Page 1

»7

“Biznes Albania”, Intervista

Sejdarasi: Duhet një studim i mirëfilltë për sipërmarrjen në vend E martë

19 qershor 2012 Viti VIII, Nr. 2695 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Provimet

Udhëtimi në kohë Lirohet pedagogu i ndaluar në kërkim të fillesës për korrupsion, do të »

11

bote & histori

• Arturi, historia e një mbreti që ndoshta ka ekzistuar • “G-20”, në Meksikë kërkohet zgjidhje për Evropën • Vendimet e grekëve dhe zgjidhjet e euros »13-17

hetohet në gjendje të lirë

Prostitucioni Hajredin Cakrani Ditari/ Organizimi i kryengritjes së Toskërisë, pjesëmarrësit »20-21

Vendimi i qeverisë Pagat dhe pensionet, skema e rritjes sipas kategorive »2

Zbulohen pronat dhe llogaritë e majme bankare Prokuroria sekuestron pasuritë e skraparlliut dhe të familjarëve të tij. Shfrytëzonte 2 rumune dhe organizonte linjën Ballkan - Itali

»8

Strategjitë e reja të bankave

»9

Kreditë e pashlyera, 4 mijë dosje shkojnë në përmbarim Provimet e maturës Vijon ngërçi Berisha fton Ramën për integrimin në BE, PS: Ftesa është hipokrizi »3

Testet që kanë kaluar për rikontroll, u gjetën me shenja Cilët rrezikojnë përjashtimin përfundimtar nga gara për shkollën e lartë. Si do të bëhet ankesa për gabimet »6

Speciale

Intervista

Bujar Nishani: Nga Luan Kurti Nano më mori Një humbje e në telefon, Topi paralajmëruar e dërgoi SMS opozitës »10 Presidenti i ri flet mbi prioritetet në detyrën e re dhe marrëdhëniet që do të ndërtojë me Partinë Demokratike politikanët e institucionet

»4-5

Nga Arian Rexhepi

Kurbani i liderit të Aleancës Kuqezi

»11


02

« POLITIKE

E martë 19 qershor 2012 •

KRYEMINISTRI: SHQIPTARËT PAS 15 KORRIKUT DO TË MARRIN PLUS 5 %

Qeveria vendos javën që vjen rritjen e pagave e pensioneve Albana Lika

të fshatit po kaq, rritja e pensioneve në qytet, që të gjitha dy ose tri herë më shumë se inflacioni. Por kjo rritje në vitin më të vështirë të krizës ekonomike për Evropën, sipas Kryeministrit, ka dhe një nëntekst që bëhet më real se asnjëherë, është se inflacioni po bie. “Për shkak të krizës evropiane rënia e çmimit të mallrave në Evropë ka bërë që çmimet në vendin tonë të ulen më shumë se asnjëherë tjetër. Këtu natyrisht ndikon edhe prodhimi i rritur në vazhdimësi. Tani po vjelim rezultat e atyre politikave nxitëse që kemi ndërmarrë gjatë

këtyre viteve të fundit për prodhimin bujqësor”, - vijoi ai. Rritja e pagave për shefin e ekzekutivit do të thotë rritje e fuqisë blerëse. “Kjo përbën një rritje të ndjeshme të fuqisë blerëse shqiptare të 820 mijë familjeve shqiptare, të cilat nga data 15 korrik e në vazhdim do të marrin më shumë se para datës 15 korrik”, - deklaroi Kryeministri. Duke e akuzuar kryesocialistin Rama se më parë synon bllokimin dhe jo konsensusin, Berisha tha se shqiptarët duhet të ndihen të lumtur që rritja e pagave nuk rregullohet me ligj.

Batutat e Kryeministrit

Afati i rritjes

Q

everia shqiptare do të firmosë së shpejti rritjen e rrogave dhe të pensioneve me rreth 5%. Ndryshimi do të reflektohet në paga dhe pensione për qytetarët shqiptarë pas datës 15 korrik. I paralajmëruar më herët, ky vendim i pritshëm i qeverisë u përmend nga Kryeministri Berisha në mbledhjen e djeshme të grupi parlamentar të PD-së. “Janë bërë përllogaritjet e fundit dhe në mbledhjen pas kësaj të mërkure qeveria vendos për rritjen e rrogave dhe të pensioneve në vend. Nuk ka vendim më njerëzor se vendimi për të rritur në këtë periudhë rrogat dhe pensionet për shqiptarët. Rritja e rrogave dhe pensioneve është një akt madhor, premtim madhor në politikën sociale të kësaj mazhorance dhe të kësaj partie”, - tha kreu i PD-së në fillimi të fjalës së tij përpara deputetëve të tij. Kreu i qeverisë tha se rrogat dhe pensionet nuk do të rriteshin asnjë qindarkë, në kushte të njëjta me vendet e tjera të rajonit dhe Evropës, në rast se ekonomia shqiptare, qeverisja dhe reformat e ndërmarra prej saj nuk do të ishin një histori e vërtetë suksesi. “I tërë qëllimi i një qeverisje, i një qeverie, i reformave që ajo ndërmerr është para së gjithash një dhe vetëm një: mirëqenie në rritje për qytetarët; përmblidhet në një frazë të vetme: mirëqenie në rritje për qytetarët. Pra, ne vijmë në këtë prag vere pasi përjetuam dimrin më të vështirë të 27 vjetve të fundit. Përsëri me mundësinë e plotë për rritjen e rrogave dhe të pensioneve, pa marrë qoftë dhe një qindarkë të vetme borxh për rritjen e tyre”, - tha Berisha. Duke folur për masën e rritjes ai sqaroi se rritja e rrogave dhe pensioneve parashikohet të jetë mesatarisht 5% për rroga, rritja e pensioneve

“Shqiptarët nga data 15 korrik e në vazhdim do të marrin më shumë se para datës 15 korrik. Ata janë fatlum që këto vendime, që prekin direkt jetën e tyre të përditshme, kursimet dhe mirëqenien e tyre, nuk mund të bllokohen, për shkak se, po të ishin dhe këto në ligjin e konsensusit, nuk do të rriteshin, por do të uleshin; nuk do të miratoheshin, por do të bllokoheshin, siç u tentua të bllokohej tuneli i Kërrabës, sepse për Ramën ‘konsensus’ do të thotë ‘bllokim’. Ky është deshifrimi që i bën ai kërkesës civile për konsensus.”

“Heroi i Edi Ramës, njëkohësisht edhe miku im Dhimo Kote, më tha në takimin e fundit se më parë eksportonte shalqi, ndërsa tani është shumëfishuar çdo gjë, pasi është ndërtuar rruga dhe transporti, i cili më parë i merrte shumë kohë, tani realizohet në një kohë rekord. Për 8 vjet atij (Dhimos) nuk ia ndërtuan rrugën. Se është kollaj ta bësh si të vetmin personazh pozitiv, dhe në fakt ai e meriton. Unë habitem si e lë Koçoja, se ai nuk toleron njeri përveç vetes së tij. Ai është faktikisht nënkryetari në hije i PS-së.”

KOMISIONI I LIGJEVE MIRATON NISMËN E QEVERISË PËR NDIHMËN E OKB-së

Miratohet nisma për sigurinë e makinave të reja Pajisje kundër vjedhjeve për makinat që futen për herë të parë Kuvendi i hapi dje rrugë marrëveshjes së Shqipërisë me OKB-në për të vendosur një rregullore teknike lidhur me sigurinë dhe kundër vjedhjes së automjeteve, pajisjet dhe pjesët e tyre. Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen e Kombeve të Bashkuara për vendosjen e rregulloreve teknike globale për automjetet me rrota, pajisjet dhe pjesë, që mund të instalohen ose të përdoren tek automjetet me rrota”. Kjo marrëveshje vendos rregulla teknike lidhur me sigurinë, problemet mjedisore, ato të energjisë dhe kundër vjedhjes për automjetet me rrota

dhe pjesët e tyre, të cilat përdoren në vendet anëtare, palë të kësaj marrëveshjeje. Në projektligjin e miratuar në konsensus mes palëve në Komision parashikohet që të gjitha automjetet që hyjnë për herë të parë në territorin shqiptar duhet të jenë të pajisura me sinjalizuesin e sigurisë kundër vjedhjeve (GPS). Për realizimin e këtij projekti Shqipëria kërkon ndihmën e OKB-së për të vendosur një rregullore teknike lidhur me sigurinë dhe kundër vjedhjes së automjeteve, pajisjet dhe pjesët e tyre. Në projektligjin e saj qeveria thekson se “zbatimi i kësaj marrëveshjeje bëhet duke pasur parasysh faktin që në vendin tonë

nuk prodhohen mjete motorike, as nuk bëhen certifikime të mjeteve apo pjesëve të tyre të prodhuara në një vend tjetër dhe ka një fushë të kufizuar”. Në projektligj theksohet se fusha e veprimit të kësaj marrëveshjeje është “për të gjitha mjetet motorike që hyjnë për herë të parë në tregun shqiptar, të cilave u verifikohet dokumentacioni dhe kontrollohen fizikisht për konformitetin e prodhimit, duke e vënë theksin te siguria rrugore”. Aderimi i vendit tonë në këtë marrëveshje është pjesë e procesit të përafrimit të legjislacionit komunitar të miratimit të tipit dhe të regjistrimit të mjeteve motorike.

FRD-ja mbetet edhe dy ditë e palegalizuar

Dokumentacioni i mangët, gjykata shtyn regjistrimin Gjykata e Tiranës ka shtyrë për nesër regjistrimin e partisë me të re politike, Fryma e Re Demokratike. Sipas gjykatës dokumentacioni për regjistrim, i paraqitur nga FRD-ja, nuk është i plotë. Nuk këtë mënyrë ajo ia ka kthyer dosjen subjektit të interesuar për plotësim. Partia Fryma e Re Demokratike dorëzoi pak ditë më parë në Gjykatë kërkesën për regjistrim, statutin dhe listën me 11 432 firma. Më 31 maj Fryma e Re Demokratike depozitoi në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin e saj si person juridik. Dokumentacioni përmban: kërkesën, programin minimal dhe statutin e partisë, të miratuara nga Grupi Nismëtar i themelimit të

Fryma e Re Demokratike. Në preambulën e Programit të saj FRD angazhohet të jetë parti e lirisë dhe e barazisë, parti e mundësive dhe e shanseve të barabarta për të gjithë. FRD është parti e hapur për të gjithë shqiptarët, është parti e mendimit dhe veprimit progresiv. Ajo synon të përçojë këtë frymë jetëdhënëse për fatet e demokracisë në jetën e përditshme dhe në institucionet e vendit. FRD është parti e shpresës së të gjithë shqiptarëve. “Një anëtar një votë”, institucionalizimi i mendimit ndryshe dhe mandatet e kufizuara të drejtuesve partiakë në qendër e në bazë, janë parimet të cilat FRD shpreh vullnetin t’i zbatojë në praktikë.

Kryeministri përshëndet zgjedhjet në Greqi

“Fitorja kapitull të ri në përpjekjet përballë krizës” Kryeministri Berisha përshëndeti zhvillimin e zgjedhjeve të 17 qershorit në Greqi, duke uruar forcën politike fituese ”Demokracia e re” të drejtuar nga Antonio Samaras, për rezultatin e arritur në këto zgjedhje. Kryeministri vlerësoi se kjo fitore shënon një kapitull të ri në përpjekjet e këtij vendi dhe kombi për t’u përballur me dinjitet me krizën që përjeton. “Kombi grek votoi për forcat politike të cilat janë të angazhuara të zbatojnë dhe nderojnë marrëveshjet, në interesin më të mirë të kombit dhe vendit të tyre me Bashkimin Evropian dhe eurozonën. Ky votim, pas rëndësisë jetike që ka pasur për kombin grek, rëndësinë e dytë jetike e ka

pasur për kombin shqiptar, pasi në këtë vend, më shumë se në çdo vend tjetër, gjenden qindra e mijëra vëllezër e motra tonat, të cilët shkuan aty për të ndërtuar jetën e tyre, për shkak të gjendjes së stërmjerë, nga e cila ata dolën nga diktatura komuniste”, tha Berisha. Duke i vlerësuar emigrantët shqiptar në Greqi, si një faktor shumë i rëndësishëm i rritjes së ekonomisë si në Greqi ashtu edhe në Shqipëri, kryeministri tha se çdo vështirësi e tyre është direkt vështirësi, dhimbje edhe për çdo shqiptar në Shqipëri. Berisha shprehu vlerësimin më të madhe për faktin se “Demokracia e Re”, jashtë çdo note populiste, mbrojti vlerat e Qendrës së Djathtë.

Kreu i OSBE-së apel politikës për reformat

Volfart: Palët të bashkëpunojnë për përmbylljen e reformave Kreu i prezencës së OSBEsë në Shqipëri, Eugen Volfart, u ka bërë dje apel partive politike për rëndësinë në besueshmërinë e sistemit zgjedhor, ndaj dhe duhet të ndërmerren hapat e fundit për të përfunduar këtë reformë. “Deri tani është bërë një punë e mirë, e rëndësishme, e zgjeruar dhe intelektuale nga dy bashkëkryetarët dhe spektri politik. Një punë në bashkëpunim dhe dialog me OSBE–ODIHR-in që kanë kontribuar në amendamentet e Kodit. Është e rëndësishme për besueshmërinë e sistemit zgjedhor që të ndërmerren hapat e fundit për të përfunduar këtë reformë. Dy çështje që duhet të trajtohen është kompozimi i KQZ-së dhe mënyra si do të trajtohen

ankesat pas përfundimit të zgjedhjeve. Është shumë e rëndësishme që të merren dhe hapat e fundit për mbylljen me sukses të kodit dhe kësaj reforme”, - tha Volfart. Sipas tij, pas zgjedhjes së presidentit politikanët e kanë mendjen e lirë dhe duhet të angazhohen seriozisht në përmbushjen e reformave zgjedhore e parlamentare, reformën në gjyqësor dhe çështjen e imunitetit të zyrtarëve. “Vetë liderët e partive e kuptojnë se sa vendimtare janë javët e fundit dhe i ftoj të punojnë për përmbushje të suksesshme të reformës”, - u shpreh dje ambasadori i OSBE-së në Tiranë pas tryezës së rrumbullakët për rritjen e pjesëmarrjes së grave në partitë politike në Shqipëri.


POLITIKE • E martë 19 qershor 2012

»

03

KRYESOCIALISTI I PËRGJIGJET KREUT TË QEVERISË PËR OFERTËN PËR KONSENSUS

Rama: Ftesa e Berishës është një hipokrizi Realizim i reformës zgjedhore, i reformës parlamentare si dhe shqyrtimi i çështjes së imunitetit të zyrtarëve të lartë janë pjesë e propozimeve që PS-ja paraqiti një muaj më parë në tryezën e mazhorancës përmes negocaitorëve të saj. Plotësimi i tyre para zgjedhjes së kreut të shtetit për selinë rozë u shtrua si një domosdoshmëri e madhe për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian në vjeshtën e këtij viti.

nistri shqelmoi fatin europian të Shqipërisë dhe tani akuzon opozitën europiane të këtij vendi për reformat që mban vetë peng”, - deklaron numri

Ndonëse ka kaluar një javë nga zgjedhja e Presidentit të Republikës pa konsensusin e opozitës, palët nuk kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët për të ecur përpara dhe vijuar me reformat e tjera të mbetur peng e mungesën së vullnetit politik. Si mazhoranca, ashtu dhe opozita çirren në pozicionet e tyre për konsensus në emër të interesave të qytetarëve shqiptarë, por ende nuk është arritur asnjë rezultat konkret.

një i selisë rozë. Rama ka rikujtuar edhe një herë se reformat janë pjesë e planit të PS-së me 4 pika për marrjen e statusit kandidat të Shqipërisë. “Katër

BLLOKIMI

“Hipokrizi” i ka cilësuar kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama thirrjet e Kryeministrit Berisha mesditen e djeshme në adresë të opozitës. Kryesocialisti i cilëson mishërim hipokrizie thirrjet e Kryeministrit, pasi ishte vetë Berisha ai që braktisi interesin kombëtar të vendit për interesa të ngushta të palës politike që drejton. “Thirrjet e Kryeministrit për opozitën sot janë mishërim i hipokrizisë së pushtetit, që braktisi interesin e vendit për të çuar noterin partiak në Presidencë”, - shkruan Rama në faqen e tij zyrtare. Në mesazhin e radhës Rama thotë se është Berisha ai që ka shkelmuar fatin europian të vendit, duke e akuzuar drejtpërdrejt atë për mbajtjen peng të reformave. “Kryemi-

REFORMAT

“Kryeministri braktisi interesin kombëtar për ato politike”

pikat e planit tonë për statusin janë publike prej një muaji. Mospërmbushja e tyre është e lidhur vetëm me mungesën e vullnetit të KM”, - përfundon reagimi.

KREU I MAZHORANCËS E FTOI DJE KREUN E OPOZITËS PËR REALIZIMIN E REFORMAVE INTEGRUESE

Berisha ftesë Ramës: Eja të mbyllim reformat! “Konsensus s’quhet futja e bërrylit. Nuk bëhet politika me koka turku” HEQJA E IMUNITETEVE

Herion Mesi

K

reu i mazhorancës, Sali Berisha, në mbledhjen e radhës të grupit parlamentar të PD-së i bëri thirrje dje kryetarit të opozitës Edi Rama që të heqë dorë nga politika e bllokimit të reformave në vend. Duke e ftuar Ramën të mos vijojë më me bërryla apo prerje kokash, Berisha tha se është koha të vendosen interesat evropiane si përparësi e çdo përparësie. “I bëj thirrje zotit Edi Rama që të vendosim interesat evropiane të shqiptarëve si përparësi e çdo përparësie. Konsensusi nuk mund të përdoret për bllokim. Konsensusi është proces në të cilin çdo palë duhet të bëjë lëshime. I bëj thirrje zotit Rama të përparësojmë interesat evropiane të qytetarëve, të përfundojmë reformën zgjedhore, të lëmë mënjanë praktikat e “kokës së turkut”. “Koka e turkut” ne na u bë helmi në tepsi që servirte diktatura çdo gjashtë muaj, çdo vit për të përzier shpirtrat e njerëzve. Nuk bëhet politika me koka turku, nuk bëhet konsensusi kështu. Por koha është të kapërcejmë mbi to, koha është të votojmë ato reforma që i kemi pothuajse të finalizuara dhe në të cilat, ashtu siç është faktuar, PD-ja ka lëshuar në mënyrën më të vendosur dhe të vazhdueshme”, - tha Berisha. Më tej ai akuzoi kryetarin e PS-së se përpiqet të bllokojë çdo reformë dhe nismë të qeverisë për qytetarët. “Se për Ramën konsensus do të thotë “bllokim”. Ky është dëshirimi që i bën ai kërkesës civile të qytetëruar për konsensus”, - u shpreh Berisha. Në fjalën e tij

Ndonëse të gatshëm për të kufizuar imunitetet, dy partitë e mëdha nuk janë shprehur njësoj për një nismë të tillë. Parimisht palët janë dakord, por qëndrimi përfundimtar do të shihet gjatë hartimit të amendamenteve. Në diskutimet e zhvilluara deri më tani për imunitetet e deputetëve dhe zyrtarëve të lartë palët janë shprehur dakord për ndryshimin e Kushtetutës për të kufizuar imunitetin deputetëve para ligjit. Mazhoranca hodhi dyshime për votën e socialistëve për këto ndryshime, të cilët, sipas saj, duan të ruajnë statukuonë për të mos luftuar korrupsionin. Ndërsa opozita kërkoi që rregullimi me anë të Kushtetutës të bëhet me anë të miratimit të një komisioni ad-hoc me praninë e ekspertëve të Komisionit të Venecies dhe EURALIUS-it (projekti i Këshillit të Europës për përmirësimin e legjislacionit në Shqipëri).

REFORMA ZGJEDHORE Ndonëse është mbyllur në 90 për qind të tij, dy janë kapitujt e fundit të Kodit Zgjedhor që presin konsensusin e palëve për t’ia kaluar më pas Kuvendit për votim. Bëhet fjalë për formatimin e KQZ-së dhe ankimimin e zgjedhjeve në Kolegjin Zgjedhor, për të cilat palët janë ndarë mes tyre. Komisioni i reformës zgjedhore nuk arriti t’i jepte formë përfundimtare KQZ-së, të cilën demokratët e kishin parashikuar me një mandat 6-vjeçar, nga 4 që është aktualisht. Ky propozim u kundërshtua nga socialistët, të cilëve iu refuzua formula e zgjedhjes së kryetarit të KQZ-së, i cili e ruan numrin 7 të anëtarëve. Një tjetër propozim që është refuzuar ka qenë ai PD-së, që i jep KQZ-së të drejtën për të vepruar edhe si komision i niveleve më të ulëta, siç u veprua më 8 maj, kur KQZ-ja numëroi fletët e Tiranës si një KZAZ e madhe.

REFORMA PARLAMENTARE Data 15 prill shënoi ditën e fundit të grupit të punës për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, ku partitë kryesore nuk arritën dot në një produkt të pranuar mes tyre. Dy nga çështjet kryesore që e lë pezull këtë reformë janë mënyra se si do të votohen dekretet e Presidentit në Kuvend dhe mundësia që kryetari i grupit parlamentar të opozitës t’i përgjigjet kryeministrit sa herë që kreu i qeverisë merr fjalën. Komisioni për Rregulloren e mbylli punën pa mundur t’i çojë një dokument për votim në seancë. Demokratët e quajtën të mbyllur reformën me përfundimin e mandatit të komisionit, madje firmosën dhe draftin, që nuk mundi asnjëherë t’u përcillej deputetëve për miratim. Ndërsa për selinë rozë kjo vijon të jetë një çështje e hapur. Ndryshimi i Rregullores mbetet një nga prioritetet e BE-së për marrjen e statusit të vendit kandidat këtë vjeshtë.

para ligjvënësve demokratë, duke vënë në dukje punën për reformën zgjedhore, Berisha akuzoi Ramën se deklarohet edhe këtu kundër konsensusit. “Kemi punuar muaj të tërë për reformën zgjedhore, e kemi sjellë atë pothuajse në përfundim të plotë. Është bërë një punë serioze. Nuk duhet që në momentet e fundit të përdoret

fuqia politike e drejtuesit për ta bllokuar këtë proces. Pse ky proces nuk u bllokua muaj më parë? Pse ekspertët dhe deputetët e dy grupeve arritën konsensus në të gjitha çështjet? Sepse ne pranuam çdo propozim të tyre. Por si e ka zoti Rama konsensusin? 100 për qind për vete dhe asgjë kundërshtarit. Po ky nuk

është konsensus. Nëse ti thua “unë i dua të gjitha, ndërsa ti bërrylin”, atëherë ti nuk je për konsensus, por deklaron që të fillim se je kundër konsensusit”, - u shpreh Berisha. Duke u ndalur në domosdoshmërinë e heqjes së imuniteteve, Berisha theksoi se kjo çështje po mbahet peng nga këshilli i miliarderëve të PS-së, i cili ndikon

dhe në vendimmarrjet e kreut të opozitës. “Le të ngrihet mbi këshillin e miliarderëve. Ata vërtet janë 3, 5, 10 apo 15, por janë qindra mijë socialistët shqiptarë që nuk duan imunitet as për qeveritarët demokratë, as për socialistët e për askënd. Është e qartë se muri i vërtetë për heqjen e imunitetit është këshilli i miliarderëve. Po mba-

het peng procesi për pasuritë e Tomë Doshit, Sadri Abazit, Koço Kokëdhimës, Fidel Yllit etj. Më mirë sill një ligj amnistie për këta, por mos mbaj peng proceset për ta. Ç’punë kanë qytetarët e thjeshtë me imunitetin? Përkundrazi, atyre u duhet që sa më shpejt qeveritarët e zyrtarët të jenë pa imunitet”, - tha Berisha.


04

« INTERVISTE

E martë 19 qershor 2012 •

PRESIDENTI I SAPOZGJEDHUR I JEP INTERVISTË GAZETARIT ROLAND QAFOKU NË TELEVIZIONIN “PLANET”

Nishani: Nano më ka telefonuar, e prisja dhe nga Topi, por u mjaftua me një SMS

P

residenti i sapozgjedhur, Bujar Nishani, në një intervistë për gazetarin Roland Qafoku tregon se si ka ndryshuar jeta e familjes presidenciale që ditën kur ai mori votëbesimin në Kuvend. Nishani në intervistën e tij flet dhe për periudhën kur ka qenë pedagog në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve, duke sqaruar dhe thashethemnajën që lidhet me këtë çështje. Nga ana tjetër Presidenti i sapozgjedhur jep dhe vlerësimet e tij për presidentët e mëparshëm, që nga Ahmet Zogu e deri te Alfred Mosiu, duke shmangur komentet për Presidentin Topi, i cili është ende në detyrë. Nishani thotë se urimet nuk kanë munguar nga i gjithë spektri politik shqiptar, duke përfshirë këtu edhe Fatos Nanon, që e ka uruar personalisht në telefon, por dhe deputetë të opozitës, me përjashtim të kreut të PS-së Edi Rama - Si ka qenë dita juaj pasi u shpallët President i Republikës, çfarë ka ndryshuar te ju? - Për hir të së vërtetës, doza e emocionalitetit ka qenë më e madhe, por më së shumti për faktin e një autoanalize më të madhe për sa u përket përgjegjësive më të mëdha që i takojnë te këtë një njëri në krye të shtetit. Në aspektet e tjera të axhendës së orareve nuk ka ndryshuar ndonjë gjë. - Si ka ndryshuar jeta e familjes suaj, duke qenë se ajo është familja e parë tani në Shqipëri. Zonja juaj është Zonja e Parë tashmë dhe fëmijët, ashtu siç thuhet në zhargonin zyrtar, janë fëmijët e parë të Republikës së Shqipërisë? - Përveçse të qenit në këtë që ju e përcaktuat si zhargon, nuk ka pasur dhe nuk ka ende asnjë perceptim as brenda familjes, as në komunikimin me njëri-tjetrin dhe le të themi me miqtë e familjes, dashamirësit apo qytetarë të tjerë. Ka qenë pa dyshim një surprizë për familjen time, që u prit me një lloj emocioni të veçantë. Më pas pa dyshim që dhe tek ata kam parë një reflektim në mënyrën e sjelljes, në mënyrën e komunikimit për të qenë shumë herë më normal se ç’kanë qenë deri tani. - Ka ndryshuar diçka te bashkëshortja juaj? - Asgjë nuk ka ndryshuar përveçse për të qenë shumë herë më korrekte dhe më e drejtpërdrejtë në komunikimin me medien, e cila në fakt këto ditë ka qenë shumë insistuese. Megjithatë, ajo ka kërkuar një mirëkuptim për të komunikuar me medien në një kohë pak më të vonë. - Në vitin 2007, kur unë drejtoja gazetën “Tirana Observer”, tashmë Zonja e Parë dhe bashkëshortja juaj gjatë një interviste është pyetur: “Zonja Odeta, a mendoni se një ditë bashkëshorti juaj do të bëhet president?” dhe përgjigjja e saj ishte: “President jo. Bujari sapo është zgjedhur deputet dhe deri atje ka ende shumë shkallë akoma. E dyta, tani është bërë traditë një president konsensual dhe Bujari ma merr mendja është pozicionuar në një mënyrë të tillë te PD-ja që kurrë nuk ma merr mendja se do të marrë konsensusin edhe të të majtëve.” - Kjo është interesante në intuitën tuaj si gazetar, pasi pyetja është e rëndësishme, përgjigjet mund të jenë pasojë e pyetjeve. - Zoti President, përgjigjja

është shumë e bukur. - Kjo le t’i mbetet audiencës dhe qytetarit për të gjykuar, por është e vërtetë se kurrë nuk ka qenë në pretendimet, në objektivat apo egon e familjes sime pozicioni i presidentit të Republikës. - Si e ka pritur djali juaj, i cili është me studime në Vjenë, lajmin se babai i tij u bë President? - Për hir të së vërtetës, i takon asaj pjese të të rinjve shqiptarë që është shumë i pasionuar pas atdheut dhe flamurit dhe gjithashtu ndjekës shumë i kujdesshëm i politikës. Ka ndjekur çdo hap timin, por edhe të zhvillimeve politike në tërësi në Shqipëri. Ai ka qenë shumë i befasuar dhe reagimi i parë në fakt ka qenë jo entuziast, duke marrë në konsideratë periudhën e gjatë që i duhet një politikani për të shkuar në pozicionin e presidentit të Republikës. Megjithatë, më pas, duke e marrë edhe impaktet e para përmes “Facebook”-ut nga miqtë e tij në Tiranë apo edhe në Austri, ku ka krijuar një reputacion shumë pozitiv, atëherë me ka uruar dhe e ka bërë duke qeshur, me një qeshje dashamirëse. - A ka ndonjë fjalë nga ato që ju ka thënë djali juaj dhe ju ka mbetur në mendje? - Tha: “Ke arritur majën maksimale, bravo babi!”. Kjo ka qenë konkluzioni i gjithë asaj bisede të gjatë që ne kemi bërë nëpërmjet skype. - Po vajza juaj, që ju keni thënë gjithmonë se është pika juaj e dobët? - E ka marrë me shumë sportivitet, ndoshta nuk hyn shumë thellë brenda këtij realiteti. Duket sikur asgjë nuk ka ndryshuar tek ajo. - Po kaloj në disa detaje që janë personale, por që bashkëshortja juaj nuk ka pasur droje t’i thotë në intervistën që sapo për-

menda. P.sh: bashkëshortja juaj ka thënë se ju bëni shpesh dhurata. Kur u zgjodhët President, ju bëri ndokush dhuratë në familje, po ju a bëtë dhurata? - Kam marrë vetëm nga prindërit e mi një tufë me lule shumë të bukur ditën e dytë pas votimit dhe nuk kam marrë dhurata të tjera, apo të kem bërë. - Ndonjë fjalë që mund t’ju ketë mbetur në mendje nga ajo që mund t’ju ketë thënë babai juaj? - Në fakt, im atë është një person që nuk shprehet shumë. Ai ka një botë shumë të madhe dhe të gjerë, por nuk është ekspresiv, kjo ka qenë një karakteristikë e tij gjatë gjithë jetës. Përveç emocioneve të forta që përjetoi dhe natyrisht një përqafim ashtu siç mund t’i japë vetëm një baba djalit të tij, nuk ka pasur ndonjë mesazh shumë proklamues apo deklarativ. Kjo ndoshta edhe për shkak të tipit të tij. - Unë do të bëj një lidhje siç mund ta bëjmë vetëm gazetarët. Ndoshta ka humor në këtë pyetje, por duke marrë parasysh natyrën time, unë duhet t’jua bëj. Ju nuk keni ngjashmëri me presidentët e tjerë vetëm për shkak se jeni i treti ushtarak që është zgjedhur, dhe këtu kam parasysh formimin e Ahmet Zogut, Alfred Moisiut dhe ju, por jeni i treti president që mbani mustaqe. Bashkëshortja juaj nuk e ka pasur qejf këtë fakt dhe në intervistë ka deklaruar se ju kanë thënë t’i hiqni. Ju më pas, pasi i keni hequr, k e n i

deklaruar se kishit bërë një gabim që e kishit dëgjuar. A mund ta komentoni këtë fakt sot? - Në fakt, mbajtja e mustaqeve është për shkak të një dëshirë për të pasur një ngjashmëri me tim gjysh, me babain e nënës, i cili ka pasur dhe ka lënë një ndikim dhe mbresa shumë të mëdha në jetën time për disa arsye dhe më së shumti familjare. Ai ka qenë një personazh shumë aktiv në mbretërinë e Zogut, si fillim në kavalerinë e tij më pas i angazhuar në Luftën nacionalçlirimtare nga fillimi deri në fund. Ai ka qenë një personazh me një miqësi shumë të madhe dhe një shoqëri shumë të gjerë, me një karakter shumë të fortë dhe fatkeqësisht humbi djalin e vetëm. Ai ishte maturant në atë kohë në shkollën “Skënderbej” dhe ka qenë kampion boksi në Shqipëri. - Mos është historia e atij durrsakut që përflitej në atë kohë? - Po, është historia e tij, i cili është vëllai nënës sime. - Në mos gaboj, menjëherë pas vdekjes së tij është ndërprerë funksionimi i boksit. - Ky fakt, ka qenë shkaku i vazhdimësisë sime në akademinë ushtarake, si nipi i parë që isha nga ana e nënës sime. Gjyshi deri në fund të jetës së tij ka mbajtur mustaqe dhe unë kam pasur dëshirë që këtë shenjë dalluese të tij ta kem. - Në shkollën ku ne kemi studiuar kjo historia e boksit ka qenë një legjendë dhe flitej se në varrin e tij ishte një epitaf shumë prekës. - Nuk lidhet më shumë me epitafin, pasi ai ka qenë një dedikim familjar dhe i takon asaj që ta mbajë të pazbuluar, por historia e tij ka qenë shumë e ndier, pasi vetë personi përfaqësonte një dimension shumë të madh. Ai ka qenë kampion dhe luante me ekipin e Partizanit dhe përfaqësonte Shqipërinë në mënyrë dinjitoze në shumë ndeshje ndërkombëtare në arenën e boksit, duke pasur një perspektivë të shkëlqyer, por fati u ndërpre në mes. Megjithatë, historia e tij ka mbetur më shumë si një histori njerëzore për shkak të karakterit. Unë nuk kam pasur fatin ta njoh, pasi linda kur ai u nda nga jeta, por nga ç’ka kam dëgjuar më pas edhe pas 30 vjetësh historia e tij ka qenë një legjendë në atë shkollë. - Ju vetë jeni marrë me boks? - Jo, nuk jam marrë me boks, por jam marrë me shumë lloje të tjera sportesh. Jam marrë në mënyrë të organizuar në ekipe me gjimnastike fillimisht dhe me volejbollin kryesisht. - Çfarë ju ka mbetur në mendje nga shkolla “Skënderbej”? - Natyrisht që pjesa më delikatë është kur përpara se të hanim drekën apo darkën duhej të uleshim apo të çoheshim disa herë para pjatës. - Dhe ta mendosh që sot ky njeri është President i Republikës... - Normal që kjo është jeta njerëzore. - Edhe pse ju keni një moshë disi më të madhe sesa imja, mbaj mend në shkollë që ishit një nxënës me të gjitha dhjeta dhe i


INTERVISTE • E martë 19 qershor 2012 rregullt. Dua të di a ju shërbeu gjithë ai rregull apo ato dhjeta të shkollës “Skënderbej” si në të mesmen, ashtu dhe në të lartën? - Nuk besoj te pjesa e notave që mund të marrë një nxënës, pasi e quaj diçka subjektive apo të jetë elementi bazë në formimin e një njeriu, por vitet që kam kaluar në arsimin ushtarak kanë lënë në formimin tim gjurmë të rëndësishme në kuptim pozitiv të fjalës. Pa dashur të bëj analizën e asaj çka unë përfaqësoj, sepse nuk do të ishte etike dhe korrekte, mund të them, të paktën për të qenë insistues në realizimin e punëve apo për të qenë i ftohtë dhe i matur në marrjen e vendimeve dhe i duruar përballë situatave të vështira, kjo shkollë ka ndihmuar. Unë kam kaluar edhe pesë vjet në arsimin e jurisprudencës dhe nuk i krahasoj kurrë këto vite dhe atë çka kam marrë në arsimin tim bazë. - Sot që jeni President i Republikës ka ndonjë mësues që ju e kujtoni dhe që ka ndikuar shumë në formimin tuaj? - Pa dyshim, nëse do ta nisnim nga shkolla e mesme, në atë kohë “Skënderbej” ka qenë ndër gjimnazet më të forta të Tiranës dhe ka pasur mësueses të përgatitur. Le të nisim nga mësuesja kujdestare, Gjeraqina Spahiu, një emër i fortë i matematikës. Gjithashtu edhe për shkak të pasionit që unë kisha për fizikën dhe astronominë mund të kujtoj profesor Skënder Shkupin apo Jorgji Koten në vizatimin teknik. - A ju ka dhënë mësim mamaja e zotit Damian Gjiknuri? - Zonja Liri ka qenë gjithashtu mësuese e matematikës, por jo në klasën time. E kam njohur dhe ka qenë një zonjë e vërtetë, shumë e respektuar dhe e aftë profesionalisht. - A mund të na shpjegoni, pasi si në medie, ashtu dhe në rrjetin social “Facebook” përmendet incidenti në Shkollën e Bashkuar dhe thuhet se ju keni qenë aty? - Në atë kohë unë kam qenë pedagog. Jam diplomuar në vitin 1988 dhe menjëherë pasi diplomimit në shtator kam filluar punën si pedagog në katedrën e taktikës. Në ato ngjarje kam qenë vërtet atje, por në kundërvënie të atyre që kërkonin të rikthenin bustin e Enver Hoxhës. Kemi qenë në minorancë, bashkë me një grup kolegësh dhe studentësh të tjerë. - A mund të përmendi ndonjë student apo koleg që kanë qenë me ju? - Patjetër mund të përmend zotin Andrea Çuko, i cili ka qenë një nga pedagogët që ka inkurajuar lëvizjen demokratike; zotin Hysen Arapi, i cili ka qenë gjithashtu në këtë lëvizje shumë inkurajuese për studentët. Nga studentët e mi që kanë qenë të përfshirë mund të përmend Gjirosh Prendin, i cili është drejtues sot në Policinë e Shtetit. Ka pasur edhe mjaft të tjerë, si Ilir Metaliaj apo Vajdin Lame, i cili sot nuk jeton më. Në atë kohë unë kam pasur një situatë të vështirë psikologjike, madje mund të them nga më të vështirat e jetës sime, sepse për shkak të qëndrimit tim mjaft kolegë të mi u distancuan dhe nuk uleshin as të pinin një kafe me mua. Atëherë isha beqar dhe jetoja në godinën e pedagogëve që ishin beqar në Akademinë Fshatarake dhe sa herë kthehesha pas orëve të mësimit në dhomën time e gjeja gardërobë të shqyer dhe të gjitha rrobat e mia të kontrolluara. Gjithashtu mund të përmend edhe një moment tjetër. Kushtet në atë kohë nuk kanë qenë fort të mira dhe nuk ka pasur veshje të shtrenjta, ndaj dhe unë kam pasur një xhup, copë parashute dhe kishte qëlluar të ishte bojë qielli. Me atë xhup unë dilja pasditeve dhe për shkak se kishte këtë ngjyrë më akuzonin sikur doja të provokoja të tjerë që e vishja këtë xhup blu. Këto kanë qenë arsyet pse u pozicionova në mënyrë të hapur, që në fakt ishte dhe arsyeja që më ndëshkuan në vitin 1997 kur u rikthye në pushtet PS-ja, fatkeqësisht në drejtim të Ministrinë së Mbrojtjes, ku punoja. Në atë kohë sapo isha kthyer nga specializimi nga SHBA-të dhe isha ndër shqiptarët e parë që shkoja në një prej shkollave më të mira pasuniversitare në Monterej të Kalifornisë. Ka qenë qëndrimi im dhe sjellja në vitet ’90 që bënë që ata që ishin drejtues të asaj kohe më larguan jo vetëm nga puna, por bashkë me familjen time jam nxjerrë në mënyrë jonjerëzore nga objekti ku unë rrija me qira, pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes, pranë Ministrisë së Jashtme. - Jetonit me prindërit? - Jo, jetoja me bashkëshorten dhe me djalin e vogël 2-vjeçar, dhe kjo ka qenë një ndër situatat më të vështira? - Ku shkuat më pas? - U akomodova në një shtëpi tiranase. - A keni marrë urime nga të majtët pasi u

Procesi i vlerësimit për marrjen e statusit është një proces që bazohet në meritën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Kemi pasur një proces që është mbështetur në 12 rekomandimet e ardhura nga BEja, është proces i mbështetur në një plan veprimi i dakortësuar tashmë nga KE-ja dhe Shqipëria, duke dhënë një impakt shumë të madh pozitiv në bashkëpunimin politik për çështje që janë tërësisht të nevojshme për sa u përket rekomandimeve të ardhura nga BE-ja. Unë mendoj se Shqipëria e meriton dhe shqiptarët e meritojnë dhe nuk është një avantazh për Presidentin apo për një qeveri të caktuar, ky është një avantazh për gjithë shqiptarët ndaj dhe unë kam vlerësuar të gjithë angazhimin e forcave politike si të mazhorancës, ashtu dhe të opozitës, sepse kam identifikuar përgjegjshmërinë e tyre, ndaj them se jam optimist në realizimin e këtij objektivi.

shpallët President? Zoti Milo ka deklaruar në emisionin tim “Intervista” se jo vetëm ju ka uruar, por dhe ju ka takuar personalisht. - Po, jam takuar me zotin Milo rastësisht, pasi isha duke pirë një kafe me një mik në hotelin “Rogner” dhe aty jam takuar me zotin Milo dhe më ka uruar shumë përzemërsisht. - Po nga Partia Socialiste apo nga zoti Rama? - Nga zoti Rama nuk kam marrë ende një urim, por nga mjaft deputetë të disa legjislaturave të PS-së dhe të legjislaturës së parë kam marrë urime. - Zoti Nano ju ka uruar? - Zoti Nano më ka uruar personalisht, por dhe nga mjaft deputetë kam marrë mesazhe dhe telefonata. - A mund të na thoni emrin e ndonjë deputeti, apo druheni se mos zoti Rama i ndëshkon ata nëse ju i thoni? - Jo, nuk besoj se zoti Rama ka këtë filozofi, por nuk e lejon etika ta bëj këtë, pasi ky është komunikim tërësisht personal. - Zoti Topi ju ka uruar? - Kam marrë një mesazh urimi me SMS. - Pra, Presidenti në detyrë nuk ju ka telefonuar? - Normalisht që prisja të kisha një telefonatë urimi nga Presidenti, por gjithsesi kam marrë një SMS urimi. - A ju kanë lënduar komentet që janë bërë rreth sëmundjes suaj. Tashmë ne jemi të qartë se çfarë ka zoti President, pasi më shumë nga të gjithë ka qenë mjeku Petrela që e ka shpjeguar këtë fakt, por a jeni lënduar ju nga këto komente? - Jo, aspak, pasi kjo ka qenë një çështje që unë nuk e kam mbajtur sekret. Së dyti, nuk është realisht një sëmundje në konceptin shkencor të fjalës, ajo është një çështje estetike, e cila është në fazën e rikuperimit. Problemi shëndetësor ka qenë i papritur që erdhi për shkak të një defekti të enëve të gjakut të lindur dhe që gjatë 45 vjetve të jetës sime nuk kishte dhënë asnjë shenjë. Por për shkak angazhimeve mjekët specialistë në Finlandë me rekomanduan që për shkak të moshës dhe profesionit unë ta shmang dhe ta eliminoj këtë problem që kam. - Në një nga komentet që qarkullon në shtyp është ka dhe një aludimet se zonja Topalli mund të ushtrojë detyrën e Presidentit nëse ju do të keni nevojë për trajtim mjekësor. - Unë nuk kam nevojë për asnjë trajtim mjekësor, pasi kam pasur një dinamikë shumë të madhe pune në pozicionin e ministrit të Brendshëm, duke përballuar situata shumë të vështira, ndaj jam i sigurt që dhe në pozicionin aktual të kreut të shtetit nuk do të më pengojë ta ushtroj detyrën në mënyrën më dinjitoze. - Megjithatë, akuza me e rëndë politike është se ju nuk krijoni probleme me shefin tuaj, zotin Sali Berisha. Besoj i keni lexuar këto akuza? - Natyrisht, unë e ndjek medien jo vetëm tani, por gjithmonë e kam ndjekur medien me shumë vëmendje. Unë besoj se është një atribut pozitiv i çdo personi të përfshirë në politikë dhe në punët publike të mos krijojë konflikte me askënd, pasi nuk besoj se është aftësi të krijosh konflikte, por të mos i krijosh ato. Flas në gjykimin tim dhe mund të jem unë i gabuar, por ky është formimi dhe perceptimi im dhe unë nuk krijoj konflikte as me kryeministrin, deputetët e mazhorancës apo të opozitës. Unë kam për detyrë të përmbush me dinjitet detyrimet e mia kushtetuese. - Më bëni një koment të shkurtër për familjen tuaj? - Familja është dhe mbetet gjëja më me vlerë dhe më e rëndësishme e jetës sime. - Cili është mendimi juaj për atë që tashmë nuk është vetëm bashkëshortja juaj, por dhe Zonja e Parë? - Ajo është pjesa më e rëndësishme e familjes. - Zoti President, do të doja të bënit një koment për të gjithë paraardhësit tuaj presidentë, duke nisur nga Ahmet Zogu. - Tashmë jo vetëm nga qytetarët shqiptarë, por dhe nga historia ai është konfirmuar si një burrë shteti. - Po për Omer Nishanin cili është komenti juaj? - Me aq sa kemi pasur mundësi të mësojmë edhe nga opinioni, ai ende mbetet një figurë paksa enigmatike në aktivitetin e tij, por ka qenë një personazh intelektual, dhe kjo ndoshta ka qenë dhe arsyeja pse ai u eliminua nga diktatura - Po për ish-presidentin Haxhi Lleshi?

»

05

- Natyrisht që është pjesa më dogmatike e periudhës më të hidhur të historisë së Shqipërisë. - Mendimi juaj për Ramiz Alinë? - Besoj se është trashëgimtari i fundit i diktaturës, i cili ka përgjegjësitë e tij të mëdha për të gjitha vuajtjet që ka pasur Shqipëria gjatë periudhës së diktaturës. - A keni pasur mundësi që të takoni? - Jo, asnjëherë. - Po për zotin Berisha? - Është jo korrekte që të bësh komente të tilla për një personalitet të tillë si zoti Berisha, i cili është në kulmin e aktivitetit të tij ende. - Megjithatë, për periudhën e tij në Presidencë mund të bëni një koment? - Jo vetëm që është presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike, por ai ka ditur të përballojë me dinjitetin e një shtetari vështirësitë më të mëdha të një vendi në aspektet politike, ekonomike, sociale dhe shoqërore që vështirë se një person mund t’i gjente zgjidhje në atë periudhë. - A është ai përgjegjës për ’97-n? - Ngjarjet e ’97-s janë një çështje shumë e komplikuar, që lidhen me një rebelim ndaj shtetit. - Komenti juaj lidhur me ish-presidentin Rexhep Mejdani? - Zoti Mejdani ka krijuar një nga figurat më të respektuara në kohën e presidencës në Shqipëri. Ka qenë një personalitet i botës akademike, por që diti ta artikulojë atë mençuri të akademizmit në politikë. - Por për zotin Moisiu, i cili është ushtaraku i dytë në Presidencë? - Zoti Moisiu ka manifestuar të gjitha përpjekjet e tij për të qenë i ekuilibruar në ushtrimin e detyrës. - Një koment për paraardhësin tuaj, zotin Topi? - Këtë do ta them pasi të marr detyrën nga zoti Topi, pasi ai është ende Presidenti ynë i Republikës. - Tani që ju jeni President i Republikës pa votat e opozitës si e komentoni editorialin e para disa kohëve të zotit Rama? Ai fliste për figurën tuaj duke thënë: “Nishani është ndër të paktët që mund të dëgjohet në oborrin e Saliut... Nishani mbase dhe vitet, por edhe eksperienca e hidhur me një sëmundje të vështirë e kanë tjetërsuar, duke e bërë të dallohet për etikën dhe qetësinë që ruan në komunikimin me opozitën në parlament.” - Nuk kam komente të veçanta për të për sa kohë që nuk kemi pse bëjmë komente të komenteve, aq më tepër të kryetarit të opozitës, që përveç misionit dhe detyrave të tij në drejtimin e partisë është i përfshirë edhe në opinione apo komente. Gjithsesi, më vjen mirë që zoti Rama beson te vlera dhe integriteti i individit. - Tetoria apo diskutimi i statusit të Shqipërisë si vend kandidat në BE, a pritet të jetë momenti juaj më i rëndësishëm pas marrjes së detyrës së Presidentit? A e parashikoni dot se çfarë do të ndodhë lidhur më këtë çështje? - Është dhe do të jetë momenti më i rëndësishëm për çdo shqiptar, që nga Presidenti i Republikës e deri te qytetari më i thjeshtë i këtij vendi. Jam optimist dhe kam një ndjesi shumë pozitive, duke parë të gjithë ecurinë e deritanishme dhe mbi të gjitha duke parë dhe duke besuar në vullnetin e shprehur të aktorëve që kanë një rol të rëndësishëm në këtë proces. Ndaj dhe besoj se do të jetë një nga momentet më të rëndësishme të Shqipërisë dhe nuk do të jenë momentet e varjes së një dekorate, por momentet e vlerësimit të një shoqërie, vendi dhe një angazhimi të tërë. - Megjithatë, opozita vijon të thotë se ne rrezikojmë të marrin statusin pikërisht për votat e munguara të opozitës në zgjedhjen e Presidentit. - Procesi i vlerësimit për marrjen e statusit është një proces që bazohet në meritën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Kemi pasur një proces që është mbështetur në 12 rekomandimet e ardhura nga BE-ja, është proces i mbështetur në një plan veprimi i dakortësuar tashmë nga KE-ja dhe Shqipëria, duke dhënë një impakt shumë të madh pozitiv në bashkëpunimin politik për çështje që janë tërësisht të nevojshme për sa u përket rekomandimeve të ardhura nga BE-ja. Unë mendoj se Shqipëria e meriton dhe shqiptarët e meritojnë dhe nuk është një avantazh për Presidentin apo për një qeveri të caktuar, ky është një avantazh për gjithë shqiptarët ndaj dhe unë kam vlerësuar të gjithë angazhimin e forcave politike si të mazhorancës, ashtu dhe të opozitës, sepse kam identifikuar përgjegjshmërinë e tyre, ndaj them se jam optimist në realizimin e këtij objektivi.


06

« SOCIALE

E martë 19 qershor 2012 •

NUK U SHPALLËN NOTAT, PASI DYSHOHET PËR KOPJIM, REZULTATET PAS 8 DITËSH Si t’i shpëtoni vapës

Këshillat për të mbrojtur fëmijët e të moshuarit

Letërsia, qindra teste në sitë për kopje Mund të shihen testet e korrigjuara, por s’do të ketë rivlerësim Pranvera Kola

Q Mbërrin të nxehtët afrikan, mbipopullohen urgjencat e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”. Rritja e shpejtë e temperaturave është shoqëruar me shtim të komplikacioneve shëndetësore të shfaqura kryesisht te fëmijët e vegjël dhe të sëmurët kronikë, të cilët gjatë këtyre ditëve kanë mbipopulluar urgjencat e QSUT-së. Kundrejt rasteve që kanë kërkuar ndihmë të specializuar, mjekët infeksionistë kanë bëjnë me dije se dehidratimi apo çrregullimet gastrointensinale janë arsyet që kanë bërë pacientët të paraqiten me gjendje të fikëti apo me të vjella e diarre, duke çuar në një shpërthim të virozëve tek të vegjlit. Ndërkohë edhe pacientët me sëmundje si diabeti, zemra apo tensioni kanë pasur shumë komplikacione, pjesa dërrmuese të cilëve kanë mbërritur në urgjencë për të marrë kujdesin e specializuar në gjendje të rënduar. Temperaturë e lartë, dhimbje fyti, dhimbje barku, vështirësi në frymëmarrje janë disa prej simptomave që prindërit evidentojnë te fëmijët e tyre. Mjekët këshillojnë prindërit që të tregohen të kujdesshëm në mbrojtjen e fëmijëve, kujdes i cili duhet të jetë maksimal edhe për të moshuarit që vuajnë nga sëmundje kronike. Për t’u shpëtuar komplikacioneve të vapës, duhet treguar kujdes në marrjen e ndihmës mjekësore që në fazat e para të shfaqjes së simptomave, si dhe të eliminohet qëndrimi në temperatura të larta dhe ndryshimet e ambientit nga i nxehtë në të ftohtë. Ekspertët e shëndetësisë kanë detajuar tashmë edhe paketën e këshillave bazë që prindërit duhet të respektojnë me kujdes, në mënyrë që të vegjlit e tyre të mos përballen me komplikacionet e rënda të vapës. Sipas udhëzimeve, prindërit duhet të tregojnë kujdes që “fëmijët të mbahen në ambiente të freskëta dhe lagështirë normale, krevati të jetë në një kënd të dhomës, i mbrojtur nga korrentet e ajrit, të bëhet ajrimi i dhomës herë pas here, temperatura e ambientit ku rri fëmija të jetë rreth 24-25 gradë C, në varësi të kushteve mund të bëhet edhe freskimi i dhomës me ujë, të përdoren veshje të lehta pambuku dhe ngjyra të çelura, shëtitja e fëmijëve të bëhet në ajër të pastër e gjelbërim, fëmijëve t’u bëhet banjë freskuese disa herë në ditë, të mos ndërpritet ushqyerja me gji për fëmijët e moshave të vogla, ushqimet që u jepen të jenë të freskëta dhe të përpunuara mirë, kur nëna vjen me nxitim nga rruga apo puna duhet të qetësohet e pastaj t’i japë gji fëmijës, sepse ai mund ta vjellë, t’u jepet ujë i pastër (i zier), enët e gatimit për fëmijë të ruhen me kujdes në kushte higjienike, të konsumohen sa më shumë lëngje dhe të bëhet kujdes me ushqimet e konsumuara”. Ndërsa për moshat e treta, që vuajnë edhe nga sëmundje kronike, simptomat janë më karakteristike, veçanërisht në ritmin e rrahjeve të zemrës, luhatjet e tensionit etj., ndaj mjekët këshillojnë që të shmanget sa më shumë ekspozimi në diell pas orës 11:00 të paradites deri në orën 16:00, të konsumohet sa më shumë ujë dhe ushqime të freskëta.

indra maturantë nuk janë njohur ende me rezultatet e arritura në provimin e letërsisë, pasi testet e tyre janë ndarë mënjanë për t’u verifikuar nga një komision i posaçëm nëse kanë të bëjnë me kopjime ose jo. Zyrtarët e Ministrisë së Arsimit bëjnë me dije se janë rreth 150 maturantë në të gjithë vendin që janë në sitën e dyshimit për kopjim, pasi përgjigjet e dhëna prej tyre kanë treguar se kanë komunikuar si dhe kanë bërë shënime në letër jashtë rregullores së përcaktuar. Drejtori i vlerësimit të maturës në Ministrinë e Arsimit, Ndriçim Mehmeti, ka bërë të ditur gjatë ditës së djeshme se për këtë kategori maturantësh do të ketë një tjetër procedurë, pasi do të kalojnë në sitën e një komisioni të posaçëm për t’u shqyrtuar. Lidhur me këtë situatë Mehmeti shpjegon se me urdhër të ministrit të Arsimit është ngritur komisioni i posaçëm që do të nisë menjëherë punën për verifikimin e të gjitha këtyre rasteve. Pavarësisht kësaj procedure, Mehmeti shton më tej se maturantët duhet të rrinë të qetë, pasi jo në të gjitha rastet mund të marrin vlerësim negativ, pasi testet e tyre janë të dyshuara dhe do të jetë vlerësimi i komisionit që do të përcaktojë notën që i takon secilit maturant në këtë provim. Duke iu referuar rezultateve të arritura, matura e këtij viti ka treguar disa përmirësime. Sipas evidencave të bëra, sqarohet se në provimin e gjuhës e letërsisë janë marrë më pak katra dhe më shumë 10 sesa në vitet e shkuara. Ndërkohë sa i takon vlerësimit, maturantët e Tiranës kanë rezultuar më të shkëlqyer, pasi kanë marrë numrin më të madh të vlerësimeve maksimale. Por edhe rrethe të tjera, si Fieri, Elbasani Shkodra etj., kanë pasur rritje të notave që i takojnë nivelit

TË PAKËNAQURIT Këtë vit maturantët e pakënaqur me notat e marra në provimet e maturës nuk do të kenë mundësi të kërkojnë rivlerësim të testiteve. Kundrejt kësaj situate zyrtarë të Ministrisë së Arsimit bëjnë me dije se të pakënaqurit me notat që kanë marrë këtë vit mund të rishikojnë testin e plotësuar nëpërmjet bërjes së kërkesës specifike pranë shkollës përkatëse ku kanë dhënë provimin. Pavarësisht kësaj, ekspertët konfirmojnë se çdo maturant që ka pakënaqësi për notën e shpallur dy ditë më parë mund ta verifikojë testin me specialistë të fushës, por në bazë të rregullores nuk ka rivlerësim të tij.

maksimal. Gjithashtu vlerësimet tregojnë se është rritur numri i nxënësve mesatarë. Rreth 30 për qind e maturantëve janë rreth notës 7.5. Këtë vit maturantët e pakënaqur me notat e marra në provimet e maturës nuk do të kenë mundësi që të kërkojnë rivlerësim

të testeve. Kundrejt kësaj situate zyrtarë të Ministrisë së Arsimit bëjnë me dije se të pakënaqurit me notat e marra këtë vit do të mund të rishikojnë testin e plotësuar nëpërmjet bërjes së kërkesës specifike pranë shkollës përkatëse, ku kanë dhënë provimin. Por edhe

pse do të njihen me notën që kanë marrë, ata nuk do të kenë mundësi për rivlerësim. Kështu, çdo maturant që ka pakënaqësi për notën e shpallur dy ditë më parë mund ta verifikojë testin me specialistë të fushës, por në bazë të rregullores nuk ka rivlerësim të tij. Për të iniciuar zyrtarisht garën e konkurrimit për pranimet në shkollat e larta publike, maturantët duhet të vlerësohen pozitivisht dhe në testimin e fundit të mbetur për lëndët me zgjedhje që do të zhvillohet në datën 30 qershor. Në këtë provim maturantët do të testohen në dy apo tri lëndët e përzgjedhura në mënyrë individuale gjatë plotësimit të formularit të lëndëve me zgjedhje. Testet e këtyre lëndëve do të kenë nga 20 pyetje secila, të kombinuara ndërmjet pyetjeve me alternativa dhe atyre me shtjellim.

KUJDES NGA PËRDORIMI I PRODUKTEVE KOZMETIKE TË BLERA NËPËR RRUGË

Denoncimet për rënie flokësh, dëmtim lëkure dhe alergji Mbi 400 subjekte tregtojnë produkte kozmetike të rrezikshme Përdorimi i kremrave apo produkteve të tjera kozmetike të blera në tregjet informale, veçanërisht në tezgat e shumta që gjenden në çdo rrugë të kryeqytetit, po shndërrohen në burim rreziku për shëndetin e popullatës, pasi janë konstatuar komplikacione të shumta nga përdorimi i tyre. Kanë qenë vetë qytetarët që kanë bërë denoncimet përkatëse mbi efektet e shfaqura nga përdorimi i këtyre produkteve kozmetike e parfumeve me përmbajtje të dëmshme. Duke iu referuar ankesave të bëra nga vetë qytetarët, drejtori i ankesave në Zyrën për Mbrojtjen e Konsumatorëve, Hasan Stafa, ka deklaruar gjatë ditës së djeshme se së fundi janë evidentuar katër raste dëmtimesh të rënda që kanë të bëjnë me rënie flokësh, dëmtim lëkure dhe alergji të ndryshme, komplikacione këto të shkaktuara nga përdorimi i

Së fundi janë evidentuar katër raste dëmtimesh të rënda që kanë të bëjnë me rënie flokësh, dëmtim lëkure dhe alergji të ndryshme, komplikacione këto të shkaktuara nga përdorimi i produkteve kozmetike me përbërje të dëmshme produkteve kozmetike me përbërje të dëmshme. Stafa shton me tej se konsumatorët janë ankuar për rreth 400 subjekte në Tiranë q ushtrojnë aktivitetet në sektorin e parfumerisë dhe kozmetikës e që kanë marrë drejtimin e keq të tregut. Në rast se nuk do të ketë ndërhyrje, Stafa bën të ditur se çmimet e arsyeshme me të cilat shiten

këto produkte kozmetike të pakontrolluara si dhe parfumet që po ofrohen masivisht nga tregjet informale në Shqipëri konsumatorët shqiptarë e veçanërisht femrat do të përballen me rreziqe të shumta shëndetësore. Për këtë Stafa u ka bërë thirrje strukturave përgjegjëse që të marrin masa të menjëhershme për të mos lejuar në

asnjë mënyrë shitjen e produkteve pa u shoqëruar me të dhënat në gjuhën shqipe. Në të kundërt, duke u bazuar në ligjin për mbrojtjen e konsumatorit, do të dënohen. Pak kohë më parë alarmi i rrezikshmërisë është lëshuar edhe për lodrat e veshje të caktuara të fëmijëve, të cilat mbartnin grimca të dëmshme e kancerogjene.


INTERVISTE • E martë 19 qershor 2012

P

lani i ri urbanistik i Tiranës dikton një sërë ndryshimesh, të cilat kërkojnë një ristrukturim të formatit ekonomik të rajonit dhe vetë kryeqytetit, në mënyrë që të ecet drejt zhvillimit ekonomik të kërkuar. Për këtë shoqata “Biznes Albania” e konsideron të nevojshme një studim të mirëfilltë për sipërmarrjen dhe zhvillimin e biznesit. Drejtori i përgjithshëm i kësaj shoqate, që përfaqëson zërin e grupeve më të njohura të biznesit, Bardhi Sejdarasi, nëpërmjet një interviste për gazetën vë në dukje se nuk ka ende një studim për mënyrën e shtrirjes së bizneseve në rajonin e Tiranës. “Nuk e kanë bërë këtë gjë as autoritetet kombëtare, që e kanë për detyrë, nuk e kanë bërë as autoritetet vendore, të cilat deri më sot janë mjaftuar vetëm me nevojën për mbledhjen e taksave dhe tarifave vendore nga biznesi, por jo duke i dhënë atij hapësira për të zhvilluar ide biznesi dhe plane të mirëstudiuara.” - Ç’mendoni për planin urbanistik, veçanërisht për objektiva që i përkasin zhvillimit ekonomik? - Hartimi dhe miratimi i planit të ri urbanistik për kryeqytetin ishte një kërkesë e hershme e sipërmarrjes, sidomos e Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë. Ky biznes qëndron prej vitit 2009 i bllokuar për shkak të bllokimit të lejeve të ndërtimit, gjë që ka sjellë humbje të konsiderueshme jo vetëm financiare të shoqërive të mësipërme. Përdorimi politik i këtij detyrimi ligjor të organit të pushtetit vendor në vite ishte dëmi më i madh që i bëhet investimit serioz dhe investitorëve seriozë. Sigurisht që mund të bëhen komente edhe për planin e ri urbanistik të Tiranës, për mënyrën e hartimit të tij, aktorët dhe faktorët që kanë ndikuar në vonesën e hartimit dhe miratimit, për mënyrën se si janë marrë në konsideratë kërkesat e biznesit e kështu me radhë, por kjo është pjesa më e vogël e asaj që mund të thuhet. E rëndësishme është që tashmë ka një plan urbanistik, që mund të përmirësohet dhe që ka më shumë hapësira për të zhvilluar biznesin e ndërtimit me rregulla të njohura, sipas një plani të studiuar dhe larg klientelizimit të evidentuar në shumë raste. Doemos që ky plan sjell një risi edhe në zhvillimin ekonomik të metropolit, sepse orienton investimet sipas një plani të detajuar, sjell kosto të ulëta në orientimin e sektorëve ekonomikë dhe të shërbimeve dhe nuk lejon zhvillimin e pakontrolluar dhe kuturu të këtyre investimeve. - Aktualisht si është shpërndarë aktiviteti ekonomik në Tiranë? - Për hir të së vërtetës, ende nuk ka një studim të mirëfilltë të sipërmarrjes për mënyrën e shtrirje e të zhvillimit të biznesit. Nuk e kanë bërë këtë gjë as autoritetet që e kanë për detyrë. Nuk e kanë bërë këtë gjë në formën më të mirë të plotë as autoritetet vendore, të cilat deri më sot janë mjaftuar vetëm me nevojën për mbledhjen e taksave dhe tarifave vendore nga biznesi, por jo duke i dhënë atij hapësira për ide biznesi dhe plane të mirëstudiuara. Duhet të ndryshojë diçka patjetër në këtë drejtim. Biznesi nuk është vetëm për t’i vjelë taksat, edhe pse ky është një detyrim i hershëm sa vetë biznesi. Ai kërkon edhe studime dhe për këtë paguan edhe tatime e taksa. Këto studime orientuese kanë përfitim të dyfishtë jo vetëm për biznesin dhe kapitalin e investuar prej tij, por dhe për njësitë vendore, që komunitetit t’i ofrohen shërbime e punësim sipas nevojave e rentabilitet sa më të lartë. Sipas të dhënave të “Biznes Albanias”, të realizuara nga një studim i saj i financuar nga ADA (Agjencia Austriake për Zhvillim) dhe të mbështetur nga ILO (Organizata Ndërkombëtare e Punës), rezulton se numri i përgjithshëm i ndërmarrjeve në fund të vitit të kaluar ka qenë 100687, 38,1 % e të cilave janë vetëm në qarkun e Tiranës. Përqendrimi më i madh i ndërmarrjeve është në sektorin e tregtisë (47.14 %), ndërsa në zonën Tiranë– Durrës gjenden 50.35 % e ndërmarrjeve të regjistruara në rang republike. Pikërisht këta tregues e bëjnë të rëndësishme politikëbërjen në metropolin e Shqipërisë. Para Tiranës po shtrohen disa dilema dhe çështje për diskutim mbi ristrukturimin e formatit ekonomik të rajonit dhe vetë qytetit. - Sipas jush, si duhet të stimulohen po-

»

07

PLANI URBANISTIK, FLET KREU I “BIZNES ALBANIAS”, BARDHI SEJDARASI

Biznesi: Duhet një studim i mirëfilltë për sipërmarrjen Bardhi Sejdarasi

Për hir të së vërtetës, ende nuk ka një studim të mirëfilltë të sipërmarrjes për mënyrën e shtrirje e të zhvillimit të biznesit. Nuk e kanë bërë këtë gjë as autoritetet që e kanë për detyrë. Nuk e kanë bërë këtë gjë në formën më të mirë të plotë as autoritetet vendore, të cilat deri më sot janë mjaftuar vetëm me nevojën për mbledhjen e taksave dhe tarifave vendore nga biznesi, por jo duke i dhënë atij hapësira për ide biznesi dhe plane të mirëstudiuara. Duhet të ndryshojë diçka patjetër në këtë drejtim. Biznesi nuk është vetëm për t’i vjelë taksat, edhe pse ky është një detyrim i hershëm sa vetë biznesi. Ai kërkon edhe studime dhe për këtë paguan edhe tatime e taksa. Këto studime orientuese kanë përfitim të dyfishtë jo vetëm për biznesin dhe kapitalin e investuar prej tij, por dhe për njësitë vendore, që komunitetit t’i ofrohen shërbime e punësim sipas nevojave e rentabilitet sa më të lartë

tencialet e Tiranës për zhvillimin e biznesit, krijimin e vendeve të punës etj? Cilat janë propozimet konkrete për një spostim pozitiv të ekonomisë në rajonin e Tiranës? - Askush nuk mund ta ketë monopolin e zgjidhjes së formatit ekonomik të rajonit, aq më pak administrate publike, si ajo qendrore, ashtu dhe ajo lokale. Kjo është një çështje më e madhe edhe se kapacitetet e tyre. Formatimi ekonomik i një rajoni, nga komuna e deri te metropoli duhet të jetë pjesë e një diskutimi të gjerë, me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve, ku më i interesuari është biznesi. Nuk mund të ketë formatim ekonomik që vjen nga zyra, qoftë edhe e titullarit të bashkisë. Nevojiten tryeza të diskutimit të përbashkët, rrahje e mendimeve, përplasje e opinioneve dhe skemave të njohura. Duhet t’iu referohemi edhe përvojave të vendeve të ngjashme me ne për të mos qenë gjithnjë origjinalë. Së pari të kemi studime të plota e profesionale, të pandikuara nga politika dhe segmente të klentelizmit politik për të parë hapësirat se si mund e duhet të zhvillohet qyteti, se si e mund të orientohen bizneset ekzistuese apo ato të reja, se si duhet të ofrohen shërbimet për komunitetin, se si mund e duhet të nxitet punësimi etj., etj. Kjo bëhet së pari duke pasur dëshirën e mirë, edhe politike, përveç asaj profesionale, por dhe duke mos e identifikuar biznesin me ndonjë flamur politik, sipas lënies e marrjes së pushtetit politik. - Plani i ri urbanistik, duke marrë në konsideratë nevojën e për diversifikimin e modelit ekonomik, i sheh qarqet Tiranë–Durrës si një portë hyrëse për të gjithë gadishullin e Ballkanit. Ndërkohë këto dy qytete nuk janë një rajon (Tirana është bashkë me Kavajën dhe Durrësi me Krujën). Sipas mendimit tuaj a duhet të bëhet një ndarje e re administrative? - Çështja e ndarjes së re administrative nuk mund të jetë një çështje që kufizohet vetëm në ato qarqe që ju përmendi në pyetjen tuaj. Kjo është një çështje e të gjithë territorit dhe duhet konsideruar si e tillë. Nuk mund të gjesh një model dhe ta realizosh atë pa marrë në konsideratë të tërën, pra rishikimin e ndarjes administrative të Republikës, nevojën për të gjetur e stimuluar prioritetet që ofron njëra zona apo zona tjetër, avantazhet që ofrojnë zona të ndryshme të krahasuara me njëra tjetrën. Sot ka ardhur koha jo vetëm e rigjykimit të ndarjeve administrative, por dhe e lëvizjes, zhvendosjes së vijave të verdha të kufizimit të territoreve. Zhvillimi i pakontrolluar urban, lëvizjet e shpeshta dhe pa kriter demografike dhe një sërë dukurish negative të këtij tranzicioni të stërzgjatur dhe tërësisht origjinal shqiptar duhet të shtrojnë nevojën e ndryshmeve rrënjësore, që nuk kanë të bëjnë me diversifikimin e modelit. Atë e vendos tregu, kërkesa dhe oferta e tij dhe jo administrate. Mbetet që kjo e fundit të ofrojë vetëm shërbimin e saj për të studiuar territorin dhe ofruar më të mirën jo vetëm për biznesin, por sidomos për komunitetin, të cilit i shërben dhe nga i cili votohet një herë në katër vjet. - Është thënë se plani do të balancojë interesat privatë me ato publike, konkretisht si do të ndodhë një gjë e tillë? - Nuk është domosdoshmëri ndonjë balancim i këtij lloji. Një plan i studiuar mirë dhe me prani të diversifikuar të aktorëve u shërben të gjithëve, i shërben më së pari partneritetit publikprivat, por edhe qëllimit më të mirë në adresë të komunitetit. Biznesi do të zhvillohet me rregulla të qarta loje, të investojë e të fitojë. Për këtë është në fushën e lojës. Qeverisjet duan të marrin nga biznesi taksat e tatimet si në çdo vend të botës ku ka ekonomi tregu. Harmonizimi më i mirë dhe koherent i këtyre faktorëve, qasjet respektove për të bërë më të mirën janë mënyra më efiçente për të balancuar interesat private të biznesit me ato publike, që në fakt nuk është se janë gjithnjë të identifikuara me administratat. Unë këtu e kam fjalën për interesat e komunitetit.


08

« AKTUALITET

E martë 19 qershor 2012 •

PROKURORI MUÇI VENDIM PËR BLLOKIMIN E PASURIVE TË FAMILJES

Sekuestro pronave, shtëpive e parave, “pasuri prostitutash” Mariglen Mulla

B

llokimi i disa pasurive të paluajtshme, apartamenteve dhe llogarive bankare, në pronësi të një tutori dhe familjarëve të tij, është kërkuar nga Prokuroria për Krime të Rënda. Pala e akuzës, e përfaqësuar nga Prokurori Besnik Muçi i kërkon Gjykatës për Krime të Rënda që të sekuestrohen pasuritë e një 44-vjeçari të dënuar në Itali për prostitucion, babait dhe nënës së tij. Gjashtë llogari bankare me rreth 100 mijë euro, rreth 30 mijë euro dhe rreth 7 milionë lekë të vjetra janë pasuritë në fjalë në emër të Vasil, Bajram dhe Drita Bajraktarit, familjes me origjinë nga Skrapari. Gjithashtu, 6 apartamente, një lokal, 9 trualle dhe 3 makina bëjnë pjesë në këtë listë. Pasuri prostitutash Mes pasurive që dyshohet se janë vënë mbi aktivitet të paligjshëm që buron nga shfryrëzimi i dy prostitutave rumune, janë 6 llogari bankare me rreth 100 mijë euro, rreth 30 mijë euro dhe rreth 7 milionë lekë të vjetra. Në listë janë disa apartamente në vende të ndryshme të Tiranës, disa toka si dhe automjete. Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se disa nga këto pasuri janë krijuar pas gushtit vitit 2000 kur ka filluar aktiviteti kriminal i shtetasit Vasil Bajrami, ndaj për këto pasuri duhet vendosur seksuetrimi. Sipas shkresës nr.18643/1 të marsit të këtij viti të Drejtorisë rajonale Tatimore Tiranë rezulton që Vasili, i ati 74-vjeçari Bajram Bajraktari dhe nëna 68 vjeçe Drita, të kenë dy aktivitete bisnezi private, por sipas kësaj shkrese fitimi i tyre nga këkto aktivitete ka qenë në shumën 1.280 000 lekë. Me këto të ardhura këta shtetas nuk mbulojnë vlerën e blerjes së këtyre pasurive. Nga faktet e sipërpërmendura rezulton që pasuritë janë të regjistruara në emrin e shtetasit nën hetimin e familjarëve të tij. Për ekzekutimin e këtij vendimi ngarkohen zyrat e përmbarimit të rretheve Tiranë dhe Durrës, ndërsa për administrimin dhe përdorimin e pasurive të paluajtshme ekspertët përkatës. Baza ligjore, dënimet në Itali Prokurori Muçi, në bazë të ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, thotë se pranë kësaj Prokuroria kanë ardhur materiale me qëllim hetimin pasuror ndaj shtetasit Vasil ose Vladimir Bajraktari, 44 vjeç. Sipas këtij materiali, ky shtetas është dënuar në Itali nga Gjykata e Apelit Torino në 2003-shin dhe 2007ën, respektivisht me 4 e 8 vjet

Prokuroria e Krimeve të Rënda

I tërheq edhe varësen e floririt

Tranvestiti peruan i grabit 1100 euro shoferit shqiptar ITALI- Një tranvestit peruan i grabiti 1.100 euro dhe një varëse floriri shqiptarit, shofer kamioni. Shqiptari e kishte marrë në makinë transeksualin peruan, por në fund ai e grabiti. Gjithçka ka ndodhur në orën 2 të natës në Marotta, në fushën e Cesanos. Sapo ka vënë re grabitjen 30-vjeçari shqiptar nuk ka pasur vonesë të vogël për të thirrur policinë. Pasi kishte hipur sipër në makinë 27-vjeçari peruan filloi të zgjaste duart në portofolin e shoferit që në atë moment ishte i hutuar. Në disa momente, ai arriti të tërheqë rreth 1100 euro dhe pastaj edhe një gjerdan floriri në qafën e shqiptarit. Pastaj peruani, pasi i kishte përvetësuar tha se donte të zbriste poshtë, sepse e kishte parë një makinë policie. Pra, ai shpejt u zhduk në mes të natës, duke hipur në një makinë të drejtuar nga një bashkëpunëtor bullgar. Kur shoferi shqiptar i kamionit shkoi për të kontrolluar kuletën e tij, ai e kuptoi grabitjen. Në pak çaste ai e lajmëroi 112-ën dhe në raportimin e tij tha se hajduti kishte ikur në bordin e një “Fiat Stilo”. Dy patrulla të karabinierëve, të cilët ishin në kontroll për prostitucion e kanë bllokuar makinën. Ata u përpoqën të iknin në këmbë, duke i hapur dyert e makinës, por u kapën dhe do të merren në pyetje.

Do të udhëtonin drejt Barcelonës

Pranga në Rinas 4 shtetasve bolivianë me dokumente false

Lista e pasurive që do të sekuestrohen Tokat

1-Pasuria me nr. 8/386+2-27, zona kadastrale nr. 8270, volumi 31, faqja 17 2-Pasuria me nr. 3/140+4-25, zona kadastrale nr. 8270, volumi 6, faqja 124 3- Pasuria me numër rendor 300, zona kadastrale nr. 8220, regjistri nr. 385 4- Pasuria me numër rendor 116, zona kadastrale nr. 8270, regjistri nr. 487 5- Pasuria me numër rendor 1107, zona kadastrale nr. 8270 regjistri nr. 400 6- Pasuria me numër rendor 58, zona kadastrale nr. 8340 regjistri nr. 442 7- Pasuria me nr. 3139+2-6, zona kadastrale nr. 8518, volumi 35, faqja 61 8- Pasuria me nr. 3/39+1-12, zona kadastrale nr. 8518, volumi 35, faqja 43 9- Pasuria me numër rendor 428, zona kadastrale nr. 8260 regjistri nr. 461 Apartamentet e lokali

1- Apartament banimi 223.5 m2, rruga «Komuna e Parisit », shkalla 2, kati 8, ap 27, Tiranë, në emër të shtetasit Bajram Bajraktari 2- Apartament banimi 64 m2, rruga «Avdyl Frashëri», në emër të shtetasit Bajram Bajraktari 3- Apartament banimi me sipërfaqe dy dhoma e një guzhinë, rruga « Kongresi i Lushnjës », pall 41, shk 2, ap 18, Tiranë, blerë në datë 24/11/2000 me kontratën nr. 7823/534, për shumën 2 800 000 lekë, në emër të shtetasit Bajram Bajraktari 4- Apartament banimi me sipërfaqe 147 m2, Rruga «Donika Kastrioti» në emër të shtetasit Bajram Bajraktari 3- Sipërfaqe prej 9. 99 m2, Rruga «Gjin Bue Shpata», në emër të shtetases Drita Bajraktari 4- Lokal me sipërfaqe ndërtimore 452 m2 dhe sipërfaqe oborri 298 m2, shesh funksional, sipërfaqe totale trualli 750 m2, në rrugën «Ferit Xhajko», pranë Uzinës Dinamo, Tiranë, në emër të shtetases Drita Bajraktari

burgim, për kryerjen e veprës penale të “shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”. Ndërkaq edhe gjykata e Tiranës në 2011-ën ka disponuar për njohjen e vendimit penal italian, duke e dënuar Vasilin,

5- Apartament banimi një dhomë e një guzhinë dhe ambiente ndihmëse me sipërfaqe prej 75.2 m2 dhe trualli që i takon 5.8 m2, Rruga «Komuna e Parisit» në emër të shtetasit Vladimir (Vasil) Bajraktari. 6- Apartament banimi 88 m2, Lagja Plazhit, Durrës, në emër të shtatsit Bajram Bajraktari 7- Apartament banimi 64 m2, Lagja e Plazhit, Durrës, në emër të shtetasit Bajram Bajraktari Llogaritë bankare

1- Pranë Intesa Sanpaolo Bank në emër të shtetasve Bajram Abaz Bajraktari dhe Dritë Shasho Bajraktari 2- Llogari kursimi lidhur në monedhë USD në shumën 1,024.37 USD 3- Llogari rrjedhëse dhe tre depozita me afat në monedhë euro, në shumat 17.67 euro 1,392.16 euro, 90,975.75 dhe 2,953.10 euro 4- Llogari rrjedhëse dhe dy depozita me afat në monedhë lekë 301.21 lekë, 6,389,529.00 lekë dhe 2,408,000.00 lekë 5- Llogaritë bankare pranë Bankës Kombëtare Tregtare në emër të Shtetasve Bajram Abaz Bajraktari dhe Dritë Shasho Bajraktari në shumën 27 000 USD, si dhe një depozitë në shumën 1557.37 USD 6- Llogaritë bankare pranë Bankës Kombëtare Tregtare në emër të shtetasit Bajram Abaz Bajraktari me numër 402367586 në shumën 93,866 lekë Makinat

1- Mjeti i llojit autoveturë, marka Benz, tipi 210 E270 CDI, me targa TR 3102 N, blerë nga i padituri Vladimir Bajraktar, i cili e ka importuar në Shqipëri në datën 17/01/2001 2- Mjeti i llojit autoveturë, marka Benz, tipi 163, me targa AA 291 BT, në pronësi të shtetasit Bajram Bajraktari 3- Mjeti i llojit autobus, marka Fiat, tipi 370 me targa SK 0330 A, në pronësi të shtetasit Vladimir Bajrakari

me nofkën Vladimir, Bajraktari me 8 vjet burgim. Ky shtetas nga muaji gusht 2000 ka organizuar trafikimin nga Rumania, Malin e Zi, Shqipëri e më pas në Torino Itali të shtetaseve rumunë J.Bizas dhe J.Garbah.

Më pas këto shtetase janë keqtrajtuar duke u detyruar të ushtrojnë prostitucion dhe të gjitha fitimet janë marrë nga i dënuari dhe bashkëpuntorët e tij shtetasi shqiptar R.Çerçizaj dhe shtetasja ruse N.Stracova.

Ditën e djeshme katër shtetas të huaj u arrestuan në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Nga burime policore mësohet se 4 shtetas nga Bolivia janë vënë në pranga nga forcat e komisariatit në Rinas, pasi tentuan të kalojnë kufirin drejt Italisë me leje qëndrimi spanjolle, të cilat pas verifikimeve kanë rezultuar false. Sipas policisë, bëhet fjalë për shtetasit Uan Carlos, 21 vjeç, Dora Raul Alvaro, 19 vjeç, Raul Lucio, 43 vjeç, si edhe Jenny Vargas, 44 vjeç. Burime prane komisiariatit në Rinas, bëjnë të ditur se këta shtetas, kanë hyrë në Shqipëri një javë më parë, me vizë të rregullt, ndërsa dyshohet se janë pajisur në Tiranë me leje qëndrimi spanjolle false. Të arrestuarit janë ndaluar në tentativë për të kaluar kufirin drejt Italisë, ndërsa më pas do të udhëtonin drejt Barcelonës. Ndërkaq policia ka nisur hetimet ndaj 4 shtetasve të huaj, si edhe po verifikon se nga cila ambasadë është dhënë viza ndaj tyre, si edhe vendi ku është arritur të sigurohet leja e qëndrimit. Hetimet po ndiqen nga struktura e trafiqeve të paligjshme, e cila kërkon të zbulojë të gjithë linjën e ndjekur.

Projekti i BE-së në ndihmë logjistike

Gjysmë milion euro mbrojtes së dëshmitarëve Pajisja me sistem të komunikimit të teknologjisë kompjuterike për Drejtorinë e Mbrojtjes së Dëshmitarëve, makina, etj, janë disa nga ndihmat e financuara nga Bashkimi Evropian. Kjo u diskutua në konferencën e djeshme, ndërsa në këtë projekt binjakëzimi të BE-së dhe projektit rajonal WINPRO u dhanë gjithashtu edhe rekomandime për funksionimin dhe ristrukturimin në të ardhmen të Njësisë për Mbrojtjen e Dëshmitarëve. Në kuadër të një projekti binjakëzimi prej €550 000 eurosh të financuar nga Bashkimi Evropian për të zhvilluar më tej kapacitetet operative dhe logjistike të Drejtorisë për Mbrojtjen dhe Dëshmitarëve dhe Personave të Veçantë, u mbajt dje një konferencë që kishte për qëllim prezantimin e arritjeve të këtij projekti. Reforma e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit dhe lufta kundër krimit të organizuar janë ndër 12 prioritetet kyçe të Komisionit Evropian për Shqipërinë për të marrë statusin e vendit kandidat. Por efikasiteti në luftën kundër korrupsionit nuk mund të konsiderohet i përplotë nëse viktimat dhe dëshmitarët e krimit nuk ndjehen të mbrojtur për të bashkëpunuar me institucionet e shtetit. Projekti i financuar nga Bashkimi Evropian i ka dhënë mbështetje sektorit të Drejtësisë Kriminale për sa i përket vënies në zbatim të ligjit të ri për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe në ngritjen e kapaciteteve afatgjata në Policinë e Shtetit Drejtorinë e Mbrojtjes së Dëshmitarëve, Prokurorinë e Përgjithshme, Gjykatat dhe Shërbimin e Burgjeve. Gjatë konferencës, Shefi i Operacioneve i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Brusa, nënvizoi se “është pjesë e standardeve evropiane të konsiderojë si të papranueshme për sistemin e drejtësisë kriminale të dështojë të sjellë të pandehurit në gjyq dhe të marrë një vendim sepse dëshmitarët janë çkurajuar që të dëshmojnë në mënyrë të lirë dhe me vërtetësi”. Projekti i binjakëzimit me Zyrën Kombëtare të Investigimit të Hungarisë dhe Zyrën e Policisë Kriminale të Lituanisë si një partner më i vogël filloi para 16 muajsh. Projekti përplotësohej me projekte të tjera të financuara nga Bashkimi Evropian që janë ende në vazhdim.


EKONOMI • E martë 19 qershor 2012

KREDITË E PASHLYERA, 30% E DOSJEVE QË DO TË SEKUESTROJNË PËRMBARUESIT

»

09

ASDASDSADAS

Kreditë, 4 mijë dosje në përmbarim Rezulton se niveli i kredive të këqija ka arritur në 20.1 për qind Ervin Koçi

DEPOZITAT

R

KREDITË Kredia e bankave për sektorin privat është rritur me ritme më të ngadalshme gjatë tremujorit të parë 2012, çka është reflektuar edhe në një rënie të rritjes vjetore të saj në 13.3%, nga 15.3% në fund të dhjetorit 2011. Megjithatë, muaji mars shënoi pjesën më të madhe të rritjes së kredidhënies përgjatë tremujorit. Teprica totale e kredisë u rrit me rreth 5.6 miliardë lekë gjatë tremujorit, e ndikuar nga rritja e kredisë për korporatat, ndërkohë që kredia për individë ka ndryshuar pak nga niveli i fundvitit.

FITIMET Ndryshe nga këto katër vitet e fundit të krizës ekonomike, sistemi bankar ka rikuperuar dukshëm fitimet gjatë këtij viti, duke arritur në 40 milionë euro në tremujorin e parë. Njëmbëdhjetë banka nga gjashtëmbëdhjetë gjithësej arritën rezultat financiar me fitim për tremujorin e parë të këtij viti. Sipas rezultateve të paaudituara nga Shoqata Shqiptare e Bankave, sistemi në tërësi ka arritur fitime më të larta se një vit më parë, ndërkohë që gjendja paraqitet pozitive edhe në nivel bankash të veçanta. kutuar vendimet gjyqësore për klientët me borxhe. Sipas të dhënave të bankave rezulton se kreditë me probleme kanë shënuar një rekord të ri në fund të tremujorit duke kaluar nivelin 20 për qind, nga rreth 19 për qind që ishin në fund të vitit. Sipas të dhënave të publikuara pak ditë më parë nga shoqata e bankave, rritja e nivelit të huave, të cilat po hasin vështirësi për t’u mbledhur nga bankat, është ndikuar

jo vetëm nga ngadalësimi i dukshëm i ritmeve të rritjes së kredisë, por edhe nga ecuria e dobët e aktivitetit ekonomik në vend. Me gjithë përkeqësimin e këtij raporti, shoqata e bankave raporton se treguesit e përfitueshmërisë të bankave individuale, sipas Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit, për pjesën më të madhe të tyre paraqiten të qëndrueshëm dhe më të larta se nivelet e të njëjtit tremujor të një viti më parë.

KATEGORITË Vlerësimi për kreditë bëhet sipas pesë kategorive të miratuara nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë. Vlerësimi bëhet duke u bazuar në kohëzgjatjen e pagesës së kësteve si edhe gjendjes financiare të kredimarrësit. Kreditë “standarde” janë kategoria e parë, e dyta janë ato “në ndjekje”, e treta janë ato “nën standard”, ndërsa kategoria e katërt janë ato të “dyshimtat” ku kredimarrësi nuk ka mundësi për të paguar dhe është thuajse i falimentuar. Këstet paguhen zakonisht gjashtë muaj deri një vit me vonesë.

EUROJA RIFITON POZITAT E SAJ NË BURSAT NDËRKOMBËTARE KUNDREJT DOLLARIT

Leku nuk njeh limit, fiton pikë në këmbim Dollari rikthehet në parametrat normalë të këmbimit në vend Euro ka forcuar pozitat e tij kundrejt monedhës amerikane në kursin e këmbimit valutorë, duke treguar epërsi ndaj tij në bursat ndërkombëtare. Faktor i fitimit të terrenit nga ana e monedhës evropiane janë edhe zgjedhjet parlamentare të zhvilluara në Greqi, të cilat pëfunduan pozitivisht, në favor të eurozonës. Partia fituese e zgjedhjeve parlamentare ishte pro qëndrimit të Greqisë në euro dhe afër formimit të qeverisë. leku ka fituar pikë kundrejt dy valutave kryesore në tregun e këmbimit valutorë, monedha evropiane ka shënuar një rritje kundrejt dollarit. Fitimi i zgjedhjeve parlamentare në Greqi

nga të djathtët dhe vendosja për ndërtimin e një koalicioni qeverisës që përkrah masat shtrënguese, e kanë fuqizuar monedhën evropiane, duke parandaluar rënien e saj në

Zhvlerësimi i euros është një faktor i pritshëm për tregun shqiptar, pasi humbja e pikëve nga monedha evropiane përkon me sezonin turistik, i cili është i lidhur ngushtë me futjen e madhe të kartëmonedhave euro. Ardhja e turistëve përkon edhe me shtimin e kartëmonedhave euro, të cilat në mënyrë direkte ulin vlerën e saj në tregun e këmbimit. Arsyeja se moszhvlerësimit të madh të saj mund të lidhet me faktin se “bumi” i turistëve ende nuk ka ardhur.

bursat ndërkombëtare. Edhe pse luhatja në to ishte në vlera minimale, ndikimi është dukur në këmbimin e tyre ndaj valutës vendase. Dollari ra në nivelin e 109 lekëve

SEZONI

Java e re ka nisur pozitivisht për monedhën vendase duke fituar pikë kundrejt dy valutave kryesore të huaja, euros dhe dollarit. Një euro është këmbyer me 138.33 lekë, 0.13 lekë më pak se të premten, duke konfirmuar një kërkesë më të ulët në treg për monedhën evropiane, ndonëse ajo ka pasur ecuri të mirë në tregjet ndërkombëtare. Tendencë negative ka shënuar edhe dollari, i cili ka zbritur përsëri në kuotën e 109 lekëve, duke u zhvlerësuar me 0.23 lekë kundrejt javës së shkuar. Tregu vendas duket i qetë dhe kërkesa për valutë është relativisht e dobët, ndërkohë që në bursat ndërkombëtare monedha evropiane ka regjistruar një ditë rekord, pas konfirmimit se Greqia nuk do të dalë nga eurozona. Euro u vlerësua rreth 0.6% ditën e hënë në tregjet e huaja kundrejt dollarit amerikan, duke kapur kuotën 1.2748, më të lartën e muajit. Edhe pse

Shqiptarët kanë rritur kursimet në banka në tremujorin e parë të këtij viti me plot 1140 milionë dollarë. Depozitat në fund të tremujorit të parë 2012 ishin rreth 14 miliardë lekë më të larta se në fund të vitit 2011, të mbështetura nga rritja e depozitave të individëve. Ritmet vjetore të rritjes së depozitave në total mbetën të pandryshuara për tremujorin, në rreth 13 për qind. Depozitat e individëve janë rritur me rreth 3 për qind përgjatë tremujorit.

NDIKIMI

reth 4 mijë dosje të kreditorëve të këqinj janë gati për t’u ekzekutuar nga përmbaruesit gjyqësor privatë. Ky është një numër shumë i lartë dhe zë 30 për qind të të gjithë volumit të punës së përmbarimit privat në vend. Shkaku kryesor janë pamundësitë për likuidimin e kredive, ose siç njihen ndryshe, kreditë e këqija. “Totali i kredive me probleme zë 20- 30 për qind të dosjeve, të cilat janë paraqitur pranë zyrave tona. Do të thosha që një pjesë të konsiderueshme e zënë bizneset sepse në ato fusha, në ato sektorë ka dhënë dhe banka kredi dhe kanë qenë dhe më të sigurta”, thotë Petrit Qarri, kryetari i përmbaruesve privatë. Përmbaruesit privatë, pas një vendimi gjyqësor, nisin procedurat e bllokimit të kolateralit të vendosur për llogari të bankave të nivelit të dytë dhe pasuria e lënë i nënshtrohet ankandit. “Bankat kanë dhënë kredi aty ku kolateralët kanë vlejtur më shumë. Do të thosha në qytetet jugore, Vlorë, Fier, Lushnjë, Tiranë, Durrës, Korçë, Pogradec. Pra, aty ku kolaterali ka një vlerë të caktuar dhe banka ka pas kujdes dhe aty ka dhënë kredi”, theksoi Qarri. Përkeqësimi i situatës konstatohet me thellimin e krizës globale, ku bizneset që zënë edhe numrin më të madh të kerdive të këqija, kanë mungesë likuiditeti. Qytetet me numrin më të madh të kredive të këqija janë pikërisht ato ku bankat kanë dhënë më shumë kredi dhe vlera e pronës është e lartë. 15 nga 16 bankat e nivelit të dytë në Shqipëri, operojnë me 114 përmbaruesit gjyqësorë privatë për të ekze-

nga niveli i 112 lekëve për një dollarë që ishte në fundin e javës së kaluar. Këto shenja janë tregues të vijimit të qëndrueshmërisë të tregut të këmbimit valutorë.

Seminari i tregtisë

Arvizu: Siguria tregtare është me rëndësi Siguria tregtare është mjaft e rëndësishme sidomos në luftën ndaj kontrollit tregtar dhe të luftës për përhapjen e armëve të shkatërrimit në masë. Ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, e deklaroi këtë fakt gjatë një seminari të organizuar me vendet e rajonit për sigurinë tregtare. “Në këtë seminar do të flitet për kontrollin strategjik të tregtisë dhe për zbatimin e rregulloreve, zhvillimet e fundit ndërkombëtare shumëplanëshe, si dhe zhvillimin e normave dhe praktikave ndërkombëtare të tregtisë. Forcimi i sistemit të mbrojtjes është thelbi i këtij diskutimi, si dhe të çojmë përpara strategjitë efektive të kontrollit tregtar dhe të luftës së përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë. Kjo është përparësia më e lartë kombëtare e SHBA, ju falënderoj që jeni bashkuar me ne në këtë përpjekje. Të gjithë pjesëmarrësit në këtë seminar do të ofrojmë mundësi për ndarjen e informacionit dhe të përvojave, prandaj mendoj se do të jetë shumë i nevojshëm për të gjithë”, deklaroi ambasadori amerikan Arvizu. Ndër të tjera ambasadori tha se, me rëndësi është hartimi i planeve për kontrollin strategjik të tregjeve dhe zbatimi i rregulloreve për funksionimin e këtyre tregjeve. “Ne jemi të gatshëm të ofrojmë mundësi për ndarje të informacionit dhe përvojës për të çuar më tej shkëmbimet tregtare mes vendeve. Gjithashtu, zbatimi i rregulloreve do të sjellë rritje të sistemit të mbrojtjes dhe një kontroll tregtar më efektiv”, tha Arvizu. Seminari për sigurinë tregtare në rajon u organizua nga ambasada e Shteteve të Bashkuara. Në këtë seminar merrnin pjesë një sërë përfaqësuesish nga rajoni, të cilët do të japin informacione dhe do të shprehin eksperiencat e tyre në aspektin e sigurisë tregtare. Ky seminar është vazhdimësi e marrëdhënieve tregtare që vendet e Ballkanit kanë ndërmjet tyre.


10

« koment

E martë 19 qershor 2012 •

Një humbje e paralajmëruar e opozitës Nga Luan KURTI

P

asi korri humbjen e radhës në zgjedhjet presidenciale, Edi Rama po dëgjohet gjithmonë e më dendur të artikulojë se më 2013 e sheh PS-në fituese dhe veten si kryeministër. Po ku e bazon ai optimizmin e vet, mbi cilat llogari dhe pse po nxitohet ta fillojë fushatën elektorale parlamentare para kohe? Që kur erdhi në krye të PS-së ai ka njohur vetëm dështime dhe të gjitha gjasat tregojnë se prapë do të mbetet në opozitë. Ai është lideri që ka sjellë një frymë konfliktualiteti dhe përçarjeje brenda së majtës, një autoritarizëm vrasës mesjetar, një frymë bojkoti permanente, që nuk ofron asnjë alternativë, që të vetmen kartë fitoreje ka antiberishizmin. Nga veprimet dhe strategjitë që ai ndoqi gjatë zgjedhjeve për kreun e shtetit kuptohet mendësia e tij dhe shanset reale që ka në zgjedhjet e vitit 2013. Më se një herë e ka shprehur qartë frikën, kompleksitetin sindromatik se pa LSI-në fitorja e zgjedhjeve parlamentare do të ishte një mision i pamundur. Ai dhe eksponentë të tjerë brenda së majtës theksuan se, nëse Ilir Meta braktiste anijen e PD-së, ata do ta mirëprisnin dhe ishin të gatshëm të bënin çdo lloj pazari. Si gjithmonë, lideri i së majtës opozitare nuk i bënë llogaritë nga njëshi deri te dhjeta, nuk merr parasysh rrethanat, kohën, mundësitë, kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë dhe i shtyrë nga padurimi për të arritur majën e pushtetit, i dehur nga një pakt pa protokoll, ku lëkurat e ngjalave tentuan të zëvendësonin pergamenat, prishi gjithë ekuilibrat e vendosur, shpoi lundrën që do ta shpinte tek ishulli i thesarit dhe vazhdon i vetëm edhe sot e kësaj dite të nxjerrë ujë me kova nga dyshemeja në mënyrë dëshpëruese, vajtimtare. Editoriali i tij në “Tuiter” ishte preludi i asaj që do ndodhte me nota triumfatore, ishte akt para aktit, që nga simfoni u kthye në një muzikë dhome, në një mort dhe që mëton që me termin “rilindje” të prekë ndjenjat e shikues-dëgjuesve. Dëshira e tij e kahershme për të qenë një ditë kryeministër i vendit nuk rezonoi me formulën apo strategjitë përzgjedhëse, duke e vënë në konflikt me vetveten. Paketa e tij me

katër kushte për presidencialet, handikapi ku ai tentoi të gjunjëzonte mazhorancën për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme i përngjante një kambane të vonuar, një marifeti, një maske oksigjeni që tentonte të mbante në jetë dikë (një kauzë të dështuar), t’i zgjaste agoninë thjesht dhe vetëm për ta kriminalizuar në maksimum kundërshtarin e tij si president vrasës dhe përpos kësaj ta përdorte si alibi në rast të humbjes së radhës më 2013. Por ç’ndodhi në të vërtetë? Nga akuzues u kthye në i akuzuar, jo vetëm i ndërkombëtarëve, por edhe i opinionit publik. Kandidatura e Zaganjorit ishte kurthi ku Rama ngeci dhe s’doli dot. Në vend që të vepronte si dhelpra e të linte “bishtin” dhe të rifitonte lirinë, të minimizonte humbjet duke u shfaqur protagonist me kandidatura alternative, për shembull politike (sipas rekomandimeve ndërkombëtare), veproi si ujku: kafshoi lakun duke thyer edhe dhëmbët. Ai me dëshirë, me vullnet të lirë apo nga padija lëshoi terren, mbeti pa rol dhe është i fundit në radhë në lojën e telefonit të prishur të opozitës. Duke mos pasur besim tek aftësitë e tij për të komunikuar ballë për ballë me të ngjashmin e tij, në një kompleks inferioriteti sindromatike ai iu rikthye komunikimit me letra, me korrier diplomatik si në kohën e sulltan dovletit, ku më the e të thashë bëhen një gjëegjëzë, një tërkuzë që s’i gjendet filli, lëshoi terren dhe ndihmoi në faktorizimin e liderit të LSI-së. Nga fillimi në fund qëllimi i tij i vetëm ka qenë bllokimi i kandidaturës së Fatos Nanos dhe termat “konsensus”, “proces”, “gjithëpërfshirje” ishin veç farsë. Ai i përngjan atij demit të tërbuar që ka ngulur sytë te coha e kuqe (Fatos Nano), që kërkon ta godasë me brirë me furinë e zemërimit të papërmbajtur, pa llogaritur toreadorin (Berishën), që është gati t’i ngulë në shpinë shigjetat jetëpërpirëse. Ai ishte dhe është kaq i qorollepsur, saqë edhe më i mençmi, edhe më parashikuesi nuk mund ta dijë se cila do të jetë lëvizja e tij e radhës. Në kundërrymë, në një përpjekje amatoreske prej heroi, ai ia doli ta tërheqë të gjithë ekipin e tij në një vetëvrasje kolektive politike, ku të qëndruarit në opozitë konvenon me parimin

e famshëm “edhe bar do të hamë, por parimet nuk i shkelim”. Fatmirësisht, po dëgjojmë të thuhet se disa anëtarë të kryesisë kanë filluar të rebelohen, të dalin nga rreshti, nga gjumi letargjik, t’i tregojnë kryetarit se durimi ka kufi dhe kështu nuk mund të vazhdohet. Ata nuk janë mbushës topi, ku kryetari (Mato Gruda), sa herë që i teket, nxjerr nga qilari xhepanenë me të vetmin qëllim që e ka mbajtur për një kohë të gjatë në mendje: goditjen e shtëpisë së plakut Mere (Berishës). “Rilindja” e Ramës duhet të fillojë nga vetë Rama, nga oborri i tij dhe pastaj të aplikohet në shtresa, grupe interesi dhe hapësira të tjera të jetës politike dhe publike. Duke ikur nga disa gabime për të cilat ai më herët ka kërkuar falje (ku termi “xhaketat e vjetra” u konvertua në “të urtë”, apo edhe për ndryshimet e Kodit Zgjedhor dhe të Kushtetutës në një turravrap të paprincip), ai shket në disa gabime të tjera po kaq të rënda si në situatën aktuale dhe bëhet i pabesueshëm, paranojak. Kjo sjellje ka rrezik ta shndërrojë atë sërish në një humbës të madh, në një vetmitar të madh, në një njeri me profil të dyzuar, që hyri nga dera e baskisë me shumë angazhime, shpresa, premtime; me megafon, me sëpatë në dorë, me këngë “rep - ar and bi” për Tiranën, me hap triumfatori dhe doli nga dera e madhe e politikës në mënyrë të rrëmujshme, aspak dinjitoze dhe frymëzuese; që ambicien, egon, dramën e tij personale ia përcolli Partisë Socialiste si një sëmundje e pashërueshme. Ai erdhi duke akuzuar Berishën si “doktor rrumpalla”, por fatkeqësisht është kthyer në prodhuesin dhe eksportuesin politik më rrumpallë që është parë deri më sot. Me thënien se do t’i fitojë zgjedhjet parlamentare të radhës dhe do të jetë kryeministër, ai i përngjan njeriut që më shumë se publikun ka nevojë që mashtrimin e tij ta besojë vetë. Fitorja nuk arrihet vetëm me frymë dhe me dogma, më së pari arrihet me përbashkim të të gjitha vlerave dhe resurseve të së shkuarës dhe së tashmes. Kjo është një cilësi që Ramës i mungon. Ai është njeriu që mbytet në gotën e ujit, në stuhinë që po vetë e shkakton me mospërfilljen dhe mungesën e racionalitetit.


koment • E martë 19 qershor 2012

»

11

Kurbani i liderit të Aleancës Kuqezi

J

Nga Arian Rexhepi

o rastësisht tani në prag të finalizimit të përvjetorit të parë të lëvizjes së iniciuar nga lideri i së majtës për një rilindje kombëtare, që përkon dhe me përvjetorin e 100 të shpalljes së pavarësisë, m’u kujtua deklarata biblike e publicistit të madh të plejadës së shquar të epokës iluministe të lëvizjes shqiptare të quajtur Rilindje Kombëtare në fund të shekullit XIX dhe fillim shekullit XX. i fundit për nga radha, por epokal për nga dituria, duke vulosur përfundimisht atë brez të ndriturish që sakrifikuan gjithçka kishin për të parë një Shqipëri ndryshe, ishte Faik Konica. Fjalët e tij të tmerrshme, që i nxori nga thellësia e shpirtit, ishin alarmi i rrezikut të ndarjes së vendit në ngastra apo ofiqe për shkak të injorancës së theksuar të klasës politike, por dhe urrejtjes dhe inateve personale mes njerëzve të ndarë nga religjioni. Në kulmin e dëshpërimit ai do të shprehej se “e keqja e shqiptarëve janë vetë shqiptarët”. Dikush ose shumëkush mund ta gjykojë si deklaratë në pasion e sipër, duke mos njohur realitetin shqiptar dhe aq më pak personin në kohën dhe vendin që e tha. Sot pas një shekulli lufte dhe pune, por më së shumti edhe sabotimi nga 28 nëntori i lavdishëm i vitit 1912 dhe koha kur jetoi autori i kësaj deklarate, ne jemi po ata që ishim. Mos vallë koha për ne ka mbetur? Mos vallë ne nuk jemi të zotët të vetëqeverisemi? Mos vallë ne nuk pyesim për të tjerët? Apo mos vallë ne u lodhëm nga kjo jetë “luksi” gjatë shekullit që shkoi dhe i jemi kthyer nga e para kalvarit të gjatë të mundimeve në kurrizin e këtij kombi? Rreziku që na vjen nga vetvetja është më i frikshmi dhe më i shëmtuari njëherësh. Sot, pikërisht në prag të 100-vjetorit të pavarësisë së shtetit, ne rrezikojmë shumë më tepër se dje kur ishim vetëm. Pikërisht sot na formohet një parti me nuanca të qarta nacionaliste, e cila ka më se një vit që kërkon të bëhet faktor destabiliteti në të gjitha trojet shqipfolëse dhe jo e kundërta. Tani së fundi e përfolur shumë dhe e komentuar sipas orekseve të njerëzve të ndryshëm me prirje liberale deri tek ato ultranacionaliste në gjykatë u regjistrua një parti e re, e 114-a në listën e gjatë prej vitit 1990, nën emrin “Alenca Kuqezi”. Më datën 16 qershor 2012 u mbajt kongresi i parë i partisë së re të formuar nga e ashtuquajtura “ndjenja kombëtare”. Ajo që ra në sy ishte programi i saj i ngjashëm me programin e Adolf Hitlerit të bërë publik tani së fundi dhe të njohur në librin e tij “Mein Kampf”. Zërat se kjo lëvizje financohet nga burime të dyshimta turke dhe deklarata e tij në mbrëmjen e aksidentit se shtetin do ta vinte përballë fakteve në kërcënime më duken foshnjarakë. Më datën 11 qershor të gazetën “Metropol” në komentin me titull “Kufomat që mbetën përherë fajtorë” kam paralajmëruar këtë rrezik të mundshëm, që na vjen nga neglizhenca dhe jo nga qëllime dashakeqe kur një kryetar partie lëshon deklarata me gjuhën e një hetuesi që

kurrë s’ia do të mirën dhe aq më pak viktimave që i përdori si deshi dhe pastaj i braktisi për të festuar me oborrtarët e vetë arritjet e një dite fatlume. Kush është ky lider që na shfaqet në televizion me kërcënime të vrullshme? Kush është ky lider që deklaron se ka një staf politikanësh dhe teknicienësh si “Mjafti” i dikurshëm, që sot nuk po i ndihet zëri, dhe fatet e vendit kërkon t’i marrë përsipër? Po kërcënon, po në emër të kujt po i bën këto kërcënime për futje në burg dhe dënime në forma të tjera? Deklaron se ka gati një platformë që pa frikë të marrë në dorë fatet e vendit dhe ndoshta më shumë se kaq nga shtrirja e veprimtarisë edhe përtej kufijve zyrtarë të shtetit ai është i gatshëm. A gjendet dikush që ta ndalë këtë njeri herët, sa s’është vonë? Pastërtia e tij vlen për t’u diskutuar, pas një skaneri të mundshëm. Paraprakisht atij i duhet të deklarojë në medie se ku e kanë burimin financimet e tij. A është vërtet Turqia strumbullari i gjithë kësaj lëvizjeje, që ka për qëllim stigmatizimin e shqiptarëve? A është e interesuar Turqia që Shqipëria të futet në strukturat e Bashkimit Evropian apo dëshiron të kundërtën? Mos ndoshta si Rusia, që nxit Serbinë, të njëjtën gjë po bënë me ne Turqia për të mos u integruar? Dhe vendit tonë si ngelet gjë tjetër veçse të injorojë BE-në dhe sytë t’i kthejë nga vëllai i Bosforit për ta parë si zgjidhjen e vetme dhe më të mirën. A është kjo rruga e duhur? Çfarë mund të ndodhë më pas? Ndërkohë Evropa po ndjek me seriozitet ngjarjet, që po precipitojnë më shpejt se duhet. Skepticizmi i tyre është i justifikuar. Nga vjen ky lider i ri? Ngjitja në skenën e politikës, i ardhur nga gjyqësori krejt natyrshëm hedh dyshime përderisa ai vetë, gjyqësori, është varrmihësi i projekteve të mbetura përgjysmë për shkak të korrupsionit që ka çuar në shthurje të plotë të gjithë administratën dhe ka rritur urrejtjen e masave. A mendon ky lider se formimi i një partie të re i sjell më shumë telashe se mirësi këtij kombi? A ka menduar ky lider se krijimi i një partie të re është luks i tepruar për vendet e zhvilluara dhe aq më tepër për ne shqiptarët? A ka menduar ky lider se krijimi i kësaj partie e ka fragmentarizuar më shumë vendin dhe ka shtuar pasigurinë? A ka menduar ky lider se shqiptarët e provuan një herë në fillim të viteve ’90 me burra, por pa eksperiencë dhe dështuan gjatë rrugës për të bërë shtetin e së drejtës? A e ka menduar ky lider se përsëri këtij vendi iu desh të bënte eksperimente në fund të shekullit që lamë pas me një brez të ri hajdutësh, që i zhvatën gjithçka kishte këtij vendi? A e ka munduar ky lider se ku do t’i gjejë burimet njerëzore këtej apo matanë kufijve kur shqiptarët përherë ngelen të zhgënjyer. Mendimin tim s’dua t’ia imponoj shumicës, por e shohë me vend të bëjë një analizë të asaj çfarë kërkon të na hedhë hi syve ky lider në po të njëjtat kushte. Shenjat e krizës morale u vulosën natën e 16 qershorit 2012, kur kongresi i Aleancës Kuqezi u dha fund me sukses puni-

meve. Paralelisht me këtë sukses kemi luftën e ashpër që po bën lideri i së majtës së përçarë për të siguruar postin e ëndërruar të kryeministrit dhe si pasojë e kësaj hapur po bën pazare mbi kokat e mijëra njerëzve që aspirojnë idealet e njerëzve që nxiten për të vjedhur. Tani me rastin e krizës globale kjo shenjë është shumë e dukshme. Mosmarrëveshjet institucionale kanë arritur kulmin. Duket se lufta po bëhet vetëm për fasadë. Tjetërkund fle lepuri. Provokimet e shpeshta të fqinjëve tanë serbë dhe maqedonas me rastin e krizës globale i kanë rritur më shumë shanset që planet e tyre të arrijnë fitore të përkohshme. Është provuar më se një herë në raste krizash botërore apo rajonale se riaktivizohet elementi radikal dhe grupet e interesit shfrytëzojnë çdo situatë të paqëndrueshme për të rritur kapitalet e tyre. Në këtë rast mjeti justifikon qëllimin. Roli i shoqërisë civile është i shumuar ose është inekzistentë sa herë që e sjell rasti për të diskutuar problem të ngjashme. Si komb kemi një problem të madh se vuajmë shumë dhe harrojmë shpejt, dhe këtu e kam fjalën për 100 vjetët që na ikën. Besëlidhja shqiptare, e formuar një vit më parë, me sa duket nuk e ka sfumuar rolin dhe rëndësinë që pati Besëlidhja e Lezhës me Heroin Kombëtar të saj, Gjergj Kastriotin. Çuditërisht, nuk ishte rastësi që elektorati i kësaj mase injorantësh që kthehej nga suksesi i kuvendit të burrave, por tani në kohë dhe vend tjetër, ashtu si rilindja shqiptare, e iniciuar nga lideri i së majtës me disa bashibozukë dhe hajdutë shpirtrash, ra në greminë, por këtë radhë pa viktima. Ajo ra në greminën e turpit. Fatkeqësi dhe turp njëherësh. Në këtë rast përgjegjësia bie mbi liderin e partisë, që i detyron njerëzit e gjorë, militantët për një thes miell të udhëtojnë pa sigurinë e nevojshme. Prirjet individualiste të fryra nga mediet i kanë dhënë një imazh jo real kësaj kategorie njerëzish, që janë gati të bëjnë gjithçka vetëm për të pasur një emër. Librat ironikë pa status që iu desh të botonte ishkryeprokurja e Hagës Karla del Ponte lidhur me dyshimet e saj mbi krimet e luftës imagjinare të bëra nga shqiptarët, deklarata e europarlamentarit Dik Marti mbi hamendësimet pa bazë të bëra publike se shqiptarët janë terroristë, inkursionet e shpeshta të banorëve fatkeq të Veriut të Mitrovicës të keqpërdorura nga politika serbe, proceset e montuara të policisë maqedonase për krime të organizuara të bëra gjoja nga elementë radikalë myslimanë, ekzistenca e një hapësire fizike të tolerancës së religjionit, por jo e hapësirës sociale të bëra nga stigma e njerëzve me mjekër dhe lufta e qytetërimit kundër terrorizmit pa nuancë të vetën në një Ballkan të ngjyrosur nga gjaku dhe të dehur nga era e urrejtjes dhe barotit, janë shenjat e një skenari politik që po bëhet me duart tona, por me dijeninë dhe kokën e të tjerëve. E shoqëruar kjo dhe me skenarin e një programi të montuar të quajtur “Aleanca Kuqezi”, janë mjeti për të arrit me çdo kusht dëshpërimisht qëllimet.

Letër e hapur Komisariati dhunon dhe ndalon Edmond Vlashajn Letër e hapur drejtuar Prokurores së Përgjithshme, znj. Ina Rama, Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, zotit Bamir Topi, Kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Znj. Jozefina Topalli, Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, zotit Sali Berisha. Për dijeni ambasadorit amerikan në Tiranë, zotit Arvizu, si dhe gjithë përfaqësive diplomatike të akredituara në Tiranë. Për dijeni gjithë organizatave të shoqërisë civile, kombëtare dhe ndërkombëtare në Tiranë, Bruksel, Uashington, Nju-Jork e më gjerë. Për dijeni gjithë medieve kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe gjithë liderëve politikë kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Më 17 janar të vitit 2012 është burgosur me të padrejtë, në hakmarrje dhe në shenjë presioni ndaj aktivitetit të tij publik dhe shkrimeve të tij publike kundër korrupsionit në Shqipëri kryetari i partisë politike “Lëvizja Shqipëria e Re”, zoti Edmond Vlashaj. Nga data 17 janar deri më datë 17 maj është mbajtur nën hetim dhe nën presion të rëndë psikologjik nga instanca të caktuara të prokurorisë dhe policisë së Tiranës, duke synuar ta frikësojnë dhe ta mposhtin liderin e Lëvizjes Shqipëria e Re. Gjatë gjithë kësaj kohe, por dhe më parë, ne jemi në dijeni të shkeljeve sistematike të të drejtave të njeriut në këtë proces të

paligjshëm, denigrues, hakmarrës dhe primitiv. Ne kërkojmë me forcë nga ju vëmendjen tuaj maksimale në nxjerrjen në dritë të diellit dhe në sytë e opinionit publik të të gjithë këtij procesi të montuar në mënyrë mafioze dhe me qëllime të caktuara politike për të synuar eliminimin e një lëvizjeje të re politike konservatore në Shqipëri, e cila kërkon të ndërtojë një Shqipëri pa korrupsion, një Shqipëri plot solidaritet, një Shqipëri të zhvilluar e të begatë, pra një Shqipëri të re. Kërkojmë që të jeni të pranishëm në sallën e këtij gjyqi dhe me praninë tuaj të shihni konkretisht denigrimin e të drejtës qytetare dhe politike, si dhe denigrimin e besueshmërisë së disa segmenteve të caktuara në institucionet më të rëndësishme Shtetërore të Republikës së Shqipërisë. Jemi të bindur se duke e ndjekur këtë proces dhe duke e bërë të verifikueshëm nëpërmjet transparencës maksimale publike, jo vetëm që do të mësoni se çka po ndodh me korrupsionin në segmente të administratës publike e shtetërore, por besoj se do të kuptoni më mirë edhe mekanizmat dhe zgjidhjet për ta pastruar një herë e mirë Shqipërinë nga falsifikimet, denigrimet dhe padrejtësitë kundrejt qytetarëve dhe liderëve të tyre politikë e gjithashtu do të bëheni të vetëdijshëm mbi shtypjen e lirive dhe të të drejtave qytetare e politike në Shqipëri. Mbetemi me shpresë dhe besim në angazhimin tuaj konkret në verifikueshmërinë dhe transparencën e këtij procesi të falsifikuar në mënyrë mafioze dhe të montuar politikisht.


12

« AKTUALITET

E martë 19 qershor 2012 • FIER, DREJTUES DHE PUNONJËS TË DRSHTR-it PËRFITUAN NË MËNYRË TË PALIGJSHME

Aferat me lejet e drejtimit, 7 persona në pranga Prokuroria: 50 persona kaluan testin pa qenë të pranishëm FIER- Policia e Fierit ka vënë në pranga 7 persona, mes të cilëve punonjës të drejtorisë rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, si dhe ka nisur hetimet në gjendje të lirë ndaj shumë personave të tjerë, mes të cilëve edhe ndaj kreut të këtij institucioni. Në një njoftim zyrtar për mediat, Prokuroria e Fierit bën të ditur se arrestimet janë kryer pas një hetimi disa mujor, nën akuzën e korrupsionit pasiv dhe aktiv në dhënien

e lejeve të drejtimit të mjeteve. Në pranga janë vënë Emiljano Mone, Bujar Tahiri, Dylaver Shyti, Emiljano Bushi, Xhevair Caushi, Paskal Bello dhe Vladimir Nebiaj, ndërkohë që është dhënë masa e pezullimit të ushtrimit të detyrës ndaj kreut të DRSHTR-se Luan Baçi, i cili është nën hetim për ndikim të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike dhe korrupsionit pasiv. Sipas Prokurorisë, dyshohet se drejtues

dhe anëtarë të komisionit kanë dhënë leje drejtimi kundrejt përfitimeve të paligjshme, në bashkëpunim edhe me disa autoshkolla, ndaj drejtuesve të cilave ka nisur procedimi penal. Po ashtu, dyshohet se rreth 50 persona janë pajisur me leje drejtimi pa qenë të pranishëm në provimin teorik dhe praktik. Hetimet vijojnë, pritet një rritje e numrit të të arrestuarve si të implikuar në këtë aferë.

PROKURORIA KËRKON HETIM NË GJENDJE TË LIRË: NUK PARAQET RREZIK

U arrestua për mitmarrje, lirohet pedagogu Qafa SHKODER- Pedagogu i Universitetit të Shkodrës, Fran Qafa, i akuzuar dhe i prangosur për korrupsion do të hetohet në gjendje të lirë. Pak ditë më parë blutë e Shkodrës nën akuzën e mitmarrjes, apo korrupsionit pasiv, vunë nën pranga pedagogun e Universitetit të Shkodrës, dhe një person tjetër, të cilët po shkëmbenin para për të kaluar një student në lëndën e Të Drejtës Penale. Ndërkohë dje Prokuroria ka kërkuar hetim në gjendje të lirë për shkak se nuk paraqet rrezik. Pedagogu Qafa ka lënë ambientet e paraburgimit në Shkdoër pas 3 ditësh arresti. Lirimi nga burgu Qafa u arrestua në flagrancë të shtunën e javës që shkoi, ndërsa po merrte lekë nga një student i tij në këmbim të favorizimit në provimin e lëndës “E drejtë Penale”. Sipas bluve të Shkodrës dhe Prokurorisë së këtij rrethi ky pedagog mbahej nën vëzhgim pasi kishte sinjalizime për mitmarrje. Po sipas burimeve zyrtare thuhet se juristi ishte pedagog i Të Drejtës Penale në universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Policia e Shkodrës bën me dije se Fran Ndue Qafa 27 vjeç, lindur e banues

Aksidenti në Qafëkërrabë

Arrest me burg për shoferin, vazhdon ekspertimi ELBASAN- Policia ka dorëzuar një ditë më parë materialet e çështjes në Prokurori dhe është kërkuar masa e arrestit me burg për shoferin e autobusit Mit’hat Biçaku. Ai do të përgjigjet për shkelje të rregullave të qarkullimit me pasoja, por ende nuk është ngritur një akuzë konkrete. Ndërkohë që gjykata ka konfirmuar masën e arrestit me burg Prokuroria ja ka lënë në dorë ekspertëve vijimin e hetimeve. Ndërkohë që gjykata ka konfirmuar masën e arrestit me burg, Prokuroria ia ka lënë në dorë ekspertëve vijimin e çështjes. Janë tre ekspertë të pavarur me një eksperiencë të gjatë në aksidente që janë duke hartuar akt-ekspertimin. Për të vijuar hetimet ne do të presim këtë akt-ekspertim. Këta ekspertë gjithashtu do të verifikojnë nëse ka pasur apo jo goditje mjeti, është konsumuar alkool nga drejtuesi i mjetit, ka qenë me shpejtësi dhe të gjitha detajet e ndodhjes së tij. Pas mbërritjes së kësaj dosjeje ne do të vendosim për procedimin e mëtejshëm të çështjes tha kryeprokurori. Mësohet se janë marrë në pyetje të aksidentuar, të cilët nga të dhënat e hetimit kanë kontradikta midis tyre. Gjithsesi nëse do të hetohet për një automjet tjetër do të pritet të flasin ekspertët. Një autobus me rreth 40 delegatë të Aleancës Kuq e Zi u aksidentuan rreth orës 16 .00 të të shtunës, ndërsa ktheheshin nga kongresi i zhvilluar në Tiranë. L. Lleshi

I pamundur identifikimi

Pedagogu Fran Qafa u arrestua në flagrancë të shtunën e javës që shkoi, ndërsa po merrte lekë nga një student i tij në këmbim të favorizimit në provimin e lëndës “E drejtë Penale”. Sipas bluve të Shkodrës dhe Prokurorisë së këtij rrethi ky pedagog mbahej nën vëzhgim pasi kishte sinjalizime për mitmarrje. në Fushë-Arrës të rrethit të Pukë, me profesion jurist, me detyrë pedagog i së Drejtës Penale në universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër dhe

studenti Vladimir Zef Vladaj 23 vjeç, lindur e banues në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Shkodrës u kapën mat duke pasditen e të dielës në lagjen

“Vasil Shanto”, në rrugën Pedonale duke shkëmbyer një shumë lekësh prej 250 eurosh, me qëllim kalimin e lëndës së të Drejtës Penale.

NUK PAGUAN DETYRIMET DHE NUK RESPEKTUAN NORMAT E SHFRYTËZIMIT

Inertet, tri firma humbin licensat e shfrytëzimit Në shumë këmbë urash, merren inerte pa kriter ELBASAN- Tre firma kanë humbur licencën për shfrytëzimin e inerteve në lumin Shkumbin në pjesën që përfshin rrethin e Elbasanit. Prefekti Shefqet Deliallisi tha se ka marrë pjesë vetë personalisht në kontrollet për zbatimin e ligjit përgjatë dy shtretërve të lumit Shkumbin dhe Devoll sidomos për zbatimin e disa detyrimeve, të cilat firmat duhet t’i plotësojnë siç është ruajtja e normave të shfrytëzimit dhe pagesa e detyrimeve të licencës. Kontrollet

do të vazhdojnë duke i bërë ato edhe në befasi për të kapur abuzuesit me inertet. Zbatimi i ligjit mbetet një problem i madh për firmat, por edhe për institucionet. Në shumë këmbë urash, në afërsi të fshatrave shfrytëzohen inerte pa kriter. Operacionet e kontrollit të taskforcës kanë qenë të vazhdueshme, por deri tani asnjë firme nuk i është bllokuar licenca dhe të jetë penalizuar me gjobë pas shkeljes së ligjit. Mësohet se vazhdojnë kontrollet sa i përket zbatimit të

kontratave nga ana e firmave që shfrytëzojnë inertet. Në muajin qershor deri në muajin tetor është periudha e shfrytëzimit nga ana e firmave dhe gjatë kësaj periudhe do të ndiqen si ato që punojnë me licencë, ashtu edhe ato që mund të abuzojnë për të marrë inerte pa leje në lumenj e përrenj. Firmat rrezikojnë deri në sekuestrimin e mjeteve nëse janë pa leje dhe heqje të lejes së shfrytëzimit nëse shkelin kriteret e vendosura dhe sipërfaqen e lejuar. L. Lleshi

E përplas kamioni, vdes e moshuara ELBASAN- Një aksident i ka marrë jetën një gruaje të moshuar teksa po kalonte rrugën nacionale Elbasan-Peqin në fshatin Vidhas. Një kamion me targë BR 5528 A ka përplasur një grua të moshuar ende e paidentifikuar, e cila në atë moment ka tentuar të kalojë rrugën. Me gjithë frenimin e shoferit, gruaja është përplasur duke u përfshirë nën rrotat e pasme të kamionit. Për të ndjerën nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe ekspertët, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Policia ka ndaluar drejtuesin e kamionit, i cili do të merret në pyetje për rrethanat e përplasjes. Sipas të dhënave paraprake mendohet se ka qenë këmbësorja ajo që ka tentuar të parakalojë rrugën, por nuk ka mundur dhe është përplasur me kamionin. Për shkak të përplasjes së fuqishme është bërë i pamundur identifikimi i parë i të moshuarës, e cila dyshohet se është banore e fshatrave përreth rrugës. L. Lleshi

Shqiptari i dënuar për vjedhje

Arratiset nga burgu grek, policia e Sarandës në kërkim SARANDË - Policia e Sarandës dhe ajo e Igumenicës (Greqi) po zhvillojnë një aksion të përbashkët për ndalimin e një shtetasi shqiptar, i cili disa orë më parë u arratis nga burgu i Spartit (Greqi). “I burgosuri shqiptar, me inicialet L. I., 29-vjeçar, i cili është arrestuar për një sërë grabitjesh të kryera në Greqi, u largua nga ambientet e paraburgimit, duke shfrytëzuar dritaren e tualetit të burgut, që ndodhej në katin e parë”, thekson policia lokale. Të njëjtat burime thanë se 29-vjeçari ka prerë hekurat e tualetit me sharrë dhe u arratis, së bashku me një tjetër shqiptar, i cili u ndalua më pas. “Mendohet se i burgosuri shqiptar ka hyrë në thellësi të territorit tonë, për t’iu shmangur ndjekjes së policisë greke”, tha një drejtues i lartë i policisë lokale. Mësohet se L. I., është person me precedent penalë në Greqi dhe autor i një sërë grabitjesh në lokale e banesa, në disa raste edhe me dhunë. T. Skuqi


bota

»

• E martë 19 qershor 2012

s p e c i a l e

N

jë histori romantike plot aventurë e cila që nga rapsodët e shekullit XI e deri tek lojërat elektronike të kohëve të sotme nuk ka pushuar së na tërhequri dhe së frymëzuari për interpretime të reja. Por bëhet fjalë vetëm për legjenda, apo është e mundur që Arturi të ketë ekzistuar vërtetë? Në kërkim të heroit “Do të ishte e gabuar të përgjigjeshim me një po, apo me një jo”, thotë Geoffrey Ashe, që konsiderohet eksperti më i madh i studimit të Mbretit Artur. “Figura të tjera historike janë bërë heronj legjendash mesjetare, si Aleksandri i Madh dhe Karli i Madh, por për ta ekzistojnë burime historike të besueshme. Për Arturin theksi është i gjithi mbi legjendën dhe është e vështirë të dallosh, nëse ekzistojnë, faktet historike”. Problemi qëndron mbi të gjitha në faktin që rrëfyesit mesjetarë, ndryshe nga romancierët modernë historikë, nuk shqetësoheshin për të dokumentuar faktet dhe kushtet e vërteta të jetës për kohët e kaluara për të cilat flisnin. Më shumë e përditësonin gjithçka në kohën kur jetonin, duke e bërë kështu shumë të vështirë të kuptojmë se kur ishte e vërtetë e kur bëhej fjalë për fantazi. Nuk janë gjetur asnjëherë shkrime apo përshkrime bashkëkohorë të Arturit. Përmendja më e lashtë e emrit të tij gjendet tek Historia Brittonum, redaktuar nga një murg me emrin Nenni, në fundin e shekullit VIII. Bëhet fjalë për një përmbledhje konçize dhe të paplotë të 120 viteve të historisë britanike nga 428 deri në 547. Nennio, që prapë nuk përmend asnjëherë një “Mbret Artur” rrëfen megjithatë bëmat e një ushtari me atë emër, duke e kutjuar si një komandant ushtarak të angazhuar në mbrojtjen e pronave të mbretit të britanëve nga pushtuesit saksonë, që i mposhti në plot 12 beteja të njëpasnjëshme.

»17

Udhëtimi në kohë në kërkim të fillesës

Artur

historia e një mbreti që ndoshta ka ekzistuar Një mbret i mençur dhe kurajoz, një magjistar finok që e këshillonte, një shpatë legjendare, gra fatale, të pabesa ose të dashuruara, një skuadër kalorësish të zotë dhe të panjollë, një mbretëri paqësore për të mbrojtur dhe bëma përtej kufijve të të mundurës. Këta janë ingredientët e historisë së pavdekshme të Mbretit Artur dhe të kalorësve të Tryezës së Rrumbullakët

Gjurmë të përsosura Caxton e pranoi sfidën dhe u vu në kërkim të copave mbështetëse. “Mbi të gjitha, shkruante tipografi, mund të shihet varri i tij në Manastirin e Glastonbury”. Renditi më pas tekste të tjerë që përmendnin Arturin dhe i shtoi një seri relikesh: një copë guri i kuq që kishte vulën mbretërore të Mbretit Artur, që e përshkruante si Perandor të Brittanias, të Uellsit, të Gjermanias dhe të Dacias, e ruajtur në Abacinë e Westminster; pasqyrën e Sir Gawboain në Kështjellën e Dover; Tryeza e Rrumbulakët në Winchester. Edhe shpata e Lancelotit, sipas Caxton, ekzistonte ende, ndonëse nuk e zbuloi se ku ruhej. Kjo i mjaftoi për të konkluduar se nuk mund “të mohohej më që një mbret fisnik me emrin Artur kishte ekzistuar” si dhe të printonte librin e Thomas Malory. Por sot ato prova nuk janë më të mjaftueshme. Shumë prej objekteve të përmendur, ashtu si dhe shumë relike fetare të kohës, ishin krijuar qëllimisht për të tërhequr pelegrinë dhe turistë.

»16

Vendimet e grekëve dhe zgjidhjet e euros

Gjurmë italiane Rrëfime dhe legjenda për një personazh të ngjashëm, qarkullonin edhe më tej. Për Arturin flitej në Irlandë, në Normandi – ku emri i tij shfaqet rreth vitit 1050 – dhe madje edhe në Itali. Ekziston në fakt një basoreliev në Porta della Pescheria del Duomo në Modena i vitit 1099, ku shfaqet mbreti dhe kalorësit e tij që shpëtojnë Gjenevën nga keqbërësit: është i pari përfaqësim artistik që ekziston për Arturin. Por, pranë Abacisë së San Galganos në Toskanë ndodhet e vetmja shpatë e vërtetë e ngulur në shkëmb. Magjistari vetmitar Sa për dokumentat, pikërisht në 1136, me „Historia regum Brittaniae” e murgut uellsian Goffredo di Monmouth u përvijuan si figura e Arturit ashtu edhe ajo e magjistarit Merlin. Duket se ky i fundit është i frymëzuar nga një farë Myrddin Wyllt që, i marrosur pas një beteje të vitit 573, u tërhoq për të jetuar si vetmitar e duke iu dedikuar magjisë. Edhe këtu duket e vështirë të dallosh faktet nga fantazia. Historia e Arturit e merr formën definitive në 1485. Në atë vit u botua “Vdekja e Arturit”, një përmbledhje e të gjithë teksteve angleze dhe franceze që ekzistonin në atë kohë, realizuar nga Sir Thomas Malory, kalorës anglez me një moralitet jo të sigurtë. Aty shfaqen edhe Lanceloti, tryeza e rrumbullakët, mbretëria e Lancelotit dhe Graali i shenjtë. William Caxton, pionier i shtypit anglez dhe botues i Malory, shkruante se klientë të ndryshëm i kishin kërkuar gjithmonë të rrëfente bëmat e mbretit por ai u ishte përgjigjur gjithmonë se “nuk ka pasur asnjëherë një farë Arturi” dhe se “librat për të ishin të sajuar, ose trgonin përralla”. Lexuesit e tij i përgjigjeshin se nuk mund të mohohej ekzistenca duke patur parasysh provat.

13

intervistë G-20, në Meksikë kërkohet zgjidhje për Evropën

Tryeza e rrumbullakët e ruajtur në kështjellën e Winchester për shembull, ishte ndërtuar ndoshta për Henrikun III në shekullin XIII, dhe që atëherë konsiderohej një mjet simbolik për të ringjallur frymën kalorësiake të epokës arturiane. “Të thuash që Artur ka ekzistuar do të thotë të pohosh që një monark i mrekullueshëm mesjetar jetoi dhe mbretëroi në oborrin e tij të lavdishëm pikërisht ashtu siç thuhet nëpër libra. Dhe kjo nuk është e vërtetë”, thotë Ashe. “Nuk ka ekzistuar kurrë një person i ngjashëm, një mbret Artur i tillë. Nga ana tjetër, të thuash që Arturi nuk ka ekzistuar do të thotë të pohosh se ka qenë vetëm një personazh i fantazisë, i krijuar në Mesjetë kur këto histori u përhapën, dhe që nuk ka referime historike apo një personazh real prapa këtyre rrëfimeve. Edhe kjo nuk është një përgjigje korrekte. Përfundimisht, është një enigmë e vërtetë, një pyetje shumë e vështirë për t’i dhënë përgjigje”. Në bazë të shkrimeve, legjendave dhe atyre

»14-15

pak elementëve arkeologjikë, historianët janë përpjekur që të ndërtojnë portretin e një paladini hipotetik të Britanias që sprapsi me sukses Saksonët. Po a është e mundur të pikaset në atë kohë një personazh që quhej Artur? Ndoshta po. Një emër popullor Dikush vërejti në fakt, që pak kohë pas periudhës kur supozohet të ketë jetuar Arturi, ky emër u bë shumë popullor. “Mes shekullit V dhe fillimit të shekullit VI”, thonë studiuesit Peter James dhe Nick Thorpe “jo më pak se gjashtë princër britanikë u pagëzuan me emrin Artur. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk duket të ketë qenë mjaftueshëm i rëndësishëm për t’i dhënë jetë legjendës: pra, është e natyrshme të supozohet që popullaritti i emrit buronte nga ekzistenca e një Arturi, një personazh i vërtetë dhe i njohur i të kaluarës së afërt, ashtu sikurse shumë fëmijë në vitet nëntëdhjetë janë quajtur Diana, në kujtim të princesësh”. Popullariteti i Arturit jashtë Britanisë së Madhe është konsideruar si rastësor për një kohë të gjatë nga studiuesit: mendohej që fushatat jashtë vendit të Arturit, të rrëfyera fillimisht nga Goffredo i Monmouth përbënin pjesën më pak të besueshme të sagës. Si mundej një mbret që nga një anë t’u bënte ballë valëve të pushtuesve e nga ana tjetër të angazhohej edhe në kontinent? Goffredo thotë se fushata kontinentale e Arturit ndodhi kur sovrani i perandorisë romake të Lindjes quhej Leone. Dimë që Leone I, është emri i perandorit që mbretëroi mes vitit 457 dhe 474 pas Krishtit. Ashe ka studiuar kronikat kontinentale të epokës dhe ka zbuluar që, mes 468 dhe 470 pikërisht në periudhën që identifikon Goffredo, ka qenë një burrë, i përshkruar si mbret i britanikëve, që udhëhoqi ushtrinë në kontinent. Ekziston madje një letër që i është dërguar atij nga peshkopi romak Sidonio, i cili i lutej të merrej me disa skllevër të arratisur në një zonë të Francës jugore. “Është ashtu siç ka ndodhur me Shekspirin”, komenton Ashe. “As për rapsodin nuk ka siguri që ka ekzistuar. Kemi një letër drejtuar Shekspirit, por fatkeqësisht asnjë letër të shkruajtur nga vetë Shekspiri. Në të njëjtën mënyrë kemi një letër për këtë mbret britanik që shfaqet në Uells, por asnjë letër të shkruajtur nga ai”. Letra i drejtohet një burri me emrin Riothamus dhe jo Artur. Besohej se ishte emri i këtij mbeti, por Ashe dhe përpara tij historiani Leon Fleuriot zbuluan se “Riothamus” nuk është një emër njeriu, por një titull dhe në gjuhën kelte nënkuptonte “madhëria juaj supreme”. Zhdukje drejt hiçit Ashe ka rindërtuar edhe bëmat e ushtrisë së Riothamus në bazë të burimeve, duke zbuluar përkime që tregojnë shumë. Mbreti marshoi deri në zonën e Berryt ku u mposht nga gotët. Por më pas bashkoi forcat me romakët dhe në 470 ndodhi një betejë tjetër në Bourges, ku britanët u sprapsën sërish. Shkak i humbjes ishte tradhëtia e prefektit të Uellsit, një farë Arvando. Duke u tërhequr, njerëzit e Riothamus do të duhej të hynin në Brogognë, por më pas humbën gjurmët e tyre. Riothamus u zhduk drejt hiçit, pikërisht teksa drejtohej për në një qytet të Borgognas që edhe sot quhet Avalon. Duket gjithçka shumë e bukur për të qenë e vërtetë. Historia e tradhëtisë së Arvando të kujton atë të sir Mordred, sipas legjendës biri i paligjshëm i Arturit që kërkoi të shtjerë në dorë mbretërine atërore. Edhe zhdukja e Riothamus i nisur për në Avalon nuk mund të mos kujtojë atë të Arturit, për të cilin nuk u mësua më asgjë pas nisjes për në ishullin Avalon. “Pra pyetje e vërtetë që duhet të bëjmë nuk është nëse mbreti Artur ka ekzistuar, por nëse Riothamus ka qenë figura mbi të cilën u ngrit legjenda e tij. Unë mendoj që po. Ka shumë përkime dhe Riothamus ka bërë kaq shumë gjëra arturiane saqë mendoj se e kemi shënjestruar”, thotë Ashe.


14

« bota

E martë 19 qershor 2012 •

Udhëtim në kohë,

në kërkim të origjinës Çdo qenie e gjallë mbi tokë ka lindur nga një paraardhës i vetëm. Por nga ka ardhur? Dhe si është formuar? Një udhëtim në kohë për të gjetur përgjigjet

S

i ka nisur jeta? Është pa dyshim një prej pyetjeve më të rëndësishme të biologjisë. Por edhe një prej më të vështirave për t’iu përgjigjur; përveçse është dhe më e diskutueshmja. Shkencëtarët diskutojnë çdo hap që ka çuar tek organizmat e parë të gjallë dhe dhe ai prej tyre që do të zbulojë molekulat dhe mekanizmat që bëjnë të funksionojë jetën do të ketë pothuajse të garantuar Çmimin Nobel. Problemi në studimin e origjinës së jetës është i ndërlikuar prej një tjetër pyetjeje të vështirë: çfarë është jeta? Definicionet janë më shumë se dhjetëra. Programi i ezobiologjisë i NASA ka përshtatur, për shembull, definicionin e jetës si “sistem kimik që vetëushqehet dhe i nënshtrohet evolucionit darvinian”. Pra, një mënyrë për të identifikuar karakteristikat e përbashkëta të jetës dhe për të kujtuar që gjallesat nuk janë aspak “gjëra”, por një proces i udhëhequr prej reaksioneve kimikë: metabolizmi. E megjithatë, edhe pse nuk kemi të gjithë përgjigjet për origjinën e jetës, studimet e kohëve të fundit ofrojnë tregues të rinj entuziasmues. Vitin e kaluar shkencëtarët kanë zbuluar fosilet absolutisht më antikë në një shkëmb sedimentar 3.4 miliardë vite të lashtë, në Streley Pool në bregun perëndimor të Australisë. Shkëmbi përmban struktura mikroskopike të ngjashme me qelizat, të rrethuara nga “gjurmë dixhitale” kimike, tregues ky i një aktiviteti biologjik. Bëhet fjalë për izotope të karbonit të pranishëm në përmasa që tregojnë konvertimin nga CO2 – anhidriti karbonik – inorganik, në molekulat organike që prodhohen prej qelizave të gjalla. “Kemi zbuluar njësi të konservuara në mënyrë fantastike dhe të përfshira në dritare të vogla mes kokërzave të rërës, që duket se e kanë shmangur shtypjen. Janë struktura të ngjashme me qelizat, morfologjia e tyre është e llojit biologjik dhe kimia e tyre e pajtueshme me rrugët metabolike biologjike”, shpjegon Martin Brasier, paleobiolog në Universitetin e Oksfordit. Kimia e shkëmbit tregon që, veç të tjerash, këta mikrobe primitivë gjeneronin energji përmes reaksioneve kimikë që përdornin squfurin, të ngjashëm në këtë me sulfobakteret aktualë. E qartë që këta mikrobe të lashtë ishin një formë boll e sofistikuar e jetës dhe vështirë se përfaqësojnë organizmat e parë të gjallë. Atëherë, kur e ka patur fillimin jeta? Vështirë që organ-

izmat e parë të jenë shfaqur më herët se 4 miliardë vite më parë, pra 500 milionë vite pas formimit të Tokës. Në atë kohë, planeti ynë ishte një botë uji dhe toka e thatë kishte marrë formën e harqeve të izoluar, më shumë se sa të kontinenteve të vërtetë. Shkëlqimi i Diellit ishte vetëm 70 për qind i atij aktual dhe veprimtaria vullkanike rriste temperaturat deri në kushte të buta, mes 25 dhe 60 gradë Celcius. Toka primitive Në krahasim me sot, Hëna ishte më afër, shkaktonte batica më të forta dhe Toka rrotullohej më shpejt rreth vetes. Ditët ishin më të shkurtëra dhe kohëzgjatja e tyre ishte mes tetë dhe dhjetë orëve. Sipërfaqja goditej vazhdimisht nga mbetje shkëmbore të Sistemit Diellor primitiv gjatë Bombardimit të Madh të Vonë kur nuk ishin të pazakontë meteorë dhjetë herë më të mëdhenj se sa ata

që shkaktuan shfarosjen e dinosaurëve. Pasi përfundoi 3.8 miliardë vite më parë, ky eon Adean (eoni është kategoria e shkallës më të lartë mes nëndarjeve të shkallës së kohëve gjeologjike) – emri i të cilit frymëzohet nga bota e grekëve të lashtë – nga ideja e një ferri mbi Tokë. E megjithatë, për mikrobet ishte një lloj parajse. Në fakt, meteorët do të ishin vektorët e rëndësishëm metalikë me jetë në sipërfaqen e tyre; nga ana e tyre, energjia vullkanike dhe drita diellore ofronin energjnë e nevojshme. Toka primitive, edhe pse në pamje të parë duket se ka qenë armiqësore ndaj qenieve si ne, ishte në fakt një vend shumë i gjallërishëm ku mund të zhvillohej jeta. Mbështjellë nga gazrat, atmosfera ishte pa oksigjen, një produkt i rrallë që prodhohet nga bimët dhe algat,

Shkencëtarët bien dakord se jeta ka një origjinë të vetme sepse kodi gjenetik është i përbashkët për të gjithë organizmat. Por sekuenca e hapave evolues drejt qelizës së parë do të mbetet gjithmonë e diskutueshme. “Në biologjinë evolucioniste është gjithmonë një problem i ngritjes së urave për të bashkuar hendeqet. Hendeku mes nesh dhe shimpanzesë është minimal. Dhe mund të gjejmë edhe ecjen së prapthi: te peshqit, te sfungjerët, te kafshët më të thjeshta. Por tranzicioni që të çon nga anhidriti karbonik, uji dhe shkëmbinjtë në Tokën primitive drejt qenieve të gjalla është shumë i ndërlikuar. Dimë që ndodh. Por pyetja nuk është “nëse”. Pyetja është “si”

që atëherë nuk ekzistonin. Atmosfera primitive përmbante në fakt metan, anhidrit karboni, anhidrid sulfuri, acid sulfhidrik dhe avuj uji në sasi. “Këto substanca na duken toksike, e megjithatë janë në pjesën më të madhe lëndë të para ideale për jetën e mikrobeve. Për to, ajo botë ishte një parajsë”, thotë Braiser. Ndoshta nuk do të zbulojmë asnjëherë gjurmët e jetës primitive të konservuar në dokumentimin fosil dhe që ngjitet në kohë përtej mikrofosileve australianë. Siç shpjegon Braiser, “përpara 3 miliardë e gjysmë viteve provat janë ekskluzivisht minerale apo kimike, ndoshta sepse këta shkëmbinj të vjetër janë shumë të përkeqësuar për të konservuar mbetjet e qelizave. Çdo formë jete është qelizore. Për këtë arsye qelizat fosile janë një bankë prove thelbësore për fillimet e jetës”. Për të rindërtuar ngjarjet e ndodhura përpara daljes së qelizave të para, disa shkencëtarë ndjekin madje një rrugë të ndryshme: simulojnë evolucionin e mundshëm të jetës duke krijuar përbërësit e saj në laborator. Është strategji e frymëzuar nga një ide e viteve njëzetë, sipas të cilës organizmat e parë u shfaqën nga një “përzierje fillestare” molekulash organike. Një test i rëndësishëm për teorinë e përzierjes fillestare u zhvillua në 1952 nga kimistët Stanley Miller dhe Harold Urey. Ata kaluan nëpër një shkarkesë elektrike (rrufe e simuluar) një pajisje prej qelqi që përmbante një përzierje gazesh që mendohej

të kenë qenë të pranishëm në atmosferën primitive të Tokës, pra metan, amoniak, hidrogjen dhe avuj uji. Uji që u kondensua në këtë “oqean” artificial përmbante aminoacide, tullat e proteinave, molekula të domosdoshme për jetën. Shkencëtarët që studiojnë substancat kimike që u paraprinë qelizave të para këmbëngulin se jeta nuk u shfaq në një ngjarje të vetme. “Origjina e jetës nuk është një Big Bang”, konfirmon Philipp Holliger i laboratorit të biologjisë molekulare në MRC (Medical Research Council) në Cambridge. “Nuk është një shkëndijë hyjnore që i bën gjërat të gjalla, se sa një tranzicion. Ndoshta ishte një zonë ngjyrë gri ku materia merr në mënyrë progresive formën e jetës”, shton ai. Atëherë, nëse për të gatuar pararendësit e jetës në një përzierje fillestare kërkon një zjarr të ngadaltë, cilët ishin përbërësit? Të gjithë qeniet e gjalla përbëhen nga ADN, ARN, proteina dhe lipide: katër molekula shumë të rëndësishme për qelizat. Lipidet, për shembull, përbëjnë membranën, pengesën që ndan një qelizë nga ambienti i jashtëm dhe i lejon të rregullojë reaksionet e brendshëm metabolikë. Por nëse sot receta e jetës kërkon pashmangshmërisht këta katër ingredientë, ndoshta gjërat nuk kanë shkuar gjithmonë kështu. Bota në ARN Ja paradoksi: në qelizat aktuale proteinat janë mbështetja strukturore dhe kryejnë funksionin e enzimave

(katalizatorët që mundësojnë reaksionet kimikë), ndërkohë që gjenet e ADN kodifikojnë informacionin për të prodhuar proteina. Është dilema klasike e vezës dhe pulës: kush ka lindur më parë, ADN apo proteinat? Asnjë nga të dyja, duket se është përgjigja. U ka paraprirë vëllai i madh i ADN, që është ARN. Ndonëse të dyja janë të formuara nga nukleotide (katër “gërmat: që formojnë sekuencat e ADN dhe ARN), dy molekulat kanë personalitete të ndryshëm. Ndërkohë që ARN është një molekulë reaktive e përbërë nga një zinxhir i vetëm nukleotidesh, struktura karakteristike me helikë të dyfishtë e ADN e bën të qëndrueshme nga pikëpamja kimike dhe si rrjedhim një molekulë më të besueshme për të arkivuar informacionin gjenetik. Ashtu si proteinat, zinxhiri i ARN mund të rivishet më tej në struktura tridimensionale që vënë në kontakt molekulat, duke favorizuar katalizën e reaksioneve. Prandaj ARN mund të kryejë teorikisht funksionet e ADN dhe proteinave: duke u sjellë si një vektor informacioni, por edhe si katalizator. Nëse reaksionet do të përfshinin aftësinë për të bashkuar në zinxhir nukleotidet për të krijuar një kopje të zinxhirit, molekula do të zotëronte edhe cilësitë që përcaktojnë jetën, domethënë aftësinë për t’u rikrijuar dhe të trashëguar informacionin. Me fjalë të tjera, riprodhimin. Shumë biologë besojnë se ARN ka qenë “replikuesi i parë” dhe që Toka në fillimet e saj ka qenë një “botë në ARN”, dominuar nga këta pararendës


bota • E martë 19 qershor 2012 ishte e mirë për të mbushur përzierjen. Mungojnë provat që një përzierje e tillë ka ekzistuar ndonjëherë”, pohon Nick Lane, biokimist në University College në Londër.

të jetës. Prova më e mirë që mbështet këtë hipotezë buron nga ribozomet, fabrikat e proteinave të qelizës. Pothuajse të gjithë reaksionet qelizorë janë të katalizuar nga proteinat, në veshjen e tyre si enzima. Megjithatë, enzima më e rëndësishme e robozomit është një “ribozim”, domethënë një enzimë e ndërtuar nga ARN. Dhe duke qenë se përdoret nga të gjithë format e jetës, ribozomi është ndoshta një trashëgimi e botës së ARN. Megjithatë, molekula vetëprodhuese e botës në ARN ka humbur në natën e kohëve. “Më e mira që mund të bëjmë është që të ndërtojmë në laborator një molekulë sozi, për të studiuar cilësitë e saj dhe për të kuptuar çfarë ka ndodhur katër miliardë vite më parë”, konfirmon Holliger. “Vetëriprodhimi, i përmbledhur tek aftësia trashëguese, do të përfaqësonte tranzicionin nga bota e kimisë, tek ajo e biologjisë”. Deri tani Holliger ka krijuar një enzimë të përbërë nga 200 gërma të ARN në gjendje të lexojnë dhe shkruajnë fragmente të shkurtëra të ARN, duke përfshirë edhe sekuencën e vet të nukleotideve. Objektivi është që të kopjohet në këtë enzimë në ARN të gjithë sekuencën e saj. Gabimet në kopjim, të ashtuquajturit mutacione, mund të përmirësojnë ARN, pra mund ta bënin më të shpejtë dhe të saktë në riprodhim. Dhe me një burim të kufizuar burimesh mjedisore, në formën e “tullave” të nukleotideve, është e mundur të vërehet një evolucion për përzgjedhjen natyrore. Do të bëhej fjalë për

një “përzgjedhje kimike” të udhëhequr nga mbijetesa e katalizatorëve më eficientë. Qeliza e parë Hapi tjetër në rindërtimin e jetës është krijimi i një qelize. Membranat qelizore janë të përbëra nga lipide, apo më saktë yndyrna: molekula me një kokë hidrofile (të afërta me ujin) dhe një bisht lipofil (afër me lipidet). Këto molekula formojnë një shtresë të dyfishtë lipidike, ku pjesët lipofile të molekulave vendosen përballë njëra-tjetrës dhe formojnë një mbushje vajore të një “sanduiçi” hidrofil. Ashtu si ndodh me pikat e vajit në ujë, grupet kimikë pranë ujit bashkohen dhe vetëmblidhen në mënyrë spontane duke krijuar një “fshikëz”, një sferë të zhytur në ujë dhe që përmban ujë brenda vetvetes. Nëse më pas, në brendësi të fluskës lipidike ka ARN, atëherë kemi krijuar qelizën primitive, një “protocelulë”. Studimi i sjelljes së ARN të futur në këto protocelula na ka mundësuar të kuptojmë disa gjëra shumë interesante mbi pararendësit e jetës. Duke bashkëpunuar me një pioner të protocelulave si Jack Szostak, biofizikania Irene Chen e Universitetit të Harvardit, ka zbuluar që protocelulat e ARN rifryhen kur ARN riprodhohet. Membranat janë kështu të përshkueshme nga molekula shumë të vogla, si nukleotidet. Por pasi këto molekula hyjnë, ato renditen e vihen në rresht për të krijuar zinxhirë të gjatë ARN-je, shumë të mëdha për të dalë sërish. Dhe duke qenë se molekulat e ARN kanë një

ngarkesë elektrike negative, tërheqja elektrostatike thith në qelizë ione të vegjël të ngarkuar pozitivisht. Në atë pikë, uji ndjek ionet për osmozën dhe qeliza rifryhet. “Kemi zbuluar që ARN përkthente rritjen e vet drejtpërdrejtë në rritjen e të gjithë qelizës. Nuk është e nevojshme të shtohen enzima apo molekula të tjera në sistem: është pasojë e thjeshtë e cilësive fizike dhe kimike”, shpjegon Chen. Qelizat që shfrytëzojnë burimet për t’u rritur më shpejt do të dilnin më mirë se “simotrat” e tyre. Është një formë e parë e përzgjedhjes natyrore. Megjithatë, disa shkencëtarë kanë dyshime se riprodhimi i jetës në laborator do të na tregojë historinë e plotë të origjinës së jetës. “Edhe nëse sot do të realizonim një eksperiment ku, duke nisur nga substancat kimike, do të kishim në sintezë një jetë të re, ky nuk është demonstrim që jeta ka lindur pikërisht kështu. Do të kishim më shumë një rrëfim që do e bënte më bindëse”, thotë Bill Martin, biolog evolucionist në Universitetin e Dyseldorfit në Gjermani. Martin shton se teoria e jetës së ardhur nga një përzierje fillestare të mbushur me molekula organike e ka kaluar kohën e vet. “Përzierja organike është një teori që vërtitet prej 80 vitesh, që përpara se të krijohej ideja se si qelizat marrin energji”, saktëson ai. Opinionet e studiuesve bien ndesh sa i përket ingredientëve të përzierjes. “Thuhet që çdo lloj substance do të

Shkëmbim energjie Ndërkohë që shumë përkrahës të “botës në ARN” mendojnë që ARN-ja ka lindur e para dhe ka zhvilluar aftësinë për të konsumuar molekula organike që ishin tashmë të pranishme në përzierje, kolegë të tjerë besojnë në fakt që qelizave u është dashur fillimisht të mësojnë të prodhojnë molekula organike si dhe të gjenerojnë energji përmes metabolizmit. Për mbrojtësit e teorisë së origjinës së jetës “metabolike”, si Lane dhe Martin, organizmat mund të zhvilloheshin vetëm nëse mjedisi përmbante një sistem për të gjeneruar energjinë e domosdoshme për të drejtuar reaksionet kimikë të metabolizmit. Në të gjithë qelizat aktuale që përmbajnë një bërthamë dhe përdorin oksigjenin, energjia prodhohet prej mitokondrive. Këto struktura – centrale të vërtetë energjetikë të qelizës – prodhojnë energji nëpërmjet lëvizjes së atomeve të ngarkuar elektrikisht (ioneve) përmes membranës, të cilët krijojnë një gradient elektrokimik mes pjesës së brendshme dhe të jashtme të membranës. Imagjinoni një digë hidroelektrike: presioni i krijuar nga presioni i më shumë uji nga njëra anë krijon energji, duke qenë se uji rrjedh përmes një turbine. Dicka e ngjashme ndodh tek mitokondritet. Vetëm se këtu, në vend të ujit janë protonet (ionet e hidrogjenit), të cilët rrjedhin përgjatë një gradienti me përqëndrim në brendësi të një mitokondriti. Protonet përshkojnë një “turbinë” molekulare, ATP, dhe gjenerojnë kështu energji. Ndërkohë ATP përdor energjinë e çliruar nga fluksi i protoneve për të prodhuar molekula të ATP, monedha e këmbimit të energjisë së qelizës, e shpenzuar në reaksionet kimikë të domosdoshëm për jetën. Një person i rritur prodhon çdo ditë ekuivalentin e peshës së tij në ATP, duke ricikluar çdo molekulë më shumë se një mijë herë. Dhe sipas shkencëtarëve që mbështesin teorinë “metabolike”, janë gradientët e protoneve që kanë gjeneruar energjinë e nevojshme për të ushqyer format e para të jetës. Megjithatë, ngrihet pyetja se çfarë i ka prodhuar këta gradientë përpara oksigjenit, membranës dhe ATP. Për t’iu përgjigjur pyetjes se si ka nisur jeta duke nisur nga energjia, është e nevojshme edhe të dijmë se ku ekzistojnë tashmë gradientët. Djepi i jetës Jeta ka nisur në stere apo në oqeane? Në vitin 1871 Darvin uronte që ndoshta kish nisur në një “pellg të vogël të ngrohtë” dhe debati është ende i hapur. Në shkurtin që kaloi, fizikani Armen Mulkidjanian ka hedhur hipotezën që, në bazë të përbërjes ionike të qelizave aktuale, jeta do të

evoluonte pranë pellgjeve gjeotermikë në Kamchatka (pranë Siberisë), pellgje të ngjashëm me atë të Parkut Kombëtar të Gurit të Verdhë në SHBA. Teza është shumë e diskutueshme. Në fakt, kritikët nënvizojnë se në Tokën primitive stereja ishte ende e rrallë (duke reduktuar kështu hapësirën potenciale për formimin e jetës) dhe që shiu do të kishte shpëlarë apo përmbytur përmbajtjen e pellgjeve. Teori të tjera parashikojnë sasi të mëdha guri dhe shtufe dhe “vullkane balte” në thellësitë, që sot janë në qiell të hapur në Groenlandë. Një tjetër mundësi është oqeani, duke qenë se thellësitë do të kishin mbrojtur jetën primitive nga efektet e dëmshëm të rrezeve ultraviollcë (UV). Deri pak kohë më parë, teoria rivale më e besueshme ishin burimet hidrotermikë të formuar në shtratin e oqeanëve, që nxirrnin ujë të nxehtë. Por këta burime kanë një jetë relativisht të shkurtër, janë shumë të nxehtë për jetën (400 gradë celcius) dhe shumë acidë. Kandidati kryesor si djep i jetës janë burimet hidrotermikë alkalinë, si ata të Lost City, një rajon me kulla guri përgjatë një pjese vullkanike në oqeanin Atlantik. Mineralet e burimeve alkalinë sedimentohen duke krijuar depozita dhe mund të rriten dhe të formojnë struktura të mëdha të bardha të ngjashme me oxhaqet. Këta burime hidrotermikë i bën të veçantë uji i nxehtë që del në temperatura më të ulëta se 100 gradë celcius – i ftohtë sa duhet për jetën – dhe fakti që durojnë 100 mijë vite, një kohë e mjaftueshme për t’i lejuar jetës të nisë. Por aspekti më i rëndësishëm është që brendia alkaline e depozitave hidrotermike konservon një gradient protonik natyror që jeta primitive do t’a shfrytëzonte për të gjeneruar energji. “Një depozitë hidrotermale mund të konsiderohet një mjet për të kapur energji dhe materiale, si një fabrikë që monton pjesët në vend, në vend që të zhyten në një përzierje shumë të holluar”, shpjegon Michael Russell, një prej mbështetësve të teorisë së origjinës së jetës në burimet alkaline dhe gjeokimike e që punon në Jet Propulsion Lab në NASA. Gradienti i protoneve udhëhiqet nga ndryshimi i aciditetit mes ujit të detit dhe brendësisë së burimeve. Brendia e tyre është alkaline, ndryshe nga uji i kripur i oqeaneve primitivë që ndoshta ishte pak acid. Një proces gjeologjik në koren e Tokës transferon një fluks konstant hidrogjeni, nën formën e ioneve protonikë, drejt burimit. Kështu ruhet gradienti dhe protonet rrjedhin drejt rajonit me përqëndrim më të ulët, uji i detit acid. Hidrogjeni dhe mineralet shtyhen përmes një rrjeti poresh në depozitën hidrotermike nga rryma, një fenomen që përqëndron molekulat në një vend të njëjtë. Në këto mikrodhomëza jeta mund të ketë lindur. Fillohet duke krijuar ngjarje të caktuara kimike. Është fakt që në fillim duhen dhomëza që përmbajnë frutin e

»

15

punës kimike”, shpjegon Russell. Burim energjie Muret e depozitës nuk kanë ATP, që kap energjinë e cliruar nga fluksi i protoneve. Ndërsa në oqeanet primitivë, muret duhet të kenë qenë formuar nga sulfur hekuri, duke krijuar një sipërfaqe katalitike për shkëmbimin e elektroneve mes molekulave. Kjo ka lejuar hidrogjenin e burimeve termikë që të reagojnë me CO2, të tretur në ujë, duke prodhuar molekula organike: me fjalë të tjera, fillimet e metabolizmit. “Jam dakord me botën në ARN, por është diçka që vjen më vonë”, saktëson Russell. Sipas skenarit “metabolik”, fluska lipidesh do të formoheshin më pas brenda poreve të një depozite hidrotermike duke mbyllur molekula ARN-je. Poret janë pothuajse dhjetë herë më të mëdha se sa një mikrob tipik, një hapësirë e mjaftueshme për të formuar qelizat e para. Edhe më vonë, ADN do të zhvillohej nga ARN dhe proteinat e demonstruara enzima më të mira se sa ARN. Proteinat do të zhvilloheshin më vonë për të pompuar në mënyrë aktive ionet përmes membranës duke lejuar qelizat që të konservonin gradientin e tyre për të gjeneruar energji dhe braktisur kufijtë e poreve. “Në këndvështrimin tim qeliza e gjallë është autonome dhe një entitet që riprodhohet dhe merr energji nga mjedisi duke përdorur reaksione kimikë të specifikuar nga gjenet e vet”, thotë Bill Martin. Po çfarë pamje kishin qelizat e para? Nuk kemi provat nga “bota në ARN”, sepse jeta primitive bazuar në ARN do të ishte eleminuar nga historia. Por nëse ka ndodhur më parë metabolizmi, atëherë shkencëtarët mund të nxjerrin ide nga çdo lloj procesi antik metabolik që përdoret ende për sintetizimin e molekulave organike. Martin këmbëngul që, nëse proceset kimikë themelorë ishin në veprim 4 miliardë vite më parë, nuk ka arsye përse mund të kenë ndryshuar. “Jeta primitive ishte shumë e ngjashme me mikrobet që mund të vërejmë edhe sot”. Tipi më primitiv i metabolizmit, shpjegon Martin, është ai i përdorur nga mikrobet e thjeshtë: metanogjenët, që prodhojnë metan; dhe acetogjenët, që prodhojnë acid acetik. Kështu, organizmat më të lashtë mund t’u kenë ngjarë këtyre të fundit. Shkencëtarët bien dakord se jeta ka një origjinë të vetme sepse kodi gjenetik është i përbashkët për të gjithë organizmat. Por sekuenca e hapave evolues drejt qelizës së parë do të mbetet gjithmonë e diskutueshme. Siç shpejgon Martin, “në biologjinë evolucioniste është gjithmonë një problem i ngritjes së urave për të bashkuar hendeqet. Hendeku mes nesh dhe shimpanzesë është minimal. Dhe mund të gjejmë edhe ecjen së prapthi: tek peshqit, tek sfungjerët, tek kafshët më të thjeshta. Por tranzicioni që të çon nga anhidriti karbonik, uji dhe shkëmbinjtë në Tokën primitive drejt qenieve të gjalla është shumë i ndërlikuar. Dimë që ndodh. Por pyetja nuk është “nëse”. Pyetja është “si”.


16

U

« bota

dhëheqësit botërorë janë mbledhur në Meksikë për takimin dy-ditor të Grupit të 20 ekonomive më të mëdha të botës, për të diskutuar për krizën më të rëndë me të cilën po përballet Bashkimi Evropian dhe Euroja, që nga krijimi i tyre, në vitin 1995. Në ceremoninë e inaugurimit të takimit, presidenti meksikan Felipe Calderon tha se ai beson që do të bëhet një përpjekje e përbashkët për shpëtimin e vendeve që kanë më tepër nevojë, dhe si rrjedhim edhe shpëtimin e euros. Ai tha se skenari më i keq do të ishte largimi i Greqisë nga Eurozona dhe se skenari më i mirë do të ishte që vendi të gjente një mënyrë për mbetur pjesë e BE-së, me të gjitha pasojat që e shoqërojnë këtë zgjedhje. Organizatat humanitare po u bëjnë thirrje udhëheqësve të Grupit G-20, që të ndërmarrin masa vendimtare mbi rritjen ekonomike, ndryshimet klimatike dhe urinë kur të takohen në Los Cabos të Meksikës javën e ardhshme. Kriza ekonomike e Evropës pritet të mbizotërojë programin e Grupit G-20. Një recesion në Evropë mund të ketë pasoja gjithë-përfshirëse si për vendet e varfëra ashtu edhe për ato të pasura. Steve Price-Thomas i Organizatës Oxfam tha se është shumë e rëndësishme për udhëheqësit e Grupit G-20 që të angazhohen për rritjen ekonomike si për vendet në zhvillim ashtu edhe për vendet e zhvilluara. “Që nga viti 2009, ata vazhdimisht kanë premtuar të krijojnë një rritje të fuqishme, të qëndrueshme dhe të balancuara. Por ata kanë dështuar vazhdimisht në përmbushjen e këtij angazhimi”. Ai tha se për vendet në zhvillim kjo do të thotë pengesa për një rritje të qëndrueshme ekonomike. “Vendet e varfëra kanë arritur në maksimumin e

E martë 19 qershor 2012 •

G-20

Në Meksikë kërkohet zgjidhje për Europën

aftësive të tyre financiare për të mbrojtur vetveten kundër krizës globale që është shkaktuar nga bota e pasur”. Drejtori i strategjisë së organizatës Oxfam tha se ndikimet e krizës ekonomike janë të qarta. Ai tha se qarkullimi i kapitalit në vendet në zhvilim ra pothuajse 140 miliard dollarë vitin e kaluar, ndërsa ndihmat nga dhuruesit kryesor ra për herë të parë në 14 vjet në pak mbi 3 miliard dollarë. Neil Watkins i Organizatës Action Aid USA tha se udhëheqësit e Grupit G-20 duhet të trajtojnë sigurimin e ushqimit dhe çmimet e paqëndrueshme të artikujve të

përdorimit të përditshem.“Vitin e Kaluar ka mbretëruar një thatësirë historike dhe një krizë urije në Afrikën Lindore dhe çmimet e larta të artikujve ushqimor të këtij vitit kanë venë 13 milion njerëz në rrezik urije në Sahel.” Ndërsa Adam Taylor i “Advocacy Ëorld Vision” tha se shumë njerëz janë ende të uritur me pasoja tragjike. “Deri tani Grupi G-20 i ka munguar ndjesia e urgjencës dhe vëmendjes që meriton niveli i krizës së ushqimit me të cilën po ballafaqohen komunitetet dhe fëmijët. Mungesa e ushqimit është shkaku kryesor për vdekjen e mbi 2 milion e

Në ceremoninë e inaugurimit të takimit, presidenti meksikan Felipe Calderon tha se ai beson që do të bëhet një përpjekje e përbashkët për shpëtimin e vendeve që kanë më tepër nevojë, dhe si rrjedhim edhe shpëtimin e euros. Ai tha se skenari më i keq do të ishte largimi i Greqisë nga Eurozona dhe se skenari më i mirë do të ishte që vendi të gjente një mënyrë për mbetur pjesë e BE-së, me të gjitha pasojat që e shoqërojnë këtë zgjedhje 500 mijë fëmijve në vit dhe kufizon rritjen dhe potencialin e më tepër se 170 mijë fëmijve anë e mbanë botës. Grupi G-20 me të drejtë është i shqetësuar lidhur me shtimin e stabilitetit dhe rritjes ekonomike, por ekonomitë nuk mund të rriten në mënyrë efektive në qoftë se fëmijtë e tyre nuk mund të rriten për shkak të mungesës së ushqimit". Organizatat jo-qeveritare pohojnë se raporti i Komisionit të Grupit G-20 ka propozuar zhdukjen e stimujve të bio-karbureve në mënyrë që të pakësohen paqëndrueshmëria e çmimeve të artikujve ushqimorë. Organizatat joqeveritare pohojnë se kërkesa për karburante alternative ka pakësuar burimet për artikuj ushqimorë. Mirëpo këto grupe pohojnë se udhëheqësit e Grupit G-20 nuk e kanë përfillur studimin e vet. Joseph Poëell i Organziatës ONE tha se në mënyrë që vendet në zhvillim të arrijnë një rritje të qëndrueshme, ato duhet të zhvillojnë një transparencë më të madhe në industritë e përpunimit të naftës, gazit dhe mineraleve. “Në të kaluarën, G-20 ka bërë angazhime të rëndësishme veçanërisht në transparencë dhe përgjegjësi në sektorin e industrisë së nxjerrjes së lëndëve djegëse. Ne besojmë se udhëheqësit e G-20 nuk do të arrijnë asgjë në qoftë se nuk e kuptojnë rëndësinë e menaxhimit transparent të burimeve natyrore dhe qeverisje të hapur për ndërtimin e një

të ardhmeje të qëndrueshme ekonomike në Los Cabos”. Një pjesë e mirë e vëmendjes së presidentit Barak Obama në takimin ekonomik të Grupit të 20-tëshes javën tjetër në Meksikë, mund të përqendrohet në përpjekjet për zgjidhjen e problemeve monetare që ka Evropa. Edhe pse në takim marrin pjesë ekonomitë kryesore të botës, shumë analistë pohojnë se kriza e eurozonës mesa duket do të dominojë takimin e G20, i cili fillon në vendpushimin Los Cabos të Meksikës. “Kriza e eurozonës do të dominojë takimin në Los Cabos”, thotë Steëart Patrick në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë. Zgjedhjet parlamentare të dielën në Greqi do shtojnë urgjencën e përpjekjeve për zgjidhjen e krizës. Grekët do të zgjedhin mes kandidatëve që mbështesin masat shtrenguese që vijnë me ndihmën ekonomike evropiane dhe atyre që janë kundër marrëveshjes, e ndoshta e nxjerrin Greqinë nga eurozona. Administrata e presidentit Obama shpreson që evropianët në takim të shpallin masa ndaj krizës bankare dhe të borxheve. Ata shpresojnë se plani do të përfshijë më pak masa shtërnguese dhe më shumë përpjekje për të nxitur rritjen dhe stabilizimin e sistemit financiar evropian. “Pjesë e saj janë ndërmarrja e veprimeve të qarta sa më shpejt për hedhur kapitale te bankat e dobëta. E rëndësishme është

që udhëheqësit të shpalosin një kornizë dhe një vizion për një eurozonë më të fuqishme, përfshi bashkëpunim më të thellë në politikat buxhetore dhe bankare”. ”Shpërbërja e eurozonës mund të ketë efekte përtej Evropës”, thotë analisti Stewart Patrick. “Ekziston frika se kjo do të dëmtojë ekonominë globale në një kohë kur disa prej tregjeve kryesore në rritje, përfshi Kinën dhe Indinë që kanë qenë motorët e rritjes, kanë filluar të bien.” Evropa është partneri më i madh tregtar i Amerikës, dhe dështimi i rëmëkëmbjes ekonomike mund të shkaktojë probleme për ekonominë amerikane, çka do të minonte rizgjedhjen e zotit Obama. Në Los Cabos, zoti Obama do të zhvillojë një takim me homologun rus Vladimir Putin. Ata mund të diskutojnë mbi kundërshtimin rus ndaj sanksioneve për Iranin dhe Sirinë dhe dyshimet e Moskës ndaj planeve amerikane për sistemin e mbrojtjes nga raketat në Evropë. Autori David Satter i Institutit Hudson, nuk pret përparime. “Këto synime nuk mund të arrihen në këtë takim, sepse pala ruse nuk ka interes në arritjen e marrëveshjeve në këto çështje.” Por shumica e udhëheqësve të G20 kanë interes në zgjidhjen e problemeve ekonomike të botës. Ata shpresojnë ta fillojnë këtë duke u mbushur mendjen evropianëve që fillimisht të zgjidhin problemet e tyre.


bota • E martë 19 qershor 2012

Ç

»

17

Vota e urtësisë për të ardhmen e vështirë, por të sigurt evropiane

ështje orësh dhe jo ditësh është formimi i qeverisë së re në Athinë pas zgjedhjeve të djeshme të dyta parlamentare, që nxorën fitimtarë konservatorët e Demokracisë së Re të Andonis Samaras me 29.66 % dhe 129 vende, të cilët mund të krijojnë qeveri dhe vetëm me socialistët e gatshëm me 12.28% dhe 33 vende. Radikalët e majtë të partisë SYRIZA të Aleksis Cipras, që paten për flamur shfuqizimin e memorandumit, shtuan gjithashtu me rreth 10% forcat e tyre, por erdhën të dytët me 26.89 % dhe 71 vende dhe vihen në rolin e partisë së parë opozitare. Partia neonaziste dhe raciste Hrisi Avgji me 6.89 % dhe 18 vende ruajti forcat e saj dhe hedh rrënjë në skenën politike greke. Perëndinë e urtësisë Athinanë duket se dëgjuan në zgjedhjet e djeshme të 17 qershorit grekët modernë, duke votuar për rrugën e vështirë, por të sigurtë të qëndrimit në euro. Dhe jo atë të ndëshkimit, Apollonin, siç bënë një muaj më parë, ndaj socialistëve, por edhe konservatorëve të Samarasë, që tani mund të shkaktonte falimentimin dhe daljen nga eurozona. “Populli grek votoi për rrugëtimin evropian të Greqisë dhe mbetjen tonë në euro”, deklaroi kreu i Demokracisë së Re, Andonis Samaras, i cili u premtoi bashkëqytetarëve të tij “politika zhvillimi për dalje nga kriza me drejtësi sociale dhe siguri ”, por edhe partnerëve evropianë “respektim të firmave” për detyrimet, që rrjedhin nga memorandumi dhe marrëveshja e kreditimit. Samaras tha, se nuk duhet humbur kohë dhe ftoi të gjitha forcat politike për krijimin e një “qeverie të shpëtimit kombëtar”.

në Bashkimin Evropian”, pra kundër angazhimit programatik për shfuqizimin e njëanshëm të memorandumit me troikën.

qeveritar për të marrë masat e tyre programatike”, thotë Kostis Haxhidhaqis, nga kuadrot më të spikatura të konservatorëve.

E Majta Demokratike: “Verdikt popullor kundër veprimeve të njëanshme të shfuqizimit të memorandumi" Fjalët e matura të kreut Samaras, që foli për “integrimin e politikave shtesë të zhvillimit” dhe jo për rishikim të memorandumit, siç deklaronte në fillim të fushatës elektorale, por edhe mungesa e entuziazmit për fitoren e qartë, megjithëse njëkohësisht “premtoi dalje nga kriza”, flasin qartë për momentin kritik, në të cilin ndodhet vendi dhe nevojën e menaxhimit të tij vetëm me përgjegjësi dhe realizëm politik. “Do të punojmë, që vendi të përftojë qeveri të qëndrueshme dhe efikase, me program progresiv dhe figura kredible”, deklaroi kreu i partisë së majtë E majta Demokratike, Fotis Kuvelis, që me 6.25% dhe 17 deputetë, në qoftë se hyn në qeveri bëhet një aleat i çmuar i saj. Zgjeron bazën e saj sociale dhe i jep dhe penelatën e majtë, që do ta bëjë sigurisht më të qëndrueshme. Kuvelis nuk humbi rastin t'i kujtojë së majtës radikale, partisë simotër SYRIZA, se verdikti i popullit ishte i qartë kundër “veprimeve të njëanshme, që do të vinin në rrezik qëndrimin e vendit në Eurozonë dhe

E Majta ngjall reagimet e para për “qëndrim jo konstruktiv” Por e majta radikale (SYRIZA) duke ardhur e dyta me 26.90% dhe 71 vende, pas Demokracisë së Re me 29.66 % dhe 129 vende, siç theksoi kreu i saj Aleksis Cipras shumëfishoi forcat brenda një muaji, duke shënuar “një arritje unikale politike në historinë më të re të Evropës”. Ajo përbën “trungun e shumicës anti-memorandum të popullit grek” dhe nga kjo pozitë paralajmëroi për opozitë “të përgjegjshme dhe luftarake” dhe se masat e “kursimeve dhe të tjetërsimit të pasurisë kombëtare nuk do të avancojnë se u mungon legjitimiteti popullor”. “Propozimi ynë për përmbysjen e memorandumeve të kursimeve në Evropë përbën zgjidhjen e vetme të qendrueshme jo vetëm për grekët, por edhe për popujt e tjerë të Evropës”, deklaroi Cipras duke ngjallur dhe reagimet e para për qëndrim jo konstruktiv dhe injorim të verdiktit të popullit. “Nuk është e mundur që kreu i opozitës të vejë në dyshim menjëherë rezultatin e zgjedhjeve indirekt, të thotë praktikisht se 27 përqindëshi nuk do të lejojë 50 përqindëshin e mundshëm të dy partive të koalicionit

Analisti grek Cakirogllou: “I pritshëm” rezultati dhe “rrjedhojë i presionit të madh të brendshëm dhe të jashtëm” Qeverisë së re i duhet të ndërmarrë sa më parë një erashkë reformash strukturore dhe kursimesh shtesë, të mbushë arkat bosh të shtetit jo vetëm me këstet e ndihmave të kushtëzuara, por kryesisht nga të ardhurat fiskale, që nuk mund të frenojnë recesionin aktual -6-7 % dhe papunësinë galopante pa politika zhvillimi. Këto gjëra nuk mund të bëhen, sigurisht pa tensione politike dhe sociale, ose siç thuhet ndryshe “pa thyer vezë nuk mund të bëhet omëletë”, ku për opozitën ofrohet një fushë veprimi e favorshme. “Do të luajë në një mënyrë mjaft dinamike dhe do të përpiqet të frenojë pasojat e politikës së memorandumit dhe nga ana taktike do të përpiqet të kompromentojë forcat kundërshtare për ndryshimin e memorandumit se kjo gjë nuk mund të bëhet”, i thotë DW analisti grek Tasos Cakirogllu, i cili rezultatin e zgjedhjeve e vlerëson ndërkohë si të “pritshëm” dhe “rrjedhojë i presionit të madh të brendshëm dhe të jashtëm mbi elektoratin se çdo zgjidhje tjetër do të ishte katastrofë”.

Demokracia e re mund të formojë qeverinë me socialistët. Radikalët e majtë të Syrizës dalin të dytët dhe kalojnë në opozitë Qeveria e re greke ka detyra që duan forcën e Herkulit Kundërshtarët e euros nuk arritën të fitojnë në zgjedhjet parlamentare në Greqi. Megjithatë donatorët ndërkombëtarë nuk duhet të nënvlerësojnë këtë faktor të ri politik. Ishte një ditë lehtësimi pas një kohe të gjatë si për Greqinë, ashtu edhe për Evropën. Pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të Dielën tani në parlamentin e Athinës janë në shumicë ato parti, që favorizojnë qëndrimin e Greqisë në zonën e euros dhe vazhdimin e përpjekjeve për kursim dhe reforma strukturore. Fituese e padiskutueshme është partia konservatore Nea Dimokratia (ND) e Andonis Samaras, e cila sipas të gjitha gjasave do të hyjë në koalicion me socialistët e PASOKut të Evangelos Venizellos, të cilët pësuan humbje. Të dy partitë tradicionalisht të mëdha, që e kanë çuar vendin në greminë me politikën e tyre të papërgjegjshme, duhet ta ngrenë përsëri Greqinë në këmbë.

“Rezultati është një frymëmarrje dhe për Evropën, që do të lehtësojë veprën e qeverisë së re” Formimi i qeverisë, që ishte edhe nga premtimet elektorale të konservatorëve të Samarasë, ka të gjarë që të arrihet qe sot dhe vetëm me bashkëpunimin e socialistëve të Venizellos, që së bashku sigurojnë 152 vende dhe, siç tha kreu socialist, “nuk do të lemë vendin pa qeverisur”. Venizellos, partia e të cilit u ristriktua dhe më tepër në krahasim me zgjedhjet e para një muaji, mori pas kushtin e pjesëmarrjes edhe të së majtës radikale në skemën qeveritare. Qendrueshmeria e një skeme të tillë do të jetë një pikëpyetje e vazhdueshme, sipas analistit grek, për shkak të thellësisë së krizës dhe ashpërsisë së masave të parashpallura të memorandumit të dytë. Por këto zgjedhje, sipas tij, janë “një frymëmarrje për elitën politike evropiane dhe bankat”. “Evropa do të japë disa alibi ndaj cilësdo qeveri greke, që do të formohet, në kuptimin se do të marrë një shtyrje për një ose një vit e gjysëm, përsa u përket obligimeve dhe të mos kompromentohen kështu forcat politike, që e kishin bërë këtë pjesë të programeve të tyre politike”, thekson analisti grek për të shtuar se përjashtohet një pjesëmarrje e së majtës, që do të kapitalizojë fitoren e saj, duke u organizuar si “i vetmi pol radikal i majtë me sens anti-memorandum”.

Duhen çuar përpara reformat strukturore Pikërisht kjo detyrë nuk do të jetë e lehtë. Greqia jeton momentalisht nga ndihmat financiare të kreditorëve të saj ndërkombëtarë, FMN-së, BE-së dhe BQE. Si ND dhe PASOK u kanë premtuar zgjedhësve rinegocimin e masave të vendosura prej tyre. Por hapësirat për negociata të reja janë shumë të kufizuara. Jo për shkak se huadhënësit janë të papajtueshëm, një supozim i përhapur shumë në opinionin grek, por për shkak se partnerët e Greqisë kanë dyshime ndaj politikës së Athinës. Qeveritë greke gjatë tre viteve të fundit, për shembull, kanë shkurtuar pa mëshirë tek nëpunësit dhe pensionistet, por kanë bërë pak për reformat e nevojshme strukturore, apo uljen e evazionit fiskal. Tani ND dhe PASOK duan t’i bëjnë të gjitha më mirë. Në mes të donatorëve dhe popullit të vet Qeveria e re greke ka një kohë të vështirë para vetes. Pas të gjitha vonesave dhe kthesave të viteve të fundit ajo duhet t’u dëshmojë partnerëve të Greqisë vendosmërinë për të ringjallur vendin. Në të njëjtën kohë ajo përballet me një publik të panjohur, që është krejtësisht i papërgatitur për ndryshime drastike dhe nuk do të përballojë masa të reja, në qoftë se në një perspektivë të afërt nuk do të ketë përmirësim të situatës. Prandaj është pozitive që jo vetëm në Paris, por edhe në Berlin kohët e fundit po mbizotëron ideja, se politika e kursimeve në eurozonë nuk ka shans, në qoftë se nuk shoqërohet nga një program, që stimulon zhvillimin e ekonomisë. Një rol të rëndësishëm në artikulimin e pakënaqësisë sociale i takon forcës së dytë politike SYRIZA, koalicionit të krahut të majtë radikal të udhëhequr nga stari i ri i politikës greke, Alexis Tsipras. Nga politikani karizmatik nuk pritet një opozitë konstruktive. Ai ka siguruar 27% të votave për partinë e tij, që deri para tre vjetësh ishte e vogël. Tsipras donte të anulonte marrëveshjet për shpëtimin e Greqisë së bashku me politikën e kursimeve. Tani Evropa mund të marrë frymë, që SYRIZA nuk doli partia më e fortë. Por si faktor të ri pushteti ajo nuk do të lërë pa treguar forcën e saj të re kundër qeverisë, si në parlament, ashtu edhe në rrugë. Si rezultat qeveria e re greke nuk mund të thotë se është në pozitë të mirë. Para saj ndodhen detyra, për të cilat nevojitet forca e Herkulit.

Partia neonaziste dhe raciste “Hrisi Avgji” rrënjoset në skenën politike greke Fitorja e forcave proevropiane nuk duhet të sfumojë dhe dy zhvillime negative: Mospjesëmarrjen në zgjedhje, që arriti në gati 40% nga 34.9% të 6 majit, por edhe rrënjosjen në skenën politike të partisë neonaziste dhe raciste Hrisi Avgji (Agimi i Artë), që ruajti forcat

me 6.92% dhe 18 vende. “Forca si Hrisi Avgji janë instaluar edhe në sistemin politik evropian këtu e shumë vjet dhe pikëpamjet e tyre neonaziste dhe raciste, që ushqehen nga kuadri i pasigurisë dhe frikës, gjejnë terren dhe në shoqërinë greke. Këtë fenomen duhet ta shohim me sinqeritet, me rrënjë e taban dhe ta përballojmë si një tjetër sfidë”, përfundoi analisti grek.


18

« gossip

Mariah Carey debuton këngën e re pro Obamës Mariah Carey ka dhënë mbështetjen e plotë përkrah presidentit të Amerikës Obama, në zgjedhjet e reja elektorale, duke kënduar këngën në nder të tij “Bring it on home”. Carey ka mbështetur Obaman dhe në zgjedhjet e 2008, dhe kësaj here ajo ka shkruar këngën “Bring it on home”, veçanërisht për këtë event.

Catherine Zeta Jones dëshiron të luajë Kleopatrën Aktorja Catherine Zeta Jones është duke planifikuar të rikthehet në Broadëay si Cleopatra në një musicial. Fituesja e çmimeve oskar, ka fituar mbi kritikat duke fituar çmim për shkëlqimin e saj në “A little night music” në 2009 dhe së fundmi ajo tregoi talentin e saj në një tjetër shfaqje Broadëay, “Rock of ages”. Aktorja tanimë është inspiruar për të luajtur rolin e mbretëreshës së Egjiptit, Cleopatra në një film musical.

Figurantët braktisin xhirimet e filmit të Kidman Disa qindra të burgosur në rrugën e vdekjes nga Tajlanda në Mianmar vendosën që thjesht të largohen nga skllavëria e tyre, së bashku me rojet japonezë. Kjo nuk ndodhi në Luftën e Dytë Botërore dhe rrugën hekurudhore që i kushtoi jetën qindra mijëra të burgosurve, por në filmin “The Railway Man”, me protagonistë aktorët fitues të çmimeve “Oscar”, Nicole Kidman dhe Colin Firth. Të pakënaqur me pagën e tyre prej tre katër eurosh në orë, për 13 orë radhazi nën rrezet e diellit dhe kushte të vështira pune, vendasit figurantë zgjodhën të braktisin skenën, duke çuar dëm një ditë të plotë xhirimesh. Filmi bazohet në novelën e një veterani të luftës, Eric Lomax, i cili përshkruan takimet e tij me torturuesit japonezë 70 vjet më parë. Ish-luftëtari, nuk do të kishte menduar kurrë se do të vinte një ditë që xhelatët e tij dhe të burgosurit, do të largoheshin përkrah njëri-tjetrit, nga kampet e përqendrimit dhe trenat e vdekjes… ndonëse vetëm në një film.

Ja cili është futbollisti më i preferuar nga femrat në Itali Kush janë futbollistët e preferuar nga femrat? Meqë në këto moment jemi në Europianin 2012 në të gjithë botën flitet vetëm për futboll. Në disa sajte mode dhe estetike në Itali, që frekuentohen rregullisht nga femrat është bërë një pyetje e thjeshtë seksin femër. Aty kërkohet një përgjigje e saktë prej tyre se kush është futbollisti më i pëlqyer. Sigurisht që ato nuk janë marrë me punën e lojtarëve në fushë, por se sa simpatik duken ata. Fituesi i “Palmës së Artë” në këtë renditje të veçantë, me 24 për qind të votave, është Mario Balotelli, 22 vjeçari me origjinë të vjetër Ghanaian, i quajtur ndryshe dhe Super Mario. I ndjekur nga Claudio Marchisio, i cili shënoi një gol të bujshme në ndeshjen kundër Kroacisë. I treti renditet Sebastian Giovinco, sulmuesi i ri nga Parma me 14 për qind; Cristian Maggi, mesfushori Napolitan me 13 për qind; Leonardo Bonuçi, mbrojtësi me 11 për qind, Daniele De Rossi me 7 për qind; sulmuesi Udinese Antonio Di Natale me 6 për qind dhe së fundi me 4% renditet portieri Gianluigi Buffon. Në këtë sondazh morën pjesë 1.208 pjesëmarrëse të moshave nga 35 deri në 50 vjeç.

E martë 19 qershor 2012 •

Karl Marx,

G

simbol i kapitalizmit?!

jithçka mund ta kishte imagjinuar Karl Marx, por që një ditë imazhi i tij do të përfundonte i stampuar tek kartat e kreditit, simbole të kapitalizmit, KURRË!!! Në qytezën e Chemnitz në jug të Gjermanisë drejtori i bankës “Sparkasse” ka vendosur të organizojë një sondazh mes punonjësve të tij për të zgjedhur në mënyrë plebishitare se imazhi i cilit person duhej përdorur tek kartat e reja të kreditit që banka do të ofronte në shërbim të klientëve të saj. Rezultati; plot 1/3 e punonjësve u shprehën në një mendje, babai i komunizmit, filozofi i superstrukturës, Karl Marx ishte zgjedhja e tyre. U tha, u bë! Banka pa më të voglin hezitim hodhi në përdorim kartat e reja…. dhe për çudi kërkesat për të patur “Marxcarte” vërshuan lumë edhe nga ish- Gjermania Perëndimore. “Zgjedhja, më shumë se një sakrilegj, është afektive”, thotë drejtori i bankës. Sipas sondazheve, 43 përqind e qytetarëve gjermano-lindorë, që e provuan komunizmin për vite me radhë, ndjehen nostalgjikë për periudhën, me ndryshimin e vetëm, sic thonë ata; të ketë socializëm ashtu si Marx e përkufizon, jo komunizëm të egër. Karl Marx lindi në 5 maj të 1818 në Trier, në ato vite pjesë e Mbretërisë së Prusisë. Filozofi me dy librat “Kapitalizmi” dhe “Manifesti i Komunizmit”, hodhi idetë e tij për modelin politiko-ekonomik të së ardhmes. Vdiq në moshën 64-vjeçare, më 14 mars të 1883-it në Londër.

Qershia lufton pagjumësinë Pagjumësia shpesh herë kurohet me medikamente të fuqishme, në mënyrë që njerëzit që vuajnë të fitojnë një gjumë të qetë. Sipas një studimi britanik 1/3 e të rriturve i`u frikësohet këtyre medikamenteve, ku një pjesë e tyre kanë efekte të rrezikshme dhe shqetësime duke përmendur dhimbje koke dhe nausea. Por studime të ndryshme kanë treguar se kura natyrale mund të japin efekte pozitive dhe pa komplikacione. Njës tudin në 2010 gjeti se pirja e një gotë me lëng qershie jo me ëmbëlsues, në mëngjes dhe në mbrëmje, nihmon në sjelljen e gjumit. Kjo për arsye se qershitë përmbajnë sasi të lartë të melatoninës e cila prodhohet natyrisht në trupin

e njeriut për të rregulluar ciklin e gjumë-zgjimit. Kësaj here studimi mbështet përfundimet e para, duke nxjerrë në pah se qershitë apo lëngu natyral i qershive, rrit nivelin

e melatoninës në trup. Sipas studimit nëse konsumohet dy herë në ditë lëng qershie, njerëzit që kanë çrregullime të gjumit, mund ta luftojnë atë në mënyrë natyrale.

Dy lugë gjelle me vaj ulliri ju mbrojnë zemrën Ulliri ka kohë që njihet për të mirat që sjell në zemër. Por tani shkencëtarët kanë zbuluar se si kjo mund të ndodhë. Sipas kërkimeve, mjaftojnë dy lugë gjelle me vaj ulliri, për të ulur rrezikun nga sëmundjet e zemrës gati 28%. Kjo për arsye se vaji i ullirit, i quajtur si dieta mediterriane, i cili është i pasur me peshk, fruta dhe perime, luan një rol të madh në mbrojtjen e zemrës. Vaji i ullirit përmban polifenol, i cili e mbron trupin nga inflamacionet dhe mpiksja e gjakut. Dule u bazuar tek të dhënat personat që vuanin nga sëmundje të zemrës ishin konsumues jo të rregullt të vajit të ullirit, kurse ata të cilët konsumonin 29 gram vaj ulliri në ditë, ishin 44 % më pak të rrezikuar nga sulmet në zemër.


gossip • E martë 19 qershor 2012

»

19

Fund beqarisë, martohet prezantuesi

Carlo Conti Tom

Cruise

ka thënë se nuk dëshiron të ketë fëmijë të tjerë

Aktori 49-vjeçar është baba i Suri, vajza 6-vjeçare të cilën e ka me Katie Holmes, Connor (17 vjeç) e Isabella (19 vjeç), vajzat që ka me ishbashkëshorten Nicole Kidman. “Jam shumë i lumtur me tre fëmijë. Po shijoj çdo moment që po kaloj me Surin dhe jam shumë i kënaqur me marrëdhënien që kam me vajzat e mëdha”, deklaroi aktori për revistën ‘People’. Gjithashtu foli hapur për marrëdhënien e tij me aktoren Katie Holmes: “Jam shumë i lumtur që në momentin që e njoha. Ka shumë humor dhe vetëm prania e saj më gëzon.”

K

Bill dhe Giuliana Rancic duke pritur djalë Çifti ka bërë të ditur gjininë e fëmijës duke treguar dhe emocionet e pritjes së djalit të tyre dhe gadishmërinë për t`u bërë prindër. Ata e bënë të ditur lajmin për të gjithë adhuruesit disa muaj më parë, pasi Giuliana luftoi betejën e kancerit të gjirit. Për Giuliana kjo është një mrekulli, të kesh një fëmijë në mënyrë natyrale, të bën ta duash edhe më shumë atë fëmijë, është shprehur ajo. Është ende e paqartë nëse çifti ka vendosur për emrin e fëmijës, por ata janë duke kërkuar edhe sugjerimin e fansave.

ujt i kujtohet Carlo Conti, prezantuesi simpatik i televizioneve italiane i cili krahas sukseseve të tij televizive u bë i njohur dhe komentuar edhe për beqarinë e tij të zgjatur. ...por më në fund edhe Carlo Conti tha “Po”. Prezantuesi 51 vjeçar u martua ditën e shtunë me kostumografen romane Francesca Vaçaro, 11 vjeç më e re se ai. Kostum shik, kravatë fine dhe dhëndri mbërriti në kishë me një makinë Fiat 500 blu, e zbukuruar me trëndafila të bardhë. Ata që e prisnin ishin miqtë e tij të përhershëm, Leonardo Pieraçioni dëshmitar në martesë dhe Giorgio Panariello. Të shtunën e 16 qershorit, çifti zgjodhi një kishë të vogël në Pieve di Sant’Andrea a Cercina. Për pritjen Carlo dhe Francesca zgjidhën një nga hotelet më shik në Firenze në kodrën Fiesole. Menjëherë pas martesës çifti nisi menjëherë punën, ndërsa muaji i mjaltit duket se do presë edhe ca.

Rita Ora zbulohet aksidentalish gjatë koncertit

Kardashian pëlqen meshkuj më të mëdhenj si Kanye West Kim Kardashian është duke e shijuar romancën me rreperin Kanye West, pasi ai është i dashuri i parë, më i madh se ajo. Lidhjet e tjera që Kim ka pasur si me Ray J, Miles Austin, Reggie Bush, dhe ish burri i saj Kris Humphries i cili ishte 5 vjet më i vogël. 31vjeçarja Kim ka pranuar se një nga arsyet që e ka tërhequr Kanye, ka qënë mosha e tij. Ajo pranon se ndihet më e rritur që kur është lidhur me yllin e hip-hop Kanye. “Çdo eksperiencë që kam kaluar, më ka shërbyer për të ndryshuar për mirë si njeri”, ka thënë bukuroshja Kim.

Aksidenti ndodhi kur këngëtarja ishte duke perfomuar në Londër, ku pas një kërcimi energjik, ajo aksidentalisht ka zbuluar gjoksin. Kjo ka kaluar pa u vënë re nga Rita duke vazhduar me koncertin. Gjithashtu nuk është përmendur as në twitter nga ajo, e cila ka shpejtuar për të falenderuar fansat që ishin të mrekullueshëm. Por kjo nuk është hera e parë që ndodh për Rita Ora. Gjithashtu në festivalin e filmit në Kanë, Rita u shfaq pa recipeta.


20 Blerina GOCE

S

«

Kulturë

ikurse janë prezantuar deri tani, dëshmitë që sjellin letërkëmbimi e kujtimet e Hajredin Cakranit janë tepër interesante dhe me vlerë për historinë shqiptare. Të prezantuara për të parën herë e të ilustruara me foto, që po ashtu vijnë për herë të parë, këto kujtime vijnë për lexuesin të mundësuara nga nipi i firmëtarit të pavarësisë Hajredin Cakranit, Kujtim Cakrani me ndihmën edhe të historianit Kastriot Bimo. Pas prezantimit të një pjese të kujtimeve të vëllezërve Cakrani, që lidhet me luftën e përpjekjet e tyre për gjuhë e atdhe, ne po vijojmë paraqitjen me të tjera kujtime që paraqesin momente të tjera të rëndësishme e hedhin dritë në pjesë të veçanta të historisë sonë, pesha e të cilave duket edhe më e madhe në këtë 100-vjetor të Pavarësisë. Në këtë pjesë të takimeve flitet për takimin në Stamboll të Bektash Cakranit, Dervish Himës, Mihal Gramenos me Nexhip Dragën e Hasan Prishtinën për fillimin e kryengritjes në Toskëri. Në këto shënime flitet edhe për kryengritjen e zhvilluar në Cakran nga Baki Gjirokastra, Namik Delvina, Idriz Guri, etj., sipas orientimeve të Ismail Qemalit, apo mbështetjen pa rezerva të kandidaturës së I.Qemalit për deputet. Flitet aty edhe për takimin me Ismail Qemalin e Luigj Gurakuqin në gusht 1912 në shtëpinë e tyre, ku dhe bujtin atë natë...

Çetat në luftë. Kryengritja e Toskërisë të fillojë. Lufta në pazarin e Cakranit. Si ç’kishën qënë në Drashovicë çetat ku ishën mbledhur afro trimijë shpyrt e pasi kishën bërë gati kartën Stambollit i kishën dhënë dhe nga një të tillë më konsullat të Nemses Italisë e te rustë ishën këthyher drejt e në Cakran me Imer Aganë (Radhima), me Alem Aganë nga Tragjasi, Brahim Effendinë (Abdullahu), Sadik Effendinë e Duros (Shaska), Zaçe Xhelo Smokthinën e plot të tjerë, të gjithë lebër e vlonjatë, që kishën bërë atje kartën e tërë kazaja kish qënë, pasi kishën ngrënë bukë, po preheshin se më t’nesërmen do vinin në Berat për të mbledhur popullin e kazasë e të bënin një tjatër kartë si të Drashovicës me kërkesa si të Gegërisë. Çetat që poqa unë të Namik Beut (Delvina) e të tjerë, ishën jashtë hanit e u thanë se po vinte dhe panë të parë tushtërinë dhe u hapën nëpër përrenj e hendeqe të zinin pozicione. Ushtërija erdh’ udhës për në pazar të Cakranit dhe kërkoi t’i rrethojë, ata që ishën në han, po kur i ertdhën plumbat si breshër sa këputeshin e binin degët e ullivet, ku ata kishën zënë pozicione, ata u prenë. Vetë unë me gjithë njerëz mbajta anën e sipërme të përroit, nga munt të vinte ndihma ushtërisë, nga Berati që ish dhe xhepaneja më e madhe e kazasë. Kohë s’kish. Dërgova njerinë t’i fliste tim nipi, djalit të simë motre Faslli Beut (Patosi) të vijë në ndihmë me njerëzit e tij. Njerëzve të mijve ç’tu thosha, që po lëftojmë po ushtërinë që jemi.?! I mblodha dhe u’a thash troç që punën t’onë po e merrte lumi, se nuk ësht’ dëgjuar të dërgohet ushtërija me shqipëtarë, të vijë e të vrasë po shqiptarët. Këtë po e bën Smail Haki Libohova, me njëqint a dyqint gegë, që i heq për hunde. Kush e sheh me vend të iki, mirë, po jo sonte, po nesër në të gëdhirë. Si të urdhërosh zotrotë Bej- më thanë. Të tërë ishën njerëz të besës dhe kur lëfton, s’ka njëzet

E martë 19 qershor 2012 •

Si u organizua

KRYENGRITJA E TOSKËRISË

Çeta me komitë korçarë e kolonjarë

mëndje, o lëfton e s’e lëshon istikamë, o iknë e mirr arratinë. Kur krisi pushka ne ndënjëm në pritë, po s’mund të hapnim batarè se mos vrasëm njerëzit t’onë, po mua s’më mbante vëndi e s’i lija dot njerëzit. Një tufë nga ushtërija u zgjat për në krah të sipërm avash për të rrethuar krahun e çetës së Namik beut (Selimit), a të tjerëve poshtë, kur j’a dërguam plumbat njëherësh, ata se prinë gjithë atë tym e pluhur e që u shkoq gjysm ‘e ullirit. Ata u hoqnë prapa dhe mejtuan se kushedi sa çeta ishëm për këtë punë, po ne këtë donim. Lufta zgjati dhe ne e grimë vendin nga mund të rrethonin tim vëlla dhe çetat që e mbronin atë, po më pas, pamë që aty tek vendi ku ishin shtrirë, kishën lënë dhe nja dy feste nga që se prisnin batarenë. Pa pritur pushoi batareja dhe si do që s’më mbante vendi s’mund t’i lija njerëzit, po dërgova një nga njerëzit e mi me vrap, të mirrte vesh dhe e primë me zëmër të ngrirë. Kur erdhi më tha se Ismail Hakiu kishte njëqint e ca vetë të ushtërisë së tij dibranë me mauzerrë dhe donte t’i rrethonte tim vëlla Bektashin me shokë në han, me ç’do kusht. Në han po luftonin duke qëlluar ushtërinë, po ata dolën fare përjashta nëpër hendeqe e kishën sulmuar

ushtërinë ku s’e priste. Kishën dërguar çetat njerëz për të kërkuar ndihmë në Buzmath e më ç’do vënd. Po pritnin ç’do të bënej, kur erdhi njeriu me kale, që pruri një tjatër kartë e Shuko Progonati i duall para. Ismail Hakiu (Libohova) me oficerë erdhi e u afrua, por ushtërinë e la atje tej. U takuan me tim vëlla Bektashin, me Namik Selimin e të tërë. Bimbashi kish kërkuar të fjaloseshin pa luftë dhe kish kërkuar të vinin te hani, ku ish Bektashi me njerëz. Ishin fjalosur, se nuk u lejon qeveria të bridhin maleve me armë. Duhet të luftojmë se s’na kanë dhënë të drejtat tona- ja ktheu im vëlla. Më të drejta do Bej se këto që kè.- thotë Ismail Hakiu. Duam që ç’ke me të. Po unë nuk mund t’i lejoj komitët të bëjnë ç’të duan, ndaj më duhet të lëftoj. Edhe ne jemi gati të vdesëm të lirë, se të rrojmë me ju mbi kokë, po s’e beson vështroje këtë- e treguan qylafin ku kishën shkruar: “Ja vdekje ja liri”. Më mirë të mbledhim një pleqësi nga kazaja e Berati a ti dërgojmë ato që doni qeverisë a në Stambolli, qysh të doni. Filluan kërkesat, gjuhë, shkollë, autonomi e nuk mbaronej karta, pa ikën në han t’i shkruajn Bejmë tha njeriu im. Edhe kjo më duhej, që mua të mos më mbante më vendi.

Ika ngadalë se po binte nata, kur takova në udhë njërin që kish një dyqan nga pazari e më shkoqiti të tëra. Kur atë çast mbin im vëlla Sulua te udha sipër dhe tha se janë aty në han e po merren vesh. Të bukur punë- thashë më vete -kanë bërë. Po më vonë më fjalosi vetë Bektash, Ismail Haki Beu, pasi kishën bërë kartën me ato që kërkonin, e kishën dërguar në Fier me njerëzit e tij. Pastaj i kish thënë :- trimat i ke nga kazaja këtej, thuaju të marrën një valle gjirokastriçe! Si do që e pashë vrëngër u thashë për vallen dhe trimat e hodhën. Po ushtërija jote ç’di të bëj ?- j’u ktheva, tha Bektashi. Ushtarët e tij gegë, ja muar atë këngë që u kishën mësuar së prapthi e kë pa, këngën që e këndohin çetat tona e që e kish bërë me llafe e me të tëra, vetë Thanas Flloqi e që ish aty vërdallë. Po tani që u err e filloi një erë e flamosur, e ishte fare pa mënt të veja në han, vetëm të vritesha me Smail Hakinë e të tijtë. Erdha tek njerëzit që më prisnin e me që ish errur u muarëm vesh me fishkëllima e parrulla. Hë bej?- më pyetën ata. Lere mos e nga, - u thashë, se po fjalosen në han, I japën karta për këto që kërkonin Ismail Hakiut, sikur ai është kajmekami, a veziri vetë. Ata qeshën, po mua

s’më ecte nata për kiamet. Pa po zuri dhe një shi, që edhe ai na duhej. Kur shohëm tek shtegu ca njerëz, që po lëviznin ngadalë. Ushtërija! - thamë ne dhe gati batarenë. Mos qëlloni – thashë, sa të afrohen dhe kur të urdhëroj unë, u muarrëm vesh?! Si të urdhërosh ti bej. Kur afrohen ishën njerëzit e çetave që po zinin vende aty vërdallë. U habinë me ne, se e quajtën ushtërinë e Ismail Hakiut. Po ju -u them, ç’patët, sikur j’a kishët shtruar muhabetit për shtat palë qejfe në han. Më fjalosën që kishën bërë me llaf me Smail Hakinë që ai do të vinte për darkë, po që është kurth, është që ç’ke me të, por u thamë dhe atyre në pazar që do ikëm për Romës se këtu do vij ushtërija. Thashë mos i besonit atij a kartave. Me njerinë e tij e çoi kartën për Fier? Po,- j’a bënë, -po unë u dij dhë të squat, -j’u thashë, -që ai a kërkuar ndihmë, se e ka parë që s’jna ha dot me luftë, s’bëhet llaf.. Pa do mirren vesh me telegrafë me të tijtë e tani s’dihet nga n’a vijnë. Pa zbardhur mirë u thashë të zinin pozicion më tej ne brinjë se këtu ishëm ne e i kontrolloj të dy krahët edhe poshtë edhe në vij ndihmë nga Berati. Erdhën dhe Faslli Beu (Patosi) me nja tridhjet vetë e u bë një gardh, që nuk bën dot hesap nga të vijnë plumbat. Prit e s’ka, prit e s’ka e në të perënduar, u duknë që përtej me bori dhe e kishën marrë përpjekur. Më vonë e muartim vesh, se kishën takuar njerëz e atë dyqanxhinë dhe kishën pyetur për komitët. Në Romës -i thanë ata me perëndi, se ashtu e dinin. Venë e vijnë në Romës e s’po i gjejnë komitët, se prisnin t’i gjejnë atje ku i lanë. Kur u dëgjua batareja e plumbat u venin si shi, ushtërija s’dinte ku të vejë. Çetat s’ja prisin batareja bataresë dhe u lëshuan përposh e doinn t’i zinin të gjallë fare. Ushtërija po prapsej me lemeri dhe vetë Smail Hakiu bën vaki, të ish i pari si duket për Fier a kush e mirr vesh. Çetat tona u nisnë për në Kras të takoheshin të tërë, kështu që unë me njerëzit, i nisa për udhë me njerinë e besuar e u thashë që do takoheshim shpejt, po në të vërtetë i lashë shëndenë ushtërisë, si ç’ma taksi Idris Agai, pa Ismail Hakinë, muarmë vesh se e nxorr në gjyq dhe donin t’a dënonin, pse i ikën komitët, po kur u tha ai, që pse s’më pyesni qysh s’na zunë të gjallë, se ishën mizëri e ndihma na erdhi më të nesërmen, kështu që bënë ç’bënë dhe e falnë. Dhe vërtet, me sa muarmë vesh u erdhi ndihma nga Vlora me njersëze me kafshë, po dhe nga Berati e rrëzik të jenë këmbyer me njerëzit e mi. Dezertimi nga ushtria. Si i blihen 1500 pushkët mauzerrë për kryengritjen. Ama kaq u desh e u ndez tërë Toskëria dhe çetat venin e vinin si pika shiu. Si nuk u arrit gjë me depot më pas kur erdhi në Cakran, im vëlla Bektashi, më tha t’a zgjith qesen, dhe tok vëllezërinë Sulon,Sabrinë (Cakrani) e me Thanas Flloqin, se ç’kishën marrë një kartë nga ato qindra që dërgonin e që mirrnin. Në kartë Hamza Agai (Isai), që j’a dërgon që nga vapori për Triest, i sqaron që ish takuar me Qazim Aganë (Kokoshi) e Fazil pashën (Toptanin) në vapor dhe e kishën marrë llafin e palkut, se Toskërija duhet ngritur më këmbë doemos.Të vendosen komisionet e te ujdisën lëvizjet e çetave, e çdo gjë do bërë me mend e të dëgjojnë njëri- tjatrin. Këto i dinim se ishëm vetë në zjarr, po ajo që më ngrohu ishte që shpejt do vendosëm një komision të jashtëm


Kulturë

• E martë 19 qershor 2012 që do n’a lidh me Evropën. Nga njerëz që më fjalosnin kisha marrë vesh se në Berat, si më e madhja xhephane e të tërë kazasë, po mblidhin djem me sebep për t’i çuar në Mal’ të Zi, pa dihej që do i çonin në gegëri, kondra gegëvet që kishën ngritur krye. Bektashi mejtonte që djemve duhej folur që atë cast, se do i nisën për Gegëri, me dyfek janë t’u kthehen e të zaptojnë Beratin. Çetat tona dhe ne të tërë n’a kanë gati në mes të natës. -E merr vesh ç’a po thua,- i bërtita, se s’pyet fare e do marrësh njerëzit më qafë. Unë njoh me pëllëmbë gazermat e xhehpanenë e Beratit më e madhja e gjithë kazasë dhe nuk mund të bëhet me llafe kjo gjë. Duhet një plan i hollësishëm, me kë duhet folur, kë duhet të kapim për të organizuar nga brënda, kur, si, qysh, tek, çfarë, që ti i di mirë. Që këtu ku jemi, s’bëjmë dot gjë,- i thashë. I dërgova kartë Hamza Agait (Isait), dhe e porosita për nja njëmijë ë pesëqind mauzerrë në Itali, ndaj të thirra për qesen. Fërshëllita aq fort sa u tunt dhoma. Thanas Flloqi më pa i habitur, im vëlla Sulua përdrodhi buzët e Sabriu qeshi ndën muataqe. Hamza Agai do t’a mbaronjë këtë punë, po pse s’thua që do t’a futësh andej nga s’del më e t’a harrojmë fare. Sa për qesen s’ta ka mbajtur njeri për kësi punësh. Ngadalë se ti s’të lë as të flasësh T’a bisedojë një herë me zotin Bozio për tri katër ditë sosem dhe unë atje dhe e fjalos vetë.Gjithnjë j’a kam marrë si shakara këto Bektashit, po isha gabim e sidomos këtë herë. U ulëm dhe i thashë, që ti e do vaporin kastile për këtë punë, pastaj kjo ngarkesë nuk hyn në sqelë dot fare, pa le ti, i do dhe mauzerrë se s’bën. Ai tha se duhen të tillë, se fishekë të tyre mund të gjejmë, ndryshe n’a rruashin dyfeqet për bukuri. Po e di ti sa kohë duan ata të vijnë dhe po i gjetën andej e këtej nuk pret sahati më. -Na jep nonjë mëndje më të mirë, se ty të duket se këto punë i di vetëm ti. Nga këto qesëndisje s’kisha qeder fare, se këto punë para duan, të kesh dhe njohje dhe tjatra do bërë hesap, sa mund të realizonet ajo që kërkohej e më këtë rast ata dukej sikur ishën prishur nga mëntë, në këtë që duajnë të bëjnë, të paktën për së pari. Ndaj unë duhej të pranoja të mirrja pjesë, në gjërat ë bëra të t’im vëllai, e që në më të shumtën e herëvë, më shumë anonin nga përralla, po këtë herë nuk kishëm zgjidhje tjatër. Thanasi shkruante në një defter, nonjë gjë me bukë që mund të lëshonim nga goja. Ia mora kalemin dhe fillova si fillozof të mbaj fjalmin dhe në do e dëgjojnë, do e dëftente ajo që e kemi kusur kur fjalosëm për punë me axhale, i presëm llafin njëri- tjatrit, nga që i dimë të gjitha vetë. Po nuk ngjau aspak kështu. I thashë se vetëm mauzerrë mund të gjejë zoti Bozio, me që bredh dynjanë, ka njëthesar në dorë tani, të vejë në Tarabullus (Libie), aty ku ish dhe plaku e ku ushtërija osmanllije që eshtë tërhequr në panik, nga që ka ikur me tokë se italanët kanë fllotë, jo shaka po më tri katër vënde a më shumë kanë mbetur depot e pahapura rrezik fare, me xhephane e mauzerrë, domosdo të pa shkrehur ndonjëherë. Këto s’i bëjnë punë italanëve, se kanë dyfeqe të tyre, tjatër soj e me një çikë marifet i heth në dorë, mbase jo badjava, po me një çikë terëzi, depo të tëra. Vaporët e Italisë, si vënd i ri për ta, janë lëshuar andej e jo kontroll që s’ka, po bie poshtë xhephane të tëra, po deshe se harrova dhe të hollat, se ato të shkreta e ngrënë ujët përpjetë. Këndej s’i bie dot me pako si postë, po me që këtej është kallamè, mund t’i shkarkojmë në nonjë sqelë të vogël, që një të tillë e ngrëmë dhe në Seman a mund t’i zbresëm në mes të detit, me nonjë sandal, nga ato që peshkojnë e që ka plot në Vlorë, për

Ismail Klosi e Faslli Patosi

Si ç’kishën qënë në Drashovicë çetat ku ishën mbledhur afro trimijë shpyrt e pasi kishën bërë gati kartën Stambollit i kishën dhënë dhe nga një të tillë më konsullat të Nemses Italisë e te rustë ishën këthyher drejt e në Cakran me Imer Aganë (Radhima), me Alem Aganë nga Tragjasi, Brahim Effendinë (Abdullahu), Sadik Effendinë e Duros (Shaska), Zaçe Xhelo Smokthinën e plot të tjerë, të gjithë lebër e vlonjatë, që kishën bërë atje kartën e tërë kazaja kish qënë, pasi kishën ngrënë bukë, po preheshin se më t’nesërmen do vinin në Berat për të mbledhur popullin e kazasë e të bënin një tjatër kartë si të Drashovicës me kërkesa si të Gegërisë. Çetat që poqa unë të Namik

t’i çuar pastaj, në nonjë vëntd të sigurtë. Po më dëgjonin të habitur dhe si do që ish oficer rezerve për vehte, im vëlla Bektashi, më dëgjoi të paktën një herë. S’e bëri javën e i hipi vaporit të Nemses, Lloyd-it, që ish një vapor vërtet i madh. Njerëz, të drejtën, kish plot që doin të lëftonin, po e shihnin që punët e qeverisë, që i kish marrë lumi e Tyrqia s’donte që s’dontetë lëshonte pe. Se ç’hoqmë që i prumë dyfeqet ca e ca, më tri katër udhë, s’e dëftej dot një natë shëndreu të tërë, pa po në një nga këto e përbysnë sandallin e desh u mbynë me gjithë kashunat e tyre rëndohin, po mirë që ishën afër bregut. Pa duhej të mos e mirr vesh njeri fare, se gati ish ushtërija e të ligjtë.

Koordinimi i luftës së çetave. Komisioni i Korfuzit. Ritakimi me korçarët. Çetat e Toskërisë vazhduan të lëftojnë e u mblodhnë dhe u organizuan me të shpejtë dhe kështu, ku këtu e ku atje ato s’e lanë të qetë Tyrqinë asnjë sahat. Këtë herë u lidhnë me mëntë, se kishën Komitenë e kryengritjes në Jug me Ismail Benë, Luigj Gurakuqnë, Fazil Pashën (Toptanin), Pandeli Çalën e ndonjë tjatri që rrinin në Korfus e venin e vinin me habere e katëra që thuhej se po s’u bë kryengritja Toskërija u turpërua e të mirreshim vesh me njëri-tjatrin. Ne duhet të vemi në Tepelenë, thotë im vëlla Bektashi, se bënet kongres e do t’i dërgojmë dhe që atje kërkesa Stambollit. Po të mos j’u venë dhe Të Mëdhenjve, as që do besoja se mund të dëgjojë Stambolli me kartëra. Unë s’duhem si bisht, se ke njerëzit kështu që këtu më ke, me vëllezërinë me Sulo e Sabri gati dhe për ç’do gjë habernë me njeri e di vetë. Në Dhëmblan qënkesh bërë e madhe, se kish ardhur xhevapi nga Stambolli, për amnisti të përgjithëshme e u falnë komitët, pa dhe për shkolla në gjuhë t’onë, po nashti nuk n’a mbushën syrin këto, ësht’ si vonë. Këtë m’a tha njeriu që më pruri kartën e duhej ta pres në Vlorë tim vëlla Bektashin Pa e bërë të gjatë i hipa kalit e u sosa në Vlorë. Pa po kur vijnë komitat çeta, me Alem Aganë (Tragjasi), me Brahim Effendinë (Abdullahu), me Hamza aganë (Isai) dhe mileti që i prit si therorë, pa valëvalë ata s’mbaroinn sa u habiç vërtet. Bektash Bej edhe ne u duhemi këtyre në hise, hajde t’i hipëm kalit se një sahat ja ku është Cakrani, po ai nguli këmbë që s’vete t’a lëmë davenë në mes, pa këtu s’jemi për të ngrënë. Aq e ka shqipëtari harenë, sa u ulëm filloi muhabeti që s’janë të drejta këto, të kishëm shkruar aq e kaq kërkesa, pse na i bëjnë gjithënjë gjysmake, s’kanë faj ata. Brahim Effendi (Abdullahu) pse vihi në sëkëlldi mali ja ku është dhe dyfeqet të ngrohtë prapë në mal dhe ata s’kanë nga t’ja mbajnë. Po gjithë atë farë dynjaje që ka perandoria osmanllije, brënda me ne, një sahat në ditë harxhon, pa po s’u foli njeri në Stamboll për dita, që t’ua nxijë e kur t’a mejtojnë t’u dalë gjumi, s’kemi gjë në vijë Hamza efendi i thashë. Nuk ka mënguar edhe në Stamboll llafi

»

21

ynë për Shqipëri e drejtë janë kohë të tjera. Duhet nga mëngjesi e gjer më darke, t’u vijë festja vërdallë e t’a dijnë që ky vënt’ ësht’ urë e ndezur gjithënjë, e të djek i tha Bektashi, se po t’a lëmë ç’bëjnë ata bërë qoftë, n’a mbyti i mbyturi dhe e humbmë davanë dhe kur pa nashti që ka marrë tatëpjetën Tyrqia. Dhe po e muar lumi këtë punë, si po e merr tha Brahim Effeniu (Abdullau), jo Tyrqi s’do mbetet mbi dhè, se duaj t’a shqyejn grekërit e sërbtë, që mezi po presin, po as nè s’do n’a lënë, se n’a quaj Tyrqi. Kështu që ne s’e lamë luftën me çetat, po aty më 912 u lidhnë çetat në Toskëri, ku qenë e ku s’qenë e erdhnë vardhar dhe ne i pritmë në Cakran. Ata ishin patriotë të ç’quar dhe që lëftonin për vatanë, pa bërë hesap as kokën e ishëm mbledhur me korçarë, nga Gjirokastra, me vlonjatë, Mallakastra që ishim vetë, po e po. Shpyrtin e kisha më korçarë e i poqa të tërë, me Hysni Toskën, Izet Zavalanë, Jaup Dëshnicë e me miqtë e mi, Dhamb Bimblën e Qamil Panaritnë. Të tërë ishën veshur me këmishë e të tëra rrobet të zeza, të mos duken nëpër natë, kur kapëtojnë nëpër vënde a lëftojnë. Qamil Panaritit j’u qasa dhe e zura nga krahët. Mor bir nuk munt t’a harroj, qysh ratë në pusi në Ormën çiflik e u bë hataja. Po ti qysh shpëtove mor bir, shyqyr që s’të zu plumbi a të plagosesh. Po e shikoja nëpër krahë, sikur duaj të shoh pas kaq kohe ndonjë shënjë, që i kishën lënë plumbat e Afiz Pashës. Po zot u plagosa rëndë, më tha. Unë sa se pyeç që ku. Ja këtu, dhe vuri dorën në këmishnë e zezë të hapur, në mest më kraharuar. Llafetë m’u mbaruan e si do që isha më i gjatë, u ula dhe e putha, tek ata flokëtë e rralluar një çikë, atje mbi ballë Dhe sot nukë munt t’a harroj këtë njeri, që për mua ishtë një theror të gjallë e që flit me atë që kishën bërë e me kaq trimëri e ç’duheshin llafet. Ne i mbëledhëm vërtët çetat, me nga njëqint e dyqint shpyrt e mos më, po të jesh njëzetë e të dëftosh atyre se s’vlejnë asnjë grosh, para betimit për vatanë, kjo po e ka ëmrin trimëri. Çetat i ujdisnë veprimet, se ku duaj të bënin pusi e kur duhet të prapsen e ku do vij. Tyrqia nuk kish ngè, se e kishën zënë për fyti mbretëritë ballkanike dhe vetëm kërkon nizamë se do mbrojmë vatanë tuaj-thoshën ata. (Vijon)

Çetat e Toskërisë

Fotot publikohen për herë të parë


« zbavitje

22

E martë 19 qershor 2012 •

(METROPOLITANI) Fjalekryq 1

2

3

4

5

6

7

8

9

13

14

19

15

16

20

23

24

29

30

10 17

1

22

26

27

28

31

32

33

35

36

39

40

46

47

41

42

43

44

48 53

54

45

55

Nje fllad i ngrohte gezimi do te fryje sot ne jeten tuaj ne cift. Me ne fund do te cliroheni nga influenca negative e Saturnit dhe do kuptoheni me mire me njeri-tjetrin. Beqaret duhet te bejne kujdes. Nje person joshes ka mundesi t’iu beje per vete dhe me pas te tallet me ju. Kushtojini me shume vemendje planit financiar. Nese duhet te beni investime mendohuni mire dhe me pas vendosni.

50

56

59

61

60

62 VERTIKAL: 1. Një test që druajnë atletët. 2.. Bëhen duke treguar. 3. Mbyllin një sirtar. 4. Rrapo, ish mbrojtës vlonjat. 5. Interpretoi Frances. 6. Janë kafshë që zgërdhihen. 7. Ishte shërbim i fshehtë i Mussolini-t. 8. Pak naivitet. 9. Janë në qendër. 10. Ishte shpikësi i birrës. 11. Jean i leon. 12. Astaire i tip tap. 13. Mudn të jenë fusha... sportive. 16. Carlo, piktor italian. 18. Eshtë harta... pa gojë. 19. Brigitte e Shalakó. 20. Përfshin Juventus, Milan e Inter. 24. Janë ndjekës të John e Charles Wesley. 25. Kështu thirrej Baduila. 28. Fillojnë pushimet.

38. Zihen për luftë. 40. Ndezur në aparaturë. 41. Kështu merret një... i sekuestruar. 42. Negri poete italiane. 44. Mund të digjet po nuk u zbulua një i tillë. 45. Eshtë bota e... palestinezëve. 47. Italia në tabela. 48. Ishin më parë mirmidonët. 51. Një legjendë. 52. I Parmës ai i Stendhal. 53. Natalia shoëgirl. 57. Rossi në MotoGP. 58 .Në mes të dhomës. 59. Fund ditari. 60. Mund të jenë kuzhine. 62. Perla e zezë e futbollit. 63. Një brilantinë moderne. 64. Dashuronte Gustave Flaubert. 67. Markë cigareje. 68. Eshtë si e gjithë. 69. Transportojnë edhe TIR.

29. Eshtë ishulli ynë. 30. Ente Ekonomike Ndërkomb. 33. Dikur quhej Katai. 35. markë e njohur celulari. 39. Në krye të tradhtarëve. 40. Wan Kenobi i George Lucas. 43. Janë ishujt me Haitin. 46. Eshtë porosia e fundit. 48. Kanë maja për t’u pushtuar 49. Institucione Ekonomike Ndërk. 50. Një pije dry. 52. Ka kryeqytet bamako. 53. Kusturica në kinoprezë. 54. Një mund të jetë shitjeje. 55. Në mes të Edgar dhe Burroghs. që krojoi Tarzanin. 56. Bën be... pa u betuar një e tillë. 57. Një pjesë e verdiktit. 58. Jashtë në. ëimbledon. 61. Inicialet e Triolet. 62. Inicialet e Eluard. 65. Në hyrje të sallës. 66. Fundi i Turandot.

Luani Venusi do kujdeset mjaft per jeten sentimentale te cifteve sot. Do bashkepunoni edhe me teper me partnerin dhe klima do jete shume e ngrohte. Beqaret do jene ne vemendjen e seksit tjeter. Ka mundesi qe disa te shohin evoluimin e nje miqesie ne nje histori dashurie interesante. Nese tregoheni te matur me financat situata nuk do te tronditet aspak. Jupiteri do iu mbroje ne çdo moment.

Peshorja Jeta juaj ne cift nuk do jete aspak e qete gjate kesaj dite. Debatet dhe kontradiktat ka rrezik te shtohen. Beni kujdes sidomos me ato qe do thoni sepse nuk do kete me kthim mbrapa. Beqaret do kene disa takime. Asnjera nuk do ngjaje me tjetren por te gjitha do jene interesante. Bazohuni tek instinkti. Me financat duhet tregoheni me te matur se kurre. Edhe realizmi do iu ndihmoje.

Fjalëkryqi pa skemë, fjalëkryqi i kampionëve 1

Duhet të nxini 24 kuti 12. Digjen po nuk u zbuluan. -Përfundojnë në spital. VERTIKAL: 1. Një lokla me odaliska. -Ndahen në barazim. 2. Eshtë edhe ajo e cirkut. -Një fjalë... goxha e madhe. 3. Një enë. -Ndërmarrje Tregtare Lokale. -Një fimë e njohur produktesh sportive. 4. Inicialet e Moravia-s. - Mund të bëhet brumë. - I famshmi Pacino. 5. Massimo aktor. 6. Ishte filozofi hedonist. -Një Pasha i Gjermanisë. 7. Tafaj, që qe pianiste e famshme e jona. -Një material si eternit. 8. Janë rastet për... gol. -Inicialet e Rossellini aktore. 9. Presin... fëmijë. -Të parat në stacion. 10. Ai dhe ajo. -Maria Remarque shkrimtar. 11. Janë kufijtë e... vendit. 12. Fund ushtrie. -Era e Provansës. T E D A M A T P M E M A N T A R I E V E R S T I A P L F R O L E E L A N E L A A T A M

kryeredaktor Brahim Shima

s t a f f

zv/kryeredaktor: Armand Maho Mariglen Mulla

P O L I F E M I

P R O F E S O R I

I D E

K A I S H I I T

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

1 2

Gaforrja Kujdes mos enderroni me shume sesa duhet ne sektorin financiar. Shmangni idealizimin e partnerit dhe tregohuni sa me shume realiste. Beqaret do kene shume mundesi per aventura sot por ata nuk do kenaqen. Prisni edhe pak kohe nese doni qe te filloni nje lidhje serioze. Financat nuk do jene te mira. Gjithsesi mos i humbni shpresat por mundohuni t’i organizoni me mire.

Virgjëresha Dilni sa me shume gjate kesaj dite, mos u mbyllni ne shtepi. Ata qe jane ne cift do ndihen me te kenaqur dhe te lumtur. Do flisni edhe per disa tema te rendesishme me partnerin. Beqaret do mund te takojne personin e duhur i cili do ua ndryshoje teresisht jeten. Gjithsesi mos mendoni menjehere te jetoni me te, hidhini hapat me ngadale. Financat do te mbrohen nga Merkuri. Do keni fat!

Akrepi Me Jupiterin qe do jete ne anen tuaj ne planin sentimental, marredhenia me partnerin do jete edhe me e ngrohte. Do i rezistoni edhe nje furtune qe do fryje. Beqaret duhet te tregohen me ta hapur dhe te mos i refuzojne ftesat qe do iu behen. Ka mundesi qe te ndodhe edhe takimi i shumepritur. Financat do jene te mira. Disa mund te kene edhe permiresim te tyre. Dite e mire ne kete plan.

3

Shigjetari

4 5

Venusi dhe Marsi do ua ndricojne jeten tuaj ne cift sot. Nese keni kohe qe jeni bashke lidhja juaj do behet edhe me harmonike dhe e kendshme. Per beqaret keta dy planete premtojne nje dite euforike. Sharmi juaj do terheqe vemendjen e te gjitheve. Zgjidhni personin e duhur. Ne plani financiar do jete nje dite me fat. Jo vetem qe ekuilibri financiar nuk do te tronditet por priten edhe permiresime.

6 7 8 9 10 11

Ujori

12 R L E O Z T I L

T N U S O I P S M A U E A R R S E K R E T A N E T S A

E D K A E P S I H R T A A T T I E R I M I

A R R A T N R

J

R A C E

T E D I

F

I K U

R

T A

P A C O

P E N G T A

N

I

I

L

V A L E N T P E L E

M E R

I

T

M A B U S E

S O M B R E R O I

C

I R E

E O N

A R A B E

U

M I

T

E S T R A D A O M

L O U

E T E R A

D R

I

I O N E T

T A L E N T

I N O

G E L

R E

E N T E R

M A T E R D E

I N G O N A

M A N A S T

R A F T

T E M A

P O Z

A D A M I

G

V A N

P O R S E N A

O M I

G

I

H A S M E R

D

I

E H O N A

I

R

I

E N E T

S E C O L E T

T R A G E T E T E T

politika: albana lika, herion mesi, oli xhilaga ekonomia: brikena dervishaj sociale: pranvera kola rrethet: blerina spaho kronika: mariglen mulla kultura: blerina goce design&layout: Daniel Prifti, Gëzim Duzha

Adresa: Rr. Dull Keta, nr. 5. (Rr. e Dibrës), Tiranë

pergjigje

pergjigje

HORIZONTAL 1. E bën mendja që bën... kalanë. -Qe policia e fshehtë e Gjermanisë Lindore. 2. Kaçaturian kompozitor. -Artikull anglez. 3. Gjëja e romakëve. -Të lenë në mëdyshje. 4. Mbeten në bisht. -Eshtë njëvendëshe në Formula 1. -Inicialet e Triolet. 5. Janë mashtrime... elektorale. 6. Bëhet duke kaluar masën -Inicialet e Morricone-s. 7. Ka një bisht piktoresk. -Eshtë si i gjithë. 8. Inicialet e Lendl. -Ekstreme në litar. - Kupidi i grekëve. 9. Blood ai i Errol Flynn. -Një shirit pa shi. 10. Struci australian. -Nishani, që qe president i yni. -Një pjesë e ceremonisë. 11. Mund të jepet për hartim. -Mbyllin një manastir. -Përfundojnë në shesh.

Sot do kerkoni ne cdo moment t’i impononi partnerit mendimin tuaj dhe ta detyroni ate te beje cfare doni ju. Kujdes sepse kjo nuk do i pelqeje aspak dhe atmosfera mund te behet shperthyese. Nese jeni beqare, Venusi do jete planeti me i favorshem. Kujdesuni me shume per pamjen tuaj. Priten takime interesante. Tregohuni pak me te matur me shpenzimet qe financat mos kene probleme.

Binjakët

49

58

HORIZONTAL 1. Mund të jenë kokosi. 5. Përsëritin rrokjen e fundit. 11. Një dollap. 14. Numër i shkurtër. 15. Një e pastër ariane. 17. Lendl i tenisit. 18. Një doktor i Fritz Lang. 21. Mbarojnë fare. 22. Turner i CNN. 23. Eshtë armiqësia për... gjak. 25. Eshtë ditore ajo e Mero Bazes. 26. Një komandë në... computer. 27. Kështjella ku u burgos Edomnd Dantes. 28. Qe mbret etrusk. 29. Një kapele për peones. 31. Doktori në... bluzën e bardhë. 32. Në një farë vendi. 34. Pavone këngëtare. 35. Një apelativ për Shën Mërinë. 36. Komik pa ekstreme. 37. Rabanne stilist.

Gjate kesaj dite dashuria do sjelle shume kenaqesi dhe emocione per ciftet. Do iu duket sikur do jeni ne nje feste e cila nuk ka mbarim. Dielli nga ana tjeter do i beje me joshes beqaret. Deshirat me te zjarrta do fillojne te plotesohen. Vrojtoni mire kudo qe te shkoni. Kujdesuni me shume per financat tuaja sepse ato do jene te rrezikuara. Mos beni shpenzime pa kufij sepse do ngeleni pa lek.

38

52 57

Demi

34

37

51

Dashi 12

18

21

25

11

Dita e sotme ne jeten sentimentale do jete plot ngjyra. Do i shtoni dozat e imagjinates dhe do ia kaloni per mrekulli. Edhe ata qe kane pasur konflikte te vogla do i vendosin gjerat ne vije. Beqaret do e lene veten te lire dhe nuk do kerkojne me ngulm personin e endrrave. Gjithsei sot mundsite do jene te shumta. Persa iu perket financave ato do kene permiresime. Kujdes me shpenzimet.

marketing: eligerta dyrmishi cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

Bricjapi Venusi dhe disa planete te tjere do e mbrojne jeten tuaj ne cift, por disa te tjere mund te sjellin tronditje. Nese lidhja juaj eshte e forte gjerat do shkojne mire, por nese ajo eshte delikate duhet te tregoheni pak me te vemendshem me partnerin. Beqaret do koleksionojne zemra. Merrni masa ne planin financiar dhe tregohuni sa me te kujdesshem me shpenzimet. Vetem keshtu do beni pak pasuri.

Peshqit Jeta sentimentale e cifteve do jete e qete dhe nuk do paraqese asnje problem sot. Shfrytezojeni sa me shume diten dhe eksperimentoni gjera te reja. Do ndiheni mire. Beqaret do ndiejne zemren t’iu rrahe shume fort. Kenaqesite qe do perjetoni do jene te medha. Hena do influencoje negativisht tek financat. Tregohuni te matur me cdo hap qe do hidhni ne menyre qe mos keni probleme. www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


BOTA • E martë 19 qershor 2012

»

23

Shtypi spanjoll: Në çerekfinale, duke vuajtur e luajtur keq! Shtypi spanjoll nuk i ka kursyer kritikat për lojtarët e kombëtares pavarësisht se “furia e kuqe” ka kaluar në çerekfinale. Në komentet online të të gjithë gazetave të mëdha sportive është vënë në dukje paraqitje jo bindëse e skuadrës së Del Boskes. Gazeta “Marca” në titullin kryesor shkruan: “Kemi vuajtur si asnjëherë, por kemi fituar si gjithnjë”. Nga ana tjetër gazeta “AS” komenton: “Në çerekfinale duke vuajtur”, ndërsa “Mundo Deportivo” thekson: “Spanja në çerekfinale me vuajtje dhe duke luajtur keq”. Nga gazetat politike “Mundo” komenton: “Spanja e futbollit kalon me zemër”, ndërsa “El Pais” shkruan: “Navas i jep fund vuajtjeve”

Shtypi kroat: U mundëm nga një gol jashtë loje Sakaq shtypi kroat ka sulmuar ashpër gjyqtarin e ndeshjes, gjermanin Volfgang Shtark për eliminimin e skuadrës së tyre nga evropiani. Gazeta “Jutarnji list” komenton: “Furitë e kuqe i gëzohen fitores, gjyqtari Shtark nxjerr Kroacinë nga Evropiani”, ndërkohë gazeta tjetër “Vecernji list” thekson: “Spanja i gëzohet një fitore me gol në pozicion jashtë loje.”

Spanja nuk toleron, fiton dhe e mbyll e para në grup

B

iskota! Biskota! Biskota! Tre ditë biskota të italianëve, por që nga mbrëmë “axurrët” duhet të paktën t’i thonë faleminderit Spanjës, që ashtu siç ka premtuar ka luajtur drejt pa bërë asnjë kompromis. Të besuarit e Del Boskes kanë vuajtur deri në fund, por kanë fituar dhe e kanë mbyllur grupin në vendin e parë. Këtë herë ka mjaftuar një gol i realizuar nga Jezus Navas i futur në pjesën e dytë për t’i dhënë tri pikët Spanjës që ka fituar duke i bërë nder vetes dhe në një farë mënyre dhe Italisë, ndërkohë që Kroacia e

Italia ka mundur të sigurojë kualifikimin për në fazën çerekfinale të Euro 2012-ës. “Axurrët” kanë mundur të fitojnë me rezultatin 2 : 0 kundër Irlandës, por ky kualifikim ka ardhur edhe si pasojë e humbjes së Kroacisë. Padyshim “axurrët” duhet të falënderojnë Spanjën, e cila ka bërë që viti 2004 të mos përsëritet. Askush nuk e ka harruar që në këtë vit Danimarka dhe Suedia e kanë nxjerr ndeshjen në barazim 2 : 2 për të lënë Italinë jashtë Evropianit. Këtë herë ka qenë e njëjta situatë, por Spanja i ka bërë një dhuratë italianëve duke fituar me rezultatin 1 : 0 kundër kroatëve. Kombëtarja italiane ndonëse ka mundur të fitojë me qetësi, ka pritur me ankth disa minuta që të mbaronte takimi SpanjëKroaci, sepse në rast se kroatët do të mundin të barazonin, skuadra e drejtuar nga Çezare Prandeli do ta shihte veten jashtë. Për sa i përket takimit kundër Irlandës, Italia ka vuajtur disi, po gjithsesi ka mundur të fitojë me një gol të Kasanos në fundin e pjesës së parë dhe

Sllaven Biliçit e ka mbyllur në grupe aventurën në këtë kampionat evropian. Kroatët kanë ikur nga ky evropian me kokën lart. Ata e kanë bërë Spanjën të djersijë shumë, madje, kanë qenë kroatët që kanë pasur rastet më të pastra për të shënuar, ku përmendet rasti i minutës së 59-të kur Rakitiç i vetëm me Kasijasin nuk ka mundur të shënojë. Ndeshja Ndeshja në fakt është pritur me shumë interes, për vetë kombinimet e mundshme që mund të linin jashtë evropianit vetë Spanjën kampione të

botës dhe Evropës në fuqi. Apo Italinë katër herë kampione të botës. Del Boske e ka nisur takimin me Fernando Torresin titullar, ndërkohë që Biliç i ka besuar Manxhukiçit. Pjesa e parë është e gjithë nën diktatin spanjoll, tetë gjuajtje në portë kundrejt dy të kroatëve, 68% të zotërimit të topit. Por në fund të 45 minutave të parë gjithçka ka qenë e barabartë pa gola. Pjesa e dytë ka sjellë shumë më tepër emocione, kjo për vetë faktin se avantazhi i Italisë në ndeshjen tjetër në grup përballë Irlandës e linte Spanjën në vendin e dytë ndërsa Kroacinë jashtë. Pas një

fillimi të qetë me spanjollët nën kontrollin e topit është Rakitiç, mesfushori kroat i Seviljes që ka rastin më të pastër të ndeshjes kur i vetëm me Kasijasin nuk arrin të shënojë (59’) pas një asisti të shkëlqyer të Luka Modriçit. Tashmë frika fillon të ndjehet te të dyja skuadrat, pasi një gol i kroatëve nxjerr jashtë evropianit kampionët në fuqi, ndërsa rezultati 0:0 lë jashtë kroatët. Del Boske bën lëvizjet e tij, teksa dhe Biliç përforcon sulmin duke hedhur në fushë edhe Jelaviçin e Eduardon. Është një Kroacia e gjitha sulmuese, por që i kushton jo pak. Asi nën mëngë i Del Boskes,

Kualifikim mes drithërimash për Italinë

Biliç e mbyll me Kroacinë: “Kemi luajtur një ndeshje heroike” Për Sllaven Biliç, trajnerin e Kroacisë ndeshja ndaj Spanjës ka qenë e fundit në krye të ballkanasve, pasi ai do të largohet nga drejtimi i kombëtares. Pas ndeshjes Biliç është shprehur: “I kam përgëzuar lojtarët. Nuk preferoj të flas për fitues moral apo të tilla gjëra, por di të them se kemi luajtur një ndeshje heroike. Kemi qenë agresivë në mbrojtje në pritje të shansit tonë që isha i bindur se do të na vinte. Sigurisht që jo 5 apo 6, por një të artë, që na erdhi. Nëse do të kishim shënuar do ishim ne në çerekfinale. Penalltia? Dua ta shoh mirë rastin e Manxhukiçit, por ky është thjesht një ngushëllim dhe kaq. Sa për objektivat nuk e fsheh se erdhëm në këtë evropian për ta fituar, por nuk mundëm. Megjithatë jam krenar për këtë gjeneratë, që jo vetëm nuk e ka mbyllur me kaq, por do të rritet në të ardhmen. Ata do të arrijnë pikun e tyre një ditë.”

Jezus Navas i futur në pjesën e dytë në vend të Torresit do të shënojë golin që do të kthejë Spanjën në vendin e parë në grup. Pas një kundërsulmi tipin, Fabregs nxjerr në pozicion shënimi Iniestën, i cili pason për Navasin, i cili me portën e boshatisur nuk e ka të vështirë të shtyjë topin në rrjetë, duke kaluar Spanjën në avantazh. Megjithatë për Kroacinë nuk ka përfunduar. Për Biliçin ka ende

7 minuta kohë për të shënuar golin e barazimit që do t’i jepte kualifikimin, megjithatë deri në fund nuk ndodh asgjë. Spanja kampione e Evropës në fuqi fiton, mbyll çdo diskutim para ndeshjes për një “pazar” me Kroacinë, duke e çuar këtë të fundit në shtëpi. “Furia e kuqe” e mbyll e para në grup dhe sot do të presë rivalin e saj në çerekfinale, një ndërmjet Anglisë, Francës ose Ukrainës.

një gol të Mario Balotelit në fund të takimit. Prandeli në këtë takim është rikthyer tek skema 4-4-2, duke lënë jashtë Balotelin për të luajtur me Kasanon dhe Di Natalen. Gjithashtu, edhe Maxhio e Xhakerini nuk kanë luajtur në këtë sfidë, për t’i lënë vendin Balzaretit dhe Abates. Për sa i përket Irlandës, trajneri italian Trapatoni i ka besuar në këtë sfidë Kin dhe Doyle. Pjesa e parë ka nisur me një ritëm të lartë, ku italianët kanë marrë menjëherë kontrollin e lojës. Ndonëse “axurrët” kanë dominuar në fushë, në 25 minutat e para asnjë skuadër nuk ka bërë asnjë gjuajtje drejt portës. I pari që ka provuar për italianët ka qenë Di Natale, por tentativa e tij është ndalur në vijën fatale të portës nga O’Shi. Kërcënimin e parë të vërtet Italia e ka dhënë në minutën e 34-të me një gjuajtje të Kasanos, e cila është devijuar nga portieri Given. Një minutë më vonë Pirlo ka krosuar nga goditja e këndit dhe Kasano me kokë ka arritur ta kalojë vijën e bardhë të portës, 1:0. Në dhjetë minuta e

mbetura Italia ka sulmuar, por rezultati i pjesës së parë nuk ka ndryshuar. Pjesa e dytë nuk ka nisur mirë për italianët, të cilët përveç se kanë lëshuar terren, kanë humbur edhe Kielinin, i cili është dëmtuar në minutën e 57-të. Në vendin e tij është futur Bonuçi. Irlanda nuk është dorëzuar, përkundrazi me aktivizimin e Long, Valter dhe Koks është bërë e frikshme. Nga ana tjetër Prandeli ka hedhur në fushë Diamantin në vendin e Kasanos dhe Balotelin në vendin e Di Natales. Në momentin më të mirë, Irlanda është tradhtuar nga Andreus, i cili pesë minuta nga fundi i takimit ka lënë fushën me karton e dytë të verdhë. Nga ana tjetër Italia ka gjetur golin e dytë. Në minutën e 90-të, Pirlo ka krosuar nga goditja e këndit, topi ka shkruar tek Baloteli, i cili me një kthesë në ajër e ka dërguar topin në rrjet. Ndonëse takimi ka përfunduar me rezultatin 2 : 0, Italia ka pritur edhe dy minuta deri sa ka mësuar që në krahun tjetër ka fituar Spanja për të nisur festën për kualifikim ka çerekfinale.


24

« reklamË

E martë 19 qershor 2012 •

metropol 19 qershor  

Bota, sekuestrimi i pronave, hajredin cakrani

Advertisement