Issuu on Google+

»2

Zv/ndihmëssekretarja e SHBA

Barbara Leaf: Berisha mik i mirë i Shteteve të Bashkuara E hënë

18 mars 2013

Viti IX, Nr. 2924 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Alarm në QSUT

Lufta me tastierë, Nuk ka barna për po nis një luftë e re bote & histori

• Pekini, 160 mijë ushtarë për kriptimin e të dhënave • Agimi afrikan, shtetet me rritje më të lartë se Kina • Evropa/ në Bruksel nuk ka më ujdi për Sirinë »13-17

kurimin e fëmijëve të prekur me HIV/AIDS »8

Pedofili vrasës Ish-të përndjekurit

Afatet për dhënien e këstit të dytë për të gjitha familjet Hajdari: Të gjithë familjet që e kanë marrë këstin e parë duhet të interesohen për mungesat e dokumentacionit

Për 24 orë i lidhi gojën me shami të lagur, e kërcënoi me thikë

»9

»4

Bisedimet e aleatëve

Ndoka kundër formulës së zgjedhjeve me PD Kryetarët e partive kërkojnë të përfshihen në listat fituese të Partisë Demokratike. Rrëzohet varianti i vitit 2009 »3 Formula e koalicionit

Rama mbledh në tryezë aleatët për strategjinë e zgjedhjeve Bisedimet mbi përfshirjen e krerëve të partive të vogla në listën e PS. Pikat ku palët kanë kundërshtime »2

Midac-Al

Morelli: Cilësi dhe teknologji për të sjellë higjienë maksimale

»18-19

e 45-vjeçari: 11-vjeçarin dha vrava se bërtiste, e ho në koshin e plehrave

ka2 vite më parë ishte ata pur në Laprakë, gjyk i vendosi vetëm gjob

Afron stina e pushimeve

Në foto: Julian Çela, i zhdukur prej 30 nëntorit

uar Familja: Kishte dhun në fëmijë në Greqi dhe ë fshat, e kemi përzën

»7

Në bregdetin e Durrësit nis lulëzimi i kioskave pa leje Dorëzohet Alket Rizai

Mori peng 6 policë, s’kishte as eksploziv dhe as granata Shqiptari ngre në këmbë forcat speciale në Greqi. Deklaratat për armë dhe tritol C4 nuk ishin të vërteta »5

Opinion Nga Enver Bytyçi

Bashkësitë e Veriut dhe zgjidhjet me probleme »11 Nga Gëzim Tushi

Solidarizimi qytetar dhe shoqëria »22


02

« politikë

Oli Xhilaga

T

ë mërkurën e kësaj jave Opozita e Bashkuar do të mblidhet në tryezën e saj të dytë për këtë vit për të diskutuar mbi strategjinë e bashkëpunimit në funksion të zgjedhjeve të 23 qershorit. Deri në fund të muajit shkurt aleatët e Partisë Socialiste, si ato që kanë konkurruar përkrah saj në zgjedhjet e kaluara, ashtu dhe subjektet që do t’i shtohen kësaj aleance për parlamentaret e 2013-s, kanë pasur afat për depozitimin e kërkesave të tyre përkundrejt aleates së tyre kryesore.

E hënë 18 mars 2013 •

Zgjedhjet, Opozita e Bashkuar të mërkurën në takim për strategjinë

Tryezë mes aleatëve për hartimin e strategjisë së bashkëpunimit Cani në krye të ekipit garues për qarkun e Dibrës

Rruga e Arbrit dhe Bulqiza pikat e marrëveshjes

Takimi Më 20 mars kreu i PS-së, Edi Rama, ka ftuar në një takim krerët e partive aleate për të diskutuar mbi hapat që do të ndjekin në vijim për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Pritet që aleatët e majtë të nënshkruajnë një marrëveshje bilaterale me Partinë Socialiste për ruajtjen e votës në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Ndërkohë që në bazë të propozimeve të drejtuara nga ana e aleatëve, në këtë takim mund të kemi dhe një platforme të përbashkët opozitare. Gjithashtu në këtë tryezë të dytë pas asaj të fundit të janarit do të diskutohet dhe mbi strategjinë mbi të cilën do të përqendrohet marrëveshja për krijimin e koalicionit opozitar në zgjedhjet parlamentare. Pritshmëritë e koalicionit opozitar për zgjedhjet e 23 qershorit shkojnë drejt zgjerimit të radhëve, ku numri i subjekteve që do të bëjnë pjesë në këtë aleancë do të jetë mbi 30.

Partia Socialiste - Edi Rama Spartak Ngjela Partia “Ligj dhe Drejtësi” - Partia e Unitetit Kombëtar - Idajet Beqiri Partia Socialdemokrate - Skënder Gjinushi Partia “Demokracia Sociale” - Paskal Milo Partia “Aleanca Arbnore Kombëtare” – Gjetë Ndoj Partia “Ardhmëria Shqiptare” - Emin Subashi Partia “Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar” - Selami Jenishehri Partia “Bashkimi Republikan Shqiptar” - Zane Llazi Partia Demokrate për Integrim e Prosperitet - Halim Seitaj

Marrëveshja Mësohet se veç piketave mbi mënyrën e organizimit dhe funksionimit të kësaj aleance, ky takim i radhës pritet t’u japë përgjigje dhe përfshirjes apo jo të krerëve të majtë në listën shumemërore të PS-së. Ishte menduar që drejtuesit e partive kryesore të majta aleate të Partisë Socialiste të përfshiheshin në listën e deputetëve të sigurt

që do të kandidonin nën siglën e kësaj partie në zgjedhjet e 23 qershorit. Por deri më tani duket se palët janë ende pa një platformë konkrete. E ofruar jo zyrtarisht, kjo ide më së shumti nga ana e aleatëve të majtë për lidershipin socialist, ky i fundit duket se vetëm sa e ka përfshirë në listën e kërkesave të paraqitura nga drejtuesit e majtë. Krerët e partive të majta e kanë argumen-

Zv.ndihmëssekretare e Departamentit të Shtetit, Barbara Leaf, theksoi se Kryeministri Berisha është mik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë një takimi që zhvilli në Tiranë përfaqësuesja e lartë e Departamentit amerikan të Shtetit theksoi se ndihmesa që po jep Shqipëria në çështjet ndërkombëtare është tepër e rëndësishme për SHBA-të. Ky pohim erdhi pasi Shqipëria do të strehojë 210 persona të grupit “Mojahedin-e-Khalq” (MEK). Ata ndodhen në kampin “Liria” në Irak dhe strehimi i tyre në vendin tonë do të bëhet për arsye humanitare. UNHCR, që është edhe organizata ndërkombëtare për strehimin e refugjatëve të luftës, ka dhënë disa rezidenteve të kampit “Liria”, statusin e refugjatit dhe po bashkëpunon me qeverinë shqiptare për t’u gjetur atyre zgjidhje të sigurt, të garantuar e humane. Kryeministri Berisha, nga ana e tij,

Koalicioni opozitar

PartiaDemokratikeeBashkimitMyslimantëShqipërisë-Sabri Jacaj Edlir Petanaj Partia e Gjelbër (PGJ) - Partia e Pajtimit Kombëtar - Spartak Dobi Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar - Marko Dajti Partia “G.99” - Ervin Mete Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve - Ymer Kurti Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të ShKadri Isufaj qipërisë - Partia Reformatore Demokratike - Skënder Halili Partia “Rruga e Lirisë” Partia Socialiste e Moderuar - Gjergj Koja Partia Socialiste e Vërtetë ’91 - Petro Koçi Partia “Toleranca e Re e Shqipërisë” - Avdi Keci

tuar kërkesën e tyre me faktin se nëse kampi kundërshtar do të aplikonte një formulë të tillë, atëherë pse ajo të mos përdorej dhe për koalicionin opozitar. Kështu, mësohet se kjo pikë do të jetë në rendin e çështjeve që do të diskutohen në këtë takim. Megjithatë, paraprakisht bëhet e ditur, se lidershipi socialist do të shohë lëvizjet e kampit kundërshtar, kundrejt një lëvizje të tillë, pasi pavarësisht përplasjeve

të brendshme, prioritet mbetet maksimizimi i votave të kampit të majtë në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Në mbledhjen e të mërkurës të pranishëm pritet të jenë dhe partitë që i shtohen kësaj aleance, me qëllim që partitë pjesë aktuale të opozitës së bashkuar të mund të njihen zyrtarisht si për aleatët e rinj të tyre, ashtu dhe me kushtet me të cilat ato janë pjesë e koalicionit.

Partia Socialiste prezantoi dhe një tjetër kandidat zyrtar në listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit. Mesditën e djeshme kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, prezantoi Shkëlqim Canin si kandidatin e kësaj force politike, që do të udhëheqë ekipin në qarkun e Dibrës. Marrëveshja mes tyre është e qartë: Rama i kërkon ish-guvernatorit rindërtimin e Bulqizës, ndërsa Cani nga ana e tij qeverisë së nesërme të PS-së ndërtimin e Rrugës së Arbrit. “Kur e ftova të hyjë në politikën aktive, i shpreha zotimin tim personal se qeveria jonë do ta ndërtojë Rrugën e Arbrit, ndërsa unë i kërkova një kontribut të posaçëm për Bulqizën si deputet dhe si ekonomist. Dhe kështu ramë dakord të punojmë së bashku. Shkëlqim Cani është një vlerë e shtuar morale dhe intelektuale për PS-në”, -vlerësoi Rama gjatë këtij prezantimit. E fokusuar vëmendjen e PS-së në këtë qark, Rama u ndal në takimet e tij përgjatë dy ditëve në këtë zonë, ku zhvillua dhe konventa për programin. Por përshtypjet e tij kreu socialist i ndau në dy anë të medaljes, ku vlerësoi mikpritjen, por veçoi dhe gjendjen e rëndë ekonomike dhe sociale të asaj zone. Madje, në gjykimin e tij ishte pikërisht kjo situatë ajo e cila ka bërë që qytetarët të besojnë tek alternativa e PS-së, duke iu bashkuar “Rilindjes Kombëtare”. “Falënderoj qytetarët dibranë për mbështetjen që më dhanë gjatë vizitës sime. Çmoj veçanërisht mesazhet e dibranëve që dhanë sugjerimet e tyre të vlefshme. Gjithashtu falënderoj edhe 200 qytetarët e djathtë të Dibrës, që ndërmorën nismën befasuese të djathtët për një rilindje, duke mbështetur edhe programin tonë “për një Rilindje Shqiptare”. Në Veri ka nivele marramendëse të varfërisë për shkak të mungesës së ujit dhe të kostos të papërballueshme të prodhimit. Ka mungesë të mësuesve, mjekëve ndërsa në minierën e Bulqizës ka një organizëm i mirëfilltë kriminal”, - vuri në dukje Rama. Për më tepër që sipas tij, dibranët janë lënë në harresë nga Partia Demokratike, pasi ajo i konsideron ata vetëm si zgjedhës dhe jo si njerëz. Në këtë këndvështrim, Rama premtoi se pas zgjedhjeve të 23 qershorit Veriu i Shqipërisë do të shohë një shndërrim total nën qeverisjen e Partisë Socialiste. “Unë dua t’ju siguroj sot se një Dibër tjetër do të shohim katër vjet pas 23 qershorit, falë programit dhe lidershipit socialist dhe progresist”, - u shpreh Rama. Ndërkohë që ndalur në konkurrentin që do të garojë në zgjedhjet e 23 qershorit për të përfaqësuar në Kuvend këtë zonë kreu i PS-së e cilësoi atë si një vlerë të shtuar morale dhe intelektuale për këtë forcë politike. Nga ana e tij kandidati i ri i PS-së, Cani, shpalosi tri shtyllat ku do të përqendrohet puna në qarkun Dibrës: Rruga e Arbrit, bujqësia e blegtoria dhe minierat, me qëllim që minatorëve t’u garantohet një jetë normale.

Zv.ndihmëssekretarja e Shtetit takim me Kryeministrin për çështjen e refugjatëve

“Kryeministri Berisha është mik i Shteteve të Bashkuara” Shtetet e Bashkuara japin vlerësimin e tyre për ndihmën e Shqipërisë Mirëpritja Qeveria shqiptare është e gatshme dhe po merr masa për të ofruar strehim për arsye humanitare për një numër të kufizuar prej 210 personash, të cilët janë të mirëpritur dhe do t’u krijohen të gjitha kushtet për një strehim të sigurt në Shqipëri në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare dhe ligjet e vendit. Ambasadori Martin Kobler i shprehu Kryeministrit Berisha mirënjohjen më të thellë të tij dhe të Sekretarit të Përgjithshëm të të OKB-së si për bujarinë që qeveria shqiptare po dëshmon në këtë rast, asht dhe për faktin se Shqipëria po u tregon vendeve të tjera një shembull të shkëlqyer të bashkëpunimit të ngushtë e të suksesshëm ndërkombëtar në emër të vlerave të jetës e të humanizmit. i theksoi zv.ndihmësessekretares së Shtetit Leaf se sikundër iu premtua ish-sekretares së Shtetit Klinton gjatë vizitës së saj historike në Tiranë, qeveria shqiptare është e gatshme dhe po merr masa për të ofruar

strehim për arsye humanitare për një numër të kufizuar prej 210 personash, të cilët janë të mirëpritur dhe do t’u krijohen të gjitha kushtet për një strehim të sigurt në Shqipëri në përputhje të plotë me të drejtën ndërkom-

bëtare dhe ligjet e vendit. Zv.ndihmësessekretarja Leaf e konsideroi këtë vizitë të rëndësishme si një kontribut dhe një shprehje tjetër e bashkëpunimit të ngushtë e të shkëlqyer me SHBA-të, me

OKB-në dhe agjencitë e rëndësishme të saj. Ajo e falënderoi Kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë e miqësore dhe i përcolli atij përshëndetjet më të përzemërta të miqve të përbashkët nga Uashingtoni.

Ambasadori Martin Kobler, që ishte i pranishëm në takim, i shprehu Kryeministrit mirënjohjen e Sekretarit të Përgjithsshëm të OKB-së për kontributin e dhënë për strehimin e 210 refugjatëve.


politikë • E hënë 18 mars 2013

“Kandidimi në listat e PD është një nga tratativat”

• Fatmir Mediu ka deklaruar më parë se nuk ishte dakord që në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit të shkojë në aleancë me PD-në ashtu si në vitin 2009, duke lënë të kuptohet se preferon më shumë që të jetë vetë prezent në listat e Partisë Demokratike, pasi në ndryshimet që iu bënë Kodit Zgjedhor kryetarët e partive nuk kanë të drejtë të kandidojnë në më shumë se një qark të vendit, ndryshe nga 2009, kur Kodi Zgjedhor ia jepte këtë mundësi.

• Nard Ndoka iu bashkua listës së aleatëve të PD-së, e cila refuzon hyrjen në zgjedhje me të njëjtën formulë koalicioni si në vitin 2009. Sipas tij, kjo skemë nuk garanton futjen e Partisë Demokristiane në parlament, duke e lënë këtë të fundit pa përfaqësuesin e saj. Ashtu si Mediu, edhe kreu i demokristanëve lë të hapur mundësinë se dëshiron më së shumti që të jetë pjesë e listave të kandidaturave të Partisë Demokratike, pasi mundësitë për të fituar janë më të mëdha.

•Dashamir Shehi është aleati i ri i Partisë Demokratike. Pas përçarjes që e djathta mori në vitin 2009, kur Shehi krijoi polin e tretë politik në vend, tani duket se u gjetë akordi për krijimin e një aleance parazgjedhore. Ndryshe nga Ndoka dhe Mediu, kryetari i LZHK-së thekson se në një bisedë me Berishën kishin arritur në një akord që secila parti të hyjë në zgjedhjet me kandidaturat e saj, duke hedhur poshtë aludimin se Shehi do të ishte pjesë e listave të PD-së.

Ndoka kundër formulës së koalicioneve si në 2009-ën Ervin Koçi

K

reu i demokristianëve, Nard Ndoka, theksoi dje për gazetën “Metropol” se formula e koalicioneve tek e djathta nuk mund të jetë e njëjtë me atë të vitit 2009. Sipas Ndokës, krerët e partive në koalicione janë në tratativa për të përcaktuar një formulë koalicionesh, ku për Partinë Demokristiane primare është mundësia për pjesëmarrjen në parlament. I pyetur nga gazeta “Metropol” lidhur me aludimet mediatike se krerët e partive do të kandidojnë në listat e deputetëve të Partisë Demokratike, Ndoka theksoi se kjo është një nga formulat e mundshme koalicionit, duke pohuar se në tratativat ndërmjet partive janë tri modele. “Ne jemi ende në tratativa me Kryeministrin Berisha për të përcaktuar formulën ne koalicionit. Primare për ne është që të caktohet një model që në të jemi vendimmarrës në parlament. Skema e koalicioneve e përdorur në vitin 2009 nuk është e përshtatshme, pasi në disa pika të saj ne nuk jemi dakord”, - theksoi kryetari i demokristianëve Nard Ndoka. Në këtë mënyrë e djathta në vend po shkon drejt zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit pa një formulë të qarë koalicioni. Partia kryesore e të djathtës, PD-ja, duket se nuk ka caktuar ende modelin e saktë për koalicionet me aleatët e saj historik, si Partia Republikane dhe së fundi edhe Partia Demokristiane. Edhe kreu i republikanëve, Fatmir Mediu, në një prononcim për mediet të dhënë një javë më parë theksoi se modeli i koalicioneve të vitit 2009 nuk është i përshtatshëm për partinë e tij, duke pohuar se nuk garanton votën e saj. Sipas Mediut, PR-ja mund të kishte nxjerrë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 tre mandate deputetësh, ndërsa në të vërtetë arriti të kishte vetëm një përfaqësues në Kuvend. Por nga ana e aleatëve të tjerë kjo çështje shkoi më keq, pasi demokristianët apo Lëvizja e Legalitetit nuk arritën të kishin asnjë përfaqësues në parlament dhe ia adresuan të gjitha votat e tyre partisë kryesore të koalicionit - Partisë Demokratike. Aleati i ri i të djathtës, LZHK-ja e Dashamir Shehit, fillimisht deklaroi bashkimin me PD-në, ku vetë kryetari i saj theksoi se kishte arritur një akord me Berishën që të ishte në listat e PD-së. Por në një prononcim të mëvonshëm ai theksoi se në një bisedë inforlmale që kishte bërë më Kryeministrin kishin rënë dakord që të shkonin në zgjedhjet e 23 qershorit me formulën e 2009-s, ku secila parti të kishte listat e saj për deputet, duke krijuar në këtë mënyrë një përplasje të së djathtës në formulën e aleancës së tyre.

Formula ‘09 Më 2009 koalicionet e të dyja palëve u ndërtuan në bazë të listave, ku secila parti që ishte pjesë e aleancës përfaqësohej me listën e vet të kandidatëve. Atëherë kryetarët e partive kishin mundësi të kandidonin në më shumë se një qark, por vetëm tre kryetarë të partive të vogla arritën të futeshin në parlament: Ilir Meta, Vangjel Dule dhe Fatmir Mediu. Me ndryshimin e Kodit, kjo mundësi është hequr dhe përpara se të nisin bisedimet për koalicionet parazgjedhore partitë e vogla po përpiqen të maksimalizojnë rezultatin e 2009-s për një përfaqësim më të sigurt në zgjedhjet e 23 qershorit. Kjo për arsye dhe për faktin se modeli i koalicioneve i përdorur në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 u adreson një pjesë të votave të partive të vogla drejt partisë kryesore - PD-së, dhe rrjedhimisht mundësitë e tyre për të pasur përfaqësuesin në parlament janë më të vogla.

Eksperti thotë se numri i vëzhguesve nuk është i rëndësishëm

“Problemi tek administrimi i zgjedhjeve” Gjata: Problematika është te komisionarët Ndërsa ODIHR-i dërgoi misionin e tij në Tiranë për të përcaktuar numrin e vëzhguesve për 23 qershorin, ish-kryetari i KQZ-së Çlirim Gjata thotë se problemi i zgjedhjeve shqiptare nuk është mungesa e ndërkombëtareve. Gjata thekson se pavarësisht numrit të monitoruesve që organizmat ndërkombëtarë sjellin në Shqipëri, problemi qëndron tek administrimi vendas. Sipas Gjatës, thelbësor është ndryshimi i formatit të institucionit që menaxhon zgjedhjet. “Pasi mbaron ndeshja, janë ndërkombëtarët që nga tribuna thonë në ishte ndeshje e mirë apo e dobët, kishte dëmtim apo nuk kishte, ishte e rregullt apo nuk ishte e rregullt. Kjo nuk shkon. Ne kemi nevojë që administrimin zgjedhor, që nuk u përfshi edhe në këtë proces, ta ndryshojmë rrënjësisht, nga një administrim partiak ta kthejmë në një arbitrar me një arbitër. Këtu kemi nevojë për arbitër. Kushdo

ri ODHIR-i dërgoi Në zgjedhjet e fundit në Shqipë cilëve kishin rreth 450 vëzhgues, 50 prej të 400 të tjerët karakter të përkohshëm, ndërsa edhore. Për ishin vetëm për periudhën zgj politike që cat zgjedhjet e 23 qershorit for mri i vëzhnu garojnë në to kanë kërkuar që ë më i madh. guesve ndërkombëtarë të jet që të vijë, e ka të pamundur të bëjë një vëzhgim 100 për qind të drejtë”, - theksoi ai. Rreth 6 javë para zgjedhjeve pritet të mbërrijë në Tiranë kreu i

misionit të ODIHR-it, që do të bëjë vlerësimin përfundimtar të këtyre zgjedhjeve, ndërsa 2 javë më pas, sipas traditës, pritet të mbërrijnë vëzhguesit afatgjatë.

»

03

FRD Topi për sportin

Politika po shkatërron sportin Kreu i partisë “Fryma e Re Demokratike”, Bamir Topi, theksoi se politika nuk duhet të ndërhyjë te sportet, pasi kjo po e çon drejt shkatërrimit. Topi akuzoi drejtpërdrejt Kryeministrin Berisha se po kërkon t’i heqë edhe identitetin e fundit që i ka mbetur sot kryeqytetit: “Sport Klub Tirana”. “Penetrimi i politikës në sport po shkatërron ekipet elitare dhe sportin në tërësi. FRDja në zbatim të programit të saj do ta trajtojë sportin si sport dhe jo si shtojcë të politikës”, - tha Topi. Këtë deklaratë ish-presidenti e bëri gjatë një kampionati të minifutbollit ndërmjet minibashkive, komunave dhe universitetet e kryeqyteti. Ky kampionat kishte për qëllim angazhimin e të rinjve të Frymës së Re Demokratike jo vetëm në politikë, por dhe në aktivitete sportive. Kryetari i FRD-së, Bamir Topi, uroi të rinjtë për fitoren dhe u ndau fituesve kupën dhe certifikatat e rastit. Në fjalën e tij Topi tha se rinisë i duhet dhënë mundësia të njohë sportin, pasi është një element shumë i rëndësishëm i jetës.

Petrit Vasili

LSI pro votimit të 16-vjeçarëve Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, reagoi pro propozimit të Kryeministrit për përfshirjen në procesin e votimit të 16-vjetarëve. I pyetur për këtë çështje gjatë një konference për mediet, Vasili tha se LSI-ja i ka bërë pjesë të anëtarësisë dhe vendimmarrjes së saj 16-vjeçarët, duke shtuar se partia e tij është e kënaqur që Berisha e ka përqafuar këtë ide. “Ne jemi të kënaqur që edhe Berisha e ka përqafuar këtë ide të re, por nuk e kuptojmë hezitimin e të tjerëve. Ky proces mund të ecë përpara. Ne kemi prova spektakolare të mirëkuptimit edhe për 60 minuta, ku 3/4 e Kushtetutës së vendit janë ndryshime të Kushtetutës, kështu që ndryshimi i nenit nuk kërkon më shumë se 5 minuta. Vullneti është çështja kryesore”, - u shpreh Vasili. Kryeministri Berisha propozoi pak ditë më parë uljen e moshës së votimit nga 18 në 16 vjeç, pasi sipas tij fitojnë 100 mijë votues të rinj. Për këtë nismë Berisha iu referua Austrisë, një ndër vendet në Europë që aplikon votimin që nga mosha 16 vjeç.


04

« aktualitet

E hënë 18 mars 2013 •

Laprakë, E abuzoi seksualisht. Dëshmia: Vrava Juljan Çelën

Pedofili peng fëmijën me leckë të lagur në gojë, rrëfimi Mariglen Mulla

N

jë vrasës fëmijësh është arrestuar dje, teksa në shtëpinë në Laprakë u gjet një 10-vjeçar që kishte humbur pardje. Por dëshmia bombë e 45-vjeçarit Ardian Prrenjasi, ishte pranimi i tij në polici se ka vrarë 11-vjeçarin Julian Çela, djali i nëndrejtorit të antiterrorit në SHISH, Skënder Çela, i cili rezulton i zhdukur prej 30 nëntorit të vitit 2012. Policia zhvilloi kërkime në Sharrë për të gjetur trupin e pajetë të Julianit që Përrenjasi dyshohet se ka hedhur atje, ndërsa skandali që shoqëron këtë çështje ka të bëjë me lirimin e monstrës nga një gjyqtare edhe pse ishte vërtetuar abuzimi me fëmijë të tjerë. Nga raportimet e policisë mësohet se 45-vjeçari, baba i 3 fëmijëve, i divorcuar, u arrestua mesditën e djeshme, pasi u shpëtua vogëlushi me inicialet A.Cani. Pedofili monstër, mbi të cilin rëndojnë disa akuza të tilla, jetonte me një femër të divorcuar në banesë, ndërsa u kap me një litar në formë laku dhe një thikë, me të cilat dyshohet se do ta vriste vogëlushin, ashtu siç pranoi se kishte bërë edhe me Juljan Çelën apo abuzime të tjera seksuale me të mitur si në shtetin grek dhe në Librazhd, vendin ku ka lindur. Në rrëfimin e tij në polici, Prrenjasi ka pranuar se e kishte vrarë Juljan Çelën që ditën që e kishte rrëmbyer, pra më 30 nëntor të viti të kaluar. Prrenjasi tha se “Juljani më bleu një paketë cigare. E vrava sepse bërtiti dhe e mbështolla me batanije. Më pas e hodha në koshin e plehrave. Erdhi makina e grumbullimit të plehrave dhe qëndrova në këmbë derisa e mori. Më pas hyra në shtëpi i qetë”. Fëmija peng 24 orë A.Cani, 10 vjeç i zhdukur që prej ditës së shtunë, u gjet dje në banesën e fqinjit të tij Ardian Prrenjasi. Nga Lapraka, burime të Policisë së Tiranës thanë se dyshohet se është mbajtur 24 orë nën presionin e dhunës fizike dhe psikologjike, ndërsa ka kryer veprime të turpshme me pengun, duke e abuzuar seksualisht. Ka pasur dyshime të familjarëve dhe fqinjëve mbi 45-vjeçarin që kanë vënë në lëvizje policinë, pasi banesa e tij ndodhet pranë familjes Çela. Ndërkaq, dihet që 45-vjeçari, punonte shofer në Ndërmarrjen e Pastrim Gjelbërimit në Bashkinë e Tiranës, ndërsa prej dy ditësh nuk ishte paraqitur në punë. Kolegët, të cilët kanë tentuar të futen nga dritarja e banjës së shtetasit Ardian Prrenjasi, kanë ngritur dyshimet tek familjarët dhe fqinjët e 10-vjeçarit të zhdukur, të cilët kanë sinjalizuar policinë, të cilat ndërhynë. Ardian Prrenjasi, babai i tre fëmijëve, i divorcuar nga Librazhdi

Vogëlushi humbi vjet, kërkime në Sharrë

Familja Çela hap dyert e mortit, në pritje të trupit Jualin Çela, djali i nëndrejtorit të antiterrorit në SHISH, Skënder Çela, rezultonte i zhdukur prej 30 nëntorit 2012. Djali i nëndrejtorit të antiterrorit në SHISH ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërkohë që një nga pistat e hetimit ishte se mos zhdukja e vogëlushit kishte lidhje me punën e babait të tij. Jualin Çela, djali i nëndrejtorit të antiterrorit në SHISH, rezulton i zhdukur prej 30 nëntorit 2012. Djali i nëndrejtorit të antiterrorit në SHISH ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Për herë të fundit, 11-vjeçari Julian Çela është parë në një qendër interneti në rrugën “Pandi Dardha”. Ka të dhëna të sigurta që ka elementë në banesën e Ardian Prrenjasit edhe të Çelës dhe u bë një ekzaminim i plotë. Dy fëmijët jetojnë vetëm 100 metra larg njëri-tjetrit në zonën e Laprakës. Sakaq, mbrëmjen e djeshme, në familjen Çela janë hapur dyer e mortit ku familjarë dhe miq kanë shkuar për t’u gjetur pranë prindërve të vogëlushit Julian Çela, ndërkohë që pak minuta më parë mësohet se familjen e ka vizituar edhe Hysni Burgaj, kreu i Policisë së Shtetit për ngushëllimet e rastit. Ndërkaq, policia përgjatë orëve të mbrëmjes së djeshme vijoi kërkimet intensive për gjetjen e kufomës së 11-vjeçarit, në zonën e Sharrës, pasi maniaku vrasës Ardian Prrenjasi ka dhënë detaje për vendosjen e trupit të pajetë, duke thënë se e ka hedhur në atë zonë. Policia i ndërpreu kërkimet mbrëmë vonë, për shkak të errësirrës, për t’i rinisur sot në mëngjes.

U kap në Laprakë dhe u lirua

Gjykata e dënoi me 600 mijë lekë gjobë për “lojë me djalin” Shtëpia ku jetonte maniaku. Lart Sajmir Cani, babai i fëmijës së mbajtur peng

Vëllai dhe nëna pranojnë rrezikshmërinë e 45-vjeçarit

Familja: Shteti ta dënojë, e kemi dëbuar Profili i maniakut, sjelljet e tij prej pedofili në Laprakë Familja Prrenjasi ka reaguar menjëherë pas marrjes së këtij lajmi, duke dënuar me forcë veprimin e Ardjanit. Vëllai i tij Besniku thotë se e kishin dëbuar nga shtëpia në Librazhd, pasi ishte dënuar me 4 vjet burg në Greqi në vitin 1997, sepse kishte abuzuar me një fëmijë. Më tej, 45-vjeçari kishte abuzuar sekualisht edhe me një tjetër fëmijë në Përrenjas. Edhe nëna e tij thotë se shpreson që djali të marrë dënimin më të ashpër dhe se e ka dëbuar nga shtëpia e madje e kishte denoncuar. Ardjan Prrenjasi, 45 vjeç, i dyshuar për vrasjen e Julian Çelës, ishte divorcuar nga gruaja. Ai kishte braktisur gruan dhe dy fëmijët dhe prej muajsh, jetonte në një banesë private me qira në zonën e Laprakës. Kishte braktisur jetën e rregullt familjare duke bashkëjetuar me një grua të divorcuar. I dyshuari punonte në ndërmarrjen e pastrim-

që prej disa muajsh jetonte me një femër në Tiranë. Gjatë momentit të arrestimit ai është kapur me një thikë dhe litar në dorë. Arma e ftohtë dhe litari me të cilin është kapur në flagrancë ka bërë që blutë e Tiranës të ngrejnë dyshime se 45-vjeçari kishte si qëllim edhe vrasjen e fëmijës. Ndërkaq, asnjë fqinj nuk kishte dëgjuar ulërima të fëmijës, por nga burime të policisë mësohet se Prrenjasi ia kishte lidhur gojën me një leckë të lagur dhe e kërcënonte se do t’ja priste kokën po të bënte zë. Familja dhe fqinjët Sajmir Cani, babai i fëmijës, thotë se nuk e njeh Ardian Përrenjasin dhe nuk ka asnjë ide sepse mund të ketë grabitur djalin e tij. Cani rrëfen se

gjelbrimit të Tiranës që pas kthimit nga emigracioni në Greqi. Atje ishte dënuar për dhunë seksuale, por edhe në Shqipëri në vitin 2008, u dënua pasi rrëmbeu një fëmijë dhe abuzoi seksualisht ndaj tij. Në zonën e Laprakës, dëshmitarët thonë se 45-vjeçari kishte një sjellje manjaku ndaj fëmijëve. I çonte shpesh për t’i blerë cigare dhe i qeraste duke u dhënë shuma të ndryshme parash. Banorët e zonës thonë se kanë parë shpesh lëvizje të dyshimta në banesën e 45-vjeçarit pasi makina të ndryshme afroheshin tek banesa e tij në orët e muzgut dhe më pas largoheshin në mënyrë enigmatike. Banorët në Laprakë e përshkruajnë si njeri të mbyllur 45-vjeçarin që ndryshe nga sa tregohej i dashur me fëmijët, me të rriturit kishte një sjellje të reduktuar dhe një komunikim anormal që bëntë përshtypje.

10-vjeçari humbi pardje rreth orës 17:30, dhe menjëherë ai ka bërë denoncimin në polici. Cani shton se Ardian Përrenjasi prej një viti jeton në zonën e Laprakës, por ai nuk ka asnjë kontakt me të. Mes të tjerash Cani shprehet se “Dje nga ora 17:30 ka dalë të lozë me shokët, nga ora 19:00 dolëm ta kërkojmë në internet në lagje, bëmë denoncim dhe policia na ndihmoi dhe e gjetëm. Komshiu jonë është, por nuk e njohim. Nuk e di sa kohë banon pranë nesh. Kur e mësuam nuk dinim ç’të bënim, por ç’do gjë ia lejmë në dorë policisë dhe drejtësisë”. Nga ana tjetër gjyshja tha se, “Nuk di gjë, jemi habitur. Këtë njeriun nuk e njoh. Djali kishte gjysëm ore që kishte humbur. Gjysëm ore ka qenë i humbur dhe pastaj

babai ka dalë për të gjetur. Ne jemi të ardhur nga Burreli”. Më tej, disa dëshmitarë u shprehën se, “Kam dyshuar se erdhi mbrëmë një grua në orën 12:30 të natës. Pastaj, sot erdhën punëtorët e ndërmarrjes së vet. Dhe na thanë se kanë humbur. Aty dyshova. Ka dy tre muaj që banon këtu. Ai nuk fliste me njëri. Erdhën punëtorët e ndërmarrjes e kërkuan për punë, hapën dritaren e banjos dhe ne aty dyshuam. Ai ishte i afrueshëm me fëmijë, i çonte me ble paketa, gjëra. Fëmijët i afronte të gjithë sikur thonin, i qeraste. Dje në darkë nëna ime 70-vjeçare, mbrëmë ka parë një femër pranë banesës së tij dhe një makinë. Ajo e ka pyetur nënën time se ç’bënte natën aty dhe nëna i tregoi se po kërkonin një djalë të humbur”.

Shefkie Demiraj, gjyqtare në Tiranë, e kishte dënuar vetëm me 600 mijë lekë gjobë shtetasin Ardjan Prrenjasi më 14.11.2008, i akuzuar për rrëmbimin e një fëmije. Sipas vendimit të gjykatës, ngjarja kishte ndodhur me date 30.04.2008 rreth ores 04.00 i pandehuri Ardian Prrenjasi pasi ka mbaruar punë ka pirë alkol me dy shokë të tij deri në orën 05.00 dhe ka ndaluar para derës së një banese private të shtetases Zeqine S, ku aty ka parë dy djem të mitur duke luajtur dhe pa i njohur fare i është drejtuar njërit prej tyre dhe konkretisht kallzuesit Mario.A, të cilit i ka kërkuar ta ndihmojë duke ia marrë çelësat e shtëpisë në xhepin e tij. Ai i ka thënë se “ …tashme ishte i marrë peng…. se babai i tij duhej të paguante para”. Jashtë banesës bërtiste kushëriri i Mario A, pasi ai e pa që Mario po vonohej. Në ato momente i mituri shrytezoi rastin dhe u largua nga banesa ku së bashku me kushëririn e tij Edvin.A shkuan te familjarët e tyre, ku u treguan për ngjarjen. Gjykata krijoi bindjen e bazuar në prova se i pandehuri Ardian Prrenjasi është autor i vepres penale të parashikuar nga neni 110/1 i Kodit Penal e për rrjedhojë duhet të përgjigjet penalisht. Në caktimin e masës së dënimit gjykata merr në konsideratë faktin se dënimi ka karakter individual, rrezikshmërinë shoqërore të veprës penale, e cila cënon një marrëdhënie juridike të rëndësishme.

Policia në aksion

Konfirmimi: Prrenjasi ka vrarë edhe Juljan Çelën Drejtori i Policisë së Tiranës, Bernard Çaushaj, dje në një deklaratë për shtyp u shpreh se “në bashkëpunim me sektorin e Statistikës dhe Informacionit Kriminal në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, u arrit të siguroheshin informacionet e para për shtetasin me tendenca kriminale të abuzimit me të miturit. Nga këto informacione rezultoi se shtetasi Ardian Përrenjasi, 45 vjeç, lindur në Përrenjas dhe banues në Laprakë, kishte të dhëna dhe më parë për abuzime seksuale me të mitur. Në vlerësim të këtij informacioni, në banesën e tij u gjet i fshehur fëmija 10-vjeçar dhe shtetasi Ardian Përrenjasi. Në cilësinë e provës materiale iu gjetën një litar dhe një thikë që janë përdorur për t’i bërë presion të miturit”. Ndërkaq, Drejtori i Policisë së Shteti Hysni Burgaj nga Komisariati nr 3 tha se “Mund të them është një reagim shumë i shpejtë i policisë lidhur me parandalimin e një ngjarjeje tjetër të rëndë nga një mostër. Të dhëna të tjera do i merrni me detaje më vonë. Ardian Prrenjasi është edhe vrasësi i Julian Çelës”.


aktualitet • E hënë 18 mars 2013

»

05

Del në Napoli përgjigjja e analizave për Denis Alimadhin, u operua në sy Policia: 55 vjeçe, dyshohet depresion

Treni përplas për vdekje një grua, u hodh në shina Mesditën e djeshme, një grua rreth 55 vjeçe ka humbur jetën, pasi u shtyp nga treni. Ngjarja ka ndodhur në stacionin e Tiranës, ndërsa kanë mbetur ende të paqarta rrethanat se si ka ndodhur ngjarja. Sipas policisë, dyshohet se gruaja është vetëhedhur në shinat e trenit. Nuk dihet ende identiteti i gruas, e cila ka humbur jetën menjëherë në vendin e ngjarjes, pavarësisht përpjekjeve të qytetarëve për ta shpëtuar. Sipas policisë, dyshimet e para lidhen me mundësinë që gruaja të ketë kryer një akt vetëflijimi, duke u hedhur në shina sapo treni është nisur. Ngjarja shkaktoi panik tek qytetarët e shumtë që ndodheshin në stacionin e trenit në ato momente. Ndërkaq, policia ka nisur hetimin, duke përcaktuar fillimisht identitetin e saj dhe më pas shkaqet.

Dantroleni mund të shpëtonte 11-vjeçarin nga vdekja Familja: Nuk do të rreshtim së kërkuari të vërtetën Nisur nga kërkesa e prindërve të Denis Almadhit, 11-vjeçarit i cili ndërroi jetë në muajin nëntor të vitit 2012 nga hipertemia malinje, ka rezultuar se kjo sëmundje përballohet me “Dantrolen”. Ky mbetet i vetmi antidot për krizën e hipertermisë malinje. Kjo ishte përgjigjia e mbërritur nga Qendra për studimin e hipertermisë malinje në Napoli, në institucionin e Avokatit të Popullit, pas pyetjeve të këtij të fundit për mënyrën se si trajtohet kjo sëmundje. Pas mbërritjes së përgjigjes, Avokati i Popullit i ka rekomanduar Prokurorisë së Tiranës që të marrë për bazë gjatë hetimit dokumentet e mbërritura nga Italia, ku shpjegohet mënyra e trajtimit, si dhe direktivat për menaxhimin e hipertermisë malinje, si në Itali,

ashtu dhe në Evropë. Gjithashtu me insistimin e familjes Almadhi, Avokati i Popullit i ka kërkuar Prokurorisë që për rastin e 11-vjeçarit të kryhet një ekspertizë ndërkombëtare. Familja e Denisi dhe përfaqësuesi i saj ligjor, doktor Muhamet Hito, pas takimit të zhvilluar në institucionin e Avokatit të Popullit u shprehën se: “Na gëzoi në kuptimin e mirë të fjalës, të punës që bën Avokati i Popullit. Është një material që Avokati i Popullit na dorëzoi nga shoqata italiane e hipertermisë malinje. Kërkojmë me insistim që Prokurori i Përgjithshëm të urdhërojë që ekspertiza të bëhet nga njerëz kompetentë, profesionalë. Kjo bëhet vetëm në Institutin Shkencor të Bazelit në Zvicër. Nuk do rreshtim së kërkuari të vërtetën, kemi

kërkuar dhe ekspertizë ndërkombëtare”. Në përgjigjen e mbërritur nga Italia citohet revista Britanike e Anestezisë, ku Dantroleni konsiderohet si guri i themelit të suksesit të trajtimit të hipertermisë malinje. Dantroleni nuk është i disponueshëm në shumë institucione në vendet e Evropës lindore dhe në shumë rajone në botë për shkak të çmimit të tij, duke bërë që në këto zona të rritet rreziku i vdekjeve nga hipertermia malinje. Lidokaina përdoret si element për të rregulluar aritmitë e shkaktuara nga hipertemia malinje dhe jo si zëvendësues i Dantrolenit. Përdorimi i Lidokainës si alternativë e Dantrolenit ishte një prej argumenteve më të fortë që institucionet shqiptare përgjegjëse përdorën si justifikim për trajtimin e Denisit.

Eksplozivi C4 në burg del blof, historia e pengjeve dhe kronologjia e ngjarjes

Rizai i jep fund pengmarrjes së gardianëve, vetëdorëzohet GREQI- Pa shkuar ora 9 e mbrëmjes së djeshme, shqiptari Alket Rizai vendosi t’i jepte fund pengmarrjes së gardianëve, ndërsa rezultoi blof pohimi i tij se mbante në dorë eksploziv C4, me të cilin kërcënonte autoritetet e burgut. Alket Rizai, njeriu që u arratis dy herë nga burgu me helikopter, në mënyrë spektakolare dhe dy bashkëpunëtorët shqiptarë në pengmarrje iu dorëzuan policisë, ndërsa 5 pengjet nuk pësuan asgjë. Nga mediet greke u njoftua se 3 grupe të Forcave Speciale dhe dy snajperë nga Athina kishin marrë pjesë në ndërhyrjen e fundit dhe shpëtimin e pengjeve. Rizai e gjeti veten të rrethuar nga policia dhe forcat e blinduara, dhe i paaftë për të reaguar pas 24 orësh tensioni e lodhjeje, u detyrua të dorëzohej, ndërsa 38-vjeçari shqiptar, nuk kishte eksploziv me vete, por kishte luajtur blofin, duke besuar se do t’i bindte autoritetet për t’i dhënë makinën që të largohej. Policia njoftoi se bashkë me Alket Rizain u arrestuan edhe dy bashkatdhetarët e tjerë që e mbështetën, duke mbajtur në duar thika të improvizuara. Në orën 18:00, policia kishte liruar një nga pengjet, ndërsa më herët rreth orës 15.00, janë dëgjuar zhurmat e armëve dhe granatave tymuese, të hedhura nga policia. Rizai kishte thënë se kishte me vete gjysmë kilogrami eksploziv C4 dhe kërcënonte se do ta shpëthejë nëse nuk i sigurojnë një makinë për t’u larguar. Forcat speciale hynë edhe me qëllim që të tërheqin 7 rojet e tjera të burgut që ndodheshin aty gjatë pengmarrjes dhe për të larguar të burgosurit nga qelitë e tyre, pasi thuhet se Rizai kishte në plan një revoltë masive të të dënuarve, që të

Helikopterët mbi taracat e burgut

Cili është shqiptari Rizai, akuzat e arratisjet nga burgu Alket Rizai është dënuar me burgim të përjetshëm. Ai akuzohet për vrasjen e shtetasit grek, Thanasis Koropioti, në vitin 2003. Alketi e kreu vrasjen sepse dyshonte që greku kishte lidhje me të dashurën e tij ruse, Oksana. Në fakt e dashura e grekut quhej Roksana, por kur u vërtetua kjo, vrasja ishte kryer. Rizai u arrestua për këtë vrasje, por arriti të arratiset më 4 qershor 2006 së bashku me grekun Vasilis Palokostas me helikopter nga burgu i Koridhalos. Ndërsa në gusht të vitit 2006 akuzohet se ka vrarë 43-vjeçarin Konstandinis Kutelieri dhe 36-vjeçarin Joani Kacio, vrasje për të cilat u arrestua në shtator të atij viti dhe qëndroi në burg deri në shkurt 2009 kur realizoi ikjen e dytë spektakolare me helikopter ndihmën e së dashurës së tij, Sula. Ndërkaq, dy herë ai është arratisur nga burgu dhe të dyja herët një helikopter u ul mbi tarracën e burgut për ta marrë. Herën e parë ai shoqërohej nga një tjetër grek i mbiquajtur “Fantomasi”. Gjithnjë Rizai ka pretenduar pafajësinë për akuzat.

Apeli nga Mallakastra

Nëna Donika: Çoje deri në fund atë që nise, je pa faj

shpëtonte lehtë. Ndërkohë dëgjohen në burg thirrje të 500 të burgosurve. Roja i burgut që i shpëtoi pengmarrjes tha se në duart e Rizait ndodhen edhe 5 kolegët të tij. Blindimi Përveç operacionit që u zhvillua në burg, policia ngriti postblloqe në të gjitha nyjet në rajon dhe në qarqe të tjera në Greqinë qendrore, duke identifikuar dy të dyshuar me makinë që prisnin për të marrë Alket Rizain. Policia kërkonte një “Opel”, me në bord dy shqiptarë dhe një “Suzuki Vitara”, që drejtohej nga një grua. Kontrolle u ushtruan edhe në makina të tjera të dyshimta. Pengmarrja Gjithçka, në burgun e Malandrinos në Greqi, u nis parmbrëmë në orën 21:00, kur Alket Rizai mori peng 6 roje burgu

dhe kërcënonte se do hedhë në erë me gjysmë kg eksploziv C4 që kishte me vete, nëse nuk i jepnin një makinë që të largohej nga burgu. Nuk dihet si arriti t’i zërë në befasi punonjësit e burgut dhe t’i drejtojë pranë portës kryesore, por mendohet se kjo ndodhi gjatë orës së ndërrimit të rojeve. Në prill të vitit të kaluar 2 oficerë të burgut të Malandrinos u arrestuan teksa i dërgonin 210 gr heroinë, dy celularë dhe 5 karta Sim me kërkesë të tij. Alket Rizai ka folur gjatë natës në telefon me gazetarët grekë dhe ka protestuar për sistemin e drejtësisë dhe dënimin e tij që e cilëson të padrejtë, duke thënë ndër të tjera: “Unë kam durim dhe nuk më soset durimi. Kjo është e treta dhe më e hidhura. Do presim fundin e kësaj pune. Gjykata ka abuzuar me mua, vendimi për burg për jetë është i padrejtë dhe nuk e meritoj.

Më sillni një makinë dhe unë do t’i liroj pengjet e do largohem. Të shohim kush do dalë i fituar. Unë i kam marrë masat e mia. Nuk dua të filloj t’i vras ata një nga një. Unë kam asgjë me ta”,-tha Alket Rizai. Më pas i jep telefonin njërit prej pengjeve që të kërkojë një makinë dhe pengu pyet: “Kaq e vështirë është për të sjellë një makinë që të na lerë të lirë”? Ndërkaq, avokati i tij dhe e dashura Aspasia Mitropia, e njohur si Sula që e ka ndihmuar Alketin në arratisjen e tij të dytë, kanë negociuar duke i kërkuar të lerë të lirë pengjet dhe të mos derdhë gjak të pafajshëm. Në negociata kanë hyrë edhe negociatori i policisë, prokurori i Amfisas dhe një zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë. Parmbrëmë gjatë bisedës me të dashurën e tij, Alketi është shprehur i vendosur: “Ose do të iki, ose do më vrasin”. Përgatiti: Mariglen Mulla

Nëna e Alket Rizait, Donika Rizai i bëri dje thirrje të birit që ta çonte deri në fund aktin që ka nisur, pasi sipas saj, ai mbahet peng prej 13 vitesh në burgjet e Greqisë, duke qenë i pafajshëm. Donika tha se “I lutem shumë shtetit tonë të ndërhyjë për këtë punë. Djalin e kam shumë të mirë, shumë të qetë. Dje pasdite kam folur në telefon nuk më tha gjë, o shpirt o zemër më tha. Djali nuk më ka bërë asgjë, e kam thënë para 13 vjetësh edhe sot, djali nuk është as hajdut, as vrasës, as kriminel ashtu siç e bën greku. Prandaj dhe djali im i ka bërë këto. Para dy vjetësh, djali më tha më akuzojnë për këto këto këto, por asgjë nuk është bërë me faj. Shteti grek kërkon ta dënojë djalin tim me 25 vjet se ka ikur, nuk ndodh në asnjë vend të botës. Jozefina Topalli, si kryetare e Parlamentit ta shikojë çështjen e djalit tim. Alket aty rri mos u dorëzo, kërko drejtësi deri në fund”.


06

« aktualitet

ARTUR AJAZI DURRES- Ujësjellësi i Durrësit u shërben tërësisht konsumatorëve të rrethit Durrës dhe pjesërisht të rretheve Tiranë dhe Krujë, për një popullsi të përgjithshme prej rreth 400 mijë banorësh, në 4 bashki dhe 6 komuna. Burimi i furnizimit është nga pusshpimet në Fushë-Kuqe dhe Fushë-Krujë, ku me anë të dy stacioneve pompohet uji në drejtim të qyteteve Durrës e Shijak me një prurje maksimale rreth 900 l/sek. Gjatë rrugës prej afro 50 km nga stacionet e pompimit deri në konsumatorët e fundit (Durrës e Shijak) tubacioni me diametër 700 mm përshkon të gjithë zonën rurale me rreth 70 fshatra. Tubacioni i ujësjellësit Në Xhafzotaj uji ndahet në dy drejtime, një sasi e vogël e ujit kalon në depon 4 për të furnizuar kryesisht zonën e Plazhit dhe të Shkëmbit të Kavajës dhe pjesa tjetër me anë të një tubacioni të shtruar kohët e fundit furnizon depot nr. 1 dhe nr. 2 të Durrësit, të cilat furnizojnë me ujë qytetin dhe rrethinat e tij. Mosha e këtij ujësjellësi është rreth 35-vjeçare dhe në zona të caktuara të rrjetit shpërndarës, “mosha” e tubacioneve arrin në rreth 50 vjet. Duke qenë se uji pompohet nga rreth 45 km largësi, ky ujësjellës ka koston e prodhimit të ujit më të lartë në Shqipëri. Uji që pompohet në vendburim karakterizohet nga një cilësi mjaft e mirë fiziko-kimike dhe organoleptike. Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve Durrës është transformuar në SH.A. dhe ka një efektiv me mbi 400 punonjës. Ajo për disa vite u menaxhua nga kompania gjermane “Berlinwasser” sipas kontratës së firmosur në qershor të vitit 2003. Por gjendja financiare e ndërmarrjes sot rezulton me bilanc negativ, dhe subvencionohet nga shteti si për shkak të mospërputhjes së vlerës së çmimit të ujit me koston, ashtu edhe nga përqindja e ulët e mbledhjes së faturave (rreth 62 % e sasisë ujit të faturuar ose 25% e sasisë ujit të prodhuar). Sistemi furnizon me ujë popullsinë në Durrës gjatë stinës së verës për jo më shumë se 6 orë dhe paraqitet mjaft problematike zona e Spitallë-Porto. Duke pasur parasysh prurjen e ujit të prodhuar në burim prej 900 l/sek, mesatarisht i takon çdo konsumatori rreth 200 l/ditë/banor, por që realisht është i shpërndarë me rreth 400 l/ditë/banor në zonën rurale dhe vetëm 100 l/ditë/banor në qytet. Qysh prej vitit 1992, në rrjetin e furnizimit me ujë të Durrësit, janë hedhur vazhdimisht investime. Investimet Përmendim projektin e rehabilitimit të sistemit të furnizimit me ujë të Durrësit për rreth 17 milionë USD (Kredia nr. 2610), projekt i cili ka përfunduar në qershor të vitit 2000, projekti i rehabilitimit të furnizimit me ujë për qytetin e Durrësit për vlerën e 7 milionë USD, projekti i vitit 2004, ku janë investuar rreth 2,7 milionë USD nga fondet e OPEC-ut për sistemin e rrjeteve shpërndarëse në zonën rurale të rreth 13 fshatrave me qendër në Manzë për një popullsi rreth 40000 banorë. Gjithashtu investime relativisht të vogla janë kryer edhe me fonde të buxhetit të shtetit, kryesisht në zonën rurale në 7 vitet e fundit. Realisht janë afro 100 milionë dollarë që priten të investohen edhe në 15 vitet e ardhshme. Perspektiva e investimeve në terren Për perspektivën e largët (deri në vitin 2030) një studim i kryer nga konsulentë të huaj qysh në vitin 1992, ka përcaktuar investimet në tre faza për një total rreth 100 milionë USD. Faza e parë e këtij projekti ishte projekti i Durrësit që u mbyll në

E hënë 18 mars 2013 •

Miliona dollarë investime dhe projekte nga qeveria dhe donatorë të huaj

Furnizimi me ujë i Durrësit, një “udhëtim” i lodhshëm dhe i kushtueshëm qershor të vitit 2000. Gjatë këtij investimi janë rehabilituar rreth 50% e rrjetit ekzistues, ndërkohë që kërkohen investime për rehabilitimin e rreth 30% të rrjetit ekzistues. Në qytetin e Durrësit kërkohet ndërtimi i një rrjeti të ri shpërndarës për zonat e emigrimit (Spitallë-Porto Romano, zona e plazhit dhe ajo kodrinore), si dhe rehabilitimi i të gjithë rrjeteve të zonave rurale. Historia e fillimit të investimeve nga Banka Botërore në Durrës ka filluar në vitin 1992. Megjithëse në dukje investimet duken mjaft të mëdha, realisht deri tani në Ujësjellësin e Durrësit janë investuar rreth 26 milionë USD, e cila i përket një shifre investimi mesatare me rreth 70 USD/për banor. Kjo shifër është mjaft e ulët krahasuar me nevojat reale që ka ky ujësjellës dhe është mjaft larg shifrave të investimit për banor të donatorëve të huaj në Shqiperi si KFW, Komuniteti Evropian, që kanë pasur një mesatare investimi rreth 300 USD/për banor. Instalimi i ujëmatësve kushtoi rreth 2 milionë USD. Nevojat afatgjata duke pasur parasysh rritjen e popullsisë, kërkesat e bisnesit, ato të turizmit etj, kërkohet një shtesë uji nga një burim i ri për rreth 700 l/sek. Nëse ky ujë do të merret nga Fushë- Kuqe, duhet të kërkohet një linjë tjetër e re.

Haxhihyseni realizoi edhe disa zëra me synimin për t’i bërë pjesë të Enciklopedisë së Elbasanit

Shuhet Shpëtim Haxhihyseni, një studiues dhe një njeri i pazëvendësueshëm ELBASAN- Një mësues i nderuar u nda nga jeta ditët e fundit duke lënë pas një pikëllim të madh për familjarët e tij dhe të gjithë ata që e njohën si personalisht, ashtu edhe nëpërmjet shkrimeve të tij të shumta për historikun, traditën dhe figurat e harruara të Elbasanit. Shpëtim Haxhihyseni ka historinë e atyre arsimtarëve që gjatë gjithë jetës mësuan brezat dhe nuk u ndalën së shkruari si një detyrë për brezat që vijnë për të transmetuar jo vetëm historinë e njohur, por edhe atë të panjohur. Për njerëzit e famshëm, për ata të thjeshtët, për të persekutuarit, për ata që janë harruar dhe kërkojnë vëmendje. Ai nuk rendi së gërmuari duke shfletuar në bibliotekë duke pasur si qendër të mëndimeve të tij Elbasanin. Vitet si arsimtar Si një pjesë e mirë e mësuesve të atyre viteve Shpëtim Haxhihyseni e nisi detyrën në vitin 1954-55 në rrethin e largët të Dibrës (Peshkopisë), në Fushë-Aliaj. Mbas dy vjetësh, bashkë me të vëllanë, Agimin, erdhën në qarkun e Elbasanit dhe, si njerëz “me njolla në biografi”, u caktuan të shërbenin arsimtarë në katundin Kukur të rrethit të Gramshit, shtatë orë larg nga qendra, në kufi me rrethin e Pogradecit. Punoi tre vjet rresht në atë katund, ku u dallua për cilësi të rralla si mësues e edukator. E ngritën në detyrë, duke e transferuar drejtor të shkollës 7-vjeçare “Darëzezë”. Aty shërbeu për një periudhë të gjatë e do të mbahet mend si drejtues i aftë e me cilësi të jashtëzakonshme në afrimin jo vetëm me nxënësit, por edhe

me banorët e zonës, duke krijuar lidhje miqësore të përjetëshme me ta. Prej andej e kaluan në katundin Tërvol e më pas në Dumre, në Seferan e në Belsh. Pushohet si mësues për njollë në biografi Pikërisht në vitin e furtunës ‘76 pushohet nga puna si mësues për biografi dhe përfundon punëtor në fermë. Do të ishte një periudhë mjaft e vështirë në jetën e tij që la gjurmë të thella. Një mësues që e dëshironte aq shumë arsimin dhe të kthehej në punëtor krahu ishte një goditje që përcillet edhe nga një poezi që Haxhihyseni ka shkruar për këtë ngjarje. Në vitet

’90 ishte drejtor i shkollës 8-vjeçare “Haxhire Myzyri” Elbasan. Edhe pse pati studiuar për biologji, Shpëtimi dha një kontribut të çmueshëm në fushën e gjuhësisë e të publicistikës. Libri “Gur i randë në vend të vet” e paraqiti autorin si nikoqir të mbledhjes së proverbave, urimeve e mallkimeve dhe grumbullimin e fjalëve të rralla të trevës së qarkut të Elbasanit. Ky libër do të mbetet si monument i pavdekshëm për gjuhësinë e rrethit tonë. Një vit më parë, më 2012, Shpëtimi botoi veprën “Mësuesit elbasanas në Gramsh”, ku u thur lavd heronjve elbasanas të arsimit, që në një periudhë të vështirë kur mungonin komunikacioni

e energjia elektrike, shërbenin me devotshmëri për edukimin e brezit të ri. Studimet e tij dhe shkrimet në shtypin e kohës janë të shumta dhe prekin të gjitha fushat. Haxhihyseni ka realizuar edhe disa zëra me synimin për t’i bërë pjesë të Enciklopedisë së Elbasanit. Duke grumbulluar një sërë materialesh, emrash dhe fotografish ai është kthyer në një studiues të mirëfilltë të historisë dhe traditës elbasanase që aq shumë e deshi deri në momentet e fundit të jetës së tij. Shpëtim Haxhihyseni me të gjithë aktivitetin e tij mes viteve të vështira të komunizmit dhe angazhimit për të përmbushur misionin e të shkruarit për pjesët e harruara dhe personazhet e lënë jashtë vëmendjes, është një shembull vullneti dhe pune të pandalshme për të gjithë ne. Ai e kishte mision për të shkruar gjithmonë për të tjerët dhe asnjëherë për veten. Si një bashkëpunëtor i përhershëm i “Metropol”: Faleminderit për gjithçka Shpëtim Haxhihyseni!


aktualitet • E hënë 18 mars 2013

»

07

Bashkia deklaroi se nuk do të jepte asnjë leje provizore

Nisin abuzimet në bregdet, lulëzojnë kioskat pa leje ARTUR AJAZI DURRES- Si çdo vit, me afrimin e sezonit veror, kanë nisur problemet në zonat bregdetare të Durrësit. Nga vëzhgimet e bëra rezulton se, në bregun e detit, përgjatë vijës nga Bërryli deri në Currila syri të sheh përgatitjet që po kryhen nga disa subjekte për të vendosur lokale të tipit kioskë. Në bashki deklaruan se “asnjë subjekt nuk ka kërkuar leje provizore për vendosje lokalesh në këtë pjesë të Durrësit, kështu që rezulton se përgatitja e shesheve prej betoni për vendosjen e kioskave është veprim i paligjshëm”. Në fakt ngritja e lokaleve në bregdetin e Currilave është një histori e vjetër, e cila po përsëritet edhe këtë sezon. Vitin që shkoi Policia Ndërtimore rrafshoi një numër objektesh pa leje në këtë vend, por megjithatë edhe sivjet po tentohet të ndërtohet sërish duke shfrytëzuar sezonin elektoral. Por bashkia nuk lëshon leje pasi sipas saj zona është përfshirë në një studim urban. Situata në terren Përgjatë vijës bregdetare nga Bërryli në Currila, e cila është pothuajse 1.5 km e gjatë, por edhe gjatë plazhit publik, ka nisur lulëzimi i objekteve pa leje. Para disa viteve, pasi rëra e bregdetit u mbush në mënyrë të qëllimshme me mbeturina inerte nga ato të pallateve në ndërtim, u kalua në fazën e dytë, në atë të ndërtimit të lokaleve, që të gjitha u ngritën pa lejen e bashkisë.Vi-

Nën ujë dhe 3100 ha tokë

Përmbytjet, ende të rrethuar nga uji 415 banesa Disa familje në fshatrat dhe komunat e Shkodrës ndodhen të izoluara nga uji edhe pse reshjet kanë pushuar prej dy ditësh. Sipas njoftimit të shtabit të emergjencave në prefekturën e Shkodrës rezulton se janë përmbytur gjithsej 3100 hektarë tokë, 415 shtëpi banimi janë të izoluara nga uji dhe 10 familje janë evakuar. Më problematike situata paraqitet në komunën Ana e Malit, në fshatin Obot, në fshatin Muriqan, në fshatin Gorricë, në komunën e Dajcit në Bërdicë dhe në komunën Bushat. Sipas të dhënave të shtabit të emergjencave rrugët që lidhin fshatrat Obot dhe Gorricë janë të pakalueshme. Segmenti prej rreth 200 m gjatësi tek Ura Gjolulit, në rrugën Shkodër-Velipojë është i pakalueshme për mjetet e vogla. Edhe në Vlorë prej dy ditësh 30 familje në fshatin Fitore të komunës së Novoselës ndodhen nën ujë.

Udhëtonin drejt Tiranës

Aksidentohen të rinjtë me fuoristradë, plagoset studentja tin e kaluar Policia Ndërtimore ndërhyri dhe prishi pjesën më të madhe të këtyre lokaleve, por brenda pak ditësh pa u shuar jehona e aksionit një pjesë e lokaleve u ringrit sërish. Edhe këtë vit tendenca është për ndërtimin e disa lokaleve të reja gjithashtu pa leje. Nuk është e vështirë të konstatosh rrethimin e trojeve me tela, si dhe shtrimin me beton të platformave mbi të cilat pas pak do të mbijnë lokalet.

Bashkia e Durrësit me kohë ka deklaruar se nuk do të japë asnjë leje provizore për vendosje kioskash në këtë pjesë të qytetit pa u përfunduar studimi urbanistik i zonës. Pjesa e bregdetit nga Bërryli deri në Currila bën pjesë në zonën B, të qytetit të Durrësit, e cila po i nënshtrohet sërish një studimi urban. Sipas projekteve të bashksië, e njëta vijë është gjithashtu pjesë e studimit të “Waterfrontit”, i cili

përfshin vijën bregdetare nga muri rrethues i Portit Detar deri në Currila. Në këtë zgjatim integrohet edhe segmenti në fjalë. Por asnjëri prej subjekteve që po ngrenë lokale atje nuk ka ndërmend që të presë përfundimin e këtij studimi po synon që të shfrytëzojë stinën e ngrohtë për të bërë biznes. Bashkia duhet t’i bëjë që tani llogaritë e sjelljes së saj me këtë kategori përpara se të jetë vonë.

U propozuan në Senatin Akademik të Universitetit të Elbasanit

Miraton 18 programe për mastera e degë të reja Rektori Varoshi: Profilet e reja më shumë mundësi zgjedhjeje studentëve ELBASAN- Senati akademik i Universitetit të Elbasanit ka miratuar disa propozime për programe të reja studimi dhe për nivelin master. Disa nga propozimet që i janë paraqitur anëtarëve të senatit ka qenë programi i studimit bachelor në Mekatronikë, program me interes. Kjo degë ofron mundësi punësimi në sektorë të ndryshëm të industrisë, në prodhimin e pajisjeve robotike dhe prodhuese të mekanizuara. Gjithashtu po në këtë fakultet u propozua hapja e masterit profesional në Informatikë Ekononikë. Fakulteti Ekonomik propozoi hapjen e dy programeve të studimit në Shkenca Juridike në Biznes, shkenca juridike në sektorin publik. Fakulteti i Shkencave Humane prezantoi propozimet për nivelin master shkencor në degën e Historisë,

Gjeografisë dhe Shkencave Letrare. Fakulteti i Infermjeristikës ka sjellë në vëmendjen e anëtarëve të senatit disa profile të reja bashkë me propozimet për hapjen e programeve bachelor në Imazheri, Leukopedi dhe Teknik Laboranti. Ndërsa në Fakultetin e

Shkencave Sociale u miratuan programet e studimit master profesional në Shërbimin e Provës, Master Shkencor në Shërbime Sociale etj. Dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Peçi Naqellari, duke sjellë propozimet e reja në mbjedhjen e senatit e ka cilësuar

programin e mekatronikës një risi që e rendit universitetin ndër të paktët që ofrojnë degë të formimit profesional në profile që i kërkon tregu. Pasi ka ndjekur me vëmendje të gjitha propozimet rektori i Universitetit, Liman Varoshi, theksoi se profilet e reja të miratuara gjatë mbledhjes do t’i japin më shumë mundësi zgjedhjeje studentëve të rinj dhe gjithashtu do të konsolidojnë degë për nivele të mëtejshme të studimeve. Ai ka përshëndetur propozimin nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës për propozimin e një profili mjaft interesant si Mekatronika. Të 8 programet e miratuara do të dërgohen në Ministrinë e Arsimit ku edhe do të kërkojnë miratimin përfundimtar për të kaluar në qeveri për vitin e ardhshëm akademik. L. Lleshi

ELBASAN- Një studente u aksidentuar rëndë, ndërsa drejtuesi i automjetit është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa janë përfshirë në një aksident në fshatin Hotolisht të rrethit të Librazhdit. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se të lënduarit udhëtonin drejt Tiranës me një makinë tip fuoristradë, e cila ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë. Mjeti drejtohej nga shtetasi Zyber Çota, i cili udhëtonte nga fshati Frarë drejt Tiranës 5 studentë, nga të cilët janë plagosur vetëm drejtuesi i mjetit dhe shtetasja Jonida Çota. Të lënduarit u dërguan menjëherë në spital, prej ku mësohet se gjendja e vajzës është më e rëndë. Menjëherë e plagosura është dërguar me helikopter drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, pasi ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar lëndime. Ndërkohë policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit të rëndë. Ndërkohë policia e Librazhdit ka shoqëruar drejtuesin e mjetit Zyber Çota dhe po zbardh shkaqet e aksidentit. Paraprakisht deklarohet se shkak ka qenë dalja nga rruga e mjetit për shkak të ngricës në rrugë dhe shpejtësisë. L. Lleshi

Gjykata kishte dhënë masën arrest me burg

Arrestohet i kërkuari, qëlloi 15 herë me armë ndaj shtetasit VLORE- Arrestohet në Vlorë një person i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë. Policia e Vlorës, tha se, nga strukturat e Drejtorisë së Policisë është arritur të kapet i shumëkërkuari për vrasje me dashje, e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, F. Zyberaj, 26 vjeç, banues në Vlorë. Policia tha se ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” pasi në datë 30.10.2012, në lagjen “Isa Boletini”, ka plagosur rëndë me automatik model ak 47 shtetasin Juri B., duke qëlluar 15 herë mbi të. Ky shtetas kishte arritur t’u shpëtonte disa operacioneve për kapjen e tij më parë. Arrestimi u krye nga Strukturat kundër Krimeve të Renda dhe Operacionet Speciale në Drejtorinë e Policisë Vlorë.


08

« sociale

E hënë 18 mars 2013 • Mungesa e barnave nëpër qendrat spitalore nuk gjen zgjidhje

Fëmijët me HIV/AIDS, QSUT nuk ka barna Pipero: Ne nuk kemi informacion për këtë çështje Fëmijët që mbartin virusin HIV kanë mbetur pa ilaçe. Doza që ata duhet të marrin rimbursohet me ilaçet e të rriturve, gjë që trupi i tyre nuk e përballon. Shqetësimi është ngritur nga drejtuesit e Shoqatës së të Sëmurëve me HIV-AIDS. Aktualisht problem është në repartin Infektiv të Qendrës Spitalore “Nënë-Tereza”. 17 fëmijë rrinë e presin nën virusin vdekjeprurës furnizimin e Qendrës me ilaçet e caktuara, por ky problem ka 1 muaj që nuk zgjidhet. Në këtë

repart, skema e barnave të rimbursueshme për këta fëmijë përmban 3 barna, por prej një muaji, 2 prej barnave mungojnë dhe mjekët u japin fëmijëve barnat e të rriturve. Shefja e pavijonit të Infektivit të pediatrisë, Eli Foto, ka bërë të ditur se i është dërguar një kërkesë Ministrisë së Shëndetësisë për zgjidhjen e kësaj situate duke theksuar se vakumi i krijuar ndikon drejtpërdrejtë në jetën e tyre. Ndërkohë drejtori i politikave pranë Ministrisë së Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, ka deklaruar

se nuk kanë informacion për këtë mungesë. “Në dijeninë time nuk ka mungesë barnash në QSUT, për sa i takon trajtimit me HIV/AIDS. Ne kemi porositur drejtorinë e QSUT-së që të bëjë shtesën e barnave që i duhen dhe nuk kemi marrë përgjigje”, - deklaroi Pipero. Ndërkohë që fëmijët rrezikojnë jetën edhe me 2 javë mungesë medikamentesh jo me 1 muaj, institucionet përkatëse luajnë hidh e prit fajin në derën e njëri-tjetri duke mos u bazuar në zgjidhjen për këtë situatë emergjente.

Cilësia e ajrit vazhdon drejt papastërtisë me hapa gjigant

PAK

Tirana, ndotja më serioze e ajrit Kryqëzimet, zonat me ajrin më të ndotur në kryeqytet Erta Bode

Ozoni (O3) është gaz mjaft reaktiv, që ekziston në pjesën e poshtme të atmosferës, por dhe në troposferë. Ai nuk shkarkohet direkt nga njeriu, por formohet nga reaksionet kimike mes ndotësish të tjerë, shpesh të iniciuar prej dritës së fortë të diellit. Normat e KE sugjerojnë që një mesatare ditore 8-orëshe prej 120 μg/m3 nuk duhet te kalohet më shumë se 18 herë në vit. Në rastin e vitit 2012 kjo është tejkaluar 99 herë me shifrën mesatare 132μg/m3

Grimcat e imëta

Dyoksidi i azotit është më shumë një ndotës sekondar, i formuar prej oksidimit të oksidit nitror NO. Në qytetin e Tiranës burimi primar i oksidit nitror janë makinat, ndonëse po rritet edhe kontributi relativ nga banesat (ngrohja dhe ftohja). Përmbajtja e dyoksidit të azotit në qendrën e qytetit dhe në kryqëzimet e trafikut tashmë kapërcen vlerën kufi të KE (40 μg/m3), duke shënuar çdo ditë shifrën 42.3 μg/m3.

Ozoni

Burimi kryesor i ndotjes së ajrit është djegia jo e plotë e karburanteve në automjetet rrugore dhe përqendrimet më të larta hasen pranë rrugëve. Ato janë më të larta në muajt e dimrit kur dispersioni i atmosferës është i dobët. Raporti tregon përqendrimet mesatare mujore te CO gjate tere vitit 2012 ku vlera më e lartë ditore e kapur është 2.9 mg/m3, pikërisht në muajin janar ku dhe mesatarja e muajit shkon 1.23 mg/m3.

Dyoksidi i azotit

Monoksidi i karbonit

Q

yteti i Tiranës përballet me ndotjen më serioze të ajrit në Shqipëri. Banorët e saj janë të rrezikuar nga sëmundjet që shkaktohen nga ndotja e ajrit, sidomos të prekurit nga mushkëritë dhe zemra. Nga raporti i cilësisë së ajrit për vitin 2012, theksohet se zonat urbane, madje dhe zonat që janë në rrugët dhe kryqëzimit kryesore të Tiranës, kanë përqindje më të lartë në ndotjen e ajrit. Ndotja e kryeqytetit shkaktohet së pari nga densiteti i zhvillimit dhe pozicionimi i tij gjeografik. Trafiku rrugor është burimi kryesor i ndotjes, të cilit i shtohen aktiviteti i ndërtimit dhe ngrohja e banesave. Ndotësit e krijuar nga trafiku përfshijnë hidrokarburet, oksidet e azotit, lëndën e grimcuar dhe monoksidin e karbonit. Ndotje më e lartë vërehet në 3 kryqëzimet kryesore, ai i Zogut të Zi, i “21 Dhjetorit” si dhe kryqëzimi i daljes për në autostradë. Praktikisht Tirana nuk ka tashmë burime të rëndësishme industriale të ndotjes së ajrit, si dy-tre dekada më parë. Ndotja e ajrit në qytetin e Tiranës është monitoruar vazhdimisht nga Poliklinika Qendrore si dhe nga Instituti i Shëndetit Publik, të cilët kanë nxjerrë të dhënat për vitin 2012. Gjatë vitit që lamë pas, duke ditur se ndotja e ajrit përbëhet nga shumë përmbajtje gazrash dhe grimcash, është theksuar se ndotja që sjellin makinat është ajo më e larta që shkakton pasojat e një ajri jo të shëndetshëm. Banorët e kryeqytetit janë të rrezikuar nga treguesit e lartë të ndotjes së ajrit, të cilën e konfirmojnë edhe vetë. Shpeshherë banorët kuptojnë se daljet jashtë Tirane, apo shëtitjet në parkun e Liqenit Artificiali si dhe në ballkonin e Dajtit i bëjnë at atë kuptojnë rëndesën që pësojnë mushkëritë e tyre me ajrin që thithin. Monoksidi i karbonit është një gazë pa ngjyrë, erë dhe shije, i krijohet nga mosdjegia e plotë e karburantit të makinave dhe që për vitin 2012 ka pësuar rritjen më të madhe që ka ekzistuar në kryeqytet për 4 dekada me radhë.

PM10 është lëndë e grimcuar e imët, me diametër grimcash më të vogël se 10 mikron. Ndërsa PM2.5 është lënda e grimcuar shumë e imët, me diametër grimcash më të vogël se 2.5 mikron. Këto lloj grimcash të ajrit konsiderohen aktualisht prej OBSHsë, si ndotësit më të rrezikshëm urban për shëndetin e njeriut. Raporti tregon nivelet mesatare ditore të PM10, e cila është tejkaluar 49 herë në dimër dhe 80 herë në verë, me mesatare 50 μg/m3

Tirana: Ndotja e ajrit rrezikon banorët deri në kancer Banorët e kryeqytetit janë të rrezikuar nga ndotja e ajrit. Shkalla e ndotjes kap një shifër të lartë në bashkësinë e të gjithë elementet e saj, ku shkaku kryesor janë makinat dhe mungesa e gjelbërimit. Dyoksidi i karbonit, monoksidi , ozoni dhe element të tjera kanë treguar rritje të përqindjes së tyre në ajër. Më të rrezikuar janë banorët e sëmurë nga zemra dhe mushkëritë si dhe fëmijët e vegjël. Përqendrimi më i madh i kësaj ndotje janë

kryqëzimet kryesor të Tiranës, në të cilët asnjëherë nuk pushojnë radhët e gjata të makinave, dhe duket qartë mungesa e gjelbërimit. Ndotja e ajrit ndikon në shumë problem si në ato të frymëmarrjes deri tek bllokimet në zemër. Risku më i lartë është kanceri në mushkëri, sëmundje tumorale që shkaktohet nga ndotja e ajrit që thith. Banorët janë të shqetësuar për jetesën që bëjnë ndërkohë nuk marrin asnjë masë paraprake. Dyndje familjarësh

drejt kryeqytetit vërehen çdo ditë. Banorët shtyjnë veten për një jetesë më të mirë, drejt një ajri më të ndotur. Politikat dhe legjislacionet për përmirësimin e ajrit, janë të pavlefshme në momentin kur Tirana mbipopullohet dhe makinat shtohen çdo ditë. Të gjithë banorët e kuptojnë këtë, kur janë jashtë Tirane dhe ndiejnë lehtësimin në frymëmarrje. Mjekët këshillojnë përdorimin e qumështit si dhe sa më shumë shëtitje larg zonave urbane.

Të abandonuar

Kanë mbushur moshën e qëndrimit në institucione Mbi 80 persona me aftësi të kufizuar janë braktisur nga familjet e tyre. Qëndrimi dhe trajtimi i tyre në disa qendra të vendit ka bërë që familjarët të humbasin çdo përgjegjësi që kanë mbi këta persona. Këta 80 persona me aftësi të kufizuar kanë mbushur moshën e caktuar të qëndrimit në institucione shtetërore, që përkatësisht është 25 vjeç. “Ne po përballemi me një problem që është delikat. Janë saktësisht 84 PAK, që janë në qendrat tona të zhvillimit. Familjet nuk vinë t’i marrin pasi ata e kanë mbushur moshën e caktuar në qëndrimin e këtyre qendrave”, - thotë Gëzim Tushi, specialist në Shërbimin Social Shtetëror. Pasi nuk marrin përgjigje nga familjarët, në këto kushte, drejtuesit e qendrave janë të detyruar t’i mbajnë ata jashtë rregullave të caktuara. Fakti që shumica e familjarëve i kanë harruar personat e tyre në këto qendra, i pason dhe një fakt tjetër, pasi lajmërohen, familjarët pretendojnë se nuk kanë mundësi t’i mbajnë në kushtet shtëpiake këta persona, që nga shpenzimet ekonomike, kujdesi personal që ata kërkojnë,e deri tek prishja e qetësisë publike që ata shkaktojnë pa vetëdije. Tushi kërkon ngritjen e një qendre për njerëzit e abandonuar PAK, të cilët të jetojnë të qetë, pasi familjarët nuk i pranojnë dhe në qendrat aktuale, janë shenjë demoralizuese për fëmijët më të vegjël që ndodhen aty, pasi presin shpresat e një shërimi të mundshëm.


ekonomi • E hënë 18 mars 2013

»

09

Hajdari: Verifikoni mangësitë në dokumentacione

Ish-të përndjekurit, 2 këstet do ndahen deri më 15 qershor Brikena Dervishaj Të gjithë ish-të përndjekurit që kanë marrë këstin e parë deri në gusht të 2009 duhet të interesohen pasi kanë mangësi dokumentacionesh pranë sektorit përkatës në Tiranë. Sipas përgjegjësit të këtij sektori Leka Hajdari, lista për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë do të vazhdojë pa ndërprerje për të dyja llojet e kësteve. Përgjegjësi i Sektorit të Pagesave për të ish-të përndjekurit politikë në Ministrinë e Financave, deklaron se për arritjen e këtij objektivi, sektori i pagesave po punon me orare të zgjatura, në mënyrë që shlyerja e pagesave për ish-të përndjekurit që marrin këstin e parë dhe të dytë të përfundojë deri më datë 15 qershor.

Mangësitë Nga ana tjetër, Hajdari ka shtuar dhe një fakt tjetër të rëndësishëm që “të gjithë ata që kanë marrë këstin e parë deri në gusht të 2009 duhet të interesohen pasi kanë mangësi dokumentacionesh. “Çdo javë do të nxjerrim listën e dosjeve me mangësi. Ndaj dhe çdo dokument, i cili do të niset me postë duhet të niset me informacionin përkatës, nga ku duhet të theksojë: emrin e të dënuarit politikë, numrin e dosjes, si dhe të përcjellë dhe një numër kontakti, në mënyrë që zyrat tona ta marrin direkt atë për çfarëdo lloj problemesh që do të konstatohen në dosjet e dorëzuara”, është shprehur Hajdari. Të gjithë ata që kanë marrë pagesat e këstit të parë duhet të interesohen pranë bankave, ku ata kanë lloagari personale për të verifikuar nëse është mbyllur llogaria dhe nëse ekziston, këta të fundit

Përfitimet nga TAP, METE: Gazi përdorim masiv në 2018 Ndërtimi i Gazsjellësit TransAdriatik do të sjellë përfitime direkte jo vetëm për ekonominë shqiptare dhe shtimin e punësimit, por edhe për konsumatorët, sektorin e energjisë dhe industrisë së rëndë. Në vitin 2018 gazi do ketë përdorim të gjerë në familje dhe në prodhimin e energjisë, me çmim shumë të ulët. Aktualisht qeveria po harton një masterplan për shtrirjen e rrjetit të shpërndarjes së gazit. Ndërtimi i projektit pritet të nisë në 2015, ai do të kalojë në 38 bashki e komuna të vendit. Projekti që do përshkojë Shqipërinë, Greqinë dhe Italinë, do të ketë valvula bllokimi, nga të cilat 10 do të jenë në Shqipëri. Ato do shërbejnë për raste të

emergjencave apo të mirëmbajtjes. “Vlera që ka thënë vetë drejtori i përgjithshëm i projektit TAP që për Shqipërinë do të jetë mbi 11 miliardë euro. Numri i të punësuarve është në varësi të mënyrës se si do të zhvillohet ndërtimi, por bëhet fjalë për disa mijë të punësuar. Një injektim i tillë e kaq madhor i një valute dhe i një investimi të huaj do të sjellë rrathë indirekt impakt ekonomik që e kalojnë mbi 1 miliard euro dhe vendet e punës krijojnë vende pune”,thotë Dorian Duçka, drejtor i Menaxhimit të Projekteve të Mëdha të Gazit në METE. Përfitimi ekonomik do të jetë i shumëfishtë, në rritjen e investimeve direkte dhe në punësimin e qytetarëve.

Bankat theksojnë nevojën për ndryshim

Mosha

Ekzekutimi i kolateralit, kërkohet miratimi i ndryshimeve në kod

Kërkesat

Dëmshpërblimi Fondi i vënë në dispozicion për kompensimin e kësaj kategorie është plot 3 miliardë lekë të reja dhe si i tillë ai do të shkojë i plotë për të gjitha kategoritë që do të dëmshpërblehen deri më 15 qershor. Zoti Hajdari ka vënë gjithashtu në dukje, Ministria e Financave do të vazhdojë pagesat për të gjithë të dënuarit që jetojnë, si dhe për të dënuarit me sëmundje të rëndë, ndërsa, po gjatë javës në vijim, sektori i pagesave do të dalë publikisht me një listë-pagesë tjetër për këto kategori. Sipas tij, pagesat e këstit të dytë dhe e kësteve në vijim në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave 419 paguhen sipas radhës kronologjike të këstit të parë (përjashtohen nga radha me përparësi të dënuarit që jetojnë dhe të dënuarit me sëmundje të rëndë, të parashikuar në udhëzimin e Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Shëndetësisë).

Projekti kalon në 38 komuna e bashki

Pas ndryshimit të ligjit, Ministria e Financave shpërndan pjesën e mbetur të vlerës së plotë të dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politikë të mbetur gjallë, me moshë mbi 85 vjeç, që kanë marrë një pjesë të dëmshpërblimit. Shpërndarja e këstit të parë proporcional të dëmshpërblimit bëhet brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji për ish-të dënuarit politikë që kanë mbushur moshën 85 vjeç ose nga dita kur ish-i dënuari politik mbush moshën 85 vjeç. Qeveria shtyu afatin e depozitimit të kërkesave për dëmshpërblim deri në fillim të vitit të kaluar. Kjo për shkak se në Ministrinë e Drejtësisë ishin të depozituara rreth 700 kërkesa jashtë afatit 1.7.2009 dhe që nuk janë marrë në shqyrtim nga strukturat përgjegjëse për shkak të depozitimit jashtë afatit ligjor. Ligji duhet t’u njohë të drejtën e përfitimit edhe subjekteve që kanë depozituar kërkesë jashtë afatit që parashikon aktualisht ligji”.

Fondet në buxhet dhe realizimi në vite

Qeveria nisi dëmshpërblimin nga 2005, fondet në rritje Qeveria nisi në 2005-ën për herë të parë dëmshpërblimin për ish-të përndjekur dhe ky është viti i parë në të cilin fondet për “ish të përndjekurit politikë” dalin si zë i veçantë në buxhet. Gjatë këtij viti, shuma e parashikuar ishte 260 milionë lekë apo rreth 0.028% e PBB-së. “Vihet re se me kalimin e viteve, shuma e parashikuar ka ardhur përgjithësisht në rritje, për të arritur kulmin në vitin 2009”, -thekson OpenData Albania në një analizë të saj. Gjatë vitit 2006, mbështetja e buxhetit për këtë kategori u rrit me 53% krahasuar me vitin 2005 dhe në të njëjtat nivele ishte gjatë 2007. Viti 2009 dyfishohen fondet në vlerën 2 miliardë lekë apo 0.173% të PBB-së. Rritja e shpenzimeve buxhetore gjatë 2009-s si pasojë e të ardhurave nga privatizimi i OSSH-së i çoi fondet në 3.17 miliardë. Pas kësaj vihet re një konstante në nivelin e buxhetuar prej 2 miliardë lekësh për 2010 e 2011.

duhet të bëjnë rifreskimin e saj. Buxheti Për këtë vit buxheti parashikon një shumë prej 3 miliardë lekësh të reja për shpërblim. “Ky fond do të përdoret dhe me ritme të shpejta, pa ndërprerje, ne mendojmë që të përmbyllim këstin e dytë të dëmshpërblimit”, - thotë Hajdari. Këshilli i Ministrave deri më sot që po

flasim bashkë ka publikuar 23 vendime për dëmshpërblimin e të dënuarve në kohën e komunizmit, ku u është njohur e drejta e dëmshpërblimit 11729 ish-të dënuarve. Pagesa e këstit të dytë dhe e këstit të radhës është përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, do të bëhet saktësisht sipas radhës kronologjike me të cilën është paguar kësti i parë.

Shoqata Shqiptare e Bankave i kërkon Kuvendit të Shqipërisë miratimin sa më shpejt të disa amendimeve në Kodin Civil dhe Kodin e Procedurës Penale, që synojnë të përshpejtojnë procesin e ekzekutimit të kolaterialit për kreditorët e këqij. Kjo kërkesë vjen me qëllimin që t’i jepet një frymëmarrje e re kreditimit të ekonomisë. Këto ndryshime javën e kaluar morën miratimin e qeverisë, pasi pro tyre është shprehur edhe Banka e Shqipërisë. Ndryshime të tilla kërkojnë shumicë të cilësuar në Parlament, çka do të thotë se ato nuk mund të miratohen, nëse krahët politikë, mazhorancë-opozitë, nuk arrijnë një dakordësi politike. Ekspertët e sektorit bankar shprehen se,

këto ndërhyrje ligjore shtyjnë ekonominë përpara, ndaj kjo çështje duhet trajtuar si ekonomike dhe jo si debat politik. Në fund të vitit 2012, shkalla e kredive me probleme për sistemin bankar arriti në 22.5%, në rritje me 3.7 pikë përqindjeje krahasuar me fundin e vitit të mëparshëm. Rritja e treguesit të kredisë me problem ishte më e moderuar krahasuar me vitin 2011, kur gjatë vitit këto kredi ishin rritur me 4.8 pikë përqindjeje. Provigjionet për kreditë me probleme gjithashtu ranë në vlerën 8.8 miliardë lekë, ose 31% më pak krahasuar me vitin 2011. Për nëntë muajt e parë të 2012 shpenzimet për provigjione të sistemit bankar kishin vlerën e 6.9 miliardë lekëve.

Përafrimini i legjislacionit shqiptar

Sigurimi i detyrueshëm motorik, mision ekspertize pranë AMF-së Ekspertë të BE-së po ndihmojnë Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare në rishikimin e ligjit për sigurimin e detyrueshëm motorik në sektorin e transportit, në kuadër të përafrimit të legjislacionit shqiptar me direktivat e Bashkimit Evropian. Ky mision i ekspertizës, zhvillohet në zbatim të angazhimeve që Shqipëria ka për zbatimin e Marrëveshjes së StabilizimAsociimit. Pjesë e programit të prezantuar ishte trajtimi i temave kryesore që lidhen me transpozimin e direktivës së fundit të BE-së për sigurimin motorik në ligjin shqiptar të sigurimeve, sistemin e tarifave dhe përcaktimin e proceduarave për zgjidhjen e dëmeve sipas standardeve të BE-së.

Ata prezantuan edhe eksperiencat e vendeve të ndryshme të Evropës lidhur me vendosjen e një sistemi kompensimi për aksidentet që përfshijnë mjetet e paregjistruara apo të paidentifikuara. Pjesëmarrësit u njohën me bazën teorike të legjislacionit dhe e konkretizuan atë me raste studimore të vendeve të ndryshme evropiane. Ekspertë në këtë mision ishin z. Massimo Paturzo dhe Znj. Patrizia di Benedetto, nga Autoriteti Mbikëqyrës i Italisë me eksperiencë të gjerë në tregun italian të sigurimeve. AMF, me mbështetjen e Bashkimit Evropian nëpërmjet instrumentit TAIEX, do të realizojë gjatë vitit 2013 edhe katër misione të tjera ekspertize.


10

« intervistë

Kryeministri Sali Berisha në një konferencë për gazetarët deklaroi se 3 shtyllat kryesore të Partisë Demokratike për punësimin e shqiptarëve në 4 vjetët që vijnë janë: programi për punësimin, liria e tregut dhe marrja e statusit të vendit kandidat. Shefi i qeverisë tha se gjatë 10 ditëve që vijnë PD-ja do t’u paraqesë shqiptarëve skemën se si do të paguhen më mirë për punën e tyre, pasi sipas tij në vitin 2005 mazhoranca aktuale e gjeti vendin me vota qesharake. “Në përpjekjen tonë për punësimin ne kemi shfrytëzuar të gjitha potencialet. Ne do të paraqesim para shqiptarëve, pas bilancit për katër vjetët që shkuan, krijimin e vendeve të punës sipas çdo sektori. Projekte gjigante në horizontin e qeverisë. Qeveria do të kontraktojë firmat më serioze për hartimin e projekteve të tjera të mëdha. Për t’ia ofruar ato biznesit

D

eputeti i PD-së Igli Cara në një intervistë të dhënë gazetares Luljeta Progni komenton zhvillimet politike dhe përballjen e programeve. - Zoti Cara, ka nisur fushata elektorale dhe Durrësi pa dyshim është një ndër qarqet e rëndësishme në përcaktimin e rezultatit të zgjedhjeve të 23 qershorit. Sa e konsoliduar duket PD-ja në këtë prag zgjedhjesh dhe cilat janë pikat më të forta ku po përqendrohet fushata juaj? - Fushata e zgjedhjeve të vitit 2013 ka nisur prej kohësh në qarkun e Durrësit. Kryesia e PD-së, për vetë specifikat që ka Durrësi, si qarku i dytë më i madh i vendit, por dhe të qasjeve që Durrësi shfaq në zgjedhjet qendrore kundrejt atyre lokale, ngriti grupin e punës që do drejtojë fushatën e qershorit 2013 në fund të vitit që lamë pas. Gjithsesi, strukturat në qark, kryesia dhe grupseksionet kanë qenë gjatë gjithë kohës në punë duke zgjidhur çështje dhe bërë detyrat që u cakton statuti i PD-së. Grupi i punës, në të cilin bëjnë pjesë deputetët aktualë, anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PD-së, anëtarë të kryesisë së degës së PDsë në Durrës, tashmë mund të themi ka ndezur motorët e fushatës dhe punohet çdo ditë në çdo grupseksion të qytetit, në çdo lagje të tij dhe në të gjithë seksionet e komunave dhe bashkive të qarkut. Strukturat e PD-së në qark një vëmendje të veçantë i kanë kushtuar anëtarësimeve të reja në strukturat e partisë dhe të forumit rinor, madje duhet theksuar fort dy aktivitete shumë të veçanta. Aktiviteti i parë i zhvilluar në Sukth më 2 nëntor 2012 nën sloganin “Unë zgjedh PD-në” shënoi 430 anëtarësimet e reja në parti, një aktivitet dinjitoz ku të rinjtë e Sukthit sollën shumë energji dhe vitalitet në strukturat tona. Aktiviteti i dytë, organizuar më 8 shkurt 2013 në pallatin e sportit të qytetit të Durrësit, shënoi anëtarësimin më masiv në historinë e PD-së - 3000 djem e vajza të Durrësit, Ishmit, Xhafzotajt, Manzës, Rrashbullit etj. iu bashkuan programit të PD-së, që ne përfaqësojmë. Ishte një ditë e jashtëzakonshme, që na bën të ndihemi krenarë dhe për t’iu përgjigjur pyetjes suaj pika jonë e fortë është besimi që të rinjtë kanë te PD-ja dhe për më tepër rinia dhe energjia e saj na jep forcë dhe besim për të shkuar përpara dhe për të besuar se në këtë vend ne jemi ndryshimi. - A janë projektet e realizuara të mjaftueshme për të kërkuar një

E hënë 18 mars 2013 • Berisha për programin: Punësimi, tregu i lirë dhe integrimi

“Në mandatin e ardhshëm do të vijojë rritja e pagave” lidhur I pyetur nga gazetarët e të av me listat e kandidatur dit ven i i str ini PS-së, Kryem ë roz pin ka në se oi deklar në po zhvillohet një terror të t ini mt ple im e mënyrën akue ke du e, av tur ida nd ka ma zuar kryesocialistin Ra tij e in tat dik s do se po ven toi në të gjithë partinë. Ai sh -së PD e at list në gjithashtu se ke du e, him rys nd ë ket do të ë thekuar se nuk do të ndjek ja. PSa ng r itu raq pa modelin e

k Lidhur me debatin publi i te ish se i kso the ha ris Be çdo te lon vil zh gatshëm që të me j he lid që r po k, bli pu depot ke du tij, së interesat e forcës n vënë si primare programi i efi sh aj kës s ha Kra . -së e PD se i kso the sës kabinetit qeveri at deb një as nte no pra nuk do të u pon im i publik që do të ishte të ë tor fak a ng ose ar nga media ë kët në r ua kal ash an ke du tjerë, për s më Ra e mënyrë pohimin një debat me Berishën.

ndërkombëtar, duke pasur si kriter punësimin e mijërave qytetarëve. Nga nesër dhe në vijim do t’u paraqesim shqiptarëve në termat më realiste programin tonë të punësimit në të gjitha fushat. Ne këto premtime këto projekte dhe zotime i marrim bazuar në arritje reale, që kanë bërë të vlerësojnë Shqipërinë një histori të vërtetë suksesi dhe vendi i vetëm ku u ul papunësia”, deklaroi Berisha. Gjatë fjalës së tij shefi i ekzekutivit u ndal edhe te çështja e tri ligjeve të bllokuara në parlament, duke theksuar se deri në datën e zgjedhjeve ai do të jetë gjithmonë i gatshëm për të votuar tri ligjet në parlament ose në të kundërt do

të përshpejtojë procedurat për referendumin, që ai të zhvillohet në kohën më të afërt të mundshme. “Shtylla e tretë më kryesore ku ne bazojmë punimin është integrimit në BE. Së pari, statusit i vendit kandidat. 23 qershori po afron. Gjer me 23 qershori ne jemi të gatshëm të mbledhim parlamentin vetëm për të votuar ato 3 ligje. Por në rast se pala tjetër me një vullnet të sëmurë vijon dhe insiston bllokimin e tyre, ne në afatin më të parë ligjor do të thërrasim referendumin dhe unë kam bindjen më të thellë se qytetarët shqiptarët do të zhbllokojnë dhe do t’i japin përgjigje më të mirë procesit të marrjes së statusit të vendit kandidat”, - shtoi Berisha.

Deputeti i PD komenton zhvillimet politike dhe përballjen e programeve

Cara: Do të fitojmë më 23 qershor, sepse kontrata me qytetarët vazhdon mandat të tretë qeverisës? - Besoj se pyetja juaj është për projekte në nivel lokal, apo jo?! Këtu ka shumë vend për të folur, por përcaktimi juaj “të mjaftueshme për një mandat të tretë” krijon gjithë hapësirën për përgjigjen që ju kërkoni. Durrësi, për shkak të pozicionit të tij gjeografik, por dhe të madhësisë, si qarku i dytë më i madh i vendit dhe me potenciale të mëdha në zhvillimin ekonomik të tij, ka qenë në fokus të shumë prej projekteve madhore të qeverisë në këta 8 vjet. Për të folur me projekte dhe me vlera, do të thosha se në këta 8 vjet u realizuan me financim të drejtpërdrejte të qeverisë të gjitha rrugët hyrëse në Durrës: unaza e qytetit, rruga e Kënetës, Porto-Romanos, Shkozetit, unaza e plazhit, bajpaset, pa folur këtu për rrugët e komunave dhe të bashkive të qarkut. Do të vazhdoja me impiantin e ujërave të zeza, investimet e shumta në ujësjellësin e Durrësit, që kanë zgjidhur dhe kanë në proces një problem të pazgjidhur që nga koha e komunizmit - atë të furnizimit me ujë, terminalet në portin e Durrësit, portin e ri të peshkimit që më në fund filloi ndërtimin, kampusin universitar, që ndoshta për çështje javësh përfundon godinën e tij të parë, pa harruar Rrugën e Kombit, e cila ka impaktin e saj në ekonominë lokale dhe drejtpërdrejtë në turizmin e Durrësit, si dhe një numër shumë të madh shkollash në qark. Sigurisht që japin impaktin e tyre dhe shumë nga projektet, politikat në nivel qendror në nivel lokal dhe po përmend vetëm vendimin e fundit të qeverisë për të hequr tatimin pagave nën 30 000 lekë, që sjell një efekt direkt mbi mira fasonistët që punojnë në qarkun e Durrësit. A do të kishim dashur të bënim më shumë? Kjo është një pyetje që nuk ka nevojë për përgjigje. A ka pasur gjëra që duheshin bërë e menaxhuar më mirë? Sigurisht që po. Programi i PD-së dhe i qeverisjes sonë në këto vite besoj se është programi më ambicioz i qeverisjes së vendit në këta 100 vjet të ekzistencës së shtetit shqiptar, që nisur dhe si durrsak dhe nga specifikat e jetës dhe të familjes durrsake, më duhet ta theksoj

fort, na bëri qytetarë të barabartë me të gjithë evropianët për sa i përket lirisë së lëvizjes, dhe kjo është një gjë që ne e ndiejmë, sepse gjithkush prej nesh ka një njeri apo të afërm në vendet e BE-së. Është kohë që PD-ja po përgatit programin e ri elektoral dhe natyrisht që 8 vjetët e qeverisjes shërbejnë si garancia më e mira jona ndaj qytetarëve shqiptarë dhe në rastin tonë atyre durrsakë. Kontrata jonë me qytetarin dhe për qytetarin vazhdon. Ne kemi akoma shumë ëndrra dhe projekte për Durrësin, kemi shumë shpresa për të ardhmen të cilën së bashku mund ta bëjmë më të mirë për të gjithë qytetarët e këtij vendi, pavarësisht ngjyrimit të tyre politik. - Partia Socialiste ka hyrë në këtë fushatë me një program ambicioz, pjesa nga i cili kryetari i kësaj partie ka prezantuar edhe në qytetin e Durrësit. Ju sigurisht do t’i kundërshtoni ato, por cilat janë argumentet tuaja se ky program nuk do të ketë suksesin që parashihet nga drejtuesit socialistë? - Fakti që një aktor si Bepe Grillo fiton 25% të votave në Itali duket se e ka frymëzuar Ramën që të lërë pikturën dhe të fillojë aktrimin. Ajo çka Rama foli dhe aktroi në Durrës ishte qesharake dhe dëshmoi se ai kupton pak politikë (dhe për fat të mirë tonin, është në krye të opozitës), por për më tepër nuk di ku fillon dhe ku mbaron pushteti lokal nga pushteti qendror. Rama nga Durrësi, i frymëzuar dhe nga Gjushi, që për të qenë realist është “mister shkatërrimi”, foli për përgjegjësi që prej vitesh i takojnë kryetarit të bashkisë së partisë së tij. Foli për cenim të trashëgimisë, duke harruar masakrën e ndërtimeve me dhe pa leje që Dako ka frymëzuar në Durrës, duke rrënuar dhe lejuar të ndërtohet mbi Durrësin e vjetër dhe trashëgiminë kulturore e historike të tij; foli për kulturën e rrënuar nga qeverisja jonë, duke harruar që salla dhe pallati në të cilin ai aktroi menaxhohet nga fondet e Bashkisë së Durrësit; foli për rrënim të kulturës, duke harruar që fondet e kulturës së Bashkisë shkojnë për festivalet e

nënkryetarit të Bashkisë dhe miqve politikë të Gjushit; foli për mungesë idesh dhe fondesh që mbështesin artin pamor, duke harruar që Gjushi ngriti një galeri për turp për këtë art në mes të Durrësit, që të nxjerrë mallin e dyqaneve të kohës së Enverit. Për kë fliste Rama në Durrës më duket vetëm ai nuk e kuptoi. E ndërsa fliste për këndvështrimin e tij dhe të Gjushit mbi turizmin, harroi që në Durrës nuk ka një zyrë për të informuar turistët (që për të qenë të sinqertë, kanë qenë të shumtë në vitin që lamë pas dhe për shkak të krocierave të shumta në portin e Durrësit), nuk ka një uebsajt të Bashkisë apo një guidë çfarë dhe si duhet vizituar në Durrës, për të mos folur për semaforët, që kurrë nuk punuan në këta 6 vjet, dhe trafikun, që kurrë nuk e zgjidhën kryetarët e tij të Bashkisë me parkingje dhe zgjidhje infrastrukturore dhe për të përfunduar në një përgjegjësi direkte të Bashkisë, që është mospastrimi dhe administrimi i plazheve të qytetit. Rama me cinizmin e tij në ekstrem fyeu rëndë njerëzit e thjeshtë të këtij vendi kur tha se ai dhe Gjushi nuk do të lejojnë më “që Durrësi të shihet vetëm si vendi ku vihet për plazh me bukë me vete në korrik dhe gusht”, duke harruar që pasuritë e natyrës u përkasin të gjithëve dhe duke dëshmuar se demagogjinë e tij për politika ndaj të papunëve dhe të varfërve askush nuk mund ta besojë në këtë vend. Aktrimi i Ramës dhe babëzia e shpurës së tij në Bashkinë e Durrësit konfirmon se “Rilindja” është një slogan a program që nuk mund të bashkëjetojë me masakrën e tyre në plazhin e Durrësit dhe prishjen e urbanistikës së Durrësit, amfiteatri, për të cilit ai thërret aq shumë, është e vështirë ta gjesh, sepse pallatet dhjetërakatëshe me lejen e Gjushit e kanë rrethuar atë. Programi i Ramës dhe fjala e tij në Durrës i drejtohen po Ramës dhe njerëzve të tij, që çdo ditë keqadministrojnë qytetin, të sotmen dhe të ardhmen e tij. - Zoti Cara, pjesë shumë e rëndësishme e fushatës elektorale për këto zgjedhje është dhe lista me

të cilën PD-ja do të hyjë në këtë garë, pra më 23 qershor. Cilat janë kriteret me të cilat do të përcaktohet kjo listë dhe a janë bërë hapa konkretë në këtë drejtim? - Është shpejt të flitet për listë. Më tepër rëndësi ka që të punohet çdo ditë për fitoren, dhe ne këtë po bëjmë. Partia Demokratike është një parti që ka ditur të mbajë rreth vetes njerëzit që në vite kanë kontribuar në fitoren dhe suksesin e saj. Besoj se ne do të dimë ta bëjmë shumë mirë këtë gjë dhe në këtë fushatë jemi të gjithë bashkë, që nga themeluesit e PD-së së Durrësit e deri tek ata që sapo janë anëtarësuar. - Në këtë fushatë elektorale po flitet për një rol të rëndësishëm të partive të vogla, kryesisht ato që kanë dalë nga PD-ja. E kam fjalën për FRD-në, sa ndikim ka në Durrës kjo forcë e re politike, të cilën ju e keni thënë se bashkë i bën mosmirënjohja? - Besoj se përgjigjen për FRD-në e kam ezauruar në intervista të tjera dhe mendoj se gjykimi im për ta nuk ndryshon. Për të qenë i sinqertë, i mbetem mendimit se dy apo disa njerëz që PD-ja u dha mundësinë të drejtonin disa nga institucionet më të mëdha në këtë vend treguan që meskiniteti dhe ambiciet e vogla përkundrejt pushtetit të madh që ata patën i çuan në një aksion politik pa krye. - A mund të më thoni cili është qëllimi dhe ambicia e tyre më e madhe aktualisht? - Çfarë mund të bëjë Topi apo Oketa me partiçkën e tyre, të ndryshojnë politikën në Shqipëri?! E kush mund ta besojë! Bamir Topi cenoi si askush tjetër Presidencën duke e kthyer në seli të grupimit të tij politik të mllefit ndaj PD-së dhe për më tepër ai dhe Oketa, që akoma mban në parlament vendin e marrë me votat e PD-së, po luftojnë sot për çfarë, për të qenë deputetë?! Inati dhe mosmirënjohja nuk besoj se jo ata, po askënd nuk kthen më reputacionin e humbur dhe për më tepër nuk mund të bindë askënd në këtë vend. Nuk do doja të vazhdoja më gjatë, se historitë e largimeve nga PD-ja asnjëherë nuk kanë qenë të suksesshme, dhe kjo tanimë është më se e provuar.


opinion • E hënë 18 mars 2013

»

11

Krijimi i Bashkësisë së Komunave të Veriut dhe pasojat e zgjidhjes me probleme

U

deshën gati 14 vjet që Kosova dhe Serbia të lodhen me Veriun e Mitrovicës e më pas të vijnë te padurimi për zgjidhjen e krizës në këtë vend. Më së shumti europianët punuan që me injeksione të vazhdueshme rreth asaj që quhet “proces i integrimit në BE” t’i nxitin palët drejt një zgjidhjeje të integruar, e cila kënaq edhe Beogradin, edhe Prishtinën. Kënaqësia që ndiejnë dy kryeqytetet ballkanike ka të bëjë me atë që quhet “çlirimi i ndërsjellë nga njëri-tjetri”. Kosova ka kërkuar e luftuar që prej një shekulli të çlirohej prej Serbisë dhe Serbia, së paku prej disa vjetësh, luhatet midis mitit të Kosovës dhe çlirimit prej saj. Po a do të çojë një marrëveshje e mundshme në çlirimin e palëve nga paranoja e konfliktit kundër njëri-tjetrit? Një marrëveshje që mund të nënshkruhet të mërkurën e ardhshme apo më datën 28 mars, kjo s’ka rëndësi, besohet se do të çojë në normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve shqiptaroserbe në Kosovë dhe do t’i hapë rrugë një epoke të re në marrëdhëniet midis tyre e atyre rajonale. Në të vërtetë Mitrovica nuk ka mbajtur dhe nuk mban peng vetëm marrëdhëniet e boshtit Beograd–Prishtinë, ajo ka bllokuar dhe acaruar shumë konflikte me sfond etnik në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pasi palët në këtë konflikt inspirohen dhe gjejnë një mundësi më shumë për të rezistuar dhe për t’u rikthyer në “fushëbetejën” e papërfunduar. Marrëveshja që do të nënshkruajnë dy kryeministrat e dy vendeve duket se do të aplikojë modelin gjerman të fillimit të viteve ’70 të pranimit të Gjermanisë Lindore nga ana e Gjermanisë Perëndimore. Deri atë kohë gjermano-perëndimorët nuk e njihnin shtetin lindor të Gjermanisë, me arsyetimin se nuk kishte dy, por vetëm një Gjermani, çka u realizua më 3 tetor të vitit 1990. Po çfarë ishte, në fakt, marrëveshja e 21 dhjetorit 1972, e cila u firmos në Berlinin Lindor ndërmjet kancelarit gjerman Vili Brand dhe shefit të shtetit të Gjermanisë Lindore Erik Honeker? Deri në këtë kohë ndarja konsiderohej arbitrare, e padrejtë dhe fiktive. Për këtë shkak grindjet e gjermano-perëndimore shtriheshin më gjerë, deri te mosnjohja e disa vendeve të kampit socialist. Vili Brand me ardhjen në pushtet (1969) solli vizionin e tij për një politikë të re ndaj bllokut lindor. Doktrina e tij u zhvillua përmes filozofisë së zgjidhjes së problemeve me bisedime. Deviza e tij ishte “paqja nuk është gjithçka, por pa paqe nuk ka asgjë”. Më parë se të normalizoheshin marrëdhëniet midis dy Gjermanive kancelari i RFGJ-së nënshkroi marrëveshje të normalizimit të marrëdhënieve me Poloninë, Bashkimin Sovjetik etj. Pjesë e kësaj doktrine dhe filozofie ishte normalizimi i marrëdhënieve me Gjermaninë Lindore, e cila për shkak të refuzimit gjermano-perëndimor nuk ishte bërë ende anëtare e OKB-së. Me nënshkrimin e marrëveshjes së dhjetorit 1972 u krijua një etapë e re në marrëdhëniet midis të dy vendeve. U vendosën marrëdhëniet diplomatike, RDGJ-ja u pranua në OKB, ajo u njoh nga të gjitha vendet e botës, u përmirësuan dhe u zhvilluan të gjitha marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, përfshirë ato mbi kufirin, tregtinë etj. Normalizimi i këtyre marrëdhënieve u përshëndet asokohe nga komuniteti ndërkombëtar dhe shtensionoi situatën e brishtë jo vetëm midis dy Gjermanive, por dhe midis dy blloqeve politiko-ushtarake më të fuqishme të globit: NATO-s dhe Traktatit të Varshavës. Bashkimi Europian dhe baronesha Ashton kërkojnë që të arrijnë të njëjtin objektiv në rastin e konfliktit midis Serbisë dhe Kosovës. Si shefe e diplomacisë europiane dhe ndërmjetësuese e bisedimeve Prishtinë-Beograd, Ashton javën e kaluar vizitoi këto dy kryeqytete dhe në përfundim të kësaj vizite lavdëroi kryeministrat Thaçi e Daçiç, duke u shprehur se “është e mundur të arrijnë marrëveshje”. Ajo është optimiste se pajtimi midis Serbisë dhe Kosovës do të arrihet shpejt. Serbia e ka kushtëzuar pajtimin e saj me një status special për serbët në Veri të Mitrovicës. Ajo kërkon të krijohet Bashkësia e Komunave me shumicë serbe, e cila të ketë pushtet të mjaftueshëm legjislativ e ekzekutiv, sa të shpërfillë kushtetutën e Kosovës, institucionet e saj dhe sovranitetin e qeverisë së Prishtinës në Veri të vendit. Ndërsa një draft i BE-së ka ndryshuar emrin nga “Bashkësi e Komunave të Kosovës” në “Rajoni Europian i Serbëve të Kosovës” dhe Prishtina e quan Asocasion i Komunave Serbe në Kosovë. Duket qartë se më shumë i jepet rëndësi emërtimit sesa përmbajtjes dhe kompetencave të kësaj bashkësie. Por kryeministri Hashim Thaçi e kundërshton vazhdimisht këtë projekt të Serbisë. Ndërkaq në Veri të Mitrovicës serbët kundërshtojnë çdo lidhje të këtij rajoni me institucionet e Prishtinës. E pakta ata kërkojnë një status, çfarë e kishte Kosova me Kushtetutën e vitit 1974, pra një autonomi të plotë në pikëpamje administrative dhe pavarësi nga Prishtina,

Nga Enver BYTYÇI

duke pranuar vetëm autoritetin e shtetit të Kosovës në fushën e politikës së jashtme e të mbrojtjes. Është e tepërt të bëhen krahasime midis Kosovës dhe tri komunave në Veri të Mitrovicës, të cilat kërkojnë statusin e autonomisë së vitit 1974. Por mbi gjithçka synimi është që serbët në Veri të kenë të drejtën e vetos, madje dhe gjykatë, me të cilën të përjashtohej autoriteti i Gjykatës Supreme e të Prokurorisë së Përgjithshme të Kosovës. Natyrisht që kaq shumë nuk do të lëshojë Prishtina, por serbët e kanë në stilin e tyre të sjelljes politike e diplomatike që përmes kërkesave maksimaliste të arrijnë të imponohen në thelbin e kërkesave të tyre. Prandaj dhe dalja nga kornizat e planit të Ahtisarit dhe të kushtetutës së Kosovës është një precedent i rrezikshëm për të ardhmen e të gjithë rajonit. Shefja e shërbimit diplomatik amerikan në Prishtinë ka kërkuar që asnjë marrëveshje të mos kontestojë planin e Ahtisarit, i cili jep mjaft hapësirë për zgjidhjen e konfliktit dhe garanton të gjitha të drejtat e serbëve në Kosovë. Ndërkohë kryeministri Daçiç “fajëson” SHBA-të se “nuk lejojnë Prishtinën të bëjë lëshime përtej planit të Ahtisarit”. Nuk e di nëse vendet europiane dhe baronesha Ashton janë të gatshme të bëjnë presion për ta shkelur vijën e kuqe të këtij plani, por mediet perëndimore kanë cituar burime diplomatike të Brukselit, të cilat pohojnë se Bashkësia e Komunave Serbe do të ketë disa kompetenca përtej Kushtetutës ahtisariane të Kosovës. Sipas gazetës austriake “Standard”, “marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve duhet të parashikojë në mënyrë ideale që Prishtina do të jetë dakord me krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe në Kosovë”. Dy ditë më vonë ky emërtim është zëvendësuar më gjetjen “Rajon Europian i Serbeve”!!! Kjo bashkësi mund të ketë në lidhjen e saj vetëm komunat me shumicë serbe në Veri të Mitrovicës, ose të gjitha komunat e Kosovës, gjithashtu me shumicë serbe, gjë që mbetet e hapur dhe në vullnetin e këtyre komunave. Diplomati europian shprehet se Bashkësia e Komunave Serbe do të ketë parlamentin e saj si dhe drejtimin e policisë e të sistemit e të drejtësisë. Ndërsa sa u përket kompetencave ekzekutive ai mendon se kjo do të ndodhë nëse Prishtina do t’i pranojë edhe këto lloj kompetencash. Por në analizën e kësaj performance mund të arrihet në përfundimin se asnjë rajon në botë që ka e do të kishte një parlament, pra një legjislativ, me të cilin nxjerr ligje ose merr vendime, nuk mund të funksionojë pa kompetencat ekzekutive. Ndërkaq kompetencat ekzekutive janë të parapara për komunat nga ana e vetë kushtetutës së Kosovës dhe do të ishte pa kurrfarë dobie refuzimi i kompetencave ekzekutive kur në anën tjetër pranohet krijimi i një parlamenti autonom. Është krejt logjike se, nëse pranohet të krijohet një parlament panserb i Kosovës, atëherë ai do të ketë domosdo të drejtën e vetos ndaj institucioneve të Kosovës e de facto jo ndaj institucioneve të Serbisë, së paku sa i përket rregullimit të jetës së kësaj Bashkësie. Prishtina nuk do të guxonte në asnjë rrethanë revokimin e kësaj të drejte, sepse do të jepte një shkas që serbët e Veriut të shpallnin autonomi ose pavarësi të plotë nga pjesa tjetër e territorit të Kosovës. Kështu që një deklaratë e zonjës Lunaçek se “Kosova nuk do të jetë kurrë më pjesë e Serbisë” duket pak si e

paargumentuar, po qe se zgjidhja do të njohë të drejtën e kompetencave legjislative autonome për Veriun e Kosovës, pasi, nëse jo territorit nën Ibër, pjesës veriore i krijohet shansi që një ditë të bëhet pjesë e Serbisë. Ndërkaq Beogradit, gjithnjë sipas diplomatit europian, do t’i kërkohet që në këmbim të kësaj zgjidhjeje të tërheqë nga Kosova forcat e saj të sigurisë e të shërbimit të fshehtë, të shuajë institucionet paralele nëpërmjet legjitimimit të tyre përmes zgjedhjeve lokale dhe të pranojë anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare, përfshirë dhe OKB-në e OSBE-në. Në këtë kuadër Beogradi e Prishtina do të jenë të detyruara të këmbejnë ambasadorët e tyre, por, ashtu si në rastin e Gjermanisë Perëndimore, Serbia nuk do të jetë e detyruar ta njohë shtetin e pavarur të Kosovës. Ndërkaq doganat në Veri do t’i dorëzojnë të ardhurat e tyre në llogari të veçantë dhe jo në buxhetin e Kosovës, fond i cili do të shkojë për zhvillimin e këtij territori. Kjo llogari e veçantë thuhet se do të kontrollohet edhe nga Prishtina, edhe nga Beogradi, pasi të dyja doganat do të derdhin fondin në këtë llogari, por praktikisht janë të njohura tashmë manovrat e Serbisë për fshehjen e të ardhurave dhe përdorimin e tyre me sfond politik. Në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare marrëveshjet politike për zgjidhjen e konflikteve janë imponuar, ose ato janë nënshkruar me vullnetin e të dyja palëve. Mbas Luftës së Parë Botërore marrëveshjet me Gjermaninë u imponuan nga ana e Konferencës së Versajës dhe kjo praktikë çoi në lindjen e fashizmit dhe katastrofën e Luftës së Dytë Botërore. Kur mbas Luftës së Dytë Botërore marrëveshjet u nënshkruan me vullnetin e palës gjermane dhe asaj franceze, atëherë filloi një erë e re në historinë e Europës moderne. Po kështu shtetet që lindën përmes marrëveshjeve të vullnetit të mirë pas rënies së Murit të Berlinit duket qartazi se kanë një përparim të pandërprerë në fushën e demokracisë dhe të zhvillimit politik e ekonomik. Ndërsa shtetet që lindën përmes konfliktit, siç është dhe rasti i Kosovës ose Bosnjë-Hercegovinës, vijojnë ende të përjetojnë kriza të njëpasnjëshme. Kjo do të thotë se marrëveshja midis Prishtinës dhe Beogradit për Veriun e Mitrovicës nuk duhet imponuar. Kjo do të thotë se Prishtina nuk ka pse t’i lutet Beogradit, përkundrazi, është Beogradi ai që duhet t’i bjerë më gjunjë Prishtinës për shkak të masakrave dhe terrorit që ka ushtruar në Kosovë. Por kjo nuk ka ndodhur e nuk po ndodh, prandaj është mbërritur te një pikë zgjidhjeje të imponuar nga ana e Bashkimit Europian. A do ta pranojë Prishtina këtë lloj opsioni imponues? Gjasat janë se kryeministri Thaçi do të pajtohet me zgjidhje problematike për Veriun e Kosovës, duke i lënë Kosovës një problem të madh nëpër këmbë, i cili do të prodhojë për shumë dekada konflikte dhe grindje. Nuk është e thënë se një marrëveshje me probleme e me pasoja do të sjellë në Kosovë forcimin e forcave radikale, por kjo nuk do të ndihmonte në forcimin e shtetit të Kosovës e për pasojë do të kemi radikalizmin e të gjithë shoqërisë. Edhe nëse Kosova do të pranohej në OKB dhe të gjitha organizmat e tjerë ndërkombëtarë, edhe nëse Serbia do ta njihte shtetin e Kosovës, edhe nëse do të nënshkruhej një marrëveshje e njohjes së kufijve, përsëri dinamiti mbetet brenda kufirit të Kosovës. Serbët e asociuar në një bashkësi më vete, me legjislativ, polici e sistem gjyqësie më vete, por dhe me ekzekutiv të vetin, do të vijonin praktikisht të mos pranonin sovranitetin e Prishtinës në Veri të Mitrovicës. Veçse këtë radhe jo me barrikada, jo me vrasjen e policëve shqiptarë, por me ushtrimin e kontrollin e të gjithë pushtetit në territorin e tyre, pavarësisht kushtetutës së Kosovës. Një marrëveshje e tillë nuk do ta ndryshojë aspak gjendjen në terren krahasuar me situatën e sotme. Madje, llogaria e buxhetit të komunave të asociuara serbe do të jetë më vete, me status të paprekshëm nga ana e Prishtinës, ndoshta edhe me praktika dhe tarifa doganore e tatimore të përcaktuara nga parlamenti serb brenda Kosovës. Një parlament i bashkësisë serbe në Kosovë do të transferojë parlamentin e Serbisë në këtë vend, sepse aty do të aplikohen të gjitha ligjet serbe, por aspak ligjet e Kosovës. Dhe në të gjitha këto rrethana konflikti shqiptaro-serb nuk do të gjejë zgjidhje, përkundrazi, do të thellohet më tej dhe shqiptarët në këto kushte do të detyrohen t’u drejtohen mjeteve radikale të rezistencës. Grupi ndërkombëtar i krizave sheh vazhdimin e konfliktit, nëse marrëveshja shqiptaro-serbe del përtej planit të Ahtisarit, dhe ky parashikim është krejt real dhe i pashmangshëm. Një marrëveshje me probleme do ta qetësonte Beogradin dhe Serbinë, por do të shkaktonte një reaksion zinxhir të të gjithë shqiptarëve në rajon. Më pas nuk do të kenë më vlerë këshillat dhe ultimatumet për zbythje nga retorika nacionaliste, sepse nuk do të ishin politikanët ata që do të kontrollonin situatën.


12

« zodiak

E hënë 18 mars 2013 •

javor

horoskopi Dashi

tregoheni te kursyer me shpenzimet. Influenca e yjeve do jete kontradiktore ne sektorin e shëndetit. Tregohuni me te kujdesshëm dhe për çdo shqetësim këshillohuni sa me pare me mjekun. Mos dëgjoni çfarë mund t’iu thonë mjeket popullore. Ne pune do përballeni me probleme te vështira dhe do jeni gjithë kohës te stresuar. Nëse pranoni ndihmën e miqve do gjeni shpejt zgjidhje. Situata në familje do të jetë e qetë.

Mos u tregoni më shumë dyshues sesa duhet të ketë javë për atë që keni në krah sepse në të vërtetë ai nuk iu tradhton. Mos lejoni xhelozinë të drejtojë sjelljen tuaj. Beqarët do kenë një javë të bukur dhe me diell. Personi që do takoni do jetë i këndshëm dhe mjaft i respektueshëm. Në planin financiar do keni disa vështirësi. Mos u tregoni të pamatur dhe shpenzoni me kujdes! Shëndeti do jetë i mirë. Nuk do vuani nga asnjë lloj sëmundje dhe do jeni më në formë. Ata që kanë kaluar një infeksion para disa kohësh do pastrohen tërësisht. Në sektorin profesional, Marsi do ju nxisë të jeni më ambiciozë dhe të bëni çdo gjë për ta arritur atë që dëshironi. Vazhdoni përpjekjet sa të mundni. Marrëdhënia me familjarët do jetë e mirë.

Shigjetari

Demi

Javë harmonike për të dashuruarit. Do tregoheni më të gatshëm të bëni ato që ju kërkon partneri dhe do kaloni momente emocionuese pranë tij. Optimizmi që do keni do jetë një armë e fortë edhe për të ardhmen. Beqarët do tregohen të papërgjegjshëm dhe do fillojnë lidhje të pamenduara mirë. Financat duhet ti menaxhoni me shumë kujdes dhe maturi. Yjet këshillojnë që të mos jepni as hua gjatë kësaj jave. Shëndeti do jetë përgjithësisht i qëndrueshëm. Do jeni në gjendje të mirë fizike dhe morale. Mos harroni të konsumoni fruta dhe të bëni kujdes me yndyrën e tepruar. Në punë do jetë javë e favorshme për të nisur projekte me rëndësi. Disa kolegë do ju ndihmojnë të arrini më shpejt objektivat. Familja nuk do ketë probleme.

Binjakët

Jave e bukur dhe me momente të shumta kënaqësie. Ata që kanë një lidhje me një person të shenjës së Dashit do jenë më të privilegjuarit. Beqarët do kenë një takim impresionues i cili mund të shndërrohet shpejt në një lidhje të qëndrueshme nëse shpreheni dhe largoni turpin. Financat nuk do jenë shumë të mira, por parashikimet janë premtuese. Mund ta stabilizoni situatën nëse tregoheni të kujdesshëm me shpenzimet. Shëndeti nuk do jenë i mirë. Planetet do ju nxitin të mos bëni kujdes me ushqimin dhe do keni disa shqetësime sidomos me zorrët dhe stomakun. Në punë do keni fat. Mund t’ju bëhet edhe një propozim interesant për ndryshim posti, por kjo duhet menduar me kujdes. Jeta familjare do jetë e qetë.

Gaforrja

Edhe pse do keni disa mosmarrëveshje me partnerin ne ditët e para te javës, duhet te keni kurajën t’i përballoni ato. Klima do filloje te ngrohet pak nga pak nga fundi i javës. Beqaret do kenë mundësi te shumta për aventura emocionuese. Përfitoni nëse kjo ehte ajo qe dëshironi. Ne planin financiar ka ardhur koha te tregoheni te kursyer nëse doni te financat mos kenë tronditje te mëdha. Ne sektorin e shëndetit gjerat do shkojnë me se miri. Do keni rezistence te mire dhe nuk pritet as shqetësimi me i vogël. Personat qe vuajnë nga sëmundje kronike duhet te bëjnë një vizite tjetër mjekësore. Ne pune do jete periudhe e favorshme për plotësimin e disa prej objektivave. Do e dini mire ku te orientoheni dhe do arrini atë që keni programuar prej kohësh. Marrëdhënia në familje do të jetë e tensionuar.

Luani

Do e surprizoni partnerin me sjelljen tuaj shembullore gjate kësaj jave. Do kujdeseni me tepër për te dhe do ia plotësoni dëshirat. Ai do ndihet mire edhe pse do i duket çudi ky ndryshim i menjëhershëm. Beqaret me ne fund do përjetojnë emocionet e te qenit ne një lidhje. Mjedisi yjor nuk do jete shume i përshtatshëm për sektorin e financave. Mos shpenzoni më shumë sesa ua mban xhepi sepse do keni prob-

leme të mëdha më vonë. Shëndeti nuk do jetë aspak problematik edhe pse lodhja do bëjë të veten. Flini më tepër dhe do keni më shumë energji. Në jetën profesionale do jeni plot vullnet dhe dëshirë për të ecur përpara. Inteligjenca dhe kujdesi që keni do ju çojë atje ku dëshironi. Jeta familjare do jetë harmonike dhe e bukur.

Virgjeresha

Marrëdhënia me partnerin nuk do jetë shumë e mirë gjatë kësaj jave. Do tregoheni shumë kërkues dhe kritikues njëkohësisht, çka nuk do i pëlqejë aspak atij që keni në krah. Beqarët nuk duhet të ecin me sy mbyllur dhe të shohin nga do i çojë rruga sepse do përbalen me zhgënjime dhe do vuajnë. Nëse shpenzoni vetëm për gjërat e nevojshme dhe nuk e teproni me blerjen e gjërave të qejfit, financat do jenë të qëndrueshme. Fizikisht do ndiheni mirë, megjithatë disa ushtrime fizike dhe pak më tepër kujdes me ushqimin do ju ndihmonte të kishit energji më shumë. Në planin profesional do keni fat me shumicë dhe do jeni më të suksesshmit nga kolegët. Shefat do ju japin edhe mundësi të shprehni mendime që keni mbi një temë delikate. Dielli do e bëjë jetën tuaj familjare më emocionuese. Do ndiheni mirë.

Peshorja

Falë mbështetjes që do ju japë Jupiteri dhe Venusi gjatë kësaj jave, jo vetëm që do i sqaroni mosmarrëveshjet në çift, por do kaloni edhe momente pasionante me partnerin. Beqarët do vrapojnë pas personit të parë që do ju pëlqejë dhe do zhgënjehen mjaft. Financat do jenë kryesisht të qëndrueshme. Do bënit mirë të mbroheshit nga vjedhjet e portofolëve apo të shtëpisë të cilat do ndikonin mjaft tek situata financiare. Pas një periudhe jo të mirë dhe pa shumë energji, këtë javë do ndiheni më të qetë dhe plot energji. Çlodhuni sa të mundni dhe merruni me ndonjë sport. Në punë do jeni më shumë sesa duhet ambiciozë. Kujdes sepse pa u penguar nuk do arrini dot atje ku dëshironi. Ndikimi i yjeve do e bëjë më të bukur ambientin familjar.

Akrepi

Tregohuni me te respektueshëm me partnerin këtë jave dhe mos e ndrydhni atë. Ne i kërkoni llogari gjithë kohës do e lodhni atë dhe do e shtyni te kërkojë dike tjetër. Për beqaret priten dashuri me shikim te pare. Lërjani çdo gjë kohës dhe mos bëni asgjë me ngut. Financat do jene përgjithësisht te mbrojtura dhe ju do vazhdoni te

Marrëdhënia juaj me partnerin do jetë shumë e qetë gjatë kësaj jave. Përfitoni sa të mundni për të folur për tema të rëndësishme duke qenë se do jeni edhe më të kthjellet. Për beqarët do jetë një periudhë ideale për të filluar histori dashurie pasionante. Të ardhurat do kenë përmirësime. Përpjekjet dhe sakrificat që keni bërë kohët e fundit do japin rezultatet e veta. Tashmë mundohuni të ruani ekuilibrin. Gjendja juaj shëndetësore nuk do jetë shumë e mirë. Disa do kenë dhimbje artikulacionesh, kockash apo edhe dhimbje shpine. Do bënit mirë të shmangnit sheqernat dhe yndyrnat. Në punë ka ardhur momenti të bëni zgjidhje të vështira por që janë mjaft të domosdoshme. Disa miq do ju ndihmojnë. Periudhë e mirë edhe për jetën familjare.

Bricjapi

Javë e mbushur me lumturi dhe emocione pa fund. Partneri do ju surprizojë gjatë gjithë kohës dhe do ju bëjë shpeshherë të ndiheni si në ëndërr. Beqarët jo vetëm që do kenë takime, por ato shumë shpejt do shndërrohen në lidhje serioze ose martesa. Në planin financiar mos prisni përmirësime të mëdha, por gëzohuni me situatën e qëndrueshme që do ekzistojë. Lodhja do ndikojë së tepërmi tek shëndeti. Nga ana tjetër mbrohuni edhe nga i ftohti i cili nuk është i zakonshëm për këto ditë pranvere. Mos u vishni hollë sapo të shihni ndonjë rreze dielli. Në planin profesional, planetet do jenë në anën tuaj dhe do ju sjellin fat. Disave do u bëhen edhe disa propozime të papritura, por mjaft interesante. Në familje do mbizotërojë energjia pozitive.

Ujori

Jeta sentimentale e çifteve do mbrohet nga të gjithë planetet gjate kësaj jave. Dielli do sjellë ngrohtësinë dhe do ju nxitë të tregoheni më mirëkuptues me njëri-tjetrin. Për beqarët do jetë javë e favorshme për takime interesante. Mos kërkoni menjëherë të krijoni lidhje serioze, por merrini gjërat shtruar. Në planin financiar do ju duhet të merrni disa vendime me të vërtetë të vështira, prandaj bëni kujdes. Shëndeti do ketë disa shqetësime. Mos hani më tepër sesa duhet sepse stomaku juaj do jetë i ndjeshëm dhe do keni dhimbje. Edhe lodhja do sjellë pasojat e veta. Në punë mundohuni të ndryshoni rutinën dhe të provoni përvoja të reja. Me pak mundim do arrini atje ku dëshironi. Familja do ju gjendet pranë në çdo moment dhe do ju mbështesë.

Peshqit

Marrëdhënia me partnerin do jetë më e mirë gjatë kësaj jave. Nuk do i mbani inat njëri-tjetrit dhe do dini të kërkoni falje. Në fakt do e ndieni më shumë se kurrë se keni nevojë për partnerin. Beqarët duhet të dalin nëpër takime, por nuk duhet t’i pranojnë sa hap e mbyll sytë, propozimet që do iu bëhen. Paratë do jenë shqetësimi juaj më i madh. Situata nuk do jetë e qëndrueshme prandaj duhen marrë masa edhe më strikte. Shëndeti nuk do jetë i keq, por gjithsesi yjet këshillojnë teë bëni pak më tepër kujdes me ushqimet. Ata që kanë pasur probleme me qarkullimin e gjakut do kenë përmirësime. Nëse puna në të cilën jeni nuk ju përmbush dhe nuk ndiheni rehat, kërkoni diçka tjetër. Java do jetë e përshtatshme. Familja mirë.


bota

»

• E hënë 18 mars 2013

s p e c i a l e

P

ozicionet e kryetarëve te shteteve dhe të qeverive në Evropë janë larg njëri-tjetrit. Nën presionin e Francës dhe të Britanisë së Madhe, BE-ja do të diskutojë ditët e ardhshme për furnizimin me armë të rebelëve sirianë. Papunësia, ankthi social dhe recesioni, tema këto që dominojnë në BE për vite me radhë, ishin në qendër të diskutimeve të takimit të nivelit të lartë të BE-së në Bruksel, ku politikën e konsolidimit dhe të kursimit nuk dukej se kishte qejf ta zinte në gojë asnjë kryetar qeveria. Edhe Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila konsiderohej deri tani si kursimtare e hekurt, qëndroi e tërhequr duke shprehur në mënyrë indirekte se sa larg njëratjetrës janë pozicionet në Evropë: “Ne mund t’i arrijmë objektivat që kemi i vendosur vetes - rritja ekonomike dhe sidomos vende pune për sa më shumë njerëz në Evropë, dhe natyrisht dhe buxhete solide - vetëm nëse mund të zhvillojnë një kuptim të përbashkët të politikës ekonomike”. Pikërisht një këtë kuptim i tillë i përbashkët mungon. Presidenti francez, François Hollande, kërkon “fleksibilitet” në përmbushjen e objektivave të deficitit në interesin e vet: në vitin 2013, Franca do të ketë një deficit më të lartë buxhetor, se sa kërkohet nga rregullat të stabilitetit. Dhe me sa duket Komisioni, i cili monitoron respektimin e buxhetit, do t’i miratojë një shtyrje prej një viti. Kryeministri suedez Fredrik Reinfeldt guxoi të thotë gjërat qartë. Ai kujtoi se sa e vështirë ishte që shtetet anëtare të BE të binin dakord me rregullat konsolidimit dhe theksoi se vendet me deficite të larta duhet të kompensojnë buxhetet e tyre, përndryshe do të dënohen nga tregjet financiare. Kjo do të thotë: shtete të tilla duhet të paguajnë prime të lartë rreziku për bonot qeveritare. Reinfeldt tha edhe se kursi i konsolidimit nuk duhet të jetë gjithmonë i lidhur me kursimet: “Ne mund të bëjmë shumë gjëra të tjera, që nuk kanë të bëjnë me të kursimet, p.sh. të nënshkruajmë një marrëveshje të tregtisë së lirë me SHBA dhe Japoni, të reformojmë tregun e punës, të luftojmë korrupsionin”. Por këshilla të tilla nuk u dëgjuan me vëmendje në këtë samit. Nën presionin e Francës dhe të Britanisë së Madhe,

»17

Pekini, 160 mijë ushtarë për kriptimin e të dhënave

»16

Agimi afrikan, shtetet me rritje më të lartë se Kina

»14

EVROPA Në Bruksel nuk ka më “ujdi”

Problemet politike edhe në radhët e BE-së

S

humë kryetarë shtetesh dhe qeverish, si dhe eurodeputetë e kritikuan Kryeministri hungarez Viktor Orban se po vepron kundër vlerave evropiane. Qeveria e Orbanit kishte vendosur disa ditë më parë me shumicë të madhe në Parlament një amendament kushtetues duke shfuqizuar gjerësisht Gjykatën Kushtetuese të Hungarisë. Orban u mbrojt kundër akuzave në Bruksel dhe tha se kuk ka asnjë dëshmi se ndryshimet “bien në kundështim me demokracinë”. Ai tha se është i gatshëm për të diskutuar, nëse dikush ka ndonjë problem me procedurat dhe institucione për të cilët bëhet fjalë. Komisioni Evropian dëshiron që të shqyrtojë nëse Hungaria shkel ligjin evropian. Presidenti i Komisionit, José Manuel Barroso, u shpreh mjaft i shqetësuar.

Papunësia, ankthi social dhe recesioni, tema këto që dominojnë në BE për vite me radhë, ishin në qendër të diskutimeve të takimit të nivelit të lartë të BE-së në Bruksel, ku politikën e konsolidimit dhe të kursimit nuk dukej se kishte qejf ta zinte në gojë asnjë kryetar qeverie

13

gossip Lufta me tastierë, po nis një luftë e re

BE-ja do të diskutojë ditët e ardhshme për furnizimin me armë të rebelëve sirianë. Kryetarët e shteteve dhe të qeverive i ngarkuan ministrat e Jashtëm që javën e ardhshme të gjejnë një “qëndrim të përbashkët”, siç njoftoi pas samitit të Bashkimit Evropian në Bruksel BE Presidenti i Këshillit Herman Van Rompuy. Kancelarja gjermane Angela Merkel (CDU) shprehu “një sërë rezervash” ndaj heqjes së embargos. Sikurse edhe

të tjetër, p.sh. Lady Ashton edhe unë mendoj që sigurisht dhe Irani apo Rusia janë duke pritur ndoshta një sinjal të tillë për të filuar eksportin e armëve nga ana e tyre, po ashtu duhet të kemi parasysh se çfarë situate e brishtë sundon në Liban, po ashtu duhet të mendojmë se çfarë do të thotë një gjë e tillë për armatosjen e Hezbollahut. Austria ka theksuar se në Lartësitë Golan, trupat e OKB-së janë tashmë në rrezik”.

ITALIA “Tym i zi” në politikë

“Tym i zi mbi Parlament”, njoftuan stacionet televizive italiane të premten. Si gjatë zgjedhjes së Papës në Itali përdoret metafora e tymit të bardhë dhe të zi për një përfundim me sukses a pa rezultat të zgjedhjes. As deputetët në dhomën e parë, as senatorët në të dytën nuk ia dolën të përcaktonin një president. Forcat politike gati të barabarta për nga përqindja: socialdemokratët, konservatorët dhe lëvizja e protestës “pesë yje” janë të papajtueshme njëra me tjetrën. Madje ato nuk arrijnë të zgjedhin në raundin e parë as postet më shumë përfaqësuese të presidentëve të parlamenteve. Zgjedhjet e para tri javëve çuan në një pakt politik, i cili e bën pothuajse të pamundur formimin e qeverisë. Themeluesi i lëvizjes “Pesë yje”, Beppo Grillo, tha në një intervistë me televizionin gjerman, “fjala qeverisje më shqetëson”. Partitë e ngulitura në shoqëri, majtas dhe djathtas, janë të gjitha njëlloj të këqija, tha ai. Grillo nuk do të hyjë në koalicion me socialdemokratët dhe kurrësesi me ishkryeministrin Silvio Berlusconi e konservatorët e tij. “Nuk do të ketë konsensus”, tha Grillo. Beppe Grillo vetë, i cili mori me të parën 25 për qind të votave, nuk ka post. Ai është me paradënime dhe sipas statuteve të lëvizjes “Pesë yje” nuk mund të futet në Parlament. Deputetët e sapozgjedhur të lëvizjes, të ashtuquajturit “Grillini”, hynë në Parlament të shoqëruar nga një interesim i madh i medies. “Ne po u kthejmë qytetarëve sot institucionet e tyre”, tha Roberto Fico, i cili kandidon në dhomën e deputetëve për vendin e Presidentit. Për të regjurit të gjithë politikanët e tjerë janë “një kastë parazitësh”. Senatori Vito Crimi, kryetari i fraksionit të lëvizjes “Pesë yje”, thotë për organizatën e vet: “Ne jemi një tufë të çmendurish”. Socialdemokrati Pier Luigi Bersani, i cili ka një shumicë në dhomën e deputetëve, por jo në senat, përpiqet e gati po i humb shpresat për t’iu afruar Grillin-ëve, në mënyrë që së paku të realizojë një qeveri pakice. Mirëpo Beppe Grillo e refuzon këtë gjë. Edhe thirrja e intelektualëve të majtë nuk arriti t’ia ndryshonte atij mendimin. Grillin-ët bllokojnë dhe e shumta duan të miratojnë ligje të veçanta nga rasti në rast. Mirëpo, në Itali mund të bëhet Kryeministër vetëm kush i bën ballë votëbesimit në dhomën e deputetëve dhe në senat. Për momentin nuk duket se kjo ka për të ndodhur, thotë deputeti socialdemokrat Aniello Fornisano. “Mbetet shumë e vështirë”. Lista partiake konservatore nën udhëheqjen e Silvio Berlusconit shpreson tashmë për zgjedhje të reja. Derisa Berlusconi është zhdukur nga skena duke u shtruar në spital me një infeksion të syve, mëkëmbësi i tij Angelino Alfano thotë se nëse nuk ka qeveri stabile, atëherë me siguri duhen zhvilluar edhe një herë zgjedhje në qershor. Alfano është kryetar i partisë së Berlusconit “Populli i lirisë” dhe gjithashtu nuk ka shans që me forcat e veta të farkëtojë një koalicion. Megjithatë, Silvio e përfytyron edhe një koalicion, cilido qoftë ky, me të majtën. Por se kush mund të bëhej atëherë kryeministër, kjo nuk dihet.


14 A

« bota

parati i parë fotografik i “Boniface Mvangi” ka qenë një model i vjetër japonez i blerë me 220 dollarë që ia kish marrë hua një shoku. Qysh kur ishte 15 vjeç Mvangi ka shitur libra në rrugë, në tezgën ambulante të mamasë së tij. Më pas një ditë, në vitinn 2003, gjeti biografinë e fotografit kenian Mohamed Amin: Fotografitë e tij të zisë së bukës në Etiopi në 1984 - këtë linte të kuptohej libri çuan në Band Aid-in e parë, më vonë në Live Aid dhe në një epokë të re të filantropisë globale. “Ai libër më shpalosi një botë të re”, thotë Mvangi. “Amin ishte një ndër të shumtët që ashtu si unë braktisi shkollën e lartë, por u nis që të shpëtojë botën bashkë me aparatin e tij fotografik”. Dhe Mvangi vendosi të bëjë të njëjtën gjë: brenda pak muajve fotografitë e tij u botuan në Kenia, dhe vitin pasardhës fitoi një çmim kombëtar që i jepet fotografit më të mirë. Fotografitë e tij të masakrave mes fiseve të provokuara nga zgjedhjet e kontestuara të 2007 në Kenia i dhanë një seri me çmime, si dhe një bursë studimi në Fondacionin Magnum me qendër në Nju Jork. Për shumëkënd, historia e shitësit ambulant që u bë fotograf me famë botërore duket se mishëron në mënyrë të përsosur realitetin e një Afrike që po ngrihet, atë të një kontinenti shumë të madh që po del nga varfëria dhe nga shkatërrimi, dhe ku gëlojnë shpresa dhe shanse të mëdha. Më pas, Mvangi u largua. Ishte i mbërthyer nga ideja që suksesi i tij personal ishte i ngritur mbi shkatërrimin e vendit të tij. Nuk donte dhe mbi të gjitha nuk mundej të ecte përpara duke fotografuar eksponentët politikë që pasi u kishin premtuar kenianëve agimin e një dite të re, më pas i kishin zhvatur dhe, në fund, kur u mbërrit tek zgjedhjet, kishin lejuar të shpërthente dhuna. Pavarësisht asaj që do të thoshte për karrierën e tij, çmimi që vendi i tij po paguante për atë lloj udhëheqjeje ishte shumë i lartë. Dhe kështu, në 2011 Mvangi u bë bashkë me një grup artistësh të rrugës dhe me ta filloi të organizojë sulme të “gueriljes artistike” në të gjithë Nairobin. Në trotuarë dhe në pedonale nisën të shfaqen grafite. Më tej murale, riprodhues të zogjve që urinojnë dhe që pastrojnë të pasmet me flamurin e Kenias. Një ditë, në shkurt, grupi i Mvangit realizoi në një mur në qytet një murale 12 metra të gjatë ku shfaqet një politikan i veshur mirë e i ulur përbri një liste të gjatë të atyre që artistët thonë se janë krimet e kryer nga politikanët kenianë nga pavarësia e këtej. Diçitura është: “Deputetët shmangin kenianët që nga 1963”. Mvangi, sot 29 vjeç, thotë: “Afrika po afirmohet, por ka shumë zemërim. Do të ketë telashe në të ardhmen”. Tani që Afrika feston gjysmë shekulli që kur ka filluar të shpëtojë nga kolonializmi, e ardhmja e saj është

E hënë 18 mars 2013 •

Agimi

afrikan

Pese shtete rriten më shpejt se sa Kina, 21 më shumë se sa India. Dhe investimet janë tashmë sa dyfishi i ndihmave. Kështu po rilind kontinenti i zi

Boniface Mvangi në duart e qindra miliona të rinjve afrikanë që ashtu si Mvangi duhet të zgjedhin mes një Afrike në ngjitje dhe një Afrike në revoltë. Nuk është e vërtetë, siç pohojnë shpesh cinikët, se Afrika nuk do të emancipohet asnjëherë nga diktatorët dhe nga shfarosjet, që nuk mund dhe nuk do të zhvillohet: tashmë në Afrikë progresi është real, i prekshëm, evident dhe madje i konsoliduar. Sipas Fondit MOnetar Ndërkombëtar, që nga 2003 në 48 vende të Afrikës nënsahariane GDP është rritur mesatarisht me 5-7 për qind në vit. Në dekadën e fundit, gjashtë nga dhjetë vendet e të gjithë botës me rritje më të shpejtë janë afrikanë, dhe këtë vit pesë vende afrikanë do të kalojnë Kinën; 21 do të lënë pas Indinë. Çfarë sjell e gjithë kjo rritje? Afrika është në mesin e një tranzicioni historik: me shumë gjasa në dekadat e ardhshme qindra miliona afrikanë do të dalin nga varfëria, pikërisht siç u ka ndodhur qindra miliona aziatikëve në dekadat e fundit. Emblematik për këtë transformim është ndryshimi i Bob Geldof, që ka kaluar nga organizator i Live Aid në promotor gjatë muajit shkurt të një fondi të private equity me vlerë 200 milionë dollarë të destinuar për Afrikën. Vetë Geldof thotë: “Ky mund të jetë shekulli afrikan”. Zakone të vjetër Nëse afropesimizmi është tashmë diçka e shkuar, afrooptimizmi autentik është i parakohshëm. Nga një këndvështrim historik, kontinenti ka qenë shtypur nga një pabarazi predatore dhe nga tirani

qesharake. Presidenti i Zairesë (sot Republika Demokratike e Kongos) Mobutu Sese Seko kishte zakon të merrte me qera një avion tip Concorde për të bërë shopping në Evropë në një moment kur populli i tij vdiste për bukë. Sot, ndërkohë që ekonomitë afrikane janë në fazë modernizimi, shpesh udhëheqësit e tyre nuk është se veprojnë ndryshe. “Me shumë pak përjashtime, përfaqësuesit tanë politikë nuk bëjnë pjesë në ato qeveri që u përgjigjen popullit të tyre”, thotë peshkopi Desmond Tutu, president i Elders, Enti Ndërkombëtar i Ndërmjetësimit që mbikëqyr respektimin e ligjit. “Qasja që mbizotëron

është ende gjithmonë e njëjta: Nëse sillen në mënyrë të neveritshme, çfarë na intereson”? Nga një pikëvështrim është interesante të vëresh se udhëheqjet afrikane janë sot më pak të përgjegjshme nga sa kanë qenë në të kaluarën. Që kur është krijuar në vitin 2007 nga miliarderi sudanez me të njëjtin emër, indeksi Mo Ibrahimi qeverisjes afrikane ka rregjistruar një shkëputje mbresëlënëse: nga njëra anë përmirësimi i kushteve objektive të jetesës, nga ana tjetër një përkeqësim politik. Këtë vit, për herë të tretë fondacioni i MO IBrahim ka refuzuar që të japë çmimin prej pesë milionë dollarësh

të destinuar për udhëheqësit afrikanë që lënë në mënyrë paqësore dhe demokratike postin e tyre në përfundim të mandatit. Ja si komenton Ibrahim: “Ne nuk kemi dalë ende krejtësisht nga e kaluara, dhe nuk kemi hyrë ende plotësisht në të ardhmen”. Më shumë se çdokush tjetër, do të jenë të rinjtë afrikanë që do të plazmojnë të ardhmen e kontinentit. Pranvera arabe demonstroi se çfarë mund të ndodhë kur regjime në krye të shteteve me rritje të fortë ekonomike nuk ndajnë të mirat me popullsinë dhe nuk i japin më shumë liri politike një rinie tashmë në komunikim me

pjesën tjetër të botë dhe e mirëarsimuar. Të gjithë këta përbërës, në Afrikë teorikisht bashkëekzistojnë në përqindje edhe më shpërthyese. Afrikani mesatar është 19 vjeç, ndërsa ai në Lindjen e Mesme është më shumë se njëzetë. Falë ndihmave humanitare, sot qindra miliona afrikanë janë më të arsimuar se sa në të kaluarën, dhe kanë pritshmëri të larta për vende pune më të mirë. Deri në 2016, në kontinentin afrikan do të jenë në përdorim, sipas analistëve industrialë të Informa Telecoms & Media më shumë se një miliardë telefona celularë: kjo do të thotë që pothuajse të gjithë afrikanët do të kenë akses në këtë pajisje kaq determinante në revoltat e shekullit XXI. E gjithë kjo ndodh në të njëjtën kohë me zhvillim e sipërmarrjes dhe revolucionit. Kryeqyteti i Kenias, nyjë e sipërmarrjes së Afrikës Lindore, Nairobi, mishëron shumë mirë transformimin që po përjeton Afrika. Qiellgërvishtësit e çelikut dhe xhamit dominojnë nga lartë shtëpitë koloniale njëkatëshe vetëm me verandë. Sinjalet e ndryshimit janë kudo, që nga shitësit ambulantë që në semaforë shesin karikues për iPad e deri tek miliona këmbësorët eveshur me elegancë. Në vetëm një dekadë të ardhurat mesatare pothuajse janë dyfishuar dhe, nëse ekonomia do të vazhdojë të rritet me 5 për qind në vit sic parashikohet, deri në 2016, ai që sot është një komb me kasolle balte do të shndërrohet në një vend me të ardhura të mesme. Rritja e Afrikës vjen për një seri faktorësh përshpejtues, pothuajse të gjithë të


bota • E hënë 18 mars 2013

Mobutu Sese Seko jashtëm dhe të pranishëm në dhjetë vitet e fundit: ndihma humanitare në miliarda dollarë, të destinuara në mënyrë të veçantë për të luftuar HIV/ Aids dhe malarien; dhjetëra miliarda dollarë borxhe të huaj të anuluar; Një interes konvergues për burimet natyrorë, i udhëhequr prej Kinës. Dhe përhapja e shpejtë e telefonisë celulare, që ka kaluar nga disa pak milionë celularë në më shumë se 750 milionë që janë në përdorim sot. Biznesi është gjithmonë motori tërheqës i interesit për Afrikën nga ana e vendeve

të tjerë. Investimet i kaluan ndihmat humanitare për herë të parë në 2006, dhe tani janë pothuajse dyfishi. Nëse të gjithë këta fenomenë bëhen bashkë duke i dhënë jetë një tsunami ndryshimesh në nivel kontinental, impakti i tyre në nivel lokal megjithatë mund të mos jetë uniform, dhe Nairobi është një shembull thelbësor. Po të kalosh në qendër gjatë ditës mund të ndeshësh fare mirë në protestat e përditshme të mjekëve, mësuesve dhe profesorëve të universiteteve në greva, që kërkojnë rritje për

ato që në shumë raste janë paga vërtetë qesharake. Nëse rikthehesh natën vonë, qendra është tërësisht e shkretë, përveç disa pjesëtarëve të ushtrive private që mbrojnë kompanitë me zyra në qendër prej hajdutëve që vijnë kryesisht nga periferia. Me një udhëtim të shkurtër me minibus mbërrin në barakopolin gjigand të Kiberas, ku jetojnë 250 mijë vetë dhe ku pjesa më e madhe e progresit dhe dëshmive të drejtpërdrejta të ekzistencës së shtetit - ndriçimi rrugor, shkolla, rrugë të asfaltuara, kompani - nuk janë, sepse kufizohen brenda qytetit. Në kafenenë e një prej qendrave tregtare të Nairobit, Dennis Karema, 28 vjeç, rrëkëllen një gotë qumësht: është një prej qindra të rinjve sipërmarrës të sektorit hi-tech të Nairobit, zhvillimi i të cilit në fushën e mobile banking dhe të të dhënave i ka dhënë emrin Silicon Savanna, duke tërhequr interesin e ivnestiroëve globalë. Në janar Usalama, kompania e tij e formuar 13 muaj më parë, ka zbuluar një teknologji që sipas Karemas do të bëjë të pamundur 90 për qind të mashtrimeve me kartat e kreditit dhe pagesat elektronike. “Ka ardhur momenti që Afrika të ndryshojë botën”, thotë. Në të vërtetë Karema pranon se është një prej të paktëve faltumë që ia kanë dalëmbanë: në fshatin prej nga vien - Muranga, në rrëzë të Monte Kenia në veri të Nairobit - për një të ri plot me ambicie nuk ka asnjë rrugëdalje. “Pjesa më e madhe e miqve të mi mbijeton duke bërë çfarëdolloj pune rastësore. Disa janë brilatë dhe të përgatitur, por pa mundësira janë duke humbur shpresën. I sheh të vijnë vërdallë të dehur dhe të flejnë në anë të rrugës”, thotë. Gjëja më e keqe është që qeveria bën shumë pak për të përmirësuar shanset. Çdo fundjavë, Karema kthehet në Muranga për të dhënë mësim për gjëra të thjeshta në kompjuter, si shkrim, dërgim emaili apo përdorim i Google. Jetët e çuara dëm të të rinjve banorë të Murangas të kujtojnë një skemë të njohur mirë: në të gjithë Afrikën qeveritë nuk janë të afta që të konvertojnë rritjen ekonomike në vende pune. Sipas një raporti të gushtit të vitit që kaloi, redaktuar nga analistët e McKinsey&Co, nga 382 milionë persona në gjendje pune në Afrikë në tërësi, 275 milionë janë të papunë apo të punësuar në pozicione informalë. Në vitin 2020 një numër shumë i madh të rinjsh, që vjen prej numrit të parë të lindjeve, prej më të lartave në botë popullsia totale e kontinentit do të kalojë nga 1 miliard në 2009 në 2 miliardë në 2050 - do i shtojë 122 milionë vetë numrit të afrikanëve në moshë pune. Por McKinsey ka përllogaritur se deri në atë datë Afrika do të ketë krijuar vetëm 54-72 milionë vende pune. “Nëse do të vazhdojnë prirjet aktuale, Afrika do të duhet të presë 2066-ën, përpara se të arrijë nivelet e pu-

Një kontinent sipërmarrësish

N

ë mes të një paqëndrueshmërie të tillë, është vërtetë e vështirë të imagjinosh progres dhe ndoshta për këtë arsye sukseset afrikanë duken pothuajse fantazi. Pë shembull Ecobank, një bankë globale me asete 18.5 miliardë dollarë, depozita më shumë se 13 miliardë dhe 23500 të punësuar në 32 vende, të gjitha të administruara nga shteti i vogël i Togos. Apo të mendosh Ethiopian Commodity Exchange: një brez pas zisë së bukës që solli shfarosjen e një milionë vetëve, yuppy-të e parë etiopianë janë tregtarë mallrash ushqimoë që i japin gjallëri të parës bursë bujqësore-tregtare. Kush nuk është afrikan mund të hasë në vështirësi për të kuptuar deri në fund bashkëekzistencën e kësaj ndjesie të madhe proitshmërie dhe premtimi dhe problemeve të tillë shumë të mëdhenj. Makina e ndihmave - 130 miliardë dollarë në vit - e mban të lartë vëmendjen ndaj krizës. Bankierët perëndimorë, ndërkohë, duket se marrin parasysh vetëm perspektivën afrikane. Por Afrika nënsahariane, me 48 shtete dhe 3 mijë gjuhë të ndryshme, është fatalisht një zonë e karakterizuar nga fatkeqësitë dhe shanset njëkohësisht. Geldof madje hedh hipotezët që të parat mund të çojnë tek të dytët. “Prej ku lind shpirti sipërmarrës i Afrikës?” pyet. “Nëse je gjithmonë i detyruar të vihesh në punë për të shkarkuar atë që të takon, je një sipërmarrës”. Motorët ekonomikë në zhvillim të botës, me eksperiencat e tyre të tranzicionit kritik, gjejnë më të lehtë të kuptojnë potencialin dhe kurthet që e shoqërojnë të Afrikës. Në këtë drejtim, Kina është në komandë: shkëmbimet tregtarë dypalëshj me Afrikën shpesh herë me marrëveshje “infrastrukturë në këmbim të burimeve” që kanë mundësuar për kontinentin një ristrukturim të përgjithshëm të infrastrukturave, nga rrugët tek hekurudhat, nga aeroportët tek digat - në vitin 2011 kapën shifrën 166 miliardë dollarë (rekordi i SHBA, prej kohësh partneri më i rëndëishsëm tregtar i Afrikës ka arritur në 126 miliardë dollarë). Edhe India, Brazili, Malajzia, Turqia dhe shtetet e Gjirit aspirojnë naftën, gazin, qymyrin, drurin, mineralet dhe tokën e kultivueshme të Afrikës. “Në Afrikë po ndodh një tjetër Lojë e Madhe”, thotë Geldof. “E megjithatë një pjesë e madhe e perëndimit vazhdon ta injorojë këtë gjigand gjeostrategjik”. Por gjërat janë pashmangshmërisht të destinuara të ndryshojnë. Blloku në det Rvoma-1 në Mozambik ka burime natyrore gazi më të mëdha se sa ato të gjithë Libisë, dhe nga vlerësimet e parë duket se Somalia ka po aq shumë naftë sa Kuvaiti. Në kontinentin afrikan ndodhen 60% e tokave të kultivueshme të pashfrytëzuara të planetit. Siç thotë Geldof “në fund do të duhet të shkojmë të gjithë në Afrikë, sepse aty kanë gjithçka që nevojitet”. Shpresat më të mira të kontinentit afrikan mund të qëndrojnë pikërisht në një garë të dytë për pushtimin e Afrikës, sepse nëse gara e parë - kështu e quajnë historianët periudhën mes 1870 dhe 1900 - ishte një ndarje imperialiste nga ana e Evropës, e dyta mund të shohë Afrikën të dalë fitimtare. Sa më shumë e domosdoshme do të bëhet Afrika, aq më pak nevojtare dhe më e fuqishme - mund të jetë. “Me qeveritë e duhura do të jemi në gjendje të arrijmë rezultate të mrekullueshëm”, pohon Tutu. Shpresa e re që mbështjell gjithë Aafrikën është e tillë që prek edhe më skeptikët. Kur pyesim Mvangin si e imagjinon të ardhmen e tij, thotë se një ditë do të kthehet të fotografojë një Kenia shumë të ndryshme: “Para nesh kemi kohë shumë të vështira. Do të ketë dhunë, por në fund do të asistojmë në një kthesë të madhe. Do të bëhemi një vend i ri, i qëndrueshëm dhe me një qeveri me parametrat e duhur. Nga e vjetra do të dalë më në fund e rekja”. Dhe me pak fat kjo mund të jetë historia që ai mund të doumentojë me fotografitë e tij në të gjithë kontinentin afrikan”.

»

15

nësimit të barazueshëm me ata të Azisë lindore”, thotë David Fine, një prej autorëve të studimit. Edhe Geldof ka të njëjtin mendim: “Për fazën e dytë të zhvillimit të Afrikës janë të domosdoshëm vendet e punës. Për çfarë do të ketë nevojë për rimbushjen e atij boshllëku?” McKinsey thotë se përgjigja ndaj problemit nuk qëndron aq shumë në sipërmarrjet tradicionale afrikane të mineraleve, se sa në sektorë krejt të ndryshëm, si turizmi dhe shitjet që kërkojnë më shumë krah pune. Po çfarë do të ndodhë në rast se, siç thotë Kinsley, ai boshllëk nuk plotësohet? Afrika e Jugut ofron një shembull të cmimit që një qeveri duhet të paguajë nëse nuk arrin të ndajë frutet e rritjes ekonomike. Që nga fundi i regjimit të aparteidit, në 1994, Afrika e Jugut - ekonomia më e rëndësishme e kontinentit - është rritur me 5 për qind në vit, por 18 vtet e kaluar në pushtet kanë ndryshuar radikalisht African National Congress (ANC): nëse në të kaluarën ka qenë partia e revolucionit legjitim të Nelson Mandelës, sot është një prej elitave të shumta grabitqare të botës në rrugën e zhvillimit. Papunësia në Afrikën e Jugut është për momentin mes 25 dhe 40%. Arsimi publik është një prej më të këqinjve në botë dhe pabarazitë, të theksuara edhe më shumë prej intrigave të ANC së pasur, janë rritur. AN, veç të tjerash, ka nisur që të inasojë frutet e kërtij rekordi fatkeq: në mes të gushtit tre mijë minatorë që punojnë në minierën e Marikanas të prodhuesit të platinit Lonmin në rajoni jugur të vendit kanë braktisur vendin e punës duke kërkuar me zë të lartë që paga e tyre, prej afro 500 dollarë në muaj, të trefishohet. Më 16 gusht, pas disa ditësh protesta të dhunshme gjatë të cilave gjetën vdekjen dhjetë vetë, policia ndaloi 34 minatorë dhe dhuna risolli në kujtesë kohët e aparteidit. Ndërkohë edhe sot vazhdojnë protestat kundër qeverisë, si dhe kundër kompanive të ndryshme në miniera të tjera dhe në sektorë të tjerë. Këta episode kanë nxjerrë në dritë se si pohimet e aleancës së ANC në qeveri se duan të përfaqësojnë të varfërit kanë qenë gënjeshtra të vërteta. Me një hendek të tillë, të krijuar mes qeverisë dhe popullit, thotë Tutu “mundësitë e një revolte në Afrikën e Jugut janë shumëfishuar. Dhe kur ndodhin këto revolta, situata bëhet shpërthyese”. Po kaq shqetësues është një tjetër lloj çrregullimi që po shfaqet në Afrikën lindore dhe perëndimore. Disniveli i madh që largon të varfërit nga të pasurit duke acaruar linjat ekzistuese të ndarjes në nivel fisnor, racor dhe fetar. Në jug të Saharasë po shumëfishohen trazirat me bazë fetare. Nga oqeani Atlantik në atë Indian gjithnjë e më shpesh të rinjtë myslimanë rrëmbejnë armët kundër qeverive që i konsiderojnë perëndimore dhe të korruptuara dhe që i përjashtojnë nga çfarëdolloj shansesh ekonomikë.


16

« bota

E hënë 18 mars 2013 •

M

basi lë pas trafikun kaotik të Pekinit, çlirohesh nga smogu mbytës i kryeqytetit. Futesh në qetësinë dhe erën e selvive në Parkun e kodrave erëmira, 160 hektarë, 28 kilometra në veriperëndim nga qendra e qytetit, në rrëzë të Maleve Perëndimorë, në lagjen e Haidian. Këtu ndodhet një kompleks i madh zyrash, pa shenja, i mbrojtur mirë me roje të armatosur. Është qendra e Departamentit të Tretë të Ushtrisë popullore, me 130 mijë të punësuar që njohin të paktën një gjuhë të huaj dhe dinë të kriptojnë dhe deshifrojnë çfarëdolloj komunikimi, përveç se të mbikëqyrin hapësirën kibernetike. Në komandë është gjeneral majori Meng Xuezheng: atashetë e huaj ushtarakë të vendosur në Kinë e quajnë në bisedat e tyre “Dragoi dixhital”. Në këtë aglomerat, me shumë antena satelitore dhe kavo të fibrave optike të gjeneratës së fundit, e ka pasur fillimin lufta e re e Mijëvjeçarit të Tretë, e teorizuar tashmë nga strategu kinez Sun Tzu: “Arti i të luftuarit pa luftuar”. Është lufta kibernetike, me sulme dhe ndërfutje në rrjetet informatikë dhe në serverat e të gjithë botës, që ruajnë sekrete politikë, ushtarakë, por mbi të gjitha ekonomikë. Kundërshtari kryesor janë Shtetet e Bashkuara, me të cilat merret në mënyrë operative Dega e dytë e e Departamentit të Tretë, që i ka zyrat qendrore në Shangai, në lagjen e Pudong, Njësia Nr. 61398 në organigramën e Ushtrisë Popullore, me 30 mijë spiunë kibernetikë që, sipas një raporti të kohëve të fundit shumë të detajuar, të kompanisë amerikane që merret me çështje të sigurisë, Mandiant, ka “plaçkitur” prej 2006-ës më shumë se 141 kompani shumëkombëshe amerikane. Por edhe vende europianë, sidomos Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe Italia, kanë përfunduar në shënjestrën e luftëtarëve kibernetikë: zyra e dedikuar Evropës dhe Lindjes së Mesme është e teta, me kodin e Njësisë 61046 dhe me zyra në krah të Departamentit të Tretë. Japonia, India, Taivani dhe Korea e Jugut janë në zyrën e katërt, Njësia 61419. Për Presidentin amerikan, Barack Obama, Dragoi dixhital është sot kërcënimi më i madh për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, edhe më shumë se sa terrorizmi i Al Kaedës. Pasi mori më 10 shkurt të këtij viti raportin më të fundit të Sigurisë Kombëtare, material i përgatitur nga i gjithë komuniteti i 14 shërbimeve të fshehtë, Obama ka firmosur një direktivë të fshehtë që autorizon gjeneralin Keith Alexander, komandanti i Komandës amerikane të luftës kibernetike, që të “marrë të gjithë masat parandaluese” për të asgjësuar ata armiq që vjedhin sekretet ushtarakë dhe tregtarë me një klikim të thjeshtë. Në Amerikë, dëmi financiar vlerësohet më shumë se sa 100-150 miliardë dollarë.

Lufta e ardhshme Në një pamflet gjysmëklandestin, i botuar në Amerikë nga Scott Henderson, i cili ka punuar për Ushtrinë e SHBA, gjen radiografinë më të përpiktë të botës së shumëllojshme të hacker-ëve kinezë, të quajtur edhe “vizitorë të errët”. Lëvizja e parë ka nisur që në vitin 1997 dhe ajo quhej “ushtria e gjelbër”, me 3 mijë të punësuar që kishin si udhëheqës Gong Vei, i njohur më mirë në botën e internetit si “Goodwell”. Ushtrisë së gjelbër iu bashkua “aleanca e hacker-ëve të kuq”, me qëllime më nacionaliste dhe me një kundërshtar unik: Taivanin

Dëmi potencial i një sulmi ndaj infrastrukturës kritike, naftësjellësve dhe gazsjellësve nuk është i kuantifikueshëm, por është krahasuar me një “Pearl Harbour të dytë”. National Intelligence Estimate identifikon tre vende të tjerë (Rusia, Izraeli dhe Franca) që janë shumë aktivë në luftën kibernetike, por saktëson se veprimtaria e tyre e spiunazhit informatik është pak gjë krahasuar me “agresivitetin e demonstruar nga Kina”, sidomos që kur, në janar të 2010, Google bëri të ditur se rrjeti i

vet ishte kompromentuar dhe që burimi i sulmit ishte Kina. Në atë rast, njëri prej objektivave ishte të siguroheshin adresat e Gmail-it të disidentëve dhe të aktivistëve kinezë të të drejtave të njeriut. Pak kohë më pas, edhe gjigandi i industrisë së Mbrojtjes, Lockheed Martin denoncoi se ishte sulmuar nga Kina dhe pas tij Coca-Cola pësoi një seri vjedhjesh telematike që lidheshin me përpjekjet e saj për të blerë një kompani kineze pijesh. Më së fundi, “New York Times”, “Wall Street Journal”

dhe “Washington Post” kanë komunikuar se rrjetet e tyre ishin dhunuar nga hacker-ë që vepronin në Kinë, në kërkim të email-eve të disa gazetarëve, të cilët kishin zbuluar pasuritë e shumta të akumuluara nga familja e Kryeministrit, Uen Jiabao. I përpiktë, si çdo herë, ka qenë përgënjeshtrimi i qeverisë së Pekinit, që akuzon “nostalgjikët e Luftës së Ftohtë për obsesionin për të tërhequr gjithmonë në lojë Kinën”. Ky lloj i ri loje u intereson edhe vendeve si Italia. Sipas disa qendrave amerikane të sigurisë informatike, në vjeshtën e vitit 2011 pikërisht nga periferia e Pekinit nga Njësia 61046 u depërtua rrjeti italian i universitetit dhe kërkimeve, që lidh 400 qendra mes institucioneve universitarë, laboratorë kërkimesh, biblioteka dhe klinika me specializim të lartë. Qindra fjalëkalime, email-e, kartela klinike, studime shkencorë dhe profile docentësh janë vjedhur gjatë një operacioni që FBI e ka quajtur “Rrënjë Bizantine”, i cili vuri në shënjestër edhe kompjuterët e Institutit të Teknologjisë në Massachusetts dhe rrjetin e Universiteteve të shtetit të Kalifornisë. “Kërcënimi është më shumë se serioz”, konfirmon avokati Stefano Mele, një prej ekspertëve më të mëdhenj të sektorit, koordinator i Observatorit të informacionit për luftën kibernetike në institutin e studimeve strategjikë Niccolo Machiavelli. “Duhet të përballet në mënyrë metodike dhe me rreptësi nga këndvështrimi si strategjik, ashtu edhe juridik dhe tekniko-informatik”.

Objektivë potencialë janë faqet e internetit të qeverive dhe të kompanive që menaxhojnë infrastrukturat e telekomunikacionit, të energjisë elektrike, të furnizimit hidrik, të transportit dhe të bankave. Për ajo që tërheq më shumë spiunët që fabrikojnë viruse dhe “kuaj Troje” janë mbi të gjitha agjencitë e mbrojtjes dhe ato që veprojnë në sektorë delikatë, si nanoteknologjia apo materialet specialë. Armata e kuqe informatike e Kinës nuk shfrytëzon vetëm superteknikë me grada. Në krah të tyre punojnë jo më pak se 150 mijë hacker-a në shërbim të përhershëm, sipas një vlerësimi të FBI-së. Vija e kufirit mes ushtarakëve dhe civilëve është e pafiksuar, edhe sepse shumë prej hacker-ëve pa uniformë vijnë nga fakultete që financohen pikërisht prej ushtrisë popullore. Marrim rastin e hacker-it më të njohur, i pikasur kohët e fundit pas një operacioni të përbashkët të SHBA dhe Indisë. Quhet Zhang Change dhe banon në Zhengzhou, kryeqendra e Henan. Nga kërkimet e kryera në motorët kinezë, Zhang rezulton se është docent i universitetit të inxhinierisë informatike sponsorizuar nga shërbimi i fshehtë i ushtrisë. Një tjetër hacker shumë aktiv, në mënyrë të veçantë kundër Dalai Lama, Gu Kayuan, është diplomuar në universitetin e Sichuan, edhe ai i financuar nga ushtria popullore. Një tjetër universitet elitar që ka formuar shumë James Bond-e dixhitalë është Jiaotong në Shangai, me 33 mijë studentë

që janë në konkurrencë të përjetshme me Harvardin dhe Stanfordin në të ashtuquajturën “betejë e trurit”. Në një pamflet gjysmëklandestin, i botuar në Amerikë nga Scott Henderson, i cili ka punuar për Ushtrinë e SHBA, gjen radiografinë më të përpiktë të botës së shumëllojshme të hacker-ëve kinezë, të quajtur edhe “vizitorë të errët”. Lëvizja e parë ka nisur që në vitin 1997 dhe ajo quhej “ushtria e gjelbër”, me 3 mijë të punësuar që kishin si udhëheqës Gong Vei, i njohur më mirë në botën e internetit si “Goodwell”. Ushtrisë së gjelbër iu bashkua “aleanca e hacker-ëve të kuq”, me qëllime më nacionalistë dhe me një kundërshtar unik: Taivanin. Vetëm në vitin 2000 piratët kinezë kuptuan se me zotësinë e tyre mund edhe të bënin para duke shitur sekretet ushtarakë tek ofertuesit më të mirë. Është e njëjta gjë që bëjnë edhe kriminelët rusë të kibernetikës. Por kthesa e vërtetë ndodhi në vitin 2005, kur me mijëra hacker-ë, që ndërkohë kishin përftuar në universitete një dozë të mirë patriotizmi, u kooptuan prej ushtarakëve dhe prej shërbimeve të fshehtë. Të njëjtat kompani shumëkombëshe amerikane kanë menduar të shfrytëzojnë aftësinë teknologjike të këtyre magjistarëve të informatikës dhe kanë filluar të pranojnë më të mirët. E ka bërë, për shembull, qendra e IBM në Pekin me Tao Van, 41 vjeç, një veteran i ushtrisë së gjelbër i transformuar në një konsulent të Tiger Team të kompanisë amerikane që shet shërbimet e saj tek kompanitë kineze. Ndërkohë janë të fshehtë emrat e hackerëve që kanë tradhëtuar tokën mëmë për të shkuar dhe punuar për amerikanen National Security Agency, që i ka zyrat qendrore në Fort G. Meade, në Maryland, alter egoja e Dragoit dixhital. Janë me dhjetëra kundërofensivat informatike të miratuara nga Obama kundër rrjetit dhe serverave kinezë privatë dhe ushtarakë të Pekinit dhe Shangait. Pikërisht kështu, lufta e parë kibernetike rrezikon të shndërrohet në një luftë civile.


bota • E hënë 18 mars 2013

K

ina është e mbushur me ndërtesa të reja misterioze qeveritare zyrash, kështu që ai 12-katëshi në zonën e Pudongut në Shangai vështirë se mund të shkaktonte tituj të mëdhenj. As edhe posterat e propagandës që e rrethojnë apo rojet e Ushtrisë Popullore tek portat nuk e bënin ndërtesën të spikaste. Megjithatë, javën që kaloi, një kompani amerikane që merret me sigurinë, Mandiant, me qendër në Virginia, e identifikoi si ndërtesën ku ndodhen zyrat qendrore të Njësisë 61398, një grup në përbërje të ushtrisë që merret me luftën kibernetike. Studimi zbulonte se 150 sulme me një sofistikim të lartë kundër shënjestrave në SHBA e kishin patur burimin nga brenda. Javën që kaloi, gazetarë ndërkombëtarë dhe ekipe televizionesh që po shkonin në Njësinë 61398 u dëbuan, edhe në një kohë që qeveria e zemëruar e Pekinit i mohonte akuzat. Një ekip i BBC u mbajt për pak kohë. Por lajmi i vërtetë nuk ishte ekzistenca e ndërtesës apo hacker-ët brenda saj. Lajmi i vërtetë ishte se ajo qe vetëm maja e një ajsbergu të luftës kibernetike që tani po shfaqet në mënyrë dramatike para syve të të gjithëve. Për vite të tërë ekspertët kanë paralajmëruar për një epidemi globale të hackerave. Por tani, ata parashikime të zymtë, janë bërë realitet. Është e qartë se superfuqia në rritje e botës, Kina, është angazhuar tashmë në një betejë me një superfuqi më të vjetër, Shtetet e Bashkuara. Është një luftë që zhvillohet nëpër internet në diçka të ngjashme me lojën e spiunit të vjetër kundër lojërave të spiunazhit të luftës së ftohtë: por këtë herë nuk ka kurthe mjalti dhe shkëmbime të burgosurish në “Checkpoit Charlie”, por prodhim dhe shpërndarje virusesh, kalim muresh mbrojtës elektronikë, dhe rrëmbim dhe vjedhje nëpër server-a. Qeveri të tjera apo ato që veprojnë në emër të tyre, si India dhe Rusia, janë gjithashtu aktorë të mëdhenj. Korporata të mëdha po tërhiqen në lojë, duke u përpjekur të mbrojnë vetveten kundër një legjioni hacker-ësh, apo ndërkohë që kompani të paskrupullta vihen në kërkim të sekreteve të vyera të rivalëve. Dhe në vend që ta fshehin, ata janë duke folur hapur tashmë, kështu që lufta kibernetike po del në pah. Krimi është zhvendosur në internet. Nga vjedhja e të dhënave në kompjuterë privatë tek aksesi në detaje të bankave, deri tek mashtrimet për pasurim të menjëhershëm, kompjuteri që ndodhet në shtëpinë tuaj nuk është më një pajisje e pafajshme. “Ka akull të zi në internet. Ka gjëra që përbëjnë një rrezik shumë të madh për të të vënë në shënjestër”, thotë John Strand, një instruktor në kompaninë amerikane të sigurisë kibernetike Sans, me bazë në Maryland. Dhe atje ku kanë shkuar kirminelët, disa druhen se do të ndjekin pas terroristët. Që tani bota e luftës kibernetike

»

17

Lufta me tastierë

Po nis një erë e re

SHBA:

Kina të veprojë

N

jë zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë i kërkoi Kinës të marrë hapa seriozë për të ndaluar krimin përmes piraterisë kompjuterike, duke thënë se çështja në fjalë është një sfidë në rritje në marrëdhëniet me dy vendeve. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Tom Donilon, i bëri thirrje Kinës të pranojë shtrirjen e problemit dhe të angazhohet në bisedime me Shtetet e Bashkuara për të ndryshuar situatën. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Hua Chunying, tha sot se Pekini është i hapur për bisedime, por këmbënguli se Kina është vet viktimë e sulmeve kibernetike. Disa kompani të mëdha amerikane të teknologjisë, përfshi, Apple, Facebook, dhe Twitter, janë sulmuar këtë vit. Gazetat “The New York Times”, “Wall Street Journal”, dhe “Washington Post” kanë njoftuar gjithashtu për sulme kibenetike në faqet e tyre nga hakera kinezë.

Ndoshta aspekti më i frikshëm i spiunazhit kibernetik është se sa larg mund të shkojë dikush. Qoftë kur flitet për një vend, një grup terrorist apo një individ, një mundësi shfaqet mbi të gjithë të tjerat: një sulm mbi infrastrukturën kritike, si rrjeti i energjisë elektrike. Kjo mund të shkaktojë avionët të bien nga qielli, makinat të përplasen apo impiante bërthamorë të shpërthejnë. “Ky është një akt lufte. Është përtej qytetërimit”, thotë Profesori John Steinbruner, i Universitetit të Maryland ka parë shfaqjen e “aktorëve joshtetërorë” të fuqishëm si WikiLeaks dhe kolektivi “hacktivist” njohur si Anonymous. Por grupe të tjerë me axhenda nacionalizmi apo ekstremizmi fetar mund të planifikojnë të zëvendësojnë bombat e vjetra me akte shkatërrimtarë sabotazhi në internet. Javën që kaloi një drejtor

i CIA-s tashmë në pension, Michael Hayden, e krahasoi me agimin epokës bërthamore në Hiroshima, duke thënë: “Kjo ka ngjashmëri me gushtin 1945”. Në javët e fundit, zbulim pas zbulimi ka treguar se sa aktivë janë hacker-ët kinezë. Pas botimit të detajeve mbi pasurinë e familjes së një politikani të pushtetshëm në

Kinë, gazeta “New York Times” u vu në shënjestër për infiltrim. “Washington Post” dhe “Wall Street Journal” bënë të ditur se edhe ata ishin gjendur të sulmuar, ndërkohë që pak ditë më parë Microsoft zbuloi se edhe server-at e tij ishin vjedhur - ashtu siç ka ndodhur gjatë vitit të fundit edhe me gjigandët e teknologjisë,

Facebook dhe Twitter. Hacker-a kinezë kanë mbikëqyrur në mënyrë të vazhdueshme të gjithë aspektet e Uashingtonit. Thinktanke, agjenci qeveritare, grupe të të drejtave të njeriut dhe kompani ligjore janë penetruar vazhdimisht. Problemi është, sipas shumë ekspertëve, se është ende shumë e lehtë. Sigurisht, Kina nuk është hacker-i i vetëm i botës. Pak njerëz kanë dyshime se spiunë dhe kompani amerikane janë shumë të mirë në këtë fushë. Edhe pse Pekini fshihet prapa murit të madh mbrojtës të Kinës dhe rregullon në mënyrë strikte internetin brenda vendit, vendi në vitin 2011 pësoi afro 500 mijë sulme kibernetikë - 15 për qind prej tyre me burim nga SHBA. Akti më dramatik i spiunazhit kibernetik besohet të ketë qenë një projekt i përbashkët i SHBA dhe Izraelit ku virusi kompjuterik Stuxnet u përdor kundër Iranit. Një raport bëri të ditur se kodi dëmtoi afro 1000 centrifuga në impiantin e pasurimit të uraniumit në Natanz, që shumëkush beson se është kyç për ndërtimin

e armëve bërthamore. Vende të tjerë janë gjithashtu në veprim. Një raport i bërë publik nga Shtëpia e Bardhë javën që kaloi identifikoi Rusinë si një burim të madh të sulmeve në internet. Ai paralajmëronte se priten të shfaqen edhe shtete të tjerë. “Një ose më shumë fuqi rajonale në rritje të shpejtë mund të gjykojnë se ndryshimet në interesat e veta ekonomike dhe politike meritojnë riskun e një programi agresiv spiunazhi”, thotë raporti. Ndoshta aspekti më i frikshëm i spiunazhit kibernetik është se sa larg mund të shkojë dikush. Qoftë kur flitet për një vend, një grup terrorist apo një individ, një mundësi shfaqet mbi të gjithë të tjerat: një sulm mbi infrastrukturën kritike, si rrjeti i energjisë elektrike. Kjo mund të shkaktojë avionët të bien nga qielli, makinat të përplasen apo impiante bërthamorë të shpërthejnë. “Ky është një akt lufte. Është përtej qytetërimit”, thotë Profesori John Steinbruner, i Universitetit të Maryland. Ndoshta përtej qytetërimit. Por jo më përtej mundësive.


18

« speciale

E hënë 18 mars 2013 •

Midac-Al

kompania lider në fushën e higjenës Intervistë me manaxherin e pergjithshem dhe drejtuesin teknik, me profesion KIMIST USHQIMOR, të kompanisë Midac – Al, Giuseppe Morelli. “Ofrojmë Produkte cilësore, teknologji inovative dhe shërbime profesionale për klientët tanë”

e prej vitit 2007, kompania Midac-Al është aktive ne tregun shqiptar me produkte cilësore dhe shërbime profesionale të higjenës. Fillimisht, ajo ka ushtruar aktivitet me tregtimin e detergjentëve dhe dezifektantëve për linjat ushqimore dhe më pas, falë angazhimit dhe përkushtimit në punë, aktiviteti i zgjerua, duke shtuar gamën e produkteve dhe shërbimeve. Aktualisht, kompania Midac-Al është lider në fushën e higjenës, duke plotësuar kërkesat e klientëve, së fundmi edhe në linjën e pastrimit profesional të ambienteve dhe larjen e xhamave. Kompania operon me teknologjinë më të avancuar. Gjithashtu, ajo është edhe prezantuese e shumë firmave prestigjoze italiane në fushën e makinerive dhe pajisjeve për firmat ushqimore, si qumështi, përpunimi i mishit, përpunimi i peshkut, përpunimet dhe ambalazhimet e pijeve alkoolike dhe jo. Kompania parashikon një zgjerim të mëtejshëm të aktivitetit të saj, duke garanmtuar gjithmonë preofesionalizmin e shërbimeve dhe produktet më cilësore. Midac-Al është e vendosur të vazhdojë të investojë në fushën e e higjenës, si në fushën e industrisë ushqimore dhe të pijeve dhe në atë të shërbimeve komuniatare. Sa kohë keni që operoni në tregun shqiptar dhe cilat janë shërbimet që ofroni për konsumatorët? Midac - Al është në tregun shqiptar që prej vitit 2007. Ka filluar aktivitetin me tregëtimin e detergjentëve dhe dezinfektantëve profesionalë për linjat ushqimore dhe të pijeve, për ta shtuar më vonë me linjën e veshjeve të punës, njëpërdorimshëve, këpucëve, çizmeve etj, artikujt ndihmës në industrinë ushqimore dhe të pijeve si, arka, paleta plastike, kontenitorë të ndryshëm të çertifikuar për produkte ushqimore, pajisje e makineri për fabrika qumështi, përpunime mishi, fabrika pijesh alkoolike dhe jo, etj. Firma jonë është në gjendje të furnizojë me materiale dhe produkte të çertifikuara CE dhe H.A.C.C.P, të gjitha tipet e firmave ushqi-


speciale • E hënë 18 mars 2013

»

19

“Pika më e fortë që e karakterizon kompaninë Midac-Al është profesionalizmi. Ne nuk shesim vetëm produktin, por ofrojmë shërbimin profesional të shoqëruar me produktin cilësor dhe të sigurt. Motua e firmes sonë është: Higjena e parë në këndvështrimin 360 gradë”

Giuseppe Morelli

more dhe të pijeve. Një sektor i rëndësishëm i firmës sonë janë dhe produktet për deratizimin, dezinsektimin dhe dezinfektimin (D.D.D.), si dhe shërbimet përkatëse të kësaj linje. Pika më e fortë që e karakterizon firmën tonë është profesionalizmi. Ne nuk shesim vetëm produktin, por ofrojmë shërbimin profesional të shoqëruar me produktin cilësor dhe të sigurt. Kohët e fundit shërbimet tona janë shtuar me linjën e pastrimit profesional të ambienteve dhe larjen e xhamave. Për larjen e xhamave, firma jonë ka investuar në teknologjinë e fundit të larjes ekologjike me anën e  ujit të osmosit, ujë krejtesisht i pastër kimikisht dhe bakteriologjikisht, larje që kryhet nga toka në lartësinë deri 18 mt. Ky sistem garanton larje të shpejtë e me rezultate maksimale. Motua e firmes sonë është: Higjena e parë në këndvështrimin 360 gradë. Çfarë garanton kompania juaj për tregun shqiptar dhe target grupet e saj? Ne garantojmë për klientët tanë dhe për tregun shqiptar një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh. Furnizimi dhe asistenca në lidhje me detergjentët e dezinfektantët profesionalë të çertifikuar për linjat ushqimore dhe të pijeve të firmes DIVERSEY, firmë multinazionale e njohur dhe e vlerësuar në të gjithë botën. Furnizimi me veshje pune, të sigurisë në punë, njëpërdorimsheve dhe materialeve ndihmëse. Shërbimet e D.D.D deratizim, dezinsektim dhe dezinfektim sipas normave CE dhe H.A.C.C.P Shërbimet e pastrimit të ambienteve të jashtme e të brendshme, si dhe xhamave të jashtëm e të brendshem me teknologjinë më inovative. Asistenca e vazhdueshme në linjën e higjenës dhe sigurisë ushqimore me moton: Higjena nuk është kosto, por investim. Nga produktet më inovative të firmës sonë janë dhe fikset e zjarrit, që aktivizohen në xhiron e 10/15 sekondave, në prezencë të flakës dhe veprojnë pa pasur nevojën e prezencës së operatorit. Këto produkte të vendosura në pika kyçe garantojnë sigurinë maksimale të ambienteve, ku ato janë vendosur. Duke pasur parasysh se përqindja më e lartë e zjarreve ndodh natën, sistemi që ne propozojmë, ju garanton një siguri më shumë. Cila është teknologjia me të cilën ju operoni? Ne përdorim teknologjinë më të avancuar në tregun e sotëm, si në linjen e shërbimeve dhe të produkteve, që ne ofrojmë. Midac – Al, përveç të tjerave është dhe prezantuese e autorizuar e shumë firmave prestigjoze italiane në fushën e makinerive dhe pajisjeve për firmat ushqimore, si qumështi, përpunimi i mishit, përpunimi i peshkut, përpunimet dhe ambalazhimet e pijeve alkoolike dhe jo..  Eshtë parashikuar të investohet në teknologji gjatë periudhës në vazhdim? Ne jemi gjithomë në korrent me të rejat e fundit në tregun europian e më gjerë. Ne do të vazhdojmë të investojmë në teknologjinë më të avancuar në linjat që ne përfaqësojmë.  Cilat janë planet tuaja për vitin 2013? Planet tona për vitin 2013 janë të vazhdojmë në rrugën që kemi nisur, duke shtuar dhe profesionalizuar gjithmonë e më shume shërbimet që ne ofrojmë. Do të vazhdojmë të investojmë në fushën e e higjenës, si në fushën e industrisë ushqimore dhe të pijeve dhe në atë të shërbimeve komuniatare, si qendra tregtare, universitete, shkolla, spitale, hotele, etj.

“Planet tona për vitin 2013 janë të vazhdojmë në rrugën që kemi nisur, duke shtuar dhe profesionalizuar gjithmonë e më shume shërbimet që ne ofrojmë. Do të vazhdojmë të investojmë në fushën e e higjenës, si në fushën e industrisë ushqimore dhe të pijeve dhe në atë të shërbimeve komuniatare, si qendra tregtare, universitete, shkolla, spitale, hotele, etj”


20

«

Librari

Titulli: Të pathënat e një martese Origjinali: Wife 22 Gjinia: Roman Autori: Melanie Gideon Shqipëroi: Etleva Hoxha Çepele

L

ibri është historia gazmore e një gruaje në krizën e moshës së mesme dhe e rizgjimit romantik që ajo përjeton falë magjisë së një rrëfimi të fshehtë. Alisia Bakëll është gruaja 44 – vjeçare e një menaxheri simpatik reklamash. Ata kanë dy fëmijë adoleshentë. Alisia është një dramaturge e zhgënjyer dhe mësuese teatri me kohë të pjesshme. Ajo po përballet me “një lloj boshllëku ekzistencial, të pashtershëm”, për të cilin autorja Melanie Gideon shkroi librin e saj të parë, autobiografik, The Slippery Year. E mërzitur, pak a shumë e pakënaqur me jetën dhe në prag të “vitit të saj kritik”, i cili shënon moshën kur nëna e saj vdiq, Alisia vendos të marrë pjesë në një sondazh online mbi martesën në shekullin XXI. Me përdoruesin “Gruaja 22”, ajo zbulon se anonimiteti është çlirues. Nga ana tjetër, ajo fillon të ndiejë gjëra që nuk duhet t’i ndiejë për studiuesin i cili po bën sondazhin, gjëra që ka kohë që nuk i ndien. Ai jo vetëm që i bën pyetje për të cilat i shoqi, Uilliami, nuk shqetësohet më, por edhe lexon me vëmendje përgjigjet e saj. Historia shpaloset nëpërmjet statuseve në Facebook, kërkimeve në Google, pyetësorëve dhe rrëfimit në vetën e parë, duke satirizuar fiksimin tonë për internetin dhe lehtësinë për t’u shpalosur të huajve sekrete që nuk mund t’ua themi atyre që duam. Ky libër është për të gjithë, dhe jo vetëm për ata që janë në moshë të mesme, pasi zgjon një vullnet të ri te të gjithë ata që kanë një lidhje dashurie disavjeçare. Komente mbi librin “Të pathënat e një martese” përcjell dridhjet lozonjare, por të vendosura te “Ka postë për ty” të Nora Ephron – it. Njësoj si Ephron – i, Gideon – i është e aftë të shpojë kotësitë bashkëkohore. Në pellgun e dyndur të romaneve mbi krizën e moshës së mesme, “Të pathënat e një martese” të ndihmon të mos mbytesh.” Washington Post “Të pathënat e një martese” bën pjesë në kategorinë e romaneve të lehta për femra, si “Ditari i Brixhet Xhonsit” apo “Duke rimarrë veten”. Por është më i mirë se këta, kryesisht pasi historia e Gideon – it nuk është vetëm historia e një martese të lodhur apo drama e përvuajtur e një vajze beqare. Jo, ajo i prek nga pak të gjitha, duke filluar nga jeta familjare në shekullin XXI, te shokët në Facebook dhe tek akti i dhimbshëm i googleimit të vetvetes.” USA Today “Të pathënat e një martese” është instagrami gazmor i dashurisë në një botë të ndërlidhur.” People Magazine

Të pathënat e një martese

Fragment nga libri I dashur Studiues 101,

Nuk po marr pjesë në këtë sondazh “sepse jam e mërzitur”, por sepse këtë vit mbush 45 vjeç, të njëjtën moshë që pati ime më kur u nda nga kjo botë. Të ish gjallë ajo, do të diskutoja me të dhe nuk do të merrja pjesë në sondazhin tuaj... Do të flisnim për shijet tona seksuale (ose mungesën e dëshirës për seks), për ata pesë kilogramë të bekuar, që sa i humbasim, i vëmë prapë, dhe se sa e vështirë është në ditët e sotme të gjesh një hidraulik të mirë... Ajo do të më bënte pyetje të tipit “Je e lumtur, bijë? Të trajton mirë yt shoq? E mendon dot veten të plakesh me të?” Ime më nuk e shijoi dot të qenit gjyshe, nuk iu thinjën vetullat dhe as e provoi ndonjëherë tavën time me peshk ton. Kjo, pra, është Boston Globe arsyeja pse vendosa të marr pjesë në studimin tuaj.

Titulli: Përse të lexohen klasikët Origjinali: Perché leggere i classici Gjinia: Kritikë letrare Autori: Italo Calvino Shqipëroi: Viola Adhami Italo Calvino Mbi të gjitha dua Stendalin pasi vetëm tek ai tensioni moral vetjak, tensioni historik, vrulli i jetës janë një gjë e vetme, tension linear romanesk. E dua Pushkinin, sepse është qashtërsi, ironi dhe seriozitet. E dua Heminguejin, sepse është matter of fact, understatement, dëshirë për lumturi, trishtim. E dua Stivensonin sepse duket sikur fluturon. E dua Çehovin sepse nuk shkon më larg sesa shkon. E dua Konradin sepse lundron në humnerë e nuk na fundos. E dua

E hënë 18 mars 2013 •

Titulli: Poeteka, nr. 24 Origjinali: Poeteka, nr. 24 Përgatiti: Arian Leka Gjinia: Revistë letrare Fragmente nga revista “Publikimi që Neruda kishte më shumë për zemër ishte botimi i Altalaguirresë, bërë në kulmin e luftës, më 1938, në barrikadën e Katalonjës. Kështu tregon botuesi i tij: “Ditën në të cilën u përgatit materiali për botimin e librit, ishin ushtarët ata që punuan në fabrikën e letrës. Lëndët e para të furnizuara nga komisariati, pambuk e lecka, u duk ashiqare që nuk mjaftonin, e ushtarët hodhën brenda brumit veshje e fasha, trofetë e luftës, flamujt e armikut, tuniket e disa prej të burgosurëve morë. Libri, nën drejtimin tim, u bë nga ushtarët e po nga ata u botua.” Është e qartë domethënia që kishte për Pablon ky botim kaq i rënduar nga rreziqet e mangësitë.” Marcos Ana “Ndihet një aromë e ëmbël poezie në papafingon e Roberto Keller – it, botues i vogël i Rovereto – s, që ka botuar kryeveprën e Herta Müller, fituese e Nobel – it për Letërsinë. Shtëpitë e mëdha botuese e konsideronin Herta Müller – in një autore të periferisë, pak të pëlqyeshme, që shkruante një prozë të ndërlikuar, pothuajse të pamundur për t’u përkthyer. Selia e Keller – it është e gjitha atje: pak metra katrorë, brenda apartamentit të rrugës Roggia. Libra gjithandej, dy kompjuterë, një bibliotekë kuqerreme, një printer, një fotokopje dhe një katalog me nja 15 tituj. Ka bërë shumë kilometra ai furgon: në Spanjë, Austri, Gjermani, Zvicër, Francë, Portugali. Në të kanë hipur autorët që ka zbuluar, libra, botues, lexues, pelegrinë të kulturës dhe të botimit, bashkëpunëtorë, vullnetarë, protagonistë të një ëndrre të përbashkët: përhapjen e historive të botës. Robert Keller kujton “Isha mbi furgonin tim, ngarkuar me dhjetë kuti me libra, kur një mik gazetar më thërret e më thotë se duhej të kthehesha me nxitim në Rovereto, sepse më kërkonin të gjithë, dhe sakaq më jep lajmin se çmimi Nobel sapo i ishte dhënë Herta – s. Nuk arrija ta besoja, isha shumë i emocionuar. Ndalova në vend dhe u ktheva me një frymë në shtëpi. Qava me dënesë sa u çlirova pastaj thirra të gjithë miqtë, bashkëpunëtorët e vullnetarët, për të kuptuar e organizuar atë situatë të papritur. E festuam me Chinotto”. Çfarë fitoi? Falë çmimit të dhënë Müller – it, për herë të parë mundi edhe të mbulojë shpenzimet e botimit. Por fitimi nuk është gjithçka. Shtëpia e tij botuese është një laborator, jo një ndërmarrje.” Francesco Comina

Përse të lexohen klasikët Tolstoin, sepse nganjëherë më duket se jam gati për t’ia kuptuar sekretin e në të vërtetë asgjë. E dua Manzonin, sepse deri pak më parë e urreja. E dua Çestertonin sepse dinte të ishte Volteri katolik e unë doja të isha Çestertoni komunit. E dua Floberin sepse pas tij nuk mund të mendosh të bësh si ai. E da Poen e Brumbullit të artë. E dua Tueinin e Hakëlberi Finit. E dua Kiplingun e Librit të Xhunglës. E dua Nievon sepse e kam lexuar shumë herë e jam zbavitur si herën e parë. E dua Xhejn Ostin sepse nuk e lexoj kurrë, por jam i lumtur që ekziston. E dua Gogolin pasi deformon me dlirësi, ligësi e masë. E dua Dostojevskin, sepse defor-

mon me koherencë, furi dhe pa masë. E dua Balzakun sepse është vizionar. E dua Kafkën, sepse është realist. E dua Mopasanin sepse është sipërfaqësor. E dua Mansfildin sepse është inteligjente. E dua Fitzxheraldin, sepse është i pakënaqur. E dua Radiguenë sepse rinia nuk kthehet më. E dua Svevon, sepse duhet edhe të plakemi. E dua... Koment mbi autorin “Calvino ishte romancier me një gjenialitet të jashtëzakonshëm dhe lexues thellësisht i ndjeshëm i letërsisë... Duke lexuar një gjigand të letërsisë që i kushton homazhe një tjetër gjigandi, të dy bashkë zmadhohen edhe më shumë në sytë e lexuesve.”


• E hënë 18 mars 2013

JOHN BURNSIDE

Librari

»

21

Si poezia ndryshon jetën

Ë

shtë e pazakontë për mua, që mëngjesin e të martës, të zgjohem vonë, nën zhurmën e trafikut të Londrës dhe me kujtime të gjalla e në dukje të rëndësishme, rreth mbrëmjes së kaluar në shoqërinë e poetëve të tjerë, gazetarëve të shtypit, radios e madje dhe televizionit, me të cilët diskutuam mbi rëndësinë e poezisë. (Kështu që Çmimi T. S. Eliot i këtij viti që m’u dha, ishte po aq provokues për mendimet e mia sa edhe ç’ishte miklues për egon dhe ripërtëritës për llogarinë bankare.) Zakonisht unë zgjohem në rrethinat e Fife-it, nën blegërimat e deleve të fqinjit tim dhe vërtitjes së ndonjë çifti që i ka rënë rruga atypari, dhe, deri në njëfarë pike, ky është edhe “qëllimi��� i poezisë: përvojat e ditës, toka, jetesa e kafshëve të ndryshme, drita në një ditë të caktuar dimri në një vend të caktuar të Skocisë, pra, detajet qartësisht të pashoqe të së tashmes dhe pranishmes – kohës dhe vendit. E megjithatë, sa herë që shtohet pyetja “Çfarë shkakton poezia?” apo “Cili është qëllimi i saj?”, nuk ngurroj aspak që të përgjigjem se poezia mbart një rëndësi kryesore për kulturën tonë dhe se është e aftë që, ndër artet, të jetë më e pushtetshmja dhe më transformuesja. Ekzistojnë poezi të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë më kanë ndryshuar jetën, sepse kanë ndryshuar mënyrën sesi e shihja dhe e dëgjoja botën; ekzistojnë edhe poezi të cilat, të lexuara e stërlexuara, më kanë zbuluar dora - dorës pika të përvojave vetjake të cilat, për arsye personale e po aq edhe shoqërore, më kishin dalë nga mendja; dhe ekzistojnë edhe poezi të cilat i kam lexuar e rilexuar pareshtur, duke e ditur që mbartin njohuri të fshehura e që kam dashur t’i zbuloj, e megjithatë nuk i kam zbërthyer dot. Pra, në planin më të thjeshtë, poezia është e rëndësishme sepse na bën të mendojmë, na bën të hapur ndaj mistereve e ndonjëherë edhe mundësive mahnitëse të gjuhës. Poezia është, në atë mënyrën e saj delikate e megjithatë aq të fuqishme, një disiplinë me anë të së cilës të mundemi të angazhohemi me atë botë, që aq fort e marrim për të mirëqenë. Kur ithtarët e mendimit faktik i referohen një mali a liqeni si “resurs natyror”, pra, si materie, e cila vlen për t’u hulumtuar apo shfrytëzuar, poezia na kujton se liqenet dhe malet janë më tepër sesa thjesht emërtime të hedhura mbi letër. Kur një diktaturë burgos dhe torturon qytetarët e vet, njerëzit shkruajnë poezi, sepse ritmet e saj dhe mënyra me të cilën ajo vepron me gjuhën, për të lartësuar dhe nderuar, dhe jo për të poshtëruar dhe keqpërdorur, ngjason me ritmet dhe vëmendjen e drejtësisë. E një rëndësie kryesore për këtë lloj vëmendjeje është dhe përbërësi kyç i poezisë, metafora, të cilën Hanna Arendt-i e cilësonte si “mjet me anë të të cilit njëjshmëria e botës përcillet poetikisht”.

Është pikërisht pushteti për të bashkuar gjërat, për të unifikuar përvojat si “muzikë e asaj që ndodh”, ajo çka arrihet me anë të poezisë më të mirë. Ndër ne, pjesa më e madhe e ndjejnë se kjo është e vërtetë për shoqërinë e poetëve të mëdhenj e të ndjerë të historisë: Ë. Shakespeare, J. Milton, S.T Coleridge dhe P.B Shelley dhe sigurisht edhe për T. S. Eliot-in, amerikanin që revizionoi dhe po aq edhe rinovoi, e pasuroi idenë tonë për Anglinë. E prapëseprapë unë do të pohoja se poezia është, ose mund të jetë, e një rëndësie të dorës së parë për përvojën tonë, sot po aq sa edhe çka qenë dje. Leximi i poezisë “Unë jam kamarieri juaj këtë mbrëmje dhe emri im është Dimitri”, të poetit të madh bashkëkohor amerikan Robert Hass, në kulmin e nënçmimit ksenofob të George Ë. Bush-it për “Europën Plakë”, vlente jo vetëm si kujtesë për padrejtësitë e kotësinë e luftës, por edhe për të sjellë ndërmend atë pasuri dhe kompleksitet të asaj historie që Bushi synonte të hidhte poshtë. Përmbledhja e poezive të poetit nga Ëiskonsini Nick Lantz, “Nuk e dimë, Nuk e dimë”, lidh historinë natyrore të Plinit Plak dhe dallditë e Donald Rumsfeldit me një efekt të jashtëzakonshëm, duke na detyruar që të ngremë pikëpyetje mbi mënyrën sesi vizioni ynë për botën dhe qëndrimet tona politike manipulohen nga pushtete të caktuara. Mëse personale, lirikat apolitike të Lucie Brock-Broidos, apo le të themi, të Alan Shapiro-s, na nxisin që të rimendojmë mbi dinamikën e mardhënieve tona të përditshme me krijesat e tjera, që prej gruas e fëmijëve e deri tek egërsirat që në mënyrë të përsëritur harrojmë se ekzistojnë atje ku kopshtet e periferive apo dritat e verandës mbarojnë. Të gjithë këta poetë ravijëzojnë idetë e tyre në jetët tona me muzikën dhe urtësinë që u buron dhe ndalen aty për të bërë të mendojmë sërish mbi mënyrën se si jetojmë dhe se për çfarë jemi të aftë që të bëjmë – po ashtu sikurse poetët kanë bërë gjithmonë. Sot poetët janë po aq sfidues, mbi jetën publike dhe akomoditetet private, sikurse dhe Andreë Marvell-i që u përball me delikatesë me politikën e jashtme të Oliver Kromuellit në veprën e tij “Ode horaciane mbi kthimin e Kromuellit nga Irlanda”; por edhe në një mënyrë intimisht më reflektuese, sikurse T. S. Eliot-i kur skaliti bashkë dhe krijoi ide imediate thelbësore filozofike për faktet kryesore të jetës – kohën, vendin, durimin e disiplinat e vështira të dashurisë – në veprën Katër Kuartetet. Sikurse edhe ka bërë gjithnjë, poezia ripërtërit dhe thellon pikërisht atë dhunti që edhe na bën njerëzorë: imagjinatën. Dhe kjo është thelbësore për jetën publike po aq sa dhe për atë private, sepse sa më përfytyrues që të jemi aq edhe më të dhembshur bëhemi – dhe ky, sigurisht, është më i larti ndër virtytet. Përktheu nga anglishtja Julian Qineti

Titulli: Lëng argjendi Gjinia: Poezi Autori: Rudi Erebara

Kur ne të dy nuk kishim adresë U puqën dy skajet e materies, u ndez një dritë e fortë si dyshim, dhe ne vendosëm të ndahemi, dy lëvozhga që rrojnë, mbi ujë të qetë pasdite. Asgjë nuk u mat me humbjen tonë, asgjë nuk u rrit. Kufijtë e caktuar nga ne, si fëmijë u rritën, bënë nga ne, atdhe me një emër, ku ne të dy nuk kishim adresë. Atje në një vend pa sy, si në ëebsite të dy ne, qamë për një humbje më të lumtur. Për një orë tjetër, për një sahat të ndërtuar ndryshe, që ti maste rrugët tona, si një masë e re, ku koha nuk ka humbje. 1998, North Carolina, High Point Dita e paktë Kur po soset gota, sus po rri njeriu, në fund të reve e tymit, ngjitur me tavolinën. Pasdita bie, fytyrat e kurvave spanjolle, shkëlqejnë si hënëza brune, faqeve të gotës. Dita më e vogël, si borxhin e fundit që të kanë, duket sikur ta falin, për mëshirë: sex dhe kohë e humbur. Buka e re, fle në tavolinë, e si radio e majit të 1945-ës, transmeton pas seksit mesazhin e paqes. Dita e paktë, është një ditë e mrekullueshme për luftë. NY, 1999


22

« opinion

E hënë 18 mars 2013 •

Solitarizmi qytetar dhe shoqëria Qytetarë normalë apo njerëz të verbuar pas vetes?

N

ë shoqërinë tonë tani ndihen gjithnjë e më shumë marramendjet metafizike dhe çoroditjet empirike të modernitetit, të cilat përveç arsyeve që vijnë nga progresi në ontologjinë e tyre të krijojnë iluzionin se përgjithësisht janë të pakondicionuara dhe të pavarura nga natyra individuale e organizimit të jetës së çdo qytetari. Në të vërtetë, gjërat që po ndodhin në shoqërinë tonë janë të lidhura thelbësisht me shumë arsye ekonomike, sociale dhe individuale, që janë gjithnjë e më të interferuara midis tyre. Në fakt, në jetën sociale, në strukturat dhe organizimet e shoqërisë shqiptare njerëzit, për arsye që nuk varen prej tyre, kanë humbur sensin e dikurshëm të bashkëpunimit social, ekuilibrat e natyrshëm shpirtërorë tradicionalë, mënyrat standarde të tipologjisë dhe formave të lidhjeve individuale, të cilat, për arsye që dihen, janë zbehur me shpejtësi të paparashikuar. Në të njëjtën kohë ndihet nevoja imperative e vendosjes së tyre në një sfond social të rinovuar, që me siguri është më pak e gjerë nga pikëpamja e dimensioneve dhe madhësisë së sfondit social. Tendenca e fortë e individualizmit, edhe pse ndjenjë sociale e vonuar në realitetin tonë, për shkak të ndikimit rrënues të devijimit totalitar që shoqëria shqiptare provoi për një kohë relativisht të gjatë, tani është bërë summumi i sintetizuar, që shfaqet bujshëm në të gjithë spektrin e ndjenjave individuale dhe nivelin e marrëdhënieve sociale të njeriut të kohës sonë. Formatimi i shoqërisë shqiptare është duke ecur me ritme të shpejta dhe e orientuar nga parimet e ideologjisë liberale, që nxit individualizmin, riformatimin e esencës sociale të jetës, organizimin e mënyrave të jetesës qytetare të ndërtuar sipas modeleve bashkëkohore të shoqërisë së qejfit dhe shoqërisë së spektaklit, të cilat bashkë me prirjet e zgjeruara konsumistike të njeriut materialist dhe hedonist kanë bërë që në shoqërinë tonë të ndihet gjithnjë më e fortë sindroma e tërheqjes së qytetarit nga objektivat sociale të qytetarisë. Njerëzit po orientohen nga prirja e fortë e braktisjes së detyrimit të vjetër, klasik dhe tradicional të plotësimit të disa vlerave që janë konsideruar të domosdoshme për të krijuar kushte që në shoqërinë tonë të mos zhduket krejt hapësira e ekzistencës së ndjenjës qytetare, lidhjes së natyrshme të prirjes së thellë individualiste me idenë e vlerësimit në masën e duhur të nevojës të së mirës së përbashkët. Por ne duhet t’i vlerësojmë më mirë dhe në mënyrë koherente pamjet e jetës, shfaqjet fenomenologjike individuale e sociale të saj. Jo duke u nisur nga parametrat e doktrinave sociologjizuese, as duke menduar se me ide moderne mund të përmbysim botën, apo të besojmë se përmes fuqisë së tyre të mund të rregullojmë deri në fund natyrën individualiste, vetmitare, asociale të qytetarit të kohës moderne. Solitarizmi, edhe pse dukuri e re e jetës sociale, në Shqipëri është bërë mënyrë dominante jete. Ai shfaqet si prirje dhe thelb kryesor i mënyrës së personalizuar të jetës, ndikues i fortë në mbivlerësimin e formave të veçanta të realizimit të kënaqësisë së çdo qytetari, të cilat në kohën tonë janë të përveçme, të individualizuara dhe të realizuara në një sfond sa më të ngushtë social. Jeta moderne në shoqërinë e sotme shqiptare, ndryshe nga shoqëria kolektiviste e së kaluarës, ka paradigmat e veta, mënyrat e realizimit të kënaqësive të qytetarit, të cilat, sa më shumë kalon koha, aq më shumë kanë tendencë të bëhen vlera të personalizuara të njeriut modern, i cili nuk ka shumë dëshirë që për të realizuar dëshirat dhe objektivat e veta të futet në mënyrë të dhunshme apo deterministe në identitete sociale, të pranojë mënyra të përbashkëta të realizimit të qëllimeve, synimeve dhe objektivave të jetës së tij. Situata sociale e krijuar nga në vendin tonë nga ndikimet e liberalizmit, individualizmit dhe moderniteti, forca eruptive e tyre në jetën sociale, zgjerimi i hapësirave të individualizimit si bazë e lidhjeve të qytetarit, nuk favorizon dëshirën e antiliberalëve shqiptarë për të bërë ndërhyrje sociale dhe kombinatorika sociologjike për të bërë rregullime të sforcuara sociale, apo edhe të kundërshtarëve të tyre, që synojnë mbështetjen ekstremisht mekanike të dominimit të mënyrës solitariste dhe vetmitare të realizimit të dëshirave dhe kënaqësive

Nga Gëzim TUSHI

të qytetarit. Megjithatë, ndihet se në kushtet që është shoqëria jonë është e nevojshme të bëjmë përpjekje që, pa cenuar liritë e zgjedhjes, tipologjitë dhe mënyrat individuale të realizimit të kënaqësive të njeriut të veçantë, të mendojmë se ato, sado individualiste që të jenë në thelbin e tyre, përsëri kanë një stof të përbashkët qytetar, që na japin mundësinë të diskutojmë dhe debatojmë publikisht për to. Problemi është se në kushtet kur nevoja për kënaqësi individuale dhe dëshira konsumistike është zgjeruar tej mase, kur ajo ka humbur në disa raste limitet e humanitetit dhe socialitetit, është vështirë të flasësh për rregullim të raporteve të vlerësimit të tyre prioritar në raport me vlerat e qëndrueshme të shoqërisë. Ky është një debat i vjetër sociologjik. Të paktën që nga koha kur shoqëria shqiptare u bë më moderne, qytetare dhe hyri në fazën e postmodernitetit. Në këto rrethana nuk është e lehtë, madje është e vështirë sot që me lehtësi të rregullosh ekuacionet në një shoqëri superindividualiste, apo të harmonizosh lidhjet midis dëshirave personale të qytetarit dhe konsiderimit të vlerave të qëndrueshme të shoqërisë. Në ekuacionin individ–shoqëri kënaqësi individuale kalimtare dhe vlera shoqërore të qëndrueshme nuk ka ndonjë rregull të shkruar sociologjik, por ka një detyrim moral dhe social ekzistencial, që i duhet dhe i vlen njeriut si qytetar për të kuptuar raportin midis kënaqësive të vogla dhe qëllimeve të mëdha sociale. Pa dyshim, është e vërtetë që shoqërinë tonë tendenca e njeriut për t’u dhënë i tëri pas kënaqësive kalimtare të ditës, pas qejfit dhe plotësimit të dëshirave trupore, pas konsumit të tepërt si qëllim në vetvete apo si tregues i jashtëm i statusit social që gëzon qytetari në shoqëri për ekzibicion apo mburrje, janë bërë dukuri sociale shumë më evidente, më të forta dhe më të qëndrueshme individualisht. Konsumi, qejfi, kënaqësitë, argëtimi janë prirje dominante e jetës së sotme qytetare, qëllim në vetvete, objektiv prioritar i jetës së secilit, duke lënë pas dore me qëllim apo nga presioni imperialist i realizimit me çdo kusht të kënaqësive materiale, lëndore e trupore synimet dhe objektivat e përbashkëta të jetës sociale. Kjo tendencë është e ndërlikuar nga forma dhe polivalente nga përmbajtja, sepse është esencë kryesore e njeriut të

kohës moderne. Për të treguar vendin dhe peshën që kanë ato në tërësinë e jetës individuale dhe në vlerën e personalitetit të njeriut ato janë quajtur “kënaqësi ikëse”, të cilat në jetën e njeriut janë jetëshkurtra, të pezullta, fluturake, kapriçoze dhe të çastit. Në këtë kontekst, besoj se është nevojë që në familje, shkollë, në jetën e përditshme duhet t’i mësojmë njerëzit që të mos bëhen asketikë dhe të heqin dorë nga kënaqësitë materiale, por as të mos obsedohen në tërësinë e tyre vetëm materialisht, dhe të mos mendojnë për gjërat që janë përtej mishit, trupit, dëshirave dhe kënaqësive të tyre me natyrë të fundme dhe kalimtare. Koha ka treguar se kënaqësitë ikanake, të vogla, kalimtare të njeriut nuk janë strategjikisht të mjaftueshme për ta bërë jetën e njeriut tërësisht dhe deri në fund të lumtur. Besoj se kemi nevojë që të ndikojmë në qytetërimin tonë, që njerëzit tanë të dinë t’i rregullojmë në mënyrë optimale raportet e kënaqësive të ngushta individuale me objektivat e jetës sociale. Njeriu që është qytetar nuk mund të mbytet në kënetën e ngushtë të kënaqësive apo ta barazojë tërë qëllimin e jetës së tij me sasinë e mjeteve materiale që konsumon në jetë. Këto kënaqësi në thelb janë kalimtare në raport me të vërtetën, që përtej tyre njeriu duhet të mendojë se ka një “realitet të përhershëm”, do thoshte Durkheimi, i cili është i qëndrueshëm, solid dhe përsipër nevojave të ngushta dhe kënaqësive kalimtare të njeriut biologjik. Nëse njeriu verbohet pas vetes, nëse veten e vendos në funksion pa kushte të realizimit të kënaqësive kalimtare materiale të tij dhe harron se përtej tyre është shoqëria e tij, që nuk është aq kalimtare sa kënaqësitë amteriale, që është më e qëndrueshme dhe më solide se njeriu-kalimtar. Shoqëria është baza e qëndrueshme e jetës sociale, që mbetet edhe pasi kalon njeriu që mendon të realizojë vetëm kënaqësitë e tij kalimtare. Në këtë kontekst, vlera e jetës së njeriut është e vlerësuar kur bëhet jetë sociale, mënyrë qytetare e realizimit të raportit të kënaqësisë individuale, të cilat nuk e bëjnë jetën e tij të lumtur nëse nuk mendon që të lësh disa gjëra të investuara në sfondin e qëndrueshëm dhe të pashkatërrueshëm të shoqërisë. Duke shkruar kështu, nuk mendoj se duhet menduar për ndonjë interpretim materialist apo sociologjizant të raporteve të jetës personale dhe kënaqësive të njeriut, në raport me determinimet e jetës shoqërore, që tashmë në shoqërinë tonë janë bërë më të kufizuara. Pa qenë fare me mentalitet komunist, puritan apo kalvinist, është e vërtetë se jeta moderne e ka ngritur në një plan të ri vlerën e kënaqësive të vogla të jetës së njeriut, i cili së pari jetën e vet e ka vënë në funksion të qëllimeve të veta, të kënaqësive që janë pjesë shumë e rëndësishme e jetës. Sado banale dhe prozaike të duket kjo e vërtetë, sado shqetësuese të shfaqet prirja e njeriut për qejf, kënaqësi, dukje, spektakël, mburrje, lavdi, epërsi, konkurrencë materiale etj., ato kanë vlerën e tyre. Ne që patëm fatin që jetuam dy epoka të ndryshme, totalitarizmin dhe demokracinë, jemi në gjendje të kuptojmë ca të vërteta të reja për raportin midis kënaqësive të vogla ikanake dhe realitetit të shoqërive që kanë qenë mbi ne dhe kanë determinuar raportet e njeriut me kënaqësitë e vogla dhe investimet e qëndrueshme që kemi bërë në dy shoqëritë që kanë kaluar: socializmin totalitar dhe demokracinë liberale. Në këto kushte, tani është e nevojshme që gjërat t’i shikojmë ndryshe. Jo vetëm në shikimin global të problemit si raport dialektik i qytetarit me shoqërinë në tërësi, por dhe në aspektin e rishikimit të vlerës së kënaqësive të vogla kalimtare, të paqëndrueshme me investimet që qytetari bën për shoqërinë në të cilën jeton. Ky është një ekuacion i ndryshuar radikalisht nga epoka e re e liberalizmi individual dhe modernitetit social në Shqipëri. Njeriu me kënaqësitë e veta dhe vlerësimin e vlerave të qëndrueshme të shoqërisë siguron të realizojë më sukses të gjithë fazat e jetës së tij. Kjo tendencë tani realizohet pa shpërfillur të vërtetën universal, se njeriu, duke qenë me natyrë individualiste, është i vendosur që pavarësisht dimensioneve dhe determinimeve sociale të jetës, në fund të fundit, ai ka kuptuar të vërtetën ekzistenciale se jeta individuale të bën të mbivlerësosh të vërtetën, që njeriu së pari është qenie me dëshira trupore e kënaqësi materiale kalimtare dhe pastaj dhe me objektiva të kufizuara sociale.


sport • E hënë 18 mars 2013

Skënderbeu mbyll gojët e liga, Besa pranë shpëtimit P

ër të mirën e futbollit, por për të keqen e Shkumbinit, Skënderbeu nuk ka falur asgjë në Peqin, duke fituar 1:0 me një gol të Çaushajt, çka i ka zvogëluar shpresat e peqinasve për të qëndruar në kategori. Nga ana tjetër Besa ka dalë triumfuese në super-sfidën e mbijetesës me Luftëtarin, duke i mundur me rezultatin e pastër 2-0 gjirokastritët. Ky rezultat i jep një avantazh të madh kavajasve, që tashmë janë plot 6 pikë mbi zonën e ftohtë. Në ndeshjet e tjera të djeshme të javës së 19-të, spikat fitorja 2-1 e Laçit ndaj Vllaznisë, ndërsa fitoret e Kukësit në Berat, me rezultatin 5-2 ndaj Tomorit dhe ajo e Bylisit, në Ballsh, 3-0 ndaj Apolonisë, ishin mëse të pritshme, pasi dy skuadra e fundtabelës tashmë e kanë prerë biletën për në kategorinë e parë.

Besa fiton duelin me Luftëtarin Një fitore shumë e madhe ishte ajo që arriti dje ekipi kavajas, që ka mundur 2-0 Luftëtarin. Pavarësisht se kjo ndeshje është luajtur pa praninë e tifozëve, për shkak të ndëshkimit të marrë nga Disiplina, ndërkohë që trajneri përparim Daiu i ka drejtuar të tijtë nga tribuna, i penalizuar të mos qëndrojë në stolin drejtues për 4 javë, vendasit kanë ditur që të marrin maksimumin. Në një sfidë shumë të fortë, ku

Sezoni nis me një fitues të ri, që nuk është as Fetel e Alonso. Kimi Raikonen zhvilloi një strategji perfekte gare me vetëm dy ndalesa në bokse për të mundur Fernando Alonson në Çmimin e Madh të Australisë në Formula, 1 duke u bërë fituesi i parë i sezonit 2013. Të gjitha parashikimet për një paraqitje të shkëlqyer të radhës të skuadrës Red Bull ranë poshtë, pasi Sebastian Vetel u desh të kënaqej vetëm me vendin e tretë, i lënë në hije nga prova e dhuruar nga Lotus dhe Ferrari. Shoku i skuadrës i kampionit në fuqi të Formula 1, Mark Ueber, u rendit i 6-ti, pas një fillimi shumë të dobët, pas krahëve të Ferrarit të Felipe Masa dhe makinës Mercedes të Luis Hemilton. Gara ishte mjaft entuziazmuese që në startin e saj, kur Vetel nuk arriti të shkëputej nga dyshja e Ferrarit, Masa-Alonso, që kaluan kundërshtarët që kishin para shumë lehtësisht dhe u vunë në ndjekje te kampionit. Por këtij grupi iu bashkua edhe Raikonen, i cili dukej në gjendje të mbante rimtin e kreut. Alsono zhvilloi një strategji të shkëlqyer në ndalesën e tij të dytë për ndërrimin e gomave, duke arritur të kalojë Vetel e Masa që gjendeshin para tij. Por askush nuk kishte parashikuar që Kimi Raikonen do të zhvillonte vetëm dy ndalesa për ndërrime gomash, ndërsa piloti i Lotus mbajti një ritëm të lartë gjatë të gjithë garës duke treguar se deklaratat e tij optimiste para fillimit të sezonit nuk ishin rastësore. Si rrjedhojë, finlandezi preu i pari vijën e finishit, ndërsa Alosno doli i dyti pas tij, pas një gare perfekte që do të ishte kurorëzuar padyshim me një fitore nëse Raikonen nuk do të kishte zgjedhur një strategji ekstreme për pistën australiane. Duhet thënë se gara kishte për protagonist në pjesë të mëdha të saj edhe pilotin e Force India, Adrian Sutil, i cili kishte zgjedhur fillimisht edhe ai një strategji me dy ndalesa në bokse, duke luftuar shpesh për kreun e garës. Por pas konsumit të tepërt të gomave në xhirot e fundit ai u desh të hynte në bokse dhe përfundoi garën në vendin e 7-të, para shokut të skuadrës, Pol Di Resta. Dështimi më i madh i kësaj gare është paraqitja zhgënjyese e skuadrës MekLaren, me Xhenson Baton që doli vetëm i 9-ti, pa qenë asnjëherë protagonist, ndërsa Serxho Perez doli vetëm i 11-ti. Vendi i 10-të, i fundit në zonën e pikëve, i shkoi pilotit tjetër të Lotus, Roman Groszhan. Me zhvillimin e garës së parë u vërtetua edhe njëherë se sezoni i ri sikurse ai i mëparshmi, do të ketë disa pretendentë për fitues.

Raikonen: Garë e lehtë për t’u fituar luheshin fatet e mbijetesës në kategori, miqtë nga Gjirokastra kanë rezistuar mjaft mirë në pjesën e parë, por në të dytën kavajasit kanë arritur të marrin atë që kërkonin. Goli i Fatjon Sefës në minutën e 65-të i ka çliruar lojtarët e Besës, që në minutat shtesë të takimit e kanë vulosur fitoren e tyre me golin e dytë që është shënuar nga Bruno Dita. Vllaznia bie në Laç Vllaznia nuk ka mundur

të dalë me pikë nga Laçi, ku vendasit kanë dalë fitimtar me rezultatin 2-1. Vllaznia ka shpërdoruar shumë në pjesën e parë. Shkodranët kanë pasur një epërsi të dukshme territoriale, por kanë humbur shumë raste të pastra për shënim. Kur nuk shënon, do ta pësosh. Dhe Laçi nuk fal. Emurllai në fund të pjesës së parë ka shënuar golin e parë të ekipit vendas, që ka ndëshkuar Vllazninë për atë mori rastesh të humbura. Pjesa e dytë është më e

mirë për vendasit, që përmes daljeve në kundërsulm e vënë në vështirësi kundërshtarin. Me këtë mënyrë loje ata arrijnë edhe golin e dytë me Shazivarin. Në dhjetë minutat e fundit Vllaznia ka reaguar fuqishëm dhe ka shkurtuar disavantazhin në 2-1, me anë të Gjinit, ndërsa i është afruar ndjeshëm edhe barazimit në kohën shtesë. Gjithsesi, kjo nuk ka ndodhur dhe Laçi ka dalë fitimtar nga fusha e tij, duke frenuar kështu ecurinë pozitive të Vllaznisë.

Fitojnë Milani e Napoli, shtyhet Interi Seria A nuk ka dhuruar surpriza të mëdha as dje, ku duket se skuadrat e mëdha, të paktën ato pasuese të Juventusit kanë fituar. Kështu Milani ka fituar bindshëm ndaj Palermos, teksa tek fitorja rikthehet edhe Napoli e Mazarrit. Milani fiton lehtësisht ndaj Palermos Milani është rikthyer tek seria e fitoreve pas disfatës turpëruese që e përjetoi në kuadër të Ligës së Kampionëve, ekipi kuq e zi ka triumfuar kundër Palermos me rezultat 2-0, ndeshje e vlefshme për javën e 19-të të Serisë A. Për fitoren e Milanit është përkujdesur Mario Balloteli, sulmuesi italian i cili dje ka realizuar dy herë për t’i dhënë tre pikë ekipit të tij. Fillimisht, ish futbollisti i Interit dhe Mançester Sitit që e nxori një penallti dhe e shndërroi atë në gol, kurse në pjesën e dytë shënoi sërish nga afërsia, pas gabimit të portierit mysafir. Fiton edhe Napoli Edhe skuadra e Mazarrit është rikthyer dje

kryeredaktor Brahim Shima

s t a f f

23

Raikonen surpriza e parë

Kampionët nuk i kanë falur asgjë Shkumbinit, duke e mundur minimalisht në Peqin, ndërsa Besa me fitoren 2-0 ndaj Luftëtarit ka hedhur një hap të sigurt drejt shpëtimit nga rënia

Kampionët nuk falin në Peqin Skënderbeu, edhe pse luante me shumë mungesa në një fushë të vështirë si ajo e Peqinit ka arritur të dalë me tre pikë të plota. Ishte përfolur shumë para kësaj ndeshje se kampionët në fuqi, që tashmë e kanë të sigurt mbajtjen e kurorës, do të lëshonin ndaj Shkumbinit, që rrezikon rënien, por diçka e tillë nuk ka ndodhur. Që në minutat e para të takimit Skënderbeu ka treguar qartë se nuk ka ndërmend që të tolerojë dhe në minutën e 6-të Çaushaj, një ish-lojtar i Shkumbinit, ka shënuar golin e miqve nga Korça, që rezultoi edhe i vetmi i këtij takimi. Shkumbini u përpoq që të bënte diçka, por mundësitë i kishte shumë të pakta. Peqinasit me grinte të madhe janë përpjekur që të dominojnë takimin, por kualiteti i kundërshtarit ishte mbi mundësitë e tyre. Pas kësaj humbje Shkumbini e sheh veten me një këmbë në kategorinë e parë, ndërsa kampionët në fuqi me këtë fitore kanë mbyllur gojët e liga, që kishin paralajmëruar një tolerim për arsye politike.

»

zv/kryeredaktor: Armand Maho Mariglen Mulla

tek fitoret. Kështu, Napoli ka fituar ndonëse jo me lehtësi, me rezultatin 3:2 ndaj Atalantës. Serinë e golave e hapi Edison Kavani që në minutën e 4-t me anë të 11-metërshi, teksa barazon Atalanta falë një autogoli të Kanavaros. Kavani shënon sërish në minutën e 65-të por vetëm pak minuta më pas barazon sërish Atalanta. Megjithatë, në fund është Goran Pandev ai i cili mendon t’i japë fitoren Napolit dhe ta rikthejë tek 3-pikëshat. Me këtë fitore, Napoli gjendet në vend të dytë, teksa ndodhet vetëm dy pikë larg Milanit që në kampionat është bërë gati i frikshëm. Shtyhet Sampdoria – Inter Ndërkaq, takimi i planifikuar për t’u zhvilluar dje në darkë, mes Sampdorias dhe Interit nuk është zhvilluar dhe është shtyrë për një ditë tjetër. Shkak për këtë është fakti që moti ka qenë i papërshtatshëm dhe është vendosur që të mos luhet dje në darkë takimi.

politika: Oli Xhilaga, ervin koçi ekonomia: brikena dervishaj sociale: Erta bode rrethet: blerina spaho kronika: mariglen mulla kultura: blerina goce design&layout: Daniel Prifti, Gëzim Duzha

Adresa: Rr. Dull Keta, nr. 5. (Rr. e Dibrës), Tiranë

Fituesi i garës së parë të sezonit 2013, Kimi Raikonen, u shpreh pas përfundimit të garës se çdo gjë u zgjidh në mënyrë më të lehtë se ç’ishte menduar. Ndërkaq, Raikonen fitoi në bazë të strategjisë së ndjekur gjatë garës. “Qëllimi ynë, që në fillim të garës, ishte të bënim vetëm dy ndalime, dhe këtë arritëm ta realizonim. Mendoj se kjo ishte diçka shumë pozitive. Pastaj gjërat e tjera shkuan në mënyrë perfekte. Mendoj se shkëlqyem në strategji dhe në saktësi, pasi kjo është pikërisht ajo që donim. Gjatë gjithë javës kemi punuar shumë dhe jemi të gjithë të lumtur për rezultatet. Ishte një nga garat më të lehta që kam fituar ndonjëherë”,- u shpreh Kimi Raikonen, finlandezi, i cili me fitimin e garës së djeshme e shton veten si një nga pretendentët për fitimin e sezonit të ri.

Fetel: I kënaqur me vendin e tretë Kampioni i botës, Sebastian Fetel, nuk duket i trishtuar aspak për rezultatin e garës së djeshme, ku e mbylli në vend të tretë. Përkundrazi, Fetel u shpreh se ky ishte maksimumi që mund të arrihej dje. “Të gjithë tek Red Bull mund të jemi të kënaqur me rezultatin e arritur. E gjithë skuadra ka punuar shumë gjatë fundjavës. Është e qartë se kemi disa “detyra shtëpie” për të bërë, por mbase gabimi ishte tek strategjia dhe tek ndalesat, sesa tek makina. Shpejtësia ishte aty”,- u shpreh Fetel. “I uroj Kimit në sezon të mbarë, sikurse të gjithëve, dhe jam i sigurt që do të jetë një sezon mjaft interesant, dhe, sikurse sezonin e kaluar, mendoj se do të ketë disa pretendentë deri në fund për titullin kampion”,- mbylli Fetel.

Alonso: Nisje e mbarë Edhe Fernando Alonso, duket i kënaqur me garën e djeshme, ku e mbylli i dyti vetëm pas Kimi Raikonen. Sipas Alonsos, qëllimi për këtë garë, ku ishte një vend për në pod, u arrit. “Qëllimi i kësaj fundjave ishte një vend për në pod dhe kjo u arrit. Ndaj mendoj se duhet të jem i kënaqur me vendin e dytë. Kimi (Raikonen) ishte i shpejtë sot dhe ndoqi një strategji të cilën nuk mund ta konkurroja, megjithatë, mendoj se vendi i dytë është një nisje e mbarë për mua. Makina ndihej mirë, ndonëse jo me ritmin e Raikonen. Megjithatë, do të shikojmë në garat e ardhshme çfarë mund të rregullojmë”,- u shpreh Fernando Alonso.

marketing: eligerta dyrmishi cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« hipotekat

E hënë 18 mars 2013 •


PEdofili, te perndjekurit, nard ndoka