Page 1

»18-19

PROFIL GRUAJE

Zehra Gjebrea, mamia e përkushtuar, 35 vjet në shërbim të fëmijëve E HËNË

4 MARS 2013

VITI IX, NR. 2912 TEL: 04 2 233 991 FAX: 04 2 233 998 ÇMIMI: 30 LEKË • € 1.5

gazetametropol.com

Në Harlem po lind humanizmi i ri BOTE & HISTORI

• • •

Napoleoni, një shans tjetër për Evropën Historia ndryshe 200 vjet më parë »13-17 SHBA një dëshmi paaftësie

Dorëheqja e Papës Ana e errët e Vatikanit, skandalet e papatëve »9 në shekuj

DASHAMIR SHEHI OFERTA PËR LSI-në

Rama: Koalicion me çdo forcë politike që kërkon rotacionin Edi Rama, ripërsërit dhe një herë ofertën për të gjitha forcat e spektrit të majtë që janë për rotacion pushteti

»3

REPORTAZH/ MONUMENTET

Monumentet e pavarësisë, përdoren nga qytetarët për nevoja personale Çfarë po ndodh me monumentet e 100 vjetorit, të cilat u inauguruan vetëm tri muaj më parë

»4

TË PËRNDJEKURIT

Kush ka përfituar në tetë vite, studimi për buxhetet e radhës Në vitin 2008 shuma është realizuar 100%, ndërkohë që viti 2009, është parë si më mbështetësi për këtë kategori. Në vitin 2012 financimi ra me 15 % »5

S’do jem në listat e PD, por në koalicion me të ZBULOHET SKEMA E FUNKSIONIMIT NË RIT ZGJEDHJET E QERSHO

UAR FORMULA E PROPOZ E PALËVE PËR ZONAT DH THITHJEN E VOTAVE

ZGJEDHJET E QERSHORIT 2013

ROLI QË DO TË KETË LSI DHE SHMANGIA E PARTIVE TË REJA

»2,5

PS prezanton Celibashin në Fier, Ina Rama: S’do jem në politikë VRASJA E KRYEKOMISARIT

Ekspertët: Dosjen e Frokut e dorëzojmë brenda 40 ditëve Avokati grek: Klienti im është i pafajshëm në Greqi, nëse nuk vjen dosja në afat do lirohet

KRIMET E DIKTATURËS

»8

Opinion Nga ENRIKO CEKO

Cilësia, siguria dhe garancia ushqimore »10 Nga SUADA HALILAJ

Si u persekutua familja Papaj, »6 »11 Apoteza e pionerët e teknologjisë moderne shekullit të 21-të


02

« politikë

E hënë 4 mars 2013 • PD: Ina Rama në listat e PS. Ish-kryeprokurorja mohon deklaratën

PD hedh shashkat te kandidatura e PS “Celibashi, personi që vodhi mandatin e Spartak Ngjelës” Partia Demokratike ka reaguar menjëherë pas prezantimit të Ilirian Celibashit si kandidat i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit. Sipas zëdhënëses për shtyp të selisë blu Laura Vorpsi, Rama po prezanton si kandidatura për deputet te Partinë Socialiste emra që kanë lidhje të ngushta interesi me të. Krahas kësaj selia blu krijoi edhe një situatë konflikti me emërimin e Celibashit si kandidat për qarkun e Fierit, duke u shprehur se ai person ka vjedhur mandatin e Spartak Ngjelës në kohën kur ishte kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në këtë mënyrë deklarata e Partisë Demokratike ishte një shashkë për PS-në, pasi Ngjela është një ndër aleatët e Partisë Socialiste. “Doli para medieve dhe njoftoi zëvendësimin e Gramoz Ruçit

si kryetar në qarkun e Fierit me ish-kryetarin e KQZ-së, famozin Ilirian Celibashi, me të cilin i vodhi mandatin Spartak Ngjelës, si rival që e kishte për kryetar bashkie”, - theksoi zëdhënësja e PD-së. Krahas kësaj Vorpsi deklaroi se kreu u selisë rozë do të prezantojë si kandidaturë për deputete edhe ish-kryeprokuroren e përgjithshme Ina Rama, duke e cilësuar këtë të fundit si një avokate të Ramës gjatë periudhës që ajo ishte në krye të organit të akuzës. “Burime nga selia mavi e partisë së re të Ramës bëjnë të ditur se këto ditë Rama do të paraqesë kandidate për deputete ishkryeprokuroren e përgjithshme Ina Rama, e cila e mbrojti atë si avokate nga hetimi si kryeorganizatori i puçit të

21 janarit. Listës së kandidatëve do t’i shtohet Dhori Sollaku me urdhër të prerë të organizatës kriminale “Hakmarrje për Drejtësi”, që sundon mbi zotin Rama. Kështu, me sa duket, partia e re e Edi Ramës përveç 99-shave dhe mjaftuçëve do të përfaqësohet më shumë se kurrë nga bota e krimit dhe mbrojtësit e saj”, - u shpreh Vorpsi. Pas akuzave të selisë blu ish-prokurorja e përgjithshme Ina Rama ka reaguar duke thënë se nuk është e interesuar për t’u bërë pjesë e asnjë force politike dhe kërkon rikthimin në Gjykatën e Lartë. Sipas ish-kryeprokurores, këtë kërkesë ajo ia ka bërë të ditur edhe presidentit të vendit Bujar Nishani, duke mohuar të gjitha aludimet e nxjerra nga PDja për kandidaturën e saj me PS-në.

Shehi: Sipas rezultatit në zgjedhje, do të përcaktohen edhe deputetët

Koalicioni i djathtë me skemën e 2009-s Kreu i LZH: Në zgjedhje çdo parti do të jetë me siglën e saj Ervin Koçi

Aleancat

E

djathta do të përfaqësohet në zgjedhjet e 23 qershorit me një koalicion të ngjashëm me të atë të 2009-s. Dhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare dhe ka ende kohë deri më 23 qershor, në bisedat e para me drejtuesit e partive që do të marrë në koalicion kryeministri Sali Berisha ka ofruar të njëjtën skemë si në vitin 2009. Pra, secila parti të garojë me siglën e saj dhe listën e kandidatëve të saj. Rrjedhimisht, me implementimin e kësaj skeme zhduken zërat e para pak kohëve se Berisha do t’i fus drejtuesit e partive aleate në listat e zgjedhësve të PDsë. Sipas kryetarit të partisë “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, Dashamir Shehi, shefi i selisë blu i ka thënë atij në mënyrë informale se koalicioni ndërmjet tyre do të jetë i përafërt me atë të vitin 2009, duke përjashtuar mundësinë e futjes së Shehit në listën e Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës. “Kemi pasur një bisedë informale para disa ditësh me zotin Berisha, në të cilën është gjykuar se do të garojë gjithsekush me siglën e vet dhe sipas rezultatit do të përcaktohen edhe deputetët. Marrëveshje tjetër nuk ka përveç kësaj që është sot”, - tha kreu i LZHK-së. Por pavarësisht mënyrës së paraqitjes të së djathtës, Dashamir Shehi shprehet optimist se rezultati i 23 qershorit do të jetë në favor të saj dhe e vë theksin në rikthimin e tij në Kuvend pas një mungese disavjeçare. “Unë jam optimist në mënyrë të arsyeshme, sepse shumë viteve qeverisje do t’i paguhet edhe një çmim. Megjithatë, unë mendoj se një pjesë rruge është bërë. Me ide të reja mund të bëhet edhe diçka progresiste në sensin e vet”, - tha

Shehi. Para disa ditësh në medie doli lajmi se Dashamir Shehi do të ishte pjesë e listës së Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, duke dëshmuar një ribashkim të Partisë Demokratike me LZHK-në, po, me sa duket, kjo gjë nuk qenka konkretizuar ende, pasi bisedimet ndërmjet dy palëve dalin në përfundimin se secila do të garojë me listën e saj të kandidatëve, duke mos bërë as një përzierje në listat e deputetëve. Krahas kësaj, sipas sistemi zgjedhor që aplikohet në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, ka një disfavor për partitë e vogla. Domethënë për partitë që nuk janë në krye të listës së koalicioneve. Sipas sistemit, partia e parë dhe partia e dytë janë më të favorizuarat për të marrë sa më shumë vota nga koalicioni parazgjedhor, ndërsa forcat politike që vijnë më pas janë disi më në dizavantazh për marrjen e votave të koalicionit. Në këtë mënyrë, një pjesë e votave që partitë e vogla shko-

jnë në funksion të dy partive të mëdha që jenë në krye të listës së koalicioni parazgjedhor. Rrjedhimisht nga kjo partitë e vogla rrezikojnë të mos kenë asnjë përfaqësues në

legjislaturën e ardhshme parlamentare, çka do të përsëriste historinë e zgjedhjeve të vitit 2009, kur një pjesë e mirë e partive në vend nuk patën asnjë përfaqësues në parlament.

Partia Demokratike do të shkojë në zgjedhjet e 23 qershorit me aleatët e saj besnikë që ka pasur në të gjithë rrugëtimin 22-vjeçar që nga themelimi i saj. Sipas burimeve, bëhet me dije se ajo do të ketë në gjirin e saj PR-në e Fatmir Mediut, PDIU-në e Shpëtim Idrizit, PLL-në e Ekrem Spahisë, PAA-në e Lufter Xhevelit etj. Në këto zgjedhje selia blu do të ketë në radhët e saj edhe partinë “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” të Dashamir Shehit, i cili vetëm para pak ditësh bëri të ditur se do të jetë përkrah PD-së, ndryshe nga ç’veproi në vitin 2009, kur doli me një pol tjetër në zgjedhje.

Në rend dite edhe dhënia e licensës së lotarisë kombëtare

Kuvendi, zyrtarizohet referendumi Seanca plenare, mazhoranca shet 4 HEC-et Sot Kuvendi i Shqipërisë do të miratojë shitjen e katër hidrocentraleve: “Bistrica-1”, “Bistrica-2”, i Ulzës dhe i Shkopetit. Krahas kësaj anëtarët e mazhorancës do të miratojnë edhe dhënien e lotarisë kombëtare kompanisë austriake, e cila doli fituese pas një shume të madhe mediatike. Këto katër drafte priten që të miratohen vetëm me votat e mazhorancës, e cila është shprehur pro këtyre qëndrimeve edhe në komisionet parlamentare. Opozita pritet të mos votojë pro tyre, pasi qëndrimi i Partisë Socialiste është bërë i ditur që kur këto drafte kaluan për miratim në mënyrë të përshpejtuar në komi-

sionet parlamentare. Sipas opozitës, qeveria nuk duhet t’i japë të drejtën e koncesionit të lotarisë kombëtare kompanisë austriake, dhe as duhet t’ia shesë katër hidrocentralet kompanisë “Kurum”, pasi sipas tyre vlera me të cilën po shiten është tejet e vogël dhe pasi të gjitha këtyre fshihen afera korruptive. Gjithsesi, nesër anëtarët e mazhorancës do të japin votën e tyre edhe për një draft tjetër: atë të referendumit për tri ligjet, draft ky që u fut me procedurë të përshpejtuar në punimet e Kuvendit. Edhe për këtë nismë opozita është shprehur kundër dhe nuk do të votojë pro saj.

Çlirim Gjata Referendumi

Kërkesa e PD-së me vonesë, vitin tjetër Referendumi nuk mund të bëhet brenda 2013-s. Juristi Çlirim Gjata thotë se Kushtetuta është e qartë kur përcakton afatet, të cilat ia bëjnë të pamundur mazhorancës të hedhë në votë qytetare 3 ligjet e statusit. Sipas tij, të gjitha procedurat për referendumin duhet të përfundojnë brenda 7 marsit ose në të kundërtën të rifillojnë pas dhjetorit të këtij viti. “Gjashtë muaj para, tre muaj pasi mblidhet parlamenti nuk mund të zhvillohet referendum. Nga 7 marsi, që janë gjashtë muaj para përfundimit të mandatit, dhe deri në tre muaj nga mbledhja e parlamentit të ri. Pra, diku deri në dhjetor. T’u qëndrojmë strikt afateve që ka përcaktuar ligji”, - thotë Gjata. Sipas juristit Gjata, mazhoranca do ta kishte pasur më të lehtë nëse do të kishte miratuar një ligj të posaçëm për referendumet, siç e parashikon dhe Kushtetuta. Por në kushtet aktuale nisma e 66 deputeteve të PD-së duket e parealizueshme brenda vitit. “Do një ligj që miratohet me shumicë të thjeshtë, domethënë me 71 pjesëmarrës në parlament. Nuk është me 3/5at. Maxhoranca e kishte mundësinë të miratonte një ligj, t’i kapërcente këto pengesa ligjore që ekzistojnë sot dhe mund ta zhvillonte edhe ditën e zgjedhjeve”, - thotë Gjata.


politikë • E hënë 4 mars 2013

Aleancat parazgjedhore për zgjedhjet, Rama sqaron ftesat

“Koalicion me çdo forcë politike që dëshiron rotacionin”

03

Sistemi zgjedhor Pas përplasjeve të shumta brenda radhëve për sistem dhe Kod Zgjedhor që çoi në humbjen e PS në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, tashmë Rama shuan çdo dyshim. “Ky është një debat që vazhdon, por unë kam bindjen time se ky kod është i duhuri për cilësinë e përfaqësimit që duam”, deklaroi Rama, sa i takon një çështje të tillë, për të cilën që atakuar shpesh me ish deputetin socialist Islami.

Rama për Fylen

Oli Xhilaga

A

Gjatë bashkëbisedimit të tij, kreu Rama u ndal dhe në deklaratën e Fyles, i cili u shpreh mbi nismën e qeverisë për të mbajtur një referendum për miratimin e tre ligjeve kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat. Sipas Ramës, deklarata ishte “shprehje e radhës e së vërtetës se ky pushtet e ka bllokuar rrugën e Shqipërisë drejt BE me një sistem antivlerash”.

leancat parazgjedhore, ajo çfarë qeveria e PS do të bëjë në vitin e parë të saj, si dhe reformat në sektorët jetik për vendin ishin disa nga çështjet e shumta të trajtuara nga kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë bashkëbisedimit të tij virtual me qytetarët në rrjetin social “Tuitter”. Tema më e nxhetë e këtij bashkëbisedimi natyrisht që ishin partitë, të cilat PS do të ftojë në aleancë. Bashkëpunimi Ne nuk i vëmë kushte askujt përtej programit tonë për Rilindjen dhe askush nuk na vë dot kushte për partnerët që vijnë me ne. Kjo do të ishte përgjigjia e kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, përkundrejt pretendimit të ardhur pak kohë më parë nga Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule. Në një deklaratë për shtyp, kryetari Dule pati deklaruar se nëse në koalicionin me PS bashkohen AK dhe PDIU atëherë partia e drejtuar prej tij nuk do të jetë pjesë e kësaj aleance. Megjithatë, në vlerësimin e tij, Rama evidentoi faktin se nuk sheh asnjë mundësi bashkëpunimi mes PBDNJ dhe PD. “Do të ishte një hipokrizi e radhës në politikën e partizave që s’besoj se

»

Premtimi për pronat Në vazhdën e premtimeve mbi atë çfarë do të ofrojë PS, Rama garantoi se me ardhjen e socialistëve në pushtet do t’u jepet certifikata e pronësisë. “Do të japim certifkatën e pronës për të gjithë ata që kanë 20 vjet që e kanë dhe punojnë tokën po s’kanë titullin e pronësisë”, tha Rama. Sipas tij, do t’i jepet fund problemeve me legalizimet, pasi qeveria e ka dështuar dhe korruptuar totalisht procesin.

PBDNJ si parti serioze do të ishte e aftë ta bënte!”, vuri në dukje Rama. Ndërkohë që nuk përjashton, madje e mirëpret një bashkëpunim parazgjedhor me Lëvizjen Socialiste për Integrim. “Partia Socialiste do të bëjë koalicion me çdo forcë politike në vend, që dëshiron rotacionin. Asnjë votë për rotacionin s’duhet të shkojë dëm”, deklaroi Rama, lidhur me një çështje të tillë. Ndërkohë që duke qëndruar po në këtë moment, kreu i socialistëve bëri publik përshtypjen e tij për arsyet për të cilat FRD nuk i përgjigjet pozitivisht ftesës së PS-së për aleancë parazgjed-

PDS Përgatitja e procesit zgjedhor të 23 qershorit

Milo: Berisha po përgatit manipulimin e zgjedhjeve Problematika është mjaft evidente, pasi pozita po kërkon manipulimin e zgjedhjeve të 23 qershorit. Kështu u shpreh dje kreu i PDS-së, Paskal Milo, nga qyteti i Gjirokastrës, pas një takimi me strukturat e kësaj force politike. Në vlerësimin e kryetarit të Demokracisë Sociale fryma momentale politike në vend, konsiderohet si tejet e tensionuar dhe kjo në prag zgjedhjesh. Për Milon, qeveria, po bën gati manipulimet e zgjedhjeve dhe një prej manipulimeve më të mëdha, është pikërisht projektligji që pritet të kalojë në Kuvend, për t’u dhënë shqiptarëve jashtë territorit të Republikës, dy nënshtetësi çka nënkupton një shtim artificial të elektoratit. Gjithashtu, kreu i PD-së akuzoi ashpër qeverinë Berisha për keqqeverisje duke ju ofruar për vite me radhë qytetarëve shqiptarë, pasiguri dhe varfëri. Sipas tij, qytetarët shqiptarë ndjehen thellësisht të pasigurt për jetën e tyre. “Krimi sot ka hyrë në familje në mënyrë makabre, ndërsa siguria nuk egziston në një kohë kur ndjehen të pasigurta institucione të specializuara që kanë për detyrë, sigurimin e qytetarëve”, deklaroi Milo. Në gjykimin e Milos, ky është një dështim i qeverisë Berisha. “Ne kërkojmë që në këto kushte ministri i Brendshëm, të japë dorëheqjen dhe tok më të edhe kupola e rendit, e cila nuk është më e aftë t’ju sigurojë këtë të fundit qytetarëve”, u shpreh Milo. Njëkohësisht, kryetari i PD-së tha se kriza ekonomike është ulur këmbëkryq me shqiptarët, gjë e cila do ndryshojë pas zgjedhjeve të 23 qershorit, duke sjellë frymën e re të politikës shqiptare.

hore. “Sepse Bamir Topi kërkon shpëtimin e PD-së duke filluar nga ndëshkimi i Saliut dhe ka strategji për të djathtën jo për Shqipërine!”, u shpreh Rama. PS në qeveri Në këtë konferencë virtuale, kryetari i PS-së u ndal dhe në hapat e parë që do të ndërmarrë qeveria e drejtuar prej tij në rast fitoreje më 23 qershor. Sipas tij, mandati i parë i qeverisë “Rama” do të shërbejë për t’u kthyer besimin shqiptarëve. “Mandati i parë do të sjellë rilindjen dhe do të rikthejë besimin se Shqipëria që duam nuk është utopi. Si Kryeministër do

të ndërtoj një rrugë komunikimi të panjohur më parë për publikun në gjithë këto vite”, vuri në dukje Rama. Madje, në bindjen e tij do të jetë kjo qeveri, ajo e cila do të ndryshojë dhe konceptin e deritanishëm mbi organet e drejtësisë. “Rotacioni do të sjellë frikën nga ligji jo frikën nga qeveria”, u shpreh Rama. Por ajo që erdhi si një tjetër premtim paraelektoral ishin dhe rrogat e deputetëve, ku me ardhjen e socialistëve në pushtet shpenzimet e politikës do të ulen drastikisht. “Do ulim drastikisht kostot e politikës, kaq mund t’ju them me siguri këtu!

Sistemi shëndetësor “Shteti do blejë shërbimin shëndetësor e do e ofrojë për të pasur a të varfër të punësuar a të papunë, në qytet a në fshat. Qendrat shëndetësore do të pajisen me të gjithë mjetet e nevojshme dhe do të kostojnë shërbimet e tyre. Në këto kushte, Shërbimi Shëndetësor Kombëtar që do ngremë do të blejë kujdesin shëndetësor dhe do t’ia japë falas qytetarëve”, u shpreh Rama.

Dhe shpenzimet e politikanëve do jenë online”, deklaroi Rama. Njëkohësisht, duke i cilësuar si të rëndësishme shqetësimet e qytetarëve për sigurinë ushqimore, kreu Rama veçoi “së pari, jemi të vendosur që shqiptarët

të marrin shërbime publike sa më të sigurta, por duke filluar nga siguria e shëndetit dhe së dyti, gjykojmë që sa më shumë të rritet siguria e prodhimeve tona ushqimore, aq më shumë do të rritet vlera në treg”.

Qarku i Fierit, stacioni i radhës për prurjet e reja

Rama prezanton Celibashin si kandidat për deputet Dera e selisë rozë u hap dje dhe për një tjetër prurje të re. Ishte ish-kreu i KQZ-së, Iirjan Celibashi, ai i cili iu bashkua garuesve të kësaj partie në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. I prezantuar nga vetë kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, Celibashi do të jetë kandidati për deputet i kësaj force politike në qarkun e Fierit, duke ndryshuar kështu përbërjen e listës. Loja vjen gjithnjë e më shumë duke u ndezur, por dhe besimi i lidreshipit socialist për një fitore shkon çdo ditë e më shumë në rritje. “Skuadra jonë ngrihet mbi vlerat e bashkëjetesës demokratike dhe të bashkuar me qëllimin e madh për të ‘Rilindur Shqipërinë’. Sot skuadrës sonë kombëtare për ‘Rilindjen e 23 qershorit’ i bashkohet njeriu që mbahet për garantimin me ndershmëri të të vetmit rotacion pa dhunë në vend, Ilirjan Celibashi. Jam i lumtur që pas thirrjes sime për 2 vite që t’i bashkohet dhe ai ma shprehu vetë vullnetin për t’u bashkuar me ne. Ai është një shembull për faktin se ndër të tjera më 23 qershor shqiptarët do të zgjedhin mes pushtetit të

një njeriu të vetëm dhe një skuadre njerëzish që janë këtu jo për të fituar e për të përfituar, por për të dhënë në rrugën e një fitoreje ku do fitojë çdo shqiptar pa dallim partie”, vuri në dukje Rama. Por nga ana

tjetër nuk munguan dhe akuzat ndaj kampit kundërshtar për vjedhje programi, që sipas tij 23 qershori do të jetë fundi i një epoke përfitimi personal që po vjen me rilindjen e një politike të re. Ndërkohë që pas

prezantimit erdhi dhe deklarata e parë si kandidat për deputeti i Celibashit, i cili nxitoi të japë dhe vizionin e tij mbi atë çfarë duhet të përfaqësojë politika. “Dua të përcjell me kandidimin tim mesazhin që qytetarët shqiptarë këtë radhë të mbështesin pa asnjë lloj ngurimi alternativën e PS, pasi mendoj se kjo është alternativa më e mirë për të qeverisur Shqipërinë për 4 vite të ardhme. Kjo alternativë do sjell jo vetëm zhvillimin ekonomik, por pas tranzicionit të gjatë programi i PS, do ketë mundësi të sjellë paqen sociale, stabilitetin politik dhe mirëkuptim mes palëve. Kontributi im do jetë modest, por besoj se të gjithë ata që shprehin nevojën që ky vend duhet të ndryshojë duhet të angazhohen politikisht. Angazhimi im në politik do jetë shembull që politika shqiptare nuk duhet të jetë një mjet dhe profesion që nuk siguron realizimin e interesave të ngushta të atij që merret me politik, por mjeti për të ndryshuar shoqërinë njerëzore. Mendoj se politika në Shqipëri mund dhe duhet të ndryshojë”, vlerësoi Celibashi, gjatë fjalës së tij.


04

« Reportazh

E hënë 4 mars 2013 •

Shtatorja e Ismail Qemalit mbushet me fekale Nevojat personale mu te këmbët e tij

Monumenti i Pavarësisë tepër komod për të urinuar. Fillon shkatërrimi edhe nga punimi i dobët

Nga Ervin Koçi

M

onumenti i Pavarësisë dhe shtatorja e Ismail Qemalit janë kthyer në dy nevojtoret e reja të Tiranës. Në një vëzhgim të bërë mbrëmë në këto dy monumente të reja që janë vendosur në kryeqytet, dallohet shumë mirë se ato funksionojnë vetëm për ata individë që i ka zënë keq në mes të rrugës. Ndryshe nga sa pritej që këto monumente do të shndërronin pamjen e Tiranës në një qendër tipike europiane, këto vepra arti janë kthyer në depot e urinës dhe fekaleve të qytetit, duke dëshmuar më së miri se sa popull i kulturuar jemi. Monumenti i Pavarësisë Monumenti i Pavarësisë u përurua nga ministri i Kulturës Aldo Bumçi ditën e 100-vjetorit të pavarësisë, duke e sjell aktin që shpallte Shqipërinë e pavarur mu në mes të Tiranës. Edhe pse ky monument u përzgjodh nga një konkurs i hapur dhe pati një kosto jo të vogël, rreth 550 mijë euro, tani është kthyer në vendin ku zbrazen depot e urinës së qytetarëve të Tiranës. Veç kësaj një tjetër pikë ku dëshmohet shkatërrimi i këtij monumenti është dhe cilësia e dobët e punimeve. Kur u bë inaugurimi i tij Bumçi e quajti atë një arritje të re të teknologjisë, duke thënë se faqet e monumentit, madje komplet ai ishte ndërtuar nga bakri i punuar me rreze lazeri, në mënyrë që të mos pësonte dëmtime nga kushtet atmosferike. Kjo gjë nuk ka ndodhur. Për ta vërtetuar është shumë e thjeshtë: ose u hidhet një sy fotove që janë në faqen e gazetës, ose shkon dhe e sheh vet se në ç’gjendje ndodhet tani. Muret e monumentit janë bërë pullapulla, por nuk dihet shkaktari: kushtet atmosferike, dora e njeriut apo putrat e kafshëve. Po le ta lëmë këtë pjesë, pasi ashtu si me pjesën më të madhe të veprave të artit në të tërë Shqipërinë, edhe kjo do të shkonte drejt shkatërrimit. Me sa duket, në rrugë

të mbarë është. Veç këtyre është edhe një fakt tjetër që të lë shumë për të dëshiruar. Rruga për të shkuar deri te monumenti, domethënë përmes ish-parkut “Rinia”, nuk u rregullua asnjëherë. Madje ata 10 metra rrugë u bënë për një kohë rekord: 2 orë për hapjen, për shtrimin me një dorë gur zalli dhe vendosjen e luleve përreth saj, dhe të gjitha këto u bënë në intervalin kohor nga ora 6 deri më 8 të datës të 28 nëntorit 2012. Gjithsesi, një gjë mund të bënte më shumë Ministria e Kulturës: të vendoste edhe 10 metra pllaka. Le të merremi pak edhe me kulturën qytetare të banorëve të Tiranës. Në pamje të parë nuk dallohet ndonjë ndryshim shumë i madhe në monument, po nëse shihet me kujdes, vërehet më së miri se aty janë shtuar disa “firmëtarë” të tjerë. E para është një zemër e vizatuar me bojë, ku brenda saj personi që e ka vizatuar ka shkruar inicialet e personit të tij të zemrës. Veç kësaj një tjetër individ ka vendosur firmën e tij, mbase pas disa vjetësh do të futet në histori si një nga fimëtarët e pavarësisë së Shqipërisë.

Një problem tjetër që rrjedh nga banorët e Tiranës apo edhe turistët që e vizitojnë atë për ditë është dhe fakti që po e shfrytëzojnë këtë vepër arti për të kryer nevojat personale. Në çdo cep të tij dallohen shenjat e urinës së njerëzve, madje njëri është kapur në flagrancë teksa zbrazej aty ku kanë firmosur baballarët e shtetit shqiptar. Vula urine duken në çdo anë të tij. Me sa duket, qytetarët e Tiranës paskan pasur më të nevojshme një nevojtore sesa një vepër arti! Shtatorja e Ismail Qemalit Ismalil Qemali, apo siç quhet ndryshe “babai i kombit shqiptar”, u nderua nga Bashkia e Tiranës me një shtatore me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë. Diçka tepër simbolike për kryeqendrën e shqiptarëve. Po sa simbolike është për banorët e kësaj kryeqendre? Me sa duket, për disa ka një vlerë tepër të rëndësishme, duke e admiruar dhe duke i bërë foto, ndërsa për disa persona të tjerë funksionon vetëm për të zbrazur fekalet e tyre. Duke parë shtatoren nga para të lind një ndjenjë admirimi për

këtë figurë të madhe të kombit tonë, por teksa afrohesh më shumë drejt saj, fillon të dallosh një aromë disi të çuditshme. E çuditshme për faktin se shtatorja është e rrethuar me gjelbërim, ndërsa aty ndien erë jashtëqitje. Mjafton të ndjekësh gjurmët që kanë lënë njerëzit në barë ose të shkosh

prapa monumentit dhe vëren se është disa individë e kanë përdorur shtatoren e Islmail Qemalit për t’u liruar. Gjithsesi, qytetarët e Tiranës jo të gjithë ndiejnë kënaqësi duke kryer nevojat e tyre personale te shtatorja e njeriut që ka themeluar shtetin shqiptar. Një pyetje lind spontanisht: pse

nuk kanë shkuar 5 metra më tutje për të bërë të tilla gjëra? Besoj se përgjigjen e kësaj pyetjeje e dhanë më sipër: disa individë në Tiranë kanë më të nevojshme një nevojtore ose ndiejnë më shumë kënaqësi duke i bërë të tilla veprime në monumentet që simbolizojnë themelimin e shtetit shqiptar.

Sheshi i Tiranës, ikin 8 mbretërit ilirë të nxirë nga zhuli Prej dy ditësh qendra e Tiranës është kthyer në atë të para 28 nëntorit të vitit që lamë pas. E kam fjalën për pjesën te Muzeu Historik Kombëtar. Tetë statujat e mbretërve ilirë tani nuk janë më. Operatori privat që i dhuroi Muzeut për disa kohë me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë i ka rimarrë, ashtu siç kishte deklaruar më parë. Por problematika nuk qëndron këtu, por te personat që u kujdesën për mirëmbajtjen e tyre. Për rreth një muaj ato 8 statuja të udhëheqësve të ilirëve ndriçuan komplet qendrën e Tiranës, duke u kthyer edhe ne një nga atraksionet më të mëdha të qytetit. Por vetëm për një muaj ama. Nuk doli asnjë punonjës i Muzeut apo nga Ministria e Kulturës që t’i pastronte ato tetë vepra arti, që filluan të nxiheshin nga pisllëku, gjë që është më se normale për atë vend, pasi është një nga rrugët më të populluara për nga kalimi i makinave. Apo nëpunësit e Ministrisë së Kulturës kanë dashur që edhe pastrimin e tyre ta bëjnë personat që i dhuruan për disa kohë?


ekonomi • E hënë 4 mars 2013

»

05

ODA analizon procesin e dëmshpërblimit që prej 2005-ës deri 2013

Situata

Si janë dëmshpërbyer ish-të dënuarit

Konfindustria

Realizimi më i ulët se fondet e parashikuara në buxhet Brikena Dervishaj

E

dhe pse parashikimet në buxhet kanë qenë gjithnjë tepër optimiste për dhënien e dëmshpërblimit të ish të dënuarve që prej 2005ës kohë kur ka nisur ky proces, jo gjithnjë është arritur që paratë të shkojnë te përfituesit. Shkaqet janë nga më të ndyshmet. Në një hulumtim të saj Open Data Albania ka analizuar të dhënat e buxhetit që nga 2005 e deri në 2013. Sipas saj, janë vetëm dy vitet kur është realizuar shuma e parashikuar. Bëhet fjalë për 2008-ën që sipas ODA-s është viti në të cilin është realizuar 100% shuma e parashikuar në buxhetin fillestar. Ndërkohë, 2009-ta paraqitet shumë mbështetës për këtë kategori, por realizimi është rreth 69%. “Nga 3.17 miliardë që ishin fondet pas rishikimit të bBuxhetit, realizimi faktik ishte vetëm 2.2 milardë”, - thekson ODA. Realizimi faktik Viti 2012 shënon rënie prej 15% të financimit, duke e çuar mbështetjen për “ish të përndjekurit politikë” në 0.122% të PBB-së, niveli më i ulët që prej vitit 2008. “Pavarësisht mbështetjes në rritje të buxhetit fillestar gjatë viteve 2005-2009, realizimi faktik i tyre nuk ka qenë në nivelin 100%. Kështu, realizimi faktik deri në muajin nëntor për vitin 2007, ishte 50% apo 200 milionë lekë nga 400 milionë që ishin parashikuar në fillim të vitit. Në tabelën fiskale që i referohet të dhënave faktike për 12 muajt për vitin 2007, zëri për “ish të përndjekurit politikë” nuk shfaqet, duke mos lejuar gjykimin mbi realizimin total të këtyre shpenzimeve deri në fund të vitit”, - thekson ODA. Sipas saj, realizimi i ulët vijon më tej. Nga 2 miliardë lekë në buxhetin fillestar për vitin 2010, realizimi faktik ishte vetëm 1 miliard lekë apo 50% e buxhetit të fillimvitit. Sipas ODA-s, gjatë 2011, duket se janë rritur përpjekjet krahasuar me një vit më parë, për të “mbrojtur” financimin e “ish-të përndjekurve politikë” gjatë rishikimit të buxhetit, por niveli i realizimit faktik ishte 1.5 miliardë kundrejt 2 miliardëve të parashikuar në fillim të vitit apo 75%. Analiza 2005-a është viti i parë në të cilin fondet për “ish të përndjekurit politikë” dalin si zë i veçantë në buxhet. Gjatë këtij viti, shuma e parashikuar ishte 260 milionë lekë apo rreth 0.028% e PBB-së. “Vihet re se me kalimin e viteve, shuma e parashikuar ka ardhur përgjithësisht në rritje, për të arritur kulmin në vitin 2009”, -thekson ODA. Gjatë

Viti

Buxheti

Shuma (milionë lekë) si % ndaj PBB-së 

2009

AN

2009

Faktik 2200

2005

Fillestar

260 0.028%

2010

Fillestar

2000 0.156%

2006

Fillestar

400 0.044%

2010

Rishikuar

1400 0.114%

2007

Fillestar

400 0.041%

2010

AN

1400 0.114%

2007

Fakt 200

2010

Faktik 1000

2008

B. Fillestar

1000 0.093%

2011

Fillestar

2000 0.15%

2008

B. Shtesë

1000 0.093%

2011

Rishikuar

1800

2008

Fakt 1000

2011

Faktik 1500

2009

Fillestar

2000 0.17%

2012

Fillestar

1700 0.122%

2009

Rishikuar

3170 0.269%

2013

Fillestar

3000 0.21%

Open Data Albania ka kryer këtë hulumtim mbi mbështetjen financiare që ka dhënë Buxheti i Shtetit për “Ish-të përndjekurit politikë” që nga viti 2005, në vlerë totale dhe si përqindje ndaj PBB-së. Për këtë arsye, sipas komentit të ODA-s u morën në shqyrtim tabelat fiskale të buxhetit të konsoliduar, njohur si tabela nr.6 e Ligjit të Buxhetit, në të cilën fondet për këtë kategori zënë një vend të veçantë në seksionin e Shpenzimeve Totale. Për të plotësuar akoma më shumë analizën, u studiua jo vetëm buxheti fillestar i miratuar për çdo vit, por për vitet në të cilat mund të siguroheshin të dhënat, u morën parasysh edhe Buxheti Shtesë, Buxheti i Rishikuar, Akti Normativ i Buxhetit dhe Buxheti Faktik.

vitit 2006, mbështetja e buxhetit për këtë kategori u rrit me 53% krahasuar me vitin 2005 dhe në të njëjtat nivele ishte edhe gjatë vitit 2007. “2008-a ishte viti, i cili shënon një rritje të theksuar të fondeve, duke shkuar në rreth 0.1% të PBB-

së. Viti 2009 vijon këtë rritje, me dyfishim të mëtejshëm të fondeve duke arritur në vlerën 2 miliardë lekë apo 0.173% të PBB-së. Rritja e shpenzimeve buxhetore gjatë 2009-s si pasojë e të ardhurave nga privatizimi i OSSH-së, bëri që

3165.9 0.269%

2012 mund të jetë viti me realizimin 100% të fondeve të parashikuara. “Pavarësisht se të dhënat faktike të buxhetit për 2012 nuk kanë dalë akoma, të dhënat fillestare të Thesarit flasin për një realizim 100% të tyre që në muajin nëntor. Akoma më tej, presioni për shlyerje të shpejtë të detyrimeve ndaj ish të përndjekurve politikë, ka bërë që për vitin 2013, qeveria të parashikojë 3 miliardë lekë në buxhet apo rreth 76% më shumë se në në vitin 2012”, - thekson ODA. Duke mbajtur parasysh nivelin e realizimit ndër vite të këtij zëri, si dhe faktin e një viti elektoral, duhen pritur të paktën raportimet e 6-mujorit për të gjykuar mbi angazhim real të buxhetit për shlyerjen e detyrimeve ndaj kësaj shtrese.

fondet e parashikuara për “ishtë përndjekurit politikë” të shkonin në 3.17 miliardë, shifra më e lartë e dhënë ndonjëherë nga buxheti për këtë kategori. Pas këtij momenti, vihet re një konstante në nivelin e buxhetuar prej 2 miliardë lekësh për

vitet 2010 dhe 2011, ndonëse shpenzimet totale të buxhetit ishin në rritje”, - thekson ODA. Në fakt, 2008-a është viti kur është realizuar 100% shuma e parashikuar në buxhetin fillestar. Ndërkohë, në vitin 2009 realizimi ishte rreth 69%.

Buxhuku: Goditje industrisë së qumështit Konfindustria shpreh bindjen se shkaqet kryesore lidhur me çështjen e disa prodhimeve të qumështit me origjinë shqiptare, kanë të bëjnë me një luftë të pandershme konkurrenciale, goditjen e prodhimit vendor në favor të grupeve importuese, si dhe me përpjekjet për krijimin e tregut të përbashkët mbarëshqiptar. “Konfindustria, duke vlerësuar si parësore sigurinë ushqimore të qytetarëve, shpreh shqetësimin e saj lidhur me mënyrën jo profesionale të përballimit të gjendjes nga ana e institucioneve të fushës në Kosovë, që pa asnjë lajmërim paraprak dhe shkëmbim informacionesh me institucionet e ngjashme në Shqipëri, si edhe për më shumë në mungesë të të dhënave të plota të analizave shkencore të produkteve, zbatuan teorinë e faktit të kryer mediatik”, -është shprehur Gjergj Buxhuku, administrator i përgjithshëm i Konfindustrisë. Sipas tij, forcat partiake nuk mund të përpiqen të fitojnë kapital politik për zgjedhjet e afërme, duke goditur padrejtësisht kompanitë më të rëndësishme prodhuese vendore. Sipas Konfindustrisë, pasojat rrezikojnë të jenë të rënda në dy drejtime kryesore. Së pari, goditet prodhimi vendor në Shqipëri dhe Kosovë duke ndihmuar grupet importuese të prodhimeve me origjinë nga BE dhe Serbia, në kushtet e ashpërsimit të luftës për tregje për shkak të krizës financiare, si dhe të pasojave të rënda të zbatimit të marrëveshjeve MSA dhe CEFTA. Kjo ndodh pikërisht kur investimet në këtë industri kapin vlerën disa dhjetëra milionë euro. “Investime të tilla janë në kundërshtim me interesat e grupeve importuese, që deri pak vite më parë kishin pushtuar në masën 100% tregun shqiptar”, - thekson Buxhuku. Goditja e dytë vjen për pengimin e krijimit të tregut të përbashkët mbarëshqiptar 7 milionësh dhe mirëqenien e gjithë shqiptarëve.


06

« speciale

E hënë 4 mars 2013 •

Për 50 vjet u burgosën, internuan dhe persekutuan nga komunistët ARTUR AJAZI

P

apajt njihen në Durrës si “pionierët” e teknologjisë në Shqipëri, në vitet ’30‘40, jo vetëm në qytetin bregdetar, por në gjithë Shqipërinë. Pasardhësi i Papajve, mësuesi dhe poeti Vasillaq Papaj, tregon se “ historia e familjes tonë mbetet e veçantë, pasi atyre u janë sekuestruar shtëpitë në qendër të Sarandës, ato qenë banesa mjaft të kompletuara dhe funksionale për kohën.Njëra prej tyre gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore shërbeu si spital ushtarak dhe pas çlirimit u përdor si ndërtesë e Degës së Punëve të Brendshme, deri në vitin 1977, kur u dogj...”. Vaso thotë se “Në Durrës u sekuestruan 2 shtëpi, ofiçina e makinerisë, magazinat që përdoreshin. Një ndër familjet durrsake që renditet ndër më të fuqishmet e periudhës së fillimit të shekullit të kaluar dhe që u godit e u persekutua ashpërsisht nga pushteti i diktaturës së proletariatit, është edhe familja Papaj”. Sipas kujtimeve të pinjollit të asaj familje Vaso Papaj, “familjes regjimi komunist i sekuestroi pasuritë dhe i mori monedha floriri, saqë pasardhësit e drejtpërdrejtë të Papajve e dinë se kanë qenë shumë, por nuk kanë arritur që të kenë një evidencë të saktë. Ata i futën burgjeve, i nxorën nga shtëpitë e veta dhe i lanë të jetonin bodrumeve”. Në një listë të ruajtur mrekullisht nga Vaso Papaj, i cili ka të renditura rreth 100 familje durrsake të pasura, ai ka shënuar sipas një rendi familjen Dovana, Shijaku, Ekonomi, Haveriku, Papaj, Kosova, Myshketa, Anastasiadhi etj. Kjo listë është nxjerrë sipas listës së tatimeve të jashtëzakonshme që Vasillaq Papaj, nipi, e ka lexuar në gazetat e kohës së pasçlirimit të vendit. I pyetur mbi rrënjët e fisit të tij. Vaso thotë se ata e kanë origjinën nga Dhërmiu. “Gjyshi im, kishte 2 vëllezër e 2 motra dhe tradita jonë familjare ka qenë detaria. Vëllezërit e tjerë janë marrë me detari, jo me peshkim, por me tregti të cilën e kanë zhvilluar në të gjithë bregdetin e Adriatikut dhe Jonit. Veçojmë Italinë, Kroacinë, Triesten, Venecian, Korfuzin etj. Të parët kishin rreth 4 anije tregtare me të cilat bënin transportin e mallrave, si dhe zhvillonin vetë aktivitet tregtar”. Pasuri edhe në Argjentinë Vaso Papaj tregon se “gjyshi im, emrin e të cilit e kam trashëguar unë, ka emigruar në fillim të vitit 1900 në Amerikën e Jugut, në Argjentinë. Arsyet nuk i di mirë, por mbase ai ka kërkuar të gjejë “Tokën e premtuar”. I ri dhe ambicioz për t’u pasuruar shpejt, ai me sa duket nuk u kënaq me ritmet e fitimeve që i siguronte emigracioni. Por nëse atje nuk ka bërë para, ai ka parë shumë dhe ka mësuar shumë nga industrializimi në atë periudhe i kontinentit amerikan, që edhe pse në jug nuk kishte ritmet e veriut, sërish ndihej reflektimi. Gjyshi im, - thotë Vaso,ndenji vetëm 2-3 vjet në emigracion e pastaj u kthye. Ai ishte njeri që e kërkonte shpejt suksesin në jetë dhe nuk mundi të qëndronte më tepër atje. Kur u kthye, u martua dhe u vendos në Sarandë.Ai u shkëput nga pjesa tjetër e familjes duke ua lënë pasuritë e atjeshme motrave dhe vëllezërve. Gjyshja ime, me të cilën u martua pas kthimit nga mërgimi, është nga fisi Ekonomi po nga Dhërmiu, një familje e fisme e arsimuar, burrat e së cilës vazhdimisht kishin përfaqësuar Dhërmiun si kryepleq fshati. Vaso kishte 2 motra: Amalinë dhe Lolën, si dhe 2

Familja Papaj, pionerët e teknologjisë moderne në Durrës

Pasioni për muzikën

Papaj, sponsorizuesi i diskut të parë me këngë polifonike të Himarës Vaso thotë se i ati i adhuronte këngët, veçanërisht këngët e bregut. Për të mos i lënë të humbnin ai organizoi edhe prodhimin e diskut të parë me këto këngë. Ka qenë mesi i viteve ‘30, sipas Vasos, kur ndërkohë që merrej me tregti, ai sponsorizoi prodhimin e diskut të parë të gramafonit me këngë polifonike himariote. Disku u incizua në një shtëpi diskografike të Parisit. Për këtë u dërgua grupi i këngëtareve në Paris (rreth 4 vetë) dhe u incizuan këngët “Vajza e valëve”, “Erdhi prilli, shkriu bora” etj. “Pas shumë vitesh, në kohën e monizmit, një gazetar i asaj periudhe e prek këtë temë se si u prodhua disku i parë, -thotë Vaso, - por ai e deformonte qëllimisht të vërtetën, pasi e akuzonte tim atë se këtë e kishte bërë për tregti, duke e përdorur këngën e bregut si biznes. Halla ime, Arianthi Mano, e cila vdiq para pak kohësh, u shkri së qeshuri kur e lexoi atë artikull e duke u shprehur se as që mund të flitej për biznes në një kohë kur gramafonët mund të numëroheshin me gisht. Ne e dinim mirë se ai këtë gjë e bëri për pasionin që kishte për këngët dhe veçanërisht për këngët himariote, për të cilat kërkonte që të mbeteshin trashëgim ndër breza”.

vëllezër: Leonidhën dhe një tjetër që ia kishte vënë emrin djalit të vet Fanol, me sa duket për ndonjë miqësi ose simpati me Fan Nolin. Me të shkuar në Sarandë gjyshi, pati një hov të madh pasurimi. Ai grumbulloi mjaft para duke u marrë fillimisht me tregti të ndryshme dhe pasi filloi Lufta e Parë Botërore, me gjithë fëmijët nisi të merrej me transportin e mjeteve”.

Papajt, pionierët e teknologjisë moderne të kohës Vasil Papaj ( i vjetri) kishte 5 fëmijë të vegjël, të cilët përvetësuan zanate të domosdoshme. Djali i madh, si shofer, Irakliu mekanik mbas specialistëve italianë. Pasi fitimit të këtyre profesioneve, ata filluan të merren me transport udhëtarësh duke hapur të parën agjenci transporti. Djemtë u

morën me transportin e pasagjerëve dhe të mallrave. Linjat e para qenë, sipas kujtimeve të Vasos, linjat Sarandë - Durrës dhe Sarandë - Korçë. Krahas këtyre linjave ata hapën edhe ofiçinë riparimi për automjetet që kishin në përdorim. Në fillim këtë veprimtari e zhvilluan në Sarandë dhe pas vitit 1922 e transferuan aktivitetin e tyre në Durrës ku ngritën ofiçinën e riparimit të automjeteve, si dhe magazinën e tregtimit të pjesëve të këmbimit. “Ndërkohë, - vijon rrëfimin e tij Vaso, - djali i madh, Kozmai, merrej kryesisht me transportin, Herakliu me riparimin e mjeteve dhe babai im, Spiro, merrej me administrimin e ofiçinës, pasi ai kishte studiuar në politeknikum pranë “Fiati”-t në Torino për llogaritar. Në këtë qytet ai kishte studiuar rreth viteve 1926 - 1933. Pas ngritjes së bërthamës së parë mekanike, Papajt avancuan në projekte. Në vitin 1937 filloi ndërtimi i shtëpisë dhe i ofiçinës moderne që u furnizua me pajisje nga më modernet për atë periudhë. Makineritë e mjetet e tjera qenë të gjitha të teknologjive më të përparuara italiane, amerikane, franceze, gjermane etj. Llojet e makinerive ishin nga më të shumtat, si torno të ndryshme, freza, retifika, retifika cilindrash, trapano, makineri të cilat kanë shërbyer në ndërmarrjet e reja që u krijuan më vonë deri në vitet ‘90 si në UMB - Durrës, në kantierin detar, si dhe në uzinën “Enver” Tiranë. “Mbaj mend, - thotë Vaso, - se vetëm makineri metalprerëse të mëdha mund të kenë qenë rreth 30”. Ai sjell ndërmend një artikull të gazetës “Bashkimi” të vitit 1946, ku shkruhej për Papajt me nota të larta si njerëz që kanë arritur të ngrenë një nga ofiçinat më të mëdha në Ballkan. Në artikull, sipas Vasos, shkruhej mes të tjerash se ata, në ndryshim nga pronarët e tjerë të Durrësit, të gjitha paratë e fituara i kishin investuar për ngritjen e një industrie mekanike moderne.Vaso thotë se ajo vlerësonte veçanërisht kontributin që jepte ofiçina në ato vite për mirëmbajtjen dhe riparimet e makinerive të asaj periudhe. “Sikur të mos ishte kjo ofiçinë, - shkruhej në gazetën “Bashkimi”, - të gjitha mjetet e mekanizuara, të mbetura pas luftës, do të ishin kthyer në grumbull hekurishtesh”. Kjo deklaratë u bë vetëm një vit para se të fillonte sekuestrimi i tyre.”Për të ngritur këtë ofiçinë, thotë Vaso, - u ble një sipërfaqe toke nga familja Toptani, ku u ndërtua edhe një shtëpi 5-katëshe. Në vitet 1938 ofiçina u transferua në ndërtesën që njihet sot në Durrës si ish-ndërtesa e Ndërmarrjes së Gomës së Vjetër. Gjatë luftës kjo ndërtesë ka shërbyer si vendkomandë italiane e pushtimit dhe pati po të njëjtin funksion kur erdhën si pushtues gjermanët. Pas çlirimit të vendit në të u vendos misioni anglo - amerikan dhe pas largimit të tyre kjo ndërtesë pasi u shtetëzua, shërbeu si ndërtesa e Drejtorisë së N. Goma Durrës. Po pas çlirimit familja Papaj iu nënshtrua sekuestrimeve sipas kritereve të luftës së klasave. Sekuestrimet nga komunistët pas 1944 Sekuestrimet nga komunistët pas vitit 1945 kanë qenë të shumta, atyre u janë sekuestruar shtëpitë në qendër të Sarandës. Ato kanë qenë banesa

mjaft të kompletuara dhe funksionale për kohën. Njëra prej tyre gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore ka shërbyer si spital ushtarak dhe pas çlirimit është përdorur si ndërtesë e Degës së Punëve të Brendshme, deri në vitin 1977, kur u dogj... Në Durrës u sekuestruan 2 shtëpi, ofiçina e makinerisë, magazinat që përdoreshin. “Nuk mund të thuhet saktësisht sa mijëra copë florinj janë marrë, - thotë Vaso - por mund të thuhet se na janë sekuestruar deri tek pajat e nënave tona. Ndër to mbaj mend edhe gërshërët e grave”. Mbaj mend se na janë sekuestruar edhe 10 copë radio, dhe ne mbetëm pa radio. Rreth vitit 1947 u arrestua im gjysh, i cili ishte në moshën 71-vjeçare dhe u dënua me 10 vjet burg politik me një mal akuzash. Ai vdiq në burg pas një viti. Themeluesi i një pasurie të pafund vdiq në mjerim pas hekurave të burgut, - thekson nipi i tij, që tashmë i mban edhe emrin.Vaso thekson se pas çlirimit të vendit ata pësuan kufizimet dhe persekutimet e familjeve të pasura të vëndit. Në vitin 1947 u larguan nga banesat vetëm me rrobat e trupit dhe u dërguan të banonin nëpër bodrume. Baballarët u arrestuan të gjithë dhe u kërkohej me këmbëngulje floriri i fshehur. Ata nuk u dënuan, por pas 6 muajsh burg në pyjet e Bedenit dhe punës së detyruar, u liruan... pasi u kishin marrë edhe monedhat e fundit që u kishin mbetur...”Duke qenë natyra punëtore dhe shumë të aftë në profesionet që zotëruan deri në monopolizimin e tyre, në fillim të viteve ‘50 të shekullit të kaluar ata u sistemuan në punë të ndryshme të profilit mekanik. Kështu xhaxha Irakliu, - thotë Vaso, - u sistemua në UMB si mekanik, Spiro në NISh Tulla, ku e mbyllën edhe aktivitetin e tyre deri sa dolën në pension. Ata mbahen mend në Durrës si instruktorët që përgatiten brezat e parë të specializuar të mekanikëve të profileve të ndryshme, si: mekanikë, xhenerikë, motoristë, tornitorë, ratifikatorë. Nëpërmjet kurseve të kualifikimit ata kanë nxjerrë brezin e parë të mekanikëve profesionistë në Durrës. Ata kishin pasion pë shkollat, por edhe kishin përvojën e prespektivave që të hapte ajo. Në fund të viteve ‘40 deri në fillim të viteve ‘60, mbaruan shkollat e mesme shumica e fëmijëve të Papajve, por për arsye të luftës së klasave asnjërit prej tyre nuk i doli e drejta e studimit dhe shumica arritën që ta mbarojnë shkollën e lartë me shumë vështirësi, pas shumë vitesh, pa shkëputje nga puna”. Vaso thotë se ai ishte pothuajse i fundit që, duke qenë se mbaroi gjimnazin në vitin 1963, periudhë kur lufta e klasave pati njëfarë uljeje, nisur dhe nga fakti që kishte kërkesa për mësues matematike, arriti të studionte në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në degën e matematikës, megjithëse pëlqente arkitekturën dhe letërsinë. “Me ashpërsimin e luftës së klasave, pas vitit 1967, mua dhe shumë studentëve të tjerë, pas përfundimit të studimeve, nuk na çuan në zbore, sipas ligjit, por na dërguan nga 2 vite ushtarë. Pas ushtrisë m’u hoq e drejta e profesionit dhe gjatë sistemit të kaluar kam punuar gjithë kohën si punëtor”, vijon rrëfimin e tij Vasillaq Papaj


aktualitet • E hënë 4 mars 2013 Hekurudha ringre shqetësimin për grabitjen e pjesëve metalike dhe shinave

Alarmi: Po na vidhen linjat, duam urgjent policinë Sipas specialistëve, përveç dëmeve të mëdha rrezikohet jeta e pasagjerëve DURRES- Vjedhja e pjesëve metalike, dhe deri e shinave, ka nisur të alarmojë drejtuesit e hekurudhës shqiptare, të cilët duket se ndjehen të pafuqishëm për t’i mbrojtur. Ata ditët e fundit kanë kërkuar me urgjencë mbrojtjen e policisë, për të evituar tragjeditë njerëzore e mjedisore. Drejtori Infrastrukturës në HSH Edmond Dobi tha se “vjedhja e pajisjeve hekurudhore, e deri daljet nga

shinat të trenave, kanë mobilizuar stafin e hekurudhave dhe kanë rritur angazhimin e tyre, në segmente të ndryshme po na vidhen pjesë metalike që mbajnë traversat, madje po vidhen edhe shinat, duke rrezikuar trenat e mallrave dhe pasagjerët”. Dobi u shpreh se “mendohet që shinat vidhen gjatë natës dhe dërgohen për skrap, një fenomen që është konstatuar shpesh kohët e

fundit në disa zona, të cilat po kthehen në ankth dhe frikë për mashinistët tanë, po vidhen pajisjet e shinave, mbajtësit e binarëve, dhe po rrezikohet jeta e udhëtarëve”. Duket se hajdutët e natës, nuk po kursejnë edhe shinat e trenit, duke mos pyetur për jetën e qindra udhëtarëve që lëvizin me trena. Dobi tha se “Hekurudha shqiptare ka pasur disa herë bashkëpunime me Drejtorinë

e Policisë Shtetit, kemi firmosur marrëveshje bashkëpunimi dhe shkëmbimi informacioni me nesh, por duket se edhe uniformat blu nuk mund të sigurojnë në çdo 100 metra gjithë sistemin hekurudhor”. Ngjarjet e fundit kanë ngritur në këmbë gjithë stafin e Drejtorisë Përgjithshme të Hekurudhave dhe specialistët e Drejtorisë Infrastrukturës, duke dërguar mjetet dhe pajis-

Policia thekson se e njeh fenomenin dhe se po heton

Droga në gjimnaze, mësuesit: “Nxënësit na largohen nga mësimi” ARTUR AJAZI DURRES- Duket si një “këmbanë” që ka vite që bie, madje edhe shqetësim i drejtuesve dhe mësuesve në shkollat e mesme të qytetit bregdetar. Fenomeni i drogmenëve dhe përdorimit të drogave kryesisht në shkollat e mesme në Durrës nga adoleshentë, ka vite që përmendet si shqetësim në mbledhjet e DAR me drejtuesit e mësuesit e shkollave, në takimet me prindër, apo takime shoqatash, madje edhe në përvjetorë të ditës së luftës kundër drogës. Droga në shkolla Aktualisht Durrësi ka disa shkolla të mesme, gjimnaze dhe shkolla të tjera të profilit profesional, me stafe të mjaftueshëm mësuesish dhe drejtuesish, të përkushtuar, të cilët bëjnë shumë punë bindëse për të parandaluar dhe denoncuar fenomenin që po merr përmasa shqetësuese tek të rinjtë, kryesisht adoleshentët. Sipas një drejtuesi të një prej gjimnazeve të njohura në Durrës, “ka vite që fenomeni i drogmenëve është bërë sa shqetësues aq edhe i frikshëm për ne si mësues dhe auditorin, madje vetë prindërit, shpesh vijnë në mbledhjet e përdyjavshme dhe na ankohen se, djali apo vajza kanë nisur rrugën e keqe, aman bëni diçka, por ky problem kërkon angazhimin e të gjitha strukturave arsimore e qytetare”. Por ankesat e prindërve, mësuesit duket se kanë vendosur t’ja përcjellin drejtuesve të shkollave, apo duke njoftuar policinë, e cila dërgon shpesh agjentët e saj antidrogë, por edhe këta të fundit mjaftohen me kontrolle rutinë në klasa dhe ambientet e tjera. Shpesh kontrollet e tyre shtrihen në lokalet pranë shkollave të mbushura me nxënës të gjimnazeve, të cilët jo vetëm lënë orë mësimi, e prishin goxha para gjatë ditës, por atje bëjnë edhe pazaret e cigareve të hashashit. Probemi

jet e tyre grupet e avarisë dhe duke riparuar defektet. Janë zëvendësuar pjesët e vjedhura, por që gjithsesi, sipas Dobit, “frika mbetet e madhe sidomos ndaj trenave të pasagjerëve, ne po angazhohemi maksimal-

»

07

isht për t’u lidhur me stacionet me radiondërlidhje, duke vendosur edhe sistem rojesh në linjat kryesore, por edhe policia duhet të ketë angazhimet e veta sidomos në linjat kryesore që ne kemi”. Vetëm gjatë vitit 2012, në linjat e Hekurudhës Shqiptare janë konstatuar mbi 14 raste vjedhjesh, që kanë rrezikuar seriozisht jetën e pasagjerëve dhe trenave, por në pak raste janë zbuluar autorët e këtyre krimeve. Dobi tha se “një pistë e mundshme e bashkëpunimit të grupeve të hajdutëve edhe me ndonjë punonjësin tonë, do t’i serviret organeve të hetimit edhe në rastet e fundit ku u rrezikua seriozisht treni të dalë nga shinat”. A. Ajazi

Në gjendje kritike 28-vjeçari

Ulen për të pirë kafe, plagos me thikë bashkëfshatarin Një konflikt për motive banale në një lokal në fshatin Moglicë të Korçës ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të ftohta. Burime nga policia e Korçës bëjnë të ditur se 28-vjeçari Aleks Bedollari është plagosur rëndë pasditen e djeshme, pasi është qëlluar disa herë me thikë nga një bashkëfshatar i tij. Mësohet se 28-vjeçari dhe autori i plagosjes, Gani Mullaymeri, ishin ulur në të njëjtin lokal për të konsumuar një kafe, kur janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta. Pas konfliktit verbal, Gani Mullaymeri ka nxjerrë një thikë dhe ka goditur disa herë 28-vjeçarin, i cili u transportua në spital në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë policia arrestoi autorin e plagosjes dhe po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes së rëndë.

“Marrëdhënia, me dëshirën e vajzës”

Rrëmben dhe përdhunon 13-vjeçaren, arrestohet agresori

i drogave në shkollat e mesme apo i atyre që vijnë shpesh me krahët e nxirë në klasa, ka ngjallur shpesh shqetësimin e mësuesve dhe familiarë. Sipas disa mësuesve, të cilët për arsye të ndryshme nuk deshën të identifikohen në faqet e gazetës, “shpesh ka qëlluar të na vijnë në klasa kryesisht djem apo edhe vajza që duken të përgjumur apo të shpërfytyruar, duke prishur orët e mësimit apo duke provokuar incidente të tjera, të vjen keq tek shikon nxënës të shkollave të mesme të katandisur në atë gjendje”. Duke pyetur në urgjencën e spitalit mësuam nga mjekët se, “po të shikosh regjistrat do të dallosh emra, që detyrimisht ne duhet t’i regjistrojmë me iniciale, sepse na quhet shkelje ligjore, të moshave nga 14 deri 19 vjeç, të cilët vijnë me urgjencë tek ne pasi marrin lloj-lloj drogash të pista

apo kryejnë marifete të tjera duke rrezikuar shëndetin”. Sipas burimeve nga bluzat e bardha, “Spitali aktualisht nuk ka një pavijon të posaçëm ku të trajtohen drogmenët, dhe shpesh ata që vijnë në gjendje kome, nisen drejt Tiranës, ndaj mbetet shumë e nevojshme të ngrihet një sektor i trajtimit të personave të droguar, pasi tek ne trajtohen sipas kushteve dhe mundësive tona, duke u bërë serume, qetësues etj”. Ndërkohë statistikat policore e rendisin Durrësin tek qytetet me probleme të mprehta sociale, duke mos lënë pas numrin në rritje të drogmenëve adoleshentë. Sipas tyre, “mbi 1500 të rinj (meshkuj shumica) sot drogohen apo njihen si shpërndarës të drogave në periferitë dhe skutat e errëta te qytetit, si ish-vendstrehime, vagona trenash të braktisur, automjete të braktisura etj. Por policia dhe sektori Antidrogë

në Drejtorinë e Policisë mbetet akoma i pafuqishëm për t’i bërë “zap” adoleshentët drogmenë në qytetin bregdetar. Mbi 22 për qind e tyre sot janë autorë të krimeve si vjedhje, grabitje, plagosje madje edhe vrasje. Dhe kjo situatë e rënduar ka ardhur si pasojë e tolerimit që u është bërë atyre qysh në bangat e gjimnazeve, duke “trashur” vit pas viti vesin, i cili sot i ka katandisur ata në qenie të shpërfytyruara dhe tepër të rrezikshëm për shoqërinë. Drejtoria Arsimore nga ana e saj mbetet e patundur në vendimet e saj për të parandaluar dhe drejtuar në rrugën e mbarë elementë që kanë rënë preh e grupeve që tentojnë t’i joshin ata me droga. DAR ka kërkuar vazhdimisht në shkollat e mesme, praninë e policisë dhe agjenteve te Antidrogës, dhe raportime nga drejtuesit e shkollave për çdo rast shqetësues.

Rrëmbeu dhe përdhunoi një 13-vjeçare, arrestohet agresori Nikolin Samara. Burime nga policia e Korçës bëjnë me dije se kanë mundur të arrestojnë 26-vjeçarin, i cili ka rrëmbyer shtetasen me iniciale M.G (13-vjece) jashtë dëshirës së saj. Nga hetimet paraprake mësohet se 26-vjeçari e ka dërguar të miturën në një banesë të vjetër në fshatin Mborje dhe e ka përdhunuar gjithë natën. Pas denoncimit të familjarëve të vajzës së përdhunuar, policia ka mundur të arrestojë në orët e para të mëngjesit, agresorin, Nikolin Samara, i cili do të përballet me akuzën “për rrëmbim dhe përdhunim. Blutë e qytetit juglindor bëjnë me dije se 13-vjeçarja jetonte me gjyshëri, pasi prindërit i kishte emigrantë në Greqi, ndërkohë dyshohet se 26-vjeçari e ka përdhunuar edhe më parë vogëlushen duke përfituar se ajo jetonte vetëm me gjyshërit. 26-vjeçari, i cili akuzohet për rrëmbim dhe përdhunimin e një të miture, mohoi akuzat në polici duke thënë se ka kryer marrëdhënie me dëshirën e 13-vjeçares. Nikolin Samara u tha policëve, se vajza gënjen pasi ka frikë nga prindërit, teksa konfirmoi se kishte 11 muaj që ishte lidhur me 13-vjeçaren. Familjarët e 13-vjeçares me inicialet M.G kanë bërë kallëzim në polici, pasi kanë vënë mungesën e vajzës, ndërkohë e mitura ka rrëfyer se çfarë i ka ndodhur pasi është gjetur.

Investimet në infrastrukturë që priten gjatë vitit 2013

Sejdini: Vit i vështirë, realizojmë kërkesat urgjente ELBASAN- Bashkia Elbasan nëpërmjet buxhetit ka parashikuar disa investime edhe pse 2013 konsiderohet një vit i vështirë financiar për institucionin vendor. Kështu është parashikuar në buxhet siç është projekti i vazhdimit të kanalit të ujërave të zeza tek Teqja. Sistemim-asfaltim sheshi pas pallatit 18 rruga Azmi Stringa dhe sheshet e pallateve 42, 42/2 , 42/3, 42/5, sistemim asfaltim të rrugës Bedri Xhomo tek spitali, blerje dhe vendosje ndriçuesish në qytet, si dhe disa investime në ambientet shkollore dhe vendosjen e një sistemi kamerash në zona të ndryshme të qytetit. Kreu i bashkisë deklaroi se ky është një vit i vështirë, por nuk mund mos realizohen disa nga kërkesat imediate të qytetarëve. Ndër projektet më të mëdha të infrastrukturës për këtë vit është vendosur një ndër rrugët më të amortizuara në qytet, rruga Toma Kalefi. Ky segment kryesor me dy korsi është parashikuar me buxhetin 2013 dhe në vazhdimësi në bazë të të ardhurave bashkia do të shikojë edhe ndërhyrje të tjera si ajo në rrugën “Rinia” gjithashtu e amortizuar që kërkon investime.


08

« aktualitet

E hënë 4 mars 2013 •

Vrasja e Lamajt, optimizëm për ta dërguar brenda afatit

Ekspertët: Dosjen e Frrokut e dorëzojmë brenda 40 ditëve

lista e ushtarakëve që përfitojnë pension Nr.

Emer

Atesia

Mbiemer

Lloji perfitimit

Rajoni

1

Abas

Yzeir

Balili

P.Parakohshem

Vlora

2

Adriatik

Ramadan

Parisi

P.Parakohshem

Korca

3

Aleko

Njazi

Mucollari

Suplement Pleqerie

Korca

4

Asllan

Arap

Belaj

P.Parakohshem

Vlora

5

Besnik

Cane

Ramaj

P.Parakohshem

Vlora

Mariglen Mulla

6

Çerçiz

Murat

Shabani

P.Parakohshem

Vlora

N

7

Dhori

Nuni

Toma

Suplement Pleqerie

Korca

8

Faik

Sefedin

Bushi

Suplement Familjar

Korca

9

Ferit

Hasan

Çela

Suplement Pleqerie

Berati

10

Fevri

Gani

Eshi

Suplement Pleqerie

Korca

11

Gezim

Riza

Plaku

Suplement Pleqerie

Berati

12

Gjelosh

Gege

Beleshi

P.Parakohshem

Tirana

13

Hazis

Riza

Mecja

P.Parakohshem

Korca

14

Hysni

Xhevat

Bakiri

Suplement Pleqerie

Tiran a

15

Ilirjan

Sihat

Mustafaraj

P.Parakohshem

Tirana

16

Iljas

Jonuz

Marra

Suplement Pleqerie

Berati

17

Janaq

Misto

Proko

Suplement Pleqerie

Fieri

18

Jorgji

Llambro

Llambraj

P.Parakohshem

Vlora

19

Kastriot

Ilmi

Kapxhiu

P.Parakohshem

Fieri

20

Kujtim

Abas

Pasho

Suplement Pleqerie

Korca

21

Lefter

Abedin

Milloshi

Suplement Familjar

Korca

22

Misto

Safet

Murto

Suplement Pleqerie

Korca

23

Mynyr

Baftjar

Hysolli

Suplement Pleqerie

Korca

24

Nebi

Zeqir

Zeqaj

P.Parakohshem

Vlora

25

Pajtim

Avdul

Alikaj

P.Parakohshem

Vlora

26

Pellump

Neim

Hysolli

Suplement Pleqerie

Korca

27

Petrit

Rustem

Lata

Suplement Pleqerie

Tirana

28

Shendet

Fadil

Rushiti

P.Parakohshem

Korca

29

Sinan

Emin

Veizi

P.Parakohshem

Tirana

30

Sokrat

Pilo

Hila

Suplement Pleqerie

Fieri

31

Sulltana

Hysen

Çuni

Suplement Pleqerie

Berati

32

Syrja

Vasfi

Goroveci

Suplement Pleqerie

Fieri

33

Thanas

Halil

Kroj

Suplement Pleqerie

Korca

34

Thanas

Sotir

Perici

P.Parakohshem

Korca

35

Xhemal

Xhevahir

Zylfo

P.Parakohshem

Tirana

36

Yzeir

Rushan

Sadikaj

P.Parakohshem

Vlora

37

Zeqir

Ismail

Asabella

Suplement Pleqerie

Korca

dërsa nga Selaniku, avokati i Arben Frrokut, akuzuar për vrasjen e kyekomisar Dritan Lamaj, pretendon se klienti i tij lirohet për 40 ditë nëse s’vjen dosja, grupi hetimor në Tiranë shprehet se dosja do të dorëzohet brenda afatit. Dosja përmban filmime, dëshmi, përgjime dhe disa prova të tjera. Biznesmeni Arben Frroku do të qëndrojë 40 ditë në paraburgim në pritje që drejtësia shqiptare t’i dorëzojë drejtesisë greke dosjen e ekstradimit, në të kundërt do të lirohet. I akuzuari për vrasjen e komisar Dritan Lamaj u njoh pardje me akuzën dhe sërish mohoi të ketë lidhje me vrasjen. Avokati i Frrokut Makis Kaftopulos tha se “Klienti im është i pafajshëm. Arben Frroku erdhi në Selanik se kishte një takim me mua ditën e hënë. Do më takonte mua për çështjen e gjyqit të Sokol Frrokut. Klienti im lirohet nëse dosja nuk vjen brenda 40 ditëve. Arben Frroku do të qëndrojë në polici në pritje të dosjes. Arben Frroku e ka marrë vesh ngjarjen kur ishte duke udhëtuar”. Ndërkaq, akuza për gjetjen e sasisë së drogës, 3,5 gramë në hotelin ku u kap Frroku me dy shtetas

të tjerë u mor përsipër nga Jak Jaku. Policia greke tha se ora e kalimit në doganë ishte 21:45 e mbrëmjes, kurse Frroku theksoi se ka hyrë në Greqi rreth orës 20:00. Frroku tha se “Jam i pafajshëm. Kam kaluar kufirin drejt Greqisë rreth orës 20:00, vrasjen e mora vesh kur isha në doganë, më njoftuan në telefon. Në hotel kam mbërritur rreth orës 24:00. Pasi u njoftova, u thashë se nesër do të kthehem në Tiranë”, tha Frroku.

Ndërkaq, pardje gjykata e Durrësit dha masën 30 ditë arrest me burg për 32-vjeçarin nga Fushë-Kruja, Gentjan Bejtja, i cili dyshohet se është autori i vjedhjes së automjetit tip “BMW” që u përdor në atentatin ndaj ish-kryekomisarit Dritan Lamaj. Mësohet se Bejtja ka qënë ish-punonjës policie, ndërsa kishte dhënë vetë dorëheqjen. Prokurori i çështjes Ilir Turja para gjykatës paraqiti si provë një CD të marrë nga bizneset

përgjatë rrugës A. Goga. Nga mjeti tip fuoristradë, i cili drejtohej nga Gentian Bejtja ka dalë një person ende i paidentifikuar që ka vjedhur mjetin tip BMW në pronësi të një doganieri. Gentian Bejtja ka ndihmuar ekzekutorin e vjedhjes së mjetit. Ekzistojnë pamjet filmike që duhet të shqyrtohen, por i kërkojmë gjykatës marrjen e tabulateve telefonikë, nga kompania celulare AMC, për të hedhur dritë mbi dyshimet e ngritura.

Ngjarja në Shkozë

Bie nga skela, vdes punëtori 35 vjeç

P

araditen e djeshme një punëtor ndërtimi 35 vjeç ka humbur jetën, pasi ka rënë nga skela teksa punonte në një banesë. Nga burimet policore mësohet se ngjarja aksidentale ka ndodhur në zonën e njohur si “Kamberi” në Shkozë. Viktima Skënder Selmanllari, 35 vjeç, banues në Shkozë, në momentin e aksidentit mësohet se po punonte tek fqinji i tij, por në punë e sipër ka humbur kontrollit duke rënë nga pakujdesia. Fillimisht, kanë qenë familjarët ku punonte i ndjeri që kanë lajmëruar policinë, e cila ka nisur

hetimet. Ndërkaq, nga hetimet e para kjo ngjarje është klasifikuar si aksidentale, ndërsa policia ka marrë dëshmitë e familjarëve që ishin të pranishëm në shtëpinë që po riparohej. Gjithashtu, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur fillimisht dëshmitarët që panë gjithçka. Fillimisht Selmanllari ka qenë në jetë, por lartësia e madhe dhe përplasja me tokën ka bërë që ai të merrte plagë të rënda dhe mos e përballonte dot, duke ndërruar jetë rrugës për në spital. Ndërkaq, policia po plotëson dosjen hetimore për këtë rast.

Ish-kryeprokurorja shfaq dëshirën për në Gjykatën e Apelit

“S’do merrem me politikë, do kandidoj në Apel” Ina Rama i bën kërkesë presidentit Nishani për emërim Ish-kryeprokurorja Ina Rama ka mohuar dëshirën për t’u bërë pjesë e ndonjë subjekti politik, ndërsa pranon se do të kandidojë për gjyqtare në Apel. Në një njoftim për shtyp Ina Rama thotë se “Në përgjigje të interesit publik dhe të medias, me cilësinë e ish Prokurorit të Përgjithshëm, ju bëj me dije si më poshtë: Pas përfundimit të ushtrimit të funksionit të Prokurorit të Përgjithshëm, në mesin e muajit janar, kam paraqitur zyrtarisht pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë një kërkesë për t’i propozuar Presidentit të Republikës emërimin tim si gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë. Për këtë kërkesë gjithashtu kam bërë me dije zyrtarisht

edhe Presidentin e Republikës, Z. Bujar Nishani. Kjo kërkesë është mbështetur në garancitë që jep neni 7 i ligjit “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, për Prokurorin e Përgjithshëm që mbaron mandatin e tij kushtetues dhe në faktin që para kësaj detyre, kam ushtruar funksionet e gjyqtares së Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda. Neni 7/1.3 i ligjit parashikon se “Pas përfundimit të mandatit, me pëlqimin e tij, ai ka të drejtë të emërohet në funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme ose në vendin e mëparshëm apo në një vend të barasvlefshëm me vendin e mëparshëm”.

Përtej të drejtave që jep ligji i mësipërm, kjo kërkesë mbështetet në vullnetin tim për të vazhduar dhe ndjekur profesionin tim, brenda sistemit gjyqësor, pjesë përbërëse e të cilit kam qenë që nga fillesa e karrierës time”. Duke i kthyer përgjigje opinionit publik, Ina Rama thotë se “Këto fakte tregojnë qartë për mungesën e interesit tim për t’u përfshirë në ndonjë projekt politik dhe për ekzistencën e plotë të dëshirës sime për të mbetur pjesë e sistemit të drejtësisë. Për më tepër mbetem në pritje që Presidenti i Republikës dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ta trajtojnë këtë çështje dhe të marrin një vendim lidhur me kërkesën që kam paraqitur”.

Gati për një atentat

Qeni “Nina” zbulon dy kg tritol të shqiptarit 32 vjeç ITALI - Policia italiane ka kapur në flagrancë një të ri shqiptar që u përpoq të mos pranonte se ku i kishte fshehur rreth dy kilogramë eksploziv që i kishte nxjerrë për shitje. Agjentët antiterror arritën ta zbulonin tritolin me anë të qenit “Nina”, e cila, pavarësisht se del në pension për 6 muaj, nuk e ka humbur shqisën e të nuhaturit. “Nina” është një Cocolate Labrador, 9 vjeçe, ku 7 prej tyre i ka vënë në dispozicion të policisë italiane dhe asnjëherë nuk ka kaluar pa zbuluar eksploziv të të gjitha llojeve. Për shqiptarin kishte nisur një hetim në janar, kur policia dëgjoi se disa banditë do t’i vendosnin një çifti disa kg eksploziv. Një agjent i infiltruar ka kontaktuar djemtë dhe duke filluar negociatat, ka rënë dakord një çmim prej 20.000 eurosh. Ditën tjetër, një 33-vjeçar shqiptar u paraqit me një mostër prej 20 gramësh dhe është arrestuar menjëherë, por nuk donte të zbulonte se ku e fshehu pjesën tjetër. Në ndihmë erdhi qeni “Nina”, që çoi në zbulimin e 1,7 kg eksplozivi, të fshehur në një shtëpi në fermë dhe një pistoletë e kalibrit 7.65. Në pranga ranë edhe 2 shqiptarë të tjerë, si bashkëpunëtorë.


speciale • E hënë 4 mars 2013

Anët e errëta të Vatikanit, skandalet e papateve ndër shekuj Nga Josef NYARY

Ë

shtë errësirë kur konti kthehet në kështjellën e tij, dy orë me kalë larg nga Roma. Negociatat me Vatikanin kishin përfunduar shpejt dhe konti i devotshëm mezi priste të kthehej te gruaja e tij e re. Në kështjellë është qetësi, por nga dhoma e gruas dëgjohen rënkime të lehta. I alarmuar, i zoti i shtëpisë hap derën dhe sheh: bukuroshja e tij nuk është vetëm në krevat. I tërbuar nga zemërimi, me gjithë fuqinë e tij godet në kokë personin që ishte në krevat. Kur drita e llambadarit bie mbi fytyrën e të goditurit, ai mbetet pa frymë: mëkatari është vetë Shenjtëria e Tij, Papa Gjoni XII, sundimtar i Romës, përfaqësues i Zotit në Tokë dhe kreu i krishterimit. Shërbëtorët nxitojnë për ta vendosur të dëmtuarin në krevat. Një mjek vjen me shpejtësi, por Papa nuk jetoi më shumë se një javë. Ndërsa vetëdija nuk iu kthye as gjatë kësaj kohe. Sot është një sensacion kur një papë paraqet dorëheqjen. 1100 vjet më parë ishte diçka normale, vetëm se shumica e pasardhësve të Pjetrit nuk hiqnin dorë vullnetarisht nga detyra: vetëm në 20 vjet mes viteve 896 dhe 916 janë 12 papë të zhdukur, të mbyllur në manastir ose nën tokë. Por këta mëkatarë nuk janë asgjë me periudhën e mesjetës. Në shekullin e 10-të në Vatikan ekzistonte një gjendje që historianët e përshkruajnë me terma si “pornokraci” apo “regjimenti i kurvave”. Në fokus është e bukura dhe e keqja Marozia (892-932). Ajo kishte tre dashnorë dhe një nga ta u bë papë: Serxhio III. Që në moshën 22-vjeçare ajo kishte kontrollin mbi shtetin kishtar. Edhe nëna e motra e saj ishin dashnore të njerëzve të fuqishëm. “Ajo filloi me kujdes të përdorte papët e madje t’i vriste”, - shkruan një kronist i kohës. Të gjithë kandidatët vinin nga familjet e përçara fisnike të Romës. I preferuari i Marozies, Serxhio III, vrau tre papë, madje vendosi një rekord të tmerrshëm: në përplasjet për zgjedhjen e papës përkrahësit e tij zhvarrosën Papën Formosus, të vdekur përpara 11 muajsh, e vendosën kufomën e tij në një bankë të akuzuarish, e dënuan, e gjymtuan dhe e hodhën në Tiber. Me vendimin për paraardhësin e tij të vdekur papa vrasës mund të legjitimonte sundimin e tij. Në këtë kohë Vatikani ishte si një bordello. Kardinalët bënin festa dhe orgji. Po kur Marozia kërkoi që të bëhej perandoreshë, i biri i saj, Alberich, nuk e pranoi. Ai nis një luftë kundër mamasë së tij dhe e flaku atë në burg, ku vdiq në mjerim pa i mbushur akoma 40 vjet. Pesë papët e tjerë janë marionetat e Alberich. Duke vdekur ai vendosi djalin e tij 16-vjeçar në fron si Papa Gjoni XII: ai bëhet më i keqi i

të gjithëve, një simbol i papës së padenjë. Historianët e quajnë atë një nga personazhet më të mjerueshme dhe më të neveritshëme që ka luajtur rol ndonjëherë në Kishë. Papa ftonte miqtë e tij në orgji masive në Vatikan dhe paguante qindra prostituta me thesaret e Kishës. Peshkopi Liutprang i Kremonës ka shprehur keqardhje për vrasjet, gjymtimet, tradhtitë, incestin, simoninë, bixhozin, dëshmitë e rreme dhe blasfemitë në këtë kohë. Uria për pushtet e Marozias bëri që më vonë të thuhej se dikur kishte qenë një papë femër, “Xhoana”. Borgiat - orgji, helmime dhe inceste pas mureve të shenjta Vatikani është në gjumë të thellë, por në banesën e Papës shkëlqejnë dritat e shandanëve të çmuar. Salla e mbingarkuar me vepra arti gjëmon nga të qeshurat dhe gromësimat e të dehurve: kreu i krishterimit ka miq. Miqtë e shquar janë priftërinj, peshkopë e kardinalë. Zonjat në fakt nuk janë dhe aq të nderuara. Ato vijnë nga bordellot e Romës. 25 prostitutat më të bukura janë rezervuar

për Papën. Ata çiftëzohen në sy të të gjithëve duke ndërruar vazhdimisht partnerët deri në orët e para të mëngjesit. Në kohët më të errëta të Kishës, Vatikani nuk është vetëm një shpellë kusarësh, por edhe një çerdhe e paudhësisë: Papa Aleksandri VI (1431-1503) e ktheu vendin e shenjtë të krishterimit në vendin më imoral në botë. “50 prostituta të pashme, jo të zakonshme, por nga ato që thirreshin kurtizane, ishin aty”, - theksonte Johannes Burckard, peshkopi i Ostias, pretonotar i Selisë së Shenjtë dhe Mjeshtër i Ceremonive në kurinë romake. “Pasi hanin darkë, fillimisht ato kërcenin me rroba në trup dhe më pas zhvisheshin. Më vonë shpërndaheshin lajthi dhe kurtizanet e zhveshura zvarriteshin nëpër dysheme dhe i mblidhnin ato me buzë”. Papa është mësuesi i tyre më me përvojë: ai është fisniku spanjoll Rodrigo Borgia, i derës së famshme. Bashkëkohësit e përshkruajnë si një burrë të pashëm dhe një pushtues të papërmbajtshëm. Ishte i madh, i fuqishëm dhe me sytë e përgjumshëm. Që në moshën 25- vjeçare, Rodrigo u bë kardinal dhe u zhyt në

jetën e egër. Përmes pasurisë gjigante që kishte prej tokave, ai u bë i famshëm për qejfin e shfrenuar. Kur ishte 61 vjeç, Rodrigo Borgia kishte grumbulluar mjaftueshëm pasuri sa për të blerë kolegjin e kardinalëve dhe për t’u zgjedhur papë. Rivalët i heq nga rruga duke i helmuar. Në këtë mënyrë bien edhe bastionet e fundit të devotshmërisë dhe moralit. Menjëherë sapo zgjidhet papë, nis një tregti të fuqishme me objektet dhe parimet fetare. Me shumë dëshirë ai nis që të shkëmbejë mëkatet përkundrejt pagesës: kështu, një fisniku italian ai i shet për 24 mijë copa ari të drejtën kishtare për të bërë seks me të motrën. E dashura e tij, Xhulia Farnese është 16 vjeç, por është e martuar, kur fle për herë të parë me të. Si falënderim, ai ia bën të vëllain kardinal. Në atë kohë romanët e quanin bukuroshen “gruaja e Krishtit”, kurse vëllain e saj “kardinali i p…”. Ai ngjizi një numër fëmijësh me gratë e panumërta me të cilat shkonte. Tre prej fëmijëve të tij kanë hyrë në histori: Cesari, Giovanni dhe famëkeqja Lukrecia Borgia (1480-1519). Djemtë përdorin pushtetin e babait për të gjetur bukuroshe. Vajza ia jep veten atij. Më vonë Lukrecia Borgia shkon në krevat edhe më vëllain e saj, Cesarin. Historiani Ferdinand Gregorovius e quan atë femrën më fatkeqe në historinë moderne. Vajza e Papës rritet e bukur mes murgeshave. “Ajo është mesatare për gjatësi, por ka forma të këndshme”, - shkruan një bashkëkohës. “Ka hundë të prerë bukur, flokët e artë, gojën e madhe, dhëmbët e bardhë dhe të shndritshëm, qafën e hollë dhe të bukur, gjinjtë e formuar mrekullueshëm”. Babai i saj e marton atë tre herë në mënyrë të kalkuluar me njerëz të fuqishëm. Kur u fejua për herë të parë ishte 11 vjeç. Burri i saj vdes nga helmimi, për të cilin janë të famshëm Borgiat. Burrin e dytë e vret vëllai Cesar, që kishte një fëmijë ndërkohë me motrën e tij. Por Lukrecia nuk është vetëm e bukur, por edhe e zgjuar. Ajo bëhet përfaqësuesja e Papës dhe drejton Selinë e Shenjtë derisa zhvendoset me burrin e tretë, Dukën e Estes në Ferrara. Fundi i babait të saj të pashenjtë është njësoj si jeta: Pas një feste të tepruar, trupi i tij u fry dhe më pas u bë i zi. Thashethemet thoshin se ai vdiq ngaqë e mori djalli. Kurse shkencëtarët thonë se ai ra viktimë e helmit të tij. Cesari është po kaq përbindësh sa babai. Ai vret vëllain e tij, Giovanni, nga xhelozia pasi ai kishte gjetur një bukuroshe ekzotike nga Spanja për Papën. Lukrecia promovon artistët e shkencëtarët, jep për të varfrit dhe të sëmurët, i jep të shoqit tetë fëmijë, vdes gjatë lindjes së të nëntit dhe më pas nderohet si një e shenjtë, ndërkohë që vendi pikëllohet.

»

09

Bild

Shëndeti dhe pushteti, shembuj nga historia Presidenti i Venezuelës Hugo Çavez vazhdon të drejtojë qeverinë. Kjo është deklaruar nga zv.presidenti i Republikës Nikolas Maduro. Ai përgënjeshtroi njoftimet e dukura në faqet e medieve mbi gjoja ndërprerjen e funksionimit të aparatit që e mbante gjallë Çavezin. Ndërkohë vetë lideri venezuelas për të tretin muaj me radhë nuk është dukur asnjëherë në publik. Megjithatë, duhet thënë se në historinë botërore ky nuk është rasti i parë kur vendin e drejton një njeri i sëmurë rëndë. Historitë rreth asaj se si vendet janë udhëhequr nga sundimtarë me probleme serioze shëndetësore janë të njohura që nga kohërat e lashta. Në mesjetë ishte një praktikë e zakonshme mbajtja në fron e ndonjë fëmije apo mbreti me të meta mendore gjatë drejtimit faktik të regjentëve, këshilltarëve e kështu me radhë. Ka një masë shembujsh të tillë edhe në të kaluarën jo fort të largët. Presidenti i 20-të amerikan Xhejms Abram Garfield pothuajse gjysmën e kohës së presidencës së tij e ka kaluar i mbërthyer në shtrat për shkak të plagës së marrë në kurriz dhe dëmtimit si pasojë të shtyllës kurrizore. “Ka shembuj edhe nga historia e periudhës sovjetike, - kujton analisti politik rus Andrei Klimov. - Për shembull, udhëheqësi sovjetik Konstantin Çernenko nuk ishte gjithashtu njeri fort i shëndetshëm. Dhe në mënyrë që të demonstrohej kapaciteti dhe aftësitë drejtuese të udhëheqësit organizonin në veçanti zgjedhje me pjesëmarrjen e tij. Për këtë qëllim dhoma e spitalit, ku ai rrinte i shtrirë, dekorohej tamam si platformë elektorale prej nga ku Konstantin Çernenko drejtonte procesin e zgjedhjeve. Ndërkohë të gjithë e kuptonin për mrekulli se qëndrimi i tij në pushtet ishte thjesht rezultat i punës së shkëlqyer të mjekëve. Nga pavijoni i spitalit ka drejtuar për një kohë të gjatë vendin edhe lideri kuban Fidel Kastro. Vërtet, ai për çdo rast shpalli apriori si pasardhës vëllanë e tij të vogël Raul Kastro, i cili më pas mori zyrtarisht në duart e veta timonin e drejtimit të Kubës. Prandaj sëmundja e udhëheqësit të Kubës nuk ka shkaktuar ndonjë rrëmujë të madhe. Kurse Venezuela është tjetër punë. Në këtë vend rezulton shumë e fortë pozita e kundërshtarëve të regjimit. Zgjedhjet e fundit Hugo Çavez i fitoi me një diferencë fare të vogël nga rivali i tij dhe praktikisht menjëherë pas kësaj iu nënshtrua operacionit të radhës, mbas të cilit u zhduk nga skena politike. Edhe pse ai i paraqiti popullit zv.presidentin Nikolas Maduro si pasuesin e tij, ky skenar politik duket megjithatë shumë i dobët, i lëkundur. “Prandaj dhe po përpiqen forcat drejtuese në Venezuelë për ta mbajtur për një kohë sa më të gjatë Hugo Çavezin në postin presidencial”, - thotë presidenti i Institutit rus të Strategjisë Kombëtare Mihaill Remizov: “Ky është një problem për të gjitha regjimet që ndërtohen mbi popullaritetit personal. Qëndrueshmëria e tyre varet nga shëndeti fizik, psikik (mendor) i personit të parë. Prandaj, kur lindin probleme me shëndetin e tij, njerëzit e rrethit të ngushtë përpiqen të mos zbulojnë për një kohë maksimalisht të gjatë informacionin që ka të bëjë me këtë fakt dhe përpiqen të gjejnë gjithfarë mënyrash për t’i zgjatur jetën regjimit tashmë pa mbështetje në personin e parë. Mbështetësit e Hugo Çavezit deklarojnë se janë të bindur në rimëkëmbjen, shërimin e Presidentit. Nëse Hugo Çavez nuk do të jetë në gjendje për të kapërcyer sëmundjen, atëherë mbi vdekjen e tij do të shpallet më së shumti pas tri ose katër ditësh. Ekspertët mendojnë se fshehja për një kohë të gjatë e kësaj është e paligjshme dhe thjesht idiotike. Por për sa kohë që presidenti merr frymë, qoftë dhe me ndihmën e aparatit që e mban në jetë, atë nuk do të mund ta pengojë dot askush që të mbetet kryetar shteti.


10

« opinion

E hënë 4 mars 2013 •

Cilësi, siguria dhe garancia ushqimore

D

uke marrë shkas nga situata e krijuar në vend pas informacionit se në qumështin që konsumojmë ka substanca që dëmtojnë seriozisht qytetarët dhe jetën e tyre, është e udhës që të tërë ne të përqendrohemi në ato çështje dhe probleme që lidhen me përmirësimin e cilësisë së jetës, ku të ushqyerit është një element shumë i rëndësishëm. Këtu një rol të madh dhe serioz mund dhe duhet të luajë në radhë të parë qeveria me organizmat dhe institucionet përkatëse e më pas publiku i gjerë. Të ushqyerit është një nga problemet më të mëdha sot në botë. Në vendin tonë, në radhë të parë për përmirësimin e cilësisë së jetës së tërë qytetarëve të Shqipërisë dhe së dyti për arsye të tjera, ndër të cilat përmendim vetëm detyrën për plotësimin e kushteve për përgatitjen e integrimit të vendit tonë në rajon dhe më gjerë dhe më konkretisht për anëtarësimin me të drejta të pota në Bashkimin Europian, të ushqyerit dhe problemet nga më të ndryshmet që lidhen me të ka ardhur koha që të jenë në fokusin e punës së përditshme të institucioneve përgjegjëse, në mënyrë që këto probleme të marrin rrugën e zgjidhjes. Disa nga problemet kryesore të sektorit të ushqimit në vendin tonë janë: 1) kontaminimi i lëndëve të para; 2) kontaminimi i përbërësve ushqimorë; 3) shitje dhe konsumim i ushqimeve të skaduara; 4) aplikim i parastandardeve jo të përshtatshme ushqimore; 5) aplikim i standardeve të vjetra ushqimore; 6) mënyra jo të përshtatshme përpunimi; 7) prodhuesit nuk mbajnë përgjegjësi sociale për produktet; 8) ka mungesë informacioni për burimin e lëndëve të para dhe lëndëve të tjera me të cilat prodhohen ushqimet etj. Cilësia ushqimore fillon me prodhimin e lëndëve të para për përgatitjen e ushqimeve, vazhdon me hapat për transformimin e këtyre lëndëve për të prodhuar produkte ushqimore dhe mbaron me përcjelljen e produkteve te klienti përfundimtar, i cili i konsumon këto produkte sipas nevojave, kërkesave dhe mundësive të tij financiare e kushteve social-ekonomike. Cilësia e prodhimeve varet shumë nga ekzekutimi korrekt i dy hapave të parë të këtij procesi, por një gabim kudo në këtë proces afekton çdokënd në një mënyrë apo në një tjetër. Sipas Shoqatës Amerikane për Cilësinë, cilësia është “totaliteti i vetive dhe karakteristikave të produktit (mallra dhe shërbime) që i japin atij aftësinë për të plotësuar nevojat e përcaktuara”. Cilësia e prodhimit, pra edhe e prodhimit të ushqimeve, fokusohet në karakteristikat e cilësisë së produktit, që janë; 1) konformanca; 2) performanca; dhe 3) besueshmëria. Së bashku me to merren parasysh edhe: 4) specifikimet e produktit; 5) aftësia në përdorim; 6) vlera për çmimin e paguar; 7) shërbimet mbështetëse etj. Nuk duhet harruar se cilësia është një gjendje dinamike që shoqëron produktet, shërbimet, njerëzit dhe mjedisin në kohë. Meqenëse cilësia është një grup karakteristikash që duhet t’i përmbajë produkti, pra edhe ai ushqimor, mbi produktin duhet që të veprojë standardi, në mënyrë që njerëzit të jenë të sigurt se produkti që ata konsumojnë është cilësor. Është fakt se në vendin tonë ka filluar që të ndihet një frymë në rritje e firmave të agrobiznesit për të rritur cilësinë dhe për të arritur që të certifikohen në lidhje me standardet, por këtu ka shumë punë për të bërë, jo thjesht për marrjen e certifikatës së standardit, por për mbajtjen e saj. Marrja e certifikatave të cilësisë nuk është thjesht një pasaportë për të marrë pjesë në tender, por për të garantuar cilësi dhe siguri për qytetarët. Përveç standardit një element shumë i rëndësishëm është edhe aplikimi i praktikave të mira të prodhimit, në mënyrë që këto praktika të garantojnë se standardi gjen aplikim. Kjo kërkon që edhe sistemi i kontrollit dhe inspektimit të jetë në nivelin bashkëkohor dhe në të të punësohen njerëz me integritet dhe të pakorruptueshëm. Është fakt se në vend ky sistem kontrolli dhe inspektimi është i mangët dhe është optimalisht koha më se e përshtatshme që Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe e Mbrojtjes së Konsumatorit të arrijë të ndërtojë organizma dhe institucione të përshtatshme për këtë qëllim dhe të ushtrojë kontroll mbi to, në mënyrë që jo vetëm qytetarët shqiptarë dhe të huajt që jetojnë në Shqipëri, por dhe qytetarët e vendeve të tjera që konsumojnë dhe do të konsumojnë edhe në të ardhmen produkte ushqimore të prodhuara në Shqipëri të jenë të sigurt dhe ta ndiejnë veten të garantuar në lidhje me këtë çështje. Kjo lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me rritjen e konkurrencës së produkteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare dhe me zhvillimin e sektorit të turizmit. Një nga këto organizma dhe institucione që është përgjegjës direkt kryesisht për kontrollin, inspektimin dhe garantimin e cilësisë dhe sigurisë ushqimore në tërë territorin e vendit tonë është Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, i cili, edhe pse pretendohet se është ndërtuar sipas modeleve më të suksesshme të vendeve të ndryshme dhe që në fokus të tij duhet të ketë faktin se cilësia, siguria dhe garancia ushqimore janë pjesë të një disipline shkencore që merret me vjeljen, përgatitjen dhe magazinimin e ushqimit në atë mënyrë që të parandalojë sëmundjet që mund të vijnë nga ushqimi dhe të bëjnë të mundur konsumin normal të ushqimeve sipas gjendjes ekonomike të konsumatorëve, përsëri vihet re se problematika ushqimore në tërë territorin e Shqipërisë, në vend që të pakësohet, shtohet përditë e më shumë, dhe kjo me sa duket se

Nga Enriko CEKO

AKU-ja ushtron funksionet e veta me fushata e jo në mënyrë të përhershme dhe vetëm në qendrat e qyteteve të mëdha, nëpër ca furra buke e ca firma që mbushin shishe plastike me ujë, sa për të treguar se po bëhet punë. Meqenëse jemi në kohën e integrimit intensiv të vendit tonë në rajon dhe më gjerë, është mjaft e përshtatshme të theksohet se Parlamenti i Bashkimit Europian ka krijuar një legjislacion në formën e direktivave dhe rregulloreve, pjesa më e madhe e të cilit është pjesë mandatore për vendet anëtare, duke u përfshirë edhe në legjislacionin e këtyre vendeve. Është Autoriteti Europian i Sigurisë Ushqimore ai që informon Parlamentin për situatën e ushqimit në Euopë dhe në botë dhe që bën politikat e cilësisë, sigurisë dhe garantimit të ushqimeve në Euopë. Vendet anëtare të BE-së kanë legjislacion më vete në lidhje me kontrollin e sigurisë ushqimore, por kjo është bërë në atë mënyrë që të mos pengohet tregtia me vendet e tjera. Në Britaninë e Madhe vepron Agjencia e Standardeve Ushqimore, një trupë përgjegjëse për politikat e sigurisë ushqimore dhe hartimin e legjislacionit përkatës, ndërsa në aspektin e aplikimit të ligjit përgjegjëse janë autoritetet ushqimore lokale. Kontrollit të ushqimeve të importuara e bën kryesisht Autoriteti Portual Shëndetësor. Agjencia e Standardeve harton rregulloret dhe përgatit informacionin për bizneset ushqimore dhe autoritetet kontrolluese. Ajo gjithashtu organizon fushata publicitare për të informuar qytetarët në lidhje me sigurinë ushqimore. Kontrolli zyrtar i ushqimeve lidhet katërçipërisht me ligjin, ku kryesor është “Akti i sigurisë ushqimore”, që aplikohet tërësisht në përputhje me direktivat e BE-së për higjienën, kufijtë e kontaminimit, aditivët ushqimorë e kontrollin e tyre, kërkesat për etiketat e ushqimeve dhe autenticitetin. Inspektimet ushqimore bëhen mbi bazën e mostrave që merren për analiza dhe ekzaminime nga institucione të caktuara publike. Në SHBA në nivel federal vepron Kodi Ushqimor, i publikuar nga Administrata e Ushqimeve dhe e Ilaçeve, kod që përmban rregulla, procedura dhe udhëzime për juridiksionin e kontrollit të ushqimeve. Në vend veprojnë në nivel federal rreth 15 agjenci shërbimi dhe inspektimi të sigurisë ushqimore përgjegjëse për sigurinë e mishit, pulave, vezëve dhe produkteve e nënprodukteve të përpunuara prej tyre. Për ushqimet e tjera është përgjegjëse Administrata e Ushqimeve dhe e Ilaçeve. Në Australi vepron Autoriteti i Ushqimit, që garanton se tërë biznesi i ushqimeve aplikon sistemet e sigurisë ushqimore dhe se ushqimet janë të sigurta nëse konsumohen sipas afateve dhe recetave. Atje është kusht licensimi që në çdo biznes ushqimor të trajnohet të paktën një person në lidhje ndotjet e ushqimit, paketimin, mbledhjen e lëndës së parë, pastrimin e ushqimit, higjienën në biznes etj., person përgjegjës para ligjit nëse ndodh diçka te konsumatori. Edhe në Kinë që nga viti 2003 është krijuar Administrata Shtetërore e Ushqimeve dhe e Ilaçeve, kryesisht si rezultat i presionit ndërkombëtar në lidhje me problemet e sigurisë ushqimore. Në kushtet e vendin tonë duhet të theksohet se sistemet tradicionale të prodhimit në nivel ferme të lëndëve të para për industrinë ushqimore, sistemet e mangëta të menaxhimit të cilësisë të firmave të agrobiznesit dhe sistemet tradicionale të marketingut nuk mund të sjellin ndonjë motivim apo nxitje për fermerët dhe prodhuesit e agrobiznesit për të bërë përmirësime në lidhje me cilësinë dhe sigurinë e ushqimeve dhe tendenca është se nëse në segmentin e tregut ku operon një fermer apo prodhues individual ndodhin përmirësime të ndikuara apo të diktuara nga ligjet dhe qeveria sipas sistemit nga lart poshtë, atëherë ky individ ndjek ritmin e përmirësimit, por jo se ka iniciativa individuale nga poshtë lart për përmirësim. Lidhjet në grupe prodhimi dhe tregtimi si dhe segmentimi i tregut nëpërmjet kanaleve të marketingut si në nivel prodhimi bujqësor të fermave individuale, ashtu dhe në nivel prodhimi të firmave të agrobiznesit, mund të ndikojnë shumë në përmirësimin e situatës, pa lënë mënjanë këtu edhe forcën e ligjit dhe rolin e shtetit, të specialistëve dhe inspektorëve të tij. Një rol të madh në këtë drejtim luan edhe kontrolli i prodhimit nëpërmjet aplikimit të procedurave HACCP (Hazard Analysis and Critical Control Points) analiza e rreziqeve dhe pikave kritike të kontrollit. Pa këtë procedurë asnjë prodhues dhe ofrues ushqimesh në vend nuk duhet të operojë (këtë e thekson edhe ligja) dhe pa Standardin ISO 22000 asnjë nga prodhuesit shqiptarë nuk do të mund të çajë dyert e eksporteve. Nga ana tjetër është shumë e rëndësishme që në nivel prodhuesish ushqimorë të përmirësohen në mënyrë të dukshme mënyrat e aplikimit të mjeteve të sistemit të menaxhimit të plotë të cilësisë, që garanton cilësi me kosto optimale. Edhe etiketimi i produkteve mbetet një problem ende parësor për prodhuesit shqiptarë, sepse etiketa nuk duhet të tregojë thjesht natyrën e përmbajtjen e produktit, ashtu si veprohet rëndom deri tani, por dhe të trajtojë elementet që lidhen me shëndetin e konsumatorit, pra të tregojë se ky apo ai produkt ushqimor ndikon në këtë apo atë mënyrë në shëndetin e konsumatorit për shkak të përmbajtjes së kësaj apo asaj lënde kimike, aditivi, përbërësi etj. Për sa më lart, një ndihmë të madhe jep edhe publikimi i vitit 2003 i FAO-s dhe i Organizatës Botërore të Shëndetësisë me emër-

timin “Codex Alimentarius”, i cili nga viti në vit është përmirësuar në disa elemente të tij me publikime shtesë dhe që shërben si udhëzues dhe rregullore për sigurinë dhe cilësinë ushqimore. Por sado siguri të kenë ushqimet, një aspekt tjetër shumë i rëndësishëm i të ushqyerit të popullsisë është dhe garancia ushqimore. Garancia ushqimore lidhet me vlefshmërinë ushqimore dhe aksesin e secilit për ushqim. Një familje konsiderohet e garantuar nga ana ushqimore kur asnjë nga anëtarët e saj nuk rrezikon të jetojë në uri apo me frikën e pamundësisë për të pasur ushqim. Meqenëse popullsia po shkon drejt urbanizimit dhe me krizën aktuale botërore, ka një rrezik potencial që të ketë kriza të shkurtra urbane për ushqime, sepse është prekur shumë aspekti i financimit në nivel rural dhe i agrobiznesit jo vetëm në Shqipëri, por dhe në pjesën më të madhe të vendeve të tjera të botës, kryesisht në ato të varfra dhe në zhvillim. Kjo kombinohet edhe me rritjen e çmimit të lëndëve të para që përdoren në industrinë ushqimore. Garancia ushqimore në vendet e varfra dhe në zhvillim është çështje e të siguruarit të ushqimit të mjaftueshëm, ndërsa në vendet e industrializuara është që të konsumohet ushqimi më i përshtatshëm. Ky i fundit duhet të jetë edhe targeti i përcaktuar nga shteti dhe individi për konsumin e ushqimit në vendin tonë, nëse duam që të ngjitim shkallët e zhvillimit dhe të mirëqenies si individë dhe si komb. Sipas parashikimeve të FAO-s, në vitin 2050 bota do ketë rreth 9 miliardë banorë. Për këtë duhet që prodhimi i ushqimeve në botë të rritet me rreth 70%, dhe kjo jo vetëm sepse do të rritet popullsia, por dhe se njerëzit do të tentojnë të përmirësojnë racionin ushqimor. Gjithashtu, sipas OKB-së, rreth 70% e popullsisë në vitin 2050 do të jetojë në zonat urbane dhe në qytetet e mëdha, nga 49% që është sot. Në varësi të krizës për energji ndoshta çmimi i ushqimeve do të rritet, sepse do të rritet kërkesa për biokarbure. Kjo do bëjë që një pjesë e tokës bujqësore të okupohet me bimë që prodhojnë biokarbure, duke shtuar kërkesën për tokë për bimët me të cilat ushqehemi. Kjo kërkon që rritja e prodhimit të mos vijë thjesht nga shtimi i sipërfaqes së zënë me bimë bujqësore, por kryesisht nga rritja e prodhimit, intensiteti i mbjelljeve dhe rritja e koeficientit të përdorimit të tokës bujqësore. Meqenëse në mjaft vende fermimi nuk është i lidhur shumë ngushtë me pronësinë mbi tokën, atëherë ka pak interes për të investuar për mirëmbajtjen e tokës bujqësore. Në Shqipëri ka pak tokë bujqësore, por edhe ajo që kemi është e përshtatshme vetëm për kultivimin e disa kulturave bujqësore e jo për të tëra ato. Toka bujqësore në vend është me cilësi jo të mirë, po edhe ajo që kishim me cilësi të mirë dhe shumë të mirë, në një pjesë të konsiderueshme të saj tashmë është betonuar. Por prodhimi bujqësor që furnizon agrobiznesin kërcënohet edhe nga agjentët kimikë dhe fizikë si dhe nga sëmundjet e dëmtuesit e prodhimeve bujqësore, pa llogaritur këtu infrastrukturën e mangët për tokën, ujin dhe tregun. Një element shumë i rëndësishëm që ndikon në një masë të madhe në cilësinë e lëndëve të para për agrobiznesin është uji. Jemi me shumë vonesë në përzgjedhjen e sistemit apo sistemeve më të përshtatshme të ujitjes dhe kullimit të tokave bujqësore. Sistemet e ujitjes dhe të kullimit duhet të garantojnë se do të kemi ujë për ujitje në stinën e nxehtë të vitit dhe të arrijmë të kullojmë tokat bujqësore në stinën me reshje dhe për këtë përvoja nuk mungon si brenda vendit, ashtu dhe në vendet përreth. Aplikimi i teknologjive me ujitje me tubacione plastike dhe me dripera të përshtatshëm për llojet e tokave tona bujqësore do të përmirësonte shumë procesin e ujitjes dhe do të garantonte më shumë efiçiencë dhe efikasitet në përdorimin e ujit për qëllime bujqësore. Që të dyja, pra toka dhe uji, duhet të përdoren në atë mënyrë që të garantojnë furnizim të mjaftueshëm për agrobiznesin për të prodhuar sasi të mjaftueshme ushqimesh cilësore dhe të sigurta. Sipas FAO-s, garancia ushqimore ekziston kur të tërë njerëzit në të tëra kohët kanë akses fizik dhe ekonomik për ushqim sufiçient, të sigurt dhe me vlera ushqyese për të plotësuar kërkesat e tyre dietike dhe preferencat ushqimore për një jetë aktive dhe të shëndetshme. Kjo mbetet detyra kryesore e organizmave dhe e institucioneve të cilësisë, sigurisë dhe garancisë ushqimore në Shqipëri për sot dhe për të ardhmen. Është e pafalshme që duhet të pritet me javë që të dalë një analizë e thjeshtë qumështi. Është e pafalshme që në vend nuk bëhen as analizat më të thjeshta për produktet ushqimore vendase dhe të importit. Duket hapur se situata aktuale në lidhje me cilësinë, sigurinë dhe garancinë ushqimore është jashtë kontrollit dhe se korrupsioni e falsifikatorët bëjnë kërdi e batërdi me jetën e qytetarëve të thjeshtë të këtij vendi, vend dhe qytetarë që i kanë të tëra shanset të jenë në krye të listës për cilësinë e jetesës dhe përmirësimin e saj dhe për një konsum të stilit modern në përgjithësi dhe të ushqimeve në veçanti. Kjo mund të ndodhë vetëm nëse Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk pret që të plasë skandali, por bën punën e vet ashtu siç i është dhënë tagri nga ligji dhe kur qeveria e këtij vendi (cilado qoftë ajo) do t’i vërë gishtin kokës e të merret me hallet e problemet e vërteta të qytetarëve e jo me broçkulla e palaçollëqe të tipit “debate parlamentare”, që kur shfaqen në mediet vizive, të tërë qytetarët ndërrojnë stacion.


opinion • E hënë 4 mars 2013

»

11

Apoteoza e shekullit XXI Nga Suada HALILAJ

K

a shumë kafene në këtë qytet të gdhirë me një astmë vetmie. Të gjithë i përkasin rrugës që lënë mënjane, orës që matin shkujdesshëm, paraleleve absurde që heqin si pa të keq mes vetes e kalimtarit numër 73. Disa shohin përtej një qelqi me kaligrafi gishtore katedralet, minaret, tufën e dielltë të pasagjerëve në linjën e parë e mendojnë sa pak kushtojnë të nesërmet për ata që i kanë. Sepse në këtë kohë gjithçka kushton mbi qepallat elegante të atyre që nga larg nuhasin jetë të panjohurish e çdo stinë s’ka domethënie tjetër perver episode të shkruara keq, me ngut, gati-gati në përsëritje. Dikush në një qeli burgu lag pa nxitim të njëjtën nënkresë ankthesh. Dikush tjetër në një dhomë spitali periferik lutet për ata që ngelen pas. Një i radhës braktis atë që do për t’ia dhënë asaj që nuk do të njohë kurrë. I parafundit shkrep një pozë, mban një ligjëratë, vret një mizë... sposton balluken. Të tillë jemi ne, përsëritës e aspak më pak e ngjashme placenta heterogjene e arkaizmit tonë frenetik. Arkaizëm takash, lustrash, “Vuittonësh”, livandash që thurin epshe intonimi. Arkaizëm të uriturish, të pastrehësh, të braktisurish, kallosh, mërdhirjesh, qindarkash. Arkaizëm zotërinjsh, madamash, lozonjarësh, pianistësh, sistemesh, që në bulevard bashkojnë të mjerët e mjeranët në një biografi të përbashkët drejt një kapitullimi brezor, po kaq të përbashkët. Te ky qytet vuajnë të gjithë: ata që shndritin e ata që nën një llambë kacidhe fshehin duar e fytyrë. Te ky qytet unë nuk di të gjej një stol të drunjtë e t’u flas njerëzve për poezitë që kam lapsuar apo gjithë të tjerat që do të kisha dashur t’i ndaja në të tyren vëmendje. Fjaluesit nuk dinë të lexojnë sytë, kanë harruar të ndalen përpara të tjerëve e të dëgjojnë presjet që fryma vret. Kanë harruar t’u bashkohen turmës e të ecin me hapa të pallogaritur. Kanë harruar t’u buzëqeshin të panjohurve e të përshëndetin miqtë e vjetër, pa u gozhduar në mllefe e hatërmbetje që asnjë rrethanë, supozim apo korace kanunon me të drejtë. Kanë harruar të jenë ata që “dikura” rënkon të ketë pasur; të thjeshtë, pa rënë në hone ekzagjerimesh, në shiritime mimikash diktuar nga një ekran i pacipë. Kanë harruar të ndezin radiot, të shkojnë në postë, të sorollaten në dyshemenë e një biblioteke ordinere, të kenë një novele të preferuar, të çmojnë një bastun mbështetur pas një vetmie gërryese. Ata. Unë. Ne. Kemi braktisur baulen e dashur të një gjysheje që as përralla nuk tregon më. Jemi gjymtuar në stinë të fizarmonikta e as natën, kur perdet, xhamat, fotografitë bojohen në të errët, nuk mundemi dot të flirtojmë me nudizmin e lirisë. E të mendosh se kanë kaluar më shumë se 8 dekada të rraskapitshme, pothuajse simbolike për vargjet me të cilat koha zharitet. 80 vjet nga të përsosurat, vargje të lira të Millosh Gjergj

Nikollës, që për mendimin tim rreshtor, mbetet një lugë e çeliktë, që ngiu mendjen e një fasade të tërë, por asnjëherë barkun e atyre që vërtet e gojuan një legjendë të tillë. Besomëni se Migjeni nuk e shkroi vetë, ai i mëshoi penës së tij me një force të llahtarshme, të pagjetur deri në ankandet e sotme prozaike, nën frymënxjerrjen e asaj klase që për zotnillëkun e pasosur shovinist të viteve 30’ ishte po kaq e tepërt sa edhe e nevojshme, një shumicë që përgjatë mitozës piramidale të të privilegjuarve, nuk ka pushuar së qeni folje e një vete të tretë, një simbiozë padrejtësisht e gatuar në shëmtinë e një shoqërie që ka gjithmonë kaq pak për të thënë e kaq shumë për të parë. Sërish në rrokjen e këtij qyteti gumëzhin legjenda e një shekulli kalimtar. Sepse legjenda nuk shuhet kaq papritmas si qielli në zbrazje rrufesh, ajo kalon gojë më gojë, shtat më shtat, shpirt më shpirt. Sepse nuk është e thjeshtë të vësh me shpatulla pas muri një dangë tashmë të lashtë për inicialet e një bote lajtmotivesh, po sa e vështirë është të paguash diametrin e ditëve në retiçencë për një kinse stacionuese? Prapë gogolët janë e njëjta frikë. Prapë opingat sfilojnë të njëjtat vrima. Prapë meshat e agjërimet fashojnë të njëjtët sy. Prapë buzët e qytetit tim, tëndit, të tyrit plasariten në eshtra urie, në dorën e shtrirë të një lypësi, që në qoshe të majta duron çdo të dridhur dimri për të mbledhur racionin e bukës. Dikush përkulet e heq dorë nga monedhat e xhepit. Disa falin, disa nuk ndalen kurrë... të gjithë janë për ngut për kafen e radhës, për enden e radhës, për blerjen e fundit. Askush nuk e kupton një trup që mërdhin, një zemër që nga thellësia lutet për një hap të ngadaltë. Prapë jetojmë me burrërinë e malësorit të nderuar, që shtrëngon dhëmbët e zhubros qeleshen kur kafshata e bukës është kaq e vogël për të zbutur një lot të gjatë. Mjafton të lodroni vështrimin tuaj shabllon e të gjeni një si Ajo, një si kraharori i saj, shqyer nga kokë të bardha, më pak të bardha, aspak të bardha, një lëkurë që i shqepet shpirtit e mundohet nën dromca shiu të fshijë 1001 net të paaguara. Gjeni një grua që më gjunjë i lutet Zotit, edhe pse mbrëmë dhimbja e saj ngjau me një hark të pambaruar hënash. Gjeni një student që do kaq shumë të jetë qytetar i vendit të tij, por di gjithashtu që vendi i punës është një pazar me të cilin o shtrëngon duart, o vë thembrat nga ke venë majat e nga dritarja e një treni të largët shpreson dikush të jetë më me fat se ai. Gjeni një vajzë me flokë të gjatë deri në kurriz, që arnohet me fije ëndrrash, të sajat ëndrra që nesër do t’i kalben në frymën e një trupi të huaj nën profilin e një muzgu të ardhur në paftim, në barkun e një jete të re, pa filluar ende një tjetër. Gjeni një nënë që s’u bë grua kurrë. Një plakë që duron shiun, zbathur, buzë një tryeze pa karrige në anë. Një babë që numëron dhimbjet duke përsëritur gishtat. Një radhë kokash të ulura përdhe, shëmtia e mjerimit sulet e përpin çdo kordë shprese. E në fund të fundit, kjo është jeta: një pabarazi zhurmuese, që solemnisht përcillet nga njëri kënd i botës në tjetrin, por a mun-

det që ata që teorizojnë evolucionin, jetëgjatësinë, grafikën e një moshe të “artë”, udhën drejt një të ardhmeje më të denjë të jenë gabuar kokë e këmbë? A mundet që sot, në këtë vagabondizëm citatesh, apoteoza të jetë po kaq trishtueshmërisht e njëjtë? A munden të gjitha të nesërmet të jenë të nesërme ngopjesh për disa e për të tjerë urie? A mundet që të jemi kaq të zotët të imitojmë një modë, një krehje të zakonshme, një film pa zë, një këngë akustike pa sfond e të mos shohim se si skamja, padituria, dëshira për t’iu zhveshur vetvetes e për t’iu zbrazur tjetrit, pavarësia që përkthehet në injorancë, etiketat e “atyre”, “këtyre”, “neve”, zhargonet “peace and love” në një status klikimesh patetike po shndërrohen si pa e kuptuar në mediumin e asaj që nuk duhej të kishim qenë kurrë? Kjo jona mbetet një kohë me akrepa guri, një postë vend-qëndro në skrivaninë e të njëjtit rang. Një kohë së cilës i bëhemi bukë. Një kohë me të cilën shtyjmë një lojë shahu, një libër të gjelbër, një gjumë të zbuluar. Kjo jona mbetet një kohë teatrale, ku shtypi, “krerët”, istitucionalistët flasin e shkruajnë për “gratë e burrave të ndershëm”, për “5 sekretet e suksesit në shtrat”, për “padronet e një politike patriarkale”, për “shkëlqimin dhe rënien e horoskopit javor” e askush nuk i bekon ato të ngrata fletushka me NJERIUN, njeriun e sodit, që do të dëgjohet, të mbahet mend, të bërtasë drejtësinë e tij mbi ata që drejtësinë e bëjnë me putra. Një kohë e tepërt, shumë e madhe për vogëlsinë që na ngjizet shtatit. Shumë e vogël për ata që s’duken. Një kohë apoteozash limfatike. Një kohë që mbart gjithçka përveçse fundin e saj. E ne, ne që ndalemi përpara vitrinave, gradaçelave, posterave vezullues përtej çdo 3-hapëshi, stofrave të shtrenjta apo ashensorëve që mbërrijnë majën... ne, pikërisht ne, të zakonshmit, të zbathurit nga istrumentalizmat dhe kortezitë a thua do të pushojmë një ditë në sheshin e kandilave për të njohur, për të parë, për të ndier dritën e vobektë që ata kanë guxim të lëshojnë akoma? A thua një ditë fitorja më e madhe do të jetë një dorë e mbajtur mes duarsh, një krah i hedhur pas shpatullash, një distancë e kthyer në prekje, një ditë larg nevojës për të qenë i parë, për t’u dalluar, për t’u bërë i famshëm, dikush? S’ka skamje më shpuese se një kurriz që ikën, një kurriz që i ngjan gjithkujt, një kurriz pas të cilit të shtrëngohesh fuqishëm në një përqafim të marrë. Deri atëherë... Ky qytet mbes unë... Ky qytet mbeteshit... Ky qytet është dhimbja e një kohe të papërcjellë. Ky qytet është danga e një shekulli që nuk ka lëvizur asnjë gjymtyrë. Ky qytet është ai për të cilin nuk do të duhet të kisha shkruar asnjëherë.

Tregu i partive

M

oda e fundit në Shqipëri është krijimi i një partie politike. Po të hedhësh një shikim të lehtë në listën e votimeve, sheh një listë të tmerrshme me emra partish nga më të habitshmet, që s’i ke dëgjuar kurrë se ekzistojnë. Por nuk mbaron me kaq. Kjo është gjysma e së keqes, gjysma tjetër është më e thellë. Në Shqipërinë tonë të dashur po krijon ditaditës parti nga më të çuditshmet e më të “sinqertat”. Atëherë, më lind pyetja: çfarë bëhet me këto parti kur vjen koha e zgjedhjeve? Thuren plane për krijimin e partive të majta e të djathta, “patriotike” e “patriotike të flakta”. Qëllimi më i rëndësishëm dhe vetëm i tyre është si të arrijmë të marrim sa më shumë në kurriz të popullit tonë të dashur. Krijohen parti me parime të majta, po kur vjen puna në prezantimin e partisë së tyre, del një individ shumë i paraqitshëm e thotë: “Ne do të jemi partia që do të bëjmë ndryshimin, ne do të jemi e ardhmja e partisë së majtë”, ose të djathtë, po kur vjen puna pas tërë këtyre fjalëve të bukura, që populli i beson dhe shkon i jep votën e tij, këto nuk bëjnë gjë tjetër veçse shkojnë e bashkohen me partinë-nënë, qoftë kjo e spektrit të majtë ose të

Nga Hardi GURGA

djathtë. Këto parti, që hyjnë në zgjedhje për të përkrahur një anë politike e nuk marrin as edhe një deputet nderi, e shkojnë pas partisë që përkrahen, duke u lëpirë për të marrë disa vende në kabinetin qeveritar, këto janë parti që me të vërtetë të vjen neveri. Tamam si nga personat që i drejtojnë këto parti. Krijohen parti gjasme patriotike, parti që janë aktive vetëm disa muaj në vit. Zëri i këtyre partive dëgjohet atëherë kur kanë ndonjë festë kombëtare, bëhen të dukshme vetëm kur ka ndonjë konflikt me vendet fqinje. Thonë se “jemi këtu për të mbrojtur të drejtat e popullit tonë e për të siguruar një politikë të drejtë”, por si mund të bësh politikë të drejtë duke mbushur autobusët me minorenë të qyteteve të ndryshme që kur të bësh një miting të duket në televizor se po mbush sheshet?! Me keqardhje them se kjo nuk është një politikë e drejtë, por një politikë e zhdrejtë dhe shumë e pistë, që e çon gjithmonë e më afër humnerës politikën shqiptare. Por ka edhe më keq, e këto janë partitë e filizave të rinj, partitë e filizave të rinj janë disa parti me një grup përkrahësish 5-8 veta, që janë vetë themeluesit e këtyre grupimeve që i vetëquajnë “parti”, këto grupime bëjnë çmos që në çdo vend ku kërkojnë, ose më saktë paguajnë, të dalin e të thonë se “ne jemi e ardhmja”, “ne do të

ndryshojmë çdo mekanizëm të Shqipërisë, sidomos atë të politikës”. Por cilët jeni ju që do të bëni këto ndryshime? Ata që drejtojnë këto grupime politike rinore nuk janë gjë tjetër veçse disa persona me një karakter të dobët e nuk kanë asnjë mundësi se si të ecin përpara në jetë, duan të duken se po bëjnë diçka të madhe e gjëmojnë pas politikës së vjetër duke thënë po ndryshojmë në çdo gjë. Por e dimë të gjithë shumë mirë se nuk mund të bëhen ndryshime nga fantazmat. Tani po vijnë zgjedhjet e partitë po fillojnë të tërheqin sa më shumë të rinj mes tyre, madje disa po thërrasin edhe nga fusha e spektaklit për t’i futur në politikë, mundësisht të jenë femra seksi, që pas tyre të mbushen sheshet. Është për të ardhur keq që në 20 vjet demokraci populli ynë nuk ka parë një parti serioze e të sinqertë me zgjedhësit e saj. Zgjedhjet po afrohen e çdo parti ka nisur me propagandën politike e të gjithë bëjnë premtime që me të vërtetë të lënë pa mend, premtime nga më të paimagjinueshmet, të cilat duken që në ajër se do të ngelen vetëm fjalë për të marrë sa më shumë vota nga gënjeshtrat që po u ushqejnë votuesve të tyre. Zgjedhjet po afrohen e gjithashtu bashkë me zgjedhjet për shumë nga ne lind pyetja: a e dimë ne shqiptarët se cilat janë të vërtetat e cilat janë gënjeshtrat banale të partive që do të gjejmë në listat e zgjedhjeve?


12

« zodiak

E hënë 4 mars 2013 •

javor

horoskopi Dashi

se ju bëni për të. Disa nga ëndrrat më të bukura të beqarëve do realizohen. Zemra e tyre ka gjasa të shtojë rrahjet. Financat do jenë të dobëta dhe do përballeni me ndonjë krize. Kujdes! As shëndeti nuk do jetë ashtu si e kishit menduar. Mund të keni dhimbje barku dhe nervozizëm të tepruar. Bëni kujdes dhe për gjithçka këshillohuni me specialistët. Me Plutonin në anën tuaj, asgjë nuk do jetë e vështirë ne planin profesional. Pak nga pak do arrini atje ku dëshironi. Java do jetë e suksesshme. Në familje do mbizotërojë komunikimi.

Gjate kësaj jave do jetë Marsi ai që do ju mbështesë gjithë kohës dhe do ju bëjë të tregoheni tolerantë dhe të hapur me partnerin. Edhe ai që keni në krah do ndihet i plotësuar dhe nuk do ketë nevoje t’i hedhë sytë diku tjetër. Beqarët nuk duhet të bëjnë gabimin te kërkojnë dashurinë atje ku e kanë të ndaluar. Do vuani më vonë. Në planin financiar do merrni masa strikte dhe do ia dilni të ruani ekuilibrin. Do ia vlejnë sakrificat e bëra. Tregohuni të kujdesshëm me ushqimin dhe mos e teproni me yndyrën apo mishin e kuq. Do keni probleme shëndetësore dhe nuk do dini çfarë të bëni. Në punë mos hidhni asnjë hap pa e studiuar mirë terrenin. Vetëm kështu nuk do gaboni! Marrëdhënia me familjarët do jetë e mirë.

Shigjetari

Demi

Hëna do ndikojë mjaft pozitivisht gjatë kësaj jave në jetën tuaj sentimentale. Priten ndryshime të rëndësishme në çift kështu që përgatituni. Emocionet do jenë pozitive. Beqarët do kenë mundësi të shumta të bien në dashuri. Edhe nëse e gjeni që ditët e para personin e duhur mos u ngutni të merrni vendime të përshpejtuara. Shijojeni çdo fazë të lidhjes deri në maksimum. Financat do kenë disa tronditje për shkak të disa shpenzimeve urgjente që do ju duhet të bëni. Falë Plutonit, shëndeti do jetë i mirë dhe do jeni më energjikë. Edhe gjendja morale do jetë më e animuar. Ka gjasa që edhe problemet profesionale të marrin fund. Do jeni më të qetë dhe do e vazhdoni më me dëshirë projektin e nisur. Klima në familje do jetë e ngrohtë.

Binjakët

Do tregoheni shumë të sinqertë me partnerin gjatë kësaj jave dhe nuk do i mbani asnjë të fshehtë. Ai do e vlerësojë këtë dhe do iu mbajë në pëllëmbë të dorës. Beqarët do e kenë të vështirë të fillojnë angazhime serioze. Merrini gjërat si t’iu vijnë sepse asgjë nuk bëhet me ngulm. Me financat tregohuni të matur dhe striktë me shpenzimet. Vetëm në këtë mënyrë do arrini ta përmirësoni situatën. Shëndeti nuk do këtë asnjë problem. Vazhdoni të ushqeheni mirë dhe mos mbani dieta drastike. Në punë shefat nuk do ju refuzojnë asnjë kërkesë. Ju jeni të zotët dhe e arrini diçka kur e dëshironi fort. Disa kolegë do ju ngacmojnë dhe do kërkojnë t’ua prishin planet, por nuk do ia arrijnë qëllimit. Në familje do mbizotërojë harmonia.

Gaforrja

Nën ndikimin e Venusit do mundoheni të rivendosni paqen këtë javë në jetën tuaj në çift. Tregohuni sa më realist dhe të arsyeshëm. Po vazhduat në këtë rrugë me siguri që shumë shpejt do jeni të lumtur. Beqarët do mjaftohen edhe me dashuriçka kalimtare. Mundësitë për të tilla do ketë me shumicë. Në planin financiar situata do përmirësohet ndjeshëm falë një trashëgimie apo një ndihme financiare që do ua japë dikush. Rezistencë e mrekullueshme fizike dhe morale. Nuk do keni as shqetësimin më të vogël dhe do ndiheni më energjikë se më parë. Në punë tregoheni të matur në bashkëbisedimin me shefat. Sido që të jetë ata janë drejtuesit tuaj dhe çdo gjë varet prej tyre.

Luani

Nuk do jeni aspak me humor të mirë gjatë kësaj jave dhe do i përjetoni keq zënkat me partnerin. Qetësohuni, qëndroni pak vetëm dhe reflektoni për mënyrën e sjelljes. Për beqarët do jetë një periudhe e favorshme dhe mundësitë për të gjetur shpirtin binjak do shumëfishohen. Financat nuk do jenë të këqija, megjithatë duhet shumë më tepër maturi dhe kujdes për ta përmirësuar buxhetin. Shmangni investimet e

mëdha për objekte qejfi apo aksesore luksi. Në punë do keni goxha kontradikta si me kolegët ashtu edhe me shefat. Mos e teproni me fjalët nëse doni qe situata mos tensionohet më tepër. Familja nuk do ketë asnjë problem.

Virgjeresha

Gjate kësaj jave priten ndryshime shumë te mëdha për te dashuruarit. Do i zgjidhni mosmarrëveshjet dhe do jeni më optimistë për te ardhmen. Disa mund të mendojnë edhe për bashkëjetesë. Flirtet dhe mundësitë për aventura do jenë të shumtwa për beqarët. Shfrytëzojini nëse këto iu pëlqejnë ose prisni edhe pak për te gjetur dashurinë e madhe. Marrëdhënia juaj me paratë nuk do jetë aspak e mirë. Kujdes me çdo veprim që do bëni. Gjendja shëndetësore do jetë e mirë. Konsumoni më tepër fibra nëse keni ndonjë problem të vogël me tretjen. Nëse doni një rritje page, punoni më tepër dhe përmirësojini performancat. Vetëm në këtë mënyrë do ua mbushni mendjen shefave tuaj. Jeta familjare do jetë e mirë dhe nuk do keni asnjë konflikt.

Peshorja

Do keni disa konflikte me partnerin që në ditët e para të javës, por çdo gjë do e rregulloni në mbrëmje sapo të shtriheni në shtrat. Për beqarët parashikohen takime te papritura, por që ia vlejnë. Mundohuni të tregoheni sa më realiste qe te mundni. Do blini disa gjera te veçanta për shtëpinë ketë jave dhe kjo mund te sjelle një tronditje te lehte te buxhetit. Përveç tyre mos bëni asnjë shpenzim te tepruar. Ndryshimet e temperaturave do kenë goxha ndikim tek shëndeti juaj. Bëni kujdes që të shmangni ndonjë lloj viroze te stinës. Është e patolerueshme të sëmureni për shkak të neglizhencës. Ne punë tregohuni më të disponueshem dhe mendojini me kujdes propozimet që do iu bëhen. Nuk është koha për gabime. Ne familje mos u tregoni impulsive.

Akrepi

Marrëdhënia me partnerin do jetë e mirë dhe pa probleme gjate kësaj jave. Do tregoheni më të kuptueshëm dhe do i pranoni gabimet. Vazhdoni në këtë mënyrë dhe partnerit do i mbushet mendja

Gjatë kësaj jave do i jepni shumë rëndësi jetës suaj ne çift. Nuk do e teproni me kërkesat ndaj partnerit dhe do ia plotësoni disa dëshira të hershme. Beqarët nuk duhet të mërziten edhe pse nuk do e gjejnë shpirtin binjak. Merruni me aktivitete të ndryshme që ta humbni mendjen. Në planin financiar do merreni me rregullimin e telasheve që keni shkaktuar vetë. Në fundjave dikush do iu bëjë një surprizë të veçantë dhe buxheti do përmirësohet. Shëndeti do jewte i mirë. Do ndiheni në formë dhe plot energji. Yjet këshillojnë më shume kohë për çlodhje dhe meditim. Në punë mos u mundoni ti ngjisni shkallët dy e nga dy sepse po u rrëzuat do e keni të vështirë t’iu riktheheni sërish. Jeta familjare do kërkojë më tepër vëmendjen tuaj.

Bricjapi

Do keni shume dyshime për partnerin sot dhe kjo do ua prishe gjithë humorin. Më mirë flisni me të dhe mësoni të vërtetën sesa wte vuani në vetvete. Disa duhet të bëjnë kujdes me skenat e xhelozisë. Beqarët do pëlqejnë një person të martuar. Kujdes sepse do vuani shumë më vonë dhe do iu ngelet barra e shkatërrimit të një familjeje. Financat do jenë si gjithmonë, as të mira, por dhe pa shumë probleme. Ruani të paktën një ekuilibër. Shëndeti në fillim te javës do jetë i qëndrueshëm, por nga e mërkura mund të keni disa shqetësime të vogla sidomos tek barku. Në pune tregohuni realiste. Karriera juaj profesionale mund të ndryshoje njëherë e përgjithmonë nëse bëni atë që duhet. Në familje do iu duhet te merrni disa vendime.

Ujori

Gjatë kësaj jave do keni bekimin e Venusit ju të dashuruar. Jeta juaj do rrjedhe në mënyrë të natyrshme dhe nuk priten as probleme dhe as tension. Përfitoni në maksimum për ta konsoliduar edhe më tepër lidhjen. Beqarët do mendojnë për martesën, duke baraspeshuar të mirat dhe të këqijat e saj. Mos hidhni hapa të nxituara menjëherë sa të njihni një person. Në planin financiar do ketë vetëm disa probleme të vogla, pa pasoja të rënda. Tregohuni më të kursyer. Për të pasur një shëndet më të mire, këtë jave duhet të filloni të mbani një regjim ushqimor të mire dhe të hani në orare fikse. Në punë do jeni ambicioze dhe do bëni gjithçka që të arrini atje ku dëshironi. Mundësitë do i keni, kështu qe mos kini frikë. Në familje do krijohet një ambient i paqtë.

Peshqit

Partneri juaj do jetë më i gatshëm t’ua plotësojë dëshirat gjatë kësaj jave vetëm e vetëm që ju të ndiheni mirë. Priten momente të paharruara. Beqarët do kërkojnë çdo ditë dhe ne çdo momente personin e duhur, megjithatë nuk do e gjejnë dot. Merruni me diçka tjetër që ta hiqni mendjen. Në planin financiar do jeni më të organizuar dhe do mundoheni ta përmirësoni situatën. Mbase do lodheni pak, por do ia dilni! Nëse ndiqni një disipline ushqimore nuk do keni probleme me shëndetin. Beni edhe pak aktivitet fizik dhe do ndiheni më në forme. Në punë mos mendoni asnjëherë se mund t’ia dilni duke gënjyer e mashtruar. E vërteta del ne dritë herët a vonë dhe ju do ngeleni me një njollë te zezë. Klima e ngrohtë do mbizotërojë në çift.


bota

»

• E hënë 4 mars 2013

s p e c i a l e

SHBA, një dëshmi paaftësie Historia ndryshe 200 vjet më parë

Në Harlem po lind humanizmi i ri Projekti “Mind Brain Behavior” i Columbia University ka shërbyer si prototip dhe frymëzim për këtë sfidë të re të Amerikës në mijëvjeçarin e tretë. Një kampus i tërë universitar po ngrihet me shpejtësi të madhe. 15 ndërtesa do të jenë në punë në 2016. Pothuajse 7 miliardë dollarë investim, 630 mijë metra katrorë ndërtime, 65 qendra kërkimore, mijëra të rinj të rekrutuar nga fituesit më të famshëm të çmimit “Nobel” në neuroshkenca FEDERICO RAMPINI

Ë

ndrra e fundit e Barak Obamës po materializohet në një qoshe të Harlemit. Utopia konkrete e Presidentit është një projekt që na përket të gjithëve: zbulimi i mistereve të trurit të njeriut, për të mposhtur sëmundje si Alzheimer dhe Parkinson, autizmin dhe depresionin, por edhe për të hapur horizonte të reja për inovacionin shkencor dhe krijueshmërinë artistike. Që përpara se Presidentit të lançonte zyrtarisht “hartën e trurit të njeriut” shkencëtarët dhe gurutë kishin nisur punën tashmë në Manhatanville, nën urdhërat e Renzo Piano. Projekti Mind Brain Behavior i Columbia University ka shërbyer si prototip dhe frymëzim për këtë sfidë të re të Amerikës në mijëvjeçarin e tretë. Një kampus i tërë universitar po ngrihet me shpejtësi të madhe. 15 ndërtesa do të jenë në punë në 2016. Pothuajse 7 miliardë dollarë investim, 630 mijë metra katrorë ndërtime, 65 qendra kërkimore, mijëra të rinj të rekrutuar nga fituesit më të famshëm të çmimit “Nobel” në neuroshkenca: ideja është që levat e reja të studiuesve janë këtu, ndërkohë që projektet do të përfundojnë pas njëzetë apo tridhjetë viteve. Më duhet të vendos kasketën mbrojtëse për të takuar Pianon, në mes të kantierit, në perimetrin mes rrugës 129 dhe 133, Broadway dhe Bulevardit 12. Arkitekti i madh italian është një yll i vërtetë tashmë këtu në Amerikë: në Manhattan ka realizuar tashmë ndërtesën e “New York Times” dhe Whitney Museum, në Chicago Muzeun e Artit, dhe në San Francisko Akademinë e Shkencave, në Los Angeles do të jetë ai që do të projektojë Shtëpinë e Oscarëve dhe më tej muze të tjerë në Dallas dhe Houston. E megjithatë, edhe për atë vetë ka ende hapësirë për një “herë të parë”. Për Columbia-n, do të realizojë projektin e tij të parë universitar me një qasje krejt të re: projektimi i hapësirave të kërkimit dhe të mësimit bashkë me ata që do i përdorin, në një dialog konstant me fituesit e Nobelit në neuroshkenca. Krijimi i hapësirave të bëra posaçërisht për të “detyruar” profesorë të disiplinave të ndryshme që të takohen, të kryqëzojnë idetë dhe metodologjitë. Dhe të gjithë këtë ta vërë në shërbim të një shtrese sociale si ajo e Harlemit shumëetnik. “Është një projekt unik në botë – shpjegon Piano – edhe për fakultetet që do të bashkëekzistojnë në këtë hapësirë. Do ta quaja një trekëndësh ideal të humanizmit të ri. Është poli universitar i shkencave të jetës dhe mendjes. Në krah është një shkollë arti. Dhe në fund, një qendër gjeopolitike dhe studimesh ndërkombëtare, që përfshin Institutin e Tokës ku do të eksplorohen dobësitë e

ekosistemeve tanë. Projekti është që të ndërtohet një shkëmbim konstant mes këtyre tre botëve: shkenca e trurit të njeriut, krijimi artistik, dhe qeverisja e planetit”. Kush më mirë se sa një mjeshtër italian si ajo, mund të bashkohej me këtë sipërmarrje? “Më magjepsi menjëherë, tek ky projekt, afërsia mes shkencëtarëve dhe artistëve. Nuk është rastësore, bën pjesë në një projekt humanistik që na përket të gjithëve”. Lagja ku po ndrihen krijesat e reja të Pianos ka një karakter të veçantë. Është pak kilometra më në veri të Columbia University. Kufizuar nga lumi Houston, nga Morningside Heights dhe nga Hamilton Heights, kjo qoshe e Harlemit ishte një qytezë industriale gjatë të gjithë tetëqindës. Manhattanville ishte ndalesa e parë e hekurudhës Hudson River Railroad, një port mallrash, një kryqëzim i zhurmshëm tramvajesh, autobusësh, karrocash dhe lundrash. Lagje historike e klasës punëtore, zonë me tradita prodhuese, më pas e transformuar prej valëve të imigracionit: hebrenj, zezakë, polakë, portorikanë. “Është New Yorku i rrëfyer prej muzikalit West Side Story të Bernstein dhe këtu pranë ka gjurmë të asaj historie industriale: zona e kantierit kishte një hapësirë të madhe për karroca kuajsh, një fabrikë qumështi dhe mbi të gjitha fabrika e Studebaker, markë e lavdishme automobilësh”. Është kjo histori që ka frymëzuar projektet e Pianos. “Amerika, thotë arkitekti, ka vuajtur shpesh kompleksin e të mos pasurit një kulturë të sajën, një traditë të sajën. Jo rastësisht kampusi fillestar i Columbia University është ndërtuar sipas stileve që imitojnë Greqinë dhe Romën e lashtë. Në këtë qoshe të Harlemit kam mundur

13

gossip Napoleoni, një shans tjetër për Evropën

të përdor gjuhën që shkon më shumë me historinë e Amerikës, domethënë atë të revolucionit të parë industrial. Kam përdorur hekurin, si në hekurudhën dhe metronë me ngritje”. Raporti me lagjen është i rëndësishëm. Në fazat përgatitore ka pasur rezistencë. Shumë kohë përpara se Piano të vinte këtu, Harlemi ishte mbërthyer tashmë nga “borgjezifikimi” teksa lagja bëhej gjithnjë e më e sigurtë, që dhjetë vite më parë, çmimet e pasurive të paluajtshme nisën të rriten dhe bashkë me to shpërtheu pushtimi i banorëve të rinj, shtresa e mesme apo e lartë që zëvendësonin banorët e një herë e një kohe. Columbia nuk ka dashur të ndërhyjë: nuk synon të përshpejtojë këtë meta-

morfozë ekonomike dhe sociale. Në një dialog me banorët e lagjes, kampusi i ri u përshtat sipas kërkesave të tyre. “Pikërisht për të rënë ndesh me borgjezifikimin është më mirë të sjellësh këtu kulturë, shkencë, të rinj që studiojnë, në vend të qendrave të mëdha tregtare. Manhattanville rikthehet në origjinë, në vokacionin e vet të fabrikës, edhe pse një fabrikë pakëz e veçantë: e dijeve, e krijueshmërisë. Ky do të

jetë një kampus universitar urban në të gjithë kuptimet, jo vetëm prej emrit, por edhe prej shkëmbimeve konstantë me banorët e lagjes më shumëetnike që ekziston: 30 për qind afroamerikanë, 30 për qind hispanikë, 20 për qind të bardhë dhe më tej aziatikë, e të tjerë me radhë. Të gjithë katet përdhesë të kësaj ndërtese do të jenë të hapur për publikun. Do të ngrihet një klinikë në shërbim të banorëve. Nryshe nga kampuset neogotikë të një herë e një kohe, ky do të ketë në bazë aksesueshmërinë”. Shkolla e artit do të jetë edhe qendër spektaklesh, teatër shumëfunksional, kinema, muze i hapur për publikun. Është një kapitull që i shtohet asaj që quhet Rilindja e Harlemit, një sezon i ri i vitalitetit kulturor të lagjes. Nëse ëndrra e Obamës po rritet tashmë m’u përpara syve, një kat mbi tjetrin, me shpejtësinë e lartë të kantierëve njujorkezë, merita është edhe e privatëve. Donacionet për kulturën, kërkimin shkencor apo artin janë motori i këtij kombi. Piano e njeh mirë tashmë këtë mekanizëm, e megjithatë ende nuk ka pushuar se çudituri. “Kam parë me sytë e mi një zonjë që firmosi një çek prej dyqind e pesëdhjetë milionë dollarësh”. Është e veja e Jerome Greene, biznesmen ndërtimi që vdiq në 1999. Një garë fisnike që ka parë të hyjë në të edhe Mortimer Zuckerman: edhe ai ndërtues, si dhe botues gazetash që ka dhuruar 200 milionë sepse është “krejtësisht i mrekulluar nga projekti, pasi ka kaluar tre orë në laboratorin e fituesit të çmimit “Nobel” për Mjekësinë, Eric Kandel”. Bashkë me Tom Jesell, Nobelisti Kandel është një prej shkencëtarëve më aktivë në dialogun me Renzo Pianon, për të kontribuar dhe imagjinuar bashkë me të ndërtesat që favorizojnë kërkimin, në shkëmbimin e ideve, në bashkëpunimin mes disiplinave të ndryshme. Kandel e mishëron këtë aspiratë: mes veprave të tij, përveç traktatëve të neuroshkencave, është dhe një libër i mrekullueshëm që kryqëzon psikanalizën frojdiane, pikturën ekspresioniste dhe biologjinë molekulare: Epoka e të pandërgjegjshmes. Arti, mendja dhe truri që nga Viena e madhe deri në ditët tona. “Çdo gjë që shoh të ndodhë këtu – konkludon Piano – shkon fare mirë me një ide të shkencës si besim laik, një kredo galileiane, një botë që më pëlqen. Dhe miqtë e mi shkencëtarë më sigurojnë që është vetëm fillimi i një aventure të madhe. Sipas tyre, dimë shumë pak gjëra për trurin e njeriut: dimë aq sa mjekët padiovianë që hapnin kufomat dinin për trupin e njeriut në kohën e Galileos”.

»17

»15 »16


14

« bota

E hënë 4 mars 2013 •

Një ditë e

Vala jonormale

paharrueshme

e Italisë

Simon Jenkins*

25

Fitorja përtej çdo parashikimi e Beppe Grillos. Rikthimi i Silvio Berlusconit. Shansi i humbur i Pierluigi Bersanit. Vota italiane dhe pasojat e saj në të gjithë Evropën

P

ër vite të tërë investitorët e kanë marrë për të sigurt që koalicioni i qendrës së majtë udhëhequr nga Pier Luigi Bersani do të ishte në gjendje të formonte një qeveri, ndoshta bashkë me partinë e Montit. Por ai që ka qeshur i fundit ka qenë komiku dhe lideri politik Beppe Grillo: Lëvizja e tij “5 yjet” ka siguruar një rezultat të jashtëzakonshëm prej 25% të votave kombëtare dhe vetëm për pak nuk u bë partia e parë italiane. Partia Demokratike e Bersanit mori shumicën në dhomën e ulët, ndërkohë që në senat nuk ka shumicë. Ndaj kësaj pasigurie tregjet reaguan negativisht. Bursa e Milanos pësoi një rënie të beftë. Do të ishte gabim të interpretoheshin këto rezultate si një votë kundër euros. Partia e Grillos propozon një referendum për monedhën e përbashkët, por nuk ka qenë kjo tema qendrore e fushatës së tij elektorale dhe Lëvizja nuk ka mbështetur asnjëherë daljen nga euro. Po kështu pjesa më e madhe e sondazheve tregojnë se shumica e italianëve duan të qëndrojnë në bashkimin monetar. Masat e kursimit të qeverisë së udhëhequr nga Monti me siguri kanë ndikuar në suksesin e Grillos. Por triumfi i lëvizjes “5 yjet” është mbi të gjitha një dënim i klasës politike italiane. Prej vitesh deputetët refuzojnë me kokëfortësi të ulin pagat, ndër më të lartat në Evropë, si dhe të ndryshojnë ligjin elektoral shumë jopopullor. Pra, nuk mund të habitesh që mesazhi kundër establishmentit që lëshoi Grilloi preku shumë vetë. Si Partia Demokratike, ashtu edhe Populli i Lirive i Silvio Berluskonit duhet t’ia vënë fajin vetëm vetvetes. Hezitimi për të marrë hapa të rëndësishëm për të rinuar grupet drejtues ka rezultuar fatale për të dy dhe PD arriti të sigurojë vetëm një avantazh që një muaj më parë dukej domethënës. Në fazat e fundit të fushatës elekto-

rale, grinta e Berluskonit i dha një dorë partisë së tij, që megjithatë humbi plot gjashtë milionë vota krahasuar me zgjedhjet e 2008: një rezultat aspak pozitiv. Sa për Montin, formacioni i tij mori vetëm dhjetë për qind të konsensusit. Ishte e vështirë të ishe popullor pas masave të ashpra që qeveria e tij ish detyruar të merrte. Por Monti sigurisht që nuk ia lehtësoi vetes punën teksa u bë aleat me politikanë të Gardës së vjetër, në vend që t’i jepte jetë një formacioni krejt të ri. Rezultatet e zgjedhjeve italiane janë produkt i funksionimit normal të demokracisë, që shpesh mund të jetë një funksionim konfuz. Mbetet fakti që ndarja e senatit në tre blloqe e bën të pasigurt të ardhmen e vendit. Mandati i Presidentit të Republikës, Napolitano, përfundon në pranverë dhe Parlamenti i ri do

të ketë detyrën që të zgjedhë kreun e ri të shtetit. Më pas, ndoshta do të ketë kthim në votime, ndoshta para fundit të vitit. Por nuk është domosdoshmërish një problem: kur nga kutitë e votimit del një rezultat i pasigurt, është e drejtë t’u kërkosh votuesve që të kthehen e të shprehen sërish. Pas një konsultimi të parë që dha një rezultat jokonkludues, vitin që kaloi Greqia mundi më në fund të formonte një qeveri të qëndrueshme. Por, duke parë që qendra e majtë ka shumicën e vendeve në dhomë, i jepet e drejta që të formojë një qeveri duke kërkuar aleanca në të gjithë reshtimet. Natyrisht, nuk mund të pritet që kjo qeveri të nisë një tërësi reformash me fushëveprim të gjerë. Por gjithësesi mund të ketë hapësirë për disa ndryshime të rëndësishëm, si shkurtimi i kostove të politikës, miratimi i një ligji të ri elektoral dhe një

ligj për konfliktin e interesit. Të gjithë partitë duhet të marrin seriozisht në konsideratë mundësinë që të mbështesin këto nisma. Në mënyrë të veçantë lëvizja “5 yjet” duhet të vendosë letrat në tryezë. Grillo ka thënë që partia e tij do qëndrojë në opozitë, por nuk mund të vendosë shkopinj mes rrotave reformave që janë pjesë e programit të tij elektoral, përkundrazi do të bënte mirë të respektonte premtimet që u ka bërë zgjedhësve. Një qeveri me një program të reduktuar tek masat enevojshme për t’i dhënë një shtysë sistemit politik do të funksiononte vetëm nëse tregjet do të vendosnin të mos ia kthenin krejt shpinën Italisë. Sot, norma e interesit të borxhit italian shtë ende e përballueshme, por nëse vazhdon të rritet dhe Italia nuk arrin të financohet në tregje, atëherë do të detyrohej t’i kërkonte ndihmë fondit të shpëtimit të eurozonës dhe Bankës Qendrore Evropiane. Do të ishte si të vije në provë angazhimin e marrë nga Mario Draghi, presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, dhe të bëjë të domosdoshmen për të shpëtuar euron. Për këtë arsye vende të tjerë periferikë të BE, si Spanja, do të bënin mirë të reflektonin se çfarë duhet të bëjnë në rast përhapjeje. Është ende herët për të thënë cilat do të jenë pasojat politike të zgjedhjeve italiane. Por si do që të shkojë, eurozona duhet të jetë gati për turbulenca të tjera.

shkurti do të jetë një ditë për t’u kujtuar. Rezultati i zgjedhjeve në Itali shënoi triumfin e demokracisë. Një tweet i përhapur në rrjet: “nuk ka baba, nuk ka qeveri, nuk ka drejtor policie” – lajmëronte nisjen në Romë të “politikës punk”, antidot jo vetëm i korrupsionit që ka pushtuar Italinë, por edhe dogmës së kursimit që ka mbërthyer për fyti ekonominë evropiane. Ky mbërthim mund të lirohej vetëm me votë. Pra, urime Itali. Fituesi i zgjedhjeve është Beppe Grillo, një komedian përçues i një mesazhi të qartë: masat shtrënguese, korrupsioni dhe euro janë përgjegjëse për të këqijat e vendit. Mbi këto tema mund të niset një përballje serioze, po përse duhet të shqetësohesh kur askush nuk dëgjon? Më mirë të bësh si Grillo e t’u thuash atyre që komandojnë që të shkojnë “në të sëmës”. Viktima e parë e Grillos është Mario Monti. Një vit më parë Monti u vendos në drejtim të Italisë nga bankat, për t’i imponuar vuajtje të mëdha ekonomisë së vendit, të mbronte euron dhe mbronte huatë e Gjermanisë nga zhvlerësimi. Në një situatë të ngjashme me Greqinë dhe pa mundësinë e zhvlerëismit të monedhës, në 2012 ekonomia italiane u kontraktua me 2.2 për qind dhe papunësia e kaloi 10 përqindëshin. Me Montin, ekonomia mbeti në një spirale recesioni. Për faj të tij brezat e ardhshëm do të jetojnë në skllavërinë e bankave gjermane. Pikërisht këtyre brezave iu drejtua Grillo. Në këtë pikë ish komediani duhet të propozojë vërtetë një referendum për euron, sepse braktisja e monedhës së përbashkët është çelësi i vetëm në gjendje të hapë dyert e burgut. Edhe rikthimi i Berluskonit është një lajm i mirë për vendin: papërgjegjshmëria e tij mund të shtyjë Italinë drejt krizës, e domethënë drejt shpëtimit. Prej vitesh Evropa është e dominuar nga politikat e kursimit. Sipas udhëheqësve evropianë, (dhe bankierëve të tyre) kursimi është një ndëshkim i domosdoshëm për qytetarët evropianë, që i lejuan ata që i qeverisnin që të hyjnë shumë në borxhe. Por, kjo politikë bllokon rritjen ekonomike. Mesazhi është i qartë: harroni Keynesin dhe merrni ilaçet, edhe pse janë të helmët. Por nuk mund të tallesh në pafundësi me demokracinë. Dhe sot është e qartë që dogma antikeynesiane nuk funksionon. Udhëheqësit evropianë po tërheqin ekonomitë e tyre drejt humnerës, duke kompromentuar ndoshta në mënyrë të pandreqshme konkurrueshmërinë e tyre. Sot nuk mund t’ua hedhin më fajin ë tjerëve. Po e bëjnë gjithçka vetë, duke iu bindur arrogancës së tyre. Këta udhëheqës dogmatikë nuk pranojnë ide të reja. Për këtë arsye, siç shkruante autori G. K. Chesterton, ndryshimi do të vijë vetëm “me një goditje të vendosur në kokë”. Arma është vota. Nëse ka një gjë që i tremb politikanët më shumë se sa një bankier, kjo është vota. Në 2012, për një periudhë të shkurtër Greqia ra pre e paladinit të luftës kundër masave të kursimit, Alexis Tsipras. Në Francë, e majta kundër masave shtrënguese dërgoi në shtëpi Sarkozynë. Italia ka Grillon, dhe askush nuk e di cilat do të jenë pasojat e fitores së tij. Italia është vendi i preferuar i britanikëve. Edhe pse institucionet e saj kryesorë, republika he kisha katolike janë të zhytura në korrupsion, në Itali gjithçka duhet të jetë e bukur. Ky është vendi ku edhe mosqeverisshmëria është çështje stili. Dhe askush nuk beson se gjërat do të ndryshojnë. Megjithatë, populizmi ka karakteristikën e veçantë që bën të dridhet rendi i vendosur. Në SHBA janë Tea party dhe Occupy. Në Skandinavi, Holandë, Austri dhe Francë shfaqet periodikisht një puxhadist ap një fashist kundër sistemit. Në Mbretërinë e Bashkuar ka qenë Mosley, më pas Enoch Powell dhe nacionalizmi. Ky lloj fenomeni përgjithësisht nuk zgjat. Dhe Italia do të gjejë shpejt një ekuilibër të ri politik. Kur të ndodhë, nëse gjithçka do të jetë mirë, italianët do të jenë jashtë euros dhe në rrugën e rimëkëmbjes. Përndryshe do të jenë skllevër të bankierëve të eurozonës. Në çdo rast, vendi do të mbajë mend mirë momentet dehës të shkurtit 2013. Siç do të duhet të bëjmë edhe ne. Simon Jenkins është gazetar britanik. Ai ka qenë drejtor i “Evening Standard” dhe “Times”. Sot bashkëpunon me “The Guardian” dhe BBC.


bota • E hënë 4 mars 2013

»

15

SHBA Ë

shtë e pabuesueshme: Presidenti i SHBA-së në vizitat e tij kryq e tërthor vendit shpjegoi për të disatën herë se shkurtimet automatike të buxhetit “do të dobësonin aftësinë ushtarake, do të shkatërronin investimet që krijojnë vende pune në sektorët e arsimit dhe energjisë, si dhe në kërkimet në fushën e mjekësisë”, se kështu kufijtë dhe rrugët ajrore do të bëheshin të pasigurta. Kriminelët do të gëzoheshin pasi punonjësit e FBI-së do të ishin të detyruar të merrnin leje në vend që të viheshin në ndjekje të tyre. Thënë shkurt: një katastrofë kombëtare. Dhe pastaj erdhi dita vendimtare: 1 mars 2013. Presidenti doli edhe një herë para shtypit për të paralajmaruar ndaj pasojave të shkurtimeve buxhetore. Por çuditërish shfaqet i qetë dhe madje në fund bën një hap prapa: “Nuk është apokalipsi... është vetëm marrëzi”. Pra, nuk është fundi i botës? Fakt është që shkurtimet buxhetore prej 85 miliardë dollarësh në këtë vit buxhetor do të fillojnë të ndjehen vetëm me kalimin e kohës dhe mund të zmbrapsen në çdo kohë nëse do të arrihej marrëveshje në Kongres. Mundësia tjetër është që deputetët të vazhdojnë me metodën drastike të shkurtimit linear të të gjitha subvencioneve dhe t’i shpërndajnë në mënyrë logjike në dhjetë vitet e ardhshme 1,5 bilionë dollarët që duhen kursyer. Pasi është vërtet marrëzi të shkurtosh me të njëjtën masë të gjitha shpenzimet kombëtare pa vendosur prioritete. Në të vërtetë një masë e tillë nuk duhej të hynte kurrë në fuqi. Ajo ishte parashikuar si mjet trysnie për t’i detyruar demokratët dhe republikanët të arrinin një kompromis në zënkën për buxhetin, kur partitë nuk hiqnin dorë nga pozicionet e tyre në polemikën për kufirin e sipërm të borxhit në 2011. Që atëherë një gjë u bë e qartë: ultimatumet në këtë Kongres nuk çojnë në zgjidhjen e problemeve, por në shtyrjen e tyre. Debati për ngritjen e kufirit të sipërm të borxhit bëhet sërish aktual në mes të majit të ardhshëm. Dhe më 27 mars qeveria amerikane do të jetë sërish e paaftë të shlyejë detyrimet nëse Kongresi nuk vendos që buxheti i 2012 të aplikohet edhe për 2013-n. Në SHBA prej vitesh nuk është miratuar më një buxhet dhe atë për vitin fiskal 2013 Presidenti as që e ka paraqitur. Afati për këtë skadoi të martën 26.02.2013. Si arsye u dha debati për murin buxhetor në fund të 2012. Një qeverisje e aftë ka tjetër pamje! Kokëfortësia Dhe kështu vendi shkon nga një afat në tjetrin nga një pseudo-krizë në tjetrën. Problemi i vërtetë nuk janë megjithatë kufijtë e borxhit të vendosur në mënyrë arbitrare apo shkurtimet automatike të buxhetit, por paaftësia e deputetëve për të gjetur zgjidhje konstruktive.

Problemi është mali i borxheve prej më shumë se 16 bilionë dollarësh, i cili vazhdon të rritet pa ndërprerje dhe programet e sigurimit social, të cilat nuk mund të financohen më pa kryerjen e reformave. E megjithëse demokratët dhe Presidenti i tyre nuk kanë fituar lavdi me përhapjen e panikut, problemi kryesor mbeten republikanët. Ata humbën zgjedhjet e fundit presidenciale, por ngulin edhe më tej këmbë në linjën e tyre “jo taksa të reja”, pasi patën bërë lëshim në fund të vitit 2012. Për ta duket se nuk është problem ta zhysin vendin në krizë për të shënuar pikë në politikë. Fjala “kompromis” është kthyer në një sharje. John Boehner, kryetari i shumicës republikane në Senat, nuk ka autoritet në partinë e vet dhe republikanët kanë në Senat një minoritet bllokues, të cilin e përdorin me shumë kënaqësi, pa e vrarë mendjen për pasojat. Bota e financave ende nuk ka reaguar ndaj teatrit të fundit në politikën amerikane. Por populli beson se shkurtimet do të kenë pasoja të forta në ekonominë e SHBA-së. 45 për qind e të anketuarve në një sondazh të institutit Pew, bëjnë përgjegjës për hyrjen në fuqi të masave republikanët në Kongres, dhe 32 për qind Presidentin Obama. 13 për qind besojnë se të dyja palët janë fajtore. Por gjithnjë e më shumë amerikanë të frustruar nuk e ndjekin më fare debatin. Ndoshta është kjo rruga e vetme për t’i detyruar deputetët dhe qeverinë të bëjnë punën e tyre dhe të rimëkëmbin buxhetin me një kompromis për rritje të taksave dhe shkurtime të subvencioneve: Kur aktorët të dallojnë se nuk kanë më spektatorë, se gjestet e tyre teatrale nuk kanë më asnjë efekt dhe se ultimatumet nuk kanë më vlerë. Por aktualisht Kongresi i ngjan një kopështi fëmijësh në të cilin fëmijë kryeneçë zihen për lodrat, ndërkohë që edukatorja kërcënon vazhdimisht me dënim, por në fund ngre supet e pafuqishme. Një pamje e trishtueshme kjo që ofron aktualisht demokracia më e vjetër dhe superfuqia e fundit e globit. Presidenti Obama tha në fjalimin e tij të përjavshëm se shkurtimet janë duke ndodhur për shkak se republikanët në Kongres kanë vendosur se është më mirë të mbrohen interesat e veçanta të të pasurve, duke mos lejuar që ata të paguajnë më shumë taksa, se sa mbrojtja e familjeve ushtarake dhe familjeve të klasës së mesme nga shkurtimet. Përfaqësuesja republikane në Dhomën e Pëfaqësuesve, Cathy McMorris Rodgers, nga shteti i Uashingtonit tha në fjalimin e republikanëve se shkurtimet mund të bëhen “në një mënyrë më të përgjegjshme dhe më të kujdesshme”. Ajo tha se shkurtimet e tanishme duhet të zëvendësohen me “shkurtime më të përgjegjshme të shpenzimeve”.

Një dëshmi paaftësie

Pasi është vërtet marrëzi të shkurtosh me të njëjtën masë të gjitha shpenzimet kombëtare pa vendosur prioritete. Në të vërtetë një masë e tillë nuk duhej të hynte kurrë në fuqi. Ajo ishte parashikuar si mjet trysnie për t’i detyruar demokratët dhe republikanët të arrinin një kompromis në zënkën për buxhetin, kur partitë nuk hiqnin dorë nga pozicionet e tyre në polemikën për kufirin e sipërm të borxhit në 2011


16

« bota

E hënë 4 mars 2013 •

EKSPERIMENTE TE HISTORISE VIRTUALE (2)

Historia ndryshe,

2000 vjet më parë (vijon nga numri i kaluar)

T

u quoque, Brute, fili mi”. “Edhe ti Brut, biri im”. Dhe duke thënë këto fjalë, Jul Çezari i nguli kamën e tij në fyt Brutit. Kush e di, mund të kishte ecur kështu historia, nëse më 15 mars të vitit 44 para Krishtit, ndërkohë që shkonte drejt Curia-s, viktima më e famshme e një komploti në Romën e lashtë do të kishte lexuar papirusin që mësuesi grek Artemidori i Knidit i kishte dërguar për ta paralajmëruar. Apo nëse një muaj më herët nuk do të kishte liruar rojet spanjolle që e shoqëronin. Ose, gjë kjo e pazakontë për një bashkëshort, do i kish dhënë të drejtë bashkëshortes, Kalpurnia, e cila e alarmuar nga një ëndërr e keqe, e kish këshilluar që të mos shkonte atë ditë para senatorëve. Nëse qoftë edhe një prej këtyre kushteve do të ishte plotësuar, Çezari ndoshta do t’i kishte mbijetuar atentatit të organizuar nga gjashtëdhjetë eksponentë të fisnikërisë romake, të shqetësuar, diku kot e diku me arsye, nga sjellja autoritare e diktatorit të përjetshëm, që ishte shndërruar në idhull të masave. Në këtë rast, jo vetëm Uilliam Shekspiri nuk do të kishte mundur të shkruante, në vitin 1599, një prej tragjedive të tij më të famshme “Jul Çezari”, por edhe historia e Romës dhe e perandorisë do të kish pasur zhvillime të papritur. A do të ishte nisur Çezari në fushatën e programuar kundër shteteve të shkëputur? A do ta zhvendoste kryeqytetin e perandorisë nga Romanë Aleksandri? Çfarë do t’i kishte rezervuar e ardhmja luftëtarit romak më të famshëm dhe më të adhuruar? “Një pikë ndarjeje me qarqet e senatorëve që ishin armiqësorë ndaj tij do të kishte patur gjithësesi, ndoshta disa vite më vonë”, pohon Luciano Canfora, docent i Shkencave të Lashtësisë në Universitetin e Barit. “Nuk është e thënë që një shkëputje e tillë do të merrte formën e një komploti, por kjo gjithësesi nuk përjashtohet, nga momenti që në mentalitetin republikan romak “komploti” bëhet i ligjshëm në momentin që ekziston bindja se pushteti është ilegjitim”. Megjithatë, me më shumë lehtësi koha do të luante në favor të të pakënaqurve: Në fakt, Çezari nuk ishte më një djalë i ri. Kur ai u vra ishte 55 vjeç, një moshë e madhe për një njeri në atë kohë. Veç kësaj, nuk ishte dhe aq mirë: shkrimtari i lashtë grek Plutarku rrëfente se shpesh herë, heroi i luftës së Galisë vuante nga probleme të dhimbjeve të

kokës, dhe në vitet e fundit të jetës, vuante nga ajo që autorët latinë e quanin “morbus comitialis”. Sot e quajmë epilepsi por, sipas mjekëve, mund të ishte edhe simptomë e një sëmundjeje më të rëndë, si për shembull një tumorr në tru. Larje hesapesh Pra, sido që të jetë, Çezarit nuk i mbetej edhe shumë kohë për të jetuar. Por nëse do u kishte mbijetuar kamave të vitit 44 p.e.s. me shumë gjasa do të kishte hequr qafe ndonjë guralec nga sandalet. Mes komplotuesve spikasnin emrat jo vetëm të armiqve të tij të shpallur si Caio Cassio, por edhe të atyre që i konsideronte aleatë dhe familjarë: Trebonio, një prej gjeneralëve më të mirë cezarianë, Decimo Bruto, një i emëruar prej tij, shumë besnik dhe një prej të afërmve të Marco Bruto, ai “fili mi”, nxënës i Cezarit dhe bir i Servilias, dashuria e rinisë së luftëtarit. Në historinë tonë alternative, kur i sheh të bashkuar si një kope delesh të trembura mes shpatave të ushtarëve të Gjeneralit të tij, Mark Antonit, Çezari merr vendimin e tij: ia lë gjykimit të popullit fundin e komplotuesve. Përveç Brutit, të cilit ia pret fytin në çast, me duart e tij. Çezari kishte qenë gjithmonë i butë me armiqtë e tij, por kohët e fundit ishte bërë gjithnjë e më i kujdesshëm kur jepte besimin: tradhtia e atij që e konsideronte birin e tij e kishte vrarë, por pa i marrë jetën. Pas eleminimit të komplotuesve, Cezari ndoshta do të kishte mbajtur një seancë në senat dhe, siç do të kish ndodhur më 15 mars, ai do të kish marrë titullin Rex të të gjithë tokave të nënshtruara të Perandorisë. Por jo të Romës dhe Italisë: kështu donte Cezari, që preferonte të mos armiqësonte

popullin romak në një moment kaq delikat. Kjo sepse me konsullatën e vazh-

dueshme, diktaturën e përjetshme, emrin imperator, mbiemrin pater patriae dhe statujën e tij të vendosur në krah të atyre të shtatë mbretërve të Romës, ai mund të konsiderohej gjithësesi një perandor me të drejta të plota. Drejt Lindjes Po pastaj? Çfarë do të kishte bërë diktatori i mbijetuar? Ndoshta do të ishte nisur drejt Lindjes, siç edhe e kishte paralajmëruar, për të luftuar kundër të huajve, kundër banorëve të Persisë së lashtë (territoret e sotëm të Iranit, Irakut, Armenisë, pjesë të Kaukazit dhe Azisë Qendrore). Në mendjen e tij Cezari kishte një ide fikse: të rifitonte reputacionin ushtarak dhe krenarinë e humbur në vitin 53 para Krishtit nga gjenerali romak Kraksi në humbjen e Carre, në Turqinë e sotme. Dhe të barazonte për nga madhështia perandorinë e Aleksandrit të Madh, siç kishte premtuar ndoshta atëherë kur ishte gjendur përballë tempullit të Herkulit

në Kadiz, në lot, përpara statujës së luftëtarit shumë të ri në moshë nga Maqedonia, që kishte vdekur tre shekuj më herët. Por, do të kishte edhe një tjetër motivacion për fushatën ushtarake të radhës. “Shkrimtari latin, Ciceroni thotë se Cezari do të kish dashur të tentonte një ekspeditë në Lindje “për të mos u kthyer më kurrë”, që do të thotë se do të kish kërkuar një vdekje të lavdishme në një fushatë ushtarake të paharrueshme”, thekson Canfora. Dhe në fakt kishte qenë vetë Cezari që kishte pohuar, mbrëmjen përpara se ta vrisnin, se preferonte një vdekje “të shpejtë dhe të papritur”, në vend të një fundi të ngadaltë që do të mund t’i vinte prej pleqërisë. Por këta mund të jenë thjeshtë konkluzione të një prej kritikuesve mëtë mëdhenj të luftëtarit (pikërisht Ciceroni pra). Cezari ishte një tip egocentrik dhe i sigurt në vetvete: edhe nëse do të donte, në fund ndoshta nuk do të kish pasur kurajën që të lejonte të vritej në betejë nga një luftëtar dosido. Jo përpara se të kishte festuar triumfin e radhës në Romë, me veshje të purpurt, mbi karocën e zbukuruar me xhevahirë e i shoqëruar nga legjionarët, nga plaçka e luftës dhe nga robërit. Më pas, duke qenë se oreksi vjen duke ngrënë, kur të ish kthyer në shtëpi, në vend që t’i dedikohej golfit siç bëjnë të gjithë pensionistët, do të kishte nisur me siguri ndonjë pro-


bota • E hënë 4 mars 2013

»

17

NAPOLEONI

Një tjetër fat për Evropën? N

Faktori i motit Nëse nuk ia doli, kjo ndodhi për faj të të kohës së keqe, të vartësve të tij dhe të vetë Napoleonit. Në datën 17 qershor, në fushëbetejë kishte rënë shi me gjyma: kalorësia franceze duhej që të sulmonte pozicionet e armikut në një terren të baltosur, pra në mënyrë më të ngadaltë. Dhe sforcimi për të sjellë artilerinë në pozicione ishte shumë i madh, ndërkohë që zjarri i saj ishte më pak efikas, mbi të gjitha në kundërgoditjet. Veç kësaj, për të shmangur ndërhyrjen e prusianëve, Napoleoni duhej të kish hyrë në betejë që herët në mëngjes, por atij iu desh që të priste tharjen e terrenit, dhe sulmi i tij filloi në drekë, kur tashmë ishte e afërt mbërritja e forcave prusiane. Sa për faktorët e tjerë, nëse Napoleoni do të kish pasur në krahun e tij, në vend të Gjeneralit Nei (i cili i frikësuar prej famës së Uellingtonit, sulmoi vetëm gjatë pasdites), gjeneralin tjetër më të

ardhmen? Jemi të prirur të besojmë që po, për arsye se Napoleoni është një “e papritur” e historisë, ashtu si shumë njerëz të tjerë të mëdhenj. Në Ciklin e Themelimit, një seri romanesh fantastiko shkencorë të Isak Asimovit (1920-1992), imagjinohet ekzistenca e “psikohistorisë”, një disiplinë që në bazë të parashikimeve statistikorë mund të përvijojë një të ardhme goxha të mundshme. Por në historinë e “përllogaritur”, ja tek hyn si ndërprerës një personazh: Mulo, një mutant shumë ambicioz, i cili hedh në erë të gjithë parashikimet. Vetëm koha do u bëjë të mundur ngjarjeve që të kthehen në binarët e parashikuar. Napoleoni është Mulo i Perëndimit: në gjendje të ndryshonte në mënyrë rrënjësore rrjedhën e ngjarjeve në terma afatshkurtër dhe shumë pak në terma afatgjatë, qoftë nëse e konsideron krahun e armatosur të Revolucionit francez, apo e anasjellta, mohimin e idealeve revolucionarë. Ndikimi napoleonian në histori, në fakt ka qenë shumëplanësh. Po të mos kish qenë ai, idetë progresiste të revolucionit francez vështirë se do të përhapeshin me kaq shpejtësi në Evropë. Me gjenialitetin e tij në çështjet e luftës dhe duke themeluar një perandori që përfshinte, në mënyrë direkte apo indirekte, një pjesë të madhe të kontinentit, gjenerali i mundësoi Francës revolucionare që t’i rezistonte koalicionit konservator. Por edhe të bënte që të mbinin në perëndim ndryshimet socialë që kishte nxitur: përmirësim të përgjithshëm të arsimit, të kushteve higjieno-sanitare, të shërbimeve publikë, të të drejtës civile dhe penale dhe të një ridimensionimi të ndikimit të fesë në shoqëri. Ndryshime që, me Vaterlonë apo pa të, reaksioni konservator që pasoi pas rënies së perandorit nuk ishte në gjendje t’i eleminonte.

aftë Murat (që megjithatë e kishte tradhtuar), beteja nuk do të ishte e mbushur me aq shumë gabime taktikë. Dhe sikur, në fund, vetë ish perandori nuk do të kish kaluar ditën përpara luftimeve duke mos bërë asgjë, duke iu kundërvënë kështu edhe vetë maksimës së tij “Mund të humbas një betejë, por nuk do të humbas asnjëherë, asnjë minutë”, atëherë me të vërtetë që do të kish mundur të fitonte në Vaterlo. Pra, hipoteza është e mundshme. Po një rezultat tjetër i kësaj përplasjeje, a do të kish qenë vërtetë kaq vendimtar për të

Republikë aristokratike Nga ana tjetër Napoleoni, i krijuar gjatë republikës, u rikthye në një sistem monarkik, duke rimarrë madje edhe titujt e urryer fisnikë dhe duke u shfaqur kudo, nën aspektin kushtetues, në vazhdimësi me Borbonët e Luigjit XVI. Dhe borgjezia liberale e mbytur nën ancien regime, ishte e asgjësuar edhe nën drejtimin e tij: ngriti kokë vetëm me revolucionin, ai me të vërtetë borgjez, i korrikut 1830, përmbysi Borbonin për të kurorëzuar Luigj Filipin e Orleans dhe duke çuar në Republikën e Dytë dhe Perandorinë e Dytë, gjithmonë me vulë borgjeze, të Napoleonit III. Zinxhiri i ngjarjeve mund të kishte qenë i ndryshëm, por rezultati nuk do të kishte ndryshuar. Dikush ka imagjinuar që pa mërgimin në Shën Helenë (pasojë e humbjes në Vaterlo), Napoleoni do të kish mundur të shtynte pushtimet e tij deri sa të kontrollonte fronin e Anglisë. Në politikën e jashtme, ekspansionizmi dhe agresiviteti dalluan në fakt dominimin e Bonapartit nga mbretëria e Borbonëve pas Restaurimit. Por, pasi e kishte humbur tashmë perandorinë e tij pas humbjes në Lajpcig (1813) dhe me pushtimin e Francës nga ana e koalicionit antinapoleonian, një fitore në Vaterlo me siguri që nuk do ta kish lënë Napoleonin të mbushur me siguri, nga fryma e ngritur

ë orën 16.00 të 18 qershorit të vitit 1815, fushëbeteja e Vaterlosë, përgjatë rrugës Charleroi-Bruksel, mes vijave anglo-holandeze të gjeneralit Uellington dhe atyre franceze të Napoleonit, është një baltovinë e mbushur me kufoma ushtarësh dhe karkasa kuajsh. Dhe këtu perandori i rrëzuar gjendet pranë ndëshkimit të tij. Që nga pyjet në anën e djathtë të tij shfaqet pararoja prusiane e marshallit Blyher, dhe kështu çdo shpresë për fitore nga ana e strategut të madh shuhet: që nga ai moment, për orët në vazhdim, do të bëhet fjalë vetëm për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet. E megjithatë, Napoleoni kishte pasur disa mundësi për t’u liruar nga prusianët, përpara se këta të bashkoheshin me anglezët, në ditët e mëparshme.

jekt tjetër. Ndoshta atë të cilit ia kishin shumë frikën komplotuesit: zhvendosjen e kryeqytetit të Perandorisë nga Roma në Aleksandri. “Padyshim që një fushatë ushtarake në Lindje do të kishte përshpejtuar zhvendosjen e perandorisë në lindje: gjë që mund të ishte ndër planet afatgjatë të diktatorit”, pranon Canfora. Nuk duhet harruar megjithatë zhvillimi i Romës, urbanistik dhe jo vetëm, që ai vetë e kishte planifikuar”. Çfarë qëllimi mund të kish, në verën e vitit 46 p.e.s. që të vinte dorë në iniciativa të mëdha ndërtimi dhe projekte të rëndësishëm si një bibliotekë dygjuhëshe e modeluar sipas asaj të Aleksandrisë, apo hapja e një rruge drejt Adriatikut përmes Apenineve, e pastaj të largohej nga Urbe? Mbi të gjitha duke marrë parasysh që, me babanë e djalit të saj ende gjallë, mbretëresha e Egjiptit, Kleopatra nuk do të kish pasur nxitim që të largohej nga Roma: përkundrazi, ndoshta do të kishte përfituar për të përgatitur të birin, Cezarionin, që të qeveriste me pak shpresë, të gjithë perandorinë. “Përpara vdekjes së Cezarit, Kleopatra vazhdonte e lidhte fatin e dinastisë me atë të diktatorit romak, i cili e kishte vendosur në fronin e Egjiptit në vitin 47 p.e.s. Lidhja e gjakut që përfaqësonte Cezarioni ishte, siç e imagjinonte mbretëresha e guximshme, një armë në duart e saj”, shpjegon Canfora. Dhe kështu do të kish ndodhur sa kohë që luftëtari do të ishte ende gjallë. “Kleopatra do të kishte mbrojtur integritetin shtetëror të Egjiptit dhe Cezari nuk do të ishte kundërvënë: aq më tepër që synonte të shkonte drejt Lindjes, domethënë kundër Perandorisë së të tjerëve. Mbajtja në këmbë e monarkisë së fundit të perandorisë së Aleksandrit do të kish qenë në çdo rast një veprim politikisht largpamës”, vazhdon Canfora. Cezari nuk kishte bërë gabimin që të transformonte

mbretërinë e Egjiptit në provincë romake, duke “u druajtur”, siç thotë Svetoni, “që në një të nesërme, në duart e një guvernatori shumë të guximshëm dhe me iniciativë, do të shndërrohej në vatër revolte”. Kish preferuar t’ia besonte një figure politikisht të dobët në vendin e tij, siç ishte atëherë (dhe do të ishte edhe më vonë) Kleopatra. Ndryshim trashëgimie Një fiasko në të gjithë linjën për Mark Antonin, i cili në rast të dështimit të komplotit do të privohej edhe nga shoqëria e mbretëreshës së Egjiptit. Me Cezarin të gjallë dhe gjithmonë e më të pushtetshëm, vështirë se Sirena e lindjes do t’ia kesh hedhur sytë të dytit të përjetshëm. “Antoni, që nga të gjithë përveç se nga Cezari konsiderohej trashëgimtari politik i diktatorit, herët a vonë do të kish hyrë në rrugën e përplasjes me Oktavianin, trashëgimtari i projektuar me Testament”, saktëson historiani. Cezari, thonë gojët e liga, kish patur mundësi të vlerësonte nipin e tij nga çdo lloj këndvështrimi dhe pikërisht për ta kompensuar për shkathtësinë e tij të mendjes kishte vendosur që ta adoptonte. Por nëse diktatori do të kish vdekur prej pleqërisë apo në luftë, a jemi të sigurtë se Oktaviani do të ishte bërë perandor edhe pa arsyen e dëshirës për “t’u hakmarrë për babanë e atdheut”? Po sikur, tashmë i moshuar dhe pasi kish zënë shtratin, Cezarit do i duhej të asistonte nga krevati betejën mes Antonit dhe Oktavianit? Atëherë me siguri që do të ishte penduar shumë për shpëtimin e atij 15 marsi të vitit 44 p.e.s. Një skenë që mund të ishte kursyer nëse – nëse zgjedhim kundërhistorinë përballë kundërhistorisë – ndërkohë që hiqte kamën nga fyti i Brutit, Cezari do të ish rrëzuar dhe do të kish përplasur kokën në statujën e Pompeit, duke vdekur në vend.

prej shteteve evropianë (Anglia në krye). Në Vaterlo do të kishte fituar një betejë, por jo luftën, dhe do të duhej të përballej me koalicione të tjerë, qoftë edhe nëse do të kufizohej thjeshtë në mbrojtjen e Francës. Dhë në fund, i vetëm, herët a vonë do të kishte pësuar një humbje, duke detyruar pasardhësit e një dinastie hipotetike Napoleoniane që të lëshonin pe përpara rikthimit të Borbonëve, siç ndodhi në të vërtetë. Fitore pa ndikim Nëse Napoleoni do të kishte ruajtur pushtetin pas Vaterlosë, ndoshta Franca do të kishte ushqyer dhe nxitur moto revolucionare kudo, në vendet ku ishte rikthyer rendi kushtetues i përcaktuar nga Kongresi i Vienës, dhe ndoshta revolucionet liberalë do të kishin shpërthyer përpara vitit 1848. Por do të kishin ardhur gjithësesi. Në histori, në fakt, ekspansionizmi i regjimeve të lindur prej ideve më pas të tradhëtuara (përveç atij napoleonian, ai komunist sovjetik për shembull), përfundoi me përhapjen e ideve prej të cilave kanë lindur. Dhe frika e monarkëve evropianë të fundit të viteve 700, që idetë e Revolucionit Francez do të ngjisnin në vendet e tyre, i dha jetë politikave reaksionare (ashtu sikurse frika nga komunizmi i hapi rrugë fashizmit dhe nazizmit), por këto politika përfunduan duke ushqyer aspiratat libertariane. Nuk është rastësi që lëvizjet e para demokratike shpërthyen në Evropë vetëm pesë vite pas betejës së Vaterlosë, fillimisht në Spanjë, më pas në Itali, për t’u paraqitur më pas me një ritëm pothuajse të rregullt deri në revolucionet e mëdhenj të ’48. Revolucion i përjetshëm Nëse në Vaterlo Napoleoni do të kishte fituar, do të ishte verifikuar pothuajse menjëherë një gjendje rebelimi e përhershme ndaj monarkive, dhe ndoshta vetë francezët do të përfundonin duke u rebeluar ndaj monarkisë së tyre, qoftë nëse bëhej fjalë për Borbonët, qoftë për Napoleonianët. Duke ngritur ndoshta një pengesë ndaj aventurizmave të Napoleonit III, i cili favorizoi me lëvizjet e tij të guximshme, ngjitjen e Prusisë së Bismarkut. Si pasojë në Francë u përhap një ndjesi kundërvënieje ndaj Gjermanisë: një prej faktorëve që bënë të shpërthejë Lufta e Parë Botërore. Në thelb, nëse do të kishte fituar në Vaterlo, historia do të kishte ndryshuar, por shumë pak. Vështirë që, në 1814, perandoria e tij do të kish mundur të vazhdonte të shtrihej në të gjithë Evropën. Napoleoni i rishfaqur pas abdikimit që e kishin detyruar pas humbjes në Laipcig ishte një luftëtar në një notë të ulët, jo më dominues i një kontinenti, por vetëm i Francës, pa të afërm apo trashëgimtarë që të ishin mjaftueshëm përfaqësues, gjë që do i lejonte të vendoste një dinasti. Veç kësaj, shtetet evropianë ishin çliruar tashmë nga zgjedha franceze, duke rifituar sovranitetin e tyre. Fitorja e perandorit të madh në Vaterlo do të kishte sjellë pra, shumë më pak për Evropën se sa karriera e tij e nderuar e mëparshme: karriera e një njeriu në gjendje të ndryshonte fatin e miliona jetëve njerëzore, që pësuan në një mënyrë apo një tjetër pasojat e ambicies së tij të shfrenuar dhe të aftësisë së tij të pashoqe për të udhëhequr.


18

« speciale

Z

onja Zehra Gjebrea (Kallajxhi) ka lindur në qytetin e Gjirokastrës më 2 shkurt 1907 në një familje qytetare të njohur për tradita të spikatura atdhetare, kulturore dhe arsimore. Babai i saj, patrioti Sabri Mustafa Kallajxhi (18561929), kishte studiuar gjuhët frënge, arabe dhe perse, dhe kishte përfunduar arsimin e lartë juridik në shkollën “Sulltanije” të Stambollit. Ai ka qenë një nga ithtarët dhe veteranët e hershëm të veprimit kombëtar, sidomos për shkollimin e shqiptarëve në gjuhën amtare, në një kohë që ndër shkolla atëherë të gjitha mësimet bëheshin vetëm në gjuhën turke. Në rrethanat e atyre viteve, synimi i tij atdhetar, ishte përhapja tek të rinjtë e shkrimit të gjuhës sonë me alfabetin e Shoqërisë së të Shtypurit Shkronja Shqip të Stambollit. Sabriu ishte zgjedhur sekretar i asaj Shoqërie, e cila kishte në krye ideologun e madh të çështjes shqiptare, filozofin Sami Frashëri, autorin e veprës famëmadhe kombëtare “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet”. Me kthimin në Shqipëri Sabriu e kishte kthyer shtëpinë e vet në Gjirokastër në lagjen Meçite (pak mbi godinën ku ndodhet aktualisht konsullata e Greqisë) në një shkollë të vërtetë klandestine për mësimin e shkrimit shqip me atë alfabet, sikurse edhe në qendër për shpërndarjen e abetareve dhe librave të tjera shqip, të cilat ai i sillte vetë ilegalisht nga Turqia, por dhe nga vende të tjera. Për këto ai është përndjekur dhe madje edhe burgosur dy herë në kryeqendrën e vilajetit, në Janinë, nga ku u nxor me ndërmjetësim dhe kundrejt pagesave të majme nga patriotët. Nga nxënësit e tij më të spikatur, në shtëpinë e vet të kthyer në shkollë, kanë qenë patriotët e ardhshëm Çerçiz Topulli, Idriz Guri, Shemsho Hajro etj. Por ndër nxënësit më të parë fare, ishin vetë fëmijët e tij: Enveri, Masari, Zehraja dhe Muzaferi. Ndërsa gruaja e Sabriut, Zonja ua mbante të gjallë fëmijëve atdhedashurinë, me tregime të ngjarjeve dhe bëmave të patriotëve, si dhe me traditat më të mira qytetare. Duke pasur aspirata shumë përparimtare dhe një vizion e nivel tepër të lartë kulturor e shoqëror, Sabriu i shkolloi katër nga pesë fëmijët e vet, me arsim të lartë në perëndim: Enveri me arsim ushtarak, Masari – për agronomi, Zehraja - për obstetrikë dhe Muzaferi gjithashtu për agronomi. Vetë ai në Shqipëri, shërbeu si jurist në nivele nëpunësie, por ndërkohë Sabriu punoi me shumë pasion e përkushtim si atdhetar i flakët jo vetëm në Gjirokastër, por në disa rrethe të vendit si në Himarë, Skrapar (ku mori pjesë në Komitetin Kombëtar të Skraparit), Vlorë (ku mori pjesë edhe në disa nga veprimtaritë për ngritjen e Flamurit më 28 Nëntor 1912), Lushnjë, Durrës, etj. Ai vdiq më 1929 dhe u varros me nderime dhe respekt, ndërsa për jetën e tij u shkrua në ‘Gazeta Shqiptare’ (29.3.1929). Vepra e tij patriotike është dhe do mbetet e gjallë në kujtesën historike të të gjithë Kombit Shqiptar. Për të është shkruar herëpashere në disa libra dhe gazeta, sidomos në rastet e përvjetorëve jubilarë të Pavarësisë. Zehraja në mjedisin e vet familjar, qysh në moshë fare të vogël parashkollore, kishte shfaqur prirje të qarta për të mësuar shkrim e këndim, dhe për të lexuar sa më shumë nga librat e botuara në atë kohë nga shoqëritë atdhetare. Pas shkollës plotore (fillore) të vajzave, ajo vazhdoi me rezultate shumë të dalluara shkollën qytetëse, ku iu fut me zell të veçantë edhe mësimit të frëngjishtes dhe italishtes. Por në familjen e saj, qysh në vegjëli, Zehraja me mjaft ëndje, mësonte nga e ëma – Zonja, edhe artin e ekonomisë shtëpiake dhe gatimin e qëndisjen. Madje si kujtim nga Zehraja, thuajse të gjitha familjet e farefisit, kanë ende sot nga një ‘kërpudhë’ të qëndisur me grep, për vendosjen e gjilpërave të qepjes. Në kuadër të disa bursave për mjekësi dhe për obstetrikë që iu akorduan qeverisë shqiptare të kohës, në vitin 1928 ajo filloi studimet e larta në Universitetin Mbretëror të Studimeve në Bari (Itali) duke qenë ndër më të parat shqiptare të traditës së besimit mysliman (bektashian) që po shkollohej në perëndim. Në testimin e pranimit që bëhej

E hënë 4 mars 2013 •

Mamia e përkushtuar misionare Zehra Gjebrea (Kallajxhi)

për nivelin kulturor dhe gjuhësor, ajo arriti të marrë vlerësimet më të mira e më të larta të kursit, ku u dallua shumë qartë nga koleget e saj. Studimet universitare i ndoqi me pasion shumë të madh dhe i përfundoi me sukses të plotë në vitin 1931 me rezultate të shkëlqyera duke fituar profesionin e Mamisë (Obstetres). Vlerësimi për arritjet e saj, ishte më maksimali i kohës, duke fituar Diplomën e shkëlqyer universitare me 50 pikë nga 50 të mundshmet. Fotoja e diplomës së saj është botuar në albumin “Monumenti i Lindjes” në 70-vjetorin e Maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’ të Tiranës (2012). Për rezultatet shumë të larta gjatë të gjitha viteve të Universitetit, Zehrasë, në ceremoninë e diplomimit, iu dhurua një çantë me kompletin e instrumenteve obstetrike për të asistuar lindjet, duke përfshirë edhe forcepsin. Në fillim të korrikut 1931 ajo filloi me shumë zell e përkushtim shërbimin si mamia më e parë me shkollim universitar, madje perëndimor, e Gjirokastrës. Në atë kohë ky shërbim, si të gjithë shërbimet e tjerë, varej nga Bashkia. Këtu ajo filloi të përmbushë më së miri detyrat e shërbimit profesional obstetrikal, që ishte tepër jetësor, ndonëse deri atëherë i munguar. E veçanta ishte edhe fakti se Zehraja nuk e shihte këtë shërbim thjesht dhe ngushtësisht nga aspektet dhe natyra tekniko-obstetrikale. Ajo kryente një veprimtari edukativo-shëndetësore shumë popullarizuese, për të përhapur sa më shumë njohuri, sidomos ato më të vlefshmet për gratë, për një jetesë të shëndetshme, për problemet e mbarëvajtjes së shtatzënisë, për mirëlindjen me asistencë obstetrikale, si dhe për mirërritjen e fëmijës. Edhe pas përfundimit të studimeve universitare, Zehraja nuk i ndante librat profesionale nga dora, madje ... edhe tekstin e Mjekësisë Ligjore, që e disponon ende sot i biri. Ajo ndërkohë ishte e abonuar gjatë gjithë atyre viteve edhe në revistën profesionale italiane “L’arte Ostetrica” (Arti Obstetrik) të cilën e merrte vazhdimisht më pas, dhe e kishte kompletuar si koleksion të plotë deri në vitin 1943, kur revista pushoi së shtypuri nga Lufta. Fjala e saj dëgjohej me respekt jo vetëm nga gratë, por edhe nga autoritetet e kohës. Ajo u vlerësua shumë lart nga bashkëqytetaret e veta, qysh në fillimet e shërbimit atje. Kjo sepse ato ia njihnin mirë familjen, traditat përparimtare, atdhetare dhe humaniste të saj. Ndërkohë ato tashmë po njiheshin edhe me gatishmërinë, mirësjelljen, përkushtimin dhe korrektesën e saj, për ta ushtruar me profesionalizëm të lartë detyrën e shërbimit të vet të natyrës kaq misionare. Një vlerësim të tillë Zehraja pati edhe nga mjekët dhe personeli shëndetësor, sado i pakët në numër në atë kohë. Po kështu vlerësime shumë të larta për kompetencën e saj profesionale, jepte edhe kirurgu i vetëm i kohës në Gjirokastër, dr. Kyriakopoulos, që mbulonte edhe urgjencat obstetrikale, lidhur kjo konkretisht me rastet e drejtuara prej saj me indikacione të ndryshme për ndërhyrje Cezariane, ku ajo vetë asistonte në operacione. Ndërkohë Zehraja, duke përfaqësuar me shumë dinjitet dhe kulturë gruan intelektuale, të arsimuar dhe emancipuar gjirokastrite, merrte pjesë në mjaft takime që bëheshin me autoritete të huaja, gjatë vizitave të tyre në Gjirokastër, doemos kur ishin gra, ndonëse jo vetëm në ato raste.

Për të përmbushur shërbimet e veta profesionale, Zehraja aktivizohej shumë edhe në zonat e fshatrave të Labërisë, Lunxhërisë dhe Zagorisë, e sidomos për të gjithë Dropullin, veçanërisht për lindjet e vështira. Ndërkohë ajo kishte përvetësuar edhe e përdorte mjaft mirë për komunikim, edhe greqishten. Në ato fshatra të të gjitha zonave të ndryshme, atëherë mund të shkohej kryesisht duke udhëtuar vetëm me kalë ose më këmbë, dhe aty-këtu edhe me karroca (sidomos në zonat fushore dhe ku kishte rrugë); ndërsa për ndërlidhje telefonike, as që mund të bëhej fjalë. Ndërkohë, përmbushjen e misionit të mamisë, në vitin 1934, e vuri në një suazë zyrtare “Rregullorja e Mamive”, vendosur nga Qeveria e asaj kohe, ku kishte kontribuar me mendimet e saj edhe Zehraja, Në vitin 1935, Zehraja u martua me z. Shaqir Rustem Gjebrea, edhe ky bir i një familjeje qytetare gjirokastrite nga lagjja Dunavat, e njohur për tradita të hershme dhe veprimtari të shumta patriotike dhe bamirëse. Kjo familje njihet për veprimtarë të njëpasnjëshëm në breza, duke vazhduar me ‘xha-Osmanin e ri’, i cili përveç që njihej si luftëtar patriot i kënduar nëpër këngë qysh në kohën e Lidhjes së Prizrenit dhe të problemeve për Ulqinin, Beranën, Plavën dhe Gucinë; që mori pjesë dhe në ngritjen e Flamurit në Gjirokastër; si} ishte edhe bamirës emërmadh, i njohur sidomos për sponsorizimin e ujësjellësit dhe kalldrëmeve të lagjes së vet. Nipërit e tij: Bakiu, Safeti, Rustemi dhe Tefiku, në festimet e 70-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së vendit, janë vlerësuar e nderuar me dekorim patriotik ‘për kontributin e dhënë në ruajtjen e tërësisë së trojeve shqiptare’. Edhe lidhjet familjare të Gjebreve, sipas rrjedhave historike të kohës, kanë qenë marrëdhënie sidomos atdhetarie, por edhe marrëdhënie fqinjësie, farefisnore, miqësie ose krushqie me shumë familje qytetare gjirokastrite si: Topulli, Gega, Xhiku, Sinani, Lengo, Babameto, Boce, Sinoimeri, Reso, Ciu, Bebeçi, Musta, Dabulla, Idrizi, etj., etj.,sikurse edhe jashtë lagjes së vet. Të tilla ishin familjet Kallajxhi, Angoni, Karagjozi, Dobi, Kokalari, Hadëri, Hashorva, Asqeri, Bozgo, Hoxha, Kashahu, Skënduli, Harxhi, Galanxhi, etj. Martesa e Zehrasë u bë me një ceremoni zyrtare civile dhe pastaj me darkë në Hotel “Royal”, ku gjithashtu për herë të parë në Gjirokastër, u servir shampanjë. Në këtë martesë morën pjesë autoritetet më kryesore të Prefekturës, të Bashkisë, të Drejtësisë etj., dhe ajo u pasqyrua në gazetën “Demokratia” të kohës. Dasma u zhvillua dhe u pasua, sipas traditave europiane me muajin e mjaltit, të filluar në Korfuz, duke kaluar nëpër disa qytete e kryeqytete të Europës: Romë, Venecie, Trieste, Grac, Vienë, Gjenevë, Strasburg, Paris e Bruksel, për të përfunduar në Londër. Deri në atë kohë Shaqiri, i cili pas përfundimit të shkollimit bazë në vend, vazhdoi me sukses më tej në Viener Neuestadt (Austri) dhe më pas, me një grup studentësh nga Gjirokastra, ndoqi Liceun Francez të Korçës. Pastaj ai kishte filluar studimet për zootekni në Montpellier të Francës. Në vitet para martesës, fillimisht ai shërbeu një vit si mësues në Gra}an të Mallakastrës, e pastaj disa vjet në Berat si profesor i gjuhës frënge; Ndërsa pas martesës, në Gjirokastër, ai punoi në detyrën e specialistit të zyrës së bujqësisë të Prefekturës, i ngarkuar njëkohësisht edhe për regjistrimin e të dhënave lokale meteorologjike. Zehraja në vitin 1943, gjatë kthimit nga një fshat i Zagorisë, ku kishte asistuar një lindje të zgjatur e të vështirë, rrëzohet nga kali në një rrëpirë. Fatkeqësisht, si rrjedhojë, pësoi një thyerje të qafës së femurit të majtë (fractura colli femoris) dhe njëherazi dalje të kërdhoklës (luksacion kokso-femoral). Ky lloj dëmtimi shumë i rëndë, edhe sot, ndonëse ka transport sanitar, është mjaft i vështirë për trajtim të suksesshëm, nëse ndodh në një rreth që nuk ka shërbim

ortopedik të mirëfilltë. Në atë kohë, ky lloj dëmtimi nuk mund të riparohej as në Spitalin e Tiranës, sepse nuk kryheshin dot ndërhyrjet ortopedike si sot. Kështu që Zehraja, u detyrua të qëndrojë mbi 7 javë në shtrat, duke pasur një riaktivizim mjaft të ngadaltë të gjymtyrës, dhe mbeti me pasojë çalimin e përhershëm dhe vështirësi të theksuara në ecje, sidomos në tatëpjetat dhe të përpjetat e qytetit të vet malor. Në mars të 1944-ës, pas humbjes brenda një kohe prej 10 ditësh nga plumbat, të jetës të motrës së burrit – Ramizesë, sikurse dhe të vetë Shaqirit, Zehraja mbetet e ve me djalin pak mbi 3 vjeç, duke qenë ndërkohë shtatzënë me vajzën, e cila lindi më 3 maj 1944. Në kushte të tilla skajshmërisht të rënduara, ajo detyrohet në qershor të ndërmarrë familjarisht udhëtimin drejt Tiranës, tashti edhe me fëmijë gjiri, për t’u bashkuar atje fillimisht me vëllezërit e saj. Atëherë ky udhëtim, për shkak të luftës, nuk bëhej dot me kalim nëpër rrugën e zakonshme, duke udhëtuar si më parë, nëpërmjet rrugës së Salarisë drejt për në Vlorë, e më pas për në Tiranë. Në atë kohë, me rrugët ekzistuese që funksiononin, mund të kalohej vetëm nëpërmjet territorit shtetëror grek, në fshatin Zharovinë (ndërmjet Kakavijës dhe Janinës) për të kapërcyer pastaj përsëri në territorin shqiptar nëpërmjet kufirit tek “Tre urat”. Kështu që Zehraja, grua e ve me djalin 3 vjeç dhe vajzën në gji, së bashku me dy familje të tjera gjirokastrite nga farefisi, nisen me një kamion civil të zbuluar e të hapur, të ngarkuar me njerëz dhe fëmijë sipër dhe me një minimum plaçkash e ndërresash dhe dy-tri mobile, më të domosdoshmet (krevat fëmije, sunduk i vogël lëkure dhe një komodinë). Në Zharovinë makina goditet me armë nga partizanët grekë, me pretendimin se mund të ishte ‘makinë gjermane’! Atje vriten disa vetë, gra e fëmijë, ndërsa Zehraja goditet keqas në dorën e majtë, duke pësuar një plagë tejshpuese dhe copëtuese. Plagosja i dërrmoi eshtrat e pëllëmbës së dorës, që më tej i shkaktoi deformimin e theksuar dhe të përhershëm të saj, me nje komprometim, sidomos të përkohshëm, të aftësisë profesionale për asistim lindjesh... Më pas rrugëtimi u vijua aq sa mundeshin me këmbë, me ndihmën e të afërmve (sidomos nga familja Qazim Gjebrea – djali i xhaxhait të Shaqirit - me të cilin ishin bërë si vëllezër, veçanërisht gjatë shkollimit të përbashkët në Austri). Natyrisht që ritmi i lëvizjes imponohej nga Zehraja, me fëmijë gjiri dhe me djalin të vogël, e çalë dhe me plagën e dorës të mjekuar gjithsesi me mjete rrethanore, që veç dhimbjes, vazhdonte t’i rridhte gjak; ndërsa udhëtarët e tjerë ishin të shëndoshë, ndonëse kishin edhe ata fëmijë, por të gjithë më të rritur dhe që në përgjithësi ecnin kryesisht vetë. Udhëtimi, për shkak të gjendjes së luftës, u bë rrugë e pa rrugë, ngrënë e pa ngrënë, dhe diku-diku duke u zvarritur, më tej pjesë-pjesë, edhe me ndonjë mjet fare të rrallë e të rastit... Pas një jave sfilitjesh, më në fund arrijnë të dërrmuar në Tiranë... ku gjatë luftës për }lirimin e saj, i vritet edhe e ëma nga rënia në shtëpinë e të vëllait, e një predhe artilerie... Me mbarimin e luftës, këtu ajo bashkohet me të gjithë familjen prindërore të Shaqirit, të porsambërritur në Tiranë nga Berati. Me entuziazmin e kohës pas mbarimit të Luftës dhe të dëbimit të nazifashistëve, qysh në fillim të 1945-ës, me gjithë kushtet familjare dhe personale tepër të rënduara, Zehraja rifilloi me vullnet e me dëshirë, dhe me shumë entuziazëm, ushtrimin e profesionit me sa më shumë kompetenca në dobi të mbarëvajtjes së shëndetit, sidomos të grave dhe nënave e fëmijëve. Ajo shërbeu dy vjet (1945-46) si mamia e vetme e Bashkisë së Tiranës, kur i gjithë vendi më 1944 kishte gjithsej 99 mjekë dhe më 1943, vetëm 38 mami. Kështu që asaj iu desh të përballonte një ngarkesë jashtëzakonisht

të madhe pune, me orar e pa orar. Misioni ia donte jo vetëm të ndiqesh sa ishte e mundur ecuria e shtatzënive të shumë grave, sidomos atyre me probleme shtatzënie, ashtu sikurse dhe të bënte një punë të jashtëzakonshme bindëse për nevojën e kontrollit periodik, por po ashtu të punonte sidomos për nevojën e frekuentimit të maternitetit. Ndërkohë, ajo asistonte edhe shumë lindje nëpër shtëpitë e qytetit. Në ato vite në Tiranë, për popullatën, vazhdonte në përgjithësi një situatë me kushte familjare banimi mjaft modeste, si dhe me një mënyrë jetese, më së paku, patriarkale. Për nevojat tepër të mëdha të vendit për shërbim obstetrikal dhe me kërkesë nga dr. Spiro Treska i Spitalit të Durrësit, Zehraja dërgohet atje nga Ministria e Shëndetësisë në fillim të 1947-s. Aty ajo, përveç punës në maternitet, realizoi edhe hapjen për herë të parë dhe vënien në funksionim të këshillimores së gruas të qytetit, siç punonte edhe për krijimin e bindjeve të drejta te gratë dhe fuqizimin e mëtejshëm të frekuentimit të maternitetit të atjeshëm. Atje ajo, për raste të vështira që kishin indikacion për ndërhyrje, bashkëpunonte ngushtësisht me të nderuarit mjekë të profileve kirurgji dhe gjinekologji dr. Spiro Treska dhe dr. Maliq Bekteshi, të cilëve me kompetencat e saj profesionale, iu asistonte edhe në operacione. Përsëri transferohet më 1948, këtë herë në Delvinë, ku hap dhe vë në funksionim për herë të parë shtëpinë e lindjes, së bashku me këshillimoren e nënës dhe fëmijës. Atje vazhdoi edhe asistimin e mjaft lindjeve të vështira, jo vetëm në qytet, por puna më e mundimshme ishte, si kurdoherë, sidomos nëpër fshatrat e ndryshme të largëta të rrethit. Edhe këtu kjo grua e madhe vërtet misionare, nuk pushoi asnjëherë së renduri për t’iu gjendur pranë grave në nevojë për ndihmën e saj obstetrikale, kaq shumë të çmuar e më se të domosdoshme. Në nëntor të atij viti, thirret në Ministri dhe i parashtrohet detyra e re, për të ‘fuqizuar shërbimin obstetrik në rrethin e Lezhës’, ku gjykohej se ajo me përvojën dhe prestigjin e saj do të mund të ndikonte që të kapërceheshin nga pikëpamja profesionale disa probleme, që të çohej më përpara puna e filluar e shërbimit për nënën dhe fëmijën. Mirëpo veçanërisht transportimi familjarisht për në Lezhë, bëhej në atë kohë me kushte mjaft të vështira, qofshin ato thjesht nga pikëpamja fizike e rrugëve, edhe nga ajo familjare, apo edhe nga arsyet konkrete shëndetësore, sidomos për transportin me mjete rasti të zbuluara, me fëmijë të vegjël dhe të sëmurë. Aq më tepër, kushtet e transportit të kohës në të ftohtë e me shi, edhe me plaçkat më të zakonshme familjare, nga jugu në veri të vendit me rrugë të mbikonsumuara, ishin sfilitëse, duke ndërruar mjete të rralla e të zbuluara transporti tokësor të rastit – kamionë të vjetruar. Sipas kujtimeve të djalit të saj, Zehrasë për transportimin e familjes, po kështu i takoi të përdori edhe një mjet detar të vjetër për transport mallrash - një benzinatë druri me emrin “Ylli i Kuq” - nga Saranda në Durrës, që po bartte mbi kuvertë disa familje refugjate çame (madje dhe me rrezik mbytjeje nga deti shumë i trazuar në kanalin e Otrantos!). Më pas, udhëtimi vazhdoi përsëri në karrocerinë e një kamioni tjetër të rastit, gjithashtu të hapur. Gjithsesi, me një stërmundim e mbilodhje të papërshkrueshme, dhe me gjithë zallamahinë e mëdha të udhëtimit jashtë e në një kohë shumë të keqe, Zehraja me dy fëmijët e vegjël, më në fund mbërritën në qytetin e vogël të Lezhës më 28 nëntor 1948 në darkë, duke bujtur atë natë në bodrumin e akullt të ish-hotelit të vetëm e shumë të vogël të qytetit! Të nesërmen, me gjithë vazhdimin e atij të ftohti të acartë e me ngricë dhe me një erë fishkëllyese të paparë e as imagjinuar prej saj më parë, Zehraja, ndonëse ishte ditë pushimi feste (29 Nëntori), duke pyetur njerëzit, me


speciale • E hënë 4 mars 2013 vështirësitë e të ftohtit dhe të të ngjiturit lart në mal, arriti te Kisha. Ajo, pa e ditur e as njohur më parë, dhe pa e kërkuar askush, duke pyetur, u paraqit atje me gjithë fëmijët që në mëngjes për të parë Spitalin Rural, të vendosur atje, ku ishte edhe reparti i maternitetit. Ajo ngrehinë strehimi e Kishës, apo ‘qela’, siç u mësua më pas, ishte projektuar tërësisht të rinovohej dhe ishte rikrijuar me projekt nga vetë At Gjergj Fishta, për nevojat e famullisë dhe priftërinjve françeskanë që i shërbenin asaj. Kisha, e rrethuar me varre të vjetra, sipas epigramit latinisht të gdhendur në arkitraun e hyrjes të saj kryesore nga perëndimi, ku shkruhej: Hoc Templum Fratrum Minorum Aedificatum Est Anno Domini MCCXL, rezultoi të ishte themeluar si tempull nga Urdhri i Françeskanëve (OFM) në vitin 1240 ... Me të arritur në atë Spital, Zehraja menjëherë ‘i doli për zot punës’ qysh më 29 nëntor 1948, duke filluar shërbimin në dhomën dhe paradhomën e katit të parë, të quajtur ‘maternitet’, ku... aty-për-aty, pra menjëherë, asistoi në Lezhë lindjen e parë! Atëherë Lezha si rreth paraqiste vështirësi mjaft të mëdha, si nga pikëpamja e terrenit, ashtu edhe nga kompleksiteti i kulturave dhe psikologjive me mentalitete mjaft të ndryshme të grupeve të popullatës, si brenda në qytetin e vogël, ashtu edhe ndërmjet zonave fshatare me njëratjetrën (zona malësore, mirditore, zadrimore, malcijake, kallmetore, pllanore, etj.) por që gjithsesi ishin të prapambetura; Aq më tepër kjo kishte rëndësi të veçantë për punën dhe shërbimet e një mamie të vetme, që lidheshin me mënyrat e jetesës relativisht me diferenca, që vlerësoheshin me realizëm nga Zehraja, në përputhje me mësimet universitare edhe për aspektet psikologjiko-pedagogjike dhe ato kulturologjike, që kishte marrë në atë universitet tepër prestigjioz. Këto vështirësi lidheshin edhe me faktin që infrastruktura e transportit të brendshëm dhe e telekomunikacionit të kohës, edhe në territorin e rrethit të Lezhës, ishte thuajse krejtësisht e paqenë (mosekzistuese). Në atë kohë rrethi kishte vetëm rrugën automobilistike kombëtare që lidhte Lezhën me Milotin nëpërmjet urës me harqe të lumit Mat (e quajtur ‘Ura e Zogut’), dhe rrugën tjetër, në vijim të saj në kahun e kundërt, që çonte nga Lezha në Shkodër ose në Shëngjin (por edhe në Spitalin e hapur më 1945 tek qela e Kishës së Shën Nunciatës në kodrën Marlekaj). Kalimi ne ato vite bëhej nëpërmjet një ure relativisht më të përkohshme të ngritur me dërrasa dhe skelet metalik fill pas luftës, në hyrje të lagjes Kodër-Top (Liria), sepse ish-ura e madhe e Drinit me dy harqe si ato të urës së Matit (që u rindërtua dekada më pas, por pa harqe), ishte hedhur në erë nga gjermanët, gjatë tërheqjes se tyre. Ndërsa në rrugën për të shkuar në fshatrat Mërqi, Rraboshtë, Kallmet, Troshan, Fishtë e Krajn e përtej, drejt Vaut të Dejës, kishin arritur të ndërtoheshin në kohën e okupacionit italian, vetëm ‘veprat e artit’ (urat e vogla) dhe jo traseja; ashtu sikurse vite më pas, u bë, edhe degëzimi i asaj rruge për në zonën e Kashnjetit (e quajtur në popull si ‘Rruga e Dilicës’) duke kaluar nga fshati Kallmet i Vogël në Fregën dhe Ungrej. 2-vjeçare, megjithëse atje puna ishte me ndërresa (turne), ditën dhe natën, shërbimi ishte relativisht mjaft më i qetë se sa në punën dhe shërbimet e saj paraardhëse kur shërbente si mami e vetme nëpër rrethe, ku përfshiheshin edhe shërbimet e vazhdueshme nëpër fshatra dhe gatishmëria e përhershme. Zehraja, me kërkesë nga shoqe të organizatës së gruas të Lezhës, ritransferohet në atë rreth. Këtu rifilloi me mjaft zell, entuziazëm, por dhe me mall për shumë shoqe të vetat, shërbimin e saj tepër të përkushtuar e të palodhur. Në vitet pasardhëse, në përputhje me ecurinë e zhvillimeve ekonomiko-kulturore dhe social-shëndetësore të kohës, duke filluar nga fundvitet 50-të, gradualisht filluan të shërbejnë në kohë të ndryshme në rrethin e Lezhës njëra pas tjetrës, edhe mami të tjera, të porsadala nga shkollat mjekësore të vendit. Të tilla kolege të nderuara ishin në fillim (1959) ndihmës-mjeke mamia e re Syrije Lohja dhe më pas edhe mamia Fatbardha Dume (të dyja tashmë veterane të shërbimit obstetrik). Këtyre kolegeve të reja, Zehraja iu ofrua shumë natyrshëm dhe me gëzim e kënaqësi, për t’iu

përçuar atyre tepër miqësisht e dashamirësisht, përvojën e vet shumë të madhe në kompetencat profesionale organizative dhe në ato tekniko-obstetrikale rreth 30-vjeçare, që kishte deri në atë kohë, në profesionin shumë misionar dhe të lashtë të mamisë. Veprimtaria shumëvjeçare e Zehrasë në shërbim të mbarëvajtjes sa më të shëndetshme të shtatzënisë, të lindjes dhe të jetës së nënave e të të porsalindurve, është vlerësuar mjaft pozitivisht jo vetëm nga gratë dhe personeli mjeko-shëndetësor, por edhe nga institucionet e kohës, kudo dhe kurdoherë që ajo shërbeu. Këto vlerësime lidheshin, kryesisht me punën e saj vërtet kolosale, duke qenë e vetme si misionare e mbështetur thelbësisht si në përkushtimin e saj misionar dhe në kompetencat profesionale që zotëronte. Por ato lidheshin edhe me kushtet dhe me nevojat e shumta tepër të veçanta të asaj kohe për kapacitetet e saj profesionale mjaft të spikatura, por edhe me rrethanat e saj familjare. Ajo ishte një grua me dinjitet, integritet dhe personalitet që, ndonëse jabanxhie dhe e ve me dy fëmijë të vegjël jetimë, pa asnjeri të afërm pranë saj, kryente më së miri dhe me ndërgjegje shumë të lartë një shërbim publik tepër të rëndësishëm. Vetëkuptohet se puna dhe shërbimet e saj ishin të natyrës së pandërprerë dhe me ngarkesë tepër të rëndë dhe kohë e pa kohë. Kjo ngarkesë kërkonte punë të palodhur, mjaft të vështirë e të vazhdueshme, në gatishmëri të përhershme e të pandërprerë dhe, shumicën e herës, pa bërë fare pushim (për pesë vitet e para të shërbimit të saj në Lezhë, nuk pati bërë asnjëherë lejen e zakonshme vjetore!). Zehraja për gati 35 vjet, e kishte ushtruar me shumë përgjegjësi dhe profesionalizëm misionin e saj, duke qenë mami krejt e vetme në rrethet ku shërbeu. Kuptohet që në ato kushte deri atëherë ajo nuk kishte pasur as ndonjë kolege tjetër për t’u konsultuar, e aq më pak ndonjë mjek obstetër-gjinekolog. Është fjala për kushtet dhe rrethanat e atëhershme tepër të rënda dhe komplekse, me ngarkesa, vështirësi, mangësi, pengesa e mungesa të gjithfarëllojshme të asaj kohe, që lidheshin konkretisht me vendin dhe kohën, dhe që duheshin përballuar e kapërcyer me doemos, për zgjidhjen me sukses, të problemeve të shumta shëndetësore që dilnin në çdo rast të vështirë në veçanti. Kështu që Zehrasë i duhej të përqendrohej kurdoherë me një kujdes të vazhdueshëm, me vullnet të paepur dhe me përgjegjshmëri të lartë e të plotë, dhe t’i drejtohej shpesh herë librave të veta profesionale, sikurse edhe përvojës vetjake të krijuar ndër vite pune të pandërprerë, për zgjidhjen me sukses dhe me profesionalizëm, të situatave të vështira; Dhe ato ishin sa obstetrikale, por nganjëherë aq edhe sociale, që lidheshin me mbarëvajtjen e shtatzënive dhe shpëtimin e jetëve, si të shtatzënave e të lehonave, por edhe të foshnjave të tyre. Një opinion tepër vlerësues për profesionalizmin e lartë të Zehrasë, ka shprehur në Aktivin e parë për Nënën dhe Fëmijën të rrethit të Lezhës më 1964, mjeku gjirokastrit obstetër-gjinekolog dr. Qemal Xhango, që në ato vite ishte drejtor i Maternitetit të Shkodrës. Ai si gjirokastrit, kishte njohuri personalisht qysh para Luftës, për prestigjin dhe opinionin shumë vlerësues të intelektualëve dhe atë të qytetarëve të thjeshtë gjirokastritë, lidhur me kulturën dhe profesionalizmin e lartë të Zehrasë. Ndërkohë ai vetë tashmë ishte bërë mjek dhe specialist i fushës së obstetrikës, dhe që punonte si i tillë në Maternitetin e Shkodrës, i cili ishte edhe i vetmi spital i kësaj natyre, në gjithë veriun e Shqipërisë. Si institucion i tillë i profilizuar në obstetrikëgjinekologji, ai maternitet kishte lidhje pune të vazhdueshme edhe me Spitalin Rural që i shërbente rrethit të Lezhës dhe veçanërisht me repartin e maternitetit. Nga ky maternitet herë pas here, raste të vështira i dërgoheshin Shkodrës, sidomos kur paraqitej nevoja për ndërhyrje operatore, që sipas nevojës për asistencë të çdo rasti në veçanti gjatë rrugës, edhe shoqëroheshin nga vetë Zehraja. Po kështu, sipas rregullave të kohës dhe ndarjes rajonale të shërbimit të asaj kohe, maternitetet e rretheve të Veriut, kontrolloheshin periodikisht, me ato që quheshin ‘ekipe ndihme e kontrolli’ nga Materniteti i qarkut të Shkodrës, herë-herë i kombinuar ky kontroll edhe me të dërguar të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët

e kishin konstatuar dhe vënë në dukje përherë, përkushtimin, kompetencat dhe profesionalizmin e lartë të saj... Dr. Xhango, si i deleguari në atë aktiv shëndetësie të rrethit, tha për Zehranë se “ajo është një përfaqësuese shumë e denjë, tepër e aftë dhe mjaft kompetente në Shqipëri, e një grupi fare të vogël profesional të obstetreve me arsim universitar. Ky grup konsiderohet se qëndron i veçantë me kapacitete dhe kontribute shumë të vyera profesionale, dhe që qëndron ndërmjet mamive të zakonshme dhe mjekëve specialistë obstetër-gjinekologë”. Sipas tij, mjekët dalloheshin nga këto obstetre mjaft të nderuara, vetëm për shkak të njohurive më të thella mjekësore që fitohen dhe përvetësohen nga mjekët me studime dy herë më shumëvjeçare në universitet (dhe jo vetëm në vitet mjaft të gjata të shkollimit për mjekësinë e përgjithshme, por edhe më tej në vitet për specializimin pasuniversitar të tyre në këtë profil). Këto kanë të bëjnë njëkohësisht edhe me zotërimin prej mjekëve obstetër të disa aftësive dhe shprehive profesionale për ndërhyrje konkrete edhe me metoda e teknika operatore kirurgjikale, sipas nevojës së rasteve të ndryshme, veçanërisht gjatë lindjeve të vështira... Zehraja doli në pension pas një pune e shërbimi me nivel profesional të specializuar e të palodhur 40-vjeçar, të mbushur me sakrifica e preokupim të vazhdueshëm dhe përkujdesje shembullore ndaj grave dhe veçanërisht ndaj shtatzënave, sikurse edhe në lindjet e shumta e të gjithfarëllojshme, ndaj lehonave dhe të porsalindurve, me një ndjenjë interesimi, ndjeshmërie, ndershmërie, qytetarie dhe përkushtimi të jashtëzakonshëm, aq më tepër duke mos pasur rrethi as mjek obstetër, madje as kirurg! Ajo kujtohet edhe sot me shumë respekt mbarëshoqëror e kolegjial, të ruajtur e të përcjellë ndër breza familjarësh, kudo që ajo shërbeu. Fëmijët e asistuar me shumë përkushtim e profesionalizëm prej saj në lindjen e tyre, janë ende edhe sot të shpërndarë në të gjitha anët e vendit, dhe madje pas hapjes së vendit, edhe nëpër botë. Të tillë janë p.sh. shkrimtari i madh gjirokastrit me famë të merituar botërore Ismail Kadare, mjeku okulist gjirokastrit Adem Harxhi e shumë e shumë të tjerë, si edhe mjeku veteriner Ylli Alibali, i lindur në Gjirokastër; ndërsa në rrethin e Lezhës janë me dhjetëra e dhjetëra vetëm specialistët e lartë dhe kuadrot e sferave më të ndryshme të jetës ekonomiko-shoqërore dhe të asaj kulturore, një pjesë e madhe e të cilëve, tashmë edhe kanë dalë në pension. Për punën, shërbimin dhe veprimtarinë e saj të shumanshme social-profesionale, vërtet të pashoqe, sikurse edhe për përkushtimin dhe vetëmohimin e saj për dekada, në shërbim të devotshëm në çdo kohë ndaj jetës së grave, nënave dhe foshnjave të tyre, përveç mirënjohjes shumë të madhe publike dhe falënderimeve të pafund, por edhe atyre nga kolegët në të gjitha rrethet ku ka shërbyer, Zehrasë, herë pas here i janë akorduar stimuj moralë nga institucionet shtetërore dhe ato shoqërore vendore dhe qendrore të kohës. Të tilla ishin titullimi ‘Punonjëse e Dalluar e Shërbimit Shëndetësor’ shpallur nga Ministria e Shëndetësisë, Fletë-Nderi nga Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit të Grave të Shqipërisë, disa fletënderi nga Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të Rrethit Lezhë, si edhe mjaft Fletë-Nderi apo Lavdërimi, nga Organizata e Gruas e rrethit, nga ajo e Frontit, dhe nga Bashkimet Profesionale, sikurse edhe dekorimi me ‘Urdhër Pune’ nga ish-presidiumi i Kuvendit Popullor. Por, si unë dhe kolegët e mi, besojmë me të drejtë dhe pa asnjë mëdyshje, si dhe shprehim bindjen e thellë se një zonjë kaq e nderuar, është dhe duhet të mbetet e të respektohet si një misionare e vërtetë që ka kontribuar fuqishëm kudo e kurdoherë dhe me gjithë shpirt, me një shërbim profesional shembullor të pashoq dhe me plot sakrifica të mëdha. Ajo ka ndihmuar në }do kohë e me të gjitha mënyrat gratë edhe në lindje në kushte tepër të vështira, që ato ti sillnin në jetë sa më të shëndetshme krijesat e tyre aq shumë të dashura, duke ruajtur dhe trashëguar brez pas brezi gjakun dhe identitetin tonë kombëtar. Shembulli i saj frymëzon kurdoherë personelin mjeko-shëndetësor për një shërbim misionar në të mirë të mbarëvajtjes shëndetësore të njerëzve, duke filluar qysh në barkun e nënës. Zehraja u nda nga jeta më 25 maj 1979.

Ajo u përcoll për në banesën e fundit dhe u varros me shumë nderim e respekt nga populli, gra e burra, dhe autoritetet e kohës të rrethit të Lezhës, dhe nga dy kolegë nga Ministria e Shëndetësisë, që morën pjesë në ceremoni, së bashku me familjen, kolegët e të gjitha profileve të kujdesit shëndetësor (të vjetër e të rinj), nga rrethi, me të afërmit dhe farefisin, të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit si Gjirokastra, Tirana, Durrësi, Berati, Fieri, Peshkopia, Tepelena, Elbasani, Vlora dhe Laçi. Po kështu në atë ceremoni morën pjesë edhe shumë miq e kolegë edhe nga mjaft rrethe të afërta, por gjithashtu edhe disa zonja të tjera, të ardhura posaçërisht nga rrethe të ndryshme, të cilat shpreheshin shumë mirënjohëse për shërbimet dhe këshillimet e ndryshme të Zehrasë, përmbushur atyre më parë prej saj, ndër vite të ndryshme, madje edhe pas daljes ne pension. Ajo me jetën, punën dhe veprimtarinë e saj të shumanshme social-kulturore dhe profesionale shembullore, me një ndjenjë përgjegjësie shumë të madhe, ka ofruar me shumë përzemërsi interesim për njerëzit, dashamirësi, vëmendje, përkujdesje me kompetencë profesionale të lartë dhe mirësi e virtyte të tjera të larta njerëzore, si dhe një pasion dhe gatishmëri shembullore të pashoqe, për shërbim tepër të përkushtuar për të tjerët në çdo kohë, dhe me një profesionalizëm shumë të lartë e shembullor, veçanërisht për nënën e fëmijën. Si misionare e lindur dhe plotësisht e denjë, sikurse edhe nga natyra e profesionit, Zehraja ndjente se ishte e detyruar edhe moralisht të sakrifikonte, duke i lënë vetëm edhe fëmijët e vet, ndonëse të vegjël dhe jetime nga babai, në dhomën e vetme e të ngushtë të banimit, si ditën edhe natën, për t’iu përgjigjur gjithmonë pa asnjë rezervë, në çdo kohë e çfarëdolloj rrethanash, kërkesave dhe nevojave njerëzore, për shërbimet e saj shumë të vyera e të pazëvendësueshme unikale obstetrikale e jetësore. Puna, shërbimi, përkushtimi dhe sakrificat e saj të jashtëzakonshme e shembullore, mbeten kurdoherë tepër frymëzuese për brezat e rinj, si për devocionin edhe për humanizmin e saj të vazhdueshëm e vërtet misionar dhe, kohë e pa kohë e gatshme për shërbim ndaj të tjerëve, por edhe për një profesionalizëm shumë të lartë. Këto tipare ajo i manifestonte në çdo veprim të sajin. Dihet se këto virtyte janë jo thjesht e vetëm për mamitë, por ato janë tipare karakteristike që përcillen e kërkohen qysh nga lashtësia prej etikës mjekësore të traditës hipokratike për të gjithë personelin mjeko-shëndetësor, kërkesa që burojnë nga natyra e brendshme e vetë moralit profesional, për njerëzit që merren me shëndetin e me të sëmurët dhe u shërbejnë atyre. Është fjala për të qenë kurdoherë të gatshëm dhe për të vepruar me më të mirën e mundshme, në shërbim të ruajtjes së jetës dhe mbarëvajtjes së shëndetit të njerëzve... Dhe tipike e këtillë ishte Zehraja në të gjithë qenien dhe qëndrimet e saj thellësisht misionare. Ajo kishte edhe dhjetë shoqe shkolle të tjera shqiptare (gjithsej 11 veta) të Universitetit të të njëjtit kurs (të viteve 1928’31) të cilat kanë dhënë kontributin e tyre shumë të vyer nëpër rrethe të ndryshme të Shqipërisë. Të tilla ishin koleget e saj, duke qenë njëherazi zonja mjaft të nderuara e shumë të respektuara për shërbimet e tyre si: Polikseni Pogaçe, Nadire Arapi, Lajde Mirdita, Makbule Dizdari, Çile Ljarja, Dylbere Deliallisi, Urania Noçka, Luba Tasi etj. Shumë e nderuara obstetre zonja Zehra Gjebrea (Kallajxhi), është mamia përfaqësuese e këtij grupi të vogël studentor prej 11 vetash, e vajzave më të para nga Shqipëria me shkollim universitar perëndimor, me studime të përfunduara në Universitetin Mbretëror të Studimeve të Barit (Itali) me rezultate të shkëlqyera gjatë viteve 1928-1931. Ajo gjatë katër dekadave të shërbimit të saj të palodhur e të devotshëm ndaj grave, shtatzënave, lehonave, nënave të të porsalindurve dhe të porsalindurve të tyre, ka dhënë vazhdimisht kontribute social-profesionale tepër të vyera e të patjetërsueshme me një kompetencë shembullore, dhe jo vetëm e thjesht për kohën e vet. Ajo me gjithë vështirësitë e saj fizike dhe ato social-familjare mjaft rënduese e tepër të veçanta të kohës së vet, ka shërbyer me shumë përkushtim e përgjegjshmëri në kushte tejet të rënda

»

19

e të vështira të kohës kur jetoi dhe shërbeu si misionare e vërtetë. Në shumicën e të gjithë kohës, ajo ka qenë krejtësisht e vetme në ushtrimin e detyrave të saj profesionale me natyrë misionare. Bëhet fjalë për shërbim si mami e vetme e të gjithë rrethit në vendet ku ka shërbyer, në qytet dhe në fshatrat e tij, dhe pa pasur ato rrethe fare as mundësi të brendshme telekomunikimi apo transporti si sot, pa le më ndonjë mjek obstetër-gjinekolog; pra në kushte tepër komplekse dhe shumanshmërisht mjaft të vështira e të paimagjinueshme për veprimtarinë e mamive në kohën e sotme. Shërbimet e saj janë vlerësuar shumë lart, si nga vetë gratë dhe publiku i gjerë, ashtu edhe nga institucionet dhe punonjësit mjeko-shëndetësorë, po ashtu edhe nga specialistët obstetër-gjinekologë, për nivelin tepër të lartë e me kompetenca të plota profesionale të këtyre shërbimeve dhe me një etikë shumë të lartë e shembullore. Si e tillë ajo ka punuar që nga mes vitit 1931 me përkushtim tepër misionar e devocion te pashembullt, në gjashtë rrethe të vendit, duke fituar vlerësim shumë të lartë me një nderim e respekt të jashtëzakonshëm. Ajo më së pari shërbeu rreth 14 vjet në Gjirokastër, pastaj pas Lufte 2 vjet në Tiranë, më pas 1 vit në Durrës, 1 në Delvinë dhe 2 Fier, e më së fundi edhe afro 20 vjet pune e veprimtarie social-profesionale tepër intensive në rrethin e Lezhës, ku doli shumë e respektuar dhe nderuar në pension. Zonja Zehra vdiq në maj 1979 duke lënë pas djalin, Apollonin, dhe vajzën, Silvanën. Apolloni, mjek i përgjithshëm, i mirënjohur edhe si veprimtar shoqëror i palodhur, sidomos në shoqatat kombëtare jo vetëm të shëndetësisë, njohës i disa gjuhëve të huaja, është studiues dhe pedagog universitar dhe pasuniversitar i disa lëndëve socialshëndetësore. Ai gjithashtu shërbeu për 30 vjet në Lezhë (1961-1990) me shumë devocion e përkushtim social-profesional të palodhur, qysh në fillim në mënyrë të gjithanshme dhe me një përgjegjshmëri shembullore, si në institucionet shëndetësore të fshatrave më malore edhe në institucionet qendrore të rrethit të Lezhës. Dhe kjo ka vazhduar jo vetëm në kohën kur Lezha nuk kishte asnjë mjek të specializuar. Ai përdorte gjithmonë literaturën e huaj profesionale që dispononte, duke ndihmuar me të edhe kolegët. Apolloni ka dhënë një kontribut shumë të çmuar e të veçantë edhe në të gjitha ndërtimet shëndetësore të rrethit. Për aftësitë e tij, më pas, u tërhoq si specialist informim-edukimi në Ministrinë e Shëndetësisë, në ish-Drejtorinë e Edukimit Shëndetësor të vendit. Këtu ai u bë edhe themeluesi i lëndës së veçantë ‘Edukim për Shëndetin dhe Promocion Shëndeti’ e cila jepet në vitin e fundit të Fakultetit të Mjekësisë. Kjo u fillua më së pari të jepet prej tij si lëndë e veçantë gjatë vitit Akademik 1994-95 me mjekët specializantë pasuniversitarë 3-vjeçar për Shëndet Publik, dhe më pas u fut edhe për studentët e degës së Mjekësisë së Përgjithshme të Universitetit të Tiranës, ku vazhdon të jepet edhe sotë. Dr. Apolloni është autor i librit mjaft të veçantë të titulluar ‘Çështje të Promocionit të Shëndetit’ (2009) dhe gjithashtu ka dhënë disa lëndë social-shëndetësore edhe në Universitetet private: konkretisht në të 14 filialet e rretheve në vendin tonë të Fakultetit të Infermierisë të Universitetit “Kristal”, sikurse ka dhënë edhe tek Universiteti “Vitrina”. Ndërsa Silvana, mësuese gjuhë-letërsie për shkollat e mesme, edhe ajo veprimtare shoqërore e spikatur, sidomos me pionieret, të rejat dhe me gratë, duke qenë edhe shkrimtare e gjuhëtare, gjithashtu ka shërbyer me përkushtim për afro 30 vjet në shkollat e rrethit të Lezhës në fshat dhe në qytet. Më pas ajo shërbeu disa vjet në sallën për studiuesit, të sektorit të librit të huaj në Bibliotekën Kombëtare të Tiranës. Silvana aktualisht është pensioniste, me banim të përhershëm në Bruksel të Belgjikës, ku vazhdon të aktivizohet për mësimin korrekt të Gjuhës Shqipe atje nga fëmijët e emigrantëve shqiptarë, prej të gjitha trojeve etnike. Ajo është autore e librit me poezi ‘Fjalë për bukën’ (1977) dhe bashkautorë me djalin, Leka Asllani, për një ‘Fjalor bashkëbisedimi Holandisht-Shqip’ (2009). Prof. Dr. Flamur Tartari, Irfan Rama, dr. Zef Zefaj


20

«

Librari

E hënë 4 mars 2013 •

MILE STOJIC

Besimi

Z

oti nuk e krijoi botën për shtatë ditë, u shpjegon djemve mësuesi i ateizmit shkencor në këndet me dritë të gjimnazit. Rrëzohen frikërat e kristianizmit në bodrumin dialektik të ndërgjegjes. Nuk ka më ferr, por as parajsë. Mbeten vetëm krimbat. Zoti nga historitë biblike duhet të zëvendësohet me teorinë e evolucionit të Darvinit. Djemtë, që e përceptojnë fenë nëpërmjet portreteve, vështirë se mund të vendosin në vend të aureolës së Zotit kombinimin e koklavitur të hipotezave teorike. Akoma më vështirë në kornizën e praruar të Shën Mërisë me fëmijën e qeshur, të vendosin në dhomën e tyre portretin e burrneshës, Roza Luksemburg.

Ikje Në qiell u shfaq një dritë e tmerrshme. Maria bërtiste në një bodrum, ndërsa Josifi po mbyllte dritaret me dyert e dollapit të vjetër. Radio-aparati informonte nga minuta në minutë për vendimin e parakohshëm të Herodotit, se, për arsye taktike qyteti po merrte tatëpjetën. “Të paktën mund të kishim ikur tek të afërmit në Egjipt”,- thërriste Maria dhe përmendi kushërirën Elisabetë, e cila shpëtoi duke iu bashkuar një karvani tregtarësh. “Mallkuar qofsh!, ulëriti Maria, për hir të patriotizmit tënd do të humbas fëmijën”. “Mos u bë histerike, të lutem”, e qetësonte Josifi “kemi akoma doktor miq. Nëse duhet do të mbërrijnë për pesë minuta”, fliste me vendosmëri, edhe pse e dinte që telefoni në qoshe nuk punonte. Pas disa ditësh u nisën. Nata ndriçohej nga shigjetat e flakta të qiellit. “Të shpëtojmë këtë fëmijë, vetëm kjo vlen”, mendonte Josifi, duke parë herë barkun e fryrë të Maries, herë orën kur Betlehemi po zhytej në flakë. Trëndafil me gjemba Ylli i plakur pornografik jeton e vetmuar. Thotë se ka prejardhjen nga një qytezë e vogël në Ukrainë. Nga nënë rrobaqepëse dhe baba i panjohur. Priste princin e kaltër, ëndërronte Hollivudin. Thotë se ka pasur fytyrë të bukur, prapanicat edhe më të bukura dhe e paturp tregon një revistë në foto me dy njëherësh, njëkohësisht njëri në moshë të mesme ia bën mutin në surrat. Vetëm dy vjet më parë vagina ime kushtonte pesëdhjetë mijë dollarë, përfundon ajo

kujtimet me krenari. Jo, nuk ndihem si një kurvë, thotë. E kam vjelur kohën time. Të gjithë ju për këtë keni ëndërruar, por s’patët guxim. Revistat e mija, një milion kopje, janë shitur në Evropë dhe Amerikë! Brengoset për vajzën e vogël. Shqetësohet se i ati nuk ia njeh atësinë, edhe pse ajo vetë nuk është plotësisht e sigurt. Pyetjes se çfarë do të ndodhë kur ta marrë vesh e bija i përgjigjet: duhet menduar për të ardhmen. Çdo natë i lexoj sime bije përrallën për trëndafilin me gjemba, shton.

Bir Mustafain e njoha në një kamp refugjatësh në rrethinat e Insbruk-ut. Mund të ishte pesëdhjet vjeç e pak. Pranë vetes mbante një djalosh këmbëgjatë, me flokë bjond si tel dhe mjekër padirsur. “Ky është im bir”, më tha dhe filloi një histori, nga e cila po përmbledh: 1. Në pritje të gjatë të një fëmijë, gruaja vizitoi të gjithë mjekët dhe përdori bimë të luginës së Vrbas, “edhe më larg, deri në Sarajevë”; 2. Pas njëmbëdhjetë vitesh, gruaja mbeti shtatzënë, vdiq gjatë lindjes. 3. Mbeta me djalin, “u kujdes dhe e rriti”, nuk pati dëshirë për një grua tjetër; 4. Në prag të luftës “e parandjeva se po shkonte për keq”, pagoi komshiun serb që ta nxirrte djalin në breg të Savës; 5. Djali hyri në një shkollë austriake, mësonte mirë, “ndërsa unë si e ka shkruar Allahu, do kollandrisem”. Për fatin: Besoj në kismet, por njeriut i kanë dhënë kokë të mendojë. Për Bosnjën: Asnjë fshat nuk bën dot pa kryetar, aq më shumë një shtet pa kokë. Për besimin: Ekziston një zot dhe ai quhet Allah. Ai ka krijuar të gjithë besimtarët e qafirët. Islami është besimi i vetëm dërguar nga Zoti. Për inkonsenguencën kristiane: Zoti juaj nuk është i mirë. Si mund të shohë i qetë atje ku ia vrasin të birin? Besimi 2 Ish-komunistët paguajnë mbi rrënojat e objekteve të kultit. Këtu nuk flitet për paqëndryeshmëri politike. U vjen keq për mundësinë e humbur të besimit, për vizitat e munguara në kishë në kohën e gjatë të mbledhjeve të partisë. Lufta është përshpejtim i vdekjes dhe zoti nuk shfaqet në formën e dashurisë hyjnore, por përmes frymës universale të frikës. Të pafajshmit rëndohen nga mëkatet

Në qiell u shfaq një dritë e tmerrshme. Maria bërtiste në një bodrum, ndërsa Josifi po mbyllte dritaret me dyert e dollapit të vjetër. Radio-aparati informonte nga minuta në minutë për vendimin e parakohshëm të Herodotit, se, për arsye taktike qyteti po merrte tatëpjetën. “Të paktën mund të kishim ikur tek të afërmit në Egjipt”,thërriste Maria dhe përmendi kushërirën Elisabetë, e cila shpëtoi duke iu bashkuar një karvani tregtarësh. “Mallkuar qofsh!, ulëriti Maria, për hir të patriotizmit tënd do të humbas fëmijën”...

e vrasësve. Por më shumë frigohen, se këtu, apo atje, do të përfundojë mizorisht, befasisht dhe pa plan, ndërgjegja e trupave tanë. Pllaka Shkrimtarët e vjetër e nisën shkrimin me parkerin e artë. Kur nuk ecte puna, ngroheshin me përshkrimin e njollës nga mbajtja e gjatë e pendës në një pikë të letrës. Ndonjëherë në këtë njollë ulej mizë, ose vinte nxitimthi milingonë. Mirëdita mizë! I flisnin. Përreth mizës thurnin rrjeta mendimesh dhe asosacionesh si merimanga të këqija. Milingona iu kujtonte menjëherë La Fontenin, që e kishin ironizuar gjithmonë, ndërsa fshehurazi e urrenin. Milingona. Ose, ndonjëherë nga pikat e bojës që formonte njollën, krijonin metafora për vrima hapësinore që do të gëlltisnin botën. Shkrimtarët e rinj filluan në nivel të lartë. Pllaka e tyre e kobshme shndërrit para syve, ndërsa aty nuk shihet njolla, vetëm pulsimi i pazhurmtë i kursorit, zemra e kohës. Nuk ka elementë për asosacione, vetëm zbrazëtia e ftohtë që kuadraton mendimet e kota. Mbi të nuk do të ulet mizë, as do të vijë nxitimthi milingonë. Përktheu nga origjinali Milena Selimi


Librari

• E hënë 4 mars 2013

Titulli: Fundi i Arianitëve Gjinia: Histori Autori: Franz Babinger Shqipëroi: Nestor Nepravishta Një libër për pinjollin e fundit të familjes së Arianitëve. Në rastin e Kostandin Arianitit është fjala për një personalitet që, nga të gjithë studiuesit e deritanishëm të historisë

Titulli: Terrorizmi historiografik Autori: Kastriot Myftaraj Histori

V

olteri na mëson se historiani duhet të ketë dhe një shkathtësi mendore të jashtëzakonshme, për të arritur në përfundime. Historianët, si në kohën e Volterit ashtu edhe sot, nuk e kanë mësuar sa duhet atë mësim që vjen nga Volteri. Për shkathtësinë mendore kjo nuk varet prej tyre dhe nuk është përgjegjësi e tyre, por për erudicionin kjo varet prej tyre dhe është përgjegjësi e tyre. Në këtë rast, historia është tepër e rëndësishme për t’ua lënë këtyre lloj historianëve. Duket se kjo është një nga arsyet pse Volteri u vu të shkruante libra historikë. Guxoj të them se kjo është arsyeja që unë vihem të shkruaj për çështjen dhe më tutje le të gjykojë lexuesi. Libri i Nathalie Clayer është shkruar edhe që t’u shërbejë atyre njerëzve

Natalia dhe Fransuai janë çifti i përkryer dhe janë përsosmërisht të lumtur. Por, kur Fransuai vdes papritur, pas shtatë vjetësh martese të bekuar, vejusha Natali ngre një kala rreth emocioneve të saj, ku askush nuk mund të hyjë më. Derisa kandidati më i paimagjinueshëm shfaqet... Fragment nga libri U gjend fare pranë fytyrës së Markusit, aq afër sa hunda e saj çiku të tijën. Suedezi nuk merrte më frymë. Ç’kërkonte ajo prej atij? Ai nuk pati kohë ta formulonte këtë pyetje në kokën e tij, sepse ajo nisi ta puthte gjithë afsh. Qe një puthje e gjatë, e ngjeshur, si prej adoleshenteje. Pastaj, aty për aty, ajo u tërhoq: -Për dosjen 114 do të flasim më vonë, - tha. Ajo e hapi derën dhe e ftoi Markusin të dilte. Gjë që ky e bëri me vështirësi. Ai ishte Armstrongu në Hënë. Ajo puthje ishte një hap përpara aq i madh për njerëzimin e tij. Tashmë, Natalia, nga ana e saj, e kishte harruar krejtësisht atë që sapo kishte ndodhur. Ajo puthje ishte shprehje e një rrëmuje të papritur në tru: një veprim absurd.

21

Nga Pablo Neruda

së Mesjetës së vonë gjermane, si dhe të papatit, është nënvlerësuar ose nuk është trajtuar denjësisht. Sadopak të merreshin parasysh bëmat e tij, aq shumë dhe veprimet e intrigat e tij të errëta, “practiche”, me siguri që këto merita do të sillnin menjëherë nxjerrjen e tij në dritën e historisë. Libri ka vlera të mëdha edhe për këndvështrimin shkencor të studimit të një subjekti historik.

Nëse më harron

Unë dua që ti të dish diçka. Ti e di se si është kjo: nëse unë vështroj në hënën e kristaltë, në degën e kuqe të vjeshtës të ngadaltë në dritaren time, nëse unë prek pranë zjarrit hirin e imët ose trupin e rrudhosur të drurit, gjithçka më sjell tek ty, sikur gjithçka që ekziston, aromat, dritat, metalet, të ishin anije të vogla që lundrojnë drejt atyre ishujve të tu që më presin mua. E pra tani, nëse pak e nga pak ti ndal të më duash, unë do të të ndal të të dua pak e nga pak. Nëse papritmas ti më harron ti do të ndalësh të më kërkosh sepse unë do të të kisha harruar tashmë. Nëse e mendon gjatë dhe marrëzisht, erën e flamujve që kalon përmes jetës time, dhe ti vendos të më lësh mua në bregun e zemrës ku i kam rrënjët e mia, mos harro se atë ditë. se atë orë, unë do të ngre krahët e mi për fluturim dhe rrënjët e mia do të çrrënjosen në kërkim të një toke të re. Por nëse çdo ditë dhe, çdo orë, ti e ndjen se je fati im dhe unë jam fati yt, me buzëqeshjen që s’të shqitet, nëse çdo ditë një lule ngjitet në buzët e tua duke më kërkuar, ah dashuria ime, ah vetja ime, tek unë është kthyer rishtaz zjarri, tek unë asgjë s’është fikur dhe as harruar, dashuria ime ushqehet prej tëndes dashuri, e dashur, dhe deri sa ti të jetosh do të jetë në krahët e tu shtrënguar e lidhur pazgjidhshëm me të mijtë

në Kosovë që mbrojnë tezën e krijimit të kombit kosovar si Nexhmedin Spahiu, Migjen Kelmendi etj. Kështu, ata do të gjejnë një bazë “shkencore” për teorinë e tyre të kombit kosovar. Krijimi i kombit kosovar, i përbërë në fakt vetëm nga shqiptarët e Kosovës (serbët nuk do të pranojnë kurrë që ta quajnë veten pjesëtarë të kombit kosovar) i intereson shumë Serbisë, për faktin se kështu shqiptarët e Kosovës do të humbin edhe emërtimin nacional në gjuhën shqipe, duke marrë në vend të tij një emërtim në gjuhën sllave. Pas kësaj bota nuk do t’i marrë më seriozisht. Nuk është e vështirë të kuptohet se përse zonja Clayer – Popoviç bën kërcime të tilla në një periudhë për të cilën ajo nuk e mban veten për eksperte. Ajo mezi pret që libër pas libri të arrijë në periudhën e sotme, duke përpunuar tezat e saj të mbrapshta, për të cilat ka folur dikur ambasadori Goschen.

Si tú me olvidas

Titulli: Delikatesa Origjinali: La dèlicatesse Gjinia: Roman Autori: David Foenkinos Shqipëroi: Edmond Tupja

»

Komente mbi librin “Foenkinos ia doli mbanë në një mision të pamundur: të të bëjë të buzëqeshësh dhe të reflektosh me një roman sentimental”. Le Figaro “Foenkinos zbërthen çfarë na shtyn drejt njëri – tjetrit, duke sfiduar logjikën apo arsyen, gjërat e çmendura që mund të bëhen për dashuri dhe rreziqet e analizës së tepërt të fjalëve dhe të veprimeve të tjetrit”. New Zeland Herald “Foenkinos përdor sasinë e duhur të humorit në këtë histori dashurie joortodokse për të zbutur kthetrat e tragjedisë”. “The Washington Post” Mbi autorin David Foenkinos është autor i dhjetëra romaneve të përkthyera në tridhjetë gjuhë të botës. Sipas gazetës “Le Figaro”, “Delikatesa” e bëri atë një nga pesë autorët më të shitur në Francë në 2011. Ky është romani i tij i parë i sjellë në shqip. Ky roman ka fituar dhjetë çmime letrare, është përkthyer në 30 gjuhë të botës dhe është ekranizuar në filmin me të njëjtin titull, ku në rolin kryesor aktron Audrey Tautou. Romani përshkruhet si një dhuratë delikate për pasionet sekrete... në ditën më të bukur të dashurisë, atë të Shen Valentin – it.

QUIERO que sepas una cosa. Tú sabes cómo es esto: si miro la luna de cristal, la rama roja del lento otoño en mi ventana, si toco junto al fuego la impalpable ceniza o el arrugado cuerpo de la leña, todo me lleva a ti, como si todo lo que existe, aromas, luz, metales, fueran pequeños barcos que navegan hacia las islas tuyas que me aguardan. Ahora bien, si poco a poco dejas de quererme dejaré de quererte poco a poco. Si de pronto me olvidas no me busques, que ya te habré olvidado. Si consideras largo y loco el viento de banderas que pasa por mi vida y te decides a dejarme a la orilla del corazón en que tengo raíces, piensa que en ese día, a esa hora levantaré los brazos y saldrán mis raíces a buscar otra tierra. Pero si cada día, cada hora sientes que a mí estás destinada con dulzura implacable. Si cada día sube una flor a tus labios a buscarme, ay amor mío, ay mía, en mí todo ese fuego se repite, en mí nada se apaga ni se olvida, mi amor se nutre de tu amor, amada, y mientras vivas estará en tus brazos sin salir de los míos. Shqipëroi: ELIDA BUÇPAPAJ


22

« speciale

Profil

Kozakët

“pushtojnë”

A

Moskën

ndrej Shalnov e shikon me adhurim shpatën e tij. Në rripin e tij gjendet edhe një thikë. Shpata dhe thika zakonisht gjenden të vendosura në këndin më të mirë të banesës së tij në Moskë: afër ikonave ortodokse. “Arma është dora e zgjatur e një kozaku”, - thotë ai. Për të shpata është pjesë e kulturës së kozakëve, të cilën ai e jeton. Ai rrëfen në detaje se si bekohen armët nga kisha. “Kisha Ortodokse bekon kozakët për luftën kundër së keqes. Mbrojtja e besimit është një obligim për kozakët. Kohët e fundit kemi sulme të shumta kundër Kishës. Ne jemi pjesë e shoqërisë, e cila mund ta mbrojë Kishën”, - thotë Shalnov. Për Shalnovin kozakët janë një nacionalitet. Gjyshi i tij ishte kozak dhe ka jetuar në qytetin Astrahan, në Jug të Rusisë. Gjatë periudhës së Bashkimit Sovjetik termi “kozak” pothuajse ishte hequr nga fjalori. Tani Shalnov kërkon t’u kthehet rrënjëve të tij të vjetra. Ai dëshiron t’u kthehet traditave të vjetra. Në përditshmëri kjo nënkupton se ai nuk guxon të konsumojë alkool, të mos pijë duhan dhe të lutet dy herë në ditë. “Në familje kemi një patriarkat”, - thotë ai. Edhe pse në një version më modern bashkëshortja e tij punon në një bankë dhe fiton më shumë se ai. Çifti ka vetëm një fëmijë, edhe pse ëndrra e kozakëve është që të kenë së paku tre fëmijë.

Para pesë vjetësh Shalnov u vendos në Moskë. Ai i është bashkuar komunitetit kozak, që numëron rreth 500 anëtarë në kryeqytetin e Rusisë. Veshjen tradicionale dhe armët e kozakëve ai nuk i bartë për çdo ditë, por vetëm në raste të veçanta. Rusia e sotme gjithnjë e më shumë po mbështetet në patriotizëm, dhe duke pasur parasysh këtë, kozakët sot janë në trend. Gjatë regjistrimit të popullsisë në Rusi në vitin 2010, 67 mijë banorë u deklaruan si kozakë, shumica prej të cilëve jetojnë në Jug të Rusisë. Kohët e fundit, kozakët janë tejet të pranishëm në opinion. Në shtator ata protestuan kundër një ekspozite në Moskë kushtuar grupit të rokut “Pussy Riot”. Shteti rus po i mbështet organizatat e kozakëve me vlerat e tyre konservatore e njëkohësisht po përpiqet t’i shfrytëzojë për qëllimet e

veta. Prej tre vjetësh ekziston edhe një këshill presidencial për çështjet e kozakëve. Në tetor presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nënshkroi “Strategjinë për zhvillimin e kozakëve deri në vitin 2020”. Në vitin 2005 Putinit iu dha titulli i kryesuesit të kozakëve, siç u jepej dikur carëve të Rusisë. Kozakët sot kanë mundësi të formojnë firmat e tyre të sigurisë dhe të bartin armë, duke shpresuar se së shpejti do të angazhohen edhe nga shteti për shërbime. Para një muaji Aleksandër Beglov, i dërguari i posaçëm i Putinit në rajonet qendrore të Rusisë, premtoi se kozakët së shpejti do të ruajnë objektet ushtarake, ndërsa zëvendëskryeministri i Rusisë, Dimitri Rogozin, propozoi që kozakët të shoqërojnë transportet e armëve, të cilat Moska i eksporton në shtetet e tjera. Igor Petrunin u është bashkuar kozakëve edhe

përkundër faktit se ai nuk ka lidhje gjaku me kozakët. “Dëshiroj të vendos rregull. Sot kemi kaos në vendin tonë, i cili duhet të rregullohet disi”, - thotë ky 55-vjeçar. Që tri javë së bashku me kozakë të tjerë ai po patrullon vullnetarisht në lagjen “Ljublino” në Moskë. “Njerëzit na respektojnë”, - thotë Petrunin. Edhe pse detyra që u është besuar nuk është aspak e lehtë, Petrunin është i bindur se kohët e arta për kozakët do të vijnë. “Kozakët po ringjallen për të çrrënjosur kaosin. Rusia nuk mund të mposhtet aq lehtë, për këtë arsye vendet e huaja po paguajnë para për ta destabilizuar vendin nga brenda”, - thotë Petrunin. “Para revolucionit kozakët i kanë shërbyer carit, sot i shërbejnë presidentit”, - shton ai. Qeverisë kozakët mund t’i shërbejnë edhe si aleat politik. Javën e kaluar kozakët formuan partinë e tyre në Rusi. Kryetari i partisë, Sergei Bondarev, ka qenë ish-anëtar i partisë në pushtet, “Rusia e Bashkuar” dhe është zëvendësguvernator i qytetit Rostov. “Partia nuk është vetëm për kozakët, por për të gjithë qytetarët e Rusisë. Nuk jemi as të majtë e as të djathtë, ne ecim përpara”, - thotë Bondarev. Në zgjedhje partia e re mund t’u bëjë konkurrencë komunistëve: inicialet e partisë (KaPRF) janë tejet të ngjashme me inicialet e Partisë Komuniste (KPRF).

E hënë 4 mars 2013 •

Papa po largohet, po problemet mbeten ë nga data 28 dhkurt në orën 20:00 me orën e Romës, Selia e Shenjtë e Vatikanit do të mbetet bosh. Papa Q Benedikti XVI dha dorëheqjen. Ekspertët ia atribuojnë këtë

abdikim të Papës faktit se katolicizmi bashkëkohor po përballet aktualisht me një krizë tejet serioze, kurse problemet e akumuluara për dekada të tëra dhe të lëna në heshtje me vetëdije nga Vatikani, Benedikti XVI gjatë viteve të qëndrimit të tij në fronin papal jo vetëm që nuk i zgjidhi, por madje dhe i përkeqësoi. Periudha e qëndrimit të kardinalit Jozef Ratcinger në fronin e Papës së Romës është shoqëruar vazhdimisht me skandale të bujshme ndërkombëtare. Njëri prej tyre është i lidhur me deklaratën e tij jokorrekte në adresë të myslimanëve dhe besimit të tyre në vitin 2006. “Pikërisht kjo përcaktoi në shumë gjëra karakterin mjaft agresiv të islamit modern në vendet e BE-së”, - thotë teologu Juri Tabak: “Papa citoi atëherë një mesazh të perandorit bizantin Manuel II, në të cilin Profeti Muhamed përshkruhet në mënyrë aspak të hijshme, me paragjykim. Në të është pohuar se pikërisht ai solli shpatën dhe derdhjen e gjakut. Bota myslimane u rebelua kundër këtij konfirmimi, pati shumë e shumë të pakënaqur.” Skandalet e fundit, në të cilat figuron emri i Pontifikut që po largohet nga froni papal, janë të lidhura me priftërinjtë pedofilë. Pavarësisht nga fakti se Selia e Shenjtë e ka dënuar në mënyrë të përsëritur këtë fenomen dhe ka premtuar se do ta luftojë atë, Benedikti XVI demonstroi shembullin e kundërt. Juri Tabak kujton: “Pesë vjet më parë ai u drejtua me një letër në lidhje me çështjen e priftit nga Kalifornia, i cili ishte akuzuar për përdhunimin e dy djemve. Atëherë Papa bëri thirrje për të treguar ndaj klerikut përkujdes atëror dhe për t’i dhënë përkrahje atij. Gjë kjo shkaktoi zemërimin dhe indinjatën e thellë të opinionit publik.” Të gjitha këtyre iu shtuan edhe problemet e brendshme të kishës: një pjesë e priftërinjve filloi të lobojë temën e anulimit të celibatit (beqarisë), u paraqitën kërkesa për të lejuar përdorimin e kontraceptivëve dhe madje për të legalizuar abortin. Në disa raste të veçanta pati kërkesa edhe për lejimin e kurorëzimit të homoseksualëve. Tendencat liberale që solli në traditat katolike bota, e cila po ndryshon me ritme jashtëzakonisht të shpejta, dolën shumë më të forta se mësimet e Kanunit të Shenjtë. Dhe duke parë se Vatikani, i përfaqësuar nga Benedikti XVI, jo vetëm që nuk po përpiqet të korrektojë, të përshtatë disi me kohën rregullat dhe dogmat tradicionale fetare, por përkundrazi, po forcon kufijtë e konservatorizmit dogmatik, besimtarët e BE-së filluan të distancohen me shpejtësi nga Kisha Romake. Gjëja e fundit që prisnin nga Benedikti XVI para dorëheqjes së tij ishte publikimi i rezultateve të hetimit në lidhje me të ashtuquajturin rast (çështje) të Vatiliks tërësinë e ngjarjeve që përfshijnë vjedhjen prej shërbëtorit të Pontifikut të dokumenteve sekrete të Selisë së Shenjtë dhe dorëzimin e tyre gazetarëve. Por këtë informacion, po ashtu si dhe shumë probleme të tjera aktuale të Kishës Katolike bashkëkohore, Benedikti XVI preferoi të mos e zbulojë dhe t’ia lërë trashëgim Papës së ardhshëm.


sport • E hënë 4 mars 2013

Viktor Valdes rrezikon 4 javë pezullim Portieri i Barcelonës, Viktor Valdes rrezikon një pezullim prej 4 javësh pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen kundër Realit të Madridit. Kapiteni i Barcelonës në klasiken e së shtunës ka ofenduar rëndë gjyqtarin e takimit Perez Lasa dhe kjo mund t’i kushtojë jo pak numrit një të portës së Barcelonës. Gjyqtari Lasa në relacionin tij ka shkruar gjithçka që Valdes i ka thënë. Në relacionin e tij shkruhet: “Në përfundim të ndeshjes kam ndëshkuar me karton të verdhë numrin

Zikaltrit kanë realizuar një përmbysje të madhe në Katania, ku ishin duke humbur me dy gola në pjesën e parë. Vendimtar dy golat e sulmuesit argjentinas, sidomos ai i minutës së dytë shtesë

P

pak raste dhe goli nuk vonon. Në minutën e 70-të Palasio fiton duelin në ajër me mbrojtjen dhe shënon me kokë golin e barazimit, ndërsa në minutën e dytë të shtesës, argjenti-

e zhveshjes dhe fitoreve të rivalëve, Interit i duhej shumë kjo fitore që i sjell qetësinë dhe e mban në trajektoren e duhur për luftën që po bën për një vend në Ligën e Kampioneve.

Të pamëshirshëm janë treguar Vllaznia e Kastrioti që nuk u kanë falur asgjë dy skuadrave të fundtabelës, Apolonisë e Tomorit, duke i mundur në fushën e tyre dhe duke i afruar edhe më shumë me rënien nga kategoria. Shkodranët kanë fituar 3-1 në Fier ndaj Apolonisë, ndërsa krutanët 2-1 në Berat, ndaj Tomorit, duke i “gozhduar” këto dy skuadra në fundtabelë Vllaznia gjen buzëqeshjen në Fier Pas humbjes në Gjirokastër, shkodranët këtë herë kanë triumfuar në transfertë. Ekipi i Artan Bushatit ka fituar 3-1 ndaj Apolonisë në “Loni Papuçiu”. Në fakt ndeshja nuk ka qenë aq e lehtë për shkodranët sa tregon rezultati. Fierakët që luajnë shanset e tyre të fundit për qëndrim në kategori kanë bërë rezistencë të fortë dhe ndeshja ka qenë shumë e luftuar. Madje edhe në fund të takimit, kur ishin me dy lojtarë më pak, ata kanë kërkuar golin e barazimit dhe vetëm goli i Rexhës në minutat shtesë i bëri të dorëzohen. Pjesa e parë ka qenë e kontrolluar më së shumti nga vendësit, që shfaqin dëshirë të madhe për të finalizuar në portën e Vllaznisë, por Ribaj gabon jo pak në momentet finale. Shkodranët i presin fierakët, duke dashur t’i zënë ata në befasi përmes kundërsulmit të shpejtë. Në këtë mënyrë pjesa e parë ka përfunduar pa gola. Me fillimin e së dytës Bushati hedh kosovarin Rexha në fushën, duke treguar qartë synimin për ta fituar këtë takim. Pjesa e dytë ka qenë më e gjallë dhe më ngacmuese për portat respektive. Vllaznia rrit dukshëm lojën e saj, por përsëri nuk ka qartësinë e duhur për të rrezikuar portën fierake. Por, në minutën e 58-të Apolonia ngelet me 10-të lojtari, pasi gjyqtari Jemini ndëshkon me karton të kuq Dautajn. Tashmë shkodranët në epërsi numerike marrin frenat e lojës në dorë, ndërsa vendasit mbyllen në mbrojtje. Pas disa rastesh në minutën e 70-të Hajdari ka kaluar në avantazh Vllazninë. Edhe pse me një lojtar më pak fierakët kanë reaguar dhe në 79’ Ribaj ka fituar një 11-metërsh që e ka shndërruar po vet në gol. Megjithatë gëzimi i vendasve nuk ka zgjatur më shumë se një minutë, sepse në 80’ gjyqtari Jemi ka akorduar një 11-metërsh për Vllazninë, që është shndërruar në gol nga Smajli. Fierakët përpiqen që të reagojnë, por vetëm dy minuta më pas, Nako ka marrë kartonin e dytë të verdhë, pra të kuq, dhe me vetëm 9 lojtarë në fushë gjërat janë shumë të vështira. Megjithatë vendasit nuk dorëzohen dhe përpiqen të barazojnë edhe në këto kushte, por në minutat shtesë goli i Rexhës i ka dhënë fund çdo shprese. Në këtë mënyrë Vllaznia rikthehet tek fitorja, ndërsa Apolonia e shikon tashmë veten edhe më pranë rënies nga kategoria. Kastrioti përmbys beratasit Një rezistencë të fortë ka bërë edhe Tomori për të mos dalë pa pikë, por në fund beratasit janë dorëzuar përpara krutanëve në fushën e tyre, duke humbur 1-2. Ndeshja ka filluar në mënyrën më të mirë për vendasit që kanë kaluar në avantazh që në minutën e 4-t me anë të Xhejms. Por, lojtarët e Tomorit nuk ka mundur ta mbyllin as pjesën e parë në avantazh, pasi pak minuta para fundit të kësaj pjese, në 40’ Kastrioti ka barazuar me gol të Fataki. Në pjesën e dytë beratasit janë përpjekur që të shënojnë golin e fitores, por kundër një kundërshtari me ekip më të fortë dhe me më shumë eksperiencë, jo vetëm që nuk ia kanë dalë mbanë, por edhe e kanë pësuar. Dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt, Tanushi ka shënuar golin e dytë të Kastriotit, duke i dhuruar fitoren ekipit krutan. Pas kësaj humbje beratasit vetëm me një mrekulli mund të shpëtojnë nga rënia.

Gol Sadiku, debuton Edgar Çani

Partizani bie në Pukë, Lushnja nuk ndalet Partizani nuk ka mundur të dalë me pikë nga fusha e vështirë e Pukës, duke u mundur 1-0 nga Tërbuni vendas. Goli i shënuar nga Mone në minutën e 13-të ka rezultuar vendimtar për fatet e këtij takimi. Pas këtij rezultati Partizani i ka vështirësuar gjërat për ngjitjen nga kategoria ka zbritur në vendin e pestë. Të kuqtë me 34 pikë, janë katër pikë larg Mamurrasit të vendit të dytë me 38 pikë, vend që synohet pasi ai të çon në Superiore. Po kështu i ka kaluar Pogradeci që është me 35 pikë dhe Tërbuni që ka

kryeredaktor Brahim Shima

s t a f f

nasi ka finalizuar me saktësi një aksion të shpejtë të lindur nga krahu i majtë. Një fitore e vuajtur e Interit, por me shumë vlera sidomos në këtë moment. Pas sherreve në dhomat

zv/kryeredaktor: Armand Maho Mariglen Mulla

po 34 pikë. Nga ana tjetër Lushnja nuk ka rivalë në këtë kategori. Lushnjarët tashmë pas fitores 2-1 në Elbasan thuajse e kanë të siguruar vendin e parë në këtë kategori. Megjithatë kjo nuk ka qenë një ndeshje e lehtë për lushnjarët. Elbasani ka kaluar në avantazh në 34’ me anët të Merxhës dhe deri afër fundit e ka ruajtur. Por në minutat e fundit Lushnja e ka përmbysur rezultatin, kur fillimisht ka barazuar në 86’ me gol të Sulos dhe më pas në minutën e dytë të shtesës Grizha ka shënuar golin e fitores.

politika: Oli Xhilaga, ervin koçi ekonomia: brikena dervishaj sociale: Erta bode rrethet: blerina spaho kronika: mariglen mulla kultura: blerina goce design&layout: Daniel Prifti, Gëzim Duzha

Adresa: Rr. Dull Keta, nr. 5. (Rr. e Dibrës), Tiranë

23

Vllaznia e Kastrioti zhysin “hallexhinjtë

një të Barcelonës – bëhet fjalë për Valdes – i cili ka ardhur në drejtimin tim duke bërë me gjeste dhe duke u ankuar për vendimin tim. U përpoqa ta qetësoj, por ai ka shtuar duke më thënë: E ke dhjerë, nuk të vjen turp. Për këtë e kam ndëshkuar me karton të kuq. Por edhe pas kartonit të kuq, ky lojtar ka vijuar të më ofendojë.” Ky relacion i gjyqtarit Lasa pritet t’i kushtojë tri javë pezullim portierit të Barcelonës. E duke i shtuar këtu edhe kartonin e kuq javët e pezullimit pritet të shkojnë në 4.

Palasio shpëton Interin avarësisht se ka luajtur një nga ndeshjet më të dobëta këtë sezon, Interi ka arritur të dalë fitimtar përballë Katanias. Zikaltrit kanë realizuar një përmbysje të madhe në Katania, duke fituar 3-2, kur ishin duke humbur me dy gola në pjesën e parë. Vendimtar dy golat e Palasios, sidomos ai i minutës së dytë shtesë. Me mungesa të shumta në formacion, ziklatrit në pjesën e parë kanë qenë në mëshirën e ekipit vendas. Katania ka dominuar totalisht ndeshjen në këtë pjesë dhe dy golat janë dukur pak, pasi ekipi siçilian mund të kishte shënuar më tepër. Që në minutën e 7-të Bergesio ka realizuar golin e parë, duke përfituar nga një gabim i mbrojtjes dhe në 19-të Markeze ka shënuar të dytin. Interi u përpoq të reagonte, por Tomasi Roki, i preferuar në sulm si titullar, tregoi se nuk i ka më mundësitë që të luajë ndonjë rol vendimtar në këtë moshë. Mbrojtja e Interit ka qenë shumë problematike dhe sulmuesit e Katanias bënin ç’të donin në zonën zikaltër. Por, falë pritjeve të Handanoviç dhe gabimeve të sulmuesve të Katanias, Interi shpëtoi vetëm me këta dy gola. Me fillimin e pjesës së dytë, Stramaçioni ka hedhur në fushë Palacion e Stankoviçin dhe Interi është shfaqur shumë më ndryshe. Zikaltrit kanë rritur lojën sulmuese duke kërkuar golin, por sërish kanë pasur probleme me kundërsulmet e shpejta të vendasve. Por, Katania ka vazhduar të humbasë shumë, ndërsa zikaltrit kanë treguar një efikasitet vdekjeprurës. Në rastin e parë serioz në 52’ Alvarez i shpëton mbulimit të mbrojtjes duke shënuar golin e parë. Ky gol i dha shpresa interistëve, por duhet thënë se Katania me lojë agresive i mbante larg porte. Gjithsesi, kur ke në ekip një sulmues race si Palasio, mjafton të krijosh

»

Armando Sadiku vazhdon të ketë një ecuri shumë të mirë me Luganon. Dje falë golit të sulmuesit elbasanas në minutë e 16-të Lugano ka fituar 1-0 në transfertë ndaj FC Biel. Nga ana tjetër sulmuesi tjetër i kombëtares sonë, Edgar Çani ka bërë debutimin e tij në Seria A. Në ndeshjen Katania-Inter, Çani është hedhur në fushë në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes nga trajneri i Katanias. Pavarësisht se në fund të takimit Katania pësoi edhe një gol tjetër dhe humbi 2-3, Çani për aq minuta sa luajti dha shenja pozitive, duke qenë aktiv në mbajtjen e topit me faulla të fituar dhe duke ndihmuar skuadrën në lojën në ajër.

marketing: eligerta dyrmishi cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« hipotekat

E hënë 4 mars 2013 •

koalicioni pd, monumentet si banjo, oferta e lsi  

koalicioni pd, monumentet si banjo, oferta e lsi

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you