Issuu on Google+

23 Maj 2013

Botues: GEA Edition, Kryeredaktor: Plator NESTURI e-mail: info.gazetaimpakt@gmail.com, Tel: 00355 42 345189

E përjavshme, çmimi 30 lekë, nr.3 www.impakt.al

KONGRESI I PëRMETIT

24 Maji i 1944– Ngjarja që i parapriu çlirimit nga nazifashizmi

faqe 14-15

Census 2011

Lëkundet peshorja e statistikave fetare KONSTATIMI I DASH-it: “Çoroditja lidhur me pasojat e vetë-identifikimit etnik dhe fetar mund të ketë bërë që shumë të intervistuar të mos e identifikonin përkatësinë e tyre fetare” faqe 13

financimi i ndërtimit të Portit të Peshkimit në Durrës nuk bazohet në Kushtetutën e Shqipërisë, por në Sheriatin islamik

DEBAT/ Dritan EGRO

Nga intelektuali osman te profili i nacionalistit shqiptar faqe 16-17

LIGJ Nr. 127/201 PËR RA 3 AGJENCIS TIFIKIMIN E MARR Ë ISTISNA’A ËV SHQIPËRI NDËRMJET ESHJES ISTISNA’A SË DHE BA DHE MA KË SH ILL NKË S ISL RR IT PROJEKTIT AMIKE PËR T Ë MINISTRAVE ËVESHJES SË TË NDËRT TË REPU ZHVIL LIM IM IT TË BLIKËS SË (IDB) PORTIT TË Në mbësh PES HKIMI PËR FINANC IMI tetje të nen NE Këshillit të T TË DURR eve 78, 83 Ministrave ËSIT pika 1 dhe , 121 pika 1 të Kushtet utës, me pro pozimin e KUVEND I I REPUBLIK ËS SË SHQ I PËRISË VENDOSI:

PROFIL/ Alush Shima

Neni 1 Ratifik të Ministrave ohet marrëveshja Istis na’a dhe mar projektit të të Republikës së Shq rëveshjes së ipërisë dhe ndërtimit të Agjencisë Ban Portit të Pes hkimit të Dur kës Islamike për Zhv Istisn a’a ndërmjet Kës illim (IDB) rësit. hillit për financim in e Ky ligj hyn Neni 2 në fuqi 15 ditë pas bot imit në Flet ore Miratuar në n Zyrtare. datën 25.4 .2013 Shpallur me dekretin nr. Bujar Nishan 8145 , dat i ë 2.5.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë ,

Me “vulën” e Sheriatit pikturat që çliroi nga komunizmi, dhimbja e heshtjes dhe varfërisë

Marrëveshja me Bankën Islamike për Zhvillim (IDB): “Marrëdhëniet midis shitësit dhe blerësit janë sipas parimeve të Sheriatit Islamik, siç interpretohet nga Akademia Islamike ‘Fiqh’ dhe shpallur në Standardet e Sheriatit”

Drafti kaloi në parlament me votat e të dy kaheve politike. Në asnjë vend tjetër, megjithë përpjekjet për të lehtësuar investimet islamike, nuk përfytyrohet që legjislacioni islamik të merret si pikë referimi bazë për marrëveshjet me shtetin

NDËRMJET Projekti nr. MARRËV KËSHILLI ALB -0035 ESHJE IST T TË ISLAMIKE PËR ZHVIL MINISTRAVE TË REP ISNA’ A LIM LIDHU UBLIKËS SË SHQIPË R RISË DHE PESHKIMI ME PROJEKTIN E NDËRTIMI BANKËS T NË DURR T TË POR ËS, SHQIP Kjo mar TIT ËRI rëvesh TË ____/____ /____G), ndë je është lidhur rmjet Këshill referuar si më “Blerësi”) it të Ministr ____/____/____/ H dhe Bankës ave të Rep (që korresp Blerësi dhe Islamike për ublikës së ondon me Shitësi refe Zhvillim si Shqipërisë rohen kole Meqenëse: si blerës (në shitës (në viji ktivisht si vijim m referuar “Palët” dhe A) Blerësi si “Shitësi”). individuali i ka kërkuar shtojcën I sht si “Pala”. Shitësit të (në vijim financojë referuar si ndërtimit ndërtimin “punimet”) të Portit të e punime nëpërmjet Peshkimit “projekti”); ve siç përs Isti në Durrës, hkruhet në siç përshkr sna’a për t’u përdoru B) Bordi uhet në ane r në projekt i Drejtorëve ksin II (në in e korrespond Ekzeku vijim refe on ruar si tejkalon 7.58 me datën 14/07/2012G t ivë të Shitësit ka miratua 0.000 USD ) ndërtimin r (shtatë mil ionë e pesëqin e punimeve për pro në datë 24/08/1433H jektin, në (që d e tetëdhj një etë mijë dol larë amerika shumë që nuk në), përafërs isht 3307

faqe 2-3

faqe 20-21

norma e papunësisë do të mbetet në nivele konstante dhe vendet e reja të punës do të kompesojnë shtimin e popullsisë të aftë për punë

Edhe 2 vjet me hapin e breshkës, ekonomia premton më pak se politika faqe 5

Albanian Business Consulting

Keshilltari më i mirë për biznesin tuaj e-mail: consultingalbanianbusiness@gmail.com

Korridori i Kaltër dhe zhvendosja e kombit drejt Detit Korridori i Kaltër, apo Autostrada Bregdetare, një ide që logjikisht bashkon rrugën dalmaciane me aksin bregdetar grek, vjen në Shqipëri si një opsion rivalizues me idenë që qeveria aktuale ka për rrjetin faqe 6-7 rrugor shqiptar.

koment / roland qafoku

Kur fiton dhe humbet Sali Berisha… koment / plator nesturi

Censusi, një debat i rihapur

faqe 11

ekskluzive/ Kristoforos Kasdaglis

Greqia dhe Shqipëria: Ngërçet mund të kthehen faqe 8 në bashkëpunim


2

E Enjte,23 Maj 2013 www.impakt.al

aktualitet

Me “vulën” e Sheriatit, ligji islamik po paraprin legjislacionin shqiptar

N

ë përputhje me parimet e Sheriatit Islam...” Perifrazim i cituar në marrëveshjen me Bankës Islamike për Zhvillim (IDB) për financimin e ndërtimit të Portit të Peshkimit në Durrës. Por edhe në disa të tjera të ngjashme, të cilat kanë si investitor të tyre pikërisht këtë institucion financiar kyç të botës islamike. Dhe që kanë marrë të gjitha, “Amin”-in e politikanëve shqiptarë, me ngritjen e kartonit jeshil për t’i miratuar ato. Marrëveshja, sipas versionit të publikuar në numrin e fundit të Gazetës Zyrtare, thuhet se është e mbështetur edhe në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, por referimi juridik bazë i saj është Sharī’a - në shqip, Sheriati, impianti juridik i njohur i botës islame. Shumë vende të Europës, si Britania e madhe, Hollanda, Franca, Italia, etj., kanë probleme të terminologjisë me finanzën në rritje islamike, pikërisht për shkak të mos gjeturit lehtë të elementëve kompatibël midis legjislacionit laik të tyre dhe legjislacionit islamik. Zgjidhjen më fleksibël ndaj këtij problemi e ka të dhenë Anglia, duke rrëzuar çdo paragjykim të karakterit ideologjik e duke i hapur kështu rrugën thithjes së investimeve që derivojnë nga petrodollarët e lirë. Vende të tjerë kërkojnë zgjidhje të ngjashme, por jo gjithmonë ato janë të aplikueshme në sektorët financiarë të tyre, pikërisht për shkak të vështirësive juridike dhe kodeve të referimit. Duket se qeveria shqiptare e ka patur më të lehtë se cilido vend tjetër europian përshtatjen me juris islamicus. Ajo ka gjetur se një kontratë midis një banke islamike dhe vetë asaj, qeverisë së Republikës së Shqipërisë, mund të siglohet duke përmendur se bazohet së pari në Sheriatin e së dyti në Kushtetutën e vendit si në formulimin, ashtu edhe në zbatimin e saj pikë për pikë. Ky formulim i çuditshëm është edhe tema e këtij shkrimi. Nëse do të bëhej fjalë për një kontratë midis bankës islamike dhe një firme private, problemi nuk do të ekzistonte, por kur klienti, blerësi, është qeveria e Republikës së Shqipërisë, mendojmë se çështja nuk mund të semplifikohet. Pavarësisht dëshirës dhe domosdoshmërisë për të thithur investimet islamike, që e shohim si një politikë të drejtë dhe inteligjente. Thithja e kredive nga institucionet ekonomike të botës islamike, me interesa kompleksivisht më të ulëta nga ato që ofron tregu financiar konvencional, ka bërë që disa marrëveshje me institucionin financiar islamik të mos bazohen parësisht në Kushtetutën e Shqipërisë, por në Sheriatin islamik. Kjo duket se ka ndodhur së fundmi, edhe me

Përshtatje e plotë dhe pa kushte e palës shqiptare, ndaj çdo investimi që mbërrin prej botës arabe?

Logo e Bankës Islamike për Zhvillim

“Marrëdhëniet midis shitësit dhe blerësit janë sipas parimeve të Sheriatit Islamik, siç interpretohet nga Akademia Islamike ‘Fiqh’ dhe shpallur në Standardet e Sheriatit”

Foto ilustruese nga ceremonia e inaugurimit të punim

miratimin nga Kuvendi shqiptar, të marrëveshjes me Bankës Islamike për Zhvillim (IDB) për financimin e ndërtimit të Portit të Peshkimit në Durrës. Nuk është natyrisht qëllimi ynë paragjykimi i marrëveshjeve që realizojnë prurjen e investimeve në vend dhe realizimin e projekteve pozitive në shërbim të popullatës shqiptare. Padyshim, investimi për Portin e Durrësit është vërtet i vlefshëm e për tu përgëzuar si arritje. Ajo çfarë ne theksojmë në lidhje me këtë marrëveshje e të tjera të ngjashme me të është vënia në plan të dytë e Kushtetutës së vendit si sistem juridik referues. Interesante gjithashtu është se ky draft kalon pa asnjë ndryshim në parlament me votat e të dy kaheve politike. Në asnjë vend tjetër perëndimor, megjithë përpjekjet për të lehtësuar investimet islamike dhe për të kuptuar më mirë principet e financës islamike, gjithsesi, nuk është e përfytyrueshme që të konsiderohet legjislacioni islamik si pikë referimi bazë për marrëveshjet me shtetin. Shqipëria është anëtare e Koorporatës Islamike për Zhvillim që nga viti 2009. Kjo korporatë bazohet natyrisht në Sheriatin Islamik.

Drafti kaloi në parlament me votat e të dy kaheve politike. Në asnjë vend tjetër, megjithë përpjekjet për të lehtësuar investimet islamike, nuk përfytyrohet që legjislacioni islamik të merret si pikë referimi bazë për marrëveshjet me shtetin

“Marrëdhëniet midis shitësit dhe blerësit janë sipas parimeve të Sheriatit Islamik, siç interpretohet nga Akademia Islamike ‘Fiqh’ dhe shpallur në Standardet e Sheriatit, publikuar nga Organizata e Kontabilitetit dhe Auditimit për Institucionet Financiare Islamike (AAOIFI)”, kujtojmë ndërkaq, citimin e marrëveshjes për financim nga Banka Islamike për Zhvillim të Portit të Peshkimit në Durrës, në nenin 11 të saj. Sikundër, më tej, në nenin 4, përmendet sërish Sheriati Islamik, për të përcaktuar kushtet e pagesës. “Nëse Blerësi (që në këtë rast është qeveria shqiptare) nuk paguan asnjë shumë të pagueshme që duhet sipas kësaj marrëveshje, ai në përputhje me parimet e Sheriatit Islamik, duhet të kompensojë shitësin për çdo humbje, dëmtim, kosto të arsyeshme aktuale dhe shpenzime, shkaktuar si një rezultat i vonesës së pagesës ndaj tij. Dhe do t’i paguajë shitësit një kamatëvonesë në lidhje me shumën e papaguar”, sqarohet respektivisht mbi këtë pozicion eventual të ecurisë së kësaj marrëdhënieje kontraktuale mes dy palëve. Por tonin akoma më afirmues ndaj ligjit islam si rregullues dhe njehsues kryesor të kësaj marrëveshje, ia ka dhënë edhe vetë ministri shqiptar i Drejtësisë, në relacionin që e shoqëron atë. Kështu, në opinionin ligjor të tij rreth saj, ministri Halimi citon mes të tjerash se “zgjedhja nga palët për marrëveshjet e parimeve të Sheriatit Islamik si ligj drejtues, është e ligjshme, e vlefshme dhe detyruese”. Nuk ështe e nevojshme të lexosh


E Enjte,23 Maj 2013 www.impakt.al

aktualitet LIGJ Nr. 127/2013 PËR RATIFIK IMI N E MARRË AGJENCISË IST ISNA’A NDËRM V ESHJES ISTISNA’A DHE MARRËVESHJE JET KËSHILLIT SHQIPËRISË DH S SË T Ë E BANKË S ISL AMIKE PËR ZHV MINISTRAVE TË REPU BLI PROJEKTIT TË KËS SË IL LIM (IDB) NDËRTIM IT PËR FINANC TË PORTIT TË IMIN E PES HKIMIT TË DURRËSIT Në mbështetje të neneve 78, 83 Këshillit të Min pika 1 dhe 121 istrave, pika 1 të Kushtet utës, me propozim in e KUVENDI I REPUBLIKË S SË SHQI PËR ISË

Thithja e kredive nga institucionet ekonomike të botës islamike ka bërë që disa marrëveshje, si ajo për financimin e ndërtimit të Portit të Peshkimit në Durrës, të mos bazohen në Kushtetutën e Shqipërisë, por në Sheriatin islamik

VENDO SI: Neni 1 Ratifikohet mar rëveshja Istisna’a të Ministrave të dhe marrëveshje Republikës së Shq s së Agjencisë ipërisë dhe Ban projektit të ndërtim Istisn a’a ndërmje kës Islamike për it të Portit të Pes t Këshillit Zhvillim (IDB) hkimit të Durrësi për financimin t. e Ky ligj hyn në fuqi

Neni 2 15 ditë pas boti mit në Fletoren

Zyrtare. n 25.4.2013 Shpallur me dek retin nr. 8145 , datë 2.5.2013 Bujar Nishani të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Miratuar në datë

Projekti nr. ALB -0035 MARRËVESHJE NDËRMJET KËS IST HILLIT TË MIN ISTRAVE TË REP ISNA’ A ISLAMIKE PËR UBLIKËS SË SHQ ZHVILLIM LID IPËRISË DHE HUR ME PROJEK BAN TIN E NDËRT PESHKIMIT NË IMIT TË PORTIT KËS DURRËS, SHQ TË IPËRI Kjo marrëve shje është ____/____/____ lidhur më ___ G), ndërmjet Kës _/__ __/____/H (që hillit të Ministra referuar si “Ble korr espondon me ve të Republikës rësi”) dhe Bankës së Shqipërisë si Islamike për Zhv Blerësi dhe Shit blerës (në vijim illim si shitës (në ësi referohen kole vijim referuar si ktivisht si “Palët” Meqenëse: “Shitësi”). dhe individualish t si “Pala”. A) Blerësi i ka kërkuar Shitësit shtojcën I (në të financojë ndë vijim referuar rtimin e punime si “punimet”) ndërtimit të Por ve nëpërmjet Istis tit të Peshkimit na’a për t’u përd siç përshkruhet në në Durrës, siç “projekti”); orur në projekti përshkruhet në n e aneksin II (në B) Bordi i Dre vijim referuar jtorëve Ekzeku si korrespondon me t ivë të Shitësit datën 14/07/20 ka mira tuar në datë 12G tejkalon 7.580.00 24/08/1433H (që 0 USD (shtatë mili ) ndërtimin e punimeve për projektin, në një onë e pesëqind shumë që nuk e tetëdhjetë mijë dollarë amerika në), përafërsisht 3307

Koorporata Islamike ... shtrëngim duarsh, por edhe kushtesh D

meve të Portit të Peshkimit në Durrës, financuar nga Banka Islamike për Zhvillim

mes rreshtash; të tilla marrëveshje, udhëzohen e ndjekin kodin e njohur të botës islame, duke qenë të detyruara kështu, që të respektojnë kushtet e vendosura prej tij. “Çdo mosmarrëveshje ndërmjet palëve në këtë marrëveshje dhe çdo pretendim nga

Ministri Halimi në relacionin e marrëveshjes: “zgjedhja nga palët për marrëveshjet e parimeve të Sheriatit Islamik si ligj drejtues, është e ligjshme, e vlefshme dhe detyruese”

3

çdo palë për palën tjetër që lind në të, do të dorëzohet para një paneli arbitrazhi për vendim përfundimtar dhe detyrues në përputhje me rregullat dhe procedurat e Qendrës Ndërkombëtare Islamike për Pajtimin dhe Arbitrazhin (IICRA), Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe”, është një kusht tjetër që i përcakton marrëveshja e Portit të Peshkimit të Durrësit palës shqiptare. Të njëjtat rregulla këto, të aplikuara edhe në kuadrin e marrëveshjes së fundit të miratuar nga parlamenti me Bankën Islamike për Zhvillim për ndërtimin e segmentit Qukës–Qafë Plloçë, si pjesë e korridorit rrugor Tiranë–Korçë si edhe në disa të tjera, të cilat kanë si financues Bankën Islamike për Zhvillim. Oportuniteti që ofron sot financa islamike, edhe në Shqipëri, nëpërmjet kreditimit të investimeve në sektorë të ndryshëm mendojmë se duhet parë paralelisht me përgatitjen më të mirë të specialistëve që përshtasin e bëjnë të operojnë paralel sisteme të ndryshme juridikë të referimit. Detyra e qeverisë është krijimi i kushteve optimale për investitorët e ndryshëm e duhet thënë se qeveria shqiptare ka një sërë arritjesh të pamohueshme në këtë drejtim. Por është e rëndësishme që ekspertët juridikë që ajo paguan nuk mund ta likujdojnë çështjen e gjetjes së instrumentëve ligjorë të përshtatshëm për realizimin e investimeve duke, thjesht, kooptuar cilindo kod juridik apo etik të huaj pa një analizë paraprake, të hapur ndaj publikut e sidomos transparente.

uart u shtrënguan që në vitin 2008... E bashkë me to, edhe kushtet për të përfituar financime nga bota islamike. Pasi të jesh anëtar i Koorporatës Islamike për Zhvillim, sinjifikon në vetvete rregulla më speficike dhe të diferencuara në kuadrin e investimeve që mbërrijnë prej saj. Ndonëse vendi ynë është anëtarësuar prej kohësh në Organizatën e Konferencës Islamike dhe që prej vitit 1993, figuron si anëtar i Bankës Islamike për Zhvillim, inkuadrimi i tij në Koorporatën e lartpërmendur, do të shënonte një hap të ri në intesifikimin e marrdhënieve me botën islamike. Pasi deri në momentin kur gjatë punimeve të Asamblesë së 8-të të këtij organizmi ekonomik, mbajtur në Xheda të Arabisë Saudite, zv-ministri i atëhershëm i Financave, Sherefedin Shehu, dhe kreu i Koorporatës, Al-Aboodi, do firmosnin anëtarësimin e Shqipërisë, kjo e fundit, ishte treguar mjaft e kujdesshme me marrjen e huave nga bota islamike. Pas këtij akti, një kuadër ligjor i posaçëm u miratua nga pala shqiptare për ta ligjëruar bashkëpunimin me organizmin islamik të lartpërmendur. Kështu, parlamenti nuk vonoi, por në mars të vitit 2009, ratifikoi marrëveshjen për bashkëpunim me Koorporatën Islamike për Zhvillimin e Sektorit Privat dhe më pas, me Koorporatën Islamike për Sigurimin e Investimeve dhe Kredive të Eksportit. Marrëveshja e parë parashtronte qartë ne relacionin e saj se merrte parasysh një nga objektivat e Organizatës së Konferencës Islamike, pikërisht zhvillimin dhe mbështetjen e bashkëpunimit ndërmjet vendeve anëtare të saj, në fushat ekonomike dhe sociale. “Në pajtim me parimet e Shariatit ...”, është një citim që përmendet shpesh në këtë dokument. Në këtë mënyrë, qeveria shqiptare do të ligjëronte mbërritjen e financimeve nga bota islamike, duke u përshtatur me rregullat e tyre të lojës që kjo e fundit impononte. Madje, në njërën prej këtyre marrëveshjeve, citohej qartë se Koorporata Islamike, mbikqyret nga një Komitet i posaçëm, i cili quhet edhe “Komiteti i Sheriatit”. “Korporata ka një Komitet Shari’a-u, që përbëhet nga tre akademikë euriditë islamikë, me njohuri të mira për transaksionet financiare. Komiteti i Shari’a-ut jep orientime nëse një kategori e caktuar investimi është e pajtueshme për Shari’a-un dhe shqyrton çdo çështje që i është referuar”, citohet

saktësisht në nenin 29 të saj. Kushtet, duket se ishin pjekur. Menjëherë pas miratimit të këtij kuadri ligjor, në Shqipëri mbërriti për një vizitë (viti 2009), vetë kreu i Koorporatës Islamike për Zhvillim, Kahled Al Aboodi, i cili u prezantoi autoriteteve më të larta shqiptare dhe vetë kryeministrit Sali Berisha, platformën e bashkëpunimit midis kësaj Korporate dhe biznesit që operon në vendin tonë. Por Al Aboodi do të ishte i pranishëm në fakt në Shqipëri, edhe gjatë fillimit të këtij viti, në kuadrin e një konferencë e posaçme për Investimet e Huaja, ku morën pjesë të gjitha agjencitë e grupit të Bankës Islamike për Zhvillim si edhe mbi 100 përfaqësues biznesi nga mëse 30 vende anëtare dhe jo anëtare saj, kryesisht nga Gjiri Persik, Afrika e Veriut dhe Azia. Vetë Kryeministri Berisha e falënderoi Bankën Islamike për Zhvillim për mbështetjen që ka dhënë me financimin e dhjetëra projekteve në sektorë të ndryshëm, duke veçuar financimin e projektit të ndërtimit të autostradës Tiranë-Elbasan, segmenti më i rëndësishëm sipas tij i Korridorit të 8-të. “Këto projekte, shtrihen në të gjithë vendin dhe janë shndërruar në faktorë të rëndësishëm të transformimeve që ka njohur Shqipëria në këto 20 vite”, do të cilësonte Kryeministri shqiptar, në kuadrin e këtij aktiviteti. Kurse kreu i Korporatës Islamike për Zhvillim, Khalid al-Aboudi, do të theksonte se grupi bankar që ai përfaqëson, ka ndërmend të realizojë disa projekte strategjike në Shqipëri. Dhe se do të nxiten marrëdhënie të forta me partnerët OFID dhe Fondin Saudit. Madje u përmend edhe fakti se Korporata Islamike për Zhvillim ka miratuar të financojë përkrah gjigandit korean “Kolon” edhe ngritjen në Shqipëri të një shoqërie leasing-u islamik (Hi’jara)... E tashmë, duket se nuk ka më asnjë pengesë mes palëve. Projektet me financimet e botës islamike, po miratohen një nga një prej parlamentit dhe pa asnjë debat mes palëve. Në heshtje dhe unison njëkohësisht, duket se këto të fundit, janë dakord për pranimin e tyre. Edhe pse nën “thundrën” e Sheriatit. Ligjit islamik, tashmë i pranuar si i mirëqënë nga pala shqiptare në marrëveshjet përkatëse për mbërritjen e fondeve. Duke legjitimuar kështu shprehjen e famshme të autorëve O. Spies dhe E. Pritsch, në librin e tyre “E drejta islamike klasike”: “E ligjshme është vetëm lidhja e kontratave që lejohet nga e drejta e Sheriatit ...“


4

E Enjte,23 Maj 2013 www.impakt.al

politikë

Loja me emigrantët, qarqet ku partitë synojnë fitoren Partitë i druhen votës së emigrantëve, pasi ata nuk mund të joshen kollaj nga arritjet e qeverisë dhe as të magjepsen nga ngjyrat e Rilindjes të opozitës

rancës, por edhe premtimet dorëlëshuara të opozitës. E thënë më thjeshtë, partitë i druhen votës së emigrantëve sepse ata nuk mund të joshen kollaj nga arritjet e qeverisë dhe as të magjepsen nga ngjyrat e rilindjes. Këto duket se kanë çuar që çështja e votimit të emigrantëve në vendet ku jetojnë, ti ngjajë më shumë një loje premtimesh elektorale vetëm sa për të marrë simpatinë e tyre dhe një grusht votash. Loja në këto zgjedhje u hap nga Partia Socialiste. Teksa hidhte dyshime për sigurinë e votave brenda në godinën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ekspertët e saj propozuan që votat të administroheshin nga institucionet diplomatike shqiptare në vendet ku jetojnë shqiptarë. Tek të njëjtat seli diplomatike, titullarët e të cilave cilësohen nga PS si pjesë e pushtetit që manipuloi zgjedhjet në vitin 2009. U premtua se do të krijohej mundësia e votimit elektronik në ambasada. Më pas u hodh ideja e

diçkaje më klasike, siç ishte votimi me postë. Në fund, reforma e bujshme zgjedhore e harroi votimin e emigrantëve rrugës dhe gjithçka u mbyll vetëm ndryshimin e disa neneve për anëtarët e KQZ-së. Por loja nuk mund të jetë e plotë pa kundërshtarin. Në vitin 2011 Partia Demokratike i cilësonte si të hershme, për këto zgjedhje, propozimet e Partisë Socialiste për votimin e emigrantëve. Por si për të sfiduar kohën, dy muaj para 23 qershorit kryeministri Sali Berisha ftoi kreun e opozitës që të votonin nismën ligjore për votën e emigrantëve. “Marrim përsipër instalimin e teknologjisë më moderne, të votojnë online, në ambasada, të votojnë kudo që janë, të votojnë të lirë”, do të shprehej kryeministri Sali Berisha, duke ftuar kreun e PS-së të mos trembej nga vota e emigrantëve. Një ftesë që më shumë kërkonte refuzimin e PS-së për të rritur kuotat e PD-së tek ata pak emigrantë që do të vijnë të votojnë.

2

Qarqe, sipas Partisë Socialiste, pritet të kenë më shumë vota për kandidatët e saj, si pasojë e ardhjes së emigrantëve për të votuar. Ndikimi kryesor pritet në Qarkun e Korçës dhe në Gjirokastrës.

1.4

Milionë, është numri i shqiptarëve që jetojnë në emigracion, sipas të dhënave të agjencisë së emigracionit në botë “Peoplemov”. Nga këta rreth 676 mijë jetojnë në Greqi dhe 522 mijë në Itali.

1

Kandidat për deputet garon në zgjedhjet e 23 qershorit me synimin për të marrë votat e emigrantëve. Artur Propollugu është propozuar nga PS si kandidati që pritet të mbledh votat e emigrantëve në Korçë.

Qamil Xhani

P

ërveç remitancave që po mbajnë familjet dhe ekonominë shqiptare, një pjesë e emigrantëve do të bëjnë dhe një tjetër shpenzim, atë për të furnizuar me vota partitë politike. Më 23 qershor, ata që kanë vendosur të bëhen pjesë e vendimmarrjes për qeverinë e re, shpesh do tu duhet të paguajnë dhe paratë e udhëtimit, si kosto shtesë nga mungesa e konsensusit mes forcave kryesore për votimin në vendet ku ata jetojnë. Në rastin më të mirë, do të jenë autobusët elektoralë të financuar nga partitë ata që do të sjellin para kutive të votimit emigrantët. Edhe në këto zgjedhje, partitë do të marrin votat e atyre pak militantëve që do të vijnë në Shqipëri, duke lënë jashtë vendimmarrjes rreth 1 milion shqiptarë. Partia Socialiste prej dy vitesh ka ngritur struktura të rëndësishme në emigracion. Italia dhe Greqia, për shkak të numrit të madh të emigrantëve janë dhe vendet nga ku do të vijnë më shumë votues në këto zgjedhje. Qarku i Korçës, Gjirokastrës dhe Vlorës janë tre zona elektorale ku PS synon të kalojë rezultatin e vitit 2009 me anë të emigrantëve. Ndërsa Vlora dhe Gjirokastra janë më të vështira për të siguruar një mandat shtesë, në Korçë PS shpreson më shumë. Ndryshe nga PD, PS ka vendosur në këtë qark një kandidat që është njëkohësisht dhe drejtuesi i degës së partisë në Greqi. Artur Propollogu është ndër të paktët kandidatë në këto zgjedhjeve që garon në emër të emigrantëve. Organizim të degëve të saj në Greqi prej kohësh ka bërë dhe LSI. Ndërsa Partia Demokratike ka pasur një aktivitet më të limituar në ngritjen e degëve të saj jashtë vendit. Loja PD-PS Votat e rreth 1 milion emigrantëve shqiptarë shihen si një aset i çmuar për çdo parti politike. Por ndërsa i josh numri i tyre, po kaq i trembin dhe kalkulimet politike. Vota e shqiptarëve që jetojnë prej vitesh në vendet e Bashkimit Europian do të ishte asgjësuese për çdo qeveri dhe mosbesuese për opozitën. Larg politikës së ditës në Shqipëri dhe të përfshirë në jetën e vendeve me demokraci më të zhvilluar, emigrantët janë të imunizuar nga propaganda e presioni i mazho-

“Marrëveshjet” e pashpallura mes partive

Zgjedhje me votues të “importuar” nga Kosova K

rahas emigrantëve, për organizimin politik të të cilëve edhe vet partitë nuk kanë shifra të sakta, në zgjedhjet e fundit në Shqipëri është përfolur dhe për ardhjen e votuesve të “importuar” nga Kosova. Votimi familjar, blerja e votës dhe manipulimet janë defekte që nuk mungojnë në asnjë prej raporteve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri, ndërsa fenomeni i “importit” të votuesve nuk gjendet në asnjë paragraf. Me dhënien e nënshtetësisë çdo qytetar i Kosovës mund të bëhet pjesëmarrës në zhvillimet politike në Shqipëri. Gjeografia e vendosjes së këtyre zgjedhësve është Tirana, aty ku dhe numri i votuesve pa adresë është më i madh në çdo zgjedhje. Partia Demokratike ka arritur të shfrytëzojë më mirë këtë “ushtri” votuesish, për shkak të klimës bashkëpunuese të vendosur që në vitet ’90 me LDK-në e Ibrahim Rugovës

dhe me pas me PDK-në e Hashim Thaçit. Edhe pse në mënyrë zyrtare nuk është folur kurrë, PS duket se në këto zgjedhje nuk ka mbetur pas me një lëvizje të ngjashme. Vizita e Pandeli Majkos pak javë më parë në Kosovë kishte pikërisht objekt kryesor nënshtetësinë, vetëm pak ditë para së të zyrtarizonte kandidimin si kryesues i listës së PS në Tiranë. Por ndërsa për votuesit e mundshëm nga Kosova, PD dhe PS nuk kanë pasqyruar të dhëna në komentet paszgjedhore, duke e trajtuar më shumë si një legjendë urbane, një situatë tjetër paraqitet në Maqedoni. Në zgjedhjet e fundit lokale në Maqedoni, organizatat jo qeveritare dhe partitë politike kanë denoncuar me shifra fenomenin e votuesve të “importuar”. Partia opozitare Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) akuzoi partinë në pushtet VMRO-DPMNE, se përfshiu në listat zgjedhore votues të ardhur nga Shqipëria. Bëhet fjalë për rreth 14 mijë votues maqedonas nga Shqipëria, që sipas partive dhe organizatave jo qeveritare u bënë pjesë e votimit duke shprehur bindjet e tyre për drejtimin e komunave në Maqedoni. Mbetet që në kuadër të “bashkëpunimit rajonal” një prej forcave politike në Maqedoni, t’i kthejë borxhin palës shqiptare më 23 qershor.


2% E Enjte,23 Maj 2013 www.impakt.al

Edhe 2 vjet me hapin e breshkës, ekonomia frenon entuziazmin Leonard Mitro

Arjan kadare ekspert i ekonomisë

D

y partitë e mëdha kanë shpallur si shtylla kryesore të programit për 4 vitet e ardhshme punësimin e 250 - 300 mijë shqiptarëve. Po a është i arritshëm ky objektiv dhe sa të lehtë do ta ketë qeveria e pas 23 Qershorit të vërtetojë dy gjëra; nëse nuk është fshehur pas tullumbaceve me shifra dhe nëse i ka thënë të vërtetën elektoratit. Arjan Kadare, konsulent pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Kërkimeve në Bankën Qendrore Evropiane thotë se rritja e punësimit është e lidhur ngushtësisht me rritjen ekonomike dhe shtimin e prodhimit. “Rritja ekonomike është tregues se sa vende pune krijohen. Një biznes, përgjithësisht është konservativ për të shtuar personelin, nëse nuk shikon një prespektivë të mirë zhvillimi. E bën këtë vetëm kur bindet plotësisht se ekonomia ka hyrë në një fazë ekspansioniste”, shprehet Kadare për “Impakt”. Dhe ajo që duket në horizont nuk premton për të mbjella e të korra të mbara dhe as për një ekonomi në ekspansion. Për ekspertët ekuacioni është i thjeshtë, raporti i punësimit me nivelin e prodhimit është një ligj që nuk të lë të gabosh. Sipas këtij ligji, për çdo rënie me 2% të rritjes ekonomike nën potencialet e veta, papunësia rritet me 1% dhe anasjelltas. Në gjuhën e moralit, për sa kohë ekonomia ecën me ritme nën potencialin, nuk duhet të presim ndonjë gjë të madhe në frontin e punës.

Punësimi është një variabël që lëviz më ngadalë sesa rritja ekonomike. Duhet që një vend të futet në një rritje të mirë ekonomike që njerëzit të marrin personel shtesë

Kërkesa e agjentëve ekonomikë privatë për financim mbetet e ulët dhe në rënie, e kushtëzuar nga ecuria e ngadaltë e aktivitetit ekonomik, si dhe pasiguritë lidhur me të ardhmen

Sipas Kadaresë, konjuktura ndërkombëtare, por edhe ajo brenda vendit sugjeron se rritja ekonomike do të vazhdojë të jetë nën potencialin e saj. Kjo do të thotë se norma e papunësisë do të mbetet në nivele konstante dhe vendet e reja të punës thjesht do të kompesojnë shtimin e popullsisë të aftë për punë. Stresi dhe kopracia e bankave Për të patur rritje të punësimit duhet që eventualisht edhe krediti që stimulon prodhimin vendas të rritet. Edhe në këtë pikë parashikimet janë të zymta. Në cilësinë e anëtarit të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, Kadare thotë se rritja ekonomike për 2 vitet e ardhshme nuk do të tejkalojë parashikimet e FMN-së, që gjithsesi janë më pak optimiste sesa ato të qeverisë shqiptare. Kështu në periudhën 2013-2015, rritja ekonomike e Shqipërisë do të përpëlitet në kufirin e 2 përqindëshit, me shpresën se konjuktura ndërkombëtare do të çlirojë bankat e nivelit të dytë nga stresi dhe kopracia për të kredituar ekonominë. Sipas Kadaresë, “Nisur nga politikat fiskale, ato monetare dhe niveli i likujditetit, rritja ekonomike do të përshpejtohet nga viti 2014 e tutje sepse edhe eurozona parashikohet se do të dalë nga recensioni që e ka përfshirë”. Pikiatën e kredive e konfirmon edhe Banka e Shqipërisë në raportin e saj të muajit prill. Në të thuhet se portofoli i kredisë është tkurrur me 3.1 miliardë lekë vetëm në dy muajt e parë të vitit, duke sqaruar se kërkesa e ekonomisë private për t’u financ-

ekonomi 5

punësimi Ndër sektorët prodhues, numri i të punësuarve u tkurr me 3.8% në këtë tremujor. Me një tkurrje vjetore prej rreth 11.0%, ndërtimi pati rënien më të thellë në punësim uar nga sektori bankar mbetet e ulët dhe në rënie, e kushtëzuar nga ecuria e ngadaltë e aktivitetit ekonomik dhe pasiguritë lidhur me zhvillimet në të ardhmen. Politikat fiskale, jo efekte të drejtpërdrejta në punësim Stafet e dy kampeve e bazojnë suksesin e politikës së tyre ekonomike tek politikat e taksimit; nga njëra anë taksimi i sheshtë dhe në anën tjetër taksimi progresiv. Përvoja thotë se politikat ekonomike e monetare e ndihmojnë ekonominë të kalojë një situatë të vështirë, por nuk kanë efekte të drejtpërdrejta në punësim. “Politikat fiskale janë politika lehtësuese për taksat dhe jo për shpenzimet e mëdha, që ndihmojnë ekonominë të zgjerojë aktivitetin e saj dhe të rrisë të punësuarit në sektorin privat”, - shprehet Kadare. Sipas tij, qeveria e di mirë se politikat e saj monetare dhe fiskale nuk bënë asgjë më tepër sesa ndihmuan ekonominë shqiptare t�� mos bjerë në recesion, por jo të hapë vende të reja pune. Edhe këtu pritshmëritë shkojnë në përpjesëtim të drejtë me ambicjet e të dy palëve. “Qeverisë do t’i duhet të mbajë shpenzimet nën kontroll sepse i nevojitet një politikë rigoroze për borxhin publik dhe njëkohësisht të stimulojë ekonominë me politika fiskale veçanërisht në ata sektorë që kontribuojnë në rritje të prodhimit”, -shprehet Kadare. Rikthimi në punë i fshatit Programet e dy partive e kanë fokusuar strategjinë e tyre për punësimin tek rikthimi në punë i “fshatit”. Ekspertët e majtë janë të mendimit se financimi i programeve të posaçme për vetëpunësim dhe punësim në zonat e prapambetura është një domosdoshmëri themelore. Në tryezën e fundit për punësimin dhe bujqësinë, kryetari i opozitës, Edi Rama zbuloi pikërisht këtë objektiv. “Ne besojmë se duke vlerësuar edhe rezervuarin shumë të madh të papunësisë në fshat por edhe potencialin shumë të madh të punësimit në fshat mund të shënjestrojmë me kurajo objektivin për 300 mijë vende të reja pune”. E majta merr si shembull të këtij suksesi komunën Xarrë në jug të vendit, e cila ka rritur ndjeshëm prodhimin e agrumeve dhe si pasojë siç thonë ekspertët edhe punësimin. Mbi këtë objektiv edhe e djathta synon të shtojë prodhimin duke u bazuar tek mbështetja për bujqësinë. Në programin e saj thuhet se prioritet është trefishimi i granteve për fermerët si dhe modernizimi i sistemit të vaditjes me pika.


6

E Enjte,23 Maj 2013 www.impakt.al

politikë

Korridori i Kaltër dhe Koridori i Kaltër, oferta socialiste për zhvillimin. Qeveria operon me boshtin e jugut, përfshirë në dokumentin strategjik për transportin Projekti hipotetik i opozitës synon rishikimin e politikës ekonomike për detin dhe riorganizim të tregut të brendshëm turistik

Skerdilajd Zaimi

P

artia Socialiste, subjekti që pretendon të vijë në pushtet pas 23 qershorit, ka premtuar nga Vlora përmes kryetarit të saj realizimin e një ideje sa ngacmuese aq edhe sfiduese. “Ne do të fillojmë projektin dhe do të ndërtojmë “korridorin e kaltër” për të bërë lidhjen e infrastrukturës tonë me infrastrukturën rajonale të bregdetit”, u shpreh para pak ditësh Edi Rama. Projekti i parë në parim ofron risi edhe për vetë organizimin historik dhe gjeografik të territorit shqiptar. Sipas Gjeografizë Fizike, Shqipëria përshkrohet nga tri drejtime natyrore me sensin Perëndim-Lindje ose anasjelltas, të evidentuara të tilla si rrugëkalime tradicionale. Ato janë tri lugina: lugina e Vjosës, Lugina e Matit dhe Lugina e Drinit, tri akse që kanë ravijëzuar thuajse tri etnotipe të brendshëm ekonomiko-kulturorë. Deri më sot aksi Veri-Jug është zhvilluar fillimisht përmes rrugëve tradicionale të tregtisë, por pa arritur ndonjëherë lidhjen homogjene dhe për pasojë me vlerë unifikuese për popullsinë e Shqipërisë. Nga kjo pikëpamje oferta socialiste është sfidë më vete. Ajo është edhe më specifike në planin politik po të mbahet parasysh se kontraston me konceptin e PD-së, të shprehur më mirë në fjalën që kryeministri aktual mbajti në gusht të vitit 2010 në një mbledhje qeverie ku në vend të premtimit për politika të reja, bëri thirrje që “kombi të kthejë sytë drejt Detit”. Dy koncepte për zhvillimin infrastrukturor Korridori i Kaltër, apo Autostrada Bregdetare, një ide që logjikisht bashkon rrugën dalmaciane me aksin bregdetar grek, vjen në Shqipëri si një opsion rivalizues me idenë që qeveria aktuale ka për rrjetin rrugor shqiptar. Madje kjo e fundit ka siguruar edhe donacionet përkatëse për strategjinë e vet. Kështu në konferencën e donatorëve, me temë “Transporti Rrugor Shqiptar-një sfidë për integrimin Paneuropian”, mbajtur në Tiranë në vitin 2006, qeveria shqiptare e drejtuar nga Sali Berisha ka marrë miratimin për tre akse të konsideruar prioritare: Durrës – Kukës – Morinë(Prishtinë-Nish) 177 km, Korridori VIII (Bari, Brindisi - Durrës, Vlorë –Tiranë – Sofje – Burgas, Varna) me gjatësi 260 km (96km në Shqipëri) dhe Veri – Qendër (Hani i Hotit – Shkodër –Gjirokastër – Kakavijë) me gjatësi maksimale 405 km. Nëse shihet me vëmendje dy akset e para janë realizuar, ndërsa i treti ka nisur. Ai është Boshti i Jugut,

Pronat dhe koncesionet Çdo ndërhurje në infrastrukturën në Bregdetin shqiptar nuk mund të ketë kuptim pa zgjidhjen e problemit akut të pronës. Shqipërië prej disa vitesh ka abroguar veprimin e mëtejshëm të ligjit nr.7501 sipas gjasave me synimin se afrimi me Europën do ta nxirrte atë jashtë standardit normal për trajtimin e pronës. Në rivierën shqiptare çështja e pronave është më serioze, regjistrimi i nisur para disa vitesh nga OSBE-ja u pezullua për shkak të problemeve dhe aktualisht nuk ka një regjistër të besueshëm për titujt e pronësisë. Kësaj i do shtuar edhe fakti se qeveria shqiptare vitin që kaloi nisi privatizimin e disa objeketeve dhe hapësirave, dikur në pronësi të ushtrisë, e që një pjesë prej tyre ndodhen në zonën bregdetare. Këtij procesi, por edhe atij të lejeve koncesionare Partia Socialiste i është kundërpërgjigjur me një qasje gati radikale në kuptimin e volumit të punës që pritet të realizohet. Ajo ka paralajmëruar anulimin e çdo koncesioni apo privatizimi që është bërë mbi praktika korruptive. Po kështu ka premtuar edhe krijimin e Agjencisë së Bregdetit, një institucion që mishëron qartë se turizmi do të jetë prioritet në të ardhmen. Ndërkohë çështja e pronave është më serioze edhe për faktin e mbivendosjeve të mëdha ndër vite dhe atë se zgjidhja e saj është kusht i panegociueshëm për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

i cili si drejtim infrastrukturuor konkuron me Korridorin e Kaltër në kuptimin që kërkon t’i japë zhvillimit ekonomik. Boshti i Jugut, prej Tiranës e deri në Elbasan është në mbyllje; ai vijon më tej në zonën e Dumresë, hyn në Berat dhe më tej përmes gjurmës së vjetër të rrugës ushtarake Berat-Këlcyrë, devijon për të dalë në Memaliaj. Që këtej sipas premtimeve dhe projekteve rruga bashkohet me segmentin Qafë-Botë-Kardhiq. Është e qartë se projekti i nisur lidh brendatokën shqiptare me kryeqytetin, duke nënkuptuar kështu rivitalizimin e tregut të brendshëm ekonomik dhe sidomos bujqësisë. Krahas këtij projekti duket se qeveria aktuale e sheh bregdetin si aspekt funksional të turizmit sezonal dhe për këtë koncept rrugët ekzistuse duket se janë të mjaftueshme. Deti si komponent kryesor ekonomik Oferta për Korridorin e Kaltër nuk mund të kuptohej pa një ridimensionim programor të rolit që ekonomia me bazë detin do të duhet të marrë. Nëse i hidhet një sy Programit të

Partisë Socialiste, raporti mes investimit dhe eficiencës së tij është parim. “Shpenzimet e bazuara mbi borxhe për infrastrukturën rrugore, përjashtuar një segment të rrugës Durrës – Kukës, nuk janë kthyer në investime që garantojnë standarde europiane. Shqipëria ka nevojë për një përmirësim radikal infrastrukturor, me standarde europiane”, theksohet në dokumentin e PSsë. Këtij kursi që është përherë hipotetik sa kohë nuk kanë një projekt të shkruar dhe një financim për të, PS-ja ka menduar t’i shtojë disa elementë të tjerë. Ndër ta, një është krijimi i transpotit ujor dhe i dyti ndërtimi i të paktën një porti të ri tregtar krahas “punimeve në Durrës, Vlorë dhe Shëngjin”. Edhe në një plan retorik, socialistët po e shohin ekonominë ndryshe. Në fjalën e mbajtur me rastin e prezantimit si kandidat për deputet në Vlorë, kreu socialist Edi Rama, shpalosi një vizion ndryshe për zhvillimin: “Ne do të bëjmë që Shqipëria të bashkohet me Mesdheun dhe e gjithë vija jonë bregdetare të bëhet vijë e kalueshme për të gjitha anijet, anijet tregtare dhe turistike që sjellin aq


E Enjte,23 Maj 2013 www.impakt.al

politikë

“kombi drejt Detit” Rreziqet tradicionale, që konfliktojnë shtetet apo grup-shtetet kundër njëritjetrit, mund të vazhdojn autori

shumë të ardhura, dhe aq shumë të mira, për vende të tjera të Mesdheut dhe që deri sot s’kanë sjellë asgjë për Shqipërinë. Sepse deri sot Shqipëria nuk e ka hapur detin e saj dhe ka qëndruar e izoluar nga Mesdheu”. Premtimi që mbetet i bujshëm plotësohet me hartimin e plani kombëtar për turizmin. Bregdeti dhe Hinterlanda Ka ndërkohë dy çështje të tjera shumë të rëndësishme që meritojnë vëmendje në këtë kuadër; një është ndikimi që pritet të ketë ndërtimi i këtij aksi në terma gjeopolitikë. Pra nëse ai do të zbusë diferencat rajonale nga Veriu në Jug, do të krijojë një Shqipëri Bregdetare me një fizionomi ekonomike dhe kulturore që kujton Arbërinë Venedike apo Adriatike, sa për të huazuar një term të Oliver Schmidt, apo priret të nxisë një ndarje të mëtejshme mes Bregdetit dhe Brendisë (Hinterlandit). Ky i fundit është një problem historik ende i pakapërcyer. Por për këtë projekti socialist synon riorganizimin ekonomik duke qenë se parashikon “zhvillimin e rrjetit rural që do të synojë të lidhë të gjithë fshatrat me

rrjetin rrugor primar, atë sekondar, si edhe me zonat bregdetare”. Nëse parimisht kjo parashikohet, lidhja mes vijës bregdetare në tërësi kërkon një planifikim më afatgjatë. Një lehtësi në këtë drejtim është fakti se Korridori i Kaltër po merr jetë si ide në momentin kur fluksi migrator nga zonat rurale drejt atyre urbane dhe Bregdetit e ka humbur tempin e vet dhe është stabilizuar. Kjo jep një kartë në dorë, që së bashku me zgjidhjen e problemit të pronës do të bënte më të mirëkuptueshëm gjetjen e fondeve. Aspekti elektoral dhe reforma e re territoriale “Partia Socialiste ka fituar aty ku shqiptarët paguajnë taksa”. Kjo është një shprehje e preferuar e kreut socialist Edi Rama, përdorur gjerësisht në zgjedhjet e fundit, jo vetëm si justifikim ndaj humbjeve në shkallë vendi, por edhe si theksim i diferencës që ekziston në votën që jepet për njërën forcë apo për tjetrën. Kështu Korridori i Kaltër teorikisht bashkon Qarkun Shkodër, Qarkun Lezhë, Qarkun Durrës,

Qarkun Tiranë, Qarkun Fier dhe Qarkun Vlorë. Këtu është përqendruar edhe popullsia më e madhe apo më e integruar ekonomikisht. Në këtë rajon ndodhet edhe potenciali më i lartë bujqësor i vendit, në bashkitë kryesore të tyre prej kohësh të zgjedhurit socialistë fitojnë rregullisht dhe këtu, përfaqësimi politik që përfshin kriterin qytetar si premisë dominuese është i dukshëm. Në këtë drejtim, një ndërhyrje që do të sanksiononte fytyrën e Shqipërisë së nesërme dhe do të ndihte transformimin social të një populli kryesisht me origjinë fshatare në një shoqëri që pranon dhe njeh të mirat e detit është edhe reforma e re administrative dhe territoriale. Drafti ende i patrajtuar nga politika sugjeron reduktimin në 6 qarqe të mëdha, ku si shembull emblematik është reduktimi në një qark i qarqeve ekzistuese të Fierit-Vlorës dhe Beratit. I hartuar që në kohën kur në pushtet ishin socialistët, krahas projektit për Korridorin e Kaltër, ai e zgjeron decentralizimin drejt Shqipërisë policentrike, me rivitalizim të qyteteve bregdetare, apo ndryshe rivalizim të Tiranës.

7

opinion

Investimet strategjike, koncesionet një opsion Nikolin Jaka kryetar i Dhomës së Tregtisë

K

riza ekonomike që po kalon vendi ynë, mungesa e likujditetit për biznesin, rritja e kredive me probleme, apo dhe rritja e borxhit publik janë faktor rrisku i padiskutueshëm lidhur me perspektivën ekonomike të vendit tonë. Por kjo nuk është kriza që ka përfshirë vetëm vendin tonë. Ekonomitë e rajonit që janë në ngërç, si ajo greke, por edhe italiane, përcjellin sinjale negative në tregjet ndërkombëtare të borxheve, duke vështirësuar huamarrjen në tregun ndërkombëtar dhe rritje të normës së interesit dhe për borxhin shqiptar, duke na shtuar koston e borxhit. Borxhi i buxhetit me interesa më të larta ka si pasojë edhe rritjen e interesit të kredisë që marrin individët dhe biznesi shqiptar. Pra dhe individët dhe bizneset do i kenë kreditë me interesa më të larta. Emigrantë të shumtë janë tashmë sipërmarrës të vegjël e të mesëm në Greqi dhe janë të punësuar në aktivitetin e ndërtimit, bujqësi, etj. Praktikë e përhapur atje është pagesa e vonuar (mundet dhe për disa eksportues shqiptarë të jetë po kështu). Mund të ndodhë që pagesa pas disa muajsh të mos realizohet nga falimentimi potencial, por edhe nëse merret pagesa, vlera e marrë do të jetë shumë më e vogël nga zhvlerësimi përmes inflacionit. Kriza greke dhe ajo evropiane janë kosto dhe goditje shtesë, ose siç njihet në gjuhën teknike, goditet nga kosto e pasigurisë e mosbesimit. Duke parë zhvillime të tilla aspak pozitive, Dhoma e Tregtisë dhe Indutrisë Tiranë, ka ngritur prej kohësh idenë e saj që të shihen mundësitë e tregjeve të reja, në mënyrë që sipërmarrja shqiptare të ketë mundësi të reagojë në kohë. E nëse në rastin konkret flasim për investime të mëdha, çdo hap që duhet të hidhet në këtë drejtim duhet të jetë i matur. Ajo çfarë është e rëndësishme në këtë drejtim është studimi i fizibilitetit të projektit, cilido qoftë projekti. Nëse nuk është atraktiv për sipërmarrjen, dhe nëse vetë sipërmarrësit nuk bëhen pjesë e studimeve, mendojmë që hapa të tillë do të kalojnë në rrugë të gabuar. Por ne nuk kemi pse ta shohim situatën kaq të vështirë dhe të parealizuar dhe në investime strategjike. Tërheqja e investimeve në projekte të mëdha mund të realizohet duke ndërtuar një partneritet të ngushtë publik-privat. Biznesi megjithë vështirësitë që po kalon ka guximin dhe ende fuqi të bëhet pjesë e investimeve të tilla. Dhënia me koncension për biznesin e ndërtimeve strategjike është një alternativë e mirë, por gjithmonë duke këmbëngulur në studimin e fizibilitetit. Pasi janë vetë sipërmarrësit që munden të ndërtojnë ura bashkëpunimi dhe me investitorët e huaj, pa patur nevojë për ndërhyrjen e qeverisë. Institucioni ynë i mëshon kësaj ideje dhe përpiqet të vëndosë në cdo rast kanalet e bashkëpunimit mes bizneseve tona dhe atyre të huaja. Dhe nëse këto hapa janë të sigurtë dhe të mirëstudiuar, pavarësisht ekonomisë së rënduar ekziston mundësia të ndërtohen vepra të mëdha dhe që i shërbejnë një të mire të përbashkët.


8

E Enjte,23 Maj 2013 www.impakt.al

ekskluzive

ndikimet e krizës ekonomike greke në balancat ballkanike, kanë për të rezultuar më të ndërlikuara, pasi e quaj të pashmangshëm eksportin e krizës drejt shteteve të tjera, për disa arsye. Më kryesorja ndër to, është rënia e reminitencave të emigrantëve nga Greqia

Greqia dhe Shqipëria: Ngërçet mund të kthehen në bashkëpunim Intervistë me

Kristoforos Kasdaglis Shkrimtar, Gazetar, Analist ekonomik në Greqi Nga Niko Ago

K

ristoforos Kasdaglis, është nga personat e pakët që flasin me kreun e partisë së majtë greke SYRIZA, Aleksis Cipras, pa qenë e nevojshme të bëjë kërkesë në sekretarinë e tij. Miq të ngushtë sikurse janë, Kadaglis është këshilltar i tij jo zyrtar. Ekskluzivisht për IMPAKT, bashkë me urimet për “rrugë të mbarë” për gazetën më të re të Shqipërisë, ai bën një panoramë të përgjithshme të gjendjes ekonomike në Greqi, të dobësimit të pozicionit të saj strategjik dhe ndikues në Ballkan, përpara dhe pas krizës ekonomike që e ka kapërthyer këto 6 vitet e fundit. Për mundësitë e bashkëpunimit shqiptaro-grek por edhe atij greko-turk, si dy rivalë të kahershëm të gadishullit. U referohet emigrantëve, si një katalizator i nevojshëm i zhvillimit të të dy vendeve. Po ashtu, Kasdaglis, i njohur në shtypin fqinj për penën e tij objektive dhe syrin penetrues mbi ngjarjet, parashikon edhe rrjedhën e marrëdhënieve shqiptaro-greke. Kriza ekonomike në Greqi, ishte rezultat befasimi apo ata që njihnin parametrat e ekonomisë, e prisnin? Kriza ekonomike në Greqi, më së shumti qe e pritshme, edhe pse e fshehur pas lumenjsh parash të sistemit financiar botëror, pas qëllimeve politike të qeverive greke si dhe të reagimeve prej struci të organeve evropiane. Ajo që nuk qe e pritshme, natyrisht ishte intensiteti i saj për politikat që do zgjidheshin për përballimin e saj, të cilat e përkeqësuan me ritme galopante, duke krijuar rreth vicioz të tkurrjes ekonomike, shkatërrim të kapitalit, shpërbërje të klasës së mesme, zhbërjes së ekonomisë dhe varfërim të shtresave të gjera popullore. - Ka ndikuar fakti i dobësimit ekonomik të Greqisë, edhe në zbehjen e rolit të saj në Ballkan? Nuk kam të dhëna të mjaftueshme, përsa i përket dobësimit të rolit të Greqisë në Ballkan për shkak të krizës ekonomike, por megjithkëtë, vlerësoj se një gjë e tillë, është mëse e sigurt. Për shkak të dobësimit ekonomik, dhe akoma më tepër atij politik, por kryesisht për shkak të mbylljes në vetvete që shkakton kriza. Gjithësesi, jam i mendimit se, ndikimet e krizës ekonomike greke në

Kristoforos Kasdaglis

balancat ballkanike, kanë për të rezultuar më të ndërlikuara, pasi e quaj të pashmangshëm eksportin e krizës drejt shteteve të tjera, për disa arsye. Më kryesorja ndër to, vlerësoj se është rënia e reminitencave të emigrantëve nga Greqia , ulja e konsumit që bënin sido-

mos grekët e veriut në tregjet fqinje si dhe riorganizimit të bankave dhe bizneseve greke në këto vende. Po ashtu, i quaj të pasigurta efektet që do të ketë rënia e pagave në Greqi, në marrëdhëniet antagoniste midis tregut grek dhe atij të vendeve përreth. - Ritmet e larta të zhvillimit që shënon Turqia, përbëjnë rrezik për Greqinë apo shërbejnë si katalizator pozitiv, për të kaluar antagonizmi nga armatimet tek ekonomia? Bindja ime personale është se, çdo zhvillim pozitiv në Turqi, në fushën ekonomike, politike dhe kulturore, parë në fokusin afatgjatë, do të reflektojë pozitivisht në marrëdhëniet me Greqinë por edhe me Bashkimin Evropian. Jo mbi bazën e logjikës antagoniste por të asaj të bashkëpunimit bilateral, pakësimit të armatimeve dhe shtimit të shkëmbimeve tregëtare dhe bashkëpunimit midis ekonomive përkatëse. -Nëse të jepej mundësia, çfarë do ti sugjeroje Shqipërisë, për t’ju shmangur “grackave” në të cilat ra Greqia, në sektorin ekonomik dhe atë bankar? Më duhet të pranoj se, nuk jam fort i ambientuar dhe në dijeni të zhvillimeve politike dhe aq më shumë atyre ekonomike të Shqipërisë. Parë nga ky aspekt, do të qe e pavend dhe tejet egosite, të marr rolin e ekspertit dhe t’ju jap këshilla ideale. Kësisoj, mundem të them vetëm konkluzione të përgjithshme, bazuar në përvojën greke dhe atë ndërkombëtare. Shqipëria, sikurse çdo vend tjetër evropian, është e nevojshme të përpiqet të zhvillojë në maksimum forcat e brendshme prodhuese, t’u mëshojë prioriteteve të saj drejt një zhvillimi ritmik e normal, të investojë mbi të gjitha në arsim, në risi shkencore, në infrastrukturat sociale si dhe në mbrojtjen e ambientit. -Vendet skandinave, një “kopje” e Ballkanit, kanë shndërruar divergjencat e tyre ndërshekullore, në bashkëpunim me fitime të ndërsjellta. Do të mundeshim ti kopjonim në një periudhë afatgjatë? Idea e bashkëpunimit ballkanik, është shumë më e vjetër nga kombet shtete që u themeluan dhe u konsoliduan në gadishull. Mirëpo, megjithë traditën multikulturale të zonës, mbizotëruan nacionalizmat shtetërore që përçanë popujt dhe anulluan- me dhunë do të thosha- bashkëjetesën

që ekzistonte të paktën nga epoka e Perandorisë Bizantine por edhe gjatë asaj Osmane. Këtu ndihmoi gjithashtu edhe Lufta e Ftohtë si dhe vështirësia me të cilën shtetet e bllokut lindor (me versione të ndryshme secili), në statusin e ekonomisë së lirë dhe republikave parlamentare- të kapitalizmit përfundimisht. Jam i mendimit se Ballkani ka shumë për të mësuar nga zhvillimi ekonomik por edhe të marrëdhënieve demokratike të Skandinavisë. Sidomos shembulli i Finlandës, që i mëshoi shkencës dhe risive për tu shkëputur nga prapambetja ekonomike dhe ia arriti qëllimit në mënyrë pothuajse perfekte, besoj se duhet studiuar nga të gjitha vendet ballkanike, për të përshtatur përvojën e saj në mënyrë produktive dhe në favor të zhvillimit dhe progresit të tyre. -Faktori emigracion, në ç’masë do të mundte të ndikonte në marrëdhëniet bilaterale të të dy vnedeve dhe nuk e ka bërë? Megjithë rezistencat e shpeshta – që shpesh vërehen nga forca të ndërsjellta nacionaliste, nga disniveli ekonomik por dhe nga shok-u i bashkëjetesës së befasishme – emigracioni përbënte gjithnjë dhe përbën urë midis popujve, element rinovimi demografik të tyre, faktor i rëndësishëm për rritjen ekonomike të vendit nga vijnë por edhe atij pritës të emigrantëve. Po ashtu, pavarësisht konflikteve dhe incidenteve të shpeshta të cilat shpesh lindin, emigracioni përbën një katalizator për konsolidimin e paqes mes shteteve, dhe sidomos në rastin tonë që jemi fqinjë. -Rryma nacionaliste në ngritje, nga të dy krahët e kufirit, me ç’mënyrë mund të frenohet? Nacionalizmi përballohet përmes bashkëpunimit, me arsimim, me civilizimin, me konsolidimin e tolerancës kombëtare, politike, fetare dhe kulturore, me rritjen e marrëdhënieve ekonomike, hapjen e kufijve, heqjen e pengesave në lëvizjen e qytetarëve, mallrave, shërbimeve por mbi të gjitha, lëvizjen e lirë të ideve. Kriza dhe ,mbyllja në guackën kombëtare, në të kundërt, stimulojnë fenomene racizmi, irredentizmi dhe nacionalizmi . -Si e mendoni të ardhmen për marrëdhëniet dypalëshe? Do të duhen të hapen kanale të reja komunikimi dhe mundësi të reja bashkëpunimi në shumë aspekte, çka do të ndihmonte në mënyrë drastike në rishikimin pozitiv të ngërçeve që janë krijuar mes dy shteteve në bazën e një fryme më të gjerë dhe produktive, por që do të shërbente edhe si shtysë për zhvillime më të gjera drejt një të ardhmjeje me vizion Evropën. Gjë kjo që përbën kusht vendimtar dhe të domosdoshëm për përmbysjen e politikave shtërnguese por edhe për të bërë kthesën drejt një shteti social dhe civilizimit që meritojmë.


E Enjte,23 Maj 2013 www.impakt.al

politikë

9

Organizmi i ri

Gjermanët krijojnë Aleancën e Progresistëve

Internacionalja humbet Europën. “Sfidë” e re për socialistët e Tiranës Nga 162 parti që konstituojnë këtë organizëm, rreth 50 prej tyre, kanë deklaruar shkëputjen Përçarja dhe polemika përfundon në “subversion” dhe kjo duket se është karakteristikë e përgjithshme e së majtës. Shembujt emblematikë dhe të njohur për shqiptarët të së majtës sonë, apo edhe asaj italiane, ku fraksionet dhe sythat e rinj mbijnë thuajse brenda çdo legjislature, ka gjetur tek Internacionalja Socialiste një pasqyrim thuajse ideal. Javën e kaluar kjo organizatë e mirënjohur, ku solidariteti dhe internacionalizmi ideologjik i të majtëve gjen shprehjen e vet formale, ka pësuar një goditje të fortë. Nga 162 parti që konstituojnë këtë organizëm, qoftë si anëtare me të drejta të plota, qoftë si vëzhgues apo parti konslutative, rreth 50 prej tyre, thuajse të gjitha partitë që përbëjnë Partinë Socialiste Europiane kanë deklaruar shkëputjen. Ndonëse numri në pamje të parë nuk përfaqëson një shumicë, ai në brendinë e vet ka domethënien e zhbërjes së IS-së. Kjo pasi nisma për largimin nga Internacionalja është marrë nga socialdemokratët gjermanë, të pasuar nga francezët, italianët dhe britanikët, ikja e të cilëve i heq edhe nominalisht IS-së etiketat e progresistëve, socialistëve dhe laburistëve. Një arsye që e bën këtë kthesë të orkestruar nga gjermanët edhe më të rëndësishme është fakti se ata janë financuesit kryesore të organizatës, e cila deri më sot vjen në perceptimin e përgjithshëm si një organizëm, rrënjët e të cilës lidhen në një mënyrë ose tjetrën me

debatin ideologjik të pas revolucionit rus të 1917-s. Ndaj me këtë akt, gjermanët dhe socialistët perëndimorë i kanë dhënë fund një marrëdhënieje që e lidh fatin e të majtës njëfarësoj me dialektikën historike të shekullit të 20-të për të kërkuar fatin e vet brenda hapësirës së elektoratit europian. Ndikimi në Shqipëri Pyetja që mund të shtrohet është se cili mund të jetë ndikimi i kësaj thyerjeje në mjedisin politik shqiptar? Pikë së pari, ISja është një organizatë e cila paradoksalisht është refuzuar nga e majta komuniste e Enver Hoxhës si një organizatë e alienuar nga qëllimet e një të majte të vërtetë. Ishte ky qëndrim që e bëri shumë të vështirë pranimin në Internacionale të Partinë Socialiste të Shqipërisë, si pasuese e Partisë së Punës së Shqipërisë. Ajo u pranua formalisht në kohën e qeverisjes së Fatos Nanos, pasi socialdemoratët e Skënder Gjinushit kishin fituar me kohë statusin e vëzhguesit. Refuzimi për të pranuar socialistët shqiptarë në IS, bartte një vlerë politike edhe në debatin e brendshëm politik, sa kohë që opozita e atëhershme e drejtuar nga Sali Berisha e konsideronte këtë fakt shenjë të mosreformimit të vërtetë të PS-së dhe kriter për kategorizimin e saj si trashëgimtare direkte e Diktaturës Komuniste në kushtet e demokracisë në tranzicion. Sot pradoksi mbërthen sërish socialistët shqiptarë, kreu

perspektiva Por kundrejt IS-së çfarë mund të bëjnë socialistët e Shqipërisë? Deri më tani asgjë nuk është diskutuar

i të cilëve është caktuar vetëm pak muaj më parë nënpresident i Internacionales në krye të së cilës është socialisti grek, Jorgo Papandreu. Dy ditë më parë kryeministri shqiptar, Sali Berisha, kundërshtari kryesor i socialistëve në zgjedhjet e 23 qershorit nuk mungoi ta cilësonte IS-në si Kominterni i sotshëm, një formë demagogjie kjo që riciklon në formë të re akuzën e njohur ndaj socialistëve si Bllokmenët e Rinj. Por teksa Edi Rama mbetet sot nënpresidenti i një organizmi ku nuk ka mbetur asgjë europiane, duket se një shans për socialistët shqiptarë edhe mund të shihet në perspektivë. Krijimi Aleancës së Progresistëve në Lajpcig, është shpjeguar ndër të tjera jo vetëm me nevojën e fitimit të kredencialeve të reja elektorale nga socialdemokratët gjermanë, por edhe me investimin e tyre për të zgjedhur njeriun e tyre, Martin Shultz në krye të Komisionit Europian. Ky i fundit ka një prononcim konstant për çështjet shqiptare dhe është parë jo rrallë në Tiranë në krah të kauzave të ngritura nga socialistët shqiptarë, tanimë të angazhuar në sfidën më të vështirë elektorale përballë Sali Berishës, që mund të përmbyllet në shtator. Nëse zhvillimet e deriatëhershme në planin evropian do të konfirmojnë të majtët si aktorë kryesorë, atëherë me siguri edhe një ndihmë për PS-në në Tiranë do të jetë me vlerë. Por kundrejt IS-së çfarë mund të bëjnë socialistët e Shqipërisë? Deri më tani asgjë nuk është diskutuar, ndonëse miqtë e tyre janë në të dy krahët. Gjithësesi një largim nga IS-ja dhe një kërkesë për anëtarësim në Aleancën e Progresistëve do të ishte një akt më tepër në largimin përfundimtar të PS-së nga çdo gjurmë trashëgimie e të shkuarës. S. Z

Sot në Lajpcig të Gjermanisë pjesa më e madhe e partive të majta të Europës do të themelojë një organizëm të ri që do të quhet Aleanca e Progresistëve. Nisma është bërë e njohur nga sekretari i socialdemokratëve gjermanë, Sigmar Gabriel, i cili ka nënvizur edhe arsyen e përzgjedhjes së Lajpcigut. Në këtë qytet do të përkutjohet 150 vjetori i krijimit të Partisë Socialdemokrate Gjermane, një nga filizat e parë të lëvizjes së majtë. Në thelb Aleanca e Progresistëve ngjan më shumë me një akt themelimi që ndan socialistët perëndimorë me atë të pjesës tjetër të botës, sa kohë që edhe diferenca ekonomike dhe politike mes rajoneve ka tjetërsuar rolin fillestar të Internacionales Socialiste. Nuk është e qartë se cilat do të jenë kriteret e anëtarësimit në të.

përvoja historike

Reforma e dështuar e Vili Brandtit

Aktualisht Internacionalja Socialiste ka për President, ish-kryeministrin grek, Jorgo Papandreu që pasohet nga sekretari kilian Luis Ajala, një mik i socialistëve shqiptarë. Në atë që quhet Presidium bëjnë pjesë edhe 35 nënpresidentë mes të cilëve edhe kreu i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama.Interesant është fakti se kërkesën e parë për të reformuar IS-në e ka bërë ish-kancelari gjermano-perëndimor, Vili Brandt i cili njihet edhe për promovimin e Ostpolitik, ose hapjes dhe normalizimit të marrëdhënieve mes RFGJ-së dhe Europës Lindore. Ironia e historisë sot qëndron në faktin se ata që iniciuan thyerjen e kufijve, po instalojnë një kufi formal të ri, nisur nga premisat politiko-kulturore si parësore ndaj atyre ideologjike.


10

E Enjte,23 Maj 2013 www.impakt.al

sociale

Më shumë vëmendje fëmijëve jetimë 31 mijë jetimë Sot në Shqipëri numërohen rreth 31 mijë jetimë, ku pjesa më e madhe nuk gëzon as "Statusin e Jetimit", çka do të thotë se janë totalisht të zhveshur nga politikat sociale mbrojtëse dhe mbështetëse në integrimin e tyre. Ku një ndër shtresat më të rrezikuara janë jetimët romë, të cilët përveçse nuk kanë kujdesin prindëror, në shpatulla mbajnë edhe një tjetër barrë, pikërisht atë të shpërfilljes dhe racizmit. Ata janë pre’ lakmuese, për individë dhe organizata kriminale apo për trafikim ndërkombëtar. Duke u detyruar që në moshë fare të vogël të punojnë në punë të zezë dhe të shfrytëzohen fizikisht apo seksualisht. Humbja e ndjeshmërisë së kësaj kategorie, rëndom e quajtur e pambrojtur, është e frikshme dhe e turpshme. "Çdo fëmijë ka të drejtë të jetë i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi shfrytëzimi dhe përdorimi për punë e veçanërisht nën moshën minimale për punën e fëmijëve, që mund t'ua dëmtojnë shëndetin, moralin ose t'ia rrezikojë jetën a zhvillimin e tij normal". Kështu shkruhet në nenin 54 të Kushtetutës së Shqipërisë, ku gjithashtu theksohet se "fëmijët e lindur jashtë martese kanë të drejta të barabarta, me të lindurit nga martesa". Në Kushtetutën e vendit, në një pikë të veçantë të këtij neni thuhet: "Fëmijët kanë të drejtën e një mbrojtje të veçantë nga shteti". Kështu, të gjitha kërkesat e sotme që synojnë më shumë vëmendje ndaj fëmijëve të pambrojtur dhe të keqtrajtuar, burojnë nga parimet-bazë të kësaj Kushtetute. Ndaj 20 Maji, Dita Kombëtare e Jetimëve, duhet të shërbente për të evidentuar problemet dhe për të ofruar zgjidhje, për ata qindra fëmijë. Vetëm fakti që rriten pa dashurinë e prindit dhe janë lënë në mëshirë të fatit që në lindjen e tyre, duhet të vërë në lëvizje gjithë qenien tonë, të vërë në lëvizje të gjithë ata aktorë që ndikojnë direkt në mirëqënien e çdo jetimi shqiptar. Më tepër filantropë dhe më të drejtë, ashtu siç ndihmonte me krenari dhe dashuri sublime, vetë Nënë Tereza e Kalkutës.

Katerina Kostrista

N

jë panoramë krejt ndryshe. E rrugës “Murat Toptani” më 20 Maj. E njohur ndryshe, edhe si Dita e Jetimëve. Ditë në të cilën, kjo rrugë u mbush me qindra foto, duke përcjellë kështu para të gjithëve, dëshmi të një jete ndryshe... Nën titullimin “Sfidat për Humanizëm”, kjo ekspozitë, e çelur nga vetë drejtori i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve, Ilir Çumani, shfaqi në këtë mënyrë, një panoramë tjetër të jetëve që rriten mes mureve të jetimoreve. Duke hedhur dritë pikërisht mbi historikun e tyre në Shqipëri, që nga themelimi. Kanë qenë konkretisht, rreth 820 foto dhe dokumente, përmes të cilave, opinioni publik u njoh me faktet reale të jetesës, por në të njjëtën kohë, edhe me kontributin e vyer të bërë ndër vite për gjithë ata fëmijë të strehuar në Shtëpinë e Jetimëve. Kujtojmë ndërkaq, se 20 Maji, Dita Kombëtare e Jetimëve, sjell në vëmendje një nga grupet më në nevojë të shoqërisë shqiptare. Dhe përveç atmosferës festive apo fjalëve admiruese për këtë shtresë shoqërore, të cilat nuk mungojnë aspak gjatë kësaj dite, duhet qasur në një reflektim ndryshe, i cili përkon në të vërtetë me bërjen realitet të premtimeve që institucionet shtetërore u kanë dedikuar këtyre fëmijëve të rritur nëpër jetimore. Duke e larguar disi vëmendjen nga fushata e ngjeshur elektorale, e cila veç pompozitetit të fjalimeve dhe premtimeve të shumta, nuk gjen ndonjë qasje me këtë grup vulnerabël social të shoqërisë sonë. Sikur të ardhurat që vihen në dispozicion për turet elektorale, të viheshin në dispozicion për fëmijët jetimë. Pasi këta të fundit, kanë vetëm një "prind", institucionet shtetërore. Realiteti zhgënjen Me dhjetëra, qindra dhe mijëra jetimë, enden sot të vetmuar nëpër rrugët e jetës së egër. Enden nëpër dyer që iu përplasen në fytyrë. Fati i tyre, duket se është krijuar që në çastin e parë të lindjes, një fat ky që i përndjek si një hije e zezë, gjatë rrugëtimit aspak të lehtë të jetës së tyre. Ata janë pa përkrahje, ndërsa shteti nuk i trajton realisht ata si grupe shoqërore në nevojë. Fëmijët e jetimoreve që në moshën 14 vjeç, sapo dalin nga institucioni, i cili u përkujdes kaq vite për ta, mbeten në udhëkryq, pa një strehëz, pa arsimim, pa mbështetje sociale, pa status në shoqëri, pa integritet. Këta jetimë, duke mos pasur kujdesin prindëror, humbin në përbuzjen e shoqërisë dhe drejtimi më i thjeshtë që ata gjejnë akses është droga, krimi, prostitucioni, vjedhja e të tjera akte të paligjshme. Ndaj ky fenomen po prek çdo ditë e më shumë këta të rinj, vëmendja e të cilëve nuk duhet të përqendrohet vetëm në Tiranë, por në të gjitha qytetet, fshatrat dhe komunat e Shqipërisë, sidomos në ato vende që janë larg vëmendjes dhe syrit të institucioneve përgjegjëse të shtetit shqiptar.

DëSHMIA

Lufta për mbijetesë, të shpërfytyron… T

ë jetosh në jetimore nuk është edhe aq e thjeshtë. Ndodhesh nën kujdesin e njerëzve që nuk të përkasin në gjak, por që gjithsesi, përpiqen të të dhurojnë dashuri”. Këto janë fjalët e Dritanit, që përpiqet të tregojë disa copëza të vogla nga jeta e tij. Një djalë i qetë, me të ardhme për jetën e tij, i menduar dhe fjalëpak shprehet se jeta është shumë e

padrejtë. “ Mua më duhej të bëja çdo ditë të njejtën gjë, të laja xhamat e makinave, të shisja fara të zeza etj etj, punë të kësaj natyre. Më detyronte jeta ta bëja diçka të tillë, isha i punësuar dhe tutorët më vëzhgonin nga larg. Është shumë e vështirë të mbijetosh, unë nuk kam as më të voglën mbështetje. Jam larguar nga jetimorja që në moshën 14 vjeç dhe tani duhet t’u bëj

ballë sfidave të jetës ...”.ì, rrëfen më tej ai. Dritani ka dëshirën e madhe për të qenë një njeri i integruar në shoqëri, të nisë shkollën, të punojë, ashtu siç kishte ëndërruar brenda mureve të Shtëpisë së Jetimit. Por sfidat e jetës nuk janë aq të thjeshta për t’u përballuar, aq më tepër për Dritanin. I cili përveçse ka një përfytyrim imagjinar të prindërve të tij, këtë përfytyrim virtual e ka edhe për vetë fatin e jetës së tij. Dhe ashtu si Dritani, ka mijëra fëmijë të tjerë, ndoshta me një fat më të dhimbshëm. Institucionet shtetërore por edhe biznese me kapital të larta, duhet t’i kthejnë sytë nga këta fëmijë dhe të rinj, për t’ua bërë jetën më të thjeshtë.


E Enjte,23 Maj 2013 www.impakt.al

koment

11

ROLAND QAFOKU

Kur fiton dhe humbet Sali Berisha…

P

as 8 vitesh në qeverisje, Partia Demokratike ka të drejtën të bëjë një bilanc të punës së saj jo vetëm për dy mandatet e konsumuara në pushtet, por për të gjithë hapësirën kohore të 23 viteve pluralizëm. Madje, më e rëndësishme se kaq është të bëjë edhe prognozën e të ardhmes së saj. Në këto 23 vjet, kjo parti ka qeverisur vendin 13 vjet dhe ka qenë në opozitë afro 10 vjet. Ka nxjerrë nga gjiri dhe me propozimin e saj 4 nga 6 presidentët e vendit dhe dy kryeministrat më jetëgjatë në detyrë pas rrëzimit të komunizimit. Ka qenë forca e parë opozitare në vend pas më shumë se gjysmë shekulli, ka qenë promotore e përmbysjes së sistemit komunist si dhe ka qenë promotore e zhvillimeve nga më të rëndësishme dhe pozitive në këto 23 vjet. Por aktiviteti i saj është shoqëruar edhe me dhjetëra probleme duke dëmtuar rëndë vendin dhe demokracinë si rasti i zgjedhjeve skandaloze të vitit 1996, ndërprerja e mandatit të dytë qeverisës në vitin 1997 si rrjedhojë e ngjarjeve të vitit 1997, implikimi në ngjarjet e 14 shtatorit 1998, apo edhe në disa raste të tjera të një dëmi pak më të vogël. Nisur nga shumë rrethana, aktualisht Partia Demokratike është duke kaluar momentin e saj, ndoshta epokal. Dhe këtu fjala “epokal” vlen në të dy rastet: edhe nëse fiton një mandat të tretë qeverisës, por edhe në rastin se kalon në opozitë. Në rastin e parë, pra, nëse partia Demokratike fiton një mandat të tretë qeverisës, ky do ishte një rast unik në historinë e demokracisë shqiptare. Asnjë forcë politike në vend nuk ka arritur një gjë të tillë në gjithë historinë e shtetit shqiptar në një sistem demokratik. Asnjë forcë politike nuk i ka konsumuar më shumë se dy mandate qeverisëse dhe nëse kjo ndodh me PD, atëherë kjo nuk është thjesht një statistikë për rekord, por do të sillte vërtetë një qeverisje epokale të vendit. Kjo është njëra anë. Ana tjetër do të lidhet edhe me zhvillime indirekt dhe direkt në Partinë Socialiste që përkthehet një tronditje dhe tërmet politik për arsye të qëndrimit 12 vite në opozitë. Por edhe më interesante se kaq do të ishte situata nëse PD do të kalonte në opozitë. Sytë dhe veshët e shumë e shumë demokratëve duket se janë më vigjilentë pikërisht në këtë rast. Në rastin e fitores së një mandati të tretë, të gjithë janë në një mendje se brenda PD nuk pritet të ndodhë ndonjë çudi e madhe. Ndërsa në rastin e kalimit në opozitë, janë qindra dilema që presin radhë të sqarohem. Por pyetja më e madhe dhe më e rëndësishme është a do të vazhdojë kryetari historik Sali Berisha të drejtojë PD-në në opozitë? Duke vijuar….A do të ketë mundësi fizike 69-vjeçari në moshë dhe me 23 vjet karrierë mbi supe në politikë? Përgjigja e këtyre dy pyetjeve është në vlerë 1 milion dollar dhe zhvillimet në këtë aspekt në PD, gjithnjë nëse ndodh kështu, pritet të jenë vërtetë interesante. Gjithnjë e më të paktë janë ata që besojnë se Berisha në këtë moshë do të ketë të njëtin impenjim që të drejtojë një opozitë me idenë që pas 4 apo 8 vitesh të kthehet në pushtet, që do të thotë se ai do jetë rreth të 80-tave. Duket se ajo që përflitet nën zë në korridoret e selisë blu është se Berisha mund të mbetet nderi dhe presidenti historik i PD, ndërsa një figurë e re do të jetë “The successor”-i i tij. Por ama kurrë jo si në rastin e PS-së kur Fatos Nano iku dhe “successor”-i i tij që i zuri vendin, e la përherë jashtë atë duke bëri deri ironi të tipit “Kush është ky Fatos Nano!!!”. Pasardhësi i Berishës do të ketë bekimin e tij, do ketë urimin e tij dhe do jetë përzgjedhja e tij ekskluzive dhe si e tillë ai është vërtetë me statusin e “the Successor”-it. Si në rastin e parë dhe në rastin e dytë, përsëri në qendër të politikës, është i përhershmi Sali Berisha. I tillë ka qenë në këto 23 vjet, edhe kur ka humbur edhe kur ka fituar.

Plator Nesturi

Censusi, një debat i rihapur Në Shqipëri nuk ka fe zyrtare, por raportet fetare kanë ndikuar gjithnjë në raportet e përfaqësimit kolektiv në skenën politike

N

isma për Regjistrimin e popullsisë krijoi që në zanafillë debate të mprehta dhe kjo kryesisht lidhur me dy pika të saj, atë të etnisë dhe besimit fetar. Tashmë, ndërsa dolën rezultatet e plota mbi të dhënat e përgjithshme të popullsisë dhe Departamenti Amerikan të Shtetit, publikoi raportin botëror për Liritë Fetare, 2013, është e garantuar se do të kemi sërish një debat të ndezur ndërsa të dhënat e reja do ti nënështrohen tretjes së analizës. Në tetor u publikuan përqindjet mbi etninë dhe përkatësive fetare në vend dhe surprizat nuk munguan. Ndërsa debati për çështjen e përkatësisë etnike dali në rang të dytë, pasi nuk ka ndonjë element të ri relevant në shifra, besimi fetar dhe përqindjet e reja ku kemi zhvendosje në renditje sipas komunikteteve fetare, ulje në përqindje të faktorëve dominantë në favor të komuniteteve më të vogla, do të përbëjë padyshim një temë të hapur për diskutim. Dhe shifra se 20% e të anketuarve nuk kanë pranuar të deklarojnë përkëtasinë etnike të tyre, çka vërehet edhe nga DASH, do të hapë sidoqoftë një spirale spekulimi, qoftë edhe për shkak se komuniteti ortodoks u bëri thirrje besimtarëve të mos deklaroheshin e të shpërfillnin regjistrimin e censusit. Çka mbetet e ngulitur prej mëse 70 vjetësh, është përqindja e nxjerrë nga administrata e mbretit Zog në vitin 1938, sipas së cilës 70% e shqiptarëve janë muslimanë, 20% ortodoksë dhe 10% katolikë. Prej kësaj date të largët nuk kemi asnjë statistikë të kësaj natyre dhe këto shifra kanë mbetur të ngrira në çdo fjalor të huaj enciklopedik kur trajtohet vendi ynë. Tashmë, pasi vendi kaloi një “pauzë” 23 vjeçare pas ndalimit të religjionit nga regjimi komunist dhe kur hapja e Shqipërisë në vitet ’90 shënoi dhe “rilindjen” fetare, traumat e së shkuarës si dhe proceset e reja të një shoqërie të lirë, kanë sjellë padyshim dhe ndryshime në raportet që komunitetet fetare zenë krahasimisht me njëra tjetrën në strukturën e popullsisë. Nëse shifrat e këtyre komuniteteve do t’i merrnim si të ngrira, atëherë vlerë në përcaktimin e shifrave të sotme do të kish thjesht rritja demografike e grupeve të ndryshme sipas krahinave. Në këtë rast vërehet se zonat ku janë përqëndruar komunitetet katolike dhe ato musli-

mane- sunite në veri të vendit kanë patur një rritje më të madhe demografike. Në Mirditë, në vitet 1970- 80, rritja ka qenë 93%, në Pukë 70%, në Kukës e Tropojë 60%, ndërsa në Gjirokastër, Korçë dhe Kolonjë ka qenë 30%. Në hapësirën e jugut të vendit, shifra e rritjes demografike të lartë shënohet vetëm në Skrapar ku ka qenë 70%. Mbi këto shifra rritjesh të popullsisë do të thuhej se shtimi i përqindjes do të ish kryesisht në favor të besimit musliman dhe katolik, por në vendin tonë kanë ndodhur dhe një sërë procesesh që kanë influencuar direkt në këtë çështje. Hapja e vendit dhe proceset e demokratizimit drejt Evropës me ngjyra të theksuara properëndimore kanë sjellë një prurje më të madhe të përfaqësimit të fesë së këtyre vendeve (edhe si një tendencë proeuropiane kjo sidomos tek të rinjtë), nga një popullsi e cila prej gati një çerek shekulli ishte shkëputur nga traditat fetare të rrënjës. Këtu duhen shtuar dhe fenomenet në emigracion ku shqiptarët, pavarësisht nga origjina e tyre fetare, përqafuan fenë e vendit mikpritës, qoftë kjo si bindje apo si mënyrë përshtatjeje me realitetin e ri në emigracion. Tashmë shifrat e censusit mbi përkatësitë fetare të popullsisë janë bërë publike, ku komuniteti musliman përbën 56,7 % të popullsisë, katolikët 10%, ortodoksët 6,7% dhe bektashijtë 2%. Mbi këtë bazë nuk mund të mos kujtojmë shifrat e fryra e në dëm të njëra tjetrës që jepnin komunitetet fetare. Kështu komuniteti musliman vërente se shqiptarët muslimanë përbëjnë 80% të popullsisë duke përfshirë në këtë shifër edhe bektashijtë, komuniteti ortodoks në kalendarin e tij thekson se një e katërta e shqiptarëve janë ortodoksë, ndërsa katolikët shprehen se janë të paktën 15%. Në të gjitha këto përqindje nuk po llogariten fetë apo sektet e reja që hynë në Shqipëri pas viteve ’90, të cilat nga ana e tyre pretendojnë se kanë shtim të dukshëm të besimtarëve të tyre dhe duan të përfillen si faktorë. Duke mbetur në traditën shekullare, katër komunitetet e mëdha fetare në vend, duket se e shohin censusin dhe me një tjetër arësye të pashprehur që lidhet me politikën dhe përfaqësimin e saj. Në Shqipëri nuk ka fe zyrtare, por raportet fetare kanë ndikuar gjithnjë në raportet e përfaqësimit kolektiv në skenën politike. Që nga Këshilli i Regjencës në vitet ’20, që përbëhej nga përfaqësues të katër komunitetet në vend dhe deri tek mbretëria ku anëtarët në parlament përfaqësonin në mënyrë proporcionale përbërjen fetare të popullsisë, përqindjet fetare kanë luajtur rol në shpërndarjen e pushtetit. Edhe pas viteve ’90 kishte një kujdes që të mos prishej triumvirati president- musliman, kryeministër- ortodoks dhe kryetar parlamenti- katolik. Pra a mund të ndikojnë rezultatet e reja të përqindjes fetare në shpërndarjen proporcionale të përfaqësimit politik mbi baza religjioni? Por këtu nuk duhet të harrojmë dhe proceset e reja që kanë ndodhur. Tashmë feja, përveç karakterit kolektiv ( krahine, fshati apo familjeje) është edhe diçka individuale çka e bën më të paqartë ndarjen dhe kufijtë midis grupeve fetare. Mbi këtë bazë, përfaqësuesi, ndonëse mund të përfaqësojë një krahinë me një përqindje të theksuar të një besimi fetar të origjinës, kjo hallkë përkatësie e përbashkët mund të dobësohet pasi edhe ai vetë, ( pra deputeti apo kreu i pushtetit lokal), duke qenë i lirë individualisht, mund të përqafojë një tjetër besim. Harta e besimit fetar pra mund të ndryshojë, jo thjesht si përqindje por dhe në ngjyrim territoresh.


12

E Enjte,23 Maj 2013 www.impakt.al

REKLAMA

Your Health Our Intention

Medica – Tiranë – Tel. 042345189; email: medica@gmail.com


E Enjte,23 Maj 2013 www.impakt.al

aktualitet

13

“Census 2011”, lëkund shigjetat e peshores së statistikave fetare Të dhënat e ofruara nga INSTAT-i mbi fetë, nuk arritën t’i bindnin dot autoritetet ndërkombëtare

Si janë të organizuara komunitetet fetare?

S

S

higjetat u lëkundën dukshëm dhe ende vazhdojnë, teksa peshorja që tentoi të matë statistikisht përmasat e komuniteteve fetare në Shqipëri, rezultoi jo fort e besueshme. Kjo pasi, “Census 2011”, anketimi publik i organizuar vjet nga Instituti i Statistikave, i cili 3 ditë më parë shpalli rezultatet e tij finale mbi përkatësinë fetare të popullatës banuese në Shqipëri, duket se nuk arriti të bindë dot as edhe autoritetet ndërkombëtare. “Eshtë e vështirë të vlerësohen përmasat e grupeve fetare në Shqipëri, sepse afro 20% e të intervistuarve refuzuan t’u përgjigjeshin pyetjeve opsionale të regjistrimit mbi përkatësinë fetare”, ka qenë deklarata e Departamentit Amerikan të Shtetit, në raportin botëror për Liritë Fetare, 2013, lidhur me këtë dukuri. Duke shkuar edhe më larg, me citimin se fakti që “grupet e pakicës etnike greke i nxitën anëtarët e tyre ta bojkotonin regjistrimin, ndikon në matjen e saj dhe të kishës ortodokse”. “Çoroditja lidhur me pasojat e vetë-identifikimit etnik dhe fetar mund të ketë bërë që shumë të intervistuar të mos e identifikonin përkatësinë e tyre fetare”, argumentojnë më tej ekspertët e DASH-it mbi këtë dukuri. Duke lënë të nënkuptohet, se nëse kjo gjë do të kishte ndodhur, rezultati i vetë-deklarimeve se cilës fe’ i përkasin, mund të ishte i ndryshëm nga ai që serviri INSTAT-i. Në këtë këndvështrim, pasqyra statistikore që ofroi “Census 2011���, duket se nuk është marrë aspak si e mirëqenë prej autoriteteve të larta ndërkombëtare që matin nivelet reale të përkatësive fetare në të gjitha vendet e botës. (Edhe pse, ato gjithsesi, iu janë referuar shifrave të saj, në parim). Ndryshe në fakt, nga ç’bëri politika vendase në Shqipëri, por edhe opinioni publik në të njëjtën kohë. Përveçse disa reagimeve sporadike të mbërritura nga përfaqësues të ndryshëm të politikës në ato ditë të tetorit 2011, kur edhe u publikuan rezultatet paraprake të Censusit, më tej, asnjë zë rreth këtij debati. Madje edhe ato, të fokusuara më shumë në shifrat e papunësisë, sesa të përkatësive reale fetare të shqiptarëve. Duke mundësuar që debati mbi “Census 2011” të fashitej rrugës dhe të mbërrinte qetë-qetë, momenti i zyrtarizimit të rezultateve të këtij anketimi. Pa ndryshuar asnjë shifër, me ato të publikuara në rezultatet paraprake. Dhe duke imponuar zyrtarisht faktin se nga një popullsi totale prej 2.800.138 banues në territorin e Shqipërisë, më shumë se gjysma e tyre, rreth 56.70% janë besimtarë myslimanë, respektivisht 1.587.608 të tillë. Duke u pasuar nga shifra tjetër prej 280.921 besimtarësh katolikë, që sipas “Census 2011”

1.1.14 Popullsia banuese sipas përkatësisë fetare 1.1.14 Resident population by religious affiliation

STATISTIKAT E “CENSUS 2011” MBI PëRKATëSINë FETARE

Përkatësia fetare Religious affiliation Gjithsej Total Myslimanë Muslims Bektashinj Bektashi Katolikë Catholics Ortodoks Orthodox Ungjillorë Evangelists Të tjerë të krishterë Other Christians Besimtarë të pacilësuar* Believers without denomination* Ateist Atheists Tjetër Others Preferojnë të mos përgjigjem Prefer not to answer E pavlefshme /e papërcaktuar Not relevant/not stated

Popullsia banuese Resident population

Përqindja e popullsisë banuese Percentage of resident population

2.800.138

100

1.587.608

56,70

58.628

2,09

280.921

10,03

188.992

6,75

3.797

0,14

1.919

0,07

153.63

5,49

69.995

2,50

602

0,02

386.024

13,79

68.022

2,43

ecili prej tyre është i organizuar në grupe, organizata të posaçme, por edhe fondacione apo institucione fetare. Të cilat kompletojnë në këtë mënyrë funksionimin e aktivitetit të tyre në vendin tonë. Siç raporton zyrtarisht, Komiteti Shtetëror për Kultet, në total janë rreth 230 të tilla, të cilat rregullojnë në këtë mënyrë kuadrin e këtij aktiviteti. Duke vijuar më tej, me shifrën tjetër se vetë grupet, organizatat, fondacionet dhe institucionet fetare, kanë edhe 135 shoqata, të cilat funksionojnë si të lidhura me to. Më tej, “zinxhiri” i funksionimit të komuniteteve fetare si të tilla, derivon në hallka të tjera që i shërbejnë gjithsesi, edhe ato, misionit të tyre përkatës dhe kuptohet, specifik. Kështu, sipas shifrave zyrtare të autoriteteve shqiptare, mësohet se janë rreth 102 institucione arsimore, të gjitha me karakter fetar dhe që administrohen nga shoqatat apo fondacionet e lartpëtmendura. “Grupet katolike dhe myslimane administrojnë shumë shkolla të licencuara nga shteti. Kurse Kisha Ortodokse administron shkolla fetare dhe një universitet”, citon përkatësisht mbi një fakt të tillë, raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për Liritë Fetare. Duke shtuar më tej, faktin se ministria e Arsimit duhet t’i licencojë këto shkolla dhe se programi mësimor duhet të përputhet me standardet kombëtare të arsimit në Shqipëri.

* Personat që janë përgjigjur “nuk i përkas ndonjë besimi fetar por jam besimtar * Persons who answered “I don’t belong to any relegion, but I am a believer”

KONSTATIMI I DASH-it

“Çoroditja lidhur me pasojat e vetëidentifikimit etnik dhe fetar mund të ketë bërë që shumë të intervistuar të mos e identifikonin përkatësinë e tyre fetare” KËSHILLI I KISHAVE

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Botëror të Kishave, ka shprehur shqetësimin e tij rezultatet e Census-it dhe ka ngritur pyetje mbi besueshmërinë e tij

përbëjnë 10.03% të totalit. Apo kundrejt vetëm 188.992 personave të deklaruar si besimtarë ortodoksë (gjithmonë referuar Censusit) dhe që me këtë kuotim, përbëjnë vetëm 6.75% të totalit. Në fund “Census 2011” rendit komunitetin bektashi, i cili sipas rezultateve të komunikuara prej tij, numëron vetëm 58.628 besimtarë, që përbëjnë 2.09% të totalit. Siç edhe mund të shihet, përmbysja e realizuar mes peshës që zënë dy komunitetet e krishtera kryesore në vend, atij katolik dhe ortodoks, është edhe lëkundja më e madhe e shigjetës së shënuar prej peshores statistikore të “Census 2011”. Për të cilën, ka reaguar edhe vetë Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Botëror të Kishave. Kështu, dr. Olav Fykse Tveit, duke shprehur shqetësimin e tij mbi metodologjinë dhe rezultatet e “Census 2011” në Shqipëri, ka ngritur në fakt pyetje në lidhje me besueshmërinë e këtij procesi si të tillë. I cili sipas tij, ka implikime për të drejtat e pakicave fetare dhe lirive fetare të garantuara në Kushtetutën e vendit. Tveit e shprehu këtë shqetësim

në letrat e dërguara në fillim të muajit maj, tek vetë kreu i Kishës Ortodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Kryepeshkopi Anastas, të Bielefeldt Heiner, raportuesi special mbi lirinë fetare apo besimin në Kombet e Bashkuara dhe te qeveria shqiptare. Shqetësime këto, të cilat duket se nuk kanë përfshirë vetëm komunitetin ortodoks, por edhe atë bektashi, i cili gjithashtu rezulton i zhgënjyer nga pasqyra statistikore e “Census 2011” për numrin e besimtarëve që ai përfshin në rang vendi, vetëm 2.09% e totalit. “Rreth 30% e besimtarëve tanë, nuk u pyetën fare”, ka qenë pretendimi i ngritur prej tyre. Ndërsa komuniteti mysliman, në dukje i kënaqur nga niveli që zuri në pasqyrën e “Census 2011” për fetë, preferoi të distancohet nga debati direkt rreth tyre, duke deklaruar thjesht se një garë shifrash mes komuniteteve fetare, nuk i shërben askujt. Katolikët? Kanë mbajtur qëndrimin e tyre konstant se Kisha Katolike në Shqipëri nuk është dhe nuk ka qenë kurrë kundër regjistrimit të popullsisë me baza fetare, pavarësisht evidentimit të parregullsive.


14

E Enjte,23 Maj 2013 www.impakt.al

speciale

Kongresi i Përmetit 1944

Salla e Kongresit të Përmetit në ditët e sotme 23.04.2013

Enver Hoxha gjatë fjalimit në Kongresin e Përmetit 24 maj 1944

Pllakata në hyrje të Sallës së Kongresit të Përmetit

24 Maji i 1944– Ngjarja që i parapriu çlirimit nga nazifashizmi

P

ak muaj pas mbajtjes së Konferencës së Teheranit, (28 nentor - 1 Dhjetor 1943) midis Tre Aleatëve të Mëdhenj të Luftës së Dytë Botërore, në të cilën u akordua edhe mbi mbështetjen që i duhej dhënë frontit antifashist në Ballkan, pikërisht më 24 Maj të vitit 1944 u mbajt në Përmetin e çliruar Kongresi i parë Antifashist Nacionalclirimtar. Vendimi për mbajtjen e këtij Kongresi u mor më 15 prill 1944 nga Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm Antifashist Nacionalclirimtar.

Zgjedhja e Përmetit për mbajtjen e këtij Kongresi nuk ishte rastësore. Ky qytet ishte çliruar nga forcat antifashiste nacionalclirimtare. Në Kongres morën pjesë 200 delegatë nga e gjithë Shqipëria

Vendimet kryesore: 1. Të ndërtohet Shqipëria e re dhe demokratike sipas vullnetit të popullit që sot e shpreh solemnisht në Këshillin e Përgjithshëm Antifashist Nacionalclirimtar. 2. T’i ndalohet ish mbretit Zog kthimi në Shqipëri dhe të mos njihet asnjë qeveri që mund të formohet brenda apo jashtë vendit kundër vullnetit të popullit.

Zgjedhja e Përmetit për mbajtjen e këtij Kongresi nuk ishte rastësore. Ky qytet ishte çliruar nga forcat antifashiste nacionalclirimtare dhe afirmonte më së miri rolin e tyre si forcat që do të vendosnin edhe më tej mbi fatet e vendit. Në Kongres morën pjesë 200 delegatë nga e gjithë Shqipëria, nga zonat e çliruara dhe nga ato ende të paçliruara nga pushtimi nazist. Pamje nga festimet e përvjetorit te Kongresit të Përmetit, 24 maj 2012

3. Të vazhdohet më me ashpërsi lufta kundër pushuesve gjermanë dhe tradhëtarëve shqiptarë deri në shkatërrimin e tyre të plotë dhe vendosjen e pushtetit demokratik popullor në të gjithë vendin.


E Enjte,23 Maj 2013 www.impakt.al

speciale

15

Pulla postare të përdorura që përkujtojnë kongresin e përmetit

Refleksione për 24 Majin Viktor Marko

K

ongresi i Përmetit është një ndër ato ngjarje historike për Shqipërinë dhe popullin e saj që me karakteristikat e veçanta dhe incizive të saj thërret në memorien kolektive shqiptare një kohë të përcaktuar tashmë si Koha e Luftës. Dhe jo vetëm një kohë, por edhe një kontekst të caktuar e tepër delikat historik të cilin ky Kongres diti ta sintetizojë e t’i japë atë rezonancë që do t’i jepte për herë të parë Shqipërisë vendin e merituar të saj në Historinë Kontemporane të Europës. Nëpërmjet Kongresit të Përmetit, Këshilli i Përgjithshëm Antifashist Nacionalclirimtar u afirmua si forcë politike fituese e luftës kundër pushtuesit nazifashist, ndërsa Shqipëria vetë shënoi hapin e parë të afirmimit të saj si vend që rradhitet ndër fitimtarët e Luftës së Dytë Botërore. Përkujtimi i këtij Kongresi, sot, nga distanca e 69 viteve, nuk mund të mos çojë në një refleksion mbi faktin se sa e hapur është gjithnjë Koha e Historisë dhe si projektohet domosdoshmërisht në hapësirë e ardhmja e cilësdo ngjarjeje të rëndësishme për jetën e një vendi e të një populli. Siç është edhe 24 Maji historik i shqiptarëve dhe i Shqipërisë. Ngjarje rreth së cilës, secili, sipas njohjes dhe kulturës së cilës i përket, sipas këndvështrimit politik e ideologjik me të cilin është mësuar t’i shohë ngjarjet, mund t’i japë sot një interpretim të vetin, i gjithi për t’u respektuar, por jo domosdoshmërisht për t’u bashkëndarë. Historia gjithsesi e ka dhënë verdiktin e saj – Shqipëria doli nga Lufta e Dytë botërore me dinjitet të lartë e përkrah popujve antifashistë, përkrah Aleatëve. Rrjedha e ngjarjeve, pas Konferencës së Jaltës, do ta sillte atë në sferën sovjetike të influencës, por vendi, shteti, megjithë historinë e dhembshme njerëzore të të vuajturve gjatë diktaturës, megjithë izolimin dhe vetëizolimin, u konsolidua dhe identiteti i tij u forcua. Pjesën tjetër të interpretimit të historive personale apo kolektive, sot njerëzit janë të lirë ta zhvillojnë e janë edhe më të aftë për të nxjerrë mësime. Përkujtimi i datave historike të mëdha, siç është edhe 24 Maji i 1944-rës ka rëndësi të veçantë për brezin e ri të shqiptarëve. Në një përkujtim të tillë nuk është edhe aq i nevojshëm konfrontimi i të vërtetave që mëtohen, por të kuptuarit e njohjes së historisë si një marrëdhënie me të kaluarën, si një marrëdhënie me një brez të kaluar njerëzish që diti të lërë si trashëgimi të vyer diçka kaq të madhe. Në këtë kuptim, në përkujtimin e një ngjarjeje historike, secili

Pamje nga brenda e gjendjes aktuale të Sallës së Kongresit të Përmetit 23.04.2013

Nëpërmjet Kongresit të Përmetit, Këshilli i Përgjithshëm Antifashist Nacionalclirimtar u afirmua si forcë politike fituese e luftës kundër pushtuesit nazifashist, ndërsa Shqipëria nisi të afirmohej si vend fitimtar i Luftës së Dytë Botërore vihet në marrëdhënie të drejtpërdrejtë jo vtëm me ngjarjen, por edhe me njerëzit që e bënë atë. E madje edhe me ata që, në një farë mënyre, më pas tentuan për ta zhbërë. Si njëra, ashtu edhe tjetra anë, kanë trajektoret, rëndësinë dhe domethëniet e tyre historike e janë padyshim përvoja nga të cilat brezi i ri i shqiptarëve do të dijë të marrë anët më të mira e të lërë mënjanë gjithë çka nuk i shërben evolucionit të identitetit personal dhe kolektiv. Nëpërmjet një marrëdhënieje të tillë me Historinë, brezi i sotëm mund të determinojë të tashmen dhe të ardhmen e tij dhe t’i japë jetës së vet sensin e vazhdueshmërisë. Më 24 Maj të 1944-ës, përfaqësuesit e shqiptarëve u mblodhën nën moton “Për

Emblema e Shtetit Shqiptar, në vitet e Komunizmit

një Shqipëri të lirë dhe demokratike”. Në Shqipërinë e sotme, një gjeneratë e re njerëzish po kërkon të krijojë një hapësirë konceptualisht të re lirie dhe veprimtarie njerëzore, një hapësire brenda së cilës njeriu të bëhet më i zot e më i përgjegjshëm për fatet e tij. Dëshira për më shumë liri është gjithnjë e kushtëzuar nga konteksti në të cilin një gjeneratë njerëzish ndodhet dhe nga impakti me faktorë të ndryshëm brenda këtij konteksti. E këtu dalim sërish tek politika. Kjo e fundit, e dimë të gjithë, kur është e varfër në argumentet tipikë të saj, fillon e të përdorë historinë si mburojë apo si mjet polemike e objekt retorikash të pafund. Është një shenjë shumë pozitive që brezi i ri i shqiptarëve nuk i jep më energji

proceseve të tillë aspak evolutivë për vendin dhe për veten. Kjo ngaqë ai ka mësuar ta lexojë ndryshe historinë e të mësojë prej saj. Brezi i ri e ka kuptuar se është gjë tjetër të kuptuarit e dramacitetit të një fakti historik të veçantë si 24 Maji i 1944-ës për të nxjerrë konkluzione historike të vlefshme dhe gjë tjetër të përdorurit e ndarjeve e dasive të një epokë që e ka mbyllur ciklin e saj historik për qëllime të tregut politik aktual. Keqpërdorimi politik i Historisë vërehet se është një nga fenomenet më regresivë të mjedisit të sotëm shqiptar. Për të kundërshtuar këto tendenca, duhet njohja e gjerë e historisë kolektive, e ngjarjeve kruciale të saj, ndër të cilat, për sa i përket Shqipërisë dhe shqiptarëve, 24 Maji i 1944-ës zë padyshim një vend të veçantë. Vetëm një njohje e thellë e saj e sidomos në planin e marrëdhënieve njerëzore dhe të kontekstit më të gjerë historik mund të na çlirojë nga kushtëzimet e mëparshme. Në analizë të fundit, objekti i parë dhe i fundit i historisë është vetë njeriu, janë vetë njerëzit, jemi ne secili më vete e të gjithë sëbashku. Përkujtimi i një ngjarjeje të shënuar si 24 Maji i 1944-ës, aq e lidhur me ëndrrën dhe luftën e një populli për të qënë i lirë dhe i begatë është një investim në kultivimin e sensit të lirisë në gjeneratat e reja e në ato që do të vijnë në të ardhmen.


16

E Enjte,23 Maj 2013 www.impakt.al

debat

Disa konsiderata mbi intelektualin nacionalist shqiptar të fillimit të shek. XX

Trajektorja e shndërrimit nga intelektuali Intelektualët shqiptarë të gjysmës së dytë të shek. XIX patën përgjegjësinë të hartonin doktrinën ideologjike nacionaliste shqiptare (Pashko Vassa), të hartonin politika gjuhësore (Sami Frashëri & Jani Vreto) dhe të lëvronin letërsinë dhe kulturën shqiptare (Naim Frashëri & Gjergj Fishta) Nga Dritan EGRO

P

ërgjithsisht aktet apo veprimet politike të klasit të lartë kryhen nga njerëz me peshë, ndikimi i të cilëve vjen ose nga tradita familjare ose nga cilësitë e spikatura të individit. Falë familjes apo personalitetit të spikatur, individi në fjalë i është imponuar jo vetëm grupit social ku ka bërë pjesë, por edhe qytetit apo krahinës së tij. Në se bashkohen në një tradita familjare me personalitetin individual atëherë fuqia e zërit të tij mund të dëgjohet jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe përtej. Të tillë ishin intelektualët shqiptarë që e nxorrën Shqipërinë nga shteti osman mbajtën mbi shpatulla peshën e drejtimit politik dhe të procesit të vështirë të shtetformimit të saj deri në përfundim të Luftës II Botërore. * * * Intelektualët shqiptarë të gjysmës së parë të shek. XX ishin produkt i periudhës osmane. Me shfaqjen në Ballkan të doktrinave nacionaliste, respektivisht greke e serbe, në mes të viteve ’40 të shek. XIX, Ballkani në mënyrë të programuar dhe gradualisht në të gjitha nivelet e shoqërisë filloi të mendonte dhe të vepronte kombëtarisht. I menduari dhe i vepruari fetarisht mbeti pas dhe vendin e tij e zuri procesi i kombformimit. Në këtë panoramë të re që po profilohej në rajon, kryengritja me qendër në Labëri, e vitit 1847, shënon të parin veprim politik që shtroi nevojën e bashkimit të të gjithë shqiptarëve pavarësisht besimit fetar që ata i përkisnin. Fermani i Reformës i vitit 1856 dhe ngritja e institucioneve të reja të kultit dhe të arsimit fetar katolik në Shqipëri i hapën udhë përgatitjes së klerikëve katolikë shqiptarë, personaliteti dhe veprimtaria nacionaliste e të cilëve u bë efektive, në aspektin kulturor e politik me Shtjefën Gjeçovin, Gjergj Fishtën e Ndre Mjedën në fund të shek. XIX dhe dekadën e parë të shek. XX. Intelektualët shqiptarë të gjysmës së dytë të shek. XIX patën përgjegjësinë të hartonin doktrinën ideologjike nacionaliste sh-

qiptare (Pashko Vassa), të hartonin politika gjuhësore (Sami Frashëri & Jani Vreto) dhe të lëvronin letërsinë dhe kulturën shqiptare (Naim Frashëri & Gjergj Fishta). Me fjalë të tjera, intelektuali shqiptar i kësaj periudhe, i shkolluar si në Ballkan dhe Europë, apo i përgatitur si shtetar në zyrat e shtetit osman, mori përsipër të përgatisë themelet ku do të mbështetej dhe do të ecte procesi i kombformimit te shqiptarët. Ndryshe nga fqinjët, që kishin krijuar formacionet e tyre politike, të pavarura si Greqia dhe autonome si Serbia, të cilat tashmë synonin të vendosnin hegjemoninë e tyre në rajon, intelektuali nacionalist shqiptar punonte në pozita mbrojtëse, së pari, për emancipim dhe organizim politik, por edhe për emancipim kulturor, njëkohësisht si nga brenda ashtu edhe nga jashtë territoreve osmane. Intelektuali shqiptar i gjysmës së parë të shek. XX ishte pjellë e këtij produkti intelektual e nacionalist. Ai i njihte fare mirë rreziqet që u vinin nga fqinjët, nevojën e pavarësimit të Shqipërisë dhe, më së shumti, njihte traditën osmane të administrimit të shtetit, që për kohën ndonëse nuk ishte

Shumica e intelektualëve të kohës tek historia përpiqeshin të gjenin përgjigjen e pyetjeve që u lindnin në kokë, ndërsa punonin për shpalljen e pavarësisë dhe për ngritjen e shtetit shqiptar

më modernia, gjithsesi mbartte me vete një traditë të lakmueshme. Shumica e intelektualëve të kohës tek historia përpiqeshin të gjenin përgjigjen e pyetjeve që u lindnin në kokë, ndërsa punonin për shpalljen e pavarësisë dhe për ngritjen e shtetit shqiptar. Zhanri kryes or i historisë që konsumohej ishte historia politike shqiptare, me referenca të qarta qysh nga Antikiteti dhe deri në shek. XIX, por krejtësisht e ndryshme nga ajo e fqinjëve; madje, po të mendojmë tallazet nëpër të cilat kaloi shteti shqiptar në mes viteve 1913-1920 shkrimet publicistike me nota të zjarrta nacionaliste të Mit’hat Frashërit përbënin modelin më tipik të historishkrimit deri në vitet ’20 të shek. XX. Ishte koha e shtetndërtimit në Ballkan; çdo shtet kërkonte të ishte superior ndaj fqinjit, ndaj përplasjet që çuan në luftë botërore nuk linin pothuajse fare vend për maturi shkencore. Në fakt, qysh në gjysmën e dytë të shekullit XIX shkrimi i historisë kombëtare ishte disiplina e cila më së shumti i dha formë vetëdijes kombëtare të popujve të Ballkanit; ndaj ajo duhet perceptuar si pjesa më esenciale e


E Enjte,23 Maj 2013 www.impakt.al

debat

17

emrat më të spikatur që i dhanë formë lëvizjes së rilindjes kombëtare

osman te profili i nacionalistit shqiptar Lef Nosi, Mit’hat Frashëri, Syrja Vlora e Ferit Vokopola të cilët trashëguan e mbarështruan biblioteka e fonde arkivore të cilat edhe sot e kësaj dite janë bazamenti i dy institucioneve shqiptare të kulturës kombëtare si Arkivit Qëndror të Shtetit dhe Bibliotekës Kombëtare

prodhimit intelektual politik dhe kulturor; me këtë cilësi, historishkrimi vazhdon të shërbejë edhe sot si burimi rrënjësor i ideologjive dhe pretendimeve nacionaliste në të gjitha vendet e rajonit. Në këto kushte njohja e historisë kombëtare bënte të domosdoshme edhe furnizimin e saj me material dokumentar që gjendej brenda dhe jashtë hapësirës shqiptare. Syrja Vlora, Mit’hat Frashëri, përfaqësuesit e klerit katolik me qendër në Shkodër e Lef Nosi janë ndër pionierët e përpunimit të mendimit historik shqiptar. Ata janë të parët që punuan me vetëdije të plotë për mbledhjen e burimeve dhe e perceptuan shkrimin e historisë nacionale si një prej hapave të domosdoshëm dhe më të sigurt për procesin e shtetformimit në Shqipëri. Lef Nosi, kur ende Shqipëria nuk ishte shpallur e pavarur, nëpërmjet kopjimit të sixhilatit të kazasë së Elbasanit dhe të grumbullimit të këngëve shumë vjetra të qytetit të tij, kërkoi të krijonte një bazë burimore të dorës së parë për ta përdorur për shkrimin e historisë dhe të kulturës

duke nisur me vendlindjen e tij, por që do të kishte rrezatim edhe më të gjerë. Revista Dokumenta historike me 9 numrat e saj është e para revistë që publikoi mirëfilli dokumenta historike dhe me vlerë për historinë kombëtare. Te gjenerata e nacionalistëve shqiptarë që shpallën pavarësinë e Shqipërisë kishte intelektualë të klasit të parë, të cilët përtej shkollimit didaktik të kohës projektin për krijimin e shtetit kombëtar e shndërruan në projekt intelektual të tyre. Këtu spikasin Lef Nosi, Mit’hat Frashëri, Syrja Vlora e Ferit Vokopola të cilët trashëguan e mbarështruan biblioteka e fonde arkivore të cilat edhe sot e kësaj dite janë bazamenti i dy institucioneve shqiptare të kulturës kombëtare si Arkivit Qëndror të Shtetit dhe Bibliotekës Kombëtare. Mjafton t’i hedhësh një sy titujve të dosjeve të fondit të këtyre personaliteteve në Arkivin Qëndror rë Shtetit dhe dhe konstaton spektrin e gjerë të problematikës së kohës me të cilën ata kanë qenë angazhuar. Për shembull Lef Nosi: Anëtar i organizatës Ana Kombëtare e Sh-

qipërisë në Londër, tetor 1907; anëtar i klubit Bashkimi, 1908-1912;drejtor i gazetës Tomorri, 1910-1911; i internuar në Bursa të Anadollit, në 1911; ministër i Postë-Telegrafit në qeverinë e parë të Vlorës, 19121914; fitues në votimet e viti 1914; kreu i një reparti vullnetarësh kundër Esat Pashës, maj 1914;ministër i qeverisë së Durrësit, janar 1919; propozohet të jetë organizator i ngritjes së Teatrit Kombëtar në Elbasan, në qershor 1919;anëtar komisioni për ndërrimin e emrave të fshatrave që kanë emra të huaj; anëtar komisioni për ndërtimin e spitalit civil në Elbasan,1923-1931. Momenti i pavarësisë nuk arriti të bëhej një moment frymëmarrjeje për të gjithë ata që ngritën flamurin në nëntor 1912; beteja vazhdoi deri në Kongresin e Lushnjës duke e lënë gjithnjë të hapur sfidën e shtetndërtimit për shqiptarët brenda Shqipërisë dhe betejat në frontin diplomatik jashtë saj. Po cili ishte projekti i firmëtarëve të Pavarësisë të cilët, në fakt, janë edhe më të spikaturit intelektualë shqiptarë të gjysmës së parë të shek. XX ? Sfida e gjeneratës në përgjithsi ishte edhe sfida e secilit prej tyre individualisht. E mundshmja që ata konsideronin si sfidë për gjithë shqiptarët e kohës ishte ngritja e shtetit shqiptar brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht. Kjo ishte ajo për të cilën luftuan fort dhe shumë prej tyre këtë problem e shndërruan edhe në kauzë personale. E pamundura ishte krijimi i një shteti realisht kombëtar me Kosovën dhe Camërinë brenda saj. Konferenca e Paqes në Paris në fund të Luftës I Botërore e arkivoi këtë projekt maksimalist shqiptar, por firmosësit e pavarësisë u shfaqën në krye të shtetit shqiptar sa herë që ky projekt nga i pamundur rrekej të dukej i mundshëm për t’u realizuar.

Mit’hat Frashëri

Lef Nosi

Ferit Vokopola


18

E Enjte,23 Maj 2013 www.impakt.al

bota

Siri, në dilemën e Al Assadit si e keqja më e vogël

Tornado, 3 miliardë $ dëme për 45 minuta stuhi Oklahoma si rajon ndodhet në atë që njihet si Rrugica e Tornadove, mes Dakotës së Jugut deri në Teksasin Qendror

T

ornado që preku të martën Oklahomën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po konsiderohet si një prje katastrofave më të mëdha që kanë prekur këtë vend. Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit në SHBA, tornadua i kësaj jave çliroi një energji të jashtëzakonshme të krahasueshme me disa bomba bërthamore të hedhura në Hiroshima. I klasifikuar i tipit EF5, sipas shpejtësisë së erës dhe rrezja e veprimit, tornado i Oklahomës mendohet te këtë patur një shpejtsi prej 300-320 km/orë dhe në qytetin Moore ku ai pati goditjen kryesore la të paktën 24 të vdekur na të cilët 9 fëmijë. Edhe dinamika e përballjes me këtë lloja stuhie është specifike, për shkak të përqendrimit të masës së ajrit që godet, forcës dhe shpejtësisë. Tornadot konsideorhen si 5 herë më të fuqishëm se uraganët dhe të paktën, ky i ndodhur të martën në Moore e goditi qytetin për të paktën 45 minuta. Zakonisht ka paralajmërime për stuhi të këtij kalibri, por duket se pavarësisht tyre të vdekurit kanë qenë të pashmangshëm. Sa i përket kostos, agjencia britanike e lajmeve, Reuters citon komisionierin e Sigurimeve në Oklahoma, i cili deklaroi se ai kap shifrën e 3 miliardë dollarëve dëme. Një shifër kjo që kapërcen atë të stuhisë që goditi në vitin 2011 Misuri, nga i cili vdiqën 158 persona. Nisur nga dëmet dhe situata e krijuar, Presidenti amerikan Barak Obama ka shpallur gjendjen e Katastrofës në Oklahoma dhe ka garnatuiar ndihmën për banorët. Sekretarja për Sigurinë e Brendshme, Janet Napolitano ndodhet në zonën e goditjes dhe po organizon

dhënien e ndiohmavbe dhe rimëkëmbjen e zonës. Duhet thënë se pas kalimit të tornados, mediat kanë përcjellë të dhënat për specifikën gjeoklimatike të zonës ku ajo ndodhi. Kështu Moore është goditur nga tornado edhe në maj të vitit 1999 dhe në të cilin u regjistrua shpejtësia më e madhe e erës në Tokë. Në atë kohë era brenda tornados lëvizi me shpejtësi 310 milje/orë që është diçka më shumë sesa 500 km/orë. Një rekord. Nga ana tjetër vetë Oklahoma si rajon ndodhet në atë që njihet si Rrugica e Tornadove që shtrihet mes Dakotës së Jugut deri në Teksasin Qendror. Për tornadon ka një përllogaritje thuajse ekzakte pasi si datë optimale për krijimin e tyre konsiderohet 16 maji. Dhe në fakt Moore u godit në një datë të përafërt, por që gjithsesi nuk e shpëtoi nga katastrofa.

Opozita siriane po lufton për sovranitetin e vendit të vet. Ne po i japim ndihmë logjistike sa po mundemi dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë. Por ne nuk mund të tolerojmë ekstremistët

P

as muajsh luftimesh të përgjakura regjimi sirian i presidentit Bashar Al Assad ia ka dalë të imponojë relativisht veten si hallkë përcaktuese e një status quoje që duket se përbën interesin e përgjithshëm mbi situatën në Lindjen e Mesme. Një pjesë e madhe e analziave që vijnë nga rajoni marrin në konsideratë faktin se regjimi sirian posedon aktualisht, për shkak edhe të riafirmimit në teatrin e luftimeve, opsionin e përshkallëzimit të konfliktit ose të kufizimit të tij. Së pari këto gjykime nisen nga premisa se Izraeli, një nga kundërshtarët më të mëdhenj të Sirisë nuk ka asnjë interes në përfshirjen e vet në konfliktin sirian, madje duket se më parë ka qenë Assad ai që ka manovruar për ta implikuar Tel Avivin brenda kontekstit të konfliktit. Arsye madhore e këtij stabilizimi relativ është mungesa e marrëveshjes mes dyshes SHBA-Rusi, të cilat madje u përballën me njëra-tjetrën në këtë konflikt, aq sa Moska zyrtare kërcënoi hapur me furnizimin e Bashar Al Assadit me sistemin e mbrojtjes ajrore S300, që do ta bënte opsionin e ndërhyrjes nga ajri të pamundur. Për këto arsye dy janë për momentin qasjet që do të ofronin dinamikë të re në rajon sa i përket aksioneve të jashtme; pozicioni i Tel Avivit dhe nismat që do të ndërmarrë Turqia. Nga Izraeli së fundmi ka zëra se Bashar Al Assad është “një opsion me të cilin mund të bashkëjetohet”. Ky ripozicionim ka sipas gjasave në sfond një mendim të përpunuar nga shërbimet sekrete izraelite të cilat gazeta “The Times”, i citonte në datën 17 maj të shpreheshin se lidhur me Sirinë do të ishte më i preferueshëm “djalli që njohim sesa demonët të cilët vetëm sa mund t’i imagjinojmë”. Po kështu ish-ministri i Mbrojtjes Binyamin (Fouad) Ben-Eliezer, aktualisht anëtar i Komisionit Parlamentar të Jashtëm është shprehur se me Assadin Izraeli mund të bashkëjetojë. Këto qëndrime lidhen me atë se poshtë retorikës ndërkombëtare që e ka bërë Bashar Al Assadin sinonim të së keqes, po nxjerrin kokë grupe, fraksione dhe njësi militare fanatikësh fetarë, të cilët vështirë se nesër mund të vihen në kontroll. Kështu vetëm rënia e qytetit të Qusair do të reflektonte krizë dhe tensione

në Liban, pasi do t’i jepte Damaskut kontrollin e kufirit me këtë shtet, ku për momentin gjallojnë grupe radikalësh sunitë dhe xhihadistë që do të viheshin në një rrethim absurd mes ushtrisë siriane, asaj libaneze dhe militantëve shiitë të Hezbollahut. Do të krijohej jë situatë ku paradoksalisht Damasku me Hezbollahun do të viheshin në rolin e pastruesit të radikalizmit islamik sunit, i cili ka gjetu strehë tek okelio e opozitës siriane, me sponsor kryesor Katarin dhe Arabinë Saudite. Kjo panoramë e ka detyruar Izraelin të rivlerësojë kontekstin sa kohë që konflikti po përvijohet si një ballafaqim mes shiitëve dhe sunitëve. Relfeksi i parë po duket në Irak, një vend ku Irani ka dorë në stabilitetin e tij pikërisht përmes shiitëve. Nga ana tjetër një rol më i madh ndërkombëtar i takon Turqisë, e cila po sintonizon veprimet diplomatike me SHBA-të. Por se deri kur do të flasë diplomacia këtë duket se as në Ankara nuk e dinë. Kryeministri Taip Erdogan ishte shumë i qartë në datën 18 maj kur u shpreh se “opozita siriane po lufton për sovranitetin e vendit të vet. Ne po i japim ndihmë logjistike sa po mundemi dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë. Por ne nuk mund të tolerojmë ekstremistët”. Kjo pasi takimit me presidentin amerikan Barak Obama që tregon qartë se Perëndimi është shumë i shqetësuar për ekstremistët që fshihen brenda opozitës siriane. Për Turqinë ata kanë një emër: janë xhihadistët e Jabhat al-Nusra, të afërt me Al Qaedën e që përdorin krufirin turko-sirian për të luftuar Assadin. Dalja në skenë e faktorit radikal islamik dhe qëndresa e Al Assad mund të thujet se ka përmbyllur një fazë të Pranverës Arabe që solli rënien regjimeve nacionaliste diktatoriale në Afrikën Magrebine por që ka hapur rrugën e ringritjes së radikalizmit islamik sunit, i cili ka gjetur forcë destabilizuese ndaj investimit politik perëndimor, aq sa po i kthen në alternativë edhe regjime problematike si ai sirian dhe iranian.


rajon

E Enjte,23 Maj 2013 www.impakt.al

19

Serbia heq dorë nga eksporti i drithërave

B

allkani mund të pësojë një ridimensionim tregtar dhe ekonomik në planin afatmesëm. Kjo pasi një prej prodhuesve kryesorë të drithrave në rajon, Serbia po sheh mundësinë e ristrukturimit të eksporteve të saj. “Ne duhet të kompletojmë procesin e prodhimit agrikulturor dhe të prodhojmë produkte të të përpunuara të cilat kanë tjetër vlerë në treg dhe të cilat mund të shiten me çmimin më të lartë”, tha ministri serb i Agrikulturës, Goran Knežević në hapjen e Panairit Ndërkombëtar të Agrikulturës në Novi Sad. Interesi mbi këtë ripërkufizim të natyrës tregtare nga ana Serbisë ka qenë i menjëhershëm dhe ai ka tërhequr vëmendjen e kroatëve teksa homologu i Knežević, Timohir Jakovina ka nënvizuar gatishmërinë e vendit të tij për të thelluar bashkëpunimin me Serbinë në këtë drejtim. Jakovina ka nënvizuar se Kroacia për 40 ditë merr anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian dhe afrimi ekonomik me Beogradin është në interesin e saj thelbësor si një urë mes dy njësive ekonomike. Madje ushqimi mundet fare mirë të jetë një shembull sesi rivaliteti i dikurshëm mund t’i lërë vendin diplomacisë ekonomike të cilën Serbia kohët e fundit po e përdor me efikasitet si kartë për të lëvizur lirshëm në një rajon të vështirë dhe me politikë të jashtme gati dogmatike. Edhe forumi i biznesit mes dy ministrave të dy ish-vendeve të Jugosllavisë ka theksuar aspektin politik të interesit të përbashkët ekonomik. “Ushqimiçfarë na lidh, ajo gjithashtu edhe bën bashkë”, ishte tema e forumit dhe në një analizë të fundit kur lidhja është ushqimi, atëherë mund të kuptohet fare mirë se fërkimet e vjetra po i lënë vendin aleancave të reja. Nisur nga ky fakt, por sidomos nga fakti se Serbia është një ndër eksportueset kryesore të drithrave, është e pritshme që nxjerrja e lëndës së parë nga eksportet dhe kalimi te produktet, të provokojë rritje çmimesh në tregun rajonal. Kjo vlen si për Shqipërinë ashtu edhe për Kosovën, dy vende të cilat importojnë në masë grurë nga fqinji verior. Ndonëse retorika politike për fermerët nuk pushon, është e paqartë se cilat mund të jenë masat që do të ndërmarrë vendi ynë përballë nismës serbo-kroate apo nëse të paktën ka një përllogaritje të efektit që një politikë e këtillë mund të ketë. Të dhënat në terren flasin përherë e më shumë për rivalitet ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe rasti i qumështit është më i freskëti. Në kohën kur Serbia dhe Kroacia po imponojnë një ofertë të re në treg, riorganizimi nga importuesit është i natyrshëm. Por se në ç’drejtim do të jetë ai, mbetet ende i panjohur.

Planizimi i ri Ristrukturimi i eksporteve mund të provokojë rritje çmimesh në tregun rajonal

kryeministri grek, Antonis Samaras gjatë vizitës së tij në Kinë

“Love in Beijing”, Greqia porta e Kinës për në Europë Greqia ka bërë hapin e parë drejt rimëkëmbjes ekonomike dhe shfrytëzimit të pasurive të saj kombëtare

N

ë një lëvizje surprizë, kryeministri grek, Antonis Samaras përmbylli një vizitë të “suksesshme” në Kinë, që përveçse mbajti gjallë shpresën e grekëve, nuk kaloi pa u vënë re në Bruksel dhe Uashington. Disa nga mediat gjermane e shpallën kreun e qeverisë greke njeriun e ditës, ndërsa agjencitë kineze publikuan foto të Antonis Samaras duke përshëndetur nga treni qytetarët e Shangait. Greqia ka bërë hapin e parë drejt rimëkëmbjes ekonomike dhe shfrytëzimit të pasurive të saj kombëtare, deri tani të administruara sipas një modeli shtetëror. Ka arritur të fitojë besimin e kredituesve të saj dhe kaq ka mjaftuar që ta shohë veten si partner i një superfuqie ekonomike siç është Kina. Në një artikull të ditëve të fundit me temë “Diplomacia greke përtej krizës”, ministri i jashtëm grek, Dimitri Avramopulos flet për një dinamikë të

re bashkëpunimi në marrëdhëniet tregtare, ekonomike dhe politike me vende si Kina e Rusia. Tashmë sipas tij, diplomacia greke ka fituar një rol aktiv, çka do t’i japë vendit dinjitetin e duhur brenda radhëve të Bashkimit Europian dhe do të zhbëjë përshtypjen se Greqia është vatra e krizës në eurozonë. Në të njëjtën kohë analistët grekë flasin për një telefonatë nga Shtëpia e Bardhë që i mbylli derën një vizite të shumëpritur të kryeministrit grek në zyrën ovale të Presidentit Obama. Amerikanët nuk kanë para të tepërta për të mbështetur ekonomikisht qeverinë e Antonis Samaras dhe kjo tashmë dihet, por mungesa e mbështetjes morale nuk është gëlltitur mirë në Athinë, sidomos pas vizitës në Shtëpinë e Bardhë të kryeministrit turk, Rexhep Taip Erdogan. Nga përvoja, grekët e dinë mirë se nëse nuk ke diçka për të thënë apo për t’i ofruar një superfuqie siç janë Shtetet e Bashkuara, është e vështirë që ajo të të hapë dyert. Gjithsesi analistët grekë konsiderojnë se kryeministri grek nuk duhet të bëjë inatçorin dhe duhet të jetë i pranishëm në samitin që “Lobi Hebraik” do të mbajë së shpejti në Uashington, pasi sipas tyre marrëdhëniet me Tel Avivin janë të një rëndësie prioritare, sidomos kur pritet të firmosen një sërë marrëveshjesh mes dy shteteve. Nga ana tjetër premtimet që Samaras mori në Shangai nuk do të kalojnë pa supervizimin e Komisionit Europian, që tashmë po vihet para një fakti të kryer, pasi pas kësaj lëvizjeje dragoi kinez po përgatitet për të vënë këmbën në Europë dhe këtu

ekuilibrat ndryshojnë. Për kryeministrin grek civilizimi dhe zhvillimi shkojnë bashkë. Në bisedë me homologun e tij kinez, Samaras foli për 17 milionë turistë nga vendi aziatik që pritet të vizitojnë këtë verë Greqinë, shifër që po të dyfishohet, siç tha ai, do ta bënte atë edhe më të lumtur. Fryt i këtij bashkëpunimi do të jetë edhe filmi “Love in Beijing”, që do të xhirohet në ishullin e Santorinit dhe do të shfaqet në kinematë kineze ditën e Shën Valentinit në vitin 2014. Plani ekonomik i Kinës Nëse idetë e diskutuara në letër do të marrin jetë në praktikë, atëherë porti i Pireut do bëhet më i madhi në Europë dhe do të konkurojë me dy portat e tjera të kontinentit, portin e Roterdamit dhe atë të Hamburgut. Kalatat 2 dhe 3 të portit do të inaugurohen në 28 korrik, sipas një marrëveshje të nënshkruar mes qeverisë greke dhe asaj kineze në vitin 2008. COSCO është kompania kineze që synon të blejë shumicën e aksioneve të portit të Pireut, ndërsa China Railways pritet të privatizojë shërbimin e linjave hekurudhore. Në planet e kinezëve është edhe aeroporti “Eleftherios Venizelos” në Athinë, i cili sipas të gjitha gjasave do të administrohet nga kompania që ka në përdorim aeroportin e qytetit SenJen në Kinë. CHINA DEVELOPMENT BANK dhe IMPORT EXPORT BANK do të marrin përsipër të gjitha financimet e investimeve kineze në Greqi. L.M


20

E Enjte,23 Maj 2013 www.impakt.al

kulturë

Alush Shima, pikturat që çliroi nga komunizmi dhe dhimbja e heshtjes dhe varfërisë Sabina Veizaj

A

i duket me të vërtetë sikur vjen nga një botë tjetër; i thinjur, i parrudhur megjithë të 70 vitet mbi supe. Tamam sikur bashkë me pikturat, ka ruajtur të paprekur edhe veten. Por është i buzëqeshur, sepse më në fund u ka hequr prangat bijave të tij, pikturave. Për veprat e tij që i punoi çdo ditë gjatë viteve të komunizmit dhe i fshehu si perla në fund të detit me frikën e çdo momenti që mund t’i zbuloheshin, flet për ne në Impakt, piktori Alush Shima. “Territore të vogla Lirie”, ekspozita e tij, vjen edhe nën syrin kritik të studiueses Suzana Varvarica dhe arkitektit Arben Biçoku. Ai është ulur në qoshkun e tij, në një trishtim të thellë ku rrëmon mes ngjyrave të forta. Është vigjilja e Vitit të Ri 1970 kur të gjitha tryezat janë shtruar, ndërsa në familjen e tij, gruaja dhe të vegjlit dremisin. Është skamje e tejskajshme. Por piktori vetshihet në jeshil. Është tamam sikur dëgjon sirenën e trenit, ndërkohë që të ka zënë këmbën ngërçi mes shinave në tunelin e errët dhe ti imagjinon një dorë të largët që të rrëmben. “Kjo pikturë është autoportret e bërë ditën e Vitit të Ri 1970, që nuk kam qejf të përsëritet kurrë më. Ne atë natë nuk kishim se çfarë të shtronim në tryezë. Aq në gjendje të keqe ekonomike ishim. Të varfër shumë. Nga ajo që nuk kishim ç’bënim, gruaja dhe fëmijët ranë për të fjetur, unë u ula vetëm dhe bëra këtë autoportert. Sigurisht është një gjendje e rënduar nga ana psikologike. Kur të gjithë festonin, ti je në një situatë kur nuk plotëson dot kërkesat e familjes.”rrëfen në një intervistë të shtruar dhe të sinqertë piktori 70 vjeçar Alush Shima për “Impakt”. Kjo është një nga 72 pikturat e piktorit Shima, “Autoportret në jeshil”, në ekspozitën e prezantuar në Galerinë Kombëtare të Arteve gjatë periudhës prill-maj. Ekspozita e titulluar “Territore të vogla lirie 1968-1973”, prezanton punë të tijat që nuk janë takuar asnjëherë me publikun. Ato janë krijuar në zhguallin e piktorit atëherë, shtëpinë e tij, për të fjetur gati 25 vjet nën tavan dhe nën krevatë, duke u lutur që “ATA” të mos vinin për kontroll . ”Këto janë ashtu siç janë bërë atëherë, asgjë nuk është ngarë. Po ti shikosh ato kanë qenë të prera. I prisja më dysh, i zvogëloja sepse zinin shumë vend. Mendo ti hapësh të gjitha këto në tavan, zënë një sipërfaqje të madhe. I fusja nën krevat. Të gjitha ishin kot, sepse po të vinin ata për kontrollm, do t’i gjenin dhe nuk shpëtoje dot. Ka qenë fat, nuk mund ta mohoj. Nuk mund ta shpjegoj në tjetër mënyrë. ”- tregon piktori Shima duke sjellë kujtimet e atyre viteve të errët të regjimit diktatorial për artin e tij që bëhej në fshehtësi.

”Por bindjet janë më të forta se sa dhuna. Bindjet e drejtojnë njeriun. Karakterin e fort nuk e përthyen asnjë lloj diktature. Kështu ndodhi edhe me mua. Unë ecja kundra rrymës”- Shima Të hënën Galeria e Arteve është pushim për publikun. Por piktori Shima nuk hezitoi të më priste për të parë sëbashku pikturat e tij dhe për të bërë një bisedë rreth tyre. Ndërkohë që prisja piktorin, u hodha një sy vetë. Ekspozita niste me natyrë të vitit 1964. Nga piktura në pikturë vihej re thellësia dhe fortësia e ngjyrave, niste kompozicioni dhe mendimi. Në portretet dhe autoportretet kuptohej përmbajtja. Të përcillnin emocion të fortë. Të dukej sikur lexoje poezi të mbushur me dhimbje edhe pse në subkoshiencën e piktorit ka rrjedhur natyrshëm ajo fije drite se një ditë kushedi kur dhe kushedi se si!!! Biseda nis natyrshëm rreth pikturave, pasi unë kisha uri të dija nëse i kisha lexuar mirë ato, dhe nëse pikturat kishin ardhur tek unë ashtu siç i kish bërë piktori Shima. Ai më sugjeroi të ndaleshim në disa syresh. “Kjo pikturë titullohet “Autocensurë”. Ajo lloj autocensure që duhej të

bënte çdo krijues. Çdo mbrëmje do uleshe me veten duke reflektuar në retrospektivë; çfarë kishe bërë ditën, me kë kishe folur, mos kishe thënë ndonjë gjë që nuk duhej ta thoje. Mos e kishe tepruar diku, mos ndonjë shprehje që kishe thënë kishte ndonjë nënkuptim. Një lloj autocensure kishin të gjithë njerëzit. Ata që drejtonin, përveç kreut që nuk i jepte llogari kujt, të gjithë të tjerët autocensuroheshin; si ata që drejtonin dhe ata që ishin kundër regjimit. Ishte e domosdoshme.”- rrëfen piktori Shima. Madje, një pjesë të mirë të pikturave të tij, ai nuk ua tregonte as fëmijëve. Vetëm bashkëshortja ishte në dijeni të gjithçkaje. Kjo është e vecanta e tij: Shima ka sfiduar edhe natyrën njerëzore në këtë pikë duke veshur heshtjen e artit të tij, i cili ishte njëherësh demon dhe ëngjëll. “Është e dhimbshme. Kishte punë që kur i hapa pas 90 nuk besoja që i kisha bërë unë. Ishte periudhë aq e madhe kohore dhe ishin shumë punë, sa një pjesë e tyre ishin harruar fare. Sepse për ditë duke punuar harrohen dhe thua; edhe këtë e paskam bërë? Kjo kishte një të keqe më të madhe akoma; çdo krijues ka qejf që kur të mbarojë një punë, ta konsultojë me dikë. Qoftë edhe ta kritikojë apo ti thotë e ke bërë keq. Ndërsa unë isha i detyruar që si kritikun, dhe spektatorin ta bëja vetë. Ishte mirë sepse u bëra shumë kritik ndaj punës time, por nga pikëpamja e paraqitjes ishte e dhimbshme. Të bësh mijëra punë e të mos thotë njeri një fjalë...!? Familja i shikonte. Por ishin disa punë që unë nuk doja që ata t’i shikonin. Ishin kryesisht me tema politike kundër regjimit. Ku ngacmoja shtetin dhe që ishin tmerrësisht të rrezikshme.

ALUSH Shima

për veten E

dhe pse e ka të vështirë të flasë për veten, piktori Alush Shima tregon se nuk ka një stil të vetëm në atë që bën. “Është mënyra e të shprehurit. 68-73 është ajo periudhë kur unë kërkoja të gjeja një mënyrë shprehjeje. Kam provuar në shumë drejtime. Rri shumë mirë kështu, por mund të rri edhe ashtu edhe si të gjitha. Sot që ka një distancë kohore të gjatë, them se kam vepruar drejt. Sot piktori nuk mund të jetë përherë njësoj. Bëhet i mërzitshëm. Artisti duhet të lëvizë brenda vetes. Duhet të ruajë koordinatat kryesore, por brenda tyre të lëvizë. Pas 25 viteve e ndjej veten mirë dhe them që edhe në atë kohë kam patur interesa, një vizion për pikturën, nuk kam pikturuar së koti. Qëndrimi që mban artisti karshi natyrës nuk duhet : shif e bëj, por natyra duhet të kalojë përmes llogjikës së tij dhe kjo logjikë duhet ta prodhojë veprën. Pikturën në telajo duhet ta ndërtojë ndërgjegjja e artistit. Ai e merr natyrën, e fut brenda vetes dhe e nxjerr në formën e tij. Në këtë sens, them që në këto ujra kam qenë.”- thotë vetë piktori Shima duke trumbetuar me të madhe që në art shkojnë paralel dhe të pandara shpirtërorja dhe mentalja, forma e përmbajtja.


E Enjte,23 Maj 2013 www.impakt.al

kulturë

21

Imazhe të pikturave në ekspozitën “Territore të vogla lirie 1968-1973” në galerinë e arteve

Por gruaja i shikonte. Kam patur një grua ideale. Pa atë, rrezik nuk ia dilja dot. Sepse burrat nga natyra kanë nevojë të flasin me shokë, por mund të të shpëtonte ndonjë gjë. Ndërsa me atë, e kisha si këshilltare. Besim absolut.”-tregon ngadalë piktori, gati me të njëjtat emocione, pasi ato ditë, në ato vite frike dhe ndrydhjeje të madhe, ku ai hahej me veten dhe derdhej në telajo, janë rrënjosur thellë tij për t’u shlyer nga qënia e tij. Muzën, vdekjen dhe femrën piktori, ashtu si poetët dhe artistët në përgjithësi nuk i sheh larg njëra-tjetrës. Kjo lëndë e brendshme që i dilte natyrshëm në sipërfaqje e ka bërë piktorin Shima t’i mbijetojë viteve kur i mungonte fryma. ” Ishte situatë shumë e vështirë, në kuptimin që do ecje kundra rrymës. Në atë kohë duhet të kishe shumë kurajo dhe të ishe shumë i kujdesshëm. Sepse nëqoftëse do ti binte në dorë dikujt, do të isha i humbur. Nuk mendohej të shpëtoja. Por bindjet janë më të forta se sa dhuna. Bindjet e drejtojnë njeriun. Karakterin e fortë nuk e përthyen asnjë lloj diktature. Kështu ndodhi edhe me mua. Unë ecja kundra rrymës, por arti zyrtar trumbetonte atë çfarë sistemi propogandonte dhe ishte shumë qesharake. Besoj se piktorët e kuptonin, shumica e kuptonte fare mirë. Por ishin të detyruar të ndiqnin linjën zyrtare. Një pjesë nga frika, nga nevoja, nga dicka tjetër. Një pjesë u thyen, disa i rezistuan në disa faza të caktuara. Unë isha kreu i këtij filli që rezistova deri në fund. Kjo punë është më e pakta. Po të shikosh pjesën politike, do ta kuptosh mirë se si e kam parë unë atë sistem. Si e interpretoja atë ideologji që sistemi e trumbetonte, në të kundërtën. Në këtë sens them se kam qenë pak i marrë, në sensin pozitiv.”- Thotë Shima. Në fakt, në momentet e frikës së thellë, ai ka punuar një pikturë të titulluar ”Dolli me vdekjen”, ku njëra dorë e tij e shtrirë, për të përplasur gotën me vdekjen për mirëseardhjen e tij në atë botë dhe dora tjetër e shtrirë si kam për ta vrarë vdekjen. Një kontradiktë e brendshme e piktorit që me sa duket e ka gërryer gjatë gjithë kohës që pikturonte dhe i mbyste punët e tij në një gjumë letargjik pa kohë. Por Shimës nuk ia merrte mendja se sistemi do të thërrmohej ndonjë ditë në atë mënyrë që përfundoi dhe punët e tij do të shpluhuroseshin duke parë dritën. ”Por bindjet e mia për pikturën ishin më të forta se diktati se si unë duhet ta bëja atë. E kisha si parim që kjo punë do të shërbejë për fëmijët dhe nipërit e mi. Nuk kisha as dritën më të vogël që sistemi do të ndryshonte ashtu siç ndodhi. Vullneti dhe dëshira për të bërë gjëra siç i ndjeja dhe mendoja ka bërë që të jenë këto punë që unë i bëja çdo ditë.”rrëfen Shima. Por si u përvodh ai nga linja zyrtare e të bërit art? Ai e konsideron punën që bëri gjatë atyre viteve si një mundësi gati gati speciale. Ai punonte në Kinostudio si piktor filmi. Detyra e tij ishte të bënte dekore filmash. Kjo ishte një lloj mbrotjeje. Sa herë që i kërkonin diçka, justifikohej se ishte i zënë me filmat, me punën në kinostudio. Justifikim ideal që i shërbeu për gati 25 vjetë.

Kritika: Shima autentik e origjinal në përmbajtje dhe formë P

Suzana Varvarica ”Këtu forma dominon mbi përmbajtjen. Nuk ka lidhje fare do të thoja ajo çfarë quhet përmbajtësore para viteve 90. Mund të shikosh personazhe siç është Naim Frashëri, Margarita Tutulani, e shoqja, një flautist, një grua nudo. Alush Shima është përqëndruar në një mënyrë të jashtëzakonshme për të sjellë një formë të re.”

Arben Bicoku “ Sigurisht që ka mendim. Si mund të quash pa përmbajtje një autoportret në trishtim të thellë ku në varfëri të tejskajshme në prag të ndërrimit të viteve, të vësh në gjumë familjen sepse s’ke ç’u jep dhe ti nis e pikturon?!. Ky është mendim, padiskutim.” - thotë Biçoku.

ALUSH SHIMA “Qëndrimi që mban artisti karshi natyrës nuk duhet : shif e bëj, por natyra duhet të kalojë përmes llogjikës së tij dhe kjo logjikë duhet ta prodhojë veprën. Pikturën në telajo duhet ta ndërtojë ndërgjegjja e artistit. Ai e merr natyrën, e fut brenda vetes dhe e nxjerr në formën e tij.”

ikturat e përzgjedhura për ekspozitën ”Territore të vogla lirie” nga 5000 veprat e krijuara në grafikë; të realizuara me penë (bardh e zi), e në teknikën miks (të prekura ngjyra pasteli) të piktorit Alush Shima, janë konsideruar nga kuratorët italianë si dialogje me vetveten Sipas kuratorit Arturo Calzona, Shima na propozon një mënyrë interpretimi dhe leximi për Shqipërinë, krejtësisht ndryshe nga ajo që regjimi donte t’i tregonte botës. Por këtë, ama, sipas tij, nuk e bën me përmbajtjen e punëve, por e bën nëpërmjet gjuhës piktoreske. Kuratori mendon se kjo mënyrë e të lexuarit të Shqipërisë së atyre viteve është aktuale edhe sot. Titulli i ekspozitës është një citim nga shkrimi që kuratori ka bërë për piktorin, duke e quajtur “Piktura e rizgjimit”. “Rizgjimi nuk është gjë tjetër veçse një imazh që ne na shfaqet midis gjumit dhe momentit të zgjimit. E kam shkruar në ese se Alushi luan me pikturën perëndimore ashtu siç fëmijët luajnë me lodrat e tyre. E zbërthejnë lodrën, e thyejnë dhe e rikrijojnë si një lloj kaleidoskopi ku imazhi shpërbëhet nga në një mënyrë në një tjetër”. Ky është në fakt një mentalitet, një frymë që përshkon pikturat e Alush Shimës duke marrë parasysh kontekstin e fortë kohor kur janë krijuar: mes dëshirës së tmerrshme për t’u shprehur, frikës dhe sfidës së vetes e regjimit. Pikturat tregojnë që Shima i ka shkuar vetes deri në fund, sa ka prekur dhimbjen therrëse të mungesës së frymës, të frymës së lirisë për ta thirrur botën që e rrethonte me emrin që i vinte së brendshmi. Pikturat janë aq të vërteta dhe me emocion, po aq të elaboruara edhe mentalisht. Por, nga ana tjetër, studiuesja e artit Suzana Varvarica këmbëngul se në pikturat e Shimës nuk mund të flitet për përmbajtje, veç për formë. “”Këtu forma dominon mbi përmbajtjen. Nuk ka lidhje fare, do të thoja, ajo çfarë quhet përmbajtësore para viteve 90. Mund të shikosh personazhe siç është Naim Frashëri, Margarita Tutulani, e shoqja, një flautist, një grua nudo. Alush Shima është përqëndruar në një mënyrë të jashtëzakonshme për të sjellë një formë të re”. Për të debatuar me format e ndryshme që kishte gjuha pamore e arteve moderne në vitet 70 në ato hapësira të ngurta, edhe artistë të tjerë flasin me gjuhën e ngjyrës. Ngjyrat e ndezura dominojnë në psikun e tij, të gjuhës pamore dhe përmes kësaj gjuhe ai arrin e shprehet në mënyrë të suksseshme duke i dhënë vlerën e rëndësishme që

ajo ka duke e anashkaluar përmbajtjen e cila nuk ka ndonjë arsye në këtë lloj trajtesash arti.”- thekson për “Impakt” studiuesja Varvarica. Por që sigurisht e vlerëson veprën e piktorit Shima. Për Varvaricën, për studiuesit e artit, kjo ekspozitë duket si deja vy, që e kanë parë dhe njohur, Por nëqoftëse do të shihet në kontekstin e viteve 60-70, thekson ajo, do të kuptonim shumë situata tronditëse, por edhe të ankthit dhe të dëshirës për të pikturuar Gogen, Sezan, Vangog , Pikaso, si burim i ndryshueshmërisë së jashtzakonshme të gjuhës së artit pamor. Por, arkitekti i njohur Arben Biçoku, një mik që preferoi të shëtiste në ekspozitën e Shimës me mua për të ndarë disa shije dhe mendime së bashku, mendon që përpos formës, piktori Alush Shima ka padiskutim edhe përmbajtje. Ai vëren në këto piktura, nga viti në vit, një përpjekje të Shimës për të eksploruar veten me përmes formave dhe stileve në pikturë. Tek punët e para, arkitekti Biçoku nuk vë re diçka të guximshme. Guximi në të shprehur ka nisur tek Shima, sipas Biçokut aty nga vitet 67, 68 ku në vetë ato vite ka patur pak ajër lirie. “Në ato vite ajo që lindi ishte një frymë. Tendenca impresioniste nuk kishte vetëm Shima, por ishin një sërë piktorësh të tjerë si Maks Velo, Edi Hila, Edison Gjergo, etj. Disa prej tyre ekspozuan, të tjerë u burgosën. Veçantia e Shimës qëndron në heshtjen e tij, ne mospublikimin e pikturave të tij për vite me radhë”- mendon arkitekt Biçoku. Ai vlerëson se Shima është origjinal në atë që bën. Bën atë që ndjen dhe mendon, atë që i vjen. “ Sigurisht që ka mendim. Si mund të quash pa përmbajtje një autoportret në trishtim të thellë ku në varfëri të tejskajshme në prag të ndërrimit të viteve, të vësh në gjumë familjen sepse s’ke ç’u jep dhe ti nis e pikturon?!. Ky është mendim, padiskutim.”- thotë Biçoku. Ai gjen tek pikturat e Shimës frymën e artit moderrn që në perëndim kish nisur të lëvrohej që në 1800. Sipas arkitekt Bicokut, ngjyrat e forta, kompozicioni, mënyra se si e ka shprehur Ardenicën, vështrimin ndryshe të Naim Frashërit, gjetjen e artit edhe në banalitetet e ditës siç është piktura e vazos së verdhë mbi një tavolinë ku rreth saj prehen gazeta “Zëri i Popullit” e asaj kohe, e grisur dhe e zverdhur, që mund të përdorej edhe për në ËC, një violincel dhe një gjysëm pikturë mandej, ishin një guxim i madh që i kapërcente jashtë mase kufijtë e linjës zyrtare të sistemit komunist, ku gjithkund mbretëronte optimizmi dhe kënaqësia”.


22

E Enjte,23 Maj 2013 www.impakt.al

kulturë

Golshifteh Farahani “Të jetosh në mërgim është njësoj si të vdesësh” “Njerëzit besojnë se ne jemi fëmijë të nënave tona dhe mund të qarkullojmë vetëm me shami”

N Nuk ngurron t’i quajë një pjesë të francezëve hipokritë, ndonëse ndihet në borxh ndaj tyre dhe në veçanti ndaj Parisit, ku u ndje për herë të parë një grua e lirë...

ëse vajza juaj do të shkelë sërish në Iran, do t’i presim gjoksin dhe do ta servirim në pjatë”. Kjo ka qenë telefonata që mori janarin e kaluar babai i Golshifteh Farahanit nga një kancelar i gjykatës iraniane. Pak ditë përpara kësaj telefonate aktorja 30-vjeçare ishte shfaqur në një film me metrazh të shkurtër duke mbajtur gjoksin me duar dhe duke parë drejt mbi objektivin e kameras. Nuk ishte asgjë më tepër sesa një video promovimi e çmimeve franceze të kinematografisë “Çezar”, por kaq mjaftoi që Teherani të mos linte mundësi të tjera për interpretim. Kanë kaluar më shumë se 4 vjet nga Festivali i Berlinit të vitit 2009, kur emri i Golshifteh Farahanit nisi të bëhej i njohur. Filmi “Çfarë u bë me Elin” i dha famë jo vetëm aktores iraniane, por edhe regjisorit Asgar Faradi, filmi “Ndarja” i të cilit fitoi në vitin 2012 çmimin “Oskar” për prodhimin më të mirë të huaj. Golshifteh Farahani është po kaq e njohur edhe në Iran. U shfaq për herë të parë në teatër në moshën 6-vjeçare, ndërsa në moshën 14-vjeçare debutoi në kinematografi me filmin «Derakhte Golabi» (Pema e

dardhës). Fizionomia e saj tërhoqi vëmendjen e producentëve të Hollivudit, deri sa në vitin 2008 u bë pjesë e kastës së aktorëve në filmin “Rrjeta” të Ridlei Skot, përkrah Leonardo Di Kaprios dhe Rasëll Krout. “Ndryshe të ndihesh si princeshë në liqen dhe ndryshe si një peshk në oqean”, u shpreh aktorja pas pjesëmarrjes në këtë film. Si të mos mjaftonte kjo, edhe subjekti i filmit “Rrjeta” ishte shqetësues për Iranin, pasi sillte në vëmendje aktivitetin e CIAs në Lindjen e Mesme. Po aq shqetësuese për Teheranin ishte shfaqja në premierë pa shami e aktores 30-vjeçare. E padëshirueshme në Iran Në Iran i kërkuan të mos vazhdojë punën si aktore. Megjithatë Golshifteh e injoroi këtë paralajmërim dhe luajti në filmin e “Çfarë u bë me Elin”, produksion që rrezikoi të mos shfaqej kurrë po të mos ndërhynte personalisht presidenti Mahmud Ahmadinexhad. Por kjo nuk e shpëtoi aktoren e re nga përndjekja. Ajo u gjobit me 2 milionë dollarë, çka e detyroi të emigrojë në Francë. Prej andej guxoi të flasë për “revolucionin e gjelbër” në Iran, ç’ka shënoi edhe përplasjen fatale mes saj dhe

vendit. Që prej kësaj kohe asaj iu ndalua kategorikisht hyrja në Iran. Pozimi nudo per Figaro Golshifteh nuk nguroi të pozojë nudo për revistën franceze “Madame Figaro”. Ajo thotë se “Problemi më i madh për një aktor në Iran nuk është qeveria, por njerëzit që besojnë se ne jemi fëmijë të nënave tona dhe mund të qarkullojmë vetëm me shami”. Në këtë kohë Farahani po e sheh karrierën e saj të lulëzojë. Së fundmi ajo është protagoniste në filmin “Guri i pritjes” të regjisorit afgan Atik Rahimi, i cili po ashtu jeton prej vitesh në Francë. Nuk nguron t’i quajë një pjesë të francezëve hipokritë, ndonëse ndihet në borxh ndaj tyre dhe në veçanti ndaj Parisit, ku u ndje për herë të parë një grua e lirë. Thotë se “të mërgosh është njësoj si të vdesësh dhe askush nuk mund ta kuptojë nëse nuk e jeton një gjë të tillë.” Të gjithë njerëzit të trajtojnë si viktimë, madje të inkurajojnë ta përforcosh këtë rol sepse ata kënaqen kur të shohin në këtë gjendje. Kjo po ndodh aktualisht në Francë. Sillen në mënyrë hipokrite duke shprehur interes për ty, ndërsa nga ana tjetër janë krejtësisht indiferent për atë që po u ndodh njerëzve në Siri... L.M


E Enjte,23 Maj 2013 www.impakt.al

fokus

23

Horoskopi

FOTOLAJM

Dashi Duhet të pretendoni që të mbeteni një person i lirë dhe të mos bini aspak në kurthin e dyshimeve që shpesh, partneri ngre ndaj jush. Shijojeni këtë javë, në maksimumin e saj, pa u bërë pre’ e askujt dhe e asgjëje.

Demi Partneri juaj do të shfaqet mjaft bashkëpunues gjatë kësaj jave me ju, prandaj nuk duhet t’i refuzoni ndihmën dhe këshillat e tij. Në aspektin e punës, duhet që të jeni mjaft realist dhe pragmatist. Fati me ju.

Binjakët Mos e lini veten që të bini në kurthin e aventurave, apo flirteve rastësore. Qëndrojini besnik lidhjes suaj të përhershme. Propozime interesante ju mbërrijnë në aspektin profesional, mos i lini që t’ju ikin kot.

Gaforrja Kujdes, pasi pakujdesia është kryefjala juaj e kësaj jave. Duhet të jeni më të matur dhe më të duruar në zgjedhjet që do t’ju duhet të bëni. Mos ia lini asgjë rastësisë. Por mendohuni mirë para se të veproni.

Luani Mjaft energjikë dhe me iniciativë, gjatë kësaj jave do të dini si të veproni në rrethin tuaj për t’u hapur rrugën pengesave të krijuara deri më tani. Frikë dhe pasiguri. Do t’i keni të dyja të pashmangshme.

Virgjëresha Imazhe të muxhahedinëve që mbërritën në Shqipëri gjatë kësaj jave dhe tashmë, të sistemuar në Qendrën Kombëtare të Pritjes së Azil-kërkuesve …

Do të kultivoni brenda jush një shpirt kritik, i cili në fakt, do të ketë edhe aspektin e tij negativ, pasi jo të gjithëve u pëlqen të kundërshtohen prej jush. Kujdes me transaksionet financiare, s’do jenë aspak të mbara.

Peshorja

Tirana kulturore

16 maj- 23 maj 2013

çfarë ofron kryeqyteti në fundjavë, aktivitetet Teatri Kombëtar i Komedisë Shfaqja: “Kasollja e vogël”

Kampionati Kombëtar i Bilardos Organizator: Federata Shqiptare e Bilardos

Harmoni me njerëzit që i keni më të afërt. Kjo do t’ju karakterizojë gjatë kësaj jave. Teksa do të dini që të krijoni edhe impaktin e duhur në aspektin tuaj profesional. Duke ditur të shfaqni anët tuaja më të mira.

Akrepi Një partner autoritar. Dhe një rreth familjar i ciili paraqitet disi i rreptë ndaj jush. Këto janë dy gjëra me të cilat nuk keni për t’u pajtuar aspak gjatë kësaj jave. Por do të keni dëshirë vetëm të ecni në rrugën tuaj.

Shigjetari

Datat: 24, 25, 26 maj Zhanri: Komedi

Aktorët: Genci Fuga, Lulzim Zeqja, Florian Agalliu, Ina Gjonçaj

Data: 24 maj gjysmëfinalet, finalja 25 maj

Orari: 09.00 – 20.00 Vendi: Stadiumi “Qemal Stafa” (karshija)

Cirku Kombëtar

Festivali Mbarëkombëtar “Pianisti i Ri”

Shfaqja: “Jemi dhe ne”

Edicioni: I XVIII-ti i realizimit të tij

Duket sikur gjatë këtyre ditëve në vijim, do ta humbni qartësinë dhe kthjellimin e mendimeve apo ideve tuaja. Kjo ka për t’ju penguar të keni rezultate pozitive në të gjitha aspektet. Prandaj, kini më shumë durim.

Bricjapi Duhet që të keni më shumë dialog me kolegët apo ortakët tuaj. Vetëm në këtë mënyrë do të largoni efektet negative të sjelljes së tyre. Sa i përket fushës së ndjenjave, partmeri do të dijë t’ju kuptojë.

Ujori

Datat: E shtunë, dielë, 25-26 maj 2013 Orari: Ora 11.00 e paradites

Organizatorë: Trupa e Artistëve Profesionistë dhe Cirku Kombëtar

Datat: E premte, e shtunë, dielë, 24-25-26 maj Pjesëmarrës: Pianistë nga Tirana, Prishtina, Shkupi, Gjakova, Gjirokastra, Korça etj.

Kohët e fundit, jeni duke e harruar paksa partnerin tuaj, duke qenë mjaft i dedikuar ndaj punës. Prandaj, këtë javë nisni ta ktheni vëmendjen ndaj tij. Veprimet financiare por edhe kontratat, do jenë të favorizuara. Organizatorë: Shoqata “EPTA Tirana”, bashkë me Liceun “Jordan Misja

Peshqit Gjatë kësaj jave, do të kaloni momente me të vërtetë romantike në praninë e partnerit tuaj, me të cilin do gjeni harmoninë e munguar së fundmi. Në punë apo shkollë kujdes, dikush po u fut shkopinj nën rrota.


24

REKLAMA

ALOE VERA

Që nga sot i disponueshëm eskluzivisht pranë:

Medica – Tiranë – Tel. 042345189 email: medica@gmail.com

E Enjte,23 Maj 2013 www.impakt.al


Gazeta impakt nr 3