Page 1

»9

Vrau të renë, analizë psikiatrike

Shaban Norja nga burgu i Durrësit shpërngulet në Tiranë E premte

9 nëntor 2012

Viti VIII, Nr. 2818 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Plani urbanistik

» Rama: Do dëmshpërblejmë Prefekti i Tiranës: Brenda të përndjekurit politikë katër vitesh do të ketë rrjet Kreu i PS flet mbi strategjinë zgjedhore dhe programi pas fitores në qershor. Marrëdhëniet me Dritan Priftin dhe Bamir Topin, jemi të hapur për LSI-në »4

6

infrastrukture me komunat

Pavarësia

Faktet e reja për gruan e

Ismail Qemalit • Kush ishte Kleoniqi Sumerli, gruaja greke me të cilin u dashurua themeluesi i kombit • Roland Qafoku publikon të dhënat e panjohura mbi 100 personalitetet e shtetit • Takimi i fshehtë i Faik Konicës me Musolinin, detajet e telegramit të papublikuar • Krahasimi i sjelljes politike të viteve të pavarësisë dhe ata të 100-vjetorit të shtetit

Operacioni në sy, vdes fëmija 11-vjeçar

»8

»8

Solari dhe squfuri i Fierit

Elbasani nën ndotje alarmante të mjedisit, reagon ARM

Dyshimi: Kishte temperaturë 43 gradë

Kompensimi financiar

Afatet kohore për aplikimin dhe marrjen e lekëve nga pronarët Zbardhen procedurat që do të ndjekë AKKP pas vendimit që ka marrë qeveria. Aplikimi i hartës së re të çmimeve të tokës »5

Opinion Nga Enriko Ceko

Çdo të thotë fitorja e Obamës për shqiptarët »10 Nga Jonlinda Hado

Ku shkon meritokracia? »11

Parlamenti

»2-3

Deputetët zbardhin emrat e spiunëve, replikat. Prapaskenat për mocionet


02

« politikë

E premte 9 nëntor 2012 •

Topalli: Topi punoi kundër meje bashkë me opozitën

Kryetarja e Kuvendit hodhi akuza në adresë të ish-nënkryetarit të Partisë Demokratike Bamir Topi se ka bashkëpunuar me deputetët e opozitës për shkarkimin e saj nga posti i kryeparlamentares përmes mocionit të mosbesimit. Ajo e deklaroi për herë të parë këtë në seancën e djeshme parlamentare gjatë replikave me deputetin e PS-së Pirro Lutaj lidhur me avokatinë që ky i fundit i bëri deputetit të FRD-së Gazmend Oketa referuar replikave në fillim të seancës. “Zonja Kryetare, kryetari i partisë

së atij deputeti që ju i përmendët dosjen e xhaxhait u ka mbrojtur këtu para disa vjetësh, në kohën kur brenda dhe jashtë kësaj salle ju thërrisnin me një pseudonim, “Dizenjatore”, prandaj ndërprite këtë lloj komunikimi me deputetët e Kuvendit”, - iu drejtua deputeti Lutaj Topallit. Nuk mungoi reagimi i kryeparlamentares, e cila nuk e kurseu ironinë. “Z. Lutaj, shoku i shokut tuaj së bashku me ju deputetë të opozitës organizoi mocionin e mosbesimit kundër meje, por më pas e votoi”, - tha ajo.

Seanca, Kryeministri replikon me numrin dy të PS-së

Fieri, Berisha: Mocion këshilltarëve. Ruçi: Antikushtetuese Albana Lika

O

pozita nuk tërhiqet nga kushti i saj për zgjidhjen më parë nga mazhoranca të çështjes së qarkut të Fierit dhe më pas dhënien e votës së saj për ligjet që kërkojnë 3/5-at e votave. Në seancën e djeshme parlamentare, pas sugjerimit të përsëritur të Kryeministrit Berisha për ta zgjidhur këtë çështje me mocione ndaj këshilltare të qarkut, reagoi kreu i kuvendarëve të majtë, Gramoz Ruçi, i cili për herë të parë në kaq kohë e cilësoi sugjerimin antikushtetues. Sipas Ruçit, Berisha sillet sikur kërkon zgjidhje, ndërkohë që urdhëroi bllokimin në qarkun e Fierit, edhe pse fitoren e mori Partia Socialiste. Diskutimet mes tyre për këtë çështje janë shoqëruar me replika joetike. “Edhe një herë theksoj: në rast se ju keni vërejtje dhe mendime, ne jemi të hapur të trajtojmë çdo problem. Po sa i përket situatës në qarkun e Fierit, formula e propozuar është vënia në votëbesim e çdo këshilltari të qarkut. Vendosim me një marrëveshje që të bëjmë mocion për çdo këshilltar qarku dhe kjo është zgjidhja më e qytetëruar”, deklaroi Kryeministri Berisha. Pas ndërhyrjeve nga salla, ai u shpreh gati për t’u përballur me mocionin e besimit të opozitës. “Mua ma bëni kur të doni një mocion, që neser. Nuk e kundërshtoj. Unë e mirëpres. Po ju nuk doni mocion, pasi nuk doni debat. Ky është problemi. Por mocion pa debat nuk ka”, - tha ai. Në kundërpërgjigje të sugjerimit të kreut të qeverisë socialisti Ruçi e quajti shefin e qeverisë mashtrues. “Me legjislacionin shqiptar dhe jo vetëm shqiptar, por me legjislacioni e çdo vendi demokratik, hyn në liritë dhe të drejtat e të zgjedhurit të çdo vendi demokratik, që nuk ka mocion me të zgjedhurit. Pikërisht ky mocion mosbesimi që ke bërë ti për një numër të caktuar këshilltarësh u atakua në gjykatë dhe gjykatat me vendim të formës së prerë të shkallës së parë, Apelit, dhe të

Replika Berisha për Ruçin: Nuk është për t’u habitur fjalori i zotërisë pas fotos me kërriçin që kryetari i tij i postoi gjithë botës. Është një axhustim me situatën e re të krijuar në partinë e tij. Meqenëse po përpiqet dhe shfrytëzon platformën për mashtrim, unë do t’u them qytetarëve shqipëruare se kjo që thotë zotëria është një gënjeshtër banale fund e krye. Berisha: Sa për fjalimin e Oltës, nuk di si ta uroj: Zoti të ruajtë ty nga burrat, apo burrat i ruajtë prej teje! Olta: Zoti të ruajtë ty nga unë, z. Kryeministër, dhe nga gratë e këtij vendi! Duket se cili është mentaliteti që keni për femrat, pasi folët 30 minuta, në vend që të linit gratë të flisnin për veten e tyre. Berisha-Opozitës: Ja ku e keni Paulinin! I ka kërkuar të kalojë në anën tjetër? Jo, sepse çdokush ka të drejtë të ndërrojë parti sa herë të dojë. Sabri, sa herë ke dashur të ikësh nga ajo parti? Ke hall se nuk të vë në listë? S’ka gjë, Sadri, jo. Topalli-Opozitës: Flisni, flisni. E morët mesazhin nga kryetari. Unë nuk kam vënë zhurmues këtu që të pengoj marrjen e mesazheve, siç bën kryetari juaj. Se kur ju urdhëron ai, flisni ju.

Interpelancë me ministrin për masat në infrastrukturë

Naço: Investoni për akset drejt Beratit Përfundon ujësjellësi në Shkozet-Plepa

Berisha: Mandatin e ardhshëm finalizojmë projektet Në ceremoninë e përfundimit të ujësjellësit në zonën e plazhit Shkozet-Plepa (Durrës) Kryeministri Berisha tha se Shqipëria ka shënuar në këto vite ndryshimet më të mëdha në historinë e saj dhe katër vjetët e ardhshëm janë vitet e finalizimit të projektit “Shqipëria - vend i zhvilluar”. “Ne kudo që shkojmë nuk ofrojmë fjalë boshe e slogane, por shkolla të reja, ujësjellës të rinj, kanalizime të reja, biznese të reja, ofrojmë tërheqje të bizneseve të huaja, ofrojmë hidrocentrale të reja të ndërtuara në të katër anët e vendit, zhvillim të qëndrueshëm të Shqipërisë, ofrojmë shumëfishim të turizmit. Këto do të jenë ofertat tona për katër vjetët që vijnë, sepse këto janë edhe nevojat më të ngutshme, më të ndjeshme të qytetarëve shqiptarë”, - tha Berisha. Në përgjigje të platformës së Ramës, kryeministri tha: “Zotërinjve që qarkullojnë nga një tribunë në një tjetër me fjalën ‘rilindje’ dua t’u them se rilindja e tyre është rilindja e Bllokut, dhe Blloku nuk do të mund të rilindë më kurrë. Hijeve askush nuk u beson. Me këtë rilindje që ka nisur zoti Rama do të ecë drejt së shkuarës me shpejtësi të madhe.” Gjykatës së Lartë, kësaj oferte që bën sot dhe atij veprimi që ke bërë dje i kanë thënë ‘stop!’, është antiligjore, është antikushtetuese”, - theksoi Ruçi. Sipas tij, mes mazhorancës dhe opozitës nuk mund të jetë mar-

rëveshje politike për të shkelur ligjin. “Prandaj të thashë: ose bën budallanë, ose je budalla dhe s’e kupton. Por s’është as e para e dyta, është kjo e treta: je kokrra e mashtruesit, z. Kryeministër”, - vijoi ai.

Olldashi: Ka nisur ndërtimi i Lushnjë–Berat Deputeti i LSI-së për qarkun e Beratit, Nasip Naço, i bëri thirrje qeverisë që t’i shikojë me prioritet disa akse të rëndësishme rrugore që e lidhin qarkun e Beratit me pjesën tjetër të Shqipërisë, pasi janë etike për zhvillimin e kësaj zone, sidomos në fushën e turizmit. Në interpelancën e zhvilluar dje në seancën plenare me kërkesë të tij Naço kërkoi sqarime mbi masat e marra për investimin dhe mirëmbajtjen e disa akseve kryesore të lidhur me qarkun e Beratit, si akset Berat–Lushnjë, Berat– Fier, Berat–Skrapar dhe Skrapar–Përmet. “Pra, do

t’i kërkoja edhe një herë ministrit dhe Kryeministrit publikisht që në prioritetet e tyre kryesore në buxhetin e vitit 2013 të përfshihen mirëmbajtja dhe investimet për këto akse”, - tha ai. Në përgjigje të interesimit të deputetit të LS-së ministri i Transportit, Sokol Olldashi, paraqiti një ekspoze të punës së bërë dhe projektet në zbatim. “Ne kemi marrë masat që segmentet që të çojnë drejt qytetit të Beratit të jenë në përmirësim të përhershëm. Konkretisht për segmentin Lushnjë–Berat dhe Fier–Berat kanë nisur punimet. ”, - tha Olldashi.

Mazhoranca rrëzon nismën e PS-së për komision

Imami i shpëton hetimit parlamentar Alibeaj: Kërkesa ka mangësi ligjore Pas ndërhyrjes së Kryetares Topalli, mazhoranca në Kuvend rrëzoi me 65 vota kundër dhe 60 pro kërkesën e opozitës për të ngritur komisionin hetimor ndaj ministrit të Mbrojtjes Arben Imami. Kërkesa me objekt “Për ngritjen e një komisioni hetimor për kontrollin e zbatimit të ligjit në veprimtarinë e SHIU-t në Ministrinë e Mbrojtjes për periudhën janar 2009–tetor 2012” nuk u gjet në përputhje me ligjin dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Nisma e PS-së për të hetuar SHIU-n, strukturë në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, mbi shitjen

e armëve, privatizimin e pronave të ushtrisë dhe përgjimet e tij mori edhe votën e deputetit të LSIsë Nasip Naço. Ndërsa kolegu i tij nga e njëjta forcë politike, Lefter Koka, abstenoi. Në çastin e votimit është dashur ndërhyrja e kryeparlamentares, e cila, siç bën shpesh, u kujtoi deputetëve të PDsë se duhej të votonin pro ose kundër. “Mazhoranca kundër, se ia keni fut kot votave. Shikoni votat”,- ndërhyri Topalli. Rrëzimi i kësaj kërkese në Kuvend vjen pas refuzimit të mbikëqyrjes parlamentare nga Ministria e Mbrojtjes.


politikë • E premte 9 nëntor 2012

»

03

Kryeparlamentarja Topalli u kërkoi deputetëve të opozitës të japin votën për miratimin e ligjit të Gjykatës së Lartë. “Si ka mundësi që për ligjet që nuk na i kërkon Brukseli ju votoni, ndërsa nuk jepni votat që kërkon Brukseli? I votoni pa u kërkuar ne konsensus. Ju keni logjikë, po nuk u lejojnë. Votojini! Punë e madhe se nuk ju bën deputetë, sikur kemi për të qenë gjithë jetën në parlament! Ju jeni njerëz të lirë”, - tha ajo.

PD-ja e PS-ja kanë dhënë votën e tyre pro dhënies së amnistisë më 28 nëntor të këtij viti për rreth 3 mijë të burgosur. Më herët PS-ja shprehu shqetësimin për përfitim nga falja e përgjithshme që po aplikon qeveria për një sërë kategorish të të dënuarve, edhe të akuzuarit e procesit të Gërdecit. Por ministri Halimi e hodhi poshtë një mundësi të tillë dhe çdo mundë si abuzimi me faljen. Ai akuzoi paraardhësit e Nishanit për lirim të vrasësve.

Amnistia

Politika: Gjatë kohës së fundit forcat politike ngrenë një retorike pseudonacionaliste, të cilave duhet t’u vëmë fre, z. Ministër. Duhet të lëmë mënjanë gjuhën e urrejtjes dhe të kultivojmë atë të bashkëpunimit. Regjistrimi: Censusi i tetorit 2011 ishte një dështim. Arsimimi: ende ka nevojë për hapësira dhe duhet të ndërmerren nisma ligjore që të përmirësojmë arsimimin e minoriteteve Përdorimi i gjuhës amtare: konventa-kuadër ka një dispozitë që përcakton përdorimin e gjuhës së tyre në komunikimin me autoritetet vendore. Përdorimi i toponimeve në tabela: dënuat me heqje lirie ish-kreun e Himrës, Bollanon, për këtë çështje. Media: të garantohet hapësira e duhur në medie, jo vetëm përfaqësimi në organet drejtuese, por duhet bërë edhe prezantim sistematik i vlerave të krijuara në vlera të minoriteteve.

Kërkesa

Kritikat e Dules

Ministri Panariti interpelancë për respektimin e pakicave kombëtare

“S’kemi asnjë rast të diskriminimit të minoriteteve” Dule: T’i vihet fre retorikës pseudonacionaliste të politikës Ministri i Jashtëm, Edmond Panariti, theksoi gjatë interpelancës së kërkuar nga kreu i PBDNJ-së për respektimin e minoriteteve se “kurrë dhe në asnjë rast të vetëm në historinë shumëshekullore të kombit minoritetet etnike nuk janë diskriminuar, nuk u janë dhunuar të drejtat, dhunuar apo përbuzur për shkakun e vetëm se janë të ndryshëm nga shumica e popullsisë shqiptare”. Madje, kreu i diplomacisë shqiptare përmendi diskriminimin e bërë ndaj shqiptarëve. “Jo larg Shqipërisë dhe më shumë se një herë gjatë shekullit të kaluar kanë qenë shqiptarët ata që kanë qenë të persekutuar, shpërngulur dhe vrarë, ndërkohë që s’ka asnjë rast në historinë e Shqipërisë që përfaqësues të minoriteteve etnike të kenë qenë subjekte të gjenocidit, vrasjeve, shpërn-

Akuzat për 100-vjetorin Opozita parlamentare akuzoi në seancën e djeshme plenare qeverinë shqiptare se ka shpërdoruar dhe favorizuar firmat pranë saj në shpërndarjen e fondeve për përgatitjet e kremtimit të 100-vjetorit të Pavarësisë. Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Aldo Bumçi, konfirmoi gjatë interpelancës së kërkuar nga deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla se përfaqësuesit e lartë të mazhorancës do të jenë më 28 nëntor në Vlorë, aty prej nga do të nisin festimet sipas tij të një date historike për vendin.

guljeve apo çdo formë tjetër dhune”, - tha Panariti. Ai garantoi se respektimi i të drejtave të njeriut në tërësi dhe ato të minoriteteve në veçanti përbënë një orientim të politikës së shtetit shqiptar, duke theksuar se legjislacioni shqiptar nuk ka asnjë vakum ligjor. Në reagimin e tij kreu i PBDNJ-së renditi një listë me 10 pika, që sipas tij nuk respektohen nga qeveria shqiptare në

raport me përfaqësuesit e minoritit. “Shpjegimet tuaja, zoti Ministër, ishin justifikuese, në vend që të ishin argumentuese, me nota ironie dhe shpeshherë me një kurajë të tepruar për t’u dhënë këshilla strukturave të Këshillit të Europës se si të bëjnë detyrën e tyre. Kuadri ligjor është i paplotë”, - tha Dule. Ai paraqiti kritika edhe për vullnetin politik të qeverisë në shprehje të respektit

të të drejtave të minoriteteve, vullnet që sipas tij është sezonal dhe i ndikuar nga tonet e trysnisë së ndërkombëtarëve. “Dëgjojmë përditë dialog, por dialog nuk ka”, - vijoi ai. Më tej Dule përmendi vrasje para dy vjetësh me motive etnike në Himarë të Viktor Gumës. Gjatë fjalës së tij kreu i PDNJ-së u shoqërua nga ndërhyrje sulmuese të deputetit të PDIU-së Dashamir Tahiri.

Replika mes Kryetares së Kuvendit dhe deputetit të FRD-së për të kaluarën e familjarëve

Oketa: Akuzat, mazhoranca të hapë dosjet Topalli: Xhaxhai yt ka qenë kryetar i Komisionit të Dëbim-Internimit Albana Lika Hapja dosjeve është rikthyer në vëmendjen e Kuvendit pas përplasjes mes Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli dhe ish-deputetit të PD-së, tani i FRD-së, Gazmend Oketa. Ky i fundit do të diskutonte mbi një urdhër ndalimi të Kryetares Topalli drejtuar deputetëve për të diskutuar në Kuvend për ish-të përndjekurit politikë, e konkretisht për vdekjen e Lirak Bejkos. Qysh në nisje të fjalës deputetit të ish-presidentit Topi iu ndërpre fjala dhe u akuzua nga Kryetarja e Kuvendit për përfshirje të familjarëve të tij me ishSigurimin e Shtetit. “Atëherë, nuk ka pyetje zotëria për ligjin e dhunës ndaj grave. Prejani zotërisë fjalën! Meqë nuk ka pyetje, unë kam një pyetje dhe zotëria mund edhe të mos përgjigjet. Pyetja ime është shumë e thjeshtë: xhaxhai yt mos ka qenë gjë kryetar i Komisionit të Dëbim-Internimit, z. deputet? Jo, jo, përgjigjen jepua qytetarëve të Durrësit. Unë e di, unë kam dosjet, ti më kallëzon mu?! Përgjigjen

Pseudonimet

jepua qytetarëve të Durrësit”, - tha Topalli, duke e penguar Oketën të reagojë. Pas kësaj nismëtari i FRD-së u është përgjigjur akuzave jashtë, duke e sfiduar grupin parlamentar të PD-së dhe vetë kryeparlamentaren Topalli. “Mazhoranca ka të gjithë numrat dhe mund ta miratojë një ligj për hapjen e të gjitha dosjeve, duke filluar nga Kryetarja vetë. Unë nuk do të

bie pre e lojërave të ndyra politike, që tashmë janë bërë bajate. Le t’i vërtetoj znj. Topalli nëse akuzat qëndrojnë. Le të hapë dosjet e familjes Oketa e të vazhdojë me përfaqësuesit e grupit parlamentar të PDsë, duke nisur nga ajo vetë, Kryeministri Berisha e kështu me radhë”, - tha ai. Sipas tij, deklaratat e Topallit janë thjesht për konsum mediatik.

Në dosjet sekrete të diktaturës figurojnë nofka të ndryshme. Ato u përkojnë emrave konkretë, të cilët militojnë apo kanë milituar që nga viti 1990 në politikën shqiptare, apo dhe në administratën e shtetit. Të tilla janë: “Cigarja” “Dizenjatorja” “Financieri” “Profesori” “Inxhinieri” “Parafabrikati” “Sqepi” “Çiftelia”

Replika Topalli: Xhaxhai yt mos ka qenë kryetar i Komisionit të Dëbim-Internimit? Përgjigjen jepua qytetarëve të Durrësit. Unë e di, kam dosjet. Z. Ksera mund të flisni, sa të ikë zotëria, tri minuta ka, se nxirret jashtë sipas Rregullores së Kuvendit. Z. Ksera merreni fjalën nga tavolina, se është bërë agresiv edhe Gazi. Lutaj: Kryetari i partisë së atij deputeti që ju i përmendët dosjen e xhaxhait u ka mbrojtur këtu para disa vjetësh, në kohën kur brenda dhe jashtë kësaj salle ju thërrisnin me një pseudonim, “Dizenjatore”, prandaj ndërprite këtë lloj komunikimi me deputetët e Kuvendit, znj. Topalli. Topalli: Z. Lutaj, së pari ju përgëzoj ju të opozitës, që po bëni avokatinë e bamirësve dhe hijeve të bamirësve në këtë sallë. Së dyti, nuk më ka ardhur dora kurrë për të pikturuar, se po të më jepej, do t’ju kisha kërkuar ndonjë letër. Ai shoku i shokut tuaj (Topi), nëse do të ishte i interesuar për hapjen e dosjeve, do ta kishte firmosur ligjin për dosjet kur pati mundësinë. Së treti, ai së bashku me ju deputetë të opozitës organizoi mocionin e mosbesimit kundër meje, por që më pas e votoi. Lutaj: Meqë u kërkuat letër atyre që u kanë thirrur Dizenjatore”, ia hapni edhe Oketës dosjen e xhaxhait të vet. Topalli: Z. Lutaj, meqë jeni burrë, mos më bëj mua komplimente të veçanta kur jemi vetëm, e tani dilni këtu e më shani. Se kështu jeni ju të PS-së! Lutaj: T’ju them të drejtën, ka ca momente të veçanta që më dukeni shumë e mirë.


04

« intervistë

E premte 9 nëntor 2012 •

Kreu i PS flet mbi aleancat dhe përgatitjen e listës zgjedhore. Si do të mbrohen votat

Rama: Pas qershorit të përndjekurit mbi 75 vjeç marrin lekët, ja strategjia e PS-së

P

artia Socialiste nuk e shikon të mundshëm një koalicion opozitar me Frymën e re Demokratike të Bamir Topit. Për socialistët kreu i FRD-së është i lidhur pazgjidhshmërisht me të djathtën dhe ai në zgjedhjet e ardhshme elektorale është më i gatshëm të kalojë nga e djathta aktuale e udhëhequr nga Partia Demokratike. Ndërsa Dritan Prifti për Ramën mbetet me opozitën. Për sa u përket të përndjekurve, ai tha se do të shlyejë dëmshpërblimin brenda një viti. Deklaratat u bënë nga vetë kryetari i PS-së, Edi Rama, në intervistën e tij dhënë mbrëmjen e djeshme për gazetarin Sokol Balla në emisionin “Top Story”. Sa i përket ndonjë koalicioni me LSI-në, shefi i selisë rozë tha se PS-ja ka fituar më shumë pa LSInë sesa me të. Por nga ana tjetër ai tha se dyert e opozitës janë të hapura për të gjithë. Sa i përket zgjedhjes së kryetares së re të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Rama deklaroi se PS-ja nuk do të marrë pjesë në votimin e saj. - Në raport me të burgosurit politikë ne kemi një funksion të qartë dhe kemi një angazhim të qartë për t’i dhënë fund abuzimit me këtë shtresë. Dhe nga ana tjetër, për të filluar hap pas hapi për të filluar dëmshpërblimin, i cili do të nisë fillimisht për të burgosurit me moshë mbi 75 vjeç që në fillim të mandatit tonë. Ne do ta bëjmë realitet këtë, si një domosdoshmëri për t’u paraqitur historinë e vërtetë shqiptarëve edhe në këtë aspekt. - Mungesa e një ndjese publike nga PS-ja... - Në arkivat tuaja jam i bindur se do të gjeni ndjesën publike që kam bërë ndaj kësaj shtrese, por kam folur edhe për atë shtresë që në emër të PK-së kanë kryer veprime nga më makabret. Kam parasysh këtu edhe kryeministrin e pakicës ende në detyrë. Presidenti luajti si në skeç, si aktor i dorës së dytë në teatrin e lojës politike ndaj kësaj shtrese. Kur kam parë në homazhet e të ndjerit Lirak Bejko një grup njerëzish që ishin rrotull trupit dhe kur kam dashur të shtrëngoj duart me vajzat e tij, jam ndier keq. Jam ndier keq si politikan, si njeri, si çdo shqiptar i Republikës. Dhe pas kësaj është për të ardhur keq që Presidenti i Republikës... - Vërtet mendoni se mund të merrni votën e atyre të përndjekurve që ju kanë parë dje në homazhe? - Nuk më bën kërkimi i votës të interesohem për të ndihmuar dy njerëz me plagët e tyre në trup nga djegiet për të ndërhyrë që ata të kurohen dike në spitalet e vendeve fqinjë. Po ashtu nuk mund të më bëjnë votat që t’i bie telefonit për të kërkuar thjesht ndihmë, asgjë më shumë. Dhe këtë nuk e bëra për vota. Pasi unë jam dhe kryetar i kësaj opozite sot dhe që do të jem kryeministër i vendit nesër. Ajo që më çoi mua bashkë me Pandeli Majkon të shkojmë të dëgjojmë këta njerëz në çadrën e tyre nuk ishte vota e tyre. - Si u ndietë kur u shkarkua Bahri Shaqiriri, një ish-puçist i juaji? - Do të kisha dashur shumë që Presidenti të më jepte një provë që unë isha i gabuar, por e anasjella. Dhe kjo vërteton atë që kemi kërkuar, që Presidenti të mos ishte një noter i Kryeministrit Berisha. - Amerika dhe bota duket se do të kenë Obamën President, pse ishit kaq entuziast për fitoren e tij? - Entuziazmi për këtë fitore ishte entuziazmi i atyre njerëzve që aspirojnë për ndarjen në mënyrë të drejtë të kontributeve. Obama është mishërimi i një politike që mbron shtresën e mesme dhe që i jep më shumë garanci atyre të varfra. Nuk e quajta këtë fitore të taksës progresive, por fitore të ideve. Fitoi një program i drejtë, ku shërbimet nuk jepen sipas xhepit, por sipas nevojës. Në raport me një vizion tjetër, të cilin unë personalisht e urrej, që ku kush fiton më shumë jep më pak dhe anasjelltas. Janë dy vizione të ndryshme dhe jam krenar që dhe PS sot ka të njëjtin vizion me atë program që rezultoi fitues në SHBA. Ne kemi folur për parimin e progresivitetit, i cili për ne është i panegociueshëm. Dhe nuk kemi parasysh një taksë progresive të aplikuar në modelin e tij. Dhe ajo që unë kam thënë është që ne të aplikojmë një taksë që të favorizojë një sipërmarrje, por edhe biznesin e madh të mos e asfiksojë. Ajo që këtu quhet taksë e sheshtë, sipas nesh është një rrjepje e atyre që janë më të dobët, dhe dhjamosje e atyre që janë më të fortët. Nëse ne nuk rrisim fuqinë blerëse, ne nuk stimulojmë ekonominë dhe as rritjen e atyre që ofrojnë mallin për konsum. - Takimet me zonjën Klinton dhe Obamën - Takimi me sekretaren e Shtetit ishte takimi më i bukur në jetën time politike, sepse ishte një takim i gjatë ku u diskutua realisht në mënyrë shteruese, ku u trajtuan të gjitha vizionet tona kur të vijmë në qeverisje sa i përket takimit me Obamën, nuk ishte një takim zyrtar, dhe si i tillë nuk kam pasur dëshirë ta diskutoj pasi ai nuk ka qenë zyrtar dhe besoj se nuk duhet të diskutohet. Jemi të gjithë proamerikanë kur bëhet fjalë për të çuar ushtarë, por nuk jemi të gjithë amerikanë kur duhet të trajtojmë lirinë e njeriut, për lirinë e medies etj. S’jemi të gjithë amerikanë kur bëhet fjalë për zgjedhje të lira e të ndershme. Fajësia për keqqeverisjen besoj se nuk mund të ndahet me opozitën. - Çdo të bëni me 3 ligjet me shumicë të cilësuar? - Në fakt, këto nuk janë tre ligje, por dy ligje dhe një rregullore

e Kuvendit. Ne jemi të gatshëm për të dhënë kontributin tonë për të marrë statusin e vendit kandidat. Dhe jemi të gatshëm të marrim suksesin që na takon për këtë çështje. Kam përshtypjen se kush kujton se do t’i hedhë hi syve popullit se opozita po bllokon progresin e Shqipërisë, do të jenë ata që do të përballen me popullin, dhe do ta vërtetojnë vetë të kundërtën e saj. Njëri nga këto ligje ka të bëjë me Gjykatën e Lartë, por ne nuk mund të votojmë në një kohë kur nuk zbatohen vendimet e gjykatës, ku e vota e 300 mijë qytetarëve po mbahet peng nga Sali Berisha që nuk zbaton vendimet e gjykatës për qarkun e Fierit. Sali Berisha nuk qëndron mbi ligjin. Vendimi i gjykatës është i qartë që këshilltarët nuk mund të ndërrohen rrugës, dhe ne nuk mund të shkelim ligjin se Berisha bën një ofertë antiligjore. Për sa kohë që kryeministri do të qëndrojë mbi ligjin dhe nuk zbaton një vendim të Gjykatës së Lartë, ne nuk votojmë ligjin për Gjykatën e Lartë, pasi ky do të ishte një makijazh që i bëjmë këtij ligji. Nuk jemi ne që bllokojmë procesin, dhe as që rrezikojmë statusin, por është bllokimi i procesit demokratik me dhunë duke e penguar atë të mos funksionojë. Nëse e kanë vërtetë problem zgjidhjen e çështjes së këtyre tre akteve të fundit, ne jemi të gatshëm ti votojmë ato menjëherë, por janë ata që nuk duan që të ndodhë kjo. - Marrëdhëniet me Metën, Priftin, Ndokën? - Sot Ilir Meta është pranë Berishës dhe Dritan Prifti është në opozitë, por jo me ne. Nuk kam arsye të pendohem për darkën me Ilir Metën. Mua më duket se është Shqipëria me gri se në 2009-n, por besoj se është ende herët për të folur në lidhje me aleancat opozitare, por aleanca do të jetë më e madhe se ajo e 2009-s dhe se kjo e mazhorancës së sotme. - Raporti me Andis Harasanin? - Largimi i tij ishte më se njerëzor dhe ishte tepër i mirëkuptueshëm. Largimi i tij ishte për arsye familjare dhe s’kishte lidhje me Partinë Socialiste. - Debatet dhe krisjet brenda PS? - Kjo është një pamje pak folklorike e asaj që mund të duket nga larg, por që nuk ndodh realisht në PS. Nuk besoj që sot PS është një institucion i bunkerizuar, ashtu siç Saliu preferon ta quajë. Sa i përket mjaftistëve ata janë si të gjithë socialistët sa i përket kontributeve të tyre në Partinë Socialiste. - Jeni penduar për listën e 2009-s? - Ne kemi një grup parlamentar që e gëzon dhe meriton plotësisht mandatin e tij. Ne kemi krijuar një gjeneratë të re e cila po bashkëjeton më së miri edhe me ata që janë më të vjetër në parti. - Marrëdhënia me Topin - Që ka parti opozitare dhe që vijnë nga e djathta dhe që me zërin e së djathtë kërkojnë largimin e kësaj qeverie. Kjo sigurisht që është lajm i mirë për shoqërinë shqiptare. Por edhe për të përndjekurit politikë, sepse kjo e djathtë i rrënoi edhe më shumë se regjimi komunist. Por sot besoj se nuk ka vend për ta hedhur votën në një rrugë të mesme, në një kohë kur kemi qeveri që kërcënon dhe që e çon vend në rrënimin e vërtetë. FRD-në e quaj një nevojë historike për politikën, dhe besoj se shqiptarët nuk do të votojnë më për një rrugë të mesme që i la tërësisht në baltë ata. E kam fjalën këtu për LSI-në. - Nuk do të jetë LSI-ja më me ju? - Ka vetëm një rrugë, është braktisja totale e kësaj mazhorance dhe nuk mund të hysh as nga dera e as penxherja. Por edhe AK-ja lindi nga nevoja e një djathtë reale, që nuk bashkohet me regjimin e Sali Berishës. Edhe për të është i njëjti qëndrim që thashë edhe për partinë e Bamir Topit. Njerëzit kanë s o t

shumë arsye për të braktisur politikën. I kuptoj njerëzit që sot ndjehen më mirë duke qëndruar larg politikës. - Berisha i ka ndezur motorët e fushatës... - Berisha gjithë jetën ka qëndruar mbi motor. Por jam i bindur se kjo do të jetë një rrugë që do të bindë shumë e shumë njerëz, dhe besoj se 2013-a për shqiptarët do të jetë viti i ndryshimit të madh, do të jetë ndryshimi për një Rilindje Shqiptare. - Ngjarja e 21 janarit, çdo bëhet me këtë çështje- pyet Mark Nika (xhaxhai i Aleks Nikës)? - Kjo nuk është vetëm plaga e atyre, por askush sot nuk mund të pretendojë se kjo për të tjerët që nuk ka shumë peshë, por ajo është një plagë e ndarë në shumë zemra, një ndër ta jam dhe unë. Dhe kur të vijë në pushtet do të bëj gjithçka për ta kuruar këtë plagë përfundimisht. - Ju akuzojnë se keni qenë vulnerabël ndaj klientelizmit. PS-ja është kthyer në një monument heshtjeje kur bëhet fjalë për Albpetrolin... - Kam bërë një reagim shumë të gjatë për këtë çështje, saqë provokoi dhe një reagim të ashpër të Saliut. Sa i përket klientelizmit, nuk kam lidhje fare jo vetëm me të, por as me nepotizmin. Por kjo është një akuzë e stërpërsëritur - Raporti juaj me Erion Braçen, sepse flitet që ai është në listën tuaj të zezë të mos kandidimeve. - Braçja është në listën e zezë të qeverisë, dhe kjo i rrit vlerat dhe konfirmon kontributet që ai ka në Partinë Socialiste. - Blendi Klosi foli për një ushtri elektorale që do të ruajë votën. Si do të funksionojë ajo, meqë telefonat nuk funksionuan atë ditë në asamble? - Telefonat nuk funksionuan atë ditë, pasi në një vend ku flitet për gjëra serioze nuk është serioze që të vrasësh mendjen për telefonin. Përderisa u privova dhe vetë nga kjo. Kemi qenë gjithmonë avangardë në modernizimin e fushatave elektorale, kjo ushtri padyshim do ta bëjë votën e shqiptarëve shumë më të bukur. - Programi i PS-së, keni filluar ta shpërndani atë në rrjetet sociale. A mos duhet ta falënderoni Sali Berishën për Shqipërinë në moshën e internetit? - Është një projekt që ka filluar përpara dy ditësh, dhe është një proces që do të bashkojë shqiptarët në fushatën elektorale përmes rrjeteve sociale. Është koha për të kuptuar përfundimisht, që në këtë botë që ndryshon, politika duhet të drejtohet edhe nga rrjetet sociale. - 28 nëntori dhe festimet e tij? - Besoj se vetë mënyra e kremtimit të këtij 100-vjetori tregon se nuk ka shtet që të ketë një vizion, shije. Por ky shtet po shëmtohet dita ditës nga shija e keqe e këtyre drejtuesve - Do të shkoni në rivarrimin e eshtrave të Ahmet Zogut? - Jo. Nuk besoj që ka një vend në botë që brenda Presidencës ka një President dhe një mbret brenda një zyre.


ekonomi • E premte 9 nëntor 2012

»

05

Qytetarët që jetojnë në Itali marrin informacion për kontributet

Pensionet e emigrantëve, INAS zyrë edhe në Tiranë Braho: Vazhdim i bashkëpunimit në mbështetje të qytetarëve

Patronati

ormacion Aktualisht për t’u ofruar inf jetojnë në Itali emigrantëve shqiptarë që butive në për të kaluarën e tyre kontri t që nevojiten Shqipëri, si dhe për kushte këtu, Instituti për të vijuar sigurimin edhe marrëveshje i Sigurimeve Shoqërore ka e ACLI. edhe me patronatet ACAI dh

Tashmë të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali do të kenë më shumë lehtësira për sa i informacionit për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për plotësimin e periudhave të tyre kontributive për të përfituar pension pleqërie apo edhe për dokumentacionin e nevojshmë që do ju duhet për të punuar në vendin fqinj. Ditën e djeshme u hap edhe në Tiranë zyra e patronatit INAS- CISL-i, e cila do të ofrojë mbështetje për të gjithë emigrantët shqiptarë që jetojnë në vendin fqinj. Në kuadër të këtij inaugurimi u zhvillua edhe seminari “Puna shqiptare në Itali”, ku morën pjesë ambasadori italian

Tashmë që prej nënshkrimit në vitin 2008 të marrëveshjes me Institutin e Sigurimeve Shoqërore, Patronati INAS-CISL-i ka marrë përsipër që të asistojë falas në dhënien e informacionit për mbi 500 mijë emigrantë shqiptarëtë pajisur me dokumente të rregullta që ndodhen sot në territorin italian përmes 820 zyrave të saj në të gjithë territorin e Italisë.

në vendin tonë, Massimo Gaiani, Drejtori i patronatit INAS CISLI, Antoni Sorgi, Drejtoresha e Përgjithshme e ISSH-së, Vjollca Braho, si dhe përfaqësues të tjerë të emigrantëve dhe institucioneve publike shqiptare. Duke theksuar rëndësinë që ka hapja e zyrës së INAS – CISL-it në Tiranë, Drejtoresha e Përgjithshme e ISSH-së, Vjollca Braho, vuri theksin tek bashkëpunimi i frytshëm mes dy institucioneve në mbështetje të emigrantëve shqiptarë. “Falë këtij bashkëpunimi nisi të bëhej i mundur ofrimi falas i informacionit për të gjithë emigrantët që jetojnë në Itali lidhur me legjislacionin shqiptar të Sigurimeve Shoqërore

dhe të gjitha ndryshimet që i bëhen këtij legjislacioni në kohë reale. Shumë bashkëatdhetarëve iu krijua mundësia që të mbledhin informacion për historikun e tyre kontributiv që ata kanë realizuar në Shqipëri, direkt nga vendet ku jetojnë”, deklaroi ajo, Po kështu në kuadër të këtij bashkëpunimi, qytetarëve shqiptarë, i është krijuar mundësia e marrjes së informacionit dhe futjes në skemë të gjithë atyre që e konsideruan si mundësi rindërtimin e periudhave të tyre kontributive në shtetin shqiptar me qëllim mbrojtjen sociale në rastet e pleqërisë, invaliditetit apo humbjes së jetës së kryefamiljarit.

Afatet kohore kushtëzohen nga realizimi i hartës së vlerës

Pronat, kompensimi financiar do jepet në fund të dhjetorit K 1 ompensimi financiar për subjektet e shpronësuara do të realizohet në fund të muajit dhjetor. Duke pasur parasysh afatet e përcaktuara në metodologjinë e pronave për realizimin e hartës së re të vlerës së pasurive të paluajtshme si dhe afatet për dorëzimin e dokumenteve nga ana e pronarëve, është parashikuar që i gjithë procesi për kompensimin financiar për këtë vit të përfundojë deri në fund të muajit dhjetor. Vendimet e njëpasnjëshme të Këshillit të Ministrave, tashmë kanë hapur dritën e jeshile që subjektet e shpronësuara të marrin paratë e kompensimit me çmimet e reja që do të miratohen nga qeveria, por edhe për sipërfaqet e ndryshuara. Janë rreth 1.8 miliardë lekë që janë përcaktuar për t’u shpërndarë për ish-pronarët nga qeveria shqiptare për këtë vit, të cilat deri më tani ishin të bllokuara për shkak të mungesës së kuadrit ligjor. Sipas vendimit të para dy ditëve, subjektet e shpronësuara, prona e të cilave është njohur për kompensim, do të kompensohen sipas radhës kronologjike, të përcaktuar nga numri dhe data e vendimit. Mirëpo vendimi duhet të jetë përfundimtar, i ekzekutueshëm dhe të mos jetë trajtuar asnjëherë më parë për kompensim. Në rastin e vendimeve, të cilat janë ndryshuar pjesërisht, për efekt klasifikimi, do të merret numri dhe data e vendimit bazë, që është më i hershëm në radhë kronologjike, për njohjen, kthimin dhe kompensimin e asaj prone. Qeveria përcakton që kompensimi të bëhet për pronën e llojit truall, në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës, të miratuar sipas vendndodhjes së pronës që kompensohet. Masa e kompensimit të jetë sipas kësaj skeme. Për pronat e njohura

muaj

Është afati kohor i përcaktuar nga Këshilli i Ministrave për të dorëzuar dokumentet subjektet e shpronësuara për të përfituar kompensim financiar për këtë vit, ndërkohë që procesi i pranimit të dokumenteve nga AKKP-ja do të fillojë 5 ditë pas hyrjes në fuqi të vendimit të qeverisë.

10

për kompensim deri në 1500 metër katror, masa e kompensimit të jetë deri në 200 metër katror. Për pronat e njohura për kompensim mbi 1500 metër katror deri në 3000 metër katror masa e kompensimit të jetë 300 metër katror. Për pronat e njohura për kompensim mbi 3000 metër katror deri në 5000 metër katror masa e kompensimit të jetë 400 metër

ERE, monitorim CEZ: Nuk siguron importin për humbjet Enti Rregullator i Energjisë po monitoron shpenzimet që ka bërë “CEZ Shpërndarje”, veçanërisht ato operative për të gjetur arsyet e ngërçit financiar që ka përfshirë kompaninë çeke, deri në atë pikë sa nuk mund të sigurojë importet për mbulimin e humbjeve. Drejtori juridik i ERE-s, Eduart Elezi, deklaron se vetëm pasi të merren të gjitha të dhënat për bilancin, Enti do të vendosë për licencën e CEZ-it. “Të dhënat e grupeve të monitorimit, të dhënat fillestare të pashqyrtuara, sepse tregu i rregulluar duhet shqyrtuar në të gjithë elementët e saj, janë që kompania e shpërndarjes nuk po realizon importet e energjisë elektrike, për të mbuluar humbjet në sistemin e shpërndarjes. Kompania, me

këto të ardhura që mund të ketë, ose me këto elementë që janë marrë parasysh në përcaktimin e tarifës së kompanisë së shpërndarjes mund të jetë funksionale. Kështu që duhet një monitorim nga se kompania ka pasur vështirësi financiare dhe për të parë se cilat janë ato shpenzime që kompanisë i kanë sjellë vështirësi financiare”,deklaroi Elezi.

Shoqata kundër vendimit të qeverisë

Fasonët: 5-fishimi i gjobave për punonjësit na falimenton

Ditë

Do të jetë afati kohor që do të kenë në dispozicion Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme për të verifikuar gjendjen juridike të pronës, e cila do të kompensohet. Ky verifikim do të bëhet pas kërkesës që do të dërgojë Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

Bilanci i kompanisë çeke në sitën e Entit

Skema e kompensimit Për pronat deri në 1500 metër katror, kompensimi deri në 200 metër katror Për pronat mbi 1500-3000 metër katror, kompensimi deri në 300 metër katror Për pronat mbi 3000-5000metër katror, kompensimit të jetë 400 metër katror Për pronat mbi 5000-10000 metër katror, kompensimi 500 metër katror Për pronat mbi 10000 metër katror, kompensimi 600 metër katror Subjektet, që kanë depozituar kërkesat e tyre në vitet 2006, 2007, 2008, 2009 dhe 2011 dhe që vërtetojnë kryerjen e pagesës, nuk paguajnë tarifën e aplikimit për vitin 2012. katror. Për pronat e njohura për kompensim mbi 5000 metër katror deri në 10000 metër katror masa e kompensimit të jetë 500 metër katror. Ndërsa për pronat e njohura për kompensim mbi 10000 metër katror, masa e kompensimit të jetë 600 metër katror. Qeveria vendosi, subjektet, që kanë depozituar kërkesat e tyre në vitet 2006, 2007, 2008, 2009 dhe 2011 dhe që

vërtetojnë kryerjen e pagesës, nuk paguajnë tarifën e aplikimit për vitin 2012. Ndërkohë, sipas afateve të përcaktuara procesi i pranimit të kërkesave për kompensim fillon pesë ditë pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi dhe vazhdon për 1 muaj, afat ky i mjaftueshëm për plotësimin e dokumenteve nga ana e subjekteve të shpronësuara.

Përfaqësues të industrisë me fason kërkojnë nga qeveria mosmiratimin e rritjes së nivelit të gjobës për punonjësit e pasiguruar nga 100 mijë lekë, në 500 mijë lekë. Presidentja e Dhomës Kombëtare të Veshjeve, Lindita Legisi, u shpreh se, kosto e deklarimit, e regjistrimit dhe e çregjistrimit të të punësuarve, frekuenca e të cilëve është më e larta në rajon, nuk duhet t’i ngarkohet gjithnjë punëdhënësit. “Kjo masë do të ndihmojë klientelizmin, duke krijuar mjedis për konkurrencën të pandershme në treg. Një ndryshim i tillë, i pashoqëruar me masa ekstreme për punonjësit e strukturave shtetërore të tatimeve e Inspektoriatit të Punës, ku masa minimale është largimi nga puna në raste abu-

zimi, mendojmë se nuk do të ketë efektin pozitiv për të cilin propozohet ky ndryshim”, theksoi Legisi. Sipas saj, përpara se të miratohet ky ndryshim, duhet të dixhitalizohet deklarimi i të punësuarve dhe të rritet performanca e zyrave të punës. Ndër problematikat që po has aktualisht kjo industri është dhe mosnjohja e rimbursimit të TVSH-së për nënkontraktorët.


Plani urbanistik

Plani i qarkut

Komunat e humbura

06

« sociale

E premte 9 nëntor 2012 •

Disa komuna afër qytetit të Tiranës janë harruar nga investimet. Kjo ka çuar në një disnivel të numrit të investimeve, ku në brendësi të Bashkisë janë bërë investime nga më të ndryshmet, si shtrim rrugësh, rindërtim shkollash etj., ndërsa në zonën jashtë vijës së verdhë investimet janë harruar. Kjo ka bërë edhe një thyerje të panoramës së qarkut të Tiranës, ku kryeqyteti vijon të përmirësohet dita-ditës, ndërsa zonat jashtë tij kanë ngecur, duke pasur të njëjtën pamje si disa vjet më parë. Krahas komunave të qytetit të Tiranës këtu futen edhe komunat që janë pjesë e qytetit të Kavajës.

Sipas kryetarit të këshillit të qarkut të Tiranës, Tahsim Mema, nevojitet një plan urbanistik për të gjitha zonat që janë në brendësi të këtij qarku. Ai theksoi se edhe komunat përreth Bashkisë së Tiranës e kanë të nevojshme një plan rregullues urbanistik, në mënyrë që të përputhen investimet. Ky është objektivi kryesor i strategjisë së miratuar nga këshilli, i cili do të fillojë të konkretizohet vitin e ardhshëm për një periudhë 4-vjeçare. Kjo do të çojë në një barazi të nivelit të investimeve dhe në të infrastrukturës e më gjerë në të gjitha zonat që janë në brendësi të qarkut të Tiranës.

Bashkia e Tiranës prej kohësh ka bërë prezantimin e planit urbanistik të saj dhe pritet që ta vërë në zbatim shumë shpejt. Kjo gjë e bën të detyrueshme krijimin e një plani urbanistik edhe për zonat përreth Tiranës. Me krijimin e një plani urbanistik të përshtatur me atë të Tiranës do të bëhet e mundur që i gjithë qarku i Tiranës të unifikohet për nga niveli i investimeve, duke çuar në këtë mënyrë edhe në urbanizimin e mëtejshëm të këtyre komunave, duke futur këtu edhe Bashkinë e Kavajës me komunat përreth saj.

Mbipopullimi vjen nga individë mashtrues

QSUT, ulja e numrit të shtretërve është normale Përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë e quajnë normale uljen e numri të shtretërve, pasi një pjesë e pacientëve të shtruar aty e bëjnë për efekt të përfitimeve nga skemat sociale. Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” do të ulë numrin e shtretërve në 1200. Këtë numër shtretërish do të kenë maksimalisht edhe tri qendrat e tjera spitalore. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ulja e numrit të shtretërve do të ndikojë te ditëqëndrimi në spitale, pasi shumë pacientë shtrohen edhe kur nuk është e nevojshme. “Të gjitha studimet e deritanishme kanë demonstruar që QSUT-ja nuk ka asnjë arsye që të ketë më shumë se 960 shtretër. Ka mbipopullim sepse ka pacientë që shtrohen

për të marrë KEMP-in dhe rrinë 15 ditë, shtrohen pacientë për të bërë bajpas e rrinë dy muaj. Nuk do të ndodhë më kështu. Pra, QSUT-ja do t’i shërbejë pacientit në nevojë dhe jo pacientit për nevoja”, deklaroi Pipero. Ristrukturimi qendrave spitalore do të ulë edhe numrin e shefave të shërbimeve, të cilët pritet të futen në një garë të ashpër.

Plan urbanistik për të gjithë qarkun e Tiranës

Del sot lista e fituesve të formularit A-3

Brenda 4 vjetësh edhe komunat e harruara me plan urbanistik

Në ambientet e shkollave janë afishuar rezultatet e maturantëve

Ervin Koçi

K

omunat dhe bashkitë në qarkun e Tiranës kanë nevojë për plan urbanistik. Këtë pohim e bëri kreu i këshillit të qarkut të Tiranës Tahsim Mema, i cili theksoi se edhe komunat përreth Bashkisë së Tiranës e kanë të nevojshme një plan rregullues urbanistik, në mënyrë që të përputhen investimet. Ky është objektivi kryesor i strategjisë të miratuar nga këshilli i këtij qarku, i cili do të fillojë të konkretizohet vitin e ardhshëm për një periudhë 4-vjeçare. Kryetari Thasim Mema theksoi dje se strategjia e këtij institucioni synon që bashkitë dhe komunat e qarkut të Tiranës të kenë një planifikim urban që të përputhet me planin e ri urbanistik të Bashkisë së kryeqytetit. Komunat e humbura Në qarkun e Tiranës ka pothuajse një vit që po ndiqet një disnivel për nga niveli i investimeve. Në brendësi të Bashkisë së Tiranës investimet gjatë kësaj periudhe nuk kanë munguar, duke qenë të bollshme, si shtrim rrugësh, rindërtim shkollash dhe kopshtesh. Në komunat përreth Tiranës që janë jashtë vijës së verdhë të qytetit, niveli i investimeve ka qenë tepër i ulët, për të mos thënë se nuk ka pasur fare. Komuna të tilla si Farka, Kashari, Peza janë harruar nga investimet, duke krijuar në thyerje të panoramës së qarkut të Tiranës. Në brendësi të qytetit gjendja paraqitet më

Buxheti

Bashkia programon buxhetin e vitit 2013 Bashkia e Tiranës është në procesin e projektimit të buxhetit të ri vjetor për vitin 2013. Kjo për arsye se vitit aktual po i vjen fundit dhe fondet e parashikuara për këtë vit janë drejtë mbarimit për shkak të investimeve të bëra. Në këtë mënyrë, institucioni numër një i qytetit do të vijojë në projektimin e investimeve të reja për vitin e ardhshëm. Krahas fondeve që Bashkia e Tiranës do të përcaktojë për investimet, këtu do të shtohen edhe para të tjera, të cilat do të vijnë nga qarku i Tiranës, pasi vitin e ardhshëm do të fillojë projektimi i planit urbanistik për të gjitha komunat dhe bashkitë që bëjnë pjesë në të. Kështu, investimet do të vijojnë në mënyrë paralele, ku bashkia do të vërë në zbatim planin e saj rregullues dhe qarku do të hartojë planin urbanistik për komunat e tjera. se normale, ndërsa në zonat përreth tij është komplet e kundërt. Kështu, në Komunën e Pezës mungojnë investimet në infrastrukturë. Rruga për të vajtur në brendësi të komunës është tejet e amortizuar.

Krahas rrugës është harruar edhe rindërtimi i urës që të fut në brendësi të qytezës, që ende është me dërrasa. Komuna e Kasharit njohu një zhvillim para disa vjetësh, duke u kthyer në një nga zonat me ndërtesa më të reja të Tiranës. Shumë ndërtesa banimi u ngritën në këtë zonë, por nuk u bënë investime të tjera, si: në ujësjellës, kanalizime, ngritjen e rrjetit elektrik apo edhe në asfaltimin e rrugëve. Këto të fundit ngjasojnë më shumë me komunat e thella të vendit sesa me rrugë të një qyteze të re. Edhe në komunën e Farkës paraqitet e njëjta situata, por disi më pozitive. Kjo për arsye se në këtë zonë është projektuar që të kalojë unaza e madhe e Tiranës, gjë që ka bërë që në një pjesë të saj investimet të kryhen në shtrimin e rrugëve. Ndërsa në pjesën tjetër të qytezës, sapo kalon Saukun, mungesa e investimeve është më e theksuar. Me projektimin e një plani urbanistik për të gjitha këto komuna do të bëhet e mundur që zhvillimi në të gjithë qarkun të bëhet në mënyrë të njëtrajtshme. Krahas zhvillimit të qytetit në zonën që është në administrim nga Bashkia do të kryhen edhe investime edhe në komunat e lartpërmendura ose më gjerë. Në këtë mënyrë nuk do të ketë një thyerje të panoramës së qarkut të Tiranës, ku zonat periferike të jenë të zhvilluara në mënyrë të njëjtë me qytetin dhe jetesa e banorëve të mos ketë disnivele të theksuara.

Publikohen sot listat e fituesve të formularit A-3. Të gjithë maturantë që kanë aplikuar për të fituar një degë studimi në universitetet publik në vend do të kenë mundësi sot që të shohin rezultat, nëse janë fitues. Listat e plota janë publikuar në ambientet e gjimnazeve ku maturantët kanë kryer studimet. Rreth 5500 maturantë kanë plotësuar formularin A-3, duke e çuar në këtë mënyrë në djegien e rreth 1500 kuotave direkt pa dalë rezultatet. Rrjedhimisht maturantët që kanë plotësuar këtë formular e kanë pasur më të thjeshtë për të fituar preferencën e tyre në fakultetet publike, pasi konkurrenca ka qenë më e lehtë. Përfaqësues të Ministrisë së Arsimit më

parë kanë pohuar se maturantët për këtë vit kanë preferuar më shumë që të vazhdojnë studimet me korrespondencë, duke e çuar numrin e aplikimeve në këtë lloj studimi në një nivel më të lartë se vitet e mëparshme. Nëse vendet e lira nëpër universitete nuk do të jenë plotësuar edhe pas publikimit të rezultateve të formularit A-3, do të digjen.

Nis rindërtimi i çerdheve në kryeqytet

Basha: Do të zgjidhim problemin e ngrohjes në të gjitha çerdhet Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka përuruar dje fillimin e punimeve në rindërtimin e çerdhes nr. 35 në kryeqytet. Në fjalën e tij Basha tha se brenda një harku kohor të shkurtër Bashkia do të zgjidhë përfundimisht të gjitha problemet me ngrohjen nëpër ambientet e kopshteve dhe të çerdheve në kryeqytet. Projekti i rikonstruksionit të kësaj çerdheje parashikon përmirësimin e planimetrisë ekzistuese në riorganizimin e ambienteve të brendshme të çerdhes, duke mundësuar krijimin e ambienteve të argëtimit, të fjetjes, kuzhinës, lavanderisë, dhomën e mjekut, të psikologut etj. Ambientet e ndenjes dhe

të fjetjes do të shtrohen me parket, do të vendosen dyer e dritare të reja, do të realizohet veshja e mureve të jashtme me kapotë, në mënyrë që çerdhja të jetë e ngrohtë gjatë dimrit dhe e freskët gjatë verës, do të kryhet rikonstruksioni i çatisë. Krahas kësaj Basha pohoi se tani ka nisur rindërtimi i 5 çerdheve të tjera në kryeqytet.


aktualitet • E premte 9 nëntor 2012

»

07

Temperatura 43 gradë celcius nga anestezia, kishte rënie të qepallës

videoja

Operacion në sy, vdes fëmija 11 vjeç

Mbyllet dosja

Familja dënonon mjekët, bëhet autopsia, sekuestrohet kartela Mariglen Mulla

Mjekët e cilësojnë hiperterminë malinje si një ndërlikim të rrallë të disa llojeve të anestezive. Hipertermia ndodh kur trupi prodhon ose absorbon nxehtësi më shumë se sasia që mund të zhduket. Kur temperaturat trupore janë mjaft të larta, hipertermia është një urgjencë mjekësore dhe kërkon trajtim të menjëhershëm për të parandaluar komplikacione apo vdekjen.

Në një vit 89 ankesa për mjekët, 11 vdekje Neglizhencë dhe mjekim i gabuar, që mund të kenë çuar deri në vdekjen e pacientëve. Receta të gabuara me rimbursim të barnave që nuk janë fare në skemë. Këto janë ankesat kryesore të depozituara pranë institucionit të Urdhrit të Mjekut nga pacientët nga viti 2011 deri në mars të këtij viti. Në total janë 89 ankesa. Rreth 11 raste janë vdekje në spitale, ku mjekët akuzohen për mjekim të pakujdesshëm. Prej tyre, 7 janë paditur dhe ndjekur penalisht nga organet e Drejtësisë (Prokurori, Gjykatë), nga të cilat 4 janë mbyllur me vendim pafajësie për mjekët dhe 3 janë në gjykim, ndërsa 4 të tjera janë shqyrtuar ose po shqyrtohen nga Urdhri i Mjekut. 59 raste kanë të bëjnë me konfliktet mjek-pacient për barnat dhe recetat e rimbursueshme. 10 raste janë denoncime në UM për pakënaqësi në mjekim, jo vdekje, ku mjekët akuzohen se kanë gabuar.

Sipas mjekëve, “Ptosis palpebral” do të thotë “rënie e qepallës”, pak ose deri në mbulimin e bebes në një ose tek të dy sytë. Problemi i rënies së qepallës mund të shkaktohet nga ndërprerja e komunikimit midis muskulit dhe nervit. Ky lloj operacioni zgjat rreth 30 minuta dhe mjekët përdorin anestezinë. Kjo sëmundje shfaq vështirësi deri në kurimin e plotë të saj.

Mbi ish-ministrin e Ekonomisë Dritan Prifti dhe vartësin e tij Leonard Beqiraj tashmë nuk rëndon asnjë akuzë, pasi Prokuroria e Përgjithshme është tërhequr zyrtarisht. Akuzat ndaj tyre kanë rënë sepse Prokuroria e tërhoqi dosjen për mungesë provash dhe mosfaktim të akuzës, për korrupsion. Në këtë mënyrë pushohet çështja ndaj Priftit. Në seancën e 21 shtatorit, pas vendimit si të papërdorshmë të videos, Prokurori Bujar Sheshi kërkoi tërheqjen e provave. Ndërkaq, Gjykata e Lartë, pasi dëgjoi pretendimet e prokurorit vendosi t’ia kthejë aktet. Hetimet ndaj deputetit Dritan Prifti dhe ish vartësit të tij në Ministrinë e Energjitikës, Leonard Beqiraj, nisën nga verifikimet për një tjetër çështje, ku i pandehur ishte kreu i LSI-së, Ilir Meta. Prokuroria gjatë hetimeve për ish zv/ kryeministrin, zbuloi një video ku pretendohet një aferë korruptive, ku ata u shfaqën duke ndarë një shumë prej rreth 70 mijë euro.

“Arrest shtëpie” Rasti mister e pa autor i Matildës, vdiq nga bajamet

Vdekjet në shtretërit e spitaleve Nasufi u dërgua në shtëpi e vdekja e foshnjës

Hetimet

Ekspertët kanë nisur menjëherë hetimi, ku fillimisht është sekuestruar kartela e pacientit. Familjarët kryen denoncim ndaj mjekëve në komisariatin numër 4, ndërsa grupi hetimor sekuestroi nga spitali dosjen e plotë spitalore të të miturit. Policia bën të ditur se fëmijës i është kryer dhe një autopsi e plotë nga Mjekësia Ligjore.

Ptosis palpebral

Kalvari i 11-vjeçarit Familja Alimadhi me banim në fshatin Zallbastar, në perriferi të kryeqytetit e kishte dërguar djalin 11 vjeç para disa javësh pranë Spitalit Francez. Aty ishte diagnostikuar me sëmundjen “Ptosis palpebral” që do të thotë “rënie e qepallës”, pak ose deri në mbulimin e bebes në një ose tek të dy sytë. Problemi i rënies së qepallës ishte shkaktuar nga ndërprerja e komunikimit midis muskulit dhe nervit. Kështu mjekët kryen ndërhyrjen e parë, gjatë së cilës u krijua një hapje të vogël mbi qepallë dhe u vendos lidhja midis nervit dhe muskulit. Gjatë operimit që zgjati rreth 30 minuta, mjekët përdorën anestezinë. Por duket se operacioni i parë rezultoi i pasuksesshëm, pasi qepalla nuk qendroi në vendin e saj, ndaj u krye ndërhyrja e dytë. Ndërkaq, ndërhyrja e tretë ishte parashikuar pasditen

Hipertermia malinje

P

ër shkak të temperaturës së lartë që erdhi si mospërballim i anestezinë për operacionin në sy, një 11-vjeçar ka humbur jetën dje paradite në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”. Mjekët thanë se fëmija ndërroi jetë si pasojë e një temperature të lartë gjatë operacionit. Ndërkaq, burime spitalore bëjnë me dije se fëmija D. Alimadhi, 11 vjeç, me banim në fshatin Zallbastar të Tiranës, do t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje të tretë kirurgjikale në fytyrë, por gjatë operacionit ai ka kaluar një temperaturë prej 43 gradë celcius. Ndërhyrja krirugjikale u krye për shkak të sëmundjes “Ptosis palpebral” (rënie e qepallës). Fëmija do t’i nënshtrohej operacionit të tretë, për të stabilizuar gjendjen e syrit të tij. Mjekët thanë se vdekja erdhi si pasojë e hipertermisë malinje, e cila është një ndërlikim i rrallë që vjen nga disa lloje anestezie apo nga pajisjet mjeksore. Të njëjtat burime spitalore thanë se në Shqipëri mungon një ampulë që shërben për stabilizimin e temperaturës, e cila kushton 1 mijë euro. Në momentin e operacionit që duhet të zgjaste jo më shumë se 30 minuta, vogëlushi ishte duke u operuar nga mjekë irlandezë. Gjithçka ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa i mituri ishte shtruar në spitalin francez në pavionin e ORL-së. Pas ngjarjes së rëndë ka mbërritur policia, e cila ka marrë në pyetje mjekët. Ka nisur menjëherë hetimi, ku fillimisht është sekuestruar kartela e pacientit. Familjarët kryen denoncim ndaj mjekëve në komisariatin numër 4, ndërsa grupi hetimor sekuestroi nga spitali dosjen e plotë spitalore të të miturit. Policia bën të ditur se fëmijës i është kryer dhe një autopsi e plotë, ndërsa në ditët në vijim priten përfundimet që do të përcjellin ekspertët e Mjekësisë Ligjore.

Prokuroria: Jo akuzë për Dritan Priftin

Vitet e fundit një numër i lartë pacientësh kanë ndërruar jetë në ambientet spitalore, ku në disa raste përgjegjësia ka qenë direkt e mjekëve. Kështu, në Elbasan, në prill të këtij viti, është dënuar me 1 vit burg mjeku nga Peqini Ylli Muça, sepse në vitin 2008 kishte dërguar në shtëpi 45-vjeçarin Hajri Nasufi edhe pse ai ishte i sëmurë. Në vitin 2008, 17-vjeçarja Matilda Petriti nga Maliqi i Koçës iu nënshtrua operacionit për heqjen e bajameve dhe në ditët në vazhdim ndërroi jetë. Fillimisht u dyshua për një gabim gjatë operacionit, neglizhencë për hemorragjinë apo edhe për kujdesin në spital nga mjekët roje

e së mërkurrës, ku operacionin e kishte marrë përsipër një mjek irlandez. Gjatë ndërhyrjes kirurgjikale mjekët përdorën anestezinë, ashtu siç kishin bërë edhe 2 herët e para, por kësaj radhe duket se trupi i 11-vjeçarit pësoi hipertermi malinjë, pra ngritje e menjëhershme e temperaturës së trupit. Mjekët thanë se “Hipertermia malinje ndodh në 1 nga 20.000 ndërhyrje me anestezin të përgjithshëm me sukcinilkolinë dhe halotan.

të Spitalit Francez. U ndoq penalisht mjeku Xhevahir Hoxhallari që e kishte operuar në klinikën e tij private, por më pas ai u lirua nga akuzat. Ndërkaq, vitin e kaluar një foshnje 11-muajshe nga Durrësi gjeti vdekjen në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Mbrëmjen e 24 gushtit foshnja ishte dërguar nga familjarët në spitalin e Durrësit, si pasojë e temperaturës së lartë. Por duke qenë se mjekët kishin kërkuar një ekzaminim të hollësishëm, mes tyre dhe skaneri, të cilin pediatria e Durrësit nuk e disponon, vajza ishte dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku krejt papritur foshnja gjeti vdekjen 24 orë më vonë.

Deficiti i pseudokolinesterazës çon deri të paraliza e muskulaturës respiratore gjatë anestezionit me sukcinilkolinë”. Hipertermia malinje është një ndërlikim i rrallë i disa llojeve të anestezive. Hipertermia ndodh kur trupi prodhon ose absorbon nxehtësi më shumë se sasia që mund të zhduket. Kur temperaturat trupore janë mjaft të larta, hipertermia është një urgjencë mjekësore dhe kërkon trajtim të menjëhershëm për të

parandaluar vdekjen. Pikërisht këtu nevojitej edhe gjilpëra që kushton 1 mijë euro, e cila mungon në spitalet shqiptare. Menjëherë 11-vjeçari ndërroi jetë në spital dhe mjekët ua përcollën prindërve lajmin e hidhur. Të alarmuar, prindërit bënë kallzim penal për mjekët në komisariatin nr 4. Një grup ekspertësh policorë dhe prokurori i gatshëm morën në pyetje mjekët dhe sekuestruan kartelën mjeksore.

Apeli zbut dënimin për Patriotin Më e butë u tregua dje Gjykata e Apelit, kur la në “arrest shtëpie” Asllan Patriotin, ish-i përndjekur politik, i cili akuzohet për marrje ryshfeti. Kjo gjykatë ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila kishte dhënë masën “arrest me burg” për një ndër koordinatorët e grevës së urisë. Avokati mbrojtës i Patriotit është shprehur kundër vendimi të Gjykatës së Shkallës së parë dhe kërkoi përsëritje të hetimeve. Patrioti është arrrestuar më datën 17 tetor dhe akuzohet se ka mashtruar një shtetas italian. Policia e Tiranës e arrestoi atë, pas pretendimit të shtetasit italian, i cili nga ana e tij tha se Patrioti i kishte marrë shumën prej 700 eurosh për t’i gjetur një makinë që ia kishin vjedhur. Pala mbrojtëse pretendon se shtetasi italian mashtronte kur akuzonte Patriotin. Ky i fundit ishte një ndër personat më aktivë në lidhje me deklaratat në mbrojtje të grevistëve të urisë.


08

« aktualitet

E premte 9 nëntor 2012 • Aktivitet mbi baza vullnetare, i pari organ i këtij lloji në vend

Komision qytetar për të ndikuar në vendimmarrje Objektiva, diskutimi i çështjeve të rëndësishme për qeverisjen vendore ELBASAN- Ngrihet Komisioni Këshillimor Qytetar Vendor në qytetin e Elbasanit. Ky është i pari organ i këtij lloji që ngrihet në shkallë vendi. Ngritja e Komisionit u mundësua nga USAID, i cili ka në projekt të ofrojë asistencë teknike dhe trajnim për njësitë e qeverisjes vendore në Shqipëri. Ky projekt përfshin 15 njësi vendore në shkallë vendi. Për shkak të një bashkëpunimi të shkëlqyer që ka pasur Bashkia e Elbasanit me këtë organizëm, puna është filluar me qytetin e Elbasanit. Ky komision do të ushtrojë

aktivitet mbi baza vullnetare dhe ka si mision parimin e zërit qytetar në organet vendimmarrëse, konkretisht në Bashkinë e Elbasanit. Në përbërje të tij janë qytetarë, përfaqësues të bashkisë, të shoqatave jo qeveritare, nga shoqëria civile, gazetarë, specialistë, Dhoma e Tregtisë, grupe interesi, pakica kombëtare etj. Disa nga objektivat kryesore të këtij komisioni janë inkurajimi i përfshirjes qytetare në qeverisjen vendore, diskutimi dhe artikulimi i çështjeve të rëndësishme të funksionimin të Këshil-

lit Bashkiak dhe bashkisë, të konsultohet me qytetarë, zyrtarë dhe stafin e bashkisë për përmirësimin e qeverisjes vendore, për krijimin e mekanizmave gjithëpërfshirëse në këtë proces në mënyrë që vetë qytetarët të luajnë rol aktiv në qeverisje. Takimin e përshëndeti kryetari i Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini. Ndërsa për USAID moderuan Peter Clavelle, drejtor i projektit të USAID në Shqipëri, Gary Fobes, konsulent ndërkombëtar, Lori Memo eksperte e projektit PLGP. L. Lleshi

ARM i ndërpret punën një uzine, të zëvendësojë lëndën e parë

Elbasan, ndotje alarmante me squfur nga solari i Fierit

Vodhën 450 m tel bakri

Arrestohen për vjedhje 2 punonjës të CEZ LUSHNJE- Bien në pranga dy punonjës të “CEZ Shpërndarje” në qytetin e Lushnjës. Sipas të dhënave nga blutë e këtij qyteti mësohet se dy punonjësit akuzohen për vjedhje në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Në pranga ka rënë A. Resuli, 46 vjeç dhe A. Resuli, 55 vjeç, banues në qytetin e Fierit. Policia sqaron se ata kanë vjedhur 450 metra tel bakri të linjës Gradishtë-Karavasta ndaj për këtë arsye janë paditur dhe do të procedohen penalisht. Ndërkohë policia shqiptare në pak raste ka proceduar punonjës të CEZ për manipulime apo mbifaturime.

LEDIA LLESHI ELBASAN- Prefekti, institucionet dhe pushteti vendor kanë realizuar një ballafaqim mbi shqetësimet që shkaktohen nga ndotja e mjedisit me përfaqësues të operatorëve industrialë që veprojnë në Elbasan. Kështu kryetari i komunës Bradashesh ka akuzuar uzinën e çelikut për përdorim të solarit të Fierit me përmbajtje të lartë squfuri që është bërë shqetësimi më i madh për banorët e kësaj zone. Ai madje ka deklaruar se komuna është gati të heqë dorë nga taksat vetëm të përmirësohet përfundimisht situata në këtë komunë. Ai ka deklaruar se për të kursyer firma përdor solarin vendas që shkakton shumë ndotje. Alarmi Nisur nga kjo situatë prefekti Deliallisi i është drejtuar përfaqësuesve të dy kompanive të mëdha që konsiderohen edhe ndotësit kryesorë të ambientit Kurum dhe ACR të marrin masa urgjente duke u përmbajtur kritereve dhe normave të qeverisë shqiptare. Deliallisi u shtroi disa pyetje operatorëve mbi sistemet e tyre të filtrimit dhe nëse do të mund të vepronin në këto kushte në një vend të BE-së. Përfaqësuesit e kompanive kanë deklaruar se ata kanë investuar dhe janë duke investuar në përmirësimin e parametrave. Kështu Kurum pas investimit për përpunimin e skrapit ka bërë të mundur

Ndalohen 5 shtetas

Vlorë, sekuestrohen në një peshkarexhë 1225 kg drogë

një sistem pluhurkapjeje në fabrikën e Gëlqeres që konsiderohet problematike. Por shqetësimi më i madh që u ngrit nga specialistët e mjedisit dhe nga të gjithë të pranishmit ishte përdorimi i solarit në Uzinën e Petëzimit. Nga data 5 nëntor kjo uzinë ka ndërprerë punën me vendim të Agjencisë së Mjedisit të Elbasanit deri në zëvendësimin e lëndës së parë. Kjo kompani ka përdorur solar vendi për proceset e saj, i cili konsiderohet me përmbajtje shumë të lartë squfuri.

Në kërkim autori

Pukë, gjendet i vrarë në mal me armë të ftohtë bariu PUKË- Gjendet i vdekur një 61-vjeçar banues në fshatin Gojan të Pukës. Dyshohet se 61-vjeçari Dodë

Prenga i gjetur i pajetë dje rreth orës 16:30 është vrarë, ndërsa ishte nisur me bagëti paraditen e djeshme. Blutë

Gjithashtu kjo kompani ka vendosur një impiant gazi, por që për shkak të një defekti nuk e ka vënë në funksion. Agjencia e Mjedisit i ka vendosur si kusht ose përdorimin e gazit ose të solarit të importit, i cili ka më pak përmbajtje squfuri. Përfaqësuesit e industrisë Drejtori i Uzinës së Çelikut, Bunyamin Diricanli, deklaroi se të gjitha ankesat e komunitetit do të shikohen me përparësi pasi vet janë banorë të kësaj zone, por këto përmirësime

e qytetit verior shprehen se trupi i pajetë i Dodë Prengës është gjetur në një zonë të pabanuar, ndërsa dyshohet se vdekja i ka ardhur nga një mjet prerës. Policia shton se viktima është prekur në kokë nga mjeti prerës dhe se është identifikuar autori i shpallur në kërkim për veprën penale të vrasjes.

VLORË- Shqipëria vijon të jetë vend transit për trafikimin e drogës. Një sasi rreth 1 ton e 225 kg drogë u sekuestrua në brigjet e Vlorës. Sasia e mallit u sekuestrua gjatë një super operacioni të zhvilluar nga policia e Vlorës gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme në zonën e portit të peshkimit, në vendin e quajtur Triport në afërsi të Zvërnecit, ndërkohë që destinacioni i saj ishte Italia. Nga hetimet paraprake mësohet se droga e sekuestruar është sasia më e madhe kapur ndonjëherë në Triport, ndërkohë që sasia ishte e fshehur në anijen peshkarexhë, “Sirena del Mare”. Burime policore bëjnë me dije se dje ka pasur një tentative të anijes për t’u larguar, por është rikthyer duke u ankoruar në portin e peshkimit. Kapja e sasisë së drogës është bërë e mundur pas informacioneve të marra në rrugë informale, ndërkohë që mësohet se është sekuestruar edhe një sasi nafte transportuar nga kjo peshkarexhë. Policia ka ndaluar drejtuesin e anijes me inicialet S.M, dhe katër shtetas të tjerë, ndërkohë që ka nisur hetimet për zbulimin e rrjetit.

do të bëhen hap pas hapi. Ndërkohë kompania ACR ka deklaruar se sistemi i saj i pluhurkapjes është efektiv dhe funksionon për furrat, të cilat janë në funksion. Ai deklaroi se kjo kompani do të investojë duke iu përshtatur kritereve për nivelin e ndotjes në vazhdim. Prefekti Deliallisi i kërkoi të gjitha strukturave të bëjnë monitorimin e operatorëve industrial për të mos lejuar që të përsëriten situata që dëmtojnë shëndetin e banorëve të qarkut të Elbasanit.

Ishin dëmtuar traversat

Del nga shinat treni TiranëShkodër, asnjë i dëmtuar LEZHE – Del nga shinat vagoni i fundit i trenit me pasagjerë, Tiranë- Shkodër. Ngjarja ka ndodhur pasditen

e sotme në afërsi të Lezhës, ku vagoni i fundit i trenit, i cili ishte ngarkuar me mallra, ka dalë nga shinat.

Burime nga policia bëjnë të ditur se fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, ndërkohë që dyshohet se treni ka dalë nga rruga si pasojë e dëmtimit të traversave. Mësohet se pas ngjarjes, treni vijoi udhëtimin duke shkëputur vagonin e fundit.


aktualitet • E premte 9 nëntor 2012

»

09

Dëshmia e të mbijetuarit. Autori në kërkim, s’pranon fajësinë

“Jetmiri na qëlloi, i thashë vëllait të ikim”. Llani mohon Familja e Aurelit ruhet nga FNSH, por dhe përsa kohë do ta ruajnë forcat e ndërhyrjes së shpejtë të policisë dhe a do ja dalin ta mbajnë larg hasmit këtë familje

I pandehuri nën vëzhgim për 2 ditë

Vrasja e Aishe Vatës, Shaban Norja në ekspertizë psikiatrike

A

urel Shkreta, i cili i ka ende 4 plumbat në trup të marra në priten e pasdites të së dielës, ku mbeti i vrarë vëllai, Aureli, rrëfen për televizionin “ABC News”, detaje nga ajo ditë kur ndodhi ngjarja. Aureli është dhe dëshmitari i vetëm që identifikon Jetmir Llanin si autor në ngjarje. Familja e Aurelit ruhet nga FNSH, por dhe përsa kohë do ta ruajnë forcat e ndërhyrjes së shpejtë të policisë dhe a do ja dalin ta mbajnë larg hasmit këtë familje. Edhe familja e Jetmir Llanit, është mbyllur në banesa duke u ruajtur nga ndonjë tjetër krim hakmarrës, nga Shkretët, ndërsa Jetmir Llani, vazhdon të jetë në arrati i pamundur të kapet nga policia, edhe pse për arrestimin e tij janë angazhuar edhe forcat speciale RENEA. Mes të tjerave Aureli tha se “Atë natë po ktheheshim nga dasma e motrës në Serbi. Aty pamë Jetmir Llanin me një kallashnikov në dorë. I thashë vëllait, Genti ikim se na qëlloi dhe u larguam me vrap. Sapo nisën të vraponim në fushë një plumb më kapi në shpatull dhe më pas një tjetër në kofshë. U ngrita menjëherë dhe e pashë veten në oborrin e një shtëpie. Të zotët e shtëpisë ishin njerëz të mirë dhe më ndihmuan”. Më pas Aureli shpjegon se mes dy fiseve ka pasur një miqësi të ngushtë para shumë kohësh, pasi vëllezërit Shkreta ishin shokë me Llanajt, por armiqësia kishte nisur pas një sherri banal para disa muajsh. Për këtë pjesë Aureli thotë se, “Muharremi ishte trup i madh dhe aty ka nisur një sherr me djemtë e lagjes dhe prej asaj kohe jemi përfshirë edhe në këto zënka”. Nga ana tjetër, burime konfidenciale pranë familjes Llani thanë se autori i dyshuar, Gentiani, që tashmë është në kërkim, ka mohuar kategorikisht çdo akuzë ndaj tij. Madje ai sot ka vendosur të japë një intervistë eksluzive për një media të shkruar, ku do të rrëfejë me detaje të gjitha momentet e përplasjeve mes dy fiseve, si dhe rolin e tij. Në këtë intervistë pritet që Jetmir Llani të mohojë si akuzën e vrasjes së babait të Shkretëve, ashtu edhe autorësinë për atentatin ndaj 2 vëllezërve.

Gentian Shkreta

Jetmir Llani

Gjykata e Laçit jep masën e sigurisë për taksistin Peposhi

Ndihmoi vëllezërit, mbetet në burg Historia e vrasjeve mes 2 fiseve Llani e Shkreta TIRANE – Gjykata e Laçit vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj taksistit Xhelal Poleshi, i cili akuzohet se ndihmoi të arratiseshin nga vendngjarja dy autorët e krimit të 4 ditëve më parë në Mamurras, Jetmir dhe Muharrem Llani, të cilët ekzekutuan Gentian Shkretën dhe plagosën rëndë vëllain e tij Emanuelin. Xhelal Poleshi u arrestua dy ditë më parë nga policia e Laçit, nën akuzën e favorizimit të krimit. Ndërkaq ende nuk janë vënë në pranga asnjëri prej autorëve, për të cilët policia deklaron se janë duke vijuar operacionin e kërkimit. Hasmëria mes 2 fiseve nisi 5 muaj më parë. Vëllezërit Jetmir e Muharrem Llani dikur ishin shokë të ngushtë me djemtë e fisit Shkreta, ndërsa sot e kësaj ditë numërohen 3 të vrarë e 2 të plagosur nga të dy familjet, ku mes viktimave dhe një fëmijë 9 vjeç. Më 4 qershor, dy palët ishin zënë mes tyre për një shuplakë të dhënë nipit të familjes Shkreta, i akuzuar për një vjedhje në dyqanin e miqve të Llanëve. Debati vijoi për disa orë, duke degjeneruar me sharje dhe kërcënime, për të ndodhur të nesërmen atentati me pasojë vrasjen e një fëmije vetëm 9 vjeç. Mesditën e datës 5 qershor, djemtë e familjes Shkreta përgatitën atentatin ndaj

ish-shokëve të fëmijërisë. Rreth orës 14:00 Muharrem Llani, 22 vjeç, bashkë me kunatën kishte marrë në shkollë në qytetin e Mamurrasit nipin 9 vjeç dhe fëmijë të tjerë dhe po kthehej me makinën e tij “Wosksvagen” në shtëpi, në Shpërdhet të Kurbinit. Në afërsi të Urës së Drojës, në Fushë-Mamurras u është zënë pritë nga dy vëllezërit. Sapo kanë parë makinën që po afrohej me shpejtësi të ulët për shkak të rrugës së amortizuar, autorët kanë qëlluar me breshëri automatiku. Plumbat kanë zënë makinën në të gjitha anët, por fatale ishin për 9-vjeçarin, i cili ndodhej në sediljen e parë. Jetmir Llani, në momentin e varrimit të të birit, deklaroi hapur se do të hakmerrej për jetën e djalit. Ndërkohë më 19 korrik mbërriti hakmarrja. Mark Shkreta, babai i dy djemve të akuzuar për krimin ndaj 9-vjeçarit u ekzekutua në mes të Tiranës, aty ku familja ishte transferuar nga frika e hakmarrjes. Më datë 5 nëntor u bëhet atentat 2 djemve të familjes Shkreta, në të njëjtin vend ku u vra 9-vjeçari Endri Llani. Plot 5 muaj pas vrasjes së djalit të vogël të Jetmir Llanit, humb jetën në pritë 31-vjeçari Gentian Shkreta dhe plagoset i vëllai, Emanueli, 29 vjeç.

DURRËS - Shaban Norja do të vlerësohet nga mjekë ligjorë të psikiatrisë. Ky vlerësim do të bëhet para nisjes së procesit të tij gjyqësor për vrasjen dhe masakrimin e 18-vjeçares Aishe Vata. Ky ekip mjeko-ligjor i pskiatrisë do të konfirmojë ose jo aftësinë e tij mendore në momentin e kryerjes së krimit. Burime nga Prokuroria kanë konfirmuar se, në orët e para të mëngjesit të ditës së premte, i pandehuri Norja do të niset nga qelitë e paraburgimit, ku ndodhej deri tani, në drejtim të Spitalit të Burgut të Tiranës, pasi do të bëhet nga Instituti i Mjekësisë Ligjore të Tiranës akt-ekspertimi i gjendjes së tij psikike. Për këtë është hartuar që më parë edhe urdhri i lëvizjes së tij nga prokurori Sokol Nishani dhe është lajmëruar Drejtoria e Burgut për të caktuar skuadrën shoqëruese dhe mjetin konform rregullores për raste të tilla me masat përkatëse të sigurisë. Sipas informacionit paraprak, Norja do të qëndrojë dy ditë nën vëzhgimin e ekspertëve psikiatriko-ligjorë në mjediset e Spitalit të Burgut, që ndodhet në afërsi të kompleksit spitalor “Nënë Tereza” në Tiranë. Aktet e Eksperimentimit Psikiatriko-Ligjor, që bëhen nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, do të jenë edhe fletët e fundit, që do të plotësojnë përfundimisht dosjen hetimore të 80-vjeçarit Norja, i akuzuar për vrasje në rrethana cilësuese. Sipas prokurorit të çështjes, Sokol Nishani, tashmë është bërë grumbullimi i plotë i të gjitha provave ligjore të pakontestueshme për ta përballur Norjen me akuzën para trupit gjykues për vrasjen dhe gjymtimin e trupit të të resë, 18-vjeçares Vata, duke bërë më pas edhe fshehjen e provave të krimit tronditës. Për Norjen tashmë janë ngritur akuza për vrasje në rrethana cilësuese, marrëdhënie seksuale me të mitur etj.

Pak ditë më parë vdiqën 2

Plagoset një tjetër minator në Bulqizë BULQIZë – Aksidentet gjatë punës në miniera vijojnë të shkaktojnë viktima apo të lënduar. Pasditen e djeshme, rreth orës 15:00 një minator u plagos rëndë, teksa ishte duke punuar në zonën D të minierës së Bulqizës. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se minatorit Mynyr Velia i ka plasur një sasi dinamiti në duar, duke i shkaktuar plagë të rënda. Ai u transportua menjëherë në spital, prej ku mësohet se është në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur ngjarjen e rëndë. Një javë më parë dy minatorë humbën jetën, teksa ishin duke punuar në vendin e quajtur Zona e Re, në minierën e Martaneshit. Dy minatorët humbën jetën, pasi u zunë poshtë nga një masiv gurësh. Minatori Vebi Stafa, 58 vjeç, humbi jetën pa mbërritur ende në spitalin e Burrelit, ndërsa 25-vjeçari Ermal Elezi mbërriti në spital me plagë të rënda, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte. Një aksident i ngjashëm ndodhi më 30 gusht në minierën e Martaneshit, ku minatori Murat Kaceli humbi jetën, ndërsa Abdullah Hoti u plagos rëndë, pasi u zunë poshtë nga një masiv dheu, ndërsa po punonin në galeri.


10

« opinion

E premte 9 nëntor 2012 •

Çdo të thotë fitorja e Obamës për shqiptarët? Nga Enriko Ceko

P

as lajmit se Obama fitoi edhe shqiptarët e thjeshtë filluan të mendojnë se ç’do të thotë për ta kjo fitore. Problemet e vendit tonë janë të shumta dhe ndihma e SHBA-ve këta 20 vjetët e fundit ka qenë e madhe për t’u përballur me këto probleme. Por vitet e fundit gjendja ekonomike në Perëndim nuk ka qenë e mirë dhe, nëse Perëndimi teshtin, botën tërë e ka zënë gripi e rrufa dhe, në fakt, për pjesën tjetër të botës imazhi i Perëndimit është vetë dhe kryesisht Amerika. Një përmirësim i shpejtë e situatës ekonomike në SHBA do të sillte më shumë siguri në botë dhe në Ballkan. Me sa duket, përmirësimi i shifrave të papunësisë dhe inflacionit në SHBA po bën që ekonomia amerikane të rritë kërkesën për mallra dhe shërbime vendase dhe të huaja. Ky është një sinjal shpresëdhënës, por dhoma e përfaqësuesve në SHBA dominohet nga republikanët, dhe kjo mund të çojë në ngadalësim të dhënies së zgjidhjeve për çështjet ekonomike që debatohen atje, për shembull debatet për politikën e kreditit. Kjo situatë ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe në ekonominë evropiane, sepse interesat e kredive në SHBA janë të lidhura me gjendjen e bankave në Evropë, kur në fakt vendet e Evropës Perëndimore renditen ndër partnerët më të rëndësishme të vendit tonë.

Në aspektin e politikës së jashtme fitorja e Obamës duket se do të ndikojë në pakësimin e tensionin ndërkombëtar. Kjo mund dhe duhet të sjellë pakësimin e trupave në vendet ku SHBA-të dhe aleatët janë angazhuar, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, dhe kjo do të bënte që jo vetëm të reduktoheshin shpenzimet për ushtrinë, por paratë e kursyera të kanalizoheshin në fusha e sektorë të tjerë në shërbim më të mirë ndaj qytetarisë, si për shembull në bujqësi, e cila, edhe pse jep mbi 20% të prodhimit të përgjithshëm kombëtar të Shqipërisë, merr nga buxheti i shtetit vetëm 3%, apo për shëndetësinë, që merr nga buxheti i shtetit vetëm rreth 3%, kur Evropa Perëndimore e ka rreth 14% këtë zë në buxhetet e vendeve përkatëse. Fitorja vjen menjëherë pas vizitës së zonjës Klinton në Shqipëri. Mesazhet e saj kuptimplota duket qartë se do të mbeten aktuale edhe për vitet që vijnë, sado hidhur a thartë t’u vijë atyre që i dëgjuan drejtpërdrejtë këto mesazhe në Kuvendin Popullor. Këto mesazhe janë piketat për përmirësimin e gjendjes politike, ekonomike dhe sociale të vendit. Janë vizioni, misioni dhe objektivat tona strategjike dhe operacionale. Këto mesazhe janë dhe mbeten plani i veprimit

për të ardhmen tonë në rajon e më gjerë në një botë përherë e më globale, që me sa duket po shkon drejt një uniteti të mbështetur në diversitet, ku si amerikanët, ashtu dhe shqiptarët dhe tërë të tjerët kanë vendin dhe rolin e tyre. Edhe pse Shqipëria është larg SHBA-ve dhe ndryshe nga ajo në pothuajse të tëra drejtimet fitorja e Obamës mbetet një mësim për të tërë ne, por kryesisht për klasën tonë politike, që me sa duket ka zgjedhur që secila palë të bëjë politikë duke denigruar palën tjetër me fjalime pompoze nëpër ara e lëndina e rrugë të saposhtruara (disa herë) përballë fermerëve tanë “të famshëm e të lumtur” se kanë nga dy dynymë tokë, apo përballë turmave zhgallane, që mbajnë flamurë nëpër duar pa ditur as vetë se për se dhe pse e humbin kohën nëpër këto veprimtari tip gallate adoleshentësh. Mësimi më i madh nga fitorja e Obamës mbetet për qytetarinë shqiptare dhe shtresën e mesme në formim të vendit tonë, shtresë e cila përgjatë rrugës së rritjes dhe forcimit i ka shanset që të kontribuojë që edhe vendi ynë të ketë zgjedhje të lira dhe drejtues cilësorë e seriozë dhe pa dyshim edhe humbës dinjitozë të zgjedhjeve, sepse në fakt nga zgjedhje të tilla si këto të fundit në SHBA nuk fiton askush përveç vendit e bashkë me të edhe individi.

Zgjedhjet amerikane, entuziazmi i shqiptarëve dhe plagjiatura e Ramës Nga Luan KURTI

Z

gjedhjet amerikane u kurorëzuan me sukses. Të gjithë kemi qenë të bindur që nga fillimi se cilido që të fitonte prej kandidatëve, asgjë nuk do të ndryshonte në politikën amerikane për Shqipërinë. Kjo u theksua edhe nga sekretarja e Shtetit zonja Klinton gjatë vizitës në Tiranë. Vëmendja që iu kushtua në tërësi nga qytetarët tanë këtij procesi kushtetues ka të bëjë më tepër me simpatinë, me shprehjen e ndjenjave të sinqerta karshi këtij shteti të madh, kampion të demokracisë, me vlerësimin për gjithçka ka bërë gjatë më shumë se njëqind vjetve për shqiptarët e në veçanti për rolin përcaktues në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Ne sot mund të themi me plot gojën se nuk jemi plëngprishësit, të padëshiruarit, të përbuzurit, jetimët e Ballkanit dhe të Europës, për të cilët nuk pyet askush. Vërtet kemi nevojat, hallet, kusuret tona, por jemi shumë më të favorizuar dhe dinjitozë se më parë. Edhe në sondazhe, studime apo raporte të organizatave prestigjioze jofitimprurëse ne jemi cilësuar si më proamerikanët. Pohim që gjen mbështetje institucionalisht pa rezerva edhe te misionet paqeruajtëse në Irak dhe Afganistan në luftën kundër terrorizmit global. Në rajonin e trazuar të Ballkanit toka shqiptare është më mikpritësja dhe e sigurta për amerikanët. Mjafton të sjellim ndër mend vizitat spektakolare të shumë personaliteteve politike gjatë këtyre 22 vjetve, ku më e spikatura qe ajo e presidentit Bush, i cili theu edhe protokollin e sigurisë i rrëmbyer nga vala e emocioneve dhe përjetimeve të forta në qytezën e vogël të Fushë-Krujës. Nga pamjet filmike të asaj dite ish-presidenti i nderuar u duk si një aktor i filmave uestern, si sherif konteje, i cili u kall datën gjithë cubave përreth duke u thënë me pompozitet dhe prerë: “Këtu mbrojtësi i ligjit jam unë! Qëndroni në skutat tuaja dhe as të mos u shkojë nëpër mend të dukeni këtejpari!”. Atë ditë të bekuar Shqipëria dhe Amerika u dukën më afër dhe të bashkuara se kurrë. U zhbënë si me magji

koha, hapësira, mitet, legjendat dhe një urë e ylbertë paqëtimi, shprese, miqësie u nder tejetej në qiellin e planetit. Ishim si dy popuj të dashuruar që në shekuj dhe mijëvjeçarë kishim kërkuar njëri-tjetrin. U artikuluan nga njerëz të thjeshtë, me sinqeritetin më të thellë deri edhe fraza për të qenë një republikë e 51-të e SHBA-ve. Natyrisht, e gjitha kjo ka ngjallur shumë smirë dhe frikë te fqinjët, qëndrime kontradiktore, një lloj mllefi dhe paranoje, ku amerikanët janë treguar me gisht si armiq dhe të padëshiruar. Madje, në disa video grupesh ekstremiste në “You Tube” apo në manifestime në sheshe është arritur deri aty sa epitetet fyese për shqiptarët dhe amerikanët të jenë të përbashkëta, të kërkohet përndjekja e tyre njësoj si për hebrenjtë në kohën e nazizmit, të thirren në ndihmë mitet, aleancat e vjetra sllavo-ortodokse për të shpëtuar nga e keqja që vjen nga përtej atlantikut. Flakët e verbërisë nacionaliste njësoj kanë përzhitur, shkrumbuar në sheshe dy flamujt respektivë, janë shkelur me këmbë si në ritet e lashta pagane të kurbanizimit. Ky shpërfytyrim, kjo bjerrje primitive e boshtit tradicional të ortodoksisë sllavogreke, nuk ka kaluar pa u vënë re në Uashington dhe NjuJork. Përkimi i kësaj “nwmeje”, i kësaj kokëkrisjeje për fqinjët tinëzar ka rezultuar fatsjellës për ne, në kuptimin se u çor, u shpartallua maska e miqve të rremë, e padrejtësisë së kryer ndaj këtij kombi të lashtë dhe martir qysh nga 1913ta, u legjitimua kauza e tij për liri dhe progres. Qysh nga ky moment veprimet dhe axhenda jonë europianiste dhe më gjerë, kanë qenë të mbështetura dhe të monitoruara nga “të mëdhenjtë”, duke mos lejuar në politikën e jashtme asnjë shkarje, ngutje, përçmim që do të çonte ujë në mullirin e ndryshkur të fqinjëve dhe do të justifikonte pretendimet e tyre shoviniste. Loja e serbëve për të përfituar sa më shumë benefice evropiane në kurriz të Kosovës pothuaj ka dështuar dhe i ka detyruar të rikthehen me bisht ndër shalë tek tryeza e bisedimeve, si e vetmja mundësi apo shans për të gjetur zgjidhjet e pranueshme dhe për t’u marrë në konsid-

eratë, për t’i shpëtuar një lloj embargoje jo vetëm diplomatike, që do ta vështirësonte procesin e reformave të nisura dhe do të sillte pasoja të paparashikuara, në radhë të parë ekonomike, dhe mungesë stabiliteti në vend. Po kështu për sa i përket çështjes së ujërave me Greqinë, pa neglizhuar për asnjë çast rolin e forcave politike, institucioneve dhe organizatave të shoqërisë civile shqiptare. Ne jemi një vend i NATO-s dhe administrimi apo falja e çdo pjese territori nuk mund të jetë vetëm dypalëshe dhe të anashkalohet. Ndaj, për t’u kthyer tek indicia kryesore e shkrimit, vëmendja, interesimi dhe gëzimi i shqiptarëve për këto zgjedhje presidenciale amerikane është më se i ligjshëm dhe i justifikuar, por assesi manipulimi, përdorimi i këtij eventi në çfarëdo situate apo formati tjetër. Kjo do ta zbehte bukurinë, spontanitetin, të qenit të drejtë dhe origjinal; do të krijonte një shije të hidhur pas tortës së festës, do të na bënte të ndiheshim ligsht kolektivisht. Për të qenë më konkret, m’u duk fare i pakuptimtë dhe tepër amatoresk nxitimi i Ramës për të deklaruar se fitorja e Obamës qe mbështetja për shtresën e varfër dhe atë të mesme, për politikat e taksimit ndaj të pasurve, duke hequr kësisoj një paralele me programin e promovuar prej tij të “Rilindjes”. Këto sloganizma nuk pinë ujë dhe vetëm i bëjnë njerëzit e thjeshtë të vënë buzën në gaz. Sepse kushdo është i bindur se, edhe po të kishte fituar Romni, Rama njësoj do të ishte i lumtur dhe do të artikulonte me të njëjtin zell dhe patos. Fitorja e Obamës nuk mund të përdoret si kartë rimbushëse në funksion të qëllimeve personale apo klanore të ardhjes në pushtet, duke ia shitur elektoratit si zbulimin tënd autentik. Plagjiaturat në çdo rast janë të dënueshme dhe dënimi në politikë të vjen me votë. Shqiptarët thjeshtësisht dhe ndershmërisht kërkojnë rritjen, forcimin e Amerikës, ruajtjen e statukuosë si shtet lider në botë dhe për vitet që do të vijnë. Kjo do të thotë më tepër paqe, stabilitet, forcim të demokracisë, një të ardhme më të begatë dhe të lakmueshme për të gjithë.


opinion • E premte 9 nëntor 2012

»

11

Zgjedhjet e SHBA-ve si pasqyrë për të parë veten tonë Nga Artur NURA

K

ombi shqiptar, në mënyrë të veçantë populli i Shqipërisë dhe ai i Kosovës, janë në radhën e shoqërive më proamerikane në botë. Në mënyrë të veçantë në rajonin e Ballkanit, ku nuk mungojnë kombet që mund të konsiderohen si jo simpatizante të SHBA-ve. Si rezultat i këtij karakteri krejt të veçantë dhe plotësisht të justifikuar të marrëdhënieve të shqiptarëve me vendin më të madh të botës, qytetarët shqiptarë i ndoqën zgjedhjet presidenciale amerikane sikur të ishin votues të shtetit të 51-të të kësaj federate që dominon mbarë botën. Në fakt, në legjendat urbane ka qarkulluar gjithnjë dëshira popullore për t’u bërë pjesë e politikës amerikane dhe është sugjeruar në mënyrë popullore varianti i një shteti plus 50 aktualëve. Diplomatë të caktuar shqiptarë, duke lexuar me lehtësi këtë vullnet popullor dhe për t’u bërë simpatik tek opinioni, kanë “abuzuar” duke paralajmëruar se shumë shpejt edhe SHBA-të do të liberalizojnë sistemin e vizave me Shqipërinë. Të tjerë diplomatë karriere kanë thënë se një gjë e tillë është krejtësisht e pamundur, por pak i kanë

dëgjuar këta të fundit. Njerëzit e thjeshtë kanë parapëlqyer të dëgjojnë të parët, dhe kjo është e shpjegueshme. Pikërisht si rezultat i kësaj dëshire popullore, në fakt jo politike, ambasadori i SHBA-ve në Tiranë trajtohet përgjithësisht në rolin e Senatit të munguar në Shqipëri. Vëmendja mediatike dhe e opinionit publik në çdo rast delikat të politikës shqiptare, që për fat të keq nuk janë të rrallë, presin çdo të thotë, si do të reagojë, nga do të anojë ambasadori i SHBA-ve, aktualisht Aleksandër Arvizu. Jam i sigurt se në fillimet e karrierës së tyre diplomatike në tokën e shqipeve ambasadorët amerikanë, por jo vetëm ata, janë ndier në siklet për këtë vëmendje të jashtëzakonshme të medies dhe opinionit për ta dhe qëndrimin e tyre. Më tej janë mësuar me këtë fenomen dhe besoj se në fund u ka pëlqyer. Askund tjetër roli i ambasadorit nuk do të ishte kaq politik sa në Shqipëri dhe në Kosovë, e sigurisht kaq i rëndësishëm sa në këto troje. Ky relacion pa dyshim që ka dhe kostot e veta problematike. Në zgjedhjet e fundit lokale ambasadori i SHBA-ve, por dhe ai i BE-së, respektivisht Aleksandër Arvizu dhe Etore Sekui, u detyruan të përveshnin mëngët sikur të

ishin jo senatorë të munguar, por vëzhgues të zakonshëm. S’kanë ç’bëjnë, pushteti ka kostot e tij. Por ndërsa “natën e bardhë” të zgjedhjeve amerikane shumë prej politikanëve tanë e ndoqën procesin elektoral së bashku me ambasadorin Arvizu në hotelin “Rogner” dhe pjesa tjetër nga shtëpia, po i njëjti ambasador Arvizu nuk u lodh të thoshte në vazhdimësi se rezultat e miliona votuesve amerikanë u numëruan dhe u publikuan vetëm në pak orë. Qartazi duke apeluar që të mos kenë të njëjtin fat me zgjedhjet e shkuara ato të ardhshme të qershorit 2013. Ambasadori amerikan, Arvizu, e konsideroi publikisht procesin zgjedhor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe fjalimet e kandidatëve për president si leksionin e radhës për politikën shqiptare. Por a mundet klasa politike shqiptare të dëgjojë nga kjo anë këtë leksion amerikan? Unë kam dyshimet e mia personale, por këtë radhë besoj se, po nuk dëgjoi dhe mësoi, nuk do të mund të gjejë asnjë justifikim. Pasqyrë më të mirë për të parë vetveten qartazi nuk do të mund të gjejë. Koha do të vërtetojë nëse politikanët tanë janë parë si duhet në të. Veçanërisht të gjithë pushtetshmit.

Ku shkon meritokracia? Nga jonlinda hado

N

uk ka dyshim se në Shqipëri është verifikuar njëfarë mitizimi i individëve “të suksesshëm” të ardhur nga jashtë shtetit apo ndoshta dhe jo. Pyetja që më lind heraherës është: a ekziston më meritokracia? Fillimisht duhet thënë se, megjithëse meritokracia është një koncept që po haset me një frekuencë të lartë që nga shekulli i 20-të, ky term ka një origjinë të hershme përdorimi që nga filozofët e lashtë, si Plutoni, Aristoteli e më pas prej Konfucit deri në kohët moderne, ku koncepti i meritokracisë gjeti një shprehje të zbatuar, duke influencuar fillimisht nga Kina në Indinë britanike gjatë shekullit të 17-të dhe më pas duke kaluar në kontinentin europian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Meritokracia është më shumë një ideologji. Ashtu si konceptohet ajo, individët duhet të aplikojnë në bazë të meritokracisë, duke u gjykuar mbi një sërë meritash të tilla që përcaktojnë një hark të gjerë elementesh, që nga inteligjenca te morali, nga kultura e përgjithshme deri te zotësitë specifike. Teori të ndryshme mbi meritokracinë përkojnë në një fakt të rëndësishëm: merita në vetvete duhet të jetë konsiderata më e rëndësishme gjatë një vlerësimi. E ndërsa teoria duket se është krejt në rregull, me gjasa problem qëndron te praktika. A e praktikojmë më ne kriterin e meritokracisë teksa kërkojmë të punësojmë dikë a të punësohemi diku? Kam frikë se jo, ose le të themi se ndodh vetëm në pak raste. “Me keqardhje konstatoj se sot preferohet me shumë një mik i mirë sesa një mesatare e lartë”, - dëgjoja të pohonte e zhgënjyer me miken e saj vajza e ulur pranë meje teksa rrufisja një çaj të nxehtë para se të nisja ditën time të punës. E mandej vajza vazhdoi: “Nuk më ka shërbyer për asgjë mesatarja ime e lartë, as njohuritë e shkëlqyera në disa gjuhë të huaja, sepse kudo ku kam aplikuar vendin e punës e kanë fituar njerëz të tjerë, që

s’kanë pasur fare lidhje me meritokracinë. Jam lodhur duke shpresuar që një ditë kjo do të përfundojë”. Në tregun shqiptar të punës gjatë njëzet vjetve të fundit ka pasur zhvillime të konsiderueshme. Me fuqizimin e bizneseve private, me daljen përtej kufijve të biznesit familjar, nevoja për forca pune dhe për ekspertë të kualifikuar sjell vetiu një lloj qëndrimi më realist ndaj forcave të punës. Nevoja e implementimit të një sistemi vlerash mbi bazën e meritokracisë bëhet një domosdoshmëri, e cila gjithnjë rezulton pozitivisht në rritjen e efiçencës në një organizatë. Megjithatë, nisur nga perceptimi i përgjithshëm si dhe nga niveli i manaxhimit të bizneseve, mund të vërehet lehtësisht se në ato organizata apo biznese ku roli i manaxhimit është një aksesor i pandjeshëm në funksion të interesave të pronarit (ose pronarëve) të biznesit, meritokracia mbetet një koncept i palidhur me mënyrën e funksionimit dhe të manaxhimit të burimeve njerëzore. Për sa i përket implementimit të kritereve të meritokracisë, pamja vjen e errësohet akoma më tej në sektorin shtetëror. Përpos kritereve politike, të cilat janë jo vetëm një vazhdë e hijeve që lënë pas diktaturat, drejtuesit zyrtarë krijojnë premisat që nëpërmjet punësimit të individëve të ndryshëm të trafikojnë interesa private të caktuara nëpërmjet emërimeve përtej kritereve që kërkon një vend pune në një

organizatë shtetërore. Ky lloj subjektivizmi motivohet edhe ligjërisht nga fakti se pas çdo konkurrimi për një vend pune në administratë, pavarësisht nga rezultati i pikëve, drejtuesi mund të përzgjedhë nga lista që i ofrohet pikërisht njërin nga personat që renditen ndër tre të parët, pra jo të parin. Ndërsa në tregun privat të punës në Shqipëri vërehet se vitet e fundit po bëhen gjithnjë e më shumë prezente në treg kërkesat publike për vendet vakante të punës. Ky është një lajm pozitiv krahasuar me zhvillimet e ngadalta të demokratizimit të manaxhimit të burimeve njerëzore në institucionet shtetërore. Tashmë është një fakt më se i pranuar se sektori shtetëror nuk mundet ta mbajë dot të punësuar një ekspert të aftë, i cili në sektorin privat mundet të përfitojë një pagë disa herë më të lartë. Kjo bën që shërbimet e ofruara nga sektori privat të rezultojnë në një nivel cilësor të dallueshëm e të na bëjnë të shpresojmë se ndoshta meritokracia ende “jeton”. Ajo që nuk do lënë pa përmendur është dhe fakti se së fundi është bërë “e modës” që një student i diplomuar jashtë Shqipërisë të këtë më tepër akses në tregun e punës dhe, nëse s’ka asnjë eksperiencë pune apo rezultatet e tij nuk janë shumë të larta sesa një student që është diplomuar në universitetet e Shqipërisë, pavarësisht se ky i fundit mund të jetë ekselent dhe të ketë dhe eksperienca të vogla pune. Ja, pikërisht nga këtu duhet të niset, t’i japim vendin që i takon gjithsecilit në bazë të aftësive që ai ka, në bazë të rezultateve të arritura dhe jo për të tjera arsye. Meritokracia është një nga komponentet më të rëndësishme të tregut të punës, le të jetë i tillë dhe te ne, le të jetë i tillë që t’i motivojë më shumë të rinjtë që të jenë të dhënë pas studimit, pas leximit e të heqin dorë, të paktën për pak orë në ditë nga strehëza e tyre, që tashmë është kafja dhe do të jetë kafja për aq kohë sa meritokracia të shkojë në vendin e vet. Deri atëherë s’na ngelet gjë tjetër veçse të studiojmë fort me shpresën se e gjitha kjo një ditë do të marrë fund.


12

« thashetheme vip

E premte 9 nëntor 2012 •

Rita Ora,

“Artisti i ri më i mirë” në çmimet MOBO

Genta Ismajli,

me veshje transparente

Këngëtarja e bukur ishte veshur në mënyrë mjaft transparente në koncertin e mbajtur në Kamenicë. Veshja dhe lëvizjet e saj provokative kanë ndezur publikun. Këngëtarja e njohur shqiptare Genta Ismajli ishte kujdesur që në koncertin e saj gjatë fundjavës në diskotekën “Sugarfree” në Kamenicë të duket sa më hot. Të brendshmet e saj ‘artisrtike’ ishin të gjitha transparente duke u mbuluar vetëm nga një rrjet. Lëvizjet skenike të Gentës së veshur me një palë çizme super moderne dhe me rroba provokative kanë bërë që të rinjtë të mbesin duke parë çdo lëvizje të këngëtares.

Elvana Gjata, për disa fansa është “Afër dhe Larg”… Elvana Gjata është një ndër këngëtaret më seksi dhe njëra ndër më të adhuruarat, sidomos nga meshkujt. Në foto shihet një fans i saj, i cili në pamundësi të jetë afër saj fizikisht, kënaqet në afërsi të një reklame të Elvanës. Ndoshta për të, ky është edhe kuptimi i këngës së Elvanës “Afër dhe Larg”, për të cilën ajo fitoi dhe çmimin e videos më të mirë në Ballkan.

e gjen veten në filxhan…

Flori Mumajesi me siguri është befasuar për të mirë, kur ka gjetur imazhin e vet në një filxhan uji që ia kishte bërë dhuratë një fans i tij. Kështu ndodh kur fillon të bëhesh i famshëm, e gjen veten aty ku nuk ta merr mendja! Megjithatë, Flori nuk e fsheh kënaqësinë duke e prezantuar filxhanin e vet, tashmë të famshëm. Por, i sugjerojmë ta ruajë mirë se mos ia vjedh Adrian Gaxha!

Albani & Miriami,

R

ita Ora ka marrë pjesë në ceremoninë e çmimeve MOBO (Çmimet për kulturën dhe muzikën urbane), ku dhe ka fituar në kategorinë e “Artistes së re më të mirë”. Më poshtë janë disa foto të Ritës nga tapeti i kuq, ndërkohë që ju kujtojmë se singli i katërt i saj “Shine Ya Light” ka dalë këto ditë në shitje dhe pritet që të shënojë rekord për Orën si këngëtarja e parë debutuese në Angli me katër këngë rresht në vendin e parë! Por karriera e këngëtares me origjinë shqiptare është duke u zhvilluar me shpejtësi edhe në drejtime të tjera. Ajo do të jetë së shpejti imazhi i një kompanie këpucësh italiane. Drejtuesit e firmës së këpucëve “Superga” kanë menduar se Ora do të jetë imazhi më i përshtatshëm për të reklamuar këpucët e tyre, kjo edhe për shkak të stilit klasik, por edhe modern. Gjithashtu ata janë mjaft entuziast për të parë sesi Rita do të kombinojë këpucët me veshjet e saj.

Flori Mumajesi

çift i lumtur

Këngëtarja së shpejti edhe imazhi i një firme këpucësh italiane

Ata janë një nga çiftet që po e shijojnë jetën të lumtur megjithëse kanë shumë angazhime. Alban Skënderaj dhe Miriam Cani kanë realizuar këtë foto ku duken shumë të lumtur dhe një çift shembull për t’u ndjekur.


thashetheme vip • E premte 9 nëntor 2012

»

13

Rikthehet “Beni ecën vetë” Aktori Herion Mustafaraj, i cili është i njohur me filmin “Beni ecën vetë”, duket se do të sjellë një tjetër film, që do të vij nën regjinë e Bujar Alimanit. Ai titullohet “Circles in Water” dhe është duke u xhiruar në Nju Jork. Në një foto prapakuintave shohim Herionin dhe Bujar Alimanin të përqendruar në punën e tyre.

Bleona Qereti

për revistën “Cercle”

Genta Ismajli thotë “E kam provuar”

Adrian

Për një person që e ke dashur gjithmonë, në zemër do të ketë gjithmonë një vend të zbrazët, megjithëse nuk është me ty. Ky do të jetë pak a shumë mesazhi i një balade të bukur dashurie, e cila do të vijë nën zërin e këngëtares Genta Ismajli, ku ne zbuluam se titulli i këngës do të jetë “E kam provuar”. Muzika dhe teksti i kësaj kënge janë krijuar nga mjeshtri Arsim Bunjaku, ndërsa aranzhmani nga Virusi dhe kënga do të vijë së shpejti nën interpretimin e Genta Ismajlit.

gaxha

xhiron videon e këngës “Ngjyra e kuqe”

Do të ketë një temë shumë interesante, duke u rikthyer në vitet 1940 dhe duke sjellë për pak minuta një minifilm, në të cilin në qendër do të jetë një vajzë seksi. Kjo është pak a shumë ideja e video-klipit që tashmë po filmohet nga ‘Entermedia’ në Prishtinë, e këngës hit “Ngjyra e kuqe”, e Adrian Gaxhës dhe Florian Beqirit. Në foton më poshtë mund të shihni se si është dukur këngëtari Adrian Gaxha në videon që pritet të vijë së shpejti në tregun shqiptar.

B

leona ka pasur një javë prej “Sex and the City”! Pasi ka performuar në Francë, ka fluturuar drejt Abu Dabit, ku i kanë kërkuar të ndërrojë veshjen, sepse fustani ka qenë shumë i shkurtër e më vonë këngëtarja ka publikuar një foto ku me pak afrim mund të

shikosh më shumë se ç’duhet, por të paktën java është mbyllur me lajme të mira. Një shkrim për Bleonën dhe karrierën e saj shoqëruar me foto nga koncerti në Shqipëri, është publikuar në revistën e miliarderëve “Cercle”. Më poshtë janë në foto tre faqet e shkrimit për Bleonën.

Argjentina Ramosaj, e tjetërsuar nga Halloween-i Vetëm disa ditë më parë edhe nga një pjesë e artistëve shqiptarë, brenda e jashtë Shqipërisë u festua Halloween-i. Argjentina Ramosaj mund të themi me bindje se është ndër të vetmet personazhe që i është përmbajtur festës, duke bërë një maskim total aq sa nëse nuk do ta kishte postuar vetë në rrjetet sociale foton askush nuk do ta kishte njohur.


14

« gossip

E premte 9 nëntor 2012 •

A

jo çka tashmë dihet me siguri, është fakti që gjumi luan një rol parësor dhe të domosdoshëm në jetën tonë dhe na shërben për të pasur marrëdhënie më të mira me botën e jashtme. Pyetja përse flemë, ka intriguar gjithmonë shkencëtarët, të cilët janë thelluar hap pas hapi ndërsa eksperimentet e shumta nxjerrin në pah rëndësinë e jashtëzakonshme që kanë për mirëqenien dhe vetë jetën tonë, orët e errësirës së natës. Por, çfarë ndodh kur ne jemi në gjumë? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje ka disa teori. Gjatë

Lady Gaga dhuron 1 milion $ për viktimat e uraganit Sandy Pop stari ka bërë të ditur në blogun e saj se ka dhuruar 1milionë$ në ndihmë të njerëzve që u prekën nga uragani Sandy, për t`i ndihmuar sadopak që ata t`i rikthehen jetës së tyre normale. Gaga ka një lidhje të veçantë me Neë Yorkun, dhe një pjesë të parave do të shkojnë edhe për rindërtimin e zonave të dëmtuara të NYC. Ajo ka shkruar se po të mos ishte NYC, ajo nuk do të ishte gruaja dhe artistja që është sot. Lady Gaga është një tjetër personazh vip që i shtohet listës së donatorëve për këtë fatkeqësi, ku ndër të tjerë kanë qënë edhe aktorë si Ben Stiller, Alec Baldëin dhe Russell Croëe, si dhe muzikanti Simon Cowel.

Robert Pattinson dhe Kristen Stewart jetojnë bashkë

gjumit, truri ynë përjeton dhe përpunon të gjitha përvojat e ditës. i çmonton, i kategorizon dhe i vendos ato në zona të ndryshme të tij. Dhe aty qëndrojnë në formën e kujtimeve. Ky lloj spastrimi është ajo ndjesi që në mëngjes e quajmë “çlodhje”, apo “mendje të lehtë”. “Gjumi është një magji më vete”, thotë professor Robert Stickgold, që konsiderohet si një nga pionierët e studimeve në këtë fushë. Ai tregon se organizmi ynë i të menduarit, gjatë natës, nuk kufizohet vetëm në vendosjen rregull në tërësinë e ngjarjeve që përjetojmë gjatë ditës, por në shumë më tepër. Sipas tij, gjatë natës bëhet përpunimi i përvojave dhe në njëfarë mënyre integrimi

i përvojave të reja jetësore me ato të vjetra. Një gjumë i mirë na mban në formë dhe na ruan nga sëmundje të ndryshme të zemrës, të cilat në mungesë të tij do të agravoheshin dhe do të ishin më të shpeshta. Kështu, mungesa e gjumit, ose mosngopja me gjumë e rrit hormonin e grelinës që është i lidhur me oreksin dhe ul atë të leptinës që ka të bëjë me ngopjen. Mungesa e pushimit jo vetëm aktivizon gjithë mekanizmin e stresit, por krijon edhe probleme të vërteta fizike. Patë në këtë këndvështrim gjumi konsiderohet prej studiuesve një nga tri shtyllat kryesore të shëndetit të njeriut së bashku me dietën dhe ushtrimet fizike.

E nëse thashethemet për ribashkimin mes tyre nuk kanë qënë shumë të sigurta, tani mund ta themi me siguri. Robert Pattinson dhe Kristen Stewart kanë raportuar se janë zhvendosur për të jetuar bashkë nën një çati. Ata janë duke jetuar përsëri bashkë, ka bërë të ditur një burim për gossip site. Lajmi vjen pasi Kristen ka kaluar natën në shtëpinë e re të Pattinson, të cilën e bleu 2milionë$, një muaj më parë.

Johny Depp dhe Amber Heard më shumë se sa kolegë Fill pas ndarjes se Johny Depp nga martesa 14 vjeçare me Vanessa Paradis në qershor, qarkulluan fjalë për një marrëdhënie mes Depp dhe Amber Heard. Heard po ashtu i dha fund romancës me Tasya van Ree, menjëherë pas zërave se kishte një romancë me Deep. A vazhdojnë të jenë ende bashkë? Sipas një artikulli përgjgjja është po. Çifti është parë duke ndarë momente intime në një club në Los Angeles duke flirtuar dhe biseduar gjatë gjithë kohës.

Përse flemë? Kafeja arabe drejt zhdukjes? Heidi Klum: Jam shumë e lumtur me të dashurin tim badigard Heidi Klum insiston se është shumë e lumtur me të dashurin e saj Martin Kristen, tre muaj pasi ata shfaqën hapur romancën e tyre në publik. Çifti u lidh pasi Heidi i dha fund martesës së saj shtatë vjeçare me kënëgëtarin Seal. Ajo është shprehur se është e lumtur, fëmijët po ashtu, të gjithë janë mirë. Dhe kjo nuk është hera e parë që Klum flet për të dashurin më të ri në jetën e saj. Për romancëne saj ka reaguar dhe këngëtri Seal i cili mendon se Klum duhet të kishte treguar pak më shumë klas dhe se duhet të kishte pritur derisa ata të ishin ndarë.

P

ërbërja arabike, kafeja më e vlerësuar nga ekspertët në të gjithë botën, mund të zhduket brenda vitit 2080. Alarmi është dhënë pas një studimi të realizuar nga ekspertët e kopshteve botanike mbretërore të Keuit, në Britaninë e Madhe, në bashkëpunim me disa kolegë nga Etiopia. Sipas studimit, shkak për rrezikun që i kanoset kafesë janë ndryshimet e klimës, konkretisht ngrohja globale që mund të çojë në zhdukjen e bimës së egër.


gossip • E premte 9 nëntor 2012

»

15

Rihanna

performon në sfilatën e Victoria Secret Madonna:

Britney Spears tashmë edhe shkrimtare

"Lady Gaga ka refuzuar të këndojë me mua"

Lady Gaga ka refuzuar ftesën për të performuar me Madonnën. Ka qënë një vit me kontraste të mahnitshme 'diva kundër divës' mes dy këngëtareve, që kanë kaluar rreth 12 muaj duke ngacmuar njëra-tjetrën gjatë koncerteve të turneve të tyre nëpër botë. Në turneun e saj 'Mdna', Madonna ka futur një fragment të 'Born this ëay' të Gagas në interpretimin e këngës së saj 'Respect yourself'. Një zgjedhje për të treguar ngjashmëritë e dy këngëve. Por megjithatë Madonna gjatë koncertit ne St Paul tha se nuk kishte inate me Gagan. Madje, tha se i kishte propozuar edhe duet. "Kam fansat më të mirë në të gjithë botën. Ta dini që e kam ftuar në skenë të këndojë me mua. Por ajo refuzoi. Nuk ka problem, më kanë refuzuar dhe me pare. Më ndihmon të permirësoj karakterin",- tha Madonna.

R

ihanna ka performuar në sfilatën e modës së Victoria Secret për këtë vit. Ajo erdhi me një pamje më sharmante se kurrë, e veshur me një fustan të zi të carë deri tek kofsha, si dhe me një veshje të dytë ku mbizotëronte nje copë e hollë tyli ngjyrë rozë. Rihanna shkëlqente nga perlat ashtu si edhe kënga që ajo performoi “Diamonds”. Ku video e kësaj kënge do të debutohet në MTV. Për fat të mirë kënga e saj ishte në harmoni me shoën e sfilatës, ku modelja Alessandra Ambrosio sfiloi me të brëndshmet që kushtojnë 2.5 milionë dollarë.

Këngëtarja e njohur Britney Spears dëshiron të eksperimentojë aftësitë e saj në një fushë tjetër, e cila largohet disi nga muzika. Spears është duke negociuar me shtëpinë botuese “Harper Collins”, për të botuar novelën e saj të parë. Mesa duket këngëtarja ka vendosur të shndërrohet në shkrimtare, jo me një libër autobiografik por me një novelë fantastike. Sipas mediave ajo është duke ndjekur hapat e aktores Lauren Conrad, e cila publikoi “L.A Candy” që rezultoi një nga librat më të shitur në Amerikë.

Tatuazhi i ri i Scarlett Johansson

Halle Berry, me një stil ndryshe Aktorja Halle Berry ka pozuar për revistën “Interview” në një mënyrë krejt ndryshe nga që jemi mësuar ta shohim kohët e fundit. Ajo kësaj radhe është paraqitur me flokë të stilit ‘afro’, me syze të mëdha, me vathë ari dhe me këpucë të mëdha. Dukja ekscentrike e bën këtë bukuroshe edhe më tërheqëse dhe intriguese, dhe na kthen në vitet e shtatëdhjeta.

Scarlett Johansson i ka shtuar një tjetër tatuazh “koleksionit” të saj. Aktorja ka vizatuar një patkua për fat në brinjë. 27-vjeçarja e ka bërë tatuazhin e ri në kohën që ndodhej në Paris, javën e kaluar. Ajo ka theksuar më parë se tatuazhet e bëjnë të lumtur, por kurrë nuk ka zbuluar domethënien e atyre që ka në trup. Në aspektin profesional, Scarlett Johansson është shfaqur për herë të fundit në filmin ‘Hitchcock’.


16

« intervistë

E premte 9 nëntor 2012 •

Faik Konica ka pasur një takim të fshehtë me Musolinin, misteri i bisedimeve pas pushtimit

Gruaja e Ismail Qemalit Kleoniqi Sumerli, e veja nga fisnikët e Greqisë

G

azetari Rolan Qafoku në një intervistë të dhënë për “Metropol” rrëfen punën e tij dokumentare mbi historinë dhe figurat e shtetit shqiptar. Për të nuk ka rëndësi se cilët flasin mbi historinë, por e rëndësishme është që në fund shqiptarët të kenë informacionin mbi atë që ndodh. Në dokumentarët e tij, të cilët do të jenë pjesë e emisionit “Arena” në Tv “Planet” Qafoku zbardh të dhëna të reja mbi figurën e Ismail Qemalit dhe gruas së tij Kleoniqi Sumerli. Pjesë e dokumentarit janë dhe figura të tjera të debatueshme siç është Faik Konica dhe një takim i fshehtë i tij me Musolinin. Ndërkohë që nuk nguron të theksojë se pavarësisht përplasjeve të forta mes politikës shqiptare, për 100 vite Atdheu ka ecur shumë, madje tashmë është një shtet që renditet në NATO, aspiron për në BE, është aktiv ne stabilitetin e Ballkanit etj. Z. Qafoku, në Shqipëri ka nisur një garë e fortë mes politikanëve, studiuesëve, madje dhe në shtresa të ndryshme të shoqërisë për të hedhur dritë mbi pavarësinë e vendit. Si e shikoni këtë lumë replikash, faktesh e debatesh? A është normale kjo paqëndrueshmëri në një shtet një shekullor? Unë mendoj se nuk ka asgjë të keqe në këtë mes. Ka ikur koha që historia ishte pronë vetëm e dikujt apo e një grupi personash. Sot çdo kush që ka diçka të re, me vlerë për historinë, ka lirinë e plotë ta botojë atë. Rëndësia e asaj që boton vlerësohet nga jo që mbetet në kohë apo më mirë akom nëse dikush i referohet ose jo. Ju keni të drejtë që shprehni se ka një garë dhe unë ju them se nga kjo garë vetëm humbës nuk ka. Gjithësesi, kjo ka një arsye përtse në 100-vjetor ka garë: nëse këtë garë do ta kishim bërë në vazhdimësi në këto 100 vjet, kjo e tanishmja nuk do të dukej garë. Në këtë vrull debati janë promovuar dhe shumë botime, të cilat në thelb kanë pavarësinë. Po ashtu dhe ju keni përgatitur tre dokumentarë. Mund të na thoni diçka rreth tyre? Unë sapo kam përfunduar përgatitjen e tre dokmentarëve që do jenë pjesë e emisionit tim “Arena” dhe do transmetohen në televizionin “Planet”. Dokumentari i parë bën fjalë për 100 figurat më të rëndësishme në 100 vjet shtet shqiptar. Janë figura më të rëndësishme dhe me ndikim në një shekull. Është një aradhë shumë interesante personazhesh sepse janë këto figura që kanë bërë realisht historinë e Shqipërisë, në disa raste me të mirat dhe të këqijat. Dokumetari i dytë ka të bëjë me delegatët dhe firmëtarët e pavarësisë, pra ata që e shpallën pavarësinë. Në këto 100 vjet historia jonë ose i ka fshirë emrat e tyre, ose i ka zhdukur fare edhe fizikisht dhe vetëm pas 100 vjetësh ata që shpallën pavarësinë vijnë për herë të parë pa asnjë censurë, me emra, mbiemra, jetëshkrimi i tyre, kë krahinë përfaqësonin, kanë firmosur apo jo dhe si kanë firmosur, me çfarë nënshkrimi. Dokumentari i tretë që është edhe më i rëndësishmi është ai që ka të bëjë më figurën e Ismail Qemal bej Vlorës, atë pjesë të tij që nuk e kemi

Rolan Qafoku

Gjatë 50 viteve të komunizmit, por çuditërisht si në periudhën e Zogut, Ismail Qemali na jepej si i vetëm, si një njeri që nuk pati paraardhës dhe nuk pati as pasardhës. Në fakt, mjafton të të themi se xhaxhai i Ismail Qemal Vlorës, Mustafa Pashë Vlora, ishte nënëkryetari i Lidhjes së Prizrenit. Ndërkohë nga pasardhësit, Et’hem Vlora, djali i tij, ishte një mishërim i denjë i figurës së babait, një njeri me shumë kontribut sidmos në periudhën e princ Wilhelm Wiedit dhe pas vitit 1920. Por historia e tyre u zhduk, u harrua ose në rastin më keq, këta njerëz i internuan apo dhe u arrestuan.

njohur. Janë fakte, fotografi dhe detaje që vijnë për publikun për herë të parë. Është një punë grumbulluese e imja për afro 15 vjet duke e sistemuar në arkivin tim personal dhe që unë tashmë e bëj publik për 100-vjetorin e Pavarësisë. Mbi figurën e Ismail Qemalit janë thurur shumë e shumë histori, por pak dihet mbi familjen e

me Kleoniqin në një ballo në atë vend ku sot është Bullgaria dhe që Ismail beu ishte guvernator i Danubit të Poshtëm. Ismaili dhe Kleoniqi kanë pasur një dashuri shumë të fortë. Por zonja e parë e shtetit shqiptar, ose nuk njihet fare ose është bërë objekt akuzash ndaj Ismail Qemalit duke e akuzuar atë si grekofil. Në fakt dokumentari që unë kam përgatitur hedh dritë

Roland Qafoku grumbullon në dokumentar historinë e figurave më të larta shqiptare

kushërirë e largët e fisit Vlora, por që kishte vdekur gjatë lindjes bashkë me vajzën. Edhe Kleoniqi ishte vejushë, këhstu Ismail beu dhe Kleoniqi vunë kurorë si persona që më parë u kishin vdekur partnerët. Ajo rriti dhjetë fëmijë me shumë dashuri dhe u dha atyre gjithçka nga vetja dhe i ati. Çndodhi me familjen e Ismail Qemalit pas vdekjes së tij, ç’drejtim mori bashkëshortja? Gjatë 50 viteve të komunizmit, por çuditërisht si në periudhën e Zogut, Ismail Qemali na jepej si i vetëm, si një njeri që nuk pati paraardhës dhe nuk pati as pasardhës. Në fakt, mjafton të të themi se xhaxhai i Ismail Qemal Vlorës, Mustafa Pashë Vlora, ishte nënëkryetari i Lidhjes së Prizrenit. Ndërkohë nga pasardhësit, Et’hem Vlora, djali i tij, ishte një mishërim i denjë i figurës së babait, një njeri me shumë kontribut sidmos në periudhën e princ Wilhelm Wiedit dhe pas vitit 1920. Por historia e tyre u zhduk, u harrua ose në rastin më keq, këta njerëz i internuan apo dhe u arrestuan. Ky mendoj se është skandali më i madh në historinë e shtetit shqiptar duke denigruar një familje, më e madhja më e rëndësishmja në historinë e kombit shqiptar. Bashkëshortja pati vlerën që edhe pse Ismail Beu kishte një aktivitet të ngjeshur ajo rriti 10 fëmijë. Kjo ishte vlera e saj më e madhe e kësaj gruaje të harruar. Gjithsesi Ismail Qemali nuk është i vetmi patriot në Shqipëri. Sigurisht që ai ka një rol vendimtar, por ka dhe mjaft emra të tjerë po ashtu që i kanë dhënë vlerë këtij vendi. Ashtu si dhe pa-

Shtëpia e Vlorajve ku u ngrit flamuri më 1912-ën tij. Gruaja e tij thuajse nuk njihet. Ju keni një dokumentar pikërisht mbi të, si ka ndikuar ajo te Ismail Qemali, kush ishte ajo? Kleoniqi Sumerli, një greke shumë e bukur ishte bashkëshortja e Ismail Qemalit, një grua me të cilën ai pati 10 fëmijë. Ismail beu ra në dashuri

pikërisht mbi këtë figurë të panjohur, por shumë, shumë interesante. Ajo ishte vajzë nga një familje aristokrate greke dhe kishte fenë ortodokse. Kjo ka sjellë shumë debate në atë kohë se si një muhamedan u martua me një ortodokse greke. Ismail beu ishte martuar me parë me një grua që ishte

varësia dhe për ta ka mjaft debate dhe qëndrime. Në studimin tuaj çfarë keni përzgjedhur për ti paraqitur lexuesit? Po patjetër që ne duhet të krenohemi me këto figura kaq të rëndësishme që ka nxjerrë një vend relativisht i vogël si i yni. Pikërisht këtu


intervistë • E premte 9 nëntor 2012

1 vjetori i Pavarësisë, foto orgjinale. Lef Nosi me flamur qendron madhështia e Ismail Qemal Vlorës. Një njeri me karriererë mbi 40-vjeçare në Perandorinë Osmane, me detyra e ofiqe të larta, me një reputacion të jashtëzanoshëm në diplomacinë evropiane, ai i la të gjitha në Turqi në momentin kur iu propozua të ishte ministër i Brendshëm dhe ai e refuzoi këtë detyrë për të ardhur në Vlorë dhe të themelonte shtetin shqiptar. Apo Fan Noli një njeri me dimensione të jashtëzakonshme që kiste lindur në Turqi dhe vetëm kur u bë 18 vjeç u largua prej andej duke u bërë, jo thjesht një njeri me orgjinë shqiptare me shumë kontribut, por një shqiptar më shumë se ata që kishin lindur dhe rritur këtu. A mund të kemi disa fakte interesante mbi disa prej këtyre figurave kryesore. Shpesh kemi mite mbi ta, po rrallë kemi studime konkrete mbi jetën e tyre, përplasjet politike, familjet ...? Ka një koicidencë që historia e Shopërisë ka kaluar në një fije peri në momente shumë delikate që ka prishur balancat në të shumtën e rasteve për të keq. Po rendis disa fakte: Ismail bej Vlora kishte menduar që pavarësinë ta shpallte në Durrës, por aty jo vetëm nuk u lejua nga dhespoti dhe nga turma njerëzish “të çmendur”, por u quajt nder që dëbua nga qyteti se edhe mund të arrestohej. Benito Musolini i kërkoi takim kokë më kokë Faik Konicës në zyrën e tij në Romë tekse Faiku ishte në një vizitë në Shqipëri dhe ende ne nuk kemi të dhëna se çfarë u bë me këtë takim misterioz. Fan Noli Kryeministër ishte duke luajtur në oboe kur forcat e Ahmet Zogut gati e “zunë të gjallë në zyrën e tij” nëse nuk do ta lajmëronte adjutanti. Ahmet Zogu refuzoi më 6 prill 1939 tre pasaporta amerikane të ofruar nga ambasadori amerikan për t’a strehuar atë, Geraldinën dhe princin Leka në ambasadë dhe më pas në SHBA. Ahmet Zogu është përgjegjës dhe autor i varjes në litar të klerikut katolit Dom Gjon Gazulli në 1927 dhe kjo ngjarje lihet në harresë. Enver Hoxha mori pjesë në mbledhjen e themelimit të PKSH më 8 nëntor 1941 i ftuar në momentet e fundit meqenëse i përkiste fesë myslimane dhe duhej për balancë fetare. Kufomës së Mehmet Shehut nuk i është bërë autopsi, gjë që i shton dushimet që kemi të bëjmë me një vrasje. Martesa e mbesës së Ramiz Alisë me djalin e Enver Hoxhës e shpëtoi atë nga arrestimi me grupin e Todi Lubonjës dhe Fadil Pacramit. Nëse këto ngjarje do kishin përfundim ndryshe, edhe historia jonë do shkruhej ndryshe. E shikoni se si ka kaluar historia në fije të perit: Ngan-

Unë mendoj se nuk ka asgjë të keqe në këtë mes. Ka ikur koha që historia ishte pronë vetëm e dikujt apo e një grupi personash. Sot çdo kush që ka diçka të re, me vlerë për historinë, ka lirinë e plotë ta botojë atë. Rëndësia e asaj që boton vlerësohet nga jo që mbetet në kohë apo më mirë akom nëse dikush i referohet ose jo. Ju keni të drejtë që shprehni se ka një garë dhe unë ju them se nga kjo garë vetëm humbës nuk ka. Gjithësesi, kjo ka një arsye përtse në 100-vjetor ka garë: nëse këtë garë do ta kishim bërë në vazhdimësi në këto 100 vjet, kjo e tanishmja nuk do të dukej garë.

jëherë peri mezi shkohet në vrimën e gjilpërës!! Kemi biseduar për tema që realisht janë mjaft interesante për publikun. A nuk ju duket se këto botime janë disi të vonuara. I thonë 100 vite dhe dalin fakte pa fund. Pse ka ndodhur kjo përplasje e historisë, a do të ketë një qëndrueshmëri mbi këtë pikë? Pyetja është krejt e natyrshme dhe përgjigja është shumë e thjeshtë: historia jonë ose nuk është shkruar ose është shkruar keq dhe e shtrembëruar. 50 vitet e komunizmit e kanë bastarduar historinë tonë saqë mjafton të themi se që në start të instalimit të sistemit komunsit u zhduk edhe proklamata orgjinale e shpalljes së pavarësisë. Në procesverbalin e Bankës

»

17

1913, Ismail Qemali në zyrën e punës në qeverinë e Vlorë së Shqipërisë ku ajo ishte ruajtur, teksa arrestohej njeriu që e kishte në “pronësi”, Lef Nosi, shkruhet: ka edhe disa shkresa të tjera. Mes këtyre shkresave ka qenë edhe proklamata. Ajo sot nuk gjendet. Imagjoni se çfarë krimi historik është bërë. Për të mos thënë që në dokumentin fotokopje janë hequr emra, firma dhe janë zvendësuar me fotografi. Dhe skandali i skandaleve është që janë pikërisht ata që i bënë këto ndryshime që sot përpiqen të rishkruajnë historinë. A mund të rishkruhet historia nga ata që e shkruan kaq keq dhe kriminalisht? Jam i bindur se duhet të kalojë kohë që periudha të ndryshme të shkruhen më saktë. Z. Qafoku cilat janë pikat më interesante të zhvillimeve të Shqipërisë në periudhën e lindjes së shtetit shqiptar. Ato pika që kanë sjellë realisht një kthesë historike për vendin? Ne sot duhet t’u përulemi në gjujnë atyre afro 80 burrave që u zgjodhën delegatë, lanë shtëpitë e tyre nga treva të ndryshme dhe në udhëtime vërtetë të rrezikshme për ato ditë kur Shqipëria rrethohej si asnjëherë me disa ushtri ballkanike shpallën në Vlorë pavarësinë. Nuk e teproj të them se shteti shqiptar duhet ta kishte bërë me kohë një obelisk ku duhet të ishin gdhendur emrat e atyre që themeluan shtetin shqiptar. Imagjoni një Shqipëri me pak më shumë se 600 mijë banorë, me pak territor, pa ushtri, pa organizim, me një popullsi 97 për qind analfabete, me varfëri të tejskashjme, të lidhur për 4 shekuj e gjysmë me Perandorinë Osmane, ata burra patën ndërgjegjen dhe përgjegjshëmrinë të themelonin shtetin që e gëzojmë edhe sot. Pa atë akt, ne nuk do të ishim. A nuk ju duket që politika shqiptare i është kthyer pikërisht atyre viteve të një politike të sapolindur, ku dy palë armike që shpikin apo thurin çdo gjë kundër “armikut” politik. A ka ngjashmëri mes dy periudhave të lindjes së shtetit shqiptar dhe një realiteti 1 shekullor? Nëse bëjmë një “shëtitje” në këto 100 vjet shumatorja dhe rezultantja e asaj që kemi arritur është e jashtëzakonshme. Shqipëria ka arritur në një shekull ato që kurrë nuk i kishte për mijëravjeçarë. Edhe optimsti më i madh nuk do t’i kishte parashikuar këto. Ka plot disfatistë dhe nga ata që mohojnë këto që kemi arritur. Madje me humor fabulsiti Ferit Lamaj i cilëson “100 vjet tranzicion”. Por kjo është pjesë e humorit. Në 100 vjet jemi një vend demokratik, jemi anëtar i NATO-s, lëvizim në Evropë pa viza, jetojmë më mirë se më parë dhe e

ardhmja është padyshim në progres. A duhet të kishim bërë më shumë? Përgjigjen e kësaj pyetje po e perifrazoj nga Fan Noli në vitet ‘60-të në një fjalim të tij unikal në SHBA: Na thonë që s’kemi bërë gjë, por unë po i them: Nuk kishim shtet shqiptar, ja tani e kemi. Nuk kishim kishë autoqefale, ja këtë e kemi. Nuk kishim qeveri të qendrueshme shqiptare, ja këtë e kemi. Po ç’doni më? Është më e pjekur media, historianët apo politika? Media shqiptare ka qenë dhe është bashkëudhëtare e historisë së 100 viteve. Ajo ka qenë e lidhur sa gati nuk ka histori shteti të ketë një binom të tillë. Kjo për faktin se në shumë dekada nuk mund ta veçosh dot gazetarin nga politikani. Imagjinoni Ismail Qemal Vlora, ishte edhe gazetar, ai botoi vetë disa gazeta, madje një farë kohe drejtoi edhe gazetën “Albania” të Konicës. Faik Konica ka

Akti i pavarësisë

botuar monumentin historik të medies shqiptare, gazetën “Albania”, Fan Noli me “Diellin” e tij ka lënë gjurmë të jashtëzakonshme duke bërë histori. “Dituria” e Lumo Skëndos, përçoi dituri në një vend pa dituri. Për të kaluar në plejadën e gazetarëve dhe mendimtarëve të viteve ’30-të. Pse jo edhe pas vitit 1990 ku shumë gazetarë dhe analistë u bënë politikanë. Ne mund të themi sot për pakënaqësitë dhe sëmundjet e medies, ato janë të shumta, por më kryesorja është ulja e vlerës së gazetarit. Politikanët, e kanë gjetur zgjidhjen, ata tani aleancën e bëjnë me pronarët e medies. Për ta gazetarët shkojnë e vijnë, madje nuk u duhen fare. Për politikanët pronarët e televizioneve dhe gazetave janë ata që përcaktojnë gjthçka duke e shndërruar gazetarin në një shërbëtor “si urdhëron” të pronarit. Ky është problemi numër një i medies shqiptare.


18

« bota

E B

E premte 9 nëntor 2012 •

Merkel: Duhen reforma që

“në rrënjë”

“Ne duhet të gjejmë tani rrugën e duhur, për të stabilizuar për kohë të gjatë bashkimin ekonomiko-monetar, duke eleminuar gabimet e tij të themelimit”, u shpreh Merkeli. Në samitin e dhjetorit krerët e shteteve dhe të qeverive duhet të miratojnë “një agjendë ambicioze” për reforma për dy-tri vitet e ardhshme, vijoi ajo. Për shembull, institucionet evropiane duhet të marrin “të drejta ndërhyrjeje kontrolluese të vërteta, për sa i takon buxheteve kombëtare”

K

rerët e fraksioneve në Parlamentin Evropian panë një kancelare objektive, serioze, e cila shpjegoi këndvështrimin e saj në lidhje me krizën e euros dhe tregoi rrugë, sesi mund të zgjidhen sipas saj problemet në BE. Merkel-i gëzon shumë respekt në Parlament, jo vetëm si kryetare qeverie e vendit më të rëndësishëm dhe më të suksesshëm në krizë. Ajo u tregua edhe evropiane e bindur dhe partnere e Parlamentit. Gjatë fjalimit të vet programatik ajo iu referua fillimisht të kaluarës: Liria, të cilën përjetuan evropianët me rrëzimin e Murit [të Berlinit], duhet t’i nxisë ata tani për të ndërmarrë ndryshime të domosdoshme, tha ajo. Dhe Merkeli gjykon se këto ndryshime nevojiten urgjentisht. Këtu bën pjesë sipas saj jo vetëm konsolidimi i hekurt i buxheteve shtetërore, po edhe një disiplinë e kontroll më i theksuar, në mënyrë që zhytja e tepruar në borxhe të mos përsëritet në këto përmasa. Në planin afatgjatë, evropianët nuk duhet të tremben as nga ndryshimet e marrëveshjeve, tha Kancelarja. “Ne duhet të gjejmë tani rrugën e duhur, për të stabilizuar për kohë të gjatë bashkimin ekonomikomonetar, duke eleminuar gabimet e tij të themelimit”, u shpreh Merkeli. Në samitin e dhjetorit krerët e shteteve dhe të qeverive duhet të miratojnë “një agjendë ambicioze” për reforma për dy-tri vitet e ardhshme, vijoi ajo. Për shembull, institucionet evropiane duhet të marrin “të drejta ndërhyrjeje kontrolluese të vërteta, për sa i takon buxheteve kombëtare”. Një bashkërendim më i madh evropian lipset me gjasa “edhe atje, ku preken sektorë bazë të sovranitetit kombëtar. E kam fjalën për fusha të ndjeshme, si tregu i punës dhe politika fiskale”. Nga disa kryetarë fraksionesh pati para së gjithash kritikë ndaj politikës së kursimit në vendet e krizës si Greqia, Portugalia dhe Spanja. Hannes Swoboda, kryetari i fraksionit socialist, kërkoi “të ndërpritet eksperimenti i dështuar i politikës së kursimit” dhe të kalohet në një politikë rritjeje ekonomike. Ngjashëm u shpreh Rebecca Harms e Të Gjelbërve mbi një “politikë të njëanshme krize”, ndërkohë që shefi i liberalëve Guy Verhofstadt u angazhua për obligacione të përbashkëta evropiane, prej të cilave ai shpreson një ulje të barrës për vendet në krizë. Verhofstadt është një nga politikanët evropianë, të cilët duan të shkojnë më larg, kur është fjala për integrimin dhe që shpresojnë në arritjen e zgjidhjes vetëm nëpërmjet kësaj rruge: “Euroja mund të zhduket, në rast se ne nuk krijojmë një shtet evropian të vërtetë, një qeveri evropiane të vërtetë, një demokraci evropiane me një buxhet të vërtetë dhe me obligacione të saj”. Buxheti Kancelarja gjermane Merkel u takua me Kryeministrin britanik Cameron për të diskutuar planin e buxhetit të ri të

BE. Cameron heziton të miratojë rritjen e fondeve, duke thënë se Evropa duhet të jetojë me mjetet e saj. Merkel u takua me Cameron në një darkë pune në Downing Street Nr.10 në Londër përgjatë mbrëmjes të së mërkurës, pas fjalës së mbajtur gjatë ditës në Parlamentin Evropian në Bruksel. Negocimi për buxhetin prej 1 trilion eurosh (1.2 trilionë dollarësh) të BE-së ishte prioriteti kryesor për të dy. Zëdhënësi i Downing Street tha se ata “ranë dakord se përgjigjja, që BE i jep opinionit publik është shumë e rëndësishme, veçanërisht në kohëra të vështira ekonomike”. Kërcënimi britanik, për t´i vënë veton draftit aktual, ka rritur shqetësimet se vendi mund të largohet nga 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Më herët Cameron e pati përshkruar planin për zgjerimin e buxhetit të BE-së si “qesharak” dhe kërcënoi t´i vinte veton çdo plani, që nuk ishte në interes të vendit të tij gjatë samitit, që do të mbahet në fund të muajit rreth buxhetit. “Ne të dy besojmë se vendet evropiane duhet të jetojnë me mjetet e tyre, siç bën dhe Bashkimi Evropian”, tha Cameron. Kryeministri ka bërë përpjekje për ngrirjen e një trilioni euro të buxhetit 7-vjeçar. “Kam dashur gjithmonë një shkurtim të buxhetit, ose më e keqja ngrirje të tij”, tha ai para takimit. “Besoj se jam këtu për të luftuar për taksapaguesit evropianë, veçanërisht për taksapaguesit britanikë”. Cameron, i cili gjendet nën presionin e anëtarëve të partisë së tij

konservatore për të kërkuar ngrirjen e buxhetit, tha se po planifikonte të bënte “një argument shumë të fuqishëm dhe të fortë” për një marrëvëshje, që do të ishte në interes të Britanisë së Madhe. Merkel e tha këtë, sepse Britania dhe Gjermania janë kontribues neto për BE-në dhe ndajnë të njëjtat interesa. “Ne nuk do të përfundojmë negociatat

shumë e rëndësishme për mua që Britania e Madhe dhe Gjermania punojnë së bashku”, tha Merkel.

sonte, por duam ta arrijmë këtë në frymën e partneritetit dhe miqësisë, me qëllim që të përqendrohemi në interesat tona”, tha Merkel. Përpjekja e Gjermanisë për një unitetet më të madh në BE, me qëllim luftimin e krizës së borxheve në eurozonë, ka qenë e panjohur për shumë britanikë, të cilët e shikojnë organizatën si të bezdisshme dhe gjithnjë e më të kushtueshme. “Pavarësisht dallimeve, që ne kemi, është

hmojë Greqinë të mënjanojë falimentimin. Ligji, që përfshin shkurtimin e pensioneve dhe pagave, erdhi disa orë pasi mijëra vetë që protestuan kundër masave shtrënguese në Athinë u përleshën me policinë që përdori granada dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit para ndërtesës së Parlamentit. Brenda në Parlament, Kryeministri grek Antonis Samaras u tha deputetëve se qeveria

Greqia, a u mënjanua falimentimi? Deputetët grek miratuan një ligj të debatueshëm me një shumicë të vogël sot për të siguruar paketën tjetër të ndihmave dhe do të ndi-

e koalicionit ende përballet me masa të mëtejshme shtrënguese. “Të nderuar kolegë, gjërat që kanë ndodhur në Greqi nuk kanë precedent dhe na kanë çuar në prag të falimentimit. Sot ne po ndryshojnë gjithçka menjëherë. Nëse disa njerëzve u pëlqen apo jo, ky është një revolucion i vërtetë. Ne po heqim favoret, po hapim përparimin. Po shkurtojmë shpenzimet e mëdha të panevojshme dhe po ndikim shmangësit e taksave”. Kreditorët kanë kërkuar që deputetët grek të miratojnë shkurtimin e buxhetit për dy vjetët e ardhshëm, si parakusht për marrjen e fondeve. Samaras thotë se pa këto fonde Greqia do të mbetet me arkat bosh më 16 nëntor. Drejtuesi i partisë Syriza të opozitës i hodhi poshtë parashikimet e errëta financiare të Kryeministrit. “Ne nuk jemi duke bërë thirrje për zgjedhje sepse ju gënjyet popullin grek, kjo është një dukuri e zakonshme në demokracinë greke. Ne jemi duke kërkuar zgjedhje, pasi mendojmë se, në qoftë se kjo qeveri vazhdon, ky vend është në rrezik. Ne jemi të shqetësuar në lidhje me pushtetin. Jemi të shqetësuar në lidhje me shpëtimin e vendit nga një katastrofë”. Para se të largohej nga Parlamenti, Kryeministri Samaras u tha gazetarëve se vota ishte e nevojshme për të ndihmuar të ardhmen e fëmijëve dhe për ditë më të mira për të gjithë grekët. Kreditorët ndërkombëtar pritet të votojnë për paketën greke të shpërtimit prej 40 miliardë dollarësh të djelën.


bota • E premte 9 nëntor 2012

»

19

P

as përfundimit të zgjedhjeve presidenciale, presidenti Barack Obama po e kthen vëmendjen tek negociatat me kongresin për një marrëveshje për të zgjidhur problemin e borxhit masiv të vendit. Shtëpia e Bardhë tha se zoti Obama mori në telefon kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve John Boehner, ditën pas fitores zgjedhore për të filluar diskutimet për një marrëveshje që do të mënjanonte pakësimin automatik të buxhetit dhe rritjen e taksave në fund të vitit. Ekonomistët paralajmërojnë se paketa, e cilësuar si katastrofa fiskale, mund ta çojë ekonominë amerikane përsëri në recesion. Presidenti po kërkon të ardhura të reja, duke kërkuar nga amerikanët më të pasur të paguajnë më shumë taksa mbi të ardhurat, diçka që kundërshtohet me forcë nga republikanët. Por kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve u tha gazetarëve të mërkurën se nuk është kundër gjetjes së një mënyre për më shumë të ardhura nga qeveria, për aq kohë sa ato përfshijnë ndryshime në programe të tilla si sigurimet shoqërore dhe sigurimet shëndetësore për të moshuarit. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, është kthyer në Uashington pas fitores vendimtare në zgjedhjet presidenciale ndaj republikanit, Mit Romni. Korrespondenti i Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Dan Robinson, na informon se çështja parësore për presidentin dhe Kongresin është shmangija e përplasjeve fiskale në fillim të vitit të ardhshëm. Zoti Obama po merr masa për të realizuar atë që premtoi në fjalimin që mbajti në Çikago me rastin e pranimit të mandatit të tij të dytë si president. Me një fitore të theksuar të Kolegjit Elektoral dhe me një diferencë jo të madhe votash popullore ndaj rivalit të tij republikan, Mit Romni, zoti Obama tha se amerikanët votuan për “veprim dhe jo për politikën e zakonshme” dhe tha se është i gatshëm të bashkëpunojë me Kongresin. “Në javët dhe muajt e ardhshëm, unë do të punoj me udhëheqësit e të dy partive për të përballuar sfidat që ne vetëm sëbashku mund t’i zgjidhim, të ulim deficitin, të reformojnë kodin e taksave, të rregullojmë sistemin tonë të imigracionit, të çlirohemi nga varësia tek nafta nga jashtë. Ne kemi punë për të bërë”. Presidenti Obama u telefonoi udhëheqësve republikanë dhe demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit, përfshirë edhe kryetarin republikan Xhon Bojner. Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë ai përsëriti angazhimin e tij “për të gjetur zgjidhje dy partiake për të ulur deficitin në mënyrë të balancuar, për të ulur taksat për familjet e shtresës së mesme dhe për bizneset e vogla dhe për të krijuar vende të reja pune”. Por kompromiset në Uashington

“Në javët dhe muajt e ardhshëm, unë do të punoj me udhëheqësit e të dy partive për të përballuar sfidat që ne vetëm sëbashku mund t’i zgjidhim, të ulim defiçitin, të reformojnë kodin e taksave, të rregullojmë sistemin tonë të imigracionit, të çlirohemi nga varësia tek nafta nga jashtë. Ne kemi punë për të bërë”

OBAMA “Rikthim” tek e përditshmja. Sfida e parë, me Kongresin

janë të vështira dhe afati i skadimit të taksave të ulëta të miratura gjatë administratës së Presidentit Bush, si dhe shkurtimit të detyrueshëm të shpenzimeve po afrohet. Dje, zoti Bojner shprehu gatishmërinë për të bërë kompromis për çështje të tilla të mprehta si të ardhurat e reja, duke thënë se kjo mund të realizohet nëpërmjet reformës së taksave. Bojner la të kuptohet se është i hapur për negociata të reja për marrëveshje më të gjera për të zgjidhur çështjet e defiçitit dhe borxhit të vendit. “Ajo që ne mund të bëjmë është të shmangim thellimin e deficitit duke gjetur mënyra që të fillojmë të zgjidhim problemin në vitin 2013”. Për të fituar mbështetjen e republikanëve, zoti Bojner tha se Presidenti Obama duhet të pranojë shkurtimin e shpenzimeve dhe të bërjen e ndryshmeve në programet e mëdha sociale. Tomas Man, analist politik në Institutin Brukings tha se presidenti mund të ketë disa mënyra për të kapërcyer ngecjen, por atmosfera e përgjithëshme e polarizuar e vendit nuk ka ndryshuar.

“Po t’i hedhim një vështirm anëtarëve të koalicioneve respektive të partive dhe intensitetit të votimit në linja partiake, ne nuk shikojmë daljen e ndonjë koalicioni të ri, asnjë shenjë mbi të cilën të ndërtojmë konsensus në Uashington mbi bazën e qendrimit të elektoratit”. Pritet që Presidenti Obama të shtojë këshillimet me zotin Bojner dhe udhëheqës të tjerë të Kongresit tani që po afrohet skadimi i afatit fiskal. Se si zoti Obama dhe Shtëpia e Bardhë do t’i përgjigjen predispozitës së zotit Bojner do të shihet në ditët e ardhëshme kur të intensifikohen negociatat për afatin fiskal. Reagimet pas zgjedhjes Udhëheqësit botërorë po dërgojnë urimet e tyre për presidentin amerikan Barak Obama, i cili fitoi një mandat të dytë në një garë të fort me rivalin e tij republikan Mitt Romney. Sekretari i Përgjithshëm i OKB Ban KiMun tha se ai “ngrohtësisht uron” zotin Obama dhe pret të vazhdojë bashkëpunimin “në frymën e partneritetit të

qëndrueshëm mes Shteteve të Bashkuara dhe Kombeve të Bashkuara”. Ai vuri në dukje disa nga sfidat që shtrihen përpara - duke përfshirë përfundimin e gjakderdhjes në Sirinë e shkatërruar nga lufta. Kryeministri britanik David Cameron dërgoi një tweet me urime të përzemërta dhe tha se pret të vazhdojë punën me presidentin. Por në një vizitë në Jordani, zoti Cameron u tha gazetarëve se zoti Obama ka nevojë të bëjë më shumë për të ndihmuar në fundin e luftës

civile në Siri. Presidenti i Franës Francois Hollande i tha zotit Obama se rizgjedhja e tij përbën “një zgjedhje të qartë” në favor të një Amerike të “hapur, të bashkuar dhe plotësisht të angazhuar” në botë. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se aleanca strategjike mes Izraelit dhe Shteteve të bashkuara është më e forte se kurrë dhe do të vazhdojë të punojë me presidentin Obama. Zoti Netanyahu është mik i ngushtë me zotin Romney.

Zgjedhjet, “fitoret” e vockla Mbështetësit e legalizimit të martesës për homosoksualët dhe ata që mbështesin legalizimin e përdorimit të mariuhanës kanë shënuar fitore në votimet e së martës në mbarë Shtetet e Bashkuara. Shteti verilindor i Meinit dhe ai i Merilendit u bënë të parët që miratuan propozimin për legalizimin e martesave të homoseksualëve përmes votës popullore. Gjashtë shtete amerikane dhe kryeqyteti, Uashingtoni, kanë miratuar ligje për legalizimin e martesave të homoseksualëve, por miratimi i tyre është bërë përmes ligjvënësve ose gjykatave. Këto ishin votimet e para popullore për legalizimin e martesave të homoseksualëve që kur presidenti Barak Obama njoftoi mbështetjen e tij për legalizimin e tyre në fillim të këtij viti. Martesa mes homoseksualëve ishte një prej çështjeve në fletëvotim edhe në shtetin veriperëndimor të Uashingtonit, ndërkohë që Minesota po voton për një propozim për ta ndaluar me kushtetutë martesën me homoseksualëve. Shtetet e Uashingtonit dhe Kolorados miratuar gjithashtu legalizimin e prodhimit, shitjes dhe përdorimrit të mariuhanës për përdorim personal. Por miratimi i këtyre propozimeve bie ndesh me ligjin federal i cili e ndalon përdorimin e kësaj droge. Merilendi ka miratuar edhe nismën për të lejuar imigrantët e paligjshëm të paguajnë për studimet si studentë të tjerë që jetojnë brenda shtetit. Në total, votuesit amerikanë kanë votuar për më shumë se 170 propozime të hedhura në fletëvotime në 50 shtetet amerikane. Propozime të tilla në përgjithësi hidhen në fletëvotime kur një numër i mjaftueshëm votuesisht nënshkruajnë peticione në mbështetje të tyre.


« dossier

20

E premte 9 nëntor 2012 •

Vendimi i gjykatës: Ali Maliqi tradhtar i popullit, dënohet me vdekje Nga Albert Kotini (vijon nga numri i kaluar) Mbasi gjyqit i ishte dhanë fund, u deklarue ky: Së dyti VENDIM Ali Maliqi

N’EMËR TË POPULLIT SHQIPTAR Gjykata Ushtarake e Krahinës Ushtarake të Korpusit I-rë në Tiranë, formuar prej: Kryetar Bilbil Klosi n/kolonel Antar Ismail Çaushi Antar Argjir Lipivani Me ndodhjen gati të prokurorit major Gjon Banushi, t’assituem prej sekretarit Mustafa Zaja, sot më datën 12.5.1945, u mblodh për të gjykuar të pandehurin Ali Maliqi, i biri i Maliqit dhe i Hajrije Kaloshit, lindur në Kërçisht të Dibrës më 1908, i martuem, me pesë fëmijë. Din pak shkrim, i pa dënuem, banues në Kërçisht, i rreshtuem (arrestuar – A.K.) më dt. 8.II.945. I akuzuar: Simbas aktit t’akuzës të prokurorit pranë kësaj Gjykate dhe ordinancës së komisjonit hetimor për zbulimin e krimeve e të kriminelëve të luftës për qarkun e Tiranës, sepse: 1) Ka qenë organizator dhe komandant bandash mercenare e tradhtare në shërbim t’okupatorit në rajonin e Dibrës. 2) Ka luftue Ushtrinë Nac.Çl formalisht dhe me fuqitë (forcat – A.K.) e tij në Peshkopi, në Dibër të Madhe dhe në Rekë. 3) Ka djegur dhe plaçkitur shtëpitë dhe pasurinë e njerëzve të Lëvizjes si Faik Shehut, Haxhi Lleshit etj. 4) Ka qenë bashkpuntor i Xhemë Gostivarit dhe i Hysni Demës, organ i gjermanve dhe i reaksionit, ka penguar me çdo mjet luftën e popullit. Gjykata

bashkëpunim me ata të Xhemë Gostivarit, Hysni Demës dhe në marrëveshtje të plotë me ushtrinë gjermane sulmojnë Dibrën dhe e pushtojnë. I pandehuri, gjithashtu, në luftën e Homeshit dhe Zerqanit ka qenë komandant i operacioneve kundër Divizionit të Parë partizan që kishte zbritë me çlirue Shqiprinë e Veriut. Ka qenë, gjithashtu, organizator i të gjithë reaksionit në Dibër dhe, tue përfitue prej emrit të tij si parí, ka rekrutue dhe gënjye nji pjesë të madhe të dibranve tue i falë kështu armikut me qindra mercenarë, ushtarë dhe komandantë. Meqenëse në këtë mënyrë i pandehuri Ali Maliqi ka luftue dhe pengue me çdo mjet luftën e popullit shqiptar për liri tue u bamë kështu vegël e ndërgjegjshme e okupatorve, cilësohet si armik i popullit dhe kriminel lufte. Prandaj Trupi gjykues bashkarisht në konformistet me kërkimin e Prokurorisë, në bazë të nenit18 të ligjës nr. 41 “Mbi organizimin e Gjykatave Ushtarake” Vendosi Ndëshkimin e Ali Maliq Maliqit me vdekje dhe me konfiskimin e pasurisë. Por mbasi i naltpërmenduri asht paraqitë në komandën partizane më 7 gusht 1944, përfiton nga dispozita e nenit 16 të ligjës së sipërfolur dhe ndëshkimi me vdekje kthehet në burgim të përjetshëm. Tiranë më 12.5.1945

Mbasi shqyrtoi procesverbalet e komisionit hetimor; Mbasi dëgjoi apologjinë e të pandehurit; Mbasi dëgjoi deponimet e dëshmitarëve t’akuzës dhe të mbrojtjes; Mbasi dëgjoi leximin e gjithë dokumentave të dosjes të asistuesit të mbrojtjes av. Spiro Stringa si dhe fjalën e fundit të të pandehurit. Mbasi shqyrtoi të gjitha aktet e dosierit, bisedoi çështjen në fakt e në të drejta

Mbas vendimit është një urdhëresë e prokurorit ushtarak kapiteni II Hilmi Telegrafi, që thotë: Urdhëresë Në bazë të nenit 50 të ligjës 382, datë 24.12.46 mbi D.P.P. Urdhërojmë Zbatimin e burgimit të përjetshëm , me privim lirie përjetë e punë të detyruar Prokurori ushtarak (Kapiteni II-të Hilmi Telegrafi)

Observon se: Siç rezulton nga një seri provash të mbledhura gjatë fazës hetimore si dhe gjatë zhvillimit të gjykimit publik me pohimin e të pandehurit, me deponimet e dëshmitarve t’akuzës Thoma Harito, Zeqi Agolli, me deklaratat e Haki Shehut, Haxhi Lleshit, Siri Strazimirit, Jashar Menzelxhiut, Shaban Strazimirit që ndodhen midis akteve si dhe me deklaratat e Sulejman Bahollit e Ahmet Jegenit, me shkresat e firmuara nga i pandehuri, të ndodhura midis akteve, me letrën e Fiqri Dines drejtue të pandehurit dhe Myhtar Kaloshit, provohet në mënyrë bindëse e të plotë se tue qenë në shërbim të qeverive kuislinge e tradhtare për interesat e okupatorit të huaj dhe në kundërshtim flagrant me interesat e luftës e popullit shqiptar për çlirimin e atdheut, ka bashkëpunue me gjeneral Piçini n, me ushtrinë gjermane dhe xhelatët e popullit shqiptar si Xhemë Gostivari, Vehip Runa, Hysni Dema, Myhtar Kaloshi, Fiqri Dine e kompani. Me cilsinë e tij si bajraktar reaksionar në shërbim t’okupatorit, pastaj si antar i organizatës tradhtare dhe mercenare të Komitetit Kombëtar të Shqiprisë, ka rekrutue masa mercenarësh për t’i hedhur në luftë kundra forcave nac.çlirimtare. Kështu, nga deklaratat e dëshmitarve që

Tiranë, 8.10. 49 Shkresa mban firmën e këtij prokurori Tiranë, 8.10.1949 Për këtë ndryshim vendimi nga dënimi me vdekje, e shpjegon në kujtimet e veta Avni Agolli përse u bë ky përjashtim. Mirëpo aktualisht të gjithë e kuptojnë se sa kot ishin avokatët apo gjykatësit e diktaturës përpara hetuesve dhe prokurorëve, që me një shkresë dore të tillë kthenin mbrapsht çdo vendim gjykate. Për sa i përket aktgjykimit që u bë më 12.05.1945 po nga Gjykata Ushtarake e Krahinës Ushtarake e Korpusit në Tiranë, nuk ka ndonjë ndryshim esencial nga procesverbali i mësipërm, ai i datës 22 prill 1945, firmosur po prej tyre. Ajo që të bën përshtypje janë se faktet e ngritura në procesverbal kalojnë formalisht në aktgjykim etj., etj. domethënë se “çështja siç ishte nisur do bitisej”, siç thotë populli, duke e bërë drejtësinë thjesht një procedurë të paragjykuar politikisht drejt vendimit. Po le të ndalemi pak në këtë “procedurë” në disa pika të tjera. Komisjoni hetimor prej: Simo Zhupa Kryetar Selim Stërmasi, përfaqësues i

u përmendën më nalt, gjithashtu edhe nga deklaratat e ndryshme, asht provue se i pandehuri ka dalë n’ilegalitet pikërisht simbas marrëveshtjes dhe udhëzimeve të marruna nga gjeneral Piçini për me sabotue dhe me organizue nji luftë kundër forcave çlirimtare, se ka plaçkitë dhe përvetësue të gjithë materialin ushtarak për mos me ra në duar të partizanve, se asht mun-

due me çdo mjet që mos të luftoheshin ushtritë italiane që tërhiqeshin në rrugën Peshkopi-Dibër se në luftën e parë të Peshkopisë asht hedhë me forcat e tij kundër ushtrisë së popullit shqiptar, se ka marrë pjesë gjithashtu në luftën e Radostushit krah për krah me ushtritë gjermane dhe me bashibozukët e tradhtarit Xhemë Gostivari dhe se më 16 nëntor 1945 bashibozukët e tij në


dossier • E premte 9 nëntor 2012

Frontit N.Çl qarkut Tiranës Mynir Tirana, përfaqësues i Frontit N.Çl qarkut Tiranë U thirr para komisjonit hetimor për zbulimin e krimeve e kriminelëve të luftës pandehuri Ali Maliqi, i biri i Maliqit dhe i Hajrije Kaloshit, lindur në Kërçisht të Dibrës më 1908. i martuem, me pesë fëmijë. - Jam arrestue në datën 8.2.945 në Korçë ku më kishin dërgue si të internuar. Në shtatorin e 1939 jam arrestue prej italjanve dhe, mbasi qëndrova nandë muej i internuar në Itali, u ktheva në muajin shkurt 942. Tre muaj para kapitullimit të Italisë dola në ilegalitet. Me gjeneral Gino Piçini n jam takuar dhe nuk është e vërtetë që gjeneral Piçini të më ketë dërguar në mal për të luftuar partizanët. Në periudhën që Piçini ka qenë në Dibër unë kam qenë në bashkëpunim me partizanët. - Nuk kam dijeni mbi Komitetin Nacional të Shqipërisë dhe as që kam qenë anëtar i tij. Unë qëndrova në ilegalitet deri në kapitullimin e Italisë. Kam pasë me vete nja shtatëdhjetëtetëdhjetë veta dhe gjatë kësaj periudhe kam bashkëpunuar me partizanët. Kur kapitulloi Italia, u ktheva në shtëpinë time, në Kërçisht. - Nga materiali që lanë italjanët në Peshkopi, çeta ime ka marrë një makinë me nja njizet kuintal miell. Këtë makinë e kam përdorë për nja dy muaj për tregti dhe pastaj ma morën gjermanët. - Dy-tre muaj pas kapitullimit të Italisë Fiqri Dinja bashkë me Hysni Demën kanë bërë një mbledhje, kanë marrë inisjativën për të bërë një mbledhje nacionale në bashkëpunim me partizanët, mirëpo mbasi kjo dështoi, erdhën në konflikt në Peshkopi. Mua Fiqriu më thirri në ndihmë. Unë nuk pranova, por mbas dy ditësh mora vesht se u plagos Myftar Kaloshi, që e kam dajë, dhe u nisa ta shof dhe isha i shoqëruar prej nja tridhjetë a dyzet vetash. Edhe rrugës u

qëlluam nga katundarët e Grevës nga një mosmarrëveshtje , se kujtuan se ne shkojshim në ndihmë të Fiqri Dines. Pas dy orë lufte u muer vesht qëllimi dhe lufta ndali. - Në Radostush asht ndodhë rastësisht vllau im Ferik Maliqi, i cili asht sulmue nga fuqitë e Aqif Lleshit. Shtëpinë e Met Hajrullahut e kanë djegur njerëzit e Xhemës. - Qëllimi i Hysni Demës ka qenë të bëjë lidhje me Xhemë Gostivarin , por mua nuk më vinte në korrent për këto përpjekje të tijat. - Unë ç’prej asaj kohe jam tërhequr fare nga lufta dhe nuk kam marrë pjesë në asnjë anë. - Myftar Kaloshi, që ka qenë qarkkomandanti i Dibrës, më mbushi mendjen që të mos na hynin çetat shoviniste bullgare, të shkojshim për mbrojtje të mos na hynin në kufinin e Dibrës. Unë kam vajtur me nja tridhjeta-dyzet veta dhe bashkë me mua ishte edhe Aziz Kaloshi. Njëkohësisht, prej Struge ishin nisur disa fuqi (forca – A.K.) gjermane, por ne nuk kishim dijeni. Këto fuqi (forca – A.K.) gjermane erdhën në përpjekje me fuqitë (forcat – A.K.) maqedonase në Llokmë, por neve nuk ramë fare në përpjekje, as edhe në Gajre. - Kur erdhi Divizjoni i I-rë në Zerqan, neve u mblodhëm në Maqellarë për t’u marrë vesht që mos të na hynin në rrethin e Dibrës se mos na ndiqnin gjermanët; dhe unë me nja dyzet veta kam vajtur gjer në Gjuricë. Aty mora vesht se Hysniu bashkë me gjermanët u ra partizanëve pranë Gollobordës dhe neve u kthyem në Maqellarë pa rënë në përpjekje. - Nuk asht e vërtetë që unë t’i kem ndihmuar gjermanët në mbrojtjen e komunikacioneve dhe di se makinën time e kishte marrë nja dy herë Myftar Kaloshi për të udhëtuar për Tiranë. - Nuk asht e vërtetë që të kem ushtruar influencën time për t’i prirë kundër Frontit N.Çl. Përkundrazi, kur ka ardhur Divizjoni i parë në Dibër, i kam mbledhur katundarët dhe i kam këshilluar të mos kundërshtojnë.

- Materialin ushqimor që kishin lënë partizanët në Dibër kur u ritiruan, unë nuk e kam prekur; megjithëqë nuk dua t’i akuzoj, këtë material e kanë marrë civilat e Myftarit dhe të Hysni Demës. Unë nuk kam marrë pjesë n’asnjë djegie dhe as që kam dhanë urdhër për djegie njerëzve të mij, të cilët as që kanë qenë ndonjëherë. Unë nuk e di që Feriku të ketë djegur shtëpinë e Faik Shehut në Tiranë, por nëse e ka bërë, ka bërë një budallallëk të madh fort, sepse me Faikun ne kemi një miqësi të madhe. Qysh më shtatë gusht të 1944-s unë kam folë me Dali Ndrenë për dorëzim dhe ai më tha të shkoja në Tiranë për t’u paraqitur para Këshillit Antifashist. Këtu u takova me Irfan Majunin, dhe me ndërmjetësinë e tij me këshillin e qarkut të Tiranës, dhe me anë të këtyre mora njohuri për deklaratën e qeverisë për dorëzim dhe u paraqita në Brigadën e 18-të. Këtu ndenja disa kohë dhe prej këndej shkova në Berat dhe prej Beratit më dërguan në Korçë. Tiranë, më 19.3.945 Për sa më sipër le të arsyetojmë pak. Së pari. Si në procesverbalin e Gjykatës Ushtarake të Krahinës të Korpusit I Tiranë, në vendimin e saj, aktgjykimin apo komisionin hetimor dhe dokumentacionit tjetër në këtë dosje, ka një kontradiksion të papajtueshëm midis të pandehurit, avokatit të tij, vetë disa dëshmitarëve me tërë organet e drejtësisë komuniste. Jo vetëm ka një paragjykim qysh në pikënisje hetimore, të cilat vijojnë rrugën procedurale pa asnjë ndryshim deri në marrjen e një vendimi, i cili është plotësisht formal. Të gjitha akuzat ndaj Ali Maliqit nuk faktohen, por janë stisur për motive që avokati i tij i ka hedhur poshtë në mënyrë profesionale. Them profesionale sepse i tërë trupi gjykues, hetuesi, prokurori etj. ishte ideologjik me argumente e fakte politike e aspak ligjore.

»

21

Po çfarë përgatitje juridike mund të kishin, për shembull, prokurori Gjon Banushi, i sapoardhur nga rreshtat partizane, apo oficerët e tjerë? Ali Maliqi argumenton me fakte se ka qenë kundër italianëve dhe se është burgosur prej tyre. Akuza bëhet se ka qenë bashkëpunëtor i fashizmit. Po, Ali Maliqi ka qenë mik i anglezëve dhe i tërë nacionalistëve dibranë, që nuk e pranuan “vëllazërim-bashkimin” me serbët, si një tradhti e provuar ndaj kombit shqiptar. Ali Maliqi provoi me fakte paanshmërinë e vet as me shovenët serbë dhe as me okupatorin, por me sovranitetin e vendit të vet. Së dyti. Shpifjet e disa “dëshmitarëve” ishin aq të pabaza, saqë deklaratat e tyre nuk u nënshkruan nga vetë Haxhi Lleshi e Faik Shehu, sepse ishin krejt imagjinare dhe të deformuara. Këtë e ballafaqon saktë avokati Spiro Stringa. Dhe në atë vit, kur hidheshin themelet e diktaturës, përsëri e vërteta për Ali Maliqin u dëshmua nga deklaruesit kurajozë Angjelin Luka, Eqrem Spahiu, Islam Ndreu, Muharrem Vila etj. Nga ana tjetër, dëshmitarët, të cilët e shtrembëruan të vërtetën për motive të dobëta apo për t’u bërë sa më të besuar dhe të përfitonin nga ato akuza të rreme, janë diskredituar nga vetë populli i asaj krahine që i mohoi ato, por kërkoi me çdo kusht heqjen e dënimit me vdekje. Së treti. Edhe pse dosja e Ali Maliqit është “përgatitur” me kujdes në zyrat e Sigurimit të Shtetit hetimore apo të burgjeve, siç dinin ata për t’i sajuar sa më të rënda, përsëri ata nuk e mbajtën dot peshën e “fajit” përballë të vërtetës. Për të mos e prishur këtë version zyrtar, në mungesën e arsyetimit të çdo akuze apo të dëshmitarëve të përgatitur në zyrat e hetuesisë, sepse do të dëmtohej origjinaliteti i tërë farsës gjyqësore të vitit 1945. Dihet që të gjitha gjyqet e komunizmit siç nisnin, ashtu bitisnin, pa asnjë sens faktik, ligjor apo procedural për të marrë një vendim të drejtë. (vijon numrin e ardhshëm)


22

« histori

Profil

E premte 9 nëntor 2012 •

Përkujtimi i kampit të përqendrimit në

Shtyllas të Fierit

G

Xhorxh Uashington,

mënyra e thjeshtë e jetesës

N

ë qoftë se do t’i besohet legjendës, atëherë ajo thotë se gjatë kohës së luftës për pavarësi në Amerikë një agjent britanik u përpoq të helmonte gjeneralin Xhorxh Uashington (George Washington) me një gjellë të përgatitur me domate, të cilat asaj kohe cilësoheshin si helmuese. Luftëtari i paepur për pavarësinë e shteteve amerikanoveriore e hëngri këtë gatim me kënaqësi të madhe pa kurrfarë pasojash të dëmshme për veten. Po a është e vërtetë vallë historia që ka të bëjë me tentativën e helmimit të Xhorxh Uashingtonit me domate gjoja helmuese? Ky fakt është tepër i dyshimtë, por kjo është një legjendë dhe prandaj ka të drejtë të plotë për ekzistencë. Xhorxh Uashingtonit i pëlqenin shumë frutat, veçanërisht arrat. Thonë se ai i prishi tmerrësisht keq dhëmbët duke thyer

arrat me to. Biografët dëshmojnë edhe për atë se presidenti i parë i Amerikës kishte shumë qejf vishnjet dhe qershitë. Në Amerikë edhe sot e kësaj dite vishnja shoqërohet me “babanë e kombit” dhe amerikanët, të cilët e adhurojnë figurën e tij, në ditëlindjen e Xhorxh Uashingtonit më 22 shkurt gatuajnë kulaç me vishnje. Xhorxh Uashingtoni preferonte kuzhinën e thjeshtë, hante me kënaqësi çdo gjë që i servirej në tavolinë dhe nuk ishte aspak nazeli në të ngrënë. Në mënyrë të veçante i pëlqente peshku. Çifligu “Mount Vernon” ku jetonte ai, i siguronte plotësisht njerëzit që banonin në të me produkte ushqimore. Në këtë çiflig kishte kopshte me dru frutorë, ferma, plantacione, bagëti, vende të posaçme për tymosjen e mishit, peshkut. Amerikanët, të cilët e quajnë “barbecue” mishin e pjekur në skarë (prush), si një nga arritjet e kuzhinës së tyre nacionale, thonë se Xhorxh Uashingtoni gjithashtu kishte dobësi të madhe për të. Që para se të bëhej president ai pati shënuar dy herë në ditarin e tij se kishte shkuar për “barbecue”, mish të pjekur. Barbecue që pati ngrënë Xhorxh Uashingtoni në shekullin XVIII ndoshta

ka qenë po e tillë siç e gatuajnë atë edhe sot e kësaj dite në bregdetin juglidor të

Shteteve të Bashkuara: derrin e therur e ndajnë copa-copa, i heqin të brendshmet dhe e pjekin në prush për 12 orë. “Mënyra e jetesës sime është shumë e thjeshtë, - thoshte pas përfundimit të Revolucionit Amerikan vetë Xhorxh Uashingtoni. - Unë i gëzohem gjithmonë një gote me verë dhe një cope mishi të pjekur qengji.” Uashingtoni nuk kujdesej fort për shijen e hollë, sqimën e tryezës së vet, por mysafirëve u servirte gatime të shumëllojshme, të mrekullueshme e fort të rafinuara: supa të ndryshme, rosto viçi, mish viçi, gjel deti, rosa, mish shpendësh të egra, proshutë, puding, pelte, portokalle, mollë, bajame, arra, fiq, verëra të ndryshme dhe ponç. Çdo herë kur presidentët e SHBA-ve hyjnë zyrtarisht në detyrë, organizohet darka e inaugurimit. E tillë është tradita, por në fillim gjithçka ishte shumë më modeste. Pasi u bë president i SHBAve, Xhorxh Uashingtoni detyrohej të darkonte në vetmi: bashkëshortja e tij, Marta, nuk kishte ardhur akoma në çifligun “Mount Vernon”. Tradita për ta kremtuar në mënyrë të madhërishme, me pompozitet inaugurimin presidencial u krijua më vonë, në fillim të shekullit XIX, gjatë drejtimit të ish-presidentit Xhejms Medison (James Madison).

jatë kësaj jave në ish-kampin e Shtyllasit në rrethin e Fierit, që njihet si një ndër kampet më famëkeqe të komunizmit, të rinjtë e Klubit Antikomunist Shqiptar në përkujtim të 60-vjetorit të këtij kampi zhvilluan një aktivitet të madh sensibilizues me banorët e këtij kampi dhe të rinj. Ky aktivitet ishte një kambanë e fortë, që çoi më tej njohuritë e të rinjve shqiptarë për krimet e komunizmit. Për herë të parë pas 22 vjetësh të rënies së komunizmit në këtë kamp është zhvilluar një aktivitet, që ka tërhequr vëmendjen e përfaqësuesve të ambasadës amerikane, të ambasadës britanike dhe të Komisionit Europian. Gjatë viteve të regjimit komunist në kampin e Shtyllasit u internuan 5000 njerëz për idetë e tyre antikomuniste dhe si të shitur apo modernë të kohës për idetë e tyre demokratike dhe përparimin që mendonin t’i sillnin vendit. Megjithëse jetojmë në vitet e demokracisë, ku respektimi i të drejtave të njeriut është thelbi i demokracisë , ende në këtë kamp famëkeq vazhdojnë të jetojnë si në një dënim të marrë deri në përjetësi 1700 banorë. Megjithëse aty askush nuk i mban më të lidhur me zinxhir apo me forcën dhe dhunën e Sigurimit të komunizmit, varfëria dhe izolimi i gjatë u ka hequr mundësitë ekonomike për të përfituar nga shija që të jep liria për të jetuar dhe për të rregulluar sadopak jetesën në këto vite demokraci. Të rinjtë antikomunistë, të nisur nga vuajtjet e disa prej bashkëshoqëruesve të tyre, e shikojnë këtë realitet që gjendet ende në kampe të tilla internimi si një dëshmi të neglizhencës që ka treguar prej 22 vjetësh klasa politike dhe vazhdon, duke i lënë jashtë vëmendjes së saj, jashtë integrimit real të vendit. Minimumi jetik i tyre të bënte të ndieje dhimbje për vuajtjet që i ka pushtuar këta njerëz. Në këtë vend vërtet tabloja që përfitoje ishte sikur ndalimi i kohës është po me orën e vjetër të komunizmit, koha e ndalur sikur të tregonte që në Shqipëri ka ende familje që jetojnë si mos më keq. Jo vetëm për të rinjtë e Klubit Rinor Antikomunist, që ishte një pamje rrëqethëse, por të shtangur me këtë minimum jetik kanë mbetur dhe përfaqësuesit e ambasadës amerikane, asaj britanike dhe të Komisionit Europian. Pjesëmarrësit në këtë takim panë me sytë e tyre se si këta mjeranë përballojnë atë realitet të dhimbshëm. Të dukej sikur vetëm telat me gjemba mungonin në atë fasadë mjerimi. Dita-ditës luftojnë me mjerimin dhe me fukarallëkun, që po i mbyt të gjallë. Ferri komunist nuk është më, por është ferri i përbuzjes, i talljes, hipokrizisë, që po bëhet me këtë shtresë akoma dhe këto ditë. Për hipokrizi të kohës, ka akoma komunizëm, ku xhelatët e tyre, që deri dje ua morën shpirtin dhe ua thanë frymën me zor, sot janë drejtues e njerëz me biznese e prona, ndërsa ish-të persekutuarit janë akoma në ish-kampe dhe jetojnë si s’ka më keq. Në një skamje të madhe, me shtëpi copë-copë, ku ç’bie jashtë bie brenda, me një rrugë që vetëm rrugë nuk mund ta quash, me një dollarë në ditë e shtynin jetën këta njerëz, të mallkuar në komunizëm e demokraci. Klubi Rinor Antikomunist po përpiqet të sensibilizojë opinionin ndërkombëtar dhe mediet mbi këtë “liri për të jetuar” si shfaqja më absurde me protagonist të njëjtët njerëz pa fat, të lënë në mjerim dhe pa shpresë. Përfaqësues të faktorit të huaj premtuan se do të ndërhyjnë për rregullimin e jetës së këtyre njerëzve dhe do të bëjnë të mundur që dhe ata të jetojnë të barabartë me të gjitha të drejtat që i takon çdo individi të lirë në Shqipëri. Deklaratat para banorëve që çdo grup dhe shtresë popullsie në çdo fshat të vendit pavarësisht nga bindjet e tyre politike dhe prejardhjes së tyre të munden të jetojë në barazi dhe se do të luftojnë pa asnjë kompromis, që të shërojnë plagët e së shkuarës.


sport • E premte 9 nëntor 2012

»

23

Lëmsh në Shkodër, drejtuesit paradite i kërkojnë dorëheqjen Duros, pasdite e mbështesin Gjendje e nderë ka qenë dje në Shkodër. Eliminimi nga Kupa ka sjellë tension por edhe pakënaqësi në radhët e tifozëve dhe sidomos drejtuesve të klubit. Këta të fundit të pakënaqur nga loja e skuadër kërkojnë “koka turku”. Edhe pse Shpëtim Duro nuk është se ka shumë faj në të vërtetë thuhet se drejtuesit e Vllaznisë i kanë kërkuar atij dorëheqjen. Po sipas këtyre burimeve trajneri nuk ka pranuar dhe drejtuesit duke mos dashur ta shkarkojnë, pasi kjo ka edhe kosto financiare, kanë bërë prapaktheu. Në këtë mënyrë dje pasdite ata janë detyruar që ta mbështesin trajnerin para skuadrës, duke kritikuar lojtarët dhe më pas kanë kërkuar nga ekipi kthesën në sfidën me Tiranën. Edhe pse drejtuesit e klubit kuqeblu nuk kanë marrë masa ndëshkuese,

fakti është se për momentin tek Vllaznia është një situatë shumë dramatike në të cilën dikush duhet ta pësojë. “Akuzat” ndaj trajnerit Por ajo që ka çuditur në këtë ndeshje tek Vllaznia, kanë qenë katër lëvizjet që ka bërë në formacion trajneri Duro për këtë ndeshje. Mungesa e Shtubinës së dëmtuar, është shoqëruar me uljen në stol të Belishës dhe Seminës ndërkohë që ka përfunduar në tribunë Tafili. Në vend të tyre luajnë Begaj e Nallbani me përvojë dhe çuditërisht për një ndeshje të tillë delikate edhe të rinjtë Dema e Guri. Ata që nuk kanë luajtur nuk kanë marrë vesh fare se çfarë po ndodh por kanë zbatuar vendimet e trajnerit që është justifikuar me faktin se pas humbjes në Durrës duhej ndryshuar

diçka. A ishte normale kjo gjë? Eliminimi nga Kupa tregon se gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duhet në këtë ndeshje dhe mbase një arsye janë edhe këto lëvizje në formacion. Nga ana tjetër ka qenë minuta e 85-të e ndeshjes. Vllaznia ishte hedhur e tëra në sulm për të shënuar golin e dytë dhe në një moment, Deliç futet në zonë dhe rrëzohet Brenda saj, mesa duket i pafuqishëm për ta çuar deri në fund aksionin. Në atë moment, Osmani bën me shenjë nga pankina duke i kërkuar trajnerit Duro ta zëvendësojë atë por kjo nuk do ndodhte, pavarësisht se Vllaznia kishte mundësi të kryente edhe dy zëvendësime të tjera. Paksa e çuditshme kjo teksa edhe sulmuesi Gjini që qëndroi për disa minuta në nxemje nuk u hodh në fushë.

“Tirona Fanatics” protestë, prish stërvitjen e bardhebluve

K

a qenë një situatë jashtë reales ajo e djeshmja në “Skënder Halili”. Pas humbjeve resht me Kukësin dhe eliminimin nga Kupa po nga kuksianët dje tifo-grupi që mbështet bardheblutë “Tirona Fanatics” kanë bllokuar për 20-30 minuta stërvitjen e Tiranës. Në fillim i kanë kërkuar trajnerit Alban Tafaj të largohet dhe më pas me parulla dhe një deklaratë të ashpër kanë akuzuar drejtuesit, bordin dhe klubin për ato që ndodhën këto javë. Sipas tyre ata janë përgjegjësit e vërtetë të dështimit të bardhebluve. Fillimisht mbështetësit e 24 herë kampionëve të Shqipërisë shpalosën një banderolë që ironizonte punën e drejtuesve të klubit dhe më pas u përqendruan në mesin e fushës, për të mos lejuar nisjen e seancës stërvitore. Pas disa minutave pritje, futbollistët bardheblu të drejtuar nga trajneri Alban Tafaj, zbritën në fushë, por hasën indiferentizmin e tifozëve, duke u detyruan të ktheheshin në dhomat e zhveshjes, në pritje të përfundimit të protestës. Tifogrupi Fanatics e mbylli këtë protestë me një deklaratë të ashpër që bënte përgjegjës për krizën e Tiranës, bordin drejtues, administratorin dhe stafin teknik. Nëse situata në klubin e Tiranës nuk ndryshon, Fanatics kërcënuan se do ta spostojnë protestën në bashki. “Ne ‘Tirona Fanatics’, ndërmarrim sot (dje) këtë bllokim paqësor të fushës, në vazhdim të protestës së nisur ditën e diel. Siç e kemi theksuar më parë, jemi të revoltuar për gjendjen kua ka mbërritur klubi ynë në vitet e fundit. Keqmenaxhim i klubit, amortizimi dhe papërgjegjshmëria në drejtim kanë katandisur klubin

Ka qenë një situatë jashtë reales ajo e djeshmja në “Skënder Halili”. Pas humbjeve resht me Kukësin dhe eliminimin nga Kupa po nga kuksianët dje tifo-grupi që mbështet bardheblutë “Tirona Fanatics” kanë bllokuar për 20-30 minuta stërvitjen e Tiranës

Partizani dështon në ndeshjen me Mamurrasin. Kur të gjithë prisnin që Partizani të merrte një tjetër tri pikësh vjen një humbje që i rrezikon vendin e dytë dhe nuk i lejon që të afrohen me Lushnjën. Të kuqtë e Nikolin Çoçllit janë mposhtur pastër, me rezultatin 3-0 nga Mamurrasi i Dedë Ndrecës. Ky i fundit, duke qenë se kishte dhënë dorëheqjen Sinan Bardhi pas humbjes në Lushnjë, ka pasur rol të dyfishtë në sfidën e prapambetur të javës së 9-të, si president dhe drejtues teknik. Fillimisht kishte deklaruar premion prej 5 milionë lekësh të vjetra në rast suksesi, duke i motivuar maksimalisht të tijtë, ndërsa ka ditur t’i dirigjojë edhe taktikisht nga stoli. Golat e Bacit, në pjesn e parë, të Pustinës dhe Jushit në pjesën e dytë, nuk u kanë dhënë asnjë mundësi kryeqytetasve, që dëshmojnë kësisoji paqëndrueshmërinë e tyre rezultative. Në fakt fitorja minimale mezi u arrit edhe të hënën në “Qemal Stafa, ndaj Gramshit, çka krijoi përshtypjen se të kuqtë po kursenin energjitë për Mamurrasin, por paraqitja e tyre këtë të enjte i ka zhgënjyer pa masë tifozët, që kishin udhëtuar për t’i ndjekur “demat e kuq” edhe në këtë transfertë. Në këtë mënyrë, Partizani mbetet në kuotën e 19 pikëve, tre më pak se Lushnja e vendit të parë, ndërsa Mamurrasi ngjitet i treti, me 18 pikë, një më pak se të kuqtë.

Tjetër përplasje Mesi-Vija, Vilanova “nuk sheh” Mediat spanjolle kanë vënë sërish në dukje një përplasje mes dy sulmuesve të Barcelonës, Lionel Mesi dhe David Vija. Sipas shtypit spanjoll lojtarët kanë debatuar në fushë gjatë ndeshjes së Ligës së Kampioneve kundër Sëlltikut. Ky është një rast i përsëritur për dy lojtarët, por që trajneri Tito Vilanova e ka “snobuar”. “Nuk e di çfarë keni parë ju, por unë nuk kam parë asgjë mes Mesit dhe Vijës. Ndaj nuk mund të flas për diçka që nuk e kam parë. Mendoj se ata kanë biseduar për një aksion dhe kaq”- ka thënë Vilanova.

Sëlltiku mund Barçën, Rod Stjuart shpërthen në lot As ylli i rokut Rod Stjuart nuk i ka mbajtur dot emocionet pas fitores 2:1 të Sëlltikut kundër Barcelonës në Champions të mërkurën në mbrëmje. Këngëtari i famshëm është fotografuar me lot në sy duke gëzuar fitoren e 43 herë kampionëve të Skocisë kundër Barcelonës. Rod Stjuart njihet si një nga tifozët më të thekur të Sëlltikut dhe këtë e ka vërtetuar të mërkurën në mbrëmje.

më elitar dhe dominuar, në një klub të rëndomtë. Për këtë, vlen të përmendet vetëm fakti që lojtarët zgjedhin ekipe periferike përpara Tironës legjendare. Të këto kanë sjellë paraqitje të mjerueshme në fushë dhe shpërfytyrim të identiteti dhe shpirtit që gjithmonë ka karakterizuar ekipin. Për më tepër, përpjekja për të fashitur protestën në stadium dhe moslejimi i hyrjes së tifozëve në ndeshjen me Kukësin, ishte një sjellje e ulët dhe meskin. Përgjegjës për këtë bëjmë të kryeredaktor Brahim Shima

s t a f f

Partizani dështon në Mamurras

zv/kryeredaktor: Armand Maho Mariglen Mulla

gjitha hallkat drejtuese, duke filluar nga bordi drejtues, administratori dhe deri te stafi teknik. Veprimet e deritanishme, mosveprimet, mosmarrëveshjet midis personave që paguhen për mbarëvajtjen e klubit janë të papranueshme në një klub profesionit. Jemi këtu për t’i kërkuar të gjithë faktorëve të klubit ndryshimin sa më të shpejtë të situatës. Në të kundërt protesta do të vazhdojë duke iu drejtuar pronarit të ligjshëm, që është Bashkia Tiranë. Mendojmë që

këtë qëndrim ndajnë me ne, të gjithë tifozët e tjerë të Tironës, si edhe të gjithë ata që kanë sakrifikuar dhe kontribuuar për këtë fanellë të shenjtë ndër vite”. Me largimin e tifozëve nga “Skënder Halili”, bardheblutë nisën normalisht stërvitjen, por banderola e vendosur në anë të fushës mbeti e paprekur, si për të thënë se protesta do të vijojë edhe në ditët në vazhdim nëse nuk merren masat e duhura për ta kapërcyer këtë krizë të thellë që ka kapur Tiranën.

politika: albana lika, Oli Xhilaga ekonomia: brikena dervishaj sociale: pranvera kola rrethet: blerina spaho kronika: mariglen mulla kultura: blerina goce design&layout: Daniel Prifti, Gëzim Duzha

Adresa: Rr. Dull Keta, nr. 5. (Rr. e Dibrës), Tiranë

Dyshime për makinën e Fetel Tashmë që po vjen edhe fundi i sezonit të Formula 1, ku gara për titullin kampion është shumë e ashpër mes Alonsos dhe Fetel, fillojnë edhe spekulimet. Kështu, shumë media dje, kryesisht ato spanjolle, kanë vënë një gjë në dukje: turiri i makinës së Fetel, mbi pistën e Abu Dabit, nuk ka qenë ajo e zakonshmja. Madje, ata kanë evidentuar se “hunda” e makinës lëviz të mënyrë të habitshme dhe është fleksibël. Megjithatë, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Federatës së Formula 1, duke u shprehur se “turiri” i makinës nuk është pjesë që ndikon në shpejtësi dhe si pasojë, nuk i nënshtrohet kontrolleve rigoroze. Diferenca mes Alonsos dhe Fetel është mjaft e ngushtë në favor të Gjermanit, i cili është pranë shpalljes për të tretën herë radhazi kampion absolut në Formula 1.

marketing: eligerta dyrmishi cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« reklamË

E premte 9 nëntor 2012 •

gruaja e ismail qemalit, vdes femija ne operim  

gruaja e ismail qemalit, vdes femija ne operim

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you