Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

Dollarët rusë trazojnë Tiranën E përditshme e pavarur

Viti i XXVII i botimit

Nr: 56 (8187)

E shtunë, 10 Mars 2018

Çmimi 30 Lekë

FAQE 3

Vasili: Pse prokuroria nuk zbulon Kryeministri Rama: Paratë ruse "peshkaqenët" e 613 kg kokainë u përdorën nga Basha për të dhe sabotuesit e operacionit? dëmtuar integrimin e Shqipërisë

FAQE 4

Në foto: Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili

Në foto: Kryeministri Edi Rama

PUBLIKOHET PËR HERË TË PARË VIDEO

KOKAINA NË DURRËS

KREU I PD

PËRÇARJA NË PD

Ambasadori Donald Lu: Arbër Çekaj “peshk” i madh, të vihet para drejtësisë

Basha: PD nuk ka lidhje me rusët, Rama është anti Trump

Topalli: Basha po largon demokratët. Patozi: Privatizoi partinë

FAQE 8

FAQE 2

FAQE 2

Kur Edi Rama thoshte: Pa "Koha Jonë" ne nuk do na njihte njeri as në lagje e jo më në Shqipëri

FAQE 8

Ne flasim gjuhën tuaj! FAQE 24


POLITIKE

2

E shtunë, 10 MARS 2018

Kreu i qeverisë i përgjigjet replikës së kreut të PD-së: Lulëzim boll me retë në pantallona, shko në Prokurori

K

ryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas shkrimit të revistës amerikane “Mother Jones” në lidhje me “financimin e mundshëm rus të Partisë Demokratike”, si dhe qëndrimin e mbajtur nga kryetari i kësaj partie Lulzim Basha lidhur me këtë çështje mbrëmjen e së enjtes. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin e tij social “Facebook”, duke e quajtur një mishmash Lulzim Bashën, kryeministri Rama tha dje se mishmashi provohet edhe nga dy prononcime krejt të kundërta nga kreu i PD-së. Po ashtu, Rama shkruan se është e habitshme sesi gjendet disa rusë bujarë që nxjerrin nga xhepat e tyre gjysëm milioni dollarë për një parti shqiptare. Në vijim, kreu i Qeverisë paralajmëron se kjo histori nuk përfundon këtu, pasi do të zbardhet deri në fund. Në reagimin e tij, Kryeministri thotë se financimi i Rusisë shpjegon dhe gjithë akuzat e PD për drogën dhe krimin. Në këtë mënyrë, kreu i qeverisë thotë se çështja e drogës, kokainës dhe hashashit nuk ekziston, por është një sajesë e financuar nga Rusia. Ky qëndrim i kryeministrit, justifikon gjithë probleme që ka pasur vendi këto vite me mbjelljen e kanabisit, pasi sipas tij, nuk kemi të bëjmë me trafik real narkotikësh, por me teza spiunazhi. Një strategji e tillë e kryeministrit Edi Rama për të përdorur akuzat me ndërhyrje të huaja është e ngjashme me periudhën

“Financimi rus i PD”, Rama-Bashës: Kjo histori nuk mbyllet pa u zbardhur

e komunizmit, kur dështimet në politikën e brendshme u faturoheshin grupeve armiqësore dhe ndërhyrjeve të huaja. “Që është një mishmash financiar xhepash të errët, kjo nuk diskutohet sepse vetë mishmashi provohet edhe nga dy prononcime krejt të kundërta, në harkun e 3 muajve nga i zoti i mishmashit; Që është një mishmash në shkelje të hapur me pasoja penale të disa ligjeve të

vendit, as kjo nuk diskutohet dhe për këtë mjafton të dëgjosh qoftë edhe vetëm këto dy prononcime krejt kontradiktore; Që është e habitshme që të gjenden disa rusë bujarë (dhe jo vetëm rusë) që të nxjerrin nga xhepat e tyre gjysmë milionë dollarë për një parti shqiptare, as kjo nuk diskutohet që e bën mishmashin edhe më skandaloz, ligjërisht e politikisht! Por që kjo histori s’mund

të mbyllet pa u zbardhur deri në fund, nëse ka apo jo, interferenca malinje forcash të huaja për ta përdorur opozitën shqiptare në funksion të cenimit të imazhit të Shqipërisë (drogë drogë drogë krim krim krim), me qëllim pengimin e procesit të integrimit europian dhe destabilizimin e vendit, kjo është absolutisht e padiskutueshme! Shqipëria nuk mund të merret dot peng nga

askush dhe shqiptarët pa dallim partie, nuk e meritojnë këtë mishmash papërgjegjshmërie politike, ligjore dhe kombëtare”, u shpreh dje kryeministri Rama. Replika me Bashën Përplasja në distancë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës në lidhje me investigimin e revistës amerikane “Mother Jones” për financim të lobimit të Partisë Demokratike nga biznesmenë rusë do të vijonin edhe përgjatë pasdites së djeshme. Në kundërpërgjigjen e tij, Basha i konsideroi akuzat për lobimin rus qesharake dhe akuzoi Ramën për lidhje të errëta me kompaninë ruse Gunvor. Ai ftoi Prokurorinë të hetojë kryeministrin pasi ka shkelur ligjet amerikane. Por kryeministri ka reaguar sërish në Facebook duke i kërkuar Bashes të shkojë në prokurori të rrëfehet. “Lulëzim boll me retë në pantallona, shko vetë në prokurori e rrëfehu para organit të akuzës, se jorgani i kundër akuzave nuk të mbulon dot më!”- tha dje Rama në replikën e tij.

KREU I PD-së I PËRGJIGJET RAMËS: PSE MBËSHTET TEZËN E PËRKRAHUR NGA RUSIA PËR SHKËMBIM TERRITORI

P

as reagimit të kryeministrit Edi Rama dhe mesazhit të Partisë Socialiste të përcjellë nga kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja për kryedemokratin, për akuzat lidhur me “financimin rus të PD-së”, do të vinte edhe përgjigja zyrtare e Lulzim Bashës. Me një sqarim të gjatë në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Basha e quan qesharake akuzën në fjalë, gatim të Ramës dhe qëndrimeve të tij anti-Trump dhe anti-administratës Trump. “Akuza që Partia Demokratike ka marrë para prej rusëve për të bërë konspiracion së bashku me Presidentin Trump kundër Edi Ramës është një akuzë qesharake, që vetëm një mendje megallomane si Edi Rama mund ta gatuajë. Këto akuza janë në vazhdën e qëndrimeve anti-Trump dhe anti-administratës Trump nga Edi Rama. PD nuk ka shkelur asnjë ligj dhe nuk ka asnjë

“Financimi rus”, Basha-Ramës: Akuzat qesharake, sqaro lidhjet me kompaninë Gunvor

lidhje direkte dhe indirekte me asnjë individ, organizatë, kompani apo interes rus”, u shpreh Basha. Më tej ai sqaron se ditën e djeshme ka akuzuar publikisht Ramën për lidhje të errëta me kompaninë ruse Gunvor, ndërsa sipas tij, ai nuk u përgjigj, duke gatuar një tjetër sallatë ruse, si ajo e “Mother Jones”, për të fshehur të vërtetat. “Nëse ka rrezik rus në Shqipëri, ai vjen përmes Ramës kryeministër! Jo vetëm sepse si njeri i zhytur në krim, ai është lehtësisht i shantazhueshëm nga kushdo, por sepse ai, konkretisht, ka mirëpritur ndikimin rus! Edi Rama duhet të sqarojë publikisht se kush ia solli, çfarë ka biseduar dhe çfarë i ka premtuar kompanisë Gun-

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

vor, me të cilën është takuar të paktën një herë në zyrën e tij në Tiranë. Ai duhet të sqarojë, gjithashtu, se pse mbështet tezën e përkrahur edhe nga Rusia për shkëmbim territori midis Shqipërisë dhe Serbisë.

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

Rama duhet të sqarojë gjithashtu aferën me kompaninë turke që do të ndërtojë aeroportin e Vlorës, kompani e cila ka kontratë me kompani shtetërore ruse për ndërtim centralesh bërthamore”, shton Basha. Për-

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

sa i përket kontratës së lobimit të Partisë Demokratike, Basha deklaron se “ne i kemi kërkuar prokurorisë shqiptare të kryejë çdo verifikim dhe i kemi dhënë prokurorisë të dokument. Për të ruajtur të njëjtin standard dhe për t’i shërbyer drejtësisë, ftoj publikisht prokurorinë shqiptare të fillojë hetimin e burimit dhe mënyrës si Rama, në konspiracion me të tjerë, shkeli ligjet amerikane duke futur para të huaj në fushatën presidenciale Obama. Për këtë çështje ka një vendim të formës së prerë të drejtësisë amerikane që ka vertetuar faktin dhe krimin, prandaj prokuroria shqiptare e ka të lehtë ta hetojë këtë çështje”- tha dje kryedemokrati Lulzim Basha.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3

E shtunë, 10 MARS 2018

Dollarët rusë trazojnë Tiranën Lobimi i Partisë Demokratike në SHBA, sipas mediave amerikane me para të paguara nga rusët, ka trazuar skenën politike shqiptare. Pas disa reagimesh nga zyrtarë të PS-së, dje në terrenin e akuzave për lidhjet ruse ka zbritur direkt kryeministri Edi Rama. Në një shënim në Facebook, Kryeministri Edi Rama shprehet pa asnjë dyshim se Lulzim Basha është financuar nga Rusia. Kryeministri jep arsyet e veta për këtë financim dhe zbulon se me paratë e Kremlinit Lulzim Basha ka nisur fushatën që e akuzon qeverinë e tij për drogën dhe krimin. Pasi shpreh shqetësimin si kryeministër për futjen e interesave ruse në Shqipëri, Edi Rama e përdor me dinakëri këtë argument për luftë politike. "Kjo histori s'mund të mbyllet pa u zbardhur deri në fund, nëse ka apo jo, interferenca malinje forcash të huaja për ta përdorur opozitën shqiptare në funksion të cënimit të imazhit të Shqipërisë (drogë drogë drogë krim krim krim), me qëllim pengimin e procesit të integrimit europian dhe destabilizimin e vendit, kjo është absolutisht e padiskutueshme!",- shkruan Kryeministri. Të njëjtën gjë përsëriti disa orë më vonë kreu i Komisionit të Ligjeve deputeti socialist, Ulsi Manja dhe gjithë deputetët e PS në rrjetet sociale. Për mazhorancën jo vetëm merret e mirëqenë që dollarët me fonde nga Rusia kanë hyrë në SHBA me anë të politikës shqiptare, por edhe janë përdorur për të sulmuar qeverinë "Rama" dhe interesat e vendit. Deklarata e Edi Ramës kundër Bashës dje ngjante më shumë si një sulm ndaj opozitës dhe PD-së, sesa ndaj Lulzim Bashës dhe rrezikut rus në Shqipëri. Në deklaratën e Ramës i mëshohej faktit se këto para të dhëna për PD nga Rusia u përdoren për të ngritur çështjen e drogës dhe të kanabisit në vend. Nëse Basha ka marrë lekë apo jo nga Rusia është një çështje që duhet ta sqaroj Basha dhe prokuroria, por që droga dhe

kanabisi ishin një fenomen që kishte mbështetjen e qeverisë, për këtë gjë nuk duhen financime të huaja për ta kuptuar. Por Edi Rama po e përdor me mjeshtëri lidhjen hipotetike ruse të Lulzim Bashës, jo për dëmtuar Bashën, por gjithë kauzën e opozitës lidhur me kanabisin. Përballë tezës së lidhjeve ruse të PD, në SHBA dhe BE të gjitha gafat që mund të ketë bërë Edi Rama në qeverisje janë të amnistuara. Madje, Rama po e përdor këtë histori duke dalë dhe si më patrioti më i madh në Uashington dhe Bruksel, pasi po mban larg ndikimit në rajon Rusinë. Kjo është ajo që tha Edi Rama dje e nxjerrë opozitën dhe PD, si forca reaksionare dhe antikombëtare, ndërsa Lulzim Bashën si poliagjentin e ri, që u shkollua në Holandë. Në këtë histori me rusë që i ngjan sallatës ruse, Basha ka variantin e tij. Kreu i PD-së i është përgjigjur Edi Ramës me të njëjtin monedhë. Ndërsa Rama flet për lidhje të PD me shtetas rusë, Lulzim Basha përmend disa fakte që nuk njihen

në publik. Ai thotë se në zyrën e kryeministrit Edi Rama ka zhvilluar takime me drejtuesin e një kompania ruse të naftës dhe gazit, që rezulton se është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. "Akuzova publikisht Edi Ramën për lidhje të errëta me kompaninë ruse Gunvor, por ai sot nuk u përgjigj, duke gatuar një tjetër sallatë ruse, si ajo e Mother Jones, për të fshehur të vërtetat. Nëse ka rrezik rus në Shqipëri, ai vjen përmes Ramës kryeministër! Jo vetëm sepse si njeri i zhytur në krim, ai është lehtësisht i shantazhueshëm nga kushdo, por sepse ai, konkretisht, ka mirëpritur ndikimin rus! Edi Rama duhet të sqarojë publikisht se kush ia solli, çfarë ka biseduar dhe çfarë i ka premtuar kompanisë Gunvor, me të cilën është takuar të paktën një herë në zyrën e tij në Tiranë",deklaroi Basha. Sipas kreut të PD, rreziku rus ndaj Shqipërisë vjen nga Edi Rama. Në këtë histori me rusë dhe lobingje në SHBA, Basha veç deklaratave publike se nuk ka

asnjë kontakt me qytetarë të Rusisë, Basha përdor dhe një argument tjetër. Sipas tij, këto ditë po përgatitet lirimi nga akuzat i Saimir Tahirit. Një vendim i tillë do të sjellë reagimin e ashpër të opozitës. Ndaj Edi Rama, sipas Bashës, ka nisur sulmin me agjentë rusë për të minimizuar reagimin e opozitës në arenën ndërkombëtare. Në fund të fundit, kush mund të besojë në SHBA dhe BE protestat e një opozite që financohet nga Kremlini?- Ky është qëllimi i PS-së. Dhe po dje prokuroria thirri si dëshmitar Arben Ristanin në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së për çështjen e financimeve ruse. Pra indirekt prokuroria dha të drejtë akuzave të PS-së ndaj "financimeve ruse" për PD-në. Dueli Rama-Basha ka futur Kremlinin në mes për të fituar secila pikë në Uashington, ndërkohë që prokuroria, e cila ka influencën e kryeministrit do të thërrasë javën e ardhshme për të dëshmuar për këto financime, siç akuzon kryeministrit Rama dhe një media amerikane.


POLITIKE

4

E shtunë, 10 MARS 2018

Sekretari i Përgjithshëm i PD: Shkrimi i revistës ”fake news”, Taulant Balla shkeli pavarësinë e Prokurorisë

S

ekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani është paraqitur që në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Prokurorinë e Tiranës, ku ka dëshmuar në lidhje me kontratat lobuese që selia blu ka nënshkruar në SHBA. Konkretisht, mësohet se Ristani u thirr për të dëshmuar për lobimin me vlerë rreth një milion dollarë në SHBA që Partia Demokratike bëri para zgjedhjeve të përgjithshme të 25 qershorit. Në këtë linjë, Ristani dëshmoi për kontratat me kompanitë lobuese në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm që ka dijeni për këtë çështje. Prokuroria nisi hetimet pak muaj më parë pas akuzave nga PS, se PD ka paguar 1 milion euro nëpërmjet një kompanie offshore. Menjëherë pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Tiranës, Arben Ristani deklaroi në një prononcim për mediat se PD-ja nuk ka asgjë për të fshehur në këtë histori. “Shkova në Prokurori pas urdhrit të Taulant Ballës. Dëshmova mbi pagesat e PD-së për lobim. Prokurorët morën indicie nga kontratat e publikuara në SHBA. PD nuk ka asgjë për të fshehur, ka zbatuar me përpikëri kontratat”- deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i i PDsë, Arben Ristani. Ai, gjithashtu, theksoi se të gjitha pagesat për këto kontrata janë lëvruar

Lobimi i PD në SHBA, Prokuroria merr dëshminë e Arben Ristanit

përmes rrugëve bankare. Arben Ristani është titullari i parë i PD që dëshmon në prokurori, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ketë edhe persona të tjerë që të dëshmojnë. Prokuroria nisi hetimet pak muaj më parë pas publikimeve në media dhe akuzave nga PS, se PD ka paguar 675 mijë dollarë nëpërmjet një kompanie offshore. Mëson se autoritetet shqiptare kanë dërguar një letërporosi në SHBA për të kuptuar si është bërë pagesa dhe si janë

mbledhur fondet. Prokuroria ka hetuar lëvizjet që ka pasur PD me thesarin dhe KQZ për shumat e paguara. Pagesat që janë kryer në territorin shqiptar janë pasqyruar, por mungon vlera 500 mijë dollarë. Argumenti që përdoret nga PD është se mbledhja e fondeve është bërë jashtë vendit. Dëshmia e Ristanit Pak orë pas paraqitjes së tij në Prokurori, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani ka folur në lidhje me dëshminë e tij

në Prokurori për çështjen e lobimit në SHBA. Ristani u shpreh se akuzat e revistës amerikane “Mother Jones” janë lajme të rreme dhe se të gjitha kontratat e lidhura nga ana e PD-së janë bërë sipas ligjit. Ai tha se ka qenë deputeti i PS-së, Taulant Balla, njëherësh edhe kreu i grupit të PS në Kuvend, ai që ka paralajmëruar hetimin nga ana e Prokurorisë, dhe se kjo gjë bie ndesh me pavarësinë e sistemit të drejtësisë. “Kohët e fundit janë

ISH-MINISTRI I DREJTËSISË

Manjani: Idiotësi të paguash sekserët amerikanë që të na akuzojnë për propagandë se qenkemi edhe Rusë I sh-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani shprehet kundër fushatave lotuese që dy partitë e mëdha zhvillojnë në periudhë fushatash elektorale. Duke iu referuar akuzave më të fundit jo vetëm të Partisë Socialiste por edhe shkrimit të revistës amerikane “Mother Jones” për financimin e PD-së nga Rusia, Manjani shprehet se me aq para sa paguajnë për disa amerikanë, të cilët na akuzojnë për propagandë se qenkemi edhe Rusë! “Me aq para sa shpenzohet për lobbime turlillojesh, partitë mund të paguanin shqiptarë të mençur që kanë ide e prodhojnë programe politike e qeverisëse! Mund të paguhen stafe e bëhen sondazhe e aktivitete pa fund, këtu në Shqipëri, për Shqipërinë e shqiptarët!”shkruan Manjani në reagimin e tij në faqen zyrtare në rrjetin social “Face-

book”. Për ish-ministrin e Drejtësisë kjo tendencë e partive politike për të paguar para ndaj sekserëve amerikanë është idiotësi. “Para & propagandë - PS, PD e LSI duhet të kuptojnë se nuk vlen asnjë cent i shpenzuar për SEKSERËT amerikanë, që njihen si Lobbistë! Asnjë cent! Me aq para sa shpenzohet për lobbime turlillojesh, partitë mund të paguanin shqiptarë të mençur që kanë ide e prodhojnë programe

politike e qeverisëse! Mund të paguhen stafe e bëhen sondazhe e aktivitete pa fund, këtu në Shqipëri, për Shqipërinë e shqiptarët! E papranueshme që pa guhen sekserë e shkrime dashakeqëse në amerikë, për Shqipërinë e shqip tarët! Do ti kishim pa guar me qejf aq para për lobbim, nëse të paktën Amerika të na pranonte pa viza! Por edhe lobbing edhe viza, kjo është idiotësi e pa masë e partive tona!

Lobbing për çfarë?! A mos po shtohen turistët amerikanë në Shqipëri?! Apo po shtohen Investimet Amerikane?! Shifrat tregojnë të kundërtën! Atëherë përse?! E pafalshme që harxhohen para nga ekonomia jonë e varfër për të paguar amerikanë, që të na akuzojnë për propagandë se qenkemi edhe Rusë! Kulmi! Kësaj i thotë të blesh qeder me paret e tua! E gjitha kjo për të shmangur vemendjen nga trafiku qeveritar i drogës; grabitjet e ngjarjet kriminale të përditshme; nga koncensionet shkatërrimtare të ekonomisë e nga korrupsioni galopant në vend. Harxhohen para për propagandë dhe anti propagandë! Në fund fitojnë sekserët (lobbistë), por qartësisht humbet Shqipëria! Kjo është politika! Turp!”u shpreh dje në reagimin e tij, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

shtuar së shumti lajmet e rreme që përhapen për interesa të caktuara. Për hir të saj është ndërtuar dhe kjo historia e lobimit që nuk është asgjë më shumë sesa një “fake neës”. Në muajin nëntor në i kemi kërkuar prokurorit të përgjithshëm që të niste hetime në lidhje me financimet e PD-së, pas zërave nga ana e kundërshtarëve politikë se ne kishim fshehu financimet tona. Shoku Balla e deklaroi në Kuvend atë që unë do pyetesha në Prokurori dhe kështu ndodhi. Nuk më erdhi aspak mirë që në të njëjtën ditë të marr fletëthirrjen nga ana e organit të akuzës që supozohet të jetë i pavarur. PD ka pasur një kontratë të ligjshme dhe të gjitha transfertat janë kryer përmes bankave, këtë kam thënë edhe në Prokurori”, u shpreh Ristani për televizionin “Fax Neës”. Ai u pyet edhe nëse do të ketë një padi nga ana e Partisë Demokratike për revistën amerikane “Mother Jones” për prishje imazhi. “Jemi duke punuar për të parë nëse këto kanë ndikuar, apo jo në prishjen e imazhit, sa kanë ndikuar. Është një çështje që po shqyrtohet nga ekspertët tanë”- tha Ristani.

LOBIMI PËR PD-në

Paloka ironizon PS-në: Rusët i fitokërkan zgjedhjet në SHBA e i humbkan në Shqipëri Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar pas publikimit të bërë pak ditë më parë nga portali “Mother Jones”, ku thuhej se rusët kanë ndërhyrë në fushatën e PD gjatë zgjedhjeve të qershorit 2017. Përmes një komenti në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, numri dy i selisë blu ironizoi paraditen e djeshme portalin, duke thënë se sipas saj rusët i paskan humbur zgjedhjet në SHBA, pas lajmit në mediat botërore se rusët kanë ndikuar në fushatën e Trump dhe i humbkan në Shqipëri. “Sipas revistës “Nona Soros” (që deklaron se nuk merr dollarë nga Rama, po vetëm nga dora e Xhorxhit) rusët fituan zgjedhjet në SHBA dhe i humbën në Shqipëri. Me siguri që në zgjedhjet e tjera në SHBA, për të qenë të sigurtë që Presidentin e SHBA nuk do e zgjedhin prapë rusët, do të merret një kandidat nga “Rilindja”, sepse kanë treguar që janë të vetmit që dinë si të fitojnë kundër rusëve. Nëse vetë lideri global nuk do të dënjojë të kandidojë përballë “turpit të njerëzimit”, ateherë me siguri do çojë Ballën e tij”- u shpreh dje nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.


POLITIKE

5

E shtunë, 10 MARS 2018

Kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja: Jemi para një avazi të ri korrupsioni, evazioni, e tradhtie kombëtare

Q

everia ka vijuar me sulmet ndaj Partisë Demokratike lidhur me kontratat me kompanitë e lobimit. Deputeti socialist Ulsi Manja në një prononcim për median nga selia rozë i bëri thirrje edhe një herë Bashës që të sqarojë të vërtetën. Manja thotë se Basha duhet të mbajë përgjegjësi politike dhe ligjore nëse ka tradhti kombëtare. “Lulzim mos u fshih po duku, se sot të takon të përgjigjesh para opinionit publik, nesër para ligjit: A kishte pagesa të tjera? Gjatë negociatave Basha ishte vetë, apo dikush tjetër negocioi në emër të tij? A ka të tjerë brenda Partisë Demokratike që janë në dijeni të kësaj? Përveç rusëve, sa para të tjera me prejardhje ruse janë përdorur gjatë fushatës? A ka ndonjë xhep në Filadelfia të SHBA ku Luli fuste dorën? Çfarë u premtoi Basha rusëve në këmbim? Sa më shumë Lulzim Basha dhe Partia Demokratike i shmangen detyrimit që t’u japin shqiptarëve një sqarim të plotë të gjithë këtij zullumi, aq më shumë pranojnë edhe vetë fajësinë e qartë në këtë avaz të ri korrupsioni, evazioni, e mos qoftë e vërtetë, tradhëtie kombëtare”, u shpreh Manja. Në vijim, deputeti i PS-së theksoi se mbrëmjen e së enjtes, Lulzim Basha gënjeu publikisht kur tha se ai nuk e njeh dhe nuk ka lidhje me “Biniatta-n”. “Biniatta është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belizë- një shtet i Amerikës Qendrore, i njohur si parajsë fiskale. Investigimi tregoi me fakte se pas kësaj “guaske” fshihen biznesmenë rusë. Dy ditë para se të firmoste kontratën me Bashën, më 20 mars, “Muzin Capitol Partners”

“Lobimi”, PS sulmon ashpër: Basha duku mos u fsheh, çfarë u premtove rusëve? ka nënshkruar një kontratë me kompaninë guaskë “Biniatta Trade LP”, e cila angazhohet të paguajë 450 mijë USD për një periudhë tre mujore, si dhe një pagesë shtesë prej 500 mijë USD për sigurimin e disa takimeve ose pjesëmarrje në evente në Uashington D.C. Pothuajse një milion dollarë për një foto me Presidentin Trump e ndonjë takim më të rastit me kongresmenë. Përveç dy kontratave të lidhura me “Stonington Strategies”, gjatë të njëjtës periudhë PD ka lidhur edhe një kontratë me kompaninë lobiste “Barnes and Thornburg LLP” në fillim të prillit, me vlerë 150 mijë USD. Në total, shpenzimet e Partisë Demokratike për lobistët në Uashington për periudhën mars-qershor kapin vlerën e 825 mijë USD - më e lartë se të ardhurat totale që Partia Demokratike deklaroi në KQZ. Para këto, të paguara në një masë të madhe prej rusëve”- u shpreh Manja. Në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja u shpreh se Basha duhet ti nënshtrohet një procesi të thellë hetimor, pasi siç tha ai, Basha ka konsumuar një sërë veprash penale në vendin tonë, nëse akuzat që rëndojnë mbi të do të vërtetohen. Dhe për zbardhjen e kësaj çështjeje, depu-

teti i PS-së kërkoi dhe ndihmën e ekspertëve të specializuar të FBI-së dhe autoritetet britanike. Po ashtu, deputeti socialist ftoi Prokurorinë Shqiptare të bëjë një

hetim të hollësishëm lidhur me ngjarjen. “Por, flet s’flet Lulzim Basha, çfarë është fare e qartë për mua si profesionist i fushës së ligjit është se: Lulzim Basha ka lua-

DEPUTETI I PD-MANJËS: TURP TË SHNDËRROSH ATDHEUN NË PARAJSËN E DROGËS DHE TË KRIMIT

P

ak minuta pas deklaratës së Ulsi Manjës, nuk vonoi shumë dhe selia blu përmes nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë, Flamur Noka akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj se kanë dekonspiruar operacionin në Maminas ku u kapën 613 kg kokainë. Noka tha se droga mbeti pa pronar, teksa pyeti se ku është laboratori ku do përpunohej kokaina dhe kush fshihet pas tij. “613 kg kokainë e pastër ka përfunduar deri tani jetime dhe fatkeqësisht deri në fund të procesit duket se do të rezultojë jetime. Kjo tregon qartë se ajo drogë ka ardhur në Shqipëri me një garanci dhe një mburojë të fortë politike. Në duart e drejtësisë, si në rastin e Xibrakës janë vetëm shoferi i kamionit dhe pritësi i ngarkesës me banane. Pronarët e vërtetë nuk zbulohen dhe nuk kapen, për ta kujdeset vetë qeveria. Qeveria nuk e kap dot kupolën, nuk kap dot familjen kryeministrore, nuk kap dot vëllain e Edi Ramës”, tha Noka. Policia, Ministri Xhafaj dhe kryeministri Rama, sipas Nokës fshihen dhe nuk japin llogari pse pronari në letra Arbër Çekaj u largua një ditë para se policia të ndërhynte

Noka: Kokaina ka mbetur jetime, qeveria s’kap dot vëllain e Edi Ramës

për bllokimin e kokainës që mbahej prej 9 ditësh në portin e Durrësit. “Ministri Xhafaj dhe kryeministri Rama vazhdojnë të fshihen dhe nuk japin llogari se pse dhe nga kush u dekonspirua operacioni, si pasojë e të cilit sot droga e kapur nuk ka pronar. Çfarë frike ka Edi Rama që bëri çdo përpjekje për ta quajtur operacion super të suksesshëm të policisë një operacion plotësisht të tradhëtuar?! Edi Rama duhet t’u thotë shqiptarëve se pse gënjeu

dhe kush e shtrëngoi të bënte gjithshka për të fshehur faktin që droga u sinjalizua dhe u ndoq deri në destinacion nga DEA dhe Marina kolumbiane. Edi Rama hesht dhe nuk tregon a ka lidhje me kokainën kolumbiane i vellai i tij, Olsi Rama, dhe lan duart me shkarkimin e drejtorit të Portit të Durrësit më 24 shkurt, 5 ditë pas mbërritjes në port të kokainës. Nga destinacioni – Shqipëri, sasia e kokainës- 613 kilogramë dhe vlerës së deklaruar - 180 milionë euro, do të thotë se kokaina ishte e pastër, rreth 300 mijë euro 1 kilogram. Çka do të thotë se Edi Rama duhet të tregojë ku është laboratori që do të përgatitej kokaina për tregun europian dhe kush fshihet edhe pas laboratorit. Përfitoj nga rasti t’I them Ulsi Manjës dhe çdo zëdhënësi të qeverisë së kokainës se turp kombëtar është të shndërrosh atdheun në parajsën e drogës dhe të krimit”, deklaroi deputeti demokrat, Flamur Noka

jtur një lojë shumë të rrezikshme dhe të papërgjegjshme, që ka vetëm një fund të mundshëm: bankën e të akuzuarit për disa krime të parashikuara nga Kodi ynë Penal. Se sa krime, këtë duhet ta provojë Prokuroria, po pastrim parash dhe financim i paligjshëm i partisë politike, padiskutim njëherë; pastaj bashkëpunimin kundër interesave të atdheut me faktorë të jashtëm antikombëtarë nuk kam dëshirë as ta nxjerr nga goja, po era e zullumit të çon deri aty për fat të keq! Organet e drejtësisë duhet të veprojnë urgjentisht e të vihen në lëvizje kryesisht dhe në mënyrë të menjëhershme nëse ende nuk e kanë bërë këtë! Ka plot për të hetuar e zbuluar edhe me kaq sa dimë deri sot, po që me siguri nuk është e gjitha. Një hetim gjithëpërfshirës dhe në bashkëpunim me FBI-në dhe autoritetet britanike, është emergjent. Jo për të zbuluar atë që tanimë është zbuluar e vetëm duhet ndëshkuar, po për të kuptuar deri në fund nëse marrëzia korruptive e Lulzim Bashës, në rrugën e tij qorre drejt fitores së pamundur të pushtetit, ka shkuar deri në cënimin e sigurisë kombëtare të Republikës së Shqipërisë”, u shpreh dje Ulsi Manja.

REAGIMI

Paloka - Ramës: Historinë e Tahirit, Xibrakës dhe kokainës s’do i mbyllësh dot Kërcënimit që kryeministri Edi Rama i bëri kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me lobimin amerikan për PD-në në fushatën elektorale të zgjedhjeve të kaluara parlamentare, i është përgjigjur ashpër nënkryetari i PD-së Edi Paloka. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Paloka, teksa e akuzoi si autor të mishmashit të krijuar së fundmi, paralajmëroi kreun e Qeverisë se përpjekjet e tij për të mbyllur çështjet e Saimir Tahirit, Xibrakës dhe kokainës në portin e Durrësit, janë të kota. “Që prokuroria u kap nga Rama për të bërë mishmash aferat kriminale dhe korruptive të Rames, kjo nuk diskutohet, sepse provohet nga qëndrimet e prokurorisë këto muajt e fundit. Që mishmashin po përpiqet ta mbajë gjallë autori i mishmashit kjo duket qartë dhe nga deklarata e sapo nxjerrë prej tij. Por që historitë e Tahirit, Xibrakës dhe të kokainës se tij nuk do ti mbyllë dot pa ju shkuar deri në fund, edhe kjo është e sigurtë”- theksoi dje Edi Paloka.


POLITIKE

6

E shtunë, 10 MARS 2018

"Zëri i Amerikës": Sipas kompanisë 'Muzin', rezulton se ajo ka marrë tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh

PROFIL

"Pagesat e Bashës dhe PD mbeten ende të paqarta" N

ë Shqipëri, sekretari i Përgjiths hëm i Partisë Demokratike Arben Ristani dha sot shpjegime pranë prokurorëve lidhur me fondet që kjo parti ka paguar për lobim në Shtetet e Bashkuara. Një artikull i revistës amerikane "Mother Jones", si dhe të dhënat e publikuara nga kompania e lobimit Muzin Capitol ngrejnë paqartësira mbi këto fonde që kapin shumën e 675 mijë dollarëve në favor të PD. Ndërkohë që vetë PD pranon se i ka paguar kompanisë Muzin Capitol vetëm 25 mijë dollarë. Verifikimet e prokurorisë shqiptare lidhur me fondet e Partisë Demokratike nisën që në fund të muajit nëntor 2017, kur për herë të parë u bënë publike nga rrjeti ballkanik i gazetarisë investigative, BIRN, financimet që kishte marrë kompania Muzin Capitol për aktivitetet në favor të PD. Çështja është rikthyer në vëmendje këto ditë pas një tjetër publikimi këtë herë nga revista amerikane "Mother Jones". Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, shpjegoi sot për mediat, pas daljes nga Prokuroria se kishte dëshmuar mbi pagesat e PD për lobim, duke shtuar se prokurorët sipas tij, kishin marrë indicje nga kontratat e publikuara në SHBA. Zoti Ristani ka theksuar se "PD nuk ka asgjë për të fshehur" dhe se ajo "ka zbatuar me përpikëri kontratat", ndërsa ka saktësuar se "të

gjitha pagesat për këto kontrata janë kryer përmes rrugëve bankare". Sipas kompanisë 'Muzin', e cila plotësoi me informacione shtesë deklarimet e saj të detyruara me ligj për Departamentin e Drejtësisë amerikane, rezulton se ajo ka marrë tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017: pagesa e parë është e datës 24 mars 2017 dhe është bërë nga firma 'Biniatta Trade LP", me një vlerë prej 150 mijë dollarësh, dy pagesat e tjera janë kryer nga Partia Demokratike, njëra më 27 mars, për 25 mijë dollarë, dhe tjetra më 9 qershor për 500 mijë dollarë. Nga këto deklarime të firmës Muzin, vetëm ajo prej 25 mijë dollarësh, është pranuar nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, që është paguar nga Partia e tij. Dy të tjerat janë ato që mbeten ende të paqarta. Mbrëmë në emisionin "Opinion" në Tv Klan, zoti Basha theksoi disa herë se PD, "ka paguar vetëm aq sa ka deklaruar dhe asgjë më shumë". Lidhur me kompaninë Biniatta Trade, zoti Basha mohoi çdo lloj

SHKOLLA E MAGJISTRATURËS

lidhjeje, duke theksuar se në kontratën që kjo kompani kishte me Muzin Capitol, nuk përmendet fare Partia Demokratike. Por vetë Muzin Capitol ka shpjeguar në dokumentat e dorëzuar në Departamentin e Drejtësisë se me shumën 150 mijë dollarë ajo është "kompensuar nga "Biniatta Trade LP" për aktivitetet e organizuara në emër të Partisë Demokratike për të promovuar lidershipin konservator shqiptar pranë biznesve dhe udhëheqësve politike në Shtetet e Bashkuara". "Çfarë ka bërë lobuesi dhe si e ka bërë lobuesi e di ai. Janë marrëdhënie të firmës Muzin me palë të treta", këmbënguli disa herë mbrëmë zoti Basha, duke dhënë të njejtin arsyetim dhe për shumën prej 500 mijë dollarësh e cila në dokumentat e Muzin rezulton e paguar nga PD. "Nuk është bërë asnjë pagesë e tillë nga Partia Demokratike", theksoi zoti Basha, ndërsa në nëntor e kishte shpjeguar këtë shumë me pagesën e kryer falë një mbledhje fondesh nga një numër i madh shqiptaro amerikanësh, por që nuk kishte kaluar përmes partisë. Por ndërsa PD pranon që ka paguar vetëm 25 mijë dollarë, nga ana e saj Muzin ka deklaruar se vetëm shpenzimet e saj për nënkrontraktorët e angazhuar për aktivitetet në favor të partisë shqiptare, shkojnë mbi 100 mijë dollarë.

Kush është lobisti i Bashës, Nick Muzin? N

icolas Muzin, njeriu që u pagua për të lobuar dhe mbështetur PD në SHBA, është një ish-këshilltar strategjik i senatorit Ted Cruz gjatë fushatës së tij për president dhe një person mjaft aktiv në qarqet hebreje republikane në SHBA. Ishte kjo arsyeja, përse vitin e kaluar, vendimi i tij për të punuar për Katarin, një shtet jo fort i pëlqyer prej hebrenjve, u prit me habi. "Emri i Muzinit ishte në gojën e të gjithëve", citonte asokohe "Politico" ambasadorin izraelit në SHBA, Ron Dermer, dhe pjesëmarrës të takimit të koalicionit hebraik republikan në Uashington. Vetëm për të flitej dhe 3 ishin shqetësimet kryesore. Përse do të punonte Muzin për një klient aq grotesk sa Katari? Përse donte t'i shiste udhëheqësit hebrenj në takimin me Katarin, që akuzohet se ka financuar grupin palestinez 'Hamas'? E përse nuk po paguhej më shumë për punën e tij polemizuese, gjë që do të përbënte një justifikim? Muzin nuk bëri asnjë koment. Këtë herë u bënë Shqipëria dhe PD, ato që e rikthyen në vëmendje lobistin amerikan. Një ish-ndihmës i fushatës së Trumpit, një pagesë gjysmëmilioni dollarësh, një parti politike konservatore shqiptare, 4 kongresmenë republikane, "Breitbart News", një restorant kosher në Nju Jork, një shërbim 'online' takimesh që promovon gratë "e bukura" ukrainase, dhe kompanitë "guackë" të lidhura me Rusinë. Këto ishin, sipas revistës "Mother Jones", disa prej elementëve të një rrëfenje të çuditshme ndikimi, që nxit dyshimet se rusët përdoren fshehurazi republikanët në Uashington në një përpjekje për të ushqyer konfliktin politik në Ballkan. Artikulli ngrinte dyshime se, pas një pjese të pagesave të bëra nga kompania "Biniatta Trade LP", me bazë në Skoci, qëndrojnë biznesmenë rusë. Vet Muzin nuk del në skenë. Po kush është ky njeri? Në vitin 2010, Nicku ishte njeriu që menaxhoi ngritjen e Tim Scottit të Karolinës së Jugut, i pari republikan me ngjyrë që prej periudhës së pasluftës civile që përfaqësonte një shtet jugor në Senatin amerikan. Verën e vitit 2016 nisi të punonte me fushatën e Donald Trumpit për koalicione, grumbullim fondesh dhe shtrirje politike në shtetet e lëkundura, përpjekje që kulmuan me një seri shfaqjesh të atij që ishte asokohe "kandidati Trump". Pas zgjedhjeve u caktua pjesëtar i ekipit të tranzicionit për të ndihmuar rekrutimin e kandidatëve për administratën e re. Përveç diplomës së Juridikut nga Universiteti Yale, strategu politik i lindur në Kanada, në mur mban edhe një diplomë Mjekësie të "Albert Einstein College of Medicine". Muzin është gjithashtu drejtor i politikave kombëtare në Komitetin e Veprimit të Uashington DCsë, "Tomorrow is Meaningful" (TIM-PAC), i cili fokusohet në inkurajimin e sipërmarrjes, kujdesit shëndetësor, reformës tatimore, në forcimin e lidhjeve të Amerikës me aleatin e vjetër Izraelin dhe synimin shtesë për të siguruar kandidatë të suksesshëm, të cilët të forcojnë bazën e lëvizjes "Tea Party".(TCH)

SHKOLLA EE MAGJISTRATURËS MAGJISTRATURËS SHKOLLA

SHKOLLA E MAGJISTRATURËS

Në zbatim të Nenit 22 dhe të Nenit 25, të Ligjit 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Shkolla e Magjistraturës shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për grupin e pozicioneve:

Në zbatim të Nenit 22 dhe të Nenit 25, të Ligjit 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Shkolla e Magjistraturës shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për grupin e pozicioneve:

Në zbatim të Nenit 22 dhe të Nenit 25, të Ligjit 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Shkolla e Magjistraturës shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për grupin e pozicioneve:

1 (një) vend vakant - Specialist i burimeve njerëzore - Kategoria: III-b.

1 (një) vend vakant - Specialist arkiv-protokolli/Sekretar drejtori - Kategoria: IV-a/III-b.

2 (dy) vvende ende vvakante akante - Sekretar Shkencor për FFormimin ormimin V azhdues - K ategoria: Vazhdues Kategoria: III-b.

Afati për dorëzimin e dokumenta ve për lëvizje paralele: 10/0 3/2 018 dokumentav 0/03/2 3/20

Afati për dorëzimin e dokumenta ve për lëvizje paralele: 10/0 3/2 018 dokumentav 0/03/2 3/20

Afati për dorëzimin e dokumentave për pranim në shërbimin civil: 15/03/ 2018

Afati për dorëzimin e dokumenta ve për pranim në shërbimin civil: 15/0 3/2 018 dokumentav 15/03/2 3/20

Afati për dorëzimin e dokumentave për pranim në shërbimin civil: 15/03/ 2018 Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është: Specialisti i burimeve njerëzore merr pjesë në hartimin e politikave, proçedurave, standarteve, manualeve për planifikimin dhe koordinimin e përshkrimeve të punës. Harton dokumentacionin e nevojshëm për procedurën e rekrutimit të nëpunësve civilë, nga faza e njoftimit në shtyp për vendin e lirë të punës, deri në momentin e emërimit për periudhën në provë. Ndjek dhe koordinon trajnimet e nëpunësve;Trajtimi në kohë dhe në mënyrë profesionale, i çështjeve, problematikave në ndjekjen dhe realizimin e politikave dhe veprimtarive që lidhen me fushën e burimeve njerëzore dhe prokurimin e fondeve publike. KËRKESA T DHE DOKUMENT ACIONI I KËRKU AR KËRKESAT DOKUMENTA KËRKUAR Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme: a- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Juridike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë; b- Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion; c- Të zotërojnë njohuri të mira në një nga gjuhët: angleze, franceze etj. Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat: a – Kërkesë; bJetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimistandard;c - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit; d - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); e - Fotokopje të letërnjoftimit (ID); f - Vërtetim të gjendjes shëndetësore; g - Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore; h - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj. Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës. PËR TË LEXUAR SHPALLJEN E PLOTË, LUTEMI TË VIZITONI FAQEN ZYRTARE www .magjistratura.edu.al APO PORT ALIN “Shërbimi K ombëtar i Punëwww.magjistratura.edu.al PORTALIN Kombëtar simit”!

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është: Zbatimi i ligjeve, vendimeve e detyrave të përcaktuara në Rregulloren e Shkollës së Magjistraturës për sektorin e arkivit;Organizimi dhe shfrytëzimi i të gjitha burimeve për realizimin e misionit të drejtorisë në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore. AR KËRKESA T DHE DOKUMENT ACIONI I KËRKU KËRKESAT DOKUMENTA KËRKUAR Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme: a- Të zotërojë formimim universitar, diplomë të nivelit “Bachelor”, si dhe preferohet të ketë diplomë të nivelit “Master Shkencor”; b- Preferohet të kenë jo më pak se 3 vite përvojë pune në profesion; c- Të zotërojnë njohuri të mira në një nga gjuhët: angleze, franceze etj. Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat: a - Kërkesë.b- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:http:// www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard;c - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;d - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); e - Fotokopje të letërnjoftimit (ID); f - Vërtetim të gjendjes shëndetësore; g - Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore; h - Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;i Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;j - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj. Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës. PËR TË LEXUAR SHPALLJEN E PLOTË, LUTEMI TË VIZITONI FAQEN ZYRTARE www .magjistratura.edu.al APO PORT ALIN “Shërbimi K ombëtar i Punëwww.magjistratura.edu.al PORTALIN Kombëtar simit”!

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është: Formulimi, vlerësimi, këshillimi, analiza, kërkimi dhe zgjidhja e problemeve dhe çështjeve objekt i fushës së veprimtarisë së Sektorit të Formimit Vazhdues; Koordinimi i veprimtarive të bashkëpunimit të Shkollës së Magjistraturës me institucionet, si gjykatat dhe prokuroritë e rretheve gjyqësore, gjykatat dhe prokuroritë e apeleve, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, si dhe institucione të tjera etj. KËRKESA T DHE DOKUMENT ACIONI I KËRKU AR. KËRKESAT DOKUMENTA KËRKUAR. Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme: a- Të zotërojë formimim universitar, diplomë të nivelit “Bachelor”. Preferohet që diploma e nivelit “Master Shkencor” të jetë në Shkenca Juridike; b- Të kenë jo më pak se 3 vite përvojë pune në profesion; cTë zotërojnë njohuri të mira në një nga gjuhët: angleze, franceze etj. Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat: a – Kërkesë; b- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: http:// www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard; c - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;d Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); e Fotokopje të letërnjoftimit (ID); f - Vërtetim të gjendjes shëndetësore; g - Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore; h - Vlerësimin e fundit nga eprori direkt; i - Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi; j - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj. Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës. PËR TË LEXUAR SHPALLJEN E PLOTË, LUTEMI TË VIZITONI FAQEN ZYRTARE www .magjistratura.edu.al APO PORT ALIN “Shërbimi K ombëtar i Punëwww.magjistratura.edu.al PORTALIN Kombëtar simit”!


POLITIKE

7

E shtunë, 10 MARS 2018

Deklarata e ambasadorit, reagon LSI. Vasili: Pse nuk heton Prokuroria peshkaqenët, sabotuesit dhe Ramën

“Kokaina”, Donald Lu: Arbër Cekaj “peshk i madh”, të vihet para drejtësisë N

ë një prononcim ekskluziv për televiozinin “Neës 24”, ambasadori amerikan Donald Lu ka komentuar kapjen e 613 kg kokainë në Durrës, si dhe deklaratën e pronarit të “Arbri Garden” nga Gjermania se ai nuk është një “peshk i madh”. Lidhur me këto çështje, diplomati amerikan Donald Lu është shprehur se Arbër Cekaj nga çdo këndvështrim është “peshk i madh” dhe për këtë arsye ai i ka bërë thirrje partnerëve ta arrestojnë dhe ta sjellin para drejtësisë. “Shqipëria ka një histori të gjatë arrestimesh të ngjalave dhe injorimi të peshqve të mëdhenj. Kjo gjë merr fund sot. Ne i bëjmë thirrje partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë që të gjejnë Z. Cekaj dhe ta dorëzojnë atë përpara drejtësisë”- theksoi dje diplomati amerikan Donald Lu. Komunikimi me ambasadorin Z. Lu, Arbër Cekaj ka thënë se ai nuk është një “peshk i madh”? A mendoni ju se ai është i tillë? Donald Lu: Nga çdo këndvështrim, Z. Cekaj është një peshk i madh. Kompania e tij importoi një ngarkesë bananesh që përmbante sasinë më të madhe të kokainës në historinë e Shqipërisë. Ai është hetuar më parë për trafikim kokaine nga prokurorët shqiptarë. Ne përgëzojmë punën e prokurorëve të Krimeve të Rënda që kërkuan urdhër arrestin për Z. Cekaj. Shqipëria ka një histori të gjatë arrestimesh të ngjalave dhe injorimi të peshqve të mëdhenj. Kjo gjë merr fund sot. Ne i bëjmë thirrje partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë që të gjejnë Z. Cekaj dhe ta dorëzojnë atë përpara drejtësisë. Reagimi i LSI-së Pas deklaratës së ambasadorit amerikan Donald Lu, që e cilësoi pronarin e “Arbri Garden”, Arbër Cekaj si “peshk të madh”, do të reagonte edhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i cili ashtu si dhe Lu, i kërkoi prokurorisë të zbardhë ngjarjen, sepse qeveria mbrojti peshkaqenët e mëdhenj të 613 kg kokainë në këmbim të cironkave. Vasili përmes një postimi në rrjetet sociale pyet se pse nuk heton prokuroria se për ç’qëllim kryeministri bëri deklarata krejt të kundërta në raport me ministrin e Brendshem për

bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtare. “Prokuroria të zbardhë se pse qeveria mbrojti peshkaqenët e mëdhenj të 613 kg kokainës në këmbim të disa cironkave. Pse nuk heton prokuroria se për ç’qëllim kryeministri bëri deklarata krejt të kundërta në raport me ministrin e brendshëm për bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtare. Pse prokuroria nuk flet dhe nuk arreston sabotuesit e zbulimit të peshkaqenëve të

mëdhenj të rrjetit kriminal të 613 kg kokaine, apo 180 milion euro dhe devijimit të vëmendjes drejt cironkave, që e lënë rrjetin kriminal të paprekur dhe i hedhin hi syve opinionit publik. Pse nuk heton kush e lejoi këtë Arbër Çekën të ikte nga Shqipëria kur kishte dyshime, precedente etj etj… Pse nuk heton prokuroria se pse qeveria në momentin e zbulimit të drogës nuk kërkoi praninë e shërbimeve partnere ndërkombëtare për vazhdimin e

operacionit me qëllimin e vetëm zbulimin e rrjetit kriminal dhe peshkaqenëve të vërtetë dhe jo cironkave të lëna enkas. Zbardhja e këtyre çështjeve është vija ndarëse mes një prokurorie që lufton pa kompromis drogën, që godet peshkaqenët dhe jo cironkat dhe asaj prokurorie që bëhet bisht i qeverisë që mbron trafikun e drogës dhe peshkaqenët drejtues të saj”, theksoi dje kreu i ligjvënësve të LSI-së, Petrit Vasili.

EURODEPUTETI I CDU-së

McAllister: Rritje e ndikimit turk dhe rus në Ballkan

Pas zhurmës politike ka që shkaktuar në vend një shkrim i revistës amerikane “Mother Jones”, ku nënvizohet se paratë që kishin burime nga Rusia shkonin në një rrjet kompanish si pagesë për lobistët që ndihmonin Partinë Demokratike të Shqipërisë, vjen një reagim i David McAllister që lidhet jo me PD-në, por me situatën. Europarlamentari gjerman, pjesë e CDU-së së kancelares Angela Merkel, shprehet se BEja është i vetëdijshme se ka një rritje të ndikimit të vendeve si Rusia, Kina apo Turqia në rajon, që kërkojnë të shtrijnë interesat e tyre. “Ka pasur aktivitete në rritje të Turqisë, Rusisë, Kinës dhe Shteteve të Gjirit për vite me rradhë. Rusia ka zgjeruar praninë e saj në disa vende të Ballkanit Perëndimor. Është bërë një përpjekje për të ndikuar në mënyrë selektive në fushatat e dezinformimit”, u shpreh McAllister. McAllister nënvizon se Serbia dhe Mali i Zi, janë më pranë se kurrë hapjes së negociatave. “Interesat e vendeve si Serbia dhe Mali i Zi duhet të merren parasysh në vendimet e BE. Kjo vlen, për shembull, në zhvillimin e tregut të brendshëm ose të rrjeteve të energjisë”, thekson McAllister.

GJIGANDI GJERMAN I INFORMIMIT REALIZON FILMIN DOKUMENTAR PËR SHQIPËRINË

K

anabisi në Shqipëri është një industri miliarda eurosh i mafias. Ky shtet i vogël ballkanik është një nga prodhuesit kryesorë të drogës në botë, shkruan Deutsche Welle. Gjigandi gjerman i informimit, i ka kushtuar një film dokumentar prej 43 minutash kultivimit dhe trafikimit të drogës në vendin tonë. Dokumentari është realizuar përgjatë vitit 2017 por është publikuar vetëm pak ditë më parë. Në dokumentar gazetarët e DW janë shoqëruar nga Guardia di Finanza dhe Policia Shqiptare. Ata kanë ndjekur nga afër aksione në det dhe në ajër. Po kështu kanë intervistuar që nga kryeministri Edi Rama deri tek qytetarë të thjeshtë apo gra që kanë punuar në industrinë e kanabisit. Po kështu, oficeri në azil Dritan Zagani, gazetari Artan Hoxha, e plotë të tjerë. Në dokumentar ndër të tjera thuhet se autoritetet shqiptare të ndihmuara nga Guardia Di Finanza po

Deutsche Welle: Kanabisi, industria me vlerë miliarda euro

tentojnë të luftojnë kartelet e drogës. Pjesë nga dokumentari E vendosur në Ballkanin Juglindor, Shqipëria ka një popullsi prej më pak se tre milionë banorë. Klima, me deri në 300 ditë diell në vit, është ideale për bimën e kanabisit, e cila ka origjinën në Azinë qen-

drore. Korrupsioni politik, një gjyqësor i dobët dhe varfëri e përhapur kanë shërbyer për të rritur kultivimin ilegal dhe tregtinë e drogës. Ndryshimet që ndodhën në fillim të viteve 1990, kur Shqipëria u shndërrua nga një regjim totalitar në demokraci, u karakterizua nga trazira të dhunshme dhe nga paligjshmëria. Klanet e mafies me lidhje me qarqet më të larta politike realizuan përfitime të mëdhae nga trafikimi i klandestinë, i cigareve kontrabandë, armëve dhe heroinës. Kjo ishte situata derisa filloi kultivimi në shkallë të gjerë i bimës së kanabisit. Qeveria shqiptare ka shpallur luftë kundër mafias së kanabisit, pasi është nën presion nga Bashkimi Evropian. Në fund DË shtron pyetjen: Si ka mundësi që si ka mundësi që një sasi kaq e madhe kanabisi kalon Adriatikun, hyn në Itali dhe më pas në vende të tjera të BE?!


POLITIKE

8

E shtunë, 10 MARS 2018

Akuza e dy ish-nënkryetarëve të selisë blu: Basha po thellon ndarjen në Partinë Demokratike

J

ozefina Topalli dhe Astrit Patozi, dy ish-nënkryetarët e Partisë Demokratike, i janë rikthyer akuzave ndaj kryetarit Lulzim Bashën, se ai po thellon ndarjen brenda partisë. Reagimi i tyre erdhi vetëm pak orë pas mbledhjes së tensionuar të Kryesisë së PD-së ku Basha u përball me disa prej zërave kritikë si Arben Imami, Genti Malko, apo dhe Sherefedin Shehu, mbledhje e cila në fund vendosi që në datat 28-29 prill të mbledhë Kuvendin Kombëtar për të shqyrtuar ndryshimet statutore. Vendimi u mor pas tre orë mbledhjeje, ku kritiku i Bashës, Arben Imami e refuzoi propozimin e tij për tu bërë pjesë e një grupi pune i përbërë nga Edi Paloka, Edmond Spaho, Arben Ristani, Enno Bodzo dhe Fatbardh Kadilli, që do hartojë ndryshimet statutore. E pikërisht në këtë situatë, ku përveç kundërshtarëve të tij në parti, Basha po përballet së fundmi me akuzat që vijnë nga PS-ja lidhur me fondet e përdorura për lobim që i janë dhënë një kompanie off-shore për fushatën elektorale të zgjedhjeve të kaluara. E në këtë situatë të re, në një prononcim për Report TV, e pyetur sesi i gjykon vendimet e fundit të selisë blu për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 28-29 prill për ndryshimet statuore, Topalli i cilëson si farsë të gjitha lëvizjet, që sipas saj kanë vetëm një qëllim, që të bëjnë pastrimin përfundimtar të partisë nga demokratët. Ish-kryetarja e Kuvendit dhe nënkryetare e PD-së shprehet se Partia Demokratike ka nevojë për bashkim, ndërsa Basha po thellon ndarjen. “Një

Përçarja në PD, Topalli: Basha po pastron demokratët! Astrit Patozi: E privatizoi

farsë e re antistatuore që synon pastrimin përfundimtar të partisë nga demokratët. Ndërkohë që sic thotë Berisha, Partia ka nevoje për bashkim. Ajo që po bën Lulzim Basha është thellimi i ndarjes. Problemi i PD nuk është statuti, (sepse atë se ka respektuar kurrë Lulzim Basha) por humbja e thellë e PD, kriza e lidershipit, ilegjitimiteti dhe korruptimi i tij përballë qeverisjes më të keqe të këtyre 27 viteve”, deklaroi dje ish-numri 2 i PD-së, Jozefina Topalli. Astrit Patozi Një tjetër i përjashtuar nga Lulzim Basha është edhe Astrit

Patozi, i cili ditët e fundit ka rikthyer takimet në disa qytete me demokratët duke kërkuar ringrijen e së djathtës pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 25 qershorit. Në një intervistë dhënë dje për Report Tv, ai shprehet se Kuvendi që PD-ja do të mbledhë në fund të Prillit synon privatizimin e partisë nga Basha. Ish-nënkryetari i demokratëve thotë se PD shmangu debatin dhe mundësinë që të shkonte e bashkuar në Kongres. Zgjidhja për Patozin është një marrëveshje e madhe. “PD shmangu debatin dhe mundësinë që të shkonte e bashkuar në Kongres. Propozim

më të madh se platforma për ringritjen e PD nuk mund të ketë. Mjafton që bazamenti i saj të merret në konsideratë dhe të pranohet ne shkojmë drejt një zgjidhje që shkon përmes votës. PD nuk mund të amnistojë krimet politike, që kanë qenë të tilla që e kanë dërguar PD në një katastrofë elektorale dhe gjendjen së pashpresë ku ndodhet sot. PD kërkon që kongresi ta amnistojë dhe ti japë një mbështetje të plotë të asaj që ai e konsideron që është PD. Basha do e privatizojë partinë përmes këtij Kuvendi. Tani nuk ka më asnjë shpresë dhe këto 40 ditë do

të jenë thjeshtë një formalitet dhe tregues për këtë që sapo thashë. PD ka nevojë për një marrëveshje të madhe, dakordësi për disa principe dhe nëse nuk kalojmë përmes votës, cdo gjë tjetër është e parëndësishme” - theksoi Patozi. I pyetur për mundësinë e krijimit të një partie të re nëse propozimet e tij nuk do të merren në konsideratë, Patozi u shpreh se nuk ka asnjë projekt të tillë. “Po të kishte qenë për parti të re do e kishim bërë në ditët e para pas listës, por nuk ka qenë dhe vazhdon të mos jetë ky qëllimi unë. Ne kemi dashur që këtë koncept të drejtimit të një partie të djathtë ka implementojmë në PD. Në rast se do të ketë shurdhëri ne do të vijomë lëvizjen tonë, pasi sipas nesh përfaqëson nevojën e demokratëve dhe shoqërisë për të pasur një politikë tjetër. Apeli i Berishës për bashkim? Një ditë pasi Berisha bëri thirrjen Basha mblodhi Kryesinë. Njeriu i drejtohet shkakut dhe jo pasojës. Ai që bëri ndarjen duhet të bëjë edhe bashkimin, ai nuk e ka ndërmend, por nuk ka shqetëson kjo gjë. PD nëse nuk ndryshon qasjen e Bashës, që e konsideron si biznes privat, do ketë një të ardhme të më të zymtë. E vetmja dritë është lëvizja për ringritjen e saj”- tha dje Astrit Patozi.

“KEMI HUMBUR IDENTITETIN, KEMI MENAXHUAR SHUMË KEQ. NUK PËRFAQËSOJMË TË NJËJTËT NJERËZ”

N

jë ditë pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, e cila vendosi që të fund të muajit të ardhshëm të thërrasë Kuvendin Kombëtar të saj, anëtari i Kryesisë, Gent Malko, ka folur për gjendjen aktuale të PD-së dhe propozimin që i bëra Basha për të qenë pjesë e grupit të punës. I ftuar pasditen e djeshme në studion e lajmeve në News24 në rubrikën “Opinion”, Malko, që është dhe një prej firmëtarëve që iu bashkuan Astrit Patozit për lëvizjen për Ringritjen e PDsë, tha se PD-ja aktualisht është në ditën e saj më të keqe. “Jemi në rrezik ekzistencial, kështu s’kemi qenë as 1998, nuk ka ndodhur kurrë që të mendohej në atë që PD ishte në prag të shkrirjes apo shuarjes,” është shprehur ai. Teksa u shpreh se ajo çfarë ndodhi mbrëmjen e së enjtes në Kryesinë e PD-së ishte diçka e papritur, Malko shtoi se pranimi i ftesës që iu bë nga Ba-

Anëtari i Kryesisë, Gent Malko: PD në risk të madh ekzistencial

sha është shenjë e vullnetit për të ndryshuar situatën e rëndë në të cilën është futur sot PD-ja. “Në fakt menduam se ishte mbledhje rutinë. Menduam se do caktonim datën për Kuvendin Kombëtar,

analiza e PD nuk ishte në rend dite. Kishte një propozim që Kuvendi të mos mblidhej në shtator, por më afër me arsyetimin se nëse e shtyjmë do kemi humbje kohe për përgatitjet e zgjedhjeve

lokale. Kur diskutuam për datën e zgjdhjes së kryetarit, arsyetimi aty ishte se statuti nuk mund të shkelet se aty është vendosur më 22 korrik. Basha propozi një grup pune në një nivel të lartë , emrat tanë u futën për të treguar një bonsens me qëllim për të pranuar dhe mendimet kritike. Prezenca ime në këtë grup është detyrim, ndërsa anëtari tjetër i kryesisë refuzoi të ishte pjesë. Në tërësi, PD është në dilemë ekzistenciale, është në ditën e saj më të keqe. Kështu s’kemi qenë as 1998, nuk ka ndodhur kurrë që të mendohej në atë që PD ishte në prag të shkrirjes apo shuarjes. Sot kemi një realitet tjetër. Jemi në kushte të

vështira pavarësisht se s’kemi pasur luftë, dhe jemi në dilemë. Kemi humbur identitetin, kemi menaxhuar shumë keq. Nuk përfaqësojmë të njëjtët njerëz. Prandaj pranoj të jem pjesë e grupit të punës së propozuar nga Basha, për të rregulluar punë, se unë kam qenë një nga njerëzit e afërt, që i kam treguar Bashës se kur e ka gabim. Jemi në risk të madh ekzistencial. Kemi humbur disa nga vlerat themelore që në mënyrë relative na kanë përfaqësuar. Bindja jonë ka qenë se sa kontribut të japësh, diçka do e marrësh, kjo nuk funksionon më. Një pjesë e madhe shqiptarëve na kanë pas besuar, se partia jonë përfaqësonte një grupim të madh. Ne po humbim dhe këta. Sot PD është më e përçarë në më shumë se dy grupe. Ke individë me kontribut të ndryshëm në parti që nuk shkojnë në të njëjtën linjë me lidershipin” tha anëtari i Kryesisë së PD-së, Gent Malko.


POLITIKE

9

E shtunë, 10 MARS 2018

PD: Ligji, i pamjaftueshëm për të përballuar mungesën e vullnetit politik. PS: Komisionerët politikë

N

ë ambientet e Kryesisë së Kuvendit, komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore, zhvilloi dje një seancë dëgjimore me grupet e interesit dhe shoqatat që operojnë në fushat zgjedhore. Bashkëkryetari demokrat i Komisionit, Oerd Bylykbashi ka shprehur se janë bërë diskutime me BE, OSBE, KE dhe Komisionin e Venecias për asistencë në reformën zgjedhore. “Ligji është i pamjaftueshëm për të përballur vullnetin ose mungesën e vullnetit politik. Për rrjedhojë jemi në këtë fazë të re të reformës zgjedhore, jam i sigurt se kontributi juaj do të jetë përsëri shumë i rëndësishëm dhe thelbësor në arritjen e zgjidhjeve konsensuale”tha deputeti i PD-së. Propozimet e ODIHR-it Nga ana e tyre, përfaqësuesit e ekspertëve ndërkombëtarë të Misionit të ODIHR-it shprehen të gatshëm për të sjellë ekspertë për çështjen e financimit të fushatave të partive politike në vend, të cilët do të mund të japin dhe propozime konkrete për amendimet e nevojshme të Kodit Zgjedhor. Në këtë kuadër, përfaqësuesit e ODIHR-it në vendin tonë shprehen se asistenca e tyre mund të jetë verbale ose me shkrim. “Ekspertiza jonë mund të jetë verbale ose me shkrim sidomos sa i përket rishikimeve të kuadrit ligjor, mund të jepen në mënyrë formale ose jo. Sikurse mund të ndihmojmë me ndarje praktikash nga vende të tjera në fushat përkatëse. Mund të ndaj me ju dy raste suksesi të ODIHR, Komisioni i Malit të Zi na kërkoi ekspertizë në rishikimin e katër akteve ligjore që ne e ofruam në mënyrë informale dhe më pas u miratuan. Po ashtu në Bosnje Hercegovinë, ku ekspertët tanë u ulën bashkë me KQZ atje për të rishikuar rregulloren e brendshme të KQZ. Jemi të gatshëm dhe të angazhuar për të marrë pjesë në këtë moment pune të reformës, në një proces autor i të cilit jeni ju, në një proces gjithëpërfshirës dhe transparent” – u shpreh eksperti për zgjedhjet pranë ODIHR-it. Diskutimet Ndërsa, Evis Fico, përfaqësuese e Akademisë së Studimeve Politike është shprehur se komisionerët zgjedhorë duhet të trajnohen për të qenë të pavarur politikisht. “Duhet të ngrihet një qendër pranë KQZ për trajnimin e komisionerëve. Komisionerët jo zyrtarisht mund të jenë nga partitë politike”, është shprehur ajo. Ndërkohë, deputetja socialiste Vasilika Hysi u shpreh se propozimi i Ficos është i paqartë që komisionerët duhet të jenë propozime të partive politike, apo persona që janë permanent dhe menaxhohen nga KQZ. “Për

Komisioni për Reformën Zgjedhore nis konsultat, eksperët: Të trajnohen komisionerët

ankesat e votuesve çfarë propozoni?”- iu drejtua Hysi përfaqësueses së ASP-së. “Për trajnimin e komisionerëve mendojmë që këta komisionerë të jenë të pavarur nga partitë politike dhe të kenë një listë përkatëse në KQZ. Të jenë të trajnuar dhe certifikuar dhe me integritet në lidhje me monitorimin e zgjedhjeve. Jo domosdoshmërisht këta komisionerë të zgjidhen nga partitë politike, kuptohet ata do të kenë komisionerët dhe anëtarët e tyre. Ajo që na intereson ne si Akademi e Studimeve Politike është trajnimi i tyre. Sa i përket përcaktimit më të qartë të institucioneve

që duhet të ndjekin ankesat, ne mendojmë që duhet të jenë institucione të pavarura nga partitë politike për të trajtuar ankesat për procesin zgjedhor”- u përgjigj Evis Fico. Lidhur me këtë propozim, deputeti demokrat i Komisionit, Enkelejd Alibeaj ka pyetur nëse ka ndonjë formulë që komisionerët të ngelen të pavarur nga ngasjet politike. “Për trajnimin e komisionerëve keni bërë ndonjë studim? Së dyti, keni ndonjë formulë që mund të garantojnë pavarësinë politike të komisionerëve?”- pyeti Alibeaj. Në përgjigjen e saj për këtë shqetësim, Evis Fico theksoi që komisionerët duhet të jenë të

pavarur, por jo domosdoshëmrisht absolutisht të pavarur. “Për studimin, nuk kemi bërë asnjë studim për komisionerët sa të pavarur janë. Nuk ka ende një formulë që mund të zgjidhë pavarësinë e komisionerëve, nëse doni formula na përfshini dhe bashkëpunojmë për këtë formulë”- theksoi ajo. Edhe për Erjona Nurellari, pjesë e Koalicionit për Zgjedhje të Qëndrueshme ka shprehur shqetësim për politizimin e organeve të administrimit zgjedhor. “Pas zgjedhjeve kemi prodhuar një raport me një nga shqetesimet kryesore që kanë dalë nga monitorimi i zgjedhjeve, paanshmëria

dhe politizimi i organeve të administrimit zgjedhor. Ka pasur shkelje procedurash të vazhdueshme nga komisionarët”- u shpreh Nurellari. Deputetja e PSsë, Vasilika Hysi e pyeti atë se cili do të ishte propozimi konkret për të pasur zgjedhje të menaxhuara nga trupa jo partiake. “Do rrimë tek kjo formulë apo propozoni një zgjidhje tjetër?”- pyeti Hysi. Në përgjigje të kësaj, Erjona Nurellari u shpreh se duhet garantuar profesionalizimi i tyre përmes trajnimeve të vazhdueshme dhe duhet penguar zëvendësimi i tyre në momente kur trajnimi është i pamundur. Ndërkohë, politologu Afrim Krasniqi nga Instituti i Studimeve Politike e vuri theksin tek domosdoshmëria për të të ndërhyrë në ligjin e partive. “Unë kam një material të detajuar. Do ndaj pikat kryesore. Nuk mendoj se objekti i punës së Komisionit do arrijë të prodhojë një reformë reale nëse parlamenti nuk e zgjeron ndërhyrjen e tij. Baza kryesore e gjithë problematikës zgjedhore është kontrasti i thellë mes nenit 9 të Kushtetutës për rolin e partive dhe ligjit të partive politike që praktisht në shumë elementë është i pazbatueshëm, spekulativ dhe pengues për një demokraci përfaqësuese.”- theksoi Afrim Krasniqi.

KRERËT E PARTIVE TË VOGLA: TË NDRYSHOJMË MËNYRËN SI VOTOHET, QË TË MOS VJEDHIN VOTAT

K

omisioni i Posaçëm për reformën zgjedhore zhvilloi dje një seancë dëgjimore me tre organizata të shoqërisë civile, Akademinë për Studime Politike, Koalicionin për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci të Qëndrueshme dhe Institutin e Studimeve Politike, të cilët parashtruan disa prej problemeve të hasura në zgjedhjet e kaluara parlamentare. Në tryezë të pranishëm ishin dhe dy krerët e partive të vogla, Nard Ndoka i PDK-së dhe Dashamir Shehi i LZHK-së. Në diskutimet e tyre, ata kërkuan ndryshim të sistemit zgjedhore, në mënyrë që të garantohet vota e votuesve të tyre. “Komisionerët e partive politike janë ato që i kanë prishur zgjeshjet në këto vite dhe duhet patjetër të marrim një hap për depolitizimin e kësaj trupe. Jemi i vetmi vend në rajon që zhvillojmë akoma zgjedhje me militantë partiakë, që marrin urdhra partiake, zëvendësohen

Shehi e Ndoka: Të ndryshojmë sistemin që të mos na prodhojë kriminelë në Kuvend

herë pas here jashtë kritereve, manipulojnë me votat e partive që nuk kanë përfaqësues në ato komisione. Janë e keqja e procesit tonë zgjedhor. Ne nuk po tentojmë të kemi një trupe të depolitizuar në aspektin politik, pasi të gjithë mund të kenë bindje, por të kemi një trupë zgjedhore që të mos marrin urdhra, të mos jenë të propozuar nga partitë politike. Kemi marrë kodin

zgjedhor me elementë të veçantë spanjoll, italianë e grekë dhe administrata zgjedhore që është kryesore e kemi tipike shqiptare që na ka dëmtuar rëndë procesin zgjedhor, tjetërsimin e votës”- u shpreh kreu i PDK-së, Nard Ndoka. Në të njëjtën linjë u shpreh dhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi. “Uroj që këta zotërinjtë e OSBE-ODIHR do të na ndihmojnë me të vërtetë këtë rradhë që të

bëjmë ndryshim. Meqë kemi dhe kohë të mjaftueshme nga këtu deri në zgjedhjet e tjera. Zakonisht ne mblidhemi dy muajt e fundit dhe kemi bërë këto arnimet e vogla alla-shqiptarçe. Meqë kemi shumë kohë, jemi shumë njerëz dhe kemi shkruajtur shumë libra them që këtë radhë të hyjmë seriozisht që të ndryshojmë diçka. Të ndryshojmë mënyrën si votohet, që të mos vjedhin votat. Të ndryshojmë sistemin që të mos na prodhojë kriminelë në Kuvend dhe mospërfaqësime. Të modernizojmë ligjin për partitë që mos kemi gjithë këto problematika që tha Krasniqi. Pra të bëjmë diçka që nuk është bërë herët e tjera. Të arrijmë të kemi zgjedhje të pranueshme në Shqipëri”- u shpreh kreu i LZHK-së Dashamir Shehi.


EKONOMI

10

E shtunë, 10 MARS 2018

Sekretari i Parlamentit Gjerman viziton stendën e Shqipërisë në Panairin e Berlinit

Klosi: Gjermania, partner i rëndësishëm dhe i pakursyer i Shqipërisë S

i në raste jo të zakonshme, në këtë edicion të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin, stenda e Shqipërisë është vizituar nga Sekretari i Përgjithshëm Parlamentar i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Gjermanisë, z Hans-Joachim Fuchtel, si gjest i dëshmisë së mbështetjes së pakursyer të Gjermanisë ndaj reformave prioritare të Shqipërisë; si zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm dhe mjedisit të qëndrueshëm. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit z. Blendi Klosi njohu zyrtarin e lartë gjerman me nismat e rëndësishme të qeverisë për zhvillimin e turizmit dhe mbrojtjen e mjedisit. Në të dy kēto sektorë,

qeveria gjermane është e pranishme me financime në Shqipëri. Gjatë takimit, Ministri Klosi dhe sekretari Fuchtel diskutuan për të shtuar ndihmat gjermane

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E TATIMEVE

DPT inkurajon biznesin të denoncojë çdo rast korrupsioni

nëpërmjet kooperacionit gjerman për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit dhe për mbrojtjen e mjedisit në vendin tonë. Të dyja palët ndanë mendimin se Shqipëria nuk mund të shndërrohet në një destinacion turistik europian nëse nuk mbështet turizmin te mjedisi. Ministri Klosi zhvilloi takime të rēndësishme me përfaqësues të kompanive me emër në botë si: Tui Group, Tomas Chook, Apollo Group të cilët kanë shprehur interesin e lartë të prezencës me investime në hotelet dhe resortet me 4 dhe 5 yje. “Kërkesat për turistë në Shqipëri”- theksoi ministri Klosi, - “janë trefish apo katërfish më larta se kapacatiteti

që ne ofrojmë”. Ministri Klosi shprehu gjithashtu bindjen se paketa fiskale dhe lehtësirat që ofrohen për hotelet me 4 dhe 5 yje dhe për agroturizmin, janë e ardhmja e turizmit shqiptar. Një ditë më parë ministri Klosi ishte i përgjedhur si përfaqësues i Ballkanit për të folur në Konferencën ministeriale të turizmit ku kreu i turizmit shqiptar deklaroi

PROJEKTI

Pas investimeve, vihet në funksionim nënstacioni elektrik i Bushatit

N

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) njoftoi largimin e menjëhershëm nga puna të dy inspektorëve të saj, të cilët u ndaluan sot nga strukturat e Seksionit për Hetimin dhe Korrupsionin. “Pas ndalimit të një punonjësi dhe ndjekjes në gjendje të lirë të një punonjësi tjetër me detyrë inspektorë të zbatimit pranë Drejtorisë së Hetimit Tatimor rajoni qendror Tiranë, të dyshuar se kanë konsumuar veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “korrupsionit pasiv të personave, që ushtrojnë funksione publike”, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve gjen rastin të falenderojë për bashkëpunimin strukturat e Seksionit për Hetimin dhe Korrupsionin”, thuhet në deklaratë për shtyp të DPT-së. Në lidhje me të dy këta inspektorë do të merret masa e largimit të menjëhershëm nga detyra. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, fton të gjithë bizneset dhe qytetarët, që të jenë krah saj për të denoncuar dhe luftuar raste të tilla përmes çdo kanali komunikimi. Në dispozicion të bizneseve dhe qytetarëve, për të denoncuar aktet korruptive, sjelljen jo etike dhe çdo akt të paligjshëm gjatë ushtrimit të detyrës së punonjësve të administratës tatimore është vendosur numri i gjelbër pa pagesë 0800 14 14, adresa elektronike denoncime@tatime.gov.al si dhe mund të dërgoni mesazhe, foto apo filmime në numrin 069 70 73 733. Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Vasilika Vjero, citohet deklarata e DPT-së, i bën thirrje çdo punonjësi të administratës tatimore të zbatojë me rigorozitet vetëm ligjin, në respekt të punës dhe institucionit.

se tregu shqiptar duhet të jetë në bashkërendim me partnerët lokalë për të hartuar paketa të përbashkëta rajonale për tregjet e treta. Stenda e Shqipërisë gjatë këtyre ditëve të panairit ka zgjuar kureshtjen e vizitorëve të shumtë përvec investitorëve dhe tur operatorëve të mëdhenj të cilët kanë shfaqur interesin për të investuar në Shqipëri.

ë nënstacionin elektrik të Bushatit ka përfunduar investimi prej 700 milionë lekësh, ndërsa OSHEE ka planifikuar që në periudhën 2018-2019 të investojë edhe 1.2 miliardë lekë, duke vënë përfundimisht në funksionim këtë nënstacion, të ndërtuar para 10 vitesh, por që nuk shfrytëzohej për mungesë investimesh. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri dhe administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Adrian Çela ishin në Bushat, ku panë nga afër investimet që janë kryer në nënstacionin elektrik 110/20 kV. “Është një nënstacion i cili ka përfunduar së ndërtuari para 10 vjetësh, por nuk ishte vënë në shfrytëzim. Nuk ishin bërë lidhjet me fiderat, nuk ishte investuar në fidera në rrjet, dhe banorët e zonës vazhdonin të furnizoheshin me rrjetin 6 kilovolt edhe pse kishin një nënstacion të ri që mbahej i lënë në harresë prej kaq vitesh. “Kompania përfundoi fazën e parë të një investimi prej 700 milionë lekësh të reja me të ardhurat e veta, ku u investua në fidera. Kanë përfituar rreth 2 mijë abonentë, dhe është investuar në rreth 40 kilometra kabëll të tensionit të mesëm, 72 km kabëll të tensionit të ulët ABC dhe janë ndërtuar e rinovuar mbi 40 kabina të reja”, u shpreh administratori i OSHEE-së. OSHEE ka planifikuar që në 2018-2019 të investojë edhe 1.2 miliardë

lekë për përfundimin e 4 fiderave të tjerë për të futur në kapacitet të plotë nënstacionin, duke garantuar një cilësi më të mirë furnizimi me energji për 10 mijë abonentë. Ministri Gjiknuri tha se shëndoshja financiare e sektorit, por mbi të gjitha e Operatorit të Shpërndarjes, dhe rritja e investimeve, patjetër do të sjellë ulje të humbjeve në mënyrë drastike, do të thotë një qëndrueshmëri më e mirë financiare edhe në terma afatgjatë. “Fenomenet e vjedhjes janë luftuar kudo. Këtu në Shkodër ka akoma shumë vend për përmirësim, megjithatë investimet masive që po ndodhin kanë bërë që humbjet të reduktohen në nivelet më të ulëta historike që

ka parë ndonjëherë Shqipëria dhe për këtë jemi dëshmitarë. Ky proces nuk mbaron me kaq, kompania po shkon në një proces riorganizimi. Së fundi po aplikohet edhe një skemë e re e shpërndarjes së menaxhimit në terren, që do të jetë me përgjegjësi me bazë fideri. Në çdo fider do të ketë persona përgjegjës dhe do t’i shkohet përgjegjësisë deri në fund. Nga ana tjetër, edhe vet kompania do të pësojë ndarjen, proces ligjor që ka filluar, një proces në përputhje me parimet e Bashkimit Europian”, sqaroi ministri. Gjiknuri u ndal më tej tek vazhdimi i investimeve në rrjet dhe ulja e nivelit të humbjeve ku vuri theksin se Shkodra ende mbetet larg objektivit të vendosur. “Investimet po vazhdojnë, pavarësisht se vjet ishte një vit i vështirë dhe me krizë prodhimi. Fatmirësisht, ky vit, të paktën nga ana e prodhimit do të jetë një vit i mirë, do të rikthehet niveli i investimeve të pranueshme, në mënyrë që ne të vazhdojmë të mbajmë ritmin që kërkon koha përsa i përket investimeve. Patjetër edhe pjesa e organizimit dhe menaxhimit në terren kërkon një punë më të mirë dhe këtu po u them edhe drejtuesve të Shkodrës, ka nevojë për një menaxhim shumë herë më të mirë, sepse Shkodra fatkeqësisht akoma mbetet nga qarqet me nivelin më të lartë të humbjeve dhe që kjo gjë është e papranueshme”, insistoi Gjiknuri.


AKTUALITET

11

E shtunë, 10 MARS 2018

5 subjekte të importit të bananeve kaluan në sitën e organeve të hetimit deri në sekuestrimin e 613 kg kokainë. Dyshohet se pjesa më e madhe e kokainës do të tregtohej në Gjermani e Zvicër

K

ush e kapi kokainën? Prej 27 shkurtit të këtij viti, kur në kontinierin që kishte udhëtuar nga Kolumbia me 538 pako me kokainë, që pas skanimit u pikas dhe sasia rekord, ende nuk është e qartë se kush e pikasi kokainën, autoritet e huaja apo vetëm kur mbërriti në portin e Durrësit u zbulua kontinjeri? Kompania e skanimit të automjeteve në portin e Durrësit, Rapiscan, i ka rrëmbyer meritat dhe kurorën e fitores, Policisë së Shtetit lidhur me zbulimin e 613 kg kokainë në Port. Sipas medias amerikane “Busnis Wire” raporton se gjithçka ishte falë kontrollit me rreze x nëpërmjet skaner të përdorur nga Rapiscan dhe Policia Shqiptare. Artikulli i publikuar në media, sqaron se ka qenë teknologjia “OSI System” që përdor aktualisht Rapiscan Eagel në Shqipëri që ka mundur të identifikoj lëndën narkotike në dyshemenë e modifikuar të kontenierit. Policia e Shtetit e Shqipërisë e vlerësoi drogën rreth 220 milionë USD. Subjektet Pesë subjekte të importit të bananeve kaluan në sitën e organeve të hetimit deri në sekuestrimin e 613 kg kokainë në Portin e Durrësit. Ka dyshime se pjesa më e madhe e kokainës do të tregtohej në Gjermani e Zvicër. Para se të mbërrinte deri te kontenieri me 613 kg kokainë, kontrolli policor e doganor në portin e Durrësit kaluan në sitë pesë subjekte të dyshuara,

613 kg kokainë, “Rapiscan”: E zbuluan sistemet tona; Kontroll 5 subjekteve KORRIER “Vetëm në një muaj, nga 2 janar deri në 5 shkurt menaxheri i kompanisë “Arbri Garden”, kakaluar 6 herë kufirin drejt Kosovës. . Hetuesit kanë dyshime se, i riu mund të jetë përdorur si korrier”.

të cilët trasnportonin banane nga vendet e Amerikës Latine. Organet ligjzbatuese Shqiptare ishin informuar nga partnerët që në datën 17 janar për mbërritjen e një sasie kokaine së bashku me një ngarkesë bananesh. Ky sinjalizim vuri në alert policinë, prokurorinë dhe autoritetin e doganës në Portin e Durrësit. Por nga kontrolli nuk u zbulua asgjë e

dyshimtë. Më pas, nga të dhenat e agjensive të huaja u saktësua se droga ishte nisur nga Kolumbia dhe porositësi ishte Arbër Çekaj, administrator i firmës “Arbri Garden”. Ka dyshime se një pjesë e kokainës do të dërgohej edhe në Zvicër, për të cilën porositës dyshohet se janë disa grupe të fuqishme nga Kosova që operojnë në tregun e Kokainës.

AKSIDENTET

GREQI

Rrugët me “njolla të zeza”, 65 pika të rrezikshme N

Rrugët e vendit që në fillim të vitit u përgjakën nga akisdente të rënda, ku familje u shuan. Shumica e aksidenteve rrugore ndodhin për shkak të pakujdesisë së drejtuesve të mjeteve, por të udhëtosh në disa zona të vendit është e rrezikshme edhe për shkak të mungesës së standardeve të sigurisë rrugore. Një “njollë” e zezë ku vazhdimisht ndodhin aksidente me pasoja të rënda për jetën është aksi Lezhë-Shkodër në kryqëzimin e “Shënkollit” apo kthesën e “Fishtës”. Në këtë aks mungojnë edhe mbikalimet për këmbësorët por edhe daljet e shumta në autostradë në kundërshtim me kodin rrugor. Problem mbetet edhe aksi Tiranë- Rinas në kthesat e Laknasit dhe Bërxullës, por këto janë vetëm disa nga rrugët ku kërkohet ndërhyrje. Në të të gjithë Shqipërisë konstatohen 65 pika, të quajtura “njolla të zeza”. Është ky rezultati i një studimi që po kryhet dhe financohet në bashkëpunim me partnerët e huaj, i cili synon rifreskimin e listës së “black spoteve” në vend.

Daljet Për herë të fundit menaxheri i kompanisë “Arbri Garden”, kishte dalë nga vendi ynë përmes pikës kufitare të Morinës, në datë 5 shkurt. Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka kërkuar informacion nga kolegët e tyre të Kosovës, se çfarë aktiviteti ka atje Donaldo Lushaj dhe cilët kanë qenë

personat që ai ka takuar në këtë vend. Vetëm në një muaj, nga 2 janar deri në 5 shkurt menaxheri i kompanisë “Arbri Garden”, kaloi 6 herë kufirin drejt Kosovës. Hetuesit kanë dyshime se, i riu mund të jetë përdorur si korrier, pasi nuk ka qëndruar më shumë se një ditë në Kosovë. Gjatë daljes nga Morina drejt Kosovës, Lushaj ka përdorur dy automjete me targa, “AA 361 RH” dhe “AA 471 SU”. Administratori i kompanisë së bananeve, Arbër Çekaj vijon të jetë në arrati prej datës 28 shkurt.

“Rrushi”, mafia e drogës me 13 shqiptarë

ë Greqi, një rrjet i mirëorganizuar i trafikut të lëndëve narkotike u shkatërrua nga policia helene. Operacioni i koduar “Eksarkia”, çoi në pranga 21 persona, 13 prej të cilëve shqiptarë, 4 grekë, 2 gjeorgjiane, një bullgar dhe një moldav. Policia greke bëri me dije se të arrestuarit janë të moshës nga 19 deri në 37-vjeç, 11 prej të cilëve ishin bërthama e organizatës, e cila ishte aktive në zonën Exarheia. Kundër tyre janë ngritur akuza të trafikut të drogës, vjedhjes së rëndë dhe grabitjeve. Në të njëjtën dosje janë edhe 5 anëtarë të tjerë të organizatës, disa prej të cilëve janë në burg të akuzuar për të njëjtat vepra penale. Sipas policisë, droga ruhej në një zonë të organizatës në Exarchia nga ku edhe shpërndahej për klientët. Biseda me klientët zhvillohej

paraprakisht me telefon dhe më pas shpërndarësit shkonin në këmbë ose me motoçikletë. Anëtarët e grupit kriminal zhvillonin mbledhjet e tyre në dy vende të veçanta në fushën e Exarchia, ndërsa komunikimi dhe transaksionet bëheshin duke përdorur fraza të koduara.

Për kokainën përdorej fraza si: “Gjysma”, “një e tërë” dhe “gur”, ndërsa për kanabisin përdoreshin terma si:”Plazhi”, “rrushi”, “gjë”, “i vogël” ose “të mëdha”, “xhaketë”, “pantallona jeshile” për një kilogram kanabis “makinë” ose “biçikletë” dhe “këmishë” për eurot.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

KULTURE

12

E shtunë, 10 MARS 2018

“Darka e lamtumirës” një tjetër vepër franceze në Teatrin Eksperimental K

omedia "Darka e lam tumirës" një tjetër vepër franceze po shoqëron publikun artdashës në Teatrin Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli". Vepra e krijuar nga autorët francezë Matthieu Delaporte dhe Alexandre de la Patelliere, me regji nga Kiço Londo dhe nën interpretimin e aktorëve Gazmend Paja, Laura Nezha dhe Visjan Ukcenaj po shfaqet elegante para publikut duke

ndërthurur komedinë me problemet e përditshmërisë. Kjo shfaqje depërton në historinë e dyshes Pierre e Clotilde, të cilët përpara se të marrin pjesë në darkën e rradhës që nuk e kanë me qejf të shkojnë, marrin një vendim: Të spastrojnë shoqëritë e konsumuara. Kështu, ata do të organizojnë një darkë lamtumire, që është një përzierje homazhi e lehtësimi për miqtë që do të dalin nga jeta e tyre.

Libër i ri në gjuhën gjermane për Gjergj Kastriot Skënderbeun

L

ibër i ri në gjuhën gjermane për Gjergj Kastrioti Skënder beun. Autori dhe studiuesi shqiptar Gjon Keka vjen me një libër të ri në gjuhën gjermane mbi jetën dhe veprën e Gjergj Kastriotit. Në këtë libër i cili përkon edhe me vitin e Skënderbeut, të shpallur nga qeveria shqiptare, studiuesi Keka ka bërë një përmbledhje të dokumenteve dhe fakteve e kronikave nga arkivat e ndryshëm evropian dhe autorëve që kanë shkruar për veprën e Gjergj Kastriotit. Në këtë vepër që ka një rëndësi të madhe, për arsye se libri i autorit Keka vjen në gjuhën gjermane, libri flet më botën dhe i rrëfen të vërtetën e Kastriotit të madh. "Në këtë libër kam sjellë fakte të reja, dhe kam qëllim varrosjen e tezave tendencioze për ta shtrembëruar apo njollosur figurën e Gjergj Kastriotit ose përvetësuar atë. Në këtë libër Gjergj Kastrioti del të jetë jo vetëm një arbnor i madh e inteligjent, por edhe një evropian i madh" pohon studiuesi Keka. Ky është libri i shtatëmbëdhjetë me radhë i Kekës. Libri mund ta gjejnë lexuesit edhe në Kosovë në Librarinë Dukagjini dhe Librarinë Universitare Artini.

Viktima e parë do të jetë pikërisht miku i tyre prej vitesh, Antoine Royer. Por, midis Pierres që është burracak e i mefshtë dhe Clotildes së paparashikueshme e mikut të çuditshëm, gjërat do të dalin jashtë kontrollit dhe darka nuk do të shkojë siç ishte planifikuar prej tyre. Për të zbuluar më shumë mbi rrjedhën e ngjarjeve dhe a do të ketë një lamtumirë të vertetë

në këtë darkë publiku do ketë mundësinë ta shijoj këtë shfaqje deri në datën 11 mars në sallën Moliere në Teatrin Eksperimental. "Darka e lamtumirës" është gjithashtu pjesë e teatrit të rajonit. Ajo do

të jetë për publikun në rajonin Shkodër -Kukës pas shfaqjeve në Tiranë por dhe në skena të tjera në qytete të ndryshme të vendit për të përcjellë ngjarjen e shkruar nga autorët francezë.

Madeleine Albright: Është një vend i posaçëm në ferr për gratë që nuk i ndihmojnë gratë

M

adeleine Korbel Al bright ishte gruaja e parë në postin e sekretares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo është një politikane dhe diplomate e shquar amerikane që ka ndihmuar mjaft edhe në cështjen e Kosovës, shkruan KultPlus. Madeleine Albright në atë kohë ishte nominuar nga Bill Clinton, ndërsa ishte pranuar e tille nga senati me 99 vota për dhe 0 kundër. Ajo ishte ne postin e sekretares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga 23 janari i vitit 1997 deri me 20 janar te vitit 2010. Ajo ka kontribuar për lirinë e Kosovës gjate viteve te vështira të luftës dhe për ta shpërblyer shteti i Kosovës e ka nderuar me Medaljen e Artë të

Lirisë. Si një grua e fuqishme në botën diplomatike, ajo ka dhënë edhe një shembull të jashtëzakonshëm të fuqisë së gruas në botë. Po ashtu ajo ka qenë edhe një përkrahëse e madhe e fushatës së Hillary Clinton për t'u bërë presidente e SHBA-së. KultPlus

kujton një nga fjalitë e saj të fuqishme për fuqinë e grave së bashku dhe për solidaritetin që ato duhet ta kenë për njëratjetrën. "Është një vend i posaqëm në ferr për gratë që nuk i ndihmojnë gratë", kishte thënë ish-sekretarja e SHBA-së Medeleine Albright.

Çmimi më i lartë botëror për arkitektin "low cost", indianit 90 vjeç Ç

mimi më i lartë për ar kitekturën për këtë vit i është dhënë indianit Balkrishna Doshi, i njohur në vendin e tij si filozof i zhvillimit urban. Indiani Balkrishna Doshi, i njohur si arkitekti i ndërtesave "low cost", është nderuar këtë të mërkurë me çmimin më të rëndësishëm të arkitekturës në botë. Doshi, 90 vjeç, është shprehur i emocionuar për vlerësimin me çmimin Pritzker, që e bën atë laureatin e parë nga India. "Është diçka e mrekullueshme", ka thënë ai nga shtëpia e tij në Ahmedabad, qyteti i protestës paqësore për pavarësinë e Indisë. Përveçse një arkitekt, Doshi është

konsideruar edhe mjeshtër dhe filozof i planifikimit urban. Në biseda ai nuk i trajton ndërtesat e tij thjesht si objekte, por thotë se ato synojnë të nxisin sensin e komunitetit, paqen e brendshme dhe kthimin e qyteteve në hapësira për një

shoqëri të shëndetshme. Në karrierën e tij 70-vjeçare, Doshi nuk ka qenë shumë i interesuar për çmimet, edhe pse ka fituar shumë; dhe as për njohjen në rang ndërkombëtar, që është e kufizuar pasi ai nuk vë kurrë firmën e tij. Arkitekti fokusohet në çështje shumë më të mëdha, si mirëqënia sociale dhe qëndrueshmëria dhe në punën e tij përpiqet të ndërthurë kulturën me profesionin. "Arkitektura nuk është thjesht një objekt i ngurtë, por një organizëm i gjallë. Çështja është, a mund të sjellim jetë në atë që krijojmë? A do të kthehemi në shërbyes të një klienti, apo do të bëjmë diçka në dobi të shoqërisë?", shprehet ai.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

13

E shtunë, 10 MARS 2018

FOTOT

Transformohen hapësirat brenda Universitetit Bujqësor K

rahas lirimit të hapësir ave nga ndërtimet pa leje, Universiteti Bujqësor i Tiranës po transformohet çdo ditë në një ambient të denjë për një nga vatrat më të rëndësishme të dijes në vend. Bashkia e Tiranës ka vijuar punën për sistemimin e lulishteve dhe rrugicave brenda këtij kampusi universitar, duke krijuar kështu kushte më të mira për studentët që studiojnë aty. Është kryetari i Bashkisë së Tiranës ai që ka publikuar disa foto nga një prej rrugëve dhe trotuareve që po ndërtohen në ambientet e brendshme të universitetit

dhe që lidh Rektoratin me Fakultetin e Veterinarisë. "Pllakë pas pllakë, bëhet

QYTETARËT JAPIN ALARMIN

“Shtëpitë me qerpiç po na rrezikojnë jetën” Mungesa e investimeve të banorëve që jetojnë në to, por edhe amortizimi që vjen prej viteve, ka bërë që një pjesë e banesave të ndërtuara në kryeqytet të vetëshkatërrohen dhe të kthehen në një rrezik edhe për qytetarët. Siç mund të shihni edhe nga këto foto, brezat e drurit që mbanin këto mure janë kalbur totalisht, duke sjellë dhe shembjen e murit të bërë me tulla balte të cilat nga vitet janë shkërmoqur. Nga dëmtimi janë prekur jo vetëm muret rrethues, por edhe banesat të cilat në jo pak raste kanë sjellë dhe dëmtim të shtëpive përreth apo të automjeteve që kanë qenë të parkuara. Në shumë raste, banorët e zonës kanë kërkuar ndihmën e Policisë së Shtetit dhe të Inspektoriatit Ndërtimor për të bërë të mundur heqjen e asaj që ka mbetur nga vetëshkatërrimi i këtyre banesave dhe shkatërrimin e kontrolluar të pjesës tjetër. Shtëpia tiranase ndërtohej me qerpiç dhe me breza druri . Qerpiçi, (tullat e baltës të thara në diell), përgatitej në vendin e ndërtimit me kallëp druri. Ato lidheshin me llaç balte të përzierë me kashtë. Në vitet '20 të shekullit XX, tipi i shtëpisë tiranase pushoi së ndërtuari, pasi nuk mund t'i adaptohej më zhvillimit, dhe kërkesave të kohës. Për më tepër, ligji i bashkive, i vitit 1922, ndalonte ndërtimin e shtëpive me qerpiç. Ndërkohë, studimet e ekspertëve të sizmologjisë tregojnë se shtëpitë e ndërtuara me qerpiç janë më të rrezikuarat në rast të një tërmeti. Sipas studimeve, objektet e ndërtuara me qerpiç janë më të rrezikuara. Objektet e ndërtuara para vitit 1960 nuk kanë rezistencë ndaj tërmeteve. Në vitin 2014, rreth 200 familje të njësisë Nr. 8 në shkuan deri në Gjykatën Kushtetuese me pretendimin se shtëpitë e tyre me qerpiç, njëkatëshe rrezikonin shembjen. Deri më tani nuk është shënuar asnjë viktimë, por nëse gjendja do të vijojë të jetë e pandryshueshme, nuk do të jetë e largët dita kur rrënojat mund të zënë poshtë banorë që jetojnë në këto shtëpi apo kalimtarë të rastësishëm.

trotuari! Këtë herë ekipi ynë u gjend me mjetet e nevojshme në Institutin

Bujqësor! Po e bëjmë Tiranën edhe më të bukur ditë pas dite!", shkruan Veliaj në

faceook në komentin që shoqëron fotot nga puna që po bëjnë ndërmarrjet e bashkisë.

Tirana pranë rekordit historik, hyn faza finale e mbjelljes së 100 mijë pemëve të reja

Veliaj: Në 21 Mars thyejmë rekordin tonë

K

anë mbetur edhe më pak se dy javë kohë për këdo që dëshiron të dhurojë pemë për qytetin e Tiranës, deri në 21 Mars, në Ditën Botërore të Pyjeve. Deri tani në kryeqytet janë mbjellë mbi 93 mijë pemë falë kontributit të qytetarëve, bizneseve, por edhe institucioneve, të cilat i janë bashkuar aksionit për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra. Në aksionin për mbjelljen e 160 fidanëve tek mbikalimi i Saukut, të dhuruara nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit dhe punonjës të Drejtorisë së Konvikteve të Shkollave të Mesme, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se objektivi për të mbjellë 100 mijë pemë të reja është mëse i arritshëm. "Kemi hyrë në një fazë finale të mbjelljes së pemëve në Tiranë. Duam të maksimizojmë kohën e mbjelljes, që mbaron në fund të marsit. Ndaj, në datën 21 Mars do të kemi një 'grand finale' për të kapur rekordin tonë të 100 mijë pemëve të mbjella në Tiranë. Nëse do të na ndihmojnë të gjithë qytetarët, në çdo lagje, pallat, shkollë a kopësht, do kemi një Tiranë shumë herë më të gjelbër se sa ajo që gjetëm përpara 3 vitesh.

Stacioni i fundit do të jetë 21 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, ku me siguri do ta thyejmë rekordin", tha Veliaj. Deri në 21 mars, që përkon edhe me Ditën Botërore të Pyjeve, Bashkia e Tiranës do të organizojë disa aksione që synojnë arritjen e rekordit për mbjelljen e mbi 100 mijë pemëve të reja, si pjesë e projektit të Pyllit Orbital. Pas suksesit të 17 janarit, 14 shkurtit apo dhe të festave të 7-8 Marsit, ku qytetarët iu bashkuan aksionit për mbjelljen e pemëve të reja, për çdo datë të shënuar në të

gjithë kryeqytetin do të organizohen aksione për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra. Kryebashkiaku Veliaj ftoi të gjithë qytetarët e Tiranës që të shfrytëzojnë kohën e mbetur për të shtuar sipërfaqet e gjelbra në lagjet ku jetojnë. "Mund të kemi një Tiranë fantastike, ku me çdo pemë të mbjellë, jo vetëm kontribuojmë në qytet, por edhe përkujtojmë një datë të shënuar apo një njeri të dashur dhe të shtrenjtë. Jam shumë i lumtur që po japim shembullin vetë të parët. Është shumë e rëndësishme që t'i kërkojmë të gjithë qytetarëve të kontribuojnë dhe më vjen mirë që kanë filluar edhe pallatet, edhe kopshtet, edhe çerdhet, edhe shkollat, por është shumë e rëndësishme që si bashki me gjithë institucionet tona të japim shembullin tonë", përfundoi Veliaj. Pylli Orbital, i njohur ndryshe edhe si unaza e 5-të e Tiranës, do të çojë në mbjelljen e një muri të gjelbër me 2 milionë pemë që do të lidhë 14.671 hektarë parqe, fusha bujqësore, pyje dhe forma të tjera të vegjetacionit rreth qytetit.


AKTUALITET

14

E shtunë, 10 MARS 2018

Më 22 qershor, në gjendje të dehur 32-vjeçari nga Kopliku e ka goditur Beqirajn me sende të forta dhe më pas trupin e ka hedhur në afërsi të fshatit Daullas

G

jetja e një trupi të dekompozuar zbuloi të enjten një ngjarje makabër, e fshehur prej më shumë se 8 muaj. Në qershor të vitit të kaluar, Kreshnik Beqiraj u rrëmbyeu dhe u vra mizorisht nga shoku i tij, 32-vjeçari Albert Zekaj. Ishin qytetarët ata që të enjten dalluan shenja të trupit të groposur, gjë e cila çoi në zbardhjen e rëndë të ngjarjes. Beqiraj pas arestimit ka treguar vetë se ku kishte fshehur trupin e shokut të tij pasi e kishte vrarë me çekiç. Autori është shprehur se e ka qëlluar viktimën disa herë me çekiç në trup. Më pas e ka transportuar, ka hapur një gropë dhe e ka groposur. Kreshnik Beqiraj figuronte i zhdukur prej qershorit të 2017, por në janar të këtij viti nisën hetimet për vrasje. Autori i vrasjes është 32-vjeçari Albert Zekaj, nga fshati Kalldrun i Malësisë së Madhe, që tashmë është vënë në panga dhe e ka pranuar krimin. Policia thotë se nga kryerja e veprimeve proceduriale u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe një batanije e cila kishte shërbyer për transportin e trupit si dhe çekiçi me të cilin autori ka kryer krimin. Ndërkohë që trupi i 36-vjeçarit është dërguar pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, për ekzaminim të mëtejshëm. Ata sipas policisë ishin njohur para tre vitesh në Belgjikë, dhe më pas kanë qëndruar në shtëpi me qera në qytetin e Fierit. Qeraja Më 22 qershor, në gjendje të dehur 32-vjeçari nga Kopliku e ka goditur Beqirajn me sende të forta dhe më pas trupin e ka hedhur në afërsi të fshatit Daullas. Shkak i përplasjes mes dy burrave mund të ketë qenë pamundësia ekonomike për të paguar qiranë. Pas krimit dhe fshehjes së trupit të 36-vjeçarit nga Fieri, Zekaj ka plaçkitur edhe shtëpinë ku jetonin. Zekaj ka shkuar tek shtëpia me qira dhe i ka kërkuar lekët, por viktima nuk ja ka dhënë se nuk i ka pasur. Autori shprehet se ka qenë i pirë dhe e ka qëlluar mikun e tij, duke e çuar deri në vdekje Babai i viktimës Mystahek Beqiraj shprehet se Albertin e kishte si djalin e tij dhe dy djemtë ishin njohur në një burg në Belgjikë. Beqiraj pohon se djemtë hanin e pinin bashkë dhe djali i kishte thënë 3 ditë para se të vritej se do e nxirrte nga shtëpia shokun, pasi nuk paguante qiranë. “Nëse drejtësia nuk vepron do ta bëjmë vetë. Djali punonte bojaxhi dhe lyente makinat në një pikë servisi. Ma ka vrarë djalin në gjumë”, është apeli tij i dhënë gjatë intervistës për “News 24”. Çfarë keni për të thënë në lidhje me këtë ngjarje të zbuluar? Në datën 22 qershor, djali erdhi në darkë nga ora 09:00 dhe

Masakroi shokun me çekiç, shkoi i dehur në shtëpi; Babi: Autori nuk paguante qiranë VRASJA “Autori është shprehur se e ka qëlluar viktimën disa herë me çekiç në trup. Më pas e ka transportuar, ka hapur një gropë dhe e ka groposur. Zekaj ka shkuar tek shtëpia me qira dhe i ka kërkuar lekët, por viktima nuk ja ka dhënë se nuk i ka pasur. Autori shprehet se ka qenë i pirë dhe e ka qëlluar mikun e tij, duke e çuar deri në vdekje”. ndenji pak me mua se rrinte në shtëpi me qira me një shok nga Shkodra. I thashë çfarë halli ke e si kalon më punë dhe më pas ikën nga ora 10:00. Ditën e dytë i bie telefonit, por nuk e hapte, shkoj tek shtëpia me qira atje ishte shkodrani. Pasi mora një

fotografi shkova në polici, policia më tha se jashtë shtetit nuk ka shkuar. Djali ishte në kërkim dhe shkoi 8 muaj. Kam shkuar 10 herë në polici, por ngaqë isha kështu (me shenja në fytyrë) nuk më sqaronin dhe ikja. Erdhi djali vogël dhe iu qep kësaj pune. Shkoi në

DIBËR

Kapet shqiptari që vrau një italian gjatë grabitjes

Prokurori dhe e kapim këtë shkodranin në Tiranë dhe e sjellim këtu për të bërë ballafaqimin. Ky e kishte vrarë në gjumë dhe kishte marrë me makinë e kishte futur në kanal. Keni pasur dyshime se mund të kishte pasur konflikte djali me këtë djalin që jetonte bashkë? Jo fare nuk kemi pasur. Mua nuk më hapej djali. Unë e kisha si djalin tim edhe atë. Kur janë njohur këta të dy? Këta janë njohur në një burg në Belgjikë dhe nuk e di si i ka prindërit në Shkodër, pasi ai nuk tregonte. Ai ndenji dy vite këtu në shtëpi me qira me djalin dhe herë punonte dhe herë nuk punonte. Djali im punonte në një servis, lyente makinat me bojë.

Keni ndonjë dyshim se pse mund ta ketë vrarë djalin tuaj? Unë mendoj se ata mund të jenë grindur për qiranë. Djali më tha 3 ditë para se do ta nxirrte nga shtëpia, pasi nuk kishte paguar qiranë. Unë i thashë bëj çfarë të duash se ti je i rritur. Më vjen keq se shteti ka 8 muaj që nuk e gjeti. Si e morët vesh lajmin? Erdhi djali i vogël nga Gjermania dhe e thirri Prokuroria. Çfarë kërkoni nga drejtësia tani që është kapur autori? Si më iku djali të iki dhe ai. Nëse drejtësia nuk e bën këtë, atëherë do ta bëjmë ne. Mezi i kam rritur fëmijët bashkë më sëmundjen që kam. Ishte 150 mijë qiraja dhe ai nuk paguante.

RINAS

Skaneri i zbulon karikatorin e kallashnikovit Një shumë i kërkuar nga Italia për vrasje u kap nga policia shqiptare. Sipas njoftimit të Policisë Dibër në bashkëpunim me Interpol Tiranën kanë bërë të mundur arrestimin e personit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Argit Turshilla, 25-vjeç, lindur në Maqellarë, Dibër. Ky person kërkohej nga Interpol Romai pasi Gjykata e Santa Maria Capua Veterei, ka lëshuar Urdhër Arrestin Ndërkombëtar për veprat penale “Vrasje” dhe “Vjedhje me armë me pasojë vdekjen”, parashikuar nga legjislacioni Italian . Argiti Turshilla akuzohet se tre vjet më parë në bashkëpunim me një person tjetër në lokalitetin “Santa Maria Capua Vetere” në Itali gjatë një grabitje me armë kanë vrarë shtetasin italian P.G.

Një shtetas itakian është ndaluar në Rinas pasi tentoi të transportojë drejt Italisë pjesë kallashnikovi. Stefano Carli kishte me vete në valixhe një karikator kallashnikovi. Pjesët e kallashnikovit AK- 56 zbuluan nga skaneri. Gjatë marrjes në pyetje, Carli ka deklaruar se karikatorin e gjeti në Rinas. “Punoj te Metalurgjiku, e gjeta aty Rinas”,-ka thënë ai. Ndërkohë policia ka vendosur hetimin në gjendje të lirë të tij për akuzën “Mbajtje municionesh luftarake”.


AKTUALITET

E

dhe pse temperaturat janë rritur, situata në fshatin Obot në Njësinë Ana e Malit, vijon që të jetë shumë problematike për shkak të përmbytjeve të ditëve të fundit. Fshati është i izoluar nga uji, ndërsa lëvizja e banorëve bëhet vetëm me varka.Në terren ndodhen forcat e ushtrisë, që ndihmojnë banorët për të lëvizur, ndërsa dërgojnë edhe ushqime në banesat e rrethuara nga uji. Në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 26 familje. Gjithashtu nga prurjet janë të izoluara edhe 4 shtëpi në fshatin Mushan. Sipërfaqja e përmbytur në njësinë Administrative është 2285 ha tokë. Shkak i përmbytjeve janë bërë reshjet e shiut dhe shkarkimet e HEC-eve. Për situatën e rënduar të ditëve të fundit, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës, duke hasur në rezistencën e prefektit të qarkut, por edhe kreun e emergjencave civile, sipas të cilave kjo situatë kërkon vetëm ndërhyrjen e bashkisë. “Është mashtrimi më i madh që i bëhet këtij populli. Nuk mund ta besoj një ministër që i thotë banorëve, shiu ka rënë nga qielli. Përmbytjet e tokave bujqësore kanë ardhur nga shkarkimet e lumit Drin. Duhet të shtonim situatën e emergjencës civile”, u shpreh kryebashkiakja Voltana Ademi. “Ti nuk na ke thënë asnjë raport çfarë të është raportuar nga sektori i emergjencës. Situata në Shkodër nuk është emergjente”, tha Shemsi Premçi. KESH Korporata Elektroenergjetike Shqiptare njoftoi se në 23:00 të së premtes mbylli portat e shkarkimit në Kaskadën e Drinit. Përmes një njoftimi për shtyp, KESH informon se situata hidroenergjitike ne kaskadën e Drinit po përmirësohet dhe prurjet natyrale në ora 17:00 rezultojnë në 116O m3/sek. Duke parë tendencën në rënie të prurjeve natyrale, parashikimet meteorologjike për ditët në vijim dhe me qëllim dhënien e kontributit të saj në lehtësimin e aspekteve operacionale të shtabit të emergjencave civile të Qarkut të Shkodrës, KESH “ndërpret” përmbytjet. Ministria e Mbrojtjes Të dhënat e ministrisë për qarkun e Shkodërs. Të dhënat e prurjeve të Liqenit dhe Lumenjve Drin e Bunë. Nivelet e Liqenit: kuota kritike 9.00 m kuota aktuale 8.45 m. Bahçallëku: kuota kritike 8.5, kuota aktuale 7.27 m. Gramsh i Bregut të Bunës: kuota kritike 6.30, kuota aktuale 6.40 m. Bashkia Vau-Dejës: Njësia Administrative Bushat, janë përmbytur 320 ha tokë dhe 10 ha jonxhë në fshatin Fshati i Ri, si dhe është dëmtuar Ura e Gjolulit. Njësia Administrative Dajç, janë përmbytur 6500 ha tokë.

15

E shtunë, 10 MARS 2018

Voltana Ademi ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës, duke hasur në rezistencën e prefektit të qarkut, por edhe kreun e emergjencave civile

Oboti nën ujë, Ademi: Shpallni emergjencën; KESH “ndërpret” përmbytjet AKUZA “Është mashtrimi më i madh që i bëhet këtij populli. Nuk mund ta besoj një ministër që i thotë banorëve, shiu ka rënë nga qielli”,-tha Voltana Ademi.

Në fshatin Darragjat 30 ha tokë nga të cilat 13 ha janë të mbjella foragjerë. Në fshatin Shirq 210 ha tokë nga të cilat 60 ha janë të mbjella foragjerë. Nga prezenca e ujit janë të bllokuara 16 familje. Në fshatin Mushan 245 ha tokë

nga të cilat 55 ha janë të mbjella foragjerë. Në fshatin Sukaj 65 ha tokë, nga të cilat 13 ha janë të mbjella foragjerë. Në fshatin Dajç 100 ha tokë, nga të cilat 10 ha janë të mbjella foragjerë. Aksi rrugor rural që lidh fshatin Darragjat

PASOJAT

Lumi kërcënon shtëpitë në Bulqizë

Në Shupenzë të Bulqizës shtëpitë po rrezikohen nga lumi Zall. Banorët thonë se mungesa e argjinaturës ka bërë që ujërat të gërryejnë tokën duke përpirë dhjetëra hektarë derisa mbërritën te banesat. “Ne rrezikohemi të gjithë, jo vetëm një familje. Ka 4 vite që i e kemi shtruar problemin në komunë, por nuk ka asnjë reagim. Po na rrezikohen shtëpitë, por edhe rruga”, shprehen banorët. Të lodhur nga një situatë që zgjat prej vitesh, banorët kanë kohë që nuk kërkojnë më toka të reja, por të paktën të merren masa që të mos vijë ajo ditë kur të mos kenë më një kulm mbi krye.

me fshatin Shirq është i bllokuar nga rritja e nivelit të ujit. Është i kalueshëm vetëm me mjete të larta. Në Njësinë Administrative Bërdicë janë përmbytur rreth 250 ha tokë në fshatin Trush. Në Njësinë Administrative Ve-

lipojë në fshatin Luarz ka dalë uji nga argjinatura. Njësia Administrative Ana e Malit, janë përmbytur 1150 ha tokë, si dhe 665 ha jonxhë, 180 ha foragjerë, 442 ha livadhe, 1 ha vreshta, 2 ha sera dhe 5.2 ha bimë dekorative. Në fshatin Obot janë përmbytur 200 ha tokë. Në fshatin Oblikë 550 ha tokë. Në fshatin Muriqan 400 ha tokë. Në fshatin Obot disa segmente rrugore janë bllokuar. Në aksin rrugor rural për në malin e Shoshit lëvizja e mjeteve bëhet me zinxhirë për shkak të reshjeve të dëborës.

SHKODËR

FA-të vijonë ndarjen e ndihmave

Forcat e Armatosura të Shqipërisë vijojnë prej disa ditësh angazhimin për përballimin e përmbytjeve në disa fshatra pranë brigjeve të lumit Buna në bashkinë e Shkodrës. Efektivët e batalionit të parë të këmbësorisë (b1k) në Vaun e Dejës kanë qenë kryesisht të përqendruar në fshatin Obot të njësisë administrative Ana e Malit në bashkinë e Shkodrës, niveli i lartë i ujit e ka bërë të pakalueshme për mjetet e ulëta rrugën që lidh fshatin me qendrën e njësisë administrative dhe qytetin. Në ndihmë të banorëve të fshatit Obot, kanë ardhur edhe efektivët e batalionit të

mbështetjes rajonale (bmr) të Komandës Mbështetëse, të cilët kanë vënë në dispozicion edhe 3 mjete lundruese. Gjithashtu, efektivët e Forcave të Armatosura në bashkëpunim me prefekturën e Shkodrës kanë bërë shpërndarjen e pakove ushqimore dhe ujit të pijshëm në fshatrat e prekur nga përmbytjet në njësitë administrative Ana e Malit dhe Dajç. Efektivët dhe mjetet e b1k dhe bmr vijojnë të mbetën në terren duke ndihmuar lëvizjen e banorëve në akset e pakalueshme nga mjetet e ulëta dhe po monitorojnë nga afër situatën deri në përmirësimin e plotë të saj.


FORUM Nga Alfred Zylfi*

T

ashmë në KLSH auditi mi i performancës në këto vite nuk përbën më risi sepse ai është bërë rutinë e punës së tij dhe Departamentit të Auditimit të Performancës, por ajo që duhet veçuar është përfshirja e tij gjithnjë e më shumë në sektorë të shërbimeve publike për të vlerësuar e rekomanduar përmirësimit e objektivave të tyre. Në këtë fokus auditimi i performancës në KLSH u përqendrua në godinat shkollore parauniversitare si një nga faktorët kryesorë për ngritjen e një sistemi sa më cilësor të arsimimit roli i të cilit është parësor për çdo vend që synon një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, kulturor dhe social. Arsimimi dhe shkalla e tij është e lidhur ngushtësisht edhe me ndërtesat shkollore, të cilat kanë ndikimin e tyre shumë të rëndësishëm në mbarëvajtjen e këtij procesi kaq delikat. Nga rëndësia mjaft e madhe që kanë ndërtesat e shkollave në edukimin e fëmijëve, shpesh janë quajtur si "mësuesi i tretë". Hapësirat e shkollës, ku fëmijët kalojnë pjesën më të madhe të ditës, përcakton mënyrën se si ata reagojnë brenda këtij dimensioni, e ndikon drejtpërsëdrejti në sjelljen e tyre, procesin e marrjes e dhënies së mësimit e gjithashtu në kushtet shëndetësore të tyre. Asnjë godinë nuk lidhet aq fort e nuk ndikon aq shumë sa ndërtesat e shkollave tek nxënësit, komuniteti dhe pamja urbane. Pikërisht rëndësia që ka ndërtesa e shkollës dhe numri i madh i strukturave shkollore që ekzistojnë, rikonstruktohen e që kërkojnë të ndërtohen në të ardhmen, lind nevojën që të njohim, të kuptojmë e të arsyetojmë mbi evoluimin, historikun e tipologjitë e tyre në mënyrë që mos përsërisim gabimet e të shkuarës në të ardhmen. Ndërtesat shkollore kanë një zhvillim të ulët nga pikëpamja cilësore, megjithëse këto vitet e fundit ka patur një rritje sasiore për shkak të disa politikave stimuluese që kërkojnë domosdoshmërish të ushtrojnë një "presion" pozitiv në nivelet politike për të kaluar nga "riparimet e pjesshme sipas nevojave të çastit" drejt "zgjidhjeve të plota e afatgjata". Ndërmjet këtij auditimi jemi munduar të skicojmë dhe adresojmë rrugën për përmbushjen dhe plotësimin e përparësive strategjike gjithëpërfshirëse të faktorit "Ndërtesë" në arsimimin e nxënësve, kaq të rëndësishëm për sigurimin e mbarëvajtjen e

16

E shtunë, 10 MARS 2018

Cilësia e godinave shkollore në fokusin e auditimit të performancës KLSH këtij procesi kaq delikat. Gjithashtu, kemi kërkuar të promovojmë bashkëveprimin ndërmjet qeverisjes qendrore, pushtetit vendor, shoqërisë civile, grupeve të interesuara, komunitetit të biznesit dhe publikut të gjerë, se rritja e performancës së vendit ku zhvillohet procesi mësimor është investimi që ndikon në zhvillimin tërësor të vendit. Godinat shkollore parauniversitare kanë marrë vëmendjen e duhur këto vitet e fundit kryesisht në drejtim të rritjes së cilësisë tyre, megjithatë ajo vazhdon të ndeshet me problematikat, që kanë të bëjnë me;

ambientet shkollore, zënia e ambienteve shkollore dhe të oborreve të tyre; o mungesën e vlerësimit dhe certifikimit të tyre sipas standardeve evropiane në hapësira, në numër nxënësish, ventilim dhe ajrim të klasave, ndriçimit të tyre në kushtet natyrale dhe nëpërmjet dritës elektrike, etj.; o mungesën e vlerësimit të shkollave sipas karakteristikave dhe standardeve të tyre në përputhje me ciklet e mësimdhënies si të arsimit fillor, nëntë-vjeçar dhe të mesëm; o mungesën e përcaktimit e

sistemin e arsimit". Sot sfida për arsimim sa më cilësor gjithëpërfshirës e të barabartë qëndron në rritjen bashkëpunimit të gjithanshëm të institucioneve qendrore e vendore, sipërmarrjeve e bizneseve, partnerëve të tjerë zhvillimorë, publikut, etj., për të kërkuar e përshtatur edhe lidhjen e godinave shkollore me shkallën arsimore, për të ndërtuar një sistem të godinash shkollore të hapur me zhvillimet e teknologjinë bashkëkohore që të lehtësojë arsimimin, sot e në të ardhmen në përputhje me sistemin e BE. Godinat shkollore të sistemit

dardeve dhe drejtimeve evropiane të zhvillimit të vendit. Për të gjitha këto Pushteti Vendor në bashkëpunim me Qeverinë duhet të marrin masa për të plotësuar të gjitha boshllëqet ligjore dhe institucionale duke bërë dhe përmirësimet përkatëse në mënyrën e menaxhimit të godinave shkollore parauniversitare në sistemin e arsimit e cila duhet të përqendrohet në: ? përmirësimi i cilësisë së ligjit ekzistues; ? përcaktimit të saktë dhe të plotë mbi vartësitë e sistemit të arsimit dhe menaxhimit të administrimit të godinave

o përcaktimin e legjislacionit dhe përgjegjësitë, kompetencat, vendim-marrjen, nëpërmjet bashkëpunimit midis institucioneve qendrore; o përcaktimi i fushave të përgjegjësisë ndërmjet institucioneve qendrore e lokale; o mungesën e strategjisë për godinat shkollore parauniversitare; o mungesën e studimeve për ndërtimin, zhvillimin dhe mirëmbajtjen e godinave shkollore parauniversitare; o marrëdhënie të dobëta e inefektive të partneritetit me palët e interesit; o hartimin e projekteve jocilësore në ndërtimin dhe rikonstruksione e objekteve arsimore; o mungesën e praktikave më të mira që sjellin risi dhe modernizim; o mungesën e shkollave dhe amortizimi i tyre; o mungesën e mjediseve shkollore, klasa, laboratorë, palestra, ndërtimet pa leje në

nevojave dhe prioriteteve si për godina të reja shkollore, ashtu dhe rikonstruksionin e tyre cilësor në funksion të kohës; o mungesën e përcaktimit të kostove për çdo shkollë për mirëmbajtjen dhe miradministrimin e tyre; o etj. Në këtë kontekst i zhvilluar e detajuar në raportin përfundimtar të auditimit Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit zoti. Bujar Leskaj, nëpërmjet sintezës së përmirësimit mirëkuptimit të aktorëve të ndryshëm, pasqyrimit me realizëm dhe objektivitet i situatës, vlerësimit performancës sistemit ka dhënë Mesazhin Kryesor: "Nxitje e reformave për vlerësimin e cilësisë së godinave shkollore parauniversitare, duke i cilësuar si "mësuesi i tretë" për ndikimin e tyre shumë të rëndësishëm në mbarëvajtjen e procesit aq delikat të mësimdhënies e mësimnxënies në

parauniversitar, si objekte në të cilat mësojnë nxënësit dhe punojnë mësuesit e personeli ndihmës, duhet të plotësojnë standardet për objektet shkollore në shumë aspekte, si pozicioni, orientimi, ndriçimi, ajrosja e hapësirave, ngrohja dhe mirëmbajtja e higjienës në objektin shkollor si dhe orenditë, mjetet mësimore ndihmëse dhe mbingarkesa në programit mësimor, sepse ato ndikojnë direkt në shëndetin fizik të nxënësve. Për këto apo dhe të tjera duhet të kryhen studime që të konsistojë në zhvillimin e politikave dhe hapave ligjorë që duhen ndërmarrë për reformimin dhe modernizimin menaxhimit të godinave shkollore në sistemin e arsimit parauniversitar, përcaktimin e kritereve të përgjithshme, organizimin dhe funksionimin e institucioneve, në përputhje me kërkesat e perspektivën e zhvillimit ekonomik, kombëtar dhe rajonal, normave dhe stan-

shkollore; ? përcaktimit të përgjegjësive dhe kalimit të kompetencave dhe pronësive të sistemit të godinave të arsimit parauniversitar nga qeverisja vendore; ? përmirësimin e të gjithë kuadrit ligjor ekzistues në lidhje me këtë sistem përmes rritjes së bashkërendimit të legjislacionit dhe heqjes së pengesave të ndërmjetme; ? përgatitjen e infrastrukturës dhe personelin administrues që merret me sistemin e godinave të arsimit parauniversitar ; ? përmirësimin e monitorimit dhe vlerësimit të sistemit të menaxhimit dhe administrimit të godinave të arsimit parauniversitar; ? përcaktimin e strukturave përkatëse nga nivel qendror e deri tek niveli më i ulët të cilat do të merren jo vetëm me politikat e tij por edhe me administrimin e gjithë këtij sistemi. *Auditues Kontrolli i Lartë i shtetit


IN MEMORIAM

17

E shtunë, 10 MARS 2018

Dhjetë vjet pa kolosin e etnomuzikografisë shqiptare, Ramadan Sokoli Nga Shaqir REXHVELAJ

S

a shpejt rrjedhin vitet. Më kuj tohet si sot. Në 7 Marsin e vitit 2008 profesorit tonë të nderuar i uruem festën e mësuesit me një tufë lule mimozash (sa shumë i donte ai lulet) dhe ashtu si në agoni buzëqeshi lehtë duke shqiptuar një "faleminderit", dhe ne, në zërin e mekur dhe në sytë gjysmë të mbyllur, ndjemë një keqardhje të madhe, sepse ndoshta ato ishin të fundmet lule të mimozave, që ai po u merrte erë. ... pas katër ditësh, me aromën e luleve të mimozës në shpirt, ishte data 11 Mars 2008, kur jeta e tij u shua, duke lënë të ndrisë përgjithmonë vetëm; emri dhe veprat e tij. Prof. Ramadan Sokoli është figura më e ndritur e kulturës sonë kombëtare në fushën e muzikologjisë. Është krijuesi dhe themeluesi i kësaj shkence në konceptin profesional të fjalës, rrënjët e së cilës u hodhën që në fillim të viteve '50-të të shekullit që lamë pas. Profesor Ramadan Sokoli jo vetëm është një shkencëtar i spikatur, por edhe një patriot i madh. Siç është cilësuar shpesh nga personalitete të ndryshme, por edhe nga media dhe shtypi, Radon mund ta quajmë pa droje edhe si "rilindësi i fundit". Ndoshta kjo ka ardhur edhe sepse Ramadan Sokoli rrjedh dhe është pasardhës i denjë i një familje të madhe në qytetin e lashtë të Shkodrës. Gjyshi i tij, Hodo Pashë Sokoli, ishte pjesëmarrës në Lidhjen e Prizrenit, por edhe i njohur nga historia jonë kombëtare si mbrojtës i trojeve shqiptare të Plavës, Gucisë e të Ulqinit. I ati i tij Isuf Sokoli, edhe ky i internuar në Itali gjatë pushtimit të Italisë fashiste. Dy vëllezërit e tij Ibrahim Sokoli e Hodo Sokoli, që bashkë me Radon (kështu e thërrisnin kolegët dhe të afërmit Ramadan Sokolin), provuan persekutimin e egër komunist, duke vuajtur mbi 40 vjet burg. Të gjithë intelektualë të ndritur dhe atdhetarë. Formimi mes tingujve të muzikës dhe ahengut shkodran Talentin e tij muzikor Ramadan Sokoli e shfaqi që në vogëli, ndërsa njohuritë dhe mësimet e para muzikore i mori në qytetin e tij të lindjes, në Shkodër, qytet që njihet për traditat e mëdha kulturore sidomos në fushën muzikore. Që në fillim të shekullit të 19-të, në këtë qytet janë krijuar formacionet e para orkestrale, siç qenë orkestrat frymore që kanë hyrë në historinë e artit tonë muzikor edhe si fillesat e para të hedhjes së hapave të muzikës profesionale, bashkë me muzikën kishtare. Por ajo që përbënte palcën e kulturës muzikore në Shkodër është

tradita e pashoqe e këngës qytetare shkodrane, krejt e veçantë në llojin e vet që nga tipet më të thjeshta deri te ato më të ndërlikuarat siç janë jaret, duke u bërë kështu pjesë shumë e rëndësishme e fondit të artë të kulturës muzikore shqiptare. Në këtë atmosferë dhe në këto realitete u rrit edhe Ramadan Sokoli, në mes të tingujve të mrekullueshëm të muzikës së ahengut shkodran dhe orkestrave frymore, prandaj edhe jo rastësisht luante në disa vegla muzikore në bandën e qytetit. Më për zemër, në rininë e tij pati violinën, por dhe instumentin e kitarës siç quhet rëndom shpesh ky instrument "piano e të varfërve". Kjo vegël muzikore nuk iu nda edhe gjatë kohës së studimeve në gjimnazin e Shkodrës me të cilën, siç tregonte profesori, kompozoi edhe krijimet e para muzikore. Me këto njohuri muzikore dhe me disa krijime në fushën e këngës, në vitin 1940, Ramadan Sokoli konkuron dhe regjistrohet për të vazhduar studimet në Konservatorin "Luigi Cherubini" në Firence, Itali, për kompozicion dhe flaut. Ishte traditë në këtë konservator, tregonte profesori, që të gjithë studentët që studionin për kompozicion duhet të mësonin edhe një vegël muzikore. Unë zgjodha flautin. Mbas studimeve u kthye në Shqipëri me ëndrrën e një të riu për të vënë në shërbim të vendit dijet dhe kulturën e tij perëndimore. Por menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, në vendin tonë u instalue regjimi komunist dhe

fatkeqësisht idealet, pikëpamjet e tij, por edhe tradita familjare, kultura perëndimore pluraliste binin ndesh dhe nuk përputheshin me këtë regjim diktatorial, siç rezultoi famëkeq për liritë e të drejtat demokratike të shqiptarëve. Meqenëse si njeri i lirë me pikëpamje demokratike idetë që kishte i shfaqte hapur në rrethet shoqërore, në Shkodër, sidomos gjatë lëvizjes antikomuniste të Postribës, në vitin 1946 arrestohet dhe dënohet me 5 vjet heqje lirie. Ramadan Sokoli ishte antifashist dhe antikomunist, kryesisht ishte nacionalist liberal. I dashuruar dhe i përkushtuar për kulturën kombëtare shqiptare, atdhetar. Profesor Sokoli përsëriste herë pas here me shpoti, duke pohuar se dijet e tij për etnomuzikologjinë e kishin zanafillën në "universitetin" e burgut, të cilat më vonë zunë vend në vepra të ndryshme sipas rastit. Botimet e para në muzikologji të r.sokolit me karakter ndërkombëtar Botimet e para serioze në muzikologji me karakter ndërkombëtar për lexuesin e huaj janë: "Les dances populaires et les instruments mousicaux du people albanais" - Tranë 1958. ( Vallet popullore dhe instrumentet muzikore të popullit shqipëtar) Ky botim pati mjaft interes dhe u prit shumë mirë në qarqet muzikologjike ballkanike dhe ato europiane. Kjo vepër u pasqyrua në shumë revista studimore muzikologjike, por edhe në konferenca të ndryshme shken-

core ndërkombëtatre. Kryesisht jehona ishte në vendet e ish-kampit socialist të Lindjes, ku bënte pjesë dhe vendi ynë si, në Bullgari, Rumani, Hungari, Rusi, në Republiken Demokratike Gjermane, etj. Por edhe në disa vende perëndimore si Itali, Francë, Angli, etj. Ky ishte një inkurajim shumë i madh për autorin. Menjëherë pas këtij botimi filloi korrespondenca me studiues të ndryshëm nga vende të ndryshme, por dhe komunikimi duke shkëmbyer studime të ndërsjellta, artikuj, revista e botime, gjë që i dha mundësi profesorit të bëjë krahasime dhe të njohë nivelet shkencore të homologëve të vet bashkëkohorë. Duke shfrytëzuar këtë njohje, brenda vitit 1957 në vendin tonë mbërriti një ekspeditë me dy muzikologë gjermano-lindorë, Shtokcman dhe Fidler. Ekspedita u organizua në rang shtetëror mes dy qeverive dhe përfaqësues i palës shqiptare u caktua muzikologu ynë Ramadan Sokoli, të cilin e kishin sugjeruar shkencëtarët gjermanë. Kjo është e para ekspeditë shkencore që vinte në vendin tonë për etnomuzikologjinë dhe ky qe pa dyshim dhe shansi më i madh që po i jepej studiuesit tonë të punonte me shkencëtarë të nivelit europian, por edhe të pajisur me një teknikë moderne dhe një ekip të kompletuar për regjistimin e folklorit tonë muzikor. Ekspedita u përqëndrua kryesisht në viset e Shqipërisë së Jugut dhe bëri regjistrime në të gjitha gjinitë folklorike, një pasuri kjo e rrallë dhe shumë e vyer që u bë objekt studimi shkencor në mediumet ndërkombëtare, por që gjendet edhe sot pranë arkivit të Institutit të Kulturës Popullore. Pas dy vjetësh të ekspeditës gjermane, erdhi në vendin tonë një ekspeditë tjetër rumune që kryesohej nga muzikologia znj. Emilia Comishel, shkencëtare e njohur jo vetëm në vendin e vet, por edhe në qarqet shkencore europiane. Edhe në këtë ekspeditë, për palën shqiptare u caktua nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës, të përfaqësoj nga studiuesi ynë Prof. Ramadan Sokoli. Këto dy ekspedita mblodhën dhe regjistruan pasurinë më të madhe folklorike të këtyre viteve në Shqipëri, por dhe që përbëjnë bazën kryesore të studimeve shkencore dhe shembujve që përbëjnë veprën muzikologjike të Ramadan Sokolit. Në qoftë se shkencëtarët e huaj gjermanë dhe rumunë i përdoren të gjitha regjistrimet e folklorit muzikor shqiptar në të gjitha konferencat ndërkombëtare muzikologjike, por dhe mbrojtën tituj shkencorë me to, profesorit tonë, për arsye biografike,

nuk iu dha asnjëherë rasti ta përfaqësojë vendin tonë në këto tribuna shkencore për të treguar dhe mbrojtur këtë kulturë të lashtë të popullit tonë përballë kulturave të popujve të tjerë, qoftë edhe nga deformimet dhe keqtrajtimet që herë pas here i janë bërë asaj duke mos e njohur atë apo hera-herës edhe me synime dashakeqe. Qëndrimet politike të regjimit komunist për arsye "biografike" profesorit i qëndruan si hije të "zeza" gjithë jetën deri në vitet '90-të. Gjithsesi, Prof.Sokoli ishte shumë i vëmendshëm dhe përpiqej me të gjitha mënyrat që të gjente dritare për të botuar studimet e veta jo vetëm në organe shkencore, por edhe në revista politike kulturore siç ishte" L'Albanie Nouvelle" organ i Komitetit për Marrëdhënie Kulturore me Botën e Jashtme. Një figurë poliedrike që i dha aq shumë kulturës kombëtare Profesor Ramadan Sokoli ishte njeri me kulturë të gjerë dhe një figurë poliedrike në kuptimin e mirë të fjalës. Me profesorin mund të bisedoje për çdo fushë të artit dhe kulturës, por dhe për probleme filozofike dhe ato të shkencave humanitare. Lexonte shumë dhe ishte në korent të botimeve bashkëkohore. Biblioteka e tij në shtëpi ishte shumë e pasur jo vetëm me literaturë muzikore, partitura, por edhe me libra nga filozofë të ndryshëm që nga ata antikë deri te ata të kohës, por edhe kritikë letrare e sigurisht shumica ishin, etnomuzikologji. Dinte shumë mirë gjuhën italisht, lexonte dhe komunikonte në frëngjisht e gjermanisht, por edhe serbo-kroatisht. Në vitin 1995, Akademia e Shkencave të Shqipërisë i akordoi titullin "Profesor". Në vitin 2000, Qendra Ndërkombëtare e Jetëshkrimeve në Cambridge të Anglisë e përfshiu në enciklopedinë e "Personaliteteve të Shquara". Në vitin 2002, nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Alfred Moisiu, i jepet titulli "Mjeshtër i Madh" dhe po këtë vit, Këshilli Bashkiak i Bashkisë së Shkodrës, qyteti i tij i lindjes, i jep titullin "Qytetar Nderi". Në këtë përkujtimore apo vështrim të shkurtër të Prof. Ramadan Sokolit, vetëm sa rikujtuam këtë figurë të ndritur të kulturës sonë kombëtare, por vepra dhe figura komplekse e tij meriton të jetë edhe më shumë objekt studimor i Akademisë së Shkencave si dhe në vëmendje të Ministrisë së Kulturës, për të përgatitur një kolanë të plotë të veprës së këtij "kolosi" të etnomuzikologjisë sonë, pasi botimet e deritanishme lënë shumë për të dëshiruar për nga cilësia e botimit të tyre.


VIP

18

E shtunë, 10 MARS 2018

"Rikthimi i Mary Poppins", dadoja më e dashur në botë rikthehet në kinema Filimi i ri nga Disney do të jetë në ekranin e madh të kinemasë për Krishtlindje me protagonist, Emily Blunt. Me fuqitë e saj magjike arrin të transformojë çdo gjë të përditshme në një aventurë fantastike. Drejtuar nga Rob Marshall, filmi ka për protagonistë Emily Blunt dhe si Jack është Lin-Manuel Miranda Filmi zhvillohet në rrugët e Londrës gjatë depresionit të viteve '30, njëzetekatër vjet pas filmit origjinal. Michael Banks punon në të njëjtën bankë në të cilin punonte babai i tij dhe jeton akoma në nr. 17 në Rrugën e Qershive me fëmijët e tij Annabel, Georgie e John dhe pastruesen e shtëpisë Ellen. Duke ndjekur traditën e nënës së

tyre, Xhejn Benks lufton për të drejtat e punëtorëve dhe ndihmon familjen e Michael. Kur familja pëson një humbje, Mary Poppins rikthehet në mënyrë magjike në jetën e familjes Benks dhe me ndihmën e Jack, i ndihmon Benk-

sët të rigjejnë gëzimin e jetës dhe sensin e mrekullive Publiku do të shohë tre fëmijë të tjerë të familjes Banks, interpretuar nga Pixie Davies, nga Natanel Saleh dhe nga i panjohuri për publikun Xhoel Douson.

Richie vendos gjurmët e gjymtyrëve para teatrit TCL Lionel Richie ka vënë gjurmët e gjymtyrëve të tij në çimenton para teatrit kinez TCL në Los Angeles. Këngëtari i shpërblyer me çmim Grammy gëzon një karrierë të gjatë, ndersa më së

miri njihet si anëtar i grupit "The Commodores" gjatë viteve '60. Më vonë ai e nisi një solo karrierë të suksesshme, duke shkruar hite të tilla si: "All Night Long" dhe "Say You, Say

Me", e cila ishte kolonë zanore e filmit "White Nights" dhe që i fitoi atij një çmim Oscar në kategorinë "Kënga më e mirë origjinale". "Kur ata më thanë se duhet të vija gjurmët e duarve dhe këmbëve, gjëja e parë që thashë ishte "A nuk është kjo diçka që vlen vetëm për aktorët dhe aktoret?" Dhe, pastaj ata më thanë, "Ti je këngëtari që kemi vendosur ta nderojmë në këtë mënyrë" dhe pas kësaj ju thashë se jam shumë i nderuar, natyrisht para se ta ndërronin mendjen", tha Richie duke treguar për mënyrën se si e kishte pritur lajmin për këtë nderim. Përveç shpërblimeve të shumta që ka fituar ndër vite, Richie së fundmi u nderua nga qendra "Kennedy", që konsiderohet një prej arritjeve më të mëdha që një artist mund ta ketë në karrierë.

Zbulimi i Jennifer Lawrence: Nuk më pëlqen seksi Aktorja me famë botëror Jennifer Lawrence ka zbuluar se nuk i pëlqen të kryejë marrëdhënie seksuale. Ylli i Hollywood u shpreh se ka frikë nga STI (Infeksionet seksualisht të transmetueshme). 27-vjeçarja, e cila po promovon filmin e saj të ri Rew Sparrow, tha për "The Sun" se bën shumë pak seks dhe se është germafobe. "Penisi është i rrezikshëm. Unë nuk jam në një marrëdhënie. Po e bëj të qartë se nuk kam pasur marrëdhënie seksuale në një kohë shumë të gjatë", tha aktorja. Për herë të fundit Jennifer ishte në një lidhje me regjisorin, Darren Aronofsky, 47 vjeç pasi punuan së bashku për filmin "Mother". Megjithatë, çifti u nda në nëntor të vitit të kaluar pas 12 muaj lidhje. Jennifer e urren kontaktin fizik, duke përfshirë edhe kapjen e duarve, pasi ajo është aq e shqetësuar se mos i ngjitet ndonjë sëmundje.

Dita e Gruas nuk ka mbaruar për Rihannën, ja çfarë bën ajo Këngëtarja me famë botërore, Rihanna njihet si një ndër femrat që mbron të drejtat e grav, pasi ka qenë disa herë pre e dhunës fizike. Me 8 mars ishte Dita Ndërkombëtare e Gruas, ku emra të njohur të ekranit gjetën rastin për të uruar nënat e tyre. Por për Rihannën nuk ka mbaruar akoma festa. Nëpërmjet disa postimeve në rrjetin social Instagram, ajo shfaq pamjet e disa grave në kohëra të ndryshme, përfshirë dhe të ndjerën, princeshën Diana. Ylli i pop-it tregoi dhe disa momente nga xhirimet e filmit ku do marrë pjesë 'Ocean's 8', ku pjesa më e madhe e aktoreve janë femra.

Range Roveri i prodhuar për David Beckham nxirret në ankand Një Range Rover sportiv i prodhuar ekskluzivisht për ish yllin e futbollit David Beckham është nxjerrë në ankand. Range Rover pritet të shitet për një shumë 30.000 paund deri në 70.000 paund më pak se ai ka paguar për të. Beckham ka paguar 100.000 paund për të marrë makinën ngjyrë të gjelbërt, 4x4 e përmirësuar me karakteristikat e tij specifike në 2007. Ekspertët kanë ndërtuar nga brenda makinën në mënyrë unike, ku përfshihen ndenjëset prej lëkure të punuar me dorë, sistem muzike të bërë me porosi dhe 2 ekrane në pjesën e pasme ku fëmijët e tij mund të luanin PlayStation. Në Range Rover është instaluar gjithashtu një pllakë me "Designed for David Beckham". Makina është hedhur në ankand në Birmingham's NEC këtë muaj dhe iu është dhënë një çmim fillestar prej 32.000 deri në 36.000.


SHOWBIZ

19

E shtunë, 10 MARS 2018

Pjesëtarja e ''Spice Girls'' akuzohet nga ish bashkëshorti për mashtrim Muaj më parë pjesëtarja e grupit "Spice Girls", Mel B nisi procesin e divorcit nga bashkëshorti i saj dhunues. Producenti Stephen Belafonte u akuzua për dhunë intensive ndaj gruas së tij, pasi asaj iu gjendën shenja në trup. Frika se ai mund ta vriste dhe t'i merrte fëmijët e ka ndaluar këngëtaren që të ngrejë një akuzë ndaj tij, por motrat e saj i dhanë kurajo për ta bërë. Belafonte thuhet se e ka rrahur Mel B për vdekje dhe e ka detyruar të pinte alkool në mënyrë që ajo të ishte e pavetëdijshme. Pretendohet gjithashtu se ai e drogonte dhe e mbante të mbyllur në dhomën e gjumit, por së fundmi situata është kthyer përmbys. Stephen ka ngritur një akuzë kundra Mel B ku mohon gjithçka që ajo dhe familja e

Justin nuk e ndjen aspak mungesën e Selenës

saj pretendojnë. Ai e ka akuzuar ish bashkëshorten e tij për mashtrim, duke thënë se ajo drogohej e zhdukej për ditë të tëra nga shtëpia e më pas kthehej me hematoma në trup. Është i paqartë fakti përse 42-vjeçarit iu desh kaq

shumë kohë të bënte deklarata të tilla kur e gjithë çështja ka rënë në heshtje. Familjarët e këngëtares janë të mendimit se është ai i cili mashtron, nga frika se do t'i merret kujdestaria e plotë e vajzave të tyre.

E mbajti shtatzaninë të fshehtë për 9 muaj, flet nëna e Kylie Jenner E gjithë bota ktheu vëmendjen nga Kardashians sapo morëm vesh se Kylie kishte lindur vajzën e saj. Në shtatëzani, e cila u mbajt larg vëmendjes mediatike dhe kjo ishte arsyeja pse të gjithë u bëmë kuriozë. Më në fund mamaja Kris ka treguar mënyrën se si ia ka dalë mbanë të mbajë të fshehtë shtatzëninë e vajzës së saj. "M'u desh të shkoja me rrymën. Marrëveshja familiare ishte që të mos thoja asnjë fjalë, kështu që unë i pata buzët e ngjitura", ka thënë Kriss Jenner. Në shkurt të këti viti Kylie bëri publik lajmin e lindjes së vajzës së saj Stormi. Vogëlushja kishte ardhur në jetë që në datën 1 shkurt ndërsa Kylie ja tregoi këtë të gjithë fansave më datë 4.

Ditën e enjte në mediat e huaja doli lajmi se çifti i famshëm, Selena Gomez dhe Justin Bieber kishin vendosur të shkëputeshin për pak kohë nga njëritjetri. Kjo pasi sipas burimeve pranë çiftit, ata kanë nevojë të kuptojnë më shumë marrëdhënien e tyre. Por duket se një gjë e tillë nuk e shqetëson aspak këngëtarin Justin Bieber, pasi në rrjetin social Instagram, ai ka publikuar një foto ku shfaqet mjaft i relaksuar. Këngëtari në fotot e publikuara shfaqet i zhveshur, duke ekspozuar trupin e tij të mbuluar nga tatuazhet. Ende nuk dihet nëse lajmet për ndarjen e tyre të dytë janë të vërteta, pasi nga ana e çiftit nuk ka asnjë deklaratë.

Dua shijon plazhin në Australi Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa, të enjten ka performuar në Melbourne të Australisë dhe ka shfrytëzuar kohën e nxehtë për të bërë plazh. Në një seri të postimeve në Instagram fituesja e çmimit Brit Awards, ka treguar se po bën plazh në Melbourne, pak orë pasi performoi.

Aktori juaj i preferuar turk vjen me një serial të ri Çagatay Ulusoy është aktori më i ri turk, i cili duket mjaft i pëlqyer nga publiku. Ai është i njohur për rolin e Sarpit në serialin e transmetuar në Klan Plus, "I Infiltruari". Së shpejti ai do të nisë një serial të ri përkrah aktorëve të njohur si Okan Yalabik, Ayça Aysin Turan, Hazar Erguçlu dhe Mehmet Kurtulus. Seriali do të jetë një prodhim i një prej kompanive më të mëdha të produksionit në botë "Netflix".


KURESHTI

20

E shtunë, 10 MARS 2018

Milioneri fsheh thesarin 2 milionë dollarë në mal, 4 persona vdesin Një milioner i çuditshëm pohon se ka varrosur thesarin diku në malet Rocky. Katër vetë kanë humbur jetën në gjuetinë e tyre për të gjetur thesarin. Milioneri në fjalë është 86-vjeçari Forrest Fenn, i cili udhëtoi thellë në Rockies në dy udhëtime të ndara në vitin 2010. Në udhëtimin e parë ish-tregtari i veprave antike dhe piloti i luftës së Vietnamit tha se ai fshehu një gjoks antik prej bronzi. Në udhëtimin e dytë, ai u kthye dhe e mbushi atë me 265 monedha ari, me qindra copa ari dhe disa gurë të çmuar. Vlera e ngarkesës luhatet me çmimin e arit, por vlerësimet aktuale sugjerojnë se ai vlen rreth 2 milionë dollarë. Në modën e vërtetë të gjuetisë së thesarit ai gjithashtu shkroi një poemë misterioze

që ofron nëntë tregime të fshehta për vendndodhjen e "presë". Poema 24-rreshta gjendet në memorien e vetëbotuar të Fenn. Njerëz të shumtë thonë se ari tashmë është gjetur, të tjerë thonë se e gjithë kjo është një mashtrim dhe ka edhe ata që pretendojnë se e dinë saktësisht se ku është thesari - vetëm duhet dikush tjetër të shkojë e ta mbledhë

për ta. Fenn, i lindur në Meksikë, thotë se motivimi i tij për gjuetinë e thesarit ishte thjesht për të frymëzuar njerëzit për të hyrë në hapësirën e jashtme të madhe. Në këtë front, ai ka qenë i suksesshëm: multimilioner thotë se merr qindra hetime elektronike çdo javë dhe vlerëson se dhjetëra mijëra njerëz kanë kërkuar për thesarin.

U akuzua për ngacmime seksuale, aktori i njohur gjendet i vdekur Aktori i Koresë së Jugut, Jo Min-ki, i cili është akuzuar për disa sulme seksuale është gjetur i vdekur në moshën 52-vjeçare. Nisma "#MeToo" është krijuar nga njerëzit që bëjnë akuzime për të gjithë ata që kanë përfituar nga posti për të kërkuar përfitime seksuale. Një ndër ta ishte Jo Min-Ki që u akuzua për tetë sulme. Sipas BBC, ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Seul. Disa prej roleve që ka bërë ai ishin kryesisht në shfaqje televiziove, por ka marrë pjesë dhe në filma të ndryshëm. Nuk dihet ende arsyeja e vdekjes së tij, por policia kishte njoftuar se javën e ardhshme do merrej në pyetje për akuzat që ishin kundra tij.

Eshtë 268 kg: "Doja të haja dhe hëngra" Një grua obeze që peshon 268 kg ka zbuluar, sesi vdekja e papritur e babait dhe rënia në depresion e nënës së saj e bënë që të konsumonte gjatë gjithë kohës ushqim, derisa u sëmur. Tamy Lyn Murrell ishte një fëmijë me peshë normale, por filloi të kthejë ushqimin për ngushëllim pas vdekjes së babait të saj. Ajo ishte vetëm 8 vjeç kur babai i saj erdhi në shtëpi dhe vdiq nga një atak në zemër në kuzhinë. 45-vjeçarja,

duke qenë se ishte fëmijë më e vogël në shtëpi u rrit vetëm me nënën dhe babain. Ndërsa motra e saj ishte 19 vite më e madhe, kurse vëllai 11 vite. Duke u kthyer pas në kohë ajo tregon se nuk ishte një fëmijë si gjithë të tjerët. Duke kujtuar fëmijërinë e hershme Tamy u shpreh se fëmijët talleshin me të, sepse bëhej shumë nervoze dhe belbëzonte. 45-vjeçarja shpjegon se ishte një fëmijë i vogël dhe s'kishte asnjë njeri

që të kujdesej për të ndaj filloi duke ngrënë ushqim. "Unë mund të haja çdo gjë që dëshiroja, kur të doja dhe ishte miku im. Ishte mamaja ime, miku im, i dashuri im", thotë ajo për marrëdhënien e saj alarmuese me ushqimin. "Nuk e di pse e kam bërë këtë. Thjesht doja të haja dhe hëngra". Ndërsa nëna e saj ishte e shtruar në spital për depresion. Në moshën 18 vjeçare ajo ra në dashuri me bashkëshortin e saj James dhe ngeli shtatzënë. Por tashmë ata nuk janë një çift i dashuruar për shkak të peshës së saj, por janë të detyruar të qëndrojnë bashkë, sepse ai është i vetmi që mund të kujdeset për të dhe djalin e tyre. Por megjithëse dëshiron të ndahet nga bashkëshorti i saj dhe të jetë një nënë e mirë për djalin, Tamy vazhdon që të gjejë ngushëllim tek ushqimi, ndërkohë që mbetet e izoluar nga bota e jashtme. Përveç dhimbjes emocionale që ajo përballet, Tamy gjithashtu lufton me dhimbje të forta fizike për shkak të peshës së saj të madhe. "Të jetosh në trupin tim, është e mjerueshme. Ndjehem sikur nuk jetoj. Unë vetëm ekzistoj. Është e tmerrshme".

"Jam e frikësuar se të pasmet e mia do shpërthejnë" Një e fiksuar pas operacioneve plastike ka treguar në një intervistë se implantet që ka vendosur në të pasme i shkaktojnë shumë dhimbje për t'u ulur. Star Delguidice, 28 vjeç shpenzuar 15 mijë paund për të zmadhuar të pasmet, por tani kërkon që t'i heqë, sepse janë shumë të mëdha. "Ka ndikuar pak tek unë, por më shumë në mënyrë fizike sesa psikologjike. Nuk kam mundur as të dal për shëtitje me qenin tim. Dua vetëm të jetoj një jetë normale. Nëse dikush do më thoshte a do të rikthehesha përsëri këtu, do thoja "Jo" definitivisht. Kur jam e shtrirë, ose po i jap makinës, nuk arrij ta përshkruaj dhimbjen. Më mungojnë të pasmet e mia. Kam qenë dhe mund të jem e fiksuar pas kirurgjisë, por tani jam e frikësuar. Jam e frikësuar se të implantet e të pasmeve të mia do shpërthejnë", tha ajo gjatë intervistës për "This Morning". Ajo nisi të bëjë ndërhyrje që në moshën 17-vjecare, ndërsa tani numëron 200 të tilla.

Zbulohet minerali i rrallë, nuk është parë kurrë në Tokë Shkencëtarët kanë gjetur një mineral, në formën e një diamanti që nuk është parë kurrë më parë në sytë e njerëzve. Mendohet të jetë minerali i katërt më i pasur në botë. Minerali, calcium silicate perovskite është gjetyr në minierat e Cullinan në Afrikën e Jugut. Kjo minierë ka dhënë disa nga diamantët më të shtrenjtë në botë përfshirë dy nga diamantët më të mëdhenj në British Crown Jewels.


KOHA E LIRE

21

E shtunë, 10 MARS 2018

SUPERFJALEKRYQI Nga Albert VATAJ

mbi Drin" është një nga trilogjitë e tij 64. Peshk grabitqar i ujërave të ëmbla, me trup gjatosh dhe me turi të mprehtë e petashuq 65. Vdekje Fashizmit, Liri e Popullit 67. Dhimitër ..., filloi si operator dhe shumë shpejt u bë regjisori më me ndikim në kinemanë shqiptare 69. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 70. Që nuk ka mbushur gjashtë muaj; pirës (për kecat ose qengjat) 71. Fije e tjerrë prej pambuku, leshi, mëndafshi etj. 72. Vihen në veshë për të përçuar dëgjesën më mirë dhe të personalizuar 75. APPLE Inc. fitoi më 7 mars 2006 patentën për ...-in 76. Po Gjirokastra si e kishte targën 77. Partia Agrare Ambjentaliste e Shqiperise 78. Në një vend të caktuar larg meje, po afër bashkëbiseduesit 79. Ngjesh mirë e mirë diçka (barin, pambukun etj.); e mbush një thes 81. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 82. Gjak e gjiri, farefis. 84. Quhej kështu nëpunësi shtetëror, i ngarkuar me një detyrë të caktuara. 85. ... Gligorov, politikan dhe avokat bullgaro-maqedonas, Presidenti i Parë i Republikës së Maqedonisë 87. VIKTOR ... 1889-1972, shkrimtar rumun me prejardhje shqiptare. Personalitet i shquar i kulturës rumune dhe asaj botërore 91. Veprim i njëhershëm i njeriut, që bëhet për një qëllim

të caktuar; vepër, punë 92. Partia Rruga e Lirisë 94. Pjesa e sipërme e grykës së njeriut, ku përftohet zëri; gabzherr, gurmaz ose ... 95. Fjalë tepër lavdëruese që i thuhen dikujt për t'i bërë qejfin, korte, kompliment 97. Pandi ..., një nga individualitetet e rëndësishme të kinemasë shqiptare, me një galeri të pasur rolesh 101.Ideologo, filozof, veprimtar i shquar politik, President i Kosovës, ...Rugova 103.Humbje e plotë ose e pjesshme e aftësisë së një gjymtyre për ta lëvizur 106.Hekurudhë e nëndheshme në disa qytete, lloj shërbimi i transportit publik 108.Një bashkësi njerëzish me prejardhje, gjuhë, histori të përbashkët 110.Rrethi i Dibrës, ashtu ishte targa 111. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 112.Që ka vetinë të rimarrë formën a përmasat fillestare 113.Shtet që kufizohet nga Namibia dhe Republika Demokratike e Kongos. U shkëput nga Portugalia jo më shpejt se më 11 nëntor 1975 114.Grup i vogël njerëzish të armatosur me një kryetar a komandant në krye, që kryejnë veprime të përbashkëta VERTIKALISHT 1. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve 2. Pjesë muzikore për dy vegla ose për dy zëra, që kanë vija melodike kryesisht me vete 3. Rrethi i Pukës, ashtu e shënonte targën 4. Ajo që bën pula, vezë ose..

6. Për rolin e saj në filmin Gone with the Wind, Hattie McDaniel u bë afrikanoamerikanja e parë që fitoi ... 7. Kafshë ose shpend i zënë në gracë 8. Përdoret për të ruajtur e për të mbartur gaze të ngjeshura 9. Element kimik, jometal i fortë, me ngjyrë të zezë dhe simboli B 10. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 11. Vajtje e ardhje e shpeshtë; ecje tutje e tëhu, e përsëritur shumë herë në një vend të kufizuar 12. Ai që vret dikë në mënyrë mizore 13. Organizata Ndërkombëtare e Punës 14. Eqerem .. (6 gusht të vitit 1908-13 gusht të vitit 1980). Ishte një nga figurat më të shquara të shkencës arsimit dhe kulturës shqiptare 16. Mbledhja e gjithë anëtarëve të një institucioni 17. Pier ... Cavalli, kompozitor shumë i njohur italian 19. Dikur quheshin jugosllavë, tani quhen ashtu 20. Lojë me top në ujë 22. Volfgang ... filozof, sociolog dhe politolog i shquar gjerman 24. Titull i lartë aristokratësh, më i ulët se ai i princit; sundimtari i një dukate; ai që mbante këtë titull 25. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 27. Aty ne rehatojmë kokën 32. Partia Demokristine 33. Ne të gjithë kemi atësi... domozdoshmërisht kemi gjithashtu edhe m... 34. Pjesë e vegjës, që përbëhet nga dy shkopinj

58. Volfgang ... Mocart, ai është më i madhi prej gjenive të muzikës në histori 60. Ai që ka maninë vetëm të kritikojë, duke u pikënisur nga argumenta jobindës 61. Rrethi i devollit e kishte ashtu targën 62. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 63. Eshtë ai në Bashkimin Evropian dhe organizmat e tjera ndërkombëtare 64. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, kryesisht e termave, që u përgjigjet nga kuptimi fjalëve, një 66. Makinë e posaçme, e pajisur me një thikë a me një vegël prerëse me dhëmbëza 68. Ashtu është një dijetar, një i shumëdishëm 72. Rrymë, energji elektrike ose ... 73. Përgjegjësia që ka dikush kur prish një rregull, kur shkel një normë 74. Dervish bektashi 79. Secila prej pikave të një ligji, të një urdhërese, të një rregulloreje a të një vendimi 80. Ngritja e shëndetit për dikë në një dasmë, në një gosti, në një pritje etj 83. Zakonisht përdoret për dëftesën e mbiemrit të një njeriu 85. Shportë e vogël, e rrumbullakët, që vjen e ngushtohet nga gryka 86. Qëlloj dikë me dorë, me shkop a me diçka tjetër disa herë, duke i shkaktuar dhembje 88. Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit 89. Një nga ëmbësirat që ofrohen në pastiçeri 90. Shumicë e madhe, mori njerëzish, kafshësh a sendesh 93. Dakord në gjuhë universale 96. Ema mëkatare e njerëzimit, Havaja, sipas besimit mysliman 98. Tirana, e kishte targën e makinave ... 99. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 100.Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 102.Ish-presidenti i Ugandës, ... Amin 103.Partia Bashkimi Republikan Shqiptar 104.Shesh ndeshjesh ose lufte, mejdan 105.Pjesa e prapme e një anijeje ose e barkës 106. Gjendja e atmosferës në një kohë e në një vend të caktuar 107...ho, sa e mirë është. 109.Romani i Anton Pashkut

paralelë e një rrjetë fijesh të forta 36. Lëndë e fortë plastike, që përftohet duke përzier gomën e vullkanizuar me squfur 39. Pjesa e skenës së teatrit që ndodhet para perdes 42. Ai që na ka nip ose u ka mbesë. 44. I veshur me rroba të reja dhe të hekurosura, i pispillosur 45. Ajo shërben për të mbuluar çatitë, për të bërë tuba 47. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 50. Filmi "Dasma e ..." është film shqiptarë i prodhuar më 1998. Regjia, Vladimir Prifti, skenari, Vath Koreshi dhe muzika Aleksandër Peçi 52. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 53. Që është tharë e rrudhur nga dielli, nga era, nga mosha etj., i fishkur (për lëkurën) 55. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 1

2

H S

3

J

11

4

V

12

5

6

D I

7

8

A B

E T

G J

P

T

E

E

B C

13

H K R O N J

14

A V E

9

M

10

V

L

15

16

17

D U K E

M U

18

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

HORIZONTALISHT 1. Përmbledhje e sistemuar e normave juridike. I tillë është civil, penal dhe i punës, i pashkruar është ai moral 5. Të holla ose sende, që janë marrë ose janë dhënë për një kohë të caktuar dhe që duhet të kthehen përsëri 7. Partia e Reformave Demokratike Shqiptare 8. Kaloj natën ose rri për ca ditë diku si mysafir; banoj, fle përkohësisht 9. Lëshon një zhurmë a krismë të fortë e të menjëhershme 11. Që ka përmasa të mëdha, madhështor, i denjë për një epope 14. Fyt i hollë që del nga një enë për të derdhur nga pak ujin ose një lëng tjetër; lëfyt 15. Ashtu quhen punëtorët e shfrytëzimit të nëntokës 18. Dru pylli i lartë, me gjethe me dhëmbëza anash, që përdoret si lëndë ndërtimi, për zjarr dhe dushk 21. Njësi e vjetër peshe, e barabartë me një të katërqindtën e okës 22. Ves, huq, zakon i keq i dikujt; e metë, dobësi 23. Kajkatohet, llastohet, sillet me ... 26. I hedh përsipër një rrob, nuk e lë zbuluar 28. Anije e madhe ushtarake, që ka piste për ngritjen e uljen e aeroplanëve dhe hangarë për qëndrimin e tyre 29. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 30. Prek në bisedë ose me shkrim një çështje pa e trajtuar gjerësisht, flas kalimthi për të, zë në gojë 31. Tërësia e krijimeve epike të një populli 33. Zë e ngryset ose zë e gdhin, sapo nis të errët ose të zbardhë 35. Janë punët e profesionit 37. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 38. Duhan i thatë e i shkoqur si pluhur, që e thithin me hundë për të nxitur teshtitjen 40. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 41. Bashkim kimik, zakonisht i lëngshëm, me shije të thartë e me veti gërryese, që përmban hidrogjen dhe që me metalet jep kripëra; thartor 43. Në shkrimet publicistike Mid'hat bej Frashëri përdori pseudonimet Lumo Skëndo dhe Mali ... 46. Një periodik kulturor në Shqipëri. Akademia e çmimeve të përvitshme me atë emër 48. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 49. Gjendje e brendshme e një njeriu që është i mbushur me ndjenja të zjarrta a me frymëzim të lartë 51. Armenia si kryeqytet ka atë 54. Pëlhurë e mëndafshtë, e lëmuar dhe me shkëlqim nga njëra anë 56. E mbajnë atë të varur në qafë, zakonisht zyrtarë dhe dhëndra 57. Një grup i njohur i muzikës shqiptare mbante atë emër 59. Mënyrë veprimi, sjelljeje, shprehi, ose ... 63. Shkrimtari serb ... Andriq, 9 tetor 1892-13 mars 1975, "Ura

V 19

D

O

S

20

M

21

B

N

B

22

E

23

H

A

Z

24

P ¸

J

L L

H

25

E S

H ¸

A N E

M

M I

K

26

M A H I

X

E

R

S

A

H

D

¸

A 27

28

29

M

A B A

D A T

A

32

30

M

N

D

K U M B

I

E

J

A

L

V ¸ 35

M

R

P

S

H E

I

O D I

K

R

39

X

Z I

H

T

H

R

E

¸

R

S

P A

40

41

A S

L

N 42

R

43

K 49

44

A S P

45

I

R

O J

50

F

E R

E

A

46

O

Z

P O K E

47

F

H Y M

48

L A K

I

M

54

¸

F

57

O B U S

R

O

55

B

58

60

A

O

I

53

D A L

I

I

51

A R B

52

B

E Z

P U L L

38

E R

L

36

D I

N

37

T

M

33

V E

34

A P

T

31

56

L A B

C

R

A

59

M O R I

L I

S

61

A T

H

K ¸

R

R I

˙

K

62

U

E

T 67

J

K

K U

68

64

K

65

D I

69

A

L ¸

S

R

I

H

Y

S 63

V

L

K

M

70

F A L T

O R

E

F

66

Y 71

A S O R T

I

R

D

M E N T

72

D

E

73

I

74

B A N K E T

A L K I

I

D

R

T

T

J

I

82

83

M I

K R O E L

O

E

A

C

89

Z

L A

O B

I

E

U

E

K U A R T

E T

O T

A T

L 88

96

H

P

P

D O

A

R

S 112

K A K E R

D H I

O

S

I

113

P

R

I 109

P

N I

A R

I

O 115

¸

T

K A J

114

A G O J H

K

110

A

C

K

116

I

C

E R

117

I

M E

118

T

98

107

K U V L

O

S

102

K R E

K

97

M

O 101

E

R

M T

A K U

106

111

O R

A M S H O J

95

108

L O

Z

87

R 94

Z A M B

N

A L P I

I N

86

100

105

U F

A L

91 93

G 99

B

K A T

90

92

104

L

84

E M E N T

L

O H O

L 79

M

81

C

N 85

M

I

H

E 78

K A D I 80

W

N D I

77

A K

103

T

75

P

76

M

K O

L

R


SPORT

22

E shtunë, 10 MARS 2018

Golashënuesi më i mirë i Superligës tregon ambiciet në aventurën e re

Bakaj prezantohet në Bjellorusi: Zgjedhje e menduar mirë!

PORTIERI

Shehi: Me Lushnjën e nisim në “dishezë”, diferenca e pikëve ka ulur emocionet!

Rozalb Lika

E

lis Bakaj është prezantuar në Bjellorusi, aty ku ai do të luajë sezonin e ri futbollistik. Sulmuesi kryeqytetas është shitur nga skuadra e Kukësit te Shakhter Soligorsk, ekip ky që kërkon të fitojë titullin kampion. Sulmuesi firmosi kontratë një vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit me Shakhtyor Soligorskun, ndërsa nga transferimi i tij edhe Kukësi përfitoi rreth 100 mijë euro për kartonin, shifër që i bindi drejtuesit e klubit të hiqnin dorë nga golashënuesi më i mirë i Kategorisë Superiore deri në këto momente me 12 gola të realizuar. Bakaj ka dhënë dhe intervistën e parë duke shprehur ambiciet e tij, teksa do të përfitojë rreth 100 mijë euro në sezon në kontratën e re që ka firmosur. “Jam shumë i lumtur që jam te Shakhtar! Para se të vija këtu kam studiuar për një kohë të gjatë se si është ky klub, dhe kampionatin. Unë e di se “minatorët” gjithmonë luftojnë për pozicionet më të larta në kampionat dhe Kupë. Pra, ishte një vendim të cilën e mendova. Unë dua të ndihmoj ekipin e ri

që të arrijë rezultate edhe më të mira. unë do të bëj më të mirën për të arritur këtë gjë”. - Po në lidhje me statistikat personale: golat, transferimet. A keni synime që doni të arrini? Në radhë të parë është ekipi. Nëse skuadra luan mirë, lojtarët gjithashtu do të “mbushin” statistikat e mira personale, ju këtë gjë e dini? Unë tashmë kam mjaft përvojë për të ditur saktësisht se çfarë në të tilla raste. Kësh-

AUSTRIAKU

Pakult: Këtu kërkohet më shumë sesa nga ajo që mund të japin lojtarët! Trajneri i Kukësit, Peter Pakult duket se është dorëzuar në luftën për titullin kampion gjatë këtij sezoni, dhe tashmë do të përqendrohet në luftën për të siguruar vendin e dytë në renditje. “Nuk dua të diskutoj për fushën, do luajmë në ‘Zeqir Ymeri’ deri në fund të sezonit, të jetë si të jetë fusha e lojës. Javën e kaluar e pamë që skuadrat e renditura në fund nuk dorëzohen. E dimë që Teuta nuk vjen për t’u mundur, por për të marrë maksimumin. Mendoj që do të tentojnë të luajnë në kundërsulm. Jemi stërvitur për t’u përballur si duhet me Teutën dhe do të hyjmë me besimin për të fituar ndeshjen. Largimi i Bakajt? Duhet të merremi me të ardhmen dhe të lëmë pas të shkuarën. Bakaj ka kontribuuar për skuadrën, por ne vazhdojmë përpara. Më e mira do të ishte që ta mbanim, por në kushte të tilla të mbash një lojtar pa dëshirë nuk vlen. Të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm dhe për mua si trajner më shumë vlerë ka ekipi sesa individët. Ambientimi me futbollin shqiptar? Jam ambientuar mirë, por ajo që dua të veçoj është fakti se gjatë faulleve ka ndalesa të shumta dhe ulet ritmi i lojës. Këtu kërkohet më shumë sesa nga ajo që mund të japin lojtarët. Në ekipin që unë drejtoj më pëlqen fakti që kanë mentalitet për të fituar çdo ndeshje”, u shpreh Pakult për mediat para ndeshjes me Teutën.

tu që unë do të bëj gjithçka që mundem për të bërë që skuadra të luajë mirë, më pas vijnë golat dhe synimet personale. - Ju keni zhvilluar dy seanca trajnimi. Si ju duken shokët e rinj dhe trajnerët? Gjithçka është super! Të gjithë djemtë dhe stafi i stërvitjes janë shumë të shoqërueshëm. Mendoj se mund të punojmë mirë së bashku. Kujtojmë që Bakaj është aktiv-

10 GOLA ka shënuar gjatë këtij sezoni sulmuesi Elis Bakaj gjatë këtij sezoni në Kategorinë Superiore në 15 ndeshje izuar më parë në katër skuadrat: Dinamo e Bukureshtit, Çornomorets, Hapoel Raanana dhe RNK Split.

Kapiteni i Skënderbeut, Orges Shehi ka dalë sot në konferencë për shtyp, ku ka folur në prag të ndeshjes ndaj Lushnjës. Kapiteni bardhekuq ka bërë thirrje lojtarëve për përqendrim dhe ka vlerësuar rivalët pavarësisht se ndodhet në skajin e kundërt të klasifikimit. “Ndeshje ku përballen dy ekipe në skaje në kundërta. Kemi krijuar distancë të konsiderueshme me vendin e dytë. Është një ndeshje të cilën e nisim në ‘dishezë’ por që mund të bëhet e vështirë në qoftë se mungon përqendrimi dhe mund ta pësosh duke ditur që edhe Lushnja ka kualitete në fazën sulmuese. Titulli? Kampionati gjithmonë shijon shumë, por ndoshta diferenca e pikëve ka ulur pak emocionet. Ne kemi bërë mjaft mirë dhe kemi pasur synim ta mbyllim sa më shpejtë kampionatin dhe jemi në rrugën e duhur”, u shpreh kapiteni. I pyetur nëse diferenca u krijua për meritë të Skënderbeut apo gabimet e rivalëve, Shehi u shpreh: “Unë do të thoja që kjo diferencë pikësh është frut i një sezoni të mrekullueshëm që kemi bërë duke bashkangjitur dhe Europën, një sezon që vështirë të përsëritet nga skuadra të tjera”, ka thënë Shehi.

TRAJNERI

Dalipi: Fati penalizmi Starovën, duam fitoren me Luftëtarin! T

rajneri i Partizanit, Klevis Dalipi dje ka dalën në konferencë për shtyp herë të parë në rolin e trajnerit kryesor pas largimit të trajneri Starova. Prej vitesh në stol në rolin e ndihmësit, ku madje në këtë sezon ka qenë në disa raste i vetëm në drejtim të ekipit, Dalipi mendon se elementi që i ka munguar të kuqve është fati. Të kuqtë sfidojnë Luftëtarin, rival nga i cili u mundën 5-0 në ndeshjen e fazës së dytë ën Gjirokastër. “Është privilegj i madh për mua ta filloj karrierën si trajner i parë te Partizani. Është vetëm fillimi dhe si çdo trajner jetëgjatësia në këtë detyrë vjen nga rezultatet. Humbja e fazës se shkuar është statistikë, madje këto ditë kam parë një ekip të motivuar dhe të gatshëm të reagojë. Humbja 5-0 ndaj Luftëtarit në fazën e dytë më e thellë që kemi pësuar i përket të kaluarës. Ne nuk i shohim gjërat kështu. Këto ditë që kam marrë drejtimin e skuadrës,

kam parë një ekip shumë të motivuar si në teori dhe në praktikë. Besoj se skuadra do të bëjë maksimumin sepse nuk i mungon asgjë. Vetëm fati nuk ka qenë me ne dhe për këtë fat e pësoi trajneri Starova. Ajo që më bëri ta pranoj këtë post është besimi që më dha presidenca. E njoh shumë mirë skuadrën dhe e di se çfarë i mungon. Gjatë këtyre 5 ditëve kam parë lojtarë që janë liruar për sa i përket aspektit tekniko-taktik dhe

shpresoj që kjo të pasqyrohet në ndeshjen ndaj Luftëtarit. Nuk do ndryshoj asgjë në formacion momentalisht. Kjo sepse ekipit i ka munguar fati si në ndeshjen kundër Skënderbeut ashtu edhe Teutës. Një fat i keq që ndëshkoi edhe Starovën. Objektivi tashmë dihet që është pjesëmarrja në Kupat e Evropës. Duhet ti marrim ndeshjet një e nga një ndaj për momentin mendojmë vetëm për Luftëtarin.”, tha Dalipi në daljen për mediat.


SPORT E DHIMBSHME

23

E shtunë, 10 MARS 2018

Një tjetër tragjedi si Astori, 18-vjeçari vdes në gjumë në Francë Një tjetër tragjedi ka tronditur botën e futbollit. 5 ditë pas vdekjes së Davide Astorit, një i ri vetëm 18 vjeç, Thomas Rodriguez, ka ndërruar jetë në gjumë mbrëmjen e së enjtes. Shoku i dhomës ishte i pari që konstatoi problemin me djaloshin dhe alarmoi mjekët

e ekipit, të cilët e gjetën trupin të pajetë. Lajmi i dhimbshëm, u bë i ditur nga klubi Tours, i cili militon në Ligue 2, në Francë. I riu luante në skuadrën e të rinjve të ekipit francez, ndërkohë që në disa ndeshje ka qenë edhe në stolin e rezervave në ekipin e parë.

Federata franceze ka vendosur që të shtyjë ndeshjen Tours-Valenciennes, e programuar për t’u luajtur sonte në mbrëmje, të shtyhet. Ndërkohë që sfidat e tjera të Ligeu 1 dhe 2 do të startojnë me 1 minutë heshtje dhe lojtarët do të luajnë me shirit të zi në krah.

Trajner që duhet pak nga populli bardhezi, asnjë në Europë më i zoti se ai

A

ta nuk do ta duan kurrë, ose të paktën, nuk do ta duan të gjithë. Dhe nuk ka rëndësi se askush nuk fiton si ai, se ka ditur të nxjerrë gjithmonë maksimumin nga organika që ka pasur në dispozicion, e cila është ndryshuar rrënjësisht në tre vitet e fundit dhe kjo nuk do të thotë se është përforcuar. Ky është fati i Maks Alegrit, një trajner që do të kritikohet gjithmonë nga një pjesë e madhe e popullit juventin. Një trajner “që nuk e bën të luaj mirë” Juven e tij. Edhe pse fiton. Edhe pse arrin gjithmonë në fund në çdo kompeticion. Gjithmonë. Shifrat e tij te bardhezinjtë janë mbresëlënëse. 3 tituj kampionë radhazi, 3 Kupa Italie radhazi dhe dy finale Championsi, për më tepër, pasi mori drejtimin e një skuadre, që nga paraardhësi i tij, Antonio Konte, u shit si ‘e vdekur’. Në 3 sezone, Juventusi ka regjistruar 84 fitore, 17 barazime dhe vetëm 13 humbje, duke marrë një mesatare prej 90 pikësh në sezon. Por sërish luan keq? Alegri nuk është dhe nuk do të jetë kurrë një trajner si Sarri. Nuk është një maniak si ai dhe nuk kërkon cilësinë siç bën ai. Por nuk ka asnjë dyshim se është trajneri më i zhdërvjellët që mund të prodhojë Seri A dhe, ndoshta, më i zhdërvjellëti i Europës. Për t’u kuptuar: Guardiola, më i mirë nga të gjithë,

Fati i hidhur i Alegrit, historia e pakuptimtë e fituesit më të urryer te Juvja

është trajneri më i evoluar i botës së futbollit, por luan me një modul dhe nuk ndryshon. Konte luan “alla Konte”, Murinjo “alla Mourinjo”. Marka e tyre është e qartë dhe, me ndonjë ndryshim të vogël, përsëritet në çdo ndeshje. Alegri është një kameleon dhe

STATISTIKAT

Strakosha i dyti në renditjeve e “golave të shpëtuar” Strakosha është duke luajtur një rol të rëndësishëm në projektin e Lacios, teksa jo në pak raste ka qenë shpëtimtar i skuadrës së tij. Në një klasifikikim të bërë së fundmi për numrin “golave të shmangur”, i bërë nga Opta është bazuar te vlerësimi i rrezikshmërisë së pritjeve të bëra nëpërmjet disa parametrave të caktuar. Nga kjo analizë janë llogaritur sa nga këto gjuajtje duhet të ishin kthyer në gol dhe, për rrjedhojë, sa janë shpëtuar nga portierët e Serisë A. Portieri i Kombëtares sonë renditet në vendin e dytë, teksa vendi i parë mbahet nga Alison i Romës, i cili po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm. Braziliani në 9 ndeshje këtë sezon nuk ka pësuar gol, ndërkohë që në renditjen e “golave të shmangur” është në vendin e parë me koeficientin (7.1), duke lënë pas portierin e Kombëtares sonë, Thomas Strakosha, i cili ka koeficientin (3.1). Pas tij renditet Belek (2.70).

me zgjidhjet e tij, shpesh herë një gjeni. Mjafton të kujtoni rolin e ri, ku përshtati Mandzukiçin, duke e shndërruar në pikën më të fortë të një skuadre që fitoi titullin, Kupën e Italisë dhe arriti finalen e Championsit. Juventusi i tij ndryshon rresh-

timin në mbrojtje, nga ajo me 4 në atë me 3 dhe anasjelltas, me lehtësinë më të madhe. Edhe në mesfushë, bardhezinjtë rreshtohen me 2, 3 ose edhe 5 mesfushorë, sërish duke u përshtatur në mënyrë perfekte dhe sigurisht që asnjë skuadër

nuk është e aftë të ndryshojë modulin e lojës, në mënyrë të tillë si skuadra e Allegrit. Le të shtojmë edhe një aspekt tjetër: Cili trajner ka humbur, në tre vite, Pirlon (organizatori më i mirë i historisë së futbollit), Vidal, Pogba, Tevez, Morata, Dani Alves, Bonuçi, Evra dhe Jorente? Ndonëse thuajse çdo vit kanë ardhur lojtarë me peshë, asnjë trajner tjetër nuk do të arrinte të ruante ekuilibrat, duke përshtatur shpejt të rinjtë dhe bërë të harrohen të vjetrit. Nuk është aspak e lehtë, që çdo vit t’ia nisësh nga fillimi, pasi ka gjithmonë nevojë për një vazhdimësi, por Alegri ia ka dalë edhe këtu. Por Alegri nuk është simpatik. Nuk është një juventin i vërtetë. Juventus nuk dhuron spektakël si Barcelona dhe Siti. Nuk ka rëndësi nëse do të fitojë edhe këtë vit. Nuk ka rëndësi nëse do të fitojë kampionatin e radhës (ndoshta mendojnë se është bërë e mërzitshme), një Kupë të Italisë (çfarë rëndësie ka, do të thonë) dhe, ndoshta, do ta mbyllë sezonin mes më të mirave të Champions League. Ai ka shkuar tek Juventus mes fyerjeve dhe ekziston një pjesë e popullit bardhezi që do ta kritikojë gjithmonë. Edhe pse është e qartë se kemi të bëjmë me një trajner unik dhe, ndoshta, të papërsëritshëm.

ARGJENTINASI

Poçetino akuzon hapur: Anjeli dhe Marota bën presion mbi arbitrat! M

auricio Poçetino është rikthehet që të flas për Juventusin, dhe madje duke hedhur akuza të rënda. Trajneri i Totenhemit ka sulmuar ashpër skuadrën italiane duke u shprehur se bardhezinjtë kanë ndikuar në vendimet e gjyqtarëve në këtë ndeshje. Sipas tij pronari i Juventus, Andrea Ajnelli dhe Drejtori Sportiv, Xhiuzepe Marota qëndruan gjatë pushimit të ndeshjes në dhomat e zhveshjes duke bërë presion mbi zyrtarët e ndeshjes, përfshi edhe gjyqtarin polak Szymon Marçiniak “Mendoj se është një situatë nga e cila duhet të nxjerrim mësime për të ardhshme. Nëse shikojmë shifrat dhe atë që u pa në fushën e lojës në harkun e 180 minutave,

Totenhem ishte skuadra më e mirë, por Juventus u kualifikuar. Ndonjëherë diferencën e bëjnë detajet më të vogla dhe gjëra që nuk kanë të bëjnë me fushën e lojës dhe mendoj se Juventus

është specialiste në këtë fushë. Ata janë mësuar t’i bëjnë presion gjyqtarit dhe kështu ndodhi edhe këtë herë. Gjatë gjithë pushimit Anjelli qëndroi në tunelin e dhomave të zhveshjes dhe u hakërrye me gjyqtarin. Mendoj se është në kulturën e klubit të tyre të ndihmojë skuadrën të fitojë. Ishin Ajnelli dhe Marota ata që bënë presion. Unë besoj se detaje të tilla mund të bëjnë një klub të jetë i suksesshëm. Është një duel nga i cili duhet të mësojmë pasi ndeshjet luhen në fushë dhe jashtë saj. Më pas ka edhe lojtarë si Bufon dhe Kielini që luajnë prej vitesh në Champions dhe sezonin e kaluar ishin pjesë në finalen e këtij kompeticion”, u shpreh Poçetino.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24

E shtunë, 10 MARS 2018

Kur Edi Rama thoshte: Pa “Koha Jonë” ne nuk do na njihte njeri as në lagje, e jo më në Shqipëri

E

di Rama sot është kryemi nistër. Në vitet e para pas rrëzimit të sistemit komunist, ai ishte një intelektual i pavarur dhe ndër vitet 1993-1997 kur "Koha Jonë" ishte "superfuqia mediatike" dhe e vetmja media e cila u përballë me pushtetin e

SITUATA KRITIKE NE SHKODER

kohës, Edi Rama ishte bashkëpunëtor dhe herë-herë gazetar i medias "Koha Jonë". Tashmë dihet se nga gazeta "Koha Jonë" kanë dalë gazetarët dhe analistët më të njohur shqiptarë. Edhe Edi Rama nga "Koha Jonë" doli. Më mirë se sa e thotë vetë Edi Rama në Lezhë, në maj të vitit 2001, nuk ka se si ta thonë të tjerët. Një video e

nxjerrë nga arkivat, paraqet një aktivitet në Lezhë në vitin 2001, në të cilën merrnin pjesë; Edi Rama, Nikoll Lesi, botuesi i "Koha Jonë" dhe Gjok Jaku, një intelektual lezhjan. Edi Rama thotë që në fillim të takimit: "Pa gazetën "Koha Jone" ne nuk na njihte as lagja e jo më vendi…" Marrë nga: folshqip.al

Basha në zonat e përmbytura K

ryetari i PD-së, Lul zim Basha ka vizituar dje zonën e Obotit, për të parë nga afër situatën e përmbytur. Bashën e shoqëron dhe kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi. “Njësia administrative Ana e Malit është zona më e prekur. Zona e Obotit, Oblika, Muriqani, Dajçi, Bërdica dhe Jubani, janë mbuluar nga uji. Sidomos këto dy ditët e fundit, në njësinë administrative Ana e Malit situata është

problematike. Nuk kalojnë më dot mjetet e ushtrisë. Lëvizja bëhet vetëm me varka. Jemi munduar dje t’u qëndrojmë afër banorëve duke u shpërndarë ndihma ushqimore”, ka shpjeguar Ademi. Kreu demokrat ka falënderuar ata që kanë ndihmuar banorët për të përballuar situatën dhe ka shprehur mbështetjen e tij për kryetaren e Bashkisë për të shpallur emergjencën në këtë zonë.

Koha jone 10 mars 2018  
Koha jone 10 mars 2018  
Advertisement