nga grupe teknike të themeluara në ministritë përkatëse të arsimit në Shqipëri dhe Serbi,” tha ministria në një përgjigje me shkrim.”Rrjedhimisht edhe tekstet shkollore do të prodhohen pas konkludimit të marrëveshjes mes dy vendeve,” shtoi ajo. Për gazetarin Ben Andoni, analist i çështjeve rajonale në shtypin e shkruar, problemi me arsimin në Luginën e Preshevës vjen nga statusi “i papërcaktuar” i këtij rajoni. “Lugina ‘de jure’ është pjesë e Serbisë dhe minoriteti [shqiptar] mes vetes njeh si vend amë Kosovën. Ndërkohë, Kosova nuk njihet nga Serbia dhe të themi se ajo ia delegon këtë lidhje Tiranës zyrtare. Ndaj, për çdo gjë që flitet për të drejtat e Luginës jashtë Serbisë, lidhet me Tiranën,” tha ai. “Kjo bën që në çdo takim të nivelit të lartë shqiptaro-serb të dekadës së fundit, Presheva dhe Bujanoci janë përdorur qoftë nga zyrtarët më të lartë respektivë si z.Rama edhe zoti Vuçiç, por edhe nga zyrtarët më të vegjël, që bëjnë vizita kortezie,” shtoi Andoni. Andoni thotë se nuk ka një vullnet mes qeverive, asaj të Tiranës dhe të Beogradit për çështjen e teksteve shqipe ndaj zgjidhja ende duket e largët. “Mënyra sesi nuk i jepet drejtim ngërçit me Serbinë dhe mungesa e vullnetit të përbashkët të qeverive në Tiranë dhe Beograd, shtuar me konfuzionin e përhershëm të faktorit shqiptar të Luginës, tregojnë se problemi i teksteve do të mbartet dhe në të ardhmen,” përfundoi ai. BIRN


9

POLITIKE

E shtunë, 11 GUSHT 2018

Ambasadorja gjermane Schutz: Gjykata e Lartë dhe Kushtetuesja të rimarrin aftësitë ligjore sa më parë

A

mbasadorja e Gjermanisë në vendin tonë Susanne Schutz ka reaguar pas përmbylljes së fazës së parë të procesit të vettingut. Teksa ka dhënë vlerësimet me atë që ka prodhuar deri tani procesi, ajo ka bërë një apel për rikthimin sa më parë në normalitet të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese. Në vlerësimin e saj, diplomatja gjermane shprehet se është e rëndësishme që të krijohen këshillat e lartë për plotësimin e vendeve vakante, si dhe Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese të rimarrin sa më shpejtë të jetë e mundur aftësinë e tyre ligjore. Në këtë kuptim, ajo thotë se Gjermania do të mbështesë edhe Shkollën e Magjistraturës në zgjerimin e kapaciteteve të saj arsimuese dhe kualifikuese. Në vijim, Schutz nënvizon në mesazhin e saj edhe rëndësinë e vijimit të procesit në pavarësi të plotë. Kjo sipas diplomates do të sigurojë forcimin e shtetit ligjor. Referuar largimit të disa gjyqtarëve dhe prokurorëve problematikë, ambasadorja Schutz deklaron se procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri, proces ky i nisur në muajin mars ka përparuar mirë. “Procesi i vetingut po përparon me sukses! Mekanizmi për verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve është një kolonë mbështetëse e reformës së sistemit të drejtësisë në Shqipëri, e cila po mbështetet prej vitesh nga

Vetingu, Gjermania: Plotësoni sa më shpejt Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuesen ISH-MINISTRI I DREJTËSISË

Manjani: Vetting-u, “kaluesi” e ka lidhur kalin tek qeveria

Gjermania. Unë e përshëndes faktin që procesi i vetingut i nisur në muajin mars ka përparuar mirë. Falë punës së rëndësishme të Komisionit të Pavarur të Kualifikimeve dhe përkrahjes së përkushtuar të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, u bë e mundur që në fazën e parë të vetingut të verifikohen shumë gjyqtarë dhe prokurorë, madje dhe të nivelit të lartë. Jam e bindur se

një proces verifikimi i pavarur dhe me standarte të njëjta do të ndihmojë në forcimin afatgjatë të shtetit ligjor dhe të besimit të shqiptarëve në sistemin e drejtësisë. Prandaj është e rëndësishme të krijohen këshillat e lartë për plotësimin e vendeve vakante si dhe Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese të rimarrin sa më shpejtë të jetë e mundur aftësinë e tyre ligjore. Në këtë kuptim Gjermania do

të mbështesë edhe Shkollën e Magjistraturës në zgjerimin e kapaciteteve të saj arsimuese dhe kualifikuese. Gjermania qëndron krah Shqipërisë duke mbështetur vendin në rrugën drejt negociatave për anëtarësimin në BE”, thuhet në qëndrimin e ambasadores Susanne Schutz, të publikuar në faqen zyrtare të Ambasadës Gjermane në Shqipëri në rrjetin social “Facebook”.

AKUZAT E PD-SË Partia Demokratike akuzoi edhe gjatë ditës së djeshme kryeministrin Edi Rama se po shpërblen me prona publike klientët e tij. Nga selia blu, deputetja demokrate Dhurata Çupi deklaroi se Rama veç konçesioneve, po përdor një tjetër metodë për të grabitur qytetarët, ajo e qiradhënies për 90 vite. “Rasti më flagrant i korrupsionit me pronën publike është ai i Qendrës Historike të Tiranës, ku të paktën 2100 metra katrorë tokë publike dhe e Bashkisë së Tiranës i falet një privati, që të pastrojë paratë e kryeministrit duke ndërtuar kulla, në kundërshtim me Kushtetutën dhe në mohim të kompetencave të Këshillit Bashkiak për tjetërsimin e pronës”, deklaroi Çupi. Sipas deputetes demokrate, përmes tjetërsimit të pronës Rama po u shërben interesave mafioze. Ajo thotë se është shkaktuar 19 milionë euro dëm. “Për vitin 2017 Kontrolli i Lartë i Shtetit

Çupi: Rama ka shkaktuar 19 milionë euro dëm me pronën publike për interesat mafioze PARALAJMËRIMI “Partia Demokratike është e angazhuar për të kryer një hetim dhe analizë të plotë të çdo prone publike të vjedhur e grabitur këto 5 vite. ka depozituar në prokurori kallëzime penale për 129 persona në pushtetin qëndror dhe lokal, por, fatkeqësisht, nga prokuroria nuk ka asnjë raportim sa nga zyrtarët e qeverisë ka çuar para gjykatës për shpërdorim detyre dhe abuzim me pronat, duke i

tjetërsuar ato në shkelje të ligjit, pa transparencë dhe pa garë të drejtë e të barabartë”, thotë Çupi. Deputetja e PD-së e mbyll deklaratën e saj me një paralajmërim për ata që mund të kenë përfituar nga pronat publike: “Partia Demokratike është e angazhuar për të

kryer një hetim dhe analizë të plotë të çdo prone publike të vjedhur e grabitur këto 5 vite. Askush nuk do të gëzojë një pronë publike të marrë me korrupsion, në kundërshtim me ligjin”- u shpreh dje deputetja demokrate Dhurata Çupi.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar vendimet që merr Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për gjyqtarët dhe prokurorët që kalojnë në sitën e Vetting-ut. Në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale, Manjani publikon rastin e dy gjyqtarëve nga Vlora, ku njëri e kaloi Vetting-un, ndërsa tjetri jo. “Kontakti i papërshtatshëm” paska qenë me “fat” për njërin dhe “ters” për tjetrin. Gojët e liga, sugjerojnë që “kontakti” është mik me qeverinë e sotme,-shkruan Manjani. Më tej ai thotë se “kaluesi” e ka lidhur kalin tek qeveria, ndërsa ”humbësi” tek provat. “Kaluesi” i Vetting-ut, qartësisht e ka lidhur kalin në “vendin e duhur”, pra tek qeveria. Ndërsa “ngelësi” lufton me argumente e prova. “Një ngjarje nga Vetting-u Dy gjyqtarë, të dy nga Vlora, të dy të akuzuar për njohje me të njëjtin “kontakt të papërshtatshëm”, njëri kalon Vetting-un ndërsa tjetri jo! “Kontakti i papërshtatshëm” paska qenë me “fat” për njërin dhe “ters” për tjetrin. Gojët e liga, sugjerojnë që “kontakti” është mik me qeverinë e sotme. Sidoqoftë, ligjërisht ky trajtim i pabarabartë quhet Diskriminim! Pabarazia para ligjit është rregull sundues në ligjet e pushtetit. “Kaluesi” i Vetting-ut, qartësisht e ka lidhur kalin në “vendin e duhur”, pra tek qeveria. “Ngelësi” lufton me argumente e prova… Të shohim kolegjin! Por vështirë… OMN proteston për çdo rast, por jo për këtë! Asnjë çudi! RamaForma këtë fytyra ka!”, thotë ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani në reagimin e tij.


POLITIKE

10

E shtunë, 11 GUSHT 2018

Rishikimi i kufijve? Kreu i Grupit të LSI-së: Tezë shumë e rrezikshme, mund të ketë dimensione të pakontrolluara

K

reu i grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i ftuar në studion e “Report Tv” ka folur mbi zhvillimet e fundit në vend dhe në rajon. I pyetur për zhvillimet në Kosovë, Vasili është shprehur se qartazi bëhet fjalë për një shkëmbim territoresh dhe se kjo është një tezë shumë e rëndësishme. Intervista e plotë: Z. Vasili dua të ndalemi te çështja e Kosovës, Presidenti Thaçi ka hedhur një tezë për korrigjimin e kufijve që ai e ka cilësuar, nuk bëhet fjalë për ndarje, shkëmbim territoresh por korrigjim kufijsh. Si e shikoni ju personalisht apo dhe si forcë politike? Së pari kjo çështje vendoset në kuadrin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pra sfondi ku është vendosur kjo çështje është ai atje. Po i marr në mënyrë shumë të thjeshtë dhe divulgative në mënyrë që dhe opinioni i gjerë publik të na ndjek, të na kuptojë dhe të jetë më i qartë lidhur me gjithë këtë zhurmë të madhe edhe mediatike po pse jo dhe politike. Ky dialog është dialog shumë i rëndësishëm. Një dialog i cili për asnjë arsye nuk duhet dhe nuk mund të ndalet. Pasi raporti Kosovë-Serbi është delikat, një raport që afekton jo vetëm marrëdhëniet ndërmjet këtyre dy shteteve por ka dhe reflektimet e tij më të gjëra në rajon. Përsa i takon korrigjimit të kufijve, me ça lexoj sot dhe nga politikanë të një niveli shumë të lartë botëror, ky është një eufemizëm pa kuptim, korrigjim i kufijve, bëhet fjalë për ndryshim kufijsh dhe kjo është shumë e qartë. Në rastin konkret. Një tezë e tillë, është shumë e rrezikshme, rreziqet e të cilës janë kaq të gjera saqë janë dhe vështirë të matshme. Por e qartë është që rreziku është i dimensioneve dhe të pakontrolluara. Në fund të fundit meqë pika e lidhjes së bisedës sonë ishte pikërisht dialogu Serbi Kosovë, ky dialog ka një bazë, ka një fondament mbi të cilin duhet të ndërtohet. Disa elemente të rëndësishme të palëvizshme siç është integriteti territorial, bashkëjetesa mes etnive dhe përjashtimi dhe vendosja e dialogut në nivelin e barazisë, që do të thoshte njohje reciproke të njëri-tjetrit, janë premisa pa të cilat ky dialog nuk mund të ndërtohet. Pasi sot kërkohet dialog midis dy vendeve të cilët kanë një problem shumë të madh mes njëri-tjetrit, jo për shkak të Kosovës por për shkak të Serbisë. Pra duhet të dialogojë Serbia me një shtet të cilin ajo nuk e njeh. Në rast se një shtet

Petrit Vasili: Rama pjesë e agjendave të errëta anti-Kosovë

nuk e njeh tjetrin çfarë mund të diskutojnë për elementet e tyre. Edhe kjo tezë që thashë është shumë e rrezikshme, është një tezë pa sens e cila krijon komplikacione shumë të rënda për të ardhmen e Kosovës, por njëherazi devijon dhe gjithë aksin ku Kosova ka hyrë. Pse them devijon aksin dhe pse them ky fondamend nuk duhet të lëvizi. Në momentin mbi këto elemente, paritet në tavolinë, respektim i minoriteteve, pakicave etnike të jetë në standardin më të lartë europian, gjë që Kosova ka bërë të pamundurën për ta realizuar dhe integriteti territorial, janë një themel mbi të cilat mund të flitet. Ku mund të flitet më qartë për autonomi më të gjera vendore, për tolerancë më të madhe në kuptimin jo vetëm administrativ, fetar etj. Mjaft elemente të konsakruar më së miri në pakon e Ahtisarit. Dhe të gjitha këto në një botë globale e cila nënkupton gjithmonë bashkëjetesën dhe jo përjashtimin, kufizimin, krijimin e zonave etnikisht të pastra,elementet e të bërit politikë e cila ka mbetur prapa pasi krijimi i këtyre zonave gjithmonë kanë mbjell dhe kanë bërë të ketë shpërthim luftrash. Pra në një botë globale ku ecet drejt integrimit europian, rikthimi në funksion të axhendave të paqarta dhe që nuk janë të karakterit ndërkombëtar, por më tepër janë të karakterit të ngushtë taktik të ditës apo dhe të problemeve të tjera të agjendave të cilat ngjajnë më shumë si sipërmarrje personal. Si mund ta quani ju, si një ide të Presidentit Thaçi apo? Për momentin kemi këtë gjë, ditë për ditë po zbardhen elemente të reja. Jam tronditur shumë vërtet pak minuta para se të vija te ju kur lexova një intervistë të rëndësishme të

z.Karl Bilt, politikan i dimensionit botëror, administrues i Bosnjes kohë më parë, i cili përsa i përket shkëmbimit të kufijve, e ndante dhe kryeministri Rama në një bisedë që kishte pasur me të, pra që kryeministri i Shqipërisë, e mbështetste… Nuk ka reaguar nuk ka thënë gjë.. Është një heshtje fajtore pasi sot këto gjëra duhet ti kishte bërë publike dhe këto gjëra shumë të rënda ne i marrim vesh nëpërmjet intervistës që z. Bilt kishte dhënë për Washington Post. Si mundet kryeministri shqiptar, përfaqësues i Shqipërisë i cili ka qenë në vijë të parë në betejën që Kosova të jetë e pavarur, të jetë pro agjendave të tilla të cilat janë kundër integrimit europian, atlantik, kundër të gjitha interesave të shqiptarëve dhe kundër të ardhmes së Kosovës. Ne si shqiptar të jemi të ftoftë, unë si shqiptar jam i interesuar vetëm për të ardhmen e Kosovës. Integritetin e saj dhe dhënien e shembullit që Kosova ka pasur shumë të drejta historike prej qindra vjetësh që ta kishte këtë mëvetësi, pavarësi dhe prandaj ajo po ecën në rrugë të mirë. Dhe nuk duhet të ndodhte kurrën e kurrës një shpërqendrim me një agjendë të tillë në këtë moment kur Kosova në 18 korrik ka marrë rekomandimin për liberalizimin e vizave. Pra e gjithë vëmendja e Kosovës, përqendrimi i Kuvendit të Kosovës, i qeverisë së Kosovës dhe i Presidentit të Kosovës duhet të ishte përqendruar pikërisht në atë që duhet bërë që ky rekomandim të kthehet në një vendim përfundimtar. Ne kemi pasur eksperiencë në Shqipëri se çfarë arritje madhore është që të nxjerrësh një vend nga izolimi. Praktikisht kosovarët janë të izoluar sot Dhe në moment politika

kosovare mund të ndërtonte agjenda speciale, të përgatiste paketat e ligjeve, gjithçka që do ky proces kaq i komplikuar kaq jetik, në këtë moment kthehemi në një politikë shumë të vjetër e cila vetëm i mbars konfliktet, shpërqendron vëmendjen nga ky që është një problem madhor pasi liberalizimi është hapi i parë për të ecur në integrimin europian. Pra dua të them edhe teza edhe koha janë në funksion të agjendave jo të qarta dhe me hije të zeza mbi vete. Çfarë mund të themi, duhet të kishte pasur një reagim nga politika në Shqipëri, përveç akuzave me –ish-kryeministrin Berisha? Problemi është i tillë. Përsa i takon forcës politike që unë përfaqësoj, sigurisht unë nuk kam detyrime që të flas për politikën shqiptare në tërësi në sensin konkret. Ju e dini që ne kemi pasur një sërë komunikimesh të vazhdueshme dhe të përditshme. Të cilat të përgjithësuara dhe të përmbledhura janë pikërisht ai qëndrim që unë po diskutoja dhe me ju këtu. Pra ky ka qenë pozicion i vazhdueshëm. Unë kam mbajtur të qartë qëndrim publik që shina themelore është pako e Ahtisarit, integriteti territorial dhe bashkëjetesa etnike, janë të panegociushme, të padiskutueshme. Bota globaliste që sot jetojmë integrojnë komunitetet, nuk i ndan, nuk i fragmenton, nuk i izolon. Pra kemi qenë shumë të qartë në këtë pozicionim tonin. Kam parë sigurisht dhe qëndrimin e z. Berisha, qëndrim pozitiv. Si i komentoni akuzat me z.Thaçi? Nuk merrem me akuzat. Çështjet që z.Berisha ka ngritur, kanë qenë çështje me një rëndësi të madhe. Kanë qenë në sinkron me qëndrimin që partnerët euroatlantik mbajnë. Pra kanë qenë qëndrime që demonstrojnë prekupacion për të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës. Nervozizmat dhe pjesa emocionale që nuk janë thelbi i çështjes. Por qëndrimi themelor dhe esenca e këtij qëndrimi politik do jetë vetëm kaq dhe shumë i thjeshtë. Integrimi europian dhe integriteti i Kosovës, qoftë ai territorial, administrativ, kushtetues dhe plotësimi me gjithë institucionet e tjera, kjo është e vetmja e ardhme e Kosovës. Çdo manovër politike që kthen politikat e vjetra, kthen në Ballkanin e vjetër të cilin e kemi lënë pas. Ballkani

i ish-Jugosllavisë ka ikur. Sot është një Ballkan i ri, i Kroacisë, Sllovenisë, Malit të zi, me një dimension europian ku secili shtet ka aspiratë Europën. Dhe një Ballkan i cili rikthehet mbrapsht dhe një Serbi që do të jetë ajo që ka qenë përpara viteve ‘90, janë gjëra që nuk mund të ndodhin kurrë. As nuk mund të ketë më një Serbi që ka qenë. Është një shtet në Ballkan i cili ka aspiratat e veta për integrimin europian. Dhe në këtë garë do jetë një garuese sikurse shtetet e tjera. As imponuese, as kërcënuese dhe as rrëmbyese asgjëje. Ideja e Serbisë së madhe dhe ish-Jugosllavisë ka vdekur dhe nuk ngjallet më. Dhe brenda Kosovës ka përplasje. Kryeministri Haradinaj e keni dëgjuar që ka thënë kufijtë janë vendosur me luftë dhe a mund të sjellë destabilitet në Ballkan? Problemi qëndron këtu, ju pyetët qëparë se ç’formë ka nisma e Presidentit. Nisma e Presidentit është e dukshme, apo debati që ka hapur është një debat i izoluar tek ai. Pasi z. Kadri Veseli figurë themelore ka qenë shumë i qartë për këtë çështje. Z. Haradinaj që përfaqëson praktikisht qeverinë e Kosovës, të gjithë grupet politike kuvendore dhe gjithë opinioni publik, në këtë rast është një situatë shumë e qartë. Presidenti është këtu dhe i vetëm dhe gjithë politika kosovare është në krahun tjetër. Dhe pikërisht për këtë arsye ka mjaft elemente të paqarta që rrinë jo në dritë. Sot p.sh të vërtetat që z. Bilt ka në intervistën e tij ishin vërtetë tronditëse, por dhe konstatimet madhore që ai jepte, pra mos hapja e një kutie pandore dhe mos rikthimi në Ballkanin sërish në një fuçi baruti, pasi Ballkani fuçi baruti ka qenë një sfidë e madhe për ta lënë pas, Ballkani që integrohet në Europë dhe në Aleancat Euroatlantike, ky është Ballkani i ri. Çdo tendencë për rikthim në Ballkanin e Vjetër sigurisht do plotësonte orekset e ndonjë shteti të caktuar dhe do ushqente shovinizmat e të shkuarës por nuk do i jepte të ardhme rajonit. Lëmë pas këtë diskutim, ndalojmë pak tek problematika në vend dhe tek sistemi i Drejtësisë, tek procesi i vetingut. Duket sikur ka përfunduar një fazë e parë, por unë dua të ndalem z. Vasili së pari përpara se t`ju pyes ju se si e konsideroni këtë proces.


POLITIKE

11

E shtunë, 11 GUSHT 2018

Deputetja e LSI-së: Çështjet në Ballkan nuk trajtohen dot me njerëz që kërkojnë të shtojnë disa arritje imagjinare në CV-të e tyre

N

ë një kohë kur ka pasur përplasje në distancë për çështjen që lidhen me pretendimet apo deklaratat për ndryshim apo rregullim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë, vjen një reagim nga ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha. Kjo e fundit përmes një qëndrimi të shprehur ditën e djeshme në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”, thekson se Ballkani ka qenë dhe vazhdon të mbetet një vatër e nxehtë, dhe epiqendër për lindjen e konflikteve. Teksa shprehet kundër ndarje apo rishpërndarje të kufijve, deputetja e LSI-së nënvizon faktin se Ballkani kërkon njerëz vizionar që në shekullin ku ne jetojmë të mos mendojnë për këto çështje. Po ashtu Gjosha pohon se çështjet në Ballkan nuk trajtohen dot me burokraci apo me disa arritje imagjinare në cv-të e tyre. “Ballkani ka qenë dhe vazhdon të mbetet një vatër e nxehtë, epiqendër e lindjes së konflikteve dhe ku termi stabilitet asnjëherë nuk ka marrë kuptimin e duhur. Ndër vite është dashur që fuqitë e mëdha ONM-ja, pra ndërkombëtarët kanë ankimuar vendimet për 6 gjyqtarë dhe prokurorë. 6 subjekte që janë konfirmuar në detyrë. Si e shikoni këtë kërkesë le të themi deri në këto momente? Është besoj një ditë jo e mirë për vetingun. Nuk është ndonjë surprizë për dy arsye të mëdha. Është edhe tregues negativ për të, por edhe paradoksal për atë që mbrojti reformën. Së pari, ishte imagjinuar, presupozuar dhe ndërtuar në mënyrë të tillë që komisioni që bënte vetingun dhe ONM-ja të ishin në një radhë, pra të gjithë së bashku punonin për të realizuar një proces sa më të mirë. Prania e ONM-së rriste integritetin, pasi objektiviteti i tyre do të ndalte komisionet e vlerësimit, që ata mos të shtyheshin në gabime apo atakime. Po ç`na ka ndodhur? Ka ndodhur gjëja më paradoksale në botë. Do ishte plotësisht normale që subjektet të ankoheshin nga vetingu, pra ta atakonin vetingun, se është një proces përballjeje, pasi i gjithë ky trup vetingu do ishte bashkë, por kur kërkimi për rrëzimin e vendimit vjen nga Operacionet ndërkombëtare të Monitorimit, që është garantuesi i integritetit të procesit, prandaj ONM e kemi pjesë të kushtetutës në mënyrën më të veçantë në botë, do të thotë që këtu ka një gjë të madhe që nuk shkon. Çfarë nuk shkon? Nuk shkon që në shumë raste aplikohet në

Ish-ministrja e Integrimit, Gjosha kundër ndarjes së kufirit: Të gjejmë vlerat e përbashkëta të ushtrojnë presionin por dhe mbështetjen e tyre në mënyrë që të arrihej deri diku një lloj paqeje e brishtë, mes vendeve që gjithmonë kanë pasur probleme etnike, territoriale e që jo pak herë kanë rezultuar në luftëra të përgjakshme. Çështjet në Ballkan nuk trajtohen dot me burokraci dhe teknikalitete, as me njerëz që kërkojnë të shtojnë disa arritje imagjinare në CV-të e tyre, dhe aq me pak me ata që mendojnë se të jesh kryeministër i një vendi ballkanik do të thotë të veprosh sikur drejton Amerikën! Ballkani kërkon njerëz vizionar që në shekullin ku ne jetojmë të mos mendojnë për ndarje apo rishpërndarje kufijsh por mbi çdo gjë tjetër për gjetjen e vlerave të përbashkëta, bashkëpundy standarde. Për të njëjtën faj po themi, ju dënoheni, unë jo. Ky nuk është më veting dhe ky thelbi i parimshmërisë absolute dhe pastërtisë së vetingut ka rënë. Vetingu u ndërtua si një mekanizëm atipik kushtetues. Madje, Komisioni i Venecias ka pasur rezerva për vetingun. Vetingu thoshte qartë që mund të krijonte tensione në gjyqësor, boshllëqe, përplasje dhe një seri problemesh. Por iu futëm të gjithë së bashku asaj rruge se do krijonim një trup të paanshëm, i cili do garantonte pastrimin e sistemit. Kur ky mban qëndrime me dy standarde, të cilët atakohet nga vetë ndërkombëtarët, tani çfarë komentesh të tjera mund të bëjë unë? Kjo do të thotë që ka edhe një gjë shumë të çuditshme. Njeriu që bërtet më shumë nga të gjithë për vetingun dhe është i lumtur që vetingu funksionon mirë, çuditërisht është Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Kryeministri i Shqipërisë sot nuk ka pse flet. As unë nuk kam pse flas, pasi bëhet fjalë për një pushtet të pavarur, që i dhamë të gjitha atributet kushtetuese që donte me gjithë ndryshimet përkatëse dhe me një paketë të madhe ligjesh që ai të funksiononte. Çfarë ka Kryeministri që ka dalë, ku vetingu zhvillohet në fushë dhe ai është në tribunë, bërtet dhe thërret? Të rrinte dhe të priste ftohtë siç duhet. Është një pushtet që nuk e qeveris ai. Është një pushtet që është i

imin ekonomik pa pengesa dhe respektimin e të drejtave të njeriut në cilindo vend ku ata jetojnë. BE dhe SHBA, si partner të pazëvendësueshëm strategjik, duhet të jenë pjesë e zgjidhjes së problemeve me njerëz që njohin historinë dhe mentalitetin ballkanik. Për të gjithë ne është jetike mbështetja e tyre e sinqertë, si udhërrëfyes të perspektivës tonë euro atlantike. Ballkani i izoluar në vetvete dhe me lidera që mendojnë të ruajnë vetëm pushtetin dhe status quo-n e tyre, duke shkelur çdo prioritet kombëtar e rajonal, mund të kthehet shumë shpejt në një rajon që vë në rrezik stabilitetin dhe sigurinë europine!”- u shpreh dje në reagimin e saj, deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha. pavarur nga ai. Republika jonë është e ndërtuar mbi pushtetin legjislativ, gjyqësor dhe pushtet ekzekutiv. Ky përfaqëson një pushtet të caktuar. Çka me këtë pushtet? I gjithë investimi që bëmë ishte që ky të ishte i pavarur, nuk kishte nevojë as për duartrokitjet dhe as për sharjet e politikës. Pra, të funksiononte dhe të shkëputej. Duket sikur këtë e kanë ata që kundërshtuan vetingun dhe janë rezultatet… Jo, nuk ka. Kjo është dëshira dhe pasioni sa herë që shikon se diçka është kapur mirë nga duart e tij dhe po funksionon sipas kapjes që i ka vënë vetingu, ai gëzon. Vetingu është proces i kapur? Tani më thoni, a mund të ankohej ONM-ja? Unë po bëj pyetje retorike. Funksioni i vetingut dhe ONM-ja ku edhe ju e keni parë, janë në një radhë, qëndrojnë së bashku. Janë aktorë për të siguruar integritetin e vetingut. Por, ama ka një problem të fundit që do thosha. Kam qenë i shqetësuar shumë për statusin dhe raportin e ONM-së në organet e vetingut shqiptar dhe qeverinë shqiptare. Ndaj, kur kam qenë ministër i Shëndetësisë kam kërkuar me shumë forcë dhe me shkrim, BE-së dhe komisioneve këtu në Tiranë, për të definuar dhe përcaktuar qartë raportet ndërmjet Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe Komisionit të Vlerësimit të Vetingut. Pra, që të mos

krijonte as të çara e as boshllëqe që vetingu të funksiononte siç duhet. Në ato kohë, dëgjova vetëm përgjigje partizane qoftë të ish ambasadores këtu, por edhe drejtoreshës Kalavera, ku me të vërtetë kam qenë i shqetësuar. Këto shqetësime ia kam paraqitur edhe komisionit të Hahn gjerë e gjatë për këtë çështje, ku nuk u morën parasysh. Madje, ne shpesh në shumë raste dhe nga mediat e sponsorizuara na shtrohej pyetja: A e do reformën apo nuk e do? Unë e kam shpjeguar qartë. Nuk është çështje dashurie reforma, por saktësie dhe korrektese kushtetuese. Sot, ne kemi pozicionin më anormal në botë dhe e mbyll këtu. ONM-ja apelon vendimet e KPK-së. Ky është një turp, ku kjo nuk duhet të ndodhte dhe unë prandaj kam insistuar që kjo mos të ndodhte. Pra, çdo të keqeje t`i dilnim përpara dhe një vendim që do dilte nga Komisioni i vetingut, të ishte solid dhe i pa atakuar. Pala që ishte përballë mund të kishte të drejtën e saj, por kurrë nuk mund të ndodhte çarja në këtë trup unik. Pra, kjo çarje tregon fare qartë që gjithçka që ishte, nguti presion të jashtëzakonshëm në vend dhe ndërkombëtar, ku prodhuan një proces i cili çalon, lëkundet dhe është i tronditur. Në shtator pritet lufta politike e zakonshme. Nuk e di se si do jetë ky shtator ndryshe nga të tjerët ose nga se

u mbyll viti. Cili do të jetë aksioni opozitar? Duhet ta kuptoni që nuk është se në shtator fillon një betejë politike, një luftë apo një përplasje. Në shtator është një ndarje e qartë dhe pa asnjë kompromis me çështje të mëdha, të cilat i mbolli ky vit i parë i dështuar i qeverisjes së këtij vendi, ku prodhoi mjaft korrupsion, destabilitet ekonomik shumë të rëndë, hajdutëri shtetërore siç janë koncesionet pafund që jepen dhe vazhdojnë të jepen. Ju keni parë që kilometri i rrugës nëpër koncesione ka arritur të jetë 8 apo 10-fish më i lartë. Pra, një hajdutëri e shfrenuar e pandalshme. Probleme të tilla të atakimit të të gjitha pushteteve siç qe rasti i ligjit për teatrin, i cili rrëzoi pushtetin lokal, prodhoi ligje speciale si në `45, ligji i tatimit të jashtëzakonshëm që u rrëmbente të pasurve paratë. Pra, ka një rikthim në një `mosshtet` dhe në një destabilitet ekonomik me pasoja shumë të rrezikshme. Shqipëria ka hyrë në një kolaps ekonomik, politik dhe shoqëror. Të gjitha këto presin një përgjigje shumë të fortë. Nuk mund të vijnë nga qeveria, por është detyra e opozitës që të luftojë deri në fund, pa asnjë kompromis për kthimin në normalitet dhe për të shpëtuar shtetin ligjor dhe Reformën në Drejtësi. Siç e shikoni, ne jemi në një moment ku të gjitha pushteteve u është këputur koka.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAMA

12 E shtunë, 11 GUSHT 2018


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

IN MEMORIAM

13 E shtunë, 11 GUSHT 2018

RAI REPORTAZH PËR SHQIPËRINË

KUMTIM Nga Albert Vataj “Arti nuk përmirësohet kurrë, por…materiali i artit kurrë nuk është i njëjti” kumton T. S. Eliot, dhe Jackson Pollock nuk vjen në historinë e pikturës të përmirësojë, por të zgjedh një ndryshesë, përdor një logjikë e mendësi të tjetërllojtë ndaj çështjeve shpesh vendimtare, me të cilat u kacafyt arti pamor në gjysmën

e dytë të shekullit XX. Ai si pa kuptuar ndjen se ka ardhur të promovojë, të mëtojë një proces ndryshimi. Pa e vrarë mëndjen nëse bota ishte gati për këtë, ai hidhet, ndoshta edhe i avantazhuar nga karakteri dhe personaliteti i tij ekcentrik. I beson unit të tij dhe esit të ngjizur në kapërcyell ngjarjesh dhe trajtesash. Guximi nuk i mungon të përfshihet në artin e ri “të çmendur”, si në një aventurë ku, si gjaku ashtu edhe boja stërkalen, ngjyjnë, kumtojnë, ku si vdekja ashtu edhe jeta, janë procese transformimesh. Paul Jackson Pollock (28 janar 1912 – 11 gusht 1956), ishte një nga piktorët amerikan më me ndikim. Ai ishte pikë kthese në rrjedhojën promovuese të një vlere tramsformimesh të thella dhe të ethshme të vlerës estetike. Një erë e re e artit propozohej në qytetin e potershëm të New York dhe jo vetëm. Historia e deriatëhershme e artit vihej përball një ngulmi të fuqishëm energjie ndryshesash dhe forme shkatërruese e transmetimit të aktit krijues. Përmes të tjera trajtesash vinte shprehia artistike që ai mëkon me nerv dhe furçë, me nxitim dhe papërmasë. Me të në një tjetër fazë hynte mendimi filozofik i artit vizual, me një tjetër afri i qaset ai botës, botës që nuk mund të jetë vetëm se pre e këtij kurthi tjetërsismsh në trajtë dhe gjendje .

Jackson Pollock hedh kështu një hap gjigand në ekspresionizmin abstrakt, në një prurje stilistike të kumtimit. Ai vjen me një risi dhe një sprovë. Guxoi që përmes kësaj veçantie unike të udhërrëfejë botës një realitet tjetër, një stil të menduarit përmes, dominimit, demonstrimit, kolorit, ngjyrave, përmasave, lojës me

bojën që pikon, me tablonë që shndërrohet në një fushëbetejë mendimesh të stuhishme. Ai, Jackson Pollock ka hequr dorë nga format delikate të komunikimit përmes penelit dhe kanavacës. Dëshmon një botëkuptim më të vrullshëm. Koha dhe densiteti i vërshimit të mendimeve dhe ligjërimit artistik është gjithnjë e tendosur. Në vullnesën e tij artistike, duket se nuk ka rregulla, nuk ka përmasa, nuk ka simetri, ka vetëm forcë shprehjeje, ka vetëm komunikim përmes britmash, rebelimit,e gjithçka prej kësaj përmes ngjyrës. Gjithçka që zien në këtë kurm që është dhe vetë arketip i gjeneratës, shpërthen. Atë, Jackson Pollock, duket se nuk e shqetëson dhe aq bota, së cilës do t’i qaset, se sa e mundshmja për të kapur fillin e mendimit e për ta lidhur atë pas gjesteve, lëvizjes dhe asaj shkujdesjeje që merr nxitimthi bojë dhe ngjyra dhe e gjuan në tablo. Kjo lojë i ngjan një turri frelëshuar që kërkon brenda një kohë, tepër, tepër të kufizuar sa më shumë mundësi, sa më shumë hapësirë, sa më shumë çmbushje. Gjithnjë Pollock duket se nxiton të kap mendimin dhe ta vizualizoje. Krejtçka që dëshiron të shpreh i përngjet ritmit se si vërshon jeta metropolitane. Gjithçka nxiton, ngado duket se njerëzit vrapojnë për të mbërritur. Të ngjan sikur dikush i ndjek nga

Bota e kyçur në kodin e ngjyrave të piktorit amerikan, Jackson Pollock pas dhe ata duan vetëm të ikin, jo dhe aq për t’i shpëtuar kësaj përndjekje të kohës, se sa për mundësuar të nxjerrin s’brendshmi një tjetër nivel kapaciteti. Bashkë me njerëzit, makinat, nxiton gjithçka. Pa trajt, pa form, pa një normë gjeometrike lëvizjeje, ata vetëm i jepen këtij vullneti, ata vetëm shndërrohen në ritëm. Dhe, peneli, furçat dhe gjithçka që vjen me Jackson Pollock në këtë mundësi komunikimi kanë atë ritëm, janë të manipuluar nga e njëjta parregullsi, janë pre e kësaj çmenduri e pulsit të jetës. Edhe pse gjithçka në pikturën e Jackson Pollock është e tillë, asgjë dhe shumëçka, edhe pse ai rreket ti tregojë asaj të tashme se si vizualizohet jeta e tyre, intensivja e rutinores që i bluan, ata ende nuk janë gati të binden. Ai është ata. Jeta e Jackson Pollock nuk mund të shihet shkëputur këtyre vargonjëve të rëndë të domosdosë së një ritmi pa ndalim, të një vërshimi pa cak, të një kacafytje deri në shpërbërje. Ai, Jackson Pollock, thjeshtë ka kurajën të dëshmojë, ndoshta më me shumë sinqeritet, se sa vetë njerëzit e pranojnë vetveten tyre si detal në këtë supërstrukturë zhvillimi. Edhe vetë piktura e këtij skandalozi nuk kërkon shumë përqëndrim, shumë vëmëndje. Ajo

soditet në lëvizje, përjetohet si lëvizje, përceptohet si ikje, ikje drejt diçkaje, mbërritje në një diku imagjinativ. Ndoshta Jackson Pollock, mund të mbetet nga të parët që arriti të kanalizojë një aftësi të këtillë deshifrimit të kësaj kaligrafie të garrametshme. Me formën shprehëse të mendimit të artistik, ai orienton jo vetëm bashkëkohësit, por edhe të pastajmit, me një të mundshme reale komunikimi përmes ngjyrash dhe formash, ndalesash, ndalesa, ose pllangash kërcënuese që ngjajnë më shumë si shuarje dhe ecjesh që kanë më shumë ikje brenda vetes. Gjatë jetës së tij, Pollock arriti të rrëmbente për përdhunën e artit të potërshëm, famë dhe anatemë. U lartësua dhe u gropos. Një jetë jo e ndryshtë ngase i ishte servirur bashkëkohësve të tij, një realitet që

ai mund ta mbushte me gjithçka, me art, me ves e me virtyt. Djall dhe engjëll, paqësor dhe luftarak, tokësor, tokësor nën një qiell që i shfaqej dhe i rishfaqej i copëzuar prej britmës së zhvillimit dhe rënkimit të boshit. Kur ishte vetëm 44 vjeç ai vendos të ndërrojë jetë, të ndalë rrugën në këtë ikje dhe të kthehet në cakun e amshimit. Vdes në një aksident rrugor më 11 gusht 1956. Ashtu si jetoi, ashtu edhe vdiq, i dengur me alkool dhe ritëm, lëvizje, ikje, vërshim. Edhe pse shterrimi i frymës guxoj ta ndal këtë njeri të vërshimit, në pikturën që la, në përvojën artistike që shkroi, në tendencën shprehëse që skaliti, ai vazhdon të vrapojë me ngjyrat në një botë që mbeti deri në fund e papërmasshme, e paperceptueshme, e pakapshme.


AKTUALITET

14

E shtunë, 11 GUSHT 2018

Plot 15 plumba janë zbrazur mbi 53-vjeçarin Fatbardh Liçi, mëngjesin e së premtes në Shkodër, pak metra larg banesës së tij

S

hkodra u zgjua të premten nga breshëria e automatikut që la të vdekur Fatbardh Liçin, 53-vjeç. Ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth orës 7:30 minuta të mëngjesit në periferi të qytetit, në lagjen “Kiras”. Fatbardh Liçi një emër i dëgjuar për opinioin shkodran por edhe për policinë, ishte duke pirë kafe pranë shtëpisë së tij tek ish-Poçeria në Kiras. Nga mjeti tip “Benz”, pa targa doli një person që qëlloi me breshëri automatiku në drejtim të 53-vjeçarit. Liçi ishte ulur në të njëjtin lokal ku ulej çdo ditë për të pirë kafe. Autori me sa duket i dinte mirë lëvizjet e tij dhe mësohet se ishte i pamaskuar. Ai ka vepruar me gjakftohtësi dhe është larguar sërish me automjetin tip “Benz”, të cilin blutë e Shkodrës e gjetën në flakë pak minuta pas ngjarjes në zonën e Dobroçit. Ekspertët nuk e kanë përfunduar ende aktekspertimin e mjetit, tek i cili presin të gjejnë gjurmë gishtash apo armën e krimit. 53-vjeçari nuk është emër i panjohur për uniformat blu dhe për qytetin e Shkodrës, pasi rezulton të jetë kunati i Lul Kullës, i cili njihet si i “forti” i Shkodrës. Gjithashtu, viktima është njëherësh edhe vëllai i Mustafa Licit, i njohur si kreu i partisë Mendimi i Djathtë Liberal, si dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës. Kohët e fundit, Shkodra është tronditur nga krimet mafioze ku kryhen vrasje të dhunshme e të frikshme dhe gjithnjë pa autor. Ngjarja Fatbardh Liçi një emër i dëgjuar për opinioin shkodran, por edhe për policinë, ishte duke pirë kafe pranë shtëpisë së tij tek ish-Poçeria në Kiras, kur u ekzekutua me breshëri automatiku. Policia e Shkodrës ka shoqëruar disa persona për vrasjen. Një klient

Ekzekutohet me 15 plumba Fatbardh Liçi PISTAT

Vrasja në 2011 dhe lidhjet kriminale

ka dëgjuar autorin t’i thotë diçka viktimës, i cili vite më parë ka qenë i dyshuar për vrasjen e Astrit Kurmemës. Në tavolinë nuk ndodhej askush tjetër dhe autori me maskë, pasi zbriti nga një benz iu afrua 53 vjeçarit në një metër distancë. Dikush ka dëgjuar duke i thënë “të falaaa” dhe më pas shkrehu armën. Liçi ndërroi jetë në vend dhe policia njoftoi se gjeti 15 gëzhoja armë automatiku të vogël, ose siç njihet ndryshe Skorpions. Ngjarja ndodhi në orën 07:15 dhe 10 minuta më vonë, Policia u njoftua për një “Benz” të djegur në zonën e Dobraçit, 3 km larg ekzekutimit. Disa persona u shoqëruan për t’u marrë në pyetje por nuk është siguruar asnjë dëshmi që do të çonte drejt vrasësit.

Hetimet Zyrtarisht policia nuk jep asnjë të dhënë mbi pistën e hetimeve që po kryen për këtë vrasje, edhe pse nga burime të brendshme mësohet se kryesorja është ajo e hakmarrjes. Fatbardh Liçi dyshohet se në vitin 2012 ka qenë i përfshirë në vrasjen e Astrit Kurmemajt, i dënuar me 25 vite burg për disa vrasje. Megjithatë policia po ndërton skemën e ngjarjes, bazuar edhe në dëshmitë e personave që kanë qënë në zonë në momentin e vrasjes, ku disa shtetas janë shoqëruar në komisariat për tu marrë në pyetje. Forcat e policisë bënë krehjen e zonës dhe ngriten disa pika kontrolli, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Disa bizneseve në

VRASJA

P

olicia e Shkodrës nuk e ka përfunduar ende akt ekspertimin e mjetit që u gjet i djegur në dalje të Shkodrës në zonën e Dobroçit. Policia shpreson të gjejë gjurmë gishtash që do të çonin në identifikimin e autorit por edhe armën me të cilën ai e ka kryer krimin. Ngjarja ndodhi në orën 07:15 dhe 10 minuta më vonë, Policia u njoftua për një “Benz” të djegur në zonën e Dobraçit, 3 km larg ekzekutimit. Disa persona

EKZEKUTIMI “Plot 15 plumba janë zbrazur mbi 53-vjeçarin Fatbardh Liçi, mëngjesin e së premtes në Shkodër, pak metra larg banesës së tij, ndërsa kishte dalë si zakonisht për kafen e mëngjesit”. zonën ku ndodhi ngjarja do tu sekuestrohen pamjet e kamerave të sigurisë, ndërsa lokali ku ndodhi vrasja mësohet se nuk ka të tilla.

Autorët djegin makinën u shoqëruan për t’u marrë në pyetje por nuk është siguruar asnjë dëshmi që do të çonte drejt vrasësit. Autori me sa duket i dinte mirë lëvizjet e tij dhe mësohet se ishte i pamaskuar. Ai ka vepruar me gjakftohtësi dhe është larguar sërish me automjetin tip “Benz”, të cilin blutë e Shkodrës e gjetën në flakë pak minuta pas ngjarjes në zonën e Dobroçit.

Pistat për vrasjen e Fatbardh Liçit janë në 2-3 drejtime. I ndjeri është kunat i Lulzim Kullës, i njohur si një nga të fortët e Shkodrës dhe i arrestuar pak kohë më parë pasi tentoi të arratisej nga Shqipëria. Po ashtu Liçi mësohet të jetë xhaxhai i Muhamet Licit të arrestuar gati një vit më parë si pjesë e një bande gjobëvënësish në tregun e qytetit të Shkodrës. Pavarësisht lidhjeve të tij familjare me të sipërpërmendurit, pista kryesore ku po heton policia është ajo e hakmarrjes. Liçi dyshohet se në vitin 2012 ka qenë i përfshirë në vrasjen e Astrit Kurmemajt, i dënuar me 25 vite burg për disa vrasje. Ai u vra në hyrje të Rrogozhinës, gjatë periudhës që mori 3 ditë leje nga burgu i Shën Kollit ku vuante dënimin, dhe teksa kthehej për në institucionin e vuajtjes së dënimit. Për këtë ngjarje, Liçi u la i lirë pë mungesë provash. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që vrasja e Liçit të ketë lidhje edhe me ngjarjet e fundit kriminale të ndodhura kohët e fundit në qytetin e Shkodrës. Liçi është kunati i biznesmenit Lulzim Kulla, (burri i motrës) i cili aktualisht ndodhet në burg. Kulla u arrestua pak ditë më parë në Kakavijë, pasi tentoi të kalonte në Greqi me një pasaportë të falsifikuar. Ndaj Kullës pak muaj më parë u bë një atentat me eksploziv ku mbeti i plagosur. Rreth 500 gramë C4 u vendos në një motoçikletë të parkuar afër fuoristradës së tij, ndërsa shpërthimi i shkaktoi djegie në 25 për qind të trupit. Në atë kohë, Kulla deklaroi për Policinë se “nuk i njihte autorët dhe nuk kishte dyshime se kush mund ta kishte vendosur tritolin”.


AKTUALITET

15

E shtunë, 11 GUSHT 2018

Policia e Shtetit ka shtuar masat e sigurisë për pushuesit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe kryesisht në qytetin e Lezhës, aty ku është dhe fluksi më i madh i pushuesve

M

ë shumë se 1000 efektivë policie nga Tirana por edhe qytete të tjera, janë transferuar në zonat bregdetare të vendit me qëllim forcimin e masave të sigurisë gjatë sezonit turistik. Edhe këtë sezon, Policia e Shqipërisë dhe e Kosovës nënshkruan protokollin e partullimit të përbashkët. Siç bëhet me dije, patrullimet e përbashkëta në shërbim për ruajtjen e parametrave rrugurë gjatë sezonit turistik, po vijojnë normalisht dhe kanë dhënë efektivitet. Policia e Shtetit ka shtuar masat e sigurisë për pushuesit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe kryesisht në qytetin e Lezhës, aty ku është dhe fluksi më i madh i pushuesve që vijnë nga Kosova. ‘’Jam Xhoana, prej 3 vitesh punonjëse e Policisë Rrugore në Lezhë, së bashku me kolegun tim Mehmetin , punonjës i Policisë së Kosovës jemi në shërbim për ruajtjen e parametrave të sigurisë rrugore, veçanërisht gjatë sezonit turistik”, shprehet punonjësja e policisë. Të dy policitë apelojnë për qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë duke vënë në dispozicion numrin e emergjencës. “Fluksi është mjaft i lartë por me shërbim të përforcuar, po ja dalim të menaxhojmë trafikun dhe ngarkesën. Duke ju uruar pushime të mbara, për çdo shqetësim e problem, në 112”, shprehet Policia e Shtetit. Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë nisur patrullimet e përbashkëta që në fillim të sezonit turistik dhe do të vazhdojnë deri në mbyllje të sezonit. Cermonia simbolike e patrullimeve të përbashëkta mes dy vendeve, filloi në pikën kufitare mes dy shteteve, në Vërmicë. Me këtë rast, drejtorët e policisë rrugore të të dyja shteteve, ai nga Kosova nënkoloneli, Sabedin Mehmeti dhe ai nga Shqipëria, Mitat Tola, thanë se këto patrullime që janë rezultat i suksesit të tre viteve paraprake sipas memorandumit të bashkëpunimit mes dy institucioneve. Bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës dhe Policisë shqiptare do të përfundojmë më 31 gusht. Nga ana tjetër, Policia e Shetit ka nënshkruar marrëveshje edhe me Italinë. Antonio Fiore ka lënë Italinë dhe prej 1 muaji po patrullon në Vlorë së bashku me kolegët shqiptarë, për t’i ardhur në ndihmë pushuesve të shumtë nga vendi i tij. Antonio është koordinator i migracionit në policinë e Barit dhe ka vënë re se vit pas viti italianët po e frekuentojnë gjithnjë e më shumë Shqipërinë. Fiore është

Sezoni, Policia: Fluks i lartë por ka shërbim të përforcuar AKSIONI

Policia, “metodë të re” për t’iu gjobitur

1 nga 6 efektivët Italian që ka mbërritur në Shqipëri për masat gjatë sezonit turistik. “Pasi vijnë në Vlorë, pushuesit italianë lëvizin drejt Sarandës, Ksamilit por edhe destinacione të tjera. I kemi ndihmuar për të gjetur rrugën, ndërsa një qytetar italian, mesa duket ishte apasionuar aq shumë me Shqipërinë, sa kishte harruar dhe kishte shkelur afatet e qëndrimit”, tregoi një efektiv policie.

THIRRJA “Fluksi është mjaft i lartë por me shërbim të përforcuar, po ja dalim të menaxhojmë trafikun dhe ngarkesën. Duke ju uruar pushime të mbara, për çdo shqetësim e problem, në 112”.

PARTULLIMET “Policia e Shqipërisë dhe e Kosovës nënshkruan protokollin e partullimit të përbashkët. Patrullimet në shërbim për ruajtjen e parametrave rrugurë gjatë sezonit turistik, po vijojnë normalisht dhe kanë dhënë efektivitet”.

GJAKOVË

Protestë për vrasjen e Valbonës dhe vajzës

P

jetër Nrecaj vrau me armë zjarri ish-gruan dhe vajzën e tij në derën e shtëpisë dhe dje Rrjeti i Grave zhvilloi një protestë. Marshimi në Gjakovë nisi

nga parku i qytetit në drejtim të Çarshisë së Vjetër me brohoritjet: “Edhe sa thirrje të humbura”, “Nuk ka paqe pa drejtësi”, “Dorëheqje kush s’e garanton dre-

jtësinë”, “Jepni llogari”, “Duam siguri”, “Boll jetima kem prej luftës”, është thënë nga protestuesit. Vëllai i Valbona Markut, Shkëlzen Marku tha se shteti i ka neglizhuar denoncimet e saj dhe nuk është marrë me ta. Në protestën e organizuar mori pjesë edhe ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, si dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës. Nnë Prishtinë, Policia dhe Prokuroria në një konferencë për media, thanë se viktima nuk ka dashur mbrojtjen e Policisë edhe pse ishte kërcënuar nga ish-burri i saj.

Duke marrë shkas nga aksidentet e rënda rrugore, Policia e Tiranës ka vendosur dhjetëra gjoba ndaj drejtuesve të mjeteve. Ndryshe nga herët e shkuara, së fundmi janë organizuar pika kontrolli lëvizëse në të gjithë territorin e kryeqytetit, me agjent verifikues me veshje civile të cilët vëzhguan dhe regjistruan me aparate fotografikë në orë të ndryshme të ditës dhe të natës. Kontrollet janë zhvilluar në disa nga akset rrugore më të rrezikuara për aksidentet, duke monitoruar sjelljen e drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve në rrugë, në raport me normat e sjelljes të përcaktuara në Kodin Rrugor Shqiptar. “95 drejtues mjetesh për përdorim celulari duke komunikuar dhe ajo që është më e rrezikshme duke shkruar sms gjatë drejtimit të mjetit. 78 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse. 35 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve. 8 drejtues mjetesh u është pezulluar leja e drejtimit për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. 15 drejtues mjetesh për gara me shpejtësi kryesisht në zonën e unazës së madhe. 120 mjete të ndaluara administrativisht pasi rezultonin debitor si dhe u vendosën 790 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor”,-thuhet në njoftimin e Policisë Rrugore.


AKTUALITET

16

E shtunë, 11 GUSHT 2018

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, njofton se këto kontrolle do të vazhdojnë të jenë intensive për të mos lejuar askënd të cënojë sigurinë

K

y sezon veror do të mbahet mend për “gjuetinë” që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë dhe vijon të ketë në Shqipëri. Së fundmi AKU është pozicionuar në bregdet. Sipas edhe njoftimit për mediat, AKU bën me dije se ka nisur një tjetër aksion, atë të kontrollit në furgona që furnizojnë lokalet dhe marketet në të gjithë qarkun e Vlorës por dhe më gjerë. Konkretisht, trupa inspektuese e DRAKU, Vlorë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndaluar disa furgona, dy prej tyre tregtonin produkte qumështi në temperatura mbi normën e lejuar, përkatësisht 18.4 dhe 15.6 gradë ku normalja është deri në 6 gradë celsius. Për sa më sipër, ndaj subjekteve u mor masa administrative gjobë 100.000 për secilin. Ndërsa një tjetër subjekt u kap në flagrancë nga DRAKU Vlorë duke transportuar mish dhe nënprodukte të tij në temperaturën 25.6 gradë ku normalja është 6 gradë celsius. Edhe ndaj këtij subjekti u mor masë administrative gjobë në vlerën 200.000 lekë. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se këto kontrolle do të vazhdojnë të jenë intensive për të mos lejuar askënd të cënojë sigurinë dhe cilësinë e produkteve në vendin tonë. “Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në këtë periudhë të temperaturave të larta e shtimit të volumit të tregtisë në kuadër të sezonit turistik, është në çdo kohë në aksion për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme e të rrezikshme nga subjektet

Në “sitën” e AKU, furgonat me mish dhe qumësht THIRRJA “Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se këto kontrolle do të vazhdojnë të jenë intensive për të mos lejuar askënd të cënojë sigurinë dhe cilësinë e produkteve në vendin tonë”.

AKSIONI “AKU ka nisur një tjetër aksion, atë të kontrollit në furgona që furnizojnë lokalet dhe marketet në të gjithë qarkun e Vlorës por dhe më gjerë”. që neglizhojnë apo shkelin rregullat e Sigurisë ushqimore. Për këtë arsye AKU ka nisur një tjetër aksion, atë të kontrollit në furgona që furnizojnë lokalet dhe marketet në të gjithë qarkun e Vlorës por dhe më gjerë. Konkretisht, trupa inspektuese e DRAKU, Vlorë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndaluar disa furgona, dy prej tyre tregtonin produkte qumështi

në temperatura mbi normën e lejuar, përkatësisht 18.4 dhe 15.6 gradë ku normalja është deri në 6 gradë celsius. Për sa më sipër, ndaj subjekteve u mor masa administrative gjobë 100.000 për secilin. Ndërsa një tjetër subjekt u kap në flagrancë nga DRAKU Vlorë duke transportuar mish dhe nënprodukte të tij në temperaturën 25.6 gradë ku normalja është 6 gradë celsius.

SHKODËR

51 në pranga për vjedhje energjie

Edhe ndaj këtij subjekti u mor masë administrative gjobë në vlerën 200.000 lekë. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se këto kontrolle do të vazhdojnë të jenë intensive për të mos lejuar askënd të cënojë sigurinë dhe cilësinë e produkteve në vendin tonë. Gjithashtu bën thirrje edhe operatorëve të biznesit ushqimor që të jenë të kujdesshëm në blerjen e lëndëve të

para, produkte shtazore dhe jo shtazore duke kërkuar e marrë nga furnitorët vetëm produkte me etiketë dhe të shoqëruara me dokumentacion të plotë veterinar e fiskal, pasi është një detyrim ligjor i tyre përveçse përbën një masë tepër të rëndësishme për sigurinë ushqimore të klientëve të tyre”,-thuhet në njoftimin e plotë të AKU-së.

HANI HOTIT

Kapen mallra kontrabandë

N

jë aksion i OSHEE-së, ka vënë në pranga 51 abonentë për vjedhje të energjisë elektrike. Kontrollet e OSHEE-së janë fokusuar tek ato fidra ku humbjet në rrjet janë më të larta. Të dhënat e fundit nga Drejtoria Rajonale e OSHEE-së në Shkodër, tregojnë për një punë të vazhdueshme kundër abuzimit me energjinë elektrike. “Në dy javët e fundit, përfshi edhe të dhënat e datës 8 gusht, janë proceduar penalisht 51 abonentë, me akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike në kundërshtim të plotë me ligjin. Mbi 65% e vjedhjes së energjisë është konstatuar në zonat e Koplikut dhe të Bushatit dhe forma më e përdorur është furnizimi me linja të dyta jashtë matjes, si edhe përmes manipulimit të matësit”, thotë OSHEE. Sipas Rezart Isufaj, drejtor i Drejtorisë Rajonale OSHEE Shko-

N dër, mesatarisht çdo ditë kryhen 70 kontrolle, kryesisht në fidrat me humbje më të lartë; në orët e pasdites dhe darkës. OSHEE është e detyruar të përsërisë faktin se askush nuk

kallëzohet në polici se është debitor ndaj faturave, por në zbatim të nenit 137 të Kodit Penal ndëshkohen ata persona që vjedhin energjinë elektriken dhe dëmtojnë matësin.

jë sasi mallrash kontrabandë është tentuar të kalohet nga Mali i Zi në territorin shqiptar përmes pikës doganore të Hanit të Hotit në Shkodër. Por gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e shtetasit me inicialet B.B, shërbimet doganore kanë gjetur të fshehura mallra të padeklaruara, të cilat synonte t’i fuste në territorin shqiptar

kontrabandë nga Mali i Zi. “Në automjetin e shtetasit B.B janë sekuestruar mallra të cilat duhet të paguajnë akcizë dhe taksë doganore si, cigare Trokadero 433 paketa, verë e kuqe, si dhe mallrat e tjera ushqimore dhe detergjente”, thuhet në njoftimin. Sakaq, u sekuestruan mallrat kontrabandë, ndërsa në pranga u vu shoferi i mjetit.


KULTURE "BBC History" ka zhvilluar një sondazh për 100 gratë që ndryshuan botën. Shkencëtarja Marie Curie është emri që prin në këtë listë. Ndërkaq, vendin 20 e zë nobelistja dhe shenjtorja shqiptare e krishtërimit, Nënë Tereza. Për Nënë Terezën shkruhet: "E lindur në Shqipëri, ishte murgeshë katolike që kaloi pjesën më të madhe të jetës në Indi. Më 1950 formoi Misionaret e Bamirësisë, kuvend që tërhoqi shumë motra që dhanë betimin për dlirësi, varfëri, bindje dhe shërbim falas për më të varfrit e të varfërve. Puna që ky mision ndërmori në mbi 130 shtete, përfshinte ndihmë për njerëzit nevojtarë, varrim për ata që vdisnin, ushqyerje dhe shpërndarje ushqimesh nëpër jetimore e shkolla. Ndonëse u kritikua për kundërshtimin e abortit, puna e saj bamirëse ndryshoi jetët e shumë njerëzve më të

17 E shtunë, 11 GUSHT 2018

Nënë Tereza në mesin e grave me të rëndësishme të historisë botërore ndjeshëm në botë". Lista për 20 vendet e para është si më poshtë 1. Marie Curie 2. Rosa Parks 3. Emmeline Pankhurst 4. Ada Lovelace 5. Rosalind Franklin 6. Margaret Thatcher 7. Angela Burdett-Coutts 8. Mary Wollstonecraft 9. Florence Nightingale 10. Marie Stopes 11. Eleanor of Aquitaine 12. The Virgin Mary 13. Jane Austen 14. Boudicca 15. Diana, Princess of Wales 16. Amelia Earhart 17. Queen Victoria 18. Josephine Butler 19. Mary Seacole 20. Nënë Tereza

A është fshirë koncepti i rimishërimit nga Bibla? N

jë studim i qendrës kërki more amerikane Pew në vitin 2009, dha rezultate të habitshme: 24 për qind e të krishterëve amerikanë besonin tek rimishërimi. Megjithatë, koncepti i rimishërimit është në kundërshtim me doktrinës e Kishës. Në vitin 1978, Geddes MacGregor, argumentoi se gjërat nuk duhet të ishin kështu. Ai pohoi se të krishterët e hershëm besonin tek rimishërimi. Për më tepër, thotë se të gjitha dëshmitë me shkrim, për rimishërimin në mësimet e hershme të krishtera dhe në Bibël, u zhdukën qëllimisht nga Kisha Katolike. Rimishërimi është transmigrimi i shpirtit të njeriut. Kur ndodh vdekja biologjike, shpirtrat rilindin në një trup tjetër, të një kafshe apo personi. Ekzistojnë pikëpamje të ndryshme, se si dhe pse ndodh kjo. Por, në shumicën e feve, rimishërimi e ka një qëllim. Në përgjithësi, veprat e mira apo të këqija gjatë jetës, përcaktojnë se çfarë ndodh në jetën tjetër. Siç thotë Kristofer Bach, "njerëzit që kanë jetuar keq dhe kanë bërë zgjedhje të dëmshme, do të ndeshen me të gjitha rrethanat e pakëndshme që i pasqyrojnë atyre cilësinë e keqe të zgjedhjeve që kanë bërë, jo për shkak të mizorisë, por synimit për t'i mësuar ata". Rilindja është në thelb një mësim përmes ndëshkimit, me formën dhe rrjedhën e çdo rilindje që përcaktohet nga ekuilibri i mëkatit, dhe virtytit tuaj në jetën e mëparshme. Rilindja vazhdon derisa shpirti arrin përsosjen dhe mund të bashkohet

me universin e ekzistencës; atë që të krishterët e quajnë Parajsë. Është një proces ciklik, dhe shpirtrat mund të lënë planin përfundimtar të ekzistencës, për të rilindur sërish në botë. Sipas MacGregorit, teologu i hershëm kristian Origjeni i Aleksandrisë, besonte tek rimishërimi. Dijetari grek shkroi mbi 800 traktate për pothuajse çdo aspekt të krishterimit. Ai nderohej përkrah shenjtorëve të hershëm si një nga etërit e Kishës, një nga teologët më të rëndësishëm të të gjitha kohërave. Megjithatë, u denoncua nga kisha si heretik për shkak të mësimeve të tij, të cilat McGregor thotë se përmbanin argumente në favor të rimishërimit. E dimë që Origjeni ishte një heretik, pasi emri i tij u shënua në regjistrat e Këshillit të Dytë të Kostandinopojës në vitin 553. Kjo është koha kur u shkatërruan shkrimet e tij heretike, ndaj s'mund ta dimë saktësisht se çfarë tha ai që u cilësua aq heretike, sa që besimtarët e Kishës së Re e riprodhuan Biblën për të zhdukur të gjitha provat për rimishërimin. Por, ata nuk e çuan deri në fund punën e tyre. Sipas teosofistes Nancy Coker, disa pasazhe nga Bibla tregojnë se të krishterët e hershëm besonin tek rimishërimi. Letra e Palit drejtuar Galatasve - kapitulli 6, vargu 7- thotë: "Një njeri korr atë që mbjell". Tek Mateu - kapitulli 26 vargu 52 - Jezusi thotë: "Të gjithë ata që nxjerrin shpatën, do të vdesin nga shpata!". Në kapitullin 9, vargu 2 të Librit të Gjonit, dishepujt sfidojnë një rabin për fatkeqësinë e një indi-

vidi. "Kush mëkatoi, ky njeri apo prindërit e tij që ai ka lindur i verbër?". Të gjithë janë dakord me mësimet teosofiste se gjërat shkojnë e vijnë. Domethënë, karma e cila është e lidhur ngushtë me rimishërimin Më intriguese: tek Libri i Gjonit kapitulli 3, vargu 3 - Jezusi thotë: "Në të vërtetë po ju them, se askush nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë, përveç atyre që lindin sërish". Kjo shprehimisht i referohet rilindjes. Mund të ketë edhe një shembull të drejtpërdrejtë të rimishërimit në Dhiatën e Re, në figurën e Gjonit Pagëzorit. Në librin e Mateut - kapitulli 11, vargu 14 - Jezusi u thotë dishepujve të tij: "Nëse jeni të gatshëm ta pranoni, Gjon Pagëzori është Elia që duhej të vinte". Ai e përsërit këtë tek Mateu 17 - vargjet 12-13. Tek Libri i Lukës kapitulli 1, vargu 17 - një engjëll parathotë se "Gjon Pagëzori do të shkojë përpara Zotit, në frymën dhe fuqinë e Elias … për të përgatitur një popull të përgatitur për Zotin". Elia ishte një profet i Dhiatës së Vjetër, që ishte parashikuar rikthimin e tij si një lajmëtar i ardhjes së Mesisë. Historianët e Jezusit e dinë se besimi në rimishërimi ishte rreth jetës së Jezusit. Filozofia greke ishte shkolla mbizotëruese e mendimit në botën e lashtë, veçanërisht mësimet e Platonit Ai mësonte se shpirtrat transferohen nga trupi në trup, gjatë një hapësire kohore prej 10 mijë vjetësh, derisa ata të kenë mësuar përsosjen dhe të kthehen në gjendjen e tyre origjinale të pastërtisë qiellore. Shpirtrat që nuk mësojnë, kalojnë

në "shtëpitë e korrigjimit" nën tokë, para se të kthehen tek krishtërimi. Origjeni u ndikua fuqishëm nga Platonizmi. Megjithatë, etërit e kishës refuzuan mësimet e Platonit dhe idenë e rimishërimit. Në fillim të shekullit II-të, Justin Martiri vuri në dukje se Platoni argumentonte se njerëzit nuk janë të vetëdijshëm për rimishërimet e tyre, pasi rilindja u zhduk kujtesën Në këtë rast, Martiri vuri në dukje se rimishërimi nuk mund të jetë një proces mësimor si duhej të ishte, nëse të gjithë nuk i kujtojnë jetët e tyre të kaluara dhe për pasojë edhe mëkatet e tyre të së shkuarës. Siç tha Ireneu në shekullin II-të, "shpirtrat duhet domosdoshmërisht të ruajnë një kujtim të atyre gjërave që kanë kryer më parë, që ata të mbushin hapësirat ende të mangëta…"! Më e rëndësishmja, vetë Origjeni tha se "dogma e transmigrimit… është e huaj për kishën e Perëndisë, dhe jo e dhënë nga Apostujt, dhe as e parashtruar në shkrimet". Ai gjithashtu e kundërshtoi konceptin se Gjon Pagëzori ishte rimishërimi i Elias. Ai shkroi: "Engjëlli nuk tha në shpirtin e Elias, ku doktrina e rimishërimit mund të ketë një farë baze, por "në frymën dhe fuqinë e Elias'". Bibla po fliste në mënyrë figurative, jo fjalë për fjalë. Të gjitha këto argumente kundër rimishërimit u bënë gjatë tre shekujve para se Këshilli i Dytë i Kostandinopojës, të binte dakord se Origjeni ishte kundër rimishërimit, dhe se ai ndoshta ishte etiketuar si një heretik pasi u mësonte besimtarëve se shpirtrat ekzis-

tojnë në qiell, zbresin në Tokë në formë njerëzore dhe kalojnë në jetën e përtejme pas vdekjes. Kisha mëson se Zoti e krijoi njeriun sipas shëmbëlltyrës së tij dhe se çdo njeri hyn sërish në botë. Ndërkohë, teologu Ernest Valea thotë se argumentet e Dhiatës së Re keqinterpretojnë apo paraqesin gabime në Bibël. Rimishërimi bie në kundërshtim me mësimet themelore të krishterimit dhe vetë Krishtin: se gjithçka do të përfundojë dhe do të gjykohet në fund nga Zoti, Për më tepër, parimi qendror i krishterimit është se Krishti e sakrifikoi veten në kryq për të larë mëkatet e njerëzimit. Zoti do të na falë mëkatet tona dhe ne mund të hyjmë në mbretërinë e qiellit, duke e pranuar Krishtin, dhe jo duke punuar drejt një balance karmike të mëkateve dhe virtyteve tona. Teosofistët mund të citojnë më shumë shembuj nga Dhiata e Vjetër, se hebrenjtë e lashtë besonin tek rimishërimi. Ata gjithashtu thonë se regresioni hipnotik i ndihmon njerëzit të kujtojnë jetën e tyre të kaluar. Nga ana tjetër, tekstet më të hershme të krishtera - duke përfshirë kopjet e Biblës - tregojnë se shumë pak të krishterë besonin se Jezusi kishte predikuar rimishërimin. Gjithsesi, s'mund të mohohet se zakoni i Kishës për të fshirë ose lënë në harresë gjërat që bien në kundërshtim me mësimet e saj, ka krijuar dyshime për një kohë të gjatë dhe se do të vazhdojë të hedhë hije dyshimi për mijëvjeçarët që do të vijnë. /alltimecons/bota.al/


VIP

18 E shtunë, 11 GUSHT 2018

490 orë punë dhe 90 karatë diamante Në disa evente, fustani duhet të jetë medoemos couture. Për premierën botërore të filmit Crazy Rich Asians, aktorja Constance Wu veshi pikërisht këtë. Si ylli i një prej filmave më të pritur të verës, Wu zuri qendrën e vëmendjes si aktorja kryesore dhe veshjet e zgjedhura e komplementuan më së miri këtë. Eventin e mërkurës, Wu shkeli në tapetin e kuq me një fustan magjepsës nga Ralph and Russo që trupëzonte më së miri energjinë e filmit. Look-u përfundimtar mund të duket si i natyrshëm, por në realitet u desh shumë punë. Stilistja Micaela Erlanger, përgjegjëse për garderobat e pacena të Lupita Nyong'o dhe Diane Kruger, e pa fustanin për herë të parë këtë janar, në sfilatën e Ralph and Russo në Paris. Me shpatulla të zbuluara, kristale Swarovski dhe thekë mëndafshi, fustani i ra në sy Erlanger-it, që e mori në konsideratë në atë moment për premierën e Crazy Rich Asians. Fustani u thur me dorë për më shumë se 490 orë me mbi 200,000 kristale. Më pas, u nevojitën 275 orë të tjera punë për t'u ndërtuar së mirëfilli. Bukuria e vërtetë qëndron tek detajet. Thekët e mëndafshit që dekorojnë korsenë sim-

Ribashkohen motrat Kardashian, kujt i drejtojnë gishtin e mesit? Kylie Jenner, më e vogla e familjes Kardashian festoi dje 21-vjetorin e lindjes dhe ka organizuar një festë të madhe me familjen e shoqërinë. Ka patur spekulime që familja është pëarcarë pasi ka patur sherr mes motrave të mëdha, Kim dhe Kourtney, por duket se cdo gjë është më mirë se kurrë. Të pesë motrat, së bashku me nënën e tyre Kris Jenner janë fotografuar duke festuar ndërkohë që kanë bërë me gisht të mesit për kamerën. Nuk dihet se kujt i drejtohet ky gjest. Ndërkohë Kylie solli në treg edhe produktet e reja, ndërkohë që shkëlqente e veshur me rozë. Nuk munguan edhe fotografitë me vogëlushen e saj Stormi, të cilat i shoqëroi me përshkrimin: "Duke pritur ditëlindjen time me dhuratën më speciale. Cfarë ishte jeta pa ty Stormi. Të dua ëngjëlli im i vogël".

Ylli i Superman u vetëvra

bolizojnë forcën. "Përgjatë historisë, thekët kanë qenë gjithnjë simbol i fuqisë dhe prestigjit," shpjegon Erlanger. "Ky film ësh-

të shumë i rëndësishëm, për shumë arsye dhe doja që Constance të dukej e fuqishme dhe glamoroze", transmeton Anabel.

Justin Bieber zbulon arsyen pse qante pranë të fejuarës Një njeri i mençur ka thënë një herë: Lotët vijnë nga zemra dhe jo nga truri. Këtë javë janë bërë virale fotot që tregonin Justin Bieber duke qarë pranë të fejuarës së tij, Hailey Baldwin në New York City. Shumë spekulime u përhapën në lidhje me arsyen e mërzitjes së yllit të pop-it, ndërsa u ngritën pikëpyetje se çfarë po ndodhte mes çiftit të famshëm. Por Justin ka siguruar fansat se nuk ka asgjë për t'u shqetësuar. "Ju keni ditë të mira dhe keni ditë të këqija", tha 24vjeçari. "Nuk është e vërtetë nëse nuk keni ditë të këqia." Deklarata e tij erdhi pasi u pa duke mbajtur një kopje të librit "Kuptimi i martesës". Libri i shkruar nga Timothy Keller, i tregon lexuesve vizionin se çfarë duhet të jetë martesa sipas Biblës. Megjithëse çifti u fejua një muaj më parë, po planifikojnë që të martohen. "Justin dhe Hailey tashmë po diskutojnë planet për dasmën. Ata duan të martohen vitin e ardhshëm në një ceremoni të vogël,"tha një burim për E! News.

Një gjykatës ka vendosur se vdekja e aktores së Superman, Margot Kidder ishte vetëvrasje. Aktorja 69-vjeçare u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Montana më 13 maj. Raportohet se Kidder vdiq si rezultat i përdorimit të një droge vetë-shkatërruese dhe mbidoze të alkoolit. Në një deklaratë e përbashkët nga zyra e mjekut dhe familja e saj u bënë thirrje njerëzve që vuajnë nga sëmundjet mendore, varësia ose mendimet vetëvrasëse që të kërkojnë këshillim dhe trajtim të përshtatshëm. Aktorja fitoi famë si Lois Lane së bashku me Christopher Reeve në filmat e Superman në vitet 1970 dhe 1980. Familja e saj ka kërkuar

privaci dhe tha se detaje të mëtejshme nuk do të publikohen. Kidder, e cila ishte bipolare për për Revistës Popullore në vitin 1996 rreth problemeve të saj të shëndetit mendor dhe zbuloi se kishte marrë një mbidozë në moshën 14 vjeçare dhe vuajti shumë nga luhatjet e humorit.

Incident në ditëlindjen e milioneres Kylie? Një bjonde misterioze merret me ambulancë Milionerja më e vogël në botë, Kylie Jenner ka festuar mbrëmjen e enjte pas mesnatës ditëlindjen e saj me miqtë dhe familjen. U organizua një festë e madhe ku të gjithë u kënaqën, por jashtë ndodhi një aksident.

Një vajzë misterioze është marrë me ambulancë jashtë vendit ku po kërcenin e kënaqeshin miqtë e Kylie. Ende nuk është konfirmuar nëse ndodhi ndonjë incident në ditëlindjen e 21vjeçares.


SHOWBIZ

19 E shtunë, 11 GUSHT 2018

Rita Ora bën thirrje që të votohet kënga e saj dhe e Aviciit Më datë 20 gusht do të mbahet mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve "MTV Video Music Awards 2018". Eventi do të mbahet në Radio City Music Hall në New York, dhe pjesë e tij do të jenë emra të shumtë nga arena ndërkombëtare. Tri shqiptare e famshme: Bebe Rexha, Rita Ora e Dua Lipa nuk mungojnë në këtë event. Ato janë të nominuara në disa kategori. Dua në tri, Rita në dy e Bebe në një - të trija këto shqiptare presin të rrëmbejnë një çmim në jubileun e 35-të të "MTV VMA". Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është e nominuar në katgeorinë "Best Dance (Kënga më e mirë ritmike)", dhe në kategorinë "Best Visual Effects (Klipi më i mirë me efektet vizuale)". Në të dyja këto kategori, ajo është e nominuar për këngën "Lonely Together", të cilën ajo e solli në bashkëpunim me DJ e njohur, Avicii, vitin e kaluar. Avicii ishte një nga DJ-të më të mëdhenj botërorë, i cili u nda nga jeta këtë vit, e krejt ajo çfarë kanë mbetur këtë vit prej tij, janë këto

"Çelësi i Prishtinës" për herë të parë i dhurohet Dua Lipës Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti priti këngëtaren me famë botërore Dua Lipa, ku edhe i dhuroi "Çelësin e Prishtinës" për promovimin që i ka bërë kryeqytetit me Festivalin "Sunny Hill", njofton Koha.net. Ahmeti ka falenderuar Duan që po e vendos Prishtinën në hartën botërore me koncertet dhe me sukseset e saj. Dua u shpreh e lumtur që performoi para adhuruesve të saj në Kosovë, për të cilët ndjehet mirënjohëse. Kryeqyteti i Kosovës e ka për herë të parë që dhuron "Çelësin e Prishtinës".

dy nominime. Duke pasur parasysh këtë, Rita ka treguar shumë ndjeshmëri te fansat, duke u bërë thirrje të vazhdueshme që ta votojnë atë në kategorinë "Best Dance". Në një pjesë të shkëputur nga kënga, të publikuar së fundmi në Instagram, Ora tregon se e kujton me shumë mall këtë bashkëpunim, i cili pa dyshim do të ngelet si një nga më të veçantit në karrierën e saj. "Ky filmim i ri nga "Lonely together" me Aviciin më kthen prapa në xhirime. Më duket sikur ishte dje dhe kjo këngë

gjithmonë do të thotë shumë për mua. Le të votojmë edhe njëherë për "Lonely together" si "Kënga më e mirë ritmike" në VMAs" (sic.), ka shkruar këngëtarja Ora. Ndërkohë, në po të njëjtën kategori është e nominuar edhe shqiptarja tjetër e suksesshme, Dua Lipa, me këngën e saj "One Kiss" në bashkëpunim me Calvin Harris. Fansat e këngëtareve mund të votojnë duke klikuar në faqen zyrtare të MTV VMA (Përjashtim bëjnë qytetarët e Kosovës të cilët nuk kanë të drejtë vote).

Turner: Douglas, Nicholson, Beatty vunë bast kush më dërgon i pari do në shtrat Në një intervistë me revistën "Vulture", Kathleen Turner foli për dominimin e burrave në Hollywood dhe përvetësimin e aktoreve si objekte të tyre. Aktorja hollivudian hodhi baltë edhe në serialin e famshëm "Friend", kritikoi kolegen Elizabeth Taylor si dhe prej presidentin amerikan, Donald Trump. Artistja 64-vjeçare u kthye në fillim të karrierës së saj, duke komentuar sjelljen e meshkujve ndaj aktoreve në Hollywood. Ajo vuri në dukje se roli i saj i parë ishte në filmin "Trupi i ngrohjes", pas së cilës u bë objektiv për seks. Michael Douglas i kishte zbuluar Turnerit njëherë se kishte vënë bast me Jack Nicholsonin, Warren Beatty, se cili prej të treve kush do ta dërgonte në shtrat i pari. "Asnjë prej tyre nuk ka pasur sukses", shtoi ajo, duke iu referuar një problemi që ka ekzistuar gjithmonë në Hollywood, "Gratë konsiderohen si pronë seksuale". Kathleen zbuloi se situatat e ngjashme i janë përsëritur gjatë karrierës së saj të aktrimit.

Rihanna do të bëhet doktore shkencash Rihanna shumë shpejt në biografinë e saj do të shtojë një tjetër titull. Superylli botëror do të pranojë titullin e nderit si doktor shkence nga UWI (University of West Indies). Riri do të nderohet në një ceremoni që do të mbahet më 20 tetor në Cave Hill Kampus që ndodhet në Barbados. Si instituti më i madh i dijes në Karaibe, UWI u jep tituj të nderit liderëve në art, shkenca, e të tjera fusha, ashtu sikurse ata që kanë dhënë kontribut të madh regjional dhe ndërkombëtar. Riri do të marrë këtë titull përkrah Justice Adrian Dudley Saunders dhe profesor Ebenezer Oduru Owusu. Ky nuk është titulli i parë akademik i Rihannas. Vitin e kaluar ajo mori titullin e Harvardit si "Humanitarja më e madhe e Vitit" për aktivitetin e saj filantropik me fondacionin e saj, "Clara Lionel". Këngëtarja 30 vjeçare raportohet se po punon në një album të zhanrit "dancehall" që eksploron rrënjët e saj nga Karaibet he ka mbi 500 këngë gati me bashkëpuntorë si R. City, Stephen McGregor, Kanium dhe Supa Dups.

Demi Lovato anulon turnetë muzikore Demi Lovato vazhdon rrugën e saj të rikuperimit pas varësisë nga lëndët narkotike. Vetëm disa ditë pasi këngëtarja është vendosur në rehabilitim, zëdhënësi i saj konfirmoi për anulimin e një sërë turneve të planifikuara. Koncerti i paraparë për muajin e ardhshëm në Meksikë, si dhe koncertet në nëntor në Kili, Argjentinë dhe Brazil po ashtu janë anuluar. Lajmi vjen vetëm pak kohë pasi Lovato theu heshtjen e saj në Instagram, gati javë pasi u raportua për probleme me mbidozë. "Ekipi i Demit shpreson se ajo do të përfundojë datat e koncertit, por rikuperimi i saj është në radhë të parë", tha një burim për E! News.


SPORT

20

E shtunë, 11 GUSHT 2018

Mbrojtësi italian doli dje në një konferencë për shtyp ku sqaroi arsyet e rikthimit te bardhezinjtë

Jam rikthyer te Juventus sepse më mungonte shtëpia, ashtu siç shkrova edhe në rrjetet sociale, që pas çdo udhëtimi kthehesh në shtëpi”. Kështu Leonardo Bonucci ka shpjeguar në konferencë për shtyp zgjedhjet për largimin nga Milani pas një sezoni, për t’u bashkuar sërish me bardhezinjtë. Mbrojtësi ka deklaruar para gazetarëve se kishte ikur i inatosur nga Torino, por ishte kthyer pasi kishte lënë zemrën aty dhe se nuk kishte më asnjë keqkuptim mes tij dhe Allegrit. “Raporti me Allegrin është diçka që ndodh gjatë një viti futbollistik. Ne jemi sqaruar, kemi shtrënguar duart dhe përqafuar si në raste të tjera. Në Londër, kur takova trajnerin, i kam kushtuar atë çmim pasi falë tij jam përmirësuar. Kur u largova, ishte fryt i inatit, por pata fatin që u ktheva falë presidentit Agnelli. Mora atë vendim në atë moment pasi nuk ndjehesha në rehati, nuk ndjeja se isha në vendin e duhur, se mund të isha vetvetja në atë periudhë. Desha të bëja një ndryshim dhe mendova se ai ndryshim mund të më jepte diçka më shumë. Por gjatë sezonit gjërat shkuan ndryshe, lashë zemrën këtu në Torino, familja vazhdoi këtu, lashë shtëpinë ku jetova çdo ditë. Ndaj bëra një hap mbrapa dhe pavarësisht kërkesave të shumta që kisha nga skuadra të tjera, dëshira ime e vetme ishte të kthehesha të Juventusi.

Bonucci: Milani ishte gabim, u ktheva te Juvja sepse këtu fitohet ISH-TRAJNERI

Capello: Modric nuk shkon tek Interi, ja përse u largua Zidane nga Reali

E kuptoj reagimin e tifozëve, vërshëllimat dhe protestat dhe e pres të njëjtën gjë edhe nga kundërshtarët, është detyra ime t’i bind për të kundërtën. A do kërkoj falje ndaj tifozëve? Mendoj se çdo gjë duhet të ndodhë në fushë, jam profesionist dhe duhet të vendos objektivat dhe dëshirat e Juventusit para të miave. Sot, me 10 gusht, nëse

do të më ofronin të largohesha nga Juventusi, do të refuzoja. Gjatë vitit të fundit kisha kohë të mësoja se Juventusi është gjithçka për mua, për vitet që kam qenë këtu. E dija në zemrën time që një ditë do të kthehesha dhe pas një viti u bë realitet. Sot është fillimi i një aventure të re. Juventusi më i fortë? Të kesh Cristiano Ronaldon në skuadër

është një avantazh. Nëse tani do të përballemi me Real Madrid, nuk do ta nisim ndeshjen 1-0 për ta. Të stërvitesh me të, do të thotë që të ngresh nivelin, do të jemi gati për t;u përgatitur për ndeshjet e fundit dhe për ata në Champions. Konkurrenca na stimulon, duhet të japim gjithmonë më të mirën,”, deklaroi Bonucci.

BARDHEZINJTË

ATLETJA

Efekti Ronaldo, çmimet e biletave te Juventusi rriten me 30 %

Luiza Gega kualifikohet në finalen e garës 3000 metra me pengesa në Berlin

Cristiano Ronaldo ka pushtuar Juventusin dhe Serinë A. E nëse klube si Chievo apo Parma kanë dyfishuar çmimet e biletave për ndeshjen që do të luajnë kundër bardhezinjve, edhe vetë torinezët kërkojnë të përfitojnë sa më shumë nga portugezi. Pavarësisht se treçereku i “Juventus Stadium” është i prenotuar nga abonimet, kampionët e Italisë nuk kanë ngurruar të rritin çmimet qoftë për abonimet, qoftë dhe për biletat, të cilat do të shiten zakonisht përpara ndeshjeve. Të enjten Juventusi publikoi çmimet për debutimin e Ronaldo-s: do të jetë si i pari i më të mëdhenjve, në mesin e “tenorëve”. Dhe, siç pritej, numrat janë në përputhje me rritjet e abonimeve, rreth 30% më shumë se vitin e kaluar. Biletat në dy pjesët kryesore të stadiumit do kushtojnë nga 55 euro, ndërsa në pjesë të tjera të stadiumit, më komode, 130 dhe 180 euro. Në Torino, po ëndërrojnë për Champions League, për trofeun me veshë të mëdhenj, që i mungon këtij klubi prej më shumë se 20 vitesh.

Luiza Gega është kualifikuar për në finalen e garës së 3000 metra me pengesa të Evropianit të Atletikës, që do të zhvillohet këtë të diel në Olimpiashtadion të Berlinit. Atletja shqiptare u rendit e dyta në baterinë e saj kualifikuese, pas zviceranes Schlumpf me kohën 9 minuta 33 sekonda e 11 të qindat, kohë që është larg rezultatit të saj më të mirë. Në finalen e garës së 3000 m me pengesa u kualifikuan 5 vendet e para të çdonjërës prej dy baterive kualifikuese dhe 5 kohët e tjera më të shpejta. Luiza Gega arriti që të pozicionohej brenda këtyre 5 vendeve të para dhe e ruajti atë gjatë gjithë kohës, duke siguruar përfundimisht pjesëmarrjen në finalen e garës së 3000 m me pengesa, ku ajo do të tentojë të fitojë medalje për të pasuar suksesin e arritur në Lojërat Mesdhetare ku, fitoi medaljen e artë pikërisht në garën e 3000 m me pengesa.

Ish-trajneri i Realit, Fabio Capello ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” duke konfirmuar se Luka Modric nuk do të largohet këtë sezon nga madrilenët, ndërkohë që ka shpjeguar dhe arsyet e largimit të Zidane. “Nuk mendoj se Reali do ta humbasë Modric, nuk mund ta lejojnë këtë gjë pas largimit të Cristiano Ronaldo-s. Sot, Modric është një nga kampionët më të mirë në botë. Modric së bashku me Kante, janë mesfushorët më të rëndësishëm në botë. Në mënyrë absolute, është ai që ka interpretuar më së miri konceptin modern të këtij pozicioni. Evolucioni i saj me kalimin e kohës ka qenë interesante dhe në disa aspekte kryesore. Kur u përballa me të kur drejtoja Anglinë kundër Kroacisë, ai luante në të majtë. Te Tottenham filloi të lëvizte në qendër dhe te Real u bë një regjisor dinamik dhe me fantazi. Modric konfirmon atë që unë kam menduar gjithmonë: duke luajtur në një ekip të madh përmirëson edhe fenomenet. Largimi i Zidane? Zizou e kuptoi se nuk do të fitonte Championsin e katërt radhazi. Rrezikoi shkarkimin në kampionat, kur Barcelona fluturoi në krye të renditjes. E dija që këtë herë do të ishte edhe më e vështirë. Si gjithmonë filozofia e Realit është që klubi është mbi të gjitha. Ronaldo te Juventus? Tani do të rikthehet që të flitet për kampionatin italian, në vitet 80-90, ishim në majën e futbollit. Humbëm me kalimin e viteve, dhe të drejtat televizive rritën Anglinë, Gjermaninë dhe Spanjën, por me Ronaldon mund të ngremë kokën. Sigurisht që ai nuk mjafton, por duhet ta shfrytëzojmë për të na dhënë një impuls më shumë”, deklaroi Capello.


SPORT

21

E shtunë, 11 GUSHT 2018

Gazeta spanjolle “AS”: Ka vendosur për të qëndruar te madrilenët, do të rinovojë

L

uka Modric do të vazhdojë karrierën te Real Madrid. “AS” dhe “Marca”, gazetat më të mëdha të Madridit, në faqet e tyre online kanë shkruar se presidenti Florentino Perez e ka bindur kroatin që qëndrojë në “Bernabeu”, pavarësisht se dëshira e tij ishte të shkonte te Inter. 32-vjeçari do të firmosë kontratën e re me Real Madrid deri në qershor 2022 nga e cila do të marrë 10 milionë euro neto në sezon, katër milionë më shumë sesa merrte aktualisht. Në këtë mënyrë Modric barazon pagën e Sergio Ramos duke u bërë futbollisti i dytë më i paguar në ekipin “Los Blancos”, vetëm pas Gareth Bale. Në fakt të njëjtën propozim i kishte bërë edhe klubi zikaltër, i cili i ofroi një kontratë 4-vjeçare, me 10 milionë euro në sezon, por mesa duket presidenti Fiorentino Perez e ka bindur për të vijuar aventurën me “Los Blancos”, pasi humbi Ronaldon gjatë kësaj vere. Sot pritet që të zyrtarizohet edhe firma e numri 10 mbi kontratën e re, teksa në sezonin e ri mesfushori kroat do të jetë lideri i skuadrës në repartin e mesfushës, duke qenë një ndër futbollistët me më shumë përvojë. Ai do të tentojë që të futet në histori për të fituar Champions League për herë të katërt radhazi, një objektiv që ndoshta e ka bindur atë që të vijojë të mbetet në La Liga. Mediat spanjolle shkruajnë se fillimisht ai kishte shprehur dëshirën për të ndryshuar skuadër gjatë kësaj vere, por takimi i zhvilluar dje me Perez, ka qenë vendimtar për fatin e futbollistit më të mirë të Kupës së Botës që u zhvilluar këtë verë në Rusi. Tifozëritë e të dy kampeve “kryqëzojnë” gishtat për të ardhmen e 33-vjeçarit, që është shpallur 4 herë kampion Europe me Realin e Madridit, ndërsa Luciano Spalletti ëndërron që në kthim për Milano, të marrë edhe Modriçin me vete. Tentativa e fundit e zikaltërveTreshja zikaltër Ivan Perisic, Marcelo Brozovic dhe Sime Vrsaljko, publikuan dje në një fotografi e i pari ka shtuar edhe një pyetje për gjithë ndjekësit: “Kush po mungon?” Është e kuptueshme që kjo është një thirrje për yllin kroat Luka Modric. E ky i fundit nuk është vonuar aspak të përgjigjet me një “like” për këtë pyetje në Instagram, duke ndezur edhe më shumë ngazëllimin te fansat zikaltër. Fotoja e postuar në profilin e Perisic u bë me rastin e bashkimit me grupin dhe të stërvitjes së parë të blerjes së fundit, mbrojtësit Vrsaljko. Por pëlqimi i mesfushorit kroat ende nuk ka shuar të gjitha zërat e merkatos.

Mbyllet “telenovela” Modric, mesfushori kroat do të qëndrojë te Reali LARGIMI

Jep dorëheqjen pas presionit “armiku” i futbollistëve shqiptarë të Zvicrës Me deklaratat e tij për futbollistët e kombëtares me dyshtetësi solli shumë debate në Zvicër e ngjalli mjaft kritika. Nisur nga situata e tensionuar, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Zvicerane të Futbollit, Alex Miescher, dha dorëheqjen nga kjo detyrë për shkak të keqkuptimeve. Diskutimet nisën pas festës me shqiponjë të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit në ndeshjen e Botërorit kundër Zvicrës, të fituar 2-1. Pas takimit Miescher tha se në vazhdim në Zvicër duhet që të mendohet për të afruar vetëm futbollistë me 1 nënshtetësi, atë zvicerane dhe jo me tjetër. Në vazhdim, në kombëtaren helvetike dhe në federatë ka pasur debate dhe madje edhe largimi i valon Behramit e ka tensionuar edhe më shumë situatën. Për shumë zviceranë, e tillë një gjë e tillë duhet shmangur. “Për nëntë vite kam pasur privilegjin të ndihmoj futbollin zviceran, që nga fëmijët e deri tek elita. Javët e fundit ka pasur shumë keqkuptime dhe kam vendosur të largohem”, informoi Miescher. Presidenti i federatës së futbollit Gilleron e pranoi dorëheqjen.

ZIKALTRIT

MESFUSHORI

SFIDA

Interi nuk ndalet, huazon Keita Balde për 5 milionë euro

Arrihet akordi, Thiago Alcantara shumë pranë madrilenëve

Florian Marku zyrtarizon kundërshtarin e radhës, sfidohet nga një rus

Interi prej ditësh po këmbëngul për të gjetur gjuhën e përbashkët me Realin e Madridit për transferimin e Luka Modric, por ditën e sotme mediat spanjolle raportuan se mesfushori do të vijojë që të luajë me madrilenët. Zikaltrit nuk kanë humbur kohë për të bërë një tjetër goditje në merkato. Bëhet fjalë për Keita Balde, i cili është thuajse një lojtar i ekipit italian. Për të do të jetë një rikthim pas dy sezone më parë ka qenë pjesë e Lazios, teksa më pas u transferua te Monaco, ku nuk arriti që të lërë gjurmë. Keita do të huazohet për 5-6 milionë euro, me të drejtën për të blerë kartonin e tij për 30 milionë euro. Nga ana tjetër sulmuesi nuk është grumbulluar nga trajneri Jardim për ndeshjen e parë të kampionatit francez, pasi pritet të niset drejt Milanos, ku me shumë gjasa ditën e hënë do të vihet në dispozicion të Allegrit.

Real Madrid ka arritur marrëveshjen me Thiago Alcantara dhe tani është gati të bisedojë me Bayern Munich për të realizuar transferimin e mesfushorit spanjoll në “Santiago Bernabeu”. Lajmi është bërë i ditur nga “Onda Cero” që ka ndezur edhe entuziazmin e tifozëve të Inter, sepse Alcantara mendohet të jetë zëvendësuesi i Luka Modric. “Thiago është në shënjestrën e Real Madrid si zëvendësues i Mateo Kovacic dhe jo për Modric,” sqaron një burim brenda klubit “Los Blancos”. Thiago Alcantara pritet të kushtojë rreth 50 milionë euro. Thiago, i cili është trajnuar në “La Masia”, ka një kontratë me Bayernin deri në qershor të vitit 2021, por pas pesë sezonesh, kur ka qenë i padiskutueshëm, ai po mendon për një rikthim të mundshëm në La Liga. 27-vjeçari shquhet për përdorimin e topit, vizionin dhe shpejtësinë e lëvizjes. Përveç kësaj, ai do të jepte disa alternativa për Lopetegui.

Drejtuesit e “Mixed Martial Arts”, (MMA) kanë përcaktuar kundërshtarin e ardhshëm për kampionin shqiptar në këtë sport Florian Marku. Me anë të një postimi në llogarinë e tij të “Instagramit”, “luftëtari” Marku ka bërë të ditur se kundërshtari i tij i radhës do të jetë rusi Sergey Klyuev, kundërshtari i 14 për të. Vlen të theksoi se kjo ndeshje do të zhvillohet më 14 shtator në sallën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj. Sergey Klyuev është një sportist i ri, ku deri tani ka zhvilluar vetëm 7 ndeshje, nga të cilat ka arritur të fitojë 6.


KURESHTI

22 E shtunë, 11 GUSHT 2018

Vila luksoze mund të fitohet vetëm për 13 paund Kjo shtëpi luksoze që shihni në foto është e klasifikuar në listën e pasurive me vlerë më shumë se 5.25 milionë paund në skajin verior të Londrës. Por, pronarët e saj, Nigel dhe Melanie Walsh bënë vendimin racional duke e vënë pronën e tyre në një lotari. Zonja Walsh, 65 vjeçe, tha se ishte 'frymëzuar' nga gara të ngjashme dhe e vuri shtëpinë e saj në një tufë me bileta që kushtojnë vetëm £ 13.50. Shtëpi madhështore është e vendosur në më shumë se 7.500 metra katror tokë dhe ka gjashtë dhoma gjumi dhe banjo. Ajo gjithashtu ka një dhomë kinemaje, një palestër, një dhomë verore, tokë përreth dhe një liqen me më shumë se 2.000 peshq. E vendosur vetëm 22 km nga Londra qendrore, ajo ka qasje të lehtë në aeroportet kryesore dhe është e rinovuar kohët e fundit. Përveç për shfaqje televizive, shtëpia është përdorur edhe si shkollë dhe nga ushtria për të

Pozon nudo për një selfie, fotoja përfundon në faqen e ministrisë së mbrojtjes Një vajzë ruse ka postuar gabimisht një selfie nudo në faqen zyrtare të Instagramit të Ministrisë së Mbrojtjes Ruse. Postimi, i cili u fshi me shpejtësi, përhapi shumë thashetheme mbi identitetin e gruas dhe përflitet shumë se bëhet fjalë për zëdhënësen e ushtrisë Rossiyana Markovskaya. Fotoja u shfaq për pak sekonda në llogarinë Mil_Ru, e cila zakonisht reklamon arsenalin e ushtrisë së Vladimir Putin. Një post i kohëve të fundit tregon se ushtarët po i nënshtrohen stërvitjeve të pushtimit ajror, me një sistem të raketave të nivelit të lartë. Një përdorues shkruan: "Kushdo që drejton llogarinë në Instagram të Ministrisë së Mbrojtjes ruse, duket se harroi të dilte nga llogaria një pasdite të shtunë shumë seksuale". Një tjetër shtoi: "Ku e nënshkruan këtë luftë?" Dhe opss… disa përdorues thanë se fotografia u ngarkua nga ish-gazetarja Rossiyana Markovskaya: Një bukuroshe e stilit të 'Bond'-it, e cila pëlqen të joshë tifozët e saj me foto të pacipa në Instagram. Në një foto, ajo shihet joshëse, ndërsa mban një armë zjarri ushtarake. Imazhet e asaj kanë tërhequr një ushtri të ndjekësve të Instagram, të cilët rregullisht i dërgojnë lule.

strehuar të burgosurit italianë të luftës në terren. Çifti, të cilët kanë qenë të martuar për 42 vjet, kanë mbajtur gjithashtu ditëlindje, tubime familjare dhe madje edhe dasmën e djalit të tyre në këtë shtëpi. I pyetur se kush do të donte të fitonte garën, zonja Walsh tha se shpresonte që të vinte

dikush që ta vlerësonte vilën. Ata që hyjnë në konkurs duhet të përgjigjen në një pyetje dhe pastaj të blejnë biletën e tyre. Shorti do të bëhet në mënyrë të rastësishme, me datën e mbylljes për konkursin më 16 dhjetor të këtij viti, ose më herët nëse të gjitha 600,000 bileta shiten.

Murgu që grumbulloi 20 milionë paund e makina luksoze dënohet me 114 vite burg Një murg mashtrues, i cili ishte fotografuar duke vënë syze dielli "aviator" në një avion privat pas mashtrimit të donatorëve në dhënien e së paku 670 mijë paund, është burgosur për 114 vite. Wiraphon Sukphon fitoi famë

të menjëhershme pas xhiroi veten duke u kapardisur me një çantë Louis Vuitton të mbushur me para, ndërsa kryesonte manastirin Thai. Pasi videoja u shfaq në vitin 2013, Wirapol, u akuzua për përdhunimin dhe lënien shtatzënë të një vajze 14-vjeçare dhe u dëbua si murg. Ai u largua për në SHBA, por u ekstradua përsëri në Tajlandë vitin e kaluar për t'iu përgjigjur akuzave për mashtrim. 39-vjeçari u dënua për përdorimin e pozitës së tij si kreu i manastirit të Pakhantitham në Si Sa Ket midis shkurtit 2009 dhe qershorit 2013 për të tërhequr donacione. Ai u tha donatorëve se do të ndërtonte 'statujën më të madhe të Budës në botë' në jade (lloj guri i cmuar) dhe ari, por përdori paratë për të blerë 10 makina luksoze dhe të jetonin në mënyrë ekstravagante. Njeriu, i cili pretendonte se ishte rimishërimi i një murgu të famshëm të mrekullisë, u raportua se kishte grumbulluar 20 milionë paund. Kur u arrestua, ai zotëronte makina luksoze dhe llogari të shumëfishta bankare me vlerë rreth 500,000 sterlina. Wiraphon u dënua për pastrim parash, mashtrim dhe shkelje të Ligjit për krimin kompjuterik për ngritjen e fondeve në internet. Ai u dënua me 114 vjet burg, por sipas ligjit tajlandez nuk do të vuaj burgimin më shumë se 20 vjet.

Shqiptarët "shkatërrojnë" websitet pornografike, audiencë në maksimum A e dini se çfarë shikojnë më shumë shqiptarët në faqet pornografike? Gjiganti i pornografisë që e filloi aktivitetin në Montreal të Kanadasë në vitin 2007, ka publikuar të dhënat për vitin 2017. "Pornhub" ka publikuar mes të tjerash hartën botërore të preferencave, që tregon se çfarë materiale nga kategoritë e kësaj faqeje shikojnë më shumë banorët e çdo shteti. Harta e Shqipërisë është ngjyrosur me lejla, ashtu si e Kosovës. Pra, përdoruesit nga Shqipëria kanë klikuar më shumë video nën kategorinë "MILF", materialet me skena ku aktoret që performojnë janë femra të grupmoshës 30-50. Preferencë kjo që ka ndryshuar nga një vit më

parë. Në 2016-ën kategoria më e klikuar nga shqiptarët ishte "lesbian", materialet me skena ku femrat kryejnë marrëdhënie seksuale me njëra-tjetrën. Një tjetër e dhënë që jepet në raportin për vitin 2017 për Shqipërinë është se meshkujt shohin më shumë pornografi se femrat.

Gjermania heq ndalimin e simboleve naziste në videogame, por ka një kusht Video-lojërat që tregtohen në Gjermani mund të përmbajnë simbole naziste, me kushtin që prania e tyre të mos jetë objekt propagandistik, njoftoi sot autoriteti rregullator gjerman për video-lojërat. Deri më tani dhe ndryshe nga filmat e shfaqura në kinema dhe përfaqësime të tjerë

kulturore, video-lojërat duhet të respektojnë një artikull të kodit penal që ua ndalon atyre shfaqjen e simboleve antikushtetuese, në mënyrë të veçantë gjithçka që ka lidhje me periudhën naziste. Simboli i svastikës, kryqit të thyer i pranishëm në disa lojëra, si "Call of Duty" apo i kohëve më të fundit "Wolfenstein II: The New Colossus" në të cilin karakteret naziste luajnë një rol kryesor, u ndryshuan në një trekëndësh në version gjerman të lojës. Autoriteti rregullator gjerman (USK) nuk parashikon gjithsesi një autorizim të përgjithshëm dhe do të bjerë dakort rast pas rasti për të qenë i informuar, nëse prania e simboleve të tilla në lojëra është e përshtashme për shoqërinë.


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 3. Mësoj foshnjën të ecë, e përkëmb 4. Atje ku perëndon dielli dhe skuqet qielli 9. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 11. Diçka e panjohur ose shumë e fshehtë, e errët dhe e pashpjegueshme 14. Qeni bën ashtu si mundësinë e vetme të komunikimit, por edhe disa njerëz nuk bëjnë ndryshe 16. Veprimtari e organeve ose e njerëzve të caktuar me ligj 18. Zakon i keq që ka një njeri, e kundërta e virtytit quhet ... 20. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 21. Pjesa e prapme e një anijeje ose e barkës 23. I madhi regjisor i kinematografisë shqiptare, Piro... lindi më 5 janar 1939 në Korçë 24. Aleanca Kuq e Zi 26. Nga jashtë është jeshil, nga brenda gjak i kuq 28. E kundërta e saj është e vërteta 31. Monedhë e vogël në kohën e pushtimit osman, që ishte e barabartë me pesë para 34. Që ekziston realisht, që është real; kund. abstrakt 37. Mësues në një shkollë të lartë është ai 39. ... Pano, Në vitin 2003 me rastin e jubileut të UEFA-s u zgjodh si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave nga Federata Shqiptare e Futbollit 40. Ajo që bën pula, vezë ose.. 41. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 42. Shfaqje artistike me këngë, valle, skeçe, numra akrobatikë etj, quhej ashtu 44. Përmbledhje e sistemuar e normave juridike. I tillë është civil, penal dhe i punës, i pashkruar është ai moral 45. Ashtu i themi diçkaje që të ngjall frikë të madhe, të tmerron 48. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën 49. Ngopem jashtë mase me diçka, shumë e yndyrshme apo shumë e ëmbël 53. Bimët që shkulen gjatë tëharrjes 56. Pjesë lirike për një zë, që shoqërohet me një vegël ose me orkestër 57. Arka ku futin të vdekurin për ta varrosur 58. Qumësht i mpiksur me tharm, që zakonisht vjen pak si i thartë 59. Valle franceze, që kërcehet me ritëm të ngadalshëm; muzika e kësaj valleje 60. Ema mëkatare e njerëzimit, Havaja, sipas besimit mysliman 63. Koha e veprimtarisë së një organi të lartë përfaqësues nga mbledhja e tij e parë pas zgjedhjeve e deri në zgjedhjet e reja 67. Vend i rrethuar me mure të larta e të trasha, i pajisur me me bedena, kala 69. Pas dallendysheve, janë ato, bukuria, ngjyra dhe aroma e të cilave plotësojnë pranverën 72. Përdorej në mbarim të lutjeve ose të shërbesave fetare me kuptimin: "ashtu qoftë!"

E shtunë, 11 GUSHT 2018

Nga Albert VATAJ

74. Emërtim i përgjithshëm për disa pemë të vendeve të nxehta 75. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 76. Që ka karakter të theksuar mendor, që mbështetet më shumë në arsyen, sesa në ndjenjën 77. Miratimi ose e drejta që i jepet dikujt për të bërë diçka, por edhe ... lindje, ... e zakonshme, etj. 80. Xhevahir ..., shkrimtar dhe poeti i mirënjohur, lindi më 1 mars 1945 82. Letonia e ka monedhë të saj 86. Shkarkesë negativiteti dhe zemërate, e artikuluar me fjalë, nëm, kund. bekoj 89. Pasta e dhëmbëve quhet ashtu 90. Organizata e Shteteve Naftë-Eksportuese, shkurtima e saj 91. Fletore e posaçme me fletë të trasha, e lidhur bukur, që shërben për të mbajtur fotografi, pulla poste etj 93. Mjet ndriçimi në kushtet e mungesës së energjisë elektrike, pasardhës i pishtarit dhe qiririt 94. Më i lartë se kodra, banorët e tij janë lartësitë dhe malësorët 96. Shtet me vende fqinje si Argjentina, Brazili, Kili, Paraguai dhe Peruja 97. Ngjarje ose varg ngjarjesh heroike e me rëndësi historike në jetën e një populli 100. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 103. Vegël gjimnastikore si kalë, i përbërë nga druri dhe i veshur me lëkurë 106. Partia e Punës së Sh-

qipërisë 107. Që është karakteristik për një njeri të qetë e të ngadalshëm në veprimet e tij; i fjetur 109. Lloj sporti, rrëshqitje mbi akull me këpucë të posaçme 111. Pjesë ndërtese ose një godinë e vogël, që i shtohet ndërtesës kryesore 112. Propozim për çmim të madhit që shitet, ose punës që ofrohet. VERTIKALISHT 1. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 2. Shteg i ngushtë; rrugë e ngushtë e hapur në dëborë 3. Inicialet e Unionit të Krist Demokratëve Gjermanë 5. Shprehje dialektore, e sipërme, e lartë, mbi 6. Si kishtin makinat e Durrësit targën 7. Selam ... lindi më 1860 në fshatin Salarì të Tepelenës. Udhëheqës i kryengritjeve në Vlorë 8. Kosh i madh i thurur me purteka, që përdoret zakonisht për të mbartur fruta 10. Ka edhe atë emër, një bar, kafeteri, pijetore, por edhe një grup personash me interesa të përbashkëta profesionale 12. Ish-presidenti i Ugandës, ... Amin 13. I tillë është një njeri që lufton dhe nuk dorëzohet në asnjë rrethanë 15. "Halili dhe ...", baleti i parë shqiptar. Vihet në skenë më13 janari 1963 17. Dëshirë e madhe për të plotësuar kënaqësitë trupore, zjarr i madh i mishit e i gjakut 19. Pëllumb mashkull

21. Tërësia e ideve, e bindjeve a e pikëpamjeve të një njeriu në një fushë të caktuar të veprimtarisë shoqërore 22. Pëllitja e kafshëve është e tillë 25. Në të ne shtrihemi, paqtohemi dhe kridhemi në ëndrra 27. Departamenti i Administratës Publike, duhen inicialet 29. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 30. Rrethi i Beratit, ashtu e kishte targën 32. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 33. Quhej ashtu një pjesëtar i një popullsie të hershme gjermanike, e cila në shekullin V u dynd nga brigjet e lumit Oder, pushtoi një pjesë të Perandorisë Romake 35. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve ORIENTOJ, ORIENTOHEM 36. Qytet në Jug të Shqipërisë, ajo përfshin pjesë nga krahinat etnografike te Kurveleshit, Lopesit, Rrezes, Dervenit, Buzit e Krahesit 38. Bashkëshortja e rilindasit të madh, Sami Bej Frashërit 40. Tra që shërben si urë për të kaluar një përrua 43. E kundërta e përparimtarit, zhvillimit 44. Tinka ... Që nga viti 1949 e deri sa doli në pension ishte aktore e Teatrit "Migjeni" të Shkodrës, ku interpretoi rreth 120 role 46. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 47. Tërësia e kartelave ose e skedave, me të dhëna të ndryshme për dikë a për diçka

gjithçka përbëhet prej saj 66. Rrethi i Pukës, ashtu e shënonte targën 67. Nxënës i shkollës së mesme ushtarake 68. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 70. ... KUKUZELI , figure e shquar e kulturës bizantine, me origjine nga Durrësi, njihet si muzikanti dhe kengetari me i madh i Kostandinopojes ne shekullin XI 71. Quhet ashtu çifligari i madh në Poloni dhe në disa vende të tjera sllave 73. Quhet ashtu futja e lëngjeve në zorrën e trashë për t`u pastruar ose për t'u liruar 78. Janë të tilla ato të dhuratave 79. Një banor i Kinës, mund të ketë emër por njihet si ashtu 80. . Drutë të vëna me rregull njëri sipër tjetrit 81. Metal i bardhë si argjendi, i lehtë dhe i butë 83. Copë e vogël dhe e hollë që shkëputet nga një dru kur e çajmë a e presim me sëpatë 84. Quhet shtresa më e sipërme e atmosferës, përmban shumë jone e elektrone të lira 85. Të holla ose sende, që janë marrë ose janë dhënë për një kohë të caktuar dhe që duhet të kthehen përsëri 87. Ndjenjë munduese që lind nga dëshira e madhe për të pasur diçka, smirë, inat 88. Bimë që rritet në Azinë Jugore e sidomos në Indi, prej saj nxjerren fije për përdorim të gjërë 92. Alessandro ..., fizikant italian, themeluesi i shkencës së elektricitetit, ka lidhje me volt-in 94. Rrethi i Mirditës, e kishte asht targën 95. Në auditor një profesor që mban leksione, është ... 98. Partia Ardhmëria Shqiptare 99. Shkolla dhe shoqëria janë të ndara në të tilla 101. Pastaj e ka brenda 102. Pëlhurë e hollë prej liri, e preferuar në stinën e verës 104. Mbulesa e sipërme e një ndërtese a e një shtëpie 105. Dafinë ka edhe atë emër 108. Përdoret zakonisht me folje të mënyrës urdhërore, lidhore e dëshirore 109. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 110. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu

49. Dobësohet, e ul vrullin a forcën, venitet, ose ashtu 50. Përcaktoj me përpikëri vendin ku ka qenë a ku ndodhet diçka 51. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 52. Ashtu quhet ai që ka një bilbil dhe vendos mbi fatin e 22 burrave dhe një topi 54. Uji është i tillë, pa...., pashije dhe pangjyrë. 55. Fjalë që shqiptojmë kur thërresim dikë ose kur na flet dikush në telefon 59. Quhet ashtu fshati që është edhe një pikë doganore e Shkodrës 61. Gyp a lug nga ku rrjedh ujë i pijshëm 62. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 64. GRamshi e kishte ashtu targën 65. Lëndë që nxirret nga përpunimi i drurit. Libra,gazeta,revista, etj. 1

2

F 7

3

4

R

I

R

M

N S

P E

5

K T

O J

O A

11

12

A P E

10

E

D I

W T O

˙

L O J

14

L

U R

O

D

E

S

19

21

S H T

F

22

D E M A R

O S E

K

I

K

R

E F 33

34

V O

37

L

E K

H Y L L

T

P B

R

Y

R

45

D E

A

E

R

I

O

Z

P

L

O H O

U

D E P

I

40

M T

B

A B

K O N S

D

A

I

U

47

48

P D S

R

49

K I

L

N

M 57

M

B

I

53

K

H

54

D A I

V

I

55

J

P A H I

T

56

A

M

B

E

J

M I

58

59

V A L

L E 61

U

A

L

K U F

I

O

A

D O N

B I

O

R

E R

T

67

R

70

A

I

O P

I

R U C E

66

69

A M E Z

T

63

65

S

60

M

62

K O R

N

64

R

M K

52

O H

N

50

P

˙

51

O

O

O

M A R A Q

42

46

S

N

O 32

D

41

O 44

G

39

O K U J

C V A J

36

B I

38

43

V E R

28

31

35

A

27

P

30

25

L

¸

N

T

24

U L

26 29

O N

N

23

A B

K A C I

18

K

20

A N G E

I

A L

M

16

I

17

L

A M A N T

13

15

B

O

9

M

L

6

B

8

B

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

S

R

68

H

A

71

U

R R

A H J

A

Z

¸

E

D

72

˙ 73

F

D

74

L I

G

M

75

P

E L

76

O R

G A N I

K ¸

U

78

P B

81

D

B

Z

A

P

A

86

G

A F

M U L A T

I

S

H E

R

M

K

O

90

K U A K

O

L

E

I O Z

L

P B

E

D N J

92

A J

B

D I

S P

K R O N

A

E

H

O

N

E

A

93

E

94

M I

I

C

I

K

96

M

Q

M ¸

100

L 104

P

106

D I

P

I

105

M E S

T ¸

I

H

M

I

L

¸

102

D E

S 109

B I

T O R

S

E

D

K 110

111

H A N A J

112

113

A L I

114

B I

115

B

A N K E

T

P

S

E G

G

C 101

E T

B R

S 99

Z

107

A L

108

O D ¸

A

O N

95 98

E L I

O I 83

87

P

97

103

80

Z

D

89

91

F

¸

85

V A K T

T

88

M

D

79

82 84

K

M

77

U

C


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

AKTUALITET

24 E shtunë, 11 GUSHT 2018

Kërcënohet me vdekje ministri Pandeli Majko Pas deklarimit të ministrit Majko në televizionin amerikan Foxnews se jeta e tij po rrezikohet nga shërbimi sekret iranian, pasi Majko njihet si mbështetës i hapur i Muhaxhedinëve, policia e shtetit dhe garda e Republikës kanë rritur masat e sigurisë. Ministri Majko shoqërohet me eskortë shtesë të nivelit kryeministror. Lëvizjet e tij janë pakësuar, në det hyn i shoqëruar nga roje të gardës, ushqimin në restorante e ha pasi kontrollohet nga personel i specializuar. Mësohet se ai nuk lëviz në makinën e tij, sepse dyshohet se shërbimi sekrete iranian mund të ketë në shenjëstër makinën me të cilën lëviz. Kryeministri e ka urdhëruar të mos udhëtojë nëpër botë për punët e shumta që ka ministria e Diasporës. Edi Rama ka edhe hallin se duke ditur publikisht se Pandeli Majko e kundërshtoi për ligjin për Teatrin, dhe më pas….dyshimet mund të bien mbi kryeministrin. Ndaj ministri Majko ruhet nën masa të rrepta sigurie. Janë shtuar gjithashtu masat e sigurisë nga SHISH në rrugën ku banon ministri. Edhe ujin e pishëm në hyrje të pallatit ku banon e kontrollojnë njësi të specializuara të Ujësjellësit të bashkisë së Erion Veliajt. Kjo, pasi shërbimet sekrete iraniane janë shumë të rrezikshme. Kryeministri Rama ka urdhëruar ministrin e brendshëm Fatmir Xhafaj, si brez i socialistëve të cilët kanë mbetur të fundit në Rilindje, se duhet të survejojë me policinë kriminale ministrin e Diasporës, pasi ka rreziqe ndaj jetës së tij. Edhe amerikanët janë të shqetsuar, sipas Foxnews.

Ja ç’tha televizioni amerikan Foxnews: “Komplotet e regjimit iranian në Shqipëri dhe në Paris ishin të ngjashme me operacionet që ISIS kreu për të targetuar turmat e mëdha dhe për të shkaktuar dëme në një numër të madh njerëzish në të njëjtën kohë”. Deklarata vjen nga Mohammad Mohaddessin, kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, për “Fox News”. Në artikullin me titull “Irani planifikon terror në tokën evropiane, ndërsa BE përpiqet të mbrojë regjimin nga shtyrja e sanksioneve të Trump”, publikuar këtë të enjte me autor gazetarët e Fox News, Ben Evansky e Rich Edson në bashkëpunim me “Associated Press”, shkruhet se Ministri i Diasporës Pandeli Majko, është shprehur për televizionin amerikan se, zyrtarë amerikanë i kanë thënë thënë se

duhet të rrisë sigurinë pas zbulimit të një kërcënimi kundër tij. Duke u ndaluar te “fushata e territorit të Iranit bë Europë”, në artikull shkruhet: Ka edhe shqetësime rreth pranisë së regjimit në Shqipëri, ku disidentët u thanë Fox News se ambasada iraniane po punon dhe ka dërguar nëpunës të lartë të inteligjencës. Shqipëria është e rëndësishme, sepse ishte vendi ku më shumë se 2.000 disidentë iranianë që i përkisnin Muxhahidit të Popullit të Iranit (MEK) u zhvendosën nga Iraku në 2016. Këshilli Kombëtar i Rezistencës në Iran (NCRI) tha se regjimi donte t’i vriste ata në Irak dhe dështimi për ta bërë këtë shënoi një “pengesë të madhe” për regjimin. Ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko zbuloi për Fox News se zyrtarë amerikanë i kanë thënë se duhet të rrisë sigurinë pas zbulimit të një kërcënimi kundër tij. Teksa tha se strategjia e Iranit në

rajon është “e pashembullt”, shtoi gjithashtu për Fox News: “Nuk kam frikë”. Një zyrtar i lartë amerikan i antiterrorizmit i konfirmoi Fox News se autoritetet shqiptare arrestuan dy iranianë për akuzat e terrorit në fillim të këtij viti. “Irani ka një histori të gjatë përgjatë 39 viteve të fundit të kryerjes dhe planifikimit të vrasjeve dhe veprimeve terroriste kundër kundërshtarëve të regjimit iranian, duke përfshirë një seri vrasjesh dhe sulmesh në vitet e fundit në vendet evropiane”, tha zyrtari. Zyrtarët e SH.B.A.-së nuk janë treguar të ndrojtur në deklaratat lidhur me komplotet terroriste. Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, në një fjalim muajin e kaluar, vuri në dukje përpjekjet në Paris, si dëshmi të qëllimeve të regjimit. “Kjo ju tregon gjithçka që duhet të dini për regjimin: Në të njëjtën kohë po përpiqen të bindin Evropën për të qëndruar në marrëveshjen bërthamore, ata po fshehin fshehurazi sulme terroriste në zemër të Evropës”, tha ai. Mohammad Mohaddessin, kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), tha në një deklaratë për Fox News se nuk ka dyshim se komplotet vijnë nga udhëheqja e regjimit. “Komplotet e regjimit iranian në Shqipëri dhe në Paris ishin të ngjashme me operacionet që ISIS kreu për të synuar turmat e mëdha dhe për të shkaktuar dëme në një numër të madh njerëzish në të njëjtën kohë”, tha ai në një deklaratë për Fox News. “Këto komplote u vendosën dhe u planifikuan në një trup, i quajtur Këshilli i Lartë Kombëtar i Sigurisë. Këto komplote u miratuan nga Ali Khamenei, udhëheqësi suprem i regjimit dhe u besuan MOIS (Ministria e Inteligjencës e Republikës Islamike) për t’u kryer”. Burimi: Foxnews

Koha Jone, 11 gusht 2018  

Koha Jone, 11 gusht 2018

Koha Jone, 11 gusht 2018  

Koha Jone, 11 gusht 2018

Advertisement