Page 1

»6

Tek zona e ish-Bllokut

Zhurmat e forta dhe muzika e lartë, ndëshkohen nga Bashkia dhjetëra lokale E hënë

9 korrik 2012

Viti VIII, Nr. 2712 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Pro nismës së PD-së:

Sokol Olldashi Vendi i shperthimit

Ujërat e zeza, impianti i Durrësit nis nga puna pas pak javësh »6

Heqja e imunitetit, PS: Duam garanci që nuk do të cenohet Prokuroria Nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, shprehet optimist për nismën e mazhorancës. Frika e socialistëve mbetet tek fakti se Kryeministri mund ta përdorë këtë ligj për të vënë nën kontroll institucionin Prokurorisë. Që nga viti 1992, shumë deputetëve u është hequr imuniteti, por pak prej tyre janë dënuar

»2-3

Luter, murgu i mirë që sfidoi kishën

Minat serbe

ish-UshtarakëT Pensionet, ISKSH publikon listën e përfituesve për katër qytete »6

Shpërthen makina, plagosen turistët nga Mali i Zi në kufi »7

Getoar Selimi Sulmohet me shishe nga fansat, gjatë koncertit në Gjakovë »12

Pesë persona janë plagosur nga minat e vendosura në kufirin Mal i Zi-Tropojë, që në vitin 1999 gjatë konfliktit të Kosovës nga forcat serbe. Dy prej pasagjerëve janë transportuar në Spitalin Ushtarak. Në vitin 2006 kufiri verior u deklarua i pastruar nga autoritetet shqiptare

Vazhdojmë ta blejmë më shtrenjtë

bote&histori

• Një skaner për çiftin e Evropës • Çfarë di dhe çfarë s’di Izraeli • Libi, gjithçka nga e para

Udhëtim me romanin “Sytë e gështenjave të egra”

Libri dhe…

Berat Lagjia muzeale, çdo ditë e kërcënuar nga rënia e zjarreve»9

Opinion Nga Hyqmet Hasko

»13-17

Ridvan Dibra: Legjenda e Vetmisë Jurij Llotman: Kultura & Bumi »18-19 Nga Ramdan Musliu

Akademia e Kadareja midis mitologjisë dhe Shkencave të kompleksit frojdian Vidovanit

ë kuptimin e rrugës së re as një heshtjeje të gjatë që çel në hapësirën kohore PAkademia e Shkencave dhe N të letrave estetike, ardhja e... e Arteve të Kosovës... »11

»10

»5

Karburantet, në Shqipëri nuk reflektohet ulja e bursave ndërkombëtare


02

« politikË

E hënë 9 korrik 2012 •


politikë • E hënë 9 korrik 2012

»

03


04

« politikë

E hënë 9 korrik 2012 •


ekonomi • E hënë 9 korrik 2012

»

05


06

« aktualitet

E hënë 9 korrik 2012 •


aktualitet • E hënë 9 korrik 2012

»

07


08

« speciale

Spitali Ushtarak (1932)

E hënë 9 korrik 2012 •

Pamje ballore e Spitalit Ushtarak (1940)

Hyrja e Spitali Ushtarak: lart në çati duket kryqi i kuq për t’u përjashtuar nga bombardimet si institucion humanitar (1940)

Historia e Spitalit Ushtarak,

nga ndërtimi deri në kapitullimin e Italisë Pamje anësore e Spitalit Ushtarak: Duken mbetjet e meremetimeve në fasadën e jashtme

Kolonel Dr.Luan Nikollari Drejtor i IKMU-SUQU

S

pitali i Përgjithshëm Ushtarak (sot Spitali Ushtarak Qendror Universitar), një ndër përkujdesjet e para të Mbretërisë Shqiptare, u themelua dhe nisi rrugëtimin e tij prestigjioz në nivel kombëtar më 26 shtator 1929. Vlera e përgjithshme e investimit arrinte shifrën 548 894 88 franga ari, një tregues domethënës për kohën. Themelimi i këtij Spitali lidhet ngushtë me emrin e madh të mjekësisë shqiptare, nënkolonel dr. Jani Basho, drejtori i parë i tij në vitet 1929–1935, njëherësh themelues i spitaleve qendrore të Shqipërisë: Spitalit Civil, sot spitali nr.1, dhe atij Ushtarak, sot spitali nr.2 (Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”). I madhi Jani Basho do t’i sillte nga zemra e Europës, pikërisht nga Vjena, projektet e këtyre spitaleve - vepra të arkitektit vjenez Kohler. Atje ai kishte kryer edhe studimet në fushën e mjekësisë, ku qe lauruar me medalje të artë si fitues i vendit të parë në Fakultetin e Mjekësisë te Universitetit te Vjenës dhe i cilësuar “Unicus Medicus Doktor” (mjek i veçantë). Spitali i Përgjithshëm Ushtarak ishte mjaft i bukur dhe modern për kohën, funksionoi si i tillë deri më 1957, në harmoni dhe afër me Spitalin e Përgjithshëm Civil. Në vitin 1957 Spitali Ushtarak u transferua dhe u vendos aty ku është aktualisht, në Laprakë. Shumica e fotove të nxjerra nga Arkivi i Shtetit duket se janë realizuar nga instituti italian “Luce” gjatë pushtimit italian të Shqipërisë aty nga fundi i vitit 1940. Propaganda italiane e kohës ishte e interesuar që të pasqyrohej çdo hollësi e veprimeve luftarake që zhvilloi ushtria

Ushtarë e plagosur italianë në repartin e urgjencës

italiane brenda dhe tej kufijve shtetërorë të Shqipërisë në luftën italo-greke. Fotot përfshijnë ndërtimet tërësore, meremetimet, ndërtimin e kishës, barakave shtesë e deri hollësi nga pritja e të plagosurve në urgjencë, në sallën e operacionit, në pavijone, në kuzhinë, në park, në ceremoni zyrtare etj. Pushtimi italian e gjeti Spitalin Ushtarak në gjendje dhe me infrastrukturë shumë të mirë për kohën. Në këtë periudhë Spitali do të drejtohej nga Ismet Gega, nga Gjirokastra, mjek ushtarak me përvojë në mjekësinë ushtarake e civile pas shpalljes se Pavarësisë. Ai i pati kryer studimet e larta për mjekësi në Stamboll më 1905. Pati shërbyer si mjek ushtarak në garnizonet turke në Janinë e Delvinë deri më 1912. Pas shpalljes së Pavarësisë ai gjendet në Vlorë dhe caktohet drejtor i spitalit të parë të Vlorës. Më 1918 caktohet drejtor i Spitalit të Ushtrisë Kombëtare në Shkodër, ku shërbeu deri më 1923. Pastaj u caktua drejtor i spitalit të parë të Gjirokastrës. Më pas ai punoi si mjek bashkie

në Vlorë deri 1932. Për merita të veçanta si drejtues u emërua drejtor i Spitalit të Përgjithshëm Ushtarak deri në vitin 1939, kur doli në lirim. Ai ishte një mjek i shquar dhe me ndjenja të larta atdhetare. Nuk u pajtua me uzurpimin e Spitalit Ushtarak nga italianët më 1939, dhe kjo qe dhe një nga arsyet e largimit. Vdiq në vitin 1955. Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste më 7 prill 1939 drejtimin e institucioneve, duke përfshirë edhe Spitalin e Përgjithshëm Ushtarak, e morën italianët. Mjekët shqiptarë nuk ishin në funksione drejtuese, por punonin së bashku me mjekët italianë. Drejtor i Spitalit të Përgjithshëm Ushtarak në Tiranë u caktua nënkolonel (T.C.M.) Giovanni Cicco, nga Andria (Bari), Itali. Nënkoloneli italian ishte futur në shërbimin ushtarak vitin 1913. Ai shërbeu si drejtor i këtij spitali deri në kapitullimin e Italisë më 1943. Ai do të varej nga Drejtoria e Shëndetësisë e Forcave Ushtarake Italiane të Tiranës, ku drejtonin kolonel Rampi Pietro (drejtor), major Taddia

Ushtarë të plagosur në pavijonet e Spitalit Ushtarak. Spitali është tejmbushur për shkak të numrit të madh të të plagosurve që vinin nga fronti i Jugut

Pranimi në urgjencë i të plagosurve të ardhur drejtpërdrejtë nga fronti i luftës

Leo (higjenist), major Bonelli Michele dhe major Caliendo Gennaro. Në këtë drejtori nuk kishte asnjë shqiptar. Në Spitalin Ushtarak të Tiranës, nga 13 mjekë dhe 1 farmacist, vetëm tre ishin shqiptarë. Drejtor ishte nënkolonel Cicco Giovanni. Mjekë italianë ishin nënkolonel Virgillo Saverio, major Carrara, major Nicolo Adelmo, major Cali Domenico, major Borzelli Giovanni, major Lorenzini Giuseppe, major Lagna Donato, major Preite Mario, major De Laurenzi Vincenzo dhe kapiten Augi Guglielmo. Personeli shqiptar përbëhej nga major Selahedin Mborja, kapiten Sinan Imami dhe kapiten Xhevdet Asllani. Farmacist ishte kapiten Terranova Salvatore, italian. (Giornale di Medicina Militare, Anno XC-1942-XX faqe 18, 102). Disa mjekë italianë pas

Kolonel dr. Ismet GEGA Drejtor i Spitalit Ushtarak në vitet 1932-1939

Nënkolonel dr. Giovanni Cicco Drejtor i Spitalit Ushtarak gjatë pushtimit

kapitullimit u rreshtuan me forcat partizane, ndërsa disa prej tyre, si dr. Guglielmo Augi dhe kirurgu Lozi, punuan edhe pas çlirimit të vendit deri më 1946. Dr. Augi arriti të riatdhesohej në Itali, kurse kirurgu Lozi nuk mundi të riatdhesohej. Ai u pushkatua nga autoritetet komuniste të Tiranës pas çlirimit. Sikurse është e njohur, Italia fashiste,menjëherë pas pushtimit të Shqipërisë do të vijonte aventurën ushtarake me pushtimin e Greqisë. Sipas urdhrit të Musolinit, më 28 tetor 1940 tetë divizione italiane të përbërë prej 140 000 trupash do të sulmonin Greqinë në kushte tepër të rënda terreni e moti. Përzgjedhjet e gabuara strategjike e operacionale, nxitimi dhe keqpajisja e forcave italiane e rënduan

akoma më shumë gjendjen. Për këto e të tjera arsye pala italiane pati rreth 14 000 të vrarë, 50 000 të plagosur, 25 000 të humbur dhe mbi 12 000 të tjerë të gjymtuar. Fakti i njohur që populli dhe ushtarakët shqiptarë nuk u bënë pjesë në këtë aventurë italiane pati ndikimet e veta. Në këtë kuadër, mjekët shqiptarë të Spitalit Ushtarak do të dinin të bënin dallimin juridik midis pushtuesit të vendit me kërkesën për të ushtruar urdhrin human të profesionit të tyre. Numri i madh i të plagosurve nuk përballohej nga kapacitetet ekzistuese të Spitalit. Në këto kushte, siç shihet dhe në foto, janë ngritur baraka dhe çadra shtesë, të cilat janë vendosur në krah të Spitalit Ushtarak.

Para oborrit të Spitalit Ushtarakë në një ceremoni ku janë të pranishëm edhe të sëmurt. Me shigjetë kapiten dr. Sinan Imami


dossier • E hënë 9 korrik 2012

»

09


« opinion

10

E hënë 9 korrik 2012 •

Mithat Frashëri ka vendin e vet

N

doshta nuk do të kishte qenë nevoja e këtij shkrimi, po të mos kishim lexuar shtypin e këtyre ditëve. Sipas këtij shtypi, në Tiranë qeveria na paska krijuar një komision (apo komitet), qëllimi i të cilit qenka caktimi dhe zhvillimi sa më mirë i veprimeve kushtuar 100-vjetorit të Pavarësisë. Përsëri duke u-mbështetur te ky shtyp, merret vesh se në disa pika kyçe të kryeqytetit shqiptar do të përjetësohet kujtimi i një grumbulli fytyrash kombëtare, duke u ngritur nga një shtatore. Kjo gjë është e mirë dhe bile mund të themi shumë e mirë. Në ato qytete e kryeqytete, që e ka sjellë rasti të shohim e të vizitojmë, kemi parë shumë shtatore kushtuar heronjve apo punëtorëve të lirisë të vendeve të tyre. Mirëpo ajo që na çudit është se në mjedisin tonë një gjë e tillë nuk është e plotë. Shumë fytyra të nderuara, heronj e punëtorë të lirisë me të vërtetë madhështorë, si dom Nikollë Kaçorri, Lef Nosi, Dhimitër Berati etj., mungojnë dhe atyre as që u zihet në gojë emri. Çudia jonë bëhet më e madhe dhe fytyra na nxihet edhe më tepër nga zemërimi kur vërejmë se komisioni në fjalë as që ka zënë në gojë njeriun që duhej të ishte në radhë të parë të këtyre heronjve dhe punëtorëve të lirisë. Dhe ky është Mithat Frashëri. Duke zënë në gojë vetëm disa nga meritat e tij: Mithat

Nga mihat bakalli Frashëri, biri i Abdyli, nipi i Samiut e Naimit, ka qenë kryetar i Kongresit të Manastirit, që caktoi ABC-në shqipe në vitin 1908. Ai ka hedhur firmën krah Ismail Qemalit, dom Nikoll Kaçorrit, Luigj Gurakuqit etj. në Kartën e Pavarësisë. Në qeverinë e parë shqiptare ai pati shërbyer si ministër. Mithat Frashëri i pati shërbyer shtetit shqiptar duke qenë si ambasador në Athinë dhe kështu duke mbrojtur popullsinë tonë çame, të lënë padrejtësisht jashtë kufijve shqiptarë, të cilën qarqet shoviniste greke po e dëbonin prej tokave të veta shekullore për ta syrgjynosur në shkretëtirat e Anadollit. Ankesave të tij për këtë çështje nuk iu përgjigjën disa njerëz paskrupuj qeveritarë. Mithat Frashëri e pati mbrojtur çështjen shqiptare me guxim e me fakte së bashku me at Gjergj Fishtën etj. në Konferencën e Ambasadorëve në Paris të Francës. Mithat Frashëri pati qenë pronar i një librarie në Tiranë. Librat e tij me vlerë i konfiskoi regjimi i pashpirt komunist. Mbi të gjitha, ai e kundërshtoi me plotë fuqi pushtimin fashist dhe qe njëri prej themeluesve kryesorë të Ballit Kombëtar deri ditën që mbylli sytë në Nju-Jork në tetor 1949. Veçojmë këtu se Mithat Frashëri me ndihmën e aleatëve anglo-amerikanë shpalli komitetin kombëtar “Shqipëria e Lirë” më 26 gushtit 1949 në Paris të Francës, duke qenë kryetar i tij dhe duke pasur si anëtarë Abas Kupin, Zef

Palin, Nuçi Koten e Seit Kryeziun. Shënojmë në këtë mes se aleatët nuk kanë pasur veçse fjalë të mira për këtë shqiptar të mirë, të ndershëm e punëtor lirie. Për ndershmërinë e tij dëshiroj të tregoj një gjë shumë domethënëse. Kur kam shkuar për herë të parë në Amerikë në janar 1959, e solli rasti të takohesha me disa shqiptarë në Hackensack. Njëri nga shokët që më priti ka qenë Ejup Binaku, nga Gjakova. Ai më mori për dore e më çoi në një dhomë të veçuar në shtëpinë ku banonte dhe me gisht më tregoi një valixhe të vjetër prej kartoni. Me tha: “A e sheh këtë valixhe? Kjo ka qenë pasuria e Mithatit.” Me kujdes të madh e hapa këtë valixhe. Ç’kishte brenda? Vetëm një furçë dhëmbësh, dy kallëpe sapuni, ca brisqe rrojesh, një brushë rrojesh, një këmishe të vjetër. Asgjë tjetër. Kjo ishte e gjithë pasuria e Mithatit. Këtë pasuri shokët në Hackensack e patën ruajtur me kujdes si amanet vite me radhë. Natyrisht, Mithat Frashëri ka lënë mbrapa shumë gjëra me plotë vlerë, të cilat shqiptarët i kanë në mend sa herë që flasin ose që shkruajnë për të. Kemi shumë të drejtë, pra, të pyesim (dhe medoemos duhen edhe shpjegime): pse Mithat Frashëri, ky gjigant i shqiptarizmës, të mos vihet në radhë të parë prej qeveritarëve të Tiranës? A mos vallë nuk e meriton të ketë edhe ky një shtatore në kryeqytet? Urojmë të mos jetë një lajthitje me qëllim.

Pse heshtin sot nacionalistët e njohur zyrtarisht?

F

jala e Kryeministrit të Shqipërisë në mbledhjen e qeverisë për 100-vjetorin e Pavarësisë ishte nga të rrallat fjalë që populli shqiptar ka dëgjuar “me habi” qysh pas Luftës së dytë Botërore, kur komunistët morën në dorë komandën e vendit dhe u bënë zotërues absolut të moralit politik dhe atij shoqëror në Shqipëri. Edhe gjatë këtyre 22 vjetve në rrugën e demokracisë kaq ashiqare nuk është folur për Ahmet Zogun, Muharrem Bajraktarin dhe figura të tjera të shpallura heretikë nga ideologjia komuniste, që sundoi me të gjithë arsenalin e saj antishqiptar e antidemokratik gati gjysmë shekulli. Këto fjalë jo vetëm ngjallën habi dhe admirim te njerëzit që s’kanë pasur punë me ideologjinë komuniste, përkundrazi, e kundërshtuan dhe e luftuan atë, por edhe inat e urrejtje tek ata që i shërbyen asaj diktature dje dhe vazhdojnë ende sot të llomosin me të njëjtën mentalitet figurat e kombit, që i shërbyen atij jo sipas ideologjisë së tyre internacionaliste, antikombëtare, por me zemër dhe ndjenjë të shëndetshme atdhedashurie. Fjalët e Kryeministrit të vendit, si një pushtetar i lartë dhe politikan ekstra i viteve të pluralizmit, për Pavarësinë e vendit, më dhanë mua dhe bashkëvuajtësve të mi ende gjallë kënaqësinë që do të kemi fatin të shohim në kryeqytetin tonë bustet e njerëzve të mëdhenj të kombit shqiptar, të cilët më në fund dolën nga errësira historike antikombëtare për të edukuar brezat e ardhshëm me historitë e tyre në mbrojtje të interesave të atdheut dhe të popullit shqiptar. Me këtë rast dua të falënderoj Kryeministrin e vendit për këtë vendim të rëndësishëm kombëtar, por njëkohësisht dua të shpreh mendimin tim lidhur me një “lapsus”, siç do të kishim dashur të ishte ky unë dhe mijëra të tjerë si unë, faktin që nuk përmendi në këtë rast edhe një bust për korifeun e nacionalizmës shqiptare, të të madhit e të pakrahasueshmit Mithat Frashëri. Nuk dua të përdorë fjalët e mia, as fjalët e ndonjë historiani që shquhet si nacionalist i kahershëm për të përcaktuar rëndësinë kombëtare që ka e do të ketë Mithat Frashëri në performancën e panteonit kombëtar, por për këtë po i referohem njërit prej historia-

Nga Bedri Çoku

nëve të besueshëm të rrethit të ngushtë të Kryeministrit, zotit Luan Malltezit, i cili në studimet e tij na thotë: “Mithat Frashëri ishte një patriot i shquar shqiptar nga familja e Frashërllinjve të mëdhenj. Ai ishte i biri i Abdyl Frashërit, një nga figurat e mëdha të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. [...] Mithati u rrit në një kohë kur i ati mbahej si i burgosur në Prizren; ai u edukua nga Naim Frashëri dhe Sami Frashëri. Që në moshë të re ai nisi botimin e disa librave për mësimin e gjuhës shqipe nga shqiptarët. Pas shpalljes së Kushtetutës (1908) nga sulltan Abdyl Hamiti II, Mithati nisi në Selanik botimin e gazetës shqipe “Lirija”. [...] Më 1912 mori pjesë në Kuvendin e Vlorës dhe u zgjodh ministër i Punëve Botore në Qeverinë e Ismail Qemalit dhe më pas ishte përsëri ministër në qeverinë e Durrësit të Turhan Pashës. Në vitet 1915-1919 botoi vepra të rëndësishme me karakter historik mbi shtrirjen e trojeve shqiptare. Më 1919 mori pjesë si delegat në Konferencën e Paqes në Paris për të mbrojtur interesat e shtetit shqiptar. Më 1923-1926 ishte ambasador i Shqipërisë në Greqi. Mithati ishte njeri i ditur, me lidhje të gjerë me albanologët e shquar të kohës; emri i tij ishte i njohur dhe i nderuar nga të gjithë shqiptarët për shkrimet e shumta të botuara në të gjithë organet e shtypit shqiptar në periudhën e monarkisë... Mithati hyri në histori si politikan pas pushtimit fashist të vendit dhe forcimit të lëvizjes komuniste. Qëllimi i tij ishte të kontribuonte sa të ishte e mundur më shumë, pa dëmtuar e djegur vendin, për çlirimin e Shqipërisë dhe të evitonte ardhjen në fuqi të forcave komuniste, por në këtë pikë nuk pati sukses. Ngjarjet politike në Shqipëri u përcaktuan në një masë të ndjeshme nga qëndrimi i fuqive të mëdha antifashiste, që ishin të interesuara të ngrinin popullin në luftë. Malltezi shton se burimet provojnë se si udhëheqës Mithat Frashëri nuk kishte një qëndrim të prerë ndaj kundërshtarëve të tij. “...Janë bijtë tanë”, - thoshte për ta, në një kohë që PKSH-ja sulmonte forcat armike, pa përjashtuar këtu edhe kundërshtarët e vet politikë... Mithati u shpall tradhtar nga PKSH-ja, por në të vërtetë ishte një patriot i madh. “Tradhtia e tij” ishte se kërkonte me ngulm Kosovën, këtë tokë të shenjtë shqiptare, siç e kishte kërkuar edhe i ati i tij në kohën e Lidhjes së

Prizrenit dhe Ismail Qemali më 1912... PPSH-ja mbajti këtë kurs të egër armiqësor ndaj tij dhe pasardhësve të dënuar e të persekutuar “tradhtarë”, po si ai, edhe pas Luftës së Dytë Botërore. Diktatura komuniste i konsideronte këta deri në fund të regjimit diktatorial si “armiq të popullit e të partisë”. Kjo ndoshta shpjegon pse edhe sot ndodhin kundërshti midis studiuesve për problemet e luftës së atëhershme... Si unë dhe mijëra si unë, që e ndiejmë deri në kockë inatin e komunistëve shqiptarë kundër ndjenjës së dashurisë për Shqipërinë etnike, që fatkeqësisht vazhdon ende vetëm e vetëm se partitë e djathta dhe personalitetet e shquara kombëtare të kohës së LDB-së për të shpëtuar vendin nga pushtuesit dhe rreziku i komunizmit të egër sllav krijuan atëherë, nën drejtimin e zotit Mithat Frashëri, një organizatë nacionaliste me emrin kuptimplotë “Balli i Kombit” dhe me parullën panshqiptare “Vdekja e tradhtarëve, Shqipëria e shqiptarëve!”, organizatë e cila u luftua dhe u diskredituar nga propaganda komuniste aq shumë gjatë Luftës së Dytë Botërore, por edhe 45 vjet të tjerë gjatë sundimit antishqiptar të komunistëve pro sllavë. Mos vallë për gjykimin e Ballit të Kombit ekzistojnë ende doza të simptomave komuniste, sidomos për krijuesin dhe drejtuesin e kësaj organizate protoshqiptare nga Mithat Frashëri krahasuar me Frontin Nacionalçlirimtar të Enver Hoxhës, që u organizua dhe u drejtua hapur fare nga njerëzit e dërguar të Serbisë për të rimarrë ndërmjet këtij Fronti Kosovën e bashkuar me Shqipërinë me ndihmën e bajonetave fashiste e naziste, që edhe si pushtues me këtë rast u përpoqën të ndreqnin një padrejtësi të ndërkombëtarëve ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve lidhur me katër vilajetet? Padrejtësi të cilën edhe sot ne pasardhësit e tyre po e përjetojmë sërish me Kosovën e çliruar nga ushtritë imperialiste të NATO-s nën drejtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës... Mos vallë edhe sot duhet të paragjykohen udhëheqësit shqiptarë për mbështetjen që dhanë për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin etnik të saj, njëlloj si dikur komunistët gjykuan nacionalistët pse pranuan këtë bashkim nga fuqitë e mëdha të kohës? Pse po heshtin sot ballistët e shpallur zyrtarisht si të tillë në këtë përvjetorë historik?


opinion • E hënë 9 korrik 2012

»

11

A mund të ndodhë një “Vidovan” rus në Antarktidë?

P

as dyndjeve në fushat e begata të Evropës të fiseve barbare të visigotëve, ostrogotëve, frankëve, hunëve etj. në shekujt 3 dhe 4 dhe e sllavinive në shekujt 9 dhe 10, në fushat pjellore të Evropës u zhvilluan luftëra pa mbarim, duke i plehëruar intensivisht ato me kufoma për shekuj me radhë. Lulëzuan dhe u venitën perandori, principata, provinca e dukate. U hyjnizuan, iu prenë kokat, u dogjën apo u ekzekutuan princër, feudalë, mbretër, dijetarë e shkencëtarë, që kanë lënë gjurmët e tyre në botën të cilën jetojmë. U shuan kombe. U shfaqën fe të reja. U ngritën kulte, tempuj, objekte të ndryshme adhurimi ose jo, ku një pjesë e mirë e të cilave janë “gjallë” akoma edhe sot e kësaj dite. Dhe të gjitha këto ngjarje u zhvilluan për territore, pushtet, prestigj apo për shkak të ndonjë sundimtari kapriçoz ose të luajtur mendsh. Piku i kriminalitetit ndaj qenies humane arriti pas Luftës së Dytë Botërore. Çmenduria e Hitlerit shfarosi miliona jetë të pafajshme njerëzish; histeria gjakatare e Stalinit zhduku një numër të përafërt njerëzish të pafajshëm me çmendurinë e Hitlerit, shumica e të cilëve u tretën në pllajën e acartë të Siberisë. Pas kësaj reje të zezë shumëshekullore që përshkoi Evropën, ajo më në fund përjetojë etapën e artë të lulëzimit. Projekti evropian i solli Evropës për 50 vjet rresht paqe, harmoni, prosperitet, drejtësi dhe demokraci. Pas shekujsh arritjesh kulturore, shkencore dhe artistike Evropa e sotme po përballet me sfida të reja të zhvillimeve socialekonomike, duke u orvatur të ruajë prestigjin e merituar në arenën globale dhe shteti më “maskara”, që i sjell vazhdimisht shqetësime Evropës është Serbia, mendësinë mesjetare të së cilës e mbështet intensivisht Rusia putiniste. Plagën e parë ky shtet ia shkaktoi Evropës më 28 qershor të vitit 1912, kur pikërisht në ditën e “Vidovanit” Gavrillo Princip shkrepi pistoletën e startit të Luftës së Parë Botërore, në të cilën vdiqën rreth 9 milionë njerëz. Në fakt, Serbia doli e fituar nga lufta që mbolli dhe me sa duket po shpreson përsëri në rrënimin e Evropës duke iluzuar se do dalë sërish e kamur me territore dhe e përlyer në gjak deri në fyt, por kjo ëndërr iluzive nuk

Nga Marion Mardodaj bën gjë tjetër veçse e rrënon më shumë popullin e thjeshtë serb. Populli serb duhet ta dijë se kushtetuta e “Vidovanit” e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, e proklamuar pikërisht në ditën e “Vidovanit” (28 qershor) më 1921 prej mbretit të atëhershëm serb Aleksandër, është një e kaluar e hidhur, që lidhet me krime makabre, të kryera kryesisht nga çetnikët serb. Dhe se kroatët e sllovenët sot janë pjesë e BE-së. “Vidovani” konsiderohet si një datë e veçantë prej serbëve, e cila lidhet me luftën e Kosovës të zhvilluar midis Perandorisë Osmane dhe serbëve në aleancë me mbretin e Bosnjës në vitin 1389, rreth 6 kilometra në verilindje të Prishtinës, shërben për fuqizimin shpirtëror e të patriotizmit për serbët etnik. Por fakti që kjo ditë prej 1914 kremtohet dhe përkujtohet në mënyrë më pompoze dhe të dendur nënkupton se nacionalshovinistët serbë po përdorin taktikën bizantine të zgjidhjes së çështjeve dhe e bëjnë këtë gjë për të vetmen arsye: sepse Kosova nën ish-Jugosllavi kishte rreth 10% të pasurive natyrore të saj, kur zinte vetëm 4.2 të territorit, duke përfshirë 69% të mineraleve të plumbit dhe zinkut, 52% të rezervave të magnezit, 22.3 të rezervave të nikelit dhe rezerva të konsiderueshme ari dhe argjendi (“Gjeografia e Kosovës”, 2006, faqe 113. Sabri Laçi). Pra, pikërisht në këtë ditë patriarku serb Irinei Gavrilloviç, i cili hedh në mënyrë periodike benzinë në situatën e brishtë të Ballkanit me deklaratat e përsëritura prej tij se “Kosova është Jerusalemi ynë” në ditën e “Vidovanit” javën që shkoi, duke kryer liturgjinë me rastin e kësaj dite në Graçanicë, deklaroi se “Kosova ishte, është e do të jetë tokë e shenjtë e Serbisë”. Dhe sigurisht nuk kishte si të mungonte i vetmi ambasador i pranishëm në atë eveniment - ambasadori rus Aleksandër Konuzin. Ndërsa pas një sërë konfliktesh të mbjella kohët e fundit prej nacionalshovinistëve serbë në veri të Kosovës, intrigat bizantino-ortodokse shfaqen me betimin e ri të xhandërmarisë serbe: “Kosova është nëna ime, origjina ime është në Kosovë, të parët e mi janë nga Kosova, historia ime, populli serb ka lindur në Kosovë, Serbia ime është themeluar në Kosovë.” Betim i ngjashëm ky me atë të bërë prej Princip Gavrillos më 1912, kur u bë pjesë e shoqatës sekrete nacionalshoviniste serbe “Bashkim ose Vdekje”. Sigurisht që ky

betim nxjerr në pah klithmat e fundit të nacionashovinizmit serb, duke pasur parasysh ngjashmërinë e këtij betimi me atë të bërë prej Gavrillo Princip para Luftës së Madhe. Të njëjtë qasje bizantino-ortodokse po përdor edhe mentori i Serbisë, Rusia, në kontinentin e Antarktidës. Përtej faktit që Antarktida është një kontinent i akullt, ku nuk jetohet e nuk ekziston jeta sociale, përveç disa stacioneve kërkimoreshkencore të vendosura prej vendeve të ndryshme, ajo është jashtëzakonisht e pasur me hidrokarbure, nikel, zink, platin, ar dhe minerale të tjera të çmuara për çdo shtet. Megjithëse territori i Antarktidës konsiderohet neutral politikisht dhe administrohet përmes takimeve të përvitshme të ndërkombëtarëve, të cilët nënshkruajnë vazhdimisht konventa si pjesë të sistemit të Traktatit të Antarktidës, shumë shtete pretendojnë sovranitet në territore të caktuara të këtij kontinenti, ndërsa disa shtete të tjera i njohin respektivisht territoret e njëri-tjetrit. Ndërsa sipas https://www. cia. gov/library/publications/the-ëorld-factbook/geos/ay. html, të drejtën për pretendim territoresh e kanë vetëm SHBA-të dhe Rusia, e drejtë kjo që praktikisht has pengesë nga konventa “Për rregullimin e aktivitete të resurseve minerale”, nënshkruar në qershor të 1988 prej ndërkombëtarëve, qëllimi kryesor i së cilës është të sigurojë që Antarktida do të vazhdojë përgjithmonë të eksplorohet ekzluzivisht vetëm për qëllime paqësore dhe nuk do të bëhet skenë apo objekt i konflikteve ndërkombëtare. Fakti që në stacionin rus “Belingausen” të Antarktidës, në vitin 2004 u ngrit një institucion jo shkencor, një Kishë ortodokse, e cila drejtohet nga dy priftërinj, që alternohen për çdo vit me dy të tjerë, reflekton qartë mendësinë mesjetare të boshtit Moskë–Beograd, pasi dihet botërisht që në mesjetë avangardë në pushtimin e territoreve të reja ishin priftërinjtë apo hoxhallarët, pastaj vinin emisarët dhe në fund ushtria. Me sa duket, rusëve u ka ngelur ora në mesjetë dhe këtë mendësi po ua ushqejnë me zell dhe në mënyrë të vazhdueshme nacionalshovinistëve serbë, për interesa të tyre sigurisht. Nëse aksidentalisht vdes ndonjë shkencëtar apo studiues rus në Antarktidë, ky fakt do të ngrinte pyetjen e madhe: a mund të ndodhë një “Vidovan” rus në Antarktidë?


12

« gossip

E hënë 9 korrik 2012 •

Johanson

bëhet aktorja më e paguar Aktorja e Rebelde, shkon të zmadhojë vithet paralizohet

Dafina Zeqiri: Operon përsëri hundën dhe buzët Një hundë akoma më ndryshe dhe buzë më të trasha! Ky është bilanci i një ndërhyrjeje të dytë që ka bërë këto ditë këngëtarja e njohur kosovare, Dafina Zeqiri. Ndryshimet pas ndërhyrjeve vërehen pas postimit të disa fotove nga afër, të cilat këngëtarja Zeqiri i ka vendosur në profilin e saj në Twitter, ku shihet qartë zmadhimi i buzëve me disa milimetra më shumë, si dhe një hundë shumë më ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim tek ajo. Një nga këngëtaret me vokalin më të mirë të skenës deri më tani, ka kryer disa ndërhyrje kirurgjikale për t’u zbukuruar e për t’iu përshtatur thënies se skena dëshiron estetikë, por jo të tepruar! Dafina për momentin shijon suksesin e klipit ”Tonight”, projekt ky që po thyen rekorde në shikueshmëri.

A

jo së shpejti do të ketë tre filma me superheronj në raftin e saj kështu që nuk është çudi kur producentët e filmave kërkojnë me ngulm shërbimet e saj për një përvojë të katërt. Dhe nuk ka vonuar! Duket se Scarlett Johansson-it i janë ofruar rreth 13 milionë pound për të marrë pjesë në vazhdimin e sagës “Avengers”. Pagesa madhështore do e bëjë 27-vjeçaren aktoren më të paguar femër, në të gjitha kohërat. Scarlett, e cila luan rolin e Natasha Romanoff ose Vejushës së Zezë, është duke u tunduar të ndrisë sërish për herë të tretë në Avengers 2. Shuma e majme do të errësojë të 12.2 milionë poundët e paguar për Angelina Jolie për rolin e saj te “Turisti”, në vitin

2010. “Avengers Assemble” u bë filmi i tretë me fitimin më të madh në histori, duke grumbulluar 936 milionë stërlina në arkat e kinemave, dhe Scarlett është parë si një pjesë integrale e këtij suksesi.

Aktorja dhe këngëtarja e njohur meksikane Ninel Conde, ka mbetur e paralizuar në nga mesi e poshtë, për shkak të injeksioneve për rritjen e vitheve. Ylli i serisë së njohur 'Rebelde', përveç talentit të saj, njihej shumë edhe për fomat e jashtëzakonshme të trupit. Ninel 35-vjeçe gjithmonë ka dashur të duket e përkryer dhe nuk kishte ngurruar të përdor të gjitha metodat për të arritur qëllimin e saj. Dhe njëra prej metodave që e ka përdorur për t’u bërë e bukur, ishin injeksionet me silikon për rritjen e vitheve. Kur para ca muajve mediet e kishin zbuluar sekretin e vitheve të saj të bujshme, Ninel kishte mohuar se po merrte injeksione për rritjen e të pasmeve. Dhe tani pikërisht për shkak të këtyre injeksioneve, edhe ka përfunduar në spital. Siç shkruajnë mediet, pjesa e poshtme e kurrizit i është paralizuar plotësisht dhe nuk mund të lëvizë, kjo pasi mjeku që i ka bërë injeksionin për rritjen e vitheve, me siguri i ka prekur nervin. Përveç që po rriste të pasmet, Ninel disa herë ka qenë tek kirurgu plastik për të rritur edhe gjinjtë, përmirësuar hundën dhe buzët.

Holmes dhe beteja për Surin

Getoari sulmohet nga fansat Reperi i grupit Tingulli i 3nt, Geti, është sulmuar nga fansat e BabaStars në Gjakovë, për shkak të dështimit të koncertit në një prej klubeve të qytetit. Burime të portalit online Telegraf të Kosovës raportojnë se ende nuk dihet pse ka dështuar koncerti i Tingulli 3nt në Gjakovë, por kjo kishte lënë të mllefosur shumë fansa, disa prej të cilëve e kanë sulmuar liderin e BabaStars, Getin, duke hedhur shishe të birrës në drejtim të tij. Kulmi i irritimit të pranishmëve ndodhi pikërisht kur Geti u largua nga skena pa kërkuar falje për dështimin e mbrëmjes, gjë që aspak nuk u prit mirë dhe pasoi me incidentin në fjalë. Ende nuk ka ndonjë konfirmim mbi këtë ngjarje nga menaxherët e BabaStars.

Katie Holmes ka nisur të përballet me betejën ligjore të divorcit dhe kujdestarinë e së bijës, ndërsa është fotografuar duke vizituar avokatët e saj. Aktorja 33-vjeçare është parë në zyrat e New York të dy avokatëve të njohur e shoqëruar nga një ekip prej katër badigardësh. Suri nuk është parë bashkë në publik këtë radhë me nënën e saj. Sipas People.com, Katie ishte veshur thjesht me xhinse të bardha dhe një bluzë të verdhë, ndërsa ecte nëpër rrugët kryesore të Manhattan-it.


bota

»

• E hënë 9 korrik 2012

s p e c i a l e

Niall Ferguson

I

zraeli është toka e debatit. Çdo muaj qershor presidenti i këtij vendi mban një konferencë në Jerusalem, ku dynden njerëz nga e gjithë bota për të debatuar. Çdo ditë jave Kryeministri zhvillon mbledhje me kabinetin e tij, gjatë të cilëve ata debatojnë. Ka madje një tabelë të bardhë në zyrën e tij ku regjistrohet diskutimi më i fundit. Ai nuk mundi të ngrihej dhe të takonte mua dhe bashkëshorten time, për arsye se këmba e tij kishte pasur kohët e fundit një debat me një top futbolli. Shakaja e dikurshme gjen ende zbatim: sapo bën bashkë dy izraelitë, ke menjëherë tre debate. Dhe kjo është një tjetër gjë që mua më pëlqen shumë tek Izraeli. Është toka e shakave. Fakti që Benjamin Netanjahu dëmtoi këmbën e tij gjatë një ndeshje futbolli me të rinj izraelitë dhe arabë është goxha për të qeshur edhe për atë vetë. Megjithatë, situata në të cilën ndodhet Izraeli sot nuk është gjë për të qeshur. Fraza “pranvera arabe” konsiderohet tani më shumë si një shaka teksa njerëzit presin me nervozizëm zhvillimet më të fundit të ngjarjeve në Egjiptin fqinjë, ku Vëllazëria Myslimane pritet që të marrë pushtetin. Qeveria izraelite është e bidnur se qeveria e Iranit thjeshtë po përpiqet që të fitojë kohë në negociatat për programin e saj bërthamor dhe se afati kohor drejt prodhimit të një arme bërthamore iraniane është i matshëm tashmë vetëm me muaj. Ndërkohë, mundësitë që të arrihet ndonjë lloj marrëveshje me palestinezët duken shumë të pakta. Siç u kujtoi delegatëve në konferencën e Shimon Peresit diplomati veteran nga Shtetet e Bashkuara, Dennis Ross, hartat që përdoren në shkollat në Gaza dhe Bregun Perëndimor as nuk e shfaqin se ku ndodhet Izraeli. Çfarë baze mund të jetë kjo për “zgjidhjen me dy shtete”, e cila është diskutuar kaq gjatë? Po të qëndrosh dy ditë në Jerusalem, i vendos në perspektivë të gjithë shqetësimet që ke. Këtu të ndihmon jo pak në fakt kujtimi i klasifikimit të Donald Rumsfeldit. Fillo me të njohurat që dihen tashmë. Së pari, kriza e borxheve të tepruar në Perëndim është shumë larg fundit në fakt dhe kjo do të thotë një rritje e ulët ekonomike tek partnerët kryesorë tregtarë të Izraelit. Së dyti, “rikonvergjenca e madhe” teksa Lindja vazhdon të ngushtojë hendekun me Perëndimin me shumë gjasa do të vazhdojë, duke krijuar gjatë kësaj kohe klasën më të madhe të mesme në botë,

13

thashetheme 1789-1848, Luftërat përvip liri nisi me Bastijën »16

Flijime çnjerëzore apo Helena e Trojës Viti 1789 dhe shpresat e humbura

»14

»17

Çfarë di dhe çfarë nuk di Izraeli... Nuk është habi pra që izraelitëve u pëlqejnë debatet dhe shakatë. Sfida e vërtetë në Lindjen e Mesme është që të ndash këto të dyja

Kina hedh poshtë kritikat e Clinton Kina ka hedhur poshtë kritikat nga Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton se Kina dhe Rusia po pengojnë përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit në Siri me mbështetjen që i japin Presidentit Bashar al-Asad. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Liu Weimin, tha dje se komentet e zonjës Clinton janë “plotësisht të papranueshme”. Ai tha se Kina ka mbështetje të gjerë në radhët e komunitetit ndërkombëtar për qëndrimin e saj ndaj Sirisë dhe se çdo përpjekje për të fajësuar Pekinin do të dështojë. Në takimin e djeshëm në mbështetje të kundërshtarëve të Presidentit Asad, zonja Clinton tha se është e patolerueshme që Rusia dhe Kina vazhdojnë të pengojnë gjetjen e një zgjidhjeje paqësore për krizën në Siri. Ajo i akuzoi Moskën dhe Pekinin se me mbështetjen që i japin Presidentit Asad po pengojnë përparimin në këtë çështje.

atë të Kinës. Izraeli ndodhet në mes të këtyre dy botëve. Rritja ekonomike pritet më pak se 3 për qind këtë vit, por parashikohet të rritet sërish vitin tjetër. Tani, të panjohurat e ditura. Do të ketë konflikt në këtë rajon, përveç luftës civile që po zhvillohet tashmë në Siri. Fatkeqësisht, kjo është gjithçka që ne dimë me të vërtetë. Sepse luftërat nuk janë të shpërndara në mënyrë të parashikueshme, ne nuk kemi ndonjë mënyrë për të ditur se kur dhe ku do të ndodhin, apo sa të mëdha do të jenë. Le të themi që, nëse do të ketë një kërcitje dhëmbësh ushtarake me Ira-

nin, shtatori apo tetori duken si muajt kur ka më shumë gjasa që kjo të ndodhë. Po të panjohurat që nuk dihen – mjelmat e zeza që pothuajse askush nuk është duke i parashikuar tani? Hamendësimi im është që teknologjia do të na befasojë edhe një herë tjetër. Ndoshta ne jemi duke nënvlerësuar impaktin e nxjerrjes së të dhënave të mëdha, arkitekturën e procesorit ARM, si dhe kabllot me fibra optike. Ndoshta jemi në prag të kalimit të butë, të pastër e të pazhurmë teke ardhmja e makinave elektrike. Ose ndoshta një megavirus i madh do të mbyllë në mënyrë

krejt të papritur internetin dhe rrjetet elektrikë. Sido që të ndodhë, Izraeli, një vend i teknologjisë së lartë, do të luajë një rol kyç. Por ka edhe një tjetër kategori që Rumsfeld harroi ta përmendë: të panjohurat e ditura. Këto janë gjëra që njerëzit, të cilët e injorojnë historinë nuk i dinë, por historianët i dinë. Së pari, duhet theksuar se e gjithë teknologjia jonë e mrekullueshme e informacionit ka ndihmuar për të bërë botën më të integruar se kurrë më parë. Por rrjetet me një integrim të lartë, ndonëse rrisin eficencën pjesën më të madhe të kohës, janë të

dobët ndaj defekteve masivë. Globalizimi ka pësuar kolaps edhe më parë. Së dyti, ngjitja e klasës së mesme në tregjet në zhvillim nënkupton jo vetëm rritje të kërkesës për markat perëndimore. Nënkuptonte dhe rritje të kërkesës për të drejtat perëndimore. Një borgjezi revolucionare në Azi pritet të fillojë të kërkojë sundimin e ligjit, si dhe të mos ketë taksim pa përfaqësim. Këtë gjë ka bërë borgjezia që në Anglinë e shekullit të shtatëmbëdhjetë. Së fundi, ngjitja e Kinës dhe stanjacioni i Shteteve të Bashkuara na kujtojnë se duhet të bëjmë kujdes pikërisht në momentet kur fuqitë e mëdha ndërrojnë vendet. Javën që kaloi sugjerova

se Kina dhe jo Shtetet e Bashkuara duhet të udhëheqë një ndërhyrje të mundshme në Siri duke u bazuar në idenë që interesat ekonomike të Kinës në Lindjen e Mesme shumë shpejt do ua kalojnë atyre të SHBA. Po tregohesha të paktën gjysmë ironik. Megjithatë, pikërisht në ditën e botimit të atij komenti agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve e Iranit FARS shpalli një stërvitje të përbashkët kinezo-iranianoruse me një personel prej 90 mijë vetësh, 400 avionë, 900 tanke, dhe 12 anije kineze që do të zhvillohet në... Siri. Nuk është habi pra që izraelitëve u pëlqejnë debatet dhe shakatë. Sfida e vërtetë në Lindjen e Mesme është që të ndash këto të dyja.


14

« bota

E hënë 9 korrik 2012 •

MARTIN LUTER

Murgu i mirë që sfidoi Kishën Luteri nuk po sfidonte thjesht mësimet e akumuluara të Kishës; ai po thoshte se çdo njeri që kishte Biblën e tij apo të saj mund të bëhej teolog i vetvetes. Nëse Zoti kish ofruar Biblën si një fener për rrugën që duhet të ndjekë besimtari, atëherë sa më shumë njerëz që të jetë e mundur duhet të nxiten ta lexojnë. Kështu që ai e përktheu dhe botoi në gjermanisht. Brenda pak vitesh, qindra laikë po shkruanin libra devocioni dhe polemizues, si dhe pamflete

Derek Wilson

P

ërgjatë shekujve, Luteri (1483-1546) është identifikuar në mënyra të ndryshme si një avokat i monarkisë absolute, demokracisë, lirisë individuale, shtypjes intelektuale, nacionalizmit, internacionalizmit, spiritualizmit dhe laicizmit. Fakti që kaq shumë njerëz kanë pretenduar se murgu i Uitenbergut është një stërgjysh i vetë bindjeve të tyre është dëshmi e staturës së këtij njeriu. Në të vërtetë, do të ishte e vështirë të identifikohej ndonjë individ tjetër që, pa pasur pushtet politik apo pa udhëhequr ushtri, ka ndryshuar në mënyrë mëse vendimtare kursin e historisë. Edhe epoka jonë postkristiane nuk mund ta fshijë. Megjithatë, ne duhet t’i rezistojmë tundimit për ta rikrijuar atë sipas imazhit tonë. Ai ishte një figurë fetare; betejat e tij u luftuan për çështje teologjike që sot për ne mund të duken të pakuptueshme, por pasojat e të cilave kanë prekur çdo fushë të jetës, individuale ose jo. Praktikisht, Jacob Burckhardt kish të drejtë kur e identifikonte reformimin si një arrati nga disiplina. Për shekuj të tërë, Kisha kish pasur monopolin e propagandës; afresket, takëmet e vendeve të shenjtë dhe altarëve, veprimtaritë pastorale dhe edukuese të klerit, të gjitha flisnin për nevojën e jashtëzakonshme të njerëzve që të përgatiteshin për botën që do të vinte. Kjo do të thoshte të shfrytëzonin mjetet e këshilluara prej eprorëve të tyre spiritualë. Kleri kishte çelësin për lumturinë e përjetshme ose mundimin e përjetshëm. Çdokush që kish dyshime apo shpallte një program rival ishte heretik dhe ndaj tij veprohej ashpër. I vetmi autoritet spiritual buronte nga Roma. Luteri, megjithatë këmbënguli se kishte një tjetër burim autoriteti, më i lartë: Fjala e Zotit e shkruar në Bibël. Në predikimet dhe mësimet e tij, por mbi të gjitha në konfrontimet e tij publike me liderë spiritualë e kalimtarë, ai u jepte leje njerëzve që të vinin në dyshim çdo gjë që u mësonte hierarkia katolike; që ta gjykonin vetë përkundrejt dëshmisë së Biblës. Çdo përpjekje për të vlerësuar impaktin e Luterit duhet të nisë me mënyrën si ai ripërcaktoi individin. Udhëtimi i tij spiritual ishte personal. Në vitin 1505, ai hoqi dorë nga karriera ligjore dhe hyri në manastirin augustian në Erfurt, me qëllim që të shpëtonte shpirtin e tij të pavdekshëm. Ai po ndiqte rrugën e vetëmohimit dhe shenjtërimit siç përshkruhej nga Kisha prej shekujsh. Për të paktën tetë vite, ai bëri më të mirën. Nuk arriti të gjejë ngushëllimin që kërkonte për arsye se, përveçse me një ndërgjegje të ndjeshme, ai qe bekuar edhe me një mendje të mprehtë e logjike. Ai mund të shihte të meta në sistemin e ndëshkimit që predikonte Kisha: Nëse pendimi dhe mohimi praktikoheshin në interes të vetëkonservimit, atëherë ata ishin egoistë, domethënë mëkatarë. Ai nuk ishte në vetvete i pari që e gjente veten në mes rutinës së mëkatit, rrëfimit, a faljes, dyshimit. Ishte një situatë e vështirë dhe e pafundme. Gjithnjë i pranishëm ishte imazhi i “fundit” i Krishtit që ndante delet nga dhitë dhe që i dërgonte këto të fundit në mundimet e ferrit. Luteri zbuloi në letrën e Paulit drejtuar romakëve shpatën për të zgjidhur nyjen gordiane: “Drejtësia e Perëndisë zbulohet nga besimi në besim... njeriu i drejtë do të jetojë duke besuar”. Ashtu si shumë të krishterë më parë dhe që atëherë, ai zbuloi një ekstazë të çlirimit. Ai mund ta kish lënë me kaq dhe si një murg i mirë, të kish predikuar justifikim vetëm përmes besimit si një e vërtetë që në një farë mënyre do t’i përshtatej sistemit tradicional të Kishës. Por, nuk mundej. Labirinti i teologjisë skolastike dukej se nuk lejonte arritjen në të vërtetën e madhe qendrore që ai kish zbuluar. Logjika e tij e papajtueshme e bindi të propozojë, në 95 tezat me të cilat sfidoi publikisht

Kishën në 1517, se praktika e shitjes së faljeve, me anë të të cilave blerësit mund të siguronin shlyerje të dënimeve për mëkatet kur të shkonin në botën tjetër, ishte një çështje që kërkonte debat urgjent teologjik. Kur regjimi papnor refuzoi të bëjë këtë debat, atëherë nisi problemi i vërtetë. Luteri sfidoi Papën, Inkuizicionin dhe trupën e teologëve katolikë. I thirrur përpara Konferencës Imperiale nga Perandori Karl V në Uorms në prill 1521, Luteri refuzoi të tërhiqet mbrapsht duke këmbëngulur, “se ndërgjegjja është e robëruar prej fjalës së Zotit... Nëse nuk bindem nga shkrimet dhe nga arsyeja, nuk do të sprapsem”. Me zor mundesh që të ekzagjerosh për domethënien dhe pasojat e këtyre fjalëve. Luteri nuk po sfidonte thjesht mësimet e akumuluara të Kishës; ai po thoshte se çdo njeri që kishte Biblën e tij apo të saj mund të bëhej teolog i vetvetes. Nëse Zoti kish ofruar Biblën si një fener për rrugën që duhet të ndjekë besimtari, atëherë sa më shumë njerëz që të jetë e mundur duhet të nxiten ta lexojnë. Kështu që ai e përktheu dhe botoi në gjermanisht. Brenda pak vitesh, qindra laikë po shkruanin libra devocioni dhe polemizues, si dhe pamflete.

Ish harruar tashmë ideja se gjithë sa u nevojitej njerëzve ishin aftësitë që i mundësonin t’u përgjigjeshin thirrjes së Zotit në një shoqëri hierarkike. Tashmë, mësimi ishte diçka që duhej vlerësuar në vetvete. Në vitin 1524, Luteri u shkroi autoriteteve lokale në të gjithë Gjermaninë, duke u bërë thirrje që të hapnin shkolla elementare për të gjithë fëmijët, përfshirë vajzat. Reagimi nuk ishte dramatik, por deri në 1580, gjysma e komunave në saksoninë elektorale kishin shkolla për djem dhe në 10% kishte të tilla edhe për vajza. Siç ka thënë historiani amerikan Steven Ozment, “nuk është e tepërt ta quash lëvizjen e parë protestante si iluminimin e parë perëndimor”. Luteri zëvendësoi autoritetin e Kishës me atë të Biblës. Por, ishte gjithmonë Bibla dhe arsyeja. Me tekstin në duar, çdokush mund të realizonte shpëtimin e vet dhe nuk kish më nevojë për shërbimet e një prifti ndërmjetës. Kjo kish pasoja që rrihnin larg. Nëse e vërteta i përket ekskluzivisht një kaste priftërinjsh, çdo sistem i ndërtuar mbi këtë themel do të jetë autokratik. Por, nëse e vëteta ndodhet në një libër të cilin çdokush mund ta lexojë, atëherë autoriteti mund të sfidohet me miratim

hyjnor. Kështu u hapej rruga mënyrave të tjera, përfshirë demokracinë. E vërteta është se vetë Luteri u tërhoq nga pasojat më revolucionare të një Bible të hapur. Ai nuk inicioi personalisht debate për çështje të tilla si, mënyrë si të krijohet një commonwealth besimtar, nëse tiranët duhet të rrëzohen apo ekuilibrimin mes kurorës dhe Parlamentit. Por, qëndrimi i tij kurajoz kundër Papës dhe Perandorit Romak, mishërimet politike të autoritetit tradicional, ndezën zjarr imagjinatën dhe shtuan vendosmërinë e frymave më radikale në Krishtërimin perëndimor. Megjithatë, Luteri asnjëherë nuk e sfidoi hapur establishmentin. Kjo e veçon atë nga shumica e reformuesve të tjerë fetarë të kohës së tij. Wycliffe, Savonarla, Hus dhe rebelë e priftërinj të tjerë karizmatikë zakonisht e kishin pasur fillesën në hallet e popullit, shtypjen, korrupsionin, zhvatjen. Shumë e vishnin mesazhin e tyre me një gjuhë apokaliptike, duke shpallur se ishin dërguar për të pastruar botën në përgatitje për ardhjen e dytë. Por, jo Luteri. Ai dëshironte të rikthente Kishën në pastërtinë e vet të Testamentit të Parë. Në këtë dëshirë ai qe në një linjë me një pjesë të madhe të opinionit publik, duke përfshirë studjuesit humanistë, mbretërinë e madhe edhe Perandorin. Kishte një kërkesë për krijimin e një këshilli të përgjithshëm të Kishës për të iniciuar reformat. Vetëm kur disa papë të njëpasnjëshëm refuzuan të bëjnë lëshime për çdo gjë që do të kish dobësuar pushtetin e Romës, që Luteri konkludoi se papati duhet të jetë antiKrishti, duke e shkatërruar nga brenda komunitetin e krishterë. Nga pikëpamja e politikës laike, një etiketim anakronik, por ndoshta i përshtatshëm për të është “reaksionar i djathtë”. Teoria politike që ai gjeti në Testamentin e Ri ishte, që Perëndia urdhëroi mbretërit të ruajnë rendin dhe se të qeverisurit prej tyre (përfshirë klerin), duhej t’u bindeshin atyre. Më pas, thuhej se udhëheqësit laikë ishin të ngarkuar me reformimin e kishave në territoret e trye. Ai mbrojti në këtë mënyrë masa të tilla si përfundimin e juridiksionit eklesiastik për çështje martesore. Luteri kishte një neveri për anarkinë. Ai ndante një frikë për rebelimin dhe kaosin që qëndronin shumë pranë sipërfaqes në jetën mesjetare, por për të rendi publik ishte një çështje veçanërisht e ndjeshme për arsye se rebelimet politiko-fetare në Gjermani i dhanë armiqve të tij një shkop për ta rrahur atë. Kjo shpjegon arsyen përse ai reagoi aq dhunshëm


bota • E hënë 9 korrik 2012

Do të ishte e vështirë të identifikohej ndonjë individ tjetër që, pa pasur pushtet politik apo pa udhëhequr ushtri, ka ndryshuar në mënyrë mëse vendimtare kursin e historisë. Edhe epoka jonë postkristiane nuk mund ta fshijë. Megjithatë, ne duhet t’i rezistojmë tundimit për ta rikrijuar atë sipas imazhit tonë. Ai ishte një figurë fetare; betejat e tij u luftuan për çështje teologjike që sot për ne mund të duken të pakuptueshme, por pasojat e të cilave kanë prekur çdo fushë të jetës, individuale ose jo.

ndaj luftës së fshatarëve të viteve 1524-1525, një kryengritje e përhapur popullore kundër princëve laikë nga njerëzit e zakonshëm disa prej të cilëve kishin nxjerrë konkluzione shoqërisht radikale pikërisht nga mësimet e Luterit. Duke bërë këtë, Luteri humbi mbështetjen e shumicës së popullatës. Thirrjet e tij të njohura drejtuar fisnikërisë gjermane për të “goditur, vrarë dhe therrur” çdo rebel, ashtu “si vritet një qen i çmendur” shkaktuan akuzat se atë e kishin futur në xhep princat, një thumbim që deri në një farë mase ishte i justifikuar. Pasi kish siguruar tashmë ndihmën e kryekomandantëve gjermanë për ta mbrojtur nga Kisha dhe Perandori, Luteri nuk mund të pengonte që

lëvizja e tij të merrej peng nga këta njerëz me pushtet, të cilët u bënë bashkë në vitin 1530 për të krijuar Ligën Shmalkaldike. Luteri i paralajmëroi vazhdimisht që të mos i shpallnin luftë perandorit. Nëse do ta bënin, “ata nuk do të kishin ndërgjegje të pastër përpara Zotit, asnjë bazë ligjore përpara perandorisë dhe aspak nder përpara botës. Kjo do të ishte e tmerrshme”. Por shumë pak vetë e dëgjonin. Establishmenti i ri protestant kish marrë atë që donte nga Luteri dhe axhenda e tij politike jokonfrontuese tingëllonte krejt pa lidhje në veshët e tyre. Një gjë e tillë ngre pyetjen se mos Luteri duhet parë si një apostul i absolutizmit. Disa

autokratë të mëvonshëm kanë pretenduar se ai ka qenë babai themelues i tyre. Nuk është koinçidencë që statujat e reformusit u ngritën në Uorms dhe Uitenberg në shekullin 19, një kohë kur Gjermania po ndërtonte perandori; as edhe që Hitleri e përshkruan Luterin si një bashkudhëtar në librin e tij “Mein Kampf”. Po çfarë do t’u thoshte njeriu që kish vendosur imazhin e tij kundër militarizmit në shërbim të shtetit protestant, atyre ushtarëve që në vitin 1914 marshuan drejt frontit duke kënduar himnin e tij, “Ein feste Burg”? Po ky apostull i absolutizmit u lëvdua nga filozofi gjerman Johan Fichte në 1793 si “shenjti mbrojtës i lirisë”, i cili “theu zinxhirët e njerëzimit” dhe hija e të cilit ngriti dorën e tij për të bekuar francezët që përmbysën regjimin e lashtë. Luteri ishte sigurisht një patriot gjerman. Një element bazë në kundërshtimin e tij ndaj Romës ishte neveria që ai ndiente për “italianët shterpë”. Ai ndante fyerjen e shumë prej bashkatdhetarëve të tij kur shihnin privilegjet e klerikëve të lartë, të cilët as nuk donin t’ia dinin për njerëzit dhe që përdornin të ardhurat e Kishës për të jetuar mes luksit në stil transalpin. Kur Papa Julius II inicioi një “taksë” për të paguar për ndërtimin e bazilikës së re të Shën Pjetrit në Romë, ai do të ishte gjithmonë jo popullor në shtetet gjermane dhe pasardhësi i tij Leo X priti katër vite pas vdekjes së Juliusit përpara se të dërgonte mesazherë të tij atje. Kur Luteri shprehu kundërshtimin e tij ndaj këtij projekti tek 95 tezat, ai thjesht po përsëriste një ankesë që dëgjohej në çdo shtëpi birre dhe pazar. “Përse Papa, pasuria e të cilit është sot më e madhe se e Krasusit më të pasur, nuk e ndërton këtë bazilikë të Shën Pjetrit me paratë e tij, por kërkon ta ndërtojë me paratë e besimtarëve të varfër”? Kjo gjë u shpreh me protestat zyrtare në nivelet më të larta. Pikërisht në konferencën e Uorms ku Luteri u pyet dhe më pas u kritikua nga Perandori, shtetet gjermane paraqitën gjithashtu një katalog me “102 barra e masa shtypëse si dhe abuzime të bëra mbi Perandorinë Gjermane nga Selia e Shenjtë e Romës”. Por, një plasë ishte shfaqur tashmë dy vite më herët në 1519, kur Perandori Romak i lindur në Austri, Maksimiliani I ishte pasuar nga Karli V, një spanjoll, duke u dhënë kështu liderëve politikë gjermanë një tjetër entitet të huaj kundër të cilit të identifikoheshin. Në fillimet e shekullit 16 “Perandoria Romake e Kombit Gjerman”, që në 1667 u përshkrua si një “trup që nuk pajtohet me asnjë rregull dhe që i ngjan një monstre”, ishte një mish mash shtetesh elektorale, princërore dhe eklesiastike, si dhe qytetesh të lirë që nuk ishin aspak të etur për një identitet kulturor. Por reformimi vuri në punë studiuesit, artistët dhe historianët në kërkim të asaj që i bënte trashëgimtarët e Charlemagne një popull të ndryshëm nga të tjerët. Vetë Luteri pati një kontribut shumë të madh në këtë drejtim. Mes viteve 1520 dhe 1546 ai ishte personalisht përgjegjës për një të tretën e të gjithë botimeve amëtarë. Ai shkruante në një gjermanishte korrekte që herë pas here mund të ishte vulgare ose poetike. Arritja e tij më e madhe ishte Bibla gjermane (botuar në 1534), e cila ndihmoi më shumë se çdo gjë tjetër për të shkrirë në një identitetet rajonal. Jo më pak me ndikim ishin katekizmat që Luteri shkroi për “popullin e dashur gjerman”. Nëse 1517 dhe 1521 janë data të rëndësishme në jetën e Luterit, 1525 është po kaq domethënës. Në mesin e Luftës së Fshatarëve dhe në një kohë kur ndodhej në mes të një debati teologjik me Erazmin, Luteri befasoi të gjithë miqtë e tij dhe shqetësoi shumë prej tyre: Ai u martua. Kur u pyet përse po e bënte këtë gjë kur ishte 43 vjeç, ai shpjegoi se përderisa kish këshilluar murgj e murgesha që ishin larguar nga manastiri që të martoheshin, duhej që edhe vetë të vendoste një shembull. Ndoshta më afër të vërtetës mund të jetë fakti që faktor ka qenë zonja. Katerina fon Bora ishte një grua me vullnet të hekurt dhe shumë e vendosur, një murgeshë katolike 17 vjet më e vogël se ai, të cilën Luteri e kish ndihmuar të largohej nga një konventë. Kjo ngjarje e ndau moshën e pjekur të Luterit në dy gjysma të barabarta: Prej 21 vjetësh ai kish hyrë në manastir dhe tashmë i mbeteshin

»

15

mbi 20 vite për të shijuar jetën familjare. Por ai nuk u tërhoq në rutinën shtëpiake. Statusi i ri ishte po aq shumë një demonstrim i të vërtetës biblike sa ç’kish qenë edhe kundërshtimi prej tij i faljeve të paguara. Ai shpallte se virgjëria dhe beqaria nuk janë vokacione superiore. Kjo lartësonte bërthamën e familjes si bllokun kryesor ndërtues të shoqërisë. Vinte theksin në rëndësinë e shtëpisë për ushqimin e fëmijëve në një mënyrë kristiane, si dhe për ushtrimin e mikpritjes. Kjo e përshinte atë vetë në atë botë të vogël marrëdhëniesh intime me gëzimet dhe dhimbjet e saj, ku laikët kalonin në fakt jetët e tyre. Shkurt, familja e Luterit që u rrit në konventën e vjetër augustiane në Uitenberg u bë modeli i familjes paternaliste protestante, një miniaturë e Kishës, kur kreu i familjes ishte peshkopi i saj, që mblidhte fëmijët dhe shërbëtorët përreth tij për lutjet e përditshme, si dhe i udhëhiqte në ndërtesën e Kishës për faljet e të dielës. Që nga fundi i Perandorisë Romake në 1806, Gjermania ka përjetuar kriza të vazhdueshme identiteti që kanë pasur impakte shkatërrimtare edhe mbi pjesën tjetër të Evropës. Ndarja e vjetër veri-jug u zgjidh nga prusifikimi prej Bismarkut i perandorisë së re, por rezultoi në një eufori nacionaliste që Kancelari i Hekurt nuk kish fuqi ta kontrollonte. Të tilla qenë edhe fatkeqësitë e 1914-1918 dhe 1939-1945, të cilat sot mund të shihen si një konflikt i vetëm në fund të të cilit Gjermania doli edhe një herë e ndarë, këtë herë mes Lindjes dhe Perëndimit. Arritja e kombësisë i ka kushtuar shtrenjtë Gjermanisë dhe fqinjëve. Është e pashmangshme që partizanët e një Rajhu më të madh të kenë dashur të rendisin në kauzën e tyre një prej gjermanëve më patriotë. Në kapërcimin e shekullit 20, udhëheqësve luterianë u duhej të zgjidhnin nëse duhej të mbështesnin apo jo politikat ekspansioniste. Ata që e bënë, si anëtarët e Partisë Kristiane gjermane përdorën pa hezituar emrin e

themeluesit të tyre për të bindur elektoratin që triumfi i racës superiore ishte shkruar në palcën e popullit gjerman dhe se Luteri kish futur kombin në një kurs të pashmangshëm, duke hedhur tej ndërhyrjet nga jashtë. Kështu lindi legjenda nga Luteri-tek-Hitleri. Por, reformatori nuk ishte asnjëherë nacionalist në kuptimin modern të fjalës. Ai ishte mbi të gjitha, një pastor. Shumë prej bindjeve të tij u shprehën në libra dhe pamflete që u shkruajtën për të ndihmuar njerëzit që konsultoheshin me të për problemet e tyre. Kështu, për shembull, kur një ushtar mercenar erdhi tek ai me një ndërgjegje të trazuar, rezultati ishte një tjetër pamflet: Nëse, edhe ushtarët mund të shpëtohen. Ndonëse jetoi gjatë, Luteri punoi vetë drejt vdekjes së tij. Është karakteristikë e këtij njeriu që ai përshpejtoi fundin e tij duke udhëtuar nëpër kushte të këqija moti për të zgjidhur një mosmarrëveshje mes një pronari tokash dhe fqinjëve të tij. Atëherë, Luteri e preku jetën në çdo nivel të sajin, individin, familjen, kishën, shtetin, dhe ai e bëri këtë jo si një filozof pedant, por si një qenie njerëzore prej mishi e gjaku, duke u munduar për çëshjet e rëndësishme me të cilat përballeshin të gjithë bashkëkohësit e tij. Ai qe një teolog që jetoi teologjinë e tij. Luteri vendosi Biblën në qendër të gjithçkaje dhe ashtu sikurse e zbatoi për çdo problem të princëve apo fshatarëve, u përpoq ta jetojë edhe vetë. Në të vërtetë, askush më shumë se sa Martin Luter nuk i ngjan heroit me të meta për të cilin teksti i shenjtë foron kaq shumë shembuj. Nëse sot ne nuk e gjejmë simpatik, kjo ndoshta ndodh për arsye se nuk ndajmë këndvështrimin e tij biblik për botën.


16

« bota

P

ërpikmëria gjermane dhe mendjelehtësia franceze - janë vlera, të cilat gërshetohen mirë në raportet mes Parisit dhe Berlinit. Po a janë Franca dhe Gjermania një dyshe ideale në Evropë? Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel dhe Presidenti i Francës Francois Hollande u takuan dje në Reims pranë Parisit. Ata marrin pjesë në ceremoninë që organizohet në katedralen e Reimsit me rastin e 50-vjetorit të së ashtuquajturës mesha e pajtimit. Kjo meshë u celebrua për herë të parë më 8 korrik 1962 nga ishkancelari Konrad Adenauer dhe ish-presidenti Charles de Gaulle për të nënshkruar pajtimin mes Gjermanisë dhe Francës. Çfarë i dallon dhe çfarë i bashkon gjermanët dhe francezët? Kur Pascal Thibaut përmallet për vendlindjen e vet shkon në një dyqan francez në Berlin dhe blen gjëra ushqimore. Vetëm atje mund të gjejë ëmbëlsirat nga fëmijëria e tij, thotë gazetari, i cili prej 20 vjetësh jeton në Berlin. Ndërsa për drekë gjen atje ushqime tradicionale franceze. Thibaut konfirmon kështu një prej klisheve tradicionale gjermane për francezët dhe Francën: ushqimi i mirë, djathi dhe vera kanë një vlerë shumë të lartë për të jetuar si Zot në Francë. Këtë mendon edhe Céline Caro: Franca ka namin në Gjermani - si vendi i gastronomisë së mirë! Ajo jeton në Gjermani prej 10 vjetësh dhe punon në një fondacion politik. Ndërkohë edhe familja dhe miqtë e saj kanë mirëkuptim për të kur ajo flet me shumë dashuri për këto gjëra. Asaj i kujtohet mirë reagimi jo tepër i mirë e francezëve kur kishte vendosur të shkonte në Gjermani për studime. Tani që jam në Berlin francezët janë shumë të entuziazmuar. Berlini është momentalisht kryeqyteti më i bukur në Evropë, pohon ajo. Dallimet Gjermanët në anën tjetër janë të mendimit se Parisi është një vend përrallor, sepse këtu mund të gjesh "lehtësinë e të qenurit". Thomas Bork, i cili për tetë vjet jeton me familje në Paris dhe punon në një sipërmarrje ndërkombëtare, thotë se imazhi pozitiv e ka bazën tek botëkuptimet gjermane. Por pas fazës fillestare si turist edhe këtu duhet t'i kthehesh përditshmërisë. "Gjer-

E hënë 9 korrik 2012 •

MARREDHENIET GJERMANO-FRANCEZE Një “skaner” për çiftin e Evropës Raportet gjermano - franceze janë të shumëllojshme dhe me turbulenca historike. Kur kujton Luftën e viteve 1870/1871, Luftën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore, atëherë e sheh edhe tërë domethënien e pajtimit mes këtyre dy vendeve. "Konrad Adenauer dhe Charles de Gaulle kanë dhënë një kontribut të madh në komunikimin e sotëm dhe thellimin e raporteve mes këtyre dy vendeve". Të dy vendet e kanë kuptuar se "së bashku i kanë punët më mirë se sa të ndarë"

manët planifikojnë më shumë", thotë ai duke shtuar se sipërmarrjet franceze kanë ndoshta probleme me implementimin, por në anën tjetër kanë një fuqi të jashtëzakonshme në kreativitet dhe inovacione. Caro vlerëson shumë transparencën, komunikimin e strukturuar dhe atmosferën e punës në Gjermani. Por ajo edhe më tej mendon më shumë si franceze - spontanisht. Christiane Deussen, drejtore në "Maison Heinrich Heine" në Paris thotë se nuk janë krejt të vërteta pohimet se francezët dhe gjermanët dallojnë shumë edhe nga ana emocionale. Në botën e saj të punës gjermanët janë ndonjë herë më pedantë dhe më të besueshëm, ndërsa francezët më spontanë. Por ajo është kundër pohimeve se gjermanët në parim janë më eficientë. Christiane Deussen thotë se gjermanët dhe francezët plotësojnë shumë mirë njëri-tjetrin. Kështu ka qenë gjithmonë. Raportet gjermano - franceze janë të shumëllojshme dhe me turbulenca historike. Kur kujton Luftën e viteve 1870/1871, Luftën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore, atëherë e sheh edhe tërë domethënien e pajtimit mes këtyre dy vendeve. "Konrad Adenauer dhe Charles de Gaulle kanë dhënë një kontribut të madh në komunikimin e sotëm dhe thellimin e raporteve mes këtyre dy vendeve", pohon Céline Caro.

Të dy vendet e kanë kuptuar se "së bashku i kanë punët më mirë se sa të ndarë". Marrëveshja e Elysée-s nga vitit 1963 ka institucionalizuar pajtimin mes këtyre dy vendeve. "Me këtë pajtim janë bërë mrekulli", pohon Deussen. Ndërsa Petra Sigmund, zëdhënëse në ambasadën gjermane në Paris, është e mrekulluar me zhvillimin e raporteve mes Parisit dhe Berlinit. "Vlera e marrëdhënieve gjermano-franceze është bashkëpunimi rreth shumë çështjeve për të cilat mendohet ndryshe", thotë ajo. Kërkimi i kompromiseve është një punë shumë intensive, por në fund gjithmonë gjendet një zgjidhje gjermano-franceze. Raportet mes Francës dhe Gjermanisë janë një model se si duhet të sillen edhe vendet tjera të Evropës, mendon Sigmund. "Çdo vend ka kulturën e vet politike dhe historinë. Ndaj secili vend duhet të ketë kujdes që këto të respektohen edhe në raportet me vendet tjera", pohon ai. Dhe sikur flet nga zemra e francezëve sepse shumë prej tyre janë të pakënaqur me identifikimin e tepërt të presidentit Nicolas Sarkozy me sukseset gjermane. Respekt Raportet gjermanofranceze janë stabile, por secili vend ka dhe interesat e veta. Ambasada gjermane në Paris ka bërë një anketë me pyetjen se si e shohin francezët Gjermaninë. Mbi 80% prej

tyre kanë mendim pozitiv për Gjermaninë. Por Thibaut thotë se "në Francë ka nga njëra anë një admirim për sukeset ekonomike të Gjermanisë, por në anën tjetër ekziston edhe një lloj xhelozie". Ngjashëm mendon edhe Bork, i cili beson se francezët dhe gjermanët respektojnë njëri - tjetrin, por nuk e duan. Drejtorja e Heinrich Heine-s mendon se respekti është me rëndësi përkundër konkurrencës dhe ndjenjave të inferioritetit. Por këto gjëra nuk duhet dramatizuar, pohon ajo. Shumë francezë kanë të bëjnë me vendin fqinj - në politikë, ekonomi apo kulturë. Ata duan të dinë se "funksionon Gjermania". Por edhe nga ana tjetër ekziston interesi për të kuptuar se si funksionon Franca. Baza e këtyre raporteve janë shkëmbimet dhe njohja mes vete në të gjitha shtresat e shoqërisë. Partneritet e panumërta mes qyteteve gjermane dhe franceze, si dhe aktivitetet e të rinjve japin një shembull të mirë. Miqësitë e krijuara në këtë mënyrë mundësojnë edhe tejkalimet e dallimeve sa i përket përfytyrimeve për autoveturat, karnevalet apo botëkuptimet ndaj femrave. Pascal Thibaut ka kryer pazaret në dyqanin francez në Berlin dhe ka ngrënë drekë në një restorant. "Do të paguani së bashku apo ndamas?", pyet kamarieri kur sjell llogarinë. Kamarieri në Francë nuk do të bënte kurrë një pyetje të këtillë.


bota • E hënë 9 korrik 2012

P

avarësisht thirrjeve për bojkot, sulmeve ndaj qendrave elektorale dhe djegies së votave në shumë rajone të Libisë mbizotëron fryma e entuziazmit pas zgjedhjeve të para të lira pas vdekjes së Gaddafi-t. Kryesisht në kryeqytetin Tripoli dita e zgjedhjeve parlamentare u shndërrua në një festë popullore. Me orë të tëra para hapjes së qendrave të votimit u krijuan radhë të gjata votuesish. Shumë libianë përshëndesnin me shenjën e fitores, bënin thirrje mirënjohjeje “Allahu Akbar” (Zoti është më i madh), karvanë makinash i binin borisë nëpër rrugë. Zgjedhësit ishin mbështjellë me flamurin kombëtar, gratë ndanin ëmbëlsira, këndonin këngë dhe njerëzit përqafoheshin me njëri-tjetrin duke pritur të jepnin votën. Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, i quajti ato si një „gur themeltar” në tranzicionin demokratik. Ai e siguroi Libinë për ndihma të mëtejshme amerikane. E ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme Catherine Ashton tha, se votimi shënon „fillimin e një epoke të re demokratike“. Në Libi gjatë zgjedhjeve „mbizotëroi klima e lirisë“. Gati nëntë muaj pas vdekjes së kreut të shtetit Muammar al-Gaddafi, i cili qëndroi për shumë vjet në pushtet, libianët votuan për asamblenë e re kombëtare, e cila do të emërojë qeverinë dhe do të përgatisë krijimin e një komisioni kushtetues. Eurodeputeti liberal gjerman dhe njëkohësisht drejtues i misionit vëzhgues të BEsë në Libi, Alexander Graf Lambsdorff, i konsideron zgjedhjet e së shtunës si një „kthesë” për këtë vend afrikano-verior. Ndonëse tani për tani këto zgjedhje janë vetëm etapa e parë në rrugën drejt demokracisë, tha Lambsdorff për agjencinë e lajmeve AFP, “vetë fakti i zgjedhjes demokratike” përbën një hap të madh përpara. Kjo është një arritje historike”. Pjesëmarrja në votime, sipas informacioneve të para të Komisionit të Zgjedhjeve ishte 60%. Procesi i votimeve në shumë rajone ka pasur pengesa të konsiderueshme, kryesisht në Lindje të vendit. Gati 2,9 milionë qytetarë me të drejtë vote ishin regjistruar për votime. Me votën e tyre ata përcaktuan 200 përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e tranzicionit. Në garën elektorale ishin rreth 3.7000 kandidatë, ndër ta edhe 630 gra. Në listat e partive një në dy mandate ishte rezervuar për kandidatet gra. 100 mandate janë parashikuar për Tripolin dhe pjesën perëndimore të vendit, 60 mandate për Bengazin dhe pjesën lindore, si dhe 40 mandate për rajonin jugperëndimor. Kandidatët kryesorë janë nga vëllazëria myslimane, salafistët dhe AlVatan i përbërë nga islamistë të tjerë, aleanca sekulariste e forcave kombëtare dhe fronti kombëtar, që përbënin opozitën nën Gaddaf-in.

LIBI Gjithçka

»

17

nga e para

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, i quajti ato si një “gur themeltar” në tranzicionin demokratik. Ai e siguroi Libinë për ndihma të mëtejshme amerikane. E ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme Catherine Ashton tha, se votimi shënon “fillimin e një epoke të re demokratike“. Në Libi gjatë zgjedhjeve “mbizotëroi klima e lirisë“

Rezultatet e para priten më së voni sot. Kongresi i Përgjithshëm Kombëtar zëvendëson këshillin kalimtar, që krijuan funksionarët dhe aktivistët e revolucionit. 120 mandate janë rezervuar për kandidatët e zgjedhur direkt dhe 80 për kandidatët e aleancave politike. Deputetët e rinj brenda 30 ditësh duhet të krijojnë qeverinë e tranzicionit, si dhe duhet të përgatisin zgjedhjen e një komisioni të përbërë nga 60 vetë për hartimin e Kushtetutës. Vëzhguesit mendojnë, se ngjashëm si në Tunizi dhe Egjipt edhe në Libi do të dalin me rezultate të konsiderueshme partitë me orientim islamist.

Nga zero Mëse 40 vjet populli i Libisë jetoi nën diktaturën e regjimit të Moammar Gaddafit. Tashmë vendi po ndërmerr hapat e parë drejt demokracisë. Ish-diktatorin Moammar Gaddafi, partitë politike ishin një shpikje e pështirë e Perëndimit. Kushdo që krijon partinë e tij tradhton popullin, thoshte Gaddafi në "Librin Jeshil". Në 40 vitet e sundimit të tij, nuk kishte Parlament dhe as Kushtetutë - dhe thjesht bashkimi në ndonjë parti dënohej me vdekje. Nëntë muaj pas vetëshpalljes si revolucionar, kohë kur Gaddafi u rrëzua nga pushteti dhe u vra, libanezët po përballen me një realitet krejt

të ri. Popullsia iu drejtua dhe do të mund të zgjedhë mes më shumë se 3800 kandidatëve, 140 partive politike dhe 370 listave. Është një ditë historike. Vendi po përjeton zgjedhjet e para të vërteta gjatë një shekulli. Për më shumë se 2.8 milionë votues, është hera e parë në jetë që ata votojnë. Eksperimenti i Libisë në sistemin demokratik po fillon virtualisht nga zeroja. Ai do të kryhet si një proces tepër i gjatë, i cili do të kalojë në shumë faza. Në këtë raund zgjedhjesh, nuk do të zgjidhet menjëherë një Parlament, por do të ketë një asamble kushtetuese. 200 anëtarët e saj duhet të arrijnë në një marrëveshje për ngritjen e një komiteti ekspertize, i cili duhet të arrijë në një konsensus për draftin kushtetues. Pas kësaj, zgjedhësit do t´u rikthehen kutive të votimit për të votuar rreth Kushtetutës së propozuar. Në vendin-shkretëtirë të pasur me naftë, në të cilin një brez i tërë vështirë se ka njohur gjë tjetër përveç regjimit brutal të Gaddafi-t, ky proces paraqet një sfidë

gjigante. Situata e sigurisë është shumë e tenisonuar, aq më tepër pas rrëzimit ië Gaddafi-t, i cili gjatë sundimit të tij mbarti shumë sekrete, të cilat mund të kryheshin vetëm në fshehtësi. Përplasjet me armë ndërmjet grupeve rivale, militantët rebelë dhe klanet rivale vepronin rregullisht, ndërkohë që në Libinë Lindore forcat kryesore bënin thirrje për bojkot të zgjedhjeve kushtetuese. Këshilli Kombëtar Tranzitor në Libi, i cili qeverisi vendin që nga përfundimi i luftës civile, e ka shumë vështirë ta vërë situatën nën kontroll në shumë zona. Gjithnjë e më tepër, përleshjet e mëdha raportohen nga pjesë të ndryshme të vendit. Po akumulohen sulme politike të qëllimshme, siç ishte ai kundër automjetit të ambasadorit britanik në Bengazi më 11 qershor. Nuk ka mungesë armatimi. Gazetari gjerman dhe eksperti i Libisë, Stefan Buchen, thotë se ka parë në krye të detyrës forca, të cilat suksesshëm morën pjesë në sulmin kundër Gaddafi-t. "Këto grupe për momentin duan të sigurojnë pozicionet e tyre të

pushtetit", thotë Buchen. Por ai thekson se njerëzit besnikë të Gaddafi-t ishin gjithashtu në sipërfaqe kohët e fundit. Kushdo që do të marrë pushtetin në Libi në të ardhmen e afërt do të duhet të përballet me detyra të mëdha. Tranzicioni në një sistem demokratik dhe zgjidhja e një sërë konfliktesh nxjerr në pah nevojën për një organizim të ri të rendit dhe gjyqësorit, tha Wolfram Lacher, eksperti i Libisë nga Instituti Gjerman për Çëshjet Ndërkombëtare të Sigurisë në Berlin. Gjithsesi për votuesit libanezë është e vështirë që të orientohen me 2600 kandidatë të pavarur dhe 1200 lista-veçanërisht sepse nuk kanë traditë të zgjedhjeve demokratike. Stefan Buchen, i cili raportoi nga Libia gjatë luftës civile, thotë se një kandidat i zonës në shumë raste është një faktor vendimtar për votuesit, më shumë se programi politik i tij ose i saj. Shumë nga konfliktet e vazhdueshme rreth përbërjes së Asamblesë së Përgjithshme u zhvilluan ndërmjet qyteteve dhe zonave rivale dhe më pak ndërmjet partive.


18

« ekonomi

E hënë 9 korrik 2012 •


ekonomi • E hënë 9 korrik 2012

»

19


20

« dossier

E hënë 9 korrik 2012 •

“Dibra me kongres dhe armë për liri” (vitet 1903-1909). Nga Albert Kotini (vijon nga numri i kaluar) Revolucioni i Maqedonisë (1903) Kryengritja e bullgarëve të Maqedonisë i dëmtoi mjaft shqiptarët. Në Ohër u vranë tradhtisht prej tyre vëllezërit Tërshana (Bexheti, Xheladini dhe Nafizi), të cilët kishin shkuar për punët e tyre në fushë të Ohrit. U plagos rëndë Bafto Kërluku. Vrasësit ishin anëtarë të Komitetit Bullgar të Maqedonisë. Gjithashtu u vranë prej komitëve bullgarë Abdurrahim bej Kodra, Esati i Xhaferr beut dhe Lito Cami. Këto vrasje e zemëruan shumë popullin e Dibrës, sepse zbuluan që bullgarët donin pushtimin e territoreve për një ëndërr të vjetër për Mbretërinë Maqedonase. Komitët bullgarë që u zunë gjallë u sollën në qytet dhe u burgosën, por me ndërhyrjen e mitropolitit bullgar u liruan. Kjo ngjarje e zemëroi popullin dibran. Edhe një ngjarje tjetër kundër shqiptarëve në Maqedoni nga komitët bullgarë, duke shkaktuar mosbesim ndaj qeverisë turke. Qeveria turke e shtypi kryengritjen e Maqedonisë, por ndërhynë Rusia dhe Austria, duke u bërë një amnisti e përgjithshme për bullgarët, të cilëve ua paguan edhe dëmet. Veç kësaj qeveria turke reformoi administratën e vilajetit të Selanikut, të Kosovës e të Maqedonisë, duke e futur nën kontrollin e një inspektori të përgjithshëm, duke treguar kujdes për të mbrojtur të drejtat e bullgarëve. Sipas pleqve, shumica e bullgarëve të Maqedonisë janë sjellë tej kufirit shqiptar dhe janë instaluar në krahinat e Manastirit dhe të Shkupit prej bejlerë-agallarëve, që kishin çifligje në këto vise, gjoja se bullgarët ishin bujq të mirë dhe punëtorë të palodhur. Bejlero-agallarët, që nuk e çanin kokën për problemet kombëtare, por veçse për interesa personale, nuk menduan asnjë rrezik për të ardhmen e atdheut nga ky farë kolonizimi. [fq. 78 D.Sh.]. Shfrytëzimi i bullgarëve u bë deri në kufijtë e skllavit. Këto shkaqe luajtën rolin kryengritës në shpirtin bullgar të Maqedonisë. Kryengritja e bullgarëve la gjurmë të thella në popullin e Dibrës, të cilët bënë një marrëveshje edhe me xhonturqit për një kryengritje kundër sulltanit. Për këtë u vendos të bëhet një kryengritje në Tripoli nën kryesinë e Rexhep pashë Matit, që ishte vali atje. Në këtë kongres, ku kishte marrë pjesë edhe Ismail Qemali si përfaqësues i Toskërisë, delegat i Dibrës u zgjodh Hoxhë Voka dhe delegat i Tiranës Refik Toptani. Stambolli urdhëroi kapjen e Hoxhë Vokës, i cili u arratis e shkoi në shtëpinë e Refik Toptanit në Kamzë. Refik beu (v.o. treguar autorit nga vetë Refiku më 1937) thotë se përpara se të vinte Hoxha mbledhjes shqiptare të Tiranës i kishte ardhur një letër nga mbledhja shqiptare e Dibrës, ku bëhej fjalë për kongresin e Tarabulluzit. Mbledhja e Tiranës e shënoi Refik Toptanin si delegat. Hoxhë Voka dhe Refik Toptani morën prej mulla Ramazanit një certifikatë që vërtetonte se këta ishin hoxhallarë dhe se do të shkonin në Vlorë për të predikuar. Marrin pasaportat në Durrës dhe në Firence u takuan me Ismail Qemalin, i cili i dha Hoxhë Vokës disa letra për Rexhep pashën në Tripoli, ku e kreu porosinë. Mirëpo gjatë udhëtimit u sëmur. Hoxhë Voka qëndroi dy ditë te Refik Toptani në Kamzë, pastaj shkoi në

Kongresi i Dibrës Dibër, ku nuk u ngrit më nga shtrati. Kryengritja do të bëhej për rrëzimin e sulltan Hamidit dhe për fronësimin e princ Muratit, që ishte ////// (po aty). Ky i fundit kishte premtuar privilegje e liri për kombin shqiptar. Kryengritja do të bëhej duke marshuar Rexhep pasha me 30 mijë ushtarë nga Bengazi në Stamboll dhe duke çuar gjithë Shqipërinë më këmbë me armë në dorë. Kryengritja nuk u bë, sepse u vu në dijeni sulltani, ndërsa kryengritja e bullgarëve të Maqedonisë i ngacmoi ndjenjat kombëtare të shqiptarëve, të cilët zunë të mendojnë për fatin e atdheut dhe filluan të kërkojnë të drejtat e tyre. Xhelisi në Dibër (1906) Në këtë vit ishte prefekt Hysni beu, vegël e sulltan Hamitit. Në Dibër organizohet Gjykata Penale, duke pretenduar fundin i ligjit kombëtar të Maleve, prandaj populli ishte kundër dhe u mblodh në Xhaminë e Re.

Po në këtë vit filluan punimet e rrugës Dibër–Ohër–Manastir, ku populli i Dibrës u rëndua shumë. Xhelisi vendosi suprimimin e gjykatës penale dhe pushimin e punimeve në rrugë. Për 6 muaj populli bëri grevë dhe nuk punoi fare. Priti me armë në dorë përgjigjen e vendimit dhe pasi nuk erdhi përgjigje, fuqitë e armatosura të Nëntë Maleve të Dibrës u mblodhën te xhamia e Krifshës, duke u përgatitur për të sulmuar qytetin e Dibrës. Hysni beu rrethoi qytetin, në veçanti Xhaminë e Re, ku ishin mbledhur krerët dhe me artileri bombardoi xhaminë e Krifshës. Mbas një lufte ditore, po me urdhër të Hysni beut si prefekt, u ndalua zjarri, duke njoftuar popullin se kërkesat e tyre u morën parasysh dhe se nuk do të bëhej asnjë ndjekje kundër kryengritësve. Kështu mori fund edhe ky xhelis. Më 1907 filloi bashkëpunimi më i madh i dibranëve me organizatën xhonturke për shpalljen e konstitucionit, me anë të të cilit shpresonin të fitonin të drejtat e tyre.

Konstitucioni otoman (1908) Qysh më 1888 Turqit e Rinj kishin formuar një organizatë me emrin Ittihat ve terekki (“Bashkim e Përparim”), që kishte qëllim përmbysjen e sulltan Hamidit, duke i dhënë fund absolutizmit dhe shpallur konstitucionin. Për këtë revolucion turqit e rinj kishin nevojë për ndihmën e shqiptarëve. Në marrëveshje me shqiptarët filluan përgatitjet për kryengritje, duke u formuar si degë në të gjithë vendin. Më 1907 Hajredin Varvarica, Jashar Bozhdardi dhe Salih beu nga qyteti Dibër e Madhe shkuan në Ohër e takuan Ejup Sabrinë, si kryetar i organizatës në Ohër dhe filluan të bashkëpunonin. Pastaj u formua dega e Dibrës, me kryetar të zgjedhur Hafëz Ismetin dhe anëtarë Ismail Strazimirin, Muharrem Mullahin, Sherif Langun, Riza Rusin, Reshit Kusarin. Qendra ishte në Manastir, me udhëheqës të përgjithshëm Zenun Ballancën nga Dibra. Në degën qendrore të Dibrës ishin anëtarë Salih bej Jegeni, Hafëz Ismeti, Ismail Strazimiri dhe tre oficerë nga Manastiri - Ahmeti, Shekiu dhe Xhevati. Në qershor 1908 u vra Shemsi pasha në Manastir dhe më 20 korrik prefekti Hysni bej prej Haxhi Tefikut dhe Shahin Camit. Organizimin e këtij komploti e bënë Ismail Strazimiri, Salih Jegeni, hafëz Ismeti, Riza Jegeni, Ekrem Cami dhe Abdurrahman Tërshana. Më 22 korrik 1908 në Dibër u bë një demonstratë, ku kërkohej të shpallej konstitucioni për 24 orë, përndryshe populli do ta shpallte vetë atë. Më 23 korrik 1908 u shpall konstitucioni. Shqiptarët dolën hapur me aktivitete kombëtare, lexonin lirisht shqip. Klubi i Bashkimit në Dibër Kongresi i Alfabetit në Manastir u bë nga 1 deri më 10 nëntor 1908. Mbas shpalljes së Konstitutës turke, u çel në Dibër klubi “Ittihat ve Terekki”, i cili ua njihte shqiptarëve të Dibrës të drejtat e tyre kombëtare dhe i kishte hapur portat për të gjitha gazetat, revistat dhe librat shqipe. Në vjeshtën e vitit 1908, me rastin e zgjedhjeve për deputet, turqit e rinj nisën nga intrigat si dhe të ndërhynin, me synim të fitonin kandidatët e tyre. Megjithatë, Dibra asokohe nxori dy deputetë shqiptarë: Ismail pashë


dossier • E hënë 9 korrik 2012

Dibrën dhe Hasan Basriun. Aty nga mbarimi i dhjetorit 1908 u hap Klubi i Bashkimit në Dibër. Ky klub pati një këshill administrativ me kryetar Hafiz Sherif Langun dhe anëtarë Kadri Fishtin, Riza Rusin, Ibrahim Xhindin (ky i fundit nga Vlora), Ekrem Camin, Abdurrahman Tërshanën dhe Ibrahim Jegenin. Klubi pati shumë anëtarë aktivë, të cilët zhvilluan një veprimtari të shquar në fushën kombëtare. Mund të përmendim disa nga emrat e tyre, si: Shyqyri Iljaz pasha Çoku, Qamil Daci, Vehbi Xhiri. Tefik Xhuglini, Hafëz Mehmet Kadro, Esat Hajdaraga, Ali Zeqo, Aziz Menzelxhi, Abdurrahman Xhuglini, Tuvçe Isku, Zeqir Hutani, Abdi Hatibi, Dan Cami, Aqif Uruçi, Nurçe Xhuglini, Izet Bastri, Izet Pitarka, Haki Xhuglini, Vehbi Hatibi, Gani Begolli, Murat Daci, Ferid Hatibi, Rakip Pitarka, Hamid dhe Fuad Hajredin Aga, Hafëz Mahmud Haxhi mullah Mahmudi, Jashar Zeraliu, Muharrem Tërnova, Tafë Tërshana, Abdullah Hatibi, Shaban Cami, Riste Pisinka, Qazim Tufçe, Tefik Jegeni, Tole Xhuka, Ali Pustina, Shahin Cami, jashar Zeneli, Hamid Daci, Izet Maqellara, Sherif Zeqir Barberolli, Kadri Verzivolli, Dervish Zylyftari, Fiqri Mersini, Hafëz Mete, Raif Nallbati, Hysen Kodra, Riza Rusi, Kadri Fishti, Hafëz Muharrem Kodra, Ismail Strazimiri, Maliq Daci, Abdurrahman Shemsi beu, Rifat Miza etj. Klubi i Bashkimit të Dibrës edhe në Kongresin e Dibrës, që u hap në korrik të vitit 1909, tregoi një aktivitet të gjerë. Ky klub mori pjesë edhe në Kongresin e Manastirit më 1910 dhe u përfaqësua prej delegatit të tij, Ibrahim Jegenit. Klubi i Bashkimit vazhdoi veprimtarinë e vet derisa erdhi Durgut pasha me forcat e veta të operacionit dhe e mbylli si aktivitet. Kongresi i Dibrës - 24 korrik 1909 Kush e thirri Kongresin e Dibrës dhe cilat ishin qëllimet? Kësaj pyetjeje i është përgjigjur me kohë, në një kryeartikull të fletores së tij “Shqypeja e Shqypnis”, nr. 6, 1 gusht 1909, shqiptari i pareklamuar dibran, luftëtari trim i lirisë sonë Josif Bagëri. Po ribotojmë këtu analizën e hollë dhe patriotike që ka bërë ky shqiptar: Fort shumë mirë u muer vesht se i thirruni

kongres në Dibrë asht veprë e Xhon Turqve, qeveria e të cilëve muer parësinë të thërrasë në këtë kongres n’atë vend, ku shpresonte ma shumë se tjetërkund për qëndrimin e Turqisë n’Evropë. Dhe e vërteta asht se Turqia ka qëndrue n’Evropë me ndihmën e muhamedanëve shqiptarë, të cilët kanë qenë ata ma të rreptit mburonjës të Turqisë, regjimet e të cilës gjer më 24 të korrikut që shkoi kanë qenë të mbrujtun prej muhamedanëve shqiptarë, të cilët e panë se s’asht e udhës me u mbrojtë regjimi i vjetër dhe u kthyen kundra tij e mbruen regjimin e ri. Xhon Turqit pra, të dobishëm prej kësaj kodine – thanë të jenë gjithnji ata zotnij edhe mbi muhamedanët shqiptarë si dhe mbi të gjithë të tjerët dhe për këtë shkak thirrën në Dibër kët kongres, në të cilin të peshojnë fuqitë e tyne. Për fatin e keq të xhonërve xigareja (terezia) rëndoi ma shumë në anët e shqyptarëvet, të cilët kujtojnë edhe për vendin e tyne e jo për botën. Dhe pak më poshtë vazhdon: Po meqenëse në këtë kongres nuk ishin vetëm ata Xhonërit që muerën parësinë për thirrjen e këtij kongresi, por tri herë ma shumë ishin të tjerë njerëz vendi në të cilin janë lindë e rritun, të cilët zunë të numërojnë keq kundra mejtimeve xhonte. Dhe kështu kongresi muer një tjetër pozë se në këtë kongres ndodheshin shumë shqiptarë am’e atë dashës, të cilët, të mbushun me ide kombëtare, muer katedrën at filen e organizatorëve dhe si të gjallë atdhetarë, zunë të folin fjalë të flakta tue mbrojtë kombëtarimin dhe veçndamjen e tij prej të tjerëve, tue mësue gjuhën e vet në mësonjtore kombiare, pa të cilat s’munden me rrojtë cilido komb qoftë në faqen e dheut. Perande pra një oficer nxori livoren me ia shkrepë atdhetarët të flaktë, Dervish Himës. Sepse folka për veçndamjen e kombëtarimit dhe për të mirën e Shqipnis. Murmurimi i xhonërve pikën e zimirit dhe çdo të librave kundra dashamirve atdhetarë; Dervish Hima, Abdullah Kolonja, Fehmi Zavalani dhe shumë të tjerëve, por kur asht njeriu me të drejtën, kurkush s’mundet me i ba dam se e ha dreqi. Me nji imperi konstitucionale si imperia otomane, e ndihmuet prej shqyiptarësh, bullgarësh dhe të tjerëve për rrojtjen e saj n’Evropë... lypen t’u falet nderi qeveria otomane për

ndihmat e këtyne që i apën e jo të përpiqet me intriga e dhelpnëni të ju hupin kombëtarimin e tyne, cilën s’e hup për 500 vjet ndër utrusjen e tiranis despotike pa mësonjtore kombiare. Ne kurrë nuk duem me kundërshtue qeverisë otomane kur i kqyrën punët amëlsisht e jo njerkënisht, por meqense zu të këndohet kënga e vjetër me një zë të ri, na s’mund me ndej me duer të plagueta si nuse e re, po i kthejmë kujdesën qeveris otomane për mos me marrë masa të njerkta, po amtare, tue mos me na ngucë kur domi dhe na si komb ma i vjetër n’sinisjet Ballkanit të shndritemi në gjuhë të vet. Ndryshej na do t’dalim jashtë kufivet programit jon në të cilën e kemi thanëse po të dalë ndoj anmik e të na ndalojë në vendosjen e kombtarimit e të shndritjes ne do të kundërshtohemi burrënisht. Ja se ç’shkruan veterani Ismail Strazimiri në libërzën e tij “Kujtime historike mbi Lëvizjet Kombëtare në qarkun e Dibrës”, faqe 13, paragrafi 2: Ky kongres u formue me inisijativën e Xhon-Turqvet dhe pat për qëllim lidhjen dhe bashkimin e plotë të elementëve politikë që formojshin Turqinë e Evropës. Por llogaria e shtëpisë kundërshton atë të pazarit; kështu edhe kongresi e ndërroi karakterin e qëllimin e tij për të cilin u krijue; tani muer një karakter kombëtar, për sa premtonte situata e atëhershme. Para hapjes së Kongresit Kështu e lajmron Josif Bagëri në fletoren e vet nr. 5, më dt. 15 korrik 1909 mbledhjen në Dibër: “...Ne si kundër marrëmn vesht prej viseve, ky kongres ka për qëllim me u marrë vesht me shqyptarët ndër vedi për çfaërëdo pune kombiare...” Dhe z. Lumo Skëndo në nr. 52, dt. 11 korrik 1909 të së përkohshmes së tij “Lirija” shënon: “Korrespondenti ynë, z. Hamdi Metja, na shkruen se në Dibrë u bënë shumë pregatitje për të pritur ata që janë ftuar për ditën e 24 korrikut; 35 shtëpi janë gatuar për ndejtjen e të huajvet. Delegatët janë ftuar nga çdo qytet i Shqipërisë.” Hapja e Kongresit dhe bisedimet e delegatëve (24 korrik 1909) Përveç disa botimeve të atdhetarit Abdyl Ypi, pjesëtar i Kongresit, disa artikuj gazetash të kohës dhe kujtimeve të pak atdhetarëve që asistuen n’ato bisedime të nxehta e që jetojnë ende, nuk na mbetet pothuaj kurrgjë tjetër. Ne do të mbështetemi mbi librin e Abdyl Ypit. Në Kongresin e Dibrës u mblodhën delegatët e pesë vilajeteve, treqind e pesëmbëdhjetë burra, të cilëve iu shpërnda kopja e programit të hartuem nga xhemijeti. Ky program përmbante katër pika politike mbi rëndësinë e të cilave mbajti një fjalim Myftiu i Dibrës, z. Vehbi Agolli. Mbledhja e parë dhe e dytë e kongresit Kongresi u mblodh në shtëpinë e Zejnullah Hatipit. Menjëherë u zgjodh paria me kryetar Vehbi Agolli, nënkryetar myfti Kara Rexhepi dhe sekretar Ihsan bej Selaniku. Si delegatë morën pjesë edhe serbë, bullgarë etj. Mbledhja e tretë Në mbledhjen e tretë dominoi një bisedë

»

21

me rëndësi: çështja e shkollave fillore shqipe, që propozoi të kërkohen Hafëz Ali Korça. “Nuk heqim dorë nga gjuha jonë”, - qe fjala e fundit që tha Isuf bej Karahasani, nga Malësia e Dibrës së Poshtme. Mbledhja e katërt Në këtë mbledhje u vendos t’i kërkohet ministrisë së Luftës që djemtë shqiptarë të mos dërgohen ndër vende të largëta për të kryer shërbimin ushtarak, por ta kryejnë këtë shërbim n’Atdhe. Mbasandaj u pranua edhe propozimi i dytë i Hafiz Ali Korçës, që të ndërhyhet ku duhet për përmirësimin e medreseve të ramuna shumë nga pikëpamja arsimore. Mbledhja e pestë Riza bej Shkodra kërkoi që të kufizohet bisedimi mbi pikat e programit dhe, mbasi të vërtetoheshin këto, të shpërndahet mbledhja. Por kundërshtoi shumica e delegatëve, të cilët donin t’i zgjerojnë bisedimet. “Kemi liri të plotë; s’ka të drejt kush të na caktojë kufi për bisedim. Mendimet e larta të kombit bujar nuk mundet t’i marrë ndër kambë askush”, - thërret në kulm të entuziazmit delegati i Manastirit, Qenani. “Kemi dhënë besën, o Myfti Efendi! Mbaje qetësinë, se do të vazhdojmë!, - qe britma e Jusuf Karahasanit. Folën shumë delegatë dhe në fund u vendos që pikat e programit të quhen “nyjat fillore bashkimtare” dhe ato jashtë tij, të ngrehuna dhe të shqyrtueme prej vetë kongresit: “Nyja ndjekëse të nevojshme”. Mbledhja e gjashtë Jusuf bej Karahasani këndoi një raport të vetin mbi besën që kanë dhënë malësitë i Dibrës për urtësitë të tyre. Vendimet e Kongresit të Dibrës Qëndrimi i mbajtun nga ana e delegatëve, shprehun në vendimet e marruna nga Kongresi përgënjeshtroi shpresat e xhonturqve, të cilët panë të dështuem qëllimet e tyne. Për randësinë historike që kanë po riprodhojmë këtu ato vendime që do të mbeten, sigurisht, një faqe e bukur e historisë sonë. Nyjat filltare bashkimtare Nyj’ I-rë: Na kurrë s’kemi për të sjellë ndër mend sende që na prishin e shkatërrojnë ndjenjat tona të vërteta për me jetuar osmanlli dhe për me vdekur osmanlli. Nyj’ e II-të: Shqiptarët tallen me ata që i ftonin prej konstitucionit dhe pandehin se Turqia prej Europës po shkulet. Sepse ndër shqiptarët ndodhet një ligj (besa) që lidhëm vjet në korrik 1908 dhe e shpallëm. Nyj’ e III-të: Çështjet politike, po nuk i zgjidhëm si na i do interesi, do të përgatitemi për luftë edhe sa klasë ushtri që të lypë nevoja pa ndalim, me një shpejtësi të fortë të gjithë do të mblidhemi dhe do ta shkrijmë jetën tonë. Nyj’ e IV-të: Kurdoherë që të dalë ndonji ngatërresë e turbullim që prish qetësinë e brendshme, sakaq fuqi ushtarësh do të mblidhet dhe ku e do nevoja të hidhet. Nyj’ e V-të: Ndër ato vise që akoma rekrutimi nuk është zbatuar, të fillohet mbledhja ushtërjake në çdo vend. (vijon numrin e ardhshëm)


22

« zbavitje

E hënë 9 korrik 2012 •


zbavitje • E hënë 9 korrik 2012

(METROPOLITANI) Fjalekryq 1

2

3

4

16

5

6

7

8

17

9

12

27

33

28

13

19

23

26

29

21

31

32

35 37

40 45 49

50

51

42

46

52

53 57

59

60

HORIZONTAL 1. Pan, që humbi hijen. 5. Udhëhoqi gladiatorët. 12. Një legjendë. 14. Hapin vallen. 16. Mund të jenë edhe dhjetore. 18. Qyteti i Turgenievit. 19. Fillojnë mirë. 20. Një skuadër. 22. Darabount regjisor i Milja e gjelbërt. 23. Një mund të jetë fosbury. 24. Masat e para. 25. Tenor pa zë. 26. Të parat në uragan. 27. Janë nënproduktet e naftës. 30. Janë të mirat që prodhohen. 33. Mbarojnë fare. 34. Ishte bir i Priamit. 35. Film i Akira Kurosawa-s. 36. E famshme ajo e Keopsit. 37. Ishin hipokritë për Jezusin. 39. Ndërtohen për hekurudha. 41. Anna e Tolstoj-t.

62

48

54

63

64 68

5. Fillojnë sjelljen. 6. Kështu thirrej Akili. 7. Në krye të atletëve. 8. Francesco, as i Roma-s. 9. Një këngë për akt. 10. Marubi i fotografisë. 11. Përfundojnë pingul. 12. Më krye të ministrave. 13. Një është edhe Andy Roddick. 14. Gjashtë... romake. 15. Inicialet e Pacino-s. 17. Janë porte... ndërtimi. 19. Ai elektrik është edhe sahat. 21. Kush i kthen... braktis. 22. Vihet një për të... ndaluar. 23. Kishte shemër një Agar. 24. Një linjë e famshme mbrojtëse. 25. Jorgjie, që qe këngëtare lirike. 26. Lidhin brigje. 28. Jules i kupës së botës në futboll. 29. Një gjigant i telefonisë celulare. 30. Janë shkurre. 31. Eshtë fjala e të... urtit.

32. Fillojnë larg. 34. Një çiklist për velodrome. 35. Janë aromatike nëse janëmente të tilla. 36. Një mund të jetë me pagesë për makinat. 37. Kisha e një dioqeze. 38. Shkakton shumë të tilla... tërmeti. 40. Inicialet e Altman. 41. Janë kerrë pa zë. 43. Një pështjellim. 46. Lindin në kokë. 47. Ishte minderi...Portën e Lartë. 50. Ashtu qoftë në... meshë. 51. Një radhë. 52. Raoul aktor. 54. Rodhet pa det. 55. Joan piktor. 56. Markë kamioni. 59. Në krye të sallës. 61. Një “do” e dikurshme. 62. Andej nga kreu. 63. Treten në kufij

Luani Marredhenia juaj me partenrin do vazhdoje te jete e paqendrueshme. Do keni te papritura jo shume te kendshme dhe skenat e xhelozise do pushtojne gjithe diten. Kudjes! Beqaret nuk duhet te tregohen aspak impulsive sepse do bejne gabimet per te cilat do pendohen gjithe jeten. Ne planin financiar mos ndermerrni rreziqe te medha sepse situata nuk eshte shume e qendrueshme.

Peshorja Dita duket shume premtuese per ata qe jane ne cift. Venusi do iu beje t’i shijoni gjithe kenaqesite qe iu jep te qenit ne nje lidhje. Dashuria per beqaret do shkoje mire dhe ju do kaloni momente te mrekullueshme. Dilni, pranoni ftesa dhe argetohuni sa me shume te mundni. Ne planin financiar do e keni te veshtire ta permiresoni situaten pas problemeve qe keni patur. Beni durim!

Fjalëkryqi pa skemë, fjalëkryqi i kampionëve 1

Duhet të nxini 32 kuti

I

T A

I

A R

T

M E N S A E M O N A T

E V E R E T T

I

P A R E O

M

S T E F A

9

10

11

12

Me shume prioritet sot do kete jeta ne cift. Do beni cmos qe ta beni me te forte lidhje tuaj dhe do ia arrini qellimit. Do e perkedhelni edhe me shume njeri-tjetrin. Beqaret do takojne dike. Do ju duket sikur eshte princi i kalter por pas disa ditesh do e kuptojne se kishin gabuar. Kujdes! Dielli do iu shtyje te beni me shume shpenzime sesa iu mban xhepi dhe financat do te pakesohen.

6 7 8 9 10 11

Ujori

12 G A Z N OA TK S A I RO GN S E S T

I

I

I

N P M I O P

L

I

I UN B I R

S T

I

T E L L

L U N A P A R K

I

DO IR RA ER K T E I L N I EM S

BO ER TA OT NO R L MO AR R I GS O T

T E L QA I V R I I V U MA AS X

I

I K E

I

I

O P

E T U

T E T R P

DH O M O

A R I K E

S

S

E T

P A H

T

I

S E R E N A P

I R A T E T

L E A D E R S H I S E T

P

U R A

A M N E E S O N

P L O M A T

N ON EO V S E EL RA I O Z

S U

E M R A T

I N A GT A NK OU P MA A T R A P A Z E T V

K E R O U MA AC R T

DA I

T M

A M

I OMN E TT U T AE J R

A M A R I

T

A DN I T AH NO EN Y K

I M T A R AE BT A TN I A

E P R O R

zv/kryeredaktor: Armand Maho Mariglen Mulla

8

Shigjetari

K O P E R T

T

7

5

K O L E K T V A L E R

6

4

D O R I

5

Gaforrja Asnje planet nuk do influencoje sot ne jeten tuaj ne cift. Ata qe kane kaluar nje periudhe konfliktuale do rigjejne qetesine. Do jeni me tolerante dhe te hapur me ate qe keni ne krah. Beqaret ka shume gjasa te kene dashuri me shikim te pare ne pune. Pergatituni! Financat do te influencohen nga saturni. Nuk do te kete ulje te tyre, perkundrazi priten permiresime. Perfitoni!

Virgjëresha Atmosfera per ciftet do jete konfliktuale. Ka shume mundesi qe ju te debatoni me partnerin per gjera te parendesishme. Kujdes, mos i tejkaloni limitet! Beqaret do te ndihmohen shume nga Urani, i cili mund te sjelle edhe nje dashuri shume te bukur. Mos e lini kete mundesi t’iu ike nga duart. Ne planin financiar do keni shume probleme dhe te gjitha keto fale pakujdesise suaj. Merrni masa!

Akrepi Mundohuni ta ndryshoni sa me shpejt rutinen e jetes ne cift. Nese mendoni gjate gjithe kohes se partneri ju do dhe s’mund te beje asgje pa ju, rrezikoni te perballeni me nje surprize te pakendeshme. Beqaret do kene shume fat per nje takim te vecante kesaj rradhe. Nese krijoni nje lidhje me te, do jeni te lumtur per nje kohe te gjate. Me financat do tregoheni shume impulsive. Kujdes!

3

H F

4

2

S T E T

L O L

kryeredaktor Brahim Shima

s t a f f

I

I D E T

3

E L

I O

A R T A N

E EL LA E M E N T A R E

P

J

T E M A E R

I K S

I K T E

politika: albana lika, herion mesi, oli xhilaga ekonomia: brikena dervishaj sociale: pranvera kola rrethet: blerina spaho kronika: mariglen mulla kultura: blerina goce design&layout: Daniel Prifti, Gëzim Duzha

Adresa: Rr. Dull Keta, nr. 5. (Rr. e Dibrës), Tiranë

pergjigje

F A T A L A P O L

2

1

VERTIKAL 1. Një sigël në radio. -Baggio pa bishtalec. -Smith filozof. 2. Para Zeppelin në muzikë. -Antonio që shpiku telefonin. 3. Janë hebrej të Spanjës. 4. Një i fundit është mbi të gjithë. -Janë edhe bateri. 5. Një Kel i fotografisë. -I vjetër në Londër. 6. Janë përçartje. -Kukulla e Shtëpi kukulle 7. Të egra gjuhen. -Gjëja e romakëve. 8. Një enë për ujë. -Del nga pjestimi. 9. Nxjerrin kuajt me një ka. -Lemper, këngëtare gjermane. -Binjaket në klasa. 10. Në fund të krahut. -Janë toka... sportive. 11. Eshtë lëvizja përqark. 12. Kilmer aktor. -Parashtesë për vetë... makinën.

pergjigje

HORIZONTAL 1. Fillojë fluturimin. -Skllavja e Turandot. 2. Një qendër. -Plaku i... Dritëro Agollit. -Një binar. 3. Kishte dhjetë urdhëresat. -Role pa zë. 4. Ishin hipokritë për Jezu Krishtin. 5. Janë në vitin e.. pjekurisë. 6. Një pjesë e derivateve. -Eshtë libreti pa liri. -Harris që qe aktor. 7. Spencer aktor. -Italia në Internet. -Një liqen amerikan. 8. Gjysma e cipave. -Ustinov i kinemasë. 9. Janë filmat e Chuck Norris. -Një repart i ndërhyrjes së shpejtë. 10. Janë sistemet me yje. 11. I kanë rrugët me... emra. 12. Dillon aktor. -Argento aktore. -Fillojnë një sondazh.

Fale influences se Venusit do keni nje permiresim te jetes suaj ne cift sot. Jepni po aq sa merrni dhe shtoni dozat e imagjinates. Beqaret do jene sharmante dhe do bejne cmos per te gjetur personin ideal. Planetet do iu perkrahin dhe do keni shume fat. Ne planin financiar duhet te beni kujdes mos merrni vendime te medha. Nuk eshte momenti i duhur as per te bene shpenzime te tejskajshme.

Nese jeni ne cift dhe jetoni bashke me ate qe doni, nuk duhet te ngaterroni financat. Kjo do jete pika e dobet per te cilen mund te lindin edhe debate te medha. Kujdes! Beqaret nuk do dine cfare te bejne. Ndihen vetem, por nuk jane te sigurte nese duan dike prane apo jo. Sqarohuni njehere me veten para se te merrni vendime. Ambienti yjor nuk eshte i favorshem per financat.

55

67 42. Një numër... femrash. 44. Garfunkel i këngës. 45. Kështu vishet një... VIP. 48. Mbyllin një hark. 49. Patricia, që këndon Mademoiselle chante le blues. 52. Janë nën tokë. 53. Bëhen për të... mirë. 56. Ishin ushtarë të Akilit. 57. Kastile mbeten të fundit. 58. Mund të jepet me një...test. 59. I paharruari Prosi i skenës sonë. 60. Ngrysen me... inat. 64. Një lokal me... odaliska. 65. Angazhuar pjesërisht. 66. U shkrua nga Zola. 67. Saint... në futbollin francez. 68. Mund të jetë proteste. VERTIKAL 1. Fillojnë panikun. 2. Tepër pa zë. 3. Eshtë pokë që... fryn. 4. Janë numrat 1,2,3....

Do kerkoni me shume liri sot dhe do doni te cliroheni nga detyrimet e jetes ne cift. Gjeni menyren e duhur per t’ia kerkuar keto partnerit sepse perndryshe mund te keni mjaft probleme. Beqaret do gjenden ne nje dileme te madhe per te zgjedhur personin e duhur. Merrni gjithe kohen per t’u menduar. Beni kujdes ne planin financiar dhe ulni shpenzimet qe mos keni surpriza te keqija.

Binjakët

58

61

66

Demi

43

47

56

Dashi

38

41

44

23

15

25

30

34

14

20

24

36

65

11

18

22

39

10

»

Disa konflikte mund ta tronditin pak jeten ne cift dhe ju do e keni paksa te veshtire te ruani nje klime te qete. Fatmiresisht Jupiteri dhe Venusi do iu ndihmojne ne kete fushe. Jo te gjithe beqaret do terhiqen nga aventurat e momentit. Per kete arsye disa perseri do jene vetem. Do keni tendence te shpenzoni shume dhe financat do perkeqesohen. Mos merrni vendime te rendesishme!

marketing: eligerta dyrmishi cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

Bricjapi Shume planete do te mbrojne jeten tuaj ne cift. Disa mund te kalojne edhe nje muaj mjalti. Besimi dhe respekti midis jush do te rritet se tepermi. Nese jeni vetem, Venusi do krijoje nje klime shume te pershtatshme per te dashuruar. Gjithsesi mos u nxitoni pa marre vesh se cfare doni ne te vertete. Financat jo te mira, prandaj merrni hua tek dikush qe i besoni me shume se te tjeret.

Peshqit Lidhja juaj do jete si ne fillimet e saj. Bashkepunimi do jete i madh dhe do jepni shume prova dashurie. Edhe partneri do kujdeset mjaft qe t’iu beje te ndiheni si ne enderr. Beqaret do jene me te rezervuar se zakonisht dhe nuk do trehohen ta hapur per ftesat qe do iu behen. Ne planin financiar do merrni masa strikte qe situata te jete e qendrueshme. Do ia dilni mbane me sukses. www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« reklamË

E hënë 9 korrik 2012 •

Gazeta Metropol 9 korrik  

Gazeta Metropol 9 korrik