Page 1

»6

NË SUPERMARKETIN GREK

Shqiptari 17 vjeç vjedh shishe me vodkë, më pas rreh menaxherin E ENJTE

11 KORRIK 2013 VITI IX, NR. 3024 TEL: 04 2 233 991 FAX: 04 2 233 998 ÇMIMI: 30 LEKË • € 1.5

gazetametropol.com

Spitalet

Mandati i Lezhës i heq Mjekësia në pikë PS-së votën e 84-t të hallit, nuk ka as Debatet dhe replikat në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjes. E majta gati apelimin për në Kolegjin Zgjedhor »4

»10

serume për pacientët

PUNËSIMI I PS Rama sqaron procedurat që do të ndiqen me hapjen e vendeve të punës

MATURA SHTETËRORE Rregullat dhe testi për sezonin e vjeshtës

Skema e përzgjedhjes së CV-ve

Si do të veprohet me maturantët mbetës dhe ata që vijnë nga vitet e shkuara. Ndikimi për të fituar shkollën e lartë

»10

SHQIPTARJA E PLAY BOY

Prindërit i kam konservator, fotot s’i shikojnë vetëm si pornografike Iris Shala flet mbi përzgjedhjen në revistën e njohur. Marrëdhënia me të fejuarin dhe angazhimi në aktrim »12-13

Opinion Nga BEHXHET SHALA

Ligj për amnisti apo diskriminim i politizuar? »16 Nga BILL SHNAJDER

Zgjedhjet s’e bëjnë një demokraci »17

»2-3

ZHVILLIMI I TURIZMIT

»5

Raporti i posaçëm për strukturat e ndërtimit në zonat bregdetare

FALSIFIKIMI SERB I HISTORISË

Komunistët shqiptarë: Nacionalistët tradhtarë, vëllezërit tanë serbët

Fashizmi me ndihmën e kolonës së »18-19 pestë përdori në Kosovë dhe Rrafshin e Dukagjinit politikën “përça e sundo”

INTERVISTA E ALKET RIZAIT

Kola, po u kap në Greqi është i vdekur, në Shqipëri është i sigurt Shqiptari i shumënjohur akuzon gjyqësorin për manipulimin e provave. Porositë për të arratisurit dhe mohimi i akuzave »7

KONFLIKTI PËR RRUGËN

Sherret për pronësinë. 37-vjeçari plagoset nga kushërinjtë e parë

»9


02

« POLITIKË

E enjte 11 korrik 2013 •

ILIR BEQJA I KËRKOI QEVERISË NË DETYRË TË SILLET SI KUJDESTARE

Socialistët nisin punën qeverisëse Selia e PS-së njëherësh dhe zyra e Kryeministrit të zgjedhur

S

Legjislatura e re, qeveria krijohet më 9 shtator

elia e Partisë Socialiste deri në shtator do të jetë dhe godina e qeverisë socialiste. Në hollin e kësaj selie është krijuar një kënd i posaçëm me sfond, flamuj dhe foltore, duke improvizuar zyrën e Kryeministrit të zgjedhur. Madje, deri diku duke dhënë dhe imazhin paraprak mbi mënyrën se si do të jetë paraqitja nesër e zyrës ku Kryeministri do të mbajë konferencat e tij për shtyp. Por krahas krijimit të këtij këndi dhe vetë sjellja e socialistëve tashmë është ajo e të qenit në qeveri qysh në korrik. Kjo me vetë deklaratat që nisën dje e do të vijojnë në ditët në vijim. Deklarata Krijimi i zyrës së Kryeministrit të zgjedhur u njoftua dy ditë më parë nga kreu i socialistëve dhe dje u vu në realitet nisma për një komunikim sistematik me publikun. Ishte sekretari për programin në PS, Ilir Beqja, ai që shprehu shqetësimin e partisë që ai përfaqëson për gjendjen e rëndë të financave publike. Sipas tij, qeveria në ikje po krijon keqadministrim fiskal në Shqipëri, dhe kjo për PS-së përbën një nga sfidat kryesore me të cilën do të përballet qeveria e zgjedhur më 23 qershor. “Situata është e vështirë. Vetëm në 6 muajt e parë të vitit qeveria në ikje ka ezauruar plot 90% të deficitit buxhetor vjetor”, - tha Beqja. Qëndrimi Parë në këtë këndvështrim, PS-ja jep porositë për dikasterin e Financave, duke paraprirë dhe nisjen e punës së saj në shtator. “Me legjitimitetin dhe autoritetin që buron nga vota e plot 1 milion shqiptarëve që kanë votuar për qeverinë e koalicionit, i kërkojmë

Ministrisë së Financave, si ministri që ka përgjegjësinë jo thjesht morale, por edhe ligjore të kujdestarisë mbi financat e shtetit shqiptar deri në betimin e qeverisë së re, që të bëjë publike sa më parë treguesit fiskalë sipas buxhetit të konsoliduar për 6 muajt e parë të vitit, të ushtrojë detyrat ligjore në administrimin e mbledhjes së detyrimeve tatimore dhe doganore”, - nënvizoi Beqja, duke shkuar më tej me porositë dhe apelet për Financat. Sipas tij, kjo ministri duhet të ndërpresë çdo lloj negociate në vijim për kontrata e projekte me financues të ndryshëm, që rritin borxhin e jashtëm të Shqipërisë. “Të garantojë që në periudhën 12–30 korrik 2013, gjatë së cilës do të bëhet upgrade i sistemit automatik të thesarit, të garantohen pagesat e ndihmës

ekonomike, pagesat e përfitimeve të personave me aftësi të kufizuar, pagesat e pensioneve dhe pagesat e rrogave”, - theksoi ai. Madje, në gjykimin e përfaqësuesit socialist shqiptarët votuan në mënyrë plebishitare për t’i dhënë fund rrënimit të shtetit dhe projektit të qeverisë në ikje. “Në këto kushte, zyrtarët e lartë të Ministrisë së Financave, ashtu si dhe të gjithë zyrtarët e lartë të këtij shteti, duhet të kuptojnë se detyra e vetme që u mbetet për të bërë deri në betimin e qeverisë së re është të tregojnë përgjegjshmëri e vetëpërmbajtje në shërbim të interesave të vendit. Detyra e tyre e vetme është të sillen ashtu siç ua kërkuan shqiptarët më 23 qershor: si një qeveri kujdestare në fazën e tranzicionit të qeverisjes”, - tha Beqja.

SELIA E PS MULTIFUNKSIONALE

Tërheqëse në aplikimin për punësim

P

ërveçse një zyrë e Kryeministrit të zgjedhur tashmë selia e PS-së prej ditësh është kthyer dhe në një zyrë punësimi. Një numër jo i vogël njerëzish hyjnë e dalin në selinë e Partisë Socialiste, ku me CV në duar të dukshme këto e ku dhe të kamufluara. Veç eksponentëve të lartë të partisë, të cilët pas përfundimit të zgjedhjeve i gjen më të shumtë në ambientet e partisë, lëvizjet lidhen kryesisht me militantë të thjeshtë, që tashmë janë në pritje të shpërblimit nga ana e kampit socialist, të cilin e mbështetën me votë më 23 qershor. Apeli i kryesocialistit Rama përmes një shkrimi të gjatë në rrjetin social “Facebook” për të aplikuar për vende pune në funksion të krijimit të një databaze për burimet njerëzore, që do të duhen për administratën e nesërme, ka ngjallur jo pak interes. Megjithëse aplikimi i sugjeruar nga lideri i Partisë Socialiste duhet të kryhet online përmes një faqeje të posaçme të hapur në uebin zyrtar të kësaj force politike, fituese e parlamentareve të 23 qershorit, jo të gjithë i besojnë internetit. Pranë recepsionit gjatë këtyre ditëve ka pasur jo pak fluks të dorëzimit të kurrikulumeve dorazi nga njerëz të interesuar për një vend pune. Kjo nismë e Partisë Socialiste ende pa marr në dorë drejtimin e pushtetit është komentuar jo pak. Analistë të ndryshëm e quajnë këtë iniciativë si shkelje të ligjit për administratën publike dhe amatoreske e populiste, që nuk sjell asgjë e që mund të fshehë punësimet e reja klienteliste, nepotike e partiake.

Kuvendi i ri do të mblidhet më datën 9 shtator, pasi këtë ditë ka përcaktuar kushtetuta e vendit. Pavarësisht se pas përfundimit të procesit zgjedhor në vend dhe me publikimin e rezultatit se koalicioni i majtë ka fituar, qeveria “Berisha” do të vijojë punën e saj deri më datën 9 shtator. Konkretisht Kushtetuta parashikon se një mandat Kuvendi përfundon pasi të jenë plotësuar katër vjet që nga dita kur ai është mbledhur për herë të parë. Rrjedhimisht kjo përkon me datën 7 shtator, pasi në këtë ditë të vitit 2009 është mbledhur seanca e parë e Kuvendit, ku është bërë zgjedhja e Kryetarit të legjislativit si dhe është bërë votimi i qeverisë. Por ky vit kalendarik ka bërë që data 7 shtator të përkojë me ditë pushimi zyrtar, pasi është ditë e shtunë dhe në këtë mënyrë mbledhja e parlamentit të ri do të shtyhet dy ditë. Kësisoj, kabineti “Berisha” do të vijojë punën e tij deri në datën e përcaktuar me Kushtetutë dhe më pas do të bëhet mocioni i qeverisë së majtë.

AKUZA E BERISHËS

Auditi ndërkombëtar. “Rama nuk njeh realitetin” Duke iu kundërpërgjigjur publikisht kërkesës së Edi Ramës për një audit ndërkombëtar për financat publike Kryeministri Berisha hodhi poshtë pretendimet e kryesocialistit, duke shtuar se kjo vjen si pasojë e mosnjohjes së realitetit. Berisha tha se FMN-ja, BB-ja dhe KE-ja bëjnë analizë të shkëlqyer jo vetëm të ekonomisë shqiptare, por dhe asaj botërore. “Kanë disa pretendime që vijnë nga mosnjohja totale e realitetit, siç është ideja e një auditi ndërkombëtar. Zotërinjtë duhet të dinë se auditi ndërkombëtar është on-line, i përbishtëm, i përjavshëm, i përmuajshëm. “Moody” e renditi Shqipërinë në të njëjtin pozicion. Shqipëria ka KLSH që kontrollon, përdorimi në buxhet në të gjithë territorin e vendin. E ftoj të marrë 5 kompani auditi ndërkombëtar që është konstant, është FMNja, BB-ja dhe KE-ja që ndjekin me interesin me maksimal çdo zhvillim të vendit. Dosja ekonomike e vendeve me të zhvilluara të botës jo vetëm e Shqipërisë është në analizë të vijueshme nga institucionet ndërkombëtare, me qëllimin më të mirë që të parandalohen përkeqësimet dhe të ndihmohen qeveri të dhe vendet për të dalë nga kriza”, - theksoi Berisha. Këto pohime Kryeministri në detyrë i bëri gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë.

MBLEDHJA E QEVERISË, KUNDËRPËRGJIGJET E KRYEMINISTRIT NDAJ SË MAJTËS

“Po e lë vendin me një ekonomi të sigurt” Berisha redukton shpenzimet, vendimi në fuqi pas 15 korrikut Duke iu përgjigjur akuzave të pasardhësit të tij socialist, Kryeministri në detyrë, Sali Berisha, theksoi se ai po i dorëzon një vend me stabilitet ekonomik, duke akuzuar mazhorancën re po shfaq shenja revanshi dhe epshi për pushtet. Berisha këmbënguli se qeveria e tij deri ditën e saj të fundit do të kryejë funksionet që i përcakton Kushtetuta, duke mos pranuar propozimin e kundërshtarit të tij politik Edi Rama për qeveri kujdestare. “Stabiliteti ekonomike që i dorëzojmë mazhorancës së re, që po shfaq shenja revanshi të papranueshëm, që janë dëshmi e një epshi për pushtet të papërmbajtur, pasi do t’i diktojë qeverisë në detyrë rregullat që janë të shkruara në kushtetutën e Bangladeshit, por ato për të krijuar qeverinë

teknike, ato e kanë të shkruar se 3 muaj para zgjedhjeve qeveria dorëzon pushtetin dhe detyrën e merr kryetari i Gjykatës së Kushtetuese, por në Europë ekzekutivit i njihen kompetenca të plota gjer ditën e instalimit të qeverisë dhe mazhorancës tjetër”, - u shpreh Berisha. Në

mbledhjen e djeshme të qeverisë Berisha miratoi një vendim që kufizonte shpenzimet buxhetore pas datës 15 korrik, duke ulur në këtë mënyrë në minimum shpenzimet publike për administratën, masë kjo që do të ketë ndikim më shumë te qeverisja socialiste. “Reduktohet 30

për qind masa e mbulimit të shërbimit të telefonisë celulare për çdo përfitues nga vendimi nr. 864, datë 23.07.2010 i Këshillit të Ministrave, fondet e papërdorura për pagesën e telefonisë fikse për periudhën e mbetur reduktohen në masën 50 për qind në të gjitha njësitë e qeverisjes së përgjithshme nëpërmjet përgjysmimit të limeteve mujore për çdo përdorues. Shpenzimet për udhëtim e dieta jashtë vendit për njësitë e qeverisjes së përgjithshme reduktohen, duke lejuar financimin me fonde buxhetore vetëm të udhëtimeve të rëndësisë së veçantë, për aktivitete që përfshijnë titullarët e institucioneve qendrore, ku pjesëmarrës mund të jenë ata vetë apo të deleguarit e tyre”, - përcaktohet në vendim.


POLITIKË • E enjte 11 korrik 2013

»

03

DORËZIMI I CV-ve, KREU I PS SQARON NISMËN E ANONÇUAR PREJ TIJ

Shënim për kritikët e aplikimeve on-line “Ky s’është as fillimi i Shqipërisë së re, për të cilin jemi votuar”

N

e nuk po mbledhim CV për të ndarë vende pune, po për ta bërë reale e transparente marrëdhënien mes çdo individi të gatshëm për të kontribuar në sektorin publik dhe institucionet në kërkim të njerëzve të duhur”, - ky ishte qëndrimi i kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama në përgjigje të kritikëve për aplikimet on-line. Me një shkrim të ardhur me një titull të tillë në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” kryecocialiti Rama sqaroi nismën e anonçuar prej tij po në këtë rrjet social, duke synuar kështu të hedhë poshtë të gjitha pretendimet për praktika antishtet. “Disa po thonë publikisht se apeli im për të aplikuar on-line cilido që dëshiron të provohet për skuadrën e re për Shqipërinë qenka prodhim i kulturës antishtet. Marrja në punë prej shtetit paska procedura që lidhen me vende bosh e me konkurse e me afate dhe jo me partinë. Por s’e kanë lexuar, ose s’e kanë kuptuar atë që kanë lexuar në apelin tim publik si kryeministër i zgjedhur. Jo si kryetar partie”, - shkruante Rama në këtë reagim të tij. Madje, në këtë kontekst kreu i PS-së i mëshoi me forcë faktit se kjo parti nuk po mbledh CV për të ndarë vende pune. Njëkohësisht kjo nismë, sipas tij, ka dhe një tjetër synim: evidentimin e të gjitha burimeve njerëzore që posedon vendi ynë. “Sapo kemi hedhur me këtë nismë edhe farën e krijimit të një baze të dhënash për burimet njerëzore të këtij vendi, të cilën dalëngadalë do ta kthejmë në një institucion të mirëfilltë, ku shteti ynë do të ketë të regjistruar kapitalin e kualifikuar njerëzor të Shqipërisë, brenda ose jashtë”, - theksoi Rama. Por sipas tij, kjo e fundit është një temë më vete, pasi aktualisht fokusi është në drejtim tjetër. “Ndërsa për momentin fakti është se të gjithë ata që po aplikojnë do të njoftohen individualisht për çdo konkurs të hapur në sferën që lidhet me profesionin dhe eksperiencën e tyre. Në këtë mënyrë do të këputim lidhjet e shkurtra të konkurseve farsë që janë zhvilluar tërë këto vite. Dhe nga ana tjetër do të kemi një instrument të ri monitorimi për trajtimin e burimeve njerëzore në procesin e organizimit e të zhvillimit të konkurseve. Besoj se e kam sqaruar po ashtu në letër se kjo bazë të dhënash do t’i shërbejë pak më vonë edhe sektorit privat për të kërkuar njerëzit e duhur për vende të reja pune dhe do t’u japë po ashtu mundësi aplikantëve të kenë dijeni për çdo mundësi të re për punë. Kaq e thjeshtë është, mos u shqetësoni, kritikë të dashur, se ky nuk është as fillimi akoma i Shqipërisë së re, që kemi marrë mandatin për të ndërtuar”, - ishte përgjigjja e Ramës për kritiket e nismës së tij.

Mandatet te Kolegji

Celibashi: Ristrukturimi i KQZ është kapërcyer

OLLDASHI VIJON TURIN E TAKIMEVE ELEKTORALE

“Duhet një mekanizëm karriere brenda strukturave të PD-së” “Partia Demokratike duhet të nxisë karrierën brenda jetës së saj politike për të shmangur demotivimin e aktivistëve të saj”, - deklaroi sot në Koplik Sokol Olldashi gjatë fushatës për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike. Në bashkëbisedim me strukturat e partisë në Malësinë e Madhe Olldashi theksoi rëndësinë e ndërtimit të një baze të dhënash për kontributet e militantëve partiakë. “Ne kemi nevojë që strukturën e PD-së ta zhdërvjelltësojmë. Tashmë jemi në opozitë, nuk kemi më strukturë partie dhe strukturë administrate, kemi vetëm strukturat partiake të PD-së. Dhe çdo lëvizje jona, çdo energji jona duhet të përqendrohet vetëm në strukturën e PD-së. Por

kjo strukturë ka nevojë për disa përmirësime, dhe përmirësimi bazë i saj ka të bëjë me inventarin e potencialit njerëzor”, - u shpreh Olldashi. Më tej ai tha: “Ne kemi nevojë që këtë palcë ta njohim emër për emër dhe ditë për ditë aktiviteti, sepse vetëm në këtë mënyrë mundemi të jemi të drejtë, të dimë cilët anëtarë kemi, çfarë kanë prodhuar dhe si u jemi përgjigjur ne atyre.” Ndërkohë në një takim me anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike në Vaun e Dejës Sokol Olldashi deklaroi se me një përmirësim solid të strukturave të partisë dhe një aksion të fortë opozitar Partia Demokratike do të kthehet forcë e parë politike në vend në përballjen e parë elektorale.

BASHA: MAZHORACA E RE DO TË PËRBALLET ME AKSIONIN OPOZITAR

Berisha: Administrata të vazhdojë punën Në mbledhjen e djeshme të qeverisë Kryeministri ftoi administratën të vazhdojë me vendosmëri zbatimin e të gjithë programit të qeverisë deri ditën e formimit të qeverisë së re. “Ftoj administratën të vijojë me vendosmëri zbatimin e të gjithë programit gjer ditën e formimit të qeverisë së re. Kushtetuta e ka të qartë kur mbaron mandati i mazhorancës që ikën dhe kur fillon mandati i qeverisë se re, ashtu dhe për kryeministrat. Ky është debat shterpë, që ka në bazë revanshin dhe epshin për pushtet. Asnjë të mos japë dorëheqjen, asnjë nuk është i tepërt këtu përveç një grupi këshilltarësh politik, të tjerët janë në funksion të zbatimit të qeverisjes së vendit. Administrata që vjen ka të drejtat e saj të marrë qëndrimet e saj”, - tha Berisha.

Zyra për mbrojtjen e administratës Kandidati për kryetar i PD-së vijon fushatën Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka prezantuar platformën e tij para demokratëve të Peshkopisë, Burrelit dhe Bulqizës, ku gjatë fjalës së tij ka vënë theksin te krijimi i një fronti opozitar për të mbrojtur nëpunësit e administratës publike. Basha është shprehur i vendosur në aksionin politik të PD-së për t’u përballur me pushimet kolektive nga puna që paralajmëron Edi Rama me hapjen e konkurseve për të punësuar militantët e mazhorancës së re. Në projektin e paraqitur nga Basha Partia Demokratike do të hapë zyra në çdo degë të saj për të mbrojtur ligjërisht çdo abuzim me punonjësit e administratës. “Ne jemi Shqipëria e ëndrrave europiane dhe në çdo hap tonin e faktuam këtë. Ata janë Shqipëria e pazareve, trillimeve, e mashtrimeve. Vetëgjykojnë në masë administratën, kërcënojnë me pushime masive dhe hapin konkurse on-line për të punësuar militantët e tyre. Ky është mentalitet neobllokmeni dhe ne do t’i gjendemi përballë që në orën e parë”, - u shpreh Basha. Kryebashkiaku i ka konsideruar tërësisht të papranueshme kërcënimet ndaj përfaqësuesit

të PD-së në KQZ Njazi Kosovrasti. Ai bëri thirrje të hiqet dorë nga kërcënimet dhe se autorët do të përballen me pasojat. “Këta njerëz, që njohin vetëm gjuhën e krimit dhe praktikat e krimit, duhet të dinë se nuk na kanë trembur në kohën tonë më të vështirë, nuk na trembin as sot, ndaj u bëj thirrje t’i thërrasin mendjes dhe të heqin dorë nga kërcënimet ndaj përfaqësuesve tanë, përndryshe do të përballen me fuqinë e reagimit të çdo mendjeje dhe zemre demokrate”, - tha Basha. Në themel të lidhjes së tij me PD-në Basha ka vlerësuar kurorëzimin me sukses të çdo përgjegjësie që i është ngarkuar ndër vite. “Unë vij sot para jush me një lidhje të fortë me bazën demokrate, lidhjen e përmbushjes së çdo detyre që ju më keni ngarkuar. Më ngarkuat një nga zonat e vështira elektorale më 2005-n dhe e fitova. Më ngarkuat qarkun e Elbasanit, nga ku vinim me dy mandate. Arrita të kthehem në Tiranë me rezultatin historik dhe të paparë më parë me 7 mandate prej Elbasanit dhe më 2011-n më ngarkuat përballjen direket me kryesocialistin, të cilin e munda dhe e nxora në opozitë”, - u shpreh Basha.

Konfigurimi aktual i komisionit Qendror Zgjedhor do të sjellë precedentin e parë për proceset zgjedhore, duke ia deleguar kompetencat Kolegjit Zgejdhor për certifikimin i zgjedhjeve të 23 qershorit. Tashmë kur jemi në fund të fazës përmbyllëse të këtij procesi kjo bëhet dhe më e qartë. Nëse deri dje ishte në kuadër deklaratash sot vjen dhe më zyrtarisht, në kohën kur KQZ po përmbyll të gjitha tabelat përfundimtare të rezultateve në qarqe. Në këtë mënyrë, edhe pse Kodi Zgjedhor përcakton Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si institucion fuqiplotë për shpalljen e rezultatit. Ish-kreu i këtij institucioni, Ilirjan Celibashi, argumenton dy arsyet që e kthejnë Kolegjin në instancën e fundit që do të bëjë ndarjen e mandateve të deputetëve. Madje, si për të qartësuar më tej këtë qëndrim ish-kreu i KQZ-së, tashmë deputet i zgjedhur në siglën e PS, Celibashi ofron dhe një tjetër skenar. “KQZ mund të ishte i plotë në pikëpamjen numerike, pra mund të ishte e përbërë prej 7 antëtarësh, por duke qenë se për disa vendimmarrje të cilat lidhen me miratimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, kërkohet shumica e cilësuar, minimumi i 5 anëtarëve dhe duke qenë se kjo shumicë mundet të mungonte atëherë edhe në këtë rast do duhet të ishim në procesin e adresimit të kërkesës për certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve te Kolegji Zgjedhor”, vuri në dukje Celibashi, ku sipas tij, tashmë nuk ka më kohë për ristrukturimin e KQZ. “Mendoj se tani kjo çështje për mirë apo për keq është e kapërcyer”, nënvizoi Celibashi, lidhur me një çështje të tillë. Gjithashtu, në gjykimin e Celibashit, formati aktual i institucionit qendror të zgjedhjeve në vend, i cili funksionon vetëm me katër anëtarët e mazhorancës solli një impakt jo pozitiv te standardi i zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit.


04

« POLITIKË

E enjte 11 korrik 2013 •

KQZ, E MAJTA HUMBET MAZHORANCËN ABSOLUTE

Qarku i Lezhës, PD merr një mandat më shumë në KQZ Ervin Koçi

K

omisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje ndryshimin e mandateve për qarkun e Lezhës, ku Partia Demokratike tani ka 4 mandate, ndërsa PS-ja dhe LSI-ja 3 mandate. Ky vendim i KQZsë erdhi pas ankesës së bërë nga përfaqësuesi ligjor i PDsë Njazi Kosovrasi, i cili dy ditë më parë akuzoi të majtën se kanë blerë komisionerët e demokratëve në këtë qark dhe kanë manipuluar dokumentacionin zgjedhor. Për marrjen e këtij vendimi KQZ-ja u desh të shtynte mbledhjen disa herë, pasi administrata e institucionit kishte nevojë për shqyrtimin e materialeve. Mbledhja Që në fillim të mbledhjes situata u tensionua, pasi kryetarja e KQZ-së, Lefterie Lleshi, kishte porositur përfaqësuesit ligjorë të partive që të sillnin kopjet origjinale të procesverbaleve të numërimit të votave, në mënyrë që të bëhej verifikimi i tyre. Ajo i kërkoi përfaqësuesit të LSI-së dhe të PS-së që të paraqitnin procesverbalet, por ata nuk i kishin me vete dhe vijuan me argumentin se dokumentacionin do ta paraqitnin në Kolegjin Zgjedhor, nëse do të bëhej ndonjë ankimim nga ana e PD-së në këtë institucion. Por përfaqësuesi i PD-së, Njazi Kosovrasti, bëri publik për administratën e KQZ-së katër kopje origjinale të procesverbalit të numërimit të votave në ZAZnë 13 të qarkut të Lezhës, ku binte në sy mospërputhja e shifrave të paraqitura në mbledhjen e para dy ditëve. Si zgjidhje të problemet kryetarja kërkoi që administrata e institucionit të bënte një akordim të numrit të votave në 10 qendrat e votimit ku kishte ankesa nga PD-ja nëpërmjet sistemit elektronik të KQZ-së. Pasi u krye kjo procedurë, koalicioni i djathtë rezultoi se ishte 39 vota para koalicionit të majtë dhe në këtë mënyrë mori një mandat deputeti më shumë nga ç’ishte bërë publike më parë. Në këtë mënyrë, Arben Ndoka, kandidati i PS-së, i cili ishte i renditur i treti në listë, nuk do të jetë deputet i Kuvendit, pasi sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ky mandat i përket Partisë Demokratike. Ky vendim i KQZ-së nuk kaloi pa reagimin e përfaqësuesve të PS-së dhe LSI-së, të cilët e konsideruan këtë veprim jo të drejtë. Përfaqësuesi ligjor i LSI-së, Ilirian Muho, dhe ai i PSsë, Genci Gjonçaj, e vlerësuan veprim tërësisht të paligjshëm, pasi më parë duhet të miratohej tabela përfundimtare dhe rillogaritja të vinte gjatë procesit të ankimit. “Jeni në shkelje të ligjit, nëse përdorni këtë mënyrë”, - u shpreh për-

Debatet në KQZ GJONÇAJ - Na vunë në dispozicion tabelat sipas procedurës së përcaktuar nga ju. Dua të them se kjo që sapo prezantuat dhe do ta vendosni në vendimmarrje bën të mundur lëvizjen e një mandati nga një koalicion në tjetrin. Dua të them se ky veprim në këtë formë nuk bazohet në Kodin Zgjedhor, është një procedurë që nuk përcaktohet në nenet e Kodit Zgjedhor. KOSOVRASTI - E vlerësoj aktin që kemi para. 10 tabela rezultatesh të ardhura në KQZ nuk ishin tabela origjinale, madje as tabela rezultatesh nuk ishin, kështu vlerësoj vendimin që po merrni dhe që i drejtoheni sistemin elektronik. Sot kemi një rezultat që është i vërteti për këtë zonë zgjedhore. MUHO - Lidhur me materialin e shpërndarë së fundi komenti im ka të bëjë me atë çka u tha nga parafolësi. Në shpjegimet e bëra nga ai tha se në momentin e përpilimit të tabelës së numërimit printohej dhe sillej në KQZ. Pyetja ime ka të bëjë me faktin se gjatë gjithë ditëve që zhvillohej procesi i numërimit në qarkun e Lezhës sistemi i të dhënave në KQZ pasqyronte një rezultat që mandatet ndaheshin 4 me 3, ndërsa sot ku ka përfunduar procesi i votave? I referoheni sistemit dhe rezultati shkon të favor të koalicionit të djathtë. LLESHI – Për 248 qendrat e votimit jemi mbështetu në tabelat origjinale, ndërsa 10 që nuk kemi tabela origjinale nuk kanë lëvizje votash. MUHO - Ju pretendoni se janë përcjellë tabelat origjinale? Ajo që konstatojmë është se sistemi i të dhënave tuaja gjatë ditëve të numërimit ka dhënë rezultate 4 me 3 për të majtën. LLESHI - Kemi mosrakordim me 248 qendra votimi. Dhjetë qendra votimi që nuk ka tabela origjinale nuk i kemi prekur. Keni mundësinë të bëni kontrollin. KQZ-ja do të miratojë tabelën përmbledhëse për zonën e qarkut të Lezhës me shifrat e korrigjuara mbështetur në 248 qendra votimi dhe për 10 qendra votimi mbi bazën e të dhënave elektronike. GJONÇAJ - Zbardhini vendimin në kohë.

Rezultati i Lezhës, çështja drejt Kolegjit Zgjedhor Pas marrjes së vendimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për miratimin e tabelave përfundimtare për qarkun e Lezhës, Partia Socialiste do të ankimojë çështjen në Kolegjin Zgjedhor, pasi sipas saj është bërë një shkelje flagrante e Kodit Zgjedhor duke ndryshuar numrin e mandateve në këtë qark. Sipas PS-së, e majta ka fituar 4 mandate deputetësh ndërsa e djathta 3. Që çështja të shkojë për ankim në Kolegjin Zgjedhor, më parë duhet të kalojë për miratim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ky vendim ka një afat të caktuar në Kod se kur mund të bëhet animi, 48 orë pasi të merret vendimi në KQZ. Pra, në fillim të javës tjetër KQZ-ja do të ketë për shqyrtim ankesën e bërë nga PS-ja. Pasi të miratohet kërkesa e PS-së, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do të mund të marrë dot vendim, pasi ka një mungesë kuorumi dhe si pasojë çështja do të kalojë për shqyrtim në Kolegj. Ky do të jetë institucioni që do të marr vendimin e fundit për ndarjen e mandateve në qarkun e Lezhës. Veç këtij qarku e majta ka depozituar në KQZ edhe ankimin e rezultatit të qarkut të Kukësit. Konkretisht LSI-ja ka depozituar këtë kërkesë, pasi sipas saj është bërë një abuzim me 15 qendrat e fundit të numërimit të votave, ku pretendon se i është mohuar një mandat deputeti. Edhe kjo çështje do të ndjekë të njëjtin rrugëtim si ankimi i rezultatit të qarkut të Lezhës, pasi KQZ-ja nuk mund të marrë dot vendim për mungesë kuorumi.

faqësuesi ligjor i LSI-së, Ilirian Muho. “Zonja kryetare, të mos bëjmë teatër, ne do t’i sjellim kopjet, por na lini të flasim për çështje jashtë rendit të ditës”, - tha përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genci Gjonçaj. Pasojat Me ndryshimin e bërë në raportin e mandateve në qarkun e Lezhës ndodhi edhe ndryshimi i hartës elektorale në vend. Deri ani janë vetëm dy qarqe ku e

djathta ka dalë në epërsi ndaj së majtës, Kukësi dhe Lezha, pasi në pjesën tjetër të qarqeve është vënë re një avantazh i së majtës. Ndryshimi i raporteve të mandateve ka edhe pasoja disi më të rënda për sa i përket numrit të mandateve tek e majta. Kjo pasi koalicioni i majtë nuk ka më mazhorancën absolute në Kuvend, pasi ajo zotëron tani 83 vota, një më pak nga sa duhet për të miratuar ligje me tri të pestat.

Liria dhe leximi i vullnetit të popullit Nga ALEKSANDËR ARVIZU* y është viti ynë i tretë në këtë vendndodhje të mrekulK lueshme në zemër të Tiranës. Vlerësimi im i sinqertë i drejtohet Galerisë Kombëtare të Arteve për bujarinë

dhe konsideratën tuaj. Falënderimet e mia u drejtohen gjithashtu shumë të tjerëve. Duke rrezikuar që të harroj ndonjë, një përshëndetje e veçantë mirënjohjeje i drejtohet kryebashkiakut Basha dhe Bashkisë së Tiranës, Policisë së Shtetit Shqiptar, jo vetëm për sot, por për shërbimin tuaj të mbrojtjes gjatë gjithë vitit; dhe hotelit “Sheraton”, furnizuesit kryesor me ushqime për veprimtarinë e këtij viti. Dëshiroj gjithashtu të falënderoj sponsorët tanë. Pa bujarinë e tyre ky aktivitet nuk do të ishte mundësuar. Ata janë renditur në programin tuaj. Kur t’i takoni, ju lutem falënderojini nga ana ime për ndihmën e tyre në këtë aktivitet. Faleminderit Vikena Kamenicës dhe Keli Bandit, që do të na zbavitin gjatë mbrëmjes. Ata do të luajnë një përzgjedhje të muzikës së preferuar amerikane, që shpresojmë se do t’ju pëlqejë. I jam mirënjohës Rosela Gjylbegut, e cila pranoi kërkesën time për të interpretuar dy himnet kombëtare këtë mbrëmje. Ajo është një mike e dashur dhe besnike. Faleminderit! Në fund vlerësimi im i thellë i drejtohet personelit të ambasadës së Shteteve të Bashkuara, amerikanëve dhe shqiptarëve, përkushtimi i të cilëve shpaloset përmes planifikimit të hollësishëm, përgatitjes dhe kryerjes së këtij aktiviteti. Faleminderit! Një falënderim i posaçëm për Nexhin, Lirën dhe Fredin! Disa muaj më parë – pak më shumë se shtatë, në fakt – shumë prej nesh u mblodhën së bashku mëngjesin e 28 nëntorit në margaritarin e bregdetit, Vlorën. Të gjithë ne – shqiptarët mes jush, sigurisht, por edhe joshqiptarët mes nesh – shkëlqenin nga krenaria dhe gëzimi i përkujtimit të lavdishëm të vitit të 100-të të pavarësisë së Shqipërisë. Ky mund të mos jetë viti i njëqindvjetorit tonë, por çdo festim i Ditës së Pavarësisë është i rëndësishëm dhe secili mbush çdo amerikan me patriotizëm dhe krenari. Sekretari ynë i Shtetit, z. Xhon Kerri, kishte këtë për të thënë rishtazi: “Katër Korriku është një ditë që amerikanët të përsiaten mbi themelimin e vendit tonë 237 vjet më parë. Ndërkohë Deklarata jonë e Pavarësisë është një ndër dokumentet më amerikane, e ndërsa ne me krenari e bashkëshoqërojmë veten me premtimet për barazi, jetë, liri dhe kërkimin e lumturisë, në të vërtetë këto ideale nuk janë veçmas amerikane. Këto të drejta në fakt i përkasin kujtdo në tokë. Këto janë vlerat që të gjithë bashkëndajmë dhe ato përfaqësojnë aspiratat e popujve mbarë të botës.” Vetëm mbi dy javë më parë dhjetëra mijëra shqiptarë shkuan në votime për të hedhur votën e tyre për udhëheqësit e tyre të zgjedhur. Mos u gaboni: kjo ishte një zgjedhje përcaktuese, lehtësisht më domethënësja e historisë politike moderne të Shqipërisë. Po pse? Sinjali i qartë kumbues dhe mesazhi i pagabueshëm nga populli shqiptar ishte ky fakt i thjeshtë: ata janë përgatitur të marrin përgjegjësinë për drejtimin e ardhshëm të vendit të tyre, dhe janë ata që do ta vendosin. Ata e kanë bërë të qartë bindjen e tyre se e ardhmja e Shqipërisë i përket një pjesë integrale Europës. Dhe kjo rrugë integrimi do të ndodhë shumë më shpejt përmes përfshirjes dhe jo përçarjes. Cilido politikan apo parti politike që zgjedh ta shpërfillë këtë fakt bazë e bën këtë duke e rrezikuar veten. Presidenti Obama ka thënë: “Ndryshimi nuk vjen nëse presim për një tjetër person ose për një tjetër kohë. Ne jemi ata për të cilët kemi qenë në pritje. Ne jemi ndryshimi që kërkojmë.” Do të jetë nder për mua të ndjek personalisht mbledhjen e Kuvendit të ri kur të thirret në fillim të shtatorit. Më lejoni ta mbyll fjalimin tim në këtë mbrëmje me një citim nga presidenti më të famshëm ndër të gjithë për popullin shqiptar, z. Udrou Uillson. Ai e shprehu këtë më 4 korrik 1914, nëntëdhjetë e nëntë vite më parë, duke iu referuar Deklaratës origjinale të Pavarësisë: Ai tha: “Liria nuk përbëhet, bashkëqytetarët e mi, thjesht nga deklaratat e përgjithshme mbi të drejtat e njeriut. Ajo përbëhet prej përkthimit të atyre deklaratave në veprime të qarta. Detyra të cilën duhet t’i ngarkojmë vazhdimisht vetes është detyra e të vërtetuarit se jemi të denjë për ata burra që e hartuan këtë deklaratë të madhe dhe të dimë se çfarë do të kishin bërë ata në rrethanat tona.” Jemi bekuar të kemi motin më të mrekullueshëm të mundshëm. Zoti ju bekoftë të gjithëve ju! Zoti i bekoftë Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Ju faleminderit shumë! *Fjalimi i Ambasadorit të SHBA Aleksandër A. Arvizu në ceremoninë përvjetorit të 237-të të 4 Korrikut


EKONOMI • E enjte 11 korrik 2013

»

05

AFRO 70% E KREDISË SHKOI PËR FINANCIMIN E NEVOJAVE AFATSHKURTRA

Kredia e re, 27 për qind më pak për biznesin Vetëm 30% e huasë për investime të reja në pajisje Kredia e re gjatë muajit maj ka dhënë shenja të lehta përmirësimi. Megjithatë, për biznesin situata nuk duket aspak pozitive. Sipas statistikave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, për herë të parë gjatë këtij viti sasia e kredisë së re në maj ka qenë më e lartë kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Kështu, në majin e këtij viti u dhanë 25.2 miliardë lekë kredi, nga 24.3 miliardë lekë që ishte kreditimi në majin e vitit 2012. Sasia e kredisë së re në pesë muajt e parë të këtij viti është 83 miliardë lekë, me një rënie prej mbi 21% ndaj të njëjtës periudhë të vitit 2012. Tkurrja e kreditimit është përcaktuar kryesisht nga kreditimi i pakët i biznesit, ndërsa

segmenti i individëve ka regjistruar rritje. Kredia e re për bizneset në pesëmujorin e këtij viti ka rënë me 27% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2012. Pothuajse të gjithë sektorët ekonomikë me peshë në kreditim kanë pësuar rënie, me përjashtim vetëm të sektorit të energjisë elektrike dhe atij të hoteleve e restoranteve. Afro 70% e kredisë së re të biznesit ka shkuar për financimin e nevojave afatshkurtra për likuiditet dhe vetëm 30% për investime të reja në pajisje dhe prona. Kredia e re për individë ishte 16.2 miliardë lekë, me një rritje prej 21% ndaj të njëjtës periudhë të një viti më parë. Edhe sipas Bankës së Shqipërisë, kërkesa e ulët e

RIPLANIFIKIMI I TERRITORIT, NXIT ZHVILLIMIN E TURIZIMIT

Komision teknik afër pushtetit vendor, ja zonat që zhvillohen N gritja e strukturave këshilluese për planifikimin e territorit pranë njësive të qeverisjes vendore do të ndikojë shumë në zhvillimin e turizmit. Ekspertë të turizmit, shprehen se ideja e ngritjes së një autoriteti për planifikimin e territorit, propozuar më herët edhe nga Banka Botërore, do t’i jepte fund zhvillimeve spontane të territorit, çka do të kishte një ndikim direkt edhe në zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm. Strukturat Përfshirja në strukturat e qeverisjes vendore të një komisioni teknik për planifikimin e territorit do të ndikojë në zhvillimin e këtyre zonave. Por nga ana tjetër, theksohet se miratimi i ndryshimeve më të fundit të ligjit për planifikimin e territorit vë në dukje një fakt shumë të rëndësishëm, i cili parashikon që ndërtimi të disiplinohet me ashpërsimin e penaliteteve ndaj atyre që shkelin ligjin e urbanistikës. Pushteti vendor do të ketë më tepër përgjegjësi për të parandaluar fenomenin e ndërtimeve në kundërshtim me ligjin, ndërsa gjobat për ata që do të ndërtojnë pa leje do të jenë më të rënda. Sipas ligjit, gjobat do të vijojnë në mënyrë progresive në varësi të investimit të objektit. Do të aplikohet gjobë 10% e vlerës së objektit për investime 5 milionë lekë, 20% për investime nga 5-10 milionë lekë dhe 30% për investime mbi 10 milionë lekë. Përgjegjësia Pas miratimit të planeve të përgjithshme, ndryshimet do të mund të bëhen nga vetë vendorët nën monitorimin e Këshillit Teknik pranë çdo njësie të pushtetit vendor. Tashmë jo pak njësi vendore i kanë përfunduar planifikimet

sektorit privat është pasqyruar në ecurinë e plogësht të kredisë. Kredia për ekonominë u ngadalësua më tej në muajin prill, duke shënuar një normë vjetore rritjeje prej vetëm 0.9%. Krahas kërkesës së ulët, dobësimi i kreditimit pasqyron edhe rritjen e kujdesit të bankave në kredidhënie, të materializuar në kushte krahasimisht të shtrënguara të kreditimit. Ky fenomen ka një përhapje rajonale dhe diktohet në një masë të madhe nga zhvillimet në tregjet financiare të Eurozonës. Megjithatë, tipari kryesor i zhvillimeve në tregjet financiare ka qenë ecuria rënëse e normave të interesit gjatë muajve të fundit, si rezultat i sinjaleve lehtësuese të politikës monetare.

Falë rritjes së konkurrencës efektive

AKEP: Janë mbi 200 mijë numra të mbartur të telefonisë Sasia e numrave të mbartur ka arritur në një shifër prej rreth 200 000 në total, nga ku rreth 1 mijë numra të bartur i përkasin shërbimit të telefonisë fikse. Rritja e konkurrencës efektive ka bërë që në treg të vazhdojë të hidhen oferta dhe plane tarifore të reja me përfitim për konsumatorin. Përdoruesit vazhdojnë të tregohen aktiv duke zgjedhur rrjetin dhe planet tarifore nga të cilat përfitojnë dhe që u përshtaten më mirë kërkesave personale.Vlen për të theksuar se numri i përdoruesve, të cilët kanë përfituar nga planet tarifore të reja është disa herë më i madh se numri i bartjeve. Bartja e parë e numrit në telefoninë fikse është realizuar më 5 shtator 2012. Në vitin 2012 u shënua rënie e shifrave të telefonisë fikse. Në fund të vitit, baza e abonentëve u pakësua me rreth 27 mijë vetë. Sipas të dhënave të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, gjithsej telefonia fikse kishte 312 mijë abonentë, 8% më pak krahasuar me vitin 2011. Rënia ka ardhur kryesisht për shkak të reduktimit të numrit të pajtimtarëve të Albtelecom me 29 mijë vetë, ndërsa numri i abonentëve të operatorëve alternativë ka pasur një rënie mjaft të lehtë. Tendenca në ulje e numrit të pajtimtarëve të telefonisë fikse po ndjek në fakt atë të vendeve të Bashkimit Evropian. Por, norma e penetrimit të telefonisë fikse në Shqipëri, 11%, vahdon të jetë shumë e ulët krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, që kanë një mesatare penetrimi prej 40%.

Vendimi për formulën e re të taksimit DETAJIMI

PRONËSIA

Instrumenti i detajuar vendor trajtohet si detajim i instrumentit të përgjithshëm vendor. Ky instrument është më teknik dhe zbërthen në terma më teknikë strategjitë e miratuara në instrumentin e përgjithshëm vendor. Për miratimin e tij krijohet një këshill teknik dhe i rekomandon kryetarit të bashkisë miratimin ose jo të tij, por kryetari merr vendimin.

e territorit, të tjera janë në përfundim e sipër dhe shumica janë duke organizuar punën për këtë dokument të rëndësishëm, sidomos në qendrat urbane. Rritja e përgjegjësisë së autoriteteve vendore në procesin e hartimit dhe të miratimit të planeve urbane, rritja e autoritetit të pushtetit vendor gjatë procesit të administrimit, planifikimit dhe të miratimit të këtyre planeve, si dhe hartimi i rregullave që krijojnë shanse të barabarta për zhvillimin e pronës janë elementët kryesorë të ndryshimeve ligjore.

Secili truall i përcaktuar për përdorim publik, si lulishte apo shkolla, do ta ketë të përcaktuar në instrumentin e detajuar vendor kompensimin gjatë ndërtimit. Incidenca e trojeve, në zhvillimin e secilës parcelë, do të duhet të jetë proporcionalisht e barabartë, në mënyrë që të gjitha zhvillimet në zonë të kenë të njëjtën “ngarkesë” të shesheve me destinacion publik.

Ndryshimet Planet e përgjithshme vendore do të ngelen ashtu siç i ka ligji aktual, pra do të hartohen dhe paraqiten nëpërmjet procedurës aktuale në KKT për miratim, ndërsa, për sa i takon hartimit dhe miratimit të planeve të detajuara vendore është menduar të mos jetë e nevojshme të marrin përsëri këtë rrugë të gjatë të kalimit në Regjistrin Kombëtar dhe më pas në KKT, por t’u jepet e drejta autoriteteve vendore që këto elemente të domosdoshme, që janë në të mirën e publikut dhe

të komunitetit për investime të menjëhershme qoftë nga donatorë të huaj, qoftë nga operatorë ekonomikë vendas, t’i hartojnë dhe t’i miratojnë sa më shpejt, që të mos ngelen peng e një procedure administrative të tejzgjatur. Në këtë mënyrë, autoritetet vendore bëhen më të zhdërvjellëta për të hartuar e planifikuar studime pjesore të detajuara, të cilat janë aq të shumta, sa do të krijonin një bllokim të të gjithë procesit nëse do të ndiqej procedura e hartuar për planet e përgjithshme vendore.

Përgjysmimi i taksave, ndikim negativ në shitjen e automjeteve Reforma e ndërmarrë nga qeveria për përgjysmimin e taksave vjetore të automjeteve të përdorura, megjithëse ka lehtësuar qytetarët, ka ndikuar negativisht tek tregtarët. Me ligjin e ri të taksimit, ndryshoi taksa e cila për naftën u ul nga 25 që ishte në 12.5 dhe për benzinën nga 20 në 10. Por njëkohësisht ka sjellë edhe efekte negative në buxhetin e shtetit. Me përgjysmimin e taksave do të ketë një rënie të të ardhurave, por kjo jo domosdoshmërisht do të jetë e lartë. Kjo pasi filozofia që do të ndiqet është futja në sistemin e pagesave për sa më shumë taksapagues. “Ajo që ne synojmë është mirëadministrimi i taksapaguesve. Nëse nuk do të kemi debitorë, këto mungesa që fillimisht mund të duken të mëdha do të jenë më të ulëta”, -thonë ekspertët. Vendimi për formulën e re të taksimit, miratur më 10 Prill, hyri fuqi më datë 25 Maj. Nga kjo kohë tregu i shit-blerjeve për makinat e përdorura ka pësuar një rënie. Këtë fakt e konfirmojnë, tregtarët, të cilët shesin automjete kryesisht me vit prodhimi nga 2002, deri në 2013. Me këtë vendim qytetarët që disponojnë një automjet të para 20 viteve, pra të viteve ‘80-‘ 90, tashmë nuk rëndohen më nga taksat dhe në këtë mënyrë nuk nxiten të blejnë një automjet të viteve të fundit, pasi detyrimet janë thuajse të njëjta. Kjo është një periudhë krize për tregun e makinave. Referuar tregtarëve, me ligjin e mëparshëm, i cili parashikonte taksa të larta për makinat me vit prodhimi të vjetër, kërkesa për blerje ka qenë e lartë.


06

« AKTUALITET

E enjte 11 korrik 2013 •

NGJARJA E RËNDË NË VORË

ARRESTIMET NË KRYEQYTET

Me armë grabitën pikën e karburantit, 2 në pranga Në kërkim për drogë, vjedhje e aksident, kapen utorët e grabitjes së një pike karburanti janë vënë në pranga A nga Seksioni kundër Vjedhjeve me Dhunë dhe me Armë. Kështu, është bërë arrestimi i shtetasve Shaban Tusha, 24 vjeç dhe Et-

ri persona të shpallur në kërkim për trafik droge, vjedhje dhe T shkaktim aksidenti janë arrestuar orët në fundit në kryeqytet. Frederik Seferi, 36 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë u

mond Shera, të dy banues në Vorë. Arrestimi i tyre u realizua pasi pardje dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me armë pikën e karburantit “S-Petrol”, e cila ndodhet në dalje të Vorës. Ndërkohë nga kontrolli i ushtruar në banesat e shtetasve të lartëpërmendur janë gjendur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme fishekësh dhe kapsolla detonatorë, saktësisht 172 copë kapsolla detonatore. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë për veprat penale të “Vjedhjes me armë” kryer në bashkëpunim, “Mbajtjes pa leje të municioneve luftarake” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve të ftohta”.

kap sepse kërkohej për veprat penale “Trafikim të lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”. Nga komisariati nr.6 Tiranë u ndalua shtetasi në kërkim Olgert Kanushi, 27 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, sepse gjykata e Tiranës e ka dënuar me 3 muaj burgim për veprën penale “Vjedhje “mbetur në tentativë. Nga i njëjti komisariat u arrestua Saimir Xharri, 32 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, pasi në autostradën Tiranë-Vorë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targa TR 4613 I, ka aksidentuar shtetasin Nesim Vani, 62 vjeç, i cili drejtonte motorin tip “Yamaha” me targa ZH 180 dhe ndodhet në spital.

PRONARI I LOKAL “MANHATAN” PËRFITOI 500 MIJË EURO NË 3 VJET NË TIRANË

Mashtrimet, Aga shiste një pronë disa herë, 11 troje iu sekuestruan Mariglen Mullai

M

e metodën e shitjes disa herë të një trualli, pronari i lokalit “Manhatan” në Tiranë, Ilir Aga, kishte mundur të mashtronte dhjetra persona, ku në 3 vjet ka përfituar 500 mijë euro. Nga Prokuroria dhe krimi financiar në polici Aga u arrestua më 5 korrik dhe rezulton të ketë pasuri që kapin vlerën e 10 milionë lekëve të reja, të cilat dyshohet se i ka përfituar nga këto mashtrime, teksa policia dje njoftoi për 11 sekuestrime trojesh. Sakaq, nga hetimet rezulton se Ilir Aga, kryente shitje të pronave të tij disa herë personave të ndryshëm, kryesisht toka në periferi të Tiranës. Por 42-vjeçari ka kryer edhe falsifikimin e certifikave të pronësise për troje dhe objekte. Hetimet për veprimtarinë e bisnesmenit nisën që në fillim të vitit, ndërsa arrestimi i tij është bërë në kushtet e flagrancës, pasi me dhjetëra persona kishin paraqitur pranë Policisë dhe Prokurorisë së Tiranës disa denoncime ndaj Agës, në të cilat shfaqnin përplasjet, pasi kishin

blerë të gjithë të njëjtën pronë. Sekuestrimet Policia e Tiranës njoftoi dje zyrtarisht sekuestrimet e pronave nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar, ku u zbatua vendimi i gjykatës. Kështu, policia thotë se në funksion të hetimeve disa mujore të procedimit penal të nisur qysh në fillim të këtij viti,

u bë i mundur ekzekutimin i masës e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin Ilir Aga, 42 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, dhënë nga gjykata e rrethit gjyqësorë Tiranë, me Vendimin e datës 4 korrik 2013, për veprat penale të “Mashtrimit” me pasoja të rënda dhe “Falsifikim dokumentesh”, parashikuar nga nenet 143/2 dhe 186 të Kodit Penal. Në kuadër

të këtij operacioni, i cili është në vazhdën e disa operacioneve të suksesshme të strukturave të luftës kundër krimit financiar në policinë e Tiranës, është bërë sekuestrimi i 11 pasurive në pronësi të këtij shtetasi si troje, tokë are dhe lokale, të cilat kapin një vlerë prej 8444060 lekë dhe 20992 dollarë amerikan, u bë ekzekutimi dhe vënia e tyre në sekuestro preventive, mbi bazën e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë me vendim të datës 4 korrik 2013. Policia tha se sekuestrimi i këtyre aseteve u bë i mundur nga një hetim intensiv, profesional dhe i plotë, si dhe në sajë të një analize të hollësishme financiare të strukturave të luftës kundër krimit financiar duke bashkëpunuar me Njësinë e Përbashkët Hetimore Task-Forcë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Bazuar në materialet e grumbulluara në kuadër të këtij procedimi penal nga strukturat e Policisë dhe të Prokurorisë, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë është vendosur masa e sekuestros për pronat e këtij shtetasi dhe familjarëve të tij.

NUMRI I BLERË NË TREG TË ZI, AUTORËT JASHTË TIRANËS KUR DËRGUAN SMS-të

Mesazhet me “gjak” merret në mbrojtje Kosovraski Prokuroria e policia nisin hetimet për ngjarjen në KQZ Një ditë, pasi Njazi Kosovraski, përfaqësues i PDsë në KQZ, paraqiti mesazhet kërcënuese në telefon, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet, ndërsa Policia e Shtetit ka caktuar oficerë që do të merren me mbrojtjen fizike të tij. Burime jozyrtare pranë organit të akuzës dhe uniformave blu thanë se hetimet nisën për zbulimin e autorit të mesazheve kërcënuese që mbërritën në telefonin e përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Niazi Kosovrastit, menjëherë sapo ai denoncoi falsifikimin e procesverbaleve të 10 qendrave të votimit në qarkun e Lezhës. Të njëjtat burime thanë se Kosovrasti i vuri në dispozicion policisë mesazhet dhe numrin e telefonit nga ku u dërguan ato. Menjëherë pas dëshmisë, policia dhe Prokuroria e Tiranës i janë drejtuar operatorit të telefonisë celulare që ka në sistemin numrin nga ku u nisën mesazhet, për të

siguruar të dhëna mbi personin që e ka atë në përdorim dhe për vendndodhjen e tij në momentin e dërgimit të tyre. Sistemi i kompanive celulare disponon të gjitha të dhënat e mbajtësit të numrit të telefonit, ndërsa përmes antenave të tyre, mund të lokalizohet me përafërsi vendi nga ku janë nisur mesazhet. Për veprën e kërcënimit për shkak të detyrës, Kodi Penal parashikon dënimin me gjobë deri në 2 vjet burg. Ndërkaq, burimet e lartpërmendura shtuan për “Metropol” se nga hetimet paraprake është mësuar se numri i përket një kompanie greke që operon në Shqipëri, teksa mendohet se ky numër është blerë në treg të zi. Në çastin e dërgimit të atyre mesazheve me tekstet ku Kosovraskit i përmendej gjaku, djersa dhe fëmijët, autorët e këtyre mesazheve mendohet se ndodheshin jashtë territorit të Tiranës, ndoshta për të humbur gjurmët.

Shqiptari Kapri e drejtësia angleze

Të drejtat e njeriut, Anglia nuk ekstradon dot vrasësin ANGLI - “Vrasësi shqiptar nuk mund të ekstradohet, në baza të drejtave të njeriut”,-thotë se Gjykata Supreme. Mediet angleze shkruajnë se një kriminel shqiptar, i cili ishte në arrati për gati një dekadë pasi plagosi një njeri për vdekje në Londër, nuk mund të ekstradohet për shkak të të drejtave të tij njerëzore. Lord Hope, zëvendëspresident i Gjykatës Supreme, tha se Fatjon Kapri, i cili u dënua për vrasje nga një gjykatë shqiptare në mungesë me 22 vjet burgim, nuk mund të përballet me një gjyq të drejtë në atdheun e tij. Vendimi do të grumbullojë presion të mëtejshëm, pasi Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut tha se tarifat e vendosura mbi Jeremy Bamber dhe dy vrasësit e tjerë, janë të paligjshme, sipas ligjit ndërkombëtar. Kapri me një thikë qëlloi shqiptarin Ylli Pepa, deri në vdekje, në vitin 2001. Ai iku në Glasgoë, ku ka punuar në një dyqan, nën një emër të rremë. Teksa ishte në arrati Kapri u dorëzua, u gjykua dhe u dënua në Shqipëri, ku ligji ynë lejon dënimet për rastet e vrasjeve që përfshijnë qytetarët shqiptarë, ku ata mund të gjykohen edhe në qoftë se shkelja ka ndodhur jashtë vendit.

Familjari i një pacienti në kryeqytet

Pakënaqësi për mjekimin, i hedh acid makinës së mjekes Mesditën e djeshme i është dëmtuar me acid makina njërës prej mjekeve të Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë. Policia njofton se ngjarja është shënuar rreth mesditës para godinës së infektivit ku dhe punonte mjekja me inicialet V. T Burime të policisë bëjnë me dije se është marrë kallëzim nga e dëmtuara se i është dëmtuar me acid mjeti ‘SEAD’ me targë ‘TR 6453 T’. Sipas policisë, mjekja ka deklaruar dhe dyshimet konkrete ndaj një personi që mendohet të jetë familjar i një pacienti, i cili ka qenë i pakënaqur nga trajtimi mjekësor që kishte marrë i afërmi i tij nga mjekja në fjalë.

Përplasja para 2 javësh

Pranga Ferës, kërkohej për vrasje në tentativë Nga Seksioni kundër Lirisë së Personit, është bërë e mundur kapja e personit në kërkim dhe ekzekutimi i urdhërit të ndalimit për shtetasin Vladimir Fera, 28 vjeç, lindur në Peshkopi dhe banues në Bulqizë. Në ngarkim të tij, Prokuroria e rrethit gjyqësor Tiranë, ka lëshuar Urdhërin e Ndalimit më datë 8 korrik 2013, pasi shtetasi i mësipërm dyshohet të jetë autor i dyshuar i vrasjes së mbetur në tentativë, të shtetasit Edmond Bastriu, ngjarje e ndodhur në datë 25 maj të këtij viti, në rrugën “Halil Bega”, në Tiranë.


AKTUALITET • E enjte 11 korrik 2013

»

07

PROKURORIA E KRIMEVE TË RËNDA ÇON PËR GJYKIM NGJARJEN E RËNDË

Në gjyq dosja e vrasjes së komisar Skurës Autorët, ata që u arrestuan pas vrasjes në Suç të Burrelit Teksa kanë kaluar 6 muaj nga vdekja e komisarit të policisë Musa Skura, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur hetimet duke çuar dosjen për gjykim në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Organi i akuzës falë një punë 6 mujore ka arritur të sqarojë të gjithë dinamikën e ngjarjes së 13 janarit të këtij viti ndodhur në fshatin Suç të Burrelit. Prokuroria pretendon se ka arritur të sigurojë prova të mjaftueshme që e akuzojnë Fitim Allën për vrasje me dashje në rrethana cilësuese. Sipas organit të akuzës Alla është ndjekur dhe më pas përleshur me komisarin Skura dhe kjo ka qënë koha kur ka qëlluar mbi Skurën me kallashnikovin e tij. Ndërsa dy bashkëpunëtorët e tjerë të Allës, Edison Lleshi dhe Vilson Mulkurti do të gjykohen

“Kola, i vdekur atje, o i sigurtë në Shqipëri, Zoti qoftë me ty”

të çarmatosur?”, vijon ai. Alket Rizai edhe në këtë intervistë akuzon gjykatat për vendimet e padrejta: “Keni parë të hedh qoftë edhe një plumb kundër policëve? Asnjëherë nuk e kam bërë, sepse nuk më kanë faj ata. Fajin e kanë disa gjykata e gjykatës. Më kanë dënuar për vrasje, pa asnjë provë”. Pesimizmi i Rizait Ai deklaron së dëshiron që pasi të përfundojë dënimin, të jetojë në mënyrë paqësore,

por trembet se nuk do t’ia dalë dot. “Dhe një kilometër larg nga shtëpia ime të bëhet vrasje, mua do të vijnë për të më kapur”, thotë ai. Lidhur me publikimin e gazetës “Espresso” se Marian Kola kishte planifikuar edhe arratisjen e Alket Rizait, ky i fundit mohon që me Kolën të jenë miq apo të kenë mbajtur kontakt. “Unë e njoha në burg, por nuk kemi pasur marrëdhënie. Por e dini çfarë? Thuhen shumë gënjeshtra rreth tij. Gënjeshtra u thanë edhe për ngjarjen

I kërkuar në të gjithë Evropën, pranga shqiptarit ITALI - Policia dje vuri në pranga shtetasin B. E, 31-vjeçarin shqiptar me vendbanime të ndryshme nëpër Evropë. Në fakt ai doli të jetë i kërkuar në tërë territorin e Bashkimit Evropian, pas një urdhër-arresti të lëshuar nga një gjykatë në Austri. Në muajt e fundit të vitit 2012, si pjesë e një organizate kriminale ai kishte kryer më shumë se 20 vjedhje, ndërsa në Austri ishte dënuar me 10 vjet burg. Aktiviteti që çoi në kapjen e tij u nxitnga një seri kontrollesh kundër atyre me një histori si në aspektin e krimeve të pronës, ashtu edhe në fushën e drogës.

për veprën penale “të prodhimit dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Ndërkohë, në afërsi të vendit të ngjarjes është kapur edhe Edison Lleshi, 18 vjeç dhe një 15-vjeçar me inicialet A.LL. Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e 13 janarit në Suç të Burrelit, ku si pasojë e goditjeve me armë u plagos oficeri i policisë Musa Skura. Pas disa ditësh trajtimi në Spitalin Ushtarak në Tiranë Skura u dërgua për mjekim më të specializuar në Itali. Por si pasojë e plumbave të marrë, të cilët i kishin prekur disa organe jetësore Skura nuk arriti të mbijetojë duke humbur jetën në 22 janar. Ndërsa me urdhër të Presidentit të Republikës komisar Skura është shpallur Dëshmor i Atdheut. Ndërkaq, dosja pritet të gjykohet këto ditë.

INTERVISTA E RIZAIT. POROSITË PËR TË ARRASITURIT DHE MOHIMI I AKUZAVE

GREQI - Alket Rizai i dërgon një sms, përmes qelisë së tij në burgun e Domokos në Greqi, të shumëkërkuarit Marian Kola. Në mesazh thuhet “Zoti qoftë me ty”, ndërsa në ndjekje të Kolës janë vënë pothuajse 1000 policë, komando EKAM dhe helikopterë. Në një intervistë për gazetën “Espresso” Rizai shprehet se ndërmarrja më e madhe e policisë greke mund të përfundojë vetëm në dy mënyra: ose Marian Kola do të vdesë ose do të përfundojë i sigurt në Shqipëri. “Edhe në qoftë se dorëzohet, policia do ta vrasë”, thotë Rizai, dhe shpjegon: “Dy të tjerët (Edison Lika dhe xhaxhai i tij) u vranë pa iu bërë thirrje për t’u dorëzuar. Unë uroj që të mos vritet. Pa marrë parasysh se çfarë thonë njerëzit, Kola nuk është kriminel”, shprehet ai. Lidhur me vdekjen e 25-vjeçares Katerina Zogali dhe policit 37-vjeçar, vrasje për të cilat akuzohet Marian Kola, Rizai thotë se ato ishin aksidentale. “Perëndia e çoi vajzën e gjorë në vendin e gabuar, në një moment të pafat. As policin në Distomo, Kola nuk donte ta vriste, por e qëlloi në këmbë. Po të ishte vrasës a nuk do t’i kishte vrarë 3 policë

Urdhër-arresti nga Austria

në Virona (vendi ku u arrestua për herë të parë Marian Kola). U tha se kishte vrarë një shqiptar gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë. Pastaj se qëlloi një polic. U tha se do t’i vinte eksploziv burgut të Domokos, por kjo do të ishte vetëvrasje, veçanërisht pas asaj që ndodhi në Trikala”, thotë Rizai dhe shton: “Që kur kam ardhur këtu, ka 200 policë rreth e rrotull”. Më pas argumenton se kanë dashur ta ngatërrojnë me vepra, që siç thotë, i urren dhe nuk do t’i bënte kurrë. “Unë kurrë nuk kam shitur drogë, dhe nuk jam marrë me trafik prostitucioni. Paratë e fituara nga këto punë, shkojnë ose për ilaçe ose për funerale”, shprehet Rizai dhe së fundi bën pohimin më të papritur. Ai thotë se ka mbështetur financiarisht organizatën “Buzëqeshja e Fëmijës” duke premtuar se do ta bëjë përsëri. “E kam bërë me të vërtetë! Nga viti 2000 deri në 2002 kam dhënë 90 000 euro. Ekzistojnë dokumentet”, siguron Alket Rizai. (“Buzëqeshja e Fëmijës” është organizata e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, një organizatë që gjithashtu ndihmon në gjetjen e fëmijëve të zhdukur).

4 ditë pas ngjarjes

I plagosur nga kunati për pronat, vdes në spital Visha Katër ditë pas plagosjes, ndërron jetë në Spitalin Ushtarak Agim Visha, i cili u qëllua me armë nga kunati i tij. Ngjarja ka ndodhur më 4 korrik në një lokal në vendin e quajtur Lanabregas në kryeqytet ku Visha u qëllua me armë ka kunati i tij Fatos Lika. Visha ndërroi jetë paraditen e djeshme duke mos u bërë ballë plagëve që kishte marrë nga kunati i tij. Sipas policisë, dyshohet se krimi ka pasur si motiv konfliktin e pronësisë, ndërkohë që po vijojnë kërkimet për kapjen e autorit të vrasjes, i cili dyshohet se është strehuar te disa të njohur.

Trukim ndeshjesh

Avokati shtyn gjyqin e Bizhdilit të Kavajës Kur ndodhet në bankën e të akuzuarve për trukime ndeshjes, ditën e djeshme është shtyrë seanca gjyqësore ndaj presidentit të ekipit të futbollit të Kavajës, Nexhat Bizhdili. Shkak për shtyrjen e gjyqit është bërë mungesa e avokati mbrotjës, Ardian Visha. Prokuroria e akuzon Presidentin e “Besës” për trukim ndeshjesh ndërsa vetë Bizhdili, është shprehur se “nuk është i qartë se për çfarë akuzohet”. Ndërkaq, vlen të përmendet fakti se Bizhdili është ndër të vetmit president klubesh shqiptare që akuzohet për trukime ndeshjes.

Në supermarket

Shqiptari 17 vjeç vjedh vodka e rreh menaxherin ITALI - Një shqiptar 17 vjeç ka vjedhur vodka në një supermarket dhe më pas ka rrahur stafin e tij. Policia italiane thotë për mediet fqinje se një i ri 17-vjeçar shqiptar u arrestua pasi kishte vjedhur një shishe vodka nga një supermarket. Ai gjithashtu ka përsëritur goditjet në fytyrë të menaxherit të supermarketit, i cili ishte duke ia ndalur grabitjen. Ngjarja ndodhi në rrugën “Vespuçi”, në Bollate. Ndërkaq, viktima u lëndua rëndë në fytyrë dhe u dërgua në spitalin Bollate, ku ai është në gjendje të rëndë, por jo kërcënuese për jetën.

Ekzekutimi me thikë “Dhurata”, prostitutë me zor nga nëna

Gjendet arsenali në Athinë

Nëna rrëmben vajzën e saj si “peshkesh” për shqiptarët

Trafik armësh me furgonë, vihen në hetim disa shqiptarë

ITALI - Nëna rumune e një vajze 19 vjeçe, e rrëmbeu vetë të bijën për t’ua dorëzuar 2 “mjeshtrave” shqiptarë që ta nxirrnin si prostitutë. Vajza arriti të arratisej dhe të thërrasë policinë, teksa është arrestuar, përveç nënës së tij, partneri i saj shqiptar dhe një punëtor i parregullt shqiptar. Mediet italiane thanë se një 19-vjeçare rumune u rrëmbye në Romë dhe u soll kundër vullnetit të saj, për t’u detyruar për prostitucion në Piemonte. Ngjarja ndodhi në Fossano, në provincën e Cuneos dhe ndërhyrja e policisë ka qenë e mundur për shkak të arratisjes së viktimës. Më pas janë arrestuar nëna 37 vjeçe, bashkëjetuesi i saj shqiptar 28 vjeç e një shqiptar tjetër 32 vjeç, pasi do ta nxirrnin në rrugë si prostitutë.

GREQI - Dje në rajonin e policisë greke në lagjen “Pirea” të Athinës është gjetur një furgon me armë, të cilat dyshohet se i përkasin bandave shqiptare që merren me tregëtinë e armëve. Automjeti i vjedhur një muaj më parë u gjet nga policia helene, e cila rapotoi se në furgon janë gjetur dhe konfiskuar shtatë kallashnikov, një armë pa fishekë, katër granata, tre paisje granate, një silenciator, pesë karikatorë dhe 150 plumba kallashnikovi. Fillimisht çështjen e morën përsipër grupi i anti-terrorizmit, pasi dyshohej se pas armëve mund të fshihej ndonjë organizate terroriste. Por pas hetimeve çështja kaloi te Departamenti i Sigurimit për Krime Kundër Pronës të Athinës, për detaje të mëtejshme në mënyrë që të zbulohen linjat e këtij rrjeti.

Vrau bashkëkombasin në Angli, ekstradohet nga Italia ANGLI - Një 31-vjeçar i arrestuar nga policia në Milano, për vrasje, është ekstraduar nga Italia. Xhem Krasniqi, 31 vjeç, një shtetas shqiptar që jeton në Kent të Anglisë, u qëllua për vdekje më 18 maj në Hove. Edmund Nela, pa vendbanim fiks, është marrë në paraburgim kur ai mbërriti në aeroportin Gatëick të martën, pasi ai u arrestua nga policia e Milanos në qershor. Ai ka qenë i akuzuar për vrasje, dy akuza për vrasje në tentativë dhe posedim të një arme zjarri. Krasniqi vdiq në spital nga një plagë plumbi, ndërsa ishte jashtë duke ecur me vëllain dhe nipin.


08

« AKTUALITET

E enjte 11 korrik 2013 • Shkëndija e cigares

Përfshihet nga flakët banesa, shpëtojnë banorët

PORTET DETARE, PRIORITET, ZHVILLIMI E INTEGRIMI

Ekonomia kërkon edhe porte private Ndërrmarrja nën kujdesin shtetëror në shërbim të përpunimit Artur Ajazi ortet gjithmonë kanë qenë prioriteti i zhvillimit dhe integrimit të vendeve që aspirojnë për t’u integruar në ekonominë e tregut. Edhe në Shqipëri, portet detare, (dhe ne kemi 4-5 të tillë) kanë qenë “pritësit” e furnizimeve për ekonominë kombëtare, kurse në 22 vitet e fundit edhe për tregun privat. Por duket se sipas studimeve ekonomike, drejtuesit e porteve private, prej vitesh po tentojnë të mposhtin tregun e porteve shtetërore, kjo pasi zhvendosja e kompanive të naftës dhe të gazit po bëhet gjithmonë drejt deteve. Sipas studimeve nga specialistët e porteve rezulton se, me shpejtësi po rrritet “Petrolifera” dhe “Romano-Port”, ndërkohë që portet shtetërore po futen në konkurrencë të paparë me këto porte private. Dhjetë vitet e fundit kanë pasur një dinamikë të shfrenuar sektori i porteve në Shqipëri. Kjo ka ndodhur kryesisht me hyrjen në treg të dy operatorëve privatë, “Romano Port” në Durrës dhe “La Petrolifera Italo-Albanese” në Vlorë, që veprojnë në bazë të marrëveshjeve koncesionare me qeverinë shqiptare, tregu është zhvendosur me shpejtësi drejt tyre, duke lënë “në hije” portet e tjera të mëdha të vendit. Studimi thotë se“privatët” janë duke e mundur sektorin shtetëror të porteve falë investimeve, infrastrukturës moderne dhe hapësirave që u kanë krijuar kompanive të mëdha të import-eksporteve të naftës e gazit për të ngritur depozitat e tyre”. Statistikat portuale tregojnë se, qysh nga viti 2008, kur nisën aktivitetin e tyre “Romano Port” në zonën e Durrësit dhe “Petrolifera” në zonën e Vlorës, u zhvendosën me shpejtësi kompanitë që tregtojnë naftë dhe gaz, çka solli edhe tkurrjen e veprimtarisë së porteve shtetërore. Krahas me ndërtimin e porteve private u investua edhe për ngritjen e depozitave të naftës dhe gazit pranë tyre. Sipas marrëveshjes koncesionare me qeverinë, “Romano-Port” operon vetëm

P

me aktivitetin e portit, ndërsa kompanitë e naftës e gazit kanë investuar vetë për ndërtimin e depozitave, kurse “Petrolifera” menaxhon si aktivitetin portal, ashtu dhe atë të depozitave. Zhvendosja e përpunimit të naftës dhe gazit në portet private ka çuar në ndryshime të rëndësishme në aktivitetin portual në vend, për shkak se këto dy produkte zënë rreth 20% të totalit të importeve shqiptare në volum, sipas të dhënave nga INSTATi, të pasqyruara edhe në një artikull problemor të revistës së specializuar “Monitor”. Drejtimi porteve shtetërore Studimi thotë se portet shtetërore tashmë duket se shërbejnë vetëm për përpunimin e anijeve të të gjitha mallrave, përveç naftës e gazit, që “zotërohet” nga portet private. Gjatë vitit 2012, vëllimi i ngarkim-shkarkimit të mallrave në katër portet shtetërore (Durrës, Vlorë, Sarandë, Shëngjin) ishte 17% më i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2008, edhe pse volumi i tregtisë (vëllimi i importit dhe eksportit) u rrit me 22% gjatë të njëjtës periudhë. Të dhënat bëhen të ditura nga INSTAT-i. Porti i Vlorës është ndikuar më negativisht nga hyrja e operatorëve privatë, që kanë zhvendosur aktivitetin e tyre tek Petrolif-

era, duke sjellë njëherësh edhe rënien e vazhdueshme të volumeve të përpunimit në portin e Vlorës. Ky i fundit ka regjistruar 78% më pak volum ngarkim-shkarkimi se në vitin 2008, kohë kur në treg hyri Petrolifera, sipas të dhënave nga INSTAT-i. Nga ana tjetër, porti i Durrësit pas një rënieje në vitin 2009, ka arritur të shënojë rritje të lehtë në vitet në vazhdim. Tashmë, Petrolifera është porti i dytë më i madh në vend, pas atij të Durrësit, bazuar në xhiron vjetore. Edhe Porto Romano, porti tjetër privat i ngritur në Durrës, ka shënuar një rritje të qëndrueshme gjatë viteve të fundit. Në vitin 2011, porti i Durrësit, Petrolifera dhe Porto Romano regjistruan përkatësisht një xhiro prej 20 milionë eurosh, 8.2 milionë euro dhe 2.7 milionë euro, ndërsa ai i Vlorës kishte një qarkullim vjetor prej vetëm 1.3 milionë eurosh, sipas të dhënave nga tatimet. Petrolifera ka pasur një rritje të shpejtë në vitet e fundit duke regjistruar një rritje të xhiro me 32% në 2011, duke i çuar ato në afro 8.2 milionë euro. Sipas të dhënave nga kompania, rritja ka vazhduar edhe në vitin 2012. Vëllimi i ngarkim-shkarkimit arriti në 1,108 mijë ton në vitin 2012, kundrejt 767,000 ton në 2011, duke u rritur rreth 40% në bazë vjetore dhe duke u shndërruar në portin e

dytë më të madh në Shqipëri, pas Durrësit, nga volumi. Bankers Petroleum është klienti më i madh i Petrolifera, që nga viti 2009, duke kryer 85-90% të vëllimit të punës pikërisht përmes këtij porti. Kjo kompani ka depozitat tek Petrolifera, me një kapacitet prej afro 26 mijë m3 për të lehtësuar eksportet e shpejta dhe të mëdha të naftës. “Për vitin 2013 kemi parashikuar që arrijmë një volum përpunimi deri në 1.4 milionë ton, kjo edhe në përputhje me planet e Bankers, që pritet të rrisë eksportet e saj gjatë të njëjtës periudhë”, – thotë studimi. Klientë të tjerë të Petrolifera janë ENI-AGIP dhe Everest Oil, (importues të karburantit cilësor); Steam Oil & Gas (që ka filluar eksportet e naftës vitet e fundit) dhe BP, që importon naftë për avionët, e cila ka zgjedhur të punojë me këtë port për shkak të standardeve të tij ndërkombëtare, pavarësisht disavantazhit të largësisë gjeografike me aeroportin e Rinasit, pohon Kastriot Gishti. Gjatë vitit 2012, kompania ka përpunuar 90,000 ton naftë dhe benzinë, krahasuar me 60 mijë tonë në vitin 2011, duke u rritur me 33% vëllimin e veprimtarisë së saj në përpunimin e karburanteve, edhe pse importet e karburantit në total ranë 5% gjatë së njëjtës periudhë. “La Petrolifera Italo Albanese” është një terminal

bregdetar për naftën, gazin dhe nënprodukte të tyre me një kapacitet total depozitimi prej rreth 61,000 metra kub. Kompania e nisi ndërtimin e terminalit në 2007-ën dhe e përfundoi atë (fazën e parë e ndërtimit), në gjysmën e parë të vitit 2009, kohë kur nisi edhe aktivitetin. Petrolifera, me një sipërfaqe prej 18 hektarësh ndodhet në bregdetin e Adriatikut, 4 km në veri të portit të Vlorës. Porto Romano Rritja e “Romano Port” sipas studimit ka qenë më e moderuar. Kjo pasi në fund të vitit 2011, të ardhurat e këtij porti ishin 2.7 milionë euro, sipas të dhënave nga tatimet, me një rritje prej 8% në krahasim me një vit më parë, sipas të dhënave nga tatimet. Në këtë port kanë ndërtuar depozita kompanitë më të mëdha treguese të naftës, si Kastrati dhe Kaspetrol, Taçi Oil, Europetrol Durrës Albania (Elda), ndërsa Intergaz zotëron depozita të gazit.   Porti shtetëror i Durrësit Në Shqipëri portet e Durrësit, Vlorës, Shëngjinit dhe Sarandës kryejnë një vëllim mesatar vjetore të ngarkimshkarkimit në rreth 3 milionë ton, ndërsa trajtojnë rreth 1.4 milionë pasagjerë në vit. Porti i Shëngjinit ka arritur të mbajë një rritje të qëndrueshme, ndërsa aktiviteti i portit të Sarandës është i kufizuar. Porti i Durrësit mbetet porti më i madh i anijeve në Shqipëri, duke realizuar rreth 90% të totaleve ngarkim-shkarkimit në vitin 2012, ndjekur nga Shëngjini, Vlora dhe Saranda. Sipas të dhënave nga INSTAT-i, gjatë 9 muajve të 2012, vëllimi i ngarkimit në portet shtetërore shqiptare ka rënë me 2% në bazë vjetore, duke reflektuar tkurrjen e ekonomisë, pasi importet ranë për herë të parë gjatë të njëjtës periudhë. Vetëm porti i Durrësit ka arritur të mbajë të njëjtin vëllim pune si në vitin 2012, ndërsa tre portet e tjera kanë shënuar një rënie dy shifrore të vëllimit të tyre të ngarkimit-shkarkimit, gjatë 6-mujorit të 2013.

ELBASAN - Mesditën e së mërkurës një banesë dy katëshe në periferi të qytetit, në lagjen “5 Maji”, u përfshi nga flakët duke rrezikuar edhe disa të tjera pranë saj. Flakët e zjarrit fillimisht kanë përfshirë katin e dytë të saj dhe më pas u përhapën edhe në katin e parë që ishte i banueshëm. Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan dy automjete zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur lokalizimin e flakëve, të cilat të favorizuara edhe nga era, u përhapën me shpejtësi duke përfshirë të gjithë katin e dytë. Ndërkaq u evakuan nga banesat e tyre banorët që ndodheshin pranë godinës dy katëshe, pasi flakët rrezikuan të digjnin edhe ato. Fatmirësisht gjithçka ka qenë pa pasoja të rënda pasi ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e zjarrfikësve. Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë hedhja e ndonjë cigareje të ndezur mbi barin e thatë të grumbulluar në katin e dytë. Zjarri paraprakisht mësohet se ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe jo dëme në njerëz.

Ndërhynë në sherr

Rrahin efektivat e Policisë, arrestohen babë e bir Një sherr banal, mesditën e së mërkurës në një rrugicë të lagjes “11 Nëntori” të qytetit të Elbasanit, ka përfunduar me dhunimin e dy efektivave të Policisë. Sipas burimeve të Policisë mësohet se në lagjen “11 Nëntori”, policia ka marrë një informacion se dy grupe ziheshin me njëri-tjetrin me grushta, dhe menjëherë në vendin e ngjarjes shkoi makina e Policisë, ku dy efektivët I.C, dhe Y.Ll në fillim kanë ndërhyrë për të shuar sherrin mes dy grupeve. Por më pas babë e bir, I. dhe E. Binjaku kanë nisur të godasin me grushta dhe me shkelma dy efektivat e Policisë, të cilët më pas kanë kërkuar edhe përforcime, pasi gjendja u agravua së tepërmi në momentin kur nisën të dhunoheshin efektivët. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur arrestimin e babë e bir, të cilët akuzohen për dhunën e ushtruar ndaj dy efektivave të Policisë. Ndërkaq mësohet se paraditen e së enjtes efektivat do të depozitojnë pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor një kallëzim penal për dhunën që është ushtruar ndaj tyre.


AKTUALITET • E enjte 11 korrik 2013

»

09

RIKTHEHEN SHERRET PËR PRONËSINË MES KUSHËRINJVE

R

ikthehen sërish plagosjet për konfliktet e pronësisë në vendin tonë. Edhe këtë herë përplasja ka qenë sërish mes pjestarëve të të njëjtit fisi në rrethin e Tropojës. Sipas të dhënave nga policia e Tropojës, mësohet se një 37-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një sherri banal për rrugën. Policia bën me dije se i plagosur ka mbetur shtetasi Afred Osmanaj, ndërkohë që është shpallur në kërkim autori Xhevahir Osmanaj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Degë të Tropojës, ku sipas policisë, ka pasur një sherr mes dy kushërinjve Esat dhe Xhevair Osmanaj dhe të afërmit të tyre 37-vjeçarit, Alfred Osmanaj, me të cilin për shkak të zënkave të vazhdueshme për rrugën, nuk flisnin prej vitesh. Burime nga vendi ku ka ndodhur ngjarja bëjnë të ditur se pavarësisht se kanë qenë të afërm të afërt palët e përfshira në sherr nuk kanë folur prej vitesh me njëri-tjetrin. Alfred Osmanaj ka pasur pretendime pronësie mbi sipërfaqen e tokës që përdorej si rrugë dhe kërkonte që mos të përdorej më nga të afërmit e tij. Kjo situatë, e cila është e shtrirë në kohë, kishtë sjellë shpesh herë konflikte verbale mes palëve deri sa ditën e djeshme arriti në plagosjen e viktimës. Ndërkohë, pavarësisht konflikteve asnjë prej palëve të përfshira nuk ka depozituar kallëzim në policinë e Tropojës në mënyrë që të ndërhyhej për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare konfliktit, pasi të dy personat pretendonin të drejta mbi tokën në fjalë. Situata të tilla janë të shpeshta në fshatrat e thella

Konflikti për rrugën, plagoset 37-vjeçari

Arretstohet i riu i cili e qëlloi

Elbasan, për sherrin e vjetër, plagoset me thikë 17-vjeçari Një i ri 17-vjeçar është plagosur me thikë mesnatën e djeshme në qytetin e Elbasanit. Ngjarja është shënuar gjatë natës, në lagjën “Brigada e 17”. Sipas policisë 17-vjecari Dorian Zdrava është qëlluar disa herë me thikë pas një sherri para një lokali, nga shtetasti Agron Koburja. Menjëherë pas ngjarjes është kryer transportimi drejt spitalit të Elbasanit i të plagosurit, ku konfirmohet nga bluzat e bardha se ai është jashtë rrezikut për jetën. Burime nga Policia e Qarkut të Elbasanit, bëjnë të ditur se sherri ka ndodhur për motive krejtësisht të dobëta, ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe rrethanave të saj, ndërkohë që policia ka vijuar kërkimet e autorit gjatë gjithë natës dhe paradites së djeshme, i cili tashmë është vënë në pranga nga blutë e Elbasanit. Mësohet se autori i ngjarjes për t’i shpëtuar policisë ishte fshehur në varrezat e qytetit të Elbasanit. Materialet procedurale nga ana e policisë i kanë kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Elbasanit.

Barinjtë i vënë flakën për kullota

Pukë, digjen sërish dhjetëra hektarë pyje

të Shqipërisë, pasi shpesh herë pretendohet për të drejta pronësie mbi sipërfaqe të caktuara toke nga disa palë dhe në mungesë të forcave të rendit, palët e përfshira arrijnë deri në konflikte me armë. Gjithashtu, i plagosuri i ka kërkuar të afërmeve të tij që të mos e përdornin më atë rrugë, pasi ajo ishte pronë e tij dhe ata duhej të zgjidhnin një rrugë tjetër për të shkuar në banesën e tyre. Ndërkohë, mësohet se kjo rrugë egzistonte prej vitesh

në atë fshat dhe kushërinjtë Esat dhe Xhevahir Osmanaj, nuk e kanë pranuar kërkesën e kushëririt të tyre. Kjo edhe për faktin se rruga tjetër që duhej të zgjidhnin për të shkuar në banesë përveçse ishte shumë më e gjatë ishte edhe më problematike. E nisur me një debat me fjalë si zakonisht, sherri ka degjeneruar në përdorimin e thikës ndaj 37-vjeçarit, i cili është qëlluar disa herë nga Xhevahir Osmanaj. Ndërkaq në vendngjarje policia ka gjetur një

pistoletë tip Nagat me mulli, që i përket kushëririt të autorit, i arrestuar tashmë Esat Osmanaj. Pavarësisht disa goditjeve me thikë mësohet se Alfred Osmanaj është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që mjekët po vijojnë të ndjekin ecurinë e shëndetit të tij. Ndërkohë, mësohet se pas mbërritjes së grupit hetimor, i cili bëri këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe grumbullimin e provave dhe dëshmive, po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe arrestimin e autorit të plagosjes.

Hapja e kullotave të reja nga ana e barinjve ka shkaktuar një tjetër rast zjarri në pyjet e Pukës. Një vatër e madhe zjarri është aktivizuar mesditën e djeshme në pyjet e Tërbunit, ndërkohë që ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse ishte e pamundur për shkak të mungesës së rrugës. Për të bërë të mundur shuarjen e flakëve punonjës të repartit zjarrfikës punuan me mjete rrethanore, ndërkohë që vatra e zjarrit zgjerohej nga era e fortë. Pas apelit për aktivizimin e forcave shtesë nga shërbimi pyjor dhe bashkia, në vendngjarje mbërritën forca të policisë. Paraprakisht dyshohet për një zjarrvënie të qëllimshme, ndërkohë që po vijojnë hetimet për të gjetur shkaktarin e këtij zjarri, që është i dyti brenda pak ditësh në këtë zonë. Sipas të dhënave nga shërbimi zjarrfikës, rezulton se vetëm 5 për qind e zjarreve të rëna në vendin tonë janë për shkaqe natyrore, pasi 95 për qind janë të shkaktuara nga pakujdesia ose edhe zjarrëvënie e qëllimshme nga ana e barinjve që kërkojnë të hapin kullota të reja për tufat e bagëtive.

XEGA AKUZON KOÇO KOKËDHIMËN, NIKO PELESHIN DHE VLADIMIR TOPIN

Zhdukja, rifillon gjyqi për pikturat e Vangjush Mios Rifillon pas rreth 8 muajsh, gjyqi ndaj njërit prej të akuzuarëve kryesorë për çështjen e zhdukjes së 64 pikturave nga fondi i Galerisë së Arteve “Guri Madhi” në qytetin e Korçës. Pas përfundimit të gjykimit të ish-drejtorit Vladimir Topi në shkallën e parë të gjyqësorit duke e nxjerrë atë të pafajshëm ka filluar tashmë gjykimi për ish-përgjegjësin Sotiraq Xega. Gjyqi për zhdukjen e 61 pikturave nga galeria e arteve ka vijuar me paraqitjen e provave nga ana e organit të akuzës. Prokurori i çështjes Elson Sadikaj ka pohuar para gjykatës se nga hetimet është konkluduar se veprat e artit nuk janë vjedhur nga jashtë galerisë, ndërsa ka bërë përgjegjës për keq-administrimin e tyre ish-drejtorin e qëndrës kulturore Vladimir Topi dhe të pandehurin Sotiraq Xega. Ndërkaq ka reaguar edhe vetë i pandehuri Sotiraq Xega, i cili e ka quajtur akuzën e Prokurorisë ndaj tij, si një mashtrim, ndërsa ka akuzuar punonjësit e qëndrës kulturore si autorë të zhdukjes së pikturave. Shokuese ka qenë

PIKTURAT, SI U KONSTATUA VJEDHJA

S

kandali i veprave të artit në galerinë Guri Madhi në Korçë u zbulua rreth një vit më parë, pas denoncimit të zhdukjes së 61 pikturave, mes tyre edhe 27 të piktorit të madh Vangjush Mio. Nga hetimet doli në pah një qendër kulturore, ku prej vitesh nuk mbahej inventar, ndërsa në pranga për humbjen e pikturave u vunë përgegjësi i galerisë së arteve Sotiraq Xega dhe Drejtori i Qendrës Kulturore Vladimir Topi. Xega vazhdimisht gjatë procesit ka akuzuar Topin si përgjegjësin kryesor për zhdukjen e pikturave, duke e akuzuar atë drejtpërdrejtë për vjedhje dhe shitje të tyre. Në deklaratat e para për mediet, Xega aludoi për një skandal të madh me veprat e artit, duke paralajmëruar se koha do të zbulonte se pas kësaj historie fshihen persona të rëndësishëm. Por duket se akuzat ranë në vesh të shurdhër. Vetëm pak muaj pas nisjes së procesit do të pushohej çështja ndaj Vladimir Topit, duke bërë që Xega të mbetet i vetmi i pandehur i kësaj çështjeje.

deklarata e Xegës, i cili për të disatën herë ka akuzuar Kryetarin e Bashkisë së Korçës Niko Peleshin për vjedhjen dhe shitjen e pikturave, si dhe deputetin e ri të PS Koço Kokedhima. Sipas tij, këta të dy dhe Vladimir Topi kanë qenë të vetmit persona që hynin pa problem në fondin e galerisë së arteve. Ai ka kërkuar të dëshmojnë drejtuesit e institucioneve dhe ish-kryetarët e bashkive për përiudhën 10-vjeçare që Xega ka qënë në galeri. Trupi gjykues e ka hedhur poshtë kërkesën e Xegës me arsyetimin se ishdrejtuesit e institucioneve nuk kanë qënë në periudhën e zhdukjes së pikturave. Ndërkohë ka qenë organi i akuzës, i cili ka parashtruar kërkesën për të dëshmuar në gjyqin e Xegës punonjësit e galerisë konkretisht Kristi Tona, Vasillaq Nico, Tatjana Caca dhe Moza Balli, të cilët kanë dëshmuar gjithashtu edhe në gjyqin e ish-drejtorit Vladimir Topi. Gjykata e Korçës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe e ka shtyrë seancën e radhës në datën 24 korrik 2013.

Po udhëtonin në drejtim të Korfuzit

Dhërmi, rojet bregdetare shpëtojnë 2 turistë britanikë

Nisi si një aventurë, por për pak sa nuk përfundoi në një tragjedi udhëtimi me jaht i dy turistëve britanikë, të cilët u shpëtuan nga rojet bregdetare pak para mesnatës së të martës. Ka qenë ora rreth 23.00 e së martës kur në qendrën e kontrollit në portin e Vlorës ka mbërritur një sinjal alarmi SOS nga rreth 6 milje larg zonës detare të njihur si Rrugët e Bardha. Bëhej fjalë për një jaht britanik me emrin “Never say never”. Policia e Vlorës konfirmon se jahti kishte mbetur në mes të detit, pas një bllokimi të motorëve. Specialistët deklaruan se bllokimi erdhi si pasojë e karburantit jo cilësor. Disa forca të rojes bregdetare u nisën për operacionin e kërkim-shpëtimit, duke lokalizuar në kohë dy britanikët babë e bir, Julian Laurence Wiley dhe Jordan James Ëiley, të cilët qëndronin mbi jaht, me motorat e fikur, duke u përpjekur t’i mbijetonin dallgëve. Pas kësaj dy të huajt janë imbarkuar në skafin e rojes bregdetare duke mbërritur në Himarë rreth orës 4.45 të mëngjesit të djeshëm. Gjatë dëshmisë në polici, dy britanikët kanë rrëfyer historinë e tyre. Mësohet se udhëtimi i tyre turistik ka nisur nga qyteti Split i Kroacisë dhe se kishin si destinacion final Korfuzin. Ata kanë qendruar për disa orë në qytetin e Himarës, ku janë kryer të gjitha procedurat ligjore dhe ku morën edhe ndihmën e nevojshme shëndetësore. Pas riparimit të defektit në jahtin britanik, babë e bir rinisën udhëtimin e tyre për në Korfuz, duke lënë pas një aventurë të përfunduar në mënyrën më të mirë të mundshme…


E enjte 11 korrik 2013 •

MSH KA KATANDISUR SI MOS MË KEQ GJENDJEN E BARNAVE

Spitalet në pikë të hallit, Infektivi nuk ka as serume Erta Bode

S

përdrejtë në bazë të nevojave, por faktet tregojnë se ende spitalet kanë nevoja dhe për ato më emergjentet, të cilat duhet të disponohen edhe kur nuk zhvillohen tenderat në kohë, pasi vonesat kushtojnë jetë njerëzish. U bënë 3 muaj që në MSH dorëzohen kërkesa për barna, por askush nuk merr mundimin të kthejë përgjigje, për më tepër të bëjë të mundur barnat.

MINISTRIA E SHËNDETËSISË Institucioni i parë që ka të bëjë me jetën e njeriut duket se ka neglizhuar totalisht punën e tij. T’u premtosh mjekëve se do të kenë çdo kusht për të përballuar çdo situatë dhe t’u premtosh njerëzve se do të kenë një shërbim më të mirë kur nëpër qendrat spitalore s’ka më as serume, rrëzon totalisht besimin e njerëzve në mjekësi dhe tallesh me jetën e tyre. Mirëpo MSH nuk reagon fare gjatë 3 muajve të fundit, përpos deklaratave të ministrit Kosova se po pritet miratimi i tenderave, por asnjë shpjegim e asnjë datë ekzakte.

Rriten çmimet e ushqimeve, shpenzime të larta për jetesën Produktet bazë në vendin tonë kanë pësuar një rritje të dukshme, e cila nuk është e përshtatshme me treguesin e inflacionit në vend. Çmimet e ushqimeve dhe të pijeve alkoolike janë ato që kanë pësuar rritjen më të ndjeshme me 5.4%. Gjatë këtyre 6 muajve ato janë rritur gradualisht, duke pësuar këtë rritje që ndikon drejtpërsëdrejti në shtrenjtimin e kostos së jetesës në Shqipëri, çka gati po kthehet në një stres për familjarët. Ndonëse treguesi mesatar i inflacionit është 1.4%, rritja e ushqimeve të përditshme është shumë më e lartë. Njerëzit ankohen se vetëm këta dy vjet ka pasur një rritje qysh nga artikulli i bukës, vaji për gatim, orizi, sheqeri e të gjithë artikujt me radhë. Sipas njerëzve, nuk ka asnjë artikull kostoja e të cilit të jetë ulur. “Të shkosh në supermarket dhe të shpenzosh një shumë që për të ardhurat e mia është e konsiderueshme, mirëpo kur shikoj se çfarë kam blerë, stresohem. Asgjë nga ato nuk mjafton dhe gjithmonë ka artikuj të tjerë që nuk mund t’i blej”, - shprehet një familjare, e cila është edhe në punë dhe ka një rrogë. Kjo rritje, për të cilën duhet të bëhen kontrolle, sepse është abuzive, ndikon drejtpërsëdrejti në shpenzimin që kanë familjet shqiptare dhe normalisht dëmton ato familje që kanë më pak të ardhura. Pothuajse çdo familje ka filluar të privojë disa artikuj, deri te familjet më pak në gjendje, të cilat blejnë vetëm artikujt bazë. Ndërkohë banorët tregojnë se minimarketet dhe supermarketet kanë çmime më të shtrenjta se dyqanet normale, edhe pse broshurat që lënë poshtë dyerve të bëjnë të besosh se atje produktet kushtojnë më lirë. Shifrat e INSTAT-it tregojnë se aktualisht gati e gjithë rritja e kostos së jetesës, mbi 92 për qind e saj, ka ardhur vetëm nga çmimet e ushqimeve. Në termat e shpenzimeve ushqimet janë zëri më i rëndësishëm i buxhetit të familjeve shqiptare. INSTAT-i thotë se çdo familje në Shqipëri shpenzon për të blerë ushqime mesatarisht 39.3 për qind të buxhetit të saj. Por sërish kjo shifër është në nivel mesatar. Për familjet e varfra pesha e buxhetit që shkon për ushqimet bazë është pothuajse 2-fishi. Kjo do të thotë se te një familje me të ardhura të ulëta paketa bazë e ushqimeve mund të marrë deri në 80 për qind të të ardhurave dhe shifra rritet sa më e varfër të jetë familja.

SHTATORI - MUAJI I ETHEVE TË DYFISHTA PËR TË GJITHË MATURANTËT

Rregullat e testit për maturantët në sezonin e vjeshtës 5 pyetje më pak dhe 10 pikë më pak për provimet me zgjedhje për kandidatët

M

uaji shtator do të jetë sezoni i dytë i provime për maturantët mbetës në muajin qershor. Maturantët që nuk kaluan në provimin e gjuhës shqipe e letërsisë do ta japin atë më datën 17 shtator, ndërsa maturantët që nuk kaluan në provimin e matematikës do ta japin më datën 19 shtator. Për sa u përket maturantëve që kanë mbetur në provimet me lëndë me zgjedhje në të dy ose në njërin, do t’u nënshtrohen sërish provimeve me zgjedhje më datën 21 shtator. Ministria e Arsimit bën me dije se në sesionin e dytë kanë të drejtë të marrin pjesë maturantët që mbetën në provimet e detyruara në njërin ose në të dy, si dhe në provimet me zgjedhje në njërin ose në të dy. Gjithashtu do të futen në këto provime të gjithë maturantët që nuk kaluan vitin shkollor 2012-2013, pasi të japin dy lëndët mbetëse dhe t’i kalojnë ato, cilatdo qofshin lëndët. Bëhet e ditur se maturantët që nuk kanë kaluar vitin provimet e lëndëve mbetëse

Maturantët mbetës

pitali Infektiv në Tiranë është në pikën e tij më kritike, pasi s’ka as serumet kundër helmimeve. Katastrofa e boshatisjes së rezervave të ilaçeve ka prekur pothuajse të gjitha repartet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, por mungesa të theksuara kanë gjithashtu edhe spitalet e rretheve. Aktualisht pavijoni i infektivit në QSUT po përballet me mungesën e serumeve që përdoren kundër pickimeve nga gjarpri si dhe medikamentet kundër tetanosit. Mjekët thonë se kjo mungesë është prej muajsh dhe kërkesës së tyre për të furnizuar Qendrën me këto barna Ministria e Shëndetësisë nuk ua ka vënë veshin. Ndërkohë më të shqetësuar janë pacientët që në raste të tilla janë të detyruar t’i blejnë vetë ato. Madje shpeshherë, edhe pse shqetësimi i tyre bazohet në shumën financiare të kostos së këtyre serumeve, ajo çka është alarmante për ta është koha. “Të shkosh në spital për një rast urgjent dhe të të duhet ndihma e parë, ndërkohë duhet të marrësh shpjegimin e mjekut se nuk ka serum dhe të dalësh ta blesh atë jashtë e ta sjellësh sërish brenda është një kohë që pacientit mund t’i kushtojë jetën, prerjen e gjymtyrëve dhe shumë komplikacione të tjera”, - shpjegon familjari i një pacienti të shtruar në infektiv. Serumet që janë tepër specifike kushtojnë nga 1800 lekë të reja deri në 6000 mijë. Mjekët ngrenë shqetësimin në këto ditë korriku, pasi tani janë dhe rastet më të shpeshta të helmimeve nga gjarpri, pickimeve apo dhe plagëve të marra, të cilat kërkojnë mjekim të specializuar. “Ka mungesa herë pas here të disa medikamenteve, kryesisht serumit antitetanik, që mungon në urgjencë dhe të sëmurët e blejnë. Duhet të jetë i siguruar. Antiviperi dhe antitetaniku duhen të jenë pranë çdo urgjence, sidomos urgjencës pranë spitalit infektiv. Serumi antitetanik parandalon tetanosin pas plagëve shpuese apo dëmtuese, ndërsa serumi antiviper është serumi për helmimin nga gjarpri. Pritet që rastet mund të jenë prezente çdo ditë në spitale”, - thotë mjekia infeksioniste Klodiana Shkurti. Ndërkohë mjekët shpjegojnë se është situatë shumë poshtëruese për detyrën e tyre humane në shpëtimin e një jete ta lënë atë në rrezikun e kohës si dhe t’i shpjegojnë pacientit se spitalet tona tashmë nuk kanë as lëndën bazë të barnave. Por nuk është vetëm spitali infektiv në QSUT që po përballet me mungesë medikamentesh në këtë sezon veror, ka dhe mjaft shërbime të tjera që kanë nevojë për barna. Pak kohë më parë ministri Halim Kosova premtoi se ilaçet do të bliheshin me prokurim të drejt-

USHQIMET E SHPORTËS

do t’i japin më datën 4 dhe 6 shtator. Gjithashtu MASH u jep një tjetër mundësi kandidatëve që kanë mbaruar shkollën e mesme përpara vitit 2013 dhe nuk kanë shlyer detyrimet e maturës shtetërore ose nuk kanë plotësuar formularin A-1z. Për sa u përket maturantëve që kanë mbaruar shkollën e mesme jashtë shtetit, ata kanë të drejtën të marrin pjesë në këto provime

vetëm pasi të kenë konvertuar diplomën e marrë në shtetin ku janë arsimuar pranë Komisionit të Konvertimit të Diplomave në MASH. Gjithashtu bëhet e ditur se për të gjithë kandidatët që nuk kanë plotësuar formularin A-1z si dhe për kandidatët që e kanë kryer arsimin e mesëm jashtë shtetit, formulari A-1z do të plotësohet nga data 2 shtator deri më 11 shtator. Testi për secilin nga provimet

Do t’u nënshtrohen për herë të dytë të gjitha provimeve të maturës shtetërore në të cilat kanë rezultuar mbetës. Po ashtu edhe maturantët që janë mbetës të vitit shkollor 20122013 kanë të drejtën të japin këto provime pasi të japin provimet mbetëse datën 4 dhe 6 shtator. MASH u bën thirrje të mos neglizhojnë për mundësinë e fundit që kanë për këtë vit akademik.

e detyruara do të përmbajë 25 pyetje, 13 me alternativa dhe 12 me shtjellim, ku do të vlerësohen ato me alternativa me 1 pikë secila dhe pyetjet e tjera do të kenë gjithsej 37 pikë. Secili test i lëndëve të detyruara do të vlerësohet me 50 pikë dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta, duke filluar nga ora 9:00. Për sa u përket maturantëve që kanë provim lëndët me zgjedhje, testi do

Formulari A-1z

10

« SOCIALE

MASH u jep të drejtën të gjithë maturantëve që kanë mbaruar arsimin e mesëm përpara vitit 2013 dhe nuk kanë plotësuar formularin A-1Z ta plotësojnë atë nga data 2 deri më 11 shtator, për të pasur një mundësi kandidimi për arsimin e lartë. E njëjta mundësi është e vlefshme edhe për kandidatët që kanë mbaruar arsimin e mesëm jashtë shtetit.

të përmbajë 20 pyetje, 10 me alternativa, që do të vlerësohen me nga një pikë secila, dhe 10 me shtjellim, që do të kenë gjithsej 30 pikë. Gjithsej testi do të ketë 40 pikë. Maturantët që kanë të dyja lëndët me zgjedhje për të dhënë do të paraqiten në orën 9:00, kurse ata që kanë vetëm një lëndë me zgjedhje do të futen në provim në orën 10:00. Testi do të zgjasë 3 orë.


Kulturë » 11

• E enjte 11 korrik 2013

Syrja bej Vlora, rrëfehen kujtimet Instituti i Historisë ka promovuar së fundmi botimin me kujtimet e Syrja bej Vlorës. Përgatitur nën kujdesin e historianit Marenglen Verli këto kujtime shfaqen interesante për lexuesin. Babai i Eqerem Bej Vlorës, kushëri i parë dhe rival politik i Ismail Qemalit, kunat i Esat Pashë Toptanit, ambasador në Vjenë apo drejtor i doganave osmane, Syrja Vlora është padiskutim një personazh i rëndësishëm i epokës. Historiani Verli, që është kujdesur për botimin pohon se kujtimet janë shkruar nga Syrja bej Vlora rreth viteve ’20. Çuditërisht ato ndodheshin që pas Luftës së Dytë Botërore në Arkiv, por nuk u publikuan deri më sot. Këto kujtime kanë rëndësi, sepse sipas historianëve Syrja bej Vlora e nis rrëfimin e tij me pushtimin osman të Shqipërisë e deri tek Lufta e Vlorës. Jo vetëm fakte, por edhe përshkrime mjaft të veçanta nga jeta politike tek ajo personale mbi emra si Esat Toptani, Preng Doda, Ahmet Zogu e mbi të gjitha Ismail Qemali, për të cilin ai shkruan ndër të tjera se “fuqinë e mendjes e kishte të përkryer, por kishte një të metë, aftësinë e të mashtruarit me fjalë”.  

“Mos më pengo...!” dhe “Ku...Çka” në Lituani

Jim Morrison,

dokumentar i ri për fëmijërinë dhe adoleshencën N

jë dokumentar i ri për fëmijërinë dhe adoleshencës së Jim Morrison pritet të xhirohet nga Jeff e Jess Finn. Before the End: Jim Morrison Comes of Age është një projekt në fazë kërkimesh së fondeve financiare (objektivi është 50.000 dollarë). Puna do të përmbajë intervista me familjarët dhe miq të solistit të The Doors, persona të afërt dhe intim me të që nuk kanë rrëfyer më parë kujtimet e tyre. Mes dëshmive do të spikasin ato të Andy Morrison (vëllai i Jim), mikut të fëmijërisë Jeff

Morehouse dhe të disa pedagogëve të tij të Florida State University dhe UCLA. Morrison vdiq në moshën 27-vjeçare në një apartament në Paris, por shumë pak dihet për periudhën e fëmijërisë dhe adoleshencës. Sipas dy regjisorëve: “për më tepër se 30 vjet shkrimet, librat dhe dokumentarët që janë bërë për të, kanë “premtuar” se do të sillnin Jim Morrison e vërtetë, por në realitet kanë bërë vetëm një përshkrim hiperbolik të tij. Askush nuk e ka nxjerrë Morrison si një njeri të vërtetë”.

Mahnitjet me vizatimet 3D

ARKIVI I FILMIT

Buxheti i paktë “largon” Javën e Filmit Shqip Java e filmit shqiptar në botë, ishte një ndër aktivitetet e realizuara së fundi nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, por që për arsye financiare duket se nuk do të organizohet më. Një aktivitet që ka qenë në vëmendje jo vetëm të të huajve, por dhe shqiptarëve që jetojnë në shtete të ndryshme në botë. Sipas specialistes Eriona Vyshka, prej kohësh janë bërë të ditura problemet me buxhetin, por dhe pse java e filmit shqiptar nuk ka qenë një detyrim i arkivit, duket se buxheti ka ndikuar jo pak. “Vite më parë ne e kemi zhvilluar javën e filmit shqiptar, si në Greqi dy vite, në Moskë, etj. Këtë vit dihet se janë dhe problemet me buxhetin, por dhe të tjera veprimtari nuk kemi planifikuar. Gjatë këtyre muajve të paktën deri në shtator ne nuk kemi planifikuar asgjë”, shprehet specialistja Vyshka. Në fakt gjendja problematike me buxhetin që i akordohet AQSHF ka qenë problematike edhe vite më parë. Në festimet që u bënë

Me rastin e organizimit të Festivalit të 17 Ndërkombëtar të Teatrove në Skenën e Hapur, në Klaipeda të Lituanisë “Sermuksnis”, u prezantuan me sukses dy shfaqjet nga Kosova, monodrama “Mos më pengo…!” në tekst, interpretim dhe regji të Mentor Zymberaj e në realizim të Shtëpisë Teatrore Filmike AKT, si dhe komedia “Ku…Çka?!” me regji të Elmaze Nurës, në interpretim të Mentor Zymberaj, Florentina Ademi, Albulena Kryeziu dhe Aurita Agushi, një realizim i Teatrit Dodona. Ky festival ndërkombëtar u mbajt nga data 5 deri më 7 korrik në Lituani, ku morën pjesë një sërë shtetesh si Finlanda, Lituania, Bjellorusia, Ukraina, Latvia, ndërkaq për herë të parë dy shfaqje teatrore nga Kosova arritën që të prezantojnë kulturën dhe artin skenik shqiptar. Këto dy shfaqje arritën që të ngjallin interesimin e audiencës dhe artdashësve dhe pjesëmarrja e këtyre dy shfaqjeve në festivalin “Sermuksnis” ishte edhe njëherë sukses për artistët kosovar dhe artit skenik, por dhe atij mbarëshqiptar në arenën ndërkombëtare.

për 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë AQSHF nuk përfitoi asnjë fond. Edhe pse ishte përgatitur dhe hartuar një program me jo pak veprimtari kushtuar figurave të njohura të kinemasë, botime, shfaqje filmash në qytete të ndryshme, shumë pak prej tyre u zhvilluan. Java e Filmit Shqiptar u zhvillua për herë të parë në Greqi në vitin 2007. Gjatë atij viti ky aktivitet nisi dhe si një bashkëpunim me regjisorin Bujar Alimani, që prej vitesh jeton në Greqi dhe gjeti mbështetjen edhe të Qendrës Kombëtare Kinematografike shqiptare dhe asaj greke, si dhe ambasadës shqiptare në Athinë. Në këtë aktivitet merrnin pjesë me filmat e tyre një pjesë e mirë e regjisorëve shqiptarë duke filluar që nga ata më të hershmit, si Viktor Gjika, Dhimitër Anagnosti, etj. Për të vijuar ndër vite, ky aktivitet, i cili u zhvillua më 2011 në Moskë, bëri që produksione të viteve të ndryshme të shfaqeshin

për publikun. Filmi “Skënderbeu”, një bashkëprodhim i njohur shqiptaro-rus, “Nëntori i Dytë”, i vitit 1982 “Parullat”, i Gjergj Xhuvani, “Kolonel Bunkeri” i Kujtim Çashkut, “Gjeneral Gramafoni” i Viktor Gjikës, “Trishtimi i zonjës Shnaider” i Eno e Pirro Milkanit ishin disa

nga filmat që u shfaqën në Rusi. Një vit më parë java e filmit shqiptar pati jo pak interes dhe në Bukuresht, ku u shfaqën disa nga prodhimet më të fundit të kinemasë shqiptare.

Kur artisti Alessandro Diddi vendosi lapsin në letër, puna e tij erdhi në jetë menjëherë. Vizatimet 3-D të krijuara nga mendja e tij, duke përdorur hijet dhe këndet si duhet, kanë mahnitur të gjithë njerëzit që i kanë parë këto vizatime. “Dua që përmes vizatimeve të mija të jap mesazh se syri mund të mashtrojë mendjen dhe ju bënë që të besoni se ekzistojnë dimensionet, të cilat nuk janë në vizatim”, ka thënë Diddi. Ai ka përdorur duart e tij dhe objektet tjera që vizatimet t`i bëjë sa më reale. Në një vizatim shihen dy njerëz që me fuqinë e tyre kanë larguar lapsin nga dora e artistit dhe njëri po e ndihmon tjetrin që të mos fshihet me gomë nga krijuesi i tyre. “Kur njerëzit shohin vizatimet zakonisht befasohen sepse nuk e kuptojnë se si arrita t`i vizatoj këto pamje 3D”, ka thënë ai. “Qëllimi im është që gjithmonë të krijoj diçka të re dhe origjinale”, ka shtuar Diddi.


12

« INTERVISTË

E enjte 11 korrik 2013 •

IRIS SHALA/ FLET SHQIPTARJA E PARË E ZGJEDHUR NË KOPERTINËN E PLAYBOY: “FOTOGRAFIA EROTIKE NUK KA TË BËJË ME PREZANTIM PORNOGRAFIK”

E “Trupin tim e pranoj si artistik”

përzgjedhur nga “Playboy” për kopretinën e “Playmate July 2013”, modela dhe aktorja Iris Shala është e para shqiptare që “fiton” një vëmendje të tillë nga revista e njohur për prezantimin erotik. 22-vjeçarja nga Prishtina me banim në Austri rrëfen në intervistën e mëposhtme për “Metropol” diçka për këtë përvojë, por jo vetëm. Ajo flet për veten e vet përtej kopertinave, për jetën personale, ëndrrat, familjen... -Jeni e para shqiptare e zgjedhur në “Playmate”. Çdo të thotë të zgjidhesh për “Playmate July 2013”? Ç’mund të rrëfeni për këtë përvojë? Eksperienca me revistën “Playboy” ishte shumë e vlefshme dhe më bëri të qartë se me çfarë serioziteti punohet në këtë revistë. Ata më zgjodhën mua përmes menaxherit tim dhe më kontaktuan për një fotoshooting artistik. Gjatë fotoshootingut është punuar me shumë seriozitet dhe revista i respektoi të gjitha dëshirat e mia, ashtu që kur unë i shikoj sot fotot e mia të publikuara mund të them se jam shumë e kënaqur dhe ndihem mirë, pa ndjenjë se është cenuar sfera ime private. Unë kam pasur fotoshootingje të panumërta deri më tani dhe mund të them se përvoja me revistën “Playboy” ishte ndër më të mirat dhe më profesionale prej të gjithave, domethënë ishte një përvojë shumë e mirë. -“Playmate” është e njohur për prezantimin erotik të bukurisë femërore. Çfarë është erotikja për Irisin? Sa “erotike” e ndjen veten ajo? Një fotografi erotike çdo herë le vend për paramendim. Do të thotë, nuk ka të bëjë fare me prezantim pornografik, edhe pse me siguri shumë njerëzve aty ju shkon mendja kur shikojnë foto lakuriqe. Prezantimi erotik i trupit çdo herë mbulon, fsheh pjesën më intime të trupit dhe lë vend për paramendim. -Ju jeni e njohur edhe nga një rol që keni luajtur në serialin e njohur gjerman “Anna und die Liebe” (Ana dhe dashuria). Ç’mund të thoni për vendin që zë aktrimi tek ju? Me aktrim fillova të merrem herët në kuadër të Teatrit dhe Operës së Grazit ku prej moshës 10-vjeçare shijova edukimin në baletin klasik dhe atë modern. Pas mjaft viteve në Austri dhe pasi mora rolin në telenovelën gjermane “Anna und die Liebe” fitova mundësinë e aktrimit të vërtetë, i cili ishte një kënaqësi e veçantë për mua dhe ku definitivisht pashë se aktrimi është ajo që kam dëshirë të bëj në jetë. -Në intervistat e dhëna për mediet e ndryshme austriake dhe gjermane, ju keni folur edhe për gjyshin tuaj, Abdurrahman Shala, një aktor i shquar i gjeneratës së parë të aktorëve të teatrit dhe të filmit në Kosovë. Sa ka ndikuar ky fakt, përkrahja apo qëndrimi familjar në zgjedhjet që ju keni bërë? Unë mburrem pa masë me gjyshin tim Abdurrahman Shala. Si aktor dhe regjisor ai ishte një nga krijuesit e filmit kosovar. Gjenet e tij sigurisht që kanë luajtur rol të rëndësishëm në ori-


INTERVISTË • E enjte 11 korrik 2013

entimin tim për aktrim. Por edhe familja ime në përgjithësi është e dhënë pas skenës artistike dhe asaj të filmit dhe ky fakt kishte ndikim të veçantë tek unë. Duke e njohur mentalitetin shqiptar, por edhe duke pasur parasysh rolet mjaft konservative të luajtura nga ana e gjyshit tim, besoj se shumë njerëzve fotot e mia në “Playboy” do të mund t’ju duken si të lira për arsye se tregojnë trupin tim lakuriq. Por për mua dhe për skenën në të cilën unë dëshiroj të depërtoj, këto foto shihen si artistike dhe pjesa lakuriqe ka kufinj të qartë të përcaktuara nga unë dhe të respektuara me përpikëri nga ana e revistës “Playboy”. Në të vërtetë unë nga të dy prindërit buroj nga familje mjaft konservative. Gjithë kjo që kam arritur deri më tani në fushën e modës dhe modelimit, fotoshootingut dhe aktrimit kishte edhe përkrahje nga ana e familjes time, edhe pse jo nga ana e të gjithëve. Por unë pata vendosur se kam dëshirë të merrem me këtë punë dhe me kokëfortësinë time ia dola të jem aty ku jam tani, por me siguri që unë ende nuk

kam arritur aty ku kisha dashur të jem. -E kanë problem familjarët apo njerëzit e afërt “ekspozimin” tuaj për “Playmate”? Kur them se buroj nga familjet konservative kuptohet se fotot lakuriqe nuk gjejnë përkrahje në familje të tilla. Por unë i kam bindur familjarët e mi, por edhe të dashurin tim, që këto foto janë artistike dhe si të tilla i shikoj. Mendoj se ka dallim të madh në mes fotove erotike dhe pornografike. Këto fotot e mia i konsideroj erotike dhe fotot e mia tregojnë kufirin maksimal të ekspozimit të trupit, të cilin unë e pranoj si artistik. Të gjithë kanë dëshirë të shikojnë foto të tilla pa marrë parasysh a i takojnë pjesës konservative të shoqërisë apo jo, por nga ana tjetër pjesa konservative e shoqërisë do ta gjykonte negativisht personin në foto po pati dijeni se kush është, ndërsa pjesa e shoqërisë, e cila këto foto i sheh si artistike, do t’i urojë personit për suksesin e tij. -Në Austri keni fituar vendin e tetë në një garë për topmodelen më të mirë. Ç’mund të rrëfeni për këtë përvojë? Si qëndrojnë tek

ju aktrimi dhe modelimi në raport me njëritjetrin? Unë qysh prej moshës rinore kisha dëshirë të bëhem aktore dhe të modeloj. Kisha një fotoaparat dixhital, të cilin e përdorja shpesh për të bërë foto dhe të gjithë më thonin se isha shumë fotozhenike. Besoj se kjo ishte me rëndësi që të filloja të mendoja se mund të korrja sukses në këto fusha. Mendoj se të gjitha vajzat e reja në një kohë ëndërrojnë të bëhen fotomodele apo aktore, por se vetëm disa vendosin ta jetojnë ëndërrën e tyre. Suksesi i arritur në konkurencë për “Austrias Next Top Model“ m’i hapi dyert e fushës së modës dhe fotoshootingut, prej të cilëve kisha për të veçuar atë në New York me fotografin tonë të famshëm Fadil Berishën.. -Për të gjithë ata që nuk të njohin, ç’mund të rrëfeni më tepër për fillimet tuaja në këto fusha? Aktrimi është ëndrra ime dhe sigurisht profesioni me të cilin kam dëshirë të merrem në të ardhmen. Por nuk do të jetë e lehtë. Përmes

»

13

agjencisë time konkurrova në Gjermani dhe u zgjodha për rol në telenovelën gjermane „Anna und die Liebe“ të kanalit SAT 1, ku me të vërtetë shijova eksperiencën e aktrimit të vërtetë për serial televiziv, me trajner të aktrimit, trajner të gjuhës, etj. Sa i përket modelimit unë nuk kam gjatësinë t’i bëj konkurrencë modeleve me gjatësi mbi 170 cm, që është arsyeja kryesore pse unë fitova „vetëm“ vendin e tetë të konkurrencës për “Austrias Next Top Model”. Mendoj se për mua ajo ishte sukses i jashtëzakonshëm. Unë bëra kontratë me kompaninë e modeleve të Vjenës dhe përmes saj kam angazhime të vazhdueshme veçanërisht për fotoshooting dhe për modelim. -Ç’mund të rrëfeni për jetën tuaj në Austri? Përveç “Playmate”, cilat janë angazhimet aktuale? Momentalisht merrem më shumë me fotoshooting dhe modelim, punë këto të cilat për momentin më lejnë vend për përfundim të shkollimit si fitnes trajner, pasi këtë fushë e dua shumë dhe aty kam eksperiencë të veçantë. Nuk është e lehte të merresh me fotoshooting, modelim apo aktrim. Çdo herë je e varur nga shija, mendimi, apo përzgjedhja e të tjerëve. Si fitness trajner je e pavarur dhe besoj se ky fakt mund të ketë luajtur rol të rëndësishëm në vendimin tim për të përfunduar këtë shkollim. Plane për aktrim kam, por momentalisht kam dëshirë të përfundoj shkollimin e cekur. Keni një ëndërr në fushën e aktrimit, një rol të caktuar që doni të realizoni? Një emër regjisori me të cilin doni të bashkëpunoni apo aktori përkrah të cilit doni të interpretoni? Ëndrra ka shumë, kontakte të para gjithashtu. Por për momentin duhen të mbesin të pathëna. -Si rrjedh një ditë e zakonshme për ju? Cilët janë miqtë tuaj më të mirë? Zgjohem në orën 6 të mëngjesit, dal të bëj një xhiro me qenin tim, pastaj varësisht prej ditës shkoj në punë ose në shkollë. Sikur çdo njeri tjetër edhe unë kam miq të afërt, të cilët rrjedhin nga koha e shkollës, baletit, aktrimit, modelimit, por edhe komshillëkut. Në dallim prej jetës në Kosovë, ku shpesh miqtë më të mirë janë edhe shoqet apo shokët e “mehallës” në Austri një miqësi e tillë është mjaft e rrallë, për arsye të jetës më të mbyllur private, të cilët jetojnë njerëzit këtu! -E keni një të dashur? Nëse po, është ai “princi” që keni ëndërruar? Si duhet të jetë një “mashkull” për të fituar zemrën e Irisit? Sa e vlerësoni bukurinë tek një person? Po, e kam një të dashur, i cili më përkrah dhe me të cilin jam shumë e lumtur. Për mua mashkulli duhet të jetë lojal dhe stabil, por të ketë edhe shije për humor dhe të japë mbështetje. Bukuria më e veçantë vjen nga brenda. -Cili është komplimenti që ju bëjnë më shpesh? Rrezaton bukurinë. -Si do ta përkufizonit shkurtimisht veten tuaj? Cila është gjëja me pozitive (negative) që ia njihni vetes? Mendoj se kam ndjenjë për humor dhe se jam person i hapur ndaj botës. Mirëpo njëkohësisht mbes në tokë, nuk fluturoj kur ka ndonjë sukses të veçantë dhe në të vërtetë jam njeri familjar. Keq është që nuk jam çdo herë e saktë. -Në botën e spektaklit, modës, aktrimit është e rëndësishme një fytyrë dhe trup i bukur. Cili është kujdesi që tregoni në këtë drejtim? Momentalisht nuk kam nevojë të kujdesem edhe aq shumë për këtë punë, pasi jam mjaft e re dhe duke qenë se jam marrë me vite me balet dhe momentalisht shkollohem në drejtim të personal fitness trainer, fortësia e trupit dhe vija e mirë vijnë vetvetiu me aktivitetet e mia të përditshme. Kuptohet se për fytyrë të pastër dhe ‘shminke’ ka nevojë për kujdes të veçantë, mirëpo për mendimin tim vetëm bukuria nuk mjafton për sukses. Duhet të punoni shumë dhe të keni edhe sharm dhe personalitet. Bisedoi: Blerina Goce


14

« BOTA

E enjte 11 korrik 2013 •

Egjipti

në buzë të greminës Në çdo luftë civile ka një moment para se të shpërthejë kiameti, kur ka ende një shans për të shmangur një rënie totale drejt humnerës. Egjipti ndodhet në atë moment Thomas Friedman

M

uaji i shenjtë mysliman i Ramazanit nis këtë javë dhe nuk mund të vijë shumë shpejt. Mund të shpresohet vetëm që koha tradicionale, kur miq e familjarë mblidhen së bashku, do të ofrojë një moment për të gjithë aktorët në Egjipt që e reflektojnë se sa keq janë sjellë - të gjitha palët - si dhe tashmë të zgjedhin të vetmen rrugë të arsyeshme përpara: ripajtimin kombëtar. Unë kam qenë student në Universitetin Amerikan të Kairos në vitet shtatëdhjetë dhe që atëherë kam qenë një vizitor i rregullt. Nuk kam parë asnjehërë thellësinë e urrejtjes që ka infektuar Egjiptin në muajt e fundit: aktivistë të Vëllazërisë Myslimane që hedhin një prej kundërshtarëve të tyre nga një tarracë; aktivistë anti islamikë që vlerësonte në Twitter ushtrinë egjiptiane për faktin që ka qëlluar pa mëshirë mbështetës të Vëllazerisë teksa këta feleshin. Pas gjithë këtyre trazirave, në lojë nuk është thjesht çështja se kush qeveris Egjiptin. Në lojë është vetë Egjipti. Kjo është një krizë ekzistenciale. A mund të qëndrojë Egjipti i bashkuar dhe të ecë përpara si një komb i unifikuar apo do të shqyhet nga vetë populli i tij, si Siria? Asgjë nuk është më e rëndësishme në Lindjen e Mesme sot, sepse kur është në lojë stabiliteti i Egjiptit modern - ashtu si ai është, me një pozicion kyç në Kanalin e Suezit, garanti i çdo lloj paqeje arabe me Izraelin si dhe

bashkuesi i Afrikës Veriore, Afrikës dhe Lindjes së Mesme - atëherë është në lojë stabiliteti i të gjithë rajonit. E vlerësoj zemërimin e egjiptianëve jo islamikë, laikë dhe liberalë me presidentin Morsi. A nuk do të ishte bërë asnjëherë president pa votat e tyre, por, sapo erdhi në detyrë, në vend që të tregohej gjithëpërfshirës, në çdo kthesë ai rrëmbene gjithnjë e më shumë pushtet. Me ekonominë e Egjiptit në një gjendje shumë të keqe, unë kuptoj gjithashtu padurimin e shumë egjiptianëve ndaj qeverisjes së Morsit. Por në traditën e gjatë të botës arabe ndaj demokracisë, diçka e vyer u humb kur ushtria rrëzoi qeverinë Morsi dhe nuk priti ta bënte populli

i Egjiptit në zgjedhjet presidenciale të tetorit, apo në zgjedhjet presidenciale të pas tre viteve. Kjo i jep Vëllazërisë Myslimane një justifikim të përsosur për të mos reflektuar për gabimet e tyre dhe për të ndryshuar, gjë që është një ingredient thelbësor për Egjiptin që të ndërtojë një qendër politike të qëndrueshme. Por grupet joislamike, laike dhe liberale të Egjiptit duhet gjithashtu të mbledhin veten. Oozita egjiptiane ka qenë e jashtëzakonshme në mobilizimin e protestave por e paaftë që të mblidhet përreth axhendës së një udhëheqësi të vetëm, ndërkohë që Vëllazëria Myslimane ka qenë e jashtëzakonshme në fitimin e zgjedhjeve por e paaftë të qeverisë. Kështu që, tani për Egjiptin ka vetëm një mënyrë për të shmangur humnerën: ushtria, i vetmi autoritet në Egjipt sot, duhet ta bëjë të qartë se e ka rrëzuar Vëllazërinë Myslimane për qëllime të një “rifillimi” dhe jo për qëllime “hakmarrjeje” me qëllim që të rinise gjithçka nga e para dhe ta bëjë tranzicionin mirë këtë herë, dhe jo me qëllim që të eleminojë Vëllazërinë nga politika. Nuk është e qartë që “kushtetuta e përkohshme” e miratuar të martën nga qeveria egjiptiane e tranzicionit do t’i japë Vëllazërisë një shans të barabartë në konkurrencën për pushtetin. Ajo ndalon partitë e bazuara në fenë, por ky ndalim ishte fuqi edhe në kohën e Hosni Mubarakut, dhe Vëllazëria e anashkalonte, pasi kandidatët e saj kandidonin si të pavarur. Egjipti

nuk do të jetë një vend stabël nëse Vëllazëria përjashtohet. Dalia Mogahed, drejtoresha e Mgahed aconsulting si dhe një sondazhiere e kahershme në Lindjen e Mesme, më tha se fillimisht revolucioni i 2011 që rrëzoi Mubarakun përbëhej nga “të rinj, majtistë, liberalë, islamikë, të bashkuar për një të ardhme më të mirë. Ndarja ishte mes atyre revolucionare dhe status quosë. Revolucioni nuk zotërohej nga laikët, apo liberalët, apo islamikët. Kështu funksionoi. Demokracia në Egjipt e ka një shans vetëm nëse revolucionarët sërish shohin status quonë dhe jo njëri-tjetrin si armik”. Ka të drejtë. Vëllazëria Myslimane mund të vrasë më shumë laikë. Ush-

tria mund të vrasë më shumë anëtarë të Vëllazërisë. Por një tjetër dekadë status quoje në Egjipt do i vrasë të gjithë. Vendi do të jetë njëfatkeqësi e zhvillimit njerëzor. Në mungesë të një partie të vërtetë reformash - që shkrin në një, respektin për fenë me një strategji modernizimi siç bënë reformatorët e mëdhenj egjiptianë të shekullit 19 - egjiptianët janë sot të detyruar të zgjedhin jo një rrugë më të mirë, por mes ideve të këqia. Vëllazëria thotë se Islami është përgjigja. Ushtria është në favor të një rikthimi në shtetin e dikurshëm. Por me shumë fe nuk është përgjigja për Egjiptin sot dhe ndërkohë që shteti i dominuar nga ushtria mund të ofrojë ligj dhe rend dhe të mbajë në kontroll islamikët, ai nuk mund të ofrojë reformat ligjore, sociale, sipërmarrëse dhe arsimore që nevojiten për të fuqizuar dhe shpalosur talentin e konsiderueshëm njerëzor të Egjiptit. Në të vërtetë, Raporti Arab i Zhvillimit Njerëzor është përgjigja. Me që ra fjala, ai është shkruajtur nga akademikë egjiptianë. Ai bën thirrje që egjiptianët të fokusohen në ndërtimin e një politike që mundet të kapërcejë mangësitë e tyre të lirisë, arsimit dhe fuqizimit të gruas. Kjo është rruga që duhet të ndjekë Egjipti - jo MubRakizmi, Morsizmi apo sundimi ushtarak - dhe detyra e miqve të Egjiptit tani është jo që të ndërpresin ndihmën dhe ta censurojnë, por ta ndihmojnë që në mënyrë graduale por të qëndrueshme të gjejë atë rrugë moderimi.


BOTA • E enjte 11 korrik 2013

»

15

Luksemburgu para zgjedhjesh të reja? Juncker 58-vjeçar akuzohet në radhë të parë se si politikani përgjegjës për shërbimin e fshehtë nuk është kujdesur sa duhet për “Shërbimin informativ të shtetit luksemburgas” (SREL) Juncker është kryeministri që ka shërbyer Jfundean-Claude më gjatë në këtë detyrë, në BE. Tani ai rrezikon t’i japë jetës politike për shkak të një skandali me shërbimet sekrete, i denjë për një film. “Kryeministri duhet të vendosë vetë nëse do të përballet me një mocion mosbesimi apo do të japë dorëheqjen”, tha zëdhënësi i qeverisë Guy Schuller. Dhe zëdhënësi i zv/kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm Jean Asselborn, u shpreh: “Gjithçka është e mundur.” Sipas konkluzionit të dalë pas rreth 50 seancash, të një komisioni hetimor të Parlamentit, ngritur para gjashtë muajsh Jean-Claude Juncker mban “përgjegjësinë politike” për veprimtarinë e tij vite më radhë jashtë kontrollit të shërbimit sekret luksemburgas. Vetëm kolegët nga partia konservatore e Juncker-it votuan kundër raportit të komisionit, socialdemokratët partnerë në koalicion votuan pro tij së bashku me opozitën.

R

epublika baltike ka miratimin përfundimtar të ministrave të financave të BE-së për futjen e euros dhe ka filluar që tani t’u japë mësime vendeve të tjera. Letonezët e shohin veten si nxënës shembullorë. Letonia mund të fusë në qarkullim euron vitin e ardhshëm. Ministrat e Financave të BE-së i dhanë vendit dritën e gjelbër në takimin e tyre të martën në Bruksel. Ishte pengesa e fundit në rrugën e gjatë të Lituanisë drejt monedhës së përbashkët. Kusht për këtë ishte që disa të dhëna të rëndësishme financiare dhe ekonomike si defiçiti, borxhi dhe inflacioni, të ishin në nivelet e nevojshme për një kohë të gjatë. Kjo ka ndodhur dhe madje treguesit kanë qenë më të mirë nga sa kërkohej. Por e gjitha u bë e mundur falë një kure të fortë në Letoni, e cila u krye në formë aq radikale dhe të shpejtë sa ndoshta në asnjë vend tjetër evropian. Edhe Lituania kërkon futjen e euro deri në 2015 Tre shtetet baltike ecin kështu në të njëjtin drejtim: Estonia e ka tashmë euron, Letonia do ta ketë nga fillimi i 2014-s dhe Lituania, e cila prej fillimit të korrikut mban presidencën e radhës të Këshillit të BE-së, synon ta fusë sa më shpejt, ndoshta në 2015. Ministri lituanez i Financave Rimantas Sadzius, sheh në hyrjen së shpejti në eurozonë të vendit fqinj dëshminë se “modeli ekonomik evropian dhe projekti evropian jetojnë”. Kryeministri i Letonisë Valdis Dombrovskis kishte ardhur gjithashtu në Bruksel dhe prezantoi monedhat e ardhshme euro të vendit të tij. Ai rikujtoi atmosferën e disfatës që mbizotëronte jo shumë kohë më parë: “Para disa vitesh pati madje spekulime për një shpërbërje të eurozonës. Por siç e shohim ajo në të vërtetë po rritet.”

Mësime nga Letonia dhe kursi i ri i euros Ministrat e Financave të BE-së i dhanë vendit dritën e gjelbër në takimin e tyre të martën në Bruksel

Kush ngurron e ka më të vështirë më vonë Euro është tërheqëse dhe me Letoninë eurozona po shtohet me një vend, i cili nuk do të ketë nevojë së shpejti për ndihmë të huaj. Përkundrazi, Letonia ka më shumë gjasa t’u japë ndihmë të tjerëve. Këtë anëtarët e deritanishëm të eurozonës e shohin natyrisht me kënaqësi. Por tani atyre u duhet të dëgjojnë edhe mësimet që ka nxjerrë Letonia nga politika e saj e konsolidimit. Ministri i Financave Andris Vilks këshillon para së gjithash për shpejtësi dhe konsensus. Të rëndësishme janë “vendime

të guximshme dhe të shpejta të politikanëve dhe një dialog shumë i mirë shoqëror. Ne duhet të sqarojmë për opinion publik në vendet tona se çfarë duhet bërë, për të pasur një ekonomi të qendrueshme dhe konkurruese. “Kush pret shumë gjatë për të bërë ndërhyrjet e nevojshme, e përkeqëson situatën dhe tek popullsia ngjallet ndjenja e “lodhjes”.Vilks la mënjanë faktin që jo të gjithë letonezët janë për futjen e euros. Kjo ka të bëjë më shumë me lajmet e këqija nga eurozona se sa me vetë situatën e Letonisë; miratimi nga ekonomia është praktikisht unanim; veç kësaj

me anëtarësimin në BE Letonia është obliguar të ndjekë këtë kurs, për këtë arsye një referendum është i panevojshëm, tha ministri. Vilks shtoi me krenari se letonezët me reformat e tyre vendimtare fillimisht ishin të parët dhe pra të vetmuar. Sot kur të gjithë duhet të kursejnë dhe reformojnë, një politikë e tillë është më e lehtë të pranohet. Me humor të mirë në pushimin e verës Këto fjalë ishin kritike thuajse e hapur për qëndrimin e vendeve si Greqia, por askush nuk e thotë me fjalë të qarta. Ministrat e financave të hënën sapo i kishin premtuar Greqisë para të tjera nga programi i ndihmës, megjithëse raporti përkatës i Troikës nuk ishte plotësisht pozitiv. Aktualisht, pak para pushimit të verës - në Gjermani edhe pak para zgjedhjeve parlamentare - me sa duket askush nuk dëshiron të përhapë atmosferë të re krize. Shefi i eurogrupit Jeroen Dijsselbloem sheh “shumë përparim. Kemi më shumë qëndrueshmëri në tregjet financiare, shumë më tepër besim tek euro”. Megjithatë ka ende shumë për të bërë, për shembull sa i takonin unionit bankar, i cili duhet të sigurojë që shpëtimi i bankave të mos bëhet në kurriz të taksapaguesve. Ministrja austriake e Financave Maria Fekter mendon se “shqetësimi më i madh për Evropën nuk janë bankat, por papunësia shumë e madhe tek të rinjtë.” Për këtë ajo dëshiron “pak më shumë dinamikë”. Edhe për këtë letonezët kanë një përgjigje: reformat e tyre po japin tani rezultate në rritje ekonomike dhe vende pune. Duket se nxënësit shembullorë nga verilindja e Evropës do të kenë shpesh këshilla për kolegët e tyre.

Praktika të dyshimta, veprimtari të errëta Juncker-i 58 vjeçar akuzohet në radhë të parë se si politikani përgjegjës për shërbimin e fshehtë, nuk është kujdesur sa duhet për “Shërbimin informativ të shtetit luksemburgas” (SREL). Edhe pasi pati mësuar për veprimtaritë anormale të agjentëve, e kishte informuar komisionin parlamentar të kontrollit shumë rrallë dhe me shumë vonesë. Shërbimi sekret ka pasur një jetë të vetën të frikshme, thuhet në raport. Vazhdimisht ka pasur praktika të paligjshme përgjimi. Viktima më e njohur ka qenë vetë Juncker: në fillim të 2007-s ish shefi i shërbimit sekret Marco Mille, kishte regjistruar fshehurazi me një orë speciale dore, një bisedë të zhvilluar me kryeministrin. Veç kësaj shërbimi sekret akuzohet se ka tregtuar makina të blera me fonde shtetërore, ka kurdisur një fushatë shpifjesh kundër një prokurori dhe ka paguar një apartament për ish-presidentin e autoritetit të revizionit. Në 2010 Mille kaloi nga shërbimi sekret në postin e shefit të sigurisë në koncernin Siemens. Juncker duhet të japë shpjegime Në një debat të madh plenar Juncker do të japë edhe një herë shpjegime; 120 minuta ka në dispozicion juristi, për të dhënë versionin e tij të fakteve. Nëse nuk ndodh një mrekulli, koalicioni qeveritar do të shpërbëhet. Duka i Madh i Luksemburgut Henri, do të shpërbëjë atëherë dhomën e deputetëve. Si datë e mundshme për zgjedhjet e parakohshme përmendet 20 tetori. Zgjedhjet e rregullta duhej të mbaheshin në verën e vitit të ardhshëm. Juncker është prej 18 vjetësh kryeministër i Luksemburgut dhe prej më shumë se 30 vjetësh në qeverinë luksemburgase. Si shef i eurogrupit nga 2005 deri në fillim të 2013, ai bëri një emër shumë të mirë në BE.


16

« OPINION

E enjte 11 korrik 2013 •

Ligji për amnisti i imponuar apo diskriminim i politizuar?

M

ë 11 korrik 2013 në Kuvendin e Kosovës për herë të dytë do të bëhen përpjekje që të miratohet projektligji për amnisti, i cili në përpjekjen e parë dështoi të miratohej, pasi prej 91 deputetëve që votuan u siguruan vetëm 70 vota, që nuk mjaftuan, sepse duheshin 80 vota. Republika e Kosovës ka qenë i vetmi shtet në rajon që nuk e ka pasur ligjin për amnisti dhe ka qenë kërkesë e vazhdueshme e personave të privuar nga liria si dhe organizatave për të drejtat e njeriut që ky ligj të miratohet. Më 23 shtator 2003 gjatë trazirave në burgun e Dubravës njëra ndër kërkesat kryesore ka qenë pikërisht miratimi i ligjit për amnisti. Trazirat janë shtypur dhunshëm dhe për pasojë janë mbytur 5 të dënuar, ndërsa lehtë e rëndë kanë pësuar afërsisht 100 të burgosur. Atëherë burgu i Dubravës është udhëhequr nga UNMIK-u. Me kërkesë të të burgosurve ndërmjetësues kanë qenë KMDLNJ dhe institucioni i Avokatit të Popullit. Ndërkombëtarët nuk i përfillën rekomandimet dhe për pasojë kishin krimin kundër personave të privuar nga liria. Pas hetimeve të “pavarura” që i bëri UNMIK-u askush nuk u dënua. Kërkesa e të burgosurve për ligjin për amnisti, si kategori kushtetuese, vazhduan edhe në kohën kur ministre ishte e ndjera Nekibe Kelmendi. Edhe në këtë rast ndërmjetësues ishte KMDLNJ. Edhe në kohën e ish-ministrave Jonuz Salihaj dhe Haki Demolli miratimi i ligjit për amnisti mbeti kërkesa kryesore e të burgosurve. KMDLNJ ishte i pranishëm në të gjitha zhvillimet, duke përkrahur kërkesat e të burgosurve dhe duke kontribuar që ata ta ndërpresin grevën. Për hir të informimit objektiv të opinionin duhet të theksohet se kundërshtarët kryesorë, që realisht ishin vendimmarrës për mosmiratimin e ligjit për amnisti, ishin ndërkombëtarët. Ministrat e mëparshëm premtonin shumë, por vendosnin pak. Në vitin 2011 ministri i Drejtësisë, z. Hajredin Kuqi, në prani të KMDLNJsë në burgun e Dubravës premtoi se ligji për amnisti do të bëhet kategori kushtetuese gjatë mandatit të tij, pa listuar nenet apo veprat që do të përfitojnë nga ky ligj. Edhe gjatë këtij mandati të burgosurit në burgun e Dubravës, por dhe në burgjet e tjera, kërkuan miratimin e këtij ligji, duke bërë disa herë grevë urie. Gjatë tërë kohës KMDLNJ ka qenë në rolin e ndërmjetësuesit dhe lehtësuesit duke kontribuar në ndërprerjen e grevës së urisë. Në radhë të parë për të ruajtur shëndetin e të burgosurve, por edhe për shkak se ka ditur se ligji nuk miratohet si rezultat i presionit që e bënin të burgosurit përmes grevës. Kërkesat e të burgosurve ishin të drejta, të arsyeshme dhe të ligjshme. Ndërsa refuzimi i miratimit të ligjit për amnisti ishin të natyrës politike, prapa së cilës edhe tash qëndronin ndërkombëtarët. Gjithashtu duhet të theksohet se nga të gjitha faljet që kanë bërë presidentët e Kosovës (5 falje) kanë përfituar 200 të dënuar, një i papërfillshëm, nëse kemi parasysh faktin se në Kosovë nuk ka pasur amnisti të përgjithshme, ndryshe nga shtetet e rajonit. Amnistia është e drejtë e të dënuarve, e atyre që janë nën hetime apo objekt i hetimeve. Është e drejtë njerëzore e mohuar deri sot në Kosovë. Kosova ka nevojë të ketë një amnisti të përgjithshme për të gjithë të dënuarit, pa dallim dhe pa përjashtim. As në baza etnike e as politike. Projektligji për amnistinë, i cili nuk kaloi, ishte jashtëzakonisht i keq, i dëmshëm dhe vrasës i shtetit të së drejtës, funksionimit të ligjit dhe demokracisë. Ishte 100% politik. Ishte projektligj kriminal për të ardhmen e Kosovës. Ndërkombëtarët e përkrahën fuqishëm si të tillë, çka nuk do ta bënin në vendin e tyre. Ky projektligj ishte politik, sepse ishte derivat i një marrëveshjeje politike në Bruksel midis kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë. Është projektligj që i amniston të gjitha krimet nga viti 1999 deri më 20 qershor 2013 për realizimin e një projekti politik. Nëse ky ligj bëhet për integrimin e Veriut të Kosovës, që administrohet nga Serbia dhe se me këtë ligj do të

Nga BEHXHET SHALA

mundësohet integrimi i serbëve të rebeluar, atëherë do të duhej të zbatohej vetëm në komunat Mitrovicë, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin-Potok dhe jo në tërë territorin e Kosovës. Atëherë do të kishte një kuptim se një ligj politik po përdoret për qëllime politike. Edhe projektligji për amnisti i “përmirësuar” është variant i sofistikuar i të parit. Ndryshon vetëm nga pamja, jo nga përmbajtja. As nga qëllimi. Pse Serbia insiston që ky ligj të miratohet pa ndryshime? Sepse në këtë mënyrë lirohet nga përgjegjësia për sponsorizimin e të gjitha krimeve në Veri të Kosovës dhe në pjesët e tjera të Kosovës. Mbyll dosjen e krimit në Kosovë. Të paraluftës, atyre gjatë luftës dhe pasluftës. Dhe ruan një strukturë paralele të saj, tash të legalizuar në Kosovë, e cila edhe ashtu nuk do t’i bindet Prishtinës. Në këtë mënyrë ruan dhe mbron informatorët e saj në Kosovë të të gjitha etnive Serbia definitivisht fiton së bashku me serbët e Veriut, sepse po falen nga të gjitha krimet. Pse po fiton bashkësia ndërkombëtare? Po fiton sepse po legalizon pranin e Serbisë në Kosovë duke e bërë bashkëpronare, e cila vendos për çështjet e brendshme të Kosovës. Po fiton sepse po i mbulon të gjitha allishverishet që ka bërë me Serbinë që nga vitin 1999 e deri më sot. Po fiton sepse po mbyll me shumë sukses të gjitha keqpërdorimet materiale dhe politike që ka bërë në Kosovë nga viti 1999 deri më sot. Po mbron hajnitë kolosale gjatë procesit të privatizimit kriminal në Kosovë dhe të fondeve për Kosovën. Po ruan dhe imunizon të gjithë politikanët e korruptuar dhe të kriminalizuar në Kosovë dhe Serbi që nga viti 1999 deri sot. Kush fiton tjetër nga ligji për amnisti? Fitojnë të gjithë horrat që kanë vrarë pas luftës, që kanë zhvatur buxhetin e Kosovës, që kanë vënë haraç bizneseve dhe qytetarëve dhe që kanë bërë njëqind të zeza të tjera. Fitojnë biznesmenët kontrabandistë, që nuk kanë paguar tatimet e taksat doganore miliona euro e që kanë shkaktuar evazion fiskal. Fitojnë bashkëpunëtorët e Serbisë, që janë instaluar në pozita të larta institucionale. Fiton një pjesë e kriminalizuar e shoqërisë civile, që ka zhvatur donacione milionëshe duke i keqpërdorur ato, që pastaj ose janë bërë pjesë e politikës, ose bashkëjeton me të. Fitojnë politikanët e kriminalizuar, të pandërgjegjshëm, të papërgjegjshëm dhe ata servilë, të cilët aksidentalisht mbajnë poste politike dhe qeveritare. Fitojnë familjet e fuqishme mafioze, që kontrollojnë çdo gjë në Kosovë, nga tenderët për asgjësimin e qenve endacakë deri te dhënia e licencave për ofrimin e shërbimeve të shërbyeseve publike nga Moldavia. Prandaj janë jetësisht të interesuar që të miratohet ky projektligj. Pse ky projektligj është i keq dhe i dëmshëm? Sepse për këtë po insiston Serbia së bashku me bashkësinë ndërkombëtare pa u pyetur qytetarët e Kosovës. Sepse është bërë në mënyrë jotransparente, pa debat publik dhe sepse po bëhen përpjekje të miratohet me procedurë super të përshpejtuar. Sepse e fuqizon dhe e përligj krimin duke e bërë kategori kushtetuese. Sepse e bënë faljen në mënyrë selektive, prandaj është diskriminues. Sepse i bënë të pavlefshme prokuroritë dhe gjykatat, duke ua shkërdhyer edhe atë punë të vogël që kanë bërë. Sepse është embrion i një lufte të mundshme qytetare në të ardhmen. Sepse e forcon ndjenjën e pandëshkueshmërisë, që është mohim i drejtësisë. Dhe varr i demokracisë.

Si do të duhej të bëhej ligji për amnisti? Do të duhej të merreshin shembujt pozitiv nga shtetet e rajonit dhe të botës e që kanë ndikuar në stabilizimin e situatës. Jo vetëm të asaj politike. Të konsultohen aktorët e brendshëm dhe të jashtëm që mund të ofrojnë ekspertizë në këtë fushë. Të organizohet debat publik. Të mos u bëhet presion deputetëve gjatë votimit për miratimin e tij, siç po veprohet tash. Kush duhet të përfitojë nga ligji për amnisti? Meqë projektligji për amnisti fal një gamë veprash që nuk i fal asnjë shtet normal. Madje, disa shtete që po bëjnë presion të fuqishëm për miratimin e këtij ligji në shtetet e tyre për disa vepra që janë pjesë e këtij ligji parashohin dënim me burg të përjetshëm apo dënim me vdekje mendoj se as Kosova nuk duhet të bëjë përjashtime. Prandaj si dalje nga ky kaos propozoj që nga ligji për amnisti të përfitojnë të gjithë të dënuarit me vendim të plotfuqishëm, pavarësisht natyrës dhe peshës së veprës me një falje prej 15% të dënimit në mënyrë lineare. Këtu do të përfshiheshin edhe ata që janë dënuar për krime lufte. Këtë e mbrojë me faktin se Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte në Hagë, si autoritet suprem ndërkombëtar për krime lufte, ua fal dënimin edhe të dënuarve për krime shumë të rënda të krimeve kundër njerëzimit. Thuajse asnjë i dënuar për krime lufte në Hagë nuk e vuan dënimin deri në fund, prandaj ndërkombëtarët e BE-së nuk duhen të skandalizohen me kërkesën e ministrit Kuçi për faljen e kësaj kategorie të dënuarish, sepse Haga është shumë më afër se Prishtina. Ata duhet të skandalizohen me presionet që po i bëjnë për miratimin e një ligji skajshmërisht diskriminues dhe kriminal. Pastaj edhe të dënuarit për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore dhe vrasje nuk duhet të përjashtohen nga falja, sepse gjykata e shqipton dënimin në bazë të fakteve, ndërsa shteti është i detyruar t’i fal ata, nëse kanë kaluar programin e risocializimit me sukses. Ndryshe, nëse këto kategori përjashtohen nga falja, atyre ditën kur t’u shqiptohet dënimi duhet t’u thuhet se nuk kanë të drejtë për falje, pavarësisht sjelljeve të tyre gjatë vuajtjes së dënimit. Ç’kuptim ka, atëherë, risocializimi i të dënuarve?! Përfundimisht, ky projektligj është i keq dhe skajshmërisht i dëmshëm dhe, si i tillë, nuk duhet të miratohet. Me ndryshime përmbajtjesore ky ligj është sa i dobishëm aq dhe i domosdoshëm. Mirëpo me këta deputetë që unë i njoh, një numër i tyre aksidentalisht dhe gabimisht kanë hyrë në Kuvend, duke menduar se po hyjnë në një bastore apo shtëpi publike, ky projektligj lehtësisht do të bëhet ligj. Aq më tepër që kanë kërcënime dhe ultimatum nga “miqtë ndërkombëtarë” dhe Serbia. Pastaj një numër i tyre thjesht luftojnë dhe votojnë për të shpëtuar prapanicën e tzre Gjithashtu me disa deputetë që vetë janë pjesë e krimeve, sidomos ekonomike, vështirë se do të votohet drejt. Është vështirë t’u besohet deputetëve që në Kuvend apo restorante, në darka, dreka, në të pame, në dasma, në taksi apo te berberi të shurdhojnë duke folur kundër krimit, ndërsa në Kuvend palohen si vejushat e Gostivarit. Dhe votojnë për ligjin! Në miratimin e këtij ligji përveç atyre që i përmenda më lartë si humbës do të ketë edhe humbës që do të përballen shumë shpejt me probleme. Ata do të jenë Ministria e Drejtësisë dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës. Si të veprohet pas miratimit të ligjit? Disa janë optimistë se ky ligj nuk do të miratohet. Unë jam optimist se ky ligj do të miratohet, madje jam i sigurt. Është një propozim që pas miratimit të ligjit të kërkohet nga presidentja Jahjaga të mos e nënshkruajë këtë ligj. Përpjekje shumë e kotë, sepse jam i sigurt se presidentja Jahjaga e ka nënshkruar këtë ligj para se të miratohet ai. Si stacion i fundit dhe shpresë e vetme e ankimit mbetet Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Ka probleme në këtë drejtim, sepse kam dëgjuar se kryetari i saj, z. Enver Baba (Hasani), ka ndërruar dhëmbët, që nënkupton se nuk e ka forcën e kafshimit si më parë. Qofsha i gabuar!


OPINION • E enjte 11 korrik 2013

»

17

Çfarë po bëjmë për vendin tonë?

Ë

shtë e famshme thënia e Kenedit: “Mos thoni se çfarë bën Amerika për ju, por çfarë bëni ju për Amerikën”. Kenedi, si pasardhës i një familjeje katolike, kishte një lidhje simbiotike të bazuar edhe në filozofinë katolike me flijimin e sakrificës individuale për të mirën e përbashkët, që në kohët moderne identifikohet me vendin, kombin ose habitatin natyral të lindjes, formimit, rritjes, plakjes dhe vdekjes të një personi. Amerika sapo kishte hyrë në Luftën Ftohtë, në të cilën kishte kundërshtarë më shumë se gjysmën e botës. Për këtë arsye amerikanët kishin nevojë më shumë se kurrë për një lidhje të ngushtë mes tyre, vëllazërore dhe për të besuar në vendin e tyre vetë Amerikën, e cila identifikohej me një stil të caktuar politik, social, politik dhe ekonomik. Amerikanët duhej të besonin tek amerikanizmi i tyre dhe duhej të ishin të gatshëm të sakrifikonin edhe vetë ekzistencën e tyre për të ekzistuar përgjithmonë Amerika. Pra, Amerika qëndronte mbi amerikanët, sepse nga kjo e dyta varej edhe jeta e vetë amerikanëve. Kjo thënie e një njeriu pragmatist dhe katolik si Kenedi pati një sukses të jashtëzakonshëm për Amerikën. Amerikanët krijuan një ndjenjë superioriteti dhe sigurie te vetja në çdo betejë që morën pjesë. Ata krijuan bindjen se ishin me krenari pjesë e kombit amerikan, si kombi më superior në botë. A duhej të kishte një filozofi të tillë edhe për ne shqiptarët? Shqiptarët, ashtu si amerikanët, në gjithë historinë e tyre, për shkak të pozitës gjeografike dhe veçorive me të tjerët, kanë qenë gjithmonë me intervale të ndryshme të përfshire në luftëra të ftohta dhe në të nxehta. Shqiptarët në dallim nga amerikanët dhe shumë kombe të tjera në 100-vjeçarin e fundit nuk krijuan një koshiencë të përgjithshme të krenarisë kombëtare. Një ndër arsyet e kësaj ishte fakti se Shqipëria, shteti amë i shqiptarëve në rajon dhe në botë, u dokrinua nga ideologjia komuniste. Kjo doktrinë për shkak të natyrës së saj filozofike-politike është e orientuar drejt internacionalizmit dhe mohon me arsyetimin e be-

Nga ALBAN DACI

simit te revolucioni në të gjitha vendet ndjenjën dhe krenarinë kombëtare. Ideologjia komuniste, e bazuar tek informacioni zinxhir brenda shoqërisë, jo vetëm e shkatërroi ndjenjën e krenarisë kombëtare, por për hir të interesit në të mirë të partisë dhe revolucionit shkatërroi edhe harmoninë e lidhjeve të ngushta ndërmjet njerëzve për të mirën e vendit. Shqiptarët vendosën veten, familjen dhe kombin në shërbim të partisë dhe ideologjisë komuniste. Kjo shkatërroi te çdo shqiptar ndjenjën e të qenit shqiptar. Servilizmi ndaj filozofisë politike komuniste dhe ndaj partisë-shtet ishte shumë herë më i madh se arsyetimi racional për të qenët shqiptar dhe për obligimet që kishte çdo shqiptar për Shqipërinë. Kjo situatë vazhdon edhe sot, ku shqiptarët nuk pyesin se çfarë ndodh me vendin e tyre, ku po shkon ai dhe a i kanë kryer detyrimet e tyre. Ne shqiptarët duhet të rithellojmë mendjen tonë për të arritur në përfundimin se kombi ynë meriton të trajtohet me krenari dhe se vendi ynë meriton çdo sakrificë tonën, që ai të jetë krenar dhe të garantojë jetëgjatësi në përjetësi. Historia dhe krenaria e një kombi si këtij tonit nuk mund të vihet në rrezik nga disa intervale të caktuara kohore të përfaqësuara nga njerëz servilë, tradhtarë, që me siguri thellë-thellë nuk janë me gjak apo origjinë shqiptare. Është krejt normale e mbi të gjitha e domosdoshme që t’i bëjmë pyetjen vetes sonë: çfarë po bëjmë ne për vendin tonë? Deri tani e kemi lënë veten tonë dhe vetë fatin e vendit tonë në dorën e njerëzve të gabuar. Ka ardhur koha të zgjohemi dhe bashkë të rizgjojmë dashurinë kombëtare, që garanton në të njëjtën kohë ekzistencën tonë dhe vazhdimësinë e kombit tonë. Amerikanët para Amerikës nuk vënë asgjë, madje as jetën e tyre. Jeta pa kombin nuk ka vlerë. Është sikur një kafshë të ekzistojë pa habitatin e saj. A mund të ketë kuptim jeta jonë pa ekzistencën e kombit tonë? Kjo do të ndodhë sikur peshkun ta nxirrnim nga shtëpia e tij, që është uji, dhe ta vendosim në shtëpinë e re, që është toka. Do të rezistonte për pak kohë dhe në mënyre të dëshpëruar do të ngordhte.

Ne e kemi lënë jetën tonë dhe fatin e kombit tonë në duart e njerëzve të gabuar. Këtë gjë e kemi bërë, por vazhdojmë ta bëjmë pa bërë pyetjen: ç’po ndodh me jetën tonë dhe kjo jetë që po bëjmë a është në shërbim të kombit? Dikush mund të thotë se përgjigjja e kësaj pyetjeje nuk ka rëndësi. Nuk do të kishte rëndësi vetëm nëse kishte të bënte me jetën tonë individuale, por nuk mund të ketë jetë individuale kur shuma e individuales krijon dhe garanton ekzistencën e shumicës të përbashkët. Pra, secili prej nesh ka përgjegjësi për kombin, i cili garanton ekzistencën e të gjithëve. Shqiptarët dhe Shqipëria kanë jetuar gjithmonë në limitin e ekzistencës. Kjo ka ndodhur se shqiptarët kanë një pozitë gjeografike të lakmueshme dhe kanë veçori të qarta me të tjerët. Duke u ndodhur në një habitat të tillë, kanë përjetuar në histori luftëra të ftohta dhe të nxehta. Shqiptarët duhet të jenë të gatshëm me çdo mjet dhe arsyetim njerëzor të garantojnë ekzistencën e jetës së tyre për të pasur si qëllim final ekzistencën e përjetshme të Shqipërisë. Shqiptarët në kushtet e një konflikti të përhershëm për ekzistencë kanë të drejtë të përdorin çdo aksion dhe logjikë racionale për të garantuar ekzistencën e tyre dhe vazhdimësinë kombëtare. Çdo qenie si brenda llojit, ashtu dhe jashtë që vë seriozisht në dyshim ekzistencën dhe vazhdimësinë e kombit deri në përjetësi duhet të ndëshkohet sipas ligjeve, arsyetimeve të natyrës njerëzore. Ekzistenca jonë duhet të jetë në harmoni edhe me ekzistencën e të tjerëve, e kjo harmoni prishet kur ekzistencat e tjera vënë në rrezik serioz pikërisht ekzistencën tonë. Ligji i natyrës është: kur dy sende përplasen, vetëm njëri mund të mbijetojë. Në rastin tonë ne duhet t’i parashikojmë përplasjet e mundshme e të analizojmë lëvizjen më të mirë që garanton ekzistencën tonë. Para ekzistencës sonë dhe përjetësisë kombëtare nuk duhet të vëmë asgjë, duke u nisur nga arsyetimi i thjeshtë se, nëse ne nuk jemi, nuk ka kuruare rëndësie se kush mund te jetë pas nesh e çfarë do të ndodhë me vonë. Historia jonë fillon e mbaron po me vetë ekzistencën tonë.

Egjipt/ Zgjedhjet s’e bëjnë një demokraci

Z

gjedhjet janë të nevojshme, por jo kusht i mjaftueshëm për demokracinë. Kjo është shmangie nga trazirat e vazhdueshme në Egjipt. Vitin e kaluar Mohamed Mursi u bë presidenti i parë i zgjedhjeve të lira në Egjipt. Mursi fitoi me 51.7 për qind të votave, pak më shumë se 51.1 për qind që Barak Obama fitoi në vitin 2012. Mursi ishte kandidat i Vëllazërisë Myslimane, një organizatë islamike që ishte ndaluar dhe persekutuar në Egjipt për 60 vjet. Përmbysja e Mursit javën e kaluar vë Shtetet e Bashkuara në vend. A mund ta mbështesë Uashingtoni heqjen e një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike? Qeveria “Mursi” mund të ketë qenë e zgjedhur, por ka kërkesa të tjera për një demokraci. Një qeveri demokratike duhet të garantojë të drejtat e pakicave. Ajo duhet të pranojë opozitën si legjitime. Ajo duhet të jetë e gatshme të veprojë në përputhje me rregullat. Dhe testi i vërtetë i një demokracie: qeveria duhet të heqë dorë nga pushteti, nëse është mundur në votime. Qeveria “Mursi” dështoi nga të gjitha këto teste përveç kësaj të fundit. Kjo për shkak se ishte në pushtet vetëm për një vit dhe u largua nga ushtria para se të mund të rizgjidhej. Megjithatë, në një vit Mursi pranoi se gati sa nuk kishte shtrirë pushtetin e pakufizuar mbi vendin. Ai emëroi radikalët islamikë në pozitat kyçe. Ai u përplas përmes një kushtetute të re, që mishëronte parimet e ligjit islamik. Ai arrestoi kundërshtarët dhe lejoi sulmet ndaj pakicave fetare. Ai la pas dore ekonominë jokaluese. Ai zemëroi ushtrinë duke bërë thirrje për ndërhyrje egjiptiane në Etiopi dhe Siri. Të premten kryetari republikan dhe anëtar i rangut demokratik të Komitetit të Punëve të Jashtme lëshoi një deklaratë të përbashkët, ku thuhej se demokracia e vërtetë kërkon përfshirjeje, kompromis, respektim të të drejtave të njeriut dhe të pakicave dhe një angazhim ndaj sundimit të ligjit. Mursi dhe partia e tij nuk përqafuan asnjë nga ato parime dhe në vend

Nga BILL SHNAJDER*

të tyre zgjodhën të konsolidojnë pushtetin dhe sundimin nga “Fiati”. Egjipti ka qenë gjithmonë një vend laik, por shumica e votuesve të saj janë fetarë dhe duke pasur parasysh një shans për të konkurruar në zgjedhje të lira ata do të zgjedhin një qeveri islamiste. Kjo ka ndodhur në vende të tjera arabe dhe myslimane, si për shembull në Tunizi, Turqi, Iran. Në vitin 2006 palestinezët në Gaza zgjodhën qeverinë e Hamasit, aleate me Vëllazërinë Myslimane të Egjiptit. Qeveritë islamike zakonisht xhindosin popullsinë laike dhe armiqësojnë ushtarakët, gjë që edhe ndodhi në Egjipt. Tensionet janë gjithashtu të larta në Turqi, ku një qeveri relativisht e moderuar islamike përballet me protesta të shumta nga ana e popullatës sekulare. Çështja është se ndonjëherë zgjedhjet prodhojnë rezultate të mençura. Shembulli klasik: zgjedhjet parlamentare gjermane të korrikut dhe të nëntorit 1932, që e bënë partinë më të madhe të Gjermanisë naziste. Si rezultat i kësaj, Adolf Hitleri në vitin 1933 u bë kancelar. Morsi nuk është Hitleri, por Vëllazëria Myslimane është një lëvizje paranojake dhe fanatike, angazhimi afatgjatë në demokraci i së cilës është shumë në dyshim. Për islamikët radikalë, zgjedhjet janë një mënyrë për të fituar pushtetin. Ata janë të zemëruar për shkak se rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2012 në Egjipt kanë qenë të pavlefshme. “A nuk e kemi bërë atë që ata na kërkuan? - i tha një votues islamik gazetës “New York Times”. - Ne nuk besojmë në demokraci. Nuk është pjesë e ideologjisë sonë. Por ne e kemi pranuar atë. Ne e kemi ndjekur atë, dhe kjo është ajo që ata bëjnë.” Një islamik në Libi ka pasur këtë ankesë: “A mendoni se unë mund t’i shesë ende [demokraci] popullit? Unë kam thënë tërë kohën: ‘Nëse dëshironi të ndërtoni ligjin e sheriatit, dilni në zgjedhje’. Tani ata thjesht do të thonë: ‘Shikoni në Egjipt’, dhe ju thjesht nuk keni më nevojë të thoni asgjë tjetër.” Për Shtetet e Bashkuara shumë islamikë kanë qenë të ekspozuar si hipokrit. Ne promovojmë demokracinë, por nuk do të qëndrojmë nga një qeveri e zgjedhur në mënyrë demokra-

tike kur ajo kërcënohet. Shumë besojnë se Uashingtoni ishte bashkëfajtor në përmbysjen Morsit. Administrata “Obama” thuhet se u përpoq të ndërmjetësojë një kompromis, të cilin Morsi ishte i gatshëm ta pranonte. Në të njëjtën kohë egjiptianët laikë ankohen se Uashingtoni nuk e ka kritikuar regjimin jodemokratik të Morsit. Për ta kjo dëshmon se Uashingtoni është i interesuar vetëm për stabilitet, jo për demokraci. A nuk e mbështetën Shtetet e Bashkuara regjimin e korruptuar të presidentit egjiptian Hosni Mubarak gjithë ato vite? Më shumë se çdo ngjarje tjetër të kohëve të fundit përmbysja e qeverisë “Morsi” në Egjipt nxjerr në pah një konflikt mes formës dhe substancës së demokracisë. “Pse bëhet fjalë vetëm për kutitë e votimit? - pyeti një aktivist i të drejtave të njeriut. - A janë kutitë e votimit forma e vetme e shprehjes demokratike kur sunduesit dështojnë njerëzit?” Ne amerikanët ushqejmë teorinë e demokracisë. Ne dëshirojmë të besojmë se, nëse një qeveri radikale zgjidhet, ajo do të mësojë shpejt se ka nevojë për t’u moderuar dhe t’u shërbejë nevojave të njerëzve. Që të qëndrojnë në pushtet, ajo ka për të mbushur gropat dhe për të mbajtur dritat e ndezura. Por për shumë radikalë islamikë, fletëvotimi është vetëm një alternativë për plumb, si një mënyrë për të fituar pushtetin. Ata janë të gatshëm të braktisin demokracinë, në qoftë se ushtria dhe Perëndimi nuk do të lejojnë që ata të qëndrojnë në pushtet. Ekzistonte një pamje e frikshme në Egjipt javën e kaluar. Mijëra mbështetës të Morsit u mblodhën nën flamurin e zi të xhihadit dhe thërrisnin: “Jo zgjedhje të tjera pas atyre të sotme!”, por “demokraci” do të thotë shumë më tepër se mbajtja e zgjedhjeve. Kjo është diçka që ata duhet të mësojnë. Një islamik në Libi ka pasur këtë ankesë: “A mendoni se unë mund t’i shesë ende [demokraci] popullit? Unë kam thënë tërë kohën: ‘Nëse dëshironi të ndërtoni ligjin e sheriatit, dilni në zgjedhje’. Tani ata thjesht do të thonë: ‘Shikoni në Egjipt’, dhe ju thjesht nuk keni më nevojë të thoni asgjë tjetër.” *Rojters”


18

« DOSSIER

E enjte 11 korrik 2013 •

FALSIFIKIMI SERB I HISTORISË

KOMUNISTËT SHQIPTARË:

Nacionalistët tradhtarë të kombit, vëllezërit tanë serbët Nga ALBERT KOTINI

P

asi i kishte ardhur thika në fyt ishte gati të përshëndeste, si mik cilindo, që do të mbyste këtë gjendje deri ushtarët gjakësorë të fashizmit, që i kishin lyer duart me gjakun e shqiptarëve në Shqipëri, u paraqitën si shpëtimtarë. Kori i tradhtarëve në Shqipëri: Vërlaci, Kruja, Kolë Bibë Mirakaj etj., i bashkuar me atë të tradhtarëve tanë Agushi, Drago, Deva, Xheva, Rifat e Seadin Begolli formuan orkestrën e përbashkët për të kënduar këngën e përmortshme të bashkimit të tokave të Kosovës me nënën e robëruar Shqipëri, të futur në kthetrat e imperializmit fashist italian. Kosova, hambar drithërash në Ballkan, bëhet pre e shoqërive plaçkitëse italo-shqiptare... Fashizmi me ndihmën e kolonës së pestë përdori në Kosovë dhe Rrafshin e Dukagjinit politikën “përça e sundo”. Ai me ndihmën e tradhtarëve futi grindjet, ndërmjet shqiptarëve dhe serbo-malazezëve dhe në mes të myslimanëve dhe katolikëve, me qëllim, që të pengojë bashkimin e këtyre popujve dhe të shuajë flakën liridashëse të popujve tanë. Komunistët dhe patriotët e tjerë me punë dhe luftë të pandarë, kundër okupatorit kontribuan që populli të fillojë të shohë qëllimin e fashizmit. Në këtë mënyrë filloi të pakësohej urrejtja shoviniste dhe nisi lufta e armatosur kundër okupatorit, në të cilin janë thirrur dhe thirren gjithnjë të gjithë popujt tanë. Pa marrë parasysh ndryshimet politike, kombëtare dhe shoqërore. Pushka hakmarrëse e luftërave të lirisë buçiti nëpër male, katunde dhe qytete. Çetat partizane e vullnetare në krye me Fadil Hoxhën dhe udhëheqës të tjerë ushtarakë i dhanë grushte të rënda okupatorëve fashistë dhe tradhtarëve të brendshëm si Karadaku i Shkupit dhe Cerna-Leveve, Gilan, Sharrë, Gjakovë, Prizren, Pejë, Ferizaj, Prishtinë, Dibër, Peshkopi, Kërçovë. Kurse fashizmi duke bërë terrorizmat në mënyrën më shtazore në Mitrovicë, Pejë, Prizren,Gjakovë etj., duke vrarë fëmijët para prindërve dhe prindërit para fëmijëve e duke i hedhur gjysmë të vdekur në zjarr. c) Pas kapitullimit të Italisë, Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit u okupuan nga fashizmi gjerman, mjeshtër në demagogji e terror, zaptues dinak, që dinë të hedhin gurin e të fshehin dorën. Me ardhjen e okupatorit gjerman vazhdoi plaçkitja, burgosja, rrahja në masë, mobilizimi me dhunë në ushtri dhe punë angarie, djegie dhe shpërngulje me dhunë, zaptuesi gjerman angazhoi agjentët e tij dhe tradhtarët më faqezinjtë, gjakësorët e tipit të agjentit Nediqit, Xhaferr Devën, i cili bëri tortura shtazore, vrasje dhe plaçkitje nga Ferizaj- Prishtinë, deri në Mitrovicë, Pejë, Prizren, etj. Të gjitha këto u kryen, që t’i zgjatet jeta Hitlerit e tradhtarëve të brendshëm. Sot popujt tanë e kanë kuptuar qartas, se çfarë lirie ju ka sjellë fashizmi italo-gjerman. Kjo liri është shtypje kombëtare politike dhe shfrytëzim ekonomik. Gjermanët mbajnë Kosovën, si mollën e grindjes, herë ia kallëzojnë hegjemonistëve serbomëdhenj e herë reaksionarëve shqiptarë të mëdhenj (Balli Kombëtar etj.), duke shfrytëzuar antagonizmat e tyre ushtarake, kundër lëvizjes nacional-çlirimtare. Armiq të ndryshëm të popujve, janë mbledhur rreth okupatorit gjerman në luftë kundër Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Këtë rrol të rëndësishëm e luajnë agjentët e Ballit Kombëtar në lidhje të ngushtë me agjentët e Drazho Mihajloviçit. Ata ndërmarrin, sipas dëshirave të okupatorit shpërnguljen në masë të popullatës serbo-malazeze, prej Kosovës e Rrafshit të Dukagjinit për në Serbi, që t’i shtrëngojnë në këtë mënyrë që të shkojnë në radhët e Drazho Mihajloviçit, i cili ashtu si banda e Ballit Kombëtar

lufton në anën e gjermanëve, kundër Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Ata i martirizojnë shqiptarët dhe i dërgojnë të luftojnë, kundër Ushtrisë Nacionalçlirimtare të popujve të Jugosllavisë dhe Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Shqipërisë për interesat e okupatorit gjerman. Ballistët shqiptarë me anën e Shqipërisë së Madhe luajnë të njëjtën politikë si Drazhistat me anën e Jugosllavisë së Madhe. Reaksionarët shqiptarë e Jugosllavë fiksohen prej popujve që kanë rrokur armët për të luftuar për lirinë dhe të drejtat e veta. Balli kombëtar i Drazho Mihajloviçit le të bërtasë sa të dojë për rrezikun e serbo-malazezve, lufta nacional-çlirimtare e popujve të Jugosllavisë, se po na shfaros çetnikët, se janë armiq të betuar të popullit shqiptar, po ia nxjerr bojën kësaj përralle, ndër shkrepat e Malit të Zi, të Bosnjës dhe Herzegovinës në Dalmaci e gjetiu po hapet varri i hegjemonistëve Jugosllavë, armiq të popullit shqiptarë dhe popujve të tjerë. Kosova e Rrafshi i Dukagjinit, është një krahinë e banuar në shumicën nga populli shqiptar, i cili si gjithmonë është edhe sot një dëshirë për t’u bashkuar me Shqipërinë. Prandaj e ndejmë për detyrë t’i tregojmë rrugën e drejtë, që duhet të ndjekë populli shqiptar për të realizuar aspiratat e veta. Rruga e vetme, që populli shqiptar dhe i Rrafshit të Dukagjinit që të bashkohet me Shqipërinë është lufta e përbashkët me popujt e tjerë të Jugosllavisë, kundër okupatorit nazist

gjakësor dhe i rrogëtarëve të tij, sepse kjo është e vetmja rrugë për të fituar lirinë, në të cilën të gjithë popujt, pra edhe populli shqiptar do të kenë mundësi me vetëvendosje mbi fatin me të drejtën e vetëvendosjes deri në shkëputje. Garanci për këtë është ushtria nacional çlirimtare e Jugosllavisë dhe ushtria nacional-çlirimtare e Shqipërisë, me të cilën ngushtësisht është e lidhur. Përveç këtyre për garantojnë aleatët tonë të mëdhenj: Bashkimi Sovjetik, Anglia e Amerika (Karta e Atlantikut, Konferenca e Moskës dhe e Teheranit). II) Ne përfaqësuesit e Kosovës e Rrafshit të Dukagjinit përshëndesim Komitetin Kombëtar të çlirimit të Jugosllavisë me mareshalin Tito në krye dhe bashkohemi me protestën e drejtë, kundër qeverisë tradhtare jugosllave të ikur në Londër dhe kthimit të mbretit Pjetër II. Gjithashtu kërkojmë që këta e të gjithë gjakpirësit të dalin para gjyqit të popullit për të dhënë hesap për

të gjitha krimet e tyre. III) Këshilli Nacionalçlirimtar nuk është parti, por një organ i përbashkët, ku marrin pjesë të gjitha rrymat politike, prandaj ju ftojmë të gjithë patriotët e ndershëm pa dallim kombësie, feje, tendence politike e pozite shoqërore, që të mblidhen rreth Këshillit Nacionalçlirimtar në luftë kundër okupatorit dhe shërbëtorëve të tyre, në këto çaste vendimtare për fitimin e lirisë së vërtetë. Ftojmë edhe ata që kanë qenë në shërbim të okupatorit, por që nuk i kanë lyer duar me gjakun e popullit. IV) Ushtria jonë Nacionalçlirimtare dhe aradhët partizane zmadhohen dita-ditës. Nevojat e tyre janë çdo ditë e më të mëdha, prandaj është e nevojshme, që tërë populli të punojë për t’i ndihmuar luftëtarët tanë. V) Konferenca zgjodhi kryesinë, prej kryetarit, dy nënkryetarë dhe gjashtë anëtarë. VI) Mbas mbarimit të referateve dhe të diskutimeve, Këshillit Nacionalçlirimtar iu ngarkuan këto detyra: 1. Të shpjegojnë se këshillat nacionalçlirimtare, në kushtet e sotme janë organe lufte, kundër okupatorëve dhe embrion i pushtetit të ardhshëm popullor. 2. Të popullarizojë Ushtrinë Nacionalçlirimtare, të ndihmojnë me çdo mjet luftën dhe ta mobilizojnë me sa më shumë njerëz në këtë luftë. 3. Të lidhi dhe t’i fusë në punë këshillat, që janë formuar deri tani. 4. Të formojë këshillat nacional-çlirimtare atje ku nuk

kanë qenë formuar deri tani. 5. Të forcojë edhe më tepër, vëllazërimin e popujve tanë (shqiptarë, serbë dhe malazeze), duke luftuar pa pushim kundër shovinizmit. T’iu shpjegojë masave të gjëra popullore, se politika shoviniste është një armë në duart e okupatorit dhe tradhtarëve të popullit për të penguar vëllazërimin e tyre dhe zhvillimin e luftës nacional-çlirimtare në vendin tonë, si dhe fitimin e lirisë. 6. Të botojë organin e vet. 7. Të popullarizojë ushtrinë nacionalçlirimtare të Jugosllavisë. 8. Të popullarizojë Ushtrinë Nacionalçlirimtare të Shqipërisë. 9. Të popullarizojë komitetin nacional të Jugosllavisë. 10. Të popullarizojë Këshillin e Përgjithshëm Nacionalçlirimtar të Shqipërisë. 11. Të pengojnë me çdo mjet të mundshëm mobilizimin e popullit në luftë kundër Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë. 12. Të mbledhë dokumente në lidhje me krimet, që kanë kryer okupatorët fash-

istë dhe tradhtarët. 13. Të demaskojë, të luftojë okupatorin dhe klikat reaksionare të çdo ngjyre dhe të mos lejojë mobilizimin e popullit tonë në shërbim të okupatorit. 14. Të popullarizojë Ushtrinë e Kuqe të udhëhequr prej mareshalit Stalin. 15. Të popullarizojë bllokun antifashist anglo-sovjeto-amerikan. 16. Të popullarizojë vëllazërimin edhe luftën nacional-çlirimtare të të gjithë popujve të robëruar. 17. Të popullarizojë vëllazërimin e popujve të Ballkanit. 18. Të bëjë një fushatë ndihme për familjet e atyre, që janë burgosur dhe janë internuar, shpërngulur me përdhuni, të rënë në luftë, për familjet e atyre që i janë djegur shtëpitë dhe të atyre që luftojnë me ushtrinë nacional-çlirimtare. Vdekje-Fashizmit. Liri- Popullit. Popuj të Kosovë-Metohisë. Në Kosovë-Metohi po shtohet lufta e armatosur kundër okupatorit dhe po rritet Ushtria jonë Nacionalçlirimtare dhe aradhët partizane po ashtu edhe disponibiliteti i popullit kundër okupatorëve të tyre. Njëkohësisht okupatori me ndihmën e klikave të ndryshme tradhtare, siç janë Xhaferr Deva e tradhtarët e tjerë të popullit shqiptar zhvilloi një terror të tmerrshëm dhe të pashembullt kundër popujve tanë me qëllim, që t’ia shtojë jetën fashizmit. Në të tilla situata janë mbledhur delegatë nga të gjitha viset, pa marrë parasysh kombësinë, diferencën politike dhe ekonomike me qëllim bashkimi të popujve tanë shqiptarë, serbëve, malazezëve për të shtuar luftën e armatosur çlirimtare kundër okupatorit dhe ndihmësve të tij - tradhtarëve të popullit. Vëllezër shqiptarë, serbë e malazezë. Kjo konferencë, nuk është një ngjarje e rastit, kjo është rezultati i luftës së përbashkët e të pandërprerë të bijve më të mirë të popujve tanë, kundër okupatorit e tradhtarëve. Kjo është rezultat i gjakut, që kanë derdhur bijtë tanë më të mirë të popujve tanë vëllezër. Pa këtë luftë, pa këto viktima nuk do të ishte e mundur mbledhja e saj . Mbledhja e kësaj konference nacionalçlirimtare është argumenti i gjallë i falsifikimit të politikës kriminale të fashizmit dhe shërbëtoreve të tij: “shti në grindje dhe sundo”. Ky është një grusht për tradhtarët tanë. Balli Kombëtar e agjentët Drazha Mihailoviç, të cilët duan të ngjallin më tepër urrejtje shoviniste, të cilën e kanë krijuar klikat hegjemoniste serbomëdha dhe e ka thelluar okupatori, duke dashur në këtë


DOSSIER • E enjte 11 korrik 2013

mënyrë të nënshtrojë sa më tepër popujt tanë. Popuj të Kosovë-Metohisë! Konferenca I e Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovë-Metohisë ka rëndësi historike. Këtu delegatët në frymën më fisnike të vëllazërimit bashkimit kanë demaskuar dhe dënuar manovrat e okupatorëve dhe klikat e tradhtarëve reaksionarë, të cilat bëjnë gjithashtu, që një palë të sigurojë kthimin e kohës së vjetër dhe pala tjetër të përvetësojë rrymën fashiste. Prandaj lufta kundër okupatorëve gjermano-bullgar, duhet të përfshijë njëlloj edhe luftën kundër të gjithë atyre, të cilët i shërbejnë. Këta janë tradhtarë të ndryshëm si: Xhafer Deva, Sefedin Begu, Pal Millosh Vajosheriqi, Xhevat Rifat Begu, Sava Miliceriq. Vëllezër shqiptarë; sërbë e malazezë! Për ne e kaluara duhet të jetë shkollë. Ne nuk duam rendin e vjetër dhe ata, të cilët ndodhen në shërbim të okupatorit. Ne e duam lirinë e plotë dhe të drejtën që vet populli të vendosë për fatin e vet me të drejtën e vetëvendosjes dhe te shkëputjes. Përfaqësuesit e popullit të Kosovë-Metohisë, e përshëndesin me gëzim formimin e komitetit nacional të çlirimit të Jugosllavisë me mareshalin Tito në krye dhe qëndrimin, ndaj qeverisë tradhtare në emigrim me mbretin Petër II në krye. Ky vendim është akt i gëzuar për të gjithë popujt e Kosovë–Metohisë, sepse ky është fakt, i cili vërteton drejtpërsëdrejti, se është varrosur njëherë e përgjithmonë Jugosllavia e Versajës, vendi i shtypjes nacionale, sociale dhe politike. Vëllezër! Sot janë grumbulluar agjentët e ndryshëm, rreth okupatorëve gjermano-bullgarë në luftën kundër popullit, ata mobilizojnë popujt tanë për interesat gjakësore të okupatorit, për kampe të punës e ushtri nacionalçlirimtare të Jugosllavisë. Ata po ashtu dërgojnë banda mer-

cenaresh me në krye Xhaferr Devën, kundër UNÇL. të Shqipërisë. Por këta agjentë punojnë në interes të okupatorit dhe sipas dëshirës së Drazha Mihailoviçit, armikut të betuar të popullit. Njëra palë me parullën e “Shqipërisë së Madhe” dhe pala tjetër me parullën e “Jugosllavisë së Madhe” bëjnë për interes të okupatorit krime e terror të pashembullt. Ata kanë përkushtuar të gjithë fuqitë për të zgjatur robërinë. Vëllezër Shqiptarë! Imperialistët fashistë, si edhe hegjemonistët serbomëdhenj, e reaksionarët shqiptaro- mëdhenj, ju kanë sjellë fatkeqësinë dhe robërinë, popullit shqiptar në Kosovë-Metohi, është kjo një monedhë kusarie e interesave të tyre, plaçkitëse imperialiste. Liria juaj është në luftën tuaj. Ne, përfaqësuesit e të gjithë popujve të Kosovë-Metohisë ju thërrasim në luftën e vendosur së bashku me serbët dhe malazezet

kundër okupatorit dhe ndihmësve të tyre së bashku me popujt e tjerë të Jugosllavisë. Vëllezër Malazezë! Gjatë të gjithë periudhës së okupacionit të vendit tonë janë vrarë në mënyrën më të tmerrshme e të pamëshirshme, jemi plaçkitur dhe terrorizuar. Ju i keni provuar në kurrizin tuaj pasojat e sundimit njëzetvjeçar të hegjemonistëve serbomëdhenj. Ju ftojmë që të bashkoheni me shqiptarët e serbët në sulm, kundër okupatorit fashist e të gjithë ndihmësve të tij. Ju bëjmë thirrje, që të kundërshtoni shpërnguljen që po bëjnë tradhtarët sipas dëshirës dhe interesave të okupatorit. Liria juaj është me luftën tuaj. Ngrihuni të gjithë në luftë kundër okupatorit dhe tradhtarëve. Popuj të Kosovë-Metohisë. Ju ftojmë, që të grumbulloheni rreth këshillit nacional-çlirimtar dhe ta ndihmoni me të tëra mjetet arritjen e bashkimit e të vëllazërimit të popujve tanë në luftën e përbashkët të armatosur, kundër okupatorit e tradhtarëve. Vetëm në luftën e përbashkët e të pamëshirshme, kundër okupatorit e tradhtarëve, mund të fitohet liria. Prandaj formoni kompani e batalione, ndihmoni UNÇ dhe radhët partizane, organizoni KNÇL të Shqipërisë dhe për sipërmarrjet e punëtorëve, ku punohet për Hitlerin. Kryesia: Kryetar Mehmet Hoxha, ish prefekt në Gjakovë; nën/ kryetar H. U. nënoficer i ish ushtrisë shqiptare; Pavle Jovaçeviç, punëtor nga Peja; Anëtarët e Kryesisë: Zakerija Rexha, profesor dhe ish shef në Ministrinë e Arsimit, nga Gjakova; Xhevdet Doda, drejtor shkolle nga Prizreni; Millan Zeqar, bujk nga Reokoveci; Fadil Hoxha, mësues nga Gjakova; Ali Shukrija, student nga Mitrovica; Hajdar Begdushi, nëpunës banke nga Prizreni. Kryesia: Mehmet Hoxha; Pavle Joviçeviç; Refat Berisha; Xhevdet Doda; Fadil Hoxha; Hajdar Dushi; Zekerija Rexha; Milan Zeçar; Ali Shukria. Anëtarë të Këshillit: Ismail Gjinali; Tefik Çanga; Qamil Lusha; Xheladin Hana Halil Haxhia; Ismet Shaqiri; Adem Miftari; Ismail Isufi; Sabrije Vokshi; Velisha Mickoviç; Idubomir Caniq; Abdyl Kerim Ibrahim; Spiro Velkoviç; Xhevat Tahiri; Ymer Pula; Ethem Zuknaxhiu; Ingj. Nexhat Basha; Ajdin Bajraktari; Bejto Shahmanoviç; Nihen A. Mickoviç; Zymer Halili; Mehmet Dermani; Qamil Brovina; Gani S. Cavdarbashi; Sul. B. Alaj; Shaban Kajtazi; Ferid Perolli; Haxhi Marina; Xhavid Sh. Nimani; Reshat Isa; Mehmet Bajraktari; Velli Niman Doçi; Rasim Cokli; Sadik Bekteshi; Jaho Bajraktari; Shaban Haxhija; Alush Gashi; Beqir Ndou; Xhaferr Vokshi; Sima H. Vasilaviç; Enver Dajçi; Maxhun Doçi Nimani. Në 20 qershor 1944 në katundin KapuçPrush-Krasniq, u formua shtabi operativ i zonës së rrethit Tropojë me personat e poshtëshënuar: Vali Niman Doçi, komandant shtabi, fshatar i mesëm; Beqir Ndue Sokoli, komisar shtabi, i varfër; Ajdin Zenel Bajraktari, anëtar shtabi, i mesëm; Mehmet Bama, anëtar shtabi, i mesëm;

»

19

Isuf Cuja, anëtar shtabi, i mesëm; Mehmet Bajram Mulosmani, anëtar shtabi i mesëm; Col Qerimi anëtar shtabi, i mesëm. Shtabi i mësipërm funksiononte i inkuadruar në njësitet e rreshtave të çetave dhe batalioneve partizane dhe vullnetare të dislokuara në vendet strategjike të malësisë së Tropojës dhe Hasit. Kështu përfshihen: Batalioni Bajram Curri; Batalioni i territorit Ninja; Çeta partizane dhe vullnetare Shkëlzeni; Batalioni Perlat Rexhepi, për disa kohë; Brigada e XXV sulmuese; Komanda e qarkut në Krumë-Has; Komandat e Rrethit të Tropojës e Krumës, me komandat e vendit: Tropojë, Kolgecaj, Berishë, Paçe, Nikaj-Mërtur, Dragobi, Krumë dhe roje komande në vende strategjike për ndërlidhje. Me çlirimin e Tropojës me 16.10.1944, rreth datës 23.10. 1944, i dërguari i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, ndërmjet Divizionit V dhe të shtabit operativ te Brigadës V e III sulmuese, erdhi për organizimin e Brigadës së XXV sulmuese, si edhe të komandës së qarkut të Kukësit, shoku Manush Myftiu. Kështu u formua brigada e XXV sulmuese, brenda shtatë ditëve, si edhe komanda e qarkut, e cila pati në varësi tre komanda rrethi me qendër: Tropojë, Krumë, Bicaj. Formimi dhe organizimi i komandës së qarkut iu ngarkua personave: Ajdin Zenel Bajraktari, komandant (fshatar i mesëm); Shukri Bulica, komisar dhe Rexhep Alush Kalilaj, zv.komandant, i cili nuk pranoi për arsye pleqërie dhe u emërua Pjetër Kosta. Në fund të procesverbalit, dënohen reaksionarët e vendit si Mark Gjon Markaj, Halil Alija, dhe eliminimi i “tradhtarëve” si Tahir Hoxha, Abdyl Qerimi, Halil Hoxha, Man Qerimi etj”. Me propagandë e agjitacion komandat e vendit përkrahnin luftën antifashiste dhe diskreditonin nacionalistët si bashkëpunëtorë të gjermanëve. Në fund materiali mbyllet: “forcat e Mark Gjon Markajt, por edhe forcat e Muharremit u shkatërruan nga Brigada III, V dhe XVIII, e më pas kaluan në Jugosllavi. U vranë Abdyl Zeqo, Islam Fazlia, Col Binaku dhe Man Hasani. Si përfundim konferenca e Bujanit shënoi në mënyrë paraprake pozicionimin me forcat komuniste të Shqipërisë së Enverit dhe Jugosllavisë së Titos. Interpretimi i deritanishëm dhe mbetja në histori, si një “ngjarje madhore”, e ngritur në panteonin e “Historisë së PPSH”, njëlloj si ato të Konferencës së Pezës dhe Kongresit të Përmetit, sipas dokumentacionit të mësipërm, le të gjykohet si e vërtetë e dokumentuar. Fakte dhe dokumente të kundërta të botuara nga Vermahti gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore për Kosovën. Për të gjykuar aktualisht mbi përvojën historike të shanseve për fatet e Kosovës, për të qënë të lirë dhe të pavarur, nuk do të kishin kuptim, as dokumenti i vitit 1918 në kuadrin e Jugosllavisë së sapo krijuar, bile as dhe fillimi i vitit 1944 i “Jugosllavisë së Re”, njëra mbretëri dhe tjetra diktaturë komuniste për Kosovën, pa njohur dokumentet gjermane të kësaj periudhë të fundit. Pse? Është spekuluar gjithmonë si nga serbët pushtues-asimilues, pastaj nga fashistët italianë, gjoja për krijimin e një “Shqipërie të Madhe” dhe nga nazistët gjermanë për një pavarësi relative të “Shqipërisë së vjetër” (quhej nga gjermanët shteti shqiptar) dhe “Shqipëria e Re” (quhej nga gjermanët Kosova). Akuzat e Titos për të gjithë nacionalistët kosovarë, që nuk donin bashkëjetesën e mëtejshme me shtetin serb, por donin bashkimin me “Shqipërinë e Vjetër”, u quajtën reaksionarë, tradhtarë, ballistë, bashkëpunëtorë me pushtuesin, njëlloj siç i quajti Enveri antikomunistët shqiptarë. Vëllezër u quajtën të gjithë komunistët serbë e shqiptarë, që punuan për ekzistencën e Kosovës brenda Jugosllavisë. Kështu po paraqes pikëpamjen gjermane të kohës lidhur me gjendjen e Kosovës në këtë kohë kthese historike për fatin e saj. (vijon numrin e ardhshëm)


20

« GOSSIP

E enjte 11 korrik 2013 •

Si të parandaloni

Elton John anulon koncertet Sir Elton John, ka anuluar shumë koncerte nëpër Evropë pasi që është diagnostikuar me apendicit. Në skenë kthehet në shtator. Sir Elton John, ka anuluar një mori paraqitjesh gjatë kësaj veee pasi që është diagnostikuar me apendicit. Sipas ueb-faqes së tij zyrtare, mjeku kishte kontaktuar me një mjek pasi që është sëmurë gjatë turneut të tij evropian. Në njoftim thuhet se këngëtari përdorte antibiotikë dhe pritej që pas disa javësh t’i nënshtrohej një operimi. John, kështu ka anuluar pjesëmarrjen në një festival në Itali si edhe koncertet në Gjermani dhe Londër javën e ardhshme. Zëdhënësi i këngëtarit, ka njoftuar se ai nuk do t’u kthehet paraqitjeve derisa të shërohet plotësisht. “Elton është jashtëzakonisht i dëshpëruar për anulimin e koncerteve”, ka thënë zëdhënësi. “Fakti që ai deri tashti ka performuar para mijëra njerëzve, pavarësisht nga sëmundja vetëm sa e konfirmon përkushtimin e tij ndaj adhuruesve evropianë”, ka deklaruar ai. “Ndërkaq ai do të shërohet shpejt dhe do t’u kthehet koncerteve nga shtatori 2013”, shton zëdhënësi i tij. Pas Italisë dhe Gjermanisë, John është dashur të performonte në Hyde Park të Londrës. Organizatorët e koncertit kanë thënë se spektakli në Hyde megjithatë do të vazhdojë me Elvis Costellon dhe ish-anëtarin e bendit Kinks, Ray Davies. Datat e tjera të koncerteve që i ka anuluar John janë në Spanjë, Francë dhe Monako. Kur të shërohet në shtator, Elton John do të performojë fillimisht në Leeds, pastaj në Las Vengas.

Mariah Carey pëson tërheqje në shpatull Këngëtares Mariah Carey i është dashur të shkojë menjëherë në spital pasi pësoi një tërheqje në shpatull teksa xhironte klipin e saj të fundit, versionin remiks të këngës “Beautiful. Teksa bënte prova këngëtarja 43-vjecare ishte rrëzuar për shkak të takave të larta. Megjithatë stafi i saj e mbajti situatën nën kontroll duke mos u alarmuar. Ata nuk thirrën urgjencën, por e cuan këngëtaren vetë në spital në mënyrë që të shmangnin fjalët. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i saj pak ditë më parë i cili konfirmoi njëkohësisht edhe faktin që tashmë ajo ishte shëruar. Pavarësisht këtij incidenti, këgëtarja pritet të performojë në tre koncerte. Ajo nuk ka preferuar të shprehet në lidhje me këtë duke refuzuar cdo pyetje që i është drejtuar.

N

dodh që në lidhjen tuaj gjërat të funksionojnë mirë, por tradhtia mund të jetë shumë e prekshme. Për t’i shpëtuar ndiqni këshilla që psikologët sugjerojnë. Krijoni intimitet të sigurt, thyeni vazhdimisht rutinën dhe mbi të gjitha, besojini njëri- tjetrit...

tradhëtinë

Thyeni rutinën Një lidhje fillon me mendimin se do të jeni bashkë gjithmonë. Kjo është akoma më e sigurt, nëse bëhet fjalë për martesë. Do t’ju ndihmonte vërtet nëse çdo ditë të re ta konsideroni sikur të ishte dita e fundit që e kaloni me partnerin bashkëshortor. Riorganizojeni lidhjen në atë mënyrë sikur ajo do të mund të përfundonte menjëherë. Kjo do t’ju bëjë që personit që keni pranë t’i ofroni më tepër dashuri. Një kompliment, diçka ndryshe, një darkë e veçantë, do të mjaftojnë që lidhja juaj të bëhet më pasionante.

insistuar që ai të kalojë një kohë më të madhe me shokët e tij të momentit dhe të shkollës. Në këtë mënyrë, mashkulli do të lidhet më tepër me shokët dhe do të harxhojë kohë pa rrezikuar të cenojë lumturinë e përbashkët. Ndaj lëreni partnerin tuaj të rrijë sa më tepër me shokët. Dilni dhe vetëm Grave u pëlqejnë gjërat e rralla dhe të rëndësishme për to, si të bërit e shopping në fundjavë apo daljet me shoqet e tyre. Kjo u jep atyre përshtypjen se jeta është e vlefshme. Por, që partneri t’ju shohë juve si gjë të vlefshme në jetën e tij, është e nevojshme që të ketë dëshirë të flaktë për ju. Gjeni ndonjë aktivitet të lirë, shëtisni. Lëreni burrin tuaj vetëm ndonjë ditë gjatë javës. Duke mos ju pasur shumë pranë, do t’ua ndiejë më shumë mungesën.

Intimiteti, çelësi kryesor Shpesh, meshkujt duket se janë të fiksuar vetëm pas marrëdhënies fizike. Por e vërteta është se ata fillojnë një lidhje tjetër për shkak të dëshirës që të ndiejnë edhe intimitet mbi të gjitha. Ndaj rrini sa më pranë partnerit tuaj. Vetëm duke u lidhur emocionalisht, ai nuk do të ketë gjasa të mendojë për të tjera. Flisni me të Vajzat flasin për gjithçka me shoqet e tyre, por djemtë rrallë flasin me shokët e tyre rreth emocioneve. Nëse mendoni se partneri dëshiron t’u thotë ndonjë gjë, atëherë dëgjojeni me kujdes, mbani mend atë që ka thënë dhe merreni me seriozitetin më të

madh. Jeni ju ajo që duhet t’i qëndroni sa më pranë duke e ftuar në bisedë herë pas here.

Miqësia ndihmon Gruaja mund ta parandalojë mashtrimin e burrit të saj, duke

Besojini nj-tj Nëse keni besim te vetvetja dhe te partneri, atëherë keni më shumë gjasa që të keni një jetë të gjatë e të lumtur së bashku. Kjo nënkupton që nuk do të përqeshni të metat e partnerit, do t’i ofroni më tepër përkrahje, e momentet e dobësisë nuk do t’i përdorni si argumente gjatë grindjeve dhe mospajtimeve.

Google Chrome dominon tregun e shfletuesve

F Rihanna ofendon Chris Brown Chris Brown e befasoi publikun para disa ditëve kur deklaroi se në albumin e tij më të ri do të jetë edhe kënga e tij me Rihannën. Por si duket ish e dashura e tij nuk pajtohet me këtë dhe ia ka bërë me dije mendimin e saj për këtë temë. Menjëherë pas deklaratës së tij, Rihanna në profilin e saj në Instagram ka postuar një fotografi me mbishkrim ofendues drejtuar ish të dashurit të saj Chris Brown: “ *** Do të vdesësh, përsëri do të lindësh, do të vdesësh dhe përsëri do të lindësh para se unë të bëj më edhe një këngë me ty “. Chris mendon se nuk e ka sulmuar Rihannën, por ai thjesht ka paralajmëruar albumin e tij të ri si dhe shpalosi listën e bashkëpunëtorëve të tij, ndërsa ajo e ofendoi. Një burim i afërt me këngëtarin thotë se ai asnjëherë nuk do ta kishte sulmuar atë në publik, pasi fundja ajo ka qenë ish e dashura e tij. Ai thjeshtë do të hesht dhe do të bëhet sikur kjo gjë nuk ka ndodhur asnjëherë.

aqja e specializuar e statistikave StatCounter ka njoftuar se Google Chrome tashmë dominon tregun botëror të shfletuesve. Sipas kësaj faqe, Chrome është dominuese në shumicën e botës me një pjesë tregu prej 42%, ndërsa Internet Explorer qëndron në 24%. Në Maj të këtij viti Google njoftoi se Chrome ishte bërë shfletuesi më i popullarizuar në botë, me mbi 750 milionë përdorues. Për ilustrim mund të përmendin këtu se Google Chrome është gjithashtu shfletuesi më i preferuar i vizitorëve të Portalit Albeu.com. Sipas statitikave tona, 56.78% e vizitorëve të Portalit Albeu përdorin Chrome kur vizitojnë Albeun, ndërsa më pas vjen Firefox me 13.99%, Safari me 7.69%, Android browser me 6.30% ndërsa Internet Explorer ka ngelur në vetëm 5.57%. Ndërkohë në periudhën e njëjtë të viti 2007, 88.05% e vizitorëve shfletonin Portalin Albeu nga Internet Explorer ndërsa 10.91% nga Firefox.


GOSSIP • E enjte 11 korrik 2013

»

21

ANGELINA

JOLIE

TREGON TRUPIN NË HAWAII PAS MASTEKTOMISË Lady Gaga mbyll Twitterin Ylli i muzikës, Lady Gaga, edhe njëherë “përkohësisht ka mbyllur” profilin e saj në Twitter. Këngëtarja e hitit “Mother Monster” ka befasuar 39 milionë ndjekës duke postuar një mesazh ku deklaron se ajo nuk do të postojë për një kohë, dhe se do tërheqë profilin e saj. “Faqja komunikuese është mbyllur përkohësisht. Ju lutem kontrolloni sërish për risi”, shkruhet në faqen e saj. Fansat besojnë se kjo është për shkak se Gaga është fokusuar për të promovuar albumin e saj të ardhshëm ARTPOP.

Selena,

këngë për Justin Bieber

Duhen ende dy javë deri në daljen e albumit “Stars Dance” të Selena Gomez, por rrjedhja e njërës prej këngëve të regjistruara, pjesë e këtij albumi, po cmend fansat e këngëtares. Bëhet fjalë për këngën me titull “Love will remember”, një baladë me tekst të vetë Selena Gomez, e cila e ka shkruajtur atë pas ndarjes me këngëtarin Justin Bieber. Kënga nis me një mesazh zanor, që ngjason me zërin e Justin Bieber, “Hey babe it’s me”. “Me siguri kënga në regjistrim është kënga ime më personale. Nuk është një këngë hakmarrëse, agresive ashtu sic presin njerëzit dhe unë jam i sigurtë që kënga do t’i pëlqejë edhe Justin Bieber”, deklaroi pak kohë më parë për revistën “InStyle” këngëtarja.

A

ngelina Jolie e qetë dhe e qeshur gjatë një udhëtimi në Hawaii. Rreth 3 muaj më parë aktorja tregoi trimërisht për një mastektomi të dyfishtë për të zvogëluar rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit. Por jo gjë nuk e ka ndaluar atë të bëjë një jetë normale madje ka deklaruar se ndihet ende femër edhe pas operacionit. Ajo është shfaqur e qeshur me një kanatiere të zezë, duke ri zbuluar besimin e saj trupor pas operacionit.

Naomi ende në formë mahnitëse

Raffaella Fico mahnit me fundshpinën e saj Raffaella Fico ka mahnitur me format e saj duke marrë rreze dielli në tarracën e shtëpisë së saj në Napoli. Show-girl-ja italiane ka përfituar nga kjo gjë për të nxjerrë në pah edhe fund shpinën e saj super seksi, e cila duke parë fotot është vërtetë përfekte. Mos harroni një fakt se –ish e dashura e futbollistit Balotelli vetëm pak kohë më parë ka lindur një vajzë.

Naomi Campbell nuk është duke lejuar moshën të ndikojë në pamjen e saj. Supermodelja, e cila së fundi u nda nga miliarderi rus Vladimir Doronin pas pesë vitesh lidhje, ishte pjesë e një gala mbrëmje të organizuar në Londër nga Novak Djokovic Foundation 2013. Dhe, siç shihet edhe nga fotografitë, Naomi vazhdon të ruajë formën e saj edhe pse tashmë ka mbushur 43 vjet. Campbell më herët kishte thënë se ajo kurrë nuk ishte mbështetur në dietë ose stërvitje për të ruajtur formën e saj të dobët dhe pëlqen të hajë ushqim të mirë.


22

« SPECIALE

Profil

E enjte 11 korrik 2013 •

Euroja po humbet betejën botërore “Rojters”

L

ufta monetare” është një term që përdoret për të përshkruar një situatë ku vende të ndryshme hyjnë në garë me njëra-tjetrën se cili do ta zhvlerësojë më shumë e më shpejt monedhën e vet, me synimin për të ulur çmimin e mallrave që eksportojnë dhe për të shpëtuar veten nga ngërçi ekonomik. Herën e fundit që bota pa një luftë të tillë (në vitet 1930) pasojat qenë katastrofike. Në një analizë “Rojters” shpjegon se një luftë e tillë është në zhvillim e sipër dhe është prezantuar si stimul monetar. Dhe vendet që përdorin monedhën e përbashkët euro janë duke e humbur atë në termat e vendeve të punës dhe ritmit të rritjes ekonomike. Por frika më e madhe është se pamundësia e Europës për ta luftuar këtë betejë mund të krijojë presione shtesë mbi të ardhmen e monedhës së përbashkët. Japonia ka në plan të punojë agresivisht për të dobësuar jenin, dhe kjo ka qenë politika më e debatuar në vend. SHBA-të kanë nisur prej kohësh një program për blerje pa limit të bondeve qeveritare, ndërsa Britania është akuzuar se ka shumë vjet që po prodhon para thjesht për të mbajtur poshtë paundin. Edhe Zvicra dyshohet se do të marrë masa

të tilla. Kjo lë vetëm Bankën Qendrore Europiane nga “katër të mëdhenjtë”, pra shtetet monedhat e të cilëve përdoren për rezervë valutore, që nuk ka vullnetin të punojë për të dobësuar monedhën e vet. Euroja tashmë është forcuar me 20 për qind kundrejt jenit japonez vetëm në tre muaj, 8 për qind kundrejt sterlinës dhe 7 për qind kundrejt dollarit. Kreu i BQE-së, Mario Draghi, muajin e kaluar vuri në dukje se euroja është 10 për qind më e lirë sesa në vitin 2009. Por që kur Draghi foli, euroja është rritur me 6 për qind të tjera, duke iu afruar kulmit të shënuar më 2009.

Elga Bartsch, një ekonomiste te “Morgan Stanley”, thotë se ka rrezik që euroja të pengojë stabilizimin, që sapo ka filluar, përmes penalizmit të eksportit, investimeve dhe fitimeve të korporatave. “Një euro më e fortë mund të sfidojë situatën pozitive të krijuar gjatë muajve të fundit, pasi kriza e borxheve u qetësua”, - tha ajo. Ironia qëndron në faktin se rritja e euros erdhi pikërisht si pasojë e zgjidhjes së krizës së borxheve dhe rikthimit të investitorëve në këtë kontinent. Gjithsesi, shumë presin që eurozona të jetë në gjendje të absorbojë goditjet nga

forcimi i euros për momentin. Pritet që problemet të fillojnë të shfaqen vitin e ardhshëm. Morgan Stanley vlerëson se një rritje prej 10 për qind e euros kundrejt një shporte të monedhave të tjera do të heqë 0.5 për qind rritje ekonomike për këtë vit dhe 1 për qind në vitin e ardhshëm. Udhëheqësit europianë duken gjithsesi të shqetësuar. Presidenti francez, Fransua Holand, u ankua për forcimin e shpejtë të euros dhe kërkoi që BQE-ja të ketë një politikë targetuese për vlerën e kësaj monedhe. Por BE-ja është shumë e paqartë se çfarë mund të bëjë në kushtet e një lufte globale monetare. Normat e interesit në eurozonë janë sakaq tepër të ulëta dhe nuk mund të përdoren si mekanizëm. Prodhimi i drejtpërdrejtë i parasë kërkon mirëkuptim të gjerë mes udhëheqësve europianë, një mirëkuptim që mund të kërkojë shumë negociata, ndërkohë që palët ndër-

luftuese nuk kanë probleme të tilla. Ndryshimet në politikën monetare aktualisht janë jashtë mandatit të Bankës Qendrore Europiane. Kërcënimi për një forcim ekstrem të euros kthen edhe frikën e njërit prej defekteve bazë të euros, që njihet për ekonomistët si “një këmishë që duhet t’u rrijë mirë të gjithëve”, si vendeve të shëndosha, ashtu dhe vendeve të dobëta. Sot Morhgan Stanley vlerëson se “çmimi i ndershëm” i euros është rreth 1.33 dollarë. “Çmimi i ndershëm” mat vlerën e monedhës në raport me fondamentet ekonomike, sasinë e parasë në qarkullim, madhësinë e ekonomisë, eksportet etj. Por në raport me vendet anëtare të euros situata është e ndryshme. Për Gjermaninë “çmimi i ndershëm” duhet të jetë 1.53 dollarë, ndërsa për Greqinë duhet të jetë 1.07 dollarë. Rrjedhimisht, forcimi i euros do të godasë më shumë vendet e dobëta, si Greqia,

Italia apo Spanja, sesa vendet e forta të Veriut. Detyra e vendeve të Jugut për të rifituar konkurrencën përmes uljes së pagave dhe shpenzimeve publike në kushtet e monedhës së fortë bëhet dy herë më e madhe sesa duhej të ishte. Përmirësimet e shënuara në vendet e Jugut janë realizuar përmes uljes së kostos së punës për njësi malli të prodhuar, gjë që është bërë sakaq me shumë dhimbje, veçanërisht papunësi të lartë. Shifrat e fundit tregojnë se kostoja e punës ka rënë me 15 për qind në Irlandë dhe 6 për qind në Spanjë. Po nëse euroja forcohet në 1.4 dollarë, të gjitha këto përfitime të arritura me vuajtje bëhen zero brenda natës dhe këtyre vendeve do t’u duhet të bëjnë shkurtime të mëtejshme në kostot e punës, gjë që konsiderohet praktikisht e pamundur. Për disa është e pakuptimtë që eurozona po e humb luftën monetare pa hyrë fare në betejë. “Lufta monetare është sakaq duke u zhvilluar, ndërsa Europa po rri mënjanë duke parë anijet që kalojnë para syve të saj dhe nuk po bën asgjë, - thotë Filipe Garcia, një ekspert në Portugali. - Unë nuk jam nga ata që besojnë te ndërhyrja, po kur të tjerët po e bëjnë një gjë të tillë, atëherë nuk kemi të bëjmë me treg të lirë.” Euroja tashmë është forcuar me 20 për qind kundrejt jenit japonez vetëm në tre muaj, 8 për qind kundrejt sterlinës dhe 7 për qind kundrejt dollarit. Kursimet e realizuara në Greqi, Itali e Spanjë përmes uljes së pagave dhe rrjedhimisht të kostos së prodhimit të mallrave po shkojnë dëm.


SPORT • E enjte 11 korrik 2013

»

23

PSG, largohet edhe Leonardo S Leonardo, pas pezullimit nga Komisioni i Disiplinës për një sezon, ka vendosur të japë dorëheqjen nga drejtori sportive i PSG-së

ezoni i ri për skuadrën franceze të PSG-së pritet të vijë me ndryshime të mëdha. Kështu, pas largimit të trajnerit Karlos Ançeloti dhe zëvendësimit të tij me trajnerin francez Loran Blank, tashmë PSG do duhet të gjejë edhe një drejtor teknik. Kjo pasi dje drejtori i saj i deritanishëm, Leonardo, ka dhënë dorëheqjen nga ky post. Kështu, ka qenë vet Leonardo ai i cili i ka paraqitur dorëheqjen drejtuesve të PSG-së. Kjo e fundit ka thënë se i vjen keq për këtë vendim dhe se e respekton atë. Leonardo pati paralajmëruar dorëheqjen si protestë ndaj vendimit të disiplinës së futbollit francez që e ndëshkoi me 9 muaj pezullim për gjestin ndaj gjyqtarit të takimit PSG-Valencienes. Në përfundim të këtij takimi, Leonardo shtyu qëllimisht me sup arbitrin kryesor të takimit në korridoret e stadiumit si shenjë proteste ndaj gjykimit të tij.

Arsenal 40 milion euro për Suarez Arenali është gati të bëjë një ofertë të çmendur për të marrë Suarez nga Liverpuli. Topçinjtë kanë marrë kurajë për transferimin e uruguaianit pasi kanë kontaktuar me klubin javën e kaluar, për të pyetur për mundësinë e nënshkrimin me të. Të hënën u raportua se Arsenali kishte përgatitur një ofertë prej 35 milionë euro për Suarez, por Goal raporton se klubi londinez është i gatshëm të paguajë deri në mbi 40 milionë euro për sulmuesin e Liverpoolit. Mësohet se Arsen Venger ka kthyer vëmendjen për të transferuar Suarez pasi kishte dështuar të arrijë marrëveshje për shumën e transferimit me Real Madridin për Gonzalo Higuain.

Ferdinand: Ronaldo fitoi më pak se ne kur u largua Rio Ferdinand e ka quajtur thuajse absurd largimin e Kristiano Ronaldos nga Man. Junajtid. Sipas Ferdinand, Ronaldo iku për të fituar më tepër tituj, por një gjë e tillë nuk ndodhi. “Individualisht, Kristiano ka bërë gjëra qesharake si futbollist. Ndër të tjera, nuk ka fituar më shumë trofe sesa ne, që kur është larguar nga Mançester Junajtid”, deklaroi ish përfaqësuesi anglez. “Nuk po them se Ronaldo gaboi kur vendosi të shkonte në Real Madrid. Ishte një ëndërr e tij dhe për këtë e respektojmë. Por, ashtu siç kanë shkuar gjërat, më shumë fituam ne tituj, sesa ai. Nëse dua të fitoj trofe, për çfarë arsye duhet të largohem nga Man. Junajtid?”, përfundoi Ferdinand.

Kavani, objektivi i fundit Gjithsesi, Leonardo nuk do të largohet nga detyra e tij deri më fund të merkatos dhe si qëllim të fundit ka ardhjen e Edison Kavanit tek PSG. Kavani parimisht ka arritur një akord me drejtuesit e PSG-së, teksa skuadra franceze është gati të paguajë thuajse të gjithë klauzolën e largimit të uruguaianit nga skuadra e Napolit. Kjo gjë kënaq presidentin e Napolit, si dhe drejtuesit e PSG-së. Po ashtu edhe Kavani nuk ka asnjë kundërshtim drejt vajtjes së tij në Francë.

Jovetiç më pranë Mançester Sitit Stevan Jovetiç është vetëm një hap larg Man. Siti-t. Klubi anglez ka gjetur gjuhën e përbashkët me agjentin e sulmuesit malazez, Ramadani, i cili do të informojë edhe Çelsin e Mançester Junajtid për ndërprerjen e bisedimeve. Ndërkohë, Mançester Siti është duke biseduar me Fiorentinën për uljen e klauzolës prej 30 milionë euro të vendosur nga presidenti, Della Valle. Megjithatë, të pakta janë gjasat që ky i fundit të ndryshojë nga vendimi i klauzolës prej 30 milion euro.

MOJES: SEZONI I RI I PREMIER LIG, FANTASTIK Sezoni i ri i Premier Ligës, duke parë edhe përforcimin e shumë skuadrave, do të jetë i mrekullueshëm e mjaft konkurrues deri në fund mes shumë skuadrave. I këtij mendimi është trajneri i Man. Junajtid, Devid Mojes, i cili ka marrë përsipër detyrën e vështirë për të zëvendësuar Sir Aleks Ferguson. Ky i fundit, ia besoi Mojes pasimin e drejtimit të pankinës së Junajtid, duke menduar se është i duhuri. Megjithatë, sezoni i ri do të jetë një sfidë vërtetë shumë e madhe për Mojes. Ndërkaq, trajneri i “djajve” është shprehur qartë se sezoni i ri do t’i ketë të gjitha brenda. “Do të jetë një sezon shumë i vështirë, pasi ka shumë skuadra konkurruese të cilat po përforcohen gjatë merkatos së verës. Megjithatë, unë dua të flas më tepër për skuadrën time. Gjërat po shkojnë mirë në fazën përgatitore, por gjithsesi ka ende punë për të bërë. Sigurisht që kemi një fokus edhe në merkato”,- u shpreh Mojes, duke vijuar se do të pëlqente që Runej të qëndronte tek Junajtid. “Unë e kam thënë dhe e them akoma se Runej është një lojtar i rëndësishëm dhe i vlefshëm për ne. Sigurisht që do doja që ai të qëndronte tek ne pasi është pjesë e rëndësishme e grupit dhe skuadrës”,- theksoi Mojes. “Murinjo do jetë i suksesshëm” Devid Mojes nuk ka lënë pa përmendur edhe trajnerin e Çelsit, Zhose Murinjo, duke e cilësuar atë si një “kërcënim” pasi është një trajner i suksesshëm kudo. Po ashtu, Mojes flet edhe për përforcimin e skuadrave të tjera. “Është hera e parë që ka pasur ndryshime të mëdha në Ligën Premier me menaxherët në nivelin më të lartë. Jose do të jetë i tmerrshëm te Çelsi – ai ka qenë sukses kudo që ka shkuar. Arsenal, Man. Siti dhe Totenhami duket sikur do të sfidojnë. I vetmi person që shpreson gjithçka të shkojë si vitin e kaluar jam unë dhe tifozët e Junajtid”, ka thënë Mojes për mediat vendase. kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

Gareth Bejl: Totenhemi do të jetë në Ligën e Kampioneve

Tekniku i ri i Junajtid është shprehur se sezoni i ri i Premier Ligës ka në luftë për titull 4 skuadra, teksa ka vlerësuar maksimalisht edhe Murinjon duke e quajtur një trajner të suksesshëm kudo që shkon

politika: ALBANA LIKA, OLI XHILAGA ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERVIN KOÇI rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

Gareth Bejl, lojtari kyç i skuadrës së Totenhemit, është shprehur optimist për sezonin e ri. Sipas tij, Totenhemi është një ekip më i fortë në sezonin e ri që do të startojë në gusht. Gjithashtu ai shpreson të përmirësohet më tepër. “Shpresoj të përmirësohem nga sezoni i fundit. Dua të bëhem një lojtar më i mirë. Tani kam më tepër eksperiencë dhe shpresoj ta ndihmoj skuadrën të renditet mes katër vendeve të para, pasi sezonin e fundit e humbëm vetëm për pak”,- u shpreh Bejl, i cili pavarësisht ofertave të shumta që ka pasur duket se do të qëndrojë në Angli me Totenhemin.

menaxhere marketingu: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« HIPOTEKAT

E enjte 11 korrik 2013 •

Metropol 11 korrik  

Skema e punesimit ne PS, Flet shqiptarja e Play Boy, rregullat e matures

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you