Page 1

t

i

r

a

n

a

E përjavshme No.10 Viti I irë i Botimit 26 Shkurt - 4 Mars 2011

O sa mirË me qenË shqiptar! 26/02 - 04/03/11 F.P. 1


a

26 shkurt 2011

t

i

r

a

n

10

www.freepress.al

4

NewsTicker

10 Dosja e javës Mori fund!

16 Bota

10

Diktatori i çuditshëm

18 Shëndeti

Parandalimi i sëmundjeve me kutinë e ndihmës së shpejtë Reumatizma po prek gjithnjë e më shumë edhe moshat e reja

22 Lifestyle

Si të menaxhojmë një kantinë vere Përgatitja e një kokteji

18

24 Digital

Firefox 04, të gjitha të rejat për të sfiduar Chrome dhe Explorer

26 Auto

Me një Harley në vendin e shqiponjave

30 Art

22

Neritan Liçaj: Kam korrur frytet e punës sime

në kopertinë

6

Kurrë më parë nuk ka qenë më mirë që të jesh shqiptar Shqiptarët mund të ndjehen sikur janë pas fqinjëve të tyre sot, por hendeku ka qenë shumë më i madh një shekull më parë kur një eksploratore angleze bëri krahasime të tmerrshme mes Serbisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë

32 Televizion

Eno Popi: Tani është pjesa më e bukur

36 Showbiz

26

10 duetet më të bukura në muzikë

Një grup jo dhe aq i revoltuar

38 Sport

Stadiumet më të mëdhenj në botë

Hyka: Këtu, për të rilindur

44 Funny

Kryeredaktor: Enton Palushi. Gazetarë: Bledar Lumani, Jonida Late, Fatma Myrte, Gerti Katro, Amarildo Lumani. Design: Dritan Lleshi. Foto: Blerta Kambo, LSA Marketing: Aina Hoti. E-mail: marketing@freepress.al Adresa: Rruga Vaso Pasha, P. 13/1, Kati i Zyrave, Nr. 3. Tiranë 2 F.P. 26/02 - 04/03/11

Shprehjet më të forta të femrave për burrat

46 Eros

Si mund ta zgjasni “mikun” tuaj më të mirë

Televizion

32

Orinda Huta: Më ka marrë malli të bëj një këngë


E dini sa kushton në Megatek kompletimi i një apartamenti

2

72m

Dhomë pritje Mbajtëse TV dhe Televizor Beko 32” Divan këndor portativ Tapet i zi Tavolinë kafeje Shtrojë lëkure e bardhë, e zezë Ndriçues Karrige relaks dhe jastëk

Totali:

76.800 62.990 6.300 7.890 9.360 7.990 8.850

Vetëm

L 0 4 1 . 6 1 5

180.180 L

Dhomë fëmijësh Krevat marinari dhe dyshek Tapet lejla Raft dhe Ndriçues Tavolinë kompjuteri dhe karrige

Totali:

25.170 4.100 6.550 7.940

43.760 L

Kuzhinë Kuzhinë e kompozueshme Set, tavolinë me 4 karrige Raft librash dhe raft muri Grirëse Fuego Enë kuzhine

34.800 29.990 12.290 2.190 7.540

Totali:

86.810 L

Tualeti Vaskë dushi me xham Kabinë dhe panel dushi Lavaman, WC dhe bide Set, aksesorë lavamani Raft portativ Pasqyrë inoksi dhe pasqyrë zmadhuese Rubinet lavamani dhe bideje Set, rrugucë tualeti

Totali:

Totali:

Arkitekt

93.760 L Zyrë/Bibliotekë

Dhomë gjumi Krevat dhe dyshek dopio Set Dormeo Dollap venge Kolltuk Kosh me thurje

31.900 25.590 23.080 1.590 1.990 5.080 3.180 1.350

30.390 23.980 13.990 10.900 980

80.240 L

Tavolinë dhe karrige zyre Rafte librash të ndryshëm Ndriçues tryeze Vazo qeramike

Totali:

11.410 15.570 3.360 1.050

31.390 L

Ne Megatek do të gjeni 4 arkitektë në dispozicionin tuaj, për ideim ambiente shtëpie, zyra, dyqane, ambiente të jashtme, pjesë mobiljesh etj. Ky shërbim është

Falas!


NewsTicker 4

01

02 03 04 05

06 07

4 F.P. 26/02 - 04/03/11

SHBA rrit prezencën në Tiranë për krizën Vizita e zëvendës Sekretarit amerikan të Shtetit tregon edhe njëherë se kriza në Shqipëri ka marrë përmasa të mëdha dhe shqetësimi në qarqet ndërkombëtare është i lartë. Xhejms Stajnberg, Hillari Klinton e Xho Bajden, këta tre zyrtarë të lartë të shtetit amerikan e patën shmangur Tiranën gjatë turit të tyre në Ballkan dhe në Europën Juglindore. Ka pasur interpretime të ndryshme në lidhje me këtë fakt. Disa thonë se shmangia u bë për të mos treguar mbështetje për qeverinë e Tiranës. Të tjerë thonë se Tirana nuk ishte problem në rajon. Tashmë duket se është. Pas reagimeve të shumta dhe vizitës së Tom Kauntrimen, një zyrtar i rëndësishëm në Departamentin e Shtetit, kjo e Stajnberg tregon se gjërat po bëhen më serioze.

21 Janari po largohet 21 Janari vijon të largohet në kohë, por në dritë nuk ka ende detaje të kësaj ngjarje. Prokuroria thotë se po vijon punën e saj, kurse mazhoranca ka shpeshtuar sulmet e saj ndaj Prokurores së Përgjithshme, duke e akuzuar se nuk po çon përpara drejtësisë organizatorët e 21 Janarit.

20 vjet demokraci Festimet e këtij 20 Shkurti për të kujtuar rënien e bustit të diktatorit Hoxha, shënuan edhe njëherë më shumë përplasje politike sesa unitet për këtë ngjarje të rëndësishme. Festa është privatizuar nga Partia Demokratike dhe kryetari i saj. Disa analistë e kanë parë festimin e ditës së diel më shumë si një tregues force përballë opozitës. Edhe pse në festë pati disa të rinj, që u mblodhën kryesisht për të parë këngëtarët e preferuar, në të vërtetë pak të rinj u interesuan për festën e tyre.

Debati për kombësinë Është nxehur akoma më shumë debati për ndryshimin e kombësisë. Mediat thonë se presioni i madh i opinionit publik ka bërë që qeveria të shtyjë regjistrimin sipas etnisë. Organizata Omonia thotë se do e bëjë vetë regjistrimin e popullsisë, kurse të tjera organizata atdhetare shqiptare thonë se do bojkotojnë regjistrimin në bazë etnie. Përfaqësuesit e minoritetit grek në Shqipëri thonë se është e drejta e tyre që të deklarojnë etninë.

Pacolli president Është shoqëruar me shumë debat dhe akuza përzgjedhja e Bexhet Pacollit si president i Kosovës. Disa thonë se nuk mund të përfaqësojë unitetin e kosovarëve një njeri, partia e të cilit ka marrë 7 përqind të votave. Të tjerë flasin për të kaluarën e tij dhe lidhjet e dyshimta me Kremlinin e me të tjerë despotë të Kaukazit. Edhe zgjedhja e tij është shoqëruar me probleme. Pas dy raundesh votimi, ai ka mundur të marrë 62 vota për të qenë president i Kosovës. Flitet për presion të ndërkombëtarëve për të arritur këtë numër votash. Po ashtu nuk përjashtohen edhe të tjera presione, përfshi dhe atë monetar. Për herë të parë Kosova do qeveriset nga një pakicë për shkak se edhe pse ka numrin e votave, ato janë vota minoriteti, që nuk përfaqësojnë votuesit.

Tokë e zjarrtë Gjithmonë vendet rreth e qark Mesdheut janë lavdëruar se kanë një rërë të zjarrtë. Kësaj herë është shumë e qartë se kjo është një tokë që zien. Protestat kanë përfshirë Libinë, duke lënë pak në hije të tjera zhvillime në vende të tjera. Kjo për shkak se gjërat kanë rrjedhur tragjikisht në vendin e drejtuar nga Kolonel Gadafi, që ka urdhëruar forcat ajrore të hapin zjarr mbi demonstruesit. Dy pilotë kanë dezertuar misionin duke refuzuar që të qëllojnë mbi njerëzit.

Katrina globale Pak vëmendje u kushtojnë njerëzit ngjarjeve që kanë lidhje me shkencën. Megjithatë kjo e shpërthimeve diellore duket se ka trembur seriozisht drejtuesit shtetërore në Perëndim. Prej shumë kohësh nuk ishte parë një shpërthim i tillë diellor, që rrezikon të shkaktojë një Katrina globale, duke dëmtuar sistemet e furnizimit me energji elektrike, telekomunikacionet etj. Rrezikohet një black-out global, thonë disa media të huaja.


OPINION Para disa kohësh, një autoritet në fushën e letrave shqiptarë, ankohej se shqiptarët po bëhen të gjithë doktorë shkencash, duke iu referuar sëmundjes që ka përfshirë shqiptarët në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri për të lëshuar pafund diploma të niveleve të larta, përfshi këtu edhe titujt doktor

aktualitetFP (1)

Editorial

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

Foto Blerta Kambo

Një faqe në internet, e ngritur posaçërisht për të kontrolluar me detaje doktoraturën e ministrit gjerman të Mbrojtjes, Karl- Theodor Zu Guttenberg, thotë se ka gjetur me qindra pasazhe që janë përdorur nga ai pa u cituar burimi. Ky është ndër zhvillimet e fundit në atë që në Gjermani po njihet me emrin “Afera Copy-And-Paste”. Ministri gjerman i Mbrojtjes akuzohet se ka bërë plagjiaturë në punimin e doktoraturës së tij, duke marrë materiale pa cituar burimin e tyre. Ministri është detyruar që të heqë dorë nga titulli Doktor, por thotë se pret që të mbarojë hetimi për të marrë sërish këtë titull. Megjithatë duket se nuk do jetë më në gjendje ta rimarrë më atë. Zu Guttenberg është një nga politikanët më karizmatikë në Gjermani, i përfolur edhe si një kandidat i mundshëm për kancelar. Një njeri i zoti, që për momentin ndodhet në pikën më të ulët të tij. Ka pasur shumë reagime ndaj këtij skandali. Por një qëndron mbi të gjitha në këtë vend ku ligji e rregullat respektohen si rrallë në ndonjë vend tjetër: që cilësia e arsimit duhet riparë. Duke lënë mënjanë debatin politik, gjermanët disa herë janë ankuar për cilësinë e arsimit në çdo cikël, duke u ankuar që nga tekstet e deri tek modeli i shkollimit. Kur sheh debatin e madh që ka shpërthyer në Gjermani, mendja të shkon tek shkollimi dhe cilësia e tij në Shqipëria. Nëpër forume disa thonë me të qeshur se këtu mund të blesh një doktoraturë e nuk ka asnjë problem. Para disa kohësh, një autoritet në fushën e letrave shqiptarë, ankohej se shqiptarët po bëhen të gjithë doktorë shkencash, duke iu referuar sëmundjes që ka përfshirë

Kontrolli mbi dijen Nga Enton Palushi

shqiptarët në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri për të lëshuar pafund diploma të niveleve të larta, përfshi këtu edhe titujt doktor. Një sociolog i njohur italian, këshilltar pranë Ministrisë së Jashtme italiane, thoshte se kriza në Shqipëri është më së pari sociale dhe kjo mund të shihet krejt kollaj tek universitetet. Ai shtetëror është i shkatërruar, kurse si kërpudha po mbijnë universitete private me financime në zyrat e qeverisë, që e kanë më shume mendjen tek shpërndarja e titujve e gradave se tek shkollimi. Një biznes mjaft fitimprurës.

Ndërsa aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosja sulmuan rektorin e Universitetit të Prishtinës me bojë të kuqe pasi e akuzojnë për gjendjen e mjerueshme ku është zhytur universiteti, këtu nuk para presim të bëhet një gjë e tillë. Por duhet thënë se është koha që të flitet për cilësinë në arsim pasi shohim gjithmonë e më shumë që flitet për sasi, për studentë të shtuar, për universitete e degë të shtuara, për ambiente të shtuara, por rrallëherë për cilësinë. Për një cilësi që duhet të nisë së pari në ciklet e ulëta e të përfundojë në nivele të larta. Për një cilësi që shpesh qelbet nga koka, ashtu si peshku.

26/02 - 04/03/11 F.P. 5


Aktualiteti 6-9

Kurrë më parë nuk ka qenë më mirë që të jesh shqiptar Shqiptarët mund të ndjehen sikur janë pas fqinjëve të tyre sot, por hendeku ka qenë shumë më i madh një shekull më parë kur një eksploratore angleze bëri krahasime të tmerrshme mes Serbisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë

Nga Marcus Tanner Balkan Insight

6 F.P. 26/02 - 04/03/11

P

ërplasjet civile po e mbajnë Shqipërinë të ndarë. Liderët e Kosovës po përballen me akuzat për trafik organesh. Një sfond me papunësi të lartë e me nivel të ulët investimesh të huaja bëri që “The Economist” me qendër në Londër të fliste për një “ditë të keqe për shqiptarët”. Vërtet një ditë e keqe për shqiptarët, por a është një kohë e keqe për ta? Duke hedhur një vështrim më të thellë, mund të thuhet se kurrë më parë nuk ka qenë kohë më e mirë për të qenë shqiptar, e sigurisht jo në shekullin e fundit. Duke kthyer vështrimin para njëqind vitesh, shumë vende evropi-

ane mendojnë se gjërat janë rrokullisur drejt greminës që nga ajo kohë. Franca ishte atëherë në mes të “belle epoque”, një term që shumë pak francezë do e përdornin për Francën e sotme. Anglia po shijonte fundin e asaj që në kujtesën popullore njihej si “vera e gjatë Eduardiane”. Po Shqipëria? Gërmoni pas në një shekull dhe nuk do gjeni asnjë epokë të bukur, vetëm mjerim e konfuzion dhe krahasimi me problemet e sotme do ishte shumë i zbehtë. Nga qeverisja tek edukimi, kujdesi shëndetësor, komunikimi, papunësia dhe liritë civile, panorama sot është me vite drite larg asaj që ishte në atë kohë, nëse do të mund të bazoheshim për gjykim tek udhëtarët e huaj. Rreth një shekull më parë, eksploratorja angleze, Edit Durham bëri disa udhëtime intensive në tokën shqiptarë dhe portretizimi i saj për këtë vend është shokues, aq më tepër kur bëhet fjalë për një vëzhguese miqësore dhe që kishte simpati për këtë vend. Durham nuk e arriti këtë përfundim duke e krahasuar Shqipërinë me Britaninë, por me Serbinë, të cilën e eksploroi në vitin 1902 dhe Maqedoninë, ku ajo drejtoi Misionin Britanik të Ndihmës për viktimat e trazirave të Ilindenit në vitin 1903 në Ohër. Serbia kishte qenë një befasi. Nisur nga fakti se në Britani ajo shihej si orientale dhe e prapambetur, Durham zbuloi se nuk qëndronte asnjë nga këto gjëra, se Serbia ishte një shtet modern- deri diku një shtet shtypës policor- por një vend me hekurudha, drita elektrike, burokraci, kazerma ushtarake e shkolla. Durham ishte mërzitur nga prania e policisë në çdo vend dhe fiksimi i saj me spiunët bullgarë. “Në këtë vend nuk mund të shesësh një lopë pa marrë vesh policia gjithçka për këtë,” ankohej ajo. Por modernizimi i shpejtë i Serbisë dhe kulti i edukimit e kishin impresionuar shumë. Pamjet e fëmijëve me uniforma që dilnin nga godinat e reja të shkollave në fshat i kishin mbetur në kujtesë. “Është një vend i mrekullueshëm,” shkruante ajo. Maqedonia e drejtuar nga turqit ishte e mahnitshme, por për arsye krejt të ndryshme. Ishte sikur ktheheshe disa shekuj pas. Këtu, gratë dukej sikur kishin të ngjitura me kostume që dilnin direkt nga


Bajroni e kishte përshkruar Tepelenën si qendrën e një oborri rrezatues, të mbushur me shqiptarë të veshur me guna të gjata e të bardha, me turq me çallma e skllevër të zinj. Por ajo që gjeti Durham disa dekada më pas ishte një rrënojë

ndonjë muze etnografie. Durham e pa Maqedoninë në ditët më të këqija të saj. Trupat osmane kishin djegur qindra fshatra në vilajetin ose në provincën e Manastirit (tani Bitola) si hakmarrje ndaj kryengritjes së vitit 1903 dhe vendi ishte i mbushur me të pastrehë e njerëz që vdisnin rrugëve për bukë. Por asgjë nga ato që pa në Maqedoni Durham nuk e përgatiti atë për prapambetjen që do shihte në Shqipëri. Duke u larguar nga Ohri për në brigjet shqiptare në pranverë të vitit 1904, Durhamit iu deshën shumë ditë që të “zvarritej” për të kaluar ato 100 e ca kilometra nga perëndimi i Ohrit drejt detit. Komunikimi rrugor në Shqipëri, përveç një rruge bregdetare veri- jug nga Shkodra, e përdorur nga ushtria otomane, ishte krejt i shkatërruar. Rruga lindje- perëndim ishte aq e keqe sa edhe mushkat, me të cilat udhëtonte shpesh ajo dhe guida e saj, zhyteshin deri në gju në baltë. Durham ishte e ngazëlluar për të parë Tepelenën, të cilën poeti- luftëtar britanik, Bajroni, e kishte bërë të famshme në vitet 1800 kur kishte shkruar për vizitën e tij në vitin 1810 tek prijësi i famshëm, Ali Pasha. Bajroni e kishte përshkruar Tepelenën si qendrën e një oborri rrezatues, të mbushur me shqiptarë të veshur me guna të gjata e të bardha, me turq me çallma e skllevër të zinj. Por ajo që gjeti Durham disa dekada më pas ishte një rrënojë. Nuk kishte asnjë gjurmë të pallatit të Ali Pashës. Ura ishte shembur në lumë dhe shtëpitë e vjetra të tregtarëve ishin pa çati e plot me jevgj. Sot vazhdon akoma miti se për shkak se shumica e shqiptarëve ishin myslimanë, osmanët i kanë favorizuar. Por sipas Durham, turqit ishin të dëshpëruar për të mbajtur shqiptarët besnikë ndaj Sulltanit, ndaj zgjodhën metodën për t’i mbajtur ata të varfër, të përçarë e injorantë sa më shumë të jetë e mundur. Pasi pa kolona të tëra me fëmijë shkolle që marshonin në Serbi, ajo u trondit kur gjeti vetëm një shkollë në të gjithë Shqipërinë që jepte mësim në shqip, në Korçë. Osmanët, shkruante ajo, kishin frikë se shqiptarët nuk do ishin më besnikë nëse do bëheshin të shkolluar e do kishin ndërgjegje kombëtare, kështu që vendosën çdo pengesë në rrugën e tyre të edukimit. Drejtuesi i vilajetit të Janinës, një diplomat i mirinformuar, i tha asaj se “kundërshtonte të gjitha shkollat dhe se njerëzit janë më mirë nëse nuk janë në gjendje që të lexojnë dhe të shkruajnë”. Të vetmet shkolla që lejoheshin në Vilajet ishin në greqisht, turqisht ose arabisht- gjuhë të padobishme për popullatën. Populli ishte aq i dëshpëruar në nevojën për të mësuar diçka në gjuhën e tyre, shkruante ajo, sa edhe myslimanët blinin me padurim kopje të biblës, të shkruar në shqip e të prodhuara nga Shoqëria Britanike e Biblës. Po kaq e dëshpëruar ishte situata edhe në fshatra, ku të gjithë burrat ishin arratisur për shkak se ishin në listën e “të kërkuarve” të policisë otomane. Durham vizitoi një fshat të tillë pranë Elbasanit, ku thuajse e gjithë popullata mashkullore ishte zhdukur. Vetëm një patriark i vjetër kishte mbetur, gardian i vetmuar i një ushtrie të vogël grash e fëmijësh. Në mënyrë tipike, asnjë nuk ia kishte idenë se sa vjeç ishte. “Ne jemi njerëz të egër e injorantë, që nuk dimë të shkruajmë,” ankohej i moshuari.

AktualitetiFP

Populli ishte aq i dëshpëruar në nevojën për të mësuar diçka në gjuhën e tyre, shkruante ajo, sa edhe myslimanët blinin me padurim kopje të biblës, të shkruar në shqip e të prodhuara nga Shoqëria Britanike e Biblës Ndjenja e dëshpërimit e Durham ndaj këtyre thënieve sikur u lehtësua pak kur i moshuari i tha se aty pranë ishte hapur një shkollë. Por shpirti i saj u mbyt sërish kur shkoi atje e gjeti vetëm tre fëmijë që mbanin sytë nga tavani kurse mësuesi llomotiste në greqisht, një gjuhë që ata nuk e kuptonin. Kur Durham mbërriti në Durrës, ajo mundi që të marrë letrat që ia kishin dërguar nga Anglia. Ajo u tërbua kur mori vesh nga nëna e saj që Partia Liberale kishte organizuar një demonstratë të madhe në Londër për Maqedoninë. Durham i dinte vuajtjet që kalonin në atë vend. Por nëse liberalët anglezë do ia kishin idenë se çfarë ndodh në Shqipëri, nuk do të kërkonin para për Maqedoninë, shkruante e nervozuar ajo. Nëse kushtet në Shqipëri ishin të tmerrshme sa i përket ekonomisë, shkollave, rrugëve- thuajse jashtë asaj që mund të mendohet- gjendja e Kosovës ishte po kaq e keqe, në mos më shumë. Të paktën ajo u ndje e sigurt fizikisht në Shqipëri. Ajo nuk mund të thoshte shumë për Kosovën, ku shumica e ligjeve e rregullave themelore dukej se ishin thyer. Kosova ishte në gjendje rebelimi pothuajse gjatë gjithë dekadës së parë të shekullit 20, dhe përveç trupave osmane që lëviznin nga njëri garnizon tek tjetri, të huajt rrallë dilnin në këtë zonë. Kur Durham tha se kishte për qëllim të vizitonte vendet e shenjta serbe ne Deçan e Pejë, ky vendim i saj u prit me mosbesim në Cetinje,

ku ajo po qëndronte në atë kohë. Diplomatët europianë dhe ata malazezë në oborrin e Princ Nikollës e siguruan atë se asnjë i huaj nuk kishte shkuar atje prej vitesh. Nuk është për tu çuditur që klerikët ortodoksë serbë në Patriarkanën e Pejës u befasuan kur ajo në fakt shkoi atje. Durham u habit me faktin se murgjit u gëzuan aq shumë sa nuk e linin atë të shkonte të flinte. Në fakt, ata e detyruan të rrinte ulur për orë të tëra në një karrige jashtë manastirit në dritën e hënës, duke iu përgjigjur pyetjeve të pafundme, përpara se t’i jepnin asaj disa qofte e një gotë raki. Në Deçan, murgjit i thanë se ishte e para e huaj që kishin parë në 15 vite. Për më tepër, akoma më befasues ishin malazezët kur ajo u kthye atje. Rikthimi i Durham në Cetinje u përjetua si një “progres triumfal” në qytet e fshatra ku ajo nisi të quhej si heroinë pasi kishte shkuar në Kosovë. “Kjo kishte pasojat e saj,” do i shkruante ajo mamasë së saj me shumë humor, “për shkak se të gjithë heronjtë e tjerë, që janë shumë, insistonin që t’i ofronin pije asaj.” Me pak fjalë, shumë njerëz mund të shohin pas në shekullin e shkuar me ndjenja të përziera si një kohë humbjesh e fitoresh. Por jo shqiptarët. Nga pikëpamja e tyre mund të nxirret vetëm një përfundim: jeta, me gjithë të metat e saj, është në tërësi shumë më mirë tani se atëherë.

26/02 - 04/03/11 F.P. 7


AktualitetiFP Shoqatat kanë thënë se qeveria shqiptare po i bindet në mënyrë të verbër kërkesave të qeverisë greke. “Shkenca thotë që u dashkan 6 mijë vjet të ndërrohet kodi gjenetik i njeriut, ndërsa me formularin e qeverisë e ndërron kombësinë në 2 minuta e gjysmë”, është shprehur me ironi për këtë ligj Sabri Godo

Disa doza nacionalizmi Regjistrimi etnik i parashikuar nga qeveria, ka shkaktuar një reagim të ashpër, që ndoshta nuk ishte pritur më parë. Ligji i propozuar nga qeveria, rrezikon që të shkaktojë lënien e kombësisë nga shumë qytetarë shqiptarë, për ta zëvendësuar atë me një tjetër. Kjo gjë në fakt ka ndodhur në disa qytete të jugut si Gjirokastër, Përmet dhe Korçë. Për këtë arsye qytetarë, shoqata, intelektualë, politikanë etj, kanë kërkuar anulimin e këtij ligji. Një njeri ka qenë mbi të gjitha denoncuesi i këtij ligji, nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu. Ai ka gjetur mbështetje të shumtë tek qytetarët, tek të cilët duket se ka shpërthyer një “dell” nacionaliteti.

Debati Konsulli grek në Korçë, Theodhoros Ikonomu, duket se ka ndezur zjarrin e nacionalitetit në Shqipëri. Një deklaratë e tij bëri që të kishte reagime të shumta në Shqipëri. Ikonomu deklaroi se në Korçë ka grekë dhe madje, sipas tij, vllehët e Korçës janë grekë. Pak ditë më pas, qeveria greke vendosi që ta tërhiqte atë nga Korça. Pati shumë qëndrime, u tha se ai vetëm u kritikua, por nuk u largua nga detyra. Megjithatë ajo që ra në sy ishte se Ikonomu, sapo shkoi në Greqi u tregua edhe më radikal në kauzën që mbron duke folur për mediat greke. Efekti i deklaratës së Ikonomus ishte i madh dhe qytetarët tashmë janë seriozisht të shqetësuar për ligjin për regjistrimin etnik. Për këtë, më shumë se 80 shoqata kërkuan nga ana e qeverisë që të tërhiqet nga ky ligj. Shoqatat kanë thënë se qeveria shqiptare po i bindet në mënyrë të verbër kërkesave të qeverisë greke. “Shkenca thotë që u dashkan 6 mijë vjet të ndërrohet kodi gjenetik i njeriut, ndërsa me formularin e qeverisë e ndërron kombësinë në 2 minuta e gjysmë”, është shprehur me ironi për këtë ligj Sabri Godo. Ndërsa historiani Pëllumb Xhufi shprehet se, “interesat tona varen nga një pensionist, Nikollaq Gaxojanis, që është mik i gjithë pushtetarëve shqiptarë. Që është mik i Saliut, Ilirit dhe Fatosit. Kjo është për të vënë duart në kokë”. Debati publik që ka shpërthyer në vend duket se ka ndikuar edhe tek qe-

8 F.P. 26/02 - 04/03/11

veria, e cila nën zë, duket se është tërhequr nga regjistrimi për ta shtyrë atë për më vonë. Megjithatë, ende nuk ka asgjë zyrtare nëse qeveria do të tërhiqet nga ky ligj kaq i debatueshëm.

Denoncimi i ligjit Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, është vënë në krye të betejës për të kundërshtuar ligjin për kombësinë. Ai nisi një tur në Gjykatat e Korçës dhe Gjirokastrës, ku denoncoi lënien

e kombësisë nga mijëra qytetarë shqiptarë. Deklaratat dhe turi i tij nxiti më shumë reagimet në vend, aq sa tashmë kërkohet më forcë ndryshimi i këtij ligji. Minoritetet greke, duke nisur që nga kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, e kanë quajtur Spahiun një njeri demagog, që ka hapur një debat të panevojshëm. Sipas tyre, ka ardhur momenti që në Shqipëri duhet të ketë një regjistrim të popullsisë mbi baza etnike, për t’u mësuar numri i saktë i personave me kombësi të ndryshme në Shqipëri.


AktualitetiFP Duket se vitet e fundit, fenomeni i nacionalitet është kthyer fuqishëm tek të gjitha trevat shqiptare, mbi të gjitha në Kosovë dhe Maqedoni, përveç Shqipërisë. Në Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje prej vitesh është duke bërë një betejë në Kosovës, baza e së cilës ka nota të theksuara nacionaliteti

Çështje artificiale? Ndërsa shumë qytetarë janë të indinjuar me ligjin mbi kombësinë, një pjesë tjetër mendojnë se ky është një debat artificial dhe i fryrë më shumë se ç’duhet. Madje, disa arrijnë deri aty sa thonë se, nëse një qytetar nuk përfaqësohet nga vendi i tij dhe nëse vendi i vet nuk i siguron një të ardhme të mirë, drejtësi, dinjitet etj, ai ka të gjitha arsyet për të mos u ndjerë qytetar i këtij vendi dhe për pasojë, edhe të deklarohet si qytetar i një tjetër shteti. Megjithatë, ky është një diskutim parimor, pasi nëse një qytetar do të kërkojë të deklarohet me kombësi jo shqiptare, ai duhet të ketë disa dokumente që ta vërtetojë këtë gjë. Këtu në fakt lind një problem, pasi gjykata e vendit mund të falsifikojnë dokumentet, ashtu siç denoncoi nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, në Gjykatën e Korçës dhe atë të Gjirokastrës.

Kombësia, debat i hershëm Debati për kombësinë në fakt, në Shqipëri nuk ka lindur ditët e fundit. Ai ekziston prej vitesh dhe në shumë raste ka pasur denoncime për abuzime nga ana e qytetarëve. Këta të fundit, të detyruar nga shumë rrethana, mbi të gjitha nga kushtet e vështira ekonomike, në mjaft raste kanë vendosur që të lënë kombësinë shqiptare, duke u deklaruar grekë. Madje, kjo ka shkaktuar edhe skandale të shumta, që kanë prekur edhe të vdekurit. Rasti më skandaloz ishte ai i fshatit të Kosinës në Përmet, kur u zhvarrosën qytetarë shqiptarë, të cilët u cilësuan ushtarë grekë të vrarë gjatë luftës me Italinë. U desh denoncimi i banorëve të këtij fshati që të zbulohej skandali. Raste të ngjashme kanë ndodhur edhe herë të tjera dhe reagimi nga ana e shtetit shqiptar ka qenë i vakët, për të mos thënë që ka mbyllur sytë, për shkak të presionit të Greqisë për të ndikuar negativisht në proceset integruese europiane të Shqipërisë.

Nacionaliteti tek shqiptarët

Minoritetet greke, duke nisur që nga kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, e kanë quajtur Spahiun një njeri demagog, që ka hapur një debat të panevojshëm

Duket se vitet e fundit, fenomeni i nacionalitet është kthyer fuqishëm tek të gjitha trevat shqiptare, mbi të gjitha në Kosovë dhe Maqedoni, përveç Shqipërisë. Në Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje prej vitesh është duke bërë një betejë në Kosovës, baza e së cilës ka nota të theksuara nacionaliteti. Vetëvendosje tashmë është bërë parti politike dhe ka 14 deputetë. Qëllimi i saj është bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, një qëllim sa fisnik, aq dhe shumë i vështirë për t’u arritur. Në Maqedoni, gjendet lëvizja “Zgjohu”, e cila denoncon të gjitha shkeljet që qeveria e Maqedonisë bën ndaj shqiptarëve. Kulmi i shpërthimit të nacionalitetit në Maqedoni arriti pak ditë më parë në Kalanë e Shkupit, kur pati përleshje fizike mes shqiptarëve dhe maqedonasve, pas projektit për një kishë brenda kalasë. Për shqiptarët e Maqedonisë, ky projekt është i papranueshëm, pasi i jepet përparësi popullsisë maqedonase. Në Shqipëri, një lëvizje e tillë me bazë nacionalitetin, mungon ende. Reagimi është shumë i pakët për çështjet e nacionalitetit. Kjo është parë më së miri në dy raste. I pari ishte pakti për ujërat me Greqinë, që u denoncua nga një njeri i vetëm, koloneli Myslym Pashaj, i cili arriti që ta bënte atë një çështje kombëtare, aq sa Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi atë marrëveshje. Rasti i dytë është ky aktuali për regjistrimin etnik, kur sërish reagimi është i pakët. U desh reagimi i një njeriu të vetëm, nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu, për të ndezur një debat në vend.

26/02 - 04/03/11 F.P. 9


DosjaeJavës 10-15

Nga Fatma Myrte www.freepress.al

P

avarësisht nga qëllimet e mira, ka raste kur një çift duhet patjetër të ndahet. Një martesë nuk mund të qëndrojë nëse të dy palët kanë mosmarrëveshje. Kjo do të thotë një torturë për çiftin. Por, të marrësh vendimin e një divorci do të thotë dhe kurajo. Dimë shumë raste kur çiftet, me gjithë mosmarrëveshjet e shumta, nuk marrin kurajon e shkurorëzimit. Mentaliteti shqiptar me kalimin e viteve ka ndryshuar. Dikur, një grua e divorcuar shihej si fajtore dhe e pashpresë për të vazhduar përpara. Sot, nuk mund të themi të njëjtën gjë. Këtë e tregojnë dhe statistikat në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Vetëm nëse do të shohim statistikat e dy viteve të fundit, vëmë se numri i divorceve ka qenë shumë i lartë. Konkretisht, në vitin 2009 kanë përfunduar 1030 zgjidhje martese, ndërsa në vitin 2010 kanë përfunduar 937 zgjidhje martese. Duke parë këto shifra, në vitin 2009, në gjykatë janë shënuar 93 zgjidhje martese më shumë se në 2010. E përbashkëta e këtyre dy periudhave është se, zgjidhja e shumicës së martesave është kërkuar nga bashkëshortet. Sipas statistikave, çështjet e mbyllura me pajtim janë zero. Ndërkohë, edhe kërkesat për lëshim urdhër mbrojtjeje kanë pësuar rritje në vitet 2009 dhe 2010. Në vitin 2009 janë lëshuar 467 urdhra mbrojtje, ndërsa në vitin 2010 janë lëshuar 01. Nga këto të dhëna, referuar shifrave të vitit 2010, 319 persona kanë qenë me vendbanim në qytet, 88 prej tyre në periferi dhe 94 në fshat. Prej tyre, 459 kanë qenë femra dhe 42 meshkuj. Ka arsye të panumërta pse dikush mund të vendosë të kërkojë divorcin. Çdo situatë është e ndryshme, aq sa janë dhe individët e përfshirë në të. Por, disa faktorë janë të njëjta, që çojnë në një shkurorëzim.

Mashtrimi. Nëse një nga bashkëshortët shkon jashtë martese për nevojat e veta seksuale apo emocionale, martesa thyet. Mashtrimi thyen prangat e besimit dhe ndershmërisë në një lidhje. Shpesh dëmi që është bërë është i pakthyeshëm. Bashkëshorti i viktimizuar nuk është në gjendje për të lëvizur përtej tradhtisë dhe të bëjë diçka për të rindërtuar marrëdhënien.

Mori fund! Në Shqipëri po shtohen shumë rastet e divorcit. Janë zero rastet e pajtimeve çka do të thotë se kur ndarja merr rrugë, askush nuk e ndal. Lexoni se përse vjen divorci, ndikimi i tij tek fëmijët, rrugët ligjore...

Papajtueshmëria. Shumica prej nesh kanë njohur çifte të cilët luftojnë gjatë gjithë kohës. Disa të tjerë martohen shumë shpejt, pasi janë takuar shumë pak. Ata nuk e njohin mirë njëri-tjetrin. Pa një sasi të caktuar të respektit për bashkëshortin tuaj dhe miqësisë, një martesë nuk do të jetë në gjendje të mbijetojë në një mënyrë të shëndetshme.

të përfshijë edhe fëmijët. Sido që të jetë, shkatërrimi që sjell abuzimi në një marrëdhënie mund të jetë i mjaftueshëm për një divorc.

Alkooli dhe droga. Abuzimi. Abuzimi mund të jetë një tjetër faktor që kontribuon në përfundimin e një martese. Ky mund të jetë një abuzim fizik, seksual, emocional. Ndonjëherë ky abuzim mund

10 F.P. 26/02 - 04/03/11

Abuzimi kimik tek një person mund të bëhet shkak për ndarjen e një çifti. Pas abuzimeve të përsëritura, ndarja mund të jetë një zgjidhje shumë e mirë në këtë rast. Nuk ka gjë më të keqe se të shihni partnerin tuaj të droguar dhe nuk mund ta ndihmoni dot.

Intimiteti fizik. Një tjetër arsye pse një martesë mund të përfundojë me shkurorëzim është shumë e thjeshtë, intimiteti fizik. Me kalimin e kohës, kur seksi nuk është pjesë e marrëdhënies suaj, ndjenjat do të fillojnë të ndryshojnë. Personi i cili gjithnjë është justifikuar se pse nuk do të bëj dashuri, mund të ketë gjetur një tjetër partner. Mungesa e intimitetit mund të çojë në probleme të tjera jashtë dhomës së gjumit. Dhoma e gjumit është vendi ku çifti duhet të flasë për gjëra të rëndësishme. Një martesë e ftohtë


DosjaeJavësFP Shprehjen “më është bërë fiksim” na ndodh shpesh që ta dëgjojmë. Kjo ndodh kur personi që ka filluar të dashuroj, mendon, fantazon pa pushim për personin tjetër me një pasion, i cili i kalon përmasat normale

Si mund të shpëtojmë një martesë pa dashuri Dashuria është baza për të gjitha martesat. Kur ajo fillon të shuhet, çiftet duhet të bëjnë të pamundurën për ta rindezur.

1.

Ruajtja e një martese pa dashuri është hapi i parë më i vështirë. Kur çiftet përpiqen të ruajnë një martesë pa dashuri, ata duhet të gjejnë arsyen pse dashuria e tyre është duke u venitur. Për këtë duhet të flasin për të gjitha problemet e tyre. Duke ditur arsyet e kësaj ftohjeje të dashurisë, ju keni filluar të hidhni hapin e parë. Kur problemet janë identifikuar, duhet të mendoni si duhet të ecni përpara. Problemet fatale janë ato të cilat mund të pengojnë këtë zhvillim. Pyesni partnerin tuaj pse janë këto probleme dhe pastaj shprehni mendimin tuaj.

2.

3.

Merrni kohë për njëri-tjetrin. Një gjë që vret dashurinë është ndarja dhe kjo mund të ndodhë duke lënë një bashkëshort në shtëpi. Gjëra të tilla si televizori, interneti, puna dhe miqtë, do të thotë më pak kohë për bashkëshortin tuaj. Njerëzit në dashuri duhet të ndihen të rëndësishëm dhe kanë nevojë për vëmendjen e bashkëshortit të tyre. Bisedoni rreth seksit. Seksi është një pengesë e madhe për çiftin. Gratë nuk duhet të ndihen si një copë mishi. Kur një burrë tregon interes të vogël në krevat, kjo është një recetë për katastrofë. Një burrë ndihet i padëshiruar kur një grua tregon pak tërheqje fizike.

4.

Ka shumë arsye pse njerëzit qëndrojnë së bashku, edhe kur ata nuk e duan njëri-tjetrin

1. 2.

Arsyeja më e fortë është për fëmijët e tyre. Ata besojnë se fëmijët e tyre duhet të jetojnë me të dy prindërit dhe mundohen të shmangin traumën e një divorci. Arsyeja financiare është një justifikim. Çdo person i vetëm nuk mund të mbajë një shtëpi dhe të paguajë të gjitha shpenzimet financiare. Situata financiare mund

është çështje serioze dhe duhet të trajtohet me shpejtësi. Divorci është kursi i vetëm i veprimit në këtë rast. Nëse jetoni në një marrëdhënie në të cilën seksi është zhdukur, duhet të keni kujdes, sepse më vonë do të përfundoni në divorc. Është shumë e rëndësishme të kuptoni se çfarë duhet të bëni për t’u divorcuar. Së pari, ju duhet një avokat i kualifikuar. Divorci është një gjë e çrregullt dhe ju duhet ndihmë për ta kuptuar. Fëmijët tuaj duhet të dinë që ju dhe partneri

të çojë një çift për të qëndruar në shtëpi dhe kur ata nuk e duan njëri-tjetrin. Feja është një arsye jo shumë e zakontë, por mund të përdoret si një justifikim. Disa njerëz besojnë me devotshmëri tek feja dhe mendojnë se divorci është mëkat. Ata zgjedhin të qëndrojnë së bashku pa përfitimin e dashurisë.

3.

do t’i qëndroni gjithnjë pranë. Një prind i vetëm është bërë një normë e pranueshme, që është për të ardhur keq. Për të marrë një vendim divorci kur ju keni fëmijë, duhet të dini se ju presin sfida të vështira përpara. Pyesni veten nëse jeni vërtet të gatshëm për t’u divorcuar dhe në qoftë se ju mund të kapërcyer frikën apo sfidën e prindërit të vetëm. Edhe pse divorci është një sfidë e madhe për jetën tuaj, ju duhet ta shihni si një fillim të një jete të re.

Divorci dhe ndikimi tek fëmijët Divorci i prindërve bën që fëmijët të ndryshojnë sjelljen e tyre. Disa prej tyre nuk janë në gjendje të mësohen me situatën e re dhe për të gjetur një ekuilibër të mirë psiqik, mund t’ju duhen dy deri në tre vjet. Faktorët që ndikojnë në mënyrën e reagimit të fëmijëve janë: 1. Mosha 2. Temperamenti 3. Mundësia për të mbuluar bilancin e fatkeqësisë 4. Cilësia e marrëdhënies që ka çdo prind me fëmijët 5. Mbështetja sociale nga miqtë dhe të afërmit Ndër këto faktorë, mosha luan një rol kryesor. Kjo, pasi çdo fazë e zhvillimit është e rëndësishme për fëmijët. Bebet janë më të mbrojtura nga pasojat e menjëhershme të ndarjes së prindërve. Mirëqenia e tyre është e garantuar të paktën nga një prind. Fëmijët parashkollor kanë tendencën të quajnë veten e tyre fajtor për ndarjen e prindërve. Fëmijët nga mosha 6 deri 8 vjeç janë në gjendje të kuptojnë çështjet praktike në lidhje me ndarjen. Ata në përgjithësi përpiqen të ruajnë lidhje të mira me të dy prindërit. Fëmijët e moshës 9 deri në 11 vjeç janë të prirur të përkrahin vetëm një prind në rast ndarjeje. Ata tregojnë agresivitet ndaj prindërit tjetër. Të rinjtë, të cilët e dinë se si mund ta kalojnë një fazë kritike në jetën e tyre, marrin përgjegjësi që nuk ju takojnë, duke paguar një çmim të lartë.

Situata të rrezikshme për fëmijët pas ndarjes së prindërve Depresioni, që mund të ndodhë menjëherë pas ndarjes. Kjo ndodh

në 25 për qind të rasteve. Në depresion mund të përfshihet dhe njëri nga prindërit, i cili ka kujdestarinë e fëmijës. Abuzimi me drogën. Në këtë rast janë prindërit, të cilët, të përqendruar në problemet e tyre, harrojnë të kujdesen për fëmijët. Konflikti i prindërve është shkaku kryesor që fëmijët e përjetojnë shumë keq ndarjen e tyre. Prindërit ndahen në dy kategori. Në njërën anë janë ata që mbeten të njëjtë dhe pas ndarjes. Së dyti, janë ata të cilët e kuptojnë se sa e rëndësishme është marrëdhënia e tyre me fëmijët. Ata fillojnë t’i kushtojnë më shumë kohë marrëdhënies me fëmijët. Mënyra më e mirë për të minimizuar efektet negative në një ndarje për fëmijët, është marrëdhënia e ngushtë mes çiftit. Prindërit e ndarë kanë rolin kryesor në përshtatjen e fëmijës me situatën e re.

Disa këshilla si duhet të sillemi me fëmijën

1.

Tregoji fëmijës saktësisht se çfarë po ndodh mes tyre dhe pse. Studimet tregojnë se efektet më negative janë kur fëmija nuk ka një kuptim të saktë të ngjarjes.

2.

Pyetjeve të fëmijëve përgjigjuni me sinqeritet dhe spontanisht. Ju nuk duhet të fajësoni palën tjetër për këtë ndarje.

3.

Duhet t’u shpjegoni fëmijëve se ata nuk janë përgjegjës për ndarjen tuaj.

4.

Dëgjojini fëmijët për ndjenjat dhe çfarë mendojnë për këtë ngjarje. Është shumë e rëndësishme që ata të shprehen dhe të kuptojnë situatën pa u ndjerë fajtorë.

26/02 - 04/03/11 F.P. 11


DosjaeJavësFP Mungesa apo komunikimi i varfër, ndryshimi i përparësive apo këndvështrimit të jetës dhe problemet seksuale, mund të jenë arsye të forta për divorc

Anisa Sula Dihet që divorcin nuk e do asnjë, por kur një martesë nuk shkon mire, mendoj se është zgjidhja më e mirë. Më keq është për fëmijët, sepse ata e përjetojnë keq ndarjen e prindërve. Eni Elezi Në momentin kur dy persona nuk ndihen mirë me njëri-tjetrin, ata duhet të ndahen. Është zgjidhja më e mirë për të mos krijuar ankth dhe problem dhe tek personat e tjerë të familjes. Dihet se gjithnjë ndarja është e vështirë, por ndonjëherë është shumë e nevojshme. Fabio Melani Divorci ndonjëherë është shumë i nevojshëm. Dikur gratë e shkreta duronin çdo torture, por sot jo më. Duhet të divorcohesh nga një person nëse nuk ndihesh e lumtur. Në fund të fundit, zoti një jetë na ka dhënë. Artan Kamberi Dihet se kur një çift ndahet, arsyet mund të jenë të forta. Por, divorci është një zgjidhje e domosdoshme nëse një çift e kalon pjesën më të madhe të kohës me sherre. Një familje e tillë do të kishte probleme më të mëdha. Vasilika Shkëmbi Jeta është bërë shumë e vështirë. Nuk duron më njeri mosmarrëveshje. Sidomos me rritjen e pozitës së gruas në shoqëri është akoma më e lehtë nga ana e saj për të kërkuar divorcin. Duhet të jesh shumë i zoti të mbash sa më mirë familjen. Saimir Halili Divorci në çift vjen si pasojë e mungesës së dashurisë dhe respektit për njëri-tjetrin. Çdo marrëdhënie ka fazat e veta të krizës, por të dyja palët gjithnjë duhet të sillen me mature. Është e thjeshtë të shkatërrosh një martesë, por e vështirë ta mbash të lumtur atë.

Të marrësh një vendi nuk është një proces Intervistë me psikologen Fiorela Shalsi

Vitet e fundit janë rritur divorcet në Shqipëri, madje dikur ishin burrat ata që merrnin iniciativën për divorc, ndërsa tani këtë guxim e kanë dhe gratë. Pse ka ndodhur ky ndryshim? Mendoj se në këtë rritje ndikon mungesa e orientimit të përgjithshëm e shoqërisë shqiptare, që ende është e pastabilizuar dhe është ende në kërkim të vlerave e familjes, se çdo të thotë të përkushtohesh dhe mbështesësh një familje, sfidat e jetës në përgjithësi, të cilat sigurisht që në një familje me strukturë të dobët kanë një ndikim më të madh. Megjithatë, një nga arsyet kryesore mendoj se është rritja e ndërgjegjësimit të individëve për larminë në zgjedhjet në lidhje me jetën e tyre, përmirësimi i gjendjes ekonomike, rritja e kërkesave për një jetë më të mirë larg kushteve të diktuara nga mentaliteti, zakonet etj. Kjo, sigurisht që vlen më shumë edhe për gratë, të cilat janë më të ndërgjegjshme, më të pavarura dhe të zonjat për të marrë vendime që lidhen me cilësinë e jetës së tyre. Cilat mendon se janë arsyet më të forta që mund të çojnë një çift të divorcohet? Çdo arsye, e cila përfundon në divorc, është një arsye e fortë. Megjithatë, disa syresh mund të konsiderohen nga shumica e njerëzve dhe janë më të forta se të tjerat, si p.sh dhuna në familje, abuzimi fizik, seksual dhe psikologjik, tradhtia, mosmarrëveshjet e vazhdueshme për çështje, si varësitë e ndryshme nga pija, droga, lojërat e fatit apo lotaritë sportive, e deri tek menaxhimi i financave dhe mbështetja apo përkushtimi për të ruajtur mirëqenien e familjes. Por, edhe mungesa apo komunikimi i varfër, ndryshimi i përparësive apo këndvështrimit të jetës dhe problemet seksuale, mund të jenë gjithashtu arsye të forta për divorc. Kush e përjeton më keq këtë ndarje? Pavarësisht se divorci ka një komponent gjinor dhe mendimi i përgjithshëm i shoqërisë është se gratë janë ato që e përjetojnë më keq emocionalisht dhe psikologjikisht, e vërteta nuk është aspak kështu. Divorci është një proces i gjatë dhe burrat e kanë po aq të vështirë për të përballuar disekuilibrin emocional gjatë dhe pas tij. Ka shumë arsye që e ndihmojnë, ose e përkeqësojnë përballimin emocional dhe psikologjik të divorcit, si p.sh: cila është arsyeja, kush e merr vendimin, personaliteti dhe karakteristika personale, si botëkuptimi dhe aftësia për t’u përballur me humbjen, mbështetja që ofrohet nga rrethi familjar dhe shoqëror, gjendja ekonomike sociale, mosha, fakti nëse çifti ka fëmijë apo

12 F.P. 26/02 - 04/03/11

Një nga përpjekjet më të mëdha që duhet të bëjnë prindërit, është që të sigurojnë fëmijët që divorci nuk ka ndodhur për faj të tyre, sidomos nëse fëmijët janë të vegjël jo etj. Pavarësisht faktit se të gjithë këta faktorë apo të tjerë mund të jenë ndihmues, secili prej partnerëve nuk mund t’i shmanget pasojave psiko-emocionale të divorcit. Megjithatë, vlen për t’u theksuar se, duke patur parasysh stadin aktual të zhvillimit të shoqërisë sonë, nga pikëpamja e përgjegjësive shoqërore, mirërritjes së fëmijëve dhe të ardhurave financiare, fatkeqësisht janë ende gratë ato që vuajnë më shumë pasojat e divorcit. Si ndikon divorci tek fëmijët? Shumë studime konfirmojnë se fëmijët që përjetojnë divorcin e


DosjaeJavësFP Divorci është një proces i gjatë, që mund të zgjasë nga 4 deri 7 apo më shumë vjet, i cili i ndryshon në mënyrë thelbësore marrëdhëniet mes anëtarëve të familjes dhe ka të paktën tre stade kryesore

m për divorc, i lehtë

Këshillimi psikologjik është një praktikë shumë pozitive, që e ndihmon çiftin të marrë një vendim më të mirë-peshuar mbi jetën e përbashkët që shpesh mund të jetë edhe e kundërta e divorcit

prindërve të tyre, kanë më shumë mundësi të kenë probleme në zhvillimin e tyre. Sipas këtyre psikologëve, një element i rëndësishëm që ndikon në zhvillimin e fëmijës, është ndryshimi që pëson marrëdhënia prind-fëmijë gjatë fazave të ndryshme të divorcit. Fëmijët kanë reagime të ndryshme gjatë secilës prej këtyre fazave. Grup-mosha, stadi i zhvillimit, gjinia, nevojat kryesore të fëmijës gjatë periudhës së divorcit, aftësia e tij/saj për të kuptuar ngjarjet familjare, aftësia për të përballuar shqetësimet dhe konfliktet në familje dhe aftësinë për t’u përshtatur me ndryshimet, janë vetëm disa nga kriteret që ndikojnë në mënyrën se si fëmijët do të reagojnë dhe përjetojnë këtë proces. Megjithatë, në kundërshtim me qëndrimin e mësipërm, studime të tjera i kanë vënë në pikëpyetje ndikimet negative të divorcit. Familjet jotradicionale, p.sh familjet me një prind, mund të arrijnë gjithashtu të kenë fëmijë të lumtur dhe të stabilizuar nga pikëpamja emocionale. Pra, përveç faktorëve të përmendur më lart, që lidhen drejtpërdrejtë me vetë fëmijën apo marrëdhënien prind-fëmijë, ndi-

kimet e të jetuarit në një mjedis shumë konfliktual, si p.sh atmosfera e krijuar nga një çift që parashikon divorcin, mund të jenë shumë më të dëmshme se sa vetë divorci. Në këtë kuptim, reagimi, përballimi dhe përshtatja e fëmijës me divorcin, lidhet më tepër me nivelin e konfliktit të familjes, se sa me numrin e prindërve që ai/ajo do të kishte. Pra, në fund të fundit ndarja e prindërve është përfituese për fëmijët, në rastet kur alternativa tjetër është një konflikt i vazhdueshëm familjar. Më fjalë të tjera, janë pikërisht karakteristikat e familjes ato që përcaktojnë mirëqenien e fëmijëve. Konfliktet e vazhdueshme familjare kontribuojnë në krijimin e shumë problemeve në zhvillimin social, stabilitetin emocional dhe aftësitë mendore të fëmijëve. Nivelet e larta të konfliktit, qoftë në familjet tradicionale, qoftë në familjet e divorcuara, krijojnë rritje të ankthit, vetëvlerësim të ulët dhe humbjen e vetëkontrollit. Konflikti gjithashtu ul vëmendjen dhe tërheqjen e fëmijës ndaj prindërve. Karakteristika të tjera të familjes, si statusi socialo-ekonomik, marrëdhëniet prind-fëmijë, niveli i konfliktit, si përpara, ashtu edhe pas divorcit, punësimi i nënës dhe mbështetja sociale, janë më të rëndësishme se sa vetë divorci, për të përcaktuar se sa mirë do të zhvillohet një fëmijë pas ndarjes së familjes së tij. Gjithashtu, elementë të tjerë që lidhen me vetë karakteristikat e fëmijës si konceptin që ai/ajo ka për veten, marrëdhëniet ndërpersonale dhe funksionimi mendor, janë gjithashtu përcaktues në ndikimin që do të ketë divorci në zhvillimin e fëmijës. Si duhet të sillemi me fëmijët në këto raste? Një gjendje e ngarkuar dhe e vështirë psiko-emocionale, domosdoshmërisht që do të përjetohet si e tillë edhe nga fëmijët, madje shpesh mund të jetë edhe më shumë se kaq. Ndërkohë që çdo fëmijë reagon ndryshe, ajo çfarë mund të bëjnë prindërit gjatë dhe pas divorcit, është sigurisht që t’i pakësojnë këto reagime. Së pari, një nga përpjekjet më të mëdha që duhet të bëjnë prindërit, është që të sigurojnë fëmijët që divorci nuk ka ndodhur për faj të tyre, sidomos nëse fëmijët janë të vegjël. Duke qenë se këta fëmijë kanë tendencën të brendësojnë çdo ngjarje, e kërkojnë fajin tek vetja dhe përpiqen që t’i kënaqin prindërit që të “largojnë” divorcin. Është e rëndësishme që prindërit të mos e lënë fëmijën të ketë këtë koncept të gabuar. Së dyti, pavarësisht se është një situatë shumë e vështirë emocionale dhe fëmijët po kalojnë gjithashtu kohë të vështira, prindërit duhet t’i rezistojnë tundimit për të zbutur rregullat e tyre. Fëmijët kanë nevojë për konsistencë dhe stabilitet. Fakti që prindërit mund të ndihen në faj se po shkaktojnë dëme në jetën e fëmijëve të tyre,

nuk është një arsye e fortë për të lëshuar pe. Disiplina është pjesë e konsistencës dhe stabilitetit. Është gjithashtu pjesë e dashurisë. Fëmijët kanë nevojë të ndjejnë dashurinë prindërore dhe ndonjëherë vendosmëria e tyre është e domosdoshme. Së treti, prindërit duhen të kenë kujdes që të mos i bëjnë fëmijët që të mbajnë anën e njërit apo tjetrit prind, të mos e bëjnë fëmijën të ndihet fajtor kur ja kalon mirë me prindin tjetër. Së katërti, prindërit nuk duhet t’i përdorin fëmijët si këshilluesit apo përcjellës mesazhesh. Përkundrazi, duhet të inkurajojnë që të duan edhe prindin tjetër. A duhet t’i shpjegojmë fëmijës arsyet e ndarjes? Përgjigja ndaj kësaj pyetjeje varet shumë nga mosha e fëmijës. Por, pavarësisht moshës, prindërit duhet t’ia shpjegojnë divorcin në mënyrë të vazhdueshme, me një gjuhë të përshtatshme për moshën dhe botëkuptimin. Një shpjegim i vetëm nuk është i mjaftueshëm. Ndërkohë që koha kalon, aftësia e fëmijëve për të kuptuar ndryshon dhe me shumë gjasa rritet. Përveç kësaj, edhe shpjegimi fillestar i situatës nga prindi ka qenë në një gjendje të ngarkuar emocionale. Zakonisht, me kohë dhe me pak fat, gjërat ndryshojnë për më mirë dhe ndërsa procesi ecën përpara, prindërit duhet t’i shpjegojnë vazhdimisht fëmijëve ndryshimin e stilit të jetës, ndarjen e kohës mes prindërve, por duke i siguruar vazhdimisht se, pavarësisht situatës mes prindërve, dashuria ndaj tyre është dhe do të jetë e njëjtë. Ka nga ato çifte në Shqipëri që, përpara se të arrijnë në këtë pikë, pra divorcin, konsultohen me psikologen? Po, sigurisht që ka. Por, kjo është kryesisht në nivel individual dhe jo në çift. Këshillimi psikologjik në çift është ende një praktikë e re në Shqipëri. Megjithatë, mund të them se është një praktikë shumë pozitive, që e ndihmon çiftin të marrë një vendim më të mirë-peshuar mbi jetën e përbashkët që shpesh mund të jetë edhe e kundërta e divorcit. Sa mendoni se mund t'ju vijë në ndihmë ky konsultim? Shumë. Të marrësh një vendim për divorc, nuk është një proces i lehtë. Përkundrazi, kërkon shumë kohë dhe kalon në shumë faza. Divorci është një proces i gjatë, që mund të zgjasë nga 4 deri 7 apo më shumë vjet, i cili i ndryshon në mënyrë thelbësore marrëdhëniet mes anëtarëve të familjes dhe ka të paktën tre stade kryesore. Tre stadet përshijnë fazën akute, fazën tranzitore dhe fazën pas-divorcit. Ndihma profesionale, kur ofrohet në mënyrën e duhur, e orienton dhe e ndihmon klientin të gjejë arsyet dhe të bindet për zgjedhjet gjatë gjithë fazave dhe mbi të gjitha, e ndihmon që t’i kalojë këto me sa më pak ‘kosto’ psiko-emocionale. Ku mendoni se ka me shume çifte të divorcuara, në zona rurale apo urbane dhe pse? Personalisht nuk jam në dijeni të ndonjë studimi për të parë diferencat midis zonave urbane dhe rurale në lidhje me divorcin, por mendoj se mbi bazën edhe të arsyeve të përmendura më lart, mund të ketë një rritje të divorceve më shumë në zonat urbane. Kjo, sepse presioni social në lidhje me vendimet mbi jetën personale është relativisht më i vogël sesa në zonat rurale, si dhe ndryshimet në mentalitet dhe botëkuptim janë më dinamike dhe të mëdha në zonat urbane se ato rurale. Kjo favorizon rritjen e vetëdijësimit dhe rrit forcën për të marrë vendimin për divorc, duke qenë se është një vendim që mund të pranohet më lehtë edhe nga shoqëria në zonat urbane se ato rurale.

26/02 - 04/03/11 F.P. 13


DosjaeJavësFP Në shqyrtimin e padisë për zgjidhjen e martesës, gjykata cakton fillimisht një seancë pajtimi, në të cilën duhet të paraqiten personalisht të dy bashkëshortët. Nëse arrihet pajtimi, mbahet procesverbal dhe gjykimi pushohet për këtë shkak

Zgjidhja e martesës Flet Juristja Fatma Muça Edhe marrëdhënia martesore, si çdo marrëdhënie tjetër njerëzore, ka ngritjet dhe uljet e saj. Vështirësitë e ndeshura variojnë nga ato me karakter subjektiv, deri tek ato me karakter objektiv. Kriza martesore shfaqet kur bashkëshortët kanë mosmarrëveshje të theksuara me njëri- tjetrin dhe nuk arrijnë t’u japin këtyre mosmarrëveshjeve një zgjidhje të civilizuar, e cila të mos cenojë martesën. Ndarja pasqyrohet si në planin vetjak, ashtu edhe në planin pasuror. Zgjidhja e martesës i jep fund me të vërtetë kësaj të fundit, megjithatë, kjo zgjidhje është e pafuqishme ta fshijë atë. Detyrimet dhe të drejtat që rrjedhin nga martesa shuhen dhe lindin të tjera të drejta dhe detyrime, ku në këto të fundit ruhen gjurmët e martesës së zgjidhur.

Aspekti Procedural Procedurat për zgjidhjen e martesës janë të parashikuara në Kodin e Familjes së Republikës së Shqipërisë dhe në Kodin e Procedurës Civile të RSH. Të drejtën e ngritjes së padisë së zgjidhjes së martesës e kanë të dy bashkëshortët bashkarisht ose secili prej tyre veç e veç. Nëse kërkohet nga të dy bashkëshortët, zhvillohet gjykimi pa palë kundërshtare, ndërsa nëse zgjidhja kërkohet vetëm nga njëri prej tyre, atëherë gjykimi zhvillohet me palë kundërshtare, ku nga njëra anë si paditës është bashkëshorti që ka kërkuar zgjidhjen e martesës dhe nga ana tjetër si i paditur është bashkëshorti tjetër. Mbështetur në nenin 51 të Kodit të Proçedurës Civile, paditë për vërtetimin e qenies, ose të mosqenies së martesës, për anulimin e martesës dhe për zgjidhjen e saj, mund të ngrihen në gjykatën e vendit ku bashkëshortët kanë pasur banimin e tyre të përbashkët të fundit, ose në gjykatën e vendit ku ka banimin i padituri. Kur i padituri nuk ka banim, ose banesë së përkohshme në Republikën e Shqipërisë, padia ngrihet ne gjykatën e vendit ku ka banimin, vendqëndrimin, ose banimin e përkohshëm paditësi dhe, kur as paditësi nuk i ka ato, padia mund të ngrihet në gjykatën e kryeqytetit. Në shqyrtimin e padisë për zgjidhjen e martesës, gjykata cakton fillimisht një seancë pajtimi, në të cilën duhet të paraqiten personalisht të dy bashkëshortët. Nëse arrihet pajtimi, mbahet procesverbal dhe gjykimi pushohet për këtë shkak. Gjithashtu, në përputhje me nenin 137 të K.F, kur gruaja është shtatzënë, me kërkesën e saj, gjykata mund të pezullojë gjykimin e padisë për zgjidhjen e martesës, por jo më shumë se një vit nga çasti i lindjes së fëmijës. Gjithashtu, me kërkesën e palës së interesuar, gjykata mund të marrë masa të përkohshme për detyrimin për ushqim, edukimin dhe arsimimin e fëmijëve të mitur, për detyrimin për ushqim të bashkëshortit (kur shihet e arsyeshme), për sigurimin e ushqimit, si dhe administrimin dhe përdorimin e pasurisë së vënë gjatë martesës, nëse është rasti. Ky vendim ka fuqi derisa të jepet vendimi përfundimtar.

14 F.P. 26/02 - 04/03/11

Aspekti material Në Kodin e Familjes së Republikës së Shqipërisë janë parashikuar raste të ndryshme të zgjidhjes së martesës. Sipas Kodit të Familjes, martesa mund të zgjidhet në këto raste: A - me pëlqimin e ndërsjellë të dy bashkëshortëve

B - për shkak të ndërprerjes së jetesës së përbashkët C - me kërkesën e njërit bashkëshort Qëllimi i procesit të zgjidhjes së martesës është dhënia fund e kësaj marrëdhënie, si dhe vendosja lidhur me çështje si: lënia për rritje dhe edukim të fëmijëve, vizitat, detyrimi ushqimor, pjesëtimi i pasurisë etj.


DosjaeJavësFP U bëmë dhe me një djalë. Por ky ishte vetëm një fillim i lumtur. Im shoq po ndryshonte. Paraja po e shkatërronte...

Historia e Admira Domit

Dashuria që përfundoi në divorc Unë kisha një martesë shumë të lumtur, deri kur ajo u fut në mes. Edhe pse u dashuruam të vegjël, bëmë gjithçka për të arritur tek ajo ditë, martesa. Luftuam së bashku për të mbrojtur lidhjen tonë. Prindërit e mi nuk deshën, sepse djali ishte i varfër, por jo vetëm kaq. Ai ishte nga një tjetër racë. Ishte mulat. Por kjo e forconte më shumë dashurinë tonë. Kur të tjetër janë kundër një lidhjeje, mendoj se ajo bëhet më e fortë. Kështu ndodhi edhe me ne. Ai më rrëmbeu në shtëpinë e tij. Në fakt, vetëm shtëpi që

nuk ishte ajo. Një kasolle ku e gjithë familja flinte në një dhomë. Unë nuk i vija re fare këto gjëra. Më kishte verbuar dashuria. Familja e tij më priti mirë. Më donin, të paktën kështu u duk në fillim. Unë, edhe pse e lumtur se flija me burrin tim, kisha një brengë në zemër për prindërit e mi. Ata nuk më folën për një vit të tërë. Por, më në fund e pranuan martesën tonë, madje, im atë na bleu dhe një shtëpi ku filluam të ndërtonim familjen tonë të re. Në fillim gjithçka ishte perfekte. Im shoq filloi punë të mirë. Ai ishte muzi-

kant nëpër lokale nate. Filluam ta merrnim veten ekonomikisht. U bëmë dhe me një djalë. Por ky ishte vetëm një fillim i lumtur. Im shoq po ndryshonte. Paraja po e shkatërronte. Filloi të bridhte me gra të tjera. Kishte raste që nuk vinte fare në shtëpi. Nuk mund të duroja dot. Ai po hidhte poshtë sakrificat e mia. Edhe pse më qante shpirti, unë i kërkova divorcin. Doja të thosha që paraja ndonjëherë i shkatërron njerëzit. Kështu ndodhi edhe me mua. Më mirë me pak dhe me dashuri, se sa me shumë dhe me ndarje.

Që të vendosë zgjidhjen e martesës, gjykata duhet të vërejë se jetesa e përbashkët e bashkëshortëve është bërë e pamundur dhe se martesa e tyre ka humbur qëllimin e saj për bashkëshortin paditës, ose për të dy bashkëshortët

4. Mënyra e rregullimi të pasojave të zgjidhjes së martesës, e cila përmbahet në projekt-marrëveshjen që duhet të t’i bashkëngjitet kërkesës së paraqitur para gjykatës. Bashkëlidhur me kërkesën, duhet të ketë edhe dokumente të tjera, si çertifikatë familjare, çertifikatë e lindjes së kërkuesve, çertifikatë e martesës. Nëse në projekt-marrëveshje është parashikuar edhe pjesëtimi i pasurisë, në të cilën përfshihen edhe sende të paluajtshme, atëherë projekt-marrëveshja duhet të bëhet me akt noterial.

Zgjidhja e martesës me pëlqimin e ndërsjelltë të bashkëshortëve bazohet në një marrëveshje të ndërsjelltë, të përbashkët të tyre, e cila ka për qëllim dhënien fund të martesës. Në këtë rast, duke vendosur bashkarisht zgjidhjen e saj, duhet të rregullojnë po bashkarisht edhe për kushtet e kësaj zgjidhje martese. Pra, u takon bashkëshortëve të organizojnë të gjitha pasojat e kësaj zgjidhje martese. Nuk ekziston asnjë mundësi që gjyqtari të ndryshojë, ose të plotësojë marrëveshjen e bashkëshortëve. Megjithatë, gjykata ka të drejtë të bëjë rregullimet e duhura, në mënyrë që të sigurohen interesat e fëmijëve, ose të njërit bashkëshort (neni 128 parag. 1 K.F). Gjyqtari duhet të sigurohet që ndonjëri prej bashkëshortëve nuk ka ushtruar presion mbi tjetrin, duke ndikuar në ekuilibrin e pasojave të parashikuara në marrëveshje. Gjyqtari nuk mund të ndërmarrë nisma, gjithçka mund të bëjë ai, nëse kushtet e parashikuara nuk i duken të përshtatshme, është refuzimi i miratimit të zgjidhjes së martesës me pëlqimin e dy bashkëshorteve. Bashkëshortët, në marrëveshjen e tyre, nuk janë të detyruar të parashtojnë asnjë shkak të kërkesës së tyre për zgjidhjen e martesës. Për rrjedhojë, gjykata nuk ka drejtë t’u kërkojë të përcaktojnë shkakun pse duan ta zgjidhin martesën.

Marrëveshja që i paraqitet gjykatës duhet të ketë të përcaktuar lënien për rritje dhe edukim të fëmijëve të mitur, të ardhurat e nevojshme për rritjen dhe edukimin e tyre, kontributin e secilit bashkëshort në favor të bashkëshortit tjetër nevojtar, nëse është rasti dhe e mundur, edhe rregullimin e marrëdhënies pasurore (neni 127 parag. 2 K.F). Pra, marrëveshja e bashkëshortëve duhet të përmbajë tri çështje: 1. lënien për rritje dhe edukim të fëmijëve të mitur, të ardhurat e nevojshme për rritjen dhe edukimin e tyre 2. kontributin e secilit bashkëshort në favor të bashkëshortit tjetër nevojtar 3. Rregullimin e marrëdhënies pasurore mes bashkëshortëve, kur është rasti dhe e mundur. Rasti i çifteve që nuk kanë fëmijë dhe pasuri, është një nga rastet që mund të zgjidhet më së miri me këtë formë të zgjidhjes së martesës.

Procedura gjyqësore fillon me paraqitjen e një kërkese. Në thelb, kërkesa për zgjidhjen e martesës është parashtrimi që dy bashkëshortët i bëjnë gjykatës, ku shprehin vullnetin e tyre për të nisur proçesin gjyqësor të zgjidhjes së martesës me pëlqimin e ndërsjelltë të tyre. Në kërkesë duhet të përcaktohet: 1. Fakti që bashkëshortët janë të martuar 2. A kanë apo jo fëmijë 3. A ka apo jo pasuri të vënë gjatë martesës, ku të përcaktohet lloji I saj

Që të vendosë zgjidhjen e martesës, gjykata duhet të vendosë pasi të ketë shqyrtuar paraprakisht çështjen. Në një rast të tillë, gjykata duhet të vërejë se jetesa e përbashkët e bashkëshortëve është bërë e pamundur dhe se martesa e tyre ka humbur qëllimin e saj për bashkëshortin paditës, ose për të dy bashkëshortët. Zgjidhja e martesës në këtë rast shpallet nga gjykata pasi të kenë rezultuar të pafrytshme përpjekjet për pajtimin e bashkëshortëve. Shkaqet e zgjidhjes së martesës me kërkesën e njërit bashkëshort paraqiten kryesisht me natyrë objektive, ndërsa pasojat e këtyre shkaqeve kanë kryesisht natyrë subjektive. P.sh, keqtrajtimi është kryesisht dukuri objektive, ndërsa pamundësia e vazhdimi të jetesës dhe humbja e qëllimi të martesës kanë natyrë subjektive dhe pasqyrohen në botën subjektive të bashkëshortëve.

26/02 - 04/03/11 F.P. 15

Sadete Aliaj Femrat e sotme nuk durojnë fare. Ne të shkretat kemi pasur tjetër edukatë dhe tjetër marrëdhënie me burrin. Fjala e tij ishte ligj për ne. Sot është shumë e vështirë të krijosh familje dhe ta mbash gjallë atë. Olsian Shkurti Në kohët e sotme çiftet më shumë bashkëjetojnë, për t’ju shmangur divorcit. Në fund të fundit, martesa është një kontratë pa afat. Nuk i dihet ç’të sjell jeta. Duhet të gjejmë gjithnjë personin e duhur për të krijuar një familje të rregullt. Genti Çota Unë jam më mirë për bashkëjetesë. I martuar e ke më të vështirë të ndahesh. Të rrish të merresh dhe me gjyqet pastaj. Në bashkëjetesë, po t’u mbush mendja se nuk është personi i duhur për ty, i thua “ciao” kollaj. Artiola Capo Unë mendoj se në të shumtën e rasteve kur ndodh një ndarje, fajin kryesor e ka burri. Janë ata që i torturojnë gratë e tyre dhe e bëjnë martesën një ferr të vërtetë. Prandaj, divorci duhet për të mos i keqësuar gjërat. Egla Shkurti Unë nuk dua që prindërit e mi të zihen. Por, ata ndonjëherë flasin me zë të lartë. Nuk e kuptoj pse është kaq e vështirë të jesh i rritur. Unë kur të martohem do ta dua shumë burrin tim dhe fëmijët. Maria Çela Nuk e imagjinoj dot që prindërit e mi të ndahen. Mendoj se divorci është një dramë për familjen dhe sidomos për ato çifte që mund të kenë një jetë së bashku dhe në fund ndahen.


Bota 16-17

“Revolucioni i lavdishëm” po vazhdon në botën arabe dhe diktatorët po bien njëri pas tjetrit. Megjithatë rruga nuk është aq e lehtë. Deri më tani ngjarjet po zhvillohen në Afrikën Veriore dhe gjasat janë që aty të jenë më të lehta gjërat. Ekspertët thonë se gjërat do vështirësohen kur fryma e revolucionit të zhvendoset në kontinentin fqinj, në Azi. Aty pritet që rezistenca të jetë shumë më e madhe dhe mundësia për trazira të përgjakshme më e fortë. Tani sytë e botës janë të kthyer nga Libia dhe njerëzit po ndjekin me zemër të ngrirë për shkak të numrit të madh të vrarëve. Shumëkush ka parë portretin e njeriut që drejton këtë vend prej dekadash dhe është habitur se si mund të jetë një lider kaq i çuditshëm. Por cili është njeriu që drejton shtetin nga tendat e çadrat? Lexoni një historik të jetës së tij dhe disa detaje interesante nga ngjarjet e fundit në atdheun e tij.

Kush është shefi i shtetit që nuk ka një zyrë? Pa një seli zyrtare, Muamar al Gadafi drejton punët e qeverisë në Libi. 68 vjeçari arriti ngadalë që ta nxirrte vendin e tij nga izolimi ndërkombëtar, por tani përballet me sfidën më të vështirë të 40 viteve. Gadafi u lind në shtator të vitit 1942 në një çadër në shkretëtirë. Prindërit e tij ishin beduinë të varfër. Vetëm Gadafi arriti që mes katër fëmijëve, si më i vogli, të marrë një shkollim. Në fillim të viteve ’60 ai mund studionte njëkohësisht Histori dhe Juridik, por vazhdoi më vonë edhe një Akademi Ushtarake. Në vitin 1965, Gadafi krijoi “Lidhjen e Oficerëve të Lirë” që kërkonin edhe rrëzimin e monarkisë së mbërritur në pushtet pas pavarësisë në vitin 1951. Me ndihmën e kësaj organizate, në vitin 1969 ai largoi mbretin Idriz, që u detyrua të vendosej në Turqi. Gadafi e shpalli veten kolonel, mori përsipër komandën e Forcave të Armatosura dhe drejtimin e Këshillit Revolucionar dhe deri në vitin 1972 ishte edhe shefi i qeverisë. Gadafi iu përkushtuar unitetit arab, socializmit dhe luftës për shtrirjen e Islamit në botë. Ndaloi alkoolin, mbylli kishat dhe e shpalli Kuranin si kodin e jetës. Në vitin 1973 ai iu largua disi këtij kursi, ndërsa shpalli në librin e

tij jeshil një seri reformash për demokraci direkte. Me shpalljen e “Xhamahirijas Popullore Socialiste Libiano- Arabike” ai zëvendësoi Komitetin e Përgjithshëm Popullor, që kryente funksionet e qeverisë. Në vitin 1979, ai hoqi dorë formalisht nga pozita e fundit politike, ajo e presidentit të shtetit. Por de facto ai dhe miqtë e tij mbetën personalitetet përcaktuese politike të vendit. Lidhjet me terrorizmin ndërkombëtar dhe sulmet e Lokerbisë bënë që Libia të izolohej nga komuniteti ndërkombëtar. Kjo ndryshoi në ndërrimin e mijëvjeçarëve kur Gadafi tha se hiqte dorë nga terrorizmi, dëmshpërbleu viktimat e sulmit të Lokerbisë dhe deklaroi se nuk merret me armët e shkatërrimit në masë. Më pas nisi që të kërkonte investitorë perëndimore dhe u bë mbështetës i parimeve të ekonomisë private. Megjithatë ky njeri i çuditshëm i mbeti besnik zakoneve të tij. “Qeni i tërbuar i Lindjes së Mesme” siç e quante dikur Ronald Regan, provokonte gjithmonë dhe shkaktonte përplasje diplomatike me vendet e tjera. Edhe fëmijët e tij- shefi i qeverisë ka shtatë djem dhe një vajzë- shpesh ishin në krye të lajmeve ndërkombëtare. Djali më i vjetër, Mohamed Gadafi, drejton Komitetin Olimpik

të Libisë dhe është shefi i Telekomit shtetëror. Djali i dytë, Saif el Islam Gadafi, shihej si një pasues i mundshëm i babait. Ai njihej si ndërmjetës në arenën ndërkombëtare. 36 vjeçari njihet nga libianët me emrin “inxhinieri” për shkak se ka studiuar për Ekonomi e Arkitekturë. Djali i tretë, El Sadi Gadafi, është drejtuesi i Federatës së Futbollit. Për këtë arsye ai ka blerë aksione në ekipin e tij të zemrës, Juventusin e Italisë dhe ka provuar që të jetë një futbollist profesionist. Ndërkohë i famshëm është edhe djali tjetër, Hanibal Gadafi. Në vitin 2005 ai u dënua nga një gjykatë franceze për shkak se kishte rrahur në një hotel shoqëruesen e tij shtatzënë. Një herë tjetër truprojat e tij u përfshinë në një zënkë masive me policët në Paris për shkak se e kishin ndaluar ndërsa ecte me shpejtësi. Për tre djemtë e tjerë nuk dihet shumë. Vajza e tij është Aisha, një avokate që ishte në ekipin që përfaqësoi ish- diktatorin Sadam Hysein në gjyq. Prej atëherë ajo i është përkushtuar zhvillimit të turizmit në vendin e saj.

Diktatori i 16 F.P. 26/02 - 04/03/11


BotaFP E përditshmja “La Stampa” ka spekuluar se personazhi misterioz mund të jetë Aisha Gadafi, e bija e diktatorit të Libisë, me të cilin Berluskoni ka një miqësi të ngushtë. Aisha është 34 vjeç, avokate, vajza e vetme e Muamar Gadafit. Ajo njihet me emrin “Klaudia Shifer e shkretëtirës”

Njeriu i dashuruar pas grave Ndoshta pak e dinë, por Gadafi ka një gardë të përbërë nga truproja femra! Gratë më të bukura të Libisë kujdesen për jetën e tij. Prej dekadash ai përkujdeset vetë për zgjedhjen e tyre. Ai pëlqen femrat që kanë sjellje mashkullore, që janë rreth 20 vjeç: secila prej tyre ka një formim special në përdorimin e armëve dhe luftën trup më trup. Silvio Beluskoni thotë se ka qenë Muammar Gaddafi që i ka mësuar atij praktikat e “BungaBunga” në haremin e tij. Si shpërblim për besnikërinë e tyre, këto vajza lejohen të bëjnë pazar në Romë.

Berluskoni “bunga- bunga” me vajzën e Gadafit? Prej kohësh mediat italiane flasin për një lidhje të re të kryeministrit të tyre. E përditshmja “La Stampa” ka spekuluar se personazhi misterioz mund të jetë Aisha Gadafi, e bija e diktatorit të Libisë, me të cilin Berluskoni ka një miqësi të ngushtë. Aisha është 34 vjeç, avokate, vajza e vetme e Muamar Gadafit. Ajo njihet me emrin “Klaudia Shifer e shkretëtirës”. Foto e përbashkët në samitin e G-8 në Aquila të Italisë, 9 Korrik 2009. Rreshti i parë: Silvio Berluskoni, Giorgio Napolitano (presidenti Italian), Nicolas Sarkozy, Barack Obama, Lula, Hosni Mubarak (me shpinë) dhe Mouammar Kadafi

Rusë dhe serbë në mbrojtje të Gadafit? Në ditët e para të javës nisi bombardimi i protestuesve në Tripoli. Mediat e huaja bënë të ditur se mercenarë nga Rusia e ish- vendet sovjetike kishin mbërritur në Libi e po luftonin protestuesit libianë. Mediat shkruanin se janë mercenarë që kanë marrë secili nga 18 mijë sterlina për të luftuar protestuesit gjithmonë në rritje. Një ekspert i njohur afrikan, Francis Ghiles ka thënë se ekziston mundësia që bombardimet në Tripoli të jenë kryer nga avionë ushtarakë serbë. Ai i tha BBC se Gadafi e ka bërë një gjë të tillë edhe më parë me avionë serbë, mund ta ketë bërë edhe tani. Ghiles tha se Gadafi nuk u beson forcave të tij ushtarake. “Ka shumë serbë në Tripoli dhe ata janë shumë besnikë ndaj Gadafit,” ka thënë Ghiles. Por ministria e Mbrojtjes e Serbisë e ka përgënjeshtruar një gjë të tillë duke e quajtur budallallëk. Franko Fratini, Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë

çuditshëm

26/02 - 04/03/11 F.P. 17


Shëndeti 18-21

Nga Jonida Late

www.freepress.al

Parandalimi i sëmundjeve me kutinë e ndihmës së shpejtë Cilat janë medikamentet kryesore që duhet të mbajë një familje në shtëpi? Në varësi të problematikës dhe të moshës familjare, ndryshojnë dhe llojet e medikamenteve. Nëse një familje ka fëmijë të vegjël, mirë është të mbajë një kategori medikamentesh siç janë ulëset e temperaturës. Por, vetëm kaq, sa për t’i thënë ndihmën e shpejtë, për ta shpëtuar fëmijën nga problemet që mund të shkaktojë temperatura e lartë. Pastaj, vizita te mjeku është shumë vendimtare. Kështu që, ulëset e temperaturës janë të këshillueshme të përdoren jo vetëm për fëmijët, por edhe për të rriturit. Por, i rrituri është më komod për të ardhur dhe me temperaturë të mjeku, ndërsa fëmijës i duhet dhënë ndihma e parë për ta mbrojtur nga disa lloj rreziqesh. Në kushtet e familjes, ulësit e temperaturës janë medikamentet e parë dhe ndoshta nga të paktit që duhen mbajtur në familje. Për sa i përket medikamenteve të tjera, siç janë ato kundër diaresë akute, ose kundër të vjellave, duke qenë se shkaktarët e diaresë dhe të të vjellave janë të shumtë, është më mirë konsulta me mjekun, se sa mjekimi i shtëpisë. Të këshillueshme për t’u mbajtur në kushtet e shtëpisë janë bimët popullore. P.sh, për dhimbjen e barkut përdorimi i çajit të nenexhikut është shumë i mirë, është shumë efektiv. Gjithashtu, nga bimët popullore është i rekomanduar çaji i malit, çaji i lule- blirit, sherbela etj. Janë të mrekullueshme për të qetësuar kollën, për të kaluar një gjendje gripale që është e shoqëruar me inflacion të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Bimët mjekësore janë të rekomandueshme për t’u mbajtur në kushtet e shtëpisë, ndërsa diçka tjetër përtej bimëve popullore, është mirë ta rekomandojë mjeku. Çfarë duhet të përmbajë kutia e ndihmës së shpejtë? Kutia e ndihmës së shpejtë duhet të ketë termometrin të parin, ulësin e temperaturës, pambuk, alkool dhe aparatin e tensionit. Në kutinë e ndihmës së shpejtë mund të mbahet edhe një glukometër, që është matësi i nivelit të sheqerit në gjak, pasi kjo do të ishte shumë komode. Kjo, pasi shpesh herë na ndodh një gjendje lipotime, një dobësi e përgjithshme, që mund të lidhet më luhatjen e nivelit të sheqerit në gjak. Sidomos kur janë rastet me diabet të fshehtë, të paditur, mund të ndodhi pikërisht kjo. Gjithashtu, kutia duhet të përmbajë garzat sterile dhe kamomil nga bimët mjekësore, pasi kamomili është një qetësues i mrekullueshëm dhe shërues i shumë simptomave që shfaqen, që nga infeksionet e syve, që mund t’u vendosim kompresa me çaj kamomili të ftohur, deri tek dezinfektim plage, përdorimi si solucion shpëlarës në plagë të ndryshme apo edhe për ta pirë si çaj. Kamomili, në rastet kur ka çrregullime të lehta të gjumit, gjendje të mbingarkuar nervore, është një qetësues i mirë. Si duhet të mjekohemi në kushte shtëpie, kur presim dorën me thikë? Prerja e dorës është një koncept shumë i gjerë, pasi prerja e dorës mund të jetë që nga një gërvishtje e lehtë, që nga një prerje e musku-

18 F.P. 26/02 - 04/03/11

Kutia e ndihmës së shpejtë në një familje nuk duhet të mungojë, por kjo nuk do të thotë që të kemi të gjithë farmacinë në të. Çfarë duhet të përmbajë kutia e ndihmës së shpejtë në një familje, që ta përdorim për problemet më të vogla shëndetësore që përballemi çdo ditë? Si duhet të kujdesemi vetë në kushtet e shtëpisë, kur kemi temperaturë, djegie të lehta etj? Për këto probleme, që në dukje janë të vogla, por që janë shumë të rëndësishme për shëndetin, ne kemi pyetur mjeken patologe, Bruna Shikoka, mjeke pranë ambulancës nr.3 në Tiranë.

lit, e deri në dëmtimin e një ene të gjakut që mund të jetë aty pranë. Kështu që, momenti i parë që të tremb, është hemorragjia. Nëse ajo është e madhe, duhet bërë shtrëngimi mbi pjesën e prerë, në mënyrë që të ketë sa më pak hemorragji. Në kushte të tjera, nëse është një gërvishtje e lehtë, ose një prerje e lehtë e dorës, atëherë këshillohet, në varësi të sendit që ka shkaktuar prerjen, shpëlarja me ujë me sapun. Kjo bëhet për arsye që të parandalohen mundësit e infeksionit të mëtejshëm. Megjithatë, në rastet e hemorragjisë këshillohet trajtimi në kushtet e spitalit.

Kur fëmija rrëzohet dhe vritet, si mund ta mjekojmë atë? Kur fëmija ka dëmtime të lehta, e mira është larja me sapun. Larja me ujë dhe sapun shmang fluksin e madh të infeksioneve që mund të ketë kontaminuar plagën në ato momente. Pastaj, në kushtet e shtëpisë është e këshillueshme të përdoret ujë i oksigjenuar. Fillimisht, në mënyrë që të pastrohet plaga nga mbeturinat që fëmija mund të ketë marrë në momentin e dëmtimit. Duhet të përdoren dhe solucionet e betadinës dhe më pas, nëse ka probleme, duhet të marrin një vlerësim nga mjeku.


ShëndetiFP Kur fëmija ka dëmtime të lehta, e mira është larja me sapun. Larja me ujë dhe sapun shmang fluksin e madh të infeksioneve që mund të ketë kontaminuar plagën në ato momente

Kur kemi temperaturë, çfarë duhet të përdorim? Medikamentet që duhet të përdoren kur kemi temperaturë, do duhet të jenë në varësi të nivelit të temperaturës. Në rastet kur ka një rritje të lehtë të temperaturës, përdorimi i paracetamolit gjithmonë është i këshillueshëm. Nëse ka ndjeshmëri ndaj paracetamolit, ka ulëse të tjera të temperaturës, si acetaminofeni. Nëse temperatura është e lartë, mund të bëhet kombinimi i paracetamolit me medikamente te tjera, siç është hipoprifenini , i cili përdoret rëndom te fëmijët e vegjël. Analgina është e këshillueshme? Jo, në kushtet e shtëpisë nuk është e këshillueshme. Analgina nuk duhet të përdoret në kushtet e shtëpisë, për shkak të efekteve anësore. Kur fëmijët e vegjël kanë temperaturë, çfarë duhet të përdorim? Për fëmijët e vegjël, nëse kanë një shifër temperature nën 38 gradë celcius, duhet të përdoren shurupe nga goja, të tipit të paracetamolit, të cilët janë në forma të ndryshme. Nëse temperatura është me e lartë se kaq, atëherë duhet parë mundësia e dhënies së preparateve të tjera, sikurse është ai i ibuprofenit, i cili bën një ulje më të mirë. Nëse është temperatura e lartë, mund të bëhet kombinim i të dy preparateve, shoqëruar kjo edhe me mbrojtës të sistemit nervor, siç është përdorimi i luminalit në doza të vogla. Por, gjithmonë nuk duhet të neglizhohet vajtja të mjeku. Nëse fëmija ka të vjella, atëherë marrja e preparateve mund të bëhet në formë supostesh, i cili ekziston në dy forma. Ka kombinim të përzierjes së suposteve, që kanë edhe qetësues të sistemit nervor, edhe paracetamol. Kështu që, gjithmonë është në varësi të problematikës që e shoqëron temperaturën. Kur kemi temperaturë, është e këshillueshme të bëhet dush? Po, është e këshillueshme. Në virozën e fundit të sezonit të gripit, kur dhe jemi aktualisht, të paktën te ata fëmijë që unë kam parë, banja ka pasur një efektivitet shumë të mirë. Banja duhet të jetë më ujë të vakët, jo të ftohtë, sepse i ftohti bën që ndryshimi i temperaturës të jetë shumë i madh. Kjo, pasi një fëmijë me temperaturë 40 gradë celcius, një banjë me ujë të ftohë nuk e përballon dot. Por, duhet një banjë që është e ngrohtë, pasi do e llogarisim me ndryshimin e temperaturës që ka trupi. Banja është shumë e mirë, sidomos për të dhënë ndihmën e parë, deri në momentin që vlerësohet edhe shkaku që ka dhënë temperaturën nga mjeku. Kur kemi një djegie të lehtë, çfarë duhet të bëjmë? Në djegie të lehta, ndihma e shpejtë është vendosja e vendit të dëmtuar në ujë të ftohtë. Mbajtja në ujë të ftohtë, ose vendosja e një komprese me ujë të ftohtë do të ishte mirë. Por, më ë mira do ishte mbajtja në ujë të ftohtë të rrjedhshëm, pasi uji i ftohtë parandalon maisjen e enëve të gjakut. Kjo, pasi si pasojë e djegies, në vendin e djegies ka një fluks gjaku më të shtuar dhe përdorimi i ujit të ftohtë e parandalon, ose e minimizon sa të mundet, duke minimizuar njëkohësisht kështu edhe shkallën e inflamacionit. Kjo do ishe e para. Megjithatë, tradita e popullit ka shumë rekomandime të tjera. Përdorimi i sodës së bukës p.sh është i këshillueshëm, pasi ndryshon pehashin në plagë. Gjithashtu, mund të përdoret edhe uji i gëlqeres dhe vaji i vezës. Por, në momentin e parë, më e mira është përdorimi i ujit të ftohtë dhe uji i sodës. Ato janë shumë efektive. Gjithashtu, edhe kolinozi i bardhë është

shumë efektiv, pasi nuk lë asnjë shenjë të djegies. Këto mund të duken pak “primitive”, por janë me vlerë, pasi janë shumë efektive. Çfarë duhet të përdorë një person kur ka hipertension? Kur ka hipertension, ekskluzivitetin e mjekimit e merr mjeku. Por, familjari në kushte urgjence mund të përdori disa lloj procedurash, të cilat ndihmojnë relativisht për të ulur fluksin e madh të tensionit të gjakut. Një nga këto metoda mund të jetë futja e këmbëve në një legen me ujë të ngrohtë. Kjo bën që të zgjerohen enët periferike dhe një pjesë e fluksit të gjakut bie në pjesët e poshtme dhe ruhet në këtë mënyrë koka dhe enët e gjakut të kokës, nga një presion shumë i fuqishëm i gjakut, duke parandaluar kështu një aksident të mundshëm vaskular. Në praktikën e përditshme, e këshillueshme është edhe përdorimi i limonit të shtrydhur dhe pirja e tij në momentet e krizës. Por, këtë që sapo përmenda, të ndihmojnë sa të shkosh të bësh një konsultë me mjekun, pasi ka preparate shumë komode për hipertensionin, të cilat bëjnë ulje të menjëhershme të tij dhe parandalojnë risqet e mundshme. Për hipertensionin, ne nuk mund të mbështetemi thjesht në kushtet e shtëpisë. Për mua, këto këshilla mirë është të mos jenë të mirëqena, sepse një person i shëndoshë, që ka një hipertension për herë të parë, mund të mbështetet te fakti që po përdor këtë procedura dhe nuk shkon te mjeku. Ato që përmenda më sipër janë thjesht në kushte urgjence. Në raste hipertensioni, shpesh përdoren adelatët. Janë të këshillueshme përdorimet e këtij medikamenti? Nuk është i këshillueshëm. Përdorimi i adelatit nuk rekomandohet më së fundmi. Kjo, pasi janë disa preparate të tjera që përdoren në momentin e parë, siç janë shkarkuesit dhe qetësuesit, pasi gjithmonë shikohet shkaku i hipertensionit. Kur kemi rënie tensioni, çfarë duhet të bëjmë? Rënia e tensionit zgjidhet shumë mirë nga ana e njerëzve me pirjen e kafesë. Por, unë do të këshilloja marrjen e sa më shumë

lëngjeve në momentin e uljes së tensionit, pasi marrja e lëngjeve e zëvendëson në një farë mënyre një pjesë të ulur të volumit të gjakut. Kjo, pasi asnjëherë nuk dihet shkaku i uljes së tensionit. Ai mund të jetë nga një marrje e tepruar e medikamenteve kundër hipertensionit, nga një hemorragji e menjëhershme, nga një gjendje mbilodhje e zgjatur, kequshqyerje etj. Kështu që, në varësi të shkakut, është edhe trajtimi. Por, marrja e lëngjeve dhe pirja e një kafeje janë të këshillueshme. Kur kemi dhimbje koke, çfarë duhet të përdorim? Dhimbja e kokës është një koncept shumë i gjerë dhe të thuash që të marrësh një medikament për dhimbje koke, nuk do ishte korrekte ta bënte një mjek që nuk është i specialitetit. Medikamenti që mund të përdoret si qetësues në gamën e parë, që ne mund t’ia lejojmë vetes, por ndonjëherë edhe jo, pasi kjo varet nga problematika që ka personi, është paracetamoli. Çfarë është e këshillueshme të përdorin gratë shtatzëna kur kanë temperaturë? Te gratë shtatzëna është e ndaluar të përdoren medikamente në mënyrë absolute pa këshillimin e mjekut. Për fat të keq, këtë sezon gripal ka pasur shume gra shtatzëna, të cilat të gjitha kanë qenë me komplikacione, pasi në shtatzëni ulet rezistenca dhe organizmi nuk është aq i fortë sa të luftojë një gjendje virale. Prandaj, gratë shtatzëna duhet të paraqiten te mjeku, sepse nuk është një jetë, por dy. Një gruaje shtatzënë nuk mund t’i rekomandosh gjithçka, aq më pak një farmacist, pasi duhet një konsultë e përbashkët gjinekolog-mjek. Ndodh shpesh që kur sëmuremi, drejtohemi te farmacisti për të marrë ilaçe, është normale kjo? Për fat të keq ndodh shpesh kështu. Por, për fat të mirë, një pjesë e madhe e popullatës janë ndërgjegjësuar. Ndërgjegjësimi i qytetarëve po rritet fatmirësisht.

26/02 - 04/03/11 F.P. 19


ShëndetiFP Ostroartoza mund të prekë të gjitha kyçet. Pra, fillon edhe prek të gjitha kyçet dhe ato janë të riskuara të preken të gjitha njësoj. Por, nga ky riskim nuk përjashtohet as shtylla vertebrale

Reumatizma po prek gjithnjë e më shumë edhe moshat e reja Reumatizma është një sëmundje që prek kryesisht moshat mbi 50 vjeç. Por, gjithnjë e më shumë, kjo sëmundje ka filluar tashmë të prekë edhe moshat mbi 30 vjeç. Një faktor që ndikon tek reumatizma është edhe profesioni që një person kryen në jetën e tij. Shpesh pyesim cilat janë shkaqet e reumatizmës, ose si ndikon plazhi në reumatizëm. Për këto dhe shume çështje të tjera, ne kemi pyetur reumatologen, Aida Nica, mjeke në Poliklinikën e Specialiteteve nr.3 në Tiranë.

20 F.P. 26/02 - 04/03/11

Çfarë është reumatizma? Nisur nga praktika jonë e përditshme, sëmundjet reumatizmale janë sëmundjet më të shpeshtat që ne si mjekë hasim dhe sidomos ostriartrozat, ose siç përshkruhen ndryshe në fazat më të avancuara të tyre, ostoartritet. Ostriartoza përshkruhet si një sëmundje degjenerative e kërcit dhe është pikënisja e sëmundjes. Pra, fillon që te kërci dhe më tej, në ecurinë e vet si sëmundje prek membranën sinoviale, kalon dhe prek kockën dhe mund të arrijë deri në stadet më të avancuara, duke prekur indet periartikulare. Struktura e kërcit përbëhet nga qelizat e kontrocideve, që janë edhe qeliza të cilat me kalimin e moshës fillojnë dhe pakësohen si në numër, ashtu edhe në sasi. Këto qeliza mund të themi qëndrojnë në bazë të një matriksi, i cili vetë është i ndërtuar nga fibrat e kolagjenit tip 2 dhe nga një substancë fondamentale. Është kjo substancë fondamentale, e cila është e ndërtuar nga protoglikani, nga glikoproteina, nga një sasi më vogël uji, dhe më pak yndyra dhe elektrolite. Qelizat kontrocide ndihmojnë shumë në prodhim. Pra, funksioni i tyre është në prodhimin e kolagenit. Por, ato vetë kanë edhe qeliza shkatërruese si ato lilozomiale. Aktivizimi i tyre bën që ato të fillojnë dhe shkatërrojnë në sasi masën e protoglikanit. Këtu qëndron edhe mekanizmi që ne gjejmë shkaktarin pse ndodh degjenerimi i kërcit, sepse ndodh një aktivizim i tyre dhe po ta shohim nga një anë, fibrat e kolagenit kanë një pakësim të konsiderueshëm të plotoglikaninit.

Nga se shkaktohet reumatizma? Ostroartoza mund të prekë të gjitha kyçet. Pra, fillon edhe prek të gjitha kyçet dhe ato janë të riskuara të preken të gjitha njësoj. Por, nga ky riskim nuk përjashtohet as shtylla vertebrale. Dhe, sipas prekjes së saj, ajo merr edhe termin. Kur prek kolonën vertebrale, përshkruhet si spoliatrozë cervikale e kurrizit, kur prek gjunjët, quhet gornatrozë. Reumatizma është përshkruar si një sëmundje e moshave të mëdha, por me kalimin e kohës, sot janë të prekura edhe moshat e reja, që nga 30 vjeç dhe lart. Faktori moshë gjithnjë edhe më shumë luan rol në zhvillimin e kësaj sëmundje. Gjithmonë moshat mbi 50 vjeç, si burrat, edhe gratë, janë të predispozuara të preken nga ostroartoza. Kur kalohet mosha 50 vjeç, janë më të riskuara për tu prekur më shumë femrat, sepse futen në lojë faktorët estrogenitik. Kjo, pasi te femrat mbi 50 vjeç fillon edhe periudha e menopauzës dhe në periudhën e menopauzës, femrat janë me të predispozuara të vuajnë nga reumatizma, pasi ulet dhe niveli i kalciumit në kocka. Faktor tjetër te femrat në këtë moshë është se ajo, përveç menopauzës, mund të vuajë edhe nga hipertensioni, diabeti etj. Ndërsa deri në moshën 50 vjeç, mund të themi që janë më të predispozuar që të vuajnë meshkujt nga reumatizma dhe sidomos në lokalizime të shtyllës vertebrale. Meshkuj janë më të predispozuar të preken te kolona vertebrale, ndërsa gratë te kyçet.


ShëndetiFP Plazhi ka efektet e veta shumë të mira dhe rekomandohet që në mosha të vogël, prindërit t’i çojnë fëmijët e tyre në plazh, sepse është efekti i diellit që ndihmon në vitaminë D, e cila është bazë rregulluese në metabolizmin e kripërave. Kjo gjë e ndihmon fëmijën për forcimin e kockës

Cilat janë shenjat e reumatizmës? Baza e simptomatologjisë është dhimbja dhe pikërisht dhimbja është ajo që e drejton pacientin te mjeku për konsultim. Këtu bëhet edhe dallimi, që është një dhimbje nga ostroartozat apo është një sëmundje tjetër reumatizmale, që mund të jenë edhe artritet, romatoidet etj. Duhet të kemi parasysh që pacienti ankohet kryesisht për dhimbje të lidhura nga pozicioni si qëndron. Ka dhimbje që çlirohen kur pacienti shtrihet, pra qetësohen në regjim shtrati dhe shoqërohen me një ngurtësim të zonës së prekur. P.sh, në shtyllën kurrizore ka një ngurtësim të muskulaturës dhe ka një si ndjenjë ngrirje në atë zonë dhe kjo zhduket vetëm kur ai shtrihet në krevat. Përveç kësaj, shqetësim tjetër është edhe një ndjenjë ngurtësimi në zonën e prekur, që pacientin e shoqëron kur është ngritur në mëngjes. E shoqëron për një kohë shumë të shkurtër, në më pak se 30 minuta. Dhimbja mund të jetë e lehtë, mund të jetë e tipit mesatar, e moderuar, deri në dhimbje të forta dhe kjo është sipas stadit që zhvillohet patologjia, sepse në fazat më të avancuara ankohen për dhimbje më të forta. Çfarë shkakton qëndrimi për një kohë të gjatë ulur përpara kompjuterit? Për zhvillimin e sëmundjes si patologji, ne kemi edhe faktorët e jashtëm. Por, një ndër faktorët që ndikon në zhvillimin e sëmundjes si patologji, është edhe predispozita gjenetike, pra e trashëguar. Sidomos tek duart është më e dukshme predispozita gjenetik. Ndërsa në rastet sekondare, kur kjo ostroartozë zhvillohet nga faktorë të jashtëm, këtu mund të përmendim traumat dhe sidomos mikrotraumat e vazhdueshme. Në këto trauma futen edhe qëndrimi në pozicione të detyruar, si qëndrimi për një kohë të gjatë para kompjuterit. Ky është një pozicion i detyruar dhe vetë individi, duke ndenjur për një kohë shumë të gjatë në atë pozicion, nga qëndrimet jo të mira, shkakton një dëmtim në statikën fiziologjike të kolonës. Ky pacient vjen dhe ankohet për një dhimbje që mund ta ketë në kolonë, por mund të ketë dhimbje edhe në kokë, në kyçe, te gjunjët etj. Kur ka këto dhimbje, ne shohim si është struktura e pacientit, si vjen kolona, a e ka ruajtjen fiziologjike të saj në formë “S”-je. Pra, shikohen deformimet, që më vonë të vendoset edhe diagnoza. Për ata që qëndrojnë për një kohë të gjatë ulur përpara kompjuterit, çfarë këshillohet, në mënyrë që mos të arrihet deri në këto faza që ju përmendët? Në këshillojmë që herë pas here, këta persona jo vetëm të ndryshojnë pozicionin, por edhe të ngrihen në këmbë, që një në farë mënyre të bëhet një relaksim i muskulaturës. Nëse gjatë punës nuk lëvizin dot, për shkak se nuk mund të kenë mundësi, për këta persona është e këshillueshme që, gjatë kohës së lirë, të merren me aktivitet sportiv gjithnjë edhe më shumë, duke filluar nga shëtitjet, ecja në këmbë deri në 30 minuta etj. E këshillueshme është që të bëjnë një ecje normale në ajër të pastër. Por, gjithashtu edhe në një riedukim, pra të jenë të vetëdijshëm që ta mbajnë trupin sa më drejtë. Kjo ka rëndësi shumë. Kjo është e rëndësishme që të bëhet që kur je fëmijë dhe ne shpesh i këshillojmë prindërit, që të fëmijët e tyre mos të mbajnë çanta me pesha të rënda në shpinë, pasi duke u rritur fëmija, mund të ndodhin edhe deformimet. Një faktor

i rëndësishëm është edhe ruajta e peshës trupore. Mbipesha, obeziteti, është një nga shkaktarët gjeneral, bashkë me moshën, për deformime. Kocka është e mësuar me një peshë trupore dhe me kalimin e kohës, kur ndodh një rritje peshe, ajo nuk e përballon dot më këtë peshë trupore dhe fillon dhe degjenerohet. Kjo bëhet bazë që edhe punëtorët e ndërtimit, të cilët ngrenë pesha të renda, herë pas herë të vuajnë.

nësit, që janë me qëndrim më të gjatë të ulur, të detyruar të qëndrojnë përpara kompjuterëve. Kjo ndikon shumë në dëmtimet e statikës. Ndërsa për ata që ngrenë pesha dhe janë punëtorë ndërtimi, ose te balerinat apo dhe profesionet e tjera, ostroasteroza zhvillohet pikërisht nga faktorët që shkakton profesioni tek të prekurit. Ostroartoza zhvillohet aty ku godet më tepër.

Dëgjojmë shpesh që thuhet së plazhi të bën mirë për reumatizmin. A është e vërtet kjo? Natyrisht, plazhi ka efektet e veta shumë të mira dhe rekomandohet që në mosha të vogël, prindërit t’i çojnë fëmijët e tyre në plazh, sepse është efekti i diellit që ndihmon në vitaminë D, e cila është bazë rregulluese në metabolizmin e kripërave. Kjo gjë e ndihmon fëmijën për forcimin e kockës. Plazhi nuk është i këshillueshëm vetëm kur kemi të bëjmë me patologji inflamatore, që prekin edhe lëkurën. Kjo, pasi dalja në diell e acaron më tepër sëmundjen. Plazhi bën mirë vetëm në rastet e sëmundjeve patologjike ostroastrozike. Personat me sëmundje inflamatore nuk është e këshillueshme që të shkojnë në plazh. Madje, në këto raste ne këshillojmë që gjatë stinës së verës, të mbajnë edhe syze dielli, çadra etj. Pra, të mbrohen dhe këshillojmë të mos ketë ekspozim të zgjatur në diell asnjëherë.

Shohim shumë shpesh persona që i neglizhojnë dhimbjet e kyçeve. Çfarë sjell moskujdesi dhe neglizhimi i këtyre dhimbjeve? Dhimbja e kyçeve, nëse është një dhimbje e përditshme dhe ekziston për një kohë të gjatë, për një javë, 10 ditë apo më shumë, asnjëherë nuk duhet neglizhuar. Kjo, pasi këto dhimbje mund të jenë edhe një pikënisje e patologjive. Ne këto raste duhet kujdes, duke u evituar të ftohtin, larjen me ujë të ftohtë nga gratë etj. Dhimbjet e kyçeve asnjëherë nuk duhen neglizhuar.

A ka lidhje ndërmjet motit të vrenjtur dhe reumatizmës? Ka lidhje, sepse vetë sëmundja reumatizmale, ose ortoastroza, siç dhe e përshkruam, mund të shpërthejë edhe nga i ftohti. I ftohti dhe lagështira janë një ndër faktorët që e nxjerrin në pah sëmundjen, duke bërë që të shtohet dhimbja. Pra, edhe lagështira, edhe i ftohti, kanë një rol negativ në reumatizëm. Ndikon lloji i profesionit në reumatizëm? Patjetër. Profesioni ndikon shumë, pasi edhe moshat e reja vijnë dhe ankohen për probleme dhimbjeje reumatizmale, siç janë femrat që punojnë në rrobaqepësi apo edhe nëpu-

Kërcitja e gishtave ka pasoja negative? Kërcitja e gishtave nuk është e këshillueshme të bëhet, pasi predispozohet që mund të ketë dhimbje aty dhe mund të ketë filluar një lodhje. Nuk është mirë që të sforcohen edhe më tej gishtërinjtë. Cilat ushqime janë të shëndetshme për kockat? Qumështi është shumë i këshillueshëm. Këshillimi për qumështin u bëhet edhe nënave, që fëmijët e tyre t’i ushqejnë me qumësht gjiri. Fëmijët gjithashtu duhet të konsumojnë qumështin, të paktën 1 ose 2 gota në ditë. Qumështi gjithashtu është i këshillueshëm edhe te gratë që janë në periudhën e menopauzës, pasi qumështi ka shumë kalcium. Këshillohet shumë edhe përdorimi i frutave dhe i zarzavateve. Ndërkohë, duhet të eliminohet mishi, bashkë me yndyrën, pasi shkakton mbipeshën. Mbipesha, siç e thamë më lart dhe siç dihet, është e dëmshme për kockat. Gjithashtu, ka shumë rëndësi fiskultura, ecja, aplikim i sportit etj.

26/02 - 04/03/11 F.P. 21


Lifestyle 22-23

Nga Fatma Myrte

www.freepress.al

Si të menaxhojmë një kantinë vere ushqimet që ju ndihmojnë të flini rehat Qershia. Qershitë e freskëta dhe të thata janë të vetmet të burimit natyral të kimikateve, që ndihmojnë organizmin të bëjë një gjumë të qetë. Hulumtuesit, të cilët testuan qershitë, gjetën nivele të larta të melatonit. Këshillohet të hahen para gjumit, ose para një udhëtimi. Banania. Kalciumi dhe magnezi janë relaksues natyrorë të muskujve. Banania është një burim i mirë i të dyve. Tosti. Ushqimet e pasura me karbohidrate shkaktojnë prodhimin e insulinës, që nxit gjumin. Përsheshi me kos. Një tas me përshesh shkakton një rritje të sheqerit në gjak. Qumështi i ngrohtë. Sikurse banania, edhe qumështi përmban amino acid që nxit gjumin.

Shumë gjumë për më shumë vite jetë Nëse doni të jetoni 100 vjet, dhjetë orë gjumë në ditë do ju ndihmonin në këtë jetëgjatësi. Për një sistem imunitar sa më të mirë, dihet se gjumi ju vjen shumë në ndihmë. Studiuesit kanë arritur në përfundimin se njerëzit, të cilët kanë pasur një jetë të gjatë, kanë fjetur dhjetë orë gjumë në natë. Ky studim ka arritur në përfundimin se meshkujt flenë më shumë se femrat. Kur njerëzit bien në gjumë, qelizat e tyre rigjenerohen dhe ata gjithashtu largojnë materiet toksike nga trupi i tyre dhe aktivizojnë qelizat e sistemit imunitar. Nëse doni të keni një jetë të gjatë, bëni një gjumë të qetë dhe nëse keni mundësi, flini dhjetë orë.

22 F.P. 26/02 - 04/03/11

Një bodrum vere është shumë i nevojshëm, duke i shtuar vlerë verës suaj. Ka disa faktorë të rëndësishëm për menaxhimin sa më të mirë të bodrumit tuaj. Së pari, duhet që në një bodrum të ketë një errësirë të plotë. Vera duhet të mbahet në vende të errëta për shkak se përshpejtohet procesi i evolucionit dhe oksidimit. Së dyti, një rëndësi të madhe ka edhe temperatura. Temperatura është një faktor i rëndësishëm, që përcakton kohën e evolucionit dhe zhvillimit të verës në shishe. Temperatura ideale është midis 10 dhe 14 gradë C. Temperaturat e larta nxisin përshpejtimin dhe plakjen e verës dhe krijojnë vonesa të këtyre fenomeneve. Ndryshimet e temperaturës janë të një rëndësie të madhe. Vetëm disa gradë nga temperatura e nevojshme, mund të jenë shumë të dëmshme. Prandaj, mjediset termike janë shumë të rëndësishme. Një faktor tjetër është përqindja e lagështisë në bodrum. Një bodrum me lagështirë ndikon në përhapjen e mykut. Kushtet optimale korrespondojnë me një përqindje të lagështirës së ajrit.

Së fundi, ajo që duhet të merret në konsideratë për të optimizuar cilësinë e mbajtjes së verës, është dhe zhurma. Duhet thënë se nuk ka rregulla absolute në bërjen e një bodrumi ideal.

Çfarë duhet të dimë për disa prej ushqimeve Karbohidratet janë të këqija

4 perimet më të shëndetshme

Produktet që zbusin dhimbjen menstruale

Frutat dhe perimet duhet të konsumohen me bollëk, nëse ju keni nevojë për sheqer. Ngrënia e bukës, makaronave apo orizit, janë shumë për trupin tonë. Karbohidratet janë një dhuratë e madhe nga perëndia për meshkujt.

Spinaqi - Brokoli - Karota - Patatet

Dhimbjet menstruale janë të padurueshme. Një mënyrë e drejtë e të ushqyerit, do t’ju vinte në ndihmë. Gjatë kësaj periudhe, konsumoni sa më shumë ushqime të pasura me vitaminën B, si për shembull drithëra, oriz dhe produkte vitaminoze.

Kosi na ndihmon nga alergjitë ushqimore Alergjitë ushqimore janë të shumta. Gratë dhe fëmijët janë më të prekurit. Për të përcaktuar nëse jeni apo jo alergjik, duhet të bëni një test të lëkurës. Hulumtuesit kanë demonstruar një sistem të ri për të luftuar alergjitë ushqimore. Sekreti vjen nga kosi. Kosi është i pasur me baktere dhe acid laktik. Ky ushqim mbron trupin tonë nga alergjitë e shkaktuara nga domatet, çokollatat, ëmbëlsirat, qumështi, veza dhe shumë të tjera.

Produktet ushqimore që e pasurojnë jetën intime Shumë persona kalojnë një periudhë, në të cilën nuk kanë dëshira seksuale. Ajo që ju mungon në këtë rast, janë produktet ushqimore të përshtatshme. Vitamina E është shumë e rëndësishme për instiktin seksual. Të paktën dy herë në javë konsumoni peshk të yndyrshëm, si salmon dhe ton. Furnizohuni me sasi të mjaftueshme të vitaminës A prej prodhimeve qumështore si dhe prej portokajve. Mineralet e kromit (të pranishëm në mish dhe djathë), ndikojnë që të balancohet gjendja energjetike dhe kontribuojnë në krijimin e hormoneve seksuale.

Produktet që zbusin stresin Stresi është një nga problemet më të mëdha që po kalojnë njerëzit vitet e fundit. Pasojat e tij janë të shumta. Mposhteni tendosjen duke konsumuar produkte ushqimore, të cilat e nxisin gjëndrën veshkore që të prodhojë hormone antistres. Për këtë ju nevojitet vitamina C, e cila gjendet tek dredhëzat, kivi dhe speci i kuq. Këto ushqime janë burime të shkëlqyeshme të kësaj vitamine. Vitamina B gjithashtu ndihmon për largimin e stresit. Konsumoni thjerrëza, bizele, perime të gjelbra dhe prodhime qumështore.


LifestyleFP Nëse jeni ende të pavendosur, nëse duhet të mbani flokë të gjatë apo të shkurtër, ju duhet të eksperimentoni përpara pasqyrës. Kjo është e rëndësishme për të vlerësuar stilin tuaj të jetës

Si të përgatisim një koktejl

F

jala koktejl hyri në fjalor si emri i një pije të veçantë ekzotike dhe absolutisht të shijshme. Ndoshta kjo pije është produkt i një imagjinate të gjallë. Pa marrë parasysh origjinën e vërtetë të emrit, koktejli është i përbërë nga ngjyra, të cilat e bëjnë më tërheqëse këtë pije. Romakët kanë qenë të parët, të cilët e përdorën si një aperitiv. Më pas filloi të përdorej në Gali dhe Britani. Kjo ishte gjatë Mesjetës dhe Rilindjes, pasi me kalimin e kohës, në bazë të përzierjeve, koktejlet u ngjitën në rangun e veprave të artit. Katherin de Medici ishte një nga ekspertët më të njohur në këtë fushë. Ajo i kishte mësuar në bodrumin e saj, ku mbante bimët mjekësore. Arti i bërjeve të koktejleve është marrë nga verëbërësit dhe botanistët. Rregullat e përbërjes së koktejleve janë gjithnjë të sakta. Koktejli si ne e njohim sot, është me origjinë nga Shtetet e Bashkuara. Ai daton gjatë viteve ‘20 dhe ’30 të shekullit të shkuar, atëherë kur alkooli ishte i ndaluar me ligj. Ndalimi filloi në 17 janar 1920 dhe përfundon në dhjetor 1933. Përzierja ka lindur si një përpjekje për të pirë pije alkoolike kontrabandë. Që nga ajo periudhë, konsumimi i koktejlit erdhi në rritje në Amerikë dhe në Evropë. Kjo lloj pije është një kopje e përsosur për të gjetur një ekuilibër mes përbërësve të ndryshëm dhe servirej me gota çaji. Por më pas, gotat e saj filluan të merrnin forma të ndryshme. Çdo hotel apo klub filloi të përdorte në baret e veta

Top 5 koktejllet

më të mira Kozmopolitan Blue Angel Green Dragon Havana Aperol

Koktejlet që mund të përgatisim në shtëpi Aleksandra koktej 1/3 ml raki 1/3 ml krem çokollate të errët Përziejini në një gotë të posaçme dhe më pas hidhni akull Amerikan koktej 5/10 ml Campari 5/10 ml vermut Përzihet drejtpërsëdrejti me akull në një gotë të modës së vjetër. Hidhni pak sodë dhe zbukurojeni më një rendele limoni.

lloje të ndryshme koktejli. Ajo u bë pija e preferuar e anëtarëve të shtresës së lartë. Baza e përbërjes së saj, në të shumtën e rasteve është e përbërë nga uiski, konjaku, xhini dhe rumi. Ajo përmban dhe elementë dekorativ, si ullinj, qershi, portokall, qepë dhe lloje të tjera agrumesh. Çdo koktejl kërkon një gotë të veçantë, duke filluar që nga ato qelqi të holla dhe të gjata. Në këtë drejtim, është e rëndësishme të dini se koktejli

i xhin, vodkës dhe rumit të bardhë, në të vërtetë shkakton ç’rregullime të buta, në krahasim nga ato të shkaktuara me alkoolin. Koktejlet janë pijet alkoolike me akull (zgjedhja e varianteve është e pafund), të afta për të transmetuar ndjenja të tilla si përshtypja e marrjes së një grushti në stomak.

Si të vlerësojmë një koktejl Vlera e një koktejli është e lidhur ngushtë me kënaqësinë që krijon ajo në audiencë. Pa ndërveprimin me njerëzit, ato nuk do të kishin arsye për të ekzistuar. Në varësi të përbërësve, ju mund të nxirrni disa konsiderata për koktejlet. Bërja e një koktejli është një art dhe si i tillë mund të shkojë përpara për ata që e vlerësojnë në mënyrë kritike. Shërbimi i një koktejli në një vend të errët dhe me drita qiriu, është më i shijshëm në krahasim me pirjen e tij nën dritën e diellit. Prandaj, mënyra e të shërbyerit ka një rëndësi të veçantë në vlerësimin e një koktejli.

Florida koktej (Jo-alkoolike) 4/10 ml lëng qitros 2/10 ml lëng portokalli 2/10 ml lëng limoni 2/10 ujë me shurup Përziejini me akull dhe sodë. Zbukuroni koktejin tuaj me gjethe nenexhiku dhe shërbejeni. John Collins 3/10 ml xhin 2/10 ml lëng limoni 1/10 ml shurup sheqeri 4/10 ujë soda Bëni një përzierje të drejtpërdrejtë me akull dhe me ujë soda. Zbukuroni gotën tuaj me dy kokrra qershi.

Alkool që nga fëmijëria Një studim i kohëve të fundit ka vënë alarmin mes marrëdhënies së alkoolit dhe shoqërisë. Viktima të alkoolit janë të rinjtë. Përdoruesit e alkoolit fillojnë që nga mosha 11-vjeçare. 20 përqind të përdoruesve janë të moshës 18-24 vjeç dhe 17 për qind të moshës 24-44 vjeç. Vajzat e moshës 11 dhe 15-vjeçare e pëlqejnë më shumë alkoolin se shokët e tyre.

26/02 - 04/03/11 F.P. 23


Digital 24-25

Rezultati është se Firefox 4 tashmë është më i shpejtë se version 3.6, publikimi i fundit zyrtar. Por, version Firefox 4 nuk mund të jetë i fundit për këtë vit, pasi deri në fund të vitit mund të nxjerrë edhe një tjetër version

Firefox 04, të gjitha të rejat për të sfiduar Chrome dhe Explorer

E

ashtuquajtura beteja e browser-ve gjatë këtyre viteve të fundit, nuk i ka kursyer surprizat. Internet Explorer i Microsoft ka mbretëruar për vite me radhë në mënyrë të pakundërshtueshme, por ardhja e Firefox dhe pastaj dhe e Google Chrome, ka përzier kartat. Deri në pikën që Firefox tashmë ka më shumë përdorues në Europë se sa Explorer, ndërsa Chrome po fiton terren në sajë të performancës së shkëlqyer në të gjitha platformat. Mozilla Firefox tashmë e ka të qartë se në një situatë të tillë, nuk mund të “flejë mbi dafina”. Dhe, për versionin e ri të shfletuesit të saj, që pritet të vijë në mars, ka punuar shumë, në mënyrë që të përmirësojë shpejtësinë dhe kapacitetin. Rezultati është se Firefox 4 tashmë është më i shpejtë se version 3.6, publikimi i fundit zyrtar. Por, version Firefox 4 nuk mund të jetë i fundit për këtë vit, pasi deri në fund të vitit mund të nxjerrë edhe një tjetër version. Të njëjtën gjë pritet që të bëjë edhe Google me Chrome. Një shfletuesi i ri. Firefox 4 nuk do të jetë një goditje për përdoruesit e hershëm të Mozilla-s. Pas një dizorientimi të vogël fillestar, navigimi në web do të jetë si më parë: në krye, shfletuesi juaj tregon

një buton portokalli, që i fsheh të gjitha menutë, një zgjedhje që shërben për t’i dhënë më shumë hapësirë ekranit, për të pasur më shumë “web” dhe më pak “shfletues”, njësoj si Chrome dhe Explorer 9.2. Të gjitha funksionet dhe opsionet e Firefox janë të fshehura prapa këtij butoni. Për ata që do të kalojnë në përdorimin e Firefox 4 nga Firefox 8, situata mund të jetë pak më shumë konfuze, por kjo gjë mund të zgjidhet për pak minuta: për të naviguar mjafton që të shkruash adresën e sajtit, pa vendosur para www, ose prapashtesat com, it etj: do të mendojë shfletuesi për të kuptuar se ku doni të shkoni. E shpejtë si një dhelpër. Gjëja e parë që vihet re në versionin Firefox 4, është shpejtësia e përgjithshme. Shfletuesi fillon punë shumë më shpejt se më parë dhe navigimi rezulton shumë më i shpejtë: faqet ngarkohen në pak sekonda dhe performanca e Firefox 4 është e barabartë me atë të Chrome apo atë të premtuar deri më tani nga Explorer 9. Mozilla tashmë ka fituar terren, pas pozicionimit për disa kohë në vendin e dytë.

Gjëja e parë që vihet re në versionin Firefox 4, është shpejtësia e përgjithshme. Shfletuesi fillon punë shumë më shpejt se më parë dhe navigimi rezulton shumë më i shpejtë: faqet ngarkohen në pak sekonda

Smartphone revolucionarizon përdorimin e celularëve, shkruhen më pak sms

Rrjetet sociale, gjithnjë e më shumë me “4 këmbë”

Tashmë janë krahë për krah dhe parakalimi është vetëm çështje kohe: koha që përdoruesit i dedikojnë app-së, një software i vogël i smartphone, ka arritur atë që i dedikohet sms-ve. Pjesa më e madhe e personave, kur përdorin celularë të avancuar, kalojnë më shumë kohë duke luajtur me Angry Birds, ose programe të tjera të ngjashme, se sa të flasin apo të navigojnë në rrjet. Kështu të paktën pohon një studim

Miqtë me katër këmbë janë gjithnjë e më shumë interaktivë. Tashmë macet dhe qentë mund të “komunikojnë” në rrjetet sociale, falë dhe ndihmës së të zotëve. Merita për këtë i shkon aplikimeve Dogbook dhe Catbook në rrjetin social më popullor, Facebook, që sheh një rritje të konsiderueshme të përdoruesve (265.000 mijë të qenve dhe 62.000 për macet). Tashmë është e mundur që të krijosh profilin e një kafshe, duke futur të gjitha informacionet: datën e lindjes, racën, seksin, aktivitetin e preferuar etj.

24 F.P. 26/02 - 04/03/11

i kryer nga Zokem Research, i bërë për Wireless Intelligence. Sipas të dhënave të mbledhura për çdo muaj, përdoruesit e smartphone kalojnë 667 minuta duke shkarkuar dhe duke u argëtuar me aplikimet e ndryshme, kundra 671 minutave të kaluara për të shkruar apo dërguar sms. Telefonatat ndërkohë zënë vetëm 531 minuta, ndërsa navigacionit në web përdoruesit e smpartphone i kushtojnë 442 minuta në muaj.

Të gjitha këto, të shoqëruara me foton e profilit dhe foto të tjera në galeri. Në këtë moment ju mund ta menaxhoni profilin njësoj si me atë të njerëzve. Mund të lini takime me personat e tjerë që kanë kafshë, në mënyrë që këta të fundit të krijojnë miqësi. Edhe Twitter ka aplikacione të disponueshme, sidomos për pronarët e kafshëve, ku këta të fundit mund të takohen dhe t’i japin këshilla njëritjetrit si të sillen me kafshët dhe të krijojnë miqësi për këta të fundit, duke lënë takime në parqe të ndryshme.


DigitalFP Facebook mund të të shpëtojë edhe nga sëmundjet! Një britanik ka mundur që të shpëtojë jetën e tij falë rrjetit social më të madh në botë, Facebook. Peter Ball ishte me apandesit, por nuk e dinte këtë gjë. Ai kishte shkruar disa herë në murin e faqes së tij personale në Facebook se, kishte dhimbje në stomak dhe për këtë arsye kërkonte ndihmë nga miqtë e tij, për të përcaktuar se çfarë mund të kishte. Për fatin e tij të mirë, një prej postimeve u pa nga Rahul Velineni, një mik i vjetër i tij, me të cilin nuk është parë prej vitesh. Velineni është mjek dhe menjëherë e kuptoi se miku i tij vuante nga apandesiti. Duke qenë se ai nuk i kishte numrin e telefonit, pasi nuk takoheshin prej vitesh, i shkroi në Facebook për sëmundjen. Sipas “Sun”, nëse Ball nuk do e kishte kapur në kohë sëmundjen, ai mund të kishte humbur jetën, pasi rrezikonte që apandesiti të pëlciste. Pas operacionit, ai deklaroi se i ka një pije borxh mikut të tij të vjetër.

Celulari më i mirë i vitit? Iphone 4 Iphone 4, i prodhuesit Apple, është emëruar si celulari më i mirë si pajisje në Global Mobile Awards 2011 në Kongresin e mbajtur në Barcelonë për celularët botërorë, i cili u mbyll pak ditë më parë. Telefoni ishte lavdëruar nga gjyqtarët, të cilët thanë se po e përzgjedhin iPhone 4 si më të mirin, sepse ai ka një “ekran të shkëlqyer, dizanj të mprehtë, material fantastik dhe ekosistem fenomenal për zhvilluesit e aplikacioneve”. Në garë me iPhone 4 gjatë këtij viti ishin HTC Desire, LG Optimus 7, BlackBerry Torch 9800 dhe Samsung Galaxy S.

Norton Cybercrime Index mbledh një sërë informacionesh, në mënyrë që të analizojë në kohë reale sjelljen e të gjitha kërcënimeve informatike: faqet më të ekspozuara nga rreziku, çelësat e kërkimit potencialisht më të rrezikuar, dobësitë e mundshme, të cilat shkaktojnë vjedhjen e identitetit dhe kështu me radhë

Sa i rrezikshëm është web-i?

Ta thotë Norton Cybercrime Index

P

ër faktin që pas krimit kibernetik fshihet një ekonomi e tërë, tashmë nuk ka më dyshime. Për këtë arsye, duhet të provojmë që të shmangim rrezikun e këtij krimi. Për këtë ide është duke menduar Symantec me Norton Cybercrime Index, një portal falas, i cili na tregon minutë pas minute rreziqet që mund të hasim. Objektivi, natyrisht nuk është që të kuptojmë se si shkojnë punët e krimeve në web, por më shumë është se si të shmangim dhe limitojmë impaktin negativ në jetën tonë internetiane. Për më tepër, që sipas një studimi të kryer pikërisht nga Symantec, vitin e kaluar, 65% e përdoruesve të internetit kanë pasur probleme sigurie, duke shpenzuar mesatarisht 28 ditë dhe 334 dollarë për riparimet e problemeve. Kështu, Norton Cybercrime Index mbledh një sërë informacionesh, në mënyrë që të analizojë në kohë reale sjelljen e të gjitha kërcënimeve informatike: faqet më të ekspozuara nga rreziku, çelësat e kërkimit potencialisht më të rrezikuar, dobësitë e mundshme, të cilat shkaktojnë vjedhjen e identitetit dhe kështu me radhë. E gjithë kjo përmblidhet me një indeks numerik, që vlerëson të gjitha rreziqet e web-it, në çdo moment. Ky indeks, shpjegojnë përgjegjësit e këtij projekti, është ndërtuar nga një algoritëm kompleks,

që është llogaritur nga Universiteti i Teksasit, në bazë të të dhënave të jashtëzakonshme nga tre burime kryesore: Symantec Global Intelligence Network, qendra e analizave të shoqërisë amerikane, që analizon kërcënimet e mundshme nga rreth 130 milionë server në të gjithë botën, informacione të mbledhura nga palët e treta (ID Analytics) përsa i përket vjedhjes së

identiteteve dhe ato të programit të Open Security Foundation, për humbjen e të dhënave. Me Norton Cybercrime Index mund të konsultoheni online, ashtu si në PC, por edhe me celularë, por edhe mund të shkarkohet si aplikim (për Windows Vista 7), ose të konsultoheni direkt me Norton 360 5.0, version i fundit online i sigurisë i krijuar nga Symantec.

Google, 100 milionë dollarë për kanalet e të famshmëve Popullariteti në rritje i shërbimit të Google, përkatësisht Youtube Stars, do të mund të ngjallë më shumë konkurrencë në Hollywood, në rast se gjiganti i kërkimit në internet do të investojë edhe më shumë në kanalet e caktuara në Youtube, si ky i cili është i dedikuar për njerëzit e famshëm. Google është duke u munduar të zgjerojë kanalet e dedikuara për të fam-

shëm, të cilëve u ka ndarë nga 5 milionë dollarë, për të krijuar kanalin e tyre të dedikuar për Youtube. Më saktë, Google është duke investuar 100 milionë dollarë për të mbështetur 20 njerëz të famshëm. Shuma prej 5 milionë dollarësh që është e dedikuar për secilin prej tyre, do të shërbejë si investim për rrogat, produksionin dhe pronësinë që ata do ta kenë për të prodhuar

spektaklet e tyre në Youtube. Disa nga njerëzit e famshëm të shoubiznesit thonë se janë shumë të entuziazmuar për mundësinë që Google u ka dhënë atyre, ndërsa kompania e internetit do t’i bëjë ata partner në këtë shërbim të ri në kuadër të Youtube, si dhe t’i paguajë ata për abonimet dhe numrin e vizitave që do të vijnë në secilin kanal të njerëzve të famshëm.

26/02 - 04/03/11 F.P. 25


Auto 26-27

Me një Harley në vendin e shqiponjave Prej më shumë se një vit në Tiranë është hapur dyqani i Harley-Davidson. Gjigandi botëror i prodhimit të motoçikletave ka hapur tashmë dyqanin e saj të autorizuar edhe në vendin tonë. Të gjithë të apasionuarit pas motoçikletave mund të gjejnë gjithçka që dëshirojnë: motoçikleta, veshje për motorra, pjesë këmbimi dhe aksesorë të shumtë. Dyqani, i cili ndodhet pranë rreth rrotullimit të Doganës në Laprakë është pjesë e shoqatës së motorristëve në Shqipëri bashkë me klubin e tyre “Steelwings”. Menaxheri i dyqanit të Harley-Davidson Roden Serani na shpjegon për ideimin, krijimin dhe mënyrën se si funksionon dyqani që ai drejton.

Prej sa kohësh është hapur ky dyqan? Ky dyqan ka relativisht një vit që është hapur, pavarësisht se ka shumë më tepër kohë që ideohej dhe që ndjehej domosdoshmëria e hapjes së një dyqani për motoçikleta Harley-Davidson. Pse ndjehej domosdoshmëria e këtij biznesi? Harley-Davidson është simbol i aventurës dhe shpirtit të lirë, është një motorr që të ofron një sensacion të veçantë dhe të bën të lidhesh sentimentalisht me të. Kryesisht veçantia e këtij motorri është personalizimi i tij në pamje dhe në fuqi. Këto 5 vjetët e fundit numri i të apasionuarve dhe përdoruesve të motorrëve Harley-Davidson është rritur në mënyrë të ndjeshme dhe të gjithë kanë dëshirë të blejnë ose të personalizojnë motorrat që kanë. Këtë domosdoshmëri e kemi ndjerë dhe ne vetë.

26 F.P. 26/02 - 04/03/11


AutoFP Të kesh një motor Harley Davidson nuk është thjesht një mjet për të lëvizur. Është një pjesë e personalitetit të personit që e ka atë, tregon karakterin e tij

Si lind Harley Davidson Harley-Davidson lindi rastësisht në vitin 1902 kur dy të rinj nga Milwakee, William Harley dhe Arthur Davidson ndërtuan një prototip të një biçiklete të motorizuar. U ndërtua në një garazh të thjeshtë të Arthur Davidson dhe duke qenë se ky prototip funksionoi, nismës së tyre ju bashkuan edhe dy vëllezërit e Davidson, William dhe Walter. Në dy vitet e para u shitën vetëm tre ekzemplarë. Harley-Davidson u themelua në 28 gusht 1903 dhe që prej asaj date filloi prodhimi. Suksesi i vërtetë filloi në vitin 1911, deri sa në vitin 1913 numri i motorrave të prodhuar arriti shifrën 12 mijë e 904 ekzemplarë. Në vitin 1920 Harley-Davidson u shndërrua në prodhuesin më të madh në botë për motoçikleta duke qenë prezent në 67 shtete dhe duke prodhuar 28.189 motoçikleta. Një bum të madh pati gjatë Luftës së II Botërore ku u prodhuan 88.000 motoçikleta.

Po personeli, i cili është angazhuar, si është zgjedhur, ose a ka ndonjë kriter përzgjedhje? Kjo është një pyetje shumë e rëndësishme, sigurisht që edhe personat e angazhuar brenda kësaj strukture janë njëkohësisht dhe të apasionuar të Harley-t, sepse duhet të kuptosh rëndësinë që ka ky motorr në jetën e përdoruesit që t’i kushtosh dhe vëmendjen e duhur. Do të shtoja që edhe mënyra e organizimit është e tillë që klientët të jenë transparent me çdo detaj që riparohet ose modifikohet në mjetin e tyre. Klientët e këtij biznesi kaq të veçantë, çfarë grup moshe i përkasin? Harley-Davidson ka klientelë të të gjithë grup moshave, por kryesisht janë mbi 30 vjeç, kjo sepse Harley-Davidson nuk është thjesht një motorr, por është një mënyrë të konceptuari, kjo do thotë që të duhet

pak kohë të arrish të kuptosh veçantinë dhe filozofinë që mbart me vete ky motorr. Zakonisht të interesuarit janë vendas apo të huaj? Sigurisht që ka shumë të huaj të interesuar, sepse ka vite që e shijojnë këtë lloj pasioni, por dhe ne shqiptarët nuk ngelemi mbrapa, sepse kemi aftësinë të kuptojmë se çfarë është më e mirë për ne dhe adaptojmë.

Llojet kryesore të Harley- Davidson: -Harley-Davidson Sportster -Harley-Davidson Dyna -Harley-Davidson Softail -Harley-Davidson Touring -Harley-Davidson VRSC -Harley-Davidson CVO Në vitin 2003 në Milwakee u festua 100 vjetori i krijimit të Harley Davidson, një festë ku morën pjesë motoçiklistë nga e gjithë bota. Në vitin 2008 u inaugurua në Milwaukee muzeu i Harley-Davidson, i cili do të mbledhë modele të vjetër dhe të rinj.

Janë të kushtueshëm këta motorrë? Disi, jo shumë por duke menduar për çfarë bëhet fjalë, ja vlen të investosh. Të kesh një motor Harley Davidson nuk është thjesht një mjet për të lëvizur. Është një pjesë e personalitetit të personit që e ka atë, tregon karakterin e tij.

26/02 - 04/03/11 F.P. 27


Kuriozitete 28-29

Vret tri mace, gjykata zvicerane dënon kosovarin Gjykata e rrethit në St. Gallen ka dënuar kosovarin M. N. (28-vjeçar) pasi ai kishte torturuar tri mace. Shumë pak përgjigje ka marrë Gjykata pas pyetjeve të parashtruara. “Pse e keni bërë gjithë këtë”, pyeste vazhdimisht gjykatësi. M. S. rregullisht i mblidhte krahët duke thënë: “Nuk e di”. Ai ende nuk ishte i vetëdijshëm se pse gjendej para trupit gjykues dhe se akuzohej për veprën penale “torturë, abuzim dhe shkaktim të vdekjes së dhimbshme të kafshëve”, pasi që të tri macet i kishte torturuar deri në vdekje. Gjykata e shpalli fajtor të pandehurin për të gjitha akuzat, duke e dënuar me shtatë muaj burg me kusht, një dënim në të holla prej 1000 frangash zvicerane dhe 2000 franga për shpenzimet gjyqësore.

Shumë miq në Facebook, shumë stres Ndërsa rrjetet sociale si Facebook kanë shtuar mundësinë e takimeve virtuale, ato kanë shtuar edhe mundësinë e rritjes së shkallës së stresit. Shkëmbimi i mesazheve, kërkesat e miqësive, të jesh prezent gjithmonë etj, po bëhet gjithnjë e më shumë e vështirë dhe stresuese. Kështu bëhet e ditur nga një studim i kryer nga ana e Universiteti i Edinburgut. Një pjesë e njerëzve kanë deklaruar në këtë studim se vuajnë nga një lloj ankthi nëse nuk janë në korrent me ato që thuhen dhe shkruhen në Facebook. Më shumë se një person në 10, ka deklaruar se “nëna” e rrjeteve sociale, Facebook i shkakton shqetësim, 3 në 10 kanë deklaruar se mërziten kur refuzojnë kërkesat e miqësive, ndërsa 12 % e të anketuarve thonë se i bezdisin kërkesat e shumta të miqësive.

Robert De Niro, me prejardhje shqiptare? Robert de Niro ka zbuluar në një intervistë për RAI 1 një befasi që shumë pak kush e ka ditur, duke thënë se ka prejardhje shqiptare dhe italiane. Pavarësisht se ai nuk dëgjohet mirë çfarë thotë në intervistën e tij dhe përkthimit jo aq adekuat që bën prezantuesja, ai i ndërhyn asaj ku ajo e pyet për prejardhjen e tij italian. De Niro i thotë se “është nga gjaku shqiptar dhe italian”. Aktori ka thënë se për këtë janë të informuar edhe fëmijët e tij, por kjo intervistë mbetet që të zbardhet më shumë dhe të kuptohet ajo çfarë ka thënë aktori.

Pornostarja Sasha Grey në videon e ardhshme të Eminem Reperi i njohur amerikan, Eminem, pas suksesit të madh të arritur me albumin “Recovery”, është duke menduar që të publikojë së afërmi një tjetër këngë. Lajmi nuk qëndron këtu, por tek fakti se në video do të përfshihet pornostarja e famshme, Sasha Grey, e cila kohët e fundit është përpjekur që të depërtojë edhe në kinemanë “tradicionale”, si p.sh tek filmi i fundit i Steven Soderbergh “The girlfriend Experience”. Kjo gjë nuk është e re për Eminem në fakt, pasi edhe në videot e disa këngëve të tjera, si “We Made You” dhe “Superman”, ka përdorur pornostare.

Ashton Kutcher: Adhuroj të recitoj nudo Aktori i njohur, Ashton Kutcher, ka thënë se nuk ka asnjë problem që të luajë në role ku do të xhirojë skena nudo dhe seksi. Madje, ai ka thënë se e adhuron që të recitoj nudo. “Nuk e di përse, por më pëlqen që të qëndroj nudo. Tashmë të xhiroj nudo nuk përbën ndonjë problem për mua, për faktin edhe se kameramanët janë të gjithë meshkuj. Çdo herë që luaj në një skenë seksi, mendoj me vete ‘tani je një tjetër person’ dhe për këtë arsye gjërat shkojnë mirë”, ka thënë Kutcher, i cili prej disa vitesh jeton me aktoren e njohur, Demi Moore, që është shumë vite më e madhe se ai në moshë.

28 F.P. 26/02 - 04/03/11

Një indian me 39 gra, 94 fëmijë e 33 nipër Indiani Zion Chana ka shtëpinë më të madhe në botë. Chana ka plot 39 gra, 94 fëmijë dhe 33 nipër. Të gjithë ata jetojnë në një shtëpi katërkatëshe në fshatin Baktwang të shtetit Mizoram në Indi, e cila ka rreth 100 dhoma. “Ndjehem me fat. Zoti ma ka falur një familje të madhe për t’u kujdesur për të. Mendoj se jam shumë i lumtur, për faktin se kam 39 gra dhe që jam kryefamiljari i familjes më të madhe në botë”, tha Chan, i cili njëherësh është edhe udhëheqës i një sekti indian, i cili lejon burrat të martohen me shumë femra. Indiani brenda një viti ishte martuar dhjetë herë. Por secilës grua i kushton kujdes. Në shtratin e tij secila grua vjen në parimin e sistemit të rotacionit. “Ai është personi më i rëndësishëm në shtëpinë tonë, ndërsa njëherësh ai është edhe burri më i bukur i fshatit”, thotë Rinkmini, bashkëshortja 35 vjeçare e Chanait për gazetën britanike “The Sun”.

Rock-u dhe rap-i shpallen armiq në Uzbekistan Muzika rock dhe rap janë “muzikë satanike të krijuara nga forcat e së keqes”, u tha në denoncimin e televizionit publik të Uzbekistanit. Në një dokumentar të këtij televizioni, thuhet se “muzika rock e ka origjinën nga ritet e gjuetisë afrikane”, ndërsa rap-i “e ka zanafillën nga të burgosurit”. Rock-u dhe rap-i sjellin re të zeza në kokat e të rinjve uzbekë, thuhet tek ky dokumentar.

Gratë do të hiqnin dorë nga seksi për të qenë më të dobëta Të holla me çdo kusht, ky është qëllimi femrave. Për të pasur një trup perfekt, ato janë të gatshme që të heqin dorë jo vetëm nga ushqimet, por edhe nga gjëra të tjera më tërheqëse: 51% e femrave janë gati që të heqin dorë 12 muaj nga seksi, nëse kjo do të ndikonte që të ishin më të holla dhe të kishin një trup perfekt. Kjo është vërtetuar nga një studim amerikan, i publikuar në revistën “Fitness”, sipas të cilit, më shumë se gjysma e femrave kërkojnë një trup perfekt. Studiuesit kanë pyetur 2400 femra amerikane, pjesa më e madhe e të cilave, në mënyrë të papritur, kanë thënë se do të hiqnin dorë nga seksi, nëse kjo do të sillte humbjen e 13 kilogramëve.


KurioziteteFP

Merr patentë në moshën 88-vjeçare

Pensionistit i vjen shikimi duke i folur gruas së vdekur në foto

Një grua nga zona e Pizës në Itali, ka marrë patentë në moshën 88-vjeçare. Miranda Brigiotti, e lindur në vitin 1923, nuk ka drejtuar asnjëherë automjet në jetën e saj. Por, duke qenë se në lokalitetin ku ajo jeton automjetet e shërbimit publik mungojnë, është detyruar që të hyjë në një kurs patente, në mënyrë që të drejtojë makinën, pasi nuk ka se me çfarë të lëvizë. “Në rajonin e Calambrones, ku jeton unë, kalojnë shumë pak autobusë. Për këtë arsye, automjeti është fondamental për të lëvizur”, ka thënë 88-vjeçarja për mediat italiane. Në Itali, ajo është personi më i vjetër në moshë që ka marrë patentë dhe me humor kanë filluar ta quajnë “gjyshja e shpejtësisë”.

Mjekët i kishin thënë George Hudspeth, 76 vjeç, se ai nuk do mund të shihte më. Një vit më parë ai ishte diagnostikuar me një sëmundje që do ia merrte shikimin deri në vdekje. Por ka ndodhur çudia. Çdo natë para se të flinte ai fliste me foton e gruas së tij, e cila kishte vdekur një vit më parë. Ndërsa i fliste të shoqes, atij i ka ardhur shikimi. Gëzimi ka qenë i pamasë. Mjekët thonë se është e pamundur. Disa mendojnë se mund të jetë bërë ndonjë diagnostikim gabim. Tani pensionisti rri deri në orën pesë të mëngjesit duke parë TV pasi ka frikë se shikimi mund t’i ikë sërish.

Coca- Cola e Pepsi janë përgjegjëse për disa raste kanceri?

Bill Klinton: Kam dërguar vetëm 2 e-maile kur isha president Ish- presidenti amerikan, Bill Klinton, në një rrëfim përpara një audience me fansa të teknologjisë ka thënë se ka dërguar vetëm 2 emaile gjatë kohës që ishte president. Për tetë vite me radhë, ai ka nisur vetëm dy letra elektronike, kurse stafi i tij ka nisur 40 milionë të tilla. Njërin e-mail thotë se ia ka dërguar trupave amerikane në Adriatik, dhe tjetrin për John Glenn, 77 vjeçari që doli në hapësirë.

Një përbërës që përdoret në Coca- Cola dhe tek Pepsi, duhet të ndalohet për shkak se rrezikon të shkaktojë kancer. Shqetësimi lidhet me një përbërës që i jep ngjyrë pijes dhe që kërkuesit thonë se ka shkaktuar mijëra raste kanceri. “Ngjyruesi prej karameleje që përdoret tek Coca- Cola, Pepsi, etj, duhet të ndalohet për shkak se ka dy kimikate që shkaktojnë kancer,” thotë Qendra për Shkencën në Interes të Publikut, një grup i lobimit shëndetësor në Uashington. Dy kompanitë nuk i janë përgjigjur pretendimeve të kësaj qendre.

Burrat flasin më shumë se gratë dhe janë më pak interesantë Një psikolog nga Universiteti i Mançesterit ka krahasuar 56 studime të bëra në mbarë botën në lidhje me komunikimin e meshkujve dhe femrave dhe ka arritur në përfundimin se meshkujt flasin më shumë se femrat. 24 studime arrijnë në përfundimin se meshkujt thonë më shumë fjalë në ditë se femrat, 2 studime thonë se femrat flasin më shumë, kurse pjesa tjetër thonë se flasin njësoj. Për më tepër, meshkujt thonë fjalë që janë të parashikueshme, çka i bën pak interesantë. Në 81 përqind të rasteve mund të parashikohet ajo çfarë do të thotë një mashkull dhe në 71 përqind të rasteve parashikohet se ç’do të thotë një femër.

Një statujë për Schwarzenegger Ish-guvernatori i Kalifornisë, aktori i njohur, Arnold Schwarzenegger, ka porositur një statujë tre metra të gjatë, e cila e tregon atë muskuloz. Për të parë punën e skulptorit Ralph Crawford, Schwarzenegger ka fluturuar në shtetin e Idaho. Skulptura do të shkojë në muzeun e ngritur për Schwarzenegger në qytetin e tij të lindjes në Austri, Thal. Ndërkohë, skulptori i kësaj vepre ka thënë se i është kërkuer edhe një skulpturë tjetër nga Schwarzenegger në rolin e tij si guvernator. Duket se modestia nuk është pjesë e aktorit të njohur.

Ankohej për migrenë, zbulon se kishte akoma thikën e ngulur në kokë

Gruaja me gjoksin më të madh në botë tenton vetëvrasjen Gruaja me gjoksin më të madh, Sheyla Hersey, modele me origjinë braziliane, e cila jeton në Teksas, ka tentuar që të vetëvritet. Shkak për këtë është bërë një ndërhyrje në gjoksin e saj, që nuk ka shkuar si duhet, pasi ka marrë një infeksion. Për këtë arsye, mjekët kanë bërë disa ndërhyrje, me anë të të cilave asaj i është zvogëluar gjoksi. Kjo ka bërë që 30-vjeçarja të mos ndihet më e bukur dhe e lumtur, duke tentuar kështu të vrasë veten me anë të disa ilaçeve. Ajo është në gjendje kritike dhe rrezikon seriozisht jetën. 30-vjeçarja ka gjoksin më të madh në botë falë 30 ndërhyrjeve kirurgjikale dhe për këtë është krenare.

Li Fu nga Kina ishte plagosur në vitin 2006 gjatë një grabitje. Por edhe pse u mjekua për goditjen me thikë, mjekët nuk e vunë re thikën që i kishte depërtuar në kafkë. Por vetëm para një javë mjekët zbuluan se ai kishte thikën në kokë. Li ankohej se kishte migrenë dhe dhimbje të forta në kokë. Familjarët dhe ai u shokuan kur panë grafinë. Tani ai është në gjendje të mirë në spital.

Shoferët që flasin në telefon janë më të kujdesshëm Deri tani ishte menduar krejt e kundërta. Por një studim i Universitetit të Kansasit në SHBA thotë se shoferët që flasin në telefon ose lëvizin stacionet e radios janë më të përqendruar tek rruga. Ata kanë bërë testimet e tyre me disa shoferë dhe kanë arritur në përfundimin se monotonia e rrugës është më e rrezikshme sesa kur merresh me diçka të dytë.

26/02 - 04/03/11 F.P. 29


Art 30-31

Nga Amarildo Lumani

www.freepress.al

Neritan Liçaj: Kam korrur Megjithëse karriera e tij nisi vite më parë, publiku e ka fiksuar për rolin e tij në filmin “Unë, Ti dhe Kasandra”. Që prej asaj kohe Neritan Liçaj ka bërë dhjetëra role në teatër dhe kinematografi duke u bërë një ndër aktorët më të dashur për publikun dhe zgjedhja kryesore e shumë regjisorëve. Fitues i disa çmimeve në festivalin “Aleksandër Moisiu”, role të shumta në teatër si: “Letra Dashurie”, “Trojanët”, “Më e vërtetë se e vërteta” dhe në pritje të shfaqjes “Shtrigat e Salemit” nga Arthur Miller, si dhe disa filma si: “Sekretet”, filmi me metrazh të shkurtër “Antena”, filmi “Ishte kohë për dashuri”, “Natë pa hënë” dhe pa dyshim “Unë, Ti dhe Kasandra”.

Pse zgjodhët aktrimin dhe jo ndonjë profesion tjetër? Ndonjëherë është dhe çështje fati, jo gjithçka është në dorën tonë. Janë të shumta arsyet që më bënë të ndiqja studimet për aktrim dhe nuk mund të them një gjë specifike, ishte një miks gjërash që më bënë të ndiqja këtë rrugë. Natyrisht që është një profesion shumë i bukur, të cilin e bëj me kënaqësinë më të madhe. Nuk kam qenë ndonjëherë i përtuar për të bërë diçka, por ndonjëherë duhet edhe ndihma e fatit për të arritur aty ku dëshiron.

Si nisi karriera juaj si aktor? Aktrimi ka qenë një pasion i hershëm i imi. Në Akademi kam patur shumë pedagogë, të cilët ishin aktivë në fushën e teatrit dhe regjizurës. Mesa duket ata pikasën disa cilësi të miat dhe më ofruan role të ndryshme deri sa arrita këtu ku jam tani. Cili ka qenë roli juaj i parë dhe cilat kanë qenë emocionet që ju ka falur ai rol? Roli im i parë si i diplomuar ka qenë në pjesën “Lojëra në oborrin e pasëm” në studion e të rinjve në Teatrin Kombëtar. Kjo studio ka qenë e hapur për dy apo tre vjet dhe më pas u mbyll. Për mendimin tim është bërë gabim që ajo është mbyllur pasi shërbente si një trampolinë për të gjithë aktorët e rinj. Siç ju thashë, ky ishte roli im i parë si profesionist pasi në kohën që isha student kam bërë disa role të vogla, episodike ose si figurant.

30 F.P. 26/02 - 04/03/11

Sa kohë i duhet një aktori të realizojë një rol, sa ju duhet për tu përshtatur me rolin? Nuk ka ndonjë formulë të caktuar. Varet nga roli, nga ajo që kërkon regjisori, çfarë kërkon dramaturgjia etj. Pra janë disa faktorë që ndikojnë në përshtatjen me një rol të caktuar. Mund të ndodhë që prej ditës së parë që merr rolin të kesh një përshtatje, një sintoni, por po ashtu ka ndodhur që ta “kapësh” rolin edhe dy apo tre ditë para shfaqjes. Varet edhe nga teknika aktoriale e gjithsecilit pasi ka aktorë që e marrin me shumë seriozitet që prej ditës së parë dhe arrijnë t’i përshtaten rolit, por ka edhe nga ata që e marrin paksa më shtruar ditët e para dhe disa ditë para shfaqjes arrijnë ta mbledhin veten dhe të bëhen njësh me rolin. Ju keni luajtur role të shumta në dramë, komedi dhe merreni gjithashtu edhe me animacion, në cilën prej këtyre e ndjeni veten më mirë, kush ju fal më tepër kënaqësi? Te të treja e ndjej veten shumë mirë. Përderisa kam marrë disa role dhe kam pasur rezultate të mira do të thotë që kam arritur t’u përshtatem. Një regjisor nëse e shikon që ti je një aktor i planit dramaturgjik, nuk të ofron role komike dhe e anasjella. Fakti që unë kam punuar në të treja këto fusha do të thotë që u përshtatem mjaft mirë. Keni dubluar gjithashtu shumë filma për fëmijë, ju pëlqen ta bëni këtë punë apo e bëni thjesht për fitim?

Për të dyja. Pavarësisht kësaj më pëlqen shumë të bësh animacione pasi është një punë shumë zbavitëse. Është gjë shume e bukur të punosh me dublime në filmat për fëmijë dhe është shumë e rehatshme pasi është vetëm zëri yt pas një kartoni. Nuk të vrojton njeri, je më i çlirët, mund të bësh gjithfarë lëvizjesh, askush nuk të shikon. Është një kënaqësi më vete. Keni projekte të afërta? Aktualisht po merremi me një shfaqje të Arthur Miller të titulluar “Shtrigat e Salemit” ku unë luaj një nga rolet kryesore. Është me të vërtetë një pjesë shumë e bukur, si të gjitha pjesët e Miller-it, pasi është një shkrimtar shumë i veçantë. Si ju duket reagimi i publikut për rolet që ju keni sjellë deri me sot? Publiku gjithmonë të vlerëson sipas punës që bën. Çdo aktor gjatë karrierës së tij ka role të dobëta, role mesatare dhe role shumë të mirë dhe publiku të vlerëson sipas rolit që bën dhe sa mirë e kryen atë rol. Publiku i jep çdo roli vlerësimin për aq sa ti ke shfaqur në sytë e tij, sa mirë e ke realizuar. Nga pjesët që keni ngjitur në skenë në Teatrin Kombëtar, cilën do të veçoni? Të gjitha kanë qenë eksperienca shumë të bukura. Çdo pjesë që vihet në skenë, çdo rol që luan ka bukurinë e vet. Është e vështirë që të veçoj ndonjë prej roleve. Profesioni ynë ka një gjë të bukur dhe të rrezikshme njëkohësisht, çdo rol që bën është një provim më vete. Mund të bësh një rol shumë të bukur dhe pak më vonë një rol të dobët dhe kjo padyshim që e bën të bukur këtë profesion, gjatë gjithë kohës je në provë. Të krijosh një rol është si të krijosh një qënie, si të bësh një krijesë tënden, një fëmijë, prandaj çdo rol ka përpëlitjen e vet, ankthin dhe në fund kënaqësinë. Në të vërtetë ju shohim pak a shumë me të njëjtët aktorë, është


ArtFP Braktisa skulpturën për t’u bërë aktor, por me shumë dhimbje ama. Më pëlqente shumë skulptura, por e kuptova shumë shpejt që nuk isha i aftë për ta bërë si duhet

frytet e punës sime Ju ka ngelur ndonjë peng? Pengje të mëdhaja jo. Kam pengjet e mia të vogla në kuptimin artistik pasi do të dëshiroja të bëja disa role që më pëlqejnë shumë si “Makbethi”, “Mbreti Lir” apo “Hamleti” por këto janë gjëra që nuk varen në dorën time, megjithatë ka ende kohë.

Neritan Liçaj, duke interpretuar, gjatë shfaqjes "Me Syrin e Një Kllouni"

një rastësi apo dëshirë e regjisorëve për t›ju parë gjithmonë bashkë? Normalisht si në çdo vend të botës regjisori zgjedh aktorët që janë më të përshtatshëm për rolin dhe në Teatrin Kombëtar janë disa aktorë që janë shumë produktivë, punojnë mirë dhe atyre u ofrohen më shumë role. Sikundër ndodh në gjithë botën, aktorët që luajnë më mirë arrijnë të kenë edhe rolet më të mira. Si është një ditë e zakonshme për ju? Në mëngjes me fëmijët të cilët bëhen gati për në kopsht dhe shkollë. Ne zakonisht fillojmë provat në orën 10 dhe kemi boll kohë në mëngjes për tu marrë me fëmijët. Pasi çoj ata në shkollë, lexoj edhe një herë tekstin, pastaj shkoj në prova. Pas provave kthehem për drekë dhe pushoj dy-tre orë. Pasdite përsëri në prova dhe mbrëmjen e kaloj me familjen. Kjo është një ditë normale pune. Por ne aktorëve na qëllon që dy apo tre muaj të jemi të zënë me prova pasi kemi shfaqje dhe dy muaj të tjerë mund të jemi totalisht pushim dhe kemi kohë për të bërë edhe gjëra të tjera. Gjatë këtyre ditëve të pushimit e kaloj kohën kryesisht me familjen, shoqërinë, duke lexuar ndonjë libër ose duke parë filma. Çfarë është për ju familja? Familja është gjithçka! Ajo është parësorja. Bashkëshortja, fëmijët e mi dhe nëna ime pa diskutim që vijnë para gjithçkaje. Nuk ka as edhe një gjë në botë që mund të vihet para familjes. Gjëja më e shtrenjtë. Si e shikoni zhvillimin e jetës teatrore sot në Shqipëri? Mendoj se janë hedhur hapa para. Nuk kemi pse tregohemi nihilistë. Është e vërtetë që dy teatro për një metropol

si Tirana janë vërtet pak, por ama situata ka ndryshuar, ka përmirësime. Për kushtet ekonomike të Shqipërisë është e vështirë, por mund të ishin të paktën katër ose pesë teatro si në gjithë metropolet e botës. Të mos harrojmë që në Tiranë jetojnë një e treta e popullsisë së Shqipërisë. Për fat kemi Teatrin Kombëtar dhe atë të Metropolit apo teatrin e Akademisë, të cilët i japin pak gjallëri jetës teatrore në vend. Mirë do ishte që të kishte një teatër të rinjsh apo një teatër eksperimental, por gjithsesi e rëndësishme është që po bëhet para megjithëse me hapa të ngadaltë. Unë shoh lëvizje në këtë drejtim dhe është e rëndësishme të ketë konkurrencë pasi konkurrenca sjell cilësinë. Si e shikon veten Neritan Liçaj mes teatrit dhe filmit? Të dyja më pëlqejnë dhe janë zhanre shumë të bukura. Unë kam pasur më shumë role në teatër pasi filma në Shqipëri prodhohen me të vërtetë shumë pak por nuk mund të bëj një diferencim të këtyre të dyjave. I dashuroj që të dy. Nuk ka aktor që mund të thotë se pëlqen më shumë teatrin se filmin, të dyja janë të bukura dhe normalisht të vështira. Cili ka qene momenti më i bukur në karrierën tuaj? Ka pasur shumë momente të bukura. Çdo premierë ka momentet e saj të bukura, çdo natë shfaqjesh ka emocione, vlerësimi dhe duartrokitjet e publikut janë një gjë që të mbushin zemrën me kënaqësi. Momenti më i vështirë? Momentet e vështira janë ato momentet kur je para shfaqjes dhe akoma nuk ke arritur të përshtatesh si duhet me rolin dhe mendon a do t’ia dalësh si duhet. Është lufta e brendshme nëse do të dalësh mirë apo jo. Kjo është një kënaqësi më vete, pasi fitorja e lehtë nuk të shijon.

Çdo vit akademia nxjerr aktorë të rinj dhe regjisorë, por dihet që është shumë e vështirë që ata të arrijnë të shfaqin vlerat e tyre pasi hapësirat janë të pamjaftueshme, cili do të ishte mesazhi juaj për ta? Gjithë institucionet përkatëse duhet të bëjnë më shumë për artistët e rinj. Janë çelur disa fonde për aktorët e rinj, skenaristët e rinj apo regjisorët dhe kjo është një shenjë shumë e mirë, por mendoj se duhet dhe mund të bëhet akoma më shumë. Është hapur edhe një konkurs të rinjsh në Teatrin Kombëtar dhe kushtet janë shumë herë më mirë se në kohën tonë. Është e vështirë që të sakrifikosh katër vjet nga jeta jote për të studiuar dhe nuk ke hapësirat e nevojshme. Këtyre studentëve u vritet ëndrra. Ministria ka bërë shumë, por ekziston mundësia që të bëhet akoma. Braktisët skulpturën për teatrin, kaq shumë e dashuroni aktrimin? Po. Që fëmijë e kam pasur ëndërr të bëhesha aktor. Braktisa skulpturën për t’u bërë aktor, por me shumë dhimbje ama. Më pëlqente shumë skulptura, por e kuptova shumë shpejt që nuk isha i aftë për ta bërë si duhet. E kuptova herët dhe për fat të mirë u drejtova nga aktrimi, të cilin e bëja po me shumë pasion dhe mendoj se deri tani më ka shkuar mirë. Nëse nuk do të kishit realizuar ëndrrën tuaj të të qenit aktor, çfarë profesioni mendoni se do të kishit zgjedhur? E kam shumë të vështirë ta mendoj. Shpesh pyes veten nëse nuk do të isha aktor çfarë do të bëja. Nuk arrij ti jap përgjigje pasi nuk e mendoj veten në një profesion tjetër. Natyra ime nuk i përshtatet aspak një punë zyre apo diçkaje tjetër. Mendoj se unë mund të bëja vetëm aktorin. Ka pasur momente kur jeni ndjerë shumë të lodhur dhe keni pasur dëshirë ti thoni stop çdo gjëje? Po. Momente të tilla ka shpesh. Ka moment kur do të mbyllësh gjithçka dhe do të rrish vetëm. Njerëzit nga jashtë e shohin shumë të lehtë punën e aktorit por është shumë stresuese të përballesh me emocionet e tua, të kolegëve, ditët e provave etj. Ndjeheni ndonjëherë i lodhur nga aktrimi? Asnjëherë nuk jam ndjerë i lodhur nga aktrimi dhe nuk besoj se do të lodhem ndonjëherë. Është një konsum i madh energjish dhe ka lodhjen e saj, por është një lodhje kënaqësie pasi në fund të çdo shfaqje vjen duartrokitja e publikut, e cila mund të them se është si njëfarë “orgazme”, pasi nuk ka kënaqësi më të madhe se atëherë kur publiku çohet në këmbë dhe të duartroket. Është një emocion i veçantë. Çfarë note do t’i vendosnit karrierës suaj? Nuk mund të vendos një notë, por mund të them se deri tani kam punuar mirë dhe jam i kënaqur për mënyrën se si ka ecur karriera ime deri tani. Unë jam një aktor në rritje dhe kam ende shumë për të mësuar, por mund të them se kam korrur frytet e punës sime.

26/02 - 04/03/11 F.P. 31


Televizioni 32-35

Nga Amarildo Lumani

www.freepress.al

Orinda Huta: Më ka marrë malli të bëj një këngë E kemi parë të këndojë, të bëjë sfilata mode, të prezantojë, pak a shumë është tipi i njeriut që përpiqet dhe dëshiron të bëjë gjithçka. Çdo pasdite Orinda Hutën e shohim në ekranin e Vizion Plus së bashku me Fabin e “Produkt 28”. Në intervistën e dhënë për Freepress, Orinda na flet për ndjesitë që përjeton në televizion, planet e saj muzikore si dhe dëshirën që ndoshta një ditë të bëhet një ndër prezantueset më të mira në Shqipëri. Udhëtimet, kënga, televizioni si dhe sfilatat janë pasionet e saj, të cilat nuk mund t’i ndajë. “Televizioni është një mundësi që të jesh më në kontakt me njerëzit, por është dhe profesioni im pasi studimet i kam mbaruar për gazetari. Dhe nëse është një mundësi karriere, do e bëj me dëshirë sepse e dua…”

Prezantuese e “Next” në Vizion Plus, çfarë emocionesh ju jep televizioni si prezantuese? Jam e bindur që kësaj pyetje normalisht duhet t’i përgjigjem që më jep një emocion të veçantë. Duke qëndruar në këtë linjë po shtoj, ashtu sikur se dhe kënga që më jep emocione të mëdha në të njëjtën mënyrë m’i jep edhe televizioni. Është një ndjesi e veçantë, të cilën e marr çdo ditë nga e hëna në të premte në “Next”, në Vizion Plus. Nuk mund të them që ishte një ëndërr e imja në sirtar, e cila u realizua, por është diçka që mua po më pëlqen gjithnjë e më shumë. Sa ju përshtatet ky format? Mendoj se më përshtatet mjaftueshëm, dhe mendoj që krijuesit e këtij formati e kanë menduar më mirë se unë para se të ma ofronin. Duke u nisur me qëllimin e mirë ata kanë menduar se unë mund të jem e përshtatshme për këtë lloj formati. Unë e kam gjetur veten shumë lehtë në këtë emision dhe si përfundim jam e mendimit që më përshtatet shumë mirë. E shihni televizionin si një mundësi karriere? Pse jo? Në momentin që unë marr kënaqësi dhe arrij mjaftueshëm të jap kënaqësi, (të paktën kështu mendoj) pse mos ta shikoj si një mundësi karriere… Unë i bëj me shumë dashuri gjërat, jo vetëm për faktin sepse duhen bërë. Dhe nëse është një mundësi karriere, do e bëj me dëshirë sepse e dua… Ka pak kohë që nuk keni dalë me ndonjë klip, e keni lënë mënjanë muzikën? Emisioni “Next” edhe pse është një emision për të rinjtë kërkon mjaft përkushtim, ndaj e kam pasur të pamundur për t’ju dhënë edhe muzikës. Ashtu sikur se e kam theksuar edhe

32 F.P. 26/02 - 04/03/11


TelevizioniFP

Përsa i përket fashion, më pëlqen e bukura dhe më pëlqen të merrem me të. Veshjet janë pasioni im dhe tundohem shpesh për të shpenzuar para për to. Jam e bindur që çdo femër e ka me pasion këtë punë, por unë shprehem për rastin tim dhe e ndjej si të veçantë

më parë, mund t’ju them sërish se nuk është e vështirë të realizosh një këngë, ndërsa të realizosh një klip është disi më e vështirë. Klipi kërkon shumë kohë, gjë të cilën unë për momentin nuk e kam. Jam e bindur që shumë shpejt do e gjej sepse dhe mua më ka marrë malli të vij me një material të ri në tregun muzikor. Kjo do të thotë që keni në plan të nxirrni një klip së afërmi? Sigurisht që po. Planet janë në kokën time gjithmonë, thjesht pritet që të realizohen. Klipi do të vijë patjetër shumë shpejt në tregun muzikor. Si nis dhe si është një ditë e juaja? Duke u zgjuar me vrap sepse zilen e parë të zgjimit e fik gjithmonë (qesh). Një dush i shpejtë, biskota dhe qumësht (ndonjëherë) dhe me vrap në makinë për të ardhur në Vizion Plus… Si e kaloni fundjavën? Shumicën e rasteve qëllon të më gjejë në shtëpi duke u çlodhur. U bë kohë që nuk shkëputem si dikur në fundjavë. Përgjithësisht fundjava më parë nuk më gjente asnjëherë në Tiranë, kohët e fundit duket gjithmonë edhe më e vështirë… Ju pëlqen jeta e natës? Nuk jam fanse e çmendur e jetës së natës, por kur ndodh që dal mun-

dohem ta bëj qejfin në maksimum. Ndoshta dukem shumë e vjetër kur them se më pëlqen më shumë një fundjavë në udhëtim se sa në pub, por kjo vjen prej faktit se unë e kam ezauruar pak më shpejt seç duhet qejfin për jetën e natës. Hobi juaj? Janë shumë. Fashion, bowling, biçikleta, udhëtimet… Përsa i përket fashion, më pëlqen e bukura dhe më pëlqen të merrem me të. Veshjet janë pasioni im dhe tundohem shpesh për të shpenzuar para për to. Jam e bindur që çdo femër e ka me pasion këtë punë, por unë shprehem për rastin tim dhe e ndjej si të veçantë. Ndoshta shpesh herë jam më shumë se ç’duhet e dhënë pas veshjeve dhe stilit që jo detyrimisht është i sezonit të fundit. Biçikleta është një tjetër pasion i kushtëzuar në Tiranë prej trafikut dhe pluhurave… E kujt nuk i pëlqen të udhëtojë pastaj… Ju bezdisin paparacët? Pse kemi paparacë në Shqipëri?! Fotografët nuk kanë qenë asnjëherë bezdi për mua. Unë kam shumë miq të tillë dhe nuk i kam parë kurrë si bezdi… Gjëja që ju bezdis më shumë te njerëzit? Gjërat që më bezdisin më shumë janë gënjeshtra dhe papërgjegjshmëria…

Gjëja që ju pëlqen më tepër tek ata? Përgjegjshmëria… Me kë ju pëlqen ta kaloni kohën e lirë? Me njerëzit që i vlerësoj dhe i dua shumë... Kujtimi më i bukur që keni? Kam shumë kujtime të bukura dhe nuk di të veçoj ndonjërin prej tyre në këtë moment… Kujtimi më i shëmtuar? Ka? Sigurisht që ka por nuk do t’i rrëfeja… (qesh) Ndonjë gjë që do të donit të ndryshonit në jetën tuaj? Nuk do të doja të ndryshoja ndonjë gjë në atë çfarë kam jetuar deri më tani… Thjesht do dëshiroja që personat që i dua shumë të mos i kisha milje larg… Keni ndonjë peng? Nuk kam dhe jam e bindur që nuk do të kem kurrë në të gjithë jetën time. Unë jam tipi që nuk pendohem për gjërat që bëj apo nuk bëj. E jetoj jetën më të mirat dhe të këqijat që vijnë. Nuk bëj gjëra se duhen bërë por sepse unë dua ndaj nuk kam pse të pendohem për dëshirat e mia dhe të filloj të kem pengje.

26/02 - 04/03/11 F.P. 33


34 F.P. 26/02 - 04/03/11

Foto Blerta Kambo

TelevizioniFP

Nga e hëna në të premte, Eno Popi prezanton së bashku me Ledion Liçon emisionin “Wake Up” dhe çdo të diel në mesditë, “BB Fan Club”, një emision ku të rinjtë diskutojnë për personazhet e reality show-t më të madh në vend. Pas shumë vitesh si gazetar, Eno tashmë është duke korrur frytet e punës së tij. Përveç angazhimeve të tij në media, ai është edhe pedagog në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës. Në intervistën e mëposhtme, Eno na tregon për ndjesinë e të qenit pedagog, lodhjen dhe kënaqësitë që ka profesioni i gazetarit etj.


TelevizioniFP

Si ka lindur dashuria juaj për gazetarinë? Pasioni im i adoleshencës për t’u marrë me median, çoi në thellim të profilit të asaj që unë zgjodha të bëj në media, komunikatorin dhe gazetarin. Ndaj vendosa që, veç angazhimit tim në media gjatë periudhave të shkolles, formimin universitar ta marr për gazetari dhe më pas të vazhdoj punën në këtë profesion, në Top Channel dhe Top Albania Radio. Çdo mëngjes, nga e hëna deri të premte, së bashku me Ledion, bëni “zgjimin” e shqiptarëve. Sa e vështirë ju duket të drejtoni një emision mëngjesi? Çdo lloj emisioni apo program, ka vështirësitë e veta. Dikur ishte pak më e vështirë, por sot jo më. Tashmë kërkojmë të kemi përgjegjësi, që të realizojmë një program sa më të mirë dhe sa më kualitativ. Me kalimin e kohës jemi përshtatur më shumë me këtë lloj programi, është si puna e aktorit, të cilit i duhet një farë kohe që të përshtatet si duhet me rolin që do të ketë. Nuk është si të kërcasësh gishtat dhe ja more dorën. Gjithsesi, tani është pjesa më e bukur. Foto Blerta Kambo

Te dielën prezantoni “BB Fan Club”, cilin pëlqeni më shumë nga këto dy emisione? Janë dy programe me profile krejt të ndryshme, në të cilat kam një pjesë të mirë të kontributit profesional. I pëlqej të dy për aq kohë sa i bëj me dashuri dhe u jap shumë kohë. Si “Wake up”, edhe “BB Fan Club”, duan kohën e tyre për t’u përgatitur. Ndjehem mjaft mirë në të dyja këto emisione. Jeni i angazhuar gjatë gjithë javës dhe përveç tyre, jepni mësim edhe në gazetari, nuk ju lodh kjo ngarkesë? Është një impenjim që e kam marrë përsipër dhe diku më pak e diku më shumë, i balancoj punët, që të gjej kohë për të gjitha. Impenjimi akademik ishte dëshirë dhe vullnet i mirë i stafit të Departamentit të Gazetarisë, që më ofruan të jem pranë tyre. Përpiqem të justifikoj maksimalisht edhe vlerësimin e tyre. Nuk është ndonjë ngarkesë e madhe, pasi në lëndën që jap në fakultet, nuk më duhet të bëj ndonjë përgatitje të madhe, pasi unë përpiqem të ndaj eksperiencat e mia me studentët. Vetë lënda ka të bëjë me të folurën dhe përveç leksioneve të shkruara, unë jap diçka nga vetja. Është një ndjesi shumë e mirë të shpërndash me të tjerët ato që ke përjetuar. Të dhënit mësim e shihni si mundësi karriere apo një eksperiencë për CV? Nuk do t’i kufizoja kaq pak. Nga këndvështrimi im, e shoh më tepër si një mundësi komunikimi mes brezave. Dhënie të një eksperience personale dhe profesionale dhe kontribut për të krijuar punë të mira në auditorë. Asnjëherë nuk i dihet se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por për momentin jam mjaft i kënaqur me këtë që po bëj.

kam ndjekur me interes të madh kolegë me përvojë në median shqiptare. Më pëlqejnë shumë gazetarët britanikë dhe prezantuesit amerikanë. Ata kanë një përvojë shumë vjeçare në gazetari dhe një stil shumë të veçantë të foluri dhe të shkruari

Si është një ditë normale e Enos? Gjëja e parë që bëj pasi jam zgjuar, është të shkoj në Top Channel, pasi jam i angazhuar në radio dhe televizion. Më pas fillojnë përgatitjet e materialeve në redaksi për ditën në vijim. Pas pune, është angazhimi në universitet, ndërsa pasditet herë i kaloj me miqtë e mi dhe herë me kolegët. Në darkë lexim dhe gjumë. Një ditë e re pret nesër. Fundjava juaj? E shtuna, sepse te dielën jeni prapë në punë. Fundjava për mua e ka humbur atë kuptimin e saj fillestar, pasi kalon mes punës dhe fare pak pushim, sa për të ripërtërirë energjitë. Filmi juaj i preferuar? Kam shumë filma që më pëlqejnë dhe nuk mund të veçoj ndonjërin. Janë aq shumë, saqë nëse do të nisja t’i përmendja, do të duheshin orë të tëra (qesh). Më pëlqejnë tej mase filmat. Kënga juaj e preferuar? Nga vetë fakti që kam punuar edhe në radio dhe në televizion, kam qenë shumë në kontakt me muzikën. Nuk mund të përmend ndonjë këngë në veçanti, por më pëlqen shumë muzika. Cili ka qenë modeli juaj në gazetari, nëse keni pasur? Nuk kam pasur ndonjë në veçanti, por kam ndjekur me interes të madh kolegë me përvojë në median shqiptare. Më pëlqejnë shumë gazetarët britanikë dhe prezantuesit amerikanë. Ata kanë një përvojë shumë vjeçare në gaze-

tari dhe një stil shumë të veçantë të foluri dhe të shkruari. Modeli juaj në jetë? Përpiqem të bëj rrugën time. Personi më i dashur për ju? Nuk është një person i vetëm, por dy. Janë prindërit e mi. Janë personat më të dashur për mua dhe normalisht mendoj dhe për shumë njerëz. Janë ata që na kanë sjellë në këtë botë dhe kanë bërë gjithfarë sakrificash për të na rritur dhe edukuar si duhet. Miku juaj më i mirë? Kam disa miq të mirë, si gishtat e dorës. Ledion Liço dhe Elona Duro janë dy ndër ta. Kolegu me të cilin keni marrëdhëniet më të mira? Kolegu me të cilin kam marrëdhëniet më të mira është padyshim Ledioni. U bënë vite tashmë që punojmë bashkë dhe këshillohemi dhe ndihmojmë njëri-tjetrin në shumë gjëra. Është një koleg dhe mik shumë i mirë. Nëse nuk do të ishit gazetar, në çfarë profesioni do ta shihnit veten tani? Nuk është një gjë që e kam menduar ndonjëherë. Besoj se nëse nuk do të isha gazetar, mund të isha bërë ndoshta stilist në Amerikë (si Mimoza Dervishi). Megjithatë, thashë ndoshta, sepse jetës nuk i dihet kurrë. Ndoshta nuk mund të kisha bërë kurrë atë që dëshiroja. Tani për tani punoj në Top Channel në “BB Fan Club” dhe “Wake up” dhe jam shumë i kënaqur me këtë që bëj.

26/02 - 04/03/11 F.P. 35


ShowBiz 36-37

Billboard, “Bibla”, e muzikës, ka përzgjedhur 40 duetet më të bukura të muzikës gjatë gjithë kohës. Në vend të parë të këtij klasifikimi ka vendosur duetin e Diana Ross me Lionel Richie, që me këngën e tyre “Endless Love” në vitin 1981, emocionuan gjithë botën. Më poshtë po ju paraqesim 10 duetet më të bukura në muzikë të të gjitha kohërave.

5. John Travolta dhe Olivia Newton-John - “The One That I Want”, 1978 “You’re the One That I Want” është një këngë e shkruar nga John Farrar për filmin e vitit 1978 “Grease” dhe u interpretua nga dy protagonistët e filmit, John Travolta e Olivia Newton-John. Kënga pati një sukses të madh ndërkombëtar dhe qëndroi në krye të klasifikimeve muzikore në disa shtete të ndryshme. Në klasifikimin e këngëve më të mira në Angli, ajo qëndroi në krye për nëntë javë me radhë në verën e vitit 1978 dhe është kënga e gjashtë më e shitur në Britaninë e Madhe deri më tani (1.975.000 disqe). Kënga arriti edhe kreun e Billboard Hot 100 për një javë.

1.Diana Ross e Lionel Richie - “Endless Love”, 1981

6. Jay-Z dhe Alicia Keys - “Empire State of Mind”, 2009

“Endless Love”, kënga që doli në vitin 1981, është shkruar nga Lionel Richie, i cili e këndoi atë së bashku me Diana Ross. Kjo këngë ishte kolona zanore e filmit “Dashuri pa fund” me Brooke Shields. Kënga qëndroi për nëntë javë me radhë në krye të klasifikimeve muzikore në të gjithë botën. Ajo i ka dhuruar historisë së muzikës një nga momentet më emocionuese.

“Empire State of Mind”, e cila është interpretuar nga Jay-Z dhe Alicia Keys, është kthyer në një himn në qytetin e dy këngëtarëve, Nju Jork. Kënga është prezantuar për herë të parë gjatë një koncerti bamirësie të Jay-Z. Pastaj u interpretuar live në MTV Video Music Awards 2009. Kënga mundi që të qëndrojë për pesë javë më radhë në vendin e pestë të Billboard Hot 100.

2. Paul McCartney dhe Michael Jackson - “Say Say Say”, 1983

7. Bill Medley dhe Jennifer Warnes - “The Time Of My Life”, 1987

Sipas një sondazhi, dueti “Say Say Say” me Paul McCartney, është dhe kënga më popullore e Michael Jackson në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ishte në krye të klasifikimeve muzikore për gjashtë javë me radhë. Por, nuk është dueti i vetëm që dy të mëdhenjtë e muzikës kanë bërë. Ata kanë kënduar së bashku edhe këngën “The Girl Is Mine”. Megjithatë, marrëdhëniet e tyre u zbehën në vitin 1985, kur Jackson bleu një katalog të tërë me të drejtat e shumë prej këngëve të Beatles. Pas vdekjes së “Mbretit të Popit”, McCartney u shpreh: “Ndihem i privilegjuar që pata rastin ta njoh”.

“The Time of My Life” është një këngë e kompozuar nga Franke Previte, John DeNicola e Donald Markowitz dhe u këndua nga Bill Medley dhe Jennifer Warnes, për kolonën zanore të filmit “Dirty Dancing”, që doli në vitin 1987. Në Britaninë e Madhe, kënga hyri dy herë në klasifikimet më të mira muzikore. Për herë të parë, në nëntor të vitit 1987, kur filmi u shfaq në salla, duke zënë vendin e gjashtë në klasifikim dhe herën e dytë, në vitin 1991, kur filmi u shfaq në televizion, duke zënë vendin e tetë.

3. Paul McCartney dhe Steve Wonder - “Ebony and Ivory”, 1982

8. Joe Cocker dhe Jennifer Warnes - “Up Where We Belong”, 1982

Kënga është regjistruar në vitin 1982 dhe në pamje të parë mund të duket që kënga flet për të zezën dhe të bardhën, ngjyrat që përfaqësojnë pianon, por mund të interpretohet edhe si një harmoni mes të bardhëve dhe zezakëve, temë reale, që përfshin konceptin e integrimit racor. Paul, pasi e shkroi i vetëm këngën, e këndoi live me Wonder. Ndërkohë, video është regjistruar me sesione të veçanta, pasi këngëtarët nuk kanë qenë të pranishëm të dy bashkë, për shkak të angazhimeve të tyre.

Është një këngë e kompozuar nga Jack Nitzsche, Buffy Sainte-Marie dhe Will Jennings, për kolonën zanore të filmit “Oficer dhe zotëri”, i cili doli në vitin 1983. Kënga, e cila u publikua në vitin 1982, arriti deri në vendin e parë të klasifikimit muzikor amerikan Billboard Hot 100, ku qëndroi për tre javë me radhë. “Up Where We Belong” fitoi çmimin Golden Globe si “kënga më e mirë origjinale” dhe Oskarin për këngën më të mirë të vitit 1983. Gjithashtu, fitoi në Bafta Film Awards si kënga më e mirë në vitin 1984.

4. Elton John dhe Kiki Dee - “Don’t Go Breaking My Heart”, 1976

9. Michael Jackson dhe Siedah Garrett - “I Just Can’t Stop Loving You”, 1987

Kënga është shkruar nga Elton John dhe Bernie Taupin, nën pseudonimet “Ann Orson” dhe “Carte Blanche”. Si shumë këngë të tjera të John, ajo nuk është përfshirë në ndonjë album të këngëtarit, por ka qenë pjesë e hiteve të mëdha të publikuara më vonë. Kënga e John qëndroi në krye të klasifikimeve muzikore për gjashtë javë me radhë në Britaninë e Madhe. Në vitin 1985, John dhe Dee e interpretuan këngën para një turme të madhe në stadiumin mitik, “Uembli”.

“I Just Can’t Stop Loving You” ishte kënga e parë e Jackson e albumit “Bad”. U regjistrua që në vitin 1982, por nuk u publikua asnjëherë deri në vitin 1987. Shkruar dhe kompozuar nga Jackson, kënga duhej të këndohej nga ai vetë dhe nga një mes Barbra Streisand, Whitney Houston, Aretha Franklin e Agnetha Fältskog, të cilat refuzuan. Për këtë arsye, Jackson më pas zgjodhi Garrett.

10. Michael Jackson dhe Paul McCartney - “The Girl Is Mine”, 1982

10 duetet

“The Girl Is Mine” është një këngë që Jackson e përfshiu në albumin e tij të famshëm, “Triller”, që doli në vitin 1982. Kënga u vlerësua me diskun e artë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi u arrit që të shitej në më shumë se 500.000 disqe.

më të bukura në muzikë 36 F.P. 26/02 - 04/03/11


Projekti jonë më i afërt është një bashkëpunim me Sunrise INC, një këngë e cila do të shoqërohet normalisht me një klip dhe do të dalë shumë shpejt dhe ndoshta mund të jetë hiti i verës që po vjen

ShowBizFP

Një grup jo dhe aq i

revoltuar Grupi Revolt Klan është krijuar në vitin 2000. Në fillimet e tyre grupi ishte i përbërë nga 7 pjesëtarë, disa prej të cilëve u larguan nga grupi me kalimin e viteve. Revolt Klan tashmë përbëhet nga tre pjesëtarë: Febi Shkurti, Bruno Pollogati dhe kompozitori i tyre Elgit. Në vitin 2009 ata lançuan single-in e titulluar “Më fal”, e cila u bë një ndër hitet e atij viti si dhe morën pjesë në Top Fest 7 për herë të dytë. Në vitin 2010 ata bashkëpunuan me artistin rumun Mario Bischin në këngën “ID Lover”, e cila u shndërrua në një superhit dhe fituan çmimin si kënga më e mirë dance në festivalin muzikor të mbajtur në Prishtinë “ZHURMA SHOW AWARDS 2010”. Kënga “ID Lover” pati një sukses të jashtëzakonshëm në vende si: Shqipëria, Rumania, Estonia, Lituania, Turqia dhe Kosova. Pas suksesit të madh të kësaj kënge ata kanë lançuar së fundmi një remix të këngës “Më Fal” në anglisht, “So Sorry”, këngë e mizuar nga Deejay Versus dhe Axel Dario. Ndërkohë janë duke përgatitur një klip të ri në bashkëpunim me Sunrise INC.

Si u krijua grupi Revolt Klan? Revolt Klan është krijuar në vitin 2000 dhe në fillim ka qenë i përbërë nga 7 pjesëtarë. Me kalimin e kohës grupi u bë më i vogël pasi për arsye të ndryshme disa nga pjesëtarët u larguan dhe tani grupi Revolt Klan përbëhet nga unë (Bruno), Febi dhe kompozitori ynë Elgiti. Çfarë rryme i përket muzika që ju bëni? Fillimisht grupi ka luajtur kryesisht R&B dhe Hip- Hop, por më pas u drejtuam drejt rrymës Dance ku mund të themi se kemi pasur mjaft sukses. Ky grup dhe kjo rrymë janë prej dy vitesh, pasi më parë ka qenë shumë më ndryshe. Pra kjo është fytyra e re e Revolt Klan. Një pyetje që do të bënte çdo lexues, përse ky emër? Ky emër ka ardhur për shkak të këngëve që këndonim në fillimet tona. Ishin këngë që trajtonin fenomene dhe problem të caktuar dhe ishin një mënyrë për të nxjerrë dufin. Ishim pak a shumë një grup i revoltuar, një klan. Pra nga tekstet e këngëve ka ardhur edhe emri i grupit. Cila ka qenë paraqitja juaj e parë? Paraqitja e Revolt Klan të ri ka qenë me klipin “Fjalë nga zemra” dhe një vit më pas me këngën “Më fal”, e cila u vlerësua me disa çmime. Kjo këngë ka qenë edhe ura e kalimit nga rryma R&B në atë Dance, pra transformimi i grupit. Më pas në gusht të vitit 2010 kemi nxjerrë klipin e këngës “ID Lover”, një bashkëpunim me Mario Bischin, një këngë e cila u bë hit veror në shumë vende të Ballkanit dhe na bëri të njohur në këto vende. Një bashkëpunim i suksesshëm, apo jo?

Po, ka qenë me të vërtetë shumë i suksesshëm. Duke qenë se Mario Bischin është një artist mjaft i njohur në Rumani na ndihmoi që të lançonim këngën tonë edhe në Rumani apo vende të tjera. Në të shumtën e rasteve bashkëpunimet sjellin diçka të mirë. Përveç muzikës me çfarë merreni, për çfarë studioni? Unë (Bruno) studioj për kanto në akademinë e Arteve, ndërsa Febi studion për informatikë. Elgiti, kompozitori ynë studion për dirigjim. Si ka shkuar vera që lamë pas, keni pasur koncerte apo angazhime të tjera muzikore? Thuajse gjatë gjithë verës kemi qenë të angazhuar nëpër koncerte apo lokale me muzikë live. Kemi qenë në qytete të ndryshme si Saranda, Vlora, Durrësi dhe Tirana. Projekti juaj më i afërt? Projekti jonë më i afërt është një bashkëpunim me Sunrise INC, një këngë e cila do të shoqërohet normalisht me një klip dhe do të dalë shumë shpejt dhe ndoshta mund të jetë hiti i verës që po vjen. Teksti është në anglisht dhe është shkruar nga Aris Kalimeris. Gjithashtu ka dalë edhe versioni i ri i këngës “Më Fal”, “So Sorry” një remix i Dj Versus dhe Axel Dario. Angazhimet tuaja për festat e fundvitit? Këtë fundvit nuk patëm ndonjë gjë në program dhe preferuam ta kalojmë pranë familjes dhe njerëzve tanë të dashur. Si do të titullohet klipi i ri? Klipi i ri do të titullohet “Number One” dhe do të lançohet në BBF

pasi është një bashkëpunim me Max Production dhe besojmë se do të jetë me të vërtetë një sukses. Besojmë se do të bëhet siç është edhe titulli, “Number One”, një super hit. Plane për një album? Megjithëse grupi ka 11 vjet që është krijuar, ne kemi vetëm dy vjet bashkë, por gjithsesi jemi duke punuar për albumin tonë të ardhshëm. Pas lançimit të klipit do të fillojmë menjëherë punën për të mbaruar albumin tonë të parë. Megjithatë ju do ta merrni vesh menjëherë sapo të ketë diçka më konkrete. Ju duket e vështirë industria muzikore në Shqipëri? Jo, nuk mendoj se është më e vështirë se fushat e tjera. Çdo profesion ka vështirësitë e veta dhe veçantitë e veta. Nuk mund të thuash se ky profesion është më i lehtë se një tjetër. Pra ju e shihni muzikën si një profesion? Jo vetëm profesion. Muzika është pasioni që na ka bashkuar dhe është diçka që e bëjmë me shumë dëshirë, jo vetëm për qëllime fitimi. Askush nuk bën diçka nëse nuk ka fitim në mes por nëse të mungon dëshira për ta bërë atë gjë atëherë asnjëherë nuk ke për ta bërë siç duhet. Për të pasur një karrierë të mirë duhet të kesh edhe menaxherët e duhur, cilët janë bashkëpunëtorët tuaj? Agjenti ynë në Ballkan është Aris Kalimeris ndërsa në Shqipëri përfaqësohemi nga DMB Management, të cilët kanë ekskluzivitetin tonë dhe merren me gjithë detajet e nevojshme për të organizuar koncerte apo performanca në lokale me muzikë live.

26/02 - 04/03/11 F.P. 37


Sport 38-41

Nga Gerti Katro www.freepress.al

Stadiumet më të mëdhenj Stadiumi Monumental Isidro Romero Carbo, Guajaquil, Ekuador – 90,000 vende Stadiumi më i madh në Ekuador dhe i dyti më i madh në Amerikën e Jugut, është shtëpia e klubit ekuadorian Barcelona SC, i cili gjithashtu zotëron dhe menaxhon stadiumin. Pavarësisht se është stadiumi më i madh në vend, skuadra kombëtare luan në Kuito, në stadiumin Olimpik. Monumental është inauguruar në 1987, kur Barcelona e Spanjës luajti me vendasit. Pele, i cili mbajti fjalë e hapjes së ndeshjes, u dëgjua të thoshte se është një prej stadiumeve më të bukura të botës, një thënie që u bashkëngjit në një pllakë të artë brenda stadiumit.

Uembli Stadium, Londër, Angli – 90,000 vende Mbase vendi më i famshëm në futboll apo sport në botë, Uembli, është stadiumi më i dytë më i madh, me çdo ndenjëse të mbuluar, në Europë. Anglia luan në Uembli dhe gjithashtu stadiumi pret finalen e Kupës FA së bashku me “play-off”-et e Ligës. Ai u hap në vitin 2007, me ndeshjen e parë zyrtare të Shpresave U-21 të Anglisë dhe Italisë. Ai gjithashtu është stadiumi më i shtrenjtë i ndërtuar ndonjëherë, me një kosto rreth 800 milion paund.

National Stadium, Pekin, Kinë – 91,000 vende E famshmja Foleja e Zogut, stadiumi në fjalë që nga Lojërat Olimpike të Pekinit në 2008 ka humbur shumë nga prestigji i tij për shkak të mos gjetjes së një funksioni të përshtatshëm për të. Pronarët e vendit kanë paralajmëruar që do të bëhet një qendër tregtare brenda pesë viteve. Para kësaj, kupa dhe Superkupa e Italisë janë luajtur aty. Pas kësaj asgjë tjetër nuk është njoftuar. Skuadra kombëtare luan në Stadiumin e Punëtorëve, gjithashtu i ndodhur në Pekin.

Rungrado Stadium, Pjong-Jang, Korea e Veriut

Estadio do Maracana, Rio de Zhaneiro, Brazil – 96,000 vende

Camp Nou, Barcelona, Spanjë – 98,772 vende

Një tjetër stadium legjendar, Marakana u ndërtua për Kupën e Botës 1950 në Brazil dhe mban rekordin për pjesëmarrjen më të madhe në një ndeshje futbolli, në ndeshjen e famshme finale në Botërorin 1950, ku Uruguai fitoi ndaj Brazilit e mori edhe trofeun. Në atë takim ishin pjesëmarrës 199,854 tifozë, pavarësisht se kapaciteti aktual është rreth 100 mijë. I reduktuar në gjysmë kapacitet, është ende stadiumi më i madh në Amerikën e Jugut dhe pret skuadra si Flamengo, Botafogo, Fluminense dhe Vasko De Gama kur ekipet luajnë me njëratjetrën dhe ndeshje të tjera të mëdha. Skuadra braziliane e futbollit gjithashtu luan aty, përveç stadiumeve të tjera rreth e rrotull vendit.

Nou Kamp apo Kamp Nou është stadiumi më i madh në Europë dhe shtëpia e famshme e FC Barcelonës. I ndërtuar në 1957 ai u rrit së bashku me klubin. Kamp Nou, në rast se do të lejohej mënyra e vjetër e pjesëmarrjes gjatë një ndeshje, mund të mbajë më shumë se 105,000 fansa. Aty u luajt finalja e Ligës së Kampioneve, kur Mançesteri ktheu në minutën e fundit rezultatin ndaj Bajernit të Mynihut në vitin 1999, Lojërat Olimpike të 1992 dhe ndeshja e hapjes në Kupën e Botës 1982.

Bukit Jalil National Stadium, Kuala Lumpur, Malajzi – 100,000 vende Stadiumi shumë funksional në Kuala Lumpur u hap në 1998 për lojërat e Komonuelthit, por sot është shtëpia e kombëtares së Malajzisë të futbollit dhe nga më të përdorurit gjatë kupës së Azisë në 2007.

Estadio do Maracana, Rio de Zhaneiro, Brazil

38 F.P. 26/02 - 04/03/11

Camp Nou, Barcelona, Spanjë


SportiFP Stadiumi Qi Zhong është një arenë sportive në Shangai, të Kinës. Ka një çati çeliku me tetë pllaka betoni në formë petali lëvizëse, të cilat duken si një lule manjole, që përfaqëson edhe lulen e qytetit të Shangait. Çatia e lejon stadiumin të presë kompeticione tenisi si të mbyllura dhe të hapura

në botë Azadi Stadium, Teheran, Iran – 100,000 vende I konsideruar si një prej vendeve më të frikshme në botë për skuadrat mike, Azadi Stadium është shtëpia e skuadrës kombëtare të Iranit dhe gjithashtu e Persepolis FC dhe Esteghal FC, ekipet më të mëdha në Iran dhe dy rivalet më të urryera në botë me njëra-tjetrën. Gjithashtu i njohur si derbi i Sorkhabit, që sigurisht luhet në Azadi.

Melbourne Cricket Ground, Melburn, Australi – 100,000 vende Një tjetër vend shumë funksional është shtëpia e “Socceros”, skuadrës kombëtare australiane të futbollit. Është më tepër i famshëm për lojërat e kriketit dhe futbollin australian, por gjithashtu pret edhe skuadrën kombëtare të paktën një herë në vit. Vendi është një prej më të vjetërve në botë, i ndërtuar në mes të viteve 1800, por është rindërtuar disa herë që në atë kohë.

Estadio Azteca, Qyteti i Meksikos, Meksikë – 105,000 vende I vetmi stadium që ka pritur dy finale Kupe Bote, 1970 Brazil- Itali dhe 1986 Gjermania Perëndimore-

Argjentinë, Azteka në Qytetin e Meksikos është stadiumi më i madh në Amerikë dhe shtëpia e kombëtares së futbollit meksikane së bashku me klubin vendas Club Amerika.

Salt Lake Stadium ose Yuva Bharati Krirangan, Kalkuta, Indi – 120,000 vende Një prej stadiumeve më të mëdha shumë funksionalësh në botë dhe në Indinë e largët. Salt Lejk është shtëpia e dy klubeve të Kalkutës. Bengali Lindor dhe Mohun Bagan, me derbin e tyre të famshëm të luajtur në këtë stadium. Kombëtarja indiane luan gjithashtu shumë prej ndeshjeve mikpritëse në Yva Bahrati Krirangan.

Rungrado Stadium, PjongJang, Korea e Veriut – 150,000 vende Edhe pse është më tepër i njohur për lojërat masive, gjithashtu përdoret edhe për futboll. Është stadiumi më i madh në botë që nuk përdoret për gara me makina. Mund të mbajë më tepër se 150 mijë spektatorë dhe kombëtarja e Koresë Veriore luan me raste aty. Gjithashtu stadiumi është i njohur edhe për ekzekutimin e një numri të madh të gjeneralëve të Koresë Veriore, të cilët ishin të implikuar në një atentat mbi Kim Jong-il.

10 impiantet sportive më të bukura në botë Një stadium i bukur duhet të jetë i respektueshëm për të gjitha llojet e sporteve dhe skuadrave. Ndonjëherë, një stadium i thjeshtë mund të bëhet një vend i rëndësishëm për shërbimet që mund të ofrojë. Këtu do të gjeni disa nga stadiumet më argëtues në botë.

Qendra kombëtare ujore e Pekinit

Stadiumi Qi Zhong

Qendra kombëtare ujore e Pekinit, e njohur më mirë si Klubi i Ujit, është një qendër ujore që është ndërtuar në një kohë me stadiumin kombëtar të Pekinit për garat e notit në Lojërat Olimpike 2008.

Stadiumi Qi Zhong është një arenë sportive në Shangai, të Kinës. Ka një çati çeliku me tetë pllaka betoni në formë petali lëvizëse, të cilat duken si një lule manjole, që përfaqëson edhe lulen e qytetit të Shangait. Çatia e lejon stadiumin të presë kompeticione tenisi si të mbyllura dhe të hapura.

JoJogi National Gymnasium Jojogi National Gymnasium është një arenë në Jojogi Park të Tokios në Japoni, e cila është e famshme për dizajnin e varur të çatisë. Arena mban 13 291 njerëz dhe është përdorur aktualisht për hokej në akull dhe basketboll.

Stadiumi Kombëtar i Pekinit Stadiumi kombëtar i Pekinit, është gjithashtu i njohur si Foleja e Zogut është një stadium që ndodhet në Pekin të Kinës. Stadiumi u ndërtua apostafat për të pritur Lojërat Olimpike dhe Para Olimpike në verën e vitit 2008. I ndodhur në Olimpik Grin, stadiumi 423 milion dollarësh është stadiumi më i madh me strukturë hekuri.

Alianz Arena Alianz Arena është një stadium që ndodhet në veri të Mynihut, në Gjermani. Stadiumi merr ndriçim të kuq kur luan Bajerni i Mynihut, blu kur luan Mynih 1860 dhe të bardhë kur përdoret nga kombëtarja gjermane e futbollit. E gjitha e përshtatur sipas ngjyrave të uniformave të këtyre ekipeve.

Cirkuiti Yas Marina Cirkuiti Yas Marina është vendi ku zhvillohet Çmimi i Madh i Abu Dabit në Formula 1. Yas Marina është pista e dytë automobilistike që ndodhet në Lindjen e Mesme, e para ka qenë në Bahrein.

Stadiumi Oita Olimpiastadion, Mynih Stadiumi Olimpiastadion ndodhet në Mynih të Gjermanisë. Stadiumi është ndërtuar për të pritur Lojërat Olimpike Verore 1972.

Oita është një stadium shumë-funksional në qytetin e Oitas në Japoni. Kryesisht përdoret për futboll. Është dizajnuar nga arkitekti i famshëm Kisho Kurokava.

Nou Mestella

Stadiumi Olimpik

Nou Mestella është një stadium futbolli nën ndërtim në Valencia të Spanjës. Stadiumi do të ketë kapacitetin e 75 mijë vendeve. Kostoja shtrihet mes 250 dhe 300 milion eurosh. Fusha do të ketë një pamje të jashtme futuristike, i veshur në alumin dhe në brendësi me dru.

Stadiumi Olimpik është një stadium shumëfunksional i ndodhur në Kebek, të Kanadasë. I ndërtuar si vendi ku do të zhvilloheshin Lojërat Olimpike Verore të 1976. Me 56 040 vende shumë të rehatshme, momentalisht shërben për evente të tilla si koncerte dhe shfaqje të ndryshme tregtare.

Melbourne Cricket Ground, Melburn, Australi

26/02 - 04/03/11 F.P. 39


SportiFP Kemi rënë dakord së bashku me presidentin e Tiranës që ajo të jetë dy vjeçare, por ka brenda opsione dhe klauzola që do të më lejonin në rast të një oferte apo mundësie të mirë nga një kampionat i huaj

Hyka: Këtu, për të rilindur Lojtari i talentuar i kombëtares shqiptare, Jahmir Hyka edhe pse vetëm 22-vjeç ka “bredhur” si pakkush nëpër kampionatet europiane. Plot pesë ekipe ka ndërruar shtatshkurtri kuqezi, duke përfshirë disa nga kampionatet më prestigjiozë në kontinentin e vjetër. Ai numëron Gjermaninë, Norvegjinë apo Greqinë në karrierën e tij, mes të cilave ekipe si Mainci, Rosenborgu, Olimpiakos apo Panionios. E ardhmja e tij është e garantuar, por për momentin ai është rikthyer edhe një herë në klubin e vendlindjes së tij, Tiranën, për të cilët ka milituar edhe në sezonin 2007-2008. Ai nuk e fshehu asnjëherë dëshirën e tij për kaluar në një tjetër kampionat prestigjioz, këtë e tregon edhe klauzola në kontratën mes palëve që mund të jetë i lirë në çdo moment nëse një ekip i madh interesohet për talentin e tij. Në një intervistë të shkurtër Hyka, transferimi më i shtrenjtë i historisë së futbollit shqiptar me rreth 1.700.000 euro, tregoi pse zgjodhi të jetë sërish pjesë e kampionatit shqiptar.

Jahmir, keni zgjedhur të jeni sërish pjesë e kampionatit shqiptar, pse kjo zgjedhje? Në radhë të parë i ndihem borxhli klubit të Tiranës, jo vetëm që kemi qenë bashkë në të kaluarën, por edhe për shkak të interesit të vazhdueshëm të presidentit të Tiranës, Refik Halili në drejtimin tim. Nuk ishte vetëm periudha e merkatos së dimrit që ne kemi qenë në kontakte, por edhe gjatë verës. Është përfolur shumë për një transferim timin këtu që nga vera e vitit që shkoi, por unë zgjodha të këtë moment të jem pjesë e Tiranës sërish. Pse vendosët të largoheshit nga ekipi i Panioniosit? Duhet të theksoj se në fillim kur jam transferuar në Greqi ka ekzistuar një tjetër ide për mua si lojtar. Në momentin që ne lidhëm marrëveshjen, ishin parashikuar të tjera detaje. Çfarë detajesh? Sidomos në lidhje me aktivizimin tim. Kjo nuk ndodhi me kalimin e kohës dhe pjesëmarrja ime në ekip po bëhej gjithmonë edhe më e pakët. Detyrimisht nëse doja të bëja përpara me karrierën time, duhej të bëjë një lëvizje, oferta kam pasur, por zgjodha të kthehem edhe një herë këtu. Si u ndatë me drejtuesit e Panioniosit? Vendosëm të zgjidhnim kontratën me marrëveshje dy paleshe. Pse ndodhi kjo? Ekipi po bënte një rishikim të shpenzimeve për të shkurtuar ato në mënyrë sa më të madhe. Kështu që edhe unë vendosa të ndërpres bashkëpunimin.

40 F.P. 26/02 - 04/03/11


SportiFP Aventura më e mirë për mua ka qenë ajo me Maincin në Gjermani ku sezonin e parë kam zhvilluar disa ndeshje të mira. Panioniosi ka qenë ekipi im i fundit para se të bashkohesha me Tiranën

Pse pikërisht Tirana? Normalisht ashtu siç thashë interesi i vazhdueshëm i klubit më bënë që të vendos për Tiranën. Mes të tjerave këtu jam në shtëpinë time, jam më afër kombëtares dhe normalisht që është gjithmonë një nder dhe kënaqësi të luash për këtë ekip. Unë kam qenë edhe më parë këtu dhe kam ndjerë një kënaqësi të madhe shpresoj që të gjej formën optimale dhe t’u dhuroj tifozëve sa më shumë lumturi. Tirana nuk duket plotësisht në rrugën e duhur edhe pas përforcimeve të bujshme të janarit... Në rast se u bashkova me Tiranën ka qenë edhe projekti interesant i drejtuesve. Por që blerjet e reja, së bashku me mua, për t’i parë në ditët më të mira, duhet kohë. Herë pas here tifozeria nuk pajtohet me këtë fakt. Gjithsesi duhet durim projekti është afatgjatë. Lojtarët duan kohë të ambientohen. Unë pata edhe një problem shëndetësor, gjë që ndikoi në startin tim. Si e shikoni Tiranën e këtij viti, më të fortë apo më të dobët se në sezonin 2007-08, kur keni qenë pjesë herën e parë? Nuk shikoj ndonjë ndryshim të madh. Atëherë ka pasur më shumë emra, tani ka më tepër të rinj të talentuar. Por mentaliteti dhe ambicia e këtij ekipi vazhdojnë të mbeten të njëjtat. Titujt janë gjithmonë kryefjala e skuadrës. Edhe pse në një moshë të re, keni pasur eksperienca të shumta nëpër kampionatet europiane, mund të na bëni një përmbledhje të kësaj? Fillimisht kam qenë pjesë e Dinamos në ekipet e moshave. Duke u fokusuar në ekipet e huaja fillimisht kalova te Rozenborgu në Norvegji e më pas tek Olimpiakos që më huazoi tek Tirana. Aventura më e mirë për mua ka qenë ajo me Maincin në Gjermani ku sezonin e parë kam zhvilluar disa ndeshje të mira. Panioniosi ka qenë ekipi im i fundit para se të bashkohesha me Tiranën. Duhet të them që gjatë kohës që kam qenë pjesë e këtyre ekipeve, në disa raste mosha ime e re nuk më ka ndihmuar për të zgjidhur disa situata. Të cilat janë? Më tepër kanë pasur të bëjnë me marrjen e vendimeve në një kohë të caktuar. Kombëtarja shqiptare... Vazhdon të jetë në plan të parë për mua. Nëse zgjodha Shqipërinë në krahasim me një kampionat të huaj kjo është edhe për këtë arsye. Këtu do të jem në vëzhgim të vazhdueshëm dhe do mundohem të jap më të mirën tim.

Karriera e Hykës

Kombëtarja shqiptare vazhdon të jetë në plan të parë për mua. Nëse zgjodha Shqipërinë në krahasim me një kampionat të huaj kjo është edhe për këtë arsye. Këtu do të jem në vëzhgim të vazhdueshëm dhe do mundohem të jap më të mirën tim

Jahmir Hyka e ka nisur karrierën në Shqipëri me ekipet zinxhir të Dinamos, për të kaluar në moshe fare të re në radhët e Rozenborgut në kampionatin norvegjez. Në vitin 2007 u ble nga Olimpiakosi, por u la në formën e huazimit te Tirana, ku luajti një sezon.Në verën e 2008-ës kaloi në Bundesligën 2 te Mainci, ku qëndroi për dy sezone, por në asnjë rast nuk u shndërrua lojtar i rëndësishëm i kësaj skuadre. Verën e kaluar u ble për 150 mijë euro nga Panioniosi, ku luajti 10 ndeshje, por pa i bindur drejtuesit e skuadrës. Në janar, Hyka u “divorcua” zyrtarisht me skuadrën greke, për t’iu bashkuar Tiranës. Lojtari është grumbulluar qysh në vitin 2005 me përfaqësuesen U-19, ndërsa me kombëtaren e madhe ka luajtur 19 ndeshje, duke shënuar vetëm një gol. Gjatë sezonit 2007-2008 Hyka ka luajtur te Tirana. Ka zhvilluar gjithsej 33 ndeshje me bluzën bardheblu, ku ka shënuar dy gola. Në përfundim të këtij sezoni kaloi te Mainci. Gjatë fazës së parë të këtij sezoni para se të bashkohej me Tiranën, Hyka luajti vetëm 10 ndeshja me Panioniosin, ndër të cilat vetëm një në kupë.

Në takimin e fundit miqësor ndaj Sllovenisë, nuk keni qenë i pranishëm në lojtarët e përzgjedhur... Nuk e di, këtë vendim e kanë marrë të tjerë njerëz. Por unë kam kaluar një periudhë jo të mirë dhe momentalisht jam duke rikuperuar formën time në një kohë sa më të shkurtër. Sa do të zgjasë kontrata me Tiranën? Kemi rënë dakord së bashku me presidentin që ajo të jetë dy vjeçare, por ka brenda opsione dhe klauzola që

do të më lejonin në rast të një oferte apo mundësie të mirë nga një kampionat i huaj. Gjithmonë nëse marrëveshja do të jetë edhe në interesin e Tiranës. Në përfundim ju jeni transferimi më i shtrenjtë në Shqipëri. Sa keni mësuar të jetoni me këtë fakt? Të them të drejtën nuk jetoj fare me këtë. Madje kishte kohë që nuk ma kishin përmendur një gjë të tillë. Sigurisht që është një gjë e bukur, por nuk bazohem tek ajo.

26/02 - 04/03/11 F.P. 41


HoroskopiJavor 42

Dashi Java do të fillojë me proverbin “hënë tersi”. Ju ndiheni të lodhur dhe të pakënaqur, sidomos në frontin emocional. Kjo do ju shtyjë të jeni më nervozë dhe të keni mendime të errëta. Të mërkurën do të keni një farë balancimi emocional dhe vendosmëri. Do të ndieni rezultate në punë dhe në studime. Hëna do të jetë e plotë ditën e enjte dhe të premten. Natyra juaj luftarake preferon të përballet me vështirësi dhe sfida dhe do të përpiqeni të mos ndikoheni nga energjitë negative. Ditët e fundit të javës, astrologët parashikojnë rezultate të mira dhe një atmosferë të përgjithshme relaksuese. Shfrytëzojini këto momente për të qëndruar me partnerin tuaj.

Demi Ndërhyrja e Venusit në shenjën tuaj, ju ndihmon të shmangni stresin në punë dhe të keni një klimë më të qetë emocionale. Java do të jetë e qetë dhe tepër kreative. Sigurisht që nuk do të mungojnë angazhimet dhe shqetësimet, por forca juaj e brendshme do ju bëjë të ndiheni më të sigurt për të ardhmen. Dita e enjte mund të jetë një ditë pak nervoze. Mund të keni një përçarje në marrëdhëniet familjare, ose të punësimit, që e bën më të vështirë dialogun. Më e qetë paraqitet dita e premte. Kjo vlen sidomos në marrëdhëniet sociale dhe emocionale. Bëni kujdes edhe me shëndetin. Shmangni ushqimin e tepërt dhe bëni sa më shumë vrap.

Binjakët Ndërhyrja e Mërkurit dhe Marsit në shenjën tuaj, do bëjë që kjo javë të jetë kreative. Do të keni projekte interesante dhe origjinale. Ndoshta ditët e para të javës do të jenë pak të lodhshme për ju, duke mos dhënë rezultatin e dëshiruar. Fundjava do të jetë shumë pozitive në sferën private. Ju do të përfshiheni edhe nga një eksperiencë pozitive në sferën sociale. Do të keni kapacitete më të mëdha dhe do të përfshiheni nga dëshira për të komunikuar me miqtë tuaj. Kini kujdes të mos bëheni nervozë në shkëmbimet e mendimeve.

Gaforrja Java fillon me Hënën në shenjën tuaj, që ju thekson emocionet dhe ju bën më krijues dhe të ndjeshëm. Ditët e javës do të jenë të vështira për ju. Nëse jeni në një marrëdhënie, rrezikoni të kaloni në një krizë. Kushtojini vëmendje humorit tuaj, i cili këtë javë do të jetë i ndikuar nga energjitë negative. Angazhohuni në nisma sociale dhe kulturore. Në mes të mërkurës dhe të enjtes, me Hënën e plotë në fushën tuaj, do të viheni në lëvizje në fushën financiare dhe të menaxhimit. Ju do të gjeni më shumë kohë për miqtë tuaj në fundjavë.

Luani Java juaj fillon ngadalë. Në dy ditët e para mund ta gjeni veten të lodhur, të zhytur në mendime dhe pak të shqetësuar. Ndoshta ditë më të mira do të jenë nga e mërkura e tutje. Edhe pse Marsi është kundër, ju do të ndiheni të motivuar dhe të aftë për të vazhduar përpara. Me partnerin do të ndani një intimitet shumë të thjeshtë dhe të shëndetshëm. E premtja do të jetë një ditë shumë e mërzitshme pune. Mos harroni të bëni një vizitë tek mjeku. Disa probleme të vogla shëndetësore në të ardhmen mund të bëhen të mëdha.

Virgjëresha Kjo javë fillon me mendime të qeta, projekte të mëdha dhe deri diku, idealiste. Nuk do ju mungojë fantazia. Ju që punoni në ekip, do të jeni më të hapur për t’u përballur me idetë e tyre. Nuk do të mungojë sensi i përgjegjësisë e kjo do të lejojë t‘u shkosh në fund planeve të tua. I vetmi aspekt negativ (përveç atyre periudhave të shkurtra të ndikuara nga planetët e shpejtë) do të jetë ai i përcaktuar nga kundërshtitë e Uranit. Ky planet i paparashikueshëm mund të shkaktojë një dëshirë të papërmbajtshme për çlirim brenda teje, por gjëja më e mençur do të ishte kujdesi. Do të merrni lëvdata në sferën profesionale.

Shigjetari Me ndikimin e Hënës në shenjën tuaj, java do të jetë dinamike dhe intensive. Nëse jeni në çift, duhet të filloni të gëzoni lidhjen tuaj. E megjithatë, jo gjithë qielli do të jetë tërësisht pozitiv. Në fakt, Saturni do të jetë i ashpër me të lindurit mes datave 8 dhe 21 dhjetor. Planeti racional do të të kërkojë të punosh shumë, të heqësh dorë nga teprimet dhe veprimet impulsive. Puna dhe ndjenjat do të kenë nevojë për një pikë referimi. Urani i paparashikueshëm ofron mundësi të mira për të kryer ndryshime harmonike në jetën tuaj. E premtja dhe e shtuna do të jenë ditë më pak emocionuese, ndoshta dhe për shkak të orarit të punës dhe detyrimeve familjare.

Bricjapi Java do të filloj pak keq. Ndoshta e hëna dhe e marta do të jenë paksa ditë të vështira. Është e rëndësishme të kontrolloni emocionet tuaja dhe të shmangni shqetësimet e tepërta. Këtë javë do të kesh më shumë mundësi për të sistemuar llogarinë tënde bankare, si dhe për të rregulluar çështje të vjetra financiare. Kush po përjeton momente dashurie, do të gjendet në krizë. Ndërhyrja e planeteve në shenjën tuaj do ju inkurajojë që të flisni pozitivisht. Një vëmendje të veçantë duhet të tregoni edhe me shëndetin.

Peshqit Ditë të veçanta këtë javë do të jenë e marta dhe e enjtja, me energji krijuese në punë dhe dashuri në marrëdhëniet private. Do të ndiheni të vlerësuar dhe të kënaqur. E premtja dhe e shtuna do të jenë ditë pak të tensionuara. Me hyrjen e Hënës në fushën e dhjetë, do të shfaqen disa çaste të pakëndshme, ndoshta për shkak të keqkuptimeve me familjarët. Qëndroni të qetë dhe mos merrni zjarr menjëherë. E diela do të jetë një ditë e qetë dhe sensuale.

Peshorja Fillimi i javës do të jetë pak ters për ju. Ndërhyrja e Mërkurit dhe Marsit në shenjën tuaj do bëjë që ju të ndiheni i pasigurt në veten tuaj. Megjithatë, ju do të keni qartësi të nevojshme nga dita e mërkurë, për t’u organizuar me kolegët tuaj. Kushtojini më shumë vëmendje mbingarkesës mendore dhe fizike. Por, mos harroni dhe përkushtimin ndaj partnerit tuaj. Do të të duhet ende të sistemosh disa çështje të lëna pezull, por pas kësaj, mund ta shijosh suksesin tënd sa të duash. Me pak fjalë, duket se ka mbërritur çasti yt: jetoje me madhështi dhe mos lejo askënd të ta ulë moralin.

Akrepi Për shumë njerëz që kanë lindur nën shenjën e Akrepit, kjo javë do të shënojë një etapë të rëndësishme të jetës së tyre. Të mërkurën dhe të enjten ndoshta do të shqetësoheni pak, duke bërë diçka të ekzagjeruar në punë ose në familje. Të premten dhe të shtunën ju mund të merrni prapë kënaqësinë e punës. Shanse të mira do të kenë këtë javë dhe të papunët. Pritja juaj do të marrë fund. Duhet të veprosh në të gjitha rastet brenda caqeve të ligjit dhe të lexosh me vëmendje çdo klauzolë të kontratave që do nënshkruash. Mos lini pas dore dhe shëndetin.

JuJumirpresim mirpresimnga ngaafër afërme meelegance elegance, , çmime çmimetetearsyeshme arsyeshmedhe dhecilesi cilesi!!!!! !!!!! FILLUAN FILLUANULJET ULJET.......GJITHCKA .......GJITHCKAME MEULJE ULJEREALE..... REALE..... NA NAVIZITONI VIZITONIS’DO S’DOHUMBISNI HUMBISNIASGJE....... ASGJE....... INVESTONI INVESTONINE NEKOHEN KOHENTUAJ...........!!!!!!!! TUAJ...........!!!!!!!! Për Për informacione informacione mbi mbi shërbimin shërbiminapo apo vendndodhjen, vendndodhjen, juju lutemi lutemi kontaktoni: kontaktoni:

Rajko RajkoFashion Fashion&&Accessories Accessories 42 F.P. 26/02 - 04/03/11

Ujori Do të harroni kohën e vështirë, sakrificat dhe provat, veçanërisht në fushën sentimentale që kaluat javën e shkuar. Këtë javë, përmes një maturie të veçantë, do të kesh rigjetur ekuilibrin dhe një dëshirë të këndshme për të rihyrë në lojë. Planeti bujar do të dijë që të rrisë potencialet e tua, tërheqjen tënde dhe t‘i hapë vend entuziazmit. Do të mund t‘i lejosh vetes gjithçka që të është mohuar deri tani, sepse fati i mbarë do të jetë në krahun tënd. Forca juaj është në dialog. Por mos harroni të pyesni dhe veten tuaj se çfarë ju mërzit më së shumti. Partneri juaj këtë javë do të jetë në gjendje t’ju tregojë potencialisht bujarinë dhe dashurinë e tij.

Cel: Cel: +355695536151 +355695536151 E-mail: E-mail: rajko.fashion@gmail.com rajko.fashion@gmail.com Rr.Rr. Ismail Ismail qemali qemali 2929 (ne (ne krah krah tete piceri piceri era) era)


Funny 44-45

Shprehjet më të forta të femrave

Përse 95 përqind e meshkujve nuk flenë dot pas seksit? Sepse u duhet të shkojnë në shtëpi

Çfarë nënkuptojnë burrat me bamirësi? Dashurinë për gruan tjetër

Çfarë kanë meshkujt të përbashkët me spermën? Shansin që një në një milion prej tyre të bëhet njeri

Përse vetëm 15 përqind e meshkujve mendojnë se e kanë penisin e shkurtër? Sepse 85 përqind mendojnë se diçka nuk shkon me vizoren e tyre

Çfarë thotë një burrë që i ka mbërritur uji deri në kërthizë? Një gjë të tillë nuk arrij ta kuptoj Përse meshkujt i vendosin emër penisit të tyre? Sepse nuk duan që një i huaj të marrë vendime në emër të tyre në 99 përqind të rasteve Përse meshkujt nuk kanë gjoks? Sepse nuk e përballojnë dot një ngarkesë të dyfishtë A e dini si quhet një burrë i bukur, inteligjent dhe i ndjeshëm? Thashethem Pse thuajse të gjithë meshkujt janë një ndërgjegje të pastër? Sepse nuk e përdorin asnjëherë atë Cili është ndryshimi mes trurit të një burri dhe gomave të makinës? Këto të fundit kanë vijëzime

Përse meshkujt nuk shfaqin ndjenja? Sepse nuk kanë Përse nuk vlejnë ligjet e optikës për meshkujt? Sepse nëse i sheh me lupë ata bëhen gjithmonë e më të vegjël Si quhet ajo grua që e di gjithmonë se ku është çdo natë burri i saj? Vejushë Përse meshkujt kalojnë një orgazëm? Në mënyrë që ta kuptojnë se kur po mbaron seksi Si mund ta kuptosh që një burrë po bën plane për të ardhmen? Blen dy arka me birrë Kur vdes mendimi inteligjent i një burri? Në vetmi

Citate të njerëzve të famshëm për gratë “Pyetja më e madhe që kam unë, pavarësisht se kam 30 vite që studioj shpirtin femëror, është kjo: çfarë do në të vërtetë një grua” Sigmund Freud “Nëse femrat nuk e dinë më se çfarë duhet të bëjnë, ato tërhiqen dhe kjo është ndoshta gjëja më e mirë që mund të bëjë një grua” Samuel Beckett

44 F.P. 26/02 - 04/03/11

“Reputacioni i mirë i një gruaje bazohet në heshtjen e shumë burrave” Matrice Chevalier “Emancipimi do ketë përfunduar plotësisht kur një grua totalisht e paaftë të ngjitet në një pozicion me shumë përgjegjësi” Heidi Kabel

“Një burrë i zgjuar nuk e kundërshton kurrë gruan e tij. Ai pret derisa ajo ta bëjë vetë një gjë të tillë” Humphrey Bogart “Për mua gratë janë si elefantët. I shoh me shumë dëshirë, por nuk do të doja kurrë të kisha një të tillë” W.C Fields

“Gratë janë gabimi më i natyrshëm që ka bërë natyra” John Milton “Me heqjen dorë gratë nënkuptojnë pushimin e shkurtër mes dy dëshirave” Mario Adorf

“Me vajzat duhet të flesh, për këtë gjë janë ato” Kurt Tucholsky “Karakteri i një gruaje nuk tregon se ku nis dashuria, por ku mbaron” Rosa Luxemburg

“Ka tre lloje grash: të bukurat, inteligjentet dhe shumica” Reiner Fassbinder

“Qëllimi justifikon mjetin. Këtë duhet të ketë pasur në mendje zoti i madh kur ka krijuar femrën” Thomas Niederreuther

“Feminizmi ekziston për të integruar në shoqëri gratë e shëmtuara” Bukovski “Gruaja e ka për detyrë që të martohet sa më herët të jetë e mundur. Burri nga ana tjetër ka për detyrë të qëndrojë pa martuar sa më shumë të jetë e mundur” George Bernard Shaw


FunnyFP “Shumë burra e marrin dashurinë njësoj si restorantin. Ata porosisin sipas menysë dhe pasi marrin atë që kanë dëshiruar, hedhin sytë tek pjata e fqinjit për të parë se ç’po han ai” Leslie Caron

Citate të grave të famshme për burrat “Ndryshimet mes burrave të martuar janë aq të vogla sa mund të vazhdosh me qetësi të mbash burrin e parë” Adela Rogers “Një grua e mençur mëson me kalimin e kohës se si ta çudisë burrin e saj pa asnjë shkak” Margot Hielscher “Nëse nuk do ishin gratë, burrat do jetonin akoma në pemë” Marilyn Peterson “Si do të ishte bota pa burra? Nuk do kishte asnjë krim dhe do ishte e mbushur plot me gra të lumtura e të shëndosha” Marion Smith “Një grua duhet që njëherë ose dy në jetën e saj të dashurohet më të gabuarin për t’i qenë mirënjohëse të duhurit” Marjorie Kinnan Rawlings “Nuk jam martuar kurrë pasi kam tre kafshë shtëpiake që më plotësojnë çdo nevojë si një burrë. Kam një qen që çdo mëngjes skërmitet, kam një papagall që shan e fyen çdo pasdite dhe një mace që vjen gjithmonë vonë në shtëpi” Marie Corelli “Dy gjëra janë të pafundme: universi dhe budallallëku mashkullor, por për

“Gratë lidhin me qejf ato plagë, që kanë hapur vetë” Jacques Marchand

universin nuk jam ende e sigurt” Slave “Burri mund të veshë çfarë të dojë, por ai mbetet thjesht aksesori i damës” Coco Chanel

Kushedi çfarë ka në fund të ylberit

“Nëse një burrë nis e i merr me të qeshur gjërat, dijeni që e ka seriozisht” Colette “Burrat kanë vetëm dy gjëra në mendje. Ajo tjetra janë paratë” Jeanne Moraeu “Një grua e zgjuar nuk përpiqet të shuajë ndryshimin mes meshkujve e femrave, ajo i thekson më tepër këto ndryshime” Coco Chanel “Burrat betohen gjithmonë se janë të dashuruar me bukurinë e brendshme të një gruaje- por në mënyrë komike sytë i kanë diku tjetër” Marlene Dietrich “Një burrë nuk ka kurrë besim tek një grua që është më inteligjente se ai” Bette Davis “Nëse gratë duken tepër të thella e të padepërtueshme kjo vjen ndoshta edhe për shkak të cekëtisë së meshkujve” Katherine Hepburn

“Gratë i falin më kollaj gabimet se meshkujt, kështu që duket se ato duan të bëjnë më shumë” Gina Lollobrigida “Një grua që është vërtet e dashuruar i hedh sytë burrit të saj edhe nëse ai është i shkurtër” Sophia Loren “Shumë burra e marrin dashurinë njësoj si restorantin. Ata porosisin sipas menysë dhe pasi marrin atë që

kanë dëshiruar, hedhin sytë tek pjata e fqinjit për të parë se ç’po han ai” Leslie Caron

“Të gjithë burrat janë fëmijë egoistë” Christa Wolf

“Ah, ky është teli me rrobat e mia të lara, tha një grua kur e gjeti burrin të varur në një stallë” Fjalë e urtë belge

“Burrat e martuar që flirtojnë në plazh nuk përbëjnë ndonjë rrezik, për shkak se nuk ia dalin dot që të fshehin barkun” Heidi Kabel

“Askush nuk është më agresiv e mospërfillës ndaj një gruaje sesa një burrë që ka dyshime tek maskiliteti i tij” Simone de Beauvoir

“Gratë vishen kaq bukur për shkak se tek një burrë syri është më i zhvilluar se mendja” Doris Day

“Gratë janë si përkthimet. Ato të bukurat nuk janë të sakta dhe ato të saktat nuk janë të bukura” George Bernard Shaw

“Nëse shihni një vajzë që po martohet, duhet të kuptoni se sa shumë e urren ajo atë, sa e detyron të punojë për dy veta” Helen Rowland

“Kam frikë nga cjapi përpara, nga kuajt pas dhe nga gratë nga të gjitha anët” Anton Chehov

“Nga një grua mund të kuptosh gjithçka në rast se nuk bën asnjë pyetje” William Maugham

“Gruaja është një formë njerëzore që vishet, flet pa lidhje dhe zhvishet” Voltaire

26/02 - 04/03/11 F.P. 45


Eros 46-47

Pilula e emergjencës mund të merret deri në 72 orë pas aktit seksual. Është një tabletë shumë e fuqishme dhe mund të ketë efekte të tilla si të vjella, dobësi e rënie të humorit. Pas disa ditësh do u rikthehen periodat.

SEX-IKON

Prostitucioni adspekt Shfaqje publike e akteve seksuale. Vjen nga fjala latine adspectus- shikim. Është praktikuar që në antikitet ky lloj prostitucioni. Sot në këtë lloj prostitucioni përfshihen striptizmi e peep-shows. Synimi është eksitimi i shikuesve, por duke i lënë ata pasivë. Biseksualiteti Njerëzit biseksualë bëjnë seks me burrat e gratë, por nuk janë homoseksualë. Psikoanalisti Zigmund Frojd thotë se çdo njeri ka prirje për të qenë biseksual, por nuk e shfaq këtë prirje për shkaqe morale e kulturore. Cicisbeo “Kavalieri shërbyes” ishte në shekullin 18 e 19 një oborrtar trim. Ai ishte mik i një gruaje të martuar, kishte akses në shtëpitë e saj private. Nga ky afrimitet nuk përjashtoheshin marrëdhëniet seksuale. Detumsecere Vjen nga fjala latine detumsecere që do të thotë largim. Është emërtimi shkencor për relaksimin pas orgazmës.

Ky është një fjalor i shkurtër për disa terma që përdoren në botën seksuale. Plotësoni kulturën tuaj duke lexuar këto shpjegime interesante, që do ju bëjnë edhe kuriozë.

kjo cipë bëhet e panevojshme. Dhimbjet e kavalierit Kush ka një ereksion të gjatë, por pa derdhur, mund të përjetojë dhimbje, kryesisht në testikuj. Këto njihen me emrin “dhimbjet e kavalierit”. Zhduken vetë pas njëfarë kohe.

Ejaculatio praecox Derdhja e parakohshme. Burri kalon në orgazëm përpara gruas dhe e përfundon kështu aktin. Kush është më i rrezikuar nga kjo? Burrat pa përvojë, ata që janë shumë të stresuar e të zënë me punë.

Hermafrodit Me këtë emër njihen njerëzit që posedojnë si organin femëror, ashtu dhe atë mashkullor. Llogaritet që në një vend rreth 0.1 përqind e popullsisë është hermafrodite.

Frenulum Kjo pjesë e vogël lëkure njihet edhe si pjesa më e ndjeshme e mashkullit. Ajo lidh kokën e penisit me trupin e tij. Është mjaft delikate dhe mund të dëmtohet kollaj.

Yohimbin Është një afrodiziak mjaft i fuqishëm që prodhohet nga pema me këtë emër, Yohimbe. Forcon fuqinë e një mashkulli dhe kujdeset për një ereksion të fortë.

Kompleksi i haremit Nëse meshkujt kanë kompleksin e haremit, ata duan që të kenë shumë gra në “pronësi” për të pasur mundësi zgjedhje. Edhe një grua mund të ketë kompleksin e haremit. Ajo do që të ketë shumë meshkuj në dispozicion.

Pozicioni X Në këtë pozicion, secili partner e ka njërën këmbë poshtë dhe tjetrën sipër partnerit. Mundësia e lëvizjes është e kufizuar- nuk dihet se cili është efekti tek stimulimi seksual.

Impotentia generandi/Impotentia coeundi Kështu emërtohen të dy format e impotencës mashkullore. Pamundësia për të pasur një fëmijë quhet “Impotentia generandi”. Pamundësia për të pasur një ereksion quhet “Impotentia coeundi”. Cipa e virgjërisë Është një lëkurë e hollë në pjesën e poshtme të vaginës. Përpara pubertitetit, ajo i mbron vajzat nga sëmundjet që mund të pushtojnë vaginën. Pas ndryshimeve hormonale të trupit, vagina mbrohet nga bakteret e acidit laktik, kështu që

46 F.P. 26/02 - 04/03/11

Derdhja femërore Rreth një e treta e femrave që përjetojnë kënaqësi intensive seksuale, reagojnë duke derdhur nga vagina një sekrecion pa ngjyrë. Ulcus molle Është një sëmundje seksuale që shkaktohet nga një bakter me emrin Haemophilus ducreyi. Prek kryesisht njerëzit në zonat tropikale. Sex-Flush Kur rrahjet e zemrës dhe pulsit, si dhe tensioni i gjakut rritet aq shumë gjatë seksit ju mendoni

se do pëlcisni, atëherë po përjetoni një sex-flush. Është krejt hyjnore, ndaj shijojeni. Rivirgjërimi Me anë të një operacioni mund të rivendoset cipa e virgjërisë. Mjekët e rindërtojnë këtë cipë. Operacioni bëhet kryesisht në ato kultura ku një grua nuk duhet të shkojë në martesë pa cipën e virgjërisë. Queef Quhet zhurma që bën vagina ndonjëherë gjatë seksit për shkak të rrjedhjeve të ajrit. Pilula e emergjencës Ky kontraceptiv mund të merret deri në 72 orë pas aktit seksual. Është një tabletë shumë e fuqishme dhe mund të ketë efekte të tilla si të vjella, dobësi e rënie të humorit. Pas disa ditësh do u rikthehen periodat.

Objektofilia Është dashuria erotike ndaj një objekti. Eksperti i shkencave seksuale, Folkmar Sigush thotë se ka pasur një pacient që eksitohej e derdhte sa herë shihte një grataçelë. Nuva Është një mënyrë mbrojtje për të mos mbetur shtatzënë. Nuva vendoset në vaginë dhe vepron për tre javë. Gjatë periudhës së menstruacioneve, ajo hiqet. Dyshek marinari Është zhargoni që përdoret për një parazit që ngjitet në qimet pubike dhe lëshon vezë duke infektuar lëkurën. Lubrifikimi Kështu quhet njomja e vaginës përmes një lubrifikuesi për të lehtësuar depërtimin e penisit.


ErosFP Sa më i madh barku, aq më i shkurtër penisi. Dhjami i barkut ndikon që penisi të zhytet më thellë brenda duke humbur në gjatësi. Prandaj është koha që të agjëroni

Si mund ta zgjasni mikun tuaj më të mirë “Shumë i shkurtër”. Kështu mendojnë rreth një në dy burra në lidhje me “mikun” e tyre më të mirë. Këtë e tregon një studim britanik me rreth 50 mijë burra. Për këtë arsye shumë meshkuj i drejtohen pompave të penisit ose edhe operohen. Por ka metoda edhe më pak të dhimbshme, që mund të ndihmojnë të rrisni “mikun” tuaj.

e penisit çdo ditë. “Jelqen” do të thotë të mjelësh dhe është një metodë shumë e përhapur. Ka pretendime se penisi rritet nga 2 deri në 8 centimetër pas masazhimit për një vit me këtë metodë. Por ka një problem: ndikimi i këtij masazhi zhduket shpejt.

Stretching (tendosja) Penisi kapet me dorë në fund dhe tërhiqet ngadalë deri në majë. Kjo gjë bëhet edhe me testikujt, që tërhiqen ngadalë poshtë. Kjo bën që të fryhen indet dhe penisi të zgjatet. Efekti kalon pas disa minutash. Por ndonjëherë ia vlen edhe përshtypja e parë... Depilimi intim Jo më kot e përdorin aktorët e filmave porno, penisi i tyre duket vizualisht më i madh kur janë të depiluar. Mund të fitoni me shumë lehtësi dy centimetra nëse e bëni një gjë të tillë. Dhe mos harroni: do fitoni më shumë pikë tek gratë me këtë akt higjienik. Dieta Sa më i madh barku, aq më i shkurtër penisi. Dhjami i barkut ndikon që penisi të zhytet më thellë brenda duke humbur në gjatësi. Prandaj është koha që të agjëroni. Dhjetë kile të rëna do ua zgjasin penisin me 1.5 centimetra. Kujdes: kjo nuk është një arsye që të kaloni në anoreksi.

Aparatet Ka aparate të veçanta për zgjatjen e penisit. Një i tillë është një rrip që vendoset poshtë rrobave. Urologët thonë se realisht kjo metodë është e mirë. Pas shumë studimesh është provuar se një aparat i tillë është efikas për zgjatjen e penisit. Gjithashtu nuk janë vënë re rreziqe nga ky aparat për organizmin e njeriut. Megjithatë nuk duhet të teprohet me përdorimin jashtë rekomandimit të mjekut.

Boksera Këto lloj të mbathurash u ndihmojnë që të dukeni bukur, por dhe që penisi juaj të duket më i madh. Kremrat Ka dy lloj kremrash që kanë asortimente erotike: të parët ndikojnë në qarkullimin e gjakut (Ginkgo) dhe të dytët në lëkurë (Aloe Vera, Jojoba). Përmes tyre arrihet një ereksion më i lehtë. Përparësia: penisi duket më i madh, por për një kohë të shkurtër. Por urologët thonë se këto kremra janë të rrezikshëm për shkak se kanë efekte anësore në mëlçi. Pilulat Ka shumë reklamë për pilulat për penisin. Por kini kujdes, shpesh përbërësit e tyre nuk deklarohen qartë. Urologët thonë se duhet të heqim dorë prej këtyre pilulave. Ato thjesht ndihmojnë në problemet afat- shkurtra të ereksionit. Masazhi E ashtuquajtura “jelqen” është një metodë që vjen nga bota arabe dhe që konsiston në masazhimin

Ka shumë reklamë për pilulat për penisin. Por kini kujdes, shpesh përbërësit e tyre nuk deklarohen qartë. Urologët thonë se duhet të heqim dorë prej këtyre pilulave. Ato thjesht ndihmojnë në problemet afat- shkurtra të ereksionit

Pompa e vakumit Pompat e vakumit ndihmojnë ata njerëz që kanë probleme me ereksionin, për shkak se rrisin presionin e gjakut në penis. Prodhuesit e kësaj pompe thonë se ajo bën që të zgjatet dhe penisi. Ata rekomandojnë që ajo të mos përdoret më shumë se dy orë çdo dy ditë. Deri më tani nuk dihet se cili është ndikimi i vërtetë në trup, por urologët thonë se këto pompa thjesht ndihmojnë ata që kanë ereksion të keq, por mund të dëmtojnë enët e gjakut dhe nervat. Operacionet Zgjerimi kirurgjikal i penisit synon që të zmadhojë penisin duke futur në një pjesë të tij dhjamin e trupit. Shkenca vijon të jetë skeptike ndaj operacioneve të tilla. Nuk dihet se cili është efekti tek aftësia riprodhuese e mashkullit. Zakonisht ky operacion bëhet tek ata meshkuj që kanë probleme me gjatësinë e penisit dhe nuk mund të ngjizin fëmijë.

26/02 - 04/03/11 F.P. 47


FreePress Tirana #10  

26 Shkurt - 4 Mars, Viti i 1rë i botimit

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you