Page 1

Gazeta KALLARATI

faqe

1

J a n a r - M a r s 2018

ORGAN PERIODIK I SHOQATËS “KALLARATI” Viti i 14-të i botimit, nr. 94, Janar - Mars 2018 Çmimi 50 L

Ec ngado, Kallaratin mos e harro!

www.kallarati.com; E-mail: gazetakallarati@yahoo.it Kryeredaktor: Seit Jonuzaj

VEPRIMTARI E VLERËSIME IDAJET TOÇAJT, I JEPET CERTIFIKATA “MIRËNJOHJE E KALLARATIT”

NEDIN GJONAJT I JEPET DIPLOMA “Mirënjohje e Labërisë”

SEIT JONUZAJ I JEPET CERTIFIKATA “MIRËNJOHJE E KALLARATIT”

Me rastin e 80-vjetorit të lindjes, dega e Shoqatës “Kallarati”, Tiranë, ditët e fundit të mbylljes së vitit 2017, festoi mes miqsh e shokësh të Idajetit, por edhe të bashkëfshatarëve kallaratas, këtë përvjetor të lindjes të Idajetit, njërit prej anëtarëve të saj më aktiv. Me këtë rast Idajetit iu dorëzua Certifikata “MIRËNJOHJE E KALLARATIT”, dhënë nga Shoqata Atdhetare dhe Kulturore “Kallarati” me qendër në Vlorë, me propozim të degës së Tiranës me motivacionin: “Për dashurinë e treguar për vendlindjen, kontributin e dhënë ndaj shoqatës “Kallarati” dhe propagandimin e vlerave më të mira atdhetare e kulturore të fshatit dhe zonës së Labërisë”. Certifikata iu dorëzua nga Prof.dr Rami Memushaj, kryetar i degës së Tiranës.

Me rastin e 91-vjetorit të lindjes, me propozim të degës së Tiranës të Shoqatës “Kallarati”, Shoqata “Labëria” “Nderi i Kombit”, i dha Nedin Gjonajt diplomën “Mirënjohje e Labërisë” me këtë motivacion: “Për pjesëmarrje aktive në Luftën Nacionalçlirimtare, kontribut të jashtëzakonshëm për mbrojtjen e atdheut, duke kryer detyra të ndryshme drejtuese në Forcat e Armatosura dhe pas daljes në pension për pjesëmarrje aktive në jetën shoqërore duke kontribuar në Organizatën e Veteranëve të Luftës Nacionalçlirimtare, Shoqatën “Labëria” dhe Shoqatën e vendlindjes “Kallarati”. Në ceremoninë e dorëzimit të diplomës merrnin pjesë të afërm, miq e shokë të familjes, bashkëfshatarë përfaqësues të shoqatës “Labëria”, kryetari i shoqatës “Kallarati” me qendër në Vlorë zoti Kastriot Karabollaj.

Krahas titutujve të dhënë më parë nga Bashkia e Vlorës “Mirënjohje e qytetit të Vlorës” dhe nga Kryesia qëndrore e Shoqatës K/A “Labëria”, “Mirënjohje e Labërisë” , Seit JONUZAJT, me 28 janar 2018, gjatë festimit të 90-vjetorit të lindjes, Kryesia e Shoqatës “Kallarati” i dha certifikatën “Mirënjohje e Kallaratit” dhe i uroi atij: “Jetë të gjatë e të lumtur për familjen e tij, miqtë, shokët dhe të afërmit, por edhe për bashkëfshatarët e tij kallaratas”. Certifikata “Mirënjohje e Kallaratit”, Setit iu dorëzua nga kryetari i Shoqatës, zoti Kastriot Karabollaj, në një drekë organizuar nga familja e tij në restorantin e bashkëfshatarit tonë, Andon Laçaj, ku merrnin pjesë familjarët, të afërmit, miq e shokë të tij, përfaqësues nga Komiteti i Veteranëve të LANÇ, të cilin ai e drejton, nga dega e Tiranës dhe e Fierit të shoqatës “Kallarati”, etj.

Nga Ilir Seci

Përgatiti Seit Jonuzi

Faqe 6

LISI DHE LASHTËSIA JONË Lisi është druri më i përhapur në botë. I përket familjes “Fagaceae’, që rritet në hemisferën veriore. Në familjen “Fagaceae” përfshihen drurët dhe shkurret, lëndet (farat) e të cilëve janë të mbështjella me lëvozhgë. Kjo familje gjithashtu përfshin ahun, gështenjën. Familja “Fagaceae” e ka origjinën nga Azia. Për herë të parë ndeshet në fosilet e gjetura të epokës “Cretaceous i hershëm”, më shumë se 100 milionë vjet më parë. Ndryshimet klimaterike si rezultat i rrezatimit diellor në rritje, ngrohja në Evropë dhe Amerikë të Veriut, ndikuan në shfaqjen e llojeve të reja.

GAZRAT NË ZORRË DHE ELIMINIMI I TYRE

Faqe 7

Mjekja Ilda Xhelili shkruan se prodhimi i gazrave shkaktohet nga bakteret brenda zorrëve, gëlltitja e ajrit gjatë ushqyerjes, nga një tretje jo e mirë, mospërthithja e mirë e sheqernave, kapsllëku, si dhe gjendje të tjera shëndetësore.

Faqe 4

PORTRETET E SKËNDERBEUT

I. SHQIPTARËT DHE PORTRETI I GJERGJ KASTRIOTSKËNDERBEUT

Nga Epidamn ZEQO

Disa vite më parë, gjatë një vizite në Muzeun Rijks në Amsterdam, pashë dhe botova ciklin e pikturave të shqiptarëveA të shekullit të 17-të nga Jean Baptiste Vanmour, të cilat ishin të panjohura. II. PORTRETI I SKËNDERBEUT NË EGJIPT, MË 1911

Nga Prof. Xhevat LLOSHI

Në Aleksandri të Egjiptit më 1910 u themelua për herë të tretë një shoqëri me emërtimin “Vëllazëria” e shqiptarëve të Misirit. Ishte e treta, sepse e para kishte qenë e vitit 1875.


Të tria kronikat e

Gazeta KALLARATI

faqe

2

J a n a r - M a r s 2018

VEPRIMTARI E VLERËSIME PËR TRI DATËLINDJE

Besnik GJONBRATAJ

Besnik GJONBRATAJ

IDAJET TOÇAJT, NË 80-VJETORIN E LINDJES, I JEPET CERTIFIKATA “MIRËNJOHJE E KALLARATIT” Idajet Toçaj, lindur në Kallarat më 25 Dhjetor 1937, në moshën 7 vjeçare largohet nga Kallarati së bashku me familjen për në Tiranë. Pas shumë vitesh arsimimi dhe pune krijon familjen e tij. Një jetë të tërë deri sa doli në pension punoi si specialist i ndërlidhjes në ushtri dhe Flotën Tregtare. Duke pasur të kultivuar nga i ati dashurinë për vendlindjen, Kallaratin dhe kallaratasit, kurdoherë është i ndodhur pranë tij në festa, gëzime dhe hidhërime, ku me plot të drejtë mund të themi se është i dashuruar përjetësisht me Kallaratin. Me rastin e 80-vjetorit të lindjes, dega e Shoqatës “Kallarati”, Tiranë, ditët e fundit të mbylljes së vitit 2017, festoi mes miqsh e shokësh të Idajetit, por edhe të bashkëfshatarëve kallaratas, këtë përvjetor të lindjes të Idajetit, njërit prej anëtarëve të saj më aktiv.

Me këtë rast Idajetit iu dorëzua Certifikata “MIRËNJOHJE E KALLARATIT”, dhënë nga Shoqata Atdhetare dhe Kulturore “Kallarati” me qendër në Vlorë, me propozim të degës së Tiranës me motivacionin: “Për dashurinë e treguar për vendlindjen, kontributin e dhënë ndaj shoqatës “Kallarati” dhe propagandimin e vlerave më të mira atdhetare e kulturore të fshatit dhe zonës së Labërisë”. Certifikata iu dorëzua nga Prof.dr Rami Memushaj, kryetar i degës së Tiranës.

NEDIN GJONAJT I JEPET DIPLOMA “Mirënjohje e Labërisë” Me rastin e 91-vjetorit të lindjes, me propozim të degës së Tiranës të Shoqatës “Kallarati”, Shoqata “Labëria” “Nderi i Kombit”, i dha Nedin Gjonajt diplomën “Mirënjohje e Labërisë” me këtë motivacion: “Për pjesëmarrje aktive në Luftën Nacionalçlirimtare, kontribut të jashtëzakonshëm për mbrojtjen e atdheut, duke kryer detyra të ndryshme drejtuese në Forcat e Armatosura dhe pas daljes në pension për pjesëmarrje aktive në jetën shoqërore duke kontribuar në Organizatën e Veteranëve të Luftës Nacionalçlirimtare, Shoqatën “Labëria” dhe Shoqatën e vendlindjes “Kallarati”. Në ceremoninë e dorëzimit të diplomës merrnin pjesë të afërm, miq e shokë të familjes, bashkëfshatarë kallaratas të degës së Shoqatës “Kallarati” në Tiranë, përfaqësues të shoqatës “Labëria”, kryetari i shoqatës “Kallarati” me qendër në Vlorë zoti Kastriot Karabollaj. Aktivitetin e hapi kryetari i degës së Shoqatës “Kallarati” në Tiranë, Prof.dr. Rami Memushaj, i cili foli për jetën e Nedinit si partizan, kuadër ushtarak dhe si veprimtar shoqëror gjatë kohës në pension. Diploma Nedinit në emër të shoqatës “Labëria”, iu dorëzua nga kryetari degës “Labëria” për Tiranën, Prof. Asoc. dr. Bernard Zotaj, cili u ndal në mënyrë të veçantë në kontributin e vëllezërve Gjonaj që bënë histori dhe në veçanti në kontributin e Nedinit. Shoqata “Labëria”,- theksoi Benardi,- krenohet me këtë lab, me këtë burrë të vendosur, me këtë luftëtar të palodhur, ku në të gjitha tiparet e tij rrjedh një mençuri e pashterur. Ky është burri që kurrë nuk u mburr dhe nuk mori nëpër gojë të tjerët. Nderi dhe lavdia e tij rriten me zgjatjen e vargut të viteve. Me plot gojën mund të themi se Nedin Gjonaj është një burrë klasik i Labërisë në kohën e sotme. Fjala “gëzuar” në 91- vjetorin e ti jështë pak, sepse ne dëshirojmë ta kemi mal në 100- vjetorin dhe prapë është pak, për këtë burrë të urtë dhe fisnik. Ndaj dhe vjen urimi nga Labëria “mos u plaksh kurrë, o Nedin Gjoni”!- përfundon urimin e tij kryetari i degës së Tiranës të shoqatës “Labëria”.

Idajeti duke marrë Certifikatën e Mirënjohjes, falënderoi kryesinë e Shoqatës “Kallarati” për vlerësimin e bërë dhe premtoi se dashuria dhe respekti ndaj vendlindjes dhe kallaratasve kudo qofshin nuk do Nedini duke marrë diplomën falënderoi drejtuesit e shoqatës “Labëria” dhe “Kallarati” për vlerësimin e bërë dhe premtoi se edhe në këtë t’i shterojë kurrë. Le t’i urojmë të gjithë Idajetit “Gëzuar ditëlindjen dhe jetë të gjatë e moshë sa të ketë frymë do të jetë në krah të çështjes mbarëkombëtare të lumtur familjarisht!”

Vijon në faqe 3


e mësipërme u përgatitën për gazetën nga Besnik GJONBRATAJ

Gazeta KALLARATI

faqe

3

J a n a r - M a r s 2018

VEPRIMTARI E VLERËSIME PËR TRI DATËLINDJE

Besnik GJONBRATAJ

NË VLORË, SEIT JONUZAJ FESTON 90-VJETORIN E LINDJES. KRENAR PËR GJITHÇKA BËRI E REALIZOI NË JETË, NDAJ VETES, FAMILJES DHE SHOQËRISË Krahas titutujve të dhënë më parë nga Bashkia e Vlorës “Mirënjohje e qytetit të Vlorës” dhe nga Kryesia qëndrore e Shoqatës K/A “Labëria”, “Mirënjohje e Labërisë” , Seit JONUZAJT, me 28 janar 2018, gjatë festimit të 90-vjetorit të lindjes, Kryesia e Shoqatës “Kallarati” i dha certifikatën “Mirënjohje e Kallaratit” dhe i uroi atij: “Jetë të gjatë e të lumtur për familjen e tij, miqtë, shokët dhe të afërmit, por edhe për bashkëfshatarët e tij kallaratas”. Certifikata “Mirënjohje e Kallaratit”, Setit iu dorëzua nga kryetari i Shoqatës, zoti Kastriot Karabollaj, në një drekë organizuar nga familja e tij në restorantin e bashkëfshatarit tonë, Andon Laçaj, ku merrnin pjesë familjarët, të afërmit, miq e shokë të tij, përfaqësues nga Komiteti i Veteranëve të LANÇ, të cilin ai e drejton, nga dega e Tiranës dhe e Fierit të shoqatës “Kallarati”, etj.

duke marrë këtë certifikatë falënderoi jashtë mase gjeneral Kollçakun për akordimin e certifikatës se mirënjohjes dhe për nderimin e vlerësimin që u bën veteranëve të luftës dhe ish ushtarakëve. Edhe një stimul moral për veteranët, vlen ndoshta me shumë se çdo gjë tjetër.

Seiti duke marrë Certifikatën falënderoi kryesinë e shoqatës “Kallarati” dhe u shpreh se për vendlindjen, Kallaratin dhe njerëzit e tij nuk do të pushoj për asnjë çast për t’ i shërbyer me mirënjohje e devotshmëri sa të kem mendjen e kthjellët e frymën gjallë. Gjithashtu Kryesia e Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të LANÇ i dërgoi një Mesazh Urimi të veçantë për ditëlindjen, të firmosur nga Kryetari i atij Komiteti, z.Rustem Peçi dhe sekretari i përgjithshëm Odhise Porodini. Një surprizë e vërtetë për Seitin dhe të pranishmit, që ngjalli emocione dhe që u vlerësua jashtëzakonisht, ishte urimi dhe “Certifikata e Mirënjohjes”, dhënë nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku me motivacionin: “Për pjesëmarrjen aktive në Luftën Nacionalçlirimtare, për kryerje me devotshmëri e përkushtim të detyrave gjatë karrierës ushtarake, kontributin e dhënë ne zhvillimin e modernizimin e Flotës detare, për aftësitë e treguara në rolin e pedagogut në përgatitjen për një kohë të gjatë të oficerëve marinarë dhe një sërë botimesh shkencore në fushën e detarisë, si dhe gjatë daljes në pension për përcjelljen te brezi i ri të traditave e virtyteve patriotike e atdhetare”.Seiti

Një jetë e tërë e Seitit plot vështirësi, sakrifica, përkushtim, por edhe kënaqësi, që nga pjesëmarrja në Luftën Nacionalçlirimtare si pionier-partizan, skenderbegas i parë i ardhur nga fronti i luftës së Vishegradit, shkollime e specializime të shumta jashtë vendit si oficer i Flotës Detare, detyra të ndryshme në shërbim të Forcave të Armatosura shqiptare, pedagog për vite të tëra në fushën e detarisë, njohës i disa gjuhëve të huaja, autor i disa botimeve shkencore dhe të vendlindjes, aktivist i shquar në jetën shoqërore dhe intelektuale të rrethit të Vlorës. Seiti, edhe pse në moshë 90 vjeçare, është tepër aktiv në jetën shoqërore. Ai vazhdon ta kryejë me përkushtim të madh detyrën e kryetarit të Komitetit të Veteranëve të Vlorës, si Kryeredaktor i gazetës “Kallarati”, aktiv në gazetën “Kushtrim Brezash” dhe gazeta e media të tjera. Edhe njëherë zotit Seit i urojme: “Jete të gjatë e të lumtur dhe sa me shumë aktiv në jetën shoqërore, sidomos në funksionimin e shoqatës “Kallarati’ dhe të gazetës me të njëjtin emër”. Ftojmë në këtë urim çdo kallaratas dhe me gjerë.

dhe në veçanti ndaj Labërisë, bir i së cilës është. Në fjalën e tij, Besnik Gjonbrataj, një nga organizatorët e këtij aktiviteti theksoi: “Jeta e xha Nedinit është e gjatë dhe urojmë të jetë akoma më e gjatë. Ajo është e lidhur, sa me vuajtjet, mundimet e sakrificat, aq edhe me çaste, momente e ngjarje të shumta gëzimi, lumturie e krenarie. Jeta e tij është e lidhur, sa me Kallaratin ku u lind, me Kuçin ku u rrit, me betejat e luftës partizane, ku u kalit e burrërua para kohe, me shkollat ushtarake brenda e jashtë vendit, ku u arsimua e kualifikua si oficer, specialist i mbrojtjes kundërajrore e kuadër drejtues ushtarak për një kohë të gjatë. Jeta e tij është e lidhur ngushtë me shokët dhe miqtë e tij të shumtë, ku Nedini punoi si oficer i mbrojtjes kundërajrore, nga Vlora e deri në Burrel. Jeta e Nedinit pas daljes në pension është e lidhur ngushtë me aktivitetin e tij shoqëror, patriotik e atdhetar, në Organizatën e Veteranëve të LANÇ-it e Dëshmorëve të Atdheut, aq edhe me shoqatën e “Labërisë” dhe atë të vendlindjes “Kallarati”. Jeta e tij është e lidhur me familjen e tij të mrekullueshme, bashkëshorten, dy djemtë dhe dy vajzat. Por jeta e tij është e lidhur akoma më ngushtë me jetën e dy vëllezërve të tjerë jetim, Tares “Dëshmor i Atdheut” dhe Xhemalit ish partizan dhe kuadër i lartë në Ministrinë e Brendshme. “Tre vëllezërit kallaratas që bënë histori”, kështu  e kemi titulluar video-montazhin e realizuar në studion “Derada”, në bashkëpunim me gazetarin e Radio Tiranës, zotin Demir Gjergji. Le te shpresojmë se

kemi hedhur në këtë dokumentar një pjesë te jetës së tyre,- përfundoi fjalën e vet Besniku. Një surprizë e veçantë për Nedinin dhe të pranishmit, që ngjalli mjaft emocione dhe që u vlerësua jashtëzakonisht, ishte urimi dhe “Certifikata e Mirënjohjes”, dhënë nga Shefi Shtabit te Përgjithshëm te FA, Gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku me motivacionin “Për pjesëmarrje aktive ne luftën nacionalçlirimtare, për kryerje me përkushtim e devotshmëri te detyrave gjatë gjithë karrierës ushtarake në Forcat e Armatosura, për kontributin ne krijimin, zhvillimin dhe modernizimin e armës se mbrojtjes kundërajrorë për ruajtjen dhe paprekshmërinë e hapësirës ajrore te Republikës së Shqipërisë, si dhe për përcjelljen te brezi i ri te vlerave me të mira patriotike e atdhetare”. Nedini u ndie mjaft i emocionuar dhe i vlerësuar për këtë certifikatë dhe falënderoi pa mase SHSHPFA për kujdesin qe tregon ndaj veteranëve dhe ish ushtarakeve ne pension. Për të pranishmit, familja e Nedinit dha një drekë e cila kaloi në një atmosferë mjaft miqësore e shoqërore. Nedini, edhe pse në moshë 91-vjeçare, është tepër aktiv në jetën shoqërore. Ai është anëtar edhe i shoqatës atdhetare-kulturore ‘Kallarati” dhe merr pjesë në veprimtaritë që organizon shoqata “Labëria”. Shoqata “Labëria” dhe shoqata “Kallarati” i urojnë Nedinit, shëndet, jetë të gjatë e të lumtur!

Marr


Gazeta KALLARATI

faqe

4

J a n a r - M a r s 2018

PORTRETET E SKËNDERBEUT Me rastin e vitit jubilar të 550-vjetorit të vdekjes së Skënderbeuut po botojmë dy shkrime të mëposhtëm që bëjnë fjalë për portretet e Heroit tonë kombëtar. Shpikja e aparatit fotografik nisi nga viti 1889, duke vazhduar përmirësimin teknik në vitet pasues, me të cilin nisi rrugën fotografia. Para kësaj shpikjeje portretet e figurave njerëzore bëheshin me anën e pikturimit me laps nga piktorë të kohës. Kështu është bërë edhe portreti i Skënderbeut. Po cili është piktori që bëri portretin e Heroit tonë? Nëpërmjet shkrimeve të mëposhtëm rreket të hidhet dritë nga autorët e shkrimeve që po botojmë.

I. SHQIPTARËT DHE PORTRETI I GJERGJ KASTRIOT-SKËNDERBEUT Nga Epidamn ZEQO Siç është bërë e ditur, Qeveria Shqiptare e shpalli vitin 2018 si vitin jubilar të 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kasriot-Skënderbeut. Në 28 nëntor 1443 Skënderbeu u kthye në Krujë dhe ngriti flamurin e lirisë-Fan Noli e konsideroi si një përputhje simbolike që pikërisht në 28 nëntor 1912 Ismail Qemali e shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. *** Disa vite më parë, gjatë një vizite në Muzeun Rijks në Amsterdam, pashë dhe botova ciklin e pikturave të shqiptarëve të shekullit të 17-të nga Jean Baptiste Vanmour, të cilat ishin të panjohura. E njëjta gjë më ndodhi edhe para dy vitesh, kur isha në Bruksel në Qendrën për Artet e Bukura (BOZAR)-kryeqytetin e BE-së dhe të botës së arteve, me praninë e artistëve shumë të njohur si Rene` Magritte ose të arkitektëve të jashtëzakonshëm si Viktor Horta. Por këtë herë nuk ishte rastësi. Me shumë interes shkova për të parë ekspozitën “Bota e Sulltanit-Orientin Osman në Artin e Rilindjes”. Dhe siç kisha shpresuar, pash aty dy vepra arti nga një artist i Rilindjes Italiane, të cilat paraqesin shqiptarët e shekullit të 15-të dhe që fatkeqësisht janë të panjohura në Shqipëri. Natyrisht që u ngazëlleva kur pashë se vinin nga pena e Gentile Bellini-t (Xhentile Belinit), artist i madh venecian (1429-1507). Në mesin e shekullit të 15-të suksesi i Bellinit dukej i pandashëm. Në vitin 1466 ai bëri dekorime (zbukurime) dhe afreske në Shkollën e Madhe të San-Markos, në 1469 u caktua të përjetësonte Perandorin Frederik III dhe në vitin 1496 pikturoi “Procesionin në Sheshin e Shën-Markut”. Është i mrekullueshëm fakti që i njëjti piktor gjithashtu paraqet në veprat e tij të artit edhe imazhet e shqiptarëve të thjeshtë në epokën e madhe të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Kjo gjë menjëherë na bën të mendojmë nëse ai ka bërë edhe portretin origjinal të Skënderbeut? Provat rrethanore që unë do të paraqes më poshtë, tregojnë se është më se e imagjinueshme se Belini me të vërtetë e ka skicuar portretin e Skënderbeut, ndoshta në vitin 1466, kur heroi ynë kombëtar ishte në Venecia. Por dëshmitë mbeten të paplota, kështu që mbeten nisma kërkimore shkencore publike dhe private për t`i dhënë një përgjigje përfundimtare këtij miti disashekullor. Xhentile Belini udhëtoi për në Konstandinopojën e atëhershme, ose Stambollin e sotëm, gjatë viteve 1479-1480, duke kaluar nëpërmjet Durrësit, qytet-portit të Shqipërisë, në shtator të vitit 1479. Cila ishte arsyeja për udhëtimin e tij në Stamboll? Me interes të madh për të legjitimuar veten në mesin e mbretërive evropiane, Sulltan Murad II dërgoi një diplomat hebre në Venecia për të gjetur “një piktor të mirë” (“un buon pittore”) që të sillej në Stamboll. Kjo daton vetëm 25 vjet pas rënies së Perandorisë Bizantine. Në atë kohë, Republika Veneciane dhjetëshekullore ende kishte interesa tregtare në zonat që po gëlltiteshin nga Osmanët, sidomos përgjatë bregut lindor të Adriatikut. Më 25 nëntor 1480, në Stamboll, Belini pikturon një nga portretet më të famshme të tij, atë të Sulltan Mehmed II. Pronari i fundit i këtij portret ishte Sir A.H. Layard. Në vitin 1917, e veja e tij ia dhuroi këtë portret epik Galerisë Kombëtare në Londër. Gjatë këtij udhëtimi, që ishte i rëndësishëm për Belinin (dhe shqiptarët), ai gjithashtu bëri 7 vizatime të dy burrave shqiptarë, që do të analizohen më poshtë, një grua greke, një turk, një Janisar të ulur dhe dy pjesë të tjera të panjohura. Më vonë, Sulltan Bajazid II, i cili ishte armiqësor ndaj pikturave fetare dhe etnike, e përzuri Belinin nga Stambolli. Më qëllon shpesh të vizitoj Galerinë Kombëtare në Londër dhe kur shoh pikturën e Mehmedit II të Belinit, pyes gjithnjë veten nëse ai gjithashtu e ka përjetësuar dhe Skënderbeun?

Seit Jonuzaj

Pasi pashë ekspozitën “Bota e Sulltanit” në Bruksel, bleva librin e botuar nga BOZAR. Në faqen 162 të këtij libri kishte të njëjtin vizatim që pashë unë, bërë me majën e lapsit të Belinit. Ky vizatim tregon një njeri krenar me një shënim “i ashtuquajturi shqiptari (i përshkruar gjithashtu si “Arnavut”-turqisht shqiptar). Ai ka një fytyrë inteligjente, mustaqe të mëdha, por jo mjekër dhe një kapuç të thjeshtë mbi kokën e tij. Dora e majtë është brenda xhepit, fustanella është e gjatë dhe e thjeshtë e stilit tradicional shqiptar, shoqëruar nga një mantel i mbështjellë mbi shpatullat e tij. Ky vizatim i jashtëzakonshëm, i bërë në vitin 1479-1480, është i pari i këtij lloji në gjithë historinë e arteve të bukura evropiane dhe të Rilindjes që portretizon një shqiptar të thjeshtë. Ekziston edhe një tjetër vizatim që paraqet një njeri (në këmbë) të kthyer në të majtë (shih figurën), i cili ka një kapuç të ngjashëm me një qeleshe, me këpucë të gjata pa maja. Dora e majtë është e lirë, kurse dora e djathtë është e vendosur në brez. Fytyra e tij duket e dobët dhe ka mustaqe të holla, pa mjekër. Është e qartë se edhe ky person është një figurë shqiptare me veshje të njëjtë. Pse Belini vizatoi këta burra të thjeshtë shqiptarë? Shumë qytete italiane, veçanërisht Venecia, tërhoqën komunitete (bashkësi) shqiptare, armene, greke etj., që ikën nga trojet e tyre për shkak të pushtimit osman. Për më tepër, i vetmi kërcënim i vazhdueshëm ndaj zgjerimit osman në Ballkan, nga viti 1448 ishte Mbreti i Shqiptarëve dhe i Epirit, Skënderbeu, i cili e ruajti pavarësinë e Shqipërisë deri në vitin 1468, kur ai vdiq. Kjo ishte arsyeja që Skënderbeu u bë i njohur si një udhëheqës shumë i famshëm në atë kohë (edhe sot mbetet shqiptari, për të cilin janë shkruar më shumë libra dhe studime). Pavarësia e shkurtër u shua brutalisht në vitin 1479 me rrethimin e dytë të Shkodrës, të cilin Sulltan Mehmedi II e udhëhoqi personalisht. Sigurisht, autori i portretit të famshëm të Sulltanit duhet të ketë qenë i vetëdijshëm për luftën për liri të shqiptarëve kundër osmanëve. Ndoshta ai kërkoi të përjetësonte eksperiencën e tij shqiptare dhe të paraqiste imazhin e shqiptarëve në epokën e madhe të Skënderbeut si njerëz të matur, reflektues dhe madje edhe të shquar. *** Ekzistojnë tri gjetje kryesore që mbështesin idenë që Belini në të vërtetë ka bërë portretin e Skënderbeut. Një erudit i madh shqiptar, Faik Konica, ishte i pari që u interesua seriozisht për këtë temë, kur në vitin 1901 botoi artikullin: “A ka një portret autentik të Skënderbeut?” Konica shkruan se në Muzeun Perandorak të Vjenës ka një koleksion të portreteve historike te mbledhura nga Arkidukë Ferdinand i Tirolit, nga viti 1578 deri në vitin 1595, ku përfshiheshin dy portrete të Skënderbeut. Në vëllimin e 19-të të Vjetarëve e Koleksioneve të Familjes Perandorake thuhet se “një portret është krijuar në një model të bërë nga Xhentile Belini në vitin 1466, kur Skënderbeu kishte shkuar në Venecie”. Skënderbeu udhëtoi përreth Italisë, duke përfshirë edhe Venecien, ndërmjet viteve 14611466, prandaj me shumë mundësi Belini me të vërtetë e bëri portretin e heroit kombëtar shqiptar. Ka një shënim tjetër në të njëjtin koleksion, për grafikë të Skënderbeut të bërë në vitin 1500 nga botuesi me origjinë shqiptare, Bernardinus Venetus de Vitalibus, “i cili u frymëzua nga skicat e bëra nga piktori Xhentile Belini” (shih figurën). Kjo grafikë përfaqëson Skënderbeun Vijon në profil, të kthyer në të djathtë, me një mjekër të gjatë, të


Gazeta KALLARATI

faqe

5

veshur me një rrobë me gëzof italian. Grafika është botuar në librin e Marin Barletit dhe konsiderohet nga shumë studiues si portreti më autentik i heroit. Autenticiteti i tij bazohet në faktin se kjo grafikë autentike është marrë nga një skicë më e hershme. Bernardini nuk bëri një portret imagjinar dhe virtual. Në studimin e saj të vitit 1967, studiuesja e mirënjohur Dhorka Dhamo deklaroi me bindje se “rezultatet tregojnë se portreti i ngjyrave bazohet në vizatimet e bëra direkt nga piktori Xhentile Belini gjatë kohës kur Skënderbeu ishte në Itali. Ajo është e vendosur në Galerinë Uffizzi të Firences”. Por një vit më vonë, Vinces Malaj përjashtoi lidhjen e Belinit duke përfunduar se portreti duhet të ishte pikturuar nga artistë italianë, kur Skënderbeu ishte në Romë dhe Napoli. Por Malaj nuk e citon artikullin e Konicës dhe nuk i referohet shënimeve që përmendin Belinin si autor. Origjina e portretit të Skënderbeut në Firence vjen nga koleksioni i PaoloXhovio (Paolo Giovio) (1483-1552), humanist, mjek, historian, i cili gjithashtu ka shkruar një biografi të Skënderbeut. Paolo Xhovio mblodhi shumë vepra të mjeshtërve të mëdhenj si Rafaelo, Mikelanxhelo, Vasari, madje edhe portretin e Sulltan Mehmedit II, të bërë nga Belini. Portreti është bërë nga artisti fiorentin Kristofano del` Altissimo, por që ka kopjuar një grafikë më të hershme. Studiuesi Ferid Hudhri shkruan gjithashtu për Xhentile Belinin dhe ai përsërit tezën se Belini e pikturoi Skënderbeun, në kohën kur heroi kombëtar shqiptar vizitoi Italinë. Pse ka një pabarazi të tillë në debat? Çështja e një analize rigoroze për të verifikuar autenticitetin e portretit mbetet e hapur, megjithatë, dëshmitë, sidomos rrethanore, tregojnë se Belini e bëri portretin origjinal të Skënderbeut, që për fat të keq ka humbur.

Bellini).

II.

Nëse shikojmë me kujdes grafikën e Skënderbeut në librin e Marin Barletit dhe atë që ndodhet në Galerinë Uffizzi, kanë një ngjashmëri të habitshme. A është kjo rastësi? Me interes të mëtejshëm është një medalje bronzi e portretit të Skënderbeut, e bërë nga artisti i njohur italian Antonio Pizano, i ashtuquajtur Pizanelo (shih figurën). Kjo medalje krijon kështu ngjashmërinë e tretë. Të tre portretet vijnë së bashku në të njëjtën pikë, në të njëjtin autor që është Xhentile Belini (Gentile

PORTRETI I SKËNDERBEUT NË EGJIPT, MË 1911 Nga Prof. Xhevat LLOSHI

U hap viti ndërkombëtar i Skënderbeut, i cili na grish që të gjurmojmë më tej ato të dhëna, që nuk i kemi pasur për jehonën e tij shumëshekullore deri më sot. Në Aleksandri të Egjiptit më 1910 u themelua për herë të tretë një shoqëri me emërtimin “Vëllazëria” e shqiptarëve të Misirit. Ishte e treta, sepse e para kishte qenë e vitit 1875. Nuk është e nevojshme të hyjmë në hollësitë e rolit të madh që kanë pasur kolonitë shqiptare në Egjipt, mjafton të përmenden disa nga emrat e shquar, si Thimi Mitkoja, Jani Vretoja, Filip Shiroka, Spiro Dineja, Milo Duçi e shumë të tjerë, duke ardhur deri te Andon Zako Çajupi. Kryesia e Shoqërisë së Aleksandrisë, e cila e quante veten Pleqësi, mbante procesverbale të shkurtra për mbledhjet e saj. Pjesëmarrësit në këto mbledhje dhe çështjet e rrahura prej tyre kanë vlerë të veçantë, po të mbajmë parasysh se jemi vetëm një vit përpara se të ngrihej flamuri i pavarësisë. Në mbledhjen e datës 18 tetor 1911 pas dreke ishin të pranishëm J. Armodhi, E. Dineja, Ll. Kota, L. Naçi, S. Kolea. Në rendin e ditës ishin 5 pika: miratimi i verbalit të mbledhjes së mëparshme, marrja e një rafti për libra, portreti i Skënderbeut, harta e Shqipërisë dhe letra të ndryshme. Për pikën e tretë shkruhet: Z. L. Naçi tregon se pa në muzeun e Athinës një të parë të Skënderbeut të goditur fort mirë dhe me mjeshtërie të madhe, dhe se u muar vesh me një fotograf nga të vendit për me e fotografuar, punë që kostoi vetëm 25 frënga. Pleqësia parë dhe pëlqyerë dhe fotografimin i falet nderjes së z. L. Naçit për mundimin që bëri, dhe ndau të porositet një kurnezë e mirë për me e mvarur në Qëndrë të Vëllazërisë. Përveç kësaj ndau t`i porositen fotografit t` Athinës 50 ksombla të këtij fotografimi për me i pasur për anëtarët qi ndofta do të duan t`e blejnë. Emri i Leonidha Naçit (1875-1940) nuk është aq i njohur sa i disa rilindësve të tjerë dhe as në “Fjalorin enciklopedik shqiptar” nuk del si emër më vete. Ishte nga Vlora dhe prandaj emrin e tij e mban sot një rrugë atje, ku ka qenë mësues i shkollës së parë shqipe të Muradijes. Kishte ndjekur studimet në Bukuresht e

J a n a r - M a r s 2018 në Athinë dhe mendohet se ishte mësues edhe në Korfuz në një shkollë tregtare. Është shkruar se nisi të nxirrte gazetën “E drejta” më 1908, por nuk kam gjetur gjurmë të saj. Ishte delegat i Vlorës (Labërisë) në Kongresin e Manastirit më 1908. Është interesuar për dorëshkrimin e “Fjalorit të gjuhës shqipe” të K. Kristoforidhit që më 1894, madje ka shkruar (1937) se kishte në duar, përpara sesa ta merrte për botim Diogjen Haritoja. Më 1928 do të merrte pjesë në një nga mbledhjet për të ngritur sërish “Komisinë letrare” sipas asaj të dhjetë vjetëve më parë në Shkodër. Tashti mësojmë se më 1911 kishte vizituar Athinën, siç bënin edhe mjaft shqiptarë të Egjiptit, që shkonin në shumë vende për tregti. Por ai ka vizituar një muze të Athinës dhe ka parë atje një portret të Skënderbeut. Menjëherë ka porositur një fotografi dhe menjëherë ka dashur ta ndajë këtë gjetje me atdhetarët e tjerë në Aleksandri, ku ishte anëtar i “Vëllazërisë”. Pyetja e parë që mbetet për t`u ndriçuar është se cili ka qenë ky portret. Sipas studiuesit më të njohur në këtë fushë, prof. Ferid Hudhrit, në Athinë gjenden dy portrete të heroit tonë (Shqiptarët në artin botëror. Botimet enciklopedike, 2012, f. 380 dhe 382). I pari ndodhet në Muzeun Historik, por për atë nuk njihet autori. I dyti ndodhet në Muzeun Benaki dhe është me cilësi artistike, i piktorit të njohur Vasili Skopa. Ma merr mendje se L. Naçi ka parë portretin e parë. Kryesia e shoqërisë ka vendosur që të gjejë një kornizë të mirë dhe ta mbajë në qendrën e saj në Aleksandri.. Është e vërtetë se vendosën që të porosisnin edhe 50 kopje të tjera për t`ua shitur anëtarëve dhe shqiptarëve të tjerë, por shtysa e tyre nuk ka qenë thjesht financiare. Këtë e mbështesin disa anë të tjera. Për qendrën në Aleksandri po në atë mbledhje është vendosur të porositet një raft biblioteke (vivliothiki) “për të radhitur e ruajtur vivllat, gazetat dhe të tjera sende të Vëllazërisë”. Kjo ishte në vazhdë të vendimit të marrë në mbledhjen e mëparshme të 17 shtatorit: “Pleqësija marrur përpara sysh se më e para dhe më e madhja nevojë për Qendrën e Vëllazërisë është të ketë gjithë vivllat qi janë shtypur gjer më sot ndë gjuhë shqipe ndo për me u kënduar në Qëndrët ndo për me u shitur atdhetarëve, ndau të shkruhet në Sofje dhe në Bukuresht nga an` e Vëllazërisë për me kërkuar e prurë gjithë sa vivlla me vleje e me rëndësi gjinden për të shitur në këto dy vise”. Pa asnjë ngurrim këtë mund ta quajmë përpjekjen e parë konkrete për të ngritur bërthamën e një biblioteke kombëtare për shqiptarët. Dhe ky pohim vërtetohet qoftë dhe me faktin, se njëri ndër anëtarët e shoqërisë së Aleksandrisë, Sotir Kolea (1872- 1945), u thirr më 1928 në Tiranë për të drejtuar pikërisht Bibliotekën Kombëtare. Ishte pikërisht ai, i cili kishte kërkuar të porositej edhe rafti i librave. Ndërkaq, nuk duhet të na shpëtojë, që ai kërkonte raftin edhe për “t`jera sende të Vëllazërisë”, të cilat na e çojnë mendjen te interesimi i S. Kolesë më pas edhe për një muze në Tiranë. Po në atë mbledhje një muaj më parë Pleqësia falënderoi D. E. Mitkon meqë i dhuroi Qendrës një kopje të librit të njohur të Th. Mitkos, “Bleta shqiptare”. Po edhe më interesant është njoftimi po në atë mbledhje, se i ati i TH. Mitkos, K. Mitkoja dhuroi një pikturë të bërë me dorën e Th. Mitkos. Nuk jam në gjendje të shtoj diçka tjetër për këtë, por na del si fakt, që Thimi Mitkoja edhe ka provuar dorën në pikturë: Pleqësia uron derën e Mitkonjvet për mbarësijën dhe atdhetarizmin e tyre dhe ca më tepër z. E. Mitkon, djathtësi e të cilit i bën nder Shqipërisë. Së fundi, pika e katërt e tetorit ishte për një hartë të Shqipërisë: Pleqësia marurë përpara sysh nevojën e madhe për një kartë gjeografike të Shqipërisë dhe dëgjuar se z. N. Lakoja që gjendet në Paris, paska hartisur një të tillë kartë ndau t`i shkruhet nga an` e Vëllazërisë për me i kërkuar me pagesë një ksomblë. Nikolla Lakoja ka qenë një ndër botanistët e parë shqiptarë (1891-1962). Duk u interesuar për përhapjen gjeografike të florës së Shqipërisë, është e natyrshme që ai prej fillimeve të veta kishte nevojë për një hartë të vendit. Nuk e di se kush ka qenë hartografi i parë shqiptar, ndonëse nuk ka dyshim, që në kohën e Skënderbeut ushtarakët e tij kanë vepruar me harta nëpër duar. Gjithsesi, ndoshta N. Lakoja është ndër të parët në kohët e reja, që ka “hartisur” një hartë të Shqipërisë. Ai ishte në Paris qysh më 1910, kur ka botuar një gramatikë të vogël, 32 faqesh (Shkronjëtore e gjuhës shqip). Duke i përmbledhur të gjitha të dhënat, përftohet pamja e një vëllazërie shqiptare me peshë atdhetare, me lidhje dhe rrezatim për të gjitha shoqëritë e tjera, në të cilën grumbullohen botimet shqipe si në një bibliotekë kombëtare, duke përfshirë edhe harta e piktura dhe në qendër të të gjithave portreti i Skënderbeut, burim frymëzues parësor i përpjekjeve për lirinë e atdheut.


Gazeta KALLARATI

faqe

6

J a n a r - M a r s 2018

LISI DHE LASHTËSIA JONË Ilir Seci Lisi është druri më i përhapur në botë. I përket familjes “Fagaceae’, që rritet në hemisferën veriore. Në familjen “Fagaceae” përfshihen drurët dhe shkurret, lëndet (farat) e të cilëve janë të mbështjella me lëvozhgë. Kjo familje gjithashtu përfshin ahun, gështenjën. Familja “Fagaceae” e ka origjinën nga Azia. Për herë të parë ndeshet në fosilet e gjetura të epokës “Cretaceous i hershëm”, më shumë se 100 milionë vjet më parë. Ndryshimet klimaterike si rezultat i rrezatimit diellor në rritje, ngrohja në Evropë dhe Amerikë të Veriut, ndikuan në shfaqjen e llojeve të reja. Në varësi të skemës së klasifikimit, mendohet se janë rreth 450 deri në 600 specie lisi, megjithëse ka disa pika konfuzioni dhe një nga pikat kryesore të konfuzionit është statusi taksonomik tek lisat hibridë. Amerika e Veriut ka numrin më të madh të llojeve të lisit, me rreth 90 lloje vetëm në Shtetet e Bashkuara. Meksika ka 160 lloje, nga të cilët, 109 lloje janë endemikë (vendorë). Qendra e dytë më e madhe e diversitetit lisi është Kina me rreth 100 lloje. Megjithatë, shkencëtarët kanë rënë dakord që të gjithë llojet e lisave mund të ndahen në dy grupe të gjerë: në lisa të bardhë, lisa të kuq dhe të zinj. Lisi i bardhë gjendet në Evropë, Azi dhe Amerikën e Veriut, lëndet e këtij lisi duan 6 muaj të piqen dhe kanë shije të ëmbël (paksa të hidhur), gjethet e këtij lloji janë më shumë të rrumbullakosura, ndërsa lëndet e dushkut të kuq dhe të zi në Evropë, Amerikë dhe Azi duan 18 muaj për t`u pjekur dhe kanë shije shumë të hidhur, gjethet e këtyre llojeve kanë ngjyrë të gjelbër të errët dhe maja të mprehta. Në trojet shqiptare pyjet e lashta të lisit mbijetuan në mënyrë masive deri në shekullin e 19-të. Lisi, si çdo lloj tjetër, ka arealin (hapësirën) e vet të përhapjes që përkon me lartësinë mbi nivelin e detit në kuadrin e zonave fitoklimatike. Nuk gjendet as në skajet klimatike të klimës së egër malore dh as në atë të butë bregdetare.. Në ndarjen e zonave të bimësisë në vendin tonë, nga përhapja e madhe, zona ka marrë emrin “Zona e Dushqeve” (e lisit). Pylli i lisit zhvillohet në toka me cilësi, mesatarisht të thella e të pasura (cilësia e tokës). I fort dhe rezistent, lisi ka gjetur përdorim që nga kohët më të lashta në ndërtimin e banesave, ndërtimin e anijeve, veglave të punës, për orendi shtëpiake, enë kuzhine etj. Gjetjet arkeologjike kanë provuar se lisi ka qenë materiali kryesor drusor i përdorur për shtëpitë dhe orenditë shtëpiake që nga kohët e Neolitit. Mjafton të kundrohen me vëmendje kullat e vjetra në Malësitë tona me çardakun, haurin për kafshët, mjafton të shikohen mjetet e transportit, qerret, të shikohen plugjet që janë përdorur për lërimin e tokës, brezat e murit, trarët dhe qeresteja dhe bindesh se druri i lisit përbën lëndën e parë. Lënda e lisit është përdorur që mijëra vjet më parë për ndërtimin e lundrave, barkave, anijeve. Kujtojmë këtu fiset ilire si Liburnët që u bënë të famshëm për anijet e tyre (liburnidet e lembet- shënim i S.J.). Në kohën e Perandorisë Romake pyje të tëra u pastruan për të përmbushur kërkesat e anijendërtuesve të flotës romake. Portat hijerënda të kështjellave bëheshin me dru lisi. Druri i lisit është përdorur e përdoret për ngrohje, pasi bëjnë zjarrin më të mirë. Në kullat shqiptare mikpritja fillonte me një zjarr buçitës me dru bungu (lloj dushku). –I kujtojmë lexuesit të sotëm se në Kallarat pyjet me lisa kanë qenë kryesisht në Vanra, në Gjimuf, Nako dhe pjerrësitë (faqet) e Majës së Gjashtës, prandaj deri në mesin e shekullit ë 20-të, nuset e gratë e zonës së Qafës së Ubavit, të Fierës dhe më gjerë thërrisnin njëra tjetrën pa u gdhirë mirë (që me yllin e mëngjesit) dhe shkonin atje për të bërë dru (pala) lisi, madje viheshin në sedër (në garrë) kush ta bënte barrën më të madhe, i ngarkonin në kurriz dhe i sillnin në shtëpi, ku ngrinin me to hipi (stiva), me të cilat mbanin zjarrin ndezur gjithë dimrit (shënim i S.J.).Prej drurit të lisit përgatitet lloji më i mirë i qymyrit të drurit. Malësorët në Malësi të Gjakovës, në Dukagjin dhe në Malësi të Madhe edhe sot e kësaj dite praktikojnë përgatitjen e qymyrit të drurit. Në lëvozhgën e lisit gjendet një lëndë që përdoret për regjjen e lëkurëve në mënyrë artizanale, por edhe në fabrika të posaçme. Një tjetër përdorim i dobishëm i lisit janë goglat (gogliqet), që ndryshe njihen si mollëzat e lisit që shkaktohen nga një ndërrim (ndryshim) me larvat e grerëzës së familjes “Cynipidae”. Gogliqet e lisit janë përdorur për prodhimin e bojës së shkrimit, të paktën që në kohën e Perandorisë Romake. Nga Mesjeta deri në fillim të shekullit të njëzetë, boja që përdorej për të shkruar në botën perëndimore vinte nga gogliqet e lisit. Një tjetër dobi e lisit është eshka, një lloj kërpudhe që rritet në lis (bung) dhe që k emrin shkencor “Fomes fomentarius”. Kjo specie zakonisht vazhdon të vegjetojë në lisa për një kohë të gjatë edhe pasi lisi të jetë tharë. Pasi thahej eshka kthehej në material që është përdorur për të ndezur zjarrin. Pyjet e bungajeve (dushqeve) krijojnë kushte ideale për rritjen e kërpudhave. Disa prej këtyre kërpudhave rriten në trungjet e pemëve të rëna, të rrëzuara, disa pranë rrënjëve, disa nën gjethe. Lloje të ndryshme piqen në kohë të ndryshme të vitit. Në varësi të klimës gjithnjë do të gjendet të pakën një lloj i përzier kërpudhash pyjore-kërpudha lisi-çka do të thotë që kërpudhat mund të mblidhen në çdo kohë të vitit, por stina kryesore e kërpudhave është nga fundi i pranverës deri në fund të vjeshtës. Kërpudhat kanë qenë një nga burimet kryesore të ushqimit gjatë kohërave të lashta, ato kanë pasur proteina të mjaftueshme për ushqimin e njerëzve. Tjetër vlerë e lisit janë gjethet e thara të dushkut. Në malësitë tona ende është

ruajtur dhe ende gjallon tradita e tharjes së degëve të dushkut në mullarë ose në kasolle dhe ruhen si ushqim për bagëtinë gjatë dimrit. Në Dukagjin, Tropojë dhe Pukë, por edhe në jug të Shqipërisë shihen edhe sot mullarët e dushkut si një ushqim jetik për bagëtinë. Lëndet e lisit janë përdorur si ushqim, gjë që është provuar nga gjetjet arkeologjike, si figurina balte të pjekur, ku dallohen njerëzit duke shtypur lëndet e lisit. Në disa kultura, në Kaukaz ende përgatisin bukë me lënde lisi. Jo vetëm njerëzit janë ushqyer me lëndet e lisit, por edhe kafshët, të buta e të egra. Lëvozhga (lëkura) e lisit, e trungut ose e degëve ka veti kurative, është përdoret dhe përdoret në mjekësi kundër diarresë kronike, kundër ashpërsimit të lëkurës ose bllokimit të muskujve. E zier lëkura e lisit është përdorur për shërimin e plagëve të lëkurës. Po ashtu, lëngu i zier është përdorur si gargarë për ënjtjen e fytit. Lëvorja e lisit është përdorur dhe përdoret për gatim, si erëz aromatizues për peshkun e tymosur. Mjaft studiues kanë dalë me mendimin se lisi është përhapur nga vetë njerëzit. Domethënë është kultivuar. Mbjellja e lisit është një nga gjërat më të lehta, thjeshtë futet lëndja e lisit në tokë dhe mbin vetë pa u kujdesur kush për të. I duhen 25 vjet një lisi për t`u rritur që të fillojë të lëshojë lëndet. Gjetjet arkeologjike të kulturave shumë të lashta si kultura “Vinca” dhe “Çatalhoyuk” sjellin dëshmi se lisi adhurohej. Adhurohej se ai ishte kthyer në një bazë të jetës, ku vazhdimësia e racës njerëzore garantohej, veç të tjerash edhe nga ky dru.

Mitet, historia dhe simbolika e lisit Gjithmonë më ka intriguar fakti pse në mitologjinë tonë shqiptare, lisi është druri më i përmendur, që haset po thuajse në krejt traditën tonë folklorike, që nga lashtësia e deri më sot. Pse vallë kjo vëmendje e posaçme për një dru lisi? Kur nis njeriu e thellohet në kërkim, gjëja e parë që shkon në mendje është Lisi i Dodonës. Pse lisi është konsideruar kaq i shenjtë në të kaluarën?! Pse lisi ishte druri simbol i Zeusit?! Pse Orakujt e Dodonës i merrnin kumtet e Zeusit pikërisht nga lisi (Lisi i Dodonës), kumte që përcilleshin përmes fëshfërimës së gjetheve të lisit të shenjtë, kumte që kuptoheshin vetëm nga priftërinjtë dhe priftëreshat e Dodonës?! Po pse ka pasur gjithherë këtë peshë kaq të rëndësishme lisi?! Druri quhet “lis-/i”, lis në shumicën e krahinave shqiptare, por ka edhe të tjera sinonime si “bung-/u”, kryesisht në Gegëri, apo “dushk-/u”, kryesisht në Toskëri. Dushk përdoret edhe në Gegëri, por më tepër në rastet kur është fjala për gjethet e lisit. Por si në Gegëri edhe në Toskëri përdoret njësoj emri lis. Ndërsa trajta dialektore e gegërishtes “bung-/u” haset edhe në Keltishten e vjetër, fjalë arkaike, kryesisht si emër për vozat (butet) e verës që bëheshin prej drurit të lisit. Si duket emri “bung” vjen nga kohët e lashta kur të parët tanë ilirë ndanin kufijtë me Keltët. Duke qenë një lloj i përhapur, lisit i ka takuar që të jetë shoqërues kryesor i njeriut në të gjithë veprimtarinë e tij jetësore. Prandaj ka një lidhje të fortë ndërmjet qytetërimeve njerëzore dhe lisit. Malësorët shqiptarë e merrnin lisin si referencë kohore të fillimit (gjenezës) të jetës, kur shpreheshin: “Prej se ka mbi lisi!” Në folklorin e Malësive të Veriut, simbolika e lisit ndeshet shpesh, jo vetëm në mite e legjenda, por edhe në veshje, siç janë zbukurimet e xhubletës mijëvjeçare. Ka shumë fjalë të urta me lisin, por në këtë rast po përdorim vetëm një: “dru lisi, vajzë lisi”, që dëshmon se lisi simbolizon qëndrueshmërinë dhe virtytet njerëzore. Sipas shumë etimologëve edhe emri i qytetit të lashtë të Lezhës vjen nga lisi siç e quanin ilirët Lisitan. Kjo tezë nuk është pranuar plotësisht, or mbrohet nga shumë studiues. Nuk është e rastit që poeti ynë i madh, Jeronim De Rada e fillon me lisin poemën “Këngët e Milosaos”: “Ljis jeta kishë ndërruar,/uj të ri ndë dejtit/ kaljtheruar dit e re,/ por llumbardh e Anakreontit/... Simboli i lisit gjendet edhe në heraldikën shqiptare, siç është emblema e Katafiqit që ka në qendër të saj një shqiponjë dykrenore me tri gjethe lisi. Kjo emblemë është gjetur në kalanë e Katafiqit në Kuç të Kurveleshit të Poshtëm dhe vlerësohet të jetë e shekujve 12-14. Fatkeqësisht ky artefakt i jashtëzakonshëm është zhdukur nga mjediset e Akademisë së Shkencave. Ajo që ka mbetur është përshkrimi që i ka bërë Dhimitër Pilika kësaj pllake guri. Edhe Keltët e lashtë adhuronin me të madhe lisin në besimin pagan Druid. Ata adhuronin jetëgjatësinë e lisit dhe e konsideronin si fisnike praninë madhështore të tij. Tek keltët një person nderohej duke i vendosur kurorë me gjethe lisi, shenjë e statusit të veçantë. E njëjta gjë ndeshet edhe te grekët e lashtë dhe më vonë të romakët. Gjatë Republikës Romake dhe Principatës pasuese të saj, “Kurora Civile” (latinisht “Corona Civica”) ishte kurorë e thurur me gjethe lisi dhe konsiderohej si dekorata e dytë më e lartë ushtarake për të cilën mund të aspironte një qytetar romak. Pas reformës kushtetuese të gjeneralit Sulla, u vendos që mbajtësit të “Kurorës Civile” (Kurorës së Lisit) t`i lejohej hyrja në Senatin Romak.


Gazeta KALLARATI

faqe

7

J a n a r - M a r s 2018

KËndi i shËndetit

GAZRAT NË ZORRË DHE ELIMINIMI I TYRE Mjekja Ilda Xhelili shkruan se prodhimi i gazrave shkaktohet nga bakteret brenda zorrëve, gëlltitja e ajrit gjatë ushqyerjes, nga një tretje jo e mirë, mospërthithja e mirë e sheqernave, kapsllëku, si dhe gjendje të tjera shëndetësore. Rastet kur duhet kërkuar ndihma e specializuar mjekësore. Një ndër problematikat më të shpeshta që shfaqet pothuajse te të gjitha grupmoshat është edhe fryrja e barkut, e cila kryesisht ka të bëjë me praninë e gazrave në zorrë ose stomak. Çdo njeri ka gazra dhe i eliminon ato duke gromësirë ose nëpërmjet rektumit (kanalit të jashtëqitjes). Ndër simptomat më të shpeshta që manifestojnë pacientët në këto raste janë: ndjesia e fryrjes së barkut, gurgullimi i zorrëve, lëvizjet e ajrit në to etj. Mjekja e I. Xhelili tregon faktorët që ndikojnë në shfaqjen e këtyre gazrave, si dhe masat që duhet të merren për t`i parandaluar dhe trajtuar në kohë. Sipas saj, zorrët zakonisht përmbajnë gaz që transmetohet shpejt përmes zorrëve të holla e deri në zorrën e trashë. “Sasia e gazit që është normalisht e pranishme varet nga veprimi i baktereve të pranishme në aparatin tretës mbi masën ushqimore, si edhe nga shpejtësia me të cilën kalon gazi nëpër zorrë. Në individët normalë, shumica e gazit prodhohet direkt në zorrën e trashë dhe nuk vjen nga zorrët e holla. Përkufizimi i gazit të tepërt ndryshon sipas individit. Disa individë e konsiderojnë gazin tepruar si fryrje dhe rëndim të barkut, disa si gurgullima dhe lëvizje zorrësh apo edhe si plogështi në bark”. Mjekja vë në dukje se ndonëse të gjithë i kalojnë në jetën e tyre këto ndjesi, njerëzit shqetësohen vetëm kur simptomat bëhen kronike. Pse ndodh formimi i gazrave në zorrë? Shkaku më i zakonshëm kur simptomat bëhen kronike është prania e tepruar e gazit në stomak. Duhet ditur që jo gjithmonë kjo ndjesi vjen si rezultat i gazit të tepërt nga stomaku. Në rast se ky është shkaku i vërtetë, atëherë gromësira i lehtëson shenjat klinike. Gurgullima e zorrëve është e shkaktuar nga prodhimi i gazit nga bakteret brenda zorrëve (zakonisht procesi i tretjes brenda zorrës së trashë) kur fillon procesi i tretjes së sheqernave dhe polisakaradieve që mbërrijnë aty të patretura. Dhimbjet e forta të barkut sugjerojnë shkaqe të tjera, të cilat kërkojnë ekzaminim të kujdesshëm. Ajri mund të gëlltitet edhe nga goja gjatë ushqyerjes. Arsyet e zakonshme për gëlltitjen e satirave të mëdha të ajrit janë ushqyerjet e shpejta dhe me sasi të madhe ose pirjet e shpejta të lëngjeve, por edhe gjendjet e ankthit. Njerëzit shpesh nuk janë në dijeni se po gëlltisin ajër. Çrregullimin e barkut, përveç ajrit, mund ta shkaktojë edhe prania e lëngjeve apo çrregullimet e indeve brenda barkut. Sëmundjet ose kushtet që shkaktojnë një rritje të ajrit, lëngjeve ose indeve janë shumë të ndryshme nga njëra-tjetra. Prandaj është e rëndësishme të përcaktohet se çfarë (ajri, lëngu, indi) po e çrregullon barkun. Si bëhet eliminimi i këtyre gazrave? Në gjendje normale gazrat e prodhuara në aparatin tretës thithen përgjatë gjithë gjatësisë së zorrëve dhe kalojnë në gjak. Nëpërmjet gjaku gazi udhëton dhe përfundimisht nxirret jashtë nga mushkëritë nëpërmjet procesit të frymëmarrjes. Së dyti, gazi i prodhuar nga një kategori e caktuar bakteresh përdoret nga një kategori tjetër bakteresh në zorrë për proceset e tyre jetësore. Dhe në fakt në këtë mënyrë eliminohet shumica e gazit të prodhuar në zorrë. Cilat janë ushqimet që prodhojnë më tepër gaz? Në fakt të gjitha ato ushqime që çojnë në prodhimin e tepërt të gazrave në aparatin tretës përmblidhen në grupin e quajtur “oligosakaride fermentuese, monosakaride dhe poliolë”. Shumë

njerëz provojnë të kenë një dietë me eliminim të këtij grupi, por në fakt është shumë e vështirë të eliminohen këta përbërës, sepse janë të pranishëm në shumicën e ushqimeve. Pra është shumë e vështirë për t`u ndjekur dhe në këto raste është mirë të kërkohet ndihma e dietologut. Ndërkohë, po mundohem të përshkruaj ushqimet kryesore që janë pjesë përbërëse e grupit ushqimor që shkakton mbiprodhim të gazrave në zorrë. Së par, te oligosaralidet bëjnë pjesë perime të tilla, si: hudhra, asparagu, qepa, bishtajoret (fasulet, bishtajat, thjerrëzat, soja), arrat, bajamet dhe fisfiqet. Së dyti, te disakaridet bëjnë pjesë qumështi (lope, deleje, dhie), si dhe nënproduktet e tij (djathi, gjalpi, kosi, qumështi pluhur). Së treti, te monosakaridet bëjnë pjesë fruta të tilla, si: mollë, dardhë, fiq, mango, shalqi, manaferra, qershi, pjeshkë, , kumbulla. Është e qartë që me një listë kaq të gjerë ushqimesh që duhen evituar, është shumë e vështirë të mbahet dietë0, prandaj si fillim kërkohet një vlerësim i hollësishëm i situatës shëndetësore, i përcaktimit të shkaqeve dhe pastaj një konsultim me dietologun. Cilët janë faktorët e tjerë që ndikojnë në fryrjen e barkut? Së pari, mund të kemi çrregullime të tretje dhe të thithje së ushqimeve në pjesë të ndryshme të aparatit tretës, duke bërë që ushqimi të mbërrijë i patretur plotësisht në nivele të ndryshme të zorrës. Së dyti, mund të ndodhë një bllokim që nga stomaku dhe deri në anus. Kur bllokimi është i pjesshëm, mund të shkaktohen fryrje të përsëritura të barkut. Një faktor mjaft i shpeshtë, sidomos për moshën e tretë konstipacioni (kapsllëku) që pengon rrjedhjen e përmbajtjes së zorrëve. Në këto raste, fryrja e barkut rezulton konstante dhe e vazhdueshme e që eliminohet ose lehtësohet me eliminimin e materialeve fekale (të jashtëqitjes apo klizmave ndihmuese). Përveç pengesave mekanike, mund të jenë shkaktarë edhe pengesat funksionale, si për shembull funksionimi i dobët i muskujve të zorrëve, që . Kur këta muskuj nuk funksionojnë siç duhet, përmbajtja ushqimore grumbullohet, duke shkaktuar fryrje dhe çrregullime të barkut. Yndyrat ushqimore kanë një efekt që imiton një pengesë funksionale duke nxitur grumbullimin e ushqimit, gazrave dhe lëngjeve në rrugët tretëse. Po të njëjtin efekt mund të kenë edhe fibrat distike që përdoren kundër kapsllëkut. Si mund të parandalohet apo trajtohet problematika e shkaktuar nga gazrat në zorrë? Nëse parehatia e krijuar nga fryrja e barkut dhe gurgullima e zorrëve është e vazhdueshme , padyshim që duhet paraqitur tek mjeku për një diagnostikim sa më të saktë të gjendjes shëndetësore. Fillimisht kërkohet një vlerësim i kujdesshëm nga ana e mjekut, qoftë nga klinike dhe qoftë nëpërmjet ekzaminimeve përkatëse, për përcaktimin e saktë të diagnozës dhe eliminimin e shkaqeve. Kështu mund të lindë nevoja edhe e ndërhyrjes kirurgjikale (në rastin e pengesave mekanike si, për shembull të tumoreve të ndryshëm). Mund të lindë gjithashtu nevoja e përdorimit të antibiotikëve (gjithmonë me rekomandimin e mjekut përkatës) dhe në shumicën e rasteve luan rol pozitiv përdorimi i probiotikëve, që janë baktere natyrore të florës së zorrëve, të cilët ndihmojnë në tretjen e ushqimeve. Në kushtet e shtëpisë do të rekomandoja të eliminohet përdorimi i tepruar i sheqernave, duke treguar kujdes edhe me përdorimin e frutave. Është mirë që të mos kalohet sasia e përdorimit ditor të frutave prej 600 gramëve. Po ashtu, edhe perime të tilla si bishtajoret janë më të vështira për t`u tretur, prandaj është mirë që të zvogëlohet përdorimi i tyre dhe në raste të veçanta edhe të eliminohen. Megjithatë, është shumë e vështirë të përcaktohet dieta ushqimore në këto raste, pasi është edhe shumë individuale. Në fund të fundit,


Gazeta KALLARATI

faqe

8

J a n a r - M a r s 2018

KËndi i shËndetit

GAZRAT NË ZORRË DHE ELIMINIMI I TYRE

Çfarë e shkakton kapsllëkun tek të vegjlit? Prej konstipacionit, ose siç njihet në gjuhën e përditshmekapsllëkut, rrezikojnë edhe të vegjlit, përfshirë edhe foshnjat. Sipas mjekëve, kapsllëku përcaktohet si vështirësi, vonesë apo dhimbje e shkaktuar prej të daljes jashtë. Në 3-4 muajt e parë foshnjat duhet të kenë jashtëqitje të shpeshtë, të palidhur dhe me ngjyrë të verdhë të ndritshme, të paktën 2-3 herë në ditë. Pas muajve 3-4, jashtëqitja nuk është më aq e shpeshtë. Nuk është e pazakontë që një foshnjë të kalojë disa dit pa dalë jashtë dhe nëse shohim se foshnja ndihet mirë dhe i qetë, nuk ka arsye për t`u shqetësuar. Ndërkohë që me fillimin e ushqimeve të forta, jashtëqitja mund të pësojë ndryshime që lidhen me shpeshtinë dhe ngjyrën. Në këto kushte, kapsllëku është

më i shpeshtë tek foshnjat që ushqehen me formulën foshnjore. Kalimi nga qumështi i gjirit në qumështin e formulës mund të shoqërohet shpesh me shfaqjen e kapsllëkut tek foshnjat. Njëra nga arsyet mund të lidhet me kripërat e kaliumit në përmbajtjen e formulës, të cilat tek disa foshnja mund të shkaktojnë ngurtësimin e jashtëqitjes. Shkaqe të tjera që mund të ndikojnë janë edhe mbipërqëndrimi i formulës foshnjore, pamjaftueshmëria në marrjen e lëngjeve, përfshirë këtu edhe nënushqyerjen, si dhe intolerancën nga proteinat e qumështit të lopës edhe pse shfaqet rrallë. Kapsllëku është i rrallë në foshnjat që ushqehen me gji, por kur ndodh është tregues i pamjaftueshmërisë së marrjes së qumështit që mund të jetë pasojë e një kapjeje apo pozicionimi jo të mirë në gji. Në këtë rast foshnja duhet të vëzhgohet me kujdes nga ndonjëri me përvojë në kujdesimin e dhënies së gjirit për të kontrolluar pozicionimin dhe kapjen e gjirit dhe për t`u siguruar që foshnja është në gjendje të marrë me efektivitet sasinë e mjaftueshme të qumështit që asaj i nevojitet. Nuk rekomandohet plotësimi me lëngje të tjera, përveç qumështit të gjirit. (Shkrimet e mësipërme u morën nga gazeta DITA 17 e 25 shtator, 30 nëntor e 21 dhjetor 2017)

NJOFTIME PËR NDARJE NGA JETA

NJOFTIME PËR NDARJE NGA JETA

Në datën 23 janar 2018, në Vlorë, u nda nga jeta Salihe (Lalo) Malo Begaj (Qejvanaj). E ndjera kish lindur në Kallarat më 1931 në një familje të varfër atdhedashëse të Malo e Hajdili Qejvanaj. Gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, kjo familje u lidh ngushtë që në fillim me të, duke marrë pjesë aktivisht në të. Shtëpia e tyre u bë bazë lufte, dy vëllezërit e Lalos, u rreshtuan në formacionet partizane, Agua në çetën territoriale “Mumin Selami” dhe Hamzai në çetat e para të Kurveleshit dhe pastaj në Brigadën e 6-të Partzane, ku në përleshje me nazistët gjermanë ra në fushën e nderit për çlirimin e atdheut. Prindërit e tyre ishin aktivistë të Frontit nacionalçlirimtar. Edhe Lalo e mitur dha kontributin e saj fillimisht si aktiviste e organizatës së pionierve antifashistë e pastaj e organizatës së rinisë. Pas çlirimit Lalua mori pjesë në aksione vendore e kombëtare të Rinisë për rindërtimin e vendit. Ajo krijoi edhe familje, duke u martuar me ish-luftëtarin e orëve të para dhe kuadrin partizan, oficerin e Ushtrisë Popullore Hyso Begaj, me të cilin lindën, rritën e shkolluan vajzën Vitori. Lalua punoi në ndërmarrje shtetërore të kohës dhe ishte një aktiviste e vendosur politikoshoqërore, kryesisht në qytetin e Peqinit ku shërbente oficer Hysua. Ishte një nga drejtueset e organizatës së grave të Peqinit dhe të organizatës së Frontit demokratik të atij qyteti. Për kontributin e dhënë në luftë, ajo gëzonte statusin e veteranes së LANÇ. U përcoll për në banesën e fundit nga familjarët, të afërmit, miq e shokë dhe bashkëfshatarë duke lënë pas vajzën, nipër e mbesa dhe kujtimin e saj të paharruar.

Më 26 dhjetor 2017 u nda nga jeta kallaratasi me banim në Fier Bilal Manxhar Ribaj. Bilali u lind në Kallarat në vitin 1935 në një familje të varfër, por me ndjenja atdhetare. Qysh në moshe të re, për shkak të vdekjes së nënës së tij, u përball me vështirësi të shumta të kohës dhe për t’i përballuar ato u detyrua para kohe të bënte të rënda për moshën e tij, fillimisht punëtor në Fabrikën e Çimentos në Vlorë dhe më vonë në Minierën e Selenicës. Aty u njoh dhe lidhi jetën me bashkëshorten Ervehenë. Më 1958 u vendos me banim në Fier ku punoi ekskavatorist në Ndërmarrjen e Bonifikimit. Ishte punëtor dhe specialist i zoti për punë, por edhe shok, mik e familjar i mirë. Me daljen në pension Bilali aktivizohej në degën e shoqatës “Kallarati” për Fierin. Sipas amanetit që kish lënë, ai u varros në vendlindje, Kallarat, i përcjellë nga pjesëtarët e familjes, të afërmit, miq, bashkëfshatarë dhe shokë të ardhur nga Fieri. La pas bashkëshorten dhe tre djem e tre vajza, si dhe emrin e kujtimin e paharruar të tij. Besnik Gjonbrataj

çdo njeri mund ta përcaktojë vetë më mirë se cilat ushqime tolerohen më mirë dhe nuk i shkaktojnë çrregullime të tretjes. Në një farë mënyre, në këto raste çdokush bëhet mjek i vetvetes. Gjithsesi, për çdo shqetësim të tillë, i cili nuk zgjidhet në një kohë të shkurtër edhe nëpërmjet përkujdesjes së ushqyerjes, duhet konsultuar së pari me mjekun e familjes. Nuk duhen nënvlerësuar këto simptoma klinike të aparatit tretës.

Seit Jonuzaj Pas një sëmundjeje të rëndë, më 29 tetor 2017 në qytetin Bordo` të Francës, u nda nga jeta Agron Bajram Toçaj. Kishte lindur në Tiranë më 4 tetor 1953 në familjen kallaratase me rindër Bajram e Peno Toçaj- një familja me tradita atdhetare, e cila u lidh ngushtë që në fillim me Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, duke bërë shtëpinë bazë të sigurt të luftes çlirimtare. Të dy prindërit e Agronit u angazhuan vendosmërisht në luftë për çlirimin e vendit nga pushtuesit e huaj nazifashistë: Bajrami ishte një nga luftëtarët e parë në radhët e çetës territoriale “Mumin Selemi” dhe pastaj në Brigadën e 8 Sulmuese, ndërsa Penua ishte aktiviste e përkushtuar e organizatës së grave antifashiste të fshatit. Agroni u rrit dhe u shkollua në Tiranë. Krijoi edhe familje, duke u martuar me Fatbardhën. Menjëherë pas ndryshimit të sistemit politikoshoqëror në Shqipëri, Agroni emigroi familjarisht në Francë ku jetoi rreth 27 vjet. U varros në Bordo`, duke u përcjellë për në banesën e fundit nga bashkëshortja e tij, tre fëmijët, i vëllai Ëngjëlli, nga të afërm dhe shumë miq e shokë shqiptarë e francezë. Besnik Gjonbrataj

Më 9 mars 2018 në Vlorë u nda nga jeta Xhite Qazim Qejvanaj. Kish lindur më 1920 në një familje të varfër të Kallaratit të Qazim Fejzos. Ishte martuar me të ndjerin Avdulla Qejvanaj, me të cilin lindën e rritën dy fëmijë, djalin Polo dhe vajzën Dhurata. Si familje atdhedashëse edhe familja e Avdullait, krahas familjeve të tjera të Kallaratit, u lidh ngushtë me Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare, duke marrë pjesë aktive në të, Dullahu pjesëtar i çetës territoriale “Mumin Selami”, ndërsa vëllai i tij Hasani, luftoi trimërisht në rreshtat e Brigadës së 5-të Sulmuese kundër pushtuesve të huaj derisa u vra në përleshje me nazistët gjermanë për çlirimin e atdheut. Pas çlirimit Xhitja punoi në ekonominë e familjes e pastaj në kooperativën bujqësore të fshatit. Ishte një grua e urtë, e sjellshme e punëtore U përcoll për në banesën e fundit nga familjarët, miq e shokë dhe bashkëfshatarë, duke lënë pas djalin e vajzën, nipër e mbesa dhe kujtimin e mirë të saj. Kastriot Karabollaj, Seit Jonuzaj

Kryesia e Shoqatës “Kallarati” dhe Redaksia e gazetës marrin pjesë në hidhërimin dhe u shprehin ngushëllime të thella familjeve për humbjen e njerëzve të tyre të dashur. Redaksia e gazetës: Kryeredaktor: Seit Jonuzaj; Redaktorë: Hiqmet Meçaj; Çize Xhaferaj; Lefter Hysaj; Rami Memushaj; Besnik Gjonbrataj. Arti grafik: Andi Meçaj. www.kallarati.com; e-mail: gazetakallarati@yahoo.it

Profile for Gazeta Kallarati

Gazeta Kallarati, nr. 94  

Gazeta Kallarati, nr. 94  

Advertisement