Issuu on Google+

Ec ngado, Kallaratin mos e harro!

KALLARATI

ORGAN PERIODIK I SHOQATËS KALLARATI

E-mail: gazetakallarati@yahoo.it

Kryeredaktor: Seit Jonuzaj

Janar-shkurt 2012

CM IM LE I 50 KË

Viti i 8-të i botimit, nr. 61

Në brendësi Intervistë me Nako Jovanin Intervistoi: Gafur Shameti

faqe 2 ATDHEU DHE GJUHA-nga Enver Golloshaj Një vjershë e Nase Benit...-nga Idajet Jahaj AROMË SHUSHICE-nga Përparim Hrisllari

faqe 3 BOGONICA, MALI I SHENJTË PERËNDIVE DHE I KALLARATASVE MALI I IBOGONICËS Duke gjykuar nga topografia, po dhe nga emri, ka shumë të ngjarë që Bogonica të jetë mali i Akrokerauneve ku banorët paganë të Bregut dhe të rrjedhjes së sipërme të Shushicës i bënin nderime Diellit dhe kaonët, siç na thotë Hamondi, i bënin nderime dhe fli Zeusit Kaon. Ardhësit sllavë, duke u njohur me emrin e malit dhe traditën vendëse të nderimit të perëndive, e quajtën Bogonicë (bog “zot”, dmth. “mal i zotit”). Midis Bogonicës dhe malit të Skëndolleshit (1382 m) ndodhet Lëmi i Lejlerëve, ose Lëmi i Shenjtorëve. Në këtë vend, të cilin tradita popullore e krahinës e mban si të shenjtë, deri para myslimanizimit të Labërisë bënin pelegrinazhe si fshatrat në rrjedhjen e sipërme të lumit të Shushicës edhe ato të Bregut të Detit. Gjatë shekujve, Bogonica ka shërbyer si një kështjellë dhe strehë mbrojtjeje nga ku banorët u kanë bërë ballë pushtuesve të ndryshëm. Vlen të përmendet ekspedita e vitit 1492 e ushtrive të Sulltan Bajazitit kundër krahinës së Himarës, kur njëri nga malet e përmendura nga kronistët turq ku u tërhoqën kryengritësit, të vendosur për të qëndruar deri në fund, ka qenë, pas shumë gjasash, mali i Bogonicës. Me shpellat e saj, Bogonica ka shërbyer si strehë mbrojtjeje për banorët edhe në shekujt e mëvonshëm, deri në Luftën II Botërore. Bogonica (1673,1m) është pjesë e vargut të Maleve të Vetëtimës. Nga: prof. dr. Rami MEMUSHAJ.

POEZI PËR ATDHEUN Përgatitit: Hiqmet Meçaj

faqe 4 POEZI PËR KALLARATIN Nga: Hasan Kallarati

faqe 5 KURIOZITETE (të ndryshme)

faqe 6 PËR RRITJEN E CILËSISË SË GAZETËS Një nga problemet që u diskutua në mbledhjen e përgjithshme të Shoqatës sonë “KALLARATI” të muajit dhjetor 2011 ishte edhe përmirësimi i cilësisë dhe i larmisë së gazetës, përballimi i problemeve dhe i vështirësive që lidhen me të. Prandaj, për t’iu përgjigjur më mirë problemeve të ngritura, redaksia e gazetës u zgjerua, duke përfshirë në të edhe intelektualë të njohur të letrave e krijues, që deri tani nuk qenë angazhuar me punën e

SHËNIME 1) Jo çdo shkrim është detyrimisht i botueshëm

2) Për çdo pasaktësi në fakte nuk mban përgjegjësi redaksia, por autori i shkrimit

kësaj gazete, si: Hiqmet Meçaj, Rami Memushaj e Petrit Qejvanaj. Për vënien në jetë të detyrave që shtroi ajo mbledhje në drejtim të gazetës, redaksia e re, së bashku me kryetarin e Shoqatës, z. Kastriot Karabollaj, gjatë muajit janarshkurt ka bërë tre mbledhje, ku është diskutuar e janë rrahur mendimet si ta bëjmë gazetën më tërheqëse e më të dashur për lexuesin, çfarë rubrikash të ketë për të ngjallur interes tek lexuesit, me sa faqe të dalë e si mund të bëhet më e bukur pamja e saj, duke përfshirë edhe përdorimin e ngjyrave për aq sa mund të lejonin mundësitë tona financiare për të përballuar shkrimet e fotot me ngjyra që kanë kosto të lartë, etj. Dhe ja, i nderuar lexues, siç e s h ikon i , k y n u mër ka ndryshime si në përmbajtje edhe në sasi faqesh. Shpresojmë që të pëlqehet dhe të merret e lexohet më me

interes nga të gjithë kallaratasit dhe miqtë e dashamirët e interesuarit të Kallaratit. Shënojmë, se përveç përpjekjeve që do të bëjë redaksia për ngritjen e nivelit e të përmbajtjes së gazetës, janë të mirëpritur mendimet dhe bashkëpunimi i çdo lexuesi të saj. Seit JONUZAJ

SI E LASHË SHQIPËRINË... Nga: Ismail Qemal bej Vlora

faqe 7 LAJMERIME PËR NDARJEN NGA JETA Venetike Binjar Memetaj, Pashako Habilaj, Resul Xhezair Qejvanaj, Agron Çune Qejvanaj, Toliat Rushan Habilaj,

faqe 8


2

intervistë

Pyetje - Cili ka qenë hobi yt në jetë? Nakua - Hobi im ka qenë gjahu. Kam qenë gjahtar ajri, vrisja thëllëza. Në Kallarat gjuaja në Val dhe në fshatin e djegur. Pyetje - Gjahu është aq sa i bukur, aq dhe i rrezikshëm, a të është rrezikuar ndonjëherë jeta? Nakua - Disa herë. Më tronditësja më ka ndodhur në malin e Bardhë të Sevasterit. Rrëshqita në borë rreth 400 metra dhe po të mos më kishte mbajtur një shqope, do kisha përfunduar në një humnerë që nuk do të më gjenin dot.

janar-shkurt 2012

KALLARATI gazetakallarati@yahoo.it

INTERVISTË ME NAKO ISLAM JOVANAJ Nako Jovanajt i ka ndodhur një fatkeqësi e rëndë familjare. Para dy muajsh iu nda nga jeta bashkëshortja, Athina Qirjo Petraj, me të cilën kish lidhur jetën prej 53 vjetësh dhe kishin lindur së bashku, rritur dhe edukuar pesë vajza e një djalë. Kisha shkuar tri herë në shtëpinë e tij për ngushëllim. Këtë radhë vajta me një mision tjetër: t’i merrja një intervistë për të shtatëdhjetë e pesë vjetët e jetës së tij për gazetën “KALLARATI”. Sapo do fillonim bisedën, në dhomë hynë dy bashkëfshatarët tanë: Enver Golloshaj dhe Bejkush Laçaj e pak më vonë, nipi i tij, Petrit Jovanaj. Ardhësit e ngushëllojnë me shprehjet e zakonshme të ritit mortor shqiptar, ndërsa Nakua, teksa i dëgjon, pëshpërit: Më mirë të kisha ikur unë. Fjalët i mblidhen lëmsh në grykë, nxjerr shaminë dhe fshin lotët që i rrjedhin në faqe. Pas një ore mbetëm përsëri vetëm dhe filluam intervistën. Pyetje - Nako! Fisi Jovanaj në cilën mëhallë të Kallaratit bën pjesë? Nakua - Babai thoshte që ne Jovanajt rrjedhim nga trungu i Breshanajve, ndërsa në një bisedë që kam bërë me Çize Xhaferajn, më ka thënë se fisi ynë bën pjesë në mëhallën Mërtiraj. Pyetje - Cilët kanë qenë prindërit e tu? Nakua - Babai im quhej Islam Malo Jovanaj, ndërsa nëna quhej Zilo Muho Ngucaj nga Kuçi. Ky çift lindi nëntë fëmijë. Në vitet 1935 e 1937 dy fëmijët e parë, një djalë e një vajzë, u ndanë nga jeta në moshën 12-vjeçare. Sot, nga nëntë fëmijët, jetoj vetëm unë, se para disa muajsh ndërroi jetë edhe motra e fundit, Shelegia. Pyetje - Ç’mund të na thuash për fëmijërinë tënde? Nakua - Jam lindur në vitin 1937. Sipas radhës jam fëmija i tetë. Kemi qenë katër motra e pesë vëllezër. Ishim të varfër. Babai punonte gjithë ditën ato pak ara që kishim në Gjokushtë, Gjimuf e Fierë, nuk siguronim dot as bukën e vitit. Kishim edhe pak dhen që i kullosnim në Hundë e Brinjë të Gurëve. Mbaj mend që nëna i lëshonte dhëntë që në të gdhirë dhe ato, të shoqëruara ngado qen, shkonin vetë në kullotë dhe në të ngrysur shkonte nëna që t’i mblidhte e t’i sillte në shtëpi. Pyetje - Kur jini shpërngulur nga Kallarati? Nakua - Në vitin 1940, në luftën italogreke, ikëm nga Kallarati dhe u strehuam në Finiq të Sarandës, tek prifti i kishës që ishte mik me gjyshen tonë, nënë Safën nga fisi Gjonbrataj. Nga Finiqi shkuam në Sarandë. Babai punonte në pronat e beut të Borshit, Temo Husit. Në vitin 1944, në kulmin e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, babai, për të na siguruar jetën na çoi për të banuar në Borsh, ndërsa vetë u aktivizua në prapavijë të formacioneve partizane që luftonin për çlirimin e vendit. Në Borsh nisa shkollën, ku kreva tri klasat e para të fillores. Mbaj mend edhe emrat e mësuesve të parë, Fiqirete Husin nga Borshi dhe Mulla Isufin. Pyetje - Me ç’po më tregon, paske kaluar një fëmijëri endacake. Nakua - Eh, unë isha fëmijë dhe nuk i kuptoja mirë hallet dhe vuajtjet e prindërve... Ata e dinë se ç’kanë hequr. Pyetje - Më the që tri klasat e para të shkollës i kreve në Borsh, po klasën e katërt e të tjerat ku i vazhdove? Nakua - Në vitin 1948 na kërkoi Kallarati që të ktheheshim në fshat. Prindërit, pasi

e shoshitën mirë, vendosën të ktheheshin në vendlindje. Shtëpi nuk kishim, kishim vetëm arat e kullotat. Erdhëm në Kallarat, duke sjellë nga Borshi rreth 40 kokë dhen, dy lopë dhe rraqet e shtëpisë. Vuajtëm në fillim për strehim, por pushteti shumë shpejt na ndërtoi banesë. Në Kallarat fillova klasën e katërt. Mbaj mend mësues Kozma Llazarin nga Lukova dhe mësuese Lizën nga Shkodra. Klasa kishte rreth 20 nxënës, më shumë ishin çupa. Në klasë kisha Imer Stratajn, Zilo Tozajn, Neki Xhaferajn, Agim Qejvanajn, Bexhet Jonuzajn me të cilin ishim në një bankë etj... Nxënësi më i mirë i klasës ishte Imer Strataj. Klasën e pestë e të gjashtën i kreva në Kuç. Rrija te dajot. Ndërsa klasën e shtatë e bëra në Himarë, më mbante një mik i familjes, Jorgo Bollanua. Mbasi mbarova 7-vjeçaren, shkova në Vlorë. Aty kisha motrën, Shelegen që ishte e martuar. Në Vlorë u futa në punë dhe natën vazhdoja gjimnazin, të cilin e mbarova me nota të shkëlqyera. Pastaj shteti më akordoi bursë për vazhdimin e studimeve të larta në Poloni, në universitetin e Krakovit, në degën elektromekanike. Universitetin e mbarova më 1956 dhe u ktheva në atdhe, ku më emëruan kryeenergjetik në minierën e serës së Selenicës. Në Selenicë u njoha me Athina Qirjo Petron, bijë e dëshmorit të Selenicës. Athinaja kish mbaruar shkollën për financë në Shkodër dhe punonte financiere në Ndërmarrjen e Furnizimit të Punëtorëve (NFP) në Selenicë. U dashuruam me njëri tjetrin dhe këtë dashuri e kurorëzuam me martesë në vitin 1959. Po në këtë vit shteti më çoi në shkollë ushtarake në Tiranë, për specializim në armë të veçanta. Athinanë e hoqa nga puna dhe e çove te prindërit e mi në Kallarat. Më 1961 mbarova shkollën ushtarake dhe u emërova në Korçë, në regjimentin e artilerisë me komandant Bako Dervishin. Në ushtri punova vetëm një vit dhe me kërkesën time u largova. U ktheva në Vlorë , ku u emërova inxhinier elektrik në TEC-in e këtij qyteti. Këtu bleva këto shtëpi që kam edhe sot, në të cilat jetova me gruan dhe prindërit. Vitet që pasuan sollën kalvarin e transferimeve në punë: drejtor i Prapavijës së Sektorëve të Naftës, drejtor i Ndërmarrjes së Furnizimit të Punëtorëve në Vllahinë, zëvendësdrejtor i NFP në Selenicë dhe, së fundi, drejtor i Ndërmarrjes së Shitblerjes në Vlorë, ku më 1991 më nxorën në asistencë, ndërsa më 1992 dola në pension të parakohshëm. Pyetje - Për gjithë këtë aktivitet e përkushtim në punë, a je vlerësuar nga shteti? Nakua - Po, jam vlerësuar. Kam marrë tri dekorata pune të klasit I, II dhe III, si dhe dekoratën e Trimërisë. Pyetje - Dekoratën e trimërisë? Nakua - Po. Në vitin 1961, kur isha oficer në Korçë, aty krimineli Irfan Goskova hynte si diversant brenda kufirit tonë dhe qëllonte mbi oficerët tanë. Në një moment u ndodha ballë për ballë me të, u tregova më i shkathët, qëllova i pari dhe e vrava. Për këtë akt më dekoruan me dekoratën e Trimërisë. Pyetje - Si kuadër drejtues në ekonomi në rrethin e Vlorës, a ke kontribuar në ndihmë të vendlindjes tënde, Kallaratit? Nakua - Po, kam kontribuar. Gjatë viteve të elektrifikimit kam dërguar në Kallarat materiale për linjat elektrike. Kam dërguar bazë materiale për ndërtimin e dy

urave-vinç, njëra në Povël e tjetra poshtë Karabollajve. Mora dhe një djalë nga fisi Gjonaj dhe e specializova për elektricist, i cili punoi për shumë vite në Kallarat. Pyetje - Cili ka qenë hobi yt në jetë? Nakua - Hobi im ka qenë gjahu. Kam qenë gjahtar ajri, vrisja thëllëza. Në Kallarat gjuaja në Val dhe në fshatin e djegur. Pyetje - Gjahu është aq sa i bukur, aq dhe i rrezikshëm, a të është rrezikuar ndonjëherë jeta? Nakua - Disa herë. Më tronditësja më ka ndodhur në malin e Bardhë të Sevasterit. Rrëshqita në borë rreth 400 metra dhe po të mos më kishte mbajtur një shqope, do kisha përfunduar në një humnerë që nuk do të më gjenin dot. Pyetje - Dhe tani një pyetje disi e vështirë për mua. Sa kohë ke i paralizuar? Nakua - Në vitin 1991, kur më pushuan nga puna, pësova hemorragji cerebrale. Nuk lëvizja fare, por falë kurimit që më bëri mjeku i talentuar Maksim Qejvanaj, bashkëfshatari ynë, kam filluar të lëviz me shkop nëpër shtëpi. Pyetje - Kam dëgjuar se në vitin 1990 ke bërë një debat me ish-presidentin e vendit të asaj kohe, Ramiz Alinë, është e vërtetë? Nakua - Po, e vërtetë është. Ramiz Alia kishte ardhur në një mbledhje të plenumit të komitetit të Partisë të Vlorës dhe në fund të një fjalimi të gjatë për situatën e komplikuar politike, kërkoi nëse kishte ndonjëri pyetje. U ngrita dhe i thash: Shoku Ramiz, përse nuk del në televizor apo të bësh një miting në Tiranë dhe t’i thuash troç popullit se në këto kushte ne jemi të detyruar të rishikojmë politikën? Ti s’e bën këtë se ke frikë. Sa mbaroi mbledhja, dy oficerë të sigurimit më hodhën hekurat. Për këtë u dënova me tre muaj burg. Pyetje - Sa fëmijë ke? Nakua - Kam gjashtë fëmijë, pesë vajza e një djalë, të gjithë të shkolluar, të martuar dhe më kanë bërë dymbëdhjetë herë gjysh. Pyetje - Në Shqipëri i ke fëmijët? Nakua - Tri vajza jetojnë e punojnë në Firence të Italisë, të tjerët i kam këtu. Pyetje - Cila është stina që të pëlqen më shumë? Nakua - Dimri, nga që kam qenë gjahtar. Pyetje - Ushqimi yt i preferuar? Nakua - Buka me dhallë. Pyetje - Vesi që urren më tepër? Nakua - Gënjeshtra. Pyetje - A je i kënaqur nga jeta? Nakua - Kam qenë i kënaqur, por humbja e gruas sime të dashur ma prishi ekuilibrin. Pyetje - Cila është dëshira jote? Nakua - Kam vetëm një dëshirë që fëmijët dhe fëmijët e fëmijëve të jenë të lumtur. Pyetje - Ç’mendim ke për gazetën “KALLARATI”? Nakua - Uroj të bëhet më e mirë...

Intervitoi: Gafur SHAMETI

Redaksia: Kryeredaktor: Seit Jonuzaj; Redaktorë: Hiqmet Meçaj; Petrit Qejvanaj; Çize Xhaferi; Lefter Hysi; Rami Memushi; Besnik Gjonbrataj. Arti grafik: Andi Meçaj. E-mail: gazetakallarati@yahoo.it


3 ATDHEU DHE GJUHA Edhe një herë po shkruaj për atdheun dhe gjuhën, pasi e quaj të nevojshme ngaqë nga Kallarati (dhe nga e tërë Shqipëria) janë larguar shumë njerëz dhe kanë shkuar në shtete të ndryshme si në Greqi, Itali, Gjermani e gjetkë. Dihet që fjala “atdhe” është një bashkim i fjalës “at” me fjalën “dhe’” (tokë), nga ku kemi kompozitën “atdhe”. Por meqenëse fjala “mëmë” është më e ngjitur për shpirti, më e dashur, më e dhembshur, rilindësit tanë krijuan edhe kompozitën “mëmëdhe”. Mirëpo fjala atdhe gjeti përdorim më të gjerë, duke zënë më mirë vend. Prandaj mbetet kryesore kjo fjalë për ne. Në kohët shumë të vjetra, kur njerëzimi ishte në gjendje të egër, për shkaqe të ndryshme njerëzit nuk qëndronin në një vend, por lëviznin nga një vend në një tjetër. Një nga shkaqet e lëvizjeve kanë qenë luftërat midis grupeve apo fiseve të ndryshme. Më të fortët i mundnin më të dobëtit, i shfarosnin ose i detyronin të iknin në vende të tjera. Me kalimin e kohës lindi nevoja e nguljes në një vend të caktuar që ishte më i pëlqyer e me kushte më të mira për të jetuar. Por ky vend duhej mbrojtur. Dhe kështu njerëzit e një gjaku bëheshin bashkë për ta mbrojtur vendin që kishin zënë. E kështu, lidhja e gjakut ishte arsyeja që të formoheshin bashkësitë. Një arsye tjetër ishte mundësia e të marrurit vesh të njerëzve të një bashkësie me njëri tjetrin. Dhe kjo arrihej me anë të gjuhës së përbashkët që kishin. U krijuan edhe familjet. Një familje bashkohej me një familje tjetër për t’u fuqizuar, një fshat me tjetrin e një krahinë me tjetrën e kështu bashkësia zmadhohej dhe bëhej më e fuqishme për t’u mbrojtur, duke mbrojtur edhe dheun që u linin etërit dhe ky dhe i trashëguar u bë i domosdoshëm për të jetuar, u bë i shtrenjtë deri edhe i shenjtë. Prandaj luftonin për ta mbrojtur, gjë që edhe sot vazhdon të mbetet detyrë parësore mbrojtja e trojeve, mbrojtje e atdheut. U krijuan edhe simbolet, siç ishte flamuri që mori edhe ky vlerën e shenjtërisë. Dhe të gjitha këto u bënë mbi bazën e një toke dhe të një toke të përbashkët. Prandaj atdheu, flamuri dhe gjuha janë të shenjta. Nëna, bashkë me qumështin e gjirit të saj, i mëkon fëmijës edhe gjuhën. Prandaj i thonë gjuha e nënës. Vllehët (dhe jo vetëm ata) kanë shekuj që janë larguar nga atdheu i tyre, por gjuhën e tyre e flasin në familje dhe me njëri tjetrin, sepse nëna e tyre në familje foshnjës, fëmijës i flet në gjuhën e saj. E kundërta ndodh me shumë nëna shqiptare në Greqi, Itali, apo Gjermani etj. fëmijëve nuk u flasin shqip, por në gjuhën e vendit ku jetojnë e punojnë sot. Me “Na su paro to kako” e përkëdhel fëmijën nëna shqiptare në Greqi, në vend që t’i thotë shqip të keqen nëna. Ose tjetra në Itali: “Mio adorato figlio” etj. Shumë keq! Përkëdhelja e fëmijës nga nëna shqiptare duhet të bëhet në gjuhën e saj me fjalët që i dalin nga zemra. Shtrojmë pyetjen, si mund të ndiej kënaqësi kjo nënë duke e përkëdhelur dhe folur fëmijës me fjalë të një gjuhe të huaj?! Fëmijës kur i flet, ai merr kuptimin e fjalës, po thith edhe shqiptimin, si i bashkon buzët, ç’pamje merr fytyra. Ju nëna mund të mos e dini këtë, por kjo kështu është se është e vërtetuar shkencërisht. Arbëreshi profesor Agostino Xhordano që merret me gjuhën arbëreshe dhe boton edhe një revistë arbërisht, këshillon nënat arbëreshe që t’u mësojnë fëmijëve arbërishten. Dhe thotë shumë të vërteta për gjuhën e nënës.

U them nënave shqiptare kudo që janë t’u mësojnë fëmijëve gjuhën shqipe. Është ca e vështirë, por duhet ta bëjnë atë me këmbëngulje, siç thuhet, me thonj e me dhëmbë, duke u folur në familje me krenari shqip. Gjuhën e vendit ku ndodhen ata do ta mësojnë me shokët vendës dhe në shkollë. Mësuesja e shqipes të bëhet nëna. Kujtoni se ç’kanë hequr patriotët shqiptarë për të mbajtur gjallë gjuhën shqipe deri në sakrifikimin e jetës së tyre si Papa Kristo Negovani, Petro Nini Luarasi etj. Koto Hoxhi tha: “Vritmëni, por gjakun mblidheni se do t’ju duhet të shkruani gjuhën shqipe...”. Duke mësuar e ditur shqipen, fëmija do të ketë edhe një gjuhë tjetër më tepër se moshatarët e tjerë të tij, përveç gjuhës së vendit ku ndodhet. Enver GOLLOSHAJ

NJË VJERSHË E NASE BENIT PËR KALLARATIN -Nga Idajet JAHAJKur lexon vjershat e Nase Benit nga Vunoi, një ndjenjë krenarie të pushton për këtë poet popullor të spikatur. Forca e përshkrimit në vargje, figuracioni i hollë, muzikaliteti në kolonën e gjatë të vjershave e të tjera tipare të vjershërimit të tij të gëzojnë e frymëzojnë. Gjithsesi e ndjen veten si në përjetimin e një kënge liriko-heroike, ku spikat krenaria atdhetare. Ai shkruan për sakrifica të popullit, por mbi to kumbon madhështia e qëndresës; ravijëzon drama historike, po nga ato shkëlqejnë mesazhe e ideale të mëdha. E, në funksion të këtyre vlerave, ritmi e rima (dyshe), përsëritëse deri në fund të vjershës (mono-dyshe-rimë) gjëmon vala e isos, në një kadencë të ëmbël popullore, me figuracione e detaje të imta, që pikturojnë më mirë tablonë. Prej këtij poeti vunjotës na kanë mbetur deri më sot shtatë vjersha. Ai, sigurisht, ka shkruar shumë të tilla, por edhe në këto që disponojmë, që i kanë mbijetuar shekullit, shohim poetikën e tyre të lartë. Vjershat janë të llojit-himn, si “Evropa shkruajnë e thonë” (nga më të njohurat, në mos himni kryesor i epopesë së 20-s); “Himara në breg të detit”-një perlë lirike e rivierës; “Vaj medet, Çika me borë” (një epizëm meditativ për historinë); “O Himarë e Toskërisë”-një qortim për disa të gënjyer që përkrahnin megaliidhenë) etj. Nasia ka qenë poeti i temave të mëdha, i tonacioneve madhore e të ëmbla epike. Në to kumbon lirika atdhetare, virtytet e shqiptarëve, natyra kartolinë, krenaria etnike. Ai ka qenë një këngëtar i shquar, një tribun kënge, daveti, mbledhjesh. Thonë se vjershën “Kush është lulja e vilajetit” (për Himarën) e ka kënduar një natë të verës së vitit 1920 në Kaninë, për t’u krenuar me rivierën e tij e historinë e saj. Por këtu veçojmë njërën prej vjershave të tij historike, atë për Kallaratin. Atë e thuri pas luftës që u zhvillua aty me andartët grekë më 1914, ku mori pjesë edhe vetë Nasja me vëllain e tij Pilon. Vjersha titullohet “Kallarat-njëqind shtëpi”. Në korrikun e atij viti kallaratasit bënë luftë të ashpër me grekët gjiritlinj, siç i quan poeti. Ata e dogjën fshatin, por edhe vetë lanë kërmat e tyre aty. Ata ishin një forcë e madhe, e ardhur nga Kreta, të dërguar prej qeverisë greke e të bekuar prej Fanarit grek. Komandanti i tyre, Cullaqi, shoqërohej nga dy tradhtarët tanë... Por ata gjetën vdekjen aty nga plumbat e trimave kallaratas e të Nase Benit me shokë. Vjersha jep shumë informacion për atë luftë: “Fshati 100 shtëpi”; përmenden emrat e disa prej luftëtarëve kallaratas, nga të cilët disa

prej tyre ranë në luftime: Ramadan Gjiziu, Murat Avduli, Hyso Balili, Çelo Boshi, Dervish Saliu (Maçi)... Vijëzohen virtyte të luftëtarëve, trimëria, veshja e ndonjërit, copëtimi nga bombat, mostërheqja nga lufta; mundja e armikut etj. Vetë kapitenit të tyre “i mbeti kapelja në gropë”... Muzikaliteti i vjershës e shton edhe më shumë frymën heroike të luftëtarëve të popullit. Ja teksti i këngës: Kallarat 100 shtëpi, Luftuan me trimëri, Për vatan qenë të zotë; Gjithë vendi në pusi, I gjithë fshati u dogj, Bëhet luftë me syngji, Po derdhet gjaku me okë; U vranë ca djem të rij, U vranë ca djem të zotë; Ramadani i Gjizi, U godit mu në çapokë; Murati xhamadani, Pse s’del në lëmë e në portë; Humbi atë pasuri, Salltaneti treqind kokë! Njëqind dhën e dyqind dhi, Dhe mushkë e kuqe me lopë; Gjithë trima-djem të rij, Hyso Balili me shokë; Çelo Boshi, djal i ri, E bë bomba copë-copë. I shkreti Dervish Sali, E mori plumbi në kokë, Do mbetet në histori,Do lëvdonetë në shokë; Kapetanin gjiritli, E mori plumbi në kokë, Mu si derr në tokë u shtri, I mbet kapelja në gropë!...*) Populli i Kallaratit ua ka kthyer nderimin dhe fisnikërinë trimave të Bregut, Nase e Pilo Andoni, me vargjet: ...Foli Nase Beni vetë Me Pilon që të dy, Patriotë të vërtetë, Me pushkë e libra në gji... *) Marrë nga F. M. Rrapi, “Këngë popullore të Labërisë”,Tiranë 1991, f. 1104.

AROMË SHUSHICE S’ka gjë më të lumtur në këtë vend, Kur shkel të gjitha trevat e atdheut tënd. Nga Tirana një rrugë të gjatë mora, Në Vlorë e drejt Kallaratit shkova. M’u dha rasti për herë të parë, Të shoh Shushicën e tërë krahinën mbarë. Grykës së Shushicës kur kam kaluar, Lapidarë të shumtë syri më ka shikuar. Djem e burra të vrarë vite e vite më parë, Të gjithë brezave të ardhshëm, një amanet u lanë: Mos e harroni e mos e lini kurrë vatanë. Natyra asnjëherë s’ka gabuar, Kur atij bukuri të shumta i ka dhuruar. Në Kallarat me Azem Xhaferin kam shkuar, Shtëpinë e tij për të rindërtuar. Sytë te Bogonica me Çipinin përballë më vanë, Ata të dy qëndrojnë si aleatë të pandarë. Te këmbët u shkon Shushica me valë, Ajo freskon të gjithë krahinë mbarë. Në këmbë të Bogonicës një fshat i djegur qëndron,

bashkëfshatarët Historia e tij nisi të më shqetësojë. Mësuesin pensionist, Çizen, kam pranë, E pyes se ç’histori kanë ato shtëpi vallë? Ai i qetë e me ngadalë më shpjegoi, Për të kaluarën e fshatit Kallarat më tregoi: Ja Kunjova, atje shekuj më parë Të parët tanë kanë pasur vatanë, Po ikën nga fshati Kallojrat si era, Ikën se u pat rënë kolera. Ku e ku ata nuk kanë shkuar. Një “ninullë” e lashtë për ta u trashëgua. Në Pilingri, ata që mbetën, shkuan, Aty fshatin e ri nga e para ndërtuan. Atje gjetën qetësinë e ruajtën harmoninë. Po në fillimin e shekullit të njëzetë, Në korrik të vitit katërmbëdhjetë, Kallaratasit luftuan me andartët grekë. Ata ua dogjën fshatin plot lezet. Shtëpitë e dikurshme, gërmadha tani, Janë gjurmë të të madhes histori. Një ditë që kisha pushim, Vendosa, me mikun tim të shkoja, Fshatin e djegur të vizitoja. Atje një botë tjetër po shikoja, Shtëpitë e djegura qëndronin kupicë. U bëra kurioz për t’i shikuar, Si vallë një shekull qëndrojnë pa u rrënuar! Meqë jam i atij zanati, M’u shtua edhe më shumë inati, Një copë llaçi e thërrmova, Me kujdes atë e shikova, Me se vallë i kanë punuar Që ende qëndrojnë si të betonuara. Me gëlqere e rërë Shushice, Qëndrojnë si shkëmb Bogonice. Këtu, nga pllaja e Pilingrisë, Tërë luginën e Shushicës të shikojnë sytë. Në Kallarat, ditët që qëndrova, Respektin e njerëzve takova, Kurrë pa folur nuk kalonin, Bisedën si të njohur të lashtë e çonin. Sigurisht që nuk jam poet, Po më bëri natyra e qetë, Shushica e bukur me male, Që të shkruaj këto vargje. Përparim HRISLLARI, Korçë.

janar-shkurt 2012

KALLARATI gazetakallarati@yahoo.it


4

POEZI DASHURIE PËR ATDHEUN

letërsi PËRGATITI: Hiqmet MEÇAJ

POPULLI

ASDRENI

MË NJËZET E TETË NËNTOR

SA TË DUA O SHQIPËRI!

Më njëzet e tetë nëntor Më këmb' u ngre Shqipëria Smail Qemali në Vlorë Me gjithë shokët e tija Ç'i tha popullit me gojë Poshtë o shokë, robëria Evropa le ta dëgjojë Nuk ka vend këtu Turqia Ja te vdesim, ja të rrojmë Është e jona, Shqipëria

Sa të dua, o Shqipëri, sa me mall ndiej e sa dëshirë, për ty gaz e dashuri mu në zemër më ka mbirë! Se për mua, o Atdhè, je një lule aq e vyer, sa nuk gjendet përmbi dhè shpirtin tim për të ushqyer!

NAIM FRASHËRI

MËMËDHEU

SHPREH

Mëmëdhe quhetë toka ku më ka rënurë koka, ku më ka dashur mëm' e atë, ku më njeh dhe gur' i thatë, ku kam pasurë shtëpinë, ku kam njohur perëndinë, stërgjyshet ku kanë qënë dhe varret që kanë vënë, ku jam rritur me thërrime, ku kam folur gjuhën time, ku kam fis e ku kam farë, ku kam qeshur ku kam qarë, ku rroj me gaz e me shpresë, ku kam dëshirë të vdesë.

Kam shumë shpresë Te Perëndija, Që të mos jesë Kshu Shqipërija, Po të ndritohet Të lulëzohet. Pa vjen një ditë Që të na sjellë Të madhe dritë P’ ajo të pjellë: Qytetërinë, Fatbardhësinë. Vëllazërija Edhe bashkimi E njerëzija Është shpëtimi, Lum kush t’arrinjë! Pa do të vinjë. Që Shqipërija Do të ndritohet, Dhe ligësija Do të mërgohet. Jak’ e vërtetë! Pse rri e qetë? Për Shqipërinë Ditët e mira Paskëtaj vinë Shkoj errësira, Lum kush të rronjë, T’a shohë zonjë! Se Shqipëtari E gjuh’ e tija Venë së mbari Dhe Shqipërija, Lum kush t’a shohë Për pakë kohë. Pa dituritë Dhe mbrothësija E mirësitë Dhe njerëzija, Do të burojnë Nukë mënojnë.

ÇAJUPI

NOLI HYMNI I FLAMURIT O Flamur gjak, o flamur shkabë, O vënd e vatr' o nën' e babë, Lagur me lot, djegur me flagë, Flamur i kuq, flamur i zi. Fortesë shkëmbi tmerr tirani, S'të trëmp Romani, as Venecjani, As Sërp Dushani, as Turk Sulltani, Flamur i math për Vegjëli Flamur që lint Shën Kostandinin, Pajton Islamn' e Krishtërimin, Çpall midis feve vllazërimin, Flamur bujar për Njerëzi. Me Skënderben' u-lavdërove Dhe në furtun' i funtmi u-shove, Me Malon prapë lart vrapove, Yll i pavdekur për Liri. Sa shpesh pastaj për-dhe u-shtrive Me zjarr e zi u-ndeze u-nxive, Po çdo mizor me shpat' e grive, O fushë-kuq, o shkabë-zi. Përpjetë pri-e Shqipërinë, Përlintj'a shpirtin dhe fuqinë, Diell për vllanë, yrnek për fqinë Për botën ëndr' e qjell i ri. FILIP SHIROKA SHKO DALLËNDYSHE...

janar-shkurt 2012

KALLARATI gazetakallarati@yahoo.it

Udha e mbarë se erdh pranvera, shko, dallëndyshe tue fluturue, prej Misirit n'dhena tjera, fusha e male tue kërkue;

n'Shqipni shko, pra, fluturim, shko në Shkodër, n'qytetin tim. Shëndet prej meje të m'i falësh saj shpisë vjetër ku kam le, me ato vende rreth t'përfalesh, ku kam shkue kohën e re; atje shko, pra, fluturim, fal me shndet qytetit tim. Me ato male, me ato kodra, me ato prroje rreth t'përfalesh n'ato fusha që m'ka Shkodra të lulzueme, aty t'ndalesh; tue kndue me ambëlcim, fal me shndet qytetit tim. T'mujsha dhe un' me fluturue dojsha dhe un' me u nisë me ty, dojsha n'Shkodër me kalue, m'e pa prap at'vend me sy! Por... ti shko atje... fluturim e ti qajma fatin tim. HIL MOSI MALL Vend i dashtun , ku un'leva, Sa sa her' me mall t'kujtoj! Kurr si sot dashtni nuk ndjeva, Shum' Shypni, un' ty t'dishroj! Shpesh kujtimet m'shkojn' te shpia, Ku me mall e shkush fmininë, Zemrën krejt ma grin dashtnia E prej mallit mrend po zin. Ah, at' votër kur kujtova, Ku qark saj un' jam rrethu... Dy tri pika lot i lshova, Ktu n'kët vend ku jam mërgu. Kur ma thell' jam shty n'mendime E mjerimin kam kujtu... Ikne, ikne ç'pata gzime, Zemra faret m'u coptu! LAME KODRA UNË E DUA SHQIPËRINË (fragment) ........................................ Unë e dua Shqipërinë, Për tërfilin mi lëndinë, Për një vajzë gjeraqinë, Dhe për ujët që buron Nga një shkem e gurgullon Nëpër lisat gjetheshumë, Edhe zbret përposh në lumë. Unë e dua Shqipërinë Për një lule trëndelinë, Për një zok që fluturon, Për bilbilin që këndon Në ato ferra në ato hije Këngë malli e dashurie, Këngë shpirti të helmuarë. Unë e dua Shqipërinë Si poet i dhemshuruarë. GJERGJ FISHTA SHQYPNIJA (fragment)

1. Edhè hâna do t' a dije, Edhè dielli do t' két pá, Se per qark ksaj rrokullije, Si Shqypnija 'i vend nuk ká ! ............................................. 5. Mbi ato male e bjeshkë kreshnike Léjn mande' ata djelm si Zâna, Armët e t' cillvet, p'rherë besnike, Janë permendë nder fise t' tana. 6. Atje léjn, po Toskë e Gegë, Si dý rreze n' flakë t' nji dielli: Si dý rrfé, qi shkojn tue djegë, Kúr shkrepë rêja nalt prej qielli. ................................................... 11. Shkundu pluhnit, prá, Shqypnì, Ngrehe ballin si mbretneshë, Pse me djelm, qi ngrofë ti n' gjì, Nuk mund t' quhesh, jo, robneshë. ................................................... 14. Kaq të bukur, kaq të hieshme Perendija t' fali i Amshueshem, Sá 'dhe deka âsht per tý e shieshme: N' gjì t' and vorri âsht i lakmueshem. 15. Po, edhè hâna do t' a dije, Edhè dielli do t' két pá, Se per qark ksaj rrokullije, Si Shqypnija 'i vend nuk ká ! 16. Rrnosh e kjosh, prá moj Shqypnì, Rrnosh e kjosh gjithmonë si vera, E me dije e me Lirì Për jetë t' jetës të rrnoftë tý ndera. ALI ASLLANI 7 PRILL 1939 Shtatë prill... Kopilove o kopil E u lute u këpute Njëqind pash në dhé u fute! Natyrisht një tradhëtor Spor e fisit arbëror E pret hasmin me daulle Kur gjen ditën ta bën pulle! Na e gjeti dhe na ra Vret Shqiponjën që s'u vra Nuk u vra dhe nuk do vritet Posht përpjet me vrull vërtitet! Ja dhe hymni që na thurri Hymn'i zi i një qivuri: "Eja, eja alala Të na rrojë Duçeja Duçeja guguçeja Le të rroj’ edhe flamuri Sa për sy e për bela!” I pabesi ta dij’, pra Ndër kasolle me një tra Që nga Shkodra gjer në Dropull Rron ai që i thon’ popull! Ajo dor’ që rreh dybekun Di ta mbush edhe dyfekun Në se ditën çan ugar Edhe natën thurr litar Thurr litar e kalit grushtin Dhe e var nga këmbët pushtin!


5 BOGONICA Qesh Bogonica, me kryet lart! Duke shikuarë më të dy kratë, andej detin dhe rivjerën, këtej grykën dhe Shushicën, andej drit’e jetë, begati! Ashtu si në gjithë Shqipëri. Kujton Bogonica jetën e kaluarë, Kohën e vuajtjeve të shëmtuarë, që me shekuj ke provuarë, me luftra e gjak-derdhje pa pushuarë, kujton me neveri luftërat antike, me turqit osmënlli në kryengritje, dhe strehimin që populli i jepte, me shpellat, gropat, shkëmbme shpellat, gropat, shkëmbënjt i mbronte, Ai mban mënt ti Bogonicë, Gjermanët me top kur të qëlloninë, nga qafa poshtë, se lart s’guxonin, të ngjiteshin me këmbë të të sulmonin?! GËRMADHAVE TË FSHATIT VJETËR (KALLARATIT) Nga xhadeja kur kaloj, hedh sytë dhe të shikoj, gërmadhat e’fshatit tim, me lot e zi i kujtoj. Fshati rrëzë malit, nënë hon. I bukur ishte dhe luluzon, po sot më ai, nukë jeton, gurët dhe bari e mbulon, fshati anti, fshat i vjetër, pllajës shtrirë, pllajës ngrehur, radhë si me plan, shtëpitë ndrequr, nashti ka kohë që rri i fjetur, kujtimi i tij janë rrënojet, heshtje dhe heshtje bëjnë trojet, ndo një zë bilbili, qyqeje digjohet, dhe kukumjaçja me vajtim argëtohet, për verë kish rrapin e madh për hie, për orë kish gurin me hije, orë e saktë që s’duaj kurdimë, jeton dhe sot, por s’e fërshëllijnë! KËNGË KUSHTUAR QAFËS SË HUBAVIT Qaf e Hubavit moj nënë, qendër e fshatit tinë je, ti je sot e ti ke qenë, vëndi i mbëledhjeve, me mot e jetë të tërë, i gjysh e stërgjyshëve, një varg kodrina të ndajnë, nga të dy fushat që ke, nga Fieri me Hubavë, ti në mes të tyre je, dhe çeta me partizanë, besoj se ndërmend e ke, kur iku nga ti u ndanë, ti udh’e mbarë u the, hajde dalçi faqebardhë, djemtë e nënësë rrufe, të na çlironi vatanë, ja mos rroni për mbi dhe, Dhe ata fjalën ta dhanë, e derdhë gjakun rrëke, dëshmorët ku do që ranë.

Ti në gji i mban atje, edhe ti qëndron krenare, që pranë vetes i ke, ata të bukurë varre, me pllakata përmbi kre, dhe Lapidarinë pranë, ngrijturë për mbi xhade. KËNGË KUSHTUAR NGREHJES FLAMURIT NË SHKOLLË TË KALLARATIT MË 28 NËNTOR 1919 Mu te shkolla me përralle, bëhej fest e hidhej valle, viti ish nëntëmbëdhjetë, muaji i njëmbëdhjetë, dita e njëzetetetë, ishte Dita e Flamurit, Dita e Flamurit tonë, që u ngre më dymbëdhjetë, nga Ismahili në Vlorë, populli ishte mbëledhë, ishte mbëledhë në shkollë, nxënësit po këndojnë, Hymnin e Flamurit tonë, me flamuj të kuq në dorë, një fjalim mbajti Meçani, për mbi historinë tonë, po një spiun që ish shitë, me të shpejtë lajmëroi, nukë shkoi shumë ditë, që Kallaranë e rrethoi, karabinier e milicë, dhe gjashtë vet’arrestoi, Meçan e Selam Barjamnë, Shamon* e Alem Qejvanë, Dudën e Remëzi Janjnë, që qenë si kryetarë, lidhur i shpunë Himarë, vdekjenë me sy e panë, nga torturat që u dhanë, pastaj në këmbë i nisnë, kaptuanë Llogaranë; dhe në Vlorë i degdisnë (1) katër muaj diell s’panë, të mbyllurë në qeli, në Manazgja në hapsanë (2) më njëzetë nëntë marsi, në gjyq ushtarak i dhanë, prokurori në seancë, i cilëson tradhëtarë, dhe si të tillë fajtorë, kërkoi vdekjen në litarë, po me para e miq shumë pafajësinë u dhanë. *Shamo Meçaj, babai i autorit të kësaj kënge. (1)shpunë. (2)Burg (turqisht), paguanë 600 lireta rryshfete dhe avokatin dhe me ndërhyrjen e patriotëve miq u liruanë.

poshtë bregut u shpërndanë, rraqet në vënd i lanë, dhe një mushk e disa armë i muarr’ e iknë e vanë, Mattera me merçenarë, u mbëlodh’e pas u ranë, në Graben për nënë shkallë, u përpojnë e hapnë zjarrë; mbeti Meçani i vrarë, shokët rrethimn e çanë së bashku me materialë, iknë e në çeta vanë.

POEZI NGA HASAN KALLARATI (MEÇAJ) (1903-1980)

*Meçan Shamo Meçaj nga Kallarati (i vëllai i autorit të kësaj kënge), sëbashku me Xhevahir Golloshin, dëshmor i Luftës së Vlorës dhe Xhelo Razipin nga Brataj, më 20 Maj 1920, sulmuan PostKomandën e Karabinieris Pilur (Himarë) dhe pasi i shpartalluan muarrë një mushkë e disa armë, Brigadier Luixhi Matera (Luiggi Mattera), Komandant i Postës u plagos lehtë, por pasi mblodhi fuqitë dhe disa merçenarë u ra pasë ku në vëndin e quajturë Graben i arrijti dhe atje pas një përpjekje Meçani u vra, ndërsa shokët ikën me gjith material. (Për shkak të biografisë sonë, times dhe të vëllait tim Skënder, për turp Meçani edhe sot e kësaj dite nuk është shpallur dëshmor i Luftës së Vlorës).

ELEGJI PËR HEROIN MUMIN BAJRAM (SELAMIN) Shkove për punë në Tiranë, që i vogël çilimi, se halle të kishnë rarë, doje të mbaje shtëpi, atje u njohe me shokë, dhe u lidhe për Shqipëri, po spiunëtë s’të lanë, së shpejti u re në sy. Internim tyja të dhanë, që të rrije në shtëpi, Kallarat e jo Tiranë, se kishin frikë nga ti, se ti bëje propagandë, dhe punoje për Shqipëri, në Kuç drejtimin ta dhanë, që të të mbajnë në sy, atje bëre shamatanë, brënda në Xhandërmari, ike dolle ilegalë, bëje grupe me rini. Tu qepnë pas e s’të lanë, të kërkojnë me qiri. Telegraf më të gjith anë, në të gjithë Shqipëri, të ziri Mumin Barjamnë, paraqet rrezikshmëri, erdhe zure Topananë, dhe formove grup të ri, me Haredin e Barjamnë, Hiqmet Buzi djal’i ri.

KËNGË KUSHTUAR AKSIONIT KUNDËR POST-KOMANDËS KARABINIERISË PILURIT MË 20 .V. 1920. Njëzet maji dit e marë, Xhevahiri me Meçanë*, të tre dhe me Xhelo Branë, postës në Pilur i ranë, me një sulm brënda i vanë, karabinier italianë,

tradita

Hasan Kallarati është përfshirë në antologjinë e rapsodëve të përzgjedhur shqiptarë nga shtëpia botuese “Naim Frashëri”. Ka lindur më 1903, në Kallarat, në një familje me tradita të vjetra patriotike. Gjyshi i tij Meçe Haxhiu është i përfshirë në historikun e Kurveleshit si njëri nga krerët e kryengritjes së vitit 1847. Vetë ka qenë pjesëmarrës në Luftën e Vlorës, në Revolucionin e Qershorit, 1924, si dhe në luftën NAÇL. Megjithëse u burgos në vitet e Komunizmit, ai dhe vëllai i tij Skënderi, mbeti deri në fund të jetës me bindje të flakta patriotike. Ndërroi jetë në vitin 1980 duke lënë pas bij të denjë që do ta vazhdojnë traditën patriotike të fisit.

janar-shkurt 2012 Kallarati i djegur - foto nga ushtria italiane-1917

KALLARATI gazetakallarati@yahoo.it


6

kuriozitete

NGA ILIRËT DHE EPIROTËT (nga historianët e vjetër grekë)

KËSHILLA PRAKTIKE MISH VIÇI Nëse piqni mish viçi në furrë, vendosni në fund të saj një tepsi tjetër të mbushur me ujë. Kështu, gjatë pjekjes avujt e lëshuar do të shkaktojnë një ambient me lagështi, i cili do ta bëjë mishin më të butë. ERA E PESHKUT Një mënyrë mjaft e mirë për të shmangur erën e peshkut të skuqur është të hidhni brenda në vajin e skuqjes 2-3 feta limoni. Limoni ka aftësinë të thithë erën e rëndë të peshkut.

ORIZ I SHKRIFËT Për të dalë orizi sa më i shkrifët, shtoni gjatë zierjes një lugë supë uthull. Në këtë mënyrë kokrrat nuk do të ngjiten me njëratjetrën. ZIERJA E PATATEVE Preferohet që të shtoni pak qumësht në ujin ku do të zieni patatet, në mënyrë që të bëhen më të shijshme e të marrin ngjyrë më të bardhë. PRODUKTE TË SKUQURA MË TË LEHTA Produktet e skuqura thithin mjaft vaj. Nëse dëshironi t’i bëni ato më të lehta, hidhni në vajin e

Një i quajtur Dandon rrojti 500 vjet. Gishti i madh i këmbës së djathtë të Pirros së Epirit shëronte me prekje shpretkën. Ky gisht nuk u dogj bashkë me trupin por u vendos në një tempull. Pirrua, kur flijoi ditën që u vra, krerët e bagëtive të therura u tërhoqën zvarrë dhe lëpinë gjakun e tyre. Pellazgët ndërtuan murin që rrethon Akropolin e Athinës, si shpërblim morën nga athinasit tokat në këmbët e malit Hymet dhe i lulëzuan. Heleni, këto vise i quajti Kaoni nga emri trojan Kaon. Këtë emër e mori ky vend nga Iliri i biri i Polifemit, bijtë e ciklopit Polifem dhe e Galatës, të quajtur Keltë, Ilir dhe Gal lanë Sicilinë dhe u bënë sundimtarë mbi fise të cilët nga emrat e tyre u quajtën keltë, ilirë dhe galë. Bijtë e Ilirit kanë qenë: Enkeleu, Autari, Dardani, Medi, Taulanti dhe Perrebi. Vajzat ishin Partha, Daortha, Dasara dhe të tjera. Prej tyre kanë dalë fiset Ilire. Bardhyli, mbreti ilir thuhet se luftoi mbi kalë kundër Filipit të Maqedonisë, kur ishte 90-të vjeç. Gërmat e alfabetit latin i sollën në Lat (Romë) pellazgët. Tek tribalët dhe ilirët ka njerëz të cilët me vështrimin e tyre magjepsin dhe bëjnë të vdesin ata të cilëve ua ngulin sytë e tyre të inatosur. Në detin Jon, 3000 hapa nga Oriku gjendet ishulli i Sasonit i përmendur si qendër piratësh.

janar-shkurt 2012

KALLARATI gazetakallarati@yahoo.it

Nëntë të rinj dhe po aq virgjëresha të ardhura nga Iliria bënë që të lindin 12 popuj në Itali.

Në krahinën e Dalmatisë janë: Burni, Andetri, Tribuli, kështjella të përmendura në luftëra të ndryshme. Genti mbreti i ilirëve ka zbuluar Gentianën (bimë mjekësore). Përdoret lëngu dhe rrënja . Nuk duhet ta përdorin gratë me barë.

SHËN VALENTINI (14 shkurt 269 -14 shkurt 2012) Perandori romak me origjinë ilire, Klaudi, mbretëroi në vitet 268-270 pas Krishtit. Klaudi u lind në Dardani, Kosovë dhe u përfshi në ushtrinë romake qysh i ri duke ngjitur shkallët e karrierës me shpejtësi, pasi u dallua mes të tjerëve për zgjuarsinë e tij dhe trimërinë e pashoqe. Ushtria romake e mirëpriti me entuziazëm ardhjen në krye të Perandorisë Romake të Klaudit, pasi Perandoria Romake po kalonte çaste të vështira të një shthurje të përgjithshme. Klaudi vuri rregull në të gjithë ushtrinë dhe përcaktoi edhe disa klauzola strikte, të cilat nuk duheshin shkelur. Një nga rregullat e forta që Klaudi vendosi për ushtarët romak ishte edhe ndalimi i fejesave apo martesave të tyre gjatë kohës që shërbenin në ushtri. Kush do të thyente këtë urdhër të Perandorit Klaud ai do të ekzekutohej në mënyrën më shembullore. Pikërisht ky urdhër u thye nga prifti Valentino, i cili u mundua të kurorëzonte në fshehtësi dashurinë e një ushtari romak me një vajzë nga Roma. Kur Perandori Klaud e mori vesh shkeljen e urdhrit të tij nga ana e priftit Valentino, ai dha urdhër që Valentino të ekzekutohej në sheshin e Romës, që të zinin mend edhe të tjerët. Ngjarja ndodhi në 14 shkurt të vitit 269 pas Krishtit, kur në sheshin e Romës ishte ngritur një tribunë enkas për ekzekutimin e priftit Valentino. Vetë Perandori Klaud mori pjesë në këtë ceremoni shembullore, ku ushtria ishte rreshtuar në të dy krahët e tribunës dhe populli përkarshi. Priftin e gjorë Valentino e sollën të lidhur një duzinë ushtarësh të armatosur dhe e ngjitën në tribunën e ekzekutimit ku e priste xhelati me hanxhar në duar. Ishte ora 14.00 e datës 14 shkurt të vitit 269 pas Krishtit dhe trumbetat gjëmuan frikshëm duke bërë që të dridhej sheshi i Romës. Kokën e priftit Valentino e vendosën mbi një trung të prerë, ndërkohë që xhelati me kapuç të zi

në kokë shikonte nga Perandori. Trumbetat oshtin përsëri dhe Perandori bëri shenjë me dorë, ndërkohë që xhelati ngriti hanxharin në ajër dhe e lëshoi mbi kokën e priftit të gjorë Valentino. Koka e Valentinos u rrokullis nga tribuna dhe ra poshtë. Ishte një heshtje varri, veç kambanave të kishave që gjëmonin ethshëm. Perandori u ngrit në këmbë dhe mërmëriti. - Le të guxojë kush të shkel më urdhrat e mia. Kjo ndodhi në orën 14.00 të datës 14 shkurt të vitit 269 pas Krishtit. Që nga ajo ditë 14 shkurti festohet në mbarë botën si dita e të dashuruarve. Përgatiti: Çlirim Hoxha

BIMË MJEKËSORE RIGONI I ZAKONSHËM (Origanum vulgare) Është bimë mjekësore nga më të përhapurat, që mbin vetvetiu kudo, në kodra të ulëta, në pyje, në vende të thata e të papunuara. Lulet kanë ngjyrë të kuqe në të verdhë, me erë të ëmbël, të kënaqshme dhe aromatike. Janë plot nektar dhe gjithmonë e shohim të mbushur me bletë. Është një bimë mjekësore shumë e kërkuar, aromatike dhe pikante. Nga ajo nxirret me distilim vaj eterik i shkëlqyer. Në 100 kg bimë të thata nxirren 2–2,5 kg vaj. Rigoni njihej edhe në lashtësi për cilësinë e tij shëruese. Sot përdoret në vështirësitë e frymëmarrjes dhe në terapinë e sëmundjeve të gjoksit dhe si qetësues i dhimbjeve të dhëmbëve. Industria e parfumeve përdor vajin eterik për prodhimin e sapunëve aromatikë, për parfume e pasta dhëmbësh. Ai këshillohet kundër mungesës së oreksit dhe për qetësimin e dhimbjeve të stomakut. Vlesa bëhet me një lugë gjethe e lule në një gotë ujë. Pihen dy gota në ditë.

QEPA (Allium cepa) Përdoret rrënja e saj. Ajo është diuretike, tretet mirë dhe është stimuluese. Përdoret nga ata që vuajnë nga zorra e trashë, kanë gurë në veshka, nga ngjirja e zërit, nga kapsllëku, dhimbja e fytit, gëlbaza e organeve të frymëmarrjes, nga krimbat, hurdhe, puçrrat, dhimbjet reumatizmale etj. Nga “Enciklopedia e Kurveleshit”


7 SI E LASHË SHQIPËRINË... Nga Ismail Qemal Bej Vlora Mbretërimi i shkurtër i Wilhelm Wiedit, qe më i pasur në episode groteske, se sa në veprime për organizimin e një shteti të ri. Kjo ishte prova e kujdesit të pakët që Fuqitë kishin përdorur në zgjedhjen e një sovrani për një vend, lumturia e të cilit varej nga një zgjedhje e kujdesshme. Kishim shpresuar se takti dhe urtësia e Princit, do të shërbenin si kundërpeshë për humbjet e territorit, për të cilat kishim vuajtur, dhe ngjitja e tij në Fron, do ti jepte një shtytje të konsiderueshme zhvillimit të vendit. Përkundrazi situata u bë më e ngatërruar dhe për pak kohë u bë kritike. Një mëngjes mora një telegram nga Vlora, që më shkaktoi një tronditje të thellë. Shtëpia e Esad Pashës ishte bombarduar dhe vetë ministri ishte arrestuar. Ky njoftim i shkurtër pa asnjë shpjegim tjetër, mu duk kaq i çuditshëm, sa për një çast nuk e besova për të vërtetë. Sidoqoftë, nxitova të shkoja tek konsujt italian e austriak në Nicë e në Vjenë për të vërtetuar informatën nëse ishte e vërtetë e për të përcaktuar domethënien. Përgjigjet që mora, nuk lanë asnjë dyshim, e pas pak kohe mora vesh hollësitë e ngjarjes. Kisha parashikuar gjithnjë se Esad Pasha do të ndodhej në një pozitë jashtëzakonisht të vështirë në Durrës. Ky qytet me më pak se pesë mijë banorë, kishte qenë qendër intrigash e kundërshtimesh për kandidaturën e Wiedit si princ evropian, si dhe qendër e kryengritjes së Esadit kundra Qeverisë së Përkohshme të Vlorës. Esadi, që menjëherë pas një kthimi të dyshimtë, ishte vënë ministër pikërisht i atij Princi që ishte aq i padëshiruar për shokët e tij, nuk mund të kishte tjetër veç mungesë popullariteti e përbuzje. Mllefi kundra tij u bë shpejt më i thellë dhe demonstratat popullore në vend, morën një karakter kërcënues. Princi, përkundrazi, në vend që të qetësonte popullin kur lëvizja ishte në kulm, përdori topin. Nga ana tjetër, në vend që të pushonte ministrin e tij të padëshirueshëm, me një procedurë legjitime të rregullt, Princi vetë, duke vepruar nën një influencë, që nuk jam në gjendje ta përcaktoj, përdori përsëri mjete të dhunës. Ai adaptoi një linjë veprimi të pashembullt në analet e qeverisjes. Shtëpia e Esadit u rrethua e u bombardua deri sa gruaja e tij doli në një dritare duke tundur një çarçaf të bardhë si shenjë armëpushimi. Bombardimi u pezullua. Ndërhyri ministri italian Carlo Aliotti, në sajë të të cilit Esadi pati mundësi të dilte pa incidente të tjera. Të shoqëruar me marinarë e gjithë familja mundi të largohej me një anije vrojtimi austriake, nga ku u transferua në anijen bazë të Italisë, me të cilën Esadi shkoi në Evropën Perëndimore, pasi kishte dhënë fjalën e nderit, se nuk do të kthehej më në Shqipëri. Duke patur parasysh këto ngjarje të çuditshme, e quajta detyrë që të kthehesha menjëherë në Vlorë.

Pikërisht kur po i hipja trenit në Nicë, më takoi konsulli italian, me një telegram të Ministrit të Jashtëm, Markezit San Xhiuliano, që më kërkonte të njihte mendimin tim, për gjendjen në Shqipëri dhe për masat që duheshin marrë, duke pasur parasysh se gjendja po bëhej gjithnjë e më alarmuese. Meqë kërkonte, nëse ishte e mundur të diskutonim argumentin me të, ndalova në Romë, ku San Xhuliano e unë u morëm vesh për masat që do të ishin të përshtatshme të merreshin. Në Vlorë, sapo arrita, mora vesh hollësitë e ngjarjeve që isha njoftuar dhe se Durrësi ishte i rrethuar nga të gjitha anët e nuk kishte komunikim me pjesën tjetër të vendit. Autoriteti më i lartë dhe juridiksioni i Mbretit tonë ishte kufizuar në atë qytet të vogël. Pas disa ditësh, u nisa për në Durrës me pesëmbëdhjetë fisnikë të krahinës, me qëllim që ti parashtronim Princit opinionin tonë për situatën, që përputhej me atë të ministrit San Xhuliano. Gjatë një takimi tete-a-tete (kokë më kokë) që pata me të, i paraqita konkluzionet që kishim arritur dhe masat e nevojshme. Princi më çuditi për mungesën e një ideje për gjendjen dhe koshiencën e vështirësive të jashtëzakonshme të momentit. U tregua i paaftë të bënte një vërejtje, apo të bënte një pyetje të dalë nga arsyetimi i tij personal. Ndërsa i ilustroja masat e ndryshme që mund të zgjidhte, për të dalë nga gjendja e vështirë, nuk më pyeti asnjëherë se si mund të viheshin në praktikë këto masa. Të nesërmen Princi priti të pesëmbëdhjetë fisnikët e Vlorës. Nuk na la megjithatë, pa dhënë më parë ndonjë shenjë kujdesi për vendin. Në Pallat u bë një mbledhje e të gjithë krerëve shqiptarë që ndodheshin në Durrës. Princi e hapi vetë mbledhjen me pak fjalë frëngjisht, duke shpjeguar që na kishte mbledhur që të shprehnim mendimet tona personale mbi gjendjen në vend. Nuk kishim pasur asnjë diskutim paraprak, siç është zakon kur është puna për të dhënë një mendim në rrethana të këtij lloji, por iu përshtatëm dëshirave të tij. Në vend që të mbyllja serinë e propozimeve, siç duhet të bëja lidhur me pozitën time, unë fola i pari. Në fund Princi na falenderoi e tha se pasi të përktheheshin vërejtjet tona e ti studionte, do të na njoftonte vendimin e tij. Pritëm disa ditë, dhe pastaj për shkak të mungesës së njoftimeve të tjera, shkuam në Vlorë. Duke parë rëndimin e gjendjes së përgjithshme të vendit dhe të paaftësisë së dukshme të Qeverisë së Durrësit, me qëllim që të merreshin masat përkatëse për të shpëtuar Shqipërinë, u caktua në sheshin e madh të Vlorës një mbledhje e banorëve të qytetit e të krahinës, ashtu dhe të gjithë refugjatëve të krahinave të tjera të pushtuara nga armiku. Mbas një diskutimi të gjerë, u vendos të formohej Komiteti i Shpëtimit Publik, nën kryesinë time. Njoftuam Fuqitë e Mëdha dhe Princin me një proklamatë, në të cilën deklarohej se përfaqësuesit e popullit të Vlorës dhe të një duzine krahinash të tjera, ishin mbledhur dhe kishin votuar krijimin e Komitetit të Shpëtimit Publik me qëllim që tu kërkonin Fuqive garante

të princit, që tia transferonin përkohësisht pushtetin Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, e të merrnin të gjitha masat që kërkonin rrethanat. Mesazhi i nënshkruar nga tridhjetë delegatë, i bënte thirrje drejtësisë së Fuqive, e i lutej ti besonte Komisionit këtë detyrë pa vonesë, duke shtuar se ishte fjala për të vetmen masë, sipas mendimit tonë, që mund të mbajë sovranin legjitim në fron, të sigurojë bashkimin kombëtar dhe tërësinë tokësore e të shpëtojë nga shkatërrimi mbi njëqind mijë qenie njerëzore, që duke u larguar nga hekuri e zjarri, iu desh të braktisin pronat e tyre të djegura e vatrat e tyre të rrënuara e të mbroheshin në të vetme qoshe të Shqipërisë që ende ishte e lirë, në qytetin e Vlorës e në rrethinat e saj. Arrita në momentet e fundit të këtij mbretërimi të dhimbshëm e të kotë. I mbyllur, siç kam thënë, në kryeqytetin e tij fatkeq Princi kishte humbur çdo autoritet dhe sovraniteti i tij nuk ekzistonte më. Nuk mbeti asgjë nga dhjetë milion frangat që i kishin dhënë paradhënie dhe që ai i kishte harxhuar marrëzisht në gjëra si krijimi i një gjykate Kasacioni, kur në vend nuk kishte asnjë gjykatë, emërimin e inspektorëve të arsimit publik, kur nuk kishte shkolla, mbajtjen e ministrave të plotfuqishëm të akredituar në vende të huaja, por që rrinin rehat në shtëpi. Megjithëse dërgonte Ministrin e Financave në Romë për kontribute të tjera, qoftë Roma, qoftë Vjena luajtën pjesën e shurdhit. Si një spekulator i falimentuar Wilhelm Wiedit e kuptoi se nuk mbetej tjetër veçse të largohej. Lufta e madhe kishte filluar e do të përmbyste shpejt Evropën. Anijet e Fuqive e braktisën Durrësin dhe e lanë në dorë të ngjarjeve, kurse Princi i ndoqi me një jaht të vogël italian, që i ishte lënë në dispozicion. Me gjithë përvojën e këtyre tre muajve, bashkatdhetarët e mi e panë me trishtim të largohej, sikur ai të përfaqësonte një shpresë që merrte fund, një ëndërr që zhdukej. Ai s’kishte bërë asgjë për ti njohur e kuptuar, asnjë hap për tiu afruar zemrave të tyre, që i ishin hapur me aq besim. Tashti nuk mbetej tjetër, veçse të pritej dita kur përfaqësuesit e njerëzimit të mblidheshin e të vendosnin të njihnin të drejtat tona që deri në këtë moment fatkeqësisht kishin mbetur të harruara, me preteksin për të evituar atë që ishte e paevitueshme. Jemi të bindur që një akt drejtësie i dhënë për ne, do të jetë i dobishëm jo vetëm për ne vetë, por dhe për të gjithë ata që kanë kërkuar zgjerimin e tyre me shkatërrimin tonë. Rindërtimi i bllokut ballkanik dhe garancia e pavarësisë së tij, do të jetë një nga faktorët më të fuqishëm për paqen e Evropës Lindore dhe të botës. Kjo ndërtesë ballkanike mund të forcohet, vetëm me forcimin e Shqipërisë, që përbën kolonën e katërt që e mban. *Paris, korrik 1917

figura historike

Jemi të bindur që një akt drejtësie i dhënë për ne, do të jetë i dobishëm jo vetëm për ne vetë, por dhe për të gjithë ata që kanë kërkuar zgjerimin e tyre me shkatërrimin tonë. Rindërtimi i bllokut ballkanik dhe garancia e pavarësisë së tij, do të jetë një nga faktorët më të fuqishëm për paqen e Evropës Lindore dhe të botës. Kjo ndërtesë ballkanike mund të forcohet, vetëm me forcimin e Shqipërisë, që përbën kolonën e katërt që e mban.

janar-shkurt 2012

KALLARATI gazetakallarati@yahoo.it


8

të ndryshme Tregim Nga HECTOR HUGH MUNRO (1870-1916)

Hector Hugh Munro me pseudonimin Saki, është autor anglez. Ai filloi karrierën e tij duke shkruar satira politike për “Westminster Gazette”. Nga 1902 në 1908 ai ishte një korrespondent i jashtëm për “Tory Morning Post” dhe bashkëpunëtor i disa gazetave të tjera. Ai është më shumë i njohur për historitë e tij të shkurtra, të mprehta, disa herë kapricoze, shpesh cinike dhe të çuditshme. Ato janë përmbledhur në librat: “Reginald” (1904), “The Chronicles of Clovis” (1911), “Beasts and SuperBeasts” (1914) dhe volume të tjera. Mes veprave të tjera të tij janë dhe dy romane: “The Unbearable Bassington” (1912) dhe “When William Came” (1914). Munro u vra në Francë në Luftën e Parë Botërore. Përktheu Leonard ASLLANI LODRAT E PAQES -“Harvi”, tha Eleonora Bope, duke i dhënë vëllait të saj një artikull të prerë nga një gazetë Londineze e mëngjesit të 19 marsit, “lexoje, të lutem, këtë mbi lodrat e fëmijëve. Rekomandon tamam disa nga idetë tona mbi influencën dhe edukimin e fëmijëve”. “Sipas pikëpamjes të këshillit kombëtar të paqes”, vazhdonte artikulli, “ ka kundërshtime të forta mbi dhënien djemve tanë regjimente luftëtaresh, bateri pushkësh dhe skuadra të arteve të ndryshme luftarake. Djemtë, komiteti pranon, në mënyre të natyrshme duan zënien dhe gjithë veshjet luftarake, por ajo nuk duhet të jete arsye për t’i inkurajuar dhe ndoshta t’u jepet formë të përhershme instiktive të tyre primitive. Në “Ekspozitën e Shëndetit të Fëmijëve”, që do të hapet në Olimpia mbas tre javësh, Këshilli i Paqes do t’u tregojë prindërve alternativa të tjera brenda përmasave të njërës prej ekspozitave, asaj të “Lodrave të Paqes”. Një manifestim do të organizohet përpara pallatit të Paqes te Hagës, jo me manekinë ushtarësh, po me manekinë civilësh, jo me armë, po me plugje dhe vegla industriale. Shpresohet që prodhuesit të kuptojnë mesazhin e manifestimit dhe frytet të shihen pastaj në dyqanet e lodrave”. -“Ideja është me të vërtetë interesante dhe me shumë kuptim”, tha Harvi “Në se do të ketë sukses në praktike...” -“Ne duhet ta provojmë”, e ndërpreu e motra. -“Ti do vish tek ne për Pashkët dhe ti gjithmonë u sjell djemve lodra. Ky do të jetë një rast shumë i mirë për ty të inaugurosh eksperimentin e ri. Shko nëpër dyqane dhe bli modele dhe lodra të vogla me veshje të jetës civile me aspekte nga më paqësore të saj. Sigurisht, ju duhet t’ua shpjegoni fëmijëve lodrat dhe idenë e re. Më vjen keq, po lodra e “Rrethimit të Adrianopojës” që ua dërgoi halla e tyre, Suzana, nuk kishte nevojë fare për shpjegime. Ata njihnin të gjitha uniformat dhe flamujt, bile edhe emrat e komandantëve të tyre. Kur një ditë i dëgjova të përdornin nga fjalët më të papëlqyeshme, më thanë që ato ishin fjalët e komandimit në bullgarisht. Sido që të ishte, unë ua mora ato lodra. Tani, unë shpresoj që lodrat e tua për Pashkët t’u japin një impuls dhe drejtim të ri mendjes së tyre. Eriku nuk është akoma 11 dhe Berti është vetëm 9 vjeç e gjysmë, d.m.th. në moshën më të influencueshme”. -“Është instinkti primitiv për t’u marrë në konsiderate, e di”, the Harvi me një farë dyshimi, “dhe tendencat e trashëguara gjithashtu. Një prej vëllezërve të gjyshit të tyre luftoi në mënyrën më pak toleruese në Inkerman dhe përmendej në veçanti për trimëri. Dhe stërgjyshi i tyre shkatërroi të gjitha shtëpitë e komshinjve rrotull në njërën prej kolonive kryengritëse kundër sundimit britanik kur Ligji mbi Reformën u

janar-shkurt 2012

KALLARATI gazetakallarati@yahoo.it

aprovua. Megjithatë, siç jeni duke thënë ju, ata janë në një moshë të ndikueshme. Unë do bëj gjithçka që të mundem”. Të shtunën e Pashkëve, Harvi Bope po hapte një kuti të madhe me pamje të bukura nën vështrimet kureshtare të të nipërve. -“Xhaxhai ju ka sjellë lodra nga më të rejat, -tha Eleonora me krenari, ndërsa imagjinata e të rinjve priste me padurim ushtri shqiptarësh ose njësi somaleze trupash me deve. Eriku kishte shumë dëshirë të ishin këta të dytët. -“Do të jenë arab në kuaj”, pëshpëriti ai. “Uniformat e shqiptarëve kanë pamje të gëzueshme dhe ata luftojnë gjithë ditën dhe gjithë natën po të ketë Hënë. Po vendi i tyre është shkëmbor dhe ata nuk mund të kenë kavaleri”. Ata panë një letër pak të zhubravitur kur u hoq kapaku. Kështu kishte filluar gjithmonë me lodrat më të mira. Harvi hoqi shtresën e sipërme dhe nxori një godinë në formë katrore që nuk të linte ndonjë përshtypje. -“Është një fortesë!” bërtiti Berti. -“Jo, është Pallati i Mbretit të Shqipërisë”, tha Eriku, me krenari për njohuritë e tij mbi vendet e largëta. “E shikon, nuk ka dritare, në mënyrë që kalimtarët nuk mund të qëllojnë mbi familjen mbretërore”. -“Është një kuti mbeturinash”, tha Harvi me nxitim. “E shikoni, mbeturinat e qytetit janë mbledhur aty, në vend që të rijnë sa andej këtej e të dëmtojnë shëndetin e qytetarëve”. Me një qetësi që s’durohej, ai zbuloi pjesën e sipërme të një njeriu me rroba të zeza. -“Ky”, tha ai “është një qytetar i shquar, Xhon Stuart Mill. Ai ishte një personalitet në Politikat Ekonomike”. -“Pse”? pyeti Berti. -“Po, në fakt ai donte të ishte. Ai mendonte se ishte një gjë e mirë të ishte”. Berti mërmëriti në një mënyrë që donte të thoshte që shijet e tyre nuk po llogariteshin. Një godinë tjetër katrore u nxorr jashtë, po kësaj here me dritare dhe oxhak. -“Ky është një model i degës së Mançesterit për Shoqatën e të Rejave të Krishtere”. -“A ka luanë?”, pyeti me shpresë Eriku. Ai kishte lexuar historinë e Romës dhe mendonte se ku kishte të krishterë duhet të kishte edhe luanë. -“Nuk ka luanë”, tha Harvi. -“Ky është një tjetër qytetar civil, Robert Raik, themeluesi i Shkollave të së Dielës. Dhe ky është modeli i një banje publike. Këto të rrumbullakëtat këtu janë franxholla to pjekura në një furrë sanitare. Ai në qendër është një inspektor sanitar, ky këtu është një këshilltar i qarkut dhe ky është një zyrtar i qeverisë lokale”. -“E çfarë bën ai?”, pyeti Eriku pak si i lodhur. -“Ai merret me çështjet që i takojnë departamentit të tij”, tha Harvi. -“Kjo kutia me këtë të çarën këtu është një kuti votimi. Votat hidhen aty në ditën e zgjedhjeve”. -“E çfarë vihet në të ditët e tjera?”, pyeti Berti. “Asgjë. Dhe këtu janë disa vegla industriale, një karrocë dore, një shat dhe këto më duket se janë shtylla gardhi. Ky është modeli i një koshereje dhe ky është një ventilator për ventilimin e gjirizeve. -Ky duket si një tjetër kazan llozhrash i Bashkisë -jo, është modeli i një shkolle arti dhe i bibliotekës. Kjo në qendër është zonja Hemans, një poete dhe ky është Roland Hill, që krijoi sistemin postar me qindarka. Ky është zoti Xhon Herskel, astrologu i shquar.” -“Ne duhet të lozim me këto”? pyeti Eriku. -“Sigurisht”, tha Harvi, “këto janë lodra dhe prandaj janë bërë, për të lozur”. -“Po si”? S’ishte pyetje e lehtë. -“Ju mund t’i vini dy nga ata të konkurrojnë për një vend në parlament nëpërmjet”, tha Harvi, “një fushate…” -“Me vezë të prishura, përleshje pa rregulla dhe kokë të çara”! shpërtheu Eriku. -“Dhe me hundë që rrjedhin gjak dhe fare të dehur”, e pasoi Berti, që kishte studiuar me kujdes një nga pikturat e Hogartit. -“Asgjë nga ato”, tha Harvi, “absolutisht asgjë si ato. Votat do të hidhen në kutinë e votimit dhe kryetari i bashkisë do t’i llogarisë dhe do thotë kush ka marrë shumicën e tyre. Pastaj dy kandidatët do ta falënderojnë atë për mbikëqyrjen dhe secili do thotë që gara u krye në mënyrë të drejtë dhe të kënaqshme. Pastaj, ata do të ndahen me njëri tjetrin duke shprehur vlerësime reciproke. Kjo është një lojë e këndshme për ju djem të luani. Unë nuk pata kurrë lodra të tilla kur isha i ri”. -“Unë nuk besoj se ne do fillojmë të lozim me

to menjëherë”, tha Eriku, pa treguar aspak entuziazëm, siç kishte bërë daja i tij. “Unë them se duhet të bëjmë ca nga detyrat e pushimeve. Duhet të mësojmë diçka mbi periudhën Burbone në Francë”. -“Periudhën Burbone”, tha Harvi, me një shprehje mospëlqimi. -“Duhet të mësojmë diçka për Luigjin e 14”, vazhdoi Eriku”. Unë kam mësuar tashmë gjithë emrat e betejave kryesore”. Kjo nuk do ndihmonte aspak. -“Sigurisht që u bënë disa beteja gjatë mbretërisë së tij”, tha Harvi, “po unë mendoj se ato janë ekzagjeruar shumë. Lajmet nuk ishin shumë të bazuara në ato kohëra. Nuk kishte kronikant lufte dhe kështu që gjeneralët dhe komandantët mund të zmadhonin ç’do përleshje të vogël deri sa arrinin në beteja përfundimtare. Luigji ishte shumë i famshëm si një ideator kopshtesh. Mënyra se si bëri Versajën u admirua aq shumë sa u kopjua në gjithë Europën”. -“A dini ndonjë gjë rreth zonjës Dy Berri”, pyeti Eriku, “asaj a nuk ju pre koka”? -“Ajo ishte një admiruese tjetër e kopshteve”, tha Harvi në mënyre evazive. -“Në fakt, unë besoj se trëndafili i mirënjohur Dy Berri ka marrë emrin e saj. Tani ju duhet të luani pak dhe t’i lini mësimet për më vonë”. Harvi u kthye në bibliotekë dhe kaloi nja 30-40 minuta duke u menduar në se do të ishte e mundur të përpilonte një tekst historie për shkollat elementare në të cilin të mos u jepej rendësi luftërave, masakrave, vrasjeve dhe vdekjeve të dhunshme. Periudhat e Jorkut, Lankasterit dhe Napoleonit, ai e dinte, do të paraqisnin vështirësi të madhe, dhe lufta 30 vjeçare do krijonte një boshllëk të madh po të lihej jashtë. Megjithatë, do të ishte diçka pozitive në se, në këtë moshë kaq të influencueshme, fëmijët do të kthenin vëmendjen e tyre në mënyrën e prodhimit të basmës me figura, në vend të Armatës Spanjolle ose Betejës së Vaterlosë. Ishte koha për t’u kthyer prapë në dhomën e djemve dhe të shihte se sa ishin miqësuar me lodrat e paqes. Kur iu afrua derës mundi të dëgjonte zërin komandues të Erikut dhe Bertin që ndërhynte herë pas here me këshilla ndihmuese. -“Luigji i 14”, ishte duke thënë Eriku, “është ai atje me pantallona deri tek gjunjët që daja tha krijoi shkollat e së dielës. Nuk ngjan shumë me të po do ta bëjmë që t’i ngjajë”. -“Do t’i veshim shpejt një kapotë ngjyrë manushaqeje nga kutia ime”, tha Berti. -“Po, dhe takat e kuqe. Ajo është zonja Mentënon, atë tjetrën ai e quajti zonja Hemans. Ajo i lutet Luigjit të mos shkojë në ekspeditë, po ai e bën veshin të shurdhër. Ai merr marshallin Seiks me vete dhe ne do supozojmë që ata kane mijëra ushtarë nga mbrapa. Parulla është: “Qui vive”1) dhe kundërparulla është: “L’etat c’est moi”2), që ishte një nga shprehjet më të preferuara të tij. Ata zbarkojnë në Mançester në mes të natës dhe një komplotist Jakobin u jep atyre çelësat e kështjellës”. Duke përgjuar nëpërmjet derës Harvi vuri re që kazanit të llozhrave të qytetit i ishin hapur vrima për tytat e topave dhe tani paraqiste pjesën kryesore të fortifikimit të Mançesterit. Xhon Stuart Mill ishte zhytur i tëri në bojë të kuqe dhe ishte në rolin e marshallit Seiks. -“Luigji urdhëron trupat të rrethojnë Qendrën e të Rejave të Krishtere dhe të kapin sa më shumë nga ato. “Sapo të kthehemi në Luvër, vajzat janë të miat”, bërtiti ai. Ne duhet të përdorim zonjën Hermans prapë për një nga vajzat. Ajo thotë “kurrë” dhe qëllon marshallin Seiks në zemër”. -“Atij i del gjak tmerrësisht”, u hodh Berti, duke derdhur bojë të kuqe me bollëk mbi fasadën e godinës së grave. -“Ushtarët turren menjëherë dhe marrin hakun e tij me egërsinë më të madhe. Njëqind vajza vriten”, dhe këtu Berti zbrazi mbi godinën e martirizuar gjithë bojën e kuqe që kishte mbetur “dhe 500 vajzat që i shpëtojnë vdekjes janë hequr zvarrë deri tek anijet franceze.” “Unë kam humbur një marshall”, thotë Luigji, “po nuk po kthehem duar bosh”. Pa u ndjerë, Harvi u largua nga dhoma dhe shkoi e gjeti të motrën. -“Eleonor”, tha ai, “eksperimenti…” -“Hë”? -“...dështoi. Ne kemi filluar shumë vonë”. 1) 2)

kush rron? Shteti jam unë.

NJOFTIME PËR NDARJE NGA JETA Më 11 janar 2012 u nda nga jeta Venetike Binjar Memetaj. E ndjera kish lindur më 1925 në një familjen Haxhiaj me tradita atdhetare. Ishte një grua punëtore që me punën e saj ka dhënë një kontribut të vyer në rindërtimin e fshatit dhe në zhvillimin e ekonominë familjare e kolektive të fshatit. E martuar me Boço Memetajn, lindi e rriti 3 djem e 4 vajza. La pas fëmijët dhe kujtimin e paharruar. Më 24 janar 2012 u nda nga jeta Pashako Habilaj. E ndjera kish lindur në Tërbaç më 1918 në një familje atdhedashëse dhe ishte martuar në Kallarat me luftëtarin e LANÇ, Kapo Habilaj. Pashakua dha kontributin e saj të vyer në mbështetje të luftës çlirimtare si aktiviste e organizatës së grave antifashiste dhe në rindërtimin e fshatit e në zhvillimin e ekonomisë. Ajo lindi e rriti 4 djem e 4 vajza. La pas emrin e mirë dhe fëmijët. Në Vlorë, nga një sëmundje e rëndë, u nda nga jeta më 28 janar 2012 Resul Xhezair Qejvanaj. Kish lindur më 1942 në një familje patriotike të njohur. Gjyshi i tij, Meçan Selami pjesëmarrës në shpalljen e Pavarësisë më 1912, në Luftën e 1920-s, ndërsa në LANÇ më të tre djemtë e tij, Xezairin, Perlatin dhe Selamin. Resuli karakterizohej nga cilësi të larta moralo-shoqërore dhe punoi me përkushtim rreth 30 vjet në ndërmarrjen e minierës së serës në Selenicë, ku ishte vendosur familjarisht. La pas bashkëshorten, fëmijët dhe emrin e mirë. Më 11 shkurt 2012, në Tiranë, u nda nga jeta

Agron Çune Qejvanaj. Kish lindur më 1952 në një familje lufte për çlirimin e vendit, ku i ati, Çunia, u rreshtua në formacionet partizane që në fillim. Agroni, pas kryerjes së shkollës së mesme teknike, punoi në fillim në ndërtimin e H/Ç të Vaut të Dejës e pastaj në Ndërmarrjen e Ndërtimit të Minierave Tiranë. Pas vitit 1992 u mor me punë private. La pas, nënën, bashkëshorten, dy vajzat dhe kujtimin e paharruar të tij. Më 18 shkurt 2012, në Angli, u nda nga jeta nga një sëmundje e pashërueshme Toliat Rushan Habilaj. I ndjeri kish lindur më 1949 në familjen atdhedashëse të Habilajve. I ati i tij Rushani ishte pjesëmarrës aktiv i Lëvizjes Antifashiste për çlirimin e vendit. Toliati u rrit me cilësi të larta moralo-shoqërore dhe punoi me përkushtim e ndërgjegje të lartë në ishkooperativën bujqësore të fshatit. Kushtet ekonomike e detyruan të largohej nga vendi. La pas bashkëshorten, 3 fëmijë dhe emrin e mirë.

Kryesia e Shoqatës “KALLARATI” dhe Redaksia e Gazetës u shprehin ngushëllime të thella familjeve për humbjen e njerëzve të tyre të dashur.


Gazeta Kallarati #61