Issuu on Google+

Gazeta Almedicus

Shkurt 2012

Gazeta e përmuajshme “Almedicus” Fakulteti i Mjekësisë, UT Botimi nr. 13, Shkurt 2012

Drejtor: Ariela Pogaçi; Kryeredaktore: Eralda Asllanaj; Zv. Kryeredaktore: Nensi Lamaj

ZGJEDHJE

Intervistë

CUDIRA

Taulant Muka:

Vota justifikon mjetin?! C’farë bëhet për një votë në FM? Fq.8

Të thënat e të pathënat e këtyre zgjedhjeve!Fq.5

Studentët kandidatë për anëtar të këshillit të fakultetit Fq.11

Kandidatët për rektor të Universitetit të Tiranës

Platforma e Prof. Dhori Kule Fq.6

Fq.7

Fq.6

Prof. Hafizi: Profesorati Për një rini që i Mjekësisë shkollohet e përgëzon punësohet

ALMEDICUS Fq.8 Fq.9

Intervistë me Mesazh nga Platforma e Prof. Arben Baboçi Prof. Bajram Hysa Prof. Genc Sulçebe

Fq.2

Fq.3

Fq.4


Gazeta Almedicus

Shkurt 2012

Intervistë me kandidatin për dekan të FM, Prof. Arben Baboçi

Së bashku për integrimin europian të fakultetit karrieren, kërkimin shkencor, rritjen e cilësis seë msimdhënies etj. Situata aktuale kërkon njerëz të përkushtuar ndaj këtij institucioni si dhe një dedikim absolut ndaj pedagogëve e studentëve të FM dhe interesave të tyre. Pikërisht kërkesat e reja që ka ky institucion n aktualitetin e sotëm, si dhe motivet që shpjegova më lart, më shtynë të kandidoj për pozicionin e Dekanit të FM duke shpresuar në realizimin e aspiratave të lidhura me punën tonë të përditshme. Fakulteti i Mjekësisë ka qënë këhët e fundit objekt mediatik duke filluar që nga protestat e vazhdueshme të studentëve apo edhe në skandalet e specializimeve. Sipas jush, përse Fakulteti i Mjekësisë është në këtë gjendje?

Përse vendosët të kandidoni për dekan të Fakultetit të Mjekësisë? Unë jam prej gati 30 vjetësh pedagog i brendshëm i FM, fillimisht në lëndën e kirurgjisë së përgjithshme e më pas në Shërbimin e Kardiokirurgjisë. Kam kryer disa specializime të gjata në Francë dhe Itali, duke u thelluar kryesisht në kardiokirurgjinë pediatrike. Kam një aktivitet mjaft të gjerë shkencor të reflektuar në shumë punime brenda e jashtë vendit, të cilat datojnë që në fillimet e punës sime si pedagog e mjek. Duke patur marrëdhënie të ngushta prej shumë vitesh me Sherbime të ngjashme të Europës Perëndimore, kam ideuar, koordinuar e realizuar projekte shumë të rendësishëm si rehabilitimi i Spitalit të Kardiokirurgjisë e Hemodinamikës, instalimi i qëndrës së parë të telemedicinës pranë Spitalit obstetrik gjinekologjik ”Koco Gliozheni” , bashkëpunimi gati 20 vjeçar me ekipe mjekësh italian për zhvillimin dhe përsosjen e kardiopediatrisë dhe kardiokirurgjisë pediatrike, shoqeruar kjo me një numër të madh specializimesh jashtë shtetit të personelit mjekësor e paramjekësor. Ky background është një nga arsyet që më bën të besoj, se mund të jap shumë për FM në pozicionin e Dekanit, po të kemi parasysh edhe faktin që gjatë realizimi të të gjitha projekteve të mësipërme asnjëherë nuk kam qënë pjesë e strukturave drejtuese të FM apo të QSU. Unë i përkas një gjenerate që ka aktualisht një peshë të madhe brenda trupës pedagogjike të FM jo vetëm për nga numri por edhe nga roli dhe pozicionet që shumë prej komponenteve të saj zenë sot në shërbimet e ndryshme. Eshte aspiratë e natyrshme e tyre për tu përfaqësuar më fuqishëm në jetën e FM. Përkrahja, mbështetja dhe shtysa e tyre është një tjetër motiv dhe obligim për mua për kandidimin për postin e Dekanit. Kam patur fatin e madh që gjatë rrugëtimit t gjatë, të vështirë dhe shumë të bukur si kirurg e si pedagog të kem patur pranë e të kem ndjerë kujdesin e shumë prej figurave madhore të mjekësiseë shqiptare disa prej të cilave fatkeqësisht sot nuk janë më ne mes nesh. Shembulli I tyre më ka udhëhequr e do të më udhëheq gjithmonë neë veprimtarinë time. Sot,në vitin e jubileut të 60 vjetorit të themelimit, FM ka një armatë pedagogësh që me kontributin tyre të jashtëzakonshëm kanë luajtur një rol të paçmuar në mbrojtjen e shendetit të njerëzve dhe në përgatitjen e mjekëve t rinj, por edhe në jetën sociale të vendit tonë. Unë mendoj që figura komplekse e pedagogut të FM duhet të zërë vendin që i takon në shoqëri dhe të marrë prej saj vlerësimin dhe mirënjohjen e merituar. Unë e konsideroj si një obligim dhe detyrë ndaj mësuesve dhe kolegëve të mi për të bërë çdo përpjekje në këtë drejtim. Sot FM i nevojitet një zhvillim i mëtejshëm dhe cilësor i kapaciteteve t tij , e lidhur kjo me

Siç e kam vënë në dukje edhe më lart, unë nuk kam qënë më par pjesë e stafit drejtues të FM, kështu që e kam të vështirë të analizoj me korrektesë të gjitha problemet, që janë shfaqur gjatë punës së Dekanatit. Mendoj se një nga hallkat që nuk ka funksionuar siç duhet ka qenë komunikimi ndër institucional. Me këtë kam parasysh komunikimin vertikal dhe horizontal. Ka çaluar, sipas gjykimit tim, komunikimi i duhur me instancat eprore si MASH dhe Rektoratin e po ashtu edhe me departamentet apo shërbimet e veçanta, duke rezultuar në ngecje e frymëmarrje të kufizuar në zgjidhjen e problemeve dhe në mangësi në vendimarrjen sa më të gjerë e konsensuale. Për të njëjtat arsye mendoj se janë krijuar edhe një serë ngërçesh në marrdhëniet me studentet. Sidoqoftë unë nuk jam në gjendje të ndaj pjesët e përgjegjësisë ndërmjet palëve, por jam i sigurtë që me bonsens të gjithëanshëm e me vullnet të përbashkët, ky problem është plotësisht dhe përfundimisht i zgjidhshëm. Cilat janë prioritet tuaja për mandatin 4-vjeçar nëse do të kurorëzoheni si dekan i fakultetit? Kandidatura ime si Dekan i ardhshëm i FM mbështetet mbi një program apo plan veprimi konkret i cili, i bazuar në një vlerësim realist të mjaft arritjeve dhe analizës kritike të disa mangësive dhe të problematikës së manifestuar gjatë viteve të tranzicionit dhe në vazhdim, synon të riafirmojë dhe të ngrejë në një nivel sa më bashkëkohor misionin e trefishtë të FM në auditoret e mësimdhënies, në klinikat universitare dhe në kërkimet shkencore. Ky plan, i frymëzuar gjithashtu nga një optimizëm racional, besoj se do të ofrojë hapësirat optimale mendimit krijues dhe veprimit konkret, për përmirësimin dhe përforcimin e kohezionit aq delikat dhe kompleks midis komunitetit studentor, trupit pedagogjik & personelit administrativ, ç’ka dhe përbën nje premisë të rëndësishme për perspektivën e staturës europiane të FM në veçanti dhe të UT në përgjithësi. Duke patur parasyshë realitetin e sotëm, ku ndërthuren mjaft faktorë të natyrave të ndryshme (ri-konfigurimi i rrjetit shëndetësor, ri-modelimi profesional i kapaciteteve njerëzore, ri-shperndarja proporcionale e shërbimit mjekësor midis sektorit publik dhe atij privat, reformimi i gjithanshëm i sistemit të sigurimeve shëndetësore, burimet e kufizuara financiare, etj), kam mendimin se programi në fjalë i përgjigjet sfidave të zhvillimit, duke u orientuar pikë së pari drejt koordinimit dhe gjallërimit të potencialeve intelektuale të FM & QSUT. Më konkretisht, mund të them se objektivi kryesor do të jetë përshtatja sipas standarteve bashkekohore te kurrikulave te FM ne përgjithësi dhe sidomos ri-organizimi i kurrikulave të specializimeve klinike në veçanti. Në funksion të këtij objektivi, përgatitja dhe botimi i tek-

steve mësimore do të jetë prioritar. Gjithashtu, përsa i përket infrastrukturës, përmirësimi dhe reabilitimi i laboratoreve, sallave të leksioneve dhe seminareve, nga njera anë, si dhe pasurimi, digjitalizimi dhe vendosja ”on line” i bibliotekës shkencore të FM zë një përparësi të veçantë. Krahas këtyre, një nga synimet kryesore do të jete informatizimi i plotë i FM, në kuadrin e një projekti madhor të UT, ku do të përfshihen aksesi dhe informimi për studentët, praktikat administrative dhe financiare si dhe të dhënat për kurrikulat/programet dhe stafin pedagogjik. Po kështu, duke patur parasyshë specifikat e FM, një vëmendje të veçantë do të kenë: koordinimi organizativ midis departamenteve paraklinike dhe shërbimeve klinike, rishikimi dhe rivlerësimi i ngarkesës mësimore dhe kualifikimi i vazhdueshëm i stafit pedagogjik si dhe riorganizimi dhe riformatimi bashkëkohor i Buletinit Shkencor të FM. Sigurisht, të gjitha pikat apo objektivat e këtij programi reformues konvergojnë në një rezultante të perbashkët: tek përmirësimi i kushteve dhe rritja e cilësisë së mësimdhënies për studentët e FM. Për më tepër, unë do të kem gjithnjë në fokus studentin dhe kjo kërkon që forumet e ndryshme studentore të kenë suportin FM dhe të krijohet mundësia që ato të bashkëpunojnë dhe të mbështeten edhe nga aktorë të tjerë, sidomos në aktivitetet e tyre shkencore. Shumë është folur për çështjen e stazhit dhe të specializimeve. Cila është perspektiva juaj për këto çështje? Ka eksperienca dhe mendime , sipas shkollave të ndryshme, për stazhin në përfundim të studimeve dhe duhet thënë se, të gjitha palët kanë argumentat e tyre në mbrojtje të një qndrimi të caktuar. Personalisht mendoj se stazhi është i vlefshëm, por mbetet për tu diskutuar kohëzgjatja e tij dhe mënyra e organizimit për tu bërë sa më i vlefshëm për ju. Sidoqoftë problemi i stazhit duhet zgjidhur duke marrë në konsideratë mendimet e të gjitha palëve të interesuara dhe me një vendimarrje sa më të gjerë. Ajo çështje që unë mendoj se duhet theksuar fort është që, mjeku gjatë stazhit duhet të paguhet pasi ai jo vetëm mëson gjatë tij por edhe kontribuon me punën që bën në mbarëvajtjen e punës së klinikave. Specializimi pasuniversitar është një nga problemet më akute dhe më shqetësuese për FM. Kurrikula e tyre duhet të jetë sa më e përputhur me ato të Fakulteteve Europiane dhe nga ana tjetër duhet zbatuar me ekzigjence, gjë qe do të thotë që, çdo specializant duhet të kryejë në periudha të caktuara të gjitha proçedurat e paracaktuara. Vetëm kështu, në përfundim të specializimit, mjeku do ta ndjejë veten të aftë jo vetëm për të punuar I pavarur por edhe për të qënë konkurrent në të ardhmen në tregun europian e më gjerë. Unë gjykoj që shkolla e specializimit pasuniversitar duhet hapur cdo vit pranë FM dhe jo një herë në disa vjet siç jemi mësuar ta shohim. Në këtë mënyrë mjekët e rinj nuk do të humbasin vite shumë të vlefshëm për ta. Nëpër klinika, jo vetëm që do të ketë specializantë të shpërndarë më mirë ndër vite, pra nuk do të grumbullohen shumë në një vit duke e ulur efikasitetin e përfitimit të tyre, por edhe përfitimi I klinikave prej punës së tyre do të jetë shumë më i madh duke patur parasysh vazhdimësinë që krijohet në këtë mënyrë dhe shmangien e boshllëqeve në periudhat kur shkolla pasuniversitare nuk funksionon. Për problemin e Diplomës në përfundim të studimeve, unë mendoj që ajo mund të realizohet nëpërmjet kombinimit të mbrojtjes së një Tezë dhe të Provimit të Shtetit. Mbrojtja e Tezës jo vetem që I shërben studentit për të provuar veten e për tu trajnuar në fushën e kërkimit shkencor, por kontribon edhe si pjesë përbërëse e programeve më të gjera kërkimore të Departamenteve të FM.

Edukimi & Kualifikimet Shkencore

-1966-1970, Shkolla Tetëvjecare, "Konferenca e Labinotit", Tiranë -1970-1974, Gjimnazi Ismail Qemali, Tiranë. -1974 – 1980, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Tiranës (nota mesatare 9.8). -1981 - 1983. Shkolla e Specializimit në Kirurgji të Përgjithshme dhe Kardiokirurgji, Tiranë. -1984-1985. Specializim pranë Sherbimit të Kardiokirurgjisë, Hopital Laennec, Paris, France. -Shkurt 1995 – Korrik 1995. Specializim në Kardiokirurgjinë Pediatrike, Ospedale G. Pasquinucci, (CNR), Massa, Itali. -1997, përfundimi i doktoraturës pranë Universitetit të Tiranës. -Janar 2010 , Profesor i Asociuar Eksperienca profesionale

-Janar 1981 – dhe në vazhdim: Kardiokirurg , Qendra Universitare Spitalore “Nënë Tereza”, Tiranë Tetor 1983 – dhe në vazhdim: Pedagog i brendshëm pranë Shërbimit të Kirurgjisë së Përgjithshme dhe më pas pranë Shërbimit të Kardiokirurgjisë. 2003 – dhe në vazhdim: Koordinator në projektet e përbashkëta me Fondacionin “The Heart of Children” 1994 – 2001: Koordinator në projektin e përbashket (Proggetto CUORE) me Kryqin e Kuq Italian. 1999-2000: Ideator dhe koordinator i projektit të rikonstruksionit të spitalit të kardiokirurgjisë dhe të hemodinamikës të realizuar nga IOM. -Ideator dhe koordinatori i projektit të instalimit të Qendrës së parë të Telemedicinës në Spitalin”Koco Gliozheni” dhe kursit të Ekos fetale. Anëtar në Shoqata Profesionale

-Anëtar i Urdhërit të Mjekëve Shqiptarë -Anëtar i European Heart Association. -Anëtar i Cardiothoracic Surgery Netëork -Anëtar i Shoqatës Shqiptare të Kardiologjisë. -Anëtar i Shoqatës Shqiptare të Kardiokirurgjisë. -Anëtar i Shoqatës Shqiptare të Pediatrisë -Anëtar i Fondacionit “The Heart of Children”. Publikime Bashkëautor në 3 artikuj të indeksuar në revista europiane, amerikane dhe aziatike, si dhe autor dhe bashkëautor i 11 punimeve të botuara në revistat kombëtare shkencore. Anëtar i Komitetit të Hartimit të Kurrikulës pranë Fakultetit të Mjekësisë (1999)


Gazeta Almedicus

Shkurt 2012

Mesazh nga kandidati për dekan, Prof.Bajram Hysa

Te dashur studente! Ne rradhe te pare ju uroj shendet dhe lumturi ne sferen personale, familjare dhe shoqerore. Ne rradhe te dyte ju uroj suksese ne karrieren qe keni ndermarre. Sic e dini, te gjithe se bashku po jetojme me emocionet e fushates per Dekan te Fakultetit te Mjekesise. Do doja t’ju kujtoja se pozicioni i Dekanit nuk duhet perceptuar si nje pozicion hierarkik apo si nje kolltuk i rehatshem, por si nje mundesi per te shpalosur vetveten nepermjet kontributit dhe energjise pozititve, nepermjet profesionalizmit por mbi te gjitha nepermjet vlerave morale. Ne kete fushate kemi ecur apo vrapuar krah njeri-tjetrit, kemi jetuar brenda ndjenjave te perbashketa. Me keqardhje shpreh se ne kete rrugetim kam ndjere per here te pare trishtimin qe ka mberthyer zemrat studentore si pasoje e interferences qe politika ka krijuar ne arsimin e larte publik. Ndoshta dikush prej studenteve mund edhe te jete frikesuar, por te gjithe duhet te dini se frika eshte burim adrenaline qe gjeneron kurajon. Pra nese dikush tenton te na frikesoje, ne i themi thjesht se na ka nxitur akoma me tej kurajon. Te dashur studente une ju drejtohem juve per t’ju siguruar se ne Fakultetin e Mjekesise arsimi do te triumfoje mbi skemat politike. Ju siguroj se ne 20 shkurt vota juaj do te jete shprehje e zemres tuaj dhe jo e presionit politik, do te jete shprehje e ideologjise tuaj arsimore dhe mbi te gjitha do te jete e fshehte; per kete ju garantoj personalisht dhe nepermjet organeve te sigurise se larte te shtetit. Une nuk mbroj tezen se arsimi dhe politika jane dy gjera te kunderta, por thjesht mbroj idene se keto dy komponente te shoqerise qendrojne ne dy plane te ndryshme dhe si te tille do te ishte me vend qe nivelet mos te ngaterroheshin e te trajtoheshin si dy gjera te ndryshme. Kam krenarine te them perpara jush se une konkuroj ne kete sfide ne baze te vlerave qe me personifikojne prej vitesh, vlera njerezore dhe akademike, pra nuk konkuroj politikisht. Gjate fushates me kane pyetur shpesh se me cilen parti jam, me kane pyetur shpesh se cfare ngjyrash politike perfaqesoj. A doni vertete ta dini? Atehere po jua them: une perfaqesoj nje parti shume dinjitoze, nje parti ku ideologjia e saj eshte arsimi dhe shkenca, nje parti ku pergjegjesia, kurajo, pasioni, respekti reciprok, korrektesa, besnikeria dhe dashuria vllazerore na identifikojne. Kjo force politike qe perfaqesoj dhe qe do vashdoj ta perfaqesoj edhe pas 20 shkurtit jeni ju te dashur studente, jeni ju te nderuar pedagoge dhe punonjes se Fakultetit te Mjekesise. Jeni pikerisht ju qe me 20 shkurt do te fitoni. Une ju bej thirrje qe te vini te votoni qe te gjithe, sepse vota eshte nje shenje civilizimi dhe detyrimi social ne nje shoqeri demokratike. Do doja t’ju kujtoja edhe nje here se vota eshte e fshehte dhe e sigurte, prandaj beni ate qe ju thote zemra, pa u kushtezuar nga asnjeri prej kandidateve. Sido qe te shkojne keto zgjedhje, per mua studentet do jene gjithmone te mirepritur dhe une per ta do te quhem gjithmone ashtu sikurse me kane percaktuar: “dera e hapur e studenteve”. Me respect dhe sinqeritet, Prof. Dr. Bajram Hysa

5


Gazeta Almedicus

Programi i Prof. Genc Sulçebe për drejtimin e Fakultetit të Mjekësisë

Shkurt 2012

Programi i kandidatit për dekan të FM, Prof. Genc Sulçebe • Reformimi i procesit mësimor në FM në nivelet e kërkuara është sfidë e kohës, sidomos sot, kur standardet cilësore dhe akreditimi i sistemeve mësimore po marrin një karakter gjithnjë e më global dhe gjithëpërfshirës. • Realizimi i këtyre standardeve është një kusht i domosdoshëm për të ruajtur kompetitivitetin e formimit mjekësor në FM jo vetëm në nivel kombëtar por dhe atë ndërkombëtar. • Format e reja te mësimdhënies, sidomos ato interaktive dhe të fokusuara në mësimin praktik dhe esencial të njohurive, duke i çliruar nga ngarkesat e tepërta dhe të panevojshme teorike janë një element i rëndësishëm si në formimin teorik biomjekësor ashtu dhe në atë klinik. • Futja e gjerë në laboratorët e mësimdhënies e modeleve simuluese, mulazheve etj., qe nxisin punën individuale me duart e studentit, kërkon jo vetëm përballimin e kostove respektive por dhe përvetësimin e teknikave të reja të mësimdhënies. • Përftimi i eksperiencave ndërkombëtare në këtë fushë duhet të nxitet në mënyrë intensive nëpërmjet përfshirjes së FM në projekte ndërkombëtare në nivel si të stafit pedagogjik, ashtu dhe të studentëve. • Reformimi i kurrikulave në përputhje me standardet e përparuara ndërkombëtare mund të arrihet vetëm me një njohje të mirë dhe të thellë të këtyre eksperiencave. • Edukimi klinik duhet të karakterizohet nga një kontakt i ngushtë i studentëve me pacientin dhe një orientim mësimor i fokusuar në “mësim duke punuar” se sa në thjesht “mësimdhenje” teorike. • Kalimi nga gjendja aktuale e mësimit me grupe mësimore në punë individuale pranë shtratit të pacientit (modeli francez i externat-it) do të përbëjë një përmirësim cilësor në këtë drejtim. • Një rëndësi të veçantë në procesin mësimor duhet të përbëjë perfshirja në mënyrë aktive e studentëve në kërkim në ciklin e dytë duke u finalizuar kjo në paraqitjen e një teme diplome është një element i rëndësishëm e cila do të nxisë formimin aktiv të studentit me një kulture jo vetëm thjesht profesionale por dhe analitike dhe krijuese. • Kujdes te veçantë do t’i kushtohet reformimit të ciklit të tretë të specializimeve afatgjata në mjekësi. Ekziston aktualisht rreziku i skolarizimit të tyre drejt një formimi teorik dhe të ngushtë në kurriz të fitimit të eksperiencës së gjerë klinike me punë direkte pranë shtratit të pacientit. • Do te merret eksperienca e residency-së anglosaksone apo internat-it francez duke ngulur këmbë në një formim nëpërmjet punës se sa nëpërmjet mësimit teorik (learning by doing). • Sipas ketyre eksperiencave stazhi para specializimit eshte krejt i panevojshem dhe njohurite mjekesoree qe presupozohet se ai jep do te merren gjate vitit te peste dhe te gjashte apo gjate specializimit. • Ne perputhje me rekomandimet europiane te gjithe studentet qe perfundojne vitin e gjashte duhet te futen ne specializim ne perputhje me parimin merite-preference. Gjate gjithe specializimit ata do te paguhen per punen e tyre klinike. • Pjesëmarrja aktive e specializantëve në stafe mjekësore, seminare klinike apo bibliografike si dhe aktivitete shkencore dhe botime apo përfshirja e tyre në programet e doktoraturave duhet të mbizotërojë mbi formimin thjesht teorik nëpërmjet leksioneve apo leximit pasiv të literaturës. • Shkëmbimi ndërkombëtar i specializantëve nëpërmjet fitimit të eksperiencave profesionale dhe kërkimore në qendra spitalo-universitare të njohura jashtë shtetit është

një element tjetër i rëndësishëm që do te nxitet në këtë drejtim. • Një kujdes të veçantë FM do t’i kushtojë hapjes së aktiviteteve formuese klinike dhe jashtë strukturave spitalo-universitare ku ai operon duke përfshirë të gjithë specialistët në fushat e shëndetit dhe qe janë personalitete shkencore dhe me formim profesional të avancuar në fushat e tyre. Ata do te kontribuojnë jo vetëm si lektorë apo pedagogë të ftuar por dhe institucionet ku ata punojnë, qoftë dhe jashtë klinikave universitare, mund të bëhen vend stazhi dhe pune për specializantët afatgjatë në mjekësi. • Një rol të veçantë në specializimet duhet te luajnë dhe krijimi i Diplomave Universitare 1-2 vjeçare për mjaft fusha në të cilat nuk mund te realizohen specializime afatgjata. • Roli i forumeve drejtuese të FM si Këshilli i Fakultetit dhe Këshilli i Profesorëve do te forcohet duke rritur transparencën e plotë për çdo vendim dhe duke nxitur debatin shkencor konstruktiv. • Në nivel të “qeverisjes” së fakultetit një rol të veçantë do te marre informatizimi i informacionit si dhe i dokumentacionit. • Ëebsite-i interaktiv i FM do të zgjerohet akoma më tej duke përshirë të gjithë aspektet e mësimdhënies dhe të informacionit. • Administrimi financiar i FM është një aspekt tjetër i rëndësishëm i lidhur ngushtë me reformimin e tij. • Do te realizohet shfrytëzimi maksimal i të gjitha burimeve financiare që lejon legjislacioni për autonominë financiare të Institucioneve të Arsimit të Lartë si dhe transparenca maksimale e buxhetit ndaj Këshillit të Fakultetit. • Zhdërvjellesimi i përdorimit të burimeve financiare dhe maksimalizimi i autonomisë së departamenteve dhe shërbimeve do të rrisë motivimin e punës akademike dhe shkencore. • Kërkimi institucional i mbështetjeve financiare për kërkim dhe zhvillim do të realizohet nëpërmjet hartimit dhe konkurrimit të projekteve duke shfrytëzuar çdo burim të mundshëm mbështetës. • Do te shfrytëzohen te gjitha mundësite ligjore për një shpërblim real të punës akademike dhe shkencore duke i shpëtuar kthetrave burokratike. • Do te arrihet autonomia e plote e vendimmarrjes në nivel shërbimi dhe departamenti, qe do të motivojë rritjen cilësore të punës dhe angazhimin e stafit akademik. • Të gjitha objektivat e mesiperme do të integrohen në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare me qëllim realizimin e shpejtë dhe të njëkohshëm të tyre. • Realizimi i programit të mësipërm kërkon ndërgjegjësimin e të gjithë stafit akademik, administrativ dhe studentor dhe mobilizim të përbashkët për realizimin e tyre. • Duke mobilizuar të gjitha burimet njerëzore dhe financiare të mundshme në mbështetje të këtij programi do të mundësohet realizimi i reformimit të sistemit, e domosdoshme kjo në epokën në të cilën jetojmë.

4


Gazeta Almedicus

Shkurt 2012

Intervistë me Drejtorin Ekzekutiv të ALMEDICUS mbi zgjedhjet për dekan në Fakultetin e Mjekësisë

Të thënat e të pathënat e këtyre zgjedhjeve! e skandaleve të specializimeve, protestave të vazhdueshme të studentëve për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies apo rritjes së kuotave të studentëve të transferuar nga universitetet private! Politizimi i pozicioneve drejtuese, sidomos në Fakultetin e Mjekësisë, përbën një regres që thellohet çdo ditë e më shumë nëse vazhdohet në këtë linjë. Çështja e kandidatëve të promovuar më shumë a më pak ka qënë shumë e përfolur edhe në rrjetet sociale. Organizata ALMEDICUS është një organizëm i pavarur, i përbërë nga një grupim studentësh që përfaqësojnë bindje, aspirata dhe vizione të njëjta. Nuk ka pse askush të çuditet nëse ne mbajmë apo promovojmë një kandidat më shumë se një tjetër. Kjo gjë mund t’i kërkohet Këshillit Studentor të Fakultetit të Mjekësisë, i cili është shprehur hapur dhe ka promovuar vetëm një kandidat. Ai ka detyrim ligjor të shpalosë para studentëve të gjithë kandidatët.

Është vënë re se në zgjedhjet e këtij viti për dekan të Fakultetit të Mjekësisë gazeta ALMEDICUS ka pasqyruar të gjitha aktivitetet e fushatës të çdo kandidati. Pse ju morët vendimin për mosparaqitjen e kandidatëve politikë në organet tuaja të informimit? Përse disa kandidatë janë promovuar më shumë se disa të tjerë? Organizata ka një bord drejtues nga i cili kalojnë dhe miratohen të gjitha vendimet e politikave të ndryshme të saj. Pra, vendimet nuk janë të një individi, por merren në mënyrë kolegjiale. Vendimi për të mos promovuar kandidatët me background-e politike erdhi si pasojë e vizionit të organizatës dhe eksperiencës të deritanishme të drejtimit të Fakultetit të Mjekësisë. Shembulli më eksplicit është dekani i mëparshëm, i cili u zgjodh në atë kohë në këtë pozicion si rezultat i lidhjeve të afërta familjare me axhendat politike në qeveri. Ku është Fakulteti i Mjekësisë sot? Çfarë ka ndryshuar nga 4 vite më parë? Asgjë! Përveçse është bërë një ‘’scoop’’ mediatike

Gjithsesi, duke ditur realitetin e hidhur të uzurpimit të organit ligjor të përfaqësimit studentor nga individë që e kanë kthyer këtë institucion në makinerinë e arritjeve të interesave personale, jemi përpjekur të promovojmë në mënyrë të njëtrajtshme aktivitetet e kandidatëve. Theksoj që disa nga ata kanë qënë më shumë aktivë se disa të tjerë dhe si rrjedhim edhe janë ekspozuar më shumë. Ama askujt nuk i është mohuar e drejta për t’u shprehur dhe shpalosur idetë e tij në gazetën e fakultetit. Gjithmonë kemi qenë të hapur të mirëpresim dhe të shpërndajmë çdo lloj lajmi apo informacioni që na kanë drejtuar kandidatët përkatës. Gazeta në numrin e kaluar nxorri në faqet e saj një skandal në lidhje me hapjen e fushatës së zgjedhjeve të njërit prej kandidatëve në të cilën ishin fotografuar aktivistë të rrymave politike dhe u konfirmua më vonë që një pjesë e mirë e studentëve kishin ardhur nga universitetet private. Çfarë komenti keni në lidhje me këtë çështje? Të them të drejtën, në atë periudhë nuk gjendesha në Shqipëri dhe jam skandalizuar në momentin e parë kur disa studentë më komunikuan nëpërmjet facebook-ut në lidhje me këtë çështje. Bile më kishin dërguar edhe fotot e aktivitetit. Në pozicionin e një studenti të një prëj fakulteteve më të mira në vend u ndjeva i fyer

dhe i nëpërkëmbur në statusin tim. Është një gjë me të vërtetë për të ardhur keq që ngjarje të tillë zhvillohen në një kontekst akademik. Ja, ky ishte vizioni i njërit prej kandidatëve- ta kthejë Fakultetin e Mjekësisë në një ushtri mercenarësh politikë! Ndjehem i rebeluar ndaj këtij fenomeni kaq të shëmtuar. Për të mos folur pastaj për promovimin e universiteteve private ne kontekstin e kontraditave të Ligjit të Arsimit të Lartë që po tentojnë shkatërrimin dhe rrënimin e mëtejshëm të atyre publike. Si unë, janë ndjerë edhe shumë studentë të tjerë të cilët shohin te Fakulteti i Mjekësisë formën më të lartësuar të vlerave humane dhe integritetin profesional, të cilën kontigjente të ndryshme individësh përpiqen ta përdhosin dhe ta kthejnë në funksion të interesave meskine politike apo personale. 3-Ju keni qënë kryetari i Lëvizjes Studentore për Reformimin e Sistemit Shëndetësor Arsimor. Rikujtojmë ngjarjet e një viti më parë ku akuzonit shpesh për presione të bëra ndaj jush dhe pjesëtarëve të tjerë të lëvizjes nga komponentë brenda dhe jashtë fakultetit. Duke qënë se në Shqipëri nuk është e lehtë të shprehësh mendimin tënd, a ka patur presione në këtë fushatë? Po, në Shqipëri nuk është e lehtë të kërkosh dhe të mbrosh të drejtën tënde. Shpeshherë veprimet e tua prishin mekanizmat dhe interesat meskine të palëve të tjera, edhe në qofshin të drejta. Në këtë vend nuk ka ngelur asgjë e papolitizuar. Kujtoj me shumë keqardhje, kur gjatë protestave, drejtuesve të saj iu bë presion nga burime të ndryshme në nivel institucionesh dhe partiake. Për shkak të lidhjeve familjare të ish-dekanit me eksponentë partiakë dhe qeveritarë, lajmi për protestat studentore u etiketua si një përpjekje e opozitës për të nxitur një revoltë studentore kombëtare kundër qeverisë. Ky etiketim vuri në lëvizje personalitete të rëndësishme të qeverisë por edhe te sektorit të shëndetësisë. Përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë morën takime të veçanta me drejtues të protestës së studentëve duke i bërë presion dhe ofruar para me forma të tërthorta. Sot, po të njëjtët kërkojnë të vihen në krye të një institucioni akademik me po të njëjtat forma duke bërë premtime boshe si ofrimin e specializimit, një vendi pune në një pozicion ministror etj. Unë dhe të gjithë studentët e tjerë të cilët nda-

jnë të njëjtat aspirata dhe lajtmotive duhet të ishim duke prezantuar punime shkencore në konferenca mjekësore ndërkombëtare apo duke kryer praktikat tona nëpër spitale, shtëpinë tonë të parë, harxhojnë dhe kanalizojmë energjitë tona, ende sot, për të luftuar të pangopurit e të mallkuarës politikë, për të drejta që na takojnë apriori si gjithë studentët e tjerë të botës së qytetëruar. 4-Para disa ditësh, kryetari i Këshillit Studentor të Fakultetit të Mjekësisë, firmosi i vetëm një dokument i cili deklaronte përzgjedhjen e komisionerëve të votimeve nga vet ky individ. Sa i ligjshëm është një dokument i tillë? Tashmë Këshilli Studentor i Fakultetit të Mjekësisë është kthyer në një makineri politike në duar të kryetarit për përftimet e tij personale, të cilit në rast fitoreje të kandidatit që ai mbështet, i është premtuar pozicioni i zv/dekanit (burim jo i konfirmuar). I mbetur vetëm, bën çapitjet ilegale për një fund të afërt. Perspektiva e tij e fitorës mbështetet në manipulimin e votave të studentëve duke përcaktuar personalisht komisionerët. Në emër të të gjithë studentëve të FM, falenderojmë të tetë senatorët e Këshillit Studentor si Sonilda Ishmakej, Teuta Dinaj, Redion Roshi, Gentian Asllanaj, Zgjim Isufi, Enea Serani, Sonila Hamiti dhe Genc Dervishi, të cilët sapo morën vesh lajmin e një veprimi të tillë, firmosën një dokument përgënjeshtrues dhe kërkuan ngritjen e një takimi ku komisionerët të përcaktoheshin me votim demokratik sipas rregullores. Falenderojmë edhe rektorin e Universitetit të Tiranës që dënoi ashpër këtë ngjarje dhe mori masat e nevojshme që ky proces të ishte sa më i drejtë dhe mbi të gjitha konform rregullores. 5-Çfarë mesazhi keni për t’i dhënë të gjithë studentëve? Është shumë e rëndësishme që të gjithë ne të shprehim vullnetin tonë nëpërmjet votës më datë 20 Shkurt. Ka ardhur koha që të jemi pjesë e vendimmarrjes dhe të shënojmë të ardhmen e fakultetit tonë dhe rrjedhimisht tonën, duke u bërë pjesë aktive e kërij procesi. Çdo student ka kandidatin e tij preferencial me të cilin ndan perspektivën e përbashkët. Jepini zë vizionit tuaj! Votoni më datë 20 Shkurt!

Profesorati i Mjekësisë përgëzon Organizatën ALMEDICUS Para disa ditësh në ambjentet e sallës Blu të Fakultetit të Mjekësië i gjithë profesorati i fakultetit ishte mbledhur në një takim me rektorin e Universitetin e Tiranës Prof.Dhori Kule i cili shpalli kandidaturën e tij për një mandat të dytë si kreu i këtij institucioni. Gjatë hapjes së fjalës së tij shprehu se kishte një detyrim të madh ndaj Fakultetit të Mjekësisë sepse në zgjedhjen për mandatin e tij të parë si Rektor i Universitetit të Tiranës ai kishte një mbështetje absolute nga ky fakultet. Ai theksoi se në datë 20 Shkurt nuk ka të humbur dhe ne duhet të maturojmë institucionin e zgjedhjeve. Ai theksoi faktin se drejtuesit e fakulteteve janë në një garë akademike dhe institucionale për të prodhuar një produkt sa më cilësor. Platforma e punës së 4-viteve të ardhshme bazohet n tre shtylla: kërkim shkencor, mësimdhënie cilësore, infrastrukturë moderne të cilat janë integrale dhe të lidhura me njeratjetrën. Ndër të tjerash fjala iu dha edhe Drejtorit Ekzekutiv të Organizatës ALMEDICUS, z. Taulant Muka, i cili shprehu mirënjohjen e tij ndaj institucionit të Rektoratit për mbështetjen që tregoi ndaj protestave të studentëve për Reformimn e sistemit arsimor shëndetësor vitin e kaluar.

‘’Kemi qënë të gjithë aktorë aktivë dhe pasivë të protestave të studentëve të mjekësisë vitin e kaluar. Në emër të të gjithë organizatës shpreh mirënjohjen time ndaj mbështetjes publike që tregoi Rektorati i Universitetit të Tiranës ndaj kësaj çështjeje. Dera e tij ka qënë gjithmonë e hapur për ne edhe në kohë të vështira. Prof. Kule e ka vërtetuar që studentët janë në fokus të punës së vet. prandaj dhe mbështetja e studentëve të Fakultetit të Mjekësisë është maksimale për rikonfirmimin e Prof. Dhori Kule si rector i Universitetit të Tiranës’’

RIKUJTESE Studentët e Fakultetit të Mjekësisë në Dhjetor të 2010 ndërmorrën një varg protestash që kishin të bënin me reformimin e sistemit arsimor shëndetësor. Ndër kërkesat kryesore ishin: ndryshimi i metodologjisë së mësimdhënies interaktive dhe nxitëse e mendimit kritik, ndryshime në infrastrukturën akademike, ngritjen e sallave të studimit dhe bibliotekave, mbrojtjen e dipllomës me temë, sistem meritokratik të provimit të specializimeve etj. Kërkesat e tyre tërhoqën vëmendjen e Institucioneve të Arsimit të Lartë. Si përfundim, u mbajt një mbledhje e veçantë në

Rektorat me të gjithë këshillin e profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë, nga ku u premtua për t’u realizuar shumë prej tyre si kundërpërgjigje e presionit të studentëve për të hyrë në grevë urie. Në fund të takimit shumë profesorë kanë shprehur përgëzimet e tyre për aktivitetin e zhvilluar prej organizatës duke filluar që nga guximi për të demaskuar të gjitha fenomenet negative nëpërmjet gazetës së fakultetit e duke vazhduar me botimet edukative mbi çështjet mjekësore në të përditshmen Shqiptarja.com.

frikë e pajustifikuar nga figura e pedagogëve. Akoma nuk arrijnë të kuptojnë potencialin që kanë dhe cila është fryma demokratike e marrdhënies profesor-student. Deri tani Fakulteti i Mjekësisë ka qënë një katrahurë e vërtetë.Vetëm Fakultet Mjekësie nuk mund të quhet. Është për t’u admiruar forca juaj për të nxjerr në pah të vërtetën lakuriqe të këtij fakulteti. Vazhdoni kështu! Më vjen mirë që keni mbështetjen e të gjithë atyre studentëve mendjehapur dhe profesorëve vizionarë!

Prof. Genc Boçari : ‘’ Keni qënë dhe mbeteni një nga përfaqësitë më serioze të zërit të studenteve duke përcjellë me guxim të vërtetat e trishta të fakultetit. E kuptoj që të jesh në një rol të tillë në kontekstin shqiptar, nuk është e lehtë. Reflektoni më së miri shpirtin energjik dhe revoluzionar të studentëve’’ Prof. Genc Sulçebe: ‘’ Ju falenderoj për punën e bërë në gazetë. Përgëzimet e mia’’ Prof. Maksim Çela: ‘’ Studentët e mjekësisë janë apatik. Struken në strofkullat e tyre nga një

8


Gazeta Almedicus

Shkurt 2012

Projekti i Prof. Dhori Kule për drejtimin e universitetit për katër vitet e ardhshme

Kërkim shkencor, mësimdhënie cilësore, infrastrukturë moderne, staf dhe studentë të motivuar Numri i studentëve Universiteti i Tiranës ka dhënë një kontribut të çmuar në përmbushjen jo vetëm të një objektivi të qeverisë shqiptare për rritjen e numrit të studentëve, por mbi të gjitha, sepse beson se kjo është në të mirë të shoqërisë shqiptare. Numri i studentëve në Universitetin e Tiranës ka arritur në një nivel, i cili përmbush kërkesat e politikave makro të arsimit të lartë, por gjithashtu dhe ato të universitetit. Arritja e këtij objektivi mundëson përqëndrimin e Universitetit të Tiranës në rritjen e cilësisë në të gjitha funksionet qëushtron. Mbështetja e përfaqësive studentore Mbështetja në drejtim të studentëve të universitetit do të shkojë përtej strukturës studentore që përfaqësohen nga Këshillat e Studentëve, duke mbështetur dhe forume të tjera që do të burojnë prej tyre në organet kolegjiale të UT siç janë: Senati Akademik dhe Këshilli i Fakultetit, duke i kushtuar një vëmendje e veçantë në procesin e vendimmarrjes. Këshillat e Studentëve, forumet studentore dhe çdo organizëm tjetër i studentëve do të kenë mbështetje nga Rektorati i UT-së dhe do të krijohen kushtet për bashkëpunimin e tyre me aktorë jashtë UT-së. • Zëri i studentëve, anëtarë të Senatit Akademik dhe Këshillit të Fakultetit do të jetë aktiv dhe do të dëgjohet gjithnjë në vendimmarrje. • Elita studentore do të mbështetet nëpërmjet përjashtimit nga tarifat studentore dhe nëpërmjet bursave. • Do të vijojë mbështetja e aktiviteteve të studentëve elitarë, nëpërmjet organizmit të tyre në Rrjetin e Studentëve Ekselentë. Infrastruktura dhe Informatizimi

Objektivi madhor për zhvillimin infrastrukturor mbetet realizimi i projektit të Kampusit të ri të UT-së. Për këtë projekt gjatë viteve të fundit është punuar intensivisht për realizimin e projektit përfundimtar, në mënyrë që zbatimi i tij të fillojë gjatë vitit 2012. Do të kthehet në realitet ndërtimi i Kampusit Universitar, pasi ka përfunduar projekti i detajuar dhe në fillim të vitit 2012 do të fillojnë procedurat për marrjen e lejes së ndërtimit të tij. • Kampusi nuk do të plotësojë vetëm nevojat që ka sot universiteti i Tiranës, por mbi të gjitha do të synojë të plotësojë nevojat afatgjata. Ky kampus universitar ka një kapacitet ~ 40.000 m2, ndërtim me një arkitekturë moderne, e konceptuar për të ofruar të gjitha shërbimet akademike, por dhe ato rekreative për studentët. • Kampusi do të përfshijë bibliotekën qëndrore që do të ketë Universiteti i Tiranës, e cila është një kërkesë e domosdoshme për sa i përket rritjes së cilësisë së UT. • Do të ndërtohet një qendër sportive, e cila do të rigjenerojë dhe do të krijojë një traditë shumë pozitive që studentët, përveç procesit mësimor akademik, të jenë të angazhuar edhe në aktivitete të ndryshme sportive. • Kampusi universitar jo vetëm do të përmirësojë raportin student – hapësirë infrastrukturore, por në të njëjtën kohë do të rrisë dhe cilësinë e të gjitha shëbimeve që do t’u ofrohen studentëve. • Do të bëhet e mundur përmirësimi i orareve të mësimit për të gjitha ciklet e studimit, në mënyrë që këto orare, të jenë optimale dhe t’u përshtaten kërkesave të studentëve. Kjo do të arrihet duke menaxhuar në mënyrë efektive kapacitetet infrastrukturore, si dhe përrmes një koordinimi më të mire ndërdepartamental. • Gjithashtu Universiteti i Tiranës po punon për munësinë e vendosjes së internetit ëireless në çdo fakultet me qëllim që të ndihmohet zhvillimi i një procesi mësimor sa më cilësor.

Bibloteka dhe laboratorët • Tradita disa vjeçare e pasurimit të fondit të librit shkencor do të shënojë një rritje sasiore dhe cilësore me ndërtimin e Biblotekës Qëndrore të UT-së pranë kampusit te ri. • Do të zgjerohet larmia e titujve, duke përfshirë të gjitha fushat e shkencës, artit dhe kulturës. Këto do të ofrohen në format elektronik ose të shtypur. • Do të zgjerohet aksesi në biblotekat më të njohura online për të gjitha fushat e studimit, duke iu ofruar si shëbim stafit akademik dhe studentëve. • Laboratorët kërkimorë shkencorë dhe mësimorë do vazhdojnë të jenë në fokusin e zhvillimeve edhe në të ardhmen, si për mirëmbajtjen ashtu dhe për pasurimin dhe shtimin e tyre. • Do të punohet për akreditimin e sa më shumë laboratorëve aplikativë, në mënyrë që ata të shndërrohen edhe në një burim që gjeneron të ardhura, duke bërë që puna kërkimore shkencore e stafit tonë akademik të jetë atraktive në treg dhe të diversifikojë të ardhurat. Tekstet mësimore Me shtimin e kurrikulave, në UT merr një rëndësi të veçantë të siguruarit e teksteve mësimore në gjuhën shqipe, në degët e reja, por dhe në ato ekzistuese. UT do të nxisë stafin akademik që të përgatisë tekste në ato degë ku ka mangësi, të përmirësohen tekstet ekzistuese, si dhe të fillojë tradita e përkthimeve të teksteve më të mira në gjuhën shqipe. Kjo do të mundësohet duke përthithur dhe financime nga Ministria e Arsimit për përkthimin e teksteve.

Diversifikimi dhe përgjegjësia sociale Universiteti i Tiranës ka në fokus të veçantë diversifikimin dhe përmbushjen e përgjegjësive sociale ndaj studentëve dhe shoqërisë në tërësi. Ne besojmë në vlerat e një Universiteti, jo vetëm si institucioni, i cili përgatit nga ana akademike dhe profesionale studentët e tij, por mbi të gjitha, që mbështet dhe inkurajon vlerat humane të çdo individi. Përmbushja e përgjegjësive sociale është një element mjaft i rëndësishëm në procesin e vendimmarrjes dhe hartimit të politikave të institucionit. Aktualisht Universiteti i Tiranës jep bursa për kategoritë e studentëve me probleme dhe vështirësi ekonomike. Universiteti i Tiranës mundëson përjashtim nga tarifa e shkollimit për : personat e verbër dhe me me aftësi të kufizuara, romët, fëmijët e policëve të vrarë në krye të detyrës, fëmijët e ish të përndjekurve politikë. Universiteti i Tiranës në fokus ka pasur dhe diversifikimin e trupës studentore me studentë nga trojet, të cilët kanë marrë 10% të kuotave në ciklin e dytë dhe të tretë të studimeve. Edhe studentët e huaj janë bërë pjesë e UT-së për një ose dy semestra, në kuadër të programeve ndërkombëtare të mobilitetit, siç është rasti i Erasmus-it. Pjesë e strategjisë së diversifikimit do të jetë dhe ofrimi i degëvë të caktuara, sidomos në ciklin e dytë të studimit në gjuhën angleze, në mënyrë që UT të tërheqë studentë nga rajoni dhe më gjerë. Qendrat e Karrierës Shërbimi i një niveli sa më të lartë cilësie për studentët tanë ka qënë dhe do të mbetet një ndër prioritet tona kryesore. Universiteti i Tiranës është duke filluar projektin për ngritjen e Qendrave të Karrierës në çdo fakultet të tij. Qendrat do të instucionalizojnë strukturat mbështetëse, që do t’i vijnë në ndihmë studentëve për

një zhvillim sa më cilësor personal dhe profesional. • Çdo student do të ketë mundësinë t’i drejtohet këtyre qendrave dhe të gjejë përgjigjen që i nevojitet falë asistencës që do t’i ofrohet nga stafi i kualifikuar. • Shërbimet që do të ofrojnë këto qendra janë nga më të ndryshmet, si: -Këshillim karriere -Organizim i ëorkshopeve në fusha të ndryshme, -Ofrim i Internshipeve, duke vendosur marrëdhënie bashkëpunimi më biznese, institucione dhe organizata të ndryshme, -Prezantim i mundësive për bursa -Mundësi trajnimi në fusha të ndryshme -Punësim sezonal Alumni i Universitetit të Tiranës Në përpjekjen e vazhdueshme për krijimin e një universiteti bashkëkohor në përkrahje të vlerave dhe parimeve më të mira europiane, Universiteti i Tiranës do të krijojë një rrjet të konsoliduar të studentëve që kanë qenë pjesë e universitetit ndër vite. • Alumni i Universitetit të Tiranës do të jetë një rrjet i përbërë nga të gjithë studentët të cilët kanë studiuar në Universitetin e Tiranës në programe dhe cikle të ndryshme studimi. • Përmes përfshirjes së tyre në Alumni do të krijohet tradita e vlerësimit të kapacitetit njerëzor të universitetit, si dhe e konsolidimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave më të mira mes individëve. • Procesi i krijimit të rrjetit të studentëve të Alumni-t do të vijë edhe si rezultat i procesit të informatizimit i të gjitha fakulteteve të Universitetit të Tiranës, një proces i cili do të lehtësojë ndjeshëm krijimin e bazave të të dhënave të studentëve dhe stafit akademik të universitetit. • Kjo risi e teknologjisë së informacionit do të mundësojë vendosjen e një ure lidhëse të komunikimit online, por edhe të atij verbal mes individëve që kanë përfunduar arsimin e tyre në UT dhe që janë pjesë e tregut të punës në Shqipëri dhe jashtë saj. Alumni i UT-së do ta përforcojë modelin mbizotërues për një universitet bashkëkohor që është i aftë të zhvillojë personalitetin e studentit, duke e përgatitur atë për jetën. Punësimi sezonal Universiteti i Tiranës i kushton rëndësi edhe punësimit sezonal të studentëve të tij. Duke marrë në konsideratë edhe kërkesat e tregut, i është dhënë një përparësi angazhimit të studentëve në punësime sezonale në kuadër edhe të procesit të mësimdhënies. Kjo eksperiencë e punësimit sezonal i ndihmon studentët të kuptojnë më mire kërkesat e tregut dhe se çfarë ata duhet të marrin nga universiteti. Prandaj, në katër vitet e fundit, UTja ka patur marrëdhënie shumë të mira bashkëpunimi me institucione të ndryshme, si nga sektori publik dhe ai privat, në mënyrë që të krijohen sa më shumë mundësi për punësimin sezonal. Një nismë mjaft pozitive është marrëveshja me Bashkinë e Tiranës, ku studentët ekselentë të universitetit kanë mundësinë të punësohen me pagesë të plotë. Inkurajimi i studimit të gjuhëve të huaja Ne besojmë në krijimin e një universiteti që ‘merr frymë’ nëpërmjet autonomies institucionale dhe lirisë akademike, autonomisë strukturore dhe financiare, ku mësohet nëpërmjet avancimit të kërkimit shkencor dhe rritjes së cilësisë së mësimdhënies. Prandaj, Universiteti i Tiranës do vazhdojë të jetë promotori kryesor i mbështetjes së studentëve për krijimin e lehtësirave në drejtim të përgatitjes së tyre akademike në avancimin dhe studimin e mëtejshëm të gjuhëve të huaja. Studimi i gjuhëve të huaja, veçanërisht i asaj angleze, kanë qenë dhe do të jenë në vëmendje të punës kërkimore-shkencore të universitetit, për të realizuar thellimin e studimeve në disiplinave të ndryshme kërkimore. Gjithashtu, Universiteti i Tiranës në mbrojtje të studentëve do të kundërshtojë çdo udhëzim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës që përcaknivelin e zotërimit të kompetencave të gjuhës angleze, që cënon lirinë dhe autonominë e institucioneve të arsimit të lartë. Rektori i Universitetit të Tiranës do t’i mbështesë studentët për uljen e nivelit të kërkuar të gjuhës angleze si dhe uljen e kostos për dhënien e këtij testimi. Mbështetja e organizimit të aktiviteteve sportive Mbështetja e organizimit të aktiviteteve sportive në Universitetin e Tiranës do të vijojë më tej me krijimin e ekipeve të posaçme të Universitetit të Tiranës në sportet: volejboll, basketboll, minifutboll, pingpong, shah, atletikë etj. Universiteti gjatë 4-viteve të ardhshme do të vijojë të mbështesë të gjithë studentët e angazhuar në aktivitetet sportive edhe në drejtim të avancimit të mëtejshëm të tyre në karrierën akademike.


Gazeta Almedicus

Shkurt 2012

Intervistë me kandidaten për rektor, Prof. Mimoza Hafizi

Universiteti i Tiranës, për një rini që shkollohet e punësohet” it; hartim i suplementit të diplomës, vëmendje e veçantë ndaj suplementit të diplomës në fund të ciklit të parë, i cili mund të orientojë punësimin e studentëve edhe vetëm me diplomën bachelor; dixhitalizim i çdo të dhëne universitare, që lehtëson përftimin online të informacioneve; lidhje e vazhduar me studentët pas diplomimit, krijim i bazës së të dhënave mbi punësimin e studentëve të diplomuar nga Universiteti i Tiranës; studentët doktorantë sa më pranë departamenteve përkatëse; dialog me MASH-in në lidhje me detyrimin për nivelin e gjuhës angleze në studimet master, situatë kjo e precipituar në emergjencë. Zgjidhja afatgjatë do shoqëruar me veprimet për një organizim më të mirë të mësimdhënies së gjuhës së huaj në fakultete të ndryshme të UT; bashkëpunim me qeverinë studentore për asistencë në gjallërimin e jetës studentore me aktivitete fizike apo kulturore në dobi të zhvillimit të interesave intelektuale; përmirësim i kushteve

Ku mbështetet platforma juaj? Platforma ime me moton “Universiteti i Tiranës, për rininë që shkollohet e punësohet” qëndron mbi bindjen se sfida që koha i ka vënë përpara këtij universiteti është përballja me konkurrencën e pandershme të një duzine shkollash të larta që e kanë rrethuar. Ajo mbështetet në besimin se Universiteti i Tiranës i ka të gjitha cilësitë për t’ia dalë mbanë e të mbetet vërtet një institucion udhërrëfyes i arsimit tonë të lartë. Platforma është ndërtuar mbi pesë shtylla: a) Ruajtja, konsolidimi dhe progresi cilësor i trupës akademike e mësimdhënies, me përparësi në kualifikimin e pandalshëm shkencor; për një personel të mirëpaguar; në rishikimin e ngarkesës mësimore, bazuar në parimin: çdo punë paguhet; në mësimdhënien serioze dhe të rifreskuar me dijet bashkëkohore; në vlerësimin korrekt të njohurive të studentit, me kontrast ndaj modelit që po instalohet në perceptimin e publikut.

të punës së studentëve, zgjerim hapësirash në biblioteka, salla me lidhje internet dhe lehtësira të tjera për shumëfishim materiali mësimor; krijim i njësisë së vlerësimit të cilësisë dhe akreditimit në rektorat dhe eventualisht në njësitë kryesore. Ky proces i rëndësishëm ndihmon në njohjen ndërkombëtare të diplomave të UT dhe të akreditimit e renditjes serioze në listën e universiteteve brenda dhe jashtë vendit. d) Administrimi modern dhe menaxhimi efikas i burimeve financiare e) UT, zë i ndjeshëm në zhvillimet e vendit Cilat janë pikat e forta me të cilat konkurroni me rivalin tuaj? Kërkoj të shkojmë drejt një universiteti cilësor, jo duke përjashtuar masivizimin në hyrje, por nëpërmjet rregullash të qarta e koherente, në

b) Kërkimi shkencor si pjesë e ndjeshme e aktivitetit universitar, me përparësi në riorientimin e investimeve me prirje drejt laboratorëve shkencorë dhe didaktikë, përmirësim i raportit mes investimeve në ndërtim ndaj investimeve në pajisje kërkimore-didaktike; në financimin e projekteve shkencore nëpërmjet procedurave konkurruese në shkallë universiteti; në krijimin e buxhetit për pjesëmarrje në konferenca dhe aktivitete të tjera shkencore, të menaxhueshme nga departamenti; në krijimin e qendrës universitare të asistencës për aplikim në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare kërkimi e plot hapa të tjerë. c) Universiteti për studentët me përparësitë: studentët, faktor bazë në realizimin e misionit të UT. Respekt i të drejtave dhe detyrave, që barten në rregulla të qarta dhe koherente; studentët, pjesë e rëndësishme e vlerësimit të brendshëm universitar; nxitje e modelit më të mirë, mbështetje e talentit të spikatur; rishikim i studiuar dhe dialog për tarifat e shkollimit sipas çdo programi studimi, në të tria ciklet e studim-

kontrast me qëndrimet populiste, të cilat mund të cenojnë rëndë misionin e universitetit tonë. Jam bashkëpunuese e mirëkuptuese. Përvoja shkencore e punës në grup ma ka theksuar këtë tip, të cilin e konsideroj cilësi të drejtuesit të suksesshëm. Ndiej se rivendosja e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit mes niveleve të piramidës së institucionit tonë ka dalë në plan të parë. Për çfarë ndryshimesh ka nevojë sot Universiteti i Tiranës? Po përmend ndryshimet në drejtim: autonomi deri në njësinë bazë, që është departamenti; decentralizim dhe delegim maksimal kompetencash; transparencë dhe vendimmarrje e përbashkët. Të tjerat ndjekin. Risitë që do të sillni ju në rast se shpalleni fituese e zgjedhjeve, rektore e Universitetit të Tiranës. Komunikimi dhe harmonia. Besimi dhe respekti reciprok. Përse studentët, pedagogët, administrata e Universitetit të Tiranës duhet të votojnë Mimoza Hafizin? Mendoj se kam një vizion dhe program, që u shërbejnë sfidave me të cilat përballet sot Universiteti i Tiranës. Jam njeri i vendosur në përgjegjësitë që ndërmarr. E njoh shumë mirë jetën akademike dhe administrimin e saj. Tentoj gjithmonë më të dobishmen, asnjëherë nuk bëj kompromis me mediokritetin.

7


Gazeta Almedicus

Vota justifikon mjetin?!

Në ditët e fundit është hapur një lajm në rrjetin social Facebook, se Taulant Muka ka shtyrë provimin e lëndës së sëmundjeve infektive, i cili do të mbahej më datë 17.02.2012. Pasi morëm vesh lajmin menduam të hetonim mbi vërtetësinë e tij. Pyetëm studentët e paralelit të parë të vitit të gjashtë, dega Mjekësi e përgjithëshme, të cilët na pohuan se ky lajm kishte ardhur në fillim nëpërmjet telefonit dhe më vonë qe përhapur në rrjetin social. Studentët ishin informuar që nëpërmjet krye sekretares së fakultetit të Mjekësisë, z.Muka kishte anulluar provimin e tyre. Reagimi i Kryesekretares së FM Menjëherë pas këtij pohimi vajtëm të takonim kryesekretaren, e cila na shpjegoi se provimi nuk qe lejuar të zhvillohej për arsyen e vetme, sipas vendimit të Universitetit të Tiranës dhe Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë, se ky provim duhej të mbahej brënda sezonit të povimeve i cili fillon më datë 27.02.2012. Ajo mohoi në mënyrë kategorike ndërhyrjen e ndonjë studenti, të Taulant Mukës apo të senatorit te vitit dhe pse ky i fundit është i vetmi që mund të caktoi apo ndryshoj datat e provimeve. Kryesekretaria na shpjegoi se kishte folur personalisht me të dy sekretaret e lëndës së sëmundjeve infektive , të cilat ishin në prani të studntëve në momentin e telefonatës dhe ata mund të dëgjonin çfarë kryesekretarja shpjegonte. Reagimi i Sekretares së Infektivit Menduam të shkonim në departamentin e lëndës së sëmundjeve infective dhe të bisedonim me dy sekretaret. Folëm me sekretaren e këtij departamenti e cila na shpjegi qartë: “Studentët na deklaruan se kishin folur me dekanatin dhe që mund ta jepnin provimin e lëndës jashtë sezoni. Ne caktuam datat dhe në momentin që po afrohej provimi kontaktuam me kryesekretaren për fletët e provimit dhe atëherë kryesekretarja na tha se në mënyrë kategorike, sipas rregullores të fakultetit të mjekësisë, ky provim mund të jepej vetëm në sezon provimesh pasi qe sezonal. Sekretarja e lëndës po ashtu mohi ndërhyrjen e ndonjë student në anulimin e këtij provimi.” Reagimi i shefit të sëmundjeve infektive Në momentin që ndodheshim në departamentin e lëndës së sëmundjeve infektive takuam profesorin e nderuar Dhimitër Kraja. Ai na shpjegoi se ishte absurd të mendohej se një student mund të shtynte provimin e lëndës së tij. Provimi nuk mund të zhvillohej, në bazë të rregullores së dekanatit, sepse është një provim sezonal dhe nuk mund të mbahet jashtë sezonit të provimeve.

Shkurt 2012

Me keqardhje të thellë konstatuam se kjo që manovër tjetër e dështuar e një fushate elektorale e mbushur me goditje të ulta. Po le ti marrim në një renditje kronologjike të gjitha këto goditje: E vërteta mbi stazhin: Në hapjen e fushatës për dekan të Fakultetit të Mjekësisë, kandidati Prof.Pëllumb Pipero doli me një dokument në dorë dhe deklaroi se stazhi për mjekët e ardshëm ishte kthyer në 3 muaj nga 9 që ishte më përpara. Kjo ndodhte më datë 02.02.2012. Ndërkaq, vendimi i Ministrit të Shëndetësisë, i publikuar ditë më vonë, shënonte datën 3/02/2012, pra një ditë më vonë. Kjo tregon qartë, që dokumenti i publikuar nga Prof. Pipero nuk ishte i vërtetë. Këtë e përforcon fakti që në vendimin e Ministrit ishte vendosur ulje e stazhit edhe për degët farmaci dhe stomatologji, fakty ky që nuk u përmend nga prof. Pipero.

Loja me komisionerët: Kryetari i Këshillit Studentor të Fakultetit të Mjekësisë (KSFM), z.Zhapa, më datë 02.02.2012 dorëzoi në dekanat, dy kërkesa me numër protokolli 13 dhe 15. Në këto kërkesa deklarohej që pas një mbledhje të mbajtur nga KSFM ishin vendosur emrat e kandidatëve për komisionet zgjedhore. Por kjo mbledhje nuk qe mbajtur kurrë dhe z.Zhapa kishte dorëzuar në dekanat dy kërkesa të pavërteta. Nëntë nga pesëmbëdhjetë senatorët e denoncuan faktin në Komisionin Qendror Zgjedhor Institucional, në Komisionin Zgjedhor të Fakultetit, në dekanat dhe rektorat.U morën masa dhe komisionerët e mëparëshëm u zëvendësuan me të tjerë.

Dokumentet e pavërtetë të firmosur nga Kryetari i KSFM, z.Zhapa

Njollosja e studentit për votë: U sulma më datë 14.02.2012, me akuza mjerane, student i fakultetit të mjekësisë z.Taulant Muka. U shtrëmbërua e vërta, në paaftësinë e zhvillimit të një provimi për të blerë vota, u demonizua kolegu ynë dhe u hap kështu një rreth vicioz ofedimesh dhe akuzash student me student, që nuk i kanë hije Fakultetit tonë të dashur dhe profesionit tonë si mjekë të ardhshëm.

Në gjithë këto FAKTE që ju shpalosëm, ju mbetet ju të vlerësoni kush është shkakëtari i vërtetë I këtyre paturpësive që po zhvillohen në fakultetin e mjekësisë. Vendimi i Ministrit të Shëndetësisë, z.Petrit Vasili mbi stazhin. Dokumenti është firmosur më datë 03/02/2012,

Kërkesa e KSFM drejtuar Ministrit të Shëndetësisë ku kërkohet vendosja e pagesës dhe jo ulja e stazhit

Publikimi në facebook i vendimit të stazhit nga KSFM një ditë para daljes së vendimit

Reagimi i senatorëve dhe vendimarrja e KSUT 2


Gazeta Almedicus

S(a) vlen Liria? Arsimi Publik vdiq!

Shkurt 2012

kur del nga qëllimi për të realizuar objektivat? A vlen Liria kur ndodh hartimi i të tilla ligjeve? Sa vlen ajo, dhe sa kufizohet? Kur ndodh kjo gjë liria tkurret. Njëriu se ndjen më veten të lirë, pikërisht se hapësira e tij kufizohet. E ditë pas dite liria kufizohet deri aty sa qëllim do të konsiderohet vetëm ruajtja e jetës, praktikisht vetëm të mbijetosh.

Msc Teori Politike: Besart Mataj Ka pak kohë që po më sillen në mendje disa pyetje, por që të gjitha janë të lidhura kryekëput më Lirinë, të qënit i lirë, në kuptimin që mendimtarë të shquar e kanë konceptuar, e ku sot mendimet e tyre tentohet të jetësohen në sisteme politike dhe rregulla apo ligje. Cfarë është liria? Sa vlen ajo? A vlen Liria? A ka lidhje Liria me të drejtat? A janë ligjet përherë në shërbim të lirisë dhe të drejtave të njëriut? Fundja, edhe tani që po shkruajmë mbi lirinë, a po e bëjmë ngaqë jemi të lirë, apo se liria po rrezikohet dhe duhët të reagojmë që t’i shpëtojmë këtij rreziku që i kanoset? Të tilla pyetje po më mundojnë, jo ngasë lodhem duke i menduar, por se nuk jam i sigurt nësë ka një përgjigje përfundimtare për to, nëse do ketë ndonjëherë një të tillë. Të gjitha përgjigjet për këto pyetje bëhen edhe më të vështira kur në mes futet një element tepër përcaktues; bëhet fjalë për gjendjen ekonomike të qytetarit shqiptar, ku mbijetesa mujore është kthyer në qëllim, e kur të ngresh pyetje të tilla, le pastaj të përgjigjes as që merret në konsideratë. Liria sot konsiderohet si e drejta për të bërë gjithçka deri në momentin sa nuk do cënosh lirinë e tjetrit. Dhe ky moscënim i hapësirës së gjithësecilit rregullohet me ligje, rregullua, dispozita, dhe ku kujdestari i madh është Shteti, i lindur nga kontrata mes njerëzve me njëri tjetrin pikërisht për të ruajtur këtë hapësirë lirie. Kjo ishte çfarë kontraktualistët, mendimtarë si Russoi, Hobbes apo Locku shprehnin kur i referohen nevojës për të pasur një garantues me qëllimin e vetëm për të ruajtur lirinë e të gjithëve. Shteti si qënie do ishte në të tillë mënyrë përfaqësues i sovrinatitetit të çdo individi, që vullnetarisht e ka deleguar atë, për të ruajtur të paprekur lirinë e tij. Të qënit i lirë, sjell për secilin zotërues të saj edhe të drejta. Nësë Liria do të ishte qëllimi, të drejtat janë objektivat që duhen arritur. E drejta e jetës, e drejta për t’u arsimuar, e drejta për t’u punësuar, e drejta për të pasur pronë, e drejta për të kërkuar lumturinë ashtu si, ku dhe kur çdo individ dëshiron. E për të arritur realizimin e këtyre të drejtave, që në vetvete janë shprehje e lirisë së të gjithëve, hartohen ligje. Këto të fundit duhet të hartohen më frymën e ruajtjes së hapësirës/lirisë së çdo njëriu, realizimit të objektivave të mësipërme. Por çfarë ndodh kur ligjet dalin nga kjo frymë, kur fryma e tyre është zaptuese e hapësirë publike, e lirisë për të zgjedhur,

Të jemi konkretë. Boll me llafe! Duke mbajtur në mendje çfarë thamë më lart, të pyesim veten S(A) vlen liria në Shqipëri? Ligjet që hartohen a i shërbejnë ruajtës dhe realizimit të saj në vendin tonë? Dhe nëse JO, ç’duhet të bëjmë për të ri-qënë përsëri të lirë? Duke qënë studentë, edhe në këto pak rreshta do merremi me lirinë e studentëve për të zgjedhur, me ligjet që hartohen dhe që pasojat bien mbi studentët, dhe mbi të gjitha duke qënë ligje të padrejta, çfare studentët duhet të bëjmë? Ligji arsimit të lartë, ligji për profesionet e rregulluara, dhe sidomos reforma financiare e universiteteve publike shprehin qartë se e drejta për t’u arsimuar jo vetëm që cënohet, por tjetërsohet në mall. Edukimi do konsiderohet si një produkt për t’u tregëtuar, duke humbur dimensionin publik dhe emancipues të shoqërisë. Qëllimi i universiteteve është kërkimi shkencor dhe mendimi kritik, e me këto ligje të mësipërme këto qëllime do tjetërsohen po ashtu në “reklamizim” të universiteteve, me qëllimin final mbijetesën e tyre fizike, pasi ajo akademike nuk do ekzistojë më. Arsimi Publik vdiq ! Kështu do themi nësë studentët nuk do kuptojnë se liria e tyre e zgjedhjes, dhe e drejta për arsim publik po cënohet nga këto ligje, e sidomos nga reforma financiare e universiteteve publike. Një popull i paarsimuar, është i destinuar të vdesë. Dhe spo flasim per arsim sa per te marre nje cope leter ku shkruhet “diplome”, por për arsim publik cilësor, duke nxitur kërkimin shkencor dhe të menduarit kritik mbi shoqërine. Kur te vdesë Arsmimi Publik, do kemi vetëm një ngutje të madhe të të gjithëve për të marrë copa letrash, sasia do bëhet qëllim, e cilësia do ngelet një utopi për t’u diskutuar vetëm, por jo për t’u arritur. Çdo gjë do jëtë private, e hapësira publike ku jëtësohet liria nuk do ekzistojë më. Çfarë vlere ka atëherë liria kur çdo gjë po privatizohet? Nuk ka asnjë vlerë, nuk do jemi të lirë më, pasi liria e zgjedhjes nuk do jetë më qëllim, por ajo do jetë detyrim për të bërë çdo gjë që ca kartona parlamentarë do vendosin, të kontrolluar nga ca biznesmenë. Unë e dua lirinë, dua edhe që objektivat të jenë të realizuara. E dua arsimin publik. Vetëm ta duash diçka nuk mjafton. Duhet të punosh çdo ditë për t’i ruajtur, madje madje duhet luftuar kundër të gjithë atyrë që e cënojnë arsimin publik. Ka ca kohë që kjo po ndodh; studëntë anëmbanë Shqipërisë, akoma shumë pak nga ç’duhet të jemi, me besimin dhe bindjen për të ruajtur Arsimin Publik, po organizohemi. Ne e kemi kuptuar, po punojmë që ta kuptojnë edhe të tjerë, dhe një thirrje kemi për të gjithë ata që skanë dëgjuar akoma:

VOTO NE 20 SHKURT! ALMEDICUS

UNIVERSITETI NË RREZIK !!!

3


Gazeta Almedicus

Konferenca e parë ndërkombëtare mbi etikën mjekësore në Shqipëri cilës jeni edhe ju. Diçka më shumë rreth këtij institucioni. Instituti Ndërkombëtar Alb-Shkenca ka nisur aktivitetin e tij si një organizim vullnetar kryesisht online i disa studiuesve shkencorë shqiptarë kudo nëpër botë. Ai është Institucion ndërkombëtar dhe mbarëkombëtar, aktualisht nga të paktët shembuj të tillë në arenën e shoqërisë civile shqipfolëse e që vazhdon të mbështetet mbi baza vullnetare dhe interdisiplinore. Me 9 seksionet dhe 3 degët e saj gjeografike (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni), instituti dëshiron jo vetëm të ndihmojë në forcimin e lidhjeve profesionale mes komunitetit shkencor shqip-folës, por edhe të sjellë në shoqërinë shqiptare kontributin e vet bazuar në përvojën e pasur të anëtarëve të saj në institucionet shkencore ndërkombëtare. Ju i përkisni një brezi të ri të suksesshëm që zgjodhët të ndërtonit karrierën tuaj profesionale në një vend të huaj, padyshim me një zhvillim të kahershëm të shkencave mjekësore. Sipas jush, çfarë i mungon mjekësisë shqiptare ? Po sistemin shëndetësor shqiptar si e vlerësoni ?

Altin Stafa, mjeku i suksesshëm shqiptar në Itali sjell në Tiranë personalitete të njohura të mjekësisë evropiane : Konferenca e parë ndërkombëtare mbi etikën mjekësore në Shqipëri Në kufijtë e dy tokave : rrënjët dhe degët Altin Stafa ishte një nga ata të rinj që pas viteve 90’ vendosën të ndërtonin të ardhmen e tyre jashtë Shqipërisë. Pas një përiudhe dy vjeçare në Fakultetin e Mjekësisë, në Tiranë, Altini vendos të rifillojë studimet për mjekësi në Universitetin e Bolonjës në vitin 1996. Ai shprehet se dëshira për të ndërtuar një të ardhme profesionale në një kontekst universitar të një niveli të lartë ndërkombëtar si dhe në të njëjtën kohë nevojshmëria për t’i shpëtuar pasojave të një sistemi social në ekuilibër të brishtë (pak muaj më vonë erdhi ’97 shqiptare), përforcuan idenë për t’u larguar nga vendlindja e tij. ‘’I lindur në mes të viteve ’70, e konsideroj veten me fat : si pothuajse gjithë brezi im, kalova fëmijëri të qetë e të mbrojtur. Në fillim të adoleshencës, në fillim të viteve ‘90, rebelimi fiziologjik personal i përkoi rebelimit historik të një populli të tërë… Arratisja nga kaosi brenda dhe jashtë vetes, nuk ishte vetëm një dëshirë fiziologjike dhe psikologjike adoleshenciale, ishte edhe dimensioni dominant i shoqërisë shqiptare të atëhershme. Bota e re universitare në “Alma mater” te Bolonjës u shartua natyrshëm mbi trungun e vjetër, trung i bazuar mbi një arsimim të rregullt. Ishte i natyrshëm përballimi me arketipin “albanese” të ndërtuar me aq ngulm nga mediat bazuar mbi eksperiencën e bashkatdhetarëve, të cilët jetonin (apo pësonin) ndryshe over-dozën e lirisë së dhunshme shqiptare… Antidoti (kundërhelmi) i ksenofobisë, gjeneruar nga shembujt e kriminalitetit shqiptar, ishte natyrisht ambienti kulturor. Universiteti më i vjetër i botës perëndimore, si çdo universitet tjetër më pas, kishte gjeneruar që në vitin 1088 atë që më pas u pagëzua me termin shik « melting pot », ambienti ku elementi etnikisht i ndryshëm është pjesë e normës. Dhe nuk ishim as të parët : përpara studentëve « të arratisur » nga Shqipëria në vitet ’90, atje kishin qenë të tjerë studentë shqiptarë në vitet ‘30. E akoma më parë, në mesjeten e hershme të Bolonjës kishte lënë gjurmë edhe “Collegium Illyricum Almae

Matris”

Dr. Stafa, pas kaq vitesh ktheheni në Shqipëri tashmë jo si student. Pse? Ndodhem në Shqipëri për të ndihmuar në organizimin e një konference ndërkombëtare mbi Etikën mjekësore, aktivitet i Institutit Ndërkombëtar Alb-Shkenca dhe i Seksionit të tij të Shkencave Mjekësore. Kjo konferencë, e para e këtij niveli e organizuar ndonjëherë në Shqipëri, sjell në Tiranë personalitete të nivelit të lartë ndërkombëtar nga fusha e mjekësisë dhe jurisprudencës mjekësore, nga 7 vende të botës, të cilët do të diskutojnë në Shqipëri disa argumente delikate të mjekësisë lidhur ngushtë me etikën mjekësore. Pse pikërisht ‘’Ethics in Medicine’’? E vërteta etike e mjekësisë botërore (jo vetem asaj shqipëtare) është zbuluar që para 2400 vjetësh, atëherë kur për herë të parë dhe para çdo profesioni tjetër, mjeku ndjeu nevojën e një kodi auto-disipline: betimi i Hipokratit. Njeriu i sëmurë si epiqendër e mendimit dhe veprimit profesional, përpjekja e mjekut per t’a ndihmuar pacientin pa e dëmtuar atë, respekti i ndërsjelltë mes kolegësh dhe nevoja për të ruajtur dinjitetin profesional. Janë këto “sekretet” që i mësohen studentit të mjekësisë në çdo universitet te botës. I veshur me bluzën e bardhë, ai duhet të jetë në gjendje të kurojë me profesionalizëm dhimbjen e pacientit dhe mbi të gjitha, kur të ndihet i pafuqishem para vuajtjes së pacientit, të dijë ta respektojë dhe t’i japi asaj dinjitetin njerëzor që i takon. Në këtë këndvështrim, kjo konferencë nuk ka gjë të re për të zbuluar. Dëshiron të përsërisë kumtin e lashtë. Por gjithashtu kjo konferencë dëshiron edhe të diskutojë, me specialistë të nivelit të lartë botëror, situatat e reja me të cilat po përballet mjekësia bashkëkohore të cilat gjenerojnë pyetje të reja etike: transplanti i organeve, përdorimi i energjisë rrezatuese në mjekësi (radiologji, radioterapi etj), përdorimi masiv i teknologjisë në raportin mjek-pacient, limiti etik i eksperimenteve dhe kërkimeve shkencore, dilemat etike në psikiatri dhe në hospitalizimin e forcuar e të sëmurëve mendor etj. Kjo konferencë organizohet me inisiativën e Institutit Ndërkombëtar Alb-Shkenca, pjesëtar i të

Mjekësia shqiptare ka nevojë të jetë e hapur dhe në komunikim të vazhdueshëm me kozmosin mjekësor botëror. Asnjë shkencë tjetër e aplikuar nuk e ka kaq të nevojshme sa mjekësia nevojën e komunimimit dhe shkëmbimit të përvojës. Prej vitesh, mjekësia nuk është më një “one man shoë”. Mjekësia monopoliste është në dëm të pacientit. Sot, fryma e mjekësisë drejtohet në një multi-dimensionalitet drejt shkëmbimit të informacionit ndërdisiplinor, teknologjisë diagnostikuese në rritje dhe shkëmbimit të aftësive kliniko-operative. Në këtë kontekst, përditësimi i njohurive nuk është më një luks apo detaj profesional i sofistikuar. Përditësimi është baza e profesionit mjekësor. Kanali i komunikimit të vazhdueshëm me kozmosin botëror mjekësor është e vetmja mënyrë për të ushtruar në mënyrë dinjitoze këtë profesion fisnik. Do të më pëlqente që Shqipëria të kishte sa më shpejt një sistem shëndetësor të qartë; i çfarëdo forme, por i qartë. Vetëm në këtë mënyrë besoj se do të shmangeshin zonat gri që mund të krijohen në mardhëniet mjek-pacient. Tre altrenativat organizative janë tashmë të njohura prej kohësh: sistemi publik, (në formatin e sistemit shëndetësor kombëtar italian apo edhe në modelin britanik Beveridge), sistemi privat (fee for service, i aplikuar në SHBA) dhe forma e ndërmjetme e modelit gjerman Bismarck. Ushtroj profesionin në kuadrin e sistemit shëndetësor kombëtar italian dhe jam i bindur në efikasitetin e tij, ashtu si në atë të të gjitha formave universale publike, ku shëndeti konsiderohet një e drejtë themelore e qytetarit dhe bazohet mbi rolin dominant të shtetit që ndihmohet nga taksat e qytetarëve. Besoj gjithashtu që një formë organizimi sipas modelit Bismark mund të merrej në konsideratë në kontekstin aktual shqiptar. Ndërsa jam plotësisht i bindur që një sistem dominant privat në Shqipëri do të thellonte në mënyrë tragjike hendekun në rritje mes shtresave të popullsisë, aq më tepër kur bëhet fjalë për në një dimension jetësor siç është ai shëndetësor. Çfarë do të sjellë ndryshe kjo konferencë? Çdo aktivitet shkencor i shërben rritjes së nivelit profesional, ndërgjegjësimit personal të çdo profesionisti dhe përmirësimit të rezultatit të punës, që në rastin e mjekëve, lidhen drejtëpërdrejtë me

Shkurt 2012

shëndetin e çdo qytetari. Qëllimi i aktivitetit është theksimi i rëndësisë së Etikës Mjekësore në aktivitetin e përditshëm të të gjithë profesionistëve të mjekësisë si dimension themelor i raportit mjek-pacient. Në të do të diskutohen çështje të shumta që kanë të bëjnë me zhvillimet më të fundit mjekësore dhe dilemat etike që lindin prej tyre si për shembull Etika e transplanteve, Etika e Psikiatrisë, Etika e përdorimit të energjive rrezatuese në Shqipëri, Etika në përdorimin e teknologjisë mjekësore apo në kërkim shkencor. Nje theks i veçantë do t’i jepet pa dyshim betimit të Hipokratit, i cili vazhdon të mbetet baza e etikës mjekësore edhe për mjekët e mijëvjeçarit të tretë. Personalitete shumë të njohura të arenës ndërkombëtare në shkencat mjekësore do të sjellin perspektiva të reja mbi këtë çështje duke i aktualizuar me kërkesat që përball zhvillimi i tejskajshëm i mjekësisë në ditët e sotme. Relatorët e ftuar vijnë nga Austria, Franca, Italia, Belgjika, Izraeli, etj. Cilat janë çështjet e nxehta etike të cilave i ënënshtrohet mjekësia shqiptare sot? Si ndryshon etika mjekësore nën veprimin e faktorit social, kulturor, ekonomik e politik e vëzhguar nën lupën e kontekstit shqiptar? Të gjitha këto do të jenë tematika të cilat trajtohen përgjatë gjithë relacioneve të kësaj Konference, e cila do të zhvillohet me datë 31 Mars, në Hotel Tirana Internacional!

Pjesëmarrja është e hapur për mjekë të të gjitha specialiteteve, menaxherë në fushën e mjekësisë, stomatologë, farmacistë, infermierë dhe teknikë laboratori. Akreditimi i aktivitetit është në proces nga Qendra Kombetare e Edukimit në Vazhdim (informacione ne ëebsitin e tyre: http://ëëë.qkev.gov.al/sq/akreditimi/ aktivitete-te-akredituara Rregjistrimi per në konferencë mund të bëhet ne faqen ëeb të Institutit Alb-Shkenca: http://ëëë.alb-shkenca.org/index. php?%2FAktivitete_te_AlbShkences%2FEthics_in_Medicine. php Ju kujtojme se kjo është forma e vetme per t’u rregjistruar në këtë aktivitet. Kuota e Pjesëmarrjes do të jetë 2500 ALL dhe pagesa do të bëhet përpara konferencës, nëpërmjet koordinatave bankare të cilat do të dërgohen me email pas rregjistrimit. Jeni te ftuar të merrni pjesë në këtë aktivitet me rëndësi të veçantë në kontekstin e sotëm social shqiptar. Jeni gjithashtu të lutur t’a shperndani informacionin tek të gjithë miqtë dhe kolegët tuaj të shumtë të cilët mund të jenë të interesuar për këtë aktivitet.


Gazeta Almedicus

Shkurt 2012

Redion Roshi Dega: Stomatologji, Viti i 5-të

Ariela Pogaçi Dega: Mjekësi e Përgjithshme, Viti i 6-të

Ardian Skëndaj Dega: Stomatologji, Viti i 3-të

Teuta Dinaj Dega: Shëndet Publik, Viti i 3-të

Enea Serani Dega: Mjekësi e Përgjithshme, Viti i 5-të

Niko Pano Dega: Mjekësi e Përgjithshme, Viti i 5-të

Natasha Lushi Dega: Farmaci, Viti i 2-të

Shkëlzen Lamlli Dega: Stomatologji, Viti i 5-të

Zgjim Isufi Dega: Farmaci, Viti i 5-të

Gentjan Asllanaj Dega: Mjekësi e Përgjithshme, Viti i 3-të

Sonilda Ishmakej Dega: Stomatologji, Viti i 3-të

Kandidatë për Anëtar të Këshillit të Fakultetit të Mjekësisë Ilir Alimehemti Specializantë, Endokrinologji

Erta Cenko Shëndet Publik

Almedicus Organization Bëhu miku ynë!

Ina Zaimi Dega: Mjekësi e Përgjithshme, Viti i 5-të


Gazeta Almedicus

Shkurt 2012

NJOFTIM

Fakulteti i Mjekësisë,Universiteti i Tiranës Komisioni Zgjedhor i Fakultetit (KZF)

Procesi i votimit më datë 20/02/2012 do të realizohet në sallat e mëposhtme: Salla 1 (Kati II-Salla Blu) Trupa pedagogjike dhe administrata Salla 2( Kati II-Korridori majtas) Dega Farmaci dhe Stomatologji Salla 3 (Kati I-Salla Ushtarake) Viti I, II, III, IV-Mjekësi e Përgjithshme dhe Shëndet Publik Salla 4-(Kati nëndhe) Viti V dhe i VI-të Mjekësi e Përgjithshme dhe Specializantët


Gazeta Almedicus, nr.13