Issuu on Google+

Stafi drejtues: Jana Nano, Fatbardha Çela, Taulant Muka, Fjorda Koromani

Intervistë me Prof. Dr. Shyqyri Subashin

Peticioni: Çfarë do të Studentët s’janë kova për t'u mbushur Studentet bëhet me kërkesat tona?

por qirinj për t'u ndezur

Prof. Shyqyri Subashi është një nga profesorët St më të dashur për stu-, dentët e vitit të tretë të që frekuentojnë lëndën e anatomisë patologjike

Fq. 3

Biblioteka e Fakultetit të Mjekësisë

Njihet për anektodat e tij argëtuese, sensin e humorit dhe çfarë është më e rëndësishme, në çdo situatë ai është i gatshëm të citojë ndonjë...

Fq. 4

Pavioni i endokrinologjisë

Një fillim i ri...

Mundësi apo pengesë

Fq. 10-11

Fq. 2 Apandesiti akut

Fletë nga ditari i Taulantit . . . për fatin tonë ‘të mirë’, ky është një ndër shembujt se si një pedagog mendon për studentin, madje edhe në leksion shprehet qartë besnikëria ndaj tekstit të librit, kur degjon atë tek referonte, njësoj sikur të lexoje rresht pas rreshti librin, pa u shqetësuar aspak nëse dëgjuesit po e kuptonin realisht . . .

Një arsyer e re e pazakontë për të hapu gojën e të thuash “Aahh” Esetika

Fq. 7

Fq. 5

Këshilli Studentor: Kandidaturat

Aktualiteti

Studentor

Ankthi i panikut

ore

eks iol ogj i

Tr

ill

Problematika Çfarë është dhe si mund të kurohet?

im

eS hk

en

Fq. 12

cor

e

Fq. 13

rë ltu Ku

Fq. 6

Fq. 6

Njohja shoqërore dhe depresioni Ejakulacioni i parakoshëm es tn Fi

Ç’përfaqëson dhe sa duhet Fq. 8-9 të na shqetësojë ai? Qeveri studentore apo agjensi udhëtimesh.. Të gjithë ne studentët jemi në kërkim të ndryshimit, të një ndryshimi i cili duhet të fillojë me përzgjedhjen e përfaqësuesve tanë. Deri më sot Qeveria Studentore e cila duhej të ishte zëri ynë për të gjitha problemet e panumërta që mbarten në këtë sistem arsimor , është një fantazëm që është shfaqur vetëm në . . .

Enciklopedia Mjekësore

Patologji

Estetikë

Si të përgatitësh vetë kremrat dhe vjarat e bukurisë? Fq. 15

Më shumë se vetëm një dietë. . .

Sa kalori duhet të marrim? Ushqimet dhe kaloritë që ato përmbajnë? Fq. 14


Gazeta Almedicus: një fillim i ri... Fjorda Koromani

Stafi drejtues: Jana Nano

Të dashur studentë, pedagogë, mjekë, pacientë! Ky është numri i parë i gazetës ALMEDICUS, gazetës së vetme të Fakultetit të Mjekësisë- organ i pavarur informacioni, i gjithi në shërbimin tuaj. Shpesh ndër vite janë bërë tentativa për të botuar në mënyrë periodike një gazetë që do të përfaqësonte fakultetin tonë por që gjithmonë kanë ngelur në fleta projektesh ose në rastin më të mirë nuk kanë mundur të vazhdojnë misionin e tyre. Kjo gazetë botohet me iniciativën e vetë studentëve të Fakultetit të Mjekësisë. Do të mirëprisnim çfarëdolloj bashkëpunimi edhe nga organet

drejtuese të vetë fakultetit. Gazeta ALMEDICUS shërben si një mjet komunikimi dhe informacioni në lidhje me të rejat e fundit në fushën e mjekësisë. Në të do të gjenden botime shkencore, artikuj studimorë nga profesorët tanë ashtu edhe ata të huaj. Gjithashtu siç do të shihni edhe gjatë shfletimit të saj, në të gjenden edhe shumë rubrika të tjera që prekin fusha të ndryshme interesi. Misioni ynë është ti ofrojmë lexuesit tonë veçanërisht studentëve ne fakultetin e mjekësisë të kenë hapësirën e tyre për tu shprehur dhe për të marrë informacion. Objektivat tona janë: 1-Botime shkencore cilësore, gjithëpërfshirëse, informative, problemore. 2-Të jetë përfaqësuese e fuqishme e grupeve target si studentët, pedagogët, pacientët, mjekët etj si

një organ mediatik i shprehjes së zërit të tyre. 3-Përmirësimi dhe shtimi i rubrikave dhe gamës së trajtesave. Në jemi të hapur dhe mirëpresim çdo sygjerim dhe bashkëpunim me të gjithë ju. Kontributi i gjithësecilit do të çonte në një produkt final akoma më cilësor. Paralelisht me gazetën, është hapur dhe website-i i parë I fakultetit tonë www.almedicus.com Edhe ky tërësisht me iniciativën tonë. Këtu u bëjmë thirrje edhe strukturave drejtuese të fakultetit që te ndërgjegjësohen se me pak dëshirë dhe shumë vullnet mund të arrihen shume gjëra. Ne e filluam këtë rrugë, thyem akullin por të vetëm është e vështirë të ecim përpara. Shpresojmë që roli i tyre në mbështetjen dhe promovimin e këtyre iniciativave të jetë me efektiv.

Objektivat e website-it: 1-Ndërveprimi i studentëve ndërmjet njëri-tjetrit dhe bashkëpunimi me pedagogët duke shkëmbyer informacione, leksione, punime shkencore, materiale didaktike dhe gjithcka tjetër. 2- Informimi për arritjet më të reja shkencore 3-Shtimi i numrit të rubrikave, të materialeve shkencore etj 4-Njohja dhe prezantimi i Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Tiranës me strukturat e tij, rregulloren, kurikulat, stafin etj. 5-Argëtimi i përdoruesve. Ju urojme të gjitheve lexim të mbarë !! Redaksia Një falenderim të vecantë redaksia ia kushton Dr.Anyla Bylos për gjithë mbështetjen që na ofroi si dhe NOVARTIS për kontributin financiar.

Fatbardha Çela Taulant Muka Fjorda Koromani

Redaksia: Blerta Hamolli Lisiana Demiraj Adela Brahimaj Edina Zhabjaku

Dekanati përshëndet gazetën Dekanati i Fakultetit të Mjekësisë përshëndet daljen e numrit të parë të gazetës “Albmedicus”, iniciuar nga një grup studentësh entuziastë, kurajozë dhe të talentuar të këtij fakulteti. Botimi i kësaj gazete do të shërbejë për të pasqyruar jetën studentore në të gjithë aspektet e saj dhe nga ana tjetër, do të jetë një mjet informimi, edukimi dhe komunikimi në këtë fakultet. Botime të tilla shërbejnë si motiv dhe shtysë debatesh e diskutimesh për të përmisuar klimën arsimore, shkencore dhe jetën studentore në fakultetit tonë. Fakulteti i Mjekësisë gjendet sot përpara sfidave të reja të diktuara nga përfshirja në sistemin arsimor Europian. Këto sfida mund të përballohen me sukses vetëm përmes pjesëmarrjes gjithëpërfshirëse të trupës pedagogjike dhe studentëve. Botimi i kësaj gazete do të jetë një nga mënyrat e përçimit të zërit të studentëve në proceset reformuese në të cilat është përfshirë tashmë Universiteti i Tiranës. Në misionin e saj fisnik, kjo gazetë do të ketë partneritetin dhe bashkëpunimin e Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë.

Besiana Balla Erald Gega

Bibliotekës e Fakultetit të Mjekësisë Design: Taulant Muka

Marketingu: Blerta Hamolli

Kontakt Cel: 0693585558 email: almedicus@hotmail.com

Faqja_2

S hpesh më ndodh të kaloj prane internet caffe-ve e të vërej se sa shumë frekuentohen ato nga të rinjtë…. menjëherë më shkon mendja tek bibliotekat….Sigurisht që interneti dhe kompjuteri janë mjete mëse funksionale për një informim të bollshëm, por nuk e krijon dot asnjëherë ndërveprimin libër-lexues!.. .Për këtë dhe shumë arsyë të tjera kemi vendosur që ky reportazh ti kushtohet bibliotekës së fakultetit tonë! Biblioteka e fakultetit të mjekësisë është krijuar më 1957, në një kohë me krijimin e UT me vendodhje pranë godinës së fakultetit ekzistues, në dy dhoma (sot i gjithë ambjenti i sekretarisë së dekanit). Dekani i parë ka qënë z. Medar Shtylla dhe punonjësja e parë ka qënë znj. Nermin Angoni . Në vitin 1958 – 1977 janë aplikuar për herë të parë proceset shkencore të bibliotekonomisë nga znj. Suzana Koraqi e cila ka qënë e para në zbatimin e proceseve shkencore të bibliotekonomisë. Keto procese konsistojnë në: a. Inventarizimin e fondit b. Klasifikimin e literatures c. Skedimi dhe ngritja e skedareve (Alfabetik dhe Sistematik) Që nga viti 1963 librat klasifikoheshin sipas librit të klasifikimit (UDK). Librat e parë erdhën nga Instituti i Shkencave në një sasi 1500-2000 vëllime dhe ishin kryesisht në gjuhen ruse dhe disa revista franceze si “Semaine des Hopitaux”(java e spitaleve), “La Presse medicale”(shtypi mjekësor),”La revue du praticien”(revista e praktikantit), etj. Në vitin 1968 u bë bashkimi i bibliotekave të spitaleve Nr.1 dhe 2 pranë bibliotekës së fakultetit me punonjëset znj.Firdes Kalo (Kore) dhe znj.Vali Pe$ani. Pasurimi i bibliotekës bëhej me anë të katalogëve rusë “Novie Knigi” sipas porosive dhe interesave të vetë katedrave. Më pas këto porosi dërgoheshin në Sektorin e Pasurimit pranë Bibliotekës Shkencore të UT. Me shtimin e literaturës, u ndje nevoja e shtimit të hapsirave të bibliotekës e cila kalon në bodrumet e fakultetit dhe salla e madhe (palestra) u bë fond i libraries, ndërsa një dhomë u bë për skedarët alfabetik dhe sistematik si dhe një sportel. Në vitet 70’ u fillua të bëhen porosi për literaturë edhe nga vendet perëndimore si Franca, Italia, Gjermania, etj. Biblioteka kishte një frekuentim të gjerë nga lexues të kategorive të ndryshme të fushës së mjekësisë. Për këtë u mendua që të transferohet në katin e parë të godinës së konviktit të Fakultetit të Mjekësisë, kjo me ndihmën e dekanit z.Hiqmet Dibra.

Numri i vëllimeve të librave arriti në 35000-40000 dhe revistat rreth 80 tituj. Në vitin 1976 biblioteka u transferua në godinën e re ku ndodhet edhe sot dhe po në këtë vit vjen si punonjës edhe z.Mihal Hanxhari. Në vitin 1977-1986 erdhi z.Pali Zisi si përgjegjës i kësaj biblioteke. Gjatë kësaj kohe u krijua në bibliotekë edhe skedari Topografik, si dhe filluan të klasifikohen edhe koleksionet e revistat e huaja. Biblioteka punonte me orar paradite dhe pasdite të 5 ditët e javës. Ajo mbante lidhje me 26 bibliotekat e rretheve të vendit të cilat kishin nevojë për materiale të ndryshme për mjekët e rretheve. Në vitin 1986, pas daljes në pension të z.Pali Zisi, përgjegjëse e kësaj biblioteke u bë znj. Firdes Kalo(Kore) dhe gjithashtu një punonjëse tjetër e re, znj. Lindita Papadhopulli (Kostallari). Në vitin 1990 pas largimit të znj. Firdes Kalo jashtë shtetit, vjen si përgjegjëse përsëri znj.Suzana Koraqi (Lazri). Sasia e literaturës në këtë vit arriti 71100 vëllime librash dhe 17000 koleksione periodiku. Nga ky vit deri më 1997 bibliotekës iu ndërprenë abonimet e revistave dhe blerja e literaturës së re për shkak të tranzicionit të vendit. Në vitet 1993-1994, një rol të rëndësishëm ka luajtur Fondacioni SOROS që pajisi bibliotekën me dy kompjutuera për shfrytëzimin në Medline të informacionit mjekësor dhe të një sasie të konsiderueshme librash mjekësore në gjuhën angleze. Në vitin 1995 fillon punë pranë kësaj biblioteke znj.Suzana Zaloshnja dhe po në këtë vit bëhet edhe ndarja e Bibliotekës Shkencore të UT dhe kalimi i tyre pranë fakulteteve përkatese. Në vitin 1996 dekani i këtij fakulteti z.Fedhon Meksi bashkë me koordinatoren e projekteve znj. Fatma Petrela(Agolli), bënë të mundur përfshirjen e bibliotekës në Projektin Tempus Klinik-ALBA, projekt i cili krijoi hapsirën e duhur për një sallë me fonde të hapura, pasuroi bibliotekën jo vetëm me 300 tituj librash të rinj dhe 56 tituj revistash(per 3 vjet 1999-2001), por edhe me aparaturen e sigurisë(kundër vjedhjes së librave), 1 kompjuter, 1 fotokopje si dhe specializimin e dy punonjëseve të kësaj biblioteke në Francë dhe në Itali për 4 muaj. Në vitin 1997, me daljen në pension të znj.Suzana Koraqi, përgjegjese e bibliotekës bëhet znj. Lindita Papadhopulli, detyrë që e ka edhe sot. Punonjësit që kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë në këtë bibliotekë, kanë qënë dhe janë të kualifikuar e gjithashtu kanë zbatuar në punë të gjitha normat dhe standartet e bibliotekonomisë ndërkombëtare.


Peticioni: Çf arë do të bëhet me kër kesat ttona? ona? Çfarë kërk PETICIONI

Sëmundja Crohn

Jana Nano Drejtuar Dekanit të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Tiranës Z.Alfred Priftanji

Nëpërmjet këtij peticioni, ne të nënshkruarit, studente të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Tiranës, me qëllim rritjen e cilësisë dhe kushteve të mësimdhënies si dhe te rritjes se profesionalizmit akademik kërkojmë:

Individët që preken më shpesh: të dyja sekset nga mosha 20 deri në 40 vjeç

1- Afishimin në mjediset e Fakultetit të Mjekësisë të Rregullores së Fakultetit të Mjekësisë brenda datës 30 nëntor 2008. 2-Përmirësimin e sallave të leksioneve brenda standarteve. Krijimin e auditoreve të medha. Është gati e pamundur të zhvillohet mesimi në të ashtëquajturën ‘’salla nr 1’’. Përvec mungesës së karrigeve dhe arkitekturën aspak të përshtatshme për një sallë leksionesh nuk mungojnë edhe zhurmat e jashtme.Një shembull tjetër është salla e leksioneve të anatomisë ku ndricimi është i pamjaftueshëm. 3-Dhënien e provimeve për të gjitha lëndët me volum të madh në formën e moduleve dhe çdo moduli ti përcaktohen kreditet përkatëse; kjo formë do të ulte ngarkesën që ka studenti i Fakultetit të Mjekësisë dhe do të mundësonte një përvetësim më cilësor të lëndëve. 4-Liberalizimin e provimeve; çdo studenti ti jepet mundësia që një provim ta jape disa herë në vit në datat që përcaktohen nga departamentet përkatëse të Fakultetit të Mjekësisë si dhe shumë e rëndësishme: ndryshimi i kufizimit të përmirësimit të notës (Pika të platformës tuaj elektorale) 5-Të shpallet data e provimit të paktën një muaj përpara dates së zhvillimit të provimit. 6-Hapjen e klasave verore; studentët të mund të regjistrohen në kurset që ata dëshirojnë gjatë muajve të verës, për marrjen e krediteve me qëllim përmirsimin (për marrjen e krediteve të lëndëve të mbartura) ose avancimin (marrjen e krediteve për ujen e ngarkesës së kursit gjatë një viti të rregullt shkollor). 7-Krijimin e një faqe interneti të Fakultetit të Mjekësisë ku përveç të tjerash të publikohen të gjitha leksionet nga ana e pedagogogëve të këtij fakulteti dhe të hidhet i gjithë informacioni i dixhitalizuar i studentit duke përfshirë edhe notën dhe pajisjen e çdo studenti me një kod aksesi (fjalëkalimi) nëpërmjet të cilit çdo student do të mund të ketë akses në informacionin e tij nëpërmjet internetit dhe njëkohësisht do të mundësohej ruajtja e privatësisë së studentit. 8-Përmirësimi i cilësisë së botimit të librave. Shpeshhërë ata janë të keqpërkthyer, të papërpunuar, me një cilësi të dobët flete dhe shkrimi si dhe të pashoqëruar me figura (për më tepër që vlera e tyre e tejkalon koston reale.Sakrifikojme neqoftese do te kishim ne dore nje literature cilesore dhe qe justifikon cmimet ). Një komision shqyrtimi do të ishte zgjidhja e këtij problem ose nqs ai ekziston të kontrollohet efikasiteti i tij. 9-Krijimin e ambjenteve(sallave)te studimit. Në një orë të lirë ose pushimi zgjidhja e vetme janë kafenetë përreth fakultetit. Hapja e sallave të studimit do t’i jepte studentit mundësinë e një menaxhimi më efikas të kohës.Kjo është një nevojë urgjente. 10-Pajisjen e katedrave me mjete bashkohore didaktike me qellim marrjen cilesore te informacionit dhe trajnimin e pedagogeve per aplikimin e formave me te mira pedagogjike ne procesin e mesimdhenies. Duke mos paragjykuar aftesite profesionale të disa pedagogëve kemi verejtje ndaj metodave të tyre arkaike të të dhënit mesim. Keto verejtje ia kemi komunikuar por ata na janë përgjigjur se kanë pamjaftueshmëri baze materiale si laptop, video projektor etj. Kështu studentët janë të detyruar të ndjekin leksione aspak interesante nga ana akademike, të merzitshëme etj.Kjo eshte edhe nje nga arsyet perse shpeshhere oret e leksioneve bojkotohen ne mase.

PER GJIGJJ A PERGJIGJJ GJIGJJA Në datën 20 nëntor 2008 pranë sekretarisë së dekanit të Fakultetit të Mjekësisë z. Alfred Priftanji u dorëzua një peticion i firmosur nga rreth 490 studentë te fakultetit tonë. Një javë më vonë një grup studentësh prej 10 vetash u mblodhën për të diskutuar të gjitha pikat e këtij peticioni sëbashku me zv.dekanen znj.Anyla Bylo dhe z.Llukan Rrumbullaku. Dr. Anyla e vlerësoi shumë këtë peticion për faktin se qe i pari i këtij lloji: synonte rritjen e cilësisë së mësimdhënies në fakultet. Ajo u shpreh se asnjëherë nuk ishte organizuar diçka e tillë nga studentët , qofshin edhe nga përfaqësitë e tyre. Të vetmet herë kur qeveria studentore e fakultetit tonë ka ngritur zërin e saj ka qënë çështja e stazhit aq shumë e përfolur në mbrojtje të interesave të një kontigjenti studentësh të cilët mesiguri absolutisht nuk meritojnë kaq shumë vemendje. Qëllimi këtij peticioni ishte rritja e clësisë së mësimdhënies dhe formimit akademik të studentit. Ky

i fundit, duhet të çohet nga gjumi letargjik dhe të kërkojë te drejtat e tij për një jetë akademike më të mirë. Është një investim që cdo kush prej nesh ia bën vetes. Përgjithësisht, një konkluzion pak zhgënjyes është fakti që vetë studentët nuk angazhohen të japin kontributet e tyre në këtë ndryshim. Ata janë indiferentë dhe tepër pasivë në kërkimin e të drejtave të tyre. Kjo edhe për faktin e një edukate dhe ndërgjegjësimi qytetar mjaft të ulët që kanë shqiptarët në përgjithësi…ndoshta pasojë e një nënshtrimi shekullor. Përfaqësuesija e fakultetit u shpreh gadishmërisht e hapur dhe tepër pozitive ndaj kërkesave tona, për të bashkëpunuar sëbashku me qëllim arritjen e rezultateve më të mira. Pikat e peticionit u diskutuan një nga një. Përsa i përket rregullores së fakultetit Dr.Anyla u shpreh që nuk ekzistonte akoma një e tillë e rinovuar. Aktualisht fakulteti punon me rregulloren e vitit 2000 së cilës i janë bërë modifikime. Pritej që shumë shpejt të vintë një rregullore

e re nga rektorati. Ajo do të afishohet në ambjentet dhe website-in e shkollës. U diskutua edhe për implementimin e sistemit të Bolonjës në fakultetitn tonë. Karta e Bolonjës ishte pranuar nga fakulteti ynë në vitin shkollor 2006-2007. Po punohej për krijimin e silabuseve mësimore dhe inkorporimin e elementëve të Kartës së Bolonjës në sistemin tonë. Deri tani ishte arritur vetëm ekuivalentimi me sistemin e krediteve pasi edhe vetë specificiteti i fakultetit tonë e bën pak të vështirë zhvillimin e këtij proçesi. Nga dekanati ishin diskutuar edhe forma të reja vlerësimit të studentit si psh sistemi I pikëzimit ku studenti do të vlerësohej në bazë të frekuentimit të leksioneve, seminareve, aktivizimit në orët mësimore, laboratoreve, punëve praktike etj ku gjithesecili prej këtyre elementëve do të kishte rëndësine e tij në përqindjen e notës perfundimtare. Gjithsesi ky system ishte akoma në diskutim e sipër. Disa prej pikave të peticionit drejtuesit e fakultetit na u përgjigjën

Përshkrimi: inflamacion i një pjese të ileumit duke çuar në ulçeracione

që do ti zgjidhnin më së shpejti psh krijimi i faqes së internetit (që pothuajse ështe gati). Problemi i informatizimit të sekretarisë që lidhej drejtpërdrejt me pikën 7 të peticionit ishte ndoshta nga më të veshtirët pasi kërkonte fonde dhe investime të mëdha. Ata po shqyrtonin zgjidhjet me të mira. Edhe pikat e tjera si përmirësimi i cilësisë së botimit të librave, krijimin e sallave të leximit, pajisjen e katedrave me mjete bashkëkohore didaktike etj përfaqësuesit u shprehën se do ti shqyrtonin me kujdes për plotësimin e kërkesave tona. Ajo që vura re nga takimi ishte disponibiliteti dhe dëshira e mirë që treguan përfaqësusesit e dekanatit për të bërë ndryshime. Shumë diskutime, premtime u bënë në këtë mbledhje por koha është ajo që do të tregojë rezultatet. Ne jemi kokëfortësisht të vendosur për të kërkuar të drejtat tona. Në cdo rast indiference, mosplotësimi të këtyre kërkesave ftoj të gjithë ju për tu ngritur njëzëri. Mjaft fjetëm! Janë të drejtat tona!

Organe të prekura: ileum, gjëndra, ind limfoid Simptoma dhe indikacione: dhimbje abdominale spastike ne formën e kolikave të cilat mund të ngatërrohen me apendesitin. Temperaturë e lartë, të vjella, humbje në peshë dhe uri. Shoqërohet me një trashje të ileumit që mund të vihet re edhe nga jashtë. Simptomat përsëriten shpesh për një kohë të gjatë edhe nëse sëmundja zhduket. Trajtimi: konsiston në një regjim diete jo me shumë fibra por I pasur me vitamina. Mjekohen me barna për qetësimin e dhimbjeve, vitamina suplementare si dhe antibiotikë e kortikosteroid. N ë raste më të komplikuara kërkohet ndërhyrje kirurgjikale për të hequr pjesën e sëmurë. Shkaku dhe faktorët e riskut: shkaku është i panjohur edhe se mendohet që sëmundja ka baza gjenetike. Njerëzit që kanë alergji sëmundje të caktuara kanë probabilitet më të madh për të zhvilluar këtë sëmundje. Ka një mundësi për infeksion ose abces, perforacione të pjesëve të inflamuara, fistula dhe një risk i rritur për të zhvilluar kancer të ileunit.

Faqja_3


Int er vis të me Prof.Dr .Subashi Inter ervis vistë Prof.Dr.Subashi

a m z i r Afo a m z i r Afo a m z i r o Af Një gazetë është një librari qarkulluese me presion të lartë gjaku.-Arthur Baer …lypsi i shëndetshëm është më i lumtur se mbreti i sëmurë… Fakti që i sëmuri po shkon mirë nuk do të thotë se diagnoza juaj është e saktë. – Samuel J. Meitzer, 1851-1921, mjek amerikan Atë që Nissel dhe Alzheimer mundën ta gjenin me mikroskop, e quajtën “neurologji”. Kurse atë që nuk mundën ta gjenin e quajtën “psikiatri”. –Edward Shorter (Sëmundjet neurologjike kanë bazë morfologjike të vrojtueshme në mikroskop me metoda të ndryshme histopatologjike, kurse sëmundjet psikiatrike nuk kanë bazë të tillë). Zgjidhni specialitetin dhe keni zgjedhur sëmundjen tuaj. – Anon, 1908 Një gjinekolog mashkull është një mekanik automjetesh, I cili kurrë nuk e bën të vetën një nga ato makina. – Carrie Show, komedian dhe skenarist I kuruar dje nga sëmundja që kisha, unë vdiqa mbrëmë nga mjeku im. – Matthew Prior, 1664-1721 Në një ndalim zemre, veprimi i parë (që duhet bërë) është të provoni të prekni pulsin e vetes. – Samuel Shem,1978 Dentisti në të vërtetë është një njeri i pafat, sepse ai duhet të kërkojë bukën e tij në gojën e të tjerëve. – Martin H. Fische Freud është babai i psikanalizës. Ai nuk është mamaja. – Germaine Greer

Faqja_4

Profesor Shyqyri Subashi është një nga pedagogët më të dashur për studentët e vitit të 3 që frekuentojnë lëndën e anatomisë patologjike. Njihet për anekdotat e tij argëtuese, sensin e humorit si dhe në cdo situatë ai është i gatshëm të citojë ndonjë aforizëm. Kështu ora e leksionit merr një rrjedhë krejt tjetër ku gjithçka ndërthuret aq këndshëm me mësimin. Intervista u realizua në zyrën e tij. Biseda rrodhi krejt natyrshëm. Më bëri shumë përshtypje thjeshtësia dhe modestia e tij. Vura re që ai citonte shpesh aforizma nga mendimtarë të mëdhenj. Gjatë kohës që komunikuam u informova që profesor Shyqyriu kishte një pasion të veçantë për koleksionimin e aforizmave. Që në moshë më të re kishtë filluar ti grumbullonte ato derisa këtë vit, pas një pune disavjeçare, kishte vendosur ti botonte të gjitha në një përmbledhje. Titullohej ‘’Aforizma per shëndetin”.Ai është një libër voluminoz me rreth 7000 aforizma. E magjepsur nga gjithë ajo punë kolosale, profesori më dhuroi një kopje. Dua ta rifalenderoj edhe njëherë profesor Subashin për kohën që më kushtoi për të dhënë këtë intervistë. E ndiej veten me fat që kemi profesorë të tillë në trupën pedagogjike të fakultetit tonë. Çfarë është anatomia patologjike? Është disiplina që studion ndryshimet strukturore në të gjitha nivelet e organizmit të njeriut gjatë patologjive të ndryshme. Ajo mund të ndahet në shume degë psh mund të ndahet në organore. Anatomi patologjike ka kardiologjia, pneumologjia, pediatria, gjinekologjia ,gastroenterologjia etj.Ajo mund të ndahet në nivel studimor: anatomia patologjike makroskopike, mikroskopike, elektronike etj. Mund të ndahet në këndvështrimin pato-gjenetik psh imuno-patologjia, sëmundjet e hipersensibilitetit, patologjia e sëmundjeve infektive, patologji mjedisore qe është një nga problemet kryesore të botës së civilizuar. Në lidhje me ketë të fundit

mund të them që zhivillimi i madh teknologjik ka koston e vet. Shume sëmundje kanë ‘’lindur” si rezultat i këtyre zhvillimeve. Cili është specialiteti juaj dhe përveç tij nqs keni fusha të tjera interesi?

kufizonte dhe jo shumë të gjerë për të të mos lejuar ta sundosh. Një shkencëtar ka thënë ”Nqs specialiteti përfshin një fushë të gjerë, një jetë nuk mjafton ta kapësh. Në mjekësi një jetë nuk mjafton. Por edhe dy të ishin, padyshim që nuk do mjaftonin.

Place Artwork

Specialitetin tim mua më pëlqen ta quaj: Pedagog i Fakultetit të Mjekësisë kjo për faktin se jam shumë i lidhur me pedagogjinë dhe studentin. Më konkretisht unë jam anatomopatolog, specifikisht histopatolog pasi në fjalorin e sotëm termi anatomo- është hequr nga përdorimi për shkak se nuk kryhen më autopsi. Prej shumë kohësh në gjirin e patologjisë unë jam marr me patologjinë ‘’nëna dhe fëmija”, të fëmijëve të porsalindur dhe grave shtatzëna,madje kanë qënë pikërisht këto teza të cilat kam mbrojtur për kandidat shkencash dhe doktor shkencash. Si filloi interesimi juaj për të punuar në fushën e patologjisë? Ka qenë fare i rastësishëm. Sapo mbarova studimet në Fakultetin e Mjekësisë dhe më mbajtën pedagog këtu. U ndjeva shumë i privilegjuar nga fati. Më caktuan në anatominë patologjike. Aty gjeta profesorin dhe mikun tim Fatos Ariton që kishte qënë para meje .Fillimisht kisha një hezitim pasi më pelqentë fusha e obstretik-gjinekologjisë, pediatrisë ose otorino laringologjisë. Filozofia ka qenë kjo: doja të zgjidhja nje specialitet jo shumë të ngushtë që të

Si është një ditë tipike për ju? Një ditë e zakonshme për mua fillon me një mbledhje me kolegët për të diskutuar çështjet më të rëndësishme të ditës, pastaj pi patjetër kafen e mëngjesit. Më vonë dita vijon me konsultat e biopsive të ndryshme dhe çështjeve të tjera mjekësore. Një nga elementët më të rëndësishëm të ditës time janë edhe leksionet në lëndën e anatomisë patologjike. I dua shumë studentët e mi. Përpiqem që me shumë kujdes dhe përkushtim tu përcjell atyre njohuritë bazë në këtë lëndë të mrekullueshme. Përpiqem që ta organizoj procesin e mësimdhënies në mënyrën më të mirë didaktike të mundshme jo vetëm duke ndenjur besnik i librit. Jam i mendimit që leksioni dhe libri të jenë plotësim i njëri-tjetrit. Studentët nuk janë kova për t’i mbushur por qirinj për tu ndezur. Ky është roli i pedagogut. Qëllimi im është bashkëfunksionimi në mënyrë të këndshme në binomin pedagogstudent. Cila ngjarje ju ka lenë mbresa gjatë punës tuaj si patolog? Faleminderit që më bëtë ketë pyetje sepse më sjell në mëndje profesorin dhe mikun tim veçanërisht të dashur

Jana Nano Bardhi çako, profesorin e histologjisë. Kemi qënë përballë godinës ku tani zhvillohen praktikat e histologjisë. Ka qënë viti 1979.në mos gabohem. Vjen paksa i tronditur dhe me një frymë më thotë: ‘’Është zbuluar një sëmundje e tmerrshme që do bëjë kërdinë në të gjithë botën. Bëhet fjalë për një sëmundje të pashërueshme vdekjepru-rëse që parashikohet të përhapet në të gjithe globin. Lexova që e ka prejardhjen nga emigrantët e Haitit!” Të them të drejtën në fillim kujtuam se po tallej se ai ishtë shumë shakaxhi. Por më pas vitet kaluan dhe zbulimi I SIDA-s qe një tronditje për të gjithë qytetarët e globit.Një fatkeqësi mbarëbotërore. Cila është këshilla juaj për të gjithë ata studentë që po konsiderojnë patologjinë si një zgjedhje të mundshme për t’u specializuar?Ç’duhet të përmbushë ai? Kuriozitetin, vrojtimin, se thonë që njeriu sheh atë që di. Prandaj duhet ta shohësh në fillim dhe pastaj të konkludosh nqs di apo nuk di. Duhet të punojë pa u lodhur sepse vetëm kështu do të mund të pushtojë majat. Elementë të tjerë janë modestia si dhe korrektësia. Nuk duhet të mungojë dhe një grimcë nga Nënë Tëreza, ajo ka thenë : ‘’Ne jemi një pikë në oqeanin e humanizmit por pa atë pikë oqeani s’do ishte plot” Anatomo-patologjia është një alternativë e mirë sepse patologjia përbën themelin e mjekësisë. Në shumë sëmundje sidomos me ato me patologji malinje roli i saj në evidentimin e sëmundjes dhe përcaktimin e diagnozës është fondamental. Mund ta krahasojmë me violinën e pare,është argumenti themelor pa të cilin do të ishte e pamundur një ekzaminim dhe një njohje më e thellë e patologjisë së sëmundjes. Sot është zhvilluar shumë kjo degë pothuajse me hapa galopante duke përfshirë zhvillimet në ekzaminimet histiokimike, imunohistiokimike, molekulare, mënyrat e prelevimit ( marrjes ) së biopsive me anë të endoskopive të traktit gastro-intestinal, respirator, kaviteteve etj. Për arritjen e rezultateve sa më pozitive kërkohet shumë sakrificë. Të gjitha degët e mjekësisë e kërkojnë këtë. Unë i uroj shumë suksese të gjithë studentëve të mjekësisë pavarësisht nga profilizimi i tyre.


Së shpejti: ATLASI MË I RI I ANATOMISË Faqja_5


Qeveri studentore apo agjensi udhëtimesh...

Osteoartritis Përshkrimi: një formë artriti që përfshin kartilagot e artikulacioneve të shoqëruara me ndryshmet e kockave përkatëse. Ka të bëjë me humbjen e kartilagove ose me zhvillimin e ostofiteve ( rritje e vogël e kockës që ndodh brenda artikulacionit si pasojë e degjenerimit të kartilagos) Individë më shumë të prekur: çdo adult mbi moshën 45 vjeçare Organi i prekur: artikulacionet në gishtat e këmbës, dorës, bërrylit, gjurit etj. Simptoma dhe indikacione: ngurtësi dhe dhimbje e artikulacioneve te prekura. Dhimbja bëhet më e madhe kur është ftohtë dhe lagështirë. Lëvizja e kockave vështirësohet shumë. Trajtimi: Rekomandohen analgjezik për dhimbjet si dhe përdoren barna jo-steroidale antiinflamatore në fazat akute të osteoartritit. Në raste urgjente mundte kërkohet ndërhyrhe kirurgjikale për të zëvëndësuar artikulacionin e infektuar. Shkaku dhe faktorët e riskut: shkaqet përfshjnë lodhjet e rënda fizike, dëmtimet, mosha etj. Disa kategori njerëzish si sportistët, balerinët etj janë më të predispozuar për këtë lloj sëmundjeje.

Faqja_6

Të gjithë ne studentët jeni në kërkim të ndryshimit, nje ndryshim i cili duhet të fillojë me përzgjedhjen e perfaqesuesve tanë.Deri më sot Qeveria Studentore e cila duhej të ishte zëri ynë për të gjitha problemet e panumërta që mbarten në këtë sistem arsi-mor,është një fantazëm që është shfaqur vetëm në ato raste kur janë vënë në lojë interesat personale duke përfshi-rë edhe ato ekonomike të atyreve që vetë ne kemi përzgjedhur.Këtë e provon dhe fakti që aktivizimi i i të “përzgjedhurëve” tanë ndodh në të vetmin rast kur ata organizojnë një eksursion,i cili nuk ka si qellim argëtimin e studenteve për sa kohë çmimet e e vendosura prej tyre janë mjaft të kripura por mbushjen e xhepave në ato periu-dha(per fat te keq janë edhe të shumta) të tyre sa herë janë të shpuara.Kjo përfaqësi nuk të jep mendimin e një mbrojtësi të fuqishëm të interesave të studentëve por gjithmonë e më shumë të lë hapësira të mendosh se kemi të bëjmë me një agjensi udhëtimi.Por jo vetëm kaq,atë mund ta konceptosh edhe si një agjensi evenimentesh sepse sa herë qe këto xhepa nuk mbushen mjaftueshem këta e kanë bërë edhe të udhës të organizojnë evenimente të mëdha,”party”, të cilat në funksion të qëllimit primar,fitimit,e konceptojnë në mënyra të ndryshme duke ftuar dhe balerina, një formë e mirë për të tërhequr studentët,por edhe një formë e mirë për të argëtuar vetveten pas një pune të lodhshme dhe plot fitime.

Taulant Muka administrata e fakultetit,por kur mund të veçojmë qoftë edhe nje rast të vetëm që “përfaqësuesit” tanë ia kanë nënshtruar kërkesat tona kësaj administra-te?Asnjëherë,edhe në të vetmin rast për të cilin ju mund të mendoni që kishte një angazhim të tyre,gaboheni,per shkak se protesta e organizuar per të kërkuar heqjen e stazhit u organizua nga vetë studentët e fakultetit te mjekësisë pas një indifference të gjatë që u bë nga ata që sot “drejtojnë” zërin tonë. Në tre vitet që unë kam qënë student në këtë fakultet nuk kam ndjerë,dhe ndoshta dhe ju, qoftë edhe njëherë të vetme ethet dhe emocionet që të japin zgjedhjet demokratike për një perfaqësim më të gjerë dhe më efikas. Madje çdo vit është tentuar që këto zgjedhje të zhvillohen sa më shumë ne hije,me një mungesë të theksuar transparence duke iu mundësuar këtyre personave te vegjël e të epur për pak “pushtet” mbajtjen e disa posteve deri më sot inekzistente për studentët.Këta drejtues kanë tentuar dhe vazhdojnë të tentojnë të mbajnë në zotërim te vetmin organ përfaqësues të stude-ntëve.Mjafton të shikosh dhe kandidaturat në vitet e fundit, të përzgjedhura prej tyre(a thua se Qeveria Studentore është një pronë legjitime e tyre) të cilët janë studentë me lidhje familjare të këtyre personave duke i dhënë edhe një tjetër kuptim qeverisë studentore, nga një organizatë të studentit në një union familjar.

Place Artwork

Mendimi i vetëm i tyre është ndërtimi i sa më shumë mundësive duke shfrytëzuar subjektin e tregut të tyre,studentin,për sa më shumë përfitime financiare dhe harrojnë se nga kush janë zgjedhur dhe përse.Të gjithë ne ankohemi se problem i vetëm i yni është

Por kjo nuk mund të vazhdojë më sepse ka ardhur momenti që të gjithë ne ti themi mjaft.Të dashur studentë,ju bëj thirrje që të gjithëve të ndërgjegjësoheni për fuqinë më të madhe që kemi në duart tona,vota,dhe me anë të saj në zgjedhjet e këtij viti për qeverinë studentore,të ndëshkojmë këta individë shumë të dëmshëm për shoqërinë tonë dhe t’i krijojmë vetes mundësi dhe dimensione të reja ku frika kthehet në guxim,fjala në forcë dhe përpjekjet për një realitet më favorizues për studentin në sukses.

Ankthi i panik ut panikut

Lisjana Demiraj

Akti i lindjes është përvoja e parë e ankthit dhe për pasojë burimi dhe mënyra më tipike e veprimit të tij.Sigmund Freu

Ankthi është konsideruar si sëmundja më e rëndë e kohëve moderne. Tingëllon dhunshëm dhe frikshëm. Shpesh është pjesë e jona që kalon pa u vënë re dhe ky është ankthi normal.E, normalitetit ne shpesh nuk i kushtojmë rëndësi. Quhet ankthi i panikut ai që prek çdo 1-3 persona në 100, të çdo moshe (veçanërisht adoleshencërini). Është ankth patologjik ai që fillon me një krizë, në mënyrë të menjëhershme. Kjo krizë quhet atak paniku. Personi i prekur mund të jetë në çdo lloj situate të aktivitetit ditor. Ataku arrin pikun brenda 10 min. Dhe zakonisht ndodh kështu, por kjo kohë mund të variojë nga 5min në 30, madje edhe deri ne dy orë. Karakterizohet nga një frikë e tmerrshme që personi e ka të pamundur ta shpjegojë. Ai alarmohet, lëviz, zbehet e nuk arrin të qetësohet. Thotë vazhdimisht se nuk është mirë dhe pushtohet nga një frikë karakteristike. Kjo frikë konsiston në dy pretendime: do çmendem, do vdes. Madje dhe të dyja sëbashku. Kjo shfaqje e jashtme shoqërohet dhe me ndryshime në sistemet e tjera të organizmit. Kështu, rrahjet e zemrës kalojnë mbi 150 në min, frymëmarrja bëhet e shpejtë dhe sipërfaqësore, fillon djersitja. Pas 10-minutëshit të parë “kriza” fillon të bjerë. Gjithçka shkaktohet nga një ndryshim i brendshëm i qelizës nervore. E nëse nuk përsëritet më, le të themi se ngelet një ëndërr e keqe e netëve me hënë të plotë. Nëse përsëritet atëhere ka nisur rruga e ankthit të panikut. Shpesh ka një lidhje mes tij dhe

depresionit psiqik. Madje rreth 30% e krizave të panikut nisin me depression. Tingëllon si një kalvar. Madje personi mund të rrijë me frikën se mos kriza përsëritet. Trajtohet kjo gjëndje patologjike? Mjekimi tërësor zgjat 2 deri në 5 vjet. Ai konsiston në psikofarmakologji dhe psikoterapi. Prof. Dr. Hyqmet Shqerra, kur e pyeta mbi trajtimin e krizës, nënvizoi se në momentin e shfaqjes së saj personi mund të përdorë një nga dy medikamentet: -Xanax, me emrin xhenerik alprazolam; -Rivotril, me emrin xhenerik klorazepam. Përdorimi i barit: gjysëm tablete pasi bëhet si pluhur vendoset nën gjuhë; efekti i tij arrin rezultatin e nevojshëm (ndalimin e krizës) brenda një minute nga momenti i administrimit të barit. Po mua a mund të më ndodhë kjo gjë? Nuk është frikë e pabazuar, por ekziston edhe e ashtuquajtura profilaksi e ankthit. Dhe çelsat e menaxhimit paraprak i mban regjimi. Ai konsiston në aplikimin e nevojave jetësore (fjetje, ushqim, aktivitet fizik, aktivitet mendor etj.) sipas rregullit biologjik adekuat. Por që mesa duket nocioni regjim ka kohë që s’figuron në fjalorët tanë të xhepit. Mos ndoshta vetëdijes ne lidhje me shëndetin tonë mendor i janë bërë të pandjeshëm receptorët? E.., nëse hapësira që do duhej për të reflektuar mbi këtë pyetje do simbolizohej nga një “space” tastjere, atëhere do lija faqe të tëra bosh, përpara se të shkruaja:


Dt. 20.09.2008

I dashur ditar, Sot duhet ta dish që gëzimi që unë ndiej, është jashtëzakonisht i madh, i papërshkrueshëm. Çdokush do mendonte se lumturia ime është pasojë e disa momenteve të kaluara me njeriun e zemrës, apo kam fituar një shumë të madhe parash. Por jo, të gjithë do gaboheshin, sepse asnjë prej tyre s’mund të krahasohet me emocionet që përfshinë trupin dhe mendjen time sot. Je kurioz ëëëë… po mirë po ta them, se as vetë s’mund ta mbaj më. MORA FIZIOLOGJINE, më së fundmi e mora. Dmth kalova provimin. E di, e di, do thuash-vetëm për një provim gjithë ky përjetim-por mendoje mirë, se nuk e merr kushdo fiziologjinë.Duhet ta kuptosh behet fjalë për “Fizion”, një lëndë mjekësore e rëndësishme por dhe shumë e vështirë. Po ta dish një gjë, se faji nuk është i pedagoges! Madje doktoresha e nderuar, për të na ulur ngarkesën, na këshillonte me urdhër të prerë, që të mos mësonim libra te tjerë përveç librit që kishte botuar ajo vetë. Sipas saj edhe pse në libër mund të kishim vështirësi në kuptimin e proceseve fiziologjike, dhe kjo për shkak të përkthimit jo të saktë që i është bërë “Vander Physiology”, sigurisht jo për faj tëautores.. Faji është i shkollave të dobëta të gjuhës angleze në vendin tonë ndaj nuk duhej të përhapeshim edhe në libra të tjerë por mjaftonte qe ti memorizonin, sepse në fund të fundit në provim, pyetjet do binin shabllon nga libri. Për fatin tonë ‘të mirë’, ky është një ndër shembujt se si një pedagog mendon për studentin, madje edhe në leksion shprehet qartë besnikëria ndaj tekstit të librit, kur degjon atë tek referonte, njësoj sikur të lexoje rresht pas rreshti librin, pa u shqetësuar aspak nëse dëgjuesit po e kuptonin realisht thelbin e gjithë atyre fjalëve. Kjo tregon për aftesitë e larta pedagogjike të pedagoges në fjalë, jo si kolegët e saj të tjerë të cilët na lodhin me informacion që nuk ndodhet aspak në libër dhe për më shumë kur referojnë harrojnë që kanë për detyrë t’i komunikojë studentit vetem fjalët e librit. Unë gjithashtu do guxoja të thoja ty miku im, meqë e di që je konfidencial, që fajin për këto rezultate të dobëta e kanë studentët! Nuk mund ta kuptoj se si ata pretendojnë ta kalojnë këtë lëndë duke studiuar vetëm tre orë çdo ditë dhe aq më tepër kur s’kanë asnje miqësi të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë me atë qe firmos fatin e tyre. Çfarë budallenjsh! Sot jo vetëm duhet të studjosh, por duhet të kesh edhe një kartë shumë të fortë, që është miku, se fundja,si ta kuptoj pedagoja, kur kontaktet me të janë të vogla, që studenti që hyn në provim është i përgatitur? Vetëm në këtë mënyrë, duke i dhënë sugjerime, me anë të një miku, mund të të shohi pedagogu me një sy tjetër. . dhe kjo është arsyeja që kjo pedagoge dhe pedagogë të tjerë, që adaptojnë këtë formë, duhen vlerësuar për mundësinë e artë që të ofrojnë. Por vlerësimet për këtë pedagoge nuk mbarojnë me kaq. Është për t’u inkurajuar mënyra se si ajo organizon provimin. Teza përmban vetëm tre pyetje, dhe për tu përgjigjur nuk është aspak e vështirë, sepse mjafton që të memorizosh të gjithë librin, dmth vetëm 700 e ca faqe. Unë nuk arrij të konceptoj se si mund të ankohesh, kur përgjigjet studentit i jepen në dorë dhe kur mjafton të mësosh këto pak faqe dhe të arrish rezultatet që dëshiron? Por ajo që më pëlqeu më shumë tek ajo, dhe kjo ditën e provimit, ishte mënyra e të komunikuarit me studentët, me një gjuhë tepër të thjeshtë, imponuese, me një fjalor rrugësh, pak a shumë me të njejtën gjuhë që i nderuari xhaxhi Enver ju drejtohej të internuarëve dhe kjo për të evokuar kohën e lavdishme të viteve para 90 dhe për t’ju sjellë në jetë studentëve një kohë që shumë prej tyre ëndërrojnë. Por suprizat e bukura të kësaj pedagogeje nuk mbarojnë me kaq. Ajo për t’u çlodhur nga stresi dhe lodhja e madhe, por çfarë është edhe më e rëndësishme, për të sjellë pak humor dhe për t’i çliruar studentët nga emocionet e provimit, ja kthente një , dy ose disa birra dhe këtë shoqëruar me një thithje të lehtë të duhanit, dhe pa kuptuar një paketë të plotë, duke krijuar një ambjent kafeneje dhe duke harruar për disa momente që ishe në një institucion zyrtar, apo për më shumë që ishe në provim. Pastaj, më e rëndësishme për studentët ishte fakti, se sa më shumë birra të kthente pedagoja, dmth, sa më shumë të humbiste ajo kontorollin mbi veten, aq më e lehtë ishtë arritja e një rezultati pozitiv në provim. Kësaj Prof.dr. X, për mendimn tim, për këto e shumë të tjera, i duhet dhënë një medalje për merita në punë, me gjithë këto të mira që na ofron. Eh sa mirë do ishte të ishin të gjithë pedagogët të këtillë ... Tani po e mbyll miku im i heshtur duke të premtuar se bisedat tona të sinqerta nuk mbarojnë me kaq. Ps: Pedagogu mediokër tregon, Pedagogu i mirë shpjegon, Pedagogu më i mirë demostron, Pedagogu i shquar frymëzon.

Kanceri i gjirit te femrat Sipas një studimi amerikan, nga shkencëtaret e “National Cancar Institute” i publikuar në revistën “Breast Cancer Research”, pohohet se një aktivitet fizik intensiv dhe konstant është një faktor mbrojtës për kancerin e gjirit.Sidomos te gratë që kanë peshë normale, pas periudhës së menopauzës, duket se risku për shfaqjen e sëmundjes ulet deri ne 30%.Në këtë studim janë përfshirë një grup femrash të cilat kanë rregjistruar cilësinë dhe intensitetin e aktivitetit fizik që ushtronin cdo ditë.Sipas shkencetareve si ushtrime fizike intensive dhe të lodhshme u vlerësuan jo vetëm vrapi, ecja e shpejtë, tenisi, aerobia, biçikleta dhe vallëzimet “e shpejta”, por edhe punët e shtëpisë dhe kopshtaria, veçanërisht aktivitete impenjuese si larja e dritareve, prashitja apo prerja e druve.Në studimin që zgjati 11 vjet, fillimisht lidhja mes aktivitetit fizik dhe uljes së riskut për zhvillimin e kancerit të gjirit nuk dukej shumë domethënës.Por kur studimi u përqëndrua kryesisht në gratë me peshë normale, kjo lidhje e ndërsjelltë mori rëndësi sinjifikative. Kuptohet që rezultatet e marra nga ky studim janë të limituara për gratë që kanë kaluar menopauzën, me një peshë trupore normale dhe që bëjnë rregullisht një aktivitet fizik energjik por sidoqoftë ky është një rezultat pozitiv në parandalimin e kancerit të gjirit. DHE MOS U SHQETESONI!Caji dhe kafeja nuk shtojnë riskun për kancer të gjirit te gratë, fakt ky i pohuar nga studiuesi Davaasambuu Ganmaa i “Harvard School of Public Health” të Bostonit, në faqet e”International Journal of Cancer”.Studimi qe zgjati 22 vjet, u përqëndrua në lidhjen që ekziston mes kafesë, çajit dhe zhvillimit të kancerit të gjirit në më tepër se 85.000 gra të moshave nga 30 deri 55 vjeç.U verifikuan 5.272 raste me tumor,por duke marrë përsipër edhe faktorë që lidhen me këtë sëmundje si: mosha, duhani, faktori i trashëgimisë, menopauza dhe numri i fëmijëve, nuk u konstatua asnjë lidhje mes zhvillimit të kancerit dhe konsumimit të këtyre pijeve. “Kemi arritur në konkluzionin se nëse konsumohen me masë, çaji, kafeja dhe në përgjithësi të gjitha pijet që përmbajnë kafeinë janë të sigurta”pohon studiuesi Ganmaa.

Taulant Muka

Edina Zhabjaku Faqja_7


Emër: Roanald Mbiemër: Zelia Dega: Mjekësi e përgjithshme Viti: parë

Emër: Jonel Mbiemër: Ngjelina Dega: Mjekësi e përgjithshme Viti: parë

Emër: Edison Mbiemër: Ndreka Dega: Mjekësi e përgjithshme Viti: dytë

Zgjedhjet për Këshillin Studentor më 21 janar

Kandidat për Këshillin Studentor Data e fundit e regjistrimeve: 17 Janar

Emër: Nasi Mbiemër: Gero Dega: Mjekësi e përgjithshme Viti: tretë

Emër: Taulant Mbiemër: Muka Dega: Mjekësi e përgjithshme Viti: tretë

Emër: Ariela Mbiemër: Pogaçi Dega: Mjekësi e përgjithshme Viti: katërt


Emër: Julian Mbiemër: Draçi Dega: Mjekësi e përgjithshme Viti: pestë

Emër: Ervis Mbiemër: Aliu Dega: Mjekësi e përgjithshme Viti: gjashtë

Emër: Ledio Mbiemër: Malaj Dega: Farmaci Viti: parë

Emër: Erald Mbiemër: Leti Dega: Farmaci Viti: dytë

Emër: Ani Mbiemër: Tusha Dega: Farmaci Viti: tretë

Emër: Haxhi Mbiemër: Hasi Dega: Stomatologji Viti: dytë

Emër: Arber Mbiemër: Arapi Dega: Stomatologji Viti: pestë

Emër: Ledja Mbiemër: Moçi Dega: Shëendeti Publik Viti: dytë

Emër: Alban Mbiemër: Hasanaj Dega: Shëendeti Publik Viti: dytë


Pneumotoraks Përshkrimi: futja e ajrit në hapsirën torakale çka sjell kolapsimin e menjëhershëm të mushkrive Individë më shumë të prekur: varet nga shkaku, të gjithë pavarsisht nga seksi apo mosha Organi i prekur: mushkëritë dhe pleura Simptoma dhe indikacione: simptomat varen shumë nga natyra dhe shtrirja e pneumotoraksit. Dhimbjet janë të mprehta, të befasishme dhe përshkrojnë përveç gjoksit edhe abdomenin e shpatullën. Shoqërohet me një ndalim frymëmarrjeje si dh eme një kollë të thatë. Trajtimi: varet nga shkalla e rëndesës së pneumotoraksit.Një pacient me një pneumotoraks të vogël i cili nuk ka ndonjë sëmundje të mushkërive zakonisht nuk mjekohet. Ajri reabsorbohet vet dhe pjesa e dëmtuar e mushkërisë merr formën e saj. Nqs sipërfaqja e dëmtimit është më e madhe kërkohet monitorim i vazhdueshëm i pacientit që të mos kemi derdhje të likidit pleural ose krijimit të depozitave fibroze. Në raste urgjence ajri kërkohet të futet shpejtë ne toraks duke përdorur një kateter. Shkaku dhe faktorët e riskut: shkaqet përfshijnë penetrimin e një dëmtimi të jashtëm ose një të brendshmi (psh kur mushkëria dëmtohet nga një frakturë brinje). Mund te ndodhë si pasojë e një rupture të një ose disa saccus-ve me afër në brendësi të mushkërisë si rezultat I sëmundjeve të tilla si emfizema, astma, tuberkulozi, fibroza cistike.

Faqja_10

Pavioni i endokrionlogjisë

Taulant Muka Fjorda Koromani

Kjo rubrikë i është dedikuar Endokrinologjisë dhe patologjive më të shpeshta të kësaj disipline në pavionin e QSUT. Për krijimin e këtij materiali,na ndihmoi Prof.asc.dr.Feçor Agaçi të cilin e falenderojmë vecanërisht. Ai na orientoi mbi patologjitë më të shpeshta në pavionin e endokrinologjisë. Ato ishin: 75% pacientë diabetikë,15% vuajnw nga hipertiroidizmi, 2-3% hipotiroidizmi dhe pjesa tjetër,të tjera.

Diabeti Diabeti mellitus,shpesh i referohet më thjeshtë diabetit(nga greqishtja dhe do të thotë të kalosh nëpërmjet urinës), është një sindrom i çrregullimeve të metabolzimit,zakonisht i detyrohet një kombinimi të faktorëve trashëgues dhe faktorëve të tjerë, që rezultojnë në një rritje abnormale të nivelit të sheqerit në gjak(hiperglicemi).Niveli i sheqerit në gjak kontrollohet nga një ndërveprim kompleks i shumëfishtë kimik dhe hormonal në trup duke përfshirë hormonin insulin që prodhohet në qelizat beta të pankreasit.Diabeti mellitus i referohet një grup sëmundjesh që të çojnë në një rritje të nivelit të sheqerit në gjak, për shkak të defekteve si në sekretimin e insulinës ashtu edhe të veprimit të saj. Diabeti zhvillohet si rezultat i prodhimit të ulët të insulinës(në tipin 1) ose i rezistencës ndaj efekteve të saj(në tipin 2 dhe të shtatzanisë). Të dyja sjellin hiperglicemi, të cilat shkaktojnë gjerësisht shenjat akute të diabetit: prodhim i lartë i urinës, duke shkaktuar etje dhe rritje kompesatore të fluideve të marra, shikim të mjegullt, ulje të peshës, letargji, dhe ndryshime në energji të metabolizmit. Të gjitha format e diabetit kanë qënë të mjekueshme kur insulina u bë mjet i përdorshëm në mjekësi në 1921,por nuk ka kurë.Injektimi nëpërmjet shiringës, pompës insulinike, shpërndan insulinën, e cila është elementi bazë në kurimin e tipit të parë të diabetit. Tipi i dytë menaxhohet nëpërmjet kombinimit të dietës, medikamenteve, dhe insulinës suplementare. Diabeti mund të shkaktojnë shumë probleme. Komplikacione akute(hipoglicemi, ketoacidozë, ose koma hiperosmolare joketonike) mund të ndodhin nëse sëmundja është kontrolluar në mënyrë jo të përshtatshme. Komplikacione serioze që zgjasin në kohë përfshijnë sëmundje kardiovaskulare (rrezik i dyfishtë),humbje kronike e funksionit të veshkës,dëmtime të retinës (e cila mund të sjellë humbje të shikimit),dëmtim të nervit (të llojeve të ndryshmë),dhe dëmtime mikrovaskulare, që mund të sjellin dobësi (humbje të fuqisë) dhe plagë,kryesisht në këmbë, të cilat mund të çojnë në gangrenë(lloj kompikacioni i vdekjes së qelizës),dhe shpeshherë në amputacion. Kurimi i përshtatshëm i diabetit, si dhe kontolli i sheqerit në gjak dhe mënyra e jetesës(mospirja e duhanit dhe mbajtja e një peshe të shëndetshme të trupit), mund të ulë rriskun e shfaqjes së komplikacioneve kronike. Diabeti është faktori më i rëndësishëm i verbërisë te të rriturit në moshë jo të madhe dhe shkaku i amputacioneve jo-traumatike te adultët, dhe diabeti nefropatik është sëmundja kryesore që kërkon dializë renale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Diabeti mellitus tipi 1 Ky lloj diabeti karakterizohet nga ulja e prodhimit të insulinës prej qelizave beta të ishujve të Langerhasit, duke shkaktuar defiçit të insulinës.Ai mund të klasifikohet si sëmundje imune ose idiopatike.Shumica e tipeve të parë të diabetit shkaktohen si pasojë e sistemit imun, ku humbja e qelizave beta shkaktohet nga sulmi autoimun i limfociteve T .Nuk ka masa parandaluese të cilat mund të përdoren kundër tipit të parë të diabetit.Shumica e personave të prekur , janë të shëndetshëm dhe të një peshe gjithashtu të shëndetshme kur sulmi fillon.Ndjeshmëria dhe përgjigjshmëria ndaj insulinës janë zakonisht normal, veçanërisht në fazat e para.Tipi i parë i diabetit prek fëmijët ose adultët por tradicionalisht emëruar si “diabeti juvenile” sepse shfaqet në shumciën e rasteve te fëmijët. Mjekim kryesor i diabetit të tipit të parë, edhe në fazat e para është shpërndarja e insulinës artificiale nëpërmjet injektimit, i kombinuar me një monitorim të kujdesshëm të nivelit të sheqerit në gjak, duke përdorur aparatet përkatëse. Pa insulin, shpesh zhvillohet diabeti ketoacid i cili mund të sjellë koma ose vdekje.Në kurim gjithashtu është i rëndësishëm rregullimi i mënyrës së jetesës(dietë dhe ushtrime) edhe pse s’mund të pengojnë progresin e sëmundjes.Përveç injektimit të zakonshëm subkutan, është gjithashtu e mundur shpërndarja e insulinës nëpërmjet një pompe, e cila lejon një infusion të vazhdueshëm të insulinës 24 orë në ditë në nivele të rreguluara paraprakisht, dhe aftësia për të programuar dozat e insulinës së nevojshme për vakt.Niveli mesatar i glukozës për pacientët e tipit të parë të diabetit, duhet të jetë i afërt me normën 80-120mg/dl(4-6mmol/l).Disa mjekë këshillojnë mbi 140-150 mg/ dl(7-7.5 mmol/l) për ata që kanë problem me vlerat e ulëta,sikurse ngjarjet e hipoglicemisë së vazhdueshme(frekuente). Vlerat mbi 400 mg/dl(20 mmol/l) shpeshherë shoqërohen me shqetësim dhe urinim i vazhdueshëm duke sjellë dehidratim. Vlerat mbi 600 mg/dl(30 mmol/l) zakonisht kërkojnë trajtim mjekësor dhe mund të çojë në ketoacidoz, edhe pse nuk janë menjëherë të rrezikuar për jetën.Megjithatë, nivelet e ulëta të glukozës në gjak, hipoglicemia, mund të sjellë humbje të ndërgjegjes dhe duhet patjetër të kurohet menjëherë, nëpërmjet vendosjes së xhelit me përmbajtje të lartë të glukozës në gojën e pacientit ose nëpërmjet injektimit të glukagonit.

D iabeti mellitus tipi i 2 Tipi i dytë i diabetit mellitus karakterizohet nga rezistenca ndaj insulinës ose nga ulja e ndjeshmërisë së insulinës, kombinuar me një ulje relative, dhe ndonjëherë absolute, të sekretimit të insulinës.Përgjigjja defektive e indit të trupit ndaj insulinës kryesisht përfshin receptorin e insulinës në membranat qelizore.Gjithsesi, defektet specifike nuk njihen. Diabetet mellitus si pasojë e një defekti specifik klasifikohen të ndarë. Në fazat e hershme të tipit 2 të diabetit, anormalia predominante ul ndjeshmerinë e insulinës, duke sjellë rritje të nivelit të insulinës në gjak.Në këtë fazë hiperglicemia mund të kurohet nëpërmjet një sërë masash dhe medikamenteve që përmirsojnë ndjeshmërinë e insulinës ose ulin prodhimin e glukozës nga mëlçia.Ndërkohë që sëmundja përparon, përkeqësohet dëmtimi i sekretimit të insulinës dhe zëvendësimi terapeutik i insulinës shpeshherë bëhet i domosdoshëm. Ka një sërë teorish përsa i përket shkakut kryesor dhe mekanizmave të tipit të dytë të diabetit.Obeziteti central(yndyra e përqëndruar rreth belit në lidhje me organet abdominale, por jo yndyrë subkutane) është e njohur të sjellë rezistencë ndaj insulinës.Yndyra abdominale është veçanërisht aktive hormonalisht, duke sekretuar nje grup hormonesh të quajtura adipokinetik të cilët kanë gjasa të dobësojnë tolerancën ndaj insulinës.Obeziteti ndodhet afërsisht në 55% të pacientëve te diagnoztikuar me diabet tipi 2..Faktorë të tjerë përfshijnë moshën e madhe (rreth 20% e pacientëve në moshë të madhe në Amerikën Veriore kanë diabet) dhe historinë familjare(tipi 2 është më i zakonshëm në ata persona që kanë të afërm që kanë qënë prekur nga kjo sëmundje).Në dekadën e fundit tipi 2 i diabetit ka prekur një numër edhe më të madh fëmijësh dhe adoleshentësh,dhe ka mundësi të jetë e lidhur me rritjen e përqindjes se kësaj sëmundjeje.Një lidhje pozitive është gjetur midis përqëndrimit në urinë të bisphenol A, dhe incidencës së tipit të 2 të diabetit. Tipi 2 idiabetit mund të vazhdojë për shumë vjet edhe pa u vënë re sepse simptomat e dukshme janë të buta, jo ekzistente ose sporadike, dhe zakonisht nuk ka episode ketoacide. Megjithatë komplikacione të rënda mund të vinë si pasojë e mosvënies re të kësaj sëmundje, duke përfshirë insufiçiencë renale si rezultat i diabetit nefropatik, sëmundje vaskulare(duke përfshirë sëmundje të arterieve koronare), demtim të shikimit për shkak të diabetit retinopatik, humbje të ndjeshmërisë ose dhimbje si rezultat i diabetit neuropatik, demtim të mëlçisë dhe infarkt të zemrës nga diabeti kardiomopatik. Ky lloj diabeti zakonisht kurohet duke rritur aktivitetin fizik,duke ulur sasinë e karbohidrateve të marra, dhe uljes në peshë.Kjo mund të kthejë ndjeshmërinë e insulinës edhe kur humbja në peshë është modeste,psh. Rreth 5 kg,veçanërisht kur është i grumbulluar në depozitat e yndyrnës abominale.Është shpeshherë e mundshme të arrish për një kohë të gjatë, nivele të kënaqshme të glukozës në gjak vetëm me këto masa paraprake.Megjithatë tendenca në rritjen e rezistencës ndaj insulinës nuk humbet,rrjedhimisht vëmendja ndaj dietës, ushtrimeve ,dhe humbja në peshë duhet të vazhdojë.Hapi tjetër më i zakonshëm,nëse është i nevojshëm, është trajtimi me medikamente orale antidiabetike.Prodhimi I insulinës fillimisht keqësohet në mënyrë të moderuar në tipin 2 të diabetit, kështu që medikamentet mund të përdoren për të përmisuar prodhimin e insulinës, për të rregulluar çlirimin e papërshtatshëm të glukozës nga mëlçia dhe të zbusë rezistencën ndaj insulinës(metformin). Medikamentet e marrë nga goja përfundimisht mund të dështojnë për shkak të dëmtimit të qelizave sekretuese të insulinës,qelizave beta. Në këtë pikë, terapia me insulin është e domosdoshme për të mbajtur glukozën në nivele normale ose rreth saj.

Diabeti i shtatzanisë Ky lloj diabeti i ngjan diabetit tipi 2 në shumë aspekte, duke përfshirë një kombinim të sekretimit të papërshtatshëm të insulinës dhe përgjigjes ndaj saj. Ai ndodh në 2%-5% të grave shtatzëne dhe mund të avancojë ose të zhduket pas lindjes. Diabeti i shtatzanisë është plotësisht i kurueshëm por kërkon një mbikqyrje të rreptë mjekësore gjatë shtatzanisë. Rreth 20%-50% e grave të prekura zhvillojnë diabet të tipit të dytë. Edhe pse mund të jetë tranzitiv, mos trajtimi i këtij lloj diabeti mund të dëmtojë shëndetin e nënës dhe fetusit. Rreziku për fëmijën përfshin makrosomin(peshë e lartë e fëmijës së lindur), anomali të lindura të sistemit kardiak dhe atij nervor qëndror, keqformim të muskujve skeletik.Rritja e insulinës fetale mund të inhibojë prodhimin e surfaktantit dhe shkakton probleme respiratore(IRDS). Hiperbilirubinemia mund të vijë prej shkatërrimit të qelizave të kuqe. Në shumë raste, vdekje prenatale mund të ndodhë, më së shumti si pasojë e perfuzionit të varfër placental për shkak të dëmtimit vaskular. Në një studim në 2008, u gjetën më shumë gra shtatzane janë prekur nga kjo patologji. Në fakt përqindja e diabetit në gratë shtatzëne është dyfishuar në 6 vitet e fundit. Kjo është problematike nderkohë që diabeti rrit rrezikun e komplikacioneve gjatë shtatëzanisë, si dhe rritjen e rrezikshmërisë që fëmijët e nënave shtatzane te prekura nga ky lloj diabeti, të jenë gjithashtu diabetik në të ardhmen.


HIPERTIROIDIZMI Hipertiroidizmi është një gjëndje në të cilën trupi vuan nga sasia e lartë e hormonit të tiroides në indet e organizmit. Në njerëzit e shëndetshëm, gjëndra e tiroides prodhon në sasi të caktuar dy hormone;T4 dhe T3, që kanë ndikim të rëndësishëm në organizëm. Këto hormone rregullojnë metabolizmin tonë duke ndikuar në sasinë e kalorive që djegim, në temperaturën e trupit apo peshën tonë. Me pak fjale, tiroidja “komandon” metabolizmin! Këto hormone kanë ndikime të ndryshme në organe të ndryshme. Mund të përmendim zemrën e cila rreh më shpejtë apo më ngadalë nën efektin e këtyre hormoneve. Pavarsisht se ka shkaqe të ndryshme që cojnë në hipertiroze, shumica e shenjave janë të njejta.

Place Artwork

Në rastet kur hipertiroidizmi është i rëndë, pacientët mund të kenë dhimbje në gjoks, marrje fryme dhe dobësi muskulore. Shpesh shenjat e hipertiroidizmit vijnë gradualisht saqë pacientët i vënë re vetëm kur ato bëhen të rënda. Kjo do të thotë që pacientëve mund tju duhen javë apo muaj para se ta kuptojnë që janë të sëmurë. Për shkak se metabolizmi i trupit rritet, pacienti ndjen vapë, mund të bjerë në peshë edhe pse mund të konsumojë më shumë ushqim se më parë. Pacientët që vuajnë nga hipertiroidizmi,zakonisht janë të lodhur në fund të ditës, por kanë vështirësi me gjumin, kanë dridhje e duarsh dhe palpitacione të zemrës (rrahje të forta). Këta pacientë mund të irritohen dhe nervozohen lehtë dhe të bëhen të paqëndrueshëm emocionalisht..

HIPOTIROIDIZMI

Place Artwork

Hipotiroidizmi, ështe një gjëndje në të cilën trupi vuan nga pamjaftueshmëria e hormonit të tiroides. Meqënëse ndikimi kryesor i hormoneve të tiroides (siç u përmend më sipër) është mbi metabolizmin, kuptohet që njerëzit që e vuajnë këtë sëmundje do të kenë simptomat e një metabolizmi të ulur. Shumë njerëz mund të vuajnë nga kjo sëmundje dhe nuk e dinë, ndaj duhen bërë ekzaminime të rregullta herë pas here për t’i paraprirë perkeqësimit të mundshëm të gjendjes.

Janë dy shkaqet më të shpeshta që cojnë në hiportiroidizëm;i pari mund të jetë inflamacioni i gjendrës së tiroides. Ky inflamacion dëmton (ose shkatërron koplet) një pjesë të madhe të qelizave të tiroides duke i bërë kështu të paafta për prodhim

të mjaftueshëm të hormonit. Shkaku më i shpeshtë i mosfunksionimit të gjendrës së tiroides quhet tiroidizmi autoimmun (i quajtur ndryshe tiroidizmi i Hashimotos), një formë inflamacioni i tiroides i shkaktuar nga sistemi imun i vetë pacientit. Shkaku i dytë që con në hipotiroidizëm është një kategori e gjerë e trajtimeve mjekësore që kanë ndikim të drejtpërdrejtë ose tërthorazi mbi tiroide. Siç dihet, shumë nga sindromat që prekin gjendrën e tiroides shoqërohen me ndërhyrje kirurgjikale duke bërë të mundur heqjen e një pjese (asaj të dëmtuar) ose të të gjithë gjëndrës . Nëqoftëse pjesa “e mbetur” e gjëndrës pas ndërhyrjes kirurgjikale, nuk i përballon dot nevojat e trupit për hormone, pacienti zhvillon hipotiroidizëm dhe kjo ndodh në një numër te madh pacientesh (por jo te të gjithë). Për disa pacientë, pamundësia e pjesës së mbetur të tiroides për të prodhuar mjaftueshëm hormone, mund të bëhet e dukshme vite më vonë.

Migrena Përshkrimi: një dhimbje e fortë koke zakonisht unilateral që mund të shoqërohet edhe me simptoma të tjera.

Disa sëmundje të tjera të tiroides mund të kurohen me terapinë e jodit radioaktiv ( në rastin e tumoreve beninje). Qëllimi i përdorimit të jodit radioaktiv është të shkatërrojë një pjesë të gjëndrës për të ndaluar masat tumorale të rriten më tej dhe të prodhojnë shumë hormone (duke cuar në hipertiroidizëm). Mirëpo shpesh, si pasojë e trajtimit me jod radioaktiv, shumë qeliza të gjëndrës mund të jenë dëmtuar dhe pacienti pas një ose dy vitesh mund të zhvillojë hipotiroidizëm. Kjo,krahasuar me problemin primar (për të cilin kryhet trajtimi me jod radioaktiv) është në rregull! Mirëpo ka dhe raste të rralla të hipotiroidizmit, kur problemi nuk qëndron në gjendrën tiroide, pasi ajo është krejt “normale”, por qëndron në gjëndrën pituitare. Nëse gjëndra pituitare nuk prodhon mjaftueshëm TSH (hormonin tirozinë stimulues) gjëndra e tiroides nuk ngacmohet mjaftueshëm dhe rrjedhimisht nuk prodhon mjaftueshëm hormon.

Individëmë shumë të prekur: adoleshentët dhe adultët të të dy sekseve sidomos gratë para fazës së menopauzës. Organi i prekur: koka, sytë , trakti gastro-intestinal Simptoma dhe indikacione: simptomat e para kanë të bëjnë me të vjellurit dhe çrregullime të të parit (shfaqjen e disa dritave

Shenja të hipotiroidizmit mund të jenë: lodhje, dobësi, pafuqi, rritje në peshë ose vështirësi në rënie të peshës, flokë të dëmtuar dhe të dobët, intolerance ndaj të ftohtit, konstipacion, depresion, humbje kujtese, cikël menstrual anormal, rritje e libidos etj. Secili pacient mund të ketë disa nga këto shenja që mund të variojnë nga intensiteti i deficencës së hormonit të tiroides dhe nga koha që trupi ka qënë i privuar nga sasia normale e hormonit.

fluturuese te bardha-aureolart e migrenës). Pacientët janë shumë të ndjeshëm ndjaj dritës dhe zhurmës së fortë. Trajtimi: pushim në shtrat në

Cili është rreziku potencial i hipotiroidizmit?

ambjente pa dritë dhe të qeta. Duhet Meqënëse trupi kërkon një sasi të caktuar të hormonit të tiroides, gjëndra pituitare do të prodhojë më tepër TSH në mënyrë që të nxisë tiroiden të prodhojë më tepër hormon. Ky “bombardim” me nivele të larta të TSH mund të shkaktojë zmadimin e tiroides duke çuar në një fryrje të zonës ku ajo ndodhet. Shenjat e hipotiroidizmit duhen kuruar, në të kundërt ato përparojnë! Rallë, kjo gjëndje mund të jetë kërcënuese për jetën, si në rastin e depresionit apo komës.

të meren qetësues dhimbjesh si

Hipotiroidizmi shpesh mund të diagnostikohet me një test gjaku të thjeshtë, por në disa persona të vecantë mund të jetë nevoja për teste më specifike! Ai gjithashtu është krejt e shërueshme.

shkaku është ende i panjohur.

metoklopramid. Këto medikamente janë më efektive kur përdoren pak para shfaqjes së dhimbjeve. Shkaku dhe faktorët e riskut: Mendohet të jetë komprimimi që i bëjnë vazat e dilatuara trurit ose dalja e lëngjeve ne indet rrethuese. Stimulohet nga gjendjet e ankthit, lodhja, të parit TV , zhurmat e larta, disa lloje ushqimesh si çokollata, djathi, pijet alkolike. Ka prirje për

Apendisiti akut: një arsye e re e për të hapur gojën dhe për të thënë: ‘’Aahh””

Jana Nano

Çfarë është diçka e kuqë, e inflamuar, me formën e një krimbi e që del nga goja jote? Apendisiti yt, natyrisht! Duket si një fragment I shkëputur nga ata filmat fantastiko shkencorë por Jeff Sçhooltz një 40 vjeçar, ish-marins nga Kalifornia u bë pacienti I parë në historinë e mjekësisë që bëri një opëracion të till.

e një nderhyrjeje të tillë kirurgjikale nga një orificium natyral. Janë provuar rreth 50 të tillë në Shtetet e bashkuara të Amerikës duke përfshirë heqjen e fshikëzës së tëmthit, veshkës etj nëpërmjet vaginës tek femrat. Kirurgët po ekspërimentojnë ndërhyrje të tilla edhe nga anusi.

Kjo ndërhyrje kirurgjikale e quajtur NOTES (Natural orifice transluminal endosurgery) ose ndryshe kirurgjia transgastrike, mund të kryhet pa nevojën e anestëtikëve dhe incisioneve të cilat kryheshin më përpara duke lënë cikatriëe në paretin abdominal.

Procedura e NOTES konsiston në inserimin e paisjeve kirurgjikale kuptohet në përmasa të minimizuara nga goja si dhe ne kavitetin abdominal nëpërmjet fytit. Më pas me anë të endoskopit pajisjet drejtohen për të prerë apendisitin nga cekumi dhe nxjerrjen e tij nga goja. Edhe se kjo teknikë ka shume avantazhe si psh nuk shkakton dhimbje, nuk lë shenja, ajo mbart me vete një risk të madh për hemorragji të brendshme dhe dhimbje post-operative. Gjithsesi deri tani të gjitha ndërhyrjet kanë qëne të sukseshme , ndërkohë që kirurgët po tëntojnë ta perfeksionojnë akoma më tëpër këtë teknikë

Duke qënë se u eksperimentua për herë të parë operacioni zgjati 3 orë. Zoti Schooltz u largua nga spitali vetëm me një dhimbje të lehtë në fyt dhe një shenjë të vogël e formuar nga instalimi I endoskopit gjatë operacionit . Rikuperimi zgjati vetëm 2 ditë dhe ai u përfshi në rutinën e përditshme të jetës. Gjithsesi kjo nuk ishte tentativa e parë

Place Artwork

tu trashëguar.Tek gratë krizat rrallohen ose gati zhduken pas menopauzës.

Faqja_11


Njohja shoqërore dhe depresioni

Ulçera duodenale Përshkrimi: ulçera duodenale është tipi më i zakonsëm i ulçerës peptike në duoden Individët që preken më shpesh: të rriturit e çdo moshe, por më e shpeshtë tek meshkujt të cilët kanë një histori familjare me ulçer duodenale, ose persona me grup gjaku O Organi i prekur: duodeni Simptoma dhe indikacione: dhimbje persistente dhe e parehatshme poshtë brinjëve. Mund të ngrejë nga gjumi të sëmurin në orët e para të mëngjesit. Dhimbja fillon 1 deri 2 orë pas ngrënies dhe vazhdon deri në vaktin tjetër. Mund të qetësohet vetëm me konsumimin e qumështit, ushqimit ose antiacidëve (mjekime të cilat ulin aciditetin e stomakut) Trajtimi: Një rregjim me vakte të shpeshta me pak ose aspak ushqime të skuqura dhe me erëza. Të minimizohet në maksimum përdorimi I kafesë dhe çajit të fortë. Disa medikamente ndikojnë ne uljen e aciditetit të stomakut dhe ulçera arrin të shërohet. Në rast të kundërt është e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale. Shkaku dhe faktorët e riskut: stresi dhe çdo faktor tjetër që rrit aciditetin. Duhani kontribon por nuk mendohet që të përbëjë një faktor shkaku.

Ashtu siç e dimë nga përvoja, njerëzit e depresuar kanë mendime negative. Ata e shohin botën me thjerra te errëta. Tek njerëzit e depresuar – ata që ndihen pa merita, letargjikë, të painteresuar për miqtë dhe familjen dhe të paaftë për të fjetur apo për të ngrënë normalisht – mendimi negativ bëhet vetëmbrojtës. Pamja e tyre e jashtme thellësisht pesimistë i bën që të përforcojnë përvojat e këqija dhe të minimizojnë ato të mira. Disa simptoma : •

Ç’rregullime të ushqyerjes dhe të gjumit

Ndryshime të nivelit energjitik

Mungesë përqëndrimi dhe pavendosmëri pothuajse cdo ditë.

Vetëvlerësim të dobët dhe ndjenja vetëfajësimi

Simptoma psikotike(veçanërisht rastet me depresion të rëndë)

Pasoja njohese dhe sjellore Faktorët biologjikë Depresioni mund të shfaqet ndër persona të së njëjtës familje. Duke studiuar individë që janë binjakë studiuesit kanë gjetur prova të një influence të fortë gjenetike në depresion. Binjakët gjenetikisht identikë të rritur në të njëjtin mjedis janë 3 herë më shumë të mundshëm të kenë depresionin si tipar të përbashkët se binjakët fraternalë të cilët kanë të përbashkët vetëm gjysmën e gjeneve të tyre. Veç kësaj, binjakët identikë kanë 5 herë më shumë mundësi që të kenë si të përbashkët çrregullimet bipolare. Këto të dhëna tregojnë se cënueshmëria nga depresioni dhe çrregullimet bipolare mund të jenë të trashëgueshme.

Realizmi depresiv A janë jorealisht negativë të gjithë njerëzit e depresuar? Njerëzit normalë* e kalojnë masën kur thonë sesa të aftë dhe të pëlqyer janë. Njerëzit e depresuar nuk e bëjnë këtë. Njerëzit normalë i kujtojnë ngjarjet e ardhshme me disa nota pozitive dhe besojnë në një shkallë jorealiste se e ardhmja ka rezervuar shumë gjëra të mira dhe pak të këqija për ta, ndërsa njerëzit e depresuar (me përjashtim të rasteve kur janë seriozisht te depresuar) janë më realistë kur sjellin ndërmend sukseset,dështimet dhe perceptimet mbi të ardhmen Njerëzit e depresuar i përshkruajnë me realizëm cilësitë pozitive dhe negative qe kanë, pranojnë përgjegjësitë si për sukseset, si për dështimet kurse ata normalë kërkojnë të marrin (dhe faktikisht marrin) merita për rezultatet por gjithmonë kanë prirje ta mohojnë përgjegjësinë në raste dështimesh.

Studime të tjera kanë siguruar më shumë të dhëna për rolin gjenetik në depresion.Këto studime paraqesin ndër të tjera se,fëmijët e njerëzve të depresuar janë të prekshëm nga depresioni edhe kur ata rriten nga prindër adoptivë. Gjenet mund të influencojnë në depresion duke shkaktuar aktivitete jonormale të trurit. Studimet kanë treguar se neurotrasmetuesit(lëndë kimike të prodhuara nga qelizat nervore) luajnë një rol të rëndësishëm në rregullimin e gjendjeve shpirtërore dhe emocionale Neurotrasmetuesit e përfshirë në shfaqjen ose jo të depresionit janë norepinefrina,dopamina dhe serotonina. Kërkimet në vitin 1960 supozuan se depresioni është rezultat i niveleve te ulura të këtyre neurotrasmetuesve në pjesë specifike te trurit. Kjo teori u vërtetua nga efektet që japin drogat antidepresive ,të cilat veprojnë duke rritur nivelin e neurotrasmetuesve të përfshirë në depresion.Gjithsesi studimet e mëvonshme e hodhën poshtë këtë shpjegim të thjeshtë dhe sygjeruan lidhje edhe më komplekse ndërmjet nivelit të neurotrasmetuesve dhe depresionit. Një ndryshim i nivelit të hormoneve në qarkullim mund të luajë gjithashtu rol në shfaqjen e depresionit.Kjo mund të ndodhë për shkaqe fiziologjike ashtu si dhe nga patologji të ndryshme. Si shembuj përmendim çrregullime të funksionit të gjëndrës tiroide; defiçencë të vitaminave si B6,B12,acidi folik; çrregullime neurologjike si sëmundja e Azheimer apo sëmundja Huntington; një infeksion viral i caktuar si hepatitis;etj. Edhe mjekime të caktuara si psh mjekimi me steroidë mund të shkaktojnë depresion.

Place Artwork

Njerëzit normalë e kalojnë masën lidhur me shkallën e kontrollit që kanë për gjërat që ndodhin rreth tyre.Ndryshe veprojnë njerëzit e depresuar të cilët janë më pak te dobët ndaj iluzionit të kontrollit. Në fakt, virtualisht në çdo pikë ku njerëzit normalë tregojnë pëlqim të lartë te vetja, iluzion kontrolli dhe vizione jo realiste mbi të ardhmen, njerëzit e depresuar nuk arrijnë të shfaqin prirje të tilla.”II mërzitur, por i zgjuar” duket se aplikohet shkëlqyeshëm etiketa mbi depresionin.

“Çështja e vezës dhe e pulës”:A pulës”: është mendimi negativ një shkak apo një rezultat i depresionit?

Ç’lloj trajtimi mund të marrin njerëzit e depresuar? Mjekimi më i mirë për depresionin është parandalimi i tij.Por në momentin që depresioni zë vend brenda nesh si një patologji e mendjes nuk mund të flaket tutje sipas dëshirës.Për këtë duhet shumë vullnet dhe një trajtim më specifik.Fillimisht tentohet të dobësohet depresioni me mekanizma të mendimit tonë deri në goditjen përfundimtare duke krijuar një ekulibër të ri për një jetë më cilësore dhe të kënaqshme.Sigurisht që jo cdo njeri është i aftë të dalë vetë nga kjo gjendje ndaj dhe shpesh nevojitet ndihmë më e specializuar. Depresioni mund të kurohet efektivisht me droga antidepresive të rekomanduara nga mjeku psikiatër ;mund të kurohet me psikoterapi apo me kombinim të tyre.Ndërsa për forma të buta të depresionit praktimi i rregullt i ushtrimeve aerobike apo aktiviteteve të tjera relaksuese mund të përmisojë gjendjen shpirtërore po aq efektivisht sa psikoterapia apo mjekimi.

Place Artwork

Gjendjet e depresuara shpirtërore shkaktojnë mendime negative.Gjendjet shpirtërore i japin ngjyrim mendimit.Kur ndihemi të lumtur ne mendojmë gjëra te bukura dhe bota na duket më e mirë. Por në një gjendje të keqe shpirtërore thjerrat e trëndafilta largohen,shpresat për të ardhmen bëhen ogurzeza,sjellja e njerëzve duket më keqdashëse.Me përkeqësimin e depresionit,kujtimet dhe parashikimet bien si plumb por kur depresioni pakësohet,mendimi behet sërish i kthjellët. Një gjendje e depresuar shpirtërore ndikon edhe mbi sjelljen.Individi që ndihet i vetmuar,i errët dhe ankues,nuk nxit gëzim dhe ngrohtësi tek të tjerët. Kështu,njerëzit e depresuar kanë prirje të divorcohen,te pushohen nga puna ose të shmangen,duke përtheksuar edhe më tepër depresionin e tyre.Pra të qënit i depresuar ka efekte njohëse dhe sjellore. Mendimi negativ krijon gjendje të depresuara shpirtërore.Shumë njerëz ndihen të depresuar kur përjetojnë strese të ashpra-çdo gjë që shqetëson unin,ndjenjën e vetes dhe te qënurit njerëz. Vetëpëlqimi ngrihet lart nga mbështetja dhe përgëzimet që marrim dhe shkon poshtë kur ndihemi të kërcënuar.Mendimet negative çojnë në një përgjigje të trazuar shpirtërore e cila më pas çonte në sjellje negative. Pra,depresioni është njëkohësisht dhe shkak dhe pasojë e njohjeve negative. Sipas Martin Seligman (psikolog i njohur i Universitetit të Pensilvanisë), receta e depresionit te ashpër është pesimizmi paraekzistues që takon në një dështim.Ai gjithashtu beson se përqëndrimi te vetja dhe vetëfajësimi shpjegojnë nivelet e ulëta epidemike të depresionit në botën e sotme të perëndimit.Seligman mendon se rënia e besimit dhe familjes ,plus rritjen e individualizmit,ushqejnë mungesën e shpresës dhe vetëfajësimin nëse gjërat nuk shkojnë mirë.

Faqja_12

Fatbardha Çela

Por pavarësisht se ekzistojnë trajtime efektive për një shëndet më të mirë mendor,shumë çrregullime depresive nuk trajtohen apo diagnostikohen.Studimet tregojnë se shumë mjekë në gjysmën e rasteve nuk arrijnë të evidetojnë depresionin në pacientët e tyre. Truri ynë mund të gjenerojë ëndrra,kujtesë,procese mendore që bëjnë të mundur ekzistencën tonë dhe njëkohësisht i japin një kuptim ose/dhe vlerë asaj.Dhe është po truri ai që na tradhton duke dëmtuar cilësinë e jetës sonë.Pra jemi ne vetë përgjegjës për atë çka jemi dhe çfarë bëjmë por kjo përgjegjshmëri zgjohet pasi vendimi është marrë.Kjo sepse parashikimi i detajeve të veprimeve që do të kryejë një tru në tërësi është thjesht i pamundur ndaj dhe ne nuk e parashikojmë saktësisht se cfarë gjendje shpirtërore mund të na krijojë një situatë e caktuar deri në momentin që përballemi me të.Pra,paraardhësi i çdo veprimi dhe sjelljeje është një mendim,dhe është mendja gjenerimi e një gjendjeje depresive.Ti nuk e njeh mendjen tënde -ka thënë Xhonatan Suift(Bashkëbisedim i edukuar,1738) ndaj dhe ajo na vë shpesh gracka.


Ejakulimi i parakohshëm Kjo patologji është një nga patologjitë më të shpeshta të sistemit mashkullor të riprodhimit. Si e tillë, nëpër kohë është studiuar dhe është dalë në përfundime për terapi të mundshme! Mirëpo cfarë është ejakulimi i parakohshëm, nga se shkaktohet, cili është impakti në $ift dhe si mund të kurohet? Këto dhe më shumë mund ti lexoni me poshtë!

Ejakulimi i parakohshëm, është ejakulimi që vjen përpara se personi të këtë prekur partneren, dhe/ose përpara se të ketë penetruar tek ajo, dhe/ose në një kohë të shkurtër pas penetrimit! Nuk është e mundur të përcaktohet kjo “kohë e shkurtër” saktësisht, por sigurisht që është një kohë e tillë që nuk i lejon partneres të arrijë orgazmë. Deri në momentin që koitusi (bashkimi) ka patur si qëllim vetëm aktin e pllenimit sesa kënaqsinë, edhe pse ejakulimi mund të jetë i parakohshëm, është i mjaftueshëm, mjaft që të ndodhë gjatë penetrimit! Ndërsa, nëse koitusi ka si qëllim vendosjen e një raporti kënaqësie, ejakulimi i parakohshëm nuk është më as i mjaftueshëm dhe as funksional.

rëndom dhe korrigjohet lehtësisht. Ai nuk ka të bëjë me shqetësimet nervore apo të personalitetit.

Place Artwork

Masters dhe Johnson kanë përshkruar 4 faza të ciklit të përgjigjes seksuale: eksitimi, “plateu”(plato), orgazma dhe shkrehja. Në fazën e parë arrihen nivele të larta tensioni seksual, në të dytën këto nivele mbahen për një farë kohe, në të tretën këto nivele rriten papritur për të arritur një pikë kulmore që është orgazma, në fazën e katërt, tensioni seksual i mbledhur bie për të përfunduar në nivelin fillestar(të nisjes). Meshkujt me ejakulim të parakohshëm, kanë një fazë eksitimi shumë të shpejtë që vazhdon direkt me orgazmën pa një fazë”plateau”, pra cikli mbyllet pothuajse menjëherë sapo ka filluar.

Impakti i problemit ne çift Ashtu si u përmend më sipër, në përkufizimin e ejakulimit të parakohshëm, ky i fundit ndikon në marrjen e kënaqsisë seksuale nga ana e partneres dhe zvogëlon gjithashtu kënaqsitë e personit që e vuan këtë, duke cuar kështu në zbehjen e raportit. E rëndësishme për tu përmendur është që ejakulimi i parakohshëm haset

Terapeutikë Ejakulimi është një process me dy faza. E para konsiston në kontraksionet(tkurrjet) e vazave deferente, vezikulave seminale dhe prostates. Në të njejtën kohë mbyllet sfinkteri i fshikzës. Kështu një sasi lëngu seminal i pasur me spermatozoidë, shtyhet në pars prostatica të uretrës.

Faza e dytë konsiston në kontraksionin ritmik të muskujve genital që e shtyjnë likidin seminal jashtë uretrës. Kur faza e parë e ejakulimit ka filluar, nuk mund të ndalet më(me anë të vullnetit). Ky koncept është thelbësor për të kuptuar saktë mënyrën sesi kurohet ejakulimi i parakohshëm. Terapia e kurimit të ejakulimit është komportamentale. Meshkujt e prekur nga ky keqfunksionim, në fakt, duhet të mësojnë të dallojnë ndryshimin midis niveleve të larta të tensionit seksual(eksitimit) dhe ejakulimit që e pason, duke ndërprerë fazën e rritjes së tensionit, përpara se faza e parë e ejakulimit të ketë filluar. Dy janë teknikat më të shpeshta të përdorura, teknika “stop-start”(ndalofillo)dhe teknika “squeeze”(shkund). Tek e para, ndërprerja mund të praktikohet duke hequr dorë nga stimulimi genital, derisa të vijë më pak nevojë për ejakulim ndërsa në mënyrën e dytë, i njejti qëllim mund të arrihet duke komprimuar në glans penis nga partnerja kur orgazma afrohet.

Sëmundja Hodgkin Përshkrimi: një sëmundje malinje që prek sistemin limfatik dhe shoqërohet me një rritje graduale të përmasave të limfonodujve në të gjithë trupin Individët që preken më shpesh: më shpesh meshkujt dhe mjaft rrallë fëmijët e moshës nën 10 vjeç Organe të prekura: sistemi limfatik duke përfshirë yjet, gjëndrat, shpretkën Simptoma dhe indikacione: humbje ne peshë, djersitje, anemi, ethe që shfaqen në mënyrë të çrregullt.Personi gradualisht bëhet sa vjen e më i dobët. Gjendrat zmadhohen. Mjekimi: zgjidhja është kirurgjia, radioterapia, kemoterapia.Nqs kapet ne kohë semundja ka shanse të mira për tu kuruar plotësisht.

Shkaku dhe faktorët e riskut: shkaku i sëmundjes është I panjohur; mendohet që Marrëdhëniet tona janë të mbushura me stres. “Ferri është i të tjerëve”, ka shkruar Zhan-Pol Sarter. Stresi, ashtu sic kemi vëne re, i shkaktari është një acaron problemet e shëndetit si sëmundjet kronike në zemër, hipertensionin dhe dorëzimin e sistemit imunitar që lufton sëmundjet. virus.Nuk ka masa parandaluese preçize por sidomos nëse i kishin mbajtur për vete sekretet Edhe në mungesë të dikujt Marrëdhëniet e ngushta prodhojnë shëndet.Të krahasuar me ata që kanë rekomandohet të mos të afërt për të folur për problemet tona mund të na vijë në ndihmë”miku pak lidhje shoqërore, ata që kanë marrëdhënie të ngushta me miqtë, të konsumohet duhan. ditar”sepse kështu mund të jemi në gjendje të ballafaqohemi dhe të punojmë afërmit ose me pjesëtarë të një vëllazërimi fetar, apo organizate komunitare Fatbardha Çela

Marrëdhëniet shoqërore dhe shëndeti

kanë prirje më të pakta për të vdekur para kohe. Humbja e këtyre lidhjeve rrit rrezikun për t’u sëmurur.Një studim finlandez i nëntëdhjete e gjashtë mijë individëve të ve zbulon se rreziku i tyre për të vdekur dyfishohej gjatë javës pas vdekjes së partnerit. Pra ekziston një lidhje mes mbështetjes shoqërore dhe shëndetit. Po pse? Mbase ata që gëzohen më tepër nga marrëdhëniet e ngushta, hanë më mirë, ushtrohen më tëper si dhe pijnë më pak alkool. Mbase miqtë dhe familja shtojnë vetëpëlqimin tonë. Mbase një rrjet mbështetës na ndihmon t’i vlerësojme dhe t’i kalojmë ngjarjet stresuese. Në tetëdhjetë e më tepër studime, mbështetja ka qënë e lidhur me një funksion më të mirë të sisitemit kardiovaskular dhe imunitar. Kështu, kur plagosemi nga mospëlqimi i dikujt ose nga humbja e vendit te punës, këshilla, ndihma dhe sigurimi i një miku mund të jetë me të vërtetë një mjekim i mirë. Edhe nëse nuk përmendet problemi, miqtë na e heqin mendjen dhe na japin një ndjenjë të tillë e cila, e ardhur në këtë mënyre, na bën të pranohemi, të pëlqehemi dhe të respektohemi. “Miqësia është një shërim i përgjithshëm kundër të gjitha fatkeqësive”, ka thënë Seneka. Ata që e përjetojnë vetëm hidhërimin kanë probleme më të mëdha shëndetësore në krahasim me ata që e shprehin hapur atë. Sipas një studimi në krahasim me ato vajza që nuk kishin përjetuar trauma, si vdekja ose divorci i prindërve, gratë e abuzuara seksualisht raportonin më tepër dhimbje koke, sëmundje në stomak dhe probleme të tjera shëndetësore,

me dhimbjen duke u mos u përpjekur ta bllokojme atë. <Rrëfimi i ndjenjave të dhimbshme është i mirë jo vetëm për trupin por edhe për shpirtin.> shpirtin.>Ky është përfundimi i studimeve që tregojnë se njerëzit janë më të lumtur nëse mbështeten në një rrjet miqsh dhe familjarësh. Miqësia dyfishon gëzimin dhe ndan hidhërimin në mes. (Frensis Bekon). Sipas zbulimeve të tjera është vërtetuar se: ƒ

Studentët më të lumtur universitarë janë ata që ndihen më të sigurtë me jetën e tyre dashurore.

ƒ

Ata që gëzohen me marrëdhëniet e ngushta ballafaqohen më mirë me streset e ndryshme, duke përfshire këtu shkretimin, dhunimin, humbjen e vendit të punës dhe sëmundjet.

ƒ

Njerëzit raportojnë mirëqënie më të lartë nëse miqtë dhe familjet e tyre mbështesin qëllimet e tyre duke shprehur vazhdimisht interes dhe duke ofruar ndihmë dhe inkurajim.

Nëse ju pyes:”Ç’farë e bën të kuptimtë jetën tuaj?”-kam bindjen se shumica prej nesh do përmendin para të tjerave-marrëdhënie të lumtura dhe të afërta me familjen,miqtë ose partnerët romantikë. “Trishtohuni për atë që është vetëm kur bie në tokë dhe nuk ka dikë që ta ndihmojë të ngrihet përseri!” Faqja_13


Më shumë se vvetëm etëm një dietë…

Torsioni i testikulit Përshkrimi: përdredhje dhe rotacion i kordës spermatike dhe I testikulit që çon në dëmtime serioze nëqoftëse nuk trajtohet menjëherë. Individët që preken: meshkujt nga mosha 12-20 por mund të ndodhë në çfarëdolloj moshe Organe të prekura: testikuli (zakonisht vetëm njëri) Simptoma dhe indikacione: simptomat mund të vine nga shkaqe të panjohura ose aktivitete fizike te fuqishme. Në to përfshihen dhimbja,skuqje e skrotumit, të përzjera, të vjella, rritje të frekuencës kardiake Trajtimi: ndërhyret kirurgjikalisht duke korigjuar torsionin dhe duke e ngjitur testikulin pas murit të skrotumit Shkaku dhe faktorët e riskut: shkaku është I panjohur por zakonisht është present që në lindje. Nqs nuk trajtohet, ena që furnizon me gjak testikulin pëson dëmtime çka i shkakton tesktikulit mosperfuzion. Mund të ndodhin dëmtime të parikthyeshme. Në një rast të tillë hiqen kirurgjikalisht testikuli dhe korda spermatike.

Blerta Hamolli

Pinguem vitus albumque neque estrea nec scacus aut potërit përegrine injuare lagois.(Orazio) (Ai që ka kile të tëpërta nuk duhet të pëlqëjë as guaskat, as kocat e as thëllëzat e bardha.) Ne jemi ajo që hamë do të thoshtë Hipokrati por dhe pse e dimë këtë gjë fusim në organizmin tonë gjëra nga më të çuditshmet, mishra me estrogjen dhe antibiotikë , yndyra të hidrogjenuara, ngjyrues, pesticide dhe ushqime jashtë stine. Defiçitët në përbërësit e nevojshëm ushqimor përbëjnë ato që quhen “sëmundjet e mungesës” Ndaj dhe ne intëresohemi çdo ditë për dietat tona të përditshme, për të lejuar në kushtët e njohjes së detajuar të ushqimeve përzgjedhjen e produkteve nëpërmjet një orientimi të drejtë në një treg të larmishem ushqimor..E meqë jemi ketu ,fjala dietë vjen nga greqishtja “diaita”që do të thotë mënyrë e të jetuarit, ushqyerjes. Një kuptim tjetër që i është dhënë kësaj fjale është se ajo vjen nga latinishtja “dies”dhe përfaqësonte një nga tabelat që Luteri i vendosi mbi portën e madhe të Katedrales së Ëittenbergut për t’u diktuar besnikëve të tij sjelljen korrektë të përditshme. Dhe dietat kanë të bëjnë me ekuilibrin ushqimor. Ushqimi i ekuilibruar duhet të mbulojë të gjithë bashkësinë e nevojave ushqimore të organizmit në mënyrë të tillë që të jetë në kushte e një efikasiteti të plotë fizik e intelektual. Sipas J.Monod “organizmi është një fluks materie, energjie dhe informacioni “Nevojat për plasticitetin e organizmit mbulohen nga uji, lëndet e azotuara, yndyrat dhe substancat minerale. Nevojat energjitike mbulohen prej zinxhirëve të karbohidrateve dhe pjesërisht prej substancave yndyrore. Nuk mund të lihen mënjanë substancat e mbrojtjes si oligoelementet dhe vitaminat që kontrollojnë funksionin metabolik dhe aktivitetet enzimatike si dhe enzimat që e drejtojnë informacionin duke e orientuar metabolizmin në drejtim të përshtatshëm. Jeta mund të përshkruhet si një luftë kundër entropisë në rritje. Organizmi sillet si një transformues i energjisë. Pra ka një aplikim të termodinamikes në organizmin e gjallë. Nevojat energjitike shprehen me kalori, njësi e cila i korrespondon kkalorisë së fiziokimistëve që është sasia e nxehtësisë që duhet për të ngritur me 1ÚC temperaturën e 1kg ujë në presion atmosferik normal. 1kalori=4180 jaul Nevojat energjitike të organizmit përcaktohen si sasia e energjise që nevojitet për të siguruar një gjendje të mirë shëndetsore dhe një nivel të pranueshem të aktivitetit fizik. Sasia e energjisë që ka nevojë çdo njeri sipas raportit të komisionit të ekspërtëve të FAO/OMS/OKB jepen nga kjo tabelë:

Ushqimet

Mishrat dhe pjatat kryesore

kaloritë

85gr hamburger me yndyre mesatare

224

100gr pule e pjekur,pa lekurë

197

100gr mëlçi viçi e skuqur

261

100gr qofte me mish viçi

160

1cope proshutë kerce ose mish pastërma

48

1/2filxhani peshk ton

127

Një hot dog mesatar

124

100gr proshutë e zier ose e pjekur

91

Një veze mesatare e zier

78

114gr fasule të ziera me mish derri

245

200gr makarona me djathë

430

280gr makarona me salcë mishi dhe makarona 225gr supë me mish pulë të konservuar

396 70

Frutat Një portokall I vogel

50

1/2grape fruit

40

8kokrra kumbulla të thata

344

1/2kokërr avocado të qëruar

167

1pjeshkë mesatare

40

Mosha(vjeç)

Mashkull

Femër

1-3

1300(kalori)

1300(kal.)

4-6

1800

1800

150gr luleshtrydhe

56

7-10

2000

2000

1 mollë mesatare

85

11-14

2500

2200

1 banane mesatare

122

15-18

3000

2200

1 dardhë mesatare

122

19-24

2900

2200

100gr manaferra

62

25-50

2900

2200

15kokrra qershi

70

51+

2300

1900

2fiq të mëdhenj ,të fresket

80

Këto vlera aplikohen në persona aktive që jetojnë në një temperature të dhënë

Normal

Faqja_14

Jo normal

Në qoftë se një person merr më pak ushqim kemi humbje dhe si rrjedhim organizmi përdor depot e yndyrnave si burim energjitik. A e dinit se ½ kg yndyre e depozituar në organizëm është e barabartë me 3500kalori? Ne qoftë se një person merr me shumë ushqim se sa i duhet atëhere teprica e kalorisë “riorganizohet “ në formë yndyrnash dhe kjo sjell çrregullime të shumta të organizmit. Për ti mënjanuar këto probleme është e këshillueshme të aplikohen dieta me të gjithë përbërësit esenciale për organizmin. Çdo vit publikohen dieta të reja. Janë veçanërisht amerikanët që i hartojnë, duke eliminuar bukën, brumërat e karbohidratet në përgjithësi, pa kujtuar faktin që në 1960 ishin po ata që futën në SHBA dietën tonë mesdhetare, si profilaksi të sëmundjeve kardiovaskulare. Dietologët moderne këshillojne me shumë mish dhe drithëra, me pak brumëra e bukë, shumë fruta, sepse brumërat kanë tregues glicemie të lartë e si rrjedhojë të shëndoshin. Por ata harrojnë që eleminimi i tyre dhe marrja e më shumë proteinave e çon trupin në acidozë e cila duke bllokuar qëndren e urisë garanton dobësimin, por me kalimin e kohës kjo sjell pasoja. Po atëhere çduhet bërë për të mbajtur një peshe normale? Si mund të orientohesh në një treg të madh e të ndërlikuar ku shpesh gjejmë ushqime hiperkalorike? Ja disa nga ushqimet më të zakonshme dhe kaloritë ushqimore që ato përmbajne :

Megjithë këto të dhëna, sasitë e kalorive që ka nevoje çdo njeri varen nga aktiviteti që ai bën..Thuhet se një njeri aktiv ka nevojë për 30kalori për kg peshë në ditë. Por këto shpenzime ndryshojnë. Për shembull të gratë shtatzëna rritet me 200kal në ditë më shumë, kurse tek gratë në laktacion 500 kalori më shumë se sa një grua që nuk ka një aktivitet të tillë. Për të jetuar mire nevojiten dy gjëra të thjeshta: të hash më mirë (pak) e të lëvizësh më shumë. C.Vestita do të thoshte”Për të ngrënë mirë mendoni sikur keni pak të holla për pazar dhe pak kohe për të gatuar” Pra përpiquni ti tjetërsoni sa me pak të jetë e mundur ushqimet. Sa më pak të përpunohen aq më të tretshme jane ushqimet, për më tepër nuk humbasin vlerat e tyre ushqimore. Shembull për këtë është vitamina C e cila humbet e tëra ne nxehtësi. Dhe për ta mbyllur, ashtu si në hyrje, nuk mund të mos ndjekim këshillat e babait të mjekësisë Hipokratit

Përpiquni që ushqimi juaj të jetë dhe ilaçi juaj i përditshëm.


Ç’është celuliti dhe si mund të parandalohet? Celuliti është një lloj indi dhjamor në shtresën e nën lëkurës që përmban tufa indi lidhor. Ky ind lidhor, që varion në trashësi dhe që është i ndërthurur me qeliza dhjamore, mbahet në atë pozicion nga një rrjet fibrash që e mbron trupin tonë duke rrethuar muskujt dhe organet. Kur gjithçka funksionon siç duhet, mbeturinat largohen jashtë trupit nga ky sistem, gjë që paraqitet me kurba të lëmuara të trupit; kur yndyrnat, lëngjet dhe toksinat mbeten thellë në lëkurë, indi lidhor trashet dhe forcohet duke dhënë një efekt fryrës. Me kalimin e moshës, shtresat e lëkurës hollohen, çka rezulton në shfaqjen e pamjes së valëzuar të celulitit. Për të shmangur celulitin është e rëndësishme të gjendet mënyra e duhur e të ushqyerit,sidomos ajo me perime dhe fruta. Këto duke qënë ushqime me përmbajtje lëngjesh shtojnë largimin e yndyrnave, lengjeve dhe toksinave. Për të mos pasur probleme duhet të shmangim ushqimet shumë të kripura, të skuqura, te ngrira, salcat dhe mbi të gjitha djathin. Por edhe pirja e lëngjeve të gazuara duhet minimizuar, pasi nuk bëjnë mirë për qarkullimin. Ndërsa përsa i përket qumështit, nëse e ke të domosdoshme të pish një gotë në mëngjes, kufizohu të blesh atë me më pak yndyrë.

Besiana Balla

Disa keshilla praktike

Si të përgatisim vetë kremrat dhe vajrat e bukurisë? Mund te veproni si farmacistët e parë. Përgatisni vetë kremrat me kujdesin dhe pastërtinë më të madhe te mundshme,ne kushte shtëpiake. Per ‘kuzhinën tuaj‘,u nevojiten enë inoksi. Nuk ështe i këshillueshëm druri,sepse përmban shunë mikrobe.

1.

Duhet te pini sa më shumë ujë dhe asnjëherë më pak se gjysme litri në ditë.

2.

Kripën klasike mund ta zëvëndësoni me kripën hiposodike, e cila shmang mbledhjen e lëngjeve nën lëkurë.

3.

Kafeja dhe cigarja jane aleatet më besnike të celulitit. Kafen mundohuni ta zëvëndësoni me cajin,ndërsa cigaren mund edhe ta lini.

Krem ushqyes: Ingredientet: 15 gr dyll blete, 15ml vaj bajame të embel, 1/2 e lugës së kafes me mjaltë, 15 ml ujë trëndafili. 3 pika vaj esencial trendafili.

4.

Çajrat jane shkarkues të mirë dhe është e kësillueshme që të jenë sa me naturalë..(dy apo me shumë filxhanë në ditë do të ishte ideale).

Procedura:

5.

Xhinset shumë te ngushta dhe takat e larta shtrëngojnë trupin dhe i detyrojnë këmbët që të rrinë në një pozicion jonatyral.

6.

Sporti i të gjitha llojeve është i mirë, Persa i përket problemit të këmbëve dhe vitheve noti është mbreti i sporteve. Një tjetër levizje qe nuk duhet ti mungojë trupit është ecja ecja. Duhet të jetë e ngadaltë dhe në çastin që intensifikohet duhet ti ngjajë një vrapi të lehtë.

Trajtimi Drejtohuni në qendra estetike te specializuara. Trajtimeve te marra shtojini dhe një ushqyerje të shendetshme e rezultatet do te jene te dukshme. Një nga të rejat e fundit është edhe terapia me lazer që ofron oksigjenimin e mire te shtresave te lëkures dhe shkrin celulitin e grumbulluar Ndërsa për në shtëpi blini nje krem kundra celulitit dhe masazhoni vendet më problematike cdo dite.

Në një banjë mari ,vendosni dyllin e bletës,vajrat dhe mjaltin. I shkrini dhe i perzieni me njera tjetrën.Me pas shtoni uje trëndafili.Nxirreni përzierjen nga banjë maria.Kur përzierja të jetë ftohur,shtoni ne te 3 pika vaj esencial trëndafili dhe e përzieni perseri derisa të arrihet një masë sa me homo-gjene.Hidheni ne nje enë të përshtatshme për ta ruajtur përzierjen në frigorifer. Kremrat e bukurise këshillohet të aplikohen natën,ndërsa për ditën këshillohen vajrat e bukurisë,në vend të kremit të dites.Vajrat bëhen shumë shpejt gati.Vaji i rizgjon poret e lëkurës,e ndricon atë dhe nëse përdoret ne masën e duhur nuk e yndyros lëkurën,thjesht e ushqen. Indikacionet e vajrave bimore kryesore: Vaji i bajames së ëmbël:Për të gjitha tipet e lëkurave,ushqyes,rregullator i hidro-balancës; Vaji i lajthisë:Për lëkurë normale,me yndyrë, mi-kse. Ka efekt anti-inflamator, ushqyes,lehtesisht tharës. Vaji i jojobës:Per lëkurë meyndyrë,te thatë.Ushqy-es, rregullator.

Llojet e celuluitit Njihen dy forma të celulitit: celuliti i fortë ose solid solid- ky lloj celuliti ngjitet direkt eluliti i shkrifet me muskulin e si i tille është vështirë të eliminohet dhe celuliti shkrifet-gjendet në zona të mëdha është i levizshëm, mund të shkaktojë atoni muskulore. Ky lloj celuliti është i eleminaueshem Kush preket nga celuliti dhe pse? Celuliti prek më shpesh gratë, fillon rreth moshës 14vjecare dhe rritet si rezultat i hollimit dhe rishpërndarjes së shtresës së lëkurës me kalimin e moshës. Celuliti zakonisht formohet tek gratë pas lindjes dhe në ato që marrin kontraceptivë oralë, sepse sistemi i eliminimit nuk mund të përballojë fluksin tepër të madh të estrogjeneve në trup. Ai mund të zhvillohet edhe pas traumave aksidentale që dëmtojnë sistemin e qarkullimit të gjakut ose në ato që bëjnë jetë sedentare (pasive). Shumë rrallë celuliti mund të formohet edhe tek meshkujt, kjo sepse rrjeti i tyre i qelizave yndyrore është në thellësi të lëkurës.

Trajtimi nuk është i rekomandueshëm për personat që vuajnë nga: Zemra Organet e frymëmarrjes Diabeti Variçet Mëlçi kronike Epilepsi Puçrra masive etj.

Vaji i kajsisë: Për lëkurë të thatë, mikse, të ashpra. Anti-inflamator, ushqyes, rregullator, anti-cikatrice. Vaji i ullirit: Për te gjitha tipet e lëkurave, anti-inflamator, ushqyes, rregullator, anti-cikatrice. Vaji i grurit:Për lëkurë të thatë.Ushqyes,rregullator. Vajrat përgatiten nga përzierja e : 10 ml vaj suporti, 3 pika vaj esencial, 1 kapsule vit E(ose pak vaj gruri)

Adela Brahimaj Faqja_15


Faqja_16


Nr.1