Issuu on Google+

»16

Kreu operacionin e parë në stomak

Mjeku Mihal Angjeli, kirurgu minoritar i harruar nga vlonjatët E martë

4 dhjetor 2012

Viti VIII, Nr. 2839 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

100 vjetori

Rezoluta për çështjen » Inva Mula çon çame dërgohet në Kuvend “Për ty Atdhe” edhe në

21

Idrizi: Në parlament do të lexojmë emrat e turpit, të cilët bojkotuan draftin e vitit 2004. Pikat që do të kërkohen për votim me konsensus »3

Kosovë: Po shlyej borxhin

Buxheti i ri Investimet për Tiranën Rrugët që do të ndërtohen dhe risistemohen për njësitë

Certifikatat

Dy formulat për legalizimin e dokumenteve me Greqinë

kopshtet e Shkollat ku do të ndërhyhet me investime

Ngec pakti i grupit të punës. Shqiptarët e lindur në shtetin fqinj nuk kanë mundësi për rinovimin e letrave

Fond i posaçëm për zgjerimin e varrezave, zgjidhet ngërçi

»4

Nishani firmos Adriatik Llalla kërkon sërish konsensusin në parlament Votohet emri i pranuar nga të dy palët për postin e kreut të ILDKP. »2 Pretendimet e ngritura për afatin KESH ndërpret importin

Furnizimi i energjisë realizohet vetëm me prodhimin e vendit Reshjet e shiut rritin prodhimin në hidrocentralet kryesore. Ndërpritet blerja nga të gjitha linjat »5

Brenda një viti

Rritet me 5 mijë numri i »6 personave me aftësi të kufizuara

Basha prezanton projektin e ndryshimeve sipas minibashkive

»7 PS propozon amendim të buxhetit

»5

Privatizimet, paratë të shpërndahen pas votimit në Kuvend Përplasja për Palestinën

Opinion

Berisha: Kritikët e votës “abstenim” duhet të firmosin për shtetin e Izraelit

Nga Mehdi Hyseni

Kryeministri sqaron bisedën me Erdoganin dhe ndikimin e rolit të SHBA-ve për rrugën e zgjidhjes së konfliktit »3

Lufta në festën e Pavarësisë »11

Të mbështetet apelkërkesa e Berishës për bashkim »10 Nga Blerina Rugova


02

« politikë

E martë 4 dhjetor 2012 •

Presidenti dekreton emrin që do të zëvendësojë Ina Ramën

Presidenti Nishani: Llalla do të jetë kryeprokurori i ri P

residenti i Republikës, Bujar Nishani, ka dekretuar emrin e Adriatik Lallës në krye të Prokurorisë së Përgjithshme të vendit. Në relacionin shoqërues të dekretit Nishani ka vlerësuar eksperiencën e gjatë të tij në strukturat e prokurorisë, ku ka kryer detyra të ndryshme. Kreu i shtetit thekson se ka vlerësuar edhe zgjedhjen e tij konsensuale nga Kuvendi i Shqipërisë në pozicionin e inspektorit të përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë. Nishani ka shprehur besimin se propozimi që ai ka bërë do të gjejë konsensusin mes palëve në Kuvend. Vendim Pritet që socialistët të jenë ende skeptikë në vendimin e tyre. Kjo jo për emrin që është paraqitur në parlament, por për faktin se për ta afati për ndryshimin e prokurorit të përgjithshëm nuk është muaji dhjetor, por muaji maj. Për këtë ata i referohen ndryshimit të Kushtetutës së vendit pesë vjet më parë. Në këtë kuptim, edhe llogaritja e mandatit 5-vjeçar të kryeprokurorit do të nisë me këtë ndryshim dhe jo në kohën që Ina Rama ka marrë mbështetjen në Kuvend për postin e krzeprokurores. Gjithsesi, pritet që dekreti i Presidentit të kalojë për votim brenda 10 ditëve nga firmosja e tij. Vendim ky që do t’u hapë rrugën përplasjeve për kushtetutshmërinë e tij ose jo. Gjithsesi, Llalla është përshëndetur nga FRD-ja, e cila ka qëndruar kritike në nismën për ndryshimin e prokurores së përgjithshme. “FRD-ja mirëpret emërimin e Llallës, si zyrtar korrekt, person me integritet profesional dhe kandidaturë që mund t’i japë dinjitetin e duhur postit të prokurorit të përgjithshëm”, - thuhet në deklaratë për mediet. Por shtohet se FRD-ja mirëpret çdo proces kushtetues. Rrugëtimi i Llallës Adriatik Llalla është zgjedhur inspektor i përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive më 9.10.2008 nga Kuvendi i Shqipërisë. Ai ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Drejtësisë, dhe ka titullin “jurist”. Në muajin janar të vitit 1998 ka filluar karrierën profesionale si oficer i policisë gjyqësore në prokurorinë e rrethit gjyqësor të Lushnjës, më pas u emërua prokuror në këtë prokurori, detyrë në të cilën punoi nga viti 1999 deri më 2002. Nga viti 2002-2003 ka punuar si prokuror në prokurorinë e rrethit gjyqësor të Kavajës. Në vitin 2003 është emëruar drejtues i prokurorisë së rrethit gjyqësor të Fierit, detyrë në të

Përplasjet Në raportet e fundit ILDKP është treguar mjaft e rezervuar mbi marrëdhëniet me Prokurorinë e Përgjithshme. Kjo për vetë faktin se pjesa më e madhe e rekomandime për hetime të mëtejshme apo hapjen e një procesi penal janë mbyllur ose janë refuzuar prej Prokurorisë së Përgjithshme me argumentimin e pamjaftueshmërisë së provave. Ndërsa ILDKP-ja shpesh ka kërkuar hetime të mëtejshme për pasuritë e politikanëve apo zyrtarëve të tjerë të vendosura në emër të familjarëve. Madje, të dhëna ka pasur dhe për depozita të funksionarëve jashtë vendit. Gjithsesi, deri tani asnjë prej këtyre proceseve nuk ka përfunduar në gjykatë. Duket se kjo do të jetë prova e parë e Llallës, i cili do të ketë marrëdhënie të drejtpërdrejta me ILDKP-në dhe kërkesat e saj.

Ankesa Një javë më parë Prokuroria e Përgjithshme ka deklaruar se do të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese në rast se mandati i Ina Ramës do të përfundojë para muajit maj. Kjo duke mbështetur idenë se llogaritja e mandatit duhet të jetë nga dita kur ndryshimet e Kushtetutës së vendit kanë hyrë në fuqi. Ky do të jetë rasti i dytë kur kemi një përplasje me postin e prokurorit të përgjithshëm. Pasi më parë Theodhori Sollaku ankimoi në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e tij. Në atë kohë Gjykata Kushtetuese e cilësoi të drejtë ankimin e Sollakut dhe kërkoi rikthimin e tij në detyrë. Por pas një deklarate për mediet Sollaku deklaroi se nuk do të kërkonte të vijonte në detyrën e prokurorit, duke e nxjerrë situatën nga një krizë institucionale. Ka qenë pikërisht Ina Rama që u zgjodh në atë kohë me propozimin e Bamir Topit.

Kryeministri kërkon që të mos fshihet pas imunitetit Presidenti i hap rrugën KQZ-së për të përgatitur votimet Data 23 dhjetor do t’i drejtojë shqiptarët drejt kutive të votimit për zgjedhjen e parlamentit të ri. Me një dekret të firmosur dje Presidenti Nishani u ka dhënë fund konsultimeve me partitë politike dhe me përfaqësues së shoqërisë civile për të vendosur mbi zgjedhjet e radhës. Vendimi i tij ka ardhur pas kërkesave që partitë parlamentare kanë bërë mbi këtë pikë. Ndërsa në tryezë janë thirrur të gjitha partitë parlamentare që kanë qenë të tilla në momentin e nisjes së punës nga Kuvendi aktual. Duket se të gjitha palët kanë qenë dakord mbi këtë datë, duke mos pasur asnjë pretendim mbi datën 30 qershor, e cila gjithashtu është e lejueshme nga Kushtetuta e Shqipërisë. Tashmë radhën e përgatitjes e ka Komisioni Zgjedhor, i cili tashmë ka nisur përballjen e parë mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe të opozitës. Pika e parë e nxehtë ka qenë ajo e rishikimit të mandateve sipas qarqeve dhe lëvizjeve demografike në vend. Ndërkohë pritet që tema të tjera të nxehta të jenë listat e reja të zgjedhësve, emërimi i komisionerëve, trajnimi i tyre, regjistrimi i siglave të partive ë fletën e votimit si dhe vendosja e vendeve të votimit. Deri tani anëtarët e rinj të KQZ-së kanë treguar se janë tejet të varur nga kërkesat

cilën ka punuar deri në vitin 2005. Nga viti 2005 deri më 2008 ka punuar si zv.drejtues i prokurorisë së rrethit gjyqësor të Tiranës. Në vitin 2006 zgjidhet anëtar i Këshil-

Nishani: Zgjedhjet e ardhme më 23 qershor

e partive respektove, ndaj duket se Kolegji Zgjedhor do të ketë mjaft punë në ankimet e partive gjatë përgatitjes së procesit zgjedhor, si dhe në përfundimin apo shpalljen e mandateve të fituara nga

secila prej partive politike. Deri më tani mjaft organizma ndërkombëtarë kanë shprehur kërkesën dhe mbështetjen për monitorimin e procesit parapërgatitor si dhe atë të mbylljes së votimeve.

lit të Prokurorisë dhe në vitet 2007-2008 ka qenë kryetar i Këshillit të Prokurorisë. Më 4 maj të vitit 2010 zgjidhet kryetar i Rrjetit të Ekspertëve të Integritetit, pjesë e të cilit

janë institucionet përgjegjëse për parandalimin e konfliktit të interesave dhe deklarimit të pasurive për shtetet e Europës Juglindore dhe disa vende të tjera të Europës.

Berisha: Del Ponte marrëveshje me Beogradin Kryeministri Berisha deklaroi dje se nisma për hetim të pavarur ndaj Karla del Pontes ka ardhur pasi ajo në mënyrë të njëanshme përjashtoi qëndrimet e prokurorëve të çështjes. Ndërsa ka marrë për bazë të dhënat nga shërbimi sekret i Serbisë. “8 nga 9 dëshmitarët rezultojnë se kishin qenë në zyrat serbe dhe ajo vetë kishte pohuar se i kishte nga shërbimet sekrete serbe, nënvizoi dje Berisha. Sipas tij ish-prokurori i dosjes së Millosheviçit apo ish-prokurori i dosjes së Srebenicës dhe prokurorë të tjerë, të cilët edhe sot janë me një staturë shumë të lartë në drejtësinë ndërkombëtare - kanë bërë deklarata të qarta, në të cilat pohojnë se akuzat ndaj ish kryeministrit Haradinaj kanë qenë më së shumti pazare midis prokurores Del Ponte dhe Beogradit. “Vetë zonja në kujtimet e saj ka shkruar se e kishte informuar Koshtunicën se deri nga fundi i vitit një komandat i nivelit të lartë do të akuzohej në Kosovë dhe pasi shpalli akuzën, ngarkoi për ta hetuar dosjen, një nga eksponentët kryesorë dhe më të shquar të akuzës në Gjykatën e Hagës, Keli Lane, një jurist i përmasave ndërkombëtare. Zoti Lane thotë se ishte terreni më i vështirë i hetimit të kësaj doje, por, pas një pune të ndershme, unë përgatita një raport të gjerë dhe ia dorëzova zonjës Del Ponte dhe ajo ka bërë presion të jashtëzakonshëm, derisa e bllokoi raportin dhe më hoqi”, - tha Berisha. Për Berishën kjo sjellje erdhi pasi situata e tëra ishte e gatuar nga shërbimet sekrete të Beogradit. Ndaj ai i ka bërë thirrje Del Pontes që të pranojë hetimin e pavarur dhe të mos fshihet nga imuniteti. Kjo dhe në mbrojtje të nderit të punës së saj. “Uroj që të mos i njohë vetes asnjë imunitet, siç bëri bashkëqytetari i saj senatori Dik Martin, të cilit iu kërkua kjo gjë dhe tha: ‘kam imunitet’”, - tha Berisha.


politikë • E martë 4 dhjetor 2012

»

03

PDIU kërkon konsensus mes palëve për votimin Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ka bërë të ditur se shumë shpejt do të paraqesë në Kuvend një rezolutë mbi çështjen çame. Në emisionin “Një kafe me Endrin” Idrizi ka theksuar se nuk ka pse të kemi kompleks nga reagimi i Greqisë, pasi shqiptarët janë në të drejtën e Zotit dhe se nuk ka pse të kenë frikë, pasi ka qenë Greqia që ka masakruar 20 për qind të popullsisë në vitin 1944. Nga ana tjetër, ai tha se dhe çekia ka kërkuar ndjesë për dhunimin e popullsisë gjermane dhe marrjen e pronave të tyre në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, duke pasur parasysh këtu situatën e krijuar në atë kohë në Sudete. Në reagimin e tij Idrizi tha se në rezolutë do të kërkohet heqja e ligjit të luftës dhe zgjidhja e çështjes së pronësisë, si dhe do t’i kërkohet Greqisë që të pranojë dhunën dhe gjenocidin e ushtruar në ato vite. Vetëm në këtë mënyrë do të kemi marrëdhënie të mira dhe biletarale mes vendeve. Nga ana tjetër Idrizi shprehu

Idrizi: Kemi gati rezolutën çame. Turp për ata që bojkotuan më 2004!

besimin se në parlament do të ketë një votim konsensual mbi këtë pikë, por në seancë ai paralajmëroi se do t’i rikthehet dhe një herë vitit 2004, kur

parlamenti nuk arriti të votojë një rezolutë mbi Çamërinë. Kjo pasi 54 deputetë braktisën “në mënyrë të turpshme” seancën parlamentare, duke mos krijuar

kuorumin e duhur për votimin e saj. Për këtë Idrizi tha se do të lexojë në parlament të gjithë emrat e deputetëve që braktisën seancën parlamentare. Duke iu kthyer lajmit se pronarët e ullishtave në Prevezë kanë përzënë punëtorët shqiptarë, Idrizi tha se ata nuk janë pronarët e vërtetë të tokave. Pasi ligji e ka vendosur në një situatë të paqartë pronësinë, duke e lënë atë pezull. Janë pronarët çamë ata që i kanë tapitë e tokave, dhe kjo nuk mund të tjetërsohet pa firmën e tyre. Në fakt, në “kushtetutën” e BE-së Çekia dhe Polonia kanë vendosur një kusht në të drejtën e kthimit të pronësisë, ndërsa Greqia nuk e ka vendosur një kusht të tillë, gjë që nuk i jep asaj të drejtën që t’i mohojë popullsisë çame gëzimin e të drejtave të tyre.

Berisha sqaron përplasjen me kryeministrin e Turqisë Erdogan: Jemi miq

“Ata që krijojnë abstenimin, të njohin Izraelin” Konflikti i anëtarësimit në OKB nuk mund të zgjidhej pa kontributin e SHBA-ve

A

bstenimi i Shqipërisë mbi anëtarësimin e Palestinës në OKB duket se nuk do të kalojë vetëm me intervistën e kryeministrit turk Erdogan, por se do të ketë replika dhe përplasje diplomatike të tjera. Gjatë fjalës së mbajtur në grupin parlamentar Kryeministri shqiptar Sali Berisha tha se Shqipëria është nga vendet e pakta që e ka njohur që më parë shtetin e Palestinës. Por se vendimi për anëtarësimin në OKB, sipas tij, duhet të kalonte në rrugë të tjera. Madje, duke iu drejtuar vendeve kritike ndaj vendimit të Shqipërisë, Berisha tha se ato do të duhet që më parë të njohin shtetin e Izraelit. Në këtë mënyrë do të arrihet fqinjësia mes dy vendet si dhe zgjidhja e përplasjeve. Ndërkohë që ka nënvizuar rolin e SHBA-ve për zgjidhjen e situatës së krijuar në rajon. Bisedimet Kryeministri bëri të ditur në fjalën e tij se Turqia është një aleat i shkëlqyer dhe kryeministri Erdogan është një ndër miqtë më të mëdhenj të kombit shqiptar. “Duhet të theksoj se qëndrimin tonë ndaj rezolutës së paraqitur nga një grup i gjerë vendesh si kryeministër i këtij vendi e kam shprehur publikisht në shtator të vitit 2011 në sesionin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, - tha Berisha. Ai ka theksuar se Shqipëria mbështet plotësisht zgjidhjen e dy shteteve të pavarura. “Shqipëria është nga të paktat vende që ka njohur shtetin palestinez, por në shtator të vitit 2011 kam

Berisha takon ish-ambasadorin e SHBA-ve në Shqipëri, Rajerson

Do të zhvillojmë zgjedhje të lira, PS të mos bllokojë tri ligjet

shprehur qëndrimin negativ ndaj kësaj rezolute, sepse, së pari, ne besojmë se kjo çështje, ndoshta çështja më komplekse dhe më e vështirë në planet, nuk mund të zgjidhet nëpërmjet përpjekjeve për të anashkaluar Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, - tha Berisha. Madje ai shtoi se këto pikëpamje ua ka shprehur autoriteteve palestineze dhe vendeve të tjera mike arabe, që kanë ngritur këtë çështje. Përplasja Për Berishën “palestinezët dhe shteti i tyre është një vend mik, por edhe Izraeli është një

vend mik gjithashtu” për Shqipërinë. Madje, në lidhje me Izraelin ai tha se kemi disa lidhje historike dhe jemi pa diskutim të ndjeshëm ndaj çdo lloj faktori dhe zhvillimi në rajon. “Në vizitën time në Izrael, president Shimon Peres, kryeministri Netanjahu dhe autoritetet që kam takuar më janë shprehur se janë plotësisht për një zgjidhje, dy shtete të pavarura, por në siguri të plotë, jo në kërcënim”, - tha Berisha. Duke shtjelluar më tej këtë pikë ai ka rritur dhe më tej tonet duke theksuar se “kjo rezolute është firmosur nga dhjetëra e dhjetëra shtete, të cilat nuk

njohin Izraelin dhe do të kishte qenë shumë e rëndësishme që ata që votuan rezolutën të vinin aty një nen që njohin shtetin e Izraelit, sepse ky do të ishte një kontribut për paqen dhe mendoj se do t’i shërbente më shumë zgjidhjes përfundimtare”, - tha Berisha. Ai theksoi se ai është e vendosur të zhvillojë marrëdhënie miqësore dhe pa diskutim që marrëdhëniet me Turqinë përbëjnë përparësi dhe kanë përbërë gjithmonë. “Lidhjet mes dy vendeve janë lidhje të shumanshme dhe jam i bindur se do të njohin zhvillime të tjera pozitive”, - nënvizoi ai.

Kryeministri Berisha priti dje në një takim ishambasadorin amerikan në Tiranë Uilliam E. Rajerson, i cili ndodhet në Shqipëri me ftesë të Kryeministrit për të marrë pjesë në festimet e 100-vjetorit. Gjatë bisedës kryeministri Berisha ka dhënë garanci se zgjedhjet e ardhshme do të jenë të lira dhe të ndershme. Kjo në kuadër të përpjekje për të forcuar demokracinë në Shqipëri si dhe për garantimin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Berisha shtoi se do të duhet që dhe opozita të heqë dorë nga bllokimi i tri ligjeve dhe t’i votojë ato për të realizuar marrjen e statusit të vendit kandidat. Kryeministri Berisha i bëri një ekspoze ambasadorit Rajerson për reformat shumëplanëshe që ka ndërmarrë qeveria shqiptare, si ato në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, hidroenergjetikë, bujqësi, teknologji informacioni etj. Kryeministri theksoi se falë reformave dhe investimeve vendi nuk ka rënë në recesion, duke vazhduar të mbajë rritjen ekonomike. “Në këtë kontekst, Kryeministri siguroi se zgjedhjet e ardhshme do të jenë të lira e të ndershme dhe shprehu shpresën se opozita e udhëhequr nga zoti Rama do të heqë dorë nga bllokimi i procesit të integrimit, duke i votuar tri ligjet e kërkuara nga Komisioni Europian, si dhe do të marrë pjesë me vullnet të mirë politik në zgjedhjet e vitit 2013” thuhet në deklaratën e dhënë dje për mediet. Zoti Rajerson shprehu veçanërisht kënaqësinë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe besimin për progresin e saj në procesin e integrimit europian. Nga ana e tij Kryeministri Berisha falënderoi Shtetet e Bashkuara për rolin primar në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe e siguroi zotin Rajerson se objektivi i ardhshëm i qeverisë shqiptare është anëtarësimi në BE.


04

« politikë

E martë 4 dhjetor 2012 • Fushata elektorale, ps këmbëngul për taksën e biznesit të vogël

PS këmbëngul në heqjen e taksës për biznesin Stuata ekonomike, Rama takim me tregtarët e vegjël të Tiranës

“Kjo është më e dukshme te biznesi i vogël, te dyqanet e ushqimeve, që po e vuajnë shumë, shumë, shumë barrën e borxheve dhe rënia e fuqisë blerëse po i mbyt. Ju e dini vetë këtë gjë

Heqja e taksës për biznesin e vogël duhet të përfshihet në buxhetin e shtetit për vitin 2013. Ky është pretendimi i Partisë Socialiste, e cila është e vendosur që me ardhjen në pushtet të heqë taksën e biznesit të vogël. Por kryetari i PS-së, Edi Rama, ka ripërsëritur apelin se qeveria duhet ta heqë këtë taksë që tani, duke e parashikuar në buxhetin e vitit të ardhshëm, që është duke u diskutuar aktualisht në komisionet parlamentare. Këto qëndrime Rama i bëri me dije dhe gjatë ditës së djeshme në takimet që ai zhvilloi me tregtarë të vegjël në zonën e njësisë bashkiake nr.1 në kryeqytet, i shoqëruar nga sekretari për programin në PS Ilir Beqja dhe kryetarja e kësaj minibashkie Lindita Nikolla. Në gjykimin e kryetarit të socialistëve taksa e biznesit të vogël duhet hequr menjëherë. “Ne do ta heqim taksën e biznesit të vogël. Ne mendojmë se duhet hequr

urgjentisht. Kemi bërë thirrje disa herë dhe do vazhdojmë të bëjmë thirrje që me buxhetin e vitit të ardhshëm, që po kalon në parlament, qeveria ta heqë. Duhet hequr menjëherë edhe për të lehtësuar barrën për festat që janë përpara, sepse gjendja është skandaloze dhe realisht rrëqethëse për një pjesë të madhe familjesh edhe në qytet, lërë pastaj në fshat”, - vuri në dukje Rama. Sipas tij, akoma më e qartë është te biznesi i vogël. “Kjo është më e dukshme te biznesi i vogël, te dyqanet e ushqimeve, që po e vuajnë shumë, shumë, shumë barrën e borxheve dhe rënia e fuqisë blerëse po i mbyt. Ju e dini vetë këtë gjë. Kështu që ne mendojmë se duhet hequr urgjentisht taksa e biznesit të vogël. Është një angazhim yni, por kjo nuk ka lidhje me politikën. Kjo ka lidhje me bukën e gojës dhe me mbijetesën e një pjese shumë të madhe të biznesit të vogël, që praktikisht po asfiksohet dhe për

më tepër pastaj që në Tiranë edhe në disa zona të tjera janë rritur ndjeshëm taksat”, nënvizoi Rama gjatë fjalës së tij. Ndërkohë në këto takime kreu i PS-së është njohur nga afër me problematikat që shoqërojnë këta banorë. Në një dyqan ushqimor ku mbizotëronte errësira nga mungesa e energjisë elektrike, Rama pa nga afër gjendjen shumë të vështirë që po kalojnë jo vetëm bizneset e vogla, por dhe një pjesë e mirë e popullsisë që furnizohen në këto dyqane. I ndodhur në këtë dyqan në kohën kur Rama po diskutonte me pronarin e dyqanit, një blerës ka ndërhyrë duke u shprehur: “Varfëri e madhe! Madje jo varfëri, po skëterrë fare! Vijmë vërdallë herë me drita e herë pa drita. Një varfëri e tejskajshme! Fëmija do të hajë, ne nuk ia plotësojmë dot konditat. Diskutojmë gjënë më të thjeshtë, të paktën një copë bukë me djathë, kur i thonë. As atë nuk ia sigurojmë.”

Grupet e punës diskutojnë për marrëveshjen

Greqi-Shqipëri në bisedime për legalizimin e certifikatave E

“Statusi vetëm pas miratimit të tri ligjeve në Kuvend” Për marrjen e statusit të vendit kandidat është i domosdoshëm miratimi i tri ligjeve në Kuvend – ky ishte qëndrimi i ripërsëritur dje nga ana e shefit të diplomacisë shqiptare gjatë seancës në Komisionin parlamentar të Integrimit. Sipas tij, edhe pse vendet e Bashkimit Europian mbështesin procesin e zgjerimit të aleancës, prioritetet kyçe për integrimin janë zgjedhjet e ardhshme, pavarësia e institucioneve, kryesisht të drejtësisë dhe vazhdimi i luftës kundër korrupsionit. “Komisioni Europian ka vlerësuar progresin politik, reformat në gjyqësor, luftën ndaj korrupsionit e krimit të organizuar. KE-ja kërkon miratimin e tri ligjeve që Shqipëria të marrë statusin e plotë të Bashkimit Europian. Çelja e negociatave fillon me përmbushjen e prioriteteve kyçe të Bashkimit Europian. Institucionet e BE-së kërkojnë angazhim konkret të klasës sonë politike dhe tri ligjet hapin dritën jeshile për marrjen e statusit të BE-së nga Shqipëria. Vendimi i BE-së varet nga plotësimi i tri detyrave që na ka vendosur Komisioni Europian. Në takimet me zyrtarët e lartë të BE-së ata kanë dhënë mbështetje për Shqipërinë, ndërkohë që do të pritet edhe raporti i KE-së”, - vuri në dukje Panariti. Ndalur në pretendimin e opozitës se mjaft vende të BE-së kanë deklaruar votën kundër, Panariti argumentoi se nuk mund të ndajmë vendet e BE-së në tri grupime për statusin e Shqipërisë. Qëndrimi final i tyre do të jepet më 11 dhjetor.

Ndaj Shqipërisë vazhdojnë të kenë rezervë Spanja, Belgjika, Gjermania dhe Greqia, pasi me këto vende nuk aplikohet vula Apostile, por përdor për njohjen e ndërsjellë të dokumenteve legalizimin e tyre në konsullata. Shumë qytetarë të paraqitur për vulosjen e dokumenteve pranë konsullatës greke thonë se punonjësit e pranimit të aplikimeve për legalizim të dokumenteve i kanë përcjellë ata me argumentimin se janë në pritje të një urdhri nga Ministria e Jashtme e Greqisë për pranimin apo jo të certifikatave.

Pranimi

Qeveria në Vlorë, reagon Gjika

Kundërshtia

migrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në shtetin helen vazhdojnë të vuajnë penalizmin e mosmarrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Greqisë lidhur me legalizimin e certifikatave. Mosrënia dakord mes dy shteteve lidhur me përkthimin dhe noterizimin e këtij dokumenti në një format të pranuar nga të dyja palët, mbetet një problematikë e vazhdueshme, duke u krijuar jo pak vështirësi emigrantëve shqiptarë që kanë lindur në vendin fqinj. Kjo për vetë faktin se kur kjo certifikatë kërkohet të legalizohet, ajo refuzohet nga ambasada. Kjo pasi e gjithë përmbajtja e saj është në anglisht, ndërsa në kuadratin e caktuar për të shkruar vendlindjen dhe ditëlindjen fjalët shkruhen në shqip. Kjo gjë nuk pranohet nga shteti helen, duke bërë që në konsullatën greke në Tiranë të kthehen mjaft dokumente pa u legalizuar. Ndërsa shqiptarët që jetojnë në Greqi nuk po mundin të rinovojnë në afate dokumentet e tyre. Për zgjidhjen e një problematike të tillë të dyja vendet kanë ngritur grupet e tyre të punës, ku kanë zhvilluar jo pak takime mes tyre në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Shqipëri. Burimet bëjnë të ditur se në takimin më të fundit palët kanë diskutuar variantin që e gjithë përmbajtja e certifikatës të shkruhet në anglisht ose në greqisht. Duket se deri këtu dëshira e mirë e palëve ekziston, por mënyra se si do të arrihet kjo duket se e bën të pamundur formalizimin e saj. Me qëllim sheshimin e të gjitha ngërçeve me Greqinë, kreu i qeverisë ka përcaktuar pak

Panariti në Komisionin e Integrimit

Vula Apostile është pranuar që herët nga ana e Italisë. Si Shqipëria, ashtu dhe Italia e kanë nënshkruar me kohë këtë konventë: Shqipëria e ka ratifikuar më 3 shtator 2003 dhe e ka futur në fuqi më 9 maj 2004, ndërsa Italia e ka ratifikuar konventën më 13 dhjetor 1977 dhe e ka futur në fuqi më 11 shkurt 1978. Por Italia kishte paraqitur rezervë ndaj Shqipërisë më 9 mars 2004, ndaj mes këtyre dy vendeve nuk ishte e vlefshme konventa. Pikërisht këtë rezervë tërhoqi Italia më 26 maj 2011, duke zgjidhur këtë ngërç.

kohë më parë që deri në fund të këtij viti pala shqiptare të ketë gjetur zgjidhjen e këtij problemi. Nëse do të kishim një marrëveshje, e cila do të ratifikohej në parlamentet respektive, kjo do të shtynte në kohë procedurat në konsullata, gjë e cila sërish do të rëndonte në kurriz të emigrantëve shqiptarë. Një nga alternativat e parashtruara nga pala shqiptare në takimin e fundit është dhe hartimi i një akti normativ të Këshillit të Ministrave, i cili do t’i hapte rrugë legalizimit të certifikatave në anglisht, por ende nuk ka një vendim zyrtar mbi një çështje të tillë. Ndërkohë që Greqia ka vendosur rezervë duke mos pranuar që të aplikojë me Shqipërinë apo vende të tjera të rajonit vulën Apostile, e nënshkruar në Konventën e Hagës së 5 tetorit 1961 lidhur me heqjen e legalizimit të akteve publike të huaja.

“Vendim butaforik, takimi në shtëpinë e Pavarësisë” Mbledhja që pritet të organizojë qeveria në Vlorë nuk ka kaluar pa vëmendjen e kreut të Bashkisë së këtij qyteti Shpëtim Gjika. Një vendim të tillë të ekzekutivit shqiptar Gjika e ka quajtur një veprim butaforik. “Kjo ishte festa, kjo ishte historia. Ajo nuk mund të krahasohet me asgjë. As me veprimet butaforike të atyre që organizojnë mbledhje qeverish e qeveritarësh në shtëpinë e Pavarësisë”, vuri në dukje Gjika gjatë një komunikimi me mediet të zhvilluar ditën e djeshme. Në këtë mënyrë, ndalur në festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë, kreu i kësaj bashkie vlerësoi faktin se Vlora u shndërrua në kryeqendrën e shqiptarëve, duke pritur bashkëkombës nga të gjitha trojet. “Më 28 nëntorin e 2012-s ne treguam madhështinë tonë. Ne treguam se dimë të jemi krenarë me historinë, dimë të jemi krenarë me veten dhe dinjitetin tonë, ne dimë të jemi krenarë për paraardhësit tanë, për babanë e kombit, për Ismail Qemal bej Vlorën dhe shokët e tij të idealit. Ne dimë të jemi krenarë me ditëlindjen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, që nisi këtu, në Vlorën tonë, në Vlorën e shqiptarizmit”, - nënvizoi Gjika. Madje, në gjykimin e tij, u sajuan ngjarje e dokumente për të eklipsuar Vlorën dhe historinë e saj. Sipas tij, Vlora ka qenë dhe mbetet kryeqyteti i Pavarësisë së Shqipërisë dhe shqiptarëve.


ekonomi • E martë 4 dhjetor 2012

»

05

Propozimi i Malajt. Debate në Komisionin e Ekonomisë

“Të ardhurat nga privatizimet, përdorimin ta vendos Kuvendi” P

Haxhinasto: Shqipëria një vend i favorshëm për investime Zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Edmond Haxhinasto, mori pjesë dje në forumin e biznesit të organizuar në Paris nga agjencia shtetërore franceze për Promovimin e Investimeve UBI France. Në takim ishin prezent mbi 50 korporata dhe kompani franceze prezente aktualisht dhe të interesuara për tregun shqiptar. Ishin prezent gjithashtu deputeti Le Borgu, senatori Berson, ambasadorja franceze Moro, etj. Në prezantimin e tij, ministri Haxhinasto u shpreh se ekzistojnë mundësi të mëdha për biznesin francez për të rritur më tej prezencën në ekonominë shqiptare. Ai foli për mundësitë e mëdha që ofron Shqipëria për investitorët e huaj, në drejtim të pozicionit të saj gjeografik, të aksesit dhe të integrimit me tregun rajonal, të resurseve natyrore e njerëzore që ka vendi, si dhe të garancisë dhe sigurisë që ofron si vend anëtar i NATO-s dhe vend që aspiron për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Shkak ulja e shpenzimeve dhe huamarrjes

Situata energjetike që po kalon vendi ynë ka qenë në qendër të debateve në Komisionin e Ekonomisë. Deputeti, Erjon Braçe, deklaroi se “kanë filluar kufizimet energjisë elektrike, nga Tirana dhe pothuajse në çdo rreth të vendit. Ky është shqetësimi që unë kam dhe e gjitha po precipiton për shkak të gjendjes shumë të rëndë financiare që ka KESH-i”.

e investimeve të reja madhore, por mbyllja e projekteve që tashmë kanë nisur. Ndërkohë, sipas tij arsimi, shëndetësia dhe infrastrukura janë sektorët që do të thithin pjesën më të

Reagimi “CEZ Shpërndarje” sqaron publikun se mungesa e energjisë në disa zona të Tiranës si Kombinat, Laprakë dhe Mamurras, ka ardhur si pasojë e lidhjeve të paligjshme, të cilat ngarkojnë rrjetin dhe shkaktojnë stakime automatike të tij. CEZ -i ka denoncuar vazhdimisht dëmin që lidhjet e paligjshme i shkaktojnë jo vetëm kompanisë, por edhe klientëve të rregullt. Në këtë vazhdë, kompania prej kohësh po zhvillon një fushatë intensive për shkëputjen e lidhjeve të paligjshme, të cilat dëmtojnë rëndë rrjetin.

Kredia Situata energjetike me të cilën po përballet qeveria për shkak të bllokimit të importit të energjisë nga kompania ÇEZ detyroi qeverinë që të heqë tavanin e borxhit nga niveli 60 për qind. Megjithatë, paralelisht përpjekjeve për sigurimin e energjisë, qeveria ka hyrë në bisedime me Bankën Botërore për marrjen e një kredie prej 100 milionë eurosh që do të garantonte furnizimin deri në fund të muajit shkurt, periudhë në të cilën pritet që edhe niveli i ujit në basenin e Drinit të jetë në vlera optimale.

Edmond Spaho

Interesat e bonove rekord të ri, bien në nivelin 6.35%

Erjon Braçe

ërdorimi i të ardhurave që do të sigurohen nga privatizimi i “Albpetrolit” dhe HEC-eve Bistrica 1 dhe Bistrica 2, Ulzës, dhe Shkopetit duhet të vendoset nga Parlamenti dhe jo nga qeveria. Ky ka qenë propozimi i bërë nga deputeti socialist Arben Malaj, dje gjatë mbledhjes në Komisionin parlamentar të Ekonomisë. Sipas Malajt, këto fonde duhet të përdoren për uljen e borxhit dhe jo për investime, siç parashikon ekzekutivi në të kundërt, rrezikohen financat publike. “Pra, ju vini këtu dhe na thoni ne që për 500 milionë lekë të ardhura privatizimi Parlamenti duhet të diskutojë më gjatë, dhe në qoftë se, sipas deklaratave tuaja privatizimi i “Albpetrolit” dhe i HEC-eve shkon mbi 1 miliard euro, ju kërkoni që Këshilli i Ministrave të vendosë si do t’i përdorë ato”, deklaroi Malaj. Palët kanë debatuar edhe për situatën energjetike. “Se sa do të jetë e nevojshme që KESH-i të marrë është diçka të cilën nuk mund ta themi se është diçka e paparashikueshme nga ana jonë. Jo më kot ne e kemi vënë që në ligjin e vitit 2013 të gjitha garancitë që do të jepen për KESH-in nuk përfshihen në tavanet e borxhit”, tha Sekretari i përgjithshëm i MF, Dorian Teliti. Pikërisht ky ka qenë edhe një ndër argumentet e opozitës për të vlerësuar këtë projekt buxhet si më dobëtin e hartuar ndonjëherë nga qeveria. “Në qoftë se përfaqësuesi i qeverisë të vjen dhe të thotë, që po ka një gropë të madhe që është e thellë, por që ne nuk e dimë se sa miliona euro do vazhdojë të marrë ende kjo gropë, ky buxhet është i pasigurt”, tha Malaj. Nga ana tjetër Teliti, theksoi se, për vitin e ardhshëm nuk parashikohet nisje

Forumi i biznesit u organizua në Paris

Qeveria do të marrë çdo masë për të garantuar furnizim pa ndërprerje me energji elektrike. “Tashmë ndërprerja e energjisë elektrike i përket së shkuarës dhe është shumë më e rëndësishme për biznesin dhe për qytetarët që përgjatë gjithë periudhës së dimrit, furnizimi të jetë i rregullt pavarësisht problemeve që hasen”, tha deputeti i PD-së, Edmond Spaho.

madhe të shpenzimeve të parashikuara në buxhetin e vitit 2013. Ky buxhet edhe këtë vit parashikon rritje të pagave dhe pensioneve. “Kemi parashikuar një fond prej 1 miliard lekësh

për rritjen e pagave, i cili do të bëjë rritjen e pagës minimale me 5 %, pra nga 21 mijë lekë në 22 mijë lekë. Paga maksimale do të rritet maksimumi deri në masën 1%, pagat e administratës publike do të rriten afërsisht në nivelin 2%”, deklaroi ai. Gjithashtu opozita akuzoi se investimet në infrastrukturë do të kenë efekt elektoral, ndërsa sektorëve të tjerë iu ulen fondet. “Ky buxhet në rastin më të mirë është i pasigurt, le më pastaj të fillojmë të mendojmë se është buxheti më i madh në historinë shqiptare. Nga problematika negative, po. Ky është një buxhet që ka sjellë shpenzime kapitale 4.7% të PBB, që do të thotë, më i vogli në këto 8 vite”,- tha deputeti socialist, Ahmetaj. Zëri i shpenzimeve në projekt-buxhetin e vitit 2013 është parashikuar 409.6 miliardë lekë.

Rënia e interesit të Bonove të Thesarit po thyen rekord pas rekordi. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, bonot 12-mujore u emetuan me një normë mesatare të ponderuar intreresi prej 6.35%. Interesi i Bonove ka rënë tashmë me më shumë se një pikë përqindjeje që nga muaji qershor, kur u regjistruan interesat më të lartë vjetorë. Vijon rënia edhe për bonot 3-mujore, që në ankandin e fundit u emetuan me një normë mesatare të ponderuar interesi prej 5%, nga 5.05% që kishte qënë interesi në ankandin e mëparshëm. Ndërsa viti 2012 po shkon drejt mbylljes dhe bashkë me të edhe buxheti, qeveria, në pëpjekje për të kufizuar sa të jetë e mundur deficitin shumë më të lartë se parashikimi. Nga ana tjetër, oferta e tregut duket të jetë mjaft e lartë, duke parë mungesën e alternativave të tjera të investimit.

Investimet, pompë e re në hidrovorin e Tales

MBUK: Përmbytjet në Lezhë, shkaku nga mungesa e energjisë Shkaku i përmbytjes së rreth 500 hektarë tokë në komunat Zejmen, Shën Koll dhe Kolsh të Lezhës nuk ka ardhur si pasojë mos funksionimit të pompave të hidrovorit të Tales, por për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Në një reagim për mediet, Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit deklaroi se energjia elektrike ka munguar që prej orës 20:00 të datës 2 dhjetor dhe është rikthyer vetëm dje pasdite. Për t`i paraprirë situatave të tilla është mbyllur dhe një investim i konsiderueshëm në hidrovorin e Tales. Më datë 29 nëntor 2012, në këtë hidrovor është instaluar një pompë e madhe me kapacitet rreth 6 m3 ujë në sekondë që së bashku me pompat ekzistuese realizojnë një kapacitet shkarkues më të madh se 10 m3/sekondë. Ky kapacitet bën të mundur largimin e një sasie uji prej 1 milion m3 ujë në 24 orë.

Shkak procedurat që po ndiqen për sigurimin e importit të energjisë

Reshjet, KESH- i ndërpret importin e energjisë Prodhimi vendas arrin në nivele rekord, dje 18 milionë kwh Prej dy ditësh, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka ndërprerë importin e energjisë dhe po e furnizon vendin nëpërmjet prodhimit nga hidrocentralet. Ndihmuar edhe nga reshjet e ditëve të fundit, prodhimi vendas i energjisë ka arritur nivelet rekord të 18 milionë kwh në ditë. Burime zyrtare në KESH deklaruan dje se shkak për ndërprerjen e importit janë bërë procedurat që po kryhen për sigurimin e importit të energjisë gjatë periudhës në vijim. Ndërkohë situata hidrike në vend është përmirësuar nga reshjet e fundit. Niveli i ujit në Fierzë

ka arritur në 269 metra, ndërkohë që prurjet llogariten në 350 metra/kub në sekondë. Niveli i Komanit ka arritur në 170.4 metra dhe prurjet janë 300 metra/kub në sekondë, ndërsa në Vaun e Dejës niveli i ujit llogaritet në 73.98 metra dhe prurjet anësore janë 100 metra/kub në sekondë. Duket se kushtet atmosferike po ndihmojnë Korporatën këto ditë, ndërkohë që qeveria ka garantuar mbështetjen maksimale për sigurimin e importit, me qëllim furnizimin pa ndërprerje me energji të qytetarëve. Kjo nëpërmjet garancive që ekzekutivi do të japë për

KESH-in, që të sigurojë kredi për blerje energjie. Ndërkohë kredia prej 40 milionë eurosh e marrë nga Korporata ka përfunduar në fillim të këtij muaji, çka do të thotë se qeveria duhet të lëshojë garanci tjetër që të merret një kredi e re për të garantuar importin e energjisë. Duke pasur parasysh që importi i energjisë nga ana e KESH-it, po bëhet për llogari të kompanisë ÇEZ, një javë më parë Enti Rregullator i Energjisë vendosi që “CEZ-Shpërndarje” duhet të paguajë të gjitha kostot reale të importit të energjisë elektrike ndaj KESH-it.


Arsimi

Kujdestarët

Tetraplegjikët

06

« sociale

Në vitin 2007 me një vendim të veçantë personat para e tetraplegjikë, sipas disa kritereve mjekësore, përfituan një pagesë prej 9 000 lekë në muaj për rimbursimin e disa artikujve higjienosanitarë. Në vitin 2008 vlera e kësaj paketë shkoi në 12000 lekë në muaj. Përfitues të kësaj pagese janë rreth 6022 para e tetraplegjikë. Kjo pagesë në mars të vitit 2009 kjo pagesë u bë 16000 lekë në muaj. Sipas udhëzimit të fundit në shtator të vitit 2012 masa e përfitimit të personave para – e tetraplegjikë u rrit në 9500 lekë në muaj dhe 10000 lekë për kujdestarët e tyre.

Pagesa e kujdestarit për personat para- e tetraplegjikë është 10000 lekë nga 6800 lekë që ishte në 2006 ose 3200 lekë më shumë dhe periudha e shërbimit si kujdestar që nga marsi i vitit 2009. Ky hark kohor vlerësohet si periudhë sigurimi për efekt pensioni dhe masën e sigurimit derdhet nga buxheti i shtetit. Në këtë mënyrë personi që është kujdesur për individin me aftësi të kufizuar do të ketë mundësinë që të plotësojë vjetërsinë e punës në mënyrë që të përfitojë pensionin e pleqërisë ose të paktën ato ditë që ai ka ushtruar punën e kujdestarit të një personat me aftësi të kufizuar.

Personat me aftësi të kufizuara nxiten të ndjekin arsimin e mesëm, të lartë si dhe kualifikime pasuniversitare dhe mbështeten respektivisht fonde nga buxheti i shtetit në bazë të arsimit që ata kanë mundësi që të ndjekin. Nëse një person me aftësi të kufizuar ka mundësi shëndetësore që të vazhdojë studimet, ai rimbursohet me 200 % të vlerës për shkollën e mesme. Pra, në këtë mënyrë kryhet edhe pagesa e shërbimeve shkollore si dhe ajo e asistencës sociale. Ndërsa në rastin kur një person me aftësi të kufizuar dëshiron që të vazhdojë studimet, ai do të rimbursohet me 300 % të vlerës.

E martë 4 dhjetor 2012 •

Rreth 150 mijë përfitues të asistencës sociale

Rritet numri i personave me aftësi të kufizuar në Shqipëri Ervin Koçi

N

umri i personave me aftësi të kufizuar në vend është rritur gjatë këtij viti. Në një komunikatë për mediet drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror, Kozeta Mesiti, thekson se gjatë këtij viti numri i personave me aftësi të kufizuar është rritur me rreth 5 mijë persona, kjo duke u përllogaritur me numrin e individëve që përfitojnë asistencë sociale. “Tendenca e numrit të përfituesve të pagesës së paaftësisë gjatë tetëmujorit të vitit 2012 ka qenë në rritje. Në krahasim me periudhën janar 2012 është rritur me 5183 persona ose me 3,6%, nga 144.209 individë në 149.392 individë. Rritja ka qenë më e lartë në personat para- e tetraplegjikë”, - theksoin drejtoresha e SHSSH-së. Numri Sipas njoftimit të Shërbimit Social Shtetëror, numri i personave të verbër në vend është rreth 11 843. Në grupin e individëve paraplegjikë e tetraplegjikë është rreth 6022, ndërsa personat me aftësi të kufizuara mendore ose fizike është rreth 51010. Në mbështetje të normalizimit të jetesës së personave me aftësi të kufizuar është përcaktuar edhe ndihmesa nga një kujdestar. Numri i kujdestarëve të regjistruar në SHSSH është rreth 18303 persona. Po në këto llogari hyjnë edhe personat që kanë pësuar dëmtime gjatë ushtrimit të punës së tyre, invalidët e punës. Deri tani në Shqipëri janë regjistruar rreth 62214 invalidë pune, të cilët përfitojnë edhe asistencë sociale. Në total janë rreth 150 mijë persona në vend me aftësi të kufizuar që përfitojnë pensione mujore. Rreth 55.8% e tyre janë të regjistruar në bashkitë e vendit, ndërsa 44.2% janë të regjistruar në komuna. Numri i përfituesve gjithsej 149.392 persona. Tendenca e numrit të përfituesve të pagesës së paaftësisë gjatë tetëmujorit të vitit 2012 ka qenë në rritje. Në krahasim me periudhën janar 2012 është rritur me 5183 persona, ose me 3,6%, (nga 144.209 individë në 149.392 individë). Rritja ka qenë më e lartë në personat para- e tetraplegjikë. Invalidët e punës zënë rreth 41.6 % në totalin e përfituesve nga programi pagesave për personat me aftësi të kufizuar. Trajtimi Në dispozicion të zbutjes së problemeve sociale të personave me aftësi të kufizuar janë përfshirë dy skema bazë përfitimesh sociale, që kanë të bëjnë me pagesën për shkak të aftësisë së kufizuar si dhe

Ngritja e shumave të asistencave

Pagesa e personave me aftësi të kufizuar dhe kujdestarëve Të gjithë personat me aftësi të kufizuar, pavarësisht nga mosha dhe shkaku i dëmtimit, përfitojnë një pagese për aftësinë e tyre të kufizuar. U hoq kufiri i moshës deri në 21 vjeç për përfitimin e pagesës së aftësisë së kufizuar. Kjo pagesë në vitin 2006 u rrit nga 6800 lekë në muaj në 8000 lekë në muaj. Për vitin

2008 pagesa u rrit në 8700 lekë në muaj ose 28 % më shumë se në vitin 2006 dhe për vitin 2011 kjo pagesë u rrit në 9300 lekë në muaj. Sipas udhëzimit të fundit, në shtator të vitit 2012 masa e përfitimit të AK u rrit në 9500 lekë në muaj dhe 9500 lekë për kujdestarët e tyre. Në këtë mënyrë edhe kujdestarët që kujdesen për

ngritja e një rrjeti institucionesh sociale të shërbimit (qendrat e zhvillimit). Në shërbimin social për personat me aftësi të kufizuar është ndërtuar një sistem shërbimesh që nga pikëpamja e tipologjisë së shërbimit është e bazuar në tri forma krye-

sore: shërbimi i plotë rezidencial, shërbimi ditor dhe shërbimi komunitar. “Strategjia e hartuar për personat me aftësi të kufizuar e veçanërisht zbatimi i saj në praktikë synon krijimin e kushteve të barabarta për përfitimin e të drejtave themelore për këtë

Dy muaj pa mbështetje financiare Prej të paktën dy muajsh personat me aftësi të kufizuara nuk marrin paratë e ndihmës ekonomike. Pothuajse në të gjithë vendin ata thonë se ka probleme, ndërkohë që Ministria e Punës dhe Shërbimi Social deklarojnë se fondet janë shpërndarë. Nisur nga kjo situatë, Këshilli Kombëtar i Personave me Aftësi të Kufizuara paralajmëron përdorimin e të gjitha formave të presionit ligjor deri te protestat apo grevat e urisë, pasi sipas tyre kjo gjendje duhet të marrë një zgjidhje përfundimtare. Sipas Këshillit Kombëtar të Personave me Aftësi të Kufizuara, Elbasani, Durrësi, Shkodra dhe Fieri janë disa nga qytetet më problematike, që kanë vonesa me pagesat mujore të invaliditetit. Deklaratat u bënë gjatë një tryeze për arsimimin e personave me aftësi të kufizuar në shikim. Gjatë takimit u ngrit gjithashtu shqetësimi se duhet të ketë një ndryshim dhe përshtatje të kurrikulave shkollore edhe për këtë kategori personash.

Në mbështetje të personave me aftësi ndryshe personat me aftësi të kufizuar, si edhe ata vetë, kanë përfituar më shumë para, në mënyrë që të përballojnë shpenzimet mujore, kjo pasi ata janë të paaftë për punë në ndonjë fushë profesionale.

Caktimi i kujdestarit për personin me aftësi të kufizuar 10 mijë Personat me aftësi të kufizuar shtesë. Pagesa e kujdestarisë në vitin 2006 u rrit nga 6 800 lekë në muaj në 8 000 lekë më muaj. Ndërsa në vitin 2011 kjo pagesë shkoj në 9800 lekë ose 3000 lekë më shumë se në vitin 2006. Personat e verbër si dhe kujdestarët e tyre që nga gushti i vitit 2011 përfitojnë një pagesë prej 10600 lekësh në

Të verbrit

“Vodafone Albania”

Pagesa e kujdestarëve

Personat me aftësi të kufizuar që sipas vendimit të KMCAP kanë nevojë për shërbimin e një kujdestari e përfitojnë një kujdestar me pagesë edhe në rastet kur familja nuk është në skemën e përfituesve. Pra, çdo PAK që ka nevojë për përkujdesje përfiton tashmë një kujdestar më pagesë. Nga kjo masë kanë përfituar rreth

ankesa

muaj. Sipas udhëzimit të fundit në shtator të vitit 2012 masa e përfitimit për personat e verbër dhe kujdestarët e tyre u rrit në 10850 lekë në muaj. Efektet financiare të këtyre pagesave fillojnë nga data 1.09.2012 kategori sociale, mundësi të barabarta pjesëmarrjeje shoqërore, në mënyrë që cilësia e jetës së tyre të përmirësohet dhe vetë ata të jenë aktorë të rëndësishëm të zhvillimit social”, - thekson Kozeta Mesiti, drejtoresha e Shërbimit Shtetërore Social.

Dje, në Ditën Ndërkombëtare të Aftësisë Ndryshe, fondacioni “Vodafone Albania” ishte në Peqin për të përuruar qendrën e re në shërbim të personave me aftësi ndryshe në këtë zonë. Kjo qendër, që do t’u shërbejë 155 personave dhe realizon aftësim për jetën, mbështetje dhe këshillim psikosocial, informim për familjarët dhe vetë personat më aftësi ndryshe për të drejtat e tyre, aktivitete sociale dhe kulturore, lobim e shumë shërbime të tjera. Para disa ditëve fondacioni “Vodafone Albania” dhuroi karrige me rrota për personat me aftësi ndryshe në qytetin e Korçës ndërsa nisma të ngjashme zhvillohen ne Kukës, Dibër e shumë qytete të tjera. Fondacioni “Vodafone Albania” në kuadër të projekteve që financon po nxit mbështetjen e përpjekjeve të personave me aftësi ndryshe për t’u punësuar dhe për të qenë të integruar në fusha të ndryshme të jetës sociale, kulturore dhe sportive në komunitetin ku jetojnë e më gjerë. Falë këtyre përpjekjeve deri tani mbi 50 persona me aftësi ndryshe kanë mundur të punësohen.


sociale • E martë 4 dhjetor 2012

»

07

Fond i veçantë për zgjerimin e varrezave, 2 ha tokë në proceset e fundit

Bashkia garant për kreditimin e rinjve Pjesa më e madhe e fondeve në shtrim rrugësh dhe rindërtimi shkollash

la jashtë vëmendjes edhe infrastrukturën e kryeqytet. Sipas tij, me fondin që do të kalojë për miratim në këshillin bashkiak do të bëhet e mundur që të rregullohen të gjitha çerdhet dhe kopshtet e Tiranës dhe një vëmendje e madhe do t’i lihet sektorit të ngrohjes së tyre, ku ai theksoi se brenda vitit që vjen do të zgjidhet përfundimisht problemi i ngrohjes në çerdhe dhe kopshte. “Ngrohja në çerdhe

me paleta, sistem miqësor me mjedisin”, - theksoi kryetari i Bashkisë lidhur me këtë problem. Krahas këtyre fonde janë parashikuar edhe në rindërtimin e gjimnazeve si dhe montimin e sistemin të ngrohjes me lëndë të riciklueshme. Basha ka përshkuar edhe detajimin e buxhetit për sektorin rrugorë të kryeqyteti. Sipas tij, janë parashikuar ndërtime rrugësh kryesore e dytësore, si dhe rrugë ndërm-

Buxheti, parashikohet rritja e pagave për arsimtarët

Tafaj, fondet në rindërtimin e shkollave Investimet në godinat ku është më e nevojshme Për vitin 2013 Ministria e Arsimit ka parashikuar që të bëj një sërë investimet në rindërtimin e shkollave ku ka më shumë nevojë si dhe të kryhet një rritje e pagave të arsimtarëve. Gjatë një diskutimi në Komisionin parlamentar të Edukimit dhe Informimit ministri i arsimit, Myqerem Tafaj, theksoi se fondet e Ministrisë për vitin që vjen do të bazohen në ato godina shkollore ku është më e nevojshme ndërhyrja. Rreth 63 për qind e buxhetit të arsimit do të shkojë vetëm për investime

në arsimin bazë. “Në buxhetin e vitit 2013 sërish parashikohet një rritje e pagave të punonjësve të arsimit të paktën dy herë sa indeksimi i inflacionit. Buxheti i investimeve i vitit 2013 garanton likuidimin e plotë të të gjitha detyrimeve të mbetura dhe janë 135 subjekte të tilla dhe objektet që sapo kanë nisur po rishikohen në fondin e zhvillimit të rajoneve me 120 objekte. Nevojat e arsimit janë shumë më të mëdha, mendoj se buxheti është një buxhet realist”, - tha Myqerem Tafaj.

Kundërshtime në Komision mbi buxhetin e parashikuar

Ksera: “S’bëjmë politik me të varfrit” Më shumë para për këtë vit për asistencat sociale Miratimi i buxhetit vjetor për vitin 2013 të Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale hapi shumë debate, ku ministri Ksera gjatë diskutimeve theksoi se qeveria “Berisha” nuk bën politikë me të varfrit. Ky reagim erdhi pasi anëtarët e majtë të komisionit pohuan se ka pasur vonesa në pagimin e asistencave sociale si dhe është bërë abuzim me fondet e të verbërve. Më pas gjatë diskutimeve ministri bëri një rezyme të punës së parashikuar për vitin që vjet. Sipas

tij, fondi është mbi dyfishuar në krahasim me vitin 2005, kur fondi kapte vlerën vetëm 6.1 miliardë lekë. Më 2013 fondit i Ministrisë së Punës do të jetë 59,67 miliardë lekë, ose 4.17% të PBB-së. Nga kjo shumë parash, më e lartë se vitin e kaluar, Ministria në planin e saj thotë se do ta përdorë për ndihmën sociale, për të dëmshpërblyer ish-të përndjekurit, ndihmë të paaftësisë, familjet rome dhe punësimin, ku pritet të shtohen edhe 16000 të punësuar.

jet blloqeve të banimit, pa lënë mënjanë edhe rikonstruksionin e një sërë segmenteve rrugore. Po kështu kryebashkiaku bëri me dije se është parashikuar shtimi i hapësirave të gjelbra, këndeve të reja sportive dhe krijimi i hapësirave për parkim të automjeteve, mbjellja e një numri të madh pemësh si dhe ndërtimi i 65 km rrjet inxhinierik të ujërave të zeza dhe ujërave të bardha.

Sipas kryetarit të Bashkisë së Tiranës, është përcaktuar një hapësirë prej 2 hektarësh tokë e lirë që do t’u shtohet varrezave të kryeqytetit. Sipas Bashës, është bërë përpilimi i projekteve dhe pritet vetëm kalimi i fondeve, në mënyrë që t’i hapet rrugë ngritjes së hapësirës së re për varrezat e kryeqytetit. Edhe më parë zgjerimi i hapësirave të varrezave të kryeqyteti ishte bërë një problem, ku një takim që pati kryetari Basha me përfaqësuesit e besime fetare në vend u kërkoi atyre që edhe në Shqipëri të ndërtoheshin varrezat murale. Por ky propozim u hodh poshtë nga krerët e besimeve fetare, duke e bërë të domosdoshme zgjerimin e hapësirës së varrezave.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka prezantuar dje projektin për ngrohjen e të gjitha institucioneve arsimore dhe paraarsimoren në kryeqytet. Sipas Bashës, është caktuar ndërtimi i një sistemi ngrohjeje me lëndë të riciklueshme, pasi kostoja e instalimit të kaldajave dhe vënia në punë e tyre është shumë e kushtueshme. “Të gjithë e dimë se sa ka vajtur çmimi i karburantit, ndaj duhet vendosur një sistem i ri ngrohjeje në çerdhe dhe kopshte”, - thekoi Basha në fjalën e tij lidhur me këtë problem. Në propozimin e tij ishte përcaktuar se si lëndë djegëse do të përdoreshin bërthama ulliri, që janë me shumicë në dimër, apo edhe lëndë drusore e ricikluar.

Ngrohja

N

jë fond i veçantë për të stimuluar kredidhënien për biznese të reja të hapura nga të rinj nën moshën 35 vjeç. Ky ka qenë zotimi i kryebashkiakut Lulzim Basha përpara banorëve të njësisë nr.2 të kryeqytetit ndërsa ka bërë prezantimin për herë të parë të projektbuxhetit 2013. Gjatë fjalës së tij Basha theksoi se bankat në kryeqytet janë të mbushura me likuiditet financiar, por duhet edhe një stimul nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me qeverinë si dhe me organizatat joqeveritare, në mënyrë që të rinjtë e kryeqytet të ndërmarrin iniciativa private për të hapur biznese të vogla dhe të mesme. Sipas kryetarit të Bashkisë, më shumë vëmendje do t’u jepen bizneseve novatore në Tiranë, si fusha e inxhenierisë së informacionit etj. Më tej Basha, edhe pse vlerësoi një detyrim të bankave ndaj kësaj nisme, tha se edhe Bashkia do të luajë rolin e vet, në mënyrë që të stimulojë sa më shumë të rinjtë në rrugën drejt biznesit. Ndërkaq gjatë fjalës së tij kryetari i Bashkisë nuk

Varrezat e kryeqyteti

Ervin Koçi

Investimet e parashikuara nga bashkia Menaxhimi i rrugëve dhe infrastrukturës. Rikonstruksionin e rrugës së bllokut që kufizohet me rrugët “Qemal Stafa”, rruga “Bardhyl” rruga “Hoxha Tahsim” dhe rruga “Shenasi Dishnica”. Ndërtim dhe rikonstruksion të bllokut të rrugëve që kufizohen nga rrugët “Fuat Toptani”, rruga e Elbasanit, Varrezat e Dëshmorëve. Rikonstruksioni i rrugëve të bllokut që kufizohet nga rruga “Herman Majner”, Selim Braka, Unaza e Re. Rikonstruksion të rrugës “Mihal Grameno” dhe degëzimit të rrugës Budi , Depo e Ujit faza e dytë, ndërtimin e rrugës “Gani Shifniu” shtrim e asfaltim të një liste të rrugëve të amortizuara një njësisë bashkiake nr. 2 sipas listës së sjellë nga kryetari i njësisë bashkiake. Arsimi para - universitar dhe edukimi përfaqësohet nga këto objekte: Ndërtimi i shkollës së re të mesme në Sauk pranë ambienteve të Policisë Ushtarake, Rehabilitimi i një sistemi të ngrohjes në shkollën 9 vjeçare “Mihal Grameno” , rehabilitimi i pjesshëm i një sistemi të plotë të ngrohjes së shkollës 9 vjeçare, “Mustafa Geblleshi”, Ndërtimi i shkollës së re 9 vjeçare te Depo e Ujit, Rehabilitimi i shkollës 9 vjeçare “Fan Noli”, Rikonstruksion dhe instalim të sistemit të ngrohjes në shkollën e mesme “Ismail Qemali” Rikonstruksionin e plotë të çerdhes nr 54. Ndërtimin e 10 këndeve të reja sportive; Krijimin e rreth 10,000 m2 hapësira për parking automjetesh; Ndërtimin i kolektorit të ujrave të zeza me gjatësi 3.5 km; Mbjelljen e rreth 24 640 pemëve në lulishte dhe përgjatë rrugëve të reja; Ndërtimin e rreth 65 km rrjete inxhinierike (kanalizime të ujërave të bardha e të zeza); Sigurimin e një ndriçimi sipas standarteve bashkëkohore, për rreth 300 ha blloqe banimi; Shtimin e sipërfaqeve të varrezave publike me 2 ha Në programin e menaxhimit të rrugëve, ndërhyrjet konsistojnë në: Rehabilitimin e 96 km (479,025 m2) të rrjetit rrugor urban kryesor, dytësor dhe tretësor; Rikonstruksionin e 69 km (345,315m2) të rrjetit rrugor

urban dytësor, dhe tretësor Ndërtimin dhe përmirësimin e rreth 162 km (323,470 m2) trotuare në të gjithë rrjetin rrugor; Sistemim - asfaltime të 79,000 m2 të rrjetit rrugor; Ndërtimi i rreth 69 km rrjete inxhinierike në rrugët e reja; (nëse në programin e mëparshëm bëhej fjalë për ndërtimin e kanalizimeve në rrugë ekzistuese); Ndërtimi i rrjetit të ndriçimit rrugor sipas standarteve bashkëkohore, për rreth 100 km rrugë Pjesë e këtyre investimeve do të vazhdojë të jetë: Krijimiikorsivetëdedikuarapërtransportinpublikdhebiçikletat Përmirësimi i kapaciteteve të kryqëzimeve gjë që do të sjellë lehtësimin e menjëhershëm të lëvizjes së njerëzve dhe mallrave nëpër nyjet e rrjetit rrugor dhe ulje të kostos së lëvizjes së tyre Rritja e sigurisë rrugore nëpërmjet sinjalistikës vertikale si dhe duke riorganizuar qarkullimin e trafikut dhe ndërtimit të mbikalimeve për këmbësorë, në pjesë të veçanta të qytetit Programi i tretë buxhetor është arsimi parauniversitar dhe edukimi, ku do të ndërhyhet në në 32 objekte arsimore: Ndërtimi i 3 çerdheve të reja; Rikonstruksioni i 5 çerdheve ekzistuese; Rikonstruksioni i 4 kopshteve; Ndërtimi i 5 kopshteve të rinj; Rikonstruksioni i 14 shkollave 9- vjeçare; Ndërtimi i 3 shkollave të reja 9- vjeçare; Rikonstruksioni i 2 shkollave të mesme; Ndërtimi i 2 shkollave të mesme të reja; Rikonstruksion i shkollës speciale për fëmijët me aftësi të kufizuara; Ndërtimi i 4 palestrave të reja dhe rikonstruksioni 2420 m 2, palestra ekzistuese; Shtimi i 34 laboratorëve të rinj në sistemin shkollor të Tiranës; Përmirësimi i ambienteve ndihmëse dhe rekreative në të gjitha objektet arsimore nëpërmjet ndërhyrjes në: Sistemimi, rikonstruksioni apo riformulimi si dhe gjelbërimi i 52,347 m2, sipërfaqe oborri të shkollave të mesme dhe 9- vjeçare dhe 5,900 m2 sipërfaqe të territoreve të kopshteve; Instalimi i sistemit të ngrohjes në 11 objekte që do të rikonstruktohen dhe në 11 objekte të reja që do të ndërtohen, pra 22 objekte pajisen me sistem ngrohje; Vënien në funksionim të plotë dhe efiçencë të sistemit të ngrohjes, në 92% të objekteve arsimore në Tiranë;


08

« aktualitet

E martë 4 dhjetor 2012 •

Vendimi i akuzës për gjyqtarin e Durrësit që liroi nga burgu Ilir Xhakjan

Prokuroria: Marrim të pandehur gjyqtarin Tabaku Xhakja akuzohet për vrasjen e kryekomisarit Adem Tahiraj Pas serisë së gjatë të përpjekjeve për të nxjerrë përgjegjësitë e lirimit të vrasësit të kryekomisarit, Prokuroria e Tiranës mori dje si të pandehur gjyqtarin Neritan Tabaku. Në orët në vazhdim atij pritet t’i komunikohet akuza për “shpërdorim detyre”. Gjyqtari i pezulluar dyshohet se ka vonuar qëllimisht zbardhjen e vendimit që liroi Ilir Xhakjen, vrasësin e dyshuar të shefit të komisariatit të policisë së Shijakut, Adem Tahiraj. I akuzuar për shpërdorim detyre gjyqtari Tabaku erdhi në Prokurori javën e kaluar, por nuk

iu përgjigj pyetjeve të prokurorëve për shkak se nuk kishte një avokat mbrojtës me vete. Tabaku ndërkaq mungoi dy herë rresht në mbledhjet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ku pritej të mbahej dhe një seancë dëgjimore, për të marrë masë disiplinore ndaj tij. Këshilli i Lartë i Drejtësisë pezulloi gjyqtarin Tabaku dhe i hapi rrugë Prokurorisë për procedimin penal nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi jo vetëm nuk zbardhi vendimin për lirimin e Ilir Xhakjas, por dhe nuk depozitoi në sekretari fashikullin e

gjykimit, i cili hapi probleme në zhvillimin e procesit në Gjykatën e Apelit në Durrës. Ilir Xhakja akuzohet për ekzekutimin në Sukth të Durrësit të kryekomisar Adem Tahirajt. Më herët ai ka qenë i dënuar për vrasje, por ishte liruar nga gjykata e Durrësit me vendim të treshes së kryesuar nga gjyqtari Tabaku. Ky i fundit prej disa muajsh “ka vënë në lojë” të gjithë sistemin e drejtësisë, pasi fillimisht nuk publikoi vendimin që e liroi Xhakjen dhe më vonë kur KLDja po e thërriste ai paraqiste raporte mjekësore.

Gjatë inaugurimit të gjykatës

Halimi: Së shpejti do të rishpërndahen gjyqtarët

“Strategjia e terrorit” vrau shqiptarin për “kalin e kthimit”

Ekzekutimi i Dodës Megjithatë, ndalimet nga policia në ngarkim të Guerrës dhe Santoros, nuk mundësoheshin, pasi Riesame kishte marrë përsipër gjithçka. Ndërkaq, pendimi i Guerrës mundësoi rihapjen e hetimeve, duke konfirmuar akuzat dhe përgjegjësitë e Santoros dhe rolin Bartoluçit. Ky i fundit, sipas marrëveshjes paraprake me Guerrës, kishte gjetur barin “Freedom”, si një vend të përshtatshëm për

Kapen dy të kërkuar për vrasje dhe një për plagosje Dy të rinjtë që vranë faturinon dhe një tjetër që kërkohej për plagosje të rëndë janë arrestuar nga blutë e kryeqytetit. Mësohet se u zbuluan autorët e vrasjes me thikë të 17-vjeçarit Julian Cuni, më 25 nëntor 2012, në afërsi të rrugës “Dritan Hoxha”. Në pranga ra Sulejman Morina, 48 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se në bashkëpunim me Klodjanin 18 vjeç, kanë kryer vrasjen. Ndërkaq, Komisariati nr.1 ka shoqëruar personin në kërkim Igli Sinani, 26 vjeç, banues në Tiranë. Në datën 09.11.2010 rreth orës 21.00 në lokalin e shtetasit Arben Lleshi në rrugën “Budi” ka plagosur rëndë me thikë shtetasin Igli Varrosi.

“Kamorra” në lojë, pranga 2 vrasësve të Dodës më 2008-n

ITALI- Karabinierët arrestuan dje 2 anëtarë të nëndegës së Kamorrës, që akuzohen për ekzekutimin e shqiptarit Ramiz Doda, vrasje e ndodhur në 2008-ën. Mediet italiane njoftuan dje se aksioni u zhvillua në San Marcellino, ku komanda provinciale në Kaserta u koordinua më Drejtorinë e Antimafies në Napoli. Italianët e arrestuar janë dy anëtarë të klanit Casalesi, të grupit Setola, të cilët kanë luajtur një rol vendimtar, në bashkëpunim me anëtarët e tjerë, për vrasjen e shqiptarit Ramiz Doda, ngjarje kjo e ndodhur në San Marcellino në vitin 2008, jashtë lokalit “Freedom”. Të arrestuarit janë Salvatore Santoro, 25 vjeç, nga Trentola Ducenta dhe Giovanni Bartoluçi, 32 vjeç, nga San Marcellino. Hetimi është kryer me mbështetjen e deklaratave të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Oreste Spagnuoloisë Oreste, një ish setolian. Nga deklarimet e tij në nëntor të 2009-ës, u mundësua lëshimi i 6 urdhër-arresteve, i bosit Setola dhe Giovani Letizia, në rolin e nxitësve dhe ekzekutorëve materialë. Në pranga ranë edhe Alessandro Cirillo dhe Spagnulo, me rolin e shoferëve të dy vrasësve, si dhe Salvatore Santoro dhe Giuseppe Guerra, si organizatorët e fazave përgatitore dhe fundit të sulmit.

Arrestet nga policia e Tiranës

Rishpërndarja e gjyqtarëve do të implementohet shumë shpejt. Këtë shprehu dje ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, teksa ka marrë pjesë në inaugurimin e godinës së gjykatës së rrethit gjyqësor Pogradec. Gjatë fjalës së tij ministri Halimi tha se “Ne po ecim drejt kushteve të Bashkimit Evropian, duke përmbushur një nga detyrimet që kërkon progres- raporti”. Ministri foli dhe për dixhitalizimin që sipas tij rrit transparencën, përgjegjësinë dhe redukton korrupsionin, por rrit dhe besimin e qytetarëve tek drejtësia. “Gjykoj se duhet të prëkrahim drejtësinë dhe jo ta sulmojmë atë”, tha Halimi.

Kërkuan energji elektrike në shtëpi Bosi italian i grupit “Strategjia e terrorit”

Dogjën gomat në Kombinat, procedim penal 4 protestuesve Katër persona nga Kombinati që pardje i vunë zjarrin disa gomave e protestuan për ndërprerjen e energjisë po procedohen në gjendje të lirë nga komisariati nr.6. Kështu, nisi procedimi për shtetasit Luan Koprencka, 50 vjeç, Osman Nebiu, 24 vjeç, Adriatik Hatija, 25 vjeç dhe Armand Pashternjaku, 34 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Policia tha se këta shtetas kanë marrë pjesë në grumbullimin e paligjshëm duke protestuar për mungesën e energjisë elektrike në qëndër Kombinat duke bllokuar segmetin rrugor qëndër Kombinatgomisteri “Xhabafti”. Ata akuzohen për «organizim e pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme».

Përfitoi nga mungesa e pronarit vrasjen. Viktima ishte duke u argëtuar, ndërsa ata ishin duke pritur për të vepruar. Ndërsa Santoro, përveçse kishte në kontroll prezencën e policisë, kishte raportuar komandën që anëtarët e bandës të hynin në aksion. Prita ndaj tij u vendos pasi shqiptari ishte identifikuar si autori i vjedhjes me përdorimin e metodës “kali i kthimit”, që ishte në kontrast me logjikën e “kontrollit territorial”, themeluar nga bosi. Kështu, Ramiz Doda, 25 vjeç

nga Dibra u ekzekutua nga dy italianët e arrestuar dje, të cilët të hipur në një motor kanë qëlluar në drejtim të 25-vjeçarit me pistoletë të kalibrit 9. Autorët kanë qëlluar më shumë se 20 plumba në drejtim të të riut dhe më pas kanë mundur të arratisen pa lënë gjurmë. Një “dënim” që u bë edhe më i dhunshëm nëse kryesisht banda kishte të bënte me të huaj. Vrasja është kryer nga të ashtuquajturit “Strategjia e terrorit”, e

udhëhequr nga bosi Giuseppe Setola, i cili kishte si objektiv nënshtrimin e të gjithë komunitetit në provincën e Casertës, përmes eleminimit sistematik të dëshmitarëve të drejtësisë, punëdhënësve, të njohurit e bashkëpunëtorëve të drejtësisë, ish-anëtarë të bandës dhe të huaj. Brenda shtatë muajve, midis 2 majit dhe 12 dhjetorit të vitit 2008, kjo bandë llogaritet se ka kryer 18 vrasje dhe 8 plagosje. Përshtati: Mariglen Mulla

Vodhi karrocën e kokoshkave. Policia arreston një 30-vjeçar Një 30-vjeçar që kishte vjedhur një karrocë për prodhimin e kokoshkave është ndaluar nga policia e Tiranës. Burimet zyrtare të policisë thanë se u krye ndalimi me iniciativë i shtetasit Blerim Xhafa, 30 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Shkozet të Durrësit, i dënuar më parë për vjedhje. Xhafa ishte shpallur në kërkim policor më datë 09.11.2012, pasi dyshohet se më datën 30.10.2012, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, ka vjedhur karrocën për prodhim kokoshka, në pronësi të shtetasit S.Z. Pas ndalimit, Xhafa tha se e kishte vjedhur karrocën, duke përfituar nga largimi për pak kohë i pronarit të saj.

Shoferi: S’jam unë pronari Dy gratë me 8 breshka dhe kokainë

Trafik kokaine dhe breshkash, zbulohet rrjeti italiano-shqiptar ITALI- Policia italiane ka rënë në gjurmët e një rrjeti italianoshqiptar që merrej me trafikimin e breshkave dhe kokainës njëkohësisht. Kështu, ndërhyrja e karabinierëve në Ardea erdhi në rrjedhën e veprimeve që lidhen me veprat penale të trafikimit të breshkave ligjërisht të mbrojtura dhe të kokainës. Në fund të

nëntorit u ndalua një shqiptar me kokainë dhe breshka. Ndërkaq, gjatë bastisjes së pak ditëve më parë u arrestua një grua italiane në Ardea dhe shërbëtorja e saj shqiptare. Policia gjeti 10 gramë kokainë, të ndara në doza, 2.000 euro ndoshta rezultat i aktivitetit të paligjshëm, si dhe në posedimim e breshkave. Policia, gjatë

bastisjes, gjeti në apartamentin fqinj 8 breshka moshës mes 2 dhe 25 vjeç, ku të gjitha i përkasin specieve “Hermanni”, me një vlerë tregu në rreth 3500 euro. Breshkat e vogla janë mbajtur në një pllakë xhami, ndërsa më të mëdhatë në pako plastike. Asnjëra prej tyre nuk ishte e pajisur me vërtetimin, e përcaktuar me ligj. Për dy gratë është dhënë “arresti shtëpiak”, në pritje për t’u gjykuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, sapo të zbulohen lidhjet, mes kapjes së drogës dhe posedimit të breshkave.

Rrush e arra me faturë false në furgon, kapet Nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik Financiar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Jovan Silo, 47 vjeç, lindur dhe banues në Pogradec, i cili u kap me disa fatura false. Te rrotullimi në Sauk është bërë ndalimi i automjetit furgon “Sprinter”, me targa PG279A, ku atij i është kërkuar fatura tatimore për mallrat që transportont. Ai ka paraqitur një faturë tatimore shitje, pa datë, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Gjatë kontrollit të mjetit, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 114 kuti me nga 10 kg secila me rrush të thatë, si edhe 13 kuti me arra me nga 10 kg secila. Silo tha se pronar i mallit është Gjergji Bardhushi, i cili u shpall në kërkim.


aktualitet • E martë 4 dhjetor 2012

»

09

Arrestohet 25-vjeçari

Aksidenti i dyfishtë, mjetet hyjnë në dyqan duke shkaktuar dëme Një aksident në seri është regjistruar gjatë orëve të natës nga një automjet në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Sarës” në afërsi të konvikteve të universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Policia e Elbasanit arrestoi Selman Musaj 25 vjeç me banim në lagjen “Syrja Dylgjeri”, pasi në lagjen “11 nëntori” duke drejtuar automjetin Wolsvagen me targë AA 326 AZ, ka goditur mjetin tip Citroen me targë AA 495 DJ, në pronësi të shtetasit V.Z, mjet i cili ishte i parkuar. Si pasojë e goditjes, mjeti Citroen është përplasur me dy dyqane, një parukeri dhe një butik duke ju shkaktuar dëmtime të mëdha. Veç drejtuesit të automjetit që ndodhet në spital, nga ky aksident fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe ekspertët. Nga hetimet paraprake rezulton se aksidenti ka ndodhur për shkak se 25-vjeçari ndodhej nën efektin e alkoolit. Ndaj tij ka filluar çështja penale “Shkatërrim i pronës nga pakujdesia si dhe drejtim i mjetit në gjendje të dehur”.

Policia nis hetimet për kushtet teknike

Shembin murin, masivi i dheut zë poshtë kalimtaren

E moshuara u mbyt në përroin e Rrushkës. Përmbytje në Lezhë

Moti i keq, shënohet viktima e dytë në Peqin N

jë tjetër viktimë është regjistruar si pasojë e motit të keq që ka përfshirë vendin këto ditët e fundit. Dje është gjetur pa jetë në ujërat e përroit një e moshuar në fshatin Karinë të rrethit të Peqinit. Mbytja Ngjarja ka ndodhur në fshatin Karinë të komunës Peqin kur shtetasja Kadrije Hasa 80 vjeç është parë pa jetë në ujërat e rrëmbyeshëm të përroit të Rrushkës i fryrë nga reshjet e shumta të ditëve të fundit. Policia e Peqinit është njoftuar mëngjesin e djeshëm për gjetjen e kufomës së 80-vjeçares nga familjarët e saj. Pas njoftimit agjentë të policisë kanë qenë në vendin e ngjarjes duke konstatuar se mbytja ka qenë aksidentale. Kadrije Hasa është mbytur në ujërat e rrëmbyeshëm të përroit. E moshuara ishte larguar nga shtëpia një ditë më parë dhe sipas deklarimeve të familjarëve dhe policisë kishte çrregullime prej 4 vjetësh për shkak të moshës. Reshje të dendura kanë fryrë përrenj e lumenj në zonën e Elbasanit. Probleme të theksuara janë hasur sidomos në qarkullim për shkak të rrëshqitjes së dherave. Vetëm 48 orë më parë një tjetër grua gjeti vdekjen pasi u rrëmbye nga ujërat e lumit Tomorricë, pasi po kthehej në banesë. Ajo ishte së bashku me disa fshatarë të tjerë, të cilët nuk mundën t’i jepnin dot ndihmë nënës së 4 fëmijëve, trupi i së cilës u gjend dje. Përmbytje në Lezhë Ndërkohë pas disa ditësh

mungese energjia është rikthyer në hidrovorin e Tales në Lezhë, mosfunksionimi i të cilit solli përmbytjen e një sipërfaqeje të madhe toke në të gjithë rrethin. Ndërkohë shtabi i emergjencave bën të ditur se deri tani nën ujë është një sipërfaqe toke prej 1550 hektarë. Rreth 300 ha tokë kanë ujëra sipërfaqësore, ndërsa pjesa tjetër e tokës është e përmbytur plotësisht. Në fshatin Barbullonjë të Lezhës, prej mbrëmjes së djeshme banesat janë rrethuar nga uji. Shkak për situatën është bërë mosfunksionimi i hidrovorit, si pasojë e mungesës së energjisë. E gjithë kjo situatë dhe reshjet e vazhdueshme të shiut prej më tepër se 24 orë kanë bërë që oborret e banesave të përmbyten, ndërsa banorët janë detyruar të vendosin thasë me rërë në hyrje të tyre për të shmangur depërtimin e ujit në brendësi. Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit nëpërmjet një deklarate për mediet bënë me dije se që prej mbrëmjes të së dielës, ka nisur të ketë rritje të nivelit të ujit në sipërfaqe toke në disa komunat Zejmen, Shën Koll dhe Kolsh të Lezhës. “Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit sqaron se përmbytjet janë shkaktuar nga mungesa e energjisë elektrike dhe nuk kanë ardhur për pasojë të defekteve, apo mosfunksionimit të pompave të hidrovorit të Tales. “Më datë 29 nëntor 2012, në këtë hidrovor është instaluar një pompë e madhe me kapacitet rreth 6 m3 ujë në sekondë

FIER- Një grua humbi tragjikisht jetën, pasi është zënë poshtë një sasie dheu. Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në vendin e quajtur “Rrepet”, në dalje të qytetit të Fierit. Burime nga vendngjarja bënë me dije se një mjet që po gërmonte në krah të një pallati rrëzoi murin rrethues. Sipas policisë, muri ka zënë fatkeqësisht kalimtaren, identiteti i së cilës nuk bëhet ende me dije. Nisin hetimet për zbardhjen e ngjarjes, si dhe inspektimin e firmës që po punon për ngritjen e pallatit nëse respekton kushtet e sigurisë teknike. Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat të gjithë punonjësit për të sqaruar të gjithë rrethanat në të cilën ndodhi ngjarja fatkeqe.

Ndiqen penalisht dhe 2 persona të tjerë

Grabiten 39 dosje personale të pedagogëve, ndalohet një GJIROKASTËR - Të paktën 39 dosje personale të pedagogëve të universitetit “Eqrem Çabej” janë grabitur nga persona ende të paidentifikuar, ndërsa një person, roje private, u arrestua, njoftoi dje policia e Gjirokastrës, në jug të vendit. “Dosjet personale të pedagogëve janë grabitur në Zyrën e Burime Njerëzore, ndërsa ngjarja është konstatuar dje nga një punonjës i administratës”, thuhet në komunikatën e policisë. Të njëjtët burime thanë se dosjet e grabitura u përkasin pedagogëve të departamenteve të ekonomikut dhe të gjuhëve të huaja. Policia tha se “Irfan Gërxholli, 46 vjeç, lindur dhe banues në Gjirokastrës, punonjës i policisë private, u arrestua me akuzën “shpërdorim detyre”, ndërsa dy të tjerë ndiqen penalisht në gjendje të lirë, po me të njëjtën akuzë”. Policia saktësoi se tashmë një hetim ka nisur për të zbardhur të plotë grabitjen, ndërsa provat materiale i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme ligjore. T. Skuqi

Nuk ka fonde

që së bashku me pompat ekzistuese realizojnë një kapacitet shkarkues më të madh se 10 m3/sekondë. Ky kapacitet bën të mundur largimin e një sasie uji prej 1 milion m3 ujë në 24 orë, pra shmang përmbytjet me nivelin aktual të reshjeve, apo dhe në sasi më të mëdha reshjesh”, thekson Ministria e Bujqësisë. Bie bora e parë Në vend ka rënë bora e parë çka ka shkaktuar dhe probleme në disa zona të vendit si në Korçë, Pukë e Dibër. Probleme nga reshjet e borës ka pasur në aksin Peshkopi-Bulqizë, ku lëvizja e mjeteve bëhet vetëm me zinxhirë. Në të gjithë qarkun e Dibrës vijojnë reshje të dendura bore, ndërsa situ-

ata paraqitet më problematike në Qafën e Buallit dhe në Martanesh. Në qarkun e Korçës, reshjet e dendura të borës, e cila ka nisur prej disa orësh kanë sjellë probleme në aksin Korçë-Ersekë dhe vështirësi qarkullimi në qafën e Qarrit. Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në segmente të ndryshme të kësaj qafe, e veçanërisht në zonën e Pepellashit. Dëborë edhe në Dardhë dhe në Voskopojë, por pa probleme. Ndërkaq në Dibër, reshjet e dëborës bien me intensitet në lartësinë 800 m mbi nivelin e detit, por nuk paraqiten probleme. Reshje të dendura dëbore edhe në Pukë. Ndërkohë situata është vështirësuar dhe në orët e mbrëmjes.

Punonjësit pa paga, bashkia e Peqin-it letër Kryeministrit PEQIN- Bashkia Peqin nuk ka mundur t’u shlyejë pagat punonjësve të saj për 3 muajt e fundit. Të njëjtin problem po hasin edhe bashkitë e vogla në qarkun e Elbasanit. Shkak është bërë bllokimi i fondeve të grandit të pakushtëzuar që përdorej për pagat e muajve të fundit të vitit nga njësitë vendore. I pyetur mbi ketë çështje kryetari i Bashkisë Peqin Ilir Rrusha tha se nuk ka fond për pagat dhe kjo është arsyeja e pamundësisë së pagesave. Ujësjellësi administrohet nga pushteti vendor dhe kjo bën që Bashkia të marrë edhe borxhin e krijuar nga ujësjellësi, duke e shlyer me paratë e këtij grandi që do të përdorej për pagat, shprehet ai. Rrusha deklaron se i është dërguar një shkresë Kryeministrit mbi këtë problem dhe pritet një zgjidhje. Njësitë vendore janë përballur këtë vit me këtë vendim pasi vitet e tjera paratë për kompensimin e energjisë elektrike për ujësjellësit janë përballuar nga buxheti i shtetit. Me kalimin në administrim të njësive vendore i është transferuar edhe borxhi i krijuar nga ujësjellësi për shkak se tarifa dhe vjelja e parave nuk e mbulon koston e prodhimit. Pas bllokimit të parave në thesar, tashmë është bërë edhe kalimi në llogaritë e CEZ, duke lënë zero fondin e njësive vendore. L. Lleshi


10

« opinion

E martë 4 dhjetor 2012 •

A duhet mbështetur kërkesa e Berishës për bashkim kombëtar? Nga prof. dr. Mehdi Hyseni

P

avarësisht se si do të pozicionohet qeveria, Kuvendi dhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë lidhur me kërkesën historike të Kryeministrit Sali Berisha për bashkimin kombëtar shqiptar, të pohuar në mënyrë premtuese, të guximshme dhe solemne në manifestimet madhështore të kremtimit të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë së Ismail Qemalit, Kryeministri Sali Berisha zyrtarisht në emër të qeverisë së tij, i dha vizën legale bashkimit kombëtar shqiptar, me ç’ rast i hoqi “vellon” e zezë kontestuese, iracionale dhe përfolëse të bashkimit kombëtar shqiptar, duke nënvizuar se ai është realitet, domosdoshmëri e kohës, drejtësi, integrim, europianizëm, qytetërim, demokraci, paqe, stabilitet, siguri dhe qetësi jo vetëm për kombin shqiptar, por edhe për mbarë rajonin dhe Evropën e integruar demokratike. Me gjithë pro-t dhe kundrat dhe dilemat e deritashme disavjeçare të Kryeministrit të qeverisë së Shqipërisë, Sali Berisha lidhur me ribashkimin kombëtar shqiptar, ai së fundi, me rastin e kremtimit të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë së Ismail Qemalit (28.11.2012), para gjithë botës apeloi për ribashkimnin kombëtar shqiptar. Me rastin e manifestimit të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë etnike, të Ismail Qemalit, posaçërisht në manifestimin që u bë në Shkup, ku Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha tha se duhet bërë bashkimi kombëtar shqiptar, kjo ishte një befasi pozitive për të gjithë shqiptarët, sepse Sali Berisha paraprakisht përmes prononcimeve të tij zyrtare, është deklaruar kundër bashkimit kombëtar shqiptar dhe Shqipërisë etnike. Këtë apel për ribashkimin kombëtar shqiptar, Kryeministri Sali Berisha e përsëriti edhe në manifestimet e tjera, të bëra në Vlorë, në Tiranë, në Elbasan dhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë, ku qindra e mijëra shqiptarë e duartrokitën dhe e brohoritën, duke e shpërblyer me epitetin e Kryeministrit të Shqipërisë etnike. Kjo mbështetje gjithëpopullore e apelit të Kryeministrit Sali Berisha për ribashkimin kombëtar shqiptar, është prova më e argumentuar dhe e justifikueshme se, populli shqiptar njëzëri dhe, me plot të drejtë po kërkon ribashkimin e tij brenda kufijve historikë, natyralë dhe gjeopolitikë të Shqipërisë etnike, jo përtej tyre për të krijuar të ashtuquajturën “Shqipëri e madhe”, e cila, kurrënjëherë në historinë, në politikën, në diplomacinë e as në mendjen e shqiptarëve,

nuk ka qenë e projektuar, as e kërkuar, ashtu siç ka shpifur dhe po shpif propaganda, politika, diplomacia dhe historiografia falsfikatore serbo-greko-maqedone-malazeze gjoja se, së fundi, edhe Kryeministri aktual i qeverisë së Shqipërisë, Sali Berisha me deklaratat e tij me rastin e festimit të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë ka shpalosur kalendarin” dhe itinerarin e axhendës zyrtare politiko-diplomatike të formimit të “Shqipërisë së madhe”. Mirëpo, kjo fare nuk është e vërtetë, sepse edhe Kryeministri Sali Berisha, ashtu sikurse edhe të gjithë shqiptarët e tjerë të Shqipërisë etnike (përpos filoserbëve dhe kuislingëve të “kombit kosovar”), me të drejtë ka deklaruar dhe ka apeluar se kombi shqiptar, duhet të ribashkohet sa më parë, jo në kuadrin e një “Shqipërie të madhe”, të shpifur nga kolonialistët dhe imperialistët serbo-malazezëgrekë dhe maqedonë, por vetëm brenda kufijve natyralë të Shqipërisë etnike, gjysma e së cilës, edhe sot, në dekadën e dytë të shekullit xxi, është plaçkë koloniale e Serbisë, e Greqisë, e Malit të Zi dhe e Maqedonisë. Duke mbajtur parasysh faktin relevant se me deklarimin zyrtar të Kryeministrit Sali Berisha, bashkimi kombëtar, tanimë, nuk është kurrfarë teme tabu, as miti, as kurrfarë fantazme e trilluar, por realitet dhe domosdoshmëri e pashmangshme për zgjidhjen përfundimtare dhe të drejtë të problemit kolonial të shqiptarëve në Ballkan, si qeveria, Kuvendi, ashtu edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, në mënyrë urgjente, konstruktive, demokratike dhe kushtetuese, duhet ta mbështesin dhe ta zyrtarizojnë apelin për bashkimin kombëtar shqiptar të Kryeministrit Sali Berisha, pavarësisht nga shpifjet dhe nga kritikat politiko-propagandistike asntishqiptare të Athinës, Shkupit, Beogradit dhe Podogoricës, të cilat e kanë akuzuar Sali Berishën kinëse ai po kërkon formimin e një “Shqipërie të madhe”(!?) Zëdhënësit e qeverisë së Shqipërisë nuk duhet të rraskapiten dhe të shterohen kot më së koti, duke iu përgjigjur notave dhe demarsheve kritikuese antishqiptare të Athinës zyrtare, se çfarë ka dashur të thotë Kryeministri Sali Berisha në mitingjet dhe në takimet ceremoniale me rastin e kemtimit të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, sepse ai ka qenë shumë i qartë dhe i saktë në prononcimet e tij-kërkoi bashkimin kombëtar shqiptar, jo kurrfarë “Shqipërie të madhe”, ashtu siç e akuzoi dhe e atakoi ministri i Jashtëm i Greqisë Avramopullos!!! Prandaj, qeveria shqiptare me në krye Sali Berishën, në vend që të harxhojë energji të kotë, duke polemizuar me zyrtarët e Athinës, Shkupit, Beogradit dhe Podogoricës, se Sh-

qipëria nuk ka pretendime territoriale ndaj fqinjve etj., me procedurë të shkurtër nevojitet që t’i ushtrojë kërkesë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për zyrtarizimin dhe mbështetjen ligjore dhe kushtetuese të kërkesës së Sali Berishës për bashkimin kombëtar shqiptar, kërkesë kjo, të cilën e mbështeti botërisht dhe solemnisht mbarë kombi shqiptar i derdhur në Vlorë, Tiranë, Shkup, Elbasan, Prishtinë, Tetovë e gjetkë…me rastin e festimit të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Pra, Kryeministri Sali Berisha, sa më parë të jetë e mundur, duhet të kërkojë legalizimin e apelit të tij historik për bashkimin kombëtar shqiptar, në mënyrë që Kuvendi i Republikës Së Shqipërisë, në përputhje me Kushtetutën në fuqi të Republikës së Shqipërisë(1998), të miratojë rezolutën për organizimin dhe shpalljen e referendumit për bashkimin kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë etnike. Kjo do të ishte përgjigjja më e saktë, më e drejtë, më racionale ligjore, demokratike dhe kushtetuese për të gjithë antibashkuesit filosllavë dhe për të gjitha vendet fqinje kolonialiste (Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Greqia). Nëse kjo nuk ndodh, atëherë, pa u vonuar, duhet të reagojnë: Lëvizja “Vetëvensdosje”, lëvizja për bashkim dhe lista për Shqipërinë natyrale, subjekte politike dhe kombëtare këto, të cilat me platfromat dhe me programet e tyre janë pëcaktuar dhe deklaruar botërisht për ribashkimin kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë etnike, duhet të hartojnë dhe të nënshkruajnë një memorandum të përbashkët, drejtuar qeverisë, Kuvendit dhe Presidentit të Republikës Së Shqipërisë, duke kërkuar që këto institucione më të larta shtetërore, në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë në fuqi (1998), të shpallin dhe të miratojnë referendumin për ribashkimin kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë etnike, në bazë të së drejtës historike, legjitime dhe, në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë në fuqi (1998). Kjo do të duhej të ishte ecuria e procedurës ligjore, kushtetuese dhe demokratike e institucionalizimit dhe e mbështetjes zyrtare shtetërore e apelit-kërkesës historike të Sali Berishës për ribashkimin kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë etnike. Ndryshe, vetëkontestimi, vetëheshtja, vetëmohimi dhe marxhinalizimi i saj nga ana e politikës dhe e drejtësisë zyrtare të qeverisë, të Kuvendit dhe të Presidentit të Shqipërisë, do të ishte kompremetimi më i madh politik dhe kombëtar i Kryeministrit Sali Berisha, si në sy të gjithë kombit shqiptar, ashtu edhe të bashkësisë ndërkombëtare, posaçërisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian(BE).


opinion • E martë 4 dhjetor 2012

»

11

Ditëlindja e dr. Rugovës festë kombëtare Nga Bojana Fatkoja

M

ë 2 dhjetor 1944 lindi në komunën e Istogut lideri shpirtëror dhe udhëheqësi politik i shqiptarëve të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova vizionari i madh që guxoi, diti dhe arriti t’i ngrejë në këmbë mbi dy milionë shqiptarët në Kosovën e pushtuar nga Serbia. Ai, me një urtësi të pamatë, e udhëhoqi këtë masë popullore përgjatë dy dekadave në një rezistencë paqësore. Por kur flasim për figurën e politikanit Rugova, duhet të bëjmë kujdes të mos e shkëpusim atë nga njeriu i kulturës dhe letrave shqipe, të cilat ndikuan aq shumë në formatimin e tij gati mitik për të gjithë shqiptarët e Kosovës pa dallim. Është e njohur periudha e krijimtarisë rugoviane përpara angazhimeve në fushën politike. Rugova është dritues në botën akademike, nga ku ndriçojnë më shumë se 10 vepra të krijuara nga ai. Veprimtarinë shkencore e zhvilloi në Institutin Albanologjik si hulumtues i letërsisë. Një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës “Gjurmime albanologjike” të këtij instituti. Me krijimtari letrare u mor që nga fillimi i viteve gjashtëdhjetë. Dr. Ibrahim Rugova më 1988 u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, që u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare, e cila kundërshtoi sundimin komunist serb dhe jugosllav në Kosovë. Kështu, logu i mendjes do të ishte magjia ku do të brumosej rezistenca mbarëpopullore. Prandaj e gjithë etapa e qëndresës rugoviste do të ishte e butë, pa gjak, dhe me mendje të kthjellët. Dr. Rugova e shndërroi në një periudhë të shpejtë orientimin e shoqatës së shkrimtarëve në drejtimin politik duke shpallur më 23 dhjetor 1989, Lidhjen Demokratike të Kosovës si forca e vetme politike për të organizuar rezistencën paqësore, me synimin e qartë: deri në fitoren përfundimtare. Qysh nga themelimi zgjidhet kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi. LDK, nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës, u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit rreth vetes. Nën udhëheqjen e Ibrahim Rugovës, në qasje jo të dhunshme shqiptarët e Kosovës e shpallën pavarësinë në vitin 1990 dhe në vitin1992 dr. Ibrahim Rugova u shpall president i vendit. Për të sfiduar pushtetin e regjimit okupues

komunist serb, eksperimentoi për herë të parë ngritjen e strukturave paralele të qeverisë, në drejtim të kujdesit shëndetësor dhe arsimin si pjesa më e prekshme dhe më dobiprurëse për masat popullore. Inicion hapjen e klasave e më pas të shkollave në mbarë vendin. Formon qeverinë, e cila në pjesën e saj dërrmuese ka si objekt punën me shqipëtarët në Gjermani, Zvicër, Shqipëri dhe Maqedoni, duke fituar mbështetje të gjerë në mesin e shqiptarëve etnikë, por edhe duke mbledhur financat e nevojshme për të mbështetur arsimimin dhe kujdesin shëndetësor, si dhe të tjera shërbime që po ravijëzoheshin me shpejtësi. Si njeri vizionar, kishte nje ëndërr të rrënjosur thellë, një qëllim për të krijuar Kosovën një shtet demokratik, sovran dhe të pavarur nga Serbia. U cilësua nga politikanët në zë të kohës si “Gandi i Ballkanit” sepse kërkoi të arrinte në një zgjidhje paqësore të çështjes së Kosovës duke u mbështetur në programin e një rezistence pasive të një politike paqësore. LDK-ja dhe në veçanti Rrugova, arriti të armatoste masat e idhtarëve me dashuri për atdheun edhe pse të pushtuar, i nxiti ta donin lirinë dhe të jepnin gjithçka për të. Me qëndrimet e tij dr. Rugova ka shërbyer si avokati më i mirë i shqiptarëve të Kosovës në mbrojtjen e të drejtave civile në arenën ndërkombtare. Duke dhënë intervista të shumta në mediet ndërkombtare, kërkonte mbështetjen e huaj për të ndërkombtarizuar çështjen e Kosovës.

Nuk kishte se si të mos predikonte politikat e pacifizmit njeriu që erdhi nga bota e letërsisë dhe artit, njeriu i brumosur nga kjo botë e magjishme. Lideri fliste gjithmonë me zë të ulët, të qetë dhe të ngrohtë. Masat popullore në mbarë Kosovën, të shtypura sidomos në shekullin e njëzetë u bashkuan me një dashuri e mirëbesim ndaj liderit Rugova dhe e deshën, e respektuan dhe gati e mistifikuan figurën gjithësesi të madhe të Dr. Rrugovës. Shalli i mëndafshtë i tij u bë më se proverbial. Njeriu i Madh, i cili dëshiroi një “fitore” ku askush të mos humbiste, gjë për të cilën në vitet e mëvonshme do të ngjallte edhe ndonjë belbëzimë kritike, tregoi guxim dhe shkoi në kryeqytetin serb për t’u përballur me xhelatin Milloshevic, duke u përpjekur për të gjetur një zgjidhje politike, pavarësisht kohës së vështirë të luftës në vitin 1999 dhe të gjithë peshës së rëndë të kritikave që rënduan mbi të. Këtyre mëdyshjeve dashakeqe do t’u vinte fundi me qëndrimin e mbajtur ndaj Millosheviç, gjatë gjykimit të këtij të fundit nga tribunali i Hagës për krimet e kryera në ishJugosllavinë. Parlamentii Kosovës e zgjedh President në 2004 dhe ai ndërron jetë në janar të 2006, pa arritur të shohë atë që dy vjet më vonë do të ndodhte, e që ky burrë i madh shteti i kushtoi gjithë misionin e tij politik, shpalljen e Kosovës një shtet të lirë e të pavarur. Për të gjithë shqiptarë kudo që ndodhen, Rugova do të jetë lideri i padiskutueshëm shpirtëror e moral, përkushtimi i të cilit meriton përulje dhe respekt. Jo më kot i shkrova këto rreshta, pasi këtë lëndë tashmë e njohin pothuaj të gjithë shqiptarët-këndej e andej kufirit. Qëllimi im është të sjell në vëmendje që ashtu si “Mandela Day “është festë ndërkombtare në nderim të Nelson Mandelës, (e cila festohet më 18 korrik, ditën e lindjes të liderit të madh), ashtu si 2 tetori, ditëlindja e Mohandas Gandhi festohet si Dita Ndërkombëtare Kundra Dhunës, ashtu si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të kujtuar Marthin Luter King e hëna e tretë e çdo janari është festë kombtare (ditë e përafërt me 15 janarin, dita e tij e lindjes) edhe për ne pesë milionë shqiptarët duhet të ketë një ditë me shenjë. Të gjithë, pa përjashtim, ndjejmë detyrime të mëdha morale ndaj figurës së Ibrahim Rugovës, njeriut të madh (që siç do njeri i madh vetëm lindje ka). 2 dhjetori të jetë dita e kujtimit të tij, Dita e Ibrahim Rugovës, dita e mirësisë.

Lufta në festën e Pavarësisë

K

ur javën që shkoi kisha shkruar se shqiptarët këtë herë do të kremtonin shqip, shfaqja drojën nëse dikush do ta prishte magjinë e festës së 100-vjetorit. Por nuk e besoja se kremtimet për këtë ditë do të mund të degjeneronin në një luftë edhe për të festuar. Dukej pothuaj e pabesueshme se si festa e 100-vjetorit mund të shndërrohej në luftë me flamuj, në luftë me simbole, në luftë me shtatore, me qytetar nderi e deri në luftë me darka, me fjalime e me torta. Ndërsa në Vlorë socialistët flisnin se si ky 100-vjetor nuk mund të shënohej me satrapë, duke u aluduar në heronjtë e Sali Berishës, ky i fundit në Tiranë fliste për Isa Boletinin, që i dukej si Robin Hudi shqiptar. Dëshmitarë okularë flasin se si militantët e krahut tjetër ishin bërë gati me sëpata e me lopata për ta masakruar tortën e madhe të festës së madhe shqiptare. Kjo mund të jetë edhe e stisur, por pavarësisht kësaj, pamjet e transmetuara në televizione e në rrjetet sociale flisnin për gjeninë e çmendurisë shqiptare. Ajo që për dy ditë ndodhi në Vlorë e në Tiranë qe populli me

Nga Blerina ROGOVA (Gaxha)

zemër të madhe, i fuqishëm e i bashkuar, gazmor e i shtruar, por me udhëheqës shpirtkazmë e të vegjël para popullit shqiptar. Po flasin të gjithë se si magjinë e festës së madhe të kombit e kanë bërë më të fuqishme shqiptarët me plisa nga Kosova, me ushtarakët e FSK-së dhe më Ritën, që e kalli festën, dhe kjo mbase sepse Kosova në Shqipëri nuk shkoi për luftë politike, që nisi javë më parë, por për të festuar 100-vjetshin e shqiptarëve. Por pavarësisht marrëzive të politikës këtej e matanë, ajo që shkëlqeu për dy ditë rresht në vendin e shqiponjave qe shpirti shqiptar. Ajo që u pa më 27 dhe 28 nëntor në Shqipëri dhe një ditë më vonë në Kosovë, më shumë se gjithçka ishte fuqia e një populli që, kur bëhet bashkë si këto tri ditë, është më e madhe sesa Kosova dhe Shqipëria bashkë. Ka pasur një milion përplasje ndërmjet dy krahëve të shqiptarisë, Kosovës dhe Shqipërisë, për gjuhën e për kulturën, për historinë e për atdhetarinë, për heronjtë dhe për flamurët, e kështu pa fund, por në këtë 100-vjetor, e ndoshta më shumë se kurrë deri më tash, është parë sa të ngjashëm janë. Është ndier sa të pandashëm janë e sa shqiptarë janë. Ata si këtu, si atje përtej, gjithçka e bëjnë shqiptarçe. Janë

një edhe në vlera, edhe në poshtërsi. Ka pasur 100 + 1000 gjëra që është dashur të bëheshin ndryshe në këtë 100-vjetor, por kjo nuk mund ta zvogëlojë festën e fuqisë së kombit. Ka pasur 100 + 1000 figura të politikës, të artit e të kulturës, që i kanë përzier duart në këtë festë, e nuk do të duhej, dhe as kjo nuk e zbeh shkëlqimin e ditës së madhe. Por kur 100-vjetshi shndërrohet në luftë të pistë të krerëve të politikës, kjo i jep një shije pelin ditës së fundit të shekullit shqiptar. Mbase do të donim që në këtë festë t’i shihnim të flisnin ndryshe Berishën e Ramën, Thaçin, Jahjagën e Topallin, e jo ashtu siç kanë folur, por gjërat asnjëherë nuk janë të përkryera. Shyqyr që ata që nuk duhej ishin pak në krahasim me një, dy, tre ose kushedi sa milionë shqiptarë, të cilët në këtë 100-vjetor kanë qenë shqiptarët e shekullit. Festat dinë edhe të jenë pelin. Urim-mallkimi “jetofsh në kohëra interesante!” është sikur të jetë thënë për shqiptarët. Të paktën për këtë javë, jashtëzakonshëm emocionale e po ashtu jashtëzakonshëm të rëndë. Jo për t’i shkulur flokët e kresë, as për t’u habitur, por më shumë për të qeshur: “Pronto...pronto! Mirë se erdhe në botën e vërtetë!”


Halle Berry vendos në shitje shpinë në hollivud Pas dramës një javë më parë mes ish burrit të Halle, Gabriel Aubry dhe të fejuarit të saj Oliver Martines, ajo ka vendosur ta nxjerrë në shitje shpinë e cila mban kujtime jo të bukura për të. Ky vendim erdhi menjëherë pas përleshjes fizike mes Oliver dhe Gabriel në derën përpara shtëpisë. Shtëpia është vënë në shitje për 15milion dollarë, burimet thonë se aktorja ka një kërkesë për 11milion dollarë por është duke pritur për një çmim më të lartë. Halle nuk ka mbajtur sekret planet e saj për t`u larguar në Francë bashkë me Oliver, por gjykata ka ndaluar përpjekjet e saj për të marrë me vete vajzën Nahla, babai i të cilit është Aubry. Aktorja dhe ish burri i saj, modeli kanadez Gabriel Aubry, kanë qënë të përfshirë në një betejë legale për të drejtat e tyre prindërore, e cila përfundoi me një përleshje fizike mes Oliver dhe Gabriel ditën e falenderimeve.

Rita Ora ndahet nga Rob Kardashian Sipas një raporti, Rita është ndarë nga Rob Kardashian. Por nuk dimë nëse ky lajm është ende i vërtetë apo jo, pasi këngëtarja ka hedhur poshtë zërat që qarkullonin për një lidhje mes saj dhe Rob këtë verë duke thënë se nuk është një lidhje e vërtetë. “Ai është një djalë i mirë, ne jemi shumë të afërt dhe jemi shokë shumë të mirë”, ka sqaruar ajo. Por këto thashetheme u nxitën edhe më shumë kur, Rob postoi një foto në twitter, ku çifti ishte duke u puthur. Sipas The Sun, çifti është duke u përpjekur për të gjetur kohë për njëri-tjetrin. Pasi është me të vërtetë e trishtueshme që ata të dy kanë simpati për njëri-tjetrin por jetojnë larg, gjë që e bën të pamundur për të mbajtur një marrëdhënie. Me sa duket kjo është arsyeja e ndarjes së tyre, Rob ka fshirë çdo gjë në lidhje me Ritën në adresën e tij në twitter.

Jolie do të heqë dorë nga aktrimi Aktorja hollivudiane, Angelina Jolie, është më e lumtur me punën e saj humanitare sesa me aktrimin. Ajo ka deklaruar se do të bëjë gjithçka në fuqinë e saj për t’u ndihmuar viktimave të dhunës në Siri. Në një intervistë për Channel 4, ajo është pyetur nëse mendon ta braktisë aktrimin. “Padyshim. Mendoj se do të detyrohem të tërhiqem nga aktrimi kur fëmijët të hynë në vitet e adoleshencës, sepse do të kem shumë punë në shtëpi dhe në vendet tjera”. “Megjithatë, jam kënaqur kur kam aktruar. Do të xhiroj edhe disa filma. Jam e lumtur që po e bëj këtë punë. Është një nga profesionet më të bukura që mund të gjeni”, ka deklaruar Jolie.

E martë 4 dhjetor 2012 •

5 Mënyra

12

« gossip

për të forcuar lidhjen në çift gjatë festave

M

os lejoni që muaji i festave të krijojë përçarje mes jush dhe partnerit tuaj, mësoni se si të kultivoni festat sëbashku. Edhe pse festat e fundvitit i`u përkushtohen gjithë të dashurëve tuaj, të cilët dashur pas dashur mund të pengojnë lidhjen dhe afrimitetin tuaj në çift. Duke shtuar përgjegjësitë dhe obligimet në familje gjatë kësaj periudhe, duket sikur jeni duke harxhuar më pak kohë sëbashku. Ose ndoshta sasia e kohës nuk është e rëndësishme sa është cilësia e saj. Është shumë e rëndësishme për çiftet të kujtojnë se edhe pse janë pjesë integrale e familjeve të tyre, apo për çiftet me fëmijë, janë pjesë integrale e krijimit të ritualeve dhe kujtimeve për fëmijët e tyre, por mbi të gjitha duhet të kujtoni se keni një angazhim ndaj njëri-tjetrit. Për

t`iu arhur në ndihmë po ju japim gjashtë ide për të pakësuar stresin dhe për të qënë të lidhur gjatë këtij muaji festiv. 1. Jini selektivë. Flisni me partnerin tuaj rreth eventeve që doni të merrni pjesë. Vendosni se ku do të shkoni për festa dhe alternoni zgjedhjet çdo vit. Duke qënë selektivë me planet tuaja të pushimeve, do të reduktoni stesin dhe do të shijoni më shumë atmosferën. 2. Tregohuni të drejtë. Kur jeni duke bërë plane, mos hidhni poshtë idetë që ju jep partneri juaj. Nëse partneri insiston që t`i kaloni me njerëzit e tij, atëherë përpiquni të kuptoni arsyen. 3. Kini rituale të veçanta. Psh ju dëshironi të hani drekën e Krishtlindjeve apo darkën e Vitit të Ri në të njëjtin vend, apo keni një mënyrë specifike për hapjen e dhu-

Ja çfarë duhet të bëni nëse keni

lëkurë të thatë Arrestohet sërish Lindsay Lohan, tani kacafytet me femra Lindsay Lohan ka përfunduar sërish në telashe, për shkak të një sherri me një grua në një klub nate. Aktorja është parë duke dal të enjten nga një stacion policie e të futet në një makinë, pasi ishte arrestuar (dhe u lirua me kusht) për shkak të grindjes në të cilën është përfshirë. Ndërkohë që policia nga ana e saj ka deklaruar se Lohan u arrestua në ora 4:00 të mëngjesit dhe akuzohet për sulm të gradës së tretë. Ajo u bë protagoniste e një diskutimi të zjarrtë për shkak se rivalja në fjale i kishte “zënë hapësirën” në të tejmbushurin “Club Avenue” në Manhattan. Si përfundim Lindsay e ka pasur të pamundur të mos e godasë në fytyrë.

Q

ë të keni lëkurë të shëndetshme, të bukur dhe me shkëlqim nuk është e thjeshtë. Duhen trajtime të gjata me produkte estetike ose natyrale që lëkura juaj të jetë ashtu siç ju dëshironi. Meqënse trajtimet kozmetike janë të kushtueshme ju mund të trajtoni lëkuren me maska të cilat krijohen nga përbërës natyral. Por, që maskat të kenë një efekt të shpejtë, dhe pozitiv do të duhet që edhe lëkura të jetë e përgatitur për këto trajtime. Prandaj, që të keni një lëkurë të shëndetshme duhet të kujdeseni për lëkuren çdo ditë. Çdo mëngjes sapo të lani fytyren pastrojeni atë me një pastrues me bazë qumështi, pasi të keni larë fytyren vendosni një tonik me bimë barishtore. Pasi të kalojë stina e dimrit ju mund të përdorni sipas tipit të lëkurës një krem me bazë të plotë. Këto produkte do të ushqejnë lëkuren tuaj, kështu që ajo brenda pak kohësh do të bëhet e butë dhe elastike. Tanimë zgjidhjen e problemit të lëkurës e keni para syve prandaj trajtoni sa më shpesh lëkuren tuaj dhe do të jeni shumë e kënaqur nga rezultati pozitiv.

ratave. Këto rituale forcojnë lidhjen tuaj dhe ju mbrojnë nga faktorët stesues që mund të jenë të pranishëm gjatë festave. Këto tradita mund të përfshijnë edhe blerejen e një ornamenti të ri çdo vit. 4. Shfrytëzoni kohë bashkë. Gatuani një ushqim interesant sëbashku, shkoni në kinema, apo mund të përdorni makinën për të qëndruar pak kohë vetëm. Nëse jeni me njerëz të tjerë gjatë festave ju mund të rrëmbeni pak kohë vetëm për ju. 5. Jini kreativë. Krijoni një album me fotot tuaja në këtë fundvit, ose praktikoni një kërcim që do ta kërceni bashkë gjatë festës, ose shkruani një këngë tuajën me ëmbëlsi. Është një mënyrë e mirë dhe për të larguar stresin. Kjo mund të jetë një sfidë për ju, por me pak planifikim dhe përpjekje, ju mund të argëtoheni si çift dhe të ushqeni lidhjen tuaj.


gossip • E martë 4 dhjetor 2012

»

13

Shania Twain

Kris Humpries

47 vjeç dhe trup perfekt

Më mirë vonë se kurrë. Këtë moto ka vënë në zbatim edhe Heidi Klum e cila anulloi festën e saj të halloween-it për shkak të tragjedisë që ndodhi në New York, nga uragani Sandy, por këtë fundjavë ajo ka mundur të realizojë këtë festë e veshur me kostum. Në vitet e shkuara ajo dhe ish burri i saj Seal kishin traditë të vishnin kostume të çuditshme, por kësaj here ajo ka qënë vetëm edhe pse gjitmonë godet me kostumet e sja të zgjedhura. Këtë herë Klum ishte veshur si Kleopatra, e cila dukej e mrekullueshme. Fatkeqësisht i dashuri i saj, bodigardi Martin Kristen nuk i ishte bashkangjitur festës.

kërkon që Kim t’i ktjejë unazën e fejesës

Kris Humpries kërkon mbrapsht unazën gjigante të fejesës që i ka dhuruar Kim, por ajo refuzon t`ia kthejë. Për këtë unazë ai ka paguar 2 milion $ e cila ka gura diamanti 25 karat dhe Kris beson se Kim duhet t`ia kthejë atij menjëherë dhe ai është i bindur në kërkesën e tij, raporton burimi. "Dhe kjo është duke u bërë një pikë e vërtetë fërkimi në mes të tij dhe avokatëve të Kim. Ajo ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend t`ia kthejë atë dhe pse mendon se është brenda të drejtës së saj ligjore për të refuzuar. Kris pretendon se martesa ishte një mashtrim total dhe se Kim u martua me të vetëm për publicitet kështu, ajo nuk ka të drejtë të mbajë një dhuratë të tillë të shtrenjtë. "Kris nuk e kupton se pse Kim do që të mbajë unazën. Ajo padyshim nuk ka asnjë vlerë sentimentale për të, ashtu si dhe ajo e ka deklaruar publikisht se martesa e tyre ishte një gabim të madh dhe ajo sigurisht nuk ka nevojë për të holla”, ka shtuar burimi.

Klum feston Halloween 1 muaj me vonesë

K

anë kaluar tetë vite nga hera e fundit që ishte ngjitur në skenë, por në rikthimin e saj Shania Twain është shfaqur më në formë se kurrë. Në Caesars Palace të Las Vegas, këngëtarja 47-vjeçare doli në skenë me një kostum pas trupi duke treguar format e saj perfekte. “Kjo është një mbrëmje shumë emocionuese. Ka shumë vite që nuk kam dalë në skenë dhe tani po e kuptoj se çfarë kam humbur”, tha këngëtarja kanadeze. Gjatë performancës, 47-vjeçarja këndoi disa nga hitet e saj më të njohura si That Don’t Impress Me Much, Come On Over dhe You’re Still the One. Shania Twain ka shitur më shumë se 75 milionë albume në të gjithë botën.

Hugh Hefner dhe Crystal Harris do të martohen përsëri Bosi i Playbot Hugh Hefner i ka propozuar sërish Crystal Harris dhe është duke u përgatitur për t`u martuar në 31 Dhjetor. Modelja 26 vjeçare theu zemrën e Hugh në qershor të 2011, kur ajo u largua pa pritur nga ai, një javë para se të shkëmbenin unazat. Burimi tregon se të dy janë mirë si kurrë më parë, që kur Harris u rikthye në Playboy. Sipas TMZ, Hefner 86 dhe Harris 26, Çifti ka vendosur se do të martohen në godinën e Playboy për Vit të ri. Të dy kanë punuar për të zgjidhur problemet dhe janë gati për një martesë të re. Ceremonia do të jetë intime ku të ftuar do të jenë vetëm rreth i ngushtë shoqëror dhe familjar.

Katy Perry cilësohet Gruaja e Vitit nga Billboard Billboard ka kurrorëzuar Katy Perry si gruan e vitit, por pop stari mendon se viti i saj ka qënë 2011. “Ndjej sikur viti im ishte vjet, mendoj se momenti im ka kaluar”, ka thënë në një intervistë Perry. Perry nxorri këngën “Teenage Dream’ në 2010 dhe albumin e saj me pesë hite të mrekullueshme ku pati një sukses të madh në 2011. Ajo shënoi rekordin e Michael Jackson të arritur me "Thriller" për shumë hite nga albumi single. Ajo do ta rinxjerrë këtë album këtë vit, duke lancuar edhe dy hite më shumë. Perry ka falenderuar fansat për mbështetjen si dhe nënën e saj në këtë event, e cila u nderua si grua që punon në industrinë e muzikës.


14

« bota

E martë 4 dhjetor 2012 •

Shkenca, teknologjia, mjekësia: histori suksesesh

Nga dinosaurët tek interneti,

30

mijë vjet më parë, sistemi diellor ishte një vend i përgjumur. Ne kishim nëntë planetë dhe dhjetëra hëna. Por këta dukeshin si vende inerte e të vdekur – aq sa ne nuk i njihnim fare. Asnjë veprim, asnjë ndryshim. Sot, panorama nuk mund të jetë më e ndryshme. Sondat e NASA-s kanë gjetur veprimtari gjeologjike në të paktën tre trupa planetarë: hënën e zjarrtë të Jupiterit Io, në Enceladusin e Saturnit dhe në Tritonin e Neptunit. Në Mars janë dokumentuar rrëshqitje dheu dhe djaj rëre në sipërfaqen marsiane. Vëzhguesit nga e gjithë bota kanë parë Jupiterin të goditet nga impakte në të paktën tre raste, duke përfshirë nxehjen dramatike e të shumëfishtë që pësoi në 1994 nga kometa Shoemaker-Levy-9. Dhe ç’është më e çuditshmja, shkencëtarët po konsiderojnë seriozisht praninë e jetës diku tjetër në sistemin diellor. Marsi është ende vendi kryesor ku duhet kërkuar, por një tjetër prej satelitëve të Jupiterit, Evropa e akullt është një konkurrent, ashtu sikurse është Encelagusi, si dhe sateliti më i madh i Saturnit, Titani. Ky i fundit ka madje edhe liqene të mëdhenj metani të lëngët, të cilët zgjerohen dhe tkurren sipas stinëve. Shumë njerëz mendojnë se Apollo përfaqësonte kohën e lavdishme të programit hapësinor amerikan, por ky duhet cilësuar i shoqëruar me fjalën me njerëz në bord. Program pa njerëz në bord e ka sot kohën e tij të lavdisë. NASA ka dërguar tashmë anije kozmike që vijnë në orbitë përreth Saturnit, Marsit, Hënës dhe diellit dhe shumë shpejt do të ketë një përreth Mërkurit; Agjencia Hapësinore Evropiane ka dërguar sonda përreth diellit dhe Venusit. AHE po vëzhgon edhe një kometë: Misioni Rosetta do të prekë dhe do të ulet mbi një të tillë në vitin 2014. Po kështu, anija hapësinore e NASA e quajtur “Dawn” do të vijë në orbitë përreth asteroidëve Ceres dhe Vesta në fund të kësaj dekade. Tashmë të tetë planetët janë parë nga afër. Nëse je një fans i Plutonit, do të duhet të presësh edhe disa vite, deri kur New Horizons të fluturojë pranë tij në vitin 2015. Librari të tëra mund të mbushen me mrekullitë e përftuara prej eksplorimeve me robotë të sistemit diellor, dhe ne vetëm sa kemi gërvishtur sipërfaqen. Kur njeriu të vërë sërish këmbë në Hënë – apo për herë të parë në Mars – ajo që do të gjejë me siguri do të pasurojë edhe më tej dijen që mesazherët tanë robotikë na kanë sjellë. Dinosaurët Çdo fëmijë shkolle e dinte me saktësi si dukeshin dinosaurët: me bisht të gjatë që e hiqnin zvarrë, gjakftohtë, zvarranikë, budallenj si një kuti shkëmbinjsh sedimentarë. Speciet e reja që zbuloheshin çdo vit ishin thjeshtë kuriozitete, më shumë material për libra fëmijësh. 30 vitet e fundit e kanë përmbysur gjithë këtë. Duket se dinosaurët nuk ishin aspak të destinuar të shfaroseshin, dhe në një kuptim të vërtetë ata nuk u shfarosën kurrë tërësisht. Çdo zbulim i ri dinosauri duket se na thotë se megabishat e mijëvjeçarëve të kaluar janë më shumë të lidhur me shpendët si thëllëza se sa me dragoin Komodo. Ashtu si shpendët, ata lëviznin në grupe, kujdeseshin për të vegjlit dhe ishin ndoshta me gjak të ngrohtë. Dhe bishtat? Lartë, si bishta pendësh, kryesisht horizontalë dhe mbi tokë. Ideja që dinosaurët ecin ende – apo fluturojnë ende – mes nesh u hodh nga John Ostrim i Yale University në vitet shtatëdhjetë, por mbeti kryesisht një argument deri kur mali i provave që sa vinte e rritej varrosi të gjithë kundërshtitë. Në vitin 1993, në shkretëtirën e Gobit, eshtrat e një Citipati u gjetën në një pozicion ku ngrohnin një fole me vezë. Studimet e skeletëve zbuluan qindra ngjashmëri mes zogjve modernë dhe dinosaurëve: duar me tre gishta, kyçet e këmbëve lart mbi tokë. Më pas, në vitin 1995, shkencëtarët nisën të zbulojnë copëza nga Sinosauripoteryx, si dhe dinosaurë të tjerë me pupla nga provinca e famshme Liaoning në Kinë, ndërkohë që kulmi erdhi në vitin 2000 me zbulimin e një dromaeosauri të paprekur të mbuluar me

“në dhjetë hapa”

pupla që kishte shumë prej tipareve fizikë të një zogu. “Është e vulosur”, thotë Jack Horner, kurator i paleontologjisë në Muzeun e Universitetit të Montanës. Dikush mund të thotë: shikoni dallimin mes një gushëkuqi dhe një T-Rex-i. Sigurisht që ka shumë dallime, por mund të përdorësh ngjashmëritë për të përcaktuar afërsinë. Është një paradigmë që ka ndryshuar”. Sa për zhdukjen e paraardhësve tokësorë të zogjve tanë, kjo pjesë e enigmës mbetet e pazgjidhur. Mjet shërimi Edhe mjekësia e ka pasur momentin e artë, të ngjashëm me atë të ndarjes së atomit në fizikë: aftësia për të ndarë, bashkuar dhe çliruar fuqinë e jashtëzakonshme që ndodhet tek genet dhe qelizat. Momenti i madh ka ardhur nga shkrirja e dy fushave – terapia e geneve dhe terapia e qelizave – që sot po sjellin kura dhe trajtime prej mrekullish. Por në një kohë që kërkimet e atomit patën një debutim të vetëm dhe shpërthyes, trajtimet e bazuar tek genet dhe qelizat kanë pasur disa faza, pas starteve jo shumë premtues. Një hap i madh përpara u hodh në vitin 1985 kur shkencëtarët nisën të lëvizin genet në qelizat e gjitarëve duke i transferuar më parë në një virus. Genet, ndonëse hasnin fillimisht vështirësi, më në fund hynin në bërthamën e qelizës dhe nisnin të punonin përkrah geneve të lindur që ndodheshin tashmë aty. Më pas, gjërat shkuan keq. Jo vetëm që terapia e geneve nuk arriti të kurojë sëmundjen, por Jesse Gelsinger, një djalë me një çrregullim të rrallë metabolik, vdiq gjatë një eksperimenti klinik në vitin 1999. Vetëm kohët e fundit kanë nisur të triumfojnë terapia e geneve dhe qelizave, duke huazuar dhe shkrirë në një qasjet e njëra-tjetrës. Një provë e jashtëzakonshme erdhi në vitin 2007, kur shkencëtarë gjermanë trajtuan një pacient 40-vjeçar për HIV dhe leuçemi me anë të qelizave, të cilave u mungonte receptori i HIV, gjë që i bënte ato rezistente ndaj virusit. Pacienti u kurua dhe, tre vjet më vonë, mbetet në gjendje të mirë. Në një tjetër sukses mbresëlënës, shkencëtarët në Itali dhe në SHBA kuruan fëmijë me keqfunksionim të shkakntonte një grumbullim të produkteve toksike që shkatërrojnë sistemin imunitar. Doktorët u dhanë pacientëve qeliza që përmbanin kopje të një geni që funksiononte mirë për enzimën; pas kësaj, sistemi imunitar i bebeve ishte në gjendje të rindërtohej vetë. Terapia e kombinuar po fiton edhe më shumë fuqi teksa shkencëtarët manipulojnë genet për të kthyer qelizat e zakonshme në gjendjen e tyre embrionale. Qelizat embrionale mund të rikthejnë në gjendje të mirë trurin dhe sistemin imunitar, si dhe të rigjenerojnë organet. “Po vjen koha kur në te jemi në gjendje të riparojmë indet e zemrës pas një ataku dhe të rikthejmë prurjen e gjakut në gjymtyrë, që përndryshe do të ishin amputuar”, thotë profesor Robert Lanza. “Atëherë do të shohim pas në kohë e do të themi: A e besoni dot sa shumë kanë vuajtur njerëzit”? Alienët Në vitet tetëdhjetë, nëse dëshiroje të dëgjoje për planete që vinin vërdallë yjeve të tjerë, kishe zgjedhjen e burimeve: Star Wars ose Star Trek. E gjithë kjo ndryshoi në vitin 1995 me zbulimin e një planeti që vinte në orbitë përreth 51 Pegasi, një pothuajse binjak i diellit që ndodhet pothuajse 50 vite dritë larg. Astronomët zviceranë Michel Mayor dhe Didier Queloz e gjetën botën e largët duke parë gravitetin që tërhiqte yllin-prind. Në vitin që pasoi, shkencëtari amerikan Geoffrey Marcy dhe Paul Butler konfirmuan këtë zbulim dhe shumë shpejt zbuluan edhe ata disa planetë. Zbulimet e para të ekzoplanetëve ngritën në këmbë botën e astronomisë. Shkencëtarët kishin pranuar gjithmonë se sistemete të tjerë diellorë (nëse ekzistonin) do të ishin pak a shumë si yni. Jo këta: Këta planetë të rinj ishin gjigandë, si Jupiteri, por më shumë se gjysma e tyre ndodhen më pranë diejve të tyre nga sa ndodhet Mërkuri nga Dielli, duke ardhur në orbitë brenda vetëm

pak ditëve nën temperatura shumë të nxehta. Teoritë tona se si krijohen planetët duhej që të griseshin dhe rishkruheshin. Që atëherë, astronomët kanë zbuluar më shumë se 400 botë të reja, dhe kemi parë një surprizë pas tjetrës. Disa planetë ndjekin orbita ovale. Të tjerë vijnë përreth diejve të tyre përsëprapthi, apo kanë përbërje të çuditshme e të papritura. Tqë gjithë bashkë, ata janë prova se universi është shumë më i çuditshëm dhe më krijues nga sa e kishim imagjinuar. Deri në pranverën e ardhshme, teleskopi gjigand në kërkim të planetëve i njohur me emrin Kepler – i refuzuar tre herë nga NASA, por më pas i pranuar pas atyre zbulimeve fillestarë të planetëve në vitet nëntëdhjetë – me shumë gjasa do të zbulojë planetin e parë të ngjashëm me Tokën që vjen në një orbitë të ngjashme me atë të Tokës. Ky gur themeli me siguri do të shkaktojë një revolucion të ri, teksa vëzhguesit i dyfishojnë përpjekjet e trye për të vëzhguar direkt botë të ngjashme me Tokën dhe studiojnë atmosferat e trye në kërkim të shenjave kimike të jetës. Dhe ka shumë gjasa që edhe këta planetë të mos jenë ajo çfarë ne presim. Thejsht studimi i jetës nga planetë të ngjashëm me Tokën do të ishte shumë e vështirë. Por, në fund të fundit, 15 vjet më parë askush nuk priste zbulim ekzoplanetësh. (Teleskopi hapësinor James Webb që do të nisë në 2014 mund të jetë në gjendje të gjejë shenja biologjie në një botë aliene). Ja një parashikim i guximshëm: pas 20 vitesh, enigma që lidhet me pyetjen a ka apo jo jetë diku tjetër në univers do të jetë zgjidhur. Atomi “Nanoteknologjia” – çdo gjë e ndërtuar në shkallë nanometri, vetëm disa herë më shumë se madhësia e një atomi – ka një aureolë shkence imagjinare përreth. Megjithatë, gjithkush prej nesh me siguri ka pasur pranë dikur e diku pak nanoteknologji. Provoni të bëni një kërkim në Google për këtë fjalë. Ja pra, tek e përdorët. Revolucioni nisi heshturazi në vitin 1981, kur Gerd Binning dhe Heinrich Rohrer tek IBM në Zyrih shpikën Scanning Tunneling Microscope (STM), i cili mund të lexonte një sipërfaqe atom për atom. Gjatë dekadës së fundit, studiuesit kanë përshtatur STM-të për të vëzhguar molekulat organike dhe për të ndërtuar pajisje të thjeshta që përdorin atome. Në po të njëjtën kohë, inxhinierët elektronikë po punonin nga lartë poshtë për të mbërritur në nanoshkallë, duke vendosur gjithnjë e më shumë tranzistorë (dhe më të shpejtë) në chip-e silikoni. Kjo përpjekje lejoi dyfishimin e shpejtësisë së procesorëve çdo 18 muaj, një përparim që njihet si Ligji i Moore. Deri në fillimin e viteve 2000, madhësia e tranzistorit kishte zbritur nën të dhjetë miliontën e një metri, duke sjellë kompjuterët dhe celularët në mbretërinë e nanoteknologjisë. Dhe progresi vazhdon: në fund të vitit që kaloi, shkencëtarët në Finlandë dhe Australi ndërtuan një tranzistor eksperimental nga një atom i vetëm fosfori. Faza tjetër e teknologjisë atomike mund të sjellë zëvendësimin e silikonit me substanca të tjera që i përshtaten nanoshkallës. “Materialet ndryshojnë karakteristikë kur hyjnë në këtë botë të re”, thotë James Yardley, drejtor i Shkencës e Nanoteknologjisë në Universitetine e Columbias. Ai dhe kolegë të tij ishin ndër të parët që zbuluan shtresa karboni një atom të trasha të quajtura grafine. Në teori, elektronet duhet të lëvizin nëpër këto shtresa pa rezistencë. “Nëse mund të bësh këtë, atëherë mund të transmetosh energji elektrike nëpër të gjithë vendin pa pikë humnbje”, thotë Yardley. Në shkurt të vitit që kaloi, shkencëtarë të IBM krijuan një tranzistor grafine që mund të ndizet dhe fiket 100 miliardë herë në sekondë, pothuajse dy herë më shpejt se sa tranzistori me silikon. Nanoteknologjia në botën reale ka pasoja që shkojnë përtej kompjuterëve – pasoja që më në fund mund të japin një thelb për vizione të dikurshme të shkencës. Grafine është kaq sh-

tresë e fortë saqë ka bërë disa shkencëtarë të mendojnë të ndërtojnë ashensorë në hapësirë. Ndërkohë, strukturat e vogla të karbonit po prodhohen për bateri me karikim të shpejtë, qeliza diellore eficiente, si dhe kapsula të implantueshme. “Kemi njohurinë dhe mjetet për ta bërë të ndodhë e gjithë kjo”, thotë Yardley. Pema gjenealogjike Studimi i origjinës njerëzore është shënuar nga debate të forta mbi identitetin e paraardhësit tonë të parë. Beteja simbolizohet më së miri nga e famshmja Lucy, një fosil Australopithecus afarensis që është zbuluar fillimisht në vitin 1974. Debati i ndezur mbi origjinën e Lucyt mbështolli shkencëtarët në vitet tetëdhjetë dhe mbetet i pazgjidhur, por prova për këtë mund të mos ketë vlerë. “Nuk më duhet fare”, thotë paleoantropologu i Sony Brook, William Jungers. “Ajo na lejon të kuptojmë se si dukeshin të lashtët tanë: dytrajtësh seksualisht, dykëmbësh me tru të vogël që ruanin aftësinë për të hipur nëpër pemë”. Studimet e fundit ofrojnë një këndvështrim më të thellë dhe më të gjerë të lashtësisë humane. Ja një: qeniet e hershme njerëzore çiftoheshin me neandertalët, sipas një gjeneticisti evolucionar i quajtur Svante Paabo, si dhe kolegëve të tij në Institutin Mac Plank në Gjermani. Përmes një analize të fragmenteve të ADN së kockave të neandertalëve, Paabo gjurmoi çiftimin e tyre 60 mijë vjet më parë në Lindjen e Mesme. Sot, nga 1 deri 4 për qind e genomit të njeriut jashtë Afrikës është neandertal. Një tjetër befasi erdhi vitin që kaloi kur Tim White i Universitetit të Kalifornisë, Berkeley, si dhe ekipi i tij zbuluan Ardipithecus ramidus (“Ardi”), një femër 4.4 milionë vjeçare. Dykëmbëshe në tokë, por shumë e aftë në kërcimet në pemë. Ardi lë të kuptohet se paraardhësi i përbashkët që ndajmë me shimpanzetë ka qenë një majmun. Dhe në fund, në 2004, në një shpellë në ishullin Flores në Indonezi u gjetën kocka të një kushëriri të njeriut me përmasa jo më të mëdha se një 4-vjeçar i sotëm. Zbulimin e bëri arkeologu Michael Morwood i Universitetit të Wollongong në Australi. Eshtrat janë 14 mijë vjeçare, por mjetet e punës pranë tyre janë një milionë vjeçare. Pas debateve të ashpra, shumica e paleoantropologëve sot bien dakord se Homo floresiensis, është një paraardhës i njeriut me një tru shumë të vogël të mbështjellë në mënyrë të tillë që rrit kompleksitetin e tij. “Ne jemi hominidi i fundit”, thotë Junger. Por nuk është më e qartë nëse jemi ne kurora e krijimit, apo thjeshtë një degë tjetër e pemës së evolucionit. ADN Në vitin 1990, biologët nisën një prej udhëtimeve më ambiciozë vetëzbulues të shkencës: renditja e çdo çifti bazë në kodin tonë gjenetik. Një dekadë më vonë, në shkurt 2001, Human Genome Project (HGP) i financuar me fonde publikë, si dhe Korporata Celera, me financim privat kryesuar nga J. Craig Venter botuan veç e veç draftet e tyre të genomit njerëzor. Në vitin 2003, HGP nxorri një hartë të plotë. Më pas.. asgjë. Gjetja e lidhjeve mes genomit dhe sëmundjeve rezultoi shumë më e ndërlikuar se sa kishin shpresuar biologët. Sëmundjet e zakonshme duket se shkaktohen nga ndërveprime të ngatërruar mes geneve dhe genet reagojnë në mënyra konfuze ndaj sinjaleve mjedis-


bota • E martë 4 dhjetor 2012

»

15

“ndezin” qarqe të trurit duke hedhur dritë lazer mbi sinapse të modifikuar gjenetikisht. Pasoja: një kuptim më i thellë i mendimit dhe ndjenjës mund të jetë më afër nga sa mendojmë ne. Në këndvështrimin e ri, truri duket si një “mozaik i luhatshëm fushash në një gjendje ekuilibri dinanmik”, thotë V.S. Ramachandran, një neurolog në Universitetin e Kalifornisë, San Diego.

orë. Por pikërisht atëherë kur dukej se HGP nuk do të na çonte asgjëkundi, hyri në modë bioinformatika – trajtimi i ADN si të dhëna. Studimi i shenjuesve genetikë kish rezultuar i vyer tashmë për biologjinë evolucionare dhe shkencën, të ndihmuar nga shpikja e PCR nga ana e kimistit Karry Mullis në 1983, një mënyrë eficiente për të amplifikuar fragmente të vegjël të ADN. Hedhja e genomeve në kompjuter hapi mundësi të reja. ADN dixhitale nisi të revolucionarizojë studimin e paraardhësve të njeriut. Sot, biologu molekular Leroy Hood, president i Institutit të Sistemeve të Biologjisë në Seattle, po përpiqet të përdorë mjetet e bioinformatikës për të krijuar një lloj ilaçi që ai e quan P4. Duke analizuar genet brenda një familje, ai ka studiuar genin që lidhet me sindromën Miller, një defekt në fytyrë. Më tej ai synon të zbulojë dhe shërojë edhe gjendje të tjera më komplekse shëndetësore – kardiovaskulare, neurodegjenerative dhe sëmundje imunitare. “Në 5-10 vite, çdo pacient do të rrethohet nga një re virtuale prej miliarda pika të dhënash”, parashikon ai. “Ne do të jemi në gjendje të gërmojmë këtë informacion si dhe të sigurojmë informacione mbi shëndetin dhe sëmundjet”. E trajtuar si informacion, ADN mundet gjithashtu të manipulohet për të krijuar organizma. Biologu Venter përdori kohët e fundit këtë qasje për të krijuar atë që e quan organizmin e parë sintetik. Ai mendon se shumë shpejt do të vijë dita kur ADN mund të shkruhet si program kompjuterik dhe mikrobet mund të “programohen” për të gjeneruar energji jo të kushtueshme, fertilizantë, ilaçe apo ushqime. Një qëllim i mundshëm: shndërrimi i mbetjeve në ujë të pastër, energji elektrike, apo të dyja. Një tjetër: luftimi i ngrohjes globale përmes thithjes së dioksidit të karbonit nga ajri. ‘A mund të bëjmë biftekë artificialë?”, pyet Venter. “Na kufizon vetëm imagjinata jonë”. Interneti Mendoni pak mënyrat se si interneti ka përmirësuar jetët tona që nga shpikja e tij në 1989. Po na bën më të shëndetshëm: në vitin 2007, 160 milionë amerikanë shihnin për informacione mjekësore në internet, sipas një sondazhi të Harris Interactive. Ne mund të marrim këshilla direkt nga klinikat “Mayo” apo të kërkojmë në një forum dhe përftojmë dijet e turmës. Lehtëson mbledhjen e informacionit: Kur Irani iu kundërvu protestuesve vitin që kaloi, filmime të tmerrshme të kaosit po bënin xhiron e kompjuterëve dhe celularëve në të gjithë botën, brenda vetëm pak minutave. Ne kemi akses në një miliardë reporterë online gjatë 24 orëve. Është një motor turbo nga pikëpamja ekonomike: Sot, çdokush mund të nisë një biznes global për pothuajse asgjë, ndërkohë që rri ulur në dhomën e ndenjes. Inxhinierë, drejtues, shitësa dhe ekipe krijues mund të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe me klientë kudo në botë. Shitjet në internet po i afrohen shifrës 150 miliardë dollarë në vit vetëm në SHBA. Po rigjallëron politikën: Fushata presidenciale e Barak Obamës grumbulloi gjysmë milioni dollarë, nga më shumë se 3 milionë njerëz në internet. Sot, transmetimet online nga Shtëpia e Bardhë kanë bërë komentatorët ta quajnë “presidenca e YouTube”. Po na lidh: Ne jemi më pranë shumë njerëzve për periudha më të gjata kohe. Facebook ka 500 milionë përdorues aktivë që shpenzojnë në faqe

më shumë se 700 miliardë minuta në muaj. Por prapë, interneti po na bën më të sëmurë, ose të paktën po na bën të ndihemi të tillë: Një studim i vitit 2008 nga Microsoft Research tregonte se kërkuesit në internet kanë prirjen të fokusohen vetëm tek rezultatet e para, që zakonisht vënë theksin në diagnoza më të zakonshme si dhimbje koke (tumor në tru!) dhe dhembje gjoksi (atak në zemër!) Dëmton grumbullimin e lajmeve: 30 gazeta të përditshme janë mbyllur në 3 vitet e fundit, dhe pothuajse gjithë të tjerat janë tronditur nga shkurtimet, teksa kompanitë që botojnë reklama janë larguar drejt blogjeve dhe burimeve të tjerë të lajmeve në internet. Është një sabotator ekonomik: Segmente të mëdha të industrive të reklamave dhe argëtimit janë shkatërruar nga publikimet falas (shpesh herë piratë) online, si muzika dhe videot. Po helmon politikën: Studimet tregojnë se njerëzit kanë prirjen të lexojnë faqet e internetit që kanë prirjen të përforcojnë besimet dhe bindjet e tyre. Mes fituesve mëtë mëdhenj politikisht në internet kanë qenë grupet e urrejtjes dhe grupet terroristë, shumë prej të cilëve kanë pësrosur teknikat e grumbullimit të fondeve dhe rekrutimit online. Po na armiqëson: Sociologët bëjnë thirrje që të bëhet kujdes sepse Facebook-u dhe të tjerë kënde lojërash online po i pengojnë fëmijët që të dalin nga shtëpitë dhe të takojnë njëri-tjetrin, duke kufizuar aftësitë e tyre sociale dhe inkurajuar obezitetin.

Truri Përpara se neuroshkenca t’i përgjigjej pyetjes më të madhe – si i transformon truri reaksionet kimikë dhe pulset elektrikë në aftësi njohëse – i është dashur shumë mund. Në fillimin e viteve ‘80, mjete të reja bënë të mundur hartëzimin e makinerisë brenda një qelize të trurit të njeriut. Duke përdorur elektroda qelqi shumë të vogla që ishin në gjendje të masnin rryma në pikoamperë, shkencëtarët mund të vëzhgonin një pore të vogël neuronale që hapej dhe mbyllej për të transmetuar një sinjal. Në po të njëjtën kohë, teknikat e gjenetikës dhe biologjisë molekulare nisën të zbulojnë sinjalet e ngatërruar biokimikë që sinapset dërgojnë gjatë komunikimit. Ndoshta ideja më e fuqishme që doli prej këtyre risive ishte zbulimi që neuroplasticiteti, aftësia e trurit për të ndryshuar dhe përshtatur, vazhdon deri në moshë të madhe. Siç kanë treguar neuroshkencëtari i Universitetit të Columbias Eric Kandel dhe të tjerë, neuronet reagojnë ndaj stimulimeve duke ndryshuar aktivitetin dhe lidhshmërinë e tyre, duke rimodeluar kështu arkitekturën e trurit. Nëse truri i një të rrituri është fleksibël, atëherë mund të thuhet që dëmtimi apo lëndimi mund të kthehen mbrapsht. Ndërkohë, shkencëtarë të tjerë po përdornin neuroimazhet për të vëzhguar të gjithë trurin e njeriut pa e hapur kafkën. Në vitet 1980, skanimet me positron emission tomography (PET), që pikasin metabolizmin neural përmes gjurmuesve radioaktivë ofruan pamjet e para

E padiskutueshme është se interneti po ndryshon sjelljen tonë. Mund të jetë duke ndryshuar edhe mënyrën se si funksionon truri ynë. Por kur të kemi kuptuar se cilët janë këto ndryshime, nuk do të ketë rëndësi, sepse të gjithë do të jenë rritur në një botë kur interneti është i pandashëm nga çdo gëj që ne bëjmë. E doni apo jo ndryshimin, nuk është se ai po pret për miratimin tuaj.

të trurit në momente mendimi. Në 1990, FMRI ofroi një mënyrë më të sigurtë për të gjurmuar ndjesitë dhe emocionet teksa ndodhnin. Një vizion edhe më holistik i trurit po shfaqet përmes konektomikës, që synon të krijojë një diagramë me fije të të gjithë trurit të njeriut. Kohët e fudnit, një teknologji e quajtur optogjenetikë u ka mundësuar eksperimentuesve të “fikin” apo

Universi i vogël Fizikani Saul Perlmutter e mban mend shumë mirë se si ishte kozmologjia në kohën kur po diplomohej, 25 vjet më parë. “Bëhej një shaka që, nëse kishe afërsi me dhjetë herë në matje, atëhetrë ishe në rregull”, thotë ai. Vlerësimet për moshën e universit varionin nga 7 miliardë në 20 miliardë vite. Nuk ishte një disiplinë e famshme për saktësinë. Kozmologjia rilindi më 18 nëntor 1989, me lëshimin e Cosmic Background Explorer (COBE). COBE bëri matjet e para të sakta të rrezatimti të lënë pas nga Big Bang. Sipas teorisë, copëza shumë të vogla morën përmasa kozmike brenda fraksionit të parë të sekondës pas lindjes së universit. COBE siguroi provat për modelin standard të Big Bang. Një zhvillim i dytë erdhi në 1998 nga dy ekipe astronomësh që studionin supernovat në galaksi të largëta. Ata zbuluan se ekspansioni i universit po përshpejtohet, i nxitur nga një karakteristikë enigmatike e hapësirës që sot quhet energjia e zezë. “A do të vazhdojë energjia e zezë përshpejtimin e zgjerimti të universit?” pyet Permutter. “Apo mos do të ndryshojë dhe do të sjelël kolapsin e tij”? Në vitin 2001, pasardhësi i COBE, WMAP i solli edhe më shumë precizion kozmologjisë. WMAP zbuloi më në fund moshën e saktë të universit: 13.7 miliardë vite. Tregoi gjithashtu se materia e zakonshme – atomet që përbëjnë galaksitë, planetet dhe nejrëzit – zë vetëm 4% të përbërjes së universit. Materia e zezë, e padukshme përveç se për ndikimin gravitacional, zë afro 23%: pjesën tjetër e zë energjia e zezë. Misioni i Energjisë së Zezë që do të nsië në 2016 do të ofrojë më shumë detaje. Ky observator hapësinor do të jetë në gjendje të studiojë supernovat që kanë shpërthyer 10 milionë vjet më parë për të analizuar marrëdhënien e ndryshueshme mes tërheqjes së masës dhe shtytjes së energjisë së errët. “Na nevojiten matje 20 herë më të sakta se ato që kemi sot”, thotë Perlmutter. Këto matje – dhe epoka e re e kozmologjisë – po vijnë. Fizika Një epokë e re në fizikë duhej të kish nisur 11 vjet më parë në Teksas. Atje ishte menduar që Superconducting Supercollider, një akselerator thërrmijash në formë rrethore të përplaste protonet. Kostot e larta detyruan Kongresin të anulojë eksperimentin në 1993. Nëse projekti do të kish vazhduar siç ishte planifikuar “sot ne do të kishim një brez të ri pyetjesh”, thotë fizikani Frank Wilzek. “Por më duhet të them se po hyjmë në një tjetër epokë të artë”. Arsyeja përse është optimist? Large Hadron Collidder, një akselerator pothuajse po aq i fuqishëm pranë Gjenevës që nisi të lëshojë protone verën që kaloi. Ai mund të ofrojë provat më të mira se katër forcat natyrore që i japin formë botës sonë – graviteti, elektromagnetizmi, forca e fortë dhe forca e dobët – janë manifestime të një ligji të vetëm. Përmes një përpjekje një dekadëshe, fizikanët kanë arritur të inkorporojnë të gjithë forcat përveç gravitetit në një teori të quajtur modeli standard. LHC është projektuar për të gjetur thërrmijat hipotetike që do të mbështesnin këtë teori. LHC mund të çojë fizikanët drejt një kuadri bashkues që shkon edhe përtej modelit standard. Teoria e fijeve ka dominuar fizikën teorike për pjesën më të madhe të 30 viteve të fundit, megjithatë mbetet e debatueshme. Shumë nga ata që i përkasin kësaj fushe mendojnë se teoria është e vlefshme, por nuk mund të falsifikohet me eksperiment, standardi sipas të cilit gjykohen konceptet shkencorë. Ndonëse LHC as nuk do i afrohet pikasjes së fijeve, ai mund të konfirmojë një teori pararendëse të quajtur supersimetria, në të cilën çdo lloj thërrmije që njihet ka një superpartner: një binjak të paqëndrueshëm, më të rëndë. Nga ana tjetër, mosvërtetimi i thërrmijave supersimetrike në LHC do të ishte një goditje e rëndë për teorinë e fijeve. ‘Teoria e fijeve ka qenë mbresëlënëse matematikisht”, thotë Wilzek. “Por ka qenë zhgënjyese në përshkrimin e realitetit fizik”.


16

« speciale

E martë 4 dhjetor 2012 •

Mjeku Mihal Angjeli, kirurgu minoritar i harruar

Ishte një nga kirurgët më në zë në Vlorë dhe në të gjithë vendin

N

jeriu që me pullën e tij bëri shumë për popullin e Vlorës, ku ka lënë një gjurmë të pashlyeshme, që edhe sot pas shumë kohësh e kujtojnë pacientët, populli dhe ish-nxënësit e tij që ai përgatiti. Ishte një mjek me zemër të madhe, që jetoi e punoi shumë duke shëruar dhe operuar shumë paciente. Dr. Mihali është ndër të parët që ka bërë ndërhyrje kirurgjikale në stomak në vendin tonë. Së bashku me Gjergji Dakon dhe Faik Turdiun u specializuan nga prof. Lozi në spitalin e Tiranës. Mihal Angjeli ishte nga një familje minoritare dhe lindi më 29 tetor 1912 në fshatin Jermë të Sarandës. Familja e tij përveç prindërve përbëhej edhe nga gjashtë vëllezër të tjerë. Në atë kohë nga varfëria që ekzistonte, babai i tij, Kosta, vendosi ta dërgonte Mihalin së bashku me dy vëllezërit e tij në Greqi (Athinë), kur ai ishte ende fëmijë, në moshën 11-vjeçare. Ata shkuan tek i vëllai i Kostës edhe për ta ndihmuar atë, por dhe për të vazhduar shkollën atje. Xhaxhai i tij vuri re te ky fëmijë një dëshirë të madhe për t’u shkolluar dhe vendosi me shumë miq ta shkollojë edhe më tej Mihalin. Edhe ky pas shumë vitesh e kujtonte dhe fliste me shumë dashuri dhe respekt për këtë njeri, që e futi në jetë dhe e bëri njeri të shkolluar. Pasi mbaroi me rezultate shumë të mira shkollën 8 vjeçare dhe gjimnazin në Pire të Athinës dhe meqë nuk ishte nënshtetas grek, por minoritar, ai nuk lejohej (sipas ligjit grek) të konkurronte në shkollën e aviacionit për t’u bërë pilot, që ai kishte dëshirë, si djalë i ri që ishte, por dhe i varfër, sepse kjo shkollë kishte shumë favore nga ana ekonomike. Atëherë, si gjithmonë, njerëzit e tij në Athinë i propozuan të konkurrojë në Fakultetin e Mjekësisë, ku fitoi me zotësi bursën dhe të drejtën për të studiuar për mjekësi. Ai e filloi shkollën shumë seriozisht më 1931 dhe e mbaron me rezultate të shkëlqyera më 1939, duke u diplomuar si mjek i përgjithshëm. Por gjatë viteve të studimeve i pëlqeu në mënyrë të veçantë kirurgjia dhe gjinekologjia, për të cilat qëndroi shumë net duke bërë shumë sakrifica dhe hoqi dorë nga dëshirat rinore të kohës. Por si djalë i ri që ishte, këtë punë dhe pagjumësi me sakrifica të mëdha e përballonte. Por në të njëjtën kohë ai fitonte një përvojë të madhe praktike, të cilën shpesh e kujtonte dhe ua transmetonte brezave më të rinj duke u thënë se pa sakrifica, pa derdhur djersë, sidomos

në mjekësi, s’bëhesh as rojë, por në veçanti as kirurg dhe gjinekolog. Prandaj ai i studioi ato lëndë me shumë dëshirë dhe pasion. Krahas mësimeve ai punoi sidomos natën që të përfitonte, por dhe të mësonte në klinikën neuropsikiatrike në Athinë dhe ditën vazhdonte studimet. Me porosi të familjareve dhe me dëshirën e tij ai vendosi të kthehej në Shqipëri për të punuar. Viti 1940 e gjeti mjekun e ri në Shqipëri, ku filloi punën në rrethin e Sarandës si mjek i përgjithshëm. Vështirësia e tij e madhe ishte që Mihal Angjeli nuk e zotëronte shumë mirë gjuhën shqipe, por ai kishte në vetvete një qëllim të tij që kur ishte në Athinë që të mësonte me çdo kusht dhe shumë shpejt gjuhën shqipe. Me vullnet dhe punë, e cila ishte si motoja e tij, duke vizituar shumë njerëz dhe duke i ndihmuar e shëruar më bëri që shumë shpejt të mësonte gjuhën shqipe. Gjithashtu duke hyrë në shumë familje e shtëpi të pacientëve të tij të

në adresë të mjekëve të rinj, që duhet të bëjnë gjithmonë sakrifica për t’u bërë të aftë në profesion. Më 1941, kur Shqipëria ishte e pushtuar nga fashizmi italian, dr. Mihalin e thirrën për të punuar në spitalin e Tiranës në repartin e kirurgjisë me shef profesor Lozin (në atë kohë të gjithë shefat ishin mjekë italianë, shën. i autorit). Te ky profesor i madh në ato vite ai gjeti një mbështetje të madhe, duke i përvetësuar më së miri teknikat e ndryshme kirurgjikale. Në atë kohë, si antifashist që ishte dhe dallohej për ide përparimtare në dobi të vendit dhe popullit duke ndihmuar në forma të ndryshme këtë luftë, që kishte filluar për çlirimin e vendit. Kështu këtë besim të madh që kishin për të, ai e vërtetoi kur me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare shkon mjek në spitalin partizan të Shëngjergjit të Tiranës. Më vonë transferohet në Peshkopi në spitalin partizan të Zerqanit, duke dhënë një kontribut

me përvojë, me një logjikë të mprehtë, m’u përgjigj: “Edhe sot unë i jap shumë të drejtë, Flamur. Prof. Lozi bëri një gabim, sepse shkeli betimin e Hipokratit, por vendimi i qeverisë për pushkatim ishte shumë i nxituar, sepse po të ishte gjallë, do të përfitonim më shumë, se bëheshin dy Shiroka në Shqipëri etj. Mihal Angjeli transferohet përsëri në spitalin civil së bashku me dr. Shirokën, ndërsa në Spitalin Ushtarak filloi punën si kirurg dr. Jul Koliqi, i cili erdhi nga Shkodra. Ai ishte koleg i dr. Shirokës dhe mësoi shumë prej tij kur punuan bashkë në spitalin si kirurg në Shkodër. Më 1946 Angjeli për 6 muaj punuan bashkë me dr. Shirokën edhe ky një nga kirurgët e shquar të vendit tonë, i cili e udhëhoqi kirurgjinë shqiptare në mënyrën më shkencore për vite të tëra, duke habitur edhe vendet fqinj (shënim i autorit). Shiroka kishte një respekt të veçantë për dr. Mihal Angjelinm jo vetëm si kirurg i ri me shumë perspektivë, por dhe si

fshatrave minoritare, të cilat e flisnin gjuhën shqipe, brenda disa muajve ai e mësoi atë shumë mirë. Mihal Angjeli brenda vitit të parë të punës fitoi një përvojë të mirë si mjek i përgjithshëm. Por në të njëjtën kohë ai fitoi edhe një respekt dhe simpati në popull, aq shumë të vlefshme për këtë mjek të ri. Dhe përsëri dr. Angjeli flet dhe kujton tani pas shumë vjetësh pune dhe përvojë: “Sa më shumë të qëndrosh rojë në spital, sidomos në urgjencë pranë pacientëve te koka, por dhe duke pyetur dhe marrë pjesë në manipulacione të ndryshme, aq më shumë mëson, sidomos si mjek përgjithshëm. Kështu mund të fitosh edhe përvojë, edhe simpatinë në popull, të domosdoshëme për një rojë, pra mjekësi duhet vetëm punë, sakrifica dhe vullnet për të studiuar. Puna është përvoja që fiton çdo njeri gjatë ushtrimit të profesionit. Këto fjalë të tij janë aktuale edhe sot pas shumë vjetësh

të madh në mjekimin dhe shërimin e shumë partizanëve të sëmurë dhe të plagosur. Megjithëse sa ishte martuar, përpara idealit të tij për të ndihmuar çlirimin e vendit ai e la të shoqen në shtëpi, Elpiniqi Papavangjelin nga Gjirokastra; edhe kjo nga familje mjeku, sepse para e priste një detyrë shumë e shenjtë: ajo e mjekut partizan, të cilën Mihali e realizoi me sukses. Pas çlirimit të vendit ai emërohet mjek kirurg pranë Spitalit Ushtarak, që sa po riorganizohej tani në një sistem tjetër. Tani i dilnin detyra më të mëdha këtij mjeku kirurg me gradën e majorit. Në ato vite ndodhën dhe shumë ngjarje jo të mira për mjekësinë tonë: u pushkatua profesor Lozi mjeshtri i tij, që e mësoi të bëhej kirurg, për të cilin dr. Mihalit i erdhi shumë keq (për këtë qëllim unë si kirurg i ri, kur isha njëherë në Vlorë, e takova dr. Mihalin dhe i hapa bisedën për pushkatimin e prof. Lozit. Dhe ai me të drejtë si mjek

nxënës i profesor Lozit. Dua të theksoj që në vitet e para, kur Lozi zëvendësoi Shirokën, midis tyre pati disa debate teknike etj. Por kuptohej se të dy ishin mjekë kirurgë të shkëlqyer, por të shkollave të ndryshme të kirurgjisë, ajo austriako-gjermane dhe ajo italiane (shënim i autorit). Por të dy më vonë e respektuan njëri tjetrin në ato vite bile dua të shtoj se të njëjtën mendim kishte edhe Shiroka për dënimin e profesor Lozit, ai nuk ishte asnjëherë dakord që Lozi të pushkatohej dhe këto që unë i them janë më se të vërteta. Gjatë kohës 6-mujore që punuan bashkë në spitalin e Tiranës në kirurgji (Shiroka dhe Angjeli) rezultatet operatore ishin shumë të mira, që më vone edhe dr. Angjeli e kujton me respekt këtë mjek kirurg të shquar shqiptar - Shirokën. Në fund të vitit 1946 dr. Mihalin përsëri e transferojnë në Kuçovë, meqë aty kishte një zhvillim të industrisë të naftës (akoma aty punonte sho-

qëria italiane AIPA) dhe kishte shumë aksidente dhe shumë punë me punëtorë të plagosur gjatë ushtrimit të këtij profesioni të vështirë, prandaj iu caktua si detyrë të hapte repartin e mikrokirurgjisë, aq të domosdoshëm në atë kohë për atë zonë industriale të vendit tonë. Ky mjek kirurg me entuziazmin e tij brenda një periudhe të shkurtër e hapi këtë repart ambulator, duke fituar edhe vetë një përvojë të mirë, por edhe simpatinë e popullit dhe të punëtorëve të zonës. Më 1947 kthehet përsëri në repartin e kirurgjisë në Tiranë të spitalit civil. Atje ai qëndroi gati një vit dhe nga fundi i këtij viti emërohet me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë. Në Vlorë nuk kishte shumë specialistë dhe në atë kohë përveç specialitetit të tij si kirurg, ai bëri një punë të madhe si mjek edhe për specialitetin e gjinekologjisë. Por punonte dhe në disa disiplina të tjera si mjek i përgjithshëm që ai më parë kishte studiuar dhe punuar dhe gjithmonë ai ishte pra i palodhur. Punë të madhe që bënte jo vetëm si drejtor, por puna më e madhe ishte ajo e kirurgjisë që për të kishte përparësi. Edhe mjekët e tjerë habiteshin për këtë energji të madhe që kishte ky njeri, dr. Angjeli për punën si kirurg, sepse dua të theksoj se Vlora mbulonte si qark shumë pacientë nga Fieri dhe Berati, Skrapari etj. Ai detyrohej të shkonte edhe për vizita në këto rrethe si kirurg por edhe roje, si përfaqësues në komisionet mjekoligjore etj. Pra, ai bënte një punë të madhe, ishte gjithmonë i palodhur për çdo urgjencë. Në Vlorë ai kishte në krah një nga figurat e shquara të infermieristikës shqiptare, nxënësin e të madhit dr. Osmanit, themeluesit të kirurgjisë dhe gjinekologjisë shqiptare, infermierin Ismail Xheladini, që së bashku me Mahmut Zajmin dhe më vonë Hydajet Cekën përbëjnë trinomin e infermieristikës shqiptare në kirurgjinë shqiptare. Gjithashtu ai ndihmohej

në atë kohë në Vlorë nga Ali Mihali, një nga mjekët e shquar të Vlorës, që vlonjatët kishin shumë respekt për këtë mjek me origjinë kosovare, por i rritur dhe i formuar në Vlorë. Për dr. Mihalin edhe media ka folur shumë. Prandaj u rikujtoj gjithmonë se vendi ynë nuk është pa histori, por përkundrazi, jemi një nga popujt më të vjetër të Europës. Pra, kemi edhe ne një histori të mjekësisë sonë të lashtë që duhet shkruar dhe njohur (shënim i autorit). Më falni që mora shkas nga jeta dhe vepra e këtij mjeku të madh që të shpreh disa fjalë për këtë problem. Dr. Mihali ishte një mjek me kulturë dhe kishte shumë respekt për kolegët e tij kirurgë më të vjetër, si dr. Osman Jonuzin, S. Polenën, S. Treskën, V. Labovitin, S. Mborjen, F. Shirokën, P. Canin, F. Spahiun, F. Papariston Dh. Shytin, M. Drasen P. Gaç en, Ll. Ziçishtin etj. Ai gjithmonë për ta fliste me admirim, duke thënë se kirurgjia jonë me të tillë kirurgë do të ecte përpara shumë, sepse edhe këta do të përgatitin mjekë të tjerë të aftë. Merita më madhe e tij ishte se asnjëherë nuk punoi për lavdi, por gjithmonë për t’i shërbyer sa më mirë pacientit dhe vendit. Ai ndër të tjera ka lënë disa fjalë si postulate, që për mua janë aktuale në jetën profesionale të çdo mjeku. “Për mua, - thoshte Mihal Angjeli, një rëndësi të madhe në jetën time profesionale ka mirënjohja njerëzore dhe të mbetesh në memorien e popullit tënd. Ky është vlerësimi më i madh i jetës sime, sepse edhe unë besoj në punën time vazhdonte më tej që kur kam veshur në moshë të re bluzën e bardhë, duke punuar me shumë sakrifica e mund për njeriun. E kam fituar këtë mirënjohje dhe respekt në popull.” Ai vdiq në moshë të madhe, duke lënë me pullën dhe emrin e tij një testament në mjekësinë tonë: punën me ndërgjegje dhe sakrifica, që duhet ta ketë sot çdo personel i mjekësisë sonë.


histori • E martë 4 dhjetor 2012

»

17

Kujtimet e Si u përkthyen në shqip në vitin Ismail Bej Vlorës 1968 në Kanada nga Reshad Agaj

T

Nga Gëzim LLOJDIA

eki Gjonzeneli erdhi në Vlorë nga Kenosha, SHBA. Dhe si dhuratë nga më të çmuarat ishte ky libër i rrallë. Libri ka ngjyrën e kuqe në kopertinë si dhe një shkabë të zezë. Shkruhet “Ismail Qemal Vlora. Kujtimet”. Brendia e parë pas ballinës: “Ismail Qemal Vlora, Kujtimet”. Përktheu nga anglishtja: Reshad Agaj. Faqja tjetër: “U kushtohet dëshmorëve të atdheut, dëshmorëve të flamurit, atyre që ranë në çdo vent dhe në çdo kohe për Shqipërinë e lirë e të pavarur, për flamurin e shenjtë të Skënderbe Kastriotit dhe të Ismail Qemalit. Përkthenjësi. Fryte, dritë e Shqipërisë, jashtë nga qytet i errët, t’i veg dermën dhelpërisë /E të gëzonj na të mjerët. /Ti qe kur dole në jetë, / Që kur beri nëna djalë, /Kokën e mbajte përpjetë. / Edhe shpirtin zjarr e vale. (Nga “Kalendari Kombiar” i vitit 1900) (kushtuar Ismail Qemalit nga poeti i ri i asaj kohe Duqe J. Baba). Bjenë telat ven e vinë, /Po na tundin Shqipërinë, /Toskërinë, Gegërinë, / Me çdo vend, me çdo krahinë: /Qe në Shkodër në Janinë, /Që në Vlorë e ne Prishtinë: /Opopo ç’fitoj urinë! Opopo ç’u ngrit rrëmeti! Seç u tunt si vale deti: Posi det që vjen me vale, /Po vjen rëndë e me ngadalë, /E po ndjek Smail Qemalë: /Smail-burri i shpje në Vlorë me flamur të kuq në dorë, /Me flamurin e lirisë, /Mu ndë thelp të Shqipërisë!/Shqipëri moj Shqipëri!/Hidhe lark atë shami /Qe të treti në të zi, /Në vajtim e robëri! (“Bjenë telat” (Rapsodi nga poeti Lasgush Poradeci). Cili ishte nxitësi i kujtimeve të Ismail Qemalit? Pjesë nga parathëna nga Z. Uilliam Morton Ullerton, shkruar në Paris 17 shkurt 1920: “Duke paraqitur “Kujtimet” e Ismail Kemal Beut me anë të kësaj hyrjes t’ime dhe me anë të pakë shënimeve të pa nevojshme, por le të shpresojmë jo absolutisht të pa vlerë, unë nuk bëj gjë tjetër veçse mbaj një premtim solemn që i bëra gjate muajve qe ne kaluam se bashku ne Paris ne 1917 dhe 1918. Qe natyrisht një gjë e thjeshtë për Ismail Kemal Bejne qe te me kërkonte mua një premtim të tillë. Në të vërtetën ky libër kujtimesh nuk do të që shkruar fare, po të mos kish qenë këmbëngulja ime e paprerë. Për më tepër shumë i zënë drejtpërdrejt me punët e luftës dhe zhvillimin e saj që t’i ofrojshe mikut t’i bashkëpunimin e përhershme që kërkonte dhe që në fakt kishte nevojë - unë prapëseprapë qeshë në gjendje që t’i jepsha ndihmën e domosdoshme që rasa lypte. Këto kujtime në fakt janë edituar nga Sommerville Story dhe është detyra e të dyja palëve që të mos lënë asnjë dyshim se çdo të thotë në këtë rase “Botimi” në fjalë. Dalja e këtij libri në dritë qe një punë e vështirë. Gjatë prodhimit të kësaj lënde Ismail Kemal beut i ranë mi shpatulla halle personale shpeshherë të rënda dhe halle të tjera më të rënda në lidhje me problemet patriotike të lidhura me të ardhmen e atdheut shqiptar. Ay nuk i dha, dhe pa dyshim nuk mundte t’i dedikonte kësaj pune tërë kohën e tij. Gëzimet dhe entuziazmi që nuk i kish të përhershme, mungesat e tij plot

“Kujtimet” e Ismail Kemal Beut me anë të kësaj hyrjes t’ime dhe me anë të pakë shënimeve të pa nevojshme, por le të shpresojmë jo absolutisht të pa vlerë, unë nuk bëj gjë tjetër veçse mbaj një premtim solemn që i bëra gjate muajve qe ne kaluam se bashku ne Paris ne 1917 dhe 1918...”

ankth për punë të tjera më të rëndësishme, edhe metodat e tij që nuk qenë të vazhdueshme kur i binte rasa të rikthehesh në detyrën e mbledhjes së këtyre kujtimeve, e bëri punën e redaktimit një barrë shumë të rëndë, për suksesin e veprës, të cilën z. Story e kish marrë përsipër. Megjithëkëtë pa ndihmën e veçante që z. Story dha për këtë vepër këto kujtime kurrë nuk do të kishin dalë në dritë. Në faqen 9 vijnë disa kujtime personale e familjare rreth Ismail Qemalit shkruar nga Sefa Vlora. Ismail Qemal bej Vlora ka lindur në Vlorë më 16 të vjeshtës së dytë në vjetin 1844 në shtëpinë e familjes Vlora. Vdiq në Peruxhia të Italisë më 24 janar 1919. Më parë u varros në avllinë e teqesë se Kaninës simbas porosisë që kish lënë vetë. Më vonë, me vendimin e qeverisë Mbretërore të Shqipërisë, u varros

në lulishten popullore të qytetit të Vlorës. Lulishtja së bashku me ndërtesat që kanë pas qenë aty ishin prona e familjes së tij. Këto prona j’u shiten Bashkisë së Vlorës në vitin 1919. Ismail beu lindi në godinën e quajtur të haremeve. Fati i tij dhe i Shqipërisë e solli që të ngrerë flamurin tone kombëtar dhe të shpalle pavarësinë e vendit në pjesën e ndërtesave që quheshin selamllëket, n’atë kohë pasuria e Xhemil bej Vlores. Ismail beu ish biri i Mamut beut dhe i zonjës Hedije, bija e Tahir beut, nga Asllan Pashallit Libohova- vezirë të Janinës. Reshat Agaj: Brenda katër muajve e mbarova përkthimin e tërë kësaj vepre Si e përktheu librin Reshat Agaj? Në botimin e dytë të librit: Vëllai i pengut” i Reshat Agaj shkruan: “Një

ditë nëntori të vitit 1965, kur isha duke shkuar në punë në Dominion Citrus, duke kaluar rrugën një autobus më ra pas krahë dhe më hodhi përdhe me rrëmbim. Që një aksident i papritur, më shumë nga pakujdesia e shoferit të autobusit sesa nga pakujdesia ime. Ndeshja u bë anash, se, po të më kishte rënë përpara, do më kishte shtypur në vend. Kur rashë i goditur nga pas, instinktivisht Zoti më mësoi të vë dorën time në ballë dhe duke rënë për tokë në xhade, dora ime e majtë iu bë mbrojtje kokës, që u përplas mbi të në tokë. Që një tronditje e madhe, po nuk pësova asnjë dem, qoftë në kockë, qoftë në ndonjë anë tjetër të trupit. Po nga rënia me fuqi u trondita shumë, sa hë për hë m’u muarën mendtë dhe nejzat e dorës në të mbërthyer, aty ku ngjitet krahu me shpatullën, u shembën. Kisha dhimbje shumë të forta e s’mund ta lëvizja dorën fare. Doktori më tha se këto dhimbje vijnë nga këputja e disa pejzave, që kanë lidhje me krahun e shpatullën e kështu shkaktojnë shumë dhimbje, të cilat do t’i kisha për shumë kohë. Doktori më dha leje të gjatë dhe më rekomandoi kura elektrike të krahut dhe ilaçe kundër dhimbjes. Meqenëse dorën fillova ta lëvizja pakëz dhe pas dy javëve nuk më dhembte si më parë, mendova të përktheja kujtimet e Ismail Qemal Vlorës, që kisha lexuar më parë dhe ndodheshin në bibliotekën e Torontos. Fillova nga përkthimi, duke mos patur dhe aq besim në veten time nëse do ia dilja mbanë punës ashtu si duhej. Faqet e para të përkthimit ua lexova për mendim dhe këshilla dy shokëve të mi, Viktor Emanolit dhe Zija Boricit, të vetmit që kisha e që mund të më jepnin një gjykim mbi punën time. Me entuziazmin e tyre ata më ngrohën dhe mund të them se përfundimisht më nxiten t’i futesha me vendosmëri kësaj pune. Kështu iu vura punës, se kohë kisha plot dhe brenda katër muajve e mbarova përkthimin e tërë kësaj vepre. Më duhet të shtoj se tërë shpenzimet e botimit u vunë nga Nysret Bejkomalaj, i cili më tha të nisja botimin se harxhet do t’i kisha nga ai. Nysreti mori tërë paratë që mblodhëm nga shitja e më se dyqind copëve dhe të tjerat, që ai ka shitur me vonë. Ato copë libra që mbetën, gati 750-800, ia nisa Nysretit në Otava që t’i mbante atje, në rast se do të shiteshin më vonë, ose në qoftë se do të hapen Shqipëria e Kosova a kushedi ndonjë rast tjetër. Librat janë atje edhe sot. Nga falënderimet që pata me rastin e punës sime letrare, e para në jetë, ishte kënaqësia që më dha recensioni i të ndjerit prof. Nexhat Peshkëpia në gazetën e komitetit “Shqipëria e Lire”, i cili midis të tjerave shkroi: “ Bravo! Të lumtë Reshat! Puna jote është e bekuar”. Në një letër tjetër, që mora nga Mbreti Leka i parë nga Spanja, midis të tjerave ai më shkruante: “Me punën dhe me mundimin tënd na ke zbardhur faqen dhe na ke nderuar përpara të huajve.” Si duket atyre të Ministrisë së Jashtme në Londër u kishte ardhur shumë mirë, se Ismail beu kishte qenë miku i tyre i ngushtë dhe kujtimet e tij na mbeten neve vetëm në saje të interesimit të veçantë të anglezeve e veçanërisht të Uilliam Morton Fullerton, një amerikan dhe nga anglezi Sommerville Story, që shkroi e redaktoi kujtimet në anglisht dhe bëri punën më të madhe.


18

« dossier

Nga Albert Kotini (vijon nga numri i kaluar)

P

ra, nuk është aspak e vërtetë që dibranët, mirditorët, tropojanët, shkodranët e tërë Veriu apo Verilindja e donin këtë luftë midis tyre. Kjo ka mbetur si pika më e fandaksur e historiografisë enveriste për Luftën II Botërore në Shqipëri. Interpretimi joshkencor i këtyre të vërtetave e ndau vendin në dy llogore ideologjike, duke dëmtuar unitetin kombëtar në kufijtë e katastrofës. Patjetër që të arrihej në mënyrë logjike në figurat e Maliq e Ali Agollit e më parë se të fillonte persekutimi komunist ndaj Avni Agollit, trajtohet në libër qëndrimi i Dibrës ndaj pushtimit osman deri tek ai sllavo-serb. Ky i fundit, gati shekullor, ka qenë më antishqiptar edhe se pushtimi 5 shekullor otoman, sepse me një ritëm antinjerëzor çfarë nuk bëri për tjetërsimin tonë. Shembull tipik është vetë Dibra e Madhe dhe shqiptarët e qyteteve të tjera, të cilat i përfshinin në tërë spektrin historik në shtetin sllav. Në gazetën “Bashkimi”, dt. 13 dhjetor 1946 është shkrimi “Kongresi sllav mori fund në Beograd”. Këtë kongres të parë sllav ku ishin tërë vendet si Bullgaria, Rusia, Çekosllovakia, Polonia fillimisht u drejtua nën kryesinë e delegatit jugosllav Mihailo Apostolski. Në emër të sllavizmit u bë vëllazërimi i këtyre popujve, ku shqiptarët brohoritnin “Enver–Stalin”, kur platforma me 6 pika punohej për një asimilim të tërë Ballkanit. Jo më kot Avni Maliqi e përmend rolin e Mihailo Apostolskit për “sllavizmin” e Dibrës, se me të vërtetë puna e tij , ndihmuar nga Haxhi Lleshi apo Sul Baholli me shokë “u vlerësua” edhe nga Tito. Të kësaj natyre, por me nderimet më të mëdha u shpall hero i Maqedonisë Kristian Karposhi, i cili u vra si komandant i batalionit partizan maqedonas. Mirëpo edhe Gjergj Dimitrovi, ashtu si Enver Hoxha, për hir të “vëllazërimit” u bënë fli nga Titoja në lidhje me Maqedoninë nën Serbinë. Çështja e Maqedonisë që në vitet 1945 i përkiste Bullgarisë (Dimitrovit) dhe Shqipërisë (Enverit) për ta diskutuar midis tyre etninë kufitare të përbashkët në trevën e saj. Asnjë punë (e theksoj) të drejtë historike nuk kanë pasur Serbia e Greqia në Maqedoni për të ndërhyrë në çështjet e saj të brendshme. Mirëpo sakrifikimi idealist i Dimitrovit, i cili njihej në atë kohë akoma më shumë (pa dalë emri i Titos) si tipik internacionalist flijuan bullgarët e Maqedonisë, bashkë me Enverin edhe shqiptarët tanë. Ja, pra, se nën sllavizmin u bë një mashtrim total antishqiptar. Edhe sot nuk flitet se për çfarë u bënë dëshmorë në kampin e Prishtinës Bilal Konxholli, Musa Agolli, Enver Trebishti nga Dibra, apo Hamza Shehi, Osman Arifi, Tahsin Shehu nga Peshkopia. Për cilin ideal, atë të luftës për “vëllazërim” apo atë të çlirimit nga sllavët? Jo pak më duhet të trajtoj mbi etnokulturën, identitetin, arsimin, zakonet, burimin fetar etj. elemente të strukturës dibrane për të kuptuar sakrificat sublime të popullsisë ë saj dibrane për t’i ruajtur e trashëguar ato ndër shekuj. Njëkohësisht edhe rezistenca vitale për të mos lejuar tjetërsimin sllav në çdo fushë të jetës së tyre, ka një frymëmarrje më të thellë. Pothuajse edhe ceremonitë e kultit, në këtë trevë, gati janë të përziera me dëfrime e me gjah që nga lashtësia dhe kanë ardhur duke u shndërruar që nga besimi në diçka më të domosdoshme e ideale. Pse? Xhamitë u bënë shkollat e para shqipe, ku tipari kryesor i shehlerëve dibranë ishte vënia e interesit kombëtar mbi atë fetar. Këtë e treguan në mexhlis si kundër okupacionit otoman, por edhe atij sllav. Ja pse Dibra besimin nuk e ka hyjnizuar, por e ka materializuar në jetën tokësore, sepse e ka ndier veten të detyruar t’u nënshtrohej ligjeve sociale e morale, edhe pse shpeshherë të rënda. Ja pse duhej ndalur edhe mbi çështjet e besimit mysliman në Dibër, të cilat autorët serbë e jo pak edhe ata maqedonas e keqinterpretojnë, ashtu siç e theksova në libër. Edhe ajo çka është tipike në të folmen dibrane, me nëntekste e fabula popullore tregon zgjuarsi ndaj të huajve që nuk e kuptonin mentalitetin e veçantë të kësaj treve. Ndonëse mjaft shkolla në Dibër u hapën nën pushtimin turk si fetare, ato gradualisht u bënë laike. Tipar tjetër kombëtar i kësaj krahine është besa, jo dinakëria, por si një respekt ndaj

E martë 4 dhjetor 2012 •

Shfajësimi i komunistëve për vdekjen e Ali Maliqit: U aksidentua gjatë punës

Ali Maliqi

të parëve të tyre që të mbroheshin nga armiqtë. Ky tipar spikati për familjen Maliqi në të gjitha evenimentet kryesore të vendit. Maliq Agolli, pjesëmarrës në Kongresin e Dibrës si delegat më 1909, përfaqësues i 10 fshatrave, i cili u mbajt në Dibër të Madhe me 350 burra nga të 4 vilajetet, ishte produkt i besëlidhjes. Mbas Kongresit të Manastirit, që nuk i plotësoi të gjitha objektivat, Kongresi i Dibrës i çoi ato deri në fund. Ky kongres u la në hije, sepse firma e vënë në Manastir për alfabetin shqip (jo me shkronja turke) u vulos në Dibër e legalizuar plotësisht edhe nga krerët e saj. Maliqi vërteton se në Kongresin e Dibrës qëllimisht u dërgua Sinan pashë Saraçi (Bellova i Dibrës) për të ligjëruar alfabetin turk. Mirëpo në ditën e dytë të kongresit Sinan pashës i ra infarkt dhe u varros në Dibër të Madhe. Këtu pastaj u vendos përfundimisht alfabeti shqip, sepse qeveria turke në Manastir çfarë nuk bëri që alfabeti të ishte nën influencën e vet, duke spekuluar me myslimanizmin. Edhe në Dibër të Madhe pati influenca të tilla, të paktën ta linin në mënyrë evazive si në Manastir, por paria dibrane, kur raporti i ABC-së ishte 1/3-at turqisht dhe 2/3-at shqip, vendosi germat shqipe, duke evituar kundërshtimet. Qëndrimin

atdhetar të Maliq Agollit e trajton edhe studiuesi Hilmi Sadiku. Tipar tjetër i mjedisit dibran që zbulohet ne jetën e bijve të saj Maliq e Ali Agolli qëndron në faktin se kanë ditur të ndërtojnë banesa të përshtatshme, të shquara në tërë vendin deri në prag të qytetërimit. Lufta e tyre për të emancipuar e shkolluar vajzat jo vetëm të barkut Agolli, por edhe të fshatrave përreth organizohej kundër çdo konservatorizmi anadollak. Për të kaluarën në rrjedhën e historisë dibrane, trajtova shtegtimet e familjes Agolli gjatë etapave më kryesore ku ata ishin pjesë aktive e tyre. Nëpër mexhlise apo ku duhej një mendim i mençur, ata e thanë fjalën e tyre, mbi të gjitha e më tepër me vepra. Dibra spikat tiparin kombëtar të një folklori të pasur; nuk flet vetëm historia, por edhe poezia, letërsia, gojëdhënat, gurra popullore, të cilat i mbartin vetë shekujt. Ka një thesar të vërtetë, të cilin, edhe pse në kapitull të veçantë, u ndala për këtë mozaik pasurie, përsëri çdo autori i ngelet merak që s’mund ta kapë gjithë gamën e saj. Këtu vetëm sa synova të zbuloj pak nga epopeja e jetës dibrane, sepse historia i ka lënë akoma në heshtje. Kështu, p.sh., studiuesi Mark Tirta në botimin me titull “Panteoni e simbolika” (Tiranë, 2007) më nxiti

që pa e njohur ende mirë etnokulturën, doket e zakonet e kësaj treve u binda se nuk ishte e lehtë të shkruaja për këtë trevë. Nga f. 211-241 libri i M. Tirtës ka një material studimor të pasur bibliografik prej të cilave, thjesht për argumentim, po i referohem sadopak në lashtësinë e tyre: “Te shqiptarët e Maqedonisë, sidomos në vise malore, ka drurë të mëdhenj që adhuroheshin si të shenjtë e pranë tyre kryheshin rite.” “Dëshira e madhe ishte të lindin sa më shumë fëmijë, sa më tepër djem. Gratë beronja i çonin për të bërë rite të posaçme te vendet e ndryshme të kultit pagan, si te gurët e shenjtë e shpella të shenjta (pagane), tek ujërat e shenjta” [fq. 217]. “Figura e mitologjisë popullore, si kuçedra hasderhaja, dragoi, zana, ora, xhindet, perritë, lugati, Meleqet, Hezri, azreti, shtriga, bolla e shtëpisë e shumë të tjera ruajnë funksione të veçanta” [fq. 225]. “Dibra, krahinë e madhe etnografike me shtrirje në dy shtete, areal kulturor nga më të rëndësishmit e trojeve kombëtare, paraqet interes të veçantë për pasurinë e saj të pamasë në etnokulturë...” “Ajo merr vlera të posaçme, para së gjithash për shpjegimin e tërë etnokulturës shqiptare, që nga mesjeta e më tej në lashtësi”. “Dibranët janë të përmendur si njerëz e të lidhur ngushtësisht me vendlindjen, me trojet e të parëve por edhe si njerëz të guximshëm të rrugëve të mundimshme të kurbetit. Shquhen për trimëri e atdhedashuri, për qëndresë e forcë të madhe krijuese e trashëguese në etnokulturë. Këto veti i kanë rrënjët thellë në kohëra. Është mjaft domethënëse formula e mirënjohur e proverbiale që thotë se “mendja, urtësia ka le në Dibër...” “Fjala e kuvendi i dibranit shquhet për mendjemprehtësi e lakonizëm, për peshë mendimi, për këmbëngulje e qëndresë imponuese e bindëse” [fq. 231]. “Siç dihet, popullsia e trevës së Dibrës është, përgjithësisht, e besimit mysliman; një pakicë e papërfillshme është e besimit të krishterë e ritit ortodoks apo katolik. Por, krahas me këto fe monoteiste të organizuara e me doktrina filozofike të përparuara, janë ruajtur me mendësi e në praktika të jetës së dibranëve dhe mjaft dukuri mitologjike rite e besime të një kohe parahistorike e paraislame” [fq. 232]. “Vërejmë se areali kulturor që i përket Dibrës është mjaft i pasur me dukuri që kanë të bëjnë


dossier • E martë 4 dhjetor 2012

me kultin e natyrës, me hyjnizimin e fenomeneve natyrore me ujërat, me shpellat me malet me drunjtë e pyllit; duken edhe mjaft rrëfenja mitike të natyrës etnologjike” [fq. 233]. “Me interes në studimin e lashtësive etnokulturore të krahinës së Dibrës janë rrëfenjat mitike me natyrë etiologjike që tregon shkaqet e mbinatyrshme të krijimit të vendeve apo të dukurive të caktuara. Ujët e Bardhë (gurrë) në Laskare, në anë të Lurës, sipas besimit popullor ka shpërthyer për herë të parë kur aty është gremisur me gjithë kalë djali i Skënderbeut, duke kërcyer nga Guri i Kuq” [fq. 235]. Me një fjalë, veshjet, mitet, ritet e besimeve në Dibër të marra në kompleks, flasin për një krahinë të trashëguar nga stërgjyshërit për një qëndresë të fortë etnike të kësaj krahine. Nuk janë aspak të vërteta fetishizimi i hershmërisë maqedonase si origjinë para asaj dibrane - ilire, për të cilën aktualisht qarqe “shkencore” të mentalitetit sllav në Maqedoni duan t’i japin drejtim të vonshëm anadollak e fetar për interesa të caktuara asimilimi dhe pushtimi. Për këtë synim antishqiptar nuk u arrit në shekuj e jo më në të ardhmen. Tipari tjetër dibran ka të bëjë me evitimin e gjakmarrjeve për zgjidhjen me mirëkuptim për të evituar luftërat vëllavrasëse që gjithmonë u nxitën apo kultivuan në zonat veriore edhe nga serbët. Grindjet e brendshme, që jo pak herë krijuan zhurmë e stuhi mbi fise e parinë e vendit, janë zgjidhur nëpër pleqësi e kuvende nga mençuria dibrane. E këtë përfaqësim ndër 10 fshatra përreth Kërçishtit e kanë kryer denjësisht Maliq e Ali Agolli. Vetë fakti i “peticionit” të fshatrave të asaj zone dërguar udhëheqjes komuniste të E. Hoxhës për të mos u dënuar me vdekje Ali Maliqi flet për respektin real ndaj tij. Avni Xhomaqi, një ish-i burgosur dhe bashkëvuajtës i Ali Maliqit, tregon me shumë respekt për bashkëvuajtësin e vet duke e cilësuar njeri të rrallë, me zemër të gjerë dhe i kërkuar në çdo bisedë nga ne. Nuk bënte dallime krahinarie, bindjesh politike, por bënte dallime intelekti urtësie e logjike për ata me të cilët lidhte miqësi. Njerëzit arrogantë nuk i honepste. Ali Maliqi edhe në qelinë e vet kishte bërë zgjedhjen e dy shokëve që përshtateshin me tipin e tij, Xhevdet Kapshtica dhe Sami Hysi (Bitincka), me të cilët kishte një mirëkuptim të plotë. Gëzonte në tërë burgun e Burrelit një reputacion të padiskutueshëm jo vetëm nga dibranët e tij, të cilët e pyesnin e këshilloheshin për çdo gjë me të sepse ky i fundit kishte tiparet e vërteta të ndershmërisë, të karakterit të fortë edhe në ato kushte tepër të vështira. Njerëzit që i afroheshin i bënte për vete me cilësinë e tij që nuk i paragjykonte se nga ishin e se çfarë përfaqësonin. Me çdo njeri në burg shëtiste i qetë dhe dëgjonte deri në fund pa u irrituar nga qarjet apo hallet e tjetrit dhe me qetësi e maturi i jepte përgjigjen dhe zgjidhjet më të domosdoshme. U bë si të thuash një këshilltar, një “melhem” për të shëruar plagët e secilit nga të gjithë të njohurit e miqtë e vet. Me një fjalë, nuk kishte të burgosur që të fliste keq e aq më tepër, të mos respektonte autoritetin midis tyre. Për mua si Avni që isha në qeli me Gjergj Kokoshin e të tjerë, Ali Maliqi njihej si patriot i gjallë, antisllav dhe antibolshevik i vendosur, që i argumentonte me dinjitet të

gjitha veprimet e tyre në shoqërinë shqiptare. Mjaft solidar me shokët, donte t’i ndihmonte si shpirtërisht ashtu edhe me të drejtë në logjikën e krijuar nga kushtet e burgut. Me të gjithë sillej i dashur, i vëmendshëm, gojëmbël dhe i mençur në përvojën e jetës së tij. Për dibranët ishte i padiskutueshëm dinjiteti i Aliut për zgjuarsinë tipike vendase. Pse e vranë? Kur e mora vesh ngjarjen, isha liruar dhe jetoja në Elbasan me familjen time. Të nesërmen Aliu dilte nga fabrika e çimentos ku punët e këtij kantieri i bënin të burgosurit dhe atje i organizuan skenarin. Aliu edhe vajzën edhe mbesën i martoi në Elbasan, kuptohet nga familje ish të burgosurish. “Për mendimin tim, - thekson Avni Xhomaqi, saktësisht më 24 maj 2012, - komunistët kishin frikë nga lirimi i Ali Maliqit, sepse ishte me influencë ne Dibër e më gjerë, por e gjithë propaganda ndaj tij jo vetëm që nuk e kishte thyer opinionin e sajuar, por e kishte rritur më tepër respektin për të.” Atëherë, si do ta lironin? Aliu jo vetëm mund të ikte jashtë shtetit kur të donte, tok me njerëzit e vendit që e mbanin si ujët e paktë, por në terren arratisja ishte më e lehtë sesa popullariteti i tij. Zgjidhja e vetme: Të mos dilte i gjallë. E vranë, duke u justifikuar me motivin e përhershëm e të rremë – u vra në aksident në punë. Edhe dibrani që e bëri këtë kishte ngrënë bukë në shtëpinë e Aliut, trajtuar nga vetë Aliu njësoj si të tjerët: mik. Mirëpo skenari i Sigurimit kishte të bënte me premtimet ndaj vrasësit – lirim i parakohshëm apo të tjera premtime, me të cilat gënjehej bashkëpatrioti i Aliut. Kjo ishte metoda e “bashkëpunimit” midis njerëzve të Sigurimit me të lëkundurit e qelive dhe këta të lëkundur arrinin deri atje sa vritnin edhe vëllanë apo bashkëfshatarin e çdo njeri tjetër pa asnjë lloj arsye, qoftë edhe personale.

Dhe Avniu e mbyll: “Ndiem dhimbje të madhe për të. Ma do mendja që për Ali Maliqin kanë derdhur lot të gjithë ata që e kanë njohur nga afër. Ishte burrë zakoni e plot dinjitet jo vetëm për Dibrën, por për mbarë vendin.” Sakip Cami në librin e tij “Rrëfime popullore dibrane” (Vatra, 2006) ka regjistruar në të shumtën tregimet e të atit, Ukë A. Camit me mjaft origjinalitet. Njëkohësisht botimi i këtyre tregimeve është një kontribut në ndihmë të folklorit dibran, në veçanti odës së saj, që është kthyer në një institucion më vete. Pikërisht, për të njohur socio-psikologjinë e Dibrës studiova në këto lloj burimesh të mjaft autorëve vendas për familjet e mëdha të kësaj treve, si Hoxholli i Dibrës së Madhe, Zenel Camën e Demir Lushën nga Çidhna etj., se si kanë qenë të lidhur jo vetëm në gëzime e festa, por edhe në tubimet e tyre atdhetare. Dibra, nëpërmjet këngëve, gojëdhënave e sentencave të popullit sipas autorit S. Cami përcjell vetë mentalitetin e veçantë të këtij vendi. Midis tyre lexon: “Mos e vrit e mos hyr në gjak, se e vras unë pa plumba”. Apo Mete Duka, i cili shprehet: “Shoku Haxhi (Lleshi – A.K.), nuk e kishim llafin kështu. U premtuat njerëzve për lugë florini dhe, në fakt, nuk kanë as bukë të hanë”. Janë domethënëse tregimet e gojëdhënat për Skënderbeun në Dibër, për Nëntë Malet, katër oxhaqet dhe 7 teqetë e Dibrës. Në veçanti, vendimet e mbledhjes në Grykë të vogël. Tregime që kanë në përmbajtje tiparet dibrane: “Falin gjakun, lidhin miqësi”; “Ceremonia e flamurit kombëtar në dasmat e Steblevës”. E deri në kohën e luftës partizane, kur dibrani i thotë Mehmet Shehut: “Ashtu si e gjete vetë shtëpinë në dimrin e vitit 1943, ashtu gjeje edhe sot”. Anekdota e Dine Hoxhës për Zogun e Dibrën, e çdo gjë tjetër në humor, këngë e rrëfime, të cilat plotësojnë tiparet e karakterit dibran.

»

19

Kuptohet, që vetëm mbasi të jepej një panoramë strukturore për trevën e Dibrës, përballjen shekullore me pushtuesit dhe rolin e serbëve apo deri në fqinjët e zonave veriore e të mesme në Shqipëri, mund të isha “i lirë”, si të thuash të përcaktoja koordinatat, vendin e pozicionin e familjes Maliqi. Nuk mundesha të devijoja, të konceptoja vlerën e tri breznive Maliqi jashtë mjedisit dibran si pjesë e vet, sepse një monografi, për mendimin tim, ka rëndësi kur jepet në raport me trevën ku ka jetuar e vepruar dhe më gjerë, se sa ka ndikuar edhe në kuadrat kombëtar. Të gjithë autorët e aktorët në histori marrin peshë e vlerë brenda skemës së madhe kombëtare se çfarë kanë bërë në vendin e tyre dhe në këtë kontekst lexuesi jep gjykimin e tij se sa i ka shërbyer atdheut dhe sa vetes. Ja përse shkrova për Dibrën veças, pastaj Dibrën e Maliqët në gjirin e saj dhe në fund rolin e fatin e jetës së tyre të përkushtuar për këtë vend. Pse duhej kjo vendosje? Ngjarjet, sipas Avni Maliqit, jo vetëm janë krejt ndryshe për shembull, nga ato të dokumentuara në kohën e tij të persekucionit, por ato e kanë zanafillën që nga organizata komuniste në Dibër. Nuk mund të dilte e vërteta për këtë simbiozë, që të kuptohet hapur edhe dënimi i tyre familjar nga gjyqet komuniste. Në marrëdhëniet Shqipëri – Jugosllavi (Enver – Tito) zbulohet e tërë Dibra brenda strategjisë së “vëllazërimit” komunist, fati i tërë trojeve shqiptare. Kur flitet për Vukmanoviç Tempon në Maqedoni, veçanërisht në Dibër, zbulohen edhe rolet e Haxhi Lleshit me shokë në dëm të interesave kombëtare. Se çfarë boton H. Lleshi dhe kalemxhinjtë e tij deri në vitin 2008, për të fshehur e deformuar të vërtetën, nuk ka asnjë besueshmëri. Se cilët ishin Xhem Gostivari, Fqiri Dineia, Kaloshët, Aliajt etj. i jep shumë qartë nëpërmjet figurës së Ali Maliqit se sa punuan për vendin e tyre dhe sa armiq ishin me ata që grabitën trojet shqiptare. Edhe anglezët, të treguar nga Avni Maliqi, përputhen me vetë kujtimet e botuara nga misionarët anglezë pas luftës. Prandaj botova disa momente nga libri “Fitorja e hidhur. Lufta Nacionalçlirimtare e Shqipërisë” e Reginald Hibbert-sit. Këtë e përforcojnë dokumentet arkivore të deklasifikuara, të cilat Avniu nuk kishte pasur mundësi t’i studionte, por vlera e tij qëndron se “nuk gabon” në asnjë rresht për çka përmban në shënimet e tij në “bllokun e zi’. Kjo tregon se për çështje kryesore si, për shembull anglezët në Shqipëri, historiografia moniste ka një mashtrim total. Edhe për bllokun e miqve të Dibrës, Avni Maliqi ruan një vërtetësi të plotë kur flet për Ndretë, Shehajt, Lleshët, Strazimirët, Bahollët e deri për Zoi Themelin, të cilët unë si autor i ballafaqova me dokumentet arkivore të PKSH-së që u deklasifikuan mbas viteve 2000. Pse? Enver Hoxha kishte dy të vërteta: E para, që i dinte vetëm një rreth i ngushtë i tij, ku flitej në mjaft zona veriore e sidomos Dibra as që e dëshironte atë pushtet që u vendos me dhunë. Këtë e mbante të fshehtë në popull. E dyta, gjoja zyrtare, e botuar me një censurë të plotë dhe e shkruar nga fanatikët e diktaturës thjesht si propagandë, mashtrim për partizanët dhe “reaksionarët”, duke nxirë këta të fundit. Ja pse Avni Maliqi i heq petat lakrorit duke dhënë para lexuesit, bindshëm, vetëm të vërtetën. Përse Maliqët janë të vërtetë, të bindshëm e të besueshëm? Kjo sepse ata ishin atdhetar, as me pushtuesit historikë sllavë, as me pushtuesit e përkohshëm fashistë italianë. Sa për gjermanët, ata në Dibër pothuajse nuk kishin asnjë garnizon e jo më ata “mijëra” me të cilët na paska luftuar trimi “legjendar” Haxhi Lleshi! Çështja këtu shtrohet në analizën se të keqen e ndarjes dibrane në dy shtete dikush e përkrahu e dikush jo. Del qartë nga i gjithë qëndrimi i Ali Maliqit, i pakomprometuar me asnjë forcë politike që e linte jashtë Dibrën e Madhe dhe gjithë trojet shqiptare në Serbi e Maqedoni. Kjo është vlera thelbësore e jetës së Ali Maliqit. Se çfarë pasojash pati ky qëndrim argumentohet e dokumentuar në institucionalizimin e diktaturës në Dibër, të cilat shpërbënë vetë strukturën tradicionale historike në Dibër. Pushteti i vetëm i këshillave nacionalçlirimtare, i komandave të vendit apo prapavijave ushtarake për të hapur themelet e para shkatërruan ndërtesat kryesore të shtetit siç ishin pleqësitë, deri kuvendet, ushtrinë kombëtare dhe, mbi të gjitha, përçarjen familjare, miqësore e farefisnore. (vijon numrin e ardhshëm)


20

«

Kluturë

E martë 4 dhjetor 2012 •

Fluturim

nga Kosova në Tiranë Komedia “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës”, realizim i qendrës Multimedia në Prishtinë, do të shfaqet në Teatrin Kombëtar në Tiranë. Komedia, e cila ka si autor dramaturgun Jeton Neziraj, do të shfaqet në Tiranë më 7 dhjetor.

N

jë komedi për Kosovën e re që, e lodhur dhe e rrënuar nga lufta, varfëria, korrupsioni dhe tutelat e pafundme të misioneve ndërkombëtare, përpiqet ta gjejë rrugën e vet drejt të ardhmes. Kjo është komedia “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës”, me autor Jeton Neziraj dhe në regji të Blerta Neziraj, me artistë nga Kosova, Italia, Maqedonia, Gjermania dhe Holanda, e cila do të shfaqet në Tiranë, më 7 dhjetor, në orën 19:00, në Teatrin Kombëtar – salla “Kadri Roshi”. Në këtë shfaqje luajnë aktorët: Bajrush Mjaku, Adrian Morina, Anisa Ismaili, Adrian Aziri dhe Ernest Malazogu. Muzika është bërë nga: Susanna Tognella (violinë) dhe Gabriele Marangoni (harmonikë), dramaturg dhe bashkëpunëtor artistik është Ilir Gjocaj, koreografia është bërë nga Arthur Kuggeleyn, kompozitor është Gabriele Marangoni, ndërsa për skenografinë dhe kostumet është kujdesur Susanne Maier-Staufen. Komedia “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës” flet për shpalljen e pavarësisë dhe thumbon institucionet e Kosovës. Gati dhjetë vite pas për-

Një rrëfim që kthen kohën prapa për vajzat që bëhen burra, është inskenuar në një shfaqje komedi. Skena e thjeshtë e teatrit “Oda” ka qenë hapësira ku është shfaqur premiera “Burrneshat”, një prodhim i përbashkët i këtij teatri me teatrin “Blessed Unrest” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ekipi prej tetë vetash - aktorë, regjisorë e skenaristëve kosovarë e amerikanë - ka sjellë në kryeqytet rrëfimin e një familjeje ku dy anëtarë janë burrnesha. Ngjarja zhvillohet në një familje moderne shqiptare. I zoti i shtëpisë (Eshref Durmishi) dhe zonja e shtëpisë (Ilire Vinca) janë kryepersonazhë. Aty është edhe Halili (Sora Baek). Në Amerikë jeton djali i tyre, që është i martuar me një amerikane. Në shtëpi është edhe një vajzë e vogël. Familja pret ardhjen e Hillary Clinton, pasi që Halili një skulptor me profesion, e ka krijuar një shtatore për të. Në fund Halili del se është burrneshë, pasi që kishte dështuar të martohej me të zotin e shtëpisë. Të njëjtin vendim e merr edhe vajza e vogël, vetëm se arsyeja e saj

fundimit të luftës, Kosova, që deri atëherë po administrohej nga misioni i Kombeve të Bashkuara, bëhet gati të shpallë pavarësinë. Shteti më i ri në botë pritet të lindë pas pak. Sekretari i Ministrisë së Sportit kërkon nga trupa e Teatrit të Kosovës që të përgatisë një shfaqje teatrore solemne, e cila do të jepet ditën historike të shpalljes së pavarësisë. Për festën e pavarësisë janë ndarë 2 milionë euro. Trupa e teatrit ndjehet e privilegjuar dhe krenare. Por ky ngazëllim ka edhe sfidat e veta. Pas ca kërkesave ‘estetike’, politikisht korrekte, trupa përballet edhe me dy ‘problemthe’ të paparashikueshme. I pari, dita kur duhet të shpallet pavarësia mbahet sekret dhe i dyti, në shfaqje duhet të përfshihet edhe fjalimi ende i pashkruar i Kryeministrit, të cilin ai do ta mbajë në Parlament në ditën historike. Dhe derisa ekipi i teatrit fillon provat intensive, Xhejmsi, tekniku i skenës ka një projekt paralel. Ai fillon të konstruktojë një aeroplan me të cilin dëshiron të fluturojë rreth globit me qëllim që, në këtë mënyrë origjinale, të lobojë në shumë shtete të botës për njohje të shtetit të ri.

Lajmi për datën e shpalljes së pavarësisë vjen papritur. Në mbrëmje, kabineti qeveritar, mysafirë nga NATO, UN, EU dhe diplomatë të tjerë, vijnë në Teatrin e Kosovës për të parë shfaqjen – epopenë kombëtare të Kosovës. “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës” është një komedi politike mbi njërën nga ngjarjet më të rëndësishme globale të këtij shekulli – lindjen e shtetit të Kosovës. “Kjo është një komedi për Kosovën e re që, e lodhur dhe e rrënuar nga lufta, varfëria, korrupsioni dhe tutelat e pafundme të misioneve ndërkombëtare, përpiqet ta gjejë rrugën e vet drejt të ardhmes”, shprehet autori Jeton Neziraj. Kjo shfaqje është prodhim i qendrës Multimedia nga Prishtina, e cila në fokus të saj ka teatrin dhe dramaturgjinë bashkëkohore. E themeluar në vitin 2002, ajo prodhon dhe bashkëprodhon aktivitete kulturore për të gjitha moshat, në Kosovë dhe jashtë saj. Qendra është themeluar dhe drejtohet nga një grup i artistëve të rinj, të cilët synojnë që të krijojnë një format alternativ të prodhimtarisë artistike, të influencojnë

“Burrneshat” kthejnë në modernitet paradoksin e traditës shqiptare është financiare. Asaj i duhet të mbajë familjen. Inskenimi i “Burrneshës” ka mbushur sallën e teatrit dhe ka marrë vlerësim pozitiv, për realizimin e një teme të tillë në zhanrin komedi. Për dramaturgun Arian Krasniqi kjo

është një shfaqje e guximshme. “Burrneshat”, e shkruar nga Matt Opatrny (i cili edhe luan në shfaqje) dhe Lirak Çelaj me regji të Jessica Burr dhe Florent Mehmetit, ka bërë që Halili si një burrneshë, të luhet nga Sora Baek, e cila ani pse nuk fliste mirë shqip, ka fituar edhe simpatinë e pub-

likut. Për vetë aktoren, luajtja e rolit të burrneshës ka qenë një nder. “Kemi studiuar shumë për burrneshat dhe jam e fascinuar me atë se çfarë ka ndodhur. E luajtja e këtij roli është nder për mua”, ka thënë ajo fill pas premierës. Aktorët Jessi Blue, Damen Sranton dhe Liridona Shehu luajnë rolet kryesore të shfaqjes “Burrneshat”, teksa kostumet i ka bërë Vesa Kraja. Për Baek, procesi i luajtjes së këtij roli ka qenë i vështirë, pikërisht për shkak të gjuhës. “Të flasësh shqip ka qenë gjëja më e vështirë për mua edhe pse e kam mësuar përmendësh”, ka thënë ajo. E aktorët kosovarë nuk e kanë pasur të vështirë. Armend Ismajli, që në rol flet anglisht, ka thënë se për të ka qenë më e vështirë të mos gabojë në tekst, sepse nga ai është varur gjithë suksesi i shfaqjes. Për

skenaristin Matt Opatrny, ideja e realizimit të një shfaqjeje të tillë ka qenë pikërisht veçantia e temës. Ai e ka cilësuar të mrekullueshme, faktin që shqiptarët në traditën e tyre kanë një kulturë të atillë saqë ndërrimin e gjinisë e kanë parë normale qysh para shumë dekadash. Ndërsa roli i një ushtari të lazdruar amerikan që abuzon detyrën, për Matt Opatrny ka qenë një përvojë interesante. “Ishte një rol tipik i ushtarëve amerikanë kudo në botë”, ka thënë ai. Për regjisorin Florent Mehmeti, arsyeja e vendosjes së amerikanëve në role shqiptare ka të bëjë me shkëmbimin artistik midis teatrit “Oda” dhe atij amerikan. E njëjta praktikë ishte ndjekur edhe me rastin e shfaqjes së vitit 2008 “Doruntina” kur rolin e saj e kishte luajtur një aktore amerikane. Sipas tij, ani pse aktorja që luante rolin e burrneshës Halil kishte probleme me gjuhën, kjo nuk është një gjë që e prish shfaqjen.

politikat kulturore dhe të përdorin artin për të adresuar çështje të ndjeshme politike e sociale. Disa nga prodhimet teatrore kryesore të qendrës Multimedia janë: “Darka e fundit”, “Lufta në kohën e dashurisë”, “Udhëtimi në UNMIKISTAN”, “Enea 06”, “Yue Madeleine Yue”, “Hipermarketi patriotik”, “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës” etj. Disa nga teatrot dhe kompanitë me të cilët qendra ka bashkëpunuar janë: Volkstheater, Vjenë; Markus Zohner Theater Compagnie, Lugano; Nomad Theater, Londër; L’Espace d’un instant, Paris; Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë; Teatri Bitef, Beograd; CZKD, Beograd; Teatri Oda, Prishtinë; Teatri Kombëtar i Komedisë, Tiranë etj. Shfaqjet teatrore të Qendrës janë prezantuar në festivale të ndryshme në Evropë dhe Afrikë, ndër to edhe në: euro-scene Leipzig, Gjermani; Die Besten aus dem Osten, Austri; Via Modena, Itali; FIT Lugano, Zvicër; Zoom Fetsival, Kroaci etj. Nga viti 2002, Qendra ka organizuar dhe bashkëorganizuar mbi 100 projekte artistike në Kosovë, por edhe në vende të tjera të Evropës si në Maqedoni, Serbi, Zvicër, Kroaci, Francë, Gjermani, Angli, Austri etj.

“Agon”, në premiera në Tira

“EraFilm” me financimin e Qendrës Kombëtare Kinematografike ka realizuar së fundmi filmin me metrazh të gjatë, “Agon”, me skenar dhe regji të Robert Budinës dhe producente Sabina Kodrën. Pas premierës botërore në garën zyrtare të regjisorëve të rinj në “Chicago International Film Festival”, SHBA, premiera e filmit për medien do të bëhet paraditen e sotme në Tiranë, ndërsa që nga 6 dhjetori do të jetë në kinema. Pas shfaqjes së sotme për përfaqësuesit e shtypit do të zhvillohet konferenca e shtypit me pyetje dhe përgjigje për gazetarët. Në konferencën për shtyp do të jenë të pranishëm producentja Sabina Kodra dhe regjisori e skenaristi i filmit, Robert Budina. Në film interpretojnë: Marvin Tafaj, Guljem Kotori, Eglantina Cenomeri, Nikolla Llambro, Adonis Kafetzopulos. Filmi “Agon” u xhirua në Shqipëri dhe në Selanik të Greqisë, me një përzierje aktorësh grekë e shqiptarë dhe me një trupë të përzier teknike shqptaro-greko-rumune. Filmi është një bashkëprodhim i “EraFilm”, Shqipëri, “Inkas Film”, Greqi, “Elefant Film”, Rumani, “Arizona Film”, Francë me mbëshetjen financiare të Qendrës Kombëtare Kinematografike Shqiptare, Greke dhe Rumune, të Eurimages dhe me bashkëfinancues SEE, Chainsaë Europe Romania, Nova, N-Orasis Greqi. Bashkëproducentë të filmit janë Dan Burlac, Lilette Botassi, Guillame De Seille.a


Kulturë

• E martë 4 dhjetor 2012

“Skënderbeu”, premierë në tri qytete shqiptare

M

ë shumë se katërqind njerëz ishin mbledhur në një sallë hoteli pak metra në dalje të Prishtinës. Arsyeja ishte jo më pak se këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Inva Mula, e cila do të ndihej se “po shlyente një borxh për kombin”. Pak minuta pas orës 20:00, mbrëmjen e së dielës, sopranoja shqiptare me famë botërore është ngjitur në skenë për të performuar para admiruesve që ka në Kosovë. Nën organizimin e Grupit KOHA, Inva Mula ka promovuar CD-në e saj të titulluar “Për ty atdhe”, në të cilën ka përfshirë dymbëdhjetë këngët më të bukura që kompozitorët shqiptarë i kanë thurur atdheut. Përmbledhja me perlat e muzikës shqiptare është “shenja” që Mula lë në vitin kur Shqipëria festoi 100-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë. Shteti shqiptar Mulën e ka nderuar me titullin “Nder i kombit”. Por promovimin e albumit ajo vendosi ta bënte edhe në Kosovë. E veshur në një fustan elegant bardhezi, ajo zotëroi skenën për gati dy orë me “luftën” mes madhështisë e modestisë. Publiku e duartrokiti pas secilës këngë. Ndërsa ajo gjatë gjithë mbrëmjes komunikoi me të, duke ndarë rrëfimet me të cilat ishin mishëruar dymbëdhjetë këngët e albumit. Në koncertin promovues të CD-së, Mula interpretoi gjashtë nga dymbëdhjetë këngët që përfshin “Për ty atdhe”. Mula kishte zgjedhur të hapte mbrëmjen me interpretimin e këngës “Agime shqiptare”, të kompozuar nga babai i saj, Avni Mula. “Hej ju male” e Çesk Zadesë, “O moj e bukura Arbëri”, “Shqipëri o vendi im”, “Rrjedh në këngë e ligjërime”, ishin këngët me të cilat ajo shpërbleu publikun. Në fund, zgjodhi të “jetësonte” vargjet e shkruara nga poeti i ndjerë kosovar Ali Podrimja, të poezisë “Unë biri yt Kosovë”, të cilave u ka dhënë shpirt muzikor kompozitori Feim Ibrahimi. Por, publiku nuk u mjaftua me kaq. Mula u kthye në skenë për t’iu kënduar dëshmorëve, me interpretimin e këngës “Çdo vit në maj”. Për të fundit herë, doli jashtë skenarit me këngën “Të verdhat kaçurrela”, të cilën e këndoi bashkë me babanë e saj dhe publikun. Pas koncertit, sopranoja shqiptare me famë botërore ka shpërndarë CD-të me nënshkrimin e saj. Ndërsa vinte firmën në kopertinën e CD-ve, Mula flet për përshtypjet e para.

Rrëfimi për heroin kombëtar, i realizuar në film më 1953, do të rikthehet në ekranin e madh, në formatin “High Definition”. “Skënderbeu”, i cili ishte fitues i dy çmimeve në Festivalin e Cannes, është shfaqur dje premierë në tri qytete shqiptare. Prishtina, Tirana dhe Shkupi janë vendet e shfaqjes së filmit, i cili është përditësuar sipas standardeve bashkëkohore të teknologjisë me iniciativë të “Digitalb”. Filmi është një rrëfim historik mbi jetën e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Sipas njoftimit për medie, në këtë film, Gjergj Kastrioti bashkon princërit shqiptarë duke u martuar me Donikën dhe duke organizuar Lidhjen e Lezhës, por përballet edhe me tradhtinë e Hamzait, nipit të tij. Filmi ka skena masive të betejave historike dhe rrethimit të Krujës. Në premierën në Prishtinë të filmit “Skënderbeu” ishin të pranishëm për-

faqësues të “Digitalb” dhe të ekipit të filmit, ndër të cilët edhe aktorja Roza Anagnosti. Sipas komunikatës për medie të lëshuar nga “Digitalb”, kjo është hera e parë që një film i këtij kalibri, risillet në skenë për publikun shqiptar në formë të përditësuar me ngjyra dhe cilësi të pakra-

Inva Mula çon “Për ty atdhe” në Kosovë

»

21

hasueshme vizuale, duke kontribuar në pasurimin e fondit të produksioneve të kinematografisë shqiptare. “Ky angazhim ka pasur në qendër të tij përcjelljen tek çdo shtëpi shqiptare të pjesës më të ndritur dhe domethënëse të historisë sonë në shekuj, në një format bashkëkohor dhe për të rigjallëruar me zërat më të dashur të kinematografisë shqiptare”, është shkruar në komunikatë. Filmi 95-minutësh në versionin e parë ishte realizuar nga regjisori Sergei Yutkevich, bazuar në skenar të shkruar nga Mikhail Papava. Filmi kishte bërë bashkë kastën e aktorëve në përbërje të Akaki Khorava, Besa Imami, Adivie Alibali, Semyon Sokolovsky, Veriko Andjaparidze, Georgi Chernovolenko etj. Regjisor i filmit të dubluar është Esat Musliu, ndërsa në role paraqiten aktorët Rikard Ljarja, Robert Ndrenika, Roza Anagnosti, Tinka Kurti e të tjerë.

“Ndihem shumë e lumtur, pasi ky koncert është një eveniment i madh edhe për mua. Këto janë dymbëdhjetë këngët më të bukura për atdheun. Janë rifreskuar me orkestracione të reja nga Genc Tukiqi dhe janë ekzekutuar nga Orkestra e Radiotelevizionit të Sllovenisë me dirigjent Bujar Llapaj”, ka thënë Mula. “Për ty atdhe”, për Mulën është një ‘mision’ për të shlyer borxhin ndaj kombit të vet. “Unë gjithnjë kam borxhe dhe mundohem të gjej diçka të re. Duke qenë se repertori im është gjithnjë repertor operistik botëror, gjithnjë dëshiroj të kem diçka rreth muzikës shqiptare dhe atë e përçoj kudo në botë”, ka thënë Mula.

Pas koncertit me të cilin Mula ka shuar etjen e publikut kosovar, ajo ka

folur për lidhjen e veçantë që ka me Kosovën. “Sa herë vij në Kosovë ndihem shumë e emocionuar. Rrënjët e babait tim janë këtu dhe kam dëgjuar gjithnjë për Kosovën. Ambienti im familjar ka qenë gjithnjë në dialektin e Gjakovës dhe ky emocion për mua është tepër i veçantë”, ka thënë Mula. “Jam shumë e lumtur që këtë prezantim të diskut e bëra para artdashësve të Prishtinës”, ka shtuar ajo. Performancës së Inva Mulës në Kosovë i janë gëzuar edhe artistët e njohur kosovarë. Bilbili i Kosovës, Nexhmije Pagarusha, ka qenë në mesin e publikut që ka shijuar interpretimin e Mulës. “Inva është e vetmja në botë dhe gjithë bota na njeh me të”, ka thënë Pagarusha ndërsa ka folur për organizimin e koncertit. Sopranoja e njohur kosovare, Shpresa Gashi, ka thënë se për të dhe kolegët e saj ka qenë kënaqësi e madhe të shijonin performancën e Mulës. “Ishte nder për ne që Inva performoi këtu. Prej këmbës deri në majë të kokës ajo është e gjitha art dhe është privilegj për publikun tonë që patëm rastin të shijojmë këtë koncert”, ka thënë Gashi. Kompozitori Avni Mula, pas koncertit të vajzës së tij, nuk ka mundur t’i përmbante emocionet. “Është kënaqësi e madhe që jam këtu në Prishtinë në një koncert të tillë që të gjithë e shijuam. Bashkë me ju u preka edhe unë sonte”, ka thënë Mula me sy të përlotur. Dy njerëzit me të cilët Mula ka realizuar albumin “Për ty atdhe” kanë qenë ata që e kanë shoqëruar edhe në skenë të dielën mbrëma. Dirigjenti Bujar Llapaj ka thënë se Inva Mula është artistja më e madhe shqiptare në skenën botërore. “E kam ndier veten të privilegjuar të bashkëpunoj me Inva Mulën. Po ashtu jam ndier edhe i detyruar të realizoj një CD të mirë me kualitet, aq më tepër kur përmban këngë me të cilat jemi rritur”, ka thënë Llapaj. Pianisti e orkestrues Genc Tukiqi në fjalën e tij gjatë koncertit ka folur për lidhjen e tij me Kosovën. “Dikush trashëgon pasuri nga babai e dikush diçka tjetër. Unë ndihem shumë i emocionuar që jam në Kosovë, sepse babai im Ibrahim Tukiqi më ka lënë trashëgim dashurinë për Kosovën”, ka thënë ai.


22

« speciale

Profil

E martë 4 dhjetor 2012 •

Qyteti i gladiatorëve “Daily Telegraph”, shtator 2012

T

ë shkosh në Romë, do të thotë të njihesh më shumë me historinë e Europës, sidomos për periudhën romake dhe për mesjetën. Roma është kryeqyteti i Italisë dhe është njëri prej qyteteve që vizitohet më së shumti sot në botë. Pos historisë, qyteti njihet edhe për magjinë që thuhet se sjell për dashurinë dhe njerëzit e pafat. Roma është kryeqyteti i Italisë, por në të kaluarën ka qenë edhe kryeqytet i Lacios apo i latinëve, pasi fjala “Lacio” rrjedh nga fjala latine “latim”. Me 2.8 milionë banorë vetëm në qytet pa rrethinë në një apësirë prej 1285.3 kilometra katrorë, Roma është edhe qyteti i katërt për nga numri i popullsisë në Bashkimin Europian.

Shqipëria që njoha Edward Reeve

K

jo është e çuditshme. Jam ulur në një bar në Tiranë (Shqipëri) dhe nuk shoh asnjë gangster në horizont. Përpara kam një banak të gjatë me mish, një burrë miqësor, që e pret atë sipas kërkesës, dhe një birrë, që kushton 0.7 paund. Gjithkush flet anglisht dhe të gjithë janë shumë të sjellshëm. Mos ndoshta ka një mospërputhje mes reputacionit të Shqipërisë dhe këtij realiteti modern? Pas një jave udhëtimi bashkë me mamanë time në këtë vend pa asnjë telash mund të them me plot bindjen po. Për ju që nuk keni ndër mend të lexoni këtë hapësirë u them: shkoni. Udhëtimi ynë erdhi kur lexova se operatori “Voyages Jules Verne” është kthyer në vend pas një mungesë 20-vjeçare. Në vitet ’80 “Voyages Jules Verne” ishte e vetmja mënyrë për të vizituar Shqipërinë, që drejtohej nga një diktator paranojak komunist, që lëshonte vetëm disa qindra viza çdo vit. Mamaja ime, me prirje majtiste, kishte qenë dy herë: në vitin 1986 dhe 1987, duke udhëtuar përmes

Podgoricës, duke kaluar kufirin nën dritat e projektorëve, ndërkohe që në sfond dukeshin ujq. Të gjithë librat e revistat apo çdo material i printuar sekuestrohej nga roja të ashpër me kallashnikovë në krah. Vizitorët do kalonin përmes një ngushtice për të vrarë mikrobet kapitaliste. “Mirë se erdhët në Shqipëri!” Sa ndryshojnë kohët! Ne fluturojmë direkt për në Tiranë dhe nuk na duhet të kalojmë përmes kontrolleve. Aeroporti është i pastër dhe modern. Pak më tutje na pret një autobus për turin, që është akoma edhe më i pastër dhe modern. Shoqëruesi ynë, Elton Çaushi, mund të ngatërrohet me një student italian të arteve. Ai thotë se të rinjtë shqiptarë janë të vetëdijshëm për reputacionin jo të mirë

të Shqipërisë jashtë vendit. Ai shton se tani ata shmangin atë veshjen e errët që të bënte të dukeshe si vrasës me pagesë, që mendohej se ishte trendi në vitet ’90. Ndalimi i parë është në manastirin e shek të 18-të të Ardenicës, ngritur në një kodër që regjimi komunist e mbuloi me armë dhe bunkerë. (Shqipëria është e mbuluar me bunkerë, mendohet se ka më shumë se 700 000). Mamaja ime nuk e kishte vizituar Ardenicën në udhëtimin e mëparshëm, atëherë kisha ishte përdorur si një depo ushtarake. Ne e kalojmë natën në qytetin e Fierit, që për hir të vërtetës bie era naftë (është pranë rafinerisë) dhe nuk ofron asgjë as për turistin më optimist. Është i përshtatshëm, megjithatë, për të vizituar qytetin e Apolonisë. E vërteta është se edhe banori më i famshëm i tij, Augusti, nuk do ta njihte atë. Por shpresat i kemi te një tjetër vend historik - Butrinti. Problemi është se Butrinti është në Jug, pranë kufirit me Greqinë. Kjo do të thotë edhe një ditë udhëtim në Rivierën shqiptare drejt Sarandës, ku do qëndrojmë dy net. Është një

udhëtim i gjatë, rreth 5 orë, por ne ndalojmë për të shijuar panoramën në Llogora dhe fortesën e Ali Pashës (i famshëm nga Bajroni) në gjirin e Palermos. Butrinti është një vend magjik. Në Itali do të ishte i mbushur plot me vizitorë. Por në jemi vetëm me disa gjermanë të moshuar. Rrënojat janë kudo në një gadishull të vogël dhe variojnë nga shekulli i katërt para Krishtit deri në fillim të viteve ‘900. Është një vend i mrekullueshëm për të kaluar mëngjesin. Ditën tjetër udhëtojmë për në brendësi të qytetit të Gjirokastrës. Është një vend i shpallur Trashëgimi Botërore nga UNESKO-ja. Rrugët janë të pjerrëta dhe me kalldrëm, ka shtëpi të periudhës otomane dhe një kështjellë të frikshme. Kjo panoramë është më pranë

asaj që mban mend mamaja ime nga Shqipëria, shto këtu një ekonomi të vogël kapitaliste me njerëz që shesin punime të vogla prej druri dhe me një pronar restoranti ekscentrik, Kujtimi, ku ajo mund të shijojë këmbët e bretkosave. Duhet theksuar se kuzhina shqiptare në përgjithësi është me cilësi të mirë dhe shumë e lirë. Ushqimi kishte qenë një problem gjatë vizitave të mamasë sime, pasi kishin qëndruar në resortin “Adriatik” në Durrës, ku thuajse kishin ngordhur për ushqim. Pas një nate në Gjirokastër ne ndalojmë në një qytet tjetër, në Berat. Edhe ky është një vend sharmant i botës së vjetër. Shtëpitë e vjetra otomane janë njëra mbi tjetrën. Ka një kështjellë të ruajtur mirë dhe një kishë të lavdishme, Shën Mëria, me afreske të jashtëzakonshme. Nëse keni ambicie për të hapur një hotel butik, Berati është vendi i duhur. Ndalojmë për në Bylis (shumë mbresëlënës) dhe për një ushqim të shpejtë në Fier (më pak mbresëlënëse). Ndalesa finale është Tirana, kryeqyteti, që është një qytet miqësor dhe i zhurmshëm. Ka shumë gjëra për të parë e për të bërë gjatë një ndalese të shkurtër. Kjo përfshin edhe një udhëtim në Krujë, një qytet i fortifikuar, nga ku Heroi Kombëtar i Shqipërisë, Skënderbeu, udhëhoqi rezistencën në shekullin e 15-të kundër turqve. Vajza e Enver Hoxhës ka restauruar kështjellën dhe e ka kthyer atë në një tempull të nacionalizmit shqiptar. “Ndryshimi i madh, - thotë mamaja ime, - është ky pazar me kalldrëm, që nuk ishte gjatë vizitës sime të fundit.” Pazari është i mbushur edhe me gjëra që përkujtojnë Enver Hoxhën. Atë natë në Tiranë shëtitëm te Blloku, ish-zona rezidenciale e nomenklaturës. Deri në rënien e komunizmit ishte i ndaluar për shqiptarët e zakonshëm. Tani është i mbushur me bare e kafene, ku të rinjtë gjejnë kënaqësi. Mamaja ime është e befasuar. Tirana në vitet ’80 kishte qenë krejtësisht e vdekur. Nëna ime deklaron se do të kthehet përsëri të eksplorojë Veriun e vendit vetëm, me nge. Ajo është trishtuar që eksperimenti socialist dështoi, por opinioni i saj për shqiptarët dhe Shqipërinë ka ndryshuar tërësisht. “Mendoja se ishin të sertë, me banda vetullngrysur, por ata janë të gjithë kaq miqësorë”,- tha ajo.

Edhe rreth 3.2-3.8 milionë banorë jetojnë nëpër zonat urbane të Romës apo në Romën metropolitane. Qyteti shtrihet në pjesë qendrore dhe perëndimore të gadishullit italian dhe kufizohet me lumin Tibër, që gjendet brenda rajonit të Lacios. Roma i referohet një “qyteti shpirtëror”, një nocion që është përdorur nga poetët dhe shkrimtarët romakë. Historia e Romës është shumë e vjetër dhe daton gati 2500 vjet më parë, qëkurse atë e themeluan romakët e vjetër në vitin 753 para erës së re, ku më vonë zonat rurale u bashkuan dhe formuan një qyteti. Që nga ajo kohë ky vend u bë kryeqyteti i Mbretërisë Romake, më vonë në Republikë Romake dhe pastaj në Perandori Romake, e cila kishte pushtetin kryesor në Europën Perëndimore me kufij që shtriheshin deri në Mesdhe, që e qeverisi për shtatë shekuj me radhë, deri në shekullin e shtatë të kohës së re, kur fillon të lind civilizimi perëndimor. Që nga shekulli i parë i erës sonë Roma ka qenë qyteti që qeverisej nga Papati dhe deri në fund të dominimit të Bizantit në shekullin e tetë u bë kryeqytet i shteteve të Papatit, që zgjati sundimin deri më 1870. Më 1871 Roma bëhet kryeqytet i Mbretërisë së Italisë dhe më 1946 kryeqytet i Italisë. Pas mesjetës Roma ishte sunduar nga Papa, siç ishin Aleksandri VI dhe Leo X, të cilët e transformuan këtë qytet si qendër kryesore të Renesancës italiane bashkë me Firencen. Natyrisht, vendi më i përshtatshëm për ta vizituar Romën dhe që nuk duhet të largohesh nga atu është Bazilika e Shën Pjetrit me Kapelën Sistine, në të cilën gjejmë piktura të bukura të Mikelanxhelos. Artisti i famshëm ishte edhe arkitekt, por Roma nuk ishte vetëm shtëpia e tij, sepse aty jetonin edhe artistët e njohur Bramante, Bernini dhe Rafaelo, të cilët bënë kryevepra të pikturës, por dhe kontribuuan në arkitekturën e Renesancës dhe Barokut. Që Roma është një qytet i rëndësishëm, sidomos kulturor, por dhe politik e tregon fakti që ai renditet i pari në GaWC (Qytetet që patën ndikim në zhvillimin e njerëzimit). Më 2007 Roma ishte qyteti më i vizituar në Bashkimin Europian, qyteti i tretë më i vizituar në botë, duke tërhequr më së shumti vizitorë në Itali. Gjithashtu Roma është qendër historike e mbrojtur nga harta e trashëgimisë kulturore e UNESKO-s. Pos veprave të artistëve të mëdhenj europianë në Romë mund të vizitoni edhe vende të tjera historike, saqë nuk do të mund t’i vizitoni për një javë të tërë. Aty do të gjeni monumente dhe muzeun e njohur të Vatikanit, pastaj Koloseumin, që është njëri prej 50 vendeve më të vizituara në botë nga turistët (muzeun e Vatikanit e vizitojnë së paku 4.2 milionë njerëz dhe Koloseumin rreth katër milionë). Ndërkaq për Romën thuhet se ai person që bie në dashuri në qytetin nuk mund të ndalet së vizituari atë. Madje thuhet se, nëse hidhni monedha pranë “Fontanës Trevio”, nuk do të shkojë gjatë dhe djemtë e vajzat beqarë/e do të gjejnë dashurinë.


sport • E martë 4 dhjetor 2012

Ferguson i hap derën Murinjos: Unë nuk do zgjas shumë, Murinjo mund të drejtojë çdo skuadër E ardhmja e trajnerit të Realit Zhoze Murinjo është ende e paqartë. Portugezi me shumë mundësi nuk do të jetë trajner i madrilenëve duke nisur nga qershori i ardhshëm, por çështja që shtrihet është se ku do të përfundojë ai. praktikisht dy duken variantet më të mundshme Anglia shumë e preferuar prej tij si dhe Franca tek PSG-ja. Por teksa për mbrinjon po dis-

A

s Perez dhe as Murinjo nuk e kanë thënë dhe nuk e thonë hapur. Por në gjë duket e qartë si drita e diellit tashmë, Zhote Murinjo nuk do të jetë më trajner i Realit në sezonin e ardhshëm. Lajmi bëhet edhe më i besueshëm po t’i referohesh faktit se ai vjen nga gazeta pro madrilene “Marca”, që në numrin e djeshëm të saj ka shpjeguar dhe arsyet e fundit të marrëdhënieve mes Realit dhe trajnerit Murinjo. Sipas kësaj gazete presidenti Perez dhe trajneri Murinjo kanë rënë dakord që të mbyllin gjithçka në fundin e sezonit aktual. Të dy së bashku, janë të bindur se cikli i portugezit në stolin e Realit është përmbushur dhe në këtë gjendje nuk mund të vazhdohet përtej qershorit 2013. Në rrugën e divorcit Pavarësisht faktit se menaxheri i përgjithshëm i Realit Hoze Angel Sançez ka qenë një urë lidhëse mes presidentit dhe trajnerit në këto muajt e fundit, marrëdhëniet mes Perezit dhe Murinjos kanë marrë një krisje të madhe. Florentino, i cili sipas “Marca-s” e ka mbrojtur Murinjon në publik dhe në marrëdhëniet private duket se ka mbetur i zhgënjyer nga portugezi, i cili gjithnjë sipas “Marca-s” me deklaratat e këtij sezoni ka bërë një “vetëvrasje”. Rasti “Ramos”, lufta me trajnerin e të rinjve të Realit Toril si dhe ngacmimi i tifozëve janë disa nga faktorët e kësaj krisje. Sfida me tifozët Goditja më e madhe për presidentin dhe që duket se i ka dhënë fund durimit të tij ka qenë derbi i së shtunës përballë Atletikos. Murinjo ka sfiduar tifozët, duke i bërë thirrje të mbushin shkallët që para ndeshjes dhe ta fërshëllejnë nëse nuk e duan. Për Florentinon kjo sjellje ka qenë e papranueshme, duke forcuar gjithnjë e më shumë idenë se një trajner nuk mund të mbajë gjithnjë të vluar situatën në klub. Një largim miqësor Ideja është që Murinjo do ta mbyllë sezonin në krye të Realit pavarësisht rezultatit në Champions. Florentino nuk

kutohet shpesh këtij diskutimi nuk i ka munguar as trajneri i Mançhester United, Sër Aleks Ferguson. Aq më shumë që Murinjo shihet si zëvendësuesi ideal i Fergit te “djajtë e kuq”. Vetë skocezi i United duket se ia ka hapur dyert Murinjos teksa për televizionin britanik “ITV4” ka deklaruar: “Murinjo është një trajner që mund të drejtojë çdo skuadër, në çdo

Cikli “Murinjo” në Madrid arrin në fund

është aspak me idenë për të larguar trajnerin në mesin e sezonit, ndaj ka përzgjedhur të bisedojë për largimin e tij në fundin e sezonit. Ndonëse vazhdimi i punës me Murinjon mund t’i japë më shumë vota atij në zgjedhjet për president që zhvillohen në verë vendimi është marrë: edhe nëse Reali fiton Champions-in Murinjo është i larguar. Luftë e përhershme Zërat për largimin e tij nga Madridi as nuk i bëjnë përshtypje as nuk e shqetësojnë

zv/kryeredaktor: Armand Maho Mariglen Mulla

kam asnjë problem këtu në Madrid. Pyesni njëherë presidentin nëse është i kënaqur me mua”- ka thënë portugezi. Sa për faktin nëse do të jetë ai pasuesi i Fergusonit tek stoli i United Murinjo ka deklaruar: “Zëvendësimi i Fergusonit është një eveniment i largët. Duhet të kalojnë 10 vjet.”

Murinjon. Përkundrazi. Trajneri portugez mendon se ka ende dhe shumë fronte lufte për të hapur në Madrid, me presidentin, me skuadrën, me klubin, me tifozët, me shtypin... Konflikti në dhomat e zhveshjes Nisur dhe nga karakteri i tij Murinjo shpesh në këtë sezon ka përdorur tone të ashpra për disa nga lojtarët më me peshë në Madrid, natyrisht pas rezultateve negative. Në tre muaj Murinjo virtualisht ka humbur kampionatin dhe presidenti

është i mendimit se lojtarët nuk janë me trajnerin. Metodat e Murinjos për të bërë luftë me të gjithë duket se nuk kanë më efekt. Paris, Londër, Milano... Të flasësh për të ardhmen e Murinjos që sot ky është misteri më i madh. Variantet janë disa ku Parisi duket vendi më i përshtatshëm. Por nuk duhet harruar Mançester United ku Ferguson duket se ia ka hapur dyert. Çelsi gjithashtu e pret krahëhapur, por rikthimi në Itali nuk përjashtohet aspak.

politika: albana lika, Oli Xhilaga ekonomia: brikena dervishaj sociale: pranvera kola rrethet: blerina spaho kronika: mariglen mulla kultura: blerina goce design&layout: Daniel Prifti, Gëzim Duzha

Adresa: Rr. Dull Keta, nr. 5. (Rr. e Dibrës), Tiranë

Burgos kërcënon Murinjon: S’jam Tito, unë ta pres kokën Sipas gazetës “El Mundo Deportivo” derbi i së shtunës ndërmjet Realit të Madridit dhe Atletikos së Madridit është shoqëruar dhe me incidente. Gazeta spanjolle ka vënë në dukje një debat mes trajnerit të Realit Zhoze Murinjo dhe ndihmësit të Simeones, German Burgos. Burgosit si duket nuk i ka pëlqyer aspak një gjest ironik i Murinjos dhe siç raporton gazeta ai i është kthyer portugezit duke i thënë: “Unë nuk jam Tito – duke kujtuar këtu incidentin mes Vilanovës dhe Murinjos kur Tito ishte ndihmësi i Guardiolës – unë ta pres kokën.” Jo duket dhe nga pamjet filmike që vërtetojnë se midis dy bankinave tensioni në derbi ka qenë i lartë.

Tek Interi gjërat nuk po shkojnë dhe aq mirë në javët e fundit. Kështu, pavarësisht se skuadra arriti të fitonte ndeshjen e fundit me Palermon falë një autogoli, skuadra ka vuajtur për rezultate që pas fitores me Juventusin. Gjithsesi, rezultatet nuk janë i vetmi problem. Kështu, brenda klubit ka pasur një krisje mes holandezit Uesli Shnajder dhe drejtuesve të klubit, teksa dje palët janë ulur për të biseduar për rinovimin e kontratës. Takimi mes palëve Zgjati pak më tepër se dy orë takimi mes Shnajder e agjentit të tij dhe drejtuesve të Interit. Interi përfaqësohej me administratorin e deleguar të klubit zikaltër, Rinaldo Ghelfi dhe drejtuesin tjetër Marko Branka. Takimi nuk duket të ketë prodhuar atë që pritej, pasi vet Shnajder deklaron pas takimit: “Nuk kam dëshirë të flas por këtu te Inter gjithmonë jam ndierë mirë”, tha Shnajder ndërsa ndiqej nga gazetarët. Por cilat ishin opsionet? Në tavolinën e tratativave me drejtuesit zikaltër ishte rinovimi deri në vitin 2016 i kontratës aktuale që skadon në Qershor të 2015, me reduktimin e pagës nga 6 në 4 milionë Euro në sezon, por nuk duket se ka patur një afrim mes dy palëve, madje përkundrazi është thyerja përfundimtare ajo që duket shumë afër. Në tavolinë për Shnajder sipas mediave kishte dhe një ofertë nga jashtë Italisë. Në këtë pikë mbetet vetëm për të kuptuar se cila është skuadra e interesuar. Më pas stafi i holandezit shpërndau një komunikatë që shpjegon distancën e madhe mes tij dhe Interit. “Në këto kushte nuk kam asnjë motiv për të firmosur. Si mund të rinovoj kur unë as nuk luaj”, është ky arsyetimi i Shnajder që i bezdisur nga fjalët e Brankës i cili fillimisht tha se nuk do të luante derisa të vendoset për të rinovuar kontratën e re që i propozon klubi. Reagon Morati Pas deklaratave dhe bisedimeve mes lojtarit e përfaqësuesve të klubit, ka reaguar edhe presidenti i skuadrës, Morati, i cili vet nuk ishte i pranishëm në takim. “Shnajder është gati për të luajtur nëse është mirë dhe në formë, jo për emër. Kam dëgjuar ata që ishin në takim, ka pasur mirëkuptim nga të dyja palët. Tani i takon lojtarit të përgjigjet”,- tha Morati. Në të tilla kushte, marrëveshja duket e vështirë mes dy palëve dhe do t’i takojë trajnerit Stramaçoni për të vendosur nëse Shnajder vlen për t’u mbajtur, e nëse i tillë, për të qenë titullar i përhershëm siç lojtari kërkon.

Murinjo: Unë jam i kënaqur, pyesni njëherë presidentin Trajneri i Realit të Madridit Zhoze Murinjo ka refuzuar të flasë për të ardhmen e tij në prag të sfidës në Champions kundër Ajaksit. “E ardhmja ime është të luaj ndeshjen e Championsit me Ajaksin. Për mua kjo është ndeshja 101 në Champions, pasi UEFA e ka konfirmuar një gjë të tillë. unë nuk

23

Interi – Shnajder, gati ndarja

Marrëdhëniet ndërmjet presidentit dhe trajnerit kanë marrë një krisje të madhe. Tashmë mbetet të diskutohet për largimin e tij në qershor, pasi vendimi është marrë, portugezi nuk do të jetë më trajner i Realit

kryeredaktor Brahim Shima

s t a f f

vend të mundshëm. Natyrisht nuk dua të spekuloj aspak se çfarë do të ndodhë tek Mançesteri, por një gjë është e sigurt, unë nuk do të qëndroj përjetë këtu.” Një deklaratë më se e qartë kjo e Fergusonit, i cili flitet se po i bën gati vendin portugezit me të cilin ruan marrëdhënie mjaft të mira që nga koha kur Murinjo drejtonte Çelsin në Angli.

»

Galiani dhe ëndrra e tij Nejmar – El Sharaui Administratori i Milanit, Galiani, ka një ëndërr për sulmin e skuadrës, ku kërkon që në të, së bashku me “faraonin” El Sharaui, krahë tij të jetë dhe braziliani Nejmar. Megjithatë, një gjë e tillë duket se merr emërtimin e “ëndrrës së ndaluar” pasi është e pamundur, të paktën së shpejti, që një gjë e tillë të ndodhë. Për brazilianin ofertat kanë ardhur nga e gjithë bota, nga skuadrat më të mira. Megjithatë, Galiani vazhdon sërish të jetë i fiksuar për Nejmar. “Nejmar është një lojtar i rrallë. I tillë është edhe El Sharaui, dhe do të ishte një ëndërr nëse të dy do të loznin përkrahë”,- është shprehur Galiani.

marketing: eligerta dyrmishi cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« reklamË

E martë 4 dhjetor 2012 •


Buxheti i Tiranes, prokurori i ri, letrat me Greqine