faktet rama-met, legalizimet, idrizi dule

Page 11

opinion • E premte 5 prill 2013

»

11

Meta - Rama

K

okëfortësia dhe arroganca në politikë zakonisht paguhen shtrenjtë. Në zgjedhjet e vitit 2005, një leksion për arrogancën e tij e pat marrë Fatos Nano, pasi që e pat nënçmuar shkëputjen e Ilir Metës dhe grupit që formoji partinë Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila ia shkëputi PSsë një pjesë të elektoratit të majtë. LSI u bë shkak kryesor pse e majta humbi pushtetin. Pas dështimit në vitin 2015, Nano u detyrua që të japë dorëheqje nga kreu i PS-së, dhe nuk arriti që të kthehet në politikë aktive, edhe pse bëri disa përpjekje. Me pasojat e kokëfortësisë dhe arrogancës do të ballafaqohet edhe zëvendësuesi i Nanos në PS, Edi Rama. Paradoksalisht, Rama ka qenë politikani i cili gjatë fushatës parazgjedhore të vitit 2005 ishte distancuar nga miopia e Nanos në qasjen ndaj LSI-së dhe Metës, duke parashikuar se kjo do të ketë si pasojë humbjen e zgjedhjeve. Për të dëshmuar se e majta pa unitet nuk mund të ketë sukses, në zgjedhjet lokale të vitit 2007 Rama bëri koalicion me Metën dhe partitë tjera të së majtës për t’i fituar ato bindshëm. Por, pas suksesit të vitit 2007, kur Rama siguroi edhe mandatin e tretë si kryebashkiak i Tiranës, Rama do të bëjë gabimin e Nanos duke ushqyer bindjen se mund të bëhet lider i vetëm i së majtës edhe pa LSI-në. Ai besoji se ligji i ri zgjedhor që e akordoi me Sali Berishën, do të favorizojë PS-në, si partinë individualisht më të madhe në Shqipëri, si dhe lidershipin e tij, karshi rivalitetit që u shfaq në raport me Ilir Metën, i cili ishte kundër ligjit të ri zgjedhor. Në vitin 2009 strategjia e defaktorizimit të LSI-së dhe të Ilir Metës dështoi. Në vend që e gjithë e majta të futet nën ombrellën e PS-së dhe Ramës si lider i saj, LSI-ja arriti që të kalojë pragun zgjedhor dhe në zgjedhjet nacionale fitoi 4 mandate që do të bëhen decizive për mbetjen e PD-së dhe Sali Berishës në pushtet. Koalicioni i PD-së pat fituar rrafsh gjysmën e mandateve, 70 deputetë, kurse PS-ja 66, dhe 4 mandatet e LSI-së edhe nëse do të përcaktoheshin për t’u bashkuar me të majtën, nuk do të kishin efektin dhe Meta vendosi që të bëjë koalicion me Berishën.

Nga Shkëlzen Maliqi

Pas dështimit të vitit 2009 Rama ka insistuar shumë kohë në parregullsinë dhe vjedhjen e votës duke organizuar protesta dhe greva, por nuk arriti që të rihapën dhe rinumërohen votat kontestuese. Në këtë periudhë animoziteti mes Ramës dhe Metës thellohet dhe duket i pakapërcyeshëm, sikurse edhe ribashkimi i votës të së majtës konsiderohej si mision i pamundur. Në këtë atmosferë të mosunitetit do të mbahen edhe zgjedhjet lokale të vitit 2011, ku Rama vendosi që të garojë për postin e kryebashkiakut të Tiranës edhe për të katërtën herë. Kësaj here Rama mori edhe një leksion ndëshkues për kokëfortësi dhe arrogancë, sepse serish nënçmoi faktorin LSI, që në një garë tejet të baraspeshuar si “fotofinish” ku vendimtare u bënë një grusht votash, fitues doli Lulëzim Basha i PD-së. Ndonëse edhe këtë humbje Rama e priti me hidhërimin e “vjedhjes së përsëritur”, pasi Basha e siguroi fitoren pas rivlerësimit të disa dhjetëra votave kontestuese në forumin e KQZ-së ku PD-ja kishte mazhorancën, ai pas disa muajsh do të bëjë një reflektim serioz të gabimeve vetanake që edhe i kanë mundësuar ‘skemat e vjedhjeve’. Në rastin e Tiranës ka qenë evidente se përparësia

e madhe që e ka pasur Rama në tri garat e para është shkrirë pasi që i kanë ikur votat e LSI-së. Pas kongresit të PS-së në nëntor të vitit 2011 Edi Rama ka bërë kthesën strategjike duke e ndërprerë politikën e protestave dhe konflikteve, i kthen deputetët e PS-së në Kuvend, dhe rifillon dialogun dhe afrimin me të gjitha forcat politike të majta, duke përfshirë këtu edhe gjetjen e formulës së pajtimit me Ilir Metën. Në vigjilie të zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen në qershor, LSI-ja ka vendosur që të dalë nga koalicioni me PD-në dhe këto ditë pritet shpallja e koalicionit të madh të majtë, PS-LSI, që do të përfshijë edhe shumë parti dhe grupe tjera të së majtës. Një koncentrim i tillë i forcave të majta nuk ka ndodhur prej kohësh. Dhe kjo manovër që nuk vjen në momentin e fundit, por në kohën duhur dhe që sinjalizon se është përgatitur gjatë dhe i ka edhe bazamentet e orientimeve programore, paralajmëron se e majta në qershor do të konkurrojë fuqishëm për të rimarrë pushtetin pas 8 vitesh. Ky koncentrim i partive të majta, krahas çarjeve që kanë ndodhur në bllokun e partive të djathta, ku disa subjekte të reja si Aleanca Kuq e Zi dhe Fryme e Re Demokratike, kanë gjasa që të rrëmihin një pjesë të votës së djathtë përafërsisht në ato përqindje sa i shkëpuste LSI-ja bllokut të majtë kur garonte jashtë këtij blloku, pothuajse garanton rrëzimin e Sali Berishës nga pushteti. Kuptohet, për një pjesë të opinionit pajtimi i Ramës me Metën pas rivalitetit të gjatë duket nëse jo i pamundur atëherë i dyshimtë. Por, në politikë nuk janë të rralla këto kthesa për 180 gradë! Tandemi Rama – Meta, në fillim të viteve 2000 ka funksionuar shumë mirë, kur Mata ishte Kryeministër i Shqipërisë dhe Rama Kryebashkiak ambicioz që arriti ta bëjë mrekullinë e parë të madhe në Shqipëri duke e ringjallur kryeqytetin nga ngulfatja që e kishte kapluar gjatë anarkisë së periudhës pasdiktatoriale. Koalicioni i ri Rama – Meta ka gjasa që të bëjë kthesën e re në Shqipëri, duke ia hapur rrugën Shqipërisë për integrime evropiane dhe krijimin e kushteve për tejkalimin e politikave të konfliktulitetit të brendshëm, sepse me largimin e Sali Berishës duhet pritur edhe konsolidimin e të djathtës shqiptare.

Shija e baltës

M

artesa” parazgjedhore PS-LSI e këtyre ditëve la një shije të hidhur në gojën e shumë prej nesh. Njëlloj si “martesa” paszgjedhore PD-LSI afro katër vjet më parë. Një shije të përafërt me atë të baltës. Imoraliteti politik (ajo që me një fjalë jo shqiptare cilësohet “pragmatizëm”, pra të jesh i përthyeshëm, të pranosh realitetin dhe të bashkëjetosh me të duke shkelur disa parime të tuat) është ende pak i pranueshëm nga shumica e shqiptarëve. Opozita kryesore e vendit po bëhej rreth një vit që po fliste për një rilindje. Për një taksim të drejtë me taksën progresive (edhe pse kjo e fundit rrezikon të bllokojë biznesin dhe të zerojë rritjen ekonomike). Për heqjen e taksës mbi vlerën e shtuar (TVSH) mbi ilaçet. Për zhdukjen e taksës mbi fitimin mbi afro 80 mijë zejtarë të vegjël, që i quajnë “biznese të vogla”. Dhe shumë syresh nga ne besuan te vlerat e një procesi të tillë (ngjashëm sikundër shumë besuan në katarsisin e filluar nga Fatos Nano gati dhjetë vjet më parë). Në takimet e socialistëve flitej për hallet e të varfërve, të papunëve, atyre që kishin humbur jo vetëm orientimin, por dhe shpresën në morinë e problemeve. Njeriu është i prirur të besojë tek ata që i flasin për atë që ai do, pse i dhemb

Nga Erion TELITI

në zemër. Flitej në dhjetëra e dhjetëra takime të socialistëve tanë për një shtet pranë qytetarëve dhe për shëndetësi falas. Ata që nuk besuan, të paktën shpresonin se një ndërrim i forcave politike në pushtet do të ndreqte shumë gjëra në shtetin tonë, që rrjedh ujë nga shumë anë. Dhe këta ishin më të distancuarit nga politika dhe deri diku më të pavarurit. Me këtë pragmatizëm-imoralitet shpresa se mos shumë gjëra ndryshojnë për mirë me ardhjen në fuqi të opozitës pragmatiste, jo idealiste, po venitet. Dhe me këtë venitje hapet dukshëm loja për një rezultat të pasigurt në garën zgjedhore. Pse shprehjen “nga inati i sime vjehrre vete fle me mullixhiun” e kemi vetëm ne në rajon e më gjerë. Shumë qytetarë të zhgënjyer, jo vetëm socialistë, mund të mos votojnë nga ky pazar i fundit për pushtetin. Shumë syresh mund të votojnë të indinjuar për atë që përherë e më shumë po quhet “opozita tjetër”, pra për partinë e Bamir Topit dhe atë të Kreshnik Spahiut. Këto janë forca të reja politike që vetëm kritikojnë, nuk buzëqeshin apo hanë ngjala. Në kërkesat e tyre për ndryshim të qeverisjes mund të gjejnë veten apo strehën për shfrim jo vetëm të djathtët e pakënaqur nga Berisha, por dhe të majtët e indinjuar keqazi nga “ngjalangrënësit (Rama dhe Meta)”. Sido që të shkojë gara zgjedhore e 23 qershorit, një gjë është e sigurt: deri ditën e zgjedhjeve

do të flitet përherë e më pak për zotime konkrete për t’u shërbyer njerëzve dhe përherë e më shumë për tri ligjet e integrimit (nga të cilat ndonjë përfitim të menjëhershëm qytetarët e këtij vendi nuk është se do të kenë), për programe elektorale dhe platforma e premtime që dihet se asnjëherë nuk do të mbahen. Politika shqiptare e majtë me këtë formë të theksuar pragmatizmi (imoraliteti) që mori, rrezikon seriozisht dështimin. Jo për mungesën ulëritëse të dobishmërisë publike në vendosjen e një sistemi të pastër të taksës progresive që ajo kërkon, jo për premtimet-fantaekonomi të një shëndetësie publike krejtësisht falas (e ku do t’i gjejnë 600 milionë euro që nevojiten në vit për shërbime cilësore shëndetësore socialistë?), po për mungesën e plotë të moralit, kur ia kërkon qytetarit të thjeshtë votën. Mos vallë edhe shoqëria jonë, qytetarët e thjeshtë, të cilëve u referohemi, janë kthyer në imoralë dhe do të shohin vetëm vendet e punës, që me aq lehtësi LSIja i gjente në ministritë që drejtonte për të rinjtë e gdhirë flamurtarë të integrimit? Jo! Vetëdija zgjedhore shqiptare është shumë më tepër se një favor punësimi apo për sipërmarrësit, se sigurimi i një tenderi të trukuar që të ndash fitimin me politikanin. Përpara kutisë së votimit shqiptarët do të zgjedhin atë forcë politike që mirëfilli e vlerësojnë se s’do t’i lërë më me shijen e baltës në gojë.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.