Page 1

T A e

Gazeta KALLARATI

faqe

1

P r i l l - Q e r sh o r 2018

ORGAN PERIODIK I SHOQATËS “KALLARATI” Viti i 14-të i botimit, nr. 95, Prill - Qershor 2018 Çmimi 50 L

Ec ngado, Kallaratin mos e harro!

www.kallarati.com; E-mail: gazetakallarati@yahoo.it Kryeredaktor: Seit Jonuzaj

LAVDI DËSHMORËVE TË KALLARATIT DHE TË GJITHË SHQIPËRISË

Si në të gjithë vendin edhe në fshatin tonë Kallarat u përkujtua me ceremoni e nderime 5 Maji-dita e dëshmorëve të Atdheut. Në orën 10 e 30 banorët e fshatit u grumbulluan në sheshin para lapidarit madhështor të dëshmorëve dhe bustit të Heroit të Popullit Mumin Selami rënë në luftë për mbrojtjen dhe çlirimin e atdheut nga pushtuesit e huaj.

LETËRKËMBIME përgatiti për gazetën nga Hiqmet MEÇAJ

Në kuadrin e vitit të Gjergj KastriotitSkënderbeut të shpallur nga Qeveria shqiptare, po botojmë këtu poshtë disa letërkëmbime mes Sulltan Mehmetit e Sulltan Muratit me Gjergj Kastriotin dhe mes Princit të Tarentes dhe Gjergj Kastriotit Përgatiti Seit Jonuzi

Faqe 2

Nga Bejo XHAFERAJ

Source (Burimi) : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Në librin e autorit francez, Camille Paganel, me titullin « Histoire de Scanderbeg ou Turks et Chrétiens au XV siècle », të vitit 1855, gjejmë një letërkëmbim diplomatik ndërmjet sulltan Mehmetit dhe heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit. ...

Faqe 3-6

Faqe 3

Jeta e kallaratasve në rrjedhën e kohës Mjedisi gjeografik i fshatit tonë Kallarat ka kushtëzuar edhe mënyrën e të jetuarit të banorëve të tij, ashtu sikurse edhe për të gjitha fshatrat e tjera rreth e rrotull Kallaratit e më gjerë. Në vendbanimin e hershëm, Kunjovë, sipas të dhënave gojore të ardhura deri në ditët tona, Kallarati ka qenë fshat i madh, ndoshta më i madhi në krahinë. “Një mijë e dyqind shtëpi” thonë vargjet e këngës. Kjo shifër, sa do e përafërt të jetë, është një e dhënë tregon se Kallarati i atëhershëm mund të krahasohet nga madhësia me një qytezë.

Faqe 7,8

ÇFARË DUHET TË BËJMË PËR TË ULUR PRESIONIN E GJAKUT

Një hipertension i patrajtuar mund të çojë deri në pasoja fatale për jetën. Përkundrejt shifrave në rritje të numrit të pacientëve që manifestojnë ndërlikime të shkaktuara nga rritja e presionit të gjakut (hipertensioni), ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) apelojnë gjithsecilin prej nesh të jetë i kujdesshëm në njohjen e vlerave të presionit të gjakut, të cilat pastaj kërkojnë edhe kontrolle të shpeshta për të parandaluar rreziqet e mundshme.

Faqe 7,8

KËPUTJA NGA VAPA DHE GODITJA NGA DIELLI

Shenjat e këputjes nga vapa janë: Frymëmarrja e shpeshtë dhe e dobët; Marrje mendsh; Tharja e gojës dhe djersitje e tepërt; Këputje dhe dhimbje koke; Zbehje e ngjyrës së lëkurës; Puls i shpejtë dhe i dobët; Lëkura në prekje e lagësht dhe e ftohtë; Mbilodhje, të vjella dhe të përziera. ....


Gazeta KALLARATI

faqe

2

P r i l l - Q e r sh o r 2018

LAVDI DËSHMORËVE TË KALLARATIT DHE TË GJITHË SHQIPËRISË Bejo XHAFERAJ

Si në të gjithë vendin edhe në fshatin tonë Kallarat u përkujtua me ceremoni e nderime 5 Maji-dita e dëshmorëve të Atdheut. Në orën 10 e 30 banorët e fshatit u grumbulluan në sheshin para lapidarit madhështor të dëshmorëve dhe bustit të Heroit të Popullit Mumin Selami rënë në luftë për mbrojtjen dhe çlirimin e atdheut nga pushtuesit e huaj. Ceremonia përkujtimore nisi me vendosjen e kurorave dhe buqetave me lule tek busti i Heroit dhe tek lapidari i dëshmorëve në emër të: - organizatës së veteranëve të luftës, - organizatës së familjeve të dëshmorëve, - pushtetit vendor i fshatit, - nxënësve të shkollës. Në vijim të ceremonisë, autori i këtij shkrimi mbajti fjalën e rastit, në të cilën u fol për rolin e organizimit të popullit në çeta, batalione e brigada partizane, duke përmendur shumë nga luftimet e zhvilluara në fshatin tonë dhe në gjithë vendin kundër pushtuesve të huaj dhe dëshmorët që kanë rënë në ato luftime, ku u cituan edhe vargjet e këngës kushtuar dëshmorëve të fshatit tonë: ...”/ Do t`ua them emrat me radhë/ Dhe vendet ku janë vrarë/...”. Përmendja e dëshmorëve nisi që nga ata të vitit 1914 që ranë në luftë kundër bandave shoviniste greke që sulmuan fshatin tonë dhe vazhdoi me dëshmorin e luftës së Vlorës më 1920-ën dhe me ata të viteve të LANÇ për çlirimin e vendit nga pushtuesi fashistë italianë dhe nazistët gjermanë dhe me dëshmorët e pasçlirimit në mbrojtje të kufijve të atdheut tonë nga provokacionet e monarko-fashistëve grekë dhe në ruajtjen e rendit publik nga keqbërësit. Më poshtë u fol për mobilizimin e popullit e të rinisë pas çlirimit për rindërtimin e shtëpive të djegura nga pushtuesit dhe rimëkëmbjen e ekonomisë së fshatit tonë dhe të vendit si ndërtim hekurudhash, fabrikash e uzinash. U vu në dukje se populli i fshatit tonë, përveç trimërisë së treguar në luftëra, është edhe arsimdashës. Pas çlirimit të vendit, shumë djem e vajza të Kallaratit kryen shkolla të ndryshme deri edhe universitete brenda e jashtë vendit, nga ku dolën kuadro e specialistë të zotë në fusha të ndryshme, si në ushtri, arsim, bujqësi e blegtori, shëndetësi, industri e sektorë të tjerë. Populli i fshatit tonë gjithmonë i është përgjigjur thirrjes për probleme të ndryshme që shtronte koha. Kështu, ai vullnetarisht iu përgjigj thirrjes për krijimin e kooperativës bujqësore, duke krijuar një ekonomi të përbashkët, nga e cila nga viti në vit rezultatet pozitive vinin duke u shtuar si në prodhimin

e grurit, misrit, perimeve, frutikulturës, ashtu edhe në rendimentet e larta në prodhimet blegtorale etj. U ndërtua fshati dhe në saje të ndihmës së shtetit u krijuan objektet e nevojshme sociale, shëndetësore e kulturore që i duheshin fshatit. Me ndryshimin e sistemit politikoshoqëror dhe prishjen e kooperativës, fshati ynë, sikurse edhe fshatrat e tjerë përreth, u trondit jo pak për shkak të rrëmujës e parregullsisë me të cilat u shoqërua prishja e kooperativës, duke shkatërruar çdo gjë. U shkatërruan objektet social-kulturore dhe ekonomike, shumë fshatarë u larguan nga fshati, rinia iku në emigracion, tokat ngelën djerrë dhe shumë e shumë pasoja të dëmshme të tjera pati fshati ynë nga ky proces i çrregullt tranzitor. Tani fshatarët po i rikthehen fshatit, po rregullojnë e ndërtojnë shtëpi të reja dhe të pajisura sipas kohës, toka po punohet e mbillet misër, jonxhë e tërshërë për blegtorinë. Janë mbjellë vreshta e ullinj. Po zhvillohen blegtoria, bletaria, lopët, shpendët etj. Dëshiroj ta mbyll këtë fjalë me thirrjen që ta vlerësojmë luftën dhe heroizmin e fshatit tonë për mbrojtjen dhe çlirimin e trojeve tona dhe gjakun e derdhur nga dëshmorët. Të ruajmë e mirëmbajmë të gjithë simbolet e ngritur për luftën dhe dëshmorët dhe t`i shtojmë ato. Në fund fjala iu dha nxënëses së shkollës së mesme të Vranishtit, Anxhela Hysaj për të drejtuar grupin e mirëpërgatitur artistik të nxënësve të shkollës me programin e tyre të pasur, të larmishëm e tërheqës me këngë e recitime kushtuar 5 Majit, Heroit të Popullit Mumin Selami, gruas trimëreshë Duze Bajrames dhe dëshmorëve me radhë. Grupi përbëhej nga nxënësit e të gjitha klasave, por përshtypje më të madhe bëri nxënësja e klasës së dytë fillore, Desantjela Bejtaj me recitimin për Heroin Mumin Selami. Këngët e recitimet vazhduan nga nxënësit e tjerë si: Anxhela Hysaj, Leonis Memushaj, Elton Kondaj, Armela Strataj, Region Memushaj, Kristi Shakaj, Marcetin Mataj etj. Pas këtij programi artistik të nxënësve të shkollës, të pranishmit u ulën në klubin e Zeqo Hoxhajt për të ngrënë një drekë të përbashkët shoqërore, të mirëpërgatitur nga Mazeta Hoxhaj. Gjatë kësaj dreke u ngritën mirësi e dolli në kujtim të dëshmorëve e për njeri-tjetrin dhe njëkohësisht u shkëmbyen mendime të ndryshme lidhur me organizimin më mirë të ceremonive të tilla përkujtimore.


Gazeta KALLARATI

faqe

3

P r i l l - Q e r sh o r 2018

Jeta e kallaratasve në rrjedhën e kohës Nga Seit JONUZAJ

Mjedisi gjeografik i fshatit tonë Kallarat ka kushtëzuar edhe mënyrën e të jetuarit të banorëve të tij, ashtu sikurse edhe për të gjitha fshatrat e tjera rreth e rrotull Kallaratit e më gjerë. Në vendbanimin e hershëm, Kunjovë, sipas të dhënave gojore të ardhura deri në ditët tona, Kallarati ka qenë fshat i madh, ndoshta më i madhi në krahinë. “Një mijë e dyqind shtëpi” thonë vargjet e këngës. Kjo shifër, sa do e përafërt të jetë, është një e dhënë tregon se Kallarati i atëhershëm mund të krahasohet nga madhësia me një qytezë. Banorët e tij atje merreshin kryesisht me blegtori, tregti, siç tregojnë gojëdhënat dhe kënga “.../Kasaba e magazi/ Dyqane tridhjetë e dy/...”. Vetvetiu kuptohet se kallaratasit në Kunjovë, si fshat i madh e me pasuri dhe ekonomi të zhvilluar blegtorale e tregtare, bënin një jetë aktive, të gjallë e të begatshme. Por erdhi koha kur fshatin e pllakosi kolera që e goditi rëndë. Aq rëndë sa vetëm në një natë thotë kënga vdiqën treqind e dy. Edhe kjo shifër sa do e përafërt që mund të jetë dhe e rregulluar nga rapsodi i kohës për hir të rimës me “dy”-shin si më lart, prapë se prapë flet për një kërdi që ka bërë epidemia e rëndë e kolerës dhe që ua bëri të pamundshëm qëndrimin e mëtejshëm banorëve të fshatit në atë vend. Gjendja e rëndë kolerike i detyroi kallaratasit ta braktisnin fshatin dhe të kërkonin vendbanime të tjera, larg kolerës, duke u shpërndarë si “zogjtë e korbit”. Ku nuk shkuan familjet kallaratase, gjurmët e të cilëve i gjen edhe sot në Piqerras e fshatra të tjera të bregdetit të jugut, deri edhe të hidheshin në ishullin e Korfuzit e në ishullin Strakna ( Fanos) në veri të Korfuzit dhe në jugperëndim të Himarës. Këtej e ka prejardhjen mallkimi “Vafsh në Strakna” që përdoret edhe sot në Kallarat dhe që ka kuptimin iksh e mos u kthefsh më, sepse ata që përfunduan në Strakna nuk u kthyen dot më qoftë edhe për mungesë të mjeteve lundruese të asaj kohe. Por disa familje kallaratase të Kunjovës nuk u larguan shumë. Ato u hodhën në rrëzë të malit të Bogonicës, tej e përtej me Kunjovën, në vendin e quajtur Pilingri. Aty, në prehrin e këtij mali ndodhej një fshat me këtë emër që kishte dhe një manastir. Banorët e këtij fshati, pra pilingriasit, kur panë që po vinin kallaratasit aty, e braktisën me nxitim Pilingrinë. Ka gojëdhëna e hamendësime të ndryshme për largimin e tyre. Një prej tyre thotë që ikën se u trembën nga kolera që mund t`u sillnin kallaratasit, një tjetër thotë se disa kallaratas erdhën në atë zonë për gjueti dhe vranë një dre që u doli përpara, por kur dëgjuan krismat e armëve pilingriasit kujtuan se po sulmoheshin, ndaj u trembën dhe ikën rrëzës së malit në drejtim të jugut me aq nxitim sa prifti i tyre e la dhe kupën e verës mbi lagjen pa e pirë. Prandaj ka mbetur shprehja “E la si prifti kupën mbi lagjen”. Siç kam shkruar edhe herë tjetër, është shumë e mundshme dhe e besueshme që pilingriasit të mos kenë shkuar shumë larg, por të jenë ndalur në vendin ku të kenë ngritur fshatin që sot quhet Pilur, se pse emrat Pilur e Pilingri janë pothuajse të njëjtë. Edhe këtu në Pilingri, kallaratasit e ardhur mbajtën si emër fshati atë që kishin në Kunjovë, Kallarat, duke e bërë edhe më të bukur fshatin. Familjet këtu u shtuan, krijuan vëllazëri, fise e mëhallë me emërtimet e besimit të krishterë që kishin. Vetëm në shekullin e 18-të, kur pushtuesit osmanë i detyruan të kalonin në besimin mysliman, nisën të ndryshonin emrat, t`u vinin fëmijëve emra myslimanë dhe kishën ta kthenin në Xhami. Kallaratasit e vendosur në vendbanimin e ri, Pilingri, e morën veten pas lemerisjes nga kolera, krijuan ekonominë e tyre blegtorale e bujqësore, sepse këtu i favorizonte për zhvillim të bujqësisë e blegtorisë terreni gjeografik me fusha në të dy anët e lumit Shushicë dhe me kodra e lugina të buta e të përshtatshme bashkë me malet. Pra, vazhduan të bënin një jetë normale me ekonomi e jetesë të kënaqshme. Do kalonin vite të shumta që fshati ishte i qetë, bënte jetën e tij në paqe. Por ja që erdhi një ditë kur bandat shoviniste greke, të ashtuquajturit andartë, të armatosur e të stërvitur për sulme terroriste dhe të komanduar nga kapiteni Cullaqis, i prishën qetësinë fshatit tonë paqësor, duke e sulmuar në befasi. Luftë e përgjakshme u bë në korrik të vitit 1914 ndërmjet andartëve grekë të armatosur deri në dhëmbë dhe qëndrestarëve heroikë kallaratas, ku luftonin burra e gra me armë e mjete rrethanore. “ Kallarat u bë hata/ Luftojnë burra e gra/Tymi si mjegull u ça/ Vrisni o burra më ta /Se greku më qafë u ra” thonë vargjet e një kënge kushtuar asaj lufte. Në

përleshje me trimat kallaratas la kokën edhe vetë kapiteni grek Cullaqis, por edhe Kallaratit iu vranë katër nga burrat trima më të zotë. E megjithatë, andartët me forcat e tyre të shumta ia dolën ta pushtonin fshatin dhe ta digjnin krejtësisht. Kjo qe një kolerë e dytë, po jo nga natyra por nga fqinji barbar, që e pllakosi fshatin tonë dhe që e rrënoi ashtu si kolera e Kunjovës. Kallaratasit e mjerë i lanë shtëpi e katandi dhe morë rrugët e Lumit të Vlorës me ç`kishin veshur. Kur u kthyen në vjeshtë në trojet e tyre, nuk kishin asnjë mundësi ekonomike për të rindërtuar shtëpitë e djegura nga andartët grekë. Prandaj u vendosën përkohësisht nëpër kasolle e haure që kishte secili atje ku kishte arat, të shpërndarë që nga kufiri me Kuçin në jug e deri në kufi me Vranishtin e Bolenën në veri e verilindje. Megjithëse përkohësisht u vendosën aty, varfëria nuk u krijoi mundësi kallaratasve për rindërtimin e shtëpive të djegura dhe për t`u ngjitur në ishfshatin e tyre. Ata mbetën për gjithnjë të shpërndarë larg njeri-tjetrit. Dhe varfëria nuk iu nda gjatë të gjitha viteve, deri në vitet e para të pasluftës së Dytë Botërore. Të pakta ishin familjet që pak a shumë kishin një gjendje ekonomike të mirë. Shumica dërrmuese jetonte me të keq, me vuajtje edhe për bukën e gojës. Të paktën tre ditë u duhej fshatarëve të Kallaratit për të shkuar më këmbë në Vlorë, për të blerë pak misër në treg dhe për t`u kthyer në fshat: një ditë rrugë për të shkuar, një ditë për pazar, një ditë për t`u kthyer në fshat. Të rrallë ishin kallaratasit që kishin kafshë ngarkese (kuaj), madje kishte dhe 2-4 familje që kishin një kalë të përbashkët (d.m.th. kishte se cila familje, siç thuhej, nga një këmbë kali). Kështu që kur kishte nevojë ndonjë fshatar për kafshë, duhej t`ua kërkonte dhe të merrte pëlqimin e të gjithë pronarëve që të mund t`ia jepnin. Fasulet, shëllira, dhalla e lakrat ishin gjellët bazë për të shtyrë bukën e misërt. Bujqësia dhe blegtoria ishin baza ekonomike e fshatit. Me blegtori merreshin kryesisht burrat, ndërsa me bujqësi merreshin gratë dhe një pjesë burrash, kryesisht ata që kishin ndonjë apo dy qe dhe lëronin arat me parmendë. Grave të mjera u binte bretku në thyerje ugari, në mbjellje, në prashitje, në ujitje, në korrje e zhveshje misri apo shirje gruri etj. Dhe jo vetëm kaq. Atyre u duhej të merreshin edhe me punët e shtëpisë, me fëmijët, me furnizimin e shtëpisë me ujë që e mbartnin me bucjela , me dru zjarri që i bënin në pyje larg shtëpisë dhe i sillnin të ngarkuara me tërkuzë në kurriz etj. Pra, gratë ishin më të rënduara me punë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore fshati ynë u përfshi në Luftën Antifashiste për çlirimin e vendit nga pushtuesit e huaj fashistë italianë e pas tyre nazistë gjermanë. Me gjithë varfërinë e tij fshati me shpirtin e tij atdhedashës u bë mbështetje e fuqishme e luftës për çlirim, si me forca të gjalla njerëzore që rrëmbyen armët dhe u rreshtuan në formacionet partizane, ashtu edhe me mbështetje ekonomike duke ndarë kafshatën e bukës apo lakrat me luftëtarët e lirisë. Në vitet e pasçlirimit, me rindërtimin e shtëpive që kishin djegur pushtuesit, nisi rimëkëmbja ekonomike e fshatit. Kolektivizimi më vonë i ekonomisë bëri që kallaratasit të bashkojnë forcat në kooperativën bujqësore dhe hap pas hapi ekonomia e tyre të përmirësohej e të shtohej. Kjo gjë bëri të mundur që edhe proceset e punës të mekanizoheshin, të futeshin në praktikën e punës mënyrat shkencore të prodhimit etj. etj. Niveli i jetesës së banorëve rritej dukshëm, fshati i shpërndarë u grumbullua e u sistemua në tre lagje me shtëpi të reja të kohës dhe të mobiluara bukur. Në çdo familje hyri kultura e higjienës dhe e pastërtisë, kultura e të ushqyerit dhe e qytetërimit. Me ndryshimin e sistemit politiko-shoqëror dhe ekonomik, që solli lëvizjen e lirë të popullit, shumë të rinj kallaratas emigruan për një jetë më të mirë në vende të ndryshme të botës së zhvilluar. Të tjerë të rinj kallaratas që u larguan nga fshati u vendosën në qytete të ndryshme të vendit, ku kanë krijuar edhe biznese. Një pjesë e mirë e kallaratasve të larguar nga fshati, me fitimet që nxjerrin me punë e sakrificë ndihmojnë jo vetëm familjet që kanë lënë pas, por ndërtojnë edhe vila e objekte bujqësore etj, në fshat. Kjo gjë nuk është vetëm në të mirë e në dobi të tyre, por edhe të fshatit sepse i sjellin atij kulturë e zhvillim bashkëkohor. Neve, që nuk jetojmë në Kallarat, por kemi origjinën, mallin dhe kujtimet e bukura për fshatin tonë, na gëzon e na krijon kënaqësi të madhe zhvillimi e zburimi i vendlindjes tonë. Prandaj i përgëzojmë të gjithë ata që kontribuojnë për


Gazeta KALLARATI

faqe

4

P r i l l - Q e r sh o r 2018

LETËRKËMBIME përgatiti për gazetën nga Hiqmet MEÇAJ

Në kuadrin e vitit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut të shpallur nga Qeveria shqiptare, po botojmë këtu poshtë disa letërkëmbime mes Sulltan Mehmetit e Sulltan Muratit me Gjergj Kastriotin dhe mes Princit të Tarentes dhe Gjergj Kastriotit Letërkëmbim i vitit 1461 mes Sulltan Mehmetit dhe Gjergj Kastriotit

Source (Burimi) : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Në librin e autorit francez, Camille Paganel, me titullin « Histoire de Scanderbeg ou Turks et Chrétiens au XV siècle  », të vitit 1855, gjejmë një letërkëmbim diplomatik ndërmjet sulltan Mehmetit dhe heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit. Sulltani, në pamundësi të mposhtë « vëllain » e tij, ashtu siç i thur lajka në letër, i propozon disa kushte në këmbim të paqes. Gjergj Kastrioti, me zgjuarsi dhe kurajo, duke mos dyshuar aspak në dinakërinë e Mehmetit, i kthen atij përgjigjen e merituar, madje duke e trajtuar atë si Princ dhe jo si Sulltan dhe Emir. Letrat, të përkthyera më poshtë në gjuhën shqipe, gjenden në faqet 302 – 305 të librit, i shkruajtur në gjuhën frënge.

Letra e Sulltan Mehmetit, 6 maj 1461 «Unë, Sovrani i madh, Emiri i madh, Sulltan Mehmet Beu, i biri i Sovranit dhe Emirit të madh, Sulltan Murat Beu-t, për Skënderbeun, princin e Shqiptarëve dhe të Epiriotëve, përshëndetje. I shtrenjtë Skënderbe, nuk njoh miqësi më të përzemërt se sa ajo e intimitetit (familjaritetit) të gjatë ; sidomos kur ajo lind që në rini, si në rastin tonë, atëherë kur ti mbaheshe peng tek babai im, dhe kur të dy jetonim bashkë vëllazërisht. Kështu, kur mendoj për gëzimet e ëmbla të fëmijërisë sonë, kur kujtoj shkëlqesinë e shërbimeve tuaja, gjithçka që ti ke bërë për lavdinë e Pallatit Osman, për madhështinë e Perandorisë sonë, të të pres dhe të dëshmoj këtë mirënjohje më duket një detyrë e domosdoshme. Asgjë nuk mund të më sjellë më shumë kënaqësi, marr Zotin për dëshmitar, se sa të ritakoj më në fund, për të kaluar ca kohë në praninë tënde. Nëse disa prej trupave të mia i kanë lejuar vetes të pushtojnë tokat tuaja duke shkaktuar përleshje, i abdikoj ato ; ato kanë vepruar pa urdhrin tim, dhe fitoret tuaja, ndëshkim i drejtë ndaj guximit të tyre, nuk më kanë inatosur. Le ti harrojmë këto dhe të kthehemi në marrëdhëniet tona të vjetra, ku një bashkim i shenjtë dhe paqësor na pajton përgjithmonë. Pra, ja se cilat mund të jenë bazat e aleancës sonë, po ti paraqes, duke e ditur fare mirë se nuk i përket aspak atij që kërkon paqen të vendosë kushtet. Së pari, unë kërkoj lejekalim në tokat tuaja për trupat e mia, që të shkojnë për të luftuar venedikasit ; së dyti, që ti të më japësh si peng, Gjonin, djalin tënd, i cili do të trajtohet si djali im ; së treti dhe së fundmi, që popujt tanë të tregtojnë lirisht mes tyre. Në qoftë se ti pranon, eja të më takosh në sigurinë më të plotë : pritja do të jetë dinjitoze e rangut tuaj. Po, mbi besën dhe fjalën e sovranit, do të mbaj besnikërisht me ty një paqe të pacënueshme ; tashmë vendi yt nuk do të shqetësohet as nga armët e mia as nga dikush tjetër. Për më shumë, në qoftë se ke pyetje apo dyshime për të sqaruar, mund ti drejtohesh me besimin më të plotë, Mustafait, të dërguarit tim.   Letër e shkruar në qytetin tonë perandorak të Konstandinopojës, më 6 maj të vitit 1461, vit sipas lindjes së Jezu Krishtit. »


Gazeta KALLARATI

faqe

5

P r i l l - Q e r sh o r 2018

LETËRKËMBIME përgatiti për gazetën nga Hiqmet MEÇAJ

Letra e Gjergj Kastriotit, 1 Qershor 1461: « Gjergj Kastrioti, i thirrur Skënderbe, princ i Epiriotëve dhe i Shqiptarëve, ushtar i Jezu Krishtit, për Mehmetin, sovranin e Turqve, përshëndetje.  Princ i dalluar, ne e kemi marrë letrën ku dallohen përshtypjet e miqësisë tënde. Të ndarë prej shumë kohësh nga njëri – tjetri, kjo miqësi reciproke, e thënë nga ti, ishte si e përgjumur, dhe ti dëshiron ta zgjosh atë nëpërmjet një aleance intime (të ngushtë). E pranoj propozimin tënd me kënaqësi, por jo të gjitha kushtet. Kështu, aleat dhe mik i venedikasve, nuk mundem, pa shkelur mbi betimin dhe dinjitetin tim, të të jap lejekalim për t’i sulmuar. Për sa i përket dhënies peng të djalit tim, për ta pasur atë si nyje të një lidhje të re mes nesh, zemra e një babai dhe një nëne nuk mund

të përballojë një sakrificë të tillë. Është fëmija i vetëm që Zoti na ka dhuruar, dhe është akoma i mitur ! Përveç kësaj,do t’i shkaktohej një dëm i pariparueshëm nëse nuk rritet me zakonet dhe fenë e vendit të tij. Tani, mbetet çështja në lidhje me tregtinë e lirë mes dy vendeve ; këtë, i gjithë Këshilli im dhe unë, ne e mbështesim plotësisht, sepse të dy kombet gjejnë një përfitim të barabartë. Ti më fton për vizitë, me besimin më të plotë, për të përforcuar mes palëve një miqësi prej kohësh në vuajtje: falenderime princ i shkëlqyer për mirësinë tënde. Fatkeqësisht për mua, ky udhëtim në Konstandinopojë, i cili më sjell ndër mend shumë kujtime, nuk është i mundur nga që përkujdesem për qeverinë time ; sepse po të vij, nuk mund të drejtoj si duhet këtë komb krenar shqiptar po aq të zjarrtë dhe të pathyeshëm, sa dhe të padurueshëm për pushim (paqe). Por këtë vizitë e shtyjmë për një herë tjetër, do të mundohem kur të jetë e mundur.   Nga ana jonë, 1 qershor 1461. » (Nga Aurenc Bebja, Francë – 14 Gusht 2016)

Letra e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut drejtuar Sulltan Muratit II, më 14 gusht 1444

Letra e Sulltan Muratit II dërguar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut më 15 qershor 1444

«…I nderuari prijës i osmanëve, dikur, siç shkruan, më paskëshit bërë shumë borxhli me gjithfarë nderimesh e privilegjesh. Unë sot do t`i shlyej me urtësinë dhe gjuhën time të peshuar mirë, sepse mendoj se asgjë nuk është aq e ulët si mospërmbajtja e vetvetes nga një ligjërim aq i shëmtuar dhe nga fjalët tepër të ulëta, si ato Tuaja, qoftë edhe kundër një armiku nga më të pamëshirshmit. Prandaj ne, letrën Tuaj dhe të dërguarin Tuaj, i pritëm dhe i pranuam me respektin më të thellë, pa u shqetësuar fare, madje, që ta themi sinqerisht, letra Juaj na bëri më shumë të qeshnim sesa të zemëroheshim… Të gjitha këto sharje e fyerje Tuajat, o Murat i Madh, do të mund t`i jepnin të drejtë kujtdo, edhe atij më të duruarit, për të sharë e për të fyer, por unë prapëseprapë, një pjesë të tyre po ia falë moshës e prirjes gojëlëshuar dhe mendjes sklerotike të një plaku; pjesën tjetër, të pikëllimit Tuaj, që nuk është fare lehtë ta zbutësh, sidomos kur kam vendosur që të luftoj me Ju, jo me sharje e me të këlthitur, por me forcën e armëve, mërinë dhe inatin e luftës së drejtë për liri… Megjithëkëtë, Ju lutem, o Turku i Madh, pse talleni kaq fort me Perënditë e me njerëzit, sikur ju kam rënë unë në qafë, e jo e kundërta, ju mua! Si krim ma llogaritni edhe çlirimin e atdheut tim, që e bëra me trimëri e zgjuarsi?… Mbretërinë atëherë ma rrëmbyet, më ndatë nga vëllezërit dhe mua vetë, që nuk i trembesha vdekjes, më dënuat me përbuzje, dinakëri dhe vuajtje, që shuhesha me turp para botës…Deri kur kujtuat se do të mund të duroja sundimin Tuaj të harbuar dhe të mnershëm?… Pas gjithë kësaj, as mua nuk më mbeti gjë tjetër, pos që me kujdes dhe veprime të matura, të përcillja të gjitha dhelpëritë dhe dinakëritë Tuaja, gjersa nuk më buzëqeshi fati i shumëpritur për të fituar lirinë time dhe të atdheut tim…»

«Unë, Murati, mbret i turqve e perandor i orientit, të përshëndes ty, o bukëshkalë i mbrapshtë, që të kam rritur e ushqyer në oborrin tim, me përkujdesje e dashuri atërore. Nderet dhe favoret që kishe gjatë gjithë kohës që ke jetuar pranë meje, nuk të kanë munguar kurrë, o djalë bukëshkalë e sofërmbysur… pa më thuaj çfarë të ka munguar ty këtu në shërbimin tim, në Oborr apo gjetiu për të kënaqur dëshirat tuaja të verbëta njerëzore, që tash po e çmon e lartëson kaq shumë atë fundërrinë mbretërie tënde të varfër, për të cilën flet me aq zjarr e respekt?…»

Arbëri, 14 gusht 1444 Gjergj Kastrioti, i quajtur Skënderbe.

Letra e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut dërguar Mehmetit II, 25 qershor 1463 «…është e kotë, o prijësi im, që të ma mbushësh mendjen të heq dorë nga miqësia me ta (venedikasit). Me të vërtetë cili nga vdekatarët është aq i nderuar, aq i urryer ndër të vetët, sa që të mos i pëlqejë, më mirë të jetë i gabuar, qoftë edhe më shumë, me atë Senat të nderuar, sesa i pagabuar me ty… kërcënimet i tua, o prijës i madh Mehmet, që po i shfaq këtu, kundër meje, sipas zakonitbarbar, nuk më trembin, sepse edhe të pësosh kur do puna, edhe të bësh trimëri, është veti arbërore kjo…Cili qenka ky sundimtar. Siç e quan veten ti, kaq i madh i Lindjes e i Perëndimit dhe i gjithë viseve të botës. Me të vërtetë, këtu më bëre të qesh. Si ia vure me kaq lehtësi që të mos them me kaq paturpësi, sundimin e gjithë botës vetes…Mos ki shumë besim në mizërinë e fuqive dhe ushtrive, se historia na dëshmon se shpesh ushtri të mëdha janë zmbrapsur nga ushtri to vogla…» Arbëri, 25 qershor 1463 Gjergj Kastrioti i quajtur Skënderbej


Gazeta KALLARATI

faqe

6

P r i l l - Q e r sh o r 2018

LETËRKËMBIME përgatiti për gazetën nga Hiqmet MEÇAJ

Letra e Sulltan Mehmetit II Pushtuesit dërguar të Madhërishmit Skënderbe, Princ i Epirit, Kostandinopojë, 7 maj 1463

Autori zviceran, Charles Didier (1805 – 1864), në librin e tij “Raçolta, Mœurs Siciliennes et Calabraises” të botuar në vitin 1844 në Paris, u ka dedikuar një kapitull shqiptarëve të Kalabrisë (“Les Albanais en Calabre”), ku dhe vë në dukje kontributin e Gjergj Kastriotit ndaj mbretit të Napolit, Ferdinandit I.

«…I madhi dhe i fuqishmi mbret Mehmeti II, perandor i mbarë rruzullit që nga Lindja e Perëndimi, të madhërishmit Skënderbe, princ i Epirit. (Ky letërkëmbim në mes të Mehmetit II dhe Skënderbeut lidhet me Marrëveshjen e paqes, të nënshkruar në Shkup më 27 prill 1462). Siç e di, të kam dashur gjithmonë me një mënyrë të veçantë dhe të kam rrethuar ngaherë me një dashuri të rrallë dhe sa herë që sjell ndërmend atë moshën tonë të njomë dhe shoqërinë tonë, kur jetonim së bashku në pallatet e tim ati, në Adrianopojë, është e pamundur që të mos ndiej për detyrë të të nderoj në mënyrë të veçantë… Prandaj, o Skënderbe, më tepër të këshilloj që ne, duke përtëritur kushtet e mëparshme të paqes sonë, ta vazhdojmë përsëri duke e forcuar atë me be(së)…Përndryshe, më beso mua se do të pendohesh shpejt. Ti i di fuqitë e mia dhe mendohu t`u bësh ballë me sukses…Prandaj, shikoni me kujdes edhe një herë sa keni bërë për marrëveshjen tonë të mëparshme; ju rekomandoj të pranoni mundësitë e ofruara të bëni një marrëveshje të re; të pranoni paqen e vullnet të mirë, në mënyrë që të mbeteni Zot i vendit tuaj…» Zoti Didier i bazuar tek historiani napolitan, Giovanni Antonio Summonte – flet për një letërkëmbim mjaft interesant mes Princit të Tarentes dhe heroit tonë, por para së të arrijmë tek ai, nevojitet pak retrospektivë. Në vitin 1454, babai i Ferdinandit, mbreti Alfons d’Aragon ishte ndër të vetmit që i përgjigjet thirrjes së Gjergj Kastriotit për të luftuar perandorinë osmane, dhe si arsye i dërgon atij disa trupa nën urdhërat e Raymond d’Ortaffa-s. Ndërsa, në vitin 1462, Gjergj Kastrioti, mirënjohës ndaj Aragonëve, i shkon në ndihmë mbretit të Napolit, Ferdinandit të I-rë, i cili rrezikonte asokohe fronin e tij përballë Dukës së Anjou-së (Anzhusë) dhe Princit të Tarentes. Para ndërhyrjes së trupave shqiptare në Italinë jugore, Princi i Tarentes i nënvlerësonte ato dhe strategun legjendar, por Princi i Matit dhe mbreti i Shqiptarëve i ka dhënë atij përgjigjen e duhur, si fillim me shkrim dhe më pas në terren.

Letërkëmbimi në vijim: Princi i Tarentes, Jean – Antoine Orsini (Giovanni Antonio): “Çfarë të kam bërë që vjen dhe më sulmon në tokat e mia? Ti kujton se do të përballesh me turqit e tu të dobët; kij kujdes. Ne i krahasojmë Shqiptarët e tu me delet, dhe ne ndihemi të bezdisur ndaj armiqve kaq të neveritshëm. Në pamundësi të mbrosh çatinë tënde, ti vjen të pushtosh çatinë tonë. Ti do të gjesh këtu vetëm varrin tënd”.

Sovrani i Shqipërisë, Gjergj Kastrioti: “Ti nuk je më pak Turk sesa Turqit vetë, megjithëse thonë për ty se nuk i përket asnjë feje. Sa për Shqiptarët e mi, ti nuk i njeh ata; Ne jemi trashëgimtarë të Epiriotëve, që u dhanë për armik Romakëve, Pirron, dhe të Maqedonasve, që i dhanë Indisë si fitimtar Aleksandrin. Dhe për çfarë po më flet, ti, për Tarentinët e tu, racë nevrike që është e aftë vetëm për të peshkuar. Në rast se gjej varrin tim këtu, Perëndia, e cila është në dijeni për mendimet e mia, do të më gjykojë”. Si përfundim, lideri shqiptar, guximtar dhe fuqiplotë, rrugës për në Napoli, fiton betejën e Tranit, përshkon fushat e Pouille-s (Puglia-s) me kalorësit e tij, shpartallon ushtrinë e Princit të Tarentes dhe kontribuon në fitoren vendimtare të Troia-s, e cila u siguroi kurorën mbretërore Aragonëve, pra Ferdinandit të I-rë. (Nga Aurenc Bebja)

Jeta e kallaratasve në rrjedhën e kohës Nga Seit JONUZAJ

begatimin e fshatit tonë. Sot qeveria shqiptare po i mëshon shumë zhvillimit të turizmit se pse është me leverdi ekonomike të madhe. Pozicioni gjeografik me relievin e tij të bukur e të larmishëm që ka Kallarati krijon mundësi shumë të favorshme për turizëm malor. Prandaj, këshilla ime për të gjithë të rinjtë e sotëm biznesmenë apo me mundësi financiare të kontribuojnë për ngritjen e një infrastrukture bashkëkohore dhe rezorte turistike që të tërheqin turistët e huaj dhe të vendit. Malet e Kallaratit kanë shumë

shpella që janë tërheqëse për turistët. Nuk do të ishte utopi sikur të mendohej ndërtimi edhe i një teleferiku nga Qafa e U bavit apo nga diku gjetkë për të shkuar në mal të Bogonicës. Cili turist nuk do të mahnitej e mrekullohej nga kënaqësia po t`i krijohej mundësia të dilte me teleferik në majë të atij mali dhe të sodiste bukuritë e luginës së Lumit të Vlorës, malet e larta kundruall dhe detin Jon. Gatimet tradicionale dhe mishi i pjekur, djathërat e bulmetet, ëmbëlsirat etj. Gjithashtu do të ishin të pëlqyeshme e tërheqëse për turistët. Këto gjëra do t`i sillnin fitime të mëdha fshatit dhe zhvillim, begati e qytetërim. Kjo do të krijonte edhe mundësi punësimi që do t`i joshte të larguarit të ktheheshin në Kallarat për të punuar e kontribuar në vendlindjen e tyre dhe jo të mbeteshin rrugëve të botës. Pra, shkurtimisht kjo ishte ecuria e jetës së fshatit tonë në rrjedhën e kohës deri në ditët e sotme.


Gazeta KALLARATI

faqe

7

P r i l l - Q e r sh o r 2018

KËndi i shËndetit

ÇFARË DUHET TË BËJMË PËR TË ULUR PRESIONIN E GJAKUT Një hipertension i patrajtuar mund të çojë deri në pasoja fatale për jetën. Përkundrejt shifrave në rritje të numrit të pacientëve që manifestojnë ndërlikime të shkaktuara nga rritja e presionit të gjakut (hipertensioni), ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) apelojnë gjithsecilin prej nesh të jetë i kujdesshëm në njohjen e vlerave të presionit të gjakut, të cilat pastaj kërkojnë edhe kontrolle të shpeshta për të parandaluar rreziqet e mundshme. Kjo sepse duke e ulur presionin e gjakut, zvogëlohet rreziku për të pasur një sulm në zemër, apo goditje në tru. Prandaj këshillohet që të mos lihet në asnjë rast pa e matur presionin e gjakut. Kur vlerat janë më të ulëta s shifrat 120/80 mmHg, kontrolli duhet të bëhet rregullisht çdo 2 vjet. Ndërsa në rastet kur vlerat janë nga 120-139 mmHg i sipërmi dhe 80-90 i poshtmi, kontrollet duhet të bëhen rregullisht çdo vit. Presioni i gjaku është forca me të cilën gjaku lëviz nëpër arterie. Enët e gjakut e mbartin gjakun nga zemra në të gjithë trupin dhe zemra me tkurrjen e saj pompon gjakun në të gjithë trupin me anë të arterieve. Presioni i gjakut ka dy përbërës: presioni sistolik, i cili është niveli më i lartë i presionit të gjakut që arrihet kur zemra rreh, apo pompon gjakun në arterie. Vlera normale e tij është e barabartë ose më e ulët se 120 mmHg. Ndërsa përbërësi i dytë është presioni diastolik i gjakut, i cili është niveli më i ulët i presionit që arrihet kur zemra shtendoset midis dy rrahjeve kësaj. Vlera normale e tij duhet të jetë 80 mmHg ose më e ulët, theksojnë specialistët e ISHP. Në vijim të këtij shkrimi jepen hollësi lidhur me presionin e gjakut dhe për kujdesin që duhet treguar. Kur ndodh hipertensioni? Hipertensioni zhvillohet kur muret e arterieve të mëdha humbasin elasticitetin e tyre dhe bëhen të ngurta, apo kur enët e vogla të gjakut ngushtohen. Në qoftë se presioni i gjakut është 140/90 mmHg ose më lart për disa ditë, atëherë ky është hipertension. Hipertension është edhe kur njëri është më i lartë se norma. Hipertensioni zakonisht nuk ka simptoma apo shenja klinike. Ai është quajtur ndryshe dhe një vrasës i heshtur. Prandaj në asnjë rast nuk duhet lënë pas dore matjen e tij herë pas here, me qëllim që të zbulohen në kohë rreziqet shëndetësore që kjo sëmundje mund të sjellë. Lidhur me rreziqet që shkakton hipertensioni i patrajtuar, ekspertët e ISHP sqarojnë se: “Me kalimin e kohës presioni i lartë i gjakut dëmton organet e trupit, rrit rrezikun për sulmin (atakun) në zemër, goditje në tru, insuficiencë (pamjaftueshmëri) kardiake, pamjaftueshmëri renale (veshkore), si dhe sëmundje të sistemit periferik të enëve të gjakut. Këto probleme mund të shmangen nëse presioni mbahet nën kontroll”. Nga se shkaktohet hipertensioni? Zakonisht nuk ka vetëm një shkaktar për hipertension. Sipas ekspertëve të ISHP janë shumë faktorë që mund të ndikojnë në zhvillimin e kësaj sëmundjeje. Ndër to mund të përmendim mbipeshën trupore, konsumin e alkoolit, konsumin e kripës mbi normën e lejuar, mosngrënien e frutave dhe të perimeve, moshën, si dhe historinë familjare me hipertension, atak në zemër dhe goditje në tru, të cilat të kombinuara së bashku rrisin rrezikun për hipertension. Gjithashtu, duhet ditur se duke u rritur në moshë edhe presioni i gjakut rritet. Prandaj hipertensioni nuk duhet shpërfillur, por duhet ulur sepse ulen edhe rreziqet që sjell ai. Më poshtë jepen 6 masat që duhet të merren për ta mbajtur nën kontroll presionin e gjakut, thonë ekspertët e ISHP. 1. Të mbahet një peshë trupore e shëndetshme Sikurse u theksua më lart, mbipesha rrit presionin e gjakut. Ndaj mjekët këshillojnë që të mbahet një peshë trupore e shëndetshme me anën e aktivitetit fizik të rregullt dhe të ushqyerjes së shëndetshme. Nëse njeriu është i shëndoshur apo me mbipeshë, humbja 10 për qind e peshës ndihmon në uljen e presionit të gjakut. 2. Të konsumohet më pak kripë Konsumi i tepërt i kripës rrit presionin e gjakut. Duhet zvogëluar sasia e kripës në ushqime, si dhe të konsumohen më pak ushqime të përpunuara me shumë kripë. Gjithmonë të kontrollohen etiketat e ushqimeve dhe të merren produkte që kanë më pak se 0.25 g. Kripë për 100 gramë. 3. Të konsumohet më pak alkool Konsumi i sasive të mëdha të alkoolit mund të rrisë tensionin e gjakut me

KËPUTJA NGA VAPA DHE GODITJA NGA DIELLI Shenjat e këputjes nga vapa janë: • •

Frymëmarrja e shpeshtë dhe e dobët; # Marrje mendsh; # Tharja e gojës dhe djersitje e tepërt; Këputje dhe dhimbje koke; # Zbehje e ngjyrës së lëkurës; # Puls i shpejtë dhe i dobët; # Lëkura në prekje e lagësht dhe e ftohtë; Mbilodhje, të vjella dhe të përziera.

Shenjat e goditjes nga dielli janë; 1. Marrje mendsh; # Temperatura e lartë e trupit (mbi 39 gradë); # Dhimbje koke; # Mungesë djersitjeje; 2. Të përziera; # Pulsi i shpejtë dhe i fortë; # Lëkurë e kuqe dhe e skuqur, e cila është e nxehtë dhe e thatë (në të prekur); # debolesë e fortë trupore.

3.

Goditjet nga i nxehti ndikojnë në keqësimin e gjendjes psikologjike, pakësim të djersitjes, neveri dhe të përziera, skuqje të lëkurës, frymëmarrje të shpejtë dhe të vështirësuar, rrahje të shpejta zemre, si dhe shfaqje dhimbjesh të papritura të kokës”, sqarojnë ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP). Dy ndër gjendjet prej të cilave duhet ruajtur më shumë janë këputja nga vapa dhe goditja nga dielli. Kjo e fundit në çdo rast përbën edhe një urgjencë mjekësore, për të cilën duhet patjetër të kërkohet ndihma e menjëhershme mjekësore.

Shenjat dalluese Ndërlikimet në shëndet të shkaktuara nga i nxehti nisin me shfaqjen e shenjave të para të këputjes nga vapa. Referuar kësaj gjendjeje, bluzat e bardha thonë se duhet të dyshohet për mbilodhje nga vapa, në rast se trupi fillon të ndiejë vapë në rritje. Shqetësimet vijojnë me shtimin e djersitjes masive, si dhe ngritjen e temperaturës së trupit. Duhet qenë i kujdesshëm në rastet kur frymëmarrja fillon të bëhet më e shpejtë dhe e vështirë, kur lëkura bëhet e lagësht dhe e ftohtë në prekje, kur keni marrje mendsh. Po ashtu kur goja është e thatë, keni këputje, dhimbje koke, zbehje të ngjyrës së lëkurës, të përziera dhe të vjella, puls të shpejtë dhe të dobët. Nëse ndihen apo shihen këto shenja të lartpërmendura, duhet larguar menjëherë nga qëndrimi në diell apo mjediset e nxehta. Personit, që shfaq shenjat e lartpërmendura, duhet t`i jepen të pijë shumë lëngje të ftohta dhe t`i fshihen djersët me peshqir apo bluzë pambuku. Nëse nuk shihet përmirësim i shpejtë, duhet thirrur ndihma mjekësore, sqarojnë ekspertët e ISHP. Në rast se këputja nga vapa nuk trajtohet në kohë, kjo sjell rrezikun për t`u përballur me gjendjen tjetër që njihet ndryshe si goditja nga dielli, e cila mund të shoqërohet edhe me pasoj të rënda për jetën. Shenjat dalluese të goditjes nga dielli janë: marrje mendsh, temperaturë e lartë e trupit (mbi 39 gradë), dhimbje koke, mungesë djersitjeje, të përziera, puls i shpejtë dhe i fortë, lëkurë e skuqur, e nxehtë dhe e thatë në prekje. Duhet bërë kujdes në këto raste, pasi goditja nga dielli gjithmonë kërkon vëmendjen e mjekut. Kur shihet një nga shenjat e mësipërme, të largohet personi nga qëndrimi i mëtejshëm në mjedise të nxehta dhe të dërgohet në qendrën më të afërt shëndetësore apo t`i telefonohet urgjencës, thonë ekspertët e shëndetit publik. Kategoritë e rrezikuara Të moshuarit dhe veçanërisht ata që vuajnë nga sëmundje kronike ndër kategoritë më të rrezikuara për t`u përballur me ndërlikimet e vapës. Por nuk mbeten pas as fëmijët apo kategoritë e tjera. Si masa parandaluese për të moshuarit këshillohet që: Mjediset e brendshme të banesës të mbahen në një temperaturë të pandryshueshme rreth 26 gradë, të


Gazeta KALLARATI

faqe

8

P r i l l - Q e r sh o r 2018

KËndi i shËndetit

ÇFARË DUHET TË BËJMË PËR TË ULUR PRESIONIN E GJAKUT

KËPUTJA NGA VAPA DHE GODITJA NGA DIELLI

kalimin e kohës, si dhe të dëmtojë zemrën dhe mëlçinë. Këshillimet janë për 3-4 porcione alkooli në ditë për meshkujt dhe 2-3 për femrat. 4. Të konsumohen më shumë fruta dhe perime Ngrënia e 5 ose më shumë porcione frutash e perimesh çdo ditë mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut. Këto mund të konsumohen të freskëta, të ngrira, të thata dhe të konservuara, por kujdes, të kontrollohet sasia e kripës, e sheqerit dhe e yndyrave në to. Një porcion është 80 gramë. 5. Të bëhet një jetë më aktive Kryerja e një aktiviteti fizik të pa sforcuar 30 minuta në ditë, 5 herë në javë ul presionin e gjakut.. Lëvizja në këmbë apo në biçikletë, noti dhe kërcimi janë aktivitete shumë të mira. Të gjitha lëvizjet si loja, ecja, punët e shtëpisë dhe kërcimi kanë rëndësi. Njeriu duhet të jetë më aktiv gjatë ditës si p.sh. ngjitja e shkallëve në këmbë në vend të ashensorit, të ecet në këmbë apo me biçikletë në vend të makinës. 6. Të merren ilaçet rregullisht sipas rekomandimit të mjekut Nëse jeni diagnostikuar me presion të lartë të gjakut (hipertension) dhe merrni ilaçe, ato duhet të pihen në mënyrë të rregullt për ta mbajtur presionin nën kontroll. Ilaçet që merren për të ulur presionin e gjakut parandalojnë plakjen e shpejtë të enëve të gjakut dhe të zemrës, si dhe zvogëlojnë rrezikun për goditje në tru.

moshuarit të mos dalin nga shtëpia nga ora 11.00-18.00. Gjatë gjithë kohës të konsumojnë sa më shumë lëngje jo shumë të ftohta (ujë është më mirë), si dhe të vishen lehtë, me veshje me ngjyra të hapura lini ose pambuku. Të mbahen perdet ose grilat e dritareve mbyllur nga mëngjesi deri pasdite vonë për të mos lejuar futjen e të nxehtit në mjediset e brendshme ku rrihet. Të përdoret freskues ajri (ajrosës), por të mos drejtohet nga dritarja, por nga dhoma për të parandaluar sjelljen e ajrit të nxehtë nga dritarja në dhomë.

Klasifikimi i presionit të gjakut Në fund për lexuesin e interesuar po shënojmë klasifikimin e vlerave të presionit të gjakut. Kategoria......................................Sistolik.....................Diastolik Optimal.......................................nën 120 dhe nën 80; Normal........................................120-129 dhe/ose 80-84; Normal i lartë..............................130-139 dhe/ose 85-89; Shkalla e parë e hipertensionit...140-159 dhe/ose 90-99; Shkalla e dytë e hipertensionit...160-179 dhe/ose 100-109; Shkalla e tretë e hipertensionit...mbi 180 dhe/ose mbi 110.

Disa këshilla për një ushqim sa më të sigurt gjatë verës Duke qenë se gjatë stinës së verës mikrobet rriten shpejt, ndaj duhet të tregohet kujdes maksimal edhe ndaj ushqimeve që konsumojmë, në mënyrë që të shmangen sëmundjet e ndryshme. Kjo veçanërisht në drejtim të higjienës. Për të parandaluar këto sëmundje, së pari duhet mbajtur sa më pastër ushqimin. Higjiena nuk ka të bëjë vetëm me larjen mirë të produkteve që do konsumohen, por edhe të duarve sa herë që merret njeriu me gatimin e tyre. Së dyti, duhet, duhet të dihet se mishi i marinar kur nxirret nga frigoriferi duhet të gatuhet menjëherë. Po ashtu edhe enët, në të cilat përgatitet mishi duhet të jenë sa më të pastra dhe të lara me kujdes para përdorimit. Mishi të gatuhet plotësisht, duke arritur temperaturën e duhur të gatimit. Për mishin e pulës dhe të llojeve të tjera të shpendëve, temperatura e nevojshme duhet të arrijë në 75 gradë, për hamburgerët dhe qoftet temperatura duhet të jetë 72 gradë, ndërsa për peshkun dhe llojet e tjera të mishit temperatura e gatimit duhet të arrijë deri në 63 gradë. Gjithashtu duhet bërë kujdes që ushqimi të mos lihet jashtë frigoriferit për më shumë se 1-2 orë. Marrë nga gazeta “DITA”, 23 shkurt 2018

NJOFTIME PËR NDARJE NGA JETA Gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti janë ndarë nga jeta kallarataset e kallaratasit e mposhtëm: Më 4 shkurt 2018 në Kallarat u nda nga jeta Liri Bedo Shakaj. E ndjera kish lindur në familjen kallaratase atdhedashëse të lidhur ngushtë me Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare nga prindërit Bedo e Fatime Habilaj në vitin 1940. Liria ishte martuar me Hamet Shako Shakaj. Të dy bashkëshortët ishin punëtorë të dalluar dhe me punën e tyre në sektorin e bujqësisë e të blegtorisë të kooperativës bujqësore të fshatit , arritën të përmirësonin kushtet e vështira ekonomike të tyre. Liria dallohej për sjellje dhe e dashuri me shoqet dhe bashkëfshatarët e saj. Ajo me Hametin lindën, rritën dh edukuan 2 djem e 5 vajza me vlera për familjen dhe shoqërinë. “Liri, ti flisje me zë të lartë/Fjalët i kishe me pak/S`dëgjova gjë, s`pashë,lashë/Thoshje ti në brigadë/Ndaj të donte shoqëria/Dhe të respektonte tyja/Të respektonte shtëpia/Dhe nuset të dyja/Nipër e mbesa me radhë/Se ishe grua e rrallë/Ju djemtë e vajzat e saj/Për prindërit të jini krenar”. U përcoll për në banesën e fundit me nderimet e rastit nga familjarët, të afërmit, miqtë, shokët dhe bashkëfshatarët, duke lënë pas kujtimin dhe emrin e saj të paharruar.

Bejaze Qejvanaj Më 6 prill 2018 në Tiranë u nda nga jeta Xhixho Nazo Petanaj. Kish lindur në Kallarat më 1929 në familjen me tradita atdhetare të Nazo e Sara Demiraj. E ndjera ishte martuar me ish-partizanin e Brigadës së Parë Partizane dhe oficerin e Ushtrisë Popullore Sinan Petanaj. Familja Petanaj e lidhur tërësisht me LANÇ dha një kontribut të shquar si shtëpi -bazë lufte dhe si luftëtarë me armë në dorë të tre djemtë e kësaj familjeje në formacionet partizane në luftë për çlirimin e vendit. Xhixho për shumë vjet punoi si specialiste për shumë vjet në Fabrikën e këpucëve Tiranë. Ishte grua punëtore, e sjellshme e dashur e mirëpritëse. Me Sinanin lindën, rritën dhe edukuan tre djem shembullorë: Pullumbin (i ndarë nga jeta para kohe në një aksident), Fatosin dhe Kastriotin. U përcoll për në banesën e fundit me nderimet e rastit nga familjarët, miqtë, shokët dha bashkëfshatarë kallaratas me banim në Tiranë, duke lënë pas emrin e paharruar të saj. Luto Demiraj

Në Vlorë, më 16 prill 2018, u nda nga jeta Bardhosh Nuredin Karabollaj me origjinë nga Kallarati. Kish lindur në Mavrovë më 1942 në familjen atdhetare të Karabollajve nga prindërit Nuredin e Hato Karabollaj. Bardhoshi, pas mbarimit të shkollës bazë, punoi si traktorist, fillimisht në kooperativën bujqësore të Mavrovës, pastaj në Ndërmarrjen e Shpim-kërkimit të Naftës në rrethin e Vlorës për 30 vjet. Ishte punëtor i dalluar që kish merituar edhe dekorimin nga Kuvendi Popullor i kohës. Dallohej për urtësi, ndershmëri, sjellje e marrëdhënie shembullore në familje, punë e shoqëri. Ishte fjalëpak

e gojëmbël. I martuar me Dafinën, kishte krijuar një familje të shëndoshë e kompakte. Kishin lindur, rritur dhe edukuar djemtë Trifon e Mirëvjen me vlera për familjen dhe shoqërinë. U përcoll me nderimet e rastit nga familjarët, miqtë e shokët, duke lënë pas bashkëshorten, djemtë dhe kujtimin e mirë të tij. Seit Jonuzaj

19 qershor në Vlorë u nda nga jeta Hajdili Rexho Jonuzaj. Kish lindur në fshatin Kuç më 25 prill1941 në familjen me tradita atdhedashëse të Rexho e Muzikë Lalajt. Ishte martuar në Kallarat me Besim Murat Jonuzajn i një familjeje bujare e atdhetare. Hajdilia ishte një grua punëtore, e urtë, fjalëpakë, me sjellje e marrëdhënie shembullore, e dashur e mikpritëse. Bashkë me bashkëshortin e saj Besimin dalloheshin për punë të palodhur në sektorin e bujqësisë të kooperativës bujqësore të fshatit. Të dy bashkëshortët kishin lindur, rritur dhe edukuar katër fëmijë me vlera të larta për familjen dhe shoqërinë : djemtë Agurim e Dasho dhe vajzat Evgjeni e Leonora, njerëz punëtorë, të sjellshëm e të dashur. Hajdilia u përcoll me nderime për në banesën e fundit në Kallarat nga fëmijët dhe familjarët e tjerë , nga të afërmit e saj kuçiotë, bashkëfshatarët kallaratas dhe miq e shokë të familjes. La pas fëmijët, bashkëshortin dhe kujtimin e mirë të saj.

Luto DEMIRAJ Redaksia e gazetës: Kryeredaktor: Seit Jonuzaj; Redaktorë: Hiqmet Meçaj; Çize Xhaferaj; Lefter Hysaj; Rami Memushaj; Besnik Gjonbrataj. Arti grafik: Andi Meçaj. www.kallarati.com; e-mail: gazetakallarati@yahoo.it

Profile for Gazeta Kallarati

Gazeta Kallarati nr. 95  

Gazeta Kallarati nr. 95  

Advertisement