Page 1

»22

4 KORRIKU

Dita e pavarësisë së SHBA-ve, ose simboli i lirisë në botë E MARTË

2 KORRIK 2013

VITI IX, NR. 3016 TEL: 04 2 233 991 FAX: 04 2 233 998 ÇMIMI: 30 LEKË • € 1.5

gazetametropol.com

Kroacia dhe BE

Rama mirënjohje Metës “Europa” - projekti » për fitoren e zgjedhjeve që bashkon kthim në

14-15

Mungojnë Dule e Gjinushi. Socialistët festojnë me lule ditëlindjen dhe marrjen e pushtetit

»3

“vendlindjen legjitime”

GRAMOZ RUÇI RADIKALIZMI ISLAMIK

Sjellja e krerëve myslimanë dhe respektimi i traditave të riteve Pse për besimtarët shqiptarë Perëndimi shihet si partner i mirë? Kalaja flet mbi qëndrimet e Komunitetit Mysliman

»10

PAGAT DHE PENSIONET Pezullohen shtesat, hapat që do të ndiqen për rritjen Ndryshimi i qeverisë bllokon publikimin në Fletoren Zyrtare. Akti normativ duhet të votohet në Kuvendin e ri »6

Opinion Nga ENVER BYTYÇI

Atributet e epokës “Berisha” (II) »16 Nga ALBI XHUNGA

Edi Rama dhe 12 nga apostujt e “Rilindjes” »17

Do të thyejmë

SKEPTIKËT

e paktit PS - LSI

INTERVISTA/ PO EN DISKUTOJMË MBAJTJ E DY MANDATEVE

»2 NANO VENDOSI TË ËN MOS VINTE NË FEST E SOCIALISTËVE

»4

ZGJEDHJET NË PD

Kandidatët dy ditë kohë për të dorëzuar projektin

NJË KRYQËZIM I HISTORISË

Italianët: Sicilianët dhe ilirët zakone e tradita të ngjashme Faktet që flasin për përputhjen e dy kulturave. Sjelljet e shoqërisë dhe format e mbrojtjes prej të huajve »18-19

PAS REZULTATIT

Partitë harrojnë flamujt, qytetet mbesin me posterat e fushatës Një javë pas përfundimit të fushatës forcat politike harrojnë të heqin tabelat me të cilat kërkuan votat »7

KREDITË ME PROBLEME

Bankat rritin fondin e posaçëm për garantimin e huave që rrezikohen

»5


02

« INTERVISTË

E martë 2 korrik 2013 •

KREU I LIGJVËNËSVE SOCIALISTË INTERVISTË PËR “METROPOL”

K

ryetari i grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruçi, gjatë një interviste për “Metropol” u shpreh i bindur se qeveria e re e përfaqësuar nga Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të provojë për të gjithë skeptikët se kjo aleancë do të përkthehet në mirëqeverisje dhe një bashkëqeverisje të suksesshme. “Unë mendoj se vota veç mbështetjes që ishte për programin, për ekipin, për koalicionin, për lidershipin e PS-së ishte njëkohësisht edhe një forcë ndëshkuese për keqqeverisjen e kundërshtarit tonë politik. Kështu që ajo që ne duhet të justifikojmë është që këtë ndëshkim të kundërshtarit tonë politik duhet ta kthejmë në mësim për të mos bërë të njëjtat gabime që bëri qeverisja e kaluar”, - vlerësoi Ruçi. Njëkohësisht në këtë intervistë një nga eksponentët më të lartë të PS-së dha dhe arsyet që sollën fitoren e thellë të koalicionit të majtë në zgjedhjet e 23 qershorit. Nuk mungoi dhe një koment për ish-deputetin socialist Arben Malaj dhe për ish-kreun e PS-së Fatos Nano. Gjithashtu ai dha dhe një opinion mbi zhvillimet më të fundit në kampin kundërshtar. - Tashmë që rezultati është i qartë dhe koalicioni ka sigurua një mazhorancë me 84 mandate, cilat ishin arsyet që u arrit kjo fitore e së majtës? - Ne kemi qenë realistë në parashikime. Nuk kemi qenë asnjëherë euforikë. Për mua nuk ka qenë i paparashikuar. Kur them “për mua”, them për të gjithë lidershipin e PS-së. Sigurisht që ne në këtë betejë elektorale kishim kohë që punonim, veçanërisht 4-vjeçarin e fundit. Publiku shqiptar është njohur me gjithë atë punë që ne kemi zhvilluar për përgatitjen e një programi dhe një alternative si asnjëherë tjetër. Mund të thuash se pas 22 vjetësh ka qenë fushata e parë që është fokusuar në debatin mbi programin, alternativat, në ekonominë, në vizion se si mund të qeveriset dhe mirëqeveriset një vend, për të ndërtuar një ekip dhe për të korrigjuar edhe ato mangësi që te ne ishin vërejtur edhe në fushatat e mëparshme. Kështu që ndoshta një votim kaq plebishitar dhe me kaq shumë mandate, 84 mandate, ose me një mazhorancë me shumicë të cilësuar, është e vështirë të flisje para zgjedhjeve. Por afërsisht te 80 mandate të gjitha objektivat sipas qarqeve ishin përcaktuar nga forca jonë politike. Sigurisht, ato nuk ishin bërë publike si parashikime, sepse këto bëjnë pjesë në taktikën elektorale të një force politike. Kështu që ky rezultat nuk na gjeti të papërgatitur, nuk na gjeti të befasuar. - Mendoni se në këtë rezultat faktor ishte LSI-ja? - Vetë ndërtimi i një koalicioni të tillë, ku nga 5 parti në zgjedhjet e kaluara më 2009-n në 35 parti dhe bashkimi me LSI-në ishte një risi e kësaj fushate. Ky bashkim u bë edhe në funksion të një rezultati elektoral. Që kur u bë ky bashkim sigurisht që nuk kishte dilema edhe nga më skeptiku për fitoren e këtij koalicioni. Tani që rezultati zgjedhor është i qartë, për ne si forcë politike

Ruçi: Qeveria PS-LSI, do të thyejmë tabutë e skeptikëve

Unë nuk i ndaj politikanët në të kohës sime dhe në të kohës sate. Unë i ndaj në politikanë që janë produktivë në të mirë të qeverisjes për të bërë politikë apo jo. Politika dhe politikani nuk ka moshë. Për këtë çështje unë nuk kam ndonjë pritshmëri, sepse vetë PD-ja është konceptuar në mënyrë të tillë si parti e një individi, gjë që nuk ka ekzistuar te forca jonë politike. Kjo ka qenë një pyetje që unë, pavarësisht se i kam kundërshtarë politikë kolegët e PD-së, këtë pyetje që ju më bëni mua unë ua kam bërë atyre.

ngelet që të mos e jetojmë me eufori rezultatin, por me maturi, me përkushtim, me modesti, ta justifikojmë këtë besim, këtë votim, këtë mbështetje që na dha elektorati shqiptar për ta justifikuar atë. - Është hera e parë që qeverisni me LSI-në në nivel qendror, sa mendoni se do t’i arrihen pritshmëritë e programit të PS-së? - Është natyra juaj të jeni skeptikë lidhur me rezultatin qeverisës midis këtyre dy forcave politike, por është misioni dhe detyra jonë që këtë skepticizmin tuaj ta provojmë me mirëqeverisje dhe një bashkëqeverisje të suksesshme. Unë mendoj se vota veç mbështetjes që ishte për programin, për ekipin, për koalicionin, për lidershipin e PS-së ishte njëkohësisht edhe një forcë ndëshkuese për keqqeverisjen e kundërshtarit tonë politik. Kështu që ajo që ne duhet të justifikojmë është që këtë ndëshkim të kundërshtarit tonë politik duhet ta kthejmë në mësim për të mos bërë të njëjtat gabime që bëri qeverisja e kaluar. - Vendimi për lënien e mandatit të deputetit përkundrejt postit ministror mendoni se do të sjellë vështirësi në ndërtimin e qeverisë së re? - Ngelet për të parë edhe kjo ide e hedhur nga lideri i Partisë Socialiste. Do të diskutohet, pastaj a është e vështirë apo e lehtë mbetet për t’u provuar, sepse është një gjë e re që bëhet për herë të parë dhe si një gjë ka problemet e veta, ka vështirësitë e veta, por gjith-

monë ka një herë të parë. Ky është mendimi i kreut të PS-së dhe do të shihet në vijim ecuria. - Në fakt, është zyrtarizuar si një vendim mes zotit Rama e zotit Meta. - Unë thashë mendim, por nuk ka ndonjë dallim mes këtyre të dyjave, për arsye se Edi Rama është kryetar i PS-së. Ai është njëherësh edhe kryeministri i vendit, kështu që në rastin konkret, edhe sipas Kushtetutës së vendit, vizioni që ka ai që merr qeverisjen e vendit sigurisht që bashkë me mendimin ai ka edhe vendimin. Kështu që kjo s’ka ndonjë gjë të kundërt. - Cili do të jetë pozicioni i aleatëve në qeverisje pas rezultateve që nuk sollën mandate deputetësh, apo atë numër të caktuar votash që ishte parashikuar në marrëveshje për përfaqësim? - Është ende herët për të folur për këtë çështje. Mendoj se s’kanë filluar negociatat për qeverisjen. Sigurisht, kryeministri i ri do t’u parashtrojë atyre hapësirat dhe përgjegjësitë që do të kenë në bashkëqeverisjen tonë dhe atëherë do të bëhen komentet. Është ende herët për të bërë komente për këtë. - Një koment për dorëheqjen e zotit Berisha. - Ishte, si të them unë, me detyrim-përcaktim. Nuk kishte alternativë tjetër. - Çfarë pritshmërie keni për ndryshimet që do të ndodhin në PD, duke pasur parasysh se po ikin politikanë të kohës suaj dhe po vijnë të një brezi më të ri?

- Unë nuk i ndaj politikanët në të kohës sime dhe në të kohës sate. Unë i ndaj në politikanë që janë produktivë në të mirë të qeverisjes për të bërë politikë apo jo. Politika dhe politikani nuk ka moshë. Për këtë çështje unë nuk kam ndonjë pritshmëri, sepse vetë PD-ja është konceptuar në mënyrë të tillë si parti e një individi, gjë që nuk ka ekzistuar te forca jonë politike. Kjo ka qenë një pyetje që unë, pavarësisht se i kam kundërshtarë politikë kolegët e PD-së, këtë pyetje që ju më bëni mua unë ua kam bërë atyre. “Ç’ndodh me ju pas ikjes së Saliut?” Asnjëri nga ata nuk ka qenë në gjendje të kthejë përgjigje. Kështu që kanë qenë të papërgatitur. Le t’i japin përgjigje ata. Unë u uroj suksese që të ketë një Parti Demokratike. Është një pasuri kombëtare. - Do të jetë e hapur PS-ja për kandidatët e pavarur që garuan më 23 qershor? E kam fjalën këtu për Arben Malajn, i cili u shpreh i keqardhur për mospasjen e ftesës në festën e PS-së. - Këtu nuk bëhet fjalë për të diskutuar për kandidat të varur apo të pavarur. Forca politike e Partisë Socialiste ka një ekip, ka disa struktura. Ajo është një zgjedhje që ai bëri. Ne e respektojmë zgjedhjen e kujtdo, kështu që prandaj jemi një vend demokratik dhe një parti demokratike. - Si do ta cilësonit mungesën e zotit Nano? - Ftesa ka qenë. Siç kam marrë vesh nga media, ai është jashtë shtetit.


POLITIKË • E martë 2 korrik 2013

Zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian u mblodhën në Kroaci për të festuar anëtarësimin e saj të plotë në familjen europiane. Pjesë e këtyre festimeve ishte dhe kreu i Partisë Socialiste Edi Rama. Kroacia e çoi në 28 numrin e vendeve anëtare në Bashkimin Europian dhe pritshmëritë për rajonin sipas vetë liderëve europianë vazhdojnë të jenë pozitive, sa kohë që

vetë Aleanca i ka dyert e hapura për vendet që aspirojnë të jenë pjesë e tij. Në këtë ceremoni merrnin pjesë krerët e shteteve dhe kryeministrat e vendeve të rajonit dhe të vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Po ashtu ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Europian. Në njoftimin për shtyp të vënë në dispozicion nga zyra e informacionit pranë Partisë Socialiste bëhej e ditur se kreu socialist, Edi Rama, ishte thirrur në cilësinë e kryeministrit të zgjedhur. Sipas njoftimit, kreu i PS-së mori urimet për

fitoren e zgjedhjeve parlamentare nga të gjithë të pranishmit. Po ashtu Rama pati mundësinë të zhvillonte disa takime pune mjaft të rëndësishme me zëvendësndihmësin e sekretarit Amerikan të Shtetit, yotin Filip Riker, me komisionerin për Zgjerim Stefan Fyle, me kryeministrin sllovak Robert Fico dhe zëvendëskryeministrin e njëherësh ministër i Jashtëm i Sllovakisë Miroslav Laiçak, me zëvendëskryeministrin e njëkohësisht ministër për Çështjet e Bashkimi Europian të Danimarkës Nicolai Wammen, me ministrin e Pu-

»

03

nëve të Jashtme të Suedisë Karl Bildt, si dhe kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi. Kreu i Partisë Socialiste pati mundësinë të takohej dhe të bisedonte edhe me liderë të tjerë europianë që morën pjesë në këto festime. Po kështu në deklaratën për shtyp të PS-së bëhej e ditur se në të gjitha takimet e zhvilluara nga ana e kreut Rama ka mbizotëruar fryma e bashkëpunimit reciprok dhe interesit të vazhdueshëm të këtyre vendeve për hapat që do të ndjekë Shqipëria në rrugën e saj të pakthyeshme drejt integrimit europian.

PS FESTOI THEMELIMIN DHE FITOREN E SAJ MË 23 QERSHOR

Rama: Mirënjohje LSI-së. Bashkë do të bëjmë histori në vend “Mirënjohje për aleatin strategjik”, - ishte një ndër frazat kryesore të mesazhit përshëndetës të kryetarit Edi Rama në festën e veçantë për të gjithë socialistët. Të mbledhur dje në një kotej për të festuar 22-vjetorin themelimit dhe fitoren e 23 qershorit, të pranishmit morën dhe mesazhin e kryetarit të PS-së Edi Rama. I emocionuar për rëndësinë e një feste të tillë, Rama nuk harroi përshëndetjet, mirënjohjen për të gjithë socialistët, anëtarësinë, mbështetësit, aleatët e me radhë për të gjithë ata që kontribuan në këtë fitore. Por njëherësh Rama bëri pjesë të këtij fjalimi edhe përpjekjet e partisë së drejtuar prej tij për ta sjellë atë në pushtet.

PROGRAMI PS e LSI po hartojnë projektin qeverisës

Beqja: Vendi ka nevojë për normalitet fiskal e demokratik Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim në 300 ditët e para të qeverisjes do ta përqendrojnë punën e tyre në normalitetin fiskal dhe në atë demokratik. Siç u bë e ditur, sekretari i programit në PS, Ilir Beqja, dhe anëtari i kryesisë së LSI-së Edmond Haxhinasto po punojnë së bashku me dy ekipe mbështetëse për të detajuar pikërisht këtë plan pune. Prioritet do të jetë pikërisht punësimi i shqiptarëve. “Nëse do të përdorim fjalën ‘emergjencë’, unë do të thosha se emergjencë kërkohet në stabilitetin e dy aspekteve. Vendi ka nevojë për normalitet fiskal dhe normalitet demokratik. Ndërsa po të flasim për sektorët ku duhet ndërhyrje urgjente afatmesme dhe afatgjatë, janë sektorët prodhues, si ai i manifakturës, fshati, bujqësia, turizmi, e padyshim një qasje krejt e re në administrimin e burimeve tona natyrore”, - u shpreh Beqja. Sipas tij, PS-ja dhe LSI-ja kanë gjetur mirëkuptimin edhe për taksimin progresiv. “Nuk kemi diskordancë në taksimin në Shqipëri. Ne dhe LSI-ja jemi shprehur për një nivel taksimi te korporatat dhe për progresivitet tek të ardhurat. LSI-ja ka bërë një propozim për tri nivele, propozimi ynë ka më shumë nivele, por nuk besoj se problemi do të jenë nivelet e progresivitetit”, - deklaroi ai.

Falënderimi “Aleanca për Shqipërinë Europiane është e angazhuar për të ecur në rrugën e rilindjes me nder, dije, urtësi e burrni. Pas vitesh të trazuara për të majtën, njësoj si për Shqipërinë, e festojmë këtë ditëlindje të gjithë së bashku. Të bashkuar do ta fitojmë dhe sfidën e madhe të rilindjes së Shqipërisë. Falënderojmë aleatët tanë strategjikë, LSI-në dhe Ilir Metën, i cili bëri që interesi i gjithë Shqipërisë të fitonte mbi ndasitë. Koha do ta provojë dhe në qeverisje atë që 23 qershori provoi në zgjedhje. PS-ja dhe LSI-ja janë dy parti që si një fuqi e vetme mund të bëjnë histori në këtë vend”, - u shpreh Rama në fjalën e tij përshëndetëse. Sipas tij, një milion shqiptarë i dhanë këtij koalicioni mandatin për të ecur drejt Shqipërisë europiane. “Ndaj detyra jonë si të zgjedhurit e tyre është t’u përkushtohemi synimeve që i ngritën pasivisht njerëzit në revolucionin e heshtur me votë të 23 qershorit”, - vlerësoi Rama. Retrospektiva Nuk u la pa përmendur në këtë fjalë dhe beteja opozitare e Partisë Socialiste gjatë këtyre viteve. Sipas Ramës, PS-ja u përball me beteja të vështira për t’i dhënë fund jetës opozitare, e cilës për të doli në mënyrën më të bukur.

FESTA

Munguan krerët e majtë Dule dhe Gjinushi Socialistët festuan dje 22-vjetorin e themelimit të partisë dhe fitoren e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Lule, koktej, fotografi, përqafime mes të ftuarve dhe vetë kryetarit të Partisë Socialiste. Të entuziazmuar, të pranishmit në koktejin e organizuar për një rast kaq të veçantë ndanë me njëritjetrin momentet e festës për ardhjen në pushtet. Por në këtë festë u vu re mungesa e ish-kryetarit Nano, e krerëve të së majtës, Vangjel Dule e Skënder Gjinushi. Ndërsa ishin të pranishëm drejtues e përfaqësues të aleatit strategjik të PS-së, LSI-së.

PJESËMARRJA

Rama i kujdesshëm për të përshëndetur të pranishmit Deputetë, ish-deputetë, përfaqësues të niveleve të ndryshme të strukturave drejtuese të PS-së, përfaqësues të trupit diplomatik, të medies e të shoqërisë civile u panë të hynin dje në ambientet ku kjo parti festoi dy gëzime në një ditë. Pas tyre u shfaq kreu i PS-së, Edi Rama, dhe bashkëshortja e tij. Për t’i përshëndetur kishte ardhur nga Kosova dhe zëvendëskryeministri Behxhet Pacolli. Në këtë event të PS-së kreu i saj, Edi Rama, u tregua i kujdesshëm që të mos harronte asnjë prej të ftuarve pa trokitur gotat me ta. Një falënderim dhe për pjesëtaret e orkestrës.

Përshtypja për aleancën qeverisëse

Majko: Të gëzuar, u rikrijua e majta në ditëlindjen e PS “Çdo njeri e di se çfarë mund të thuhet në të tilla raste, aq më tepër kur janë bashkuar dy gëzime në një ditë. Në esencë është thelbi i rikrijimit të së majtës me datëlindjen e krijimit të PS-së. Dhe ajo e sotmja është rilindja pas rikrijimit, që është fitorja, do të thosha, ndër më të rëndësishmet e së majtës në Shqipëri”, - u shpreh kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës, Pandeli Majko. Sipas tij, Shqipëria doli nga një udhëkryq shumë i rëndësishëm. “Vetëm po të mendojmë disa sekonda se çdo të ndodhte po të ishte e kundërta, arrijmë të kuptojmë rëndësinë dhe cilësinë e asaj që ka ndodhur me të gjithë. Mendoj se fitorja e së majtës do të trokasë ashtu siç është: një kontratë e madhe për gjithë shqiptarët”, - tha ai. Një koment kishte dhe për qeverisjen e re. “Një histori të stabilizuar, që do t’i dhurojë qetësi në radhë të parë qytetarëve dhe interesave të tyre. Fitorja është e balancuar dhe brenda këtij balancimi mendoj se e majta do të ruajë autokontrollin e vet”, - vijoi Majko. “Kur u zgjodha kryetar i PSsë 7 vjet e gjysmë më parë, unë si kryetar dhe ne si PS vendosëm një sërë objektivash për kthimin në qeveri me një vizion të ri, program të ri dhe politikë të re. Patëm beteja jo të lehta. U vodhëm në zgjedhje, u baltosëm, bëmë protesta të panumërta dhe grevë urie. Humbëm katër

jetë të pafajshme njerëzish, që shpresoj se sot janë më të qetë dhe të cilëve u premtoj se nuk do të jem i qetë derisa të bëj drejtësi për vdekjen e tyre. Por më në fund ia dolëm në mënyrën më të bukur. Me fitoren e 23 qershorit i kemi dhënë vetes të drejtën për t’i dhënë fund jetës opozitare të PS-së”, - u shpreh Rama.


04

« POLITIKË

E martë 2 korrik 2013 •

BIBERAJ ZYRTARIZOHET, BASHA E OLLDASHI ENDE NË HESHTJE

Kryetari i ri, emrat brenda PD-së ende enigmatikë, tri ditë afat Ervin Koçi

Të premten e shkuar kryesia e PD-së zyrtarizoi hapjen e garës për kreun e ri të saj, pas dorëheqjes nga kjo detyrë të Sali Berishës, liderit të saj historik. Në fjalën e tij Berisha, i cili do të mbajë drejtimin e partisë deri në zgjedhjen e drejtuesit të ri, tha se sot PD-së i nevojitet një fillim i ri. “PD-ja ka pësuar një humbje në garë dhe ajo e ka jetike një rikthim të ri të fuqishëm, i cili do të ishte i pamundur pa një lidership të ri. Ndaj dhe ne kemi detyrë kryesore, imediate të hapim procedurën e zgjedhjes së lidershipit të ri. Ai nuk mund të zgjidhet nga kongresi, nga Kuvendi i partisë, ai duhet të zgjidhet nga ‘një anëtar, një vote”, - deklaroi Berisha në mbledhjen e kryesisë së demokratëve. Ai garantoi se gara do të jetë e hapur, dhe kjo faktohet nga mosmbështetja e asnjë kandidati të mundshëm nga ana e Sali Berishës.

KQZ shtyn miratimin e rezultateve zgjedhore në 6 qarqe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shtyu për të mërkurën miratimin e tabelave të rezultateve për gjashtë qarqe të vendit. Që në fillimin e mbledhjes përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste, Genc Gjonçaj, kërkoi që një nga pikat e rendit të ditës, që kishte të bënte me miratimin e tabelës së rezultateve të zgjedhjeve për qarkun e Kukësit, të shtyhej me argumentin se komisionerët e PS-së ishin ende duke shqyrtuar materialin për atë zonë zgjedhore. Kjo kërkesë e tij hasi kundërshtimin e homologut të tij demokrat Njazi Kosovrasti, i cili e akuzoi Gjonçajn se nëpërmjet këtyre kërkesave po zvarrit procesin e përpilimit të tabelave përfundimtare të zgjedhjeve. “Janë disa afate ligjore, që duhen respektuar. Materialet për shqyrtimin e rezultatit të qarkut të Kukësit është shpërndarë që ditën e premte. Në mbledhjen e shkuar ju kërkuat shtyrje të kësaj pike të rendit të ditës, tani vini sërish po me të njëjtën kërkesë”, tha Kosovrasti. Çështje e rezultatit të këtij qarku është tejet e lidhur me numrin e një mandati deputeti, ku Lëvizja Socialiste për Integrim pretendon të marrë

një deputet në këtë qark, pasi sipas saj është bërë një gabim në procesverbalet dhe si rrjedhojë kandidati i LSI-së nuk mori dot mandatin e deputetit. Çështja bëhet edhe më e ndezur pasi diferenca ndërmjet kandidatit të LSI-së dhe atij të PD-së lëviz me një numër prej 15 votash. Pra, njëra nga partitë ka fituar mandatin e deputetit me një diferencë tepër të ngushtë votash. Ky shqetësim u ngrit edhe nga përfaqësuesi i LSI-së në KQZ, Ilirian Muho, i cili theksoi dje se shtyrja e kësaj pike bëhet për të shqyrtuar edhe më mirë dokumentacionet e përcjella nga komisionerët e KZAZ-ve të këtij qarku. Kërkesa e PS-së dhe LSI-së për shtyrjen e kësaj pike u shoqërua me një vendimmarrje nga KQZ-ja, e cila shtyu të gjitha pikat e tjera të rendit të ditës që kishin të bënin me miratimin e tabelave të rezultateve për 6 qarqe të vendit.

Takimi Nishani-Riker

Gara pritet të mbahet në fund të muajit korrik dhe në fillim të muajit gusht dhe anëtarësia do të votojë në bazë qarku. Pas votimit dhe përzgjedhjes së kryetarit ai do të ketë të drejtë të zgjedhë kandidaturat për Këshillin Kombëtar, të cilët votohen në Kuvendin e ardhshëm të Partisë Demokratike, ku merr pjesë e gjithë anëtarësia. Kuvendi tjetër do të jetë me të deleguar dhe do të zgjedhë Këshillin Kombëtar. Ky i fundit më pas zgjedh kryesinë. Ende nuk janë paraqitur kandidaturat zyrtare pranë strukturave të PD-së, por janë distancuar nga gara nënkryetarja e kësaj force Jozefina Topalli, sekretari i përgjithshëm Ridvan Bode dhe anëtari i kryesisë Astrit Patozi. të selisë blu, duke rrezikuar përçarjen e vetë anëtarëve. “Kandidaturat unë i vlerësoj dhe i respektoj si pjesë të kontributeve të spikatura të PD-së, në rast se do të jenë të tilla. Unë mund të them paraprakisht se do të vlerësoj e respektoj çdo kandidaturë din-

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj ka reaguar në lidhje me vetëkandidimin e Aleksandër Biberajt për kreun e PD-së, duke shprehur hapur mbështetjen e tij. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” Mustafaj sqaron se anëtarësia e Biberajt në Partinë Demokratike nuk duket të jetë problem, duke sjellë në vëmendje ata që janë larguar më parë nga kjo forcë politike dhe që me pas janë kthyer. Sipas tij, për asnjërin prej të larguarve që më pas janë rikthyer nuk është bërë procesi i formalizimit të ripranimit në parti. Në postimin e bërë në “Facebook” Mustafaj lë të kuptohet se mbështet më shumë Biberajn në garën për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.

jitoze, por do të hedh poshtë me neveri çdo sharlatan i cili përpiqet të përfitojë diçka në këtë proces krejtësisht normal e demokratik”, - thotë Patozi. Këta emra priten të dalin në skenë në afatin e fundit, pasi kështu është edhe tradita e politikës shqiptare, duke lënë

MUSTAFAJ

“Zgjedhjet më të mira të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri”

AFATI

Z

gjedhja e kryetarit të ri të Partisë Demokratike duket se po merr formë, pjo pasi ditën e enjte është afati i fundit i përcaktuar nga kryesia e PD-së për të dorëzuar kërkesat e kandidimit për kryetarin e ri të selisë blu. Po edhe pse drejt afatit të fundit, emrat më të përfolur për të kandiduar në krye të PD-së duket se nuk po dalin ende hapur lidhur me pretendimet e tyre. Krahas kësaj një nga figurat kryesore të PD-së që nga themelimi i saj, Eduard Selami, pritet që të mos kandidojë për këtë post në selinë blu, duke lënë të hapur mundësinë që ky i fundit të jetë vetëm anëtar i kryesinë e re të Partisë Demokratike, e cila do të krijohet pas zgjedhjes së kryetarit të ri. Por me largimin e Selamit një tjetër figurë po e vjetër e kësaj partie, Aleksandër Biberaj, shpalli dje publikisht kandidimin për këtë vend në selinë e demokratëve. Nëpërmjet një njoftimi Biberaj. “Pas inkurajimit që kam marrë gjatë këtyre ditëve nga shumë demokratë në të gjithë Shqipërinë, kam vendosur të shpall kandidimin për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Nëpërmjet kandidimit tim synoj të ringjall vlerat më të mira të demokracisë, të institucionalizoj mirëfunksionimin e demokracisë së brendshme, bazuar në konkurrencën e ndershme, në meritokracinë dhe kontributet e gjithsecilit, sipas modelit të Partive Popullore Europiane. Synoj gjithashtu të bashkoj të gjithë demokratët në këto ditë të vështira, duke respektuar vlerat dhe kontributin e gjithseicilit, pasi nuk ka demokratë të tepërt në PD dhe kundërshtari ynë i përbashkët nuk është brenda nesh. I siguroj të gjithë mbështetësit dhe të gjithë demokratët se po punoj intensivisht për të hartuar një platformë serioze, thellësisht në frymën e idealeve të dhjetorit 1990. Në përfundim të një gare të ndershme unë do të njoh rezultatin, cilitdo qoftë ai, dhe do të punoj siç di unë të punoj në mbështetje të programit fitues. Nuk ka rrugë tjetër përveç bashkimit për kthimin e PD-së në pushtet në emër të interesave të Shqipërisë”, - është shprehur Biberaj. Por zgjedhja e kryetarit të ri të PD-së duket se do të sjellë edhe pakënaqësinë e disa prej anëtarëve të kryesisë aktuale të Partisë Demokratike. Kështu p.sh., Astrit Patozi, ish-kryetari i grupit parlamentar të PD-së, pohoi dje se në këtë garë ai nuk do të përkrah sharlatanët, të cilët kërkojë të përfitojnë nga kjo mundësi. Në këtë mënyrë Patozi lë të kuptohet se në garë për kryetar të Partisë Demokratike mund të jenë edhe individë që nuk gëzojnë përkrahje brenda ambienteve

HAPJA E GARËS

Kukësi bëhet molla e sherrit ndërmjet LSI dhe PD

çdo gjë të hapur deri në çastin e fundit. Emrat më të përfolur janë Lulzim Basha, Sokol Olldashi, por në ambientet e Partisë Demokratike ka filluar të përflitet edhe emri i Arben Imamit si një nga kandidaturat e mundshme për postin e kryetarit të demokratëve.

Përfaqësuesi i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Filip Riker, theksoi dje në takimin që zhvilloi me Presidentin Bujar Nishani se zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit ishin më të mirat të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri. Takimi ndërmjet kreut të shtetit shqiptarë dhe Riker u bë në Kroaci, ku të dy ishin të ftuar me rastin e anëtarësimit të Kroacisë në Bashkimin Europian. Gjatë bashkëbisedimit Presidenti Nishani, pasi vlerësoi procesin zgjedhor në tërësi në përputhje me standardet europiane, shtoi se zgjedhjet dhe tranzicioni i pushtetit po dëshmojnë pjekurinë e popullit, të klasës politike shqiptare dhe të demokracisë në vend. Presidenti Nishani dhe zv.ndihmëssekretari i Shtetit Filip Riker shprehën mendimin se ndarja e pushteteve dhe funksionimi normal i institucioneve të pavarura janë jetësore për një demokraci të shëndet-

shme dhe funksionale. Takimi i Nishanit me zv.ndihmëssekretarin e Shtetit të SHBA-ve është bërë i ditur një ditë më parë nga vet zyra e shtypit e Presidencës. Ashtu siç pritej, tema kryesore e bisedës së tyre ishin zgjedhjet në Shqipëri, të cilat tërhoqën vëmendjen e të gjitha medieve ndërkombëtare, pasi ishin cilësuan si jetike për procesit integruese të vendit në Bashkimin Europian. Deklarata e përfaqësuesit të DASH gjatë takimit me Presidentin Nishani i rriti edhe më shumë mundësitë që vendi të hapë negociatat për anëtarësimin në BE, pasi në muajin tetor pritet vendi të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Krahas SHBA-ve edhe përfaqësuesi i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të BE-së, Eduard Kukan, u shpreh një ditë më parë se zgjedhjet në Shqipëri dhe situata paszgjedhore është më e mirë nga ç’e kishin menduar, duke dëshmuar në këtë mënyrë se rruga e Shqipërisë drejt BE-së tani është e hapur dhe pritet vetëm përfundimi i reformave të mbetura që vendi të anëtarësohet me të drejta të barabarta në familjen europiane.


EKONOMI • E martë 2 korrik 2013

»

05

FORCOHET KAPITALIZIMI NGA ANA E BANKAVE TË NIVELIT TË DYTË

Kreditë me probleme, bankat rritje me 11,5% të garancisë Brikena Dervishaj

B

ankat e nivelit të dytë në vendin tonë kanë reaguar ndaj rritjes së kredive të këqija. Gjatë tre viteve të fundit, rritja e kredive me probleme ka prekur ndjeshëm përfitueshmërinë e sistemit bankar. Shpenzimet e larta për provigjione kanë kërkuar forcim të kapitalit aksioner, për të ruajtur kapitalizimin e bankave në nivele të sigurta. Aksionerët e bankave i janë përgjigjur më së miri kësaj nevoje. Vitin e kaluar sistemi bankar shqiptar ka përmirësuar masën e mbulimit të kredisë me kolateral. Masa e kredive Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në dhjetor 2012, 78% e kredisë rezultonte e mbuluar me kolateral, ndërkohë një vit më parë mbulimi kishte qënë 76%. Analiza e portofolit të kredive, bazuar në llojin e kolateralit, evidenton faktin se pjesa më e madhe e kredive të sistemit, rreth 55%, është e kolateralizuar me pasuri të paluajtshme, kryesisht banesa. 20% e portofolit të kredisë është e mbuluar me forma të tjera të kolateralit, si për shembull makineri e pajisje apo tituj. Nga ana tjetër, raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit, që përfaqëson në thelb aftësinë e bankave për të mbuluar me kapital rrezikun e marrë përsipër nëpërmjet kredisë dhe investimeve të tjera, në fund të vitit 2012 ishte 16.2%, nga 15.6% që rezultonte në fund të vitit 2011. Situata Gjatë vitit 2012, kapitali i

MBULIMI

Një pakicë prej 3% e kredisë është e mbuluar me kolateral në cash, kurse 22 për qind e kredisë është dhënë nga ana e bankave të nivelit të dytë pa mbulim me kolateral. Sipas segmenteve të tregut, mbulimi me kolateral është ndjeshëm më i lartë te individët. 83% e kredisë së individëve është e siguruar, ku 70% bëhet fjalë për pasuri të paluajtshme. Për sa i takon bizneseve, mbulimi i kredisë bankare me kolateral është në masën 76%. Këto të dhëna tregojnë se sistemi bankar është i mbrojtur në masë të kënaqshme nga rreziku i kredisë nëpërmjet kolateralit.

EKZEKUTIMI Pjesa dërrmuese e kolateralit është në formën e pasurive të paluajtshme tregon rëndësinë e të pasurit të një sistemi efikas të ekzekutimit të detyrueshëm. Sipas të dhënave më të fundit të Bankës së Shqipërisë, të ardhurat e bankave nga ekzekutimi i kolateraleve janë rreth 20% e shumës së kredive që ndodhen në proces ekzekutimi. Banka e Shqipërisë konstaton se procesi i ekzekutimit ka përmirësime të lehta, që pritet të shtohen pas miratimit të ndryshimeve në Kodin e Procedurës Civile. Aktualisht është bërë efektiv udhëzimi që zgjidh problemin e krijuar mes bankave dhe organeve tatimore për fshirjen e huave të humbura nga bilanci. Në rastin e bankave apo institucioneve financiare jobanka, borxhet e këqija fshihen nga bilancet 365 ditë pasi subjekti ka depozituar në gjykatë kërkesën për nisjen e procedurave të ekzekutimit të detyrueshëm.

paguar në sistemin bankar ka shënuar një rritje prej 10 miliardë lekësh, ose 11.5% kundrejt një viti më parë. Kapitali i huaj edhe këtë vit ka dhënë kontributin dominues, duke përfaqësuar 86.3% të rritjes. Ky kapital është rritur me 10.7%, ndërkohë që

kapitali me origjinë shqiptare është rritur me 22% kundrejt vitit 2011. Nga 16 banka tregtare, 7 prej tyre kanë rritur kapitalin gjatë vitit të kaluar. Më konkretisht, Credins Bank, Union Bank, Tirana Bank, Banka e Bashkuar e Shqipërisë, Banka Societe

Generale Albania, Banka Credit Agricole dhe Banka Kombëtare Tregtare kanë realizuar rritje të kapitalit, nëpërmjet injektimit të fondeve nga aksionerët apo kapitalizimit të fitimeve të realizuara dhe të pashpërndara gjatë viteve të mëparshme.

NË ANKANDIN E FUNDIT BONOT KAPËN VLERËN HISTORIKE PREJ 5.78%

Konfindustria vlerëson rënien e bonove Buxhuku: Besim në aftësitë paguese të shtetit shqiptar Konfindustria vlerëson si një tregues të qartë pozitiv për kahjen e zhvillimit të ekonomisë shqiptare uljen e ndjeshme të normës së interesit për bonot e thesarit në gjysmën e dytë të vitit 2013. Në ankandin e fundit të zhvilluar bonot e thesarit me maturim 1 vjeçare u tregtuan në vlerën më të ulët historike prej 5.78%, duke shënuar rënie prej afro 1% në një periudhe kohore prej 12 mujore. Sipas, Gjergj Buxhuku admimistrator i Përgjithshëm i Konfindustrisë, ulja e qëndrueshme e normës së interesit për bonot qeveritare të thesarit si pasojë e rritjes së gatishmërisë së bankave, që përbëjnë edhe pjesën kryesore të investitorëve, por edhe subjekteve të tjera dhe individëve, është shenjë e be-

SHKAQET Disa nga shkaqet, që shpjegojnë besimin në rritje për të financuar borxhin publik te vendit janë qëndrueshmëria relative e ekonomisë shqiptare ndaj krizës globale shprehur në mënjanimin e recesionit teorik, pritshmëritë e përfitimeve nga zbatimi i projekteve të mëdha si p.sh projekti strategjik TAP i përçimit nga territori tokësor dhe detar i Shqipërisë drejt Italisë i gazit Azer, projektet e kompanive me rëndësi botërore në fushën e prodhimit të energjisë elektrike nga HEC, ku përmendim Stacraft/ Norvegji, në fushën e zbulimit të rezervave të naftës si projekti i Shell-Petromanas, kërkesat në rritje të biznesit të huaj për investime në Shqipëri.

simit në pritshmëritë ekonomike të vendit dhe në aftësitë paguese të shtetit shqiptar. “Duhet theksuar se në masën pothuaj 100% bankat e nivelit të dytë në Shqipëri janë pjesë e bankave të mëdha të vendeve të Bashkimit Europian dhe më gjerë, që gjatë gjithë kohës së krizës globale në strategjitë e tyre kanë qenë tepër të kursy-

era në financimin e borxhit publik të qeverive. Konfindustria arsyeton se pritshmëritë pozitive të institucioneve, subjekteve dhe individëve, që financojnë në letrat me vlerë të shtetit shqiptar lidhen me disa ndryshime të rëndësishme strukturore, që janë në proces në ekonominë kombëtare”, nënvizon Konfindustria.

Rënia 16,4% në krahasim me fillmin e vitit

Instituti i Statistikave raporton ulje të tregtisë me pakicë Në krahasim me fillimin e këtij viti rënia në tregtinë me pakicë është thelluar. Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë në tremujorin e parë 2013 arriti 168.3 për qind. Edhe pse ka një rritje krahasuar me vitin e kaluar, analiza e ekspertëve të këtij instituti tregon për një rënie, krahasuar një tremujor më parë. “Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë është rritur 13.7 për qind, ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës është ulur 16.4 për qind”, theksojnë ekspertët. Në grupin “ushqime, pije, duhan në njësi tregtare të specializuara” indeksi i volumit

të shitjeve është rritur 18.8 për qind në këtë tremujor krahasuar me tremujorin paraardhës. E njëjta situatë paraqitet edhe sa i përket riparimit të automjeteve dhe tregtisë së tyre, apo mirëmbajtjes. Shqiptarët duket se kanë paguar më pak për riparim dhe mirëmbjajtje krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti. Në grupin “tregtia, mirëmbajtja dhe riparimi i automjeteve dhe motoçikletave “indeksi i volumit të shitjeve për tremujorin e parë 2013 është rritur 15.8 për qind krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraardhës. Krahasuar me tremujorin paraardhës indeksi i volumit të shitjeve në grupin “Tregtia, mirëmbajtja dhe riparimi i automjeteve dhe motoçikletave” është ulur 12.5 për qind.

Përditësohen referencat për ndërtimin

Caktimi i çmimeve të referencës në sektorin e ndërtimit mbi tregun real Qeveria ka miratuar vendimin për përditësimin e çmimeve të punimeve dhe materialeve të ndërtimit. Përcaktimi i çmimeve të referencës për sektorin e ndërtimit, bazuar mbi studimin e tregut real, do të shërbejë edhe si e dhënë për planifikimet vjetore të të ardhurave nga taksat mbi infrastrukturën, ashtu edhe për përcaktimin e buxheteve për objektet që do të ndërtohen. Referuar vendimit të qeverisë, tashmë nuk do të jetë me Instituti i Statistikave që do të hetojë në treg për çmimet e punimeve dhe materialeve të ndërtimit, por do të jetë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Kjo e fundit, pas analizimit tremujor të tregut, do t’i dërgojë Ministrisë së Punëve Publike dhe Ministrisë

Financave çmimet e zërave të punimeve dhe të materialeve të ndërtimit në mënyrë që të shërbejnë si orientim për planifikimin e buxhetit. Në studimin më të fundit për çmimet e referencës në sektorin e ndërtimit janë përfshirë kostoja e më shumë se 200 llojeve të materialeve të ndërtimit dhe kostoja e më shumë se 2500 shërbimeve që ofrohen në këtë sektor. Aplikimi i çmimeve të referencës për sektorin e ndërtimit nisi në vitin 2010. Të gjitha materialet që do të përdoren nga kompanitë e ndërtimit gjatë punëve të ndryshme duket të jenë të renditura në një tabelë, ku të jenë afishuar të gjitha çmimet bazë të materialeve të ndërtimit, mbi të cilat duhet të nisë edhe përllogaritja e kostos së ndërtimit.

Kompania po punon për garantimin e energjisë

KESH-i garanton eneregji të sigurt gjatë sezonit turistik Për KESH-in, përmirësimi i situatës hidroenergjetike nga rreshjet e fundit në basenet e hidrocentraleve mbi Drin, ndikon pozitivisht në sigurimin e energjisë për sezonin turistik, që ka mbërritur tashmë. Burime zyrtare të KESH-it shprehen për mediat, se kompania po punon për garantimin e energjisë gjatë sezonit turistik që po afron, ndërsa është optimist për vijueshmërinë e punës. Përveç prodhimit nga HEC-et mbi Drin, kontribut pozitiv japin edhe HEC-et e vegjël të ndërtuar me koncension, që kanë arritur të prodhojnë deri 4,5 milionë këh/ditë, të Bistricës, Ulzës, Lanabregasi, etj. “KESH planifikon të plotësojë gjithë nevojat që ka vendi në bazë të kërkesës për energji

të CEZ-it si dhe humbjet e saj, ç’ka do të ndikojë që kompania e shpërndarjes të mos ketë nevojë të blejë energji jashtë”, thotë burimet. KESH deri në fund të muajit Qershor ka siguruar kuotën 296 metra në liqenin e Fierzës, si garanci të furnizimit me energji elektrike përmes CEZ-it, duke plotësuar nevojat dhe paraprirë sezonin. Në total, e gjithë rezerva hidrike në shtratin e lumit Drin arrin në 1500 GWH dhe sipas burimeve të KESH, është e mjaftueshme për të mbuluar të gjitha nevojat e vendit gjatë stinës së verës. Vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti, KESH ka prodhuar energji në vlera të përafërta me totalin e prodhimit gjatë gjithë vitit 2012.


06

« EKONOMI

E martë 2 korrik 2013 •

AKTI NORMATIV DISKUTOHET NGA DEPUTETËT E RINJ NË SHTATOR

Rritja e pagave dhe pensioneve mbetet peng i parlamentit të ri Brikena Dervishaj

Financat Duket se situata e vështirë e financave publike gjatë gjysmës së parë të vitit mund të jetë faktori kryesor për t’u tërhequr nga zbatimi i këtij vendimi. Zyrtarisht për pesë muajt e parë të vitit, të ardhurat tatimore në buxhet janë afro 14 miliardë lekë më pak se

KUSHTET

E

dhe pse ishte parashikuar që më 1 korrik të hynte zyrtarisht në fuqi rritja e pagave dhe pensioneve, duket se kjo nismë do të varet tërësisht nga parlamenti i ri i shtatorit. Akti normativ nuk është botuar ende në Fletoren Zyrtare. Rritja e pagave dhe pensioneve vetëm dy javë më parë u deklarua nga kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e qeverisë. Por ndërsa institucionet e ndryshme publike që administrojnë këtë proces janë në pritje të udhëzimit të Ministrisë së Financave për të dhënë dakortësinë, burime zyrtare nga ky dikaster bëjnë me dije se projekti mbetet në dorë të qeverisë së re. Kjo e fundit mund ta bëjë efektiv, por mund të vendosë edhe ta hedhë poshtë duke përcaktuar një tjetër drejtim për këtë nismë që është zbatuar rregullisht çdo vit, gjatë 8 viteve të fundit të qeverisjes demoktratike.

plani, ndërsa defiçiti buxhetor ishte mbi 38 miliardë lekë, afro 80 për qind e gjithë defiçitit vjetor të programuar. Edhe pse qeveria aktuale njoftoi se në buxhet ishte planifikuar fondi prej 2,5 miliardë lekësh për të përballuar këtë rritje, situata ekonomike dhe të ardhurat në arkën e shtetit do të ndikojnë në vendimmarrjen e qeverisë së re lidhur me këtë projekt. Për më tepër admin-

istrata aktuale dhe buxhetorët ka shumë gjasa që të ndërrohen, ashtu siç ka ndodhur edhe gjatë ndryshimeve të mëparshme të pushteteve. Vetëm në një muaj qeveria përfitoi një shumë totale prej 11,5 miliardë lekësh në 5 ankandet e bonove të thesarit të zhvilluara dhe përsëri këto para nuk kanë mjaftuar për të mbajtur premtimin për rritjen e pagave dhe pensioneve.

Konsolidimi fiskal dhe mbajtja nën kontroll e borxhit pritet të jenë dy prej sfidëve urgjente me të cilën qeveria e re duhet të përballet që në momentet e parë. Instituticionet ndërkombëtare e kanë kritikuar politikën e rritjes së pagave dhe pensioneve në kushtet aktuale, në pamundësi të qeverisë për të siguruar të ardhura të mjaftueshme në buxhet. Sipas Bankës Botërore, kjo rritje pagash dhe pensionesh do të ishte tërësisht e pamundur.

Investimi do të jetë 40 miliardë dollarë

Ekspertët: Zbutet kërkesa për energjinë, do të bien çmimet Ekspertët e Entit Rregullator të Energjisë thonë se ndërtimi i gazësjellësit Transadriatik, i cili përfundon në 1 janar 2019, zbut përfundimisht problemet energjetike të Shqipërisë. “Cilado që të jetë kërkesa fillestare në Shqipëri, TAP do ta marrë përsipër mbulimin e saj. Në shtesë të kësaj, vendimi i Entit Rregullator, ka parashikuar që TAP do të bëjë çdo dy vjet një vlerësim të tregut dhe në qoftë se do të manifestojë që ka nevojë për më shumë gaz, atëherë do të rritet kapaciteti i pikave të gazit ekzistuese, ose do të shtojë pika të reja”, – thotë Shkëlqim Bozdo, komisioner i Entit Rregullator. Komisioneri i Entit sqaron se përdorimi i gazit ul deri në 30 për qind koston që paguajnë aktualisht familjet për ngrohje apo dhe gatim. “Nëse përdor direkt gazin për ngrohje, pa dyshim që gazi redukton 30 për qind të kostos”, është shprehur Bozdo. Por furnizimi me gaz, pritet të zhvillojë edhe industrinë, duke u krijuar bizneseve mundësinë për energji me kosto të ulëta. Gazësjellësi Transadriatik, i cili transporton gazin e Kaspikut në tregjet evropiane, një investim rreth 40 miliardë dollarë, kalon përmes Shqipërisë dhe përfundon në Itali. Projekti u përzgjodh si fitues nga aksionerët e fushës gazmbajtëse të ‘Shah Denizit’ në Azerbajxhan, kundrejt rivalit tjetër ‘Nabuko’, i cili e anashkalonte Shqipërinë duke i hequr asaj përfundimisht mundësinë për të qenë pjesë e rrjetit botëror të gazit.

NDËRTIMET PA LEJE SI KËRPURDHAT PAS SHIUT NË FUSHATË

Prefekti: Inspektorati ndërtimor dhe njësitë vendore duhet të ndërhyjnë Ndërtimet pa leje janë shqetësimi më i madh në periudhën zgjedhore por edhe pas përfundimit të tij në qarkun e Elbasanit. Në qytete problemi është tepër shqetësues pasi janë bërë kate, shtesa pallatesh apo dyqane që vazhdojnë të ndërtohen me shpejtësi duke thyer çdo lloj rregulli. Policia ndërtimore bashkiake apo komunare nuk ndërhyn. Mësohet se gjatë fushatës janë ndërtuar me dhjetra objekte dhe vazhdojnë edhe gjatë këtyre ditëve. Ende askush nuk ka deklaruar një aksion për prishjen e këtyre ndërtimeve. I vetmi që ka reaguar ka qenë prefekti i qarkut të Elbasanit, Shefqet Deliallisi, i cili u ka bërë thirrje inspektorateve ndërtimore të marrin masa duke reaguar sa më shpejt. “Në ditët e fushatave njerëzit spekulojnë duke përfituar nga vëmëndja e përqendruar në fushatë dhe bëjnë ndërtime pa leje. Është detyre e të gjitha njësive të qeverisjes vendore qoftë bashki apo komuna të cilat e kanë detyrë dhe duhet të mar-

Ka gjithmonë një herë

të parë për të besuar në informacionin e saktë të një gazete. Për t’u bindur abonohuni në Për informacione: Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 rin masa e deri tek inspektorati ndërtimor pranë prefekturës që varet nga Tirana që t’i evidentojnë këto ndërtime dhe të ndërhyjnë për prishjen e tyre. Kjo duhet të bëhet sa më parë pasi dëmi bëhet më i madh qoftë për ata që kanë shpenzuar qoftë për ata që duhet të marrin masa për goditjen e ndërtimeve pa leje pasi sa më shumë të zvarritet aq më e vështirë do jetë si për ata që

ndërtojnë, ashtu edhe për ata që duhet të prishin”. Disa herë është bërë thirrje për evidentimin e ndërtimeve pa leje të ndërtuara pas procesit të legalizimeve, por kj o nuk është bërë dhe mësohet se në disa raste ndërtimorët e bashkisë Elbasan janë përballur me padi në gjykatë nga ndërtuesit për vendimet e institucionit vendor në prishjen e këtyre objekteve.


SOCIALE • E martë 2 korrik 2013

»

07

BASHA: I PËRKUSHTUAR PËR TRANSFORMIMIN E TIRANËS NË ÇDO CEP TË SAJ

Vazhdon plani i rregullimit të kryeqytetit Ende në garë 7 kompanitë për bulevardin e ri

shërbim të “Ne do të vazhdojmë punën në të qytetit të qytetarëve të Tiranës në çdo cep kemi rastin të saj. Gjatë javëve në vijim do të përfunduara shohim të tjera punë të mira të a që po fillojnë mir në qytet dhe të tjera punë të nës mbetet e anembanë qytetit. Bashkia e Tira n e qytetit.” përkushtuar për transformimi

Në Bashkinë e Tiranës vazhdojnë planet e nisura për rregullimin e kryeqytetit. Edhe një herë Bashkia vërteton se punimet afatshkurtra dhe ato afatgjata vazhdojnë të hedhin hapat e tyre ku drejt përfundimit, ku drejt nisjes. Dje, me një investim prej 23.8 milionë lekë, ka përfunduar ndërtimi i rrugës “Xhemal Tafaj” në njësinë bashkiake nr. 8. Në këtë rrugë janë ndërtuar trotuaret, kanalizimet e ujërave të bardha dhe të zeza, është realizuar ndriçimi rrugor, ku janë vendosur 16 shtylla dhe janë mbjellë 50 pemë përgjatë rrugës. Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, ka bërë të ditur se puna për transformimin e Tiranës po vijon me ritme të shpejta në çdo cep të saj. Ndërkohë procedura e parakualifikimit të ofertave për ndërtimin e bulevardit të

ri nga Bashkia e Tiranës vazhdon garën mes kompanive, ku nga 15 kompani prestigjioze ndërkombëtare aktualisht janë përzgjedhur 7 prej tyre pas vlerësimit të dokumenteve të paraqitura. Këtyre 7 kompanive u kanë mbetur dhe 13 ditë kohë të paraqesin ofertën financiare, për të vijuar më pas me përzgjedhjen e kompanisë fituese, e cila do të ndërtojë bulevardin e ri të Tiranës, pasi gara ishte për 1 muaj dhe është hapur më datën 14 qershor. Bashkia e Tiranës ka në dispozicion fondin prej 61 milionë euro për zbatimin e projektit të studios arkitekturore “Grimshaw Architects” për zgjatimin e bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës. Ky projekt përveçse dyfishon gjatësinë e bulevardit kryesor të Tiranës, do të krijojë një rrugë për

një qasje të re të madhe për shtimin e hapësirave të gjelbra në qytet, duke u bërë në këtë mënyrë projekti më i rëndësishëm në Tiranë në 80 vjetët e fundit. Në fazën e parë të punimeve, që nis nga Stacioni i Trenit, përfshihet edhe një parkim i madh nëntokësor. Përgjatë bulevardit është parashikuar kalimi i linjës së tramit, që do të lidhë terminalin multimodal të pasagjerëve me sheshin “Nënë Tereza”. Në bulevardin e ri të Tiranës do të ndërtohet Pallati i Drejtësisë, godina e re e Bashkisë dhe institucione të tjera publike, qendra biznesi etj. Zona urbane që ndikohet nga ky projekt është 14 km2. Gjithashtu Bashkia e kryeqytetit ka rritur taksën e përkohshme të lojërave të fatit, duke e dhjetëfishuar atë.

QYTETARËT TË MËRZITUR E TË LODHUR ME PROPAGANDËN

Një javë pas zgjedhjeve Tirana e mbushur me postera partiakë Erta Bode

K

ryeqyteti i Shqipërisë edhe një javë pas zgjedhjeve vlon ende nga posterat partiakë. Pasi mbarojnë zgjedhjet asnjë nga partitë nuk tregon përgjegjshmëri të heqë posterat, flamurët apo shiritat që kanë varur e ngjitur nëpër rrugët dhe kabllot ajrore të Tiranës. Njerëzit ankohen se, edhe pse u morën me më shumë se një muaj me politikë, tani ndeshen përditë me fytyrat-postera të kandidatëve, që i bezdisin si dhe prishin imazhin e qytetit, duke e kthyer atë si një fletore vizatimi shumëngjyrëshe pa asnjë bukuri. Ndërkohë ata ankohen se askush nga kandidatët për deputetë si dhe partitë politike nuk denjojnë të marrin përsipër këtë mesele dhe nuk u bie mendja fare për imazhin e kryeqytetit, edhe pse mund ta shohin veten e tyre në çdo rrugë, cep apo kthesë të Tiranës. Ajo ç’ka është shqetësuese për banorët në radhë të parë është fakti i papërgjegjshmërisë së rregullimit. Nëse bëhet fushatë për të rregulluar diçka, atëherë patjetër pas fundit të saj secili kandidat dhe parti të pastrojë rrëmujën që i ka krijuar qytetit. Nga ana tjetër, qytetarët shprehen se janë edhe të lodhur duke parë të njëjtat ngjyra dhe fytyra t’u dalin përditë para syve. Ajo ç’ka kërkojnë banorët e kryeqytetit është shumë e thjeshtë: ashtu siç u ngjitën, të shqiten. Një grup të rinjsh shprehen se para zgjedhjeve kanë parë individë me shkallë orëve të natës në rrugët e Tiranës duke ngjitur postera dhe shirita. Tani që zgjedhjet mbaruan, të kthehen dhe t’i heqin ashtu siç i vunë. Mendimi i banorëve është se kjo nuk është punë që duhet të ndërmerret me nismën e ndihmën e policisë bashkiake,

ARM në gatishmëri për ndotjen akustike

Gumbardhi: Luftojmë zhurmën akustike të diskove dhe pabeve Agjencia Rajonale e Mjedisit do të zbatojë të gjitha masat për parandalimin e ndotjes akustike gjatë sezonit turistik. Të gjitha diskotekat, pabet dhe subjektet e tjera që krijojnë zhurma do të jenë në qendër të vëmendjes së grupeve të krijuara posaçërisht për këtë problem. Deklarata vjen nga kryetari i Agjencisë Rajonale të Mjedisit, Geron Gumbardhi, sipas të cilit do të vijojë bashkëpunimi i ngushtë me policinë. “Akti normativ mbi diskot dhe mjetet e tjera që gjenerojnë zhurmë është në fuqi, por këtë vit akoma nuk kemi pasur raste të shkeljes, duke bërë me dije se kontrollet për të zbatuar këtë ligj kanë filluar. Gumbardhi bën me dije se kjo reformë kontrolli për zba-

timin e ligjit është aplikuar edhe vjet dhe ka dhënë rezultat. Ai paralajmëroi se pas orës 24:00 do të ulet volumi i çdo diskoje dhe pabi që depërton zhurmën akustike jashtë ambientit të saj. “Unë nuk ndaloj që ato të marrin masa duke veshur ambientin me dopio xham apo me sfungjerët mosdepërues, por paralajmëroj edhe diskot verore si dhe tavernat me muzikë live, që shtohen shumë gjatë sezonit turistik, se do të ketë kontrolle të vazhdueshme”, - thotë ai. Pavarësisht zgjedhjeve, ligjet janë në fuqi, thonë zyrtarët e mjedisit, dhe për subjektet që do t’i shkelin ato duke krijuar ndotje akustike, do të ketë masa ndëshkuese, të cilat do të variojnë nga gjoba deri në mbylljen e subjektit, nëse do të ketë shkelje.

Prodhimi vendas pushton tregun e fruta-perimeve

Ulen çmimet, paralelisht ulet edhe sasia e blerjeve BANORËT Banorët e Tiranës ankohen se krijojnë shumë kaos gjithë këto postera partish, kandidatësh, flamuj dhe shirita, të cilët tani s’i hyjnë në punë askujt. Ata kërkojnë më shumë përgjegjshmëri nga partitë politike dhe nga kandidatët e partive për kryeqytetin, që t’ua lehtësojnë këtë trysni imazhi si dhe t’ua sjellin në vend kryeqytetin e tyre. Banorët gjithashtu shprehin se nuk është normale që poshtë dritareve të kateve të dytave dhe ballkoneve të tyre, që janë pjesë e pronës së tyre private, të rrinë këto letra propagandiste, aq sa t’i shkul era, madje edhe t’i rrëzoi shiu. Sipas banorëve, kjo është një përgjegjësi direkte në radhë të parë e partive politike e në radhë të dytë e kandidatëve përfaqësues të çdo partie, të cilët duhet të rregullojnë katrahurën që kanë krijuar mbi muret e pallateve, semaforë si dhe nëpër kabllot ajrore të kryeqytetit.

ashtu siç nuk është përgjegjësi as e punonjësve që punojnë për të pastruar ambientin. Sipas qytetarëve, kjo përgjegjësi bie direkt mbi partitë politike dhe kandidatët e tyre, që në radhë të parë me këtë fakt tregojnë se janë të papërgjegjshëm. Po duke marrë parasysh se askush nga kandidatët dhe partitë nuk e ka vënë ujin në zjarr, qytetarët mendojnë se kjo është një thir-

rje që duhet ta bëjë Bashkia e Tiranës ndaj përgjegjësve. Familjarët thonë se janë të bezdisur nga flamurët, që u rrinë të varur poshtë dritares së apartamentit, nga posterat poshtë ballkonit, madje banorët e lagjeve të vjetra tregojnë se prishet imazhi i rrugicës nga kandidatët që janë resht njëri pas tjetrit të ngjitur në mur. Megjithatë, kjo situatë është pothuajse në të gjithë

Shqipërinë dhe nuk është hera e parë. Partitë tona politike sa herë kanë zgjedhje dinë shumë mirë të ngjitin logot, simbolet dhe kandidatët e tyre, po asnjëherë t’i shqitin ato. Pothuajse në çdo prag zgjedhjesh flamurët kanë mbuluar muret bashkë me kandidatët dhe pothuajse edhe pas 6 muajve gjurmët e këtyre posterave mbeten njësoj nëpër rrugë.

Prodhimet e fermerëve vendas kanë pushtuar tregun e fruta-perimeve. Mirëpo kjo nuk ka sjellë më shumë kërkesë. Nga ana tjetër, tregtarët thonë se është ulur ndjeshëm dhe numri i blerjeve si dhe sasia e tyre. Sipas tyre, në këtë periudhë të vitit 90 për qind e asaj çka tregtojnë është e prodhuar nga fermerët shqiptarë, dhe kjo ka sjellë ulje të çmimeve për këto produkte. Sipas konsumatorëve, kjo është një ulje e vonuar, ku asnjëherë nuk gjendet e drejta nëse çmimin e ul me vonesë tregtari apo e ul me vonesë fermeri. Nga ana tjetër, vetë tregtarët ankohen se kërkesa për blerje ka rënë pothuajse 20% në krahasim me verën e kaluar, ç’ka tregon se tani nuk

ka kërkesë as për mallin që është me çmimin më të ulur. Ndërkohë vihet re se uljen më të madhe e kanë pësuar zarzavatet, kryesisht domatja dhe kastraveci, ndërsa frutat vazhdojnë të jenë më superior në çmim ndaj zarzavateve, edhe pse kanë pësuar ulje. Tregtarët gjithahstu ankohen edhe për sasinë e shitjeve në të njëjtin artikull. Ata deklarojnë se blerja ka rënë edhe në sasi, çka tregon se nuk konsumohet e njëjta sasi frutash si një vit më parë. Gjithashtu ata thonë edhe gjatë 3-mujorit ka rënë sasia blerjeve. Ndërkaq ata janë optimist se në ditët në vazhdim çmimet e ulura të prodhimit vendas do të ndikojnë në rritjen e blerjeve dhe të sasisë së tyre.


08

« SPECIALE

E martë 2 korrik 2013 •

Trafik i rënduar, policia rrugore 24 orë non stop në rrugë e kryqëzime Sezoni hyn në pikun e tij Nga ARTUR AJAZI

P

rej disa ditësh, sezoni veror 2013 ka nisur të hyjë në pikun e tij. Kjo duket në rrugët, kryqëzimet, tek rruga e plazhit, ajo tek sheshi i trageteve dhe në hyrjet e autostradës në DurrësTiranë dhe akset rrugore, të cilat po përjetojnë një trafik të jashtëzakonshëm mjetesh. Mbërritja e emigrantëve për të kaluar periudhën e pushimeve verore, ka bërë që rruga hyrëse e dalëse dhe rrugët kryesore të brendshme të paralizohen prej ditësh. Kjo ka detyruar Policinë Rrugore, për të punuar 24 orë non- stop, me synimin e lehtësimit të trafikut. Trafiku i rënduar ndihet në hyrje-daljet e Portit Detar, tek Dogana, dhe në Durrës, në mëngjes, paradite, pasdite deri në mbrëmje vonë. Efektivat e Policisë Rrugore, shprehen se, trafiku rrugor në Durrës po ndien shumë vështirësi gjatë orëve të drekës dhe pasdites, paradite radhët e gjatë janë kryesisht në rrugën hyrëse për në qytet dhe në dy rrugët për në plazh. Paradite një numër i madh automjetesh përpunohen nga tragetet e linjave dhe që andej futen në qytet duke rënduar edhe më tej trafikun. E njëjtë është situata edhe në rastet e shtimit të fluksit të automjeteve të pushuesve apo shtetasve që kalojnë tranzit nëpërmjet Durrësit. Efektiva të policisë janë vendosur në kryqëzimet pa semaforë, në pikat hyrëse e dalëse në qytet, plazh, autostradë, port e pika të tjera nyje. Në

kualifikuar. Inspektor të Policisë Rrugore në mbështetje të bluve edhe rrethe të tjera. Burimet portuale deklaruan për “Metropol” se “janë përpunuar në port 23.889 shtetas të ardhur me 32 tragete në hyrje dhe 30 në dalje duke e bërë të domosdoshme nevojën e rritjes së pranisë së uniformave blu, janë përpunuar edhe 8896 autovetura në sportelet e terminalit të trageteve. Nga kjo fundjavë, në plazh, tek Shkëmbi Kavajës e Golem ka prani të Policisë së Shtetit të Kosovës. Këta të fundit kontrollojnë dokumentacionin kryesisht të automjeteve me targa të huaja, duke lehtësuar së tepërmi punën e bluve Trafikut Rrugor. Sezoni veror 2013 deklarohet si më pak problematiku nga aksidentet, por gjithsesi ato nuk kanë munguar. Uniformat blu të Qarkullimit Rrugor po punojnë 12 deri 14 orë në ditë për shkak të ngarkesës së madhe nëpër rrugët e qytetit. Kjo ka bërë që numri i aksidenteve të reduktohet, por dhe shkeljet e panumërta të Kodit Rrugor nga ana e drejtuesëve të automjeteve. Uniformat blu të Qarkullimit Rrugor në Durrës shprehen se, emigrantët që vijnë me makina në vendin e tyre për të kaluar pushimet e verës janë më problematikët, pasi nuk duan ta dinë për rregullat e qarkullimit rrugor. Problematikët janë emigrantët Durrësi, pika kryesore hyrëse e emigrantëve, ka pasur dhe ka çdo vit edhe dyndjet

kufiri me Greqinë. Edhe pse akset rrugore mbulohen me shërbime policiore të lëvizëshme dhe me postblloqe fikse, konstatohen shkelje të shumta të rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e drejtuesve të automjeteve. Sipas policisë, problematikët vazhdojnë të mbeten emigrantët tanë në Greqi, të cilët gjatë rrugës për të shkuar nëpër qytetet e tyre në zonën veriore të vendit konsumuan me shumizë shkelje të Kodit Rrugor. Shkeljet nisnin me mosrespektimin e vendosjes së rripit të sigurimit, me lëvizjen me shpejtësi mbi normën e vendosur, me përdorimin e pijeve alkoolike në timon, me parakalimet e gabuara, me parkimet vend e pa vend, si dhe të tjera të kësaj natyre. Vetëm gjatë 2 muajve të fundit, janë vendosur 500 gjoba dhe bllokuan mbi 140 dokumente automjetesh, dhe janë vjelur rreth 90% e gjobave.

mbi 50 raste me toksikime nga ushqimet, kryesisht pushues. Drejtoria Rajonale e Higjienës ka kontrolluar, verifikuar dhe analizuar dokumentacionin dhe produktet, afatet e përdorimit, kushtet e ruajtjes së tyre, etiketa ishin objektet e kontrolleve nga 4 grupet e shpërndara në të gjithë zonën bregdetare. Specialistja e Higjienës, Hëna Hasani, tha për “Metropol” se “ kontrollet e kushteve higjieni-

ke po përqëndrohen atje ku tregtohen ushqime, duke parë trajtimin e tyre dhe në origjinën e këtyre produkteve, që duhen shoqëruar me fletë analiza, janë gjobitur disa subjekte që i janë nënshtruar kontrollit, ku janë gjetur produkte ushqimore pa etiketë të skaduara, por problem mbeten ambulantët që tregtojnë në plazh”. Tregtimi i produkteve ushqimore të pakontrolluara sidomos në plazh, është

një rrezik potencial, sidomos në stinën e verës me rritjen e temperaturave. Në plazh ka me qindra ambulantë të ardhur edhe nga rrethet, që shesin nga petullat, byrekët, frutat e ëmbëlsirat, me kosha dhe enë plastike e metalike, jashtë çdo kushti higjienik. Kjo ka sjellë raste të shpeshta të helmimeve nga ushqimet, ndaj dhe situata e krijuar ka detyruar DHE të kontrollojë e penalizojë subjektet tregtare.

Kontrollet në plazh të fastfudeve, restoranteve e byrektoreve Rritja e ndjeshme e numrit të personave kryesisht pushuesve, me helmime, ka detyruar Drejtorinë e Higjienës dhe Epidemiologjisë, të nisë prej të shtunës një aksion në shkallë të gjërë, për fastfoodet restorantet e byrektoret për të verifikuar kushtet higjienike dhe sanitare të tregëtimit dhe shërbimit, por edhe për të parë dokumentacionin e produkteve, të cilat ata tregëtojnë. Aksioni po

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Ministria e Brendshme Departamenti i Administratës Publike

SHPALLJE E REZULTATIT TË KONKURIMIT Në përputhje me nenin 13, pika 7 të ligjit Nr. 8549, datë 11.11.1999, “Statusi i Nëpunësit Civil” si dhe pikën 20 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 231, datë 11.05.2000 planizimin e shërbimeve janë mbajtur parasysh edhe pikat kyçe të trafikut, ku çdo njëra prej tyre pavarësisht ka apo jo semafor, mbikëqyret nga efektivat e Policisë Rrugore. Durrësi për shkak të numrit të madh të pushuesve në zonat turistike ka përfituar numër shtesë me efektiva policie të

më të mëdha nga makinat e ardhura nga tragetet e linjave me Italinë. Porti është nyja, e cila lidh jugun me veriun e vendit, duke përballuar një fluks të madh automjetesh me targa të huaja. Makinat në pjesën më të madhe i përkisnin emigrantëve që zbarkonin në portin e Durrësit, si dhe atyre që vinin nga

drejtohet nga specialistët e Higjienës në bar-restorantet, dhe marketet në plazh dhe të gjitha subjektet që tregtojnë produkte në Durrës. Ky reagim ka ardhur pas deklarimit nga Urgjenca e Spitalit Rajonal Durrës, të rritjes së rasteve me helmime. Vetëm në javën e fundit, janë paraqitur atje

“PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL DHE PERIUDHËN E PROVËS”,

Znj. ROZANA HAXHIALUSHI është fitues i konkursit, për pozicionin INSPEKTOR NË DREJTORINË E INSPEKTIMIT FINANCIAR NË MINISTRINË E FINANCAVE.


AKTUALITET • E martë 2 korrik 2013

»

09

TË GJITHA QENDRAT SHËNDETËSORE DO TË KENË MJEK DHE INFERMIR NË SHËRBIM TË PUSHUESVE

Sezoni turistik, mjekë shtesë në qarkun e Lezhës Qendrat shëndetësore janë plotësuar me barnat dhe aparaturat e nevojshme për të përballuar fluksin

M

egjithëse sezoni turisik nuk ka arritur ende në pikun e tij, Drejtoria e Shëndetit Publik në qarkun e Lezhës ka marrë masat për sigurimin e shëndetit të pushuesve. Sipas kësaj drejtorie, ambulancat në zonat turistike të Lezhës do të kenë mjekë dhe infermierë shtesë gjatë këtij sezoni për të përballuar fluksin e pacientëve. Drejtori i Shëndetit Publik, Sandër Marku, thotë se të gjitha qendrat shëndetësore disponojnë ilaçet e nevojshme, ndërsa janë siguruar edhe autoambulancat për përcjelljen drejt spitalit të urgjencave të ndryshme. “Qendrat shëndetësore janë të kompletuara me mjekë dhe me infermierë. Ne kemi bërë takime me drejtorët e qendrave, me personelin shëndetësor që të jenë në gatishmëri”, deklaroi ai. Duke pasur parasysh se në plazhet e këtij qarku është rritur ndjeshëm numri i pushuesve, kryesisht nga Kosova, por edhe nga qytetet e tjera të Shqipërisë, është parashikuar që shtimi i bluzave të bardha. që do të ndikojë në eleminimin e problemeve shëndetësore që mund të kenë pushuesit kryesisht nga vapa. Ndërkohë sipas mjekëve specialist të këtij qarku gjatë këtij sezoni veror, parashikohet që numri i pushuesve që mund të kenë probleme nga infeksionet e lëkurës do të jetë shumë i ulët për shkak të futjes në funksionim të impiantit të pastrimit të ujrave të zeza. Megjithatë ata apelojnë që të moshuarit dhe fëmijët duhet të kenë kujdes, për shkak të luhatjeve të shumta të temperaturave që po karakterizojnë këtë stinë. Ndërkohë, ajo që mbetet sërish problem për zonat turistike, është mungesa e promocionit të pushuesit për shërbimet shëndetësore që ofrohen në këto zona, kjo edhe për shkak se nuk ka informacion të nevojshëm për ekzistencën e këtyre qendrave shëndetësore dhe trajtimeve që kryhen pranë tyre. Kjo ka bërë që pushuesit të mos marrin shërbimin e duhur shëndetësor, pavarësisht se gjithkçka është venë në dispozicion të shëndetit të pushuesve. Pikërisht për këtë arsye DSHP-ja e qarkut të Lezhës kërkon mbështetjen e mediave për të bërë të mundur dhënien e sa më shumë informacioneve për pushuesit, qoftë për masat parandaluese që duhet të marrin për t’u kujdesur për shëndetin, ashtu edhe pikat se mund të marrin shërbim shëndetësor në kohën e duhur. Në qarkun e Lezhës ndodhen plazhet e Shëngjinit, Kunes dhe Tales të cilat nga viti në vit po preferohen gjithmonë e më shumë nga turistët. Falë investimeve në infrastrukturë dhe pastërtisë, pushuesit shqiptarë dhe të huaj, kanë kushte komode për të kaluar pushimet. Infrastruktura rru-

U rezistoi agresorëve

Tepelenë, tentativë grabitjeje, plagoset pronari i argjendarisë Maskat rikthehen sërish, duke tentuar kryerjen e një tjetër grabitjeje. Ngjarja e radhës është shënuar në qytetin e Tepelenës, mesditën e djeshme. Ka qenë ora rreth 13.00 ndërsa persona të maskuar dhe të armatosur kane tentuar të grabisin një pikë argjendarie, duke plagosur pronarin e biznesit. Sipas policisë dhe dëshmitarëve të rastit, kanë qwnë dy persona të cilët kanë mbërritur para argjendarisë me një automjet dhe më pas vetëm njëri prej tyre hyri në dyqan, duke kërcënuar me një armë zjarri pronarin e argjendarisë. Ky i fundit ka bërë rezistencë dhe situata ka precipituar, duke bërë që grabitësi të qëllonte me armë zjarri në drejtim të biznesmenit, Arben Goxhajt. Pas kësaj, të dy grabitësit janë larguar me shpejtësi me mjetin e tyre nga vendngjarja, pa mundur të grabisin asgjë. Dëshmitarët kanë rrëfyer se nuk ishin në dijeni nëse kishte persona të plagosur, por se dëgjuan disa krisma arme. “Pasi dola jashtë, pashë njolla gjaku dhe kur u futa në argjendari aty gjeta të plagosur pronarin e saj”- ka deklaruar njëri nga banorët e zonës. Ishin pikërisht këta dëshmitarë që kryen transportin e të plagosurit, për në spitalin rajonal të Tepelenës. Aktualisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, me një plagë në njërën nga këmbët. Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

gore në zonën bregdetare të Shëngjinit, është thuajse tërësisht brenda standardeve, për të pritur pushuesit gjatë sezonit turistik. Një segment rrugor mjaft i rëndësishëm që i shërben turizmit është edhe aksi drejt Ranës së hedhur.

Hapja e kësaj rruge, ka bërë që të ketë rritje të pushuesve që frekuentojnë këtë zone. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore i ka dhënë një frymëmarrje të madhe bregdetit të Tales në komunën e Shënkollit në Lezhë, duke bërë që të ketë

çdo vit një rritje të numrit të turistëve në këtë zone. Pozicioni i saj shumë pranë rrugës drejt Kukësit ka bërë që një numër i madh pushuesish nga Kosova, të zgjedhin pikërisht plazhin e Tales për të kaluar pushimet e tyre.

Tre të arrestuar për vjedhjen e të afërmve në Elbasan

Vlorë, plazhi i vjetër i ndotur nga mbetjet Dikur plazhi i vjetër ka qënë një ndër më të preferuarit e vlonjatëve, për shkak të rërës së pastër dhe cektinës në breg të detit. I përshtatshëm për familjarë, kjo zonë prej vitesh ka dalë nga harta e plazheve të keshillueshme për t’u frekuentuar për shkak të mbeturinave të çdo lloji që kanë pushtuar hapësirën e bregdetit. Ndotja është e shumtë, duke nisur nga inertet e deri tek mbeturinat urbane. Zona në fjalë prej vitesh nuk pastrohet. Vizitorë e plazhistë që ende zgjedhin këtë zonë dëshmojnë se gjendja ku është lënë ajo është për të ardhur keq. Ata kërkojnë që plazhi t’i kthehet hartës së plazheve publike të frekuentuara në qytet. Ndërkohë, nga ana e bashkisë së Vlorës duket se do të hartohet një plan për pastrimin e plazhit të vjetër. Drejtori i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike Hertel Shehu deklaroi se së shpejti do të nisë pastrimi i kësaj zone, fillimisht nga heqja e mbeturinave e më tej sistemimi tërësor i plazhit të vjetër. “Ne jemi duke punuar

me një projekt konkret për të rehabilituar plazhin e vjetër në Vlorë. Problem kryesor mbeten inertet, për shkak se shumica e tyre hidhen gjatë natës nga persona të papërgjegjshëm, çka e bën të pamundur thuajse kontrollin e situatës nga ana jonë. Por, jemi të bindur se me implementimin e këtij projekti plazhi do t’i rikthehet sërish pushuesve, si ka qënë disa vite më parë”- thekson Shehu. Aktualisht kjo zonë frekuentohet rrallë nga banorë të zonave të ndryshme, ve çanërisht familjarë,

që kërkojnë cektinën e këtij bregdeti të Adriatikut për të qënë të qetë për fëmijët. Është pikërisht kjo kategori që kërkon me insistim pastrimin e zonës për ta bërë atë të frekuentueshme. Deri pak muaj më parë, një tjetër problematikë e theksuar për këtë zonë por edhe gjithë vijën bregdetare të Vlorës ishte edhe prezenca e qindra moleve të improvizuara nga bizneset me inerte dhe gurë. Kanë qenë disa aksione radhazi të INUK, të cilat bënë që kësaj plage të turizmit t’i jepej fund.

Dy grabitje të bujshme brenda familjhes janë shënuar në fundjavë në Elbasan, ndërsa policia këtë të hënë ka kryer zbardhjen e plotë të tyre. Policia e Elbasanit gjatë operacionit të koduar “Në ndjekje” ka mundur të identifikojë dhe të arrestojë në flagrancë tre shtetas, të dyshuar për dy grabitje të bujshme të kryera ditët e fundit në këtë qytet. Grabitja e parë ka qenë në shumën e 30 milion lekëve dhe është kryer me thyerje në banesën e Ardian Peqinit në lagjen “Beqir Dardha” gjatë mesditës së shtunë. Nga hetimet paraprake konfirmohet se grabitësit kanë përfituar nga mungesa e familjes Peqini, të cilët ndodheshin me pushime në bregdetin e Adriatikut. Si autorë të dyshuar të kësaj grabitjeje policia ka arrestuar Astrit Hysenllarin 41 vjeç dhe Alensha Camcja 29 vjeçe, kjo e fundit motra e bashkëshortes së pronarit të banesës. Gjatë kontrollit në banesën e 29 vjeçares në lagjen “Beqir Dardha” , policia ka gjetur dhe sekuestruar të paktën 20 milion lekë nga shuma totale e pjesës që ata dyshohet se kanë grabitur në familjen Peqini. Kjo shumë iu sekuestrua këtyre shtetasve në cilësinë e provës materiale. Policia ka dokumentuar të gjitha provat se kjo vjedhje është kryer në bashkëpunim me të afërmen e familjes Peqini por nuk ka dhënë detaje të tjera rreth kësaj piste për arësye hetimi. Ndërkaq gjatë orëve të para të mëngjesit të së hënës policia ka mundur të zbardhë një tjetër grabitje të kryer brenda familjes. Bëhet fjalë për grabitjen e banesës së shtetasit A.Osmani në lagjen “Luigj Gurakuqi”, për të cilën akuzohet djali i vëllait të tij, Entol Osmani 22 vjeç. Sipas të dhënave të policisë i riu ka grabitur një sasi të konsiderushme bizhuterish si dhe 200 mijë lekë. Policia po heton për përfshirjen e personave të tjerë edhe në këtë ngjarje.


10

« AKTUALITET

E martë 2 korrik 2013 •

SEKTI QË PËRÇAN KLERIKËT DHE DILEMAT PËR ZBATIMIN E DREJTË TË SHERIATIT

“Helmimi” i myslimanëve dhe masat antiterror Mendime dhe ide të ekspertëve ndërkombëtarë dhe shqiptarë Mariglen Mullai rientimi me vokacion perëndimor u ka dhënë shqiptarëve doza tolerance ndaj feve apo sekteve si nëndarje, por asnjëherë nuk janë përkrahur ekstremizma që vijnë prej të gjitha krahëve. Si më i spikaturi ndër komunitete, ai i myslimanëve duket se ka larmishmëri në këto nëndegë të fesë islame, ndërsa elementë të rrallë radikalë, janë përpjekur të infiltrohen mes klerikëve, duke përhapur “helm” ndër myslimanë të devotshëm dhe me tradita. Në mbarë botën sekti Wahhabi/ Deobandi po shkakton një devijim të pastër prej rrugës së drejtë të islamit, duke përhapur ekstremizma të frikshme. Përdorimi i vetëm 2 a 3 ligjeve të sheriatit, si kompleks ligjesh islame, është një tjetër tregues i këtij devijimi. Nga ana tjetër Imami i xhamisë së “Rrugës së Kavajës”, Ahmed Kalaja, në një intervistë, trajton për gazetën “Metropol” sesi si funksionon praktikimi i pastër i sheriatit, si dhe dënon me forcë çdo element radikal që përbën rrezikshmëri jo vetëm për botën islame, por për mbarë njerëzimin.   Antiterrori dhe ekstremistët Me rënien e perdes së komunizmit, Shqipëria pati faza dobësie, ku shpesh këta elementë, ndonëse të paktë, arritën të përhapin idetë e tyre ekstremiste të tipit “luftë të shenjtë perëndimit”, “të zbatojmë sheriatin, pra ligjin e fesë islame”, “vdekje qafirëve, pra të pafeve”, etj. Masat antiterror të çdo qeverie, që pas 92-shit e deri më sot kanë qenë tepër të sukseshme, pasi jo vetëm strukturat Antiterror të Policisë, por edhe shërbimet e specializuara, kanë mundur të neutralizojnë në kohë elementë të rrezikshëm që kanë mundur të depërtojnë në Shqipëri. Ndërkaq, rifreskimet e listave të personave që ndodhen në listën e zezë janë veprime permanente të qeverisë, ndërsa sekuestrimi i aseteve të elementëve të dyshuar mbetet si objektiv gjithnjë në zhvillim. Më të freskëta gjurmët e këtij radikalizimi të disa shqiptarëve, duken me luftën në Siri, ku disa bashkëkombas kanë dhënë jetën.   Përplasjet brenda Islamit Myslimanët në mbarë botën janë të ekspozuar ndaj një teologjie toksike dhe Imamët apo mullahët predikojnë një dasi primitive midis myslimanëve dhe jobesimtarëve, e cila shtrihet në çdo fushë të jetës. Një linjë e shtrembëruar Wahhabi/Deobandi, nuk është tjetër veçse një devijim fetarokulturor që nuk rrjedh prej Kuranit, por prej disa burimeve fetare të përpunuara. Dr Taj Hargey, drejtor në Qendrën e

O

I

IMAMI AHMED KALAJA PASQYRON PRAKTIKIMIN E ISLAMIT DHE PËRPLASJET

“Ekstremist, shko atje ku ka konfrontim, Perëndimi partner i mirë për shqiptarët”

mami i xhamisë së “Rrugës së Kavajës” ka një mesazh të qartë për ata persona që përhapin idetë e luftës ndaj perëndimit: Shko atje ku ka konfrintim, jo këtu. Ligjëruesi i xhamisë “Dine Hoxha” në intervistën për “Metropol” paraqet edhe një historik të shkurtër të klerikëve shqiptarë. Ahmed Kalaja sqaron edhe përçarjet që duan të bëjnë sekte ekstremiste dhe shpjegon qartë kuptimin e sheriatit. Sipas jush, si paraqitet realiteti aktual shqiptar për sa i përket predikimit të fesë islame nga ana e klerikëve? Shqipëria ka pasur dijetarë dhe hoxhallarë me famë botërore para monizmit si Hafiz Alo Korça, Hafiz Ali Ulqinaku, Ibrahim Dalliu, e shumë të tjerë që me implementimin e sistemit monist u shuan, mirëpo në të njëtjën kohë botës shqiptarët i dhuruan tri drita të mëdha me famë botërore si Muhamed N. Albani, Abdukadir Arrnauti e Shuajb Arrnauti, Vehbi Gavoci, etj, që bota islame i mban si referenca të shekullit XV islamik, ose XX me ditën tona. Në të njëjtën kohë, në Shqipëri, jo vetëm që u shuan këto yje, por edhe nxënësit e tyre filluan të zbehen e të veniten. Për shkak të rënies së sistemit kishte nevojë për kuadër fetar, gjë që çoi në nevojën imediate të dërgimit të moshës së re në botën islame, kryesisht arabe, pastaj më vonë edhe turke, pa bërë diferencim reference. Në vitet 1998 vijnë studentët e parë nga bota islame e kështu me radhë deri në ditët e sotme. Mendoj se niveli i predikimit të fesë është në norma të kënaqshme, sepse kemi të bëjmë me rini të mirëarsimuar që di t’u përgjigjet nevojave të kohës, që di të bëjë përshtatjen mes nevojave dhe parimeve, zhvillimeve të jetës dhe traditës, rini hoxhallarësh, të cilët nuk kanë aspak alergji nga shkenca, zhvillimi apo prezenca e tyre në Evropë. Përkundrazi, e shohin atë si një fakt të mirëqenë për popullin shqiptar në interesat e tij të përgjithshme. Klerikët, deri në këtë moment që po flasim janë në nivele të kënaqshme të servirjes së fesë si një alternativë hyjnore që ofron sistem sigurie e lumturie për popullin tonë dhe jo vetëm, por për botën mbarë. A ekzistojnë dy rryma predikuese në Shqipëri,

pra e ashtuquajtura linja e ashpër, ku kërkohet zbatimi i sheriatit dhe ajo liberale, ku kërkohet zbatimi i parimeve bazë të Islamit? Absolutisht nuk ka mysliman mbi sipërfaqen e dheut që të mos dojë sheriatin se përndryshe s’është më as mysliman. Kështu që në këtë kontekst, nuk mund të ketë as dy as tri linja. Gjithë çështja është në atë se çfarë quhet sheriat? Sheriati nuk është vetëm një apo dy apo tri ligje nga Kodi Penal Islamik. Sheriati është baraz me Islam që do të thotë normat që sigurojnë lumturimin e njeriut në dy botët, normat që mbjellin në tokë paqen, mirëkuptimin, dashurinë. Cungimi i sheriatit në dy a tri ligje është dashakeqësi ndaj fesë islame. Sheriati është ligji i Zotit mbi të cilin myslimani organizon jetën e tij. Kështu që unë psh jam zbatues i rregullt i sheriatit, unë që dal në media, përdor kompjuterin, përdor Iphone, marr pjesë në aktivitete bamirësie, punë vullnetare, sociale, etj. Unë jam zbatues i sheriatit dhe pamundësia për zbatimin e sheriatit në përgjithësi nuk e shfuqizon zbatimin e tij aty ku ke mundësi. Kështu që ke të bësh me një qytetar të rregullt që zbaton sheriatin brenda hapësirave ligjore të këtij vendi ku jetojmë. Ne myslimanët besojmë se sistemi demokratik është më i përshtatshëm se pësirave ligjore të këtij vendi ku jetojmë. Ne myslimanët besojmë se sistemi demokratik është më i përshtatshëm se çdo sistem tjetër human që e ndihmon besimtarin që

dalëngadalë, të arrijë në implementimin e sheriatit si psh në Londër myslimanët kanë arritur të venë në jetë gjykatat e sheriatit në çështje të kufizuara që mund të zgjerohen dalëndadalë. Sheriati nuk mund të implementohet nga lart poshtë, por nga poshtë lart. Që do të thotë se populli informohet, e pranon, bindet, e kërkon dhe implementohet pas kësaj me Kushtetutë. Që do të thotë se populli informohet, e pranon, bindet, e kërkon dhe implementohet pas kësaj me Kushtetutë siç ka ndodhur psh në rastin e Egjiptit që populli e miratoi ndryshimin e Kushtetutës, e cila është një formë moderne e shprehjes së sheriatit. Nëse qarkullojnë klerikë ekstremistë, pra të brymosur me predikimet ekstreme të shpalljes luftë perëndimit, cili do të ishte mesazhi juaj për ta? Në Shqipëri unë nuk di të ketë të tillë. Mesazhi im për ta do të ishte: Shko atje ku ka konfrontim, jo këtu. Por të jesh i sigurt se nëse do të ketë të tillë, ata kurrë nuk do e marrin mesazhin tim, pasi unë jam tepër liberal në syrin e tyre, për të mos thënë që më cilësojnë si “vegël e pashpresë në duart e perëndimit”. Ne si myslimanë shqiptarë nuk është se pajtohemi me çdo politikë perëndimore, ndaj vendeve islamike, mirëpo kjo nuk na ndalon të jemi të drejtë në trajtimin e perëndimit si një partner i mirë në të mirë të popullissë myslimane kosovare ndaj agresionit serbo-sllav, por edhe ndaj nesh shqiptarëve qysh nga momenti i Pavarësisë. Si e komentoni ju termin Vehabi që rrjedh nga burime të prodhuara fetare? Absolutisht është e vërtetë që një sekt i tillë ka ekzistuar në atë kohë që ju thoni dhe gjykimi ka qenë se është absulotisht një sekt i devijuar nga islami. Mirëpo, problem është se shumë njerëz qëllimkëqinj dhe dashakeqës ia mveshin këtë term çdo kundërshtari ideologjik që hedh poshtë tradita pagane “islame” të përhapura në trupin e YMET-tit (Komuniteti botëror islamik). Pra, edhe kjo po përdoret shumë mirë nga njerëz të caktuar dhe qarqe të caktuara që ju intereson një bashkësi islame, larg burimeve të fesë si kurani, syneti, etj.

Edukimit Mysliman të Oxfordit, do të deklaronte pak ditë më parë për një të përditshme angleze se “Në mungesë të një alternative balancuese, që të jesh një “aksioner” efektiv dhe të integrohesh plotësisht në shoqëri, ky kushtëzim furnizon rrugën e përkryer fetare për myslimanët e keqdrejtuar, për t’u bërë të radikalizuar dhe armiqësorë”. Akademikët, specialistë mbi Islamin e kanë kapacitetin për të sfiduar ndarjen klerikale të botës, por shumë prej tyre frikësohen se do të damkosen si heretikë nga institucionet tradicionale. Rasti konkret i përket imamit shqiptar Kalaja, i cili deklaron se prej këtyre ekstremistëve cilësohet si një “vegël e pashpresë në duart e perëndimit”, vetëm sepse pikëpamjet e tij mbi predikimin apo praktikimin e islamit, janë më të moderuara, më mirëkuptuese apo më të përshtatshme me realitetin ku jetojmë.   Ide për frenimin e ekstremizmit Ndërkaq, zytarja Jules Carey, pat deklaruar për të përditshmen angleze se “Në 13 vitet e fundit ka pasur 6 ndryshime substanciale të legjislacionit antiterror dhe një numër aktesh që kanë rritur fuqinë e policisë dhe shërbimit të sigurisë. Së fundi këto ligje drakonike nuk do të na mbrojnë nga ata që janë të vendosur për të kryer vepra mizore. Përpjekjet e qeverive për të larguar terrorizmin me masa legjislative kanë dështuar. Masat që ata kanë ofruar si; ndalimet, ndalim qarkullimet, frenim të fjalës së lirë, gjyqet sekrete dhe vëzhgimi pa dallim duhet të jenë shkaqet reale për alarm publik. Liria dhe parimet e drejtësisë, mund të mos frenojnë terroristët. Në përshtatje me realitetin shqiptar, masat që u ngushtojnë rrethin ekstremistëve, janë fuqizuar së tepërmi, sidomos vitet e fundit. Qarkullimi i pasaportave biometrike tashmë pengon maskimet dhe specializimi i shërbimeve tona të gjithanshme ua ka bërë thuajse të pamundur këtyre ekstremistëve, tentativat për të përhapur mesazhe të dhunshme. Ndërkaq, përhapja e krimit kibernitik, si zgjerim pa kufi i kompjuterit dhe internetit, ka bërë që strukturat përkatëse t’u mëshojnë edhe gjurmimeve të tilla. Psh, facebook dhe google që grumbullojnë të dhëna komunikimi, janë ligjërisht të detyruara që të bashkëpunojnë me policinë, për këtë fushë. Vetëm pak persona janë arrestuar si të implikuar në përhapje të urrejtjes, si psh A.K, i arrestuar e më pas liruar, apo të tjerë. Personi në fjalë përhapte video të papërshtatshme në internet dhe dispononte fjalëkalimet e institucioneve të rëndësishme shtetërore. 


AKTUALITET • E martë 2 korrik 2013

»

11

PROKURORIA: DËMI NDAJ SHTETIT 2 MILIONË EURO

Kapet, rrahu të vëllanë, nënën e motrën e tij

Një 40-vjeçar që rrahu nënën e motrën u prangos nga komisariati nr.5 Tiranë. Kështu, në Kamzë u arrestua në flagrancë Ferit Halilaj, 40 vjeç, lindur në Kukës e banues në Tiranë, sepse në banesën e tyre, pas një konflikti në familje ka goditur me një shatë në dorë, duke i shkaktuar dëmtime të lehta, vëllait të tij Arifit, 49 vjeç. Gjithashtu ka ushtrur dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës dhe motrës së tij, përkatësisht shtetaseve Xhemile dhe Lirije Halilaj, banuese nëTiranë.  

Dhunë mbi 2 policë në detyrë, pranga 2 personave

Dy shtetas u prangosën sepse kundështuan me dhunë 2 punonjës policie. Nga shërbimet e komisariatit nr.6 u bë arrestimi i 48-vjeçarit Hajro Doce, 48 vjeç dhe Jani Haruni, 38 vjeç, të dy lindur në Gramsh dhe banues në Tiranë.  Arrestimi tyre u bë për arsye se kanë kundërshtuar me dhunë gjatë kryerjes së detyrës, dy punonjës të komisariatit nr.6, Tiranë, duke i penguar ata për të kryer detyrën sipas ligjit në lidhje me shoqërimin e një shtetasi,  të përfshirë në një konflikt.

Në gjendje të mirë policja që u vetëplagos në punë

Pak ditë pasi u vëtëplagos është përmirësuar gjendja shëndetësore e efektives së policisë, E. Hyseni. Ajo u vetëplagos aksidentalisht me armën e shërbimit, dy ditë më parë në kryeqytet, teksa tashmë 22-vjeçarja e ka kaluar rrezikun dhe tashmë po mbahet nën trajtim mjekësor. Punonjësja e komisariatit numër 1 në Tiranë, E. Hyseni u vetëplagos me armë në banesën e saj, më 28 qershor. Ajo u transportua menjëherë në Spitalin Ushtarak, në gjendje tepër të rëndë.

Hetim Lleshit për dështimin e numërimit elektronik dhe kartat

Objektivi lojërat e fatit

Kapet banda e tropojanëve që kryen dhjetëra grabitje

Katër të rinj u kapën sepse kishin kryer disa grabitje. Në pranga ra Behar Rexha, 24 vjeç, Ndriçim Rexha, 23 vjeç, Erlind Avdia, 22 vjeç dhe Egzon Beraj, 19 vjeç, të gjithë lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë. Në rrugën “Robert Zhvarc”, janë kapur në flagrancë pasi kanë vjedhur lokalin e shtetasit E. M. Policia tha se nga hetimet e deritanishme, rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen të jenë autorë të mbi 14 vjedhjeve të ndodhura në periudhën Janar–qershor 2013, në juridiksionin që mbulon komisariati nr.2. Ndër grabitjet përmenden shumë TV plazma dhe disa lokale, ku kryesisht doninojnë grabitjet e lojërave të fatit.  Në cilësinë e provës materiale  ju  sekuestrua automjeti tip “BMW720”, 2 telekomanda për hapje garazhi automjetesh, 5 kaçavida të përmasave të ndryshme, televizora të markave të ndryshme, si dhe një sasi lekësh.    

Vajza shqiptare 10-vjeçe

Gjendet trupi i vogëlushes tjetër që u mbyt në lumë

Mariglen Mullai ështimi i tenderit të numërimit elektronik të fletëve të votimit dhe sistemi i verifikimit të kartave të identitetit në qarkun e Tiranës ishin 2 nga indicet thelbësore që njësia Tas-Forcë e Prokurorisë së Tiranës, të niste hetimet. Një verifikim i tillë ka nisur vetëm pak ditë pasi nënsekretari për çështje zgjedhore në selinë rozë, ishprokurori Koli Bele ka dorëzuar kallëzimin penal ndaj kryetares së KQZ-së, Lefteri Lleshi. Sipas burimeve jozyrtare të Prokurorisë kryqeytetase, po verifikohen të gjitha fazat, që nga hapja e tenderit, shpallja e fituesit, përpilimi i

D

kontratës e deri te dështimi i këtij projekti, si në qarkun e Fierit edhe në atë të Tiranës. Tashmë pritet t’i kërkohet zytarisht kryetares Lleshi që të paraqesë argumentet e saj për dështimin e këtyre projekteve. Hetimet Për Prokurorinë, hetimet janë fokusuar te parashikimi i kushteve të kontratës mes kompanisë fituese dhe KQZsë, pasi zyra juridike duhet të specifikonte të gjitha rastet e mundshme të detyrimeve financiare në rastet e dështimit të projkektit. Sipas kallëzimit, dështimi i tenderit për numërimin e fletëve të votimit dhe verifikimin e kartave

të identitetit, i ka kushtuar shtetit shqiptar një dëm prej mbi 2 milionë eurosh. Nga ana tjetër zyrtarë të KQZ-së, patën deklaruar se dështimi i projektit nuk është bërë për fajin e kompanisë fituese, por për shkak të subjekteve politike. Partitë politike, sipas KQZ-së, nuk pranuan ndryshimin e formatit të fletës së votimit, duke bërë të pamundur teknikisht leximin e votës për shkak edhe të rritjes së përmasave të fletës së votimit. Nga ajo ç’ ka u tha në media para 23 qershorit, shkak për mosfunksioninin e numërimit elektronik ishte numri më i madh i partive pjesëmarrëse në zgjedhje, pasi makineritë e blera përballonin më pak.

QËLLOI PASI U NDIE I FYER NGA LARGIMI

Në gjyq Kuliçi, vrau balerinën në PUB, Prokuroria mbyll dosjen, e nis në gjykatë

Sonila Tafa

Ditën e djeshme Prokuroria e Tiranës  ka  përfunduar  hetimet ndaj Artur Kuliçit, të cilin e akuzon për vrasjen me dashje të balerinës Sonila Tafa, në hyrje të lokalit të natës ‘Dream City’.  Sipas Prokurorisë, Kulicaj ka rrezikuar edhe jetën e shumë personave të tjerë çka e rëndon edhe më tepër pozitën e tij.  Akuza shprehet se para se të ekzekutonte balerinën, Kuliçi ka pasur një zënkë me disa persona në ambientet e brendshme të lokalit të natës, çka ka detyruar bodiguardët ta nxirrnin jashtë tij. Nga hetimi ka rezultuar se pasi është larguar, Artur Kuliçi është rikthyer para lokalit në orët

e para të 7 prillit të këtij viti, duke qëlluar në drejtim të hyrjes kryesore të diskos “Dream City”. Plumbat e armës kallashanikov i morën jetën Sonila Tafa me profesion balerinë, e cila që ndodhej rastësisht jashtë diskos. Dosja ndaj Kuliçit është dorëzuar në gjykatë dhe pritet që gjykimi ndaj tij të kryhet në mungesë të të pandehurit, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar.  Atë natë Sonila Tafaj ndodhej në disko me disa miq të saj dhe nuk ishte balerinë e klubit. Prindërit e saj kanë bërë apel më shumë se një herë për ndëshkimin e autorit përndryshe do bëjnë vetëgjyqësi për vajzën.

ITALI -  Pëlumbarët zbuluan dje edhe trupin e pajetë të vogëlushes shqiptare që u mbyt në lumë pardje. Vajzat  e  mitura  u  mbytën  pardje  në lumin Po, në provincën Breme Lomellina, në Pavia.  Pas orë e orë kërkimesh polumbarët gjetën  dje  dhe trupin e vogëlushes së dytë të zhdukur në ujërat e lumit Po. Mediet italiane bënë të ditur se dje dy vajzat e vogla, 10 dhe 11 vjeç, kushërira me njëratjetrën ishin me familjet e tyre buzë lumit Po me qëllim, të kalonin një fundjavë të freskët e të këndshme. Mësohet se të dielën rreth orës 16:30, vajzat, njëra banore ne Breme, kushërira tjetër nga Milano kanë qenë duke u larë në lumë, por fatkeqësisht i ka rrëmbyer rrjedha. Po kështu mediet theksojnë se njëri prej të afërmve ka tentuar t’i shpëtojë, por ka qenë e pamundur, pasi trupat e vegjël janë zhdukur me shpejtësi në ujin e rrëmbyeshëm.     

Ajo e zbuloi dhe i kërkonte shpjegime

Me të dashur në Shqipëri, hedh nga kati i 9 gruan në Itali

ITALI - Për xhelozi gruaja zihet me burrin, por ai e hedh nga kati i nëntë, duke i sjellë vdekjen. Mediet e shtetit fqinj raportuan dje se një 30-vjeçar ka hedhur nga kati i 9-të i apartamentit ku banonte bashkëshorten e tij pas një zënke mes tyre. Ngjarja ndodhi pas një konflikti mes çiftit, i cili kishte si shkak xhelozinë bashkëshortore. Silvia H. 31-vjeçarja dyshonte se i shoqi kishte lidhje jashtëmartesore në Shqipëri dhe mbrëmjen e së dielës është përballur me të.  Ndërkaq,  31-vjeçarja mësohet të ketë udhëtuar një javë më parë drejt Shqipërisë për t’u takuar me të dashurën e burrit të saj.  Pas sherrit burrë e grua, 30-vjeçari e ka kapur  nga  krahët  gruan dhe ka mundur ta hedhë nga ballkoni i banesës, duke i shkaktuar asaj vdekjen e menjëhershme.  Pas krimit 30-vjeçari ka lajmëruar policinë duke i thënë se gruaja e tij është vetëhedhur nga kati i 9-të i banesës, por shumë shpejt shenjat e dhunës të gjetura në trupin e viktimës, kanë bërë që policia të ngrinte dyshimet mbi burrin. Policia italiane ka arrestuar menjëherë 30-vjeçarin Zef Lleshi pas krimit, teksa ai ka pranuar se e ka shtyrë nga ballkoni. Ai është dërguar në ambientet e paraburgimit për të dhënë dëshminë e tij.    

Policia: Ndanë taksinë bashkë

Shqiptari kërcen me anglezen dhe e përdhunon pas një kopshti

ANGLI - Një grua është përdhunuar në kopshtin e pasmë të një shtëpie në Aylesbury nga një  shqiptar, me të cilin kishte ndarë taksinë, pas një nate jashtë. “Gruaja 49-vjeçare ishte me shokët në Mendoza, kur ajo u prezantua me sulmuesin e saj dhe kërceu me të”,- tha policia. Ai pastaj mori një taksi ngjyrë gështenjë bashkë me shqiptarin në seshin e tregut, në orët e para të së dielës, ndërsa përdhunimi ndodhi në një kopsht në zonën Fowler Road. Autori është përshkruar si shqiptar, rreth 40 vjeç, i hollë dhe jo shumë i gjatë, me flokë ngjyrë kafe të shkurtër dhe ishte i veshur me një bluzë me mëngë të shkurtra, xhinse dhe këpucë të zeza.


12

« GOSSIP

E martë 2 korrik 2013 •

Çfarë tregon fytyra

për marrdhënjen tuaj?

Ndahen Scherzinger dhe Hamilton Nicole Scherzinger dhe Lewis Hamilton janë ndarë pas pesë vitesh bashkë. Këngëtarja dhe piloti i Formulës 1, të cilët bënë publike lidhjen e tyre në vitin 2007, i kanë dhënë fund asaj për shkak të axhendës së ngjeshur që nuk i lejonte të takoheshin shpesh. Një burim tha për ‘Daily Mail’: “Nicole është shumë e trishtuar.” Ish-pjesëtarja e grupit Pussycat Dolls është parë gjithmonë gjatë këtyre viteve duke mbështetur të dashurin e saj në bokset e McLaren (gjatë këtij viti në bokset e Mercedes). Kjo nuk është ndarja e parë e çiftit. Në janar të vitit 2010, Hamilton dhe Scherzinger u ndanë për tu pajtuar disa muaj më pas. Gjithashtu janë ndarë në fund të vitit 2011 për tu bashkuar sërish në fillim të vitit 2012.

A

mund të jenë tiparet e fytyrës një tregues për gjatësinë e lidhjes tuaj intime? Kërkimet thonë se mund të zbulohet diçka. Një studim i fundit i botuar në gazetën psikologjike britanike, ka treguar se qindra meshkuj heteroseksualë në mënyrë vullnetare pikturuan fytyra femrash, ku më pas u pyetën se cilën prej femrave do të zgjidhnin për një marrdhënje të shkurtër ose të gjatë, femrat me tipare më feminile apo femrat me tipare më mashkullore. Rezultati ishte se femrat me tipare femërore preferoheshin më shumë për flirt, ndërsa ato me tipare mashkullore për një lidhje

të qëndrueshme. Dhe kjo ishte më e dukshme tek meshkujt të cilët ishin realisht në një lidhje të qëndrueshme. Në këtë eksperiment kërkuesit gjetën gjithashtu se sa më shumë mashkulli të mendojë se është atraktiv, aq më shumë kishte gjasa që të preferonte një grua me tipare më mashkullore. Duket pak skeptike por një prej shpjegimeve mund të jetë se disa prej meshkujve janë të prirur për të patur një lidhje afatgjatë me një partnere ndërsa janë duke u përpjekur të tradhëtojnë me femrat e tjera që janë më femërore. Gjithashtu meshkujt që janë single mund të zgjedhin femrta me tipare më mashkullore, pasi ata mund të rrisin suksesin e tyre afatshkurtër duke relaksuar standartet e

tyre. Kërkime të mëparshme kanë gjetur se tiparet femërore janë të lidhura me nivelet ve larta të estrogenit. Dhe estrogeni është ai hormon që e bën një femër të duket atraktive në sytë e mashkullit dhe shumë pjellore. Lajm i mirë? Nëse ju nuk jeni të bekuara me sasi të mjaftueshme të estrogjenit, ju mund të mashtroni me ndihmën e kozmetikës. Një studim në vitin 2005 gjeti se kur meshkujve i`u janë treguar fotografi të grave me makeup, nuk kishte asnjë lidhje mes atraktivitetit të perceptuar dhe niveleve të estrogjenit. Autori i studimit shpjegoi, “implikimi është se gratë kanë strategji mashtruese. Ato mund të mashtrojnë sistemin vizual të mashkullit me kozmetikë.

Del në ankand kompjuteri i parë i “Apple”

D Stalone dhe De Niro rikthehen për Krishtlindje Filmi i ri i Sylvester Stallone dhe Robert De Niro do të debutojë në kinema për Krishtlindjet e këtij viti. Filmi komedi “Grudge Match” – ku luajnë Stallone dhe De Niro, si dy ishrivalë të boksit tash në pensionim dhe të cilët kanë ringjallur zënkën e tyre edhe njëherë – fillimisht ishte planifikuar të debutojë më 10 janar. “Rezultatet e një projektimi tonë të hershëm kanë qenë të jashtëzakonshme, duke na dhënë neve indikacione se ‘Grudge Match’ është një film i cili mund t’ia dalë gjatë periudhës së Krishtlindjeve”, ka thënë Dan Fellman, president i distribuimit të Warner Bros. Pictures. Në film po ashtu luajnë edhe Kevin Hart, Alan Arkin, Kim Basinger, Jon Bernthal dhe Camden Gray.

el në ankand një nga kompjuterët e parë të “Apple”, i cili përkon me vitin 1976. Ai është një paraardhës i fimës si MacBooks, I-Pads dhe Iphoni, del në ankand javën e ardhshme në firmën Christie. Arkitektët e kompjuterit Apple 1, ishin Steve Jobs dhe Steve Wozniak, të cilët e kishin braktisur që të dy shkollën në atë kohë dhe u morën me shpikjen, që do të sillte një revolucion në teknologji, transmeton VoA. Shifra fillestare e ofertës është 300 mijë dollarë, por pritet që ajo ta kalojë gjysmë milionshin. Personat që do të paraqiten në ankand, i cili zhvillohet on line, kanë të drejtën t’i paraqesin ofertat e tyre deri më 9 korrik. Kompjuteri Apple 1 ndodhet i ekspozuar në Muzeun e Historisë së kompjuterëve, pranë San Franciscos.


GOSSIP • E martë 2 korrik 2013

KIM

»

13

PUBLIKON FOTO PAS LINDJES Adele PËR HERË

Jessica Simpson sjell në jetë fëmijën e dytë

TË PARË DEL NË PUBLIK ME VAJZËN

Jessica Simpson dhe i fejuari Eric Johnson janë bërë prindër për herë të dytë, me ardhjen në jetë të djalit Ace Knute. Ata bashkë me vajzën e tyre Maxwell, janë të emocionuar për pjesëtarin më të ri të familjes. Jessica e bëri të ditur për publikun shtatzaninë ditën e krishtlindjeve. Në deklaratat e dhëna në shtyp, ajo është shprehur se kjo shtatzani ka qënë një ndjesi ndryshe për të, ku ndër të tjera i ka falur dhe shumë energji.

Adele këtë fundjavë del për herë të parë në publik me vajzën e saj që lindi tetorin e kaluar, duke shëtitur në rrugët e New York-ut. Adele këtë fundjavë del për herë të parë në publik me vajzën e saj që lindi tetorin e kaluar, duke shëtitur në rrugët e New York-ut. Me syze të errëta dhe dorën mbi fytyrën e bebes së saj, ajo është përpjekur të ketë privacinë e saj për veten dhe familjen e saj.

Y

lli i reality show Kim Kardashian është shfaqur për herë të parë pas lindjes së vajzës së saj North në një foto të publikuar në Facebook. Motra e saj Khloe Kardashian ka postuar një foto të Kimit ndërsa ajo ishte duke fjetur me mbishkrimin: “Unë e dua shumë vogëlushin tim”. Që kur Kim ka sjellë në jetë vajzën e saj, ajo ka shkruar një mesazh të shkurtër në Twitter për ti uruar motrës së saj Khloe ditëlindjen duke e cilësuar atë si personin më besnik dhe mbështetës në planet!

Paris Hilton e frikësuar për jetën e saj

Gwen Stefani me forma perfekte Nga fotot e postuar të Gwen Stefani , ajo duket që është gati për verën duke treguar një barkë të sheshtë dhe të tonifikuar, teksa ishte më dy djemtë e saj në plazh. Këngëtarja 43 vjeçare si dhe nëna e dy fëmijëve, duket se nuk ka ndryshuar fare, pavarësisht viteve. Ajo meriton çmimin për barkun më të ‘nxehtë’ të hollivudit.

Paris nuk ka më sbesim tek njerëzit. Ajo ka sqaruar se besimi tek njerëzit i ka humbur që kur u bë preh e hajdutëve në 2008 dhe për t`u përsëritur në 2010, ku ajo u konfrontua me një sulmues që donte të hyntë në shtëpinë e saj në L. Angeles. E pyetur se çfarë do t`i thoshte vetes, është shprehur: “Ji më pak besuese. Ka njerëz afër teje që duan të përfitojnë. Unë nuk besoj asnjeri përveç familjes”. Paris ka deklaruar se kjo frikë e ka shtyrë për të rritur numrin e sigurisë.


14

« BOTA

D

hjetëra mijë veta festuan në Zagreb natën e së hënës anëtarësimin e Kroacisë në BE. Në orën 12:00 të natës kumboi himni i BE-së, pjesa e Bethovenit “Ode an die Freude”, ndërkohë që një spektakël madhështor fishekzjarrësh ndriçoi qiellin mbi kryeqytetin kroat. Kroacia është kthyer tashmë në “vendin e saj legjitim”, në zemër të Europës, u shpreh presidenti i Komisionit të BE-së Joze Manuel Barroso në ceremoninë kryesore në Zagreb. Kroacia është e përgatitur mirë, ka ndërmarrë reforma të rëndësishme dhe është një shembull për shtete të tjera në rajon. “Ju keni qenë gjithnjë europianë”, - tha presidenti i Këshillit të BE-së Herman van Rompuy. “Anëtarësimi i Kroacisë është një gur kilometrik dhe një shembull i rëndësishëm për rajonin. Kroacia ka krijuar institucione që mbështeten në demokraci, pajtim dhe shtet ligjor”, - tha presidenti i Parlamentit Europian, Martin Shulc. Në Ballkanin Perëndimor, një rajon i cili vetëm dy dekada më parë u trondit nga luftërat, integrimi në BE kontribuon për paqen dhe ndryshimin. “Kontributi i Kroacisë në projektin e përbashkët “Europë” do të jetë një pasuri për të gjithë”, - tha Shulc. Duke iu referuar krizës në BE kryeministri kroat Zoran Milanoviç theksoi se vendi i tij nuk po hipën në një anije që po mbytet. Ai shprehu bindje se “gota është gjysmë e mbushur dhe jo gjysmë bosh”. Presidenti kroat Ivo Josipoviç premtoi të mbështesë përpjekjet e vendeve të tjera në rajon për integrim europian. Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila nuk mori pjesë në ceremoninë festive në Zagreb, sheh ndërkaq nevojën e reformave të mëtejshme në Kroaci. “Veçanërisht në fushën e zbatimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit duhen ndërmarrë hapa të tjerë”, - tha Merkel. Megjithatë, kancalarja nuk mungoi të shprehë urimet e saj. Në një mesazh video ajo uroi: “Mirë se vjen, Kroaci, në Bashkimin Europian!” Pas Sllovenisë, Kroacia është vendi i dytë anëtar i BE-së nga ish-Jugosllavia. Marrëveshjet për anëtarësim patën filluar në tetor 2005. Kroacia ka një sipërfaqe prej 56 000 kilometra katrorë dhe 4,4 milionë banorë, rreth 90 për qind e së cilës janë të besimit katolik roman. Me një vijë bregdetare 1800 kilometra të gjatë dhe qindra ishuj, Kroacia është një destinacion shumë i preferuar turistik. Rreth 20 për qind e produktit të brendshëm bruto vjen nga turizmi. Pro hyrjes Mirë se erdhe, Kroaci, në Bashkimin Europian! Sa mirë që BE-ja më 1 korrik 2013 fut në radhët e saj një anëtar tjetër! Po të ishim në vitin 2004, kur dhjetë vende europiane iu bashkuan nën brohoritje të mëdha Bashkimit Europian, ky urim mirëseardhjeje do të kishte qenë i vetëkuptueshëm, por në mes të krizës së euros pranimi i Kroacisë në BE shoqërohet nga skepticizmi dhe shqetësimi. “Kroacia do të jetë varri i ardhshëm i miliardave”, - e titullonte së fundi me tone populiste gazeta tabloide gjermane “Bild” një artikull të saj, duke ushqyer në këtë mënyrë frikën nga zgjerimi i BE-së. Të tjerë e perceptojnë Kroacinë të korruptuar dhe nacionaliste, si një vend ku historia e kohëve e luftës së fundit karakterizon ende marrëdhëniet e ftohta me Serbinë. Politikanët kroatë janë të vetëdijshëm se euforia e

E martë 2 korrik 2013 •

Kroacia/ Kthim në

“VENDLINDJEN LEGJITIME”

“Anëtarësimi i Kroacisë është një gur kilometrik dhe një shembull i rëndësishëm për rajonin. Kroacia ka krijuar institucione që mbështeten në demokraci, pajtim dhe shtet ligjor”, - tha presidenti i Parlamentit Europian, Martin Shulc. Në Ballkanin Perëndimor, një rajon i cili vetëm dy dekada më parë u trondit nga luftërat, integrimi në BE kontribuon për paqen dhe ndryshimin. “Kontributi i Kroacisë në projektin e përbashkët “Europë” do të jetë një pasuri për të gjithë”

zgjerimit është zhdukur dhe pranimi i anëtarit të ri do të jetë i qetë dhe modest. Prandaj elita politike në Zagreb konstaton në mënyrë pragmatike dhe të matur se ka ende shumë për të bërë për të përmbushur rregullat e kërkesat e Bashkimit Europian. Kjo ka të bëjë sidomos me ekonominë e sëmurë, reformat strukturore në administratë, luftën kundër korrupsionit. Por kjo autokritikë tërësisht e justifikueshme nuk duhet të errësojë faktin se Kroacia vitet e fundit ka bërë përparime të mëdha në të gjitha fushat. Kështu, Komisioni i BE-së i vlerësoi rezultatet e luftës kundër korrupsionit (ndryshe nga rasti i shteteve anëtare, Bullgarisë dhe Rumanisë) si të përshtatshme. Bashkëpunimi konstruktiv i Kroacisë me Gjykatën e Hagës për hetimin e krimeve në luftërat jugosllave u konsiderua si një parakusht i rëndësishëm për përfundimin e negociatave të pranimit. Kroacia është sot, ndryshe nga vitet e karakterizuara nga nacionalizmi në fillim të pavarësisë së saj, një vend i hapur dhe tolerant, që ka bërë përparime të mëdha në aspektin e sundimit të ligjit. Të gjitha këto nuk do të kishin qenë të mundura pa procesin e anëtarësimit në BE. Sepse perspektiva e besueshme e anëtarësimit

në BE qe leva që nxiti reformat. Procesi i anëtarësimit në BE ishte si një katalizator, që përshpejtoi demokratizimin. Këtë duhet ta marrin parasysh kundërshtarët e zgjerimit kur thonë se BE-ja duhet të konsolidohet para se të pranojë më shumë anëtarë, pasi zgjerimi sjell për Gjermaninë më shumë përfitime se shpenzime. Për ekonominë gjermane, e cila është e orientuar fort nga eksporti, zgjerimi i BE-së ka sjellë përfitime të forta. Edhe mbytja e tregjeve të punës të shteteve të vjetra anëtare të BE-së nga qytetarët e vendeve të reja anëtare nuk ndodhi. Kësaj i shtohet edhe një aspekt i vendimtar, që mbetet në harresë, duke u përqendruar plotësisht vetëm tek analiza ekonomike e të mirave dhe të këqijave të zgjerimit. Bashkimi Europian është një projekt paqeje, i ngritur si përgjigje ndaj efekteve shkatërruese të Luftës së Dytë Botërore. Strategjia e zgjerimit për Ballkanin Perëndimor është një instrument për të siguruar paqen në rajon. Kroatët janë një komb në të cilin përvojat e luftës së fundit janë ende të freskëta. Ata e dinë se sa e brishtë mund të jetë paqja. Kjo përvojë mund të forcojë idenë europiane. Edhe për fqinjët e drejtpërdrejtë të Kroacisë, për Bosnjë-Hercegovinën

Pas Sllovenisë, Kroacia është vendi i dytë anëtar i BE-së nga ish-Jugosllavia. Marrëveshjet për anëtarësim patën filluar në tetor 2005. Kroacia ka një sipërfaqe prej 56 000 kilometra katrorë dhe 4,4 milionë banorë, rreth 90 për qind e së cilës janë të besimit katolik roman. Me një vijë bregdetare 1800 kilometra të gjatë dhe qindra ishuj, Kroacia është një destinacion shumë i preferuar turistik. Rreth 20 për qind e produktit të brendshëm bruto vjen nga turizmi.

dhe Serbinë, anëtarësimi është një hap i madh, sepse Kroacia merr rolin e modelit për kandidatët e tjerë në Ballkanin Perëndimor dhe mund të jetë motori i pajtimit dhe i kompensimit. Prandaj përfshirja e Kroacisë duhet të jetë një inkurajim për kandidatët e tjerë në Ballkanin Perëndimor për të mos lënë pas dore përpjekjet e tyre për reforma, edhe në qoftë se rruga për në BE është ende e gjatë dhe e përpjetë. Me vendimin e tij të marrë vetëm pak ditë përpara pranimit të Kroacisë në BE për të hapur bisedimet e pranimit me Serbinë Bundestagu jep një sinjal i rëndësishëm. Një premtim se solidariteti europian nuk mbaron në kufijtë e BE-së. Përshëndetja e mirëseardhjes për Kroacinë nuk do të jetë e fundit. ...Dhe kundër Për shkak të pozitës së saj gjeografike dhe historisë së saj sigurisht që Kroacia i përket Europës dhe po ashtu edhe Bashkimit Europian, komunitetit të demokracisë europiane. Ashtu si të gjitha shtetet tjera në Ballkan, edhe Kroacia duhet t’i përkasë BE-së, nëse për asgjë tjetër të paktën për të stabilizuar rajonin dhe për t’i bërë në të ardhmen të pamundura luftërat e tilla vëllavrasëse


BOTA • E martë 2 korrik 2013

P

rojekti më i ri është quajtur “Europa”. Që nga viti 2012 gazeta franceze “Le Monde”, gazeta britanike “Guardian”, ajo gjermane “Süddeutsche Zeitung”, gazeta italiane “La Stampa”, ajo spanjolle “El País” dhe ajo polake “Gazeta Wyborcza” e nxjerrin një herë në tre muaj këtë revistë. Ajo botohet si shtesë e këtyre gazetave. Lexuesit mund të gjejnë artikuj për papunësinë e të rinjve apo për arsimin, për buxhetin apo dhe tema të tjera të rëndësishme për jetën e tyre të përditshme. Robert Maxwell, botuesi britanik me prejardhje hungareze, nga mediet i njohur edhe si “mbreti i shtypit”, në fund të viteve ’80 ka zhvilluar një plan shumë ambicioz. Ai donte të krijonte një perandori mediatike, ku do të bënte pjesë edhe “Daily Mirror”, me qëllim që të ketë një revistë për tërë Europën në gjuhën angleze. “The European” do të duhej të ishte titulli i revistës, i cili do të ishte i ngjashëm me revistat “Newsweek” apo “Time”. Por projekti nuk pati sukses. Maxwell u zhduk në vitin 1990 në kushte të panjohura nga anija e tij në Tenerife, vetëm një vit pas nxjerrjes së numrit të parë. “The European” mbijetoi pa themeluesin e tij edhe tetë vjet, por pa ndonjë sukses të madh. Më në fund u mbyll në vitin 1998. Ëndrra për një revistë europiane dështoi. Ekspertët ishin të mendimit se në atë kohë mungonte një opinion i përgjithshëm europain. Më pas ka pasur edhe disa përpjekje të tjera për krijimin e medieve që do të mbijetonin edhe jashtë kufijve nacionalë. Por shumë gazeta të njohura janë në krizë. “Le “Monde” po lufton kaherë me rënien e tirazhit dhe me borxhe në vlerë prej qindra milionë euro. Javën e kaluar “Le Monde” ka bërë të ditur se do të nxjerrë në treg edhe një revistë në gjuhën angleze. Probleme kanë edhe gazetat e tjera. Edhe “Europa” paraqet një përpjekje për të hapur rrugë në tregjet e reja, jashtë kufijve kombëtarë.

15

“EUROPA”

Projekti që bashkon Në numrin e parë të “Europës” janë trajtuar temat e arsimit dhe tregut të punës. Si mund të mësojnë sistemet arsimore në Europë nga njëri-tjetri? Pse polakët duan të studiojnë në Londër? Në cilët sektorë ekonomikë spanjollët e rinj kanë më shumë shanse? Autorët kanë krahasuar gjendjen në shumë vende. Një gazetarë gjermanë, që jeton në Spanjë, raporton për gjendjen e arsimit atje. Korrespondeti i gazetës, “Guardia” në Bruksel ka bërë reportazh për funksionimin e tregut të punës. “Të mësojmë nga përvojat tona dhe nga bashkëpunimi ynë” është motoja e partnerëve. Bashkëpunimi zhvillohet sipas modelit të Këshillit të Europës. Ka gjashtë partnerë të barabartë, të cilët sipas radhës e marrin përgjegjësinë për numrin e ardhshëm, ngjashëm si në strukturat politike të KE-së, por ndonjëherë ka dhe probleme. “Strukturat janë ende kaotike, - shpjegon Vadim Makarenko. - Këtu përballen kultura të ndryshme të raportimit.” Anglezët janë më shumë të orientuar drejt lajmeve dhe informacioneve, ndërsa gjermanë dhe polakët më shumë janë të interesuar për reportazhe dhe formate më të gjata. Ne u drejtohemi njerëzve që janë të interesuar për procesin e integrimeve dhe për bashkëpunim. Një publik europian ende nuk ka, por ky projekt e mbështet një opinion të tillë. Prej fillimit të projektit “Europa” gazetarët e këtyre medieve bashkëpunojnë edhe në fusha të tjera. “Le Monde” dhe “Süddeutsche Zeitung” me rastin e 50-vjetorit të miqësisë gjermano-franceze ka nxjerrë një numër të përbashkët. “La Stampa” i ka furnizuar partnerët me informacione për dorëheqjen e Papës Benedikti XVI. Në numrin e radhës “Europa” do t’u kushtojë një vëmendje të posaçme zgjedhjeve në Gjermani dhe reflektimit të tyre në Europë. Çfarë duhet të bëjnë gjermanët dhe europianët së bashkë për të dalë nga kriza? Sa ngushtë duhet të bashkëpunohet? Edhe në numrin e ardhshëm duhet të bëhet e qartë se kriza nuk prodhon vetëm konflikte brenda Europës. Redaktorët janë të mendimit se kriza i ka afruar europianët, ngjashëm si dhe botuesit e gazetave.

Ana njerëzore e Europës “E veçanta në ‘Europa’ është se merret shumë pak me institucionet dhe politikën e Bashkimit europian”, shpjegon Vadim Makarenko, reporter për ekonominë i “Gazeta Wyborcza”. Gazeta shkruan më shumë për problemet e përditshme të qytetarëve europianë, për historinë e tyre dhe për çështjet që i preokupojnë. Makarenko mendon se për çështjet e përditshme duhet raportuar në një formë tjetër, sepse është shtuar numri i skeptikëve në Europë. Sipas disa sondazheve të kryera në pranverë, besimi i njerëzve në Europë ndaj BE-së është në nivelin më të ultë deri tani. Këtë do të duhej ta ndryshonte tani një gazetë që raporton për problemet e përditshme të njerëzve në Europë.

si ato që ndodhën pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Njerëzit në Kroaci kanë nevojë për një perspektivë europiane. Këtë e ka premtuar në mënyrë të përsëritur edhe Bashkimi Europian dhe e ka siguruar me marrëveshje. Tani ka ardhur koha për këtë, por shtrohet pyetja: a është korriku i vitit 2013 me të vërtetë koha e duhur për anëtarësimin e Kroacisë? Pavarësisht proceseve të vështira të përshtatjes, aparati gjyqësor dhe

»

policor i Kroacisë ende nuk ka arritur në nivel europian. Problemet me ndjekjen penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit mund të jenë edhe më të mëdha nga ç’ishin dhe janë në Rumani dhe Bullgari. Parë në aspektin ekonomik, Kroacia është një vend krize. Ekonomia është duke u tkurrur. Deficiti është dy herë më i lartë se ç’e parasheh pakti i stabilitetit europian. Papunësia e të rinjve është rreth 40 për

qind. Dikush mund të argumentojë se Kroacia mund t’ia dalë më mirë mbanë me këto probleme si një anëtare e BE-së. Kjo mund të jetë e vërtetë, veçanërisht fondet nga Brukseli sigurisht që do të rriten pas anëtarësimit të vendit. Por pse BE-ja, me gjithë ngarkesën që ka me Qipron, Greqinë, Spanjën, Portugalinë dhe Irlandën e pranon shtesë edhe një vend tjetër në krizë, kjo është e vështirë t’u sqarohet njerëzve në

Bashkimin Europian. Çështja nëse BEja aktualisht është e aftë për t’u zgjeruar, nuk është diskutuar asnjëherë seriozisht. Me hyrjen e Kroacisë në BE rritet rreziku që konfliktet e vjetra mes kundërshtarëve të dikurshëm në luftë dhe tensionet etnike në Ballkan të importohen në Bashkimin Europian. Aktualisht çdo gjë është e qetë, por në të ardhmen Kroacia, si anëtare e BE-së, për shembull, mund ta mbajë Serbinë si vend kandidat larg

komunitetit europian. Do të kishte qenë më mirë që të gjitha republikat ish-jugosllave t’i bashkoheshin në të njëjtën kohë BE-së. Atëherë konfliktet, për shembull në Bosnjë- Hercegovinë apo ato midis Serbisë dhe Kosovës, do të duhej të zgjidheshin para anëtarësimit. Kroacia anëtarësohet më 1 korrik, për këtë çështje nuk diskutohet më, po nëse anëtarësimi në BE do të jetë një shërbim afatgjatë, nuk është vendosur ende.


16

« OPINION

E martë 2 korrik 2013 •

Atributet e epokës “Berisha”(II) Berisha, kritika unikale dhe gabimet njerëzore të tij

N

ë historinë e Shqipërisë moderne nuk ka ndodhur ndonjëherë që një udhëheqës politik e drejtues i lartë i këtij shteti të jetë vënë në shënjëstrën e kritikës dhe sulmeve të pandërprera e të idhta, si Sali Berisha. As diktatura komuniste nuk e anatemoi armikun e saj, Mbretin Zog I, sa anatemuan pasardhësit e diktaturës liderin demokrat shqiptar. Nëse do të bënim një hulumtim shkencor e serioz, do të provohej fakti se opozita e majtë shqiptare ka sulmuar qindra herë më shumë liderin e së djathtës sa ka kritikuar diktaturën dhe diktatorin Hoxha. Antiberishizmi ka qenë dhe mbetet rryma më e specializuar në luftën për pushtet të derisotme. Antiberishzmi ka qenë një fenomen, jo thjesht një armë dhe një përpjekje e së majtës për të mbijetuar. Tiparet kryesore të antiberishizmit nuk janë ato atribute që mbart çdo opozitë demokratike për të dhënë alternativën e vet konkurruese, por lidhen me tipare të formuara dhe trashëguara nga diktatura, si urrjetja, hasmëria, hakmarrja dhe për pasojë përdorimi i të gjitha mjeteve legale e jolegale për të arritur qëllimin për likuidimin politik e madje fizik të kundërshtarit. Ndërkohë mund të thuhet se Antiberishizmi e ka gjallëruar dhe motivuar për punë të mëdha në çdo kohë Berishizmin. Ndoshta shumë prej arritjeve të Berishës, shumë nga cilësitë e sidomos përkushtimi dhe energjia e pashtershme tij janë motivuar nga lufta e pakompromis e së majtës, luftë e cila ka njohur të gjitha format e saj dhe është zhvilluar me të gjitha mjetet. Kështu që në historinë e këtyre 23 viteve ka pasur vetëm një trend: Antiberishistët kanë provokuar sentimentin e Berishës dhe kanë prodhuar një lloj specifik reaksioni, i cili përmban në linjën e tij elementë të formimit të liderit demokrat. Formimi i tij na lejon të konkludojmë se lidhet me tiparet fisnike të malësorit, të vendlindjes së doktorit, siç janë personaliteti i pandikuar nga ndokush, integriteti moral i brujtur që në moshën e rinisë së hershme, formimi i vetëdijes i aplikuar në kuvendet e malësorëve të urtë e të zgjuar, paprekshmëria në dinjitet e personalitet, përkushtimi, vendosmëria dhe energjia e jashtëzakonshme për të realizuar qëllime të mëdha në jetë e në politikë. Po t´i shtojmë këtyre atributeve edhe edukimin atdhetar të tij, atëherë bëhet shumë e qartë pse Berisha prodhoi atë që quhet berishizëm dhe që mund të përmblidhet në përuljen para Zotit, Kombit dhe Familjes. Asnjë politikan i dytë në sa e sa dekada nuk ka mundur të bashkojë te vetja e tij tiparet që lidhin këto tri elementë jetësorë, të cilët në filozofinë politike shihen edhe si elementë përcaktues të suksesit të njëriut e të njerëzimit. Sali Berisha i trashëgoi dhe i realizoi këto në praktikë, në kushtet e drejtimit të shtetit shqiptar, duke sjellë në politikën shqiptare një model të ri të udhëheqit politik e moral. Por është fakt se ai luftoi i bazuar në principet e mësipërme në kushtet e një politike të ndotur moralisht dhe të mbushur me skema e skena mashtrimesh, trillimesh, akuzash të fabrikuara e rrenash të mëdha e të vogla të transformuara, sipas parimit qosiqjan “Rrena është e moralshme, nëse i shërben interesave të partisë”. Qosiq shkruan se “Rrena është detyrë patriotike për serbët”. I shtrënguar dhe i lënduar nga kjo praktikë unike e të bërit politikë nga kundërshtarët e tij, Berisha ka reaguar jo rrallë me emocion dhe ka rënë në provokimet e kundërshtarëve ekstremistë të tij. Unë jam i bindur se gabime të tilla njerëzore ai i ka bërë për shkak të sinqeritetit në marrëdhëniet politike me partnerët e madje edhe me kundërshtarët, duke harruar se përballë tij qëndroi gjithë kohën një kundërshtar e një mijë e një hileve. Pra, të shumtat e gabimeve njerëzore të liderit demokrat mund të vlerësohen si refleks i provokimeve të panumërta ndaj tij. Në këto katër vitet e fundit ne kemi parë të aplikohet strategjia e së majtës për ta zhvleftësuar personalitetin e Berishës në tri aspekte: Në aspektin e qëndrimeve të tij nacionaliste, pra t´i hiqnin atij imazhin e patriotit dhe njeriut të përkushtuar në shërbim të Shqipërisë dhe kombit shqiptar. Në aspektin e shembullit dhe modelit të sjelljes në familje, duke bërë akuza dhe shpifur ditë për ditë kundër fëmijëve dhe familjarëve të tij, deri te montimi i videos

Nga dr. ENVER BYTYÇI

së shekullit, ku implikohej zonja Berisha. Në aspektin moral të raportit të tij me shtetin e luftën kundër korrupsionit, duke hamendësuar dhe shpifur pandërprerë, deri te videoja e shekullit e korrupsionit të Ilir Metës, ku ishte montuar emri i Sali Berishës për gjoja të implikuar në koncensionin e hidroventaleve. Lufta kundër Berishës ishte e të gjitha llojeve. Ato mund të përmblidhen në reagimet e ashpra e të paarsyeshme në Parlament, thirrjet për mosbindje qytetare, kërcënimet e tipit “Mos luaj me zjarrin”, bojkoti i zgjedhjeve, bojkoti i Parlamentit, bojkoti i votimit të ligjeve të integrimit, ligje të cilat sillnin zhvillimin e vendit, protestat paqësore e ato të dhunshme, grevat e pandërprera të urisë, bllokimi i autostrave dhe rrugëve kombëtare, bllokimi i zbatimit të ligjit, bllokimi i firmave koncensionare, kërcënimi për anulimin e ligjeve dhe vendimeve sidomos në fushën e koncensioneve, sulmet e dhunshme kundër godinës se Kryeministrisë, e deri te djegia e shkatërrimi i institutcioneve të shtetit në vitin 1997, ose te vrasjet dhe ekzekutimi i figurave politike në opozitë. Shpesh herë përdorimi i dhunës nga ana e kundërshtarëve të tij shkaktoi dhimbje jo vetëm për personalitetin e përkushtuar për zhvillimin e kombit shqiptar, Berishën, por edhe për vendin. Në këto kushte reagimet e liderit demokrat në pushtet ose në opozitë nuk qenë gjithnjë të matura, të studiuara e të thelluara. Përballë revoltave të dhunshme, në mandatin e parë, kur ushtroi detyrën e Presidentit të Republikës, Berisha është akuzuar për “veprime ekstreme” e në raste të tjera për “mosveprim”. Viti 1997 është viti i zhvillimeve ekstreme të dhunës si rezultat i rënies së piramidave financiare. Aso kohe opozita e majtë, pasi kishte bojkotuar zgjedhjet e 26 majit të vitit 1996, iu bashkua dhe udhëhoqi veprimet e dhunshme kundër rendit kushtetues dhe shtetit, me qëllimin e vetëm që të rikthehej në pushtet.  Arkivat do të përcaktojnë rolin e Presidentit Berisha për ngjarje si ato të vitit 1997. Por do të ndriçohen dhe disa aspekte të tjera, për të cilat Berisha është kritikuar dhe bërë përgjegjës me ose pa të drejtë. Shumë aspekte të veprimtarisë së tij do të njihen më mirë përmes studimit të arkivave jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Uashington, Berlin, Londër e gjetkë. Vetëm atëherë do të kemi një pasqyrë të plotë të asaj çfarë ka përfaqësuar Sali Berisha për Shqipërinë dhe shqiptarët. Viti 1997 mbetet nyja e zhvillimeve të para dhe pas këtij viti. Por fakti se Berisha u rikthye në pushtet dëshmon se ai nuk mund të ishte fajtori kryesor i ngjarjeve të vitit 1997. Një ndër momentet më kritike të jetës politike të Berishës janë ngjarjet e 12-14 shtatorit 1998. Ndoshta është e vetmja pjesë e veprimtarisë së tij, kur ai ka ndjerë se ka gabuar, por në rrethana krejt provokuese nga ana e disa segmenteve kriminale të shtetit të kohës. Vrasja makabre e liderit të Lëvizjes së Dhjetorit, Azem Hajdari, çoi në veprime të dhunshme të demokratëve, veprime të cilat ishin planifikuar në skenarin e likuidimit të shefit të opozitës, Sali Berisha. Berisha nga ana e tij, në disa aspekte ra në kurthin e provokimit të skenaristëve vrasës të Azem Hajdarit dhe pagoi një kosto politike të pamerituar. Ndërsa minsitri i kabinetit Berisha, Aldo Bumçi, do t’i jepte më 2012 një donacion të majmë organizatorit kryesor të asaj vrasjeje. Ndërkaq kostoja e 14 shtatorit 1998 do të rëndonte mbi opozitën deri në korrikun e vitit

2005. Lideri demokrat Berisha do të rikthehej në Vlorë, ndërkohë që simpatizantët e tij prisnin me ankth rivënien në veprim të skenarit të vrasjes së Azem Hajdari. Në mesnatën e 28 Nëntorit 2000, ditën e festës së pavarësisë, ai u arrestua i rrethuar nga dhjetëra forca policie, skenë të cilën dëshmitarët e tregojnë si në skenar filmash. Më pas Berisha dhe PD u shmangën me dhunë nga marrja e pushtetit në zgjedhjet e vitit 2001. Nuk po përmend kostot e tjera, të cilat ai i ka shlyer njëmijë fish për shkak të një gabimi taktik në politikën e tij. Mund të ketë prej atyre që me mendjelehtësi shtrojnë pyetjen disi legjitime: - Pse Berisha ka rënë në kurthin e neokomunistëve shqiptarë?! Por askush nuk e ka provuar dhe nuk do ta provojë kurrë në të ardhmen të jetë kaq fort nën goditjet e një makinerie me përvojë të instrumenteve të luftës të së majtës shqiptare. Në historinë politike të Shqipërisë moderne nuk do të gjendet ndonjë udhëheqës tjetër aq i kritikuar, akuzuar, anatemuar dhe i goditur nga kundërshtarët e tij, sa Sali Berisha. Që në fillim më duhet të them se shumica dërmuese e akuzave dhe kritikave ndaj tij ishin të sajuara, të shpikura, të trilluara. Mund të thuhet se në këto përmasa nuk është linçuar as diktatori Hoxha. Dhe kjo ndodhi për shumë arsye, por kryesore është se fushatën 23-vjeçare kundër Sali Berishës e udhëhoqën përkrahësit ose pasardhësit e diktatorit komunist, i cili e izoloi Shqipërinë dhe la pas një trashëgimi të errët. Trashëgimi e tij ishte gjithashtu metodologjia, doktrina dhe ideologjia e luftës “pa kompromis” e “me të gjitha mjetet” të kundërshtarit politik. Jam shumë i sigurt se pjesë e kësaj strategjie ishte bojkoti i zgjedhjeve të 26 Majit 1996 dhe rebelimi i armatosur për të marrë pushtetin me dhunë më 1997. Pjesë e kësaj strategjie ishte vrasja e Azem Hajdarit, Ahmet Krasniqit dhe dhjetëra kundërshtarëve politikë në vitet 1997-2005. Pjesë e kësaj strategjie ishte ngjarja e Gërdecit si dhe bojkoti, protestat e dhunshme, grevat e urisë të opozitës së majtë, të cilat e shoqëruan qeverisjen e Sali Berishës gjatë viteve 2008-2013. Në asnjë vend tjetër të Evropës Lindore nuk kanë ndodhur ngjarje të tilla e reagime si këto nga ana e opozitës që vinte prej trashëgimisë së diktaturës komuniste. Kjo e ndikoi ndoshta Doris Packun, kur pas 23 qershorit u deklarua se “Shqipëria nuk më surprizon më”. Ishte një ironi e hollë e saj, prej së cilës politika në Shqipëri, sidomos kundërshtarët e Berishës ka nevojë të skuqen. Por një konstatim i tillë shkon përtej skuqjes së kësaj kategorie të politikës. Përfshin votuesit shqiptarë, të cilët dëshmuan se nuk e kanë pjekurinë politike të nevojshme për të zhvilluar demokracinë. Jo se votuan Edi Ramën. Vota ndaj opozitës, sado e dhunshme të jetë ajo, është gjithnjë legjitime. Por se votuan pjesën më të kompromentuar të pushtetit në Shqipëri, pjesën më të keqe të tij, pjesën më të korruptuar të politikës së këtij vendi. E di se shumëkush do të më qortojë për këtë konstatim dhe vlerësim që jap. Por nuk mund të mos e publikoj këtë qëndrim, pasi besoj se e vërteta është kjo. Nëse partitë e mirëfillta opozitare morën aq deputetë sa kishin në 2009-ën dhe nuk janë në gjendje të formojnë qeverinë, ato plotësojnë jo vetëm shumicën e thjeshtë, por dhe atë të cilësuar me 16 deputetët e LSI-së, e cila i katërfishoi vendet e saj në Parlament. Këta 16 deputetë erdhën në spektrin parlamentar shqiptar me metoda puçiste të tipit modern. Nëse do të fitonte morali, më parë se LSI duhej votuar opozita ose ish-mazhoranca. Por fitoi antimorali, prandaj e diktojnë shumicën ata, të cilët janë përgjegjës për 21 janarin, për korrupsionin e dëshmuar në disa video, për gjendjen katastrofike në shëndetësi, në ekonomi e në diplomaci. Këto ishin tri fushat më të anatemuara të Edi Ramës dhe të trija këto u drejtuan deri më 1 prill 2013 nga përfaqësuesit e partisë më të votuar në zgjedhjet e 23 qershorit. Kjo përbën ndoshta një kontrast, i cili vështirë se mund të ndriçohet ndonjëherë. Ndoshta kjo dukuri unikale, e cila duhet studiuar si fenomen tipik shqiptar, ka bërë që lideri historik i demokratëve shqiptarë, Sali Berisha, të shihet shpesh herë si personalitet mitik. Megjithëse atij i ka munguar krejtësisht misticizmi, si një gjetje e udhëheqësve karizmatikë për të krijuar një farë miti rreth vetes. Në numrin e nesërm: Mitika dhe misticizmi te Sali Berisha


OPINION • E martë 2 korrik 2013

»

17

Edi Rama dhe 12 nga apostujt e “Rilindjes”

Z

Nga ALBI XHUNGA

gjedhjet e 23 Qershorit shënuan një fitore plebishitare për të majtën shqiptare. Kuvendi do të ketë plot 84 vota të majta, të cilat përveçse sigurojnë një mazhorancë të fortë e të qëndrueshme, janë të afta edhe për ndryshimet kushtetuese që kërkojnë një shumicë prej tre të pestash. Pra, qeveria e ardhshme do ketë një mbështetje të fortë nga Kuvendi. Ajo që mbetet për t’u diskutuar është qëllimi, dashamirësia që duhet të ketë kjo mazhorancë për të Rilindur Shqipërinë dhe për të ndryshuar sistemin. Është i domosdoshëm dryshimi i sistemit korruptues e abuziv që nisi nga qeveritë socialiste të pas viteve ‘97 dhe që u perfeksionua e konsolidua nga qeveria “Berisha” e tetë viteve të fundit. Berisha po ikën, por a po ikën edhe sistemi që ai kryesoi për tetë vite? Atëherë, le t’u hedhim një sy disave prej rilindasve që do të jenë pjesë e Kuvendit të ri, thjesht për të parë në janë figura që të bindin se do ta ndryshojnë këtë sistem dhe do e rilindin këtë shoqëri. Nuk po i analizoj të gjithë, për faktin e thjeshtë se nuk i njoh të gjithë. Madje nuk njoh as këta që po përmend. Thjesht do të përdor informacionet mediatike për sjelljet e tyre publike. 1. Edi Rama – Renditjes nuk i kam vënë rëndësi, por nuk mund të mos niste kjo listë me kreun, strategun e kësaj Rilindjeje, Edi Ramën. Ramën duhet shumë për ta analizuar, por këtu po përmend vetëm faktin se harroi 21 Janarin, harroi videon Meta-Prifti, harroi “depozitën” (i referohem batutës së tij, se Meta nuk është as pozita e as opozita, por është depozita), dhe me një pragmatizëm të shëmtuar bëri aleancë me hajdutin vetëm e vetëm të vinte në pushtet. Meta fitoi pafajësinë nga gjykatat shqiptare, por vendimi i gjykatës nuk besoj se zhduku me shkopin magjik bindjen e përgjithshme popullore se Ilir Meta është hajdut dhe u kap me presh në duar, ndërsa bënte korrupsion. Edi Rama ka gjithashtu përgjegjësinë e dirigjimit të opozitarizmit këto tetë vite që shkuan. Humbi zgjedhjet në vitin 2009 dhe tha se u vodh nga pushteti. Unë jam një nga ata që mendoj se kishte të drejtë. Nuk e shpjegoj dot ndryshe refuzimin këmbëngulës të pushtetit për të mos hapur kutitë. Preteksti ligjor nuk më bind gjithashtu, po të marrësh parasysh faktin se Sali Berisha e ka shkelur ligjin dhe Kushtetutën sa herë ia ka dashur volia politike. Rama tha në një intervistë në ditën e zgjedhjeve për “Le courier des Balkans” se në vitin 2009 Komuniteti Ndërkombëtar e tradhëtoi. Pra, z. Rama ende nuk e ka mësuar se kauzat nuk i bëjnë të tilla ndërkombëtarët. Ndërkombëtarët pozicionohen (ose detyrohen të pozicionohen) kur kauzat bëhen kauza nga protagonistët. Por përpjekja e Ramës për ta shndërruar në kauzë vjedhjen e zgjedhjeve të vitit 2009 ishte shumë e vakët, ndaj edhe dështoi. Rasti tjetër flagrant i arrogancës së pushtetit ishin zgjedhjet lokale të vitit 2011. Në të njëjtën intervistë Edi Rama thotë se reagimi ndërkombëtar në vitin 2011 ishte më keq se në vitin 2009. Pra, sërish ëndërrimtari zgjidhjen e priste nga jashtë dhe kur kjo nuk erdhi, futi bishtin ndër shalë dhe pranoi humbjen. Një tjetër gjë që ia vlen të përmendet është se si pasojë e lidershipit të tij, 21 Janari është protesta e fundit në Tiranë. Për të gjitha këto, në emisionin “Top Story” të Sokol Ballës, Edi Rama tha se politika nuk është shkencë e së shkuarës. Domethënëse kjo…

2. Saimir Tahiri. Numri dy i listës së Partisë Socialiste në Tiranë, duket si një yll në ngjitje në politikën shqiptare. Por një ngjarje e shëmtuar e vë disi në dyshim karakterin e tij. Një protestë të rinjsh në Rrugën Pedonale në Shtator të vitit 2011, ndaj nepotizmit të kreut të Bashkisë, u ndërpre nga disa halabakë, vegla të pushtetit. Njëri syresh ofendoi dhe kërcënoi deputetin Tahiri në prani të policisë dhe të kamerave të televizioneve. Që Saimir Tahiri nuk reagoi në atë moment mund të jetë e kuptueshme. Por që kjo histori të kalonte fare në heshtje, kjo është e papranueshme. Një i zgjedhur nga populli nuk bëri një denoncim sepse i trembej hakmarrjes së një halabaku? Kjo është e turpshme. 3. Numri një i listës së PS-së në Durrës është Blendi Klosi. I njohur si shok i afërt i Kryeministrit të ardhshëm, nuk mund të mos bëhej një nga eksponentët e rëndësishëm të PS. Megjithatë, shumëkush e di se Blendin mund ta gjesh pothuaj çdo natë në kazinotë e Tiranës, pasi është qejfli pokeri. 4. Alfred Peza. Gazetari i njohur që hyn në politkë. Pezën e kam pasur drejtor për pak kohë. Ai drejtonte me dorë të hekurt televizionin “Ora News”. Arroganca e tij është proverbialie në drejtimin e televizionit. Çdo kundërshtim, shprehje mendimi të lirë dhe mosservilosje ndaj tij shoqërohej me largim të menjëhershëm nga puna. Shumëkush mund të çuditet, pasi kjo tendencë për autoritet nuk është e natyrshme për një gazetar. Por nuk duhet harruar fakti se Fred Peza përpara se të bëhej gazetar ka qenë oficer. Për arrogancën e tij po përmend vetëm dy raste. Njëherë shau mbarë e prapë dy djem transmetimi, sepse e nxorrën gabimisht në ekran, ndërsa po hante në studio në kohën e pushimit. Ndërsa u përplas me pronarin e televizionit dhe u detyrua të largohej sepse shau me gjuhë ordinere një djalë që menaxhonte burimet njerëzore dhe që ishte i besuari i pronarit. 5. Gramoz Ruçi, një ish-ministër i Ramiz Alisë, tani do të rilindë Shqipërinë. I përmendur nga kabllogramet që Ambasada Amerikane në Tiranë ia dërgonte Uashingtonit dhe të bëra publike nga Wikileaks se është një ndër baronët e krimit në Shqipëri, babai i një djali që shtinte me kobure si kauboj në lokalet e natës në Tiranë dhe që i shpëtonte ndëshkimit se ishte biri i babait, tani do të rilindë Shqipërinë… 6. Arben Ahmetaj, ish-zëvendësministër në qeverinë Nano, i akuzuar se në bashkëpunim me ish-drejtorin e “Albtelekom”, Dhimitraq Rafti i shkaktuan shtetit shqiptar një dëm prej 2.2 milionë dollarësh me nënshkrimin e një marrëveshjeje mes “Albtelekom” dhe kompanisë “Hermes”,në të cilën Ahmetaj ka qenë administrator. 7. Erjon Veliaj, ish-drejtuesi i levizjes “Mjaft” dhe themeluesi i saj dhe më pas themeluesi dhe drejtuesi i partisë G99. Levizja “Mjaft” u bë shpejt një nga zërat më të besueshëm që vinin nga shoqëria civile për të denoncuar korrupsionin që gëlonte në qeverinë socialiste të kohës. Mjaft-i pati përkrahje dhe popullaritet, sepse dukej si lëvizje parimore dhe jo e lidhur me interesat politikë. Mirëpo Erjon Veliaj e pa këtë lëvizje si një trampolinë të mirë për t’u katapultuar në politikë dhe krijoji nga Mjaft-i partinë G99. Meqenëse kjo lëvizje rezultoi e dështuar, Veliaj kaloi në strukturat e PS-së, natyrisht me përkrahjen dhe bekimin e kryetarit Rama, që për të shporrur nga partia besnikët e Fatos Nanos, i duhej gjak i ri në parti. Me lëvizjet pragmatiste

në politikë jemi mësuar tashmë, por Erjon Veliaj është fajtor për faktin se si pasojë e hedhjeve të tij kanguriane, sot në Tiranë askush nuk beson më në lëvizjet e pastra qytetare, pasi drejtuesit mund të rezultojnë përfitues të këtyre lëvizjeve për t’u hedhur në politikë. 8. Anastas Angjeli, disa herë ministër në qeveritë socialiste, është akuzuar haptazi për korrupsion nga ish-kryeministri dhe shefi i tij në qeveri, Fatos Nano. Angjeli është akuzuar gjithashtu se ka favorizuar biznesin grek në Shqipëri. Një nga akuzuesit është Geri Kokalari, një eksponent i rëndësishëm i lobeve shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kokalari ka denoncuar faktin se Anastas Angjeli është mik me kongresmenin antishqiptar, Nikolas Geixh, drejtuesi i një organizatë të quajtur “Panepirike”, e cila e konsideron Shqipërinë jugore si Veriu i Epirit. 9. Arta Dade. Zonja Dade është mamaja e dy djemve që shpesh janë bërë pjesë e kronikave të zeza. Natyrisht që po të mos ishin bijtë e mamasë do e kishin parë veten pas hekurave për një kohë të gjatë. 10. Fidel Ylli. Për Fidelin duhet bërë një analizë më e gjatë. Nga një truprojë e ish-kryeministrit Aleksandër Meksi, u bë një biznesmen i sukseshëm dhe më pas (sipas tij i ftuar nga Edi Rama) u bë një politikan i rëndësishëm në Partinë Socialiste. 11. Paulin Stërkaj. Në disa raportime që Ambasada Amerikane i dërgonte Uashingtonit përmes kabllogrameve, Stërkaj akuzohej se ishte përfshirë në një vrajse gjatë fushatës së vitit 2009. Aty përmendej gjithashtu se ishte njeri i paarsimuar. Stërkaj iu është përgjigjur akuzave se policia nuk e ka thirrur asnjëherë për atë vrasje dhe se ai ka një diplomë. 12. Tom Doshi. Edhe Toma akuzohet nga kabllogramet e Ambasadës Amerikane se është njeri i krimit në Shqipëri. Një tjetër akuzë që i drejtohet atij është se në mënyrë të turpshme sulmoi gazetarin Besar Likmeta. 13. Koço Kokëdhima. Edhe ky një biznesmen që katapultohet në politikë nga kryetari i Partisë Socialiste, sepse janë miq të vjetër. Koço është akuzuar fort se ka qenë i privilegjuar nga Bashkia e Tiranës kur kjo drejtohej nga Edi Rama. Koço është gjithashtu partizan i fenomenit të mosdhënies së rrogave punonjësve. Them partizan, sepse kur Koço nisi ta bënte këtë, në Shqipëri ende s’kishte filluar kriza ekonomike. Pra, kjo është një pjesë e rëndësishme e skuadrës së Rilindjes. Në duart e këtyre njerëzve është sot fati i këtij vendi. Megjithë paragjykimet e pashmangshme që shoqërojnë njerëzit e njohur, le të shpresojmë një erë ndryshimi në politikën shqiptare, në drejtimin e shtetit, si dhe në shkuljen nga themeli të sistemit korruptivo-klientelist që e ga gërryer për më shumë se dy dekada këtë shoqëri. Shumëkush mund të pyesë; Përse unë nuk e botova më parë një shkrim të tillë? Përgjigjja është e thjeshtë. Edhe unë jam një nga ata që mendonin se Sali Berisha duhet të ikte një orë e më parë nga skena politike shqiptare, pavarësisht kostove që do kishte kjo. Megjithatë, duhet thënë se këtyre zotërinjve shqiptarët iu dhanë një shans. Këto zgjedhje kam përshtypjen se e ndërgjegjësuan këtë popull për forcën e tij prej sovrani. Nëse zotërinjtë nuk sillen siç kanë premtuar, ndoshta ky popull i lodhur e i fustruar nga kjo klasë politike, nuk do të presë katër vjet për t’i sikterisur.

Humbja e PD një paralajmërim serioz për çdo parti

H

umbja e PD-së dhe e koalicionit të djathtë ishte vërtet shokuese për të gjithë forcat e djathta dhe ata njerëz që e themeluan këtë parti, i shërbyen dhe kishin ëndrrën se vetëm kjo forcë politike i përfaqësonte ata. Por duke kaluar ditët njeriu fillon e numëron argumentet dhe arsyeton pse ndodhi kështu dhe a mund të pritej që PD-ja të humbte kaq thellë? Varet nga këndvështrimi, por do të thosha se nuk do shumë arsye, as duhet të lodhesh për të kuptuar se populli nuk gabon kurrë, se vota është tregues sinjifikativ se kjo parti e meritonte atë. Pothuajse këtë e kanë kuptuar që nga lideri historik i saj e deri te njerëzit poshtë tij, të cilët në njëfarë mënyre mbajnë përgjegjësi për këtë. Gjithnjë në PD ka ekzistuar një diskordancë vlerash dhe synimesh, është parë kjo parti më tepër si frymë sesa si organizim me struktura solide, është tentuar herë pas here që të harrohen kontribuesit e vërtetë, ata që e mbajtën PD-në në ditë të vështira dhe çuditërisht kanë përfituar njerëz të ardhur nga strukturat e majta, të cilët demokratët e vërtetë i shihnin me bisht të syrit ose nuk i përfillnin. Partia është kontribut dhe vlerë. Me këtë dua të them se PD-ja lëngoi në relativizimin e gjërave dhe mbajtjen e ekuilibrave brenda saj, aq sa herë-herë ajo nuk mundi të rifreskonte mendimin për të kuptuar realitetin social-politik dhe të kuptonte se pa realizëm nuk mund të ecet para. Realizmi politik dhe konkurrenca e vlerave nuk është dashur të kuptohen pikërisht tani, po më parë, për t’i dalë së keqes përpara, por edhe tani nuk është vonë që të kuptohet, vetëm sinqerisht se pa realizëm politik, duke qenë me këmbë në tokë, jashtë çdo afere të korruptimit politik dhe të justifikimit të humbjes nuk mund të ndërtohen strategjitë e së ardhmes. Sot nuk jemi më si më parë. Ndërgjegjja politike e popullit është pjekur dhe janë krijuar kushte të reja, nuk mund të bëhet fushatë dhe propagandë vetëm me slogane, as me parulla të konsumizmit komunist, as me etiketime dhe fjalë në erë. Përfundimisht, populli është shkëputur nga besueshmëria për hir të traditës që mbart kjo ose ajo parti. Sot është tradita e punës dhe e komunikimit me njerëzit urtë e butë, duke depërtuar në hallet dhe problemet e tyre jashtë çdo konteksti të diktimit apo të ndikimit. Është e vërtetë se PD-ja ka qenë e suksesshme në qeverinë e saj, në projekte të mëdha infrastrukturore që dihen, në futjen e Shqipërisë në NATO, liberalizimin e vizave, ngritjen e rrogave dhe pensioneve e në disa aspekte të tjera. Po reformat

Nga BUJAR NALLBANI e mëdha kanë kostot e tyre sociale dhe nuk mund të bëheshin aq me nxitim pa llogaritur se çfarë efekti, qoftë psikologjik, do të shkaktonin në masën e gjerë. Natyrisht, këtu hyri në punë edhe një gënjeshtër e sofistikuar, që largonte çdo sens dhe ndjenjë përgjegjësie ndaj realitetit imponues, i cili çdo ditë merrte një lloj pakënaqësie si ortek zemërimi ndaj varfërisë dhe indiferencës totale që kishte një administratë që, megjithëse paguhej me paratë e taksave të popullit, shkrehej në një indiferentizëm total dhe kishte luksin të vegjetonte e qetë për shkak të besimit se ajo ishte në rregull me shefat lart, të cilët nuk i kuptonin ose i anashkalonin hallet dhe problemet e popullit. Natyrisht, çdo parti e pushtetit e ka këtë risk, është njëfarë shkëputje e natyrshme dhe njëfarë dehje që realizohet në mënyrë instiktive. Vetëm mbledhjet, mitingjet dhe takimet me hosanara nuk mund ta realizojnë atë që quhet “kontakt i drejtpërdrejtë me njerëzit” për të mbajtur shënim çdo hall dhe problem të tyre. Kjo e dëmtoi rëndë PD-në dhe qeverinë e saj, dëmtim që nuk dha rezultatet e pritshme, por sidoqoftë këto rezultate janë reale dhe të mirëllogaritura tani, por kurrë të paramenduara më parë. E keqja tjetër ishte mosqarkullimi i stafeve drejtuese dhe kalcifikimi i njerëzve në një detyrë për një kohë të gjatë. Këta njerëz nuk u kontrolluan kurrë dhe s’u mor kush me ta, as nuk dhanë kurrë llogari çfarë bënë, pse vepruan kështu, sepse nga partia nuk doli asnjë zë, asnjë alarm, partia bënte jetën e saj inekzistente nën hijen e qeverisë dhe i dukej se ishte në rregull me çdo gjë. Duke braktisur demokratët e vërtetë me psikologjinë përjashtuese dhe mjaft të padrejtë se “këta janë tanët dhe votën e kemi të sigurt prej tyre” PD-ja nxitoi të rekrutonte njerëz nga e majta dhe të tjerë, të cilët mbase nuk e prisnin një shpërblim të tillë. Ku janë sot ata, pse nuk ndihen, por dalin pikërisht demokratët e vërtetë dhe bëjnë thirrje për rritje të kurajës? Moslistimi i njerëzve dhe harresa ndaj tyre, ndaj kontributeve në vijimësi ishte një e metë themelore, e cila çoi në këtë humbje kaq të papritur. Nuk dua të flas për shembujt e shumtë të korrupsionit, për dënimet e peshqve të vegjël dhe të lënies së lirë të peshqve të mëdhenj. Për moszbatimin e shtetit ligjor në shumë raste, për gënjeshtrat dhe idetë false, për njëfarë ngjyrosje të realitetit si mbulim i gjendjes së varfërisë, për abuzimet e panumërta të pushtetit lokal dhe rritjen e peshës absurde të ca bashkiakëve, qoftë nga e majta, qoftë nga e djathta, si feudalë provincash, të cilët nuk kontrollojnë dot territorin që kanë në administrim dhe për presionin e tyre politik mbi administratën krejt në mënyrë të pajustifikuar. PD-ja është

krijuar si parti e lirisë dhe sot pas humbjes së saj nuk është e moralshme të thuash se ajo nuk e mbart këtë vlerë, për të cilën edhe unë kam dhënë kontributin tim. Por PD-ja harroi se shumë herë u shndërrua në parti të burokracisë inerte, duke harruar këto vlera për shkak të njerëzve përzgjedhës, të cilët jo vetëm nuk rezultuan të suksesshme, por enkas tentuan t’i mbytnin këto vlera për hir të tarafeve, klaneve, krahinorizmit dhe babëzisë së tyre. Të gjitha këto shiheshin dhe populli mbante shënim. Humbja e PD-së ka një vlerë të madhe. Jo vetëm se ajo konsumoi një pushtet tetëvjeçar me të mirat dhe të këqijat e saj, por kjo humbje bëhet një mësim për të, për t’u demokratizuar, organizuar, për të kuptuar se nuk mund të jesh parti moderne vetëm për hir të emrit dhe liderit të fortë, sado i zoti qoftë ai, por mund të jesh parti moderne nëse realizon të kuptuarit e proceseve historike dhe kap rrjedhat sociale. Kjo shërben edhe si model për të majtën, për të kuptuar se i ka ikur koha mashtrimit, korrupsionit dhe mungesës së shtetit ligjor, se mund të punohet më me ndershmëri, se ky popull fal varfërinë, por jo mashtrimin, as propagandën false, e cila mund të injektojë mendime optimiste vetëm në tru të mykur ideologjikë. Sot çdo parti është e matur në tregun politik përmes asaj se çfarë ofron e mbi të gjitha çfarë bën. Të gjitha deklaratat patetike bien poshtë dhe shkrihen si vesa pa rënë dielli akoma. Ndryshe ndëshkimi popullor është i rëndë dhe ky ndëshkim i hoqi PD-së euforinë, ndërsa disa drejtuesve të saj idenë se ata ishin më të rëndësishmit dhe më të pazëvendësueshmit. PD-ja ndihet krenare për vlerat e saj, dhe ka të drejtë. Punë edhe janë bërë, janë disa arritje të rëndësishme, por PD-ja mund të funksionojë si parti e vlerave që mbart vetëm nëse kupton zërin e demokratëve të vërtetë, të cilët thërrasin për demokratizimin e saj, forcimin e frymës së shëndoshë të partneritetit partiak dhe këmbimit të ideve në mënyrë të lirë, jashtë çdo frike dhe drojeje. Vetëm kështu kjo forcë politike, që trashëgon një traditë të mirë në rrëzimin e komunizmit dhe sendërtimit të një ëndrre për një Shqipëri europiane, do të dijë të dalë nga ngërçi dhe apatia ku ka rënë, duke dhënë kështu modelin e ringritjes dhe të syçeltësisë së kuptimit të realiteteve, të cilat mbartin probleme jo vetëm nga veprimi, por dhe nga mosveprimi. PD-ja ka në dorë gjithashtu të jetë një opozitë konstruktive dhe të japë për herë të parë modelin se si bëhet opozita në Shqipëri. Ajo nuk duhet të ftojë njerëz të larguar, të cilët, pasi nuk gjetën rehat në një parti, vijnë tek ajo dhe rrëmbejnë ndonjë copë, siç e kanë rrëmbyer, por demokratët e vërtetë dhe të zotë. Këtu del në pah shprehja popullore “më mirë djepi bosh se shejtani brenda”.


18

« DOSSIER

E martë 2 korrik 2013 •

Një udhëtim rreth Sicilisë, një kryqëzim i historisë

Shkrimtarët italianë: Sicilianët e ilirët zakone dhe tradita të ngjashme Nga ALBERT KOTINI

N

ë qoftë se do t’i referohemi historisë kombëtare të Greqisë që në lashtësi, si vendi më i respektuar në Europë dhe në botë për kulturën e saj të hershmërisë, gjen si zanafillë mitologjinë dhe besimin fetar të përzier shumë pak në rrethanat historike të kohës. Greqia i referohet Dhiatës së vjetër, ashtu si në Libi, Egjipt e deri në Indi, ku autorët antikë gjejnë pikënisjen e tyre. Për sa i përket arkeologjisë, e cila zbuloi statuja, varre, monedha, u bënë me qëllim për të mbartur shpirtin e një kombi në qytetërimin e vet. Mirë kanë bërë, por nga ana tjetër nuk bëhen të besueshëm deri sa u mohojnë apo deformojnë, si “boshllëk” në këtë kulturë europiane fqinjët e tyre shqiptarë të pranishëm që në parahistori. Më tipike është në Sicili, të cilin e quajnë “Greqia e Madhe”, në Epir, që i jepet origjinë helene dhe jo ilire, në Dodonë e deri në Himarë. Holzner në librin e tij mbi Palin shkruan: “Kur nga Maqedonia doli një hero i ri (Aleksandër) vetëm 22 vjeç dhe solli dhuratat e Perëndimit, gjuhën grekë dhe filozofinë drejt Lindjes, tani Perëndimi kërkon dhuratat më të bukura të Lindjes, që është mësimi nga Nazareasit”. Çështje xhelozie, por dhe e keqinterpretuar në historinë botërore, sepse ka të bëjë me banorin e parë të Ballkanit, rrënjët dhe prejardhjen, të cilat sipas autorëve grekë bazohen më tepër te mitologjia se në elementet shkencore të ekzistencës. Dihet se pellazgët kanë qenë një popull parahelen. Në qoftë se civilizimi grek e ka pikënisjen në mitologjinë (parahomerike), në banesën e 12 perëndive në Olimp, atëherë Dodona ilire (apo Druri i Lisit), pse të mohohet, si pikënisja e civilizimit tonë kombëtar? Nocionet fise “barbare” apo “primitive” nuk mund të mohojnë prejardhjen ajrane (fisnike nga etimologjia indiane arja). Rrënjët gjenetike të autoktonisë greke jo vetëm nisin nga mitologjia, por edhe marrin për ndihmë gojëdhënat, legjendat e deri në besime pagane, duke i monopolizuar si të tyret. Mirëpo pellazgët, apo parailirët, si politeistë, ndihmuan edhe qytetërimin grek, të cilët duke i përvetësuar, adaptuar e përshtatën në mënyrë jetese njerëzore me kryezotët e tyre. Grekët e përshtatën hyjnizimin parailir (pellazg), duke diferencuar zotat më të pavdekshëm dhe të vdekshëm me prejardhje të përzier për të justifikuar ekzistencën tokësore me atë hyjnore. Ky lloj besimi vazhdoi edhe te romakët, deri në krishterim (monoteist). Parailirët në fakt u cilësuan “barbarë” edhe për arsye se qëndruan më larg përfytyrimeve të tilla, duke respektuar kryesisht dukuritë e natyrës (dielli, hëna, pyjet etj.). Në veçanti u nderuan zjarri dhe zotat mbrojtës të pjellorisë (lexo p.sh Fishtën për shtojzovallet apo mitologjinë tonë të maleve). Dihet se besimi kristian u përhap 500 vjet më vonë se qytetërimi romak, po në rastin tonë e kërkojmë zanafillën pellazgo-ilire 4000-5000 vjet më parë. Mitologjia greko-romake ka nevojë të interpretohet drejtë. Alberto Gaoçi në librin “La Storia I” shkruan: “Mitet historikisht konsiderohen si një ekzigjencë e popullit për të fisnikëruar prejardhjen e vet nëpërmjet figurave kombëtare mbinjerëzore.” Tit Livi shkruan: “Një popull e ka të nevojshme të rrisë ndjenjën e lavdisë kur ai kërkon t’i mbështetë për të ecur më tej, dhe këtë e bën duke e menduar të shenjtë prejardhjen e tij, duke ua lënë zotave themelimin e tij.” Historia kombëtare e Greqisë rrethohet me mite e legjenda, që përziejnë njerëzit me zotat. Kjo ndodh për motive të ndryshme, por kryesore

është për t’u paraqitur më të mirë se të tjerët, qoftë për shkak të mungesës së dëshmive rreth origjinës së lashtësisë, gjë që e çon në elemente imagjinare të legjendës. Kjo përhapje gojarisht përcillej nga brezi në brez për të mbajtur gjallë kujtimin e prejardhjes. Si rezultat, mitologjia greke, pothuaj si tërë perënditë, heronjtë i ka të mbartur nga pellazgjia pagane dhe për këtë ka mjaft botime që e provojnë si tezë. Prandaj në historinë kombëtare shqiptare duhet të zënë më tepër vend mitologjia e lindur nga burime pellazgjike dhe nuk mund të pranohet si një monopol helen apo romak. Shpeshherë mitizimi në lashtësi përdoret nga historianët grekë apo romakë për të mbuluar si komb edhe paqartësitë e prejardhjes në lashtësi. Mustafa Kruja në pjesën e parë “Historia e parahistoria” për historinë e vjetër të Shqipërisë midis të tjerave shkruan: “Fenikasit muarën nga egjzptianët, vetëm sistemin, formën e shkronjave për gjuhën e tyre, e krijuan vetë si deshën. Helenët qenë të parët në Europë, që nisën të shkruajnë me ABC-në fenikiane, aty nga shekulli IX, d.m.th. në epokën e Homerit... Ka 5000 vjet e këndej që u sendërzua ABC-ja në Egjzpt, por ka vetëm 3000 vjet që u shkrua, duke e mbjellë fenikasit poshtë e përpjetë me anijet e tyre e për qëllime tregtare. Helenët muarën prej tyre njëmijë e ca vjet më vonë... Të parat vepra të shkruara, qenë rapsoditë homerike, të përmbledhura në kohën e Pisistratit në mbarim të shekullit VI. Vepra në gjuhën latine nisën në shekullin III para krishtit. Prometheu ka qenë shumë më i lashtë nga sa e tregon mitologjia helenike. Vatra, d.m.th. vendi i zjarrit, është quajtur kurdoherë dhe kudo një gjë e shenjtë, si rreth i familjes, që ka lindur shumë më vonë se zjarri. Ka pasur kultin e altarin e vet jo vetëm në besimin e Zarathustrës, si helenët e romakët në kulmin e qytetërimit. Edhe në shqiptarët bëjmë be për zjarrin. Legjendat, mitet, e traditat nuk janë në histori, por duhet t’i pranojmë si baza të njohurive për një periudhë parahistorike dhe në ndonjë rast, si elemente ndihmuese në studimin e një epoke historike. Mirëpo sa vlerë kanë disa fosile, që ndërmjet tyre me hipoteza e disa zbulime të tjera historike ka punuar më tepër fantazia sesa baza dokumentare. Prandaj qytetërimet varen nga shumë faktorë: gjeologjikë, gjeografikë (kushtet) ekonomike, fizike e biologjike. Mbi këtë bazë edhe qytetëri-

mi pellazgo-ilir në trevën e Epirit dhe detin Mesdhe nuk mund të mbetet në boshllëk, duke iu përvesuar nga kultura greko-romake të gjitha legjendat e deri te beja për zjarrin apo për gurin, që edhe sot flasin në kullat e malësisë sonë. Një nga argumentet e tezës së mësipërme ka të bëjë me fisin ilir të elimëve. Në këtë drejtim janë mjaft botime, të cilat përfshijnë ngjarjet e Trojës, Butrintit, Epirit e deri në Italinë e Jugut (Sicili). Për të arritur deri në përshkrimet arkeologjike dhe citimet e autorëve klasikë, grekë dhe romakë në Sicili, duhet të marrim, si pikënisje luftën e Trojës. Fisi i elimëve është i lirë dhe së bashku me trojanët e larguar mbas djegies së Trojës erdhën në Kaoni, Thesproti, në veçanti në Butrint, e prej këtej në Sicili, ku krijuan qytete të tëra. Ky fakt, gjurmët e të cilit ekzistojnë edhe sot, asnjëherë nuk paraqitet si kulturë e ilirëve të vjetër, por vetëm greko-romake. Në revistën “Drini” nr. 9, 1.10.1942, autori italian Pelegrino C. Sestieri shkruan: “Byllis,

është një emër ilirik, sepse rrjedh nga emri i fisit byljions, ose bylliones, të cilin gjeografi Ptoleme e vendos në tokën e elimëve. Latinët i quanin “bylliones”, “bulin” dhe Plini na flet për “bulliones barbarë”, kur dihet se te romakët barbarë do të thoshte “të huaj”. Sipas Stefano Bizantino, Byllis, “Qyteti i Illyrisë”, u themelua nga mirmidonët e Neptolemeut. Edhe këtu është një shembull i atyre legjendave të përhapura, kur përmendet kthimi i heronjve të përrallave homerike, ashtu siç e gjejmë në themelimin e Amantias, ku thuhet se themelimi i qytetit i detyrohet kthimit të abantëve të Eubesë nga Troja e rrënuar”. Këtu përmenden elimët e ardhur nga Troja si fis ilirik, por njëkohësisht dhe nga mirmidonët, vendlindja e Akilit në Thesali, që s’ka qenë greke. Autori tjetër italian, P.Veronese, në revistën “Drini” nr. 1, 15.1.1943 për mitin e e Eneut shkruan: “Atëherë Eneu, pasi la qytetin në flakë mbas rrethimit 9-vjeçar, shihte në legjendën e tij Shqipërinë dhe në udhëtimin e


DOSSIER • E martë 2 korrik 2013

tij aventuror kundrejt fatit -thotë Virgjili, - Enea zbriti në Buthyrotum, Butrintin e sotëm… Virgjili thotë se Eneu gjatë luftimit të tij u ndal pranë mikut të tij Elen. Në këtë tokë të ëmbël ilirike Eneu dëshironte shumë të qëndronte pranë të ikurve nga Troja, por fati e shtrëngoi për të arritur në Itali. Për këtë shkruan Virgjili në këngën e tretë të “Eneidës”, sipas kallëzimeve nuk janë vetëm Eneu dhe Eleni heronjtë e vetëm të Homerit, që kanë lidhje emrat e tyre me atë të Shqipërisë. Sipas kallëzimeve edhe Neptolemeu, djali i Akilit ka ardhur në këtë tokë, duke themeluar mbretërinë e tij në krahinën, që përfshinte vargmalin e Akrokeraunit, ndërmjet Vlorës e Sarandës, mbretërinë legjendare të Kaonisë”. Autori italian P. C. Cestieri, po në revistën “Drini” më 15 shkurt 1943, për luanin e Butrintit shkruan: “Që në kohët klasike janë ndërmarrjet e kryera nga Herkuli kundër luanit të Nemeas dhe nga Meleagro, kundër luanit Kalidon, të cilat na japin provat, ku dhe Butrinti e ka një luan të tillë”. Në shkrimin e botuar në “Drini” nr.6-7 qershor 1943, me titull “Sulioti” (në shkrimet e Pukëvilit) shkruhet: “Sulioti është tipi i vërtetë i pellazgut, Hyrakanian dhe ndoshta ushtari i Lekës së Madh. Ky shqiptari suliot është stërnipi i ngallëngjyeshëm i luftëtarëve të Granikut… Ky është Akili lavdi plotë, që mundi të birin e Priamit, ky është hyu Mars, që copëton e shkatërron, pasandaj ulet të vajtojë mbi greminat që bëri në çastin e dehjes nga lavdia.” Në revistën “Drini” nr.12, 1 dhjetor 1942, me titull “Shqipëria në kohët e vjetra” shkruhet: “Sipas mitologjisë, heroi Kadmos dhe e shoqja e tij Armonia, që ishte vajza e hyjneshës Afërdita dhe i perëndisë së luftës Ares, lanë Fenikinë, vajtën në Greqi, ku themeluan Tebën dhe që këtu erdhën në Shqipëri. Të lumtur, lindën një fëmijë, që mori emrin Ilyrios. E vërteta është se që në kohët e para illyrianët nuk formuan një komb të vetin sikurse persët, egjiptianët, romakët dhe për pasojë raca illyriane u karakterizua nga grindje të pareshtura të fiseve. Nga fundi i shekullit të V para Krishtit, mbreti -tha Rypas, futi te mollosët qytetërimin helenik dhe mbas vdekjes së tij erdhën shumë mbretër të tjerë. Kjo derisa Pirroja i Epirit tregoi cilësitë e vërteta të ilirëve.” Në revistën “Drini” korrik ’44, me titull “Ilirët dhe shqiptarët” shkruhet: “Në Perëndim deti Adriatik nuk përbënte kufirin e vërtetë të pop-

ullit të dendur ilir. Pjesa më e madhe e bregut lindor të Gadishullit të Apenineve banohej prej fiseve të tij... Në krahinën Picenum, Napuli, ishin vendosur venetët, liburnët, picenët, meapët e japigët, të cilët kishin që të gjithë gjuhë e qytetërim ilir. Disa vjet më parë për të studiuar origjinën e popujve të ndryshëm, merrej për bazë interpretimi i legjendave të trashëguara nga grekët e vjetër dhe latinët dhe besohej se djepi i zhvillimit e i përhapjes së popujve e të qytetërimit ishte Azia mesdhetare”. Për sa më sipër, pse nuk përmenden asn-

»

19

jëherë legjendat e fiseve ilire të mësipërme? E veçanta e origjinës pellazgo-ilire që ka mbetur deri në ditët e sotme dhe që nuk jepet përgjigje nga autorë të shquar grekë apo italianë, kanë të bëjnë me zakonet karakteristike të arbëreshëve në këto dy vende. Kështu, p.sh., për ritin e zisë autori italian Aleksandër Serra në revistën “Drini” nr. 5, 15.5.1943, shkruan shkrimin me titull “Riti i zisë”, që përmban: “Një nga vajtimet që kemi dëgjuar në Spezano Albaneze (Cosenza) ka të bëjë me një ceremoni mjaft të vjetër, që nga kohërat legjendare të Homerit. Zakonet e vdekjes, pothuajse të zhdukura në shumë koloni, paraqesin në realitetin më të gjallë ndjenjën e thellë për të vdekurin.” Edhe në Greqi arvanitasit kanë trashëguar ritet e zisë, të cilat shpjegohen vetëm me origjinën pellazgo-ilire. Për sa u përket zakoneve të tjera, që kanë të bëjnë me dasmat martesat, si tek arbëreshët e Italisë dhe tek arvanitasit e Greqisë, mjaft autorë grekë dhe italianë janë të befasuar me këtë origjinalitet, që nga kostumet e veshjeve, këngët e vjetra të tyre e mbi të gjitha të pangjashme me këtë trevë. Kështu, këta autorë grekë dhe italianë, që i përmendin në shkrimet e tyre të veçanta, kur vjen puna për t’i botuar zyrtarisht në historinë e tyre kombëtare, heshtin. Kështu, p.sh., lumi i Bistricës, që derdhet në Butrint, është lumi i Kaonisë së moçme. Ky lum në fillim quhet Dhodhonë dhe prej refugjatëve trojanë u quajt Skamandris, si lumi i Trojës, më vonë Simois dhe kur u pushtua nga sllavët i mbeti emri Bistrica. Sipas gojëdhënave, thuhet se poshtë lagjes “Ali Agat” të Konispolit është “Qafa e Stismës”, në faqen e malit Saraqin, ku ka edhe mure të vjetra pellazgjike. Qyteti i vjetër i quajtur “Kestrimi”, gjendet ndërmjet Konispolit dhe Mursisë, zbulohet nga misioni arkeologjik italian, si më të vjetrat nga ato të Butrintit. Kjo prej refugjatëve trojanë u quajt “Troa dhe Ilian”. Influenca e ilirëve në Romë reflekton kur u nda Perandoria prej Dioklecianit, ku nga të katër ofiqet më të rëndësishme tre u zunë prej ilirëve. Arbëreshi i shquar P. Lorenzo Tardo më 10 maj 1943 shkruan: “Manastiri shqiptar i Mezzo Jusos

prova të tjera. Albumi kulturor-turistik “Duke vizituar Sicilinë” nuk mohon dot faktet e ekzistencës së popullit elym. Mirëpo Tuqiditi i konsideronte të ishin trojanë, që erdhën mbas shkatërrimit nga Akejtë, sipas Homerit në shekujt XII-X para Krishtit. Grekët erdhën në Sicili në shekullin VIII. Komuniteti “Erice” besohet të ketë prejardhje trojane, që krijoi dhe Romën. Mirëpo autori i shquar J. C. Hophouse në librin e tij “Udhëtim nëpër Shqipëri”, botuar në Londër më 1813, dhe autorët e tjerë, si N.G.L Hammond, Oksford 1967, në librin e tij “Epiri dhe autori Donald M. Nicol”, Oksford 1957, me titull “Despotati i Epirit”, midis të tjerave përmendin: “Luftanija ‘Aphrodite A. Eneas’ është zbuluar nga Dyonis Halicarnasius, që kjo luftanije iu afrua brigjeve të Ambrakisë, kur Roma mori nën kontroll Epirin mbas vitit 1067 para Krishtit. Kjo luftanije për trojanët dhe për pasardhësit e kryetarëve të Trojës solli Helenin dhe Enean në Butrint, aq sa vunë dhe emrat e vendeve të reja për luftanijen e perëndeshës së tyre. Në përshkrimin që bën Straboni thotë: “Epirotët, janë amfilokians të kufizuar në brendësi të maleve iliriane. Ata janë të ndarë në grupe, si molosianë dhe grupin tjetër veriorë të përbërë nga Lynce Stae Deuriopus, Pelagonia, Tripalitis, Erodi, Elimia dhe Eratyra.” Është interesante të theksohet se Tuqiditi pranoi traditën e trojanëve për t’u vendosur në Erykx dhe Segesta. Faqet e sëpatës në bronz të ndodhura te Dodona janë ndodhur dhe në Sicili. Dallimi i kulturës italiane me atë greke duhet nisur që nga fiset doriane, të cilët zbarkuan në Jug të Italisë së bashku me fiset ilire dhe gjetën grupet latine të quajtura “osqit” e “umbrit”, në shkrirje me fiset ilire venet e mesat. Për këtë përzierje fisesh, grekësh të vjetër, ilirësh të vjetër dhe latinësh, flasin zbulimet arkeologjike në Sicili, por dhe mjaft toponime të vjetra, që argumentojnë lidhjet e ngushta të kësaj treve me të gjithë popullsinë e lashtë mesdhetare. Me këtë popullsi nuk mund të përjashtoheshin pellazgo-ilirët, edhe pse sipas Stefan Bizantinit, italiotët e Jugut i shtruan pellazgët dhe i përdorën si skllevër të tyre. Kultura latine

në Sicili, për meritë të themeluesit të tij Andrea Reres, e kishte filluar më 1609 këtë veprimtari, ku pjesa më e madhe e murgjve të tij janë shqiptarë të kolonive të Sicilisë dhe të Kalabrisë. Vetë Lorenco ka lindur në Kontesa Entellina në Sicili dhe flet për origjinën e tij. Në qoftë se historia kombëtare e Greqisë nuk e pranon Dodonën si një faltore të ilirëve të vjetër, po ashtu edhe historia kombëtare e Italisë nuk pranon që fiset ilire të elimëve krijuan disa qytete të origjinës së tyre, si p.sh Segesta, Erice, Entella ose Kontessa Entellina, atëherë na duhet të sjellim

(kupto “Eneida”) në përgjithësi ajo folklorike, apo e kultivuar kanë qenë produkt i shekujve IV-VI të erës sonë, kohë kur përfundon epoka aleksandrine. Si rrjedhojë, edhe krijimtaria e trashëgimisë popullore shqiptare në eposin legjendar dhe baladat, datojnë me këtë 10-vjeçar. Për të provuar sadopak praninë e fiseve ilirie elyme në Sicili duhet t’u referohem edhe materialeve të kulturës arkeologjike, që kanë të bëjnë me vendbanime të fortifikuara ilire, me qeramikën dhe zbukurimet e tyre. (vijon numrin e ardhshëm)


20

«

Kulturë

E martë 2 korrik 2013 •

Enver Petrovci/

Pas “Hajdutes së bukur” me “IFIGJENIA NË AULIDË”

R

egjisori dhe aktori i njohur Enver Petrovci e ndan kohën me Kosovës dhe Shqipërisë. I angazhuar me projekte në të dy vendet, artisti, i cili solli vetëm pak kohë më parë në skenën e teatrit të “Metropolit” si regjisor shfaqjen “Hajdutja e bukur”, sapo ka përfunduar edhe disa projekte të tjera. Kështu ka mbyllur në televizion serialin prej 12 episodesh, “Oh sa mirë...”, me producent “Digitalb”-in e ku Petrovci luan rolin kryesor, atë të drejtorit të shkollës. Me regji të Ilir Bokshit, krahas Petrovcit në këtë serial interpretojnë shumë aktorë të tjerë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, mes të cilëve mund të përmendim aktorin Koço Devole. Vetëm pas një “ndalese” të shkurtër këto ditë vere në Shqipëri, Petrovci do t’i kthehet sërish punës, këtë herë në Rugovë ku do të shfaqet me një premierë në skenën teatrore. Më 8 Korrik, Petrovci do të prezantojë premierën e shfaqjes “Ifigjenia në Aulidë” nga Euripidi. Shfaqja do ta ketë premierën në amfiteatrin në Rugovë dhe do të jetë njëherësh edhe

“Traviata”, “Rigoleto” dhe “Flauti magjik” në skenën e Operës

promovuese e amfiteatrit të ri atje. Enver Petrovci është lindur më 28 Shkurt 1954 në Prishtinë. Aktor dhe regjisor shqiptar, në fillim studoi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë në degën e aktrimit. Më pas mbaroi studimet Universitare për aktor edhe në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogra-

dit. Ka arritur një karrierë shumë të sukseshme në Teatër nëpër mbarë ish-Jugosllavinë duke u vlerësuar një nga aktorët me të famshëm të asaj kohe. Interpretimet e tij në film ishin gjithashtu shumë të mirëpritura duke arritur famë shumë të madhe në kinematografinë ish-jugosllave, kosovare dhe ndërkombëtare.

“3 mendje në ankand”

NË PODUJEVË

E shfaqur para disa kohësh në teatrin e “Metropolit”, shfaqja “Tre mendje në ankand” do të shfaqet së fundi në Festivalin teatror “Ndryshe” në Podujevë. Ky është prezantimi i dytë i regjisores Elma Doresi në këtë festival, e cila me “Tre mendje në ankand” rikthehet pas një viti në Podujevë, Kosovë. Vepra shqiptare do të jetë në skenën e festivalit gjatë këtij muaji. Ajo ka qenë premierë në muajin Prill në Tiranë. E shkruar nga Ferdinand Hysi në vitin 1993, vepra që në atë kohë u quajt një komedi satirike, ka korrur sukses në disa konkurse kombëtare e ndërkombëtare dhe është vlerësuar në atë kohë edhe me çmimin e parë në konkursin e dramës shqipe. Ngjarja ndodh e gjitha brenda mureve të një spitali psikiatrik, ku tre të sëmurët kanë vetëm një shqetësim, i cili mbush ditët e tyre: si të mbyllin vrimat e kësaj ndërtese, e cila pikon nga të gjitha anët. Aktorët Klodian Hoxha, Devis Muka, Alban Musa, Elona Hyseni, Lorenc Kaja, dhe Doriana Çaushi, në suazën e rolit, që kanë marrë përsipër, akuzojnë botën që i rrethon se është më e çmendur se vetë ata, që janë të shtruar në këtë spital. “Skenat dhe e qeshura

që shoqëron gjatë gjithë kohës këtë komedi dramatike, thyhen herë pas herë kur aktorët shfaqen njerëzor, me hallin e tyre, si të gjithë ne që jemi spektator”, është shprehur lidhur me shfaqjen regjisorja Doresi. Ajo ka zgjedhur trajtimin në simbolikë dhe ka vendosur që drama e shoqërisë të trajtohet me nota komike nëpërmjet disa dramave individuale. Për të arritur këtë i janë dashur vëzhgime të përditshme në spitalin psikiatrik. “Shfaqja ofrohet me anë të simbolit. Është një iluzion që krijohet nga fillimi në fund dhe përmbys këtë spital duke sjellë mesazhin e shfaqjes”, pohon regjisorja Doresi për këtë vepër që ka qenë një tjetër sukses i saj si regjisore. “Tre mendje në Ankand” ka një skenografi nga Beqo Nanaj dhe kostumografi të Edlira Qyshkës. Regjisorja Doresi shkon në këtë festival pas prezantimit në Gjilan një vit më parë me komedinë “14 vjeç dhëndër”, e realizuar mbi motivet e Çajupit. Kjo vepër ishte shfaqja që përmbylli festivalin me karakter garues të Dramës Shqipe “Talia e Flakës 2013”, ku u vlerësua si shfaqja më e mirë, prej jurisë së përbërë nga Enver Petrovci, (kryetar) dhe Bislim Muçaj e Erson Zymberi.

Në këtë sezon vere, kur dukej se dyert e institucioneve kulturore janë mbyllur për publikun, një koncert i veçantë është shfaqur gjatë fundjavës në hollin e Teatrit Kombëtar të Oprës dhe Baletit. Me regjisor artistin Nikolin Gurakuqi, në skenë janë interpretuar pjesë nga krijimtaria e autorëve të njohur, shkëputur nga veprat e tyre të njohura botërisht. Kompozitorë si Verdi, Puçini, Rosini, Mozart, etj., dhe pjesë nga opera “Traviata”, Rigoleto”, apo “Flauti magjik”, të cilat janë shfaqur më parë në skenën e TKOB vepra të plota, janë “servirur” për publikun e pranishëm mbrëmjen e së Dielës. “Ky koncert vjen në formë skenike dhe përmban arie të ndryshme botërore, do të jenë skena nga operat më në zë të repertorit operistik. Në këtë koncert janë shtatë këngëtarë dhe tre pianistë, por muzika do të jetë vetëm me piano”, ka vërejtur regjisori Gurakuqi. Për të është diçka e bukur që në këtë koncert ka angazhuar edhe artistë e rinj. “Prej 15 vjetësh jap mësim në Akademinë e Arteve sot Universiteti i Arteve. Kam vënë shfaqje nga më të ndryshmet. Mendoj se është një laborator i gjallë, që të jep mundësi të punosh me koncepte në aspektin interpretativ. Jam në një lartësi mendimi me studentët mi, të cilët rrezonojnë. Është një studio shumë cilësore me zëra të talentuar. Me studentë kam realizuar edhe operën ‘Suor Angelica’, si dhe vepra të tjera operistike. Studentët që janë të angazhuar në këtë koncert janë një pjesë të masterit, pjesa tjetër viti i 3-të në Universitetit të Arteve. Këta janë evidentuar më tepër se të tjerët. Për sa i takon repertorit siç ju thashë si do të jetë i teatralizuar, i sjellë ndryshe me interpretim, ç’ka i bën studentët të aktrojnë në skenë”, ka nënvizuar artisti Nikolin Gurakuqi. Mes artistëve të rinj në këtë koncert ishte e pranishme edhe këngëtarja Kejsi Tola, e cila interpretoi për të parën herë në TKOB. Ajo së bashku me studentët e degës së kantos në Universitetin e Arteve ishin protagonistët e këtij koncerti klasik. Ky koncert është sjellë në TKOB pas shfaqjes së “Toskës” të Puçinit, të realizuar po nga regjisori Nikolin Gurakuqi. Roli i Toskës u interpretua nga sopranoja Eva Golemi dhe Marjana Leka, ndërsa për rolin e Mario Covaradosin Teatri i Operas kishte ftuar tenorin e njohur italian Leonardo Gramegna. “Toska” erdhi me këtë rivënie në skenë tërësisht ndryshe nga sa kishte qenë më herët. Në këtë vënie në skenë regjisori solli një mbretëri sterrë të zezë që mbyt lirinë. Vepra e Puçinit kishte në vëmendje edhe prepotencën e pushtetit, egërsinë për të thënë që në këtë shtet ka dhunë ka shtypje. Regjisori e riktheu këtë vepër pas 6 vitesh në skenë.


Kulturë

• E martë 2 korrik 2013

»

21

“Dëgjo zërin tim”, flasin gratë e torturura të luftës

Rikthehet filigrani i Simon Shirokës

S

humë punime dukej se nuk i kishte përfunduar kurrë. Edhe atëherë kur njërës i ishte dhënë dora e fundit, shoqes tjetër i nisej puna. Kështu shpesh ai i është kthyer valltarit, maskave, gruas së vetmuar, fyellit e okarinës, figurave abstrakte e skicave me ngjyra e pa ngjyra. Të fundit duken më të zbehta, e kanë dalë nga shpirti i Simon Shirokës në vitet e fundit të jetës, kur u paralizua. Okarinave u ishte kthyer disa herë, bardh e zi e më pas të shumëllojshme. Nuseve, grave, gjinisë së bukur u kishte dhënë shumë ngjyra, njëjtë edhe palaqos e Rozetës. Filigranisti më i shquar i Prizrenit ka gati dy dekada që ka vdekur, por të premten është ringjallur në kryeqytet. Shiroka ka ardhur në retrospektivë, me 155 punime të tij në kuadër të ekspozitës verore që është hapur në Galerinë Kombëtare të Kosovës dhe është kuruar nga drejtori i saj, Erzen Shkololli. Ky i fundit, në hapjen e ekspozitës, tha se jo vetëm familja Shiroka ka emocione me rastin e hapjes së ekspozitës, transmeton gazeta “Zëri”. “Të gjithë ne duket që kemi emocione. Dua të them se ka qenë një eksperiencë e mrekullueshme dhe jashtëzakonshme të punosh me familjen Shiroka, posaëërisht me zonjën Antoneta Shiroka, të cilën e falënderoj që ma ka besuar tërë krijimtarinë e bashkëshortit të saj”, ka shtuar Shkololli. Ekspozita përfshin më shumë se tri dekada krijimtari, etapa të ndryshme dhe teknika, të cilat vetëm Shiroka i ka përdorur edhe në kohëra krize për artin. “Në këtë ekspozitë jemi munduar t’i kapim disa momente më kyqe nga krijimtaria e Shirokës, duke u nisur që nga vitet e ‘60-ta e deri te vitet ‘90-të, deri më 1994 kur edhe u nda nga jeta artisti. Në ekspozitë i keni edhe punimet nga ditët e fundit të jetës”, ka treguar Shkololli. Dy katet e Galerisë janë puthur mes vete në punimet e Shirokës, me punime filigrani që përfaqësojnë një jetë të tërë. Shiroka ka lindur më 1927 në Prizren, ndërsa interesi i tij për të aplikuar argjendin dhe materialet tjera fisnike në pikturë apo skulpturë artistike nuk ishte as i rastisshëm as i sforcuar. Artisti kujtohet për shpirtin e gjallë që hidhej në kërkime të vazhdueshme. Krijimtaria e tij karakterizohet me totemi, folklor, mistikë e ornametikë shpirtërore. Kritiku Shkëlzen Maliqi e ka quajtur ekspozitën të jashtëzakonshme, ndërsa ar-

tistin mjeshtër me art mahnitës. “Vlera e opusit të Shirokës na zbulon një mjeshtër që do të na shtyjë drejt rivlerësimit dhe rëndësisë së këtij krijuesi në artin shqiptar. Shiroka ka bërë një sintezë origjinale dhe kreative të mjeshtërisë më të lartë të zejtarisë, filigranit dhe formave të të shprehurit në artin modern”, ka shtuar Maliqi. Sipas tij, vlera e Shirokës për

shumë kohë vlerësohej me kritere disi gjysmake dhe kjo skemë vlerësimi duhet të ndryshohet që tani. Galeria Kombëtare e Kosovës në bashkëpunim me familjen Shiroka janë duke përgatitur monografinë e artistit, e cila pret të publikohet në gusht të këtij viti dhe ka për editor kritikun e artit Shkëlzen Maliqi, që njëherësh është dhe anëtar i Bordit të GKK-së.

Thoma Simaku,

çmim të parë në Varshavë

Është një kompozitor shqiptar, i vlerësuar si më i miri në një konkurs ndërkombëtar me qindra artistë me përvojë nga gjithë bota. Kompozitori shqiptar me banim në Angli, Thoma Simaku është shpallur fitues i Konkursit Ndërkombëtar të Kompozicionit në Varshavë, për nder të kompozitorit të madh polak të shekullit të XX, Witold Lutoslawski në 100-vjetorin e lindjes së tij. Nga 160 konkurrues, prej 37 vendeve të botës, çmimi i parë i është akorduar Simakut për veprën Koncert për Orkestër. Vepra e Simakut do të ekzekutohet për herë të parë në natën finale të Festivalit Ndërkombëtar “Vjeshta e Varshavës” më 28 Shtator të këtij viti. Çmimi i dytë, i tretë dhe inkurajues iu dha respektivisht kompozitorëve nga Anglia, Rusia, dhe Japonia. Pas marrjes së këtij çmimi, kompozitori Thoma Simaku u shpreh se kjo është një ngjarje tepër e rëndësishme dhe një nder i veçantë. “Kjo është një ngjarje e shënuar për mua, jo vetëm për sa i përket përmasave ndërkombëtare të konkursit, por Lutoslawski është një figurë qendrore ndër klasikët e shekullit XX dhe muzika e tij plot vitalitet dhe emocion të frymëzon. Gjithashtu ndjehem i gëzuar për faktin që do ta dëgjoj veprën për herë të parë”, pohon kompozitori Simaku.

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), e mbështetur nga Ministria e Integrimeve Evropiane në Prishtinë, ka shfaqur në kinemanë ABC në kryeqytetin e Kosovës, dokumentarin “Dëgjo zërin tim”, që u kushtohet grave të mbijetuara të dhunës seksuale dhe të torturës gjatë luftës në Kosovë. Në dokumentar u shfaqen rrëfimet rrëqethëse dhe të vërteta të njërës nga të mbijetuarat. Në të shfaqen me opinionet e tyre personalitete si Tonny Blair, Adem Demaçi, Myftiu Naim Tërnava, ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, prof. Ismet Salihu nga Instituti për Krime Lufte , Igballe Rogova/ Rrjeti i grupeve të grave të Kosovës ) Feride Rushiti, drejtoreshë ekzekutive e QKRMT, njohës të mirë të rrethanave dhe pasojave të këtyre krimeve të rënda gjatë luftës në Kosovë. Dokumentari është realizuar nga kompania ASHA, nën përkujdesjen dhe mbikëqyrjen e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.

Kënga dhe vallja çame, prezantohen talentet e reja I cilësuar pasaporta e artit shqiptar për të rinjtë, në të dy netët e Festivalit të 7-të të Këngës dhe Valles për Çamërinë kanë interpretuar 20 grupe dhe këngëtarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi, duke përcjellë emocione në skenën e hapur në Sarandë. Gjatë një komunikimi me mediet, organizatorët rikonfirmuan faktin se kjo pasaportë e artit folklorik tashmë po u takon talenteve të reja, ku 80% e interpretuesve në këtë edicion janë nën moshën 25 vjeç. Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa, veçoi faktin se festivali shërben edhe si një reklamë e përvitshme në turizmin kulturor. Ai rikujtoi se janë të mirëpritur ekipet dhe ansamblet mbarëshqiptare edhe nga emigracioni, duke zgjeruar hartën e pjesëmarrjes dhe duke përfshirë edhe grupet që krijojnë jashtë kufijve zyrtarë. “Ne do të ftojmë dhe mirëpresim edhe grupet që i këndojnë dhe kërcejnë vallet çame edhe në Çamërinë përtej kufijve shtetërorë”, tha Çipa, si një garanci për organizimin e ardhshëm. Në dy netët e para, në skenën e ngritur në stadiumin e lojërave me dorë, kanë interpretuar dhjetëra artistë me ninullat e djepit dhe epikën e trimave, me kërcimin e luftës, vallen e gëzimit dhe dasmave, ritmin e mbijetesës. Çdo vit festivali organizohet në Ditën Kombëtare, 27 Qershor, si një ditë në kujtim të viktimave civile të popullsisë çame nga genocidi grek.

Paraqitje e shkëlqyer e Ndocit në Shkup Frederik Ndoci, këngëtari i njohur i skenës shqiptare dhe ndërkombëtare, të enjten në mbrëmje në sheshin “Skënderbeu” në Shkup mbajti një koncert së bashku me grupin “THE CODE”. Koncerti u organizua nga Qendra Kulturore Informative në kuadër të ciklit “Vijmë...”. Zëri i këngëtarit, Frederik Ndocit jehoi deri në mesnatë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Ai solli para publikut këngë qytetare shkodrane, këngë popullore dhe këngë të muzikës së lehtë shqipe e të huaj. Koncerti nisi me grupin “THE CODE”, ku këngëtarja e re, Fjolla Ibrahimi solli para publikut këngë të njohura të muzikës shqiptare, si këngë të grupit “Elita 5” dhe të tjera të muzikës shqipe e të huaj. Pas saj në skenë u ngjit këngëtari Frederik Ndoci, i cili me këngë të zgjedhura, të përziera pak me humorin shkodran u solli çaste të paharrueshme të pranishmëve në sheshin “Skënderbeu”, të cilët ishin të paktë për nga numri nëse kemi parasysh paraqitjen fantastike të artistit shqiptar.


22

« SPECIALE

Profil

E martë 2 korrik 2013 •

Dita e pavarësisë së Amerikës, ose dita-simbol e lirisë P

as dy ditësh amerikanët do të festojnë vitin e 237 të pavarësisë së tyre, ose ditën e pavarësisë. 4 korriku është një festë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara, dita kur amerikanët festojnë Pavarësinë nga Britania. Në verën e vitit 1776 kolonët amerikanë ishin mjaft të përçarë. Një në tre amerikanë ishte besnik ndaj Britanisë. Ata as që e imagjinonin dot luftën për pavarësinë. Megjithatë, shumica e tyre ishin tepër të zemëruar me atë që ata e konsideronin trajtim jo të drejtë nga ana e qeverisë britanike. Britania u merrte kolonive taksë, edhe pse ata nuk kishin përfaqësuesit e tyre në perandori. Britania gjithashtu anulonte çdo ligj të kolonive, nëse nuk e pëlqente. Në qershor të vitit 1776 kolonitë kishin filluar revoltën e hapur. Një numër luftimesh ishin zhvilluar midis forcave të kolonive dhe trupave britanike. Ndërkohë kishte filluar të përhapej ideja e pavarësisë. Delegatë nga 13 kolonitë e Amerikës u mblodhën në Filadelfia për një takim të Kongresit Kontinental. Edhe delegatët e këtij kongresi ishin të ndarë në mendime. Disa prej tyre ende shpresonin se kolonitë do të mund të arrinin një marrëveshje me Britaninë. Të tjerë besonin se kolonitë do të mund t’i fitonin të drejtat e tyre vetëm duke qenë shtet i pavarur. Kongresi Kontinental doli me vendimin për të përgatitur Deklaratën e Pavarësisë. Tomas Xheferson ishte në krye të Komitetit të zgjedhur për shkrimin e dokumentit. Ndërsa anëtarët e Komitetit punonin, Kongresi vazhdonte të debatonte lidhur me çështjen e pavarësisë. Më 2 korrik të vitit 1776 Kongresit iu dha vota zyrtare në lidhje me këtë çështje. Të gjitha kolonitë, me përjashtim të NjuJorkut, votuan pro këtij vendimi. Delegatët e Nju-Jorkut thanë se po prisnin urdhra nga udhëheqësit e qytetit të tyre para se të votonin. Por ata gjithashtu premtuan se edhe kolonia e tyre do të votonte në favor të pavarësisë. Xhon Adams i shkroi gruas së tij një letër po atë ditë, më vonë. Ai i shkruante se 2 korriku do të ishte dita zyrtare e vendit të ri. Në fakt, nuk ndodhi kështu. Dita zyrtare e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara u caktua 4 korriku, dita kur Kongresi Kontinental votoi për miratimin e dokumentit të pavarësisë.

Deklarata e Pavarësisë fajësonte qeverinë britanike për të gjitha padrejtësitë që u ishin bërë kolonive. Në të deklarohej se qeveritë kishin të drejtën të ekzistonin vetëm për të mbrojtur të drejtat e popullit të tyre. Në Deklaratë gjithashtu thuhej se populli kishte të drejtën të ndryshonte qeverinë, nëse ajo u mohonte atyre të drejtat. Festimet Çdo vit më 4 korrik amerikanët festojnë së bashku me familjet e tyre lirinë dhe pavarësinë me piknik dhe tubime familjare. Autoritetet shtetërore dhe federale kanë mobilizuar mijëra oficerë të policisë për të patrulluar rrugët dhe sheshet e qendrave të banuara. Forca të tjerë të ruajtjes së rendit do të ruajnë hotelet dhe pikat tërheqëse për turistët. Miliona njerëz, si për shembull në Nju-Jork dhe në disa shtete të SHBA-ve do të jenë në gjendje të gëzojnë sonte spektaklin e mahnitshëm me fishekzjarrë, i cili është mbresëlënës sonte. Aktivitetet lidhur me ditën e pavarësisë përfshijnë edhe garat, aktivitete sportive e koncerte në skena të hapura me këngëtarë nga më të njohurit në SHBA. Deklarata e Pavarësisë është një dokumenti nëpërmjet të cilit 13 kolonitë e Mbretërisë së Bashkuar nga Amerika e Veriut e shpallën veten të pavarur nga Mbretëria e Bashkuar. Dokumenti u ratifikua nga Kongresi Kontinental më 4 korrik 1776. Deklarata e Pavarësisë është një nga simbolet e lirisë dhe një nga simbolet më të dashura e të nderuara të Shteteve të Bashkuara. Historia Në fillimet e tyre Shtetet e Bashkuara përbëheshin nga trembëdhjetë koloni, që ishin shtetet e sotme, që okupojnë po të njëjtin territor që kishin edhe kur ishin koloni Britanike. Kolonistët amerikanë i mposhtën britanikët në Luftën Revolucionare Amerikane të viteve 1770 dhe shpallën pavarësinë më 1776. Shtatë vjet më vonë nënshkrimi i Traktatit të Parisit zyrtarisht i njohu pavarësinë nga Britania e Madhe [8]. Në shekullin e nëntëmbëdhjetë zgjerimi i territorit amerikan drejt Perëndimit filloi mbi besimin në Fatin e Manifestit, sipas të cilit Shtetet e Bashkuara do të okuponin të gjithë tokën

e Amerikës Veriore nga Lindja në Perëndim, nga oqeani Atlantik e deri tek ai Paqësor. Më 1912, me hyrjen e Arizonës në Union, Shtetet e Bashkuara ia arritën qëllimit. Shtetet e Alaskës dhe Havait u pranuan të dyja më 1959. E ratifikuar më 1788, Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara shërben si ligj suprem amerikan në organizimin e qeverisë; Gjykatës supreme është përgjegjëse për ligjin Kushtetues. Ka pasur mjaft përparim social prej shekullit të 19-të; këto zhvillime janë reflektuar gjerësisht në Kushtetutë. Skllavëria u ndalua më 1865 nga Amendamenti i Trembëdhjetë i Kushtetutës Amerikane; Amendamenti i Katërmbëdhjetë dhe Pesëmbëdhjetë, që e pasuan atë, garantonin shtetësi për të gjithë personat e natyralizuar brenda territorit të Shteteve të Bashkuara dhe të drejtë vote për personat e të gjitha racave. Në vitet e mëvonshme të drejtat civile u zgjeruan për gratë dhe amerikanët me ngjyrë, pas lobimit të aktivistëve socialë. Amendamenti i Nëntëmbëdhjetë i Kushtetutës Amerikane ndaloi diskriminimin gjinor në të drejtën e votës. Më vonë Akti i të Drejtave të Njeriut i 1964 dënonte si krim ndarjen ose veçimin e personave sipas racave në vende publike. Epoka përparimtare shënoi një kohë të zhvillimit ekonomik të Shteteve të Bashkuara, duke u zhvilluar në të njëzetat hungëruese (Roaring Twenties). Sidoqoftë, rënia e Uoll-Stritit më 1929 çoi tk Depresioni i Madh, një kohë e rënies ekonomike dhe papunësisë së lartë. Rrjedhimisht, qeveria amerikane themeloi “Nju-Deal” (Marrëveshjen e Re), një seri e reformave dhe programeve, që kishin për qëllim të asistonin ata që prekeshin nga Depresioni. “Nju-Deal” kishte sukses të ndryshueshëm. Sidoqoftë, kur Shtetet e Bashkuara në dhjetor 1941 hynë në Luftën e Dytë Botërore, ekonomia shpejt u rimëkëmb, madje aq sa SHBA-të u bënë superfuqi botërore në agim të Luftës së Ftohtë. Gjatë Luftës së Ftohtë SHBA-të dhe Bashkimi Sovjetik ishin dy superfuqitë e botës, por me përfundimin e Luftës së Ftohtë dhe rënien e Bashkimit Sovjetik, Shtetet e Bashkuara mbetën superfuqia e vetme në botë. Përgatiti Astrit Domi


SPORT • E martë 2 korrik 2013

T

ë kuqtë kanë afruar në skuadër mesfushorin 34-vjeçar të Shkëndijës së Tetovës, Ertan Demiri. Kryeqytetasit kanë thyer kështu konkurrencën me Flamurtarin, që gjithashtu kishte shfaqur interes për mesfushorin veteran. Ertan Demiri është përforcimi i radhës i Partizanit. Mesfushori 34-vjeçar i Shkëndijës së Tetovës firmosi kontratën njëvjeçare me drejtuesit e klubit të kuq, me të drejtën e rinovimit edhe një sezon tjetër. Në prononcimin e parë si lojtar i Partizanit, Demiri jep arsyet pse vendosi të nënshkruante me ekipin 15 herë kampion të Shqipërisë. Sipas Demirit, një tjetër faktor që e shtyu të transferohej në kategorinë superiore të Shqipërisë është vetë emri dhe historia e Partizanit. Edhe pse të kuqtë vijnë nga kategoria e parë, sipas Demirit objektivat e skuadrës janë fitimi i trofeve. Firma e Demirit e çon në 5 numrin e përforcimeve në këtë merkato vere, ndërkohë që vijojnë tratativat për siguruar shërbimet e sulmuesit kavajas Sokol Cikalleshi, i cili ka kërkuar kohë për të dhënë një përgjigje përfundimtare. Zërat se Partizani po “kopjon” kombëtaren e futbollit me afrimin e lojtarëve nga të gjitha trevat shqiptare, tashmë po vërtetohen edhe në praktikë. Pas blerjes së tre futbollistëve prishtinas, Besnik Krasniqi, Behar Maliqi dhe Labinot Ibrahimi, radha është

PARTIZANI NUK NDALET,

firmos edhe Demiri

Ertan Demiri është përforcimi i radhës i Partizanit nga merkato. Mesfushori 34-vjeçar i Shkëndijës së Tetovës firmosi kontratën njëvjeçare me drejtuesit e klubit të kuq, me të drejtën e rinovimit edhe një sezon tjetër

për shkupjanin Ertan Demiri, i cili është zyrtarizuar me Partizanin. 34 vjeçari është një futbollist me shumë eksperiencë, që ka luajtur në Maqedoni me KF Shkëndija së fundmi. Demiri u lind në Çair, Shkup, ku u rrit dhe u formua si futbollist, derisa regjistrohet fillimisht me FK Sloga Jugomagnat, klub futbolli i bazuar në Çair.

Gomat “Pirelli” rrezik për jetën e pilotëve as një pritjeje që zgjati 6 muaj, vjen më në P fund dhe dita që Fernando Lorente të bashkohet me Juventusin. Dje ai ka mbërritur në To-

rino për të nisur aventurën e re me “Zonjën e Vjetër”, e cila ka mundur të sigurojë shërbimin e tij që gjatë merkatos së janarit. Duhet theksuar se për spanjollin bardhezinjtë nuk kanë shpenzuar asnjë shumë parash, pasi ai ka qenë në fund të kontratës me Atletik Bilbaon dhe ka ardhur me parametra zero. Ashtu si edhe Karlos Tevez, edhe Lorente është pritur me një entuziazëm të madh nga drejtuesit, por edhe nga tifozët, pasi ai është një emër i madh. Me skuadrën spanjolle 28-vjeçari ka bërë paraqitje shumë të mirë, dhe tani ka ardhur çasti që të njëjtën gjë të tregojë dhe me Juventusin. Ashtu si edhe shumë lojtarë të tjetër bardhezinj, Lorente ka shprehur ambicien për të fituar Ligën e Kampioneve me “Zonjën e Vjetër”, e cila pasi ka triumfuar për dy vite radhazi në Serinë A, këtë sezon objektivin kryesor ka triumfin ne Evropë. Lorente ka mbërritur në Torino rreth orës 14.00, ku është pritur me një entuziazëm të madh nga tifozët bardhezinj, të cilët janë të kënaqur nga drejtuesit me këtë afrim. Gjithashtu edhe Lorente ka treguar shenja entuziazmi, gjatë deklaratës së parë si

kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

23

43 milionë paund për Kavanin Drejtuesit e skuadrës së Çelsit vazhdojnë të insistojnë për të marrë shërbimet e sulmuesit të Napolit, Edison Kavani. Pasi kanë bindur urugajanin për tu transferuar në Angli, presidenti Roman Abramoviç i kanë dhënë një ultimatum presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentis. Sipas mediave italiane dhe atyre britanike behet e ditur se pas tentativave të javes së kaluar “Blutë” e Londrës janë hedhur serish në sulm për të blerë përfundimisht kartonin e Kavanit. Duke iu referuar gazetës “Daily Mirror” bosi rus i Çelsit, Abramoviç është i gatshëm të derdhë maksimalisht në arkat e Napolit 43 milion paund, afërsisht mbi 50 milion euro. Oferta e britanikëve është e përafërt me atë që kërkon presidenti De Laurentis, por jo 60 milion euro aq sa ai kërkon prej kohesh. Në orët e ardhshme pritet një takim mes palëve për të diskutuar përfundimisht rreth kësaj telenovele, ndërsa një ndihmesë të madhe në këto marrëveshje mund të ketë edhe vetë lojtari. Kavani pritet që të mbërrij për në Itali tani që ka përfunduar Kupa e konfederatave, ku do të bisedojë me De Laurentis duke provuar që ta bind për ta lënë të lirë. Ndërkohë mes Çelsit dhe Kavanit është arritur edhe detaji më i vogël për sa i përket kontratës. Uruguaiani nëse do ta marr miratimin nga De Laurentis, do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me Çelsin, nga e cila do të përfitoj 8,5 milionë euro në vit.

Milanit i lind ideja e shkëmbimin El Sharaui-Torres

Lorente flet si juventin

Pilotëve të cilëve u shpërthyen gomat në garën e fundit të Silverstone kanë hedhur akuza të rënda ndaj prodhuesve të “Pirelli”. Sipas tyre, dhe ishin plot 5 pilotë të cilëve u shpërthyen gomat, ata edhe mund të kishin vdekur. “Kur arrija shpejtësinë maksimale mendoja se jam në duart e Zotit. Isha gati të pranoja vullnetin e tij.” Këto janë fjalët e pilotit të Ferrarit, Felipe Masa. Perez i Meklaren u shpreh: “Po rrezikojmë jetën dhe nëse diçka e tillë ndodh sërish, mund të vdesim. Duhen marrë masa.” I po këtij mendimi është edhe Luis Hamilton, një tjetër “viktimë” e gomave “Pirelli”. “Siguria duhet të jetë primare. Të të shpërthejë goma në shpejtësi maksimale është shumë e rrezikshme. Ndoshta po presin që dikush nga ne ta pësojë”,- u shpreh Hamilton.

»

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

një lojtarë juventin, duke theksuar se ka mbërritur në Itali për të fituar gjithçka. “Juventus është skuadra më e fortë në Itali dhe një nga më të mirat në Evropë, - është shprehur Lorente. Projekti i kësaj skuadre është i jashtëzakonshëm. Ata dëshirojnë shumë të fitojnë Champions dhe kjo është një nga arsyet përse pranova transferimin në Torino. Nuk e kisha menduar ndonjëherë se do të largohesha nga Atletik Bilbao, por situata ndryshoi me shpejtësi. Mezi po pres të nis këtë aventurë të re dhe të hyj në planetin Juventin Sot nis për mua një etapë e re dhe jam tejet i lumtur. Është një ndjenjë shumë e bukur të jesh futbollist i Juventusit dhe jam shumë i emocionuar që do të luaj përkrah Tevezit e kampionëve të tjerë të kësaj skuadre.” Këto kanë qenë fjalët e para të Lorentes në momentin që ka mbërritur tek zyrat e klubit, ndërkohë prezantimi zyrtar është programuar për sot. Ndërkohë ajo që është bërë e ditur është se Lorente tek bardhezinjtë do të veshë fanellën me numrin 14-të, që për fat të mirë nuk e mban asnjë lojtarë. Tashmë që edhe ky kapitull është mbyllur nga drejtori i përgjithshëm Bepe Marrota, Juventusi është hedhur në sulm për Stevan Jovetiç, kartonin e të cilit e mban Fiorentina.

politika: ALBANA LIKA, OLI XHILAGA ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERVIN KOÇI rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

Milanit, me saktë administratorit të Ddeleguar Adriano Galianit i ka lindur një ide e çuditshme, për sa i përket merkatos së janarit. Duke iu referuar mediave italiane, Galiani mund t´i kërkojë Çelsit një shkëmbim mes El Sharauit dhe Fernando Torresit. Një lajm, i cili në fakt duket disi i çuditshëm, por mund të bëhet realitet, duke marr shkas nga vlerësimi i Torresit në Kupën e Konfederatave, ku është shpallur golashënuesi më i mirë i këtij kompeticioni. Gjithashtu mund të thuhet se edhe El Sharaui ka bërë një paraqitje të mirë me Italinë në ato pak minuta që i ka besuar trajneri Çezare Prandeli. Por, sigurisht duke marr shkas nga interesimi i Murinjos për “Faraonin” Galiani nuk kërkon një shkëmbim kokë më kokë. Kartoni i El Sharauit në merkato vlerësohet me 40 milionë euro, pothuajse dyfishi i kartonit të Torresit, i cili e ka humbur shkëlqimin e dikurshëm, por gjithsesi aftësitë e tij nuk vihen në dyshim. Objektivi i Galianit që përveç kartonit të spanjollit të përfitojë edhe një shumë të konsiderueshme parash nga skuadra e Çelsit.

Garë e hapur Bajern-Junajtid për Tiago Alkantarën Janë të paktën 3 skuadra që mbajnë frymën për mesfushorin e Spanjës U-21, Tiago Alkantara, Barcelona, Bajerni i Mynihut dhe Mançester Junajtid. Të tri këto ekipe duan ta kenë të tyrin mesfushorin, që udhëhoqi Spanjën drejt titullit kampion muajin e kaluar në Izrael. Në fakt Barcelona e ka pjesë të vetën, por duket se qëndrimi i tij te kampionët e Spanjës duket se ka ardhur në ditët e fundit. Në Barcelonë, duan ta mbajnë me çdo kusht lojtarin, por ky i fundit duket se e ka marrë vendimin e tij për t’u larguar dhe për t‘u sistemuar diku gjetkë. Dhe këto diku gjetkë mund të jenë Mynihu dhe Mançesteri. Në Bavari, mesfushori do të gjente Pep Guardiolën, që e dëshiron ta ketë pjesë të ekipit të vet në sezonin e ri. Pep do ta priste krahëhapur lojtarin e dalë nga ekipet zinxhir të Barcelonës. Por, nga ana tjetër për Bajernin konkurrenti duket shumë i fortë. Bëhet fjalë për Mançester Junajtid. Trajneri i ri i “djajve të kuq”, David Mojes e ka në planet e tij për sezonin 2013-2014 dhe është gati t’i ofrojë Barçës për të 18 milionë euro. Ndërsa vetë lojtari do të përfitojë rreth 140 mijë euro në javë. Korriku duket se do të jetë dhe muaji vendimtar për të ardhmen e Alkantarës, që po mban gjallë një garë mes tre prej klubeve më të mëdhenj në botë.

Brazil–Spanjë, ndeshja 1 miliard euro Kur përballë vihen ekipe si Brazili dhe Spanja, atëherë e kupton se në fushë janë disa nga lojtarët më të shtrenjtë të futbollit. Si pasojë, ndeshja e finales së Kupës së Konfederatave, mes Brazilit dhe Spanjës, ka pasur një rekord më vete, atë të vlerës më të madhe të lojtarëve në një ndeshje. Kështu, sipas përllogaritjeve, lojtarët e Spanjës vlejnë me 612 milion euro, teksa ata të Brazilit mbi 480 milion euro. Si Pasojë, të mbledhura së bashku, shumat e lojtarëve të kësaj ndeshje i kalojnë 1 miliard euro. Edhe pse lojtarët e Spanjës janë dukshëm më të shtrenjtë, sërish Brazili dominoi plotësisht në finale.

menaxhere marketingu: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« HIPOTEKAT

E martë 2 korrik 2013 •

Metropol 2 korrik  

Ruci flet per qeverine me LSI, Myslimanet ne Shqiperi, festa e PS, lidhjet Shqiperi-Itali

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you