Issuu on Google+

»9

Intervistë me Marela Gugën

Berati pa muze historik, edhe pse pati 5 firmëtarë të Pavarësisë E enjte

15 nëntor 2012 Viti VIII, Nr. 2823 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Hetimi sekret

Të përndjekurit që do » Deputetët kërkojnë që të marrin këstin e parë përgjimet të mos përdoren si 4

Ministria e Financave kalon dosjet që do të marrin për herë të parë dëmshpërblimin në llogaritë bankare. Numrat e vendimeve dhe të dosjeve »9

provë, vetëm si informacion

Amnistia në burgje Përpilohet lista me të dënuarit që përfitojnë

Tregu i makinave

Ekspertët firmosin dosjet dhe ia kalojnë Ministrisë së Drejtësisë për miratim

Ndryshojnë dokumentet e regjistrimit të pronësisë

2094 të burgosur do të lënë qelitë për 100-vjetorin e Pavarësisë së vendit

Letrat e reja që duhen për të bërë regjistrimin. Si veprohet me blerjet brenda vendit dhe ato që merren nga jashtë

»5

Figurat e harruara Osman Jonuzi, ndërtoi shëndetësinë shqiptare

Shuhet greva e urisë, “të rreptët” heqin shpresën e përfitimit nga nëntori

»16-17

»7

Opinion Nga Nebil Çika

Vendimi i ri i qeverisë

Nga Kastriot Islami

»4

(Zh)bllokimi Sulmi joqytetar i integrimit ndaj Arben Malajt »10 si përgjegjësi »11

Oborret në përdorim, ndryshojnë kriteret e përfitimit

Nga Jonlinda Hada

Rama: Ne kemi fituar

Sa shumë libra e sa pak lexues! »10

Nga Artur Nura

A do ta kapim trenin për në Europë? »11

Tri ligjet, bisedimet për të gjetur konsensusin mes palëve Malaj: Nëse nuk janë dakord, më mirë t’i shtyjnë. Replikat me Ruçin. Berisha: S’ka tryezë për vendimet e gjyqësorit »2

Reagojnë mjekët

Mbi 10% e fëmijëve rrezikohen nga diabeti Përveç kontrolleve jepen dhe këshillat për ushqimet që duhen përdorur dhe shenjat që duhet të shqetësojnë familjarët »8


02

« politikë

Vendimet për këshilltarët e majtë që iu hoq mandati

E enjte 15 nëntor 2012 •

Me vendimin e formës së prerë nr. 612 datë 12.06.2012 të Gjykatës së Apelit Vlorë i është njohur e drejta e përfaqësimit në këshillin e qarkut këshilltarëve Alma Bejtaj, Ylli Shehu, Alket Merdanaj, përfaqësues të këshillit të Bashkisë së Fierit. Me vendimin e formës së prerë nr. 335 datë 5.04.2012 të Gjykatës së Apelit Vlorë, të lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Lartë me vendimin nr. 1725, datë 12.07.2012, u është njohur e drejta e përfaqësimit në këshillin e qarkut këshilltarëve Bari Abedinaj, Nebi Maska, Eduart Muho, përfaqësues të

këshillit të Bashkisë së Patosit. Me vendimin e formës së prerë nr. 336 datë 5.04.2012 të Gjykatës së Apelit Vlorë, të lënë fuqi dhe me vendimin nr. 1734 të datës 13.07.2012 të Gjykatës së Lartë, i është njohur e drejta e përfaqësimit në këshillin e qarkut këshilltarit Stavro Qose, përfaqësues i këshillit të komunës së Krutjes. Me vendimin e formës së prerë nr. 134 datë 25.01.2012 të gjykatës së shkallës së parë Fieri është njohur e drejta e përfaqësimit në këshillin e qarkut Fier këshilltarit Bilbil Driza,

përfaqësues i këshillit të komunës Dërmenas. Me vendimin e formës së prerë nr. 613 datë 12.06.2012 të Gjykatës së Apelit Vlorë i është njohur e drejta e përfaqësimit në këshillin e qarkut Fier këshilltares Miranda Meta, përfaqësuese e këshillit të komunës Grabian. Me vendimin nr. 772 të datës 24.07.2012 të gjykatës së shkallës së parë Lushnjë u është njohur e drejta e përfaqësimit në këshillin e qarkut Fier këshilltarëve Josif Kruti dhe Eugen Verdha, përfaqësues të këshillit të Bashkisë së Divjakës.

Rama: Berisha nuk pranoi tryezën, s’do kompromis

Seanca e sotme nul, Partia Socialiste nuk i voton tri ligjet S

eanca e sotme parlamentare do të rezultojë nul lidhur me votimin e tri ligjeve që janë kushte për marrjen e plotë në dhjetor të statusit të vendit kandidat. Kjo u konfirmua dje zyrtarisht nga kreu i PS-së Edi Rama, i cili ripërsëriti qëndrimi se nuk do të votojë në Kuvend tri kriteret sa kohë që nuk është zgjidhur çështja e Fierit. Në një konferencë për shtyp Rama deklaroi prerazi se nuk do të votojë në seancën e së enjtes tri draftet ligjore që lidhen direkt me marrjen e statusit të vendit kandidat pa u vendosur, sipas tij, drejtësia për drejtimin e këshillit të qarkut të Fierit. Njëkohësisht kreu i opozitës e cilësoi si frikë për ballafaqim nga ana e Kryeministrit refuzimin e këtij të fundit për t’u ulur në tryezë me partitë parlamentare për të diskutuar mbi një çështje të tillë. Vendimi Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjykoi se refuzimi i Kryeministrit Berisha për t’u ulur në tryezë bisedimesh tregon qartë se mazhoranca ka frikë të ballafaqohet me faktet dhe të vërtetat. “Në përpjekjen e vet të dëshpëruar për të justifikuar dështimin me integrimin europian pushteti kërkon të fajësojë medoemos opozitën si bllokuese të procesit. Refuzimi i tryezës është shprehje e faktit se qeveria kërkon një justifikim për veten dhe jo një zgjidhje për vendin”, - vuri në dukje Rama. Sipas tij, PS-ja nuk do të pranojë që të ngrejë kartonin në Kuvend për ligje që do të mbeten vetëm në karton. “Nuk mundemi të ngremë kartonin në parlament duke pranuar që legjislacioni shqiptar të mbetet karton dhe integrimi të kthehet në farsë kur vjen fjala për një çështje që prek drejtpërdrejt interesin dhe vullnetin sovran të 300 mijë shqiptarëve dhe, nga ana tjetër, dëmton përsëri e përsëri palcën e shtetit të së drejtës që ngrihet mbi lirinë dhe të drejtën e zgjedhjes. Më shumë

“Nuk mundemi të ngremë kartonin në parlament duke pranuar që legjislacioni shqiptar të mbetet karton dhe integrimi të kthehet në farsë kur vjen fjala për një çështje që prek drejtpërdrejt interesin dhe vullnetin sovran të 300 mijë shqiptarëve dhe, nga ana tjetër, dëmton përsëri e përsëri palcën e shtetit të së drejtës që ngrihet mbi lirinë dhe të drejtën e zgjedhjes...”

3

ligje mbesin BE-ja ka kërkuar nga parlamentarët votimin e tri ligjeve për të përfituar statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian. Tri ligjet kërkojnë miratimin me 3/5-at e deputetëve, duke bërë kështu të detyrueshme gjetjen e konsensusit mes partive politike.

15 nëntor

Sot është shansi i fundit që partitë politike shqiptare kanë për të gjetur gjuhën e përbashkët. Pak ditë më parë sekretarja amerikane e Shteti Hilari Klinton kërkoi që për atdhedashurinë palët të gjejnë një zgjidhje për të mirën e rritjes së vendit.

Zgjedhja e kryetarit dhe ankesat në gjykatë

Këshilltarët e PS sqarojnë historikun e qarkut të Fierit Partia Socialiste përmes një njoftimi për shtyp ka sqaruar të gjithë historikun e zgjedhjeve për qarkun e Fierit. Në një sqarim kronologjik që nga dita e zgjedhjeve e deri te krijimi i ngërçit në qark, PS-ja argumentoi për të drejtën e dhënë nga gjykata për kryesimin e këtij qarku: Pas përfundimit të zgjedhjeve vendore të datës 8.05.2011 u zhvillua procesi i konstituimit i të gjitha këshillave bashkiakë dhe komunalë (42 njësi gjithsej) në qarkun Fier. PS-ja theksoi se më datën 21.09.2011 u zhvillua mbledhja

akoma, nuk është absolutisht e vërtetë se këto tri akte (thuhet tri ligje, por s’janë tri ligje, janë tri akte, sepse janë dy ligje dhe një rregullore e parlamentit) mjaftojnë që Shqipëria të marrë statusin e kandidatit. Shqiptarët nuk mund të gënjehen kaq lehtë dhe as do të gënjehen kaq lehtë”, - u shpreh Rama. Deklarata Gjithashtu qëndruar në çështjen e Fierit, Rama argumentoi pozicionin e PS-së

e parë konstituitive e këshillit të qarkut të Fierit nën drejtimin e kryetarit të Bashkisë së Fierit, qendër qarku, Baftjar Zeqaj. Nga votimi përfaqësuesi i PS-së Vangjel Ndreka mori 54 vota, ndërsa përfaqësuesi i PD-së Artur Shehu mori 42 vota. Më datën 21.09.2011 kryetari i zgjedhur Ndreka mori në dorëzim me procesverbal detyrën e kryetarit dhe filloi ushtrimin e detyrës. Më datën 29.09.2011 gjykata mori vendim (masë sigurimi) për pezullimin e zbatimit të akteve administrative të vendimeve nr. 3 (për zgjedhjen e

përballë kësaj çështjeje. “Për PS-në nuk është në pikëpyetje fakti se do ta drejtojmë ne apo kundërshtari qarkun e Fierit, por është në pikëpyetje zbatimi i Kushtetutës së Shqipërisë, funksionimi i shtetit të së drejtës, funksionimi dhe respektimi i gjykatave dhe vendimeve gjyqësore të formës së prerë. Si mund të lejojmë dhe të tolerojmë që pas një viti e gjysmë të mos jenë mbyllur akoma zgjedhjet në qarkun e Fierit? Si mund ta pranojmë

procesin e integrimit vetëm si një miratim ligjesh në Kuvend kur vendimet e gjykatave shpërfillen forcërisht?” – shtoi Rama lidhur me këtë çështje. Në gjykimin e kryesocialistit, qëndrimi i mazhorancës tregoi qartë se problemet që pengojnë sot Shqipërinë të marrë statusin e kandidatit janë probleme të shkaktuara nga keqqeverisja. “Berisha ka frikë të ulet përballë opozitës në tryezë dhe të ballafaqojmë faktet dhe të vërtetat edhe përpara

kryetarit), nr. 4 (për nënkryetarin), nr. 5 (për kryesinë) datë 21.09.2011 të këshillit të qarkut të Fierit mbi bazën e padisë së prefektit të Fierit. Këtë vendim Ndreka e ankimoi në Apel dhe gjykata e apelit Vlorë më datën 17.11.2011 me vendimin nr. 203 vendosi prishjen e vendimit të pezullimit të zbatimit të akteve administrative të gjykatës së rrethit gjyqësor Fier. Që nga ky moment Ndreka nuk kishte më asnjë pengesë ligjore për ushtrimin e detyrës së tij në krye të këshillit të qarkut.

medieve. Saliu ka frikë të ballafaqohet, sepse po ashtu nuk ka si e mohon se Rregulloren e Kuvendit e mban të bllokuar ai dhe jo opozita. Fierin e mban peng ai dhe është ai bllokuesi de facto i procesit të ligjvënies për këto tri akte dhe për pasojë bllokuesi de facto i procesit të integrimit. Saliu preferon të shpifë ndaj opozitës, duke lëshuar oferta të pakuptimta, por ne nuk bëjmë kompromis mbi vendimet e gjykatave”, nënvizoi Rama në fjalën e tij.


politikë • E enjte 15 nëntor 2012

Manjani: Tryezat të panevojshme, ligjet janë gati për votë

Lëvizja Socialiste për Integrim i bën thirrje Partisë Socialiste të votojë ligjet që presin votën e saj në Kuvend, me qëllim që të zgjidhet një herë e mirë çështja e integrimit të vendit dhe bashkë me të edhe çështja e Fierit dhe e të gjitha komunave dhe bashkive në të gjithë vendin. Sekretari për çështjet ligjore në këtë parti, Ylli Manjani, përmes një konference për shtyp bëri të ditur se debati për

qarkun e Fierit nuk është një çështje që zgjidhet nga partitë, por vetëm nga institucionet e pavarura dhe ato vendore. “Debati politik që zhvillohet në Tiranë për Fierin është ngarkesë e pamerituar për procesin e integrimit të Shqipërisë sonë të përbashkët. Politika ka detyrë t’i ndajë çështjet sipas përparësive dhe interesave të qytetarëve të këtij vendi dhe jo t’i përziejë e t’i ngatërrojë për qëllime

»

03

të vogla elektorale. E ashtuquajtura “çështje e Fierit” është kryekëput një çështje vendore në organizimin dhe funksionimin e këshillit të qarkut atje. Si e tillë, kjo çështje është bërë objekt i shqyrtimit të gjykatave shqiptare dhe deri në përfundimin e këtij shqyrtimi të gjithë duhet të presim”, - tha Manjani. Ai deklaroi se LSI-ja është e gatshme të votojë menjëherë tri ligjet që kanë mbetur pa u miratuar.

Kryeministri komenton ftesën e liderit të opozitës

“Tryezë? Diskutoj gjithçka, kurrë vendimet e gjykatave” K

intervista Malaj thumbon mbështetësit e Ramës

Votoj sipas vendimit politik të PS për tri ligjet e integrimit Arben Malaj në një intervistë të dhënë për vizion plus për gazetarin Alfred Peza nuk ka ngurruar të thumbojë Gramoz Ruçin, Fidel Yllin, Sadri Abazin dhe Sajmir Tahirin për deklaratat e tyre në grupin parlamentar. Në lidhje me debatet se ka dalë kundër vendimeve të PS-së, Malaj thotë se liria e të shprehurit duhet respektuar, ndërsa për sa i përket votimeve ai gjithnjë ka respektuar vendimin politik. “Besoj se në zbatimet e vendimeve të grupit jam totalisht i përgjegjshëm dhe politik. Dhe besoj që z. Ruçi e ka të qartë ketë, ose ju nuk keni pasur rastin ta kuptoni z. Ruçi. Po nëse PS-ja ka arritur në një pikë që të komandon edhe të folurin publik, atëherë gjërat janë në një sens shumë negativ dhe e dëmtojnë PS-në”, - tha Malaj. Sa i përket çështjes së Fierit, Malaj thekson se, nëse nuk gjendet zgjidhje, palët duhet të shtyjnë votimin për të pasur dhe më shumë mundësi. Në këtë formë dhe BE-ja do t’i japë mbështetje Shqipërisë. “Sigurisht që Fieri ka një rëndësi, por në politikë prioritetet dhe kronologjinë e veprimeve nuk e përcakton dot thjesht PS-ja. Në këtë aspekt ju thoni që nesër është mundësia e fundit, por për mua mund të ketë edhe më shumë kohë”, - tha Malaj. Për të, nëse deri nesër në orën 10:00 nuk gjendet një zgjidhje, duhet që Sali Berisha të tërhiqej dhe të respektonte vendimin e gjykatës. “Nëse për një arsye a një tjetër Sali Berisha nuk do të lëshojë, sepse gjithmonë në politikë ka qenë kokëfortë në qëndrimet e tij, por në rast se kostoja i shkon qeverisë së ardhshme socialiste, pasi jam shumë optimist që rotacioni do të ndodhë, por problemi është që të kemi një qeveri sa më stabël dhe sa më produktive.”

ryeministri Berisha në mbledhjen e djeshme të qeverisë shprehu gatishmërinë e mazhorancës për të dialoguar me opozitën në çdo kohë dhe në çdo nivel, por në asnjë mënyrë për të diskutuar vendimet gjykatave. Shefi i qeverisë tha se pranon të ulet me të majtën për të diskutuar rreth rekomandimeve, vërejtjeve dhe sugjerimeve që ata mund të kenë lidhur me tri ligjet. Kreu i qeverisë për seancën e sotme parlamentare se ajo është ndër më të veçantat në historikun e marrëdhënieve të Shqipërisë me BE-në. Seanca e sotme parlamentare përbën afatin e fundit për votimin e tri ligjeve të kërkuara nga Komisioni Europian, si kushti kryesor për përfitimin e statusit të vendit kandidat. “Nesër është data e fundit, në të cilën në përputhje me detyrimet kontratuale që ka me BE-në parlamenti shqiptar duhet të votojë tri ligje të kërkuara nga komisioneri për zgjerimin Stefan Fyle, kur ai paraqiti rekomandimin e KE-së që Shqipërisë t’i jepet statusi i kandidatit, por duhet të votojë këto tri ligje që janë në parlament brenda datës 20 nëntor, pra në një afat kohor 4-ditor, në mënyrë që KE-ja të informojë shtetet anëtare se këto tri kërkesa specifike u plotësuan nga autoritetet shqiptare”, - tha Berisha në fjalën e tij. Ai tha se mosvotimi i këtyre ligjeve, të cilat përmirësojnë më tej standardet ekzistuese, është figura më negative që Shqipëria mund të bëjë në Europë. “Nuk ka përshtypje më negative sesa kur thuhet se opozita nuk voton tri ligjet e integrimit, ligje të kërkuara me listë nga Komisioni Europian. Këto ligje, siç e dinë të gjithë shqiptarët, kanë dy muaj që janë në parlament dhe që për fatin më të keq zoti Rama nuk lejon deputetët e tij të votojnë, duke i lidhur me këtë interes madhor kombëtar, këtë interes jetik të çdo qytetari shqiptar, me një çështje që në mënyrë absolute nuk ka asnjë lidhje me to”, - vijoi kreu i qeverisë. Opozita Referuar qëndrim të Ramës,

Apelet e Kryeministrit Berisha

“Zoti Rama, duhet ta mësosh se, në rast se jo në këshill, por edhe në parlament, po fitove shumicën dhe t’u larguan, u ktheve në pakicë dhe nuk ke më shans të qeverisësh. Nuk ka forcë në botë që në një vend të lirë të mban në qeveri, dhe kjo është edhe për qeveritë e qarkut.” “Zoti Rama, edhe një herë të bëj thirrje ta rishqyrtosh qëndrimin tënd, sepse mosvotimi i këtyre ligjeve është një akt jashtëzakonisht i rëndë dhe nuk mund të themi kurrë ‘ç’më duhet Europa, ç’më duhet Brukseli’”. “Zoti Rama, për sa i përket Rregullores së Kuvendit, po lufton që t’u paraqesë shqiptarëve si kryeministër Gramoz Ruçin, sepse vetë nuk është në parlament.” “Zoti Rama, kryetari i opozitës edhe në vendet me demokraci më të konsoliduar barazohet më respektin më të madh me një ministër.” “Zoti Rama, çdo amendim apo sugjerim që ka opozita për tri ligjet mazhoranca është e hapur ta dëgjojë atë në çdo lloj niveli që kërkon.”

kreu i qeveria tha se kreu i opozitës po përdor interesat e tij politike për një këshill përkundrejt interesit të të gjithë qytetarëve shqiptarë për integrimin në BE. “Qytetarët shqiptarë kërkojnë statusin, zoti Rama u thotë se ‘mua më duhet këshilli i qarkut, të cilin e kam humbur’. Por a mund të ndodhë një pazar i tillë dhe një lidhje e tillë? Kurrë! Cili shqiptar, pale një i huaj, mund të pranojë që statusi i kandidatit qenka i lidhur me statusin e

Përgjegjësia politike e partive kryesore

Tri ligjet do të votohen në seancën e sotme parlamentare Tri projektligjet e cilësuara si projekte të integrimit për shkak të rëndësisë që kanë për përgjigjen e Brukselit ndaj kërkesës së vendit tonë për marrjen e statusit të vendit kandidat do të hidhen në votim në seancën e sotme. Seanca e sotme përbën shansin e fundit të klasës politike shqiptare për të miratuar këto ligje, që kërkojnë tri të pestat e anëtarëve të Kuvendit. Më datën 20 nëntor Komisioni i Europës do të nisë hartimin e raportit rreth plotësimit të sugjerimeve që KE-ja la për Shqipërinë më 10 tetor, kohë kur propozoi dhënien e statusit kandidat, por me kusht miratimin e këtyre tri ligjeve. Raporti në fjalë do t’u propozohet anëtarëve të Këshillit të Europës, i cili do të votojë nëse do t’ia japë apo do t’ia refuzojë për të tretën herë vendit tonë statusin. Tri projektet kanë marrë vetëm miratimin e mazhorancës gjatë diskutimit nëpër komisionet parlamentare, ndërkohë që presin prej kohësh edhe votën e opozitës.

këshilltarit të Fierit?! Statusi i kandidatit për vend anëtar përbën interes jetik për çdo qytetar shqiptar, për vendin në tërësi”, - deklaroi Kryeministri. Duke komentuar ftesën e liderit të opozitës, Berisha tha se nuk do të ulet kurrë për të diskutuar për vendime gjykate. “Zoti Rama, të garantoj se pavarësisht nga pozicionet që kemi, unë do të shqyrtoj me seriozitetin më të madh ftesat e kryetarit të partisë më të madhe opozitare dhe jam ulur

sa herë është konsideruar e nevojshme dhe do të ulem me të, por ia kam faktuar atij dhe kujto tjetër se nuk do të ulemi kurrë për vendime gjykate. Për vendime gjykatash çdo vend i lirë ka institucionet e zbatimit të ligjit”, - nënvizoi numri një i mazhorancës qeverisëse. Berisha kujtoi këmbënguljen e dështuar të Ramës dhe deputetëve të tij për t’i dhënë zgjidhje politike vendimit të Gjykatës të Kolegjit elektoral për hapjen e kutive.


04

« politikë

E enjte 15 nëntor 2012 •

Komisioni për Sigurinë diskuton ndryshimet, prokuroria kundër

Vendimi

PD e PS debate për ligjin e përgjimit Isaraj: Përgjimet parandaluese janë përdorur për presione Albana Lika

D

y partitë e mëdha në Komisionin parlamentar për Sigurinë nuk kanë rënë dakord për riformulimin e nenit që lejon përgjimin nga prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë dhe nga prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë për krime të rënda. Projekti do të kalojë edhe një herë në Komision para se të shkojë ne seancë për votim. Opozita Opozita përmes deputetit Arben Isarai ngriti shqetësimin se janë cenuar të drejtat e njeriut përmes përdorimit të përgjimeve sipas interesave politikë. Ai kërkoi që përgjimet parandaluese të mos përdoren si provë për qëllime presionesh të individëve në pushtet. Për këtë ai përmendi rastin e 21 janarit, duke deklaruar se përgjimet parandaluese të bëra me atë rast janë përsosur shumë në praktikë jo në përputhje me ligjin. “Problem këtu është nëse e zgjidh përgjimin parandaluese ky nen, siç është rasti i 21 janarit. Në rastet kur prokuroria apo hetimi për ndonjë vepër penale është i interesuar për këtë provë, çfarë ndodh? Është përdorur në praktikë dhe është përdorur shumë keq. Ka pasur raste kur e dhëna të kthehet në provë dhe të përdoret politikisht. Pse të përdoret ky përgjim parandalues e të kthehet në provë? Kjo nuk mund të kthehet në provë për interesa politikë apo pushtetin e rastit”, - tha ai.

Mazhoranca Relatori i projektit, deputeti i Partisë Demokratike Fatos Hoxha, propozoi rrëzi-

replikat Demi - Komision i Ligjve propozon që të shfuqizohet shtesa sipas të cilës, “Prokurori i Përgjithshëm për çështje të veçanta, për nevoja të hetimeve paraprake, sipas procedurave të përcaktuara në nenet 221 deri 226 të Kodit të Procedurës Penale, urdhëron realizimin teknik të procesit të përgjimit nga prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë dhe nga prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë për krime të rënda”. Zoti Hoxha mund ta paraqesë amendamentin e tij në seancën plenare dhe, nëse ajo e miraton, mund të quhet e mirëqenë. Hoxha - Të garantoj se nuk do ta paraqes amendamentin Isaraj - Ajo që kërkohet me këtë shtesë është një shqetësim faktikisht për të gjithë ne. Meraku që kemi ne si pjesë e PS-së themi se duhet të jetë kjo, por me atë kufizim që të dhënat ose ato të ashtuquajtura “prova” që merren nga hetimet paraprake, ky përgjim parandalues të mos kthehet në provë, pra duke u përdorur nga neni 41. Vendi ku bëhet shtesa që bëhet nuk është vendi i duhur. Ai nuk jep garanci për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut në këtë vend. Meraku nuk është për ne, se ne e kufizuam imunitetin, por është për gazetarët, qytetarët, biznesmenët. Hoxha - Nëse do të kalojë amendamenti i zotit Isaraj, më bëni një nder: të kalojë edhe amendamenti im. Demi - Për nenin 8 kemi tri variante. Ftojmë zotin Isaraj dhe zotin Hoxha të formulojnë sugjerimet e tyre në formë amendamenti dhe Komisioni të diskutojë nëse do t’i pranojë apo jo. Sterkaj: “Të lutem, se po kalojmë këtu as mish, as peshk. Mileti ka nevojë të dëgjojë një propozim konkret. Njëri thotë me e heq nenin, tjetri propozon me e riparu. Këtu bëhet fjalë për me e bë ligjin në shërbim të përgjimit dhe jo në funksion të Komisionit të Ligjeve. Siç e tha z. Isaraj, ne nuk kemi problem me përgjimet, por kemi informacion se kohët e fundit përgjimet janë bërë siç ka dash qeveria dhe jo siç ka dash ligji.

min e shtesës së propozuar nga prokuroria dhe hapësirën për përgjim, siç propozohet t’i jepet me një urdhëresë administrative. “Nëse e heqim nenin 23, nuk i prishim punë prokurorisë, nuk i heqim ndonjë shërbim, përkundrazi, i krijojmë një hapësirë të përgjithshme, që në vend të urdhëresës ligjore që e kërkon nga ne me shkrim, të ketë një urdhëresë të vetën, administrative dhe të marrë përgjegjësitë për të gjitha këto shqetësime që ne

ngremë. Pra, procesi teknik i përgjimit të menaxhohet, ekzekutohet dhe të kryhet nën përgjegjësinë e prokurorit”, - tha relatori Hoxha. Sipas tij, neni siç është nuk ka penguar prokurorët apo oficerët e policisë gjyqësore të kryejnë teknikisht përgjimin, por ka qenë mënyra se si Prokuroria e Përgjithshme ka organizuar punën që ka sjellë këtë gjendje. Ndërsa kreu i Komisionit, deputet i PD-së Leonard Demi, mbështeti propozimin e Komisionit të Ligjeve për ta hequr

mjetet lundruese

Tjetërsimi

Oborret në përdorim, ndryshojnë kriteret

fare nenin e propozuar në projekt. “Komisioni i Ligjeve, i mbështetur edhe nga Komisioni i Veprimtarive Prodhuese, propozon që neni të hiqet. Unë mbështes Komisionin e Ligjeve. Zoti Hoxha mund ta paraqesë amendamentin e tij në seancën plenare dhe, nëse ajo e miraton, mund të quhet e mirëqenë”, - tha Demi. Prokuroria Prokuroria e Përgjithshme përmes drejtorit të saj Thoma Jano kundërshtoi variantet e

dy deputetëve Irasaj e Hoxha, pasi sipas ekspertëve këto ndryshime reduktojnë kompetencat e organit të akuzës. “Po u abrogua neni 23, do të krijohet një precedent shumë i vështirë. Pajisja e interceptimit që disponohet nga Prokuroria e Përgjithshme, në gjykimin tonë, do të bëhet inekzistente. Kompanitë e telefonisë celulare, sa të dalë ligji, nuk kanë detyrim ligjor të sjellin shërbimin e tyre të kushtetutshëm pranë pajisjes interceptuese të Prokurorisë”, - tha ai.

Bashkia e Tiranës

Përdorimi, masat shtrënguese pas 31 dhjetorit 2012

Pasuria në sipërfaqen prej 2 598 m² truall e 48 m² objekt

Kontrollimi i përbërjes së lëndëve të djegshme të lëngshme

57, 8 milionë lekë shpronësimi i segmentit pranë maternitetit të ri

Në vendin tonë duke filluar nga data 31 dhjetor 2012 do të lejohet si lëndë djegëse për përdorim termik, civil e industrial vetëm tregtimi i një liste të kufizuar lëndësh djegëse të lëngëta të mesme, të rënda (gas oil). Ato janë: vajguri; lëndë djegëse të lëngëta, fraksione të mesme; gazoil me një përmbajtje squfuri më tepër se 0.001% ndaj masës, por jo më tepër se 0.002% ndaj masës; gazoil me një përmbajtje squfuri më tepër se 0.002% ndaj masës, por jo më tepër se 0.1% ndaj masës; gazoil me përmbajtje squfuri më tepër se 0,1% ndaj masës, por jo më tepër se 1%) ndaj masës, që plotëson kërkesat e standardit shqiptar SSH UNI 6579 ose të standardeve të tjera të barasvlershme me të. Lëndët djegëse të lëngëta të mesme të rënda (gas oil) mund të përdoren për makineritë lëvizëse jorrugore dhe për traktorët e makineritë e tjera bujqësore, me kusht që përmbajtja e squfurit të jetë më e vogël se 0,1 %. Do të lejohet për përdorim termik civil e industrial vetëm tregtimi i lëndës djegëse të lëngët të rëndë (heavy fuel oil). Përmbajtja e squfurit në lëndët djegëse të lëngëta të rënda pas datës 31 dhjetor 2013 s’duhet të kalojë 3% ndaj masës; pas datës 31 dhjetor 2014 nuk duhet të kalojë 1% ndaj masës. Këto kërkesat nuk zbatohen ndaj subjekteve që i kontrollojnë shkarkimet në ajër.

Ekzekutivi shqiptar vendosi dje shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme pronë private që preken nga sistemimi i shtratit të Lanës dhe ndërtimi i rrugëve paralel saj, (segmenti nga materniteti i ri në gjatësinë 400 m në drejtim të kundërt të rrjedhës së Lanës) në Bashkinë e Tiranës. Pasuritë që shpronësohen janë në sipërfaqen prej 2 598 m² truall dhe 48 m² objekt. Masa e shpërblimit të pronarëve pasuritë pronë private të cilëve shpronësohen, është 57 826 118 lekë. Vlera e përgjithshme e shpronësimit të përballohet nga buxheti i Bashkisë së Tiranës. Po sipas vendimit, afati i përfundimit të procedurës së shpronësimit të jetë tre muaj pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi. Vlera e shpenzimeve procedurale të përballohet nga Bashkia e Tiranës. Qeveria kërkon që afati i përfundimit të punimeve për këtë objekt të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia e Tiranës për realizimin e këtij projekti. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë së Tiranës. Regjistrimi i ri i pasurisë prej 2 598 m² truall dhe 48 m² objekt, shpronësuar në favor të Bashkisë së Tiranës, të bëhet brenda 30 ditëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Bashkia e Tiranës.

Qeveria shqiptare gjatë mbledhjes së djeshme ndryshoi kushtet e marrjen në pronësi të oborreve në përdorim. Vendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 578, datë 29.8.2012 të Këshillit të Ministrave, «Për përcaktimin e procedurës së kalimit në pronësi të oborreve në përdorim»” përcakton se nëse mbi sipërfaqen e oborreve në përdorim gjenden vetëm ndërtime informale, pra ndërtime pa leje para 1990-s dhe pas 1991shit, të refuzohet kërkesa për tjetërsim. “Verifikimi i kushteve të parashikuara në pikat 5 dhe 6 të këtij vendimi bëhet nëpërmjet inspektimit në terren nga punonjësit e AKKP-së. Nëse gjatë inspektimit në terren rezulton se brenda apo në lidhje funksionale me sipërfaqen e oborrit në përdorim gjenden vetëm ndërtime informale, AKKP-ja procedon menjëherë me mospranimin e kërkesës për tjetërsim, duke njoftuar kërkuesin me vendim të arsyetuar me shkrim për mosplotësimin e kushtit të parashikuar në shkronjën “ç” të pikës 5 dhe në pikën 6 të këtij vendimi”, - përcakton neni i ndryshuar. AKKP-ja ngarkohet të kryejë procedurën paraprake për tjetërsimin në pronësi të poseduesve të oborreve në përdorim që plotësojnë kushtet e përcaktuara si më poshtë vijon: Të jenë në posedim, të qetë dhe pa ndërprerje, të pronarit të ndërtimit; brenda tyre ose në lidhje funksionale me to gjendet ndërtim që është i regjistruar në regjistrat e ZRPPsë në pronësi të kërkuesit, është ngritur para datës 10.08.1991. Të jenë në pronësi të shtetit, ndonëse të paregjistruara si të tilla, por të patransferuara në inventarin e pronave të organeve të qeverisjes vendore në përputhje me ligjin nr. 8744, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”. Këto sipërfaqe toke duhet të rezultojnë fizikisht të lira dhe të pazëna nga ndërtime pa leje.


ekonomi • E enjte 15 nëntor 2012

»

05

Tashmë pronarët duhet të dorëzojnë edhe dokumentin nga Regjistri i Barrëve Siguruese

Makinat, dokument i ri për të marrë targat Konfirmimi mund të merret nga noterët edhe nga bankat e nivelit të dytë

situata

sisë (për mjete të blera jashtë), kjo mund të jetë faturë ose kontratë, dokumenti i origjinës së mjetit, dokumentet e zhdoganimit, si dhe dokumente të identifikimit, siç mund të jenë karta e identitetit. Personi i interesuar dorëzon pranë zyrave të Regjistrimit në drejtoritë rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, sipas rastit

dokumentacionin e nevojshëm të mjetit. Zyra e Regjistrimit pranon dokumentacionin kur ai është i rregullt dhe të dhënat e kontrollit fizik të mjetit përputhen me të dhënat dhe dokumentacionin shoqërues të tij. Në të kundërt, dokumentacioni i kthehet personit, së bashku me “Procesverbalin e refuzimit të shërbimit”.

raporti

Pronësia Dokumentet

portit Rrugor, që do të jetë edhe institucioni zbatues. Për regjistrimet e para që lidhen me marrjen e lejes së qarkullimit, në udhëzim përcaktohen hapat që duhet në ndërmerren nga aplikimi për regjistrim te kontrolli fizik i mjetit. Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim përfshin, mes të tjerash, dokumentin e fitimit të pronë-

Për mjetet e regjistruara në Arkivin Kombëtar të Mjeteve, që shiten me ankand nga Ministria e Financave dhe nga Rezervat e Shtetit, përveç dokumentacionit të përcaktuar, personi i interesuar dorëzon edhe dokumentin e fitimit të pronësisë, faturën e shitjes me TVSH, si dhe fotokopjen e njehsuar me origjinalin të procesverbalit mbi gjendjen fizike të mjetit në momentin e shitjes.

Ankandet

Sipas procedurave të reja për regjistrimin e automjeteve në drejtorinë rajonale të Shërbimeve të Tranportit Rrugor, para aplikimit për regjistrim, mjetit i bëhet kontrolli nga Interpoli, që nxjerr të gjitha të dhënat, duke u ofruar qytetarëve siguri se mjeti i tyre nuk është i vjedhur. Pas kryerjes së procedurave, udhëzimi sanksionon dhe pjesën se si procedohet për lëshimin e targave.

Kontrolli

Procedura

T

ë gjithë ata qytetarë që vendosin të blejnë automjete të reja ose të përdorura krahas dokumenteve që duhen dorëzuar pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor për të bërë kalimin e pronësisë duhet të dorëzojnë edhe dokumentin nga Regjistri i Barrëve Siguruese. Ky dokument, i cili lëshohet vetëm nga noterët ose banka Credins shërben për të treguar nëse mjeti me të cilin po kryhen veprime shitblerjeje është lënë si garanci për kredi në bankë. Deri para hyrjes në fuqi të ndryshimeve të udhëzimit të ministrit të Transporteve, dokumenti nga Regjistri i Barrëve Siguruese ishte një mjet që përdorej nga noteri për të verifikuar nëse automjeti që do të shitej ishte i lirë nga detyrimet, si dhe ruhej në dosjen e tij, por tashmë ky dokument duhet të dorëzohet pranë DRSHTR-së, së bashku me të gjitha letrat e tjera. Këtë dokument duhet ta dorëzojnë qoftë ata që blejnë makina të reja apo edhe ata që i blejnë të përdorura, ndërkohë që edhe makinat që do të eksportohen duhet të kenë dokumentin në fjalë. Deri para pak ditësh mjaftonin vetëm dy dokumente për regjistrimin e mjetit që ishin certifikata e pronësisë dhe karta e identitetit, ndërsa tani duhet edhe dokumenti i Regjistrit të Barrëve Siguruese. Udhëzimi i Ministrisë së Transporteve ka thjeshtësuar procedurat e regjistrimit të automjeteve, duke ulur numrin e dokumenteve dhe rritur sigurinë. Sipas procedurave të reja, çdo automjet, motomjet apo rimorkio ka një procedurë të veçantë dhe një dokumentacion të përcaktuar që do ta paraqesë pranë Drejtorisë së Shërbimit të Trans-

Për mjetet e regjistruara, DRSHT bën verifikimet në zbatim të Kodit Rrugor. Pas verifikimit, kur mjetet rezultojnë të rregullta, plotësohen të dhënat e pronarit në regjistrin elektronik dhe lëshohet certifikata e pronësisë. Nëse mjetet figurojnë të parregullta, atëherë ato bllokohen duke mos u pajisur me dokumentacion. Në rast ndryshimi të pronësisë, qytetari brenda 10 ditësh nga data kur nënshkruhet akti ligjor i pronësisë duhet të regjistrojë ndryshimin e pronësisë, dhe të marrë certifikatën e pronësisë. Kushdo që nuk respekton këtë afat dhe ndalohet nga Policia Rrugore, ndëshkohet me gjobë nga 10 mijë deri në 40 mijë lekë. Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrimin e makinës përfshin, mes të tjerash, dokumentin e fitimit të pronësisë (për mjete të blera jashtë), kjo mund të jetë faturë ose kontratë, dokumenti i origjinës së mjetit, dokumentet e zhdoganimit, si dhe dokumente të identifikimit, siç mund të jenë karta e identitetit.

Vendorët

Genc Ruli, apel për ngritjen e thertoreve Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, u ka bërë apel bashkive dhe komunave që të bashkëpunojnë me bizneset me qëllim ngritjen e thertoreve të reja sipas standardeve të sigurisë ushqimore. Gjatë një vizite në një thertore me kapacitet 150 krerë në ditë në Arbanë të Tiranës, Ruli tha gjithashtu se duke nisur nga janari, do të aplikohen skema me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian, me anë të të cilave do të zgjerohet rrjeti i thertoreve moderne. “Qoftë dhe pushteti vendor ka kompetenca konkrete në fushën e shërbimit veterinar dhe më konkretisht në disiplinimin e therjeve. Jo thjesht me prezencën e veterinerit, i cili certifikon çdo mish të therur, por do mendoja që është në dobi të vetë komunitetit që pushteti vendor të mendojë si formë më të përshtatshme, për të nxitur ngritjen e thertoreve dhe një lloj partneriteti publik- privat”, deklaroi Ruli. Sipas tij, kur investitori merr përsipër investimin për linjën teknologjike dhe pushteti vendor mund të ofrojë truallin apo lehtësi të tjera.

kriza

Raporti, 72% janë dhënë në kryeqytet

Mbetet ende i lartë niveli i kredive të këqija

Ndërtuesit po punojnë vetëm me klering

Kredia për ekonominë, bizneset në Tiranë në vendin e parë

Situata, këtë vit po shfaqen më pak kredi me probleme

Ndërtimi në krizë, 12 mijë apartamente ende të pashitura

Kredia bankare është gjithnjë e më e përqendruar në Tiranë. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të 9-mujorit të këtij viti, nga 545 miliardë lekë kredi për ekonominë gjithsej, 391 miliardë ose 72 për qind janë dhënë në kryeqytet. Në vitet e mëparshme, kjo vlerë ka qenë mes 68 për qind dhe 69 për qind, çka dëshmon se aktiviteti ekonomik po shënon një orientim në rritje drejt kryeqytetit. Diferenca me zonat e tjera të Shqipërisë është mjaft e thellë. Rrethi i dytë më shumë i kredituar Durrës ka rreth 40 miliardë lekë kredi, ose rreth 7.5 për qind të totalit. Përkundrazi, me depozitat nuk vërehet një nivel i tillë përqendrimi. Të dhënat tregojnë se depozitat në Tiranë zënë vetëm 38 për qind të totalit. Ndonëse edhe për to Tirana renditet e para, diferencat me pjesën tjetër të Shqipërisë nuk janë kaq të mëdha. Kursimet e grumbulluara në të gjithë vendin apo në emigracion investohen në pjesën dërrmuese nga biznese dhe individë rezidentë në Tiranë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se të gjitha kreditë që jepen në Tiranë qëndrojnë aty. Një nga arsyet e polarizimit të thellë të kredisë në kryeqytet është fakti se shumica e bizneseve të mëdha të vendit janë të regjistruara aty. Por pjesa më e madhe e këtyre bizneseve kanë aktivitet të shtrirë në të gjithë territorin e vendit.

Gjatë vitit 2012, po shfaqen më pak kredi me probleme. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, shpenzimet për fondin rezervë të humbjeve nga kreditë këtë vit janë shumë më të ulëta se një vit më parë. Në nëntë muajt e parë të vitit, shpenzimet për provigjione të sistemit bankar kishin vlerën e 6.9 miliardë lekëve, ndërkohë që një vit më parë kishin qenë tre herë e gjysmë më shumë. Fakti që këtë vit është shpenzuar më pak për provigjione tregon se në portofolin e sistemit bankar këtë vit kanë dalë më pak kredi të reja problematike. Ndonëse përqindja e kredive me probleme ngelet në nivele të larta dhe në fund të Shtatorit ishte pranë nivelit të 23 për qind, fakti që kreditë e reja problematike po pakësohen është shpresëdhënës. Gjithashtu, kjo tregon se tashmë kërcënues për cilësinë e portofolit nuk është thjesht rritja e sasisë së kredive me probleme, por sidomos rritja e ngadaltë e kreditimit. Për 9 muajt e parë të vitit, rritja e kredisë për ekonominë ka qenë më pak se 6%, ndërkohë që një vit më parë kredia rritej me vlera dyshifrore. Kjo rritje më e ngadaltë e totalit të kredisë ka ndikuar në rritjen e peshës së kredive me probleme edhe këtë vit, ndonëse vlera e kredive të reja problematike ka rënë dukshëm.

Kompanitë e ndërtimit të pallateve janë në krizë, rreth 10-12 mijë apartamente në të gjithë vendin nuk po shiten. Kjo gjendje ka detyruar ndërtuesit të kërkojnëë ndërhyrje pasi janë në vështirësi financiare. Ndërsa gjithnjë e më shumë vihet re tregtimi i banesave në formën e kleringut, e cila sipas ekspertëve nuk sjell lëvizje ekonomike. Kompanitë e ndërtimit po i paguajnë të gjithë kontraktorët për punimet hidrosanitare, elektrike, dhe ato të duraluminit me apartamente duke sjellë kështu dhe një efekt domino, pasi dhe këto kompani kontraktore nuk arrijnë të shesin apartamentet e tyre, për të mbuluar koston e shpenzimit. Sipas kryetarit të Shoqatës së Ndërtuesve, Maksim Muçi, kjo lloj pagese nuk është zgjidhja pasi shitjet kanë rënë, lejet e ndërtimit janë ndërprerë në pritje të miratimit të planeve rregulluese dhe nga ana tjetër, edhe materialet e ndërtimit janë shtrenjtuar. Veç kësaj, vështirësitë financiare të kompanive të ndërtimit janë rritur edhe për shkak të punëve të papaguara publike, një vlerë që shkon deri në rreth 100 milionë euro. Nga ana tjetër pavarësish kësaj situate, çmimet e banesave për 6-mujorin e parë kanë vijuar të rriten me 3.3 për qind.


06

« aktualitet

E enjte 15 nëntor 2012 •

Beçaj: Pozicioni i tyre s’lejon veprimtari shtetërore, politike a private

“Gjyqtarët, jo kritere klienteliste për emërim” Ambasadorët: Merrni besimin e publikut. Presidenti: Duhet integritet

Shpresa Beçaj Në fjalën e saj, kryetarja e Gjykatës së Lartë tha se “Kushtetuta jonë garanton pavarësinë e gjyqtarëve nga organet e tjera të pushtetit shtetëror, duke sanksionuar se pozicioni i gjyqtarëve është i papajtueshëm me veprimtari të tjera shtetërore, politike ose private. Pavarësia e gjyqësorit është siguruar, përveç normave kushtetuese, dhe nga një varg normash të tjera ligjore që sanksionojnë statusin e gjyqtarit, i cili përfshin palëvizshmërinë, papajtueshmërinë, si dhe një sërë të drejtash të tjera. Një hap tjetër i rëndësishëm drejt for-

Sipas Beçajt, ndër treguesit që përdoren për vlerësimin e meritës përkatëse të gjyqtarit përfshihen a) rezultatet e përfundimit të studimeve universitare e pasuniversitare; b) vjetërsia si gjyqtar; c) treguesit e punës; d) trajnimet apo specializimet e ndryshme; e) të dhëna për studime të kryera apo botime në fushën juridike; f) të dhëna për qëndrimin moral; g) të dhënat për masa disiplinore; h) çdo të dhënë tjetër që tregon epërsi të kandidatit përkatës, ndaj kandidatëve të tjerë, i) aftësia në ushtrimin e detyrës. Kusht për besimin e publikut është procesi i hapur për emërimet e gjyqtarëve.

cimit të pavarësisë së sistemit gjyqësor në raport me institucionet e tjera, si dhe brenda vetë sistemit gjyqësor, është dhe miratimi i ligjit “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, në të cilin mishërohen dhe konkretizohen dispozitat kushtetuese për sistemin gjyqësor. Në kuadër të parashikimeve kushtetuese, në këtë ligj janë parashikuar procedurat mbi emërimin e gjyqtarëve, ngritjen e tyre në karrierë, transferimin apo procedimin disiplinor”,- Më tej ajo shtoi se “Gjyqtarët nuk mund të lëvizen nga detyra, të shkarkohen apo të transferohen, veçse me vendim

të arsyetuar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për raste dhe sipas procedurave që parashikohen në ligj. Ky është një nga parimet më të rëndësishme, i cili shërben si garanci për ushtrimin e detyrës në menyrë të pavarur. Tjetër garanci që parashikon Kushtetuta është dhe palëvizshmëria e gjyqtarit nga detyra, duke sanksionuar se koha e qëndrimit të gjyqtarëve në detyrë nuk mund të kufizohet. Nga ana tjetër, Kushtetuta parashikon se transferimi i gjyqtarëve nuk mund të bëhet pa pëlqimin e tyre, përveçse kur këtë e diktojnë nevojat e riorganizimit të sistemit gjyqësor”.

Presidenti kërkon konsolidimin e besimit

Nishani: Sistemi ka njerëz me integritet edhe shembuj negativë Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, theksoi se, “Kreu i shtetit nuk mund të aktivizohet dhe të realizojë objektivat i vetëm, por në harmoni e bashkëpunim me institucionet e tjera të vendit, me personalitetet që kanë eksperienca të vyera, por edhe adresim të çështjeve që shqetësojnë sot sistemin e drejtësisë. Përtej

shqetësimit që është i rëndësishëm, që ka në tërësi shoqëria në raport me sistemin e drejtësisë, nëse duam t’i shërbejmë përmirësimit të këtij raporti, duhet ta nisim me forcimin e besimit të vetë pjesëtarëve të sistemit të drejtësisë me sistemin e tyre. Jemi ne dhe duhet të jemi ne shqiptarët që duhet ta

vendosim në listën e prioriteteve për konsolidimin dhe promovimin e vlerave reale në institucionet e së drejtës”,- tha Presidenti. Duke u ndalur tek çështja e korrupsionit në drejtësi, Presidenti tha se në radhët e këtij sistemi ka njerëz me nivel të lartë integriteti, por shembullin fatkeqësisht e bën negativi, ai që shkel dhe dhunon të drejtën. Ndaj, theksoi Nishani, strategjitë tona duhet të adresohen tek konsolidimi i shembujve pozitivë. Ai përmendi 12 prioritetet e Bashkimit Evropian.

Tre shqiptarë me peshkarexhë kapen në operacionin “Atlandide”

Kallash e 1.6 ton hashash, vlen 12 milionë euro Oficerët e policisë monitoruan disa lëvizje para aksionit ITALI- Plot 12 milionë euro do kishin fituar tri shqiptarët po t’i kishin shitur 1.6 tonët e hashashit që ua bllokoi policia dje në Foggia/Manfredonia, kur u zbuloi një peshkarexhë të mbushur me drogë. Zbulimi i armëve, të tilla si AK 47, ka sugjeruar që ata të prisnin reagim nga ana e policisë. Siç është raportuar nga Alfredo Fabbrocini, shefi i policisë në Foggia, në konferencën për shtyp, operacioni u kodua “Atlantide”, u kapën 3 shqiptarë dhe u konfiskua 1.6 ton marihuanë, përveç zbulimit të armëve luftarake. “Në veçanti Michelantonio Nenna ishte i njohur për hetuesit për trafik të paligjshëm karburanti për përdorim të paligjshëm detar. Ne nuk përjashtojmë mundësinë që bandat kriminale

të jenë angazhuar në bizneset e pista të llojeve të ndryshme”,- ka vërejtur, Luçiano di Prisco, drejtor i komisariatit në Manfredonia. Koloneli Castanela tha se “Karakteristikë e këtyre organizatave është dinamizmi ekstrem në ndryshimin e pikave të daljes në tokë për shkarkimin e drogës”. Sekuestrimi i 1.600 kilogramë narkotikë është më e larta shifër, gjithmonë në aspektin e sasisë, pasi asaj të Brindisit (1.7 ton), në fillim të këtij viti. Nga konfiskimet e operacionit “Atlantis”, droga mund të ketë një vlerë prej 12 milionë eurosh. Duke pasur parasysh përqindja e përbërësit aktiv që gjendet në drogat e sekuestruara, si dhe një çmim të konsumit për dozë gram mes 5 dhe 10 euro.

Linja Shqipëri-Pulia

F

ryma e përgjithshme e diskutimeve në 15-vjetorin e Magjistraturës kishte të bënte me integritetin e figurës së gjyqtarit, emërimet e drejta dhe shtimin e besimit të publikut se gjyqësori nuk do të influencohet nga kompromentime apo ndërhyrje politike. Sipas kryetares së Gjykatës së Lartë, “Mosmarrja për bazë e kritereve ligjore në procesin e emërimit të gjyqtarve, apo zbatimi i të ndryshmeve nga këto (qoftë edhe ato politike, klienteliste etj) sjellin rënie të cilësisë dhe respektit për gjyqësorin, ulje të autoritetit të tyre, si dhe mund të krijojnë mundësinë e komprometimit të detyrës së ngarkuar”. Ndërsa Presidenti Nishani kërkoi përgjegjësi të lartë dhe sa më pak shembuj negativë. Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, ambasadori i BE-së, Ettore Sequi, si dhe ai i OSBEsë Eugen Wollfarth u përqendruan te besimi i publikut në gjyqësor.

Treguesit për emërim

Mariglen Mulla

Pyetjes se “Si dhe nga kush ka nisur operacioni?, koloneli tha se “Naval Air Station” në Bari ka një observator me detyrë monitorimin e vazhdueshëm të trafikut nga deti dhe toka. Natën e kaluar, ne kemi vërejtur se nga 10 objektiva të mundshme vetëm njëri u pozicionua 13 milje nga e djathta në Pugnochiuso. Një rrugë kjo e linjës Shqipëri – Puglia. Këtë vit në këtë rrugë u sekuestruan më shumë se 4.5 ton marihuanë, përjashtuar ky rast”.

Koloneli Castellaneta vë në dukje se, deri disa muaj më parë, katër ngjarje të ngjashme kanë ndodhur, ku të gjitha kanë prekur brigjet e Barit. Për të qenë të saktë janë monitoruar 2 udhëtime në Palese, një në Mola di Bari dhe një tjetër në Molfetta. Nga këto, vetëm një nuk është kapur nga Stacioni Detar, ku janë të vendosura “Praktikat e Detit”. Porti i Manfredonias përbën risi për spostimet nga Jugu në Veri të zbarkimeve të trafikantëve. Zyrtarët thanë se hashashi, kokaina dhe heroina vijnë përmes kanaleve doganore të tilla si kamionë, kamionë dhe njerëzve. Rrugët që ndikojnë janë ajrore dhe detare. Në linjë ajrore bëhet fjalë për një udhëtim prej rreth 120 miljesh.


aktualitet • E enjte 15 nëntor 2012

»

07

Kriteret për përfitimin e amnistisë Përfitojnë a) Të dënuarit deri në 2 vjet, pavarësisht kohës së mbetur nga dënimi, me përjashtim të krimeve të rënda. b) Personat e dënuar ndaj të cilëve aplikohet një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, me përjashtime. c)Personat e dënuar me gjobë, për pjesën e pashlyer të saj, pavarësisht masës së gjobës, me përjashtime. ç) Personat e dënuar me burgim, të

cilëve, në datën 28 nëntor 2012, u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 1 vit, me përjashtime. d) Të dënuarat femra, që në datën 28 nëntor 2012 janë baras ose mbi moshën 55 vjeç, me përjashtime. dh) Të dënuarit meshkuj, që në datën 28 nëntor 2012 janë baras ose mbi moshën 60 vjeç, me përjashtime. e) Të dënuarit me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë

baras ose nën moshën 18 vjeç, me përjashtim të atyre që janë dënuar për vepra penale, të parashikuara në nenet 77, 78, 79 e 101, të Kodit Penal. Të gjithë të dënuarve që nuk plotësojnë kriteret për të përfituar amnisti, sipas pikës 1, të këtij neni, u zbritet ¼ e dënimit të mbetur, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4, të këtij ligji.

“Vulosen” 150 emra, verifikohen të tjerët, cilët përfitojnë

Amnistia, përpilohet lista me të dënuarit që do të përfitojnë Mariglen Mulla

K

ur na ndajnë më pak se dy javë nga amnistia parlamentare për të burgosurit, ekspertët e grupit të punës e kanë përfunduar përpilimin e listës me emrat që do të përfitojnë prej saj. Momentalisht kjo listë që ndodhet në pak duar po skanon 2094 emrat, duke formuluar edhe shkresën përkatëse për çdo përfitues. Të paktën janë “vulosur” 150 emrat e parë, që janë përfitues nga lista prej 2094 personash që gjenden në sistemin e burgjeve. Këta emra ishin më të kollajtë për t’u renditur ndër të parët, për shkak se plotësonin automatikisht të gjitha që ka miratuar komisioni parlamentar, me votën e të dyja forcave politike. Këto ditë përfundon përpunimi i 140 emrave të tjerë që përbëjnë 290 të dënuarit përfitues. Ndërkaq, në verifikim e sipër janë emrat e 928 të rriturve dhe 452 të miturve që ndodhen nën mbikëqyrjen e Shërbimit të Provës, me masa alternative, si dhe të 876 personave, të cilët deri në datë 1.08.2012 kanë qenë në hetim për veprat penale, për të cilat Kodi Penal parashikon një dënim me burgim deri në dy vjet ose çdo lloj dënimi tjetër të lehtë. Lajmi mësohet për gazetën “Metropol” prej burimeve konfidenciale pranë Ministrisë së Drejtësisë, të cilat konfirmojnë gjithashtu edhe përfundimin total të grevës së urisë, të ndërmarrë nga rreth 3000 të burgosur që kërkonin të përfitonin nga kjo

31 868 gjoba për mospërdorimin e rripit

Në 10 muaj 27 të vdekur nga aksidentet, fajtorë shoferët Në fushën e qarkullimit rrugor në Tiranë gjatë këtij 10-mujori aksidentet janë reduktuar në 39 të tilla, ose 12.1% të ndodhur më pak në krahasim me 10-mujorin e vitit të kaluar. Gjatë këtij 10-mujori 2012 në territorin e Tiranës kanë ndodhur gjithësej 283 aksidente automobilistike me 17 persona të vdekur, 27 persona të plagosur rëndë dhe 281 persona të plagosur lehtë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2011, evidentohen 5 persona me pasojë vdekjen më pak, 7 persona të plagosur rëndë më pak dhe 30 persona të plagosur lehtë më pak. Gjatë këtij 10-mujori aksidentet janë reduktuar në 39 aksidente ose 12.1% të ndodhur më pak në krahasim me 10-mujorin e vitit të kaluar. Nga të dhënat e mësipërme, për faj të drejtuesve të mjeteve kanë ndodhur 208 aksidente ose 73.4%, dhe 75 akisdente ose 26.5% kanë ndodhur për faj të këmbësorëve. Gjatë këtij viti janë vendosur 106 668 gjoba dhe janë arktuar 123 465 gjoba ose 115.4%, ndërsa në vlerë janë vendosur 113 717 091 lekë dhe arkëtuar 154 570 002 lekë e shprehur në përqindje, janë arktuar 115% në numër dhe 135 .9% në vlerë. Nga këto 31 868 gjoba të vendosura për mospërdorimin e rripit të sigurimit, 4 326 gjoba për qarkullim me të meta teknike, 7 341 gjoba për mosrespektim të normave të shpejtësisë, dhe 14 215 gjoba për mosrespektim të sinjalistikës rrugore.

Statistika 10-mujore

amnisti. “Megjithatë, -thonë burimet-, “grevëthyesit” nuk ja kanë hedhur aq lehtë nga rezistenca e disa të burgosurve “radikalë” që hidhin ushqimin nga dritarja”. Kategoria e personave që përfitojnë amnisti bazohet në kriteret ku lloji dhe masa e dënimit të jetë deri në dy vjet, hoha e mbetur e dënimit të jetë deri në 1 vit, mosha aktuale e personit të dënuar 55 vjeç për gratë dhe 60 vjeç për burrat si dhe mosha e të dënuarit në kohën e veprës penale të ketë qenë nën 18 vjeç. Përjashtohen krimet e rënda.

Grevat në burgje

s’pati të sosur, pasi Oreksi i të dënuarve në burgjet shqiptare rin e Pavarësisë, me vjeto 100për stinë amni për me të marrë vesh vendosur të hyjnë kanë it mijëra të burgosur në disa burgje të vend e këtij zinxhiri isja pikën ishte ujës ë-Kr në grevë urie. Burgu i Fush nit pasuan Peqi e un greve urie, ndërsa qindra të dënuar në burg Lezhë dhe në t kolli Shën e un protestat. Ajo erdhi pas asaj në burg Fushë-Krunë pra urie ë grev e kisht ku jet burg të Fushë Krujës. Në me qindra hen ndod etij ë, jë, Shën Koll, Peqin, Burrel, Drenovë, Benç cilët të etj, e, hunim përd je, vras si a të burgosur për krime të rënd vendosur të tepër ishin Ata stia. amni nga en shtoh kategorikisht përja dhe hidhin ushqimet për t’i shkuar deri në fund pretendimeve të tyre ie. nqës pakë jë shen në atë uar nga dritarja, duke e refuz

Republika e shqipërisë Ministria e Brendshme Departamenti i Administratës Publike

SHPALLJE E REZULTATIT TË KONKURIMIT Në përputhje me nenin 13, pika 7 të ligjit Nr.8549, datë 11.11.1999, “Statusi i Nëpunësit Civil” si dhe pikën 20 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.231, datë 11.05 2000

“Për Pranimin në Shërbimin civil dhe Periudhën e Provës”, z. Edmond Stojku është fitues i konkursit për POZICIONIN DREJTOR I PËRGJITHSHËM NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE NË MINISTRINË E SHËNDETËSISË

283

aksidente automobilistike

39

aksidente më pak se vjet

17

persona të vdekur

27

të plagosur rëndë

281

persona të plagosur lehtë

208

aksidente për faj të shoferëve

75

aksidente për faj të këmbësorëve

106 668

gjoba

113. 717. 091

lekë arkëtuar

154 570 002

lekë gjithsej arkëtuar

158

aksidenteve në rrugë urbane

53

aksidente ndodhën ditën e martë

64

aksidente në orën 19.00-24.00

67

aksidente shoferë 25-35 vjeç

83

aksidente shoferë me eksperincë 3-6 vjet

8 417

mjete të bllokuara

1 048

leje drejtimi të tërhequra

31 868

gjoba mospërdorim rripi

7 341

gjoba mosrespektim shpejtësie

14 215

gjoba mosrespektim i sinjalistikës

Grabitësi serial e vrasësi i dyfishtë kërkon faljen e familjarëve

“Pendohem, keqardhje për viktimat” Avokatja: Gjykim të shkurtuar. Nuk pranohet Tashmë i cilësuar si grabitësi serial dhe vrasës i dyfishtë, Viktor Gushi, shpreh pendesën e parë publike. Përpara togave të zeza dhe në prani të medieve Gushi është shprehur se tashmë atij u ka ardhur faza e pendesës për të gjitha krimet e kryera. Madje ai tha se u kërkon falje familjarëve të viktimave që shkaktoi përgjatë 2 viteve, në tentativë për të grabitur para në banka apo argjendari. Gjatë seancës së djeshme në gjykatën e Tiranës, avokatja e Gushit kërkoi gjykim të shkurtuar, ndërsa organi i akuzës e kundërshtoi këtë kërkesë. Trupi gjykues u tërhoq për vendim, ndërsa se-

anca e radhës u caktua për më 26 nëntor. Më herët, Instituti i Mjekësisë Ligjore, pasi ekzaminoi 44-vjeçarin Viktor Gushi, ku doli se ai nuk vuante nga çrregullime mendore. Dy krimet e tij ishin vrasja e arkëtares së “NBG Bank”, Leonora Kaloçi dhe plagosja e rojës Skënder Elmazi, si dhe argjendarit Sinan Rrapo. Viktor Gushi, 44 vjeç, dhe jetonte me qira në një banesë në rrugën “Don Bosko” dhe është autor i 16 veprave kriminale, vjedhje të filialeve të bankave e pikave të grumbullimit të parave në degët e Ujësjellësit e CEZ-it. Ai ka rrëfyer se i lutej Zotit para grabitjeve që të mos bënte keq.


E enjte 15 nëntor 2012 •

Më tepër të ekspozuar ndaj kësaj sëmundje janë fëmijët që e kanë të trashëguar. Sipas mjekëve, gjatë shtatzënisë diabeti shfaqet te nënat dhe në 50 për qind të rasteve ato e transmetojnë edhe te fëmijët. Shkaktar tjetër i sëmundjes te fëmijët është dhe konsumimi i tepërt i ushqimeve me shumë yndyrë dhe i atyre me shumë kalori. Ata pohojnë se rol të rëndësishëm në përvetësimin e kësaj sëmundjeje te ne luajnë trashëgimia dhe një faktor i rëndësishëm është kequshqyerja.

Ministria Masat

Fëmijët

Vetëm gjatë nëntë muajve të parë të vitit janë shtuar rreth 4400 raste të reja të personave të sëmurë me diabet. Ky numër ka ardhur në rritje, pasi njerëzit kanë kryer kontrollet e tyre dhe kanë rezultuar që janë të sëmurë me diabet. Gjithsesi, numri i saktë i rasteve të reja të të sëmurëve me diabet mund të jetë edhe më i madh deri në fund të vitit, pasi të publikohen statistikat e sakta lidhur me këtë problem.

shtimi

Instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor trajton me barna të rimbursueshme 57 900 persona për shkak të rritjes së numrit të të prekurve. Ky është numri zyrtarë i të sëmurëve nga diabeti, por numri i saktë i tyre nuk ditohet, pasi një pjesë e madhe e njerëzve nuk e dinë se janë të prekur nga kjo sëmundje, që njihet ndryshe edhe si “sëmundja e fshehtë”. Çdo vit numri të prekurve nga diabeti rritet gjithnjë e më shumë, duke kapur shifra alarmante.

Numri

08

« sociale

këtë vit 4400 persona më shumë të prekur nga diabeti

10% e fëmijëve rrezikohen nga diabeti Mjekët bëjnë apel: Kontrolle të vazhdueshme ndaj sëmundjes Ervin Koçi

R

reth 10 për qind e fëmijëve shqiptarë rrezikojnë të jenë të sëmurë me diabet. Ky pohim u bë nga mjekët dje me rastin e Ditës Botërore Kundër Diabetit. Sipas tyre, numri i personave të sëmurë nga kjo sëmundje në vend ka ardhur gjithnjë në rritje. Vetëm në 9 muajt e parë të vitit janë shtuar 4400 raste të reja të personave të prekur nga kjo sëmundje. Sipas mjekëve, gjatë shtatzënisë diabeti shfaqet te nënat dhe në 50 për qind të rasteve ato e transmetojnë edhe te fëmijët. Shkaktar tjetër i sëmundjes te fëmijët është dhe konsumimi i tepërt i ushqimeve me shumë yndyrë dhe i atyre me shumë kalori. Sipas mjekëve, rol të rëndësishëm në përvetësimin e kësaj sëmundjeje te ne luajnë dy faktorë, në radhë të parë trashëgimia dhe një faktor i rëndësishëm po bëhet tani kequshqyerja. “Një fëmijë që është obez duhet të ketë gjithmonë premisa më tepër për të bërë ekzaminime sesa një fëmijë me zhvillim fizik normal. Një nënë diabetike ka 50 për qind risk më tepër për ta transmetuar te fëmija”, - tha Luftime Bruka, endokrinologe në poliklinikën nr. 3. Vetëm në vitin 2012 po trajtohen 60 mijë pacientë me diabet, 4400 më shumë se vitin e

kaluar. Kjo statistikë njihet zyrtarisht, por numri i të prekurve është disa herë më i madh. Përballë kësaj shifre alarmante mjekët thonë se, për fat të keq, 50% e mbartësve të kësaj sëmundjeje ende nuk e dinë që janë me diabet, sepse nuk bëjnë diagnostikimin në kohë, kjo edhe për shkak të simptomave të fshehura të kësaj sëmundje, ndërsa 87% e të sëmurëve të diagnostikuar trajtohen me insulinë. Në këtë ditë kundër diabetit mjekët këshillojnë prindërit dhe drejtuesit e institucioneve edukative dhe arsimore që t’i

ushqejnë fëmijët me produkte të shëndetshme dhe të organizojnë sa më shumë aktivitete fizike. Nëse ndiqen këto rregulla, diabeti te fëmijët do të parandalohet në masën 90 për qind. Instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor trajton me barna të rimbursueshme 57 900 persona për shkak të rritjes së numrit të të prekurve. ISKSH së shpejti do të vendosë një aparat të ri për matjen e diabetit. Mjekët kanë ofruar matje falas të diabetit për popullatën, duke i sensibilizuar qytetarët të bëjnë më tepër kontrolle.

10 4400 për qind

persona

E fëmijëve në Shqipëri rrezikohen nga sëmundja e diabetit. Kjo sëmundje u vjen fëmijëve kryesisht nga trashëgimia gjenetike, pasi nënat shtatzënë janë 50% më të ekspozuara ndaj këtij rreziku, duke e transmetuar sëmundjen te fëmija.

Më shumë janë diagnostikuar këto vit me sëmundjen e diabetit. Sipas statistikave, rreth 60 mijë persona kurohen nga sëmundja e diabetit në vend, duke dëshmuar në këtë mënyrë numrin gjithnjë në rritje të të sëmurëve nga diabeti.

Kryebashkiaku premton heqjen e taksave lokale për libraritë

Basha: Bulevardi i ri me bibliotekë të re kombëtare Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka thënë dje se kryeqytetit do t’i shtohet një bibliotekë e re kombëtare. Gjatë takimit që ai zhvilloi në ceremoninë e hapjes së panairit të 15-të të librit Basha pohoi se institucioni që ai drejton do të heqë taksat lokale për shitësit e librave. Biblioteka e re do të ndërtohet në bulevardin e ri të Tiranës, e cila do të ketë hapësirë më të madhe se ajo e tanishmja.

“Bashkia e Tiranës së shpejti përfundon planin urbanistik dhe në këtë plan ne kemi vendosur dy piketa shumë të rëndësishme në lidhje me botuesit dhe librin. Së pari ndërtimin e një biblioteke të re për kryeqytetin, e cila jo vetëm do të lehtësojë presionin që ndien tashmë Biblioteka Kombëtare, në kuptimin e arkivimit, por do t’u japë akses lexuesve në mënyrë më të plotë, në mënyrë më moderne dhe më

intensive. Ne besojmë që në bulevardin e ri që po projektohet ndihma e arkitektëve më të famshëm të botës, që do të çojë në projektimin dhe së shpejti fillimin e ndërtimit të një vepre të tillë madhore, jo vetëm për qytetin tonë, por për kombin tonë”, theksoi Basha në fjalën e tij. Krahas kësaj numri një i Bashkisë së Tiranës theksoi se vitin që vjen do të hiqen edhe taksat e Bashkisë për libraritë.

Parandalimi i prerjeve të pyjeve Në prag të sezonit të dimrit Ministria e Mjedisit ashpërson masat kundër prerjes së paligjshme të pyjeve dhe tregtimit të drurëve kontrabandë. Disa nga masat që po merren janë certifikimi i kompanive që kanë leje për shfrytëzimin e pyjeve, por dhe vendosja e një shenje të veçantë për lëndën drusore që shfrytëzohet nga kompani të licensuara. Edhe pse ka hapësira pyjore që mund të shfrytëzohen për lëndë drusore, nëse nuk ka një plan të mirëmenaxhuar, kompanitë nuk pajisen me leje. Gjatë vitit 2012 prerjet ripërtëritëse janë reduktuar deri në masën 9300 metër kub, të shfrytëzuara këto nga 16 kompani. Ministria e Mjedisit së bashku me atë të Financave po vendosin mekanizma të tillë si tarifë shtesë për të demotivuar eksportimin e druve të zjarrit dhe qymyrit të druve. Aktualisht po punohet për ndërtimin e një fidanishteje pyjore në Elbasan dhe ngritjen e një laboratori për luftën biologjike kundër dëmtuesve në pyje.

Fondacioni

Aparatura për kontrollin e diabetit Fondacioni “Fëmijët Shqiptarë” u ka dhuruar fëmijëve diabetikë aparate dhe fisha për matjen e glicemisë. Presidentja e këtij fondacioni, Liri Berisha, tha se kostoja e fëmijëve diabetikë është 25 për qind më e lartë se e atyre të shëndetshëm. Sipas saj, për këto arsye duhet punuar më shumë për parandalimin dhe kapjen e hershme të tij. Në një tjetër takim të organizuar nga Shoqata e Diabetit, drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana, tha se nga janari i vitit që vjen do të rimbursohet analiza e hemoglobinës së glukozuar. Ajo shtoi se dhe kostoja e medikamenteve të rimborsueshme për këta të sëmurë është e lartë, duke kapur 10 për qind të buxhetit të ISKSH-së për barnat. “Në total sot ISKSH-ja shpenzon rreth 7 miliardë lekë për grupin e të sëmurëve diabetikë. Po shikojmë që të futim hemoglobinën e glukozuar në kontratat e ardhshme me mjekët”, - deklaroi hana. Në vendin tonë numërohen 60 mijë persona të prekur nga diabeti.


aktualitet • E enjte 15 nëntor 2012

»

09

Ngjarja aksidentale në lotin e parë të autostradës Tiranë-Elbasan

Bie paneli i rrugës, vdes punëtori 47-vjeçar

Ndarja e këstit të parë

Flasin kolegët: E transportuam me shpejtësi, ishte i specializuar Miratohet lista për TIRANE- Një ngjarje e rëndë është shënuar dje në kryeqytet, teksa një punëtor i autostradës Tiranë-Elbasan ka humbur jetën gjatë një aksidenti në punë. Aksidenti ka ndodhur pranë komunës së Bërzhitës, në afërsi të lumit Erzen. Sipas të dhënave nga vendngjarja, punëtori ka qenë duke punuar në lotin e parë të autostradës Tiranë-Elbasan, ndërsa ka humbur jetën aksidentalisht në punë. Po sipas këtyre burimeve, bëhet me dije se punëtori i përket një prej firmave nënkontraktore që po pu-

nojnë në këtë segment. Ai është zënë poshtë nga një prej paneleve që përdorte për ndërtim. Policia e mbërritur në vendngjarje deklaroi se punëtori që humbi jetën ishte shtetasi Aleks Kondi 47-vjeç, ndërkohë që hetimet për ngjarjen vazhdojnë. Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur dje gjatë punimeve për ndërtimin e lotit të parë të autostradës Tiranë-Elbasan, ku një punëtor humbi aksidentalisht jetën, vjen edhe rrëfimi i punëtorëve të tjerë. Në një prononcim kolegu i viktimës Ismet Matoshi

sqaroi se Kondi po punonte tek kallëpet e urave në aksin Tiranë-Elbasan. Sipas tij, “një nga panelet ndarëse të urave i ra Aleksit në supe, teksa kalonte për të marrë veglat”. Matoshi sqaron se paneli ndarës i urave po montohej nga një grup tjetër punëtorësh, ndërsa pas aksidentit, ai shton se Aleksi u dërgua me urgjencë në spital. “Të gjithë së bashku ngritën panelin dhe e nisëm në spital. Aleks Kondi ndërroi jetë nga shembjet që kishte marrë. Kondi kishte kohë që punonte tek kjo firmë, ishte i specializuar”, tha ai.

dëmshpërblimin e të dënuarve politik Ministria e Financave ka miratuar listën e re të të dënuarve politikë që do të përfitojnë këstin e parë të dëmshpërblimit. Ndërkohë që vijon shpërndarja e këstit të dytë për të dënuarit që janë miratuar më parë si dhe për ata që janë mbi 75 vjeç.

NR.DOS.

EMER

MBIEMER

ATESIA

VKM

20083

THEDHORA

LEKA

ANDREA

61

13926

PJETER

SHTJEFNI

NUH

61

14695

DAUT

KOKLA

MALIQ

61

Thesari bllokon të ardhurat, pa ushqim fëmijët me aftësi të kufizuar

13235

RESMI

HALILI

PASHO

99

8663

MEDI

KULLA

SABRI

135

5224

ZYLFO

MUCO

ALO

135

7792

SULEJMAN

KRASNICA

RAMA

186

5004

JONUZ

PURRIZO

ISUF

230

10816

BEDRI

SEITAJ

BEKTASH

230

BERAT- Fëmijët e qendrës rezidenciale të personave me aftësi të kufizuara “Unë, jam si ju”, nuk kanë ushqim që prej disa ditësh dhe qendra jep alarmin për ndihmë. Rritja e çmimeve në treg të naftës dhe gazit që vë në punë kaldajën, ulja e të ardhurave nga ministria përkatëse dhe bllokimi i të ardhurave nga Dega e Thesarit për shkak të borxheve të mbartura në vite ka bërë që qendra rezidenciale të ndodhet në ditët e saj më të vështira.

13931

BISHO

GOKAJ

HASAN

230

20665

BEQIR

SADIKAJ

TEFIK

230

652

KARAFIL

LAHOLLI

TAIP

268

19920

TEFTA

TASI

KOCO

268

12871

FAIK

HAJDARI

SULEJMAN

382

8295

ZIHNI

MERSINI

FIQIRI

382

10507

DUL

MUCA

BAJRAM

457

4870

QIRJAKO

LOLE

DHIMITER

479

16146

GJELOSH

STAKA

STAK

497

17692

TAHIR

DERVISHAJ

AVDI

497

21481

SHTJEFEN

KOCA

KIN

497

3069

LLESH

FRROKU

PJETER

497

4119

LLESH

DOÇI

BIBE

497

8400

HAMDI

SINANI

JUSUF

497

21357

ALI

BEGEJA

MUHARREM 497

7957

NDUE

LULI

GJETO

497

16610

SPIRO

RONDO

NEÇO

497

18274

RIZA

HOTI

ASLLAN

497

15829

PLLUM

ISUFI

ISUF

497

16168

MARK

ISUFI

ISUF

497

18983

NAZIF

KAZANI

HANE

497

20771

NDOC

JAKOVA

KOLE

497

7089

HAMIT

DURO

SALI

691

18061

QERIM

PEPAJ

DED

691

3077

ZEF

NIKA

NIKE

707

2698

NIKO

LIÇI

MIHAL

707

2378

NURO

RRODHA

XHAFER

714

4943

GOLE

TOLA

KICO

714

201

HAZBI

HOXHAJ

ADEM

714

954

BAJRAM

ISLAMAJ

SHAHIN

784

11829

HALIT

GEGA

DAN

1069

8832

AVDYL

KALAJA

XHELO

1147

1270

AVNI

HAXHIAJ

HYSEN

1231

6545

SAIP

CACO

REFAT

1231

4776

ABAS

SOTOMENI

TEFIK

1259

1511

KUJTIM

IMERRI

QAZIM

1259

8736

MUSTAF

AJAZ

SUL

1699

Drejtori: Probleme me borxhin e mbartur, u shkurtua dhe fondi

Pa ushqim... Vetë drejtori i qendrës “Unë jam si ju”, ku aktualisht ndodhen 27 fëmijë rezident me aftësi të kufizuar Irfan Myftari, thotë në një prononcim për medien se gjendja që paraqitet në qendër është mjaftë alarmante. Qendra prej disa ditësh mësohet se nuk furnizohet me ushqime, i është ndërprerë furnizimi, pasi nuk janë shlyer detyrimet. Rreth 11 milionë lekë borxh mësohet se ka aktualisht qendra nga mosshlyerja e detyrimeve të mbartura, ndaj në këto kushte fëmijët nuk kanë ushqim, mungon nafta dhe gazi për ngrohje që mund të vërë në punë kaldajën, ndërkohë që për rikonstruksione as që bëhet fjalë. Drejtori i bën thirrje Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, pushtetit vendorë që të lëvrohen fondet, pasi qendra është në vështirësi. “Jemi borxhlinj prej 11 milionë lekësh në firmën që kryente furnizimin me ushqime. Fondin e kemi 52 milionë lekë të reja nga 75 milionë që e kishim më parë. Me këtë fond nuk mund të paguajnë as dritat, as ilaçet për fëmijët. Rritja e çmimit të naftës ka bërë që kaldaja të mos punojë në këtë afrim dimri, problem është dhe rikonstruksioni i saj që ka nevojë të menjëhershme. I bëjmë thirrje Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, pushtetit vendor të na ndihmojë. Thesari ka bllokuar të ardhurat pasi nuk janë sh-

lyher faturat e energjisë elektrikë, telefoni, etj. Janë rreth 15 milionë lekë borxh të mbartura për shërbimet e energjisë

apo telefon, pohon drejtori”. Kjo qendër, e cila u rihap pas 1997, ka parë vetëm njëherë rikonstruksion prej më shumë

se një viti nuk arrin të shlyej as detyrimet e saj mujore si pagat e punonjësve dhe detyrimet ujin, energjinë elektrike.

Dje ankimimi i Prokurorisë për vrasjen e Malokut

Shtyhet gjyqi ndaj Ilir Xhakjes, tërhiqet një gjyqtar DURRËS- Gjykata e Apelit në Durrës ka shtyrë seancën e radhës gjyqësore ndaj të pandehurit Ilir Xhakja, i cili vrau më 13 shtator ish-komisarin e Shijakut Adem Tahiraj. Shkak i shtyrjes u bë mungesa e njërit nga gjyqtarët, i cili ka vendosur të tërhiqet nga gjykimi. Ndërkohë, Gjykata e Apelit në Durrës ka përshpejtuar procedurat për shqyrtimin e ankimimit të Prokurorisë së Durrësit ndaj të pandehurit Ilir Xhakja. Sot pritej shqyrtimi i çështjes për ankimimin e Prokurorisë së Durrësit ndaj pa-

fajësisë së dhënë nga Gjykata, për Ilir Xhakjan, i cili akuzohej për vrasje e Qiri Malokut, ndërkohë që Prokuroria kishte kërkuar 24 vite burg. Vendimi i dhënë më 2 shkurt 2011 nga kryetari i trupit gjykues Neritan Tabaku, u zbardh 3 ditë pas vrasjes së kryekomisar Tahirajt, ndërkohë që KLD ka nisur hetimet për shpërdorim detyre edhe ndaj Tabakut. Xhakja u dënua me 21 vjet burg, dhe pas kthesës që çështja mori në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ai u la i lirë si i pafajshëm nga gjykata.


10

« opinion

E enjte 15 nëntor 2012 •

Sulmi joqytetar në adresë të socialistit Malaj Nga Kastriot Islami

L

exova sot medien, ku ndër të tjera më ra në sy dhe më shqetësoi sulmi i pashembullt kundër Arben Malajt. E njoh mirë teknologjinë e këtij sulmi të konceptuar dhe të përgatitur nga Rama duke thirrur grupe-grupe dhe individualisht të gjithë skifterët. Një sulm që ka filluar në mënyrë të shëmtuar me stilin komunist një ditë më parë në një medie në dispozicion të Ramës, ku flasin dhe shajnë më vete anëtaret e klientelës së Ramës. Në një faqe elektronike të kësaj medjeje, pasi botohet një shënim për Arben Malajn, në blogun e saj në mënyre të organizuar persona të organizuar e nën drejtimin direkt të Ramës (njerëz të katit të katërt të PS-së) fillojnë e shajnë zotin Malaj me një gjuhë banale, ekstreme e të turpshme për një parti politike, të gjithë anonimë, duke të dhënë përshtypjen e një bande të revolucionit kulturor kinez. Malaj sulmohet veçanërisht nga persona që sapo kanë ardhur në PS si pjesë e klientelës së Ramës dhe nuk kanë asnjë kontribut për reformimin e PS-së. Njerëz që janë pasuruar nën siglën e PS-së. Njerëz që i kanë marrë dhe kërkojnë t’i marrin PS-së dhe nuk i kanë dhënë asgjë PSsë. Turp që Rama e organizon sulmin me të tillë personazhe ndaj personave si Malaj, që ka dhënë kontribut mbi 15-vjeçar për reformimin e PS-së dhe qeverisjet e saj! Është një investim që PS-ja ka bërë te Malaj, i cili ka vënë në dispozicion të PS-së

Shqipëria nuk meriton të jetë e fundit në Europë

P

Nga Arben Malaj

ërshëndetje! Ka vetëm një mesazh: Shqipëria nuk meriton që historikisht të jetë e fundit në Europë. Vazhdojmë të klasifikohemi si vendi më i varfër dhe rrezikohemi të mbetemi të fundit në përfitimin e statusit të vendit kandidat. Kam parë shumë komente, pro dhe kundër. Kam parë shumë akuza banale për interesa dhe shërbime banale. Në asnjë rast, në asnjë angazhim dhe komunikim publik nuk kam përdorur akuza të tilla ndaj askujt. Jam munduar të qartësoj se fundi i politikanëve si Berisha është demokratizmi i partive politike, demokratizimi i vendit dhe integrimi. Kam vite që studioj historinë e BE-së dhe jam lektor për integrimin europian në disa universitete. Jam mbështetës publik i eliminimit të çdo vonese dhe pengese në integrimin e vendit tonë. Integrimi nuk është formula magjike për sfidat tona, por pa integrimin europian e ardhmja jonë është gjithnjë e më shumë një kopjo e keqe e së shkuarës. Ju falënderoj për çdo koment dhe këshillë. Miqësisht Arbeni

të gjitha kapacitet e tij. Por turpi më i madh që tregon jo vetëm një mentalitet të vjetër komunist, por dhe një sjellje të pashembullt është se Malaj, i cili kërkon që PS-ja të bëhet bashkautor e integrimit, sulmohet se po punon për Berishën. Nëse ka person që ka kundërshtuar dhe është ballafaquar më shumë me Berishën, është Arben Malaj. Ky është stil për spastrimin e kundërshtarëve i tipit makiavelist. Ky sulm i shkon për shtat më shumë një bande sektare. Ky sulm ndaj Malajt në këtë moment është demonstrim ndaj të gjithë atyre që mendojnë ndryshe dhe shprehin opinione ndryshe. Çfarë disipline ka thyer Arben Malaj? Asnjë vendim nuk ka thyer. Por i kërkohet të qëndrojë i heshtur në rresht, të presë “vdekjen” në shtrat nga Edi Rama, po ashtu siç i ndodhi Musa Ulqinit, Ylli Bufit, Edlira Haxhiymerit, Eva Allushit e tjerë. Qëndrimi për t’i mbyllur gojën është mesazh për të gjithë ata që heshturazi nuk miratojnë të gjitha veprimet e gabuara të Ramës. Rama me këtë sjellje u thotë të tjerëve: “Heshtni se ‘vdekja’ e tipit Ulqini apo Bufi është më e ëmbël sesa goditja që po i bëjmë Malajt.” Përgëzoj mikun tim Malaj për vendosmërinë dhe guximin për të thënë mendimet e tij. Gjykoj se qëndrimi i tij ndaj çështjes së integrimit është i saktë dhe i drejtë dhe në rezonancë të plotë me dëshirën e shqiptarëve dhe opinionin ndërkombëtar.

Sa shumë libra po botohen, por sa pak lexues kemi! Nga Jonlinda Hada

M

ë erdhi në mendje kjo thënia ndoshta e ndikuar nga fakti që sot në Tiranë u çel panairi i librit në edicionin e 15-të të tij. Ndërsa po dëgjoja me interes të rejat lidhur me këtë panair, mora vesh se janë plotë 1500 tituj të rinj ndër 60 mijë botime të paraqitura në stendat e këtij panairi. Për fat të mirë, kemi kaq shumë botime çdo vit, por nuk mund të pohoj të njëjtën gjë për lexuesin. Është e trishtueshme të shohësh se kemi kaq shumë të rinj që kanë interes minimal për librin, e në raste se do t’ju duhet të lexojnë diçka, këtë gjë e bëjnë në kompjuter. Dita-ditës libri në formatin hard copy po e humbet rëndësinë e tij për këtë moshë. Të lexuarit nuk është vetëm një çelës që na çon drejt një suksesi akademik, por mbi të gjitha një nga burimet më të mëdha të kënaqësisë që mund të përjetojë një qenie njerëzore. Megjithatë, shumë të rinj, kryesisht djem, e kanë shumë të vështirë që ta lidhin aktin e të lexuarit me kënaqësinë. “Fëmijët nuk mund të mësojnë nëse nuk lexojnë”, - na kanë thënë vazhdimisht mësuesit nëpër shkolla. Sigurisht që është një thënie e drejtë, por leximi është shumë më tepër sesa një rrugë drejt diturisë. Librat sjellin kënaqësi dhe aventura të paimagjinueshme. Të lexuarit na bën njerëz më tolerantë, më të hapur, më të mirëkuptueshëm ndaj vetes dhe të tjerëve, sepse përmes tyre mësojmë për kultura të ndryshme, për vende, kohë dhe njerëz që nuk mund t’i takojmë dot gjatë ekzistencës sonë shumë të shkurtër dhe të kufizuar gjeografikisht. Ka të rinj (fatkeqësisht, janë të paktë në numër) që vazhdojnë të jenë të magjepsur pas

Dhoma pa libra është si një trup pa shpirt. Ciceroni librave, veçanërisht ndaj librave të fantazisë, sepse u zhvillojnë imagjinatën, duke i çuar në situata dhe vende të panjohura. Gjithmonë kam menduar se të kesh një libër në duar e të mbushësh kohën e lirë duke lexuar është gjëja më e mirë që mund të bëjë çdo individ, i ri ose jo. Por konstatoj me keqardhje se moshat e reja nuk harxhojnë më shumë se dy orë në ditë me librat shkollorë, pra është e kuptueshme që për librat artistikë apo të zhanreve të tjera nuk kanë fare kohë. Nëse do të tentohej të gjendej arsyeja pse gjithmonë e më shumë zbehet dëshira për të lexuar në ditët tona, me bindje do të thosha se me një llogari të thjeshtë sot i dedikohet gati 3 orë në ditë lojërave me videogame dhe internetit e nuk gjejnë asnjë minutë të vetme për të lexuar. Kjo është situata në të cilën gjenden sot gati të rinjtë e të gjithë botës. Këtë e konfirmon edhe një studim i fundit i realizuar në Milano me testin për grupe të ndryshme të rinjsh. Sipas tij, çdo ditë të rinjtë u kushtojnë gati 3 orë të kohës së tyre të lirë internetit dhe lojërave me video dhe vetëm 4% e kësaj kohe u mbetet librit. Sa u përket pajisjeve personale, 91% e të rinjve të moshës 16-22-vjeçare ka një celular personal, një Mp3 e kanë 75% e tyre. Por vetëm 5% e të rinjve kanë bibliotekë në dhomat e tyre apo i shpenzojnë të hollat për të blerë një libër. E trishtueshme, sigurisht. Pyetja që më vjen në mendje është: interneti a është duke i zëvendësuar bibliotekat? “Jo”, - thonë disa nga miqtë e mi, duke shpjeguar se leximi në versionet e

botuara të librave është më relaksues në krahasim me leximin e librave dixhitale në internet. Ndërkohë punonjësit e bibliotekave thonë se interesi i të rinjve për të lexuar ka rënë. Kur shkova për herë të parë në Bibliotekën Kombëtare vite më parë dhe doja të lexoja diçka në sallën e leximit në këtë institucion, më bëri përshtypje se ishte aq e vogël, po të krahasohet me sallat e leximit në bibliotekat e vendeve fqinje, por sot vite më vonë mendoj se ajo sallë leximi është e mjaftueshme për numrin real të studiuesve që kemi, se një lexues i thjeshtë rrallë mund të shkojë të lexojë në Bibliotekën Kombëtare (kjo mund të ndodhë vetëm në rastet e përgatitjes së temave të diplomave apo të kërkimeve akademike shkencore). Në përfundim do doja të përmendja se nga një studim i bërë nga Instituti Shqiptar i Medies në bashkëpunim me UNICEFin thuhet: “Në përgjithësi është krijuar përshtypja, deri diku e drejtë, se fëmijët dhe të rinjtë nuk lexojnë më si më parë. Kjo prirje është më se e kuptueshme, duke pasur parasysh morinë e zgjedhjeve që ekzistojnë tashmë për këtë grup-moshë, si nga ana e medies, ashtu dhe nga ana e zbavitjes. Megjithatë, libri nuk është krejt i braktisur nga kjo grup-moshë. Kështu, nga 500 të anketuar 105 prej tyre thanë se nuk lexojnë, ndërsa 395 thanë se lexojnë, edhe pse disa prej tyre theksuan se nuk lexojnë aq sa do të donin, kryesisht për mungesë kohe.” Për sa më sipër, i gjej me vend fjalët e Hygoit, i cili shkruante. “Autori krijon librin, shoqëria e pranon ose e refuzon atë. Krijuesi i librit është autori, krijuesi i fatit të tij është shoqëria.” Le të jemi optimist e të mendojmë se ditët e panairit të librit do të shërbejnë si një urë lidhëse midis të rinjve dhe librave.


opinion • E enjte 15 nëntor 2012

»

11

(Zh)bllokimi i integrimit si përgjegjësi historike

S

ot politika shqiptare, veçanërisht ajo parlamentare, ka shansin e fundit për t’i dhënë vendit në këtë 100-vjetor të pavarësisë dhuratën më të madhe të mundshme. Sipas kalkulimeve të saka, Kuvendi i Shqipërisë ka sot shansin e fundit për të votuar tri ligjet me shumicë të cilësuar prej 2/3-at, të përcaktuara nga përfaqësuesit e BE-së si të vetmet kushte për akordimit në muajin dhjetor të statusit të vendit kandidat në BE të Shqipërisë. Nuk dua të përqendrohemi te ky status dhe përfitimet që populli e kombi shqiptar përfitojnë prej tij, por dua të theksoj se shumica e qytetarëve të thjeshtë shqiptarë, edhe pse nuk ia kanë saktësisht haberin, në aspektin pragmatik kanë dëshmuar mbështetjen e tyre të fortë për këtë hap të rëndësishëm të vendit e shtetit tonë. Sigurisht që kjo aspiratë e shumicës së shqiptarëve nuk përkon me qëndrimin që politika, më saktë një pjesë e cilësuar e saj reflekton ndaj këtij zhvillimi historik, që vjen në prag të një ngjarjeje gjithashtu historikë siç është ky 100-vjetor i Pavarësisë. Seanca e sotme parlamentare është në vëmendje jo vetëm të institucioneve e opinionit publik shqiptar, por dhe atij ndërkombëtar, në veçanti të partnerëve tanë euroatlantikë. Presidenti Nishani, Kryeministri Berisha, LSI-ja e të tjera organizma politikë përqendruan deklarimet e tyre publike te kjo mundësi e fundit e marrjes së statusit të vendit kandidat për në BE, duke deklaruar sipas mënyrave të tyre gatishmërinë për ta mundësuar një gjë të tillë, që do të thotë votimi i tri ligjeve, njëherazi edhe kushte të BE-së, në seancën e sotme parlamentare. Por jo vetëm kaq. Ky shans i fundit dhe një moment delikat i procesit të integrimit euroatlantik të Shqipërisë ka marrë vëmendjen edhe të zyrtarëve e përfaqësuesve politikë e diplomatikë më të lartë amerikanë e europianë. Zoti Filip Gordon, ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, dëshmoi shqetësimin e qeverisë së tij, duke u prononcuar nga selia e NATO-s për zhvillimet politike në Shqipëri, në veçanti vazhdimin e procesit të integrimit. Thirrje për votimin e ligjit bënë edhe ambasadori amerikan në Tiranë Arvizu dhe ai i BE-së Etore Sekui, që e cilësuan sjelljen e sotme të politikës sonë si vendimtare dhe u bënë thirrje politikanëve të merren vesh, duke dëshmuar kështu se integrimit në BE i Shqipërisë është i rëndësishëm sa për ne aq dhe për miqtë e partnerët tanë perëndimorë. I vetmi që vazhdon të kushtëzojë këtë shans të fundit është shefi i opozitës, Edi Rama, i cili vazhdon të kushtëzojë votën e opozitës së tij me çështje e sebepe që nuk kanë fare lidhje me tri ligjet në fjalë, aq më pak me integrimin europian të vendit. Siç thashë në krye të radhës, ky moment është delikat e i rëndësishëm për vendin, gjë që vlen edhe për politikën e politikanët tanë. Përqendrimi kaq shumë i vëmendjes së opinionit publik, por dhe i miqve ndërkombëtarë te ky moment kritik i procesit të

Nga Nebil ÇIKA integrimit është pa dyshim edhe një vëmendje e përqendruar mbi sjelljet e politikës dhe politikanëve shqiptarë në raport me integrimin, gjë që e bën votimin e sotëm në Kuvend pikë vendimtare të vlerësimit politik e elektoral të tyre. Dua të theksoj se ky qëndrim i sotëm ndaj integrimit pritet të përcaktojë më së shumti orientimin elektoral të shqiptarëve në zgjedhjet politike të qershorit të vitit të ardhshëm, gjë që nuk duket se mund të neglizhohet nga politika. Në këtë këndvështrim, këmbëngulja e zotit Rama për të bllokuar apo kushtëzuar politikisht marrjen e statusit të vendit kandidat në BE ngjan si një politikë kamikaze, e cila, nëse nuk ndryshon deri sot, pritet të kthehet në një bumerang politik e elektoral për PS-në. Kapja pas qarkut të Fierit si kushti i vetëm i PSsë për të zhbllokuar integrimin e ka ulur në nivel ordiner perceptimin dhe trajtimin e integrimit euroatlantik të vendit nga opozita e zotit Rama. Sikur Rama të ketë 100% të drejtë në atë çfarë po ndodh në qarkun e Fierit, barazimi i kësaj çështjeje me integrimin euroatlantik të vendit është sa e papranueshme aq dhe e turpshme. Nuk është hera e parë që zoti Rama bën kazus çështje të vogla për të penguar apo kushtëzuar gjëra të mëdha, një praktikë politike e tij tashmë e njohur për opinionin publik shqiptar dhe ndërkombëtarët. Dikur Ruzhdia e Fierit, tani qarku i Fierit janë vogëlsirat me të cilat zoti Rama është munduar tëimponohet politikisht, por mbase jo krejt rastësisht ndodhen në të njëjtën njësi administrative e elektorale. Dihet tashmë se përgjegjësi kryesor politik e elektoral i PS-së për Fierin është Gramoz Ruçi, lidhja më e fortë aktuale, politike e historike, e PS-së së Edi Ramës me partinë mëmë: PP-në e Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë. Si anëtar e drejtues i forumeve të larat të ish-partisë komuniste dhe si ministri i fundit i brendshëm i diktaturës, z. Ruçi është, pa dyshim, përfaqësuesi më tipik i krahut konservator të opozitës ish- komuniste, njëherazi edhe i asaj politike, izolimi që partia e tij aplikoi për 45 vjet ndaj Shqipërisë dhe shqiptarët. Vetë z. Ruçi është politikani më i izoluar dhe i injoruar ndërkombëtarisht në gjithë spektrin politik shqiptar. Ai është shpallur “non grata” nga SHBAtë, ndërkohë që, edhe pse është kreu i grupit parlamentar dhe kryetar i Asamblesë së PS-së, ka qenë haptazi i injoruar nga përfaqësuesit ndërkombëtarë që kanë vizituar Shqipërinë. Në thelb qenia politike Ruçi simbolizon të kaluarën komuniste të PS-së, një trashëgimi kriminale, ndaj së cilës PS-ja nuk ka mundur të shkëputet dot plotësisht. Ekzistenca e z. Ruçi në krye të forumeve kaq të rëndësishme si Asambleja Kombëtare dhe grupi parlamentar i PS-së është prova më e qartë e pamundësisë së distancimit nga e kaluara izolacioniste e PS-së, simptomë e së cilës është edhe ky qëndrim bllokues me statusin e vendit kandidat. Ndalova pak te z. Ruçi, roli dhe simbolika e tij në PS, pasi duket se ky kushtëzim i integrimit euroatlantik me qarkun e Fierit duket se i shërben vetëm

z. Ruçi dhe interesave rajonale më shumë se politike të PS-së. Në ketë këndvështrim, duket se z. Rama dhe krejt PS-ja janë peng i politikave dhe interesave të z. Ruçi, duke e bërë kështu edhe më të rëndë përgjegjësinë e bllokimit të statusit që lidershipi socialist po merr përsipër me këmbënguljen dhe sidomos kushtin idiot të tij. Duket se politikanë me përvojë në PS, si Arben Malaj, Kastriot Islami, Ben Blushi e të tjerë e kanë kuptuar situatën dhe po reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj qëndrimit deri tani bllokues të z. Rama. Ata kanë parashikuar koston politike e elektorale të këtij bllokimi, që pritet në mënyrë kolektive të ndëshkojë të gjithë politikanët e PS-së. Një pjesë e tyre mundohen t’i shpëtojnë përgjegjësisë politike nesër duke deklaruar publikisht qëndrimin e tyre ndaj kësaj politike kamikaze të z. Rama, ndërsa të tjerë me plane politike personale më të kalkuluara kanë zgjedhur heshtjen, duke pritur jo pa interes theqafjen që kryetari pritet të pësojë prej këtyre politikave të gatshëm për t’i zënë vendin. Pas deklarimit të BE-së se vetëm këto tri ligje pengojnë marrjen e statusit të vendit kandidat, përgjegjësia politike ka kaluar qartësisht në krahun e opozitës. Këtë shqiptarët e kanë kuptuar qartësisht. Krijohet ideja se vetëm z. Rama nuk e ka kuptuar një gjë të tillë ose ngelet të besohet akuza e Berishës se ai është peng i së kaluarës politiko-biologjike personale e partiake. Me politikat bllokuese të aplikuara deri tani ndaj procesit të integrimit z. Rama dhe PS-ja kanë pak ose aspak shanse të përfitojnë politikisht e elektoralisht në mënyre të barabartë me qeverinë nga arritjet në procesin e integrimit. Me votimin e mundshëm sot në Kuvend të tri ligjeve të integrimit z. Rama mund të siguroje një copë të tortës elektorale që mund të përfitohet nga ky zhvillim, ndërkohë që e kundërta, edhe pse do të dëmtonte interesat tona kombëtare e shoqërore, do të ishte një mundësi oportune për një humnerë elektorale të PS-së në zgjedhjet e ardhme politike. Votimi i ligjeve do të ishte edhe një mundësi e një hap më shumë për distancimin e lidershipit të PS-së nga e kaluara izolacioniste e së majtës historike shqiptare, gjë që mund të konkretizohej me heqjen dorë nga kushte të tilla si qarku i Fierit apo Gramoz Ruçi, politika që legjitimojnë akuzat e Berishës, por edhe të shumë shqiptarëve të tjerë që besojnë se opozita është zgjatim juridik, politik e biologjik i diktaturës komuniste dhe partisë drejtuese të saj. Rama edhe politikisht, edhe personalisht ka nevojë më shumë se kurrë për një distancim të tillë. Si konkluzion, besoj se përgjegjësia për (zh)bllokimin e procesit të integrimit është qartësisht e përcaktuar edhe publikisht. Zoti Rama është njeriu dhe politikani që ka në dorë marrjen në dhjetor të statusit të vendit kandidat për në BE, zhvillim që pritet të jetë me rendësi jo vetëm për integrimin euroatlantik të vendit, por edhe për fatin politik e elektoral të tij dhe të partisë së tij.

A do ta kapim trenin për në Europë?

K

omisioni Europian brenda datës 20 nëntor do të prezantojë zhvillimet e fundit në raport me vendin tonë dhe hapin e radhës për zgjerimin e saj në raport me Shqipërinë. Pra, thuhet qartazi se treni me të cilin ne mund të shkojmë në Europë këtë radhë po niset dhe, nëse nuk e kapim atë, thuhet gjithashtu se nuk dihet kur do të jetë nisja tjetër. Një zhvillim i tillë publik do të thotë në njëfarë mënyre se stacioni i këtij treni dhe koha e nisjes së tij nuk mund të ngatërrohet me ndalesa të llojit Fier si për pushtetin, ashtu dhe për opozitën. Që ne të mos e kapim këtë tren, nuk besoj se të humbur janë ata që na presin në stacionin e familjes së madhe uuropiane. Pritshmëritë e tyre duket se janë dyshuese, dhe kjo gjë lexohet si në veprime publike, ashtu dhe në takime të ndryshme, të cilat realizohen pa shumë zhurmë mediatike me faktorët relevantë që mund të nxitin apo pengojnë një zhvillim të tillë. Në fakt, ata në njëfarë mënyre po u bëjnë apel palëve që të mos humbasin kohë. Sipas tyre, kauzat politike lokale nuk mund të përdoren për një kauzë kaq të madhe siç është Europa për shumicën e shqiptarëve. Nga ana tjetër, është e qartë se vullneti europian për zgjerim është dobësuar shumë së fundi dhe kjo ndodh për arsye të ndryshme. Mund të përmendet kriza ekonomike, problemet e brendshme elektorale, por problemet alla ballkanike apo ato të

Nga Artur Nura mosbesimit të ndërsjellë midis palëve, të cilat janë të pashpjegueshme për ta, sigurisht që ndihmojnë shumë që ky vullnet politik në Bruksel apo në kryeqytetet domethënëse europiane të dobësohet akoma më shumë. Për rastin e Shqipërisë këtë relacion domethënës e dominojnë dy politikanët tanë më të gjithëpushtetshëm: Sali Berisha dhe Edi Rama. Dhe prej asaj që unë shoh në publik dhe prej atyre kontakteve personale që unë kam me autoritete të ndryshme, më rezulton se kryeministri ynë nuk rresht së premtuari miqve euroatlantikë se ai dhe qeveria e tij do të bëjnë çdo gjë që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat për në BE. Kryeministri këtë gjë e bën edhe në daljet publike në ekranet e shumta, që shkojnë deri te qytetari i fundit. Ndërsa kryetari i opozitës nuk rresht së treguari miqve europianë dhe amerikanë mungesën e demokracisë në Shqipëri si rezultat i pushtetit të pakufizuar të Kryeministrit Berisha (!.) Në të njëjtën kohë pak veta nga opozita, përtej Edi Ramës personalisht, i bie të flasin me autoritet nga Europa dhe SHBA-të. Zoti Rama vazhdimisht në këto takime shumë të rëndësishme shoqërohet nga protagonistë të rinj në moshë dhe në politikë dhe rezulton të jetë zëri i vetëm prej interlekutori opozitar. E njëjta fotografi politike shfaqet, pa dyshim, edhe në rastin e Kryeministrit, por ky rezultat ose pohim justifikon vetëm atë që thotë Edi Rama dhe aspak atë që bën ai. Personalisht besoj

se këtë perceptim mund ta kenë krijuar edhe miqtë tanë, të cilët duhen të vendosin nëse treni shqiptar për në Europë do të niset këtë vit apo ku i dihet se kur. Nuk di të them nëse ky perceptim për zotin Rama nga autoritet euroatlantike ka bërë që atij t’i jetë thënë qartazi se duhet të aprovojnë në parlament ligjet që kërkojnë 3/5-at dhe që janë trajtuar si kushte për marrjen e statusit të vendit kandidat. Aprovimi i tyre nuk është njëlloj si për ligjet që do të mbeten vetëm në karton. Kjo zgjedhje politike do ta afrojë Shqipërinë me filtrat europianë të funksionimit të shtetit të së drejtës. Zoti Berisha kërkesave të miqve euroatlantikë, të paktën formalisht, ka ditur t’u përgjigjet ku e ku më mirë se zoti Rama. Në fakt, zoti Berisha, ndërsa ishte në opozitë iu afrua pushtetit kur filloi të dëgjojë më shumë ndërkombëtarët dhe të bënte vetëm politikanin dhe jo gjyqtarin, prokurorin apo avokatin mbrojtës. Nuk dihet ende nëse Edi Rama e ka mësuar këtë leksion, këtë do ta vërtetojë vetëm seanca parlamentare, ku do të votohen ose jo ligjet që janë ura për të arritur në kohë për trenin që afron shqiptarët me Bashkimin Europian. Nëse jo, nuk është çudi që edhe pas 2013-s të kemi të njëjtën qeveri dhe nuk dihet nëse me statusin e vendit kandidat ose jo. Kjo varet nga vendimmarrja e Sali Berishës dhe Edi Ramës, por në raport me votën e 2013-s. Nëse nuk e kapim trenin europian të kësaj radhe, sigurisht që opozita do ta paguajë me shtrenjtë.


12

« gossip

E enjte 15 nëntor 2012 •

Fansat e Rihannas sabotojnë koncertin e Chris Brown Një grup protestuesit kanë sabotuar koncertin e Chris në Suedi duke ngjitur postera me fytyrën e dhunuar të Rihannas. Chris pritej që të performonte në Stokholm në 19 nëntor, por me sa duket pritja nuk është e dëshiruar. Gjithë kjo situatë është e lidhur me ngjarjen tre vjet më parë ku Chris dhunoi fizikisht Rihannan. Kujtojmë se Chris u arrestua dhe u dënua me gjashtë muaj shërbim ndaj komunitetit dhe lirim me kusht për pesë vjet. Edhe pse Rihanna dhe Chris vazhdojnë të jenë miq dhe kanë realizuar duet bashkë, ka ende të pakënaqur për këtë gjest të shëmtuar dhe që nuk janë ende gati për të harruar. Kjo nuk është hera e parë që Chris përballet me grupe të anti-dhunës. Në shtator afishe u gjendën në CD e tij në Londër ku lexohej: “Mos e blini këtë album, kjo do të thotë të dhunosh një femër.”

Akulli i Kilimanxharos

drejt shkrirjes

Humb kontrollin: Charlie Sheen kërcënon me vdekje kolegun Aktorin Charlie Sheen një ish-koleg e ka akuzuar se e ka kërcënuar atë me vdekje, ndërsa policia është duke hetuar këto pretendime. Një mashkull i cili dëshironte të mbetej anonim dhe i cili pretendon se është një ish-koleg i Sheenit nga seria “Anger Management”, ka dorëzuar një padi më 18 tetor në policinë e Los Angelesit, në të cilën ai pohon se kishte frikë që Sheen do ta vriste në bazë të “selamit” që i ka dërguar një miku të tyre të përbashkët, raportojnë mediat britanike. “Do t’ia thyej kokën me Super 90 tim”, thuhet në një mesazh që ia shkroi Sheen një kolegut të tij. I tërë rasti është aktualisht nën hetime ndërsa zyrtarët kanë në plan që së shpejti ta marrin në pyetje aktorin 47-vjeçar. Derisa ish-aktori i serisë “Two and a Half Men” nuk ka koment rreth akuzave të këtij personi anonim, një mik i tij për ueb faqen që merret me showbiz, “TMZ” ka thënë se ai është duke e paditur aktorin vetëm që t’i zhvatë para.

Lohan në kërkim të dashurisë së vërtetë

M

aja e Malit të Kilimanxharos, më i larti në Afrikë dhe më e larta në botë e llogaritur nga baza e fillimit të malit, mund të zhvihesht së shpejti nga akulli, paralajmëruan shkencëtarët. Midis vitetit 1912 dhe 2011, masa e akullit në majën e ndodhur 5 895 metra mbi nivelin e detit, ne majen e katert më te larte në

Lindsay Lohan është duke kërkuar një “dashuri të vërtetë”, si ajo në mes të Elizabeth Taylor dhe Richard Burton. Aktorja problematike luan rolin e Elizabeth Taylor në filmin televiziv “Liz and Dick”, për të dashurin e ndjerë të yllit, Richard Burton, me të cilin ajo u martua dy herë. Dhe Lindsay shpreson ta gjejë një partner të ngjashëm edhe për vete. “Po mbështetem në faktin që Elizabeth Taylor një herë tha, ‘Më pëlqen të jem e dashuruar’. Edhe, mua, më pëlqen të jem e dashuruar”. “Nuk ka asgjë më të mirë se sa ndjenja e parë e të qenit në dashuri, andaj shikoj përpara për ta arritur këtë në një aspekt. Po, kam qenë e dashuruar – ndoshta një ose dy – por nuk e kam gjetur dashurinë e vërtetë ende”. “Vetëm mund ta imagjinoj se si do të ishte të kesh një lloj dashurie që kishin ajo dhe Richard Burton”, ka thënë Lindsay për Daily Mirror.

botë (llogaritur në vargmale të ndryshme), është reduktuar me 85% dhe procesi është përshpejtuar si rrjedhojë e ngrohjes globale. Nëse shkrirja do të vazhdojë me këto ritme, maja vullkanike e ndodhur në veri të Tanzanisë, do të jetë tërësisht e zhveshur brenda 50 viteve të ardhshme, parashikojnë ekspertët e NASA-s. Kimberley Casey, e Agjensisë Hapësinore Amerikane “Goddard Space Flight Center”, pas të dhënave shqetësuese të grumbulluara

nga satelitët, vizitoi se fundmi më parë majën e Kilimanxharos dhe vërtetoi se pjesa veriore e akullnajës, një prej më të mëdhave në botë, ka pësuar të çara dhe po shkëputet prej masivit mijëravjeçar. Kështu, nën efektin serë që pritet të vazhdojë të përkeqësohet në vitet në vazhdim, maja që dikur mahniti edhe autorin Ernest Heminguej, i cili nga kjo majë u frymëzua për të shkruar “Dëborat e Kilimanxharos”, shumë shpejt mund të zhduket nga faqja e globit.

Studimi: Tani mund t’iu besoni instikteve

N

djekja e instinkteve tuaja me të vërtetë funksionon dhe janë çuditërisht të sakta, sugjeron një studim i ri. Kur pjesëmarrësit në studim u detyruan të zgjidhni mes dy opsioneve bazuar vetëm në intuitë, ata reaguan saktë në 90 për qind të kohës. Atyre i`u paraqitën grupe numrash, të cilat u shfaqën në një kompjuter në suksesion të shpejtë, që përfaqësonin kthimin e tregut të aksioneve. Pjesëmarrësit nuk kishin kohë për të mësuar përmendësh ose të bënin llogaritje, dhe duhet të zgjidhnin se cili nga grupet kishin mesataren më të lartë. Studiues Usher Marius, tha: "Intuitivisht, truri ka kapacitet për të marrë informacionin në copa shumë të vogla dhe ta vendosë atë në një të tërë. Reagimet e brëndshme mund të besohen për të bërë një vendim të saktë.”


gossip • E enjte 15 nëntor 2012

Keira

»

13

Knightley Hollivudi nuk pranon gjoksin e vogël

Penelope

Cruz

ikona e Camparit për kalendarin ’13

Ishte vendosur që në muajin korrik se ylli i radhës për kalendarin e Camparit 2013 do të ishtë Penelope Cruz. E derisa kalendari të jetë gati, Penelope ka filluar promocionin teksa morri në pjesë në Campari Headquarters në Milano Itali. 38-vjeçarja ishte siguruar që të gjithë sytë të ishin tek ajo, kur u paraqit në tapetin e kuq e veshur me një fustan elegant. CEO Bob KunzeConceëitz dukej i kënaqur me zgjedhjen e tij, për të pasur Cruz në kalendarin e radhës. Yje të tjerë të cilët kanë punuar për këtë pije kanë qënë Milla Jovovich, Jessica Alba, Eva Mendes and Olga Kurylenko.

K

eira Knightley është shprehur se Hollivudi gjithmonë i ka rritur numrin e gjoksit në posterat e filmave të saj. Aktorja britanike, në një intervistë për revistën ‘Allure’, thotë: “Gjithmonë më kanë zmadhuar gjoksin në posterat reklamues të filmave. Më vinte inat kur zmadhimi ekzagjerohej. Në filmin e vitit 2004 “Mbreti Artur” nuk më ka pëlqyer aspak posteri.” “Mendoj se njerëzit nuk janë të interesuar aspak për gjoksin tim sepse unë nuk kam fare. Për këtë arsye nuk e kam problem të xhiroj skena gjysmë e zhveshur”, deklaroi Keira Knightley. Aktorja aktualisht është duke promovuar filmin e saj më të ri me titull “Anna Karenina”.

Sylvester Stallone në Romë: Të vdesësh është e thjeshtë Aktori i njohur hollivudian Sylvester Stallone ndodhet për një vizitë në Romë ku do të marrë pjesë në Festivalin e Romës, ku më 14 nëntor do prezantohet filmi “Bullet to the head”. “Të vdesësh është e thjeshtë. Të jetosh është e vështirë, por kjo është arsyeja përse jemi mbledhur këtu”, është shprehur ai gjatë një takimi me një grup të rinjsh të një lagjeje periferike në këtë qytet.

Zeta-Jones: Tashmë vlerësoj gjërat e vogla Catherine Zeta-Jones, aktorja e famshme hollivudiane, ka folur në një intervistë për revistën ‘InStyle’ mbi çrregullimin bipolar që kaloi para disa kohësh dhe theksoi se kjo e keqe ndihmoi në forcimin e martesës mes saj dhe Michael Douglas. Bukuroshja 43-vjeçare deklaroi: “Ishte një periudhë intensive për mua. Më bëri të njoh realisht veten dhe personin me të cilin jam martuar. Kam filluar të vlerësoj edhe gjërat e vogla në jetë.” Aktorja uellsiane është e martuar prej 12 vitesh me aktorin e famshëm dhe kanë dy fëmijë së bashku. Vitin e kaluar, Zeta-Jones kaloi 5 ditë në një klinikë të shëndetit mendor ku u diagnostikua me çrregullim bipolar. “Unë jam personi që shikoj shumë gjërat negative dhe për këtë arsye nuk jam futur më në internet për të klikuar atë çfarë shkruhej për mua. Crregullimi bipolar ushqehet nga negativiteti dhe qëndrimi larg kompjuterit ka qenë gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë”, shto Zeta-Jones.

Kidman: Martesa me Tom Cruise ishte e përkryer Nicole Kidman është e bindur se martesa e saj me Tom Cruise ishte “e përkryer” para se ata të ndaheshin. Aktorja ka zbuluar se divorci i tyre në vitin 2001 pas 10 vitesh martesë ishte “një tronditje” e madhe dhe asaj i është dashur një kohë e gjatë të rimarrë veten, duke shtuar se burri aktual Keith Urban e kishte bërë të ndjehet sërish “e sigurt”. “Jam ndjerë çmendërisht dhe plot pasion e dashuruar me Tom. Do të shkoja deri në fund të botës për të”, ka thënë Kidman. Aktorja ka thënë ishte “shumë impulsive dhe naive” gjatë lidhjes së saj me Tom. “Ne ishim në një flluskë, vetëm ne të dy. Ne u bëmë shumë të varur nga njëri-tjetri. Jetët tona ishin të përkryera. Më është dashur shumë kohë ta shëroj. Ishte një tronditje për sistemin tim”, ka thënë më tej bukuroshja australiane.


14

« speciale

BERAT-Ata ishin gjashtë delegatë që përfaqësuan prefekturën e Beratit në ditën e madhe të shpalljes së Pavarësisë, pesë prej tyre ishin firmëtarë të aktit më të rëndësishëm historik të shqiptarëve, por sot Berati nuk ka një muze historik për të treguar këtë pjesë të rëndësishme të historisë. Emrat e rëndësishëm të kohës, figura patriotike dhe intelektualët më të rëndësishëm jo vetëm në nivel lokal do t’i bashkoheshin shpalljes së pavarësisë duke firmosur aktin më sublim të historisë të një kombi, sot njihen pak, për mos të thënë aspak. Për të mësuar në këtë 100-vjetor të shpalljes së Pavarësisë se nga prefektura e Beratit morën pjesë gjashtë delegatë, pesë prej të cilëve firmëtarë të aktit të pavarësisë duhet vetëm të lexosh libra historik, pasi të shkelësh në këtë qytet nuk ka se kush ta rrëfen këtë fakt historik. Qyteti i Beratit në këtë jubile të 100-vjetorit të krijimit të shtetit ende nuk ka një godinë të muzeut historik dhe të vetmet dëshmi të kohës vendosen sa andej këtej nëpër depo dhe dhoma të papërshtatshme. Specialistja e muzeut historik doktore profesore Marela Guga, pak ditë para festimeve të shpalljes së 100 viteve Pavarësi në një prononcim për medien tregon me detaje mbi historikun e pjesëmarrjes së delegatëve nga Berati, firmëtarëve të aktit të pavarësisë, për të cilët është bërë shumë pak dhe për më tepër mungon godina që do të mund të shpaloste pamjen vizuale të atyre dokumenteve që rrëfejnë një pjesë të rëndësishme të historisë së një qyteti siç është Berati, nga ku gjashtë delegatë iu bashkuan ngjarjes më të rëndësishme të kohës dhe emrat e pesë prej tyre u bashkuan në aktin më të rëndësishëm të historisë së kombit shqiptar. Si të mos mjaftonte fakti që për 50 vjet emrat e tyre u përndoqën, u persekutuan nga diktatura komuniste, sot në një tjetër sistem ata jo vetëm që nuk marrin vëmendjen e duhur, por askush nuk mund të rrëfejë për ta, pasi për fatin e keq ende Berati nuk ka një muze historik. Për pronocimin e këtij problemi madhor në këtë 100-vjetor të Pavarsisë, dhënë për medien e shkruar dhe atë vizive në paraditen e djeshme nga ne i morëm këtë intervistë Doktore profesore Marela Guga... Cilët janë figurat historike që përfaqësuan Beratin në shpalljen e Pavarësisë në vitin 1912 dhe sa prej tyre janë firmëtarë të aktit? Ashtu si dhe fola pak më lart në kuvendin kombëtar të Vlorës morën pjesë edhe delegatë apo përfaqësues nga prefektura e Beratit që përfshinin Beratin, Skraparin, Mallakastrën dhe Fierin. Gjashtë ishin delegatët që morën pjesë në Kuvendin Kombëtarë të Vlorës dhe pesë ishin firmëtarët e aktit të pavarësisë nga Berati, të Bashkisë së Beratit. Që në vitin 1908 ishte zgjedhur kryetari i veledijes së Beratit dhe padyshim ky ishte një nga organizatorët e Kuvendit të Sinjës nga ku u dol dhe me një memorandum drejtuar fuqive të mëdha dhe ky ishte organizatori i gjithë kësaj lëvizjeje politike, e cila do të kulmonte me Kuvendin kombëtarë të Vlorës, ishte Iljaz Vrijoni. Iljaz Vrijoni ishte djali i Mehmet Ali Vrijonit, një nga diplomatët dhe patriotët shqiptar më të rëndësishëm në jetën politike shqiptare, një nga figurat më të rëndësishme të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, nënkryetar i Degës së Lidhjes së Prizrenit të Beratit, Myrtezarif i Beratit në një periudhë të shkurtër. Babdud Karbunara ishte ndër pionerët e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare për arsim dhe kulturë shqip. Ai ishte ndër promovuesit e gjuhës shqipe, të arsimit shqip, të krijimit të klubeve kulturore politike

E enjte 15 nëntor 2012 •

Berati pa muze historik, pati 5 firmëtarë të Aktit të Pavarësisë Intervista, flet dr. prof. Marela Guga: Cilët ishin figurat më të ndritura që luftuan për çështjen kombëtare

Marela Guga

Berat busti i Babdudkarbunarës i lënë në harresë

Berat materialet e muzeut katandisur ne dy pushkë dhe një def të vjetër

në qytetin e Beratit dhe ishte njeriu që hapi shkollën e parë shqipe më 4 gusht 1908. Pra, Bab Dud Karbunara njihej jo vetëm në Berat, por dhe në historinë tonë kombëtare si rilindasi ose si pioneri i lëvizjes kombëtare shqipëtare, i cili tërë jetën ja kushtoi gjuhës shqipe dhe hapjes së shkollave shqipe. Një tjetër firmëtar i këtij akti pavarësie ishte Dhimitër Tutulani, nuk dimë asgjë rreth aktivitetit të tij para vitit 1912, por unë mendoj që ky ka marrë pjesë si një intelektual, si një njeri i shkolluar jashtë, si një nga juristët më në zë në Berat në këtë kohë dhe më pas ai do të jetë pjesë aktive e historisë politike të shtetit shqiptar, si përfaqësues i Beratit në qeverinë e Durrësit, si përfaqësues i Beratit në kongresin kishtar 1922 si përfaqësues i përkohshëm i Bashkisë së Beratit. A ju ka rënë në dorë materiale historike të kohës ju lutem më citoni disa prej tyre? Janë të shumta fashikujt historikë që thuajse çdo vit bëhen prezent në librat e historisë, unë mund të them diçka për jehonën që pati Kuvendi i madh i Vlorës sa historik po dhe aq vendimtar për kombin tonë. Ajo çfarë më ka bërë përshtypje kur kam parë epitafin e Dhimitër Tutulanit, është mënyra se si ai ka shkruar me shumë krenari që ka marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar të Vlorës. Unë jam, thotë ai, një nga delegatët e Kuvendit Kombëtar të Vlorës dhe i kam shërbyer qytetit tim dhe vendit tim pa asnjë interes’. Një tjetër firmëtar ishte dhe Xhelal Skrapari siç njihet në historinë tonë kombëtare. Ai vinte nga Skrapari, delegat i Skraparit dhe ky kishte një aktivitet patriotik deri në atë kohë, ishte pjesë e lëvizjes politike shqiptare deri më 28 nëntor të vitit 1912. Përfaqësuesi tjetër ishte nga Mallakastra Ajredin bej Cakrani, vinte nga familja shumë e shquar me shumë kontribute, familja Cakrani. Ishin familjarët Cakrani, që luftuan shumë fortë gjatë viteve 1910- 1912 jo vetëm me krijim e çetave patriotike me pjesëmarrjen dhe aktivitetin e tyre ushtarak dhe politik, por edhe me ndihmë financiare. Ata një pjesë të pasurisë së tyre e përdorën për çështjen kombëtare shqiptare. Delegati i gjashtë i Beratit ishte Sami bej Vrijoni. Një pjesëtar i familjes së madhe Vrioni, i cili kishte shkuar në Fier, djali i Omer Pash Vrionit, ai që rindërtoi qytetin e Fierit dhe një nga promovuesit e çështjes kombëtare shqiptare në kancelaritë evropiane, hartues i memorandumeve të Kongresit të Berlinit. Pra, në emër të popullit të Beratit nuk vinin krejt rastësisht, ata kishin një “background” politik, atdhetar, intelektual dhe ishin elita politike e Beratit, të cilët e treguan dhe më pas me aktivitetin e tyre politik në historinë tonë kombëtare. Doktore Profesore Marela Guga ju lutem diçka më në detaj për firmëtarët e aktit themeltar të shtetit shqiptar më 1912 në Vlorën historike? Nga Berati aktin e Pavarësisë vetëm pesë vetë e firmosën sepse Sami Vrioni siç thuhet në mbledhjen e parë “delegati i Beratit Sami Vrioni është duke ardhur”, pra vjen më vonë, ndaj pjesëmarrësit hodhën firmat që

ai të ngelej një dokument historik, Sami Vrioni nuk e hodhi dhe më pas në ditët më pas i mori rutina e punës, e mbledhjeve dhe ai nuk figuron si firmëtar i aktit të pavarësisë, por ai figuron si një nga njerëzit që mori pjesë në Kuvendin më të rëndësishëm, më të madh kombëtar dhe politik. Por për këta njerëz sot dihet fare pak për mos të thënë aspak. Disa prej figurave që kanë marrë pjesë në Kuvendin kombëtar të Vlorës për një kohë të gjatë nuk janë zënë në gojë, nuk janë përdorur emrat e tyre në historinë tonë kombëtare dhe shumë prej nesh dhe po të pyesësh njerëz jashtë, qytetarë të thjeshtë nuk besoj se janë në gjendje t’i thonë emrat e pjesëmarrësve në Kuvendin e Vlorës dhe kjo vjen dhe për një arsye që për 50 vjet për shembull emri i Iljaz Vrijonit nuk u përmend jo vetëm si firmëtar, por dhe si kryeministër shqiptar sepse qeveria komuniste bëri aktin më makabër, e zhvarrosi dhe i hodhi në lum eshtrat e tij dhe padyshim nuk mund të përmendej si një nga promotorët e kuvendit mbarë kombëtar të Vlorës. Kështu, që asnjë gjë nuk është bërë dhe nuk po bëhet për këtë figurë. Cila është puna që po bënë Bashkia e Beratit në këtë 100-vjetor të pavarësisë për figura të tilla të ndritura për kombin tonë? Në këtë 100-vjetor Bashkia e Beratit ka filluar të lëviz duke i çuar për dekorim, vendosur disa pllaka përkujtimore ku shkruhet aktiviteti politik i Iljaz Vrijonit apo Mehmet Ali Vrijonit, gjë që mendoj se është pak, është pak për këta që dhanë jetën e tyre për çështjet kombëtare. Një figurë kaq e madhe, kaq dimensionale jo vetëm në nivel lokal, por dhe kombëtar mendoj se po kështu është bërë pak dhe për Bab Dud Karbunarën, për gjithë përkushtimin atdhetar dhe patriotik që dha për çështjen kombëtare shqiptare, për Beratin dhe për Shqipërinë. Me këtë doni të thoni se për këto figura kaq patriotike që i përkushtuan gjithë jetën e tyre çështjes kombëtare sot nuk kanë një institucion, pra për ju mungon memoria historike? Të rinjtë tanë nuk i njohin këto figura, nuk i njohin përfaqësuesit e Kuvendit të Vlorës, firmëtarët e aktit të Oavarësisë apo dhe Kongresit të Lushnjës, pasi Kongresi i Lushnjës është jetësimi i shtetit shqiptar të rinjtë nuk kanë se ku ta lexojnë këtë histori, të lexosh nëpër libra është shumë pak, pasi një pjesë kanë interesin të lexojnë libra historik, pasi pjesa tjetër nuk ka informacion. Pra, mungesa e një institucioni, mungesa e memories historike ku ata ta shohin nga ana vizuale, ta lexojnë vizualisht, historinë e qytetit të Beratit”. Mos doni të thoni se mijëra fashikuj të historisë dhe kulturës tonë kryesisht kësaj beratase është e murosur në letra? Në një farë mënyre po, dhe falënderimet shkojnë për këdo që bën të mundur të kujtohen sado pak këto figura patriotike që mbi gjithçka i kushtuan jetën e tyre çështjes kombëtare për ta duhet bërë më shumë nga të gjithë ne. Bisedoi: Sokol Gorica


bota • E enjte 15 nëntor 2012

Turqi, a do të rivendoset

dënimi me vdekje? K

ryeministri turk Recep Tayyip Erdogan ka nisur një debat për rivendosjen e dënimit me vdekje në vendin e tij. Propozimi i tij nuk synon edhe aq rikthimin e dënimit kapital, por zgjedhjet presidenciale pas dy vjetësh. Shkak për iniciativën e Kryeministrin turk është bërë dënimi sipas Eroganit shumë i butë për vrasësin norvegjez, ekstremistin e djathtë Anders Bering Breivik. Si mund të ndodhë që dikush të dënohet vetëm me 21 vjet burg pasi ka vrarë 77 vetë, pyeti Erdogan në një aktivitet gjatë një vizite në Indonezi javën e kaluar. Ai tërhoqi vëmendjen se vende si SHBA, Japonia dhe Kina vazhdojnë të kenë në kodet e tyre penale mundësinë e ekzekutimit. Dënimi me vdekje nuk është gjithnjë pa vend, për shembull në rastet e terrorizmit. “Edhe Turqia duhet të mendojë përsëri për këtë temë”, tha Erdogan. Pas kthimit në Ankara, Erdogan i përsëriti pikëpamjet e tij, të cilat shkaktuan konfuzion si tek përkrahësit, ashtu edhe tek kundërshtarët e tij në kryeqytetin turk. Vetëm pak javë më parë, gjatë vizitës së tij në Berlin në fund të tetorit, ai shprehu interesimin e fortë të Turqisë për një anëtarësim sa më të shpejtë në BE. Por ky anëtarësim do të bëhej automatikisht i pamundur nëse Erdogan do të rivendoste dënimin me vdekje. Këtë Kryeministri turk e ka natyrisht të qartë. Përpjekje sqaruese e përkrahësve të Erdoganit Angazhimi i papritur i Erdoganit për dënimin me vdekje i detyroi besnikët e tij në kabinet dhe në partinë qeverisëse AKP, të ndërmerrnin përpjekje pak a shumë elegante sqarimi. Ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu tha se Kryeministri ka shprehur vetëm indinjatë për rastin Breivik. Nga AKP u tha se Erdogan ka dashur t’i drejtojë një apel BE-së për të menduar më thellë nëse refuzimi i përgjithshëm i dënimit me vdekje është me kuptim edhe në raste vrasësish si Breivik. Megjithatë, nuk po punohet konkretisht për ndonjë projektligj, i cili do të zbatonte në praktikë përfytyrimet e Erdoganit. Ministri i Drejtësisë, Sadullah Ergin, tha në konsultimet për buxhetin në Parlament se pas heqjes zyrtare të dënimit me vdekje nga një ndryshim ligji në vitin 2002, kjo reformë u ankorua në Kushtetutë dy vjet më vonë e madje me iniciativë të qeverisë Erdogan. Në minis-

trinë e tij aktualisht nuk po bëhet asnjë përgatitje për ndonjë ndryshim ligjor apo kushtetues, që do ta kthente mbrapsht këtë reformë. Në fokus viti 2014 dhe votuesit e qendrës së djathtë Pra, Erdogan ka gabuar me deklaratat e tij? Pjesa më e madhe e vëzhguesve në Ankara janë të sigurtë se takticieni i rafinuar nuk e ka vënë pa qëllim në rend të ditës temën e dënimit me vdekje. Ishdeputeti Mehmet Bekaroglu thotë atë që mendojnë shumë vetë: objektivi i Erdoganit është të sigurojë votat e zgjedhësve nacionalistë të kampit të djathtë në zgjedhjet presidenciale në vitin 2014. Që Kryeministri synon të marrë postin më të lartë shtetëror pas dy vjetësh nuk është sekret pas askënd. Meqenëse pjesa më e madhe e zgjedhësve në Turqi i përkasin qendrës së djathtë, për zgjedhjen direkte të Presidentit ky segment zgjedhësish është veçanërisht i rëndësishëm. Pra, sipas këndvështrimit të Eroganit është me kuptim të tregohet i gatshëm për kompromis me nacionalistët. Nacionalistët e djathtë i kërkojnë Erdoganit të veprojë sipas deklaratave Tema e dënimit me vdekje në Turqi

diskutohet para së gjithash në lidhje me udhëheqësin e rebelëve kurdë Adullah Öcalan, aktualisht në burg. Dënimi me vdekje për Öcalanin i shqiptuar në vitin 1999 u kthye në burgim të përjetshëm në vitin 2002 pas heqjes së dënimit me vdekje. Partia nacionaliste e djathtë MHP deklaroi se Erdogan kërkon të riparojë në sytë e zgjedhësve të djathtë dëmet që ka shkaktuar ai vetë me bisedimet për paqe mes shtetit dhe rebelëve të PKK-së. Negociatat u ndërprenë vitin e kaluar, por sipas fjalëve të Erdoganit mund të rifillojnë nëse është e nevojshme. MHP do të bëjë tani gjithçka që të demaskojë si pa përmbajtje manovrën taktike të Erdoganit. Kryetari i MHP-së Devlet Bahceli, i bëri thirrje Kryeministrit të paraqesë një projektligj për vendosjen e dënimit me vdekje. Partia e tij do ta mbështesë në Parlament një projekt të tillë, tha Bahceli. Por ka pak gjasa që Erdogan t’i përgjigjet kësaj kërkese. Kryeministri duket se nuk shqetësohet shumë nëse nacionalistët e akuzojnë për oportunizëm. Në fund të fundit Erdogan mund të përmendë një fakt shumë të pakëndshëm për MHP-në: partia e djathtë merrte pjesë në atë koalicion qeveritar që në 2002 vendosi heqjen e dënimit me vdekje dhe vendimi përkatës mban firmën e Devlet Bahceli.

»

15

Përpjekje e re për vendosjen e kuotës së përfaqësimit të grave Komisioni i BE-së miratoi një ligj për kuotën e detyruar të përfaqësimit të grave në instancat drejtuese të kompanive. Që të hyjë në fuqi ai duhet të miratohet tani nga PE dhe shtetet anëtare, ku ka kundërshtime. Për Viviane Reding ky është një sukses i konsiderueshëm, për koncernet e dominuara nga burrat një goditje paralajmëruese. Komisionerja e BE-së për Drejtësinë të mërkurën (14.11.) në mëngjes arriti të kalonte një projektligj sipas të cilit deri në vitin 2020 të gjithë këshillat mbikëqyrës të kompanive evropiane të kuotuara në bursë, duhet të kenë 40 për qind të anëtarëve femra. Pas një lufte të gjatë brenda kolegiumit të Komisionit, Reding njoftoi e lehtësuar në profilin e saj në Twitter, në disa gjuhë njëherësh “U bë!”. Që kuota e grave e miratuar nga autoriteti në Bruksel të kthehet në ligj duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian dhe më pas nga vendet anëtare. Vetëm tri javë më parë Reding pati paraqitur propozimin e saj në kolegium dhe pati hasur në kritika të shumta madje edhe nga kolege femra. Disa politikanë në BE janë të mendimit se gjinia nuk duhet të luajë rol në caktimin e pozicioneve drejtuese, por vetëm aftësitë profesionale. Zbutje e sanksioneve Për të siguruar mbështetje komisionerja tregoi gatishmëri për kompromis ndaj kritikëve: kështu u hoq nga projektligji kërcënimi për të vendosur një kuotë edhe për bordet drejtuese. Veç kësaj u zbut dhe u saktësua katalogu i sanksioneve, që duhet të përdorin qeveritë e vendeve anëtare. Vendet të cilat kanë që tani rregulla eficiente për mbështetjen e grave, duhet të përjashtohen nga detyrimi i vendosjes së kuotës. Ligji i miratuar parashikon që firmat t’u japin përparësi grave, kur kandidatët kanë të njëjtin kualifikim dhe kur këshillat mbikëqyrës kanë më pak se 40 për qind të anëtarëve femra. Nëse rreth 5.000 sipërmarrjet e kuotuara në bursë në BE nuk i përmbahen këtij rregulli deri në 2020, shtetet anëtare duhet të vendosin sanksione “efektive, frikësuese dhe të matura”, për shembull të vendosin gjoba apo të shpallin të pavlefshme përbërjen e këshillit mbikëqyrës. Për sipërmarrjet publike vlen madje një afat më i shkurtër: kuota e caktuar nga Komisioni duhet të arrihet deri në vitin 2018. Firmat me më pak se 250 të punësuar dhe xhiro vjetore jo më shumë se 50 milionë euro janë krejt të përjashtuara nga ky rregull. Sipas Komisionit të BE-së, aktualisht në të gjithë Evropën vetëm 13,5 për qind e anëtarëve të këshillave mbikëqyrës janë femra. Në Gjermani kjo kuotë është 15,6 për qind në këshillat mbikëqyrës, e në bordet drejtuese madje vetëm 4,2 për qind. Sipas projektligjit, vendet anëtare duhet të paraqesin çdo vit shifra aktuale dhe Komisioni do të hartojë pastaj një raport. Arsye për optimizëm Nga shtetet anëtare vjen qendresë e fortë kundër kuotës për përfaqësimin e grave në këshillat mbikëqyrës, veçanërisht nga Britania e Madhe dhe Suedia. Por në Parlament komisionerja Reding mund të llogarisë me mbështetje të fortë. Për komisioneren Reding nuk kishte alternativë për ligjin: të gjitha premtimet e deritanishme apo zotimet nga vetë kompanitë për futjen e kuotës së grave “në parim nuk kanë sjellë asgjë”. Gjatë 12 muajve të kaluar kuota e grave me gjithë apelet është rritur minimalisht. Kritikët tërheqin megjithatë vëmendjen se kuota për këshillat mbikëqyrës ka më tepër karakter simbolik, pasi këto instanca nuk janë të përfshira në procesin operativ të firmave.


16

« dossier

E enjte 15 nëntor 2012 •

Figura të harruara për 100-vjetorin

Osman Jonuzi njeriu që ndërtoi shëndetësinë shqiptare

N

dër figurat e harruara dhe që ende nuk kanë zënë vendin e tyre në këtë 100 vjetor mund të përmendim: Rifat Frashërin Drejtori i parë i shëndetësisë (ministër 1920), Osman Jonuzi Drejtor i Parë në Tiranë, Ruzhdi Bobrati kryeinspektor i shëndetësisë dhe kirurg, Sabri Tefiku themelues i patologjisë shqiptare, Bajram Emiri drejtor i institutit të bakterologjisë, Ismail Tartari themelues i radiologjisë (urdhër Kavalier i Madh në Itali 1930) Vasil Heboviti kirurg, Sotir Polena kirurg në Gjirokastër, Spiro Treska kirurg dhe obsetër gjinekolog, Kristo Kristidhi okulist, Bezim Zyma otorin larinolog, Jorgji Jorgoni pediatër, Xhanfise Basha (Frashëri) Pediatre, Remzi Fico pediatër, Roza Buta pediatër, Stefan Pano dermatolog, Shyqyri Basha dermatolog, Kadri Kërçiku dermatolog, Beqir Puto drejtor spitali, Syria Pojani patolog, Ibrahim Dhami oculist, Jusuf Dashi Patolog, Jak Hopdari patolog, Hajrulla Harxhi, Jak Panteqi patolog, doktor Mokin Petruli, Sinan Sinani e shumë shumë të tjerë. Figura këto që kanë ngritur shëndetësinë shqiptare e cila në vitet 1920-1930 ishte në një situatë tejet të rëndë. Por me punën dhe kontributin e tyre u hodhën baza të një shëndetësie për të gjithë shqiptarët dhe një rrugë për mjekët e rinj. Mjekët e spitalit të vjetër tek godina pranë kullës së sahatit të Tiranës

Nga prof.doc. Flamur Tartari Dr. Osman JONUZI (1879-1966) babai i kirurgjisë shqiptare Dr. Osman Jonuzi është një ndër mjekët më të vjetër patriotë që punoi pa u lodhur deri në fund të jetës së tij si pionier i kirurgjisë shqiptare. Ai lindi në Gjirokastër më 1879 në një familje të varfër qytetare që për arsye ekonomike emigroi në Greqi (Janinë) ku mbaroi shkollën fillore dhe më vonë në Manastir, ku doli shkëlqyeshëm në mësime, duke mbaruar shkollën e mesme (liceun), e cila i dha përparësi për të vazhduar në Stamboll Fakultetin e Mjekësisë. Qysh në bangat e shkollës ai pati si qëllim që t’i shërbente atdheut të tij. Ai bënte pjesë në grupin e të rinjve përparimtarë shqiptarë që mendonin për atdheun e tyre, Shqipërinë, sepse Shqipëria, thoshte profesori i tyre shqiptar, Rifat Frashëri, kërkon nga ju të mësoni mirë dhe të mendoni gjithnjë për mëmëdhenë e popullin, sepse ka nevojë të madhe për ju, prandaj duhet të shkoni patjetër atje për ndihmë. Vetë profesori i tyre e realizoi i pari këtë detyrë, duke u ardhur në ndihmë me dijet e tij si mikrobiolog që ish. Dr. Osmani, pasi mbaroi Fakultetin e Mjekësisë në Stamboll, në fillim të shekullit XX u detyrua të shërbente në ushtrinë turke në Mekë e më vonë ne Jemen. Atje qëndroi gati një vit dhe ndihmoi me dijet e tij dhe shumë shqiptarë (sipas kujtimeve të një veterani që kishte qenë vetë ushtar 6 vjet). Sidomos në kohën e fushatave ushtarake, për t’iu shmangur pikës së diellit nga temperatura e lartë, ai u bënte klizma me ujë të ftohtë si dhe i mblidhte me çarçafë të lagur. Në 1912 dr. Osmani me gradën toger i ushtrisë turke si mjek në Tuniz, por pikërisht në atë kohë Shqipëria shpalli pavarësinë me në krye plakun patriot Ismail Qemali, i cili ngriti flamurin në Vlorë dhe dr. Osmani si patriot, atdhetar e përparimtar, u arratis nga Tunizi e shkoi në Maltë e, prej andej, me vështirësi erdhi në Vlorë, ku u vu në shërbim të popullit e qeverisë së Vlorës. Nga ky gjest i doktorit qeveria turke e shpalli person të padëshiruar në Turqi.

Në Vlorë ai dha dijet mjekësore sidomos duke mjekuar popullin dhe ushtrinë e qeverisë së Vlorës. Qëndroi gati një vit në Vlorë dhe nga mesi i vitit 1913 shkoi në Berat deri në vitin 1915-1916 ku, megjithëse kishte fëmijët shumë të sëmurë (dy fëmijë binjakë të vegjël), ashtu si shumë patriotë të tjerë shkuan në Korçë me M. Gramenon për të ndaluar andartët grekë që sulmuan zonën e Korçës, duke bërë krime në popullin e pafajshëm. Dhe doktori mori pjesë së bashku me disa mjekë korçarë, si Vasil Polena, në çetën vullnetare të M. Gramenos etj., duke dhënë një ndihmesë të veçantë në mjekimin e të plagosurve. Ky gjest doktorit i kushtoi shtrenjtë në aspektin familjar, sepse kur u kthye pas 6 muajve në Berat i gjeti të dy fëmijët të vdekur nga lija. Më pas, në vitin 1917 e gjejmë doktor Osmanin si mjek bashkie dhe kirurg në Tiranë, por pa spital. Ai bënte mikrokirurgjinë në një ambulancë të vogël vetëm me dy-tre pinca, me një palë gërshërë, jodio e alkool, por ishte entuziast në punën e tij, ku gjithmonë në biseda me shokët e tij thoshte që mjeku që dëshiron t’i shërbejë popullit e fillon nga hiçi, duke dhënë disa shembuj të ndryshëm nga mjekë të vjetër shqiptarë dhe kish besim për të ardhmen, gjë që e arriti më vonë si themelues i kirugjisë shqiptare. Dr. Osman Jonuzi me të drejtë quhet sot babai i kirurgjisë shqiptare. Megjithëse në Shqipëri kish qendra të veçanta si spitale të vegjël apo ambulanca të ndryshme e që bënin atë pak kirurgji të vogël si ndihmesë për popullin, është meritë e dr. Osmanit që me vetëmohim i vuri vetes si qëllim të hapej shërbimi i kirurgjisë në Shqipëri në një qendër të madhe (si spitali), sepse edhe kushtet politike në atë kohë në vitet ‘20 ishin për shërbimin ndaj Shqipërisë për popullin fill pas Kongresit të Lushnjes në Tiranën e caktuar kryeqytet, mjekë patriotë, përparimtarë, të gjithë shqiptarë hapën spitalin tek Hani i Pashës (sot lulishte Drini tek Sahati). Drejtor i parë i tij dhe kirurg u caktua dr. Osman Jonuzi, ku bërthama e parë ishte ndihmëse e Kryqit të Kuq amerikan në Shqipëri. Detyra të mëdha i dolën mjekut patriot përparimtar me atë gjendje varfërie ekonomike, feudalizmi, feja dhe forcat reaksionare nuk e ndihmuan këtë hap përpara që u bë në atë kohë. Iu desh doktorit me shokët e tjerë mjekë që të merreshin edhe me punët më të rëndomta për përmirësimin e kushteve në spital. Doc. Hamdi Sulçebe - kujton me dhembshuri punën e palodhur të dr. Osmanit, megjithëse material d.m.th. kish shumë të sëmurë që pritnin radhën por si mjete nuk kish. Ja si e përshkruan sallën e operacionit dr. Sulçebe: Ishte një dhomë 3 x 4, pa çati, me një tavolinë operacioni primitive, me pak instrumente të mbledhur nga vetë mjekët e personeli mjekësor. Drita ishte prej një feneri me vajguri dhe në vend të çatisë dr. Osmani para operacionit vendoste një çarçaf të madh që të mos binin pluhurat,

mizat apo dhe minjtë e shumtë që ishin në tavan. Nuk kishte as oksigjen dhe si lëndë anestetike doktori përdorte kloroformin që e jepte me maskë (infermieri që e jepte narkozën ose ndonjë mjek tjetër përgatitej nga vetë dr. Osmani). Në këto kushte shumë të vështira ai kreu shumë operacione për vite me radhë, duke bërë 100-150 operacione në vit të llojeve të ndryshme (si absese të ndryshme, mjekim frakturash, thyerje të kockave të trupit, apendicite, heqje gurësh nga fshikëza e urinës, heqje veshke, etj. Shumë operacione mbajnë vulën e dr. Osmanit të bëra për herë të parë në Shqipëri. Për herë të parë ai bëri ndërhyrje kirurgjikale në mushkëri, në gjinekologji, histerektomi etj. Të pashlyeshme do të mbeten në patriotët dhe popullin shqiptar, vrasja prapa krahëve e birit revolucionar, heroit të popullit shqiptar, Avni Rustemi. Menjëherë posa erdhi në spitalin ku ishte dr. Osmani dhe dr. Tofiku, u habitën ata si mjekë për guximin dhe kurajën e madhe që kish Avniu, që megjithëse ishte rëndë, kish besim tek djelmëria shqiptare revolucionare. Dr. Osmani më vonë kujtonte: “Megjithëse e këshilloja Avniun që të mos fliste, të çlodhej se humbiste gjak, ai përsëri mendonte për Shqipërinë, fliste për tradhëtinë e Zogut, i cili i vriste njerëzit prapa krahëve, dhe për revolucionin e ardhshëm, duke duruar edhe mjekimin e plagëve. Dr. Osmani, si mjek humanitar, i ndenji 24 orë te koka trimit Avni Rustemi, duke ia ndërruar plagën shpesh për të ndaluar hemorragjinë. Dr. Osmani dhe personeli i tij mjekësor i qëndruan heroit 48 orë tek shtrati por dora gjakatare e kishte goditur për vdekje heroin. Dr. Osmani në shënimet e tij gjithmonë i kujton fjalët e fundit të Avni Rustemit që ai megjithëse ishte shumë i dobët, i zverdhur nga humbja e gjakut, gjente ende fuqi për të shprehur idealin e tij duke thënë: “S’ka gjë që unë do të vdes, por shokët, duajeni gjithmonë Shqipërinë, luftoni që të jetoni të lirë, të lumtur, të fortë si malet tonë”. Fletorja politike e përjavshme e Shoqërisë “Bashkimi” - gazeta Tirana më 27 prill 1924 shkruante: “I plagosuri Avni Rustemi u çua në spital, ku iu dha ndihma e parë se plumbi mund të mos bënte shumë, por hemorragjia e brendshme vazhdonte për 48 orë. Plumbi kish shpuar mëlçinë e bardhë (mushkëritë) tejpërtej pankreasin, shpretkën dhe vazat e gjakut si dhe stomakun”. Pas dy ditëve të plagosjes trimi Avni Rustemi vdiq në orën 2 të datës 22. 4. 1924. Djelmënia shqiptare përparimtare dhe i gjithë populli ia kërkoi me guxim doktorit zemrën e Avniut, duke menduar që ta kishte gjithmonë pranë atë dhe dr. Osmani, megjithëse ishte kirurg, këtë kërkesë të popullit e plotësoi duke patur parasysh gjithmonë që kjo zemër e ruajtur do të ishte shkëndijë për revolucionarët e rinj. Ai e nxori zemrën e Avniut dhe e futi në solucion fiziologjik, ku zemra me automatizimin e saj filloi të bëjë disa

tkurrje që u panë me adhurim të madh nga populli (djelmënia shqiptare). Zemra e Avniut ishte edhe kjo një shkëndijë tjetër krahasuar kushteve historike - ekonomike - politike të asaj kohe për shpërthimin e revolucionit demokratik - borgjez. Dr. Osmani e përqafoi këtë revolucion me punën e tij në spital duke mjekuar e operuar krahas njerëzve të thjeshtë edhe ushtarët e oficerët e Nolit (të qeverisë demokratike borgjeze). Nuk mund të lihen pa përmendur për punën dhe jetën e dr. Osmanit edhe disa kujtime nga veteranë të ndryshëm. Më kanë bërë përshtypje lidhur me këtë problem kujtimet e fjalët me plot pasion të tyre, që ndër të tjera kujtojnë. Dr. Osmani si njeri përparimtar e patriot, si shok e mik i ngushtë i Hasan Prishtinës, Aqif pashë Elbasanit, Hoxhë Kadrisë, Bajo Topullit, dr. Fajriut, R. Cerovës etj. ngriti menjëherë pas Kongresit të Lushnjës në një han afër Sahatit spitalin e parë shqiptar, ku i jepej ndihma popullit të varfër. Ky spital i vogël, pa mjetet e duhura, u ngrit me ndihmën e popullit të varfër dhe të forcave përparimtare të asaj kohe. Ishte një hap përpara në detyrat e vendimet e Kongresit të Lushnjës dhe një grusht për armiqtë e forcat reaksionare të asaj kohe. Në të u mblodhën disa mjekë të vjetër në fillim e më vonë të rinj shqiptarë. Aty dr. Osmani filloi të bëjë operacionet e para që shtoheshin nga viti në vit. Ndër të tjera ata kujtojnë me admirim punën e dr. Osmanit gjatë vrasjes së Avni Rustemit si dhe për mjekimin e parë që i ka bërë heroinës së popullit Shote Galica (për këtë ka folur gjatë edhe nëna patriote Fatime Hoxha që i ka shërbyer shumë Shotës së plagosur). Dr. Osmani si mjek i besës së Hasan Prishtinës (ky i fundit ia besoi heroinën Shotë të plagosur nga shovinistët serbë dhe që e kërkonin spiunët e Zogut kudo). Për ta mjekuar, doktori patriot e shtroi me guxim në spitalin ku ai drejtonte dhe në derën pranë saj la dy roje kosovarë të veshur si ushtarë të Zogut për ta ruajtur atë dhe e mjekoi për disa kohë Shotën aty deri sa puna e tij ra në sy të spiunëve të Zogut dhe ai menjëherë e largoi nga Fushë- Kruja. “Shpesh,kujton nënë Fatimja,- e shihnim doktorin shtatlartë e të mbushur në trup, trim që, me gjithë gjurmimet e shumta të spiunëve të Zogut, herë në këmbë e herë përmes lumit të Tiranës, me orë të tëra pa u lodhur aspak, herë me kalë ose me karrocë, e merrnin doktorin dhe me kurajo mjekonte plagët e thella e të shumta të Shotës. Vetë doktori habitej me kurajon e Shotës dhe me mposhtjen me vullnet të dhimbjeve të plagëve gjatë mjekimit, sa më pas ai e merrte si shembull këtë kurajo të madhe të trimëreshës kosovare. Kudo ku ai ishte më vonë, edhe në rrethe të ngushta shokësh e familjesh, vazhdon nënë Fatimja, dr. Osmani fliste me admirim të madh për vajzën kosovare, Shote Galica, e cila vdiq në duart e doktorit. Me gjithë përpjekjet


dossier • E enjte 15 nëntor 2012

e tij, infeksioni i kishte hyrë në gjak e kocka. Ai gjithmonë kujtonte fjalët e fundit të saj, kur ajo, megjithëse ishte duke vdekur, e falenderonte atë për lodhjen e guximin që kish treguar doktori, bile i qante edhe hallin për persekutimin që mund t’i bëhej nga Zogu.” Por asnjëherë dr. Osmani nuk u përkul dhe në vitet e mëpastajme karakteri i tij mbetej gjithmonë si trim e guximtar në jetë, një punë që e fillonte nuk e linte në mes të rrugës. Ai ishte shumë trim, bile në një rast mbaj mend isha i ri dhe më ka bërë përshtypje për besën e tij, për besën e shqiptarit që ai ia dha Fan Nolit për oficerin e tij besnik që luftoi heroikisht kundër ushtrisë së Zogut, duke rezistuar deri në fund së bashku me ushtarët e tij, kapiteni i Nolit Ahmet Demin. Dr. Osmani nuk e lejoi Zogun, i cili erdhi në spital së bashku me ushtarët e tij për ta kapur këtë oficer besnik të qeverisë demokratike borgjeze të Nolit. Doktori zuri derën e dhomës dhe, në mes të gjithë të pranishmëve, personelit shëndetësor dhe njerëzve pacientë e ushtarëve të Zogut, duke i thënë këtij të fundit: “Nuk vriten njerëzit e plagosur në spital: janë ligje ndërkombëtare këto. Dhe për më tepër unë kam dhënë besën e shqiptarit dhe kam betimin e Hipokratit, për ta mbrojtur, prandaj më vra në fillim mua dhe pastaj Ahmet Demin. Zogu u mbraps nga guximi dhe vendosmëria e doktorit gjigand që e kish zënë të gjithë derën dhe kështu Ahmet Demi shpëtoi. Vite më vonë Zogu e ruajti këtë kokëfortësi të doktorit, megjithëse e bëri pas R. Frashërit, drejtor të shëndetësisë, ku dr. Osmani kërkonte rregull e investime, shante edhe qeveritarët, bile edhe duke i bërë atentat dhe më 1935 e futi në burg disa kohë. Më vonë ai u largua nga puna zyrtare deri në çlirimin e vendit. Gjatë kohës së okupacionit, si italianët dhe gjermanët i ofruan poste në shëndetësi, por ai nuk pranoi. Tiranasit, hallet për anën mjekësore i zgjidhnin me dr. Osmanin, dr. Jorgonin, dr. Tartarin, etj. Çdo gjë që kishim në rrezik ne lajmëronim këta mjekë patriotë, që ndihmuan pa u kursyer luftën NaÇl. Zogu asnjëherë nuk ia falte doktorit gjestet përparimtare, shoqërinë e ngushtë me Hasan Prishtinën, por në të njëjtën kohë kish frikë edhe në personalitetin e mjekut që gëzonte në popull si mjek i zoti e zemërmirë që sillej shumë mirë, sidomos me njerëzit e thjeshtë, duke i dënuar bejlerët në lidhje me sjelljen, vjedhjet që bënin në kurriz të popullit. Miqtë e tij përparimtarë, porsa hipi Zogu në fuqi, e dërguan dr. Osmanin në Paris, ku qëndroi më shumë se 1 vit, e u specializua për kirurgji e gjinekologji. Gjatë kësaj kohe ata përgatitën terrenin për rikthimin e tij, sepse ia kishin nevojën, por, në radhë të parë, ia kish nevojën populli. Në Francë ai mori edhe familjen, gruan dhe dy fëmijët e tij. Shpesh flet mësuesi veteran Avni Zajmi në kujtimet e tij sot: Doktori edhe këtu

në Paris mendonte për zhvillimin e kirurgjisë në Shqipëri. Bile një ditë ishim duke pirë një kafe së bashku, na vijnë edhe dy shqiptarë të tjerë që ndër të tjera i folën doktorit për Shqipërinë, por edhe vetë ata ishin të lëkundur për kthimin në Shqipëri, duke e ditur edhe armiqësinë e Zogut ndaj tij, por edhe kokëfortësinë e dr. Osmanit. Vetë doktori u indinjua, thotë Avni Zajmi, saqë u ngrit dhe i tha: “Duke i shërbyer popullit duhet edhe atdheu, Shqipëria jonë e shumëvuajtur, prandaj, hajde, shokë, të kthehemi dhe të punojmë sa të mundemi.” Menjëherë sapo u kthye në atdhe nga specializimi si kirurg, ai me shumë mundime bleu edhe disa vegla të ndryshme operacioni, filloi të punojë duke bërë operacione, megjithëse kushtet higjienosanitare ishin për tokë. Me punën e tij ai fitoi një autoritet të madh në atë kohë në popull dhe në rrethet përparimtare, megjithëse Zogu një herë desh ta zhdukte (sipas të dhënave e kujtimeve të nënë Fatimes, që të lante punën e doktorit në mjekimin e Shote Galicës dhe si shok i Hasan Prishtinës e Riza Cerovës, duke thirrur për vizitë mjekësore motrat e Zogut në shtëpinë e tyre (sot aneksi i Bibliotekës Kombëtare), në momentin e hyrjes do ta godiste një njeri i paguar i Zogut. Këtë kurth të Zogut me motrat e tij e dëgjoi kopshtari plak, një njeri i ndershëm e hallexhi tiranas, trim dhe i besës, i cili e lajmëroi doktorin në shtëpi në mes të natës, duke i dhënë edhe çelësin e derës së kopshtit nga prapa shtëpisë. Këtë kurth doktori e vërtetoi edhe më shumë kur motrat princesha u çuditën për ardhjen e tij, saqë njëra e tradhtoi veten duke i thënë se e prisnin me padurim nga dera e përparme, po ai kishte hyrë kaq lirshëm. Doktori, aty për aty, iu përgjigj se mjekët kanë shumë shokë e miq që i ruajnë. Doktori ishte njeri familjar, gjithmonë punonte vetë në shtëpi, ishte armik i pijeve alkoolike dhe i cigares, bënte një jetë të rregullt familjare, e donte muzikën e, sidomos, i pëlqenin këngët kosovare. Kishte adhurim për artin e pikturës, të cilën e donte e entuziazmohej pas pikturës së Piktorit të Popullit, Vangjush Mio, që e njihte personalisht. “Ky, thonte doktori, që edhe vetë bënte pak pikturë, është një nga të paktët artistë që ka si qëllim të paraqesë kudo natyrën e bukur shqiptare, si Naimi në vjershat e tij, prandaj duhet ta adhurojmë mëmëdhenë.” Njohja me Odise Paskalin e intuziazmoni këtë të fundit dhe ky me të drejtë i bëri maskën në bronx, që edhe sot e kësaj dite familjarët e doktorit e ruajnë si një kujtim të paharruar. Edhe në ato pak vite si titullar i shëndetësisë që ndejti, ai më shumë në rrethet e lartë krijoi armiq, por njerëzit e thjeshtë, populli dhe përparimtarët e adhuronin pa masë për guximin që ai kish. Ai ishte progresist për të renë, kërkonte të dinte gjërat realiste, mendonte shumë për zhvillimin e shëndetësisë dhe të kirurgjisë shqiptare. Ai bëhet objekt për qeverinë e Zogut në shumë aspekte të jetës, sidomos kur fondet e tij personale që titullarët e tjerë i merrnin e i futnin në xhep, ky i përdorte për të blerë literaturë mjekësore dhe kulmi arriti kur këto pare ia dha studentëve shqiptarë që të vazhdonin për mjekësi dhe Zogu ia ndërpreu bursën e ata do të ndërprisnin studimet në Francë dr. Hiqmet Dibrës, dr. R. Kapshticës dhe dr. Shefqet Ndroqit. Kjo ndihmë e madhe e dr. Osmanit thotë prof. Sh. Ndroqi na dha një kurajo të madhe që ne t’i mbaronim shkëlqyeshëm mësimet e të ktheheshim në Shqipëri për t’i shërbyer popullit. Gjithashtu, ai ndihmoi shumë që studenti F. Shiroka në Austri të vazhdonte shkollën dhe specializimin si kirurg, duke i dhënë bursë speciale dhe i madhi Shiroka nuk ia harroi asnjëherë. Ai, porsa erdhi, shkoi dhe e takoi atë në shtëpi në vitin 1935. Duke qenë gjithashtu drejtor i shëndetësisë, u mundua që në të gjitha rrethet të dërgonte mjekë dhe në disa rrethe kryesore si Durrës, Vlorë, Shkodër, Korçë, Elbasan të ketë edhe ndonjë kirurg operator e gjinekolog, që qeveria e Zogut ia aprovoi me shumë vështirësi . Dr. Osmani dha mendimin të organizohej shërbimi higjeno - sanitar me një mjek përkatës, të caktohej mjek ftiziatër, mjek malarik, meqë malarja ishte një sëmundje e përhapur në Shqipëri në atë kohë. Ai ngulte këmbë që qeveria të shtonte fondin e bursave për mjekësinë e të dërgoheshin edhe mjekë për specializime, sepse, pa mjekë të nevojshëm, në Shqipëri nuk do të ketë kurrë organizim të mbaruar e të plotë shëndetësor si në vendet e tjera. “Duhet të dërgojmë vetëm djem nga Shqipëria e të mos presim të mira nga mjekët e huaj...,- thoshte ai.” Gjthashtu, ai kërkon që mjekët të jenë humanitarë dhe të disiplinuar dhe kërkon nga qeveria që

Cili ishte doktor Osman Jonuzi

O

sman Jonuzi ishte themelues i kirurgjisë dhe Gjinekologjisë shqiptare. Në vitin 1920 ai ishte drejtor i spitalit në Tiranë I cili në atë kohë ishte në godinën në të djathtë të Sahatit. Jonuzi është nënshkrues i konventës ndërkombëtare më 24 qershor 1926 me të cilën u vedos hyrja e Shqipërisë në organizatën botërore të shëndetësisë. Këtu Shqipëria fitoi shumë bursa investime etj. Në atë kohë Jonuzi njihej si kundërshtar i Zogut, por anëtarësimi I Shqipërisë në këtë organizatë solli që dhe Zogu ta cilësojë Jonuzin si një patriot të madh. Ndërsa në vitin 1930 ai emërohet drejtor i Përgjithshëm i Shëndetësisë e cila ishte e njëjtë me pozicionin e ministrit. Ai njihet si organizator i shërbimit shëndetësor shqiptar në të gjtihë vendin. Ndërsa ka atributet si themelues i spitalit “Zogu I” në vitin 1932. Veprim me të cilin doktor Theodhosi dhe Tartari e quajtën veprën e madhe dhe e vendosën ndër të mirët në Ballkan. Një ikonë e madhe e Shqipërisë kur merita i takon doctor Osman Jonuzit. Ai është në të parët mjekë për kirurgji, urologji, ortopedi dhe gjinekologji. Mjeku që punoi 56 vjet si kirurg dhe doli në pension në moshën 81 vjeçare. Ndërkohë që sot në këtë 100 vjetor mbetet i pavlerësuar dhe pse është i pari për këtë 100 vjetor të themelimit të shtetit shqiptar.

disa nga të ashtuquajturit mjekë si Asterio Zambura, Krisipollo, etj. t’u hiqet e drejta e ushtrimit të profesionit dhe i pushon nga puna sepse bëjnë spekullime të mëdha në kurriz të popullit, bile i gënjenin gratë që nuk lindnin, u merrnin para e bizhuterira duke u premtuar se do të lindnin me disa mjekime, ose dhe me ndonjë ndërhyrje të vogël. Për sjellje jo të mirë ndaj popullit ai i kërkon qeverisë të pushtohet nga puna e të largohet mjekja Natalia Mirsobeg, ruse e bardhë, të cilën Zogu e kishte sjellë nga Serbia. Për mjekët e mësipërm ai me forcë ngul këmbë që të largohen nga Shqipëria duke thënë ndër të tjera: “Prandaj tue marrë parasysh sjelljet e tyre të liga e të jashtëligjshme dhe dallim moral material të popullit të mjerë... të hiqet e drejta e ushtrimit të profesionit. Ata janë njëlloj duke futur edhe Demosten Juanidhin në Delvinë, sepse sillen keq e qëllimi i ardhjes së tyre në Shqipëri është me dëmtu popullin tonë të mjerë dhe me mbushë xhepat... Krahas këtyre njerëzve sharlatanë të huaj, ai lufton edhe disa njerëz si xhelah mashtrues një farë Emin nga Bukalli i Përmetit, i cili duke shfrytëzuar injorancën e popullit, me pashpirtësinë e tij ka ardhur të qorrojë shumë njerëz të pafajshëm edhe disa që vuajnë nga sëmundje të lehta e që shërohen vetë.” Më 1932 ai ngul këmbë që të rregullohet spitali i Tiranës, ndër të tjera flet në një raport: “Duam që ky spital të jetë një ngushëllim e një shpresë për popullin e varfër që vuan, prandaj vazhdon ai, Drejtoria e Shërbimit Shëndetësor ka bindje që të plotësohen kushtet e spitalit, gjithashtu edhe me mjekë shqiptarë. Dr. Osmani duke qenë një mjek përparimtar dhe largpamës nga njëra anë, e duke parë shumë vite si mjek që nuk kish ndonjë zhvillim, ngaqë vetë qeveria e Zogut e pengonte zhvillimin sepse vetë kuroheshin jashtë shtetit. Kuadrot e pakta që ishin nuk i përkrahte, bile ata që ishin nuk i donte e i nxirrte para kohe në pension si rasti i dr. Telemak Laboviti në Gjirokastër, ose për dr. Theodhosin, dr. S. Tefikun që u pushuan nga puna, ai nuk

»

17

ish dakord për këtë masë, ku vetë dr. Osmani nguli këmbë që të mos dalë në pension, sepse populli ka shumë nevojë për të. Ne duam të kemi mjekë shumë dhe kërkonte gjithmonë kuadro të reja. Ai, duke parë që disa mjekë shqiptarë të martuar qysh studentë apo më vonë me gra të huaja, vinin e qëndronin kryesisht në qytete për disa kohë dhe largoheshin nga Shqipëria. Për këtë qëllim më 4. 8. 1932 (f. 402) i kërkon me këmbëngulje qeverisë... “Jan nderin t’u parashtroj se gjatë kohës që titullari i kësaj drejtorie ka marrë drejtimin e sigurimit të shëndetësisë publike të vendit e kur po mundohemi me gjithë fuqinë e mjetet që disponojmë të bëjmë diçka në këtë drejtim për të mirën e shëndetit të popullit, pengimi kryesor i parë që kemi taku është mungesa e elementit mjekësor që ndodhet në vendin tonë, në një sasi mjaft të kufizuar, por edhe kjo sasi mjekësh e kufizuar nuk është gati t’i shërbejë vendit kudo e si duhet sepse një pjesë e tyre janë të martuar me gra të huaja dhe kërkojnë punë e kondita në qytete të zgjedhura. Me një fjalë kemi konstatuar se doktorët e martuar me zonja të huaja, me këtë vend nuk i lidh gjë tjetër veç rrogës ose në lidhen me sentimente në realitet janë gjithnjë veprues e interpretë të dëshirave të shoqeve të tyre, të cilat shikojnë vetëm prehjen e fitimit e asgjë tjetër e këtij vendi nuk u intereson, për të mos thënë se e urrejnë çdo gjë. Asht një fatkeqësi me konseguenca katastrofale për vendin lënia në heshtje e këtij problemi, efektet, efektet e hidhura të të cilit po i provojmë dita - ditës edhe në jetën publike të shtetit pa qenë nevoja të përmendet këtu degjenerimi i qarkut kombëtar e shoqëror të një vendi të vogël e të varfër si ky i yni. Çudia e hidhur e dizinteresimit të pushtetit publik ndaj kësaj çështjeje jetike shfaqet më shumë për pjesën e studentëve që mbahen me bursat e shtetit të cilët kur kthehen në Shqipëri për të okupuar pozitat e rezervueme janë të shoqëruar nga zonja të huaja... Propozojmë që qeveria të marrë masa të tilla ndalimi, sidomos për ata studentë bursistë që mbahen edhe me djersën e popullit të ngratë, i cili më vonë përbuzet prej shoqeve të tyre, në mos edhe prej kalamajve... mendojmë që t’u pritet bursa atyre studentëve të cilët guxojnë të martohen me gra të huaja, gjithashtu ndalohet edhe emërimi ndër pozita zyrtare i mjekëve që këtej e tutje do të martohen me të huaja. Dr. Osmani një rëndësi të madhe u jepte përgatitjeve të kuadrit të mesëm. Infermieri dhe ndihmësmjeku i vjetër, Hidajet Ceka, me admirim e respekt e kujton atë, që shpesh u thoshte: “Mjeku pa ju, personelin e mesëm e të ulët, nuk është gjë. Ju e keni në dorë më tepër se gjysmën e kohës të sëmurin, prandaj duhet të jeni i ndershëm dhe punën ta kryeni me ndërgjegje të pastër.” Sa herë që do të merrte në provim infermierët, ai kishte besim vetëm tek profesori i ndershëm, Aleksandër Xhuvani, që gjithmonë e kishte pjesëtar të komisionit. Dr. Osmani i respektonte infermierët e vjetër dhe të mirë, ai me guxim e mori në mbrojtje dhe e futi në punë të venë e patriotit Bajo Topulli, që ishte lënë në mes të rrugëve sepse persekutohej nga njerëzit e Zogut, megjithëse për doktorin si drejtor pati fjalë jo të mira nga ky gjest i tij patriotik. Ai me guxim vuri veton e tij për futjen në punë në shëndetësi, duke thënë që ne, të kishim edhe disa të tjera si ajo, do të na duheshin shumë në shëndetësi, sepse këto punojnë me humanizëm. Dr. Osmani, si mik e shok i dr. Omer Nishanit, e ndihmon atë të punojë në qarkun e Durrësit, bile në një letër që ky i fundit i dërgon doktorit për të prurë në Tiranë një grua të varfër për të lindur në Tiranë dhe menjëherë dr. Osmani jep urdhër të pranohet në spital. Megjithëse nuk ishte pediatër, por si mjek me njohuri të mëdha organizative, ai jep mendimin që në Tiranë të hapet një poliklinikë për parashkollorët me një mami, infermiere dhe një mjek. “Ky institucion, thosh ai, ka për qëllim të pakësojë vdekjet e bebeve dhe rritjen e shëndoshë të foshnjave nga familjet e këputura...” Por qeveria e Zogut nuk e miratoi për mungesë fondesh, etj. Gjithmonë dr. Osmani luftonte për zhvillimin e mjekësisë, për forcimin e kushteve higjieno sanitare, të cilat ishin sidomos shumë të këqija, ngaqë qeveria e Zogut nuk investonte fare për ruajtjen e shëndetit të popullit. Ai, siç kemi thënë, iu përkushtua jetës dhe shëndetit të popullit deri në moshën 81 vjeçare, kur u largua nga puna në poliklinikën qendrore. Dr. Osman Jonuzi vdiq në vitin 1966 në moshën 86-vjeçare. Për brezat e ardhshëm është një kënaqësi të njihen me këta njerëz të shquar.


18

« dossier

E enjte 15 nëntor 2012 •

A ka tradhti kombëtare të Ahmet Zogut më 7 prill 1939?

Nga Ylli Polovina (vijon nga numri i djeshëm)

M

ë 28 mars ngjarjet sërish janë në vlim. Atasheu Gabriele pati shkuar te Zogu për t’i sqaruar edhe një herë arsyet se pse duheshin në Shqipëri trupat italiane. “Për t’lu mbrojtur nga çdo sulm”, - kishte përsëritur disa herë ai. Mbreti le të kishte besim te vendi i tij, Italia protektore. Kur biseda u bë lodhëse, Ahmet Zogu tha se do të shqyrtonte me mirëkuptim të gjitha propozimet e ardhura nga Roma dhe, siç shkruan vetë koloneli në një raport të tij për qendrën, “duke përsëritur, nga ana tjetër, se nuk mund të pranonte asnjërën nga kërkesat e tjera”. Atë 28 mars nga Tirana për në kryeqytetin italian u nis me avion koloneli-agjent Mario de Ferraris. Ndërsa ai ikte, në pallatin mbretëror qenë shtuar ata që hynin e dilnin, si dhe posta urgjente. Në një takim me bashkëpunëtorët e vet më të ngushtë Zogu tha se Italia qe e vendosur të përdorte forcën dhe se Britania e Madhe dhe Franca e këshillonin të rrinin urtësisht e të mos i jepnin shkas konfliktit. “Jugosllavia është kryekëput me fashizmin”, - pati shtuar, kurse në Greqi Metaksa qe tërhequr nga premtimet që u kishte dhënë më parë. “Ne e dimë se nuk ka mundësi që ushtria jonë trime të ndalojë forcat fashiste të armatosura me mjetet më moderne, por bota le ta shohë se shqiptari vdes për atdheun e vet”, - kjo qe fraza mbyllëse e atij takimi. Pak çaste më vonë kishte thirrur komandantët Shefki Shatku dhe Xhemal Aranitasi. Këta i raportuan se i kishin marrë të gjitha masat e përballimit të sulmit italian. “Përgjegjësia për mbrojtjen e vendit bie mbi ne!” - paskan shqiptuar këta. Ndoshta në këtë çast të asaj dite, 28 mars 1939, në Romë Mario de Ferraris i raportoi Musolinit se Ahmet Zogu nuk jepej dhe se rruga e armëve mbetej zgjidhja e vetme. Më 29 mars gjeneral Alberto Parianit i erdhi urdhri operativ se do të sulmohej Shqipëria. Çuditërisht, këtë ditë Andrew Ryan pohon se i ka ardhur në zyrë, në Tiranë, shefi i legatës jugosllave dhe i pati thënë se italianët i kishin kumtuar Beogradit mesazhin: “Në rast se bini dakord për sulmin tonë, do të kompensoheni me toka në Veri të Shqipërisë.” Më 30 mars për një sulm ushtarak të Italisë kundër vendit të vogël buzë Adriatikut nisi të bëjë zhurmë shtypi francez. Ngaqë nëpër rrugët e Tiranës fryma e zemërimit nuk gjente prehje për t’u shprehur, në orën 10:00 para pallatit doli edhe vetë Ahmet Zogu. Pak a shumë tha se po bënte çfarë qe e mundur për të shmangur atë errësim të ngjarjeve, por “së bashku me çdo sakrificë do të mbrojmë atdheun”. Në fund pati thirrur: “Roftë Shqipëria!”. Të nesërmen, më 31 mars, në mbrëmje, teksa ishte në udhëtim e sipër për në Romë, ku e kishin thirrur me urgjencë pa i thënë pse-në, gjeneral Guzzoni u takua në stacionin e trenit në Padova me kapitenin S. M. Gualano. Qe ky i fundit që ia tregoi sekretin: po e thërritnin sepse ishte ngarkuar komandant i ekspeditës për pushtimin e Shqipërisë. Kur mbërriti në kryeqytet, gjenerali u gjend menjëherë në një mbledhje me Kontin Çiano, Alberto Parianin si dhe disa ushtarakë të tjerë. Nga atmosfera e saj mund të ravijëzojmë disa hollësi. Në të u ngul këmbë: “Duhej të kishim gjithmonë parasysh, edhe nëse mbreti nuk do të pranonte, se zbarkimi i trupave do të bëhej në një popullsi, që ishte në pjesën më të madhe miqësore ndaj nesh. Duhej të shmangnim vetëm bombardimet dhe ishte thelbësore që trupat tona të mbanin me popullin një qëndrim të një civilizimi njerëzor.” Po ashtu u bë debat rreth idesë së kolonelit të aviacionit Etore Muti, mik i Çianos, që për t’u hapur rrugën sa më shpejt trupave zbarkuese të bëhej një bombardim frikësues i Durrësit dhe i Tiranës. Ndërkaq atë 31 mars Benito Musolini linte të kuptohej se e mbante një fije shprese se nga presioni i fortë Ahmet Zogu do të thyhej dhe do t’i pranonte të gjitha pikat e kushteve të tyre ultimative. Kështu, dërgoi në Tiranë mesazhin se “në bashkimin në të njëjtin fat të dy shteteve dhe të dy popujve”... “Jam i prirë të respektoj siç duhet, me të gjitha format, ruajtjen e dinjitetit dhe mbrojtjen e sovranit dhe të dinastisë së tij...” “E ftoj mbretin Zog që të ketë parasysh se

Sulm në ditëlindjen e një fëmije

i kam dhënë gjatë trembëdhjetë vjetve prova të sigurta të miqësisë sime. Jam i vendosur që ta vazhdoj në po atë vijë sjelljeje, po nëse kjo do të jetë e padobishme, pasojat do të bien mbi të dhe mbi popullin shqiptar.” Qe rrjedhojë e kësaj atmosfere fashitjeje para furtunës, kur nga Tirana diplomati i parë i italianëve, Françesko Jakomoni, e pati pyetur telegrafisht shefin e tij, Kontin Çiano, nëse kishte lejen t’i ofronte mbretit shqiptar garanci dhe siguri për një jetë komode në Itali për të dhe familjen e tij. Ministri i Jashtëm, njeriu që jo vetëm nuk e donte Zogun, por qe edhe ideatori e nxitësi i çdo përpjekjeje për likuidimin fizik, pranoi. Në librin e tij “Politika e Italisë në Shqipëri” Jakomoni shkruan se, kur më 1 prill, pas disa ditëve “konsultim” në Romë u rikthye në Tiranë, këtu kishte gjetur një gjendje të zymtë. “Më priti në aeroport i ngarkuari me punë në legatën tonë këshilltari Babushio Riko. Ai më vuri në dijeni se nga lajmet që vinin prej Ministrisë së Brendshme kishte krijuar bindjen se mbreti Zog po përgatiste vendosmërisht qëndresën. Thuhej edhe se, po të qe e pamundur kjo gjë në Tiranë, mbreti kishte ndër mend që bashkë me trupat e tij besnike të ngjiste malet e Matit, duke marrë me vete si pengje italianë, madje flitej edhe që këta të ishin prej funksionarëve të

legatës. Kishim marrë vesh se prej disa ditësh qenë të shpeshta vizitat në pallat të ministrit anglez dhe se shumë telegrame i ishin dërguar Londrës nga legata britanike. Lajmi se në afërsitë e Durrësit qenë vendosur aparate për dhënie sinjalesh ndriçuese, duket se të çonin në mendimin që mbreti kishte besim në një ndërhyrje të anijeve angleze, në rastin e përçapjes sonë për të zbarkuar”. Të nesërmen, më 2 prill, e diel, Konti Çiano në ditarin e tij dëshmon të njëjtën atmosferë: “Nga zyrat telegrafike mësojmë se mesazhet e gjata janë duke shkuar nga Tirana në Zyrën e Jashtme Britanike. Nuk mund t’i ndalim ato. Megjithatë, dhashë urdhër që të vonohen dhe të përsëriten shumë gabime në grupet e kodit. Ia vlen të fitojmë kohë, edhe pse Çambërleni i ka dhënë një raport Dhomës së Komuneve mbi atë çfarë ka ndodhur, çfarë është në favorin tonë...” Episodi në Londër, të cilit i gëzohet aq shumë Çiano, qe mjaft i dukshëm në cinizmin e tij. Kryeministri britanik ishte takuar me ambasadorin amerikan në Londër, Jozef Patrik Kenedi, dhe i pati deklaruar se vendi i tij nuk kishte ndër mend ta pengonte Italinë të pushtonte Shqipërinë. Jozefi, i cili ishte i ati i presidentit të ardhshëm amerikan, Xhon Kenedi, në të vërtetë qe një simpatizant i Hitlerit. Por në ditët e mëpasshme do të rezultojë

se Çambërleni nuk i bëri atij qejfin, por i komunikoi qëndrimin e kabinetit të tij qeveritar. Ja pse kjo pak a shumë ishte edhe gjuha e raportit qeveritar, për të cilin italianët kishin marrë të dhënën. Qe e florinjtë, e inkurajonte Musolinin. Ndërkohë në Tiranë para pallatit mbretëror u mbajt një demonstratë antiitaliane, ku nuk mungonte edhe ndonjë mosbesim për çfarë Ahmet Zogu nuk po bënte: shpalljen e mobilizimit të rezervistëve dhe armatosjen e të gjithë popullit. Sidoqoftë, në zyrën e tij në legatë Françesko Jakomoni mbajti shënim vetëm frymëzimin e saj kundër Romës dhe i erdhi mirë që xhandarmëria shqiptare ndërhyri duke arrestuar dy duzina prej tyre. Veç nuk mundi t’i gëzohet atij lajmi të parë, sepse një i dytë mbërriti me vrap: të ndaluarit qenë liruar. Kështu atij nuk i mbeti udhë tjetër veç t’i shprehte oborrit mbretëror një protestë për manifestimin dhe keqardhje për qëndrimin ndëshkues të pavendosur. Çfarë kishte ndodhur, ishte një precedent i rrezikshëm për hullinë që do të merrnin më pas ngjarjet, të cilat ai i njihte gjer në hollësi. Për të po shtohej shqetësimi se mos Zogu përdorte mënyra dinake, të hapëta e të fshehta për të mbajtur të ndezur mes popullit shpirtin e kundërshtimit ndaj italianëve. Kur të niste zbarkimi i trupave, kjo donte të thoshte se përballë do të kishin shqiptarë të armatosur, në mos me pushkë, mundësi që njerëzit e tij kudo në armatën e vendit e kishin kufizuar mjaft me mjete të thjeshta mbrojtjeje, thika dhe sëpata. Më 2 prill, ende pa rënë përfundimisht nata, u përhapën fjalë se mbretëresha Geraldinë, e cila priste të lindte nga çasti në çast, do të strehohej te legata amerikane, por afër mesnatës agjentët italianë mblodhën nëpërmjet bashkëpunëtorëve


dossier • E enjte 15 nëntor 2012

»

19

Mbreti Vittorio Emanuele III duke biseduar me Dino Alfieri dhe gjeneral Alberto Parianin

të tyre, jo të paktë në oborrin mbretëror, informacion se Ahmet Zogu nëpërmjet ministrit të Jashtëm Eqerem Libohova kishte siguruar të gjithë të interesuarit për këtë fjalënajë se bashkëshorten e tij dhe çdo grua tjetër nuk e kanoste asnjë rrezik i afërt. Kështu, një ndjenjë paniku që mund të përhapej me strehimin e Geraldinë Apponyi në legatën amerikane, u fik shumë shpejt. Ajo duhej shuar edhe sepse nga njerëzit e thjeshtë mund të interpretohej si tërheqje shpirtvogël pas shpëtimit të vetvetes. Ndoshta edhe prej kësaj arsyeje mori udhë edhe një fjalënajë e re: Geraldinës i qenë lutur ata të legatës amerikane të strehohej atje, por ajo e pati refuzuar. Do të rrinte pranë të shoqit, në çdo fat që ai të kishte. Doemos që përtej kësaj retorike komentesh politike qëndronte edhe një hall i madh njerëzor: fëmija duhej të lindte para se të niste sulmi ushtarak. Më 3 prill, fillimi i javës së re, por zezane në mbyllje të saj, shefi i legatës amerikane Hugh G. Grant takoi për herë të fundit Mehmet Konicën. Ky, tepër i tronditur, i tha se kërcënimi për invadim nuk qe bërë ende haptas, por me kërkesat e saj Roma praktikisht pati urdhëruar mbretin që të linte fronin. “Kjo është sjellje prej brigandësh”, - kishte shqiptuar zemërueshëm ai. Pastaj i pati pohuar Grantit: “Mirëpo ne kemi marrë masa paraprake. Mbreti do të rezistojë. Do të ketë luftë dhe Madhëria e Tij do të tërhiqet në male. Besoj se fqinjët tanë ballkanikë do të na furnizojnë me armë, municione dhe ndihma...”

Konica nuk gabonte në mosdyshimin se sulmi ushtarak do të ndodhte. Në mëngjesin e 3 prillit gjeneral Alberto Pariani, zëvendësministër i Luftës, e kishte konfirmuar me shkrim atë që pati porositur më parë vetëm me gojë: direktivat e pushtimit të Shqipërisë. Në ekspeditë do të merrnin pjesë në skalionin e parë 22 mijë njerëz, të cilët do të mbarteshin nëpër det me dy koracata të tipit “Cavour”, 7 kryqëzorë (katër të rëndë dhe 3 të lehtë), 16 kaçatorperdinierë dhe 14 toperdinierë. Në flotiljen luftarake do të qenë edhe 10 nëndetëse, anija “Miraglia” për transportimin e tankeve, anija “Quarnaro”, 5 motoçisterna, 22 piroskafe dhe 4 skuadrilje për zbulim detar. Nga ajri do të vepronin dy shtorme bombardimi me secili nga 40-50 avionë si edhe tre shtorme transporti me secili 80-90 aeroplanë. Në bregdetin shqiptar do të kishte katër pika zbarkimi dhe për rrjedhojë katër kolona marshuese. Këtyre do t’u jepej si detyrë arritja me shpejtësinë maksimale e qendrave vitale si Tirana, Shkodra, Gjirokastra, Vlora, zona e Devollit dhe Saranda. Më pas, sapo të krijohej mundësia e shtrirjes në terren, ato do të kryenin edhe pushtimin e Elbasanit, të Korçës, Krujës, Kukësit dhe Peshkopisë. Do të qe kolona e Durrësit ajo që do të kapte Elbasanin dhe pastaj Korçën, drejtim ku mendohej që për Ahmet Zogun do të ishte i vetmi shteg i largimit nga vendi. Ndërsa në Romë direktivat ushtarake të pushtimit qenë firmosur, në Tiranë Françesko Jakomoni shkoi te Zogu të merrte një përgjigje për propozimet e bëra. Plotësimit të tyre i qe dhënë edhe një afat: nuk duhej të kapërcente deri tek e enjtja. Por mbreti u mbrojt duke thënë se demonstrata e ashpër e një dite më parë nuk i kishte dhënë mundësi të shqyrtonte projektin dhe se

me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm do ta bënte këtë menjëherë brenda asaj dite. Këtë situatë e pohon edhe Mithat Frashëri në kujtimet e tij. Një i dërguar tepër i lartë i rrethit shumë të ngushtë të Ahmet Zogut e kishte kërkuar dhe gjetur në kafen “Bella Venezia”. E pati ftuar të vinte sa më shpejt në qeveri. Mbreti e kishte caktuar në grupin e punës për të hartuar një bocet tjetër të marrëveshjes me italianët, një lloj kundërprojekti. Me këtë rast mori vesh se “bisedimet midis mbretit dhe italianëve janë prerë”. Ndërkaq Zogu në pallat, siç ju treguam pak më sipër, po përballej me Françesko Jakomonin dhe këmbënguljen e tij të butë, por të vendosur, që të pranoheshin kushtet italiane, si e vetmja mënyrë e sigurt për të shmangur rrugën e forcës. Më vonë, në vitin 1965, kreu i diplomatëve fashistë italianë të Tiranës do të shkruante në librin e tij “La politika dell’Italia in Albania”, se Ahmet Zogu në atë takim nuk i dha asnjë garanci dhe ky pati dëgjuar prej tij vetëm “disa shprehje rutine të miqësisë me Duçen”. Ndërkaq një raport i ngutshëm i Jakomonit për Romën thoshte: “Nga të dhënat që vijnë prej Vlorës del se ministri i Brendshëm e pritka zbarkimin e trupave tona për në 5 apo 6 prill dhe për një mundësi të tillë u kishte dhënë porosi të posaçme prefektëve. Mbreti duket se po kërkon të fitojë kohë. Ngjan e besueshme që para se të marrë një vendim, ai po pret plotësimin e mobilizimit të fshehtë, i cili po përshpejtohet dhe shpreson të marrë premtime më të besueshme për ndihmat nga jashtë. Bisedimet, ndonëse formalisht të përzemërta, po bëhen jashtëzakonisht të mundimshme. Më bëri përshtypje lajmi i një rreshtimi të forcave të xhandarmërisë gjatë rrugës Tiranë-Elbasan e gjer në Korçë e përtej në kufirin grek. Këto masa policore gjer në këtë shkallë mund të na lejojnë të mendojmë se mbreti po i merr masat për largim.” Më 4 prill shefi i legatës shqiptare në Romë, Dhimitër Berati, i zotëronte të gjitha të dhënat se sulmi ushtarak ishte në proces të pandalshëm dhe këtë lajm nxitoi ta zbarkonte në Tiranë. Qe një ditë ku gjeneral Zef Sereqi bënte të kundërtën: informonte Romën se atë ditë Ahmet Zogu e kishte ashpërsuar shumë qëndrimin e tij ndaj Italisë dhe dukej i inkurajuar se do t’ia dilte mbanë. Sipas njeriut që shpresonte më pas, në rrethanat e reja, të qe ambasadori i Shqipërisë në Itali, ndryshimi i humorit të mbretit qe shkaktuar prej një vizite një ditë më parë e kryediplomatit britanik Ryan. Françesko Jakomoni në librin e

tij e shpjegon këtë me arsyen se “ky e paskësh siguruar për një qëndrim të Anglisë në dobi të tij”. Të mërkurën, më 5 prill, në mëngjes, në Tiranë u dëgjuan 101 të shtëna topash. Po aq sa kishin bërë zhurmë e tym kur u shpall mbretëria. Veç këtë herë u shti në ajër, sepse pati lindur Princi. Geraldina kishte bërë djalë. Dinastia Zogu kishte tashmë një trashëgimtar, çfarë donte të thoshte vazhdimësi të saj dhe të vetë mbretërisë. Ahmet Zogut kjo lindje djali iu duk ogur i mirë për t’iu bërë e ditur popullit që jetonte në ankth e dëshironte shpresë, si edhe italianëve për t’i sfiduar. I porsalinduri, i cili kur Radio Tirana e dha lajmin e ardhjes së tij në jetë edhe në gjuhën angleze, nuk qe veç një qenie e brishtë prej pesë orësh, mund ndikonte në fatin e luftës që po afrohej. Në mos ta ndalte, mund ta dekurajonte ushtrinë pushtuese. Italianët nga natyra janë të dhimbsur. Bebja e vogël, në rast se sulmi ndodhte, kishte të ngjarë të frymëzonte shqiptarët për rezistencë. Mbase këtë vetëndierje kishte edhe Hugh G. Grant kur bashkë me të shoqen shkoi në pallat për të marrë pjesë në ceremonialin e hedhjes së firmës në Regjistrin Mbretëror për nder të lindjes së princit trashëgimtar. Por te Françesko Jakomoni ngjarja u përjetua më ftohtë. Në librin e tij ai shkruan se “në gjendjen e pështjellimit kaloi lajmi i lindjes së djalit nga mbretëresha”. Pastaj përforcon: “Kaloi shumë vakët”. Rreshtin tjetër e ndërton fare shkurt: “Njoftova Çianon”. I pari i diplomatëve fashistë italianë në Tiranë po atë ditë kishte marrë takim me Ahmet Zogun dhe i pati kërkuar një përgjigje shumë të shpejtë për kushtet e tyre. Tjetri i kërkoi kohë të paktën gjer të dielën në mesditë për të punuar qeveria dhe, për t’u këshilluar me parlamentin e mbledhur. “Në vendimin tim nuk dua të jem i vetëm”, - pati kthjelluar manovrën e tij Zogu. Por Jakomoni, edhe pse premtoi se do t’ia dërgonte këtë lutje Romës, qe tepër i sigurt se kaq shumë kohë Musolini nuk kishte për t’ia dhënë viktimës së tij. Megjithatë, në telegramin për Çianon shkroi edhe këtë fjali: “Kam përshtypjen se mbreti po thyhet”. Në mbrëmjen e vonë të 5 prillit vetë Benito Musolini i komunikoi telegramin e shifruar: “Shkoni te mbreti për t’i thënë se nuk e kemi të mundur të pranojmë shtyrjen më tej të afateve, pas kaq ditë diskutimesh. Presim përgjigjen e tij negative apo pozitive në Romë nesër, të enjten, më 6 prill, jo përtej orës dymbëdhjetë.” Kështu po mbyllej një ditë me gëzimin e lindjes së një fëmije dhe helmin e një pushtimi ushtarak. Mithat Frashëri, kur qe takuar me Ahmet Zogun, i pati thënë mënjanë: “Largoni familjen një orë e më parë dhe të përgatitemi për luftë!” (vijon)


20

P

«

anairi i 15-të i librit shqip është çelur dje në Tiranë. Rreth 100 botues do të sjellin para lexusit përgjatë katër ditëve (14-18 nëntor) mbi 1500 tituj të rinj. Por duket se më shumë se sa librat, vetë botuesit dhe organizatorët e panairit i shqetëson ana financiare e këtij eventi. Ngjarja e supozuar të jetë më e rëndësishmja dhe më e vlefshmja në fushën e librit është shndërruar në fakt në një panair biznesi nga vetë botuesit me në krye kreun e Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri. Disa nga botuesit shqiptarë ankohen përsëri për organizimin e ngjarjes më të rëndësishme vjetore për ta. Sipërfaqja e shtrenjtë e ekspozimit prej 70 eurosh dhe mungesa e transparencës, janë shqetësimet kyçe, të cilat, siç thonë ata, i vënë në vështirësi. “Më duhet të kujtoj atë luftën e madhe për botues, të cilët kanë paguar çmime aq të kripura që në fund të panairit doli që nuk i kishin bërë ato para. Neve vjet në momentin që luftonin, bëmë dhe llogaritë për këtë gjë dhe dilte shumë mirë që çmimi të mos ishte aq i shtrenjtë. Por problemi pikërisht i kësaj transparence se çfarë ndodh aty brenda është përgjigja e gjithçkaje. Jam e bindur që çmimi 70 euro për m2 është shumë i shtrenjtë dhe këtu është një abuzim shumë i madh”, deklaron botuesja Arlinda Dudaj. Shoqata e Botuesve Shqiptarë në ftesën që u ka dërguar shtëpive botuesve, thekson se çmimet janë ato të një viti më parë. Pikërisht në 2011-n çmimet u rritën nga 70 mijë lekë për m2, në 70 euro. Botuesit kryesorë edhe një vit më parë reaguan fort, duke u shprehur edhe se kreu i SHBSH-së, Petrit Ymeri, po e kthente Panairin e Librit në biznes. Pikërisht në këtë atmosferë pati edhe një përpjekje për ndryshim të situatës dhe një hapësirë alternative nga i ndjeri Ardian Klosi, por me ikjen e tij nuk u arrit të ndryshohej efektivisht asgjë. Shoqëria e Librit Shqip e krijuar prej tij kishte planifikuar organizimin e një tjetër panairi të librit. Kjo do të thotë se sërish ndodhemi në të njëjtin rreth vicioz. Disa ditë më parë, drejtuesi i SHBSH-së, Petrit Ymeri, u shpreh se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga Ministria e Kulturës, ndërsa nga Drejtoria e Librit deklarohet e kundërta. Sipas tyre, është bërë një projekt ku i propozohet qeverisë që të mbulohet

Kulturë

E enjte 15 nëntor 2012 •

Çelet panairi i librit. Ankohen botuesit. “Stendat, çmimi shumë i shtrenjtë”

Biznesi i librit 50% e hapësirës ekspozuese të Pallatit të Kongreseve, e cila, sipas z. Ymeri, këtë vit është mbi 200 m2, që do të thotë se organizatorët do të paguajnë vetëm gjysmën e shumës. “Vjet pati një rritje me 40% të çmimit të stendave dhe po i njëjti çmim është edhe sivjet. Është shumë i lartë, por Panairi është ngjarja kryesore dhe kush merret me librin nuk mund ta evitojë dot”, shprehet botuesi i IDK-së, Piro Misha. “Panairi organizohet nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë dhe ata kanë të drejtë të vendosin tarifat e të bëjnë ftesa. Nëse

do, merr pjesë, nëse nuk mundesh, jo. Por kjo është një logjikë që funksionon në rastet e biznesit. Meqenëse këtu ka një aspekt kulturor dhe kemi një financim shtetëror, atëherë Ministria e Kulturës ka të drejtë të kërkojë llogari se ku shkojnë këto para. Nëse ndodh ulja që pretendohet në 50% të qirasë dhe ne kemi paguar për qiranë e plotë, po pjesa tjetër për çfarë përdoret?”, ka vërejtur botuesi Misha. Nga ana tjetër Petrit Ymeri, kryetari i Shoqatës së Botuesve, si organizator i panairit të librit, nënvizon se gjithçka është bërë publike muaj më herët dhe në bazë të ligjeve të vendit. Sipas tij, një pjesë e botuesve kanë pretendime boshe. “Shoqata e Botuesve, grupi organizator punon me seriozitet, me rregulla të afishuara dhe të njoftuara për të gjithë botuesit. E kemi hapur fushatën e prenotimeve që në muajin prill. Sa për sqarim të opinionit, Panairi i Librit është panairi më i lirë se sa të gjitha panairet e tjera të bërë në Pallatin e Kongreseve”, thotë Ymeri. Për sa i takon premtimeve të Ministrisë së Kulturës ai sqaron se për subvencionimin e gjysmës së kostos së sipërfaqes ekspozuese, ato mbeten premtime dhe se deri tani nuk është marrë asnjë ndihmë financiare.

Kulturë “Meshari” u botua në një ishull në Kroaci

Brahaj: Origjina e Buzukut nga Mjeda Studiuesi dhe autori veprës monografike “Kronikë e derës së Gjon Buzukut” Jaho Brahaj përcakton saktë se origjina e autorit të “Mesharit” është nga Mjeda dhe këtë e mbështet në studimet dhe referencat e shumë autorëve e materialeve dokumentare. Brahaj hedh dritë edhe mbi vendin se ku mund të jetë botuar vepra që ai thotë se është një ishull në Kroaci. Ndërsa studiuesit nxjerrin në pah edhe vlerat gjuhësore të veprës, si dhe sipas tyre themelet letërsia shqiptare i ka me këtë vepër edhe pse me gjuhe liturgjike dhe jo me Rilindjen. Misteret rreth kësaj vepre janë të shumta, ndaj studiuesit do mund të nxjerrin në pah ende fakte të panjohur. Ardhja e veprës origjinale në Shqipëri për t’u ekspozuar për 16 ditë në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë ka zgjuar kureshtje të madhe nga vizitorët e fushave të ndryshme.


Studimi

• E enjte 15 nëntor 2012

J

avët e fundit ka dalë në qarkullim një tjetër vepër e Petro Zhejit me titull “Libri i Aforizmave”. Në vazhdim të librave të tjerë studimorë mbi lashtësinë e gjuhës shqipe dhe të rrënjëve të gjuhës në përgjithësi, studjuesi Petro Zheji ka botuar së fundi, “Librin e Aforizmave”. Vepra merret me problemet e linguistikës dhe jo vetëm, por edhe ato të filozofisë moderne. Një karakteristikë e veçantë dhe e rëndësishme e këtij studimi është ideja se fjalët tek e fundit, referojnë tek një simbol dhe jo tek një koncept, siç mendonin gjuhëtarët më me zë, gjer edhe të kohës sonë (Lacan, Saussure etj.). Shqipja është krahasuar sistematikisht, gjer më sot, me gjuhë relativisht të reja sikurse greqishtja, sllavishtja, latinishtja etj. dhe asnjëherë me gjuhët e lashta e të stërlashta – sikundër ndër të tjera me sanskritishten, e cila është vështruar si nëna e të gjitha gjuhëve evropiane. Ky libër sqaron shumë çështje lidhur me marrëdhëniet e thella të shqipes me gjuhë të vjetra e të reja dhe afirmon stërlashtësinë zanafillore të shqipes. Dhe e bën këtë pa rënë në grackën e konjekturave të ndryshme politiko-linguistike që kaq shumë kanë falsfikuar gjithçka në linguistikë dhe kryesisht rolin themelor të shqipes, por duke i vënë veshin, më tepër se çdo gjëje tjetër, implikimeve të saj të thella e të rëndësishme në vizionin mistik e fillosofik të universit. Aforizmat për të cilat bëhet fjalë në këtë libër janë të një natyre të veçantë. Material i tyre parësor janë ato që autori quan “çiftet ekuivokale” të fjalëve (si p.sh. “Shka fshihet veç fshihet…“ apo edhe “Ma parë shlymja, mandej shlumja…“). Të nxjerra nga vetë Ajuha, apo më saktësisht nga fenomeni i kudogjendur i polisemantizmit, aforizmat vëzhgohen më pas me lentet e “algoritmit simbolik”, të cilin autori e përshkruan si një artikulim logjik të mendimit mistik e mitik – mbizotërues në vetë origjinën e gjuhës. Ideja qëndrore e librit është që fjalët referojnë tek e mbramja tek një simbol dhe jo tek një koncept…. E pra që procesi i etimologjizmit nuk mund të vështrohet si i përfunduar para se fjala të përcillet tek simboli që ajo, fjala, në mënyrë të “pavetëdijshme”, përshkruan… Duke luajtuar rolin e “ndërmjetësuesit” mes fjalës dhe simbolit, shqipja mundëson kështu, ndër të tjera, përftimin e një “informacioni” të gjithanshëm filozofik e shkencor – të fjetur për shekuj e mijëvjeçarë me radhë në gjuhë. Sipas përfundimeve të mbërritura nga ky studim, urtia e gjuhës dhe logjika e saj simbolike bëjnë të mundura e të justifikueshme një sërë kalimesh interdisiplinare. Aforizmat shë­ rbejnë në këtë mënyrë si një “trampolinë” për t’u hedhur në fusha e dimensione të ndryshme të dijes dhe realitetit. Ky studim i Petro Zhejit ka vlera të shumëfishta, jo vetëm gjuhësore, por edhe filosofike, theologjike, shkencore etj.

Kulturë

»

21

Ftesa për Serbinë la ASHAK-un pa shkuar në përvjetorin e Akademisë së Shqipërisë Ftesa që i është bërë Akademisë serbe të Shkencave dhe e Arteve për të marrë pjesë në kremtimin e 40-vjetorit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ka bërë që Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës të mos marrë pjesë në këtë kremtimin. Në këtë festim të hënën ishte prezent nënkryetari i Akademisë serbe, Lubisha Rakiq. ASHAK përmes një letre kishte paralajmëruar Akademinë e Shkencave të Shqipërisë më 29. 10. 2012: “Këto ditë mësuam se në kremtimin e 40-vjetorit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ishte ftuar edhe Akademia serbe e Shkencave dhe e Arteve. Është punë e juaj se kë ftoni, por duke marrë parasysh rolin e Akademisë Serbe në përpilimin e suazave “shkencore” dhe ideologjike në nxitjen e dhunës dhe të gjakderdhjes masive deri te genocidi i hapur ndaj shqiptarëve, kroatëve, boshnjakëve etj., Akademia jonë nuk e ka pritur mirë këtë ftesë. Akademia Serbe në vitin 1986 ka hartuar projektin famëkeq, me emrin “Memorandum SANU”, si platformë kryesore në të cilën u mbështet Millosheviqi në ndërmarrjen e masave represive dhe zhvillimin e luftërave të përgjakshme në ish-Jugosllavi, veçanërisht ndaj shqiptarëve që nga viti 1987. Anëtar i ekipit të këtij “Memorandumit” ishte edhe nënkryetari i sotëm i Akademisë Serbe, akademik Lubisha Rakiqi, i cili, siç morëm vesh, e ka paralajmëruar ardhjen në përvjetorin e Akademisë suaj. Për shkak të këtij projekti, nga i cili kjo Akademi ende nuk është distancuar, ajo mbeti e izoluar deri vonë nga asociacionet e akademive evropiane, por dhe nga disa akademi të ish-Jugosllavisë, të cilat edhe sot nuk e ftojnë në asnjë takim. Vitin e kaluar Akademia Kroate e Shkencave dhe e Arteve, për shkak të këtij “Memorandumi” nuk e ftoi Akademinë Serbe, madje as atë Malazeze, në 150-vjetorin e themelimit të saj. Dhe këtë fakt e keni ditur edhe ju z. kryetar. E pakënaqur me këtë hap, udhëheqja e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës nuk do të marrë pjesë në këtë përvjetor të Akademisë suaj”, thuhet në mes tjerash në letrën e nënshkruar nga kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, akademik Hivzi Islami.

Akademia ekspozon veprat e mjeshtërve të artit modern shqiptar

Petro Zheji

për fjalët si simbol Aforizmat për të cilat bëhet fjalë në këtë libër janë të një natyre të veçantë. Material i tyre parësor janë ato që autori quan “çiftet ekuivokale” të fjalëve (si p.sh. “Shka fshihet veç fshihet…“ apo edhe “Ma parë shlymja, mandej shlumja…“). Të nxjerra nga vetë Ajuha, apo më saktësisht nga fenomeni i kudogjendur i polisemantizmit, aforizmat vëzhgohen më pas me lentet e “algoritmit simbolik”, të cilin autori e përshkruan si një artikulim logjik të mendimit mistik e mitik – mbizotërues në vetë origjinën e gjuhës.

Vepra të gjeneratës me të cilin lindi arti modern pamor shqiptar janë ekspozuar në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Ekspozita, që ka zënë vend në sallën e madhe të këtij institucioni, përthekon 21 piktura, skulptura e grafika të emrave të njohur të artit në të gjitha trojet shqiptare. Aktiviteti me të cilin ASHAK-u u ka vënë kapak festimeve për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ka bërë në një vend veprat e mjeshtërve Muslim Mulliqi, Rexhep Ferri, Nysret Salihamixhiqi, Ibrahim Kodra, Gjelosh Gjokaj, Engjëll Berisha, Tahir Emra, Agim Çavdarbasha. Edhe pikturat e Agim Salihut, Hysni Krasniqit, Adem Kastratit e skulptura e Ismet Jonuzit, kanë qenë pjesë e ekspozitës, që është hapur të martën në mbrëmje.

Nxënësit shqiptarë në Maqedoni, pa abetare Pak para nisjes së kremtimit të punimeve të Kongresit të Manastirit, Shoqata Humanitare e Kulturore Programi Unik Shqiptar, në Maqedoni, i ka apeluar përmes një shkrese Programit Unik Shqiptar, në SHBA, që të ndihmojë në blerjen e rreth 9,000 abetareve për nxënësit shqiptarë në Maqedoni, meqë ka disa vite që Abetarja atje “është hequr pa të drejtë”. Kërkesa është adresuar me qëllim që edhe nxënësit e shkollave fillore në Maqedoni të mësojnë nga Abetarja e njësuar, njësoj siç mësojnë nxënësit shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Luginë të Preshevës dhe diasporë. “Vetëm vogëlushët shqiptarë në Maqedoni janë përjashtuar nga mësimi me librin e dashur të Abetares, kjo jo për faj të ndarjes territoriale, por për faj të politikanëve të dobët shqiptarë. Këta politikanë harrojnë se në Maqedoni u vendos Unifikimi i Alfabetit të Gjuhës shqipe me shkronja latine, prandaj është ofendim i rëndë që vetëm vogëlushëve shqiptarë në Maqedoni t’iu mohohet mësimi nga Abetarja mbarëkombëtare”, thuhet, mes të tjerash, në kërkesën e shoqatës nga Maqedonia.


22

« speciale

Profil

Ja cili është njeriu që zotëron

gjysmën e botës S

heiku Hamad bin Jasim al Thani shpenzon 20 deri në 30 miliardë dollarë çdo vit për të blerë ndërmarrje, shtëpi, toka në të gjitha kontinentet. Në 7 vjet ka akumuluar një pasuri prej 627 miliardë dollarë. Këshilla e parë që merr kur zbret në Doha, në Katar është se “të gjitha rrugët të çojnë në pallatin e prej mermeri të bardhë të sheikut HBJ”. HBJ është shkurtimi i Hamad bin Jasin bin Jabr al Thani, 53 vjeç, me dy gra, 15 fëmijë dhe një pasuri personale prej 3 miliardë dollarësh. Është kushëriri i emirit Khalifa prej 20 vjetësh ministër i Jashtëm dhe prej vitit 2007 edhe kryeministër. Por mbi të gjitha është administratori i deleguar i Qatar Investement Authority (QIA), fondi sovran i emiratit të vogël, por në vend të dytë për të ardhurat më të larta për person pas Litenshtejnit. E gjithë kjo pasuri rrjedh nga nafta (1.4 milion fuçi në ditë që priten të ezaurohen pas 57 vjetësh) dhe mbi të gjitha nga gazi i lëngshëm (77 milionë tonë në vit, 28 për qind e prodhimit botëror, në ezaurim pas 300 vjetësh). Jo më kot gojët e liga thonë: “Emiri Khalifa qeveris, sheiku Hamid është padroni i gjithçkaje”. Në emiratin e tij, i rrethuar nga dhjetëra truproja sheikut nuk mund t’i afrohet askush. Thonë se punon nga 12 deri në 15 orë në ditë. Në këto kohë është shumë i zënë për të zgjidhur çështjen siriane, pasi pati një rol aktiv në pranverën arabe falë një tjetër instrumenti në duart e tij: televizioni “Al Jazeera”. Sheiku Hamad kalon shumë orë çdo mëngjes me Ahamd Mohammed al-Sayed, të riun 35-vjeçar, administrator i deleguar i “Qatar Holding”, i diplomuar në ekonomi dhe me master të Doha, Boston, Londër dhe Paris. I besuari i tij, Al-Sayed ka për detyrë t’i bëjë një sërë propozimesh për të shfrytëzuar mundësitë e shkëlqyera në botë, sidomos tani që kriza ekonomike dhe financiare në Europë dhe SHBA ka bërë që çmimet e shitjes të bien shumë. Jashtë Katarit, Kryeministri-pronar vesh kostume super të shtrenjta të qepura nga rrobaqepësit më të mirë londinezë apo italianë. Fondi sovran i Katarit, që aktualisht administron pasurinë që vërtitet te rreth 135 miliardë dollarët, ka në buxhet çdo vit nga 20 deri në 30 miliardë dollarë për t’i shpenzuar nëpër botë në pjesëmarrjet e ndryshme, firmat më të mëdha të modës, hotelet luksoze ndërmarrjet industriale, institucionet financiare, infras-

truktura, pasuritë e paluajtshme, ar dhe mbi të gjitha mijëra hektarë toke në Azi dhe Afrikë, ishuj të virgjër për t’u shndërruar në hotele me 7 yje, por dhe lëndë të para për t’u shitur në bursën e Çikagos. Në klasifikimin e bërë nga “Sovereign Wealth Found Institute”, me seli në Las Vegas “Qia”, renditet e 12-ta për të mirat materiale që posedon edhe pse larg fondit sovran i Abu Dhabit (ADIA), që ka një pasuri prej 627 miliardë dollarësh dhe është investitori i dytë institucional në botë pas Bankës së Japonisë. Po nëse ADIA është aktive nga viti 1976, fondi i Katarit u themelua vetëm në vitin 2005 dhe është konsideruar si më agresivi. Megjithatë, të depërtosh në brendësi për të parës e si funksionin Qia është thuajse e pamundur. Por sekreti mund të superohet duke pyetur disa ekspertë financiarë që punojnë në “City’ në Londër, në Zyrih dhe Gjirin Persik. Surpriza e parë është se Qia ka një konsulent financiar shumë prestigjioz: Credit Suisse. Në këtë bankë fondi i Gjirit ka investuar më shumë se 3.1 miliardë dollarë në 2011-n, dhe në shkurt të këtij viti bleu selinë londineze. Bankierët e “Credit Suisse” janë marrë edhe me blerjen e 10 për qind të “Porche Holding” dhe 17 për qind të “Volksvagen” për një shumë prej 10 miliardë dollarësh, inves-

timi më i madh i realizuar ndonjëherë nga një fond sovran në Gjermani. Po “Credit Suisse” veproi si konsulent për veprimin e bërë në Londër në maj të 2010-s, kur Qia për 2.2 miliardë dollarë u bë 100 për qind padrone e magazinave “Harrods”. Sipas burimeve londineze, ambicia e Katarit është shndërrimi i kësaj marke në një zinxhir hotelesh luksoze. Greqia është gjithashtu në listën e “gjuetisë” për ishujt e saj: i pari që përfundoi mes thesareve të Katarit është ishulli i mrekullueshëm i Oxia-s, në detin Jon, i paguar 5 milionë euro, i pabanuar dhe shumë afër Itakës. Londra tërheq për tregun e saj imobiliar. Shard, grataçela 72-katëshe më e larta në Europë, fshati olimpik “One Hyde Park”, lagjja e apartamenteve më të shtrenjta në botë, “Chelsesa barraks”, Canary Wharf: gjithçka ka përfunduar plotësisht apo pjesërisht në fondet katariane pas blerjeve të fundit të 20 për qind të “London Stock exhange” dhe 20 për qind të zinxhirëve të shpërndarjes “Sainsbury’s”. Franca ka përfunduar në syrin e familjes mbretërore të Dohas përmes një tjetër mjeti investimi: “Qatar Diar”, që në fillim të qershorit derdhi 623.2 milionë dollarë për një kompleks luksoz në Champ Elysee. Por “marrëzitë” nuk përfundojnë këtu. Sheiku Hamad nuk shqetësohet shumë për polemikat. Në kokën e tij prej kohësh zien ideja që ndoshta do të realizohet shumë shpejt: të blejë shtëpinë e ankandeve “Christie’s”, që do të ketë lidhje me muzeun e Dohas, aktualisht në ristrukturim që ka një nevojë të dëshpëruar për kryevepra të muzikës moderne dhe antike. Sheiku Hamad bin Jasim al Thani, 53 vjeç, kryeministër dhe ministër i Jashtëm i Katarit, është administratori i deleguar i Qatar Investement Authority. Pasuria e tij personale është 3 miliardë dollarë Perandoria Qia ka blerë “One Hyde park”, lagjen e apartamenteve më të shtrenjta në botë; ishullin e Oxia-s afër Itakës, një pjesë të “Valentino Fashion”, magazinat angleze “Harrods” dhe një pjesë të fshatit olimpik Rezervat e gazit 25 trilionë metra kub, më shumë se 15 për qind e rezervave botërore (prodhuesi i tretë pas Rusisë dhe Iranit), ka rezerva për 300 vjet. Në vitin 2007 papunësia ishte në shifrat 0.7 për qind, në vitin 2012 kjo shifër shkoi në 0.4 për qind. Emirati i vogël është i dyti në botë për të ardhurat për person.

E enjte 15 nëntor 2012 •

Dwight Eisenhower,

kuzhina e ushtarit dhe presidentit

ë maj të vitit 1945 në Berlin aleatët organizuan një drekë solemne për nder të shpartallimit të nazizmit. Në këtë N drekë pranë e pranë ishin ulur mareshali i famshëm sovjetik

Georgi Zhukov dhe gjenerali amerikan Dwight David Eisenhower, presidenti i ardhshëm i 34 i Shteteve të Bashkuara. Para se të bëhej president i SHBA Dwight - apo siç e quanin atë amerikanët Ike (Ajk) - Eisenhower ishte gjeneral i vërtetë ushtrie. Në vitet e luftës, që përpara se amerikanët të zbarkonin në Evropë, axhenda e përditshme e tij ishte kaq e ngjeshur, saqë drekën që shumë shpesh përbëhej nga salsiçet dhe kafeja e nxehtë, ai e gëlltiste me nxitim direkt në tavolinën e punës. Kuzhinieri i mensës ushtarake Marty Snydner për herë të parë u takua me nënkolonelin e atëhershëm Eisenhower në stërvitjet ushtarake në Louisianë në vitin 1941. Oficeri i lartë po inspektonte kuzhinën. Nënoficeri (rreshteri) mbeti i habitur: “Ishte hera e parë që unë takoja një oficer të ardhur në kuzhinë për inspektim, kujtonte më vonë Snydner, - i cili shfaqte interesim të gjallë ndaj ushqimit. Dhe me sa dukej nga të gjitha, ai merrte vesh mirë nga punët e gastronomisë. Ai ishte pikërisht njeriu tek i cili do të dëshiroja të punoja.” Në vitin 1944 Marty Snydner u bë kuzhinier i Eisenhower-it. Ushqimi, sigurisht në qoftë se Dwight Eisenhower nuk merrej personalisht me gatimin e tij, nuk paraqiste për të ndonjë interes të veçantë. Shkak për pakënaqësinë, hidhërimin e vazhdueshëm të bashkëshortes së tij Mamie Doud Eisenhower ishte aftësia e burrit për të gëlltitur pa dallim çdo gjë që servirej në tryezë. Dwight kishte qejf të gatuante ushqimin më të thjeshtë, por gjatë kësaj ishte i prirur për të eksperimentuar. Në bibliotekën presidenciale të Eisenhower-it ruhet koleksioni personal i recetave të gjellëtarisë së presidentit. Këto receta ishin ose të shtypura me makinë shkrimi nga bashkëpunëtorët e Shtëpisë së Bardhë, ose të prera nga gazetat dhe revistat dhe të ngjitura në faqet e një blloku të sajuar vetë. Ndër këto receta gastronomike figuronte edhe e ashtuquajtura “supë e ajkut” (Ike). Megjithëse bazën e recetës së saj e përbëjnë kryesisht perimet - bizelet e njoma, domatet, kokrrat e misrit, karotat, selinoja, lakra dhe patatet - gatuhej supa me lëng mishi. Dhe në përgjithësi pjata më e preferuar në familjen e Eisenhower-it ishin supat e ndryshme. Në mot të ftohtë presidenti preferonte në mënyrë të veçantë supën me bisht demi. I pëlqente Presidentit edhe pjata e quajtur supë pule me makarona. Nga gatimet më serioze ai preferonte roston me mish viçi, biftekun me gjak (rare), troftën. Një nga ëmbëlsirat më të dashura të presidentit ishin kumbullat e thata (hoshafka) të spërkatura me ajkë (mazë) të rrahur qumështi (prunes with whipped cream). Pëlqente pa masë edhe ëmbëlsirën e famshme amerikane: kulaçin me mollë. Shfaqte interesim të gjallë edhe ndaj budingut anglez me oriz. Ëmbëlsirat Eisenhower preferonte t’i shoqëronte zakonisht me një racion të mirë ajke (mazë) të rrahur qumështi (whipped cream).   Kur Eisenhower-it i vinin për drekë miqtë e tij apo mysafirë të tjerë, me gatimin në kuzhinë ai merrej personalisht, meqenëse përveç mishit të pjekur në skarë dhe patateve të pjekura bashkëshortja e tij mund të përgatiste vetëm një ëmbëlsirë. Kjo ëmbëlsirë, e cila bëhej me sheqer, gjalpë të freskët, qumësht të kondensuar, çokollatë, arra dhe ingredientë të tjerë, ashtu dhe u quajt “mamie fudge”. Receta e ëmbëlsirës së Zonjës së Parë filloi të gëzojë popullaritet të madh në mes të amvisave në gjithë Shtetet e Bashkuara. Dhe, natyrisht, mamie fudge ishte një nga ëmbëlsirat më të preferuara të Presidentit Dwight Eisenhower-it. Në maj të vitit 1945 në Berlin aleatët organizuan një drekë solemne për nder të shpartallimit të nazizmit. Në këtë drekë pranë e pranë ishin ulur mareshali i famshëm sovjetik Georgi Zhukov dhe gjenerali amerikan Dwight David Eisenhower, presidenti i ardhshëm i 34 i Shteteve të Bashkuara.


sport • E enjte 15 nëntor 2012

N

jë test i kaluar me sukses nga kuqezinjtë ka qenë miqësorja e djeshme me Kamerunin. Kombëtarja jonë ka barazuar 0-0 me Kamerunin, në takimin e zhvilluar dje në mbrëmje në Gjenevë të Zvicrës, në një ndeshje që edhe mund ta kishte fituar. Gjithsesi, ajo që ka rëndësi më tepër ishte loja e ekipit tonë, e sidomos ajo e disa prej lojtarëve të rinj që kishte grumbulluar trajneri De Biasi Provë e mirë Një test i kaluar me sukses nga kuqezinjtë ka qenë miqësorja e djeshme me Kamerunin. Kombëtarja jonë ka barazuar 0-0 me Kamerunin, në takimin e zhvilluar dje në mbrëmje në Gjenevë të Zvicrës, në një ndeshje që edhe mund ta kishte fituar. Gjithsesi, ajo që ka rëndësi më tepër ishte loja e ekipit tonë, e sidomos ajo e disa prej lojtarëve të rinj që kishte grumbulluar trajneri De Biasi. Renato Arapi ka qëndruar mjaft mirë për 90-të minuta në krahun e majtë të mbrojtjes, ashtu si edhe Sabien Lilaj në pjesën e parë që u aktivizua, Etrit Berisha edhe një herë tjetër tregoi se për momentin është më në formë se Ujkani, Elis Bakaj, Armando Vajushi e Bekim Bala në ato pak minuta që u aktivizuan treguan se meritojnë vëmendjen e De Biasit. Kuqezinjtë kanë luajtur me dëshirë dhe kanë shfaqur një lojë të mirë ndaj një kundërshtari si Kameruni, që edhe pse dje nuk u duk aq shumë i impenjuar, është një ekip shumë cilësor. Ekipi është shfaqur i konsoliduar, kanë munguar gabimet trashanike dhe në pjesën e dytë, kur guxoi shfaqi edhe një lojë me fantazi në sulm. Por, edhe një herë tjetër finalizimi i aksioneve la për të dëshiruar. De Biasi ka punë për të bërë në këtë aspekt, sepse përndryshe shfaqen ndeshje si ajo me Islandën. Ndeshja Ndeshja ka nisur me ritëm të mirë nga të skuadrat dhe me mjaft dëshirë nga lojtarët. Në minutat e para ka pasur duele të forta midis lojtarëve dhe asnjë ekip nuk ka lëshuar metra në mesfushë. Kuqezinjtë kanë qëndruar si të barabartë ndaj yjeve të Kamerunit dhe përveç lojës së mirë mbrojtëse, ku ka spikatur kapiteni Lorik Cana, hera herës ekipi ynë i hidhte sytë edhe nga sulmi, ku janë përpjekur që të surprizojnë kundërshtarin me topa të gjatë. Gjithsesi 20 minutat e para kanë kaluar pa ndonjë rast shënimi nga të dy skuadrat. Në këtë minutë pas një aksioni individual, Samuel Eto ka goditur, në zonë, në pozicion qendror, por topi i tij është devijuar nga mbrojtja jonë, paksa jashtë. Katër minuta më pas kuqezinjtë patën rastin e parë, por Vila i lirë brenda zonës, nuk e stopon siç duhet topin, duke humbur një mundësi

SHQIPERI-KAMERUN

0-0

shumë të mirë shënimi. Ndeshja vazhdon të jetë e ekuilibruar dhe përfaqësuesja jonë me kalimin e minutave fiton edhe pak më tepër guxim, duke i shtuar sulmet. Minutat 30-34 kanë një ritëm mjaft të mirë nga kuqezinjtë, por çalojnë në finalizim. Në fund të pjesës së parë Kameruni bëhet më aktiv dhe me disa sulme resht, sidomos nga krahu i majtë na vë në vështirësi, sidomos në minutën e 43-të, kur një harkim i rrezikshëm kaloi edhe nga portieri Etrit Berisha, por për fat të mirë kamerunasit nuk arritën ta shtyjnë në rrjetë. Pjesa e dytë nis me një ndryshim në formacionin tonë, që ka sjellë edhe ndryshim në vendosjen e lojtarëve tanë në fushë. Sabien Lilaj nuk ka mundur të vazhdojë, sepse ka pasur një problem në shpatull dhe De Biasi ka hedhur në fushë Debatik Currin, i cili u vendos në qendër të mbrojtjes së bashku me Mavrajn, ndërsa Lorik Cana u zhvendos në mesfushë, në rolin e tij të shkatërruesit. Kjo pjesë ka nisur shumë më mirë për kombëtaren tonë. Dhjetë minutat e para të pjesës së dytë kanë folur totalisht për ekipin tonë. Kuqezinjtë kanë ndërmarë një mori sulmesh, por sërish kanë çaluar në finalizim. Deri në hyrje të zonës gjithçka bëhet mirë, por goditja finale ka munguar. Dhe atëherë që kuqezinjtë kanë shënjestruar saktë, portieri i Kamerunit i ka ndalur. Kështu në 54’ Bulku godet fuqishëm kryeredaktor Brahim Shima

s t a f f

zv/kryeredaktor: Armand Maho Mariglen Mulla

në hyrje të zonës, në pozicion diagonal nga krahu i djathtë i sulmit tonë, por portieri ka grushtuar, ndërsa në 55’ ai ka kryer mrekullinë, kur ka grushtuar një gjuajtje nga dy metra të Edgar Çanit, pas harkimit të Arapit nga e majta. Kameruni i vënë në vështirësi e ka marrë veten pas çerekorëshit të parë dhe nëpërmjet kualiteteve që ka është përpjekur që të godasë në këto momente që mbrojtja jonë është e hapur. Dhe këtë përpak e ka bërë lojtari i tyre më i famshëm, Samuel Eto. Sulmuesi kamerunas ka gjetur hapësirën e duhur dhe ka shmangur dy nga mbrojtësit tanë, por në fund është ndalur me sukses nga portieri Berisha. Nga minuta e 60-të dy trajnerët kanë filluar zëvendësimet dhe kjo ka bërë që ritmi i lojës të bie disi. Kombëtarja jonë vazhdon të luajë më mirë se kundërshtarët dhe të krijojë më shumë volum loje, por në ato pak raste që sulmojnë kamerunasit janë të rrezikshëm. Në këtë mënyrë ata përpak sa nuk na ndëshkuan nga një rast episodik, ku në 68’ pas një goditje këndi topi u ndal në traversën tonë. Por një rast shumë të mirë patën edhe kuqezinjtë, kur në 75’ Çani ka qenë shumë pranë golit. Ka qenë një harkim mjaft i bukur nga Elis Bakaj, i hedhur pak minuta më parë në fushë nga De Biasi, dhe aty Çani i vetëm fiton dyluftimin ajror me portierin, por goditja e tij me kokë ka përfunduar paksa

»

23

Ibrahimoviç 4, Anglia 2

jashtë. Fundi i ndeshjes ka qenë sërish i kuqezinjve, të cilët duhet të kishin shënuar, por edhe një herë tjetër na mungoi instikti vrasës. “Gjaku i ri” i kombëtares i hedhur në fushë nga De Biasi i ka dhënë freski lojës sulmuese të kuqezinjve. Bakaj, Vajushi e Bala me lëvizshmërinë e tyre i kanë hapur probleme mbrojtjes kundërshtare. Në minutën e 83-të një aksion model nga lojtarët tanë i nisur nga Arapi, i vazhduar nga një shpërthin në të majtë dhe harkim perfekt nga Vajushi, mbyllet me goditjen me kokë nga Bala, por që grushtohet nga portieri. Dy minuta më pas, në 85’, Vajushi ka humbur ndoshta rastin më të mirë për ekipin tonë. Një pasim shumë i zgjuar nga Bakaj e ka nxjerr sulmuesin shkodran pas shpinës së mbrojtjes kamerunase, përballë portierit, por goditja e tij ka përfunduar mbi traversë.

Zlatan Ibrahimoviç është treguar mjaft vendimtar për kombëtaren e tij në përballjen ndaj Anglisë, të zhvilluar në stadiumin e ri “Friends Stadium”, teksa ka arritur të shënojë katër gola duke dhënë një paraqitje mbresëlënëse dhe duke fituar ndeshjen në rezultatin përfundimtar 4 : 2. Asnjëherë më parë Ibra nuk ka treguar shpirtin e liderit si në ketë miqësore, dhe trajneri Erik Hamren, padyshim që do të ketë mbështetjen e sulmuesit të Paris SG në rrugën e gjatë drejt Botërorit 2014-të. Rasti i parë për miqtë erdhi nga debutuesi Leon Osman, i cili në minutën e 8-të goditi nga 20-metra një gjuatje të ulët, por që u prit nga portieri Andreas Isakson. Në minutën e 15-të të pjesës së parë vjen një tjetër rast i rëndësishëm për “Tre Luanët” me anë të kapitenit Stiven Xherrard, i cili nga një goditje dënimi shërben për Geri Kehillin në zonën e rreptësisë, por Isakson tregohet më i shpejtë duke parandaluar aksionin. Një minutë më vonë vjen dhe kundërpërgjigja e suedezëve, me anë të Kim Kallstrom, i cili godet fort nga jashtë zone por pa mundur të gjejë dot rrjetën. Në minutën e 20-të vjen dhe goli i parë i ndeshjes i shënuar nga sulmuesi Zlatan Ibrahimoviç, i cili u shërbye nga krahu i majtë, duke realizuar golin e tij të 36të me fanellën e Suedisë dhe të parin në stadiumin e ri “Friends Arena”. Anglia që deri në këto momente e kishte lojën nën kontroll pësoi një gol në kundërsulm nga vendasit. Në minutën e 28-vjen një goditje e fortë nga jashtë zone e mesfushorit Tom Kleverlei, por pa rezultat. Anglia për pak sa nuk pëson golin e dytë në minutën e 32-të ku Geri Kehill nuk largon mirë topin, duke lënë sulmuesin Matias Renagie vetëm për vetëm me portierin, por ky i fundit e nxjerr atë jashtë vijave kufizuese. Tre minuta më vonë është Deni Uellbek, ai që i ndëshkoi dhe në Euro 2012, sulmuesi që barazoi shifrat me Suedinë, pas shënoi një gol të shërbyer mjaft mirë nga Eshli Jang. Në minutën e 38-të Anglia arrin të gjejë avantazhin me anë të Stiven Kollker, i cili shërbehet në zonë nga një goditje dënimi e ekzekutuar me mjeshtëri nga ana e Stiven Xherrard. Pjesa e parë u mbyll në avantazhin 1 – 2 të Anglisë. Në fillimin e pjesës së dytë u pa një Angli dominuese, e cila kishte pak gjasa se do t’i falte ndonjë gjë kundërshtarit të saj. Leon Osman në ndeshjen e tij debutuese me “Tre Luanët” po tregonte se ishte një rrezik konstant me inkursionet e tij. Gjithashtu dhe fuqia krijuese e kapitenit Xherrard, krijoi një farë hutimi tek mesfusha e Suedisë. Megjithatë një situatë e tillë kishte pak gjasa të zgjaste në pafundësi, teksa në minutën e 58-të Xho Hart për pak sa nuk i dhuron barazimin Suedisë. Në minutën e 65-së filloi dominimi i Suedisë në fushën e lojës, teksa lideri i saj Zlatan Ibrahimoviç mundohej të shërbente topa të gjatë për shokët e tij të skuadrës. Megjithatë Anglia dukej shumë më tepër e balancuar në fushën e lojës pa prezencën e Uejn Runit, sesa me sulmuesin e Man.Junajtidit. Por, në minutën e 78-të erdhi dhe goli i barazimit për vendasit, teksa sërish sulmuesi i Paris SG, Zlatan Ibrahimoviç, arriti të gjejë sërish rrjetën, me një gjuajtje brenda zonës së rreptësisë. Vetëm 8-minuta më vonë erdhi sërish goli i Zla- tan Ibrahimoviçit. Mirëpo nuk kishte përfunduar asgjë teksa sulmuesi i Paris SG në kohë shtesë arriti të shënojë një gol mjaft të bukur me roveshatë, duke mahnitur publikun e pranishëm në stadium. Suedia feston katër golat e Ibrahimoviç në “Friends Arena”, duke u hakmarrë gjithashtu për humbjen që Anglia i shkaktoi në Euro 2012 në rezultatin 3 – 2.

Epilog Përfundimisht duhet pranuar se kjo ka qenë me të vërtetë një miqësore pozitive. Në ndryshim me ato fitoret e “lavdishme” të mëparshme, ku luanim me lojtarët tanë më të mirë kundër ekipeve modeste, ky barazim me Kamerunin ka vlera sepse erdhi nga një ekip eksperimental. De Biasi guxoi që të provonte disa lojtarë të rinj dhe paraqitja e tyre e mirë e sidomos vetëbesimi që disa prej tyre kanë fituar nga kjo miqësore ka më shumë vlera se sa një trepikësh “lëvdatash”.

politika: albana lika, Oli Xhilaga ekonomia: brikena dervishaj sociale: pranvera kola rrethet: blerina spaho kronika: mariglen mulla kultura: blerina goce design&layout: Daniel Prifti, Gëzim Duzha

Adresa: Rr. Dull Keta, nr. 5. (Rr. e Dibrës), Tiranë

marketing: eligerta dyrmishi cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« reklamË

E enjte 15 nëntor 2012 •


Amnistia, dokumentet e makinave, votimi i 3 ligjeve