Issuu on Google+

Vuani nga sinusiti? Ja trajtimi i duhur

Kafshët shtëpiake, ky ilaç i ëmbël

S

M

i fillim, çfarë janë sinuset? Sinuset janë një sistem kavitetesh të zbrazëta në kafkë, të cilat komunikojnë me njëra-tjetrën. Në kafkën e njeriut gjenden katër çifte ... Faqe 16

A

endje e shëndetshme nga rritja e ndërveprimit dhe shmangia e izolimit. Një nga mënyrat për të ruajtur shëndetin e mendjes është angazhimi me të tjerët... Faqe 17

Botim zyrtar i Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Tiranës Adresa: Fakulteti i Mjekësisë, Nr371, Cel: 069 63 46688, E-mail: suplementi@almedicus.org

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

Nr.6

LMEDICU BOTIM I PËRJAVSHËM I GAZETËS SHQIPTARJA.COM

TESTET E DEPISTIMIT ZBULOJNË HERËT SËMUNDJET

Burra, të gjithë drejt check up-it

Shtatzani

TIRANE

Q

umështi i gjirit është forma më e mirë e ushqimit për fëmijët e vegjël. Rekomandohet që bebet të ushqehen vetëm me qumështin e gjirit për 6 muajt e parë të jetës, pa ujë apo lëngje të tjera shtesë. Rrallë ndodh që gjendje të caktuara mjekësore të jenë shenjë e kequshqyerjes me gji. Si bebi ashtu dhe nëna përfitojnë shumë nga qumështi i gjirit!...

JANA NANO

T

abelat e bashkangjitu ra përmbajnë të rendi tura të gjitha ekzaminimet e nevojshme që duhet të kryejë një burrë gjatë kujdesit të tij shëndetësor. Kontrollet e shpeshta dhe testet depistuese në varësi të moshës kanë treguar që mund të përmirësojnë dukshëm shëndetin tuaj. Ato reduktojnë vdekjet premature dhe paaftësitë. Nëse ju jeni pjesë ë një grupi të popullatës me risk të lartë për ndonjë sëmundje ose keni një histori familjare të sëmundjes atëherë është e nevojshme që të mbani kontakte të vazhdueshme me mjekun tuaj të familjes për të kryer në kohë ekzaminimet e nevojshme. Cilat janë sëmundjet malinje më të shpeshta tek meshkujt?... Faqe 14-15

         

Drejtor: Taulant MUKA Kryeredaktore: Jana NANO Zv/Kryeredaktore: Fjorda KOROMANI Redaksia: Alba Kuqi Arminda Avdulaj Blerta Dollaku Dea Qirjaqi Eralda Asllanaj Erklida Sula Marinela Kumaraku

Faqe 18

Përfitimet e qumështit të gjirit

Ekzaminimet mjekësore rutinë që duhet të kryeni 

E ENJTE 15.03.2012

Ethja

     

Mirald Gina

Këshilli botues: Departamenti i Shëndetit Publik Enver ROSHI Shërbimi i Endrokrinologjisë, QSUT Agron YLLI Shërbimi i Urgjencës, QSUT Edmond ZAIMI Shërbimi i Nefrologjisë, QSUT Arjana STRAKOSHA Shërbimi i Reumatologjisë, QSUT Argjend TAFAJ Shërbimi i Alergologjisë, QSUT

     

Etleva QIRKO Shërbimi i Kardiologjisë, Spitali Ushtarak Gerta KOÇEKU Shërbimi i Neurologjisë, Spitali Ushtarak Fatos JAHO Shërbimi i Ortopedi-Traumatologjisë, Spitali Ushtarak Gjergj ÇAUSHI Shërbimi i Tokosikologjisë, Spitali Ushtarak Zyhni SULAJ Biokimi Klinike, QSUT Ndok MARKU Farmaci Leonard DEDJA

Faqe 19

Një mik apo armik? Kur dhe si ta trajtojmë

Ç

farë është ethja.Ethja është një përgjigjje normale e organizmit tonë kryesisht ndaj infeksioneve dhe shfaqet me rritje të temperaturës së trupit. Ajo është një simptomë dhe jo një sëmundje. Mund të shfaqet e vetme ose me simptoma të tjera të sëmundjes shkaktare si kollë, dhimbje fyti, dhimbje koke, dhimbje muskujsh...


14

E enjte, 15 mars 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

Ekzaminimet

A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

LMEDICU

E ARDHMJA e shëndetit tënd përcaktohet nga veprimi që do të ndërmarrësh tani. Nëse nuk ke mjekun tënd, mendo të gjesh një që në këtë moment

Pse është i rëndësishëm kontrolli mjekësor i rregullt Prognozë më e mirë e sëmundjes nëse kapet herët JANA NANO

Tradita

P

ër të gjithë ju që po lex oni këtë artikull, mos u shqetësoni! Shumë prej nesh shmangin kontrollet e rregullta rutinë apo takimet e përcaktuara me mjekun e familjes duke vënë në rrezik shëndetin. E rëndësishme është të kuptoni që jeni ende në kohë! Burrat nuk e ndihmojnë veten!

Kontrollet rutinë të burrave zgjasin 45 minuta dhe përfshijnë ekzaminimin fizik Në një studim të bërë në 4350 gra dhe burra, u vu re se dy të tretat e këtyre të fundit nuk ishin konsultuar me mjekun asnjëherë vitin e fundit dhe një e treta e tyre nuk kishte një mjek familjeje. Ndërsa një në 5 gra nuk kishte aspak kontakt me mjekun specialist. Jo vetëm që burrat nuk kryejnë vizita të rregullta mjekësore, por një e katërta e tyre u shprehën që nuk kishin ndërmend ta bënin një gjë të tillë për aq kohë sa nuk i shqetësonte asgjë. Por si mund të ndodhë një gjë

‘’Ka një traditë të gjatë e cila imponon meshkujt të mos shkojnë të kryejnë kontrollet rutinore aq shpesh sesa femrat. Një burrë duhet të konsultohet menjëherë me mjekun e tij nëse ndjen ndonjë fryrje, ndryshim të përmasave apo dhimbje në testikujt e tij

aktivitet të rregullt fizik ) nuk e kanë zakonisht të domosdoshme të kryejnë një ekzaminim fizik vjetor te mjeku i tyre. Por duke u ballafaquar me realitetin: ky standart i tyre qëndron shumë larg. Të caktosh një vizitë vjetore në fund të fundit nuk është edhe aq keq. Shiheni pozitivisht. Do të keni mundësi të ndërtoni një raport me mjekun tuaj ose të diskutoni tema në lidhje me shëndetin personal duke hartuar plane për parandalimin e sëmundjeve që mund të jeni i predispozuar të zhvilloni.

INFEKSIONET SEKSUALE: Kur duhet të bëjmë kontrollet për Sifilizin, Klamidian, Gonorrenë , HIV-in apo Hepatitin?  Nëse keni kryer marrdhënie të pambrojtura seksuale me shumë partnere  Keni kryer marrdhënie seksuale me meshkuj  Keni përdorur apo jeni duke përdorur droga me injeksion  Keni patur partnerë që kanë shkëmbyer seksin për para ose drogë  Keni patur partnerë që janë duke u trajtuar për sëmundje seksualisht të transmetueshme  Keni patur partnerë që janë të infektuar nga HIV, Hepatiti B, janë biseksual  Bëni shpesh tranfuzione gjaku e tillë? Shëndeti duhet të përbëjë gjithmonë prioritet sidomos kur fillon e ngjitesh të 30-etave. Persona nën

moshën 50 vjeçare, të cilët jetojnë shëndetshëm ( ushqehen mirë, nuk konsumojnë alkool dhe duhan, kryejnë

Ja se si shprehet një mjek i përgjithshëm: ‘’Ka një traditë të gjatë e cila imponon meshkujt të mos shkojnë të kryejnë kontrollet rutinore aq shpesh sesa femrat. Një burrë duhet të konsultohet menjëherë me mjekun e tij

nëse ndjen ndonjë fryrje, ndryshim të përmasave apo dhimbje në testikujt e tij. Këto janë shenja të një tumori të mundshëm, por gjithsesi, ekzaminime të tjera duhet të konfirmojnë diagnozën. Një nga mënyrat më të mira për të kapur në kohë këtë lloj kanceri është duke bërë vetë ekzaminimin e testikujve të paktën një herë në muaj, në dush. Në rast se vini re diçka të pazakontë, caktoni një takim urgjent me mjekun tuaj. Kontrollet mjekësore modulohen sipas gjinisë Kontrollet rutinore të burrave zgjasin rreth 45 minuta dhe përfshijnë ekzaminimin fizik dhe një diskutim me mjekun. Pacienti mund të pyesë në lidhje më çështje të zakonshme mjekësore duke filluar që nga arsyet e impotencës, efektet e duhanit apo informacion të përgjithshëm për sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Ndërsa mosha juaj flet për ju... Teksa filloni të flirtoni me të 50-tat tuaja, kontrolli i tensionit të gjakut, kolesterolit, depistimi për kancer të prostatës dhe të kolonit, pa përmendur këtu sëmundjet kronike, bëhet me të vërtetë e

rëndësishme. Historia juaj familjare mjekësore ka një rol të rëndësishëm në disa sëmundje. Të presësh derisa ‘’diçka të shkojë keq’’ ka një kosto në kohë, trajtim dhe cilësi jete. Jemi të gjithë shumë të mirë në lojën e mohimit: fshehim pas rrobave të gjera disa kile me tepër apo injorojmë shenja fillestare të sëmundjes. Por të shmangësh realitetin e rreziqeve nuk ia vlen. E ardhmja e shëndetit tënd përcaktohet nga veprimi që do të ndërmarrësh tani. Nëse nuk ke mjekun tënd, mendo të gjesh një që në këtë moment. Përfito nga rasti për të marrë nën kontroll zgjedhjet e tua për një të ardhme më të mirë.

Meshkujt mbi 30 vjeç:

Shëndeti juaj është përgjegjësi vetëm e juaja! B

ëni më kujdes ndaj trupit tuaj. Nëse ndjeni dhimbje barku, gjoksi, dhimbje kyçesh etj, mos hezitoni të kontaktoni mjekun tuaj. Në rastin më të mirë të një urthi, me siguri e kanë patur fajin patatinat Doritos e natës së mbrëmshme. Në rastin më të keq, ndoshta keni kapur simptomat e para të një ataku në zemër. Gjithsesi, e rëndësishme është që i jeni drejtuar mbikqyrjes së mjekut në kohë dhe keni zgjidhur misterin. Të kujdesesh për trupin dhe shëndetin tënd, nuk përbën një shenjë dobësie. Testet e depistimet ju ndihmojnë të zbuloni shumë herët sëmundjet që ju rrezikojnë shëndetin duke ju dhënë kështu mundëisne e trajtimit të tyre të

QËNDRONI TË SHËNDETSHËM!

 Kontrollohuni vazhdimisht tek mjeku i familjes tuaj për ekzaminimet e CHECK UP-it të përgjithshëm  Mos pini duhan  Qëndroni aktivë fizikisht  Konsumoni një dietë të shëndetshme  Ruani një peshë konstante  Pini rregullisht ilaçet tuaja hershëm të suksesshëm. Për çdo pyetje apo informacion që kërkoni të dini, flisni me mjekun tuaj. Kolesteroli i lartë: Ai duhet të kontrollohet rregullisht duke filluar që nga mosha 35 vjeç. Nëse jeni më i ri se 35 dhe vuani nga një prej sëmundjeve më

poshtë: diabeti, tensioni i gjakut, histori familjare për sëmunjde zemre, jeni duhanpirës etj, atëhere duhet të bëni kontrolle më të hershme për të. Obeziteti: Duhet të masni indeksin e masës tuaj trupore me formulën që do tju

tregojë mjeku juaj. Kontrollojeni shpesh atë duke mbajtur nën vëzhgim luhatjet e peshës tuaj Tensioni i lartë i gjakut: Kontrolloni tensionin e lartë të gjakut 2 herë në vit. Vlerat normale të tij janë 120/80. Diabeti: Duhet të bëni një analizë kontrolli për diabetin nëse keni tension dhe kolesterol të lartë. Aneurizma Aortës abdominale: Kjo patologji konsiston në zgjerimin anormal të një pjesë të Aortës e cila është ena më e madhe e gjakut në organizmin tuaj. Çarja e saj ka pasoja fatale. Nëse jeni 65-75 vjeç dhe keni konsumuar duhan është mirë të ekzaminoheni edhe për të.


A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

LMEDICU

WWW.SHQIPTARJA.COM

Ekzaminimet

E enjte, 15 mars 2012

15

KANCERI I PROSTATËS kontrollet e shpeshta dhe testet depistuese në varësi të moshës kanë treguar që mund ta kapin në fazat e hershme

Burra, të gjithë drejt check up-it Testet e depistimit zbulojnë herët sëmundjet JANA NANO

T

abelat e bashkangjitu ra përmbajnë të rendi tura të gjitha ekzaminimet e nevojshme që duhet të kryejë një burrë gjatë kujdesit të tij shëndetësor. Kontrollet e shpeshta dhe testet depistuese në varësi të moshës kanë treguar që mund të përmirësojnë dukshëm shëndetin tuaj. Ato reduktojnë vdekjet prema-

Shmangni në dietën tuaj ushqimet me përmbajtje të lartë yndyrnash ture dhe paaftësitë. Nëse ju jeni pjesë ë një grupi të popullatës me risk të lartë për ndonjë sëmundje ose keni një histori familjare të sëmundjes atëherë është e nevojshme që të mbani kontakte të vazhdueshme me mjekun tuaj të familjes për të kryer në kohë ekzaminimet e nevojshme.

Kontrollet dhe testet e dipistimit

Cilat janë sëmundjet malinje më të shpeshta tek meshkujt? KANCERI I PROSTATËS Rreziku i zhvillimit të kancerit të prostatës rritet me moshën. Në fillim, ky lloj kanceri nuk shfaq simptoma derisa ai arrin stadet e tij më të avancuara ( edhe pse ka gjendje të tjera të prostatës jo-kanceroze që mund të shoqërohen me dhimbje dhe parehati). Burrat duhet të diskutojnë me mjekun e tyre rëndësinë e depistimeve të rregullta që përfshijnë analizën e gjakut për PSA ( Antigjenin Specifik të Prostatës) si dhe një ekzaminim rektal. Ndoshta do t’ju duket pak e sikletshme procedura e mësipërme, por kur mendon që mund t’ju shpëtojë jetën, atëhere me siguri ia vlen. DUHET TË DINI: Çfarë është prostata? Prostata është një gjendër e gjendur tek meshkujt që ka madhësinë e një lajthie e lokalizuar prapa fshikëzës së urinës. Ajo është përgjegjëse

për lëngun që bën të mundur transportimin e spermës. Ka tre mënyra sesi mjeku mund

të ekzaminojë prostatën: një ekzaminimi me gisht, test gjaku për Antigjenin Speci-

KONTROLLI PËR MESHKUJT MBI 30 ‘’Një mollë në ditë, mban doktorin larg’’-thotë një fjalë e urtë. Kontrollet rutinë me mjekun tuaj do t’ju sigurojnë një shëndet të mirë për një kohë të gjatë. Lista e mëposhtme përmban të gjitha ekzaminimet që ju duhet të bëni gjatë një vizite të tillë tek mjeku juaj:  Teste:  Tensioni i gjakut (çdo 2 vjet)  Kolesteroli (çdo 5 vjet)  Pesha dhe gjatësia (periodikisht)  Ekzaminime:  Tumoret e zakonshëm të tiroides, gojës, lëkurës, testikujve, nyjeve limfatike (çdo tre vjet)  Shëndeti dentar (çdo vit)  Imunizimi:  Tetanozi-Difteria (çdo 10 vjet)

fik të Prostatës (PSA) dhe EKO-s. Antigjeni specifik i prostatës është një substancë e prodhuar nga vetë prostata në gjendjet e mëposhtme mjekësore: ZMADHIMI I PROSTATËS Ky është problemi më i zakonshëm që prek më shumë se gjysmën e burrave mbi 50 vjeç. Kjo gjendje nuk përbën një kancer. Shoqërohet me diskomfort dhe probleme urinimi të cilat mund zgjidhen me kirurgji. INFEKSIONET Prostatiti akut mund të çojë në vështirësi urinimi, urinim frekuent simptoma që i mbishtohen temperaturës së lartë, etheve dhe dhimbjes së poshtme të kurrizit. Komplikimet e mëtejshme shmangen nga antibiotiko terapia. KANCERI Nëse mjeku juaj dyshon për kancer, teste shtesë si radiografi, EKO apo biopsi, jeni të detyruar ti kryeni menjëherë. Në biopsi, disa pjesëza qelizash të marra nga prostata ekzaminohen nën mikroskop. Trajtimi mund të jetë kirurgjik, me rreze apo hormono-terapi. KANCERI KOLO-REKTAL Historia familjare apo personale me sëmundje të zorrës së trashë (kolo-rektale) mund të indikojë për një rrezik të lartë për të zhvilluar kancer. Depistimi zakonisht fillon në moshën e mesme apo pak më herët .

Këshilla

Një sjellje e shëndetshme MBANI NJË DIETË TË SHËNDETSHME Konsumoni fruta perime, të gjitha llojet e drithërave, qumështin pa yndyrë, peshkun, mishin e pulës bathët, vezët, arrat. Shmangni në dietën tuaj ushqimet me përmbajtje të lartë yndyrnash, shqernash dhe kripe. QËNDRONI AKTIVË Merruni me aktivitete sportive si not, ecje, tenis, biçikletë. Aktiviteti fizik rreth 30 minuta në ditë 3 herë në javë mban trupin tuaj në formë, larg sëmundjeve.

RUANI PESHËN TUAJ Balanconi kaloritë që konsumoni gjatë aktivitetit tuaj të përditshëm me ato që merrni. Konsumoni më pak alkool. Preferohet që të pihen jo më shumë se 2 gota në ditë MOS PINI DUHAN Ai është armiku numër 1 i shëndetit. Është mirë të kërkoni ndihmën e mjekut si dhe familjarëve tuaj për ta lënë atë. Me kalimin e moshës, mundësia për të zhvilluar sëmundje rritet. Duhani përbën vetëm një faktor rëndues në këtë situatë.


16

E enjte, 15 mars 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

Patologji MIRALD GINA

S

i fillim, çfarë janë si nuset? Sinuset janë një sistem kavitetesh të zbrazëta në kafkë, të cilat komunikojnë me njëra-tjetrën. Në kafkën e njeriut gjenden katër çifte sinusesh. Normalisht, sinuset janë bosh, përveçse një shtrese të hollë mukusi që kanë në sipërfaqe. Pjesa më e madhe e sinuseve derdhen në hundë përmes një kanali të vogël. Roli i tyre është i paqartë. Ka teori që pretendojnë se sinuset ndihmojnë për të lagështuar ajrin që marrim gjatë frymëmarrjes si dhe largon grimcat që hyjnë bashkë me të, ashtu siç ka teori që thonë se sinuset përforcojnë zërin. Ajo që është e sigurt, është që sinuset nuk i shpëtojnë sëmundjeve. SINUSITI VS. MIGRENA A është vërtetë aq i shpeshtë sinusiti? Është një perceptim i gabuar që sinusiti është një sëmundje e shpeshtë që e takon te kushdo. Por mesa duket nuk është vetëm një problem shqiptar. Një studim

nga e mirënjohura Mayo Clinic, në SHBA, arriti në përfundimin që incidenca e sinusitit mund të jetë tepër e ekzagjeruar. Studimi zbuloi se numri i pacientëve me diagnozë të konfirmuar të sinusitit ishte plot 7-8 herë më i vogël se ai i raportuar rëndom në literaturë. Një pjesë e mirë e atyre që vetë-diagnostikohen me sinusit në fakt vuajnë nga migrena. Në këtë përfundim arriti një studim që u përpoq të qartësonte diagnozën e dhimbjeve të kokës nga sinuset dhe dhimbjet migrenoze. Ndodh shpesh që migrena ngatërrohet me dhimbjet e kokës nga sinuziti për shkak të karakteristikave të përbashkëta. Kështu, ndryshimet e klimës, ekspozimi ndaj materialeve që shkaktojnë alergji dhe ndryshimet e lartësisë janë faktorë që shkaktojnë migrenën, por gjithashtu përkeqësojnë një sinusit. Një episod migrenoz mund të shfaqet me dhimbje koke, bllokim hundësh, rrjedhje hundësh, lotim e skuqje të syve, simptoma që mund të takohen edhe në sinusit. Në studim u përfshinë 100 të rritur që mendonin se

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

LMEDICU

SINUSITI VS. MIGRENA Është një perceptim i gabuar që sinusiti është një sëmundje e shpeshtë që e takon te kushdo. Mesa duket nuk është vetëm një problem shqiptar

Vuani nga sinusiti? Ndërlikimet dhe trajtimi i tij Mbidozimi me antibiotikë, shfaq format rezistente A MUND TA PARANDALOJMË? Mënyra më e mirë për të parandaluar sinusitin është të shmangen, apo të trajtohen shpejt, gripi dhe virozat e stinës:  Konsumoni shumë fruta dhe perime, të cilat janë të pasura në antioksidues dhe substanca të tjera që mund të forcojnë sistemin tuaj imunitar dhe ndihmojnë trupin për t’i rezistuar infeksionit.  Bëni vaksinën e gripit çdo vit.  Lani duart shpesh, sidomos pas kontakteve me të tjerë.  Shmangni tymrat dhe ndotësit e ambientit.  Pini shumë lëngje për të hidratuar trupin.  Merrni dekongjestionues gjatë infeksioneve të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.  Trajtojini alergjitë shpejt dhe siç duhet.

KUR DUHET KONTAKTUAR MJEKU?

 Simptomat zgjasin më tepër se 10-14 ditë, ose nëse keni të ftohtë që përkeqësohet pas 7 ditësh

 Keni dhimbje të fortë koke që nuk qetësohet nga

Sinusiti akut zgjat deri në 4 javë, ndërsa kroniku për 3 muaj

A

barnat pa recetë

 Keni temperaturë  Keni simptoma edhe pse e keni mbaruar të gjithë mjekimin me antibiotikë sipas udhëzimeve të mjekut

 Keni ndryshime të shikimit gjatë infeksionit të sinusit vuanin nga sinusiti. Rezultatet treguan që 63% e pjesëmarrësve në të vërtetë kishin migrenë, ndërsa 23% edhe pse me diagnozë të pasigurt, anonin më tepër nga migrena. Çfarë është sinusiti dhe çfarë iu bën sinuseve? Sinusit do të thotë që hunda dhe sinuset janë të pezmatuara, gjë që pengon nxerrjen

normale të mukusit, madje shtohet prodhimi i tij, si dhe trashet mukoza që vesh këto kavitete. Shkaktarët më të shpeshtë të këtij pezmatimi janë viruset ose bakteret që infektojnë kavitetin e sinusit. Përveç këtyre që u përmendën ka disa faktorë të tjerë që përbëjnë risk për shfaqjen e sinusitit

 Problemet dentare. Problemet me dhëmbët apo procedurat dentare shkaktojnë infeksione që përbëjnë rreth 10% të sinusitive maksilare.  Ndryshimet e presionit atmosferik. Njerëzit që përjetojnë ndryshime të presionit atmosferik, si gjatë fluturimeve, ngjitja në lartësi të mëdha ose gjatë notimit, rrezikojnë për bllokime të sinuseve dhe kanë mundësi të shtuara për të pasur sinusit. (Noti e rrit riskun për sinusit edhe për arsye të tjera).  Duhanpirja dhe ndotës të tjerë. Ndotja e ajrit nga lëndët kimike industriale, tymi i duhanit ose ndotës të tjerë, i dëmton ciliet që janë përgjegjëse për largimin e mukusit nga sinuset.

Disa këshilla praktike Provoni masat e mëposhtme për të pakësuar kongjestionin e sinuseve:  Vendosni një napë të ngrohtë të njomë mbi fytyrë disa herë në ditë.  Pini shumë lëngje për të holluar mukusin.  Thithni avull me hundë 2-4 herë në ditë (për shembull, në banjë ndërkohë që bëni dush).  Përdorni spraj në hundë me tretësirë të thjeshtë saline disa herë në ditë. Sinusit akut apo kronik? Në pjesën më të madhe të rasteve, sinusiti është një problem që zgjat për një kohë të shkurtër dhe shkaktohet nga infeksioni i sinuseve. Tre simptoma thelbësore janë sekrecionet e trasha të turbullta nga hundët me ngjyrë të verdhë ose të gjelbër, hundët e zëna dhe dhimbja ose ndjesia e presionit në fytyrë, përreth syve ose në ball. Ndonjëherë

mund të ketë edhe temperaturë, erë të keqe të gojës, dhimbje të dhëmbëve dhe kollë. Sinusiti akut zgjat deri në 4 javë, ndërsa ai kronik për 3 muaj ose më tepër. Sinusiti kronik mund të fillojë në mënyrë të ngjashme me infeksionin akut të sinuseve, por me simptoma më të lehta. Së bashku me tre simptomat që përmendëm më sipër, sinusiti kronik mund të shkaktojë edhe humbje të nuhatjes.

Infeksione

A janë të nevojshëm antibiotikët?

A

ntibiotikët përdoren vetëm nëse keni infeksion të sinuseve nga bakteret. Në pjesën më të madhe të rasteve, sinusiti akut shkaktohet nga një infeksion i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes nga viruset banale virozave të zakonshme. Megjithatë, në disa raste, bakteret fillojnë të rriten dhe të infektojnë sinuset. Një infeksion i tillë bakterial zgjat më tepër se 10 ditë. Megjithëse antibiotikët nuk veprojnë kundër infeksioneve virale, shpesh ato jepen gabimisht nga mjekët për pacientët me sinusit. Mbipërdorimi i antibiotikëve, jo vetëm që shkakton efekte anësore të panevojshme, por gjithashtu mund të ndihmojë rritjen

QETËSIMI I DHIMBJES DHE I PRESIONIT

 Shmangni fluturimet kur keni kongjestion.

 Shmangni temperaturat e skajshme, ndryshimet e papritura të temperaturës dhe përkuljen përpara me kokën poshtë.  Përdorni paracetamol ose ibuprofen. e baktereve rezistente ndaj mjekimit. Për këtë arsye, në rastet e lehta të sinusitit akut, përgjithësisht sugjero-

het që të pritet deri në shtatë ditë pas diagnostikimit për të parë nëse simptomat përmirësohen vetë; nëse

nuk ka përmirësime, apo nëse ka përkeqësim, ka mundësi të keni sinusit bakterial dhe një antibiotik si amoksicilina mund t’iu ndihmojë. Cilët janë ndërlikimet e një sinusiti? Megjithëse ndodh rrallë, një sinusit mund të ndërlikohet me formimin e një abscesi (grumbullim qelbi), me infeksion të kockës, me meningit (pezmatim i cipave të trurit) ose infeksion të lëkurës përreth syve. Bëni kujdes me dekongjestionantët që shiten pa recetë. Në fillim të ndihmojnë, por po të përdoren më shumë se 3-5 ditë mund të përkeqësojnë kongjestionin e hundëve.


A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

WWW.SHQIPTARJA.COM

LMEDICU

Kafshët për njerëzit ARMINDA AVDULAJ

M

endje e shëndet shme nga rritja e ndërveprimit dhe shmangia e izolimit. Një nga mënyrat për të ruajtur shëndetin e mendjes është angazhimi me të tjerët. Pronarët e kafshëve shtëpiake kanë dëshirë të flasin me të tjerë si ata. Shëtitja me qenin përfaqëson një justifikim të shkëlqyer për të nisur një bisedë. Terapia me kafshë inkuadrohet brenda rrymave të reja ekologjike të cilat nxisin një kontakt më të madh me natyrën dhe atyre të cilat e konsiderojnë shëndetin si një element i përbërë nga trupi, mendja dhe shpirti. Kjo lloj terapie mund të ofrojë ndihmë jo vetëm për personat që janë duke kaluar një krizë apo që kanë pësuar një aksident, por edhe për qënien njerëzore në përgjithësi. Parë në këtë këndvështrim, emocionet pozitive që nxisin kafshët shërbejnë si një antidot i shkëlqyer kundër sëmundjeve. Kafshët nuk kanë fuqinë e kurimit, por nëpërmjet dashurisë që transmetojnë favorizojnë relaksimin, qëndrueshmërinë dhe ndihmojnë në përballimin e rrethanave kritike me më shumë qartësi. Studimet tregojnë se kafshët luajnë një rol të rëndësishëm në reduktimin e depresionit dhe vetmisë, duke i ofruar shoqëri dhe ndjenjë përgjegjësie personave me të cilët bashkëjetojnë. 1. Zemra, macja dhe qeni Përveç dietës dhe ushtrimeve, mbajtja e një kafshe shtëpiake mund të ndihmojë në kontrollin e tensionit arterial. Kjo është treguar nga një studim me 240 çifte, ku ata që kishin kafshë në shtëpi paraqitën vlera më të ulëta të tensionit. Një studim tjetër tregoi se fëmijët me hipertension pësuan ulje të tij gjatë kontaktit me qenin e tyre. Gjithashtu, te pronarët e kafshëve janë vënë re vlera më të ulëta të kolesterolit dhe triglicerideve, çka mendohet se vjen si pasojë e stilit të tyre të jetesës. Këta faktorë ndikojnë në uljen e riskut për infarkt të miokardit. 2. Depresioni Ka terapistë të cilët rekomandojnë mbajtjen e një kafshe shtëpiake për t’u përballur apo për t’u rikuperuar nga depresioni. Asnjë tjetër nuk ju do në mënyrë të pakushtëzuar ashtu si macja apo qeni juaj. Ata do t’iu dëgjojnë sa herë të kenë nevojë të flisni. Përkëd-

E enjte, 15 mars 2012

KAFSHËT nuk kanë fuqinë e kurimit, por nëpërmjet dashurisë që transmetojnë favorizojnë relaksimin

Kafshët shtëpiake, ilaç i ëmbël për pacientët 10 sëmundjet që përmirësohen prej tyre AKTIVITETI FIZIK

Shëtitje dhe vrap me qenin tuaj

I

ndividët të cilët mbajnë një qen kanë prirje për të qenë më aktivë nga ana fizike dhe më pak obezë krahasuar me personat e tjerë. Shëtitja e qenit për 30 minuta do t’iu mbajë në lëvizje dhe do të sigurojë kryerjen e aktivitetit fizik minimal të rekomanduar. Dy shëtitje me nga 15 minuta, një në mëngjes dhe një pasdite, do të kenë të njëjtin efekt. Për më tepër, shëtitja me qenin ndihmon në forcimin e kockave dhe në shmangien e osteoporozës.

helja e maces ose e qenit ka efekte qetësuese, ndërkohë që përkujdesja për ta (shëtitja, krehja dhe loja) ndihmon që të ndiheni më mirë mbi mënyrën se si e kaloni kohën.

Bëni ushtrime stretçingu me ritmin e maces suaj

Epilepsia Qeni i epilepsisë” është një qen i stërvitur në mënyrë të tillë që të jetojë dhe punojë me persona që vuajnë nga epilepsia. Disa prej tyre janë stërvitur që të lehin dhe të lajmërojnë prindërit kur fëmija ka një krizë konvulsive në një dhomë tjetër apo jashtë shtëpisë

3. Numër më i vogël insultesh cerebrale te ata që mbajnë mace Nuk dihet arsyeja pse, por me sa duket, ata që mbajnë mace në shtëpi pësojnë më pak insulte cerebrale se sa ata që nuk mbajnë mace. Kjo vjen pjesërisht nga fakti se mbajtja e një kafshe në shtëpi sjell përmirësim të qarkullimit të gjakut. Megjithatë, hulumtuesit hamendësojnë se macet mund të kenë një efekt qetësues më të madh për pronarët e tyre krahasuar me kafshët e tjera. 4. Qentë dhe diabeti Për personat që vuajnë nga diabeti, ulje e menjëhershme e nivelit të glukozës në gjak mund të ketë efekte të rënda. Disa raca qensh mund të nu-

17

SI JU NDIHMOJNË KAFSHËT NË SITUATAT JETËSORE STRESUESE

 Te të rriturit me depresion ul numrin e vetëvrasjeve dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në spitale psikiatrike.

 Te personat me sëmundje mendore, kafshët

shtëpiake shtojnë fjalorin e kuptueshëm ndërkohë që pasurohet komunikimi joverbal nga rritja e motivimit.  Një studim mbi mirëqënien psikologjike në Australi ka përcaktuar se personat të cilët mbanin mace në shtëpi kishin rezultate më të mira se sa ata që nuk kishin kafshë shtëpiake.  Në studime të kryera mbi individë të pastrehë doli në pah se qentë përfaqësonin mënyrën kryesore të përballimit të vetmisë; duke qenë se kishin marrëdhënie vetëm me kafshët, nuk pranonin të jetonin në një banesë ku nuk lejohej hyrja e tyre.  Studimet që janë kryer për qentë e shërbimit kanë treguar përmirësim të cilësisë së jetës së njerëzve të cilët i mbajnë, duke përforcuar vetëvlerësimin, reduktuar vetminë dhe duke krijuar më shumë mundësi për të krijuar miqësi në mjediset jashtë shtëpisë.  Në përgjithësi, pjesa më e madhe e individëve që mbajnë kafshë kanë humor më të mirë. Mjaftojnë 15 deri 30 minuta me një qen a një mace apo të shohësh peshqit tek notojnë për t’u ndjerë më pak në ankth dhe i stresuar. Gjatë kësaj kohe në trup ndodhin ndryshime që ndikojnë në përmirësimin e humorit si ulja e nivelit të kortizolit (hormon i lidhur me stresin) dhe prodhimi i serotoninës, një substancë kimike e lidhur me mirëqënien.

hasin rënien e glukozës te pronari i tyre përpara se kjo të japë shfaqje klinike. Kjo mund të vijë si pasojë e ndryshimeve kimike që ndodhin në trup. Ky alarm i jep pronarit të qenit kohën për të ngrënë diçka e

për të shmangur situatat e rënda. Afërsisht një e treta e qenve që jetojnë me diabetikë e kanë këtë aftësi. 5. Sindroma e hiperaktivitetit dhe deficitit të vëmendjes ADHD te fëmijët

Fëmijët me sindromën e hiperaktivitetit dhe deficitit të vëmendjes mund të kenë përfitime nga mbajtja e kafshëve në shtëpi. Marrja përsipër e detyrave për përkujdesjen e qenit ose maces ndihmon që këta fëmijë të mësojnë të planifikohen dhe të jenë më të përgjegjshëm. Loja me kafshët përfaqëson një mënyrë të përkryer për të harxhuar energjinë. Kështu, këta fëmijë do e kenë më të lehtë të flenë në mbrëmje. 6. Autizmi Te fëmijët me autizëm shpesh takohen çrregullime ndijore. Për këta fëmijë janë planifikuar disa aktivitete për zhvillimin ndijor që përfshijnë qentë dhe kuajt. Përkujdesja e kafshëve ka efekte qetësuese mbi ta. 7. Stretchingu me macen Në rast se vuani nga artriti, është e rëndësishme që të bëhen ushtrime stretchingu. Sipas një artikulli të Arthritis Today, ju duhet të bëni ushtrime stretchingu duke ndjekur ritmin e maces suaj. Vëzhgoni se sa herë shtriqet ajo gjatë ditës dhe, me sa mundeni, imitoni të njëjtën lëvizje. 8. Lehtësimi i artritit reumatoid Personat që vuajnë nga artriti reumatoid mund të kenë lehtësim të sëmundjes nga aktiviteti gjatë ecjes me qenin dhe hedhjes së diskut. Kafshët shtëpiake shërbejnë si një mënyrë për të hequr mendjen nga sëmundja, ndërkohë që në raste të tjera, mjafton prania e tyre për t’u ndjerë më rehat. 9. I ngrohti për dhimbjen kronike Një racë meksikane qeni pa gëzof, e quajtur Xolo, njihet se prodhon shumë nxehtësi trupore. Organizata Paws for Comfort stërvit Xolot si qen shërbimi për individët me fibromialgi dhe me forma të tjera të dhimbjes kronike që përgjigjen ndaj të ngrohtit. Disa nga qentë janë stërvitur për të qendruar rreth qafës së një individi me dhimbje kronike të qafës. 10. Qeni i epilepsisë “Qeni i epilepsisë” është një qen i stërvitur në mënyrë të tillë që të jetojë dhe punojë me persona që vuajnë nga epilepsia. Disa prej tyre janë stërvitur që të lehin dhe të lajmërojnë prindërit kur fëmija ka një krizë konvulsive në një dhomë tjetër apo jashtë shtëpisë. Të tjerë shtrihen mbi personin që ka konvulsione për të parandaluar dëmtimin gjatë dridhjeve. Ka dhe nga ata qenë që janë stërvitur për të paralajmëruar fillimin e një krize konvulsive.


18

E enjte, 15 mars 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

Shtatzani

A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

LMEDICU

ASNJË TË METË! Qumështi i gjirit të nënës është ushqimi ideal për beben. Ka kombinimin perfekt të proteinave, yndyrnave, karbohidrateve dhe lëngjeve për të cilat ka nevojë një i sapolindur

Problemet e nënave në ushqyerjen me gji Përfitimet e nënës dhe bebes së sapolindur PËRKUSHTOHUNI

DEA QIRJAQI

Q

umështi i gjirit është forma më e mirë e ush qimit për fëmijët e vegjël. Rekomandohet që bebet të ushqehen vetëm me qumështin e gjirit për 6 muajt e parë të jetës, pa ujë apo lëngje të tjera shtesë. Rrallë ndodh që gjendje të caktuara mjekësore të jenë shenjë e kequshqyerjes me gji. Si bebi ashtu dhe nëna përfitojnë shumë nga qumështi i gjirit! Këshillohet që bebet dhe nëna gjate kohës së ushqyerjes me gji të marrin edhe vitaminë D. DISA PROBLEME TË

Fakte që duhet ti dini 1.Ushqyerja me gji kërkon përkushtim dhe kohë. Shumica e nënave janë të lumtura t’ia kushtojnë këtë kohë fëmijës së tyre. Një mënyrë shkëputje mund të jetë shtrydha e gjirit dhe grumbullimi i qumështit në biberon. Mund ta përdorni në rast se keni për të kaluar një mbrëmje jashtë me miqtë. 2.Ka shumë mënyra që edhe babai të përfshihet me fëmijën – ta mbajë në krahë, ta lajë, të luajë me të dhe të ndihmojë në shumë gjëra të tjera.

Ushqyerja me gji lidh më shumë nënën me fëmijën MUNDSHME PËR GJIRIN Ragadet Ragadet janë çarje të vogla të cilat ndodhin në thithkën e gjirit ose areolë, të cilat e bëjnë mjaft të dhimbshme ushqyerjen me gji. Duke përdorur disa teknika ushqyerje dhe sjelljeje, është e mundur të parandalohen dhe mjekohen ragadet.  Më i rëndësishmi është korrigjimi i pozicionit të drejtimit të fëmijës drejt gjirit, pasi është shkaku më i shpeshtë i ragadeve. Kontrollohet që fëmija ta ketë mjekrën afër gjirit kur fillon të pijë qumësht. Buzët e tij duhet të jenë të hapura mirë duke mos kapur vetëm thithkën, por edhe një pjesë të mirë të areolës. Koka e fëmijës duhet të jetë ekzaktësisht përballë gjirit.  Duhet evituar përdorimi i detergjentëve për larjen e gjirit. Është vënë re që përdorimi i detergjentëve specifik si dhe kremrave mbrojtës, nuk parandalon dhe nuk i kuron ragadet. Përkundrazi, era e tyre mund të jetë e padëshirueshme për neonatin duke bërë që ai të refuzojë gjirin.  Duhet filluar ushqyerja me qumësht gjiri me një gji të shëndoshë, duke kaluar në gjirin tjetër kur refleksi i daljes së qumështit ka filluar.  Duhet evituar përdorimi i parathithkave që e ndalojnë fëmijën të thithë në mënyrë

korrekte, duke frenuar në këtë rast refleksin që stimulon laktacionin, prodhimin e qumështit. Fryrja e gjirit Ndonjëherë, sidomos gjatë fazës së parë të ushqyerjes me gji, gjiri fryhet, skuqet e bëhet i dhimbshëm dhe ndalohet në këtë mënyrë fluksi i qumështit. Në ndryshim nga mastiti, infeksion në gji, kjo gjendje nuk paraqet temperaturë. Ky problem shkaktohet nga zbrazja jo e plotë e tubave të qumështit dhe shtypja vësh-

tirëson daljen e qumështit. Për ta rregulluar këtë gjendje rekomandohet:  Përdorimi i kompresave të ngrohta. Pak përpara se të ushqehet fëmija me gji, nëna fut një peshqir në ujë mjaft të nxehtë. Shtrydhet dhe mbështillet i gjithë gjiri me peshqirin e ngrohtë. Të njëjtin funksion për lehtësimin e daljes së qumështit të gjirit, mund të kryejë edhe futja e gjirit në ujë të ngrohtë.  Përdorimi i një shishe qelqi. Shishja mbushet me ujë

të nxehtë dhe më pas zbrazet. Gryka e saj ftohet dhe pjesa fundore e shishes e cila akoma është e ngrohtë, mbështetet në zonën areoale. Ngjeshja pothuajse hemetike, duke u ftohur ngadalë ushtron mbi lëkurë efekt të lehtë thithje. Pas disa minutash fillon dalja e qumështit. Është e mundur të ripërsëritet ky veprim disa herë, derisa gjiri të zbutet. Më pas gruaja mund të vazhdojë shtrydhjen e gjirit me dorë, ose duke përdorur pompën e thithjes së qumështit.

PËRFITIME AFATGJATA PËR SHËNDETIN Patologjitë e shënuara më poshtë hasen më pak në ata persona që kanë qënë ushqyer me gji:  Obeziteti dhe mbipesha  Hipertensioni arterial (HTA)  Niveli i lartë i kolesterolit  Ekzemat  Diabeti  Leukemia  Astma Ndërkohë sëmundjet e mëposhtme janë më të rralla te ato nëna që kanë ushqyer me gji një ose disa fëmijë në krahasim me ato qe nuk kanë ushqyer asnjë fëmijë:  Kanceri i gjirit  Kanceri i ovareve  Diabeti i sheqerit tip II  Depresioni postnatal

 Ushqyerja me gji sa më shpesh të jetë e mundur. Fëmija është thithësi më i mirë i qumështit. Vënia sa më shpesh e fëmijës në gji ndihmon zbrazjen e gjirit. Mastiti Mastiti është infeksion i tubave të qumështit, që favorizohet nga prania e ragadeve dhe fryrja e gjirit. Nëse trajtohen në mënyrë korrekte dy faktorët e mësipërm mund të evitohet. Zakonisht mastiti kap njërin gji që fryhet, skuqet dhe dhemb. Gruaja ka

Qumështi i gjirit

Zvogëlon rrezikun e infeksioneve Asnjë të metë! Qumështi i gjirit të nënës është ushqimi ideal për beben. Ka kombinimin perfekt të proteinave, yndyrnave, karbohidrateve dhe lëngjeve për të cilat ka nevojë një i sapolindur. Qumështi i gjirit zvogëlon riskun e zhvillimit të infeksioneve Bebet e ushqyera me gji kalojnë më pak infeksione në fillim të jetës së tyre. Veçanërisht kanë më pak diarre, të vjella, infeksione të gjoksit dhe të veshit krahasuar me bebet që nuk janë ushqyer me gji. Arsyeja kryesore qëndron në faktin që antitrupat dhe proteina të tjera kalojnë nga nëna tek fëmija pikërisht nëpërmjet qumështit të nënës. Këto rri-

sin mbrojtjen ndaj infeksioneve. Ushqyerja me gji ul mortalitetin foshnjor Ka tregues shumë të mirë që indikojnë se vdekja e papritur e neonatëve është më e rrallë tek bebet e ushqyera me gji.

Nuk është plotësisht e ditur sesi ndodh por mendohet se ka lidhje me praninë e antitrupave që ndodhen në qumësht. Faktorët e zhvillimit dhe emocional Një studim raportoi se fëmijet e ushqyer me gji kishin treguar inteligjencë më të lartë sesa fëmijët e ushqyer me biberon. Për sa i përket faktorëve emocional është e vështirë që ato të vlerësohen dhe nuk mund të arrihet në një konkluzion. Gjithsesi, mendohet që ushqyerja me gji lidh më shumë nënën me fëmijën. Siç u përmend më lart, ata fëmijë që janë ushqyer me gji kanë risk më të vogël për të zhvilluar këo sëmundje. Por edhe fëmijët pjesërisht të ushqyer me gji ose ata të ushqyer për një kohë të shkurtër zvogëlojnë riskun për to.

temperaturë dhe në shumicën e rasteve dhe gjendje të përgjithshme jo të mirë. Rekomandohet terapia me antibiotikë dhe zbrazje të gjirit nga qumështi. Mjaft antibiotikë janë të përshtatshëm dhe mund të jepen gjatë periudhës së laktacionit, prandaj mund të vazhdohet t’i jepet fëmijës qumësht gjiri, pasi është mënyra më e mirë për të zbrazur gjirin. Por një mastit i lehtë mund të kalojë edhe pa trajtim. Pra, nëse dalloni një masë të butë të enjtur kur ushqeni me gji, mund të jetë ose gyp qumështi i bllokuar ose mastit. Mund të largohet një ose dy ditë më pas. Nëse simptomat keqësohen duhet t’i drejtoheni mjekut tuaj i cili do ju japë antibiotik. Ka raste që formohet absces brenda një lobuli të gjirit. Abscesi është grumbullim pusi (qelbi). Pusi duhet drenuar me një shiringë me age. Nëse ushqeni me gji, vazhdoni të jepni nga gjiri i prekur. Kjo ndihmon qumështin që të rrjedhë dhe parandalon zmadhimin e gjoksit dhe përkeqësimin e gjendjes. Pas çdo dhënie përpiquni të shtrydhni gjoksin për të nxjerrë qumështin e mbetur. Të ushqesh nga gjoksi i infektuar nuk e dëmton bebin. Bakteret e kaluara me qumështin do të vriten në stomak nga lëngu acid.


A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

LMEDICU

WWW.SHQIPTARJA.COM

Simptoma të shpeshta DR.ENVER HALILI Çfarë është ethja Ethja është një përgjigjje normale e organizmit tonë kryesisht ndaj infeksioneve dhe shfaqet me rritje të temperaturës së trupit. Ajo është një simptomë dhe jo një sëmundje. Mund të shfaqet e vetme ose me simptoma të tjera të sëmundjes shkaktare si kollë, dhimbje fyti, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, diarre, të vjella, konvulsione, dehidrim etj. Si përcaktohet ajo? Mënyra më e thjeshtë për të përcaktuar ethen është matja e temperaturës. Për këtë përdoren termometra të ndryshëm (oralë, rektalë, nën sqetull) Temperatura normale e njeriut varion 36,4-37,2 gradë celcius. Bëhet fjalë për ethe kur:

E enjte, 15 mars 2012

KONVULSIONET febrile nuk ndodhin tek të gjithë fëmijët, por vetëm tek ata që janë të predispozuar gjenetikisht

Ethja, një mik apo armik? Si ta trajtojmë Paracetamoli, medikamenti i preferuar KUR TË SHKOJMË TEK MJEKU?

Është sëmundja ajo që duhet kuruar, jo ethja  Temperatura e matur në sqetull mbi 37,5 gradë celcius.  Temperatura e matur në rektum (preferohet në foshnja) është mbi 38 gradë celcius.  Temperatura e matur në gojë (preferohet në fëmijë mbi 5 vjeç) është mbi 38,5 gradë celcius. Cilat janë shkaqet? Ethja zakonisht shkaktohet nga infeksione virale,bakteriale ,kërpudha,parazitë që shkaktojnë sëmundje si gripi, rrufa, pneumonia, bronkiti, infeksionet urinare, hepatitet, gastroenteritet etj. Më rrallë ethja mund të shkaktohet nga sëmundje të tjera si sëmundjet reumatizmale, kanceri etj. Ethja:një mik apo armik? Në disa situata, ethja është e nevojshme sepse ngadalëson përhapjen e infeksionit dhe bën më efikas imunitetin në eliminimin e disa baktereve apo viruseve. Për këtë nuk duhet trajtuar gjithmonë. Ajo është shenjë pozitive që tregon se imuniteti ynë reagon ndaj viruseve e baktereve. Shqetësimet shoqëruese si këputja, dobësia, përgjumja, mungesa e oreksit, dridhjet, dhimbja shkaktohen nga sëmundja, jo nga ethja. Në situata të tjera temperatura e lartë bën që i sëmuri të humbasë lëngje e të dehidrohet. Tek fëmijët e predispozuar, në moshat 6muaj deri 5 vjeç ethja mund të shpërthejë konvulsionet febrile. Kur dhe si të trajtojmë ethen? Meqë ethja është një mekanizëm mbrojtjeje, mirë është

të trajtohet nëse ka vlera mbi 39,5gradë celcius e matur në rektum ose mbi 39 gradë celcius e matur në gojë, sqetull ose vesh. Ne keto raste ethja trajtohet jo se përbën rrezik por që ta bëjë të sëmurin të ndihet më mirë në mënyrë që të pijë më tepër lëngje, të hajë e të flejë më mirë. Trajtimi i ethes , për të parandaluar ndërlikime të rënda është i nevojshëm të kryhet në këto raste:  Në fëmijë të vegjël dhe të moshuar.  Në të sëmurë kronikë, sidomos me sëmundje të zemrës.  Mbani mend, qëllimi është ulja dhe jo eliminimi i ethes. MASA TË THJESHTA  Freskoni dhomën. Ajo nuk duhet të jetë as shumë e

Këshilla Mos përdorni banja me ujë të ftohtë apo fërkim me akull, uthull e raki . Këto vërtet mund të ftohin lëkurën, por shpesh mund të jenë të dëmshme duke shkaktuar të ngjethura. Për më tepër alkoli i tepërt mund të thithet nga lëkura dhe të helmojë të sëmurin

nxehtë as shumë e ftohtë .  Mbajeni ajrin në temperaturat 18-22gradë celcius.  Vendosni peshqirë të njomur me ujë mbi ball, krahë, këmbë, sqetulla.

19

 Bëni një banjë me ujë të vakët , ku temperatura e ujit të jetë rreth 2 gradë më pak se e trupit tuaj. Ajo duhet të zgjasë 10-15 minuta dhe mund të kryhet çdo 2-3 orë nëse është e nevojshme. Kjo mënyrë është më efikase pasi të keni marrë medikamentet-përndryshe ethja mund të kthehet prapë.  Mos përdorni rroba të tepërta për tu veshur apo mbuluar pasi trupi e ka më të vështirë të humbasë nxehtësinë.  Mos përdorni banja me ujë të ftohtë apo fërkim me akull, uthull e raki . Këto vërtet mund të ftohin lëkurën, por shpesh mund të jenë të dëmshme duke shkaktuar të ngjethura. Për më tepër alkoli i tepërt mund të thithet nga

Në raste të veçanta ethja mund të jetë shenjë e semundjeve serioze për jetën që mund të rrezikojnë jetën e të sëmurit . Duhet të drejtohemi pa humbur kohë tek mjeku nëse:  Personi i prekur është foshnje nën 3 muaj ose një i moshuar.  Fëmija nuk është i aftë të pijë apo nuk reagon  Temperatura qëndron mbi 39 gradë celcius prej mbi 48 orësh, me gjithë përdorimin e medikamenteve.  Ethja shoqërohet me ngrirje qafe e dhimbje koke.  Vëreni një përkeqësim të gjendjes së përgjithshme ose shfaqjen e simptomave të tjera si:skuqje,njolla në lëkurë, lodhje e madhe, të vjella , vështirësi në frymëmarrje, dhimbje barku, konvulsione apo nëse duket konfuz, mezi reagon, nuk mund të ecë.  Vuani nga ndonjë sëmundje kardiake, sëmundje e mushkërive, diabeti etj. lëkura dhe të helmojë të sëmurin.  Pushoni. Kështu kurseni energjitë e nevojshme për të

luftuar infeksionin. DIETA  Pini sa më shumë lëngje. Të paktën 8 gota në ditë tek të rriturit janë të nevojshme për të zëvendësuar lëngjet e humbura. Kjo këshillë është më e domosdoshme për fëmijët dhe të moshuarit të cilët dehidrohen më lehtë. Mund të përdorni ujë të zakonshëm, ujë mineral , pije të gazuara, çaj. Ato zëvendësojnë lëngjet e humbura dhe parandalojnë dehidrimin. Nëse janë të ftohta lëngjet ndihmojnë edhe në uljen e temperaturës. Përdorni ushqime të lehta si supë, kos, lëng pule, perime. Përdorni ushqime të ftohta si akullore pasi ndihmojnë dhe në uljen e temperaturës  Ushqehuni më shpesh dhe nga pak afërsisht çdo 2-3 orë për të shmangur të vjellat, por hani më tepër sepse shpenzimet energjitike në ethe janë më të mëdha.  Fëmijëve të vegjël nuk u duhet ndërprerë apo kufizuar dhënia e qumështit të gjirit, por u duhet dhënë gji më shpesh .  Shmangni ushqime të rënda si sallmrat, ëmbëlsirat, mishi i kuq.  Shmangni pijet energjike në fëmijë të vegjël. MEDIKAMENTE  Medikamentet për uljen e temperaturës quhen antipiretikë. Ja dy nga antipiretikët më të përdorur që mund të merren pa recetë në farmaci dhe që duhet ti kemi gjithmonë në shtëpi :  Paracetamoli është medikamenti i zgjedhur për të ulur temperaturën. Ai mund të përdoret çdo 4-6 orë.  Ibuprofeni mund të përdoret çdo 6-8 orë. Nuk duhet përdorur për fëmijët nën 6 muaj. Mund ta përdorni 1-2 orë pas marrjes së paracetamolit nëse nuk jep efekt , por vetëm me miratimin e mjekut.

Mit apo fakt?

Disa mendime të gabuara mbi ethen 1-Ethja mund të shkaktojë konvulsione te fëmijët Mit. Në fakt , ethja nuk është shkaktar direkt i konvulsioneve, por konsiderohet si faktor shpërthyes i tyre. Konvulsionet febrile nuk ndodhin tek të gjithë fëmijët, por vetëm tek ata që janë të predispozuar gjenetikisht. Këta fëmijë janë të moshës 6 muaj deri 5 vjeç. Përdorimi i medikamenteve që ulin temperaturën nuk e pengon shfaqjen e konvulsioneve apo përsëritjen e tyre. 2-Ethja nuk largohet nëse nuk përdorim medikamente. Mit. Në fakt kohëzgjatja dhe shkalla e ethes varet nga trupi ynë. Kjo është arsyeja pse gjatë sëmundjeve të ndry-

shme temperatura ndryshon në mënyra të ndryshme. 3-Sa më e fortë të jetë ethja aq më e rëndë është ajo. Mit. Në fakt kjo ide vjen sepse praktikisht, sa më e lartë të jetë temperatura aq më keq e ndjen veten i sëmuri. Në shumë raste sëmundje të lehta si gripi mund të japin temperatura të larta dhe sëmundje më të rënda mund të japin vetëm një rritje të lehtë të temperaturës. 4-Ulja e temperaturës shpejton shërimin. Mit. Në fakt ethja është pasoja e një sëmundjeje dhe jo shkaku i saj. Temperatura bie kur sëmundja shkon drejt shërimit.

5-Duhet të largoj ethen me çdo kusht. Mit. Në fakt është sëmundja ajo që duhet kuruar. Ethja është një armë e nevojshme e organizmit për të luftuar shkaktarin e saj. Ajo dëshmon se imuniteti ynë po lufton me sëmundjen, Kjo është dhe arsyeja pse në disa persona me imunitet të dobët ajo mund të mungojë ose të jetë e lehtë. 6-Mund të përdor dy lloj medikamentesh njëkohësisht për të ulur temperaturën Mit. Në fakt përdorimi i dy medikamenteve mund të bëhet në disa raste si psh nëse njëri medikament nuk jep fare efekt 1-2 orë pas marrjes.


20

E enjte, 15 mars 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

Mjeku përgjigjet

A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

LMEDICU

INTERVISTE me mjeken stomatologe Erklida Sula mbi rëndësinë e trajtimit të infeksioneve të mishrave të dhëmbëve

Mishrat e dhembeve, kujdes higjienen Vuajnw pa e ditur 75% e popullsise TAULANT MUKA

T

re në katër persona kanë shenja paralajmëruese të sëmundjes periodontale. 75 % e popullsisë ka shenja të sëmundjes së mishrave të dhëmbëve, por shumica e tyre nuk janë në dijeni. Sëmundja e mishrave të dhëmbëve fillon në hapësirën midis dhëmbëve . Pastrimi i rregullt me furçë nuk mund të arrijë këto zona kritike. Shumica e individëve nuk e përdorin fillin dentar rregullisht. Edhe dhëmbët më të shëndetshëm mund të shfaqin shenja të kësaj sëmundjeje. Vetëm dentisti mund ta identifikojë përmes një ekzaminimi të thjeshtë . Pse është e rëndësishme që të kemi mishra të shëndetshëm ? Sëmundja e mishrave të dhëmbëve, e quajtur ndryshe paradontoza, ndikon në ënjtjen dhe ndryshimin e përmasave të mishrave duke i acaruar këta të fundit. Ata mund të gjakosen me lehtësi. Identifikimi i hershëm është çelësi i suksesit të trajtimit. Ekzaminimi rutinë të paktën 1 herë në vit do të përcaktojë dhe shkallën e gjendjes së sëmundjes. Nëse ju diagnostikoheni me këtë sëmundje, trajtimi do jetë specifik për ju, në varësi të shkallës se infeksionit. Pastrimi rutinë nuk përbën në vetvete trajtim specifik të sëmundjes. Cilat janë masat që duhet të marrë pacienti ndaj kësaj sëmundjeje? Pllaka bakteriale sulmon mishrat e dhëmbëve, dhëmbët, duke ndikuar negativisht në estetikë dhe në punimet konservative që kryhen nga mjeku stomatolog. Takimet e rregullta me mjekun tuaj, larja e dhëmbëve pas çdo ngrënieje dhe përdorimi i rregullt i fillit dentar do t’i ruajë dhëmbët e tu të shëndetshëm. Nga ndryshon gingiviti nga paradontoza? Gingiviti është një infeksion bakterial i mishrave të dhëmbëve që është i rikthyeshëm, ndërsa sëmundja periodontale është një sëmundje që prek mishrat (gingivat ) dhe kockën . Infeksioni përhapet

JA CILËT JANË FAKTORËT E RISKUT

     

Historia familjare Medikamente Mosha Gjinia Duhani Sëmundje të mëparshme të mishrave të dhëmbëve  Stresi  Diabeti  Osteoporoza  Hormonet  Vesi i kërcitjes së dhëmbëve nga mishrat në drejtim të kockës duke shkaktuar dëmtime të përhershme.Ka disa faza të kësaj sëmundje që nëse identifikohen në kohë mund të kontrollohen. Cilat janë këto faza ? Në varësi të shenjave dhe simptomave i ndajmë në: 1.Gjendje normale  Mishrat kanë ngjyrë rozë  Nuk ka gjakosje  Dhëmbët kanë raport të ngush të me mishrat e dhëmbëve 2.Gingiviti  Mishrat e dhëmbëve gjakosen

tërhiqen gradualisht nga dhëmbët  Gjakosje, inflamacion, ënjtje që është e dukshme  Erë dhe shije e keqe e gojës  Xhepat arrijne 3-4 mm midis dhëmbëve dhe mishrave në një ose në disa zona në gojë. 4. Zhvillimi i sëmundjes në fazën e moderuar  Mund të keni abcese ose mishrat e dhëmbëve paraqiten shumë të acaruara  Dhëmbi duket më i gjatë ose mishrat janë në dukje të tërhequra nga dhëmbi  Mund të keni një lëvizje ose krijimin e hapësirave midis dhëmbëve frontale  Erë e keqe nga goja  Në grafi evidentohet humbje horizontale dhe vertikale e kockës  Thellësia e xhepave midis dhëmbëve dhe mishrave varion nga 4-6mm thellësi 5.Zhvillimi i sëmundjes në fazën e avancuar  Dhëmbët fillojnë të lëvizin  Erë e keqe e vazhdueshme nga goja  Mund te keni ekspozim të rrënjeve duke e bërë të ndjeshëm dhëmbin nga të ftohtit ose të nxehtit  Në grafi evidentohet humbje horizontale dhe angulare e kockës  Thellësia e xhepave midis

hëm të gjakut duke qenë se kjo pllakë përbën burimin e sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve. Studimet e fundit tregojnë një raport të ngushtë të sëmundjes peridontale me atë të zemrës ashtu, siç është lidhja e sëmundjeve të zemrës me kolesterolin, peshën trupore ose duhanin. Cila është incidenca e sëmundjes periodontale? Kjo sëmundje përparon në mënyrë të heshtur, zakonisht pa dhimbje. Mund të përparojë gradualisht ose me shpejtësi. Më shumë se gjysma e njerëzve mbi moshën 18

që ju lani dhëmbët  Skuqje, gjakosje dhe ënjtje  Midis dhëmbëve dhe mishrave mund të dalë qelb nëse ushtrohet presion mbi to.  Dhëmbët e përhershëm fillojnë të lëvizin ose fillojnë të krijojnë hapësira ndërmjet tyre.  Ndryshime në stabilitetin e protezës mbi të cilët mbështetet proteza mbi dhëmbët e prekur nga paradontoza  Era e keqe e vazhdueshme e gojës. Cili është roli i mjekut në

Studimet kanë treguar një rritje të incidencës për sëmundje të zemrës 2 herë më shumë tek personat me sëmundje periodontale

lehtësisht gjatë përdorimit të furçës ose kur ekzaminohen me sondë nga ana e dentistit .  Mishrat janë të ënjtura, të ndjeshme në prekje  Pacienti mund të ketë erë të keqe dhe shije jo te mirë në gojë  Mishrat midis dhëmbëve mund të marrin ngjyrë të kuqe të errët 3. Zhvillimi sëmundjes në fazë të hershme  Mishrat e dhëmbëve fillojnë të

dhëmbëve dhe mishrave arrin 6 mm thellësi Cila është lidhja midis sëmundjes së mishrave të dhëmbëve dhe zemrës? Studimet kanë treguar një rritje të incidencës për sëmundje të zemrës 2 herë më shumë tek personat me sëmundje periodontale. Kjo sepse shumica e mikroorganizmave që ndodhen në pllakën bakteriale mund të kalojnë në qarkullimin e përgjiths-

vjeç shfaqin faza të hershme të kësaj sëmundjeje. Pas moshës 35 vjeç, 3 nga 4 persona janë të prekur në një nga stadet e sëmundjes. Sëmundja është një infeksion që shkatërron mishrat ( gingivat) e cila rrethon dhëmbët dhe kockën që mban dhëmbin në vendin e saj. Cilat janë shenjat kryesore të shqetësimeve të mishrave të dhëmbëve?  Gjakosje të mishrave sa herë

parandalimin ose ngadalësimin e sëmundjes ? Stafi mjekësor dentar mund tju ndihmojë ta kuptoni më mirë rëndësinë e kësaj sëmundjeje dhe sesi ju mund ta parandaloni. nëpërmjet kontrollit dhe monitorimit të gjëndjes së mishrave të dhëmbëve tuaj gjatë takimeve në studion dentare. Ekzaminimet mund të tregojnë shenja të infeksionit siç janë gjakosja ose xhepat e thellë që krijohen në hapësirat midis dhëmbit dhe mishit që e rrethon atë. Dentisti juaj mund të propozojë një plan trajtimi që mund të parandalojë dëmtimin e mëtejshëm të mishrave dhe kockës dhe më pas të planifikojë një regjim shtëpiak për nevojat specifike të çdo pacienti


Suplementi Mjekesor ALMEDICU, nr.6