Sherri Rama ceka, legalizimet

Page 6

06

« aktualitet

E premte 26 prill 2013 •

Deputeti akuzon Ministrin. Noka: Ti ke ngrënë me Frrokun

Tahiri publikon foto: Ministri Noka me shoferin e Frrokut

Pranga disa hajdutëve të kabllove të “Albtelekom”-it Nga Shërbimet e Komisariatit nr. 1 Tiranë, është bërë e mundur arrestimi brenda një harku kohor të 24 orëve të fundit në Tiranë i disa shtetasve për konsumim të veprës penale të “vjedhjes së kabllove” në pronësi të “Albtekom”. U arrit kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Edmal Nini, 30 vjeç, me banim në Tiranë. Po ashtu po nga këto struktura u arrit kapja e shtetasit në kërkim Selim Barci, 47 vjeç, i cili ishte perosn i shpallur në kërkim nga policia e Tropojës, për një sërë vjedhjesh banesash. Ndërkohë që mbrëmë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit, Artur Kishat, 34 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. Arrestimi i tij u krye sepse dje orës 01:00, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative u bë e mundur kapja në flagrancë në momentin kishte vjedhur një sasi materialesh ndërtimi në banesën e një shtetasi. Nga komisariati nr.3 është bërë kapja e shtetasit Saba Kovaçi, 25 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje, pasi dyshohet të jetë autor i vjedhjes së banesës së shtetases B. K, ngjarje kjo e ndodhur në rrugën “Jordan Misja”, Tiranë.

Plumbi që vrau balerinën Sonila Tafa s’ishte rikoshet

S

aimir Tahiri, deputet i Partisë Socialiste publikoi dje në faqen personale të rrjetit social “Facebook” disa fotografi ku ai pretendon se duket ministri i Brendshëm Flamur Noka, kur po takohet në lokal me shoferin e Arben Frrokut, të dyshuarit kryesor për vrasjen e ish-kryekomisarit Dritan Lamaj. Tahiri shkruan se në foto duket ministri Flamur Noka, duke pirë kafe me Vlash Gjonin, shoferin e Arben Frrokut, teksa deputeti ka rrethuar Nokën e shkruan “Nul Moka”. Tahiri shton se aty duket edhe Arben Ristani, zv/ministër i Brendshëm. Ndërkohë që Vlashi është dhe i afërm i Arben Frrokut. Takimi, sipas Saimir Tahirit, është zhvilluar në kafen në pronësi të vetë Vlashit, “Bar Ardi”, “Rr. 3 Dëshmorët”. Tahiri gjithashtu i kërkon llogari ministrit të japë shpjegime publike, duke shkruar se “Foto e ministrit Nul Moka, duke pirë kafe me Vlash Gjonin, shoferin e Arben Frrokut. Bashkë me ta dhe Arben Ristani, medemek Zv/M.

Ndërkohë që Vlashi është dhe i afërm i Arben Frrokut. Pas fotos së gostisë me çifteli të Kuliçit dhe drejtuesve të lartë të Kupolës së bashku me Arben Frrokun, këto foto i shtohen dyshimit publik se tradhtia ndaj komisar Dritan Lamajt ka qenë e organizuar nga maja e piramidës së kupolës së policisë”. Më tej Tahiri shtron disa pyetje si “1. A është diskutuar për Arben Frrokun në atë tavolinë? 2. A kompromentohen hetimet për vrasjen e Dritan Lamajt nga këto takime? 3. Cila është lidhja e Mul Mokës dhe Ristanit me shoferin dhe kushëririn e Arben Frrokut?”. Në fund Tahiri shton “Është e sigurtë se ky pushtet, ky Kryeministër me këtë ministër, ka humbur përfundimisht betejën me krimin. Më 23 qershor, thjesht do rilindim Policinë e Shtetit”. Reagimet e ministrit Me ç’duket gjithçka flet për një betejë nervash me Tahirin që përfaqëson sulmet e Partisë Socialiste dhe ministrit

të Brendshëm, Flamur Noka. Përplasjet patën lindur herët, por ato kulmuan së fundmi, kur u publikua një foto e 3 krerëve të policisë me Frrokun. Por pas daljes së kësaj fotoje, ministri i Brendshëm në Kuvend u shpreh se “Sa i takon Tahirit meqë ju i referoheni fotos po ju them zoti Tahiri para ekzaktësisht sot 16 ditësh me kë ke ngrënë darkë zoti Tahiri. Nga ora 20:30 deri 2 :30 të mëngjesit ke qenë me të dyshuarin për vrasjen e kryekomisarit duke ngrënë darkë. Sqaro qytetarët sa herë ke shkelur dhe ke pirë në lokalin e të dyshuarit për vrasje. Ke shkuar në lokalin e tyre dhe ke ngrënë dhe pirë. Sa i takon fotos pyesni një çik kryetarin e minibashkisë numër 6 me kë është ortak në bizneset e tij”. Ndërkaq edhe herë të tjera Noka e ka akuzuar Tahirin si njeriu që organizonte mitingje elektorale në lokalin e Arben Frokut në Kombinat, si dhe për lidhje të tij miqësore me të akuzuarin kryesor të vrasjes së Lamajt,

më 24 shkurt, i cili tashmë ndodhet në Selanik, në pritje të një vendimi të Gjykatës së Lartë greke, për ekstradimin ose jo të tij në Shqipëri.

Prokuroria e Tiranës ka saktësuar se balerina Sonila Tafa nuk u vra nga një plumb rikoshet. Sipas akuzës, mëngjesin e 5 prillit, në portën kryesore të “Dream City” plumbi që vrau 26- vjeçaren kishte dalë direkt nga pistoleta e Artur Kuliçit. Pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë së lokalit, tregojnë Artur Kuliçajn kur del nga makina e tij “BMW” X6 dhe qëllon me pistoletë në drejtim të turmës së njerëzve që ndodheshin në portën e diskos. Si pasojë e disa të shtënave, u godit Sonila Tafa dhe një person tjetër ka mbeti i plagosur. Është provuar se i dyshuari Kuliçaj nuk kishte njohje me viktimën, e cila në atë moment po dilte nga diskoja së bashku me shoqërinë e saj. Nga pamjet filmike, ka reuzltuar se Kuliçaj pak minuta para vrasjes është konfliktuar brenda diskos me disa persona. Për këtë incident, badigardët e lokalit e kanë nxjerr jashtë diskos. Ndërkaq, Prokuroria ka kërkuar që Kuliçaj të shpallet në kërkim nga Interpoli. Ngjarja e rëndë pasoi me arrestimin e bashkëpunëtorit të Kuliçajt, i cili u akuzua se e ndihmoi atë gjatë arratisjes nga vendi i ngjarjes.

Republika e shqipërisë Ministria e Brendshme Departamenti i Administratës Publike

SHPALLJE E REZULTATIT TË KONKURIMIT Në përputhje me nenin 13, pika 7 të ligjit Nr.8549, datë 11.11.1999, “Statusi i Nëpunësit Civil” si dhe pikën 20 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.231, datë 11.05 2000

“Për Pranimin në Shërbimin civil dhe Periudhën e Provës”, Znj. Eva CALI është fitues i konkursit, për pozicionin PERGJEGJES NË ZYRËN E MENAXHIMIT TË PRONAVE NË DREJTORINË E MENAXHMIT TË PRONAVE DHE MATERIALEVE TË TEPËRTA NË MINISTRINË E MBROJTJES.

Republika e shqipërisë Ministria e Brendshme Departamenti i Administratës Publike

Republika e shqipërisë Ministria e Brendshme Departamenti i Administratës Publike

SHPALLJE E REZULTATIT TË KONKURIMIT

SHPALLJE E REZULTATIT TË KONKURIMIT

Në përputhje me nenin 13, pika 7 të ligjit Nr.8549, datë 11.11.1999, “Statusi i Nëpunësit Civil” si dhe pikën 20 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.231, datë 11.05 2000

Në përputhje me nenin 13, pika 7 të ligjit Nr.8549, datë 11.11.1999, “Statusi i Nëpunësit Civil” si dhe pikën 20 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.231, datë 11.05 2000

“Për Pranimin në Shërbimin civil dhe Periudhën e Provës”,

“Për Pranimin në Shërbimin civil dhe Periudhën e Provës”,

Znj. Eriona FINO është fitues i konkursit, për pozicionin SPECIALIST NË ZYRËN E MENAXHIMIT TË PRONAVE NË DREJTORINË E MENAXHIMIT TË PRONAVE DHE MATERIALEVE TË TEPËRTA NË MINISTRINË E MBROJTJES.

Znj. Jonida CALLO është fitues i konkursit, për pozicionin SPECIALIST NË SEKTORIN E ADMINISTRIMIT TË RREGJISTRIT KOMBËTAR TË ADRESAVE NË DREJTORINË E SISTEMEVE INFORMATIKE NË MINISTRINË E BRENDSHME.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.