Issuu on Google+

»5

Meta “veron” me Ramën

KQZ rinumëron Shkodrën: Votat në rregull. Kolegji sot shikon Kukësin E mërkurë

24 korrik 2013 Viti IX, Nr. 3035 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Vrasja që solli “tërmet”

“E vrava babanë që me “I forti” i Shijakut i lekët të liroja prostitutën” Rrëfimi i pazakontë i 36-vjeçarit italian që mbajti kufomën e të atit dy ditë në shtëpi. Lidhja me prostitutën shqiptare dhe tutorët »11

»10

pafajshëm për vrasjen e Malokut: S’ka prova

80% me Bashën Mesazhet e të fuqishmëve në PD, optimizmi dhe kritikat

Patentat e reja

Sa pikë do të ulen sipas shkeljeve të shoferëve Tabelat e plota me pikët që i hiqen patentës për çdo shkelje të qarkullimit, nga masat e lehta deri në heqjen e lejes së drejtimit

»6-7

Universitetet

Renditja e saktë e degëve për të mos djegur studimet Kujdesi që duhet treguar gjatë plotësimit të formularit A-2 dhe rastet kur maturantët penalizohen rëndë »9

Opinion

Sytë te kryeopozitari i ri, PD ka nevojë për bashkim »2-3

amnistia e plotë

Binaj: Si duhet të veprojë sipërmarrja që ta përfitojë

Kulmi i dhunës në familje

Nga Liridon Cecja

Pranga 3 burrave, tentuan të vrasin gratë. Në burg vajza që theri të shoqin

Lulzim Basha dhe rilindja e PD-së»16

Në Tiranë, Kavajë e Durrës prapa hekurave dhunuesit e grave. Fier, burg pa afat 23-vjeçares, i rrëmbeu thikën të shoqit dhe e qëlloi, pinin alkool »10-11

Nga Nebil Çika

Lezha si pasqyrë e demokracisë shqiptare »17

»8

Intervista/ Agron Duka

Rama s’fitonte dot pushtet më 23 qershor pa LSI-në

»4

Deputeti i PR-së shpjegon raportet politike pas zgjedhjeve dhe influencat e tanishme në Durrës

Drogë shqiptarësh në Itali

Thotë “jam Jezusi”, vepronte si Vandami, garazhi misterioz e gomat

»11


02

« POLITIKË

Në një postim në “Facebook” nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli, ka vlerësuar reagimin e demokratëve për pjesëmarrjen në votimin e kryetarit të ri. Por dhe pse nuk ka shprehur urimet për zgjedhjen apo dhe duke mos komentuar procesin e ndjekur, Topalli ka uruar që kryetari i ri të drejtojë demokratët

E mërkurë 24 korrik 2013 •

në një fitore sa më të shpejtë. “Në një moment të vështirë të Partisë Demokratike, demokratët u ngritën për t’i dalë zot partisë së tyre. Me pjesëmarrjen e tyre në çdo takim gjatë dy javëve të fushatës për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike, me qytetarinë dhe emancipimin e tyre demokratët dëshmuan shpirtin e idealeve mbi të cilat u lind dhe punoi kjo parti. Të vetëdijshëm për nevojën e ringritjes, të vendosur për t’i dalë

zot asaj, në ditë të vështira, të bindur se Partia Demokratike kishte nevojë më shumë se kurrë për anëtarësinë e saj, demokratët e bënë garën një proces emancipues, të veçantë, të civilizuar dhe demokratik. Sot Partia Demokratike ka një kryetar të ri dhe uroj që ai t’i çojë sa më shpejt demokratët drejt fitores. Mirënjohje të thellë anëtarëve dhe anëtareve të Partisë Demokratike për shpirtin e tyre të paepur, zemrën e tyre

të madhe, besimin dhe vullnetin e fortë për t’u ringritur. Jozefina”, - shprehet Topalli në qëndrimin e saj të dhënë në “Facebook”. Ndërkohë i pari që ka përshëndetur zyrtarisht fituesin e garës për kryetar të PD-së ka qenë Genc Pollo. Urimi i tij ka ardhur dhe pa shpalljen zyrtare të rezultatit të zgjedhjeve. Duket se Pollo ka llogaritur diferencën e madhe të votave për të dalë në konkluzionin përfundimtar.

KRYESIMI NË TË GJITHA KUTITË

Basha fitues me 80 për qind të votave të pjesëmarrësve L ulzim Basha është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetarin e PD-së me mbi 32000 vota të anëtarësisë së selisë blu. Sipas të dhënave pas përfundimit të numërimit të rreth 42 mijë votuesve, kreu i Bashkisë së Tiranës ka marrë 80% të votave, ndërkohë që Sokol Olldashi, i cili mban postin e ministrit të Transporteve, ka marrë 20% të votave. Kanë qenë 58 qendra votimi, ku vetëm Shkodra dhe Kamza, për shkak të numrit të madh të anëtarëve, kanë pasur nga dy qendra. Në Tiranë është votuar në 11 qendra votimi, ku 10 ishin të vendosura në njësitë bashkiake, ndërsa një qendër, ku voto edhe kryetari i PD-së në detyrë Sali Berisha, ishte vendosur në selinë blu. Procesi i votimit është mbyllur dy ditë më parë rreth orës 19:00, por vetëm dje paradite ka dalë përfundimi për votimin e parë për kryetarin e demokratëve. Burimet kanë bërë të ditur se në të gjitha kutitë e votimit Basha ka qenë në avantazh të madh. Madje edhe në zonat ku Olldashi ka kryesuar fushatën e PD-s apo ka qenë përgjegjës për selinë blu, si në Fier dhe Lushnjë, Basha ka marrë mbështetjen maksimale. Tashmë pas zgjedhjes së kryetarit pritet që të nisë procesi për votimin në strukturat e Partisë Demokratike, e cila do të mbyllet me ndryshimin e statutit të kësaj force politike. Ndërkohë, pavarësisht përballjes në fushatë, pritet që Basha të ftojë Olldashin për të qenë pjesë e stafit të ngushtë të drejtimit të PD-së për zgjedhjet e ardhshme. Kjo jo vetëm për të mos lejuar një ndarje të re të PDsë, por dhe për të krijuar një frymë të re gare mes vetë PDsë, duke e mbajtur më të tensionuar garën, që do të sillte edhe më shumë angazhime në zgjedhjet e radhës. Nga ana tjetër, qëndrimi në grupin parlamentar pritet të kërkojë një strategji më vete prej selisë blu, ku do të zgjidhet dhe kreu i grupit parlamentar, duke qenë se kryetari i ri Lulzim Basha është jashtë Kuvendit.

KOMENTET E PS PËR GARËN NË PD

Zgjedhja e kreut të ri të PD-së është komentuar dhe nga përfaqësuesit socialistë të cilët përmes mesazheve në rrjete sociale. Sipas Vasilika Hysit, me zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike u vërtetua se Berisha nuk është në gjendje te beje zgjedhje te lira edhe brenda partise vet. “Asgje e re matane gardhit! Asnje ndryshim ne partine qe perdor slloganin “ne jemi ndryshimi””, shkruante, Namik Dokle. Ndërsa për Ditmir Bushatin “atë qe nuk e beri dot me shqiptaret me 23 qershor, Saliu ia “doli” ta beje me partine e tij. Pasardhesi emerohet me vote-deklarate!”.

KANDIDATI SHPREH PAKËNAQËSINË PËR GARANCITË QË S’U RESPEKTUAN

Olldashi: Procesi ishte i deformuar Përjashtohet largimi nga PD, bashkëpunim për rikthimin Sokol Olldashi e ka cilësuar tërësisht të deformuar procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të PD-së. Sipas tij, në asnjë çast nuk u qartësua procedura e përgatitjes së listave dhe për më tepër në asnjë rast listat nuk iu vunë në dispozicion. “Do të thotë që në mënyrë anormale unë garova pa ditur se cili ishte korpusi i votuesve. Dita e votimit provoi se mijëra demokratë nuk gjetën emrat në listë, ndërsa mijëra të tjerë u anëtarësuan në listën e votuesve në dy javët e fundit. Shpresoj që pas votimit këta të anëtarësohen edhe në PD”, - nënvizoi Olldashi. Ai theksoi se në fillim të garës iu dhanë të gjitha garancitë se do të ishte jashtë ndikimeve, por “në fakt nuk mbeti asnjë ditë i tillë. Në një mënyrë që dukej e sinkronizuar, këshilltarë, drejtues korporatash, kryetarë degësh u përfshinë në të në mënyrë tërësisht të njëanshme, ndërkohë që cilido që shfaqi parapëlqime të padëshiruara në favor tim u pezullua, gjë që ndodhi edhe me ndonjë kryetar lokal PD-je, që u përjashtua, siç ndodhi me anëtarë të PD-së në Shkodër e Korçë, apo u pushua nga puna, siç ndodhi me drejtues rajonalë të korporatave

në Sarandë apo Vlorë”, - tha Olldashi. Madje për të intimidimi u kurorëzua me fletën e numerizuar të votimit, që e bënte lehtësisht të mundur identifikimin e votuesit. “Kjo ishte një energji e tepërt e harxhuar brenda nesh, që do të duhej ta kishim shpenzuar më 23 qershor dhe jo më 22 korrik.” Megjithatë, ai theksoi se PD-ja duhet të identifikojë gabimet dhe mbi to të ndërtojmë eksperienca pozitive. “Kam insistuar që produkti i parë i 23 korrikut duhet të jetë shëndoshja e Partisë Demokratike. Dje nuk e bëmë, por duhet të fillojmë ta bëjmë që sot”, - tha Olldashi. Ai përfundoi qëndrimin e tij duke theksuar se mbetet i vendosur ta përfaqësojë me të gjitha energjitë e tij militantët e Partisë Demokratike në misionin për ta bërë Partinë Demokratike më të mirë. “Unë mbetem i vendosur të përfaqësoj me gjithë energjitë e mia njerëzore dhe politike militantët e Partisë Demokratike në misionin e tyre opozitar për t’u dhënë qytetarëve shqiptarë një kartë morale opozitare, një veprim politik opozitar dhe një platformë të qëndrueshme, mbi të cilën të mblidhet shumica e shoqërisë së këtij vendi”, [ u shpreh Olldashi.

GARA BASHA-OLLDASHI PD zbardh të dhënat zyrtare për procesin e votimit Lulzim Basha është zgjedhur me 33220 vota është zgjedhur si kryetar i Partisë Demokratike. Ndërsa rivali i tij, Sokol Olldashi mori 8060. Sipas të dhanëve zyrtare të kësaj partie numri i anëtarëve të PD-së që votuan të hënën e 22 korrikut ka qenë 41532 dhe prej tyre të vlefshme ishin 41280 vota. Sipas të dhënave zyrtare fletë votimi të papërdorura ishin 78468. Në kuti u gjetën 41532 fletë votimi dhe prej tyre 252 ishin vota të pavlefshme. Rezultatet zyrtare përfundimtare te Komisionit te Organizimit dhe Kontrollit te Operacioneve Elektorale Numri i Anetareve qe kane votuar:

41532

Flete Votimi te paperdorura:

78468

Flete Votimi te Demtuara:

0

Flete Kutimi te Gjetura ne Kuti:

41532

Vota te Pavlefshme:

252

Vota te Vlefshme:

41280

Shperndarja e votave te vlefshme Lulzim Xhelal Basha:

33220

Sokol Vangjel Olldashi:

8060


POLITIKË • E mërkurë 24 korrik 2013

Duket se ndryshimi i kryetarit të PD-së do të sjellë një erë të re të afrimeve në selinë blu. Burimet kanë bërë të ditur se si të larguarit drejt Frymës së re Demokratike, ashtu dhe ish-figura të demokratëve që nuk janë përfshirë në jetën aktive të saj janë shprehur të gatshëm të riafrohen me PD-në. Kështu, gjatë zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare edhe Bamir Topi ka shprehur vlerësime pozitive për Bashën, por nuk ka mohuar se mund të kishte bisedime me të nëse do të kishte ndryshime në kryesimin e demokratëve. Ndërkohë gjatë ditës së djeshme zërat për një bashkëpunim të mundshëm kanë qenë dhe më të shumtë. Megjithatë, për këtë do të duhet të priten zgjedhjet në forumet drejtuese të demokratëve.

»

03

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, uroi Lulzim Bashën. “Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të Partisë Demokratike të Kosovës dhe në emrin tim t’ju përgëzoj për zgjedhjen në krye të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Zgjedhja juaj kaloi nëpër një proces demokratik, transparent dhe të konkurrencës së lirë, shenjë se kultura demokratike në shoqërinë shqiptare po krijon traditë të mirë edhe në këtë rrafsh të rëndësishëm të konsolidimit të vlerave, - thuhet në deklaratën e PDK-së. - Duke shprehur urimet më te sinqerta, ju sigurojmë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe thellimit të marrëdhënieve midis PDK-së dhe PDSH-së në shërbim të forcimit të raporteve midis dy vendeve tona, me synim promovimin e vlerave të përbashkëta.

ISH-KRYETARI DEKLARON NDRYSHIMIN E KURSIT NË SELINË BLU

Berisha: Nis era e re në PD Ndjesë personave me të cilët u tregua i ashpër Ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka qenë i pari që ka lajmëruar për emrin që do të mbajë postin e tij në selinë blu. “Jam këtu për të uruar përzemërsisht kryetarin e ri të Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha, i cili u zgjodh me një votë plebishitare të anëtarësisë së Partisë Demokratike nga votimi i djeshëm ‘një anëtar, një votë’”, - tha Berisha në nisjen e qëndrimit të tij. Për Berishën Basha përfaqëson suksesin e të riut shqiptar. që në një moshë shumë të re, gjimnazist, do të meritonte të përfaqësonte në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve partinë e tij, Partinë Demokratike, në zgjedhjet e para pluraliste të vendit. Më pas ai ka renditur angazhimet e Bashës në hetimin e kryekasapit të asaj kohe, Slobodan Millosheviçit, angazhimin në ndërtimin e Rrugës së Kombit, në liberalizimin e vizave, në anëtarësimin e Shqipërisë në BE si dhe në fitoren e Bashkisë së Tiranës.

Sipas Berishës, në votim morën pjesë mbi 41 mijë anëtarë, duke befasuar çdo njeri. Për të kjo dëshmon “qartësisht se pavarësisht nga rezultati i 23 qershorit demokratët janë dhe mbeten të pathyeshëm, ndaj edhe unë dua t’u shpreh një mirënjohje të thellë, krenarinë time më të madhe, për secilin prej atyre që votuan dje dhe të tjerëve që nuk arritën të voto-

FALËNDERON OLLDASHIN, PD NË PUSHTET ME BASHKËPUNIMIN E TË GJITHË DEMOKRATËVE

Basha përcakton pikat e projektit të ri E shkuara e PD si një bazë për të ndërtuar strategjinë e së ardhmes

S

ipërmarrja e lirë, shtresa e mesme, aftësia krijuese, taksat e ulëta, të përndjekurit dhe e drejta e pronës kanë qenë në themel të fjalës së kryetarit të ri të PD-së dhe sfida e tij për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Pavarësisht garës, Lulzim Basha tha se PD-ja është më e bashkuar se kurrë dhe se do të nisë një periudhë e re, e cila do të shfrytëzojë të gjitha energjitë e demokratëve për t’u rikthyer në pushtet. Nga ana tjetër, ai theksoi se është përgjegjësi e madhe marrja “e drejtimit të Partisë Demokratike, partisë së vlerave dhe idealeve më të larta në historinë e Shqipërisë, forcës politike të shembjes së komunizmit dhe eliminimit të pasojave të tij, partisë së implementimit të lirive civile, politike dhe ekonomike, partisë së pronës, të iniciativës së lirë dhe sipërmarrjes, partisë së integrimit euroatlantik dhe interesit kombëtar të shqiptarëve, të infrastrukturës rrugore dhe energjetike, të investimeve

URIMI I BASHËS “Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!” “Zoti na ndihmoftë! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!” - me këtë shprehje kreu i ri i PD-së ka përfunduar fjalën e tij përshëndetëse për zgjedhjen. “Le të nisim, pra, vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, rrugëtimin tonë të ri së bashku, me ballin lart për vlerat tona, për të shkuarën, të sotmen dhe misionin e së ardhmes, t’u japim shqiptarëve jo vetëm një opozitë të fortë dhe të vendosur në mbrojtje të interesave të tyre, por t’i japim vendit alternativën e shpresës dhe forcën ta mbyllë trazicionin pas përballjes me këtë qeveri të veseve të vjetra, të bashkuar si kurrë më parë në vendosmërinë tonë për ta kthyer Partinë Demokratike në udhëheqje të projektit tonë historik: Shqipërisë moderne, të zhvilluar dhe evropiane”, - ka nënvizuar Basha

dhe zhvillimeve strategjike”. Ai theksoi se PD-ja është një parti që ka bërë historinë e re të Shqipërisë, “që është udhëhequr nga Sali Berisha, që ka pasur në krye të saj që prej fillimit elitën e mendjes, shpirtit dhe kurajës për ta bërë Sh-

qipërinë të lirë dhe demokratike si gjithë Europa”. Po ashtu Basha ka falënderuar Sokol Olldashin për kontributin e tij në këtë garë, e cila dëshmoi para mbarë shqiptarëve vlerat e patjetërsueshme dhe unike të PD-së. “Në këtë garë ishim

dy kandidatë, që shpalosëm vlerat, vizionet dhe vullnetet tona respektive para mijëra anëtarëve, por në fillim, gjatë dhe në përfundim të kësaj gare ne nuk harrojmë për asnjë çast se jemi të gjithë demokratë, anëtarë të një familje të madhe, krenarë për identitetin dhe trashëgiminë tonë politike, më të vendosur e më të bashkuar se kurrë”, - tha Basha. Në projektin e ri Basha theksoi se “demokratët do të jenë çdo ditë, kudo, në çdo anë të vendit me qytetarët, elitat lokale, mediet në mbrojtje të interesave publike, do jenë me të përndjekurit e komunizmit, pronarët, biznesin e vogël dhe të mesëm e grupeve tjera të interesit të ekonomisë shqiptare, me botën akademike dhe shoqërinë civile, me gratë shqiptare, rininë, fëmijët, të moshuarit, pakicat, në krah të çdo qytetari shqiptar që ndihet i cenuar nga pushteti politik i votës së deformuar e të vjedhur dhe besimit të përdhosur të 23 qershorit”.

jnë për shkaqe burokratike apo personale, familjare e të tjera”. Megjithatë, Berisha nuk ka ngurruar të bëjë publikë dhe përplasjet e krijuara në dy javët e fundit, kur PD-ja u përfshi nga zgjedhjet. “Dua t’u kërkoj ndjesë të gjithë atyre me të cilët gjatë këtyre javëve, përveç dy-treve, kam qenë i ashpër me ta. Por kam qenë vetëm në interes të tyre”, - nënvizoi Berisha.

DY POSTET Berisha: Nuk ka konflikt me kryebashkiakun Qëndrimi i Lulzim Bashës në krye të PD-së dhe kryebashkiak i Tiranës duket se nuk do të sjellë konflikt në PD. Në qëndrimin e tij Berisha tha: “Ka qenë një kohë kur z. Rama, ish-kryetari i Bashkisë, mbushte bulevardin me plehra në protestë dhe z. Basha s’do ta bëjë kurrë këtë. Ka qenë një kohë kur z. Rama trefishonte personelin e Bashkisë, kur ne i trefishonim fondet, por z. Basha nuk mund ta bëjë këtë. Ka qenë një kohë kur 80 për qind e tenderave i fitonte Koçoja, z. Basha nuk mund ta bëjë këtë. Ka qenë një kohë kur 80 për qind e lejeve të ndërtimit merreshin nga Shkreli dhe Eftimi, z. Basha po i shndërron në automat praktikën e dhënies së tyre. Pra, janë rrethana krejt të pakrahasueshme.” “Ajo çka unë mund t’ju them është se ky ishte një votim i fshehtë dhe nuk ka qoftë edhe një anëtar të vetëm të PD-së që të vërë në diskutim fshehtësinë e votimit. Ky votim është zhvilluar në përputhje të plotë me rregullat e votimit të fshehtë. Çdo fletë votimi ka një numër që vendoset aty për t’u verifikuar, sepse numri është i domosdoshëm për t’u ditur nëse janë fletët reale apo janë të tjera.”


04

« INTERVISTË

N

ë një intervistë për gazetën “Metropol” Agron Duka flet për qëndrimin e tij në opozitë, si dhe komenton zhvillimin e fushatës elektorale. Partia Socialiste ka bërë shumë premtime në fushatë, të cilat do të jetë shumë e vështirë për t’i mbajtur. Nëse i hedhim një sy programit të ardhshëm qeverisës, të bie në sy se të gjitha fushat shihen si prioritete pa marrë parasysh krizën ekonomike, të cilën vetë PS-ja e pranon, por nuk e trajton si të tillë.

- Zoti Duka, a ndiheni komod si deputet në një koalicion të djathtë, në opozitë dhe me Berishën në një llogore? - Ndihem shumë komod, sepse m’u dha mundësia të kontribuoj për zonën time. Mendoj se kontributi në demokraci është njëlloj i rëndësishëm edhe në opozitë. Unë arrita të siguroj mandatin vetëm me votat e Shijakut e të zonës rurale përreth. Dyfishimi i tyre nëpërmjet Durrësit, Krujës e Fushë-Krujës me forcoi besimin se rruga që ndoqa ishte e drejtë. Në këtë këndvështrim, llogorja ime do të jetë ajo e interesave të banorëve të qarkut të Durrësit, qofshin këta të djathtë, pa parti apo të majtë. - Ju keni qenë dhe jeni fitues sërish në Shijak, a mendoni se ky qytet është lëkundur disi si bastion i PD-së? - Shijakun e njoh mirë, sepse jam lindur e rritur në këtë qytet dhe ju siguroj se nuk ka qenë asnjëherë bastion i askujt, madje edhe në kohën e komunizmit kishte një status të veçantë. Edhe ata që vinin të jetonin në Shijak si të dënuar nga regjimi i asaj kohe trajtoheshin nga qytetarët e tij më mirë sesa banorët autoktonë. Shijakasit mund të votojnë ndryshe në kohë të ndryshme, duke vlerësuar punën dhe përkushtimin e forcës politike apo të individit. Askënd të mos e gënjejë mendja se mund ta bëjë këtë qytet të votojë pa menduar e gjykuar më parë, thjesht si bastion. Këtë e tregon edhe fakti që forcat politike këtu janë vlerësuar ndryshe në kohë të ndryshme si në zgjedhjet parlamentare, ashtu dhe ato vendore. Kjo ide ndoshta është krijuar nga zonat rurale përreth. Për sa më përket mua, unë jam respektuar për punën e bërë deri tani dhe do të mundohem që me përkushtim të kem vlerësimin e tyre pozitiv edhe në të ardhmen. - Zoti Duka, cili është vlerësimi juaj për rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit, pse humbi kaq thellë PD-ja? - Natyrisht që kjo kërkon një analizë të thellë nga ana e PD-së dhe së djathtës në përgjithësi, megjithatë unë po mundohem të rreshtoj dytri çështje që sipas meje ndikuan ndjeshëm në humbjen e PD-së. Së pari, mospranimi i krizës ekonomike nga qeverisja e PD-së e thelloi akoma më shumë atë; së dyti, konsumimi nga qeverisja tetëvjeçare ndikoi konsiderueshëm, por faktori përcaktues mendoj se ishte aleanca e orëve të fundit që bëri PS-ja me LSI-në. Kjo e fundit pati një rol determinues në fitoren e së majtës dhe humbjen e PD-së. Të mos harrojmë se edhe kostot që pagoi Partia Demokratike te militantët e saj nga qeverisja e sforcuar me një forcë të majtë. - A mendoni se Rama si kryeministër do të mbajë të gjitha premtimet e bëra në fushatë? Mund të na jepni një vlerësim për koalicionin me LSI-në? - Partia Socialiste ka bërë shumë premtime në fushatë, të cilat do të jetë shumë e vështirë për t’i mbajtur. Nëse i hedhim një sy programit të

E mërkurë 24 korrik 2013 •

INTERVISTË ME DEPUTETIN E PARTISË REPUBLIKANE

“Pa LSI-në Rama nuk fitonte pushtet më 23 qershor” Unë dhe Teri jemi jo vetëm miq, por dhe shokë. Me gjithë gjërat e ndryshme, kemi edhe shumë gjëra të përbashkëta. Kjo u vërtetua me numrin e konsiderueshëm të votave të mara nga secili. Ajo që kemi të ngjashme (të më falë që po flas edhe në emër të tij, por po e bëj meqenëse kjo pyetje më bëhet shpesh) janë mënyra e sjelljes me njerëzit, prejardhja sportive dhe mbajtja e fjalës së dhënë. Kjo e fundit është një veti që nuk duhet humbur kurrë, prandaj secili nga ne është në vendin e tij aty ku ka gjetur bashkëpunim. E rëndësishme është që ne nuk e keqkuptojmë njëritjetrin. Ne të dy kemi kontribute në dimensione të ngjashme, ndoshta Teri më shumë, në Partine Socialiste, përveç të tjerave edhe në zgjedhjen e kryetarit aktual të bashkisë së Durrësit, i cili me një mjeshtëri të rrallë u kujdes të shtojë hapësirat e pushtetit të vet sapo erdhi në krye të bashkisë

ardhshëm qeverisës, të bie në sy se të gjitha fushat shihen si prioritete, pa marrë parasysh krizën ekonomike, të cilën vetë PS-ja e pranon, por nuk e trajton si të tillë. Pikat e programit janë shumë, por unë po rreshtoj disa gjëra që janë programuar për bujqësinë në katër vjetët e ardhshëm. Në programin për bujqësinë thuhet se do të hiqet menjëherë akciza, TVSH-ja dhe taksa e qarkullimit për karburantet që përdoren në bujqësi; do të hiqet TVSH-ja e inputeve dhe makinerive bujqësore; do të hiqet e do të reduktohet TVSH-ja e farërave, fidanëve materialit gjenetik për blegtorinë, do të rehabilitohen të gjitha skemat ujitëse dhe kulluese brenda katër vjetve etj. Të gjitha këto e të tjera do të jenë shumë të vështira në kushtet e një krize që po kalojmë. Për sa i përket koalicionit me LSI-në mund të them se ai qe i suksesshëm në fitoren e së majtës, por është akoma herët për të folur për të ardhmen e tij. - A mendoni se një ofertë e Ramës do t’ju kthente te vota pro PS-së apo LSI-s në parlament? - Unë realizova objektivin për të përfaqësuar zonën time në parlamentin shqiptar dhe ndihem shumë komod këtu ku jam dhe do të mundohem të bëj oponencë konstruktive në dobi të banorëve të qarkut të Durrësit e të gjithë vendit. Nuk kam ndër mend ta prish këtë komoditet. Përfaqësues të pozitës në Durrës ka boll, bile me rregullin që ka vënë Rama për dorëzimin e mandatit nga ministrat numri i tyre shtohet akoma më shumë si në ekzekutiv, ashtu dhe legjislativ. Mund të jepet mundësia të kemi përfaqësues në parlament numrin 7 apo 8 të listës së PS-së, të cilët do të sjellin eksperiencën e tyre nga fusha të ndryshme,

prandaj kontributi im do të jetë më i rëndësishëm në opozitë. - Cilat janë marrëdhëniet tuaja me Berishën dhe Ramën? Cilin prej tyre do të vlerësonit si politikanin që mban fjalën dhe premtimin e bërë në tavolinë? - Unë me Ramën jam njohur që në kohën që isha ministër i Bujqësisë dhe ai kryetar i Bashkisë së Tiranës. Marrëdhëniet e mia me të kanë qenë korrekte. Në vitin 2007 dhe 2011 më kërkoi të ndihmoja PS-në në Shijak për zgjedhjet e pushtetit vendor, më pas më ofroi si kryetar të Komisionit të Zhvillimit Rural për hartimin e programit, gjë që unë e pranova me kënaqësi. Gjithashtu në prezencë të një mikut tim më tha “do të jesh deputet në zonën tënde”. Faktikisht këtë premtim nuk e mbajti, por kjo ka rëndësi vetëm për mua. Mbetet për t’u parë në të ardhmen sa do të mbajë premtimet që i ka bërë popullit shqiptar, kjo është shumë e rëndësishme. Ndërsa me Berishën unë nuk jam takuar asnjëherë, ndaj nuk di si t’i përgjigjem pyetjes suaj, sepse me mua nuk ka marrë asnjë premtim, por me sa di unë ka dhënë konsensusin për përfshirjen time në listat e PR-së si forcë aleate. - Mendoni se lidhja juaj me zotin Lefter Koka nuk do të ndikojë në qasjen tuaj politike drejt së majtës, pasi ju njiheni si potencial i padiskutueshëm në elektoratin e Shijakut e më gjerë? - Unë dhe Teri jemi jo vetëm miq, por dhe shokë. Me gjithë gjërat e ndryshme, kemi edhe shumë gjëra të përbashkëta. Kjo u vërtetua me numrin e konsiderueshëm të votave të mara nga secili. Ajo që kemi të ngjashme

(të më falë që po flas edhe në emër të tij, por po e bëj meqenëse kjo pyetje më bëhet shpesh) janë mënyra e sjelljes me njerëzit, prejardhja sportive dhe mbajtja e fjalës së dhënë. Kjo e fundit është një veti që nuk duhet humbur kurrë, prandaj secili nga ne është në vendin e tij aty ku ka gjetur bashkëpunim. E rëndësishme është që ne nuk e keqkuptojmë njëri-tjetrin. Ne të dy kemi kontribute në dimensione të ngjashme, ndoshta Teri më shumë, në Partine Socialiste, përveç të tjerave edhe në zgjedhjen e kryetarit aktual të bashkisë së Durrësit, i cili me një mjeshtëri të rrallë u kujdes të shtojë hapësirat e pushtetit të vet sapo erdhi në krye të bashkisë. Këtu po marr përsipër të flas për veten. Dyshja Dako-Klosi, duke menduar edhe për periudhën pas marrjes së pushtetit, u kujdesën me zell dhe ndërtuan këtë alibinë e dy kunetërve, në mënyrë që të kenë hapësira për emërime ministrash e drejtorësh. Ju kujtoj se rastet e parlamentarëve të së njëjtës familje janë disa si kundër, ashtu dhe në aleancë, si Meta e Kryemadhi, Mediu e Celibashi etj. Përfundimisht do të thosha se miqësia ime me Terin nuk na pengon që secili të bëjë detyrën e tij atje ku është. Pozita dhe opozita janë njëlloj të rëndësishme në demokraci. Me këtë rast ju kujtoj se unë mundohem t’i shtoj miqtë, të cilët mund të jenë të djathtë, pa parti apo të majtë. - Ku ka menduar t’i kalojë pushimet këtë vit Agron Duka dhe familja e tij? - Unë pëlqej të lëviz dhe jo të rri stacioner. Herë pas here bëj pushime nga dy-tri ditë në bregdetin e Jugut dhe në vendet fqinje, Kroaci e Greqi. Bisedoi Artur AJAZI


POLITIKË • E mërkurë 24 korrik 2013

Shkodrës erdhi Rinumërimi i kutive të qarku të tisë Republikane, pas kërkesës ankimore të Par i është marrë një e cila pretendon se në Shkodër të Komisioni mandat. Ndaj kësaj vendimmarrje ka paraqitur në ste Qendror Zgjedhor Partia Sociali që pritet të shqyrtoKolegjin Zgjedhor kërkesëpadinë, it të zgjedhjeve. het nga institucioni i administrim edhor përcakton Sipas PS-së, neni 162 i Kodit Zgj jen e mandateve detyrimin e KQZ-së për përllogarit re. Për PS-në në pas paraqitjes së kërkesës ankimo ka rrëzuar kërkedatat 15, 16 të këtij muaji KQZ-ja ur me ndryshimet sat ankimore për disa qarqe lidh datën 20 ka e tabelave për disa zona dhe më rrje i KQZ-së. përfunduar afati për vendimma ëruar katër Gjatë këtyre dy ditëve janë num në vijim do KZAZ për qarkun e Shkodrës dhe a. Pritet që ky të rinumërohen dhe katër të tjer dites së nesërme. proces të përfundojë gjatë pas jë shkelje apo Deri tani nuk u konstatua asn cesverbalet e parregullsi mes shifrave në pro KQZ-së. KZAZ-ve me ato të tabelave të

»

05

KQZ E VENDOSUR PËR RINUMËRIMIN E VOTAVE TË QARKUT TË SHKODRËS

Procesi, asnjë parregullsi mes procesverbaleve Aktualisht s’ka ndryshim rezultati, rinumërimi mbyllet nesër Komisioni Qendror Zgjedhor u shfaq i vendosur për t’i shkuar deri në fund rinumërimit të kutive të votimit për qarkun e Shkodrës. Pavarësisht vendimit të Kolegjit Zgjedhor për qarkun e Lezhës, i cili e vlerësoi si të paligjshëm rinumërimin e votave për këtë qark nga ana e KQZ-së, ky institucion vijoi gjatë ditës së djeshme me procesin e numërimit të votave në qarkun e Shkodrës. Nga numërimi i kutive të hapura si ditën e hënë, ashtu dhe gjatë ditës së djeshme rezultoi se nuk ka ndryshim nga rezultati që kanë nxjerrë grupet e numërimit dhe rinumërimi në Komisionin Qendror Zgjedhor. Ky fenomen u duk që me hapjen e kutive të para. Përfaqësuesit juridikë të Partisë Socialiste pranë KQZsë kanë insistuar në kërkesën e tyre për t’i dhënë fund këtij procesi, duke mos e çuar më tej rinumërimin e kutive, por

ky pretendim është rrëzuar me argumentin se deri në një vendim të Kolegjit Zgjedhor për kërkesëpadinë e PS-së mbi këtë qark grupet e numërimit do të vijojnë me procesin. I ashpër dhe kritik ishte dhe përfaqësuesi ligjor i PS-së Eridian Saliani, i cili evidentoi faktin se po vërte-

tohet se deri tani nuk ka ndryshim mandati. Ai ka akuzuar PD-në se po bën gjithçka për të njollosur procesin. “KZAZ-ja nuk kishte jo vetëm ndryshim rezultati, por asnjë votë të ngatërruar. Ne jem këtu për të ndjekur procesin, pasi e kemi thënë se procesi është i kundërligjshëm.

Kolegji dje nuk vlerësoi Lezhën, por vlerësoi se KQZ-ja nuk ka kourumin për të marrë vendime. KQZ-ja është në kohë të ndërpresë procesin”, - vuri në dukje Saliani. Rinumërimi i të gjitha kutive pritet të mbarojë gjatë ditës së nesërme. Dy ditë më parë u numëruan dy KZAZ, ku u vërejt një ulje e votave nga partitë e mëdha drejt aleatëve të tyre. Pas vendimit të KQZ-së të premten për hapjen e kutive të zonës zgjedhore të Lezhës, KQZ-ja pranoi ankesën e PR-së për rinumërim të votave të qarkut të Shkodrës. Me katër vota pro Komisioni vendosi hapjen e të gjitha kutive të Shkodrës. Rinumërimi i kutive të këtij qarku erdhi pas kërkesës ankimore të Partisë Republikane, e cila pretendon se në Shkodër i është marrë një mandat. Ndaj kësaj vendimmarrjeje të KQZ-së PSja është ankuar në Kolegjin Zgjedhor, i cili pritet të shqyrtojë kërkesën në fjalë.

KREU I LSI-së SHPESHTON TAKIMET INFORMALE ME KRYEMINISTRIN E ZGJEDHUR

KËRKESA E LSI

Meta takim “veror” në zyrën e Ramës

Kolegji vendos nesër për Kukësin

Meta: Ka qenë një bisedë më shumë verore sesa politike

I

ntensifikohen takimet mes dy drejtuesve kryesorë të mazhorancës së re. Edhe pse informale, këto takime çojnë drejt fundit negociatat për strukturën dhe përbërjen e qeverisë që pritet të nisë punën në shtator. Mesditën e djeshme, për të dytën herë brenda 10 ditëve, Meta pas 6 vjetësh mungese ka ngjitur sërish shkallët e selisë së Partisë Socialiste për të bashkëbiseduar për rreth 60 minuta me Ramën. Në përfundim të bisedës Meta zgjodhi që të ishte hermetik për çështjet e diskutuara mes tij Negociatat Janë negociatat mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim ato që kushtëzojnë lidershipin socialist për të vijuar bisedimet me aleatët e tjerë të koalicionit të majtë. Megjithatë, mësohet se tashmë është disi i qartë konturimi i përfaqësimit të LSI-së në kabinetin e ri qeveritar, ndaj kreu i PS-së do të mund të vijojë negociatat me aleatët e tjerë të aleancës së majtë. Pas mbylljes së procesit zgjedhor për Kuvendin 2013 Rama nisi fillimisht negociatat me aleatin e tij Ilir Meta dhe pritet që në fund të këtij muaji të bëhet dhe një ndarje e qartë e posteve ministrore dhe e përfaqësimit të aleatëve të majtë qoftë kjo në nivel qendror apo lokal. Kjo në respekt të marrëveshjes së firmosur përpara zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Mësohet se ajo që është kërkuara nga LSI-ja e që

ILIR META Intervista e plotë e kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim - Z. Meta, çfarë diskutuat me z. Rama gjatë këtij takimi? - Ka qenë një bisedë më shumë verore sesa politike. - Megjithatë, kanë kaluar tri javë nga fillimi i punës për ndërtimin e qeverisë së re. A keni diskutuar për këtë temë? - Për këtë mund të pyesni kryeministrin e zgjedhur. - A e keni marrë në dorëzim programin e ri qeverisës për 300 ditët e para? - Natyrisht që çdo gjë do të bëhet publike në kohën e duhur. - Zoti Meta, a keni një koment për vendimin e Kolegjit Zgjedhor, që e cilësoi të paligjshëm procesin e rinumërimit të votave nga KQZ-ja për qarkun e Lezhës? - Transparenca është mjaft e rëndësishme, por gjithmonë sipas ligjit dhe Kodi ka qenë shumë i qartë se procesi i hapjes së kutive mund të bëhet vetëm me 5 vota të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pra, këtë kompetencë mund ta ketë vetëm Kolegji Zgjedhor në kushtet kur gjysmë-KQZ-ja ka vetëm janë katër anëtarë. Pra, Kolegji ka marrë vendim të qartë ligjor dhe kushdo që nuk është dakord me këtë vendim ndjek rrugën që përcakton ligji. - Çfarë prisni nga Kolegji Zgjedhor lidhur me kërkesën ankimore që ka bërë LSI-ja për rezultatin e qarkut të Kukësit? - Unë pres vetëm zbatimin e ligjit. Faleminderit!

deri diku pritet që të pranohet dhe nga PS-ja, është kryesimi i Ministrisë së Pushtetit Lokal, i Mbrojtjes, i Ministrisë së Transporteve dhe dikasterin e Energjisë. Takimi Pas përfundimit të takimit me Ramën Meta u shfaq her-

metik ndaj interesit të medieve në lidhje me strukturën e re të qeverisë së re të kryesuar nga kreu i PS-së. U shfaq para gazetarëve me humor të mirë, duke pasqyruar dukshëm ditët e tij të pushimeve në bregdet. Gazetarëve të pranishëm në hollin e selisë së PS-s u tha se me Ramën

biseda kishte qenë më shumë verore se politike. Njëkohësisht kreu i LSI-së komentoi dhe vendimin e Kolegjit Zgjedhor, i cili e quajti të pavlefshme procedurën e ndjekur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për shqyrtimin e kërkesave ankimore për rinumërimin e votave në qarkun e Lezhës.

Kolegji Zgjedhor pranoi kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim për hapjen e kutive të votimit në Qarkun e Kukësit. Por fillimisht Kolegji do të shqyrtojë pamjet filmike që disponon Lëvizja Socialiste për Integrim, me të cilat pretendon dhe bazën ligjore për hapjen e 15 kuteve të votimit në Kukës. LSI-ja e PD-ja zgjodhën përkatësisht Ardian Pollon dhe Zamir Hozhën si ekspertë që do të bëjnë dhe aktespekrtizën e pamjeve filmike. Kolegji Zgjedhor vendosi që dy ekspertët të dorëzojnë aktekspertimin e videove të 15 qendrave të votimit më datën 25 korrik ora 9:00. Pas ekspertizës së pamjeve filmike Kolegji Zgjedhor do të vendosë për kërkesëpadinë e LSI-së. Pas rrëzimit të kërkesës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve LSI-ja paraqiti kërkesën e saj në Kolegj, ku pretendon se i është hequr mandati në këtë qark. Si prova kjo forcë politike paraqiti pamjet filmike ku tregohej mospërputhja e numrit të votave me rezultatin e tabelave. Ishin pikërisht këto pamje që e shtynë LSI-në të insistojë në hetimin e parregullsive në administrimin e procesit në këtë qark. Kolegji Zgjedhor pranoi të administrojë si prova këto pamje dhe kërkoi kryerjen e një aktekspertimi për pretendimet e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Mandati i tretë i PD-së dhe mandati i LSI-së në qarkun e Kukësit i ndajnë një grusht votash. Fillimisht u përfol për një ndarje mandatesh 2 me 2 mes aleancës së majtë dhe së djathtës, por më vonë tabelat u korrigjuan nga KQZ-ja dhe Partia Demokratike mori 3 mandate, PSja 1 dhe LSI-ja asnjë mandat.


06

« EKONOMI

N

dëshkimet më të rënda në rregullat e reja të qarkullimit pas vendosjes së pikëve për patentën e re janë parashikuar për mosbindjen ndaj efektivit të Policisë kur ai urdhëron ndalimin që ndëshkohet me 10 pikë, shkelja e semaforit me 10 pikë, largimin nga vendi i aksidentit me pasojë shtetas të vdekur që dënohet me 15 pikë dhe drejtimi i mjetit në gjendje të dehur që dënohet me 10 pikë. Vendimi për zbatimin e sistemit me pikë të patentës është botuar në Fletoren Zyrtare duke marrë këhstu edhe fuqi ligjore. Sistemi i patentës me pikë parashikon se leja e drejtimit të një personi që është pajisur me këtë dokument ka 20 pikë gjithsej, për sa kohë që mbajtësi i saj nuk ka marrë masa ndëshkimore. Shkeljet rrugore që marrin ndëshkimet më të rënda nga sistemi i patentës me pikë kanë të bëjnë me mosbindjen ndaj urdhrit të efektivit të Policisë, hyrjen me të kuqe në semafor dhe largimin nga vendi i aksidentit kur ka persona të vdekur. Dhjetë pikë është vendosur që të hiqen nga patenta në rast të lëvizjes së mjetit kur semafori ose polici urdhëron ndalimin e mjetit. E njëjta masë pikësh hiqet nga patenta në rast të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur ose nën efektin e lëndëve të tjera. G\eta publikon sot vendimin e plotë të botuar në Fletoren Zyrtare.

VENDIM Nr. 543, datë 13.6.2013 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 153, DATË 7.4.2000 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES SË ZBATIMIT TË KODIT RRUGOR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: I. Në rregulloren për zbatimin e Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, të miratuar me vendimin nr. 153, datë 7.4.2000 të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime: 1. Pas pikës 13 të nenit 305, shtohet pika 14 me këtë përmbajtje: “14. Aplikuesit për një leje drejtimi të kategorive “A” dhe “B” ose për rinovimin e një lejeje të tillë, të cilët kanë humbje të plotë funksionale të shikimit në një sy apo ata të cilët përdorin vetëm një sy (p.sh. në rastin e diplopisë) duhet të kenë një mprehtësi vizive prej të paktën 0,6 me lente korrektuese, nëse është e nevojshme. Autoriteti mjekësor kompetent duhet të vërtetojë që kjo gjendje e shikimit njëpamor ka një ekzistencë të mjaftueshme të gjatë për të lejuar përshtatjen dhe që fusha e shikimit në këtë sy është normale. Me vlerësimin e komisionit mjekësor vendor mund të jepen edhe këto kufizime: a) I kufizuar në udhëtime ditore (për shembull: një orë pas lindjes së diellit dhe një orë para perëndimit të diellit); b) Drejtimi i mjetit pa pasagjerë; c) I kufizuar në udhëtime me një shpejtësi jo më të madhe se ... km/orë; ç) Nuk i lejohet drejtimi i mjetit rrugor në autostradë dhe rrugë interurbane kryesore; d) Modifikime të pasqyrave të mjetit rrugor ose drejtim të tij pa rimorkio.”. 2. Neni 309 ndryshohet si më poshtë vijon: “Neni 309 Certifikatat mjekësore (neni 117 i Kodit Rrugor) 1. Certifikatat mjekësore duhet të jenë në përputhje me modelet që i bashkëlidhen kësaj rregulloreje dhe plotësohen: a) “Certifikatë anamneze”, modeli IV.4, nga mjeku i familjes, i cili e plotëson atë në bazë të të dhënave që ai disponon për personin në kartelën e tij mjekësore; b) “Certifikatë mjekësore”, modeli IV.5, nga mjekët specialistë sipas përcaktimeve të formularit; c) “Certifikatë mjekësore”, modeli IV.6, nga komisionet mjekësore vendore. 2. Certifikatat duhet të plotësohen në secilën pjesë që kanë të bëjnë me kërkesat e përshkruara për drejtimin e mjeteve rrugore ose të tipave të tyre, të kategorisë së lejes së drejtimit të kërkuar dhe, nëse është e nevojshme, mund të plotësohen me fletë shtesë. 3. Kur në të dhënat e kartelës mjekësore të personit përkatës nuk ka të evidentuara sëmundje invaliditeti, të përcaktuara në nenin 303, shtojca I, mjeku i familjes plotëson “certifikatën e anamnezës”, modeli IV.4, dhe e dërgon personin për të

E mërkurë 24 korrik 2013 •

PATENTA E RE, SI ZBRITEN PIKËT PËR MOSRESPEKTIMIN E LIGJIT

Rregullat e reja, ndëshkimet për shkeljet në qarkullim TABELA E PIKEVE •Kur drejtuesi i mjetit rrugor që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/orë Hiqen 8 pikë •Kur drejtuesi i mjetit rrugor që zotëron leje drejtimi prej më pak se 3 vjetësh, që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/orë Hiqen 10 pikë •Kur drejtuesi i mjetit rrugor që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/orë dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda një viti. Hiqen 10 pikë •Kur drejtuesi i mjetit rrugor që qarkullon kundërvajtje në kthesat Hiqen 6 pikë •Kur drejtuesi i mjetit rrugor që hyn kundërvajtje në rakordimet konvekse Hiqen 5 pikë •Kur drejtuesi i mjetit rrugor që qarkullon kundërvajtje me fushëpamje të kufizuar Hiqen 10 pikë •Kur drejtuesi i mjetit rrugor që përshkon karrexhatën kundërvajtje kur rruga është e ndarë në disa karrexhata të veçanta. Hiqen 10 pikë •Kur drejtuesi i mjetit rrugor është përsëritës i shkeljes së dispozitave të nenit 140, pika 10, të Kodit Rrugor, të ndryshuar, brenda vitit. Hiqen 10 pikë •Kur drejtuesi i mjetit rrugor, duke u futur në kryqëzim, nuk i jep përparësi mjetit tjetër që vjen nga e djathta dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore prej 12 muajsh. Hiqen 5 pikë •Kur drejtuesi i mjetit rrugor në kapërcimin e linjave hekurudhore a të tramvajit, nuk i jep përparësi mjetit që lëviz mbi shina dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore prej 12 muajsh. Hiqen 5 pikë •Kur drejtuesi i mjetit rrugor nuk respekton sinjalet e vendosura të përparësisë në kryqëzim dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore prej 12 muajsh. Hiqen 5 pikë •Kur drejtuesi i mjetit rrugor nuk respekton sinjalet e vendosura të detyrimit të ndalimit para vijës së ndalimit, përpara se të futet në kryqëzim dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore prej 12 muajsh. Hiqen 5 pikë •Kur drejtuesi i mjetit rrugor nuk i jep përparësi atij që qarkullon në rrugë, kur hyhet në rrugë nga zona që nuk janë për kalim publik dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore prej 12 muajsh. Hiqen 8 pikë •Kur drejtuesi i mjetit rrugor zë kryqëzimin apo dhe kapërcimin e linjave hekurudhore a të tramvajit, duke mos pasur mundësi të lirojë zonën e manovrimit pa penguar kalimin e mjeteve që vijnë nga drejtime të tjera dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore prej 12 muajsh. Hiqen 8 pikë ••Drejtuesi i mjetit rrugor ose i kafshës nuk i jep përparësi atij që qarkullon në rrugë, kur hyhet në rrugë nga shtigje të udhëve për kafshë dhe pista biçikletash dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore prej 12 muajsh. Hiqen 8 pikë ••Drejtuesi i mjetit rrugor vazhdon lëvizjen, ndonëse sinjalizimi i semaforit ose i policit të trafikut e ndalojnë këtë lëvizje. Hiqen 10 pikë •Drejtuesi i mjetit rrugor që i afrohet një kalimi në nivel nuk tregon kujdesin maksimal, me qëllim mënjanimin e aksidentit. Hiqen 6 pikë •Drejtuesi i mjetit rrugor përpara zënies së një kalimi në nivel pa barriera ose gjysmëbarriera nuk sigurohet që asnjë tren të jetë duke u afruar. Hiqen 6 pikë •Drejtuesi i mjetit rrugor, përpara një kalimi në nivel pa barriera ose gjysmëbarriera, kalon kur barrierat ose gjysmëbarrierat janë duke u mbyllur ose janë mbyllur. Hiqen 6 pikë •Drejtuesi i mjetit rrugor, përpara një kalimi në nivel kalon kur gjysmëbarrierat janë duke u hapur. Hiqen 6 pikë •Drejtuesi i mjetit rrugor, përpara një kalimi në nivel kalon kur janë duke funksionuar sinjalizimet ndriçuese. Hiqen 6 pikë •Drejtuesi i mjetit rrugor, përpara një kalimi në nivel kalon kur janë duke funksionuar objektet zëvendësuese të barrierave ose gjysmëbarrierave.

Hiqen 6 pikë •Drejtuesi i mjetit rrugor, përpara një kalimi në nivel në rast të detyrimit të ndalimit të mjetit nuk bën përpjekje për ta zhvendosur mjetin ose nuk shmang çdo rrezik për njerëzit. Hiqen 6 pikë •Drejtuesi i mjetit rrugor nuk zbaton ndalimet e parakalimit sipas pikave 9, 10, 11, 12 dhe 13 të nenit 146, të Kodit Rrugor, të ndryshuar dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore prej 24 muajsh. Hiqen 8 pikë •Drejtuesi i mjetit rrugor nuk zbaton ndalimet e parakalimit sipas pikës 14, të nenit 146, të Kodit Rrugor, të ndryshuar dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore prej 24 muajsh. Hiqen 8 pikë •Drejtuesi i mjetit rrugor, si pasojë e mosrespektimit të largësisë së sigurisë ndërmjet mjeteve, shkakton përplasje me dëmtime të rënda për mjetin dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore prej 12 muajsh. Hiqen 10 pikë •Drejtuesi i mjetit rrugor nuk zbaton detyrimet e ndalimit dhe përparësisë gjatë këmbimit të mjeteve sipas përcaktimeve të pikave 1, 2 dhe 3, të nenit 148, të Kodit Rrugor, të ndryshuar dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore prej 12 muajsh. Hiqen 8 pikë •Drejtuesi i mjetit rrugor që kryen një nga transportet në kushte jonormale, si dhe qarkullon me një nga mjetet jashtë norme, pa marrë autorizimin përkatës. Hiqen 6 pikë •Drejtuesi i mjetit rrugor që kryen transport në kushte jonormale ose qarkullon me një mjet jashtë norme, pa zbatuar kushtet e përcaktuara në autorizim. Hiqen 6 pikë •Drejtuesi i mjetit rrugor që përdor makina ngarkim-transporti për transportimin e mallrave të ndryshme nga ato të parashikuara në nenin 54, pika 1, shkronja “n”. Hiqen 6 pikë •Drejtuesi i mjetit rrugor që përdor një mjet që e kalon kufirin e ngarkesës së lejuar të përcaktuar në nenin 62, në rrugë dhe autostrada. Hiqen 6 pikë •Drejtuesi i mjetit rrugor qarkullon me mjet që transporton mallra të rrezikshme pa marrë leje, kur parashikohet. Hiqen 6 pikë •Drejtuesi i mjetit rrugor qarkullon me mjet që transporton mallra të rrezikshme pa respektuar kushtet e vëna të autorizimit për ruajtjen e sigurisë. Hiqen 10 pikë •Drejtuesi i mjetit rrugor, gjatë qarkullimit në autostrada, në rrugë interurbane kryesore dhe në rrugë të tjera që kanë karakteristika strukturore të ngjashme me to, nuk respekton ndalimin e kthimit të sensit të lëvizjes dhe kapërcimi i trafikndarësit edhe aty ku ai mungon. Hiqen 10 pikë •Drejtuesi i mjetit rrugor, gjatë qarkullimit në autostrada, në rrugë interurbane kryesore dhe në rrugë të tjera që kanë karakteristika strukturore të ngjashme me to, nuk respekton ndalimin e kalimit në karrexhatë ose pjesë të saj në sens lëvizjeje të kundërt me atë të lejuar. Hiqen 10 pikë •Drejtuesi i mjetit rrugor, gjatë qarkullimit në autostrada, në rrugë interurbane kryesore dhe në rrugë të tjera që kanë karakteristika strukturore të ngjashme me to, nuk respekton ndalimin e qarkullimit në korsinë e emergjencës, përveçse kur ndalohet me mjetin ose rifillohet lëvizja. Hiqen 10 pikë •Drejtuesi i mjetit rrugor gjatë qarkullimit në autostrada, në rrugë interurbane kryesore dhe në rrugë të tjera që kanë karakteristika strukturore të ngjashme me to, nuk respekton ndalimin e qarkullimit në korsitë e ndryshimit të shpejtësisë, përveçse kur hyhet ose dilet nga karrexhata. Hiqen 10 pikë •Drejtuesi i mjetit rrugor, gjatë qarkullimit nuk respekton detyrimin e lënies së lirë të kalimit dhe duke ndaluar kur është e nevojshme, sapo dëgjon përdorimin e sinjaleve zanore shtesë të alarmit dhe sisteme shtesë të sinjalizimit pamor e me dritë vezulluese blu; nga automjetet dhe motorët në shërbim të policisë, nga autoambulancat ose mjetet zjarrfikëse. Hiqen 10 pikë •Drejtuesi i mjetit rrugor, gjatë qarkullimit nuk respekton detyrimin e mosndjekjes nga afër të automjeteve dhe motorëve në shërbim të policisë, të autoambulancave ose të mjeteve zjarrfikëse, duke shfrytëzuar progresionin e lëvizjes lirë gjatë përdorimit prej tyre të sinjaleve zanore shtesë të alarmit dhe sisteme shtesë të sin-

jalizimit pamor e me dritë vezulluese blu.

Hiqen 10 pikë •Drejtuesi i mjetit rrugor në shërbim të policisë, të autoambulancave ose të mjeteve zjarrfikëse gjatë qarkullimit, jo në përmbushje të shërbimeve urgjente të institucionit, përdor sinjalizime zanore shtesë të alarmit dhe/ose sisteme shtesë të sinjalizimit pamor e me dritë vezulluese blu. Hiqen 10 pikë •Drejtuesi i mjetit rrugor, gjatë qarkullimit përdor sinjalizime zanore shtesë të alarmit dhe/ose sisteme shtesë të sinjalizimit pamor e me dritë vezulluese, në kundërshtim me përcaktimin e pikës 1, të nenit 175, të Kodit Rrugor, të ndryshuar. Hiqen 10 pikë •Drejtuesi i mjetit rrugor qarkullon me mjet të papajisur me tahograf, kur është parashikuar që mjeti duhet të ketë një të tillë. Hiqen 10 pikë •Drejtuesi i mjetit rrugor qarkullon me mjet të pajisur me tahograf që nuk funksionon. Hiqen 10 pikë •Drejtuesi i mjetit rrugor qarkullon me mjet në gjendje të dehur. Hiqen 10 pikë •Drejtuesi i mjetit rrugor qarkullon me mjet të pajisur me tahograf që nuk i ka karakteristikat në përputhje me ato të përcaktuara. Hiqen 10 pikë •Drejtuesi i mjetit rrugor qarkullon me mjet të pajisur me tahograf kur nuk është futur letra e regjistrimit. Hiqen 10 pikë •Drejtuesi i mjetit rrugor qarkullon me mjet të pajisur me tahograf kur janë prekur vulat ose është ndryshuar. Hiqen 10 pikë •Drejtuesi i mjetit rrugor nuk pranon të bëhet verifikimi i gjendjes psikofizike si pasojë e ndikimit të alkoolit. Hiqen 10 pikë •Drejtuesi i mjetit rrugor nuk pranon të bëhet verifikimi i gjendjes psikofizike si pasojë e ndikimit të alkoolit në rast aksidenti. Hiqen 10 pikë •Drejtuesi i mjetit rrugor qarkullon me mjet nën ndikimin e lëndëve droguese ose psikotrope. Hiqen 10 pikë •Drejtuesi i mjetit rrugor nuk pranon të bëhet verifikimi i gjendjes psikofizike si pasojë e ndikimit të lëndëve droguese ose psikotrope. Hiqen 10 pikë •Drejtuesi i mjetit rrugor nuk pranon të bëhet verifikimi i gjendjes psikofizike si pasojë e ndikimit të lëndëve droguese ose psikotrope në rast aksidenti. Hiqen 10 pikë •Drejtuesi i mjetit rrugor nuk zbaton detyrimin e ndalimit në rast aksidenti vetëm me dëme materiale. Hiqen 10 pikë •Drejtuesi i mjetit nuk paraqet pa lëvizur nga mjeti, me kërkesën e funksionarëve, oficerëve dhe policëve, kur janë me uniformë ose të pajisur me dokumentin e caktuar dallues, leje-qarkullimin, lejedrejtimin dhe çdo dokument tjetër që, sipas normave të Kodit Rrugor, duhet të ketë me vete. Hiqen 10 pikë •Drejtuesi i mjetit rrugor nuk zbaton detyrimin e ndalimit në rast aksidenti me dëme në njerëz. Hiqen 15 pikë •Drejtuesi i mjetit nuk ndalon, kur kjo kërkohet nga funksionarë, oficerë dhe policisë, të cilëve u takon kryerja e shërbimeve të Policisë Rrugore, kur janë me uniformë ose të pajisur me dokumentin e caktuar dallues Hiqen 10 pikë •Drejtuesi i mjetit nuk mundëson kontrollin e mjetit për verifikimin dhe zbatimin e normave në lidhje me karakteristikat dhe pajisjen e mjetit. Hiqen 6 pikë •Drejtuesi i mjetit nuk respekton ndërprerjen e udhëtimit, kur sistemet e sinjalizimit pamor dhe të ndriçimit ose gomat paraqesin defekte a parregullsi të tilla që mund të krijojnë rrezik të madh për sigurinë e tij dhe të të tjerëve, duke pasur parasysh edhe kushtet atmosferike ose kushtet e rrugës. Hiqen 10 pikë •Drejtuesi i mjetit nuk zbaton urdhrin për të ndaluar ose të vazhdojë udhëtimin, duke treguar kujdes të veçantë që të mos dëmtojë rrugën. Hiqen 8 pikë •Drejtuesi i mjetit nuk qëndron në pikat e kontrollit policor ose postbllokun e ngritur nga Policia e Shtetit ose Policia Ushtarake. Hiqen 10 pikë •Drejtuesi i mjetit nuk u bindet sinjalizimeve të personelit ushtarak, edhe të pashoqëruar nga personeli i Policisë Rrugore, që i jepen për të lejuar lëvizjen e kolonës ushtarake. Hiqen 8 pikë


EKONOMI • E mërkurë 24 korrik 2013 kryer vizitat e duhura mjekësore te mjekët specialistë përkatës dhe për plotësimin e “certifikatës mjekësore”, modeli IV.6, me fotografi. 4. Kur në të dhënat e kartelës mjekësore të personit përkatës ka të evidentuara sëmundje invaliditeti, të përcaktuara në nenin 303, shtojca I ose gjymtime fizike, mjeku i familjes plotëson “certifikatën e anamnezës”, modeli IV.4, dhe e dërgon personin për vizita mjekësore në komisionin mjekësor vendor, ku bëhet dhe plotësimi i “certifikatës mjekësore”, modeli IV.6, me fotografi.”. 3. Pas nenit 309 shtohet neni 309/1 me këtë përmbajtje: “Neni 309/1 Kufizime për drejtuesit e motomjeteve (neni 117/1 i Kodit Rrugor) 1. Për 3 (tri) vitet e para nga data e marrjes së lejes së drejtimit të kategorisë “A”, nuk lejohet drejtimi i motoçikletave me ose pa kosh me fuqi më të madhe se 25 kë dhe/ose me raportin fuqi/ peshë më të madhe se 0.16 kë/kg, referuar masës pa ngarkesë. 2. Për 3 (tri) vitet e para nga data e marrjes së lejes së drejtimit të kategorisë “A”, nuk lejohet tejkalimi i shpejtësisë sipas nenit 140 të Kodit Rrugor. 3. Në lejen e drejtimit në rubrikën 13 “Kushte kufizuese përdorimi” dhe në lejen e qarkullimit në rubrikën “Shënime”, të bëhet shënimi “Neni 117/1 Kodi Rrugor deri më datë …”.”. 4. Pas nenit 312 shtohet neni 312/1 me këtë përmbajtje: “Neni 312/1 Leje drejtimi me pikë (neni 120/1 i Kodit Rrugor) 1. Tabela e pikëve është sipas lidhjes 1, bashkëlidhur këtij vendimi. 2. Programet dhe kohëzgjatja e kurseve të trajnimit për të rimarrë pikët e humbura përcaktohen nga ministria përgjegjëse për transportin rrugor në aktet, që rregullojnë veprimtarinë e autoshkollave dhe të programeve të testimit. 3. Për të rimarrë pikët e humbura drejtuesi i mjetit duhet t’u nënshtrohet kurseve të kualifikimit dhe provimeve për kategorinë më të lartë të shënuar në lejen e drejtimit të anuluar. 4. Kontrolli i gjendjes reale të pikëve nga çdo drejtues mjeti rrugor bëhet në faqen në internet të DPSHTRR-së, duke iu referuar numrit të lejes së drejtimit. 5. Për drejtuesit e mjetit rrugor, që janë punonjës të shërbimeve të policisë rrugore dhe kontrolleve të tjera në rrugë, sipas neneve 11 dhe 12 të Kodit Rrugor, numri i pikëve të tabelës së mësipërme dyfishohet. 6. Në ato raste kur parashikohet masa plotësuese administrative e pezullimit të lejes së drejtimit, agjenti verifikues heq dhe pikët sipas llojit të shkeljes së parashikuar në tabelën 1. Dispozitat e kësaj pike nuk zbatohen në rastet e parashikuara në pikën 2 të nenit 120/1 të Kodit Rrugor.”. 5. Neni 313 ndryshohet si më poshtë vijon: “Neni 313 Licenca për autoshkollë (neni 121 i Kodit Rrugor) 1. Veprimtaria e edukimit rrugor të formimit dhe instruktimit të drejtuesve të mjeteve rrugore me motor do t’i nënshtrohet pajisjes me licencë, me kodin VII.3.A “Autoshkollë”, sipas përcaktimeve të parashikuara në ligjin nr. 10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe në vendimin nr. 538, datë 26.5.2009 të Këshillit të Ministrave “Për licencat, autorizimet dhe lejet që trajtohen nga/ apo nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Licencimit (QKL) dhe disa rregullime të tjera nënligjore të përbashkëta”, të ndryshuar. 2. Përgatitja e drejtuesve të mjeteve rrugore me motor bëhet vetëm në autoshkolla, kundrejt pagesës. Tarifa e pagesës përcaktohet nga subjektet, juridike e fizike, shtetërore dhe private, që organizojnë autoshkollën. 3. Për pajisjen me licencë për veprimtarinë e autoshkollës, subjektet fizike ose juridike, private ose shtetërore, duhet të paraqesin pranë Qendrës Kombëtare të Licencimit (QKL) këto dokumente: a) Dëshminë e aftësisë profesionale të mësuesit të teorisë ose, në mungesë të saj, nga kërkuesi, kontratën me një person të pajisur me këtë dëshmi, i cili do të jetë edhe drejtuesi teknik i autoshkollës; b) Dëshminë e aftësisë profesionale për instruktorët e praktikës dhe kontratat që provojnë marrëdhëniet e kërkuara të punës; c) Dokumentet e pronësisë ose të marrjes me qira të një klase për zhvillimin e mësimit të teorisë; ç) Dokumentet e pronësisë të subjektit kërkues për të paktën nga një mjet rrugor për çdo kategori lejeje drejtimi apo dëshmie dhe certifikata të aftë-

sisë profesionale për të cilat kërkon licencën; d) Rregullore të brendshme të funksionimit të autoshkollës; dh) Dokumentin që vërteton pagesën e tarifës së pajisjes me licencë në QKL. 4. Kushtet e licencimit, dokumentet shoqëruese, afatet e vlefshmërisë dhe procedurat e shqyrtimit të kërkesave për pajisjen me licencë, me kodin VII.3.A “Autoshkollë”, janë ato të përcaktuara në ligjin nr. 10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe në vendimin nr. 538, datë 26.5.2009 të Këshillit të Ministrave “Për licencat, autorizimet dhe lejet që trajtohen nga/ apo nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Licencimit (QKL) dhe disa rregullime të tjera nënligjore të përbashkëta”, të ndryshuar. 5. Kohëzgjatja e kurseve për përgatitjen teoriko-praktike në autoshkollë përcaktohet nga lloji i lejes së drejtimit, në mbështetje të akteve nënligjore, të nxjerra nga ministria përgjegjëse për transportin rrugor. 6. Për përgatitjen e plotë, teorike dhe praktike, të kandidatëve, subjektet që organizojnë autoshkollat duhet të realizojnë programet e teorisë dhe të praktikës, të hartuara dhe të miratuara nga ministria përgjegjëse për transportin rrugor. 7. Autoshkolla nuk mund të programojë më shumë se 6 (gjashtë) orë mësimi teorik për një mësues teorie e 8 (tetë) orë mësimi praktik në ditë për një instruktor praktike dhe jo më pak se 1 (një) orë praktikë në ditë për çdo kursant. 8. Regjistrimi i personave të interesuar për t’u pajisur me leje drejtimi bëhet nga vetë autoshkolla, e cila regjistron personat e interesuar për t’u pajisur me leje drejtimi me banim në juridiksionin e rrethit, për të cilën është licencuar, si dhe studentët me qëndrim të përkohshëm, brenda këtij juridiksioni. Gjithashtu, mund të regjistrohen edhe persona me banim jashtë juridiksionit të licencës në mungesë totale aktiviteti ose kategorie të veçanta, aktivitetit për autoshkollë nga rrethe apo drejtori të tjera rajonale, kur kjo është e konfirmuar. Për rastet kur aplikohet jashtë vendbanimit, dosja e lejes së drejtimit dërgohet në DRSHTRR-në ku ka vendbanimin aplikuesi, pas përfundimit të përgatitjes dhe marrjes së testimit. Përpara fillimit të kursit, autoshkolla dërgon dokumentet e personave të interesuar për t’u pajisur me leje drejtimi në sektorin përkatës të DRSHTRR-së. 9. Autoshkolla dorëzon kërkesën në sektorin përkatës të DRSHTRR-së, në fillim të çdo muaji për të bërë planifikimin e marrjes në prova të njohurive teorike dhe të verifikimit të aftësive drejtuese e të sjelljes. Sektori përkatës shpall në vende të dukshme dhe njofton në rrugë elektronike autoshkollat për datat e planifikuara për marrjen në prova. Strukturat e DRSHTRR-së janë të detyruara të marrin në prova teorike dhe praktike çdo kandidat që ka kryer ciklin e plotë të përgatitjes teorike e praktike, ka dorëzuar dokumentacionin e plotë dhe ka paguar tarifat e shërbimit. Pas përfundimit të provave, komisioni plotëson dokumentet, sipas modelit të miratuar nga DPSHTRR-ja. 10. Mjetet rrugore që përdoren gjatë përgatitjes praktike për leje drejtimi dhe certifikata të aftësisë profesionale duhet të plotësojnë kushtet teknike, si më poshtë vijon: a) Për kategorinë “A”, motoçikletë me ose pa kosh, me cilindratë jo më pak se 250 cm3; b) Për leje drejtimi të kategorisë “B”, automjet i kategorisë “B”, me peshë maksimale deri në 3.500 kg ose automjet, për transport personash, deri në (8+1) vende, i cili duhet të realizojë një shpejtësi mbi 100 km/orë; c) Për kategorinë “BE”, automjet i përshtatshëm për provën e kategorisë “B”, e kombinuar me një rimorkio, me peshë maksimale të autorizuar 1.000 kg, bashkimi i të cilave nuk hyn në kategorinë “B” dhe që duhet të realizojë një shpejtësi mbi 100 km/orë; ç) Për kategorinë “C”, një mjet rrugor të kategorisë “C”, me masë maksimale të autorizuar prej të paktën 12.000 kg, me gjatësi prej të paktën 8 m, me gjerësi prej të paktën 2,40 m dhe me shpejtësi prej të paktën 80 km/orë, e pajisur me frena kundër bllokimit (ABS), e pajisur me kuti shpejtësie që ka të paktën 8 (tetë) raporte marshe përpara dhe pajisjen e regjistrimit të kohës dhe shpejtësisë (tahograf). Mjeti rrugor në procesin e përgatitjes dhe të provave praktike të jetë me një masë të përgjithshme minimale reale prej 10.000 kg; d) Për kategorinë “CE”, një mjet rrugor të artikuluar ose një kombinim i një mjeti rrugor të kategorisë “C” me një rimorkio të paktën 7,5 m të gjatë. Si mjeti rrugor me rimorkio dhe ai I kombinuar të kenë një masë maksimale të autorizuar prej të paktën 20.000 kg, një gjatësi prej të paktën 14 m dhe një

gjerësi prej të paktën 2,40 m dhe të kenë shpejtësi prej të paktën 80 km/orë, e pajisur me frena kundër bllokimit (ABS), e pajisur me kuti shpejtësie që ka të paktën 8 (tetë) marshe përpara, si dhe me pajisje regjistrimi të shpejtësisë dhe të kohës (tahograf). Në të gjitha rastet, rimorkioja të ketë formën e një kutie të mbyllur, e cila është të paktën aq e gjerë dhe e lartë sa kabina e mjetit rrugor. Si mjeti rrugor me rimorkio dhe ai i kombinuar, në procesin e përgatitjes dhe të provave praktike të jenë me një masë të përgjithshme minimale reale prej 15.000 kg; dh) Për kategorinë “D”, një mjet rrugor të kategorisë “D”, me gjatësi prej të paktën 10 m, gjerësi prej të paktën 2,40 m dhe kapacitet shpejtësie prej të paktën 80 km/orë; i pajisur me frena kundër bllokimit (ABS) dhe me pajisje regjistruese të shpejtësisë dhe kohës (tahograf); e) Për leje drejtimi të kategorisë “DE”, një kombinim i bërë nga një mjet rrugor i kategorisë “D” dhe një rimorkio me një masë maksimale të autorizuar prej të paktën 1.250 kg, një gjerësi prej të paktën 2,40 m dhe një kapacitet shpejtësie prej të paktën 80 km/orë. Rimorkioja të jetë në formën e një trupi kutie të mbyllur, e cila të jetë të paktën 2 m e gjerë dhe 2 m e lartë. Rimorkioja të jetë me një masë të përgjithshme minimale reale prej 800 kg. 11. Mjetet rrugore mësimore, përveç atyre të kategorisë “A”, duhet të jenë të pajisura me pedale të dyfishta (gaz, freksion, frena), që përdoren nga vendi ku qëndron instruktori dhe në mes të instruktorit dhe drejtuesit të mjetit nuk duhet të ketë pengesa, që vështirësojnë ndërhyrjet e instruktorit për të vepruar në drejtimin e mjetit rrugor. Mjetet rrugore mësimore duhet të jenë me pamje të jashtme të rregullt dhe në gjendje të mirë teknike, në të kundërt, nga kontrollorët e ministrisë, që mbulon veprimtarinë e transportit rrugor, dhe nga organet e policisë rrugore duhet të mbahet qëndrim deri në bllokimin e tyre, pa mbajtur përgjegjësi për vijueshmërinë e autoshkollës. 12. Mësuesi i teorisë dhe instruktori i praktikës duhet të jenë pajisur me dëshminë e aftësisë profesionale dhe duhet të plotësojnë edhe këto kushte: a) Mësuesit e teorisë duhet: - të jenë të pajisur me diplomën e shkollës së lartë në degën inxhinieri mekanike ose të jenë oficerë transporti, diplomuar në Akademinë e Forcave Tokësore; - të jenë pajisur me leje drejtimi për drejtim mjeti rrugor, minimalisht e kategorisë “B”. b) Instruktorët e drejtimit të mjeteve rrugore duhet: - të jenë me moshë mbi 30 vjeç dhe jo më shumë se 65 vjeç, duke respektuar ligjin për pensionet, sipas përkatësisë gjinore; - të kenë dokumentin e përfundimit të arsimit të mesëm; - të kenë leje drejtimi të kategorisë, për të cilën kërkon të testohet, të marrë prej 10 (dhjetë) vjetësh ose leje drejtimi të vlefshme të një kategorie më të lartë, ndërsa për kategoritë “A” dhe “DE” duhet të kenë leje drejtimi të këtyre kategorive, të marra prej 10 (dhjetë) vjetësh; - përveç lejes së drejtimit, duhet të kenë edhe certifikatën e aftësisë profesionale të së njëjtës kategori, kur personi i interesuar do të ushtrojë detyrën e përgatitjes së kandidatëve që aplikojnë për certifikatën e aftësisë profesionale. Dëshmitë e aftësisë profesionale për mësuesit e teorisë dhe instruktorët e praktikës të autoshkollave jepen nga strukturat e DPSHTRR-së, pas testimit përkatës, të përcaktuar në aktet nënligjore të nxjerra nga ministri përgjegjës për transportin rrugor. Dëshmia e aftësisë profesionale e mësuesit të teorisë është pa afat, rinovimi i saj bëhet për rastet kur ajo dëmtohet, humbet ose kur poseduesi i saj ndryshon vendbanimin. Dëshmia e aftësisë profesionale e instruktorit të praktikës lëshohet për një afat 5-vjeçar me të drejtë rinovimi, nëse poseduesi zotëron aftësitë e kërkuara fizike e psikike dhe shfrytëzohet vetëm për ato qëllime, për të cilat ajo është lëshuar. Dokumentet, që vërtetojnë plotësimin e kushteve të mësuesve të teorisë dhe të instruktorëve të praktikës, administrohen nga sektori përkatës i DRSHTRR-së. Të drejtën e anulimit të dëshmisë së aftësisë profesionale e ka organi, që e ka lëshuar atë, kur mbajtësi i saj nuk plotëson më kërkesat morale, të përcaktuara në nenin 118, kërkesat fizike, si dhe kur mbajtësi kryen shkelje në mënyrë të përsëritur të legjislacionit rrugor ose kur shpërdoron detyrën. 13. Kur mjeti rrugor mësimor drejtohet nga një kandidat, në të lejohet të hipë vetëm një kursant tjetër, përveç instruktorit, ndërsa kur mjeti rrugor është autobus, me të cilin stërviten persona që do të pajisen me lejen e drejtimit të kategorisë “D”,

»

07

mund të udhëtojnë vetëm pjesëtarët e të njëjtit grup stërvitor, por jo më shumë se 8 (tetë) persona. 14. Është e drejtë e çdo kandidati, që vazhdon autoshkollën, të ankohet te drejtuesi i autoshkollës ose strukturat përgjegjëse në DPSHTRR për aktivitetin e autoshkollës, kur vëren se mungojnë kushtet, nuk bëhen përpjekjet e nevojshme për përvetësimin e programit të detyruar mësimor teoriko-praktik. 15. Përgatitja praktike e kandidatëve bëhet si më poshtë vijon: a) Fillimisht në fushë, rrugë e mjedise ku nuk ka lëvizje, për të marrë më parë reflekset e nevojshme, pastaj në rrugë e mjedise ku nuk ka lëvizje të dendura; b) Në rrugë jashtë qyteteve e qendrave të banuara, ditën dhe natën; c) Në rrugë, brenda qyteteve dhe me dendësi të madhe lëvizjeje, ditën dhe natën. 16. Personat, që duan të regjistrohen në autoshkollë, paraqesin pranë saj dokumentet e mëposhtme: a) Kërkesën për kategorinë e lejes së drejtimit që do të përgatitet; b) Certifikatën mjekësore që vërteton aftësinë shëndetësore për të drejtuar mjetin rrugor; c) Lejen e drejtimit të aftësisë së klasës të mëparshme (në qoftë se ka); ç) Përpara fillimit të autoshkollës, ndërmjet palëve lidhet kontrata, ku përcaktohen të drejtat dhe detyrat e secilës palë.”. 6. Nenet 314 dhe 315 ndryshohen si më poshtë vijon: “Neni 314 Kontrolli i autoshkollave (neni 121 i Kodit Rrugor) 1. Ministria përgjegjëse për transportin rrugor, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe strukturat përkatëse në drejtoritë rajonale ushtrojnë kontroll mbi veprimtarinë e autoshkollave. Përbëjnë objekt kontrolli veçanërisht: a) dokumentacioni për licencimin dhe aftësinë profesionale të personelit; b) dokumentacioni për administrimin e aktivitetit të përcaktuar në aktet në zbatim; c) kushtet e zhvillimit të mësimit teorik, mjediset dhe pajisjet didaktike që mundësojnë zhvillimin normal të tij; ç) dokumentacioni dhe gjendja teknike e mjeteve rrugore të autoshkollës sipas normave ligjore në fuqi; d) ndjekja e seancave të zhvillimit të mësimit teorik dhe praktik; dh) respektimi i udhëzimeve, rregulloreve apo urdhrave të nxjerrë nga ministria përgjegjëse, në zbatim të Kodit Rrugor. 2. Për kontrollin e kryer, hartohet procesverbal, ku shënohen parregullsitë në dokumentacion apo për mënyrën e funksionimit të autoshkollës. Një kopje e procesverbalit u jepet në moment drejtuesit teknik, pronarit të autoshkollës ose përfaqësuesit të tij ligjor dhe duhet të nënshkruhet nga palët. 3. Drejtuesi teknik i autoshkollës, pronari ose përfaqësuesi ligjor, brenda 5 (pesë) ditësh nga data e dorëzimit të procesverbalit duhet të njoftojë strukturën përkatëse të DPSHTRR-së, që ka kryer kontrollin për shmangien e të metave që janë shënuar në procesverbal. 4. Në rastin e mosrespektimit të njoftimit dhe të përmirësimit të parregullsive, të përmendura në pikat 2 e 3 të këtij neni, struktura përkatëse në DPSHTRR ose në DRSHTRR, merr masa për pezullimin e veprimtarisë së autoshkollës në zbatim të pikës 3 të nenit 121 të Kodit Rrugor. Për raste të dokumentuara, që përcaktohen në pikën 4 të nenit 121 të Kodit Rrugor, DPSHTRR-ja, publikon në Regjistrin Kombëtar të Licencave dhe Lejeve vendimin e revokimit, në përputhje me parashikimet e neneve 12 e 14 të ligjit nr. 10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”. Si për rastin e pezullimit ose të revokimit të licencës strukturat e DPSHTRR-së njoftojnë zyrtarisht drejtuesin e autoshkollës. 5012 Neni 315 Identifikime të mjeteve rrugore të regjistruara në shtetet e huaja dhe shenjat dalluese të shtetit shqiptar (nenet 127 dhe 131 të Kodit Rrugor) Leja e drejtimit e lëshuar nga një shtet i huaj në kuptimin e pikës 3 të nenit 127 të Kodit Rrugor, pezullohet nga institucioni i prefektit, në juridiksionin e të cilit është konstatuar shkelja.”. II. Çdo akt tjetër, që bie ndesh me këtë vendim, shfuqizohet. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha


08

« EKONOMI

E mërkurë 24 korrik 2013 •

EKSPERTI KOMENTON REALIZIMIN E AMISTISË SË PLOTË

Amnistia, Binaj: Sipërmarrja më parë të deklarojë të ardhurat Brikena Dervishaj

N

jë amnisti fiskale e plotë ka përfshirë në debat ekspertë të ekonomisë në vend. Eksperti kontabël, prof. Agim Binaj është shprehur se sipërmarrja duhet më parë të deklarojë të ardhurat të realizuar këto 20 vjet dhe më pas të aplikohet një amnisti e plotë fiskale, nga e cila të përfitojnë bizneset, por dhe buxheti i shtetit. Sipas tij, nuk mund të bëhet një amnisti fiskale, nëse më parë nuk kemi një formalizim të gjithë biznesit.

SHTYRJA Një pjesë e madhe e publikut i ka kuptuar me vonesë lehtësitë që jep ligji për rivlerësimin e banesave. Pas dhënies edhe të një shansi të tretë për rivlerësimin e banesave kanë qenë kryesisht emigrantët ata që kërkojnë informacion se si mund të përfitojnë nga kjo amnisti. Deri në datën 31 tetor 2013 është afati ku poseduesi i një prone bën kërkesë për rivlerësim pranë zyrave të hipotekës. Diferenca e çmimit të blerjes dhe çmimit të tregut me të cilën e shet shtëpinë do të tatohet. Me ligjin e vjetër individët duhet të paguanin 10% të vlerës së diferencës mes çmimit të blerjes dhe atij të shitjes, ndërsa ligji i ri u jep mundësi të gjithëve që të paguajnë vetëm 1%. Rivlerësimi i pronës ndahet në dy raste: rasti i parë është kur vlera reale e saj është e përafërt me çmimin fiskal të hartës dhe rasti tjetër kur vlera është më e madhe.

Kërkesa për amnisti Kërkesa e sipërmarrjes për qeverinë e re, që duhet të formohet pas disa javësh, ndonëse nuk është pranuar ende zyrtarisht, është tashmë një temë diskutimi mes ekspertëve të ekonomisë. Pak kohë më parë Nikolin Jaka, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, u shpreh, se me fillimin nga puna të qeverisë së re, biznesi do të kërkojë një amnisti fiskale të plotë, do të riformalizonte gjithë ekonominë shqiptare. Jaka sqaron se, me fillimin nga puna të qeverisë së re, biznesi do të kërkojë një amnisti fiskale të plotë, që sipas tij, do të riformalizonte gjithë ekonominë shqiptare. Amnistia e qeverisë “Berisha” Edhe pse u shty afati i përfitimit nga “amnistia”, komuniteti i biznesit nuk po përfiton. Ky fakt pohohet nga Nikolin Jaka, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës. Sipas Jakës, nga shtyrja e afatit të ligjit “Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor”, mund të përfitojnë vetëm individët, por jo biznesi, pasi nuk u mor parasysh kërkesa e këtij komuniteti ashtu si në fazën e parë të aplikimit të kësaj “amnistie”. Problematike për Shqipërinë ka qenë falja e vazhdueshme e detyrimeve të ndryshme që qytetarët apo sipërmarrjet kishin për organet tatimore apo subjekte të ndryshme. Përsëritja e masave të faljes apo amnistisë së detyrimeve, sipas ekspertëve, dëmton kulturën e pagimit të taksave dhe ndikon në rritjen e evazionit fiskal. Shtyrja Ligji “Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor”, që mori miratimin e Kuvendit në seancën e tij të fundit dhe që vendos shtyrjen e afatit të zbatimit të amnistise fiskale deri në fund të këtij viti do të hyri në fuqi më 22 Qershor. Bëhet fjalë për variantin e parë të amnistisë, të miratuar në Mars 2011, që në fakt është një falje për gjobat dhe detyrimet e prapambetura,

Mënyrë e zgjuar për komunikim më lirë

Oferta dhe tarifa “roaming” me leverdi nga “Vodafone” Pushuesit që kanë vendet evropiane si destinacionin e tyre të preferuar kanë një mundësi për të kursyer duke përdorur ofertat e reja roaming të Vodafone. Për klientët e planeve tarifore me parapagesë (Vodafone Club dhe Vodafone Card) tashmë Vodafone prezanton paketën ditore “Roaming All Inclusive” që mundëson 20 minuta hyrëse, 20 minuta dalëse, 20 SMS dhe 20 MB internet për 490 lekë në ditë (me tvsh). Ju mund të registroheni çdo ditë për të përfituar paketën duke derguar një sms pa pagese me tekst “1” në numrin 139. Pasi të regjistroheni, paketa do të jetë e vlefshme për 24 orë. Klientët mund ta blejnë atë vetëm në ditët që ju nevojitet. Kjo ofertë është e vlefshme deri më 11 tetor 2013 në roaming në 40 rrjete në Evropë. Klientët me kontratë mund të vijojnë të përfitojnë nga ofertat e Vodafone Passport dhe Vodafone Data Passport. Risia e kësaj vere vjen për pajtimtarët e planeve tarifore Vodafone RED gjatë kohës kur ndodhen në roaming. Për vetëm 500 lekë në ditë, klientët Vodafone RED do mund të përdorin paketat e planit të tyre Red

me minuta, mesazhe dhe internet edhe në roaming, në 43 rrjete evropiane pa u shqetësuar për kosto shtesë. Klientët e planeve tarifore me kontratë Vodafone RED do të komunikojnë dhe navigojnë në internet njësoj si në Shqipëri. Për të përfituar nga kjo tarife, mjafton të zgjidhni një nga 4 planet tarifore Vodafone RED, plane tarifore të cilat si kurrë më parë ofrojnë komunikimin e vërtetë pa limit brenda rrjetit apo drejt rrjeteve kombëtare sipas zgjedhjes se klientëve. Hollësitë e ofertave dhe tarifave në roaming të Vodafone, si edhe informacion për rrjetet ku mundësohen ato mund të gjenden duke vizituar faqen zyrtare ose duke kontaktuar pa pagesë me Shërbimin e Kujdesit ndaj Klientit në numrat 140, për klientët me parapagesë dhe 149 për ata me kontratë.

Nuk preken sektorët jetikë dhe pagat e pensionet

Ndryshimet në buxhetin e këtij viti i mbeten qeverisë së shtatorit

BIZNESI VUAN MOSPAGESAT E PUNËVE PUBLIKE

Disiplinimi i fondeve, biznesi: Efekti negativ Ministria e Financave ka disiplinuar shpenzimet buxhetore. Kjo masë sipas burimeve të këtij dikasteri është ndërmarrë deri në krijimin e qeverisë së re. Po ky reagim nuk është i mirëpritur sipas përfaqësuesve të komunitetit të biznesit, sepse mund të ndikojë në ecurinë e punës së tyre. Kryetari i DHTI-së, Nikolin Jaka, u shpreh se, pezullimi i të gjithë tenderëve por nga ana tjetër jepte dhe mundësinë e rivlerësimit të aseteve. Nisma Argumenti kryesor për rikthimin e zbatimit të një pjese të ligjit për faljen fiskale ishte t’iu jepej edhe një mundësi tjetër të interesuarve, kryesisht emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, por që disponojnë një pronë në Shqipëri. Një nismë e tillë erdhi si kërkesë e Min-

publikë, jep një efekt negativ. Sipas Jakës, Financat duhet të jenë më të kujdesshme, pasi biznesi vuan efektet e mospagesave të punëve publike tashmë të kryera dhe ky vendim do ta dyfishonte barrën ndaj sipërmarrjes. Në vendim thuhet se, botimi i çdo lloj njoftimi, duke përfshirë negocimin pa publikim, me përjashtim të njoftimit të kontratës së nënshkruar, istrisë së Financave, e cila e konsideroi këtë të nevojshme, meqenëse përgjatë gjithë faljes fiskale të rindërmarrë, rivlerësimi i aktiveve fikse rezultoi i suksesshëm në zbatim. Në mars të vitit 2011, Kuvendi miratoi ligjin e faljes fiskale, në pamundësi për të miratuar një amnisti të plotë. Ky proces ishte parashikuar të fuste në tregun shqiptar një kapital të ri, të padeklaruar më parë, për t’i dhënë një ritëm të ri ekonomisë së vendit. Pavarësisht se

për prokurim të fondeve buxhetore për shpenzimet kapitale dhe korrente të njësive qendrore do të bëhet vetëm pasi të ketë edhe një vendim qeverie. procesi zgjati pothuajse një vit, biznesi nuk shfaqi shumë interes për këtë ligj dhe kjo u argumentua me mungesën e garancive të duhura ligjore. Pavarësisht interesit të ulët nga bizneset, një nga pikat që rezultoi e suksesshme ishte ajo e rivlerësimit të banesave, ndaj edhe qeveria në përfundim të afatit të parë, që ishte fundi i marsit të vitit 2012, vendosi të ofronte edhe një shans tjetër, por vetëm për pjesën e pasurive të paluajtshme.

Ligji për buxhetin e këtij viti pritet të ndryshojë, duke rregulluar parametrat e të ardhurave në buxhetin e shtetit për 6 muajt e parë të vitit 2013, si dhe shpenzimet që kanë tejkaluar planin. Burime zyrtare nga Ministria e Financave, bëjnë të ditur, se ndryshimet do të realizohen vetëm në muajin shtator, pas formimit të qeverisë e re. Gjithësesi, ndryshimet e treguesve të buxhetit të shtetit nuk pritet të prekin sektorët jetikë, si dhe pagat e pensionet. Këshilli i Ministrave miratoi rritjen e pagave dhe pensioneve, edhe pse u kritikua nga ekspertët vendas dhe të huaj. Qeveria një javë më parë mori vendimin për disiplinimin e shpenzimeve, sipas të cilit u ndërprenë të gjitha prokurimet pas 15 korrikut. Zyrtarisht ligji i buxhetit për këtë vit ka rënë vetëm disa muaj pas miratimit të tij, kur qeverisë i dolën nga kontrolli të gjithë treguesit e parashikuar, për shkak të rritjes së shpenzimeve, por edhe uljes së taksave në prag të zgjedhjeve. Në kushtet e rrotacionit politik, fati i buxhetit duket se do të mbetet i pavendosur deri

në formimin e qeverisë së re. Por edhe kjo e fundit nuk do të ketë përpara shumë alternativa për të zgjedhur. Rënia e të ardhurave imponon vetëm dy rrugë, ose rritje të borxhit përtej kufirit të përcaktuar në ligj, ose shkurtime drastike të shpenzimeve. Aktualisht treguesit e buxhetit për 6-mujorin e parë të këtyij viti llogariten të ardhurat në 153.3 miliardë lekë, ndërkohë që në fillim të vitit ishin planifikuar në vlerën 166.1 miliardë lekë, ndërkohë që shpenzimet arritën në 205 miliardë lekë, duke krijuar një deficit buxhetor 51.6 miliardë lekë. Ndërsa në programimin vjetor të buxhetit të ardhurat janë llogaritur të jenë në vlerën 360,6 miliardë lekë, shpenzimet në 409,5 miliardë lekë dhe deficiti në vlerën 48,9 miliardë lekë.


SOCIALE • E mërkurë 24 korrik 2013

»

09

RENDITJA NË FORMULAR SIPAS PËLQIMEVE TË DEGËVE DO TË JETË NJË MUNDËSI PËR TË FITUAR

Kujdes në renditjen e degëve të preferuara Formulari-A2, nis aplikimi on-line dhe vetëm një mundësi plotësimi Erta Bode

K

ëtë vit formulari A-2 do të jetë on-line dhe vetëm një kopje për të gjithë maturantët. Kjo do të thotë se çdo maturantë ka vetëm një mundësi në plotësimin e tij, pa e fshirë dot atë dhe pa krijuar dot një tjetër. Ministria e Arsimit bën të ditur se sot do të shpërndahet formulari dhe ditët për të plotësuar atë do të mjaftojnë deri më datën 31 të këtij muaji. Për sai përket rëndësisë në plotësimin e formularit duhet të ndiqni këtë mënyrë: Në faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit, duke klikuar në butonin “Matura shtetërore” do të gjeni: a) listën e programeve të studimit për çdo fakultet të 11 IALP-ve të vendit; b) kuotat e miratuara me VKM për çdo program studimi të të gjitha IALPve; c) koeficientet e shkollës (KSH) për çdo program studimi; d) koeficientet e lëndëve me zgjedhje (KZ1, KZ2); e) formulën e llogaritjes së pikëve të shprehur në një tabelë të thjeshtë në Excel (Duke vendosur notat dhe koeficientet, secili maturant mund të llogarisë pikët për secilën prej preferencave. Pikët shfaqen automatikisht në qelizën pikët); f) pikët e fituesit të fundit për çdo program studimi në katër vitet e fundit (2008-2012). Në këtë mënyrë, pasi njihet me listën e programeve të studimit, secili maturant mund të bëjë një listë edhe me më shumë se 10 programe studimi, ku dëshiron të studiojë në cilindo universitet të Shqipërisë. Më pas mund të llogarisë pikët për secilin prej programeve të studimit të listës që ka hartuar. Pas kësaj maturanti duhet të krahasojë pikët e fituara prej tij me pikët e fituesit të fundit në secilin prej programeve të studimit të listës së hartuar prej tij. Kështu, secili mund të gjykojë se në cilin prej programeve të studimit ka shanse të fitojë. Kuptohet që në renditje vendet e para do t’i zënë programet e studimit më të preferuara prej maturantit, edhe nëse janë më të vështira për t’u fituar. Më konkretisht, nëse vendosni si preferencë të parë një program studimi në të cilin jeni të sigurt që fitoni, por nuk ju pëlqen shumë, mund të ndodhë që prej sistemit informatik të shpalleni fitues në këtë preferencë, edhe pse në preferencat e vendosura më poshtë keni grumbulluar pikët e mjaftueshme për t’u shpallur fitues. Pra, konsultimi me tabelën e pikëve të fituesve të fundit është element shumë i rëndësishëm ndihmës para plotësimit të formularit A-2. Vetëm pasi të keni kryer këto veprime mund të rendisni 10 preferencat përfundimtare dhe të plotësoni me kujdes formularin A-2. Bëhet e ditur gjithashtu se, nëse ju nuk fitoni preferencën e parë, do të jetë prefer-

Mesatarja e të tre viteve bashkë është komponenti më pak i vlerësuar gjatë kësaj mature. Rëndësia e saj me këtë proces të ri të akumulimit të pikëve e ka bërë atë të zërë vetëm 20 % të pikëve që do të akumulohen. Pra, ajo është e barabartë sa nota e njërit prej provimeve të detyruara. Aktualisht ky vlerësim që i është bërë mesatares nga MASH është vlerësuar si tepër i dobët, duke sqaruar se llogaritet që tre vjet mësim dhe mundim të jenë vetëm sa një rezultat provimi. Sipas kërkesave të ndryshme, nga arsimtarë të tjerë është kërkuar që ajo të zërë 50% të vlerësimit, duke rritur kështu në një mënyrë të detyrueshme nivelin e maturantëve që do të përgatiten për arsimin e lartë. Ndërkohë sipas zyrtarëve të MASH ky vlerësim i mesatares ka ndikuar në rënie të nivelit të përgatitjes së maturantëve, duke u fokusuar vetëm në katër provimet e tyre. Pra, me sistemin e ri të maturës shtetërore është nënvlerësuar rëndësia e mesatares së tre vjetve të shkollës së mesme dhe i ka kushtuar procesit të nxënies së gjimnazistëve pikërisht se këta të fundit kanë kuptuar se ajo është e barabartë me provimet, dhe kështu fokusohen vetëm në provime.

5 KOMPONENTË TË BARASVLERSHËM

PREFERENCA Ndikimi i lëndëve me zgjedhje Maturantët e kanë një degë të preferuar dhe i vënë vetes qëllim që ta arrijnë atë me çdo kusht. Kështu, përpara se t’u nënshtrohen provimeve ata e kanë përcaktuar se cilën degë do të zgjedhin dhe për këtë llogaritin se cilat lëndë me zgjedhje do të kenë koeficientet më të lartë në atë degë. Kështu, pasi llogaritin se cilat lëndë me zgjedhje u interesojnë për degën që kanë në plan të studiojnë, ata i zgjedhin ato. Kjo është rëndësia e lëndëve me zgjedhje, sepse ato ndikojnë me koeficientet që çdo universitet nxjerr për to në bazë të rëndësisë që kanë në degët e tij. Kështum një lëndë e profilit shoqëror si sociologjia nuk do të kishte koeficient shumë të lartë për të kandiduar në degën e financës dhe e anasjelltas. Pra, lëndët me zgjedhje janë të piketuara nga maturantët në varësi të preferencës që ata kanë për degën që duan të vazhdojnë arsimin e lartë.

Formula e pikëve, dallimin e bëjnë koeficientet e universiteteve Formula e llogaritjes së pikëve, të cilën duhet ta përdorë çdo maturant, është: (D1 + D2 + M) x k) + (Z1 x k1)+ (T2 x k2) x 100 = X (në varësi të rezultatit që del). Sipas kësaj formule, M = mesatarja e 3 vjetve të gjimnazit, D1 = provim i detyruar i letërsisë, D2 = provim i detyruar i matematikës, Z1 = provimi me zgjedhje 1, Z2 = provimi me zgjedhje 2, K = koeficienti sipas shkollës së kryer dhe k1 = koeficienti i lëndës së parë me zgjedhje për degën ku llogaritet, k2 = koeficienti i lëndës së dytë me zgjedhje për degën që llogaritet. Me këtë formulë nxënësit mësojnë sa pikë kanë përpara se të plotësojnë formularin A-2- me anë të të cilit do të zgjedhin preferencat. ence e dytë që do të ketë më shumë përparësi, edhe nëse me pikët tuaja mund të jeni fitues deri në preferencën e fundit. Pra, mënyra se si renditni degët e preferuar ju bën fitues të degës që preferoni. Kështu, nëse ju konkretisht merrni pikët maksimale të maturës së këtij viti, që supozohet se keni mesataren 10 dhe keni marrë 10 në

Shembull Një shembull konkret se si mund të llogariten pikët. Enxhi dëshiron të konkurrojë për programin e studimit “Farmaci” në Universitetin e Tiranës. Ajo ka mbaruar shkollën e mesme me M = 8. Në dy provimet e detyruara ka këto rezultate: D1 = 8.52 dhe D2 = 8.5. Ajo ka zgjedhur të japë si provime me zgjedhje lëndët fizikë dhe biologji, ku mori këto rezultate: Z1 = 9 dhe Z2 = 8.7. Në tabelën e koeficienteve Enxhi gjen se për programin e studimit “Farmaci” profili i shkollës se mesme e ka koeficientin K = 1.4. Në tabelën e koeficienteve Enxhi gjen se për provimet me zgjedhje koeficientet janë: fizikë K1 = 1.3 dhe për lëndën biologji të katër provimet, atëherë do të shpalleni fitues të preferencës së parë, edhe pse me pikët tuaja fitoni të 10 prefenrecat. Kështu ndodh me çdo vlerësim që ulet qoftë edhe me presje dhjetore. Formulari A-2 prodhohet i personalizuar, si kopje e vetme, për secilin maturant kandidat të Republikës që ka plotësuar formularin A-1 si dhe kërkesën

K2 = 1.3. Enxhi do të bëjë këtë llogaritje: (D1 + D2 + M) x K. Duke zëvendësuar komponentët me shifra Enxhi do të marrë këtë rezultat: (8.52 + 8.5 + 8) x 1.4 = 25.02 x 1.4 = 32.20. Pastaj vazhdon me pjesën e lëndëve me zgjedhje. (Z1 x k1)+ (T2 x k2). Duke i zëvendësuar me shifra, Enxhi do të marrë këtë rezultat: (9x 1.3) + ( 8.7 x 1.3) = 11.7 + 11.31 = 23.01. Pastaj Enxhi mbledh të dy rezultatet dhe i shumëzon me 100. (32.20 + 23.01) x 100 = 55.21 x 100 = 5521 pikë. Pra, Enxhi është në kuotën e 5500 pikëve. Dëshira e saj është të ndjekë programin e studimit “Farmaci”. Nga tabela e fituesve të fundit të vitit të kaluar Enxhi shikon se fituesi i fundit në degën “Farmaci” është me 6306.70 pikë. Në këtë rast vendosja e programit të studimit “Farmaci” si preferencë e parë do të thotë që mundësitë e shpalljes fitues nuk janë të mundura. për provimet me zgjedhje. Të dhënat për maturantin kandidat merren nga formularit A-1. Në krye të formularit A-2, poshtë kokës së tij paraqiten rrethi, qyteti ose fshati, emri i shkollës, emri, atësia, mbiemri dhe datëlindja e maturantit kandidat dhe në të djathtë ID e tij. Siç kuptohet, askush nuk mund të marrë një formular A-2 që nuk i përket.

FORMULARI A-2 Tani pas rezultateve të provimeve Formulari A-2 është renditja e preferencave të të gjitha degëve që maturanti pretendon të ndjekë studimet e larta. Sipas viteve që është ndjekur kjo procedurë mature, ndryshimet pasojnë njëra-tjetrën. Në vitet e para formulari A-2 plotësohej përpara se të fillonin provimet e maturës shtetëror, që zakonisht zhvilloheshin në muajin maj. Në dy vjetët e kaluar ky formular u plotësua pas provimeve të dhëna, por ende pa dalë përgjigjet e lëndëve me zgjedhje. Këtë vit plotësimi i tij shënon veprimin final, pastaj pritet veç përgjigja për shkollën e lartë. Pasi dhanë provimet dhe morën edhe përgjigjet e të gjitha provimeve, maturantët e këtij viti patën në dorë të llogaritnin të gjitha pikët për të plotësuar preferencat se në çfarë dege të universitetit do të kandidojnë për të ndjekur shkollën e lartë. Kjo ishte një prej mundësive të arta që MASH ua dha si favor këtë vit për të parë se në ç’nivel ata janë vetë dhe që ata t’i bëjnë një vlerësim vetes për arsimin e lartë. Në këtë mënyrë maturantët kanë shumë më pak shanse të digjen dhe të mbeten pa shkollë. Formula e përllogaritjeve të pikëve, koeficientet e çdo lënde si dhe për çdo degë i favorizon ata të llogaritin pikët përpara se të plotësojnë preferencat për të parë më parë nëse e fitojnë atë shkollë apo jo dhe nëse jo, për t’i hapur vend një tjetër preferencë, pikërisht si një mundësi më shumë për të qenë në shkollë. Ndërkohë ajo ç’ka ka ndryshuar nga viti i parë i këtij sistemi e deri te ky është plotësimi on-line i formularëve. Kjo ka bërë që nxënësit të kenë privatësinë e tyre, si dhe të jenë më korrekt në atë çka plotësojnë, por ndërkohë është mënyrë me efikase e më praktike.


10

« aktualitet

E mërkurë 24 korrik 2013 •

Kavajë, burri kërcënon se do vrasë gruan me armë, policia parandalon krimin

P

olicia e Kavajës parandalon një tjetër rast të krimit në familje. Tashmë duket se fenomeni i dhunës në familje është kthyer në epidemik, pasi çdo ditë ka raste të tilla, por të paktën gjatë këtyre dy ditëve të fundit, viktimat kanë mundur të shpëtojnë falë ndërhyrje së forcave të policisë. Ngjarja e radhës u shënua mbrëmjen e dy netëve më parë në fshatin Luz i Madh i Kavajës, kur 35-vjeçari Artan Gjani pasi e ka dhunuar edhe e ka kërcënuar me vrasje bashkëshorten e tij Rushie Gjani. Kjo nuk ka qenë hera e parë që 35-vjeçari e dhunonte bashkëshorten, por dje situata e çiftit është acarauar aq shumë sa që të thirrurat për të ndihmë të gruas që po dhunohej u dëgjuan deri tek fqinjët. Fqinjët ndërkohë që kanë dëgjuar sherrin, kanë njoftuar menjëherë policinë, duke kërkuar që të mbërrinte sa më shpejt pasi fqinjës së tyre i rrezikohej seriozisht jeta. Fatmirësisht policia arriti në kohë në banesën e çiftit dhe arrestoi autorin e ngjarjes, si dhe sekuestroi një armë zjarri automatik, që 35-vjeçari e mbante të fshehur në banesë. Por sherri i djeshëm nuk ka qenë i pari në këtë çift, madje policia e Kavajës bën të ditur se sherret mes çiftit ishin të njohura edhe për uniformat blu. Ka qenë bashkëshortja ajo që e ka denoncuar dy herë burrin e saj për dhunën e ushtruar dhe për këtë arsye policia ka lëshuar dy herë urdhër mbrojtje për 25-vjeçaren Rushie Gjani. Por këto dy urdhëra mbrojtjeje nuk kanë bërë asnjë efekt tek 35-vjeçari, i cili ka vazhduar të ushtrojë dhunë dhe të kërcënojë me jetë bashkëshorten e tij. Ndërkohë mësohet se e gjithë dhuna e ushtruar nga bashkëshorti nga Rushies ka ndodhur në sytë e tre fëmijëve të çiftit, dy vajzave dhe një djali, të moshës nga 2-7 vjeç. Mësohet se pikërisht për të mos lënë fëmijët vetëm bashkëshortja ka duruar dhunën e Artanit, duke mos pranuar që të largohej nga familja. Sipas fqinjëve të familjes Gjani, shkak për sherret e vazhdueshme mësohet se kanë qenë problemet e shumta ekonomike, me të cilat përballej familja Gjani. “Ata gjithmonë ziheshin me njëri-tjetrin, madje Artani e rrihte shpesh të shoqen dhe kjo ishte kthyer në problem edhe për ne”, theksojnë fqinjët. Sipas tyre, Rushia përpiqej që të mos shprehej për dhunën, por për shkak të varfërisë Artani zihej gjithmonë me të dhe e dhunonte vazhdimisht, “madje ai shpesh herë ka dhunuar edhe fëmijët e vegjël që gjithë kohën rrinin duke qarë nga frika”, vazhdojnë fqinjët. Tashmë 35-vjeçari, Artan Gjani, akuzohet për dhunë në familje, armëmbajtje pa leje dhe shkelje të urdhërit të mbrojtjes. Ndërkohë, mësohet se pas kësaj ngjarjeje policia ka lëshuar edhe dje një tjetër urdhër mbrojtje ndaj 25-vjeçares së dhunuar dhe tre fëmijëve të saj.

Fqinjët lajmërojnë policinë, çifti sherr për ekonominë

96 të dhunuara në 4 muaj, Forumi i Gruas jep alarmin 96 është numri i grave që janë dhunuar gjatë këtyre katër muajve në Elbasan. 57 prej tyre janë raste të reja dhe 39 janë raste të denoncuara më parë. Të paktën këto janë të dhënat që jep Forumi i Gruas në Elbasan. Për 4 mujorin që shkojë rastet që ka trajtuar kjo organizatë kanë qenë të shumta. Duke marrë shkas edhe nga ngjarjet e ditëve të fundit në Shqipëri, ku kanë humbur jetën disa gra për shkak të dhunës nga bashkëshortët e tyre, Forumi i Gruas në Elbasan ka bërë një takim më aktorë të shoqërisë civile, institucioneve të drejtësisë dhe të pushtetit vendor, për të diskutuar situatën e dhunës në familje në qarkun e Elbasanit. Sipas kryetares së këtij forumi Shpresa Banja, deri tani në Elbasan nuk ka pasur raste të dhunës, të cilat kanë përfunduar me

viktima, por sërish shqetësim mbetet shtimi i tyre dhe ndërhyrja për parandalim që kërkon mbështetje nga të gjitha strukturat përfshirë ato shtetërore. “Vetëm në qendrën e këshillimit në këtë periudhë kanë ardhur 96 viktima të dhunës në familje, nga të cilat, 57 raste të reja që kanë pësuar dhunë dhe kanë ardhur të tregojnë për dhunën për herë të parë. Ndërsa 39 prej tyre kanë qenë raste të përsëritura. Ndërsa në studion avokatore gjatë kësaj periudhe janë hapur 22 dosje të reja në gjykatë, si dhe janë mbyllur 29 dosje, të cilat kanë qenë dosje të mbartura nga tremujori i kaluar”. Në takim u diskutua gjatë edhe për shkaqet që çojnë në dhunë brenda familjes, ku ndër më kryesorët mbeten problemet social-ekonomike që kanë familje të ndryshme, por edhe shkaqe

të tjera si xhelozia. Ne kemi marrëdhënie të mira si me Prokurorinë dhe me gjykatën. Gjykata është treguar e gatshme që të na ndihmojë në lidhje me viktimat e dhunës duke i mbështetur dhe duke i dhënë zgjidhje problemeve të tyre. Mirëpo problemi që nuk kemi zgjidhur akoma me gjykatën është problemi i pagesës së psikologëve dhe punonjësve social, e cila për një viktimë dhune është goxha e lartë dhe kap vlerën 15 mijë lekë të reja. Në këto kushte një viktimë dhune pranojnë të jetojë në marrëdhënie dhune në pamundësi të pagesës së psikologëve”, thekson ndër të tjera Banja. Ndërkohë strukturat shtetërore akuzojnë shoqatat se po abuzojnë duke shtuar artificialisht rastet e dhunës në mënyrë që të kërkojnë fonde nga donatorët. 

Në gjykatë mohoi të kishte pasur këtë qëllim

Tentoi të digjte gruan bashkë me dy fëmijët, “burg” për 37-vjeçarin Kishte fëmijën e mitur për t’u kujdesur

Plagosi burrin me thikë, gjykata detyrim paraqitje për 23-vjeçaren Gjykata e Fierit ka dhënë masën: “detyrim paraqitje”, për 23-vjeçaren Arlinda Asllani, e cila pak ditë më parë plagosi me thikë bashkëshortin e saj. Gjykata vendosi këtë masë për shkak së foshnjes së vogël së çiftit si, por edhe sepse arma e ftohtë sipas policisë në fillim të sherrit ka qenë në tavolinë, ndërkohë që në momentin kur ka mbërritur policia atë e ka pasur në dorë bashkëshortit i 23-vjeçares. Ngjarja u shënua 4 ditë më parë në fshatin Vajkan të Fierit, ku mësohet se pas një sherri mes çiftit Besmir dhe Arlinda Asllani, 23-vjeçarja ka marrë thikën dhe ka goditur disa herë burrin e saj. I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Fierit ku i është nënshtruar operacioni dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetën. Grindjet e vazhdueshme për shkak të varfërisë e papunësisë precipituan me agresionin e gruas ndaj të shoqit, duke e plagosur rëndë këtë të fundit me thikë. Mësohet se çifti Asllani kishte pasur debate të herëpashershme për shkaqe ekonomike. Madje varfëria i kishte detyruar ata që vajzën e madhe, që ishte vetëm 7 vjeçe, ta çonin për një kohë të papërcaktuar te familjarët e gruas në Greqi. Ndërkohë që në shtëpi çifti jetonte vetëm me vajzën e vogël, që është 5 muajshe. Të dy të papunë, Arlinda dhe Besmiri ishin përballur me sfida, dhe kjo u kishte sjell sherre. Nga hetimi i kryer ka rezultuar se prej disa kohësh gruaja 23-vjeçare i kërkonte të shoqit të dilte dhe të kërkonte punë. Por, në pamundësi për ta siguruar një të tillë, sapo largohej nga shtëpia ai ulej të pinte te lokali i fshatit.

Gjykata e Durrësit jep masën e sigurisë “burg pa afat” për 37-vjeçarin Asllan Hoxha, i cili tentoi dy ditë më parë të djegë banesën e tij dhe gruan bashkë me dy fëmijët. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 20 korrikut, në banesën e familjes Hoxha në lagjen numër 9 të Durrësit, ku fatmirësisht policia parandaloi në kohë tragjedinë. Hoxha, 37 vjeç pasi dhunoi bashkëshorten shtatzënë në mënyrë barbare, spërkati me benzinë banesën me qëllim djegien. Por 37-vjeçari i mohoi akuzat në sallën e gjyqit duke i cilësuar shpifje. “Akuzat ndaj meje janë shpifje. Nuk e kam qëlluar kurrë bashkëshorten. Nuk kam dashur t’i vendos zjarrin shtëpisë”, u shpreh i akuzuari. Prokuroria kërkoi vlerësimin e arrestimit në flagrancë, ndërkohë që Gjykata u shpreh se duhet hetim më i mëtejshëm i ngjarjes. Debati mes çiftit ka nisur që në orët e vona të mbrëmjes së datës 20 korrik, kur bashkëshorti i ka kërkuar gruas së tij të përgatitej për të shkuar në Kukës, pasi martonte motrën e tij. Ajo ka refuzuar, duke u justifikuar se nuk e shoqëronte dot për shkak se kishte probleme me shtatzëninë, por 37-vjeçari ka këmbëngulur duke i dhënë urdhër që, kur të kthehej, të ishte bërë gati. “Prej vitesh vazhdon të më dhunojë sistematikisht. Për rastin e fundit shkak është bërë dasma e kunatës sime. Ai më kërkoi ta shoqëroja në Kukës, por për shkak të shtatzënisë nuk mund të shkoja. I thashë se nuk vij dot, por ai këmbëngulte. Në mëngjes (ora 08:30), përpara se të ikte për në punë, më tha që kur të kthehej të isha gati, në të kundërt të bëja gati plaçkat dhe të ikja nga shtëpia. Nuk mund të largohem i thashë, pasi kjo është edhe shtëpia ime. Në ato momente zbriti poshtë, mori një bidon me benzinë dhe nisi të spërkaste shtëpinë. U mundova ta ndalja, ndërsa ai nisi të më qëllonte, siç bënte zakonisht. Është dyshues për gjithçka, madje, edhe për atësinë e fëmijës”, është shprehur gruaja në Polici. Pas shoqërimit të çiftit, burrë e grua kanë dhënë deklarimet e tyre, duke pohuar të njëjtin version, xhelozinë si shkak të konflikteve.

Shkëmbi i Kavajës

Ujërat e zeza, aksion për lidhjet e paligjshme Zona e Shkëmbit të Kavajës vijon të jetë problematike për ndotjen e detit nga ujërat e zeza. Për të eleminuar këtë fenomen, dje Agjencia Rajonale e Mjedisit ka nisur një aksion për evidentimin e lidhjeve të paligjshme të linjave të ujërave të zeza, në një kohë kur kolektori nuk është vënë ende në funksion të plotë, ndërsa subjektet private si hotele e banesa që përdorin gropa septike kanë ndërtuar rrjet të paligjshëm nëntokë duke bërë shkarkimin e ujërave rtë zeza në det. Kreu i ARM-së në Durrës, Edmond Jazexhiu deklaroi se situata më problematike është nga Kavalishenca deri tek përroi i Agait në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Sipas tij, operatorët turistikë dhe zonat e banuara kanë shkaktuar ndotje të madhe nga derdhja e ujërave të zeza në det, duke u kthyer kështu në një epiqendër infeksionesh për pushuesit. “Situata është problematike sidomos te zona nga Kavalishenca deri te përroi i Agait. Problem janë derdhjet e ujërave të zeza, të cilat derdhen në det. Kemi organizuar një aksion ku marrin pjesë Predektura, Ujësjellësi, Drejtoria e Shëndetit Publik, Drejtoria jonë e Mjedisit në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit për eleminimin e këtyre rrjedhjeve të ujërave të zeza”, tha përgjegjësi i ARM-së, Edmond Jazexhiu. Ndaj subjekteve aplikohen masa të ashpra, ndërsa prishja e këtyre lidhjeve, që krijojnë ndotje të plazhit, pritet të zhvillohet në ditët në vijim, me pjesëmarrje të disa institucioneve. Në zonën e shkëmbit të Kavajës është investuar ndërtimi i kolektorit të ri të ujërave të zeza, por deri tani nuk është bërë lidhja e këtij kolektori me subjektet, dhe as me impiantin e përpunimit të ujërave të ndejtura, që do t’i shkarkojë në det, në masën 97 për qind të pastra. Ujërat e bregdetit të Durrësit, mbeten prej disa vitesh në krye të listës së plazheve më të ndotura në vend. Këtë vit nuk janë kryer ende studime dhe analiza, nga ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik, por nuk kanë përfunduar as investimet disavjeçare për shtrimin e rrjetit të ujësjellëskanalizimeve, në mënyrë që ujërat e zeza të mijëra subjekteve private të mos derdhen në det. Për këtë vit nuk ka asnjë të dhënë mbi këtë zonë, pasi nuk ka pasur financime. Por sipas raportit të vitit të shkuar, i cili nuk ka ndryshuar për vite me radhë rezulton se plazhet më të ndotura në vend, për shkak të ngarkesave të larta mikrobiologjike në ujë janë ato të Durrësit e Kavajës.


AKTUALITET • E mërkurë 24 korrik 2013 POLICIA GREKE NË KËRKIM TË TË ARRATISURIT PAS VRASJES SË MARIAN KOLËS

Kupa në pyll, helikopterë e kamera termike për të Ekzaminim armëve të Kolës, kallashit, pistoletës dhe granatës GREQI- Një operacion i madh policor duke përfshirë edhe anëtarët e njësisë speciale EKAM është duke vazhduar në veriperëndim të Greqisë për të gjetur 26-vjeçarin shqiptar Ilir Kupa. Operacioni vijon disa orë pas një tjetër i arratisur nga burgu i Trikalasë, Marian Kola, 36 vjeç, u vra në një shkëmbim zjarri. Pas gjetjes së një jeleku antiplumbi dhe ushqimeve në qesen, rreth 600 metra nga ku Kola kishte vdekur, autoritetet me një helikopter të Rojeve Bregdetare dhe me një kamera termike po kërkojnë imazhe që do të ndihmojnë në kapjen e Kupës.

Policia gjithashtu është duke kërkuar bashkëpunëtorët, të cilët mund të kanë ushqyer Kolën ose Kupën. Ky i fundit besohet të ketë gjetur strehim në një pyll në afërsi të fshatit Kato Zalongo në prefekturën e Janinës, pas përplasjes me oficerët, ku Kola ka vdekur dhe një polic ishte me lëndime këmbë. Sa për Kolën, ekspertët e policisë mjeko-ligjore janë duke shqyrtuar disa armë që ai kishte marrë me vete në kohën e vdekjes, një kallashnikov, një pistoletë “Glock”, të cilën ai e kishte vjedhur nga një polic gjatë një shkëmbimi zjarri në Distomo, Viotias, në mes të

qershorit si dhe një granatë dore. Kola ishte njëri prej 11 të dënuarve shqiptarë që u arratis nga burgu i Trikalasë në muajin mars. Pesë mbeten në arrati pas vdekjes së 3 të arratisurve dhe 4 të tjera janë arrestuar. Që nga arratisja dy njerëz janë vrarë, një polic dhe një 25-vjeçare. Ministri i Rendit Publik Nikos Dendias tha të hënën se mes 580 dhe 750 policë janë përfshirë në kërkim që nga marsi. Shoferët janë këshilluar për të shmangur zonën Zalongos, në kufi me Shqipërinë, ku operacioni intensiv nga policia mbetet ende në vijim.

RRËFIMI SHOKUES, VRAU PENSIONISTIN DHE MBAJTI KUFOMËN 2 DITË

“E vrava babanë për të shpëtuar prostitutën shqiptare nga tutorët” Mariglen Mullai ITALI- Një i ri italian deklaron në gjyq se e kishte vrarë të atin për t’i marrë paratë, me të cilat do të lironte nga skllavëria një prostitutë shqiptare që mbahej forcërisht nga një bandë. Mediet italiane shkruanin dje se Adriano Casella ishte dëshpërimisht në kërkim të parave me të cilat ai donte të lironte prostitutën. Për ta vrarë babanë e tij të moshuar me një thikë që përdorej për kafshët, ai paraprakisht e ka vënë në gjumë me një ilaç e pastaj e mbajti kufomën në shtëpi për dy ditë para se ta asgjësonte. Këto janë janë detajet e reja që prokurorët në Piacenza kanë raportuar mbi vrasjen e pensionistit Francesco Casella, 78 vjeç. Masakrimi i babait Ngjarja ka ndodhur në villua në Sariano Gropparello, ndërsa ka përfunduar në burg Adriano Casella, 36 vjeç, i cili akuzohet për vrasje në rrethana të rënduara dhe me paramendim. Ndalimi i tij është firmosur nga gjyqtarja Ornella Chiça, ndërsa akuza ka qenë e vërtetuar edhe nga hetuesi në Piacenza, i cili gjithashtu urdhëroi arrestin në burg. Ndërkohë, puna e policisë vazhdon të japë një rindërtim më të hollësishëm të çështjes. Matjet e kryera në shtëpi nga hetuesit në Parma kanë konfirmuar praninë e gjurmëve të gjakut në kuzhinë dhe bodrum. Hetuesit thonë se dikush u përpoq që t’i hiqte qafe ato njolla gjaku, duke i larë ato. Autopsia, zbulon se vdekja daton në mbrëmjen e 7 korrikut të këtij viti. Fakti se italiani e kishte kryer këtë vepër të rëndë penale për shkak të synimit të tij për të shpëtuar prostitutën shqiptare nga tu-

»

11

DROGË SHQIPTARËSH NË ITALI Vepronte si Vandami

“Jam Jezusi, s’kam frikë, ikni” 700 gramë kokainë në pjatë Djali shqiptar 26 vjeç u paraqit te oficerët e policisë tërësisht lakuriq dhe i ndrydhur në një lloj lëvizje të arteve marciale, të stilit të Jean Claude Van Damme. Në kuzhinën e tij, në një apartament në katin e dytë ishte një pjatë me 700 gramë kokainë, ndërsa substanca ishte ndarë në doza. Vlera komerciale e drogës është 80 mijë euro dhe ndoshta ajo kishte mbërritur nga Holanda. Në tryezë, përveç peshores elektronike, acetonit e një kartë telefoni për të prerë kokainën, ka pasur edhe disa të holla. Ai e kishte ekzagjeruar dukshëm, pasi lëshonte britma me zë të lartë dhe të pretendonte se ishte Jezu Krishti. Në fakt, policia ishte thirrur nga një fqinj, i cili e dëgjoi atë të bërtiste fjalët: “Hyni, po ju pres. Nuk kam frikë. Unë jam Jezu Krishti, në qoftë se nuk ikni, unë do t ju dërgoj të këqija”.

Banda në burg, i vetëm shiste kokainë të pastër dhe hashash Në garazhin e shqiptarit kishte me të vërtetë çdo gjë. Nga droga dhe armët deri te paratë, bizhuteritë, telefona, etj. Një shqiptar 31 vjeç ka përfunduan në pranga, ndërsa shumica e tregtarëve të drogës, të cilët operonin në Vallecamonica janë tashmë prapa hekurave. Ndjenja se “vetmia” për Erjon Velajn ishte fitimprurëse, ishte e fortë, pasi operonte i vetëm. Policia i ka konfiskuar më shumë se 250 dollarë, 49 mijë euro, 10,8 kg marihuanë e 2.4 kg kokainë. Kjo e fundit në veçanti, ka një nivel të pastërtisë që vlerësohet të jetë rreth 90%, me një vlerë totale prej disa qindra mijëra eurosh. Në garazh u gjetën edhe katër armë me serial të gërryer, 157 fishekë të kalibrit 7.65 dhe të tjera të kalibrit 0,32, përveç një silenciatori që hedh një hije mbi materialin e konfiskuar. Kapja e shqiptarit që që jeton në Piancogno erdhi pas një serie kontrollesh. Në garazhin e Erjon Velajt, gjithashtu është gjetur një makinë, e vjedhura rreth tre vjet më parë në Modena.

Heroina në gomat e makinave, pranga të arratisurit nga aksioni

torët e pamëshirshëm, ka dalë pothuajse menjëherë që në fillim. Policët thonë se pasi mori rreth dhjetë mijë euro, 36-vjeçari u përpoq gjithashtu të kërkojë një kredi prej 15 mijë eurosh në bankën e tij, por ajo ja kishte mohuar. Ndërkohë, ai gjithashtu kishte paraqitur një padi penale për mashtrim ndaj kësaj bande shfrytëzuesish, ku ai u shfaq si një viktimë. Por më pas u përpoq të shiste makineritë e fermës së të atit, për të marrë edhe dhjetë mijë euro. Hetuesit thonë se një nga motivet e vrasjes mund të jetë edhe përfitimi i pasurisë.

POLICIA PARANDALON VRASJEN

Pas sherrit me gruan tenton që ta qëllojë me sëpatë Edhe orët e fundit është parandaluar në Tiranë një tjetër krim në familje. Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se kanë mundur të arrestojnë në flagrancë shtetasin Bashkim Hysa, 47 vjeç. Ngjarja u shënua

mbrëmjen e së hënës në Shkozë, ndërkohë që nga hetimet paraprake mësohet se bashkëshortit ka pas një sherri me gruan ka tentuar ta godasë edhe me mjete prerëse (sëpatë), por me ndërhyrjen e familjareve të

tjerë është mundur të evitohet kjo ngjarje. Vjollca Hysa, bashkëshortja e dhunuar ka bërë menjëherë kallëzimin dhe falë saj policia ka mundur të arrestojë burrin dhunues. Ende nuk dihen shkaqet e sherrit mes çiftit, ndërkohë blutë e kryeqyteti kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Praprakisht dyshohet se xhelozia ka qenë shkaku i grindjeve mes çiftit, por edne hetimet vazhdojnë.

Nga Brindizi në Leçe, shqiptarët ishin kapur me 3 kg e gjysmë heroinë të fshehur në gomat e makinave, ndërsa dje është arrestuar edhe bashkëpunëtori që u arratis gjatë arrestimit. Ai ishte fshehur në Leçe në shtëpinë e bashkatdhetarit, Klajdi Hasanaj, 43 vjeç, i cili u arrestua për bashkëfajësi. Edhe pse u prangos, i shoqëruar nga tre oficerë, ai kishte arritur të arratisej, pasi u ngjit mbi një mur. Policia italiane tha se me arrestimin e Kristaq Boçit, 43-vjeçarit shqiptar, banor i Vlorës, kompletohet kapja e grupit që përbëhej nga bashkëpunëtorët Pëllumb Drenova, 53 vjeç dhe Arjan Polisit, 58 vjeç, banues në Tiranë, duke përmbyllur kështu rrethi i trafikantëve ndërkombëtarë të heroinës. Një kontroll më tej në stacion, ka lejuar të zbulohet identiteti i vërtetë i të arratisurit, Kristaq Boci, i cili është kërkuar nga prokurorët në Leçe që nga viti 2001 nën emrin Arben Meca.

Babë e bir kapen me armë hashash, heroinë e kokainë Një kapje rekord e drogës u krye nga policia në Gallarate, të cilët kanë çmontuar një nga qelizat më të rëndësishme në provincën e Vareses. Kanë përfunduar në pranga dy shqiptarë, babë e bir, të dy me precedent të mëparshëm. Në shtëpinë e shoferit 48-vjeçar, u gjet një sasi e madhe të drogës, 15 kg marijuanë dhe heroinë, por edhe dy armë. Pasi kontrolluan vendin e akomodimit të babait, njerëzit e policisë vendosën për të “vizituar” edhe atë të djalit të tij në Samarate. I riu, disa muaj më parë, kishte qenë dy vjet në burg, për drogë. Në shtëpinë, ku i riu jetonte me dy vëllezërit e tij dhe partneren, policët gjetën 17 gramë kokainë.


12

« gossip

E mërkurë 24 korrik 2013 •

Princi William i lumtur që është bërë baba

Aktorja Penelope Cruz ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë, fryt i lidhjes me Javier Bardem. Bebja, gjinia dhe emri i të cilës ende nuk dihen, erdhi në jetë në të njëjtën ditë me djalin e Kate dhe William. Aktorja spanjolle ka edhe një fëmijë tjetër me bashkëshortin e saj Javier, djalin 2-vjeçar Leonardo. Por ndërsa Kate dhe William kanë dhënë detaje rreth fëmijës së tyre, Cruz dhe Bardem janë treguar shumë të rezervuar për të treguar të paktën gjininë e fëmijës. Më herët aktorja pati deklaruar: “Unë dua që djali im dhe fëmijët e mi - nëse do të kem të tjerë, - të rriten në një mënyrë sa më anonime të mundshme. Fakti që unë dhe Havier kemi vendosur të bëjmë këtë punë që bëjmë, nuk i jep të drejtë askujt që të futet në privatësinë tonë”.

Johnny Depp

dëshiron të luajë film me Vanessa Paradis

Johnny Depp mendon se ishbashkëshortja e tij, Vanessa Paradis është një femër që fal shumë dhe se shpreson që në një të ardhme të afërt, të dy së bashku të rikthehen partnerë… por në një film. “Vanessa është një nënë e mirë dhe një grua e mrekullueshme. Sinqerisht nuk ka hatërmbetje mes nesh. Vazhdojmë të jemi në kontakt me njëri-tjetrin dhe unë shpresoj që ndoshta një ditë të luaj në të njëjtin film me të. Përse jo?!”, deklaroi Depp. Megjithatë fotot e mbërritura nga Berlini të aktorit dhe të dashurës së tij biseksuale, Amber Heard nuk ndihmojnë në përmbushjen e misionit të “Piratit”. Fotot të tij me Amber dhe dy fëmijët e martesës së përfunduar së fundmi, kanë inatosur Vanessa-n. Të afërm të aktores thanë për mediat gossip në SHBA se asaj nuk i ka ardhur mirë që Depp ka takuar fëmijët i shoqëruar nga Amber. Depp ka justifikuar vendimin për t’u prezantuar fëmijëve të tij Amber-in duke thënë se më e rëndësishme është koha e kaluar me ta, që duhet shfrytëzuar në maksimum për t’u rritur sa më të shëndetshëm.

Penelope Cruz sjell në jetë fëmijën e dytë

P

rinci britanik William dhe Dukesha Catherine janë të ngazëllyer pas lindjes së djalit të tyre të parë. Duka i Cambridge-t ka bërë komentet e tij të para që kur gruaja e tij lindi fëmijën e tyre të parë gjatë mbrëmjes së të hënës, duke thënë se ata janë më se të lumtur pas lindjes. “Ne nuk mund të jemi më të lumtur”, ka qenë deklarata e shkurtër e William. Princi i ri i porsalindur, emri i të cilit nuk pritet të zbulohet një kohë, dhe nëna e tij po ia dalin mirë dhe pritet të mbeten në spitalin e lindjes St’Mary’s Hospital edhe sot.

Lady Gaga nudo për “V magazine” S’ka më veshje prej mishi apo krehje flokështë ekzagjeruar, Lady Gaga shfaqet siç e ka bërë nëna. Këngëtarja 27-vjecare ka pozuar nudo për kopertinën e revistës “V magazine”. Ajo shfaqet e qeshur me flokë normal dhe pa asnjë make-up të ekzagjeruar dhe të rëndë.

Swift ndërpret turneun për të bërë bamirësi Ajo është shumë e njohur për veprat dhe investimet që ka bërë për njerëzit në nevojë. E shpallur në 2012 si personi më i famshëm bamirës, Taylor Swift ka lënë përgjysmë turneun e saj ndërkombëtar për t`i kushtuar një pjesë të kohës së saj njerëzve në nevojë. Këngëtarja 23-vjeçare zgjodhi Spitalin e fëmijëve në Filadelfia për t`i kushtuar pasditen, dhe për t`i dhënë kurajo atyre. Me një fustan të thjeshtë dhe një buzëqeshje Taylor ka bërë foto të pafundme me adhuruesit e saj si dhe ka nënshkruar autografe. Së fundmi mësohet se ajo ka investuar 4 milion dollarë për një fondacion të sajin i cili do të quhet ”Taylor Swift Education Center”. Atje fëmijët do të kenë mundësinë të mësojnë gjëra të ndryshme por në të njëjtën kohë të zbaviten.


gossip • E mërkurë 24 korrik 2013

»

...me Kosovën vetëm 25 Lekë/min

13


14

« bota

E mërkurë 24 korrik 2013 •

Eksperimente të historisë virtuale Përveç historisë virtuale të bazuar në të dhëna ekonomike, është edhe ajo e bazuar në ngjarje të mundshme. “Disa dokumente sekrete diplomatike, për shembull, kanë zbuluar se SHBA në vitet pesëdhjetë ishin shumë pranë mosndërhyrjes në Luftën e Koreve”, shpjegon Ferguson. Dhe më shumë se sa një dokument (për shembull disa letra të Cavour) lënë të supozohet se Bashkimi i Italisë mund të ishte përmbyllur në mënyrë shumë të ndryshme. Këta lloj rindërtimesh shërbejnë për të demonstruar se si dhe përse gjërat kanë shkuar ashtu si kanë shkuar. “Për të kuptuar vërtetë atë që ka ndodhur, duhet që pikësëpari të investigohet ajo që nuk ka ndodhur

A

nglosaksonët (që e kanë shpikur) e quajnë “what if history” ose “virtual history”, domethënë Historia me “Po sikur-e”. Thënë më thjeshtë: merrni një fakt historik dhe hamendësoni që diçka në rrjedhën e ngjarjeve të ketë shkuar ndryshe nga sa kemi lexuar në librat e historisë së vërtetë. Një betejë e humbur për një kapriço të motit, vdekja e papritur e një njeriu të destinuar për të bërë gjëra të mëdha, refuzime të vegjël, edhe përtej vullnetit individual, që bëjnë që të merret një rrugë, në vend të një tjetre. Faktet dhe hipotezat Imagjinata për të kaluara (dhe si pasojë të ardhme) alternative ka joshur gjithmonë shkrimtarë dhe regjisorë që luajnë me fantazinë. Por, a mund të shërbejë kjo edhe për të kuptuar realitetin? Pjesa më e madhe e historianëve hedh poshtë hipotezat e historisë alternative si një lojë njerëzish të ngeshëm, por në botën anglosaksone shumë studiues e kanë marrë seriozisht këtë gjë. Niall Ferguson, një historian britanik që në shumë drejtime është kontrovers, në vitin 1997 ka botuar një libër shumë të suksesshëm (Virtual History) në të cilin shpjegon metodat e historisë së kundërfakteve. “Kundërshtimi i historianëve kundrejt historisë së kundërfakteve mbetet ende jashtëzakonisht i përgjithësuar dhe i ndezur”, shpjegon Ferguson. “Historiografia është dominuar për një kohë të gjatë nga ideja e paravendosjes: ose më saktë nga ideja që ngjarjet janë në një farë mënyre “të programuara” (për filozofët kristianë nga Providenca, për pozitivistët e perëndimit, për idealistët dhe marksistët nga ligjet natyrorë apo nga mekanizmat socialë si konflikti i klasave). Sipas këtyre këndvështrimeve, ajo që ka ndodhur në të kaluarën, nëse është verifikuar, kjo ka ardhur sepse nuk mund të mos ndodhte”. Një këndvështrim ky që ka hedhur rrënjë edhe në Itali, ku Benedetto Croce, i cili ishte kritik edhe ndaj determinizmit pozitivist, mbronte me shpatën zhveshur “domosdoshmërinë historike” dhe e quante “ilogjike dhe antihistorike” çdo “Sikur” që lidhej me të kaluarën. Historia e kundërfakteve i kundërvihet këtij vizioni dhe i bën vend rolit të rastësisë. Ashtu si në një eksperiment në laborator, hipoteza, nëse parashtrohet duke marrë parasysh forcat reale në fushë (njerëz, beteja, ide, kushte mjedisore, sociale dhe ekonomike), mund të shërbejë për të kuptuar se si dhe përse e kaluara ka marrë një rrugë të caktuar dhe jo një tjetër. “Të parët që janë ushtruar seriozisht me këtë temë kanë qenë historianët amerikanë të ekonomisë, rreth viteve gjashtëdhjetë”, vazhdon Ferguson. “Atëherë, shkolla e Historisë së Ekonomisë së Re studioi një model zhvillimi të Shteteve të Bashkuara pa rrjetin hekurudhor: demonstroi që GDP dhe norma e rritjes ekonomike të ekonomisë së SHBA në 1890 do të kishin qenë, në atë të kaluar hipotetike, më të vogla në krahasim me ato të rregjistruara prej statistikave”. Një hipotezë e historisë alternative (SHBA pa trena) provoi nëpërmjet shifrave rolin efektiv që ai variabël ka pasur në rrjedhën e ngjarjeve. Të ardhme të mundshme Përveç historisë virtuale të bazuar në të dhëna ekonomike, është edhe ajo e bazuar në ngjarje të mundshme. “Disa dokumente sekrete diplomatike, për shembull, kanë zbuluar se SHBA në vitet pesëdhjetë ishin shumë pranë mosndërhyrjes në Luftën e Koreve”, shpjegon Ferguson. Dhe më shumë se sa një dokument (për shembull disa letra të Cavour) lënë të supozohet se Bashkimi i Italisë mund të ishte përmbyllur në mënyrë shumë të ndryshme. Këta lloj rindërtimesh shërbejnë për të demonstruar se si dhe përse gjërat kanë shkuar ashtu si kanë shkuar. “Për të kuptuar vërtetë atë që ka ndodhur, duhet që pikësëpari të investigohet ajo që nuk ka ndodhur, por që gjithësesi konsiderohet e mundshme për rrjedhën e ngjarjeve nga bashkëkohësit”, konfirmon Ferguson. Megjithatë, një gjë e tillë i ngushton kufijtë e historisë me “sikur-e”. “Edhe nëse e

imagjinojmë historinë si një sekuencë kaotike e ngjarjeve që i janë besuar rastësisë, fushëveprimi ku mund të aplikohet një rindërtim kundërfaktik, pa qenë thjeshtë fantazi, është i limituar. Janë legjitimë vetëm skenarë të bazuar në hipoteza që vetë bashkëkohësit do i kishin konsideruar të mundshme dhe që mbështeten nga burime (letra, dokumente, dëshmi). Është e vërtetë që transmetimi i burimeve, nënshtrohet edhe ai rastësisë. Por është e vetmja mënyrë për ta bërë të praktikueshme historinë virtuale”. Pra, mund të jemi të sigurtë se Bota e Re do të ishte “zbuluar” gjithësesi edhe pa udhëtimin e Kristofor Kolombit. Por jemi edhe të autorizuar të hamendësojmë se çfarë do të kishte ndodhur nëse ekspedita e 1492 do të ishte financuar nga mbreti Gjoni II i Portugalisë (lundërtari në fakt ia kish kërkuar këtë) dhe jo nga Izabela e Kastijës. Sikur të mos ishte Hitleri Përpara se të përshkojmë këto rrugë alternative, duhet të vlerësojmë se cilat ishin interesat në terren në vigjilje të Luftës së Madhe, që mes viteve 1914 dhe 1918 tronditi të gjithë botën. Duke rrëmuar mes interesave të vendeve të përfshirë në këtë konflikt gjejmë se kush dëshironte të rifitonte territore të humbur në të kaluarën në avantazh të gjermanëve (Franca e dëbuar nga Alsasa dhe Lorena), kush dëshironte të konsolidonte dominimet e vet kolonialë (Britania e Madhe), kush ëndërronte një dalje në Mesdhe (Rusia), kush kërkonte prestigj ndërkombëtar (Italia), kush ishte në konflikt të përhershëm me fqinjët austro-hungarezë (Serbia). Hitleri? Një piktor, ose maksimumi një piktor i të dielave. Çështja araboizraelite? Nuk do ish marrë asnjëherë. Tragjedia e Holokaustit? Një film horror, i mbetur në sferën e fantazisë. Kështu ndoshta do të na dukej bota nëse Perandoritë qendrore (Austro-Hungaria dhe Gjermania, në krah të tyre Bullgaria dhe perandoria otomane) do të kishin fituar Luftën e Parë Botërore kundër aleatëve. “Gjërat nuk shkuan kështu, sigurisht, megjithatë do të kishin mjaftuar shumë pak “momente të spikatur” të historisë, pikërisht ato momente kur gjërat marrin një rrugë në vend të një rruge tjetër, e do t’i jepnin jetë skenarëve alternativë”, rrëfen historiani i nëntëqindës, Sergio de Santis. “Skenarë që duhet të analizohen duke mbajtur parasysh që shekulli i njëzetë ka qenë kushtëzuar jo vetëm nga ky apo ai personazh, por edhe nga ideologjitë e masës”. Farat e mosmarrëveshjes Përpara se të përshkojmë këto rrugë alternative, duhet të vlerësojmë se cilat ishin interesat në terren në vigjilje të Luftës së Madhe, që mes viteve 1914 dhe 1918 tronditi të gjithë botën. Duke rrëmuar mes interesave të vendeve të përfshirë në këtë konflikt gjejmë se kush dëshironte të rifitonte territore të humbur në të kaluarën në avantazh të gjermanëve (Franca e dëbuar nga Alsasa dhe Lorena), kush dëshironte të konsolidonte dominimet e vet kolonialë (Britania e Madhe), kush ëndërronte një dalje në Mesdhe (Rusia), kush kërkonte prestigj ndërkombëtar (Italia), kush ishte në konflikt të përhershëm me fqinjët austro-hungarezë (Serbia), kush kishte me nxitim për të rifituar kohën e humbur (Japonia në fazën e modernizimit) dhe kush ishte gati të zgjeronte interesat e veta në kontinentin e vjetër, duke

braktisur një izolacionizëm të thellë (Shtetet e Bashkuara). Ishte më tej një vend i vogël i Bullgaria, që kish synim të zgjerohej, një perandori, ajo otomane, në krizë të thellë dhe Austro-Hungaria që dëshironte të vinte nën kontroll serbët. “Ky skenar kaq i ndërlikuar kompletohej prej Gjermanisë së Perandorit Vilhelmi II, i cili kishte nisur një garë të armatimit detar për t’iu kundërvënë dominimit britanik në dete dhe për ta bërë vendin e tij një fuqi të pashoqe”, shton De Santis. Kriza imperiale Një pikë e parë kthese u paraqit në frontin lindor të konfliktit, në perandorinë ruse, të tronditur në 1917 prej një revolucioni që solli rënien e Carit Nikolla II dhe ngjitjen në pushtet të partisë bolshevike të Leninit. “Nëse Gjermania do të kish hyrë menjëherë në konflikt nuk do të kish pasur asnjë interes, në 1917, që të nxirrte në plan të dytë planet e Leninit, i cili u lehtësua edhe sepse ishte në favor të daljes së rusëve nga lufta, me pasojë daljen në pah të perandorisë luftarake gjermane”, shpjegon historiani. “Me shpërthimin e lëvizjeve të para revolucionare në 1917 (ato të prillit, antipastë e Revolucionit të Tetorit), lideri bolshevik ishte në fakt në mërgim në Zvicër dhe u rikthye në atdhe pikërisht falë ndihmës së gjermanëve, i mbrojtur nga një tren special i blinduar”. Një afirmim i shpejtë gjerman do të kishte rrezikuar të frenonte forcimin e revolucionit rus dhe do i kish lejuar Gjermanisë t’i gërryente territore të mëtejshëm perandorisë ruse. “Por që idealet revolucionarë nuk do të kishin hedhur gjithësesi rrënjë, kjo është e vështirë të thuhet (e provon fakti tjetër që kish patur nëj kryengritje në 1905)”, saktëson eksperti. Ndoshta edhe fati i perandorisë otomane nuk do të kish qenë i ndryshëm nga sa ishte në realitet. E dobësuar tashmë nga revolta të shumta për pavarësi, kjo u shemb në vitin 1923 për t’u transformuar në Republikën e Turqisë. “Por edhe nëse otomanët do të kishin triumfuar, është e drejtë të mendojmë që ky vend do të kish marrë në çdo rast rrugën e modernitetit”, sqaron historiani. “Një risi e madhe mund të kish të bënte me Palestinën (otomane në 1914), e cila nuk do të kish përfunduar nën kontrollin e anglezëve (që favorizonin një atdhe hebraik) e që si pasojë nuk do të ish e destinuar të priste shtetin e Izraelit (1948). Kjo do të kishte shmangur gjakderdhje të ardhshme në Lindjen e Mesme, ku nuk do të kish shpërthyer lufta arabo izraelite”. Totalitarizma të munguar? Por pyetja që shumë historianë, dhe jo vetëm ata, kanë bërë shpesh në lidhje me Luftën e Madhe është: në rast të fitres së gjermanëve, a do të kishim pasur ardhjen e fashizmit dhe të nazizmit? Për sa u përket ideve të përqafuara nga Musolini, është e vërtetë që në krye të herës u mbështetën nga veteranë të Luftës së Parë Botërore. Por është e mundur që edhe pa fitoren “e çalë” të Italisë në konflikt ideologjia fashiste do të kish zënë vend: shumë prej parimeve të saj, në fakt, nuk ishin të lidhur me rezultatin e konfliktit ushtarak. “Për më tepër, në rast të fitores së austrohungarezëve, Italia do të kish rrezikuar humbjen e territoreve të saj veriorë dhe humbjen e kolonive afrikane”, thotë De Santis. “Sa për Gjer-

maninë, në rast të një fitoreje të saj do të kishim shumë më pak kushte për ngjitjen e Hitlerit. Në fakt, lideri i ardhshëm nazist nuk vonoi për të përqafuar tezën e “thikës pas shpine” që i kishin futur Gjermanisë politikanët gjermanë, tek kishin firmosur armëpushimin dhe e kishin detyruar vendin të firmoste traktatin poshtërues të Versajës (1919). “Përgjegjës për atë marrëveshje kaq të ashpër ishin, sipas disa nacionalistëve më të thekur dhe sipas vetë Hitlerit, të ashtuquajturit “komplotues hebrenj”, kujton historiani. “Kriza e pasluftës (që erdhi pikësëpari prej dëmshpërblimeve ekonomikë që duhej të paguanin gjermanët) arriti të shfrytëzohet me aftësi prej nazistëve, kreu i të cilëve e përdori si levë për të siguruar mbështetje popullore, duke i paraqitur si i dërguar i qiejve. “Një i dërguar”, të cilit nuk do ia kish pasur askush nevojën, nëse epilogu i konfliktit do të kish qenë pozitiv. Sa i përket rolit gjeopolitik që do të kish marrë Gjermania, është e mundur që, edhe pa Adolf Hitlerin, do të kish qenë në plan të parë. Një tjetër perëndim Që përpara konfliktit, në lojën e aleancave mes perandorive kryesore, pjesën e luanit e bënte Berlini, industritë luftarake të të cilit punonin me ritëm të shpejtë duke garantuar furnizime të vazhdueshëm edhe për aleatët austriakë. “Përballë një suksesi gjerman, është e mundur që një prej vendeve të parë që do të vuanin pasojat do të ishte Franca, e destinuar që të gjermanizohej pjesërisht dhe të humbiste peshën ndërkombëtare”, pohon De Santis. “Sa për Britaninë e Madhe, ajo me siguri do të shihte një reduktim të perandorisë së saj koloniale”. Ndërsa Gjermania do të kishte vazhduar të zgjerohej dhe do të kishte ndihmuar AustroHungarinë që të mbante nën kontroll presionet e brendshëm për pavarësi. Por rivaliteti mes austrohungarezëve dhe gjermanëve do të kish sjellë një klimë tensioni në rritje, destinuar që të çonte në kontrollin gjerman mbi Austrinë. “Siç ka hedhur hipotezën historiani britanik Niall Ferguson, një triumf i Gjermanisë në Luftën e Madhe do të kish sjellë një lloj Bashkimi Evropian ante litteram, udhëhequr nga një makroshtet austrogjerman në gjendje të garantonte stabilitet për kontinentin dhe që të përballej si i barabartë me Shtetet e Bashkuara. Këta të fundit, nëse Gjermania do të kish fituar në 1917, vit kur Amerika hyri në luftë, mund edhe të ishin futur në listën e të mundurve”. Poshtë hirit Duhet thënë që, përtej udhëheqjes gjermane (ajo që në fund të fundit shohim sot, por për arsye të tjera), ideja e një bashkimi të popujve dhe të shteteve evropianë ishte e përhapur prej shekujsh. “Po kaq me rrënjë ishte edhe plaga e antisemitizmit që megjithatë, pa nazizmin, nuk do të kish rezultuar ndoshta në Holokaustin”, konkludon De Santis. “Në tërësi, nuk duhet përjashtuar që shumë probleme të fshehur të gjeopolitikës botërore do të kishin shpërthyer gjithësesi, duke shkaktuar konflikte dhe kriza (duke përfshirë ndoshta edhe krizën financiare të 1929), ndonëse në kohë, me protagonistë dhe me forma të ndryshme”. Për këtë arsye ka nga ata që pohojnë se forma të totalitarizmit (fashist dhe komunist) do të ishin zhvilluar gjithësesi. Dhe që në kufijtë juglindorë të Evropës, një sukses i otomanëve (me një Turqi e cila që në vitet ’10 ishte e ndikuar nga nacionalistët) do të ishte shoqëruar me persekutime kundër grekëve dhe hebrenjve, si ata që pësuan armenët në 1915-16. Po kështu, konfliktet e brendshëm në Ballkan ndoshta vetëm do të shtyheshin në kohë edhe në rast të një triumfi gjerman. Dhe ndoshta është utopike të mendosh që një lëmsh i tillë gjeopolitik do të mund të zgjidhej me rrugë diplomatike. Me fjalë të tjera, një Evropë e bashkuar në emër të Gjermanisë do të kishte shmangur ngjitjen e Adolf Hitlerit, por jo domosdoshmërish do të kishte shmangur një konflikt të dytë të madh në nëntëqindën.


bota • E mërkurë 24 korrik 2013

»

15

ADN 60

vjet më parë, jeta jonë mori formën e një helike. Molekula e ADN u shfaq përpara syve të James Watson dhe Francis Crick në 1953 në një laborator të Cambridge, dhe më 25 prill të atj viti zbulimi u botua në revistën “Nature”. Sot, tek molekula që përbën boshtin e çdo lloj forme të jetës mbi tokë janë besuar shumë shpresa. Mes atyre që kanë parë më larg se të tjerët është shkencëtari amerikan Craig Venter. Bashkëautori i ndarjes në sekuenca të ADN së njeriut, sot drejton institutin që mban emrin e tij dhe që mbledh 500 studiues. Tre vjet më parë ai shpalli krijimin e formës së parë të jetës artificiale: një bakter (pagëzuar me emrin Synthia) që jeton falë një ADN të krijuar tërësisht në laborator. I pakënaqur prej polemikave që shpërthyen në atë rast, tani shpall një tjetër zbulim. Ndërkohë, si është Synthia? Mirë, por e analizojmë një ekzemplar të ri. Deri në fund të vitit do të bëjmë një tjetër larjmërim. Na jepni ndonjë të dhënë. Nuk mund të them më shumë. Kemi pyetur gjithmonë nëse mundemi të projektojmë një qenie të gjallë në kompjuter, duke nisur nga zero. ADN e projektuar në kompjuter më pas do të bëhej bashkë në laborator. Dhe në fund nuk mbetej veç të shihnim nëse ajo gjenomë do të bënte të funksiononte një qenie e gjallë. Një qelizë, për shembull. Jeta e lindur nga silici. Ndërkohë, ku ka përfunduar Synthia? Në frigorifer. Për ne përfaqësonte një eksperiment pilot. Ishte e rëndësishme për të demonstruar që metoda funksionon, por ishte vetëm një rezultat paraprak për të kaluar në fazën e mëtejshme. Imagjinojmë të gjejmë jetë në mars. A pritet e bazuar në ADN? E gjithë jeta, ashtu si e njohim, është e bazuar në ADN. Dhe përbërja kimike e universit është e ngjashme me atë të tokës. Patjetër që pres të gjejmë jetë diku tjetër në univers. Nuk besoj se ka evoluar si e jona, për arsye se rruga që ka ndjekur njeriu ka qenë me etapa të shpejta. Ndoshta do të jetë vetëm jetë mikrobike, por kiminë e saj e imagjinojmë të bazuar në karbonin dhe në informacionet që përmbahen dhe transmetohen prej ADN. Pra, do të dimë të interpretojmë në rast se gjejmë jetë jashtëtokësore? Nuk do ishte as e nevojshme të sillnim në tokë kampionë të një ADN marsiane. Organizimi i një transroporti të tillë do të kërkonte miliarda dollarë, ndërsa ne mund të përdorim pajisje për sekuencën gjenetike direkt në Mars apo në planetin ë fjalë, për të dërguar më pas informacionet në formë dixhitale në tokë. Në

Njeriu që do të vijë

atë pikë nuk do të na ndalonte asgjë madje edhe për të krijuar një marsian në laborator. 60 vjet më parë pamë për herë të parë ADN-në. Që atëherë, struktura e saj me helikë të dyfishtë është bërë ikonë e jetës. A do të arrijmë të imagjinojmë një formë të ndryshme? Nuk mendoj se do të funksiononte një helikë e trefishtë apo e katërfishtë. Dhe mendoj se në 60 vitet e fundit shkenca ka përjetuar periudhën më të jashtëzakonshme të njerëzimit. Në 1953, kur Watson dhe Crick botuan studimin për helikën e dyfishtë, ideja që ADN ishte ndoshta përgjegjëse për trashëgiminë gjenetike nuk ishte afirmuar tërësisht. Zbulimi kish ndod-

hur dhjetë vite më herët, por jo të gjithë shkencëtarët ishin të bindur. Disa besonin që informacioni biologjik kalonte përmes proteinave. ADN është përdorur për depozitimin e librave, muzikës, pamjeve. Në gjenomën e Synthias keni futur pasazhe nga Uliksi i Joyce. Molekula e jetës mund të përdoret si një bibliotekë e Aleksandrisë në miniaturë? Natyra përdor ADN 4 miliardë vite për të depozituar informacione. Metoda nuk ka rivalë. Megjithatë, gjenomi ka lejuar evolucionin e specieve të gjalla përmes mutacioneve që, herë pas here krijojnë një ndryshim në organizëm. Për këtë arsye është e domos-

doshme që ADN të mos jetë tërësisht stabël dhe herë pas here të lejojë gabime. Nuk do të doja që kodi i llogarisë sime bankare të depozitohej në një molekulë të tillë. Biologjia sintetike, apo më saktë aftësia për të krijuar ADN artificiale në laborator, a mund të zgjidhë disa probleme të njerëzimit? Do të na lejojë të vazhdojmë të kemi ujë të pastër, burime të rinj ushqimi dhe energjie, vaksina, ilaçe dhe metoda për riciklimin e anhidridit karbonik. Kemi filluar nga algat. Duke punuar me ADN e tyre ne arrijmë që t’i nxisim të prodhojnë proteina, acide, antioksidantë më të fuqishëm se ata aktualë. Për të përballuar problemin e ndotjes, mund të

rrisim kapacitetin e algave për të kapur anhidritin karbonik në atmosferë, apo t’i shtyjmë që të prodhojnë lëndë djegëse të pastra. Jemi duke studiuar një biologji të re që do të na lejojë të prodhojmë shishe plastike duke u nisur nga anhidridi karbonik dhe jo nga nafta. Nuk do të kemi më nevojë për bujqësinë, peshkimin apo ushqimin? Pas dhjetë vitesh popullsia e botës do të rritet me një miliard vetë. Imagjinoni t’i shtojmë një tjetër Kinë planetit tonë. Do të vetëdijësohemi që nuk mund të prodhojmë ushqim për të gjithë pa shteruar burimet natyrorë. Duhet të shpikim teknika të reja për t’u ushqyer, përndryshe do të anulojmë gjithë format e tjera të jetës në planet. 3 vjet më parë nisët një bashkëpunim 600 milionë dollarësh me Exxon Mobil për të prodhuar biokarburant nga algat. Por rezultatet nuk ishin ata të dëshiruarit. Përse? Harxhuam kohë për të demonstruar atë që mund të kuptohej që në fillim: sasia e karburantit të prodhuar nga algat në mënyrë natyrore është shumëe ulët. Teknika nuk do të bëhet asnjëherë ekonomike. Që kur nisëm të përdorim biologjinë sintetike për të modifikuar ADN e organizmave vegjetues po shihen hapat përpara që po bëjmë. Kemi arritur të përmirësojë me tre herë eficencën, në krahasim me fotosintezën natyrore. Kemi testuar algat tona si në serat e institutit, ashtu edhe në disa liqene që kemi krijuar në natyrë. Një prej aplikimeve është revolucionarizimi i vaksinave. Vaksina e parë e lindur nga gjenetika u miratua disa muaj më parë në Evropë. Shërben për të luftuar një lloj meningjiti dhe për të kemi punuar që nga 1997. Atë vit, ekipi ynë përfundoi sekuencimin e gjenomit të bakterit që shkakton sëmundjen, meningjokoku

B. Duke përdorur instrumenta të bioinformatikës, pikasëm ata fragmente të gjenomit që janë më pak të prekur nga presioni evolutiv. Duke qenë pjesë të qënrueshme të ADN, mund të ofrojnë një kundërshtar fiks për ilaçin. Shkencëtarët kërkuan dhe gjetën një vaksinë në gjendje të godiste pikërisht këta kundërshtarë. Për herë të parë në histori një vaksinë u krijua duke u nisur jo nga mikroorganizmi përgjegëjs për sëmundjen, por vetëm nga sekuenca e ADN të tij. Të njëjtën teknikë po e përdorim kundër gripit. Jemi në gjendje të prodhojmë një agjent imunizues në më pak se 12 orë, ndërsa me mënyrën tradicionale duheshin disa muaj. Pra, nuk është e vërtetë që gjenetika nuk vlen për jetën e përditshme. Kjo tregon se sa e rëndësishme është koha. Hapat nuk hidhen për një natë. Kanë kaluar 15 vite nga koha kur ndërtuam sekuencën emeningjokokut, deri kur ilaci u miratua në Evropë. Ju besoni se trashëgimia gjenetike ka më shumë rëndësi se mjedisi? E besoj për një qelizë, nuk jam i bindur që vlen edhe për një qenie njerëzore. 13 vjet më parë, kur u përfundua sekuencimi i ADN të njeriut, u premtua një kurë për shumë sëmundje. Disa shkencëtarë bënë shumë premtime në atë kohë. Mendoni për shifrat e jetës njerëzore. Njëqind trilionë qeliza, dyqind trilionë bakltere. Mund të mendojmë një ditë të rimishërohemi në një amebë apo në një bakter dhe në këtë rast jeta do të ishte më e lehtë. Zbulimi i kompleksitetit është detyra e shkencës. Nëse mendojmë progresin e 100 viteve të fudit duhet të ndihemi të mrekuluar. Një shekull më parë mjekësia dhe biologjia pothuajse nuk ekzistonin. Sot, sa më shumë njohim, aq më shumë insrumenta kemi për progres. Si mund të mos jemi optimistë?


16

« opinion

E mërkurë 24 korrik 2013 •

Lulzim Basha dhe rilindja e Partisë Demokratike

M

egjithëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk e ka certifikuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 23 qershorit, tashmë është e qartë se Partia Demokratike është humbësja e madhe e këtij procesi, i cili u pasua me abdikimin e liderit Sali Berisha, duke mbyllur në këtë mënyrë një kapitull mbi 20-vjeçar. Pas dorëheqjes së Berishës brenda Partisë Demokratike nisi gara për zgjedhjen e kryetarit të ri, e cila u zhvillua ndërmjet Lulzim Bashës dhe Sokol Olldashit, ku fitues me një përqindje të madhe votash doli Lulzim Basha. Basha njihet si një njeri karizmatik, i cili u afrua rishtazi në Partinë Demokratike para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005. Në atë periudhë ai ishte pjesë e KOP-it, megjithatë në një kohë rekord arriti të depërtojë në labirintet e selisë blu, duke u ngjitur në mënyrë të pabesueshme në hierarkinë e Partisë Demokratike, aq sa krijoi xhelozi brenda kampit blu, por edhe kureshtje te kundërshtarët politikë. Jo më kot Berisha i ka besuar atij poste të rëndësishme, si Ministrinë e Transporteve, Ministrinë e Brendshme apo Bashkinë e Tiranës dhe ka investuar kredibilitet politik, pasi kishte kuptuar se Basha mund të ishte asi nën mëngë për të ardhmen e Partisë Demokratike. Fillimisht Lulzim Bashkës i duhet

nga Liridon Cecja

të zgjidhë problemin e drejtimit të Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Tiranës, pasi, siç dihet, Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë bashkuar votat dhe kanë shkarkuar nga detyra kryetarin Njazi Kosovrasti. Kjo do të thotë se ky institucion rrezikon miratimin e buxhetit për dy vjetët e ardhshëm dhe shumë projekte do të anulohen, të cilat do të ndikonin në popullaritetin e tij në Tiranë. Ish-ministri i Brendshëm duhet të bëjë një riorganizim rrënjësor të strukturave të Partisë Demokratikë - të cilat gjatë këtyre katër vjetve të mandatit të dytë qeverisës kanë qenë thuajse inekzistente - për të qenë gati për zgjedhjet lokale të vitit 2015, që konsiderohen si një barometër për të parë

ndikimin e Bashës në elektoratin e djathtë. Bashës i duhet të përcaktojë mënyrën se si do të sillet me “djemtë plëngprishës” dhe me kritizerët e Partisë Demokratike gjatë dekadës së fundit. Kështu, ai duhet të vendosë nëse do t’i hapë dyert për figura të tilla si Bamir Topi, i cili ka mbetur jashtë legjislativit, apo Gazmend Oketës, Aleksadër Biberajt, Mark Markut, Ilir Rusmalit, të cilët nuk bënin pjesë në planet e Berishës, apo do të vazhdojë politikën e dyerve të mbyllura. Një tjetër detyrë që i lypset domosdoshmërisht kryetarit të ri të PD-së është që të normalizojë raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të qenë pjesë e axhendës së tyre, pasi dihet se raportet e Partisë Demokratike me aleatin strategjik të Shqipërisë kanë qenë mjaft të ndërlikuara dhe të ngrira. Krisja filloi me akuzat për ish-ambasadorin Xhon Uidhers, që e etiketonin si një përkrahës të politikave të Edi Ramës, vazhdoi me kritikat e Departamentit Amerikan të Shtetit për qëndrimet ultranacionaliste të Berishës dhe u finalizuan me bojkotimin e nismave të ambasadorit aktual Aleksandër Arvizu. Megjithatë, statukuoja e PD-së paraqet edhe shumë sfida të tjera, të cilat do të manifestojnë nëse Basha do të jetë pasues i ideologjisë se Berishës apo do të bëjë hapin e madh drejt krijimit të një partie bashkëkohore, ku do të mbizotërojë meritokracia dhe jo klientelizmi, morali dhe jo pragmatizmi elektoral, demokracia dhe jo diktati.

Arbitrazhi - një mundësi për biznesin

M

egjithëse nuk ka një përcaktim apo përkufizim të unifikuar të arbitrazhit si një nga mekanizmat e zgjidhjes alternative të mosmarrëveshjeve, është e sigurt se arbitrazhi u zhvillua nga nevoja praktike për të zgjidhur mosmarrëveshjet në mënyrë sa më efektive. Mjedisi i biznesit, ai ligjor dhe politik në Shqipëri tregojnë një nevojë në rritje për fuqizimin e mekanizmave të tillë si arbitrazhi, e megjithatë hapa konkretë në këtë drejtim nuk janë marrë, përjashtim përbën ndërmjetësimi, duke e lënë arbitrazhin paksa të veçuar. Po çfarë është konkretisht arbitrazhi dhe situata në Shqipëri? Gjykata e arbitrazhit është një gjykatë private, e cila mblidhet bazuar në marrëveshjen ndërmjet palëve. Procedurat e një gjykate arbitrazhi janë më shumë fleksibël se ato të një gjykate shtetërore, pasi procedura mund të përshtatet në varësi të kërkesave individuale dhe arbitrat zgjidhen posaçërisht për një proces të caktuar. Procedura e arbitrazhit përfundon me një vendim, i cili pas lëshimit të urdhrit të ekzekutimit të tij nga gjykata ka të njëjtin efekt juridik sikurse vendimi i një gjykate të sistemit

Nga Endrit KAPAJ

gjyqësor. Ekziston mundësia që gjykatat e arbitrazhit mund të krijohen ad hoc nga palët përkatëse. Procedurat dhe emërimi i arbitrave janë në dorën e palëve, por pavarësisht kësaj tendenca në mbarë botën shkon drejt një arbitrazhi institucional, i cili ekziston në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Institucionet e arbitrazhit kanë administratë të vetën, kanë një kod procedural të vetin dhe rregullore të brendshme për shpenzimet dhe pagesat. Një tendencë e tillë e një arbitrazhi institucional është implementuar edhe në Shqipëri. Në dhjetor të vitit 2002 në Shqipëri u krijua Qendra Shqiptare e Ndërmjetësimit dhe Arbitrazhit Tregtar MEDART, si një institucion i pavarur dhe privat, i themeluar me mbështetjen e Bankës Botërore. Kjo qendër gjatë funksionimit të saj ka administruar një numër jo të pakta rastesh, kryesisht mosmarrëveshje të brendshme tregtare, të zgjidhura me sukses. Sipas Kodit të Procedurës Civile, në Republikën e Shqipërisë mund të zgjidhet me arbitrazh çdo pretendim pasuror ose kërkesë që rrjedh nga një marrëdhënie pasurore. Arbitrazhi tashmë është bërë pjesë e padiskutueshme e tregtisë ndërkombëtare dhe investimeve. Parë në këtë prizëm, në Shqipëri është një mundësi e pashteruar për thithjen e investimeve të huaja në tërësi si dhe

kompanive më të njohura ndërkombëtare, për arsye se arbitrazhi ofron shumë avantazhe dhe lehtësi, ku mund të përmendim disa prej tyre. Së pari, gjuha. Gjykatat kombëtare veprojnë në gjuhën e vendit, çka sjell si pasojë nevojën e përkthimit të të gjitha dokumenteve, kontratave, korrespondencës etj. Së dyti, kultura ligjore. Marrëdhëniet e biznesit mund të jenë të vendosura në një kontrast tjetër të kulturës ligjore, ndryshe nga ajo e gjykatësit. Së treti, ekzekutimi i vendimeve të arbitrazhit është më i lehtë se ai i një gjykate kombëtare (konventa e Nju-Jorkut, miratuar më 10.06.1958). Së katërti, konfidencialiteti dhe shpejtësia janë parime bazë të arbitrazhit, çka përputhet me interesat e biznesit dhe të investitorëve. Dhe së fundi, mundësia e përzgjedhjes së arbitrave lejon palët të emërojnë në cilësinë e arbitrit personat më të përzgjedhur dhe me njohuri të specializuara për çështjen dhe mosmarrëveshjen konkrete. Duke mos u zgjatur më tej, nisur edhe nga rastet e fundit të arbitrazhit ndërkombëtar, ku shteti shqiptar ka qenë palë, vlerësoj se investimi në forcimin e këtij instrumenti kombëtar dhe ndërkombëtar do të përbënte një hap që do t’i vinte në ndihmë përmirësimit të klimës së biznesit në tërësi.


opinion • E mërkurë 24 korrik 2013

»

17

Lezha si pasqyrë e demokracisë shqiptare

M

anipulimi tashmë i faktuar i zgjedhjeve në qarkun e Lezhës si një pasqyrë e demokracisë së pretenduar shqiptare ka vënë përpara përgjegjësisë  të gjithë aktorët dhe faktorët politikë të garantimit të zgjedhjeve të lira si themel i shtetit demokratik, që presupozohet të jetë edhe Shqipëria. Deformimi i vullnetit politik elektoral të rreth 1200 votuesve vetëm në një qark ka hedhur poshtë pretendimin se zgjedhjet shqiptare ishin brenda standardeve demokratike e për më tepër europiane, siç kanë artikuluar faktorët politikë shqiptarë e ndërkombëtarë në përfundim të tyre. Dhunimi i vullnetit të zgjedhësve dhe deformimi i destinacionit të votës se tyre përbën një shkelje flagrante të të drejtave themelore të njeriut, siç është e drejta për të zgjedhur e për t’u zgjedhur, njëherazi dhe një nga parimet kryesore të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Si e tillë, ajo përbën një krim të rëndë, përgjegjësit e të cilit duhet të ndëshkohen ligjërisht, gjë që shpresohet të ndodhë, edhe pse deri tani nuk ka pasur asnjë shenjë reagimi nga institucionet e drejtësisë. Por ligji dhe (mos)zbatimi i tij janë njëra anë e këtij problemi, ndërkohë që efektet politike, morale e shoqërore të këtij fenomeni janë po aq kriminale sa shkelja e Kushtetutës dhe e të drejtave themelore të njeriut, e konstatuar dhe e provuar kjo nga rinumërimi i votave në Lezhë. Por le t’i marrim me radhë përgjegjësitë dhe përgjegjësit e kësaj situate, që në fakt është shkaku kryesor i tranzicionit të tejzgjatur të kalimit nga diktatura në demokraci, por edhe të ngërçit politik, që ka prodhuar kaq konflikt e tension midis shqiptarëve të thjeshtë, që janë të vetmet viktima të deformimin të përsëritur të demokracisë dhe të parimeve themelore të saj. Politika Kjo është përgjegjësja kryesore e fenomenit “Lezha”, e përsëritur më parë me emra të tjerë si “Ruzhdia”, “Dushku” etj., me të përbashkëtën e madhe shkatërrimin e themeleve të demokracisë. Para disa vjetësh vizitova Danimarkën, ku bashkë me një grup kolegësh gazetarë nga Shqipëria ishim ftuar të ndiqnim një proces zgjedhor: referendumin për futjen në eurozonë të këtij vendi  të BE-së. Njëri prej kolegëve pyeti drejtoreshën për zgjedhjet në Ministrinë e Brendshme të këtij vendi (një institucion vetëm me dy punonjës, i vetmi autoritet që organizon e kontrollon zgjedhjet në Danimarkë) nëse kishte pasur ndonjëherë parregullsi në zgjedhje. Drejtoresha tha se kishte pasur në një palë zgjedhje një telefonatë, ku dyshohej se një person kishte votuar dy herë në një ishull mijëra km larg nga Kopenhaga, gjë që ishte verifikuar dhe nuk kishte rezultuar e vërtetë, ndërkohë që ankuesit i ishte kthyer përgjigje zyrtarisht dhe publikisht. “Po të ishte e vërtetë?” - pyeta unë zonjën që drejtonte zgjedhjet. “Mjaftonte si precedent dhe nuk do të ishin njohur zgjedhjet në të gjithë Danimarkën”, - ishte përgjigjja e saj, e cila nuk harroi të më siguronte se danezët as mund ta mendojnë dot një veprim të tillë. E solla ketë shembull si krahasim disi ekstrem me një nga vendet më demokratike të botës, por që është anëtare e NATO-s, ku Shqipëria bën pjesë, edhe e BE-së, ku Shqipëria po përpiqet të anëtarësohet. Besoj se  rregulla e standarde si të Danimarkës janë të njëjta për të gjitha vendet e BE-së, që garantojnë demokracinë dhe shtetin ligjor, të cilat pretendohet se i kanë vendet që anëtarësohen në këtë supershet. Sigurisht që fenomene si Lezha janë të papranueshme e të pakonceptueshme edhe për vende si Maqedonia apo Mali i Zi e jo më për BE-në, por ato janë të përhershme, të përsëritura e shpeshherë përcaktuese në fitoren e zgjedhjeve nga njëra apo tjetra palë politike. Edi Rama, politikani që pas një muaji pritet të jetë kryeministër i vendit, mbajti peng integrimin euroatlantik të vendit, duke e justifikuar bllokimin e reformave me kërkesën e tij për hapjen e kutive të votimit, pasi pretendonte se rezultati i zgjedhjeve ishte i manipuluar. Sot ai po kërkon mbylljen e kutive, edhe pse manipulimi është i provuar zyrtarisht dhe deklaruar publikisht, dhe duket se ia ka arritur qëllimin, pasi Kolegji Zgjedhor

Nga Nebil ÇIKA

zhvlerësoi ligjërisht konstatimin e manipulimit nga KQZ-ja. Sali Berisha, kryeministri ende në detyrë, dhe funksionarë të partisë së tij, që dikur kundërshtonin kërkesën e z. Rama për hapjen e kutive si të paligjshme, janë kapur pas Lezhës për të justifikuar humbjen e turpshme në zgjedhjet e fundit dhe akuzojnë Ramën e PS-në për vjedhje e blerje votash e kërcënim të komisioneve nga banditë e trafikantë. Sikur kjo të ketë ndodhur në ndonjë planet tjetër e jo në Shqipëri, anëtare të NATO-s dhe kandidate për në BE, të qeverisur e drejtuar pikërisht nga PD-ja në koalicion me gjysmën e “hajduteve” të votave në Lezhë – LSI-në. Se kujt i ankohen z. Berisha e zyrtarë të tjerë të PD-së për manipulimin e zgjedhjeve ec e merre vesh! Qeveria ka detyrimin dhe përgjegjësinë ligjore të garantojë vullnetin e zgjedhësve dhe votat edhe për partitë e tjera e jo më për  veten e saj. Pastaj, kujt ia tregon e kujt i ankohet për kriminelët dhe trafikantët që blejnë e vjedhin vota?! A nuk duhet të jenë në burg kjo kategori njerëzish? A nuk është detyrë e qeverisë lufta kundër krimit, ndërkohë që PD-ja e ka pasur edhe një nga premtimet elektorale bazë katër vjet më parë një gjë të tillë? Sigurisht që konstatimi i PD-së është i drejtë dhe i provuar, por edhe përgjegjësja më e madhe për këtë situatë të papranueshme me zgjedhjet është pikërisht ajo dhe qeveria e saj. Ky perceptim i ndryshëm, në kohë të ndryshme, për interesa të ndryshme të dy krerëve kryesorë të politikës shqiptare me zgjedhjet dhe manipulimin e tyre është i mjaftueshëm për të kuptuar jo vetëm qëndrimin e pasinqertë të tyre me demokracinë dhe parimet e saj, por edhe me ligjin dhe detyrën kushtetuese si në qeveri, ashtu dhe në opozitë. Nuk dua të jap mend, pasi besoj se shqiptarët, pavarësisht bindjes politike, janë të qartë për faktin se politika shqiptare është përgjegjësja kryesore e deformimit dhe keqfunksionimit të demokracisë shqiptare, deformim që fillon me themelin e saj: të drejtën e qytetarëve për votën e lirë. Drejtësia Është pushteti tjetër që duhet të turpërohet sa herë përmendet fenomeni “Lezha” dhe krejt krimet elektorale, pasi më shumë se kushdo ajo ka qenë dhe mbetet e ballafaquara direkte me këtë situatë antikushtetuese e antidemokratike. Nuk mund të thuhet se drejtësia është kthyer shumë për  krimet elektorale dhe nuk besoj se mund të gjendet ndonjë i ndëshkuar seriozisht për to, edhe pse janë më të provuarit e me të deklaruarit botërisht si të tillë. Nuk e di nëse prokuroria ka nisur apo jo një çështje penale ndaj falsifikuesve të rezultateve të Lezhës, megjithëse ligji parashikon dënimin fiks me tetë vjet burg për krime të tilla. Nuk e di kush e ka detyrimin të denoncojë ligjërisht këto krime të rënda, por besoj se në medie ka pasur aq shumë informacion e prova, sa e bën të detyrueshëm nisjen, kryesisht të hetojë mbi një veprim të parashikuar edhe nga Kodi i Procedurës Penale. Situata bëhet më e rëndë kur Kolegji Zgjedhor, i detyruar nga mosrespektimi i afateve absurde ligjore, shpall të pavlefshëm konstatimin dhe zbulimin e krimit nga KQZ-ja. Sigurisht që teknika legjislative dhe Kodoi Zgjedhor i nxjerrin të larë ligjërisht gjyqtarët që morën një vendim të tillë, por parimi dhe vetë kuptimi i drejtësisë është e vërteta, që në rastin e Lezhës është sigurisht në të kundërt të vendimit të drejtësisë. Siç po shkojnë gjërat, nuk ka gjasa që prec-

edenti i Lezhës të shërbejë si shkak ligjor, politik e moral për të verifikuar rezultatin e zgjedhjeve në të gjithë vendin, vërtetësia e të cilit pas kësaj është vënë seriozisht në dyshim. Por në këtë periudhë paszgjedhore ka pasuar akuza të shumta për manipulim, blerje votash me para e implikim të krimit të organizuar, që duhet të jenë objekt hetimi i drejtësisë. Një nga akuzat publike ka qenë kandidimi dhe marrja e mandatit të deputetit nga persona të inkriminuar, një pretendim që, nëse është i vërtetë, përbën një problem të madh për demokracinë dhe shtetin ligjor shqiptar. Besoj se koha e mbetur në dispozicion të drejtësisë deri në marrjen prej tyre të mandatit në fillim të shtatorit është e mjaftueshme për të verifikuar figurat e ligjvënësve të rinj edhe duke kërkuar ndihmën e institucioneve europiane të drejtësisë. Më pas imuniteti i tyre e bën të pamundur një gjë të tillë. Pra, siç del, drejtësia është jo vetëm përgjegjëse, por dhe e sfiduara e madhe nga manipulimi i zgjedhjeve të 23 qershorit në qarkun e Lezhës, e thënë ndryshe, krimi elektoral.   Ndërkombëtarët Kategori tjetër që, nëse nuk mund të përcaktohet si përgjegjëse e drejtpërdrejtë, duhet të turpërohet nga fenomeni “Lezha” janë ndërkombëtarët, politikanë, zyrtarë të qeverive e institucioneve, diplomatë e vëzhgues, të cilët i cilësuan këto zgjedhje me standarde të plotësuara. Për shumë arsye qëndrimi i ndërkombëtarëve, sidomos përfaqësueseve amerikanë dhe evropiane, ka shumë ndikim në zhvillimet politike dhe cilinë e demokracisë në Shqipëri. Për këtë arsye edhe qëndrimi i tyre ndaj zgjedhjeve dhe fenomeneve negative në to merr një rëndësi specifike. Personalitete si ambasadori amerikan në Tiranë, z .Arvizu, ai i BE-së, z. Sekui, por dhe komisioneri Stefan Fyle apo drejtues të tjerë të BE-së dhe DPA-së kanë nxituar t’i konsiderojnë këto zgjedhje si të lira e të ndershme e sidomos me standarde perëndimore. Nëse nuk do të ishte zbuluar Lezha dhe manipulimi i saj, besoj se qëndrimi i ndërkombëtarëve nuk do të kërciste shumë, por tani ai përbën realisht një problem, pasi ndikon te vendimet e politikës dhe drejtësisë shqiptare, që nuk mund ta shmangin dot Lezhën dhe skandalin e saj. Sigurisht që në pamje të parë me përfundimin e zgjedhjeve ndërkombëtarëve u mjaftonte që palët të mos i kontestonin ato dhe për ta ishte gjithçka në rregull. Pa llogaritur fare faktin se politika shqiptare ka më pak ndryshime, të njëjtën qasje me vjedhjen e votave, ndërkombëtarët mjaftohen me faktin që humbësi të pranojë rezultatin pavarësisht se realiteti elektoral, edhe pse mund t’u konvenojë palëve, por mund të jetë në kundërshtim me rregullat dhe standardin demokratik. Mendoj se, nëse ndërkombëtarët do të ishin pak më të interesuar për realitetin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Shqipëri, shumë nga hapat euroatlantike të vendit nuk do të ishin realizuar, të paktën jo në këto kushte. Cila është ajo qeveri, ai shtet anëtar i NATO-s që ankohet e qan se krimi i organizuar i ka blerë apo vjedhur votat?! Sigurisht që është Shqipëria dhe ndonjë tjetër, por standardet e tyre të demokracisë nuk janë ato të NATO-s dhe asaj që pretendon se mbron ajo. Besoj se më shumë se përgjegjësi ndaj shqiptarëve dhe demokracisë sonë përfaqësuesit ndërkombëtarë kanë përgjegjësi ndaj qytetarëve taksapagues të vendeve të tyre, me lekët e të cilëve ata paguhen për punën dhe qëndrimet e tyre në Shqipëri. Besoj se popujt e kombet që ata përfaqësojnë paguajnë e janë të interesuar për një demokraci reale, të pranuar e në shërbim të popullit shqiptar e jo një pakti apo marrëveshje politike midis Ramës, Berishës e politikanëve të tjerë, ku mjafton të mos këtë konflikt për t’u klasifikuar si standard euroatlantik i demokracisë. Besoj se pas Lezhës qëndrimi ndërkombëtar, sidomos ai i institucioneve amerikane e evropiane, duhet te ndryshojë dhe, sa më shpejt aq më mirë. Nuk besoj se ka shqiptar normal që dëshiron një vlerësim të falsifikuar ndërkombëtar për demokracinë dhe të drejtat e njeriut në Shqipëri si ky për zgjedhjet e 23 qershorit, pavarësisht përfitimeve pragmatiste që mund t’i vijnë vendit, popullit e qeverisë prej një situate të tillë.


18

« dossier

E mërkurë 24 korrik 2013 •

Marrëdhëniet historike dhe ato të luftës

Ringritja kombëtare dhe kurthet ndaj Ismail Qemalit Nga Albert KOTINI

E

me gjithë këtë vrazhdësi, me këtë paraqitje të hidhur, ajo dëshiron të jetojë, të rritet, sepse ka diçka për të kryer. Zëri i racës, zëri i zakoneve e thërresin që të rritet dhe të mos e lërë pa shlyer njollën e zezë që i është dhënë shtëpisë së saj. Se vëllai i saj është vrarë, sikur ndodh kudo, nga armiqtë dhe gjaku i tij nuk është larë. Dhe rritet. E rritet ajo duhet të ndryshojë pamjen. Shkon te berberi dhe i kërkon prerjen e flokëve si të ndonjë djali. I lutet që t’ia presë perçen si djalë. Dhe i thotë arsyen. I thotë se do të armatoset me armë dhe pallë, atë që la pa jetë vëllanë e saj, për të marrë gjakun e tij. Do të marrë hakun e vëllait të saj, që e donte si sytë, si shpirtin. Kënga këndohet përgjithësisht gjatë luginës së Shushicës dhe shoqërohet me një varg kallëzimesh. Kallëzime që vërtetojnë sa shpreh kënga, dhe të ndodhura në atë luginë, pse i kreu një vajzë e re mbetur jetime: Këndon qyqja Këndon qyqja në atë breg, Këndon, oh e se ç’ja thotë, këndon dhe ja kthen me grykë për ca trima që la vjet I la vjet si gjeti sivjet; Seç u mbenë armë e shkretë. Këndon qyqja në atë breg, këndon oh se ç’ja thotë, këndon dhe ja kthen me grykë. Për ca nuse që la vjet, I la vjet si gjeti sivjet; Se u mbeti paja e shkretë. Një vit i tërë ka kaluar dhe është strukur në pluhurin e viteve të vdekura. Dhe në zvarritjen e tij, një det ngjarjesh kanë ndodhur. Ngjarjet që i ka bërë njerëzit, të qeshin, të qajnë, të gëzohen të dëshpërohen. Të derdhin lot dhe lot të pikura. Ka ardhur edhe qyqja. Ka ardhur edhe ky zog ogurzi. Ky lajmëtar i ngjarjeve të hidhura. Ky vajtues i atyre që më s’janë dhe që s’do të ishin në se për ta nuk do të ishte kënduar një këngë që të mos i harronte pluhuri i harresës. Një vit i tërë ka kaluar dhe është kthyer edhe qyqja. por kjo më nuk gjen ata që la. Këndon për të vajtuar ata trima që la vjet. I vajton trimat që la vitin e kaluar dhe që nuk i gjeti në këtë vit, që erdhi si nga hera. Ata kanë shkruar për pushim, pa zgjim më, në një gjumë të rëndë, në gjirin e tokës, në zemrën e tokës, të mbuluar me dhe të zi, pa që t’i ngrohë në diell. Dhe pa që ti zgjojë dashuria. Dhe qyqja i vajton. E qyqja vajton prapë dhe një fat tjetër që pësuan, si trimat, nuset e reja. Kishte lënë vitin e kaluar, shumë edhe nga këto. Kishte lënë nuse të reja, që ishin si pranverë e re, si vetë bota, si një botë më vete, si vetë jeta. Por nuk i gjen më sivjet. Edhe ato kanë shkuar për pushim, si trimat në gjirin e tokës. Edhe ato janë mbuluar në dheun e zi. Dhe dielli nuk i ngroh. Dhe dashuria nuk i zgjon më. Kanë lënë dhe nuset që la vjet qyqja pajat e tyre. Pajat e stolisura, të shkruara nëpër duar, të qëndisur me gjithë farë lulesh, me duart e tyre, me gjilpërë që nuk e lanë kurrë prej dore. E qyqja vajton, duke kënduar, dhe këtë fat të këtyre. Kënga këndohet përgjithësisht, në Kurvelesh. Është këngë poeti malesh, poeti anonim. Që i ndjeu dhe mandej sa ndjeu i lëshoi me anë të një kënge, që t’i arrinte përjetësisë. Ku do ta kalosh verën Ku do ta kalosh verën,

moj shah lule verdhënë? Në mal të Çajupit ku qan lulja lulen I thotë njëra tjetrës, po vijnë dasmorët. Do t’na marrin erën, pra do t’na këputin. Do t’na futin xhepevet, xhepevet t’jelekëvet. Ka ardhur vera dhe malet ruajnë të gjithë detin e luleve. Njerëzia do të lërë tokët e ulëta, ku e ndiejnë më të rëndë vapën. Dhe lëshohen për në male ku do të kalojnë disa ditë në qetësi e freski. Janë veshur që të gjithë si për dasmë. Janë të gjithë si dasmorët. E në botën e luleve hyn shqetësimi. Njerëzit që do të arrijnë atje, këta dasmorë të verë, që ju pëlqejnë malet vetëm në stinën verore, do të arrijnë majë këtyre. Do të ndiejnë erën e këndshme të luleve, dhe do ju aviten, dhe deri sa kanë kohë t’i këputin. Do t’i këputin një e nga një për t’i pasur më pranë hundës, më pranë zemrës. Dhe do t’i hedhim nëpër xhepat e petkave të tyre që t’i nuhasin kurdoherë që të duan dhe kudo që të duan. Sepse për ata lulet janë krijuar për t’i kënaqur dhe për të qëndruar si stoli. Dhe lulet e dinë se ç’fat i pret, e njëra me tjetrën atje lart,

në majën e Çajupit të freskët, nisin të qajnë hallet e tyre. T’i tregojnë se ç’fat i pret. Dhe të qajnë hallin duke i thënë të vërtetën lakuriq, për fundin që do të kenë. Dhe lulja i thotë po këto lules që ka pranë. Dhe kështu me radhë të gjitha do të vihen në dijeni. Mandej në atë mal, në Çajup, bashkë me dasmorët, do të derdhen edhe dete kopesh për të vepruar. Edhe këto do të korrin lulet e bukura njërën pas tjetrës, e do t’i dërgojnë në asgjësim. Do të mbarojnë që të gjitha lulet, si çdo gjë tjetër që ka një nisje, që ka një mbarim. Kënga këndohet labërisht në gjithë qarkun e Gjirokastrës. Këndohet sidomos nga të rinjtë. Nuk mungojnë që ta këndojnë edhe pleqtë. Këndohet që të mos e mbulojë pluhuri i harresës. Pëson në vende të ndryshme variacione. Por që të gjitha vënë në pah këtë ankim të luleve. Këtë ankim të luleve që bëjnë, atje në malin e Çajupit, në stinën e verës, kur ky mal mbushet me kope dhe me njerëz. Që shkojnë atje për të kaluar muajt e verës, në freskim. Gjatë muajve më të nxehta të kësaj stine. Mbeçë more shokë mbeçë Mbeçë more shokë mbeçë përtej urës së Qabesë, në sinoret e Moresë, në majë të Grebenesë. Të fala jepni nënesë. Të dy qet e zezë t’i shesë; T’ja jap nigjah të resë. Në ju pyetë për mua, T’i thoni që u martua. Në thëntë se çgrua muar, Tre plumba në kraharuar, gjashtë në këmbë e në duar. Në thëntë se çkrushq i vanë, sorrat dhe korbat e hajnë. Në thëntë se më çkal hypi; mbi dy tri dhoga meiti. Ka shkuar larg për në botën e gjerë, që të fitojë jetën. Ka shkuar për të fituar jetën dhe për të luftuar me një tufë shokë të vendit të tij. Ka ikur në mote të largët, si gjithë njerëzit që nuk i mban dot vendi. Dhe atje ka jetuar dhe më së fundi kur agon dita, që të kthehet ai mbete dhe nuk arrin dot më që të shohë, atë truall me të cilin është lidhur ngushtë, me vjega të forta dhe të pashqitshme.


dossier • E mërkurë 24 korrik 2013

Dhe në atë truall kanë lënë dy zemra që rrahin për të e mendojnë për të. Dy zemra që numërojnë një e nga një ditët, që presin që shpresojnë, lakmojnë ta shohin ta kenë pran, të gëzohen e të qajnë së bashku qoftë edhe kur jeta të jetë më se e vështirë. Janë dy zemra që pëlqejnë më tepër të jenë së bashku dhe me atë, në atë truall në të cilin lidhen mijëra kujtime, në atë shtëpi, ku fundja mund të ushqehen edhe vetëm me bukë e hi. Por ditët kalojnë dhe ai nuk kthehet se mbetet. Mbetet dhe lëshon thirrjen e fundit, ankimin e fundit, porosinë e fundit, si kushdo që jep porosinë e fundit, kur nis për të agonia që e sjell në detin e gjumit pa zgjim më. Dhe porosia u i drej-

tohet shokëve. Që t’ia shpien nënës së tij. T’ia shpien asaj që e fali në jetë, që e rriti me mijëra mundime, siç di vetëm një nënë, me zemër më të madhe se deti, që të rriti bijtë e saj. Dhe janë porosi të zeza, që nuk donte të bëheshin. Sepse as që e donte mbarimin e tij, në dhe të huaj, ku as toka nuk ka për ta tretë. Legjenda kështu nisi. Dhe Besimi kështu e përmend. Besimi i një populli të tërë. Sepse ai është bërë dhëndër dhe ka marrë një nuse të mirë. Zonjën vdekje që i ka dhënë tre plumba në kraharor, nënë të cilin rrihte një zemër, dhe gjashtë të tillë në këmbë e duar. Që edhe këto të mos kishin më fuqi të arrinin atje tek nëna e tij.

E krushqit e tij janë krushqit e zakonshëm; sorrat dhe korbat që do të ushqehen, me mishrat e çdo frymori, kur këto do të kenë kaluar këtë portë. Ka kaluar pra si dhëndër mbi tri dërrasa, pikërisht si ato që përdoren për të mbartur ato që vdesin. Kënga këndohet përgjithësisht në të tërë Labërinë. Këndohet nga burrat e gratë, dhe përgjithësisht me një zë të pikëlluar. Historia e lëvizjes kombëtare (1903-1905) Në këtë kohë kur përgatitemi të kremtojmë 25-vjetorin e pavarësisë sonë, pavarësi me të cilën Vlora krenohet të ketë lozur rolin më kryesor, është një gjë natyrale të kërkohet të për-

»

19

shkruhet historia e atyre vlonjatëve që kanë punuar për çlirimin e Shqipërisë, qysh nga fillimi i këtij shekulli. Do fillojmë pra ti përmendim ato histori pa dashur as me një mënyrë ta takojmë a të lëvdojmë njeri. Në qoftë se në tregimin e ngjarjeve harrojmë diçka ose gabohemi si njerëz që jemi, U lutemi atyre këndonjësve që kanë rrojtur brenda asaj historie të kenë mirësinë të na shkruajnë mbi sa kanë dijeni, kështu që të përshkruhet ekzaktësisht pa simpati e antipati rrjedhja e vërtetë e fakteve të atëhershme. Ishte verë e vitit 1903, i arratisur nga Stambolli ca kohë më parë dhe i emigruar në Bruksel, Ismail Qemali lajmëronte kombëtarët vlonjatët se lëvizja e Bullgarëve Maqedonas e cila kishte tërë përkrahjen e shëndoshë morale të fuqive të mëdha. Po e rrezikonte ekzistencën e kombit Shqiptar sepse kufijtë e Maqedonisë nën emrin “Tri vilajetet e Rumelisë” Edreneja dhe Manastiri e Selaniku arrinin gjer në Elbasan, dhe kështu toka e atdheut jo vetëm në pjesën më të madhe t’i jepesh “Maqedonisë autonome”, por edhe dy vilajetet e tjera (Shkodra e Janina). Mbeteshin të këputura nga perandoria atomane, dhe për konsekuencë në mëshirën e shteteve fqinje. Në atë kohë kur dhe potizmi i “Pallatit Yilldes” dhe i “Bab i Alis” kishin arritur kulmin ishte e pamundur që njeriu të këmbente letra me cilindo që rrinte jashtë Turqisë duke qenë se mbi të gjitha korrespondencat ushtrohej një censurë e rreptë e pashoqe në histori. Si djegie e letrës së përmendur e cila ishte dërguar “poste restante” me postën austriake, mbi emrin e të ndierit Elmaz Xhafer nga Kanina, kombëtarët vlonjat vendosën të dërgojnë tre veta në Korfuz për t’u marrë vesh që andej dhe mundësisht për të takuar Ismail Qemalin. Këta të tre ishin Elmaz XHaferi. Adem Risilia. Mahmut Miftiu. Mirëpo antikombëtarët ishin në pritje si ujku kur pret qengjin. Ata këqyrnin vëzhgonin dhe raportonin. Pra, posa u kthyen këta tre veta, përfaqësues të nacionalizmit vlonjat dhe të djathtës së asaj kohe, ata antikombëtarë gjetën “dy vegla” dy vlonjat të paditur dhe i shtytën dhe diktuan një telegram për “Pallatin Jilldez” ku lajmërohej se ata tre veta kishin vajtur në Korfua për t’u takuar më tradhtarin e madh të Dovletit Ismail Qemalin. Ky telegram e trembi Jilldezin dhe menjëherë u dekretua burgimi i atyre trive, të cilët ditët e para u arratisën në malin e Kaninës dhe pastaj u dorëzuan në Berat. Por, çështja e vajtjes së treve në Korfuz e kishte alarmuar keq Stambollin pra, “Bab Ali” -ja nuk mjaftoi me kaq. Antikombëtarët ja kishin sugjeruar Jilldezit dinakërisht se në Vlorë, ishte një komitet shqiptar që përgatiste kryengritjen sipas direktivave të tradhtarit Ismail Qemali. (vijon numrin e ardhshëm)


20

S

«

Kulturë

i çdo vit edhe këtë korrik në Lodeve të Francës u organizua Festivali Poetik ‘Voix de la Méditerranée’ (Zërat e Mesdheut), i sponsorizuar nga UNESCO. Ishin të ftuar më shumë se 150 artistë – poetë, shkrimtarë, artistë të arteve pamore, balerinë, muzikantë nga i gjithë Pellgu i Mesdheut. Në ceremoninë e hapjes së Festivalit, u përkujtua poeti Ali Podrimja, i cili një vit më parë humbi jetën pikërisht në këtë vend. Nuk u lanë pa përmendur dhe vargjet e tij si një testament poetik, ku poeti shprehte dëshirën të vdiste me sytë hapur duke parë nga qielli, ashtu siç ndodhi në realitet. Poezia shqipe këtë vit përfaqësohej nga poetja Rita Petro (Filipi) nga Shqipëria dhe poeti i ri nga Kosova, Ndriçim Ademaj. Gjatë takimeve poetike iu bë një prezantim mjaft dinjitoz poezisë dhe kulturës shqipe, e veçanërisht vjetërsisë së gjuhës shqipe. Për poetët e ftuar nga Shqipëria dhe Kosova ishin rezervuar disa takime poetike, ku leximet në gjuhën shqipe shoqëroheshin me leximet nga aktorë francezë. Mjaft interesante ishin takimet poetike në lumin plot gjelbërim të Lodeves, ku njerëzit dëgjonin me këmbët e futura në ujë. Poezia e Rita Petros dhe e Ndriçim Ademaj u duartrokit dhe u prit me një interesim mjaft të madh nga studiuesit e poezisë, nga poetët e ftuar si dhe nga lexuesi francez. Në Antologjinë e botuar prej Festivalit Ndriçim Ademaj u përfshi me poezinë “Mon Amour”, ndërsa Rita Petro me vargjet e librit “Shija e instinktit”. “Pasioni dhe energjia femërore, zbulim aq hapur i nënvetëdijes, guximi i poeteshës shqiptare Rita Petro për të krijuar një komunikim aq intim me lexuesin, u vlerësuan nga auditori francez si surpriza të Festivalit poetik 2013.

Fotografi i njohur Sebastian Rich ka kaluar një pjesë të mirë të karrierës, duke udhëtuar përreth botës për të dokumentuar vuajtjet e atyre që janë bërë pre e luftrave dhe konflikteve. Në Uashington, një ekspozitë e punës së tij e titulluar “Jetë të shkatërruara” e kthen vëmendjen tek refugjatët sirianë në Jordani dhe tek civilët e mbërthyer në luftimet e Sudanit Jugor. Sebastian Rich e quan veten, “një fotoreporter në vendin e duhur, në kohën e gabuar”. Ai ka fotografuar dhe xhiruar çdo konflikt madhor gjatë 40 viteve të fundit. Ai është plagosur, rrëmbyer dhe mbajtur peng. Por kjo nuk e ka ndaluar që të përfshihet në historitë e atyre që ai fotografon. “Është krenaria, shpresa dhe dinjiteti që mbetet,

E mërkurë 24 korrik 2013 •

Poezia shqipe në

“Voix de la Méditerranée”

“JASHTË SHËNJESTRE”

EDMOND BUDINA, një turk në filmin zviceran Një nga artistët më interesantë, të njohur në botën e filmit dhe teatrit shqiptar, aktori dhe regjisori shqiptar Edmond Budina do të jetë së fundi pjesë e një projekti artistik që po zhvillohet në Zvicër. Ai do të jetë pjesë e kastit të aktorëve të filmit zviceran “Jashtë shënjestre”, i cili ka pak kohë që ka nisur xhirimet e tij. Në këtë film, Budina do të interpretojë rolin e një turku. Filmi, me regji të Eric Bernasko ka angazhuar një sërë aktorësh të kombësive të ndryshme, mes të cilëve edhe aktorin shqiptar. Edmond Budina ka realizuar së fundi regjinë e filmit artistik “Ballkan Pazar”, një film i vlerësuar së shumti nga publiku. “Letra ere”, një tjetër prodhim kinematografik që mban emrin e tij si regjisori, por ku Budina shfaqet edhe si aktor është “Letra ere”, që mban vitin 2002 si vit prodhimi, i vlerësuar së miri edhe në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Londër. Edmond Budina ka interpretuar shumë role si në teatër, ashtu edhe në filma. Roli i tij i parë në kinematografi ka qenë roli i partizanit në filmin “Dollia e dasmës sime” në vitin 1978. Më tej mund të përmendim të tjerë role, si: roli i Baliut në filmin “Nusja” në vitin 1980, roli i Kreshnikut në filmin “Vendimi” në vitin 1984, roli i Brenkës në filmin “Muri i gjallë” në vitin 1980. Budina jeton prej vitesh në Itali, ku angazhohet edhe në role dytësore në kinemanë italiane dhe në serialin televiziv italian “Un posto al sole”. Për rolin e tij në filmin me metrazh të shkurtër “Luleborë”, Edmond Budina është vlerësuar me Çmimin “Aktori më i mirë” në Festivalin Mesdhetar të Filmit me Metrazh të Shkurtër në Marok.

Ylberi i rivendosur... Ai është një artist i ri i prezantuar suksesshëm edhe në hapësirën ndërkombëtare. Nesër, më 25 Korrik ai do të shfaqet për publikun shqiptar me një film të tijin të metrazhit të shkurtër. “Ata që tentuan të rivendosin ylberin në qiell” titullohet filmi i Driant Zenelit, i cili do të prezantohet në galerinë e artit “Miza”, si një prej aktiviteteve të rradhës të Institutit Italian të Kulturës në Tiranë. Shfaqja do të paraprihet nga një takim me gazetarët dhe publikun me kuratorin Claudio Cravero dhe artistin në orën 19.00 në Bibliotekën e IIC-së. Filmi ka për personazhe kryesore katër udhëtarë të pamundur (tre njerëz dhe një rosë) që gjejnë një copë ylberi të rënë nga qielli dhe vendosin ta rivënë në qiell. Ashtu si në përfaqësimet e tragjedive të lashta greke, në video çdo gjë zhvillohet në kohëzgjatjen e një dite, megjithatë mbetet e pamundur për të deshifruar kohën historike. Është më tepër një kohë e jetuar, e cila na çon për të reflektuar vetëm mbi gjestin final, një gjest që në mënyrë dramatike pezullon çdo gjykim dhe çon në çdo mendim tek burimi i saj.

Fotografi mbi vuajtjet e refugjatëve sepse kur një refugjat bëhet refugjat, zakonisht atij nuk i mbetet asgjë, përveç bluzës që ka veshur kur kapërcen kufirin dhe është në një tokë të panjohur në vendin mik. Por ajo që më ka bërë më shumë përshtypje është krenaria dhe dinjiteti i tyre”. Fotoreporteri Rich është i njohur për imazhet e tij të paharruara, veçanërisht të fëmijëve, si për shembull djaloshi sirian që po kalonte kufirin për në Jordani. Ai thotë se do që t’u kujtojë njerëzve se gjithkush mund të bëhet refugjat. “Në Siri, për shembull, këta refugjatë po vijnë nga qyteti. Nuk janë fermerë. Janë politikanë, avokatë, mjekë, policë, ushtarë që janë refugjatë për herë të parë”. Ai i bëri

këto fotografi për agjencinë e OKB-së për refugjatët. Përfaqësuesi amerikan i organizatës, Shelly Pitterman thotë se fotografitë pasqyrojnë vuajtjet e refugjatëve kudo në botë. “Tek disa prej tyre mund të dallosh traumën, trishtimin, humbjen. Frikën që provojnë refugjatët në gjithë botën. Por mund të shohësh edhe një element shprese mes tyre”. Ajo shpresë, thotë fotoreporteri Rich pasqyrohet në një kamp refugjatësh në Sudanin Jugor, ku fshatarët ikën për t’u shpëtuar luftimeve mes qeverisë dhe forcave kryengritëse. Ai thotë se kjo refugjate siriane që erdhi në Jordani vetëm me rrobat e trupit, nuk kishte lejuar rrethanat që t’i shkatërronin

jetën. “Brenda pak muajsh ajo kishte krijuar një biznes në një kasolle të vogël për dhënie me qira fustanesh nusesh. Nuk e kam idenë se ku i ka marrë fustanet, por i jep me qira për dasma dhe bën manikyrë dhe pedikyrë në një kamp refugjatësh. Është fantastike”. Fotoreporteri thotë se e vlerëson faktin që refugjatët e lejojnë që t’i fotografojë, edhe në momentet më të errëta, si për shembull gruaja sudaneze, së cilës i vdiq i biri, pak pasi arritën në një kamp refugjatësh. “Kamera është fare pranë fytyrës së saj. Dhe edhe pasi kanë kaluar vite të tëra që unë u afrohem njerëzve me kamera në momentet më të tmerrshme, unë doja që të largohesha, por ajo nuk me

lejoi, dhe më tha përmes një përkthyesi ‘Dua që të historia ime të njihet, dua që djali im të kujtohet’”. Zoti Rich pati gjithashtu shansin të bënte diçka që nuk e kishte bërë kurrë më parë, të fotografonte refugjatë që janë vendosur në Shtetet e Bashkuara, si 7-vjeçarja nga Sudani që është në një klasë shkolle. “Shkova ta fotografoja dhe

ajo më tregoi një copë letër ku kishte ngjyrosur flamurin amerikan dhe kishte mbuluar kokën me një shall, dhe për mendimin tim ishte një pamje e mrekullueshme”. Agjencia e OKB-së për refugjatët shpreson që këto fotografi ta kthejnë vëmendjen tek vuajtjet e refugjatëve, veçanërisht ata në Siri dhe në Sudanin e Jugut.


Kulturë » 21

• E mërkurë 24 korrik 2013

Trieshi, vendfrymëzimi për shqipërimet biblike të imzot Simonit

M

uajin e ardhshëm Trieshi feston 250-vjetorin e themelimit të famullisë. Një çerek mijëvjeçari meriton nderime të mëdha. Në fillim të shekullit XVII pushteti osman rrënoi shoqërinë shqiptare në përgjithësi dhe Kishën Katolike në veçanti. Themelet për ringjalljen e Kishës i vuri Papa me origjinë shqiptare Klementi XI, i cili drejtoi selinë e Shenjtë nga viti 1700 e deri më 1721. Rregullimi i kishës katolike filloi menjëherë pas Kuvendit të Arbërit në vitin 1703, dhe pjesë e këtij riorganizimi ishte edhe themelimi i Famullisë së Trieshit. Turqit kishin ushtruar dhunë kundër meshtarëve shqiptarë dhe kështu ata u detyruan të kalojnë në ilegalitet. Janë të njohura mikrotoponimet që kanë mbajtur të gjallë në kujtesë tragjeditë e klerikëve shqiptarë, siç janë: “Pellgu i fratit”, “Shpella e fratit”, ”Shkalla e fratit”, “Gropa e fratit” e të tjera. Pasi kishin vrarë e masakruar shumicën e meshtarëve shqiptarë, arritën një marrëveshje me Venedikun për dërgimin e klerikëve të huaj, kryesisht italianë, të cilët shërbyen edhe në Triesh deri në fillim të shekullit XX, kur filluan misionin e tyre klerikët shqiptarë, njeri nga ata Pater Mark Gojani nga Mirdita, që kishte shërbyer në Triesh pothuajse 4 dekada. Pas largimit të Pater Markut atje vepruan disa klerikë shqiptarë, bile edhe ndonjë kroat. Meshtarët italianë shumë herë nuk i përfillnin traditat e vendit, bile bënin dashuri e flirte jashtë kodit fetar e shoqëror. Veprimet e klerikëve italianë shkaktonin zemërime tek vendasit. Paria e Trieshit shkonte në Arqipeshkevinë e Tivarit për t’u ankuar në lidhje me këtë çështje dhe pikërisht për këto ankesa ata i kishin dhënë Trieshit emër të keq. Pastaj misionarët italianë këshillonin martesat në farefis deri edhe në brezin e tretë, por vendasit nuk i pëlqenin këto lloj martesash. Meshtarët shqiptarë kishin bërë çmos për përdorimin e gjuhës shqipe në kishë, ndërsa klerikët e huaj nuk çanin kokën për gjuhën e shqiptarëve. Pakënaqësitë me klerin italian ishin të mëdha pavarësisht se ata punuan për ndërtimin e kishës. Por çrregullimet e Luftës së Dytë Botërore dhe rendi komunist e ndërlikuan përsëri shërbimin fetar në Triesh. Duke e parë këtë situatë të vështirë Arqipeshkevia e Tivarit dërgoi në Triesh në vitin 1950, Dom Simon Filipaj, i cili posa kishte mbaruar studimet e larta teologjike në Universitetin e Zagrebit. Pavarësisht kushteve të vështira të jetesës Dom Simoni e pranoi detyrën e meshtarit në Triesh dhe pas një kohe të shkurtër fitoi mbështetjen e popullit në përgjithësi. Ai kishte shumë njohuri për traditën dhe kulturën shqiptare, sepse në Shkodër kishte mbaruar Seminarin Papnor Shqiptar. Në fillim ishte ballafaquar me shumë vështirësi për çfarë tregon në kujtimet e tij: “Jetëshkrim i Shkurtër”,botuar në vitin 2010 nën kujdesin e At Mirash Marinaj. Ndryshimi midis Trieshit e Zagre-

bit ishte i madh. Populli, bile edhe kundërshtarët e fesë, kishin dëgjuar për predikimet e tij të mrekullueshme dhe për interpretimet e shkëlqyeshme të Ungjillit. Mesha për Dom Simonin ishte diçka e veçantë, sepse këtu shpërthenin të gjitha energjitë e tij morale dhe intelektuale. Ai kuptonte natyrën e vështirë të vendit dhe nuk zemërohej për vonesën e besimtarëve në meshë. Shumë herë ulej pranë tyre në oborrin e kishës dhe priste ata që ishin vonuar dhe më në fund pyeste a të fillojmë tani a doni të presim më? Në vitin 1990 bëra me këtë prelatë të njohur shqiptar një intervistë telefonike për ‘Zërin e Amerikës’ dhe mes tjerash më tha se kishte pasur nderin dhe kënaqësinë e madhe të shoqërohej dhe të shkëmbente mendime me shumë burra të ndershëm e gra fisnike të Trieshit. Ata për mua, tha Dom Simoni, ishin frymëzim, sepse më trajtonin si djalin e tyre. Unë, pavarësisht se kam qenë shumë i ri në atë kohë, ruaj kujtime të mira nga predikimet e Dom Simonit. Hipja e tij në altar, veshur me ato rroba elegante shumë ngjyrash e bënin atmosferën edhe më të bukur. Pasi lexonte pjesë të Ungjillit, kori i kishës, që ishin edhe xhakonë: Kolë Preloka, Zef Tomë Hasuri, i biri i tij Frani dhe Lekë Kolë Gjeti, këndonin latinisht psalme fetare. Disa nga ato psalme, edhe pse latinisht, i mbante mend populli. Trieshi mësoi nga ky meshtar shumë i ditur. Në lter Dom Simoni kishte pamje impozante. Pas meshës luante rolin e profesorit dhe të akademikut. Në kohën e tij kisha e Trieshit ishte si një akademi. Përveç

tjerash ishte i pranishëm në jetën e përditshme të vendit. Kishte njohuri të përgjithshme. Merrte pjesë në aktivitete kulturore dhe sportive, bile dilte në mal për gjueti. Jashtë kishës dhe ambienteve të saj kishte më shumë sjellje spartane se kristiane. Aktivitetet e tij sportive dhe të gjuetisë mund të kenë shkaktuar ndonjëherë edhe lëndime fizike, bile edhe mua personalisht. Ndonjëherë ishte edhe cinik. Ai kishte probleme me paganët dhe komunistët e paarsimuar. Ndonjëri nga ata, si për shembull Marash Preçi, e fyente rëndë, por ai nuk lodhej për fyerjet e tyre. Dom Simoni mësoi shumë nga kjo përvojë dhe gjithmonë e pohonte se shërbimi në Triesh kishte qenë shkollë e tij e jetës. Në Triesh u frymëzua për punë e vepra të mëdha. Qetësia shpirtërore, natyra e pastër dhe respekti i popullit ishin frymëzim e fuqi për shqipërimin e shumë veprave fetare dhe në fund “Biblës” komplet. Qysh në kohërat antike e biblike malet e larta i vizitonin perënditë dhe profetët. Nëse Brigjet e Hotit kishin qenë frymëzim për epikën homerike të At Gjergj Fishtës, atëherë Trieshi kishte qenë frymëzim për shqipërimet biblike të Dom Simon Filipaj. Në këtë rrafshnaltë kishte shërbyer 12 vjet dhe atje i kishte lindur ideja për shqipërimin e Ungjillit dhe shumë veprave të tjera fetare. Ky Shën Jeronim i epokës sonë punoi me përkushtimin dhe sinqeritet të jashtëzakonshëm për fjalën e Zotit në gjuhën shqipe, bile e pranoi pa asnjë kundërshtim Drejtëshkrimin e Gjuhës Shqipe të vitit 1972. E bëri këtë për të mirën e kombit shqipar. Ja fjalët e tij në

lidhje me gjuhën e njësuar: “Edhe sot e kësaj dite e ndjej shumë rëndë në shpirt mospërkimin tonë për një gjuhë standarde letrare dhe e vlerësoj këtë mungesë si prapambetje edhe tash shtatëdhjetëvjeçar. Një popull i vogël, të cilit fati historik nuk i qe përkrahës, por i ndarë dhe i shpërndarë në pesë shtete kufizuese”. Dom Simon Filipaj u ballafaqua ashpër me kundërshtarët e gjuhës letrare kombëtare, bile edhe këtu në New York hasi në kundërshtime të mëdha nga Mons., Zef Oroshi, i cili kishte përkthyer në gjuhën shqipe “Besëlidhjen e Re”, por në dialektin gegë. Mons. Zef Oroshi e kishte fyer rëndë duke i thënë më në fund: ”Dom Simon mos u ba qenef”. Por fyerjes së tij banale Dom Simoni i ishte përgjigjur ashpër: “Dëgjo Zef Orosh Klerikët shqiptarë të vërtetë nuk i kanë braktisur famullitë e tyre siç e ke braktisur ti. Ata qëndruan në Shqipëri, pavarësisht dënimeve të rënda, bile edhe me vdekje”. Kishte qenë një duel i vërtetë fjalësh midis këtyre dy prelatëve shqiptarë. Kjo ndodhi në vitin 1978, në kohën kur ishte ftuar për përurimin e kishës në New York. Ai u ftua përsëri në New York në vitin 1986 për ceremoninë e shugurimit të Dom Pjeter Popaj. Pas shërbimit në Triesh, Dom Simoni u emërua famullitar në Grudë dhe prej andej kaloi në Kllezën dhe më vonë në Shën Gjergj. Në Malësi të Mbishkodrës Dom Simoni ishte shumë aktiv në jetën shoqërore. Merrte pjesë në pajtime gjaqesh sidomos në Hot e në Grudë. Duke qenë orator me përvojë, të gjithë i dëgjonin me vëmendje fjalimet e tij. Për t’i bindur palët e gjakosura tregonte shembuj të kohërave antike. Trieshi dhe tërë Malësia e nderonte si njeriun më të ditur dhe oratorin më të madh shqiptar të këtyre trojeve. Të diturit e

krahasonin Dom Simonin me Mark Antonin. Ky prelat shqiptar vazhdoi rrugën e Buzukut të Budit e Bogdanit. Bashkëpunoi me klerin shqiptar të Kosovës dhe më shumë intelektualë të atij vendi. Gjatë intervistës për “Zërin e Amerikës” më pati thënë: “Duhet t’i nderojmë të gjithë njerëzit njësoj pa marrë parasysh bindjet e tyre fetare, bile duhet t’i nderojmë njësoj edhe ata që nuk besojnë fare në Zotin, sepse besimi dhe mosbesimi janë e drejtë personale themelore e njeriut”. Dom Simonin e respektonin të gjithë shqiptarët në Mal të Zi, por Ulqini me rrethe sidomos Shoqata “Art Klubi” i këtij qyteti e nderonte më shumë se kushdo tjetër, pavarësisht se shumica e anëtarëve e kësaj shoqate ishin të besimit myslimanë. Ata e ftonin në konferenca dhe seminare shkencore, ku ishin të ftuar albanologët më të mirë shqiptarë. Në Nëntor të vitit 1988 Selia e Shenjte i dha Dom Simon Filipajt titullin e lart Monsinior, ndërsa në korrik të vitit 1992 u prit në audiencë nga Papa Gjon Pali i Dytë dhe me këtë rast e shpalli Prelat Nderi. Vdiq më 2 shtator të vitit 1999. Në vitin 2004 u dekorua nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Naim Frashëri i Artë” për kontributin e tij në dobi të kulturës shqiptare. Meshtarët e Trieshit ishin si murgjit e Tibetit. Në festën e 250-vjetorit të kësaj Famullie besimtarët dhe meshtarët do të kenë nderin dhe kënaqësinë t’i nderojnë të gjithë ata klerikë shqiptarë e të huaj që punuan për të mirën e këtij vendi. Meritojnë respekt edhe ata besimtarë, të cilët nëpër shekuj i qëndruan besnik fesë e dheut të tëparëve. Të gjithë paçin dritë. Gjekë Gjonlekaj/ New York (Autori ishte gazetar i “Zërit të Amerikës”, aktualisht është botues e biznesmen në New York)


22

« speciale

Nga Laureta Roshi

N

jë ngjarje e pazakontë të luash në Butrint. Jemi shumë të lumtur që përmes internetit mësuam për këtë festival dhe jemi këtu, një vend unik, një organizim i veçantë”, - deklaroi regjisori Aleksandër Bielski, ndërsa publiku largohej mesnatën e së premtes në rrugicën ku ndrinte hëna. Ukrainasit me teatrin e lëvizjes e zbritën dashurinë, një dashuri që mundi dhe vdekjen. Trupa ruse me teatrin e muzikës dhe plastikës shënoi sukses në skenën e hapur të Butrintit. Publiku duartrokiti gjatë në Butrint interpretimin e aktorëve të ardhur nga Ukraina me pjesën “Pranverë, verë, vjeshtë, dimër dhe...”. Interpretimi i trupës akademia e lëvizjes “Krivoj Rog” nën drejtimin e Aleksandër Bielskit dhe Antonina Bielskit shpërtheu në skenën antike tinguj të harmonizuar në lëvizje dhe plastike, në ngjyra e detaje me fabulën e dashurisë dhe raportin e ciklit të jetës me vdekjen. Pranvera zbriti nën tisin e kaltër vashëror në skenën e gurtë, ku muzika, lëvizjet e balerinave, mimika tërhoqën vëmendjen se ç’po ndodhte aty, aty ku vashat zbulojnë dashurinë. Ilustrimi muzikor me “Katër stinët” e Vivaldit, lëvizjet në perfeskion dhe shfrytëzimi i skenës antike me shumë hyrje-dalje e mbajtën publikun peng në shkallët e gurta. Një shfaqje plot jetë e zhanrit të dramës plastike, balet dhe aktrim, në rolet e Arlekinit me Serhiy Byelsky, Isabella me Ruslana Bobor dhe Colombina nga Ivasikh Viktoriia. “Ne e kemi marrë këtë mënyrë aktrimi, të tetarit miks, plastika nga Rusia dhe burimin e ka në Francë nga regjisori i madh Marsel Marso. Trupa jonë është 20-vjeçare dhe pasurohet me elementë të rinj nga akademia afër

Profil

E mërkurë 24 korrik 2013 •

Ukrainasit mahnitin

shikuesit e Butrintit në mesnatë

teatrit, një shkollë që shërben si laborator arti”, - pohoi regjisori Bielski. Në fabulën e jetës, ku fiton dashuria, regjisori i njohur ukrainas Aleksandër Bielski tregon se e ka zgjedhur qëllimisht si pjesë për t’u luajtur në

Butrint. “Ky vend i veçantë meriton një festë, prandaj zgjodhëm këtë shfaqje tonën plot ngjyra dhe tinguj të jetës. E ndiejmë vetën të lumtur që morëm pjesë në këtë festival. Ndihemi të privilegjuar që jemi në këtë

qytet të veçantë, në këtë tempull të kulturës”, - u shpreh ai pas suksesit në shfaqjes në mbrëmjen e katërt të Festivalit të 12-të Ndërkombëtar të Teatrit, që po mbahet në Butrint me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, organizim i Qendrës Mesdhetare të Teatrit, me drejtor Alfred Bualotin.   Alfred Bualoti: Trupat shqiptare munguan, shkak buxheti i cunguar Sipas drejtorit të Festivalit të Butrintit Alfred Bualoti buxheti i cunguar është një problem për edicionin e 12-të të Butrintit. Pas dy vjetësh mungesë festivali u rikthye këtë meskorriku me shfaqje të 5 trupave të huaja. Mungesa e trupave teatrore nga Shqipëria, Kosova apo Maqedonia e gjithë trevat shqiptare u komentua si mungesë financash dhe si neglizhencë e vetë trupave që nuk kanë aplikuar në sitin e festivalit. “Është një rast i hidhur i teatrit shqiptar. Dhe pse kishim menduar se shfaqja e Teatrit Kombëtar do t’i shkonte shumë mirë festivalit me ‘Edipi mbret’, përsëri ata nuk u përgjigjën”, - pohoi për gazetarët Alfred Bualoti, duke veçuar se festivali ka si specifikë se çdo gjë ndërtohet nga e para.   Fluks vizitorësh në Parkun Kombëtar të Butrintit Në ditët e korrikut 13 mijë vizitorë. Parku Kombëtar i Butrintit është vizituar nga qindra pushues në këto ditë të muajit korrik. Punonjësi i parkut Endri Shehi thotë se numri i vizitorëve ka arritur në 13 mijë,

duke mos përfshirë këtu fëmijët e pushuesve familjarë. Nga ora 8:00 e mëngjesit deri në orën 20:00 Parku i hapur është vizituar nga pushues shqiptarë dhe të huaj. Artana vjen nga Gjakova, ajo tregon se ka pushuar prej shumë ditësh në Ksamil dhe pasditet në Butrint janë shumë të veçanta si për vendet e arkeologjisë, ashtu dhe për zonën shumë të bukur të parkut. Butrinti, i njohur në vitin 1992 nga UNESKO-ja si pasuri e kulturës botërore, është përfshirë në shumë paketa turistike dhe rezulton të jetë një nga parqet më të kërkuara. Kjo për dëshmitë arkeologjike që bart në 3 mijë vjet histori të dokumentuar të kulturës dhe jetës. Në mjediset e hapura të Parkut peizazhi është mahnitës me diversitetet natyrore, ujëra që rrjedhin, bimësi e pasur, flora e fauna që të ngacmojnë fantazinë me ngjyrat e zhurmat e natyrës, një lashtësi sa vetë jeta. Shumë nga pushuesit e vendosur 4 kilometër larg, në qytezën e Ksamilit, kthehen në Butrint për një foto më shumë, për të sjellë të afërmit të shohin dëshmitë e kulturës më të lashtë. Muzeu arkeologjik, një tjetër ndërtesë e vizituar brenda Parkut i grish vizitorët të ngjiten në majën e kodrës dhe që aty të kundrojnë një vend të pasur me kufij natyrorë, shtetin fqinj me ishullin e Korfuzit, lagunën e pasur me liqenin e Butrintit, kanalin e Vivarit me lundrën tradicionale mbi rrjedhën e ujërave. Butrinti është port i hapur gjatë ditëve dhe netëve. Kjo për shkak edhe të mbrëmjeve të mrekullueshme me shfaqjet nga trupat e ftuara në festivalin e Butrintit, ku pushuesit dhe vizitorët kanë pasur fatin të ndjekin lojën e aktorëve dhe të prekin magjinë e akustikës në teatrin antik.


SPORT • E mërkurë 24 korrik 2013

Largimi i Kavanit ka lënë një boshllëk të madh në sulmin e Napolit, ndaj De Laurentis kërkon me ngulm një emër të madh për trajnerin Benitez. Më herët Ibrahimovic e më pas Damio ishin dy pistat ku napolitanët u përpoqën, por dështuan, ndërsa tashmë duket se janë mjaft pranë blerjes së Higuain, i kërkuar më parë edhe nga Juventusi. Oferta prej 37 milion eurosh plus bonuset në varësi të arritjeve të skuadrës kanë bindur Realin e Madridit, ndërsa lojtarin e pret një kontratë 5-vjeçare me 6 milion euro në sezon. Për momentin Higuain nguron të thotë po, dhe shkak për këtë, sipas mediave italiane, janë të drejtat e imazhit, që Napoli kërkon t’i ketë klubi. Sulmuesi argjentinas ka një kontratë 3-vjeçare me “Nike”, ku përfiton 1 milion

R

eali i Madridit nuk ka ndërmend të lëshojë lojtarët e saj më të mirë tek ekipet e tjera kundërshtare që mund ta cënojnë atë si brenda apo jashtë Spanjës për Ligën e Kampioneve. Padyshim, emri më i njohur i madrilenëve është ai i Kristiano Ronaldos. Ky i fundit shpeshherë gjatë kësaj merkato, apo çdo merkato në fakt, është aluduar se do të largohet nga Reali i Madridit. Por duket se një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur. Florentino Perez ka siguruar se Cristiano Ronaldo do e mbyllë karrierën e tij tek Real Madrid. Në një intervistë për francezen ‘L’Equipe’, presidenti i klubit spanjoll deklaroi se nuk ka marrë asnjë ofertë për yllin portugez. “Kristiano është lojtari më i mirë në botë dhe ne jemi shumë të lumtur me të. Ju siguroj se do e mbyllë karrierën tek Reali. Ne nuk kemi marrë asnjë ofertë për të”, theksoi Perez, i cili lavdëroi edhe trajneri e ri të ekipit, italianin Karlo Ançeloti duke shtuar se ai nuk i ka kërkuar asnjë lojtar nga Paris Saint Germain. “Nuk do të prekim asnjë nga lojtarët e Parisit. As Ibrahimoviç, as Verrati dhe askënd. Nëse do të duam ndonjërin prej tyre, do të telefonoj presidentin Naser Al-Khelaifi dhe do të bisedojmë”, tha presidenti i klubit “meringues”. Në fund, Perez pranoi se do i pëlqente që një ditë Zinedine Zidane, aktualisht ndihmës i Ançelotit, të bëhej trajneri i Realit

HIGUAIN ËSHTË I NAPOLIT euro në sezon. De Laurentis ka propozuar lënien e të drejtës së imazhit për lojtarin në Amerikën Latine, ndërsa në pjesët e tjera të globit, kjo e drejtë të shkojë për klubin. Sipas “Corriere Dello Sport”, palët janë ende në bisedime dhe pritshmëritë janë për gjetjen e gjuhës së përbashkët, ndërsa sinjali i mirë për napolitanët është fakti së në golin e shënuar të dielën në një ndeshje testuese, Higuain nuk festoi. Mediat italiane dhe ato spanjolle e konsiderojnë këtë çështje të mbyllur dhe nga momenti në moment Napoli pritet të bëjë zyrtarë lajmin. Në këtë moment mund të thuhet se Higuain do të jetë lojtari i tretë i Realit që bashkohet me Napolin pas Albiol dhe Kajehon.

“Ronaldo e mbyll karrierën tek Reali” Presidenti i Realit të Madridit, Perez, është shprehur i bindur se Kristiano Ronaldo do ta mbyllë karrierën e tij si futbollist në “Santiago Bernabeu”

23

Riberi: Me Guardiolën i fitojmë të gjithë titujt Frenk Riberi beson se Bajerni i Mynihut, do të fitojë gjithçka edhe me nën drejtimin e Pep Guardiolas. Bavarezët e kanë nisur mjaft mirë fazën përgatitore duke fituar trofeun Telekom, një shenjë kjo që, sipas mesfushorit francez tregon se kampionët e Gjermanisë janë në rrugën e duhur. “Nëse luajmë të bashkuar, si në Kupën Telekom, besoj se nuk do të kemi asnjë problem gjatë sezonit e ri. Ne mund të fitojmë gjithçka, sikurse bëmë sezonin e kaluar. Mund të dështojmë vetëm nëse ndonjëri prej nesh vepron me kokën e tij”, deklaroi Riberi. Ylli i Bayern luajti rreth 60 minuta ndaj Hamburgu dhe Munchengladbah, ku në sfidën e parë u aktivizua në qendër të mesfushës, ndërsa në atë pasardhëse në krahun e majtë. Pas miqësores së luksit me Barcelonën, të shtunën Bayerni do të luajë ndeshjen e parë zyrtare të sezonit me Borusia Dortmund për Superkupën e Gjermanisë.

Nejmar: Nuk jam metroseksual Sulmuesi i Barcelonës, Nejmar, i ardhur vetëm pak javë më parë, është shprehur se nuk është metroseksual. Metroseksual është termi që përdoret për meshkujt të cilët kujdesen shumë për veten, deri në detajet më të imta. “Po, është e vërtetë që dua të blej rroba të reja, parfume dhe produkte të flokëve. Edhe unë i rruaj këmbët e mia, për shembull. Gjithsesi, nuk e shoh veten si një metroseksual. Kjo ishte diçka më shumë e theksuar për Bekham, i cili ishte më elegant. Unë mund të jem pak pretencioz, por nuk e shoh si një problem”, u shpreh Nejmar. Performanca e tij tek Barcelona pritet me ankth, pasi braziliani 21-vjeçar ka marrë kritika për shifrën e lartë të transferimit.

Radamel Falkao falsifikon moshën? Radamel Falkao kthehet në çështje pas transferimit të tij në Francë ku duhet të përballet me akuzat për falsifikimin e moshës. Sipas televizionit, “Cannel Neëa One”, sulmuesi i Monakos është dy vite më i madh se sa ajo që shkruhet në pasaportën e tij. Sipas të dhënave, në shkurt, bomberi kolumbian mbushi 29 dhe jo 27 vjeç. Hipoteza bazohet në informacionet e marra nga kolegji San Pedro Klaver ku në regjistrin e shkollës, ditëlindja e sulmuesit është 2 Shkurt i vitit 1984. Këtë e konfirmon edhe drejtori i kolegjit, sipas të cilit, për të plotësuar skedën duhet të paraqesësh të dhënat e gjendjes civile. Nëse kjo rezulton e vërtetë, Falcao do të humbasë një rekord interesant pasi në moshën 13 vjeç e 112 ditë ai debutoi në divizionin e dytë me skuadrën Lanceros Bojaka, duke u bërë lojtari më i ri debutues në kategorintë profesioniste të Kolumbisë.

Kristiano Ronaldo: Ndihem mirë tek Reali E në fakt menjëherë pas deklaratës së presidentit, ka qenë vet Ronaldo që i ka mbështetur fjalët e tij. “Unë ndihem mirë tek Reali dhe nuk kam asnjë arsye pse duhet të largohem”,- ishte komenti i Ronaldos në rrjetin social “Twitter”.

Honda refuzon Barcelonën për Milanin

Totenhem gati të marrë Saldadon

Red Bull rikthen Austrinë në Formula 1

Totenhemi është një nga ekipet më aktive deri më tani në Premier Lig. “Spurs” janë afër marrëveshjes me Valencian për transferimin e sulmuesit spanjoll, Roberto Soldado. The “Guardian” njofton se klubet janë duke i finalizuar detajet e fundit dhe se gjithçka pritet të mbyllet brenda ditëve në vazhdim. Për Soldadon, Valencia më herët kishte refuzuar 24 milionë euro të Spurs, ndërsa anglezët ofertën e kanë ngritur në 30 milionë euro, ofertë kjo që është pranuar nga Lakuriqët. 28 vjeçari te Valencia ishte transferuar në vitin 2010 nga Getafe për 10 milionë euro, derisa në 101 paraqitje me këtë ekip shënoi 59 gola.

Skuadra e Red Bull padyshim që ka një fuqi të madhe si brenda pistës ashtu edhe jashtë saj. Kështu, ndërmarrja e pijeve energjike që ka në pronësi skuderinë e Formulës 1 me të njëjtin emër, lajmëroi të martën se Çmimi i Madh i Austrisë do të rikthehet në kalendar duke nisur që nga viti 2014. Red Bull Ring, pista që ndodhet në Spielberg, do të jetë vendi ku njëvendëshet e Formulës 1 do të garojnë në sezonin e ardhshëm.“Pronari Dietrish Mateshitz ka arritur një marrëveshje me shefin e Formulës 1, Bernie Eklestone, për të zhvilluar Çmimin e Madh të Austrisë më 6 korrik të vitit 2014”, shkruhet në komunikatën zyrtare në faqen e Red Bull.

kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

»

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

politika: ERVIN KOÇI, OLI XHILAGA ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

Mesfushori japonez i CSKA Moskës, Keisuke Honda, është shumë afër transferimit te Milan. Mediat italiane bëjnë të ditur se kuqezinjtë janë pranë marrëveshjes me CSKA-në për shifrën e 4 milionë eurove, ndërsa lojtari pritet të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare me një pagë sezonale prej 2,5 milionë eurosh. Agjenti i njohur italian i FIFA-s Ernesto Bronzeti ka deklaruar se 27-vjeçari dëshiron me çdo kusht kalimin në Itali. Këtë ai ia ka bërë të qartë drejtuesve të skuadrës Ruse teksa ka refuzuar një ofertë të Barcelonës, e cila i kishte ofruar një kontratë të majme atij, por edhe CSKA-s. Për Milanin ky është një lajm i mirë dhe administratori i deleguar i kuqezinjve, Adriano Galiani ka nisur nga puna për t’i dhënë fund sa më shpejt kësaj marrëveshje. Galiani po insiston që të afroj Hondan menjëherë për dy arsyeje. E para është se ai ka nevojë të përshtatet me Serinë A, ndërsa arsyeja e dytë për të luajtur në Ligën e Kampioneve. Nëse Galiani do të prej merkaton e janarit për të siguruar shërbimin e japonezit me parametra zero, trajneri Alegri nuk do të ketë mundësin ta aktivizojë në Ligën e Kampioneve, pasi në këtë kompeticion ai merr pjesë me skuadrën Ruse.

menaxhere marketingu: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« hipotekat

E mërkurë 24 korrik 2013 •


Metropol 24 korrik 2013