Page 1

Gazeta KALLARATI

faqe

1

Q e r s h o r - S htato r 2 0 1 7

ORGAN PERIODIK I SHOQATËS KALLARATI Viti i 13-të i botimit, nr. 92 Qershor - Shtator 2017 Çmimi 50 L

Ecngado,Kallaratinmoseharro!

www.kallarati.com; E-mail: gazetakallarati@yahoo.it Kryeredaktor: Seit Jonuzaj

LLAMBRO HYSAJ I KALLARATIT MIRËNJOHJE E LABËRISË

Shoqata Kulturore Atdhetare “Labëria”, dega Vlorë zhvilloi një veprimtari vërtet të bukur, mbresëlënëse, të duhur, të dobishme, për të vlerësuar ndihmesën e spikatur të studiuesit sa të madh aq të thjeshtë të etnokulturës dhe mësuesit të talentuar, serioz e të përkushtuar, djalit të mirë të nënë Ziflisë e babë Velos, bukuroshit të bardhë Llambro Hysi, kallaratasit të denjë, të ditur, bujar e dinjitoz, labit të plotësuar, Llambros tonë. Morën pjesë anëtarë të Shoqatës Kulturore Atdhetare “Labëria”, dega Vlorë, anëtarë Shoqatës Kulturore Atdhetare “Kallarati”, anëtarë të shoqatava bijëza e simotra të Labërisë së madhe, profesorë, studiues, njerëz të arsimit, artit e të kulturës, bashkëfshatarë, miq, dashamirës, të afërm e familjarë të të vlerësuarit. Mori pjesë dhe vetë kryetari i Shoqatës Kulturore Atdhetare “Labëria”, “Nder i Kombit” prof.dr. Ago Nezha “Mjeshtër i Madh”.

PËRTEJ MIRËNJOHJES DHE FALËNDERIMEVE…

Faqe 2, 3, 5

MIK ME MIRËSINË Këngë për mësuesin dhe folkloristin Llambro HYSAJ

- mendime e shqetësime për etnokulturën dhe foklorin e Labërisë Nga Llambro HYSAJ Nga Seit JONUZAJ

Faqe 4

Nga Albert HABAZAJ Kënduar nga grupi i vajzave të Tërbaçit “10 Shqiponjat e Tërbaçit” në veprimtarinë e vlerësimit të Mësuesit dhe studiuesit Llambro Hysaj me çertifikatën “Mirënjohje e Labërisë”.

Përgatiti S. Jonuzaj

Faqe 5

POSTA ME SHISHE DËSHMITARE MEMECE KËSHILLA PËR PARANDALIMIN TË KATASTROFAVE DETARE E TRAJTIMIN E PNEUMONIVE, Për kureshtarët që duan të dinë për ndodhi të ndryshme në veprimtarinë njerëzore, po sjellim në gazetë diçka nga historia e katastrofave detare. Deti është fushë pa mbarim, por jo me lule. Mijëra anije e njerëz kanë përfunduar në fund të detit, duke e shndërruar atë në një varrezë gjigante.

BRONKITEVE ETJ.

Infeksionet e traktit të frymëmarrjes nahen në infeksione të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes dhe infeksione të rrugëve të poshtme. Kur preken rrugët e sipërme të frymëmarrjes, shfaqen probleme me grykët... Faqe 7

KËndi i humorit ÇALLMA DHE XHYBJA E ENDACAKUT TË PANJOHUR PADISHAHU STËRVIT MENDJEN

Faqe 5 Faqe 7


Gazeta KALLARATI

faqe

2

Q e r s h o r - S htato r 2 0 1 7

VEPRIMTARI E SHOQATËS “LABËRIA” DHE “KALLARATI”, VLORË

LLAMBRO HYSAJ I KALLARATIT MIRËNJOHJE E LABËRISË Shoqata Kulturore Atdhetare “Labëria”, dega Vlorë zhvilloi një veprimtari vërtet të bukur, mbresëlënëse, të duhur, të dobishme, për të vlerësuar ndihmesën e spikatur të studiuesit sa të madh aq të thjeshtë të etnokulturës dhe mësuesit të talentuar, serioz e të përkushtuar, djalit të mirë të nënë Ziflisë e babë Velos, bukuroshit të bardhë Llambro Hysi, lindur më 15.02.1951, kallaratasit të denjë, të ditur, bujar e dinjitoz, labit të plotësuar, Llambros tonë. Morën pjesë anëtarë të Shoqatës Kulturore Atdhetare “Labëria”, dega Vlorë, anëtarë Shoqatës Kulturore Atdhetare “Kallarati”, anëtarë të shoqatava bijëza e simotra të Labërisë së madhe, profesorë, studiues, njerëz të arsimit, artit e të kulturës, bashkëfshatarë, miq, dashamirës, të afërm e familjarë të të vlerësuarit. Mori pjesë dhe vetë kryetari i Shoqatës Kulturore Atdhetare “Labëria”, “Nder i Kombit” prof.dr. Ago Nezha “Mjeshtër i Madh”.

Kjo veprimtari që mbahet mend nga qytetarët vlonjatë, pjesëmarrës në këtë festë kulturore u ndien mirë dhe u kënaqën shumë nga zhvillimi i këtij aktiviteti të merituar, dhe pse ca të vonuar. Ata shprehën fjalët më të mira për të nderuarin, duke e cilësuar të premten e 4 gushtit 2017 me plotë të drejtë si dita e Llambro Hysit, sepse i ka dhënë aq shumë sidomos folkorit të Kallaratit, Bolenës, Bratit, Tërbaçit, Vranishtit, Mesaplikut, Kurveleshit, Lumit të Vlorës e Labërisë, qoftë me tekset, redaktimin e poezive të këngëve, me vijat melodike mbi bazën e stileve muzikore të traditës, duke e pasuruar më tej, në krahë të Kujtim Micit, Muhamet Tartarit dhe viganëve të tjerë të Labërishtes sonë kapedane e hanedane, me folkor dhe etnologji. Studiuesi Llambro Hysaj u vlerësua me diplomën: “Mirënjohje e Labërisë” me motivacionin “Intelektual i spikatur i Lumit të Vlorës, me kontribute në punën mësimore edukative në arsim dhe si drejtues i suksesshëm në disa ekonomi bujqësore. Llambrua ka vlera të veçanta në fushën e kulturës. Me punën e tij krijuese në lëmin e folkorit dhe në etnokulturë, kanë dalë në dritë shumë vlera të trevës së Labërisë”. Me vëmendje u dëgjua përshëndetja dhe kujtimet e prof. Bilal Shkurtaj, ish koleg me Llambron në shkollën e mesme “Laze Nuro”, Brataj, si dhe përshëndetja e prof.dr. Bradhosh Gaçe “Mjeshër i Madh”, idetë, shqetësimet dhe problemet që shtroi ai për diskutim e zgjidhje në këtë lëmë jetik të botës shpirtërore të trevës së Labërisë e më gjerë. Nderimi u quajt i merituar me hijeshinë, bukurinë, freskinë dhe ëmbëlsinë që pruri grupi i vajzave të Tërbaçit “10 Shqiponjat e Tërbaçit”, vlerësuar me dekoratën “Naim Frashëri” nga Presidenti i Republikës. Ky grup, i drejtuar nga studiuesi i etnologjisë dhe folkorit MSc. Albert Habazaj, që po bën një jetë aktive folkorike me emër të mirë për polifoninë femërore, u paraqit me dy njësi foklorike. Kënga e parë, e mbarënjohura “Gjurmë të kuqe, borës latë”, me tekst të Kujtim Micit, marrëse

Kjo faqe është përgatitur për gazetën Kallarati nga MSc Albert Habazaj, studiues i Etnologjisë dhe folkorit, sekretar i Shoqatës Kulturore Atdhetare “Labëria”, dega Vlorë.

Baftie Dauti Xhelilaj, kthyese Liri Gaçe Shkurtaj, hedhëse Shpresa Kapo Çelaj, ngjalli emocione të fuqishme tek të pranishmit, qoftë nga interpretimi me ndjenjë e nivel të lartë artistik të kësaj kënge epike-lirike, himn i Brigadës së Pestë Sulmuese-Heroinë e Popullit, sa të bukur aq të vështirë në të kënduar, qoftë për rifreskimin e kujtesës së fillesave mrekullore dhe kulmit që arriti kjo këngë në Festivalin e Tretë Foklorik Kombëtar të Gjirokastrës, 1978, qoftë rolit të pazvendësueshëm që patën drejtuesit e këtij grupi befasues, mësuesit e rrallë, Dragoi i këngës labe Kujtim Mici i paharruar dhe ndihmësi i tij besnik e i talentuar Llambro Hysi muaj e vite, me përkushtim, seriozitet e disiplinë artistike shembullore.

Kjo këngë për herë të parë doli në skenë me grupin e 7 vajzave të Mesaplikut, nxënëse të shkollës së mesme të Bratit, katër nga të cilat ishin nga Tërbaçi, kur këto ishin vetëm 17-18 vjeçe, që sfiduan e bënë emër në kalanë e famshme të festivaleve të mëdha. Marrësja e parë e këngës që ndezi Gjirokastrën ishte motra më e madhe e Baftos, Nazo Dauti, Diana Ribaj, virtuoze e papërsëritshme, një soprano liriko - dramatike e lindur, e denjë për në operat shqiptare, me të cilën punuan mjaft mjeshtrat Mici e Hysi. Kënga e dytë me të cilën përshëndeti grupi ishte një suprizë, që miku ynë i mrekullueshëm nuk e mori vesh, veç kur dolën vajzat e kënduan këngën “Mik me mirësinë” , thurur enkas për këtë nderim nga Albert Habazaj, me marrëse Liliana Rrapi Kapo, kthyese Liri Gaçe Shkurtaj, hedhëse Shpresa Kapo Çelaj, këngë që u këndua bukur, me dashuri e mirënjohje, si një lloj shpërblimi shpirtëror për ish-mësuesin e tyre Llambro Hysi, të cilat edhe sot, edhe pse janë vetë nëna e gjyshe i flasin përsëri në shenjë respekti: Profesor Llambro. Kjo veprimtari e veçantë dhe me shumë mesazhe për jetën dhe botën tonë etnokulturore e qytetare u transmentua dhe nga TV rajonal “6+1 Vlora”. Po e paraqesim në përgjithësi kronologjikisht të ravijëzuar këtë ngjarje kulturore për gazetën “Kallarati” dhe më gjerë për labët e dashamirësit e etnokulturës së trevës sonë. Veprimtaria për dhënien e titullit të nderit “Mirënjohje e Labërisë” Llambro Hysajt u zhvillua më datën 4 gusht 2017 në një nga mjediset e qytetit të Vlorës me këtë program: 1. Fjala e hapjes - nga Kastriot Karabolli, Kryetar i Shoqatës KulturoreAtdhetare “Kallarati”; 2. Vlerat e Llambro Hysajt për Labërinë - nga Ahmet Dema, kryetar i shoqatës “Labëria” Vlorë; 3. Llambro Hysaj në planin e kontributeve shumëdimensionale - nga prof. dr. Bardhosh Gaçe “Mjeshtër i Madh”; 4. Llambro Hysaj ka dhënë ndihmesë të dukshmë në mësimdhënie - nga prof. dr. Bilal Shkurtaj, ish koleg, zv. Rektor i Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë;


Gazeta KALLARATI

faqe

3

5.Vlerësmi për Llambro Hysajn nga shoqata “Labëria”, i duhur dhe i merituar - nga prof. dr. Ago Nezha, kryetar i shoqatës “Labëria”, “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”; 6. Llambro Hysaj- njohës dhe studiues i folkorit dhe etnokulturës së Labërisë - nga MSc Albert Habazaj, studiues i Etnologisë dhe Folkorit; 7. Përshëndetje për Mësuesin tonë Llambro Hysaj nderuar me titullin “Mirënjohje e Labërisë” - nga Hava Çelaj Muçaj (në emër të ish- nxënësve të mësuesit që vlerësojmë; 8. Përshëndetje me 2 këngë nga grupi i Vajzave të Tërbaçit: “10 Shqiponjat e Tërbaçit” -ish nxënëse të mësues Ll. Hysajt: - “Gjurmë të kuqe borës latë”, -“Mik me mirësinë”, krijuar nga Albert Habazaj, enkas për këtë nderim fisnik; 9. Përshëndetje të lira nga miq, kolegë e dashamirës: Petrit Brokaj; 10. Falënderimi i të nderuarit Llambro HYSAJ; 11. Kokltejl.

Q e r s h o r - S htato r 2 0 1 7 duruar, këmbëngulës, largpamës, llafepak, fjalëmbël, tepër domethënës, studiues shumë i mirë i psikologjisë së çdo nxënësi, zgjidhës shumë i mirë i problemeve. Mbretëron qetësia në personalitetin e Tij, por tepër këmbëngulës në zgjidhjen e problemeve. Mësues me dinjitet të lartë. Ne dhe sot, që jemi vetë mësuese e jemi bërë nëna e gjyshe i flasim me respekt: O Mësues!

Kastriot KARABOLLI,

Kryetar i Shoqatës K/A“Kallarati” në fjalën e hapjes tha: Të nderuar miq e dashamirës! Zhvillojmë këtë veprimtari të thjeshtë e të bukur, sespe Vëllait tonë, kallaratasit me vlera të veçanta Llambro Hysaj, sot Shoqata “Labëria” do t’i japë çertifikatën “Mirënjohje e Labërisë”. Të gjithë ne bashkëfshatarët kallaratas dhe të tjerët, kudo që ndodhen e s’mundën të vijnë ndihen sot të vlerësuar, sepse Llambro Hysaj është një nga më të shquarit, ndërkohë dhe më të thjeshtët punëshumë me kontribute për kulturën e Labërisë. Llambro Hysaj njihet si mësues dhe vlerësohet si ruajtës dhe përpunues i traditës së polifonisë labe. U lind në Kallarat më 15 shkurt 1951. Ka mbaruar shkollën e lartë në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Dega e Rusishtes. Për 17 vite të tëra shërbeu si mësues i gjuhës së huaj në Shkollën e Mesme në Brataj, në Kotë 5 vjet në shkollën e mesme Kotë, si dhe 3 vjet në Vranisht -Tërbaç. Mbas vitit 1994, si shumë shqiptarë, midis tyre dhe mjaft intelektualë, provoi emigrimin në Gereqi dhe më vonë në Itali. Sot banon me familjen e tij në qytetin e Vlorës. Edhe pse me punë larg vendlindjes, Kallaratit, ai për asnjë çast nuk ju nda aktiviteteve kulturore dhe artistike në Kallarat dhe në zonë, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm. Për disa vite rresht drejtoi Grupin Artistik të Kallaratit duke e bërë atë të njohur, jo vetëm në zonën e Vlorës, por edhe në mbarë Shqipërinë, duke e bërë grupin pjesëmarrës në disa Festivale Folklorike Kombëtare në Gjirokastër dhe duke marrë edhe çmime të veçanta. Ka dhënë ndihmesë të vyer në përpunimin artistik të këngës labe. Duke u mbështetur në këngën e vjetër “O Stamboll të rëntë zjarri”, duke ruajtur të kënduarit me longatje të traditës. Krijoi këngën “Ç’u këput një këmbë mali” të ekzekutuar me mjeshtëri nga këngëtari Zeqo Hoxhaj. Ka përpunuar edhe këngë të tjera si ato “Djepi ynë burim floriri”, interpretuar po me mjeshteri nga Evgjeni Jonuzaj apo edhe kenge te tjera si “Plaka me plakun ç’u zunë”, “Flokëthinjurit kanë ardhë” etj.

Mësues Llambro! Ti shpalose vlera në punën tënde mësimore - edukative e ne t’i “kopjuam” këto vlera. Ne të respektojmë se jemi nxënësit e tu e u bëmë dikush në jetë, gjë kjo shumë me vlerë edhe për efikasitetin e edukimin Tuaj në shkollën tonë aq të dashur të Bratit. Ju sot jeni krenar e bëni shumë bukur bilancin e arritjeve. Ju me edukimin Tuaj, me punën e lartë shkencore krijuat vlera për shoqërinë. Ju i dhatë shoqërisë njerëz të formuar, të orientuar mirë për jetën. Ky është me të vërtetë një fat për Ju, por këtë fat e kërkuat Ju, sepse punuat me mish e me shpirt, prandaj për këtë Ju jemi mirënjohës. Ju, Profesor Llambro, ndërtuat punën Tuaj duke hyrë në mendimin e gjithkujt nga ne, peshuat logjikën tonë, punuat me këtë logjikë dhe na mirorientuat. Për ne u shtrua nga Ju, mësues të dashur të Shkollës së Mesme “Laze Nuro” Brataj traseja ku do të udhëtonte mendimi ynë për jetën. Ishit Ju largpamës në edukimin dhe përgatitjen tonë mësimore-eduktive. Në këtë vlerësim që shpreh me këto pak fjalë në emër të të gjithë ish-nxënësve Tuaj pa dyshim je një nga ndriçuesit që na udhëheq kurdoherë në punën tonë. Jam e bindur që të gjithë ju miq e dashamirës të mësues Llambros, të dijes, arsimit, e kulturës së Labërisë, që më dëgjoni në këtë sallë, edhe ata që s’mundën të vinin, njëzëri do të thonë: “Shumë bukur! Vlerë, e meriton, Mësues Llambro Hysi këtë vlerësim. Ju, jeni përherë e do të jeni mësuesi ynë i talentuar. Prandaj, ne sot Ju urojmë nga zemra: Paçi gjithmonë sukses! Për Ju shkroftë gjithmonë pena e artë, sepse Ju e meritoni, i nderuar Mësuesi ynë!Llambro Hysaj - njohës dhe studiues i folkorit dhe etnokulturës së Labërisë.

MSc Albert Habazaj,

studiues i Etnologjisë dhe Folkorit;

Hava Çelaj (MUÇAJ),

Ish - nxënëse, anëtare e grupit “10 Shqiponjat e Tërbaçit”

Përshëndetje mësuesit tonë Llambro HYSAJ, nderuar me titullin “Mirënjohje e Labërisë” Jam sot këtu para jush, në këtë aktivitet vlerësues, për të shprehur mendimin, vlerësimin dhe detyrimin në emër të ish-nxënësve të shkollës së Mesme “Laze Nuro” Brataj, për mësuesin e talentuar, autoritar dhe po aq njerëzor Llambro HYSAJ. Është privilegj, por edhe përgjegjësi për mua që a do të mund ta shpreh ashtu siç duhet respektin për këtë vlerësim të merituar, pse jo pak të vonuar që i bëhet mësuesit tonë? Jam e bindur se ky vlerësim flet vetë, pasi puna këmbëngulëse, pasioni në profesionin e bukur të mësuesit, ka mundësuar që mësuesi Llambro Hysaj ta finalizojë këtë vlerësim, në përgatitjen e nxënësve që frekuentuan shkollën “Laze Nuro” Brataj në vitet e arta do t’i quaja, ku jepnin mësim mësues TALENT e midis tyre edhe mësues Llambro Hysi. Do ta vizatoja me këto fjalë gjithë angazhimin e Mësues Llambros: I

Të them dy fjalë të beharta për studiuesin mësues Llambro Hysaj është nder, përgjegjësi, respekt dhe kënaqësi, sa e lehtë aq e vështirë për mua. Dua të shpreh mirënjohjen time për një mik special që kam sot, sepse Llambrua ka qenë edhe mik e vëlla me babain tim, mësuesin dhe këngëtarin e paharruar Rexhep Abazi; mik e vëlla me Kujtim Micin, dragoin e këngës dhe valles labe; mik e vëlla me Tërbaçiotët e Malit Etnokulturor, Mësues me shkronja të mëdha shtypi e shpirti edhe për këto motrat e mia tërbaçiote, që sot përfaqësojnë polifoninë femërore labe. Llambro Hysaj mirësishit vijon të jetë sot edhe miku im. Llambro Hysaj dhe Çertifikata “Mirënjohje e Labërisë”. Në fraksion të


Gazeta KALLARATI

faqe

4

Q e r s h o r - S htato r 2 0 1 7

PËRTEJ MIRËNJOHJES DHE FALËNDERIMEVE…

Nga Llambro HYSAJ

- mendime e shqetësime për etnokulturën dhe foklorin e Labërisë -

Përtej mirënjohjes dhe falënderimeve të mia për vlerësimin, unë desha të sjell këtu edhe disa mendime e shqetësime për ruajtjen, evidentimin dhe kalimin në breza të vlerave etnokulturore të Labërisë. Labëria ka lënë shumë dëshmi edhe për ato tema a çështje që diskutohen sot me pasion. Së pari, nga vjen emërtimi “Labëri”? Në një vajtim të vjetër të mbledhur në Labëri motra qan vëllain: “Qaj nëno kërcuria,/ iku Bato lulia./ ike Bako Gjarpër-o,/ që s’le shok në Arbër-o”. pra, kur është vajtuar Batua, Labëria është quajtur Arbëri. Në një vajtim tjetër të mëvonshëm të mbledhur në Smokthimë, një grua që nuk la fëmijë vajtohej: “Fatime Demiria,/ fare s’më le binà,/ Fatime, moj binàhiçe,/ moj zonja me shumë qyçe [çelësa],/ shtroje odat arbërishte”. Po si ka kaluar nga “Arbëri” në “Labëri”? Shumë kollaj. Ne nuk kemi patur institucione hartografie. Ato na i kanë bërë të huajt. Në rastin konkret, nyja shquese latine “la”, “l’” është vënë para emrit “Arbëri” dhe gjatë kohës, për lehtësi shqiptimi ka rënë bashkëtingëllorja “r” dhe është krijuar emërtimi i ri “Labëri”. Së dyti, Labëria ka qenë dhe mbetet një trevë etnokulturore. Asnjëherë ajo nuk ka qenë njësi administrative e bashkuar. Kur themi Labëri nënkuptohet ajo trevë kulturore ku këndohet me marrës, kthyes, hedhës dhe iso dhe ku i vdekuri qahet me ligje elegjiake e melodi të përvajshme. Në Labëri vajtohet duke kënduar. Jo më kot në Labëri ka mbetur shprehja frazeologjike: “e ka qarë”, pra e ka thënë bukur, deri në përsosmëri. Sot nga media të ndryshme vizive apo të shkruara po ngulmohet të argumentojnë se Tragjasi, Dukati, Radhima, Kanina, Topalltia, Himara e Gjirokastra nuk janë Labëri. E nëse është kështu, cila është kënga e tyre?! Pse këndojnë e qajnë labçe?! Kaq e fortë paska qenë kultura labe sa të ketë asimiluar kulturën e lashtë greke?! Para 100 vjetësh në Palasën e Himarës këndohej: “S’kemi punë me Greqinë,/ s’bëjmë hàsha vllazërinë,/ niprit e Gjergj Aranitit/ s’bëhen bij të Moraitit,/ vetëm për sebep të kriqit”. Ja që bregasit e lashtë e kanë ditur kujt etnie, fisi e vëllazërie i takonin. Në një vajtim tjetër për një kapedan të Bregut flitet për lidhje gjaku: “Rroftë Kurveleshi thoi [thoni],/ u përpoq sa e shpëtoi,/ nga Konja- Himar’ e prunë,/ gjaku inë s’bëhet ujë”. Hapur, shqip, e dëshmon edhe refreni i këngës së lashtë himariote: “Bregu ‘ Detit gurë-gurë,/ qaj o Breg e qaj o Lumë!”. Mirë Bregu që do qante kapedanët e vet të vrarë të intrernuar, të burgosur nga turku (osmanët), po Lumi përse duhet t’i qante?! Duhet t’i qante se Bregu dhe Lumi ishin një fis, një gjak, një farë, një etni. Ajo që i dallonte apo i ndante ishte vetëm Mali i Vetëtimave dhe më vonë, ishte vetëm besimi, feja. Shkruajnë e thonë se shqiptarët deri në vitin 1912 nuk e kanë njohur flamurin e tyre. Por kënga rreth 200 vjeçare himariote dëshmon të kundërtën. Ata kanë njohur veten, atdheun dhe flamurin: “Kost’ leksi-flamur me zok,/ aferim, sa u përpoq,/ për vatan veten e doq.

Labërit më këtë anë dhe matanë malit edhe në dashuri kanë patur të njëjtën hobi apo manì. Në bregdet: “Moj sizeza griklariqe,/ piqe moj ti buzën piqe,/ kur të vdes, qajmë me ligje”. Në Labërinë e Brendshme: “O mike, në të kam mike,/ kur të vdes, të bëhesh qyqe,/ të më qash brigje më brigje,/ hem me lot e hem me ligje”. Shkruhet e thuhet se polifonia labe e ka origjinën dhe fillesat e saj te liturgjia kishtare, por harrojnë që liturgjia është një këngë korale kishtare e kultivuar. E anasajellta mund të jetë e vërtetë: Liturgjia kishtare mund ta ketë origjinën te polifonia pagane e popujve të lashtë. Çdo kultivar i ri e ka origjinën tek fara e egër në natyrë. Duan e thonë që kënga labe na qënka isopolifoni. Termi “isopolifoni” kumbon bukur, por nuk thotë thelbin e gjësë. Polifonia është e tëra; isua është pjesa. Në Labëri isos i thonë mbushje dhe këngëtarëve të isos mbushësa. Isua nuk thotë, nuk kumton asgjë. Isua është llaçi që mbush boshllëqet midis gurëve dhe lidh gurët e rëndë (marrësin, kthyesin, hedhësin) në kalanë e lashtë që quhet polifoni. Por asnjë kala, fortesë a godinë nuk e ka marrë emrin nga llaçi me të cilin është ndërtuar, as nga gurët qofshin ata qemer a qoshellinj, por nga vendi, ideatori a pronari (Kalaja e Kaninës, Kalaja e Gjon Boçarit). E veçanta në polifoninë labe është kthesa, që nuk e gjen në polifoninë e trevave të tjera shqiptare, por edhe në polifonitë e popujve të tjerë. Polifoni është kënduar edhe me dy zëra (marrëskthesë), edhe me tre zëra (marrës-kthesëhedhës) pa iso. Ato nuk kanë iso, por polifoni janë. Termi “isopolifoni” këtë mënyrë polifonike të kënduari e lë jashtë polifonisë. Kënga labe ka disa mënyra të kënduari; ajo ka edhe monofoninë: vajet, ninullat, borohitjet, logatjet, mërmërimat këndohen në monofoni. Kënga labe është dialektike dhe nuk lë shteg interpretimi tjetër kur dëshmon: “Do ja themi një zë,/ të na bëhen dy zë [zëra]”. Pra, polifonia labe ka lindur nga monofonia. Labërishtja e kapërcen kornizën e një gjine arti, siç është kënga. Brenda saj gjen tregimin, fabulën, poezinë, portretin, tablonë, skënën, gjen lajmin, analizën, opinionin, gjen personazhe, ngjarje, tipa e karaktere, bëma e tertipe të së kaluarës, që vijnë në ditët e sotme si të ngjashme, si “krok” e ‘çit koka” me personazhet e ditëve tona. Parë në këtë sens të krijohet përshtypja (ndjesia) se ajo është kënduar dje për t’u dëgjuar sot e mot: “Moj kasolle, ku na mblodhe!” (Parlamenti i sotëm); “Me shëndet sharkun, o Zykë,/ sharku ok e mendja pykë!” (Gjithologët e kohës sonë- Zykët e ekraneve); “E mbolli arën Hajdini,/ Kur ta korrë e do e shini” (Premtimet e Hajdinëve të sotëm në mitingje e ekrane). Labërishtja në udhëtimin e saj mijëravjeçar nga brezi në brez e nga koha në kohë, qarkulloi të njëjtën gjuhë e të njëjtën kulturë në të njëjtin territor, duke bashkuar kohët dhe njerëzit në një marrëveshje e mirëkuptim, që në termin bashkëkohor quhet identitet kombëtar. Ky është, ndoshta, një shërbim edhe më i madh, se sa luftërat, përpjekjet, sakrificat e jetëve njerëzore për liri, pavarësi e identitet kombëtar, të marra së bashku. UNESKO i hapi portat polifonisë labe për vlerat e veçanta muzikore dhe lashtësinë, që ajo mbart, ndërsa ne jo vetëm t’u jemi mirënjohës brezave për vlerat që na lanë, por t’i ruajmë e t’i çojmë edhe më tej.


Gazeta KALLARATI

faqe

5

Q e r s h o r - S htato r 2 0 1 7

LLAMBRO HYSAJ I KALLARATIT MIRËNJOHJE E LABËRISË Vijon nga faqe 3

sekondës, mendoj për emrin e përveçëm Llambro KALLARATI dhe nderimin e veçantë “MIRËNJOHJE E LABËRISË”, që sipas konceptit tonë kapedanllëks, duket i pandjeshëm, i zakonshëm, i pabujshëm, por në thelb, ai është nderimi më i lartë dhe i merituar që mund të japë shpirtërisht Mëmë Labëria. Llambro Hysaj është njohësi deri në mjeshtëri, ruajtës, përpunues i traditës së polifonisë labe dhe një nga studiuesit më me identitet dhe dinjitet të folkorit dhe etnokulturës së Labërisë sonë. Po paraqes një jetëshkrim të shkurtër të fushës, (CV), biografi tërësisht vlerësuese, me nota pozitive në çdo zë të jetës për të qenë mësues i talentuar dhe njeri model. Për çdo zë Llambro Hysaj, sinqerisht meriton të jetë “Mirënjohje e Labërisë”. Është një zë që, edhe po s’e shpallëm ne, banorët, artistët, polifonët e Labërisë e kanë njohur, të paktën që në vitin 1972 mësues Llambron si mirënjohje të tyre. Telegrafisht, po paraqes zërin dhe vlerësimin për të: Llambro Hysaj - njeri i mirë. + Llambro Hysaj - familjar shembullor. + Llambro Hysaj - mësues i talentuar. + Llambro Hysaj - njohës i gjuhëve të huaja. + Llambro Hysaj - krijues popullor. + Llambro Hysaj - mik me malet e nderit e lezetit. + Llambro Hysaj - një nga ata dritanë diturie që Shkollës së Mesme “Laze Nuro” Brataj i dhanë fytyrën e një Universiteti, ndoshta (me 17 vite pune vajtje-ardhje) më jetëgjati Dritan në “maratonën” e përditshme arsimore Kallarat-Brataj dhe kthim. Llambro Hysaj - model i qytetarit idealist e dinjitoz ku e kërkoi koha, duke qenë shembëlltyra e jetësuar e shprehjes: “Dhe në malet me borë ka jetë”. Shumë mirë. Bukur. Model. Deri këtu ka bërë

detyrën si një Mësues, si një Kallaratas, si një Lab, si një Shqiptar i duhur, i nevojshëm, vizionar për mirësi e përparim. Këto cilësi llogariten si faktorë plus në nderimin që shoqëria që sot i bën Mikut tim të veçantë Llambro Hysaj, që ka qenë mik me të paharrueshmit mësues e folkoristë Kujtim Mici, Rexhep Abazi, Mejdi Skëndaj, etj.

MIK ME MIRËSINË Këngë për mësuesin dhe folkloristin Llambro HYSAJ Nga Albert HABAZAJ Kur Shkollë qe Brati, Vin’ nga Kallarati, Mësuesi ynë Mik me mirësinë.

(Ref.)

Me yje, me hënë, Për dije, për këngë, Zhegu, as furtuna, S’e ktheu nga udha. Zoti për kuvënde, Me zemër e mëndje. Nga rrënja, themeli, Lulelabe çeli… Kock’ e bardhë guri, N’Argjiro na shpuri.

Merita kryesore, më e spikatura që Llambro Hysaj vlerësohet “Mirënjohja e Labërisë” është se ky kallaratas i ditur, mendjehapur e syqeshur është një njohës i sprovuar dhe i pashoq i folkorit të zonës, të Kallaratit, Kurveleshit, Mesaplikut, Lumit të Vlorës, Himarës, të folkorit të Labërisë, etnologjisë, dokeve, zakoneve, traditave, një nga më të pëlqyeshmit me humorin e tij në pasurimin e prozës e poezisë popullore, vëzhgues i hollë i mënyrës së jetesës së kësaj krahine të madhe etnografike brenda Toskërisë (njërës nga dy ndarjet më të mëdha etnografike shqiptare). Me kontribute kërkimore-shkencore të dukshme, siç e ka vënë në dukje dhe prof.dr. Bardhosh Gaçe, “Mjeshtër i Madh”, ky studiues është shembëlltyra më e lartë në sotshmëri e Thimi Mitkos e Spiro Dines, me emrin e tij të përveçëm, me gjurmët e tij që brezat e rinj i ndjekin si dritë e ngrohtë.

Me Kujtim Dragoin, Kujtim Mic fajkoin. Llambro Hys i këngës, Behari i Nënës. Labëria sot, E qeshur i thotë: “Mirënjohje, djalë, Të kam për në ballë”! Kënduar nga grupi i vajzave të Tërbaçit “10 Shqiponjat e Tërbaçit” në veprimtarinë e vlerësimit të Mësuesit dhe studiuesit Llambro Hysaj me çertifikatën “Mirënjohje e Labërisë”.

POSTA ME SHISHE - DËSHMITARE MEMECE TË KATASTROFAVE DETARE Përgatiti për gazetën S. Jonuzaj

Për kureshtarët që duan të dinë për ndodhi të ndryshme në veprimtarinë njerëzore, po sjellim në gazetë diçka nga historia e katastrofave detare. Deti është fushë pa mbarim, por jo me lule. Mijëra anije e njerëz kanë përfunduar në fund të detit, duke e shndërruar atë në një varrezë gjigante. Papërsosmëria e mënyrave të anijedrejtimit, mosnjohja e kushteve të lundrimit, mungesa e mjeteve të sigurta të lundrimit, cilësitë e dobëta lundruese të anijeve- të gjitha këto jo rrallë kanë çuar në mbytje të anijeve, të ngarkesave me vlera dhe të njerëzve. Por nga të merrej vesh se çfarë u ka ndodhur anijeve të zhdukura nëpër dete e oqeane, veçanërisht në kohët e shkuara që nuk ekzistonin mjetet e sotme bashkëkohore të komunikimit? Kush do dëshmonte për ngjarjet? Kjo i detyroi detarët të sajonin një mënyrë njoftimi që ishte futja e një pusulle në një shishe dhe hidhja e saj në det me shpresë se dikur ajo do t`i binte në dorë ndokujt. Pra letra e futur në shishe do të bëhej dëshmitare memece, domethënë pa zë.

Në vijim po japim në mënyrë kronologjike disa nga rastet më tipike të mbytjeve të anijeve që janë shoqëruar me hedhje shishesh në det për të njoftuar për ngjarjen. Kush e ka lexuar romanin e Zhul Vernit “Fëmijët e kapitenit Grande”, e mban mend se ekuipazhi i anijes trabak “Dunkan” rastësisht zbuloi në barkun e peshkaqenit të kapur një shishe me një copë letër të shkruar brenda. Po ashtu edhe ata që kanë lexuar, mbase nuk e kanë harruar romanin e Viktor Hygoit, ku thuhet se trafikantët e fëmijëve hedhin në det një shishe me një pusullë brenda. Zakoni i hedhjes në det të shishes me copën e letrës brenda, që tregonte për fatin e ekuipazhit të anijes që mbytej, nisi të praktikohej nga detarët shumë herët. Kjo gjë, që u quajt “Posta e Neptunit”, përdorej në ato raste, kur nuk kishte mjet tjetër për të lajmëruar mbi tragjedinë e ndodhur në det. Historia e lundrimit detar njeh me qindra raste, kur shishet e gjetura në ujë ose të nxjerra nga deti në tokë jepnin njoftime shumë të

rëndësishme e me vlerë për anijen, ekuipazhin, kohën dhe shkakun e katastrofës. Në shishet e gjetura deri tani në det ka testamente, letra lamtumire për të afërmit, njoftime për krime të kryera në det. Për shembull, në mars të vitit 1957 në bregdetin verior të ishullit Xhamajka u zbulua një shishe nga e cila u nxorr një hartë e vjetër detare, e nxirë nga koha me një mbishkrim që mezi dallohej. Me mundim të madh u arrit të zbërthehej teksti në anglisht: “Korrik, viti 1750. “Bretren of Kost” po digjet në mes të Atlantikut. Ishte e kotë shpresa për shpëtimin e ndonjërit nga ekuipazhi, përveç 12 vetëve që mundën të kapnin një barkë. Ti nëna ime Elizabetë nga Londonderri mos qaj për mua. Ti ati im Tomas Draiden kujdesu për mamin dhe për motrat e mia më të vogla. Turp të shikosh rreth e rotull. Trimat na dolën horra. Të qarët e tyre që na kujtonte të qarët e foshnjave, mbushin ajrin. Përbindshit e thellësive të detit presin ata nga ne që guxojnë të shpëtojnë me not. Ne jemi qindra milje larg nga cilido bregdet. Kapiteni im


Gazeta KALLARATI

faqe

6

Q e r s h o r - S htato r 2 0 1 7

POSTA ME SHISHE - DËSHMITARE MEMECE TË KATASTROFAVE DETARE kot po përpiqet të mbajë rregull. Unë jam duke pritur vdekjen në heshtje. I plotfuqishmi do e shpërblejë atë që do e gjëjë këtë letër. Ju lutem, ia jepni...” Këtu letra ndërpritet. Në vitin 1784 një anije pirate japoneze, në kërkim të gjahut (presë), doli në Oqeanin e Qetë. Gjatë shumë ditëve piratët grabisnin tregtarët, mbysnin e digjnin anijet e tyre. Por në kohën e një stuhie të fuqishme anija humbi timonin dhe pëlhurat, 44 piratë shpëtuan duke dalë në një ishull koral të pabanuar.. Duke mos pasur ujë dhe ushqim japonezët po vdisnin njëri pas tjetrit derisa në fund mbeti vetëm një, Matsujama. Duk vdekur, ky shkroi me jeroglife në copa të vogla dërrasash druri se çfarë kishte ndodhur me anijen dhe shokët e tij. I futi në një shishe këto dërrasa dhe e hodhi në det. Do kalonin mbi 150 vjet që letra e Matsujamës të gjendej. Ndodhi kështu, që për ironi të fatit dallgët e hodhën shishen në bregun japonez, jo larg qytetit të lindjes së piratit. Në vitin 1827 pranë ishullit Baham u gjet një shishe me një letër në anglisht me përmbajtjen e mëposhtme: “Anija po digjet! Elizabeta, Marma dhe unë ia besojmë shpirtin tonë Shpëtimtarit, mëshira e të cilit do na lejojë të jemi krejtësisht të qetë përpara largimit në përjetësi. Major Mak-Gregor”. Ai që e gjeti këtë shishe shpejt arriti ta merrte vesh se autori i letrës ishte gjallë. Siç doli, MakGregori, major i regjimentit 31 anglez, së bashku me gruan e tij Elizabetën dhe vajzën Marma në vitin 1825 ishte nisur nga Anglia për në Indi me anijen me pëlhura (vela) “Kent” që i përkiste kompanisë “Ost-Ind”. Në anije ndodheshin 640 vetë udhëtarë, ushtarë dhe ekuipazhi. Më 1 mars, kur anijen e kapi një stuhi në gjirin e Biskajës, në “Kent” shpërtheu një zjarr. Pavarësisht nga përpjekjet e dëshpëruara të kapitenit Henri Kobba dhe të ekuipazhit, nuk u arrit të shuhej zjarri. Gjysma e njerëzve që ndodheshin në anije u shpëtua nga anija angleze “Kambria”, e cila shkonte nga Anglia në Vera-Kruz. Midis të shpëtuarve gjëndej me familjen e tij edhe autori i letrës që u gjet pas dy vjetësh. Më 12 mars të vitit 1841 anija avullore me rrota “President”, që i përkiste “Kompanisë British and Amerikan Stim Navigejshën”, me 136 udhëtarë dhe ekuipazhin, ishte nisur nga Portsmuth për në Amerikë. Tetë muaj për këtë anije nuk dihej asgjë. Vetëm në fund të vitit në oqean u kap një shishe. Letra që u gjet në të tregonte se avullorja “President” ishte mbytur gjatë një stuhie me të gjithë njerëzit që kishte në të. Më 23 shtator 1856 avullorja amerikane “Pacifik” me 288 udhëtarë e dhe ekuipazh doli nga Liverpuli për në Nju-Jork. Në portin pritës anija nuk mbërriti. Pothuajse për njëqind vjet asgjë nuk u mor vesh për fatin e “Pacifik”-ut. Por së fundi një anije e rojes bregdetare amerikane e SHBA-ve diktoi një shishe pluskuese, brenda së cilës ndodhej një testament në anglisht. Ai ishte shkruar nga njëri prej udhëtarëve të avullores “Pacifik”. Duke i lënë vajzës me testament të gjithë pasurinë në San-Francisko, autori i letrë tragjike përmendte se anija po mbytet pranë kepit Fletteri. Në korrik të vitit 1884 një peshkatar në gjirin Morakambe kapi me rjetë një shishe të mbuluar me lym. Letra që kishte brenda tregonte me hollësi se si anija me pëlhura dhe helikë

“Himalaj” kishte pësuar dëmtime në brigjet e Njufaundlendit, kishte mbetur pa pëlhura dhe i shte këputur helika, si kapiteni dhe 16 detarët kishin bërë përpjekje të kota të zinin të çarën dhe të shpëtonin anijen. Letra përfundonte me fjalët: ...”Ne asgjë nuk mund të bëjmë për të shpëtuar. Në qoftëse Zoti nuk bën çudira, ne do të vdesim”. Në fund nënshkrimi: kapiten Roberts. Letra ishte pa datë. Gjatë shumë viteve kishte mbetur enigmë fati i avullores angleze “Brunsvik”, e cila kish humbur pa patur asnjë lajm për të në fund të shekullittë 19-të. Para ca kohësh në gjirin e Bristolit u gjet një shishe që pluskonte mbi ujë. Letra me datën 13 mars 1898 që kishte shishja njoftonte që “Brunsvik” ishte mbytur në një stuhi tek kepi Horn. Në vitin 1902 anglezët bënë kërkime për avulloren e transportit “Garonian”. Tre muaj dy anije ushtarake ditë e natë vazhduan krehjen e ujërave të Atlantikut Vetrior, por nuk arritën ta zbulonin avulloren. Kushedi edhe sa vjet do të vazhdonte të mbetej i fshehtë shkaku i mbytjes së avullores, nëse pas pesë muajsh pranë brigjeve të Skotlandës së Re nuk do të ishte gjetur shishja me letrën. Në të flitej se në kohën e një stuhie të fuqishme avullorja “Garonian” kish humbur qëndrueshmërinë dhe ishte përmbysur, se në barkën që mundën ta zbrisnin në ujë, u ulën 14 detarë. Me siguri, kjo barkë gjithashtu është mbytur. Pas disa vjetësh në brigjet e Irlandës së Veriut deti kish nxjerrë edhe një shishe tjetër me letër brenda që përmbante informata plotësuese për mbytjen misterize të “Garonian”-it. Ja përmbajtja: “Garonian” po fundoset me shpejtësi. Qëndrueshmëria ka humbur, njëra anë tashmë është mbushur me ujë. Lamtumirë, nënë dhe motra. Çarli Mak-Fell, lubrifikues”. Një mëngjes heret të nëntorit të vitit 1933 anija angleze “Berengaria”, duke lundruar 300 milje larg nga perëndimi i Irlandës, mori sinjalin “SOS” nga një anije e panjohur. Në thirrjen për ndihmë njoftohej se anija ishte në rrezik dhe nga minuta në minutë mund të përmbysej. Kapiteni i anijes angleze, Britten, e ndryshoi kursin (drejtimin e lëvizjes) dhe iu drejtua për ndihmë anijes në rrezik. Ndërkohë anija e panjohur bëri njoftimin: kapakët e grykëhyrjeve u shkulën, ne gjatë nuk mbahemi dot. Anija që po u shkonte në ndihmë i u përgjigj: Mbahuni se ne tashmë jemi afër jush. Por kur “Berengaria” mbërriti tek vendi i treguar në sinjalin e fatkeqësisë SOS, nuk gjeti asnjë gjurmë të katastrofës. U mbyt ajo anije apo shkoi në portin më të afërt, asnjë se dinte. U mendua se sinjalin e fatkeqësisë i kish dhënë avullorja angleze e transpotit “Seksilbi”,që shkonte në këtë kohë nga Amerika në Irlandë me një ngarkesë minelal hekuri. Fakti i mbytjes së “Seksilbi” u vërtetua vetëm pas tre vitesh. Më 23 prill 1936 në bregdetin e Uellsit në Angli u gjet një vazo kakaoje, në të cilën ndodhej një letër e shkruar me laps shpejt e shpejt: “Avullorja “Seksilbi” po mbytet në rajonin e bregdetit irlandez. Të fala motrave, vëllezërve dhe Dinës. Xho O` Kain”. Në vitin 1942 në brigjet e Australisë humbi pa lënë gjurmë një motoskaf i vogël sportiv. Pas shtatë muajsh jo larg Sidnejit u gjet një shishe

me një letër brenda e nënshkruar nga pronari i motoskafit, Harold Dugllas: “Në qoftëse kjo shishe do të gjendet, jepjani, ju lutem, gruas time Kristianë Dugllas në PointPajner, Sidnej. Ti, natyrisht, do habitesh, se çfarë më ndodhi mua. U prish motori dhe mua rrjedha më nxorri në det të hapur. Lamtumirë!” Në shishe ishte futur gjithashtu edhe testamenti i shkruar në letër çeku. Në det dhe në breg janë gjetur jo pak shishe të hedhura edhe nga ekuipazhet e anijeve të siluruara dhe të shpërthyera në mina gjatë dy luftrave të fundit botërore. Këto copa letre ose teshash, të shkurtra shpejt e shpejt me laps ose madje me gjak, janë dëshmi memece të tmerreve të luftës. Në to shkurt tregohet se si ishte siluruar ose ishte qëlluar një anije paqësore , se si mrekullisht të mbetur gjallë disa pjesëtarë të ekuipazheve në fillim arritën të shpëtonin në barka , se si ata pastaj me javë gjendeshin pa ushqim, luanin menç nga etja dhe vdisnin. Në fillim të Luftës së Dytë Botërore anglezët gjetën në det një shishe. Letra që ndodhej në të njoftonte , se anija angleze e transporit “Tarritella” shpërtheu në një minë dhe po mbytet me shpejtësi. Në bazë të koordinatave që shënoheshin në këtë letër, anglezët përcaktuan një fushë të madhe minash, ku tanimë ishin mbytur disa anije transporti të tyre. Siç u sqarua më vonë, fusha me mina, në të cilën shpërtheu “Tarritella” , ishte krijuar nga anija gjermane “Vulf”. Një shërbim të madh u bëri anglezëve shishja e kapur në La-Mansh me letrën që kishte në të, e cila tregonte për fatin e një grupi të madh robërish anglezë, të cilët në fillim të verës së vitit 1940 gjermanët i transportonin me një nga anijt e tyre të transportit. Një gjetje shumë e çmueshme që njoftonte për heroizmin e ushtarakëve sovjetikë në vitet e luftës së Madhe Patriotike, ishte zbulimi në një shishe të kapur nga një peshkatar bullgar në bregdetin e Detit të Zi në vitin 1958. Letra e nxjerrë nga shishja kishte përmbajtjen e më poshtme në gjuhën ruse: “U mbajtëm deri në pikën e fundit të gjakut. Grupi i Savinovit. Tre ditë i bëmë ballë mësymjes së forcave të mëdha të kundërshtarit, por në luftimet e ashpra nën Kilie në grupin e kapiten Savinovit kemi mbetur 4 vetë: kapiteni, unë, rreshteri Ostanov dhe ushtari Omelkov. Po vdesim, po nuk dorëzohemi. Gjak për gjakun, vdekje për vdekjen!” Po cili ishte postieri në të gjitha këto raste? Cili i mbartëte shishet për qindra e qindra milje? Faktet vërtetojnë se “postën e Neptunit”, siç u quajt, e bëjnë rrjedhat oqeanike e detare. Këto ishin disa raste të veçanta ku janë përdorur shishet si i vetmi mjet për të njoftuar se çfarë u ka ndodhur anijeve që i përpinte deti. Këto raste i nxorrëm e përkthyem nga libri rusisht “Në gjurmë të katastrofave detare” të autorit A. Skrjagin. Por mbytjet e anijeve në dete e oqeane kanë vazhduar e vazhdojnë edhe sot e kësaj dite dhe megjithë mjetet e sotme të komunikimit, përsëri ka jo pak raste që anijet kanë humbur pa nam e nishan, siç thotë populli, sepse nuk kanë mundur të njoftojnë se çfarë u ka ndodhur, ashtu sikurse ndodh edhe me avionë në qiell kur rrëzohen.


Gazeta KALLARATI

faqe

7

KËndi i shËndetit KËSHILLA PËR PARANDALIMIN E TRAJTIMIN E PNEUMONIVE, BRONKITEVE ETJ. Nga Pranvera Kola

Shkaktarët e infeksioneve në rrugët e frymëmarrjes

Infeksionet e traktit të frymëmarrjes nahen në infeksione të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes dhe infeksione të rrugëve të poshtme. Kur preken rrugët e sipërme të frymëmarrjes, shfaqen probleme me grykët, fytin dhe sinuset. Mjekja infeksioniste Ilda Xhelili thekson se në këto raste simtomat më të zakonshme klinike përfshijnë hundë të zëna ose sekrecione të lëngshme, por edhe të trasha e me ngjyrë të errët në rastin e sinuziteve , dhimbje fyti, dhimbje muskujsh, dhimbje koke dhe kollë të thatë. Kur infeksioni zbret më poshtë, në rrugët e poshtme të frymëmarrjes, kemi të bëjmë me bronkit e pneumoni të shkaktuar nga agjentë të ndryshëm. Simtomat në këtë rast përfshijnë zakonisht një kollë më të rëndë që mund të prodhojë kilbazë, dhimbje gjoksi, vështirësi në frymëmarrje deri në gulçim. Cilët janë faktorët që ndikojnë në shfaqjen e infeksioneve në rrugët e sipërme të frymëmarrjes? Shkaktarët më të shpeshtë janë kokët (streptokoku, stafilokoku, pneumokoku), viruse të ndryshme, por edhe mikrobe me specifika të veçanta. Një ndër shkaktarët e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes është edhe virusi i gripit të derrit (H1N1). Ashtu si me çdo grip sezonal, simtomat e gripit të derrit mund të përfshijnë temperaturë, kollitje, dhimbje fyti, dhimbje koke, muskulare dhe dobësi të përgjithshme. Gripi i derrit nuk mund të përhapet nga ngrënia e produkteve të gatuara të derrit. Zakonisht ky përhapet nga personi në person pas teshtimave. Kollitjes apo pu5thjes dhe është ngjitës zakonisht nga 1 deri në 7 ditët e para të infeksionit fillestar viral. Në vitet e fundit jemi ndeshur edhe me virusin e gripit të shpendëve (H5N1) që është një sëmundje nga virusi i influencës së tipit A. Njerëzit e infektuar me gripin e shpendëve kanë qenë në kontakt të ngushtë me shpendët e sëmura apo me produktet e tyre të jashtëqitjes, si dhe në kontakt të drejtpërdrejtë me persona të tjerë të infektuar. Edhe në këtë rast simtomat përfshijnë temperaturë, dhimbje koke, diarre, konfuzion, apo dhe gjendje të përgjithshme rrufe. Një pjesë e mirë e njerëzve të infektuar me këtë virus vuajnë nga komplikacionet. Trajtimi i këtyre pacientëve bëhet në kushte spitalore dhe në repartin e trajtimit intensiv. Mjaft të njohur për shkaktimin e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes janë dhe enteroviruset e llojeve të ndryshme. Karakteristikë e tyre është sindromi këmbë, dorë, gojë. Klinikisht situata paraqitet me temperaturë, dobësi të përgjithshme, skuqje të lëkurës së duarve dhe të këmbëve dhe ulçeracione në mukozën e gojës. Jo rrallë mund të shoqërohet me vështirësi në frymëmarrje. Shumica e pacientëve në këtë situatë mund të trajtohet mjaft mirë nga mjekët e familjes. Natyrisht që rastet me komplikacione kërkojnë trajtim të specializuar. Infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes kalojnë më shpejt kur prekin rrugët e sipërme. Megjithatë edhe ato kërkojnë vëmendjen e duhur. Simptomat e infeksioneve në rrugët e sipërme të frymëmarrjes zakonisht përfshijnë kollë, dhimbje fyti, teshtima, rrjedhje hundësh, dhimbje koke, muskujsh e kockash, ulje të oreksit, temperaturë jo shumë të lartë, dobësi të përgjithshme. Në rast se sëmundja përparon, mund të shfaqen komplikacionet me inflamacion të sinuseve, veshëve dhe qelbëzimin e bajameve (angina purulente). Sëmundja zgjat zakonisht 7 deri në 10 ditë, por edhe më tepër në rastin e implikacioneve, të cilat mund të shoqërohen me temperaturë të lartë. Si duhet përdorur antibiotikët në këto raste? Duhet treguar kujdes me përdorimin e antibiotikëve, të cilët nuk kanë asnjë vlerë në rastin kur shkaktarët janë me origjinë virale. Prandaj mjekimi duhet bazuar në ekzaminimet klinike radiologjike dhe laboratorike. Antibiotikët janë shumë efektivë në trajtimin e problemve me origjinë bakterialë, por kohët e fundit, si rezultat ipërdorimit pa kriter të tyre, është rritur dhe rezistenca ndaj antibiotikëve, prandaj mjekimi duhet zgjedhur gjithmonë në bazë të antibiogramës. Ndaj duhet të hiqet dorë nga praktika të tilla që sapo të ndihen shqetësimet e para të shkohet në farmaci për të marrë qetësues pa rekomandimin e një mjeku specialist. Në këto raste mund të qetësohen simptomat për momentin, por efektet mund të mos jnë të duhurat. Cilat janë infeksionet e rrugëve të poshtme të frymëmarrjes? Pneuminitë janë ato që zhvillojnë simptomatologjinë më të rënduar. Në përgjithësi pneumonitë janë me origjinë bakteriale (streptokok, stafilokok, pneumokok, meningokok, mykoplazma), por jo rrallë shfaqen edhe ato virale, të cilat janë më të vështira për t`u trajtuar. Situata klinike paraqitet fillimisht si një grip i lehtë stinor, por që rëndohet me kalimin e kohës deri në javë e muaj të

Q e r s h o r - S htato r 2 0 1 7

KËndi i humorit ÇALLMA DHE XHYBJA E ENDACAKUT TË PANJOHUR Duke ecur natën në një nga rrugicat periferike të Buharasë, Mushfiku vuri re një të pirë të shtrirë në rrugë. Pasi e ktheu atë, e njohu që ishte guvernatori. I futi një shqelm në fytyrë, po ai nuk u përmend. Atëherë Mushfiku i hoqi çallmën dhe xhyben, të cilat i mori dhe vazhdoi rrugën. Në mëngjes, pasi i kish dalë pija, guvernatori gjysmë i zhveshur iu drejtua zyrës së vet,mblodhi vartësit e dëshpëruar që e panë në atë gjendje, i vuri në dijeni, duke u thënë se sonte natën mua në shtëpi më kanë vjedhur çallmën dhe xhyben. Prandaj, urdhëroi ai, nisuni rrugicave dhe kërkoni. Po patë ndonjë hajdut të veshur me teshat e mia, ma sillni menjëherë këtu! Vartësit brodhën rrugicave derisa u ndeshën me Mushfikun, i veshur me xhyben dhe çallmën e guvernatorit. Menjëherë ia çuan Mushfikun guvernatorit në zyrë. - Si ju ranë në dorë teshat e mia ?- e pyeti, si i tërbuar dinjitari i lartë. Mushfiku qetësisht iu përgjigj: I denji dhe i ndershmi zotëri! Ka një thënie popullore: “Në fillim pyete, pastaj vraje!” Natën në një nga rrugicat periferike hasa një endacak të ndyrë, i dehur në mënyrë të pahijshme. E godita dhe i hoqa çallmën e xhyben. Po qe se qoftë edhe për një minutë do mendonim se mund të ishit ju, atëherë këtë xhybe dhe çallmën natyrisht ju mund t`i merrnit. Dhe guvernatori, duke mos e dhënë veten, për të mos u njollosur me dyshime për pijanecëri, ia la Mushfikut teshat e endacakut “të panjohur”.

PADISHAHU STËRVIT MENDJEN I thirrur nga padishahu, Nastradini ia hipi gomarit si gjithnjë dhe vajti. Pasi lidhi gomarin, u ul në verandë përballë padishahut dhe sytë i vajtën tek një tabaka e mbuluar. Nuk iu durua pa i thënë padishahut: - Mos më ke thirrur që të të provoj atë që ka kjo tabaka? - Po, i tha padishahu, vetëm se në fillim do `tu përgjigjesh disa pyetjeve. Po qesh i zoti t`u përgjigjesh saktë, gostia është jotja, përndryshe, e tërë çfarë ndodhet në tabaka, do fluturojë në fytyrën tënde! Nastradini, dashje-pa dashje, pranoi. Padishahu nisi pyetjet: - Ku është mesi i Tokës? Nastradini u ngrit në këmbë, i vajti gomarit pranë dhe duke i treguar padishahut me majën e bastunit këmbën e pasme të djathtë të gomarit, i tha: - Ja këtu ku është këmba e gomarit tim. - Me se e vërteton? – e pyeti padishahu. - Nuk më besoni? – Jepni urdhër të bëhet matja e tokës nga të gjitha anët nga kjo pikë. - Ashtu, - u shpreh padishahu, - po sa yje ka në qiell? - Aq, sa ka gomari im qime! – u përgjigj Nastradin efendiu. Padishahu e pyeti: - Me se do e vërtetosh? - O i madhi padishah, më besoni mua pa vërtetime, përndryshe jepni urdhër të numërohen yjet në qiell dhe qimet e gomarit. Po të kem gabuar unë qoftë edhe një qime , pranoj humbjen. Padishahu shtrëngoi mjekrën e tij me pëllëmbën e dorës dhe i menduar, nisi të kafshonte majën e saj. - Po, mirë. Po tani më thuaj, sa qime ka mjekra ime? - Aq, sa ka qime bishti i gomarit tim! - Vërtetimi? - O padishahu i gjithësisë, tha Nastradin efendiu, - këtu s`ka nevojë për asnjë lloj vërtetimi: shkulni një e nga një qimet e mjekrës tuaj dhe në të njëjtën kohë qimet e bishtit të gomarit tim dhe i vini ato mënjanë veç e veç. Në qoftë se qimet e bishtit të gomarit nuk do mbarojnë në të njëjtën kohë me qimet e mjekrës së madhërisë suaj, atëherë jepni urdhër të dënohem unë. Pasi e kuptoi se Nastradinin nuk e kapte dot, padishahu deshi në një farë mënyre të hakmerrej ndaj tij. - Përgjigjmu për herë të fundit dhe çdo gjë që ka në këtë tabaka, unë do e zbraz në xhyben tënde. Nastradin efendiu i sigurt i tha: - Pyetëm! Çfarë ka në këtë tabaka ? - Më thuaj shenjat! - Sende me trajtë të rrumbullakët. - E gjeta! Aty ka arrë! Padishahu hoqi mbulesën. Në tabaka kishte një pirg me fiq. Padishahu nisi ta qëllojë me fiq në fytyrë Nastradinin. Duke fshirë fytyrën nga lëngjet dhe farëzat e lëngështa të fiqve, Nastradin efendiu u shpreh: - Shyqyr që nuk e gjeta! Se arrat do ma kishin thyer kokën! Përktheu nga libri rusisht “Humori popullor Taxhik” S. Jonuzaj


Gazeta KALLARATI

faqe

8

Q e r s h o r - S htato r 2 0 1 7

KËndi i shËndetit

KËSHILLA PËR PARANDALIMIN E TRAJTIMIN E PNEUMONIVE, BRONKITEVE ETJ.

tërë. Pacientët kanë dhimbje fyti, temperaturë të lartë, ulje të oreksit, vështirësi në frymëmarrje, lodhen shpejt dhe kanë kollë produktive. Në rastin e identifikimit të shpejtë të shkaktarit mikrobik, situata përmirësohet shumë shpejt me fillimin e terapisë përkatëse. Si transemetohet pneumonia virale dhe cilat grupmosha rrezikohen më tepër? Pneumonia përhapet nëpërmjet spërklave të pështymës, kollitjes dhe teshtitjes. Për të shmangur përhapjen e sëmundjes rekomandohet që të mbahet një maskë përpara gojës dhe hundëve dhe të lahen shpesh duart. Pneumonitë virale janë infeksione të mushkrive që mund të ndodhin në çdo moshë, por më të zakonshme janë tek fëmijët e vegjël dhe te të moshuarit, të cilët përbëjnë edhe grupmoshat tipike ku rezistenca imunitare paraqitet më e ulët. Viruset shkaktarë më të shpeshtë janë influenca (gripi) A ose B, virusi syncicial, parainfluenca (paragripi) dhe adenoviruset. A është ngjitëse pneumonia virale? Për shkak se ajo shkaktohet nga mikrobet ngjitëse, pneumonia virale është ngjitëse. Kjo qëndron për shumë forma të pneumonisë. Megjithatë, pneumonia virale është konsideruar më pak ngjitëse se gripi. Cilat janë simptomat dhe faktorët që ndikojnë në shfaqjen e pneumonisë? Faktorët e rrezikut që favorizojnë zhvillimin e pneumonisë përfshijnë sëmundjet e zemrës, diabetin, pirjen e duhanit, por edhe qëndrimin në mjediset ku pihet duhan. Simptomat klinike përfshijnë kollën me kilbazë, të dridhura, dhimbje muskujsh, djersitje, lëkurë të ftohtë dhe konfuzion mendor (kryesisht te të moshuarit). Si duhet trajtuar? Trajtimi kryesor i pneumonisë virale bëhet me antiviralë specifikë sipas këshillimit të mjekut. Ndërsa vaksinat sezonale të përgatitura me viruset e zbutura janë të rekomanduara sidomos për të moshuarit dhe ata që vuajnë nga sëmundje kronike. Po për bronkitet ç`mund të thuhet? Përveç pneumonive, bronkitet janë mjaft të shpeshta, sidomos në periudhën e pranverës dhe të vjeshtës. Edhe bronkitet, në varësi të shkaktarëve, mund të jenë ngjitëse, prandaj përkujdesja është e njëjtë si në rastin e pneumonive. Faktorët që e favorizojnë bronkitin janë: duhani, pluhurat e ndryshëm, si edhe gazrat toksike. Simptomat janë më të lehta se në rastin e pneumonive dhe përfshijnë temperaturë, ethe, kollë të vazhdueshme, si edhe dhimbje muskujsh. Çfarë mund të rekomandohet për parandalimin dhe trajtimin e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes në kushtet e shtëpisë? Përveç trajtimit medikamentoz që i takon mjekut specialist, për të gjitha llojet e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes, rekomandohet përdorimi i çajrave dhe lëngjeve të ngrohta gjatë gjithë ditës. Të sëmurët duhet të qëndrojnë në mjedise të ngrohta, të ajrosura herë pas here dhe të vishen lehtë. Asnjëherë nuk duhet të

NEKROLOGJI Më 21 gusht 2017 ne Tirane u nda nga jeta Farie Gaço Hysaj. Faria u lind në Kallarat me 15 shkurt 1939 në një familje me ndjenja të theksuara patriotike e liridashëse, nga prindërit Gaço e Bejke Llanaj. Ajo u martua me birin kallaratas, oficerin Hasan Hysaj, me të cilin lindi, edukuan dhe arsimuan tre fëmijët e tyre me vlera për familjen dhe shoqërinë. Për shumë vite ajo jetoi e punoi në Berat dhe vitet e fundit në Tiranë. Kudo ku punoi, ajo u shqua për korrektësi e përkushtim ndaj detyrës. Si familje ishte e lidhur ngushte me vendlindjen Kallaratin dhe dera e shtëpisë së tyre ishte kurdoherë e hapur për këdo kallaratas dhe më gjerë. Ajo ishte një grua e urtë, punëtore, gojëmbël,  bashkëshorte, nënë dhe gjyshe shembullore. Në përcjelljen e saj morën pjesë të afërm, miq e shokë të familjes, komshinj, si dhe shumë bashkëfshatarë kallaratas. La pas emrin e saj të mirë dhe djemtë Kastriot e Ëngjëll dhe vajzën Liljana. Kryesia e Shoqatës “Kallarati” dhe Redaksia e gazetës, i shpreh familjes Hysaj ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre më të dashur. Qofte i paharruar emri i saj! Besnik Gjonbrataj Në datën 27 gusht 2017 në Fier u nda nga jeta Hamit Malo Qejvanaj. Hamiti u lind në Kallarat më 8 shkurt 1935 në një familje të varfër, por me ndjenja të theksuara atdhedashëse. Prindërit e tij Malo e Hajdili Hitaj (Qejvanaj) u lidhën ngushtë me Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare, duke e bërë shtëpinë bazë lufte, ndërsa vëllezërit e mëdhenj të Hamitit, Agua në çetën territoriale dhe Hamzai në Brigadën e 6-të Sulmuese, morën pjesë me armë në dorë në luftë për çlirimin e vendit nga pushtuesit nazifashistë, në përleshje me të cilët Hamzai bëri jetën fli për atdheun.   Pas mbarimit të shkollës 7 vjeçare në vendlindje, Hamiti ndoqi studimet në Shkollën Ushtarake “Skënderbej” dhe Shkollën e Bashkuar të oficerëve. Për

vishen trashë pasi djersijnë. Për uljen e temperaturës dhe qetësimin e dhimbjeve të ndryshme rekomandohet paracetamoli dhe ibuprofeni. Natyrisht, jo për përdorime mbi tre ditë, në të kundërt duhet të këshilloheni me mjekun e familjes. Edhe në shumicën e rasteve kemi mungesë oreksi, të sëmurët duhet të përpiqen të hanë ushqime të lëngshme në sasira të vogla dhe të shpeshta. Të këshilluara janë frutat me përmbajtje të lartë të vitaminës C, siç janë mollët, portokallet, mandarinat, luleshtrydhet, kivi etj. Gjithashtu këshillohet edhe marrja e dozave suplementare të vitaminës C deri në një gram në ditë, pasi ajo luan një rol të rëndësishëm kundër infeksioneve në organizëm. Gjashtë këshilla për të lehtësuar dhimbjet e fytit 1. Që në fillim të dhimbjeve të fytit është mirë që të përkujdesemi për t`i lehtësuar ato dhe jo t`i neglixhojmë, sepse mund të kemi edhe ndëlikime. Një efekt mjaft të mirë dizinfektues japin gargarat me ujë të ngrohtë dhe kripë gjelle (një lugë kafeje kripë të tretur në 200 mililitër ujë të ngrohtë). Përveç lehtësimit të dhimbjes, kjo lloj gargare ndihmon edhe në pakësimin e sekrecioneve të fytit. 2. Gjithashtu spraje të ndryshme mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të fytit, si për shembull betadina, septoleti etj. 3. Po ashtu, çajrat e ndryshëm me mjaltë lehtësojnë ndjeshëm simptomat e dhimbjeve të fytit. 4. Është e këshillueshme qëndrimi me fytyrë mbi një enë me ujë të nxehtë që lëshon avull. Kjo lehtëson, liron dhe lagështon rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Për lehtësimin e dhimbjeve të fytit këshillohen barna të tilla si paracetamoli apo ibuprofeni, të cilët jo vetëm lehtësojnë dhimbjet, po ndikojnë edhe në uljen e temperaturave të larta. 5. Gjatë infeksioneve të ndryshme mund të bllokohen hundët, të cilat është e rëndësishme të lirohen, sepse fyti i sëmurë dhe hundët e zëna mund të çojnë në ndërlikime të tilla si infeksione në zona të ndryshme të veshit apo sinuzitet. Për këtë arsya është e këshillueshme të përdoret pa frikë solucioni fiziologjik (NaCl 0,9%). Ky ndihmon në dezinfektimin e hapësirës së hundës, si edhe në uljen e edemës (ënjtjes) së mukozës së hundës. Në jo pak raste mund të përdoren solucione dekonxhestionuese si: nafazolina, por këto preparate nuk duhen përdorur për periudha të gjata, sepse ato mund të çojnë në dëmtimin e mukozë së hundës. Duhet ditur se mukaza e hundës përbën një ndër pengesat kryesore fiziologjike për parandalimin e futjes në organizëm të shumë mikrobeve dhe papastërtive. 6. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe këshillohen më shumë ushqime të lëngshme si edhe lëngje të freskëta frutash, të cilat janë të pasura me me shumë vitamina që ndihmojnë në forcimin e imunitetit të organizmit. Ndër këto, më të spikatura janë mollët, portokallet, shegët, mandarinat që shquhen për përmbajtje të lartë të vitaminës C, e cila ndihmon drejtpërdrejt në shtimin e rezistencës ndaj infeksioneve të ndryshme. Marrë nga gazeta DITA e 13 marsit 2017.

NEKROLOGJI

shumë vite punoi me ndërgjegje e përkushtim në shërbimin e ndërlidhjes në detyrën e shefit të ndërlidhjes së brigadës në Kavajë, Laç dhe së fundi në Fier . Njëkohësisht Hamiti përfundoi edhe Akademinë Ushtarake në Tiranë. Kudo ku punoi u dallua për korrektësi, ndërgjegje e përkushtim në kryerjen e detyrave derisa doli në pension. Hamiti me bashkëshorten e tij Kadrien lindën, rritën dhe arsimuan 4 vajza e 3 djem, Valentinën, Arturin,  Adilen, Hamzain, Albanën, Etlevën dhe Ermalin. U përcoll për në banesën e fundit me nderime, duke lënë pas bashkëshorten, fëmijët dhe emrin e e kujtimin e mirë të tij. Seit Jonuzaj Më 26 shtator 2017, në Itali ku ndodhej si emigrant, u nda nga jeta para kohe Eduard Balil Memushaj. Kish lindur më 12 qershor 1981 në Vlorë në familjen kallaratase me tradita të spikatura atdhetare të Balil Memushajt. Eduardi, si shumë të rinj shqiptarë, kish emigruar në Itali për një jetë më të mirë. Por një sëmundje e rëndë nuk e la të gëzonte të ritë e tij, duke i marrë jetën në një moshë të re 36-vjeçare në një nga spitalet e atij vendi. Ndarja e tij nga jeta la në pikëllim të thellë të atin, Balilin, vëllanë Spartakun, dy motrat dhe të afërmit e tjerë. Trupi i tij, i sjellë nga Italia, u përcoll me dhimbje të madhe për në banesën e fundit në varrezat e qytetit të Vlorës nga familjarët, të afërmit, miq e shokë të shumtë të familjes dhe kallaratas me banim në Vlorë. Seit Jonuzaj Kryesia e Shoqatës “Kallarati” dhe Redaksia e gazetës marrin pjesë në hidhërimin dhe u shprehin ngushëllime të gjitha familjeve për humbjen e njerëzve të tyre të dashur. kujtimin e mirë të tij.

Redaksia e gazetës: Kryeredaktor: Seit Jonuzaj; Redaktorë: Hiqmet Meçaj; Çize Xhaferaj; Lefter Hysaj; Rami Memushaj; Besnik Gjonbrataj. Arti grafik: Andi Meçaj. www.kallarati.com; e-mail: gazetakallarati@yahoo.it

Gazeta Kallarati nr. 92 (Shtator2017)  
Gazeta Kallarati nr. 92 (Shtator2017)  
Advertisement