Page 1

»7

U përplasën me Ina Ramën

Adriatik Llalla rikthen në detyrë gjashtë prokurorë E enjte

10 janar 2013

Viti IX, Nr. 2866 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Pasuria

Doktoratura 1141 kuota, Fëmijët e Kryeministrit kriteret për aplikuesit depozitojnë padi për Qeveria hap garën për marrjen e titullit në universitetet publike. Tarifa që do të paguhet për ciklin e plotë »4

»3

shpifje ndaj deputetit Balla

Zonat e reja »3

Hapet loja e mandateve

Kompensimi

Skemë e re e ndarjes së parave për tokat e zëna Kategoritë që kanë të drejtën të përfitojnë të parët. Si do të veprohet me ish-pronarët që kanë marrë këstet e para

»5

Dosieri/ përplasjet Letrat e Kadri Hazbiut kundër Sadik Premtes dhe grupit të Vlorës Të dhënat që iu dërguan Enver Hoxhës për situatën e krijuar në partinë komuniste. Përplasjet dhe roli i Hysni Kapos

»18-19

në Qarqet ku palët ja eve kundër ndryshim dhe ato që preken

n Kodi Zgjedhor lejo ryrishikimin për nd ike shimet demograf

Kërkesa në “Facebook”

të Emërohen 2 eksper të posaçëm për ve verifikimin e lista

»2

Rama: Propozoni këngën e fushatës zgjedhore Vrau 18-vjeçaren

Propozimi

Ministritë nxjerrin urdhër të posaçëm për përgjimet në rrethe dhe Tiranë » 2

SHISH, Prokuroria dhe ministritë kryesore do të kenë të drejtën e përgjimeve telefonike dhe ato rrethanore kur përdoren si provë

Opinion

Shaban Norja kërkon ulje dënimi Nga I. S Larti duke u rrëfyer dhe pranuar fajin 100 vjet polici Pasi i preu kokën së dashurës shtatzënë, kërkon të mos qëndrojë në burg për jetë. Në gjyq paraqitet me antiplumb »9

shqiptare

Hetimet për “21 janarin”

Nga Gëzim Tushi

»16-17

Pse është

Gjykata në kërkim të një ekspertize zgjeruar kufiri i të tretë mbi trajektoren e gjuajtjes »6 frikës qytetare?

»10


Penalizimet

Institucionet

Përgjimet elektronike

02

« politikë

Në bazë të ligjit të përgjimeve është përcaktuar se sipërmarrësit e komunikimeve elektronike realizojnë me shpenzimet e tyre infrastrukturën e nevojshme në rrjetin e tyre të komunikimeve elektronike për të siguruar brenda 180 ditëve nga marrja e kërkesës nga institucionet që administrojnë sisteme përgjimi sipas këtij ligji, aftësinë përgjuese ndaj përdoruesve që shfrytëzojnë shërbimet e komunikimeve elektronike të ofruara prej tyre Në nenin 4 projektligji parashikonte që të përfshihej dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve në Ministrinë e Drejtësisë, përkrah seksionit të përgjimeve të Policisë së Shtetit dhe të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme. Ky ndryshim është propozuar nga Ministria e Drejtësisë. Nga ana tjetër, projektligji i jep më shumë akses prokurorisë të kryejë përgjime në raste të hetimit të krimit të organizuar apo korrupsion. Ligji i ndryshuar i përgjimeve në muajt e fundit të vitit që lamë pas parashikonte edhe ndëshkimet për institucionet që nuk japin bashkëpunim në kryerjen e përgjimeve. Në rast se kompanitë nuk do të ofrojnë bashkëpunim dhe informacionin e kërkuar nga autoritetet përgjegjëse, Autoriteti i Komunikimit Elektronik dhe Postar do të marrë masa sikundër parashikohet në ligj, të cilat variojnë në shuma të caktuara financiare.

E enjte 10 janar 2013 •

Rikthehet debati i përgjimeve, nis hartimi i udhëzuesve

Berisha: Ligji i përgjimeve jo i saktë, duhet përmirësuar Ervin Koçi

B

erisha kritikon ndryshimet e bëra në ligjin e përgjimeve. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë Kryeministri kërkoi që të bëhen disa udhëzues në mënyrë që edhe ndryshimet e bëra në ligjin e përgjimeve të menaxhohen më mirë, pasi sipas tij ka vend për abuzime dhe shkelje të privatësisë. Ankesat e Berishës kishin të bënin me mënyrën se si do të menaxhohej informacioni që do të përgjohej nga strukturat kompetente. “Përdorimi dhe ruajtja e materialeve të përgjimit duhet të përcaktohet me një udhëzues të përbashkët të prokurorit të përgjithshëm, ministrit të Brendshëm, atij të Drejtësisë dhe drejtorit të SHISH-it. Mblidhuni dhe të hartoni një udhëzues, ku të japë përdorimin më të mirë të materialit të përgjimit, po natyrisht të japë dhe garancitë absolute të privatësisë”, theksoi Kryeministri. Projektligji për përgjimet u debatua shumë gjatë miratimit në komisionet parlamentare si dhe në seancën e plenare ku ishte në rend dite për miratim. Kontestimet erdhën nga radhët e socialistëve të cilët kërkuan që këto ndryshime të mos bëheshin në pikat e ligji ku nuk ishte kërkuar rekomandim nga ana e institucioneve kompetente për këtë veprimtari. Ndryshimet Ndryshimet e fundit ligjore në ligjin për përgjimet e komunikimit elektronik parashikonin shtimin e institucioneve që kanë kompetenca ligjore të kryejnë përgjime. Krahas Shërbimit të Kontrollit në Ministrinë e Brendshme ligji i ri i dha kompetenca edhe SHKB-së së Burgjeve të kryejë përgjime. Ky ndryshim u propozua nga Ministria e Drejtësisë si nevojë e ndryshimeve të fundit ligjore. Krahas kësaj ndryshimet e bëra në ligjin për përgjimet i dha kompetencë edhe prokurorit të përgjithshëm që për shkak të nevojave të hetimit në çështje të veçanta të urdhërojë realizimin teknik të procesit të përgjimit nga

Shtetësia shqiptare do të merret automatikisht nga të gjithë fëmijët e shqiptarëve që kanë lindur në vendet e zonës Shengen, por dhe me vendet që kjo zonë nuk ka regjim vizash. Duke iu përgjigjur ankesave të shumta të qytetarëve shqiptarë fëmijët e të cilëve kanë lindur dhe jetojnë jashtë vendit dhe nuk kanë mundur ta përfitojnë shtetësinë shqiptare, kreu i qeverisë propozoi miratimin sa më shpejt të një vendimi. “Vendimi që duhet të marrim dhe sa më shpejt për interes kombëtar, fitojnë të drejtën e shtetësisë shqiptare të

Antenat telefonike Kryeministri kërkoi sa më shpejt miratimin e një ligji që do përjashtojë kompanitë telefonike nga çdo taksim për vendosjen e antenave. “Ka shpërthyer një histeri e autoriteteve lokale kundër antenave të kompanive celulare, duke gjykuar se janë të pasura, iu këpusin taksa të majme. Këtë kryesisht e bëjnë ata që thonë se do heqin çdo taksë”, - tha Berisha. Sipas tij, antenat e komunikimit përjashtohen nga çdo lloj takse. “Ato e japin shpërblimin disa herë më të madh se sa mendohet. Vendosja e këtyre antenave nuk mund të jetë subjekt tatimi as nga vendorët dhe as nga qendrorët. Ndryshon problemi kur vendosen në pronë private”, - sqaroi kreu i qeverisë. Duke iu bërë thirrje autoriteteve vendore Berisha shtoi: “Sapo të vendoset ligji, nuk keni asnjë të drejtë të taksoni antenat e telekomunikimit në Shqipëri. Ne jemi të interesuar t’i zgjerojmë.”

prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë dhe nga prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë për krime të rënda. Miratimi i kësaj pike shkaktoi debatet më të mëdha jo vetëm ndërmjet palëve politike në komisionet parlamentare, por dhe ndërmjet institucioneve që do të ushtrojnë këtë kompetencë. Prokuroria e Përgjithshme, e drejtuar asokohe nga Ina Rama, kërkoi që edhe prokurorët e rretheve

të kishin të drejtë për të kryer përgjime në rast se shihej e nevojshme kur kishin të bënin me çështje të tipit si struktura të krimit të organizuar apo raste të korrupsionit. Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda tashmë është ndërtuar një zyrë e posaçme përgjimi për shkak të specifikës që ka kjo prokurori në hetimin e veprave penale, si trafiku i drogës apo grupet e organizuara kriminale. Ndryshimet e fundit

ligjore përveç përgjimeve të telefonatave përfshijnë edhe komunikimet elektronike, si imeilet apo komunikimet në rrjetet e ndryshme sociale, si “Skype” apo “Facebook”. Për të realizuar këtë proces institucionet përgjegjëse kërkojnë ndihmën e operatorëve që ofrojnë shërbime elektronike, të tilla si kompanitë e shpërndarjes së internetit, të cilat kanë detyrimin ligjor për të bashkëpunuar.

në facebook Nisma e Ramës

Kreu i PS kërkon propozimin e këngës së fushatës Komunikimi virtual ka provokuar te kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ndërmarrjen e një tjetër nisme online për përfaqësimin e të rinjve. Kështu, Rama mban në vijimësi të angazhuar të rinjtë me përfshirjen e tyre në realizimin e nismave të anonçuara nga lidershipi socialist. Të ardhura në radhë këto nisma, ku më së pari ishte ajo “Ngri flamurin”, më pas “Fotografo ndryshimin”, do të kenë një tjetër risi krah tyre. Konkretisht kemi të bëjmë më një moment kyç për fushatën elektorale për partinë më të madhe opozitare, pasi do të jenë të rinjtë ata që do të përcaktojnë lajtmotivin e të gjithë garës së ethshme për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Ishte vetë kreu i PS-së që për të gjithë të rinjtë bëri me dije mbrëmjen e djeshme nismën më të fundit: atë të përzgjedhjes së këngës apo tingujve që do të çojnë këtë parti drejt fitores së këtyre zgjedhjeve. Lideri i opozitës ftoi dje përmes rrjetit sociali “Tuiter” të gjithë të rinjtë të bëjnë propozimet e tyre për hitin e fushatës elektorale, duke u bërë me dije atyre dhe adresën ku mund të komunikojnë dhe të propozojnë preferencat. “Një tjetër nismë për komunitetin e të rinjve progresistë në ‘Facebook’ ‘Tuiter’. Have fun:-). Pjesa e mbetur e rrugës sonë drejt fitores së shumëpritur e të merituar të qershorit nis me tingujt e dashur tuajt:-)”, - shkruante mbrëmë në profilin e tij në “Tuiter” Rama.

Personat e lindur në BE apo në SHBA shtetësi automatike pas kërkesës

Berisha vijon nismën për shtetësinë shqiptare Shtetësi për shqiptarët që banojnë në zonën e Shengenit gjithë shqiptarët që kanë marr shtetësi, që jetojnë në vendet e zonës Shengen dhe vendet që zona Shengen nuk ka viza”, - tha Kryeministri Berisha. Krahas kësaj vendimi parashikon edhe marrjen e shtetësisë për të gjithë personat që janë me origjinë ose kombësi shqiptare, por jetojnë në vendet si SHBA, të gjitha vendet ku ka qenë

regjimi i Shengenit si edhe vendet ku shqiptarët lëvizin pa viza. Ky vendim i qeverisë nuk parashikon marrjen e shtetësisë shqiptare nga ana e qytetarëve të Kosovës, për shkak se nuk është arritur ende marrëveshja me homologët Kosovarë. “Për qytetarët shqiptarë me banim në Kosovë kjo çështje duhet të zgjidhet mbi bazën e mar-

rëveshjes me qeverinë e Kosovës dhe ky proces nuk mund të cenojë apo ndërhyjë në procesin e liberalizimit të vizave të Kosovës me Bashkimin Europian”, - theksoi Kryeministri gjatë mbledhjes së qeverisë. Duke qenë se Shqipëria është para zgjedhjeve dhe listat e infrastruktura zgjedhore për vitin 2013 tashmë janë të përfun-

duara, e drejta e votës për këta qytetarë do të hyjë në fuqi pas amendimit konsensual të Kodit Zgjedhor për zgjedhjet e tjera pas qershorit 2013. Vendimi për marrjen e shtetësisë shqiptare për të gjithë bashkëkombësit që jetojnë në vendet të tjera u propozua në 100-vjetorin e krijimit të qeverisë shqiptare, gjë që po konkretizohet më tej.


politikë • E enjte 10 janar 2013

Gjonçaj: Rrezikohen zgjedhjet, duhet ndryshuar skema mandateve

Partia Demokratike

Socialistët kërkojnë rihapjen e bisedimeve, duhet transparencë

Partia Socialiste vijoi denoncimet në funksion të bërjes transparente të të ardhurave të deklaruara nga ana e fëmijëve të Kryeministrit Berisha. Deputeti i PS-së Taulant Balla deklaroi dhe se Argita Berisha (Malltezi) krahas marrjes së pagesave shumë herë më të mëdha se profesorët më të mirë amerikanë mund të renditet edhe si avokatja më e shtrenjtë në botë. Këtë pretendim Balla e bazoi pikërisht në korrespondencën mes zyrës së avokatisë së vajzës së Kryeministrit me biznesmenin pakistanez Zafar Ansar. Ai tha se tarifat që ajo aplikon janë marramendëse. “Siç rezulton nga fatura që i drejtohet zotit Zafar Ansar, Argita Berisha e faturon 280 mijë lekë orën e saj të punës. 280 mijë lekë, aq sa paguhet një jurist i administratës në Shqipëri në muaj, Argita Berisha paguhet në një orë. 12 milionë lekë, aq sa paguhen 20 drejtorë shkolle të gjithë bashkë në muaj paguhet Argita Berisha në një muaj të

Listat

Dy auditët teknicien të miratuar nga partitë politike, të cilët do të bëjnë monitorimin dhe hartimin e listave zgjedhor, janë Genti Malko nga PD-ja dhe Dashamir Çali nga PS-ja. Kompetenca e tyre do të jetë e barasvlershme me atë të drejtorit të Gjendjes Civile, pasi ata do të ndjekin nga afër çdo procedurë që kryhet në qendër dhe në bazë për ekstraktet paraprake dhe listën përfundimtare. Zëvendësministri i Brendshëm Ferdinand Poni shpjegon detyrën e auditit. “Komisioni Qendror ka vendosur për 2 auditë të zgjedhjeve se mund ta vizitojnë drejtorinë, të shohin operacionet, të jenë në koherencë të veprimeve dhe kanë pushtet të barabartë me drejtorin e përgjithshëm të Gjendjes Civile. Ne shkuam dhe më tutje, që nuk është parashikuar në Kod. Ne shkuam dhe në hartimin e akteve nënligjore, madje dhe për të rritur koeficientin e besimit”, - deklaroi Poni. Ai u shpreh se kryetarët e njësive të qeverisjes vendore janë udhëzuar që t’u vënë në dispozicion në çdo kohë partive politike informacionin e nevojshëm për listën zgjedhore që hartohen në njësinë e tyre. Subjektet dhe institucionet e interesuara në rast dyshimi për dublime mund t’i drejtohen Drejtorisë së Gjendjes Civile për pastrimin e tyre brenda një afati të caktuar.

Sipas vendimit të hartuar nga administrata e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për rishpërndarjen e mandateve ishte parashikuar që qarku i Korçës dhe qarku i Beratit të penalizoheshin me nga një mandat deputeti. Sipas KQZ-së, këto dy mandate deputetësh që do t’u hiqeshin këtyre dy qarqeve do të shkonin në drejtim të qarkut të Tiranës dhe qarkut të Durrësit, me argumentin se nga lëvizjet demografike të popullsisë ka ndryshuar numri i votuesve në këto zona. me çështjen e rishpërndarjes së mandateve nuk u gjet konsensusi ndërmjet palëve. Gjithashtu edhe palët politike në KQZ nuk patën një marrëveshje të tyre për çështjen e skemës së ndarjes së mandateve. Votimi

Partia Socialiste kërkoi që para se të miratoheshin këto vendime në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të bëhen një transparent për çështjen e lëvizjes së popullsisë, sidomos në qarkun e Kukësit, i cili mbetej i pacenuar për nga numri i mandateve. Këtë kërkesë socialistët e çuan edhe në Kuvend, ku kërkuan ngritjen e një komisioni hetimor për zbardhjen e detajeve të lëvizjeve demografike. Kjo kërkesë e PS-së u përkrah edhe nga LSI-ja, por gjithsesi nuk arriti që të merrte votat e nevojshme për miratim.

i parë u miratua me katër vota pro skemës, ku i hiqej nga një mandat qarkut të Beratit dhe Korçës dhe i shtoheshin qarkut të Tiranës dhe Durrësit, nuk mori votat e mjaftueshme që të miratohej. Votimi kërkonte një

Kërkesat

Emërohen auditët e partive

Qarqet

P

artia Socialiste do të kërkojë rishpërndarjen e mandateve të deputetëve, duke mos lënë në fuqi të njëjtën skemë që është përdorur në zgjedhjet e vitit 2009. Përfaqësuesi politik i socialistëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Genc Gjonçaj, deklaroi se vendosja e skemës së zgjedhjeve të 2009-s për përcaktimin e mandateve të deputetëve rrezikon procesin, duke futur përsëri në lojë mundësinë e ndryshimit të mënyrës së ndarjes së mandateve. Ai thekson se nuk ka asnjë shans që zgjidhja të kalojë në dyert e Kuvendit deri më 7 mars, pa u marrë më parë vendimi në KQZ sipas shifrave të reja të ndryshimeve demografike. “Është një rrezik serioz për zgjedhjet. Kam dëgjuar arsyetime që mund të përdoren shifra dhe numra të 2009-s. Jo, një gjë e tillë nuk mund të bëhet. KQZ-ja ka vendosur në 2009-n dhe vendimi i saj lidhet vetëm me zgjedhjet e 2009-s. KQZ-ja duhet të marrë një vendim për ndarjen e mandateve. Mund ta marrë në çdo kohë para datës 7 mars, dhe kjo çështje merr zgjidhje vetëm në këtë mënyrë”, - deklaroi Gjonçaj. Sipas Kodit Zgjedhor, deri më datën 7 mars Kuvendi duhet të miratojë skemën e re të shpërndarjes së deputetëve nëpër qarqe bazuar mbi lëvizjet e popullsisë. Por, po sipas Kodit, më herët kjo skemë duhej miratuar me 5 vota në KQZ. Mungesa e konsensusit në këtë institucion si dhe mosankimimi i çështjes në Kolegj, ka ngritur shumë pikëpyetje për zgjidhjen e mundshme. Në vendimet e mëparshme të KQZ-së lidhur

shumicë të cilësuar votash dhe ai u miratua me katër vota “pro”, duke e lënë vendimin të ngrirë. As palët politike në KQZ nuk e ankimuan vendimin, duke lënë në fuqi variantin e përdorur në zgjedhjet e shkuara parlamentare.

Akuzat ndaj fëmijëve të Kryeministrit për të ardhurat dhe burimet

Përolasja e pasurisë kalojnë në gjykatë PS zbardh korrespondencën Argita-Zafar Ansar Argita Berisha çon në gjykatë Ballën

vetëm! Ka edhe më shumë. Sipas komunikimit të ortakes së Argita Berishës me biznesmenin në fjalë, në rast të zbatimit të projektit për ndërtimin e termocentralit kërkohet që suksesi të shpërblejë avokaten me 3% të vlerës së investimit,

pra disa milionë euro. Pyetja jonë është: nga cili person varet licensimi i ndërtimit të termocentralit? Përgjigjja është e thjeshtë: nga Kryeministri i vendit Sali Berisha, njëkohësisht babai i avokates Argita Berisha”, - u shpreh Balla.

03

Deklarata

PS pro diskutimeve për mandatet Ervin Koçi

»

Çështja e akuzave të deputetit të PS-së Taulant Balla mbi të ardhurat e saj ka shkuar në gjykatë. Në një deklaratë për mediet vajza e Kryeministrit deklaron se pas akuzave të fundit kjo çështje do të shkojë në gjykatë, duke e risjellë edhe një herë Ballën përpara trupit gjykues për shpifje. “I ngërthyer nga paniku i daljes në dritë të fakteve shokuese, të cilat flasin nëpërmjet firmës të së shoqes, Linda Ramës, në deklaratën e saj në ILDKP lideri i opozitës lëshon akuza qesharake të përditshme, të cilat i rrotullon në të gjitha trajtat gjuhësore, veçse për të dëshmuar moton e tij ‘shpif, shpif se diçka mbetet’. Rama, si shpifës profesionist, prej dy javësh çdo ditë ke trilluar për të ardhurat e mia, të realizuara të gjitha nga burime transparente, të ligjshme, nga veprimtaria profesionale, mësimdhënie në universitete publike e private, botime dhe kërkime shkencore, qira dhe trashëgimi familjare, të deklaruara të gjitha në tatime, ILDKP dhe të verifikuara prej tyre. Zinxhirit të gënjeshtrave iu shtuan tani spekulimet e dy ditëve të fundit, për të cilat ju njoftoj se sot kam depozituar padi në gjykatë.”

Rama të përgjigjet për paratë Partia demokratike ka vijuar dje akuzat ndaj liderit të opozitës Edi Rama mbi të ardhurat e deklaruar nga bashkëshortja e tij si dhe për çështjen e Bajrabs. Në një deklaratë për mediet zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi, deklaroi se kryetari i opozitës duhet të japë shpjegime për pasurit e tij. Krahas kësaj ai ritheksoi idenë e PD-së se Rama po mbron Bajrabën nga akti i vjedhjes që ai ka bërë. “Edi Rama gjatë këtyre ditëve nga resorti luksoz ku po kalon pushimet dimërore, mori në mbrojtje me të gjitha mënyrat Kosta Barjabën, i cili u arrestua në flagrancë te vidhte. Në mbrojtje të xhepistit ordiner Barjabës, Rama u deklaroi shqiptarëve se ai kishte kryer një gjest të papranueshëm: dënimin e pronës private prej 238 dollarësh dhe se Barjaba nuk qenka problemi i Shqipërisë”, - u shpreh zëdhënësja e PD-së Laura Vorpsi. Krahas kësaj ajo listoj një sërë pyetjesh, ku në krye ishte prejardhja e 100-milionëshit të gruas së kryetarit të opozitës.

Pagat e administratës

Gjermeni: Bode të zgjidhë situatën Partia Socialiste reagoi dje lidhur me vonesat në dhënien e pagave për administratën. Në gjykimin e socialistëve, situatës me 90 mijë punonjës të administratës shtetërore, të cilët presin të marrin pagat e tyre, u shtohen edhe justifikimet e ministrit, thesarit dhe së fundi edhe alibia e radhës e Kryeministrit. “Nuk është e nevojshme të jesh ekspert financash për të kuptuar se këto justifikime qesharake, që shumëzojnë me zero njëri-tjetrin, janë thjesht tentativa për të fituar kohë e për të fshehur një të vërtetë që tanimë po e mësojnë në kurriz të tyre edhe punonjësit e administratës: shteti nuk ka para. Shteti nuk ka më para dhe politika fiskale e qeverisë të Sali Berishës tanimë ka vetëm një emër: shtyje ta shtyjmë”, - tha deputetja e PS-së Eglantina Gjermeni gjatë deklaratës së djeshme për shtyp. PS-ja përmes deputetes Gjermeni ka kërkuar nga ministri Bode dhe Kryeministri që të lënë justifikimet e të zgjidhin situatën.


04

« sociale

E enjte 10 janar 2013 •

Bashkia e Tiranës “rikujton” Medresenë

Basha: Rikualifikimi urban pjesë e premtimeve për 2013-n

260.320 lekë është tarifa e shkollimit për të ndjekur doktoraturën për vitin akademik 2012-2013 për 1305 aplikues, që do kenë të drejtën ta fitojnë atë sipas kritereve.

1500 do të jetë numri i praktikantëve për kryerjen e praktikës profesionale me kohë të pjesshme për sistemin arsimor parauniversitar gjatë vitit 2013.

Praktika profesionale ndiqet nga 1500 praktikantë

Kuota e doktoratave, qeveria vendos 1305 vende Erta Bode

Q

everia ka hapur garën për të gjithë studentët që kërkojnë të vijojnë rrugën akademike, duke kërkuar një titull doktorature në universitete publike. Për këtë vit akademik janë vendosur 1141 kuota si dhe një shtesë prej 164 kuotash për kandidatët që do të vijnë nga jashtë territorit, nga të cilat 10 janë për aplikuesit që nuk kanë kombësi shqiptare. Përpos përcaktimit të kuotës për doktoraturë u përcaktua dhe tarifa e studimit për këtë cikël studimi. Tarifa e këtij cikli studimi për vitin 2013 është 216.310 lekë, që do të paguhet me këste të përcaktuara nga institucioni përkatës i arsimit të lartë. Për sa i përket numrit të kuotave të miratuara, ishte parashikuar që kjo kuotë të kapte shifrën 1500, duke marrë në konsideratë kërkesat e shumta për doktoraturë si dhe kërkesat e universiteteve publike për rritjen e kuotës për doktoratë të përcaktuar kundrejt tyre. Reduktimi i kësaj shifre tenton drejt përzgjedhjes sa më të saktë të kandidatëve si dhe në arritjen e dhënies së titullit për ata e meritojnë. Kandidatët fitues do të përzgjidhen në bazë të kritereve të caktuara, duke theksuar se pesha e kritereve për doktoraturë nuk është e njëjtë dhe njëri kriter mund të vlejë më shumë se tjetri. Kjo bëhet për të qartësuar aplikuesit, të cilët fatkeqësisht nuk do të shpallen të gjithë kandidatë për doktoratë. Duhet të kuptojnë se në varësi të dokto-

Praktikantët e arsimit Për kryerjen e praktikës profesionale me kohë të pjesshme në arsimin parauniversitar u miratuan prej Këshillit të Ministrave 1500 kuota. Praktikantët e përzgjedhur që do të ndjekin praktikën për vitin akademik 2012-2013, në periudhat 1 janar-15 qershor 2013 si dhe në periudhën 15 shtator-31 dhjetor 2013. Këto periudha përkojnë me muajt arsimor që ndjekin nxënësit. Këshilli i Ministrave mori dje këtë vendim, duke u kujtuar praktikantëve kriteret e pranimit të tyre në këtë praktikë, siç janë mbarimi i Universitetit, pra diploma “Bachelor”, si dhe masteri profesional, i ndjekur në lëndën për të cilën ata janë diplomuar.

Gjatë periudhës së kryerjes së praktikës profesionale me kohë të pjesshme këta praktikantë nuk do të paguhen. Ata përfitojnë nga punëdhënësi, nga drejtoritë arsimore rajonale dhe zyrat arsimore përkatëse pagesën e sigurimeve shoqërore dhe atyre shëndetësore prej 3500 lekë. Kjo është përllogaritur sa 16.7-përqindëshi i pagës minimale prej 21.000 lekë. Këshilli i Ministrave vendosi që pagesa e përcaktuar për këta praktikantë si pagesë e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore do të mbulohet nga Ministria Arsimit dhe Shkencës me buxhetin që i është caktuar për vitin 2013.

Kriteret e reja për aplikuesit: - Diplomë e masterit shkencor ose të gjitha diplomat e barasvlershme për këtë nivel. - Të jetë autori i parë në realizimin e tri referimeve shkencore. - Të ketë marrë pjesë në konferenca. - Të ketë marrë pjesë në kongrese shkencore. - Të ketë marrë pjesë në trajnime të ndryshme. - Të ketë dhënë provimin e gjuhës angleze mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare. - Rregullat e reja për stafin akademik në bazë të titullit - Profesorët do të udhëheqin 5 doktorantë - Profesorët me kohë të pjesshme 1 doktorant - Profesor i asociuar udhëheq 2 doktorantë - Doktor i shkencave udhëheq 2 doktorantë

raturës që kërkojnë ka kritere që janë më të rëndësishme se të tjerat dhe kushtet se si plotësohen këto kritere janë vendimtare. Kuotat e pranimit, të ndara për të tria këto kategori, kanë kritere të ndryshme plotësimi. Kuotat e pranimit për shtetasit e huaj që do të studiojnë në institucionet publike të arsimit të lartë në Shqipëri do të administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, duke u shpërndarë në bazë të marrëveshjeve dy- ose shumëpalëshe. Për këtë shpërndarje do të merren parasysh edhe kërkesat individuale të paraqitura në MASH, nga personat e interesuar. Efektet financiare do të mbulohen nga buxheti përkatës i çdo institucioni të arsimit të lartë pa marrë asnjë buxhet shtesë.

Bashkia e Tiranës ka nisur rindërtimin e zonës së Medresesë. Projekti që ka nisur për rrjetin urban do të mundësoje eliminimin e problemeve të banorëve të kësaj zone. Në qendër të vëmendjes janë “fijet ajrore” që shqetësojnë banorët e zonës, si dhe udhëtarët që u bie rasti të kalojnë. Ndërsa kreu i Bashkisë, Lulzim Basha, shprehet se në vitin 2013 do të mundësojë eliminimin e tyre në gjithë kryeqytetin. “Banorët e kësaj zone do të kenë një infrastrukturë moderne mbi tokë dhe nëntokë, si dhe nuk do të mungojnë restaurimi i shkollave të kësaj zone dhe ndërtimi i hapësirave të gjelbra”, - u shpreh gjatë inspektimit të punës në këtë zonë kryebashkiaku Lulzim Basha. Ky rikualifikim urban në radhë të parë parashikon rinovimin e rrjetit të ujësjellësit me financim nga vetë Ndërmarrja e Ujësjellësit. “Ne parashikojmë edhe investime nëntokësore, qëllimi i të cilave është të eliminojmë kabllot optike, elektrike dhe ato të telefonisë, duke bërë të mundur që bllok pas blloku ne të avancojmë në qëllimin tonë për një Tiranë të çliruar nga kabllot ajrore”, - tha Basha. Në këtë zonë mungon

gjelbërimi dhe rikualifikimi i ri parashikon që të ndërtojë një sipërfaqe të gjelbër sa ¼ e sipërfaqes së zonës. Me këtë projekt kjo zonë do të ketë 2 kënde lojërash për fëmijët, duke mos i lënë më ata të mbyllur pas xhamave, si dhe rreth 50 stola, që do t’u shërbejnë banorëve për të pushuar. Një problem me të cilin nuk dëshiron të ndeshet Bashkia e Tiranës kësaj here është metoda e vjetër që ndodh gjithmonë se “aty ku rregullohet, pas pak kohësh sërish prishet”. Basha tha se në të gjitha këto investime një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet sistemit të mirëmbajtjes. Ai deklaroi se për sa u përket 2 lulishteve që do të ndërtohen në zonën e Medresesë është planifikuar që të kenë një sistem automat për ujitje. Kjo do të mundësojë lehtësimin e këtij procesi si dhe më shumë fitim për Bashkinë.

Fëmijët e emigrantëve mbështeten nga MASH

Historia dhe gjuha shqipe tekste të njëjta për 2 shtete

Për vitin 2013 tekstet arsimore të lëndës së historisë shqiptare dhe gjuhës shqipe do të jenë të njëjtë për Shqipërinë dhe Kosovën. Pas abetares teksti i parë i aplikuar si i njëjtë për të dyja shtetet, dy tekstet e tjera do të jenë një e përbashkët më shumë për të bashkuar këto shtete. Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Myqerem Tafaj, shprehet optimist për këtë nismë të re, duke theksuar se partneri kryesor në këtë projekt është pikërisht ministria analoge në Kosovë. Ai deklaroi se është kthyer vëmendja për nxënësit shqiptarë, të cilët s’duhet të arsimohen më me libra të ndryshëm, duke deklaruar se historia dhe gjuha shqipe janë vetëm fillimi i një projekti. “Për hartimin e librave do të ngrihet një komision i posaçëm, që do të jetë tepër i gjerë me pjesëmarrës”, konfirmoi Tafaj. Në deklaratën e tij ai flet edhe për fëmijët e

emigrantëve. “Në mbështetjen e tyre të plotë unë deklaroj se s’do të ketë më ngelje të tyre në klasë, ata do të ndihmohen maksimalisht. Fillimisht ata do të ndjekin arsimin përkatës vetëm për ta dëgjuar dhe më pas me ndihmën e drejtorive arsimore përkatëse, mësuesve dhe bashkëmoshatarëve të tyre do të bëhen përpjekje për të kaluar këto vështirësi. Për sa u përket nxënësve maturantë, që të kthyer në Shqipëri për arsye të ndryshme të familjeve të tyre, do të punohet veçmas për çdo rast, hap pas hapi. Ne duam që nxënësit tanë të jenë të plotësuar në arsimin që marrin në Shqipëri”, - deklaroi Tafaj. Kurse për tekstet ai thotë se do të jetë një komision i posaçëm në komisionet përkatëse, që do të ngrihen për hartimin e këtyre dy lëndëve. Do të marrin pjesë përfaqësues të ndryshëm nga Kosova, përfaqësues nga Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin i Zi, specialistë nga Lugina e Preshevës si dhe studiues të Universitetit të Tetovës. Specialistët që do të jenë baza e hartimit të teksteve, që do të përmbledhin më saktë të dhënat e historisë dhe gjuhës, meqenëse përfaqësojnë vendet nga të cilat Shqipëria rrethohet.


ekonomi • E enjte 10 janar 2013

»

Përfituesit e kësteve nga ndërtimet informale s’duhet të paraqesin kërkesë

05

Shoqata kundër

Rishpërndarje për fondet e pronave

Monopol në kontrollin e karburanteve

Paratë në llogari 5 ditë nga miratimi i kërkesës dhe listës

Shoqata e Hidrokarbureve përmes një letre ka kërkuar nga Ministria e Financave të rishikojë kontratën me kompaninë koncensionare austriake ‘Global Fluids International’, e cila pritet të marrë përsipër kontrollin e cilësisë së karburanteve. Sipas koordinatorit të Shoqatës, Bardhi Sejdarasi, Autoritetit të Konkurrencës i është kërkuar të hetojë monopolin që krijohet nga shoqëria austriake në tregun e markimit dhe monitorimit të karburanteve. Me hyrjen në fuqi të kontratës me qeverinë shqiptare, kompania do të përfitojë 6.5 euro për çdo ton karburant që qarkullon në Shqipëri, shifër shumë herë më e lartë se në vendet evropiane. Kjo do të rëndojë në xhepat e qytetarëve shqiptarë përmes rritjes së çmimit të karburantit, që në bazë të një përllogaritje paraprake do të jetë 10 deri në 20 lekë për litër. “Kompania që ka ardhur në Shqipëri dhe pritet që të nënshkruajë së shpejti kontratën krijon një treg monopol për sa i përket markimit dhe monitorimit, madje edhe tarifat e vendosura prej saj, në negociata me Ministrinë e Financave janë tarifa të pagjendura në asnjë prej katalogjeve të këtyre kompanive. Shkon për një ton rreth 6 euro deri 6.5 euro një tarifë, ndërkohë që në vendet e BE-së kjo tarifë nuk kalon 0.1 dollar për ton. Nga llogaritjes paraprake është vërtetuar që mund të shtohet çmimi i karburantit për çdo litër të shitur për efekt të tarifës duhet të paguhet për markimin dhe monitorimin e karburanteve”, tha Sejdarasi.

Brikena Dervishaj

Q

Ndarja e fondeve Nëse pjesa e mbetur e fondit është e mjaftueshme, AKKP-ja procedon me shpërndarjen deri në masën e plotë të shpërblimit për subjektet, të cilëve u ka lindur e drejta e kompensimit njëkohësisht dhe më parë në kohë, krahasur me subjektet e tjera, referuar datës së vendimit të Këshillit të Ministrave, që përcakton shpërblimin e pronarëve për pasuri, të cilat preken nga ndërtimet informale. Në këtë mënyrë vijohet deri në shpërndarjen e vlerës së plotë të shpërblimit për të gjitha subjektet që e kanë përfituar këtë të drejtë me vendime të Këshillit të Ministrave, që përcaktojnë shpërblimin e pronarëve për pasuri të cilat preken nga ndërtimet informale. Vendimi ngarkon Ministrinë e Drejtësisë dhe Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për zbatimin e këtij vendimi, i cili hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

përfitim. AKKP-ja, në varësi të kritereve të shpërndarjes së fondit të kompensimit dhe gjendjes së tij, bën derdhjen e shumës përkatëse në depozitën bankare, të hapur për këtë qëllim nga subjekti përfitues, duke e njoftuar atë për veprimin bankar të kryer”,- theksohet në këtë vendim. Rishpërndarja Vendimi i qeverisë përcakton gjithashtu se AKKP-ja do

të realizojë ndarjen e fondit të kompensimit të pronave në vlerë proporcionale me masën e parashikuar në listat që nxjerr Këshilli i Ministrave, për shpërblimin e pronarëve për pasuri, të cilat preken nga ndërtimet informale, deri në të njëjtën masë të përfituar në këstin e parë nga subjektet e kompensuara më parë. Pjesa e fondit, e mbetur pa u shpërndarë, si pasojë e mosaplikimit të subjekteve

përkatëse, shpërndahet nga AKKP-ja në vlerë proporcionale, për këstet e mbetura të subjekteve që kanë përfituar të drejtën e shpërblimit më parë në kohë. Fillimisht, nëse pjesa e mbetur e fondit është e mjaftueshme, AKKP-ja procedon me shpërndarjen deri në masën e plotë të shpërblimit për subjektet, të cilëve u ka lindur e drejta e kompensimit njëkohësisht dhe më parë në kohë.

AKKP

Vendimi Qeveria ka ndryshuar pikën 10 dhe 11 të vendimit të 2010-ës për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informate. Sipas këtij vendimi AKKP-ja, brenda 5 ditëve nga miratimi i kërkesës dhe listës së subjekteve që kompensohen, kryen veprimet me degën e thesarit dhe bankën e nivelit të dytë për derdhjen e shumës në depozitën bankare, të hapur për këtë qëllim nga subjekti përfitues, në përputhje me procedurat e përcaktuara në legjislacionin në fuqi për kryerjen e pagesave nga buxheti i shtetit. “Për marrjen e kësteve në vijimësi, subjekti përfitues nuk duhet të paraqesë kërkesë të re për

Verifikimi

everia ndryshon ligjin për ndarjen e fondit special të kompensimit të pronave që preken nga ndërtimet informate. Me anën e një vendimi të djeshëm të qeverisë është saktësuar afati prej 5 ditësh nga miratimi i kërkesës dhe listës së subjekteve që kompensohen, për kryerjen e veprimeve me bankën, për derdhjen e parave që përfitohen. Po kështu, paratë e mbetura nga fondi total do të ndahen mes pronarëve për të cilët është marrë vendimi më herët, në rast se nuk do të ketë kërkesa të reja. Një ndryshim tjetër është edhe fakti se përfituesit e kësteve nga ndërtimet informale nuk duhet të paraqesin kërkesë të re.

AKKP-ja bashkëpunon me ALUIZNI-n dhe ZVRPP për verifikimin e konfirmimin e të dhënave për subjektet përfituese. Grupi i punës, brenda 60 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës për kompensimin e pronës, verifikon legjitimimin e kërkuesit për çdo kërkesë për kompensimin e pronës, kontrollon dokumentacionin e paraqitur nga subjekti përfitues, konfirmon të dhëna të tjera dhe harton relacionin, në të cilin i propozon Drejtorit të Përgjithshëm kalimin e shumës në numrin e llogarisë bankare përkatëse. Drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së, brenda 30 ditëve nga data e përfundimit të procesit të verifikimit nga grupi i punës sipas ligjit është i detyruar që të nxjerrë vendimin për miratimin e listës së subjekteve që kompensohen, ku përcaktohet edhe numri i llogarisë bankare ku do të derdhet vlera e kompensimit, urdhëron publikimin e listës së subjekteve që kompensohen, njofton kërkuesin, që nuk përfshihet në listën e subjekteve që kompensohen, duke përcaktuar arsyet e mospërfshirjes.

Ndihma ekonomike, sistemi i pikëzimit do të përdoret për familjet aplikuese sipas tri qarqeve Masa në muaj, për prindërit e fëmijëve të lindur: trinjakë, 3 mijë lekë për çdo fëmijë; katërnjakë, 4 mijë lekë për çdo fëmijë; pesënjakë, 5 mijë lekë për çdo fëmijë.

Masa për viktimat e trafikimit është 3 mijë lekë në muaj. Kjo ndihmë përfitohet pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore, deri në çastin e punësimit.

Rregullat e reja për ndihmën ekonomike nga janari Rastet kur masa e përfitimit do të jepet e plotë dhe e pjesshme Ndihma ekonomike do të nisë së shpejti nga zbatimi rregullat e reja, të cilat më parë do të jenë sipas një faze pilot dhe do të përfshijnë tre nga qarqet më të rëndësishme të vendit të tilla si: Tirana, Elbasani dhe Durrësi. Bëhet fjalë për një sistem pikëzimi, i cili do të jetë vendimtar edhe për kategorizimin e masave të përfitimit në bazë dhe të statusit. Rregullorja në fjalë do të jetë pilot për këtë vit dhe do të bëjë pjesë të saj tre qarqet e lartpërmendura. Në këtë drejtim, duhet theksuar se vendimi për trajtimin me ndihmë ekonomike përcaktohet duke përdorur një formulë të vazhdueshme, që përfshin parametra të lidhur në mënyrë empirike me vlerësimin e situ-

Përfitojnë ndihmë ekonomike

1- familjet pa të ardhura ose me të ardhura të pamjaftueshme; 2-jetimët, të cilët nuk janë në institucione; 3-prindërit e fëmijëve të lindur trinjakë e më shumë njëherësh, që u përkasin familjeve në nevojë; 4-viktimat e trafikimit, pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore deri në çastin e punësimit të tyre; 5 -viktimat e dhunës në marrëdhënie familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.

atës ekonomike të familjeve, të tilla si: kushtet e jetesës, zotërimi i pasurive, të ardhurat nga remitancat. Formula e pikëzuar merr parasysh karakteristikat e ndryshme strukturore të familjeve urbane dhe

rurale. Ndihma ekonomike mund të jetë në masë të plotë ose të pjesshme. Përllogaritja e masës së ndihmës ekonomike, për familjet e përzgjedhura në bazë të formulës së pikëzimit, bëhet sipas udhëzimit të mi-

ratuar nga ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Treguesit e vlerësimit për sistemin e pikëzimit janë përcaktuar sipas një shtojce të veçantë, e cila është pjesë e vendimit në fjalë. Në këtë mënyrë, njësia e qeverisjes vendore ka të drejtë të

trajtojë me ndihmë ekonomike, me fondet e siguruara nga të ardhurat e saj, edhe për periudha më të gjata se ajo e pilotimit, sipas këtij vendimi. Masa e plotë e ndihmës ekonomike për familjen, pavarësisht nga përbërja e saj, nuk mund të jetë më e lartë se 8 mijë lekë në muaj.


06

« aktualitet

E enjte 10 janar 2013 •

Avokatët e Llupos 20 pyetje ekspertit të Prokurorisë

Ekpert i huaj për predhën që vrau Ziver Veizin më 21 janar? Mariglen Mulla

G

jykata e Tiranës mund të thërrasë një ekspert të huaj për të qartësuar mjegullnajën e dy specialistëve shqiptarë që kanë dhënë deklarata të kundërta në lidhje me vrasjen e demonstruesit Ziver Veizi më 21 janar të vitit 2011. Lajmi mësohet për gazetën “Metropol” nga burime jozyrtare pranë drejtësisë shqiptare, të cilat shtuan se togat e zeza, pasi dëgjuan dje 20 pyetjet drejtuar ekspertit Zoto nga pala e avokatëve, po shohin mundësinë që të thërrasin një ekspert të tretë, por kësaj radhe të huaj, për t’i dhënë fund dilemës se Ziver Veizi është vrarë nga një qitje e drejtpërdrejtë apo nga një plumb rikoshet. Gjithësesi, ende asgjë nuk është zyrtare dhe e konfirmuar, ndaj do të priten ditët në vijim për t’u mësuar nëse një gjë e tillë do të ndodhë apo jo. Pyetet eksperti Zoto Dje, në seancën e radhës për ngjarjet e 21 janarit u morën në pyetje 2 ekspertët që kryen ekzaminimin e predhës që i mori jetën demonstruesit Ziver Veizi, në bulevardin përpara Kryeministrisë. Kjo seancë është zhvilluar pa praninë e mediave, ndërsa burimet thanë se pala e Prokurorisë kishte vendosur që të mos i bënte asnjë pyetje dy ekspertëve, Gani Jahelezit të palës së avokatëve dhe atij të Prokurorisë, Dritan Zoto. Nga ana tjetër avokatët që mbrojnë dy të pandehurit, Agim Llupo dhe Ndrea Prendi i kanë drejtuar 20 pyetje ekspertit të thirrur nga Prokuroria, Dritan Zotos. Ky i fundit ka kërkuar kohë për të dhënë përgjigjet e tij. Si rezultat trupi

Shkelën rregullat

Policia vë 454 gjoba në rrugë për 24 orë shërbim Në 24 orët e fundit nga shërbimet e policisë së Kryeqytetit, janë vendosur në total 454 masa administative, kryesisht të vendosura për moszbatim të sinjalistikës dhe ecje tej normave të lejuara. Policia e Tiranës në vijim të punës së saj, kërkon edhe bashkëpunimin e përdoruesve të rrugës, si të këmbësorëve, ashtu edhe të drejtuesve të mjeteve, për respektimin e dispozitave në fushën e qarkullimit rrugor. Gjithashtu, shërbimet e policisë do të ndëshkojnë pa hezitim të gjithë ata drejtues të mjeteve, të cilët shkelin dispozitat e qarkullimit rrugor, si: parkime të gabuara, parkime dyshe, mos zbatim të sinjalistikës, parakalimet e gabuara, qarkullim pa leje drejtimi, për ecje tej normave të lejuara, për përdorim alkooli etj.

gjykues i ka dhënë afat deri më 11 janar ekspertit Zoto për t’iu përgjigjur pyetjeve, datë kur do të zhvillohet edhe seanca e ardhshme gjyqësore. Dy versionet dhe hetimet Dy ditë më parë, në seancën gjyqësore janë dëgjuar përfundimet e ekspertit të thirrur nga Prokuroria, Dritan Zoto, në lidhje me plumbin që i shkaktoi vdekjen Ziver Veizit. Eksperti Zoto ka dalë në konkluzionin se plumbi që ka shkaktuar vdekjen e Veizit nuk ka qenë rikoshet, por një plumb i drejtpërdrejtë. Ky përfundim hedh poshtë pretendimet e ekspertit të thirrur

nga pala mbrojtëse, sipas të cilit, plumbi ka qenë rikoshet. Sipas ekspertit kriminalist, Gani Jahelezi, predha e dalë nga arma e të pandehurit Agim Llupo ka udhëtuar së bashku me dy ashklat mikroskopike në trupin e të ndjerit, çka nënkupton se viktima është qëlluar nga një goditje rikoshet. Ndërkohë nuk dihet ende se cili do të jetë akti i ekspertimit që do të merret në konsideratë nga gjykata. Akuzat janë të rënda dhe nga ky akt ekspertimi varet fati i të pandehurit Agim Llupo. Nëse vërtetohet se predha nuk ka qenë rikoshet, ish-gardisti Llupo rrezikon deri në burgim të përjetshëm. Agim

Llupo është i vetmi efektiv i Gardës që ndodhet prapa hekurave për ngjarjet e dhunshme të 21 janarit. Ai akuzohet dhe për vrasjen e demonstruesit Hekuran Deda. Ndërsa, mbi supet e ish-shefit të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, rëndon akuza e vrasjes së demonstruesit fierak Faik Myrtaj. Sipas Prokurorisë, Prendi, për të fshehur krimin ndërroi tytën e pistoletës me atë të shoferit të tij, Margarit Kume. Ky i fundit akuzohet për kryerjen e veprimeve që pengojnë zbardhjen e së vërtetës. E vetmja vrasje e pazbardhur është ajo e Aleks Nikës, që edne cilësohet si ngjarje pa autor.

Policia neutralizon dhe arreston 41-vjeçarin

I dehur, terrorizon banorët me kallash Arrestimi nga patrullat elitë “Shqiponja” Rreth mesditës së djeshme, një person ka terrorizuar banorët e rrugës “5 Maji”, në Tiranë, duke qëlluar në ajër me një armë tip automatik. Pasi ka zbrazur karikatorin në ajër, autori Gjergj Laçi, 41 vjeç, është mbyllur në banesën e tij. Forcat e ndërhyrjes së shpejtë rrethuan zonën dhe pas negociatave që zgjatën rreth 30 minuta, arritën ta bindin atë të vetëdorëzohet. Banorët e zonës, të përfshirë nga paniku, u mbyllën të terrorizuar në shtëpitë e tyre. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar. Policia bëri të ditur se në momentin e ngjarjes 41-vjeçari ka qenë nën efektin e alkoolit. Policia njoftoi se “Strukturat e Policisë së Kryeqytetit, Shër-

bimet e Elitë Shqiponja, si dhe shërbimet e komisariatit të policisë nr.4 bënë të mundur rrethimin e zonës përreth dhe kapjen e menjëhershme të autorit, i cili është shtetasi Gjergji Azbi Laçi, 41 vjeç, banues në

Allias Tiranë. Paraprakisht, dyshohet se ky shtetas ishte nën efektin e pijeve alkoolike gjatë momenteve të shtënave me armë. U sekuestrua edhe arma e zjarrit, e cila posedohej nga ky shtetas pa leje”.

Zotohen krerët në memorandum

Konfiskimi i pasurive të krimit, sfidë e përkushtim nga të gjithë Gjatë firmosjes së memorandumit të bashkëpunimit për administrimin e pasurive kriminale të konfiskuara dhe pastrimin e parave, pati deklarata të ashpra nga firmëtarët dhe pjesmarrësit. Nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, u bë ndërmjet SHBA-së, Prokurorisë dhe katër ministrive; atë të Drejtësisë, Financave, Transportit dhe të Ministrisë së Brendshme. Ambasadori Arvizu Ambasadori amerikan, mes të tjerave tha se “Së pari, kriminelët nuk duhet të lejohen të përfitojnë prej krimeve të tyre. Prokurori duhet të bëjë çdo përpjekje për të sekuestruar përfitimet e fituara në mënyrë të paligjshme nga të pandehurit. Së dyti, sekuestrimi i përfitimeve prej krimit ndihmon në parandalimin e aktiviteteve të paligjshme nga kriminelët. Dhe së treti, kur një qeveri është e aftë të konfiskojë pasuri, atëherë kjo në fund fare shërben për zbatimin e ligjit. Ky memorandum kërkon të specifikojë atë që duhet të bëjë çdo agjenci në procesin e konfiskimit. Ky është një hap shumë i rëndësishëm në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, do doja t’iu zotohem edhe njëherë për mbështetjen tonë të vazhdueshme”. Ministri Noka Ministri i Brendëshm, Flamur Noka, theksoi se për të fituar betejat me krimin dhe korrupsionin, përveç përmirësimit dhe plotësimit të kuadrit ligjor, nevojitet vullnet i qartë dhe i hekurt politik. Noka tha se “Këtë vullnet qeveria shqiptare e ka demonstruar dhe konkretizuar në çdo hap të punës së saj. Në harkun kohor prej rreth tre vitesh që është implementuar kuadri i ri ligjor, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit dhe agjencitë e tjera të rendit dhe sigurisë, kanë shënuar progres të jashtëzakonshëm në goditjen, hetimin dhe sekuestrimin e aseteve apo pasurive të fituara nga veprimtaria kriminale”, - u shpreh ministri. Sipas ministrit të Brendshëm, sekuestrimi i aseteve apo fitimeve mbetet një “thembër akili” për çdo grup kriminal. “Kjo goditje e fortë e ligjit jo vetëm i privon nga mundësia për të gjeneruar aktivitete kriminale në vijimësi, por paralelisht u heq mundësinë për të pastruar këtë pasuri, u heq mundësinë që të “rehabilitojnë” përfitimet e tyre nga aktivitetet kriminale, duke penguar maksimalisht përpjekjet për krijimin e krimit të organizuar”,- deklaroi Noka. Më tej ai shtoi se “Më lejoni të nënvizoj edhe njëherë faktin se Ministria e Brendshme dhe strukturat në varësi të saj do të jenë gjithmonë një shembull për t’u ndjekur në bashkëpunimin dhe ndërveprimin institucional. Angazhimi ynë në luftën kundër krimit dhe aseteve kriminale është një mision që ne do të vijojmë ta përmbushim me seriozitetin dhe përkushtimin maksimal”. Kryeprokurori Llalla Mes të tjerave Llalla tha se, “Shqipëria është një vend i hapur dhe mundësitë për t’u kryer transaksione të paligjshme, në vlera të mëdha monetare, janë më të shumta. Problematikë e mprehtë që po has në ditët e para të detyrës si Prokuror i Përgjithshëm, është fakti që pasuri të krijuara në mënyrë të paligjshme ka dyshime se përdoren për të korruptuar organet e zbatimit të ligjit që ndjekin hetimet për këtë lloj aktiviteti kriminal. Po ashtu, prirja e personave të përfshirë në aktivitete të krimit të organizuar është përdorimi i këtyre të ardhurave në aktivitete të ligjshme, duke synuar në këtë mënyrë fshehjen e prejardhjes kriminale të tyre. Për këtë arsye, është detyrë themelore e organeve të zbatimit të ligjit që të përdorin të gjitha mjetet dhe mekanizmat ligjore që kanë në dispozicion për të luftuar me sukses këto sjellje kriminale”. Ministri Bode Ministri i Financave, Ridvan Bode, tha se “Hartimi i këtyre ligjeve përbën një kontribut me vlerë në luftën ndaj krimit të organizuar. Këto ligje kanë pasur edhe asistencën e ndërkombëtarëve, falenderojmë SHBA për asistencën. Me nënshkrimin e tij do përmirësohet angazhimi i institucioneve në zbatimin e ligjit dhe performancën e tyre”. Ministri Halimi Edhe ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, pasi vlerësoi kontributin e SHBA në luftën ndaj krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe terrorizmit, u shpreh se ky mbetet edhe objektivi i qeverisë shqiptare. Sipas tij, “krimi i organizuar duhet goditur ku i dhëmb më shumë, në pasurinë e tij. Do bëjmë gjithçka që ata të frenohen, që të mos hynë me pasuritë e tyre në ekonominë e ligjshme”. Ministri Olldashi Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, shprehu bindjen se ky memorandum do të rezultojë efikas, ndërkohë që theksoi rëndësinë e rritjes së kulturës qytetare për refuzimin e shërbimeve që rrjedhin nga bizneset e krimit.


aktualitet • E enjte 10 janar 2013

Të shkarkuarit nga Ina Rama gjejnë drejtësinë e kërkuar prej vitesh

Kryeprokurori firmos urdhrat e gjykatave që i rikthenin në detyrë

Ndërkohë që 2 prokurorët Bardhyl Shehu dhe Tom Deda i janë drejtuar Prokurorisë së Tiranës, duke kallëzuar penalisht ishProkuroren e Përgjithshme Ina Rama, e cila ka motivuar mosrikthimin e tyre në punë me mungesën e vendeve vakante. Letrat, ankesat dhe kallëzimet

Bardhyl Shehu Rita Gjati Tomë Dedaj Bajram Breçani Drini Pali Ilia Bano

penale ishin të vetmet armë që prokororët kishin në dispozicion për të denoncuar atë që ata e konsideronin si largim të padrejtë nga detyra. Prokurori i Laçit, Tom Dedaj, ka denoncuar rastin fillimisht në gazetën “Metropol”, ku pretendonte se ndaj tij ishte bërë padrejtësi.

BASHKIA E TIRANËS

Më tej Deda bëri kallëzim penal, veprim i cili u ndoq edhe nga prokurori Bardhyl Shehu. Të gjithë prokurorët e rikthyer në detyrë kanë shprehur falenderimin e tyre për shefin e ri, duke u zotuar vijimësinë dhe rezultatet në luftën ndaj korrupsionit dhe kriminalitetit.

Që në ditët e para kur Kryeprokurori Adriatik Llalla mori këtë post, pati ndryshime në strukturën drejtuese të Prokurorisë. Adnan Kosova u komandua në krye të akuzës kryeqytetase, në vend të Sokol Malajt, ndërsa Eugen Beci mori drejtimin e Krimeve të Rënda. Ndërkaq, Llalla ka theksuar se prokurorët që nuk plotësojnë detyrimet në punë, do të largohen nga postet e tyre.

Struktura e re

P

as dhjetëra letrave të drejtuara në adresë të Presidentit, Kryeministrit, ish-kryeprokurores, etj, më në fund gjashtë prokurorët që ishin shkarkuar nga Ina Rama janë rikthyer në detyrë nga Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Kështu, Llalla ka vendosur të rikthejë në detyrë, në pozicionet e tyre të mëparshme, 6 prokurorë të shkarkuar 3 vite më parë. Urdhri u firmos në zbatim të vendimit të Gjykatës së Apelit, Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese që i rikthen në detyrë 6 prokurorët e shkarkuar: Bardhyl Shehu, Rita Gjati, Tom Dedaj, Bajram Brecani, Drini Pali dhe Ilia Bano. Më datën 12 korrik 2012, Bardhyl Shehu ish-prokuror në Kurbin, Tom Dedaj ishprokuror në Laç dhe Rita Gjati ish-prokurore në Sarandë i janë drejtuar Komisionit parlamentar të Ligjeve me një ankesë në lidhje me moszbatimin e vendimeve të formës së prerë të dhëna nga gjykatat për kthimin e tyre në punë, ankesë për të cilën është vënë në dijeni dhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu.

Prokurorët e rikthyer

Tomë Dedaj

07

tiranë

Llalla rikthen në detyrë 6 prokurorë Mariglen Mulla

»

Pranga të rinjve

Antidroga kap një shpërndarës heroine Një shpërndarës heroine është arrestuar dje në flagrancë nga Antidroga e kryeqytetit, ndërsa disa të rinj janë kapur me hashash. Lajmin e bëjnë të ditur burimet policore, të cilat thanë se dje u prangos Ardian Ramushi, të cilit iu gjetën gjithësej 8 doza lëndë narkotike të llojit heroinë, me një peshë prej 8.8 gramësh. Burimet policore thanë se Ramushaj e shpërndante drogën kryesisht te rruga “Komuna e Parisit”, ndërsa u shoqërua për në ambientet e policisë. Ndërkaq, me 25 gramë hashash te “Mysym Shyri” dhe sheshi “Willson” janë kapur M. Baholli dhe T.Peqini.

BASHKIA E TIRANËS

njoftim për vend të lirë pune

njoftim për vend të lirë pune

Në zbatim të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, neni 13, VKM–së nr. 231, datë 11.05.2000 “Për pranimin në shërbimin civil dhe periudhën e provës”, pika 7, ndryshuar me VKM–në nr.196, datë 06.04.2001, pika 1, VKB-së nr.8, datë 12.10.2011 “Mbi miratimin e strukturës organizative të aparatit të Bashkisë së Tiranës” (i ndryshuar) dhe urdhrit nr. prot. 1149, datë 27.12.2012, Bashkia e Tiranës shpall konkursin për vendin e lirë të punës në pozicionin Përgjegjës Sektori në Sektorin e Zhvillimit të Projekteve, në Drejtorinë e Projekteve Strategjike. Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme në përputhje me nenin 12 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”. Përshkrimi i punës Të sigurojë zhvillimin në shkallë të plotë të planit të projektit dhe të komunikimit, shoqëruar me dokumentacionin përkatës brenda dhe jashtë institucionit, të vlerësojë burimet dhe pjesëmarrësit si dhe faktorët e nevojshëm për arritjen e qëllimit të projektit, menaxhimi i problematikave, ndryshimet e projektit, planifikimi i tyre dhe afatet e vendosura duke përdorur mjete të veçanta, të kryejë bisedime me institucione të tjera, në lidhje me çështjet e zhvillimit të projekteve për qytetin e Tiranës. Kërkesa të veçanta për kandidatin • Të ketë kryer arsimin e lartë në një nga degët e Inxhinierisë së Ndërtimit. • Të ketë përvojë pune jo më pak se 3 vjet në fusha të ngjashme. • Të ketë njohuri të një gjuhe të vendeve të BE – së. • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike. • Të ketë aftësi të mira organizative, menaxhuese dhe të punës në grup. Paraqitja e dokumentave Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 11.02.2013 në Sektorin e Komunikimit dhe Pritjes së Qytetarit këto dokumenta. • Kërkesë për aplikim • Curriculum vitae • Çertifikatë personale me foto dhe përbërja familjare • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara • Çertifikata kualifikimi (në rast se ka) • Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit • Fotokopje të librezës së punës dhe librezës së kontributeve • Dëshmi e gjendjes gjyqësore dhe mjekësore • Dokumenti për master, doktoraturë (në rast se ka), fotokopje e noterizuar • Dëshmi të gjuhëve të huaja. Studentët që kanë mbaruar jashtë shtetit duhet të kenë bërë njohjen e e diplomave apo certifikatave. Dokumentet duhet të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe. Konkurimi do të bazohet në njohuritë për Kushtetutën, Kodin e procedurave administrative, ligjin nr. 8652, datë 31.07.2000 për “Organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, ligjin nr. 8654, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Bashkisë së Tiranës”, ligjin 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, ligji 9131, datë 08.09.2003 për “Rregullat e etikës në administratën publike”, procedurat për zhvillimin e projekteve me donatorë të huaj, etj. Këtë njoftim mund ta gjeni dhe në faqen e bashkisë www.tirana.gov.al dhe në tabelën e lajmërimeve për publikun.

Në zbatim të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, neni 13, VKM–së nr. 231, datë 11.05.2000 “Për pranimin në shërbimin civil dhe periudhën e provës”, pika 7, ndryshuar me VKM–në nr.196, datë 06.04.2001, pika 1, VKB-së nr.8, datë 12.10.2011 “Mbi miratimin e strukturës organizative të aparatit të Bashkisë së Tiranës” (i ndryshuar) dhe urdhrit nr. prot. 1150, datë 27.12.2012, Bashkia e Tiranës shpall konkursin për vendin e lirë të punës në pozicionin Përgjegjës Sektori në Sektorin e Shërbimit të Investitorëve, në Drejtorinë e Promovimit të Investimeve të Huaja. Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme në përputhje me nenin 12 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”. Përshkrimi i punës Zhvillimi dhe zbatimi i fushatave për nxitjen e investimeve duke u fokusuar në kompanitë e targetuara dhe përgatitja e propozimeve për Sektorin e Shërbimeve ndaj Investitorëve për t’i kthyer këto të fundit, në projekte konkrete për investime në Tiranë, azhornimi i vazhdueshëm i një pakete promovuese informative, në të cilën përshkruhen të gjitha avantazhet ekonomike, infrastrukturore, fiskale, ligjore, urbanistike, demografike, sociale, kulturore, arsimore, por jo vetëm, që kryeqyteti iu ofron investitorëve të huaj, inkurajimi i grupeve të targetuara nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë dhe komunikimeve të vazhdueshme me to, në vijim të zbatimit të hartimit dhe planifikimit të elementeve strategjike promovues lokale, në bashkëpunim me aktorët kombëtarë dhe ndërkombëtarë nën fokusin e promovimit të kryeqytetit për nxitjen e financimeve dhe investimeve të huaja. Kërkesa të veçanta për kandidatin • Të ketë kryer arsimin e lartë në një nga degët e Administrim - Biznesit. • Të ketë përvojë pune jo më pak se 3 vjet në fusha të ngjashme. • Të ketë njohuri të një gjuhe të vendeve të BE – së. • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike. • Të ketë aftësi të mira organizative, menaxhuese dhe të punës në grup. Paraqitja e dokumentave Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 11.02.2013 në Sektorin e Komunikimit dhe Pritjes së Qytetarit këto dokumenta. • Kërkesë për aplikim • Curriculum vitae • Çertifikatë personale me foto dhe përbërja familjare • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara • Çertifikata kualifikimi (në rast se ka) • Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit • Fotokopje të librezës së punës dhe librezës së kontributeve • Dëshmi e gjendjes gjyqësore dhe mjekësore • Dokumenti për master, doktoraturë (në rast se ka), fotokopje e noterizuar • Dëshmi të gjuhëve të huaja. Studentët që kanë mbaruar jashtë shtetit duhet të kenë bërë njohjen e e diplomave apo certifikatave. Dokumentet duhet të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe. Konkurimi do të bazohet në njohuritë për Kushtetutën, Kodin e procedurave administrative, ligjin nr. 8652, datë 31.07.2000 për “Organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, ligjin nr. 8654, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Bashkisë së Tiranës”, ligjin 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, ligji 9131, datë 08.09.2003 për “Rregullat e etikës në administratën publike”, ligji nr. 7764, dt. 02.11.1993 për “Investimet e huaja”, njohuri të përgjithshme dhe specifike nga Agjensia Shqipëtare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA). Këtë njoftim mund ta gjeni dhe në faqen e bashkisë www.tirana.gov.al dhe në tabelën e lajmërimeve për publikun.


08

« reklamë BASHKIA E TIRANËS

E enjte 10 janar 2013 •

BASHKIA E TIRANËS

njoftim për vend të lirë pune

njoftim për vend të lirë pune

Në zbatim të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, neni 13, VKM–së nr. 231, datë 11.05.2000 “Për pranimin në shërbimin civil dhe periudhën e provës”, pika 7, ndryshuar me VKM–në nr.196, datë 06.04.2001, pika 1, VKB-së nr.8, datë 12.10.2011 “Mbi miratimin e strukturës organizative të aparatit të Bashkisë së Tiranës” (i ndryshuar) dhe urdhrit nr. prot. 1147, datë 27.12.2012, Bashkia e Tiranës shpall konkursin për vendin e lirë të punës në pozicionin Përgjegjës Sektori në Sektorin e Politikave të Shërbimeve, në Drejtorinë e Planifikimit të Shërbimeve. Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme në përputhje me nenin 12 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”. Përshkrimi i punës Zhvillimi dhe menaxhimi i politikave dhe planifikimit për sektorët e shërbimeve, transportit, mbetjeve, strehimit dhe shërbimit social si dhe të shërbimeve të ofruara nga ndërmarrjet dhe qendrat në varësi, organizimi dhe bashkërendimi i veprimtarive me strukturat e tjera për zbatimin e politikave të zhvillimit e të planifikimit të Bashkisë Tiranë, për realizimin në kohë dhe me cilësi të shërbimeve dhe investimeve, sigurimi i zhvillimit dhe përmirësimit të vazhdueshëm të procedurave për të ofruar cilësi të lartë të shërbimit ndaj qytetarëve dhe zgjidhje të shpejta të kërkesave për shërbime apo informacione. Kërkesa të veçanta për kandidatin • Të ketë kryer arsimin e lartë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit. • Të ketë përvojë pune jo më pak se 3 vjet në fusha të ngjashme. • Të ketë njohuri të një gjuhe të vendeve të BE – së. • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike. • Të ketë aftësi të mira organizative, menaxhuese dhe të punës në grup. Paraqitja e dokumentave Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 11.02.2013 në Sektorin e Komunikimit dhe Pritjes së Qytetarit këto dokumenta. • Kërkesë për aplikim • Curriculum vitae • Çertifikatë personale me foto dhe përbërja familjare • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara • Çertifikata kualifikimi (në rast se ka) • Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit • Fotokopje të librezës së punës dhe librezës së kontributeve • Dëshmi e gjendjes gjyqësore dhe mjekësore • Dokumenti për master, doktoraturë (në rast se ka), fotokopje e noterizuar • Dëshmi të gjuhëve të huaja. Studentët që kanë mbaruar jashtë shtetit duhet të kenë bërë njohjen e e diplomave apo certifikatave. Dokumentet duhet të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe. Konkurimi do të bazohet në njohuritë për Kushtetutën, Kodin e procedurave administrative, ligjin nr. 8652, datë 31.07.2000 për “Organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, ligjin nr. 8654, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Bashkisë së Tiranës”, ligjin 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, ligji 9131, datë 08.09.2003 për “Rregullat e etikës në administratën publike”. Këtë njoftim mund ta gjeni dhe në faqen e bashkisë www.tirana.gov.al dhe në tabelën e lajmërimeve për publikun.

Në zbatim të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, neni 13, VKM–së nr. 231, datë 11.05.2000 “Për pranimin në shërbimin civil dhe periudhën e provës”, pika 7, ndryshuar me VKM–në nr.196, datë 06.04.2001, pika 1, VKB-së nr.8, datë 12.10.2011 “Mbi miratimin e strukturës organizative të aparatit të Bashkisë së Tiranës” (i ndryshuar) dhe urdhrit nr. prot. 1148, datë 27.12.2012, Bashkia e Tiranës shpall konkursin për vendin e lirë të punës në pozicionin Përgjegjës Sektori në Sektorin e Marrëdhënieve me Mediat, në Drejtorinë e Informacionit. Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme në përputhje me nenin 12 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”. Përshkrimi i punës Monitorimi i përditshëm dhe konstant i medias së shkruar dhe asaj vizive, duke informuar mbi pasqyrimin e aktiviteteve të Bashkisë së Tiranës, ndjekja nga afër e aktivitetetve që zhvillohen duke u kujdesur për pasqyrimin korrekt të tyre, përcjellja e lajmeve pranë mediave respektive duke siguruar shkallën maksimale të transparencës së komunikimeve në interes të insitucionit dhe qytetarëve, menaxhimi në terren i zhvillimit të çdo eventi mediatik duke vënë në dispozicion të gjithë informacionin përkatës për shtyp. Kërkesa të veçanta për kandidatin • Të ketë kryer arsimin e lartë në shkenca komunikimi. • Të ketë përvojë pune jo më pak se 3 vjet në fusha të ngjashme. • Të ketë njohuri të një gjuhe të vendeve të BE – së. • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike. • Të ketë aftësi të mira organizative, menaxhuese dhe të punës në grup. Paraqitja e dokumentave Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 11.02.2013 në Sektorin e Komunikimit dhe Pritjes së Qytetarit këto dokumenta. • Kërkesë për aplikim • Curriculum vitae • Çertifikatë personale me foto dhe përbërja familjare • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara • Çertifikata kualifikimi (në rast se ka) • Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit • Fotokopje të librezës së punës dhe librezës së kontributeve • Dëshmi e gjendjes gjyqësore dhe mjekësore • Dokumenti për master, doktoraturë (në rast se ka), fotokopje e noterizuar • Dëshmi të gjuhëve të huaja. Studentët që kanë mbaruar jashtë shtetit duhet të kenë bërë njohjen e e diplomave apo certifikatave. Dokumentet duhet të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe. Konkurimi do të bazohet në njohuritë për Kushtetutën, Kodin e procedurave administrative, ligjin nr. 8652, datë 31.07.2000 për “Organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, ligjin nr. 8654, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Bashkisë së Tiranës”, ligjin 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, ligji 9131, datë 08.09.2003 për “Rregullat e etikës në administratën publike”. Këtë njoftim mund ta gjeni dhe në faqen e bashkisë www.tirana.gov.al dhe në tabelën e lajmërimeve për publikun.

BASHKIA E TIRANËS

BASHKIA E TIRANËS

njoftim për vend të lirë pune

njoftim për vend të lirë pune

Në zbatim të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, neni 13, VKM–së nr. 231, datë 11.05.2000 “Për pranimin në shërbimin civil dhe periudhën e provës”, pika 7, ndryshuar me VKM–në nr.196, datë 06.04.2001, pika 1, VKB-së nr.8, datë 12.10.2011 “Mbi miratimin e strukturës organizative të aparatit të Bashkisë së Tiranës” (i ndryshuar) dhe urdhrit nr. prot. 1155, datë 27.12.2012, Bashkia e Tiranës shpall konkursin për vendin e lirë të punës në pozicionin Përgjegjës Sektori në Sektorin e Menaxhimit të Strehimit, në Drejtorinë e Menaxhimit të Strehimit dhe Shërbimit Social. Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme në përputhje me nenin 12 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”. Përshkrimi i punës Të administrojë bazën e të dhënave për të pastrehët në qytetin e Tiranës për të evidentuar dhe klasifikuar shtresat e varfëra sipas kritereve të përcaktuara me akte ligjore e nënligjore, të përcaktojë rregulla dhe procedura administrative për mënyrat e sigurimit të kritereve të përcaktuara me akte ligjore e nënligjore, përcaktimi i rregullave dhe procedurave administrative për mënyrat e sigurimit të shpërndarjes dhe të planifikimit të programeve sociale për strehim. Kërkesa të veçanta për kandidatin • Të ketë kryer arsimin e lartë në një nga degët e Fakultetit Ekonomik. • Të ketë përvojë pune jo më pak se 3 vjet në fusha të ngjashme. • Të ketë njohuri të një gjuhe të vendeve të BE – së. • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike. • Të ketë aftësi të mira organizative, menaxhuese dhe të punës në grup. Paraqitja e dokumentave Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 11.02.2013 në Sektorin e Komunikimit dhe Pritjes së Qytetarit këto dokumenta. • Kërkesë për aplikim • Curriculum vitae • Çertifikatë personale me foto dhe përbërja familjare • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara • Çertifikata kualifikimi (në rast se ka) • Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit • Fotokopje të librezës së punës dhe librezës së kontributeve • Dëshmi e gjendjes gjyqësore dhe mjekësore • Dokumenti për master, doktoraturë (në rast se ka), fotokopje e noterizuar • Dëshmi të gjuhëve të huaja. Studentët që kanë mbaruar jashtë shtetit duhet të kenë bërë njohjen e e diplomave apo certifikatave. Dokumentet duhet të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe. Konkurimi do të bazohet në njohuritë për Kushtetutën, Kodin e procedurave administrative, ligjin nr. 8652, datë 31.07.2000 për “Organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, ligjin nr. 8654, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Bashkisë së Tiranës”, ligjin 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, ligji 9131, datë 08.09.2003 për “Rregullat e etikës në administratën publike”, ligji nr. 9232, dt. 13.05.2004 “Për programet sociale për strehimin e banorëve në zonat urbane” (i ndryshuar). Këtë njoftim mund ta gjeni dhe në faqen e bashkisë www.tirana.gov.al dhe në tabelën e lajmërimeve për publikun.

Në zbatim të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, neni 13, VKM–së nr. 231, datë 11.05.2000 “Për pranimin në shërbimin civil dhe periudhën e provës”, pika 7, ndryshuar me VKM–në nr.196, datë 06.04.2001, pika 1, VKB-së nr.8, datë 12.10.2011 “Mbi miratimin e strukturës organizative të aparatit të Bashkisë së Tiranës” (i ndryshuar) dhe urdhrit nr. prot. 1153, datë 27.12.2012, Bashkia e Tiranës shpall konkursin për vendin e lirë të punës në pozicionin Përgjegjës Sektori në Sektorin e Sporteve, në Drejtorinë e Rinisë dhe Sporteve. Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme në përputhje me nenin 12 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”. Përshkrimi i punës Të kontribuojë në hartimin dhe monitorimin e strategjive dhe programeve afatshkurtërdhe afatmenësm për gjallërimin e jetës sportive për të gjitha kategoritë dhe grupmoshat, të kryejë vlerësimin e nevojave sipas standarteve, përgatitja e planit të veprimit dhe prioritete të ndërhyrjes dhe përgatitjes së buxheteve afatshkurtër dhe afatmesëm në sektor, të hartojë dhe kontrollojë projekte kulturore – sportive, të vendosë prioritete si dhe hartimin e buxheteve për realizimin e tyre, të mbledhë dhe të analizojë informacionin mbi institucionet, aktivitetet dhe gjendjen e terreneve dhe objekteve sportive. Kërkesa të veçanta për kandidatin • Të ketë kryer arsimin e lartë në Akademinë e Edukimit Fizik. • Të ketë përvojë pune jo më pak se 3 vjet në fusha të ngjashme. • Të ketë njohuri të një gjuhe të vendeve të BE – së. • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike. • Të ketë aftësi të mira organizative, menaxhuese dhe të punës në grup. Paraqitja e dokumentave Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 11.02.2013 në Sektorin e Komunikimit dhe Pritjes së Qytetarit këto dokumenta. • Kërkesë për aplikim • Curriculum vitae • Çertifikatë personale me foto dhe përbërja familjare • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara • Çertifikata kualifikimi (në rast se ka) • Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit • Fotokopje të librezës së punës dhe librezës së kontributeve • Dëshmi e gjendjes gjyqësore dhe mjekësore • Dokumenti për master, doktoraturë (në rast se ka), fotokopje e noterizuar • Dëshmi të gjuhëve të huaja. Studentët që kanë mbaruar jashtë shtetit duhet të kenë bërë njohjen e e diplomave apo certifikatave. Dokumentet duhet të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe. Konkurimi do të bazohet në njohuritë për Kushtetutën, Kodin e procedurave administrative, ligjin nr. 8652, datë 31.07.2000 për “Organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, ligjin nr. 8654, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Bashkisë së Tiranës”, ligjin 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, ligji 9131, datë 08.09.2003 për “Rregullat e etikës në administratën publike”, ligji nr. 9376, dt. 21.04.2004 “Për Sportin”. Këtë njoftim mund ta gjeni dhe në faqen e bashkisë www.tirana.gov.al dhe në tabelën e lajmërimeve për publikun.


aktualitet • E enjte 10 janar 2013

»

09

Lena Grisha, e sapofejuar, i jep fund jetës me fostoksinë: Ishte më i miri nga ne

Vret veten motra e një prej viktimave të 9 janarit Familjarët e të mbyturve: Organizatorët e tragjedisë ende të lirë Në përvjetorin e nëntë të tragjedisë së 9 janarit, ku 28 persona u mbytën në ujërat e detit Jon, motra e njërit prej viktimave i ka dhënë fund jetës në të njëjtën ditë si vëllai i saj. Në gjendje të rënduar psikologjike Lena Grisha, motra e Marash Grishës, ka konsumuar fostoksinë në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Ngjarja ka ndodhur në banesën e saj në Lezhë dhe pas ndihmës së parë mjekësore, Grisha është transportuar me urgjencë për në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku edhe ka ndërruar jetë. “Ai ka qenë fëmija më i mirë i familjes, edhe unë dua të vdes në një ditë me të”, kanë qenë këto fjalët e fundit të vajzës, sipas familjarëve. Ndërkohë familjarët e viktimave të tragjedisë së

9 janarit, kanë kërkuar me forcë dënimin maksimal të autorëve të tragjedisë. Ata kanë kërcënuar me vetëflijim, nëse drejtësia nuk vihet në vend. Sipas tyre, në Shqipëri duhet t’i hapet rrugë drejtësisë me qëllim që funksionarët e lartë të shtetit të jenë të hetueshëm, të vihen përpara drejtësisë.

Nikollë Mhillaj, kreu i shoqatës “9 Janari”, u shpreh se strukturat e shtetit që organizuan këtë tragjedi në Karaburun në vitin 2004, edhe pse të identifikuar dhe të zbardhur nga dosjet hetimore, nuk kanë marrë ndëshkimin. “Personat që u morën me organizimin e atij rrjeti trafiku klandes-

tin, ishin pjesë e strukturave lokale dhe qendrore të shtetit të asaj kohe. Po këto persona bënë çdo gjë të paligjshme për të fshehur të vërtetën e një tragjedie të tillë dhe të pasojave të saj. Këto veprime arritën kulmin me zhdukjen e trupave të viktimave që në orët e para të 9 janarit 2004 në vendin e quajtur Gjiri i Dafinës, dhe familjarët e 8 prej viktimave të asaj tragjedie nuk kanë një varr ku të prehen eshtrat e tyre”, thuhej në deklaratën e familjarëve të viktimave. Tragjedia ndodhi në afërsi të Vlorës në 9 janar të vitit 2004, kur një gomone me 36 klandestinë u nis në det të trazuar 5-6 ballë në drejtim të Italisë nga gjiri i Palasës. 20 prej viktimave u gjetën, ndërsa 8 rezultojnë ende të zhdukur.

Asnjë nga familjarët i pranishëm, avokati: Është penduar!

Shaban Norja me antiplumb në gjyq, kërkon gjykim të shkurtuar DURRES- Nis procesi gjyqësor ndaj 81-vjeçarit Shanab Norja, i akuzuar për vrasjen dhe gjymtimin e kufomës së 18-vjeçares Aishe Vata, e cila ishte dhe 3 muajshe shtatzënë. I moshuari ëhstë shfaqur i qetë dhe me jelek antiplumb, masë kjo e marrë nga policia pas frikës për ndonjë hakmarrje të mundshme nga familjarët. Norja ka kërkuar nëpërmjet avokatit të tij gjykim të shkurtuar dhe ëhstë shprehur i penduar për krimin makabër që provokoi reagime në të gjithë opinionin shqiptar. Gjyqi Shaban Norja, që vrau dhe gjymtoi kufomën e Ajshe Vatës, 18-vjeçares e cila ishte shtatzanë me xhelatin e saj, është shfaqur i qetë dhe me jelek antiplumb në seancën e parë të procesit gjyqësor që nisi dje në Gjykatën e Shkallës së Parë të Durrësit. Ndonëse në sallën e gjyqit nuk ka qenë të pranishëm asnjë nga familjarët e tij dhe as të viktimës Ajshe Vata, policia ka marrë masat e saj të sigurisë për të shmangur çdo incident të mundshëm. I akuzuari i ngjarjes se rende është futur në sallën e gjyqit me një jelek antiplumb. Avokati mbrojtës Osman Dashi ka kërkuar gjykim të shkurtuar për vrasësin e Vatës, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. Ai tha se Norja është thellësisht i penduar për krimin e kryer në tetor të vitit të kaluar. Ndaj kërkesës së mbrojtjes nuk ka shfaqur kundërshtim as prokurori i çështjes Sokol Nishani, ndërkohë që trupi gjykues i kryesuar nga kreu i gjykatës Ervin Metalla është tërhequr për të shqyrtuar kërkesën e mbrojtjes. Seanca e radhës do të zhvillohet në mesditën e 24 janarit.

Vëllai: I shoqi me precedenetë penalë

Dhuna në familje, hidhet nga kati i tretë nëna e një fëmije DURRËS- E dhunonte bashkëshorti, 26-vjeçarja nënë e një vajze hidhet nga kati i tretë i banesës ku jetonte. Ngjarja e rëndë është shënuar dje në lagjen 16, të qytetit bregdetar të Durrësit, ku mësohet se Hikmete Ukaj, ndërmori aktin ekstrem për të hedhur nga kati i tretë banesës ku ajo jetonte me bashkëshortin e saj dhunues Ylber Ukaj dhe vajzën e saj 5-vjeçare në mënyrë për t’i dhënë fund dhunës psikologjike dhe fizike. 26-vjeçarja është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Durrësit dhe pasi është mbajtur 20 orë nën vëzhgim bluzat e bardha për shkak të frakturave të mëdha në trup e kanë nisur mesditën e djeshme drejt Spitalit Ushtarak për trajtim më të specializuar. Vëllai i Hikmetes tregon se është kthyer nga Greqia për t’u marrë me situatën e motrën e saj. Ai deklaroi se çifti prej 1 viti ka pasur sherre në familje, ndërkohë sipas vëllait të 26-vjeçares, Ylberi person me precedentë penalë ka qenë i dhunshëm dhe ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të motrës. Sipas policisë, bashkëshorti dhunues po hetohet në gjendje të lirë. ‘Kanë pasur konflikte. U bë gati një vit që kanë një konflikt shumë të rrezikshëm dhe shumë negativ dhe nuk kemi arritur t’i japim zgjidhje dhe arritëm në këtë pikë. Motra ka pasur presion psikologjik më shumë se fizik. Dhe mos aftësia jonë për të nxjerrë nga kjo situatë është diçka e vërtetë, nuk mund ta mohoj’, rrëfeu i vëllai i 26-vjeçares.

Mbrojtja: Nuk kishin plan të saktë masash

Detyrim paraqitjeje për dy efektivat që ruanin Ermira Beqirajn ELBASAN- Dy efektivat e policisë të arrestuar për shpërdorim detyre kanë marrë masën e arrestit detyrim paraqitje nga gjykata e Elbasanit. Neki Xhika me banim në fshatin Shëpanjë të Elbasanit dhe Gëzim Ago me banim në Elbasan efektiva të postës së policisë në Cërrik ishin thirrur në mbështetje të komisariatit të Elbasanit për shkak të mungesës së efektivave në shërbim kur është arratisur 38-vjeçarja Ermira Beqiraj në arrest shtëpie për akuzën trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Prokuroria e përfaqësuar nga prokurori Alfred Shehu ka kërkuar arrest me burg për dy efektivët e policisë duke deklaruar se gjatë arratisjes së gruas nga banesa, dy efektivat janë larguar duke konsumuar mëngjes apo kafe dhe duke braktisur vendin e caktuar. Por ndërkohë mbrojtja e përfaqësuar nga avokati Altin Ago e ka hedhur poshtë këtë fakt duke deklaruar se efektivat ishin të postës së Cërrikut, të patrajnuar për një rol të tillë, por thjesht kishin ardhur në mbështetje të komisariatit të Elbasanit. Ai gjithashtu ka deklaruar se instruktazhi që hartohet në këto raste nga drejtuesit e policisë nuk është hartuar saktë dhe në mënyrën e duhur për këtë rast. Ne kemi dyshimet tona tha ai, por këtë gjë do ta vërtetojë më tej hetimi. Në përfundim gjyqtari Bujar Musta pasi ka dëgjuar palët ka marrë vendimin duke i lënë në një masë më të lehtë dy efektivat blu. Ata do të kenë detyrimin e paraqitjes deri në përfundim të hetimit për rastin e arratisjes së 38-vjeçares. Ermira Beqiraj 38 vjeç me banim në fshatin Katund i Ri në periferi të Elbasanit është arratisur nga banesa e saj 3 ditë më parë ku qëndronte në arrest shtëpie nën akuzën trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ajo ishte në ruajtje nga dy efektiva të policisë prej dy muajsh pasi Gjykata e Krimeve të Rënda kishte caktuar masën e sigurisë arrest shtëpie për shkak të shtatëzanisë së saj. Ajo u kap tre muaj më parë me 24,5 kg mariuanë e fshehur në dyer e makinës në Kakavijë. L. Lleshi

Porti i Sarandës në 48 orët e fundit

Mbi 3300 emigrantë udhëtojnë drejt Greqisë dhe Italisë

Në Durrës dhe Pogradec

Aksidentet në rrugë, vdes fëmija 6 vjeç dhe një foshnjë 1-muajshe Dy fëmijë humbën jetën në dy aksidente të ndryshme të ndodhura paraditen e së mërkurës, nga të cilët 5 persona të tjerë mbetën të plagosur. Aksidenti i parë ndodhi në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Dy automjete u përplasën në

afërsi të fshatit Leshnicë, duke shkaktuar kështu vdekjen e një foshnje vetëm 1-muajshe dhe plagosjen e familjarëve të saj. Shkak i aksidentit ishte hyrja e gabuar në rrugë e mjetit. Aksidenti i dytë ndodhi në Durrës, në zonën e Porto

Romanos, me pasojë vdekjen e një gjashtëvjeçari. Vogëlushi Ervin Shehu u godit nga një automjet në kohën kur sapo kishte dalë nga shkolla, teksa po tentonte të kalonte rrugën. Menjëherë drejtuesi i mjetit, nga Tirana, e mori fëmijën dhe e dërgoi në spitalin rajonal, po i mituri nuk mundi të mbijetonte. Shërbimet e policisë ndaluan drejtuesin e automjetit, ndërsa kryen veprimet e procedurale në vendin e ngjarjes.

SARANDË - Ka vijuar edhe dje fluksi i emigrantëve shqiptarë që udhëtojnë drejt Greqisë dhe Italisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Qafë Botës, në skajin më jugor të vendit. Erion Budo, kryekontrollor në vendkalimit kufitar të Qafë Botës, pohoi se gjatë 48 orëve të fundit kanë dalë nga territori i vendit mbi 3000 persona, si dhe 850 automjete. Budo thotë se këto shifra janë më të larta krahasuar me një vit më parë, kjo për shkak të përmirësimit të infrastrukturës rrugore. “Në vendkalimin e Qafë Botës karakteristike është mungesa e radhëve dhe e pritjes së gjatë pasi procedurat e kontrollit policor dhe atij doganor kryhen brenda pak minutash”, shprehet Budo. Largime të emigrantëve janë regjistruar edhe në terminalin e portit detar të Sarandës. Falë motit të mirë që ka mbajtur këto ditë dhe mungesës së dallgëzimit në det, tragetet e linjës Sarandë-Korfuz, kanë funksionuar me kohë të plotë. Qysh ditën e djeshme janë nisur katër tragete në ditë drejt Korfuzit dhe ditën e sotme ato kanë lundruar me kapacitet të plotë drejt brigjeve greke. Stavro Qirjako, administrator i kompanisë “Fenikas Lines”, tha se mbi 300 pasagjerë kanë preferuar sot rrugën detare për t’u rikthyer në ishullin e Korfuzit. T. Skuqi


10

« opinion

E enjte 10 janar 2013 •

Pse është zgjeruar kufiri i frikës qytetare? Nuk përballohet jeta me “pallton” e frikës në krahë Nga Gëzim TUSHI

B

esoj se nga të gjithë ndihet se ndjenja e pasigurisë në jetë është një realitet që është edhe shkak për nxitje e progres individual me çdo kusht, por njëherësh edhe një situatë e zgjeruar e shoqëruar nga neurotizmi social i njerëzve tanë. Disa gjëra kanë bazë reale dhe janë fenomene me bazë materiale të dukshme dhe reflekse shpirtërore të dalluara në sjelljen individuale dhe komportimin social të qytetarëve tanë. Por disa gjëra të tjera janë të zmadhuara, të shfaqura si paranoja që vijnë nga moskuptimi i të vërtetave të kohës moderne, të ndikimit të zgjerimit të lirisë si kosto që duhet përballuar me përgjegjësi personale, në raste të tjera është haraç i njerëzve që ende vazhdojnë të kërkojnë të orientohen në këtë botë moderne me paradigmat e sjelljes tradicionale, pa kuptuar imperativat e reja të angazhimit ndryshe për të dalë nga bota e frikës dhe për të hyrë në mbretërinë e suksesit personal. Kontradikta e thellë midis parametrave të jetës moderne, e ndryshuar radikalisht, dhe mënyrës së vjetër të komportimit individual, bashkë me iluzionet e ndryshuara të pritmërive sociale është shkaku i kësaj situate, që meriton shpjegimet e duhura për të ndihmuar njerëzit që shikojnë pas për të gjetur përgjigje, duhet ta kthejnë kokën përpara për të gjetur zgjidhjet e duhura. Të vërtetat e kohës duhen thënë ashtu siç janë, në mënyrë që te njerëzit të mos krijojmë iluzione për jetën që jetojnë, të cilat pastaj kthehen në zhgënjime dhe bëhen bazë për frikëra paralizuese të natyrave të ndryshme dhe me bazë të ndryshme. Kjo do të thotë se në shumë raste media, politika, shoqëria civile, shkolla dhe institucionet e ndikimit social duhet të ndërrojnë optikën e trajtimit të fenomenit të përhapur të frikës individuale. Sepse ndoshta ngaqë akoma vazhdojmë që shumë fenomene sociale t’i vëzhgojmë, analizojmë dhe studiojmë mbi bazën e parimeve të vjetra të së kaluarës, apo mbi bazën e principeve gjysmëmoderne të post tranzicionit, bëjnë që disa dukurive masive të realitetit tonë, që i vuajnë shqiptarët, akoma nuk jemi mësuar t’u vëmë emrat që meritojnë, t’i shpjegojmë me shkaqe konceptuale dhe brenda dialektikës së variacioneve kontekstuale apo mënyrës dhe intensitetit të shfaqjes së tyre te ne. Fjala vjen, edhe pse përmendet si slogan se në kushtet e demokracisë, të ekonomisë dhe në suazën e shoqërisë së hapur nuk është e mundur që njeriu të bëhet lehtësisht qytetar i lirë dhe njëherësh i sigurt përballë rreziqeve reale që ato sjellin për natyrën e shoqërisë dhe karakterin e qytetarit, përsëri janë të shumtë njerëzit që nuk e kuptojnë si duhet ekuacionin bazal midis lirisë dhe përgjegjësisë personale për t’i dalë zot vetes dhe jetës sate. Kjo është arsyeja që duke mos kuptuar të vërtetat e kohës moderne në Shqipëri apo duke mos pasur aftësi të përshtatesh me to krijohen kushte që pikërisht pasiguria individuale të shfaqet në formën e frikës nga e sotmja dhe e nesërmja. Në të vërtetë frika nga e sotmja dhe e nesërmja e jetës është një nga sindromat sociale më universale, që është bërë ndjenjë e përbashkët, me shkaqe të motivuara dhe arsye të justifikuara, por të interpretuara dhe të kuptuara në të gjitha qytetërimet e kohës sonë. Për të kuptuar dhe interpretuar fenomene të tilla komplekse

të paradoksologjisë së demokracisë shqiptare, duhet vlerësuar në kompleks dukuria dikotomike, e cila nga njëra anë ka rritur hapësirën e qytetarit të veçantë për më shumë shanse për sukses, për më shumë mundësi për progres dhe njëherësh është duke u zgjeruar ndjenja e frikës qytetare nga e sotmja dhe e nesërmja. Pa dyshim që është e vërtetë se kjo lloj frike është ndjenjë e përditshme, që kurrë nuk e lë njeriun të qetë apo të “flejë gjumë” i sigurt. Beteja midis lirisë dhe sigurisë e personalizuar në jetën e individit, e formësuar në trajtë kompakte në jetën e tërë shoqërisë shqiptare, është arsyeja pse në kohën tonë është normale, që qytetari, duke qenë në garë për çdo gjë dhe përballë sfidave konkurrenciale për gjithçka, duket sikur liria i ka veshur qytetarit “pallton” e frikës, të cilën me sa duket nuk ka për ta hequr në asnjë rast. Të jetosh në kontakt të përhershëm me frikën dhe pasigurinë, nuk do të thotë se patjetër duhet të bëhesh qytetar i dobët, shoqërisht i squllur, individualisht i frikuar dhe pa personalitet. “Palltoja” e frikës në këtë jetë është një motiv njerëzor që për qytetarin tonë, që në të kundërtën duhet të bëhet burim dhe nxitje për t’u bërë i fortë, për të përballuar me dinjitet situatën e jetës sociale. Por sidomos ato të jetës individuale, të cilat jo në të gjitha rastet janë të mundshme të jenë të parashikuara, të zotëruara dhe të manipuluara në favorin tënd. Që të menaxhosh në mënyrë njerëzore frikën, qytetari duhet të mësojë të gjejë burimin, forcën dhe format e shfaqjes së saj. Në këtë botë, që është bërë sfidante për qytetarin, janë të gjitha shanset për të fituar ose humbur përballë frikës, e cila buron nga brenda njeriut, është pasojë e mungesave të tij për t’u përballur me këto sfida. Por ajo ka po aq, në mos më shumë, burime të jashtme, që nuk varen nga qytetari, që janë në duart e të tjerëve individualisht apo në mënyrë institucionale. Kjo është arsyeja që e bën frikën patologji, e cila ndonjëherë nga shumë qytetarë shqiptarë konsiderohet me nuancë fatale apo me forcë të papërballueshme. Shoqëria moderne krahas të mirave të shumta si shanse sociale që mund të realizohen, ka gjithnjë një “linjë” të prodhimit të frikës, të cilën tani e ndien në jetën e vet çdo qytetar shqiptar, i cili herë me forcat e veta individuale, herë me luftën për drejtësi sociale përpiqet të bëjë zap forcat e errëta të shfaqjes së frikës në shoqëri. Me një fjalë, beteja me frikën është sa individuale aq dhe sociale, sa detyrë e personalizuar e qytetarit aq dhe detyrë e shoqërisë, shtetit për të siguruar lirinë dhe drejtësinë sociale në shoqëri. Frika që ndien qytetari nga padrejtësisë sociale është frika më e madhe, që atë ose e bën të dobët, ose e detyron të bëhet konformist për të mos u goditur nga dallgët e forta të frikës nga padrejtësia sociale. Pa dyshim, nëse do t’i bënim një operacion ontologjik strukturës së frikës së qytetarit në jetën e sotme, do të mund të bënim dallime midis anës sasiore dhe cilësore të saj. Në të vërtetë frika në shoqërinë tonë është një ndjenjë paradoksalisht e zmadhuar, me intensitet të lartë ndikues në jetën individuale dhe sociale të qytetarit shqiptar. Sot territori i frikës me të cilën përballemi dhe ndiejmë efekte dhe kundërefektet e saj, është më i përhapur, më kaotik, i ndërtuar në formën e një arkipelagu që e “rrethon qyteta-

rin” në çdo hap të jetës personale. Ato janë bërë shumë në shoqërinë tonë. Kjo është arsyeja pse shpesh njerëzve tanë u vjen mendja vërdallë dhe janë më pak të aftë që të bëjnë përzgjedhjet e duhura për t’iu shmangur apo larguar territoreve të gjëra sociale dhe personale të frikës. Një gjë është e sigurt: në shoqërinë e sotme shqiptare gjërat kanë ndryshuar aq shumë, saqë njeriu e ka të vështirë të jetojë si qytetar i kohës së kaluar, të mendojë si të parët e vet, që të jetë i barabartë, që të ndërtojë jetën personale në kohën moderne sipas tipologjisë së jetës të bazuar në forcën e traditës, që gjithnjë e më pak po bëhet e sigurt për ta orientuar qytetarin në labirintet e frikërave dhe pasigurive të kohës moderne në Shqipëri. Ne duhet të mësohemi me natyrat e frikërave të kohës që jetojmë. Ato nuk mund të luftohen me armët e të parëve apo me logjikën e jetës tradicionale, e cila ka qenë cilësisht më e ulët në krahasim me të sotmen, edhe pse ka qenë më e sigurt në varfëri, me më pak kokëçarje nga andrallat e pasigurive të jetës moderne. Të mposhtësh frikën nuk është gjë e lehtë, sepse këtu nuk është fjala vetëm për frikën si komponent psikologjik, që vjen nga natyra dhe anomalitë psikologjike të njeriut të veçantë, por është fjala për frikën që është bërë një ndjenjë dhe situatë sociale e masivizuar, e cila në shumë raste bëhet patologji sociale, që kërkon të dalë jashtë mundësisë së kontrollit të shoqërisë dhe individit. Në këto rrethana, për të mos rënë në grackën e frikës së përgjithësuar, për të mos qenë paranojak para gjithçkaje dhe çdo gjëje, qytetari është i detyruar që në vend të mjeteve tradicionale të kohës së shkuar të mundohet të vërë në përdorim mjetet e reja të jetës moderne. Të kesh frikë nga brenda apo nga jashtë, nga faktorë që lidhen me mungesat e tua apo ndikimet e të tjerëve, do të thotë që gradualisht të vish në situatën kur nuk e ke më vetën në dorën, apo akoma më keq, e ndien veten të shpronësuar nga një pjesë e rëndësishme ekzistenciale. Kjo situatë është e rrezikshme. Është e vështirë të dalësh prej saj, sepse humbet parametrat e vetëvlerësimit të forcave të vetes si qytetar, duke ndier njëherësh dhe humbjen e dinjitetit të brendshëm personal. Natyrisht, ka kontekste të ndryshme në të cilat shfaqet frika, apo rrethana që diktojnë që njeriu bëhet i frikshëm ndaj jetës. Ka një masë frike të tolerueshme, që njeriun e bën më të kujdesshëm. Por këtu nuk është fjala për frikën e tolerueshme, të cilën e ka çdo njeri, ndoshta si instrument edhe terapeutik, për të garantuar veten dhe standardet qytetare të jetës personale. Fjala është për atë lloj frike që bëhet situatë permanente dhe degraduese për jetën qytetare të njeriut. Të njohësh kufirin e frikës reale, ta ndash atë nga përjetimet paranojake, ky është çelësi i suksesit të qytetarit në kohën tonë. Nuk është aq e lehtë të përcaktosh kufijtë normalë të frikës që ka njeriu për veten, shëndetin, trupin, profesionin, suksesin profesional dhe shmangien e formave të shumta të dështimit në jetë. Nuk është e lehtë sot të jetosh i imunizuar nga frikërat dhe pasiguritë, madje edhe kur je i zoti të kuptosh dhe të menaxhosh kufijtë e shtrirjes sociale të saj. Megjithatë, është e sigurt se, që qytetarët tanë të përballen në çdo kohë me të, kanë nevojë të kenë besim në vetvete, besim tek tjetri e sidomos në institucionet e shtetit dhe shoqërisë.


opinion • E enjte 10 janar 2013

»

11

Si është e mundur? Edi Rama mendon se e kemi keqkuptuar Nga Luan KURTI

P

ara pakë ditësh Edi Rama në një dialog elektronik e quajti banal faktin që pasuria e tij është 3000 euro dhe sokëlliu sikur ne e kemi keqkuptuar. Sipas tij, ajo ishte një llogari në të cilën kishte 3000 euro, pasi pasuria e tij është tjetër gjë. Ke thënë një të vërtetë të madhe, por ke përjashtuar me koshiencë një gjë tjetër. Gabohesh, o piktori surrealist i ditarëve të punës, nuk të kemi keqkuptuar asnjëherë. Ty të duket se, kur ti flet për pasurinë, ne shkojmë e flemë. Ty të duket sikur, kur ti flet për dy mandate, ne shkojmë e shikojmë ëndrra. Të dukemi sikur nuk dëgjojmë fare, ndaj ke vendosur që të flasësh elektronikisht. Të jetë i bindur vulëmbajtësi i PS-së se nuk e kemi keqkuptuar asnjëherë. Ne qeshim nën buzë kur ai deklaron se nuk ka pasuri, se është i varfër, se ka jetuar me qira, se nuk ka lidhje me asnjë llogari 100-milionëshe, se do dy mandate që të realizojë ato që ka në mendje, e shumë e shumë shuma të tjera të fjetura në sirtarë. Ah, sikur të mos ta njihnim më mirë këtë njeri, se vërtet nuk do ta keqkuptonim dhe do ta besonim! Konsumove tri mandate në Bashkinë e Tiranës dhe ne nuk të paskemi njohur, nuk ka dalë asnjë “allasekret” nga selia e asaj bashkie. Tërë logoritë të lëmë t’i bësh vetë. Së pari, për pasurinë tënde. Nuk je përfolur asnjëherë në rreth 10 vjet që e qeverise si deshe me metoda shumë të dyshimta Tiranën. Na dalin si pjesë të një filmi horror tërë ato mbledhje të këshillit bashkiak. Na shfaqen në ëndërr shumë e shumë bëma të tjera. Po në tërë këtë film me metrazh të gjatë, që besoj se tiranasit nuk duan t’ua kujtosh, për historinë tënde të tri mandateve tërë tym dhe dyshim na kujtohet mirë çdo detaj. Ne kemi bërë sikur ti na ke hedhur

hi syve. Sikur ti rrëfen të vërtetën lakuriqe si e ka bërë nëna. Po jo, o i nderuar. Aq me detaje dhe aq me imtësi e dimë tërë kronologjinë e bëmave të tua, sa dhe ty vetë të duken si iluzione të së shkuarës. O i nderuar Edi, po këta njerëz që ty të keqkuptojnë dhe një kile raki të të dhurojnë ua tregojnë menjëherë 10 të njohurve të tyre. Te dera e asaj bashkie, se dera e saj u bë sa vrima e gjilpërës, kanë ndodhur histori nga më të çuditshmet. Në fillim ti i merrje vesh të gjitha gjërat. Pastaj nga mesi i fundit u bënë të gjithë profesorë, ta rrëshqitnin ujin nën rrogoz dhe ta linin dobiçin në derë të zyrës. Tërë drejtorët e asaj bashkie, që në kujtesën e tiranasve do të mbeten shumë gjatë për mjeshtëritë e tyre. Ah, sa kanë bërë ata në emër tënd dhe në kurriz të këtyre qytetarëve! Si thua ti që dhe tetë vjet pa ndërprerje të ndodhë e njëjta gjë tani jo vetëm në Tiranë, por në gjithë Shqipërinë. I nderuar, asnjëherë nuk të kemi keqkuptuar dhe nuk kemi bërë sikur të kemi keqkuptuar. Të kemi lexuar siç je, siç lexohet e vërteta lakuriqe. Kaq naivë na quan ne, sa besojmë se ti ke vërtet 3000 euro pasuri? Kaq të vobektë na quan ne, se ti ua bën me gisht ndërtuesve të Tiranës, duke i kërcënuar se të dalë ndonjëri dhe të thotë kur të ka dhënë para. Bëj njëherë si mbreti plak i Persisë, që doli në rrugë si bukëpaktë dhe dëgjoi se çfarë ndienin, perceptonin dhe gjykonin për të qytetarët e zakonshëm. Ne nuk të besojmë as kur ti e hedh “topin” në anën tjetër, duke gjetur dhe avokatë të pazotë edhe për veten e tyre e jo për të akuzuar mazhorancën. Miq të afërt të tu thonë se je mjeshtër në keqpërdorje dhe në partinë tënde gjen shumë nga ata. Se herë-herë mendojmë gabim kur arrijmë në përfundimin se shumë nga ata rrotull teje thonë gjëra nga mendja e tyre. Ku të lë ti të shpëtojë miza?!

Platforma, një akrobaci diplomatike e Nikoliçit

P

latforma e Serbisë për Kosovë e paraqitur nga presidenti Tomislav Nikoliç ka ngjallur shqetësim shumë dimensional nga faktorë të ndryshëm. Me këtë dokument Serbia në relacionin me Kosovën vazhdon të jetë pjesë e një rrëfimi jo të mirë në sytë e investitorëve diplomatikë e politikë perëndimorë, që kanë pikësynim stabilizimin e relacioneve ndërmjet dy vendeve dhe integrimin e tyre në familjen evropiane. Kjo politikë në vazhdimësi shihet si një lojë zigzage e manovrimit të diplomacisë serbe, me të cilën përpiqet të rikthejë pozicionin e saj në pikën zero. Kjo platformë e shprehur në retorikën e re të politikës së jashtme serbe nuk sinjalizon për ndonjë kthesë në raportet dypalëshe. Për më tepër, me këtë tentohet të arrihen disa rezultate të kontrolluara dhe njëkohësisht të bllokojë hyrjen e Kosovës në organizata multilaterale. Me këtë dokument, që u bë pjesë e debateve jozyrtare në qendrat e vendosjes, shihet se Nikoliçi nuk ka ndryshuar dioptrinë në syze për të besuar në një kthesë të politikës zyrtare serbe në raport me Kosovën. Me këtë ai dëshiron të arrijë dy qëllime: njërin në planin e brendshëm dhe tjetrin në atë të jashtëm. Në të parin të eliminojë rivalët e tij, rejtingu medial i të cilëve është në rritje, duke tentuar të zhvendosë të gjitha problemet e tij të brendshme në Kosovë. Megjithatë, ky dokument vetvetiu është një shenjë rezistence ndaj integrimeve evropiane të Serbisë. Nikoliçi ka imponuar që Kuvendi i Serbisë do të duhet të miratojë apo rrëzojë platformën. Qëllimi është i qartë: t’i pamundësohet qeverisë së Serbisë të bisedojë me qeverinë e Kosovës në kornizat aktuale. thuhet se Nikoliçi brenda natës nga hapësira zyrtare ka hequr temën dominante të korrupsionit, ndërsa ka rikthyer çështjen e shtetit sipas shijes së vet. Nëse do të arrijë Nikoliçi të mbajë këtë rezistencë mbetet për t’u parë. Madje, rregullat e lojës të ven-

Nga Ilir KRASNIQI

dosura nga Nikoliçi janë vërejtur edhe me deklarimin e hapur të Daçiçit se nuk do të vazhdojë bisedimet pa heqjen përmendores së dëshmorëve të UÇMPB-së. Pra, ai ka arritur t’ia diktojë qeverisë së Serbisë rregullat e lojës. Në planin ndërkombëtar kjo rezistencë e Serbisë shihet si një luhatje nga pozicioni pro integrimeve europiane. E vetëdijshme se nuk mund të ketë kthim prapa, Serbia dëshiron të arrijë disa qëllime në Kosovë në planin gjeostrategjik. E para: nxjerrja e sa më shumë favoreve dhe mbi pakon “Ahtisari” për serbët e Kosovës; bllokimin e anëtarësimit të Prishtinës zyrtare në organizatat multilaterale; menaxhimin e një pjese të ekonomisë së Kosovës; mbajtjen nën kontroll të pjesës veriore dhe pamundësimit të ndërtimit të korridoreve rrugore mes Kosovës dhe Sanxhakut, si alternativë e korridorit X dhe diktimin e lidhjeve të Kosovës me korridoret rrugore në rajon. E dyta: bllokimin e zhvillimit dhe forcimit të strukturave të sigurisë së Kosovës. Pavarësisht këtyre akrobacive të diplomacisë serbe, Prishtina zyrtare është në një pozicion të favorshëm dhe nuk ka arsye për ndonjë koncesion jashtë pakos “Ahtisari”. Nëse Kosova vazhdon të jetë e sfiduar në anëtarësimin e saj në disa organizata multilaterale, aty ku Moska ka të drejtë vetoje, hiç më pak do të jetë e sfiduar edhe vetë Serbia, e cila duhet të respektojë rregullat e BEsë, nëse do anëtarësimin. Aleatët e saj nuk do të mund të kenë ndonjë ndikim të madh, duke qenë se nuk janë pjesë e BE-së. Pra, pozita e Beogradit në raporte bilaterale me shtetet me ndikim, por edhe organizata multilaterale nuk është aq e favorshme siç pasqyrohet. Njohës të zhvillimeve thonë se hapësira e veprimit diplomatik të Serbisë është duke u ngushtuar në mes përcaktimit të ardhmes së saj. Serbia në platformë pasqyron pozicionin e saj ndërkombëtar, duke vlerësuar mbështetjen e mundshme nga aleatë të saj. Dihet se marrëdhëniet dhe raportet qoftë

bilaterale apo multilaterale janë të kushtëzuara nga shumë faktorë dhe në këtë vijimësi të zhvillimeve, Kosova nuk ka obligim të paguajë çfarëdo tagri. Kjo pasi në situatën aktuale Kosova është duke luftuar vetëm për mbushjen e ditarit me njohje të reja dhe anëtarësim në organizata të ndryshme. Ndërsa Serbia më tepër është e okupuar në nxjerrjen e përfitimeve sa më të mëdha ekonomike përmes rrafshit politik. Beogradi, siç thekson, mund të llogaris në mbështetjen e Moskës vetëm sa i përket vazhdimit të bllokimit të anëtarësimit të Kosovës në disa organizata, në të cilat ka të drejtë vetoje. Megjithatë, edhe këtë e ka në masë më të madhe të kushtëzuar. Kjo edhe mund të shihet në dokumentin e Ministrisë së Jashtme Ruse, në maj të vitit 2007, që precizon qartë interesat dhe prioritetet në Ballkan. Pra, interesi rus në rajon është i qartë. Këto janë në rrafshin bilateral dhe nuk nënkuptojnë kurrfarë kornize të përbashkët politike me vendet e rajonit. Nga ana tjetër, BE-ja, si një mekanizëm multilateral, është i përfshirë drejtpërdrejtë në këtë bisedime në bazë të rregullave të parapërcaktuara dhe të vendosura sikurse për të gjitha vendet që janë apo aspirojnë të bëhen pjesë e kësaj familje. Pra, me vetë faktin se ky mekanizëm njeh dhe mbështet pakon “Ahtisari”, në bazë të së cilës është mbështetur dhe njohur pavarësia e Kosovës, nuk kanë asnjë arsye dhe argument të devijojnë nga qëndrimi i tyre nga ky dokument. E dyta: të gjitha vendet e Ballkanit, veç Serbisë, janë ose pritet të bëhen anëtar të BE. Andaj politika zyrtare e Kosovës çdo herë e më shumë duhet t’i referohet vetëm pakos “Ahtisari” dhe asgjë më shumë, sepse Kosova është duke zbatuar një dokument me standardet më të larta për pakicat në nivel ndërkombëtar. Ndryshe çdo veprim tjetër mund të përdoret xhokeri i reciprocitetit, që pak do të ishte joshëse për pranim nga ana e palës tjetër marrë parasysh problemet e brendshme edhe me pakicat tjera.


12

« gossip

E enjte 10 janar 2013 •

Aishwarya

Rai

femra më e bukur në botë

Së fundmi Nicole është duke jetuar në Londër, për shkak të programit X Factor në të cilën ajo është pjesë e jurisë. Pas disa muajsh në mot të ftohtë ajo e ka pasur më se të nevojshme rrezet e ngrohta të diellit. Për këtë arsye ajo ka sjellë të dashurin Leëis dhe familjen e tij në Havai. Këto pushime janë një mundësi më shumë që çifti Nicole dhe Leëis të kalojnë më shumë kohë bashkë, pasi 2012 ka qënë një vit angazhues për të dy. Këngëtarja ka shpenzuar një pjesë të mirë të vitit në Angli kurse Leëis nëpër botë me turet e tij. Nicole duket e lumtur që është kthyer në shtëpinë e saj duke postuar në tëitt pamje të mrekullueshme nga Havai.

Kate Upton

kthehet në vitet ’60

Fitoi famë falë shfaqjes me bikini në kopertinën e ‘Sports Illustrated’ në vitin 2011 dhe tani modelja Kate Upton është shumë e kërkuar edhe pse më e mbushur se koleget e saj. 20-vjeçarja ka realizuar një set fotografik të frymëzuar nga vitet ’60 për revistën ‘V’. Sebastian Faena, fotografi i revistës, thekson: “Kate Upton ishte një aktore e vërtetë. Shumë e ndjeshme dhe u soll tamam si një shtëpiake e vërtetë. Është një yll i vërtetë.” Kate Upton është renditur në vend të tretë si femra më e dëshirueshme në botë nga një anketë e askmen.com.

Scherzinger shijon pushimet në Havai

A

ktorja nga India, Aishwarya Rai, është zgjedhur e para në një sondazh të realizuar enkas për të zgjedhur femrën më të bukur nga fytyrat e ekranit anekënd botës. Këngëtarja Beyonce ka zënë vendin e 19-të në këtë listë, përpara saj gjendet aktorja dhe këngëtarja Jennifer Lopez (18), pastaj modelja Alessandra Ambrosio (16’), aktorja Jessica Alba (15), modelja Candice Swanepoel (13) dhe aktorja Mila Kunis (11). Në dhjetë vendet e para gjendet e dashura e Cristiano Ronaldos, modelja ruse Irina Shayk (9), pastaj aktorja Megan Fox (8), modelja Miranda Kerr (7) dhe aktorja turke Tuba Buyukustun (6) (e njohur për rolin e Filizit në serialin “Ihlamurlar Altýnda”). E famshmja Angelina Jolie gjendet në vendin e katërt, ndërsa vendi i tretë i takon supermodeles Adriana Lima. Aktorja turke Nurgul Yesilçay (e njohur e për rolin e Yasemin në serialin “Ask ve Ceza) është votuar e dyta, menjëherë prapa bukuroshes Aishwarya Rai.

Nelly Furtado tregon rrenjët latine në klipin e ri Me një stil latin është shfaqur këngëtarja Nelly Furtado në klipin e saj më të ri për këngën ‘Waiting for the Night’. Bukuroshja ekzotike tregon aftësitë e saj të kërcimit, duke kërcyer tango me një mashkull i cili, rrethohet nga një grup femrash. Kënga solo ‘Waiting for the night’, është kënga e katërt solo në albumin e Furtado të kënduar në gjuhën angleze.

Chris dëshiron të performojë me Rihannan në Grammy Katër vjet pasi Chris goditi të dashurën e tij në prag të eventit të çmimeve Grammy, ai dëshiron të performojë me të në Grammy Aëards për këtë vit. Një burim ka treguar për Radar se Chris dëshiron të përformojë me Rihannan për t`i treguar të gjithë botës se ata janë bashkë. Chris nuk i intereson se çfarë urrejtësit e tij mendojnë edhe pse imazhi i fytyrës së goditur të Rihannas nuk harrohet lehtë. Ai dëshiron t`i tregojë të gjithë fansave se ai dio të ndryshojë, e nëse Rihanna e ka falur atë, të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe pjesa tjetër e botës. Producentët e Grammy ende nuk kanë firmosur për një bashkëpunim mes tyre. Kjo është një situatë delikate dhe janë të shqetësuar se çfarë fidbeku do të ketë paraqitja e tyre bashkë në skenë, ka shtuar burimi.


gossip • E enjte 10 janar 2013

»

13


14

K

« bota

ursimi i shtyrë në ekstrem nuk i zgjidh problemet. Për të dalë nga katastrofa e shkaktuar prej kapitalizmit spekulues do të synoja më shumë arsimimin. I vetëm, në kohërat urgjente të politikës, nuk mund të rilancojë konsumin dhe stimulojë rritjen ekonomike. Por edhe në këtë vit zero një investim në formimin profesional mund të ketë një ndikim të fortë në zgjidhjen e problemeve më të mëdhenj... Në shtëpinë e tij në Madrid, me muret e mbushur me piktura alegorike dhe figura njerëzish të famshëm, filozofi Fernando Savater reflekton për krizën që i kalon nën sy (“miq në vështirësi, dyqane të detyruar të mbyllen, çdo gjë që bëhet përditë e më e trishtë”) dhe provon të hartojë skenarë për të kaluar Depresionin e Madh. “Për pesë vite”, shpejgon, “e vetmja spirancë shpëtimi si në Spanjë edhe në Itali ka qenë familja, një lloj OJF-je magjike që ka marrë funksionin e amortizatorit social. Por tashmë burimet janë reduktuar. Është e domosdoshme një shkundje që duhet të përfshijë mbi të gjitha brezat e rinj. Është koha që të rinjtë të rizbulojnë vlerën e arsimimit. Këtu në Spanjë, për shumë kohë pothuajse janë nxitur të braktisin studimet për të hyrë në sektorin e turizmit. Linin shkollën në moshën 16 vjeç dhe shkonin të shërbenin cocktail për të huajat me bikini në Baleari apo në Andaluzi. Të joshur prej fitimit të menjëhershëm, nga shkëlqimi i një jete plot kënaqësi dhe pa shumë telashe. Të tërhequr nga mitet e TV dhe të gazetave që i kushtonin një hapësirë të madhe modeleve dhe asëve të sportit. Sot që turizmi është shembur, ata të rinj nuk dinë më ctë bëjnë. Të çorientuar janë edhe vetë “indignados”-it e lëvizjes 15M që deri ndonjë vit më parë ishin të painteresuar për politikën. Besonin se e kishin të ardhmen të sigurt dhe kur u vetëdijësuan që perspektiva po bëhej e pasigurt u bënë nga apolitikë, në antipolitikë. Por pjesa më e vështirë është propozimi, jo protesta. Dhe për të ndërtuar është e nevojshme përgatitja. Vendet që do të dalin të parët nga tuneli janë atë që do të kenë ditur të investojnë në arsim dhe formim”. Savater, në librat tuaj ju vini shpesh theksin në vlerat e etikës. Nuk besoni që një shkundje duhet të ketë edhe kjo sferë, e goditur në vendet e Mesdheut prej virusit të korrupsionit? Etika është gjithmonë individuale, jo kolektive. Vendet mesdhetarë janë mbi të gjitha vitima të një iluzioni të rrezikshëm. Ai i kredisë së lehtë, të evazionit asnjëherë të dënuar, të parajsave fiskale. Një botë e sajuar. E ndërtuar mbi themelet e brishtë të një bollëku artificial dhe një pothuajse mungese kontrolli. Ishte e sigurt që herët a vonë realiteti do të paraqiste faturën. Fatkeqësisht qeniet njerëzore, qytetarët normalë si bankerët, vështirësisiht refuzojnë që të bëjnë gjithë të këqiat që rrethanat i lejojnë t’i bëjnë. Përse në Evropë vendet nordike janë më pak të ekspozuar ndaj këtyre dobësive? Vendet anglo-saksone kanë zhvilluar një etikë të punës që i mbron më mirë nga devijimet. Por vendet mesdhetare nuk vuajnë nga një prirje natyrore për të shkuar kundër rregullave. Qytetet italiane ishin të rregullt dhe pragmatistë në kohërat e Rilindjes. Bankat u krijuan në Venecia. Në vijim ka munësi që protestantizmi të ketë ngulitur në Evropën Veriore më shumë asketizëm dhe disiplinë nga

E enjte 10 janar 2013 •

ora

Është e më të mirëve

Vetëm kështu do të dalim nga kriza, do të luftojmë korrupsionin dhe shmangim riskun e populizmit. Flet mendimtari i madh spanjoll Fernando Savater

sa ka mundur të fusë katolicizmi në jug të kontinentit. Megjithatë, nuk ekziston një sëmundje mesdhetare. Greqia ka probleme sepse ka mangësi në të ardhura dhe ka trukuar bilancin për të hyrë në BE. Në Spanjë janë mbështetur shumë tek turizmi dhe sektori i ndërtimit. Nuk mund të jetohet vetëm me diell dhe plazhe. Në Itali ka më shumë ekuilibër. Pastaj, ka shumë ndikim ashpërsia e sanksioneve. Natyrisht, suedezët nuk janë më virtuozë se sa spanjollët dhe italianët. Problemi është që tek ne është e

përhapur pandëshkueshmëria mbi të gjitha në shkeljet në sektorin publik. Kleptokracia nuk është megjithatë një problem vetëm i popujve latinë. Në Japoni, vend me kulturë shumë të ndryshme nga tanët, kanë shpërthyer skandale edhe më të mëdhënj. Njerëzit, në çdo lloj gjatësie e gjerësie gjeografike, ngjajnë shumë më tepër nga sa duam të pranojmë. Dallimin e bën serioziteti i institucioneve. A nevojiten udhëheqës të rinj? Politikanët nuk janë një kastë e zbritur nga një tjetër planet për të

drejtuar jetën e ne tokësorëve. Problemi është se janë pothuajse gjithmonë të ngjashëm me qytetarët që i kanë zgjedhur. Nëse sillen keq është edhe faji ynë që i kemi zgjedhur dhe nuk jemi në gjendje të zgjedhim më të mirë. Ekzistojnë edhe rreziqe të populizmit që, në vend që të favorizojë rinisjen, rrezikon të kthejë pas akrepat e orës. Po, kur demokracia gabon ofertat e saj i bashkëngjiten menjëherë sugjerimeve të populizmit. Në Itali është

Berluskoni, një spektër që nuk zhduket asnjëherë. Në Spanjë Artur Mas, me pulsionet e tij secesioniste. Në Itali dalin pastaj figura si Beppe Grillo. A mund të mendohet që nyjat e jetës publike mund të zgjidhen nga dikush që mburret se nuk është politikan? Këta personazhe janë si “curanderos” që i luftojnë sëmundjet me barëra dhe magjira. Por ndërkohë znë një boshllëk. Marrim Mariano Rajoy: ndjek në mënyrë obsesive atë që i ka thënë Evropa, por i është dashur të gëlltisë premtimet që ka bërë në fushatën elektorale. Shohim Mario Montin: është serioz, por është teknokrat, vepron sikur të jetë në një sallë universitare më shumë se sa në botën reale. Kompetenca teknike është vlerë, por duhet të ketë një orientim politik. Sot duhet të nxiten udhëheqësit tanë që të përshtasin personalitetin e tyre, jo vetëm duke shfrytëzuar më së miri burimet e mëdha të dijes që ka kontinenti ynë, por edhe duke përdorur më shumë internetin dhe kufijtë e rinj të teknologjisë. iPhone i përket tashmë sfers së kulturës jo shumë ndryshe nga librat. Aksesi në burimet e dijes nuk ka qenë kurrë i lehtë si sot. Interneti i vetëm ndoshta nuk arsimon. Por nëse je i arsimuar tashmë për llogari tënden, mund të të sjellë avantazhe të mëdhenj. A nuk do të duheshin udhëheqës të rinj për të përballur të ardhmen me një frymë më moderne? Rinovimi është i detyrueshëm, sidomos në një epokë revolucioni teknologjik. Por mosha është një faktor relativ. Qeveria Zapatero përbëhej nga politikanë të rinj. “Kush është më shumë se 45 vjeç është në gabim”, thuhej me pompozitet. Unë them që ka budallenj dhe të paaftë në të gjithë moshat. A do të mbajë skela e Evropës në dekadën e ardshme? Do të mbajë vetëm nëse realizohet një union i vërtetë politik. Me dy elementë të domosdoshëm: financa dhe ushtri të përbashkëta. Nuk është një prag utopik. Disa kolona janë tashmë të ngritura. Pikësëpari nuk besoj se Euro do të zhduket. Do të ish problem më i madh po të shpërbëhej, se sa po të mbahej. Pastaj, në planin e kulturës Evropa është tashmë e bashkuar prej kohësh. Nuk ka njeri të arismuar që, edhe pse ka lindur në Austri, lexon Danten apo Shakespearen. Një bashkim i penguar nga supremacia gjermane dhe euroskepticizmi anglez. Gjermania ndjek interesat e saj. Kush paguan komandon. Në të vërtetë është e vështirë që Angela Merkel të heq dorë nga udhëheqja. Por në një perspektivë më të gjerë në Berlin mund konvenojnë avantazhet e një kontinenti politikisht të bashkuar. Skepticizmi i Britanisë së Madhe buron nga fakti që ajo ka qenë ngahera në gjysmë të rrugës mes Evropës dhe SHBA, me të cilën ka një lidhje të fortë. Nëse gjërat do të shkonin më keq, nuk do të befasohesha nëse Londra do të ndërpriste marrëdhëniet me Brukselin. Në SHBA janë të dukshme tashmë shenjat e rimëkëmbjes. A mund të jetë sërish modeli amerikan një pikë referimi për Evropën? Deri pak kohë më parë e djathta amerikane fajësonte Obamën se po i afrohej shumë sistemit evropian. Sot Uashingtoni duket më i përfshirë në përbaljen me Kinën, që do të trashëgojë supremacinë botërore në një të ardhme të afërt. Është e mundur që së afërmi amerikanët të kenë po ata probleme identiteti që kemi pasur ne në këtë fazë dekadence.


bota • E enjte 10 janar 2013

»

15

P

olarizimi politik që u shfaq së fundmi gjatë negociatave për marrëveshjen fiskale të buxhetit ka shkaktuar pesimizëm tek shumë njerëz lidhur me aftësinë e sistemit demokratik në Amerikë për të funksionuar. Duket se në Uashington është krijuar një klimë bllokimi të përhershëm. Shumë vizitorë në Kongresin amerikan, si David Stark nga shteti i Merilendit vijnë të admirojnë këtë momument të demokracisë, por shprehen të zhgënjyer me polarizimin politik brenda mureve të tij. “Do të kisha dashur që të kishte një grup që anonte më shumë nga qendra, të kishte vullnetin të distancohej edhe nga udhëheqësit e partisë për të gjetur emërues të përbashkët”. Kongresi dhe Presidenti Barack Obama arritën një marrëveshje duke shmangur afatin e katastrofës fiskale, që do të kishte imponuar shkurtime drastike shpenzimesh dhe rritje masive taksash, por procesi nxorri në pah paaftësinë e politikanëve për të punuar së bashku. Negociatat mes Presidentit demokrat Obama dhe kryetarit republikan të Dhomës së Përfaqësuesve John Boehner, nuk patën sukses. As udhëheqësit demokratë dhe republikanë në Senat nuk ranë dakord. Analisti Thomas Mann i Institutit Brookings thotë se bllokimi është pjesërisht një problem strukturor i shkaktuar nga politika përçarëse partiake që shpesh bllokon bashkëpunimin mes degëve të qeverisë. “Partitë tona politike, që nuk ishin parashikuar nga themeluesit e shtetit dhe u përfshinë në Kushtetutë, janë transformuar në një mënyrë të tillë që nuk përputhen me sistemin qeverisës”. Më në fund ishte marrëdhënia mes nënpresidentin Joe Biden, një ish-senator dhe udhëheqësit të pakicës në senat Mitch McConnell që e bëri të mundur kapërcimin e përçarjes. Dhe paketa e miratuar në një seancë të posaçme të kongresit në ditën e Vitit të Ri vetëm sa e shtyu diskutimin për deficitin në rritje. Megjithatë, Mann thotë se ishte një arritje e rëndësishme dypartiake. “Në fund të fundit ata arritën ta shmangin katastrofën, arritën një marrëveshje dhe fituan mbështetje të gjerë në senat dhe kreu i Dhomës së Përfaqësuesve lejoi që paketa e kundërshtuar nga shumë republikanë të votohej. Pra, ishte diçka pozitive”. Allan Lichtman, profesor historie në Universitetin Amerikan shqetësohet se betejat e ardhshme për buxhetin mund të mbizotërojnë legjislaturën e re. “Ndërsa shqetësohemi për rritjen e taksave për milionerët nga 35 në 39 për qind, të gjitha problemet e mëdha me të cilat përballet vendi, po neglizhohen plotësisht”. Profesor Lichtman thotë se ndërsa Kongresi zgjat debatin për buxhetin, ka më pak gjasa të merret me çështje më të rëndësishme si ndihma për katastrofa natyrore dhe zbutjen e efekteve të ngrohjes globale. Tani beteja për taksat dhe buxhetin Zyrtarët në Uashington dhe amerikanët ndihen disi më të lehtësuar pas vendimeve të Kongresit amerikan lidhur me një plan kompromisi për të shmangur të ashtuquajturën “greminë fiskale” me rritje taksash dhe shkurtime buxhetore që do të kishte rikthyer ekonominë amerikane në recesion. Por siç na njeh materiali në vazhdim, beteja të metjeshme priten mes Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit mbi shpenzimet dhe taksat. Përfundimisht, ligjvënësit ndërmorën veprime për të parandaluar rënien në “greminën fiskale”. Ndërkohë Presidenti Obama po i paralajmëron republikanët që të mos nxjerrin pengesa për rritjen e tavanit të borxhit për

SHBA

Më në fund ishte marrëdhënia mes nënpresidentin Joe Biden, një ish-senator dhe udhëheqësit të pakicës në senat Mitch McConnell që e bëri të mundur kapërcimin e përçarjes. Dhe paketa e miratuar në një seancë të posaçme të kongresit në ditën e Vitit të Ri vetëm sa e shtyu diskutimin për deficitin në rritje. Megjithatë, Mann thotë se ishte një arritje e rëndësishme dypartiake. “Në fund të fundit ata arritën ta shmangin katastrofën, arritën një marrëveshje dhe fituan mbështetje të gjerë në senat dhe kreu i Dhomës së Përfaqësuesve lejoi që paketa e kundërshtuar nga shumë republikanë të votohej”

Polarizimi, viti nis me pesimizëm qeverinë amerikane. Ky debat mund të fillojë ndoshta qysh muajin që vjen. “Ndërsa jam i hapur për të negociuar, nuk do të zhvilloj debat tjetër me këtë Kongres për të paguar faturat që ata kanë grumbulluar përmes ligjeve të miratura nga vetë ata”. Shumë republikan ishin të pakënaqur që kompromisi bëri shumë pak për të ulur shpenzimet qeveritare. Spencer Bachus është ligjvenës nga Alabama. “Nuk ka shkurtim shpenzimesh, po shtojmë 4 miliardë dollarë borxhe në ditë”. Republikanët po presin afatin tjetër pas dy muajsh, ku Kongresi duhet të veprojë për të shmangur hyrjen në fuqi automatikisht të shpenzimeve. Rizgjedhja e Presidentit Obama i jep atij avantazh mbi republikanët, thotë analisti i Insitutit Brookings, Thomas Mann. “Ai do të qeverisë edhe për katë vjet. Ata duhet ta pranojnë këtë”. Por Presidentit do t’i duhet të jetë më i hapur për të bërë kompromis në muajt që vijnë, thotë ish shefi i personelit të Shtëpisë së Bardhë në kohën e Presidentit Reagan, Ken Duberstein. “Presidentët në mandatin e dytë mund të mësojnë se jo gjithçka shkon sipas atyre, duhet të bëjnë kompromise. Duhet të ndërtojnë ura komunikimi dhe të bëjnë më shumë lëshime”. Shumica e votuesve duan që Kongresi dhe Presidenti të gjejnë një gjuhë të përbashkët, thotë William Galston me Insitutin Brookings. “Vendi është i ndarë, por nuk është ndarje aq e thellë sa ajo mes partive politike dhe ka më shumë ndjenja kompromisi mes amerikanëve sesa duket se ka në Uashington”. Debatet që do të pasojnë mbi

kontrollin e armëve dhe reformën e imigracionit gjithashtu mund të bllokohen, thotë analisti republikan Scot Faulkner. “Vetëm kur ligjvenësit t’i largohen rutinës elektorale dhe të kenë si përparësi qeverisjen dhe jo retorikën, ciklet e mosmarrëveshjeve do të marrin fund”. Ndonëse në tërësi demokratët kanë më shumë vende, Kongresi e ri vazhdon të jetë i ndarë mes demokratëve që ruajnë shumicën në Senat dhe republikanëve që vazhdojnë të kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve. Dhoma e re e Përfaqësuesve votoi problemin e parë përmes një votimi për 9 miliardë dollarë ndihma për viktimat e uraganit Sandy, stuhia e fuqishme që përfshiu Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara. Drejtuesit e Dhomës ndryshuan planin dhe vunë në rend të ditës dy votime për ndihmat për stuhinë sot pasi morën kritika të ashpra nga ligjvënësit në shtetet e prekura pasi legjislatura e vjetër nuk votoi për të. Senati ka miratuar tashmë një paketë prej 60 miliardë dollarë ndihmash. Stuhia përfshiu Bregun Lindor në tetor, duke shkatërruar mijëra shtëpi dhe duke shkaktuar miliarda dollarë dëme. Si rezultat i saj gjetën vdekjen 125 njerëz. Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë më 15 janar për një ndihmë shtesë prej 51 miliardë dollarësh. Në javët në vazhdim, Kongresi i ri i cili bëri betimin të enjten, do të përballet gjithashtu me mosmarrëveshjet lidhur me borxhin, propozimet për imigracionin dhe debatin mbi kontrollin e armëve.


16

« speciale

E enjte 10 janar 2013 •

100-VJETORI I POLICISË SHQIPTARE

Nga Doc. Dr. I. S. LARTI

Fillimet e policisë shqiptare Fillimet e policisë shqiptare i gjejmë nga fundi i shekullit të 18-të dhe gjatë gjysmës së parë të shekullit të 19-të. Për herë të parë policia dhe xhandarmëria u krijuan në pashallëqet shqiptare të Janinës dhe Bushatllinjëve të Shkodrës. Në mënyrë të veçantë Ali Pashë Tepelena pas, shkëputjes se tij nga perandoria turke, krijoi dhe organizoi një polici tepër të centralizuar. Po kështu ai krijoi dhe organizoi, një polici të përbërë si ajo e: rendit, burgjeve, kufirit e porteve për të ruajtur rendin e qetësinë, kudo në qendrat e mëdha të banimit nëpërmjet qarkullimit të patrullave të policisë. Ndërsa për të izoluar kriminelët, vjedhësit dhe shkelësit e ligjit ai kishte ndërtuar një sistem burgjesh dhe shtëpi izolimi. Për të garantuar pushtetin në zotërimet tij, ai organizoi një sistem policor sekret (ose shërbim informativ) sistem ky që nuk ekzistonte në asnjë provincë tjetër të perandorisë osmane. Shumë studiues, historianë, e konsuj të ndryshëm venë në dukje sistemin e fortë policor të Ali Pashës, i cili shtrihej në çdo skutë të perandorisë osmane, përfshi këtu dhe divanin e Sulltanit. Në disa materiale sekrete të kohës cilësohej se kryebaçevani i Sulltanit ishte agjent sekret i Aliut. Këtu e ka zanafillën dhe shërbimi informativ, i cili ishte nga më të sofistikuarit e kohës. Disa momente nga dita e krijimit të Policisë Shqiptare Që në ditët e para të shpalljes së Pavarësisë më 28 Nëntor 1912, nga patrioti dhe plaku i “urtë”, Ismail Qemali dhe mjaft patriotë të tjerë nga të gjitha viset e Shqipërisë në Vlorë. Kryetari i qeverisë së përkohshme, Ismail Qemiali, shpreh angazhimin e tij të madh për, sigurimin e rendit e të qetësisë publike. Kështu në njoftimin e parë telegrafik që ju bënte gjithë prefekturave dhe bashkive të vendit shprehet: “Sot, u shpall Pavarësia e Shqipërisë… lutemi të shpallet edhe atje dhe përpiquni të siguroni sa më mirë qetësinë e vendit dhe rendin publik”. Më 4 dhjetor 1912 qeveria e Vlorës krijoi dikasterin e Ministrinë e Brendshme, me ministër Myfit Libohovën, e cila përgjigjej për ruajtjen e rendit e të qetësisë publike. Për të përmbushur këtë detyrë, ajo brenda pak kohësh krijoi një fuqi civile, ku një pjesë të saj iu ngarkua detyra policore për ruajtjen e ligjshmërisë dhe zbulimin dhe shtypjen e kriminelëve, ndërsa në pjesën tjetër u angazhua

Kursi i parë i certifikuar më, 02.03. 2007

për krijimin e xhandarmërisë. Më 13 janar 1913, qeveria e përkohshme e Vlorës, mori Vendimin për Krijimin e Forcave të Rendit (Policisë dhe Xhandarmërisë). (AQSH. Fondi 245/U, dosja 69/1). Kjo ditë tashmë njihet si dita zyrtare e krijimit të Policisë së Shtetit Shqiptar. Dokumenti bazë autentik që dëshmon për krijimin e policisë dhe xhandarmërisë shqiptare: ËSHTË VENDIMI I MBLEDHJES SE KËSHILLIT TE MINISTRAVE TE 13-të JANARIT 1913. Në vendim thuhet që: “është e nevojshme të bëhet një reformim në çështjen financiare dhe në atë të qetësisë publike. Gjithashtu, në të jepet mënyra e organizimit dhe organika e xhandarmërisë dhe e policisë në krahinat që ishin nën kontroll të qeverisë së Vlorës. Sipas këtij organizimi, çdo njësi administrative lokale do të kishte një komandant të forcës së xhandarmërisë me gradën major, një kapiten, një toger dhe gjashtë nëntogerë që do të përgjigjeshin për ruajtjen e qetësisë në tërë kazanë, ndërsa në nahije caktohej një nëpunës për qetësinë publike. Në çdo komunë duhet të kishte një drejtues për taksat, një përgjegjës për ruajtjen e rendit e të qetësisë e sigurimin publik, çdo komunë do të kishte në dispozicion deri në 10 xhandarë. Organizimi i forcave të rendit u zgjerua më shumë pas marrëveshjes që arritën fuqitë e mëdha nga fundi i marsit 1913 në Konferencën e Londrës, mbi caktimin e kufirit të Veriut, gjatë së cilës

qeveria e Vlorës siguroi rezultate në përpjekjet për bashkimin e tokave shqiptare nën administrimin e vet. Me largimin e ushtrisë serbe nga Lushnja në gjysmën e dytë të prillit më 1913, ministri i Brendshëm nënvizonte se: Tashmë prokupacioni i parë i qeverisë provizore ishte të organizonte një xhandarmëri dhe polici të fortë për t`i ardhur në ndihmë autoriteteve të qeverisë. Për këtë qëllim u dërguan në Lushnjë 100 xhandarë e nënpunësa të administratës. Më 20 dhjetor 1913 qeveria nxori dekretin mbi formimin e xhandarmërisë shqiptare në krahinat jugore, si në Vlorë, Berat, Gjirokastër, Përmet, Korçë etj., me mision, për marrjen në dorëzim të trojeve të çliruara dhe për të vendosur në to rendin dhe qetësinë publike. Në organizimin e xhandarmërisë e policisë, qeveria e Vlorës u mbështet edhe në përvojën evropiane, sidomos atë holandeze e më vonë austrohungareze, franceze, italiane dhe angleze. Në Ministrinë e Brendshme të kësaj qeverie funksiononte Zyra e Sigurimit Publik me atributet e Drejtorisë së Policisë, ndërsa pranë prefekturave e n/prefekturave ishin zyrat e komisarive të policisë. Xhandarmëria funksiononte mbi bazën e batalionit (në prefekturë), kompanisë (n/prefekturë) dhe togës (në krahina). Në maj 1913 u krijua Shtabi Madhor nga i cili varej xhandarmëria. U krijuan 3 batalione xhandarmërie (Vlorë, Berat, Elbasan). Më 3 qershor 1913 u vu në

funksionim Rregullorja (Kanonima) e Qeverisë së Vlorës mbi formimin e Milicisë shqiptare. Po në këtë kohë u vendos për herë të parë uniforma kombëtare e xhandarmërisë dhe policisë. Ndërsa, më 20 dhjetor 1913, doli dekreti i qeverisë së Vlorës mbi Formimin e Xhandarmërisë shqiptare në krahinat e jugut. Në organizimin e xhandarmërisë shqiptare një ndihmesë të rëndësishme ka dhënë edhe Misioni holandez i kryesuar nga kolonel William de Veer dhe zëvendësi tij major Ludvig Thomson, i ardhur në nëntor 1913. Me ndihmën e tyre u krijuan 4 reparte xhandarmërie me nga 300 veta secili. Gjatë muajve shkurt-maj 1914 mbërritën 12 oficerë holandezë që ndihmuan në organizimin e xhandarmërisë. Nga mezi i marsit 1914-s u dërgua një forcë prej 300 xhandarësh nën komandën e Mustafa Spathrës me dy oficerë holandezë për marrjen në dorëzim të territoreve të lira në drejtimet Opar-VoskopojëKorçë. Këto forca shkelën Bilishtin, Arrzën, Nikolicën e Dardhën. Me masat që u morën në Korçë e Devoll u stabilizua administrata, rendi e qetësia. Prefekt ishte Pandeli Evangjli, ndërsa shefi i policisë Themlstokli Gërmenji dhe komisar policie Hysen Nikolica. Gjatë Luftës së Parë Botërore 1914-1918 shtetet ndërluftuese në territorin shqiptar morën masa edhe për vendosjen e rendit e të qetësisë si: Austrohungarezët krijuan njësitë speciale ndëshkimore, të cilat ndëshkonin më tepër ata që vrisnin xhandarë e prishnin qetësinë. Këto forca operacionale zhvilluan operacione për vendosjen e rendit dhe qetësisë e për të ndëshkuar persona që shkelnin ligjet në Malësinë e Shkodrës Lurës dhe Selitës. Në territoret e krahinës autonome të Korçës (Dhjetor 1916) autoritet ushtarake franceze organizuan policinë dhe xhandarmërinë sipas modeleve të tyre. U krijua policia e prefekturës me prefekt patriotin Themistokli Gërmenji. Organizimi i policisë në nivel prefekture u bë mbi bazën e degëve dhe seksioneve. Struktura të tilla u krijuan në Bilisht, Bizhigrad, Arrëz, Vithkuq, Pojan Gorë dhe Opar. Në këtë prefekturë francezët krijuan një regjiment xhandarmërie me 1000 veta shqiptarë të komanduar nga ma-

jori francez Hole. Kjo xhandarmëri u tregua mjaft aktive në luftën kundër bandave e çetave sadiste greke që hynim e dilnin në tokën shqiptare duke bërë plaçkitje, vrasje, dhe masakra ndaj popullsisë vendase. Në historikun e policisë shqiptare në tërësi, paraqet mjaft interes edhe ngritja e funksionimi i policisë së Korçës në veçanti. Pavarësisht rrethanave të krijimit të autonomisë së Korçës nën praninë franceze, periudha e aktivitetit të policisë në këtë prefekturë mbetet pjesë e traditës së policisë shqiptare. Rëndësi e interes paraqet Kanonizma (Rregullorja e Policisë), ku e cila përmbledh në vetvete akte ligjore për ndërtimin dhe funksionimin e policisë në krahinën e Korçës mbas vitit 1916. Nga kapitujt e nyjet e kësaj kanonizme, veçojmë: • Policia e Përgjithshme e Shqipërisë vetëqeveritare është e detyruar: -Të ruajë në përmbajtjen e urdhrit botëror dhe sigurimit të brendshëm -Të mbrojë urinë, pronën (mallin) dhe sigurimin e njerëzisë; -Të vërejë kundërshtimet e nomeve mbi kanonizmat dhe rregulloret, duke nderuar nyjat, kundrejt garantimit të lirisë njerëzore; -Të vërejë çdo gjë që bëhet kundër nomit, dhe fajtorët të dërgohen para gjyqit. • Nëpunësit e policisë dhe hollësirat e tyre. -Çdo nëpunës policie quhet oficer, ose agjent policor. -Policia e përgjithshme qëndron drejt ndën qeverimin e Këshillës Qeveritare. Përbëhet prej oficerësh dhe agjentësh policie nën udhëheqjen e prefekturës së policisë; në degët e jashtme, nga an` e komisarëve që emërohen drejtpërdrejt prej Prefekturës së policisë; -Agjentët policore janë të detyruar të lajmërojnë me të shpejtë, me shkrim ose me gojë oficerët e policisë, pas shkallës që gjenden, për çdo gjë që bëhet kundër nomit, ose për ndonjë ngjarje me rëndësi që ngjan në vendin ku bëjnë detyrën Policia. -Në të tjera qytete që janë pa gjykatore, shërbimi i policisë është udhëhequr prej një komisari ose polici, sipas nevojës. -Nëpunësit e policisë mund të


speciale • E enjte 10 janar 2013

kongres në vitin 1920 në programin e saj parashikonte masa të posaçme për vendosjen e rendit dhe organizimin e policisë e të xhandarmërisë. Organizimi i policisë në vitet 1920, u përqëndrua në krijimin e një policie me një organizim të ri. Në vitin 1922, pati përsëri ndryshime organizative, disa detyra të policisë i kaluan xhandarmërisë. Në kohën e qeverisë së Nolit (1924), u shënuan ndryshime të pjesshme në organizimin e policisë. Një element i ri që u përcoll në këtë kohë qe futja e dedektivave të policisë.

shtohen, por jo të pakësohen. Agjentët policor, të cilët në përmbajtjen e nëpunësisë ose barrës së tyre do të japin fakte që janë të zotët edhe guximtarë, do të mundin të mbajnë një shenjë të vendosur, si dhe do të mundin të marrin shpagim në të holla pas vendimit të prefekturës së kazasë së Korçës. • Konditat e pranimit në shërbim -Asnjë nuk mund të pranohet në nëpunësi të policisë pa mos qenë shqiptar i provuar... -Zyra e policisë do të ketë nën vështrim tërë shërbëtorët e çdo pune (treg, shtëpi, hotel, etj.) -Nëpunësia e policisë të dijë gjuhën e vendit me shkrim e këndim. • Emërimi dhe detyra e nëpunësve. -Oficerët policorë janë të emëruar drejtpëdrejt prej prefektit të policisë së Korçës. -Kur çdo njeri hyn nëpunës në polici, është e detyrueshme të drejtohet para një prifti ose hoxhe për të kryer betimin që pason: “Betohem mbi emrin e perëndisë dhe deklaroj për nderin tim dhe ndërgjegjen time me besimin në të madhin flamur të Skënderbeut dhe mbi lirinë e atdheut tim. Për t`iu bindur nomit dhe t`i përmbush pas kanonit. Kështu më ndihmoftë zoti!” -Oficerët dhe agjentët policorë nuk mund të merren me të tjera punë qeveritare, ose të veçanta; ata s’mund të bëjnë tregti as të veprojnë në ndonjë tjetër nëpunësi; s’mund të mbajnë pronë (çifliqe), as për çfarëdo soj tjetër pune; s`mund të shërbejnë punët e të tjerëve njerëz, as s’mund të jenë anëtarë të ndonjë shoqërie tregtare.

Në mesin e vitit 1918 me kërkesën e Komandës së Përgjithshme italiane të gjithë oficerët dhe nënoficerët shqiptarë që kishin kryer kurse në Itali dhe ishin në metropolet italiane u transferuan pranë garnizoneve shqiptare dhe u inkuadruan pranë milicisë shqiptare. Gjithësej u transferuan 45 veta nga të cilët 9 prej tyre kishin mbaruar akademinë. Në mbarim të Luftës së Parë Botërore (1919), filloi organizimi dhe ristrukturimi i policisë duke u mbështetur edhe në traditën më të mirë shqiptare. Më 21 shtator 1919 u krijua Drejtoria e Përgjithshme Publike. Organizimi i xhandarmërisë filloi në Maj të 1919 me krijimin e komandës së përgjithshme të xhandarmërisë dhe të 5 batalioneve të xhandarmërisë. Efektivi i përgjithshëm i xhandarmërisë më 1919 ishte 627 veta. Në mbarim të Luftës së Parë Botërore (1919), filloi organizimi dhe ristrukturimi i policisë duke u mbështetur edhe në traditën më të mirë shqiptare. Më 21 shtator 1919 u krijua Drejtoria e Përgjithshme Publike. Organizimi i xhandarmërisë filloi në Maj të 1919 me krijimin e komandës së përgjithshme të xhandarmërisë dhe të 5 batalioneve të xhandarmërisë. Efektivi i përgjithshëm i xhandarmërisë më 1919 ishte 627 veta. Policia në vitet 1920-1924 Pas Kongresit të Lushnjës dhe shpalljes së Tiranës kryeqytet të Shqipërisë, qeveria e dalë nga ky

Policia në vitet 1925-1938 Pas shpalljes së Shqipërisë Republikë (1925), administrata u centralizua së tepërmi. U riorganizua disa herë xhandarmëria dhe policia. Në organizimin e xhandarmërisë dhe të policisë së kësaj periudhe një ndihmesë të madhe kanë dhënë edhe inspektorët madhorë të xhandarmërisë angleze, të cilët ishin të atashuar pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe komandave të xhandarmërive nëpër qarqe. Gjatë kësaj periudhe në vendin tonë u krijuan me ligj disa lloje policish si: Policia Prefekturiale e Bashkiake (1928), Policia Rurale (1929), Policia Kufitare (1930), dhe Policia e Sigurimit Publik më (1938 ). Për herë të parë në Shqipëri më 21 maj 1938, në Tiranë u hap kursi i policisë për përgatitjen e policëve. Gjithashtu u dërguan dhe një kontingjent studentësh jashtë shtetit për oficerë policie. Policia gjatë pushtimit fashist 1939-1944 Gjatë Luftës së Dytë Botërore strukturat e organizative të policisë dhe xhandarmërisë u profilizuan sipas modeleve të vendeve pushtuese. Karakteristikat kryesore të kësaj periudhe ishin asimilimi i strukturave të policisë dhe xhandarmërisë kombëtare nga administrata e huaj pushtuese. Si gjatë pushtimit italian, ashtu dhe gjerman, policia u integrua në strukturat me emërtimin: “Trup i armatosur i policisë”. Paralelisht me strukturat e huaja në vitin 1943 lindën strukturat partizane shqiptare të ruajtjes së rendit si: “komandat e qarkut” e “komandat e vendit”. Në nëntor të vitit 1944 u krijuan “forcat e mbrojtjes së popullit”. Policia në vitet 1945-1990 Tipar kryesor i policisë gjatë sistemit totalitar ishte karakteri i saj etatist, që do të thotë se ajo ishte e destinuar t`u shërbente shtetit dhe jo shoqërisë e individit, instrument ky tërësisht i politizuar e partiak, udhëhiqej nga parimi i luftës së klasave, manipulohej nga ish sigurimi i shtetit. Në vitet 1945-1948 predominonte përvoja jugosllave. Në vitet 19501960 u aplikua modeli Stalinist në strukturat e policisë. Në vitet 1966-

1970 ndodhi procesi i regresionit në polici për shkak të ndihmave aziatike. Gjatë dekadës së mëvonshme u bënë përpjekje për ripërtëritjen e policisë nëpërmjet përmirësimit të strukturës moshore dhe nivelit arsimor e kulturor të personelit të policisë. Policia në shoqërinë demokratike Zhvillimi i proceseve demokratike në vendin tonë nga viti 1990-‘91 e në vazhdimësi e ndërgjegjësuan shoqërinë tonë dhe vetë policinë në misionin e saj duke e shndërruar atë në një institucion në shërbim të shtetit demokratik, shtetit ligjor, shtetit të së drejtës. Policia u shkëput nga ish-sigurimi i shtetit dhe nga përbërja e forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë. Policia u strukturua dhe u organizua në bazë të përvojës së shteteve më të zhvilluara perëndimore me një vizion, strategji dhe mision të qartë. Pas miratimit të Kushtetutës së RSH, iu hap rruga policisë për të ndërtuar jetën dhe veprimtarinë e saj në një frymë të re dhe kështu u bë, pasi u përgatit nga ekspertët shqiptarë, si dhe duke iu referuar konsulencës së të huajve në vendit tonë e sidomos pranë policisë kaloi dhe u miratua “Ligji Nr. 8853, datë 25.11 1999. Në zbërthim të këtij ligji dolën mjaft rregullore dhe manuale të ndryshme, duke filluar me atë të disiplinës, personelit, Kodin e Etikës së Policisë së Shtetit Shqiptar etj. Një ndihmesë të madhe për vënien në jetë të këtij ligji dhanë MAPE (Element policor, këshillimor shumëkombësh i Bashkimit Evropian Perëndimor). ICITAPI amerikan (Programi i asistencës së Trajnimit të Hetimeve Ndërkombëtare), Interforca Italiane, IOMI etj. Ndihma dhe përvoja e policive të vendeve të zhvilluara perëndimore, angazhimi dhe përkushtimi i punonjësve të policisë të të gjitha rangjeve, nëpërmjet një pune rinovuese bashkëkohore e çuan policinë shqiptare në nivele profesionale të pranueshme për krah vendeve të zhvilluara perëndimore. Më vonë si rezultat i zhvillimeve ekonomiko-sociale të vendit tonë, të cilat kërkonin një evoluim më bashkëkohor tërësor si në të gjitha fushat dhe atë të policisë, sidomos në atë të përsosjes së legjislacionit. Specialistët e policisë të ndihmuar dhe mbështetur nga ICITAPI dhe PAMECA u përgatit dhe u miratua në Kuvend: (LIGJI Nr. 9749, datë 4.6.2007”, me Mision: “Policia e Shtetit... të ruajë rendin dhe sigurinë publike, në përputhje me ligjin dhe duke respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut. Në këtë kontekst Policia e Shtetit ka dhe Përgjegjësitë që të: Mbrojë jetën e njerëzve, sigurinë dhe pronën e tyre personale; Parandalojë, të zbulojë dhe të hetojë, në përputhje me ligjin penal

»

17

dhe me ligjin procedural penal, veprat penale dhe autorët e kryerjes së tyre; Mbrojë rendin dhe sigurinë publike; Mbikëqyrë dhe të drejtojë trafikun rrugor në rrugë për përdorim publik, në përputhje me legjislacionin rrugor; Mbikëqyrë dhe të kontrollojë kufijtë shtetërorë të Republikës së Shqipërisë, etj; Në frymën e këtij ligji, për të ndërtuar edhe më mirë jetën dhe veprimtarinë e policisë, dolën një sërë rregulloresh të ndryshme, të cilat kanë ngritur mjaft nivelin profesional, intelektual dhe vlerat morale të punonjësve të policisë. Një vëmendje të veçantë Institucioni i Policisë së Shtetit i ka kushtuar arsimimit, kualifikimit, specializimit dhe ngritjes në gradë të punonjësve të saj të të gjitha niveleve. Që nga viti, 2007 (03.02), kur u certifikuan studentët e parë pranë Qendrës për Formim Policor, e në vazhdim gjatë këtyre pesë viteve janë trajnuar me mijëra kursantë (punonjës policie) e u shkolluan me qindra studentë/e (policë/e të rinj të rolit bazë), të cilët sot kryejnë detyrat policore kryesisht në shërbimet e rendit, në përbërje të Patrullës së Përgjithshme. Kjo patrullë policore si shprehja më e drejtpërdrejtë e policimit në komunitet e ka kthyer Policinë e Shtetit nga një polici reaktive në polici aktive (pranë probleme, shqetësime dhe kërkesave të qytetarëve), për të vendosur rend e qetësi, siguruar liritë dhe të drejtat e qytetarit, të cilat ju`a garanton ligji. Si rezultat i punës dhe angazhimit me përkushtim dhe përgjegjësi të gjitha shërbimeve të policisë së shtetit, është ngritur mjaft forca zbuluese, parandaluese dhe goditëse e veprimtarisë antiligjore dhe kriminale. Ky 100-vjetor, i formimit të policisë së shtetit e gjen policinë dhe gjithë shërbimet e saj më të lartësuara profesionalisht dhe me një bilanc mjaft të mirë të raportit të ngjarjeve të ndodhura dhe shkallës së zbulueshmërisë së autorëve dhe çuarjen e tyre përpara institucionit të akuzës. Gjithësesi, ky 13 janar i vitit 2013, shënon për të gjithë punonjësit e policisë një eveniment mjaft domethënës, në këtë vit me “nishan”. Sigurisht ne punonjësit e policisë që aktualisht shërbejmë brenda radhëve të saj, gjendemi të motivuar për të përmbushur mësëmiri detyrat dhe misionin e policisë, por dhe amanetin e të gjithë atyre punonjësve të policisë që kanë sakrifikuar jetën për të siguruar rend e qetësi, nga ana tjetër jemi dhe me fat sa dhe të privilegjuar, që do të prekim e festojmë një bilanc të pasur suksesesh: plot një shekull “POLICI SHQIPTARE”. Shënim: Kur citohet Kanonima (rregullorja e policisë), fjalët dhe fjalitë janë marrë, ashtu siç janë shkruar në shqipen e vitit 1916


18

« dossier

Nga Albert Kotini

N

ë përballje me figurën e Enver Hoxhës është shkruar dhe po shkruhet, sidomos kohët e fundit, mjaft për shokët e tij të afërt, si Mehmet Shehu, Hysni Kapo, Kadri Hazbiu, Beqir Balluku etj., ku mitizohen bëmat e tyre në funksion të veprës ndaj sistemit që ne sapo kaluam me shumë hidhërim. Pa dashur të bëj polemikë me trajtesën që u është bërë në disa gazeta nën emrin “dosier” për çdo gjë që guxuan ta shprehim pas vdekjes së Enver Hoxhës, do të argumentoj të kundërtën e këtyre “ bëmave” që na paskan guxuar dhe kundërshtuar Enver Hoxhën. Asnjë nga këta udhëheqës, beniaminët e tyre që i shkruajnë, nuk ka guxuar të kundërshtojë Enver Hoxhën sa kanë qenë të gjallë. Dhe në qoftë se duan të provokojnë një gjë të tillë, këtë gjë e dëshmon vetëm dokumenti. Në qoftë se është synimi të shpërndahet përgjegjësia tek Enver Hoxha dhe për Enver Hoxhën, është njëra anë, por që të gjithë kanë qenë instrumente muzikore të një simfonie të vetme: komunizmi, lavdia dhe lumturia e njerëzimit edhe në Shqipëri. Ato që thonë tani janë përralla me mbret, që më tepër se Nastradini dhe Qerosi nuk do të kënaqeshin me leximin e tyre. Për të mos e zgjatur, sepse në fund të këtij shkrimi do të prononcohem në lidhje me këto dokumente, do të njihemi e lexojmë së bashku mbi figurën e vërtetë të Kadri Hazbiut. Se cili është Kadri Hazbiu përballë Enver Hoxhës le të lexojmë letrat e tij, duke shkëputur dy prej tyre drejtuar Enver Hoxhës. Njëkohësisht do të njihni atë Kadri Hazbi që prezanton Mehmet Shehu, por më ironikja dhe qesharake për këta “udhëheqës legjendarë”, se çfarë bëjnë këta ose më thjesht çfarë bën Kadri Hazbiu për të mbledhur e groposur më keq Mehmet Shehun. Pra, sarkazma dhe vlera pa dinjitet e këtyre njerëzve për karrierë, me mentalitet komunist të sëmurë shprehet në atë se si i kanë bërë gropën njëri-tjetrit, aq sa i kanë rritur në qiell, ku shprehet hipokrizia dhe demagogjia, po aq i kanë futur edhe nën tokë. Këto figura, që tashmë po na ringjallen me pamje tjetër, nuk bëjnë gjë veçse i sfumojnë jashtë realitetit. As Mehmet Shehu nuk e ka kundërshtuar ndonjëherë Enver Hoxhën. I ashtuquajturi debat, kritikë dhe autokritikë bëheshin të inskenuara për të krijuar përshtypjen e demokracisë në popull dhe se Enver Hoxha shokët i kishte shumë për zemër. Pra, në mënyrë sinjifikative, asnjë nga shokët udhëheqës pranë Enver Hoxhës jo vetëm nuk e ka kundërshtuar, por në letrat e tyre komunikimin e tyre në të tërë dokumentacionin që ekziston shprehin frikë, servilizëm dhe kush e kush në garë për t’i shërbyer sa më mirë e për t’i pëlqyer sa më tepër Enver Hoxhës. Këtë ata e dinin shumë mirë, sepse nuk mbijetonin dot ndryshe. Njëkohësisht Enver Hoxha i fuste kundër njëri-tjetrit, ashtu siç bëri Mehmeti kundër Beqirit, pastaj Kadriu kundër Mehmetit e kështu me radhë derisa ngelën pa personalitet dhe jo ata që kishte fryrë Enver Hoxha në popull aq sa i duheshin. I dashur shoku Enver, Ndoshta nuk më takon mua, por gjithë Partisë e popullit të vlerësojnë edhe një tjetër vepër tuajën kaq të madhe siç është “Kur lindi Partia (Kujtime)”. Por megjithatë unë e them me plot gojën se krahas drejtimit konkret Ju po na ushqeni me punime, analiza e orientime, saqë për ditë po na ngrini peshë ndërgjegjen dhe ndjenjën e përgjegjësisë për zbatimin e vijës së Partisë e të detyrave që rrjedhin prej saj. Kështu po ndodh edhe me këtë vepër kaq të madhe që Ju po i jepni Partisë e popullit të prag të 40-vjetorit të themelimit të saj. Unë ju shpreh edhe një herë me këtë rast atë që ndiej se preokupimi im më i madh ka qenë e mbetet vetëm një: si të kryej sa më mirë detyrën në funksionet që më janë besuar për t’u lehtësuar Juve, me qëllim që të lodheni sa më pak dhe që çdo minutë ta harxhoni ashtu si e gjykoni Ju vetë të arsyeshme. Siç mendoj unë, kështu do t’i shërbej më mirë çështjes së Partisë, popullit, atdheut, marksizëm-leninizmit e revolucionit. Dhe për ta kryer këtë detyrë që unë i vë vetes, nuk diskutoj vendosmërinë dhe besnikërinë, por vetëm mundësinë. Kjo më preokupon dhe me këtë preokupacion do të punoj sa të jem gjallë. Në kujtimet Tuaja në këtë vepër Ju, shoku Enver, i kushtoni vend edhe familjes sime e mua personalisht. Partia na ka vlerësuar kurdoherë drejt e në ndonjë rast vlerësimi ka qenë i tillë, i

E enjte 10 janar 2013 •

Fytyra e dytë e Kadri Hazbiut

udhëheqjes së Partisë. Unë, vëllai, shoqja dhe gjithë familja e konsiderojmë një nder të madh vlerësimin që i bëhet kontributit tonë modest në luftën gjigante që ka bërë Partia nën udhëheqjen tuaj gjatë Luftës Nacionalçlirimtare e posaçërisht në periudhën kundër fraksionit të tradhtarëve në qarkun e Vlorës. Mbasi mora pëlqimin e të gjithë të rriturve në familje, në emër të tyre ju them edhe një herë: faleminderit Partisë dhe Juve për gjithçka keni bërë e bëni për popullin, atdheun e për ne veçanërisht e në të njëjtën kohë ju premtoj se të gjithë, që nga vëllai, Hasani, i cili tani është më i madhi në familje, e deri te mbesa më e vogël, Aulona 3-muajshe, do të jemi kurdoherë nxënës e luftëtarë besnikë të Partisë dhe Tuajit, shoku Enver. Të rroni sa do Partia, populli dhe zemrat tona! Me respekt e dashuri të pafund Kadri Hazbiu Tiranë, më 29.6.1981

lartë, saqë na ka stepur, sepse ka ardhur si diçka e papritur. Kjo ka ndodhur se Partia e Ju shikoni gjithnjë larg, por mua e familjen time na ka vënë

përpara detyrës që ta meritonim këtë vlerësim. Koha provoi se edhe këtë barrë e detyrë kemi mundur ta mbajmë vetëm në saje të kujdesit e

Bisedë në televizor me rastin e daljes së veprës së sh. Enver “Kur lindi Partia” (gusht 1981): Shoku Enver qysh në fillim e udhëhoqi nga afër punën e luftën e Partisë në qarkun e Vlorës kundër tradhtisë e fraksionit të Sadik Premtes. Komunistët dhe populli patriot i këtij qarku, të drejtuar nga shoku Hysni Kapo, ishin hedhur në sulm me të gjitha forcat e në aksione konkrete për të zbatuar udhëzimet e porositë e veçanta të shokut Enver për të demaskuar, izoluar e likuiduar Sadik Premten e pasuesit e tij të pandreqshëm dhe veprimtarinë e tyre shumë të rrezikshme, si dhe për të përballuar mirë e me sukses propagandën e gjithë veprimtarinë subversive të Ballit Kombëtar e okupatorit, që kish shpërthyer tani me shumë vrull në përkrahje të fraksionistëve e në bashkërendim me ta. Në këto rrethana e në kohën kur u duhej dhënë goditja përfundimtare këtyre armiqve dhe kur Partia e populli kishin aq shumë nevojë për ndihmën e tij më direkte, erdhi në Vlorë shoku Enver. Me kujtohet se, kur unë së bashku me disa shokë ishim duke kryer një detyrë që na ish ngarkuar, mora një letër nga shoku Hysni Kapo (Besniku), ku thoshte afërsisht: të lija çdo punë dhe me shokët që do të zgjidhja unë vetë të nisesha për në shtëpinë time. Aty do të gjeja ose do të vinte një shok i rëndësishëm. Detyra ishte të sigurohej ai me çdo kusht nga çfarëdo rreziku e veçanërisht nga frasionistët (të cilët e kishin bazën jo larg fshatit tim). Besniku porosiste që, derisa të vinte ai vetë, ne përgjigjeshim për sigurimin e këtij shoku dhe kërkonte të ishim një-


dossier • E enjte 10 janar 2013 Për të mos rënë në sektarizëm e oportunizëm, që është një nga karakteristikat e vijës së Sadik Premtes e fraksionit të tij, porositi shoku Enver, duhet çdo gjë ta shohim thellë e me durim. “Të demaskojmë e luftojmë ata njerëz të pasur, klerikë apo të tjerë, që janë hedhur nga ana e okupatorit. Atëherë populli na do, na kupton dhe na mbështet pa rezerva”, - theksoi shoku Enver. Koha që ndenja me shokun Enver dhe ato çka qe e mundur të bisedoja me të më vlejtën shumë për zgjerimin e njohurive të mia në trajtimin e këtyre problemeve të rëndësishme si komunist e luftëtar i vijës së Partisë dhe m’u krijua për të një dashuri e respekt i veçantë, akoma pa më thënë shoku Hysni se ky është sekretari i përgjithshëm i Partisë. Porsa erdhi shoku Hysni, ai dhe shoku Enver punuan për disa orë së bashku dhe pa humbur kohë u bë mbledhja e qarkorit. Siç dihet, në mbledhje u analizuan arritjet e të metat me frymë kritike e autokritike dhe me optimizëm revolucionar e me unanimitet të plotë u përcaktuan masat e mëtejshme për likuidimin përfundimisht të fraksionit e veprimtarisë tradhtare të Sadik Premtes dhe për forcimin e gjithanshme të Partisë në qarkun e Vlorës. Puna e shokut Enver për kohën që qëndroi në Vlorë qe e shumanshme dhe tepër e lodhshme. Ai mori kontakte të shumta me komunistë, patriotë dhe me masat e fshatarëve dhe me kthjelltësinë që e karakterizon shpjegoi shumë çështje mbi veprimtarinë e fraksionistëve, duke ndihmuar në mënyrë të pallogaritshme për të vendosur unitetin në parti e duke kompaktësuar aktivitetin e mëtejshëm të saj. Ai dha një ndihmë të madhe edhe për forcimin e punës së Partisë në Frontin Nacionalçlirimtar dhe për luftën më të efektshme që duhej bërë kundër Ballit Kombëtar e gjithë reaksionit fashist në situatat e dhëna. Me këto e të tjera detyra shoku Enver, i shoqëruar nga shoku Hysni Kapo, shkoi nga një fshat qind herë më të kujdesshëm sesa do të duhej për sigurimin e tij (Besnikut) ose kujtdo tjetër. “Se kush është ky shok do të bisedojmë”, - thoshte Besniku. Kur mbërrita, e gjeta në shtëpi shokun Enver, që deri atëherë nuk e kisha njohur. Mbasi i thashë se ku ish e kur do të vinte shoku Hysni, ai filloi të më pyeste për gjendjen në organizatën ku bëja pjesë, për atë të krahinës e të qarkut (për aq sa dija unë). Më dëgjonte me kujdes, më pyeste për çështje të ndryshme dhe për shokë të caktuar, rreth të cilëve dukej se ish informuar mirë. Më bënte përshtypje në atë kohë që për shumë nga çështjet që biseduam më kërkonte edhe mendimin: “Ja, si thua ti për këtë?” Në fund më shpjegoi qartë e kuptueshëm se kush ish Sadik Premtja dhe ç’përfaqësonte veprimtaria e tij. Më shpjegoi përpjekjet e Partisë për ta ndrequr, por pa rezultat e prandaj ai ish një armik i betuar, ndaj të cilit duhej pasur si më parë edhe tani një vigjilencë më e madhe e që në luftë me të e me pasuesit e tij të pandreqshëm dhe kundër veprimtarisë së tyre tradhtare të jemi të rreptë e të pamëshirshëm. Shoku Enver interesohej të dinte gjithashtu edhe mbi përmasat e punës armiqësore të Ballit Kombëtar, sidomos në ato momente, për qëndrimet tona ndaj politikës e propagandës së tij si dhe nëse bëhej punë e diferencuar me njerëzit që merrnin pjesë në këtë organizatë. Dëgjonte me kujdes shpjegimet që jepja dhe miratonte qëndrimet që ishin në bazë të vijës së Partisë, sidomos për të bërë diferencime të thella në ballistët, duke mos përjashtuar edhe disa nga udhëheqësit e tyre. Por në një rast, kur po i shpjegoja se si në një mbledhje të popullit, ku merrnin pjesë edhe ballistët, unë i kisha akuzuar këta pa përjashtim si bashkëpunëtorë dhe agjenturë e okupatorit etj., etj. Shoku Enver menjëherë më tha: “Jo, jo kështu! Je nxituar, s’ke bërë mirë që i ke quajtur të gjithë të tillë” dhe me durim e qartësi bindëse më shpjegoi se cili ishte qëndrimi më i drejtë i Partisë në këtë çështje dhe pse ish i drejtë ai. Pa u mërzitur e pa u lodhur, shoku Enver pyeste se si e zbatonim në praktikë vijën e Partisë ndaj klerit e besimtarëve të tij si dhe ndaj të pasurve që aderonin në luftë kundër okupatorëve. Ai edhe këtu donte t’i dinte qëndrimet tona me raste të dhëna e shumë më konkretisht. Në përgjithësi i gjeti të drejta sa munda t’i shpjegoj dhe më theksoi si për këto e të tjera çështje të lidhjes me masat e popullit të kuptohet mirë vija e Partisë e të zbatohet drejt ajo, sepse, po të gabojmë ne, do të izolojmë veten e Partinë nga populli, nga i cili kemi dalë e për të luftojmë e do të luftojmë deri në fund.

»

19

e krahinë në tjetrën, sidomos ku fraksionistët kishin dëmtuar më shumë dhe, ashtu siç flet me respekt populli, bukën e hëngri më shumë më këmbë dhe gjumë nuk bëri, por dremiti. Gjithë kjo punë e ky mundim e dhanë efektin. Ata fraksionistë u bashkuan përfundimisht dhe u shkrinë me Ballin Kombëtar, sepse shpejtoi demaskimin e fraksionistëve, gjë që dhe ndikoi pozitivisht në diferencimin e njerëzve, duke bërë të hidhen nga ana e Partisë ata që përkohësisht ishin gabuar nga demagogjia e tyre. Në këtë proces u formua ndaj tyre urrejtja pa kufi e masave të popullit, duke i cilësuar tradhtarë tipikë dhe tamam këto momente u bënë të masës shprehje të tilla si: “të jesh me Ballin është tradhti, kurse të jesh me fraksionin dy herë apo më shumë tradhti” si dhe parulla “Partia mbi të gjitha” krahas asaj “Vdekje fashizmit-Liri e popullit!” Tiranë, më 4.8.1981 Diskutim i Ministrit të ushtrisë Popullore Mehmet Shehu mbajtur në mbledhjen e kuadrove kryesore të Ministrisë e të Korpuseve më datën 5.1.1980 me rastin e emërimit të shokut Kadri Hazbiu ministër i Mbrojtjes: (T’i jepet sh. Kadri një kopje) Këtë mbledhje ose takim e bëjmë për t’u komunikuar një vendim të Byrosë Politike në lidhje me disa ndryshime në udhëheqjen e Ministrisë së Mbrojtjes Popullore dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ju e dini se unë deri tash, duke pasur funksionin e Kryetarit të Këshillit të Ministrave kam kryer edhe funksionin e ministrit të Mbrojtjes. E dini gjithashtu se me vdekjen e shokut Hysni Kapo në aparatin e Komitetit Qendror të Partisë u krijua një boshllëk, sepse shoku Hysni drejtonte punët e Partisë në ushtri dhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Në këto situata, duke parë edhe ngarkesën e punës që kam unë, Byroja Politike mori vendim që unë të shkarkohem nga funksioni i Ministrit të Mbrojtjes dhe duke qenë edhe Kryetar i Këshillit të Ministrave do të vazhdoj të bëj edhe punën e shokut Hysni në aparatin e Komitetit Qendror të Partisë për të drejtuar punët e Partisë në ushtri dhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme në linjë Partie. Nga ana tjetër, për të më zëvendësuar mua këtu Byroja Politike vendosi që ministër i Mbrojtjes Popullore të emërohet shoku Kadri Hazbiu. Kurse për të zëvendësuar shokun Kadri Hazbiu në Ministrinë e Punëve të Brendshme ministër i Punëve të Brendshme emërohet shoku Feçorr Shehu. Këto janë ndryshimet organizative që bëri Byroja Politike. Këto ndryshime nuk do të komunikohen zyrtarisht tash për tash derisa të vijë momenti i përshtatshëm për t’i shpallur, sepse duhen bërë veprimet ligjore juridike nga Presidiumi i Kuvendit Popullor. Kështu, siç e thashë, ministër i Mbrojtjes vjen shoku Kadri. Shoku Kadri ka një bagazh dhe eksperiencë të madhe lufte, pune, organizimi e drejtimi. Ai ka marrë pjesë në Luftën Nacionalçlirimtare që në fillim e deri në mbarim dhe ka kryer funksione të rëndësishme në drejtimin e trupave. Pra, ai ka eksperiencën e madhe të Luftës Nacionalçlirimtare, të ndërtimit e të mbrojtjes së socializmit. Gjatë këtyre 35 vjetve, shoku Kadri ka qenë jo vetëm i lidhur me veprimtarinë luftarake të ushtrisë jo vetëm me veprimet e luftës për asgjësimin e bandave diversioniste, që kanë qenë me qindra dhe që janë asgjësuar me sukses, por dhe në pikëpamje të drejtimit të ushtrisë ai ka marrë pjesë aktivisht. Është edhe anëtar i Këshillit të Mbrojtjes dhe, si i tillë, është përpunues dhe aprovues i planit operativo-strategjik të mbrojtjes së vendit dhe i planeve operative të çdo korpusi dhe njësie të ushtrisë. Ai vazhdimisht ka ndjekur përgatitjen luftarake dhe ka qenë në korent të problemeve të mbrojtjes. Byroja Politike dhe unë jemi të bindur se me ardhjen e shokut Kadri si ministër i Mbrojtjes puna do të forcohet edhe më tepër për faktin se unë, duke pasur edhe funksionin e kryeministrit, fizikisht nuk kam pasur mundësi dhe kohë që të merrem nga afër ditë për ditë me problemet, siç mund të merret një ministër që është i përhershëm e që kryen vetëm këtë funksion. Byroja Politike dhe Komiteti Qendror i Partisë kanë besim të plotë se shoku Kadri do ta kryejë me sukses këtë detyrë, sepse ai do t’i ketë krahë të ngrohtë, sepse ka një aparat e një kolektiv të shëndoshë rreth e përqark tij këtu në Ministri, të përgatitur politikisht e ushtarakisht në të gjitha drejtimet. (vijon numrin e ardhshëm)


20

«

Kulturë Dhunimi i kishës së Valshit

Pas dëmtimit dhe vjedhjes barbare të kishës së Shënepremtes në Valas të Elbasanit, ku janë marrë dhe dëmtuar disa afreske të ikonografit të madh shqiptar Onufri, të cilat i përkasin periudhës pasbizantine, Ministria e Kulturës ka reaguar me anë të një konference për shtyp. Drejtori i Trashëgimisë Kulturore pranë kësaj Ministrie, Olsi Lafe, është shprehur se me infrastrukturën aktuale është e pamundur për Ministrinë që të ruajë me kohë të plotë monumentet e kulturës, qofshin ato edhe të gradës së parë, duke e lënë kështu mbrojtjen e tyre kryesisht në dorë të fatit. “MTKRS administron

Dorëzohet Ministria: Si ruajmë monumentet e kulturës

një territor shumë të madh. Duke qenë se numri i monumenteve të kultit është shumë i madh dhe shumë prej tyre ndodhen në zona rurale, larg qendrave të banuara, është e pamundur të kontrollohen pa ndërprerje gjatë 24 orëve”, - ka thënë Lafe. Lidhur me rastin konkret MTKRS ka njoftuar se është ngritur një tryezë tekni-

ke e posaçme për monitorimin e ngjarjes. Kjo tryezë, e kryesuar nga prefekti i qarkut Elbasan, ka në përbërje të saj ekspertë policie, të Shërbimit Informativ Kombëtar, ekspertë monumentesh, përfaqësues nga pushteti lokal dhe nga përfaqësues të komunitetit. Nga inspektimi është konstatuar se “afresku është dëmtuar,

E enjte 10 janar 2013 •

goditur, prerë dhe shkulur në mënyrë të dhunshme dhe mekanike nga mjete të forta”. Zoti Lafe ka pohuar se dëmi i kryer është i pakthyeshëm dhe se Ministria po bashkëpunon me të gjitha instancat vendore dhe Policinë e Shtetit për kapjen e personave që e kanë shkaktuar këtë krim makabër ndaj kishës, e cila daton që prej vitit 1540 dhe mbart vlera të rralla kulturore të artit mesjetar shqiptar. Gjithashtu Lafe ka kërkuar ndihmën e publikut për ruajtjen e objekteve dhe raportimin e ngjarjeve të tilla në zonat ku ata banojnë. Ai ka thënë se Ministria ka dërguar prej disa kohësh një kërkesë pranë departamentit të ad-

“Të gjithë mbi një qiell”, realiteti i shoqërisë shqiptare në një ekspozitë

N

xitja e prodhimit dhe promovimit të suvenireve është në qendër të një aktiviteti që GTZ në bashkëpunim me Bashkinë Korçë dhe organizatën “Njerëz dhe Ide” do të zhvillojnë së shpejti. Një konkurs për të nxitur dhe promovuar vlerat e suvenireve nxit pjesëmarrjen e gjithë artizanëve të Shqipërisë, duke synuar nxitjen e traditës në këtë drejtim. Ajo çfarë vihet re sot në kinkaleritë apo dyqanet kushtuar suvenireve është se prodhimet që tregtohen shumica dërrmuese janë prodhime që vijnë nga Kina ose nga Turqia. Ndërkohë, që vendi ynë ka pas një traditë mjaft të mirë të këtyre prodhimeve, referuar veçanërisht atyre që prodhoheshin në artistiken “Migjeni”. Rilindja dhe sjellja në vëmendje e prodhimeve suvenir Made in Albania është jo vetëm një dëshirë për të sjellë në vëmendje këto prodhime, por edhe për të afruar drejt këtij profesioni ata njerëz që e bëjnë me pasion këtë punë. Sipas drejtoresh së Organizatës “Njerëz dhe Ide”, Julia Sinanaj, krijuesit shqiptarë të këtyre suvenireve, do të shërbenin jo vetëm për prodhim në vend, por edhe për një prezantim të tyre dinjitoz, ku përveç markës shqiptare që do të mbajnë, evidentojnë një vlerë të vendit, si dhe promovojnë Shqipërinë në çdo ambient ku ato do të prezantohen. “Pas disa studimeve të bëra, veçanërisht në rajonin e Korçës, ku ka qenë mjaft popullor ky aktivitet, sot shihet se është lënë në harresë të plotë”. Pavarësisht vendndodhjes në Korçë, në këtë konkurs mund të marrin pjesë aplikantë nga i gjithë vendi. “Qëllimi i kësaj iniciative nuk është vetëm qyteti, por nxitja e traditave dhe suvenireve shqiptare”, shprehet Sinanaj, sipas së cilës ky është një element ky mjaft i rëndësishëm dhe që aktualisht i mungon turizmit Shqiptar. “Nuk ka gjë më normale në çdo vend që kur turistët largohen nga një vend të mos marrin një kujtim nga vendi ku kanë shkuar. Ndaj këto suvenire do të shërbejnë edhe për këta turistë, që kur të lënë kufirin shqiptar të mos marrin me vete një suvenir që mban vulën “Made in Turkey”, por pse jo Made in Albania”. Në këtë konkurs për suveniret do të përfshihen artizanale nga të gjitha rrethet e Shqipërisë, studentë të Akademisë së Arteve, etj. Sipas drejtoreshës Sinanaj, në fund të konkursit tre fituesit do të mbështeten financiarisht nga ky projekt për të zhvilluar punën e tyre krijuese në kthimin e një biznesi të vogël. Ajo çfarë vihet re sot në kinkaleritë apo dyqanet kushtuar suvenireve është se prodhimet që tregtohen shu-

ministratës publike dhe Ministrisë së Financave. Në të kërkohet një reformë e sistemit të trashëgimisë dhe rishqyrtimi i sistemit të drejtorive rajonale të kulturës në bazë qarqesh, gjë që do të garantojë edhe shtimin e kujdestarëve dhe brigadave të mirëmbajtjes për to. MTKRS ka investuar gjatë vitit 2012 në 9 (nëntë) objekte kisha dhe manastire monumente kulture në kuadër të Fondit të Zhvillimit Rajonal vlerën e 27.6 milionë lekë. Sipas deklaratës nga MTKRS-së, këto fonde u janë dhënë njësive të qeverisjes vendore. Investimet janë shtrirë në qarkun e Fierit, Gjirokastër, Korçë, Vlorë dhe Sarandë.

Suveniret shqiptare, artizanët shqiptarë në konkurs Nuk ka gjë më normale në çdo vend që kur turistët largohen nga një vend të mos marrin një kujtim nga vendi ku kanë shkuar. Ndaj këto suvenire do të shërbejnë edhe për këta turistë, që kur të lënë kufirin shqiptar të mos marrin me vete një suvenir që mban vulën “Made in Turkey”, por pse jo Made in Albania”. Në këtë konkurs për suveniret do të përfshihen artizanale nga të gjitha rrethet e Shqipërisë, studentë të Akademisë së Arteve

mica dërrmuese janë prodhime Made in China ose Made in Turkey. Ndërkohë, që vendi ynë ka pas një traditë mjaft të mirë të këtyre prodhimeve, referuar veçanërisht atyre që prodhoheshin në artistiken “Migjeni”. Ndaj, në këtë kuadër rilindja dhe sjellja në vëmendje e prodhimeve suvenir Made in Albania është jo vetëm një dëshirë për të sjellë në vëmendje këto prodhime, por edhe për të afruar drejt këtij profesioni ata njerëz që e bëjnë me pasion këtë punë. Sipas drejtoresh

së Organizatës “Njerëz dhe Ide”, Julia Sinanaj, krijuesit shqiptarë të këtyre suvenireve, do të shërbenin jo vetëm për prodhim në vend, por edhe për një prezantim të tyre dinjitoz, ku përveç markës shqiptare që do të mbajnë, evidentojnë një vlerë të vendit, si dhe promovojnë Shqipërinë në çdo ambient ku ato do të prezantohen. “Pas disa studimeve të bëra, veçanërisht në rajonin e Korçës, ku ka qenë mjaft popullor ky aktivitet, sot shihet se është lënë në harresë të plotë.

“Të gjithë mbi një qiell” titullohet ekspozita e çelur në galerinë FAP të Universitetit të Arteve. Ekspozita organizohet nga artistë e rinj të Tiranës dhe Durrësit dhe vjen në edicionin e saj të dytë. Në të prezantohen 23 artistë, mes të cilëve nuk mungojnë dhe artistë të rinj që studiojnë në Itali apo dhe artistë italianë. Në të prezantohen piktura, skulptura, instalacione, videoart, të gjitha në fokus të problemeve që hasen në realitetin që jeton sot shoqëria shqiptare. Ekspozita u bë e mundur duke u bashkuar të gjithë artistët mbi idenë e temës “Të gjithë mbi një qiell” dhe është organizuar vetëm me forcat e tyre, pa asnjë sponsorizim tjetër. “ ‘Të gjithë mbi një qiell’ është një grupim mes të rinjsh që bazën e ka në Itali dhe tashmë ka ardhur dhe në Shqipëri. Të gjithë ne jemi mbi një qiell. Tema ka lidhje me realitetin që jetojmë sot jo vetëm në Shqipëri, por dhe në botë”, shprehet artisti Edison Tahiri. Tema të ndryshme, që kanë të bëjnë me artin social dhe merren me problematikat e jetës përbëjnë linjën e prezantimit të punëve artistike. Artistët shprehin një shqetësim të brendshëm për anën sociale, realitetin që hasin përditë. “Mungesa e përkrahjes, cungimi i shprehjes në art, trafiku jo vetëm ai i makinave, por dhe i gjithë kaosi që jetohet sot vjen në këtë ekspozitë. Kjo ka qenë ajo që ka mbledhur artistët për të bërë diçka të re në art”, shprehen organizatorët. Ata pohojnë se me anë të ekspozitës duan të sensibilizojmë njerëzit që arti nuk merret vetëm me anën vizive. “Mua më shqetëson kur eci rrugës trafiku, nuk ka semaforë. Më shqetëson tradita e veriut, kanuni i Lek Dukagjinit, gjakmarrja, ngujimi. Unë këtë shqetësim e kam prezantuar me anë të tablosë sime të titulluar “Djep”. Nëse ne marrim problematikat e ngujimit, ne duam të kërkojmë dhe paqe me një familje tjetër dhe kjo vjen dhe tek “Djep”, i cili është një paqe. Ky është një fenomen tronditës në shoqërinë shqiptare dhe akoma nuk është hequr mentaliteti i dikurshëm, gjakmarrja është një problem që ekziston sot. Por edhe urbanizmi sot është një tjetër problem, me të cilin ne hasemi çdo ditë. Piktura, skulptura, isntalacione, videoarti, të gjitha në fokus të problemeve që hasen sot në realitetin që jeton shoqëria”, shprehet artisti Rezart Tozaj. Në këtë ekspozitë janë rreth 33 punime pikture, tre skulptura dhe dy videoart.“Të gjithë mbi një qiell” është një projekt që synon të jetë dhe në qytete të tjera të vendit. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datë 15 janar.


• E enjte 10 janar 2013

Manuali i seksit

N

jë manual i seksit i shekullit 17, që gabimisht i atribuohej Aristotelit, do të dalë në ankand në Edinburg. Libri tabu ishte i njohur për vizatimet eksplicite të pozitave seksuale. Një manual për seks dhe shtatzëni që daton që nga viti 1680, i cili gabimisht i ishte atribuar Aristotelit, do të dalë në ankand gjatë këtij muaji në Lyon & Turnbull në Angli. “Aristotle’s Compleat Master-Piece” mund të jetë ndaluar në Britani deri në vitet e gjashtëdhjeta, sipas disa burimeve, megjithëse kjo është e dyshimtë. Një gjë është e sigurt: “Ka qenë tabu dhe shumë njerëz nuk kanë dashur ta kenë emrin në të”, tha specialistja e librit në Lyon & Turnbull, Cathy Marsden, gjatë një interviste. Sa për faktin se pse libri i ishte atribuar Aristotelit, ‘ne mendojmë se ishte vetëm sa për ta rritur në njëfarë mënyre profilin e librit”, tha Marsden. Gjithashtu ka pasur disa sugjerime se pjesë nga libri, ndonëse jo aq shumë, mund t’i atribuohen veprës së Aristotelit. Një pjesë gjithashtu duket se vjen nga vepra e fizikanit të shekullit 17, Nicholas Culpeper, si dhe nga vepra e shenjtit mendimtarit të madh të shekullit 13, Albertus Magnus. Libri, megjithëse

konsiderohej tabu, ishte një ‘kënaqësi e seksit’, i njohur për vizatimet eksplicite të pozitave të seksit dhe gjëra të tilla. Imazhet në këtë ‘kryevepër’ tregojnë një bust gruaje dhe vizatime të fëmijëve flokëgjatë me gjymtyrë shtesë dhe, sipas gazetës “The Guardian”, një imazh që tregon një bust gruaje të çelur në pritje të shfaqjes së një bebeje në mitrën e saj. Por, Marsden tha se nuk ka imazhe eksplicite në të. “Në një farë mënyre shpjegon avitjen e martesës dhe moshën se kur të rinjtë duhet të martohen dhe pastaj vazhdon të tentojë të shpjegojë faktin se pse fëmijët kanë gjymtime; këtë e quajnë lindje monstruoze”, tha Marsden për LiveScience. “Ata shpjegojnë se si të krijojnë fëmijë meshkuj dhe femra”, tha Marsden, duke shtuar se libri përshkruan se në çfarë faze të hënës duhet bërë marrëdhënie për të lindur një mashkull apo femër. Në seksionin e librit të titulluar “Of monsters and monstrous births”, autori/autorët i përshkruajnë fëmijët e shpërfytyruar dhe flokëgjatë si ‘përbindësha’. Për shembull, në disa edicione të librit, shkruan, “Një tjetër përbindësh, që përfaqëson një fëmijë flokëgjatë: Ishte i mbuluar me flokë sikur një bishë. Ajo që e bënte më të frikshëm ishte se kërthiza e tij ishte në vendin

ku duhej të ishte hunda dhe sytë e tij ishin të vendosur në vendin ku duhej të ishte goja, ndërsa goja e tij ishte në mjekër”. “Është një pjesë ku thuhet se një fëmijë ka lindur i zi për shkak se nëna e tij po mendonte për një zezak në momentin kur e kishte krijuar”, tha Marsden. Në seksionin e një botimi të librit që shpjegon se ç’ka është mbetja shtatzënë’ autori shkruan, “Ditën e parë pas mbetjes shtatzënë ajo ndien një drithërimë të vockël që i sillet nëpër tërë trupin; një gudulisje në mitër, një dhimbje të vogël në pjesët e ulëta të barkut”. Ky pasazh tenton të përshkruajë ‘marramendjen’ dhe ‘puçrrat në fytyrë’ që me sa duket mendohej se shfaqeshin pak ditë pas mbetjes shtatzënë. Një pjesë tjetër detajizon ‘udhëzimet për gratë e moshës së mesme’. Sipas “The Guardian”, edicioni që është vënë në ankand nga Lyon & Turnbull mund të jetë botuar në vitin 1766. Oferta do të fillojë më 16 janar në shtëpinë e ankandeve në Edinburg me rreth 300 apo 400 funta. Gjërat tjera që do të vihen në ankand po të njëjtën ditë përfshijnë historinë e rrallë në tetë vëllime “A History of the Birds of Europe,” nga ornitologjisti i shekullit 19 Henry Dresser, sikurse edhe harta e ngjyrosur me dorë e Afrikës e shekullit.

Lezhë, shtëpia 2-shekullore e Zekajve drejt shembjes Shtëpia më shumë se 200-vjeçare e Zekajve në lagjen “Shehër” të Lezhës, monument kulture i kategorisë së parë, po shembet. Çatia e dëmtuar është pjesa kryesore që me depërtimin e lagështirës ka shkatërruar muret e brendshme, të veshura me dru të gdhendur të shtëpisë. Po ashtu dyert dhe dritaret e gdhendura me një art të rrallë janë kalbur. Turistët e huaj kanë shfaqur interes në vazhdimësi për të vizituar ndërtesën e rrallë edhe pse të degraduar dhe të mbuluar me ferra. Sipas specialistëve të monumenteve të kulturës, rikthimi i shtëpisë në muze do ta bënte atë

destinacion për turistët vendas dhe të huaj dhe do të ndikonte në rritjen e të ardhurave të drejtorisë rajonale. “Mua më çudit fakti se si ka mundësi që të tregohet kaq indiferencë për këtë monument që për mendimin tim i ka shoqet e rralla. Është një nga shtëpitë popullore, me karakter qytetar që ka një specifikë të veçantë për në Veri, përjashto ata të Shkodrës. Është indiferencë, moskordinim i institucioneve që e ka lënë që të shkatërrohet dhe degradohet në një mënyrë të tillë sa tani kërkon një kosto të konsiderueshme për restaurim”,- shprehet Dedë Margjoni, Specialist i Monumentëve

të Kulturës. Në vitin 1794 kur kjo shtëpi u shpall monument kulture, iu dorëzua shtetit nga familjarët dhe për këtë ata u kompensuan. Po në këtë vit shtëpia e Zekajve iu nënshtrua restaurimit të parë, ndërsa në vitin 1981 restaurimit të dytë. Që atëherë ndërtesa me vlera të rralla arkitekturore dhe me histori të pasur, jo vetëm nuk është restauruar, por as nuk është ruajtur.

Kulturë

»

21

Zbulohet piktura e vjedhur e Matisses Një detektiv britanik i artit ka zbuluar pikturën e vjedhur të artistit francez Henri Matisse, që ishte vjedhur nga një muze në Stockholm, 25 vjet më parë. Vepra e titulluar “Le Jardin” ka vlerën mbi 916 mijë dollarë është gjetur nga Christopher Marinello, i cili është detektiv i specializuar i artit në “Art Loss Register” në Londër. “Është fantastike që vepra është kthyer prapë”, ka thënë Kristin Ek, zëdhënëse e muzeut “Moderna Museet” në Stockholm. “Ishte vjedhur para shumë kohësh dhe ne realisht thuajse kishim hequr dorë nga shpresat”, ka shtuar ajo. Piktura ishte vjedhur në maj të vitit 1987, kur një hajdut kishte hyrë në muze gjatë natës. Vjedhja ishte raportuar edhe në Interpol edhe në “Art Loss Register” (Regjistrin e Artit të Humbur), që është institucioni më i madh me databazën e veprave të vjedhura, të humbura dhe të plaçkitura. Piktura u gjet pasi një diler arti në Britani kishte rënë në sy të detektivëve të “ALR”-së, para se të arrinte ta shiste atë. “Jemi të lumtur që piktura duket të jetë në gjendje të mirë”, ka thënë Ek nga “Moderna Museet”. “Ky është një fillim i mirë”, ka shtuar ajo. Marinello nuk ka dashur të japë detaje se si ka mbërritur deri te vepra e Matisses. “Nuk kam thyer as duar dhe as nuk kam paguar asgjë”, ka thënë ai, derisa ka shtuar se piktura do t’i kthehet muzeut suedez përmes Ministrisë së Kulturës të Suedisë. Muzeut “Moderna Musset” në Stockholm ende i mungon një pikturë e Georges Braque, e cila ishte vjedhur në vitin 1993. Arti i

vjedhur është një industri fitimprurëse që sjell 6-7 miliardë dollarë për vjedhjet që bëhen brenda çdo viti dhe rënia ekonomike globale ka ndikuar në rritjen e krimeve, ka njoftuar Marinello. Vitin e kaluar, për shembull, ishin bërë vjedhje të pikturave të Picassos, Matisses, Mondet dhe të tjerë artistë modernë nga muzeu “Kunsthal” i Rotterdamit, në vlerë prej dhjetëra miliona dollarëve. Në regjistrin e “ALR-së” figurojnë mbi 360 mijë vepra të vjedhura, prej të cilave Marinello thotë se ka disa që në veçanti e sfidojnë t’i gjejë. Në radhë të parë janë pikturat e artistëve si Vermeer, Degas dhe Rembrandt, vlera e të cilave arrin 300 milionë dollarë, që ishin vjedhur nga “Isabella Steëart Gardner Museum” në Boston në vitin 1990. Vepra e Mattises kishte qenë e vetmja që ishte plaçkitur në një sulm të bërë në vitin 1987. Hajdutët e kishin thyer derën kryesore të muzeut dhe e kishin marrë pikturën nga muri. Ata kishin ikur para se të mbërrinin rojat e sigurimit, 10 minuta pasi ishte ndezur alarmi dhe prej atëherë fati i pikturës kishte mbetur mister. Asokohe një zëdhënës nga muzeu kishte thënë se piktura ishte tepër e njohur për t’u shitur në treg të hapur. “Unë përgëzoj muzeun që nuk ka dhënë para për kthimin e saj një shekull më parë. Veprat e vjedhura të artit nuk kanë vlerë reale në tregun legjitim dhe ato gjithmonë kthehen... Është vetëm çështje kohe”, ka thënë Marinello. “Le të themi se kjo është një dhuratë Krishtlindjeje për popullin suedez”, ka shtuar ai.

Ekonomia amerikane, vjen vëllimi i dytë i “Revolta e atlasit” Ka mbërritur në librari vëllimi i dytë i romanit “Revolta e atlasit”. Libri me elementë romance, misteri dhe politike i shkrimtares dhe filozofes amerikane, Ayn Rand, i shqipëruar nga Amik Kasaruho sjell një panoramë më të qartë, por më të rrezikshme të situatës së vështirë ekonomike në Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë që identifikon armiqtë, lë ende në mister zhdukjen e

njerëzve më të zotë të botës. I botuar vitin 1957 “Atlas Shrugged”, i përkthyer në 23 gjuhë të botës ka shitur mbi 30 milionë kopje dhe u rikthye në modë në vitin 2008 kur në Amerikë pllakosi sërish kriza ekonomike. “Revolta e atlasit” është një ndërthurje e arrirë e letërsisë dhe filozofisë, politike e ekonomike dhe një nga librat më me ndikim në SHBA.


22

« speciale

E enjte 10 janar 2013 •

Diskutim mbi artikullin “Kur edhe shkenca ‘mashtron’”

Nga Gëzim Shkupi ashtrimi si ndjenjë, si veprim, dhe si ide ka lindur me njeriun. Thonë se nuk ishte gjarpëri që e mashtroi Adamin të hante mollën e ndaluar, e cila e bëri të duket lakuriq dhe i ngeli në fyt (molla e Adamit në gushën e meshkujve), por ishte Adami që mashtroi edhe vehten edhe Evën të hante mollën që ta shihte lakuriq, dhe i ngeli molla në fyt duke parë Evën lakuriq. Duke lexuar artikullin “Kur edhe shkenca “mashtron” të botuar në gazetën “Metropol” të datës 5 janar me mbi-titullimin “Pesë prej mashtrimeve dhe zhgënjimeve më të çuditshëm të historisë së shkencës” fillimisht mendova se artikullshkruesi është njeri i sinqertë dhe i padjallëzuar, sepse edhe në shkencë edhe në historinë e jetës së njeriut mashtrimet janë me shumë shifra. Së pari duhet thënë se MASHTRIMI i ka të dy anët: edhe i keq edhe i mirë. Mashtrimi, pa diskutim, që në përgjithsi cilësohet i keq sepse gënjen apo zhgënjen apo dëmton tjetrin. Mirëpo ndodh që për shkak të padijes, të pafuqisë, të pamundësisë për të kryer diçka detyrohesh të mashtrosh, këtu ka raste kur mashtrimi mund të duket veprim i mirë. Pikërisht këtu lind edhe Filozofia e Mashtrimit dhe vetë zhvillimi i shoqërisë njerëzore sigurohet me anën e fillesave mashtruese që kur stilizohen dhe sigurojnë të dhëna dhe ligjshmëri të saktë bëhen të dobishme. Si mashtrim të parë artikulli i cituar rreshton lajmin e gushtit 1835 të gazetës “New York Sun” se “Hëna ishte e banuar”, lajm që e mërziti së tepërmi astronomin e famshëm Hershel, sepse gazeta e kishte cituar si zbuluesin e jetës në Hënë të parë me anën e teleskopit të tij. Po fundja kjo nuk i prishte punë njeriu. Ndërsa 12 vjet më vonë, më 1847, australianët sajuan ekzistencën e dy fshatrave në Shkretëtirën Gibson që do të votonin një kandidat laburist dhe votimi do të bëhej me telegraf (sepse që t’i arrije ato fshatra në Australinë Perëndimore do të duheshin dy javë me mjetet e kohës), dhe kjo bëri të humbte votimet kandidati konservator Austin. Kjo nuk mbaron me kaq. Ky sistem mashtrimi u eksportua në Kaliforni në votimet për guvernator të vitit 1848 ku rezervati indian i San Diegos ishte ndarë në dysh dhe ishte shtuar me meksikanë. Prandaj listat e votimit po nuk u verifikuan në qelizë prodhojnë si fitues, ashtu edhe humbës. Sistemi i votimit ka gjithmonë plasa, prandaj toleranca është një element themelor në filozofinë e mashtrimit, sepse ekziston mundësia të interpretosh si numrin plus, ashtu dhe numrin minus. Në vitet 1993, kur

M

FILOZOFIA E MASHTRIMIT

e mirë apo e keqe

punoja në Itali, ndihmova informaticienin Valerio Forlivese (krijuesi i sistemit të numërimit të votave si në Itali ashtu dhe në Gjermani) për votimet lokale në komunën e Oristanos në Sardenjë. Aty mësova se kishte shtatë mënyra për të mashtruar në numërimin e votava. Po citoj dy raste: 1 - Në një lagje të kryeqendrës kishte një varg banesash me dy dalje, që rezultonin në rrugë të ndryshme, që nga ana tyre shënoheshin në pika të ndryshme votimi. 2 - Shumë banorë në Oristano kishin dy mbiemra, gjë që lejonte rritjen artificiale të numrit të votuesve duke i shkëmbyer vendet mbiemrit para dhe atij të dytë. Si mashtrim të dytë na citohet se disa astronomë të shekullit XIX të gjurmonin një planet me emrin Vullkan që turbullonte planetin Mërkur, orbita eliptike e të cilit kishte një zhvendosje të perihelit. Dhe në eklipsin diellor të vitit 1878 disa astronomë këmbëngulnin se e kishin parë Vullkanin afër Mërkurit. Mirëpo Teoria e Relativitetit të Përgjithshëm që Ajnshtajni shpalli në vitin 1915 shpjegonte se zhvendosja e perihelit vinte nga deformimi i madh i hapsirëskohë pranë Diellit (meqë Mërkuri është planeti më i afërt i tij në sistemin tonë diellor). Përfundimisht sot jemi të qetë se planeti turbullues Vullkan ishte një artificë për të plotësuar mungesën e teorisë së saktë interpretuese, pra shëmbëllente me një mashtrim nevojtar. Mirëpo emri Vullkan mua më kujton një mashtrim financiar. Në maj të vitit 1992, në Panairin Ndërkombëtar të Sallave të Shfaqjeve, ku përfaqësoja firmën CRVdue-Forli të kontruksioneve aerotermike, mora një ftesë pune nga një zonjushë nga ishulli Lipari (ishull në detin Tirren). Mbas dy javësh ramë dakord me telefon dhe unë shkova në ishullin Lipari me

itenerarin Forli-Mesina-Melacotraget-Lipari. Pashë diskotekën që sapo kishin ndërtuar, më kërkuan të projektoja edhe impiantin për një hotel 6-katësh, dhe çdo gjë shkoi normalisht, e plotësuar me turizmin e këndshëm. Por kur dorëzova projektet, më kërkuan edhe kopje pa kokë emëruese, sepse thanë kemi paguar firmën CRV edhe për këtë. Meqë m’u duk problematike u konsultova me avokatin financiar Dott. D’Auria (ekspert i financës evropiane). Dott.D’Auria më shpjegoi se

sipas ligjit evropian 4/91 një pjesë të kostos të impiatit të ajrit të kondicionuar e paguan bashkia ose komuna ku ndodhet lokali, dhe pikërisht 50% të vlerës. Pra, duke e vënë në përdorim në dy-tre diskoteka dhe dy-tre hotele të ngjashëm, që ishin në ishullin Vullkan pranë ishullit Lipari, zonjusha simpatike e Liparit siguronte një fitim të majmë (duke pasur parasysh se një impiant në ato zona shkonte 1-5 milionë dollarë). Dhe për t’a siguruar legalisht fitimin e saj zonjusha ishte bërë

ortake në të gjitha ata hotele dhe diskoteka të ishullit Vullkan. Do të dukej e çuditshme kur mësova se një praktikë të tillë po përgatitet ose edhe ka përfunduar në Tiranë. Në Tiranë kemi rektorin e Universitetit të Tiranës Prof. Dhori Kule, që nga socialdemokrat u shndërrua në demokrat (sepse meqë merret vetëm me interesat e tija e hoqi parashtesën social) mbasi ia doli të ndryshojë ligjin e zgjedhjes së rektorit nga një legjislaturë në dy (pra u rizgjodh), arriti të komandojë Ndërtimin e Kampusit Universitart të ri të Tiranës, që do të kapë vlerën e disa dhjetëra milionë eurosh ose më shumë. Ekspertët e biznesit në metropolin tonë më treguan po atë skemë që pata mësuar nga zonjusha e ishullit Vullkan, pra rektori Dhori do të ketë paketë aksionesh me të gjitha firmat (nga ndërtuesi deri te blerja e orendive dhe pajisjeve të nevojshme për një universitet të plotë si ky i Tiranës), kështu që në deklarimin e pasurisë nuk do të kuptohet se u mor ryshfet për mbyllje kontrate, sepse shënohet tek rubrika “të ardhura të tjera legale”. Si mashtrim të tretë artikulli që diskutojmë shënon se fillimisht astronomi amerikan Lowell dhe pastaj astronomi italian Schiaparelli (1877) thonin se kishin parë me teleskopët e tyre kanale në sipërfaqen e Marsit, pra aludonin për kanale vaditëse, dhe si rrjedhim për zhvillimin e një jete bujqësore aq të nevojshme për një shoqëri qeniesh të gjalla. Në vitet ‘60 e ‘70 të shekullit XX sondat Mariner të dërguara nga NASA vërtetuan se planeti i kuq nuk kishte kanale. Por me studimet e sotme të NASAs që ka hedhur disa sonda të tjera në Mars jepet si e mundur prania e ujit, që është një element bazë për jetën, si dhe po programohet dërgimi i eksploratorëve dhe ngritja e një kampi me serë jete në sipërfaqen e Marsit. Pra, mashtrimi këtu është në udhëkryq. Por dukja dhe zhdukja e kanaleve të Marsit, pra ekzistenca ose jo e jetës marsiane, më ngjan pak me fushatën e nisur të zgjedhjeve të qershorit. Pa u zgjatur shumë, po përmend për rast një deklaratë soclialiste të zonjës Valentina se: ”Na duhen dy mandate për ta plotësuar programin e rilindjes së Shqipërisë”. Kështu që atë që shoh unë thonë propaganduesit ju do ta shihni mbas 10 vjetësh. Sonda vërtetuese në këtë rast është koha, sepse atë që sheh ti, unë nuk po e shoh. “Imagjinoni Tokën si një top të zbrazët me një të hapur në çdo pol. Në sipërfaqen e brendshme ka oqeane dhe kontinente, ashtu si dhe në atë të

jashtme”. Kështu fillon mashtrimi i katërt, i nisur nga veterani amerikan John, i vazhduar nga astronomi i famshëm Halley dhe i mbyllur nga fizikanti Teed, i cili pretendonte që ka edhe banorë brenda Tokës. Vështirë t’i japësh përgjigje një teze të tillë që jepej vetëm për të shpjeguar ndonjë ide të shkëputur, pa arsyetuar se si mund të shkëmbehet një botë e gjallë si Toka me një lodër të ndërtuar në ndonjë fshat kinez. Unë them se heronjtë tanë të nderuar kanë qënë të uritur, pra me stomak të zbrazur, kur janë shprehur për Tokën e zbrazur me dy vrima në pole. Si mashtrim të pestë, serviret libri “Botë drejt përplasjes” i Velikovsky, i botuar në vitin 1950, ku ndër të tjera shkruhej se “planeti Jupiter lëshoi një masë materiali planetar që mori formën e një komete përpara se të shndërrohej në planetin Venus (ose Afërdita)”. Debati për pasaktësitë shkencore të librit zhvilluan një debat të gjerë duke e bërë të famshëm. Edhe sot e gjen këtë libër nëpër librari, sepse njerëzit duke bërë analogji me atë katastrofë të ndodhur 65 milionë vjet më parë kur një asteroid goditi Tokën dhe kjo përplasje solli zhdukjen e dinosaurëve. Bile edhe dy muaj më parë u diskutua se një asteroid “Epse” do t’i vinte Tokës 136 mijë kilometra e ndofta mbas 36 vjetës kjo distancë do të bëhej 36 mijë kilometra (aty ku rrinë satelitët e Eurovisionit). Unë them se Velikovsky hante darkë rëndë, dhe me stomak të tejmbushur sheh gjithmonë ëndrra me përplasje. Megjithatë, probabiliteti i përplasjes së Tokës me ndonjë trup qiellor me dimensione kërcënuese nuk është Zero, prandaj dhe NASA me teleskopët e saj hapsinorë si Fermi, Kepler, Hublle, Chandra vëzhgon në të gjitha dimensionet e dritës. Gjithashtu duhet përmendur premtimet e shkencës zviceriane që ndihmon zhdukjen e satelitëve artificialë që nuk pëdoren më, dhe këtu fusin edhe asteroidët e vegjël ose meteorët dimensionale. Fundja duhet ta pranojmë se Toka aventuron në hapsirën kozmike, kështu që mashtrimin e Velikovskyt ta shikojmë si rast, por pa e zmadhuar. Rasti i Velikovskyt mua më ngjason me fillimin e betejës zgjedhore, ku kundërshtarët godasin më fort. Duket kjo bëhet edhe për t’i hequr frikën vetes edhe për të shtangur kundërshtarin. Mirpo beteja zgjedhore sapo ka filluar dhe nuk del akoma se kush po mashtron më shumë, sidomos tani që na kanë dalë edhe aktorë të rinj. Pra, të presim që mashtrimet të konturohen më mirë pastaj edhe mund të japim ndonjë mendim.


sport • E enjte 10 janar 2013

Mesi: Nuk ndihem i plotë pa Botërorin Lionel Mesi ka pranuar se fitorja e Kupës së Botës me Argjentinën është e vetmja gjë që mungon në karrierën e tij të jashtëzakonshme, ndonëse është vetëm 25 vjeç. Ylli i Barcelonës është i pari në histori që ka marrë katër herë “Topin e Artë”, për më tepër në katër edicione radhazi, ndërsa ka filluar debati nëse ai mund të cilësohet që tani si më i madhi në historinë e futbollit. Por, vetë lojtari tregon se do të ishte gati të ndërronte cilindo prej katër trofeve për medaljen e fituesit të Kampionatin Botëror. “Ajo që mungon është fitorja e Kupës së Botës. E vërteta është që jam gati të ndërroj “Topin e Artë” për Kupën e Botës, e kam ndjerë gjithmonë një gjë të tillë. Asgjë nuk mund të krahasohet me kënaqësinë e shpalljes Kam-

P

aris SG është duke përgatitur një ofertë të majme për yllin e Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo, pasi e ardhmja e portugezit në La Liga tashmë është më e pasigurt se kurrë më parë. Tashmë, superfuqia franceze është e gatshme që të shpenzojë një shumë tepër të konsiderueshme për të rrëmbyer sulmuesin me klas botëror. Në një deklaratë për shtyp vetë drejtori sportiv i kryeqytetasve, Leonardo u shpreh: “Kristiano Ronaldo? Paris Sg është kthyer në një klub ku çdo gjë është e rëndësishme. Megjithatë, ai ende është nën kontratë me Realin e Madridit kështu që nuk do të largohet nga aty, për çfarëdolloj klubi. Kur diskuton në lidhje me një transferim të mundshëm për një futbollist si Kristiano Ronaldo, vetëm 4 ose 5-klube në të gjithë botën mund të merren në konsideratë. Paris SG është njëra prej tyre.” Parizienët pas investimeve në verë mbi futbollistë si Tiago Silva apo Zlatan Ibrahimoviç, aktualisht kryesojnë Ligën 1 në Francë. Reali i Madridit ndodhet në vendin e tretë në La Liga, plot 16-pikë prapa kryesuesve të Barcelonës. Ronaldo shqetësoi drejtuesit e Realit të Madridit, teksa shfaqi hapur pakënaqësinë e tij tek ky klub. Asokohe sulmuesi portugez ishte shprehur: “Jam i mërzitur dhe klubi e di një gjë të tillë. Kjo është arsyeja përse unë nuk i festova golat e realizuar. Ronaldo u bashkua me Realin e Madridit për shumën e 80-milionë sterlinave në 2009, duke u shndërruar kështu në blerjen më të shtrenjtë në historinë e futbollit.

pion Bote. Unë dua të arrij suksese me Barcelonën por edhe me kombëtaren time, diçka që e kam thënë gjithmonë”,- është shprehur fituesi i Topit të Artë. Viti 2012 ka qenë magjik për Mesin, i cili ka shënuar 91 gola me fanellën e klubit dhe kombëtaren. Ai mbylli sezonin e kaluar me shifrën rekord të 50 golave të shënuar në kampionat, u bë lojtari i parë që shënon-

Paris SG gati “të rrëmbejë” Ronaldon Paris SG është duke përgatitur një ofertë të majme për yllin e Realit të Madridit Kristiano Ronaldo, pasi e ardhmja e portugezit në La Liga tashmë është më e pasigurt se kurrë më parë

23

Shnajder në dilemë për Gallatasarain Uesli Shnajder i ka orët e numëruara tek Interi. Gallatasarai e ka hedhur hapin e parë, tashmë është radha e holandezit. Skuadra turke ka komunikuar nisjen e bisedimeve, por në të njëjtën kohë edhe gjetjen e marrëveshjes për kalimin e Shnajder në Turqi. Presidenti i klubit nga Stambolli, Unal Aysal ka takuar homologun e tij Masimo Morati dhe ka rënë parimisht dakord për transferimin e holandezit në Turqi në bazën e 11 milion eurove. Në të njëjtën kohë presidenti i Gallatasarait, nga 4.5 milionë euro që i ka ofruar në fillim, i ka premtuar 28-vjeçarit 6.5 milionë euro në vit. Një shumë kjo që po e tundon Shnajderin, por ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për karrierën e tij. Për të bërë zyrtare lajmin pritet vetëm përgjigja e holandezit dhe bashkëshortes së tij, Jolante që të paktën në momentin e parë ka reaguar në rrjetin social “Twiter” duke shkruajtur: “i bukur Stambolli”. Ndërkohë vetë lojtari është duke u stërvitur me Interin dhe njëkohësisht po reflekton mbi ofertën që i ka ardhur. Mund të thuhet se kjo është oferta më e majme që Shnajderit i ka ardhur gjatë merkatos së janarit. Shnajder u ka kërkuar drejtuesve të Gallatasarait kohë për të vlerësuar ofertën e turqve që drejtohen nga trajneri Fatih Terim. Megjithatë përgjigja mund të vijë shumë shpejt, pasi pavarësisht se si Shnajder, ashtu dhe bashkëshortja e tij Jolante dashurojnë Milanon, nuk do t’u vinte aspak keq të provonin edhe kryeqytetin turk. Gjithsesi, holandezi nuk preferon të marrë një vendim të nxituar, pasi shpreson që pas Gallatasarait një skuadër e madhe do t’i bëjë të njëjtën ofertë. Shnajder e di që për të nuk ka më vend tek Interi, por objektivi i tij është të luajë në nivele të larta. Turqia është rritur në vitet e fundit, por ende nuk mund t’i afrohet kampionatit anglez, në të cilin 28-vjeçari ëndërron të luajë. Ndoshta nëse do të ulë pretendimet, ai mund të firmosë për ndonjë skuadër angleze gjatë ditëve të mbetura të merkatos së janarit.

Bari ka përfituar 220 mijë Euro nga trukimet Fakte të tjera të rëndësishme po dalin në dritë, për sa i përket hetimeve mbi skandalin e basteve. Policia e Barit së fundmi ka bërë të ditur se ka arritur në tre konkluzione të ndara nga njëri-tjetri për 36 persona të përfshirë në këtë skandal. Në hetim nga Prokuroria e Barit janë 27 futbollistë, disa prej të cilëve luajnë ende, si Xhilet i Torinos apo kapiteni aktual i Barit, Francesko Kaputo, që akuzohen për mashtrim sportiv. Në përfundim të hetimeve konkluzioni i parë është se takimet e trukuara të Serisë B janë: Bari – Trevizo 0 : 1 e luajtur më 10 maj të 2008-ës dhe Salernitana – Bari 3 : 2, kjo ndeshje është luajtur në 23 maj 2009. Sipas hetuesve këto ndeshje janë shitur nga skuadra e barit, në këmbim të një shume të caktuar parash, që në total arrin në 220 mijë euro. Por, mendohet se Bari ka trukuar ndeshje edhe gjatë kohës që luante në Serinë B. në hetim është ndeshje Bari - Sampdoria 0 : 1 dhe Palermo – Bari 2-1. Tashmë pritet vetëm zhvillimi i procesit gjyqësor, për të mësuar masën ndëshkimore që do të merren ndaj Barit dhe ndaj disa lojtarëve të përfshirë në këtë skandal.

Bekam drejt Katarit

Huntelar mund të largohet për 15 milionë euro Në krizën ekonomike që aktualisht po kalon sporti, një lajm i mirë ndoshta ka qenë rinovimi i sulmuesit Klas Jan Huntelar me Shalke 04. Një ditë përpara Krishtlindjeve, holandezi deklaroi se kishte rinovuar me Shalken deri në vitin 2015. Megjithatë duket se mbi rinovimin e Huntelarit ka një prapaskenë jo fort të pëlqyeshme, e cila mund të lërë të zhgënjyer tifozët e klubit nga Gelsenkirsheni. Duket

kryeredaktor Brahim Shima

s t a f f

te 5 gola në një ndeshje të Ligës së Kampioneve, vendosi rekordin e golave të shënuar në një sezon të Ligës së Kampioneve me 14 të tillë si dhe u shpall golashënuesi më i mirë i këtij aktiviteti për të katërtin vit radhazi, si askush më parë. “Më bëhet shumë qejfi që njerëz të rëndësishëm më vlerësojnë. Çdo vit, objektivi im është të përmirësohem, të mos

rri me aftësitë që kam. Për ato që nuk di, unë mundohem t’i mësoj dhe të përmirësohem”, tha ai. “Në kombëtare, gjatë këtij viti, jam pritur mirë nga tifozët e Argjentinës, pasi tani të gjithë po mbështetin përsëri ekipin, siç nuk ndodhte prej shumë kohësh. Po bëjmë maksimumin që t’u japim njerëzve të Argjentinës më të mirën”, tha sulmuesi. Por Mesi, ka treguar edhe një herë se është një personazh mjaft i veçantë dhe miqësor. Pasi fitoi “Topin e Artë”, ylli argjentinas i ka dërguar një bluzë të autografuar Gerd Myler, ish-futbollistit gjerman që mbante më parë rekordin e golave të shënuar në një vit me 85 të tillë. “Për Gerd Myler, me respekt dhe admirim. Përqafime!”, ishte mesazhi i yllit argjentinas për sulmuesin legjendar gjerman.

»

zv/kryeredaktor: Armand Maho Mariglen Mulla

se klubi gjerman kur ka nënshkruar rinovimin me 29-vjeçarin ka vendosur gjithashtu dhe një klauzolë në kontratën e tij. Kjo klauzolë përfshin largimin e holandezit gjatë merkatos së verës në vitin 2014, megjithatë klubet e interesuara për të duhet të derdhin në arkat e gjermanëve plot 15-milionë euro, 5-milionë më pak se çfarë gjermanët kishin kërkuar për ta lënë atë të lirë gjatë verës së vitit të shkuar.

politika: Oli Xhilaga ekonomia: brikena dervishaj sociale: Ervin Koçi rrethet: blerina spaho kronika: mariglen mulla kultura: blerina goce design&layout: Daniel Prifti, Gëzim Duzha

Adresa: Rr. Dull Keta, nr. 5. (Rr. e Dibrës), Tiranë

Dejvid Bekamit i është ofruar një kontratë dy vjeçare prej 20 milionë sterlinash për t’iu bashkuar Superligës së futbollit në Katar. Një burim mjaft i sigurt në vendin arab u shpreh: “Kur bëhet fjalë për ofertat në të holla, Katari formulon më të mëdhatë. Figura të rëndësishme në kampionatin tonë janë të mendimit se Bekam ka atë çfarë duhet, dhe në mënyrë që të ngremë nivelin e futbollit këtu duhet të sjellim futbollistë të njohur ndërkombëtarisht.” Gjithsesi, Bekami ka pranuar më parë se pas eksperiencës me Los Anxhelos Galaksi, ende nuk është gati që të heqë dorë përfundimisht nga futbolli i luajtur. Ai gjithashtu është lidhur me një transferim tek Kuins Park Rejnxhërsi. Burimi nga Katari shtoi: “Ata e kanë parë se çfarë ka bërë Bekami në SHBA, dhe mendojnë se një lloj transformimi i tillë në një kampionat është i paçmueshëm. Dejvid është një nga të paktët, ndoshta dhe i vetmi që mund të ringjallë imazhin e lojës këtu.” Pritet që Bekam të vendosë për të ardhmen e tij vetëm javën e ardhshme.

marketing: eligerta dyrmishi cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« reklamË

E enjte 10 janar 2013 •

ndarja e mandateve. kompensimi, kadri hasbiu  

ndarja e mandateve. kompensimi, kadri hasbiu

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you