Page 1

P

Bismilahir-Rrahmanir-Rrahim Rrëfimi fillon në një shtet të tokave arabe, në të cilën kishte shkuar një rus së bashku me një grup vajzash. Qëllimi i tyre kishte qenë të blejnë paisje elektrike për t'i futur në Rusi si gjëra private. Në këtë mënyrë ata që ishin të liruar nga tatimi, mirëpo paguanin një sumë shumë të vogël. Tregtari rus, e merrte mallin dhe e shiste me një çmim më të lartë, me qëllim që t'i paguajë edhe vajzat për mundin e tyre. Ky lloj i tregtisë është tepër i përhapur në mesin e rusve. Helem, ky rus është nisur për në rrugë me një grup vajzash. Kështu që arritën atje ku e kishin paraparë të arrijnë, mirëpo kur arritën ai iu ofroi vajzave një plan tjetër: “Keni ardhur këtu që në çdo mënyrë të fitoni, e ky shtet është i pasur dhe në të jetojnë njerëz që paguajnë mirë. Çka mendoni ju, në qoftë se kishit...". Dhe, ashtu ju ofroi një punë të fëlliqur, të shesin trupin për disa momente. "Kush ndalet, le t'i gëzohet fitimit të shpejtë" - kështu ju foli derisa i bindi. Në zemrat e tyre nuk ka besim, as që ekziston moral apo diç tjetër që do t'i kishte ndalur prej asaj vepre. Refuzoi vetëm njëra prej tyre, ndërsa ai i thoshte asaj se ishte e humbur në këtë tokë. Mirëpo vajza e mori pasaportin e saj dhe iku në drejtim të panjohur. Nuk kishte asgjë pos asaj që ia mbulonte trupin, derisa edhe ajo nuk ishte në rregull dhe sa duhet. Ishte shumë e habitur. Nuk dinte se kah t'ia mbajë. Tregon ai i cili e rrëfen këtë ngjarje: "Ecja rrugës bashkë me nënën dhe dy motrat. Na habiti vajza e cila me shpejtësi vinte nga ne. U gëzua shumë kur kuptoi se ne flasim anglisht, dhe na tregoi se çka i kishte ndodhur. Vendosëm që ta marrim. Motrat e mia ndaj saj silleshin ashtu si ndaj motrës së tyre. Filluan ta njoftojnë edhe me Islamin. Ajo mohonte në mënyrë këmbëngulëse. Zbuluam se ajo rrjedh prej një familje ekstreme ortodokse, e cila e urrente Islamin dhe muslimanët. Mirëpo, i ndihmoja motrat dhe i përkrahja, e ndonjëherë edhe iu bashkangjitesha në bisedë. Një ditë e solla një libër për Islam në gjuhën angleze. Bisedën e vazhdon ai që punonte në librari: Herën tjetër ai erdhi së bashku me katër femra tjera. Tre ishin të mbuluara, ndërsa e katërta, ishte një bukuroshe me fytyrë të zbuluar. Mashkulli që ishte me ta më tregoi, se ajo është ruse dhe se ka filluar ta kuptojë Islamin dhe kërkonte libra dhe kaseta që kanë të bëjnë me Islamin. I dhashë libra... Pas një kohe, përsëri erdhi ky i riu dhe më tregoi se vajza kishte pranuar Islamin dhe se dëshironte ta dijnë edhe të tjerët këtë gjë. Kërkova që të lexonte disa libra, ngase qeveria në atë vend, atyre që pranojnë Islamin u japin që t'i nënshtrohen një provimi. I kishte lexuar, dhe erdhi me ate te unë dhe ajo e dha

Klubi Studentor provimin. Edhe pse ajo është publikisht e ditur, mikun e drejtova te disa gra të cilat mësojnë Kur'an. Pas një kohe të gjatë u kthye te unë, bashkë me gruan e tij. E gëzuar ishte dhe tha se është mirë: Falënderimi i takon All-llahut! Më habiti ajo grua, ngase krejtsisht ishte e mbuluar, e jo si nëna e tij dhe motrat. Në te më asgjë nuk dukej. Ai tha: "Pas martesës, shkova me te në treg, për të blerë disa sende që na nevojiteshin. Gruaja ime pa një grua krejtësisht të mbuluar. Habitej në pamjen e saj, dhe më pyeti se pse ishte ajo ashtu e mbuluar, mos vallë kishte ndonjë të metë. U përgjigja: "Kjo grua është mbuluar ashtu si është i kënaqur All-llahu, subhabehu ve teala, dhe Pejgamberi, salall-llahu alejhi ve selem, me te…”. "Pastaj më tha se është habitur, se kudo që të hyja nëpër shitore, sytë e shitësve nuk largoheshin nga fytyra... Megjithatë, kjo është mbrojtje për fytyrën time dhe ajo patjetër duhet të mbulohet. Ajo (fytyra) duhet të jetë vetëm për burrin tim. Nuk do të dal nga tregu pa hixhab (mbules komplete). Më tej, rrëfen burri i saj: "Isha i detyrar që t'i blej hixhab. Dhe menjëherë e vëndoi”. Shitësi në librari tregon: "U përhapën lajmet rreth bashkëshortit të ruses. Më duket se është palestinez. U paraqit pas gjashtë ose shtatë muajsh dhe na tregoi se nuk kishte qenë prezent pasi që gruas së tij i kishte kaluar afati i pasaportit, dhe patjetër ishte dashur të nxjerrte të ri, në të njëjtin qytet ku e kishte nxjerr për të parën herë. Ajo donte të nisej me hixhab. Ia bëra me dije se ajo (mbulesa) do të na sjellte probleme. Ajo, prap tha se unë nuk do t'u nështrohem pabesimtarëve dhe mëkatarëve të cilët janë lëndë djegëse e zjarrit të Xhehenemit dhe se nuk dëshironte të jetë e padëgjueshme ndaj All-llahut, subhabehu ve teala. Tregon burri i saj: "Hypëm në aeroplan. Njerëzit shikonin kah ne. Shërbyeset shpëmdanin ushqimin, e me ushqim edhe alkool, i cili së shpejti filloi të reagoj. Filluan të qeshin me zë të lartë dhe bënin me gisht kah ne. Gruaja ime buzëqeshte qetë dhe më përkthente çka flisnin për to. Ndjeja se si shigjetë po më hynte në zemër dhe nuk dilte prej saj. Ajo me qetësonte: "Kjo s'është asgjë në krahasim me atë që kanë përjetuar sahabët". Arritëm në qytetin për ku ishim ishim nisur. Mendova se do të shkojmë në shtëpinë e saj dhe se do të vendosemi te familja e saj, e pastaj t'ia fillonim punës. Gruaja ime mendonte ndryshe: "Jo, se familja ime është familje e rreptë ortodokse dhe nuk dua që tash të shkoj te ato. Së pari do të huazojmë një dhomë, t'i kryejmë punët rreth pasaportit, e pastaj do ta vizitojmë familjen time". Kuptova se kjo ishte më mirë. Të nesërmen shkuam në entin për rregullimin e pasaportave. Përgjegjësi kërkoi pasaportin e vjetër dhe fotografitë. Gruaja ime ia dha fotografitë bardh e zi, në të cilat ishte me mbulesë, ku i dukej vetëm fytyra. Mirëpo, ata kërkonin fotografi në të cilat shihej fytyra, qafa dhe flokët. Për atë, secili përgjegjës na dërgonte te tjetri, derisa na dërguan tek drejtori i entit, e cila ishte grua. Nuk na ofroi ndihmë. Ishte tepër e pasjellshme. Ajo tha: "Askush nuk do t'ua zgjedhë këtë problem përveç drejtorit gjeneral në Moskë!". Gruaja ime u kthye dhe më tha: "Halid, udhëtojmë për në Moskë, inshallah!". U mundova që ta bindi: "Pasaportin do ta shohin vetëm persona të caktuar, edhe atë në raste të nevojshme, për atë asnjë nuk do ta shohë përderisa kalon së paku një vit! Ajo u përgjigj: "Jo, e pamundur është që të paraqitem me atë lloj

fotografie tash pasi e njoha fenë e All-llahut. Nëse refuzon që të udhëtosh me mua, ndoshta do të udhëtoj vet, duke iu përmbajtur rregullave. Udhëtuam për në Moskë. Mirëpo, përsëritej e njëjta situatë. Ashtu që arritëm te drejtori gjeneral. Ishte prej një lloji të njerëzve më të pamoralshëm. I pyeti: "Kush ka për të më bindur mua se këto fotografi janë tuajat? Ai kërkonte që ajo ta tregonte fytyrën, mirëpo gruaja ime insistonte që atë do ta bëjë vetëm para një gruaje tjetër përgjegjëse. Kjo e hidhëroi. Pasaportin dhe fotografitë i mbylli në sef. Nuk ke pasaportë të vjetër, e as të ri, përderisa nuk vjen me fotografitë të cilat krejtsisht përputhen! U mundua që ta bindë, mirëpo pa sukses. Fillova gruan time që ta bindi se All-llahu nuk e ngarkon askë përtej mundësive, kurse ajo m'u përgjigj me ajet kur'anor ku thotë: "Kushdo që i frikohet All-llahut, Ai rrugëdalje do t'i mundësoj dhe e ndihmon prej nga nuk shpreson". Drejtori na nxorri jashtë nga kabineti. Ne filluam në mes veti të këshillohemi deri në mbrëmje. E falëm jacinë dhe pastaj desha të pushoj pak (të flej). Më tha: "Halid, ne jemi në një gjendje ku vetëm All-llahut duhet t'i drejtohemi. Çohu! U ngrita dhe fala namaz aq sa munda, e pastaj u shtriva. Ajo vazhdoi të fal namaz. Ashtu vazhdoi deri në mëngjes. Më zgjoi që së bashku ta falim namazin e sabahut, e pastaj më thirri për te enti i pasaportave. - "E fotografitë?”- pyeta. - "Shkojmë ta provojmë. Mos e humb shpresën në Mëshirën e All-llahut" më tha ajo. Shkuam atje. Dhe, në bironë nr. l na thirri përgjegjësi. - "A je ti kjo"- e pyeti gruan time duke treguar në një fotografi të një gruaje të mbuluar. - “Po” u përgjigj ajo. - "Merre pasaportin tënd" tha mëpastaj punëtori. Ishte i gatshëm. Edhe atë, ashtu si ajo e kërkonte. E paguam taksën dhe e morëm pasaportin! Në të dalur, ajo më thotë: "A nuk të thashë se All-llahu i gjenë rrugëdalje atij i cili ka frikë Atë. Këto fjalë më lanë shumë përshtypje dhe gjurmë të madhe në zemrën time. Një gjë të tillë nuk kisha përjetuar në gjithë të kaluarën time. Përgjegjësi tha se pasaporti duhet të vërtetohet në qytetin ku ka lindur gruaja ime. E planifikuam se me këtë rast do ta vizitojmë familjen e saj. Arritëm atje, huazuam dhomë, pastaj e vërtetuam pasaportin dhe shkuam në vizitë te familja e saj... Derën e hapi një i ri. Vëllai i saj. U gëzua për motrën që e pa, dhe u habit me atë që kishte në fytyrën e saj. Ajo hyri duke qeshur e duke përqafuar të vëllain. Hyra pas saj. Banesa ishte e thjeshtë. Vëreheshin gjurmët e skamjes. Të gjithë folnin në gjuhën ruse dhe asgjë nuk i kuptoja, e ndërkohë vërejta se zëri po ngritej. Zhurma po zmadhohej. Dolën tre të rinj dhe një plak. Megjithatë, mirëseardhja e dhëndrit u shndërrua në rrahje të tij. Mendova se duhet të marr hallall prej kësaj bote. Nuk kisha zgjidhje: e hapa derën dhe ika në rrugë, kurse ata pas meje. U përziva në mes njerëzve e disi arrita t'ju ikë. U drejtova kah dhoma e hotelit, jo shumë larg nga shtëpia e gruas. Në ballë, hundë dhe fytyrë më shiheshin gjurmët e të goditurave. Nga goja me rridhte gjak, teshat i kisha të grisura. Mendova: Unë shpëtova, e si është gruaja ime tash? Problemi im është se unë nuk mundem pa te. Për së tepërmi e


dashuroja. Mendoja: Ndoshta do të vritet, do të më len, sigurisht se do të largohet nga Islami, sigurisht... shejtani e kryen punën e tij. Mendimet më silleshin në kokë, derisa nuk fillova të pajtohem me atë se më nuk kam grua. Çka të bëj? Të shkoj në shtëpinë e saj? E pamundur! Koka në këtë vend është shumë e lirë. Mundet që të huazojnë njeri për dhjetë dollarë që të më vrasë. Kah t'ia mbaj?! Patjetër të mbetem në dhomë. Mbeta deri në mëngjes. I ndërrova teshat dhe dola jashtë të vëzhgoj situatën. Nga larg shikoja se çka po ndodhte përpara shtëpisë së tyre. Dera u hap dhe dolën jashtë tre të rinjtë dhe plaku. Ata të cilët më rrahën. Dera u mbyll. Shikoja duke u përvjedhur me shpresë se do ta shoh fytyrën e gruas sime... Pas një kohe, ato u kthyen. Me orë të tëra ecja rrugëve. Ditën tjetër veprova njëjtë. Edhe të tretën. I humba shpresat... Mendoja se gruaja më ka marrë inati. Ose ndoshta është e vrarë. Mirëpo, nëse është e vdekur, do t'i vëreja priftërinjtë në shtëpi, vizitën e të afërmve. Domethënë ajo akoma është e gjallë. Ditën e katërt, pasi që shkuan meshkujt në punë, dera u hap dhe u paraqit gruaja ime. Shikonte djathtas e majtas. Në jetën time nuk kisha parë "pamje" më të bukur! Megjithatë, fytyra e saj ishte krejtësisht e skuqur dhe e përgjakur. Kalova aty duke u friksuar. Asgjë nuk kishte në vete përveç leckave me të cilat ishte e mbuluar. Këmbët i kishte të lidhura me zinxhir, e duart të lidhura prapa shpine. E shikoja dhe qaja. Nuk mundesha të kontrollohem. M'u drejtua: "Halid, dëgjo! Së pari, mos u brengos për mua. Mbeta në Islam. Këtë që e përjetoj unë tash, s'është asgjë ndaj asaj që kanë përjetuar Pejgamberi, salall-llahu alejhi ve selem, sahabët, si dhe besimtarët para tij. E dyta, të lutem Halid, të mos ndërhysh në mes mua dhe familjes sime. E treta, më prit në dhomë deri sa të vij, nëse don All-llahu. Bën dua sa më tepër dhe fal namaz nate, se namazi te All-llahu, subhabehu ve teala, është më i pranuari”. Në fund të ditës së tretë, dikush trokiti në derën time. "Kush është në këtë kohë?” - mendova. Në heshtje depërtoi zëri i gruas sime: "Unë jam, hape derën!”. E hapa derën. Më tha se duhej të shkojmë. E veshi hixhabin tjetër të cilin e kishte rezervë dhe hipëm në taksi. I thashë në gjuhën ruse që të na dërgoj në aeroport, se vetëm atë fjalë e mësova. Gruaja ime më tha: “Jo! Familja ime së pari do të më kërkojë në aeroport. Për atë, shkojmë në fshat, pastaj në një tjetër, e në të tretin, e kështu derisa të arrijmë në ndonjë qytet në të cilin ka aeroport. Ashtu arritëm në aeroport dhe rezervuam bileta. Fluturimi ishte vonë. E huazuam një dhomë. E shikoja gruan dhe kërkoja vend në trupin e saj ku nuk ishte e përgjakur. Nuk gjeta. Tregonte se çka i ka ndodhur.... Së pari e kishin pyetur për veshjen. Ju ka thënë se ajo është veshje islame, se unë jam burri i saj dhe se ajo ka pranuar Islamin. Nuk kanë besuar, pastaj iu ka treguar çdo gjë që ka ndodhur, prej fillimit se si ka dashur ai tregtari t'i detyrojë në prostitucion. Asaj i kishin thënë: "Të ishe bërë lavire dhe ta kishe shitur nderin, më mirë do të ishte, edhe ne do të ishim më të gëzuar se sa kështu që ke bërë dhe na ke ardhur si muslimane. Por dije se nuk do të dalish nga kjo shtëpi përveç si e krishtere ose e vdekur”. E kishin lidhur. E lidhur kishte duruar derisa e kishin rrahur. E kishin rrahur prej kohës së ikindisë e derisa kishte ardhur koha për të fjetur. Në mëngjes kishin shkuar në punë, e ajo kishte

Klubi Studentor mbetur me nënën dhe motrën 15-të vjeçare. Ndonjëherë kishte qenë pa vetëdije dhe kishte fjetur. Prap e kishin rrahur derisa nuk e kishte humbur vetëdijen. Prej saj kishin kërkuar që ajo të hjek dorë nga Islami, mirëpo ajo kishte refuzuar. Bashkëshortja edhe më tej i rrëfen burrit: "Motra ime vinte te unë dhe me pyeste pse e kam lënë fenë e prindërve, gjyshërve dhe të stërgjyshërve. Unë asaj i përgjigjesha dhe i spjegoja. Ajo filloi të kuptonte. Filloi t'i zbulojë rrenat me të cilat jetonte. Motra më tha: Ti ke të drejtë! Ajo është feja e drejtë. Ajo është feja të cilës duhet t'i përmbahem edhe unë! Më propozoi që të më ndihmonte. Kërkova që të më mundësojë të të shoh ty. Ajo të kishte parë në rrugë dhe më tregoi për ty. Ma hapi derën dhe ashtu bisedova me ty. Problemi shtesë ishte në atë se unë isha e lidhur me tre zinxhirë. Njërin te duart, tjetrin te këmbët dhe të tretin për direku. Ajo e kishte çelësin e direkut, në rast për të kryer nevojën. Tre ditët e ardhshme, motra ime e pranoi Islamin. Vendosi të sakrifikojë dhe të më ndihmojë që të iki. çelsat e zinxhirëve tjerë ishin te vëllai. Atë ditë motra iu përgatiti pije të fortë alkoolike vëllezërve dhe ato u mblodhën për të pirë. Së shpejti vëllezërit dhe babai nuk dinin më për vetveten. Motra e mori çelësin prej xhepit të vëllait dhe i çeli zinxhirët, pastaj ika deri tek ti. Prej motrës kërkoja që mos ta shprehte haptas Islamin që kishte pranuar dhe atë ta mbante fshehtas, derisa të na jepet rasti të bëjmë diçka”. Burri e përfundon këtë tregim nga jeta: "U kthyem në vendin tonë. E dërgova gruan në spital. Në të mbetën një kohë më të gjatë shenjat e të goditurave dhe mundimeve. Kryesorja, ky është edhe përfundimi i këtij tregimi. Këtu ka shumë detaje në të cilat duhet ndalur, menduar dhe të mirret mësim. Megjithatë, këtë do të t'ua lë juve dhe zemrave tuaja, me qëllim që të kuptoni, mësoni dhe të këshilloheni. Përktheu nga boshnjakishtja: Musa Ibraimi

KLUBI STUDENTOR Pasi të lexoni këtë broshurë, mundësojani të tjerëve të lexojnë të njëjtën. Dhe keni kujdes, fletushka përmban ajete kur'anore, andaj ndalohet hyrja me të në vende të ndotura, gjegjësisht në toalet si dhe në vende të ngjashme. Boton: Shoqata Qytetare Klubi Studentor

e-mail: penastudentore@hotmail.com

Peripecitë e një vajze që pranoi Islamin

Peripeciteenjevajzeqepranoiislamin  
Advertisement