Page 1

Ec ngado, Kallaratin mos e harro!

ORGAN PERIODIK I SHOQATËS KALLARATI Viti i 10-të i botimit, nr. 71 Shtator-Tetor 2013, Çmimi 30 L www.kallarati.com; E-mail: gazetakallarati@yahoo.it Kryeredaktor: Seit Jonuzaj

Të njohim historinë e fshatit tonë MËHALLËT E VËLLAZËRITË E FSHATIT ORGANIZIMI I JETËS SHOQËRORE

Mëhallët e vëllazëritë e fshatit

Me kalimin e brezave, pasardhësit e një familjeje formuan vëllazëri dhe barqe, që bashkoheshin të gjitha në një lagje (Mëhallë). Kur u ndanë familjet e mëdha, kurorat që dolën syresh, formuan disa barqe. Barqet që kishin lidhje gjaku nga babai formuan një vëllazëri dhe vëllazëritë me lidhje gjaku një lagje (mëhallë). P.sh., në Kallarat nga ndarja e familjes Amati u formuan tri vëllazëri: Strati, Qejvani dhe Çelo (Karabolli), që ishin tre djemtë e Amatit. Ndërsa shkëputja e Qesarit nga Gjok Koni formoi mëhallën e Qesërajve, nga e cila më vonë u formuan disa vëllazëri. Mëhallët në Kallarat në përgjithësi u formuan nga vëllazëritë me lidhje gjaku, por më vonë, në mbështetje të zakonit të kohës së kanuneve të lashtësisë, pati të ardhur që u mbështetën në një mëhallë. Mbështetja bëhej në atë mëhallë, në tokën e së cilës të ardhurit ngulnin gozhdën. Janë afërsisht 7 vëllazëri që mendohet të jenë të ardhur. Kanuni i Labërisë e ndalon martesën brenda një vëllazërie të një mëhalle, qofshin këto me lidhje gjaku ose të mbështetura (të ardhura). Kjo normë mbetet në fuqi në Kallarat. Megjithëse kanë kaluar 15 breza, në Kallarat nuk ka asnjë martesë brenda mëhallës, ndonëse shkencërisht martesat brenda mëhallës lejohen që nga brezi i katërt e tutje. Familjet më të lashta , prej të cilave kanë rrjedhë mëhallët e sotme të Kallaratit janë pesë: Gjok Koni, Gjin Ziu, Misir Gjoni, Gjin Nasi, Mitro Toja (po merret Gjini). Emrin mëhallët e kanë marrë nga bashkimi i emrit të djalit me emrin e babait : 1) 2) 3) 4) 5)

Gjoka + Kon(d)i = mëhalla e Gjokone ose Gjokon; Gjini + Ziu = mëhalla e Gjiziut, ose Gjizes; Misir + Gjoni = mëhalla e Misërgjone ose Misërgjon; Gjini + Nasi = mëhalla e Gjinase ose Gjinas; Mitro + gjini = mëhalla e Mërtigjine ose Mërtigjin.

Nga të parët e këtyre familjeve e deri sot janë 15 breza, ose rreth 500 vjet. Kjo do të thotë që brezi i parë ka jetuar afro 500 vjet më parë.. Kështu, në brezin e tretë të mëhallës së Gjokone është shkëputur fisi Qesar Gjoka që ka formuar mëhallën e gjashtë në Kallarat me emrin Qesëraj (nga Qesar + prapashtesën aj). Nga vitet 20-30 të shek. XX, për arsye të një fejese dy herë brenda vëllazërisë Jonuzaj, shkëputen nga mëhalla e Gjizeze vëllazëritë Breshanaj, Xhaferaj, Meçaj, Boshaj, Zeqaj dhe Sheraj, që formojnë mëhallën me emrin Breshanaj, duke e çuar numrin e mëhallëve në shtatë, nga pesë që ishin në fillim: Gjokon, Gjizes, Misërgjon, Gjinas, Mërtigjin, Qesëraj dhe Breshanaj. Luftërat, në radhë të parë, por edhe shkaqe të tjera, si epidemi e hasmëri, kanë shkaktuar largime nga shati, por edhe ardhjen e familjeve të ndryshme. Sipas dëshmive të Alem Totos, Selam Toçit, Shamo Meçes, Hodo Shakajt, Teslim Stratit, Medin Ribit etj. në Kallarat kanë ardhur në kohë të ndryshme 7 vëllazëri:

1) Pulajt, që mendohet se kanë ardhur nga Hundëcova e Sarandës dhe janë mbështetur në mëhallën e Gjokone në brezninë e pestë. I pari ka qenë Qesari, pastaj Pulo-Hasan-Xhafer-BelulSelam-Meçan-Xhezair-Ismet etj. Në vëllazërinë Qesar bëjnë pjesë dhe Derajt, të përfaqësuar nga Dërmishi dhe Dullahu, duke ndjekur vijën: HasanDero-Emin-Islam-Dërmish-Lefter etj. dhe HasanDero-Çobo-Laze-Dulla-Polo etj. 2) Gjombrataj (Bunecaj), të ardhur nga fshati Bunec i Sarandës, mbështetur në mëhallën e Gjinase. 3) Rjepaj, sipas Qerim Rjepit, të ardhur nga Vithkuqi i Korçës dhe mbështetur në mëhallën e Mërtigjine, në brezin e tetë. I pari i tyre ishte Hikua: Hiko-Ibro-Qerim-Neki etj. Mbiemri Rjepaj nuk dokumentohet, duhet të jetë nofkë. Nofkë duhet të jetë edhe mbiemri Ribaj, sepse ky nuk lidhet me trungun e vëllazërisë dhe konkretisht: Toja-GjiniSkëndo-Yzeir-Skëndo-Yzeir-Skëndo-Boro-TafilCaush-Boro etj. 4) Petanaj, të ardhur nga fshati Matohasanaj i Tepelenës dhe mbështetur në mëhallën e Mitërgjine. 5) Janjaj, të ardhur nga fshati Janjar i Sarandës (sipas mbiemrit). 6) Habilaj, të ardhur nga fshati Hundëkuq i Gjirokastrës nga gjysma e dytë e shek. XVIII, mbështetur në mëhallën e Gjokone në brezin e shtatë. I pari i trungut familjar quhej Habil: pra Habil—Dervish—Habil-Matush-Bedo-Mevlan etj. 7) Ismailaj (Izet Dauti), ardhur nga Gjirokastra si farkëtar dhe mbështetur në mëhallën e Gjinasve. Kovaçianën e ngrit në Buzujk, në konakun e Toçe. Në vëllazërinë Qejvanaj të mëhallës së Gjokone janë disa nënvëllazëri që kanë ndryshuar mbiemrin dhe kanë marrë mbiemra të tjerë, po pa e mohuar trungun e mëhallës, siç është rasti i Demirajve dhe Memushajve. Kurse disa vëllazëri të tjera përdorin mbiemra të tjerë, siç janë Pulajt, Derajt, Hitajt, Totajt e Muharremajt, po zyrtarisht mbajnë mbiemrin Qejvani, të vëllazërisë së cilës i përkasin. Kështu, edhe në Stratajt të tillë janë Zykajt (Ramadani) dhe Çelajt (Feini). Vëllazëritë dhe nënvëllazëritë që përbëjnë mëhallët e Kallaratit janë: 1) Mëhalla e Gjokone: vëllazëritë Strataj, Qejvanaj, Çelo (Karabolli), Habilaj. Mbiemri Karabollaj është nofkë, nuk lidhet fare me trungun e mëhallës Kondi-Gjoka-Qesari-Amati-Çelo- (pesë brezni nuk dokumentohen) fillon –Haxhi-SejkoHaxhi-Bilbil-Zini-Kastriot etj. Në vëllazëritë e Qejvanit: Memushaj, Demiraj. 2) Mëhalla e Qesërajve: vëllazëritë MehmetiShakaj-Hysoaliaj-Mataj-Tozaj-Janjaj-Bushaj-BoçajGolloshaj-Thanasi. 3) Mëhalla e Gjizeze: vëllazëritë Llanaj-Jonuzaj-

Në brendësi 2

faqe

Të njohim historinë e fshatit tonë Nga Enver Strataj

faqe

3

INTERVISTA IDAJET LLANAJ, RRËFEN NJË PJESË TË JETËS SË TIJ Intervistoi: Besnik Gjonbrataj

faqe

4

ME TRANSOQEANIKUN “DURRËSI”, ME KAPITEN KALLARATASIN VLADIMIR RJEPAJ - ditar lundrimi Nga Seit jonuzaj

faqe

5-6

faqja letrare Kurt Kuzenberg NJË VËSHTRIM PËRBUZËS Tregim satirik Nga Andi Meçaj

faqe

8

kËndi i shËndetit

Këshilla për parandalimin e diabetit Enciklopedi thënie të mençura Fjalë të urta

SHËNIM.

Jo çdo shkrim është detyrimisht i botueshëm. Për çdo pasaktësi në fakte nuk mban përgjegjësi redaksia, por autori i shkrimit


Vijon nga faqe 1

Gazeta KALLARATI

faqe

2

S ht at or- Tet or 2013

Të njohim historinë e fshatit tonë

Nga Enver Strataj - Historiku i Kallaratit

Kokëvelaj-Hoxhaj-Ruçaj (e shuar). 4) Mëhalla e Misërgjone: vëllazëritë AbazajFejzaj-Harizaj-Laçaj (Leskaj)-Goxhaj dhe Reçaj (e shuar). 5) Mëhalla e Gjinase: vëllazëritë GjonbratajZhibaj-Toçaj-Sinavarfaj- (Davacaj)-Jovanaj-KonajIsmailaj (Dauti). 6) Mëhalla e Mërtigjine: vëllazëritë PetanajBegaj-Meçaj-Ribaj-Haxhiaj-Rjepaj-Hysaj (Dautaj). 7) Mëhalla e Mërtire (Breshanaj): vëllazëritë Breshanaj-Xhaferaj-Boshaj-Sheraj (Elezaj)-ZeqajMaçaj (e shuar).

Organizimi i jetës shoqërore

Që nga fillimet e deri në krijimin e shtetit kombëtar më 1912, Kallarati, ashtu si gjithë Labëria, është qeverisur me kanun. Edhe pas kryengritjes së vitit 1847, kur shteti osman vendosi administratën e vet në Kurvelesh, legjislacioni osman nuk u pranua. Si ligj i pushtuesit, pranimi i tij do të thoshte nënshtrim i plotë ndaj pushtimit; së dyti, sheriati përshkohej nga një frymë anakronike e korruptive. Ligjet e tij pasqyronin mendësinë e një shoqërie primitive, shumë larg e shumë prapa mendësisë së shoqërisë shqiptare. Ato lejonin poligaminë, kërkonin bindjen pa kushte të gruas ndaj burrit, i mohonin kësaj të drejtën e trashëgimisë etj. Në Kallarat është zbatuar Kanuni i Labërisë, i cili ishte shumë përpara në krahasim me ligjet e sheriatit. Normat e këtij kanuni nuk mbetën të ngurta, ato ndryshoheshin për t’iu përshtatur ndryshimeve në marrëdhëniet shoqërore, të pronës etj. Ligjet osmane i ndalonin gratë të punonin, ndërsa kanuni e lejonte gruan të punonte krah për krah me burrin. Kanuni i Labërisë lejonte martesat midis besimeve të ndryshme fetare, ndërsa ligjet e kishës (ortodokse e katolike) dhe ato të Kuranit i konsideronin të paligjshme. Në normat e Kanunit të Labërisë dallohen dy shtresa, që ishin pasqyrim i periudhave të ndryshme të zhvillimit të shoqërisë labe. Shtresa e vjetër kishte norma që mbronin pronën kolektive mbi kullotat e mullinjtë dhe shtresa e re, që mbronte pronën private dhe pronën kolektive. Pronë private e familjes, që trashëgohej në breza në Kallarat, kanë qenë: shtëpia e banimit dhe trualli rreth saj, orenditë shtëpiake, gjëja e gjallë, arat, vreshtat dhe punishtet e ndryshme. Këto pronari kishte të drejtë t’ia linte trashëgim, t’ia falte apo t’ia shiste kujtdo (fisit, lagjes, fshatit ose dhe jashtë tyre). Pronë kolektive ishin mushatë e fshatit sipas lagjeve. Në pronën kolektive çdo familje kishte pjesën e vet, afër ose larg banimit. Kjo trashëgohej, por s’lejohej të shitja apo trashëgimi jashtë familjes dhe lagjes. Prona të përbashkëta ishin kodrat, pyjet (jo ato afër banesave), rrëzat e maleve, mushatë e përhershme (lëndinat) dhe toka buke që kulloteshin bashkërisht pas vjeljes dhe korrjes së prodhimeve, burimet dhe rrjedhat ujore, kanalet e ujitjes dhe mullinjtë e blojës që mbaheshin me punën e të gjithëve. Për bluarjen në mulli asnjë familje e fshatit nuk jepte ujem. Në një periudhë të mëvonshme, mullinjtë u bënë pronë individësh apo vëllazërish. Kështu, mulliri i Toçe në Morrez u trashëgua nga Hanko Toçja (Janji), ndërsa mulliri i Lëmëplakut kaloi në pronësi të vëllazërisë Qejvanaj dhe më vonë u nda në pjesë midis disa familjeve. Për bluarjen në mulli vëllazëria nuk paguante ujem, kurse të tjerët jepnim ujem sipas barrëve që bluanin dhe të ardhurat e ujemit ndaheshin brenda vëllazërisë. Në punët bujqësore kishte rregulla të caktuara që gërshetonin punën kolektive me punën private. Kështu, sfratet dhe lugjet bëheshin bashkërisht

nga familjet që merrnin ujë prej atij kanali. Pjesa e kanaleve ujitëse jashtë arave bëhej nga bujqit sipas sasisë së tokës së ujitur, kurse kanalet në hyrje të arës i bënte i zoti i arës. Rregulla të tjera kishte për ujitjen, e cila drejtohej nga një komision i bujqësisë. Ky komision, për të pasur një ujitje normale, caktonte dhe radhën e mbjelljes, sipas strukturës së tokës. Me shartet e Idriz Sulit, prona private forcohet në dëm të pronës së përbashkët. Kështu, në Kallarat kullotat, si në mal dhe në fushë, u ndanë në bazë lagjesh. Më vonë kullotat e çdo lagjeje u ndanë sipas vëllazërisë e barqeve dhe çdo pjesë kullote u quajt shtrungë. Mali i Bogonicës u nda në tri shtrungë: Karabollaj, Laçaj dhe Shakaj e kështu me radhë. Vëllazëria Strataj në fillim mori malin e quajtur Qafa, po më vonë e këmbyen këtë me Karabollajt, me pjesën e këtyre në Bogonicë. Kullotat e një vëllazërie i shfrytëzonin ato barqe që kishin bagëti dhe, me pakësimin e bagëtisë, u pakësohej edhe kullota. P.sh., mali që ishte pronë e vëllazërisë Strataj shfrytëzohej vetëm nga barku i Imos, vëllezërit Teslim, Meçan e Dule Strataj, se Ramadani dhe Feini nuk kishin bagëti. Mushatë në Kallarat u ndanë me urdhër qeveritar në vitet 1916-1917. Shartet e Idriz Sulit reformuan shumë aspekte të jetës. Në martesat, burri kishte të drejtë ta bënte vetë ndarjen me gruan, po pa vrasje dhe gruaja që ndahej nga burri, kishte të drejtë të merrte të merrte pjesën e pasurisë së vënë bashkërisht. Në shartet e I.Sulit, të ashpra ishin dënimet për tradhti e vjedhje. Tradhtia konsiderohej krim dhe dënohej me vdekje dhe me shkatërrim të pasurisë. Në rast shkeljeje të kurorës, si nga burri dhe nga gruaja, ndëshkoheshin të dy si fajtorë. Kurse për vjedhjet, dënimi barbar i kohëve të Bizantit me prerje të dorës, u zëvendësua me dënimin me gjobë...Dënime të rënda jepeshin për ata që bënin pretari në fshatra apo krahina të tjera. Por më e rëndësishmja ishte vendosja e rregullave për gjakësit (hakmarrjet). Ai që donte të merrte hakë (gjakun) kishte të drejtë të vriste vetëm dorën vrasëse, ose babanë, djalin, vëllanë dhe nipin nga babai, pjesa tjetër e fisit të vrasësit nuk ruhej nga hasmi. Edhe Kallarati ka pasur pleq gjyqtarë që janë dalluar për njohjen, kodifikimin dhe interpretimin e normave të kanunit. Këta thirreshin edhe në fshatrat fqinjë për zgjidhjen e konflikteve që lindnin për çështje pronësie, për gjakmarrje, ndarje kullotash etj. I tillë ka qenë Kamber Çelua dhe të tjerë më vonë, si Alem Totua, Veliko Murati etj. Në Kallarat janë ruajtur edhe një varg zakonesh të periudhës gjinore, të shprehura në përkrahjen e ndërsjellë. Kjo është mishëruar në forma të ndryshme të punës kolektive, në ndihmën me forca në korrje, prashitje, pastrim kullotash, qethje,ndërtim tendash të bagëtive, pastrim kanalesh ujitëse dhe sfratesh, prerje e transportim lëndësh ndërtimi, ndërtim e djegie kaminash etj. Në raste dasmash, karthjet (drutë) siguroheshin kolektivisht nga nuset e vajzat e mëhallës dhe fshatit, të cilat shkonin me këngë në pyll dhe ktheheshin po me këngë. Në shkop, si simbol martese, vinin një shami të kuqe dhe një mollë, kurse i zoti i i dasmës therte mish dhe shtronte drekë për nder të tyre. Veç ndihmës kolektive, që përfshinte pothuaj të gjithë banorët, për të vobektit dhe gratë e veja, nga vëllazëria ose nga fshati jepeshin ndihma me prodhime të ndryshme (sadaka) ose me bagëti (zeqate). Këto ndihma mblidheshin nga të afërmit ose miqtë e atij që do ndihmohej, por gjithmonë me pëlqimin e atyre që do t’u jepej ndihma.. Në mulli vihej një trastë dhe kush bluante, hidhte një sahan miell. Ishte bërë zakon që blegtorët qumështin e mjelë ditën e parë ta ndanin në familjet që s’kishin

bagëti. Për festat fetare, si bajrami etj., këto familje ndihmoheshin duke u dhënë një mish “kurban barjami”...Megjithatë, duhet thënë se përfundimisht kjo lloj ndihme u zhduk pas mesit Të shek. XX. Format e ndihmës kolektive më vonë morën kuptim dhe përmbajtje më të thellë, duke shërbyer si bazë e bashkimit të fortë luftarak që u shfaq në shkallën më të lartë gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe në vitet e rindërtimit të vendit të djegur e të shkatërruar nga lufta, në rindërtimin e shtëpive e shkollës së djegur nga pushtuesit, pjesëmarrja vullnetare në ndërtimin e veprave kombëtare, si hekurudha, rrugë automobilistike, kombinate, hidrocentrale, kanale ujitëse, pastrim kullotash etj. Njësia më e vogël e organizimit shoqëror në Kallarat ishte familja patriarkale me shumë kurora që jetonin në një shtëpi dhe me ekonomi të përbashkët, në të cilën bënin pjesë meshkujt e një trungu, gratë dhe fëmijët e tyre. Familja kishte një hierarki drejtimi: në krye të saj qëndronte i pari i shtëpisë “plaku” që thirrej “babazot”. Ky drejtonte gjithë familjen, gëzonte autoritet dhe respektin e gjithë familjes. Ai përfaqësonte familjen në fshat e kudo. Gruaja e tij, “mëmëzonja”, merrej me organizimin e punëve brenda shtëpisë, mbante çelësat në brez... Kur babazoti dhe mëmëzonja nuk ishin më në gjendje të qeverisnin shtëpinë ose ndaheshin nga jeta, këtë detyrë e merrte vëllai dhe kunata e madhe, ose ngarkohej të drejtonte edhe ndonjë tjetër që tregohej më i zoti. Nga fillimi i shek. XX, megjithëse familjet e mëdha patriarkale në Kallarat u shpërbënë, gjurmë të saj vijuan të ruheshin ende. Në shumë raste, djemtë e një familjeje që martoheshin vijonin të rrinin në familjen e prindërve edhe kur bëheshin me fëmijë e madje edhe kur vdisnin prindërit. Në këto raste, detyrën e babazotit dhe të mëmëzonjës e bënin vëllai më i madh dhe e shoqja. Mbaj mend që në vegjëli jetonim me xhaxhanë (vëllai i madh i babait). Ky, në rolin e babazotit, mbante kuletën, ndërsa xhaxhesha, në rolin e mëmëzonjës, mbante çelësat e sënduqit, ku mbyllte disa ushqime të rezervuara, sidomos kafe, sheqer etj., që përdoreshin për raste të ndryshme, si ardhja e mikut ose për festa, sepse në fshat s’kishte dyqan. Siç u tha edhe më sipër, shumë zakone të kanunit janë ruajtur edhe pas krijimit të shtetit kombëtar, duke u bërë një pengesë për një jetë normale në familje dhe për harmoni brenda fshatit e midis fshatrave. Prandaj qeveritë kombëtare, sidomos qeveritë progresive janë përpjekur të ngrenë opinionin vendës për braktisjen e këtyre zakoneve. Kështu ndodhi në kohën e qeverisë demokratike të Fan Nolit, kur me nismën e Halim Xhelos dhe të elementëve të tjerë përparimtarë, kur më 28 nëntor-4 dhjetor 1924, u mblodh në Kuç të Kurveleshit Kongresi i Labërisë, në të cilin midis 300 burrave ishin edhe përfaqësuesit e fshatit tonë Alem Toto Qejvanaj,Telo Duro Zhibaj, Meçan Selam Qejvanaj dhe Veliko Murat Breshanaj, i cili edhe ka diskutuar. Ky kongres vendosi zëvendësimin e normave të vjetra me norma të reja, si kufizimi i gjakmarrjes, i martesave në djep etj. Për çrrënjosjen e zakoneve të këqija, 40 vjet më vonë, në qershor 1966, u mblodh në Horë të Vranishtit një kuvend tjetër i Labërisë. Ky kuvend miratoi një varg vendimesh, si ai për zëvendësimin e çitjaneve me veshjet me fustan e tuta, për ndalimin e ngarkesës së gruas, i fejesave me shkuesi e në moshë të vogël, të pijes me dolli, si dhe për pakësimin e shpenzimeve për dasma e morte... Enver Strati, Historiku i Kallaratit,fq. 25-31, Tiranë 2010.


Gazeta KALLARATI

faqe

3

S ht at or- Tet or 2013

IDAJET LLANAJ,

RRËFEN NJË PJESË TË JETËS SË TIJ

Idajet Llanaj është një nga kallaratasit me banim në Fier qysh nga viti 1956. Gjithë jetën e ka kaluar në kërkim të naftës. Nuk ka puse nafte, duke filluar nga Patosi, Kuçova, Peqini, Cërriku, Mallakastra, Marinza, Ballshi, Cakrani, Karbunara, Gorrishti, Amonica, Delvina etj, ku të mos ketë shkelur dhe punuar Idajeti në rolin e punëtorit të thjeshtë, teknikut, specialistit dhe të drejtuesit të lartë në një sektor kaq të vështirë siç është ai i kërkimit dhe nxjerrjes së naftës deri sa doli në pension në vitin 1991. I pasionuar në kulm për punën, por edhe ndaj librave sidomos atyre me karakter historik, që me tërë kuptimin e fjalës mund ta quash “historian pa diplomë”. Njeri i përkushtuar ndaj familjes dhe i dashuruar me vendlindjen, Kallaratin dhe krejt Labërinë. Aktualisht pensionist, por prej vitesh i angazhuar në veprimtari shoqërore në lagje dhe në Shoqatën kulturore/atdhetare “Kallarati” e “Labëria”. Dita, vajza e tij, së bashku me dhëndrin Bandillin, nipi Genti dhe mbesa Ada e bëjnë Idajetin bashke me bashkëshorten Beqaren të kalojnë një jetë të bukur e modeste. Për të gjitha këto cilësi e virtyte të reflektuara gjatë karrierës së tij në punë, në sektorin e naftës, nuk janë të pakta edhe dekoratat e dhëna nga drejtuesit më të lartë të shtetit të asaj kohe. Një vlerësim i veçantë i është bërë edhe nga shoqata “Labëria”, duke i dhënë atij titullin “Veprimtar i Shquar i Shoqatës”. Me gjithë modestinë për të mos folur për jetën e tij dhe të familjes, por me dëshirën e madhe për të folur dhe treguar gjithçka që di dhe ka të bëjë me vendlindjen e tij, Kallaratin, mundëm t’i merrnim Idajetit intervistën e mëposhtme:

Pak nga historia e fisit Llanaj dhe më konkretisht familjes tuaj.

Së pari ju shpreh falënderimet më të sinqerta për marrjen e kësaj nisme për të më intervistuar. Ju kam ndjekur edhe nëpërmjet numrave të tjerë të gazetës “Kallarati”, që po bëni intervista me njerëz intelektualë, veteranë, njerëz të thjeshtë të punës dhe të dijes kallaratas. Ju përgëzoj për këtë punë. Kushdo që mund të intervistohet ka se çfarë të tregojë jo vetëm për veten e vet, por për Kallaratin, historinë e tij shumëvjeçare, për atë kontribut të çmuar të njerëzve të tij, jo vetëm për çlirim kombëtar e shoqëror, por edhe për ndërtimin e vendit si para viteve 90, ashtu edhe sot në kohën e demokracisë, aq më tepër për të moshuarit, siç jam edhe vetë. Njerëz të tillë me vlera duhen vlerësuar, kujtuar, çmuar dhe nderuar. Edhe për ndonjë që është harruar, nuk është vonë asnjëherë. Megjithëse kësaj radhe ju keni vendosur të më intervistoni mua, edhe unë do të pranoj me kënaqësi të tregoj diçka, jo vetëm për vete, por në përgjithësi për Kallaratin. Historia e familjes time dhe në përgjithësi e fisit Llanaj nuk është aspak e shkëputur nga historia e Kallaratit. Ashtu siç historia e fshatit tonë është e hershme dhe me vlera, edhe historia e fisit tonë Llanaj, është po kaq e hershme. Prandaj unë do të flas më parë për diçka për Kallaratin e pastaj për familjen time. Siç mësohet nga historia, vendbanimi i hershëm i Kallaratit ka qenë në veri të Buronjave të Kuçit në vendin e quajtur Kunjovë, ku edhe sot janë toponimet me emrin Kallarat. Për shkak të rënies së sëmundjes të kolerës, kallaratasit u detyruan të shpërnguleshin nga Kunjova e të vendoseshin kryesisht në Pelingri ose Fshatin e Djegur siç e quajmë sot. Shumë të tjerë u larguan në drejtime të ndryshme në jug të Shqipërisë, por edhe jashtë kufijve, në Greqi. Ndërtimi i shtëpive në Pilingri u bë mbi bazën e mëhallëve, pasi edhe shpërngulja e tyre nga Kunjova nuk u bë e njëjtë për të gjitha mëhallët. Sipas kujtimeve të Dule Stratit e Meçan Selamit, fisi Llanaj që bënte pjesë në mëhallën Gjizezëve u shpërngul më vonë. Me djegien e fshatit rrëzë Bogonicës, familjet kallaratase u ulën dhe ndërtuan shtëpitë në vendin ku ndodhet sot në të dy anët e lumit të Shushicës, pranë ujit, rrugës por edhe tokës. Shtëpia e familjes time ka qenë në Qafën e Ubavit, atje ku edhe sot banorët e atjeshëm e thërrasin ‘tek e Llane”. Sipas gojëdhënave dhe referuar shumë historianëve, por edhe gjuhëtarëve, mbiemri Llanaj rrjedh nga Llan dhe me prapashtesën aj bëhet Llanaj, si karakteristikë e shumë mbiemrave shqiptarë. Referuar të parëve tanë, por edhe më të moshuarve në Kallarat, familja Llanaj ka rrjedhën e saj historike të organizimit pak a shumë si më poshtë: nga babai: Idajet-Gaçe-Ferat-Halo-LlanoMalo-Llano-Dimjo (Dhimo)... etj dhe nga nëna: BejkëDamo-Haxhiu-Sejko-Sako... etj. Si çdo familje kallaratas, edhe familja Llanaj ka dhënë kontributin e saj modest në të gjitha ngjarjet historike, e trashëguar kjo brez pas brezi. Gjyshi im Ferat Halo Llanaj ishte vëlla vetë i tretë së bashku me Shemen dhe Ruston. Shemja ishte arsimuar në Janinë dhe nga viti 1913-1917 në qeverinë e Ismail Qemalit pati punuar

doganier në Korçë. Më 1913, me vendim të Qeverisë së Vlorës, gjyshi im Ferati mori pjesë në përbërje të çetës në luftën për mbrojtjen e Janinës, ku edhe u plagos dhe u strehua për tre muaj në Kazanë e Margëlliçit, fshati Vrastov, në familjen e Tahir Zeqo Aliut, me të cilët ruajmë edhe sot marrëdhënie shumë të mira. Në luftën që organizoi Kallarati më 1914 kundër antardëve grekë që dogjën fshatin, krahas shumë bashkëfshatarëve tanë, mori pjesë me armë në dorë edhe gjyshja jonë Vuladi (Daut) Llanaj dhe gjyshi Ferat Halo Llanaj. Më 1920 fisi Llanaj me Shemen, Feratin dhe Gaçon morën pjesë në luftën e Vlorës kundër pushtuesve italianë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, xhaxhai Malo Ferat Llanaj, i cili jetonte në zonën e Topalltisë u burgos dy herë në kampin e Porto Romanes, i akuzuar për mbështetje të çetave partizane në zonën e Vlorës. Gjithashtu shtëpia jonë në Qafën e Ubavit për vetë pozicionin e vet ka qenë bazë e luftës nacionalçlirimtare, për pasojë në vitin 1944 u dogj. Siç është e njohur për lexuesit e gazetës, në dhjetor të vitit1940 disa nga fshatrat e Kurveleshit të Poshtëm që ishin në brezin e frontit të luftës italo-greke, midis tyre edhe Kallarati u shpërngulën nga ushtria greke, ku shumica e fshatarëve tanë u strehuan në shtëpitë, hauret e kasollet e familjeve të Kuçit, por edhe në Delvinë e gjetkë. Babai im, Gaçua, si shumë të tjerë, u mobilizuan për ndërtimin e urave të ushtrisë greke. Por ai u sëmurë rëndë dhe brenda javës vdiq si muhaxhir në Kuç në moshën 39 vjeçare. Pas një jave vdiq edhe gjyshi, Ferati, në moshën 64 vjeçare po në Kuç. Në këto kushte jeta e familjes sime u bë shumë e vështirë në të gjitha drejtimet. Që nga marsi i vitit 1941, nënës tonë Bejkës iu desh të përballonte mjaft vështirësi e të rriste me shumë mundim 5 fëmijë në kushte edhe të luftës. Për mbështetjen e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtareiu asaj iu dha edhe statusi e veteranes së kësaj lufte. Në moshën 21 vjeç, duke qenë se edhe nëna e kishte të nevojshme të kishte nuse në shtëpi, u fejova me Beqaren, bijën e Sabri Demirit, fis edhe ky i njohur në Kallarat për kontribut të madh në Lëvizjen Nacionalçlirimtare. Në moshën 23 vjeçare, kur bashkëshortja, Beqarja, ishte veçse 19 vjeçe, u martova dhe pas një viti u vendosëm në qytetin e Fierit, ku jetojmë edhe sot. Kemi kaluar një jetë edhe të vështirë, si vetë koha që ishte, por edhe të bukur. Shtëpia jonë në Fier, duke qenë edhe në udhëkryq, ka qenë e mirëpritur në çdo kohë, jo vetëm për të afërmit, miqtë e shokët, por edhe për çdo bashkëfshatar që do të kishte rastin të udhëtonte drejt Tiranës, apo edhe Vlorës. Meritë në gjithë këtë kanë nëna ime Bejka që dallohej për një dhembshuri e bujari të veçantë ndaj njerëzve të fisit apo të fshatit, mikut e shokut dhe po kështu bashkëshortja, Beqarja që u shërbente e u bënte të gjitha nderet, pasi unë shpesh edhe për vetë punën në sektorin e naftës, do të isha i larguar, ose do të kthehesha vonë. Që nga viti 1967 pranë nesh ka qëndruar dhe qëndron, edhe pse aktualisht është në Tiranë, vajza e motrës, Zilos, Afërdita, e cila për ne është bërë me tërë kuptimin e fjalës vajzë e kaluar vajzës dhe për këtë jemi mjaft krenarë e të kënaqur. Afërdita është martuar me Bandillin

Intervistoi: Besnik Gjonbrataj ish ushtarak me origjinë nga Vërmiku, me të cilin kalojnë jashtëzakonisht mirë.

Por ata që na e bëjnë jetën tani në pleqëri mjaft të lumtur, janë dy fëmijët e tyre Genti dhe Ada. Ata kanë përfunduar arsimin e lartë, me të cilët unë e Beqarja kemi miqësi tepër të fortë.

Cili ka qenë shkollimi dhe puna që keni kryer?

Dihet tashmë që shkolla për herë të parë në Kallarat u hap më 1916-ën, por në kohën e luftës ajo është mbyllë dhe rihapë disa herë. Brezit tim nuk iu krijuan mundësitë të shkonte në shkollë në moshën 7 vjeçare si çdo fëmijë, pasi më 1940 Italia fashiste që kish pushtuar vendin tonë në prill të vitit 1939, nisi luftën agresive kundër Greqisë, prandaj shkolla u mbyll. Pastaj nisi Lufta Nacionalçlirimtare, kështu që ajo u rihap pas çlirimit, në vitin 1945. Për rrjedhojë, brezit tim i takoi të shkojë në klasën e parë në moshën 1112 vjeçare. Në Kallarat bëra vetëm një vit të shkollës pasi, siç theksova edhe më lart, ne si fëmijë ngelëm pa babanë dhe na rriti me shumë vështirësi nëna, Bejka. Po dua të theksoj që pushteti i pasçlirimit i shikonte dhe i trajtonte me kujdes, aq sa kishte mundësi, familjet e varfra dhe sidomos ata që nuk i kishin të dy ose një nga prindërit. Kështu, mua dhe motrës, Zilos në vitin 1946 na nxorën të drejtën e shkollimit në konvikt në Shkollë e Fëmijës në Tiranë. Atje fillova direkt në klasën e katërt. Ndoqa me shumë vëmendje shpjegimet e mësuesve dhe shumë shpejt arrita nivelin e shokëve. Kështu që mbarova shtatë klasë për katër vjet. Pasi kaluan disa vite në konvikt dhe arrita moshën 15-vjeçare, na shpërndanë në kantiere ndërtimi. Mua së bashku me disa shokë të tjerë na ra të shkonim në Kuçovë, fillimisht si nxënës në ekonomi e më vonë, me arsimin profesional që morëm, punova për vite të tëra në sektorin e naftës në kërkim, si dhe në shfrytëzim të saj. Në atë kohë për kualifikimin tim profesional më kanë ndihmuar edhe shumë kurse që bënim me specialistë të huaj, kryesisht rusë e rumunë pas punës. Më vonë vazhdova me ndërprerje nga puna, por me pagesë, arsimin e rregullt në Teknikumin e Naftës. Pas përfundimit të shkollës së mesme m’u kërkua që të vijoja shkollën e lartë, por për arsye familjare nuk pranova, pasi sapo isha martuar dhe nuk mund ta lija nënën dhe nusen vetëm. Prandaj vazhdova punën si teknik i mesëm në puset e naftës. Gjatë viteve të punës kreva edhe shërbimin e detyrueshëm ushtarak 19541957 në Artileri Bregdetare, fillimisht në Durrës dhe pastaj e përfundova atë në Sarandë. Nuk ka puse nafte duke filluar nga Patosi, Kuçova, Peqini, Cërriku, Mallakastra, Marinza, Ballshi, Cakrani, Karbunara, Gorrishti, Amonica, Delvina etj, ku të mos kem shkelur dhe punuar në rolin e punëtorit të thjeshtë, teknikut, specialistit dhe të drejtuesit të lartë nga viti 1951 deri sa dola në pension në vitin 1991. Një jetë të tërë kalova vetëm në këtë sektor të naftës edhe pse i vështirë, por edhe i bukur. Sot ndjehem krenar që kam punuar në këtë sektor, por nuk ndihem mirë kur sot shikoj që sektori i naftës ka shumë probleme, të cilat vinë më tepër nga keqmenaxhimi i saj, aq më tepër kur ky sektor jetik për ekonominë e vendit tonë politizohet dhe për shkak të aferave korruptive në ndonjë rast drejtohet, nga njerëz jo kompetentë, jo profesionistë, po nga njerëz që nuk i lidh asgjë me naftën, që nuk i lidh asgjë me këtë sektor. Më dhimbsen dhe revoltohem sot kur shikoj në televizor dhe lexoj në median e shkruar që punëtorët çohen në protesta në kërkim të të drejtave të tyre të mohuara. Qeveria e sotme duhet ta shikojë më mirë këtë sektor, sa fitimprurës, aq edhe të vështirë për ata që punojnë atje duke rrezikuar edhe jetën.

Edhe pse jo me shkollë të lartë, sa e pëlqeni librin dhe sa e pasur është biblioteka juaj?

Unë e kam dashuruar shumë librin dhe vazhdoj ta dashuroj edhe në këtë moshë. Duke qenë se mosha

Vijon në faqen 4


Gazeta KALLARATI

faqe

4

S ht at or- Tet or 2013

IDAJET LLANAJ, RRËFEN NJË PJESË TË JETËS SË TIJ shkollore, si mua dhe gjithë brezin tim, na gjeti analfabetë për mungesë shkollash, na detyroi që këtë mangësi ta kompensonim duke lexuar shumë. Dëshirën për të lexuar ma nxitën shokët e mi që më mësuan të shkruaj, si: Mersin Tozaj, Sheref Memushaj, Jazo Sinovarfi, Abaz Dauti dhe Mumin Selami. Gjithashtu ma trashëgoi edhe babai, i cili edhe pse i datëlindjes 1901, dinte të shkruante shqip, apo vëllai i gjyshit, Shemja kishte mbaruar shkollën e “Zosimesë” në Janinë. Ndër librat që më ka tërhequr më shumë ka qenë libri historik, të cilin e pëlqej edhe sot. Kushdo duhet të njohë në radhë të parë historinë e vendit të tij, por edhe të vendeve të tjera. Unë ngaqë kam lexuar shumë libra të tillë, e ndiej veten shumë komod kur ndodhem në ndonjë tavolinë duke pirë kafe, në ndonjë dasmë a vaki apo edhe në ndonjë vend, ku kuvendohet me burra apo dhe gra dhe kam dëshirë të debatojë qoftë edhe me ata që janë intelektualë e me grada shkencore. Irritohem kur shikoj ndonjë politikan apo zyrtar të kohës së sotme që bën gafa historike. Është e pafalshme të mos njohësh historinë tënde, të familjes, të fisit, të fshatit, të krahinës e të atdheut tënd, Shqipërisë. Prandaj do t’i drejtohesha brezit të ri që lexoni sa më shumë, njiheni historinë e vendit tuaj dhe punoni për ta bërë atë sa më të bukur. Jo çdo gjë ta jep interneti, edhe pse për kohën e sotme është shumë i nevojshëm. Dikur një mjeshtër më thoshte “nga praktika lindi gramatika”. Gjatë jetës kam lexuar edhe shumë libra shkencorë të lidhur ngushtë me profesionin tim. Sa për librat politikë, jo se nuk kam lexuar, por ato nuk kanë zënë ndonjëherë për mua vendin kryesor. Unë kam një bibliotekë të pasur në shtëpi. Gjithashtu jam anëtar dhe frekuentues i rregullt i bibliotekës së qytetit të Fierit. Megjithëse vetë nuk kam botuar ndonjë libër, qoftë edhe me kujtime që nuk i kam të pakta, pasi kam edhe shënime të miat dhe të të parëve të mi, përgëzoj këdo që ka aftësi, dëshirë dhe që merr mundimin e shkruan. Para më shumë se 15 vjet, mbaj mend se në një takim që u organizua në Kallarat në kujtim të rezistencës së Kallaratit më 1914 kundër grekëve, Profesor Rami Memushaj m’u drejtua duke më thënë: “Më jep një material më të gjerë për çfarë ke shkruar” dhe unë iu përgjigja: “Profesor! A boton dot libra pensionisti”. Ai e kuptoi që një pensionist sot e ka shumë të vështirë të jetojë, pa le të botojë libra. Por megjithatë unë kam kontribuar në mënyrë modeste në shumë libra të botuar nga shoqata “Labëria”, shoqata “Kallarati” apo bashkëfshatarë të ndryshëm. Mund të veçoj kontributin në librat “Kanuni i Labërisë”, “Enciklopedia e Kurveleshit”, “Historiku i Kallaratit”, “Paraqitja demografike e fshatrave të Kurveleshit” e “Kujtime për Nënë Duzen e djemtë e saj”, dorëzuar në Muzeun e Vlorës, etj. Vlerësoj dhe falënderoj të gjithë ata bashkëfshatarë kallaratas që shkruajnë në gazetë dhe që botojnë libra për historinë e Kallaratit dhe të Labërisë duke dhënë kontributin e tyre me qëllim që historia të mos shterojë, por ajo të njihet e të pasurohet nga të gjithë sidomos brezi i ri.

Në Fier ka jetuar dhe jeton një komunitet jo i vogël kallaratas. A mund të na thoni diçka më tepër.

Kallaratasit, si para Luftës së Dytë Botërore dhe sidomos pas çlirimit, u shpërngulën për një jetë më të mirë në shumë qytete të vendit: në Vlorë, Tiranë, Durrës, Gjirokastër, Elbasan, si edhe në Fier. Deri para viteve 90-të në Fier kanë jetuar rreth 31 familje me origjinë nga Kallarati, ndërsa sot nuk kanë ngelë më shumë se 10 të tilla, për arsye të lëvizjes drejt Tiranës, Vlorës e sidomos jashtë vendit, Itali, Greqi, Gjermani e deri në Kanada e Amerikë. Familja e parë që është vendosur në Fier është pikërisht familja ime më 1956ën, në kohën që unë u martova, sepse unë në Fier kisha ardhur më parë. Më vonë u vendosën edhe familje të tjera si: Stratajt, Gjonajt, Ribajt, Kokëvelajt, Dautajt etj, pa përmendur edhe shumë bija kallaratase të martuara jashtë Kallaratit, por që kanë banuar familjarisht në Fier. Ajo që unë dua të theksoj është se të gjithë kallaratasit që kanë qenë në Fier, jo vetëm brezi i parë e i dytë, por edhe më të rinjtë janë karakterizuar nga sjellje korrekte dhe nuk kanë qenë njerëz problematikë. Shumë nga bashkëfshatarët tanë kanë dhënë kontribut të veçantë në këtë qytet në sektor të ndryshëm, duke qenë edhe drejtues të lartë. Mund të përmend kontributin e dhënë nga vëllezërit Enver e Xhemal Strataj, Shaze Zhibaj, Besim Kasëmi, Sinan Strataj, Kujtim Hysaj, Dodo Tozaj,

Hamit Malo Qejvanaj, Nesim Gjonaj, Safet Shahaj, Ariana Xhelo Dautaj (Mehmeti) e plot të tjerë. Nuk mund të rri pa përmendur edhe plakun e urtë, të mençur e teper të zgjuar, Dule Strataj, historitë, këshillat dhe fjalët e tij të goditura i kujtojmë edhe sot. Gjithashtu do të theksoja se të gjitha familjet kallaratase kanë shkuar mjaft mirë me njëri tjetrin, kanë qenë të pranishme midis tyre në raste gëzimesh dhe hidhërimesh. Të tilla janë edhe sot, ku pa dyshim rol ka edhe dega e shoqatës “Kallarati” në Fier.

Vazhdimisht ju ka tërhequr dashuria për vendlindjen Kallaratin, çfarë mund të na thoni për të dhe në veçanti për njerëzit e tij?

Mendoj se çdo kallaratas në çfarëdo periudhe që të jetë larguar nga vendlindja e kujton Kallaratin me shumë dashuri e dhembshuri. Edhe unë jam njëri prej këtyre. Na bëhet zemra mal kur dëgjojmë gjëra të mira për fshatin tonë në përgjithësi dhe për njerëz të veçantë të tij, Ashtu si kundër ndjejmë keqardhje kur mësojmë ndonjë lajm të keq vdekjeje, sëmundjeje, aksidenti apo diçka tjetër. Kallarati, si çdo fshat e krahinë, ka historinë e tij. Dhe kjo histori pak a shumë është e dokumentuar dhe e shkruar. Lidhur me prejardhjen e emrit të fshatit Kallarat ka mendime të ndryshme. E quaj me vend hapjen e debatit para disa kohësh në gazetën tonë “Cili është mendimi juaj për prejardhjen e emrit Kallarat?”. Kam lexuar shkrimet në gazetën tonë të Profesor Ramiut, të Gafurit, Seitit etj, të cilët sipas argumenteve të tyre japin një variant të prejardhjes së emrit të Kallaratit. Me rrahjen e mendimeve jo kuturu, por mbi baza shkencore e studimore, besoj se do të arrihet në një përfundim, i cili me siguri do të na çojë ose do të na përafrojë tek burimi më i mundshëm. Kjo do të arrihet përmes debatit me argumentime e kundërargumentime të bazuara. Vetëm kështu mund të shkohet drejt të vërtetës. Është logjike që përparësi në këto diskutime t’i jepet argumentimit gjuhësor, filologjik, pa shpërfillur mendimet e tjera për aq sa mund të qëndrojnë. Historia dhe të vërtetat historike nuk kanë të mbaruar asnjëherë. Gjithmonë do të gjenden dhe deklarohen fakte të reja. Për Kallaratin ka ende gjëra të pazbuluara, për të cilat intelektualët me origjinë nga ky fshat duhet që të gërmojnë në çdo drejtim. Kallarati ka pasur dhe ka njerëz të mençur, punëtorë e të zgjuar, të cilët kanë dhënë shumë, në radhë të parë për Kallaratin, krahinën, por edhe më shumë, për Shqipërinë. Të tillë ka shumë, si në atë kohë edhe në kohën e sotme. Por për të mos ngelë qejfi unë nuk do të përmendja emra, por do të përmendja vetëm disa nga fushat ku janë shquar si: politika, arsimi, kultura, sporti, arti, letërsia, ushtria etj. Por gjithashtu mendoj se duhen propaganduar kush? kur? çfarë ka bërë cilido për Kallaratin dhe më gjerë në çdo epokë të historisë. Në numrin e fundit të gazetës Kallarati Profesor Ramiu deklaron se së shpejti lexuesit do të gjejnë në faqet e gazetës Kallarati listën e kryefamiljarëve të fshatit tonë në vitin 1583, falë dashamirësisë së historianit Ferit Duka, i cili ka bërë përkthimin e defterit të Sanxhakut të Vlorës të vitit 1583. Gjë shumë e mirë, le të presim. Mesa jam në dijeni unë, në Kallarat aktualisht kanë ngelur shumë pak familje, pasi lëvizja e lirë pas viteve 90-të dhe emigrimi bënë punën e vet. Banorët e atjeshëm sot përballen me shumë halle e probleme si në bujqësi, blegtori, frutikulturë, ku duhen bërë investime, me qëllim që prona private të lulëzojë më shumë. Mbi të gjitha do të veçoja ndërtimin e rrugës, e premtuar me shumë bujë nga mazhoranca aktuale gjatë fushatës, ndërtimi i së cilës besoj se do t’i ktheje përsëri të larguarit pranë vendlindjes.

Edhe pse është një pyetje që ua drejtojmë edhe të tjerëve, ç’mund të na thoni për shoqatën “Kallarati” dhe gazetën me të njëjtin titull? Mendoj se krijimi i shoqatës “Kallarati” e ka justifikuar plotësisht qëllimin për të cilin u krijua. Ajo me drejtuesit e saj ka bërë që të shtohen veprimtaritë në kujtim të historisë dhe figurave të shquara të fshatit. Vend për përmirësim ka gjithmonë. Afrimi në të i brezit të ri dhe besimi tek ta duhet të jetë më i madh. Edhe për gazetën kam mendim pozitiv. Mendoj se përmbajtja, cilësia por edhe faqosja e saj kanë ardhur në rritje. Fakti që numri i botimit ka arritur në 70, tregon se është bërë një punë e mirë. Vërejtje për të qenë në nivel edhe më të lartë ka pasur dhe do të ketë gjithmonë. Të gjithë duhet të pranojmë faktin se gazeta mbahet me një redaksi mbi

baza tërësisht vullnetare. Vullnetarizmi nuk është i keq, pasi në çdo kohë do të gjenden njerëz të përkushtuar për ta kryer këtë detyrë. Do të ishte komoditet sikur redaksia e gazetës të kishte njerëz të paguar, atëherë me siguri edhe cilësia do të rritej, por kjo kërkon sponsorizime të mëdha. Edhe kështu siç është nuk është keq. E rëndësishme është të vazhdojë të mos fiket, por të ndriçojë, qofte edhe me pak dritë, por përsëri të ndriçojë. Hapja e një numri llogarie, për të cilën ka kaq kohë që flitet dhe nuk bëhet, mendoj se do të ishte një gjë shumë e mirë, pasi kushdo kallaratas kudo që mund të ndodhet dhe që dëshiron të kontribuojë financiarisht për shoqatën, gazetën apo veprimtari të veçanta, i krijohet mundësia edhe pa qenë vetë fizikisht.

Sipas njoftimit të bërë nga kryesia e shoqatës, në korrik të vitit 2014 do të përkujtohet 100-vjetori i luftës së Kallaratit kundër antardëve grekë, çmendim keni për organizimin sa më të mirë të këtij përvjetori?

Çdo përvjetor ka rëndësinë e vet, por të festosh 100 vjetorin e rezistencës së një fshati kundër pushtuesve, do të thotë shumë, do të thotë se ky fshat paska histori të hershme. Më gëzon fakti që kryesia e shoqatës “Kallarati” e ka marrë me seriozitet organizimin e kësaj veprimtarie, duke e bërë atë të ditur nëpërmjet gazetës, një vit më parë, me qëllim që të ketë kohë për të përmbushur të gjitha ato detyra që kryesia ka vendosur, por edhe për të planifikuar njerëzit lejen. Nëse do të arrihen të gjitha ato që janë parashikuar në program, si: ngritja e memorialit në Koprift kushtuar rezistencës së Kallaratit, Kuçit e Bolenës gjatë kryengritjes kundër Reformave të Tanzimatit; hartimi dhe botimi i historikut të fshatit; botimi i përmbledhjes së folklorit me këngë, bejte, poezi, vaje të Kallaratit dhe veprimtari të tjera, do të ishte gjë shumë e mirë. Personalisht, edhe pse për arsye moshe dhe shëndetësore mund të mos marr dot pjesë në këtë veprimtari, jam gati të jap kontributin tim për çdo gjë që unë di për Kallaratin.

Keni më shumë se 20 vite që jeni në pension dhe jeni shkëputur nga puna, si e kaloni kohën në përgjithësi dhe sa aktiv jeni edhe në këtë moshë afër të 80-tave. Cili ka qenë dhe është sot kontributi juaj shoqëror?

Është e vërtetë që kam mbi 20 vite në pension dhe dihet që kur del në pension sikur shkëputesh nga shoqëria, nga ajo ngarkesë e përditshme e punës, edhe pse mund të jetë e vështirë, duket sikur të mban në tension, të bën të ndjehesh më i ri. Jeta ime në pension ka qenë pak a shumë aktive si në lagje, por në veçanti me bashkëfshatarët kallaratas këtu në Fier. Pothuajse çdo ditë takohemi, pimë kafe e shkëmbejmë mendime për situatën politike dhe shoqërore në vend, por kujtojmë edhe vendlindjen. Interesohemi kush lindi, kush vdiq, kush u martua, ku shkoi ky, ku shkoi ai etj. Këto nuk i bëjmë se duhet të dimë çdo gjë, por nisur nga dëshira e mirë që për njerëzit tanë, për bashkëfshatarët të dëgjojmë vetëm gjera të mira e pozitive. Angazhimi në degën e shoqatës “Kallarati” dhe “Labëria” këtu në Fier, sikur ma lehtësojnë edhe shëndetin dhe sikur më mbajnë gjallë dhe më bëjnë më tepër aktiv. Në moshën që jam tani të pleqërisë, aktiviteti jashtë shtëpisë sa vjen e zvogëlohet, por megjithatë gjej mënyra të tjera për ta kaluar duke parë lajme e duke ndjekur emisione të ndryshme që nuk janë të paktë në shumë kanale televizive shqiptare, duke pirë kafe me bashkëshorten, duke pritur vajzën, dhëndrin, nipin dhe mbesën të cilët na e bëjnë jetën më të bukur edhe pse në këtë moshë.

Duke përfunduar, cili do të ishte urimi apo mesazhi për kallaratasit dhe lexuesit e kësaj gazete.

Kallaratasve, kudo që ndodhen, do t’iu uroja shëndet dhe mbarësi në familjet e tyre, por do t’ju sugjeroja që herë pas here të kthejnë kokën nga vendlindjen e tyre, Kallarati dhe të mos e harrojnë atë për asnjë çast.

Duke ju falënderuar për rrëfimin e një pjesë të jetës tuaj, por edhe për vlerësimet dhe mendimet që dhatë për Kallaratin dhe kallaratasit, në emër edhe të redaksisë së gazetës dhe lexuesve të saj, ju uroj jetë të gjatë, pleqëri të mbarë, shëndet dhe mbarësi në familje e kudo.


Gazeta KALLARATI

faqe

5

S ht at or- Tet or 2013

Në lundrim

me KALLARATASIn

LAMTUMIRË!

VLADIMIR RJEPAJ, KAPITEN anijesh TRANSOQEANIKe “Ditar lundrimi” nga Seit Jonuzaj

Fshati ynë i vendosur në luginën e lumit Shushicë midis maleve të larta, nuk ka lidhje me detin dhe as mund ta shohë atë, jo më të kishte detarë. Deti mund të shihet vetëm nga barinjtë që ngjiten në majë të Kranesë apo të Bogonicës. Megjithatë, kjo gjë nuk e ka penguar Kallaratin të ketë detarë. Për herë të parë një mundësi e tillë u krijua pas çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë. Pas vitit 1945, bij kallaratas kryen shkolla e akademi detare jashtë e brenda shtetit dhe u bënë detarë e anijedrejtues të zotë. Një nga këta është edhe Vladimir Ramadan Rjepaj, një kapiten anijeje i njohur në Marinën tregtare. Unë duke qenë pedagog i lundrimit detar në Akademinë e Detarisë, pata rastin të lundroja me anijen tregtare “Durrësi”gjatë muajve gusht-tetor 1983, me një grup studentësh të asaj akademie për praktikë lundrimore të tyre. Kapiten i asaj anijeje ishte pikërisht bashkëfshatari im Vladimir Rjepaj. Më bëhej qejfi dhe ndihesha krenar që ky bashkëfshatar imi çante dete si një kapiten e aftë dhe që kish bërë emër të mirë në Marinën tregtare. Ladi kish dalë nga Akademia Shqiptare e Detarisë, gjë që ma shtonte krenarinë edhe ky fakt që ai ishte produkt i një institucioni të lartë arsimor detar shqiptar, ku unë në atë kohë jepja mësim dhe përgatisja kuadro anijedrejtuese në shërbim të mbrojtjes e të ekonomisë së atdheut. Deti fushë është, por jo me lule. Shpesh nga “fushë” kthehet në “kodra” valësh të shkumëzuara. Shërbimi në det është me plot vështirësi e peripeci deri edhe me rreziqe. Përballimi i tyre kërkon kalitje, guxim e trimëri. Kjo gjë del edhe nga shënimet e mia të mbajtura gjatë lundrimit me Ladin. Deti është i bukur kur e sheh nga toka, por nuk është gjithnjë aq i bukur sa duket, kur ndeshesh me valët e tij të tërbuara në det të trazuar, sa që të del edhe qumështi i nënës, siç thotë populli. Episodet e ditarit flasin vetë për këtë. 7 gusht 1983, ora 17.oo. Kam disa ditë që në krye të një grupi studentësh të Akademisë së Detarisë jam imbarkuar në anijen tregtare “Durrësi”. Kjo anije, transoqeanike e ndërtuar në Poloni më 1961 me një tonazh prej rreth 6000 tonësh, është ngarkuar me mineral kromi për në Itali. Dolëm nga porti i Durrësit. Koha është e bukur, deti i qetë. Anija çan nga jugu, drejt ngushticës së Otrantos, për në portin La Specia të Italisë veriperëndimore. Kapiten i anijes është bashkëfshatari im, Vladimir Rjepaj. Që të dy jemi të kënaqur me njeri tjetrin që na qëlloi të lundrojmë bashkë. Po shkojmë shumë mirë me njëri tjetrin. Ditët e qëndrimit në Durrës nuk i ndaheshim njëri tjetrit as në shëtitje e as në vizita që bënim nëpër shokë. Unë ndiej kënaqësi që një djalë kallaratas ka arritur të bëhet kapiten i një anijeje të madhe dhe që në Durrës dëgjoja vetëm fjalë të mira për të. Vladimiri, pasi mbaroi Akademinë e Detarisë në Vlorë më 1969, u emërua fillimisht oficer i tretë në anijen “Butrinti”. Më 1976, oficer i dytë në anijen “Korabi” dhe më pas kapiten i kësaj anijeje. Më 1981 Ladi emërohet kapiten i anijes “Durrësi”,një anije më e madhe. Gjatë viteve 1986-1991 kapiten Ladi drejtoi transoqeanikun më të madh shqiptar 16350-tonësh “Arbëria”. Me këto anije, e sidomos me oqeaniket, Ladi çau dete e oqeane, duke valëvitur flamurin tonë kombëtar në shumë skaje të botës. Një jetë në det me lundrime të vështira, me plot kohë të keqe, shtrëngata e uragane. Nga të katër oficerët e anijes “Durrësi” me në krye kapiten Ladin, të cilët kanë mbaruar Akademinë e Detarisë në Vlorë, dy prej tyre ishin ish-studentë të mi dhe si të tillë ata tregonin një respekt e kujdes të veçantë për mua ish pedagogun e tyre 8 gusht, ora 20.oo. Gjatë gjithë natës 7 e 8 gusht dhe gjithë ditën e datës 8 vazhduam lundrimin drejt jugut e jugperëndimit. Koha vazhdon të jetë mjaft e mirë. Kaluam kepin Santa Maria di Leuka në çizme të Italisë jugore, duke dalë kështu nga ngushtica e Otrantos dhe po i drejtohemi ngushticës së Mesinës (Siçili). Duke vëzhguar qendrat e banimit dhe fshatrat në thellësi të bregdetit të Kalabrisë, mendja na shkon tek arbëreshët që banojnë aty, të ardhur nga Morea (Peloponezi grek). Pasi kaluam disa kepa me radhë, u gjendëm nga e djathta përballë qytetit Rexhio Kalabreze dhe pak përpara majtas vezullojnë dritat e portit të Mesinës së Siçilisë. U futëm në ngushticë, por nata dhe lëvizjet e shumta të mjeteve lundruese nga njëri breg në tjetrin, e bënë jo të lehtë kalimin e ngushticës së Mesinës. Kërkohej kujdes i veçantë, shtim i vrojtimit dhe manovrim i zhdërvjellët nga ana e komandës së anijes me Ladin në krye për të parandaluar ndonjë përplasje të mundshme, të cilat ndodhin shpesh në këto rrethana në det. Pasi dolëm nga ngushtica, morëm drejtimin veriperëndimor. 9 gusht, ora 08.oo. Kemi dalë në detin Tirren. Vazhdojmë lundrimin për në La Specia. Nga e djathta kemi bregdetin italian, nga e majta po kalojmë ishujt Sardenja e Korsika. 10 gusht, ora 14.oo. Koha është pak e vrenjtur, horizonti jo i kthjellët. Iu afruam gjirit të La Species, një gji në trajtë patkoi me brigje të larta shkëmbore-kodrinore të veshura me drurë pyjorë. Periferitë e qytetit, që zgjaten nga të dy anët e patkoit, përbëhen nga ndërtesa me çati karakteristike, me tjegulla të kuqe, ndërtesa këto që humbasin në pyllin e gjelbër. Në orën 15.oo, të prirë nga një motoskaf pilotimi i portit pritës, anija jonë u fut në hapësirat e brendshme ujore të portit dhe hodhi spirancën në pritje të ditës së nesërme për t’u bregëzuar në molin e shkarkimit. 11 gusht, ora 12.30 erdhi në anije piloti i portit, një tip gangoje me mustaqe, i shkurtër e me një pamje hajduti. Ngritëm spirancën dhe rreth orës 13 e 30 u bregëzuam në një nga molet e portit të La Specias, ku filloi shkarkimi i 4500 tonëve mineral bakri. 12 gusht, ora 09.oo. Me studentët dhe me kapiten Ladin dolëm në qytet. La Specia shtrihej pjesërisht përgjatë vetullores së sheshtë që harkonte portin dhe pjesërisht mbi kodrat e pyllëzuara me pisha e drunj të tjerë të gjelbër. Tregtoret e shumëllojshme luksoze të tërhiqnin vëmendjen me vitrinat e tyre tërheqëse, por me çmime të larta, saqë nuk merrnim mundimin as të futeshim në to, pa le të blinim ndonjë gjë. Pasi u njohëm me qytetin, u kthyem në anije. 13 gusht, ora 15.oo. Në anije erdhi zëvendësdrejtori i uzinës që kishte kontraktuar mineralin e bakrit me vendin tonë. Ai quhej Mario dhe ishte i ri. Komanda e anijes shtroi drekë për të, në të cilën Ladi ftoi edhe mua. Pas dreke Mario na bëri një shëtitje me veturë nëpër qytet

Vapori do niset së shpejti Një varkë druri lëkundet nga vala, Nga vala e kaltër adriatike Dhe bri vaporit të madh hesht’ Hesht e vjetër melankolike... Direkët e vinçat puth mëngjesi i lirë, Sirenat shkruan mbi det nëntë germa: LAMTUMIRË! Dritero Agolli

dhe jashtë qytetit. Duke udhëtuar rrugëve që gjarpëronin përgjatë kodrave të veshura me pisha, kaluam edhe nja dy tunele, duke dalë në anën tjetër të gadishullit që rrethon gjirin e La Species nga ana perëndimore. Zbritëm deri poshtë në buzë të detit, ku në një grykë shkëmbore ndodhej një qendër banimi e lashtë peshkatarësh, me shtëpi karakteristike të vjetra, ngjitur përbri e mbi njëra tjetrën. Tani ky vendbanim ishte shndërruar në një vend turistik, që për banorët ishte një burim i mirë të ardhurash nga qiraja e dhomave që u jepnin turistëve gjatë muajve të verës. Pas një shëtitjeje të këndshme, u kthyem në anije. 14-15 gusht. Puna për shkarkimin e kromit është ndërprerë për shkak të festave fetare që kishin italianët. !6 gusht, ora 08.oo. Italianët filluan punën për përfundimin e shkarkimit të kromit nga anija. Në orën 17.oo mbaroi shkarkimi i kromit, prandaj erdhi piloti e na nxori nga vendqëndrimi, dolëm nga porti dhe u nisëm drejt jugut për në Anaba të Algjerisë (Afrikë). 17 gusht, ora ora 08.oo. Vazhdojmë lundrimin drejt jugut. Dukshmëria është e kufizuar nga një rreth i mbyllur horizonti dhe vranësirat. Natën ra shi, qielli është krejt i errët, i mbushur me re. Kështu që nuk duket, asgjë as në qiell e as në tokë. Deti Tirren është i trazuar me valë mesatare të shkumëzuara. Me këtë dukshmëri u ngrys e gjithë dita e sotme e lundrimit. Në mbrëmje vonë u dukën dritat e qendrave bregdetare të banimit në ishullin italian të Sardenjës. 18 gusht. Dita është gdhirë e kthjellët dhe deti krahasimisht i qetë. Lamë pas ishujt Siçilia e Sardenja dhe po vazhdojmë lundrimin drejt portit algjerian të Anabasë në Afrikën veriore. Nga ora 16.oo filluan të duken brigjet afrikane që po u afrohemi gjithnjë e më shumë. Në orën 17.30 po i afrohemi gjirit të Anabasë dhe po shkojmë për në port. Bregdeti veriperëndimor i këtij gjiri ishte kodrinor me një pamje karakteristike për Afrikën e nxehtë, pothuajse e zhveshur, me ndonjë gjelbërim e pemë të rralla. Pjesa tjetër e bregdetit ishte e ulët. Në thellësi duken male të zhveshur e të përcëlluar nga dielli. Vapa e këtyre anëve ka disa orë që po ndihet dhe sa më shumë që i afrohemi portit aq më nxehtë është. Në orën 18.oo erdhi në anije piloti i portit (Eber Hoxha quhej) dhe na futi në port. Një grup njerëzish në mol po na përshëndesnin me duar. Ishin punonjës të ambasadës shqiptare në Algjer. Njëri prej tyre ishte atashe tregtar, Dilaver Shkurti nga Fterra. Ata kishin sjellë disa familje, duke përfshirë dhe një plakë për në Shqipëri me anijen tonë. Të gjithëve u shkëlqenin sytë nga gëzimi e malli, kur panë anijen shqiptare “Durrësi” në Algjeri. Kur u lidhëm në mol, ata u futën në anije dhe u takuan përzemërsisht me ne. 19 gusht. Sot filloi ngarkimi i anijes me aglomerat minerali. Pasdite punonjësit e ambasadës na ndihmuan me mikrobusin e tyre për të dalë në qytet unë me studentët e mi dhe disa nga shokët e anijes. Me makinë i ramë rreth e rrotull qytetit të Anabasë, duke dalë edhe në periferi të tij. Ishte një qytet tipik arab, por edhe me ndërtesa moderne të tipit evropian. Sundimtarët kolonialistë francezë kishin ndërtuar edhe ndërtesa e vila të mira për vete. Por edhe vetë algjerianët e pasur kishin ndërtuar kohët e fundit disa pallate të bukur 10-12 katesh. Por krahas këtyre, kishte dhe lagje të tëra me baraka e kasolle, në të cilat banonin të varfrit. Nëpër dyqane çmimet ishin shumë të larta. Pas shëtitjes u kthyem në anije. 20 gusht. Ngarkimi i anijes përfundoi. Në orën 11.oo dolëm nga porti dhe morëm drejtimin lindor-verilindor, për të dalë pastaj në kepin veriperëndimor të Siçilisë, si rrugë më e shkurtër për të kaluar nga ngushtica e Mesinës për në ngushticën e Otrantos e në Adriatik. Koha është e mirë, deti i qetë, ka pak erë shoqëruese nga jugperëndimi që e ndihmon anijen në lëvizjen e saj përpara. Mezi prisnim të hyjmë në Adriatik e t’u afrohemi brigjeve shqiptare. Ku ka si atdheu! 21 gusht. Koha është e mirë, me pak re. Aty nga gjysma e dytë e natës duke u gdhirë 22 gushti, kaluam ngushticën e Mesinës dhe dolëm në detin Jonian, që është edhe deti ynë. 22 gusht. Rreth orës 18.30-19.oo kaluam ngushticën e Otrantos, dolëm në Adriatik dhe po i drejtohemi Durrësit. Koha është shumë e mirë. 23 gusht, ora 04.15 mbërritëm në gjirin e Durrësit, ku hodhëm spirancën, në pritje të formaliteteve portuale dhe pastaj të futemi në port. Kështu, lundrimit Durrës-La SpeciaAnaba-Durrës i dhamë fund brenda 17 ditësh. 9 shtator. Në orën 10.oo, pas disa ditësh qëndrimi në Durrës për shkarkim, ngarkim e marrje karburanti, u nisëm me hekur-nikel për në portin jugosllav të Rjekës e pastaj në Trieste të Italisë për dokim (nxjerrje e anijes nga uji për pastrim e lyerje të pjesës së nënujshme dhe riparime, duke e futur në një vaskë të madhe që quhet dok dhe që mbushet me ujë dhe zbrazet me anën e pompave). Lundrimi shkon mirë, koha është e bukur dhe e qetë. Pasi kaluam gjirin e Drinit, vazhduam drejt veriut, duke i lënë nga e djathta (nga brenda) ishujt e shumtë të Dalmacisë. 10 shtator. Pas një lundrimi tërë natën dhe ditën e sotme, u futëm në gjirin e Rjekës. Njëkohësisht u lidhëm me radio-telefon me kapitenarinë e portit. Meqenëse unë zotëroja gjuhën sërbo-kroate, kapiteni i anijes, Ladi, ma la mua të komunikoja me kapitenarinë e Rjekës., ku e njoftova si pas rregullave se “jam anija shqiptare Durrësi, mbërrijmë në port në orën 19.oo”. Pasi arritëm tek porti, erdhi piloti rreth orës 20 e na futi në port. 11 shtator. Që në mëngjes filloi shkarkimi i anijes. Atje gjetëm dhe anijen tonë “Korabi”që kishte ardhur nga Triestja. Drejtuesit dhe anëtarë të tjerë të ekuipazhit të “Korabit” erdhën në anijen tonë e u takuam e biseduam gjatë përzemërsisht me ta, se në vend të huaj lumturohej kur takohej me bashkatdhetarë. 12 shtator. Vazhdon shkarkimi i anijes. Unë me kapitenin e anijes, Vladimirin dhe me komisar Stefanin e inxhinier Julian Liperin shkuam në Agjensinë detare të Rjekës për disa probleme që kishin ata. Dolëm edhe qytetit, pastaj u kthyem në anije. Në mbrëmje mbaroi shkarkimi i anijes. Rreth orës 20.30 dolëm nga porti i Rjekës për të shkuar në Trieste. Koha është më shkreptima të mëdha. Lundruam gjithë natën deri rreth orës 07.30 të datës 13 që


Gazeta KALLARATI

faqe

6

S ht at or- Tet or 2013

Ditar lundrimi

ME TRANSOQEANIKUN “DURRËSI” mbërritëm në Trieste. !3 shtator. Pasi erdhi piloti, u futëm në dokun nr.1 të kantierit detar “Arsenale Triestino”. Filluan punimet. 14 – 23 shtator. Këto ditë kanë vazhduar punimet riparuese të skafit e të makinerisë së anijes në kantier. Me studentët kam dalë edhe në qytet, duke u futur edhe nëpër dyqane, por asgjë nuk mund të blinim për shkak të çmimeve të papërballueshme për ne. Unë e njihja pak a shumë Triesten se nuk vija për herë të parë këtu. Kam qenë disa herë. Triestja është një qytet me një shtrirje të gjerë e me reliev kodrinor, me tregtore të shumta private, por edhe shtetërore. 24 shtator, Anija qysh mbrëmë ka qenë gati për të dalë nga doku. Sot u hap porta e dokut dhe nisi të mbushej me ujë deri në nivelin e detit. Por bashkimi i helikës me boshtin nuk qenkej mbyllur mirë pas riparimit, prandaj nisi të futej ujë në anije. U pezullua mbushja e mëtejshme e dokut dhe dalja e anijes, derisa u rregullua defekti. Rreth orës 14 anija doli nga doku dhe qëndroi në paraport përballë qendrës së qytetit, ku erdhi një cisternë nafte dhe furnizoi anijen me sasinë e porositur të naftës. Në orën 18.oo filluam lëvizjen drejt jugut për të shkuar përsëri në Anaba të Algjerisë. 25 shtator. Gjithë natën lundruam përgjatë brigjeve gadishullorë e ishullorë të Adriatikut lindor. Koha është e mirë, me fare pak det që anija “Durrësi” nuk e ndien fare. Kurse gjatë gjithë ditës lundrimi u krye me qiell të vranët e horizont pothuajse të mbyllur. Mbrëmja ishte sterrë e zezë, herë pas here horizonti shkreptinte dhe kështu vazhdoi edhe nata duke u gdhirë 26 shtator. 26 shtator. Ndodhemi në zonën e thembrës së “çizmes” së Italisë. Sapo kemi kaluar kepin Santa Maria di Leuka. Qielli është i mbyllur, deti i egërsuar e me valë të shkumëzuara që sa vinë e më të mëdha bëhen. Vetëm kur po shkonim drejt ngushticës së Mesinës, deti filloi të zbutej (aty nga ora 16-17), derisa u qetësua fare. Një pjesë të njerëzve deti i trullosi keq. E po, s’ka lezet të lundrosh kaq ditë vetëm me det të qetë. 27 shtator, ora 19.30. Ngushticën e Mesinës e kaluam krahasimisht qetë. Edhe lundrimin përgjatë bregdetit verior të Siçilisë e kaluam disi mirë. Koha është shumë e vrerët e me shi dhe erë të fuqishme nga verilindja, po deti nuk ka forcë shumë të madhe. Por kur dolëm në det të hapur, pasi lamë pas Siçilinë, deti ishte shumë i egërsuar, shiu vazhdonte, dukshmëria shumë e kufizuar, barometri zbriti deri në 750 mm të shtyllës së zhivës. Herë pas here shkreptima, valët e detit të furishme, të gjera e të shkumëzuara në tërë sipërfaqen e detit. Era, sipas buletinit meteorologjik të Romës, kish arritur forcën 8, ndërsa deti ishte me forcën rreth 7. Anija herë humbiste në gropat e mëdha që krijoheshin midis dy valëve e herë dilte majë kurrizeve të valëve, duke u lëkundur sa në njërën anë në tjetrën, sa nga pjesa e përparshme, në pjesën e pasme. Anija po kërciste, sikur po thyhej në mes. Stacionet kryesore hidrometeorologjike të Evropës po jepnin paralajmërime për shtrëngatë dhe porositeshin anijet të ndërprisnin lundrimin e të strehoheshin në porte apo gjire të afërt. Po në atë zonë të Mesdheut që ndodheshim ne, nuk kishte as porte e as gjire ku mund të futeshim. Prandaj vazhduam lundrimin. Një njeri i palidhur me detin, do tmerrohej nga frika se anija po mbytej. Por detarët e rrahur me detin, ky i bën trima. Prandaj, as Ladi që drejtonte anijen me kurajë, as personeli i anijes dhe as ne të tjerët, nuk donim t’ia dinim fare për atë det aq të trazuar. Me këtë gjendje deti anija vazhdoi lundrimin gjithë natën e gjithë ditën. Kemi dy ditë që lundrojmë me këtë kohë të keqe. Pothuajse të gjithë, detarë e studentë, i zuri deti deri në rraskapitje. Vetëm unë, kapiten Vladimiri e ndonjë timonier, që nuk na zinte deti, mbetëm në urën e komandimit të anijes. Edhe në mensë vetëm ne shkonim e hanim, se të tjerët po “nxirrnin zorrët”. Pra ky është deti i bukur nga toka që ata, që nuk e kanë provuar, e kanë zili.

KUR USHTAR UNË SHKOVA (Elegji kushtuar Shamet Jonuzajt në 45-vjetorin e rënies në krye të detyrës)

Transoqeaniku “Durrësi” dhe kapiteni i saj, Ladi 28 shtator. Në orën 07.oo të dates së sotme mbërritëm në gjirin e Anabasë (Algjeri). Ashtu si dje ditën e gjithë natën dhe deri tani që po futemi në gji, nuk na u nda shtrëngata. Koha vazhdon të jetë e nxirë, me vranësira të dendura e me horizont të mbyllur, me det, erë nga toka e shkreptima. Stacionet hidrometeorologjike edhe sot vazhdojnë të parashikojnë shtrëngatë. Vazhdojmë të qëndrojmë në spirancë, në pritje që arabët algjerianë të na futin në port. 29 shtator. Gjithë ditën e djeshme e ngrysëm në spirancë në gji dhe vetëm sot në orën 02.oo të natës erdhën e na futën në port. Deri në orën 10.oo u mbarua shkarkimi i rreth 30 tonëve qelqurina. Nga ora 17-18 na çuan te moli i mineraleve për të ngarkuar aglomerat Pasdite, me ca inxhinierë të flotës e të kantierit detar të Durrësit dolëm në qytetin e Anabasë, ku shëtitëm nja dy orë nëpër rrugët kryesore. Në tregtore shtrenjtësi e madhe, një kanatiere kushtonte mbi 7 dollarë. 30 shtator. Përfundoi ngarkimi i konglomeratit dhe në orën 18.oo dolëm nga porti i Anabasë dhe nisëm lundrimin drejt brigjeve të Siçilisë për t’u kthyer në atdhe. Deti nuk është aq i madh, por me që e kemi anash, anija ka përkundje të ndjeshme. 1 tetor. Vazhdojmë lundrimin. Jemi duke përshkuar hapësirën mesdhetare ndërmjet bregdetit afrikan dhe ishullit siçiljan. Koha është e bukur, megjithëse ka pak det dhe erë. Rreth orës 12 dolëm tek ishulli Marittimo në perëndim të Siçilisë. Prej këtej vazhduam lundrimin gjithë ditën e natën përgjatë bregdetit verior të Siçilisë. 2 tetor. Nga ora 02.30 deri në orën 04.30 kaluam ngushticën e Mesinës dhe dolëm në detin Jon, duke vazhduar lundrimin drejt ngushticës së Otrantos. Deri nga ora 08-09 koha ishte e mirë, por pastaj filloi të fryjë erë nga verilindja dhe të ngrejë det. Sa më shumë që po i afrohemi gjirit të Tarantos, aq më i trazuar është deti. Buletini meteorologjik i Romës parashikon për sot erë të fuqishme dhe shtrëngatë. Anija qëndron mirë dhe nuk ka përkundje anësore, sepse erën e dallgët i ka përballë. Nga ora 15 mbërritëm në gjirin e Tarantos, i cili nuk qe aq i valëzuar siç pritej. Ky gji quhet nga lundërtarët një Biskajë e vogël, nga që bën shumë det këtu, por jo. Pak det kishte. 3 tetor, ora 07.00. Pasi lundruam gjithë ditën e gjithë natën, sot në orën 07.00 mbërritëm në gjirin e Durrësit. Koha është e bukur dhe e qetë. Si duket, bashkë me ne po gëzon edhe koha për mbërritjen tonë në atdheun e dashur, pas 25 ditësh të larguar prej tij. Më vonë u futëm në port. Pasdite, pasi u ndamë me ekuipazhin e anijes “Durrësi” dhe me kapitenin e saj, bashkëfshatarin tim Vladimir Rjepaj, bashkë me grupin e studentëve, me tren u kthyem në Vlorë. Të nesërmen u paraqita në Akademinë e Detarisë, ku pasi e informova komandën si kishte kaluar praktika me studentët, më komunikuan urdhrin e Ministrit të Mbrojtjes Popullore për daljen në pension, gjë që e kisha kërkuar vetë dhe e prisja me kohë. Me lundrimin e mësipërm i dhashë fund karrierës time detare prej rreth 37 vjetësh. U shkëputa organikisht nga strukturat detare e nga deti, por me shpirt, me punë e krijime që kanë lidhje me detarinë, nuk do të shkëputem derisa të kem forca fizike e mendore. Me gjithë peripecitë, puna në det të krijon kënaqësi, të bën të guximshëm, siç thuhet, të bën “ujk deti”.

Selam Jonuzaj Oficerin e shpëtove Dhe shokët ti, Për veten s’mendove Jetën e bëre fli.

Ai i falënderoi Dhe i qetësoi, Asnjë s’do qajë, Djali im do rrojë.

Nënë Tajbea Zërin e ngriti, Djalin e saj Me ligje e stolisi.

Komisari habiti, Fjalë burrërie, Nder për familjen, Nder për Shahinin.

Të gjithë pushuan Zëri i saj kumbonte, Ligje për djalin Mali ushtonte.

Xha Shahini qëndronte Në këmbë i prerë, Zemërplasur, po ballëlart Se kish qenë dhe vet ushtarak.

Varrimi i tij U bë madhështor, Siç i ka hije Ushtarit shembullor.

Brenda u futën Bashkë me komisar, Kuvenduan gjithë natën Djalin e kam ushtar.

Me lule e kurora Varri u mbulua, Breshëri në ajër Komisari ka urdhëruar.

Kur ushtar unë shkova Në Durrës qëndrova, Në Regjiment ndalova, Emrin e Shametit dëgjova.

Regjiment i tërë Fliste për mirë, Njeri me dije Dhe me disiplinë.

Regjimenti e stolisi Dhëndër me kurorë, Ushtar Shametin Djalin shembullor.

Hodha sytë e shikova, Një moment mendova, Mendja trokiti e më tha: Shamet Jonuzaj është yt vëlla.

Minator ushtrie Në regjiment ishte, Specialist për tunele Ushtarët i kishte.

Në makinë e vendosën Ushtarë dhe oficerë, Në Vlorë u nisën Në fshatin tonë erdhën.

Stenda dhe zyra Me radhë i kalova, Fotografia e tija Kudo qenka.

Tunelin kontrollonte Ushtarët të siguronte, Gjatë punës së tyre Jetën t’u garantonte.

Erdhi komisari Bashkë me ushtarë Edhe oficeri Erdhën duke qarë.

Sot e kam ushtar, Bashkë me komisar. Nesër e tutje Malli do më marrë.

Komisar e prindër Lamtumirën i dhanë, Ti je i nderuar Se për atdheun ke rarë.

Ushtar i dalluar Djali i Labërisë, Djalë i edukuar Nga prindërit e tij.

Po një ditë të zezë Që s’qe e thënë Një masiv dheu Bëri atë gjëmë.

Përpara u doli Babai i djalit, Komisarit i foli Djalin e kam gjallë

Dhimbja do më brejë, Malli do më marrë, Djali i zemrës Zemrën ma ke vrarë.

Lamtumirë të thanë I shtrenjti Shamet, Ti në regjiment Mbetej yll përjetë.


Gazeta KALLARATI

faqe

7

KURT KUZENBERG (1904-1983)

NJË VËSHTRIM PËRBUZËS Tregim satirik

S ht at or- Tet or 2013

Faqja letrare Përgatiti për botim Andi Meçaj

Shqipëroi: Robert Shvarc U dëgjua tringëllima e telefonit, shefi i policisë ngriti receptorin. - Urdhëroni? - Polic Kercigu ju shqetëson. Para disa çastesh një kalimtar më hodhi një vështrim përbuzës. - Mos ju kanë bërë sytë, - iu përgjigj shefi i policisë me një theks mosbesimi në zë. Pothuajse çdokush që takon një polic në rrugë, nuk e ka ndërgjegjen e pastër dhe bën sikur nuk e shikon. Dhe kjo të jep pastaj përshtypjen e një mospërfilljeje përbuzëse... - Jo, - ia bëri polici në skajin tjetër të fillit, puna nuk ka qenë ashtu. Personi në fjalë më soditi me përbuzje, më mati që nga kapelja e deri te çizmet. - Përse nuk e arrestuat? - Isha tepër i hutuar. Kur e kuptova fyerjen, ai qe avulluar. - A jeni në gjendje ta njihni, po ta shikoni përsëri? - Patjetër! Ai kishte lënë një mjekër, një mjekër qimekuqe. - Si e ndieni veten tani? - Ç’është e vërteta, s’jam aspak në terezi. - Mbahuni edhe pak. Do të jap urdhër që t’ju zëvendësojnë. Shefi i policisë hapi mikrofonin. Kërkoi të dërgohej me ngut një autoambulancë në sektorin ku po kryente shërbimin polic Kercigu dhe urdhëroi arrestimin e të gjithë qytetarëve mjekërkuqë. Patrullat e policisë ndodheshin të gjitha me shërbim rrugëve, kur e morën këtë urdhër me radio: dy prej tyre po provonin në këtë kohë se cila makinë ishte më e shpejta; dy të tjera po kremtonin në një pijetore ditëlindjen e pronarit të lokalit; tre policë po ndihmonin me makinën e tyre një koleg i cili ishte duke ndërtuar shtëpinë; kurse të tjerët po bënin pazarin. Por, me të marrë urdhrin që përmendëm më lart, ata ia shkelën gazit dhe fluturuan me makinat e tyre drejt e në qendër të qytetit. Bllokuan rrugët njërën pas tjetrës dhe i krehën mirë e mirë. U derdhën brenda dyqaneve, restoranteve, shtëpive dhe, sapo pikasnin ndonjë mjekërkuq, e merrnin me vete. Qarkullimi rrugor u paralizua. Ulërima e sirenave e tromaksi popullsinë e qytetit, dhe filluan të përhapeshin fjalë se kjo gjueti e policisë po bëhej për të kapur një vrasës tepër të rrezikshëm. Pak orë pas fillimit të kësaj gjullurdie, u sigurua një goxha pre: pesëdhjetë e tetë burra mjekërkuqë u dorëzuan në drejtorinë e policisë. Polic Kercigu, të cilin e mbanin për krahu dy infermierë, i kaloi në revistë të gjithë të dyshimtët, po keqbërësin nuk e gjeti dot midis tyre. Shefi i policisë ia vuri fajin gjendjes shëndetësore të Kercigut dhe urdhëroi që të burgosurit të merreshin në pyetje. “Në mos paçin faj në këtë rast, - kështu u shpreh ai, - me siguri do të kenë gisht në ndonjë mesele tjetër. Hetimet s’të lënë kurrë pa gjë”. Dhe vërtet që ato s’të linin duarthatë, të paktën në qytetin në fjalë. Sidoqoftë, askujt të mos i shkojë mendja se të burgosurit u keqpërdorën gjatë hetimeve; me aq vrazhdësi nuk u veprua në këtë rast, metodat ishin më të stërholluara. Që prej kohësh policia sekrete, duke i pyetur me marifet të afërmit dhe armiqtë e çdo qytetari, u kishte hapur të gjithëve nga një kartelë, nga e cila merrej vesh se çfarë i bezdiste ata më shumë, Për shembull: rrapëllima e pistoletave të shpimit, drita verbuese e projektorëve, era e karbitit, këngët popullore nordike, pamja e minjve të rrjepur, llafet e pista, të lehurat e qenve, kontakti me ngjitëse mizash etj., etj. Po të përdoreshin ashtu siç duhej, këto mjete e bënin efektin e tyre në më të shumtën e rasteve; ua nxirrnin të burgosurve pohimet, të vërtetat e të pavërtetat, si ta sillte puna dhe policia fërkonte duart. Ky fakt i priste tani edhe të pesëdhjetë e tetë burrat që kishte kapur policia. Burri, për të cilin bëhej gjithë kjo gjueti, ishte kthyer ndërkohë në shtëpinë e vet. Kur policët i ranë ziles në apartamentin e tij, ai nuk e dëgjoi, sepse sapo kishte hapur rubinetat e vaskës së banjës. Por, disa çaste më vonë, pasi ishte mbushur vaska, ai dëgjoi postjerin që i solli një telegram. Lajmi që mori, ishte i gëzueshëm: i ofronin një vend të mirë pune jashtë shtetit, po me kusht që të nisej menjëherë. Bukur fort, tha burri me vete. Më mirë s’ka ku të vejë! Tani më mbetën vetëm dy punë për të kryer: më duhet të zhduk këtë mjekër, sepse më është mërzitur dhe më duhet një pasaportë, sepse nuk kam. Ai e bëri banjën rehat-rehat e për shtatë palë qejfe dhe u vesh përsëri. Për nder të sihariqit që mori, zgjodhi një kravatë të veçantë dhe e lidhi me kujdes. Pastaj mori në telefon agjencinë ajrore dhe pyeti për orarin e aeroplanit që i interesonte. Doli nga shtëpia, kaloi disa rrugë, në të cilat ishte rivendosur ndërkaq qetësia, dhe u fut në dyqanin e një berberi. Pasi berberi e kreu punën e vet, burri u nis drejt e në drejtorinë e policisë, sepse vetëm atje, dhe këtë e dinte mirë, mund të merrej një pasaportë brenda një kohe shumë të shkurtër. Këtu është vendi që të theksojmë se heroi ynë me të vërtetë e pati vështruar me

përbuzje polic Kercigun, por vetëm e vetëm, sepse Kercigu kishte një ngjashmëri të habitshme me kushëririn e tij, Egonin. Ndaj këtij kushëriri, i cili ishte palo burrë dhe i kishte edhe disa para borxh, heroi ynë ndiente përbuzje të thellë, përbuzje, e cila, porsa e vuri re polic Kercigu, ishte futur ashtu si padashur në vështrimin e tij. Pra, Kercigu s’ishte gabuar aspak dhe askush s’mund t’i vinte faj për njoftimin që i bëri shefit të vet. Rasti e solli që burri, sapo hyri në drejtorinë e policisë, u ndesh përsëri ballë për ballë me atë policin, i cili i ngjante aq fort kushëririt të tij, Egonit. Por kësaj radhe, për të mos e fyer tjetrin, ai ia hoqi sytë shpejt. Këtë e bëri edhe për një arsye tjetër: me sa dukej, ai polici i shkretë nuk e ndiente veten aspak mirë, sepse dy infermierë po e përcillnin te një autoambulancë. Sidoqoftë, ajo puna e pasaportës na doli më e ngatërruar nga ç’e kishte pandehur heroi ynë. Dokumentet që kishte me vete dhe telegrami që ia paraqiti nëpunësit të pasaportave, nuk e ndihmuan dot; nëpunësi sikur u tremb nga gjithë ai nxitim i tepruar që rrëfente i interesuari. - Një pasaportë, deklaroi nëpunësi, - është një dokument i rëndësishëm. Nxjerrja e saj do kohë. Burri bëri një shenjë pohimi me kokë. - Si rregull është ashtu siç thoni ju, po çdo rregull ka edhe përjashtime. - Unë nuk vendos dot vetë për këtë çështje, - tha nëpunësi. - Këtë mund ta bëjë vetëm shefi i policisë. - Atëherë le ta bëjë! Nëpunësi i mblodhi dokumentet dhe u ngrit. - Ejani me mua, - tha, - do të zgjedhim rrugën më të shkurtër, mes për mes zyrave. Ata u ranë mes për mes tri a katër dhomave, të cilat ishin mbushur plot me qimekuqë. Çudi, tha heroi ynë me vete, s’ma priste mendja kurrë që paska pasur kaq shumë nga këta. Kurse unë nuk bëj më pjesë në gjirin e tyre... Siç e kishin për zakon despotët, edhe shefi ynë i policisë hiqej si babaxhan. Pasi e dëgjoi raportin e nëpunësit të vet, e lejoi të largohej dhe e ftoi vizitorin që të ulej. Ky i fundit nuk e pati të lehtë të montonte shpejt e shpejt një buzëqeshje në fytyrën e vet, sepse doli që shefi i policisë na i ngjante kushëririt të tij, Arturit, të cilin ai gjithashtu nuk e honepste dot. Po muskujt, që ishin krijuar për të sajuar buzëqeshjet, e bënë detyrën e tyre, fundja, këtu ishte fjala për një pasaportë e jo për një shaka. Nëpunësit e vegjël, - ia nisi ligjërimit shefi i policisë, - janë frikacakë nga natyra dhe i shmangen çdo përgjegjësie. Nuk diskutohet që ju do ta merrni pasaportën tuaj, ja tani, në vend. Emërimi juaj në Stamboll është një nder për qytetin tonë. Përgëzimet e mia! Ai i vuri firmën pasaportës dhe i përplasi edhe një vulë sipër. Me një lëvizje të shkujdesur, a thua se ishte fjala për ndonjë bllok krejt të rëndomtë, ia zgjati vizitorit dokumentin. - Paskeni një kravatë jashtëzakonisht të lezetshme, - i tha pastaj vizitorit. - Në mos gabohem, mbi të qenka stampuar një hartë rrugore qyteti... - Po, - iu përgjigj burri. - Është harta rrugore e Stambollit. - Ç’ide e bukur! Dhe tani... - shefi i policisë u ngrit nga karrigia dhe i zgjati dorën burrit, - ju uroj udhë të mbarë! Ai e përcolli vizitorin gjer te dera, ia bëri miqësisht me dorë edhe nga larg dhe u drejtua për nga dhomat ku po merrnin në pyetje të burgosurit. Gjynahqarët, për t’i shkurtuar mundimet që po hiqnin, kishin pranuar ndërkaq kushedi sa faje, por vetëm atë faj, për të cilin i akuzonin, nuk e kishin pranuar ende. - Vazhdoni! - urdhëroi shefi i policisë dhe iku për të ngrënë drekë. Kur u kthye në zyrë, gjeti një njoftim. Një berber kishte deponuar se atë paradreke i pati rruar një klienti mjekrën e kuqe, me kërkesën e këtij të fundit. Të zotin e mjekrës s’para ishte në gjendje ta përshkruante, por i kujtohej mirë diçka që të binte në sy: i zoti i mjekrës na kishte lidhur një kravatë me hartën rrugore të një qyteti. - Ah, ç’gomar që jam! - thirri shefi i policisë. Ai u derdh tatëpjetë shkallëve, duke i marrë dy e nga dy. Poshtë e priste vetura e tij. - Në aeroport! - i bërtiti shoferit dhe u lëshua në ndenjësen e pasme. Shoferi bëri të pamundurën. Shkeli dy qen, dy pëllumba dhe një mace, i bëri një alamet bullunge llamarinës së një tramvaji, dëmtoi një karrocë dore të ngarkuar me letra të përdorura dhe u kalli tmerrin qindra kalimtarëve. Kur arriti në aeroport, tutje, nga fundi i pistës, po ngrihej avioni për në Stamboll, pa shkelur sekondën nga orari i tij.


Gazeta KALLARATI

KËNDI I SHËNDETIT

faqe

8

S ht at or- Tet or 2013

Këshilla për parandalimin e diabetit

Meqenëse diabeti po merr një përhapje të gjerë në vendin tonë, duke prekur shumë njerëz dhe po pothuajse të gjitha moshat, po botojmë këtë shkrim marrë nga gazeta DITA e 9 qershorit 2013, me qëllim që lexuesit e gazetës sonë të njihen me këtë lloj sëmundjeje me pasoja të padëshirueshme. Diabeti është një ndër sëmundjet e shpeshta kronike që kërcënon shëndetin dhe që po shtohet masivisht. Specialistja e shëndetit në Institutin e Shëndetit Publik, Jeta Lakrori tregon se si shfaqet diabeti dhe këshillat për parandalimin e tij. Çfarë është diabeti Diabeti mellitus apo sëmundja e sheqerit është një sëmundje kronike që karakterizohet nga rritja e nivelit të glukozës apo sheqerit në gjak, për arsye se organizmi nuk ka mundësi të prodhojë insulinë ose prodhimi është i pamjaftueshëm ose ka pamundësi të veprimit të insulinës në qelizat e organizmit. Sheqeri që është burim energjie, për t’u përdorur ka nevojë për insulinë. Nëse insulina nuk prodhohet ose nuk funksionon mirë, sheqeri nuk thithet dhe rritet niveli i tij në gjak. Diabeti i sheqerit karakterizohet nga çrregullimi i prodhimit të insulinës. Mosha më e prekur nga diabeti është grupmosha 40-65 vjeç, por haset gjithnjë e më shpesh edhe në mosha 30-40 vjeç. Diabeti është një sëmundje me zhvillim të ngadaltë, dhe shpesh të “heshtur”. Format se si shfaqet sëmundja e sheqerit Ka dy tipa diabeti, 1 e 2. Diabeti tip 1. Haset në 10-15 për qind të të sëmurëve me diabet. Ai shkaktohet nga mungesa e plotë e prodhimit të insulinës. Pacientët me diabet tip 1 nuk mund të jetojnë pa insulinë, ndaj ky tip diabeti është quajtur insulinovartës. Diabeti i tipit të parë takohet kryesisht tek fëmijët dhe moshat e reja. Ky tip diabeti zhvillohet në përgjithësi papritur, shpejt, zakonisht pas ndonjë gjendje virale. Diabeti tip 2. Është shumë më i shpeshtë. Ai haset në rreth 90 për qind të rasteve me diabet. Në këtë tip diabeti kemi prodhim jo në sasinë e duhur apo në kohën e duhur të insulinës. Diabeti tip 2 shfaqet zakonisht pas moshës 40 vjeç, por ai po shfaqet gjithnjë dhe më shpesh edhe tek fëmijët dhe të rinjtë me mbipeshë dhe obezë (të dhjamosur). Ai përparon shumë ngadalë dhe zbulohet më me vështirësi. Ky tip diabeti nuk kërkon mjekim me insulinë, po kërkon

zhbllokimin e insulinës së trupit. Llojet e tjera të diabetit. Po ashtu kemi edhe lloje të tjera diabeti të shkaktuara nga disa ilaçe, nga defekte gjenetike që pengojnë veprimin e beta qelizës, sëmundje të pankreasit dhe sëmundje endokrine. Diabeti mund të prekë çdo njeri. Në diabetin tip 2, shenjat e tij mund të jenë më të zbehta apo edhe mund të mungojnë për shumë vjet. Por faktorë rreziku që favorizojnë shfaqjen e diabetit janë: trashëgimia, mosha mbi 45 vjeç, obeziteti dhe mbipesha, sasia e lartë e kolesterolit në gjak, mungesa e aktivitetit fizik ushqyerja jo e shëndetshme, tensioni i lartë i gjakut, konsumimi i shtuar i lëndëve me përmbajte të lartë sheqeri etj. Simptomat me të cilat shoqërohet shfaqja e diabetit. Ndër simptomat më karakteristike që e shoqërojnë këtë sëmundje janë: Etja e shtuar për të pirë ujë në sasi të madhe, urinimi i shpeshtë dhe në sasi të madhe ditën e natën, tharja e gojës, shtimi i oreksit, por që shoqërohet me humbje peshe, lodhja më tepër se zakonisht, dhimbja e stomakut, shikimi i mjegullt, mungesa e theksuar e përqendrimit, mpirja e duarve ose e këmbëve, plagët e ndryshme që mezi mbyllen, infeksione të ndryshme. Nuk duhet harruar asnjëherë se në shumicën e rasteve diabeti tip 2 mund të mos shfaqë fare shenja, mund të rrijë i heshtur për vite me radhë. Ndër simptomat më të shpeshta të diabetit tip 1 janë rënia në peshë, lodhje, etje e madhe, urinë e bollshme, uri e madhe, dobësim i shikimit, infeksion urinar dhe i organeve gjinore, infeksion i lëkurës etj. Ndërsa në diabetin e tipit 2 sëmundja mund të jetë e pranishme shumë kohë përpara se diagnostikimit, duke shkaktuar dëme (ndërlikime) përpara se të zbulohet. Ndërlikimet kronike që shkakton diabeti dhe format se si mund të kontrollohen Në qoftë se diabeti nuk kurohet ashtu si duhet, hyrja e tepërt e sheqerit në gjak (hiperglicemia), shkakton me kalimin e kohë dëme në të gjitha organet. Ndërlikimet e shkaktuara nga diabeti shkatërrojnë të gjitha arteriet e kalibrit të madh (zemra, truri, gjymtyrët e poshtëm) dhe të kalibrit të vogël (sytë, veshkat), dëmtojnë edhe nervat . Këto ndërlikime përparojnë me ngadalë dhe për këtë arsye mund të parandalohet o të ngadalësohet

Të nderuar lexues e bashkëfshatarë! Arka e shoqatës nuk ka gjendje asnjë lekë. Për nxjerrjen e këtij numri të gazetës sponsorizoi nga xhepi i tij 7500 lekë të rinj, kryetari i shoqatës, Kastriot Karabolli. Nuk është hera e parë që ky zotëri i pakursyer sponsorizon, megjithëse është i papunë. Prandaj edhe të tjerë bashkëfshatarë që kanë mundësi financiare, duhet të sakrifikojnë nga buxheti i tyre, përndryshe gazeta rrezikohet të mbyllet. Ja, i ka ardhur radha numrit tjetër. Ku do gjenden 7500 lekë të rinj për ta shtypur? A na nderon neve kallaratasve mbyllja e gazetës për mungesë parash?! Gazeta “Kallarati” është një organ i rëndësishëm i shoqatës me vlera të mëdha për fshatin tonë. Ju lutemi të gjithëve të na kuptoni e të na ndihmoni me sponsorizime që gazeta të mos ndërpritet!

Kryeredaktori

shfaqja nëpërmjet një kontrolli optimal të diabetit që do të thotë të kesh nivelin e glicemisë (sheqerit) sa më afër normales duke iu referuar vlerave të tilla si “Glicemia esëll e përfshirë nga 80-100 mg/dl, ose glikemia pas 2 orësh nga ngrënia të jetë më e vogël se 140 mg/dl”. Gjithashtu është e mundur që të shmangen ndërlikimet kronike të diabetit duke mbajtur këto vlera: “Glicemia esëll 80-120 mg/dl, si dhe pas 2 orësh pas ngrënies duhet të jetë në vlerat 120-160mg/dl dhe HbA1c më e vogël se 7 përqind. Format se si mund të trajtohet diabeti (terapia) Në diabetin “mellito të tipit 1”, ku qelizat e pankreasit shkatërrohen nga mekanizmi vetëmbrojtës, nuk prodhohet insulina dhe është e nevojshme që pacienti ta marrë atë. Në diabetin “mellito të tipit 2”, në momentin që verifikohet se dieta dhe ushtrimet fizike nuk janë të mjaftueshme, mjekimi do të bëhet me hipoglicemizantë. Në rast se ilaçet hipoglicemizante (që ulin sasinë e sheqerit) nuk mjaftojnë për të mbajtur diabetin nën kontroll, pacientit i bëhet insulinë. Mjekimi në diabetin e tipit të dytë ka si bazament dietën dhe ushtrimet fizike dhe mbi këtë bazament fillohet shkallë-shkallë, sipas nevojave metabolike të subjektit. Nivel i ulët i sheqerit në gjak (hipoglicemi) Duhet bërë kujdes kur kini: djersitje të tepërt, të dridhura, rrahje të shpeshta të zemrës, uri, ligështi (debolesë), zbehtësi, vështirësi përqendrimi e mendimi, errësim të shikimit, ndërrim i humorit, përgjumje e çrregullim mendor. Çfarë duhet të bësh Të hash e të pish ushqime që përmbajnë sheqer, për shembull: 3 pafta (kubikë) sheqeri ose gjysmë kanaçe limonatë të shoqëruara nga një paninë, biskota, dy feta buke të thekur etj. I bëni në muskul një ampulë glucagone. Njoftoni mjekun ose një ambulancë, e cila do të vijojë më tej ndjekjen e specializuar të gjendjes shëndetësore të pacientit. Nivel i lartë i sheqerit në gjak (hiperglicemi) Kujdes kur kini: shtim të etjes, shtim të sasisë së urinës, lodhje, shqetësime, rënie në peshë, përqindje të lartë të trupave ketonike në urinë. Shkaqet dozë e pamjaftueshme insuline, nuk është bërë insulina, gabime në dietë, sëmundje, stërmundim, pak ushtrime fizike në krahasim me ato që bën zakonisht. Çfarë duhet të bësh Analizën e glicemisë në gjak: në qoftë se është i lartë, këshillohuni me mjekun tuaj. Duhet bërë edhe analiza e urinës për trupat ketonikë. Në varësi të rezultatit të analizave përcaktohet edhe trajtimi mjekësor që do ndiqet. Në asnjë rast nuk duhet vepruar me marrjen e barnave pa u konsultuar më parë me mjekun endokrinolog, pasi në të kundërt dëmet në shëndet mund të jenë të rënda.

Redaksia e gazetes: Kryeredaktor: Seit Jonuzaj; Redaktorë: Hiqmet Meçaj; Petrit Qejvanaj; Çize Xhaferi; Lefter Hysi; Rami Memushi; Besnik Gjonbrataj. Arti grafik: Andi Meçaj. www.kallarati.com; e-mail: gazetakallarati@yahoo.it

Shtypur në Triptik, Vlorë

dhe

Gazeta kallarati, nr 71, shtator tetor 2013  

Gazeta "Kallarati", Nr. 71, Shtator-Tetor 2013. Botim i Shoqates Atdhetare/Kulturore "Kallarati"

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you