Page 1

Gazeta KALLARATI

faqe

1

Mars - Maj 2017

Ec ngado, Kallaratin mos e harro!

ORGAN PERIODIK I SHOQATËS KALLARATI Viti i 13-të i botimit, nr. 91 Mars- Maj 2017, Çmimi 50 L

www.kallarati.com; E-mail: gazetakallarati@yahoo.it Kryeredaktor: Seit Jonuzaj

Kallarati nderon bijtë e tij dëshmorë Sipas informacionit të ardhur në Redaksinë e gazetës, në Kallarat, si gjithnjë, edhe më 5 maj të këtij viti, që është dita simbol i dëshmorëve të atdheut, u përkujtuan dëshmorët e fshatit tonë. Banorët e fshatit, të gjithë bashkë pa dallim, pjesëtarë dhe të afërm të familjeve të dëshmorëve, pjesëtarë të organizatës së veteranëve, të moshuar, të rinj e të reja dhe nxënës shkolle u grumbulluan në sheshin para lapidarit të dëshmorëve dhe bustit të Heroit të Popullit Mumin Selami. Pas nderimit e homazheve me vendosje kurore e tufash me lule te lapidari dhe te busti i heroit, kryetari i organizatës së familjeve të dëshmorëve, shoku Bejo Xhaferaj mbajti fjalën e rastit si më poshtë. Të nderuar pjesëmarrës! Të nderuar pjesëtarë dhe të afërm të familjeve të dëshmorëve! Të nderuar nxënës të shkollës! Si i gjithë vendi edhe ne kallaratasit, të gjithë bashkë pa dallim, jemi mbledhur sot këtu përpara lapidarit të dëshmorëve dhe bustit të Heroit të Popullit Mumin Selami për të nderuar e respektuar dëshmorët e fshatit tonë. Kallaratasit të organizuar kanë marrë pjesë në të gjitha luftërat për çlirim, liri e pavarësi që janë zhvilluar brenda e jashtë fshatit dhe vendit deri në Kosovë e Mal të Zi, duke derdhë edhe gjak kudo që kanë luftuar. Dhe ne sot jemi mbledhur të nderojmë e respektojmë 27 bij të fshatit tonë që derdhën gjakun për çlirimin e vendit nga pushtuesit e huaj. Ne kemi dëshmorë të rënë në disa luftëra: më 1914 kundër andartëve grekë që sulmuan e dogjën fshatin tonë, më 1920 kundër imperialistëve italianë për çlirimin e Vlorës, në vitet e LANÇ për çlirimin e vendit nga pushtuesit nazifashistë dhe pas çlirimit në mbrojtje të kufijve dhe të rendit publik. Pas çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë, djemtë dhe vajzat e fshatit tonë në mënyrë të organizuar në brigada rinie vullnetare morën pjesë, jo për të luftuar me armë, por me kazma e lopata në aksione vendore e kombëtare për rindërtimin e fshatit dhe të vendit, për rindërtimin e shtëpive të djegura nga pushtuesit dhe për ndërtimin e rrugëve automobilistike e hekurudhore, fabrikave e shkollave, për tharjen e kënetave etj, etj. Gjithashtu, këta të rinj

Faqe 2

MES ARVANITASVE, NË GJURMËT E KONSULLIT HENRI BELLE Nga Luan RAMA

Përgatiti për gazetën Hiqmet Meçaj

Faqe 3

Faqe 6,7

Nga Besnik GJONBRATAJ

Bashkia e Vlorës i jep zotit Seit Jonuzaj titullin “MIRËNJOHJE E QYTETIT TË VLORËS” Kryetari i Bashkisë e ftoi Seitin te foltorja, ku lexoi dhe i dorëzoi titullin e lartë “Mirënjohje e qytetit të Vlorës” me këtë përmbajtje: - Për kontribut të shquar si kuadër e specialist i lartë në strukturat drejtuese të Flotës Ushtarake Detare Shqiptare; - Për kontribut si pedagog në shkollën e kuadrove anijedrejtuese të Detarisë. - Mirënjohje për drejtimin e Organizatës së komunitetit të veteranëve.

Kryesia e Shoqatës “Kallarati”, vlerëson nismën e Bashkisë dhe të kryetarit të saj, zotit Dritan Leli

e të reja u përfshinë në ngritjen e tyre arsimore, duke nisur shkolla të ndryshme brenda e jashtë vendit, nga ku dolën kuadro e specialistë të lartë në të gjitha fushat, si ushtri, arsim e kulturë, shëndetësi, industri, bujqësi e blegtori, ndërtimtari, tregti etj. Dhe kudo që punuan, shkëlqyen në punën e tyre, duke e ngritur lart emrin e fshatit tonë, Kallarat. Edhe pas përmbysjes së sistemit të mëparshëm ekonomikoshoqëror socialist dhe kalimit në sistemin kapitalist të ekonomisë së tregut, që u shoqërua me shkatërrime e dëmtime masive në të gjithë vendin, përfshi edhe fshatin tonë, pas një periudhe stepjeje në pritje se çfarë do të sjellin idetë e propaganda e liderëve të rinj që erdhën në pushtet me “çekun e bardhë” e pallavra të tjera se gjoja populli do të jetonte i lumtur e në bollëk, fshatarët tanë e mblodhën veten dhe në bashkëpunim me të rinjtë e të rejat brenda fshatit dhe në emigracion, iu përveshën punës për rimëkëmbjen e ekonomisë, duke punuar tokën e duke zhvilluar bujqësinë e blegtorinë, frutikulturën, vreshtarinë, ullinjtë, lopët, pularinë, kulturën e jonxhës etj. Njëkohësisht nisën ndërtimet e reja të shtëpive dhe pajisjen e tyre me orendi e mjete elektro-shtëpiake të kohës. Të gjitha këto tregojnë se fshati ynë dhe rinia jetojnë me situatat dhe u përgjigjen kërkesave të jetës së sotme. Të nderuar pjesëmarrës! Detyra jonë e të gjitha moshave, veteranë e pasardhës veterani, familje dëshmorësh, pensionistë, rini dhe nxënës shkolle është të ruajmë me fanatizëm vlerat e luftës e të punës, të aksioneve, të përvojës përparimtare, të forcojmë unitetin e kompaktësinë, solidaritetin e dashurinë për njëri-tjetrin dhe gjithmonë ta mbajmë lart emrin e fshatit tonë. Ky vit ka disa ngjarje të rëndësishme, siç janë zgjedhja e Presidentit të Republikës, zgjedhjet për deputetët e Kuvendit të ri të Shqipërisë dhe anëtarësia e organizatës së veteranëve të LANÇ ka 60-vjetorin e themelimit të kësaj organizate. Prandaj ne si fshat në mënyrë të organizuar duhet të marrim pjesë të gjithë në zgjedhje dhe me rregull e qetësi, duke luftuar çdo shfaqje negative që cenon mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe të shkojmë në qendrën e votimit për të votuar secili për atë forcë politike që dëshiron. Në shenjë nderimi për dëshmorët, ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje. I paharruar qoftë kujtimi dhe vepra e tyre!

Bejo XHAFERAJ

Nuk kuptojnë asnjë fjalë greke dhe u përgjigjen në mënyrë të menjëhershme pyetjeve tona …” Në Beoti, ku ai vazhdon udhëtimin e tij, shton se “Pothuajse të gjitha gratë këtu janë shqiptare, madje dhe ato në Vilia apo fshatrat e tjera të Kiteron. Janë gra të varfra e të mjera, që nuk e kanë atë freski dhe pamje të bukur që kishin gratë e dikurshme të Beotisë …

Faqe 5

Nga Bastri HOXHAJ e Reiz TRAKO

Jeta e një bashkëfshatari në rrjedhën e kohës Në këtë shkrim po i paraqitim lexuesit për njohje, veçanërisht nga brezat e rinj, njërin nga bashkëfshatarët tanë kallaratas, duke shkruar për jetën e tij, vështirësitë dhe kushtet e mbijetesës që nga fëmijëria e deri në pleqëri. Ky është Gani Hajdin Breshanaj. Ganiu ka lindur më 1 janar 1922 në Rrëzë të Armixores në Kallarat. Prindërit e tij ishin: babai i tij i moshuar, Hajdin Breshanaj dhe nëna e tij, Qeriba Davacaj, e cila më parë kishte qenë e martuar me Islam Emin Derajn, por për shkak se gjatë rreth 20 vjetësh martesë nuk lindi fëmijë, u ndanë. Mirëpo pas martesës me Hajdinin për të kaluar pleqërinë, Qeribaja lindi fëmijë me të dhe ky fëmijë ishte Ganiu, i cili lindi në të njëjtë ditë me nipin e tij, djalin e vëllait të madh me babë, Esat Demon. Hollësitë e jetës së tij i kemi nga vetë Ganiu të treguara pak kohë më parë.


Gazeta KALLARATI

faqe

2

Mars - Maj 2017

KALLARATI NDERON BIJTË E TIJ DËSHMORË

Pas fjalës së shokut Bejo, një grup nxënësish kallaratas të shkollës së mesme të Vranishtit dha një program artistik të posaçëm kushtuar dëshmorëve. Në mungesë të mësueses përkatëse, fjalën e morën Etleva Hysaj për të drejtuar grupin e nxënësve dhe Anxhela Hysaj, nxënëse e kësaj shkolle. Grupi i nxënësve, i përbërë nga 14 vetë, e çeli programin me Himnin e Flamurit. Pastaj nxënësit vazhduan me recitime kushtuar dëshmorëve. Programi ishte i mirëpërgatitur dhe tërheqës prandaj u mirëprit dhe u duartrokit nga të pranishmit. Pas programit artistik të nxënësve, pjesëmarrësit, bashkë me të ftuarit u ulën në klubin e Zeqo Hoxhajt për të ngrënë një drekë të përbashkët. Dreka ishte e pasur dhe e mirëpërgatitur nga Zequa me familjarët e tij. Dreka kaloi në një atmosferë të ngrohtë, vëllazërore e festive, me mirësi e dolli për bashkëfshatarët brenda e jashtë fshatit dhe në emigracion. Gjatë kësaj dreke u shkëmbyen edhe mendime për probleme të ndryshme që ka fshati. Nuk munguan as vërejtjet për mungesën e përfaqësuesve të Bashkisë së Himarës, të Komitetit të veteranëve të LANÇ dhe të Kryesisë së organizatës së familjeve të dëshmorëve. Ky ishte informacioni i ardhur në redaksi. Tani, për rifreskimin e kujtesës së lexuesve po shënojmë emrat e dëshmorëve kallaratas të Luftës nacionalçlirimtare dhe të pasluftës në mbrojtje të kufirit e të rendit publik, të njohur me vendim të organeve shtetërore vendimmarrëse, kur e ku kanë rënë. 1. Mumin Selam Barjamaj - dëshmor, Hero i Popullit, veprimtar i rinisë, rënë më 18 tetor 1942 në luftim vetë i katërt me katërqind milicë e karabinierë fashistë, i rrethuar në një shtëpi në lagjen Topana të Vlorës. Kish lindur në Kallarat në vitin 1923. 2. Adil Lame Petanaj - dëshmor, zëvendëskomisar kompanie në Brigadën e Parë Sulmuese, rënë më 20 maj 1944 në luftime me forcat gjermane në Librazh. Kish lindur në Kallarat më 1920. 3. Ali Birçe Ribaj - dëshmor, partizan i Brigadës së 8-të Sulmuese, rënë 15 janar 1946 në Zagradec të Bilishtit në mbrojtje të kufirit shtetëror nga provokimet e ushtrisë monarko-fashiste greke. Kish lindur në Kallarat më 1917. 4. Ali Sulo Memushaj - dëshmor, pjesëtar i çetës territoriale “Mumin Selami” të fshatit, vdekur më 20 tetor 1944 pasojë e ftomës së marrë gjatë aksioneve të çetës. Kish lindur në Kallarat më 1924. 5. Avdul Demir Demiraj - dëshmor, nënkomandant kompanie në Brigadën e 6-të Sulmuese, rënë më 20 korrik 1944 në luftime me nazistët gjermanë në Dukaj të Tepelenës. Kish lindur në Kallarat më 1922. 6. Elham Sulejman Elezi (Sheraj) - dëshmor, oficer i forcave policore të posaçme RENEA, vrarë në krye të detyrës më 9 gusht 1998 në Tiranë në ndjekje të një pengmarrësi e prishës i rendit publik. Me origjinë nga Kallarati, kish lindur në Hysoverdh më 1969. 7. Ferik Miftar Golloshaj - dëshmor, pjesëtar i çetës territoriale “Mumin Selami” të fshatit, rënë më 29 korrik 1944 në Gjonostath të Himarës në luftimet që zhvillonte çeta kundër nazistëve për çlirimin e Bregut. Kish lindur në Kallarat më 1916. 8. Ferik Teslim Strataj - dëshmor, komandant kompanie në Brigadën e 8 Sulmuese, kapiten në ushtri pas çlirimit, rënë më 13 gusht 1949

në Vidohovë të Bilishtit në mbrojtje të kufirit shtetëror nga sulmet e ushtrisë monarkofashiste greke gjatë provokacioneve të gushtit, Kish lindur në Kallarat më 1910. 9. Filo Faslli Breshanaj - dëshmor, nënkomandant kompanie në Brigadën e 14 Sulmuese, rënë më 20 shtator 1944 në Shevasi të Sarandës në luftime për çlirimin e Bregdetit nga pushtuesit gjermane. Kish lindur në Kallarat më 1920. 10. Hamza Malo Qejvanaj - dëshmor, partizan i Brigadës së 6 Sulmuese, rënë më 8 shkurt 1944 në Qesarat të Lunxhërisë në luftime me forcat naziste gjermane. Kish lindur në Kallarat më 1926. 11. Halil (Lilo) Dine Habilaj - dëshmor, partizan i çetës së Gorë-Oparit të Korçës, rënë më 20 janar 1944 në luftime me forcat naziste gjermane në Protopapë. Kish lindur në Kallarat më 1918. 12. Hamdi Shuaip Sheraj - dëshmor, pjesëtar i çetës territoriale të fshatit Mavrovë, rënë më 1 shkurt 1944 më Qafën e Dyqanit Mavrovë në luftime me forcat gjermane. Kish lindur në Kallarat më 1920 dhe shpërngulur më vonë familjarisht dhe vendosur në fshatin Hysoverdh (Mavrovë). 13. Hasan Laze Qejvanaj - dëshmor, nënkomandant kompanie në Brigadën e 5-të Sulmuese, rënë më 20 shtator 1944 në Lusen të Kukësit në luftime me forcat naziste gjermane. Kish lindur në Kallarat më 1910. 14. Islam Tasim Janjaj - dëshmor, partizan i Brigadës së 12-të Sulmuese, rënë më 17 shtator 1944 në luftime me forcat e ushtrisë gjermane në zonën Tragjas-Radhimë. Kish lindur në Kallarat më 19924. 15. Nelo Nazër Hysaj - dëshmor, partizan i Brigadës 22, rënë më 3 shkurt 1945 në luftime me forcat gjermane për çlirimin e qytetit jugosllav të Vishegradit. Kish lindur në Kallarat më 1916. 16. Nexhip Shuaip Sheraj - dëshmor, partizan i Brigadës së 5-të Sulmuese, rënë në luftime me forcat gjermane më 3 shkurt 1944 në Salari të Tepelenës. Kish lindur në Kallarat më 1923 dhe shpërngulur më vonë familjarisht dhe vendosur në fshatin Hysoverdh (Mavrovë). 17. Nuredin Selam Breshanaj - dëshmor, nënkomandant kompanie në Brigadën e 1-rë Sulmuese, rënë më 13 mars 1944 në luftime me forcat gjermane në Qarrishtë të Elbasanit. Kish lindur në Kallarat më 1923. 18. Ormën Boro Ribaj - dëshmor, skuadërkomandant në Brigadën e 8-të Sulmuese, rënë në Sopik të Gjirokastrës më 8 qershor 1944 në luftime me forcat gjermane që vinin nga Greqia. Kish lindur në Kallarat më 1916. 19. Shuko Ramo Karabollaj - dëshmor,

partizan i Brigadës së 8-të Sulmuese, rënë në Sopik të Gjirokastrës më 8 qershor 1944 në luftime me forcat gjermane që vinin nga Greqia. Kish lindur në Kallarat më 1910. 20. Tare Çelo Gjonaj - dëshmor, partizan i Brigadës së 1-rë Sulmuese, rënë më 3 prill 1944 në Qafën e Gjarpërit, Skrapar, në luftime me forcat gjermane. Kish lindur në Kallarat më 1926. 21. Zyber Shuaip Sheraj - dëshmor, partizan i Brigadës së 5-të Sulmuese, rënë më 17 shtator 1946, si efektiv i Forcave të ndjekjes, në Gjikmano të Mavrovës në ndjekje diversantësh. Kish lindur në Kallarat, më vonë shpërngulur dhe vendosur familjarisht të Hysoverdh (Mavrovë). Siç është tradita labe dhe e gjithë popullit shqiptar, fshati ynë i përjetëson trimat dhe bëmat e tyre nëpërmjet këngëve e vargjeve që u thur e u këndon. Prandaj edhe emrat e bijve të tij të rënë për çlirimin e atdheut dhe pas çlirimit për ruajtjen e tij, i ka përjetësuar me këngën “Shokë të gjithë dëgjoni çdo t`u them për Kallaranë”, që këndohet në çdo takim, dasmë apo veprimtari festive. Shokë të gjithë dëgjoni, Çdo t`u them për Kallaranë: Kurrë të mos i harroni Dëshmorët partizanë. Do t`u them emrat me radhë Dhe vendet ku janë vrarë Mumin Selami në Vlorë, Adil Petani Librazh, Filo Faslliu Lukovë, Ferik Golloshi Himarë. Në Dukaj tek po luftonte Avdul Demirin e vranë, Në Sopik, malet me borë, Ormën Boro luftëtar, Shuko Ramo Karabolli Atje mbetën të vrarë. Çdo t`u them për Tare Gjonë Dhe Hamza malo Qejvanë, Islam Janji në Radhimë Për liri e dhanë xhanë. Hasan trimi si ai Mu në Kukës në veri, Nelua në Mal të Zi E bënë jetën fli. Po për Nuredin Selamnë, Djal`i zgjuar e guximtar Që u vra në Elbasan I rrethuar nga gjermanë. Tre Shaipajt në Mavrovë Të tre trima luftëtarë, Lilo Habili në Korçë Për atdhe e derdhë gjaknë. Ali Ribi në kufi, Ali Memushi korrier U sëmur e ndërroi jetë. Sa herë që t`i kujtoni Ferik Stratin mos e harroni. Të gjithë trima si luanë Derdhën gjakun e kulluar, Nënat dhe motrat i qajnë Me zemër të pikëlluar.

Seit Jonuzaj


Gazeta KALLARATI

faqe

3

KALLARATI IM Nga bashkëfshatari juaj, Enver Golloshaj Në një varg kënge thuhet: “Kallarati fshat i pakë / Trima burrat / Trime gratë /... Kjo këngë, që është më e gjatë, nuk është thurur rastësisht, ajo ka lindur në rastet kur gratë kanë luftuar përkrah burrave dhe kanë treguar trimëri, por neve këngët dhe ngjarjet nuk na kanë arritur të shkruara e të dokumentuara, siç i kemi sot ato të viteve të më vonshme, sepse janë këngë shumë të lashta, kur njerëzit nuk dinin shkrim e këndim. Kemi këngë për ngjarjet e luftës së Kallaratit që ndodhën në vitin 1914, kur kallaratasit luftuan kundër andartëve grekë: “Kallarat u bë hata / Luftojnë burra e gra / Mavrova kundrejt e pa /...Kjo luftë isht e rreptë se luftonte një fshat me një ushtri, ku u vranë mbi pesë trima kallaratas si: Ramadan Hoxha, Dervish Maçi, Hyso Balili, Murat Demiraj etj. Por e paguan shtrenjtë edhe grekët se u vranë shumë ushtarë, madje edhe komandanti i tyre, kapiten Cullaqis nga Kreta. Dhe ja ç`thotë kënga: “Kallarat njëqind shtëpi / Në mes të kazasë rroftë / Vate lajmi në Evropë / Kapitenit gjiritlli i mbet kapelja në tokë / Mu si derr në shesh u shtri. Ose për Luftën e Vlorës që Kallarati kishte çetën e tij të komanduar nga Fein Strataj e Habib Gjonaj, ku dha jetën Xhevair Golloshaj, rapsodi popullor ngriti këngën: “I kallarat një djalosh / Trimi Xhevair Gollosh / Mëkat është ta harrosh / Ç`bëre armik a u shofsh / etj.(Nga poema e vranishtjotit Xhemil Duka). Unë shkrova pak fjalë nga historia e fshatit për krenarinë tonë, por ka shumë për të shkruar, sidomos për ngjarjet e LANÇ që u mbushën brigadat partizane me kallaratas që nga Brigada e parë me Dalan Memushajn e Sinan Patanajn dhe të tjerë e deri te Brigada 23, ku ranë në beteja mbi 20 trima, duke përfshirë edhe Heroin e Popullit Mumin Selami në Vlorë që ndezi zemrat e djemve dhe vajzave kallaratase. Por unë kisha ndërmend të shkruaja për fshatin e bukur që kemi dhe akoma nuk e kemi vlerësuar sa duhet. Ne kemi male të larta si Bogonica, Gjothanasi, Vali i Mesëm, Vali i Poshtëm e Qafat etj., ku të parët tanë kanë pasur kullotat verore. Edhe sot e kësaj dite ato i përdorin barinjtë e fshatit si Namaz Tozaj, Hekuran Ribaj, Jaho Kondaj, Kame Hysaj, Muhedin Qejvanaj etj. Po të gjithë e dinë sa kënaqësi ka të kalosh verën në male, sidomos për atë ajrin e freskët, sa kënaqësi ka të kërritësh dhentë natën dhe të të zërë vesa e saj atje pas kopesë. Ka shumë kënaqësi të tjera, po po mjaftohemi me kaq. Kallarati ka shumë fusha që fqinjët tanë nuk i kanë, fillojnë që në Kurpicë, Armixore, Lëmëplak, Povël e deri në Varth përtej lumit dhe përkëtej lumit Rapetat, Ubavet, Sheshi i Fierit e deri te Ura e Memetes dhe vazhdojnë deri te fushat e Gjimufit. Pa harruar fushat e vogla si Basharet, Mejthet, Brodanin, Morrezën, Boderin e shumë të tjera. Ato gjatë dimrit prodhojnë lakra të shijshme, me të cilat janë rritur të parët tanë dhe kanë ushqyer fëmijët e tyre. Flas sidomos për brezin tim e më parë. Po ato fusha mbushen edhe me lloj-lloj lulesh të bukura dhe me erëza të këndshme që të kënaqin.. Kini parasysh se të parët tanë aty kanë jetuar me mijëra vjet dhe brez pas brezi nuk ka asnjë pëllëmbë vend të pashkelur nga këmba apo prekur nga dora e ndoshta edhe nga faqja e tyre kur janë shtrirë mbi lëndinë apo mbi një gur ose mbi një brinjë. Shkurt, nuk ka asnjë pëllëmbë vend pa qenë këmba apo një pjesë tjetër e trupit të tyre. Edhe sikur ta puthësh çdo vend të Kallaratit, patjetër e pa dashje ke puthur edhe një pjesë të trupit të një paraardhësi tënd. Shpirti i paraardhësit tonë jeton në shpirtin tonë dhe kur e shkel një këmbë e huaj, jokallaratas, ai e ndjen dhe rënkon. Prandaj ne nuk duhet ta lëmë kurrë fshatin tonë, por ta mbrojmë sa të jemi gjallë dhe pas jetës, t`ua lëmë AMANET pasardhësve tanë. Pikërisht për këtë edhe unë e ruaj një copë tokë që më ka lënë reforma e pas përmbysjes së sistemit të mëparshëm politiko-ekonomik. Unë ju PËRSHËNDES dh ju UROJ jetë të gjatë dhe të lumtur. Shpresoj të më keni kuptuar dhe besuar.

Mars - Maj 2017

Bashkia e Vlorës i jep zotit Seit JONUZAJ titullin “MIRËNJOHJE E QYTETIT TË VLORËS” Më 11 maj 2017, Bashkia e Vlorës organizoi në Pallatin e Kulturës “Labëria” një ceremoni për dhënie titulli “Mirënjohje e Qytetit të Vlorës” 4 figurave të njohura në qytetin e Vlorës të fushës ushtarake: një i fushës së detarisë, një i fushës së aviacionit, një i organeve të rendit publik dhe një i ushtrisë. Në sallën e Pallatit të Kulturës të mbushur plot nga qytetarë vlonjatë dhe familjarë e shokë të personaliteteve që nderoheshin, në presidiumin e mbledhjes zunë vend edhe deputeti i Vlorës, ministri Damjan Gjiknuri, kryetari i Bashkisë Dritan Leli, kryetarja e këshillit bashkiak Vojsava Shkurti dhe autoritete të tjera. Nga fusha e detarisë ishte përzgjedhur detari Seit Jonuzaj. Në paraqitjen që i bëri, kryetari i Bashkisë vlerësoi lart veprimtarinë e Seitit. Ndër të tjera, ai u shpreh: “Xha Seiti me trup është i vogël, por me vepra është i madh. Ai si oficer i lartë i forcave detare ka dhënë një kontribut të shquar në zhvillimin e këtyre forcave dhe mbrojtjen e kufijve detarë të vendit tonë. Ndërsa sot si kryetar i Komitetit të veteranëve të LANÇ në Vlorë prej disa vitesh, po jep një kontribut të dukshëm në drejtimin e Organizatës së veteranëve dhe në mbrojtjen e vlerave të LANÇ”.

Pastaj kryetari i Bashkisë e ftoi Seitin te foltorja, ku lexoi dhe i dorëzoi titullin e lartë “Mirënjohje e qytetit të Vlorës” me këtë përmbajtje: - Për kontribut të shquar si kuadër e specialist i lartë në strukturat drejtuese të Flotës Ushtarake Detare Shqiptare; - Për kontribut si pedagog në shkollën e kuadrove anijedrejtuese të Detarisë. - Mirënjohje për drejtimin e Organizatës së komunitetit të veteranëve. Pas duartrokitjeve të sallës dhe urimit që i bënë personalitetet e presidiumit të veprimtarisë, kryetari i Bashkisë bëri fotografi me Seitin. Në këtë ceremoni Seitin e shoqëronin familjarë e pjesëtarë të shoqatës “Kallarati” dhe anëtarë të kryesisë së Komitetit të veteranëve, veteranë të tjerë dhe shokë. Kryesia e Shoqatës “Kallarati”, vlerëson nismën e Bashkisë dhe te kryetarit te saj zotit Dritan Leli, për vlerësimin e figurave te qytetit për kontributin e tyre në interes të atdheut dhe në këtë rast për titullin që i jep njërit prej bashkëfshatarëve tanë më të nderuar të Kallaratit, zotit Seit Jonuzaj. Urime Seitit! Besnik GJONBRATAJ


Gazeta KALLARATI

faqe

4

Mars - Maj 2017

TRE VJET PA GAFURIN

Nuk e kisha të lehtë të ulesha dhe të bëja një shkrim të thjeshtë për të kujtuar edhe një herë Gafurin në gazetën “Kallarati”, në këtë gazetë për të cilën Gafuri jo vetëm dha një kontribut të madh, por ishte edhe një nga krijuesit e saj. Unë e ndjeva për detyrë që emri i tij të kujtohet edhe një herë në faqet e kësaj gazete nga lexuesit e saj 3 vjet pas largimit të tij nga jeta. Ta kujtojnë edhe një herë miqtë dhe shokët e tij, të afërmit dhe bashkëpunëtorët që i donte dhe e donin. Me Gafurin jetova 46 vjet. Kisha në krah një bashkëshort të devotshëm, një shok jete të mirë. Bashkë ndërtuam një familje të shëndoshë e kompakte, lindëm, rritëm dhe edukuam 3 fëmijë të mrekullueshëm. Ndërtuam shtëpi, punuam me ndershmëri e përkushtim fill pas mbarimit të shkollës e derisa dolëm në pension pleqërie. Gafuri punonte me aftësi e vullnet të madh, jo vetëm në profesionin që fitoi në shkollë si inxhinier-gjeolog, por edhe në fusha të tjera, ai ishte krijues letrar i mirëfilltë i të gjitha gjinive, ishte politikan i vlerësuar, organizator dhe veprimtar shoqëror në shoqata të ndryshme atdhetare/ kulturore si “Labëria” e “Kallarati”, merrte pjesë në të gjitha ngjarjet që kishin të bënin me Kallaratin, me të afërmit, shoqërinë etj. Në familje Gafuri ishte motori dhe timoni që e drejtonte. Ai me mua ishte shumë i lidhur dhe më vlerësonte. Unë bëja detyrën time si grua dhe si nënë në familje, përveç punës në shtet. Të dy së bashku plotësonim njëri-tjetrin në të gjitha aspektet e jetës. Gafuri ishte shumë i përkushtuar dhe i lidhur me fëmijët, kishte dobësi për ta. Djali ishte nxënës i shkëlqyer, u shkollua në Universitetin e Tiranës për inxhinieri mekanike. Unë e doja të rrinte në Shqipëri, të mos largohej nga vendi i tij, por Gafuri e la të lirë të zgjidhte ku të ishte më mirë për të. Dhe ai zgjodhi Italinë, ku është edhe sot. Atje ka ndërtuar edhe familjen e tij. Edhe me vajzat ishte shumë i dashur Gafuri. Vajza e madhe mbaroi shkollën e mesme, kurse e vogla mbaroi studimet e larta në Itali me rezultate të mira. Ka krijuar familjen e saj dhe sot banon e punon në Tiranë. Në shtëpinë tonë ishin të rralla, jo ditët, por dhe orët e mërzitura, grindjet, debatet apo problemet që ka çdo familje, sepse Gafuri kishte një humor e alegri që nuk na linte të mërziteshim, aq sa unë i thosha “Na e bëre shtëpinë estradë”. Edhe kur kishte raste me fëmijët, qoftë për mësimet apo sjelljen, ai ishte shumë i butë. Më kujtohet një rast kur djali kishte bërë një gabim që duhej ndëshkuar nga i ati më autoritar. Gafuri vjen në shtëpi nga puna me një kuti me pasta në dorë. Unë i dola përpara dhe i mora pastat, duke i thënë foli djalit së kështu-kështu ka bërë. Mirëpo ai nuk kishte zemër t`i qortonte fëmijët, pa le më t`1 qëllonte. E thirri djalin dhe me përkëdheli, i tha “Ç`ke bërë sot ti Bushi i babit?” Mos e përsërit më, tani ik te dollapi dhe ha një pastë”. Unë u nevrikosa dhe i thash: “Lere të hajë pasta se e vrave me festen e Zimos” (shprehje kjo që e përdorte vjehrri). Dhe kështu, Gafuri e kalonte çdo gjë me humor. Nuk harrohen ato net të tëra behari në verandën tonë që mblidheshim të gjithë me motra, vëllezër, nipër, mbesa e fëmijë dhe kërciste e qeshura nga humori që na bënte Gafuri deri vonë, sa edhe gjitonët na thoshin: “More, aheng kini çdo natë ju?” Gafuri një kujdes e dashuri të veçantë kishte për prindërit, për vëllanë, motrat, për të gjithë kushërinjtë. Ai, për çdo problem që mund të kishin, mundohej t`i ndihmonte ta zgjidhnin, duke ndërhyrë falë shoqërisë e miqësisë që kishte. Gafuri gjithë jetën kishte gëzuar shëndet shumë të mirë saqë , siç thuhet, një aspirinë nuk e kish pirë. Por sëmundja e kish lënë për ta zënë njëherë e mirë. Kohët e fundit nisi të ndjente lodhje, unë mezi i mbusha mendjen të bënte një kontroll te mjeku Maks Gega dhe ai ia përcaktoi saktë sëmundjen. Më hoqi mënjanë dhe më tha: “Bëhu e fortë se ai dhe 6 muaj jetë ka. Mos bëni asgjë më tej”. U shokova, po atij nuk i thashë gjë, lajmërova djalin. Doktor Dritan Shehu, miku ynë familjar, e mori dhe e shtroi urgjent në spital në Tiranë, por çdo gjë ishte e kotë. Edhe atje mjekët të njëjtën diagnozë që përcaktoi Maksi në Vlorë vërtetuan. Por Gafuri sëmundjen e

kaloi qetë e lehtë, pa dhimbje e kriza. Gjatë 6 muajve vuajtjesh shpirtërore, unë mundohesha të mos i bija në sy, doja t`ia hiqja dyshimet, por ai e dinte mirë se çfarë kishte. Gafuri iku shpejt, nuk i kish filluar pleqëria. Më 23 maj 2014 ai mbylli sytë. Më ka lënë mbresa vullneti i hekurt i tij edhe gjatë kohës që ishte i sëmurë. I vuri detyrë vetes të mbaronte një komedi të tërë dhe pasi e e mbaroi, i tha djalit: “Beni, nesër do fillojmë printimin që në orën 7,oo të mëngjesit”. Dhe ai ishte gati. E përfunduan dhe ia dha si libër kushëririt të tij Luftar Veshi për ta vënë në skenë. Luftari iu gjend pranë, i vinte çdo ditë për t`i bërë shoqëri, i jepte shkrime e sugjerime për komedinë e tij të fundit. Kur e ndjeu se po i vinte fundi, na tha mua e djalit: “I prisni këto hardhitë që duan shumë punë se nuk i mbani dot. Në vend të tyre, ti Beni mbill portokalle e mandarina”. Ishte shumë i zoti, bënte çdo vit raki e verë dhe u bënte dhuratë miqve, të afërmve të tij e të mi. Më habiste kuraja e tij. Vetë një herë tha: “Po ku më gjeti mua kjo sëmundje?! Dhe unë e trishtuar, i thashë: “Mos e thuaj më këtë fjalë. Ti nuk ke gjë të keqe, por vetëm të është dëmtuar mëlçia nga duhani që ke pirë. Biopsia të doli e pastër. Sikur e besoi dhe tha: “Po, kam bërë gabim të madh me duhanin”. Gafuri i priti deri ditën e parafundit të jetës së tij të gjithë miqtë e shokët që donin ta vizitonin e t`i jepnin kurajë. Nuk lodhej e nuk u mërzitej, se i donte të gjithë. Unë kam shumë për të thëne e për të shkruar për Gafurin se kalova një jetë të tërë me një burrë të mirë si Ai. Dua t`i mbyll këto kujtime me falënderimin që dua t`u bëj të gjithë atyre që iu gjendën pranë Gafurit, që e panë, e vizituan e i dhanë kurajë dhe u dëshpëruan për të, si të afërm dhe të largët. Falënderimet e mia dhe të Gafurit, po të rronte, do ishin për: Seit Jonuzaj, Xhelo e Abaz Dautaj, Çuman Breshanaj, Enver e Xhixho Golloshaj, Sefer, Selam, Qemal, Luanin, Merqez, Hajri, Musa e Sedat Jonuzaj (i erdhi disa herë), Arta Patllin, Kamber Brahaj e të gjithë kushërinjtë e tjerë që vinin për ta parë e për ngushëllime dhe ata që telefononin nga jashtë shtetit dhe kur ktheheshin në Shqipëri vinin e na ngushëllonin. Një falënderim të veçantë kam edhe për Rami Memushajn, Hiqmet Shakajn, Besnik Karabollajn e shumë të tjerë, të cilëve u kërkoj falje, që nuk i mbaj mend.

Bashkëshortja, Ëngjëllushe MEÇAJ

Shënim i Redaksisë

Shkrimi përkujtimor i mësipërm i zonjës Engjëllushe na sjell parasysh portretin e Gafurit, ndarja e parakohshme nga jeta e të cilit 3 vjet më parë ishte një humbje jo vetëm për familjen, por edhe për ne bashkëpunëtorët e tij në Shoqatën K/A “Kallarati” dhe në redaksinë e gazetës së saj. Gafuri ishte ideatori dhe nismëtari i krijimit të shoqatës dhe kryetari i parë dhe shumë i përkushtuar i saj. Ishte krijuesi dhe kryeredaktori i parë i gazetës “Kallarati” që bëri fshatin tonë për herë të parë në historinë e tij me gazetë. Gafuri ishte një intelektual i kompletuar, krijues artistiko-letrar, një politikan i ekuilibruar, larg çdo ekstremizmi. Në Kallarat nuk jetonte fizikisht, por shpirtërisht jetonte e punonte për të, ishte shumë i lidhur me problemet e fshatit, ashtu siç shkruan edhe Engjëllushja. Këtë, më së miri e tregon edhe filmi dokumentar me vlera të mëdha historike që realizoi ai për Kallaratin. Këto veçori e bënin Gafurin të ishte i përkushtuar në punët e shoqatës dhe të gazetës, i matur për të pasur një mirëkuptim të plotë për çdo gjë. “Seit, më thoshte Gafuri, ta ndërtojmë gazetën në mënyrë të tillë që të mos lëmë shteg për qejfmbetje apo prekje të njerëzve me qëndrime e përkatësi të ndryshme politike e fisnore, se gazeta jonë duhet t`i shërbejë bashkimit e kompaktësimit të fshatit dhe jo përçarjes”. Prandaj, redaksia këtij parimi vazhdon t`i përmbahet në redaktimin që u bën shkrimeve, duke shmangur çdo shprehje që për dikë mund të tingëllojë keq. Pra, për këto cilësi pozitive e të tjerat, vazhdojmë edhe ne, përveç familjes, ta kujtojmë të ndjerin Gafur.

Seit Jonuzaj


Gazeta KALLARATI

5 Mars - Maj 2017 Të njohim bashkëfshatarët tanë faqe

JETA E NJË BASHKËFSHATARI NË RRJEDHËN E KOHËS Nga Bastri HOXHAJ e Reiz TRAKO

Në këtë shkrim po i paraqitim lexuesit për njohje, veçanërisht nga brezat e rinj, njërin nga bashkëfshatarët tanë kallaratas, duke shkruar për jetën e tij, vështirësitë dhe kushtet e mbijetesës që nga fëmijëria e deri në pleqëri. Ky është Gani Hajdin Breshanaj. Ganiu ka lindur më 1 janar 1922 në Rrëzë të Armixores në Kallarat. Prindërit e tij ishin: babai i tij i moshuar, Hajdin Breshanaj dhe nëna e tij, Qeriba Davacaj, e cila më parë kishte qenë e martuar me Islam Emin Derajn, por për shkak se gjatë rreth 20 vjetësh martesë nuk lindi fëmijë, u ndanë. Mirëpo pas martesës me Hajdinin për të kaluar pleqërinë, Qeribaja lindi fëmijë me të dhe ky fëmijë ishte Ganiu, i cili lindi në të njëjtë ditë me nipin e tij, djalin e vëllait të madh me babë, Esat Demon. Hollësitë e jetës së tij i kemi nga vetë Ganiu të treguara pak kohë më parë. Ai kish kaluar një fëmijëri shumë të vështirë, pa mbushur 3 vjeç i vdes i ati, Hajdini dhe mbetet jetim. Në këto kushte, e ëma, Qerbaja, për shkaqe ekonomike po edhe strehimi, u rimartua me Mato Çobajn në Bolenë, ku kishte dhe dy motra të martuara atje, të cilat mendonte se do t`i kishte mbështetje për vazhdimësinë e jetës. Por jeta rrodhi ndryshe. Pa mbushur vitin me burrin bolenas, për shkaqe të panjohura Qeribaja i dha fund jetës, duke u varur. Në këto kushte, Ganiun që nuk kish mbushur mirë 4 vjeç, e mori gjyshja e tij nga nëna në Davacaj (Kurpicë) për ta rritur, e cila e mbajti deri në moshën rreth 10 vjeç. Në këtë kohë në Davacaj erdhën ca miq nga Vunoi, Qimo Llagoja etj. Siç njihet historikisht, Kallarati, sikurse dhe fshatrat e tjerë të zonës kanë pasur e kanë edhe sot miqësi të hershme me fshatrat e Bregut. Çdo familje apo fis të zonës sonë kish apo ka miqësi me familje apo fise të zonës së Bregut. Kjo për qëllime mbrojtjeje të përbashkët të trojeve, për qëllime tregtie etj. Midis fshatrave të të dy anëve të vargmalit ÇikëBogonicë-Gjothanas zhvillohej tregti me shkëmbim mallrash. Ne çonim në fshatrat e Bregut mish, qumësht, djathë, gjizë, lesh, misër, fasule etj. Ndërsa bregasit binin në fshatrat tona agrume (portokalle, limona, mandarina e qitro), ullinj, vaj, kripë etj. Kështu, për shembull, fisi ynë i Hoxhajve ka miqësi të lashtë me fisin e Çipajve në Pilur. Nga bisedat me Lefter Çipën dhe nga historia rezulton se miqësia jonë është mbi 250-vjeçare që zanafillën e ka në bashkëpunimin në luftë kundër pushtuesve turq. Stërgjyshërit tanë Muhamet Hoxha e Andrea Çipa i parë e kanë lidhur miqësinë (shoqërinë) në kohën që bënin mbledhje në Korfuz për atë çka shënova më lart. Le të kthehemi te Ganiu i vogël. Miku nga Vunoi, pasi u njoh me historinë e tij, u thotë Davacajve ma jepni mua këtë djalë të rritet në Vuno bashkë me fëmijët e mi. Dhe ashtu u bë, pasi mbaruan punë, morën dhe miratimin e gjyshes, tregon Ganiu, u nisëm drejt Vunoit. Miqtë kishin një gomar, të cilin e ngarkuan rëndë, rruga kalonte nga Qafa e Gurrës, përgjatë kufirit Vranisht-Vuno. U nisëm, por unë nuk kisha opinga, isha këmbëzbathur. Bëhet fjalë për vitet 1931-1932 për të kuptuar cili ishte niveli ekonomik i fshatit tonë dhe e tërë krahinës në atë kohë. Kaluam malin dhe zbritëm në Vuno, vazhdon tregimin Ganiu. Pas ardhjes në Vuno, Ganiu shpejt u njoh dhe u ambientua me fëmijët e familjes së Qimos dhe të lagjes e të fshatit. Me kalimin e ditëve filloi të shkonte edhe me bagëti, me shokë të moshës së tij, po edhe me të rritur. Në Vuno, tregon ai, nuk mbanin shumë bagëti, vetëm rreth 15-30 kokë për shtëpi, ku 5-6 familje bashkoheshin dhe e bënin me radhë që çdo ditë të shkonte me to një çoban i rritur dhe 1-2 fëmijë. Kështu, që çdo familjeje i takonte rreth një ditë në jave të vente me bagëtitë. Ditët e tjera të javës mund të merreshin me kopshtet, me punë të ndryshme në shtëpi apo me veprimtari të tjera, ndërsa fëmijët shkonin në shkollë. Aty mësoi të shkruaj e të lexojë edhe Ganiu. Vitet kalonin dhe ai rritej. Në pranverën e vitit 1940, bashkë me një grup shokësh, Ganiu niset në drejtim të Vlorës për të gjetur ndonjë punë. Pas disa ditësh kërkimi, arritën të fillonin punë në guroren e Ujit të Ftohtë (Vlorë). Por në këtë gurore punohej me ndërprerje, vetëm kur kishte nevojë sipërmarrja italiane. Kur nuk kishte punë aty, Ganiu me shokë bënin punë të tjera ose ktheheshin në Vuno për t`u kthyer përsëri në Vlorë e anasjelltas. Kështu kaluan vitet deri në pranverën e vitit 1944. Gjatë qëndrimit në Vlorë, Ganiu me shokët u njohën edhe me të rinj veprimtarë antifashistë që punonin e luftonin për lirinë e të drejtat e shqiptarëve, për të mos i çuar pasuritë e Shqipërisë përtej detit pa shpërblim, siç ishin bitumi

i Selenicës, qymyrguri i Memaliajt, nafta, lënda drusore e të tjera probleme që revoltonin pa masë popullin shqiptar dhe sidomos brezin e ri. Pas ecejakeve Vlorë-Vuno-Vlorë, në pranverën e vitit 1944 Ganiu kthehet në Kallarat, lidhet me organizatorët e Lëvizjes Nacionalçlirimtare dhe më pas rreshtohet në Brigadën e 12të Sulmuese, bashkë me bashkëfshatarët Cane e Sinan Strataj, Esat Breshanaj, Razip Karabollaj, Islam Janjaj (dëshmor), Sejdi Petanaj, Zyber Shuaipi, Zagoll Demiraj, Nesim Gjonaj, Bilal Shakaj e Belere Shakaj. Pas çlirimit të plotë të vendit, Ganiu qëndroi disa vite në ushtri në repartet e porsakrijuara të Forcave të Ndjekjes, që luftonin në zonat veriore kundër kriminelëve e mercenarëve që kërkonin përmbysjen e pushtetit popullor. Ganiu ka marrë pjesë edhe në disa aksione vullnetare të rinisë për rindërtimin dhe ndërtimin e vendit pas çlirimit si në ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës, të hidrocentraleve të Shkopetit mbi lumin e Matit etj. Në vitin 1953 ai kthehet në Kallarat dhe ndërton shtëpinë e tij në Kurpica, në vendin e quajtur Lëmi i Lalucit, truall të cilin ia dhuroi gjyshja nga e ëma (Davacajt). Në këtë shtëpi Ganiut i lindën edhe tre fëmijët e parë. Për shkaqe ekonomike, u largua vetëm nga fshati, duke shkuar në Selenicë, ku filloi punën në Minierën e bitumit. Më 1957 Ganiu kthehet pranë familjes në Kallarat, ku bëhet edhe anëtar i kooperativës bujqësore të fshatit. Nga fundi i vitit 1958, largohet përfundimisht nga fshati bashkë me familjen dhe vendoset në Ndërmarrjen Bujqësore “Lufta e Vlorës” të Llakatundit, ku punoi 24 vjet, derisa doli në pension pleqërie në vitin 1982. Pas vitit 2002, familjarisht Ganiu jeton në qytetin e Vlorës Ganiu ishte edhe aktivist i mirë shoqëror, duke bashkëpunuar me Bashkimet Profesionale të ndërmarrjes dhe me këshillin popullor të lagjes ku banonte. Ishte një prind shembullor, i zgjedhur vazhdimisht në komitetin e prindërve të shkollës, ku mësonin fëmijët e tij. Ganiu me bashkëshorten e tij, Feridenë, lindën e rritën 9 fëmijë të vlefshëm për familjen dhe shoqërinë. Ata janë: Nakua, Fatoshi, Thëllëza, Petrua, Eftalia, Agroni, Pranvera, Viktori e Trëndelina, nga të cilët Fatoshi e Aftalia nuk jetojnë më. Ganiu me Feridenë, përveç fëmijëve të tyre të lartpërmendur, kanë sot edhe mbi 37 nipër e mbesa, stërnipër e stërmbesa që jetojnë në Shqipëri e në vende të ndryshme të botës. Historia e Ganiut është disi e rrallë, me plot peripeci duke filluar që nga lindja, fëmijëria dhe rinia e hershme, si dhe sfida të tjera të jetës. Ai i ka kaluar të 95 vitet dhe ndihet krenar për të gjitha sfidat e jetës që ka kaluar. Gëzon shëndet të mirë dhe me aq informacion që kemi, ai duhet të jetë bashkëfshatari ynë me moshën më të madhe. I urojmë Ganiut jetë edhe më të gjatë, shëndet të plotë dhe pleqëri të bardhë.

FALËNDERIM

I dashur lexues! Siç jeni në dijeni, që prej muajit Maj 2012, Kallarati ka uebsajtin e vet në internet www.kallarati.com, i cili administrohet nga kompania private “Mërkuri Net”, menaxhohet nga Zoti Besnik Gjonbrataj dhe financohet nga Zoti Shkëlqim Leskaj (Laçaj). Bëjmë me dije se për çeljen e këtij uebsaiti (domain & hosting), zoti Shkëlqim Leskaj ka paguar fillimisht shumën 350 euro, si dhe çdo vit për mirëmbajtjen e tij nga kompania private bën pagesën vjetore prej 50 euro, pagesë të cilën e ka bërë edhe për vitin 2017. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “KallaratI” dhe redaksisë së gazetës, falënderojmë zotin Shkëlqim për kontributin financiar të dhënë në funksionimin e uebsajtit www.kallarati.com, por edhe në një sërë aktivitetesh të Shoqatës “Kallarati”.

KRYESIA E SHOQATËS A/K “KALLARATI”


Gazeta KALLARATI

faqe

6

Mars - Maj 2017

MES ARVANITASVE, NË GJURMËT E KONSULLIT HENRI BELLE Nga Luan RAMA

Vijon nga numri i kaluar Nuk kuptojnë asnjë fjalë greke dhe u përgjigjen në mënyrë të menjëhershme pyetjeve tona …” Në Beoti, ku ai vazhdon udhëtimin e tij, shton se “Pothuajse të gjitha gratë këtu janë shqiptare, madje dhe ato në Vilia apo fshatrat e tjera të Kiteron. Janë gra të varfra e të mjera, që nuk e kanë atë freski dhe pamje të bukur që kishin gratë e dikurshme të Beotisë … Këto figura të dobëta me kockat që u dallohen, janë të një race më të ashpër dhe më pak të lëmuar. Grupe të shumta grash ngjiten e zbresin përgjatë një kodrine në majë të së cilës gjendet një kishë e vjetër. Ky sanktuer (tempull i shenjtë) kushtuar Shën Lukës është ngritur sipas traditës në vendin ku ndodhej tempulli i vjetër i Apollonit Ismenus …” Në drekë, pasi kalojnë fshatrat e Spaides, Dritza dhe Bratsi, “të populluar nga shqiptarë”, siç shkruan ai, Belle me shoqëruesit e tij mbërrijnë në Tanagra. Por një udhëtim tjetër vitin e kaluar më bëri të ndjek gjurmët e konsullit francez dhe kjo në Evian e bukur ku më pëlqejnë plazhet e virgjra dhe paqja që mbretëron në kodrinat plot gjelbërim, por dhe te njerëzit dhe bukëpjekësit e fshatit. Gjithçka duket dehëse, det, pyje me pisha, faqe kodrinore plot ullinj, qetësi dhe gryka ku gurgullojnë përrenj të rrëmbyer. Dhe menjëherë e kupton pse shqiptarët ishin vendosur atje prej tre shekujsh dhe kishin populluar ishullin, si dhe barinjtë vlleh. Belle shkruante se kishin qenë shqiptarët e Hidrës që kishin ardhur këtu. Dhe ashtu, hipur mbi kuaj, ai kishte zbritur në Mantudhi e pastaj në Agjia Ana. “Mbërrijmë në Mantudhi, – shkruante në libër Belle, – një fshat i madh që është ngritur në rangun e nënprefekturës ku mbretëron një mjedis i pastër dhe i begatë. Banorët e saj janë pothuaj të gjithë të ardhur e të emigruar nga Hidra, duke sjellë një eksperiencë në fushën e ndërtimit, çka tani i jep një pamje të veçantë shtëpive të ishullit. Në orën dhjetë ne mbërrijmë në fshatin e Agjia Anës me një sipërfaqe të madhe e të shtrirë, ku nga lart duken tutje në horizont Skopelos dhe Skiathos. Sot festohet dita e Shën Konstantinit, një nga shenjtët më të mëdhenj të kishës ortodokse, ku në shesh turma e njerëzve po zbavitej. Eubea (Evia e quajtur më pas. L.R.) e veriut është e famshme për vallet e saj. Ajo që po interpretojnë banorët e Mantudhit është një valle e quajtur “sirtos”, me lëvizjet ritmike të peshkatarëve që tërheqin rrjetat në breg. Në fillim është korifeu, pastaj burrat e më pas gratë e pastaj vajzat e reja e fëmijët. Ata nuk kapeshin nga duart, por shamitë krijonin një lloj vargu njerëzor që gjallonte në atë shesh nën tingujt e muzikës së një orkestre të çuditshme të përbërë nga dy vlleh bohemë, ku njëri i binte fyellit dhe tjetri i binte fort tamburasë në një formë kungulli. Fytyrat e tyre thatime e ngjyrë ulliri, mollëzat e tyre të dala, flokët tepër të gjata ngjyrë abanozi e që u binin pas, flisnin për origjinën e tyre aziatike, ku në sytë e tyre të mëdhenj e të zinj reflektoheshin dritëza të kuqërremta, saqë të dukej se në to reflektoheshin ngjyrat plot shkëlqime të Indisë, atdheut të të parëve të tyre, si dhe gjithë atmosfera klimatike e brigjeve të lumit Gand. Ata shikonin para tyre me atë qetësinë e një statuje të Vishnës. E megjithatë, nganjëherë kishin një lloj nënqeshje me atë rreth njerëzish të gëzuar që lëviznin rreth tyre. Në cep të sheshit qëndronte prifti me mjekrën e tij të bardhë, që i mbështetur mbi shkop dhe në shoqërinë e disa pleqve, shikonte ata që kërcenin. Është e pamundur të imagjinosh një skenë të tillë të gjallë e piktoreske nën tingujt britës e të përsëritur të tamburasë që gjëmonte disi, të shikoje atë varg tunikësh të bardhë të grave që kërcenin, një varg që vallëzonte, me ato përparëse para tyre dhe brezat e mëndafshtë e të kuq. Sfondi i kësaj skene të mrekullueshme përbëhej nga gërxhe më të larta dhe kodrinat e blerta në ijët e malit Kandili, ashtu i zhveshur, me gurë, dhe aty këtu me pisha, e ku përrenjtë kanë lënë gjurmët mbi të. Në të gjitha anët e atij sheshi vazhdonin të vallëzonin në rrathë të ndryshme, madje në një rrugicë afër nesh gjetëm një grup të vogël prej 7-8 vajzash të reja që të kapura për dore hidhnin një valle me një lloj ritmi e kadence sipas tingujve të një kitare të keqe me dy kordonë që i binte një grua plakë, ndërkohë që dy camërdhokë me flokët biondë e sytë e zinj kërkonin t’i imitonin. Ato vajza të reja ishin të këndshme e me tipare më të hijshme se athinaset dhe shumica kishin flokë të verdhë, disi të hirtë …” Gjatë këtij udhëtimi, Belle mbante shënime, por dhe vizatonte. Skicat e tij do të ishin bazë e vizatimeve të piktorëve të njohur që do të ilustronin reportazhet e tij dhe që disa po i vendosim në këto shënime. “Mbi shesh, një valle të rinjsh ishte formuar. Me duart e vendosura mbi supet e njëri-tjetrit ata hidhnin tre hapa në një anë dhe një hap pas, ndërkohë që prijësi i valles, një djalosh shtatlartë e i zhdërvjelltë, me një fez që i varej mbi vesh, ushtronte me forcë lëvizjet e këmbëve me një pamje krenare dhe të mrekullueshme, ku një çast nxitonte e një çast tjetër ngadalësonte sipas ‘adagio’-s apo ‘scherzo’-s së orkestrës. Dukej i palodhur dhe herë pas here lëshonte një klithmë të fortë, duke parë me një vështrim sentimental aty anash një vajze që nuk ishte tjetër veçse e fejuara e tij. Ishte një fshatare e shëndetshme, së cilës i shkëlqente fytyra, e freskët dhe e zhvilluar, shumë simpatike dhe me një hundë të përkulur, por që mjerisht ishte veshur si europiane, d.m.th. me një krinolinë jeshile dhe një korsé tepër të shtrënguar pas trupit që i jepte një pamje të zakonshme për ne, në kontrast me veshjen e shoqeve të saj. Pas pak ajo e la atë mjedis që të vinte me një veshje tjetër, përsëri europiane. Madje atë mbrëmje ajo u ndërrua tri herë. Si vajzë e kryetarit të fshatit, ajo donte të dallohej nga shoqet e saj dhe me naivitetin e vet mendonte se lordi, siç u thërresin të huajve

Përgatiti për gazetën Hiqmet Meçaj këtu, do të tregonte admirim për këtë veshje luksoze. Por e varfra nuk dyshonte aspak në mendimet që shkëmbenim ne kur e shikonim tek lëvizte me vështirësi, e shtrënguar nga ajo korsé aspak e bukur që i shëmtonte linjat e trupit të saj, jo të mësuar me qytetërimin tonë. Ky shembull jo i këndshëm, në të kundërtën shihej me zili nga shoqet e saj. E megjithatë ato vajza ishin shumë të bukura me fustanet e tyre të gjata prej leshi të bardhë e të qëndisur me mëndafshe me ngjyra, me ato mëngë që u tundeshin në ajër, me ato shami të tejdukshme mëndafshi që u rrethonin kokat e ku dy cepat e tyre u tundeshin plot hije nga pas. Këto vello të prodhuara në Kumi dhe që nuk njihen në pjesën tjetër të Greqisë janë të një finese të jashtëzakonshme dhe bien mbi trupin e tyre si një lloj reje poroze dhe e dallgëzuar plot efekt. Si kapele, ato kishin një lloj fezi të kuq të mbuluar pak a shumë me një radhë monedhash të vogla argjendi që përbënin si të thuash pjesën e madhe të prikës së tyre. Të sapomartuarat e mbështjellin mesin e tyre me një brez të shkëlqyer mëndafshi në ngjyrë të kuqe ekarlat. Një lloj fundi u bije mbi rrobën e tyre të zbukuruar me copa argjendi të stampuara sipas modeleve perëndimore. Ndërkohë që ne iknim larg, valltarët e valltaret kërcenin ende. Ne u binim kuajve që të fitonim kohën e humbur duke u ngjitur në ato pjerrësi të ashpra që ngrihen në veri të Mantudhit …” Gjatë këtij udhëtimi, Belle kalon pyllin e mrekullueshëm të pishave dhe vazhdon drejt Oreas, Lamias. Ata pinë kafe në një han që quhej hani i Bulbul-it (Bilbilit), i cili atëherë ishte ndërtuar me drutë e pishave, ndërkohë që unë e gjeta me gurë dhe një krua me ujë të ftohtë aty pranë. Pastaj ata shkojnë në hanin e Kastaniotisa-s, një vend ku një anglez ishte vendosur bashkë me gruan e tij dhe që para dhjetë vjetësh kishte ngritur një fermë, por atë e kishin plaçkitur dhe vrarë bashkë me gruan e tij. Quhej zoti Leaves. Pastaj Belle ndalon në Oréas. Në atë port vijnë anijet nga Athina dhe Volos. Bashkë me shoqëruesit, ata shkojnë në shtëpinë e një hidrioti: “Këtu janë vendosur shumë hidriotë, të cilët dallohen për aktivitetin e tyre, shpirtin e rregullin, thjeshtësinë dhe “bonsensin”. Në sajë të cilësive të tyre të mira, aferat e tyre shkojnë mbarë dhe nuk është e rrallë të gjesh nga ata që kanë bërë pasuri të madhe. Na futën në një sallon të thjeshtë, por të rehatshëm. Në mure, portrete të heronjve të Revolucionit grek… një gravurë me anijen e hidriotit Tombazi, aktet e famshme të të cilit kanë mbetur në kujtesën e helenëve…” Kur Belle shkon në Tebën e vjetër apo Thiva, siç quhet sot, ai vazhdon të pikëtakojë shqiptarët dhe pikërisht kjo pjesë e tregimit të tij m’u kujtua kur unë udhëtoja drejt Thivës për në Livadhja. M’u shfaq skica e tij me kënetën e liqenit Kopais, e cila u tha veç në vitet ’50-’60 të shekullit XX, por që atëherë ishte burim sëmundjesh të shumta. Atje punonin shqiptarë dhe vllehë: mblidhnin ushujza, pasi tregtia e tyre për sipërmarrësit e Athinës ishte shumë fitimprurëse. Qindra mijëra ushujza merrnin udhën e tregjeve të Ballkanit dhe të Europës. Tutje kënetës ishin fushat, fushat e begata të Beotisë dhe Thivës ku dhe atje punonin dikur shqiptarët… E megjithatë, arvanitasit kishin mbetur aty, gjithnjë. “Në kohën e korrjeve, vijnë këtu grupet e shqiptarëve myslimanë nga 30-40 persona dhe nën komandën e një prijësi të tyre. Është pak a shumë e njëjta mënyrë organizimi si fshatarët e Abruzzë-s që zbresin në fushat rreth Romës. Është prijësi ai që bën dhe kontratën e punës në emër të të gjithëve. Përgjithësisht, këtyre punonjësve u jepet një dhrahmi në ditë, si dhe misër e mjaltë. Grekëve duhet t’u japësh të paktën tri dhrahmi, verë, bukë, si dhe duhan për të pirë. Këta myslimanë nuk pinë asnjëherë verë dhe jetojnë në mënyrë të veçuar, të paqtë dhe ku asnjëri prej tyre nuk ngatërrohet me ndonjë histori të keqe. Te shqiptarët mund të kesh besim të plotë. Edhe pse ata punojnë veçse me ditë apo me muaj gjatë vitit, në gjithë punën e tyre bëjnë një punë të konsiderueshme dhe më shumë se çdo punëtor tjetër, ndërkohë që grekët, nën pretekstin e fesë, tri ditë në javë nuk punojnë, kurse shqiptarët punojnë gjithë javës. Ata nuk kanë ditë festash dhe të premten, veç ndonjë lutje drejt Gurit të Zi të Mekës, u mjafton. Janë të ndershëm dhe me një besnikëri proverbiale. Të gjithë janë burra të bukur, me pamje të fuqishme e burrërore që kontraston me gjallërinë e papërmbajtshme të helenëve. Kur koha për të cilën ishin angazhuar mbaron, të grupuar dhe nën udhëheqjen e prijësit të tyre, ata kthehen në krahinën e tyre, duke marrë me vete atë ç’kanë fituar pa shpërdoruar as edhe një lepta greke. Pa ndihmën e tyre asgjë s’do të ishte bërë e mundur për pronarët e mëdhenj të mbretërisë. Janë ata që bëjnë korrjet, kanalet e ujërave, ato të vaditjes dhe në fakt janë të zotë të punës, çka nuk e gjen kurrkund në këtë vend. Duke pirë cigare, punëtorët grekë i vështrojnë ata tek punojnë, duke kritikuar, përfolur, gjykuar e dhënë këshilla, ashtu si u mbushet mendja duke anashkaluar atë çka duhet të bëjnë vetë për veten e tyre… Të nesërmen në mëngjes, duke dalë nga shtëpia, ne pamë të shtrirë në prag një njeri të mjerë, të dobët e të zverdhur në fytyrë, me një pamje të rrënuar. Ai ngriti kokën me vështirësi dhe nxori një psherëtimë pa mundur të fliste e pa lëvizur. “Është një nga punëtorët tanë shqiptarë”, – tha një nga sipërmarrësit. – Ka një muaj me ethe dhe i pëlqen më mirë të jetë i shtrirë aty sesa të shtrihet në shtëpi”. Si mjekim i jepnin një lloj lëngu prej disa gjethesh që t’i largonte ethet. Ne i dhamë një sulfat kinine dhe i lamë disa kokrra për ditët në vazhdim, duke vazhduar më tutje, por kam frikë se me siguri sipërmarrësi i ka marrë ato për veten e tij. Kjo ethe epidemike që mbretëron në gjithë Greqinë bën kërdinë


Gazeta KALLARATI

faqe

7

veçanërisht buzë kënetave dhe liqeneve. Rreth liqenit Kopais, ku pronat e zotit M.S. ishin larg veçse 3 km, kjo ethe po i shfaroste njerëzit. Në katër fëmijë që ka një familje, tre vdesin nga ethet dhe ata që mbeten bëjnë një jetë mjerane dhe të dhimbshme. I sheh ata duke ngrohur gjymtyrët e tyre të vrarëlie në diell, me sytë me zgavra, me një hije plumbi në fytyrë, me barkun e fryrë dhe thonjtë e nxirë nga helmimi. Kështu, krahinat më të bukura të mbretërisë janë bërë të pabanuara nga era e kërmës që mbizotëron gjithnjë e më shumë në terrenet e pambjella dhe të përmbytura. Duket sikur natyra i ka dërmuar këta njerëz nga përbuzja që kishin për ligjin e shenjtë të punës. Nëse grekët përbuzin disi bujqësinë, përsëri ata i bëjnë në mënyrë inteligjente punët e tyre, qeveria kujdesej më shumë për mirëqenien e përgjithshme e begatinë kombëtare, sesa për jetën e këtyre njerëzve. Për dhjetë vjet, ajo do t’i shtonte me një të tretën prodhimet dhe pasuria publike do të trefishohej…” Kur unë mbërrita në Livadhja, qyteti të dukej disi i lënë pas dore në krahasim me modernitetin e Athinës apo të Selanikut. Rrallëherë mund të dëgjosh fjalë shqip edhe pse shqiptarë të ditëve tona janë instaluar atje. Veç lokaleve, veç arvanitëve të vjetër, të rinjtë duket se e shohin të kaluarën si diçka muzeore, pasi shkollat shqipe kanë munguar përjetësisht në gjithë territorin e Greqisë. Pikërisht këtu kishte ndaluar Belle me shoqëruesit e tij. Kafeneja “Afërdita” nuk ekziston më, por shkrimet e Belle na risjellin një kohë ku jetonin bashkë e në harmoni arvanitas e grekë. Atje ai shëtiti në pazarin e qytetit, kaloi nëpër dyqanet e artizanëve të ndryshëm apo te këpucarët, siç shkruante ai: “Këtu ka këpucë për të gjitha llojet e këmbëve: këmbë shqiptari për të cilat athinasit thonë se janë të gjata dhe ku gishti i madh është në Maqedoni ndërsa thembra në Beoti; këmbë greku, të cilët siç pretendojnë ata janë të përsosura, ka këpucë për fëmijët, gratë etj…” Në biseda me miqtë e tij flitet për kaçakun shqiptar, Daveli, ku një nga fisnikët ankohej se ai herë pas here zbriste me bandën e vet dhe kërkonte para, ushqim, dhi, keca, qengja, gjithçka, dhe ata ishin të detyruar t’ia jepnin. – Po qeveria nuk ju ndihmon? – kishte pyetur ai. – “Po, por ata dërgojnë ndonjë kompani ushtarësh që vijnë e shtrohen këtu, ku hanë e pinë, ndonjëherë dalin në mal dhe kthehen pa parë kaçak me sy; qëndrojnë si të ishin zotër të qytetit, duke abuzuar dhe s’paguajnë asgjë”. Dhe ai i tregon më në fund se Daveli ishte rrethuar në Arashovë dhe ishte vrarë ashtu, si dhe kapiteni grek. Por kishte kaçakë të tjerë që kishin dalë në mal nga dashuria, siç ishte Kiço, i cili dhjetë vjet më parë e tmerroi gjithë Greqinë e veriut. Ishte një histori e vërtetë, por që ishte kthyer në legjendë. Kiço, kishte qenë palikari i pashëm, “gjeli” i fshatit. Ai donte një vajzë, e cila dhe ajo e pëlqente. Por autoriteti i prindërve ishte absolut dhe pa dëshirën e vajzës ia kishin dhënë dorën e vajzës djalit të një tregtari. Ditën e martesës, Kiço kishte hyrë në kishë dhe e kishte vrarë atë djalë duke u larguar dhe duke u fshehur në Parnas, ku formoi një bandë kaçakësh…. Ndërsa Daveli, emri i të cilit përmendej shpesh nga miqtë përreth, ishte një shqiptar i zbritur nga malet e Pindit bashkë me një bashkëfshatarin e tij të quajtur Karabaleqi, më 1856. Bashkë me 60 fshatarë të tjerë ai ishte vendosur në grykat e Parnasit, duke vrarë majtas e djathtas. Një herë, bashkë me 20 trima të tij ai kishte shkuar në qendër të Eubeas, në Halkidha, ku kishte rrëmbyer në mes të ditës gruan e një pasaniku të madh të ishullit, ndërkohë që miqtë e tij e ruanin. Ishte dita e Krishtlindjeve dhe pasaniku në fjalë kishte ikur në Athinë. Gruaja e fëmijët ishin në shtëpi dhe ajo luante letra me një avokat grek, të fejuarin e vajzës së saj. Porta u hap dhe dy të huaj hynë në dhomë. – “Ju më dukeni si banditë”, – u kishte thënë ai. – “A thua”? – kishin qeshur ata kur menjëherë dhoma ishte mbushur me njëzetë kaçakë. Daveli ishte në krye të tyre. E pamundur të rezistoje. Ata morën argjendaritë, zbukurimet dhe vunë të zienin një poçe me vaj që t’u fusnin këmbët. Një nga ata e detyroi gruan të luante letra me të: – Nëse ti fiton unë s’do të të bëj gjë, por nëse unë fitoj ti do të vritesh”. Por ndërkohë, një shërbëtor kishte mundur të ikte dhe kishte dhënë alarmin. Loja ishte nga fundi dhe vaji filloi të ziente kur u dëgjuan zërat e ushtarëve që po vinin. Kaçakët ua mbathën menjëherë duke e marrë gruan me vete si peng. Ajo u çua me kalë deri rrëzë malit të Parnasit, ku e futën në një shpellë të quajtur Korisien. Meqë këpucët iu prishën duke ecur shtigjeve malore, ata dërguan dikë në Livadhja t’i blinte këpucë të reja. Vajzën e trajtonin shumë mirë dhe çdo ditë i jepnin mish qengji të pjekur dhe shumë herë thirrën një prift nga Kastri që t’u bënte meshë…” Konsullit francez duket se i pëlqenin historitë, tregimet, bëmat e famshme që ndodhnin në gjirin e këtij populli kozmopolit ku jetonin bashkë grekë, shqiptarë, hebrenj, vllehë madje dhe turq të mbetur edhe pas Revolucionit. Henri Belle shkruan gjithashtu dhe për trimëritë e djalit të Odise Andrucos dhe palikarëve të tij, histori që i dëgjoi gjatë udhëtimit të tij nga Livadhja drejt Parnassit, vende që unë i përshkova kur do të shkoja në lartësitë e maleve për të gjetur fshatin arvanitas Qiriaqi (Kiriaki) me një pikë turistike mjaft të bukur të quajtur “Arvanica”. “Ishin shqiptarë të fuqishëm, – shkruan Belle për palikarët e Andrucos, – fytyra me forma të ashpra, me sy gri e flokë të verdhë ose gështenjë që u vareshin mbi supe, si dhe me një hundë shkabë tepër të theksuar, që binte edhe më në sy si shkak i gropave të syve. Ishin të veshur me një gunë leshi me

Mars - Maj 2017 qime dhe brezin e kishin të ngjeshur plot me pistoleta, kobure të gjata, thika e jataganë të zbukuruar në argjend me një dorezë të punuar si krahë fluture. Një nga ata, me fytyrë të ashpër, i ulur me këmbët mbledhur nën vete, luante një “guzla” shqiptare me një lloj mandoline me bisht të gjatë…” Belle tregon se pikërisht ky hero kishte gozhduar disa herë osmallinjtë në Thermopile, por më vonë ishte zemëruar me qeveritarët grekë, kishte luftuar kundër tyre, dhe një ditë më së fundi, ishte rrethuar nga ushtria greke në Akropol, por aty kishte pranuar të dorëzohej një bashkëluftëtari të tij grek, por më së fundi, ata e kishin flakur nga bedenat drejt humnerës. Por siç thotë Belle, ndryshe nga si e trajtuan qeveritarët e rinj, populli i këndonte këngë heroike… Më pas, me miqtë e shoqëruesit e tij, Belle kishte vazhduar drejt Galaxidhi-t ku gratë, siç shkruante ai, janë shumë më tepër në numër sesa burrat. “Në dy-tri rrugë që kryqëzohen, turma nxiton me zhurmë. Fruta të mëdha, pjepra gjithë lëng, limona të ëmbël, kumbulla vishnje dhe rrushi i mrekullueshëm zbukuronte tendat e tyre. Aty dëgjoje të gjitha gjuhët e Europës: qytetarët flisnin italisht, fshatarët flisnin greqisht, hebrenjtë spanjisht, flitej gjithashtu gjuha malteze e përzier me arabishte dhe disa fjalë italiane. Shqiptarët shkëmbejnë mendimet në gjuhën e tyre të ashpër e të rëndë, shkurtazi e me pak fjalë, ndërkohë që suljotët vijnë t’u shtrëngojnë duart vëllezërve të tyre; marinarë turq kanë mbërritur në port me një anije turke që në mëngjes. Këtu janë të gjitha kombet, besimet, të cilat pikëtakohen në këtë mjedis kaq të ngushtë. Katolikët janë të shumtë në ishujt jonianë. Në Korfuz janë 8000 katolikë nën udhëheqjen e një peshkopi të emëruar nga Roma. Përballë, tutje, shfaqet vargmali i errët e në ngjyrë gri i Akrokerauneve, me ato tarraca gjigante që ngjiten gjer në thepisjet shkëmbore, ku hulli mermeri dhe copa bore përzier, shfaqnin ngjyrat e tyre të bardha. Tutje më tej, mbi një shkëmb që ngrihej, dukeshin mure të kuqërremtë. Janë qytetet ku valëvitet flamuri turk. Është Parga e famshme me fatkeqësitë e saj gjatë luftës për Pavarësi; pastaj Filati dhe akoma më larg pothuaj nëpër re, fortesa e famshme e Sulit…” Kur Belle kishte udhëtuar në Arkadi, ai kishte përshkruar dhe pikëtakimin e tij me arvanitët e fshatit të quajtur Polica. “Një ngjitje e fundit më e fortë se të tjerat, na çon në fshatin e vogël Polica, e rrethuar me kopshte gjithë ujë. Aty këtu gurë të mëdhenj tregonin për vendndodhjen e një prej portave të vjetra të Figalesë. Burra e gra të mbledhur rreth nesh na hedhin vështrime mosbesuese, duke qëndruar pa lëvizur për të ndihmuar shërbyesit tanë, ndryshe siç bëjnë zakonisht grekët kur të ofrojnë mikpritjen. Meqë i tregova Aleksandërit që na shoqëronte në drejtim të tyre, ai më tha: “Këta nuk janë grekë zotëri, këta janë shqiptarë, një racë e keqe!” Në fakt, ata ndryshojnë nga fshatarët e Arkadisë që kemi takuar si për nga kostumi, tiparet e tyre, shtati, ngjyra dhe mënyra e sjelljes. Megjithatë, burrat dhe gratë kishin gjymtyra të fuqishme dhe në harmoni. Burrat mbanin një fustanellë jo si një lloj fundi të mbledhur poshtë dhe shtrënguar rreth trupit, por si një fund tuniku të hapur dhe të kapur në ije me një brez leshi apo lëkure. Rreth fezit u rrotullohej një turban i hollë. Është pikërisht kostumi i fshatarëve në rrethinat e Janinës dhe maleve Mikeli. Ata flasin pak, kanë një pamje të trishtë e të errët, madje dhe ato pak fjalë i thonë me zë te ulët dhe një gjuhë të ashpër që nuk ishte gjuha e malësorëve grekë. Sjellja e tyre ishte trimërore e kryelartë. Askush nuk kërkoi ndonjë lëmoshë dhe gjatë gjithë qëndrimit tonë herë ishin të respektueshëm e herë arrogantë. Nuk ka në Greqi kaq shumë fshatra shqiptarë sa në Greqinë kontinentale, por të gjithë janë të përqendruar në masivet malore midis luginës së Neda-s dhe asaj të Alfesë. Kjo dyndje e vazhdueshme dhe progresive drejt Greqisë e racës së veriut është një fenomen historik nga më interesantët… Ndërkohë që ne bënim studimet tona etnografike në terren, qielli u mbulua dhe një stuhi kërcënuese vinte rreth kokave tona në malin e Ira-s që ndahej nga ne veç prej një lugine. Ishte diçka shqetësuese për ne që do të kalonim natën atje, në atë strehë që krijonte ajo çati bërë me degë. Shqiptarët pyesnin me mendje se çdo te ndodhte, por ata veç na thane: “Si mund ta dimë ne, kur gjithçka është në duart e Zotit!…” Dhe vërtet, si mund ta dinin ata që kontributi i tyre do të zvenitej ndër vite nga zyrtarët e mëvonshëm në librat e shkollës dhe historisë së Greqisë së re? Padyshim që ata e bënë Greqinë atdheun e tyre, e megjithatë, historinë nuk e harruan, siç ishin dhe ato arvanitase të Vilias që nga Morea ishin vendosur aty gati tre shekuj më parë dhe që mua më kënduan në shqipen e vjetër këngën e Moresë dhe këngë dashurie. Henri Belle ishte idealist dhe shikonte të ardhmen e dy popujve si diçka të përbashkët, për çka do të shkruante dhe Guillaume Lejean e të tjerë. Kështu themi dhe në sot: kontributi i shqiptarëve në revolucionin grek duhet të jetë një piketë e fuqishme për të parë të ardhmen tonë të përbashkët, për ta vështruar këtë të ardhme pa hijet e mosbesimit, pa thirrjet e “shtetitkomb” pa ethe nacionaliste, pa “megalo-idea”, por me përjetimin e një kohe të re të pajtimit, bashkëpunimit dhe të progresit të përbashkët në Ballkanin e hapur, brenda familjes europiane. Fund


Gazeta KALLARATI

faqe

8

Mars - Maj 2017

KËndi i shËndetit

KËSHILLA PËR TRAJTIMIN E URTHIT DHE PËRBALLIMIN E TË NXEHTIT I. SI MUND TË TRAJTOHET URTHI Kujdes, mos e teproni me barna të marra vetë në farmaci pa rekomandim mjeku! Një ndër shqetësimet e shpeshta që evidentohen gjatë përditshmërisë pothuajse tek të gjitha moshat, është edhe refleksi (kthimi mbrapsht) acid pastro-ezofageal, ose siç njihet në gjuhën popullore, urthi, që perceptohet si ndjesi e djegies së gjoksit në thellësi të kraharorit. Kjo ndjesi krijohet nga kthimi mbrapsht i ushqimit apo i lëngjeve të stomakut drejt ezofagut dhe gojës. Shqetësimet mund të shkaktohen ose të përkeqësohen në pozicionin shtrirë apo edhe në anën e djathtë të trupit. Mjekët thonë se shumë njerëz përjetojnë urth gjatë jetës së tyre në varësi të ushqimeve që përdorin, apo edhe kushteve të caktuara shëndetësore, apo si pasojë e barnave të ndryshme që kanë nevojë të marrin. Në jo pak raste nënvlerësohet trajtimi i këtij problemi, pasi shumë vetë mjaftohen m trajtimin me barna që neutralizojnë përkohësisht aciditetin (thartirat) dhe që mund të merren në farmaci edhe pa recetë të mjekut, barna të cilat njihen ndryshe si grupi OTC. Prania e urthit është një dukuri e zakonshme, veçanërisht te gratë në muajt e fundit të shtatzënisë, që shkaktohet nga shtypja e stomakut për shkak të zgjerimit të uterusit (mitrës), por edhe për shkak të lëshimit (relaksimit) të muskulaturës së ezofagut nën ndikimin e ndryshimeve hormonale. Në rast se shenjat përsëriten shpesh, atëherë duhet këshilluar patjetër me mjekun për të trajtuar në kohën e duhur shkaktarët e vërtetë të kësaj situate. Për sa përket kujdesit për ushqimin, mjekët thonë se çdo njeri mund të reagojë ndryshe ndaj grupeve të ndryshme të ushqimeve. Prandaj është e nevojshme që çdokush që ka probleme të tilla, të mbajë një ditar të rregullt për ushqimet që përdor she shqetësimet që ka. Kjo, në mënyrë që të përjashtojë ato ushqime që e favorizojnë apo e përkeqësojnë praninë e urthit. Megjithatë, është e rëndësishme të shmangni në këto raste alkoolin, i cili ndihmon në relaksimin e muskulaturës së ezofagut dhe kthimin e ushqimit. Po ashtu, ndikojnë në shtimin e aciditetit kafeja, portokallia ( frutat e tharta në përgjithësi), domatet, ushqimet pikante në përgjithësi dhe ato të skuqura.

Ja, 9 këshillat se si mund të trajtohet urthi:

1. Për urthin mjaft i rëndësishëm është ndryshimi i stilit të jetesës, si edhe i ushqyerjes. Rënia në peshë në këto raste është e domosdoshme, sepse mbipesha shkakton shtypje mekanike të stomakut dhe favorizon kthimin e ushqimit mbrapsht. 2. Shmangni alkoolin dhe duhanin, të cilët relaksojnë (zbusin) muskujt shtrëngues të ezofagut. 3. Shmangni ushqimet pikante dhe të tharta, si dhe mbani ditar të rregullt ushqimor për të vlerësuar brenda një harku të caktuar kohor se cili prej këtyre ushqimeve ndikon në shfaqjen e urthit. 4. Hani nga pak dhe të shpesh për të lehtësuar punën mekanike të stomakut. Këshillohet të përdorni kryesisht ushqime të ziera dhe të pjekura, jo të skuqura apo pikante. 5. Po ashtu, ndikojnë në shtimin e aciditetit kafeja, frutat e tharta (portokallia etj.), domatet dhe ushqimet pikante e të skuqura. 6. Mbajeni kokën e krevatit gjithmonë pak më të ngritur se pjesa tjetër e tij, për të shmangur kthimin mekanik të ushqimit. 7. Shumë barna e ndihmojnë këtë patologji, siç janë neutralizuesit e aciditetit që mund të merren edhe në farmaci. Por edhe këto bana nuk duhet përdorur pa fund, sepse kanë efektet e tyre anësore kur merren me tepri. Natyrisht që mjeku specialist, në varësi të shkallës së sëmundjes, do të përcaktojë edhe protokollin e duhur të trajtimit sipas rastit. 8. Ndër barnat që neutralizojnë thartirat dhe që ka përdorim të gjerë është “Maloxin” , i cili merret në farmaci dhe ka një efekt të konsiderueshëm. Po ashtu, i njohur është edhe “Ranitali” që zvogëlon prodhimin e thartirave në stomak, por ky bar duhet të përdoret vetëm nën kontrollin e mjekut, sepse ka edhe efekte anësore. Sipas rasteve, ka edhe protokolle të caktuara mjekësore që mund të ndiqen. Vështirësi paraqet trajtimi gjatë shtatzënisë, pasi barnat që duhen përdorur kanë kundërindikacion ndaj shtatzënisë. 9. Në raste të veçanta lind nevoja edhe për ndërhyrje kirurgjikale.

II. KËSHILLA SI MUND TË PËRBALLOJMË ÇRREGULLIMET NGA TË NXEHTIT

Qindra pacientë janë dyndur drejt urgjencave të spitaleve gjatë ditëve të fundit për shkak të ndërlikimeve të shumta të shfaqura në shëndet prej temperaturave të larta që kanë mbërthyer vendin. Bluzat e bardha të shëndetësisë theksojnë se efektet anësore të të nxehtit mbi shëndetin manifestohen atëherë kur sistemi i brendshëm i rregullimit të temperaturës nuk arrin të eliminojë sasinë e tepërt të nxehtësisë me qëllim që të ruhen vlerat normale të temperaturës trupore. Deficitet e kompensimit fillimisht manifestohen me shenja dhe simptoma lehtësisht të korrigjueshme me ndërprerjen e ekspozimit ndaj nxehtësisë. Por nëse ekspozimi vazhdon, shenjat dhe simptomat e rekompensimit bëhen më serioze dh njihen si stres nga i nxehti dhe goditje nga i nxehti. Rritjet e skajshme të temperaturave mund të rëndojnë gjendjen e personave me patologji kronike. Rruga kryesore e eliminimit të nxehtësisë është nëpërmjet djersitjes, por në situatë fizike dhe mjedisore të skajshme, ky mekanizëm është i pamjaftueshëm. Nëse dhe shkalla e lagështirës së mjedisit është e lartë, djersa avullohet ngadalë dhe temperatura trupore mund të arrijë vlera mbi 40 gradë C, duke dëmtuar organet jetike të organizmit. Faktorët që ndikojnë mbi termorregullimin janë: Mosha (tek fëmijët e vegjël dhe te të moshuarit është i reduktuar termorregullimi), sëmundjet paraekzistuese, përdorimi i disa barnave, konsumimi i drogës dhe alkoolit. Periudha të zgjatura me kushte meteorologjike të skajshme, të karakterizuara nga rritja e temperaturave mbi vlerat e zakonshme bëjnë të të detyrueshme marrjen e disa masave për parandalimin dhe trajtimin e efekteve anësore të nxehtësisë mbi shëndetin, të cilat jepen më poshtë,pasi të tregohen edhe e shenjat e çrregullimeve që shkakton i nxehti.

Shenjat dhe simptomat që shfaqen nga i nxehti

* Dhimbje koke, * të përziera dhe të vjelle, * lëkurë e zbehtë dhe e ngrohtë, * puls i dobët, * rritje e temperaturës trupore, * gjendje të fikti, * edema (enjtje), * ngërçe muskulore.

Nëse qëndrimi në temperatura të larta zgjat, kemi edhe këto shenja: • Çrregullime të vetëdijes që shkon nga hutimi deri te deri te humbja e plotë e vetëdijes, • Konvulsione (përpëlitje), * shtim i rrahjeve të zemrës, * dëmtime të rënda të trurit, rekompensim akut i zemrës dhe vdekje. • Masat që duhen të merren për parandalimin e dëmtimeve nga i nxehti • Të shmanget qëndrimi në diell. Sidomos në kulmin e temperaturave (nga ora 11.00 deri në 17.00). • Mjedisi ku jetohet të jetë i freskët dhe i ajrosur mirë me anën e ajrit të kondicionuar, të ajrorëve (ventilatorëve) ose ma anën e pluhurzuesit (me një lëng) për lagështimin e ajrit. Të vendosen perde të errëta, sidomos në dritaret kundruar diellit. • Të pihen sa më shumë lëngje, kryesisht ujë. Të shmangen pijet shumë të ftohta, ato me gaz, me shumë sheqer dhe i lëndëve të tjera. • Të konsumohen vakte ushqimore të shpeshta por nga pak, të ftohta dhe ushqime lehtësisht të tretshëm. • Veshja me tesha të pambukta ose linoje, të lehta, me ngjyra të hapura me qëllim që të thyejnë rrezatimin ultraviolet. • Ata që përdorin terapi mbajtëse, të mos e ndërpresin apo të mos e ndryshojnë atë, pa u këshilluar me mjekun përkatës. • Këshillohen dushe të shpeshta me ujë të vakët dhe pa u tharë me peshqir. Marrë nga gazeta “DITA” e 31 majit dhe e 1 korrikut 2017

Redaksia e gazetës: Kryeredaktor: Seit Jonuzaj; Redaktorë: Hiqmet Meçaj; Çize Xhaferaj; Lefter Hysaj; Rami Memushaj; Besnik Gjonbrataj. Arti grafik: Andi Meçaj. www.kallarati.com; e-mail: gazetakallarati@yahoo.it

Gazeta Kallarati nr. 91  

Gazeta Kallarati, nr. 91

Gazeta Kallarati nr. 91  

Gazeta Kallarati, nr. 91

Advertisement