Issuu on Google+

»16-17

VITET 1789-1848, REVOLUCIONI FRANCEZ

Luftërat për liri, gjithçka nisi me Bastijën. Ndryshimi që solli revolucioni E PREMTE

28 QERSHOR 2013 VITI IX, NR. 3013 TEL: 04 2 233 991 FAX: 04 2 233 998 ÇMIMI: 30 LEKË • € 1.5

gazetametropol.com

Altertekst

Mjekësia tradicionale Arsimi i paqëndrueshëm, kineze dhe shëndeti Ekspertët flasin mbi lidhjet që ka dita dhe viti me trupin e njeriut. Pesë elementet dhe gjetja e ekuilibrit me natyrën »20-21

nis sërish ndryshimi i teksteve shkollore

»6

ZGJEDHJET NË PD QEVERIA E RE

Kërkesa për kryesinë dhe formula e votimit »3

Rama: Do ulemi për planin e punës Meta: Është shpejt për qeverinë Kreu i LSI thekson se është duke analizuar mesazhin e votës. Kryeministri i ri sqaron formën e re të drejtimit të kabinetit

»4

KRYEPROKURORI

Takimi me gjyqtarët: Duhet ashpërsuar dënimi për rastet e vetëgjyqësisë. Pas ndryshimit të ligjit kërkohen dënimet e rënda »7

Opinion Nga NEBIL ÇIKA

Çfarë (s) bëri Sali Berisha »11 Nga REDAN BUSHATI

Humbës pa faje apo fajtor kur s’gjen cene »11

GOSSIP

ES VARIANTET E THIRRJ AR SË KUVENDIT KOMBËT TË SELISË BLU

S ÇFARË PËRFLITET ME RAT SË DJATHTËS PËR EM QË DO TË GAROJNË

BISEDAT PËR NJË TRANZICION TË LEHTË

PROPOZIMET PËR , SI ZGJEDHJET NË BAZË ËS DHE NISJA E FUSHAT

»2

Arivzu takon Metën dhe Ramën për objektivat e qeverisë së re Vipat reagojnë për politikën:

U mungon

Berisha

• Adelina Tahiri në faqen zyrtare del me foto të nxehta • Këngëtarët që u ndien keq dhe qanë pas dorëheqjes • Bleona Qerreti poza special për revistën “Teuta”»12

Si do të ndahen 31.030 vende për maturantët »6

Vendimi lejon 75 për qind të gjimnazistëve të vijojnë studimet në fakultetet publike. Skema për ata që nuk kualifikohen në raundin e parë

Lufta e II

Botërore Gjermanët betejat në zona dhe spastrimet në popullsi

»18-19

Llalla ndryshon formën e punës mbi fenomenin e gjakmarrjes


02

« POLITIKË

E premte 28 qershor 2013 • PARTIA DEMOKRACIA SOCIALE PRETENDIME PËR PJESËMARRJE NË QEVERI

Milo: Pozicioni në qeverisje është e sigurt “Vota u mor nga parti që vinin nga pushteti me burime financiare” Një votë jo e lirë, por e diktuar ajo e 23 qershorit nga partitë që përdorën burimet financiare për ta marrë atë - ky do të ishte qëndrimi përmbledhtas i kreut të Demokracisë Sociale Paskal Milo lidhur me zgjedhjet e përgjithshme të zhvilluara të dielën e kaluar. Sipas tij, ishte pikërisht kjo mënyrë që kushtëzoi mandatin e kësaj partie në këtë garë elektorale. “Vinin nga pushteti parti me burime financiare të jashtëzakonshme, që dukeshin edhe nga propaganda e madhe elektorale që bënë, parti që shfrytëzuan pakënaqësinë e elektoratit të djathtë, që të zhgënjyer nga qeverisja e PD-së preferuan të votonin kundër saj”, - tha Milo gjatë fjalës së tij. Në gjykimin e tij, mungesa e rezultatit pozitiv për PSD-

në në 23 qershor nuk erdhi për shkak të sistemit apo të mungesës së mbështetjes, por të atyre partive që përdorën burimet financiare për të pakënaqurit demokratë. Pavarësisht se ky qëndrim ishte së tepërmi për partitë e vogla në kampin e djathtë, tërthorazi shigjetimi shkonte dhe për Lëvizjen Socialiste për Integrim, si parti që vinte po nga pushteti. Megjithatë, pavarësisht se nuk arriti të përmbushë kriteret e firmosura më herët me lidershipin socialist në kontratën parazgjedhore, kjo sipas tij nuk do ta pengojë PDS-së që të jetë pjesë e qeverisjes së re. Kjo pasi në gjykimin e kreut të Demokracisë Sociale partia e tij është pjesë e koalicionit të majtë, i cili më 23 qershor rezultoi fitues. “Se në çfarë po-

zicioni, kjo nuk dihet ende, por në qeverisje është e sigurt. U mbetet partnerëve, me të cilët kemi një përvojë shumëvjeçare bashkëpunimi opozitar, që të vlerësojnë PDS-në për kontributet në 8 vjetët e opozitës së vështirë. Unë nuk jam humbës, sepse jam pjesë e një koalicioni që i fitoi zgjedhjet”, - vlerësoi Milo lidhur me një çështje të tillë. Në gjykimin e tij, dorëheqja e Kryeministrit Berisha nga funksionet drejtuese të Partisë Demokratike ishte një akt civil. “Pas një qeverisje të vështirë, problematike, nuk mbetet gjë tjetër veç dorëheqja. Tërheqja është një akt qytetar”, - u shpreh Milo, i cili evidentoi bindjen e tij se “Berisha do të vazhdojë të jetë një zë i fuqishëm në PD dhe në parlament”.

TAKIMI I AMBASADORIT AMERIKAN ME KRERËT E DY PARTIVE FITUESE NË ZGJEDHJE

Arvizu kërkesë dhe garanci për Metën e Ramën “Të kemi një tranzicion të lehtë e të butë. Rikonfirmojnë angazhimin e SHBA-ve”

D

Arvizu, ka nxituar që menjëherë pas përfundimit të procesit të numërimit të votave të zgjedhjeve të 23 qershorit të përcjellë urimet dhe mesazhin e SHBA-ve për dy liderët e partive fituese. Kreu i PS-së, Edi Rama, ishte i pari që priti ambasadorin në selinë e PS-së. Pas bisedës me Ramën ambasadori bëri me dije se përcolli në këtë seli dy mesazhe të fuqishme...

itën e djeshme mesazhi i SHBA-ve iu përcoll në mënyrë të drejtpërdrejtë krerëve të dy partitë fituese të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Ishte vetë përfaqësuesi i SHBA-ve në vendin tonë Aleksandër Arvizu që u bëri me dije Ramës dhe Metës qëndrimin e Shteteve të Bashkuara për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare. Por pas këtyre takimeve në prononcimet për shtyp të ambasadorit Arvizu, respektivisht në PS e LSI, u përqendrua vetëm te ky mesazh, duke mënjanuar pyetjet që mund të sillnin një qëndrim mbi dorëheqjen e Kryeministrit Berisha nga funksionet drejtuese të Partisë Demokratike. Takimi Në vizita njëra pas tjetrës, përkatësisht në selinë e Partisë Socialiste dhe në atë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, ka nxituar që menjëherë pas përfundimit të procesit të numërimit të votave të zgjedhjeve të 23 qershorit të përcjellë urimet dhe mesazhin e SHBA-ve për dy liderët e partive fituese. Kreu i PS-së, Edi Rama, ishte i pari që priti ambasadorin në selinë e PS-së. Pas bisedës me Ramën ambasadori bëri me dije se përcolli në këtë seli dy mesazhe të fuqishme. “Filluam një diskutim të mirë dhe substancial. Dy gjërat që diskutuam ishin që të kemi një tranzicion të lehtë e të butë dhe arsyeja e dytë përse ndodhemi këtu është që të ripohojmë dhe një herë angazhimin e fortë të SHBA-ve për Shqipërinë. Ky është mesazhi kyç, SHB-të janë partner i Shqipërisë”, - u shpreh Arvizu. Qëndrimi Pas takimit me kreun e PS-së, Edi Rama, ambasadori amerikan iu drejtua selisë së LSI-së, ku zhvilloi një takim me

Ilir Metën. Po nëse në selinë rozë mesazhi ishte i prerë dhe shkurt, pas takimit me Metën, Arvizu u përpoq që ta përçonte qëndrimin e SHBA-ve përmes humorit dhe vlerësimeve për kreun e kësaj partie. “Është gjithnjë e vështirë të pasosh

z. Meta kur thua diçka, sepse ai nuk la asgjë pa thënë, kështu që edhe një herë do të doja të thosha se i vlerësoj shumë komentet e tij dhe i mirëpres ato. Gjithashtu dëshiroj ta falënderoj që gjeti mundësinë të na presë sot. E di që ka pasur një

fushatë shumë të lodhshme dhe i jam mirënjohës për kohën që na kushtoi”, - tha ambasadori Arvizu. Njëkohësisht ambasadori amerikan nuk vonoi të japë edhe arsyet e këtyre dy takimeve të njëpasnjëshme me drejtuesit e PS-së dhe

LSI-së. “Arsyet pse ndodhem këtu është që të riafirmojmë apo ripohojmë edhe një herë angazhimin e SHBA-ve për të ardhmen demokratike të Shqipërisë, si dhe në rrugën drejt integrimit eropian. Sikurse janë pritshmëritë në zgjed-

META TAKON AMBASADORIN ARVIZU

“Të angazhuar për përmbushjen e detyrimeve në respekt të Kodit e të ligjit” Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, bëri dje publik qëndrimin e tij gjatë takimit me ambasadorin amerikan Aleksandër Arvizu. “Shpreha edhe një herë angazhimin tonë për të përmbushur deri në fund të gjitha detyrimet në respekt të Kodit dhe të ligjit. Njëkohësisht për të vazhduar marrëdhëniet shumë të mira dhe të ngushta me SHBAtë në prioritetet kryesore që ne kemi për vendin tonë, por edhe që SHBA-të si aleate strategjike kanë për Shqipërinë edhe si vend anëtar

i NATO-s, sidomos në drejtim të forcimit të ligjit dhe të pavarësisë së institucioneve, të një fryme të re bashkëpunimi në të gjithë jetën politike, por edhe në të gjithë shoqërinë tonë për të krijuar një konsensus sa më të gjerë për përmbushjen e të gjithë reformave, të cilat do të përshpejtojnë integrimin europian të Shqipërisë dhe do të zgjidhin problemet më të rëndësishme që kanë qytetarët tanë”, - u shpreh Meta. Gjithashtu kreu i LSI-së rikonfirmoi besimin e tij për mbështetjen e

vazhdueshme dhe në rritje të SHBAve. “Besimplotë për këtë mbështetje të perspektivës së re europiane të Shqipërisë, e cila ka marrë një shtysë të fuqishme nga zgjedhjet e 23 qershorit dhe besojmë se ky partneritet do të ndihmojë Shqipërinë për të ecur më shpejt në rrugën e zhvillimit e të integrimit, por dhe do t’i bëjë SHBA-të më krenare për mbështetjen e pakursyer që i kanë dhënë Shqipërisë për t’u anëtarësuar në NATO dhe për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian”, - deklaroi Meta.

hje për qeverinë e ardhshme, ne shpresojmë dhe presim të kemi një tranzicion të qetë dhe pres me kënaqësi që të punoj së bashku me z. Meta dhe me partnerët e tjerë të koalicionit”, - nënvizoi Arvizu pas takimit me kreun e LSI-së Ilir Meta.


POLITIKË • E premte 28 qershor 2013

MBLEDHJA DO TË VENDOSË DATËN KUR DO TË BËHET VOTIMI PËR KRYETARIN E PD

Sot mblidhet kryesia për caktimin e kryetarit Largimi i drejtuesve të PD-së, sot caktohet ristrukturimi i partisë Ervin Koçi

Varianti i parë

Sipas statutit të PD-së, ekzistojnë dy variante se si mund të zgjidhet kryetari i ri i Partisë Demokratike. Varianti i parë është ai formali, ku caktohet një datë për thirrjen e Kuvendi Kombëtar dy muaj përpara dhe më pas bëhet votimi për të zgjedhur kryetarin e ri të PD-së. Ky është varianti më i lehtë për t’u bërë, por që me të gjitha gjasat do t’i hapë më shumë punë kryetarit të ri, i cili do të ketë të bëjnë me të gjitha klanet e krijuara brenda kësaj force politike.

Varianti i dytë është ai që do të kërkojë më shumë kohë, pasi statuti ka përcaktuar se mund të shkrihet Kuvendi Kombëtar dhe të zgjidhet një tjetër, i cili si rregull bëhet çdo katër vjet. Në këtë mënyrë Berisha ka menduar të ristrukturojë partinë nga e para dhe t’ia lërë atë në drejtim një personi që s’do të ketë të nevojshme të konfrontohet me klanet e brendshme. Por që të bëhet kjo do të do të duhet të zgjidhet Kuvendi i ri dhe më pas të votohet për kryetarin.

Varianti i dytë

Z

gjedhja e kryetarit të ri të Partisë Demokratike pritet të konkretizohet ditën e sotme, pasi kryesia e kësaj partie do të mblidhet për të caktuar datën se kur do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së. Sipas burimeve pranë selisë blu, thuhet se kryesia e PD-së do të mblidhet enkas për të caktuar datën e mbledhjes së Kuvendit Kombëtarë, nga ku do të bëhet edhe votimi për të përcaktuar kryetarin e ri të forcës së parë politike shqiptare pas rënies së diktaturës komuniste. Në mbledhjen e kryesisë do të jenë të gjithë anëtarët që kanë dhënë dorëheqjen dje pas deklaratës së kryetarit të tyre se nuk do të drejtojë më forcën politike që ai ngriti në 22 vjetët e demokracisë në Shqipëri. Gjatë ditës së sotme kryesia e Partisë Demokratike do të përcaktojë datën kur do të thirret Kuvendi Kombëtar për të bërë votimin e kryetarit të ri. Thirrja e kryesisë në një kohë kaq të shkurtër pas dorëheqjes së Berishës bëhet për faktin se statuti i Partisë Demokratike ka përcaktuar se rendi i ditës për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar caktohet të paktën dy muaj përpara datës së mbledhjes. Kjo datë me të gjitha gjasat pritet të jetë në mesin e shtatorit, pasi në këtë kohë do të formohet edhe qeveria e re socialiste. Por në mbledhjen e sotme pritet që shefi i demokratikëve edhe për pak kohë, Sali Berisha, të caktojë riformatimin e Kuvendit Kombëtar të demokratëve, pasi në brendësi të tyre janë ende klanet e vjetra të krijuara gjatë këtyre viteve të qenies së kësaj force politike në

pushtet. Në këtë mënyrë, pritet që të caktohet një datë tjetër, ku të emërohet kuvendi i ri i PD-së, i cili do të drejtohet nga Këshilli Kombëtarë i partisë, këshill që është i përbërë nga 100 anëtarët. Këta 100 anëtarë duket se do të drejtojnë të gjithë procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të PD-së, i cili do ta ketë të vështirë më shumë se ç’duket drejtimin e një partie që në 22 vjet demokraci ka njohur vetëm një lider - Kryeministrin Berisha. Situata Në mbledhjen e kryesisë pritet që të diskutohet riformatimi i plotë i Partisë Demokra-

tike që nga strukturat në bazë, një ristrukturim i gjithanshëm në çdo qelizë. Por më e rëndësishëm është se kërkohet një analizë mbi situatën e krijuar brenda ambienteve të selisë, që janë ende të tronditur nga humbja që ka pësuar forca politike ku ata bëjnë pjesë. Këtë herë do të jetë baza ajo që do të vendosë se cili do të zgjidhet, larg ndikimeve të klaneve të njërit apo tjetrit nënkryetar apo anëtarë kryesie. Këtë llogari duket se e ka bërë edhe Kryeministri Berisha, i cili ka menduar të pastrojnë mirë partinë nga klanet, me qëllim që kryetari i ri të mos ketë probleme

në administrimin e partisë. Gjithsesi, situata mbetet dëshpëruese në Partinë Demokratike. Baza është hutuar pas dorëheqjes së Berishës, që e njihte këtë parti deri në qelizë kur ishte në pushtet e deri kur e lëshoi atë. Dhe kjo pati efektin e saj. Emërimi i njerëzve të paaftë dhe mosndëshkimi i ministrave apo drejtorëve të caktuar të akuzuar për korrupsion çoi në një nga disfatat më të mëdha në historinë e PD-së. Në këto kushte, Berisha preferoi t’i merrte përsipër të gjitha dhe natyrisht të jepte dorëheqjen pas 23 vjetësh në krye të Partisë Demokratike.

MBLIDHET QEVERIA PAS ZGJEDHJEVE, HESHTJE TE MINISTRAT

Berisha: Administrata në punë deri në shtator “Qeveria përkushtim deri në betimin e kabinetit të ri” • “Procesi i integrimit është me rëndësi, por ky projekt zgjidh problemin numër 1 për shumicën e vendeve të botës, siç është energjia. Projekti do të ketë mbështetjen e qeverisë dhe të opozitës nesër në parlament dhe shqiptarët janë të vetëdijshëm për rëndësinë e madhe që ka ai. Në rrafshin ekonomik dhe strategjik bën një fitore, procesi i integrimit është themelore, por shqiptarët me projektin TAP zgjidhin çështjen e energjisë”, - u shpreh Berisha.

Një ditë pas fjalimit të dorëheqjes porosia e Kryeministrit në mbledhjen të kabinetit qeveritar ishte për ministrat dhe administratën në veçanti, që të punojë me përkushtim deri në ditën e fundit të dorëzimit të pushtetit dhe betimit të kabinetit të ri. “Fushata elektorale... dihet tani, zgjedhjet përfunduan. Detyra jonë është që deri ditën që parlamenti të votojë kabinetin e ri dhe të betohet te presidenti qeveria dhe administrata duhet të funksionojnë me të gjitha kapacitet dhe xhiro të plota. Administrata e këtij vendi është një pasuri e madhe kombëtare dhe duhet të tregojë veten të

funksionojë me kapacitet të plotë e përkushtim të madh gjer ditën që ne e dorëzojmë. Ditën që ne e dorëzojmë i takon qeverisë tjetër të përcaktojë rrugën e mobilizimit dhe organizmit. Jeni të lutur që këtë mesazh që kam për punonjësit e administratës, duke i falënderuar për punën e bërë, duhet t’ia përcillni. Ne qëndrojmë me projektin deri ditën e fundit. Ditën e fundit vjen një drejtim i ri, që përcakton rregullat dhe standardet”, - u shpreh Berisha. Një ditë pasi pranoi verdiktin e zgjedhjeve dhe komunikoi zyrtarisht dorëheqjen nga çdo funksion i PD-së, Kryeministri Berisha mbodhi mesditën

e sotme kabinetin qeveritar, ku kryefjalë ishte projekti TAP dhe kërkesa që ai u ka bërë sot përfaqësuesve të konsorciumit “Shah Deniz 2” për përfshirjen e Kosovës në projekt. Mbledhja e

qeverisë së djeshme u karakterizua nga një frymë qetësie, pasi pjesa më e madhe e ministrave ishin ende nën shokun që u shkaktoi dorëheqja e Berishës nga post i kryetarit të PD-së.

»

03

KQZ Padi penale

“Numëruesit në Ksamil nuk hapën 2 kuti” Numëruesit e Ksamilit do të shkojnë për ndjekje penale. Edhe pse u njoftua zyrtarisht mbrëmjen e së mërkurës përfundimi i numërimit të votave në të gjithë vendin, në KZAZ-në nr. 89 në Ksamil të qarkut të Vlorës u shpall rezultati pa numëruar 2 kutitë e fundit. Ndonëse nuk përbëjnë ndonjë diferencë në mandate, KQZ-ja urdhëroi hapjen e këtyre kutive, mbylljen e rezultatit për Vlorën brenda 24 orëve, si dhe ndjekjen penale të individëve që refuzuan numërimin. “Të urdhërojmë KZAZ-në nr. 89 të hapë menjëherë kutitë me fletët e votimit të qendrës së votimit nr. 4709 dhe nr. 4719 dhe të vazhdojë procesin e numërimit të votave për këtë qendër votimi, duke sjellë brenda 24 orëve tabelat dhe materialin zgjedhor”, - tha Lefteri Lleshi, kryetare e KQZ-së. “U numëruan atje ose këtu ata kanë shkelur ligjin dhe ne do t’i çojmë për ndjekje penale dhe minimumi është 6 muaj burg, e ka të përcaktuar në Kod. Ata që nuk kryejnë detyrën, që nuk vazhdojnë numërimin e votave”, - u shpreh Hysen Osmanaj, anëtar i KQZ-së.

Zgjedhjet

Ruli shpërthen në akuza Ministri i Bujqësisë theu heshtjen e tij mbi rezultatin e zgjedhjeve duke deklaruar se humbja e procesit zgjedhor erdhi për shkak të figurave anonime që ishin në listat e PD-së. “Kjo është tamam koha kur do të dëgjojmë shumë prononcime sharlatanësh, që fillojnë e nxjerrin kokën në pritje të shpërblimit. Në Gjirokastër e dinë mirë për kë e kam fjalën, por të paktën t’ua lëmë skenën sharlatanëve të mëdhenj dhe jo spurdhjakëve anonimë”, - është shprehur Ruli. Reagimi i tij është i fundit nga ana e krerëve të Partisë Demokratike mbi rezultatin e zgjedhjeve, pasi pjesa më e madhe e tyre deklaroi që dje se ishin të zhgënjyer nga humbja e thellë që kjo forcë politike mori në zgjedhjet e 23 qershorit. Tani pritet që në selinë e Partisë Demokratike të nisë një epokë e re, pasi me dorëheqjen e kryetarit të saj Sali Berisha pritet të vijë edhe riformatimi i partisë për të garuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.


04

« INTERVISTË

E premte 28 qershor 2013 •

INTERVISTA E KRYETARIT TË LSI-SË DHËNË PËR TELEVIZIONIN “VIZION PLUS” Intervistoi SADIELA OLLONI

N

ë një intervistë të dhënë për vizion plus kreu i LSIsë, Ilir Meta, ka shprehur vlerësimin e tij për aktin e dorëheqjes të Sali Berishës nga postet në PD. Sipas tij, ky ishte veprim që pritej të ndodhte dhe se çdo veprim ndryshe s’do të kishte kuptim. Për sa i përket qeverisë së re ai tha se është ende shpejt për të folur për të. Kjo për faktin se LSI-ja është ende duke lexuar mesazhin e votës, ndërsa procesi zgjedhor ende nuk është mbyllur tërësisht. Meta nënvizoi se e rëndësishme është realizimi i objektivave të vendosura nga e majta, ndërsa qenia e tij apo jo në qeveri është një element që nuk ka shumë rëndësi. - Zoti Meta, me çfarë e lidhni rezultatin e LSI-së në këto zgjedhje? Në vitin 2009 ju kishit katër mandate, ndërkohë në këto zgjedhje keni një numër të konsiderueshëm. Mund të na thoni cilët kanë qenë faktorët kryesorë që ndikuan në këtë rritje spektakolare? - Mendoj se arsyeja kryesore pse ne kemi arritur një rezultat shumë të mirë, por të pritshëm nga ana jonë dhe të deklaruar paraprakisht, ka të bëjë në radhë të parë me faktin se qytetarët shqiptarë, pavarësisht angazhimit të anëtarëve dhe simpatizantëve tanë të mrekullueshëm, kanë vlerësuar LSI-në si një faktor stabiliteti, bashkëpunimi, integrimi, në radhë të parë. Së dyti, kanë perceptuar drejt mesazhet tona kryesore për ekonominë, për punësimin dhe për prioritetet për të gjithë ristrukturimin e ekonomisë së vendit. Sigurisht që një faktor shumë i rëndësishëm është dhe puna e jashtëzakonshme e strukturave të LSI-së në të gjithë vendin e në mënyrë të veçantë e Lëvizjes Rinore për Integrim dhe përkrahja e të rinjve dhe të rejave, sidomos votuesve për herë të parë. Nuk duhet të harrojmë se LSI-ja që prej krijimit të saj në vitin 2005 ka pasur 120 mijë vota dhe këto janë konfirmuar vazhdimisht, me përjashtim të viti 2009, kur u bë një kod përjashtues vetëm kundër LSI-së dhe u përjashtua nga procesi i administrimit të zgjedhjeve. Pra, gjithmonë ka ekzistuar një bazë e qëndrueshme e përkrahjes ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim. Besoj se pozicionimi i qartë i LSI-së për një ndryshim, për një rrotacion dhe për të kontribuar më tej në interes të stabilitetit dhe të paqes sociale në vend janë vlerësuar dhe LSI-ja është votuar si një faktor stabiliteti, qëndrueshmërie dhe integrimi. - Në këto zgjedhje të 23 qershorit humbi e djathta, fitoi e majta apo fitoi Lëvizja Socialiste për Integrim? - Mendoi se fitoi shpirti i ndryshimit të qytetarëve shqiptarë. Së dyti fitoi demokracia. Natyrisht që fitoi Aleanca për Shqipërinë Europiane. Sigurisht që fitoi edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, duke pasur në konsideratë përforcimin e pozitave të saj në parlament, por dhe votën popullore, pra 180 mijë vota. Është një rritje shumë domethënëse, e cila nuk na kalon as në eufori e as në vetëkënaqësi, por në vetëpërmbajtje dhe në rritje përgjegjësish për të justifikuar besimin dhe inkurajimin e të gjithë qytetarëve shqiptarë nga Kukësi në Sarandë. - Pavarësisht analizave që thonë se në këto zgjedhje fitoi Lëvizja Socialiste për Integrim? - Mendoj se fitoi Aleanca për Shqipërinë Europiane, po natyrisht që fitoi edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, por padyshim ka fituar edhe

Meta: Është shpejt për qeverinë, po lexojmë mesazhin e votës Partia Socialiste. PS-ja jo vetëm ka përmirësim në raport me zgjedhjet e kaluara, por ishte ajo që e kërkoi këtë koalicion, sidomos kryetari i saj, duke bërë një veprim të mençur strategjik. - Si e vlerësoni dorëheqjen e Kryeministrit Sali Berisha? A ndieni nostalgji, duke qenë se keni qenë bashkëpunëtori i tij deri përpara disa kohësh? A ju shkaktoi emocion deklarata e tij, duke qenë se ishte dalja e tij e parë pas humbjes? - Unë jam mësuar vetë me këto dorëheqjet dhe mendoj se dorëheqja në një rast të tillë është detyrë e çdo politikani të përgjegjshëm në respekt të përgjegjësive që ka pasur dhe që duhet të marrë. Kështu që e shikoj si një veprim fare normal pas këtij rezultati. Është një veprim civil, por natyrisht që është diçka që normalisht duhej të ndodhte. Pra, çdo veprim tjetër nuk do të ishte normal. - Tashmë është bërë fakt fitorja e koalicionit të majtë dhe normalisht ka filluar të mendohet për ndarjen e posteve të ekzekutivit. Zoti Meta, a do të jeni pjesë e ekzekutivit? A keni menduar për postet që do të keni dhe kur do të nisin negociatat me kryesocialistin Edi Rama për këtë çështje?

- Ende jemi në fazat e përmbylljes së gjithë procesit. Vetëm dje ka përfunduar numërimi, ndërkohë që procesi nga ana ligjore ka atë vijueshmërinë e vet normale dhe të gjitha palët kanë të drejtën dhe detyrën që ta ndjekin atë deri në fund. Kështu që është tepër herët për të folur për të ardhmen. Aktualisht jemi duke lexuar sa më qartë dhe me përgjegjësi mesazhin e kësaj vote, në mënyrë që ta administrojmë atë në mënyrën më qytetare, më civile dhe natyrisht edhe në mënyrën më të përgjegjshme. - A do të jeni pjesë e ekzekutivit? - Kjo është çështje më e parëndësishme për mua dhe për forcën që unë përfaqësoj. Unë jam kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe mendoj se kjo është një detyrë shumë e rëndësishme. Tani akoma më shumë edhe se më parë, duke vlerësuar këtë përkrahje mjaft të gjerë të votës së 23 qershorit. Tani është e rëndësishme që LSI-ja të vazhdojë të rrisë përgjegjësitë e saj si faktor stabiliteti, si faktor bashkëpunimi, si faktor integrimi dhe njëkohësisht të arrijmë të kemi një mazhorancë të përgjegjshme, e cila shërben me përkushtim dhe me përulësi ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë.

KRYEMINISTRI NË ARDHJE SHPALOS VIZIONIN E TIJ PAS ZGJEDHJES NË 23 QERSHOR

S

i kryeministër i zgjedhur në votimet e 23 qershorit, Edi Rama u shfaq mbrëmjen e djeshme në ekranin televiziv duke përçuar mesazhe bashkëpunimi si me aletatët e tij në koalicion, ashtu dhe me kundërshtarin e tij aktual dhe atë në ardhje. Në studion e “Top Story”, kreu Rama bëri një panoramë të përgjithshme të asaj çfarë do të jetë projekti i tij qeverisës. Por dhe pse ende jo konkret, në teori ky projekt sipas tij do të jetë i bazuar pikërisht një rimodelim tërësisht të ri të mënyrës së qeverisjes së vendit. “Dua të them pa asnjë ekuivok që në funksion të gjithë punës në funksion të ndërtimit të modelit të ri në fund shtrirja e dorës nuk do t’i mungojë as kryetarit të opozitës aktuale dhe jo më pastaj të tjerëve”, vuri në dukje Rama, duke mos përjashtuar këtu një bashkëpunim të mundshëm dhe me ish deputetin e PS-së, Arben Malaj. Por nëse shtrirja e dorës do të jetë si për figura të majtës ashtu dhe të djathtës për të bashkëpunuar për mirëqeverisjen e vendit kjo nuk do të ndodhë për partitë që garuan dhe janë ende pjesë e koalicionit të djathtë. “Do të qeverisim me LSI-në dhe me partitë që u votuan në koalicionin tonë”, sqaroi Rama, ku njëherësh hodhi poshtë një ftesë për bashkëqeverisje në adresë të PDIU-së. Ndërkohë duke u ndalur në atë çfarë është më e prekshme në sketorët jetik, ekonomia, Rama dha dhe vizionin e tij paraprak, mbi një çështje të tillë. “Para shtatorit ne do të kemi një konferencë të nivelit shumë të lartë me një grup njerëzisht që po e organizojnë ekspertë të nivelit më të lartë botëror

Rama ja si do të jem unë Kryeministër

dhe ajo do të jetë tryeza e parë e konsultimit për të nxjerrë disa konkluzione edhe në lidhje me këtë çështje do ti japim jetë një këshilli ekonomik

kombëtar që do të jetë pranë qeverisë i përbërë nga një numër ekspertësh i nivelit të lartë botëror, me ekspertët tanë dhe përfaqësuesit e sipërmar-

rjes. Të gjitha do të jenë të konsoltuara”, vuri në dukje Rama. Kreu i PS i mëshoi me forcë faktit se në qeverinë e re taksimi i ndershëm do të jetë sistemi i cili do të aplikohet në ekonomi. Njëherësh risi në qeverisje do të jetë, sipas tij dhe mënyra e të sjellurit me opozitën. “Të ndryshosh vijën e sjelljes ndaj opozitës do të thotë ta respektosh opozitën jo duke thënë thjeshtë ne e respektojmë opozitën dhe të shtosh nja 7 fjali të tjera që janë mungesë e plotë respekti ndaj opozitës. Ne na duhet ti japim jetë një parlamentarizmit evropian në të gjitha parametrat. Nuk beosj se do më dëgjoni ndonjëherë që t’i sulem opozitës me të shara e të fyera. As nuk do ta përdor luftën ndaj opozitës duke iu shmangur ballafaqimit për problemet reale që ka vendi. Ne duhet të ndryshojmë qasjen për politikën”, vlerësoi Rama. Por, i kënaqur me këtë fitore, Rama ka zgjedhur që të ndërmarë një tjetër tur nëpër Shqipëri. “Do t’i falendeorj të gjithë në çdo qark. Është një detyrim dhe do ta bëj me kënaqësinë më të madhe”. Madje, në këtë kontekst, kreu i PS rikujton dhe një premtim që do të realizohet shpejt. Premtimi për festën e Partisë Socialiste e cila nuk u arrit të bëhej në 12 qershor, me garancinë e vetë Ramës për ta organizuar pas zgjedhjeve së bashku me fitoren e saj. Në intervistën e tij, Rama bëri me dije se ditën e hënë do të bëhet kjo festë dhe në këtë festë ai ftoi si përfaqësues të së majtës por dhe krerët e të djathtës.


POLITIKË • E premte 28 qershor 2013

»

05

BERISHA: KAM KËRKUAR TË PËRFSHIHET EDHE KOSOVA

ERE: Nevojat fillestare për gaz nga 300-500 milionë m3 në vit Brikena Dervishaj

S

hqipëria do të përfitojë furnizim me gaz në janar të vitit 2019, pas përzgjedhjes të gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP) nga konsorciumi i Shah Deniz II në Azerbajxhan. Komisioneri për çështjet e gazit pranë Entit Rregullator të Energjisë, Shkëlqim Bozgo, thotë se, në një periudhë 6-vjeçare vendi do të jetë i aftë të ndërtojë infrastrukturën ligjore dhe materiale për gazifikimin, pasi aktualisht një gjë e tillë nuk ekziston. Investimi, vetëm në fazën e parë arrin në 1 miliard euro, ndërsa numri i të punësuarve arrin në 20 mijë. Përveç përfitimeve të mëdha në fazën e ndërtimit, projekti pritet të ndikojë rrënjësisht në zhvillimin ekonomik të vendit pasi garanton jo vetëm të ardhura të kosiderueshme në buxhetin e shtetit, por edhe siguron një alternativë energjetike, më ekonomike për qytetarët. Nevojat Sipas tij, nevojat fillestare të vendit do të jenë nga 300 deri në 500 milionë metër kub gaz në vit, që do të përdoren kryesisht për industrinë e rëndë. Ndërsa nevoja totale e vendit duke përfshirë edhe konsumatorin final do të jetë rreth 1 miliard metër kub gaz në vit. Bozgo thotë gjithashtu se, ndërtimi i këtij gazsjellësi do të sjellë edhe përfitime të tjera për vendin, pasi do të mundësojë jo vetëm transportin drejt Evropës, por edhe anasjelltas. Më datë 28 Qershor, konsorciumi i Shah Deniz II, që kryesohet nga kompania

Alpinistët shqiptarë ngjisin majën më të ftohtë, Denal Tre alpinistët shqiptar të Shoqatës Bjeshkatarë dhe Alpinistë Tirana arritën në orën 02:40 të së enjtes majën Denal, maja më e lartë e Kontinentit të Amerikës Veriore dhe valvitën për herë të parë flamurin kombëtar. Ekipi i përbërë nga Igli Shyti, Gerti Pishtari dhe Gjergji Bojaxhi me mbështetjen e Raiffeisen Bank dhe Vodafone Albania nisi sfidën për të ngjitur malin Denal në Alaskë më 14 qershor. Në përvojën alpinistike dihet se ngjitja e majës më të ftohtë të botës është tepër e mundimshme dhe që të jetë e suksesshme kryhet në qershor, muaj kur moti ka qëndrueshmëri të mirë. Ngjitja në majën Denali karakterizohet nga një reliev me borë

dhe akull. Akullnajat njihen si tipike për krevasa të shumta dhe kjo bëri që alpinistët gjatë gjithë kohës të ishin të siguruar me litarë. Maja Denali njihet nga alpinistët edhe për erërat e fuqishme të shoqëruara me shkulme me temperaturë që arrijnë deri në minus 55 gradë. Pas ngjitjes së flamurit shqiptar në “çatinë e Botës” Everest vitin e kaluar me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë, Alpinistët shqiptarë synojnë majat e tjera më të larta të botës në kuadrin e nismës “Seven Summits”, që në botën alpinistike ka kuptimin e ngjitjes së majës më të lartë të secilit prej 7 kontinenteve të tokës. Arritjeve të tyre ju shtua një prej majave më sfiduese për alpinistët.

Rriten sipërmarrjet e huaja

britanike e naftës BP, do të shpallë vendimin zyrtar për përzgjedhjen e projektit fitues. Mbledhja e qeverisë Kryeministri në mbledhjen të kabinetit qeveritar u ndal te takimi me përfaqësues të Azerbajxhanit, të cilit i kishin komunikuar përzgjedhjen e gazsjellësit TAP. “Procesi e integrimi është me rëndësi, por ky projekt zgjidh problemin numër 1 për shumicën e vendeve të botës si energjia. Projekti do të ketë mbështetjen e qeverisë dhe të opozitës nesër në Parlament dhe shqiptarët janë të vetëdijshëm për rëndësinë e madhe që ka ai. Në rafshin ekonomik dhe strategjik bën një fitore, procesi i integrimit

është themelore, por shqiptarë me projektin TAP zgjidhin çështjen e energjisë. Kam paraqitur kërkesën që të përfshihet dhe Kosova. Pasi ndjenjat miqësore janë të lartë, por ka një problem që ndërlikon këtë çështjen”, u shpreh Berisha. Berisha vlerësoi se projekti TAP, “do jetë dhe projekti më i madh i gazit në Evropë, i cili tejkalon në investim çdo projekt tjetër gazsjellës dhe do të krijojë në Shqipëri mijëra vende pune”, teksa shprehu mirënjohjen për vendet mike ku do kalojë projekti, TurqinëItalinë-Greqinë. Projektet Bashkë me projektin TAP është miratuar si paketë edhe

INSTAT: Investimet e të huajve në biznese gjithnjë e më pak projekti tjetër, ai i degëzimit të gazjellësit nga Fieri drejt Kroacisë, i njohur si projekti Jonian Adriatik apo IAP. Kjo do të thotë që paralelisht me nisjen e punimeve për ndërtimin e gazsjellësit Trans Adriatik, në vijën bregdetare shqiptare mund të nisin punimet për gazsjellësin që kalon në ultësirën perëndimore shqiptare drejt Kroacisë. Ky vendim vjen vetëm pak ditë pasi në Dubrovnik u zhvillua ministeriali në të cilin kryediplomatët e Malit të Zi, Bosnje Hercegovinës dhe të Kroacisë iu bashkuan Shqipërisë, Italisë e Greqisë, duke firmosur publikisht memorandumin e bashkëpunimit në kuadër të projekteve TAP dhe IAP.

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT GJEN SHKELJE TE MINISTRIA E PUNËS

Dëmi ekonomik, kallëzim për 4 zyrtarë Shpërdorim fondesh dhe shpenzime të padrejta për shërbime KLSH kallëzon në Prokurori 4 zyrtarë të Ministrisë së Punës. Kontrolli i Lartë i Shtetit njoftoi dje se materialet e auditimit të ushtruar në Ministrinë e Punës për zbatimin e ligjshmërisë dhe rregullshmërisë ekonomike dhe financiare gjatë periudhës 1 prill 2011 deri më 30 shtator 2012 rezultuan me një dëm ekonomik prej 23,7 milionë lekësh. Auditimi u përqëndrua në administrimin dhe përdorimin me efektivitet të pronës shtetërore dhe fondeve buxhetore. KLSH ka konstatuar shumë parregullsi, shkelje ligjore dhe procedurale në menaxhimin e aseteve të ministrisë dhe në drejtim të menaxhimit të fondeve buxhetore. “Vlera e shkeljeve

Mbështetur nga Vodafone Albania

të ligjshmërisë me pasojë dëm ekonomik llogaritet në 23,728,976 lekë. Gjatë këtij auditimi u konstatuan blerje e pajisjeve për sallën e mbledhjeve në shumën 1,846,800 lekë, duke mos justifikuar dhe pasur argumente mbi domosdoshmërinë e këtij shpenzimi, për më tepër kur ky shpenzim ishte kryer në fund të vitit 2007. Gjithashtu KLSH ka vënë re shpenzime të padrejta për shërbime jashtë shtetit në vlerën 10,613 Euro dhe pagesa të tjera të kryera padrejtësisht për Këshilltarin e Ministrit për punë fiktive. Këshilltari i Ministrit, për periudhën objekt auditimi, gusht 2011 deri më 31 dhjetor 2012, ka rezultuar se ka qenë jashtë territorit të

Republikës së Shqipërisë për 270 ditë, nga të cilat 160 ditë pune të paguara dhe të pajustifikuara dhe ku përgjegjësia direkt për këtë rëndon mbi Drejtorin e Kabinetit të Ministrit”, -thekson njoftimi. KLSH

ka bërë kallëzimet penale për veprat penale, “Shpërdorim i detyrës”, “Falsifikimit të dokumenteve”, “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, “Shkeljes së Barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankande publike”.

Bizneset e huaja të të gjitha përmasave zënë rreth 2.1% të totalit të sipërmarrjeve në Shqipëri. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, numri i bizneseve të huaja që zhvillojnë aktivitet në Shqipëri arriti në 2417 në fund të vitit 2012. Numri i ndërmarrjeve ekonomike në pronësi të shtetasve apo subjekteve të huaja u rrit vitin e kaluar me rreth 6.5% krahasuar me vitin 2011. Por, ajo që bie në sy është se investitorët e huaj kanë përqëndruar më shumë aktivitetin e tyre në sektorin e shërbimeve, ndërsa ndërmarrjet e huaja prodhuese janë pakësuar. Në fund të vitit 2011, në Shqipëri ishin të regjistruara 744 biznese të huaja

prodhuese, ndërsa në fund të vitit 2012 numri i këtyre ndërmarrjeve ra në 716. Sipërmarrjet e huaja prodhuese janë të ndara mes industrisë dhe ndërtimit, ndërsa një numër shumë i vogël prej tyre kanë aktivitet në bujqësi dhe peshkim. Rritja e numrit të ndërmarrjeve të huaja ka qënë e gjitha në sektorin e tregtisë dhe shërbimeve të tjera, ku bizneset e huaja kanë arritur në mbi 1700, 11.5% më shumë nga sa ishin në fund të vitit 2011. Rritje gjatë vitit të kaluar njohu edhe numri i ndërmarrjeve të përbashkëta mes ortakëve shqiptarë dhe atyre të huaj. Në fund të vitit 2012, numri i bizneseve jointventure, arriti në afro 1 400, me një rritje vjetore prej 6.2%.

Raporti i Investimeve i UNCTAD-it

Në rënie investimet e huaja në ekonomitë në tranzicion Investimet e huaja direkte në ekonomitë në tranzicion shënojnë rënie me 9 për qind në 87 miliardë dollarë në vitin 2012. Raporti Botëror i Investimeve i përgatitur nga UNCTAD zbulon se prurjet e FDI-ve në Evropën Juglindore pothuajse u përgjysmuan, ndërsa në vendet e Federatës së Shteteve të Pavarura mbetën relativisht elastike. Përpara krizës financiare dhe ekonomike, vendet e Evropës Juglindore kishin arritur një progres domethënës në tërheqjen e FDI-ve. Vala e FDI-ve në rajon, sidomos pas vitit 2006, u orientua drejt rimëkëmbjes ekonomike, një klimë më të mirë investimesh, dhe drejt fillimit të negociatave për asociimin (dhe anëtarësimin) me BE-në në vitin

2005. Ky tipar pozitiv ndryshoi në vitin 2009. Kroacia përjetoi rënie në prurjet e FDI-ve, nga 6 miliardë USD në 2008 në 432 milionë dollarë në 2010. Gjatë kësaj periudhe, prurjet e FDI-ve ranë në Bosnje-Hercegovinë, Mal të Zi, dhe në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Shqipëria nuk ndoqi të njëjtën tendencë, kryesisht për shkak të mjedisit përkrahës ndaj investitorëve dhe të mundësive të krijuara nga privatizimi i kompanive shtetërore. Brishtësia e prurjeve të FDI-ve në Evropën Juglindore lidhet pjesërisht me pjesën më të madhe të FDI-ve të brendshme nga BEja, ku vështirësitë ekonomike shkaktuan efekte negative tronditëse për FDI-të në këtë nënrajon, thekson raporti.


06

« SOCIALE

E premte 28 qershor 2013 •

REFORMA E ALTERTEKSTIT PRITET TË NDRYSHOHET, PAQARTËSI TE NXËNËSIT

Arsimi shqiptar i paqëndrueshëm Eksperimente mbi nxënësit, nuk studiohen etapat e reformave “Ky numër i alternativave do të ndryshojë. Ndryshimi është në dy drejtime. Në qoftë se ndryshojmë kurrikulat, vitin e ardhshëm shkollor do të kemi ndryshim kurrikulash, atëherë të gjithë këto alternative bien dhe fillon puna nga e para. Në rast se nuk ka ndryshim kurrikule, pra programi, ligji i arsimit parauniversitar lejon që të pranohet çfarëdolloj porosie nga botuesit”

Erta Bode

A

rsimi shqiptar tregon lëkundjet e tij një herë në muaj. Reformat që momentalisht u duken të përshtatshme i imponojnë direkt te nxëni, rezulton që pas 5 vjetësh ato s’janë produktive dhe i ndryshojnë. Kjo tregon se arsimi shqiptar po eksperimenton mbi kurrizin e nxënësve dhe eksperiencën e mësuesve. Problemi i fundit është pikërisht reforma e altretekstit, që para 6 vjetësh ishte “idealja” për nxënësit, pikërisht sepse u supozua se konkurrenca midis shtëpive botuese për një tekst do të sillte alternativën më të mirë në dorën e nxënësit. Mirëpo zyrtarët e Ministrisë së Arsimit pohojnë se kjo reformë po dështon. Alarmi i tyre i fundit është se reforma e altertekstit duhet të ndryshojë. Numri i teksteve alternative për një lëndë të caktuar në arsimin parauniversitar është tepër i lartë. Për një tekst të caktuar ka deri në 7 alternativa. Kjo deklaratë vjen nga ekspertët e arsimit, të cilët thonë se ka ardhur koha që nxënësit dhe shkollat të mos përballen më me një numër kaq të madh tekstesh, pasi kjo sjell çoroditje te mësuesit, të cilët brenda një kohe të shkurtër duhet të zgjedhin mes shumë teksteve vetëm një. “Ky numër i alternativave do të ndryshojë. Ndryshimi është në dy drejtime. Në qoftë se ndryshojmë kurrikulat, vitin e ardhshëm shkollor do të kemi ndryshim kurrikulash, atëherë të gjithë këto alternative bien dhe fillon puna nga e para. Në rast se nuk ka ndryshim kurrikule, pra programi, ligji i arsimit parauniversitar lejon që të pranohet çfarëdolloj porosie nga botuesit”, thotë Jovan Kristiqi, specialist arsimi. Pra, alterteksti, që u pa dhe si rruga më e mirë e unifikimit të teksteve me Kosovën, po del si reformë e pavlefshme. Specialistët shprehen se është e nevojshme që kurrikulat të ndryshojnë, pasi ato duhet të përshtaten me kohën dhe ngjarjet që na shoqërojnë. “Periudha e ndryshimit duhet të jenë periudha afatgjatë, që mund të shkojnë 8-9 vjet të ndryshimit të një kurrikule. Flas për sistemin 9-vjeçar. Kështu që në sistemin 9-vjeçar kurrikulat e fundit kanë qenë të viteve 2005, 2006 dhe 2007. Pra, ka ardhur koha që dhe këto të rifreskohen”, - thotë Kristiqi. Për kurrikulat e arsimit parauniversitar, në veçanti me ato të shkollave 9-vjeçare, po punon një grup i posaçëm specialistësh, të cilët po punojnë edhe për grupimin e disa lëndëve në një të vetme, ndërkohë që vitin tjetër shkollor pritet të futen në qarkullim edhe lëndë të reja, që nuk kanë qenë asnjëherë në sistemin arsimor. Çdo muaj një lajm dhe ide e re nga tavolinat e MASH, po ndërkohë asnjëra nga ato nuk studio-

Jovan Kristiqi

het se ç’do të sjellë më vonë. Miratohen reformat e pastudiuara, për të cilat nuk dihet në do të ndikojnë pozitivisht në një periudhë të gjatë kohore dhe nuk arrijnë t’i shërbejnë edhe një brezi nxënësish. Kjo sjell pasojat e pakëndshme të nivelit të formimit të nxënësve shqiptarë deri në pikën kritike, që është gramatika dhe drejtshkrimi i gjuhës së tyre.

ALTERTEKSTI Alterteksti është shumë alternativa teksti për një lëndë. Ndërkohë që autorë të ndryshëm të njëjtin koncept e paraqesin ndryshe. Ky fakt, sipas tyre, sjell konfuzion jo vetëm te nxënësit, por edhe te mësuesit, të cilët shpesh janë të paqartë. Ata propozojnë që të punohet me një tekst të paktën për disa vjet me radhë, pasi vetëm kështu mund të vlerësohet nëse teksti është i mirë apo jo. “Pasi punon një vit me tekstin, një, dy, tre, katër ose një cikël me tekstin, je në gjendje të thuash se ky tekst vlen apo jo. Pastaj vështirësi kemi, sepse këtë vit është plotësuar që tekstet të kenë linjë, domethënë këtë vit shtëpitë botuese kanë paraqitur një linjë që, ta zëmë, unë si mësuese matematike mund të marrë të njëjtin autor nga klasa e pestë deri në klasë të nëntë. Mirëpo kjo është bërë si rrjet”,- thonë mësues të lëndëve të ndryshme, që konfirmojnë se nxënësit kanë vështirësi.

MATURANTËT DY PROVIME BRENDA DITËS, LËNDËT 8 KREDITE

Provimet me zgjedhje më datën 29 qershor Maturantët e kaluar zëvendësojnë me provim lëndën mbetëse Ditën e shtunë mijëra maturantë do t’i nënshtrohen provimit të fundit të kësaj mature, që është ai i lëndëve me zgjedhje. Ky është testi që çdo maturant duhet ta plotësojë nëse synon të vazhdojë arsimin e lartë. Në këtë provim nuk do të marrin pjesë maturantët që në formularin A-1 dhe A-1z kanë deklaruar se do të studiojnë jashtë shtetit. Hartuesit e tezave me zgjedhje aktualisht po punojnë dhe pritet të dalin nga ngujimi vetëm mëngjesin e së shtunës, pasi të jetë shpërndarë teza në duart e të rinjve. Për rreth 3 orë maturantët do t’i nënshtrohen provimit për dy lëndët që ata kanë zgjedhur nga 26 gjithsej, ndërsa për shkollat profesion-

ale të rinjtë do t’u nënshtrohen lëndëve specifike. Këtë vit risi është se të rinjtë do të mund të zgjedhin vetëm dy lëndë, por ato duhet të kenë jo më pak se tetë kredite, ndërkohë që vitin e kaluar kishin më shumë lëndë për të zgjedhur. Ndërkaq në provimet me zgjedhje do të përfshihen edhe kandidatët e viteve të kaluara. Kështu, të rinjtë që kanë dhënë provime me zgjedhje dhe janë vlerësuar me notë jo më të vogël se 4 do t’i mbartin ato. Të drejtë për të dhënë testimin kanë dhe ata që kanë fituar dëftesë pjekurie përpara vitit 2006 dhe dëshirojnë të aplikojnë për studime universitare, por u njihen vetëm dy provime të detyruara. Në këto kushte, ata

duhet të japin edhe provimet me zgjedhje, në mënyrë që të mund të përfshihen në garën e pranimeve në universitete. Nga burime të Ministrisë së Arsimit bëhet me dije se lënda më e përzgjedhur është matema-

tika e thelluar nga shkencat ekzakte, ndërsa nga shkencat shoqërore është sociologjia. Ndërkohë vihet re një zbehje e tendencës për t’iu nënshtruar si provim me zgjedhje gjuhës së huaj, anglisht.

BASHKIA Ndërtimet pa leje

Nuk do të lejohen as ndërtime të tjera Bashkia e Tiranës po vazhdon intensivisht planin për të prishur çdo ndërtim pa leje. Inspektorati Ndërtimor dhe Policia Bashkiake kanë prishur sot një shtesë pa leje në rrugën “Vangjush Furxhi” në njësinë bashkiake nr.10. Drejtori i Inspektoratit të Ndërtimit, Florenc Hoxha, dhe Drejtori i Policisë Bashkiake, Vullnet Topalli, kanë garantuar sot të gjithë qytetarët e Tiranës se çdo ndërtim pa leje do të prishet, sikundër territori i Bashkisë do të monitorohet gjatë 24 orëve. Një plan i detajuar masash po zbatohet në qytetin e Tiranës për të mos lejuar as nisjen e ndërtimeve pa leje. Kjo do të thotë se përpos punës për t’u prishur ato që janë ndërtuar, monitorimi i kryeqytetit, do të shërbejë për të informuar për ndërtimet që mund të ndodhin në kohë reale, të cilat do të prishen direkt. Kjo e fundit ndihmon në radhë të parë banorët e pandërgjegjshëm që të mos investojnë për t’u ndëshkuar më vonë. Në këtë rast atyre u kursehet shpenzimi ekonomik kur t’ju prishej më vonë. Drejtori Hoxha u shpreh: “U bëjmë sërish thirrje qytetarëve që të mos shpenzojnë para për të ndërtuar pa leje, pasi çdo objekt i kundërligjshëm do të goditet nga ana jonë dhe do të zbatojmë ligjin pothuajse në të gjitha objektet e ndërtuara. Ne kemi bërë edhe një plan të organizuar në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, që ky territor të mbahet nën vëzhgim gjatë 24 orëve për të parandaluar çdo ndërtim të paligjshëm”, - tha Hoxha. Deklarata e tij duhet të shërbejë për ndërgjegjësimin e banorëve për të mos shkelur ligjin dhe për të mos përfituar nga hapësirat e lira apo shfrytëzimit pa kriter i ambienteve të tyre. Nga ana e tij drejtori Topalli u shpreh: “Jemi sot këtu së bashku me forcat e Policisë Bashkiake dhe Inspektoratit Ndërtimor dhe në të gjithë konstatimet që janë bërë muajin e fundit për çdo ndërtim të kundërligjshëm. Pra, për çdo ndërtim pa leje Policia Bashkiake dhe Inspektorati Ndërtimor do të godasin pa hezitim cilindo person që ka marrë përsipër të ndërtojë pa leje në të gjithë territorin e Bashkisë së Tiranës. Njëkohësisht shfrytëzoj rastin t’u bëj apel të gjithë qytetarëve që kanë ndër mend të marrin iniciativa të tilla të mos marrin përsipër, sepse çdo rast do të konstatohet nga Policia Bashkiake dhe do të goditet në bashkëpunim me Inspektoratin e Ndërtimit. Nuk do të lejohet asnjë ndërtim pa leje, madje do të prishen edhe ato ndërtime që deri tani janë ndërtuar në mënyrë të kundërligjshme.”


AKTUALITET • E premte 28 qershor 2013

»

07

PROKURORI: MOSPAGIMI PËR 12 KG HASHASH IRRITOI AUTORËT, E THERRËN 5 HERË DHE E DOGJËN

Shqiptari u therr e u dogj për borxhin e drogës Pranga 2 shqiptarëve 19 e 20 vjeç si autorët e vrasjes së 24-vjeçarit ITALI- Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia për vrasjen e bashkëkombasit, të cilin për prishjet e pazareve të drogës, e kishin djegur. Ngjarja ndodhi më 6 qershor në kazermën Lupi di Toscana. Policia tha se autorët janë dy shqiptarë të moshës 19 dhe 20 vjeç, teksa janë arrestuar me dyshimin se janë përgjegjës për vrasjen e 24-vjeçarit, trupi i të cilit u gjet, i karbonizuar në barakat e braktisura në Firence. Vrasja e rëndë është cilësuar mizore për shkak të shkatërrimit të kufomës që përbëjnë dy vepra penale. Siç është rindërtuar nga skuadra e policisë, hetimi është kryer nga prokurori Sandro Cutrignelli, sipas të cilit 24-vjeçari u vra gjatë një lufte për hir të drogës dhe problemeve personale, në natën ndërmjet 27 dhe 28 majit. Ai u therr me 5 goditje në qafë, e cila arriti arteriet, kockat, arterien karotide, venën e

qafës, etj dhe më pas i vunë flakën. Identiteti i 24-vjeçarit, i njohur tashmë për policinë për krimet e vjedhjes dhe trafikimit, është vërtetuar nga shenjat e gishtave. Babai e kishte raportuar atë zhdukur më 31 maj dhe menjëherë ishte menduar se ishte një ekzekutim.

Vrasja mund të ketë ndodhur në makinë, një “Renault Clio” në të cilën ka pasur shenja të dukshme të gjakut. “Renault Clio” është në pronësi nga një person me banim në Milano, i cili është pronari i dhjetëra automjeteve të tjera. Një borxh i drogës, për një furnizim prej 12

kg marihuanë, si dhe çështjet që lidhen me ngacmimin e viktimës kundër shpërndarësve të tjerë të drogës dyshohet të jetë motivi i vrasjes së shqiptarit. Bazuar në rindërtimin nga hetuesit, vrasja ndodhi në makinë, në afërsi të Leopolda Stazione në Firence. Kufoma ishte fshehur në bagazhin e makinës dhe është transportuar në kazermat, ku pas një jave i vunë zjarrin. Pasi kanë braktisur frontin e kazermave u vunë në përpjekje për të fshehur dëshmitë e dy të dyshuarve që kanë djegur certifikatën e regjistrimit të makinës. Dje në mëngjes, hetuesit kanë konfiskuar edhe një apartament në “Via Il Prato” në Firence, në afërsi të Leopolda Stazione. Shtëpia ishte në përdorim të 2 vëllezërve, ndërsa ndalimi i tyre u mundësua nga dëshmia e një afrikano-veriori që ditën pas vrasjes, kishte gjetur një kartë identiteti.

KRYEPROKURORI TAKON GJYQTARËT, VLERËSOHET ASHPËRSIMI I DËNIMIT

Llalla: Database për gjakmarrjen, masa për të frenuar fenomenin Mariglen Mullai

Q

ë hakmarrja të parandalohet, përveç ashpërsimit të dënimeve, duhen mbajtur nën mbikëqyrje edhe personat me këtë tendencë. Nga ana tjetër krijimi i një database rreth këtyre rasteve, do të ndihmonte në evidentimin, paralajmërimin dhe goditjen e gjakmarrjes, duke u kursyer shqiptarëve dhjetëra efekte negative që rrjedhin prej saj, duke nisur nga primarja që është humbja e jetës, ngujimi i fëmijëve, etj. Me Kodin e Ri Penal, vrasja për hakmarrje do të dënohet jo më pak se 30 vjet burg, gjë e cila mendohet të frenojë maksimalisht iniciativat e personave në gjak, për mos ta përfunduar “zakonin”. Llalla e gjyqtarët Parandalimi dhe goditja e fenomenit të gjakmarrjes ka qenë objekt i një takimi të nivelit të rëndësishëm me prokurorë e gjyqtarë, organizuar nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Shkolla e Magjistraturës. Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, është bashkuar me shqetësimin e zyrtarëve të drejtësisë mbi rëndësinë e luftës ndaj këtij fenomeni. Në fjalën e tij në këtë takim, Llalla u shpreh se “parandalimi i gjakmarrjes është prezantuar që në krye të mandatit si Prokuror i Përgjithshëm dhe po merren hapa konkrete në zonat e Shqipërisë ku ky fenomen ka një përhapje më të gjerë”. Për Llallën, në ndihmesë të trupës së prokurorëve dhe gjyqtarëve

Masat e policisë së Tiranës

Në 24 orë 100 gjoba në rrugë për shkelje të kodit Të paktën 100 gjoba janë vënë gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet. Duke vlerësuar situatën e trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, shërbimet e policisë janë të angazhuara maksimalisht për t`ju ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës, për një lëvizje sa më normale në rrugë. Gjithashtu, shërbimet e policisë do të ndëshkojnë pa hezitim të gjithë ata drejtues të mjeteve, të cilët shkelin dispozitat e qarkullimit rrugor, si: parkime të gabuara, parkime dyshe, mos zbatim të sinjalistikës, parakalimet e gabuara, qarkullim pa leje drejtimi, për ecje tej normave të lejuara, për përdorim alkooli etj. Policia në një deklaratë tha se “Bëjmë me dije se vetëm 24 orët e fundit nga shërbimet e policisë së kryeqytetit, janë vendosur në total 100 masa administative, kryesisht të vendosura për moszbatim të sinjalistikës dhe ecje tej normave të lejuara. Policia e Tiranës në vijim të punës së saj kërkon edhe bashkëpunimin e përdoruesve të rrugës, si të këmbësorëve, ashtu edhe të drejtuesve të mjeteve, për respektimin e dispozitave në fushën e qarkullimit rrugor”.

Arrestimi i 23-vjeçares në Tiranë

Pranga mjeshtres së grabitjeve të mallrave e parave në arkë Me një mjeshtëri të lindur për grabitje, një hajdute bënte vjedhje spektakolare në dyqanet e kryeqytetit. Policia tha se ajo tashmë ka rënë në prangat e policisë. Njësia “Shqiponja’, arrestoi dje në flagrancë shtetasen S.Sh, 23 vjeç teksa tentonte të grabiste në një dyqan artikuj. Prej kohësh kjo shtetase ishte vënë në ndjekje nga policia pasi ishte pikasur dhe më pas denoncuar se vidhte artikujt si veshje e aksesorë të ndryshme dhe madje dhe në arkat e parave. Policia po verifikon edhe rastet e tjera, ku dyshohet të jetë implikuar kjo 23-vjeçare, teksa po merren informacionet nëse ajo vepronte e vetme apo bashkëpunonte me dikë. Deri më tani nga të dhënat e para dihet vetëm fakti se 23-vjeçarja arrinte t’u krijonte presion shitësve dhe ja kishte arritur që të largohej përherë me shumën e parave apo artikujt e tjerë që grabiste.

Autori ende i paidentifikuar

Sherr banal mes të rinjve, plagoset rëndë 23-vjeçari Një plagosje me thikë ka ndodhur dje pranë shkollës “Arben Broci”. Sipas burimeve të policisë, i plagosur ka mbetur 23-vjeçari E.Hasanaj, i cili ndodhet në gjendje kritike në Spitalin Ushtarak. Ndërkaq, policia bën me dije se ende nuk është identifikuar autori i plagosjes. Po ashtu policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes. Paraprakisht, mësohet se plagosja erdhi pas një sherri mes autorit dhe viktimës, ndërsa grindja ka pasur një shkak krejt banal. Momentalisht, gjendja shëndetësore e të plagosurit, është tepër e rënduar.

Ngjarja në janar

Vrau të shoqen e dashnorin, në gjykim dosja e shqiptarit ITALI- Në ardhje është kërkesa për gjykim të menjëhershëm e prokurorit, në lidhje me pozitën e Burhan Kapllanit, shqiptarit që përfundoi në burg për vrasjen e ish-gruas së tij Orieta Boshti dhe shokun e saj Shpëtin Haha. Vrasja e dyfishtë është angazhuar janarin e kaluar në parkingun e një supermarketi në Bazzano. Këtu viktimat ishin të befasuar nga Kapllani që i goditi me një pistoletë, të vjedhur “Beretta”. Sipas asaj që dëshmitarët pretenduan, ishte një ekzekutim i vërtetë, ndaj opinioni publik pikë asnjëherë nuk e ka konsideruar se mund të jetë një krim i pasionit.

I dënuar nga gjykata kundër gjakmarrjes tashmë është edhe kuadri ligjor në fuqi, i amenduar vetëm pak kohë më parë në Kuvendin e Shqipërisë. “Ligjvënësi mbështeti propozimet e Prokurorisë dhe gjykatës për të ashpërsuar masat ndëshkuese ndaj individëve të përfshirë në veprat penale të gjakmarrjes. Për këtë arsye, të gjithë aktorët e drejtësisë duhet të japin kontributin e tyre në këtë proces shumë të rëndësishëm

për forcimin e shtetit ligjor në Shqipëri”. Më tej, Prokurori i Përgjithshëm vlerësoi pjesëmarrjen e lartë dhe aktivizimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në diskutimet gjatë takimit, duke e konsideruar si një “forcim të vetëdijes së organeve të drejtësisë për të bashkëpunuar ngushtësisht për ruajtjen e jetës së qytetarëve”, dhe, për më tepër, “për t’u kthyer sigurinë personave që janë të prekur nga ky fenomen tërë-

sisht antiligjor dhe antisocial”, përfundoi Llalla. Prokuroria e Përgjithshme tashmë ka hartuar një bazë të dhënash për rastet problematike, të lidhura me gjakmarrjen dhe, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit e institucione të tjera ligjzbatuese po kryejnë monitorim të vazhdueshëm ndaj personave që janë potenciale të mundshme për t’u përfshirë në vepra kriminale të kësaj kategorie.

Në kërkim për vjedhje, në pranga një 23-vjeçar Policia bëri kapjen dhe ekzekutimin e vendimit të gjykatës së Tiranës për shtetasin Arlind Mulgeci, 23 vjeç, lindur në Lekurtaj të Tropojës dhe banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim më datë 18 prill 2013, pasi Prokuroria e rrethit gjyqësor Tirane ka dërguar urdhrin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale të “Vjedhjes” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni Kodit Penal. Materialet ju dërguan Prokurorisë rrethit gjyqësor Kavajë, për veprat penale të “Vjedhje e realizuar në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.


08

« AKTUALITET

E premte 28 qershor 2013 •

KORÇË, PJESËMARRJA NË VOTIME E EMIGRANTËVE

Emigrantët që votuan, 3-fish më shumë se 2009 P

ërqendrimi i vëmendjes së politikës edhe tek emigrantët shqiptarë që jetojnë në vendet fqinje ka bërë që këta të fundit të vijnë me shumicë për të votuar në zgjedhjet parlamentare të datës 23 qershor. Këtë fakt e pohon edhe nga përfaqësuesi i Partisë Socialistëve në Greqi Artut Porpollogu. Sipas tij, ndryshe nga çdo herë tjetër, në zgjedhjet parlamentare të 2013 ka pasur një numër të madh emigrantësh që kanë marrë pjesë në votime. Kështu, në qarkun e Korçës, veçanërisht emigrantët e kthyer nga Greqia, duket se kanë bërë diferencën në fitoren e Partisë Socialiste. Dy forcat e mëdha politike në Korçë, gjatë fushatës elektorale lobuan fort që emigrantët shqiptarë të vinin dhe të votonin në Shqipëri, madje Partia Socialiste në Korçë vendosi në listën e kandidatëve për deputet, emigrantin Artut Porpollogu njëherazi edhe përfaqësuesi Partisë Socialiste në Greqi. “Ka qenë një numër i konsiderueshëm emigrantësh që kanë ardhur për të votuar në zgjdhjet e të dielës së kaluar, madje mund të them se kemi arritur që në të gjithë qarkun e Korçës të sjellim rreth 10

mijë emigrant votues”, theksoi Porpollogu. Sipas tij, pjesa më e madhe e këtyre emigrantëve kanë votuar për herë të parë pas rreth 23 vjetësh qendrimi në Greqi dhe ky ka qenë edhe faktori që këtë vit në qarkun e Korçës u prishën balancat politike duke bërë që e majta

të rrisë numrin e deputetëve që do të fusë në Kuvendin e ri. Megjithatë, Porpollogu thotë se pjesëmarrja nuk ka qenë e lartë vetëm në qarkun e Korçës, por edhe në disa qarqe të tjera si në Elbasan, Gjirokastër, Vlorë apo edhe në Berat. Duke sqaruar skemën e ardhjes së

emigrantëve, përfaqësuesi i PS-së në Greqi, deklaron se “ne e kemi jetuar dyndjen e emigrantëve, lëvizjet e tyre veçanërisht javën e fundit para zgjedhjeve. Këtu unë dua të përmend fshatin Miras, Bonçarë në Devollin e Sipërm, ku shifra e emigrantëve kalonte mbi 100 persona”. Nga ana tjetër përfaqësuesit e PS-së votën e emigrantëve nuk e kanë parë vetëm si personale, por edhe te ndikimi që kanw te shoqëria, miqtë, fqinjët, bashkëfshatarët e tyre, si dhe të të afërmve të tjerë, duke bërë që vota e emigrantëve të jetë vendimtare në fitoren e Partisë Socialiste në këtë qark. Sipas të dhënave mësohet se pjesëmarrja në votime e emigrantëve në zgjedhjet e 23 qershorit ishte e trefishuar krahasuar me zgjedhjet e vitit 2009. Numri i lartë i të ardhurve për të marrë pjesë në këto votime erdhi pas takimeve të shumta që përfaqësuesit e të dy kahëve të politikës zhvilluan në Itali dhe Greqi, madje shpesh u përfol se kanë qenë vetë partitë politike që kanë paguar shpenzimet e emigrantëve që të këta të fundit të vijnë për votime në Shqipëri.

Pas ndërhyrjes, jashtë rrezikut për jetën

Sherri i para tre muajve i berberit, plagoset me tre plumba 22-vjeçari

Një i ri është qëlluar një natë më parë para lokalit të tij ku punonte si berber. Nga hetimet e para dyshohet se autor është një tjetër i ri me të cilin 22-vjeçari L. Zabeli është konfliktuar rreth 3 muaj më parë. Policia e ka përcaktuar zyrtarisht si shkak të tentativës së vrasjes një konflikt për motive të dobëta. 22-vjeçari Ledio Zabeli me banim në lagjen “Luigj Gurakuqi” është qëlluar me pistoletë nga një person fillimisht i paidentfikuar nga policia. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës pedagogjike ku i riu kishte edhe lokalin ku punonte si berber. Ndërkohë i dëmtuari është dërguar menjëherë në spitalin kirurgjik ku mori ndihmën e parë mjekësore, por për shkak të plagëve është dërguar për një mjekim më të specializuar në Tiranë ku sipas policisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa sipas familjarëve ka pasur komplikacione për jetën. Autori është identifikuar brenda pak orësh dhe është bërë shpallja në kërkim nën akuzën vrasje me dashje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Mësohet se shkaku që ka sjellë edhe tentativën e vrasjes është një sherr banal i degjeneruar në konflikt fizik pak muaj më parë. Gjithësesi hetimet janë në vazhdim për këtë ngjarje.

QEVERIA MIRATON KUOTAT, NDËRKOHË KA MBI 45.000 MATURANTË

31.030 kuata të reja për në universitet për këtë vit Universitetet do të hapin dyert për 31.030 kandidatë për të vazhduar arsimin e lartë. Shifër kjo më e vogël sesa numri aktual i maturantëve të këtij viti që kandidojnë për në ciklin e tretë arsimor. Këshilli i Ministarve ka miratuar kuotat e reja për vitin e ardhshëm akademik për 31.030 studentë të rinj që do të ulen në auditore, ku ndërkohë vetëm këtë vit ka mbi 45.000 maturantë që janë duke iu nënshtruar provimeve për të fituar të drejtën e ndjekjes së arsimit të lartë, gjithsesi kjo shifër është 2% më e lartë se pranimi i kuotave të vitit të kaluar. Sipas këtij vendimi për kuotat e programit të dytë të studimit do të jenë 300, për trasferim studimesh 500 dhe për shtetas të huaj 100. Studentët që ulen për herë të parë do të jenë 30.130. Kuotat e pranimit për kandidatët brenda territorit të vendit janë 29. 390, kuotat për shqiptarët nga trojet jashtë kufijve të vendit, 700, kuotat për të verbrit, 20 dhe kuotat për romët dhe ballkano - egjiptianët, 20. Ndërkohë janë miratuar edhe procedurat e atyre që skualifikohen në raudnin e

Ka gjithmonë një herë

të parë për të besuar në informacionin e saktë të një gazete. Për t’u bindur abonohuni në Për informacione: Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 parë. Në raundin e dytë kanë të drejtë të marrin pjesë të gjithë maturantët/kandidatët që kanë konkurruar në raundin e parë me të njëjtën renditje preferencash të atij raundi, me përjashtim të fituesve të preferencës së parë, të cilët s’kanë të drejtë të ndryshojnë preferncë, si dhe të atyre që nuk kanë kërkuar vazhdimin e konkurrimit për preferencat më të larta në regjistrimin on-line. Për for-

mularin A3 bëhet me dije se kanë të drejtë ta plotësojnë maturantët fitues në provimet e maturës, por që nuk kanë plotësuar formualrin A2, që është formulari i preferencave të degëve për në universitet, gjithashtu ata që shpallen fitues në sesion e vjeshtës të maturës shtetërore 2013, si dhe shtetasit e huaj që e kanë ekuivalentuar diplomën e shkollës së mesme bashkë me provimet e Maturës Shtetërore.


AKTUALITET • E premte 28 qershor 2013

»

09

TRONDITET NGA SHPËRTHIMI SARANDA, FQINJËT NGRIHEN TË TMERRUAR NGA TRONDITJA

Tritol avokates, zyrat i kishte pranë gjykatës Husi: Nuk kam pasur konflikte personale. Policia ngre pisat e hetimit Një shpërthim tritoli është regjistruar dje në orët e para të mwngjesit në qytetin e Sarandës, në zyrën e avokates Albana Husi. Shpërthimi ka ndodhur në lagjen “Numër 1” pranë gjykatës së Sarandës, ku sasia e tritolit e vendosur në derën e zyrës së avokatës, ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz. Banorët që banonin në këtë zonë janë tronditur nga shpërthimi dhe kanë lajmëruar menjëherë policinë. Ndërkohë mësohet se policia e Sarandës ka nisur hetimet, ndërkohë që ende nuk dihet sasia e tritolit të vendosur në zyrën e avokates dhe nëse shpërthimi

lidhet me detyrën e avokates Albana Husi. Pritet që në orët në vijim të ketë të dhënë më të plota lidhur me këtë ngjarje, ndërkohë që vetë avokatja ka deklaruar se nuk ka konflikte

me asnjë person. Banorët e lagjes theksojnë se janë zgjuar të tmerruar nga zhurma e madhe e shpërthimit. “Në fillim u trembëm, pasi nuk po kuptonim se çfarë po ndodhte,

pasi shpërthimi i ishte shumë i fortë dhe u thyen mjaft xhama të objekteve dhe banesave përreth”, deklaron një prej banorëve të zonës. Vendosja e sasive të tritolit pranë banesave apo edhe objekteve të tjera të personave më të cilët kanë konflikte është konstatuar shpesh kohët e fundit. Kjo mënyrë hakmarrjeje zgjidhet për faktin se policia e ka shumë të vwshtirë që të identifikojë autorët e këtyre veprave penale. Megjithatë, kryesisht për këtë ngjarje hetimet po përqendrohen në punën e avokates, pasi sipas policisë kjo është pista e vetme mbi të cilën mund të thellohen hetimet.

RRËFEHET 30-VJEÇARI, GODITI PËR VDEKJE ME MJETE TË FORTA MË PAS U LARGUA

Masakroi 60-vjeçarin pas një sherri dhe sharjeve A

rrestohet autori i vrasjes së 60-vjeçarit në Shën Koll të Lezhës. I arrestuari është Fatjon Toska, 30 vjeç, lindur në Lushnjw dhe banues në Shën Koll. Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme, ku viktima mbeti 60-vjeçari, Pashko Preli, si pasojë e goditjes me mjete të forta. Gjithçka ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta, në një lokal, ku pas konfrontimit fizik 30-vjeçari e ka goditur Prelin disa herë me dru duke i shkaktuar dhe vdekjen. Policia bëri të ditur se viktima Pashk Prela, 70 vjeç, nga fshati Gajush i Lezhës, është gjetur i vdekur në afërsi të urës së Prekanit, vetëm pak metra pasi ai ka dalë nga lokali. Dëshmitarë në vendin e ngjarjes i kanë pohuar grupit të hetimit se i moshuari dhe disa djem janë konfliktuar në lokal duke sharë e ofenduar njëritjetrin. Dyshohet se 70-vjeçari ka qenë edhe në gjendje të dehur dhe ka thyer një karrige të lokalit. Pikërisht thyerja e kësaj karrige është bërë edhe sebepi i sherrit mes të rrinjve dhe viktimës 60-vjeçar. Kjo për faktin se i akuzuari për vrasjen e ndodhur dy ditë më parë, 30-vjeçari Fatjon Toska, është edhe pronar i lokalit në të cilën u zhvillua ngjarja. Por konsumimi i alkoolit në masë të madhe ka bërë që situata e debatit të dalë jashtë kontrolli dhe palët të konfliktohen me fjalë dhe fizikisht me njëri-tjetrin. Pak minuta pas debatit, kur i moshuari kishte dalë nga lokali, të rinjtë, të cilët sipas dëshmitarëve kanë qenë më shumë se tre, e kanë ndjekur dhe e kanë qëlluar disa herë me mjete të forta. Më pas, ata janë larguar me shpejtësi, por plagët që i kanë shkaktuar në kokë dhe në

Kushtet e rënduara psikologjike

Hidhet nga kati i 4, vdes 60-vjeçarja Një 60-vjeçare nga Elbasani është vetëhedhur nga kati i 4 i banesës duke i dhënë fund jetës. Ngjarja është shënuar mëngjesin e sotëm në lagjen “Partizani” në Elbasan, ku viktima e identifikuar si Lirie Sanco, wshtw vetëhedhur duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa mbeten ende të paqarta motivet që kanë çuar në këtë akt ekstrem të 60-vjeçares. Megjithatë dyshohet se akti fatal i gruas është kryer si pasojë e kushteve të rënduara psikologjike, pasi gruaja kishte shfaqur shenja mërzie të theksuara gjatë kohëve të fundit. Sipas familjarëve të viktimës, nuk kishte treguar shenja depresioni përveç mërzisë, por kjo gjendje nuk i kishte bërë ata që të dyshonin se 60-vjeçarja do të ndërmerrte vendimin fatal të vetëflijimit. Të gjithë dëshmitarët si dhe familjarët e viktimës kanë dhënë dëshmitë e tyre në polici dhe kjo e fundit do të vijojë punën deri në zbardhjen përfundimtare të ngjarjes.

Përgjatë autostradës

Maskat grabisin 1.5 milionë lekë në Fushë Krujë Persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë grabitur një sasi prej 1.5 milionw lekësh në një firmë në autostradën Fushë Krujë-Milot. Ngjarja është shënuar gjatë mbrëmjes së djeshme në afërsi të fshatit Derven. Sipas të dhënave të policisë, dy persona të armatosur dhe me maska kanë hyrë në ambientet e firmës së ndërtimit të shtetasit Fiqiri Stanaj dhe i janë drejtuar me armë arkëtares së firmës, e cila është edhe nusja e djalit të pronarit, dhe nën kërcënimin e armëve i kanë marrë paratë, ndërkohë që ajo nuk ka bërë rezistencë ndaj tyre. Gjithashtu prezent në ambientet e kompanisë ka qenë edhe vetë pronari, si dhe disa njerëz të tjerë, por që asnjëri prej tyre nuk ka bërë asnjë reagim, pasi kanë qenë nën kërcënimin e armëve të grabitësve. Më pas autorët, të cilët ende nuk janë identifikuar, janë larguar me anë të një automjeti, që e kanë braktisur pasi janë larguar në një distancë tw konsiderueshme nga vendi i ngjarjes. Konkretisht makina e braktisur është gjendur në periferi të Fushë Krujës dhe nga ana e policisë i është bërë ekspertiza, ku janë gjetur gjurmë gishtash, të cilët do të analizohen nëse përputhen me persona me precedent penale apo të dyshuar të tjerë të zonës për të bërë të mundur identifikimin e autorëve të kësaj ngjarjeje. Nga ana tjetër mësohet se nga të dëmtuarit nuk ka asnjë pretendim për personat që mund të kenë bërë grabitjen, ndërkohë që në komisiarit janë shoqëruar dëshmitarë të shumtë, megjithëse ende nuk ka asnjë person të dyshuar.

Eugen Wollfarth përfundoi mandatin

Vlerësime për realizimin e zgjedhjeve e rotacionin paqësor

trup çuan në vdekjen e menjëhershme të Prelës. Policia e Lezhës mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet. Bazuar në dëshmitë e dhëna, u ndërtua edhe skema e ngjarjes, e cila paraqet sherrin në lokal për motive të dobëta të ardhura si pasojë e konsumimit të pijeve alkoolike. Për të bërë të mundur zbardhjen e kësaj ngjarjeje, policia shoqëroi mbrëmë 10 të rinj të fshatit, të shumtët dëshmitarë në vendin

e ngjarjes. Sipas policisë, pasi u identifikua emri i autorit, u bë i mundur arrestimi i tij gjatë paradites së djeshme. Trupi i viktimës u dërgua fillimisht në morgun e spitalit të Lezhës për t’u kryer edhe veprimet e duhura mjeko-ligjore nga ekspertët. Ndërkohë, sipas të dhënave, mësohet se ekspertët mjeko-ligjorë konstatuan plagë të rënda të shkaktuara nga shkopinj dhe mjete të tjera të forta rrethanore. Nga

ana tjetër, burime nga policia e qarkut të Lezhës bëjnë të ditur se autori, Fatjon Toska ka pranuar krimin para uniformave blu. Mësohet se autori i ndaluar ka deklaruar se ngjarja e zhvillua pas konsumimit të tepërt të alkoolit dhe se nuk ka pasur qëllim që të vriste viktimën Pashk Prela. Ndërkohë materialet në ngarkim të të pandehurit i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit për veprën penale të “vrasjes së dashje”.

Ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth, përfundoi vetëm 4 ditë pas zgjedhjeve mandatin e tij 3-vjeçar në Shqipëri. Mësohet se të dielën së bashku me bashkëshorten e tij drejt Kuvajtit. Në fund të mandatit të tij, ai ka organizuar një pritje me krerët më të lartë të shtetit e politikës, por edhe gazetarë e diplomatë. Në fjalën e tij, kreu i OSBE duke vlerësuar punën në vendin tonë, tha se e vlerëson të përmbushur misionin e tij, ndërsa me nota pozitive është shprehur edhe për procesin zgjedhor, duke e cilësuar të qetë dhe e rëndësishme është që u pranua nga të gjitha palët. Kjo sipas ambasadorit, vlen të përgëzohet dhe e ngre Shqipërinë në një shkallë më të lartë dinjiteti. “Puna e OSBE është një punë që bëhet për Shqipërinë. Mua më ka pëlqyer shumë puna në Shqipëri, pavarësisht se nuk ka qenë gjithmonë shumë e lehtë. Unë e konsideroj misionin tim të përmbushur, megjithatë loja vazhdon. Ajo që ka rëndësi është se pavarësisht mosmarrëveshjeve politike, zgjedhjet arritën të kishin rezultat të qartë, u pranuan dhe duhen vlerësuar. Do doja të përgëzoja ata që fituan besimin e popullit. Ajo çka më gëzon shumë është se shoh tani Shqipërinë në një fazë të re dinjiteti. Ka qenë një kohë shumë shpërblyese, të dielën së bashku me Ana Marian udhëtoj në Kuvajt, të hënën nis punën. Ju falënderoj shumë për mbështetjen ata që punojnë në Shqipëri dhe ata që punojnë për Shqipërinë”, tha Eugen Wollfarth. Eugen Wollfarth është një diplomat gjerman dhe qe nga 16 shtatori i vitit 2010, ai shërben si kreu i prezencës së OSBE-së në Shqipëri.


10

« OPINION

E premte 28 qershor 2013 •

Brazilianët le të hanë futboll!

Q

ë kur në fillim të qershorit filluan protestat nga zemërimi mbi rritjet e çmimeve të transportit publik, ato janë përhapur në të gjithë Brazilin, duke mbushur rrugët e San-Paulos, Rio-deZhanejros dhe dhjetëra qytete të tjera, me qindra e mijëra demonstrues. Më 13 qershor policia reagoi dhunshëm dhe protesta shpërtheu. Më në fund pas shtatë ditësh qeveria e presidentes Dilma Rousef shtyu qeveritarët dhe kryetarët e komunave të anulojnë rritjet e çmimeve, që i kishin paraqitur si çmime të pashmangshme të një ekonomie moderne të tregut. Kostoja e transportit publik për një familje që jeton në Rio ose San-Paulo është proporcionalisht më e lartë sesa ajo në Nju-Jork apo Paris. Megjithatë, shërbimi është dorëzuar poshtërsisht. Në vitin 2009 rojat e sigurisë të një kompanie treni, që mirëmbanin zonën metropolitane të Rios, përdornin fshikull mbi pasagjerët gjatë orës së pikut. Kryetari i Rios ka deklaruar me krenari se gjatë qëndrimit të tij nuk është shpenzuar as edhe një cent për subvencionimin e transportit publik. Megjithatë, ai ishte në gjendje të gjejë 560 milionë dollarë para publike për të shpenzuar në renovimin e stadiumit tashmë të njohur “Marakana” për të përmbushur kërkesat e FIFAs për kupën botërore të vitit të ardhshëm. Në një kohë kur taksat federale, shtetërore dhe komunale hanë deri 36 për qind të produktit të brendshëm bruto të Brazilit, pa ofruar shërbime publike minimalisht kompatibile me atë që pritet nga qeveria, të paktën 13 miliardë dollarë janë duke u derdhur në 12 stadiume futbolli për të pritur Kupën e Botës. Një shtesë prej 12 miliardë dollarë janë duke u shpenzuar në projekte për të pritur Olimpiadën Verore 2016 në Rio. Por modernizmi ka grackat e saj. Në të njëjtën ditë protestat e para filluan në San-Paulo, kur kryebashkiaku i qytetit dhe guvernatori i shtetit ndodheshin rastësisht në Paris duke u përpjekur të fitojnë edhe një tjetër megangjarje globale: Ekspozitën Botërore 2020. Pak ditë më vonë, kur pro-

Nga ELIO GASPARI, “New York Times”

testuesit u ngjitën në majën e ndërtesës së Kongresit në Brazilia, një pikë referimi e arkitekturës “Oscar Niemeyer”, presidenti i Dhomës së Përfaqësuesve ishte duke vizituar Moskën. Jetesa bujare e nëpunësve të lartë publikë (shpenzimet bujare të udhëtimit, makina zyrtare me shoferë dhe fatura marramendëse) janë bërë një pikë grumbullimi për protestat. Është sikur ka dy Brazila: njëri pritet të bërtasë, por vetëm në stadiume, tjetri bën si të dojë. Kur zonja Rousef mori pjesë në një ndeshje futbolli të Kupës së Konfederatave mes Brazilit dhe Japonisë javën e kaluar, ajo u zemërua kur kamerieri filloi të shërbejë shampanjë dhe havjar në seksionin vip. Pasi ajo u ankua, kokoshkat shpejt arritën për të nderuarit. Pavarësisht protestës së saj, zonja Rousef u fishkëllye nga pjesa tjetër e turmës. Në Brazilin e sotëm ka shumë havjar për elitën dhe këtë njerëzit e kanë vënë re. Ai realizim së bashku me zemërimin në korrupsion të përhapur, ka ndihmuar klasën aktuale të protestuesve dhe linjat e gjeneratave. Në vitin 2005 qeveria e Luis Inacio Lula da Silva, atëherë president i Brazilit, ishte kapur në një skandal të madh për dhënien e të hollave për vota. Komploti u bë i njohur si “mensalao”, për shkak se pagesat e ryshfeteve janë bërë çdo muaj. Qeveria e zotit Da Silva ka qenë gjerësisht e besuar për të udhëhequr një luftë kundër korrupsionit. Papritmas një

ish-president i Partisë së Punëtorëve u kap në një skandal. Tetë vjet më vonë Gjykata Supreme e Brazilit dënoi 25 të akuzuarit. Dënimet e tyre shkonin 2-40 vjet burg. Por në të vërtetë asnjëri prej tyre nuk qëndron prapa grilave dhe ankesat ligjore mund të vazhdojnë edhe për disa vjet të tjerë. Për të kuptuar rëndësinë e kësaj amerikanët duhet të mendojnë vetëm tërbimin e tyre, nëse skandali “Uotergeit” kishte zvarritur, duke mundësuar Riçard M. Nikson ta përfundonte mandatin e tij të dytë, të ndihmojë të zgjedhë një pasardhës të hendikepuar nga partia e vet në vitin 1976 dhe pastaj të shikojë të gjithë ata që janë paditur, gjykuar dhe dënuar, duke ecur lirshëm tetë vjet më vonë. Kur policia gjuajti plumba gome dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve në trazirat e San-Paulos, ata sigurisht që mendonin se kishin të bënin me disa mijëra protestues të pavlefshëm. Por të gjithë ata që ishin dëshmitarë e dinë mirë se akti i parë i agresionit policor ishte i qëllimshëm. Ishte falas. Dhe ishte një gabim kolosal. Me rritjen e protestave guvernatorët dhe kryetarët e komunave, të cilët në fillim ishin të papajtueshëm, nxituan për të ulur normat e transportit. Zonja Rousef vlerësoi britmat e turmës dhe pastaj bisedoi me zotin Da Silva dhe mjekët e tij. Javën e kaluar në një fjalim shumë të pritur për kombin, ajo deklaroi se zëri i rrugëve është duke u dëgjuar dhe zbuloi programet që nxitin arsimim dhe kujdes më të mirë shëndetësor. Të hënën ajo mori një hap më personal: takim me krerët e lëvizjes që shkaktuan protestat. Qëllimi i saj i menjëhershëm është të mbijetojë javën e fundit të Kupës së Konfederatave pa një katastrofë të madhe në rrugë. Derisa protestat ishin intensifikuar, ka pasur raste të plaçkitjes dhe vandalizmit. Por pjesa më e madhe e protestuesve nuk janë trazues, dhe as nuk duhet të ngatërrohen trazuesit me protestuesit. Në të vërtetë, do të ishte e sigurt të supozohet se përqindja e problematikëve të dhunshëm midis protestuesve është më e vogël se numri i hajdutëve mes negociatorëve të kontratave qeveritare.

Ne për veten dhe... të tjerët për ne….

P

ara disa javësh, në Gjykatën e Apelit të Lyon-it në Francë, u dënua një shqiptar i Kosovës për vjedhjet e shumta që i kishte bërë në rrethinën e këtij qyteti. Ky shqiptar kishte shkuar në vitet e para të këtij shekulli në Francë bashkë me familjen e tij, por, fatkeqësisht kishte zgjedhur mënyrën më të lehtë për të bërë para, atë që zgjedhin edhe me mijëra shqiptarë të tjerë: rrugën e krimit! Por, kjo do të ishte “e zakonshme” sikur të përfundonte ky “rrugëtim” i këtij shqiptari këtu. Krimineli në gjykatë zgjedh edhe një shtojcë justifikuese për veprimet e veta, shumë perfide dhe të mbështetur kinse në etno-psikologjinë shqiptare, që paraqet një ndër rastet e vetë-racizmit tonë shumë të çuditshëm, kur mohojmë gjithçka vetëm për ta shpëtuar veten. Mohojmë përkatësinë, origjinën, kulturën, gjuhën, e k��shtu me radhë. Pra, në Gjykatën e Apelit te Lyon-it ai deklaronte gjithçka kundër Kosovës për ta mbrojtur veten e tij. Përveç shumë të zezave të tjera që përmendi, kulmi ishte në fund të mbrojtjes së tij bizare, kur ai tha: “Pra, unë vij nga një vend siç është Kosova, ku nuk ekziston ligji dhe ne mund të bëjmë çfarë të na dojë qejfi atje”! Nënteksti i kësaj deklarate i binte: “Nuk është çudi që unë në Francë jam hajn, sepse të këtillë na bën vendi prej nga vijmë, pra jam i pafajshëm në njëfarë mënyre”. Sado që me të vërtetë vendi ynë ka shumë të këqija, këtu në

Nga MERITA GASHI

Kosovë megjithatë nuk ka triumfuar e liga në trajtën e saj më të tmerrshme. Mirëpo, tipat e këtillë si ky, që ka fatkeqësisht shumë, madje edhe ndër ata që e quajnë veten përditë patriotë, po e “pasurojnë” imazhin e keq të Kosovës dhe shqiptarëve përgjithësisht në botë. Megjithatë, nganjëherë ndodhin edhe situata që janë shpresëdhënëse për këtë imazh, sidomos kur jepen nga të huajt. Ky i ri nga Kosova nuk e pati “fatin” që përmes mbrojtjes sui-generis bërë vetes të merrte dënim më të lehtë. Para tij “shfaqet” një Prokuror i përgjithshëm francez që e le “pa fryme” këtë kriminel të imtë. Fjalët e para të Prokurorit ishin në shqip: “Mirëdita”. I riu zbehet dhe humb baraspeshën djallëzore që e shquante në qëndrimin e pafytyrë që mbante. Prokurori francez nuk e la vetëm me përshëndetjen në shqip, ai vazhdoi me pyetjet e tij dhe duke mbajtur në të njëjtën kohë një leksion për kriminelin dhe publikun në sallë. Ia kujtoi atij që në Kosovë ekziston ligji dhe nuk mund të bëni “n’importe qoui” (gjithçka që u teket). Prokurori francez ia përkujtoi edhe “Kanunin e Lekë Dukagjinit”, me tri nenet e shenjta të tij për shqiptarët: “Besa, nderi dhe mikpritja”, pra integriteti i mikut (mikpritje të cilën ai, si mysafir në Francë e kishte shkelur rëndë). Ky dashamirës i kulturës sonë nuk përtoi t’ia shpjegojë edhe më shumë detaje nga kultura jonë, “pikë për pikë”, të gjitha këto të rëndësishme për një shqiptar kudo që është, duke mos e harruar me këtë rast edhe shkrimtarin

e tij te preferuar, Ismail Kadarenë dhe veprat e tij “Kush e solli Doruntinën” dhe “Prillin e thyer”. Prokurori i Përgjithshëm nuk e mbaroi me kaq ligjëratën e tij. Ai vuri në dukje se sjellja e këtij shqiptari të Kosovës shkel shumë seriozisht reputacionin e bashkatdhetarëve të tij në Francë, ndërkohë që shumica e shqiptarëve janë, si në shumicën e vendeve ku jetojnë, veçanërisht njerëz mikpritës, shumë miqësorë, dhe punëtorë të palodhur, që sakrifikohen për familjet e veta dhe vendin e tyre të dashur. Prokurori i Përgjithshëm shtoi se me shkeljen e ligjeve dhe rregullave sociale, një pakicë e vogël e individëve si ai, jo vetëm që mund të ketë një ndikim negativ në imazhin e Kosovës jashtë në botë, por gjithashtu mund ta përkeqësojnë fort imazhin e Kosovës dhe si rrjedhojë edhe ta vonojnë anëtarësimin e saj në Bashkimit Evropian, që do të ishte, sigurisht, shumë gjë e keqe për një popull që aspiron me të drejtë bashkimin me familjen e vet evropiane. Por, më e këndshmja e kësaj historie emocionuese ishte kur prokurori francez e mbylli fjalimin duke thënë se kishte jetuar 4 vjet në Kosovë dhe kosovarët që i kishte njohur në Kosovë dhe kudo tjetër, nuk ishin sikurse ai, por ndryshe, ishin njerëz të mirë, punëtorë, mikpritës, patriotë. Ai ia përkujtoi edhe njëherë bashkëkombësit tonë mohues se personat sikurse ai, që thonë të pavërtetën, po e shkatërrojnë pa asnjë të drejtë imazhin e Kosovës!


OPINION • E premte 28 qershor 2013

»

11

Çfarë (s)bëri Sali Berisha?

L

ideri historik i PD-së, Sali Berisha, ka befasuar dje gjithë kundërshtarët e tij politikë dhe jo vetëm ata, si dhe ka prekur përkrahësit e tij me aktin më normal që mund të bëjë një figurë politike me përmasat e tij. Si një burrë shteti, ai morri përsipër gjithë përgjegjësinë për humbjen e forcës së tij politike në zgjedhjet e 23 qershorit dhe dha dorëheqjen nga të gjitha funksionet e partisë, duke i hapur rrugë një formatimi të ri politik të PD-së e ndoshta të krejt së djathtës shqiptare. Dje mijëra qytetarë, kryesisht të rinj, përcollën me lot në sy largimin nga lidershipi të Sali Berishës, një vlerësim ky që do ta kishte zili çdo politikan dhe besoj se z. Berisha e meriton një respekt të tillë. Në fjalën e dorëheqjes nga lidershipi z. Berisha përmendi disa nga arritjet politike të PD-së dhe vendit nën drejtimin e tij, por sigurisht la shumë pa thënë për shkak të momentit dhe të mundësisë së reduktuar që të jep një fjalim në pak minuta. Çfarë bëri Berisha? Në këtë profil të paautorizuar të z. Berisha do të mundohem të kujtoj ato që ai ka bërë dhe nuk ka bërë si politikan, nga të cilat do të vlerësohet sot dhe nesër roli dhe kontributi i tij në historinë e këtij vendi. Sali Berisha ka qenë dhe mbetet politikani më i formuar dhe më i spikatur i politikës shqiptare që kur ai hyri aktivisht në të në vitin 1990. Me një shkallë të lartë inteligjence, kulturë të gjerë e karakter të fortë, ai ka qenë dhe vazhdon të jetë ende i pakonkurrueshëm si politikan në planin personal. Udhëhoqi opozitën e parë antikomuniste pas pesë dekadave diktaturë të egër dhe dominoi tranzicionin politik për 23 vjet. Spikati si politikan për pamundësinë e konkurrencës nga kundërshtarët dhe rivalët e tij, por edhe për shkak të kontrastit me përdhesin e tij të diskretituar komunist Ramiz Alia (midis cilësive intelektuale, kulturore e morale të të dyve as që mund të bëhet krahasim). Si kryetar i parë i shtetit demokratik shqiptar, por dhe si kryeministër më vonë, ai ka meritën e një sërë politikash, ligjesh e reformash, që transformuan Shqipërinë nga vendi më i izoluar dhe i shtypur në botë në anëtarë të NATO-s dhe në prag të BEsë. Pothuaj të gjitha hapat e rrugëtimit për “kthimin në shtëpi” të Shqipërisë janë arritur apo firmosur deri tani vetëm prej tij. Anëtarësimi në Këshillin e Europës, anëtarësimi në NATO, heqja e vizave dhe lëvizja e lirë në zonën “Shegen”, plotësimi i kushteve për statusin e vendit kandidat në BE etj. janë akte marrëveshje që kanë para së gjithash firmën e Sali Berishës. Në aspektin ekonomik e social punët dhe reformat e z. Berisha janë të shumta e të njohura për publikun shqiptar, por unë do të përmend një prej tyre, që besoj se e ka futur më shumë se gjithçka në histori atë: infrastrukturën. Nuk ka qytetet, zonë apo katund të vendit që të mos ketë një rrugë, shkollë apo vepër tjetër publike të mos jetë ndërtuar gjatë qeverisjes së Berishës. Piketa këto të hyrjes dhe mbetjes në histori të tij. Rruga e Kombit, por edhe tuneli i Kërrabës janë vetëm dy nga veprat e mëdha, por shumë të rëndësishme për vendin dhe kombin, ndërtuesin politik, të cilat mjaftojnë që shumica e shqiptarëve ta kujtojë me respekt. Berisha është gjithashtu një politikan nacionalist. Ai e mori drejtimin e shtetit amë në një situatë me shumë probleme për shqiptarët në të gjitha hapësirat etnike. Kosova dhe shqiptarët e Maqedonisë dhe ata të Malit të Zi ishin nën represionin sho-

Nga NEBIL ÇIKA vinist sllav dhe ishin lënë në mëshirë të fatit nga shteti komunist shqiptar i Hoxhës dhe Alisë, ndërkohë që çështja çame ishte pothuaj një tabu. Të gjitha këto probleme u zgjidhen apo u vunë në lëvizje edhe nga vizioni e kontributi politik i Berishës. Slogani i tij njohur “një komb, një qëndrim” u bë lajtmotivi që çoi në çlirimin e Kosovës dhe rritjes së të drejtave etnike të shqiptarëve në Maqedoni. Çështja çame u ngrit për herë të parë në bisedime me shtetin grek, u përfshi në traktatin e miqësisë midis dy vendeve gjatë qeverisjes së z. Berisha, ndërkohë që rezoluta për Çamërinë u bë e mundur nga votat e deputetëve të PD-së, atëherë në opozitë. Artikulimi i tij për bashkimin kombëtar në kremtimet e 100-vjetorit të pavarësisë në Shkup e Vlorë, ku theksoi koordinatat “nga Presheva në Prevezë” si dhe sipërfaqen 67 mijë km katrorë, janë piketa që do të orientojnë politikën atdhetare dhe projektin e bashkimit kombëtar, një aspiratë mbarëkombëtare. Jo pak herë kjo politikë nacionaliste i ka kushtuar politikisht Berishës, sidomos në raport me faktorët antishqiptarë brenda dhe jashtë vendit, megjithatë ai nuk ka ngurruar ta shprehë politikisht këtë aspekt të vetëdijes e politikës së tij. Çfarë nuk bëri Berisha? Këto që thamë më lart janë një pjesë e atyre që besoj se bëri mirë Sali Berisha, të mjaftueshme për të përcaktuar punën dhe figurën e tij si politikan. Por besoj se është i pamjaftueshëm një profil ku nuk thuhen edhe ato që ai nuk bëri apo nuk i bëri mirë. Berisha mori përsipër të drejtonte një parti opozitare të ideuar, lindur e formuar në kushtet e diktaturës me aq sa lejonte ajo liri e detyruar, por dhe e kontrolluar nga Ramiz Alia. Ai ktheu në parti politike një lëvizje studentore kundër diktaturës, të paqartë ideologjikisht dhe të paorganizuar politikisht. Në kushtet e mungesës së hapësirave të nevojshme demokratike dhe terrenit të minuar organizativ nuk mund të thuhet se PD-ja e Berishës ishte një forcë politike e djathtë. Mungesa e përvojës politike e demokratike, por dhe lidhja e fortë me komunizmin e disa prej drejtuesve të saj të fillimit çuan në një devijim majtas të PD-së drejtuar nga Berisha. Në fillim frika mund të përdorej si justifikim i këtij majtizmi të PD-së, por linja e mbajtur më vonë, sidomos pas fitores së zgjedhjeve në vitin 1992, nuk justifikohet dot. Berisha duket se ka një problem që vazhdon ta demonstrojë edhe sot pas 23 vjetësh në politikë e që përbën edhe problemin e tij më të madh: diferencën midis retorikës dhe aksionit antikomunist. Kam bindjen se ai ka qasje të ndryshme për komunizmin si sistem e teori dhe komunistët si përçues e implementues të tyre. Mendoj se dekomunistizimi i vendit është dështimi dhe problemi më serioz politik i Berishës. Raporti i tij politik, personal e partiak me pronën dhe komunizmin përbejnë pa dyshim një handikap për një politikan antikomunist e për më tepër i djathtëm siç pretendon apo duhej të ishte Berisha. Miratimi i ligjit nr. 7501 ose ndarja me metoda komuniste e tokës, mosndëshkimi i autorëve të krimeve të komunizmit e në mënyrë të veçantë dështimi i një ligji për lustracionin janë elemente politike që nuk kanë ndonjë lidhje me filozofinë e djathtë politike apo me platforma e programe gjithashtu të tilla. Stacionimi në këtë pikë për 23 vjet na e bën të vështirë ta pranojmë djathtizmin e pretenduar te Berisha dhe krejt partia që ai krijoi e drejtoi nga 1990-a e deri tri ditë më parë. Kur them se Berisha ka qasje të ndryshme për komunizmin dhe

komunistët kam parasysh edhe partinë e shumë prej tyre në PD dhe strukturat politike të saj. Besoja se revolucioni i armatosur i vitit 1997, që çoi në rrëzimin e dhunshëm të qeverisë se tij, do ta ndryshonte mendimin e z. Berisha për komunistët, por fatkeqësisht nuk ndodhi kështu. Në retorikën politike z. Berisha flet shpesh për Bllokun komunist dhe këlyshët e tij, por disa syresh, përfshirë edhe ish-bashkëthemeluesin e PD-së, të ndjerin Gramoz Pashko, ishin apo janë të tillë. PD-ja dhe trupa e saj elektorale ka sot brenda saj konsiderueshëm ish-komunistë e bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, gjë që me informacionin dhe autoritetin që ka Berisha mund dhe duhej ta kishte ndaluar, nëse vërtet donte të drejtonte një forcë politike të djathtë. Në konceptin tim në një krahasim të mundshëm me vendet e BE-së, PDja do ta kishte të pamundur të konsiderohej e djathtë dhe nuk arrij ta kuptoj dot motivin dhe tolerancën e PPE-së për ta pranuar si anëtare të saj. Përzgjedhja e burimeve njerëzore është një tjetër problem i Berishës. Postulati “Berisha gabon kur merr, jo kur heq”, që qarkullon në rrethe politike e mediatike, e shpjegon me së miri këtë dobësi politike të z. Berisha. Kështu, njerëz me karriera politike të mundësuara kryesisht prej tij, si Bamir Topi apo Spartak Ngjela etj., janë kthyer sot në armiq të tij, ndërkohë që ish-armiq deri me armë si Arben Imami apo Kastriot Islami, janë pjesë e rëndësishme e strukturave politike e elektorale të PD-së. Mosmirënjohja është pjesë e moralit politik, nëse ka një të tillë, por ajo që ka ndodhur me PD-në e drejtuar nga Berisha besoj se i kalon kufijtë. Njerëz në politikë apo medie, që e ndihmuan atë të vinte në pushtet në vitin 2005, u braktisën menjëherë pas marrjes së tij dhe u zëvendësuan me ish-kundërshtarë më shumë se politikë, servilë e sharlatanë të fiksuar pas pushtetit, që e kanë braktisur e kanë ndryshuar tenderim menjëherë pas humbjes së 23 qershorit. E kuptoj ëmbëlsinë e servilizmit, por mendoj se mosmirënjohja është një gjë e pafalshme për qeniet normale humane dhe shtimi i radhëve të viktimave të saj të çon në katastrofa politike si kjo e zgjedhjeve të fundit Si përfundim dua të theksoj faktin se Berisha bëri shumë gjera, por la të paplotësuar misionin politik të pretenduar të PDsë: dekomunistizimin e vendit. Për të gjitha ato që thashë më lart ish-komunistët jo vetëm që nuk u përgjigjën për krimet e tyre, por u nderuan, u pasuruan dhe sot janë sërish në pushtet. Fakti që z. Berisha i ka akuzuar kundërshtarët e tij si këlyshë të Bllokut dhe mundësia që u dha atyre për të ardhur në pushtet tregon se me apo pa dashje jemi përballë një pune apo misioni të papërfunduar të tij. Të paktën unë kështu besoj. Nuk mund të pretendosh sukses të plotë politik kur pas 23 vjetësh jete e beteje politike e lë Shqipërinë në duart e atyre që pretenduam se ua morëm 21 vjet më parë. Sot Kolekat, Kapot, Kokëdhimat, Yllët, Ziçishtët, Çukot, Gërmenjët e të tjerë emra të njohur të kupolës së diktaturës komuniste janë në parlament dhe në qeveri, gjë që flet vetë për dështimin e përmbysjes apo zhdukjes së plotë të komunizmit, një prej gjërave më të rëndësishme, apo më mirë të themi misionit që z. Berisha, për arsye ende të pashpjeguara, nuk e mbaroi dot. Sigurisht që ky është vetëm një konstatim i shpejtë për ato që ka bërë dhe nuk ka bërë dot z. Berisha. Sigurisht që ka kohë për të llogaritur e analizuar punën dhe veprimtarinë e tij politike, pasi ky nuk është fundi i saj. Mbase ai vetë do të mundë të sqarojë e justifikojë ato që nuk bëri dot, ndërkohë që historia do ta ndriçojë edhe më qartë punën dhe figurën politike të tij.

Humbës pa faje apo fajtor ku s’ gjen cene?

M

orali i lojës së futbollit: fituesi nuk gjykohet. Trepikëshi i arritur nuk shigjetohet nga paragjykimet. Humbësi zhvillon mbledhje pas ndeshjesh për të folur mbi pikat kyçe të disfatës. Të akuzosh tifozët se u blenë për të brohoritur a përkrahur kundërshtarin, nuk është zgjidhje, por shpërqendrim me dashje dhe ndëshkimi i së nesërmes. Aktualisht PD-ja ka nevojë për reformim të plotë. Askush nuk ia ka fajet për humbjen apokaliptike. Disa ish-deputetë të saj me profil të lartë, apo një pjesë e atyre që nuk kanë dalë as deputetë në këto zgjedhje (si p.sh. Gjokë Uldedaj), kanë pasur kurajën të thonë: “T’i vëmë gishtin kokës dhe të reflektojmë për gabimet tona.” Të akuzosh popullin do të thotë se je hoxhist. Pse? Sepse ke urrejtje ndaj tij pse nuk të votëbesoi ty. Tri elemente karakterizonin hoxhizmin: uzurpimi i pushteteve nga një dorë e vetme, mungesa e votës së lirë dhe mbjellja e urrejtjes. Të tria këto ele-

Nga REDAN BUSHATI mente shoqëruan PD-në, sidomos nga 2011-a deri tani. Atëherë, nëse këto veti mbizotërojnë tek individët, ata nuk e meritojnë të jenë me PD-në, partinë që lindi për t’iu kundërvënë këtyre elementeve. Vë re se nga Shkodra kanë nisur tingujt e smirës dhe urrejtjes, madje nga njerëz pranë deputetëve dhe strukturave partiake. U drejtohem qytetarisht: hiqni mentalitetin e hakmarrjes, pasi Shkodra nuk ndëshkoi të djathtën. Kur ta kuptoni këtë, shpresoj të mos jetë vonë. Shkodra mbetet e djathtë dhe, si e tillë, ajo votoi kundër elementëve që nuk janë të djathtë, pra cilësive dalluese që karakterizojnë hoxhizmin. Në PD nuk ka më frymë, por ka urrejtje dhe etje për pushtet; ka konflikte të heshtura si vullkani, por me të rënë zia e humbjes shpërthejnë menjëherë; nuk ka meritokraci, por kallamlëpirje (shumë aktivistë të saj u shitën për tharm kosi, për një vend pune etj.); nuk ka struktura efikase (për gjithçka vendosin një grup i caktuar, i vogël, frymorësh); nuk ka qytetari – për këtë Shkodra s’të fal – llomin e Shkodrës e gjen sot mu brenda dyerve të kësaj partie, frymorë që kanë marrë përsipër ta quajnë veten

shkodranë, aq sa ne autoktonëve na ka ngelur turpi, duke na përfshirë me sërën e këtyre miushëve). Ja, pra, kur një parti nis e zë myk, ajo shkon drejt greminës. Përtej këtyre nuk besoj se lypset të përqendrohemi plotësisht se ç’ngjet dhe çdo të ndodhë në kampin blu, por të mprehim penën dhe të çlirojmë mendjen, në mënyrë që të jemi oponentë pozitivë ndaj qeverisjes së re. Humbësit duhet t’i tregojmë të metat, në mënyrë që të na bëhet krah i fuqishëm i opozitarizmit në vend (opozicioni nuk realizohet vetëm në Kuvend dhe me numrat e opozitës). Sa i përket popullit shqiptar, nga ata morën mësimin një sërë palaçosh që quhen “analistë” dhe që mbeten fundshpinëlëpirës, gjithmonë e gjithmonë ndaj çdo pushteti. Ata që deri dje iu lëpin PD-së dhe Sali Berishës, sot do të jenë zgjatimi i vijës së pushtetit të ri, duke tentuar të manipulojnë publikun (fjala e urtë thotë: “Ditën të lëpin këmbët, natën të ngul dhëmbët”). Sakaq, populli i nderuar e tha fjalën e tij: “Të godas me dorën time nëpërmjet votës, krejt fshehtas, duke të dhënë shkelmin fatal që të çon...”


12

« OPINIONE

Deda: Berisha u largua si burrë shteti Për aktorin e njohur Julian Deda, Sali Berisha është larguar si burrë shteti dhe ai madje e falenderon për këtë. “Pas superfjalimit që mbajti, po vë re se të gjithë e duan doktorin…. Nesje, doktori mori përgjegjësitë dhe u largua si burrë shteti. Faleminderit doktor!”, ka nënvizuar Deda.  

Xhani Shqerra: Urime Kryeministrit të ardhshëm, falenderime Berishës

E premte 28 qershor 2013 •

Vip-at për politikën… Në këtë periudhë zgjedhjesh duket se nuk mbeti shqiptar i papërfshirë nga ethet e politikës dhe thuajse të gjithë në një mënyrë apo tjetër kanë shprehur simpatinë apo mendimet e tyre. Këtij “virusi” nuk i kanë shpëtuar as artistët shqiptarë, një pjesë e të cilëve kanë komunikuar e dhënë mendimet e tyre lidhur me politikën pikërisht përmes statuseve sociale si Facebook apo Twitter. Më poshtë po sjellim çfarë mendojnë një pjesë e këtyre artistëve, përmes statuseve të publikuara nga ata vetë….

Djaloshi shqiptar, këngëtari dhe modeli nga Elbasani, i njohur prej shumicës së publikut nga pjesëmarrja e tij në “Dancing with the Stars”, Xhani Shqerra ka vërejtur: “Sot vendi im fitoi! Fitoi publikisht atë çka i ka hije burrave, baballarëve të shtetit! Urime Kryeministrit të ardhshëm, i dhëntë Zoti fuqinë e duhur për të ndriçuar këtë vend dhe Respekte e falenderime Berishës, që bëri më të mirën e mundshme në projektin e vështirë të Shqipërisë dinjitoze!”.  

ktori i njohur dhe këngëtari Ermal Mamaqi dihet prej të gjithëve se ka qenë një prej simpatizantëve dhe artistëve që e kanë mbështetur që në fillim e deri në fund Kryeministrin Berisha dhe të djathtën shqiptare. Ai e ka cilësuar Berishën si “superman” dhe ka folur me nderim për të. “Sali Berisha superman. Mirënjohje, respekte, nderime për të!”, ka nënvizuar Mamaqi.  

 Erand

Sojli: Vetëm unë i thashë të vërtetën Saliut

“Sot jam e qetë, se dje Kryeministri i ardhshëm tha: Të rrinë të qetë njerëzit që janë të aftë profesionalisht në punërat e tyre. Do rri e ta shikoj këtë nismë të madhe që do të marrë kundër paaftësisë. E qetë jam, duke pritur të më bëhet legalizimi falas, vizita mjekësore falas. Jam duke pritur të më ulet çmimi i naftës. Jam duke pritur e të tjera, e të tjera… Të gjitha do i shikoj shumë qetë. E gjithashtu, si qytetare i uroj suksese Kryeministrit në punën e madhe që ka për ta Rilindur këtë vend, siç thotë ai”, ka komentuar aktorja Monika Lubonja.  

Herion Mustafaraj: Mezi pres të vijë 1 Maji, t’i çoj lule Xhaxhi Edit në tribunë I njohur së shumti si Beni, prej interpretimit të tij të hershëm që në fëmijëri tek “Beni ecën vetë”, aktori Herion Mustafaraj, edhe pse prej vitesh jeton në SHBA i ndjek prej andej zhvillimet në Shqipëri. Me humor e ironi i ka komentuar ai zhvillimet e fundit politike në statusin e tij në FB. “Po mua që kam qenë aktor i Realizmit Socialist, a do të ma japi vallë PS një vend pune në Kinostudion Shqipëria e Rilindur? Besoj, tani që aktorët e Demokracisë do ikin nëpër fshatrat e katundet e tyre, do hapen vende pune për ne të persekutuarit. Rroftë Partia Socialiste që do të bëjë prap filma me luftë, mjaft më me filma me mafiozë e drogaxhinj. Duam heronj e trima që japin jetën për Liri. Mezi po pres të vijë 1 Maji, t’i çoj lule xhaxhi Edit në tribunë”, ka komentuar Mustafaraj.

do fillim e ka një fund. Kjo vlen për ne, për politikën, për jetën. Berisha mori përsipër përgjegjësitë për humbjen e PD-së. Është një gjest që tregon qytetari e përgjegjësi”. Kështu ka komentuar artisti Ardit Gjebrea, ndërkohë që njihet prej shumëkujt si përkrahës i së djathtës.

A

Elton Deda e ka komentuar si emocionues fjalimin e fundit të Kryeministrit Berisha, ndërsa ka shtuar se mbështet Edi Ramën. “Fjalimi i Berishës, sa emocionues, aq dhe i vërtetë. Unë i kam dhënë dhe do t’i jap mbështetje Edi Ramës, por tani do doja një reformim të madh të PD-së….”, ka vërejtur Deda.  

Monika Lubonja: E qetë pas fjalëve të Kryeministrit të ardhshëm

Ç

Mamaqi: Berisha superman

Elton Deda: Mbështet Edi Ramën, dua reformim të PD-së

Aktori i njohur i Portokallisë, Erand Sojli, ndërsa ka komentuar në FB ka pohuar se preferencat e tij nuk lidhen me asnjë forcë politike. “I preferuari im është vetëm TOP CHANNEL, të tjerët shkojnë e vijnë. Sa për Salin, kurrë nuk m’u mërzit me atë që i thashë sepse vetëm unë i thashë të vërtetën, të tjerët e krehën dhe e lajkatuan, derisa e morën në qafë me këtë rezultat…”, ka shkruar Sojli.  

Gjebrea: Gjesti i Berishës tregon qytetari

Xhilaga: Më bëri të qaja

Kastro Zizo: Berisha, je në histori “Burrnia me fisnikërinë të mbuluan qenien sot. Sa keq që nuk ke qenë i mbuluar këto vite!” njohur si Kastro Zizo, Klevis Bega është një Ivotës prej atyre artistëve të rinj që i ka ditur vlerën së dhënë. Gjatë 23 Qershorit ai u ka bërë

të gjithëve thirrje të votojnë duke shkruar: “Le ti japim shkundjen e duhur baltës së tharë në trupat tanë. Le të vendosim për të ardhmen tonë. Le ta mbajmë temperaturën nga 26 deri në 29 gradë! Rroftë fitorja jonë. 26”, ka bërë thirrje Kas-

tro Zizo, ndërsa siç shihet dukshëm është një simpatizant i së majtës. Pavarësisht kësaj, si një shumicë njerëzish ai ka vlerësuar fjalimin e fundit të Kryeministrit Sali Berisha dhe dorëheqjen e tij. Ja si e komenton ai në facebook këtë akt të Berishës: “Pa diskutim që je në histori Z.Berisha. Burrnia me fisnikërinë të mbuluan qenien sot. Sa keq që nuk ke qenë i mbuluar këto vite”!

Gentian Zenelaj: Filloi të mungojë batuta fantastike entian Zenelaj komenton zakonisht me një G sens humori dhe ironie për zhvillimet politike në vend, edhe pse nga statuset e tij duket

sikur ky ifundit është një simpatizant i së majtës. Zenelaj e vlerëson shumë mënyrën e të shprehurit të Edi Ramës, ndërsa ka komentuar fjalimin e tij si më të bukurin që ka dëgjuar. “Sapo dëgjova fjalimin më të bukur nga një lider politik shqiptar.. super like”, ka vërejtur ai. Ndërsa në një status tjetër, pas daljes së fundit në publik të Kryeministri Berisha ka nënvizuar, duke lënë të kuptohet se ka parasysh Jozefina Topallin: “Që tani filloi të më mungojë prezenca...filloi të më mungojë batuta fantastike...të më mungojë fjalia e ndërtuar në mënyrë të tillë që do patjetër ose shënim nga autori ose manual fabrike...filloi të më mungojë sharmi...të më mungojnë organizimet që bënte në bulevardin e Tiranës…të më mungojë se si në vend të Q përdor C dhe në vend të LL përdor DH dhe anasjelltas.... Eh, ç’do të më marrë malli...”. Për të mos ngatërruar ata që e ndjekin, Zenelaj sqaron: “ps: që të kuptohemi, e kam për personin që është në plan të dytë...”.

Zenelaj: Evropa, jo hotel në Belek Tepër aktiv gjatë kësaj periudhe në FB, Zenelaj nuk ka qëndruar pa reaguar thuajse në çdo moment. Ja si shkruan ai, në një moment shumë të nxehtë, pa u sqaruar saktë se kush ishin fituesit e këtyre zgjedhjeve: “Të dashur miq, po lexoj statuse të tmerrshme... tallje poshtërime... përbuzje... Statuse, ku quhen tradhëtarë këta e burra të tjerët.... statuse për politikanë të moralshëm dhe të tjerë të pamoralshëm.... madje edhe poezi dedikuar liderve të mbushura me krahasime IDIOTE..... Të dashur miq, lutuni që Shqipëria të ketë hyrë në një epokë të re... në një epokë ku bashkëpunimi të jetë i madh, në një epokë ku vërtet të ndjehemi pjesë e Evropës jo me pranim në të, por me qytetari, me krenari dhe patriotizëm. Evropa nuk është hotel në Belek. Është ndjesi në radhë të parë, është edukatë qytetare, është dashuri për bashkëkombasin tënd në radhë të dytë. E duke dashur bashkëkombasin tonë që nga Jugu në Veri, automatikisht duam Shqipërinë”.

K

ëngëtarja Çiljeta Xhilaga është gjithashtu një prej përkrahëseve më të mëdha të Sali Berishës, e angazhuar dhe në strukturat e PD-së. Ajo është ndjerë e prekur me sa duket për rezultatin e këtyre zgjedhjeve e sidomos pas fjalimit të Berishës. “Kisha kohë që nuk derdhja lotë. Jam prekur shumë”, ka shkruar ajo.  

Aldon Lipe: Populli i ka merituar udhëheqësit, edhe pse ndonjëherë jo

M

oderatori i njohur i “Aldo Morning Show”, Aldon Lipe është shprehur se “Populli shqiptar i ka merituar udhëheqësit që ka zgjedhur. Por ky popull shpesh herë edhe nuk e meriton ndonjë prej tyre”. Nuk e dimë se për kë e ka pasur fjalën Aldo, në mos për Berishën?! Aldo duket se është i angazhuar me strukturat e LSI-së, ku shihet të shkojë herë pas here.  

Qerreti: Berisha, je i madh

E

dhe këngëtarja Bleona Qerreti është një prej mbështetëseve më të thella e të hershme të Sali Berishës e forcës së tij politike. “Je i madh Sali Berisha!”, ka komentuar mes të tjerave Qerreti.


THASHETHEMEVIP • E premte 28 qershor 2013

»

13

Bleona Qereti për revistën “Teuta” Këngëtarja shqiptare Bleona Qereti, e cila jeton në Los Anxhelos, vazhdon me këmbëngulje përpjekjet për të arritur cakun që dëshiron. Ajo është e bindur se ka lindur për ta pushtuar botën me këngën e saj, ndaj është e palodhur për të realizuar ëndrrën e kahmotshme. Këngëtarja, e cila për shumëkënd është gruaja më seksi në botën shqiptare, është e patrembur dhe tejet e guximshme, ndaj dhe vazhdon të dëshmojë se ende dëshiron të jetë IN!…

Adelina Tahiri “Le Le Mama”

me foto të nxehta

Kënga e Norës dhe Genës e kopjuar?!

Nora e Gena sapo kanë lançuar klipin e këngës “Le le mama”, e cila u bë hit menjëherë dhe mori qindra mijëra klikime. Dhe vjen lajmi që një pjesë e këngës është e kopjuar. Kënga nuk është kopjuar e gjitha, por vetëm pjesa “Le le mama” e Genës nga një këngë e Stylus Robb me titull “Assou Mama”. Kënga brenda tri ditësh ka arritur të mbledhë gati gjysmë milioni klikime. Nëse shihni videon do të gjeni fragmentin e huazuar, pikërisht në minutën 2:46.

Tuna kafshon si Rita Ndërkohë që superhiti i sapo lancuar i këngëtares Altuna Sejdiu në bashkëpunim me Cozman po merr pëlqime dhe klikime marramendëse në Youtube, nga ana tjetër nuk po i shpëton edhe “akuzave” për kopjime, si në veshje, sjellje ashtu edhe në stil. Kështu, në fillim të klipit Tuna kopjon gjestin karakteristik të këngëtares Rita Ora, në kafshimin e stolive dhe bizhuterive të ndryshme, madje me një mimikë identike. Ndaj, kini kujdes, sepse Tuna është edhe një “zog që kafshon”.  

Dafina Zeqiri kockë e lëkurë

G

jithmonë tërheqëse këngëtarja Adelina Tahiri, në një fotosesion të nxehtë dhe provokativ për revistën “Backstage”. Frymëzim për fotografitë ishin motorët, ndërsa pas foto objektivit ishte fotografi Dario Jankoviç.

Rita Ora

NË MALTË ME BIKINI!

Rita Ora duket se është mjaft e kënaqur me format e saj trupore. Së fundi ajo ka pozuar, ndërsa ndodhet me pushime në Maltë, duke treguar një formë perfekte fizike. Tomboy, duket se janë të preferuarat e saj, pas gjithë kësaj reklame.

Imazhet që i ka postuar në rrjetin Instagram tregojnë qartë se këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri mundohet që të bëjë forma sa më të mira trupore. Por sa ia ka arritur qëllimit ajo? Nga ajo që ne shohim, duket qartë se Zeqiri vetëm se ka rënë shumë nga pesha, e trupi vital dhe sexy që fansat i’a kanë dhënë si epitet nuk ekziston askund, të paktën ne nuk e shohim! Këngëtarja gjendet në një situatë të vështirë me peshën e saj, kështu që i duhet të mos mbajë dietë e mos të vizitojë fituesin pasi skeleti i saj sa vjen e bëhet më i dukshëm.

Ardian Bujupi kërkohet nga policia gjermane Këngëtari me origjinë nga Kosova, Ardian Bujupi është përfshirë në një sherr fizik në njërin nga klubet e natës në Gjermani. Siç raporton gjermanja ‘Bild’, në një klub të Frankfurtit në Gjermani, Ardian Bujupi, ka rrahur personin në fjalë deri sa e ka lënë pa ndjenja për toke dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Kur policia ka mbërritur në skenë, pas investigimit të ngjarjes ka lëshuar dhe urdhër arrest për këngëtarin e “Want U Now”, shkruan gazeta gjermane “Bild”.


14

« GOSSIP

Kim dhe Kanye kërkojnë 2 milionë $ për foton e vajzës Kim dhe Kanye e shikojnë si një mundësi të mirë për të fituar ca para me foton e vajzës. E në fund të fundit një femër nuk lind çdo ditë fëmijë, kështu që mund ta konsiderojë këtë pjesë një gjë të drejtë, që të tjerët të paguajnë për të parë foton e fëmijës së tyre të parë. Burimet kanë thënë se çifti do të nxjerrë imazhet e para të vajzës vetëm për 2 milionë $. Ata ende nuk ndihen gati për të shpërndarë këto imazhe dhe nuk dihet se ku janë lokalizuar bashkë me vajzën.

Gwyneth Paltrow vjen sexy në filmin e ri Gjatë vitit ajo morri titullin e femrës më të mirë në botë, tani do të merr edhe atë më seksi. Edhe pse është 40 vjeçe ajo duket suprr e nxehtë në filmin e saj më të ri. Aktorja veterane ka treguar linjat e saj perfekte dhe njëkohësisht të pabesueshme me një palë të brendshme ngjyrë të zeza në një video ku promovohet filmi i saj më i fundit “Thanks for sharing”. Në film aktorja luan rolin e një gruaje me emrin Phoebe përkrah Mark Ruffalo dhe yllit të muzikës pop Pink.

E premte 28 qershor 2013 •

3 problemet

T

re janë problemet më të zakonshme me të cilat ju duhet të përballen çiftet e reja të cilët vendosin të jetojnë bashkë. Ju më në fund keni vendosur të jetoni bashkë dhe ky është një hap i madh. Ju keni qënë të lidhur për një kohë, dhe mendoni se ky person është i duhuri për ju. Ky është një hap i madh në një marrëdhënje, por ju nevojitet që të jeni të përgatitur për çështjet që do të dalin përpara. Pjesa më e madhe e të bashkëjetuarit në çift parashtrojnë këto tre probleme, kështu që jini të përgatitur dhe mësoni si t`i zgjidhni ato. 1. Paratë Ky është një problem që haset masivisht tek çiftet e reja dhe kjo nuk duhet t`iu surprizojë ju. Çiftet nuk grinden për paratë kur nuk i kanë ato. Ata debatojnë kur shikojnë se paratë nuk ndahen në mënyrë të drejtë. Nëse njëri nga çiftet përpiqet ta menaxhojë atë në mënyrë të drejtë, e tjetri e shpërdoron paranë, atëherë kjo krijon terren për debat dhe konfrontime. Si ta zgjidhni: Grumbulloni të gjitha të ardhurat që keni dhe caktoni se sa prej tyre do të harxhoni për gjërat bazike të jetesës. Investoni kursimet në atë që mbetet dhe ndani pjesën tjetër në mënyrë të barabartë në mes jush. Në këtë mënyrë, asnjëri prej jush nuk do të shqetësohet për të mos shpenzuar mjaftueshëm në nevojat.

Lady Gaga kryeson si këngëtarja më e fuqishme Lady Gaga ka mposhtur yjet si Beyonce dhe Madonna për të fituar titullin Muzicientja Më e Fuqishme e Botës për vitin 2013 nga revista Forbes. Këngëtarja 27-vjeçare është rreshtuar e para në renditjen vjetore, që përcaktohet nga përfitimet, ndikimi në mediat sociale dhe prania në shtyp, kryesisht falë turneut botëror të saj “Born This Way” nga i cili fitoi 168 milionë dollarë, pavarësisht se kjo është një shifër më e paktë se pritjet, për shkak të lëndimit që pësoi. Gaga, e cila u rendit e dyta në listën e të Famshmëve Më të Fuqishëm të Forbes, është një përdoruese e famshme e mediave sociale dhe komunikon çdo ditë me 38.5 milionë fansa në Twitter dhe 57.9 milionë fansa në Facebook, të cilët i quan “Përbindësha të Vegjël”. Beyonce është renditur e dyta me një fitim prej dy milionë dollarë për një koncert, derisa Madonna është pozicionuar në vendin e tretë pas fitimeve prej 305 milionë dollarë nga turneu “MDNA Tour”. Taylor Swift është rreshtuar e katërta pas suksesit me albumin e saj “Red”, derisa rokeri Bon Jovi, ka përfunduar i pesti falë turneut “Because We Can”, dhe Justin Bieber i gjashti. JA TOP DHJETËSHI I MUZICIENTËVE MË TË FUQISHËM NË BOTË SIPAS REVISTËS FORMES:

1 - Lady Gaga 2 - Beyonce 3 - Madonna 4 - Taylor Swift 5 - Bon Jovi

6 - Justin Bieber 7 - Jennifer Lopez 8 - Rihanna 9 - Coldplay 10 - Katy Perry

2. Punët e shtëpisë Ashtu si paratë, çiftet mund të mendojnë se dhe punët e shtëpisë janë të pandashme. Në disa raste është e dukshme se kush duhet të bëjë punët

që përballen çiftet kur jetojnë bashkë

e shtëpisë, por ka dhe shumë punë të tjera ku meshkujt mund të kontriubojnë me kënaqësi. Ndarja e detyrave është gjëja më e mirë që mund të bëhet në çdo lidhje. Si ta zgjidhni: Është një çështje që duhet të diskutohet para se të vendosni të jetoni bashkë. Shkruani ndarjen e detyrave dhe mbajeni atë si referencë. Dëgjoni se çfarë partneri ka për të thënë derisa

të jeni të dy dakort. 3. Komunikimi Rrënja e shumë problemeve, sidomos kur jetoni në çift, vjen nga mungesa e komunikimit, ose e të paturit e një komunikimi jo të mirë. Ju duhet të dini të flisni por edhe të dëgjoni partnerin tuaj. Kini parasysh se si fjalët dhe veprimet tuaja ndikojnë te partneri juaj. Jini empatik me

të. Mos u përpiqni të diskutoni probleme, kur e di që partneri/ ja nuk mund t`iu japë vëmendjen maksimale për momentin. Prisni derisa situata të jetë qetësuar. Nuk është e rëndësishme vetëm të ndërtosh një marrdhënje, por duhet edhe ta menaxhosh atë. Suksesi është që ju gjithmonë të gjeni një zgjidhje të përbashkët për problemet që ju dalin gjatë bashkëjetesës.

Klonohet miu nga një pikë gjaku

S

hkencëtarët në Japoni kanë klonuar një mi nga një pikë e vetme gjaku. Qelizat qarkulluese të gjakut të mbledhura nga bishti i një miu donator u përdorën për të prodhuar klonin. Lajmi është bërë i ditur në gazetën “Biology of Reproduction”, në të cilën thuhet se miu femër jetoi një jetëgjatësi normale dhe mund të sillte në jetë minj të tjerë. Shkencëtarët nga një institut i ngjashëm krijuan së fundmi rreth 600 kopje gjenetike ekzakte të një miu, por në asnjë rast nuk kishin përdorur qelizat në fjalë. Minjtë u klonuan nga burime të ndryshme qelizash, përfshirë ato të bardha të gjakut që ndodhen në nyjet e limfës, në palcën e kockës dhe në mëlçi. Ndërsa grupi i studiuesve japonezë hetoi nëse qelizat qarkulluese mund të përdoreshin gjithashtu për të bërë klonimin. Synimi i tyre ishte të gjenin një burim donacioni qelizash të tilla për të klonuar në rrugë shkencore një zinxhir gjenetik miu laboratori.


GOSSIP • E premte 28 qershor 2013

»

15

JENNIFER

Djali i Jackson

dëshmon në gjyq për të atin

Djali i Michael Jackson ka folur publikisht për herë të parë për vdekjen e të atit, pasi ka dëshmuar në proçesin gjyqësor që po zhvillohet në Los Anxheles. Prince Jackson, 16 vjeç, tha se babai i tij kishte zhvilluar disa telefonata të tensionuara me kompaninë promovuese të koncerteve të tij, “AEG Live”, disa herë edhe duke derdhur lotë. “Ai thoshte: ‘Ata do të më vrasin. Ata do të më vrasin’”, ka treguar Prince. Katherine Jackson, e ëma e këngëtarit të famshëm, ka paditur “AEG Live” për 40 miliardë dollarë për vdekjen e të birit. Nga ana e saj, kompania mohon çdo akuzë. Familja Jackson pretendon se “AEG Live” dështoi të hetonte si duhet doktorin Conrad Murray, ish-kardiologu që u dënua për keqtrajtim në vitin 2011 dhe nuk konstatoi problemet shëndetësore të këngëtarit. Murray kujdesej për këngëtarin teksa ai përgatitej për koncertin “This Is It”. “AEG Live” deklaroi se nuk e kishte punësuar ose mbikëqyrur doktorin dhe argumentoi se Jackson kishte recetë për ilaçet dhe ai ishte në dijeni për problemet e vartësisë shumë kohë pasa se të nënshkruante një marrëveshje me kompaninë.

LOVE HEWITT MBULON BARKUN NË L.A.

Pattinson në një lidhje të re? Robert Pattinson, i cili është ndarë nga e dashura e tij Kristen Stewart, raportohet se tashmë ka një të dashur të re. Aktori britanik të martën mbrëma është parë duke u larguar nga hoteli Chateau Marmont në mes të natës me një vajzë dhe të dy dukeshin të qeshur, raporton HollywoodLife. Ndërkohë, Rob mendon se Kristen po e kopjon atë. Pasi aktori ka nënshkruar të xhirojë një film mbi luftën në Irak, “Mission Blacklist”, Kristen raportohet se po ashtu ka nënshkruar për të luajtur në një film të ngjashëm.

N

ë përpjekje për të mbajtur private shtatzaninë e saj, Hewitt ka mbuluar barkun me një zarf të madh në L.A. Ajo është parë me një veshje casual teksa ishte duke ecur rrugëve të L.A. Në fillim të këtij muaji 34-vjeçarja bëri të ditur lajmin e shtatzanisë së saj të parë me të fejuarin Brian Hallisay. Edhe pse ajo përpiqet që të mbajë të fshehur përmasat e barkut të saj, duket qartë që është duke e shijuar këtë gjëndje të saj.

Pink po ndjen mungesën e të bijës

Kate Moss nudo për Versace Top modelja më e famshme në botë është protagoniste e fushatës së re publicitare A12013/2014 e markës së njohur Versace. E fotografuar nga Mert Alas dhe Marcus Piggott ajo duket e mrekullueshme teksa ka shtrënguar çanta me ngjyra dhe ka veshur një pelice të verdhë tigri pjesë e koleksionit të fundit të firmës.

Pink po shikon nëse mund të marrë të bijën e saj Willow në koncertet e saj. Këngëtarja ka vajzën dy vjeçare me bashkëshortin Carey Hart. Ajo aktualisht është e zënë me turneun e saj “TheTruth About Love”. Duke qenë në Australi ajo e ka të vështirë qëndrimin larg bijës së saj të vogël. Në këtë mënyrë ajo ka pyetur ndjekësit e saj në Twitter nëse do të ishte në rregull që e bija e saj ta shoqëronte në koncerte në mënyrë që të dyja të mos ndjejnë mungesën e njëra-tjetrës. Pink gjatë qëndrimit në Australi do të performojë në Adelaide, Melburn, Brisbane dhe Sydney.


16

« BOTA

E premte 28 qershor 2013 •

1789-1848 / Luftërat për liri

David Andress

K

ështjella-burg mesjetare e Bastijës ngrihej mbi lagjet lindore të Parisit. Për shekuj të tërë, armiqtë dhe viktimat e pushtetit mbretëror ishin dërguar aty në karroca të mbyllura, dhe nga pjesa e nëndheshme e saj vinin zëra torturash të parrëfyeshme. Më 14 korrik 1789 parizienët e sulmuan: u lëshuan të zemëruar kundër armiqve aristokratë, që thuhej se ishin të gatshëm të shkatërronin qytetin vetëm që të mbronin privilegjet e tyre dhe i detyruan disa që të kryejnë vetëvrasje. Shumë njerëz hipën mbi çati për të prishur zinxhirët e urës lidhëse, të tjerë çmontuan topat dhe i tërhoqën zvarrë deri tek barrikadat. Garnizoni i vogël u mposht me lehtësi dhe, ndërkohë që lajmi përhapej, trupat e mbretit të dislokuara në vende të tjerë të qytetit bënë gati valixhet dhe u larguan, duke mos dëgjuar urdhëruesit e tyre që t’i kundërviheshin popullit triumfues. Marrja e Bastijës përfaqësoi momentin kulmues të një vale kryengritjesh që përfshiu të gjithë Francën në verën e 1789. Ngjarjet që i dhanë termit “revolucion” domethënien që i njihet sot në mënyrë universale – duhet thënë përmbysja totale e një rendi të vjetër social dhe politik – pasuan dështimin e tentativës për të vendosur monarkinë absolute. Për ironi të fatit, ajo monarki absolute kishte ardhur në buzë të falimentimit për shkak të përballimit të kostove të një lufte të gjatë për çlirim. Në fakt, kur Mbreti i Francës Luigji XVI mbështeti ata që luftonin për pavarësinë amerikane dhe dërgoi trupa për të luftuar kundër perandorisë britanike në vitin 1778, ishte i bindur se do i jepte një goditje vdekjeprurëse një armiku të vjetër. Betejë politike Në të vërtetë, lëvizja e tij i hapi rrugë një procesi që do ta bënte Britaninë e Madhe edhe më të fortë në nivel botëror. Dhe krijoi kushtet që në Francë të triumfonte kultura e barazisë dhe e të drejtës, që edhe sot mban shoqërinë tonë. Në fillimet e 1789 armiku tradicional i Francës, Britania e Madhe po përballej me një periudhë krize. Mbreti George III kishte probleme psikike dhe po ndodhte në betejë shumë e fortë politike për të siguruar pasardhësin. Kryeministri Ëilliam Pitt i Riu, prej pesë vitesh në pushtet – ishte Kryeministri më i ri i të gjithë historisë së vendit – nuk kishte arritur të fitonte ndaj kundërshtarëve që e kosnideronin antikushtetuese qeverinë e tij. E ardhur në fuqi në vitin 1783 falë mbështetjes së mbretit, qeverisë së Pitt iu desh të përballet me akuza dhe impeachment që përpara se

Gjithçka nisi me

Bastijën

Revolucioni francez i vitit 1789 i hapi rrugë pothuajse gjysmë shekulli kryengritje në të gjithë kontinentin, që kulminoi me valën e madhe të rebelimeve në vitin 1848. Çfarë ndodhi gjatë revoltave dhe arsyet që shtynë popujt të rebelohen

zgjedhjet e luftuara fort të vitit 1784 të mund t’i siguronin një shumicë solide. Por opozita, udhëhequr nga Charles James Fox pa mundësinë për të dëbuar Pitt kur Princi i Uellsit, mbështetës i tij, mori pushtetin. Në të njëjtën kohë në Amerikë kish nisur një krizë shumë delikate dhe problematike. Pas pavarësisë së vitit 1783 kish pasur një periudhë turbullirash politike dhe fiskale. U deshën dy vite mosmarrëveshje për të përfunduar në versionin përfundimtar të Kushtetutës së kombit të ri. Federalistë dhe antifederalistë u përplasën me furi, dhe ndonjëherë në mënyrë të dhunshme, për temën e kompetencave të qeverisë qendrore, dhe pavarësisht zgjedhjes me unanimitet të George Ëashington si president i parë i vendit në vitin 1789, sërish shumëkush druhej se struktura e re e pushtetit do i zhyste në një tirani aq të rëndë sa ajo britanike, prej të cilis sapo kishin shpëtuar. Si në Angli, edhe në ish-koloninë amerikane po ndodhte një reflektim i thellë mbi domethënien e lirisë, mbi

marrëdhënien e saj me të drejtën, si dhe pyetjen e madhe nëse terma të tillë u përkisnin privilegjëve të disa pak vetëve apo përfaqësonin një të drejtë natyrore për të gjithë qeniet njerëzore. Në botën anglo-amerikane, liria dhe e drejta ishin kosnideruar fillimisht si pasojë historike e një evolucioni të veçantë. Që nga “Magna Carta” në Mesjetë dhe nga sistemi i veçantë gjyqësor i ”Common Law” (që bazohet

në vendimet e gjykatësve më shumë se sa në kodet dhe vendimet e qeverisë), radikalët në Britaninë e Madhe dhe në kolonitë e tyre amerikanoveriore kishin zhvilluar një bindje që bazohet në mënyrë të përsosur mbi filozofinë e re të të drejtës natyrore të John Locke, aq sa rebelët kurajozë të Virginias në vitin 1776 mund të pohonin se “të gjithë njerëzit janë nga natyra të lirë dhe të barabartë, dhe kanë disa

të drejta të lindura që, me hyrjen në statusin shoqëror, nuk mund të privonin apo zhvishnin brezat e ardhshëm; domethënë, gëzimi i jetës, i lirisë, përmes blerjes dhe zotërimit të pronës, si dhe kërkimi i lumturisë dhe sigurisë”. Megjithatë, pikërisht ata që pohonin këto të drejta i përjashtonin skllevërit prej tyre. Dhe me pushtimin e Perëndimit, në territoret e Kentucky dhe më në veri në kufi me Ohion, në dekadën 1780-90 e më tutje, amerikanët e bardhë ua mohonin këto të drejta edhe popullsive indiane. Shumë anglezë, të vendosur në pozicione më radikale, kishin mbështetur luftën amerikane për liri, që shihej si pjesë e një lufte ndaj tiranisë që zhvillohej nga një breg i Atlantikut në tjetrin. Në këtë optikë, dëbimi i mbretit katolik Giacomo II në 1688 ishte përshëndetur si një fitore për lirinë, “revolucioni i lavdishëm” mbi të cilin bazoheshin liritë angleze. Gjatë festimeve të 100-vjetorit të një revolucioni të tillë, në nëntor 1788, oratori gjatë një dreke mes radikalëve do të shprehte një dëshirë

për një liri universale: “Le të marrë fund rivaliteti i lashtë mes Anglisë dhe Francës; dhe të dy vendet, sot të ndarë... le të bashkohen për të përhapur avantazhet e lirisë, të shkencës dhe të arteve deri në rajonet më të largët të tokës”. Ishte një fjalim që në atë moment gjente shumë konsensus. Ndërkohë që në Angli George III pushtohej nga sëmundja mendore dhe SHBA fillonin të lëshonin sinjalet e parë të fuqisë së tyre të ardhshme, në Francë po ndodhte një përplasje e tmerrshme epokale mes mbështetësve të lirisë dhe atyre të privilegjeve, mes të drejtës dhe nënshtrimit. E munduar nga nevoja për para për të paguar borxhet e shtetit, monarkia franceze u gjend e mbërthyer mes hipotezave për reformave që ishin të papajtueshme mes tyre. Nga njëra anë ishin kompetencat institucionale, që mbështesnin mbrojtjen e lirisë ndaj teprimeve të pushtetit. Fisnikët dhe gjykatësit francezë pohonin të drejtën e tyre për të mbrojtur vendin nga një qeveri arbitrare, në emër të një tradite kushtetuese jo të shkruar që


BOTA • E premte 28 qershor 2013

»

17

Marrja e Bastijës përfaqësoi momentin kulmues të një vale kryengritjesh që përfshiu të gjithë Francën në verën e 1789. Ngjarjet që i dhanë termit “revolucion” domethënien që i njihet sot në mënyrë universale – duhet thënë përmbysja totale e një rendi të vjetër social dhe politik – pasuan dështimin e tentativës për të vendosur monarkinë absolute. Për ironi të fatit, ajo monarki absolute kishte ardhur në buzë të falimentimit për shkak të përballimit të kostove të një lufte të gjatë për çlirim

ishte shumë e ngjashme me atë të Britanisë së Madhe. Për këta njerëz, rruga drejt reformave kalonte nga një njohje më këmbëngulëse e të drejtave të lashta dhe një qasje më të ekuilibruar në qeverisje, duke nënkuptuar me “e ekuilibruar” mbrojtjen e interesave të aristokracisë dhe të kurorës. Radikalët e rimohuar Nga ana tjetër ishin përkrahësit e një ndryshimi të thellë. Disa, si konti i Mirabeau ishin radikalë të dalë nga radhët e fisnikëve; të tjerë, si abati Emmanuel Sieyes, kishin origjinë më modeste dhe kishin bërë rrugë falë kishës. Edhe pse në vigjilje të vitit 1789 reformatorët kishin bërë aleancë me mbrojtësit e Kushtetutës së pashkruar, një gjysmë shekulli filozofi dhe teorish iluministe kishin krijuar një hendek të thellë mes dy grupeve. Mendimi i iluministëve vinte në diskutim doktrinën e një universi të krijuar nga Zoti, ndikimin e autoritetit fetar në jetën publike, rendin social, hierarkik, autoritar dhe politik, që kisha

e konsideronte të vetmin të mundshëm. Me mbështetjen e shkencave të reja, nga fiziologjia tek fizika, iluministët shihnin tek shoqëria një rol të ri për njeriun e lirë. Donin një rend të ri: sërish monarkik, por përgjegjës për veprimet e tij përpara opinionit publik dhe të privuar nga të gjithë ata privilegje që pengonin joaristokratët të arrinin në majat e detyrave publike. Vështirësitë e mëdha që po kalonte kurora bindën mbretin që t’u përgjigjej kërkesave insistuese të masave me mbledhjen e një ansambleje këshilluese kombëtare, e cila nuk mblidhej prej pothuajse dy shekujsh. Ajo që duhej të kish qenë një zgjidhje provokoi një ndarje edhe më të madhe në fakt, duke qenë se fisnikërisë dhe klerit u ishin dhënë gjysma e delegatëve dhe pretendohej që ata të kishin dy të tretat e votave. Ndërkohë që afrohej hapja e punimeve, në maj të vitit 1789, gjendje në përgjithësi nisi të acarohet edhe më shumë. Sieyes kishte shkruar në fillim të vitit se përpjekja për të mbledhur privilegjet e fisnikëve në brendësi

të një kushtetute të re ishte “si të vendosje se cili është vendi më i përshtatshëm për një tumor malinj në trupin e një njeriu të sëmurë... Duhet neutralizuar”. Aristokratët replikonin se “kjo kryengritje e përgjithshme e marëzisë publike, që synonte t’i zhvishte nga të drejtat e tyre të lashta e bënte të gjithë universin të prirur për konvulsione”. Konflikti verbal ishte shoqëruar tashmë me akte konkretë. Klima meteorologjike jo e favorshme dhe të korrat e pamjaftueshme kishin varfëruar fshatarët francezë. Furtuna politike që vinte mbi kryet e ansamblesë prodhoi frikën për një komplot aristokratik për të detyruar popullin që të nënshtrohej. Në pranverën e vitit 1789 të dhjetat dhe kuotat që i jepeshin klerit dhe pronarëve të mëdhenj të tokave nuk u derdhën, kishte raste sulmesh ndaj abacive dhe kështjellave, me grabitje rezervash dhe djegie dokumentesh. Ndërkohë, popullsitë urbane u bindën se zhvillime të tilla ishin pjesë e një plani të aristokratëve për të penguar furnizimet me grurë. Qytetarët foruan një mi-

lici të tyren dhe pritën me ankth lajmet nga përfaqësuesit që kishin dërguar në Versajë, në ansamble. Ajo që u pa në verën e 1789 ishte një përplasje e dhunshme, por edhe një përzierje terrori dhe furie, duke qenë se edhe shumë aristokratë u tërhoqën prej etheve revolucionare. Më 4 gusht, në një tentativë për të qetësuar fshatarët, Ansamblea Kombëtare vendosi që nuk do të derdheshin më kontributet për pronarët, siç kish ndodhur në kohëra që nuk mbaheshin mend. Vetëm pak orë më vonë, u kalua në angazhimin për një barazi totale të njerëzve me Deklaratën e të Drejtave të Njeriut. Pas këtij piku entuziasmi, nuk mund të kish veçse një sprapsje të vendosur. Ata njerëz, pushteti i të cilëve ishte sfiduar drejtpërdrejtë me ndryshimet e vitit 1789 bënë një koalicion në një kundër revolucion të hapur. Kontaktet e një pjese të aristokracisë me fuqitë evropiane ushqyen një gjendje paranoje në rritje. Lufta u duk se ishte e vetmja mënyrë për të bërë të sigurtë kufijtë. Në prill të vitit 1792

iu shpall luftë Austrisë, pak më vonë edhe Prusia zbriti në fushë. Një ushtri e ndarë mes trupave “patriotike” dhe zyrtarëve “aristokratë” shkoi drejt një serie katastrofash. Bindja se prapa të gjithë kësaj ishte tradhëtia e shtëpisë mbretërore solli rënien e monarkisë. Ushtria e re republikane u mobilizua për të shpëtuar vendin nga humbja, por tashmë Franca kishte hyrë në rrugën e luftës civile dhe të terrorit. Edhe në një konflikt të tillë të brendshëm fryma e qytetarisë së lirë dhe e neorepublikanizmit prodhoi mrekulli të vërteta të angazhimit ushtarak. Franca hyri në luftë me Britaninë e Madhe, Spanjën, Vendet e Ulët dhe shtetet italianë, duke e zhytur Evropën në një konflikt që do të zgjaste për një brez të tërë. Shpresa të fundosura Tragjedia e vërtetë e këtij acarimi ishte se ai fundosi të gjithë shpresat e vitit 1789. Britania e Madhe, ku Thomas Paine me librin e tij “Të drejtat e njeriut” ishte përpjekur të sillte në athe mesazhin e revolucioneve amerikan dhe

francez, u bë dëshmitare e sulmeve ndaj një parimi themelor për lirinë individuale si “habeas corpus” (kundër arrestimit të pajustifikuar). Kërkesat e klasave më të ulëta u panë, sipas fjalëve të një statuti të vitit 1794, si një “komplokt tradhëtar dhe i turpshëm... që synonte futjen e sistemit të anarkisë që ka mbizotëruar në Francë”. Një revoltë shpërtheu në Irlandë në 1798, e ushqyer nga shpresat për një ndërhyrje franceze dhe e përkeqësuar nga brutaliteti i një klase drejtuese që i trajtonte fshatarët katolikë si kafshë. Në muajt e represionit të egër që pasuan humbën jetën pothuajse tridhjetë mijë vetë. Gjithmonë në vitin 1789, Napoleon Bonaparti e transferoi luftën kundër Britanisë së Madhe në Egjipt. Dështimi i ekspeditës nuk e pengoi që të bëhet fillimisht diktator dhe më pas perandor në 1804. Në dekadën që pasoi Napoleoni ndoqi një politikë të vendosur ekspansioniste në të gjithë Evropën. Ky program i tiji e vuri kundër shumë shteteve evropianë. Pati një seri luftërash që përfshinë të gjithë kontinentin, nga Lisbona deri në Moskë, ku Napoleoni konkludoi fushatën e tij të marrë kundër Rusisë në vitin 1812. I detyruar që të rikthehet brenda kufijve francezë, ai hoqi dorë nga froni për herë të parë në vitin 1814, përpara se të vinte në viti pasardhës tek akti përmbyllës, me humbjen në betejën e Vaterlosë. Fati i viteve të tij të fundit, që i kaloi në mërgim të largët në ishullin Shën Helenë, të shtyn të reflektosh për kontradiktat e lëvizjes revolucionare që nisi në vitin 1789. Ndërkohë që shpresonin të krijonin kushtet për lindjen e individëve të lirë dhe të barabartë në të gjithë botën, revolucionarët ia jepnin pushtetin një njeriu si Napoleoni. Qoftë edhe për shkak të kujtimit të imperializmit të tij revolucioni do të shihet gjithmonë përmes lenteve të luftës. Në “Kujtimet” e tij, Napoleoni pohonte se do të kish dashur një Evropë kombesh, ku spanjollët, italianët, gjermanët dhe polakët të mund të jetonin të lirë nga tirania. Por duke qenë se faktikisht ai krijoi një perandori që shtrihej nga Hamburgu në Gjenevë, si dhe mbretëri kukulla përgjatë kufijve, nuk ka arsye që të merret seriozisht ky pohim i tiji. Dhe megjithatë që edhe Napoleoni mendonte se duhej të bënte, tregon se sa qendrore dhe e rëndësishme ka qenë kërkesa për liri dhe pavarësi kombëtare. Do ta zbulonin brezat që do të vinin, të angazhuar që të përballeshin sërish me çështjen se kush dhe përse ka të drejtën të jetë i lirë.


18

« DOSSIER

E premte 28 qershor 2013 •

Lufta e Dytë Botërore Nga ALBERT KOTINI

Ë

shtë shkruar e po shkruhet për këto palë ndërluftuese, deri në infinit fitoresh. Asnjë humbje e tyre në dokumente nuk figuron kundër partizanëve. Për asnjë humbje nuk shkruhet në historinë e luftës partizane. Statistika, skica e plane ushtarake shoqërojnë betejat, luftimet, aksionet, pritat partizane, që kanë “vrarë” mijëra gjermanë! Në planet e komandave gjermane në Shqipëri, raporte ditore, mujore, raporte zbulimi, siç pohohet nga një grup studiuesish të KQ të PPSH: “Pa këto burime arkivore do të ishte e pamundur të shkruhej historia e Luftës Nacionalçlirimtare.” Bëhet fjalë për fondin e t në Shqipëri, që KQ i PPSH-së (sektori i Historisë së Partisë) arriti ta marrë nga arkivat kombëtare të SHBAsë. Ky fond përbëhet nga 102 bobina mikrofilmash, që përfshijnë 110.700 faqe. Disponohet edhe Ditari i Kryekomandës së ushtrisë gjermane prej dt. 30 qershor 1943 deri në marsin e vitit 1945. U përkthyen nga tërësia e këtyre dokumenteve 3830 faqe të daktilografuara që bëjnë fjalë për Ballkanin dhe veçmas për Shqipërinë.

Gjermanët asnjë betejë në Shqipëri me partizanët, vetëm spastrime

1. Diplomaci e luftë nga gjermanët. Propagandë dhe veprime partizane Ajo që të çudit është konstatimi i studiuesve tanë për këto dokumente, kur informojnë udhëheqjen: “Në dokumentet tona të kohës së luftës, në kujtesën e pjesëmarrësve të LNÇ, në studimet e pasluftës ne jemi njohur me dy operacione të mëdha të okupatorëve gjermanë. Këto dy operacione i kemi quajtur: a) Operacioni i Dimrit; b) Operacioni i Qershorit. Por në dokumentet gjermane që disponojmë, ne shohim se ata i emërojnë dhe i klasifikojnë ndryshe operacionet kundër Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare”. Studiuesit në fjalë janë emra të cilët shkruan historinë e Luftës Nacionalçlirimtare para dhe pas viteve 1990. Të quajtur të majtë apo të djathtë, asnjëra palë nuk e konceptoi ndarjen e këtyre operacioneve, i Dimrit apo i Qershorit, por në fakt si një sajesë të tyre, që nuk ka ekzistuar te gjermanët. Përveç këtij fakti, që e ka “trullosur” studimin e luftës, janë futur mjaft terma, nocione e koncepte aspak të sakta. Për shembull, në disa botime për luftën ndaj gjermanëve (botime të viteve 1991-2009) si ideologët nacionalistë (të djathtët), ashtu edhe ideologët socialistë (të majtët) emërtojnë beteja disa luftime të thjeshta, për shembull, beteja për çlirimin e Tiranës, sikur të ishin beteja në Vaterlo apo në Stalingrad. Termi operacione spastrimi, quajnë me modesti veprimet e veta gjermanët, ndërsa pritat partizane na quhen luftime të mëdha, aksione e deri kundërmësymje. Kulmi është kur për periudhën shtator-tetor 1943 shkruhet: “Trupat gjermane të pushtimit në Shqipëri janë kudo në mbrojtje” dhe vazhdon të shkruhet për iniciativën e sulmit të ushtrisë nacionalçlirimtare. Mirëpo në dokumentet gjermane jepen, për këtë periudhë, plot 13 operacione spastrimi. Dhe konkretisht: 1. Operacione spastrimi në qarkun e Korçës (krahina e Kolonjës dhe Leskovikut 2.4.1943. 2. Operacion spastrimi në krahinën Himarë e Sarandë (5-7 shtator 1943). 3. Operacion spastrimi në Berat (6-7 shtator 1943). 4. Operacioni i Krujës (22-24 shtator 1943). 5. Operacioni i spastrimit në rajonin KrujëBurrel (25 shtator-5 tetor 1943). 6. Operacioni “Spagheti” në qarkun e Vlorës e të Gjirokastrës (29 shtator-55 tetor 1943). 7. Operacioni “Herbstreis” (Shëtitja e vjeshtës) 5-7 tetor 1943). 8. Operacioni i spastrimit “Eilbota” në rrugën bregdetare Vlorë-Himarë nga repartet e Divizionit 100 (1-20 tetor 1943). 9. Operacioni i spastrimit në Arbanë (9 tetor 1943). 10. Operacioni i spastrimit “Alpenrise” në jug të Tiranës dhe në Kuçovë (14-18 tetor 1943).

11. Operacioni në rajonin Fier, Lushnjë, Roskovec, Ballsh (22-24 tetor 1943). 12. Operacioni i spastrimit në rajonin e Kukësit (21 tetor 1943). 13. Operacioni “Regenpfeifer” në rajonin e Pezës, me qëllime zbulimi (2-5 nëntor 1943). Në këto operacioni gjermanët pushtuan territoret e planizuara, çarmatosën ushtarët italianë të divizioneve “Perugia”, “Parma”, “Firenze”... të regjimenteve “Miniferrato” etj. Pas kësaj vijon me operacionet e tjera, siç janë: 14. Operacioni “505” në zonën e Pezës (5-11 nëntor 1943). 15. Operacioni “Roter Man” (Bolchevik), d.m.th. (Njeriu i kuq) në qarkun e Beratit (13-30 nëntor 1943). 16. Operacioni “Hafenfhart” për spastrimin e qyteteve Durrës, Kavajë, Shijak (20 nëntor 1943).

17. Operacioni “Mallakastra”, që u krye njëkohësisht me operacionin “Roter Mann” (19-25 nëntor 1943). 18. Operacioni “Edelë Eise” në qarkun e Dibrës e të Peshkopisë (1-31 dhjetor 1943). 19. Operacioni “Otto” në rajonin Berat-Këlcyrë dhe Vlorë-Tepelenë-Këlcyrë (4-7 tetor 1943). 20. Operacioni në Mokër (rrethi i Pogradecit) 84-14 dhjetor 1943). 21. Operacioni “Sturm” (dhjetor, 1943). 22. Operacioni “Schneeberg” për pushtimin e Tomoricës (12 dhjetor 1943). 23. Operacioni i spastrimit “Razia” në Labinot (2 dhjetor 1943). 24. Operacioni “Nikolauja” në jug të Elbasanit (6 dhjetor 1943). 25. Operacioni “1828” në rajonin Librazhd, Elbasan, Martanesh, Klos, Tiranë (9 dhjetor 1943-1 janar 1944).

26. Operacioni “Patod” (23 dhjetor 1943-2 janar 1944). 27. “Bergkessel” në rajonin Mesaplik e Kurvelesh (14-23 dhjetor 1943). 28. Operacioni “Schneeschmeeze” dhjetor 1943 Berat. 29. Operacion spastrimi në rajonin e Tiranës (dhjetor 1943-janar 1944). 30. Operacioni “Seydlitz” 7 janar – 18 janar 1944 në rajonin Korçë, Berat, Gramsh. 31. Operacioni “Horidoh” në rajonin Gjirokastër, Përmet, Berat, Ballsh, Tepelenë 21 janar – 6 shkurt 1944. 32. Operacioni “Buflei” në qarkun e Korçës. Shkurt 1944. 33. Operacioni “Un denosh” në luginën e Shushicës së Sipërme (9-12 shkurt 1944). 34. Operacioni “Gams” në qarkun e Korçës (shkurt, 1944). 35. Operacioni “Pik” (13-20 shkurt 1944) në rajonin Gjakovë, Tropojë, Kukës. 36. Operacioni “Halali” në rajonin e Beratit (27 shkurt 1944). 37. Operacioni “Asenjzúgt” që ndërroi emrin si kameleoni në emrat konvencionalë “Busard” e pastaj “Sauhatz” 20-24 mars 1944 në zonën ndërmjet rrugëve ElbasanTiranë-Ndroq, Kavajë, Rrogozhinë, Peqin kundër tre batalioneve të Br. I.S. dhe forcave partizane të qarkut të Tiranës. 38. Operacioni “Fruhlingszauber” (që më pas ndërroi në “Volfschluch”. Filloi në zonën e Pezës më 26 shkurt-15 mars 1944 si dhe në Mesaplik e Kurvelesh më 30 mars 1944. 39. Operacioni i spastrimit në Mokër (mars, 1944). 40. Operacioni i spastrimit në Moravë (Korçë) mars 1944. 41. Operacioni “Wolfschluch” në Mesaplik e Kurvelesh më 30 mars-16 prill 1944. 42. Operacioni “Dolchjestoss” në rajonin e Qafë Thanës, Pogradec, Korçë kundër Br. 1., Br. 4 dhe forcave të qarkut të Korçës prej 18-30 prill 1944. 43. Operacioni “Zaunkonig” në prefekturën e Gjirokastrës (Delvinë) 6-7 prill 1944. 44. Operacioni e spastrimit “Hortmann” në rajonin e Kardhiqit (Gjirokastër), prill 1944. 45. Operacioni “Schakel”, prill 1944. 46. Operacioni “Blindschleiche” në rajonin e Sarandës, Konispol, Kokorrit, Grapshi, Delvina (16-21 prill 1944). 47. Operacioni “Harold” në rajonin Bilisht, Ziçisht (Devoll) më 27-29 maj 1944. 48. Operacioni “Einhorn”(Rinoceri) në rajonin Bilisht, Korçë, Pogradec, Elbasan, Gramsh, Vithkuq (26 maj-4 qershor 1944). 49. Operacioni “Gemsbock” 6-24 qershor 1944 në rajonin Korçë, Korçë, Berat, Gjirokastër, Vlorë. 50. Operacioni “Steinbock” 24-30 qershor 1944 zë njëjtat forca si dhe në “Gemsbock” nëpër rrugët e kthimit. 51. Operacioni “Uhu” në rajonin Zagori, Lunxhëri, Pogon 22-28 qershor 1944.


DOSSIER • E premte 28 qershor 2013

52. Operacioni në zonën Kukës-Tropojë (12 qershor 1944). 53. Operacioni “Junikafer” në rajonin KukësTropojë e Gjakovë (27 qershor 1944). 54. Operacioni Falkenange” kundër Divizionit I S. në rajonin e Dibrës, Matit. 55. Operacioni “Fuchsjag” kundër Divizioni I S. në rajonin e Lurës e të Rrëshenit (gusht, 1944). 56. Operacioni “Fritz” në jug të Dibrës (25 korrik 1944). Në këtë varg operacionesh, më të rëndësishmit ishin: Operacioni “505”, “Roter Mann”, “Mallakastra”, “Edel Wiess”, “1828”, “Bergkersel”, “Seydlitz”, “Hordoh”, “Un Denoch”, “Pik”, “Sauhatz”, “Volfschluht”, “Dolchstoss”, “Blindschilische”, “Einhorn”, “Gembox”, “Steinbock”, “Falkenange” dhe “Fuhesjjgd”. Studiuesit shqiptarë nacionalistë (ballistë, legalistë) apo komunistë a socialistë në botimet e tyre historike të luftës theksojnë se deri më 15 shkurt 1944 iniciativën e marrin gjermanët, ndërsa më 15 shkurt deri më 30 maj 1944 e merr iniciativën Ushtria Nacionalçlirimtare; pastaj, në qershor e merr armiku dhe më 26 gusht e derisa çlirohet vendi iniciativën e sulmit e merr në dorë përsëri Ushtria Nacionalçlirimtare. Në fakt, sulmet partizane bëhen pas tërheqjes së gjermanëve nga Shqipëria (1 tetor 1944) nëpër rrugët e autokolonave, ndërsa më parë ka pasur vetëm prita. Studiuesit shqiptarë pohojnë se një batalion gjerman, nga sasia numerike (900-100 vetë) ishte sa 4-5 batalione tonat, domethënë më tepër se një brigadë, ose një kompani e tyre me 220 veta, ishte sa një batalion partizan. Në ndihmë të këtyre “sukseseve” të një çete partizane kundër një batalioni gjerman vijnë letrat e Enver Hoxhës, të cilat janë në “Vepra” 1, 2 etj. Po origjinalet ku janë? Sipas “studiuesve” të luftës partizane “taktika, arti operativ dhe strategjia e Ushtrisë Nacionalçlirimtar u zhvilluan duke iu kundërvënë artit ushtarak të përparuar të ushtrisë gjermane. Ajo që bie në sy është fakti se sado “zmadhime” të japin dokumentet gjermane për fitoret e tyre, ato nuk janë absurde si në botimet tona. Në “Historia e Shqipërisë”, Tiranë 1965, vëll. II, e cila u bë baza zyrtare (derisa doli, më 1989), “Historia e Luftës Nacionalçlirimtare” prej Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste, ka të tilla referenca: “Të evitohen luftërat frontale...”. “Prej fundit të shtatorit deri në mes të nëntorit 1943 repartet e Ushtrisë nacionalçlirimtare kryen rreth 100 veprime të rëndësishme luftarake kundër armikut. Vetëm Brigada I Sulmuese bëri gjatë kësaj kohe 22 luftime...”. “Në Zonën I Operative Vlorë-Gjirokastër gjatë kësaj kohe u zhvilluan 23 veprime të rëndësishme luftarake, nga të cilat më kryesoret janë: Lufta e Konispolit kundër 3000 gjermanëve e ballistëve (13-28 shtator 1943); prita në qafën e Muzinës (28 nëntor 1943), ku u shpartalluan 1500 gjermanë; lufta në afërsi të Borshit, ku u zhvilluan luftime të ashpra trup me trup kundër 200 hitlerianëve; lufta në Manastirin e Cepos, ku pas tri ditë luftimesh u thyen 1000 gjermanë (3-5

tetor 1943); lufta kundër gjermanëve në Përmet (3 dhe 7 nëntor 1943). Pas këtyre luftimeve, u çlirua i gjithë qarku i Gjirokastrës si dhe vetë pjesa më e madhe e qarkut të Vlorës... Në qarkun e Korçës u bënë 15 luftime. Në qarkun e Beratit u thyen 13 luftime, si ai në afërsitë e Beratit (20-21 tetor), ku u shpartalluan 200 armiq. Në Elbasan u bënë një varg goditjesh nga të cilat më kryesorja është asgjësimi i autokolonës gjermane në rrugën Librazhd-Elbasan (25 shtator). Në zonën e Pezës, deri më 5 nëntor u zhvilluan 15 luftime, ndër të cilat më kryesoret janë lufta e Brigadës III dhe grupit të Pezës në Arbanë, ku u shpartalluan forcat gjermane të sulmit prej 500 vetash (10 tetor), luftimet e përgjakshme në luginën e Erzenit (15 tetor) dhe luftimet në afërsi të Shijakut, të cilat vazhduan 4 ditë dhe ku u asgjësua një autokolonë gjermane. Ndërkaq, njësitet guerile në qytetet dhe krahinat e pushtuara zhvillonin veprime të ndryshme luftarake diversioni kundër armiqve... Në Tiranë p.sh. në tetor vepronin 47 njësite guerilesh me 530 luftëtarë të armatosur me pushkë, automatikë, pistoleta e revolverë, armë të rrëmbyera nga armiku. Dështimi i Operacionit armik të Dimrit 1943-1944 Në këtë kohë efektivat e Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare arrinin në 20.000 luftëtarë të inkuadruar në brigada, grupe e batalione të rregullta. Për sa i përket Operacionit të Dimrit, planizuar nga forcat gjermane në vend, komanda e lartë gjermane e zhvilloi këtë operacion në dy faza kryesore. Faza e parë (nëntor-dhjetor 1943) përfshin një varg sulmesh kundër bazave më të rëndësishme partizane në Shqipërinë e Mesme e të Veriut (Pezë, Dibër, Çermenikë-Shëngjergj-Martanesh), të shoqëruar me veprime lokale në jug të vendit. Më 5 nëntor 1943 mbi 6000 gjermanë, xhandarë e ballistë u hodhën në mësymje nga 5 drejtime në krahinën e Pezës kundër Brigadës III Sulmuese dhe grupit partizan të Pezës... Brigada III çau rrethimin dhe doli nga zona e operacionit me humbje të pakta... Në krahinën e Dibrës pushtuesit dhe tradhtarët e filluan operacionin më 16 nëntor me një forcë prej 5000 vetash kundër dy batalioneve partizane të grupit të Dibrës. Pas Pezës dhe Dibrës, pushtuesit gjermanë organizuan një operacion edhe më të gjerë kundër Brigadës II Sulmuese, Brigadës III Sulmuese dhe forcave të grupit të Elbasanit në zonën e Çermenikë-Shëngjergj-Martaneshit. Mësymja armike filloi më 19 dhjetor nga shtatë drejtime. Brigada II, pak më vonë edhe Brigada III, humbën më tepër se gjysmën e efektivit të tyre... Më 19 nëntor, pasi morën Beratin, pushtuesit gjermanë, të ndihmuar nga ballistët, filluan mësymjen e tyre në krahinën e Mallakastrës, ku vepronte Brigada I... 80 partizanë, të udhëhequr nga komandanti i brigadës, Mehmet Shehu, sulmuan befasisht fuqitë e armikut dhe asgjësuan 120 hitlerianë. Faza e dytë e mësymjes së madhe armike të Dimrit filloi më 7 janar 1944 kundër forcave të

Ushtrisë nacionalçlirimtare në Shqipërinë e Jugut. Tre divizione gjermane (divizionet 104, 181 dhe 297) të ndihmuara nga banda tradhtarësh, filluan mësymjen në formë koncentrike në zonën që përfshihet midis qyteteve Korçë, Elbasan, Berat e Përmet. Armiku synonte t’i bllokonte forcat partizane në këtë darë, t’i copëtonte dhe t’i asgjësonte. Brigada IV, batalionet dhe grupet e qarkut të Korçës e të Beratit u dhanë grushte të rënda forcave të mëdha gjermano-balliste në të gjitha drejtimet e lëvizjes së trupave armike, duke ia prishur planet kundërshtarit. Lufta në Tendën e Qypit ka qenë ndeshja më e përgjakshme e kësaj faze. Sulmi i partizanëve e ngadalësoi përparimin e armikut, i cili pas humbjesh të shumta vetëm ditën e pestë mundi të arrinte në Këlcyrë. Disfata që armiku pësoi në Tendën e Qypit ndihmoi për dështimin e operacionit armik në zonën e Përmetit e të Zagorisë. Më 26 janar, ditën kur inaugurohej Brigada VI, 10 trupa gjermane e tradhtare filluan veprimet në zonën Përmet-Zagori-Lunxhëri në gjashtë drejtime. Por u gozhduan në vend nga pritat e Brigadës VI, të Brigadës I dhe të Zonës Operative. Më 27 janar zona e rrethuat nga armiqtë u zbraz krejt prej reparteve të ushtrisë Nacionalçlirimtare, të cilat sipas planit të përgatitur qysh më parë, i dolën armikut në shpinë dhe filluan përnjëherësh t’i jepnin atij goditje të forta, duke e detyruar të tërhiqej me nxitim. Kështu, krahinat e shkelura nga armiqtë mbetën përsëri të lira. Pas këtij veprimi, hitlerianët dhe bandat balliste, më 29 janar, filluan një mësymje të re në zonën Mesaplik-Kurvelesh-Salari kundër Brigadës V të porsaformuar dhe reparteve të tjera... Forca të mëdha fashiste u orvatën të asgjësonin edhe njësitë partizane që vepronin në zonën e Veriut. Nga mesi i shkurtit 1944, rreth 3000 fashistë gjermanë e 5000 mercenarë, të nisur nga Gjakova, u përpoqën të rrethonin në zonën e Krasniqes forcat e batalioneve “Perlat Rexhepi” e “Bajram Curri”. Në qarkun e Korçës kundërmësymja filloi më 31 janar në drejtim të Kolonjës, Vithkuqit dhe Oparit. Brigada IV dhe forcat partizane të qarkut deri më 17 shkurt arritën të çlironin gati të gjitha krahinat që kishte shkelur armiku gjatë Operacionit të Dimrit dhe vazhduan goditjet kundër pozitave të tij në dyert e Korçës, Pogradecit, Ersekës dhe Bilishtit. Në këtë mënyrë, Operacioni i madh i armiqve i Dimrit 1943-1944 dështoi plotësisht. Gjatë kësaj kohe armiqtë humbën 3000 të vrarë (shumica e tyre ushtarë gjermanë) dhe rreth 2000 robër (shumica e tyre pjesëtarë të bandave tradhtare). Shpërthimi i Operacionit armik të Qershorit dhe dështimi i tij Mësymja armike filloi më 28 maj nga disa drejtime në zonën Korçë-Elbasan-Berat-Përmet kundër Divizionit I të UNÇ shqiptare (që u krijua më 28 maj nga bashkimi i Brigadave I, IV dhe V) dhe forcave partizane të qarkut të Korçës e Beratit. Nga 15-19 qershor pushtuesit gjermanë zhvilluan një operacion edhe në krahinën e Mallakastrës, ku ndeshën në qëndresën e ashpër të Grupit III të Zonës I Operative. Ata u thyen dhe u tërhoqën pa arritur objektivin. Në pesëmbëdhjetëditëshin e dytë të qershorit hitlerianët e përsëritën mësymjen e tyre në rajonin e Zagorisë e të Lunxhërisë, në Dëshnicë, në pjesën perëndimore të Skraparit dhe në nahije të Beratit, por pa sukses. Gjatë operacionit armiqtë dogjën fshatra të tëra dhe masakruan lart nga 1000 pleq, gra e fëmijë dhe rrëmbyen mijëra krerë bagëti. Këto masa terrori nuk e thyen shpirtin e qëndresës së popullit shqiptar, në luftimet e ashpra ranë dëshmorë dhe u plagosën rëndë rreth 500 partizanë, ndërsa armiqtë pësuan një humbje gjashtë herë më të madhe. * * * Pikëpyetjet që zbulojnë faktet dhe i zhveshin ideologjitë: bolshevike apo naziste qofshin ato: Kështu, kur lexon që në Tiranë p.sh. në tetor 1943 vepronin 47 njësite guerilesh me 530 luftëtarë...! Atëherë, shtrohet pyetje: Sa atentate janë bërë në Tiranë kundër oficerëve apo ushtarëve gjermanë? Asnjë. Ato janë bërë ndaj shqiptarëve “tradhtarë”. Sa operacione gjermano-balliste përmenden në dokumentet e t? Asnjë! Ndërsa në ato komuniste mbi 90 për qind e tyre dalin të përbashkëta. A ka ndonjë luftë partizane më lart se batalioni? A ka ndonjë betejë brigade, divizioni, korparmate partizane që të kenë bërë luftë frontale ndaj gjermanëve? Asnjë! Atëherë, ku janë këto

»

19

veprime të shkallës operativo-strategjike të Ushtrisë Nacionalçlirimtare? Si është e mundur që një çetë partizane të ketë fituar përballë një batalioni gjerman, i cili ishte thjesht në numër i armatosur gjashtë herë më tepër?! Shkruhen mësymje e kundërmësymje partizane gjatë Operacioneve të Dimrit e të Qershorit. Mirëpo mësymja e kundërmësymja nuk mund të ngatërrohen me sulmet e kundërsulmet, as me pritat dhe aksionet në shkallë teknike që paraqesin këto luftime. Në këto koncepte të deformuara shkruhet edhe nga autorë, të vetëquajtur nacionalistë, kur quajnë, për shembull, vëllavrasjen e datës 11 tetor 1943 si një betejë e fitore të madhe nga ballistët kundër partizanëve. Në një trakt të Ballit Kombëtar shkruhet: “Midis Çermës dhe Divjakës së Lushnjës u bënë dy ditë luftë civile. Bilanci: 109 partizanë dhe 18 ballistë të vrarë”. Pa folur për komunikatat, traktet si të Ballit Kombëtar edhe të Partisë Komuniste, që me një urrejtje ideologjike të tillë midis tyre, eklipsuan urrejtjen ndaj gjermanëve. Aq sa në dokumentet gjermane zunë vend dashuritë e tyre për flirte si me ballistët ashtu edhe me partizanët, vetëm e vetëm të mos ngacmonin qetësinë e kalimit në rrugë të gjermanëve. Partizanët rrethuan në lagjen “Murat Çelepija” të Beratit Hysni Toskën (xhaxhain e kriminelit Isa Toska. Dy gjermanë, të cilët në bazë të “kompromisit” kishin ardhur në Berat për të blerë vezë, kaluan dhe pyetën partizanët se me kë po luftonin. Është njëri që nuk dorëzohet”, u përgjigjën partizanët. Gjermanët, duke qeshur, i thanë partizanëve: “Na jepni edhe neve pushkë të luftojmë bashkë me ju”. (Kjo treguar nga ishpartizani Sheraf Gjebera). Aq e madhe u bë urrejtja ndaj Ballit Kombëtar, sa në tërë letrat e E. Hoxhës porosia ishte se armiku nr. 1 ishin ata (ballistët) dhe vuri shenjën e barazimit me Gestapon. Madje në “Vepra” vëll. 1, f. 421-422 detyra u shtruan edhe kundër Legalitetit. Pra, kundër shqiptarëve me ideale jo komuniste. Aq e vërtetë është kjo, sa partizanët këndonin: “O gjermanë flini gjumë/ me ballistët kemi punë”. (Në Gjirokastër, treguar nga Mexhit Kokalari). Kështu që armiq kryesorë u bënë ballistët dhe jo nazistët. Flitet për luftë civile kur dendësia e operacionit gjerman, sipas dokumenteve të tyre, ka qenë në Shqipëri: 6 ushtarë për km2 dhe 1 ushtar kundrejt 6 banorëve shqiptarë. Atëherë, në këtë kontroll gjerman si u zhvillua kjo luftë civile? Vëllavrasjet sporadike, lokale dhe midis “bandave” të armatosura partizane e balliste nuk identifikojnë një luftë civile as si koncept e as si realitet. Asnjë shtet ballkanik, i okupuar nga gjermanët, nuk e ka quajtur luftë civile atë ideologjike, madje Greqia e quan të tillë (tetor 1944-1948) vetëm mbas largimit të nazistëve. Greqia e quan luftën e viteve 1940-1944 “rezistencë kombëtare”. Çdo vend me këshilla na u quajt çlirim. Gjermanët i kanë quajtur luftimet e tyre me zona dhe emra drejtuesish si ato në Shqipërinë e Jugut, të Mesme dhe të Veriut dhe aspak siç i kemi në historiografinë e Luftës Nacionalçlirimtare e të mbetura si të tilla edhe në vitin 2009! Çështja e këtij dosieri informativ ka të bëjë me faktin që po ndodh me rishkrimin e historisë, ku apologjia e dy idealeve të kundërta – nacionaliste dhe komuniste – po e fryjnë atë me “legjendarë të lavdishëm”, me familje që kanë bërë histori, me dosierë pa asnjë dokument, me heronj të komunistëve, por kriminelë quhen prej nacionalistëve e deri në absurditete sa majtas apo djathtas etj. të cilët po na lënë pa histori kombëtare, qoftë me sa më pak subjektivizëm. Bota po e rishkruan historinë e Luftës II Botërore mbi bazën e evitimit ideologjik të kundërt (majtas apo djathtas), por të ngritur mbi prova e dokumente sa më origjinale e të vërteta. Për Poloninë u zbuluan fakte që mjaft të vrarë janë vepër e stalinistëve e jo të hitlerianëve. Këto të dhëna bëhen me komisione miks, studiues e historianë, dëshmitarë gjermano-polakë. Për Përl-Harburin komisioni miks amerikanjaponez po hedh dritë për të vërtetën. E kështu në Itali për Musolinin e deri në Norvegji për Kuislingun, të cilin më 2009 e shpallën Hero Kombëtar, që luftoi kundër komunizmit sovjetik në Luftën e Dytë Botërore. Ja përse duhet mbjellë dashuri dhe jo urrejtje midis shqiptarëve.


20

« SPECIALE

Nga Wang Lei* Gjatë 8 muajve në Tiranë si “visiting scholar” në Fakultetin e HistoriFilologjisë, kam ndier interesimin e shqiptarëve për mjekësinë tradicionale kineze. Kur djali i saj i vogël pati temperaturë, profesoresha ime më pyeti për “recetën” për rënien e temperaturës; sportelistes së re të konviktit i intereson dieta kineze për ruajtjen e bukurisë trupore; sanitarja e moshuar ka kuriozitet për çajin në termusin tim, të cilin e marr me vete gjithmonë dhe më vonë zbulova se edhe sanitaret e godinës pijnë çaj të ngrohtë, në vend të ujit të ftohtë; një intelektuale më sugjeroi që në revistën “Ejani”, që botohet nga Radioja e Jashtme e Kinës, ku punoj unë në Pekin, të prezantohen mënyrat e mjekimit të sëmundjeve, nga ana e mjekësisë tradiconale kineze. Kur flasim për mjekësinë kineze, shumë njerëz mendojnë se është një mjekësi unike dhe magjike, duke paraqitur ndonjë rast që një i sëmurë, u çua me barelë në klinikën e mjekësisë tradicionale kineze dhe doli më këmbë. Ndërkohë, duke u përmendur akupunktura, shumë njerëz e përshkruajnë mjekësinë tradicionale kineze me fjalën “misterioze”. Atëherë, ç’është mjekësia tradicionale kineze? Nuk jam mjeke dhe nuk di as akupunkturë, por kam gjithë qejf që ta interpretoj nga këndvështrimi im, si kliente dhe pasuese e mjekësisë tradicionale kineze. Parimet kryesore të mjekësisë tradicionale kineze Për kinezët, mjekësia tradicionale është pjesa përbërëse e jetës. Ajo përfshihet në aspekte të ndryshme, në regjimin ditor, në kuzhinë, në çaj, në veshje, në rritjen e fëmijëve, në mirëmbajtjen e trupit etj. etj. Në kohën e lashtë, mjekësia ishte përhapur më shumë. Atëkohë, recetat për perandorin do të shqyrtoheshin edhe nga kryeministrat, gjë që tregon se pothuajse çdo intelektual kishte njohuri mjekësie. Kemi edhe një shprehje të lashtë: “Nëse nuk mund të bëhet një kryeministër i mirë, atëherë të jetë një mjek i mirë”, që do të thotë mjeku dhe kryeministri kanë kompetencën e përafërt, administrimin. Kryeministri merret me administrimin e qeverisë, kurse mjeku administron trupin e njeriut. Për administrimin e trupit, cilat parime ndjek mjakësia tradicionale kineze? Në syrin tim, parimet janë shumë të thjeshta, njëri është “natyrshmëri” dhe tjetri është “ekuilibrim”. Parimi “Natyrshmëri” Kinezët adhurojnë natyrën dhe respektojnë normat natyrore. Gjatë mijëra vjetëve, nga punët bujqësore, kinezët kanë nxjerrë rregullat natyrore për bujqësi dhe gjithashtu për shëndetin. Sipas mjekësisë tradicionale kineze, njeriu është pjesë përbërëse e natyrës dhe funksioni i trupit të njeriut përputhet gjithashtu me rregullat natyrore. Prandaj, me të ndjekur rregullat natyrore në regjimin e jetesës, njerëzit do të jenë të shëndetshëm natyrisht; me të ndjekur rregullat natyrore në mjekim, sëmundjet do të shërohen natyrisht; gjithashtu sipas rregullave natyrore, një mjek i mençur mund të parashikojë edhe sëmundje të ardhshme, gjë që është vlera më e rëndësishme e mjekësisë tradicionale kineze, d.m.th. parandalimi i sëmundjeve të mundshme. Atëherë, cilat janë rregullat natyrore të ndjekur në mjekësinë tradicionale kineze? Rregullat natyrore në një ditë Ndajmë tani një ditë në 24 orë, por të lashtat kineze e ndanë ditën në 12 njësi, që quhet “Shi Chen” (时辰

E premte 28 qershor 2013 •

Mjekësia tradicionale kineze dhe shëndeti [shíchen]). Një “Shi Chen” barazon dy orë e tanishme, prandaj unë e përkthej “Shi Chen” në “dyorësh”. Pra, një ditë ka 12 dyorëshe dhe secili prej tyre përgjigjet nga një “Jingmai” (经脉 [jīngmài]). Sipas mjekësisë tradicionale kineze, në trupin tonë kanë shumë kanale, ku qarkullojnë “Çi” dhe gjaku dhe që ndërlidhin organet e ndryshme të trupit. Kanalet kryesore quhet “Jingmai”, ose duke iu referuar përkthimit të anglishtes, përkthehet si “mesditës”. Ndërkohë ato kanale anësore quhet “Luomai” (络脉[luòmài]), ose “kolateral” sipas anglishtes. Mesditësit dhe kolateralet përbëjnë sistemin e kontrollit të funksioneve të trupit të njeriut dhe ky sistem quhet “Jingluo” (经络[jīng luò]) “Çi” (气[qì]) është tjetër term kyç dhe unik në mjekësinë tradicionale kineze. Ai konsiderohet si material themelor i trupit të njeriut dhe, sqarohet në mënryrë tradicionale si energji jetësore, kurse vitet e fundit shpjegohet si “subjekt i kombinuar me material, energji dhe informacion”. Kthehemi prapë në “Jingmai” ose mesditës. Secili prej 12 mesditësit ka lidhje me një organ përkatës dhe emërtohet me këtë organ. Tabeta e poshtme pasqyron marrëdhëniet midis dyorëshëve dhe mesditësve.

Nga ora 23 deri në orën 1 funksionon mesditësi i Fshikës së Tëmthit. Rënia në gjumë para orës 23 do të jetë në ndihmë të metabolizmit të fshikës së tëmthit. Një fjalë e urtë kineze thotë se “Sa e pastër fshika e tëmthit, kaq i zgjuar truri”. Fjetja gjumë para orës 23, do t’ju sjellë, në mëngjesin e nesërm, të menduarit e qartë, trupin energjik dhe ngjyrën kuqe në fyrtyrë, kurse fjetja gjumë pas orës 23 për një periudhë të gjatë ka mundësi të shkaktojë gur në fshikën e tëmthit. Fjetja gjatë funksionimit të mesditësit të fshikës së tëmthimit është në favor edhe të prodhimit të gjakut nga palca. Nga ora 1 deri në orën 3 funksionon mesditësi i Mëlçisë. Mëlçia është organi i depozitimit të gjakut. Të menduarit dhe veprimet e njeriut mbështeten nga gjaku. Përjashtimi i gjakut të vjetër dhe prodhimi i gjakut të ri, të gjitha këto procese të metabolizmit kryehen nga mesditësi i mëlçisë në orën 1-3, në gjumin tuaj. Nëse nuk flini gjumë në këtë dyorësh, mëlçia do të ofrojë energji për funksionimin e trupit, kështu ajo nuk do të jetë në

gjendje të kryejë metabolizmin. Pa fjetje në dyorëshin nga 1 deri 3 për kohë të gjatë do të shkaktojë lodje, shqetësim, ngjyrë gri në fytyrë dhe madje sëmundje të mëlçisë. Nga ora 3 deri në orën 5 funksionon mesditësi i mushkërisë. Gjaku i përtëritur nga mëlçia u jepet mushkërive dhe nëpërmjet atyre të çohet në mbarë trupin, kësisoj në mëngjes njerëzit janë me fytyrë të kuqe dhe në gjendjen e mirë shpirtërore. Në dyorëshin 3-5, të sëmurët nga mushkëritë reagojnë fortë dhe zakonisht zgjodhën papritur para orës 3. Nga ora 5 deri në orën 7 shërben mesditësi i zorrës së trashë. Pas shpërndarjes së gjakut të përtëritur në mbarë trupin, mushkëritë ngacmojnë edhe zorrën e trashë, pra ky dyorësh është koha për nevojën e madhe. Nga ora 7 deri në orën 9 funksionon mesditësi i stomakut. Ky dyorësh është koha më e mirë për ngrënien e mëngjesit, sepse këtë kohë stomaku ka funksion më të fuqishëm për tretje. Në dyorëshin nga ora 9 deri në orën 11 funksionon mesditësi i shpretkës. Shpretka, sipas mjekësisë tradicionale kineze, është komandanti i tretjes, thithjes dhe nxjerrjes dhe gjithashtu udhëheqësi i gjakut. Ushqimet e mëngjesit, pas tretjes së stomakut, tani i ofrohen shpretkës dhe nën udhëheqjen e shpretkës u furnizohen organeve të ndryshme, nëpërmjet gjakut. Funksionimi i rregullt i shpretkës pasqyrohet nga tretja e thithja e mirë, cilësia e mirë e gjakut dhe ngjyra kuqe e buzëve. Zbehja në buzë tregon mungesën e gjakut dhe Çi-së, ndërsa buzët e errëta ose të purpurta mishërojnë ftohjen në mesditësin e shpretkës. Dyorëshi nga ora 11 deri në orën 13 është koha e mesditësit të zemrës dhe gjithashtu koha më energjike e njeriut në ditë. Ju këshilloj të pushoni pak në mesditë, gjë që është në dobi të zemrës dhe do t’ju japë energji deri në natë. Për dremitjen në mesditë mos kaloni një orë. Nga ora 13 deri në orën 15 është koha e mesditësit të zorrës së hollë. Zorra e hollë ka funksion kullimi. Ajo e çon esencialen në shpretkë, i shpie ato të lëngshme në fshikë, ndërsa i lë mbeturinat në zorrën e trashë. Para orës 13, d.m.th. para funksionimit të zorrës së hollë, duhet të mbarohet dreka. Dyorëshi nga ora 15 deri në orën 17 i përket mesditësit të fshikës. Në këtë dyorësh ju këshilloj të pini pak më shumë ujë, që të nxjerrë toksinë nëpërmjet ujëve të hollë. Mesditësi i fshikës është kanali kryesor i nxjerrjes së toksinës nga trupi dhe gjithashtu perdja e rëndësishme përballë ftohjes dhe erës. Bëhet i zhbllokuar mesditësi i fshikës, ruhet i shëndetshëm njeriu. Nga ora 17 deri në orën 19 aktivizohet mesditësi i veshkës. Mjekësia tradiconale kineze konsideron veshkat si burimi i bashkëlindur i energjisë së njeriut. Ky dyorësh është koha e depozimit të esenciales në veshkë. Nga ora 19 deri në orën 21 funksionon mesditësi i perikardit. Perikardi është cipa mbrojtëse rreth zemrës dhe gjithashtu kanalet e qarkullimit të Çi-së dhe gjakut. Gjatë aktivizimit të këtij mesditësi në orët 19-21, perikardi heq dëmtimet rreth zemrës, që të garantojë funksionimin normal të zemrës. Në këtë dyorësh, ju sugjeroj të bëni shëtitje pas darkës, ndërsa ata

që nuk ndihen mirë në zemër, mund të trokasin në pika akupunkture të mesditësit të perikardit. Mesditësi Sanjiao aktivizohet në dyorëshin nga 21 deri në 23. Si organ më i madh i trupit, San-Jiao (zgavra e kraharorit dhe e barkut) përgjigjet për kontrollin e Çi-së dhe për rrjedhjen e lirë të lëngut trupor. Sanjiao ka lidhje me të gjithë mesditësit dhe kolateralet. Gjumi i thellë në këtë dyorësh, të gjithë mesditësit dhe kolateralet do të jenë në pushim, gjë që është në dobi të shëndetit. Në regjimin ditor të njerëzve me jetëgjatësi ka një rregull i përbashkët, që të bjerë në gjumë në dyorëshin 21-23. Marrëdhëniet midis mesditësve 12 mesditësit ndahen në 6 çifte dhe secilët dy mesditës çift gjenden afër në trup dhe kanë lidhje të ngushta. Marrëdhëniet midis dy mesditësve çift përshkruhen me termin 表 里[biǎo lǐ], që do të thotë të jashtëm dhe të brendshëm. Për shembull, Mesditësi i Fshikës së Tëmthit dhe Mesditësi i Mëlçisë janë një çift. I pari ndodhet në anën e jashtme të krahut, ndërsa i fundit ndodhet në anën e brendshme të krahut. Nga njëra anë, sëmundja në mesditësit të brendshëm mund të pasqyrohen në mesditësin e jashtëm dhe nga ana tjetër, sëmundja e mesditësit të brendshëm mund të shërohet nëpërmjet mesditësit të jashtëm. Për shembull, zjarrmia në mushkëri shoqërohet me nevojën e madhe të thatë, sepse Mesditësi i Mushkërisë dhe Mesditësi i Zorrës së Madhe janë çift.

5 organet, që kanë lidhje me mesditësit të brendshëm (përveç perikard) quhen në mjekësinë tradicionale kineze “Zang”, ndërsa 6 organet që kanë lidhje me mesditësit të jashtëm kategorizohen si “Fu”. Pra, pesë “Zang” përfshijnë zemrën, mëlçinë, shpretkën, mushkërinë dhe veshkën, kurse 6 “Fu” janë zorra e hollë, fshika e tëmthit, stomaku, zorra e trashë, fshika dhe Sanjiao. Të gjithë “Zang” janë organet e plota, kurse të gjithë “Fu” janë organet boshe.

Ku ndodhen mesditësit Mesditësit shpërndahen në gjithë trupin. Grafiku i mëposhtëm pasqyron vendndodhjen e Mesditësit të Fshikës. Ato pika në këtë mesditës janë pikërisht pika akupunkture, të cilat në gjuhën kineze quhen 穴位[xué wèi]. Pikat e akupunkturës janë nyje të posaçme në mesditësit, ku hyn dhe del energji, pra pika e shkëmbimit të energjisë midis njeriut dhe natyrës. Këto pika janë gjithashtu pikat e reagimit të sëmundjeve, prandaj të stimulohen këto pika me gjilpërë mjekësore do të mjekohen sëmundjet. Në mbarë trupin ka gjithsej 718 pika akupunkture.

Rregullat natyrore në një vit Rregullat e 12 dyorëshve përbëjnë regjimin e ditës, kurse rregullat e 4 stinëve formojnë regjimin e vitit. Pranvera është stina e ringjalljes. Në këtë stinë fshatarët mbjellin tokën, kurse qytetarët përcaktojnë objektivin e studimeve dhe të punës. Një shprehje kineze thotë: “Dita planifikohet në mëngjes, ndërsa viti në pranverë”. Vera është stina e rritjes. Në këtë stinë plotë rreze dielli, drithërat në tokë rriten shpejtë, ndërsa ne njerëzit përpiqemi të realzojmë objektivin e tyre. Vjeshta është stina e mbledhjes. Mbledhja ka kuptimin e marrjes dhe të grumbullimit. Fshatarët kanë korrje nga toka në vjeshtë dhe për qytetarët erdhi koha e arritjes së qëllimit. Tjetër kuptim i mbledhjes është tërheqje dhe palosje, që do të thotë mbarimi ose ndërprerja e punëve, të shtrira në verë. Dimri është koha e kursimit. Në këtë stinë tokat janë në pushim, kurse njerëzit kursejnë energji për ringjarjen e pranverës tjetër. Rregullat e 4 stinëve janë gjithashtu regjimi vjetor i njeriut, që do të thotë: ringjarja në pranverë, rritja në verë, mbledhja në vjeshtë dhe kursimi në dimër. Gjashtë mjeshtritë e mjekësisë tradicionale kineze Parimi i “natyrshmërisë” pasqyrohet edhe në metodat dhe mjetet e mjekimit të mjekësisë tradicionale kineze. Duke bërë diagnozë, mjekët në mjekësinë tradicionale kineze s’kanë nevojë aparaturë ekzaminimi ose pajisje elektronike, por vetëm duke vëzhguar pamjen e jashtme të sëmurëve, duke dëgjuar zërin e tyre, duke biseduar me ta dhe duke prekur pulsin e tyre. Edhe të gjitha veglat e mjekimit, si gur, gjilpërë, barna vijnë nga materiale natyrore. Në fakt edhe


SPECIALE • E premte 28 qershor 2013 trupi i vetë njeriut është një depo e pasur farmaceutike, si “Jingluo”, pika akupunkture etj. Mjekësia tradicionale kineze është për metodat e natyrshme të mjekimit. Ajo ka gjashtë mjeshtri mjekësore, që janë gjithashtu 6 kategori, ose 6 shkallë të mjekimit. Mjeshtria e parë është “Dao-Yin” ( 导引[dǎo yǐn]), që do të thotë teknika e frymëmarrjes. Kjo është një metodë e mjekimit të vetvetishëm, që nëpërmjet frymëmarrjes së barkut, të realizohen lëvizjet e organeve të brendshme dhe rregullimi i Çi-së. Teknika e frymëmarrjes realizohet në shumë mënyrë, si “shadow boxing” kinez Tajiquan, Qigong, Joga, meditim etj. “Daoyin” është shkalla më e lartë e mjekësisë kineze, d.m.th. vetërregullimi ose mjekimi pa kontakt fare me trupin e të sëmurëve. Mjeshtria e dytë është “An-Qiao” (按 跷 [àn qiāo]), që është emri i përgjithshëm i masazhit me dorë dhe me këmbë. Kjo është shkalla e dytë e mjekësisë kineze, ku mjeku ka kontakt me sipërfaqen e trupit të të sëmurëve. Mjeshtria e tretë është mjekimi “Bian” (砭 [biān]). Ky mjekim emërtohet sipas gurit që përdoret. Guri “Bian” është gur i lashtë meteoriti, që gjendej buzë lumit Sishui të provincës Shandong të Kinës lindore. Në kohën para përdorimit të metalurgjisë së hekurit, të lashtat kinezë e përpunonin gurin “Bian” në formë gjilpëre dhe thike, për të bërë akupunkturë ose operim. Në kokën e sotme, guri “Bian” përdoret për mjekim kryesisht nëpër fërkimin me lëkurën e njeriut dhe gjatë këtij procesi, ky gur me energji lëshon rreze të largëta infrakuqe si dhe valë ultratingllore. Mjekimi me gurin “Bian” është shkalla e tretë e mjekësisë tradicionale kineze, ku mjeku kontakton më thellë me trupin e të sëmurëve.

Mjeshtria e katërt është akupunkturë. Mjeku fut, në mënyrë të ndryshme, gjilpëra në pikat e përcaktuara të akupunkturës, që janë nyjet në mesditësit, që të rregullojë funksionimin e mesditësve. Në kohën e lashtë, akupunktura përdoret edhe për anestezi dhe ndalimin e derdhjes së gjakut gjatë openimit. Akupunktura është shkalla e katërt e mjekimit, ku veglat mjekësore futen thellë në trupin e të sëmurëve.

“Jiu” (灸 [jiǔ]) është tjetër mjeshtri të mjekësisë tradicionale kineze, në anglishten ajo quhet “moxibusion”. Ky është mjekim me djegien e shkopit “Ai”. Shkopi prodhohen me bari “Ai”(emri latin: Artemisia argyi). Gjethet e freskëta e barit “Ai”, pas tharjes dhe ruajtjes 3-vjeçare, përpunohen në formë shkopi. Gjatë mjekimit, shkopi “Ai” i djegur vendoset 1 a 2 cm larg lëkurës në pika akupunkture ose lëvizet duke ndjekur mesditësin përkatës. Ky mjekim ka funksion si

terapi e lashtë. Pas djegies, bari “Ai” lëshon ngrohtësi të butë, që është e pranueshme për trupin e njeriut dhe ka funksionin e rregullimit të qarkullimit të gjakut dhe të “Çi”-së në mesditësit. Edhe era e veçantë gjatë djegies së barit “Ai” është në favor të trupit. “Jiu” është shkalla e pestë e mjekimit të mjekësisë kineze, që funksionon në trupin e njeriut në mënyrë fizike dhe gjithashtu kimike. Tjetër mjeshtri e njohur e është barna kinezë. Mjekimi me barna është shkalla e fundit e mjekësis tradicionale kineze, sepse ai ka hyrë në trupin e njeriut dhe funksionon me efektin kimik. Nga këto 6 mjeshtri mjekësore del se mjekësia tradicionale kineze thekson restaurimin vetvetiu, ndërsa veglat mjekësore janë vetëm mjete ndihmëse për ta aktivizuar sistemin e përsosur “Jingluo” në trupin tonë, që të shërohet në mënyrë të natyrshme. Pakësimi në minimum i ndërhyrjes së jashtme në organet e brendshme të trupit është parimi kyç, pra parimi “natyrshmëri”. Parimi “ekuilibrim” Parimi “ekuilibrim” mishërohet në dy teori thelbësore të mjekësisë tradicionale kineze, njëra është “Pesë Elementet” (五行 [wǔ xíng]) dhe tjetra është “Yin-Yang” (阴阳 [yīn yáng]). Ç’janë “Pesë Elementet” “Pesë Elementet” janë 5 qenie në natyrë, si dru, zjarr, dhe, metal dhe ujë si dhe lëvizjet e tyre. Teoria “Pesë Elementet” ka ardhur nga vëzhgimi i të lashtave kinezë gjatë punës dhe jetës. 5 elementet konsideroheshin si 5 materiale bazë të botës dhe gjithashtu janë të pamungueshme për njeriun. Me përsosjen e teorisë “Pesë Elementet”, të lashtat kinezë kuptonin se të gjitha materialet në botë mund të kategorizohen në këto 5 elementet, sipas atributit të tyre. Druri ka vetinë e ngjalljes dhe të shtrirjes, pra të gjitha materialet me këtë karakteristikë kategorizohen në “dru”. Zjarri ka natyrën e flakërimit. Në këtë mënyrë gjërat e ngjashme me natyrën e zjarrit janë klasifikuar në atributin e zjarrit. Toka ka natyrën e lindjes për të gjitha gjërat. Kështu, ata që tregojnë këtë natyrë i përket “dheut”. Metal ka natyrën e pastrimit dhe të zbritjes, prandaj, ato me natyrën e metalit mund të atribuohen në kategorinë metalike. Uji ka natyrën e njomjes dhe rrjedh poshtë. Për këtë arsye, gjërat që kanë funksionin në mënyrë të tillë kanë lidhje me ujin. Marrëdhëniet midis 5 elementeve 5 elementet kanë marrëdhëniet e ndërsjellëta përkrahjes dhe gjithashtu marrëdhëniet e frenimit, të cilat pasqyrohen në grafikun e poshtëm. Shigjetat në rrethin e jashtëm tregon marrëdhëniet e përkrahjes, ndërsa shigjetat e brendshme në yll tregon marrëdhëniet e frenimit.

Marrëdhëniet e përkrahjes •Druri përkrah zjarrin - Kur druri digjet, bëhet zjarr. •Zjarri përkrah dheun - Pas djegies, druri bëhet hi, që i përket dheut. •Dheu përkrah metalin - Metalet gjenden nën tokë.

»

21

•Metali përkrah ujin - Metali i shkrirë bëhet lëng, që i përket ujit. •Uji përkrah - Me mbështetjen e ujit, rritet pemë. Marrëdhëniet e frenimit (kontrollimit) •Druri frenon dheun - Kur pemët rriten, do të thithin ushqime nga toka dhe si pasojë, toka bëhet e dobët. •Dheu frenon ujin - Uji pengohet nga dheu. •Ujë frenon zjarrin - Zjarri shuhet me ujë. •Zjarri frenon metalin - Metali shkrihet në zjarr. •Metali frenon drurin - Duri pritet nga sëpata metalike. Ekuilibrimi midis pesë elementeve Marrëdhëniet e përkrahjes dhe të frenimit midis 5 elementeve tregojnë se për realizimin e ekuilibrimit midis tyre, secili element duhet të ruhet në gjendjen mesatare, të mos jetë tepër i fuqishëm, as tepër i dobët. Kthehemi në mjekësi. 5 elementet kanë lidhje përkatësisht me 5 organet “Zang”. Marrëdhëniet e përkrahjes dhe të frenimit midis 5 elementeve janë gjithashtu marrëdhëniet midis 5 organeve “Zang”, pra organet e brendshme të trupit tonë veprojnë në mënyrë të ndërsjellët. Realizimi i shëndetit do të thotë ruajtja e ekuilibrimit midis organeve të brendshme të trupit. Pesë elementet Pesë Fu (organet)

Ç’është “Yin-Yang” Kinezët e lashtë i kategorizonin qindra mijëra materiale në tokë në 5 elemente, ndërkohë i përgjithësonin fenomenet e llojllojshme në botë në vetëm dy koncepte, Yin (阴[yīn]) dhe Yang(阳[yáng]). Filozofët e lashtë kinez vinin re se në natyrë ekzistojnë shumë fenomene, që janë të kundërta dhe njëkohësisht kanë lidhje me njëri-tjetrin, si për shembull, qielli dhe toka, dielli dhe hëna, dita dhe nata, dimri dhe vera, meshkuj dhe femra, të sipërme dhe të poshtme etj. Në këtë bazë, filozofët e përgjithësonin botën, me qindra mijëra objekte kontradiktatore, në konceptin Yin-Yang, që të shpjegonin lëvizjen dhe ndyshimin e botës sonë. Në origjinë, Yin dhe Yang janë dy hieroglifë të thjeshtë dhe nuk kanë kuptim filozofik. Yin, do të thotë errësirë, kurse Yang dritë. Nga ana filozofike, Yin dhe Yang përfaqësojnë më shumë gjëra.

Marrëdhëniet midis Yin dhe Yang Yin dhe Yang nuk ekzistojnë veças. Pa Yin nuk ka Yang, nëdrkohë, duke u shkëputur nga Yang-u, nuk ekziston Yin. Yin dhe Yang formojnë, bashkërisht, botën tonë, me unitetin e të kundërtave.

Yin dhe Yang kanë marrëdhënie kontradiktore dhe njëkohësisht, ata shndërrohen reciprokisht. Yin dhe Yang janë edhe në marrëdhëniet relative, ata ndryshojnë sipas kushteve të caktuara. Në krahasim me malin, rrafshi është Yin, mali është Yang; kurse në krahasim me pellgun, rrafshi bëhet Yang dhe pellgu është Yin. Yin dhe Yang janë gjithmonë në lëvizje, në procesin e shndërrimit. Grafiku i lashtë Taiji pasqyron mrekullisht raundin e lëvizjes Yin-Yang. Në këtë rreth, pjesa e bardhë quhet “peshku Yang”, ndërsa e zeza “peshku Yin”. Të dy peshqit përbëjnë një “Vezë”. Dua ta shpjegoj këtë “Vezë” nëpërmjet ndryshimit të 4 stinëve. Pranvera filloi në fund të janarit a në fillim të shkurtit, kur nuk ndiejmë dot ekzistencën e saj. Në “Vezën” zanafilla e pranverës duket në bishtën e peshkut Yang. 21 marsi, me rastin e Sanataditës së Pranverës, e takoi kulmin e pranverës, kur gjelbërohen bimët dhe çelen lulet. Kur koha bëhet më e ngrohtë, erdhi vera. Kulmi i verës ndodhet më 22 qershor, solsticin e verës, kur dita bëhet më e gjatë dhe nata bëhet më e shkurtër në vit. Kjo pikë maksimumi e të bardhës është gjithashtu pika e shndërrimit, nga e bardha në të zezën, nga vera në dimër, nga Yang-u në Yin. Në “Vezën”, në kokën e peshkut Yang, mban syrin e zezë, elementet e Yin-it. Në fund të korrikut, kur koha është ende në vapë, filloi vjeshta. Në kulmin e vjeshtës, në kohën e artë me korrje, ndodhet Sanatadita e Vjeshtës. Me uljen e temperaturës, erdhi dimri. Në “Vezë”, kur të zeza bëhet dominant, ishte 22 dhjetor, Solstici i Dimrit, me natën më të gjatë dhe me ditën më të shkurtër në vit. Në këtë pikë maksimumi për Yin, mban syrin e Yang-ut.

Lëvizja e dy peshqve pasqyron ndryshimin e 4 stinëve dhe kjo është gjithashtu ndryshimin e natë-ditës, ndryshimin e të gjitha fenomeneve kontradiktore, pra ndryshimin e YinYang-ut. Kjo “Vezë” quhet edhe “Veza e Botës”. Yin-Yang në trupin tonë Në mjekësinë tradicionale kineze përshkohet gjithmonë koncepti Yin-

Yang, në bazë të së cilit zhvilloheshin teoria e mjekimit dhe treguesit e diagnozës. Organet, pjesët dhe bile veprimet ekologjike të njeriut mund të klasifikohen në Yin dhe Yang. P.sh., shpina është Yang, barku është Yin; mesditësit e jashtëm janë Yang, ata të brendshëm janë Yin; e sipërmja është Yang, e poshtmja është Yin; lëvizja është Yang, qëndrimi në vend është Yin; likuiditeti i mirë konsiderohet si Yang, qarkullimi i ngadalshëm është Yin; Çi, forca dhe shpirti konsiderohet si Yang, gjaku, lëngu trupor (pështymë etj.) dhe temperatura quhet Yin. Organet e brendshme kategorizohen gjithashtu sipas Yin-Yang-ut.

Edhe “Çi” ndahet në Yin-Çi dhe Yang-Çi. I pari vjen nga nëna, kurse i fundit vjen nga babai. Yang-Çi funksionon në ditë dhe pushon në natë, ndërsa Yin-Çi aktivizohet në natë dhe fshihet në ditë. Ato veprojnë sipas “Veza e Botës”. Ekuilibrimi i Yin-Yang-ut në jetë Ekuilibrimi i Yin-Yang-ut do të thotë të ruhet harmonia në lëvizjen e YinYang-ut dhe në shndërrimin reciprok. Ekuilibrimi i Yin-Yang-ut në trup shfaqet në ekuilibrimin midis organeve “Zang” dhe organeve “Fu”, midis ftohtësisë dhe nxehtësisë në trupin, si dhe midis Çi-së dhe gjakut. Funksionimi harmonik i organeve e materialeve të ndryshme në trupin tonë siguron ekuilibrimin e Yin-Yang-ut. Ekuilibrimi Yin-Yang mishërohet edhe në jetë. “Veza e Botës” na tregon jo vetëm rregullat e lëvizjes së botës, por na ofron edhe metodologjinë: Në gjendjen më të vështirë, të mos heqim dorë kurrë nga shpresa, sepse në pikën më të errët mban farën e dritës; në kohën më të mbarë, të mos jemi tepër optimistë, sepse në kulmin e mbarësisë, fshihet edhe rrënja e prapësisë. Kjo është dialektika e Yin-Yangut, që i përket mjekësisë tradicionale kineze, gjithashtu filozofisë së lashtë kineze. *Autorja është gazetare dhe përkthyese në Redaksinë e Shqipes të Radios së Jashtme të Kinës. Gjithashtu ajo është “Visiting scholar” në Fakultetin e Histori-Filologjisë të Universitetit të Tiranës.


22

« SPECIALE

E premte 28 qershor 2013 •

Një paqe e brishtë me

TALEBANËT

Nga Gordon Braun, “Rojters”

J

avën kur Amerika hapi derën për negociata me talebanët, tri masakra të përgjakshme të fëmijëve ndodhën thjesht pse ata dëshironin të shkonin në shkollë, dhe kjo ngre pyetje serioze për atë se çfarë lloj paqeje ofrojnë talebanët. Brenda ditëve të nismës për bisedime talebanët qëlluan për vdekje nëntë turistë të huaj që ishin duke fushuar në kulmin e Nanga-Parbat në pjesën veriore të Pakistanit, duke thënë se vrasjet ishin një hakmarrje për një sulm të telekomanduar që vrau njërin prej udhëheqësve të tyre. Po çfarë justifikimi mund të ofrojnë për shpërthimin e një autobusi të kolegjit që transportonte dyzet vajzat nga kampusi i tyre “Quetta” në Pakistan? Katërmbëdhjetë vajzat e pambrojtura vdiqën në shpërthimin e bombës dhe tetë njerëz të tjerë vdiqën kur terroristët rrethuan spitalin. Ne jemi të konfrontuar nga një luftë e egër e zhvilluar nga ekstremistët islamikë kundër të rinjve që kërkojnë arsim. Në vazhdën e zemërimit në Pakistan dy masakrat e tmerrshme që vranë 16 nxënës u kryen në Nigeri nga grupi kryesor terrorist i vendit, “Boko Haram”, emri i të cilit do të thotë “edukimi perëndimor është mëkat”. E gjithë kjo nënvizon se çfarë është më e rëndësishmja është zhdukur nga lajmi i mirë se talebanët e strehuar në selinë e tyre të bukur në Doha, Katar, i kanë bërë dy pengje për paqe: një për t’i dhënë fund luftës në mënyrë paqësore dhe një për të ndaluar përdorimin e Afganistanit si një bazë për sulme terroriste kundër vendeve të tjera, siç ishte ai i 11 shtatorit. Por marrëveshja për paqe nuk do të sjellë dhunë në një fund pa një premtim të besueshëm për të respektuar të drejtat elementare të njeriut. Që nga tetori i kaluar, kur një terrorist Taliban qëlloi për vdekje 15-vjeçaren Malala Yousafzai për shkak se kishte vendosur të ngrite zërin për të drejtën e vajzave për të shkuar në shkollë, ka pasur një model të qartë të synimeve të dhënësit të viktimave nga ekstremistët islamikë. Pesë prej atyre që humbën jetën e tyre në vrasjen e së hënës në Jajeri Maiduguri të Nigerisë ishin studentë të vrarë në sallën kryesore të shkollës vetëm pak minuta pasi kishin filluar provimet e tyre vjetore. Ky episod dhe vrasjet e së dielës në një shkollë tjetër nigeriane u ngjajnë sulmeve të mëparshme në Pakistan. Atje

vetëm disa javë më parë bombat ishin hedhur në oborrin e një shkolle që kishte vetëm vajza. Mësuesja kryesore dhe tri nxënëse vdiqën. Gjithsej 1000 shkolla pakistaneze dhe afgane janë bombarduar, djegur apo thjesht mbyllur nëpërmjet frikësimit në tre vjetët e fundit. Dhe pavarësisht reagimeve në gjithë botën gjatë tetorit të kaluar kundër të shtënave të Malala, ne kemi parë një përshkallëzim të kërcënimeve të shtëna dhe gjymtime të djemve dhe vajzave, për shkak se ata kanë guximin për të shkuar në shkollë. Talebanët mund ta kenë përqafuar televizorin, internetin dhe teknologjinë e re, por ata kanë ende për të përqafuar të drejtat e njeriut dhe të vazhdojnë të parandalojnë arsimimin e vajzave. Në të vërtetë, derisa shkatërrimi i shkollave dhe vrasja e udhëheqëseve femra është sjellë në një fund, çdo kthim i talebanëve në pushtet në Afganistan mund të shënojë një hap prapa për të drejtat e vajzave dhe grave. Për fat të mirë, vajzat dhe djemtë nuk janë më të përgatitur për t’u trembur apo frikësuar ndaj nënshtrimit. Tani ata luftojnë. Në një përgjigje të menjëhershme, sfiduese për mizoritë e Malala, ende po shërohen njerëzit nga kërcënimet për jetën dhe ka nisur një peticion t’i paraqitet Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. Në peticionin e www. aworldatschool.org u bëhet thirrje udhëheqësve botërorë të financojnë katër milionë klasa dhe dy milionë mësues për t’u siguruar se çdo djalë dhe vajzë ka një shkollë ku mund të vijojë mësimet. Në Pakistan dy milionë njerëz, duke përfshirë një milion të moshës shkollore, vajza dhe djem kanë nënshkruar peticionin, ku kërkojnë të drejtën e arsimimit për fëmijët si Malala. Në Nepal Forumi i Përbashkët për Lirinë e Kalmal Hari lufton trafikimin e fëmijëve dhe kërkon të lëvizë fëmijët nga eksploatimi në arsim. Në Bangladesh aktivistët e njohur si “prishësit e martesave” kanë krijuar 19 zona për të mbrojtur vajzat nga martesat e detyruara në moshë të re si 10-vjeçare. Dhe në Indi organizatat “Bachpan Bachao Andolan” dhe “Marshi Global Kundër Punës së Fëmijëve” shpëtuan vajzat dhe djemtë e rinj që shfrytëzohen duke punuar punë të rënda dhe i kthen ata në shkollë. Ashtu si mësimdhënëset e guximshme që mbajnë të hapura shkollat për vajza në Afganistan, secili prej këtyre grupeve është duke qëndruar përballë ekstremistëve, të cilët me çdo kusht mundohen të mohojnë ar-

simimin e femrave. Më Malala dita e 12 korrikut jo vetëm që do të mbahet në mend dhe do të përkujtojë vajzat dhe djemtë që kanë vdekur në tragjeditë si ajo që ka ndodhur javën e kaluar, por gjithashtu do të nxjerrë në pah fëmijët e guximshëm si Malala. Por vajzat dhe djemtë që janë duke u bërë më të sigurt në të kërkuar të drejtën e tyre për arsim nuk mund të ketë sukses pa mbështetjen e guximshme të mbarë botës në luftimin e ekstremizmit terrorist. Së pari, OKB-ja duhet të debatojë kërcënimin në rritje dhe brutalizimin e fëmijëve, të cilët janë duke u futur në vijën e frontit të një lufte terroriste nga ana e militantëve, të cilët dëshirojnë të ndalojnë arsimimin. E drejta për të shkuar të sigurt në shkollë duhet të mbështetet nga të gjitha organizatat ndërkombëtare. Dhe në Afganistan SHBA-të nuk duhet të ndërmjetësojnë një marrëveshje që dështon në mbrojtjen e të drejtave të grave dhe minoriteteve. Negociatorët duhet të jenë të qartë që në fillim se asnjë zgjidhje nuk mund të lejohet të fshijë arritjen e gjetjes së katër milionë vajzave në shkolla për herë të parë. Të drejtat e vajzave nuk mund të shkruhen jashtë si një mjet negocimi për të ruajtur paqe. Shumë thjesht: çmimi i marrëveshjes nuk mund të jetë që vajzat të gjejnë dyert e mbyllura të shkollës. Së dyti, ne duhet të tregojnë një vendosmëri se arsimi do të vazhdojë pavarësisht kërcënimeve dhe sulmeve terroriste. Ashtu si në zonat e brishta, ku kujdesi shëndetësor ofrohet nga ana e Kryqit të Kuq dhe “Medicins Sans Frontieres”, edhe arsimi duhet të ofrohet nga agjencitë e ofrimit dhe nëse zona është më pak e sigurt. Kjo është esenciale për zonat e konfliktit dhe shtetet e brishta, ku historikisht avaria e rendit dhe ligjit ka për qëllim shkurtimin e shkollimit. Një nismë e re, “Arsimi pa kufi”, duhet të zhvillohet për të siguruar vazhdimin e arsimit nga Somalia në Siri. Së treti, ne duhet të ngrihemi kundër atyre që nuk e shohin shkollimin për fëmijët si prioritet. Fëmijët janë grupi më i margjinalizuar në shoqëritë tona. Ata meritojnë mbështetje ndërkombëtare. Në ngjarjet e ditës së Malala të OKB-së, një raport do të paraqitet ku tregon se nëse jeni një vajzë në një vend në zhvillim, shanset tuaja për mohim të shkollimit janë një në pesë (20%). Nëse jetoni në një zonë rurale, ky probabilitet rritet në 23%. Dhe në qoftë se jeni të varfër, ajo është edhe më e lartë, në 31%. Përgatiti Astrit Domi


SPORT • E premte 28 qershor 2013

E ardhmja e Kristiano Ronaldos vazhdon të mbetet një rebus në Madrid. Mesfushori ende nuk ka rinovuar kontratën e tij me nënkampionët e Spanjës. Sipas asaj çfarë raportojnë mediat në Spanjë, Kristiano është i gatshëm të rinovojë kontratën e tij me Realin e Madridit dhe firma mes tij dhe klubit mund të vijë në muajt në vazhdim. Por përpara se të vijë kjo firmë, mesfushori ka shprehur gatishmërinë e tij për të dëgjuar një ofertë të mundshme nga Mançester United. Sipas shtypit spanjoll, United prej kohësh po mendon

P

as Karlos Ançelotit, Reali i Madridit ka bërë një tjetër blerje në merkaton e verës. Ashtu siç ishte parashikuar, nëntë herë kampionët e Spanjës kanë mbyllur gjithçka me mesfushorin e Malagës, Fransisko Alarkon Isko. Zyrtarizimi i tij është bërë nëpërmjet faqes zyrtare në internet e Realit të Madridit. Sipas asaj çfarë shkruhet në faqen zyrtare të klubit në internet bëhet me dije se Reali i Madridit ka firmosur një kontratë për 5 vjet me mesfushorin e Malagës. Lojtari pritet të kryejë të mërkurën e ardhshme analizat mjekësore pak më vonë të bëjë dhe prezantimin e tij me Realin e Madridit. Për të bërë të vetin mesfushorin e kombëtares spanjolle U-21, Reali i ka paguar Malagës një shumë prej 33 milionë eurosh. Pa llogaritur trajnerin Ançeloti, duhet thënë se Isko bëhet blerja e dytë e Realit të Madridit në merkaton e verës pas Karvajal që erdhi nga Bajer Leverkusen për shumën e 6,5 milionë eurove.

RONALDO NË PRITJE TË OFERTAVE të gjejë një rrugë për të arritur te mesfushori i Realit të Madridit. Në Angli shpresojnë që Ronaldo të mbyllë gjithçka me Mançesterin. Sipas tyre United do të kërkojë që Ronaldo të nënshkruajë një parakontratë me këtë skuadër për vitin 2015. Por edhe në Madrid janë të vetëdijshëm për këtë fakt dhe po mundohen të hartojnë kontratën më të mirë të mundshme për të kënaqur sa më shumë të jetë e mundur kërkesat dhe dëshirat e mesfushorit të kombëtares portugeze. Siç

dihet Ronaldo ka kërkuar një rritje të madhe të kontratës së tij. Deri më tani flitet se ai mund të përfitojë 15 milionë euro neto në sezon vetëm pagesë. Por jo vetëm kaq, pasi në kontratën e re që parashikohet të firmosë, mesfushori pritet që të përfitojë 100% të vlerës së të ardhurave nga e drejta e imazhit. Dhe në total kjo do të bënte që pagesa e tij të shkonte në 20 milionë euro në sezon. Vetëm kështu Reali do të thyente çdo konkurrencë në merkato për i përket yllit të tij.

Ançeloti e nis nga Isko, pesë vjet kontratë Reali ka zyrtarizuar një tjetër blerje të enjten duke mbyllur gjithçka me mesfushorin e Malagës. Pesë vjet për 33 milionë

Siti sërish në sulm për Pepen Mançester Siti është kthyer sërish në lojë për të marrë shërbimet e mbrojtësit portugez të Realit të Madridit, Pepe. Ndonëse presidenti Perez e ka etiketuar si të pashitshëm mbrojtësin veteran, në Angli shpresojnë se mund të arrijnë një marrëveshje me Realin. Dhe mënyra më e mirë për ta bindur Realin të lërë të lirë mbrojtësin është një ofertë e parezistueshme. Dhe ajo duket gati. Sipas shtypit britanik, Mançester Siti është gati të paguajë 30 milionë euro për Pepen. Një shifër shumë e madhe kjo për një mbrojtës, që në sezonin e fundit ka humbur dhe vendin e titullarit në Madrid. Momentalisht Pepe ka një kontratë deri në vitin 2016 me Realin e Madridit. Nga ana tjetër Siti pretendon t’i rrisë dhe pagesën e lojtarit. Në Madrid ai përfiton 3.5 milionë euro në sezon, ndërsa në Mançester do të përfitonte së paku 4.5 milionë në sezon.

Skandali fiskal, Mesi paguan 15 milionë Lionel Mesi dhe i ati i tij kanë rënë dakord për të paguar rreth 15 milionë euro për t’iu shmangur gjyqit që hapur një prokuroria e Barcelonës. Leo Mesi akuzohet për evazion fiskal për periudhën 2007-2009 dhe 2010-2011. Për periudhën e parë, atë 3-vjeçare, mesi i ka paguar tashmë 10 milionë euro. Por, argjentinasi pritet të shtojë dhe 5 të tjerë për të mbyllur gjithçka dhe për vitet 2011 dhe 2012. Duhet thënë se Leo Mesi është thirrur të dëshmojë në gjykatën e Barcelonës më 17 shtator. Por, në përpjekje të shmangies së një procesi që do të dëmtonte mbi të gjitha imazhin e tij, Mesi është bërë gati të hedhë 15 milionë euro.

Drejtuesit e Skënderbeut me në krye presidentin Takaj janë vënë në lëvizje për të gjetur me urgjencë zëvendësuesin e Pejiç dhe për të sjellë bashkë me të dhe një tjetër alternativë për sulmin korçar. Një brazilian dhe tre alternativa të tjera janë në duart e presidentit Takaj dhe vetëm sot ai do të vendosi për dy emrat që do sjellë në skuadër. “Do të marrë në skuadër brenda pak ditësh dy përforcime të reja në repartin e sulmit. Një brazilian është i sigurt dhe një tjetër do ta vendos mes disa alternativave që po shqyrtojmë. Mund të jenë argjentinas, kroat ose serb. Janë disa emra që po i shqyrtojmë dhe vetëm nesër(sot) do të vendosim konkretisht. Kontaktet i kemi nisur që pas largimit të Pejiçit dhe presim së pari të gjejmë akordin në terma financiarë dhe më pas do t’i ftojmë në Austri për t’u bashkuar me skuadrën. Janë katër lojtarë të huaj me të cilët po bisedojmë dhe do të zgjedhim dy prej tyre. Emra nuk mund të them pasi nuk kemi vendosur”, ka deklaruar presidenti Skënderbeut Ardjan Takaj.

Partizani fillon stërvitjen Partizani nis përgatitjet për sezonin futbollistik 20132014 me një grup të cunguar lojtarësh, kryesisht me elementët që dhanë kontributin e tyre për ngjitjen e të kuqve në Superiore. Trajneri Hasan Lika shprehet i kënaqur për blerjet e deritanishme që ka realizuar klubi i kuq, ndërsa ditët në vazhdim organika pritet të kompletohet me të tjerë futbollistë cilësorë. Pritshmëritë për sezonin e ardhshëm janë të mëdha, por Lika nuk nxitohet kur pyetet për objektivat që do të kenë të kuqtë. Deri në mes të Korrikut Partizani do t’i vijojë përgatitjet në Tiranë, për ta intensifikuar më pas stërvitjen jashtë Shqipërisë, ndonëse ende nuk është vendosur vendi ku të kuqtë do të qëndrojnë për të paktën 2 javë.

Femrat, Ada mëson kundërshtaret

guajani ka diskutuar privatisht me drejtuesit e Realit, që po përgatiten për një ofertë që kam shifrën e 47 milionë eukryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

23

Skënderbeu kërkon sulmues

Paulinjo Një tjetër surprizë e merkatos së Realit të Madridit mund të jetë dhe mesfushori i kombëtares braziliane, Paulinjo. Reali mund të përfitojë nga dyzimet që kan shfaqur qoftë Interi, qoftë Totenhemi për të bindur lojtarin që të firmosë me këtë klub. Sipas mediave spanjolle braziliani është emri i parë i listës së dëshirave të Karlo Ançelotit, ndonëse për ta veshur me bluzën “Los blancos” mesfushorin e kombëtares së Brazilit, Reali duhet të mposhtë konkurrencën e disa klubeve europiane, si të Interit, Romës dhe të Totenhemit. Për të kënaqur trajnerin italian, presidenti Florentino Perez është gati të shpenzojë plot 23 milionë euro për 24-vjeçarin e Sao Paulos, duke kaluar në këtë mënyrë me 3 milionë euro ofertën e Totenhemit. Luiz Suarez Një tjetër lajm që vjen nga mediat spanjolle është arritja e marrëveshjes personale me sulmuesin e Liverpulit Luis Suarez. Sipas “Daily Star”, uru-

»

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

rove. Edhe pse ka oferta edhe nga Italia, Suarez dëshiron Madridin, ndaj menaxheri i tij Pere Guadiola po punon intensivisht

që të mbyllet marrëveshja me skuadrën që do të drejtohet nga Karlo Ançeloti në sezonin e ardhshëm.

politika: ERVIN KOÇ, OLI XHILAGA ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

Disa ditë pasi skuadrat tona mësuan emrat e rivalëve të tyre në Champions dhe Europa League, shorti zbardhi këtë të enjte edhe kundërshtarët e kampiones sonë të femrave, Adës së Velipojës. I mbajtur sot në mesditë, shorti vendosi vajzat tona në grupin e pestë, pasi në Champions e femrave, raundi kualifikues zhvillohet me formatin e tetë grupeve, me katër ekipe secili. Ada, e pozicionuar në vazon më të ulët të shortit, do të luajë me polaket e Unia Raciburzh, bjelloruset e Bobruchankës dhe ekipin slloven të Pomurjes. Një sezon më parë, vajzat tona kampione morën gjithashtu pjesë në raundin kualifikues, por paraqitja e Adës në edicionin 201213 ishte e turpshme, duke arkëtuar humbje 21-0, 14-1 dhe 11-1, nga rivale ukrainase, qipriote dhe islandeze.

marketing: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« HIPOTEKAT

E premte 28 qershor 2013 •


Metropol 28 qershor