Issuu on Google+

»8

Reagon kreu i Elbasanit

Në gjyq me ALUIZNI-n, po legalizon në zona që nuk lejohet E enjte

1 gusht 2013

Viti IX, Nr. 3042 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Deklarata e ISSH-së

Mjekët: Nga vapa e madhe Pensioni i fshatit fëmijët nuk hanë ushqim rritet më shumë, Bum vizitash në urgjencë për të marrë serume. Në farmaci rritet ndjeshëm blerja e vitaminave për oreksin »6

ja grafiku i ndarjes

»6

Qeveria e re • Ironizon Berisha, përshëndet LGBD • Deputetët e rinj që do të marrin mandatet e lëna

Pensionistët e rinj

• Kolegji numëron 10 kuti, vendoset mandati i 84-t

Koeficientet që shërbejnë për masën e përfitimit

»2-3-4

Vitet e kontributeve që do të merren parasysh në shumën e përfitimit. Koeficientet prej vitit 1994 dhe efektet që dalin

»7

Vendimi i berishës

Çdo ligj i Ramës duhet të njihet më parë me publikun Berisha i hap rrugë debatit të parë në parlamentin e ri: Çdo individ ka të drejtën të njihet me draftet para se të miratohen »4

Opinion Nga Rafael Floqi

Ministri emigracioni? Çne dhe pse? »17 Nga Elvis Kotini

Gjeni social

»16

Shpërndarja gjeografike e ministrave, zotëron Tirana Myslimanët/ Reagon Ali Zaimi

»20

Kërkojnë financime për xhaminë 30-milion euroshe

Falsifikuan dokumentet

Prokuroria bllokon 4 pallate me vlerë katër milionë euro

Objektet ishin ndërtuar në zona »10 ku nuk jepeshin leje ndërtimi. Akuza e prokurorëve dhe për pastrim parash

Masakra e Vlorës

E motra e thirri për ndihmë, njërin nga fierakët e goditi me kaçavidë Rrëfimet e të rinjve në polici për zhvillimin e ngjarjes tragjike. Autori i ngjarjes ende në kërkim prej policisë »9

Varësia nga matematika

Algoritmet në llogaritjen e kriminalitetit dhe ndryshimit të çmimeve në bursa

»14


02

« POLITIKË

E enjte 1 gusht 2013 •

PREZANTOHEN EMRAT E MINISTRAVE TË RINJ

Qeveri vetëm mes PSLSI. Kryeministri Rama vlerëson përbërjen P

as tetë vjetësh si kryetar opozite dje kryeministri i zgjedhur, Edi Rama, gëzoi të drejtën e prezantimit të bashkëpunëtorëve të tij në qeverisjen që do të nisë punën në shtator. Një kabinet i ndarë vetëm mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kështu, si dhe në legjislativ, ashtu dhe në ekzekutiv pushteti mbetet në duart dhe në vendimmarrjen e këtyre dy partive. Prezantimi Edhe qeveria e re u krijua. Duhet më shumë se një muaj përpara se ajo të fillojë zyrtarisht punën, por kryeministri i zgjedhur, Edi Rama, zgjodhi të mos i lejojë më aludimet të shkojnë më tej dhe ditën e djeshme vendosi të prezantojnë kabinetin e ri qeveritar që do të qeverisin vendin me drejtim të vetë atij. Emrat e 19 ministrave dhe e një zëvendëskryeministri u bënë dje publike nga kryeministri Rama. Ajo çfarë tashmë është zyrtarisht e vendosur lidhet pikërisht me një pushtet të ndarë mes PS-së e LSI-së si në legjislativ, ashtu dhe në ekzekutiv. U vendos që asnjë prej aleatëve të PS-së të mos jetë pjesë e kabinetit të ri qeveritar, përfshirë këtu edhe ata që kanë plotësuar kushtet e marrëveshjes së arritur para zgjedhjeve të 23 qershorit. Jashtë marrjes së posteve ministrore kanë mbetur PBDNJ-ja e Vangjel Dules, PLD-ja e Spartak Ngjelës, krirstiandemokratët e Mark Frrokut. Deklarata Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama, bëri dje publik emrat e kabinetit qeverisës, ku për të risi përbënte pikërisht përfshirja në e të në masën 90% e emrave të rinj, të padëgjuar më parë në qeveri, një përfaqësim nga shoqëria civile dhe rritja në numër e grave ministre. “Është ndërtuar një skuadër me thuajse 90% të njerëzve që ulen për herë të parë në karrigen ministrore dhe me më shumë gra se ndoshta ç’kanë pasur të gjitha qeveritë e Shqipërisë të marra së bashku në këto njëzet vjet. Për mua këto dy risi të mëdha janë shprehja kuptimplotë e diktatit të revolucionit të votës më 23 qershor”, - vuri në dukje Rama gjatë komunikimit të tij me mediet. Por veç risive Rama nuk mund të mos sqaronte edhe atë çfarë përfaqëson qeveria që do të drejtohet prej tij. “Qeveria e re në nivelin e saj të parë do të jetë mishërim i boshtit strategjik të Aleancës për Shqipërinë Europiane, i vizionit tonë të përbashkët politik për t’u dhënë më shumë hapësirë grave dhe

Qeveria e re e Shqipërisë 2013 – 2017 Kryeministër

Edi Rama

Zv/Kryeministër

Niko Peleshi

1. Ministër i Financave

Shkëlqim Cani

2. Ministër i Brendshëm

Saimir Tahiri

3. Ministre e Mbrojtjes

Mimi Kodheli

4. Ministër i Jashtëm

Ditmir Bushati

5. Ministre e Integrimit Europian

Klajda Gjosha

6. Ministër i Drejtësisë

Nasip Naço

7. Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes

Arben Ahmetaj

8. Ministër i Energjisë dhe Industrisë

Damian Gjiknuri

9. Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës

Edmond Haxhinasto

10. Ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit

Eglantina Gjermeni

ALEATËT

11. Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural Edmond Panariti dhe Administrimit te Ujërave 12. Ministër i Shëndetësisë

Ilir Beqja

13. Ministre e Arsimit dhe Sportit

Lindita Nikolla

14. Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

Erion Veliaj

15. Ministre e Kulturës

Mirela Kumbaro-Furxhiu

16. Ministër i Mjedisit

Lefter Koka

17. Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin

Ilirian Celibashi

18. Ministre për Inovacionin dhe Administratën Publike

Milena Harito

19. Ministër për Çështjet Vendore

Bled Çuçi

më shumë përgjegjësi më të rinjve, i vullnetit tonë qytetar për të përfshirë në qeverisje edhe shoqërinë civile, i programit tonë qeverisës për të ecur më shpejt në rrugën e një rilindjeje shqiptare”, - deklaroi Rama. Njëherësh qeveria e drejtuar prej tij nuk do të jetë

tribuna tradicionale e dukjes së pushtetit, por sipas tij, tryeza e punës së palodhur për të justifikuar me përkushtimin më të madh pritshmëritë e jashtëzakonshme të popullit shqiptar ndaj aleancës dhe ndaj atij vetë si kryeministër. “Qeveria e re është mishërim i përgjegjësisë

Harrohen besnikët, mbahet ai strategjik Një qeverisje e ndarë vetëm mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim - kështu rezulton të jetë kabineti i ri i prezantuar nga kryeministri i zgjedhur, Edi Rama. U harruan prej tij si PBDNJ-ja, e cila ka dhe një mandat deputeti, ashtu dhe PSD-ja e PSD-ja, aleatët besnikë, të cilët u zëvendësuan me aleatin strategjik. Nuk u bë ministër as Spartak Ngjela, i deklaruar si i tillë deri dje. “Me aleatët më të mëdhenj apo më të vegjël jemi në një proces diskutimi dhe ju siguroj se do të ndajmë përgjegjësi, por nuk do të ndajmë parcela. Do të ndajmë peshën e madhe të mirëqeverisjes, por nuk do të ndajmë drejtori për partitë. Avokat Ngjela e ka marrë përgjegjësinë e tij kohë përpara ne të tjerëve dhe ajo është një përgjegjësi e patjetërsueshme, pavarësisht nga pozicioni, edhe pse me keqardhje e them se s’kemi rënë dakord për pozicionin. E ka refuzuar pozicionin e propozuar në lartësinë dhe në të drejtën e reputacionit të tij”, - argumentoi Rama lidhur me një fakt të tillë.

për ndarjen sa më mirë të detyrave brenda shumicës plebishitare të 23 qershorit, e cila do të ketë vetëm një pjesë të vetën pa mandat deputeti në ekzekutiv, ndërsa pjesën tjetër me mandatin e fortë të 23 qershorit në sallën e Kuvendit për të kthyer në ligj reformat e ‘Rilindjes’”, - nënvizoi kryeministri i zgjedhur gjatë prezantimit të kabinetit të ri qeveritar.

VEÇANTITË Në kabinetin e ri të prezantuar nga kryeministri i zgjedhur vihet re se asnjë ministër nuk është nga Veriu i vendit. Gjithashtu në një vështrim të emrave që do të qeverisin që nga shtatori vendin asnjë prej ministrave të Partisë Socialiste nuk ka qenë më parë në post ministror. Po kështu asnjë prej atyre që quhen tashmë si “të vjetrit” s’rezultoi i përzgjedhur nga Rama. Një tjetër detaj lidhet me faktin se nga LSI-ja 4 prej ministrave kanë qenë anëtarë të kabinetit të kryeministrit aktual Berisha.

ZGJEDHJET Me paraqitjen e Niko Peleshit në postin e zëvendëskryeministrit, në qytetin e Korçës duhet të bëhen zgjedhjet lokale për kryetar Bashkie. Peleshi duhet të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë së Korçës, të cilin e mban prej vitit 2007. Ky fakt do të sjellë ribërjen e zgjedhjeve në qytetin e Korçës. Referuar ligjit, zgjedhjet mbahen jo më vonë se 45 ditë nga deklarimi i vendit vakant, i cili mësohet se do të shpallet ditën që Niko Peleshi do të betohet si zëvendëskryeministër.

“VODAFONE” Nisen për pushime fituesit e parë të shorteut “Vodafone”, “Club Voyage” U nis dje për në destinacionet fantastike mesdhetare grupi i parë i fituesve të shorteut “Vodafone Club Voyage”. 50 anëtarë të “Vodafone Club” përfituan udhëtim çift në një prej 5 destinacioneve më të mrekullueshme të Europës. Shorti “Vodafone Club Voyage” ishte surpriza për të gjithë anëtarët e “Vodafone Club”. Shorti është ende i hapur për çdo klient “Vodafone Club” që bën një rimbushje prej 1000 lekë (me TVSH) ose me shumë dhe shpërblen me pushime fantastike “all inclusive” në disa plazhe të Mesdheut. Shorti i parë u hodh më 12 korrik dhe përzgjodhi 50 fitues, të cilët përfituan udhëtim çift “all inclusive” për në Ibiza, Antalja, Palma-deMajorca, Kretë dhe Rodos. Shorteu u transmetua live në faqen e “Fejsbukut”, nga ku do të transmetohet live edhe shorteu i radhës i 9 gushtit. Edhe 50 fitues të tjerë nga komuniteti nr.1 në Shqipëri “Vodafone Club” do të përzgjidhen gjatë këtij shorteu të dytë. “Unë fitova udhëtimin në çift për në Ibiza. Ishte një surprizë e jashtëzakonshme për mua dhe për të fejuarin tim. As nuk e mendoja se fati ishte me mua për të më dhuruar pushimet që kisha ëndërruar”, - tha një prej fituesve të shorteut. Rimbushjet për t’u bërë pjesë e shorteut të radhës janë të vlefshme deri më 8 gusht 2013, ora 12:00.


POLITIKË • E enjte 1 gusht 2013

»

03

SHEFJA E ZYRËS SË BB-së, LVOVSKI, EVIDENTON SFIDAT E QEVERISË “RAMA”

BB: Qeveria “Rama” prioritet programin fiskal “Rritja ekonomike në nivele të ulëta dy vjetët e ardhshëm” Qeveria e re, ajo e Edi Ramës, duhet të ketë prioritet krijimin e një programi të ri fiskal dhe uljen e borxhit publik. Rekomandimet janë dhënë nga shefja e zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Kseniya Lvovski, gjatë një interviste për “Dojçe Velen”. “Prioriteti është fillimi i një programi të besueshëm të konsolidimit fiskal me qëllim stabilizimin e borxhit të rritur publik për ta futur në rrugën e uljes së tij graduale. Kjo duhet realizuar paralelisht me plotësimin e pagesave të prapambetura dhe faturave të papaguara të sektorit privat dhe krijimit të një sistemi që parandalon akumulimin e pagesave të prapambetura në të ardhmen. Ka nevojë për një strategji të guximshme dhe realiste, që do të mbështesë rritjen dhe njëherazi do të rindërtojë hapësirën fiskale. Ka ardhur koha për të marrë në konsideratë futjen e një regjimi fiskal dhe programi të FMN-së”, - tha Lvovski. Qeveria e re, sipas saj, duhet të

krijojë hapësirë fiskale për rritje të investimeve publike, në shpenzime publike të orientuara në të ardhmen nga investimet publike. “Për fat të keq, qeveria e re do të jetë në një situatë të tillë që i duhet të arrijë më shumë me më pak mundësi financiare. Qeverisë së re do t’i duhet të përshpejtojë rritjen pa pasur hapësira për stimuj fiskalë. Ndërkohë konsolidimi

fiskal duhet t’u dërgojë sinjalet e duhura investitorëve të huaj dhe bankave, në mënyrë që të mbajë të ulët perceptimin e tyre për rreziqet e investimit në Shqipëri”, - tha Lvovski. Referuar sërish prioriteteve që duhet të ketë qeveria e re, shefja e BB-së thekson se ato duhet të përqendrohen në rritjen e besimit tek institucionet publike, nevojën për të krijuar

vërtet një mjedis që lehtëson investimet, rritjen ekonomike, sidomos rritjen e orientuar nga eksportet. Banka Botërore parashikon gjithashtu se përpos masave që mund të merren nga ekzekutivi nën drejtimin e kryeministrit Rama rritja ekonomike e Shqipërisë do të jetë në nivele të ulëta gjatë dy vjetve të ardhshëm. Lvovski shprehet se pavarësisht pritjes për rimëkëmbje të ekonomisë, faktorë të tillë si huat e këqija, rimëkëmbja e ngadaltë e kredisë, tkurrja e sektorit privat do të vazhdojnë të ushtrojnë një ndikim negativ ndaj kërkesës së brendshme. Drejtuesja e zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri evidenton se ekonomia është ende e brishtë, pavarësisht se recesioni i viteve të kaluara është në përfundim. Banka Botërore vë në dukje se efektet më negative të krizës ekonomike në Shqipëri janë ndier në nivelin e lartë të papunësisë dhe përkeqësimi i treguesve të reduktimit të varfërisë.

RAMA BËN MINISTRA 16 DEPUTETË. DORËZOJNË MANDATIN NË BAZË TË MARRËVESHJES

Kriteri: 6 ministre zëvendësohen po me gra LSI konkurron PS, ka një deputete 20-vjeçare në legjislativin e ri

J

anë plotë 16 deputetë të zgjedhur më 23 qershor që do të dorëzojnë mandatin për të qenë pjesë e ekzekutivit “Rama”. Me prezantimin e emrave të bërë dje nga Rama rezultoi se 12 prej tyre janë të Partisë Socialiste dhe 4 të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Por në respektim të lëvizjes që imponon Kodi Zgjedhor për zhvendosjen në radhë të kandidatëve për deputetë në listat shumemërore nuk mund të mos kalohej pa tërhequr vëmendjen e opinionit publik pikërisht marrja e mandatit të deputetit të një 20-vjeçareje, përfaqësuese e LSI-së. Deri dje këtë rekord e kishte PS-ja me deputetin Emanuel Xhindi, ndërsa në këtë përbërje të re të legjislativit e ka LSI-ja me Kejdi Mehmetajn. Kjo pasi me zgjedhjen e deputetes Klajda Gjosha si ministre e Integrimit, në listën shumemërore të kandidatëve për deputetë për qarkun e Tiranës i takon Mehmetajt që ta marrë këtë mandat. Por edhe Xhindi do të vijojë të jetë deputet i PS-së, pasi Ilirian Celibashi do të dorëzojë mandatin për të drejtuar postin e ministrit të shtetit për marrëdhëniet me parlamentin. Por një element që është respektuar në përzgjedhjen e emrave të ministrave lidhet me faktin se në raste kur femrat deputete lënë mandatin, janë po femrat ato që e marrin atë. Konkretisht: ikën Milena Harito, vjen Enkelejda Shkreli; ikën Lindita Nikolli, vjen Blerina Gjylameti; Klajda Gjoshën e zëvendëson Kejdi Mehmetaj, Eglantina Gjermenin e zëvendëson Adelina Rista, Mimi

BERISHA Një element që është respektuar në përzgjedhjen e emrave të ministrave lidhet me faktin se në raste kur femrat deputete lënë mandatin, janë po femrat ato që e marrin atë. Konkretisht: ikën Milena Harito, vjen Enkelejda Shkreli; ikën Lindita Nikolli, vjen Blerina Gjylameti; Klajda Gjoshën e zëvendëson Kejdi Mehmetaj, Eglantina Gjermenin e zëvendëson Adelina Rista, Mimi Kodhelin e zëvendëson Mejreme Delishi

Ky kabinet identik me qeverinë “Çarçani 2”

LGBT PËR QEVERINË Lëvizja LGBT në Shqipëri përshëndeti dje krijimin e qeverisë së re të drejtuar nga kryeministri i zgjedhur Edi Rama. “Qeveria për herë të parë ka në përbërjen e saj plot 6 zonja dhe si një qeveri me ministra të rinj, dy fakte këto që na inkurajojnë dhe na bëjnë të kemi më shumë besim. Përshëndesim praninë në qeverinë e re të Erion Veliajt si ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, të Klajda Gjoshës si ministre e Integrimit dhe të Mirela Kumbaros si ministre e Kulturës. Ne jemi shumë optimistë se do të mund të punojmë si partnerë seriozë të shoqërisë civile me ministrin e ri Veliaj. Angazhimi i tij i mëparshëm si një i ri me guxim dhe mendjehapur i shoqërisë civile na jep më shumë shpresa se do të jetë një ministër energjik dhe po aq mendjehapur”, - thuhej në deklaratën për shtyp të kësaj lëvizjeje.

Kodhelin e zëvendëson Mejreme Delishi. Ndërkohë që ndalur po në këtë lëvizje që dikton kodi elektoral shihet se është qarku Tiranë që pëson tronditjen më të madhe të lënies dhe marrjes së mandatit të deputetit, pasi janë plot katër deputetë që lënë mandatin për t’u bërë ministra. Konkretisht lënë mandatin Sajmir Tahiri, Lindita Nikolli, Milena

Harito, Ditmir Bushati dhe e marrin atë Enkelejda Shkreli, Erjeta Alhysa, Blerina Gjylameti dhe Ervin Bushati. Por në këtë lëvizje shihet se në Lezhë ikën Mimi Kodheli dhe vjen deputetja Mejreme Delishi. Në Fier ikin Eglantina Gjermeni dhe Ilirian Celibashi dhe vijnë Adelina Rista e Antoneta Dhima. Në Dibër Shkëlqim Cani ia lë mandatin Hasan Cenit. Në Durrës ikën Ilir

Beqja dhe vjen Esmeralda Shkjau. Në Elbasan ikën Damian Gjiknuri dhe vjen Luljeta Arapi. Në Gjirokastër ikën Arben Ahmetaj dhe Erion Veliaj, që zëvendësohen me Vladimir Kostën dhe Dashamir Kamberin. Nga LSIja në Elbasan ikën Edmond Haxhinasto dhe vjen Bujar Kllogjri. Në Durrës ikën Lefter Koka dhe vjen Bujar Derveni. Në Berat Naço ia lë mandatin Gledion Rehovicës.

Kryeministri në detyrë, Sali Berisha, komentoi në rrjetin social “Facebook” përbërjen e qeverisë së re, duke e cilësuar si qeveri personale të Edi Ramës. Ai akuzon ministrat e rinj për diploma të falsifikuara, trafiqe, vjedhje e fshehje pasurie, duke pohuar se “ky kabinet qeveritar është identik me qeverinë “Çarçani 2”. “Të dashur miq, për herë të parë në histori aleanca e 1 prillit u paraqet shqiptarëve standardin e saj, kalimin nga qeveri parlamenti në qeveri personale të Edi Ramës. Qeveria e re për oreksin e ministrave të saj, dosjet që kanë në prokurori, për aferat për vjedhje dhe fshehje pasurie, mund të quhet jo “qeveria e babëzisë”, por “qeveria e lukunisë”. Qeveria e piktorit është qeveria e garancisë së trafikantëve në grupin e PS-së. Në krye të Ministrisë së Brendshme vendoset një njeri me të atin të arrestuar në flagrancë për trafik ilaçesh dhe histori skafesh etj. Qeveria e aleancës së 1 prillit është qeveria e neobllokmenëve, e nepotizmit, e ministrave me diploma false. Ky kabinet qeveritar është identik me qeverinë ‘Çarçani 2’”, - shkruan Berisha.


04

« POLITIKË

E enjte 1 gusht 2013 •

VENDIMI I QEVERISË, ÇDO LIGJ NUK MIRATOHET PA U KONSULTUAR ME PUBLIKUN

Berisha ligj për transparencën e projektligjeve Vendimi për qeverinë “Rama”, PD miraton ligjin që nuk e zbatoi më 2005

K

ur qeverisë “Berisha” i ka mbetur rreth një muaj kohë përpara se t’i përfundojë mandati kushtetues, kabineti qeveritar miratoi dje një projektligj që e detyron qeverinë e re të bëjë një transparencë të plotë për çdo akt që do të miratojë. Vendimi i qeverisë parashikon se çdo projektakt që do të miratohet në qeveri apo edhe aktet nënligjore të mëpasme duhet të bëhen publike që me inicimin e hartimit të tyre, në mënyrë që të bëhet edhe konsultimi me palët e interesuara. Edhe pse ky projektligj duhet të miratohet më parë në Kuvend, i cili do të ketë mazhorancën e majtë në muajin shtator, procedurat parlamentare të parashikuara në ligj e futin këtë draft automatikisht në shqyrtimin në komisionet parlamentare. Pra, që në fillim të muajit shtator Kuvendi duhet të marrë në shqyrtim këtë draft dhe më pas ta miratojë ose ta rrëzoj atë. Ligji Projektligji i miratuar dje nga kabineti “Berisha” është i përbërë nga 27 nene, që flasin kryesisht për mënyrën se si do të bëhet transparenca e projektakteve. Konkretisht në

PALA E INTERESUAR

Ervin Koçi

Sipas ligjit të miratuar dje nga Berisha, pjesë e palëve të interesuara janë të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, organizatat jofitimprurëse, rezident që kanë marrë shtetasin shqiptare etj. Zgjerimi i fushës së palës së interesuar përkthehet në më shumë kohë për të miratuar një vendim, pasi çdo qytetar shqiptar mund të bëjë kërkesë për një projektakt të caktuar dhe ai nuk mund të kalojë për miratim pa përfunduar kjo procedur.

bazë të neneve të ligjit parashikohet që në momentin e inicimit të draftit organi përkatës, qeveria apo ministritë, duhet të bëjnë publik vendimin që po hartohet. Pas kësaj duhet një periudhë 30-ditore që të priten komentet apo sugjerimet nga palët e interesuara dhe më pas të bëhet hartimi i tij. Pasi të përfundojë ky proces, ky draft duhet të kalojë në procedurat parlamentare dhe më pas të votohet në seancën

plenare dhe i gjithë ky proces kërkon minimalisht 40 ditë kohë për të miratuar vetëm një vendim të vetëm. Ajo që është më interesante në ligjin e miratuar nga Berisha është fakti se këto njoftime publike do të bëhen në mënyrë të vazhdueshme. Pra, për çdo projektligj, akt normativ etj. organi përkatës duhet të bëjë njoftimin në faqen e tij on-line. Krahas kësaj njoftimi duhet bërë edhe në mediet lokale,

VENDIMI I QEVERISË E KTHEN PORTO-PALERMON NË ZONË MUZEALE

Tuneli i nëndetëseve kthehet në muze Baza ushtarake kthehet në muze për 20 vjet Tuneli i nëndetëse të Porto-Palermos do të kthehet në muze për të pasqyruar Luftën e Ftohtë. Ky vendim u miratua dje në mbledhjen e qeverisë, ku u vendos që tunelet e nëndetëseve të kalojnë për një periudhë 20-vjeçare nën administrimin e Ministrisë së Kulturës për të ndërtuar një zonë muzeale për të pasqyruar Luftën e Ftohë në Shqipëri. Ky vendim i qeverisë do ta kthejë bazën e famshme ushtarake të periudhës komuniste në Shqipëri në një muze modern, ku do të pasqyrohen monumente ushtarake. “Dhënien në përdorim të përkohshëm pa shpërblim nga Ministria e Mbrojtjes te Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të objektit “tuneli i nëndetëseve” me emërtim “Ish-Brigada e Nëndetëseve”, me vendndodhje në Palermo, Himarë, për një periudhë 20-vjeçare sipas planvendosjes që i bashkëlidhet këtij vendimi, për ta përdorur për realizimin e projektit të muzeut “Panorama e Luftës së Ftohtë”. Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i ndalohet ta ndryshojë destinacionin e pronës së përcaktuar në pikën 1 të këtij vendimi.

domethënë në qytetin ku gjen zbatim ligji që do të hartohet. Gjithashtu njoftimi publik duhet të bëhet edhe në dy gazetat më të shitura në vend. Pra, qeveria në ikje ka parashikuar që çdo vendim që do të merret nga kabineti i ri qeveritar me në krye Edi Ramën të kalojë një filtër të plotë për t’u bërë sa më transparent. Në këtë filtër bëjnë përjashtim vetëm aktet që kanë karakter sekret apo cenojnë sigurinë

kombëtare, ndërsa të tjerët do të bëhen publik. PD Edhe në vitin 2005, kur Berisha erdhi në pushet, hartoi një ligj të tillë, por nuk u vu në zbatim, ku mjaft herë grupet e interesit ankoheshin se po miratoheshin ligje duke mos marrë parasysh vërejtjet e tyre. Me ligjin e ri qeveria “Rama” do të jetë e detyruar për ta marrë aktin në shqyrtim ose në të

REPUBLIKA E SHQIPERISE

Agjencia e Zhvillimit të Zonave Malore FTESE PER OFERTE (IFB) Nr i Kontrates: MADA/MMP/CW-Impl/IC Surroj/2013/ Financuesi(t): IFAD, QSh 1. Republika e Shqipërisë ka marrë kredi nga Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë (IFAD) për të mbuluar kosto të programit Malet Drejt Tregut (MMP) dhe synon të përdorë pjesë të fondeve për të mbuluar pagesa të ligjshme në kontratën për: Emërtimi i Punimeve Civile: Numri i Kontratës:

Ministri i Mbrojtjes dhe ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të nxjerrin aktet e nevojshme për dhënien në përdorim të objekteve, duke përcaktuar detyrimet për secilin institucion dhe duke përcaktuar modalitetet e moscenimit të veprimtarisë së Forcave të Armatosura”, - parashikohet në vendimin e qeverisë. Nëpërmjet këtij vendimi Berisha e kaloi automatikisht një nga zonat më të rëndësishme ushtarake në vend nën administrimin e Ministrisë së Kulturës, e cila tani nuk do të

kujdeset për të ringritur bazën ushtarake, por për ta bërë atë zonë një muze. Gjithsesi, ky vendim do të hyjë në fuqi 15 dit pasi të bohet në Fletoren Zyrat, pra në fillim të punës së qeverisë së re, asaj socialiste. Por me ndryshimin e qeverive mund të ndodhë edhe ndryshimi i vendimit, pasi ky parashikon që kjo zonë ushtarake të kalojë nën administrimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, por në kabinetin “Rama” kjo ministri është shkrirë dhe si rrjedhojë edhe vendimi të mos zbatohet.

kundërt do të jetë shkëndija e radhës për debatin e fortë opozitar, që parashikohet të bëhet pas formimit të Kuvendit të ri në muajin shtator. Gjithsesi, ky ligj i miratuar me vendimin e djeshëm të qeverisë duket se do t’i japë një shtysë miratimit të akteve, të cilët nëpërmjet këtij projektligji nuk do të kalojnë më me procedura të përshpejtuara në Kuvend, por do të kërkojnë një kohë më të gjatë deri në votimin në seancë plenare.

Rehabilitimi i Kanalit Ujitës në fshatin Surroj, komuna Surroj, Kukës (me gjatësi 7, 4 km) MADA/MMP/CW-Impl/IC Surroj/2013/

2. Në këtë kontekst, Agjensia e Zhvillimit të Zonave Malore bën ftesë për oferta të mbyllura për ekzekutimin e punimeve civile të përmendura më sipër. 3. Paketa e plotë e Dokumentacionit të Tenderit mund të merret në zyrat e Agjensisë së Zhvillimit të Zonave Malore, Rruga “Shinasi Dishnica”, Nr. 100 (pranë Selvisë) Tiranë, pas paraqitjes së një kërkese me shkrim dhe pagesës së pakthyeshme prej 1,500 (një mijë e pesëqind) Lekë në Bankën Kombëtare Tregtare numrin e llogarisë 403288094 dhe pas dorëzimit të mandatit të pagesës dhe kërkesës në zyrën e Prokurimeve. Ofertuesit e interesuar mund të marrin informacion të metejshëm në të njëjtën adresë. 4. Për të marrë informacion për këtë punim dhe kushtet lokale, ofertuesit inkurajohen të marrin pjesë në një takim që zhvillohet para ditës së tenderit, përpara dorëzimit të ofertave siç është specifikuar në Letrën e të Dhënave. Marrja pjesë në këtë takim nuk është e detyrueshme. 5. Ofertat do të jenë të vlefshme për një periudhë 90 ditore nga dita e hapjes së Ofertës dhe duhet të dorëzohen tek Agjensia e Zhvillimit të Zonave Malore, Rruga “Shinasi Dishnica”, Nr. 100 (pranë Selvisë) Tiranë në ose para afatit të mëposhtëm, kohë në të cilën do të hapen ofertat në praninë e ofertuesve që dëshirojnë të marrin pjesë Data: 30.08.2013 Ora: 10.00 6. Oferta duhet të dorëzohet bashkë me siguracionin e ofertës (vetëm në formën e një garancie bankare) në një vlerë jo më të vogël se 2 % e vlerës së ofertës, e kryer në favor të Agjensisë së Zhvillimit të Zonave Malore. Ai duhet të jetë i vlefshëm deri 90 ditë pas datës së hapjes së ofertës. 7. Ofertuesi që tërheq ofertën gjatë periudhës së vlefshmërisë së saj dhe/ose refuzon të pranojë lidhjen e kontratës pasi është përzgjedhur dhe/ose dështon të dorëzojë çeritifikatat e kërkuara të sigurimit do të skualifikohet për të marrë pjesë në oferta të tjera për një periudhe një vjeçare dhe siguracioni i ofertës do të konfiskohet. 8. Siguracioni i performancës dhe shuma e depozituar për periudhën e përgjegjesisë mbi defektet (10%) do të konfiskohet në rast se ofertuesi dështon të kryejë punën sipas kontratës. 9. Afati përfundimtar për tërheqjen e dokumentacionit do të jetë data 23.08. 2013, ora 16.00.


POLITIKË • E enjte 1 gusht 2013

»

05

GATI CERTIFIKIMI I ZGJEDHJEVE, PROCESI DREJT MBYLLJES

Kolegji, Lezha mbetet me rezultatin 4 me 3 pro PD REZULTATI

Ervin Koçi

K

olegji Zgjedhor vendosi dje të rinumërojë 10 qendrat e votimit në qarkun e Lezhës që kishin probleme me procesverbalet e grupeve të numërimit të votave, nga ku miratoi më pas kalimin e një mandati deputeti në favor të PD-së dhe rezultati përfundimtar ishte i njëjtë me atë të miratuar nga KQZ-ja, pra 4 e djathta dhe 3 e majta. Ky vendim i Kolegjit bëri që këto 10 qendra votimit të numërohen për herë të tretë, pasi ato ishin numëruar edhe një herë më parë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Nga ky numri rezultoi se Partia Demokratike kishte një avantazh prej 305 votash nga 39 që ishte në tabelën përfundimtare të miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Nga ky rezultat koalicioni i majtë humbi mandatin e katërt në këtë qark, që mund të përkufizohet si mandati i artë, pasi pa këtë mandat e majta nuk ka më mazhorancën absolute në Kuvend. Konkretisht në numërimin paraprak të bërë pas përfundimit të procesit të numërimit e majta kishte fituar 84 mandate, çka do të thotë se ka mazhorancë absolute në Kuvend, por kjo gjë u hodh poshtë nga KQZja dhe nga Kolegji Zgjedhor duke i kaluar një mandat deputeti tek e djathta. Kësisoj koalicioni i majtë nuk ka më shumicën absolute në Kuvend për të miratuar e vetme ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar. Certifikimi Me vendimin e marrë dje në Kolegjin Zgjedhor u bë edhe një hap për të bërë certifikimin e zgjedhjeve. Sipas Kodit Zgjedhor, i gjithë procesi zgjedhor në vend duhet të përfundojë para datës 10 gusht, por me këtë vendim kjo procedurë mund të përshpejtohet me ndonjë ditë. Kjo pasi KQZ-ja në dy ditët në vazhdim pritet të mblidhet për të bërë shpërndarjen e mandateve të deputetëve. Në pamundësi për ta bërë vetë këtë gjë, për shkak se nuk ka votat e mjaftueshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’ia adresojë sërish Kolegjit këtë çështje. Në këtë mënyrë trupa e Gjykatës së Apelit në Tiranë do të marrë vendim për të shpërndarë mandatet e deputetëve që kanë dalë pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Vonesa Zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 23 qershor do të jenë procesi elektoral më i mirë në këta 22 vjet demokraci. Kjo pasi raporti paraprak i OSBE-ODIHR-it rezultoi se ishte me nota pozitive dhe më i mirë se sa proceset e

Rezultati i numërimit të 10 qendrave të votimi të qarkut të Lezhës nxorën në pah se e djathta në këtë qark ka fituar me një avantazh prej 305 votash. Duke e përkthyer në mandate, e djathta ka marrë një mandat deputeti më shumë se e majta, duke e ndarë rezultatin në 4 deputet PD-ja, 2 PS-ja dhe 1 LSI-ja. Në këtë mënyrë e majta ka humbur mandatin e artë, pasi pa këtë ajo nuk ka më mazhorancën absolute në Kuvend për të miratuar ligje që kërkojnë një shumicë të cilësuar prej 84 votash. Gjithsesi, rezultati i dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit dhe nga ankimet e bëra në Kolegjin Zgjedhor nxorën në pah fitore e madhe që ka marrë e majta në zgjedhjet e 23 qershorit, e cila është gati për të marrë drejtimin e qeverisë pasi të formohet kabineti qeveritar në muajin shtator, ku pritet një debat i ashpër opozitë-mazhorancë.

Shuperka flet për nismën e dështuar

Ligji i duhanit i pazbatueshëm nga bizneset dhe njerëzit Sipas Roland Shuperkës, drejtor pranë Institutit të Shëndetit Publik, ligji kundër duhanit dhe nisma që u mor për ndalimin e pirjes së tij në ambiente publike ka dështuar plotësisht. Ai ka deklaruar se, edhe pse u konsiderua një ligj i fortë dhe u përgëzua, nuk solli asnjë ndryshim dhe asnjë arritje. Sipas Shuperkës, ky ligj dhe nisma për ndalimin e pirjes së duhanit në vendet publike të mbyllura nuk u zbatua. “U tentua ulja e personave që pinë duhanin, sidomos për të rinjtë si dhe ishte një tendencë për të mbrojtur pjesën e njerëzve që nuk e pinë, mirëpo ky ligj nuk u zbatua. Mbi 90% e lokaleve të vendit tonë nuk e zbatuan këtë nismë, kjo edhe për shkak se njerëzit nuk i frekuentojnë lokalet ku ndalohet pirja e duhanit”, - shpjegon Shuperka. Sipas statistikave të mbledhura nga ISHP-ja, numri i njerëzve që pinë duhanin është në rritje, edhe pse çmimi i paketave ka pësuar një rritje të lehtë. Mirëpo kjo nuk ndikoi në uljen e numrit të konsumatorëve dhe ajo që mbetet problem për shoqërinë shqiptare është tendenca e duhanpirësve

që vazhdon të jetë në rritje, duke u prekur nga fëmijët 11 vjeç si dhe nga një numër i lartë femrash, që tani kanë barazuar pothuajse shifrat me meshkujt konsumatorë. Ndërkohë për njerëzit që nuk e konsumojnë duhanin stina e verës është më e lehtësuar sesa e dimrit. Lokalet i vendosin tavolinat në ambientet e jashtme, duke krijuar kështu ambiente të hapura, ku cigarja mund të pihet lirisht dhe të mos dëmtojë shëndetin e personave përreth që nuk e pinë. Edhe vetë Shuperka ka deklaruar se stina e verës është më lehtësuese në zbatimin e kësaj nisme, Ai kërkon ngritjen e disa grupeve kontrolli për të çuar në vend këtë nismë të dështuar vetëm për t’u ardhur në ndihmë personave që nuk janë duhanpirës.

BE kërkon bashkëpunim qeveri-opozitë

BE, Sekui: Statusi i vendit kandidat i arritshëm në muajin dhjetor PS BËRI NJË HORRLLËK ME ZGJEDHJET

Bylykbashi: Komisionerët përpara drejtësisë Pasi Kolegji vendosi të pranojë kërkesën për rinumërim në 10 qendra votimi në Lezhë, përfaqësuesi ligjor i saj, Bylykbashi, u shpreh se u provua trafikimi i votave që PS-ja bëri në Lezhë. Sipas tij, Partia Socialiste ka bërë një horrllëk me procesin zgjedhor në qarkun e Lezhës dhe të gjithë komisionerët që kanë bërë shkelje do shkuara parlamentare. Por gjithsesi ky proces mund të kishte shkuar edhe më mirë. Kjo pasi numërimi i votave në të gjithë republikën nuk kërkuan më shumë se tri ditë kohë, por vonesat u shkaktuan në proceset ankimuese, gjë që është bërë një traditë në të gjitha zgjedhjet në vend. Vonesa më e madhe ndodhi në fund të muajit korrik, kur KQZ-ja vendosi rinumërimin e të gjitha kutive të votimit të qarkut të Lezhës dhe të Shkodrës. Më pas vendimi për qarkun e Lezhës u hodh

të vihen përpara drejtësisë. Këto prononcime të Bylykbashit erdhën pasi Kolegji dha vendimin për të mos hapur kutitë e tjera të votimit për këtë qark dhe për rrjedhojë ai akuzoi edhe më tej PS-në. “Çdo votë e shqiptarëve duhet të shkojë aty ku është hedhur, ne nuk kemi fituar me 39 vota diferencë, por kemi fituar me 740 vota. Nuk poshtë nga Kolegji Zgjedhor, çka solli vonesën e radhës në procesin zgjedhor. Ankesat Ashtu si çdo zgjedhje në vend, edhe këto nuk shkuan pa ankesa dhe akuza nga të dyja palët. Ajo që bie më shuam në kontradiktë është rezultati i votimi i qarkut të Lezhës, gjë që u paralajmërua dhe nga ngjarja tragjike e ndodhur në ditën e votimit në qytetin e Laçit. Kjo kontradiktë vjen pasi nga rezultati i dalë nga rinumërimi i votave në këtë qark

duhet të ndodhin më paudhësi”, - shtoi Bylykbashi. Këto deklarata të tij ishin akuzat e radhës që u bën për Partinë Socialiste, pasi sipas demokratëve kjo forcë politike ka manipuluar votat e qarkut të Lezhës. doli një rezultat i ndryshëm nga ai fillestari, dhe kjo mjaftoi për të filluar akuzat ndërmjet selisë së demokratëve dhe socialistëve. Akuzat u bënë edhe më të rënda kur PD-ja ndryshoi qëndrim lidhur me rezultatin duke pohuar se nuk do ta njihte rezultatin e manipuluar të zgjedhjeve. Gjithsesi, me vendimin e miratuar dje në Kolegj këta zëra ranë poshtë dhe pritet vetëm shpërndarja e mandateve dhe certifikimi përfundimtar i zgjedhjeve, në mënyrë që në shtator të krijohet qeveria e re.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Etore Sekui, pohoi dje në një prononcim për mediet se marrja e statusit të vendit kandidat brenda këtij viti është plotësisht i arritshëm. “Për sa i përket statusit kandidat mund të merret në muajin dhjetor. Kjo është përsëritur nga Bashkimin Europian, nga presidenca Lituaneze, nga unë dhe nga vetë komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle. Pra, ka dëshirë të mirë dhe mundësi për të arritur këtë rezultat. Por ajo që është e rëndësishme për klasën politike, për qeverinë dhe opozitën është që të punojnë bashkërisht për të mbajtur prioritare axhendën europiane, për të miratuar reformat e nevojshme. Tri ligjet e famshme u miratuan, procesi elektoral me shumë gjasa do të mbyllet së shpejti. Por dëshirojmë të shikojmë më shumë rezultate për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Shqipëria ka potencial dhe mundësitë janë aty, por duhet të jeni të fokusuar”, - pohoi Sekui. Krahas kësaj ai foli edhe për procesin zgjedhor në vend dhe për qeverinë dhe opozitën e re, që do të marrin jetë pas një muaji. Sipas shefit të diplomacisë

europiane në Tiranë, ndërmjet opozitës dhe qeverisë duhet një bashkëpunim për të përmbushur axhendën europiane. “Për qeverinë e re dhe për opozitën e re është e rëndësishme që të bashkëpunojnë. Besoj se axhenda europiane është dhe duhet të jetë prioritare për çdo parti. Mesazhi im është që të bëhen të gjitha përpjekjet për të vazhduar me rrugën e integrimit. Shpresojmë dhe besojmë se përpjekjet dhe bashkëpunimi do të shihet dhe në parlamentin e ri. Shqipëria duhet të vazhdojë të jetë e përqendruar. Qytetarët duhet të vazhdojnë të jenë të qartë se cilat janë sfidat dhe përfitimet. Besoj se roli i opinionit publik, shoqërisë civile, por dhe medies mbetet tejet krucial për të vazhduar presionin pozitiv ndaj klasës politike”, - theksoi ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë.


06

« SOCIALE

në shitje kanë Farmacistët thonë se një bum të cilat tërhiqen shënuar vitaminat për oreksin, n se fëmijët e masivisht nga prindër që ankohe Vitaminat janë në tyre 1-3 vjeç nuk kanë oreks. rihen në një gotë formën e tabletave, të cilat shk ësimin e oreksit me ujë dhe ndikojnë në përmir lisht për 10 ditë. të fëmijëve, nëse merren rregul peraturave të Prindërit ankohen se stina e tem e tyre, duke ijët nxehta ka rrëzuar në peshë fëm të refuzojnë i bërë ata të mos kenë oreks dhe e moshës 1-3 ushqimin. Bëhet fjalë për fëmijët blemi i dhëmbëve vjeç, të cilët, duke nisur nga pro ia për të shprehur e duke përfunduar te mosaftës eten pa ngrënë. saktë preferencën ushqimore, mb mbi 40 raste fëmiMjekët në QSUT bëjnë me dije se ka jë lloj shqetësimi jësh që paraqiten në urgjencë pa asn serum me shëndetësor, veçse për të marrë një rrë ushqimin dhe kërkesë të prindit, sepse nuk ka ma te rekomandojnë ras o e ka refuzuar atë. Mjekët në kët ijët të pinë sa më që prindërit të këmbëngulin që fëm dhin vetë ushqimin. shumë lëngje dhe t’i lejojnë të zgje

E enjte 1 gusht 2013 • MBI 40 RASTE ÇDO DITË NË URGJENCËN E QSUT-së PËR SERUM

Fëmijët vuajnë nga anoreksia, ndikon vapa Vitaminat janë bumi i radhës të shitjeve në farmaci Temperaturat e larta lënë pa ngrënë fëmijët. Ata po e vuajnë vapën më shumë se çdo kategori tjetër e njerëzve. Prindërit ankohen se fëmijët e tyre gati nuk konsumojnë asnjë ushqim, madje kjo vërtetohet edhe nga edukatoret e çerdheve dhe të kopshteve. Më problematike është kategoria e fëmijëve 1-3 vjeç, të cilët janë në procesin e rritjes. Fakti që nuk e hanë më ushqimin e përgatitur nga prindërit i ka shqetësuar këta të fundit, që u janë drejtuar dyerve të farmacive dhe të urgjencave. Raste të përsëritura ka në urgjencën e çdo rrethi, ku vetëm në urgjencën e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” shënohen mbi 40 shtrime në ditë të fëmijëve që marrin vetëm serum, për të zëvendësuar pjesën që nuk janë ushqyer dhe pa shfaqur asnjë problem shëndetësor. Prindërit janë shumë të shqetësuar për këtë

fakt, pasi ata deklarojnë se fëmijët e tyre janë duke “u tretur” nën temperaturat e larta. “Ka humbur peshën e tij dhe nuk ha më asgjë. Më dhimbset kur grindet dhe ndërkohë nuk di as si ta ndihmoj”, - deklaron një nënë e re për djalin e saj 28 muajsh, i cili merrte një serum

në QSUT. Ndërkohë farmacistët shprehen se një bum në shitjet e ditës bëjnë vitaminat, të cilat merren pikërisht nga këta prindër dhe nuk janë të dëmshme për fëmijët, madje ndikojnë shumë pozitivisht nëse merren rregullisht për 10 ditë. Mjekët këshillojnë

GUSHTI RRITJE PËR TË GJITHA KATEGORITË, PENSIONI I FSHATIT RRITET MË SHUMË

prindërit të mos këmbëngulin për t’u dhënë me pahir ushqimin e përgatitur fëmijëve të tyre, por duhet t’u japin atyre sa më shumë lëngje dhe ta lënë fëmijën të zgjedhë vetë ushqimin që i hahet, se në atë moshë ata janë të njohur me shijet dhe kanë krijuar preferencat e tyre. Ndërsa farmacistët shpjegojnë se përpos vapës ndikon fakti që në atë periudhë fëmijët janë në kohën kur u dalin dhëmbët dhe kanë shumë shqetësime. Ndërkohë prindërit nuk duhet të alarmohen, por duhet të ndihmojnë fëmijët e tyre në zgjedhje, pasi këta të fundit vuajnë edhe pjesën që nuk mund të shprehen dot për preferencën e tyre ushqimore. Sipas parashikimeve të kohës, pritet që fëmijët të vazhdojnë me refuzimin e ushqimit pothuajse edhe dy muajt që pasojnë, pasi temperaturat do të jenë në këto parametra.

BASHKIA

Rriten pensionet me 4-5% të vlerës së tyre

Përfundojnë punimet në rrugën “Pjetër Bogdani”

Drejt familjeve fondi 1574 milionë lekë, ruhen përfitimet e tjera

Me një investim prej 40.9 milionë lekësh Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin tërësor të rrugës “Pjetër Bogdani”. Kjo rrugë, me gjatësi 541.5 m, gjerësi 6 metra dhe trotuare në dy anët me gjerësi 2 metra, ndonëse shtrihet në një prej zonave më të populluara të kryeqytetit, atë të ish-Bllokut, prej vitesh ishte lënë në mjerim. Ky ishte punimi i radhës që përfundoi Bashkia, duke u treguar banorëve se ajo do t’u shkojë deri në fund vendimeve të saj. Përgjatë kësaj rruge janë ndërtuar kanalizimet e ujërave të bardha dhe të zeza, janë vendosur 29 shtylla ndriçimi, janë shtuar dhe 35 pemë të reja, është ndërtuar rrjeti i ujësjellësit, si dhe janë kryer të gjitha punimet për linjat rezervë për fibra optike dhe shërbimet inxhinierike nëntokësore. Kryebashkiaku Lulzim Basha, i pranishëm në përfundimin e këtyre punimeve, tha se Bashkia e Tiranës po u përgjigjet çdo ditë nevojave të qytetit dhe të qytetarëve, duke u kthyer atyre besimin se Bashkia është në shërbimin e tyre dhe jo duke anashkaluar nevojat e tyre më primare. Basha ka bërë të ditur se krahas përfundimit të një numri të madh investimesh, që kanë nisur dhe janë drejt fundit, të tjera projekte nisin zbatimin në gjithë Tiranën për të bërë të mundur përmirësimin e jetës së qytetarëve kudo ku ata jetojnë.

Erta Bode

N

ga dita e sotme fillon rritja e të gjitha kategorive të pensioneve, kjo mbështetur në vendimin e marrë nga Këshilli i Ministrave. Do të ketë një rritje të pensioneve me 4-5% të vlerës që ata kanë për secilin individ. Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka përfunduar rillogaritjen për çdo kategori, duke bërë të mundur që shtesa të tërhiqet nga çdo pensionist në datën e caktuar sipas grafikut të tërheqjes së pensionit. Kjo do të thotë se pensionet për muajin gusht do të rriten me 4 ose 5% të vlerës së tij, në bazë të kategorisë së përfshirjes së pensionit, e cila do të jetë kompensuar në vlerë monetare për çdo pension. Në bazë të këtij vendimi rritjen me 4% e përfitojnë kategoritë e pensionit të pleqërisë, pensionet familjare dhe pensionet e invaliditetit në qytet. Gjithashtu rritjen me 4% do ta përfitojnë pensionet apo përfitimet e tjera që jepen nga sigurimet shoqërore, si pensionet e parakohshme e suplementare të ushtarakëve, të punonjësve të policisë së shtetit, të pilotëve fluturues, të detarëve, të punonjësve të ndërmarrjeve ushtarake dhe të ishpunonjësve të nëntokës etj. Ndërsa rritjen me 5% do e përfitojnë pensionet e invaliditetit dhe pensionet familjarë në fshat. Ndërkaq, krahas të ardhurave nga pensioni, pensionisti do të vazhdojë të marrë të ardhura të tjera që jepen me

Nga rritja më e fundit përfitojnë 303100 pensione pleqërie urbane, 57 068 pensione invaliditeti urbane dhe 48 053 pensione familjare urbane. Në fshat përfitojnë 136 828 pensionistë pleqërie dhe 30 205 persona nga programe speciale, si ushtarakë, minatorë, punonjës të ish-industrisë ushtarake (pilotë, detarë dhe profesorë. Do të transferohet drejt buxheteve familjare të pensionistëve një shumë prej 1574 milionë lekë.

vendime të veçanta të Këshillit të Ministrave si: 150 lekë në muaj kompensim për diferencën e çmimit të bukës, 350 lekë në muaj si kompensim për energjinë elektrike dhe 414 lekë në muaj për çdo pjesëtar të familjes që është në varësi ekonomike të pensionistit etj. Gjithashtu pensionisti do të vazhdojë të përfitojë nga politikat e kompensimit të pensioneve në bazë të VKM të gjtiha përfitimet që ka

marrë më parë. Nga rritja më e fundit përfitojnë 303100 pensione pleqërie urbane, 57 068 pensione invaliditeti urbane dhe 48 053 pensione familjare urbane. Në fshat përfitojnë 136 828 pensionistë pleqërie dhe 30 205 persona nga programe speciale, si ushtarakë, minatorë, punonjës të ish-industrisë ushtarake (pilotë, detarë dhe profesorë. Nga ky vendim përfitojnë 591 600 persona. Pas kësaj rritjeje

pensioni minimal në qytet do të jetë 12 024 lekë në muaj, ndërsa pensioni maksimal 24 048 lekë. Pensioni i plotë minimal në fshat do të jetë 8233 lekë në muaj dhe pensioni maksimal shkon deri në 12 140 lekë në muaj. Si pasojë e kësaj rritjeje do të transferohet drejt buxheteve familjare të pensionistëve një shumë prej 1574 milionë lekë, fond ky i vënë në dispozicion të ISSH-së nga qeveria.


EKONOMI • E enjte 1 gusht 2013

»

07

DO TË PËRDOREN PËR TË PËRLLOGARITUR PENSIONET FILLESTARE

HYN NË FUQI

Koeficientet e indeksimit të pensionit

Vendimi për rritjen e pagës minimale

Qeveria miraton vendimit, hyjnë në fuqi nga 1 janari 2013 KOEFICIENTËT E INDEKSIMIT SIPAS VITEVE:

Brikena Dervishaj

M

iratohen koeficientët e indeksimit të pensioneve fillestare. Qeveria ka marrë vendimin në mes të muajit korrik dhe hyjnë në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Përveç pensioneve qeveria indekson çdo vit edhe pagat për efekt të llogaritjes së pensioneve. Koeficientët Këta koeficientë do të përdoren në përllogaritjen fillestare të pensioneve që fillojnë nga 1 janari i këtij viti. Indeksimi i pensioneve bëhet sipas procedurave dhe koeficientëve të indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit përkatës. Ndërsa rillogaritja e masës së pensionit dhe indeksimet bëhen në bazë të pagave të dokumentuara e të paraqitura në dosjen individuale të pensionit dhe mbi të cilat është caktuar masa e pensionit fillestar. Për rillogaritjen e pensioneve rillogaritet baza e vlerësuar dhe u indeksohet paga neto. Paga neto e tri viteve resht në dhjetë vitet e fundit të punës rillogaritet duke përdorur të njëjtët koeficientë indeksimi si edhe për rillogaritjen e bazës së vlerësuar. Rritja radhazi Masa e re e pensionit e rillogaritur sipas vendimit rritet radhazi sipas përqindjeve të rritjes së pensioneve të përcaktuara në vendimet e Këshillit të Ministrave për rritjen e pensioneve. Masa e pensionit që rezulton pas rillogaritjeve dhe zbatimit të rritjeve është masa përfundimtare e pensionit individual. Përveç pensioneve, qeveria indekson çdo vit edhe pagat për efekt të

Për vitin 2012 1.00 Për vitin 2011 1.03 Për vitin 2010 1.00 Për vitin 2009 1.01 Për vitin 2008 1.04 Për vitin 2007 1.11 Për vitin 2006 1.04 Për vitin 2005 1.02 Për vitin 2004 1.12 Për vitin 2003 1.10 Për vitin 2002 1.09 Për vitin 2001 1.14 Për vitin 2000 1.07 Për vitin 1999 1.09 Për vitin 1998 1.05 Për vitin 1997 1.22 Për vitin 1996 1.09 Për vitin 1995 1.37 Për vitin 1994 1.32 llogaritjes së pensioneve. Sipas vendimit të miratuar tashmë është përcaktuar se janë miratuar koeficientet e indeksimit të pagave për llogaritjen fillestare të pensionit që nga viti 1994 deri në vitin 2013. Ligji për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë përcakton se shuma fillestare e pensionit mujor të pleqerisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Llogaritja Për të llogaritur sesa do të jetë shuma fillestare e pensionit nevojitet paga mesatare

Sipas Guvernatorit Ardian Fullani të dhënat e INSTAT-it tregojnë se rritja ekonomike e tremujorit të parë rezultoi rreth 1.7%. “Zgjerimi i aktivitetit ekonomik gjatë tremujorit të parë u mbështet kryesisht nga rritja e sektorit të industrisë, ndërkohë që sektori i bujqësisë dhe ai i shërbimeve patën gjithashtu një rritje pozitive por më të dobët. Në të kundërt, sektori i ndërtimit vijoi të tkurret. Informacioni i disponuar për tremujorin dytë të vitit sugjeron për një përmirësim të ecurisë së ekonomisë, kryesisht në reflektim të stimulit të lartë fiskal të kësaj periudhe”, - tha Fullani. Sipas Fullanit, rritja ekonomike gjatë gjashtëmujorit ka ardhur nga rritja e eksporteve dhe shpenzimeve publike, ndërkohë kontributi i konsumit dhe i investimeve private ka qenë i dobët. “Konsumi dhe investimet private janë frenuar nga pasiguria për të ardhmen. Kjo pasiguri reflektohet në një gatishmëri më të ulët të tyre për të marrë përsipër rrezik. Rritja e prirjes për kursim dhe ulja e shkallës së huamarrjes përmirësojnë bilancet e sektorit privat, por kanë ndikim negativ në rritjen ekonomike afatmesme”, tha ai.

mujore e tre viteve në 10 vitet e fundit të punës si dhe koeficientët e indeksimit. Kështu shuma e pensionit llogaritet me 75 për qind të pagës neto mesatare të tre viteve rresht në 10 vitet e fundit të punës. Këto tre vjet pune shumëzohen me koeficientët përkates të viteve që merren për llogaritje. Gjithashtu, specialistët e pensioneve shpjegojnë se koeficientët e indeksimit nuk kanë ndikim për rritjen e pensioneve siç pretendojnë pensionistët por janë të vlefshme vetëm për personat që dalin për herë të parë

në pension. Sipas tyre indeksimi i pensionit është i vlefshëm për ata persona që dalin për herë të parë në pension dhe jo për ata që përfitojnë pension dhe pretendojnë për rritje. Ekspertët Ekspertët e pensioneve theksojnë se rritja e pensioneve nuk varet nga këto koeficientë, por nga vendimet që merr qeveria për rritjen e tyre. Llogaritja e pensionit kryhet nëpërmjet masës së kontributeve të cilat të gjithë pensionistët duhet t’i paguajnë

çdo fund viti. Për llogaritjen e pensionit pensionistëve u nevojitet që përqindja e rritur për vitet e sigurimit duhet të shumëzohet me bazën mesatare të vlerësueshme që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve. Ky është një nga nenet ku përcaktohet edhe detyrimi i Këshillit të Ministrave për të indeksuar çdo vit bazën e vlerësimit individual në lidhje me zhvillimin e kontributeve mesatare të paguara. Ky koeficient do të shërbejë njëkohësisht edhe për indeksimin e pagës neto mesatare.

Qeveria ka marrë vendim për rritjen e pagës minimale mujore, vendim që ka hyrë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. Sipas vendimit, paga minimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve, shoqërore e shëndetësore, nga data 1 gusht 2013 do të jetë jo më pak se 19 026 lekë, ndërsa paga maksimale mujore do të jetë 95 130 lekë. Po kështu, shuma minimale mujore e kontributeve për të gjitha degët e sigurimit, për periudhën nga data 1 gusht 2013 e në vazhdim, të jetë 5 308 lekë. Kontributi minimal mujor sipas degëve të sigurimit të jetë për degën e sigurimit të sëmundjeve 0.3%, ose 57 lekë, dega e sigurimit të barrë-lindjeve 1.4 për qind ose 266 lekë, dega e sigurimit të pensioneve 21.6% ose 4 110 lekë, dega e sigurimit të aksidenteve dhe sëmundjeve profesionale 0.3 për qind ose 57 lekë, dega e sigurimit të papunësisë 0.9 për qind ose 171 lekë dhe sigurimet shëndetësore 3.4% ose 647 lekë. Shuma minimale mujore e kontributit për të vetëpunësuarin dhe pjesëtarët e familjes do të jetë 7% e pagës minimale mujore, e barabartë me 1 332 lekë. I vetëpunësuari nga data 1 gusht 2013, paguan për vete kontribut 30 për qind, të pagës mujore minimale prej 19 026 lekësh, të barabartë me 5 708 lekë në muaj. I vetëpunësuari, për pjesëtarët e familjes së tij mbi 16 vjeç, që nuk trajtohen me page paguan 5 708 lekë në muaj

KËSHILLI MBIKËQYRËS I BANKËS SË SHQIPËRISË UL NORMËN E LEKUT

Fullani: Borxhi një nga dobësitë e sistemit “Arrin 63,3%, duhen masa përmes një rregulli fiskal” Guvernatori Ardian Fullani është ndalur te borxhi publik, i cili ka kapur nivelin 63,3% duke treguar një nga dobësitë e sistemit. Në një konferencë për shtyp ku ka analizuar zhvillimet më të fundit të politikës monetare, ai theksoi se kërkohet marrja e masave për kontrollin e borxhit dhe primeve të rrezikut, përmes një rregulli fiskal të qëndrueshëm. Guvernatori garantoi se sistemi bankar është likuid dhe i gatshëm t’i përgjigjet kërkesave kreditore. Nga ana tjetër Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë uli normën bazë të interesit për lekun me 0.25 pikë përqindje duke e rikthyer atë në nivelin më të ulët historik me 3.5 për qind. Guvernatori Ardian Fullani tha se

përmes këtij vendimi banka synon t’i japë një stimul të ri ekonomisë duke nxitur konsumin dhe investimet që sipas tij mbeten në ritme të ngadalta. Ulja e normës bazë tenton t’i bëjë më pak të leverdisshme kursimet, pasi nëse ulet norma bazë edhe interesat e depozitave bien, dhe të nxisë investimet dhe konsumit përmes interesave më të ulëta për kreditë. Sipas Fullanit, stabiliteti makroekonomik mbetet i qëndrueshëm dhe inflacioni ruan nivele të ulta, por brenda ankorimit të Bankës së Shqiptare. “Politika monetare e Bankës së Shqipërisë, ka ndihmuar në ruajtjen e shëndetit bankar në vend dhe tregueseve makrofinanciar”- tha Fullani, i cili vuri në dukje se, in-

flacioni shënoi nivelin 2,2 për qind i orjentuar nga prodhimi bujqësor, ndërsa në aspektin makroekonomik investimet e ngadalta e frenuan disi rritjen e tij. Guvernatori tha se, në

3-mujorin e parë tëkëtij viti rritja e ekonomisë me 1,7 për qind u mbështet nga sektori i industrisë ndërsa, rritja ekonomike gjatë 6- mujorit të parë i detyrohet ekporteve.


08

« AKTUALITET

E enjte 1 gusht 2013 •

BILETA E UDHËTIMIT, ANKOHEN EDHE KËSHILLTARËT Ankesës së qytetarëve për një biletë të shtrenjtë udhëtimi për në kryeqytet pas përfundimit të tynelit të Elbasanit I janë bashkuar edhe këshilltarët bashkiakë të cilët kanë kërkuar të ndërmerret një vendim nga institucioni vendor për të ulur këtë tarifë. Nisur nga kjo ankesë kryetari i bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini është shprehur se tarifa është e vendosur jo nga bashkia por nga Këshilli i Ministrave. “Në vitin 2008 janë përcaktuar tarifat e taksive dhe furgonave në bazë të vendimit të KM duke miratuar kështu tabelën për të gjitha udhëtimet. Tarifa e transportit për një km jasht qytetit për taksitë 8 plus 1 është 65 lekë për kilometër. Gjatësia Elbasan-Tiranë aktualisht është 41.9 km ndaj furgonat marrin hakun që ju takon pa harruar se karburanti në 2008 ka qenë më i lirë se tani”, tha Sejdini. Kryebashkiaku ka shtuar se bashkia ka miratuar edhe 6 orare au-

Sejdini: Furgonët marrin hakun, u shtrenjtua karburanti tobuzash për këtë linj por veç njërit të tjerët nuk respektojnë oraret e udhëtimit. Po bashkëpunohet me bashkinë e Tiranës për të vendosur linja autobuzësh të rinj që do ti shërbejnë qytetarëve por bileta sërish do të jetë e konsiderueshme për shkak të kostos. Qytetarët e Elbasanit ankohen prej rreth 2 muajsh për biletën e udhëtimit që konsiderohet e shtrenjtë kur distanca është shkurtuar dhe janë evituar kthesat e forta. Vetë drejtuesit e furgonave deklarojnë se shkurtimi i rrugës është i vogël dhe çmimi i naftës është i lartë duke mos ulur kështu çmimin prej 300 lekësh drejt kryeqytetit.

SEJDINI: PO PRANOHEN DOSJE QË CENOJNË PLANIN URBANISTIK

Ndërtimet pa leje, bashkia denoncon për shkelje të ligjit ALUIZNIN-in K ëshilli Bashkiak në Elbasan ka diskutuar mbi ndërtimet pa leje si një shqetësim i madh për qytetin, sidomos në periudhën zgjedhore. Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, ka deklaruar se për shkak të këtij institucioni bashkia ndjehet e pafuqishme për të vepruar kundër ndërtimeve pa leje. “Në kundërshtim me ligjin për legalizimin Agjencia e Elbasanit ka pranuar dokumente jashtë ligjit. Sipas Sejdinit ligji lejon pranimin e dosjeve të atyre objekteve që janë në pronat e qytetarëvve dhe jo jashtë pronave apo aq më keq në territorrin publik. Legalizimet i presin të drejtën për të vepruar inspektoriatit ndërtimor. Bëhet e ditur se 6 inspektorët ndërtimor janë dënuar me gjoba duke vënë në sekuestro pasuritë e tyre ndërsa dy ish-drejtor janë në ndjekje penale, njëri për veprim dhe tjetri për mosveprim. “Aktualisht kemi dorëzuar denoncime për 19 objekte nga të cilat për 9 prokuroria ka pus huar çështjen në favor të qytetetarëve dhe në dëmin tonë. Ka raste flagrante të cilat do ti denoncoj në vijimësi bashkë me gjyqtarët përkatës. Si mundet bashkia të pranojë një vendim kur objekti pa leje është në shkelje të plotë me planin rregullues të qendrës së qytetit dhe vendi ku ka ndërtuar është lulishte. Unë si institucion vendor do t’i drejtohem prokurorisë dhe krimit ekonomik me një denoncim publik për shkelje të ligjit për të gjitha rastet kur agjencia e legalizimit ka pranuar dokumentet jashtëligjore duke e futur qytetin në një amulli urbanistike”, tha Sejdini. Sipas tij bashkia është e pafuqishme madje vuan pasojat. Sejdini shton se ka raste vendimesh të gjyqtarëve për prishje nga viti 2005 me pretendimin se është legalizim dhe bashkia detyrohet

nëpërmjet përmbarimit privat të paguajmë edhe kamatëvonesat. “Kjo situatë e krijuar nga legalizimet dhe drejtësia është katastrofike për qytetin dhe ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet për të ndalur këtë katastrofë”,

shprehet Sejdini. Duket se konflikti mes palëve ka nisur nga ndryshimet e bëra në ligj, ku janë përfshirë legalizimet dhe për ndërtimet e bëra pas vitit 2006. Në ndryshimin e ligjit është vlerësuar se janë rreth 80 mijë ndërtime

PRENË DRITAREN ME SHARRË

Grabitin pjesët e hekurta të shtëpisë për skrap, arrestohen adoleshentët Tre të rinj kanë zhveshur nga pjesët e hekurta në një shtëpi për t’i shitur për skrap. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 28 Nëntori kur tre të rinj të moshës 20 vjeç kanë prerë hekurat e dritares së një banese duke marrë gjithçka

kanë mundur. Sipas policies, pasi kanë prerë zgarën e hekurit të rinjtë kanë vjedhur një abazhur bakri, dy grupe dushi, vegla të ndryshme pune, një ekspres kafeje, pllakë inoksi të stufës, disa shina alumini të perdeve

që do të përfshihen në këtë process. Ndërkohë që duket se aplikime kanë bërë jo vetëm ata që kanë zhvilluar objekte në zona private, apo aty ku nuk cënojnë të drejtën publike, por dhe në parqe apo në zona të tjera të ndaluara me ligj.

dhe sende të tjera. Policia ka mbërritur tek autorët duke arrestuar shtetasin Arnold Danksi, Klajdi Hurra dhe Denis Mehmeti me banim në të njëjtën lagje ku kanë kryer vjedhjen. Njëri prej tyre akuzohet se dy muaj më parë ka vjedhur një motorçikletë. Policia po heton për vjedhje të tjera të kryera nga tre të rinjtë që pasi i shisnin për skrap materialet e hekurta ndanin paratë bashkë.

Butoni i alarmit u shtyp pas vjedhjes

Grabitet kazionoja, autorët me maska ende të paidentifikuar Një kazino në qytetin e Elbasanit është sulmuar nga persona me maska në orët e para të mëngjesit. Mësohet se dy persona të maskuar i kanë kërkuar personelit të mbledhë të gjitha paratë e xhiros dhe pasi kanë marrë shumën, që ende nuk deklarohet nga policia, janë larguar me shpejtësi. Sipas dëshmitarëve okularë ata janë larguar me një automjet nga vendi i grabitjes para se të arrinte policia. Objekt i grabitjes ka qenë kazino “ASTRA” e cila ndodhet ne ambientet e një pallati të ri pranë kinema Millenium jo shumë larg qendrës së qytetit. Dyshohet se grabitësit ishin në moshë të re në bazë të përshkrimit të punonjësve të cilët të gjendur pa pritur nën kërcënimin e armës nuk kanë mundur të bëjnë gjë tjetër vetëm të dorëzojnë paratë duke arritur më pas të shtypin butonin e alarmit. Mësohet se agjentë të shumtë dhe hetues kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Sipas drejtuesve të policisë janë shoqëruar me dhjetra persona për grabitjen. Aktualisht është ngushtuar numri i personave të dyshuar dhe po punohet për identifikimin e tyre. Gjithashtu janë sekuestruar edhe kasetat filmike të kazinosë me qëllim identifikimin e autorëve.

Dyshohet amortizimi i madh i aksit rrugor

Mjeti del nga rruga, një i vdekur, tre të plagosur BERAT- Një aksident i rëndë automobilistik u rregjistrua mesditën e djeshme në Qarkun e Beratit rreth orës 15.00, ku një 18 vjeçar humbi jetën, ndërkohë që tre bashkemoshatar të tij ngelën të plagosur dhe të shtruar në spitalin rajonal të Beratit. Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Urë Vajgurore - Berat në dalje të qytetit të Urës Vajgurore. Mjeti tip Ford me targat AA 051 EU, që drejtohej nga Selman Baxhia, ka dalë nga rruga dhe për pasojë të goditjes i ka marë jetën si dhe janë plagosur rëndë tre shokët e tij D. Doksani 19 vjeç, E. Bani 19 vjeç S. Xhelo 19 vjeç, të cilët janë duke u kuruar në Spitalin Rajonal Berat. Kanë qënë kalimtarë të rastësishëm ata që u kanë ardhur në ndihmë të plagosurve duke i transportuar me urgjencë në spitalin e Beratit ku kanë marrë ndihmën e parë shëndetësore dhe sipas bluzave të bardha ndodhen në gjendje të rëndë por jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që, 18 vjeçari i pa jetë është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Beratit. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur më pas ekspertë të policisë rrugore, të cilët nisën menjëherë hetimet për të mësuar shkaqet e këtij aksidenti të rëndë që solli një të vdekur dhe 3 të plagosur. Ndonëse çështja është ende nën hetim ekspertët ligjorë thanë për gazetën se mjeti ka qenë me shpejtësi dhe në një moment drejtuesi i tij ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasoj makina është përplasur në bordurën e një muri të një ndërtese, ndonëse ndodhej rreth 5 metra larg rrugës automobilistike. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se nga shpejtësia tej normave të lejuara një pjesë e mjetit është shkëputur prej tij. Ndërsa ekspertët e policisë rrugore thanë për gazetën se në zbardhjen e shkaqeve janë shpejtësia tej normave të lejuara, por nuk përjashtohet edhe një aksident nga rruga e tejamortizuar. Por gjatë ekspertizës ekspetët e policisë rrugore kanë përpiluar dhe dosjen përkatëse të këtij aksidenti.


AKTUALITET • E enjte 1 gusht 2013

»

09

GJYKATA E VLORËS LË NË BURG PA AFAT 18-VJEÇARIN E AKUZUAR PËR VRASJEN E TREFISHTË

Osmëni: Me armë qëlloi Delin Hajdaraj Prokuroria: Konflikti i Vlorës nisi pasi fierakët i kërkuan vajzës adresën e “Facebook”-ut

Z

bardhet plotësisht skema e masakrës që tronditi qytetin bregdetar të Vlorës, të ndodhur të dielën më 28 korrik, ku mbetën të vrarë tre pushues në plazhin e “Ujit të Ftohtë”. Konflikti i ndodhur në plazhin e Vlorës të dielën e kaluar i cili përfundoi me tre persona të vdekur ka nisur me ngacmimin e një femre ndërsa një i ri nga Fieri i ka kërkuar motrës së njërit prej autorëve adresen e Facebookut. Leo Osmëni, i akuzuar për krimin makabër, nëpërmjet avokatit të tij ka rrëfyer në Gjykatë se si ka ndodhur ngjarja e pak ditëve më parë ku mbetën të vrarë në mënyrë krejt rastësore Sokol Isufaj nga Fieri, 34 vjeç, Serdi Bajlozi, 17 vjeç nga Prrenjasi dhe Diana Ademi nga Vlora, 52 vjeç. Sipas avokatit të tij, 18-vjeçari ka pranuar se gjithçka ka nisur nga një sherr banal mes tij dhe 5 të rinjve nga Fieri, të cilët thotë se i kishin ngacmuar motrën. 18-vjeçari Osmëni fillimisht ka debatuar me fierakët dhe më pas janë qëlluar me grushta. Ai ka dëshmuar se të rinjtë fierakë kanë tentuar të reagojnë, por Osmëni ka kërkuar ndihmën e një shokut të tij, që mendohet të jetë shtetasi Delin Hajdaraj, me origjinë nga Tropoja dhe banues në Vlorë, të cilit i ka thënë të nxirrte edhe armën. Në materialin e lexuar nga Prokurori i çështjes thuhet se “i pyetur në lidhje me ngjarjen shtetasi Leo Osmeni ka pranuar krimin duke sqaruar se motra e tij duke qenë në plazh e kishte telefonuar dhe e kishte njoftuar se një person po e ngacmonte në plazh. Shtetasi Leo është nisur në drejtim të lokal “Kalaja” aty ku bën plazh gjithmonë ai dhe familja e tij me automjetin e të atit tip “Infiniti” me targë DH7863 Ëashington DC. Rrugë ka marrë në celular dhe shokun e tij Delin Hajdaraj dhe i ka thënë se po shkonte tek Kalaja pasi një djalë i kishte ngacmuar të motrën. Pasi kanë shkuar te kompleksi “Kalaja”, shtetasi Leo është takuar me motrën e tij dhe i ka kërkuar t’i tregojë se cili person e ka ngacmuar. Ajo i treguar me gisht djalin që e kishte ngacmuar. Më pas Leo i është afruar këtij personi dhe e ka goditur atë duke e dëmtuar në pjesën e ballit me një mjet tip kaçavidë. Duke qenë se shtetasi Leo ishte më i vogël fizikisht dhe nuk kishte mundësi të godiste më personin tjetër i ka kërkuar shokut të tij Delin Hajdaraj të nxjerrë nga çanta automatikun dhe ky i fundit pasi e ka nxjerrë ka qëlluar në drejtim të personave palë e konfliktit”. Pasi kanë qëlluar me armë, shtetasit Delin Hajdaraj dhe Leo Osmeni bashkë me tre vajzat janë larguar. Ku rezulton se shtetasi Leo dhe dy motrat dhe kushërira e tij janë larguar me automjetin

I riu e goditi me mjete të forta

Vrasja e 78-vjeçarit në Delvinë për grabitje, arrestohet autori Policia e Vlorës ndalon të dyshuarin për vrasjen e Sulejman Mejdanit në fshatin Tatzat të Delvinës. Sipas të dhënave nga grupi hetimor, vrasja ka ndodhur për grabitje pasi autori ka vjedhur disa shuma parash në banesën e viktimës pas krimit. Policia lokale tha se në Sallën operative të Komisariatit është marrë njoftim se në fshatin Tatzat të Rrethit Delvinë është gjetur i pajetë në banesën e tij shtetasi S. Mejdani, 78 vjeç, banues në këtë fshat. Menjëherë është ngritur grupi hetimor i cili ka shkuar në vendngjarje dhe janë kryer veprimet e para hetimore nga të cilat ka rezultuar se shtetasi i mësipërm ishte vrarë me sende të forta. Falë një pune hetimore intensive dhe pandërprerë nga Strukturat Kundër Krimeve të Rënda Sarandë dhe Specialistët më të mirë Kundër Krimeve të Rënda të Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë të cilët janë bërë pjesë e grupit hetimor është bërë e mundur që brenda 12 orësh nga ndodhja e ngjarjes të bëhet zbardhja e plotë e saj, si dhe të kapet autori i vrasjes, shtetasi Behar Haxhi, 21 vjeç, banues në fshatin Tatzat të Rrethit Delvinë. Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se ky shtetas rreth orëve të mbrëmjes ka shkuar në banesën e viktimës i cili ndodhej në oborrin e banesës së tij dhe e ka goditur atë me sende të forta goditje të cilat i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më pas e ka tërhequr atë në brendësi të banesës dhe i ka vjedhur një sasi parash që mbante me vete si dhe një unazë floriri. Nga grupi hetimor është bërë e mundur që të gjenden dhe sekuestrohen në cilësinë e provës materiale sendi që ka përdorur autori për të kryer krimin dhe unaza që i ka vjedhur viktimës.

I kishin gacmuar kunatën Diana Ademi

Serdi Bajlozi

Sokol Isufaj

Dëshmia: Qëllova me kaçavidë në ballë njërin. Nuk i përballoja dot i vetëm Pak minuta para vrasjes së tre pushuesve të dielën në plazhin e quajtur Kalaja në zonën e Ujit të Ftohtë, mes Leo Osmenit dhe njërit prej 5 djemve fierakë të akuzuar nga motra e tij se i kishin ngacmuar dhe i kishin kërkuar adresën e facebookut ka pasur një përleshje. Osmeni pasi ka marrë telefonatën e motrës se disa djem po i ngacmomin ka shkuar menjëherë në plazh dhe pasi ka mësuar se cilët ishin ata, ka shkuar menjëherë duke i sharë dhe njërin prej tyre e ka qëlluar në ballë me një kaçavidë. Pasi kanë parë shokun e plagosur katër djemtë e tjerë janë sulur për të goditur Osmenin, dhe ky i fundit duke qenë edhe trup vogël nuk i përballonte dot, por i thirri menjëherë mikut të tij Delin Hajdari. E vetmja fjalë që i ka thënë Osmeni mikut të tij ka qenë “nxirre”. Menjëherë pas kësaj kërkese, personi i tip fuoristradë në drejtim të Vlorës ndërsa Delin Hajdaraj është larguar me një automjet tjetër në drejtim të Jonufrës”. Duke iu referuar këtij informacioni janë kryer verifikime dhe janë ushtruar kontrolle në zonën e Jonufrës, ku është bërë e mundur dhe gjetja e armës së

dytë ka nxjerrë nga çanta një automatik dhe ka qëlluar në drejtim të personave të implikuar në konflikt dhe si pasojë ka vrarë tre shtetasit Diana Ademi, Sokol Isufaj dhe Serdi Bajlozi. Duke iu referuar materialit të Prokurorit mësohet se prej shërbimeve të policisë gjyqësore është bërë këqyrja Leo Osmeni e vendit të ngjarjes, nga ku rezulton të jenë qitur 12 fishekë luftarak dhe janë gjetur 12 gëzhoja të kalibrit 7.62 mm model 56. Në funksion të hetimit janë pyetur me cilësinë e personit që tregon rrethanat e hetimi, punojës të bar “Kalaja”, si dhe persona plazhistë (pushues), që ndodheshin në vendin e ngjarjes. Nga tërësia e deklarimeve të marra rezulton se midis autorit të ngjarjes, i cili ka qenë në shoqërim edhe të një personi tjetër, ka patur një debat me disa pushues të tjerë ende të paidentifikuar.

krimit e cila është një automatik tip kallashnikov. Pas kësaj dëshmie, Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për 18-vjeçarin Leo Osmëni, nën akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje. Policia ka shpal-

lur në kërkim edhe shtetasin Delin Hajdaraj, pasi akuzohet si autori kryesor në këtë krim makabër. Po ashtu, Gjykata ka vendosur detyrim paraqitje dy herë në javë edhe për pronarët e resortit privat Sajmir dhe Servet Qamo, pasi akuzohen për “mos kallëzim krimi”.

Sulmi me pistoletë në mes të Durrësit, policia identifikon autorin e 4 plagosjeve Identifikohet autori i plagosjes së katër personave në mbrëmjen e dy netëve më parë në qytetin e Durrësit, pas një atentati me armë zjarri, objektivi i të cilit nuk është përcaktuar ende nga policia, ndërsa e gjithë zona është terrorizuar nga të shtënat. Policia e Durrësit bën me dije se ka mundur të identifikojë dje atentatorin, duke e shpallur atë në kërkim. Sipas bluve të Durrësit personi që hapi zjarr në drejtim të lokalit është shtetasi Agim Myftari, banues në katin e dytë të pallatit ku ndodhi ngjarja. Mbrëmjen e dy ditëve më parë, ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistolete duke e plagosur në krah shtetasin H.Lama, 55 vjeç, banues në Durrës, si dhe ka plagosur aksidentalisht 3 persona të tjerë. Pas verifikimeve të bëra nga blutë e Durrësit, shkak i të shtënave me armë ka qenë një femër. Sipas policisë, një person i kishte ngacmuar kunatën autorit para 3 ditësh. Të plagosur kanë mbetur: H.Lama 55 vjeç, B. Luku 55 vjeç, I. Plaku 66 vjeç dhe T. Hallulli. Sipas policisë, 4 të plagosurit ishin klientë të rastësishëm në lokal dhe nuk njiheshin me njëri-tjetrin. Ata gjendeshin në tavolina të ndryshme. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të Durrësit, tek stacioni i trenit, rreth orës 21:30, ku një person ka qëlluar me armë zjarri nga automjeti i tij, në drejtim të një lokali, të tejmbushur me njerëz të të gjitha moshave. Lulishtja në hyrje të Durrësit, ku ndodhi sulmi është një prej vendeve më të frekuentuara nga qytetarët durrsakë.


10

« aktualitet

E enjte 1 gusht 2013 •

Prokuroria bllokon 4 milionë euro mall në Vlorë

Falsifikonin dokumentet, u sekuestrohen disa pallate S

ekuestrohen në Vlorë pasuri me vlerë totale rreth 4 milionë euro, në pronësi të 4 personave dhe një shoqërie private. Në njoftimin e Gjykatës së Vlorës thuhet se është ekzekutuar vendimi me kërkesë të Prokurorisë së rrethit, duke sekuestruar një pallat 12-katësh në ndërtim e sipër në lagjen ‘Pavarësia’. Pallati me vlerë 500 mijë euro ishte në pronësi të H.Meta dhe A.Meta, teksa sekuestrimi erdhi pas hetimit që vërtetoi se është konsumuar vepra penale e ‘Falsifikimit të dokumenteve”, “Shpërdorimit të detyrës”, dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”. Ndërkaq në brendësi të portit është sekuestruar pallati pa leje, 2 deri në 6 kate me papafingo në pronësi të G.Fetës, të ndodhur në brendësi të Portit Detar Vlorë. Sekuestrimi i këtij objekti është bërë në kuadër të procedimit penal të vitit 2012, për veprën penale “Ndërtimit pa leje” të parashikuar nga neni 199/a i K. Penal. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka çmuar se ekzistojnë kushtet dhe kriteret ligjore, që ndaj objektit që lidhet me veprën penale dhe që për më

tepër është produkt i saj, të caktohet një masë sigurimi me karakter pasuror, si është ajo e sekuestros preventive. Vlera e objektit të sekuestruar është rreth 800 mijë euro. Vendimi u ekzekutua edhe ndaj një pallati 13-katësh në bulevardin Vlorë-Skelë, ndërtim i shoqërisë ‘DS’, i ndodhur në lulishten e quajtur ‘tre racat’ në bulevardin Vlorë-Skelë. Sekuestrimi i këtij objekti është bërë

Konflikt mes dy familjeve

Për vijën e ujit babë e bir ngrehin armët e gjahut Një konflikt për një vijë uji mes dy familjeve në fshatin Mbroje të Korçës, ka degjeneruar sot deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Burime nga policia e Korçës bëjnë të ditur se dy vëllezër janë plagosur me armë gjahu, në fshatin Mbroje, pas një konflikti për arsye banale. Mësohet se të plagosurit, A. dhe G. Pacili, janë dërguar në spitalin e Korçës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Fatmirësisht mjekët thonë se gjendja e tyre është e stabilizuar dhe nuk janë në rrezik për jetën. Ndërkohë policia ka arrestuar K. e J. Mitrollarin, babë e bir, të cilët dyshohen si autorët e ngjarjes së rëndë.

Nuk rrëfeu krimin

Policia ndalon kryeplakun e fshatit Munaz në Mirditë Policia e Mirditës ka vënë në pranga kryeplakun e fshatit Munaz dhe 3 banorë të këtij fshati, të cilët akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Kryeplaku Ndrec Buba u arrestua nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi nuk kishte lajmëruar autoritetet për kultivimin e drogës në fshatin Munaz të Rubikut. Burime nga policia bëjnë të ditur se 3 banorët e arrestuar, A. e N. Gjini dhe E. Pjetri kishin mbjellë kanabis sativa në një sipërfaqe toke në fshatin e tyre. Arrestimet janë kryer pasditen e djeshme nga Komisariati i Mirditës.

mbi kërkesën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për vendosje sekuestro preventive në kuadër të procedimit penal për veprën penale të parashikuar nga neni 248 “Falsifikimi i dokumentave”. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë çmon se ekzistojnë kushtet dhe kriteret, që ndaj objektit që lidhet me veprën penale dhe që për më tepër është produkt i saj, të caktohet një masë

sigurimi me karakter pasuror, si është ajo e sekuestros preventive. Vlera e këtij objekti të sekuestruar është rreth 700 mijë euro. Sekuestro preventive janë kryer dhe mbi një pasuri të paluajtshme sipërfaqe trualli prej 20 039 m2, në zonën e quajtur “plazhi i vjetër” të qytetit të Vlorës, në pronësi të V. Lushaj. Sekuestrimi i këtij objekti është bërë mbi kërkesën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për vendosje sekuestro preventive për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale” parashikuar nga nenet 186 e 287 te K.Penal. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka çmuar se ekzistojnë kushtet dhe kriteret ligjore, që ndaj objektit që lidhet me veprën penale dhe që për më tepër është produkt i saj, të caktohet një masë sigurimi me karakter pasuror, siç është ajo e sekuestros preventive për pasurinë nr./ 32/436, zona kadastrale 8604. Vlera e kësaj pasurie me çmimin e tregut është rreth 2 milion euro. Vlera e të katër objekteve të sekuestruara është në tërësi rreth 4 milion euro.

I akuzuari me precedentë të mëparshëm

Konflikti banal, plagoset i riu e një kalimtare e rastësishme Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një konflikti të regjistruar në sheshin e një parkingu pranë qendrës së qytetit të Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur pas një grindje banale në një parking në vendin e quajtur “Namazgjaja” në afërsi të markatës kryesore të qytetit. Mësohet se shtetasi F. Lamçe 22 vjeç ka qëlluar disa herë me pistoletë në drejtim të shtetasit E. Kuruni 30 vjeç duke e lënë të plagosur. Plumbat kanë kapur edhe një grua, F. Manushi 55 vjeçe që ishte duke kaluar rastësisht ndërsa ka ndodhur konflikti. Pas sulmit me armë zjarri, i riu është larguar në drejtim të paditur, ndërsa të lënduarit janë dërguar në spitalin kirurgjik të Elbasanit ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas bluzave të bardha gjendja shëndetësore e tyre është nën kontroll e nuk rrezikojnë jetën. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilët po punojnë për kapjen e autorit. Nga hetimet paraprake rezulton se konflikti ka ndodhur pas një grindje të rastësishme mes E. Kurunit dhe F. Lamçes. Pasi kanë këmbyer fjalë mes tyre 22 vjeçari Lamçe ka nxjerrë pistoletën duke qëlluar disa herë në drejtim të kundërshtarit. Por plumbat nuk kanë kursyer edhe një kalimtare të rastësishme. Sipas të dhënave të policisë 22 vjeçari Lamçe është i skeduar si person me precedentë penale. Ndaj tij janë ngritur akuzat e tentativës së vrasjes dhe armëbajtjes pa leje.

republika e shqiperise

Agjencia e Zhvillimit të Zonave Malore Ftese per Oferte (IFB) Nr i Kontrates: MADA/MMP/CW-Impl/WSS+ IS Lurë/2013 Financuesi(t): IFAD, QSh 1. Republika e Shqipërisë ka marrë kredi nga Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë (IFAD) për të mbuluar kosto të programit Malet Drejt Tregut (MMP) dhe synon të përdorë pjesë të fondeve për të mbuluar pagesa të ligjshme në kontratën për: Emërtimi i Punimeve Civile: Rehabilitimi i Ujësjellësit (4,500 metra) dhe Kanalit Ujitës (2,181 metra) në fshatin Arrëmollë, komuna Lurë, Dibër Numri i Kontratës: MADA/MMP/CW-Impl/WSS+ IS Lurë/2013 2. Në këtë kontekst, Agjensia e Zhvillimit të Zonave Malore bën ftesë për oferta të mbyllura për ekzekutimin e punimeve civile të përmendura më sipër. 3. Paketa e plotë e Dokumentacionit të Tenderit mund të merret në zyrat e Agjensisë së Zhvillimit të Zonave Malore, Rruga “Shinasi Dishnica”, Nr. 100 (pranë Selvisë) Tiranë, pas paraqitjes së një kërkese me shkrim dhe pagesës së pakthyeshme prej 1,500 (një mijë e pesëqind) Lekë në Bankën Kombëtare Tregtare numrin e llogarisë 403288094 dhe pas dorëzimit të mandatit të pagesës dhe kërkesës në zyrën e Prokurimeve. Ofertuesit e interesuar mund të marrin informacion të metejshëm në të njëjtën adresë. 4. Për të marrë informacion për këtë punim dhe kushtet lokale, ofertuesit inkurajohen të marrin pjesë në një takim që zhvillohet para ditës së tenderit, përpara dorëzimit të ofertave siç është specifikuar në Letrën e të Dhënave. Marrja pjesë në këtë takim nuk është e detyrueshme. 5. Ofertat do të jenë të vlefshme për një periudhë 90 ditore nga dita e hapjes së Ofertës dhe duhet të dorëzohen tek Agjensia e Zhvillimit të Zonave Malore, Rruga “Shinasi Dishnica”, Nr. 100 (pranë Selvisë) Tiranë në ose para afatit të mëposhtëm, kohë në të cilën do të hapen ofertat në praninë e ofertuesve që dëshirojnë të marrin pjesë Data: 02.09.2013 Ora: 10.00 6. Oferta duhet të dorëzohet bashkë me siguracionin e ofertës (vetëm në formën e një garancie bankare) në një vlerë jo më të vogël se 2 % e vlerës së ofertës, e kryer në favor të Agjensisë së Zhvillimit të Zonave Malore. Ai duhet të jetë i vlefshëm deri 90 ditë pas datës së hapjes së ofertës. 7. Ofertuesi që tërheq ofertën gjatë periudhës së vlefshmërisë së saj dhe/ose refuzon të pranojë lidhjen e kontratës pasi është përzgjedhur dhe/ose dështon të dorëzojë çeritifikatat e kërkuara të sigurimit do të skualifikohet për të marrë pjesë në oferta të tjera për një periudhe një vjeçare dhe siguracioni i ofertës do të konfiskohet. 8. Siguracioni i performancës dhe shuma e depozituar për periudhën e përgjegjesisë mbi defektet (10%) do të konfiskohet në rast se ofertuesi dështon të kryejë punën sipas kontratës. 9. Afati përfundimtar për tërheqjen e dokumentacionit do të jetë data 26.08. 2013, ora 16.00.

E lanë të lirë Ndalohet e mitura vodhi sërisht në Elbasan Sërish e mitura e komunitetit rom, Rozeta. S, e cila u kap disa ditë më parë në Tiranë pasi grabiti një sasi të konsiderueshme parash në një pikë këmbimi valuator, është ndaluar dje nga policia. Shkak ka qenë akuza për grabitjen e grabitjen e një argjendarie në Elbasan. Nuk dihet ende arsyeja se përse vajza është lënë e lirë nga policia, pasi pak ditë më parë, ajo bashkë me dy të mitur të tjerë, u arrestuan nën akuzën e grabitjes së 10 mijë eurove nga një ‘Exchange’ tek “Rruga e Durrësit”. Tre të miturit janë të njohur për policinë, pasi kanë qenë të përfshirë në shumë vjedhje të tjera në Tiranë. Paraditen e sotme e mitura ka grabitur disa bizhuteri ari në një argjendari në Elbasan dhe është kapur rreth orës 17:00 në zonën e Saukut, teksa kthehej për në Tiranë. Forcat e njësisë Shqiponja arritën të ndalonin vajzën, të cilës iu sekuestruan edhe një sasi sendesh që dyshohet se i ka grabitur në Elbasan. Nuk dihet ende arsyeja se përse vajza është lënë e lirë nga policia, pasi pak ditë më parë, ajo bashkë me dy të mitur të tjerë, u arrestuan nën akuzën e grabitjes së 10 mijë eurove nga një ‘Exchange’ tek “Rruga e Durrësit”. Tre të miturit janë të njohur për policinë, pasi kanë qenë të përfshirë në shumë vjedhje të tjera në Tiranë. Ndërkohë që pas grabitjes në Tiranë policia ka ndaluar dhe një person të akuzuar si tutorin e saj.


AKTUALITET • E enjte 1 gusht 2013

»

11

ISH-SHEFI I INTERPOL TIRANËS, BAJRAKTARI: AUTORITETET SHQIPTARE DO TË JENË NË GADISHMËRI

Mundësitë dhe versionet për arratisjen e 11 shqiptarëve Flasin ekspertët për situatën. Historia e arratisjes dhe vrasja e 3 shqiptarëve GREQI- Arratisja e 11 shqiptarëve nga një burg në Greqinë qendrore e ka theksuar problemin e mbipopullimit të burgjeve dhe të sigurisë, të përkeqësuar nga qeveria greke, prej shkurtimeve buxhetore. Duke folur një ditë pasi komandot e policisë qëlluan fatalisht Marjan Kolën, Ministri i Rendit Publik Nikos Dendias tha se gjendja në burgjet greke është shpërthyese dhe liderët politik të mbajnë përgjegjësi. Por Dendias gjithashtu tha se ai ka besim të ri ministri i drejtësisë, Haralambos Athanasiou. Kola thuhet se udhëtonte në këmbë e ndiqej në distancë të sigurtë nga një person që besohet të jetë shoku i arratisur Ilir Kupa. Të dy u larguan së bashku me nëntë të burgosur të tjerë, të gjithë shtetas shqiptarë, nga burgu i Trikalasë, në fund të marsit. Burgu grek mbante gati 12.500 të burgosur, duke përfshirë edhe të paraburgosur apo persona që janë në paraburgim nga janari 2012. Ndërkaq, sipas qendrës

londineze Ndërkombëtare për Studimet e Burgut, afër 63 për qind e të burgosurve ishin shtetas të huaj, ku normalisht numri më i madh është ai i shqiptarëve. Kapaciteti i burgut, megjithatë është për pak më shumë se 9.300 të burgosur. Autoritetet thanë se ata besojnë se Kupa, 27 vjeç, është e fshehur në një grykë të pyllëzuar e të dendur, jashtë fshatit të largët Vrosina, në prefekturën e Janinës, rreth 20 kilometra nga kufiri shqiptar. Më 2 korrik, policia qëlloi dhe vrau një tjetër të arratisur dhe një njeri të dyshuar si pjesë e këtij ekipi. Policia e identifikoi personin e parë me anë të shenjave të gishtërinjve, si Edison Lika, 25 vjeç. Njeriu i dytë u identifikua si xhaxhai i tij Kujtim Lika, mosha 36 ose 39 vjeç, të cilët kishin ikur nga burgu i Larisës në vitin 2006. Të arratisurit janë akuzuar për vrasjen e një oficeri policie në mes të qershorit. Një plumb i qëlluar nga pushka e të kërkuarve vrau një grua 26-vjeçare. Të arratisurit janë fajësuar

për një seri plaçkitjesh e shkëmbime zjarri. Një i arratisur u kap gjatë një grabitje të dështuar të një supermarketi në perëndim të Athinës. Në javët e fundit, megjithatë, janë shënuar incidente afër kufirit me Shqipërinë veriperëndimore. “Autoritetet shqiptare do të jetë në gatishmëri të lartë në pikat kufitare, dhe vendi i parë për të kontrolluar është me të afërmit e të dyshuarve”- thotë Artan Bajraktari, ish-shefi i Interpolit në Tiranë. Bajraktari tha për “Setimes” se “Unë besoj se Shqipëria nuk do të jetë destinacioni përfundimtar për çdo të burgosur që është arratisur”. Autoritetet thanë se deri në 750 policë morën pjesë në këtë “gjueti”, duke përfshirë ekipet SËAT, rojen bregdetare dhe njësitë ajrore, duke përdorur kamera termike dhe optike saktësi. “Ky operacion është i rëndësishëm edhe për policinë për shkak se dy të arratisurit nuk mund të shihen sesi e shkelin në mënyrë flagrante ligjin”, tha një oficer policie.

TË DY NË PRANGA PËR DHUNË NË FAMILJE. TIRANË, IDENTIFIKOHET AI QË RRAHU 2 VËLLEZËRIT

Me ortak vëllain, rreh gruan në mes të rrugës, kapen 2 vëllezërit Mariglen Mullai

B

ashkë me të vëllanë, një 32-vjeçar nga Tirana, ka rrahur pardje gruan e tij, duke shënuar kështu një precedent në historinë e kronikës së zezë, përgjatë këtyre viteve. Kishte kohë që në dosjet policore regjistroheshin me qindra raste të dhunës në familje, ku burri rreh gruan, vëllai - vëllanë, djali babanë a motrën a gjyshen, ose nënën, por asnjëherë një bashkëshort nuk kishte bashkëpunuar me të vëllain për të rrahur gruan e tij. Me ç’duket motivet e kësaj ngjarjeje të pazakontë, kanë qenë krejt banale e ndoshta përbëjnë realitete të ngjashme. Nga fqinjët mësohet se edhe i vëllai nuk shkonte mirë me kunatën, ndaj sherret ishin shtuar. Ndërkaq, nuk përjashtohen edhe motivet e dobëta që kanë çuar në këtë zemërim ekstrem të 32-vjeçarit, i cili bashkë me të vëllanë 25 vjeç, qëlloi të shoqen, në mes të rrugës. Sakaq, në Tiranë, janë kapur edhe disa persona, të akuzuar për dhunë. Rrahja në rrugë Policia e Tiranës tha se Komisariati nr 6 bëri të mundur kapjen dhe më pas arrrestimin në flagrancë të shtetasve E. e A. Çurri, respektivisht 32 e 25 vjeç, të dy, lindur e banues ne Tiranë. Policia shton se arrestimi i tyre u krye sepse parmbrëmë rreth orës 22.30, në rrugën “Sabaudin Gabrani”, për motive të çastit kanë goditur e dëmtuar me sende të forta shtetasen R,Ç, 26 vjeçe, e cila është bashkëshortja e shtetasit Edmond Çurri. Materialet i’u kaluan Prokurorisë së rrethit

Gjyqësor Tiranë, për “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal. Rastet e dhunës Seksioni Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisës së Per-

sonit filluan procedimin penal dhe shpallën në kërkim policor shtetasin Kristian Andrea, 34 vjeç, lindur në Laç dhe banues në Laprakë. Ai plagosi pardje 2 vëllezërit Klaudio e Fiqiri Dema, për një vend parkingu.

Nga Komisariati nr. 3 u bë kapja e shtetasit në kërkim Arben Lika, 40 vjeç, lindur dhe banues në Kërrabë, sepse dyshohet se ka qëlluar me armë dhe me pas është larguar duke prishur rendin e qetësinë publike.

RRINTE I FSHEHUR NË ITALI

Shfaqet Xhimi, ia kishte mbathur që nga prilli që të mos martohej ITALI- Ka përfunduar me një fund të lumtur historia e Xhevahir Gjutës, që thirrej Xhimi, shqiptari 26-vjeçar, që cilësohej i humbur në det, por që rezultoi se i ishte shmangur martesës. Fillimisht u pretendua se kishte humbur në det gjatë në Punta Ala, më 14 mars. Ndoshta, i lodhur duke jetuar në hije, i riu u kthye vetë në stacionin policor në Punta Ala (Grosseto). Ishte kushëriri i tij ai që ka denoncuar zhdukjen, teksa policia, karabinierët dhe rojet kufitarë kishin premtuar se

do ta kërkonin nga toka dhe nga deti, por Xhimi nuk kishte asnjë gjurmë. Xhimi kishte për t’u martuar në Shqipëri në prill dhe ndoshta kjo është arsyeja e arratisjes së tij. Në muajt e

fundit ai jetonte në një qytet në Italinë veriore, duke bërë gjithçka për t’iu shmangur policisë dhe të afërmve, duke përfshirë, natyrisht, gruan e tij të ardhshme.

Drejtësia italiane e ajo shqiptare në bashkëpunim

Shqiptarët kërcënojnë në internet një 14-vjeçareje për xhirimin e videos erotike Drejtësia shqiptare dhe ajo italiane janë vënë në lëvizje, pasi një vajzë e mitur italiane është kërcënuar me jetë nga disa shqiptarë që të realizonte video erotike. Kërcënimet ndaj 14-vjeçares, janë bërë në adresën e saj të e-mailit dhe kanë qenë aq shqetësuese, sa e kanë detyruar familjen e saj t’i drejtohet për ndihmë prokurorisë së Salernos. Ekspertët e prokurorisë ngritën dyshime se kërcënimet ndaj 14-vjeçares janë bërë nga persona që banojnë në Shqipëri dhe aktualisht mësohet se janë nën hetim dy të rinj. Nëse do të verifikohen akuzat ndaj shqiptarëve ata rrezikojnë të mbyllen në qeli. Më 11 janar 2013, përmes një letërporosie, autoritetet e drejtësisë italiane kanë kërkuar ndihmën e palës shqiptare. Prokuroria e Salernos, e cila ka regjistruar për rastin në fjalë procedimin me nr. nr.15252/12 R.G mod.44, ka nisur në drejtim të Ministrisë shqiptare të Drejtësisë një letërporosi, përmes së cilës kërkoi të kryheshin disa veprime hetimore, me qëllim identifikimin e personave që kanë kërcënuar të miturën. Dikasteri i Drejtësisë, me shkresën nr.36/1 I.H prot. datë 11.01.2013, ia ka përcjellë dosjen prokurorisë dhe mandej kjo e fundit gjykatës. Gjykatësi Albert Meçe, pasi shqyrtoi dosjen, vendosi të urdhërojë prokurorinë shqiptare të kryejë hetimet për llogari të prokurorisë së Salernos. “Nga aktet që shoqërojnë kërkesën për letërporosi rezulton se Prokuroria pranë Gjykatës së Salernos Itali ka nisur një procedim penal lidhur me kërcënimet që i bëhen një shtetaseje me iniciale M.S., e moshës 14 vjeçe. Më datë 08.10.2012 dhe më parë, shtetësja e mësipërme ka marrë mesazhe në rrugë elektronike (e-mail) për të kryer pa dëshirën e saj video me përmbajtje seksuale apo erotike.


12

« gossip

E enjte 1 gusht 2013 •

Sa i rëndësishëm është

intimiteti

Lohan përfundon rehabilitimin Tre muaj pasi kishte hyrë në rehabilitim si pjesë e marrëveshjes me gjykatën për një rast kriminal, Lindsay Lohan të martën ka dalë nga qendra e trajtimeve në Malibu. Lohan, 27, më 2 maj u regjistrua në “Betty Ford Center” në Rancho Mirage, pasi u urdhërua nga gjykata sepse u shpall fajtore për gënjimin e zyrtarit policor gjatë skenës së një aksidenti në muajin qershor.

Damon: Dua të bëhem si Brad Pitt Matt Damon ka bërë shaka duke thënë se ai po e kalon jetën duke u përpjekur ta kopjojë shokun e tij të ngushtë, Brad Pitt. Aktori ka bërë shaka me bashkëaktorin e tij të filmit “Ocean’s 11”, duke thënë se ai është një person i përkryer dhe e kalon kohën duke u përpjekur të bëhet si Brad. “Unë po e kaloj jetën time duke u përpjekur të bëhem si Brad Pitt”, ka thënë Damon për emisionin “Today”. Matt po ashtu ka zbuluar se ai dhe bashkëshortja e tij Luciana Barroso, me të cilën ai u martua në vitin 2005 dhe rrit katër vajza, planifikojnë të zhvendosen në Los Angeles nga shtëpia aktuale në New York, edhe pse janë në dilemë për vendimin.

A

e dini se intimiteti është një nga konfliktet më të mëdha në marrëdhënjen në çift? Intimiteti është një nga konfliktet më të mëdha në një marrëdhënje pas parave. Për këtë arsye duhet trajtuar me prioritet, e nëse për këtë nevojë të veçantë nuk diskutohet në çift, atëherë lehtësisht ajo mund të kthehet në një tragjedi të vërtetë në marrëdhënjen tuaj. Atëherë pse seksi mund të kthehet në një element që neglizhohet apo që mund të dëmtojë jetën në çift? Çdo marrëdhënje fillon me një lloj ndjenje dhe instiktivisht një mashkull dhe një femër tërhiqen fizikisht duke stimuluar edhe nevojat seksuale. Çdo kush që ka qënë në një marrëdhënje normale të shëndetshme, bie dakort se fillimi i një lidhjeje është i mbushur me pasion. Disa prej marrëdhënjeve të shëndetshme e ruajnë këtë gjë, edhe pse koha kalon dhe partnerët provojnë se aktiviteti seksual ulet. Kjo nuk është një gjë e mirë. Le të pranojmë këtë pjesë se, seksi në një lidhje sjell të mira për sa i përket nivelit të intimitetit, komunikimit, kualitetit të nevojave të secilit prej partnerëve dhe të nevojave së bashku në çift. Eliminimi ose neglizhimi i kesaj pjese në marrëdhënjen tuaj, është një gabim i madh. Kur lëndimi, fuqia, zhgënjimi, ndërhyjnë dhe interferojnë

në marrëdhënien tuaj?

në marrëdhënien seksuale, atëherë marrëdhënia juaj mund të jetë në rrezik. Kur secili prej jush e njeh këtë, atëherë është koha për të folur në lidhje me të. Nëse nuk diskutoni për nevojat

intime, ju rrezikoni harmoninë e lidhjes suaj. Seksi dhe intimiteti ka të bëjë me besimin, afeksionin, vulnerabilitetin, ndershmërinë. Nëse marrëdhënja juaj nuk është plotësisht e sigurt për të

toleruar këto emocione, filloni të ndryshoni ose të pranoni se marrëdhënia juaj është e cekët, i mungojnë shumë elementë të rëndësishëm që përcaktojnë një bashkim të vërtetë mes dy njerëzve.

Veyron 16.4 Grand Sport Vitesse,

supermakina e Bugatti

Beckham dëshiron Ronaldo t’i bashkohet skuadrës së MLS Legjendari i futbollit Beckham, dëshiron të bëhet pronari i skuadrës MLS dhe do të dëshironte që miku i tij Cristiano Ronaldo të jetë pjesë e skuadrës së tij të ëndrrave. Becks është takuar me Ronaldon dhe pjesën tjetër të ekipit të Real Madrid, në kampin e tyre të trajnimit në Los Angeles. Dhe mësohet se Beckham është duke mbyllur një marrëveshje për të drejduar skuadrën e tij MLS në Majemi. Por çmimi që Ronaldo kërkon është 100 milionë paund, dhe kjo mund ta lerë jashtë kësaj skuadre. Komisioneri i skuadrës MLS është shprehur se përfshirja e Beckham në skuadër do të ishte e frikshme.

Bugatti prezantoi pak ditë më parë një nga gjashtë modelet speciale të makinës Veyron 16.4 Grand Sport Vitesse. Këto modele speciale do të bazohet në makinën Grand Sport Vitesse dhe do

të vijnë me motorin origjinal me 8.0-litra dhe 882 kuaj fuqi. Makina është i pajisur me një trup prej fibre karboni dhe e lyer në ngjyrë Blu, e cila është frymëzuar nga ngjyrat e makinave të Wimille.


gossip • E enjte 1 gusht 2013

Minaj

»

13

i thotë “Jo” propozimit të Dj Khaledit

Jennifer

Taylor Swift në formë të shkëlqyer

Aniston

në Glamour: “Lumturia është zgjedhje”

Edhe pse 44 vjeç, aktorja është shfaqur brilante në coverin e revistës Glamour. Në intervistën e dhënë ajo ka ndarë për lexuesit, këshillat që ndiqtë në moshën e adoleshencës: “Mos u përpiq shumë, kushto vëmendje, bëj detyrat e shtëpisë, shko në shkollë”. Por Aniston ka dhënë edhe disa këshilla që janë të vlefshme për çdo moshë. “Ju mund të zh`bëni shumë gjëra. Nëse jeni të palumtur, mund të bëheni të lumtur nëse doni. Lumturia është zgjedhje, unë kështu e ndjej”, ka shpjeguar ajo. E duket që Aniston ka zgjedhur të jetë e lumtur. Ajo së fundmi ka treguar për Associated Press se nuk e ka me nxitim për t`u martuar me të fejuarin Justin Theroux, duke thënë se ajo thjesht ndihet e martuar.

K

Taylor Swift gjen kohë edhe për t’u relaksuar. Këngëtarja ndonëse po merret me turin e saj muzikor “Red Tour”, ka kohë të bëjë sërf dhe të pozojë me bikini te stilit “Vintage”. Duket se pas performancës të së shtunës në Boston, Swiftit i është dashur një ditë që të argëtohej me miqtë e saj më të ngushtë. 

ëngëtari i “Super Bass” Dj Khaled përmes një video-mesazhi i ka propozuar martesë këngëtares seksi Nicki Minaj, por këngëtarja amerikane nuk e ka marrë seriozisht propozimin e tij dhe menjëherë e ka refuzuar. “Khaled është vëllai im dhe ai nuk ishte serioz me atë propozim të mallkuar. Ju lutem largojeni. Ai po bënte shaka. Unë nuk i pëlqej atij. Ne jemi vëlla e motër”, ka thënë ajo. Khaled në video-mesazhin e tij thotë, “Nicki Minaj, të jem i sinqertë me ty; Unë të dua. Më pëlqen, të dëshiroj, dua që të bëhesh e imja”. “Arsyeja se përse këtë nuk po ta them në sy është se ti je shumë e nxënë”, ka thënë ai më tej. “Kemi të njëjtat simptoma, të dy po vuajmë nga suksesi. Ke kohë që të mendosh dhe këtë herë jam shumë serioz”, ka thënë Khaled në video. Ylli i hip-hopit përfundon videon duke thënë qartë, “Nicki Minaj, do të martohesh me mua?”, pyet ai derisa e mbanë në dorë kutinë me unazë.

Olly Murs i vihet pas Scherzinger

Rita Ora fushatë publicitare për Donna Karan në New York Ajo duket se ka marrë plot këshilla për të bërë modelen dhe duket se ja ka dalë mbanë me sukses. Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Rita Ora, ka qenë pjesë e fushatës publicitare të firmën e famshëm të veshjeve DKNY.

Pasi mori lajmin se Nicole Scherzinger është ndarë nga i dashuri i saj, Lewis Hamilton, krijuesi i hitit “Dear Darlin”, Olly Murs, ka dëshirë të takojë këngëtaren. “Patjetër, dua një takim me Nicolen tani që ajo është beqare. Dua që ajo të jetë në njërën nga videot e mia. Gjithmonë tentoj që në video të marr femrat më të bukura”, ka thënë Murs për “Daily Mail”.


14

« bota

E enjte 1 gusht 2013 •

Algoritmet

Po “qeverisemi”

N

ë 4 gusht 2005, departamenti i policisë i Memphis, Tennessee, bëri kaq shumë arrestime brenda një periudhe tre-orëshe, saqë i mbaruan mjetet për të transportuar në qeli të ndaluarit. Tre ditë më vonë, 1200 vetë ishin arrestuar në të gjithë qytetin – një rekord i ri për departamentin e policisë. Operacioni Blue Crush u përshëndet si një sukses shumë i madh. Harry Goldwin, drejtori i ri i policisë në qytet, e shpalosi menjëherë skemën dhe deri në 2011, krimi në qytet kish rënë me 24%. Kur u zbulua që “Blue Crush” do të pësonte shkurtime buxhetorë në fillim të këtij viti, pati një shpërthim proteste në publik. Kjo mënyrë e veprimit të policisë u perceptua si shumë e suksesshme dhe ajo është imituar kudo në botë, duke përfshirë vende si Polonia apo Izraeli. Në 2010, u tha se edhe forca policore në Mbretërinë e Bashkuar e përdornin, por identitetet e tyre nuk u zbuluan. Crush do të thotë “Criminal Reduction Utilising Statistical History” (Reduktim i Krimeve duke Shfrytëzuar Historinë Statistikore). E përkthyer, do të thotë polici parashikuese. Ose më saktë, oficerë policie të udhëhequr prej algoritmeve. Një ekip kriminilogësh dhe shkencëtarësh të të dhënave në Universitetin e Memphisit e zhvilluan fillimisht këtë teknikë duke përdorur programe kompjuterikë parashikues të IBM. Thënë thjeshtë, ata nxorrën statistikat e krimeve në të gjithë qytetin dhe ua vendosën të dhënave të tjera – hartave të strehimit social, temperaturave të jashtme etj – dhe më pas udhëzuan algoritmet që të kërkonin për korrelacione për identifikimin e pikave të nxehta të krimit. Më pas, policia u dynd në ato zona me patrulla që kishin objektiva specifikë. “Është, si të thuash, të vendosësh njerëzit e duhur, në vendet e duhur, në ditën dhe orën e duhur”, thotë Dr Richard Janikowski, profesor në departamentin e kriminologjisë dhe drejtësisë në Universitetin e Memphisit, atje ku u lançua skema. Por jo të gjithë ndihen rehat me këtë ide. Disa kritikë e kanë quajtur “Minority Report”, duke iu referuar filmit fantastiko shkencor në të cilin përdoren njerëz me aftësi telepatike për të orientuar një njësi policore të “ParaKrimit”. Përdorimi i algoritmeve në polici është një prej shembujve të rritjes së ndikimit të tyre në jetët tona. Dhe teksa bëhen gjithnjë e më të kudondodhur, po kështu intensifikohet edhe debati nëse duhet të lejojmë që të bëhemi kaq të varur prej tyre – dhe kush, e kontrollon përdorimin e tyre.

prej numrave

Përdorimi i algoritmeve në polici është një prej shembujve të rritjes së ndikimit të tyre në jetët tona. Dhe teksa bëhen gjithnjë e më të kudondodhur, po kështu intensifikohet edhe debati nëse duhet të lejojmë që të bëhemi kaq të varur prej tyre – dhe kush, e kontrollon përdorimin e tyre. Shqetësime të tilla u forcuan edhe më shumë pas zbulimeve të vazhdueshëm për mënyrën si Agjencia Kombëtare e Sigurisë e SHBA, NSA, ka përdorur algoritmet për të interpretuar sasinë e madhe të të dhënave që ka grumbulluar prej rrjetës së saj të fshehtë të telekomunikimeve ndërkombëtare

Shqetësime të tillë u forcuan edhe më shumë pas zbulimeve të vazhdueshëm për mënyrën si Agjencia Kombëtare e Sigurisë e SHBA, NSA, ka përdorur algoritmet për të interpretuar sasinë e madhe të të dhënave që ka grumbulluar prej rrjetës së saj të fshehtë të telekomunikimeve ndërkombëtare. “Për sasi të dhënash si ato që grumbullon NSA, përdorimi i algoritmeve është mënyra e vetme për të realizuar detyra të caktuara”, thotë James Ball, redaktor i ”The Guardian” dhe pjesë e ekipit që raporton për çështjen e NSA për këtë gazetë. “Problemi është se si vendosen rregullat: është e pamundur që kjo të bëhet përsosmërisht. Nëse, për shembull, po kërkon për terroristë, atëherë je duke kërkuar për diçka shumë të rrallë. Vendosi rregullat shumë të ngushta, dhe do të humbasësh shumë prej të dyshuarve potencialë për terrorizëm. Por vendosi më gjerë, dhe do të fusësh në rrjetën tënde shumë njerëz të

pafajshëm, të cilët më pas do i nënshtrohen mbikëqyrjes së mëtejshme apo edhe hetimit formal. Ne nuk e dimë me saktësi se si NSA apo GCHQ përdorin algoritmet – apo deri në çfarë mase aplikohen. Por ne e dimë që ata i përdorin, përfshirë edhe në rrjetën e madhe të të dhënave të zbuluar prej ”The Guardian”. Që nga faqet e internetit ku lihen takime, deri tek shitjet me pakicë në internet

apo kërkimet online (algoritmi i Google është tashmë një sekret tregtar që ruhet edhe më fort se sa receta e CocaCola), algoritmet po përcaktojnë gjithnjë e më shumë të ardhmen tonë kolektive. “Miratimet bankare, kartat e dyqaneve, të dhënat e punës dhe më shumë se kaq i nënshtrohen parimeve të ngjashme”, thotë Ball. “Algoritmi është Zoti nga makina që u jep fuqi atyre, për mirë apo për keq”.

Po çfarë është një algoritëm? Dr Panos Parpas, profesor i analizës sasiore dhe shkencës së vendimmarrjes (quads) në departamentin e kompjuterëve të Imperial College London, thotë se sa herë përdorim kompjuterë, ne mbështetemi në algoritmet: “Ka shumë lloje, por algoritmet, të shpjeguar thjeshtë, ndjekin një seri udhëzimesh për të zgjidhur një problem. Ngjan pak me një recetë që të ndihmon të gatuash një tortë. Në vend të një mielli gjenerik apo një temperature gjenerike të sobës, algoritmi do të përdorë një seri variacionesh për të prodhuar tortën më të mirë të mundshme, nga opsionet dhe ndërrimet që ka në dispozicion”. Parpas thekson se algoritmet nuk janë një fenomen i ri: “Ata janë përdorur prej dekadash – që në kohën e Alan Turing dhe buluesve të kodeve, dhe më përpara madje – por rritja e interesit për ta që vërejmë sot ndodh për shkak të sasisë së madhe të të dhënave që prodhohen sot si dhe nevojës për t’i përpunuar dhe kuptuar. Ata janë tashmë të integruar në jetët tona. Nga njëra anë, janë të mirë sepse na kursejnë kohë dhe bëjnë gjëra të rëndomta në vendin tonë. Pikëpyetjet që ngrihen për momentin nuk janë për algoritmet në vetvete, por për mënyrë se si është strukturuar shoqëria, sa i përket përdorimit të të dhënave dhe privatësisë së të dhënave. Gjithashtu, ka të bëjë me mënyrën se si përdoren modelet për të parashikuar të ardhmen. Aktualisht kemi një martesë disi të sikletshme

mes të dhënave dhe algoritmeve. Teksa teknologjia zhvillohet, do të ketë gabime, por është e rëndësishme të mbajmë mend gjithmonë se ata janë thjeshtë një mjet. Ne nuk duhet të fajësojmë mjetet tanë”. “Gabimet” për të cilët flet Parpas janë ngjarje si për shembull “flash crash” i 6 majit 2010, kur mesatarja industriale e bursës ra me 1 mijë pikë brenda vetëm pak minutave. Tregu e rimori veten 20 minuta më vonë. Arsyet për rënien e papritur nuk janë shpjeguar asnjëherë plotësisht, por shumica e vëzhguesve financiarë fajësojnë “garën deri në fund” të algoritmeve sasiorë të shitblerjeve të aksioneve, që përdoren gjerësisht për të kryer veprime në frekuenca të larta. Scott Patterson, një gazetar i ”Wall Street Journal” dhe autor i librit “The Quants”, e krahason përdorimin e algoritmeve në sallat e bursës me fluturimin e një avioni me pilotin automatik. Pjesa më e madhe e shitblerjeve në bursë sot kryhen përmes algoritmeve, por kur gjërat shkojnë keq, siç ndodhi gjatë “flash crash”, njerëzit mund të ndërhyjnë. “Deri tani, algoritmet më të komplikuara i gjen në shkencë, ku përdoren për prodhimin e ilaçeve të rinj apo modelimin e klimës”, thotë Parpas. “Por këto bëhen brenda një mjedisi të kontrolluar me të dhëna të pastra. Është e lehtë të shohësh nëse ka një virus apo një problem në një algoritëm. Vështirësitë vijnë kur ata përdoren në shkencat sociale dhe shit-


bota • E enjte 1 gusht 2013

Shpejtësi marramendëse

A

lgoritmet e para për të luajtur në Bursë, krijuar në vitet tetëdhjetë nga programuesi Thomas Peterffy kufizoheshin në marrjen prej linjave telefonike të vlerave të aksioneve dhe të përcakonin blerjen apo shitjen vetëm në pak situata veçanërisht të avantazhuara. Përdoreshin me kujdes nga krijuesi i tyre, që sot është një manjat i Uall Street. Ndërsa pasardhësit e tyre sot bëjnë me qindra oferta në sekondë, në shumë raste vetëm për të gënjyer algoritme të tjerë konkurrues dhe për t’i shtyrë që të rrisin ose të ulin çmimet. “Rezultati”, shpjegon Steiner, “është që gjatë një hapjeje të Bursës i gjithë sistemi amerikan i telekomunikacionit është i mbingarkuar me të dhëna, që në shumicën e rasteve shërbejnë vetëm për oferta false të blerjeve apo shitjeve. Dhe e gjitha me një shpejtësi marramendëse, që një operator njerëzor nuk mund ta ndjekë”. Mjafton një “bug” në program për të shkaktuar një rrëmujë të madhe. Siç ndodhi më 6 maj 2010, kur në Bursën e Nju Jorkut, për 6 minuta treguesi i Dou Jones humbi 998.5 pikë, baraz me një miliardë dollarë: rënia më shkatërrimtare e historisë. Grupe të fuqishëm industrialë dhe financiarë panë aksionet të binin në vlerën e vetëm një cent, për t’u rikthyer më pas në atë fillestare të 40 dollarëve. Çfarë kishte ndodhur? Askush nuk e ka zbuluar asnjëherë, por është e mundur që të ketë pasur një problem në algoritmet e softuerëve të blerjes së aksioneve. “Pikërisht sasia e pazakontë e të dhënave që shërbejnë për t’i ushqyer ka revolucionarizuar botën e algoritmeve”, shpjegon Massimo Marchiori, matematicien dhe informaticien italian që jep mësim në Universitetin e Padovës, një prej baballarëve të algoritmit të Google. “Deri 5 vjet më parë të gjithë të dhënat e një algoritmi mund të qëndronin në një kompjuter dhe në një vend fizik të mirëpërcaktuar. Sot, masat e të dhënave të prodhuara nga Google, Facebook etj që përmbajnë informacione themelorë për të gjithë ne, janë kaq të mëdha saqë janë të shpërndara në një rrjet shumë të gjerë serverësh të lidhur mes tyre në internet. Është problemi i “big data”, që ngre edhe problemin e aksesit në të dhëna, të cilat janë pronësi e këtyre grupeve. Studiuesit që do të donin t’i përdorin, për të zhvilluar algoritme të rinj më eficientë dhe të dobishëm për të gjithë, nuk mund ta bëjnë”.

blerjet financiare, ku ka më pak dijeni se si duhet të jetë modeli dhe rezultati, dhe ku ata veprojnë në një mjedis më dinamik. Shkencëtarëve u duhen vite ta bëjnë të vlefshëm algoritmin e tyre, ndërkohë që një tregtar në bursë ka vetëm disa ditë kohë ta bëjë këtë në një mjedis të ndryshueshëm”. Ideja që tregjet financiarë të botës – dhe si pasojë, mirëqenia e pensioneve tanë, aksioneve, kursimeve etj – tashmë janë të varur kryesisht nga algoritmet është shumë shqetësuese për disa. Por, siç e treguan edhe zbulimet e NSA, pikëpyetja më e madhe që rrethon algoritmet ka të bëjë me qeverisjen dhe privatësinë. Si përdoren ata për të aksesuar dhe interpretuar të dhënat “tona”? Dhe nga kush? Dr. Ian Brown, Ndihmës Drejtor i Qendrës së Sigurisë Kibernetike në Oxford University thotë se të gjithë duhet të mendojmë për pasojat e lejimit të interesave tregtarë dhe interesave të qeverisë që të përdorin algoritmet për të analizuar prirjet tona: “Shumica prej nesh supozojnë që “big data” është diçka shumë bujare. Ligjet në SHBA dhe Britani thonë se pjesa më e madhe e zbulimeve të NSA është e lejuar, vetëm se shumica e njerëzve ende nuk e kuptojnë. Por ka një pikëpyetje të madhe për mbikëqyrjen. Ne tani shpenzojmë kaq shumë nga koha jonë në mënyra që ofrojnë shanse për mbledhjen e sasive të mëdha të të dhënave”. Brown thotë se algoritmet tani janë programuar për të

parë korrelacione “indirekte, jo të dukshëm” në të dhënat. “Për shembull, në SHBA, kompanitë e kujdesit shëndetësor mund të bëjnë tani vlerësime për një risk siguracioni të mirë apo të keq, bazuar pjesërisht në distancën që t’i përshkon për të shkuar në punë”, thotë ai. “Ata identifikojnë njerëzit me risk të ulët dhe i orientojnë politikat e tyre drejt tyre. Me kalimin e kohës, kjo gjë përkeqëson ndarjet sociale. Profesor Oscar Gandy, në Universitetin e Pennsylvanias, ka bërë kërkime për “diskriminimin dytësor racor”, ku sigurimi shëndetësor dhe kredia, që mbështetet kryesisht edhe tek kodet postarë, mund të diskriminojë grupe racorë për arsye se ndodh që ata të jetojnë shumë pranë grupeve të tjerë racorë që kanë rezultate të këqinj”. Brown ka shqetësime të ngjashme edhe për përdorimin e algoritmeve në ndihmë të policisë, siç shihet edhe në Memphis ku algoritmet e Crush kanë lidhur disa grupe racorë me disa krime të caktuar: “Nëse një grup ndalohet në mënyrë të vazhdueshme nga policia, një taktikë e tillë zmadhon perceptimin që ata kanë se janë vënë në shënjestër”. Viktor Mayer-Schonberger, profesor i qeverisjes së internetit në Oxford Internet Institute, gjithashtu paralajmëron kundër kësaj. “Ky transformim paraqet një kërcënim krejt të ri: dënime të bazuar në prirjet”, shkruan ai në librin e tij të fundit, “Big Data: Një revolucion që do të transformojë mënyrën se si jetojmë, punojmë dhe mendojmë”. “Kjo

është mundësia që të përdoren parashikimet e big-data për njerëzit për t’i gjykuar dhe ndëshkuar ata edhe përpara se të kenë vepruar. Kjo gjë hedh poshtë idetë e drejtësisë dhe vullntetit të lirë. Përveç privatësisë dhe prirjes, ka një rrezik të tretë. Rrezikojmë të biem viktima të një diktature të dhënash, ku ne fetishizojmë informacionin, rezultatin e analizës sonë, dhe përfundojmë duke e keqpërdorur atë. Nëse menaxhohet me përgjegjshmëri, big-data është një mjet shumë i dobishëm për vendim-marrjen racionale. Në rast të kundërt, mund të shndërrohet në një instrument për të pushtetshmit, që mund ta kthejnë në një burim represioni, qoftë thjeshtë duke mërzitur konsumatorët dhe punëmarrësit, ose më keq, duke u bërë dëm qytetarëve”. Mayer-Schonberger paraqet dy skenarë shumë të ndryshëm nga jeta reale për të ilustruar se si po përdoren algoritmet. Së pari, ai shpjegon se si ekipi i analitikës për shitësin me pakicë Target në SHBA mund të përllogarisë tani nëse një grua është shtatzënë dhe, nëse është e vërtetë, kur do të lindë. “Ata vërejtën se këto gra blejnë shumë locion pa aromë në muajin e tretë të shtatzanisë dhe se pak javë më vonë kishin prirjen të blinin suplemente si magnez, kalcium dhe zink. Në fund, ekipi zbuloi mbi njëzetë produkte që, të përdorur si të përafërt, i mundësuan kompanisë të përllogariste një pikaverazh “parashikimi shtatzënie” për çdo kliente që paguante me kartë krediti apo kupona të marra me

postë. Korrelacioni i mundësoi madje shitësit që të llogariste datën kur kishin për të lindur me përafërsi, me qëllim që t’u dërgonte kupona për çdo fazë të shtatzanisë”. Targetim i padëmshëm, mund të thonë disa. Por çfarë ndodh, siç edhe është thënë tashmë, kur një

babai i dërgohen gabimisht kupona në vend t’i dërgohen vajzës së tij adoleshente, që një shitës e ka identifikuar si shtatzanë edhe përpara se ta marrë vesh babai? Shembulli i dytë i MayerSchonberger parashtron dilema edhe më të mundshme:

»

15

“Bordet e lirimit me kusht të të burgosurve në më shumë se gjysmën e shteteve në SHBA përdorin parashikime që i kanë bazuar në analiza të të dhënave si faktor për të vendosur nëse dikush duhet liruar nga burgu apo duhet mbajtur prapa hekurave”. Christopher Steiner, autor i “Si algoritmet po komandojnë botën tonë” ka identifikuar një seri shembujsh ku algoritmet ofrojnë parashikime – shpesh herë brenda industrive krijuese. Në librin e tij, ai tregon historinë e një krijuesi të një faqeje interneti i quajtur Mike Mçready që ka krijuar një algoritëm për të analizuar dhe renditur këngë që janë hite. Duke përdorur një teknikë që quhet Advanced Spectral Deconvolution, algoritmi ndan çdo këngë hit në pjesët e veta përbërëse – melodia, ritmi, progresioni i kordave e kështu me radhë – dhe më pas i përdor të dhënat për të përcaktuar një tipar të përbashkët në një seri këngësh që janë në vendet e para në klasifikime. Algoritmi i Mçready parashikoi me saktësi – që përpara se të dilnin – se albumet debutues të Norah Jones dhe Maroon 5, përmbanin një numër shumë të madh këngësh që do të bëheshin hite. Hapi tjetër logjik – ndoshta për kompanitë muzikore që kërkojnë fitime – është që të përdorin algoritmet për të zëvendësuar njeriun si krijues këngësh. Po a është ky vërtetë një propozim tërheqës? “Algoritmet ende nuk po shkruajnë muzikën pop”, thotë Steiner. Më tej, duke qeshur, shton: “Të paktën, jo me aq sa dimë. Në fakt nëse do të isha një drejtues i një kompanie muzikore apo një artist muzike pop, nuk do i thoja askujt nëse kisha një këngë në majë të klasifikimit që e kishte shkruajtur një algoritëm”. Steiner argumenton se nuk duhet t’i shohim automatikisht algoritmet si një ndikim të keq në jetët tona, por ne duhet të debatojmë për gjithëpraninë e tyre si dhe gamën e gjerë të përdorimit. “Jemi tashmë në gjysmë të rrugës drejt një bote ku algoritmet drejtojnë pothuajse gjithçka. Teksa fuqia e tyre rritet, edhe pasuria do të përqëndrohet drejt tyre. Ata do të sigurojnë që ndarja 1%-99% të bëhet më e madhe. Nëse nuk je pjesë e klasës së lidhur me algoritmet, do të vuash. Arsyeja përse nuk ka shpërthim zemërimi popullore për faktin që bursa drejtohet nga algoritmet është sepse shumica e njerëzve ende nuk e dinë apo nuk e kuptojnë”. Por Steiner thotë se duhet t’i mirëpresim kur përdoren si duhet. Por duhet të ketë një vijë të qartë ndarëse mes algoritmeve “të mirë” dhe “të këqinj”, thotë ai. “Nuk më duken veçanërisht të frikshëm zbulimet e NSA. Për momentin ata thjeshtë mbajnë të dhënat. Edhe shkencëtarët më të mirë të të dhënave do të kishin shumë probleme e nuk do dinin ç’të bënin me gjithë ato të dhëna. Por, ne duhet të jemi të vëmendshëm për hapin tjetër. Ata mund të shkatërrojnë vërtetë jetën e dikujt me një parashikim fals”.


16

« opinion

E enjte 1 gusht 2013 •

Personat e paaftë mbështesin raportin e komitetit të Gjenevës për të drejtat e njeriut

S

hoqata Shqiptare e Personave të Paaftë, duke i bërë një analizë të thellë raportit të komitetit të Gjenevës për konventën e OKB-së për mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në Shqipëri, kërkon fuqishëm zbatimin e rekomandimeve që përfshihen në të, pasi do të ishte një hap i rëndësishëm drejt përsosjes së të drejtave të personave të paaftë në vendin tonë. Siç është bërë publike në medie, komiteti i Gjenevës ka shprehur disa mendime, të cilat vijnë në kohën e duhur dhe përmbajnë mesazhe të qenësishme për të ardhmen e komunitetit të personave me aftësi të kufizuara. Në këtë raport thuhet se komiteti është i shqetësuar për ekzistencën e ligjeve që diskriminojnë personat me aftësi të kufizuara. Lidhur me këtë i është bërë thirrje shtetit shqiptar që të ndryshojë të gjithë legjislacionin diskriminues, që do të thotë ndryshimet e miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave në ligjet për statusin e të verbrit dhe atë të para- dhe tetraplegjikut. Me këtë motivacion Shoqata Shqiptare e Personave të Paaftë vlerëson si imediate realizimin e detyrave të lëna në raportin e komitetit të Gjenevës nga qeveria e re që do të fillojë punën në shtator. Gjatë dy vjetve të fundit komuniteti i personave me aftësi të kufizuara ka qenë mjaft aktiv në mbrojtjen e të drejtave të tyre pas ndryshimit të ligjit të statusit të të verbrit dhe personave para- dhe tetraplegjikë. Kjo e ka dëmtuar së tepërmi imazhin e vendit tonë në arenën ndërkombëtare e për këtë arsye kanë ardhur vërejtje të vazhdueshme nga organet përkatëse të OKB-së dhe nga BE-ja. Deri tani duket se është vepruar në sensin e kundërt me atë të progresit, por kështu nuk mund të vazhdohet më, pasi secili nga personat e paaftë meriton të gëzojë çdo të drejtë që gëzojnë individë të tillë në vendet e BE-së, pasi pretendohet që për pak muaj të

Nga Maksim RUSHI

marrim statusin e vendit kandidat në organizatën më të madhe dhe më me potencial të Europës: atë të Bashkimit Europian. Kohët e fundit familjet e personave të paaftë po përballen me vështirësi edhe më të mëdha, pasi vonesat e dhënies së ndihmës sociale janë kthyer në një problem permanent. Vështirësitë ekonomike që kalon vendi pasqyrohen më së pari në jetën e personave të paaftë, të cilët detyrohen të mos marrin edhe ato pak të ardhura mujore me të cilat kanë të lidhur jetën e përditshme. Edhe në konkluzionet e raportit të komitetit të Gjenevës shprehet shqetësimi për vonesën e dhënies së ndihmës sociale. Në vazhdim të këtij raportit shkruhet shprehimisht se “shteti duhet të garantojë pagesën e plotë dhe në kohë të asistencës së personave me aftësi të kufizuara, si dhe të zbatojë politikat e duhura për të përmirësuar statusin e tyre ekonomik”. Shoqata Shqiptare e Personave të Paaftë, e cila ka marrë në mbrojtje kategorinë e personave të paaftë që nuk mbulohen nga skema e sigurimeve shoqërore e që trajtohen me afro 95 dollarë në muaj, prej kohësh ngulmon në përmirësimin e minimumit jetik të tyre, duke ngritur zërin në instancat përkatëse të pushtetit qendror. Gjithsecili është i ndërgjegjshëm dhe e kupton qartë se çfarë do të thotë të përballohet jetesa e personave të paaftë dhe familjeve të tyre vetëm me 95 dollarë në muaj, që në të shumtën e rasteve janë edhe kryefamiljarë. Në vendet fqinje, edhe pse nuk janë ende pjesë e BE-së, ka një trajtim shumëfish më të lartë për kategorinë e personave të paaftë, e nëse do ta përkthenim në shifra kjo kategori personash trajtohet me jo më pak se 295 euro në Mal të Zi dhe 210 euro në Maqedoni. Faktet e sipërpërmendura i kanë pasur të qarta qeveritarët dhe përfaqësuesit e popullit në parlament, por për një kohë të gjatë gjendja e personave të paaftë ka mbetur e njëjtë, prandaj gabimet e njëpasnjëshme pasuan me largimin

e qeverisë “Berisha” nga vota plebishitare më 23 qershor. Shoqata Shqiptare e Personave të Paaftë ka qenë aktive në medien e shkruar, duke ngritur probleme serioze, reale e prezente në jetën e personave të paaftë. Është koha që qeveria e re të reflektojnë mbi raportin e komitetit të Gjenevës për të marrë përgjegjësinë e duhur dhe me fuqinë vendimmarrëse të ndryshohet legjislacioni që bëhet pengesë për integritetin e personave të paaftë. Shoqata Shqiptare e Personave të Paaftë në organizimin e punës së saj ka përcaktuar edhe zgjidhje për kapërcimin e pengese financiare, të cilat parashtrohen edhe nga vetë OKB-ja. Këto zgjidhje janë tepër praktike dhe duhet të merren në konsideratë nga qeveria e re, pasi mund të shërbenin si një nismë e mirë për rritjen e mirëqenies ekonomike. Është më se e realizueshme që për 4 vjetët e ardhshëm të rritet paga e personave të paaftë nga 95 dollarë në muaj në jo më pak se 133 dollarë në muaj, ose e shprehur në përqindje një rritje prej 40%. Është lehtësisht e evidentueshme se problemet më të mprehta socialekonomike të kësaj shtrese të shoqërisë lidhen edhe me papunësinë. Do të ishte një zgjidhje e mençur nëse do të punësohej ose do t’i jepeshin shanse reale për punësim një anëtari të familjes së personave të paaftë, ose vetë personit të paaftë, nga të cilët ka shumë të mirarsimuar, duke marrë parasysh faktin se në vendin tonë jetojnë afro 60 mijë persona të tillë. Problemet ekzistojnë, por edhe zgjidhjet nuk mungojnë. Asnjëherë nuk është vonë për të zgjidhur problemet që e bëjnë shoqërinë më të brishtë. Vërejtjet e komitetit të Gjenevës duhen konsideruar si sfida për t’u kapërcyer dhe ato duhet të inkurajojnë edhe më tepër shoqërinë tonë që të përafrohet me shoqërinë europiane dhe vendi ynë të mos mbetet një vend që duhet rilindur, por të kthehet në një vend që po rilind. *President i Shoqatës Shqiptare të Personave të Paaftë

Gjeni social

T

iparet e njeriut lidhen me kriterin gjenetik dhe atë trashëgimor. Kjo është shumë e rëndësishme për kategorinë e sjelljes mbi principe fizike dhe psikologjike. Mund të ndodhë që tiparet e njeriut të shoqërojnë psikikën e tij gjatë gjithë jetës, dhe kjo lidhet me lobin e memories. Nisur nga kjo pikëpamje, pretendohet të studiohet raporti psikiatrik i njeriut bazuar në disa kritere të vlefshme emocionale. Mirëpo kriteri emocional është absolut në përcaktimin e kushteve të vdekjes biologjike të organizmit të njeriut. Refuzimi për të pasur emocione të caktuara lidhet pikërisht me këtë arsye midis interesit psikik dhe atij emocional. Në kuptimin racor dhe gjenin absolut, çështja e emocioneve është çështja e jetës së njeriut, cilësisë së komunikimit dhe konceptit bazë të dyshimit. Karakteristikat emocionale të njeriut ndikojnë në humorin e tij, kultin e besimit, modë dhe teoritë e sjelljes. Të qenët serioz, nga ana tjetër është të qenët i sigurt, ndërsa akti formon të drejtën. Në testimet mbi përfundimin e kontratave civile akti i propozimit mbi gjendjen serioze apo emocionale të sjelljes i nënshtrohet një burimi të caktuar ligjor, pra koncepteve bazë për të cilat është parashikuar dhe vendosur në ligj. Problematikat e ndryshme si dhe kundërvajtjet administrative lidhen me dyshimet mbi personalitetin, identitetin dhe shëndetin. Në këtë mënyrë kemi përjashtuar një qëndrim profesional mbi tiparet emocionale dhe fizike të qenies. P.sh., një mashkull që nuk shikon një femër, do të thotë se i falet Zotit. A mund të flitet në këtë mënyrë për një antropologji të racës? Nuk besohet një qëndrim psikologjik apo antropologjik mbi racën, por vetëm një kriter emocional mbi qenien. Në këtë mënyrë njohja e cilësisë racore mund të realizohet ose nëpërmjet seksit, ose nëpërmjet luftës. Karakteristika të tjera gjenetike apo civile të racës përbëjnë një motiv politik të qenies. Komponenti historik për racën është jashtëzakonisht i rëndësishëm, madje krijon kuptimin gjenetik të saj. Një adoleshente gjermane (16 vjeç) do të shprehej se “Geld ist nicht alles” (paraja nuk është gjithçka). Nga një shembull i tillë mund të

Nga Elvis KOTINI

nxirren kuptime të drejta për të gjithë komunitetin racor. Një racë që është absolutisht racionale në vlerë mund të ketë shpenzime të pakta korente. Për më tepër, paraja nuk është çështje e racës, por e sistemit bankar dhe e vlerësimit të monedhës si mall. Gotët kanë historinë e tyre, që për nga bukuria është kthyer në mitologji: një vëlla dhe një motër e vogël nga Gotland ishin të dërguarit e Zotit në Tokë. Në zinxhirin e gjatë të sakrificave njerëzore kultura gotike u shndërrua në një mision të gjallë të shpresës dhe gjenit. Në lidhje me elementin femëror kriteri gotik i racës është absolut, d.m.th. mjafton kromozomi X dhe çdo përkufizim tjetër gjenetik është 1000% gotik. Pra, respektohet linja politike e trashëgimisë - në vijë të drejtë për meshkujt dhe në vijë të tërthortë për femrat. Pondërsa kromozomi X konsiderohet sipas gjyshit, kromozomi, Y konsiderohet sipas vëllait. Në fund të fundit, njerëzit kanë fatin e relievit ku jetojnë e punojnë. Këtu ka vend për mite dhe legjenda, pasi që nga parajsa (jeta), natyra (shiu) dhe morali (dashuria), gotët shtrihen si një kufi universal mbi formën dhe masën. Është shumë e rëndësishme të skuqemi në jetë dhe për këtë nuk duhet të jemi hipokritë. Hipokrizia dhe raca janë një faktor shumë i favorshëm gjenetik, ku besohet më shumë sesa dyshohet, se është ky gjen i mrekullueshëm që di të bëjë dallimin midis vargjeve shekspiriane dhe hipokrizisë njerëzore. Një mesazh i vlefshëm ky për shërbimin sekret që punon për dinjitetin dhe kriterin e jetës politike. Elementi i hipokrizisë është përdorur kryesisht në kulturën diplomatike, ku janë futur në luftë dhe kanë krijuar mbretëri, fise dhe kombe. Në rregullimin e vet politik zbulimi gjerman duket se është në kompetencë të Ministrisë së Jashtme, ku një rol vendimtar ka pasur Partia Liberaldemokrate “FDP”. Në planin strategjik të luftës të shtetit gjerman në shekullin XX kishte një epërsi kushtetuese në mbi 30 shtete nga e gjithë bota (fjalim i Hitler), ku Fyhreri përgënjeshtronte një pushtim të mundshëm të tyre. Mirëpo sulmi ka avantazh ditën dhe natën; madje krimi në Gjermani mund të zbulohet brenda ditës; po kështu edhe vende si Amerika, Franca ose Anglia në parashikimet gjermane konsideroheshin one day before (një ditë më

parë). Nuk besohet një casus beli francez në këtë luftë, por një plan politik për interesa të pastra racore dhe industriale. Historia dhe raca paraqesin në këtë mënyrë një lidhje të rregullt strukturore, ashtu si në antikitet midis fshatrave të vogla, legjionet romake paguanin taksat, ashtu edhe sot, bashkimi i kombit gjerman mund të konsiderohet një forcë e vërtetë luftarake. Madje, këto rrugë kalimi nga Galia e deri në Angli drejtoheshin nga gotët, të cilët i prinin ushtrive të Perandorisë Romake. (Bello Galicum: Julius Casear). Çfarë ndodh me prirjen politike të racës? A janë socialdemokratët gjermanë më të zgjuar sesa kristiandemokratët? Kuptohet se në vija të përgjithshme të kulturës dhe ligjit nuk mund të shtrojmë një pyetje mbi zgjuarsinë, por nënkuptimi këtu lidhet me zgjuarsinë e racës, njëvlershmërinë e saj si dhe paktin fiskal të kombit gjerman. Në planin politik mbahet parasysh një shkallë e caktuar e njohjes që nga mosha juridike e deri në interesin sindikalist të popullit, familjen dhe zgjedhjet lokale. Mirëpo gjeni mbetet një veçori inteligjente dhe e saktë, pavarësisht kritereve politike të njohjes dhe një cilësi e drejtë politike, është ndershmëria e politikanëve gjermanë. Po në planin psikik a ka një devijim të normës së gjykimit ndaj gjenit? Përcaktimi më i njohur social për këtë tipar gjenetik të njeriut janë burgjet. Ndërsa efekti klinik lidhet me trashëgiminë gjenetike dhe sociale të vendit ku jeton gjeni racor. Në çdo rast gjeni racor nuk ulet në vlerë në raport me ambientin ku jeton. Çfarë është holokausti dhe kampet naziste të përqendrimit? Mendohet se çështja lidhet me delirin e persekucionit, një kriter homofobie që ngarkon me përgjegjësi nazistët (Gjyqi i Nurembergut). Kapja, izolimi, eliminimi dhe certifikimi politik i çështjeve të holokaustit tregon për një vendim të nivelit të lartë të sigurisë, që i zë vendin torturës dhe mjeteve të tjera të terrorit. Shpjegimi bëhet gjithmonë nga gjykata dhe në interpretim gjuhësor besohet se tortura të jetë një fakt psikologjik, që buron nga eksitacioni psikomotor i njeriut ndaj punës dhe filozofisë. Komponenti eksitativ lidhet me trurin e njeriut dhe lobin qendror të tij, refleks që kushtëzohet nga ndërgjegjja e veprimit pamor dhe etik të qenies. Për këtë duhet një zemër e


opinion • E enjte 1 gusht 2013

»

17

Ministri emigracioni? Çne dhe pse?

D

Nga Rafael FLOQI*

iaspora e Amerikës si në kohën e Nolit e Konicës, ashtu edhe sot ka zbatuar instinktivisht domethënien e fjalës së Xhon.F. Kenedit se “nuk ka rëndësi çka bën atdheu për ty, por çfarë bën ti për atdheun”. Ajo si gjithnjë do të vazhdojë ta kryejë këtë rol. Por ka ardhur koha të themi se diaspora jo vetëm ndihmon, jo vetëm mbush buxhetin me remitancat, por ka dhe nevojë edhe për ndihmë, çka është përgjigja e politikës shqiptare. “Ministri emigracioni? Çne?” - u përgjigj kryeministri i ardhshëm Edi Rama gjatë paraqitjes së kabinetit qeveritar, ku binte në sy mungesa e një ministrie të tillë. Madje, ai tha se nuk e ka premtuar asnjëherë krijimin e një ministrie të tillë dhe me stilin “të fala Sandrit” u përgjigj dy ditë pasi qe kthyer nga Selaniku se “nuk e di të kem bërë ndonjë premtim elektoral për ministri emigracioni, mos e ngatërroni me partinë e çamëve”. Edhe pse nuk ishte shumë e gjetur përqasja që kryeministri ardhshëm i bëri çështjes së emigrantëve me partinë e çamëve, e sigurt është se qindra mijë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit kanë mijëra probleme që presin zgjidhje. Mashtrimi elektoral i Ramës këtu u shfaq ashiqare kur nga një kërkim i thjeshtë “Gazeta shqiptare” konstatoi se në një intervistë për “Plus Gazeta Athina” më datën 15.02. 2013 Edi Rama pati thënë: “Kemi premtuar ngritjen e një ministrie të veçantë për emigracionin, ministri në të cilën do të punësohen elementë të spikatur prej emigracionit si dhe një përfshirje të drejtpërdrejtë të emigrantëve në strukturat diplomatike të shtetit shqiptar, pra në ambasada dhe konsullata”. Gazeta në fjalë botohet në Athinë për shqiptarët e Greqisë, por Rama ndoshta s’e di se gjendej edhe në Tiranë. Kur u interesojnë autobusët e emigracionit për të marrë votat, politikanët i bëjnë qefin atij me deklarata boshe, si të drejtë votimi apo ministri, po kur vjen puna për qeverisje, e harrojnë një të tretën e kombit shqiptar. Diaspora shqiptare edhe për faktin se është e ndarë si pasojë e ardhjes nga pjesë të ndryshme të trungut shqiptar dhe në kohë të ndryshme ka bërë më shumë punë për çështjen kombëtare sesa të gjitha qeveritë apo firmat e PR-së, që kushtojnë miliona. Ato i kanë gjetur lidhjet me Toni Blerin para Ramës dhe e kanë nderuar figurën e tij para Ramës (kujtojmë mirënjohjen e KKSHA, duart e Shpresës vitin e kaluar). Siç duket, shteti shqiptar, si ai i demokratëve, ashtu dhe ai i socialistëve tani dhe nesër do të mbeten larg diasporës, pasi nuk i duhet ajo për të siguruar pushtetin, edhe pse ajo është lobuesi më i mirë i interesave kombëtare. Kjo shpjegon faktin pse Berisha kujtohet në zgrip të jetës së tij si kryeministër të miratojë ligjin e shtetësisë shqiptare. Megjithatë, ai bëri një ligj si kofini pas të vjeli, edhe pse u kritikua, Shqipëria ishte e fundit nga vendet e rajonit që e bënte këtë, dhe pse është e rrethuar vetëm me troje shqiptare. Po të ndalemi te qeveria. Nevoja e bashkëpunimit me diasporën është imperative. Për çfarë duhet një ministër i bashkëpunimit me parlamentin kur bashkëpunimi sigurohej nga ministrat deputetë dhe në vend të një ministri pa portofol të kishte një ministri emigracioni me portofol? Fondet mund t’i grumbullonte vetë diaspora si kontribut anëtarësimi. Zyra e diasporës pranë MPJ-së në gjendjen aktuale ka vetëm pesë nëpunës që regjistrojnë aktivitetet që bën diaspora, kryesisht të vjela nga komunikimet me ambasadat, që i rrëfehen min-

istrit të Jashtëm ato sa për protokoll dhe i futin letrat në dosje dhe kaq (?!). Kjo është një punë krejtësisht e kotë, pasi me një kërkim në “Google” mund të shohësh të gjithë shtypin dhe medien e diasporës si në SHBA, Greqi, Itali, Angli, Zvicër apo Itali. Nga ana tjetër, a mund ta bëjë një ambasador apo një personel ambasade i limituar, me fonde të limituara, lidhjen e qenësishme me diasporën, që të mbajë lidhje të drejtpërdrejtë me këtë masë të madhe shqiptarësh? Besoj se jo. Një herë në konfidencë një ambasador yni në një vend të madh mik më thoshte se kapte telefonin dhe fliste me një zë femre, duke imituar një sekretare që s’e kishte, sa herë kishte telefonata, pasi nuk është normale në diplomaci që ambasadori të përgjigjej drejtpërdrejt në telefon. Sot, sipas shifrave jo fort të sakta, jashtë Shqipërisë ka mbi 1milion e 300 mijë shqiptarë nga Shqipëria, po dhe duke llogaritur edhe diasporën e vjetër dhe atë të trojeve shqiptare mbi 3 milionë shqiptarë. Disa ditë më parë miku im Artur Vrekaj, kryetar i shoqatës atdhetare kulturore “Kombi” në Worcester, Masaçusets (SHBA) i drejtohej me një letër të hapur kryeministrit të ardhshëm, z. Rama, duke i parashtruar domosdoshmërinë e një ministrie diaspore dhe koordinimin e saj me ministrinë e diasporës në Kosovë, duke shtruar pyetjen: “Pse u duhet Shqipërisë dhe shqiptarëve që jetojnë në diasporë Ministria e Diasporës?”, duke u përgjigjur po vetë me të drejtë: “Mbi të gjitha për hartimin dhe vënien në funksion të një strategjie kombëtare për vëmendjen që duhet t’i kushtojmë diasporës si pjesë vitale dhe integrale e kombit shqiptar. Ministria e diasporës do të na ndihmojë edhe për bashkërendim dhe udhëheqje të punës atdhetare e kulturore.” Kështu e kupton diaspora këtë domosdoshmëri. Por ja që politikanëve shqiptarë u intereson më shumë pushteti i vet dhe nuk e mendojnë diasporën si pjesë vitale dhe integrale e kombit shqiptar. Këtë po e ilustroj me dy fakte nga dy krahët e politikës shqiptare. Para dokohe drejtuesi i lëvizjes “Atdheu na Bashkon”, patrioti Gjon Lulgjuraj, gjatë një pritje me Kryeministrin Berisha, ku ai në emër të lëvizjes po i parashtronte atij gjendjen e malësorëve të Malësisë së Madhe në Tuz, Berisha shihte vazhdimisht orën. “E kuptova, - thotë Lulgjuraj, - se atij nuk i interesonte shume ajo çka ne po i paraqitim dhe ishte koha për t’u ngritur.”Një rast tjetër që flet për përkushtimin e liderit të opozitës ndaj dsporës është fakti se, edhe pse Rama ka ardhur të takojë disa herë të vëllain e vet, që është emigrant në Miçigan, nuk ka gjetur aspak kohë për të takuar diasporën e këtushme, që është më shumë se 120 000 frymë. I pyetur për këtë nga “ALBTVUSA” Rama u përgjigj se këto ishin thjesht vizita private. Për të qenë më konkret se si duhet vepruar me diasporën, po përmend masat e marra nga shteti kroat mbi diasporën e vet, e cila përbën mbi 4 milion vetë. Këto masa janë në shenjë respekti për kontributin e saj në luftën për pavarësinë e Kroacisë. Kështu qysh në vitin 1991 Kroacia miratoi masat e mëposhtme. Këto masa gjatë kohës kanë pasur ndryshimet të domosdoshme, por thelbi i këtyre kërkesave mbetet. Ato drejtime duhet dhe mund të jenë rrugët për një kohezion dhe lidhje më të mirë të Shqipërisë me diasporën e saj, të re të vjetër, të Shqipërisë dhe trojeve tona. Në fund të luftës në vitin 1995 u bë një çështje e pranuar gjerësisht se Republika e saponjohur e Kroacisë i kishte një borxh të madh diasporës së saj dhe ajo kishte për t’ia shpaguar. Këto ishin disa prej masave që u miratuan në atë kontekst politik, nga

të cilat mund të merret shembull:

mirë. Kur erdhi puna për gjykime të nivelit të lartë, Fyhreri nuk nguroi të eliminonte rreth 80 mijë të sëmurë mendorë, kryesisht me etni gjermane, brenda një dite. Mirëpo sëmundjet e shëndetit mendor nuk kanë karakter racor, ato lidhen kryesisht me epilepsinë dhe me izolimin. Nuk duhet ngatërruar sistemi nervor me gjenin racor, që përbën element të fisit dhe trashëgimisë gjenetike. Teori të ngjashme psikike kanë qenë shumë të preferuara gjatë sistemit sovjetik, sidomos në kërkimin e kritereve të tjera ideologjike veç racës. Njeriu është një qenie interesante, futet në luftë për një gjë dhe del nga lufta me tjetër dyshim. Në planin kriminalistik Gestapoja hetonte kriminalitetin qysh në ekonominë publike. Kjo fazë krimi mendohet të këtë origjinë monetare, nisur nga arti i politikës dhe niveli i njohjes civile të fenomenit. Në fushën e zbulimit regjimenti “SS” ishte në kompetencë të gjeneralëve të luftës, nisur nga kontrolli administrativ i territorit dhe strategjia frontale e luftimit. Funksioni i trupave elitë “SS” ishte i përcaktuar qartë në ligjet e shtetit gjerman dhe kishte për mision spastrimin e kuadratit të luftimit dhe të sistemeve të ndërvarura të zjarrit. A mund të flitet për gjenocid nga nazistët? Gjenocidi është një krim penal dhe lidhet më vrasjen. Duhet bërë kështu dallimi midis eliminimit çifut për klasifikime të nivelit “torturë” me konfliktet ndëretnike që çuan në gjenocid midis minoriteteve respektive e sidomos midis rezistencës popullore brenda vendit. Kjo provohet nga sulmi i përqendruar dhe forcat ndërluftuese. Në fushën e sigurisë duhet të jemi të qartë dhe të flasim për të drejta dhe krime në kohë lufte ose në

kohë paqe. Mirëpo të drejtat nuk janë thjesht një kriter për të jetuar mirë, por i referohen interpretimit kushtetues dhe ligjor të tyre si dhe statusit politik që kanë. Nëse bëjmë një bilanc midis të drejtave të shkelura dhe Luftës II Botërore, do të shikojmë se përgjegjësia e tyre është politike. Të drejtat e njeriut nga ana e tyre janë një interes politik dhe kanë për fokus informacionin gjenetik. Definicioni nëse krimi përbën casus beli për luftë ishte një çështje e arsyeshme në kompetencë të Gestapos (Deutschereich), por që lufta dhe Vermahti nxorën në pah programin racor. Interesat racore lexohen si arsye e krijimit në planin gjenetik dhe shkencor, duke hedhur poshtë spekulimet për krime. Kjo luftë e futi njerëzimin në regjimin e njohjes politike, duke përcaktuar gjenezën strategjike të sistemit. Fyerja lidhet me ndjenjën e besimit (kontrolli në prani të një personi) dhe ka karakter zyrtar. Rrahja konsiderohet një rezultat logjik i fyerjes sipas Kodit Penal të Republikës. Mund të duket e çuditshme mbi arsyet shkencore të luftës, por që disa gjermanë të rrahur në rrugë nga policë francezë (krahina Alsasës) nxitën dyshimin në popull. Modeli politik, funksionoi edhe kësaj radhe si një projekt qytetar, ku propaganda naziste nuk nguroi të përdorte pamjet filmike të rrahjes, si një shfrytëzim i ndjenjave më të ndershme të popullit gjerman. Megjithatë, mund të flitet për një zhvillim intelektual të njeriut, masë trunore që vlerësohet sipas klasave arsimore. Duke qenë se në qëndrimin penal intelekti i kriminelit është aftësia për të kuptuar veprimet ose mosveprimet e tij, kriteri intelektual varet

nga sistemi politik. Në fushën e energjisë momenti intelektual, që shumëzohet me momentin politik, shndërrohet në kulturë. A mund të flitet për një plagjiaturë në kriterin gjenetik? Kuptimi letrar bën dallimin midis plagjiaturës si element emocional dhe gjenit si kriter moral. Sistemi i drejtësisë gjermane parashikon një njohje të thellë të raporteve morale, edhe sipas teorisë shkencore të zbatimit mbi normën e lejuar civile (identiteti) dhe kategorinë sociale (siguria). Megjithatë, karakteri i vlefshëm i drejtësisë mbetet arsyetimi moral dhe është morali rezultati i çështjeve në shqyrtim. A formon shkenca monopol të individit, apo është e vetëjustifikueshme? Raportet shkencore janë të njohura botërisht, pasi nuk mund të flitet mbi gjendje sekrete, antikushtetuese dhe të pabazuara në rendin moral. Karakteri njohës është i sofistikuar dhe i lirë. Në rastin e parë kriteri shkencor vlerësohet me numrin e saktë “2:1”, pra një në çdo dy çështje është veprim i sigurt. Ndërsa në rastin e dytë baza shkencore është deduksioni i mendimit pozitiv. Besohet se 80% e teorive akademike janë perceptim i dyshimtë mbi tipin dhe shkakun elementar. Në trasgresion me këtë kemi përqendrimin e kualifikuar të informacionit zyrtar, i cili në tiparet politike lidhet me shtetësinë. Ekzistenca e detajit në vendin e ngjarjes kriminale është më e rëndësishme sesa procesori teknik i ekspertit shkencor mbi njohjen. Po ashtu mendimi i ekspertit nuk është i detyrueshëm për një gjykatë arbitrazhi ndërkombëtar Kemi dhënë në këtë mënyrë disa nga nyjat e shpjegueshme statutore të qenies civile.

Së pari, ligji i shtetësisë Në vitin 1991 u miratua një ligj që u jepte shtetësi kroate të gjithë kroatëve dhe pasardhësve të tyre, pavarësisht se ku jetonin. Nëpërmjet neneve 11 dhe 16 të ligjit kushdo që mund të provonte origjinën kroate i jepej dyshtetësia dhe një pasaportë. Edhe pse nuk ka statistika zyrtare, sipas disa vlerësimeve thuhet se deri në 1,15 milionë njerëz (në një popullsi prej rreth 4,4 milionë qytetarësh) e fitoi shtetësinë kroate në këtë mënyrë. Së dyti, e drejta e votës Qytetarëve kroatë jashtë vendit iu dha e drejta për të votuar (duke përfshirë edhe nënshtetasit e rinj të përmendur më lart), duke i caktuar një zonë të dedikuar zgjedhore (njësinë 11). Fillimisht rreth 10% e ulëseve në Sabor në (Dhomën e Deputetëve) ishin të rezervuar për këtë zonë zgjedhore. Pas debateve të nxehta midis HDZ-së dhe partive opozitare përqindja fikse u ndryshua në një përqindje të ndryshueshme, llogaritur mbi bazën e votuesve. Së treti, një ministri e veçantë n�� qeveri Në fillim në vitin 1991 u krijua një ministri jetëshkurtër për emigrimin (Ministarstvo za iseljeništvo), pastaj në vitin 1997 me Ministrinë për Kthim dhe Imigracion (Ministarstvo povratka i useljenišla), kështu deri në vitin 1999 kroatëve jashtë vendit iu dha status special burokratik dhe simbolik. Duke pasur parasysh marrëdhënien e gjatë mes Jugosllavisë dhe më vonë (Kroacisë) dhe diasporës këto ndryshime shënuan një evolucion progresiv, duke siguruar statusin politik për diasporën. Shembulli kroat, pra, ofron një përshkrim empirik në lidhje me mënyrat në të cilat formacionet transnacionale të identitetit kombëtar janë gjithnjë e duke u riformatuar ose janë duke riformatuar vetveten si diaspora. Roli i shtetit amë në integrimin dhe mosintegrimin e tyre është mjaft domethënës në kushtet e kozmopolitizmit të sotëm. Duhet bërë e qartë dhe ndryshimi mes emigracionit dhe diasporës. Diaspora si institucion social kolektiv do dhe ruan identitetin e saj kombëtar për të mos u bërë “gjak i shprishur” dhe emigracioni është më i prirur drejt integrimit në vendin ku ndodhen dhe drejt asimilimit. Tani që po shkohet më shumë nga kombi e shtetit monolit në shoqëritë multikulturore, gjuha e “diasporës” evokon lidhjet transnacionale, prish identitete kulturore diskrete dhe i fuqizon ose i vartëson grupet e quajtura diaspora me shtetet në të cilat ata jetojnë. Lidhja kulturore dhe gjuhësore është elementi bazë që lidh diasporën me vendlindjen, ashtu si Salman Rushdie në “Imaginary Homelands (atdhetë imagjinarë, ese dhe kritika,1981-1991 ) shkruante: “Ndonjëherë ne ndihemi se i ngërthejmë të dyja kulturat ashtu sikur ulemi njëkohësisht në dy stola, por shpesh ndodh që shkasim në mes dhe rrëzohemi.” Sot diaspora shqiptare në Shtetet e Bashkuara është në mes së parës dhe së dytës, integrimit dhe ruajtjes së identitetit. Ndaj aspekti kulturor i ndihmës nga kombi amë, sidomos për diasporën e re, është një kusht sine qua non dhe është detyrë e politikanëve shqiptarë me ministri apo pa ministri diaspore qoftë ta japin këtë ndihmë. Të mos na harrojnë që të mos i harrojmë. *Autori është kryeredaktor i TV të shqiptarëve të Amerikës me qendër në Miçigan


18

« dossier

E enjte 1 gusht 2013 •

Njëqind vjet më parë delegatët shqiptarë në Londër:

Nga Nuri DRAGOJ, studiues

P

asojat e Konferencës së famshme të Londrës tashmë dihen nga të gjithë. Vet Eduard Grei duke deklaruar para Dhomës së Komunëve është shprehur: “Marrëveshja ndërmjet fuqive lidhur me kufijtë veriorë të Shqipërisë u arrit pas përpjekjeve të gjata dhe të vështira diplomatike. U vendos që zona bregdetare dhe Shkodra të jenë shqiptare, kurse Ipeku, Prizreni, Dibra dhe pas shumë negociatash edhe Gjakova të lihen jashtë Shqipërisë. Ky rregullim lë një pjesë të madhe territori për t’u ndarë ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi, si fryt i fitores. Arritja e marrëveshjes ishte thelbësore për paqen në Europë dhe, sipas mendimit tim, u realizua pikërisht në kohë për të ruajtur paqen midis fuqive të mëdha.” Zhvillimi i punimeve të Konferencës së Londrës, 17 dhjetor 1912–29 korrik 1913, lindte nevojën e dërgimit të një delegacioni shqiptar pranë saj. Duhej lobuar për të bindur Konferencën mbi të drejtat e popullit shqiptar. Ismail Qemali dëshironte të nisej vetë, por, meqë rrugët detare ishin të bllokuara nga flota ushtarake greke dhe ato tokësore ishin të pushtuara nga fqinjët veriorë, serb e malazezë, pas disa konsultimeve, do të autorizonte një grup intelektualësh të njohur nga paria shqiptare. Për momentin ata ndodheshin jashtë kufirit shqiptar dhe kishin mundësi të udhëtonin drejt Londrës. Delegacioni duhej t’i dorëzonte një memorandum Eduard Greit dhe ambasadorëve të gjashtë fuqive të mëdha në emër të shqiptarëve. Në të do të shprehej vendosmëria për të mbrojtur integritetin tokësor në bazë të parimit të vetëvendosjes. Në delegacion do të bënin pjesë Rasih bej Dino, Mehmet bej Konica dhe Filip Noga. Natyrisht, pa llogaritur këtu Faik bej Konicën, i cili ishte mandatuar nga “Vatra”, apo Fan Nolin nga kisha ortodokse amerikane. Delegacioni shqiptar, pasi mbërriti në Londër, do të paraqiste kërkesën e tij, por nuk u pranua zyrtarisht nga Konferenca e Ambasadorëve. Rasih Abedin Dino kishte lindur në vitin 1875 në Prevezë, e cila prej kohësh ishte tokë shqiptare. Familja e tij njihej për veprimtarinë patriotike dhe liridashëse. Ishte djalë i Abedin pashë Dinos, që vlerësohej për aktivitetin e tij në atë trevë. Ai kishte dhënë kontribut të çmuar në Çamëri për ngritjen e klubeve atdhetare dhe shkollave shqipe. Dino kishte studiuar për ekonomi dhe kryesoi përfaqësinë e qeverisë shqiptare në Konferencën e Londrës, ku luajti një rol pozitiv. Ishte kryetar nderi i klubit të Janinës në vitin 1908 dhe anëtarë i pleqësisë së Shoqërisë së Shqiptarëve në Stamboll. Më vonë do të përfaqësonte në Konferencën e Paqes në Paris (1919-1920) Komitetin Shqiptar dhe shoqëritë “Vatra” dhe “Çamëria” në SHBA. Vdiq në vitin 1926, kur Ahmet Zogu ishte president i Shqipërisë. Mehmet bej Konica (1878-1948). Lindi në Konicë, qytet shqiptar që sot është brenda kufirit grek. Ishte vëlla i Faik bej Konicës. Pas shkollimit në Stamboll u emërua konsull i Perandorisë Osmane në Korfuz. Më vonë u dallua për aktivitet patriotik dhe më 1913 u caktua si anëtar i delegacionit të qeverisë së Vlorës në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, 1912-1913. Gjatë kësaj periudhe ai pati takim edhe me njërin prej zëvendësve të Eduard Greit, me të cilin diskutoi për çështjen e Shqipërisë. Në atë takim Konica ka shfaqur një performancë të shkëlqyer. Në vitin 1914 do të emërohej përfaqësues diplomatik i Shqipërisë pranë qeverisë greke. Mehmeti luajti rolin kryesor në Kongresin e Durrësit dhe më pas. Në vitet 1920-1924 ishte përfaqësues i Shqipërisë në Britaninë e Madhe. Ndërsa në vitet 1925-1933 ishte këshilltar politik dhe ordinancë i mbretit Zog. Mehmet Konica vdiq në vitin 1948, katër vjet pas çlirimit të Shqipërisë. Filip Noga ishte një tjetër delegat shqiptar në atë konferencë. Ishte ndër gazetarët më të njohur të kohës dhe në vitin 1914 ministër i Fi-

Qëndrimi: S’ka paqe në Ballkan pa u zgjidhur çështja shqiptare

Rasim Dino

nancave në qeverinë shqiptare. Imzot Filip Noga përfaqësonte në komision komunitetin katolik shqiptar. Ishte i përkushtuar në muzikë dhe pas saj po kaq edhe në politikë. Intelektualët shqiptarë nuk po rrinin duarkryq, ndonëse forca e tyre ishte e dobët. Më 1 mars në Trieste të Italisë u zhvillua një kongres i rëndësishëm. Ai u quajt “Kongresi Mbarëshqiptar i Triestes”. Merrnin pjesë 150 delegatë, midis të cilëve Fan Noli, Faik Konica, Nikolla Ivanaj, Hilë Mosi, Pandeli Evangjeli etj. Kryetar i këtij kongresi u zgjodh Hilë Mosi dhe nënkryetar Faik Konica e Dervish Hima. Po meqë Hilë Mosi ishte i sëmurë, me drejtimin u mor Faik Konica. Aty u fol për kufijtë e Shqipërisë. Noli theksoi se Kosova dhe Janina duhej të mbeteshin domosdoshmërisht brenda kufijve shqiptarë. Kongresi hartoi dhe një memorandum për Konferencën e Londrës. Punimet e tij vazhduan deri më 8 mars. Faik bej Konica, vëlla i delegatit të qeverisë shqiptare në Londër, Mehmet bej Konicës, do të takohej në fillim të muajit shkurt 1913 me dukën e Norfolkut. Takimi do të bëhej në Londër

në “Norforld House Saint Jame’s Square”. Ai i dorëzoi dukës një memorandum në mbrojtje të çështjes shqiptare. Duka, i bindur në komentet e bëra nga Konica, do ta përcillte memorandumin tek Eduard Grei me anë të Sër Uilliam Tyrell dhe mr. Erik Drumod. Shqipëria ishte në kushte tepër të vështira. Luftonte për mbijetese. Ndodhej në izolim të plotë për mungesë të rrugëve detare dhe automobilistike. Por ndjenja e lartë e patriotizmit i bënte apel ndërgjegjes së intelektualëve shqiptarë. Mbërritja e tyre në shërbim të vendit, para së gjithash ishte sakrificë dhe përgjegjësi ndaj detyrës që u kishte caktuar kombi i vetë. Më 2 janar 1913 ata do t’i dorëzonin Konferencës një memorandum të qeverisë shqiptare, që mbante firmën e delegatëve Rasih Dino, Mehmet Konica e Filip Noga, ku thuhej: “Kufijtë që ne kërkojmë janë ata që duhen shënuar, duke ndjekur një vijë ndarëse nisur nga kufijtë e sotëm të Mbretërisë Malazeze dhe përfshirë brenda tyre veçanërisht qytetet e Pejës, Mitrovicës, Prishtinës, Shkupit, Manastirit dhe deri në

Meçovë”. Duke kërkuar këtë vijë kufitare populli shqiptar synonte të mbante me fqinjët e vet marrëdhënie të përzemërta edhe të qëndrueshme. Ky variant ishte i justifikuar në aspektin etnik, gjeografik dhe historik. Ai bëhej i domosdoshëm edhe për faktin se duke e zvogëluar dhe ngushtuar përtej kufijve të natyrshëm shteti shqiptar rrezikonte ekzistencën, për shkak të pamundësisë materiale për të jetuar. Ngushtimi i territorit pakësonte burimet ekonomike të domosdoshme për zhvillimin e tij normal. Delegatët e dërguar në Londër bënin me dije Europën se “populli shqiptar është i bindur se në rregullimin e konfliktit të sotëm fuqitë e mëdha nuk do të lënë pas dore shqyrtimin e pikave të ngritura në këtë memorandum dhe nuk do të jenë aspak të pavëmendshëm kundrejt kërkesave të drejta të një kombi të denjë për një fat më të mirë…” Në të shpjegohej se shqiptarët historikisht kishin përbërë një grupim etnik kompakt në Gadishullin Ballkanik. Prejardhja, gjuha, zakonet dhe karakteri i tij e dallojnë nga fqinjët dhe i japin atij një individualitet të veçantë. Më tej shpjegoheshin dhe shkaqet pse shqiptarët deri në atë kohë nuk kishin mundur të krijonin shtetin e tyre dhe të lulëzonin kombin. Memorandumi theksonte se “paqja dhe qetësia e Gadishullit do të siguroheshin vetëm në qoftë se do t’i jepej Shqipërisë së ardhshme një konfiguracion homogjen. Duke u nisur nga kjo, populli shqiptar kërkonte për vendin e vet, kufijtë e natyrshëm, të cilët imponohen si nga kushtet etnike, ashtu dhe nga e drejta e tij si banues i parë…” Ata vijonin të argumentonin se territori që pretendonin të përfshinin brenda Shqipërisë ishin “qyteti i Pejës, Mitrovicës, Prishtinës, Shkupit, Manastirit, deri në Mecovë, duke ruajtur kufijtë e tanishëm deri në Prevezë”. Delegacioni bëri një sërë takimesh të njëpasnjëshme me përfaqësues të shtetit britanik si dhe me ambasadorë të tjerë të vendeve aleate. Më 25 janar 1913 në Konferencën e Londrës u dorëzua një tjetër memorandum nga qeveria e Vlorës, po nga Rasih Dino, Mehmet Konica e Filip Noga. Në të paraqitej përbërja e popullsisë sipas krahinave. Rezultonte se mbi 80 % e banorëve që ndodheshin në trevat e Kosovës, rajone që tashmë ishin përfshirë në Malin e Zi dhe Maqedoni, ishin shqiptare. Ndërsa në Jug sanxhaku i Korçës ishte tërësisht shqiptar. Ai i Çamërisë përbëhej nga 75 mijë shqiptarë, prej të cilëve 18 mijë ishin greqizuar. Rezultonin me popullsi të


dossier • E enjte 1 gusht 2013

përzier vetëm Janina dhe Preveza. Më 3 prill delegacioni do të takohej për herë të dytë me diplomatin e lartë britanik A. Nikolson. Atij do t’i dorëzonin memorandumin e qeverisë shqiptare lidhur me kufirin shqiptarogrek. Nikolson kujtonte se delegatët e vendit në copëtim shprehnin besimin se qeveria e madhërisë së tij do të bënte gjithçka për t’iu përgjigjur pozitivisht kërkesës së tyre, pasi ajo ishte e drejta. Delegatët shqiptarë siguronin Europën se pa një zgjidhje të drejtë të çështjes shqiptare nuk mund të ketë qetësi në Ballkan. Qeveria greke në atë kohë kishte një ndjeshmëri të madhe për emrat e individëve që caktoheshin për funksionet që kishin të bënin me çështjet e kufijve të Shqipërisë, sidomos në Jug. Strukturat e fshehta, por dhe vete kryeministri grek analizonin listën e emrave për të gjetur mes tyre personat më të përshtatshëm. Qëllimi ishte për t’i bërë pjesë të agjenturës apo bashkëpunëtorë të vetë. Këtë tentativë Greqia e bëri edhe me listën e delegatëve shqiptarë të Londrës. Vetë kryeministri Venizellos e kaloi nëpër duar disa ditë me radhë listën e tyre. Bëri të pamundurën për ta drejtuar delegacionin shqiptar në kanalin që ajo

dëshironte. Drejtori i drejtorisë për çështjet politike në MPJ Athinë, Sahturisi, me porosi të ministrit të Punëve të Jashtme Llambros Koromilasi ishte takuar me Filip Nogën dhe Mehmet Konicën, por nuk kishte pranuar takim me Rasih Dinon. Grekët kishin shumë shpresë te Filip Noga. Ata mendonin se ai ishte më i mundshëm për t’u manipuluar, prandaj Sahturisi i kishte thënë Nogës se nuk kishin qëllim të pushtonin Shqipërinë, por nuk mund të linin jashtë Greqisë rajone që kishin “ndërgjegje të pastër greke”. Diplomati grek kishte kërkuar nga Noga që të bindte anëtarët e tjerë të komisionit për të deklaruar në konferencë se shqiptarët nuk kishin asnjë kundërshti lidhur me vijën kufitare të propozuar nga Greqia. Madje, ai i kujtoi Nogës edhe planin e Faik Konicës për një shtet dualist shqiptaro-grek, për të cilin do të bisedohej pas rënies dakord për vijën e kufirit. Përfaqësuesi grek kishte pasur një takim edhe me Mehmet Konicën. Po nëse Noga ishte për një bashkëpunim shqiptaro-grek, me qëllim që të zgjidheshin problemet në Veri, Konica ishte shprehur kundër qëllimit të fqinjit jugor. Ndërkohë I. Qemali e këshillonte delegacionin të bazohej në shpresën se kufijtë do të caktoheshin nga fuqitë

e mëdha. Për këtë mbase do të duhej “një komision i përzier ndërkombëtar”, i cili do të vepronte me paanësi dhe “jashtë ndikimeve të dëmshme për interesat shqiptare”. Por gjithçka zhvillohej në mes të një konfuzioni ballkanik. Intelektualë dhe bashkëpunëtorë të plakut të Vlorës ishin të zbuluar dhe të rrezikuar nga gjuetia e grekëve, serbëve dhe malazezëve, të cilët nuk kursenin para për ata shqiptarë që do të punonin në interes të të huajve. Nga njëra anë ata paguanin çdo spiun që vihej në shërbim të tyre. Nga ana tjetër vrisnin luftëtarët që organizonin rezistencë kundër planeve grabitqare të fqinjëve. Fan Noli në kërkim të identitetit Në fund të muajit dhjetor 1912 dhe në fillim të vitit 1913 Fan Noli ndodhej në Londër. Flinte në një hotel me delegatët e qeverisë shqiptare, që kishin ardhur aty për Konferencën e Ambasadorëve. Në fakt, “Vatra” kishte zgjedhur si përfaqësues të vet Faik Konicën, por Noli kishte shfrytëzuar një alternativë të Kishës Ortodokse në Amerikë, duke u bërë përfaqësues i saj për të ndjekur fatin e Shqipërisë në atë konferencë. Ai njihej si një intelektual i kompletuar në aspektin kulturor. Një prej shokëve të tij thoshte se

»

19

ai mund të kishte lexuar më shumë literaturë letrare se gjithë ambasadorët e Konferencës së Londrës. Madje, besohej se zotëronte më shumë gjuhë të huaja se pjesëmarrësit zyrtarë të fuqive të mëdha në atë konferencë. Por Noli ishte i varfër. Gjatë atyre ditëve ishte i mërzitur dhe ndiente vazhdimisht dhimbje koke. Kjo ndodhte sa për shkak të fatit të Shqipërisë, mbi të cilën rrinte një pikëpyetje e madhe, aq dhe për shkak të shtrëngimit financiar. Nuk dinte kujt t’i kërkonte borxh. Edhe delegatët e tjerë shqiptarë ishin ngushtë financiarisht. Në një letër që i dërgonte Ismail Qemalit, Noli nuk i përmendte fare këto mangësi. Ai shkruante: “Fort i nderçmi Zot! I dërguar si delegat i shqiptarëve ortodoksë të Amerikës, qëndrova ca ditë në Londër që të punoj sa të mundem për Shqipërinë tonë të mjerë, e cila ndodhet nën çastet më kritike të historisë së saj”. Dhe më poshtë vazhdonte: “Vajta në gjithë ambasadat dhe përhirova përfaqësonjësit e fuqive mike të Shqip��risë. U bëra të njohur përfaqësonjësve të fuqive kundërshtare që një Shqipëri e lirë ishte nevojë absolute për paqen e Ballkanit.” Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Anglisë Noli ishte pritur nga Norman. “Atij i fola për dëshirën e gjithë popullit shqiptar, – shkruante Noli, - dhe iu luta guvernës inglize të mos përmetojë mbytjen e një kombësie në këtë shekull qytetërie, por të ndihmojë për një Shqipëri të lirë, e cila do të jetë e vetmja siguri për paqen e Ballkanit.” Norman pas fjalëve të Nolit ishte zotuar se do “t’i bënte një raport për përpjekjen tonë ministrit të Punëve të Jashtëme E. Grei”. Pasi kishte mbaruar vizitat zyrtare, pati marrë me radhë të gjitha zyrat e gazetave me rëndësi. Siç shkruante Noli, “fola më të djathtë e të mëngjër”. “Veçanërisht u prita mirë në zyrë të gazetave “Daily Graphic”, - vijonte ai, - ku punon i njohuri im, shqiptarofili Lucien Uolf. Në “Evening News” më priti me krahë hapur ish-konsulli ingliz Woods. Në “Times” një nga editorët e lajmeve të jashtme më mbajti afro një orë duke më pyetur për punët e Shqipërisë.” Por në këtë letër Noli shkruante edhe për përshtypjet e tij nga artikujt e lexuar nëpër gazeta. Ai kishte vënë re, se “inglizët përgjithësisht nuk i duan serbët dhe grekët dhe simpatitë e tyre, me pak përjashtime, janë nga ana e shqiptarëve”. Ndërsa më 30 janar, për shkak të vonesës në Londër i shkruante eprorit të vetë, Platonit, Kryepeshkop i Amerikës së Veriut: “Meqenëse bregdeti shqiptar është bllokuar nga flota greke, nuk kam pasur mundësi të shkoj në vendin tim dhe dy majtë e fundit më është dashur të pres këtu. Nga ana tjetër, delegatët e qeverisë provizore të Shqipërisë, që arritën këtu disa kohë më parë, më kërkuan të qëndroj si këshilltar i tyre, deri sa Konferenca e Ambsadorëve të ketë zgjidhur çështjen e përcaktimit të kufijve të shtetit të ardhshëm shqiptar. Kërkoj nga ana juaj që të më lejoni të zgjas mungesën time deri në fund të marsit, kohë në të cilën shpresoj se do të jem në gjendje të kthehem në Shtetet e Bashkuara.” Gjatë atyre ditëve gjendja ekonomike e Fan Nolit po vështirësohej. Atij nuk i kishte mbetur më asnjë dollar në xhep. Në hotel kishte hyrë në borxh, pasi nuk kishte kryer pagesën për disa ditë. Më 31 janar të vitit 1913 nga hoteli “Cecil”, ku rrinin edhe delegatët e qeverisë shqiptare, Noli i shkruante një letër Jani Vruhos, me të cilën i kërkonte me emergjencë disa para borxh. Ndër të tjera Noli do t’i shkruante këto fjalë: “Kam mbetur amanet këtu në Londër dhe e kam humbur toruan fare. Kishim shpresë nga delegatët e guvernës provizore, por për fat të keq edhe ata ndodhen ngushtë nga financat, se s’punon as posta e telegrafit me Vlorën. Shkrova në Amerikë, por më kot. Gjer tani nuk kam marrë përgjigje dhe e kam prerë fare shpresën, se janë njerëz që s’kuptojnë. Shpresën e kam te ju, me Tashkon. I shkrova dje zotit Tashko dhe i thashë t’ju telegrafis menjëherë, që ju të ma bëni një çare dhe të më shpëtoni nga ky turp, se do të mbetemi udhëve këtu. Paratë që do të më dërgoni s’dua të m’i falni, por ua kërkoj si një hua, të cilën besoj t’ua kthej për së shpejti nga kryeqyteti i Shqipërisë. S’kam asnjë dyshim se do të ma mbaroni këtë punë, si atdhetarë të flaktë dhe miq të vjetër që jini. Kam nevojë për shumë, por në mos mundshi të më dërgoni 20 lira, dërgoni të paktën 10 lira. Me këto s’më mbarohet puna, dobare do të marr frymë pak kohë dhe ndoshta në atë mes zgjidhet punë e Shqipërisë dhe atëherë shkoj në Vlorë. Të hollat m’i dërgoni me telegraf, se kam dy javë të papaguara”. (Është shfrytëzuar dhe libri i Nasho Jorgaqit, “Letërkëmbimi i Nolit”, Tiranë: Erik, 2012)


20 I

«

Kulturë

ftuar në Tonight Ilva Tare, kancelari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Ali Zaimi ka dhënë një intervistë ku shpalos problematikën e këtij komuniteti në Shqipëri dhe vizionin e tyre për shoqërinë shqiptare. I pyetur për projektin më të madh të tyre të kohëve të fundit, ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë, Zaimi ka thënë se xhamia është e domosdoshme për t’u ndërtuar pasi besimtarët myslimanë në Shqipëri e meritojnë një vend ku të falen dhe se ata do të bashkëpunojnë me politikën për ta ndërtuar atë.. “Ne jemi të detyruar që të bashkëpunojmë me ta për përmbushjen dhe për realizimin e këtyre objektivave dhe natyrisht pas një përpjekje 20 vjeçare ne bëmë maksimumin që t’ju mundësonim qytetarëve të Tiranës një xhami që ata të mos falen më ditët e premte në shi, në breshër, në të nxehtin e vapës, pra në kushte të vështira.” Ai ka shtuar gjithashtu se projekti është miratuar, leja është marrë dhe ka nisur ndërtimi i xhamisë edhe pse fondet nuk janë gjetur akoma të plota. “Projekti i xhamisë është miratuar nga qeveria. Është miratuar nga KKRT e Republikës për shkak se i kalonte edhe kompetencat e bashkisë dhe leja është dhënë nga ministria përkatëse e cila mbulon dikasterin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe e zhvillimit dhe ndërtimit të xhamisë së Namazgjasë. Punimet kanë filluar me ritme ndoshta pak të ngadalta për shkak edhe të fondeve që ne jemi në punë e sipër edhe për realizimin dhe thithjen e tyre.” Vlera totale e xhamisë sipas Zaimit shkon rreth 30 milionë euro dhe se këto fonde mendojnë t’i marrin nga besimtarët shqiptarë dhe nga komunitetet mike të vendeve të tjera. Afati i ndërtimit të saj është 3 vjet. Për dyqanet që do të ndërtohen në katin e parë të xhamisë, duke marrë shkas dhe nga kundërshtimet që po hasen nga shoqëria civile, ai ka thënë: “Ajo nuk është çështje biznesi. Dyqanet që janë vendosur aty janë më shumë për çështje të identifikimit të vlerave islame, të kulturës kombëtare. Janë gjëra ndoshta simbolike. Ka salla të tjera, salla mësimi, salla multifunksionale për të mësuar, salla mbledhjesh. Ato nevojat tona si komunitet mysliman. Ndërtimet që pretendohet se janë qendra biznesi, nuk janë të tilla. Ndërkohë ne kemi një komshi që ka tokën, që një pjesë na e ka dhuruar neve, rreth 730 metër tokë dhe kanë dalë shumë zëra të tilla që do të ndërtohen grataçela. Në dijeninë time aty do ndërtohet në përputhje me kriteret dhe me normat që ka paraqitur Bashkia e Tiranës. Nuk besoj se ka diçka të ekzagjeruar sikurse përflitet” Për protestat e zhvilluara nga ambjentalistët dhe të tjerë, zoti Zajmi ka këtë përgjigje: “Jam i habitur sepse në Shqipëri ka patur shumë probleme ku këta njerëz, ambjentalistët apo edhe disa njerëz të tjerë, mundohen që të ngrenë zërin e tyre në prishjen e parqeve, në prishjen e zonave të gjelbërta. Çuditërisht ata kanë qenë thuajse inekzistentë dhe tani janë bërë me kaq zell për çështjen e ndërhyrjes për ndërtimin e xhamisë por më duhet të them që ajo është një nevojë emergjente, një nevojë imediate, shumë e madhe e besimtarëve myslimanë, ashtu sikurse qyteti ka nevojë për oksigjen, ashtu edhe zemrat kanë nevojë për besim. Ndërkohë

E enjte 1 gusht 2013 •

KANCELARI I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË, ALI ZAIMI, FLET NË TONIGHT

Myslimanët kërkojnë financime për xhaminë e re 30-milioneuroshe

janë gjëra që mund t’i zgjidhim me mirëkuptim. Ne si komunitet mysliman jemi gati që për ato 10 pemë, të rekuperojmë 100-fishin, të ndërtojmë 1000 pemë të tjera në qytetin e Tiranës, madje mund t’u bëjmë thirrje myslimanëve që këtë numër mund ta shtojmë akoma më tepër, mirëpo ndërtimi i xhamisë nuk mendoj që duhet të kthehet në një çështje të tillë ambjentalizmi. Ka njëmijë e një mënyra se si mund të zgjidhet dhe nuk duhet të kthehet në një çështje diskriminuese ndërtimi i xhamisë për besimtarët myslimanë kur ata e kanë një nevojë të tillë. “Ndërkohë përsa i përket diskriminimit të grave myslimane që mbajnë në kokë mbulesën, Zaimi është shprehur se raste të tilla sporadike ka por që kryesisht vijnë nga moskualifikimi i duhur i njerëzve që i shprehin. “Për hir të së vërtetës jo se nuk ka patur raste, pra ka raste të keqinformimit të njerëzve të caktuar të vendeve të caktuara dhe ka raste të diskriminimit të vajzave. Diskriminimet vijnë për shkaqe të ndryshme. Në pjesën më të madhe për shkak të mungesës së informacionit, të mungesës së arsimimit, të mungesës së kualifikimit përsa i përket normave ndërkombëtare, përsa i përket të drejtave të besimit. E drejta e besimit hyn në kuadrin e të drejtave të njeriut dhe shfaqja e saj në publik është e mbrojtur nga konventa ndërkombëtare të cilën Shqipëria e ka nënshkruar. Nuk është se kuadri ligjor i Republikës së Shqipërisë ka një problematikë në këtë drejtim por është më shumë një vetësjellje e individëve të caktuar. “Për një komunitet tjetër të diskriminuar siç është komuniteti gay duke qenë se avokati i popullit i ka mbrojtur publikisht, përfaqësuesi i

KMSH ka thënë se njeriu është i lirë të zgjedhë vetë si do të jetojë por për çështje që prekin familjen dhe shoqërinë atëherë duhet bërë kujdes. “Qëndrimi ynë përsa i përket këtij komuniteti është në unison me të gjithë fe-të hyjnore. Që do të thotë se secili mund të zgjedhë mënyrën e jetesës së vetë por në momentin që ndikohet familja, në momentin që ndikohet e ardhmja ne duhet të jemi të kujdesshëm. Natyrisht që vendimmarrja këtu i takon institucioneve shtetërore por natyrisht shoqëria shqiptare është shoqëri me bazë familjen, është shoqëri me parime të tjera. Kemi aq shumë halle saqë nuk besoj se kemi aq shumë kohë të ndajmë për gjëra që nuk janë pjesë aq fortë në realitetin tonë.”

Një çështje tjetër ku është ndalur zoti Zaimi ka qenë dhe çështja e krimit në familje dhe shoqëri, referuar vrasjeve të shumta që kanë ndodhur këtë muaj. Ai ka rekomanduar besimin në Zot si shpëtimin nga kjo gjendje. “Është vërtetë i trishtueshëm fakti për rastin e shtimin të kriminalitetit në vend dhe kjo bën akoma më të rëndësishme dhe më evidente nevojën që ka për besim në zot, për lidhje me zotin, për ruajtjen e besnikërisë me të dhe për të qenë kështu njerëz më të përgjegjshëm dhe ne këtë të vërtetë dhe këtë nevojë e kemi shfaqur dhe e kemi kërkuar në çdo nivel, në çdo mundësi që na është dhënë, madje kemi kërkuar dhe presim nga institucionet shtetërore sidomos çështjen e edukimit qoftë edhe në mënyrë

bazike , të besimit në zot, që është vlera e të gjitha të mirave. Ajo që na bashkon të gjithë neve, si myslimanë, si orthodoksë, si katolikë apo të gjithë besimeve të tjera, është ta bëjmë vlerë edhe të arsimimit edhe të edukimit. Janë disa vlera që duhet të rishikohen, duhet të konsolidohen, duhet të forcohen dhe duhet të japim të gjithë kontributin tonë. Për shembull vlera e familjes, vlera e shtetit. Këto e kanë vlerën e tyre në çdo kohë, nuk është se e kanë vetëm në kohën tonë, pra janë për t’u respektuar, janë për t’u nxitur në çdo kohë të jetës dhe njerëzit kanë nevojë që të bëhen më të dashur, më të mëshirshëm dhe ata i bën vetëm lidhja me Zotin.” Së fundmi Ali Zaimi është ndalur edhe tek censusi ku pavarësisht se mund të jetë i pakënaqur nga shifra 56,7% e myslimanëve sipas kësaj të fundit, për hir të interesit të popullit dhe të të jetuarit në paqe dhe harmoni, ata nuk kanë dashur që ta kthejnë këtë çështje në kryesore për ta. “Ne në Shqipëri besojmë në një zot, flasim një gjuhë, duam një shtet, një komb, dëshirojmë që të jetojmë në vëllazëri, dëshirojmë që t’u mundësojmë prindërve tanë një jetë sa më të mirë. Të shohim një të ardhme sa më të mirë për fëmijët tanë dhe përkushtohemi që t’ia mundësojmë atyre dhe ndasitë fetare nuk përbëjnë një identifikim sesa një element identifikues ndoshta. Ne, për të mbajtur këtë unitet, për të ruajtur këtë tolerancë, jemi gati që të japim gjithçka që të jetojmë të gjithë sëbashku dhe nuk ka gjë që nuk e ndajmë dot. Gjërat që na bashkojnë janë aq shumë saqë nuk është e rëndësishme çështja e të identifikuarit në kuptimin e numrave. Censusi ka qenë një përgjigje shumë e mirë, pavarësisht pretendimeve tona që janë në plan të dytë dhe ndoshta shumë më larg, për ata që mund të mendonin të përfitonin nga varfëria e shqiptarëve dhe për t’i quajtur të një kombësie tjetër apo diçka tjetër”.


• E enjte 1 gusht 2013

Poema e mallkuar! «Dielli dhe rrëkerat » e poetit Faslli Haliti

Tahsin Xh. Demiraj

Kulturë » 21 Verë e suksesshme për këngëtarin Devis Xherahu

Këngëtari i serenatave fitoi 3 çmime në festivalin “Zambaku i Prizrenit” Këngëtarin e serenatave Devis Xherahun, jo shpesh ju ka takuar ta shihni kaq sportiv, por për këtë ai thotë se jetën e jeton si rroker dhe publikun preferon ta rrëmbejë me ndjeshmërinë e zërit. As tundimit të tatuve nuk i ka shpëtuar, por motoja e stampuar në krah është të jetojë jetën sikur të jetë dita e fundit, e këtë ia dedikon të atit. Kjo verë e nxehtë ka rezultuar e sukseshme, rrëmben tre çmime në edicionin e 26 të festivalit “Zambaku i Prizrenit” për të cilën shprehet me emocion. Vetëm 5 ditë më parë ka publikuar këngën e re në bashkëpunim me këngëtarin Vaskë Curri dedikuar dashurisë “Ti nuk e meriton”. Pas mbarimit të sezonit veror ku është i angazhuar me koncert thotë se është bërë gati të marrë pjesë në festivalin Kënga Magjike që e cilëson si portë të rëndësishme për lancimin e tij.

“3 mendje në ankand” fiton 3 çmime EPILOG (Vazhdon nga numri i djeshëm)

N

uk kanë ç’të thonë më për poemën, i thashë, për ta qetësuar shokun. I thanë të gjitha, ç’kishin për të thënë… e…, në rast se fillojnë përsëri, ti bëj një autokritikë dhe kaq… Thonë se ai i madhi vdes për autokritikë. Por ja që paskan pas për të thënë akoma dhe sot pas 40 vitesh për poetin dhe poemën e tij të mallkuar, siç e quaj unë në mënyrë eufemike, sepse ja që e mallkuar qenka, gjersa vazhdon të merren me të dikush me një shkrim në gazetën “Republika” ...Lëre i thash se i thanë të gjitha, ç’ishin për të thënë, por kur lexova në internet dy shkrime nga një apokrif i cili ishte botuar në gazetën “Republika”, më 4 korrik, një javë para se poeti Faslli Haliti, do të merrte Urdhrin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës dhe më 12 dhjetor 2012 kundër poemës së “mallkuar”, “Dielli dhe rrekurat”. Pas 40 vitesh nga kjo poemë e cila u quajt nxirëse e realitetit socialist e që bënte thirrje me qitje të largët për përmbysjen e pushtetit popullor, tani po quhej një poemë glorifikuese dhe hyjnizuese që ngritka në qiell Diktatorin Hoxha. … ...Po ne se do te kishte qene e tille, ç’ishte ai termet që ra atë kohë dhe u hodhën si të tërbuar kundër poetit, qe nga vete diktatori e tere stani i tijeai kombinat gjigantesk me morinë e agregateve që bluanin mendimin e lirë intelektual, ish-estetët ingranazhe me dhwmbw tw çelikta tw Institutit tw ML, Fiqret Shehu- ish drejtoresha e shkollës së Partisë që u mor posaçërisht me krijimtarinë e Poetit të hidhur, katarakte kritikash që nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve e deri në Rrethin e Lushnjës mbledhje pas mbledhjesh deri sa veç se u dënua më ashpër se me burg, të punoje në bujqësi, iu hoq edhe e drejta e botimit- për ta eliminuar nga letërsia, për ti shkurtuar jetën, gjë që nuk kishte ndodhur edhe me uraganinMigjen- e edhe me gjithë shkrimtarët përparimtarë të viteve ’30, në kohën e të tmerrshmit Musa Juka ish- ministër i brendshëm i Monarkisë, gjë që nuk ndodhi asnjëherë me askënd në Eurolindje dhe në të gjitha kohët, aq sa u shqetësuan e shkruan e pyesnin për fatin e Poetit edhe përtej Adriatikut e tutje nëpër botën e lirë, Ujk Mali në Paris dhe Ernest Koliqi në Romë, Ullmar Qvick i cili shprehet se disidencë e hapur u tregua vetëm nga

disa, si Faslli Haliti me poemën e tij të mrekullueshme «Dielli dhe rrëkerat », të botuar në vitin 1972.. A do të duhej më tepër se kaq për reaksionin që shkaktoi poezia e Poetit Faslli Haliti’... Por, F. Haliti është i vetmi poet,

mbase, që u persekutua dhe u dënua më rëndë se me burg- për poezinë edhe pse me biografi të panjollë, i pa implikuar në nene të agjitacion propagandës, pa ndonjë tentativë arratisje, pa u cilësuar armik i popullit, një njeri i shquar në moralin dhe etikën qytetare, qytetar nderi i qytetit dhe i qarkut, u dënua vetëm për poezinë- artin e tij shumë të dashur që i ka kushtuar më se një gjysmëshekulli-poezinë e hidhur - antikonformiste, poet origjinal që ngjan vetëm me veten dhe me asnjë tjetër. Vetëm kjo është e vërteta për ta ditur kushdo dhe brezat me te rinj, vetëm kjo është e vërteta për dënimin e poetit Faslli Haliti, te vërtetë tjetër nuk ka. Le të investigojë kush të dojë kancelarive të drejtësisë apo bassifondeve, do të rreket kot, do te kthehet duarbosh duke vajtuar, pasi të vërtetë tjetër, nuk do të gjejë për ketë...

Shfaqja “3 Mendje në Ankand” e regjisores Elma Doresi ka fituar tre çmime të rëndësishme në Festivalin “Teatri Ndryshe” në Podujevë të Kosovës. Vepra shqiptare, e shkruar nga Ferdinand Hysi në vitin 1993, fitoi çmimin e regjisë më të mirë, dramaturgjisë më të mirë si dhe çmimin e shfaqjes më të mirë të festivalit. Ngjarja ndodh e gjitha brenda mureve të një spitali psikiatrik, ku tre të sëmurët kanë vetëm një shqetësim i cili mbush ditët e tyre: si të mbyllin vrimat e kësaj ndërtese, e cila pikon nga të gjitha anët. Aktorët Klodian Hoxha, Devis Muka, Alban Musa, Elona Hyseni, Lorenc Kaja, dhe Doriana Çaushi, në suazën e rolit, që kanë marrë përsipër, akuzojnë botën që i rrethon se është më e çmendur se vetë ata, që janë të shtruar në këtë spital. Regjisorja ka zgjedhur trajtimin në simbolikë dhe ka vendosur që drama e shoqërisë të trajtohet me nota komike nëpërmjet disa dramave individuale. “3 Mendje në Ankand” ka një skenografi nga Beqo Nanaj dhe kostumografi të Edlira Qyshkës. Vepra që në kohën kur u shkruajt u quajt një komedi satirike dhe ka korrur sukses në disa konkurse kombëtare e ndërkombëtare dhe është vlerësuar në atë kohë edhe me çmimin e parë në konkursin e dramës shqipe. Komedia ka qenë premierë në muajin prill në Teatrin e Metropolit.

Ndahet nga jeta akademiku Vladimir Misja Ndahet nga jeta në moshën 85 vjecare akademiku shkodran Vladimir Misja. Misja do të prehet në varrezat e Sharrës. Vladimir Misja ka lindur në Shkodër në 30 Maj 1928. Ka kryer studimet universitare në Fakultetin e Ekonomisë Urbane, në Institutin e Planit të Shën Petërburgut, në vitet 1947-1952 dhe kualifikimin pasuniversitar për metodat matematikore dhe informatike pranë ENSAE (Ecole National de Statistique et Administration Economique) dhe CEPE (Centre des Etudes de Programmes Economiques) në Paris (1972-1973). Gjatë veprimtarisë pedagogjiko-shkencore ka marrë këto grada dhe tituj shkencorë: docent (1971), doktor (1981), profesor (1983) dhe akademik (2003). Është dekoruar me Çmimin e Republikës së Klasit të Dytë (1984). Në periudha të ndryshme kohore ka kryer detyra dhe funksione të ndryshme në Ministrinë e Industrisë dhe Minierave (drejtor qëndror), në Fakultetin e Ekonomisë të UT (shef katedre dhe zv.dekan) dhe akademik në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Është autor dhe bashkëautor i 11 teksteve universitare dhe 35 monografive të botuara brenda dhe jashtë vendit, nga të cilat mund të veçohen: “Higher education in Albania” (Ed UNESCO 1986), “Probleme në lëmin e informatikës ekonomike” (1981), “Programimi linear në problemet e ekonomisë së industrisë” (1975), “State enterprise restructuring in Bulgaria, Romania and Albania” (1996). “Movement migratiores et ripartition spatiale de la population” (Thesalonique 2000). Ka zhvilluar lëndët universitare dhe pasuniversitare “Ekonomia e Industrisë”, “Bazat e investimit”, “Informatika e drejtimit”, “Demografia”, “Efektiviteti i investimeve”.


22

« speciale

Profil

E enjte 1 gusht 2013 •

Në Detroitit shtëpitë shiten nga 100 deri në 1 dollarë BEQIR SINA, New York

çmimet e banesave janë rritur për 14 muaj rresht dhe foreclosure kanë rënë për 23 muaj rresht në zonën e Qarkut 4 - në Detroit, raporton gazeta DETRIOT MI: e këtij qyteti Detroit Press. “Ne kemi prova të forta se tregjet e banesave janë të konfirmuara në ë një shkrim të saj Detroit Press këto ditë- njofton se tani është zonën e Detroit,” tha Robert Dye, ekonomisti kryesor në Dallas- Comerica rasti më i volitshëm për të blerë prona (shtëpi) në Detroit, mbasi Bank. “Rritja e çmimeve, shitjet dhe blerjet e pasurive të patundëshme më çmimet janë shumë interesante, nga me të ulëtat për shtëpitë duke shumë e kan rritur aktivitetin e ndërtimit dhe janë të gjitha duke ndihmuar u rreshtuar më të ultat në historin e këtyre pronave, ku thuhet se “një për të mbështetur ekonominë Detroit”, thotë Robert Dye Megjithatë, norma e madhe në Zonën e Detroitit, papunësia ende mbeshtëpi kushton nga njëqindë deri një dollar”. Shtypi amerikan thekson se: “Shumica e ndërtesave janë nxjerrë në shitje nga bankat, të cilat ua kanë tet dukshëm më e lartë se mesatarja kombëtare - në 12,3 për qind në gusht të vitit 2012. Business Insider raportoi se tatimet e konfiskuar ato pronarëve të tyre për shkak të borxheve, papaguara të Detroitit prej pronës së patundëshme arritën dhe tani ato po përpiqen t’i heqin qafe këto ndërtesa për të 17.600.000 dollar vitin e kaluar, kurse qyteti ende preferon shmangur pagimin e taksave. Vlen të përmendet se taksat shtëpitë për t’u zënë vend mbasi ka shumë të pashitura. për pasurinë e patundshme në Detroit janë nga më të lartat Detroit nuk mund të veprojë me deficitin buxhetor të në Shtetet e Bashkuara”. pacaktuar. Shteti i Michiganit ka deklaruar “gjendjen e Sipas Shoqatës së REALTORS Michigan, “Për ata që ishin jashtëzakonshme financiare të Detroitit më 1 mars dhe të shqetësuar në lidhje me çmimet për blerjen e një shtëpie, mori përsipër menaxhimin e komunës. Detroit u bë qyteti i në Detroit, nuk duken të jenë më tej, ku shtëpitë tash janë gjashtë në Amerikë i marrë përsipër nga qeveria e shtetit në të listuara në çmimet më të ulta në histori - tetëmbëdhjetë Shtetet e Bashkuara. shtëpi jan vënë në shtije sipas axhensive të shitblerjes së Detrioit Press shkruan se Detroit është në vështirësi fipasurive të patundëshme (real estate) për 100 dollar ose Situata financinanciare: qyteti ka borxhe afatgjata nga 14 miliardë dollarë më pak, dhe nëntë të tjera të shënuara për një dollar”. are e “Qytetit të amerikanë dhe deficitet buxhetore nga 327 milionë dollarë. Ndërkohë, që sipas Realtor.com, tetëmbëdhjetë shtëpitë në Detroit, janë të shënuara për 100 dollar ose më pak, Motorve” Detroit- Sipas raportit të Bloomberg, rendimenti i obligacionit komunal në Detroit skadon në vitin 2015, mbasi ai u rrit nga 7.5 mes gjashtë pronave të listuara për 100 dollar, dhe nëntë it ( Michigan) për qind në fund të vitit 2012 në 9 përqind në të tashmen. prej tyre janë të shënuara për 1 dollar. Pjesa tjetër janë të “Vështirësitë e qytetit të Detroitit janë tipike për këtë shënuara në shuma të ndryshme në mes nga 50 dollar deri është “dramazonë”, tha Mateu Gibb, zëvendës-shefi i Oakland County. në 80 dollar për pasuri të patundshme, në qytetin e Detroit. tike”, saqë disa Sa për perspektivën e Detroit, Gibb thotë se ajo është Axhenisa Zillow ka vlerësuar vlerat e 1.7 milionë shtëpive pothuajse e pamundur për të rivendosur lavditë e kaluara në Detroit, dhe sipas shtypit amerikan thuhet se Zillow ka shtëpi, sipas vlerësimet të cilat janë të sakta, ku thuhet se “ brenda 5 shtypit amerikan të Detroitit. Me emërimin e Kevin Orr, kur ai filloi mandatin e tij të menaxherit të emergjencës financiare për Detroit për qind të çmimit të shitjes aktuale për rreth 28 për qind e më 25 mars, për të shkurtuar shpenzimet komunale, të shtëpive në qytet dhe të sakta brenda 10 për qind të çmimit atje po shiten negociojë me sindikatat, të shesë disa prona komunale të shitjes për 51.6 për qind e shtëpive”. madje me një dhe pagesa e ulët e zyrtarëve komunalë, thuhet se Qyteti Sipas Shoqatës së REALTORS Michigan, çmimi mesatar çmim që lëvrin i Automobilave, ka nevojë për tre deri në pesë vjet për të i shitjes për një shtëpi në Detroit në shtator të vitit 2012 zgjidhur vështirësitë financiare”, thotë Gob ishte 17,125. Shtypi amerikan njofton se për disa referenca, nga 100 dollar Por ekonomisti Michael Digiovanni thotë se çështja çmimi mesatar i transaksionit për shumicën e markave të deri në 1 dollar. është krejt ndryshe. Ai ishte shumë optimist për të ardhautomobilave ishte 30.282 dollar në shtator të vitit 2012, men e Detroitit, mbasi Profesori i Universitetit të Detroitit në “Qytetin i Automobilave” raporton Fox News. Me fjalë të tha se ka fakte që provojnë shqetësime në lidhje me GM dhe Chrysler tjera, ju mund të bleni dy shtëpi në Detroit për çmimin e një makine. “Ky trend ka qenë për disa kohë, thotë Dr Mark Perry, ekonomist në falimentimin e gabuar. Falimentimin për një kompani është një proces Universitetin e Miçiganit dhe dijetar në Institutin Amerikan Enterprise, për atë të kompetencës të pakta dhe të rritura. Pas uljes së barrës dhe duke shtuar se që nga viti 2008, çmimi mesatar i një shtëpie në Detroit ka shkurtimin e shpenzimeve, Detroit do të përmirësojë mjedisin dhe zhvillimin e industrive të reja, duke ruajtur përparësitë e veta tradicionale të qenë nën çmimin mesatar të një makinë të re”. Perry, gjithashtu tha se çmimet e ulëta të strehimit paraqesin një tilla si objekte kulturore dhe argëtuese. Si një nga 20 qytetet më popullsi mundësi për rigjallërimin në qytet. Por, edhe me një çmim të tillë ndodh që më të re në Amerikë, Detroiti do të tërheqë njerëz të rinj në qytet të vijnë përsëri e të jetojnë. për një kohë të gjatë për godinat nuk mund të gjenden blerës. “Shumë njerëz e keqkuptojnë “Rënia e Detroitit”, thotë profesori i “Ka mundësi të madhe për disa njerëz për të lëvizur përsëri në këto lagje, dhe për të rregulluar këto shtëpi, dhe për të sjellë përsëri qytetin Universitetit të Detroitit Michael Digiovanni ashtu si me problemet e e parë të prodhimit të automobilave në Amerikë, në lulëzim”, tha ai për industrisë amerikane të automobliave. Në fakt, thotë ai industria e automobilave është në shëndet të mirë në Shtetet e Bashkuara. Vitin e Fondacionin Daily News. Në Michigan thuhet se zona më e madhe Detroit, është e renditur në kaluar 2012 performanca e GM, Ford dhe Chrysler kanë vendosur re39 nga 212 zonat e metrove amerikane me popullsi prej 200.000 banorë korde për shumë vite, ndërsa industria e automobliave ka qenë një fuqi apo më të mëdha për veprimtarinë e foreclosure në tremujorin e tretë të shtytëse për rimëkëmbjen ekonomike të Shteteve të Bashkuara. Shitjet vitit 2012, me 12.170 prona në foreclosure që hynë gjatë kësaj kohe, të e makinave dhe kamionëve në 2013 pritet të arrijë në 15.3 milion dollarë, shumë më e lartë sesa në vitin 2012 dhe i afrohet me rekordin e vështirë ekonomike. Situata strehimit në Detroit ka qenë, thuhet duke u përmirësuar mbasi mëparshëm prej 16 milionë në vitin 2007”.

N


SPORT • E enjte 1 gusht 2013

BEJL RRIT TENSIONIN, BRAKTIS STËRVITJEN shkojë tek Reali ndaj nuk do të vazhdojë të stërvitet më me Totehemin. Kujtojmë se Bejl ka kohë që ka refuzuar të luajë ne ndeshjet e Totenhemit, ndërsa tani nuk do as që të stërvitet me anglezët. Në fakt ky vendim i mesfushorit është bërë për të detyruar presidentin Daniel Levi që të ulet në tavolinën e bisedimeve me Realin e Madridit. Reali fut edhe Modriçin në lojë Real Madrid rikthehet fuqishëm në sulm për Garet Bejl. Sipas “The Times”, ofensiva madrilene është e përbërë nga shumë miliona euro, por edhe përfshirjen në bisedime të një

Garet Bejl nuk ka ndërmend që të bëjë hapa prapa. Futbollisti uellsian është mëse i vendosur që të largohet nga Totenhemi për të luajtur me Realin e Madridit dhe pavarësisht se klubi anglez po bën të pamundurën që ta mbajë ai po e shfaq shumë hapur dëshirën për largim. Kështu dje Bejl ka vendosur që të mos stërvitet më me Totehemin. Uellsiani është stërvitur normalisht në seancën e paradites me skuadrën e tij, por në fund të saj ai i ka deklaruar trajnerit Vijas Boas se nuk do stërvitet më me ekipin. Ky lajm është bërë i ditur nga Sky Sports. Bejl i ka thënë trajnerit se ai do të

futbollisti. Bëhet fjalë për Luka Modriç, që mund të rikthehet tek Totenhem pas vetëm një viti në “Bernabeu”, lëvizje që pëlqehet edhe nga drejtuesit e klubit anglez. Duket se përgjigja pëlqyese ka ardhur nga Londra me ulje çmimi, pasi nga 140 milionë euro, londinezët tashmë kërkojnë 120 milionë për Bejlin. Gjithsesi, kjo është një shumë mjaft e lartë dhe sipas mediave spanjolle vetë kreu i klubit madrilen Florentino Perez ka marrë përsipër bisedimet finale. Presidenti i Realit do të takohet së shpejti me atë të Totenhemit, Daniel Levi, ku do të mbyllet gjithçka.

Kukësi me ëndrrën Evropë Nënkampionët e Shqipërisë do të zhvillojnë sonte në mbrëmje në “Qemal Stafa” takimin e parë kundër Metalurgut

»

23

Tare në sulm: Berisha vjen tek Lacio Pas spekulimeve se Etrit Berisha ka firmosur për Kievon në Itali, në Serinë A ka ardhur dhe reagimi i drejtorit sportive të Lacios, Igli Tare. Tare ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë mes. Madje drejtori i Lacios ka thënë se Berisha shumë shpejt do të jetë edhe portieri numër një i fituesve të kupës së Italisë. “Berisha dëshiron vetëm Lazion. Kontrata e nënshkruar me Kievon është e pavlefshme”, ka thënë Tare për mediat italiane.

Blaszczykovski: Kam r efuzuar Mançester Sitin Jakub Blaszczykovski zbuloi se refuzoi Mançester Siti, pasi klubi anglez nuk është në nivelin e Borusia Dortmund. Polaku, i cili ndodhet prej 6 vitesh tek klubi gjerman, ka luajtur një rol kyç në suksesin e verdhezinjëve në sezonin 2011-2012, kur ata fituan Bundesligën. Sulmuesi pohoi se Dortmund është një skuadër fantastike, me lojtarë dhe një trajner të shkëlqyer dhe se sheh një të ardhme plot me suksese. Gjithashtu Blaszczykovski shtoi se në Gjermani, ai dhe familja e tij kane gjithçka që i nevojitet e se nuk e sheh veten në një tjetër skuadër.

Keisuke Honda nuk lëshohet nga CSKA Duket se ka shumë pak shanse që Keisuke Honda të veshë fanellën e Milanit që në fillim të këtij sezoni. CSKAja e Moskës, klubi që ka në zotërim kartonin e mesfushorit japonez refuzoi dje sërish Milanin për Keisuke Honda. Skuadra ruse nuk ka aspak dëshirë për negociata, duke kthyer pas ofertën e fundit të administratorit të deleguar të klubit kuqezi, Adriano Galianit, që dukej se e kishte gjetur zgjidhjen për të arritur tek marrëveshja e përbashkët. Presidenca e skuadrës ruse e justifikon vendimin duke theksuar se nuk ka lidhje me çështjet financiare por ato teknike. Sipas drejtuesve të CSKA-së Honda është i nevojshëm për ekipin në këtë periudhë ndaj ata nuk dëshirojnë që të humbasin shërbimet e tij, pavarësisht se më pas do të kenë humbje ekonomike, sepse lojtari do të largohet me parametra zero. Në këtë pikë, Galiani duhet të mendojë strategjinë e së ardhmes dhe për momentin, rruga e vetme duket ajo e transferimit të japonezit në merkaton e janarit, kur Honda do të lirohet nga detyrimet kontraktuale që ka me CSKAnë e Moskës. Gjithsesi, nga ana e tij, Keisuke Honda duket i gatshëm të bëjë çdo sakrificë të mundshme për të veshur fanellën e Milanit, pasi ai është gati ta reduktojë pagën nga 2.5 në 1.8 milionë euro. Gjithsesi, deri në ditët e fundit të merkatos, Milani do të vijojë kontaktet me CSKA-në për ta bindur klubin rus të lerë lejë të lirë lojtarin, që konsiderohet si një element i rëndësishëm për të ardhmen e klubit kuqezi.

N

ënkampionët e Shqipërisë do të zhvillojnë sonte në mbrëmje në “Qemal Stafa” takimin e parë kundër Metalurgut. Nënkampionët e Shqipërisë kanë arritur deri në turin e tretë në Ligën e Evropës që në pjesëmarrjen e tyre të parë në Evropë. Por pasi kanë kaluar Florën e Talinit dhe Sarajevën në Kukës duken me oreks të mirë dhe tashmë ata synojnë dhe hapin e madh, kalimin në play off në Ligën e Evropës. Kapiteni Hallaçi në prag të ndeshjes është shprehur: “Është një ndeshje e vështirë, por ne do të

Levandovski: Ndihem i zhgënjyer nga Borusia

përpiqemi të bëjmë maksimumin. Kemi ardhur këtu falë punës së jashtëzakonshme që kemi bërë të gjithë. Po përjetojmë një ëndërr dhe duam të vazhdojmë me këtë ëndërr. Sa për kualifikimin mos më pyesni që tani, pasi nuk mund t’iu them asgjë. E rëndësishme është që në Tiranë të bëjmë një ndeshje të mirë dhe pse jo të marrim dhe një rezultat pozitiv. Mendoj se që nga kjo ndeshje do ta kuptojmë se me çfarë rivali kemi të bëjmë. Njohuritë janë të pakta, por fakti që ata luajnë në një nga kampionatet e fortë në Evropë si ai në Ukrainë të bën të mendosh se kemi të bëjmë me

Robert Levandovski deklaroi se ndihet i tradhtuar nga Borusia e Dortmundit. Sulmuesi polak gjatë kësaj merkatoje pritej të transferohej te Bajerni i Mynihut, por klubi i mbylli dyert 24-vjeçarit për kalimin e mundshëm tek bavarezët. “Nëse dikush thotë diçka, atëherë fjalën e dhënë duhet mbajtur. Nuk po them se gjithçka ka lidhje me

kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

një rival të vështirë. Gjithsesi edhe me Sarajevën kështu ishte para ndeshjes”. Për këtë ndeshje ka folur edhe trajneri Armado Cungu. “Në futboll nuk ka asgjë të pamundur. Kemi kaluar dy ture dhe askush nuk na e ka falur kualifikimin, e kemi fituar me djersë e sakrifica në fushë. Kemi treguar se jemi një skuadër e duke luajtur si të tillë mund të shkojmë larg. Natyrisht dëshira për të shkuar në play off është e madhe. Por nuk duhet të harrojmë dhe kundërshtarin që kemi përballë. Bëhet fjalë për një skuadër të fortë. Gjithsesi ne do të provojmë, ka thënë ai.

Siti-Milan, shi golash Më shumë se sa një miqësore luksi, ndeshja Mançester Siti-Milan, ndeshja hapëse e turneut “Audi Cup” ka ngjarë me një stërvitore. Të dy skuadrat janë shfaqur me probleme të mëdha në mbrojtje, sidomos në pjesën e parë. Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 5-3 për Sitin dhe të gjitha golat janë shënuar në pjesën e parë. Fillimisht është dukur si një shkatërrim total i italianëve, pasi anglezët për 36 minuta kanë shënuar pesë gola. Por, me rezultatin 5-0 në kurriz milanistët kanë reaguar dhe brenda harkut të mbetur kohor deri në mbylljen e pjesës së parë kanë shënuar tre gola, duke e kthyer rezultatin në 5-3, pak më të pranueshëm.

transferimin tim, por edhe me të tjera gjëra që kam diskutuar me drejtuesit e klubit. Doli që fjalët e thëna ishin të pavërteta. Pavarësisht sesa shumë do të stërvitem apo çfarë do të arrij, ndenja se me kanë tradhtuar do të jetë e pranishme. Ndoshta fjala tradhti është shumë, por le të themi që jam i zhgënjyer” tha Levandovski.

politika: ERVIN KOÇI, OLI XHILAGA ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

menaxhere marketingu: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« hipotekat

E enjte 1 gusht 2013 •


Metropol 1 gusht 2013