Issuu on Google+

Viti I irë i Botimit 22 Janar - 28 janar 2011

Copyright blerta kambo

t

i

r

a

n

a

E përjavshme No.04

nË emËr tË zotit


a

22 janar 2011

t

i

r

a

n

05

4

NewsTicker

12

Aktualiteti

Mos t’i lëmë vetëm Të moshuarit me probleme familjare “dyndin” azilin

4

20 Shëndeti

Alarm! Po bëhemi gjithnjë e më pak rezistent ndaj mikrobeve Gjërat që duhet të dimë për sëmundjen e demences Disa këshilla se si duhet të kujdesemi për dhëmbët

12

26 Travel

Kompanitë ajrore më të sigurta në botë Pilotët rrëfejnë të vërtetat e tyre

28 Kinema

50 filmat që kanë fituar më shumë

20

në kopertinë

4

Ndalimi i simboleve fetare, një nismë e panevojshme? Përfaqësuesit e feve kundërshtojnë nismën e fundit ligjore të Ministrisë së Arsimit. A rrezikon kjo që të shkaktojë probleme në vendin tonë? Sipas të pyeturve nga “Free Press”, nisma është e panevojshme pasi vendi ka një harmoni fetare të mrekullueshme, e cila duhet ruajtur. Fotografia: Blerta Kambo Modele: Zoi Bardhi

Filmat me më shumë fitime sipas viteve

30 Sport

Sporti shqiptar është në udhëkryq? Mjeku i kombëtares: Ju tregoj të fortët dhe delikatët e kombëtares 10 “gjahtarët” më të mirë të Ligës së Kampioneve

36 Auto

26 Kryeredaktor: Enton Palushi. Gazetarë: Bledar Lumani, Jonida Late, Fatma Myrte, Gerti Katro, Amarildo Lumani. Design: Dritan Lleshi. Foto: Blerta Kambo, LSA Marketing: Aina Hoti. E-mail: freepressal@gmail.com Adresa: Rruga Vaso Pasha, P. 13/1, Kati i Zyrave, Nr. 3. Tiranë 2 F.P. 22/01 - 28/01/11

Makina mbush 125 vjeç Makinat që pritet t’i shtohen tregut këtë vit

40 NightLife

Fundjava për muzikën live nis të mërkurën

46 Eros

Kuriozitete për seksin

40 showbizz

Vedat Ademi: Nuk e imagjinoja jetën time pa muzikën


Qindra Qindra ideide dhuratash dhuratash


NewsTicker 4

01

02

03 04

05

06 4 F.P. 22/01 - 28/01/11

Nga Enton Palushi

Meta ikën, tensioni rritet Ministri i Ekonomisë, njëkohësisht edhe zëvendëskryeministër, Ilir Meta, dha dorëheqjen pas publikimit të një videoje ku shfaqet ai duke bërë pazare me zyrtarin e partisë së tij, Dritan Prifti. Ngjarja ka tronditur fort skenën politike në vend dhe tensioni është tejet i lartë. Opozita e ka përqëndruar aksionin e saj politik në kërkesën për largimin e qeverisë. Edhe pse fillimisht Meta deklaroi se nuk do të largohej nga detyra deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të nesërmen ai ka deklaruar se jep dorëheqjen për t’i hapur rrugën drejtësisë për të hetuar një qytetar të zhveshur nga postet politike. Por ende nuk është sqaruar çështja e imunitetit të tij. Ai ka deklaruar se ka dorëzuar një letër në Kuvend për lënien e imunitetit. Megjithatë, që një imunitet të hiqet, ai duhet të votohet nga Kuvendi. Kurse Dritan Prifti ka rritur dozën e akuzave ndaj Metës, duke thënë se ka gati edhe të tjera material kompromentuese.

Prokuroria në provë Prokuroria shqiptare është vënë në provë me hetimin për këtë video. Në një lëvizje tipike, ajo është munduar që të shmangë përgjegjësitë për hetimin, duke kërkuar ekspertë amerikanë. Ambasada e SHBA ka deklaruar se po shqyrton kërkesën, pa shprehur ndonjë entuziazëm për këtë çështje. Kurse Bashkimi Europian ka qenë shumë i drejtpërdrejtë. Ai ka kërkuar që video të hetohet nga vetë autoritetet shqiptare. Sipas BE, këto autoritete kanë kapacitetet e nevojshme për të hetuar ngjarjen. Fatos Klosi, ish- drejtues i SHISH ka thënë se kështu u veprua edhe në rastin e hetimit për vdekjen e Kosta Trebickës, kur u mor një ekspert amerikan sa për të mbyllur pa ndonjë rezultat hetimin.

Parlamenti në një ditë të zezë Parlamenti shqiptar ka shënuar një nga ditët më të zeza të tij. Séanca e së hënës, kur duhej të votoheshin ndryshimet në qeveri, është shndërruar në një arenë sharjesh e fyerjesh. Kryetarja e Kuvendit ka ndërprerë pesë herë seancën, duke kërkuar që opozita të qetësohet. Vetë kryeministri ka sulmuar personalisht kreun e opozitës dhe deputetët e majtë me fyerje të shumta. Situata ka degjeneruar në disa raste aq sa është dashur ndërhyrja e forcave të Gardës për të evituar përplasjet fizike.

Zgjedhjet nuk e zgjidhin krizën në Kosovë Kosova vazhdon të përjetojë krizë politike, e cila nuk është zgjidhur edhe pas zgjedhjeve parlamentare. Shkak është bërë pamundësia për krijimin e një koalicioni qeverisës. Zgjedhjet kanë shënuar problem, por duket se amerikanët e europianët kanë dhënë miratimin për krijimin e qeverisë së re. Diplomatët amerikanë e europianë kanë kërkuar një qeveri të duarve të pastra, duke nënkuptuar se në cabinet nuk duhet të hyjnë persona nën hetim siç është rasti i Fatmir Limajt. Nga ana tjetër LDK vazhdon të ngulmojë për zgjedhje të parakohshme. EULEX ka vijuar bastisjet për korrupsion, duke u rikthyer në nismat e ndërmarra në mesin e vitit që shkoi. Mes zyrave të kontrolluara mbetet e përhershmja Ministri e Transportit.

Marti u flet shqiptarëve Raportuesi i Këshillit të Europës, Dik Marti, ka dhënë një intervistë të gjatë për një media shqiptare. Marti ka sqaruar se nuk ka asgjë me shqiptarët, se nuk kërkon të inkriminojë të gjithë UÇK-në e aq më keq një bashkësi. Sipas tij, element të ngushtë me Thaçin janë përfshirë në trafiqe. Marti tha se ka grumbulluar provat dhe ka bërë një hetim pasi iu kërkua një gjë e tillë. Ai deklaroi se nuk ka qenë kundër pavarësisë së Kosovës e as kundër ndërhyrjes së NATO-s ndaj regjimit të Millosheviçit. Mediat kosovare e kanë interpretuar këtë intervistë si një ulje tonesh nga ana e Martit. Ndërkohë, hetuesit e EULEX kanë takuar në Tiranë prokuroren e Përgjithshme për të diskutuar në lidhje me hetimet e mundshme për trafik organesh. Marti vetë ka deklaruar se ndryshe nga sa ka thënë ish- kryeprokurorja e Hagës, Del Ponte, nuk janë qindra raste të heqjes së organeve, por vetëm një grusht.

Bota me sytë nga Tunizia E gjithë bota ia kthyer sytë nga Tunizia. Rrëzimi i një regjimi të ngritur mes korrupsionit e shkeljes së lirive, ka ngjallur shumë diskutime në botën perëndimore. Presidenti që e drejtonte vitin prej më shumë se dy dekadash, është arratisur nga vendi duke marrë edhe shumë spekullime mbi veten. Vendi vazhdon të jetë i trazuar, edhe pse largimi i presidentit shihet si një fitore. Disa media thonë se ky është një sinjal për të gjithë liderët autokratikë në botën arabe.


OPINION

aktualitetFP (1)

Editorial

2

3

4

5

6

7

8

9

10

Copyright blerta kambo

S

i rrallë ndonjëherë nuk është parë një reagim kaq i shpeshtë nga ana e Bashkimit Europian për një çështje konkrete në vendin tonë. Që pas publikimit të një kasete të përgjuar, ku shfaqet ish-zëvendëskryeministri shqiptar, Ilir Meta, thuajse çdo ditë ka pasur një reagim nga ana e Komisionit Europian. Edhe pse mediat shqiptare të akredituara në Bruksel kanë nxitur zëdhënëset e Komisionit Europian dhe të komisionerit Fyle që të reagojnë për këtë çështje, mund të kuptosh lehtë se ekzekutivi i BE e ka parë të nevojshme që të reagojë fort për këtë çështje. Që në fillim të ngjarjes u deklarua se ecuria e hetimit për këtë regjistrim do të kushtëzojë edhe financimet e Bashkimit Europian për Shqipërinë. Ishte një deklaratë shumë e fortë, e cila nuk ishte parë ndonjëherë të artikulohej nga Unioni. Më pas u deklarua se hetimi duhet të jetë i pavarur, i shpejtë dhe efikas. Pas kërkesës së prokurorisë, drejtuar ambasadës amerikane për të sjellë ekspertë të huaj për të hetuar për kasetën e përgjuar, Bashkimi Europian dha përgjigjen e radhës se hetimi duhet të kryhet nga vetë organet kompetente shqiptare, pa asnjë ndërhyrje si nga jashtë, ashtu edhe nga brenda. Në këtë mënyrë u la të kuptohet se ky është një test për organet e drejtësië në Shqipëri, që nuk mund të fshihen pas modaliteteve e alibive me ekspertë të huaj. Edhe ambasada amerikane, në një reagim të thatë, thjesht bëri të ditur që i është kërkuar që të sjellin ekspertë për hetimet, pa dhënë asnjë përgjigje, duke lënë të nënkuptohet se nuk u ka pëlqyer kjo kërkesë. Ndërkohë që pas seancës së turpshme të ditës së hënë, Bashkimi Europian ka bërë thirrje për qetësi. Është për tu shënuar edhe qëndrimi i fortë që ka mbajtur Komisioni Europian ndaj lirisë së medias, e cila është vënë në shënjestër të qeverisë? Por shumëkush pyet se përse tani gjithë ky presion i madh nga Brukseli? Në Ballkan gjërat kanë nisur që të lëvizin në këtë drejtim. Arrestimi i ish- kryeministrit kroat dhe largimi i kryeministrit malazes janë sinjale që fla-

1

Në dorë të Bashkimit Europian Nga Enton Palushi

sin për presionin gjithmonë në rritje të Bashkimit Europian. Disa herë Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kishin kërkuar Brukselit që të merrte përsipër fatin e Ballkanit Perëndimor. Pas ndërhyrjeve për të shuar konfliktet në ish- Jugosllavi dhe pasi e vuri rajo-

nin në rrugën e anëtarësimit në NATO, misioni i Shteteve të Bashkuara po shkon drejt fundit. Tani ata i kanë lënë në dorë misionin e mëtejshëm Bashkimit Europian. Ky i fundit po tregon se është shumë i rreptë. Dështimi me pranimin e Bullgarisë e Rumanisë ka rritur

më shumë ndërgjegjësimin në kryeqendrën europiane se shtetet e korruptuara nuk kanë vend në Bashkimin Europian. Pasi ka dorëzuar edhe “karrotën” e fundit, liberalizimin e vizave, Bashkimit Europian i ka mbetur në dorë vetëm shkopi. Tani e tutje do përdorë vetëm atë. Ky është një lajm i mirë.

22/01 - 28/01/11 F.P. 5


DosjaeJavës 6-11

Nga Bledar Lumani

Ndalimi i simboleve fetare, Përfaqësuesit e feve kundërshtojnë nismën e fundit ligjore të Ministrisë së Arsimit. A rrezikon kjo që të shkaktojë probleme në vendin tonë? Sipas të pyeturve nga “Free Press”, nisma është e panevojshme pasi vendi ka një harmoni fetare të mrekullueshme, e cila duhet ruajtur

S

imbolet fetare javët e fundit janë kthyer në një qendër debati. Debati është shkaktuar nga një propozim i Ministrisë së Arsimit. Propozimi, që synon të kthehet në ligj, kërkon ndalimin e simboleve fetare në shkollat publike. Komunitetet fetare në vend e kundërshtojnë këtë projektligj. Sipas tyre, propozimi i Ministrisë së Arsimit cenon të drejtën e besimit. Për më tepër, ato thonë se ky propozim është i panevojshëm. Argumenti i tyre është harmonia fetare. Përderisa në Shqipëri nuk ka keqkuptime, komunitetet fetare thonë se nuk është e nevojshme të miratohet një ligj i tillë. Ministria e Arsimit ndërkohë këmbëngul në miratimin e këtij projektligji.

Shteti kundër fesë Ministria e Arsimit ka përgatitur një projektligj që parashikon ndalimin e çfarëdo lloj simboli fetar në shkolla. Argumenti i ministrisë është që shteti është laik dhe në ambiente publike nuk duhet të ekspozohen shenja apo simbole fetare. Por komunitetet fetare shprehen se shteti po shkel laicitetin dhe me këtë projektligj po kthehet në ateist. Madje, hiqet dhe një paralele me periudhën komuniste, kur shteti doli kundër fesë. Situata nuk është e njëjta, por komunitetet fetare, sidomos myslimanët, që janë më të prekurit nga ky projektligj, e shohin atë si një atentat që i bëhet ushtrimit të besimit të lirë.

Ligji, rrezik për radikalizim Nëse projektligji miratohet, do të kishte probleme të mëdha. Besimtarët myslimanë, sidomos femrat, do të detyroheshin që të braktisnin shkollën. Kjo, sepse ato nuk do të mund të mbanin dot shaminë, që për myslimanët është një shenjë dhe simbolikë domethënëse e besimit të tyre. Shumë të rinjve, sipas komunitetit mysliman, do t’i mohohej mundësia e shkollimit. Mohimi i kësaj mundësie do të shkaktonte një getoizim të të rinjve myslimanë. Kështu thonë vetë myslimanët. Mirëpo kjo mund të sillte radikalizimin e qëndrimit të tyre. Për të shmangur këtë, myslimanët thonë se është e domosdoshme që ky projektligj të mos miratohet.

Myslimanët, më të prekurit Të gjitha komunitetet fetare në Shqipëri janë shprehur kundër këtij projektligji. Por myslimanët janë më të vendosur në qëndrimin e tyre. Kjo, për faktin se ata janë më të prekurit nga ky projektligj. Të krishterët nuk kanë ndonjë veshje apo simbol të caktuar, që duhet

6 F.P. 22/01 - 28/01/11


DosjaeJavësFP Në Shqipëri ekziston një tolerancë fetare për t’u pasur zili. Kjo tolerancë, për komunitetet fetare, duhet vlerësuar dhe ruajtur. Dhe ky projektligj në një farë mënyrë bie ndesh me këtë tolerancë

një nismë e panevojshme? PROJEKTLIGJ PËR SISTEMIN ARSIMOR PARAUNIVERSITAR -QËLLIMI I LIGJIT Ky Ligj ka për qëllim të përshkruajë misionin, synimet kryesore të arsimit parauniversitar, të rregullojë aspektet e ngritjes, organizimit, drejtimit, financimit, sigurimit të cilësisë së institucioneve të arsimit parauniversitar, si dhe rolit të shtetit e të shoqërisë në funksionimin e arsimit parauniversitar. NENI 5 LAICITETI I ARSIMIT PARAUNIVERSITAR 1. Arsimi parauniversitar publik ka karakter laik. 2. Në institucionet arsimore është i ndaluar indoktrinimi fetar.

Mirela Nallbani Nuk e kam shume idenë çfarë thotë ky ligj, por nuk më pëlqejnë që vajzat të reja dhe të bukura të mbulohen. Për mua është një budallallëk, megjithatë e vlerësoj mendimin e tyre. Përderisa ato ndihen mirë ashtu si janë, edhe të tjerët nuk kanë se pse të ndërhyjnë. Çdo njeri e di vetë çfarë bën.

NENI 36 NDALIME TË DISA VEPRIMTARIVE NË INSTITUCIONIN ARSIMOR 1. Në institucionet arsimore ndalohet organizimi i veprimtarive partiake dhe/ose fetare me nxënësit ose punonjësit e tyre. 2. Në institucionet arsimore ndalohet indoktrinimi ideologjik i nxënësve. 3. Ndalohet që nxënësit të detyrohen nga punonjësit e institucionit arsimor që të marrin pjesë në veprimtari partiake dhe/ ose fetare ose në veprimtari të tjera që nuk janë parashikuar në planin e veprimtarive të institucionit. 4. Ndalohet ekspozimi i simboleve fetare në institucionet arsimore, përveçse në shkollat ku mësohen lëndë fetare.

Fiqiri Buzo Kur vishen vajzat ka pak lezet dhe duken bukur, por nuk më pëlqejnë ata që mbajnë mjekër. Unë jam ortodoks dhe e respektoj edhe fenë tjetër, por më duket pak më ekstreme se feja jonë. Megjithatë, shqiptarët dallohen për harmoni fetare dhe kjo është shumë gjë e mirë.

ta mbajnë patjetër. Për myslimanët është ndryshe. Shamia tek femrat myslimane shihet si pjesë e pandarë e besimit të tyre. Nëse u heq shaminë, myslimanëve u ke hequr një dukje të rëndësishme të besimit të tyre. Për këtë arsye ata kërkojnë më me forcë anulimin e këtij projektligji. Të krishterët janë më të moderuar. Për ta, projektligji nuk duhet miratuar, sepse nuk është i nevojshëm. Por, nëse ai miratohet, nuk cenon rëndë besimin e tyre.

Projektligji, i panevojshëm Të gjitha komunitetet fetare bien në një mendje: iniciativa e Ministrisë së Arsimit është e panevojshme. Në Shqipëri ekziston një tolerancë fetare për t’u pasur zili. Kjo tolerancë, për komunitetet fetare, duhet vlerësuar dhe ruajtur. Dhe ky projektligj në një farë mënyrë bie ndesh me këtë tolerancë. Ai krijon tensione të panevojshme dhe duket sikur është diskriminues ndaj myslimanëve. Për komunitetet fetare, përderisa në Shqipëri nuk ka keqkuptime për simbolet fetare, nuk ka nevojë për një ligj të tillë.

22/01 - 28/01/11 F.P. 7

Qabe Zhupani Shumë mirë bëjnë. Feja është gjë e mirë, sepse të largon nga veset e këqija. Shyqyr që erdhi demokracia dhe u shthurën fare shqiptarët! I kanë hyrë Evropës për mbrapsht. Ato që mbulohen i gjykojnë, ndërsa ato që nxjerrin shalët përjashta u duken të bukura. Kjo është shthurje për mendimin tim. Monda Dylgjeri Feja është kulturë, por pa ekzagjerim. Është gjynah që këto vajza kaq të bukura të mbulohen me shami. Ne themi shyqyr që erdhi kjo kohë që ka çdo gjë dhe mund të bëjmë një jetë më të mirë. Kemi vuajtur më përpara sa ç’të të them! Me një palë rroba kam rritur tre fëmijë. Duhet të marrim më të mirat nga këto ditë.


DosjaeJavësFP

Ylli Doçi: Feja është jo veshjeje apo identi Teolog dhe pastor ungjillor

A është i drejtë propozimi i qeverisë për ndalimin e simboleve fetare në shkollat publike? Si përcaktohet çfarë është e mira për një individ dhe për një shoqëri? Cili është roli i individit dhe i qeverisë në përkufizimin e të mirës dhe të drejtës? Këto janë pyetjet parësore që duhet të marrin përgjigje, për të gjetur pastaj përgjigjen në lidhje me propozimin e ndalimit të simboleve fetare në shkolla. Pyetjet e duhura nganjëherë janë përgjigjet më të mira, sepse çdo njeri mund t’i gjejë përgjigjet vetë, nëse dëshiron të vërtetën me gjithë zemër. Duke patur parasysh kuptime të ndryshme për rolin dhe dimensionet e fuqisë ndërhyrëse të shtetit, do kishim edhe gjykime të ndryshme për çështjen e përdorimit të simboleve fetare në publik. Për ta thjeshtuar kuptimin e çështjes, unë gjithmonë ia bëj të lehtë vetes, duke e paralelizuar administrimin shtetëror me administrimin e një familjeje, sigurisht pa harruar që në fund s’duhet të jem dogmatik me konkluzionin eksperimental. Disa anëtarë të familjes shqiptare ndjekin myslimanizmin në disa forma të ndryshme, disa të tjerë ndjekin forma të ndryshme të krishterimit, perveç atyre që nuk ndjekin asnjë prej këtyre feve apo një pakice që ndjek forma të tjera më pak të njohura fetare. Kryetari i zgjedhur i familjes, pra shteti, u thotë tani këtyre familjarëve që, kur të vijnë në mbledhje studimore të realitetit, d.m.th. në shkolla, të heqin simbolikat e feve të tyre nga veshja. Kush ia dha këtë të drejtë shtetit të kufizoje shtetasit? Shteti është si ai familjari që zgjidhet në krye të familjes. Duke supozuar që familjari i zgjedhur nuk duhet të dalë kundër dëshirës së familjarëve që e kanë zgjedhur, atëherë propozimi duhet parë si një konkluzion i diskutimit për më të mirën e familjes. Unë pra jam një anëtar i kësaj familje që po diskuton propozimin e heqjes së simboleve fetare dhe ti je një anëtar tjetër i të njejtës familje. Unë jam i një feje, ti mund të jesh i një feje tjetër. Ateizmi, aq i përhapur para pak vjetësh në familjen tonë, mendoj se duhet kuptuar si një fe më vete, sepse në një kuptim të përgjithshëm, të gjitha botëkuptimet apo kuptimet e ndryshme për botën ku jetojmë, përcaktojne sjelljet, fjalët dhe qëndrimet tona gjatë jetës. Veshja ka domethënie në vetvete dhe njerëzit mund ta përdorin veshjen në nivele shumë të sofistikuara, për të deklaruar domethëniet e tyre. Në tërësinë e vet, ky fenomen nuk ka pse të kontrollohet nga të tjerët, përveç individit, por në jetesën në shoqëri, si me çdo gjë, njeriu mund të shkaktojë probleme për të tjerët, edhe me këtë objekt të pafajshëm, që është veshja. P.sh. lakuriqësia në publik nuk është çështje thjesht individuale, por edhe shoqërore. Pra, shoqëria ka pranuar si të arsyeshme disa kufizime në paraqitjen në publik të njerëzve. Por ç’të keqe të sjell ty paraqitja fetare e një tjetri? Konkluzioni im paraprak dhe jo dogmatik, është që vendimi duhet të jetë rezultat i një diskutimi ku të gjithë fetarët dhe jofetarët, janë të

8 F.P. 22/01 - 28/01/11

E drejta e besimit është ndryshe nga e drejta e shprehjes së besimit në një ambient të caktuar, për arsye të justifikuara barabartë dhe qëllimi të jetë afrimi i gjithë anëtarëve të familjes sonë shqiptare, jo për të treguar ngjyrat që na ndajnë, por për të studiuar fenomenët e lëndëve shkollore me arsyetime të kuptueshme nga të gjithë. Vendimi është i mire, ose i keq, në varësi të qëllimit: i mirë, nëse qëllimi është afrimi i gjithë anëtarëve të familjes shqiptare në një ambient respektues shkollor, ose i keq, nëse qëllimi është përbuzja e një grupi fetar apo vendosja e një avantazhi për jofetarët. A cenon kjo të drejtën e besimit dhe a është një diskriminim që u bëhet besimtarëve në Shqipëri? E drejta e besimit është ndryshe nga e drejta e shprehjes së besimit në një ambient të caktuar, për arsye të justifikuara (nëse ne arrijmë në konkluzionin se ka më shumë të mira ta vazhdojmë traditën e veshjeve të ngjashme, për të theksuar përkatësinë e grupit shkollor të painfluencuar ideologjikisht, se sa të fillojmë traditën e veshjeve segregacionale/ përjashtuese ideologjikisht brenda të njëjtit grup shkollor). Mos vallë me këtë vendim shteti shqiptar kthehet në anti-fetar dhe

bëhet palë me pjesën jo besimtare dhe ateiste në këtë vend, sepse u jep përparësi këtyre të fundit? Për më tepër që gjatë një viti ka miratuar ligje që dëmtojnë rëndë besimin në këtë vend, siç është ky i fundit, por edhe ai për homoseksualët. Një gabim i madh do të ishte po t’i trajtonim të gjithë fetarët si njerëz që duhen mbajtur nën kontroll nga jofetaret apo ateistët. Me fjalë të tjera, do ishte gabim që të mendohet se vetëm jofetarët duhet të drejtojnë, sepse fetarët janë me “sëmundjen” e sektarizmit. Ne të gjithë jemi anëtarë të së njëjtës familje shqiptare dhe fetarët dhe jofetarët (siç mendojnë se janë disa qe vetëquhen ateistë) janë njerëz të barabartë në peshën e propozimeve të tyre për drejtimin e jetës së familjes sonë. Mendoj se tradita e tanishme e shtetit shqiptar në fushën e arsimit nuk po ndryshon, nëse vazhdohet me ruajtjen e veshjeve të ngjashme për grupe të ngjashme shkollore. Shteti shqiptar tashmë natyrshëm vazhdon të ruajë nuancat e një ideologjie që e shikon me dyshim diturinë me bazë të autoriteteve fetare, por kjo nuk është një gjë që po shfaqet tani. Në situatën kur ideologjitë fetarë në Shqipëri nuk e kanë fituar akoma kredibilitetin bindës me shpjegimet e tyre për shoqërinë, shteti


DosjaeJavësFP

çështje besimi, teti fizik shqiptar kuptueshëm do të ndjehet se duhet të mbajë ekuilibrin asnjanës, duke theksuar laicitetin e tij. Çështja e homoseksualitetit nuk merret seriozisht nga shoqëria shqiptare dhe fatmirësisht është një fenomen mikroskopik, që nuk duhet fryrë me biseda të shumta, se na humb kohën për t’u marrë me çështje me frytshmëri më të madhe. A mos duhet që shteti të marrë nisma për ndalimin e njerëzve që shkojnë pothuajse lakuriq në shkolla dhe jo të ndalimit të simboleve fetare? Lakuriqësia dhe simbolika e veshjes janë të ngjashme në problematikën e tyre për shkollën. Paraqitja fizike ka ndikim në ambient dhe qoftë joshja dëmtuese, qoftë ekskluziviteti përjashtues që veshja simbolike imponon, janë influenca të padëshirueshme në një ambient që synon kultivimin e vëmendjes në studim lëndësh rigoroze. Prandaj, nëse e kërkojmë influencën e shtetit tek njëra, duhet ta kuptojmë edhe interesimin e shtetit për tjetrën. Ky vendim mos e radikalizon qëndrimin e besimtarëve, të cilët përjashtohen nga shkollat publike, nëse mbajnë simbole fetare në këto hapësira? Besimtarët kanë përgjegjësi për qëndrimin e tyre vetë dhe në lidhje me këtë propozim të qeverisë, duhet të kenë kujdes edhe për të tjerët që nuk e pëlqejnë veshjen e simboleve fetare dhe jo vetëm për ideologjinë e tyre. Shkolla dhe tradita e shqiptarëve në shkolla nuk po ndryshon tani dhe reagimet e besimtarëve duhet të reflektojnë një kuptim dhe respekt më të madh për të tjerët në familjen shqiptare dhe jo të theksojnë vetëm ideologjinë e tyre fetare, duke injoruar ndjenjat e jofetareve apo anëtarëve të tjerë të familjes shqiptare. Përse mbajtja e një simboli fetar shihet si diçka negative në Shqipëri nga ana e shtetit? Shteti në Shqipëri është i mbrujtur me një ideologji jofetare, në kuptimin tradicional të fjalës fe dhe nuk janë të paktë ata që janë të bindur se laiciteti i shtetit është zgjidhja për lirinë e të gjithëve. Natyrshëm, kjo bën që fetë specifike të mendohen si sektare dhe të shihen si inferiore ndaj ideologjisë së shtetit laik, që supozohet se i përfshin të gjitha shprehjet ideologjike dhe fetare barazisht. Unë mendoj se dëshira është e mirë, por e vërteta është që laicizmi funksionon si ideologji, pavarësisht së thotë se është një sistem operativ. Pra, laiciteti i shtetit shqiptar, sado të mundohen të na mbushin mendjen, nuk është dhe as mund të jetë thjesht një praktikë asnjanëse dhe vlerësuese barazisht e të gjitha ideologjive, qoftë fetare, qoftë jofetare. Republikanizmi i një forme të ngjashme me atë amerikan, që nënkupton një vetëdije të vlerës së besimit në Zot, do të ishte më i ekuilibruar në njohjen dhe inkurajimin e besimit fetar.

Shumë njerëz e konsiderojnë mbajtjen e shamisë nga femrat myslimane, si një kufizim dhe si një detyrim që u bëhet atyre nga ana mashkullore. Për më tepër, këta njerëz thonë që në Kuran nuk flitet që shamia është e detyruar për t’u mbajtur. Si e shihni ju këtë? Interesante është që janë kryesisht myslimanët që ndikohen nga një kufizim i veshjes me simbolikë fetare në shkollë dhe unë besoj që kjo është shprehje e një theksimi të madh të rregullave në Islam. Për myslimanët, zbatimi i rregullave specifike të bazuar në Kuran, pothuajse barazohet me pasjen e besimit. Unë besoj se do gjesh myslimanë të mirë, që argumentojnë të dyja anët e çështjes së shamisë: e detyruar, ose jo e detyruar, por shpresoj që ky propozim i qeverisë të mos shihet si armiqësi e re e shtetit apo shoqërisë shqiptare kundër myslimanizmit, sepse e vërteta është që shqiptarët janë mësuar pa shami në shkolla dhe natyrshëm nuk e kuptojnë rëndësinë që ka kjo për myslimanët. Unë shpresoj që myslimanët shqiptarë do kuptojnë tendencën e shqiptarëve për ta pranuar fenë si çështje besimi dhe jo çështje veshje apo identiteti fizik, të dallueshëm nga shqiptarët e tjerë.

Për myslimanët, heqja e shamive është shumë më me peshë se sa është për të krishterët mosmbajtja e kryqit në qafë Vallë kaq e rëndësishme është për një besimtar mbajtja e simboleve fetare, sepse duket sikur i jepet më shumë rëndësi pjesës së jashtme të besimit dhe jo asaj të brendshme? Kjo pyetje shpreh ekzaktësisht tendencën e shëndetshme shqiptare për të theksuar besimin si çështje të brendshme, duke e ndarë nga identiteti fisnor dhe kombëtar, që zakonisht shprehet me veshjet kombëtare dhe jo fetare. Baza e kësaj tendence në mentalitetin shqiptar mund të jetë e lidhur me besimet e tjera që ka përqafuar shqiptari nëpër shekuj dhe sidomos me krishtërimin që ishte dominant për më shumë se 15 shekuj në gjithë territoret shqiptare deri pas Skënderbeut. Por, për hir të së vërtetës, duhet thënë se forma tipike e myslimanizmit është shumë e interesuar në mbajtjen e rregullave dhe ritualeve të jashtme. Pra, për myslimanët, heqja e shamive është shumë më me peshë se sa është për të krishterët mosmbajtja e kryqit në qafë. Madje, as situata e murgeshave, që mund të jenë studente në shkollë dhe do u duhet të mendojnë për veshjen, nuk është e ngjashme me atë të vajzave myslimane në domethënien e besimit të tyre. Për të krishterët

është më e lehtë të kalojnë përmes kufizimeve të jashtme, duke ruajtur të paprekur plotësinë e besimit të tyre. Ndoshta kjo mund të ilustrohet me Jezusin, që të krishterët e besojnë se ishte hyjni që u kufizua në veshjen e njeriut dhe u bë i ngjashëm krejt si njeri, pa humbur hyjnitetin e tij. Ekziston në Shqipëri besimi i vërtetë, apo shumica e njerëzve kanë mbetur tek tradita dhe nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me Zotin? Sigurisht që ekziston në Shqipëri besimi i vërtetë, por e vërtetë është gjithashtu që shumica e shqiptarëve nuk e kuptojnë lidhjen e drejtpërdrejtë me Zotin në të njëjtën mënyrë. Tradita është më e lehtë për t’u kuptuar se sa lidhja e drejtpërdrejtë me Zotin, që tingëllon tepër arrogante, prandaj s’ka çudi pse shumica e shqiptarëve janë në këtë gjendje, madje edhe shumica e njerëzve në botë janë në një gjendje të ngjashme. Harmonia fetare që përmendet shpesh në Shqipëri, ekziston vërtet, apo është thjesht fakti që shumica e njerëzve në Shqipëri nuk janë besimtarë dhe kjo shitet si harmoni? Harmonia fetare vërtet ekziston në Shqipëri dhe kjo ndodh edhe kur kemi të bëjmë me besimtarë të vërtetë të feve të ndryshme. Tradita e harmonisë e përfolur shumë, është një vlerë e rëndësishme për shqiptarët, që duhet ngritur edhe më lart jo vetëm se është një shprehje mençurie në kuptimin e natyrës së fesë, por edhe në mënyrë që kur feja të synojë t’i shtyjë shqiptarët të ndahen nga njëri-tjetri, të mbulohen nga njëri-tjetri, t’i tregojnë simbolet fetare në veshjet e tyre njëritjetrit si pasaporta të ndryshme identiteti, prapë se prapë të kujtohen se kanë një përgjegjësi ta duan tjetrin si vëlla, si fis, racë e gjak i njëjtë shqiptari. Edhe në këtë diskutim të veshjes së simboleve fetare, unë besoj se ky kuptim i fesë, qe nuk na ndan nga njëri-tjetri në hapësirat tona të përbashkëta, përbën bazën më të mirë të vendimit për mosmbajtjen e simboleve fetare në shkolla. Prandaj unë do theksoja homogjenitetin tonë kulturor shqiptar, si bazën më të fortë të mosmbajtjes së simboleve fetare në shkolla dhe vlerësimin tonë të drejtë të harmonisë fetare, si faktorin e rëndësishëm të kapërdirjes së pakënaqësisë në mosdaljen me thekset tona fetare dhe ideologjike. Mos ndoshta komunizmi e ka vrarë rëndë besimin tek shqiptarët dhe tani është paksa e vështirë që njerëzit, sidomos ata që kanë jetuar në atë periudhe, t’i kthejnë sytë nga Zoti? Ndoshta e kundërta po ndodh pas rënies së komunizmit; shqiptarët tani mund ta kënë më të lehtë të dëgjojnë për Zotin, sepse nuk mendojnë se e dinë mirë të vërtetën e përbuzur për aq kohë nga komunizmi dhe unë besoj se shqiptarët kanë të drejtë.

22/01 - 28/01/11 F.P. 9


DosjaeJavësFP

Ilir Hoxholli: Ligji rrezikon getoizimin e myslimanëve Teolog mysliman

A është i drejtë vendimi i qeverisë për ndalimin e simboleve fetare në shkollat publike? Në radhë të parë ky nuk është një vendim, por projektligj i Ministrisë së Arsimit mbi ndalimin e simboleve fetare në shkollat publike. Në rast se do të kishim me një vendim qeverie, atëherë çështja do të ishte shumë serioze. A cenon kjo të drejtën e besimit dhe a është një diskriminim që u bëhet besimtarëve në Shqipëri? E drejta besimit mbrohet me Kushtetutë dhe ky hap i gabuar i juristëve të Ministrisë, duke na sjellë shembull Norvegjinë në projektligj, ka të bëjë me anashkalimin që i bëhet traditës dhe harmonisë fetare që ka ky vend. Në rast se ky projektligj miratohet kështu, pa marrë parasysh grupet e interesit, do të ishte diskriminues, pasi ndalon shkollimin në shkollat publike të besimtarëve, të kujtdo besimi qofshin. Mos vallë me këtë vendim shteti shqiptar kthehet në anti-fetar dhe bëhet palë me pjesën jo besimtare dhe ateiste në këtë vend, sepse u jep përparësi këtyre të fundit? Për më tepër që gjatë një viti ka miratuar ligje që dëmtojnë rëndë besimin në këtë vend, siç është ky i fundit, por edhe ai për homoseksualët. Shteti jonë pretendon se vendimet që merr kanë për bazë laicizmin, mirëpo koncepti i derisotëm i laicizmit më duket një pengesë e madhe e këtij debati. Jo se jam kundër një shteti laik, por thënë hapur, në Shqipëri prej shumë vitesh laicizmi është identifikuar me ateizmin, një pjellë kjo e shumë mendjeve që për 45 vite kanë dëgjuar fjali kundër pranisë së Zotit. A mos duhet që shteti të marrë nisma për ndalimin e njerëzve që shkojnë pothuajse lakuriq në shkolla dhe jo të ndalimit të simboleve fetare? Ne edhe pse duam që simbolet fetare të jenë të lejuara, ato të jenë brenda uniformës që vetë shkolla do të zgjedh. Në mjaft vende të zhvilluara kemi parë police femra të cilat janë me shami. Pasi jo gjithkush që vendos shaminë duhet të ndjekë një shkollë fetare.

Shpresoj që rinia apo fëmijët tanë të vlerësojnë traditën e mirë dhe besimin në Zot, që të parët tanë na e lanë si dhuratën më të çmuar, bashkëjetesën fetare 10 F.P. 22/01 - 28/01/11

Ky vendim mos e radikalizon qëndrimin e besimtarëve, të cilët përjashtohen nga shkollat publike, nëse mbajnë simbole fetare në këto hapësira? Ky është shqetësimi që unë kam ngritur dhe në shkrimin tim tek një gazetë e përditshme. Rreziku i hyrjes në fuqi të ligjit cenon bashkë-ekzistencën fetare, rrezikon getoizimin e myslimanëve, prodhon nëna të pashkolluara, të cilat do të edukojnë fëmijët e tyre akoma më të izoluar dhe me urrejtjen e diskriminimit, çka do t’i bëjë ata lehtësisht të manipulueshëm. Përse mbajtja e një simboli fetar shihet si diçka negative në Shqipëri nga ana e shtetit? E përmenda edhe më lart, ne vijmë nga një periudhë e errët e diktaturës komuniste dhe laicizmi sot është identifikuar me ateizëm. Pastaj, ne ndihemi të kompleksuar përballë integrimit evropian, ndërkohë që Europa na do ashtu siç jemi, me shumë fe që respektojnë njëra-tjetrën dhe shteti laik ka detyrën t’i mbrojë që mos t’i cenohet e drejta e besimit. Bashkëjetesa fetare ka qenë padyshim pasaporta më e pakontestueshme e vlerave me të

cilën Shqipëria dhe shqiptarët janë prezantuar në arenën ndërkombëtare. Shumë njerëz e konsiderojnë mbajtjen e shamisë nga femrat myslimane, si një kufizim dhe si një detyrim që u bëhet atyre nga ana mashkullore. Për më tepër, këta njerëz thonë që në Kuran nuk flitet që shamia është e detyruar për t’u mbajtur. Si është e vërteta e kësaj? E kam dëgjuar shpesh këtë dhe të them të drejtën qesh me këtë logjikë... Një mashkull ndihet me mirë në shoqërinë tonë me një grua, motër apo nënë pa shami dhe thjesht sepse nuk do të përfshihej në diskriminimin që po i bëhet shamisë. Në Kuran Zoti thotë: “ .... le të vejnë shamitë mbi kraharorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç bashkëshortëve të tyre ....” 24:31. Pra, për një besimtar që beson Zotin e botëve, i mbrojtur edhe me kushtetutë, është paradoks që të mos merret parasysh nga një ministër Arsimi. Arsyeja është se ne si besimtarë duhet të dëgjojmë “analiste” që vendosin për rëndësinë e obligimeve fetare. Më bëri përshtypje se si një “analiste” deklaronte në një emision që shamia nuk përmendet në kuran... Vallë kaq e rëndësishme është për një besimtar mbajtja e simboleve fetare, sepse duket sikur i jepet më shumë rëndësi pjesës së jashtme të besimit dhe jo asaj të brendshme? Shamia nuk është simbol fetar, por komponent i besimit, obligim fetar, që do të thotë që një femër muslimane e plotësuar me besimin islam, duhet të mbajë shami. Kushtetuta garanton lirinë e besimit. Tani më sqaroni lirinë e kujt besimi garanton Kushtetuta, të muslimanit? Sipas projektligjit, jo. A mundet një projektligj të dalë mbi Kushtetutën...? Ekziston në Shqipëri besimi i vërtetë, apo shumica e njerëzve kanë mbetur tek tradita dhe nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me Zotin? Besimi i vërtetë nuk e përjashton traditën, pasi të parët tanë kanë qenë muslimanë të mirë dhe mbi këtë traditë të mirë të besimit në Zot, ata kanë edhe meritën më të madhe të shtetformimit shqiptar. Harmonia fetare që përmendet shpesh në Shqipëri, ekziston vërtet, apo është thjesht fakti që shumica e njerëzve në Shqipëri nuk janë besimtarë dhe kjo shitet si harmoni? Harmonia fetare ekziston dhe kjo është ajo tradita e mirë e besimit në Zot, që nuk e përjashton bashkëjetesën me fetë e tjera. Në Shqipëri besimtarët janë maxhorancë, pavarësisht se nuk janë praktikantë. Mos ndoshta komunizmi e ka vrarë rëndë besimin tek shqiptarët dhe tani është paksa e vështirë që njerëzit, sidomos ata që kanë jetuar në atë periudhe, t’i kthejnë sytë nga Zoti? Pyetja juaj e fundit shpjegon gjithë rrjedhimin e kësaj situate “laiko-ateiste”, e cila ka lënë pasoja te theksuara në shoqërinë tonë. Shpresoj që rinia apo fëmijët tanë të vlerësojnë traditën e mirë dhe besimin në Zot, që të parët tanë na e lanë si dhuratën më të çmuar, bashkëjetesën fetare, një dhuratë që na bën të ndihemi krenarë në arenën ndërkombëtare. Le të na tregojnë ateistët një vepër me të cilën ne si komb ia vlen të krenohemi para të tjerëve?


DosjaeJavësFP

Gentiana Tahiri Jam kundër ligjit, sepse nëse jemi një shtet laik, duhet respektuar besimi fetar dhe si mund të respektohet besimi fetar, nëse nuk respektohet praktikimi i besimit fetar dhe simbolet fetare? Ndalimi i simboleve fetare çon drejt një shteti ateist. Ka më shumë rëndësi t’i kushtohet vëmendje dialogut ndërfetar, si një mundësi për të ruajtur harmoninë fetare në vend. Fatbardha Sinani Mos më kujto problemet e fesë, sepse më rrëqethet mishi. Isha shumë e re kur u dashurova me bashkëshortin tim. Unë jam myslimane, ndërsa familja e tij katolike. Ata nuk donin dhe me luftë të madhe jemi martuar. Këto janë gjykime prapanike. Një zot është për të gjithë. Fëmijët e mi dua që të marrin kë të duan. Bardhyl Jazexhi Shyqyr që jam mysliman, se thonë që ne myslimanët mund të marrim shtatë gra. Bëj shaka, unë për vete s’kam shkuar asnjëherë në xhami. Kristina Çabiri Në Shqipëri ka një bashkëjetesë shumë të mirëpritur dhe shumë njerëzore. Unë jam prej Shkodre dhe shoh që në qytetin tonë është rritur harmonia ndaj të dy komuniteteve. Tani çiftet e reja kanë filluar edhe të martohen me njëri-tjetrin. Kjo është gjë e mirë, se dikur, ç’është e vërteta, martesa të tilla nuk priteshin mirë nga familjet. Ernest Ilia Një gjë nuk kuptoj me këto vajzat që mbajnë shami, se harrojnë që dikur kanë qenë pa shami dhe ne i kemi parë. Ç’kuptim ka që i vënë në këtë moshë? Unë kam parë shumë nëna të mbuluara, që edhe fëmijët e tyre i kanë mbuluar me shami në moshë shumë të vogël. Për mua është absurde. S’di ç’të them. Shyqyri Hoxha Ç’na duhet feja neve. Kemi halle më të mëdha për të zgjidhur. S’po arrijmë të plotësojmë nevojat themelore të jetesës. Edhe ata që janë shumë të fiksuar me fenë, për mendimin tim keq bëjnë. Çdo gjë ka një limit. Edhe feja si puna e drogës është.

Xheorxhe Frendo: Ligji,i panevojshëm, Shqipëria nuk ka probleme ndërfetare Ipeshkëv ndihmës

Si e shihni propozimin e qeverisë për ndalimin e simboleve fetare në shkollat publike? Së pari është mirë që të bëhet një përkufizim i simboleve fetare, pra çfarë janë simbolet fetare? Veshja e një murgeshe a është një simbol fetar? Shamia e një vajze myslimane a është një simbol fetar? Kryqi sigurisht që është një simbol fetar, megjithatë ai sot përdoret edhe nga njerëz që nuk besojnë, thjesht si një dekoracion. Së dyti, lind pyetja nëse është e domosdoshme dhe e dobishme që të miratohet një ligj i tillë. Personalisht nuk shoh arsye për miratimin e këtij ligji, sepse një ligj i tillë bëhet në vende ku ka probleme ndërfetare. Në Shqipëri gjithmonë jemi krenuar që intoleranca fetare nuk është një problem, të paktën deri tani. Jo vetëm që ekziston toleranca fetare, por ka dhe një harmoni mes besimeve të ndryshme. Atëherë lind pyetja përse duhet miratuar një ligj i tillë, sepse unë nuk shoh asnjë arsye dhe asnjë nevojë?! Mos me anë të këtij ligji i jepet përparësi pjesës jofetare në vend? Po, ky ligj mund të japë pikërisht këtë përshtypje, sepse nëse në vend nuk ka nevojë për një ligj të tillë, atëherë ai nuk duhej propozuar. Pra, një ligj i tillë mund të japë përshtypjen se Shqipëria është një vend ateist. Në fakt, Shqipëria është një vend laik, por laiciteti i shtetit nuk është njëlloj si laicizmi. Laizicmi i shtetit është një gjë tjetër, laicizmi është përjashtimi i besimit, përjashtimi i Zotit. Ndërsa laiciteti do të thotë që shteti nuk është i lidhur me asnjë besim. Laiciteti në vetvete është një gjë pozitive, ndërsa laicizmi është negativ, sepse përjashton, tregon një shtet ateist. A është e nevojshme që në Shqipëri të ngrihet një debat i tillë? Mendoj se jo, pasi si veshja e një katoliku, ashtu dhe veshja e një myslimani apo i një besimi tjetër fetar, nuk krijon asnjë lloj problemi. Ky debat mund të bëhej në rastet kur në shkolla përdoren uniforma dhe nuk do të krijoheshin përshtypjet sikur qëllimi është që të përulet dhe poshtërohet një besimtar i çfarëdo feje qoftë. Nëse do të ndodhte si në shumë vende perëndimore, ku mjaft prej shkollave kanë uniformë, atëherë nxënësit do duhej të mbanin uniform dhe ky ligj mund të ishte i pranueshëm.

Ju jeni nga një vend i huaj, Malta. Si e shihni besimin dhe bashkëjetesën fetare në Shqipëri. Ekziston vërtet besimi tek shqiptarët apo feja është kthyer si të thuash në një traditë? Në fakt, kur kam ardhur në Shqipëri 13 vjet më parë, unë habitesha me shumë njerëz, të cilët më thoshin se ishin katolikë, por nuk ishin pagëzuar. Nëse nuk je i pagëzuar, atëherë nuk je i krishterë. Kjo tregon se për shumë njerëz besimi është traditë. Megjithatë, unë them se shqiptarët nuk janë më pak besimtarë se sa vendet e popujve të tjerë perëndimorë. Përkundrazi, unë them se shqiptarët në thelb janë shumë besimtarë.

Kaq e rëndësishme është për besimtarët mbajtja e simboleve fetare, pasi krijohet përshtypja sikur i jepet më shumë rëndësi anës së jashtme të besimit, se sa asaj të brendshme? Unë mund të flas për ne të krishterët. Në shekullin e II-të, në një letër drejtuar Dionetit, thuhej se të krishterët nuk dallohen nga veshja. Për ne të krishterët nuk ekziston asnjë ligj për veshjen. Kuptohet që jemi për një veshje modeste, jo provokuese, por nuk kemi asnjë ligj apo detyrim për një veshje të caktuar. Të detyruar janë vetëm meshtarët dhe murgeshat, që kanë uniformën e tyre. Në rastin e një meshtari apo murgeshe, veshja është e rëndësishme, pasi është simbol i kushtimit të jetës së tyre ndaj Zotit. Ndërsa për besimtarët e thjeshtë nuk ka ndonjë veshje të caktuar, të cilën ata janë të detyruar që ta mbajnë. Veshja është një shenjë, ose një formë dhe ajo nuk mund të jetë asnjëherë më e rëndësishme se përmbajtja. Kjo e fundit është më e rëndësishme se forma. Një prift apo një besimtar i vërtetë është i tillë jo aq nga veshja, se sa nga sjellja e tij. Megjithatë, veshja është një simbol dhe shenjë e kushtimit të besimtarit dhe duhet respektuar.

Mendoni se periudha e kaluar komuniste ka ndikuar negativisht për njerëzit, duke i larguar ata nga besimi? Po, sepse Shqipëria ka kaluar gati një gjysëm shekulli në komunizëm, në një shtet ku qeveria nuk ishte ateiste, por anti-teiste, ku komunizmi i Enver Hoxhës nuk ishte vetëm një përjashtim i Zotit, por një luftë ndaj Zotit. E megjithatë, pasi rënies së komunizmit, populli shqiptar është dëshmuar si një popull që beson. Shqiptarët, siç e thashë, janë shumë besimtarë, më shumë se sa ndoshta ne e mendojmë. Unë nuk jam dakord me disa mendime apo citime të ndryshme këtu, kur citojnë fjalët e Pashko Vasës, që “feja e shqiptarëve është shqiptaria”. Kjo është një gjë që nuk mund ta pranoj dhe nuk mund ta besoj, sepse realisht nuk është ashtu. Kjo që ka thënë Pashko Vasa duhet të kuptohet në kontekstin e vet, sepse këto fjalë janë thënë për të nxitur nacionalizmin, që deri atëherë në Shqipëri mungonte. Shqipëria ka pasur një fat të madh për harmoninë fetare, pasi politikanët nuk janë përpjekur që të manipulojnë dhe përdorin besimet, siç është rasti i Millosheviçit në Serbi. Sepse besimet nuk nxisin luftë. Besimet e vërteta nxisin paqe dhe harmoni dhe jo urrejtje dhe luftë.

22/01 - 28/01/11 F.P. 11


Aktualiteti 12-15

Nga Jonida Late

Mos t’i lëmë vetëm Bota e ka kthyer vëmendjen nga të moshuarit. Kina po bën një ligj që fëmijët të detyrohen të kujdesen për to. Po në vendin tonë? Emigracioni, problemet sociale e zhvillimet e ndryshme shoqërore po shtojnë vuajtjet për të moshuarit. Por tradita familjare e fortë vazhdon të mbetet një shpresë e fortë

T

okio, kryeqyteti i Japonisë, vlerësohet si vendi me më shumë të moshuar mbi 100 vjeç në mbarë botën. Por në fund të vitit që shkoi, Tokio e të moshuarit e saj ishin kryelajm në shumë media të botës. Çfarë kishte ndodhur? Personat që mbanin rekordin e moshës më të lartë në botë rezultonte se kishin vdekur ndoshta 30 vite më parë. Për këtë gjë nisën hetimet. Zhdukja e 100 vjeçarëve u bë një histori shumë drithëruese. Asgjë nuk kishte ndodhur. Të moshuarit ishin shuar në vetmi në një nga metropolet më të mëdhenj e më të përbindshëm të botës dhe askush nuk ishte kujtuar për ta. Në një botë kaq të rrëmujshme, ata nuk kishin shërbyer mirë as për statistika. Aq shumë është kthyer në problem përkujdesja ndaj të moshuarve, aq sa po bëhet temë ditë në vende të zhvilluara si Gjermania e Franca. Më së fundmi edhe Kina, e njohur për politikat e saj radikale si ajo që çdo familje duhet të ketë një fëmijë, propozoi që të ketë një ligj që parashikon që fëmijët të vizitojnë prindërit e tyre rregullisht. Ndërkohë në Shtetet e Bashkuara tashmë po flitet më shumë se kurdo për plakjen e një brezi, që nisi me të famshmin “baby brom” të viteve ’60. Por ndërsa bota shqetësohet kaq shumë për të moshuarit, si është panorama në vendin tonë. Pa më të voglin dyshim edhe këtu problemet janë të mëdha. Emigracioni, problemet sociale e dhuna në familje kanë pasur kosto mbi të gjitha mbi të moshuarit. Por edhe ndryshimi i mënyrës së jetesës ka ndikuar ndjeshëm. Shumë prej tyre janë detyruar që të jetojnë në qytetet e zhurmshme e plot pluhur. Të pyetur nga “Free Press”, ata pranojnë problemin me vetminë. Por shumë prej tyre shprehen të lumtur sepse fëmijët e tyre i ndihmojnë e u qëndrojnë afër. Në të vërtetë lidhja e fortë familjare ende është pjesë e jetës së shqiptarëve. Ajo nuk duhet lejuar që të shkëputet edhe pse zhvillimi e jeta po bëhet më e vrullshme.

12 F.P. 22/01 - 28/01/11

Foto Blerta Kambo

Në të vërtetë lidhja e fortë familjare ende është pjesë e jetës së shqiptarëve. Ajo nuk duhet lejuar që të shkëputet edhe pse zhvillimi e jeta po bëhet më e vrullshme


AktualitetiFP A ka një parajse të vërtetë për moshën e tretë? Mund ta gjeni në tokë. Quhet Firhall dhe është një qytezë e qetë dhe shumë e gjelbër në Skocinë e largët

Bashkim Guri Unë jetoj këtu në Tiranë prej disa vitesh vetëm me gruan time pasi fëmijët i kam në emigracion. Deri tani falë Zotit nuk kemi pasur probleme të rënda shëndetësore dhe kujdesemi vetë për veten tonë. Në fillim e kemi patur pak të vështirë që të adoptoheshim me ambientin këtu në Tiranë, sepse njeri nuk njihnim, të moshuar ishim që të gjenim një punë dhe të largonim mendjen nga e përditshmja. Fillimisht mërziteshim shumë dhe dëshironim të shkonim sa më shpesh në vendin tonë të lindjes. Por tani u mësuam edhe me komshinjtë tanë dhe e kemi më të lehtë.

Xhume Musaj Unë jetoj e vetme në shtëpi, pasi fëmijët i kam ne emigracion. Për mua nuk kujdeset njeri përveç vetes time, është shumë e vështir të jetosh vetëm, nuk ke me këmben dy llafe në darkë në shtëpi dhe shtëpia duket sikur të ha. Jeta është shumë e vështire dhe gjendja ekonomike është e keqe, pensioni janë shumë të ulëta, nuk na dalin as për ilaçe. Mos të mendoj pastaj për drita dhe për ujë, apo edhe për ushqime që sa vinë dhe bëhen me të shtrenjta.

Lima Shehu Unë në shtëpi jetoj me djalin me nusen, me dy nipërit e mi dhe me mbesën time. Pra jemi një familje e madhe. Dashuria, përkushtimi dhe kujdesi nuk më mundon as një herë nga nusja, djali, nipërit dhe mbesa ime. Pensionet i kemi shumë të ulëta, por falë Zotit nuk jam vetëm në shtëpi dhe nuk me mungon as një gjë nga ato gjëra që ne të moshuarit kemi nevojë si shpirtërisht dhe materialisht. Prandaj dua t’u them të gjithë atyre fëmijëve që kanë prindër të moshuar dhe që nuk kujdesen dot për vete, mos i braktisni se një ditë do bëhen edhe ata të moshuar.

Gani Prifti Jetoj vetëm në shtëpi me grua time, të sëmurë jemi, pension të ulët kemi që nuk na del për asnjë gjë. Mundohemi t’i bëjmë shërbim njëri - tjetrit me aq sa kemi fuqi, por çfarë të bëjmë, jeta i ka këto.

Isuf Hoxha Jeta për të moshuari është e vështir, çmimet rriten çdo dite, pensionet janë të ulëta. Nuk na mjaftojnë. Por kemi fëmijët, të cilët na ndihmojnë, se te jetë për këto pensione, ne do kishim vdekur.

Një fshat vetëm për të moshuarit Një oaz i vërtetë për ata njerëz që nuk e ndiejnë mungesën e të rinjve dhe që kërkojnë t’i kalojnë ditët e fundit të jetës në paqe të plotë

Një i moshuar rreth të 70-ve Të rinjtë nuk mendojnë ndonjëherë se do plaken dhe do bëhen si ne. Unë jetoj vetëm në shtëpi, jo se nuk kam fëmijë, fal Zotit i kam mirë të gjithë, por për shkak të konflikteve që kisha me nusen e djalit, vendosa të jetoj vetëm. Duke qenë se edhe gruaja nuk jeton më, e kam pak të vështirë që të kujdesem për vetën, por gjithsesi ja dal. Ajo që unë do u thosha te gjithë të rinjve sot është: “Duaji prindërit ashtu siç do ti të të duan fëmijët e tu!”

A

ka një parajse të vërtetë për moshën e tretë? Mund ta gjeni në tokë. Quhet Firhall dhe është një qytezë e qetë dhe shumë e gjelbër në Skocinë e largët. Fëmijët dhe të rinjtë mund të cilësohen “banditë” në këtë qytezë ku mosha më e vogël është 45 vjeç. Rregullorja e qytetit u vë disa kushte shumë të rrepta gjyshërve. Ata mund të mbajnë qen, por jo rosa apo bletë. Është absolutisht e ndaluar t’ua shesin shtëpitë çifteve me fëmijë. Në hapësirat e qytezës është e ndaluar çdo lloj reklame komerciale dhe gjithashtu çiftet që blejnë banesa duhet të jenë mbi 45 vjeç. Gjithashtu ndalohet konsumi i verës dhe i pijeve të tjera alkoolike. “Banorët e qytetit nuk i urrejnë fëmijët, por kërkojnë më shumë paqe”, shprehet agjentja e pasurive të paluajtshme Lesley Ann Fraser. Ndërkohë, i moshuari David shton: “Ishim mërzitur duke jetuar në një botë ku rinia është në qendër të vëmendjes”. Me pak fjalë, një oaz i vërtetë për ata njerëz që nuk e ndiejnë mungesën e të rinjve dhe që kërkojnë t’i kalojnë ditët e fundit të jetës në paqe të plotë.

Rrjeti Social i Shërbimeve të Përkujdesit Social për të Moshuarit në vendi tonë të ndarë sipas tipologjive janë: 6 qendra për të moshuarit (rezidenciale publike) ku trajtohen 285 përfitues 5 qendra ditore për të moshuarit, në varësi të pushtetit vendor, ku trajtohen 226 përfitues 6 qendra rezidenciale jopublike për të moshuarit ku trajtohen 113 përfitues 9 shërbime komunitare dhe alternative për të moshuar që trajton 279 përfitues Foto Blerta Kambo

Në total në këto institucione trajtohen 923 përfitues.

22/01 - 28/01/11 F.P. 13


AktualitetiFP

Kërkesat nga të moshuarit që kanë konflikte familjare janë gjithmonë edhe me të shumta, por pranimet janë të pakta. Sepse duke qenë se kapaciteti i azilit është i kufizuar, u jepet më shumë prioritet personave që kanë me tepër nevojë

Të moshuarit me konflikte famil

T

ë mos jesh pjesë e familjes tendë në vitet e fundit të jetës është e vështirë. Por fatin ndonjëherë duhet ta pranosh ashtu edhe si ai të serviret. Ndërsa për të moshuarit e Shtëpisë së të Moshuarve në Tiranë, fati është treguar disi me bujar pasi vitet e fundit të jetës së tyre nuk do mund t’i kalojnë vetëm. Megjithatë përshtatja në këtë ambient është pak e vështirë dhe kjo për shkak të jetës që ata kanë bërë më parë. Sipas përgjegjëses sociale të këtij institucioni, psikologes Klodiana Baxho, problemet psikologjike që shfaqin të moshuarit janë të mëdha. “Ata gjatë gjithë jetës së tyre kanë qenë të rëndësishëm dhe tani u duket sikur tani ata janë të pa dobishëm. Të strehohesh diku tjetër në moshën e tyre, me një sëmundje mbi shpinë sepse në këtë moshë një sëmundje është minimumi, është shumë e vështirë. Gjithashtu për ta është shumë e vështir të pranohet largimi nga familja. Kjo bën që kur të vinë këtu, të vinë me një stres të theksuar. Bashkëjetesa me njëri-tjetrin është pak e vështirë, përshtatja me rregullat, me institucionin. Dhomat në këtë shtëpi janë dyshe dhe treshe, dhe të jetosh në një dhome dyshe apo treshe duhet të pranosh edhe tjetrin, me të gjitha të mirat dhe të këqija që ka ai, duhet të respektosh njëri –tjetrin. Ky është edhe problemi që ata kanë më tepër, respektimi i njeri- tjetrit, tolerimi midis tyre”. Arsyet pse këta të moshuar vinë në qendër janë nga më të ndryshmet, por më të shumtë janë ata, të cilët kanë qenë beqarë dhe nuk kanë krijuar një familje, të cilët janë në pension dhe nuk kanë një vend ku të strehon. Por në këtë qendër ka edhe nga ata të moshuar, të cilët nuk kanë patuar fëmijë dhe u ka vdekur bashkëshortja ose bashkëshorti, dhe për ta nuk ka kush të kujdeset. Në këtë shtëpi nuk mungojnë as ato raste kur i kanë fëmijët jashtë pasi në këtë kohë emigracioni është shumë i zhvilluar dhe për ta nuk ka kusht të kujdeset. Në përgjithësi kriteret janë të strehohen ata të moshuar që janë në nevojë, nuk kanë kushte financiare, nuk kanë një vend ku të jetojnë. Ndërsa lidhur me pyetjen se a ka në qendër nga atë të moshuar që kanë konflikte familjare, përgjegjësja sociale shprehet: “Ka edhe nga këta persona që kanë konflikte dhe vijnë e kërkojnë strehim këtu, duke u shkëputur nga familja, nga djali, nga nipi, mbesa. Kërkesat nga të moshuarit që kanë konflikte familjare janë gjithmonë edhe me të shumta, por pranimet janë të pakta. Sepse duke qenë se kapaciteti i azilit është i kufizuar, u jepet më shumë prioritet personave që kanë me tepër nevojë. Siç janë të moshuarit që nuk kanë një banesë, që nuk janë në gjendje të mirë ekonomike dhe që nuk kanë njeri. Kjo është edhe kategoria më primare që pranohen në azil”. Ndërsa përshtatja dhe adaptimi në këtë qendër për ta është e vështirë, kjo për shkak edhe të jetës që ata kanë bërë më para. Po sipas Klodiana Baxhos, adoptimi në qendër është edhe pjesa më e vështirë e tyre, sidomos për ata që vijnë nga familjet me fëmijë. “Të vish në një institucion që për ta është i huaj, është shumë e vështirë. Kurse për ata që nuk kanë familje dhe fëmijë është pak më e lehtë”. “Përshtatja për ta është një stres më vete, sepse të lesh familjen dhe

14 F.P. 22/01 - 28/01/11

të vish në një ambient krejt ndryshe është tepër e vështirë. Por edhe përshtatjen me rregullat e kanë pak të vështirë, ndonëse mundohemi tua bëjmë më të lehtë dhe ambienti të jetë sa me familjar, sa më i ngrohtë. Përshtatjen e kanë të vështirë edhe me shokun e dhomës,” thotë Baxho. Pavarësisht se të afërmit nuk u mungojnë më vizitat e tyre në qendër, përsëri përshtatja për ta është e vështirë. Çdo muaj në këtë qendër zhvillohen aktivitete sociale. Sipas përgjegjëses sociale, në këtë qendër të moshuarit kanë një rol në vendimmarrje, ata pyeten për çdo gjë që ka të bëjë me shërbimin që do përgatitet për ta.

Historiku Shtëpia e të Moshuarve Tiranë u krijua si institucion në shkurt të vitit 1967. Krijimi i këtij institucioni erdhi si rezultat i nevojave tepër imediate që dolën në pah ato vite, si pasojë e disa shkaqeve objektive që

filluan të vihen re në shoqërinë shqiptare të asaj kohe, si fatkeqësitë familjare, konfliktet brenda familjes, braktisja, mungesa e strehimit etj. Fillimisht shtëpia e të moshuarve e filloi aktivitetin e tij si institucion në trajtimin e të moshuarve në godinën e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane me një numër të kufizuar klientësh, i cili që në fillim kapi shifrën 21 dhe një personel shërbimi prej 12 punonjësish. Proceset demokratike që ndodhën në vendin tonë gjatë viteve 1990 bënë që të ndryshonin dhe kushtet sociale-ekonomike. Shumë familje u përballën me fenomene, të cilat nuk i kishin jetuar më parë. Rol vendimtar luajti edhe emigrimi i të rinjve, kjo bëri që shumë familje të përjetonin dramën e ndarjes dhe të braktisjes. Duke qenë të vetmuar dhe pa përkrahje, shumë të moshuar që e përjetuan këtë dramë u detyruan t’i drejtohen Shtëpive të të Moshuarve për shërbim. Numri i kërkesave ishte gjithnjë e nën rritje dhe në fund të


AktualitetiFP Të moshuarit këtu përfshihen edhe në vendimmarrje, si në menynë ushqimore çdo gjë bëhet në grup se kështu ndihen edhe më të vlerësuar

jare “dyndin” me kërkesa azilin

Gratë e moshuara qëndrojnë larg qendrave ditore, shkak mentaliteti Problemet ekonomike kanë bërë që shumë të moshuar pas daljes në pension të hasin vështirësi të shumta. Për këtë arsye ministria e Çështjeve Sociale ka ngritur edhe një qendër polivalente ditore në Kamëz. Qendra e shërbimit social polivalent ditor nuk është qendër rezidenciale, ajo është një qendër komunitare, çka do të thotë këtu të moshuarit nuk flenë. Pra, shërbimi këtu nuk është 24 orë. Ajo është një qendër sociale ditore ku trajtohen të moshuar që kanë probleme kryesisht ekonomike. Të moshuarit në këtë qendër vijnë në mëngjes me transportin që qendra u siguron, për shkak se qendra është në periferi të Kamzës, qëndrojnë deri në drekë dhe pasi kanë ngrënë edhe drekën ata largohen nga qendra sërish me autobusin që është në dispozicion të tyre. Kriteri bazë që të moshuarit të jenë pjesë e kësaj qendre është se ata duhet te jenë mbi 60-vjeç për femrat dhe mbi 65-së vjeç për meshkujt. Për gazetën flet Brunilda Myftari, përgjegjëse sociale e kësaj qendre.

vitit 1992 ky numër kapi shifrën 76 vetë, nga të cilët 24 ishin gra të moshës mbi 60-të vjeç. Ndërsa kapaciteti maksimali i institucionit ishte 100 të moshuar. Në qershor të vitit 1993 “Shtëpia e të Moshuarve Tiranë” u transferua nga ambientet e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në çerdhen numër 37-të, ku ndodhet aktualisht edhe sot. Kjo lëvizje ishte e pastudiuar pasi godina e dhënë për strehim nuk i plotësonte kushtet minimale për trajtimin e të moshuarve. Deri në vitin 1993 forma e organizimit të punës në institucion ishte në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe fondet e caktuara për ushqime, ilaçe, veshmbathje etj, administroheshin nga Administrata e Shëndetësisë. Në tetor të vitit 1993 të gjitha institucionet e shërbimit social kaluan nën juridiksionin e Ministrisë së Punës dhe Çështjes Sociale. Aktualisht kjo qendër ka 13 punonjës.

Ju thatë që të moshuarit që vijnë këtu janë ditorë, cili është kriteri bazë që ata të jenë pjesë e kësaj qendre? Kriteri bazë që të moshuarit të jenë pjesë e qendrës tonë është që ata të kenë probleme ekonomike, për vetë faktin se ata këtu trajtohen me ushqim. Prioritet i jepet shumë kriterit ekonomik, këtu është një zonë e varfër dhe ka shumë familje me probleme ekonomike. Ne kemi një bashkëpunim me bashkinë e Kamzës, me departamentin që merret me problemet sociale, ku identifikojmë familjet në nevojë. Prandaj kur ne kemi një vend bosh për një vend të ri, pasi dihet që ka edhe të moshuar që largohen nga jeta, kemi një bashkëpunim me punonjësit social të bashkisë për të marrë një person të ri. Atëherë punonjësi social i trajton të gjitha rastet dhe merr vendimin se cili i duket më i arsyeshëm për ta pranuar në qendër, pasi kapaciteti që ka kjo qendër është deri 30 të moshuar. Të moshuarit që vijnë këtu duhet të jenë vetëm nga Bashkia e Kamzës? Tani vitet e fundi si kriter është që të moshuarit që trajtohen në këtë qendër duhen të jenë vetëm nga bashkia e Kamzës. Kategoritë janë të

ndryshme, ka të moshuar që jetojnë vetëm dhe vijnë këtu, ka të moshuar që jetojnë edhe me fëmijët e tyre, por kanë probleme ekonomike. Si është shërbimi shëndetësor këtu? Shërbimi shëndetësor nuk është në strukturën e qendrës, por është dhoma e infermierisë. Por është një klinikë private që na ofron mjekët e saj dhe këtë e bën në formën e një donacioni për qendrën. Mjeku vjen çdo muaj e u bën vizita të moshuarve. Problemet që ata shfaqin më tepër, cilat janë? Problemet që ata kanë më tepër janë problemet e vetmisë dhe kur janë ditë pushim, mezi e presin te hënën. Stafi në këtë qendër është shumë i përkushtuar. Problemet që ata flasin më tepër janë problemet shëndetësore. Ka edhe të moshuar që kanë problem shumë të theksuara familjare. Por për këto raste bëhen biseda individuale me të moshuarin. Janë të moshuarit pjesë e vendimmarrjes këtu? Të moshuarit këtu përfshihen edhe në vendimmarrje, si në menynë ushqimore çdo gjë bëhet në grup se kështu ndihen edhe më të vlerësuar. Çdo i moshuar ka dosjen e vet. Gjithashtu kemi edhe kutinë e ankesave ku të moshuarit kanë të drejtë të paraqesin ankesat e tyre, për këtë gjë ata kanë edhe përfaqësuesin e tyre kur hapet kutia e ankesave, por ankesat e tyre janë me tepër në formën e kërkesave se sa të ankesave. Sepse të moshuarit këtu kanë bërë edhe një zgjedhje ku kanë një kryetar të tyre, ai është prezent në hapjen e kutisë së ankesave. Kur i moshuari bëhet pjesë e kësaj qendre, lidhet një kontratë. A ka shërbim në familje për të moshuarit? Në këtë qendër ofrohet edhe shërbim komunitar në familje. Sepse ka disa familje këtu për arsye mentaliteti, si p.sh nuk vjen gruaja në qendër, por që kanë probleme shumë të theksuara ekonomike. Ne këtyre personave ua dërgojmë ushqimin në shtëpi. Kapaciteti në këtë qendër është 30 vetë dhe kemi 26 meshkuj dhe 4 femra. Nga këto 4 femra, një vjen dhe paraqitet këtu, 3 të tjerat e marrin shërbimin në familje.

22/01 - 28/01/11 F.P. 15


Lifestyle 16-18

Nga Fatma Myrte

Flirti në një rrjet social Flirti është i bukur dhe sidomos kur ndodh në një rrjet social. Ai mund të bëjë mirë mendërisht, por vetëm në raste të caktuara. Kjo është sikur njerëzi të arrijnë të imagjinojnë një përvojë me një shtet tjetër në mëndje. Ju mund të përfitoni nga një miqësi e lindur me njerëz të dashur dhe që qëndrojnë larg nga çdo përfshirje emocionale. Nuk duhet të investoni më shumë seç duhet në këtë rrjet social dhe as të prisni.

N

djenja virtuale dhe pasojat konkrete që lindin në një rrjet social, duhet të jenë të kujdesshme. Nuk duhet të bini në një kurth që të çon në mendimin “Pra kjo është e gjitha virtuale”. Marrëdhëniet online nuk janë më pak të mrekullueshme, ose të rëndësishme se ato reale. Edhe pse nuk kanë kontaktet fizike, investimet emocionale që mund të lindin, mund të jenë të vërteta dhe të rëndësishme. Po kaq e vërtetë mund të jetë zhgënjimi apo ndjenja e tradhtisë, nëse diçka shkon keq. Dhe për të mbajtur këtë në mendje, nuk duhet të nënvlerësoni rreziqet e caktuara. Flirtimi, por jo për një kohë të gjatë për të qëndruar në krye të lojës, mund të arrijë një pikë që duhet të ndalet. Është e pamundur për të mbajtur emocionet në gji për një kohë të gjatë. Shumë njerëz të nxitur nga besimi i rremë që kanë çdo gjë nën kontroll, ecin shumë para dhe e gjitha përfundon në zhgënjime dhe keqkuptime. Sa më shumë një person të ndihet i fortë dhe me besim, duke mbajtur frenat e situatës, aq më i vogël do të jetë rreziku. Rrëfimet në sy, kur një burrë thotë diçka personale, tregon besim dhe interes në sytë e një gruaje. Por ka shumë persona që e kanë më të lehtë për të komunikuar dhe për të shprehur ndjenjat e tyre online. Disa për shkak të profesioneve të caktuara mund të jenë më të favorizuar nga distanca. Për më tepër, ka njerëz që shfrytëzojnë konfidencën. Përdorimi i tyre është për qëllime përfitimi dhe manipulimi. Kujdes në qëndrueshmëri dhe në rritjen e dashurisë. Vetëm me një shënim flirti virtual të vogël, jepni shpresën për diçka më shumë. Ai hedh mesazhe

16 F.P. 22/01 - 28/01/11

Si të sillemi profesionalisht në Facebook Rrjeti social Facebook është bërë një pjesë integrale e njerëzve nëpër botë. Edhe pse përdorimi mund të japë efekte pozitive, është e rëndësishme përdorimi i tyre në mënyrë profesionale.

Katër gjëra që duhet të keni parasysh

të bukura dhe ndoshta për një kohë të gjatë ai kundërshton veten e tij dhe besueshmërinë e disa manifestimeve të mëshirës. Psikologët theksojnë se fjalë të tilla si “I love you” nuk duhet të na bëjnë përshtypje. Një flirt online, edhe pse mund të jetë shumë i mirë, nuk do të zgjasë shumë gjatë. Por, si një paraqitje e shkurtër, sinjali “Game Over” do të japë vendimin e duhur. Duhet të merni parasysh se sa shpesh ju jeni lidhur në internet me personin në fjalë. Kjo është një tregues i mirë i interesit që mund të kenë të dy palët. Nga ueb, te realiteti virtual mund të ndodhë që loja të bëhet diçka më shumë. Në këtë çast mund t’ju lindë dëshira

edhe për t’u takuar ballë për ballë. Ajo është e mirë për të shkuar ngadalë . Duhet të mbani mend dy pika: 1- Miqësia që mund të ketë lindur në rrjet mund të jetë e vërtetë edhe në jetën reale. Bukuria dhe fushëveprimi i disa lidhjeve interesante online qëndron në rëndësinë e distancës. 2-Duhet të zbuloni nëse personi me të cilin do të takoheni ka të njëjtën mendje sikurse edhe në rrjet. Për disa njerëz, flirtimi në një rrjet social mund të jetë i rrezikshëm dhe për këtë arsye nuk rekomandohet. Ju mund të “digjeni” në qoftë se do të luani shumë. Në këtë mënyrë do të keni tendencë të besoni më shumë tek të tjerët. Në një rrjet mund të bëni humor pa kufi, pas një zhgënjimi romantik.

1. Zgjidhni me kujdes foton e profilit dhe foto albumet. Fotot sportive apo familjare janë të përshtatshme për të mbajtur një profil të pastër dhe që të duket aktiv. Fotot që paraqesin potencialisht pamje të tilla, si abuzime me alkoolin apo qartësi seksuale, nuk duhet të jenë pjesë e foto albumit. Një punëdhënës mund të kontrollojë lidhur me profilin e një kandidati në Facebook dhe një foto e zjedhur gabim mund të ndikojë në punësimin tuaj. 2. Kontriboni në status për t’u lidhur me aktivitete të përditshme, ngjarje të veçanta, ose plane të ardhshme. Edhe pse retë e statusit janë të dobishme për të ngjallur diskutime në grup, hiqni dorë nga postimi i komenteve të turpshme. 3. Shkruani mesazhe miqësore për miqtë dhe të afërmit tuaj, duke shmangur dhënien e tepruar të mesazheve konfidenciale. Në qoftë se keni nevojë të komunikoni diçka personale, dërgoni mesazhe personale. 4. Mbani një listë me miq të zgjedhur me kujdes. Kjo ju ndihmon në parandalimin e shkeljes së privatësisë dhe përhapjes së viruseve. Të rinjtë që qëndrojnë më shumë në Facebook kanë më shumë mundësi për të pirë alkool, duhan, drogë dhe të bëjnë seks në moshë të hershme. Kështu rezulton sipas studimit të drejtuar nga Scott Frank, i "Case Western Reserve School of Medicine", studim ky i prezantuar në takimin vjetor të "American Public Health Association" në Denver, Sh.B.A Stresi ka një lidhje të fortë me Facebook mania. Ndërkoh edhe me vetëvrasjen, çrregullime në gjumë, nota të këqija në shkollë. Përdoruesit e rregullt të Facebook kanë 62% rrezik për të përdorur cigare, 79% për të abuzuar me alkoolin dhe 84% për të filluar drogën.


LifeStyleFP

Parfumi, një mënyrë për të joshur

P

arfumi është një përzierje e vajrave esenciale aromatike dhe tretës, të përdorura për t’i dhënë trupit të njeriut, të kafshëve, objekteve dhe hapësirave, një aromë të këndshme. Pjesë e pandarë e jetës sonë janë dhe aromat. Janë fillimisht ato natyrale, si era e flladit të detit, aroma e tokës së lagur pas shiut në një pyll me pisha, aroma e një fushe me grurë në një ditë të nxehtë vere apo aromat e pafund të luleve dhe deri te vetë aroma e lëkurës sonë, që në disa variacione të saj është e jashtëzakonshme. Njerëzit kanë përdorur vajra dhe parfume mbi trupin e tyre për mijëra vjet. Egjiptianët e vjetër përdornin esencë parfumi si pjesë e ceremonive të tyre fetare dhe më pas si shprehje e dashurisë. Është e rëndësishme të theksohet se parfumi ka ardhur tek ne prej vajrave të cilësisë së lartë. Përdorimi i parfumit ra gjatë periudhës së krishterimit, por u ringjall në periudhën mesjetare. Fundi i shekullit 19 ishte epoka e vërtetë e parfumit. Parfumet me përbërie sintetike janë përdorur në vende ku ka qënë e vështirë të gjendeshin përbërësit e shtrenjtë. Secili nga ne ka aromat e preferuara. Vetëm me një nuhatje ju mund të zbuloni personin tuaj të zemrës. Parfumi është pjesë e personalitetit tuaj, për të treguar kush jeni. Nëse jeni një tip romantiku me një personalitet konservator, duhet të zgjidhni një parfum delikat dhe të ëmbël. Ju nuk duhet të zgjidhni një parfum imponues, që të shkaktojë vëmëndje. Shumë të përshtatshme për këtë tip do të ishin parfumet e lules së jaseminit. Një person me personalitet natyror do të preferonte një aromë të freskët dhe të pastër. Një parfum i krijuar nga bari dhe nenexhiku është i përshtatshëm për këtë personalitet. Nëse keni një tip impulsiv, parfumet ekzotike do të ishin shumë të përshtatshme. Nëse keni një shpirt të lirë, zgjidhni një parfum me shije frute. Pse na pëlqejnë parfumet. Molekulat e parfumit janë tërhequr nga një aromë në zgavrën e hundës, ku lidhen me receptorët e nuhatjes. Këta receptorë i dërgojnë sinjale nuhatjes. Një nga arsyet kryesore është joshja. Në Egjiptin e lashtë njerëzit, për të nderuar perënditë, përdornin parfume. Që në kohën e piramidave, parfumi dhe make-up ishin shumë të rëndësishme për gratë. Madje, në shumë pllaka varresh janë gjetur enë ku vendoseshin aromatikë për të shoqëruar trupin në botën e përtejme. Modernizimi i këtyre produkteve erdhi në shekullin 12. Në këtë periudhë gratë filluan të mbronin duart e tyre me doreza prej lëkure dhe për të larguar erën e rëndë që lëshonte lëkura e kafshëve, u zbulua një mënyrë evitimi- gjatë punimit të tyre, të shtoheshin koncentrate nga bimë aromatike. Me një parfum shumë të mirë mund të tërheqësh mashkullin që do. Për shumë njerëz, kyçet e dorës janë dhe pjesët më të preferuara për të lyer me parfum. Mirë është të hidhet parfum pas dushit, kur lëkura është e butë dhe poret janë të hapura. Tek femrat, gjatë ciklit menstrual duhet shmangur hedhja e parfumit, pasi kjo mund të shkaktojë dhimbje koke. Kur një aromë është shumë e fortë, mund të provokojë të vjellura dhe dhimbje koke. Në zonën e gjoksit nuk është e këshillueshme përdorimi i parfumeve që përmbajnë përqindje të lartë alkooli. Disa pika do të ishte normale, por pa e tepruar. Femrat

18 F.P. 22/01 - 28/01/11

preferojnë shumë që të hedhin parfum në qafë. Është e këshillueshme që të hidhet në pjesën ku mbarojnë flokët, pasi mund t’i dobësojnë ato. Për të marrë aromën e trupit të një njeriu, mjafton të hedhësh pak alkool në një pjesë të tij dhe nga ajo pjesë të marrësh përqendrimin më të lartë, duke nxjerrë një ekstrakt prej saj. Në fakt, ndryshe nga të rriturit, nga të sapolindurit mund të nxirret një parfum i mrekullueshëm. Ka shumë artista në botë që kanë dhe parfumin e tyre. Paris Hilton. Parfumi i saj i fundit është lançuar në 2009 dhe quhet Siren. Maria Carey nga viti 2007 ka lançuar tre linja parfumesh: M. The Scent", "Forever" dhe "Luscious Pink", te gjitha produkte nga Elizabeth Arden. Këngëtarja Leona Lewis është tashmë e njohur në biznesin e parfumeve. Parfumi që mban emrin e saj është lançuar për markën e njohur gjermane LR që në vitin 2009. David dhe Victoria Bekcham kanë një linjë të parfumeve të tyre "Beckam Night" Pesë parfume ka firmosur edhe Britny Spears: "Circus Fantasy", "Hidden Fantasy", "Fantasy", "Believe" e "Curious". Parfumet shkaktojnë sterilitet. Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se përdorimi i aromave dhe kremrave gjatë shtatzanisë mund të shkaktojë probleme tek fëmija. Suksesi i një parfumi nuk varet mbi popullaritetin aktual, por reputacionin që shtëpia parfum ka mbajtur gjatë viteve. Ka disa shtëpi parfumi që kanë qëndruar nëpër testin e kohës. Këto mund të quhen me të vërtetë “best”. Parfumi është faktori kryesor që na ndihmon për të zgjedhur partnerin. Dihet që çdokënd e karakterizon aroma e trupit të tij. Një aromë e këndshme do të ishte shumë më efikase sesa një pamje e bukur. Mjafton që të parfumohesh me disa pika rreth qafës nga era e veçantë dhe kësaj nuk mund t’i rezistojë asnjë mashkull.

Parfumi më i shitur është chanel Prej 90 vjetësh ka ekzistuar një bashkëpunim midis parfumit chanel dhe qytetit Gras në Francë. Kjo zanafillë e ka ekzistuar që në vitin 1921, me daljen në treg të parfumit Channel No 5. Ky ishte parfumi i parë që shfrytëzonte molekulat sintetike të marra nga produkte natyrore si trëndafili dhe jasemini, dy ndër elementët më të kushtueshëm të aromave dhe Gras ishte një nga vendet e vetme ku mund të gjendeshin ato. Chanel No 5 u krijua në vitin 1921 për Coco Chanel nga specialisti Ernest Bo. Ky ishte i pari kompozim aromash i përbërë nga një përzjerje lulesh dhe kimikatesh. Sot Chanel është një nga parfumet më të shitur. Në botë çdo 55 sekonda shitet një Chanel No 5. Zhozef Myl thotë se trandafilët janë përbërësit kryesorë të parfumit Chanel No 5 dhe kanë qenë përdorur që kur u shpik parfumi. "Chanel kurrë nuk deshi të ndryshonte varietetin e trandafilit, sepse një trandafil i ndryshëm do të kishte nuanca të ndryshme aromatike, gjë që do të ndryshonte edhe nuancën e parfumit të tyre, ” thotë zoti Myl. Kjo është familja më e njohur për prodhimin e trandafilave në rajonin Gras. Pasi mblidhen, trëndafilat, dërgohen në një uzinë ekstraktimi pranë plantacionit të familjes Myl. Pastaj bëhet distilimi dhe nxirret esenca që përdoret për formulimin e parfumit Chanel No 5. "Për të nxjerrë një kilogram esencë duhen 400 kilogram trëndafila, pra për një kuti të tillë të vogël duhen më shumë se 3 ton trëndafila”, thotë shefi i uzinës, Zhan Fransua Vjëj. "No 5 është në një farë mënyre parfumi i parë që shfrytëzon shumë lule, pa u përqendruar në një aromë të vetme- thotë ai. Qëllimi ynë është të krijojmë një produkt që mbetet. Nuk duam një modë që del jashtë mode”. Me një histori të vjetër, Chanel mbetet një nga parfumet më të preferuara për nuhatjen tonë.


JO kolesterolit PO

I thuaj dhe i thuaj


Shëndeti 20-25

Nga Jonida Late

Alarm! Po bëhemi gjithmonë e më pak rezistent ndaj mikrobeve Rezistenca e trupit ndaj antibiotikëve është në rritje. Ky fenomen nuk është vetëm shqiptar, por mbarëbotëror. Rezistenca e antibiotikëve në popullsinë shqiptare, krahasuar me vendet e tjera, është relativisht e lartë, mbi 30 %. Po cilat janë arsyeje pse ndodh kjo në vendin tonë dhe cilat janë masat që ka marrë Ministria e Shëndetësisë për këtë fenomen. Për këtë flet në një intervistë për gazetën “Free Press”, Pëllumb Pipero, Drejtor i përgjithshëm i Politikave Shëndetësore dhe Planifikimit në Ministrinë e Shëndetësisë.

Cilët janë faktorët që ndikojnë në rritjen e rezistencës së antibiotikëve? Rritja e rezistencës së mikrobeve në organizëm është një fenomen i madh botëror sot. Kjo vjen kryesisht përmes abuzimit të mjekëve me antibiotikun, përmes abuzimit të qytetarit me antibiotikun dhe në vendin tonë për fat të keq vjen edhe përmes abuzimit të farmacistit me antibiotikun. Kjo ndodh për dy arsye të rëndësishme. Së pari, mikrobet në përgjithësi luftojnë të rezistojnë apo të mbijetojnë, pra vetë ato ndryshojnë në mënyrë të vazhdueshme për t’ju përgjigjur luftës së antibiotikëve dhe është e “drejta e tyre të jetojnë apo të mbijetojnë”. Së dyti, parë në këtë këndvështrim mikrobet pësojnë ndryshime apo ato që në i quajmë mutacione të vazhdueshme, për t’ju përshtatur apo për t’i rezistuar antibiotikëve. Nga ana tjetër, mjekët në përgjithësi abuzojnë me përdorimin e antibiotikëve dhe jo për çdo sëmundje që meriton antibiotik, por rëndom për të qenë brenda përdorin antibiotik. Rëndom shumë mjekë, jo vetëm te ne, por edhe në vende të përparuara, mendojnë se gripi luftohet me antibiotikë dhe për këtë arsye përdorin antibiotikë. Kjo do të thotë që edhe pse ne nuk e përdorim në target për një sëmundje të caktuar, organizmi apo mikrobet që bashkëjetojnë më organizmin fitojnë rezistencë ndaj antibiotikëve. Nga ana tjetër, ndodh shpesh që qytetarë të ndryshëm apo farmacistë të papërgjegjshëm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për një nevojë apo për një tjetër, shkojnë të farmacisti e kërkojnë pa e ditur pse e kërkojnë, por vetëm për të qenë brenda. Në këtë mënyra farmacisti ja jep dhe nuk i jep as dozën e nevojshme, as me rekomandimin e mjekut sipas sëmundjes së caktuar, por as me sasinë e caktuar në këndvështrimin e sa ditëve duhet ta përdorë këtë antibiotik. Të gjitha këto krijojnë atë që ne e quajmë një rrezik potencial për të rritur rezistencën e mikrobeve ndaj antibiotikëve, çka do të thotë që ne gjithnjë duhet të përdorim antibiotikë të rinj apo të shpikim antibiotikë të rinj për të luftuar mikrobet. Kjo thjesht nuk është mund

20 F.P. 22/01 - 28/01/11


ShëndetiFP Masat që duhen të marrim është që të kontaktojmë me qytetarët dhe t’ju themi se për çdo rast që keni një sëmundje, që mendoni se ke një sëmundje, që je i sëmurë, që ke një infeksion, shko të mjeku

për të prodhuar, por është një kosto shumë e madhe ekonomike për çdo vend dhe mbi të gjitha është kosto jetësore për cilindo qytetar, që ka fatin e keq që të infektohet ndaj mikrobeve rezistentë ndaj antibiotikëve. Pra, është një rreth vicioz që nis me mjekun, vazhdon me pacientin dhe përfundon te farmacisti. Rrija e rezistencës së mikrobeve ndaj antibiotikëve, veçanërisht për vendin tonë dhe veçanërisht kur flasim për infeksionet nozokoniale apo spitalore apo dytësore nëpër spitale, është edhe më e madhe. Sepse ne nëpër spitale, fatkeqësisht edhe pse Ministria e Shëndetësisë këmbëngul, edhe pse investohet shume në këtë drejtim, nuk kemi as kulturën, as edukatën, as investimin moral, se material është nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga Instituti i Kujdesit të Sigurimeve Shëndetësore, por nuk tregojnë kujdesin minimal për të mirëmbajtur nga ana higjieno -sanitare një qendër spitalore apo një institucion të kujdesit shëndetësor. Pra, duhet të behët larja sa më e shpeshtë e mjediseve me ujë dhe me detergjent, dezinfektimi qoftë edhe më hipoklorinë, dezinfektimi i duarve të personelit apo i qytetarëve sa herë që hyjnë nëpër spitale me alkool. Të gjitha këto bëjnë të mundur jo vetëm të kontribuojnë në uljen e rezistencës ndaj antibiotikëve, por edhe për uljen e konsumit të antibiotikëve, dhe në fund të fundit për uljen e kostos së trajtimit të një sëmundje, qoftë kjo primare e fituar jashtë spitaleve, qoftë sekondare e fituar në spital. Pra, janë një varg masash komplekse që varen nga institucionet shëndetësore, por edhe nga qytetarët për të mirëadministruar rezistencën anti-mikrobike. Cilat janë masat që duhen të merren kur një person abuzon me marrjen e antibiotikëve? Masat që duhen të marrim është që të kontaktojmë me qytetarët dhe t’ju themi se për çdo rast që keni një sëmundje, që mendoni se ke një sëmundje, që je i sëmurë, që ke një infeksion, shko të mjeku. Nga ana tjetër, do u këshilloja kolegëve të mi të bëjnë kujdes, jo në çdo rast jepen antibiotikë. Nuk ka kuptim të japësh antibiotik në qoftë së ke kollë, ke rrufë, ke temperaturë, ke dhimbje gjoksi apo ke dhimbje muskujsh. Gjithashtu do të këshilloja të gjithë farmacistët të mos japin antibiotikë pa rekomandimin e mjekut. Gjithashtu edhe qytetarët do t’i këshilloja të mos bëjnë presion mbi mjekët apo mbi farmacistet për të marrë antibiotikë pa qenë e nevojshme.

Ne kemi një kulturë shumë të dobët në raport me antibiotikËt dhe përdorimin e tyre, ne kemi një stepie apo

Sa është rezistenca ndaj antibiotikëve në popullsinë shqiptare, krahasuar me vendet e tjera? Fatkeqësisht rezistencën ndaj antibiotikëve ne e kemi shumë të lartë, në qoftë se vendet e tjera e kanë 13- 15 %, ne e kemi mbi 30 %. Pse ndodh kjo? Kjo ndodh nga të gjitha ato që përmenda edhe me sipër. Ne kemi një kulturë shumë të dobët në raport me antibiotikun dhe përdorimin e tyre, ne kemi një stepie apo tërheqje para presionit të qytetarëve, qoftë të farmacistëve, qoftë të mjekëve, për t’ju dhënë antibiotikë. Kjo, duke qenë shpesh të bindur për të pritur antibiogramën apo për të pritur rezultatin e analizave, për të qenë brenda japin antibiotikë. Megjithëse komunikojmë shpesh me mjekët dhe farmacistët për të qenë të kujdesshëm, përsëri jemi larg asaj që duam të arrijmë, por gjithsesi e rëndësishme është që problemi është i njohur, e kemi identifikuar dhe peshën e tij e dimë shume mire. Për këtë ka edhe një komitet kombëtar të masave për luftimin e Sëmundjeve infektive, luftimin e sëmundjeve nazokoniale dhe konsumimin e antibiotikëve, të udhëhequr nga ministri i Shëndetësisë, zoti Pe-

tërheqje para presionit të qytetarëve, qoftë të farmacistëve, qoftë të mjekëve, për t’ju dhënë antibiotikë

trit Vasili, pasi pesha e problemit është që e rëndë, sa ne duhet të marrim masa radikale. Ky problem nuk është vetëm te ne, është një problem ndërkombëtar në shumë vende, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rezistenca anti-mikrobike është cilësuar rrezik për sigurinë kombëtare, pra i këtij niveli është rezistenca antimikrobike. Pra, nuk jemi ne vetëm vend që e vuaj. Cilat janë masat ka marrë ministria për këtë? Ka një komitet kombëtar, ka ekipe apo komitete në çdo spital rajonal, qendra e shëndetit publik dhe komiteti, të cilët e kanë vlerësuar peshën e problemit. Ne kemi një komitet, i cili çdo ditë merret me këtë problem, çdo ditë tregon kujdes në zgjidhjen e problemit

në çdo hallkë të sistemit që haset. Te mjekët ka filluar ndonjë situatë sensibilizuese ndaj këtij problemi? Në jemi në fushatë, sepse lufta ndaj infeksioneve, lufta për të monitoruar kujdesin shëndetësor, për të monitoruar sistemin alert, për të monitoruar sëmundjet infektive nuk bëhet me fushata. Por bëhet me vëmendjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe absolutisht është detyrë themelore e sistemit, ne çdo ditë përpiqemi, luftojmë, marrim masa për të parandaluar sëmundjet infektive, për të reduktuar rezistencën antimkrobike, për të ulur konsumin e antibiotikëve dhe për të rritur cilësinë e shëndetit të qytetarëve.

22/01 - 28/01/11 F.P. 21


ShëndetiFP Shenja e parë e demences është ulja e kujtesës për informacionin e ri, kurse ngjarjet dhe situatat, të cilat janë përjetuar në fëmijëri, në përgjithësi janë të ruajtura

Gjërat që duhet të dimë për Demenca është një sëmundje që prek funksionet e larta konjitive si të folurit, të kuptuarit, kujtesën. Grupmoshat më të prekura nga demenca janë ato mbi 60-vjeç. Sot në botë përllogariten të jenë rreth 35 milion njerëz që e vuajnë këtë sëmundje, ndërsa në vendin tonë llogaritet rreth 1,8% e popullsisë, me një predominim të lehtë të femrave. Por në lidhje me shenjat e demencas dhe kurimin e saj, ne kemi pyetur neurologen Mira Rrakacolli, mjeke në spitalin “Nënë Tereza”, pedagoge në Fakultetin e Mjekësisë, njëkohësisht edhe Presidente e Shoqatës Shqiptare të Neurologjisë.

Doktoreshë Mira, çfarë është demenca? Demenca është ulja në mënyrë të vazhdueshme e funksioneve të larta konjitive, pra e atyre funksioneve që kanë të bëjnë me të folurin, me të kuptuarin, me vëmendjen, me kujtesën, me të gjykuarin dhe vepruarin në jetën e përditshme. Vete fjala “demence” vjen nga latinishtja e do të thotë pa mendje. Kur fillojnë të shfaqen shenjat e demences, ka ndonjë moshë të caktuar apo prek çdo lloj moshe? Shenja e demences zakonisht janë më të shprehura në grupmoshat mbi 60të vjeç, por ka edhe demenca që fatkeqësisht fillojnë në një moshë më të hershme. Cilat janë shenjat e para të kësaj sëmundje? Demencat janë disa llojesh. Grupet e mëdha të demences janë ato që ne mjekët neurologë i quajmë demencat degjenerative, pra mbi bazën e të cilave qëndron degjenerimi i atyre qelizave të trurit, të cilat merren me ato që ne i quajmë funksione të larta konjitive. Demenca të tjera janë edhe ato vaskulare, metabolike, traumatike, që janë ato lloj demencash që shkaktohen si rezultat i çrregullimit të furnizimit me gjak të trurit, apo nga mungesa e disa lloj vitaminash apo hormonesh, si edhe nga goditjet e vazhdueshme. Pra, disa shkaqe janë të riparueshme, si për shembull mungesa e vitaminave apo çrregullimet hormonale. Shenjat e para janë nga më të ndryshmet. Dy personave nuk ju fillon demenca njëlloj, por shenja më e parë që në përgjithësi i detyron njerëzit që të drejtohen për te mjeku është ulja e kujtesës. Ulja e kujtesës është një proces normal në përgjithësi për moshën. Çdo njeri pas një moshe të caktuar e vë re edhe vetë që nuk mban mend njësoj siç ka mbajtur më parë, prandaj jo çdo ulje kujtese mund të quhet demence. Por, te njerëzit që vuajnë nga demenca fillon të ulet kujtesa në mënyrë drastike, sidomos fillimisht për informacionin e ri. Informacioni i ri i duket sikur është një informacion i pa marrë ndonjëherë. Kur them për informacion të ri, nuk e kam vetëm për informacionin që ka të bëj për shembull vetëm me leximin, mësimin, por edhe me ato të jetës së përditshme. Po ti japësh një porosi një personi me demence, t’i thuash të kryej diçka, harron dhe kur ja kujton

22 F.P. 22/01 - 28/01/11


ShëndetiFP Këta persona fillon të kenë edhe halucinacione, ju duket sikur shohin objekte ose njerëz, të cilët nuk janë të pranishëm për momentin në atë ambient, u duket sikur shikojnë lule, sikur shikojnë kafshë të frikshme, sikur shikojnë njerëz që i njohin ose nuk i njohin fare. Pra, humbin tërësisht lidhjen me ambientin ku jetojnë

sëmundjen e demences sëmuren më pak, por është më pak e dukshme. Pra, e njëjta shkallë e zhvillimit te degjenerimit te qelizave te trurit, te njerëzit të cilët janë me nivel me të lartë arsimimi, shfaqet në pak. Domethënë sa më i ulët të jetë niveli arsimor, kulturor i një personi, aq më rëndë e përjeton demencen ai. atij personi, nuk e mban mend fare që ja ke thënë. Kjo e dallon nga harresat e vogla te jetës se përditshme që i kemi provuar të gjithë. Pra, shenja e pare e demences është ulja e kujtesës për informacionin e ri, kurse ngjarjet dhe situatat, të cilat janë përjetuar në fëmijëri, në përgjithësi janë të ruajtura. Pastaj ka edhe njerëz që fillojnë dhe harrojnë shtëpinë, nuk bëjnë dot llogari, nuk arsyetojnë dot, fillojnë të mos dinë të vishen, fillojnë të mos dinë të shkruajnë, të mos dinë të lexojnë. P.sh njerëz që kanë qenë inxhinierë, nuk dinë të vizatojnë një katror. Më vonë, me kalimin e kohës, me zhvillimin e sëmundjes, harresat fillojnë edhe bëhen me të mëdha. Shtëpia e vet nuk i duket si shtëpia e vet, njerëzit e afërt nuk i duken me si njerëzit e afërt ose fillon edhe i thërret edhe me emra të njerëzve të tjerë, jo rrallë nuk njohin as veten e vet në pasqyrë. Pos kësaj, këta persona fillon të kenë edhe halucinacione, ju duket sikur shohin objekte ose njerëz, të cilët nuk janë të pranishëm për momentin në atë ambient, u duket sikur shikojnë lule, sikur shikojnë kafshë të frikshme, sikur shikojnë njerëz që i njohin ose nuk i njohin fare. Pra, humbin tërësisht lidhjen me ambientin ku jetojnë. Ndonjëherë kanë periudha të shkurtra lucide, kur përgjigjen e arsyetojnë drejt, por ato zgjasin shume pak. A influencon mënyra e jetesës te demenca? Një pjesë e demencave janë të trashëguara. Rreth 25 % e personave që kanë një prind me demence, kanë mundësi të zhvillojë demencën. Një pjesë, siç edhe e përmenda, kanë të bëjnë me problem vaskulare, një pjesë me çrregullime metabolike, kryesisht mungesa e vitaminave, sidomos e vitaminës B 12 apo të folateve, si edhe çrregullimet e funksionit të gjëndrës tiroide. Po kështu edhe përdorimi i shtuar i alkoolit shoqërohet me demence. Interesante është lidhja e demences me nivelin e arsimimit. Njerëzit që kanë një nivel arsimimi më të lartë, e përjetojnë demencen më lehtë, nuk mund të themi që

Si bëhet diagnostikimi e demences? Diagnoza vihet re në radhë të parë me vizitë neurologjike. Ne mjekët neurologe, disponojmë teste specifike klinike për të dalluar uljen e funksioneve konjitive më tepër se normalja. Ekzaminimet mund të kërkohen për të përjashtuar sëmundje të tjera që mund të japin demence. E pastaj po me teste specifike vihet diagnoza e lidhur me shkakun. Hapi i parë që bëjmë ne mjekët në diagnoze është a është shkak i rikthyeshëm, pastaj mundohemi të përcaktojmë a është e lidhur me ndonjë sëmundje tjetër neurologjike ose jo, dhe se fundi mundohemi të diferencojmë llojet e ndryshme të demencave sipas tipit të degjenerimit të qelizave të trurit. Këtu do të doja të theksoja se tipi me i përhapur i demences është ajo që quhet Sëmundja e Alzheimerit, sipas mjekut që e përshkroi përafërsisht para një shekulli. Është pikërisht ajo formë demence që shpesh, në popullsi e gjejmë të përmendet me fjalën “sklerozë”. Si kurohet demenca? Përse i përket kurimit, fatkeqësisht deri më sot medikamente të cilat e shërojnë demencen nuk ka. Ekzistojnë disa grupe medikamentesh, të cilat e ngadalësojnë dhe e përmirësojnë disi cilësinë e jetës, po asnjëherë nuk e kthen atë vlerat normale. Problemet që sjellë demenca në aspektin social, cilat janë? Demencat janë një problem i madh social. Te kesh një preson me demence në familje, nuk e vuan vetëm personi që e ka këtë sëmundje, por e vuan gjithë familja. Pacienti nuk është i përgjegjshëm për veprimet që bën, ai mund të largohet e të mos dijë të kthehet, nuk është i aftë t’i shërbeje vetes e mund të shkaktojë edhe aksidente të rënda në shtëpi. Por edhe psikologjikisht është e vështirë ta shikosh një person të dashur të familjes të tjetërsuar e me defekte të mëdha, pikërisht në ato aspekte që e kanë bërë gjithmonë të dashur atë. Përveç kësaj, duhet edhe një angazhim i madh fizik për ta përballuar këtë situate.

Fatkeqësisht në Shqipëri barnat që përdoren për këtë sëmundje nuk rimbursohen. Ato janë të shtrenjta dhe sidomos po ta mendosh që nga demenca vuajnë me tepër kategoria e personave mbi 60 vjeç, pra ajo kategori që e ka më të ulët nivelin e të ardhurave. Mendoj që duhet një sensibilizim më i madh nga ana e strukturave shtetërore politkbërëse për këtë problem. Duhet menduar për krijimin e institucioneve ku të sigurohet kujdesi ndaj këtyre të sëmurëve, sidomos në fazat e avancuara. Moshat e reja i prek kjo lloj sëmundje? Ka raste që i prek edhe moshat e reja. Kjo ndodh zakonisht te ata që e kanë të trashëguar. Këtyre personave u fillon demenca më herët sec u ka filluar prindërve të tyre. Te format e trashëguar fillon e shfaqet kryesisht rreth moshës 50-vjeç. Arsyeja pse prek këtë moshë? Përgjithësish sëmundjet degjenarative prekin moshat e vjetra. Kush janë me të predispozuar që të preken nga kjo sëmundje, meshkuj apo femrat? Për këtë nuk ka studime të mirëfillta. Megjithatë në disa vende në disa studime që janë bërë, ka treguar se ka një prekje më të shpeshtë te femrat. Sa e përhapur në botë dhe në Shqipëri është kjo sëmundje? Në përgjithësisht në botë përllogariten sot rreth 35 milion njerëz të prekur nga kjo sëmundje, por në kushtet e zgjatjes se jetëgjatësisë, ky numër vjen duke u shtuar. Në një studim të kryer nga Shoqata Shqiptare e Neurologjisë, në Shqipëri llogaritet rreth 1,8% e popullsisë me një predominim të lehtë të femrave.

Demencat janë një problem i madh social. Te kesh një preson me demence në familje, nuk e vuan vetëm personi që e ka këtë sëmundje, por e vuan gjithë familja 22/01 - 28/01/11 F.P. 23


ShëndetiFP Mos heqja e gurëzave ndikon jo vetëm në aromën e gojës, por ajo që është me e rëndësishme shkakton një sëmundje qe quhet paradontozë që presupozon lëvizjen e dhëmbit dhe shkëputjen nga kocka, dhe kjo bën më vonë që të bjerë.

Disa këshilla se si duhet të Flet stomatologia Nasira Kopliku

1. Si duhet të kujdesemi për dhëmbët? Duke pasur parasysh se nga goja vijnë të gjitha sëmundjet, kujdesi i gojës ka rëndësi të veçantë. Fillon që me higjienën e gojës e deri te kontrollet një herë në gjashtë muaj te dentisti.

ton, duke u përtypur nxit prodhimin e gjëndrave të pështymës dhe bën një vetëpastrim të dhëmbëve, është në një farë mënyre fizkulturë për artikulacionin temporomandipular (ATM) duke parandaluar sëmundjet e lidhura me të.

2. Cilët janë shkaqet kryesore të cilat bëjnë që dhëmbët tanë të dëmtohen? E para është gjenetika (trashëgimia), ushqyerja me gji dhe ushqimet që përdoren gjatë rritjes. Gjithashtu vendi ku jetojmë, uji që pimë, sasia e florit në të etj.

8. Si duhet të jetë një vizitë rutinë te dentisti edhe për ata që nuk kanë probleme me dhembet? Vizitat rutinë te një dentist siç dhe e përmenda me sipër, edhe po nuk pate probleme me dhëmbët është mirë të jene një herë në 6 muaj.

3. Në cilën moshë duhet të fillojmë të kujdesemi për dhëmbët? Që në moshën dy vjeç fëmijës i jepet furça si lodër dhe i ofrohet për të larë dhëmbët. Këtu ndikon roli anësor.

9. Problemet e mishrave të dhëmbëve, cilët janë faktorët që na bëjnë të kemi probleme me mishrat e dhëmbëve? Faktorë që ndikojnë në problemin me mishrat e dhëmbëve janë: faktorë të përgjithshëm, gjendja fiziologjike, patologjitë e organizmit, gjenetika, etj. Faktorë lokale: higjiena e gojës, gurëzat, mbushjet jo të sakta, kariesi, urat jo të sakta.

4. Cilat faktorë ndikojnë që të shfaqen gurëzat e dhëmbëve? Faktorë që ndikojnë në formimin e gurëzave i ndajmë në: i) Faktorë të përgjithshëm ku hyjnë trashëgimia, vendbanimi, uji, ushqyerja, etj. ii) Faktorë lokalë, higjiena e gojës, lloji i pështymës, mënyra e përtypjes, duhanpirja, etj. 5. Çfarë dëmesh sjell mos heqja e gurëzave të dhëmbëve? Mos heqja e gurëzave ndikon jo vetëm në aromën e gojës, por ajo që është me e rëndësishme shkakton një sëmundje qe quhet paradontozë që presupozon lëvizjen e dhëmbit dhe shkëputjen nga kocka, dhe kjo bën më vonë që të bjerë. 6. Duhanim sa ndikon në dëmtimin e dhëmbëve? Pirja e duhanit shkakton veshjen e dhëmbëve me cipë, humbet bardhësia dhe nxitet formimi e gurëzave. 7. Çamçakizët Orbit, sa të pastër na i mbaj dhëmbët? Për mendimin tim Orbit ka këto funksione: duke mos pasur sheqer, shija na kënaq dhe nuk na dëm-

24 F.P. 22/01 - 28/01/11

10. Si kurohen problemet me mishrat e dhëmbëve? Mishrat e dhëmbëve mjekohen me: Pastrimin dhe higjienën e tyre plus mjekimin me dikamentoz plus dhe me klorhexidine 0.2% edhe pasta me këtë përmbajtje. 11. Ushqimim si ndikon në dëmtimin e dhëmbëve? Ushqyerja ndikon shume. Ushqimet që ndikojnë negativisht janë përdorimi i tepërt i brumrave dhe sheqernave. Ndërsa pozitivisht në shëndetin e dhëmbëve ndikojnë frutat dhe zarzavateve. 12. Shpesh shohim që gratë që janë shtatzënë kanë probleme me dhëmbët. Si ndikon shtatzënia në dëmtimin e dhëmbësve? Pse ndikon? Gjatë shtatzënise kemi prishje masive të dhëmbeve pasi fluori dhe gjithë elementet e tjerë të dhëmbëve shkojnë tek fëmija dhe dhëmbët bëhen të thyeshëm. 13. Si kurohen dhëmbët gjatë shtatzënisë? Mjekohen normalisht duke përdorur Zymaflor 1 mg.

14. Duhet që të hiqen dhëmbët gjatë shtatzënisë ajo jo? Për heqjet, e mira është që të evitohen. Pas tremujorit të parë mund të bëhen heqje.

shfaqet te dhëmbët? Infeksionet më të shpeshta janë: Infeksionet e nervit që quhen pulpit dhe të hapësires ku ndodhet dhembi qe quhen periodontite, granuloma e kiste.

15. Duhet të përdoren antibiotikë gjatë shtatzënisë, kur kemi probleme me dhëmbët? Antibiotiku mund të përdoret vetëm pas tremujorit të parë.

17. Era e keqe e gojës, nga se shkaktohet? Era e keqe vjen nga higjiena jo e mirë, nga gurëzat, zgavrat e dhëmbëve, fyti, stomaku, bajamet.

16. Cilat janë infeksionet me te shpeshta që

18 Si mund ta largojmë erën e keqe? Era e keqe mund të largohet me preparatin


ShëndetiFP Deri më tani mendohej se vera e kuqe është shumë e dëmshme për dhëmbët. Tani është arritur në përfundimin se vera e bardhë është edhe më e keqe. Shkak është niveli i lartë i aciditetit

kujdesemi për dhëmbët Disa pyetje e përgjigje të zakonshme për dhëmbët Kur duhet të blej një furçë të re? Duhet të blini një furçë të re çdo dy ose tre muaj. Në rast se kaloni një virus gripal ose keni pasur probleme me mishin e dhëmbëve, duhet të ndërroni edhe furçën. Cila pastë dhëmbësh është më e mira? Në fakt nuk kanë ndonjë ndryshim. I rëndësishëm në një pastë dhëmbësh është fluori (fluoride). Në pastat për të mëdhenjte ka 0.15 përqind, tek ato për fëmijë 0.05 përqind. Pjesa tjetër, shija, ngjyra e format nuk luajnë ndonjë rol.

Dhëmbët dëmtohen shumë edhe në këto raste e nga këto produkte Deri më tani kemi menduar se vetëm ëmbëlsirat, limonadat e pijet e tilla si Cola e Pepsi ndikojnë që të kemi probleme me dhëmbët. Por edhe çaji i frutave, pikat në sy e madje edhe noti ndikojnë që të kemi probleme me dhëmbët. Më poshtë është një listë e gjërave që ndikojnë që dhëmbët të na prishen.

Pikat në sy Pse është i rëndësishëm peri për pastrim? Për shkak se gjatë pastrimit me furçë arrihet vetëm 70 përqind e sipërfaqes së dhëmbëve. Për këtë përdoret peri për pastrim. Por, tani ka edhe furça të posaçme që pastrojnë mes dhëmbëve. Nuk duhen harruar edhe furçat elektrike, që janë goxha efikase.

“Froimed mouthëash”, “Froimed toothpaste”, gjithashtu edhe duke pasur një higjienë të mirë të gojës. 19. Disa këshilla si të kujdesemi për dhëmbët që mos të shkojmë shpesh te dentisti? Higjiena e mirë e gojës, mënjanimi i sheqernave, brumërave, ushqimeve të forta, ushqimeve shumë të nxehta dhe shumë të ftohta. Gjithashtu duhet dhe një kompromis midis dentistit dhe pacientit që të kemi shëndet të mirë të dhëmbëve.

A kanë kuptim furçat për pastrimin e gjuhës? Kanë shumë kuptim për shkak se gjuha duhet pastruar njëherë në ditë. Pjesa e fundit e gjuhës mban edhe shumicën e baktereve që dëmtojnë dhëmbët. A ndihmojnë çamçakëzat pastrimin e dhëmbëve? Po, ndihmojnë, pasi stimulojnë pështymën dhe kjo e fundit nxit vetëpastrimin e dhëmbëve. Por nuk e zëvendëson furçën.

Duket pak e çuditshme, por pikat në sy jaanë shumë të dëmshme për dhëmbët. Ato ndikojnë njësoj si anti- depresivët në nivelin e pështymës në gojë duke na sjellë thatësi. Pështyma është e rëndësishme për të rregulluar balancën e acideve në gojë. Çfarë mund të bëni: Ka çamçakëza të veçantë, por edhe tableta që ndikojnë në rregullimin e prodhimit të pështymës.

Shtatzënia Çdo një në dy shtatzani shfaq probleme me mishrat e dhëmbëve. Shkak për këtë është niveli i rritur i hormoneve. Kjo bën që të rritet niveli i aciditetit në pështymë, çka bën që të sulmohet smalti i dhëmbëve. Përmes koncentrimit të lartë të hormoneve rritet edhe qarkullimi i gjakut e mishi i dhëmbëve bëhet më delikat. Çfarë mund të bëni: Gjatë shtatzanisë pastrojini dhëmbët dy herë në ditë, madje edhe nëse u gjakosen. Përdorni pastrues dhëmbësh pas çdo ngrënie.

Noti Dhëmbët dëmtohen duke notuar? Duket e çuditshme, por pas një studimi të 500 notarëve është aritur në përfundimin se 66 përqind e tyre

kishin dëmtime për shkak të nivelit të klorit. Klori sulmon smaltin e dhëmbëve. Çfarë mund të bëni: Përpiquni që gjatë kohës që bëni not, ta mbani gojën e mbyllur. Dhe mos i pastroni dhëmbët direkt pas notit.

Çaji i frutave Çaji i frutave i dëmton dhëmbët tre herë më shumë se lëngu i portokallit. Kjo ka dalë pas një studimi. Shumë çajra frutash janë acidë dhe ato sulmojnë smaltin e dhëmbëve. Çfarë mund të bëni: Pini çaj të zi ose jeshil. Çaji i zi lufton në mënyrë të veçantë bakteret në gojë. Çaji jeshil pengon krijimin e vrimave në dhëmbë. Këto janë përfundimet që dalin nga një studim amerikan e një studim japonez.

Vera e bardhë Deri më tani mendohej se vera e kuqe është shumë e dëmshme për dhëmbët. Tani është arritur në përfundimin se vera e bardhë është edhe më e keqe. Shkak është niveli i lartë i aciditetit. Çfarë mund të bëni: Mos pini verë me gllënjka të mëdha. Në këtë mënyrë do keni një sasi të niveluar acidesh në gojë. Në rast se pini verë, pini edhe pak ujë ose hani pak djathë, për të neutralizuar acidet. 22/01 - 28/01/11 F.P. 25


Travel 26-27

Nga Fatma Myrte

Kompanitë ajrore më të sigurta në botë Europa është vendi më i sigurt për të udhëtuar. Viti 2010 pati më shumë të vdekur si pasojë e aksidenteve ajrore. Megjithatë, situata nuk është si në vitet ’80 e ‘90

U

dhëtimi brenda Europës është më i sigurti në botë. Më të pasigurta janë udhëtimet në Pakistan e Indi. Këto janë të dhënat e Qendrës për Vlerësimin e Aksidenteve Ajrore (Jet Airliner Crash Data Evaluation Center). Të dhënat e një studimi të kësaj qendre janë publikuar në revistën “Aero International”. Kjo qendër ka bërë një renditje të linjave ajrore më të sigurta në të gjithë botën. Lista e kompanive ajrore më të sigurta kryesohet nga australiania Qantas. Prej 50 vitesh, kjo kompani fluturon pa pasur asnjë aksident fatal. Megjithatë, kohët e fundit kjo kompani ka pasur disa raste të dyshimta. Së fundmi një avioni të saj, model A380, i shpërtheu një motor dhe bëri një ulje të detyruar. Askush nuk u dëmtua. Megjithatë, edhe një rast i tillë i dyshimtë nuk ka ndikuar në renditjen, të cilën e kryeson që nga viti 1973. Në listën e shoqërive ajrore më problematike futen China Airlines dhe Philippine Airlines. Philippine Airlines madje është në listën e zezë të Bashkimit Europian e nuk lejohet të fluturojë në asnjë aeroport europian. Por në listën e kompanive ajrore më të pasigurta gjenden edhe emra të njohur si Thai Airways apo Korean Air. Shkaku: në rastet e avionëve mjafton një aksident i rëndë për të qëndruar për një kohë të gjatë në fund të renditjes. Tronditës është fakti se në vitin 2010 kanë vdekur më shumë njerëz në aksidente ajrore. Gjatë 49 aksidenteve ajrore kanë humbur jetën 829 persona. Në vitin 2009, numri i personave që humbën jetën në aksidente ajrore ishte 766. Kurse në vitin 2008 kanë humbur jetën në aviacionin civil 598 persona. Për të ardhur mirë është që as në Europë e as në Amerikën e Veriut, që kanë edhe zonat me më shumë trafik ajror, nuk ka pasur asnjë aksident fatal në trafikun civil gjatë vitit që shkoi. Studimi tregon megjithatë se pavarësisht se aktualisht numri i viktimave nga aksidentet ajrore është rritur, ai është shumë larg bilanceve të viteve ’80 e ’90. Në atë kohë mesatarja e të vdekurve në një vit varionte nga 1100 deri në 1400 persona. Vitet më të këqija për trafikun civil ajror janë viti 1985 me 1810 të vdekur e viti 1996 me plot 2272 të vdekur në aksidentet ajrore. Një fakt për tu mbajtur mend: sërish udhëtimi në zonat e varfra e në vendet problematike është shumë i rrezikshëm. Një nga pikat më problematike në planet ishte Pakistani, ku në vitin 2010 pati 181 të vdekur nga aksidentet ajrore. Pakistanin e pason India me 158 viktima. Arsyeja kryesore se përse ndodhën këto aksidente nuk ka qenë teknike, por njerëzore. Në vitin 2010 terrorizmi nuk luajti asnjë rol në trafikun ajror.

26 F.P. 22/01 - 28/01/11

Më poshtë është lista me kompanitë ajrore më të sigurta: Kompania australiane Qantas vlerësohet si linja ajrore më e sigurt në të gjithë botën. Prej 50 vitesh ajo fluturon pa pasur asnjë aksident me pasojë vdekjen. Edhe një seri problemesh që ka pasur ajo në vitin 2010 nuk e kanë rrëzuar nga vendi i parë. Finnair, e themeluar në vitin 1923, fluturon që nga viti 1963 pa pasur asnjë aksident. Kompania e themeluar para 70 vitesh, Air New Zealand, fluturon prej 30 vitesh pa asnjë aksident. Aksidenti i saj më i rëndë daton në vitin 1979 kur McDonnell Douglas DC-10-30 u përplas mbi Antarktidë me malin Erebus duke sjellë vdekjen e 257 njerëzve. Kompania portugeze TAP-Airline, sipas statistikave ka një nivel fantastik sigurie. Kjo linjë ajrore i përket Star Alliance.

Edhe kompania japoneze All Nippon Airlines (shkurt: ANA) renditet mes kompanive më të sigurta ajrore në të gjithë botën. Edhe kompania Cathay Pacific, që fluturon që nga viti 1946, është një nga linjat ajrore më të sigurta në botë.

Edhe kompania britanike Virgin Atlantic ka 20 vite që nuk është prekur nga aksidentet fatale.

Kompania ruse e fluturimit Transaero Airline është në listën e dhjetë kompanive më të sigurta në botë. Që pas themelimit në vitin 1991, ajo nuk ka pasur asnjë aksident të rëndë.

E njejta gjë vlen edhe për kompaninë ajrore, gjigandin e Lindjes së Mesme “Emirates”.

Në të gjithë botën, ndër më të sigurtat është edhe kompania e dytë më e madhe në Gjermani, Air Berlin.


TravelFP Personeli i avionit shpesh nuk ka mundësi që të hajë vaktet kryesore. Për këtë arsye shpesh udhëtimet shtyhen pasi pilotët e stafi duhet të hanë

Pilotët rrëfejnë të vërtetat e tyre Kapitani i një kompanie të madhe ajrore thotë se frika më e madhe e tij janë masat që merren për të kursyer. Ai thotë se është gjithmonë nën presion për të marrë aq karburant sa i mjafton për rrugën e jo aq sa ai dëshiron. Sipas tij, në rast të stuhive apo problemeve të tjera, ai detyrohet që të kërkojë furnizim në aeroportet më të afërta. Jeni ankuar ndonjëherë për ushqimin e keq që ju shërbejnë ndërsa jeni duke udhëtuar me avion? Atëherë ngushëllohuni me faktin se personeli i avionit shpesh nuk ka mundësi që të hajë vaktet kryesore. Për këtë arsye shpesh udhëtimet shtyhen pasi pilotët e stafi duhet të hanë. Jim Tilmon, pilot i American Airlines- tashmë në pension, e pranon se pasagjerët nuk e dinë atë që ndodh realisht në avion. “Ne u themi atyre vetëm atë që u duhet thënë. Nuk u themi kurrë gjëra për të cilat do të mbushnin pantallonat menjëherë. Fjala bie, nuk do u thoja kurrë që avioni ka humbur një motor”.

Keni frikë nga udhëtimi? Epo më mirë mos lexoni më tej. Pilotët amerikanë kanë rrëfyer për revistën e njohur “Reader’s Digest” gjëra që janë vërtetë të frikshme. Kjo revistë ka publikuar një listë me 50 të fshehta nga kabinat e pilotit. 17 pilotë rrëfejnë për revistën gjëra për fluturimin, gjëra që nuk i kemi dëgjuar e ndoshta nuk do të donim t’i dëgjojmë… Bëhet fjalë për rregullat e sigurisë, vonesat e pashpjegueshme dhe për atë që ndodh realisht pas derës së kabinës së pilotëve.

lence ose ngadalësime, ju rrezikoni fëmijën tuaj. Por logjika e qeverisë është që nëse detyrohen njerëzit që të blejnë një ndenjëse për fëmijët kur udhëtojnë me avion, ata do të zgjedhin të udhëtojnë me makinëdhe në këtë mënyrë shtohet më shumë rreziku që ata të plagosen”.

Kapiteni i një linje të madhe ajrore flet qartë: “E vërteta është që jemi të lodhur për vdekje. Sipas kontratës së punës që kemi nënshkruar, mund të punojmë deri në 16 orë pa bërë pushim. Kjo është shumë më shumë se një shofer kamioni. Në të kundërt, ne nuk mund të bëjmë pushim ashtu siç mund të bëjë një shofer kamioni. Ne nuk mund të ulemi mbi një re të pushojmë”.

Jack Stephan, kapiten i një linje ajrore në Annapolis (Maryland), që fluturon që nga viti 1984, thotë që nuk ka përjetuar asnjë gjë të frikshme gjatë udhëtimit. “Më pyesin shpesh se cila është gjëja më e frikshme që kam përjetuar ndonjëherë. U them kur udhëtoj nga aeroporti për në hotel në Los Angeles. Nuk bëj shaka.”

Piloti Patrik Smith flet për rrezikun që ka udhëtimi me një fëmijë të vogël: “A është e sigurt që të udhëtosh me një fëmijë të vogël në prehër? Sigurisht që jo. Është jashtëzakonisht e rrezikshme. Në rast se ka turbu-

Një pilot nga Charlotte, Karolina e Veriut, do të qartësojë diçka: “Ne nuk ulemi në kabinë dhe dëgjojmë lajmet sportive. Harrojeni këtë. Por në rast se fluturojmë të dielave, stjuardesa vjen me dhjetëra herë në kabinë pasi pasagjerët kërkojnë të dinë rezultatin e ndeshjes”. Jack Stephan flet për problemet që kanë pilotët me gjumin. “Në rast se zgjohesh në orën shtatë dhe do hipësh në avion, e mira është që të kesh kaluar një natë të qetë e me gjumë të bollshëm. Por nuk ndodh kështu me ne. Hotelet që na prenotojnë janë të tmerrshëm. Shpesh nuk më zë gjumi gjatë gjithë natës e rrotullohem sa në një krah në tjetrin.” Një pilot nga Karolina e Jugut do të sqarojë një legjendë të përhapur ndër njerëz: “E di që shumëkush mendon se avioni fluturon vetë. Më besoni, na duhet të mbajmë duart në mënyrë të pandërprerë për të ndërhyrë nëse programi nuk ia del dot. Dhe në të vërtetë programi dështon shpesh.” Një pilot nga Charlotte në Karolinën e Veriut i vendos pikat mbi i. “Kjo është e vërteta për punën në shoqëritë e fluturimit. Nuk ke kurrë aq kohë të lirë sa ç’mendojnë fqinjët e tu. Nuk fiton kurrë aq shumë sa ç’mendojnë të afërmit e tu. Nuk ke kurrë aq të dashura sa ç’mendon gruaja juaj. Pavarësisht kësaj, ende nuk arrij ta besoj se përse paguhemi për këtë”.

22/01 - 28/01/11 F.P. 27


Kinema 28-29

Nga Bledar Lumani

50 filmat që kanë fituar më shumë Kjo është një listë e filmave që kanë sjellë më shumë fitime në historinë e kinemasë botërore. Është e kuptueshme që shumica e tyre i përkasin dekadës që lamë pas. Por është për tu theksuar që përgjithësisht fitimet e kësaj industrie kanë qenë marramendëse që në nisjen e saj. Bie në sy numri i madh i filmave të animuar në listën e filmave më fitimprurës në historinë e filmit. Regjisori James Cameron ka vendosur rekordin për filmin që ka fituar më shumë. Si me filmin Titanik, ashtu edhe me filmin Avatar. Në listë nuk ka asnjë film jashtë Hollivudit.

1. Avatar Studiot: 20th Century Fox Lightstorm Entertainment Fitimet: $2,781,132,032 Viti: 2009 2. Titanik Studiot: Paramount Pictures 20th Century Fox Lightstorm Entertainment Fitimet: $1,843,201,268 Viti: 1997 3. Zoti i Unazave: Rikthimi i Mbretit Studio: New Line Cinema Fitimet: $1,119,110,941 Viti: 2003 4. Pirati i Karaibeve: Dead Man’s Chest Studio: Walt Disney Pictures Fitimet: $1,066,179,725 Viti: 2006 5. Toy Story 3 Studiot: Walt Disney Pictures Pixar Fitimet: $1,063,143,492 Viti: 2010 6. Liza në botën e çudirave Studio: Walt Disney Pictures Fitimet: $1,024,299,722 Viti: 2010 7. Kalorësi i errët Studiot: Legendary Pictures Syncopy Films Warner Bros Fitimet: $1,001,921,825 Viti: 2008

28 F.P. 22/01 - 28/01/11

8. Harry Potter dhe guri filozofik Studio: Warner Bros. Heyday Films 1492 Pictures Fitimet: $974,733,550 Viti: 2001 9. Pirati i Karaibeve: Në fund të botës Studio: Walt Disney Pictures Fitimet: $960,996,492 Viti: 2007 10. Harry Potter dhe urdhri i Feniksit Studiot: Warner Bros. Heyday Films Fitimet: $938,212,738 Viti: 2007 11. Harry Potter dhe princi me gjak të përzier Studiot: Warner Bros. Heyday Films Fitimet: $933,959,197 Viti: 2009 12. Harry Potter dhe shenjtorët e vdekur: pjesa e parë Studiot: Warner Bros. Heyday Films Fitimet: $927,504,268 Viti: 2010

15. Shrek 2 Studiot: DreamWorks PDI/DreamWorks Fitimet: $919,838,758 Viti: 2004

22. Në kërkim të Nemos Studio: Walt Disney Pictures Pixar Fitimet: $867,893,978 Viti: 2003

16. Jurassic Park Studio: Universal Studios Fitimet: $914,691,118 Viti: 1993

23. Lufta e yjeve, episodi III: Hakmarrja e Sitit Studio: Lucasfilm Fitimet: $848,754,768 Viti: 2005

17. Harry Potter dhe kupa e zjarrit Studiot: Warner Bros. Heyday Films Patalex IV Production Fitimet: $895,921,036 Viti: 2005 18. Spider-Man 3 Studio: Columbia Pictures Fitimet: $890,871,626 Viti: 2007 19. Epoka e akullnajave: Agimi i dinosaurëve Studio: 20th Century Fox Fitimet: $886,686,817 Viti: 2009

13. Zoti i Unazave: Dy kullat Studio: New Line Cinema Fitimet: $925,282,504 Viti: 2002

20. Harry Potter dhe dhoma e sekreteve Studiot: Warner Bros. Heyday Films 1492 Pictures Miracle Productions Fitimet: $878,643,482 Viti: 2002

14. Lufta e yjeve, episodi 1: Kërcënimi i fantazmës Studio: Lucasfilm Fitimet: $924,317,558 Viti: 1999

21. Zoti i Unazave: Vëllazëria e unazës Studio: New Line Cinema Fitimet: $870,761,744 Viti: 2001

24. Transformers: Hakmarrja e të rënëve Studiot: Paramount Pictures DreamWorks Fitimet: $836,297,228 Viti: 2009 25. Zanafilla (Inception) Studiot: Legendary Pictures Syncopy Films Warner Bros. Fitimet: $823,576,195 Viti: 2010 26. Spider-Man Studio: Columbia Pictures Fitimet: $821,708,551 Viti: 2002 27. Independence Day (Dita e pavarësisë) Studio: 20th Century Fox Fitimet: $817,400,891 Viti: 1996 28. Shreku i tretë Studiot: DreamWorks Animation PDI/DreamWorks Fitimet: $798,958,162 Viti: 2007

29. Harry Potter dhe i burgosuri i Azkabanit Studiot: Warner Bros. Heyday Films 1492 Pictures P of A Productions Fitimet: $795,634,070 Viti: 2004 30. E.T. Jashtëtokësori Studio: Universal Studios Fitimet: $792,910,554 Viti: 1982 31. Indiana Jones dhe mbretëria e kafkës së kristaltë Studio: Paramount Pictures Lucasfilm Fitimet: $786,636,033 Viti: 2008 32. Mbreti luan Studio: Walt Disney Pictures Fitimet: $783,841,776 Viti: 1994 33. Spider-Man 2 Studio: Columbia Pictures Fitimet: $783,766,341 Viti: 2004 34. Lufta e yjeve, episodi IV: Një shpresë e re Studiot: 20th Century Fox Lucasfilm Fitimet: $775,398,007 Viti: 1977 35. 2012 Studio: Columbia Pictures Fitimet: $769,304,749 Viti: 2009

36. Kodi i Da Vinçit Studio: Columbia Pictures Fitimet: $758,239,851 Viti: 2006

44. Forrest Gump Studio: Paramount Pictures Fitimet: $677,387,716 Viti: 1994

37. Shrek Forever After Studio: DreamWorks Animation Fitimet: $748,795,787 Viti: 2010

45. Shqisa e gjashtë Studio: Hollywood Pictures Fitimet: $672,806,292 Viti: 1999

38. Kronikat e Narnias Studiot: Walt Disney Pictures Walden Media Fitimet: $745,011,272 Viti: 2005

46. Epoka e akullnajave: Shkrirja Studio: 20th Century Fox Fitimet: $655,388,158 Viti: 2006

39. Matrix Reloaded Studio: Warner Bros. Fitimet: $742,128,461 Viti: 2003

47. Pirati i Karaibeve: Mallkimi i Perlës së Zezë Studio: Walt Disney Pictures Fitimet: $654,264,015 Viti: 2003

40. Up Studiot: Walt Disney Pictures Pixar Fitimet: $731,342,744 Viti: 2009 41. The Twilight Saga: Hëna e re Studio: Summit Entertainment Fitimet: $709,711,008 Viti: 2009 42. Transformers Studiot: Paramount Pictures DreamWorks Fitimet: $709,709,780 Viti: 2007 43. The Twilight Saga: Eklipsi Studio: Summit Entertainment Fitimet: $693,480,124 Viti: 2010

48. Lufta e yjeve, episodi II: Sulmi i klonëve Studio: Lucasfilm Fitimet: $649,398,328 Viti: 2002 49. Kung Fu Panda Studio: DreamWorks Animation Fitimet: $631,744,560 Viti: 2008 50. The Incredibles Studiot: Walt Disney Pictures Pixar Fitimet: $631,442,092 Viti: 2004


KinemaFP

1918 Mickey Fitimet: $18,000,000 Buxheti: $125,000

1940 Pinoku Fitimet: $84,254,167 Buxheti: $2,600,000

1919 Njeriu i mrekullisë Fitimet: $3,000,000 Buxheti: $120,000

1941 Sergeant York Fitimet: $16,400,000 Buxheti: $2,000,000

1920 Way Down East Fitimet: $4,500,000 Buxheti: $700,000

1942 Bambi Fitimet: $267,447,150

1921 Katër kalorësit e apokalipsit Fitimet: $9,200,000 Buxheti: $800,000 1922 Robin Hood Fitimet: $2,500,000 Buxheti: $1,000,000 1923 Vagoni i mbuluar Fitimet: $3,800,000 Buxheti: $782,000 1924-1925 Parada e madhe Fitimet: $18,000,000 Buxheti: $22,000,000 1926 Aloma e jugut Fitimet: $3,000,000 1927 Këngëtari i xhazit Fitimet: $3,000,000 Buxheti: $422,000 1928 Rruga drejt rrënimit Fitimet: $2,500,000 Buxheti: $2,500 1929 The Broadway Melody Fitimet: $4,400,000 Buxheti: $379,000 1930 Tom Sojeri Fitimet: $11,000,000

Filmat me më shumë fitime sipas viteve Për filmat deri në vitin 1970 është llogaritur vetëm fitimi në Kanada e SHBA

1943 Një djalë me emrin Xho Fitimet: $5,400,000 Buxheti: $2,627,000 1944 Takohemi në Shën Luis Fitimet: $7,600,000 Buxheti: $1,707,561

Buxheti: $28,700,000 1985 Kthim në të ardhmen Fitimet: $381,109,762 Buxheti: $19,000,000

1945 Këmbanat Fitimet: $21,300,000 1946 Kënga e jugut Fitimet: $56,400,000 Buxheti: $2,125,000

1986 Top Gun Fitimet: $353,816,701 Buxheti: $15,000,000

1947 Vëthët e artë Fitimet: $7,000,000 Buxheti: $1,000,000

1987 Tërheqja fatale Fitimet: $320,145,693 Buxheti: $14,000,000

1948 Parada e pashkëve Fitimet: $6,800,000 Buxheti: $2,503,654 1949 Samson dhe Delilah Fitimet: $29,300,000 1950 Hirushja Fitimet: $85,000,000 Buxheti: $2,900,000 1951 Quo Vadis Fitimet: $30,000,000 Buxheti: $7,623,000

1960 Le të bëjmë dashuri Fitimet: $44,800,000

1952 This Is Cinerama Fitimet: $41,600,000

1961 101 dalmacianët Fitimet: $215,880,014 Buxheti: $4,000,000

1953 Piter Pan Fitimet: $87,404,651 Buxheti: $4,000,000

1962 Dr. Jo Fitimet: $59,600,000 Buxheti: $1,000,000

1954 Dritarja e përgjuar Fitimet: $36,764,313 Buxheti: $1,000,000

1963 Nga Rusia me dashuri Fitimet: $78,900,000 Buxheti: $2,000,000

1934 Viva Villa! Fitimet: $1,100,000

1955 Lady and the Tramp Fitimet: $93,602,326 Buxheti: $4,000,000

1964 Goldfinger Fitimet: $124,000,000 Buxheti: $3,000,000

1935 Top Hat Fitimet: $3,000,000 Buxheti: $609,000

1956 Dhjetë urdhëresat Fitimet: $65,500,000 Buxheti: $13,500,000

1965 Tingulli i muzikës Fitimet: $158,671,368 Buxheti: $8,200,000

1936 Një në një milion Fitimet: $2,000,000

1957 Ura në lumin Kuai Fitimet: $27,200,000 Buxheti: $3,000,000

1937 Borëbardha e shtatë xhuxhat Fitimet: $184,925,486 Buxheti: $1,488,000

1966 Kush ka frikë nga Virginia Woolf? Fitimet: $28,000,000 Buxheti: $7,500,000

1958 Paqësori i jugut Fitimet: $36,800,000 Buxheti: $6,000,000

1967 Libri i xhunglës Fitimet: $205,843,612

1938-1939 Bashkë me erën Fitimet: $400,176,459 Buxheti: $3,900,000

1959 Ben-Hur Fitimet: $74,000,000 Buxheti: $15,000,000

1968 Vajza argëtuese Fitimet: $52,223,306 Buxheti: $14,100,000

1931 Frankenshtajni Fitimet: $12,000,000 Buxheti: $291,000 1932 Shangai Express Fitimet: $3,700,000 1933 Nuk jam engjëll Fitimet: $2,900,000 Buxheti: $225,000

1969 Butch Cassidy dhe Sundance Kid Fitimet: $102,308,889 Buxheti: $6,000,000 1970 Love Story Fitimet: $106,397,186 Buxheti: $2,200,000 1971 Diamonds Are Forever Fitimet: $116,000,000 Buxheti: $7,200,000 1972 Kumbari Fitimet: $245,066,411 Buxheti: $6,000,000 1973 Ekzorcisti Fitimet: $441,071,011 Buxheti: $12,000,000 1974 Blazing Saddles Fitimet: $119,500,000 Buxheti: $2,600,000 1975 Peshkaqenët Fitimet: $470,653,000 Buxheti: $7,000,000 1976 Roki Fitimet: $225,000,000 Buxheti: $1,000,000 1977 Lufta e yjeve, episodi

IV: Një shpresë e re Fitimet: $775,398,007 Buxheti: $11,000,000

1989 Indiana Jones dhe kryqëzata e fundit Fitimet: $474,171,806 Buxheti: $48,000,000

2002 Zoti i unazave: Dy kullat Fitimet: $925,282,504 Buxheti: $94,000,000

1990 Ghost (Shpirti) Fitimet: $505,702,588 Buxheti: $22,000,000

2003 Zoti i unazave: Rikthimi i mbretit Fitimet: $1,119,263,306 Buxheti: $94,000,000

1979 Moonraker Fitimet: $210,308,099 Buxheti: $34,000,000

1992 Aladini Fitimet: $504,050,219 Buxheti: $28,000,000

1980 Lufta e yjeve, episodi: Perandoria godet sërish Fitimet: $538,375,067 Buxheti: $18,000,000

1993 Jurassic Park Fitimet: $914,691,118 Buxheti: $63,000,000

1983 Lufta e yjeve, episodi: Rikthimi i Xhedit Fitimet: $475,106,177 Buxheti: $32,500,000 1984 Indiana Jones dhe tempulli i gjykimit Fitimet: $333,107,271

2000 Mission Impossible II (Mision i pamundur) Fitimet: $546,388,105 Buxheti: $125,000,000 2001 Harry Potter dhe guri filozofik Fitimet: $974,773,550 Buxheti: $125,000,000

1991 Terminator 2: Dita e gjykimit Fitimet: $519,843,345 Buxheti: $102,000,000

1982 Jashtëtokësori Fitimet: $792,910,554 Buxheti: $10,500,000

1999 Lufta e yjeve, episodi I: Kërcënimi i fantazmës Fitimet: $924,317,558 Buxheti: $115,000,000

1988 Njeriu i shiut Fitimet: $354,825,435 Buxheti: $25,000,000

1978 Grease Fitimet: $394,589,888 Buxheti: $6,000,000

1981 Kalorësit e arkës së humbur Fitimet: $384,140,454 Buxheti: $18,000,000

Fitimet: $553,709,788 Buxheti: $140,000,000

1994 Mbreti luan Fitimet: $783,841,776 Buxheti: $45,000,000 1995 Die Hard Fitimet: $366,101,666 Buxheti: $90,000,000 1996 Independence Day (Dita e pavarësisë) Fitimet: $817,400,891 Buxheti: $75,000,000 1997 Titanik Fitimet: $1,843,201,268 Buxheti: $200,000,000 1998 Armageddon

2004 Shrek 2 Fitimet: $919,838,758 Buxheti: $125,000,000 2005 Harry Potter dhe kupa e zjarrit Fitimet: $895,921,036 Buxheti: $150,000,000 2006 Pirati i Karaibeve: Dead Man’s Chest Fitimet: $1,066,179,725 Buxheti: $225,000,000 2007 Pirati i Karaibeve: Në fund të botës Fitimet: $960,996,492 Buxheti: $300,000,000 2008 Kalorësi i errët Fitimet: $1,001,921,825 Buxheti: $185,000,000 2009 Avatar Fitimet: $2,778,527,559 Buxheti: $237,000,000 2010 Toy Story 3 Fitimet: $1,063,143,492 Buxheti: $200,000,000

22/01 - 28/01/11 F.P. 29


Sport 30-35

Nga Gerti Katro

Sporti shqiptar Intervistë me gazetarin Besnik Dizdari Kolegu Dizdari, mbasi ka kaluar edhe një vit, çka mund të themi për dukuritë dhe zhvillimet e sotme të sportit shqiptar? Dikur ka pasë qenë zakon që në fund të vitit të gjithë drejtuesit e sporteve të jepnin atë që quhej intervista e vitit. Iku edhe kjo traditë, e ju keni parapëlqyer në këte rast që t’i drejtoheni një kolegu gazetar. E pra, nëse do të kujtoja vitin që sapo kaloi, këmbëngul që sporti shqiptar është ende në një udhëkryq. E them këte sepse gati dy dhjetvjetësha prej ndarjes së tij me sportin të ashtuquajtur socialist, ende sporti shqiptar nuk ka përcaktuar qartë rrugën, synimet, përhapjen dhe zhvillimet e tij në sistemin demokratik apo kapitalist, kur kujton se edhe sporti është i detyruar pak a shumë të përfshihet në ligjet e ekonomisë së tregut. Siç e kam thënë edhe diku tjetër, më ka mbetur si diçka e çmueshme profesionale që në fund të vitit të përmbledh në shënime, në arkivin tim të hershëm, spikatjet e Vitit Sportiv Shqiptar. Teksa e bëj këte edhe për vitin 2010, prapë them se sporti shqiptar ndodhet në një udhëkryq jo aq të lehtë për të përshpejtuar në rrugën e tij të përparimit. Dhe mbas 20 vjetëve të rënies së Regjimit, me gjithë çlirimin dhe ecurinë e tij, zhvillimet tona sportive edhe pse nuk ndalin, sa vijnë e bëhen çuditërisht më të diskutueshme. Problemet janë të shumta: privatizimi i klubeve sportive, organizim më i përsosur i të gjithë lëvizjes sportive kombëtare, të strukturave të saj ende të paqëndrueshme, e deri në drejtimin spontan të tyre, ende hapa të ngadalshme të ndërtimeve sportive, mangësi të sportit te fëmijët dhe atij në shkollë… Mos po nxijmë? Absolutisht jo. Na duhet të pranojmë se Shqipëria sot ka vetëm një sport vërtetësisht në rangun e zhvillimeve sportive botërore. Kjo është peshëngritja, e drejtuar nga presidenti i saj Esat Ademi së bashku me disa njerëzve tepër modestë, të cilët ndryhen në palestra me orë të tana dhe të cilët janë të vetmit që vazhdojnë ta mbajnë Shqipërinë në lartësitë e rangjeve të para sportive në Europë dhe në botë. E tillë qe peshëngritja edhe gjatë vitit 2010. Dhe për të kuptuar se ku ka arritur peshëngritja shqiptare, përsërisim shifrën e 18 medaljeve që janë fituar vetëm në shtatëvjeçarin e fundit: 20032010. Dhe vetëm në Kampionatet Europiane! Disa shembuj? Në Kampionatin Europian të Peshëngritjes për të rritura, të vitit 2010, peshëngritësja Romela Begaj fitoi 3 medalje argjendi, duke i dhënë Shqipërisë 3 tituj të Nënkampiones së Europës, çka përbën arritjen më të madhe sportive të vendit tonë për vitin 2010. Begaj e arriti këte në garën e peshës 58 kg. me shifrat 207 kg. (96 + 111) në një duel tejet të vështirë përballë një prej peshëngritëseve më të mira të botës. Ajo ka

30 F.P. 22/01 - 28/01/11

Lojtari i ekipit kombëtar shqiptar të futbollit Klodian Duro, gjatë një dyluftimi në ndeshjen miqësore të futbollit, Kombëtarja A-U 17

Gjatë vitit 2010, Kombëtarja në 9 ndeshjet e saj mori 5 fitore, 3 barazime, 1 humbje. Që do të thotë se tash 65 vjet të historisë së saj, për herë të 8-të Shqipëria mbyll një vit me rezultate pozitive qenë midis 6 më të mirave të Olimpiadës së shkuar dhe Olimpiada e ardhshme Londër 2012 është synimi më ambicioz i saj. Ndërkohë, Briken Çalja fitoi titullin e Kampionit të Europës në peshëngritje për Juniorët në Kampionatin që u zhvillua në Limasol të Qipros duke rrëmbyer 3 medalje të arta. Arritja e tij e jashtëzakonshme i përket garës së peshës 69 kg me shifrat 310 kg (140 + 170). Edhe Brikeni ka të drejtë të shohë me ambicie te Olimpiada e Londrës 2012. Ndërkaq, shoku i tij Daniel Godelli po në këte garë të 69 kilogramëve të këtij Kampionati Europian të Juniorëve 2010, arriti po ato shifra të bashkëatdhetarit: po 310 kilogram në dygarësh, po 140 kilogram në shkëputje dhe po 170 kilogram në shtytje! Tri medalje argjendi për te. Danieli mbeti Nënkampion i Europës thjesht sepse peshonte 20 gram më tepër. Godelli është vetëm 19 vjeç. Ndërkohë që po këte vit në Kampionatin Botëror të të Rinjve

në peshën deri 69 kg, ai fitoi tri medalje të bronzta (vendi i tretë në Botë) me shifrat 315 kg (140 + 175). Edhe ai ka të drejtë të ëndërrojë për Olimpiadën e Londrës. Dhe duke iu kthyer një personazhi të madh të këtij sporti, siç është Erkand Qerimaj - dy here Kampion i Botës për të Rinjtë, kujtojmë se edhe ai dhuroi medalje: bronz në stilin e shtytjes (191 kg) të peshës 77 kg. në Kampionatin Europian për të Rritur, çka do të thotë edhe i katërti në Europë në dygarësh. Edhe për të Londra është një cak që ngjall ambicie… Dhe këtu i mbyllin sukseset e vitit? Sukseset e mëdha, po. Ndonëse nuk duhet harruar i riu Adriatik Hoxha, të cilin e kam përkufizuar si djaloshin e artë të atletikës shqiptare. Ai arriti 17.93 metra në hudhjen e gjyles më 2010 – një


SportiFP Shqipëria është e fundit në Europën e sotme për ndërtimet sportive. Eshtë i vetmi vend që nuk ka nj�� pistë atletike me përmasat e sotme të plota olimpike. Dhe është i vetmi vend në Europë që nuk ka një pallat sporti modern me kërkesat e sotme po olimpike

në udhëkryq? rekord kombëtar që deri para dy vjetësh as nuk e ëndërronim. Ky i ri i Durrësit mbrenda vitit ka kaluar për herë të parë në historinë tonë 17 metrat. Më 27 janar 2010 arrin 17.54. Ndërsa në turneun atletik të Zenicës në Bosnje- Hercegovinë, ku fiton edhe medaljen e artë, ai arrin rekordin e 17.93 metrave, duke vërtetuar talentin e tij të pazakontë. Them se këtu i kemi vënë vulën përfundimtare sukseseve sportive shqiptare të vitit. Tjetër kësisoji, e kam të vështirë të gjej. Edhe ky bilanc i shpejtë ku lulëzon vetëm një “lule”- peshëngritja, flet për udhëkryqin e sportit shqiptar. I kthehemi thembrës së Akilit, futbollit. Kemi përshtypjen se ai nuk kaloi pa disa arritje apo suksese t’i quajmë… E marr me mend se e keni fjalën vetëm për Kombëtaren, se klubet e dhe kombëtaret e moshave 17, 19 dhe 21 vjeç dështuan. Mirëpo, mendoj se Kombëtarja është në gjysmë të rrugës së saj, dhe ende nuk mund të japim mendimin përfundimtar për arritjet e mundshme të saj për këte edicion në vazhdim. Megjithate, duhet të pranojmë se ajo gjatë vitit 2010 pati tri arritje: tre ndeshje vendimtare të vitit për Kampionatin Europian, ato dramatike 1-1 me Rumaninë dhe po 1-1 me Bosnje Hercegovinën dhe atë 1-0 me Luksemburgun, që përbëjnë thelbin e një paraqitje shpresëdhënëse të Shqipërisë për EURO 2012, e cila arriti deri kryesuese e grupit të saj dhe ende ruan një vend të tretë në grup. Kjo duhet konsideruar arritja e parë. Prej kësaj rrjedh edhe arritja e dytë, teksa kujtojmë se gjatë vitit 2010, Kombëtarja në 9 ndeshjet e saj mori 5 fitore, 3 barazime, 1 humbje. Që do të thotë se tash 65 vjet të historisë së saj, për herë të 8-të Shqipëria mbyll një vit me rezultate pozitive. Ka ndodhur edhe më 1946, më 1948, më 1952, më 1953, më 1976, më 2000 dhe më 2004. Arritja e tretë në këte 2010, është se ky vit i dha Shqipërisë renditjen më të lartë të FIFA-s: e 65-ta në botë midis 203 shteteve. Kaq mund të them dhe këtu duhet t’i mbyllim arritjet e vitit 2010. Udhëkryqi i sportit shqiptar vazhdon. Ndonëse në aspektin vetjak të futbollit, nëse mund ta quanim kështu, duhet quajtur interesante paraqitja e shënuesit të ri të Kombëtares, Hamdi Salihi të Rapidit të Vjenës. Mund të kujtojmë 4 golat më të fundit të tij të vitit të në vetëm një ndeshje të Kampionatit të Austrisë. Ai arrin kështu në plot 70 gola të shënuar në Kampionatin e vjetër danubian! Shifër që e vendos Salihin midis katër shënuesve më të mirë shqiptarë të kohërave në Kampionatet e ligave të para të shteteve të Europës. I paarritshmi quhet Kliton Bozgo, i cili në dy Kampionatet ku ka marrë pjesë, atë të Sllovenisë dhe të Austrisë, ka arritur të shënojë plot 132 gola! Mbas Bozgos vjen Alban Bushi me 72 gola, mandej Salihi me 70 dhe mbas tij Riza Lushta me 68 gola në Serie A të Italisë në vitet ’40 të shekullit të shkuar. Por Salihi ishte dhe protagonist i Kombëtares Shqiptare 2010: autor i 4 prej 7 golave të saj. Deri tani jemi përshkuar në vetëm tre sporte. Po të tjerët, kur mesa dijmë në Shqipëri ushtrohen rreth 25 lloje sportesh? Do të shtoja edhe një “sport” tjetër, “sportin e loterisë sportive”, ku lo-

jtarët janë me mijëra. Më vjen keq, por ky është një nga “sportet” më të përhapur në Shqipëri. A nuk e vëreni se vetëm në një rrugë apo rrugicë të Tiranës, do të gjeni gjithmonë e pakta dy-tre pika të loterisë sportive? Edhe kjo provon udhëkryqin e sportit shqiptar. Njerëzit mbyllen në baret e tymosura dhe parashikojnë ndeshjet. Ka kaluar çdo përmasë dhe në fund të fundit ky lloj “sporti” në këto përmasa gjigande “zhvillimi” largon rininë nga sportet e tjerë për të cilët po më pyesni, nga sporti i vërtetë, ai i fushave të blerta, i vrapimeve në natyrë, i përhapjes së basketbollit, të volejbollit, të notit, të gjimnastikës, qitjes, mundjes, boksit e të tjerë që janë aq të domosdoshëm për rininë. Megjithate, në mënyrë disi episodike prej sporti të vërtetë do të veçoja rastin e basketbollistit Ermal Kuqo, ardhjen e tij për te Kombëtarja e Shqipërisë. Ai është i vetmi basketbollist shqiptar i rangut të europian, sot lojtar i

Asnjëherë si sot Shqipëria nuk ka patur në televizion një përhapje kaq të gjërë rubrikash sportive, gazetarësh, komentatorësh, mendimesh të lira, kronikash të qarta, teknologji të përparuar, informacion të papamë ndërkombëtar Galatasaray-t, por i cili ka dhe një arritje të jashtëzakonshme në jetën e tij: ai është i vetmi shqiptar i basketbollit, i cili ia ka arritur të veshë fanelën e Kombëtares së një shteti tjetër, madje i një force, prej vitesh botërore të basketbollit: Turqisë. Më 2010 Ermal Kuqo u bë i vetmi njeri në historinë e sportit shqiptar, i cili mbasi ka veshur fanelën e Kombëtares së një shteti tjetër, vjen dhe veshë edhe ate të Shqipërisë së tij! Po nga ana tjetër, si një kundërshtim vjen rasti i mundësit më të madh shqiptar, Elis Guri, i cili për shkak të mangësive në trajtimin e tij, lë Kombëtaren e Shqipërisë për ate të Bullgarisë! Atëherë?... Atëherë, duhet të bindemi se kur një shtet ka mirëfilli vetëm një sport të rangut ndërkombëtar, si në rastin e Shqipërisë me peshëngritjen, punët nuk shkojnë krejt mirë. Këto vitet e fundit disi si nga jashtë, jo aq qartë në skenë, ka pasë një paqe midis shtetit dhe federatave sportive. Nga njëra anë shteti që nuk dëshiron të prekë pavarësinë e tyre, dhe nga ana tjetër federatat që duan të punojnë “në krye në vedi”. Dhe jo aq fort për zhvillimin tanësor të sporteve se sa për një pavarësi absolute në mbarështrimin e punëve. Mendoj se kemi arritur në një dasi të papranueshme midis shtetit dhe federatave sportive. Kur dihet se sporti është një çështje kombëtare. Kjo e ka thelluar

situatën e udhëkryqit të sportit tonë kombëtar. Kjo ka penguar ecurinë me hapa të shpejta. Dhe e gjitha kjo mendoj se dëmton zhvillimin sportiv të Shqipërisë. Kanë kaluar gati 20 vjet: vetëm tri Federata Sportive kanë zyra përsëmbari: futbolli, peshëngritja dhe basketbolli. Shkoni dhe i vizitoni të tjerat dhe do të mësoni shumë. Nga jashtë kjo duket diçka e vogël, por është shumë kuptimplote apo jo? Por ka dhe një lajm të mire: stadiumi i ri.. Nuk do ta harroja kurrsesi për ta përmendë. Ai është një lajm jo thjesht i mirë, por i madh. Merreni me mend: të gjitha objektet sportive të sotme kombëtare të Shqipërisë, me përjashtim të ndonjë salle modeste, janë ndërtuar para vitit 1990. Kur dihet se pa ndërtime sportive nuk mund të bëhet asgjë. E them pa ngurrim; Shqipëria është e fundit në Europën e sotme për ndërtimet sportive. Eshtë i vetmi vend që nuk ka një pistë atletike me përmasat e sotme të plota olimpike. Dhe është i vetmi vend në Europë që nuk ka një pallat sporti modern me kërkesat e sotme po olimpike. Kësisoji, ndërtimi i Stadiumit të ri modern përbën një lajm vërtet të madh dhe le të shpresojmë se do të bëhet nxitës për ndërtime të reja, shpejt mbas tij ose në një kohë me te. Do të dëshironim ta mbyllim me gazetarinë sportive, duke qenë se ju jeni një gazetar i vjetër dhe president i ASPA (Shoqata Shqiptare e Shtypit Sportiv)... Mendoj se kjo temë nuk i përket kësaj interviste. Megjithate, them se hap mbas hapi kjo fushë ka një zhvillim të dukshëm në disa drejtime. Mbi të gjitha televizive. Asnjëherë si sot Shqipëria nuk ka patur në televizion një përhapje kaq të gjërë rubrikash sportive, gazetarësh, komentatorësh, mendimesh të lira, kronikash të qarta, teknologji të përparuar, informacion të papamë ndërkombëtar. Dhe mbi të gjitha një numër më të madh se asnjëherë tjetër të gazetarëve të rinj sportivë. Dhe kjo është arritja më e madhe, edhe pse më tepër sasiore se cilësore. Por po e mbyll me një episod të kohëve të fundit. Një koleg rumun më pyet: “Dizdari, sa gazeta sportive ka Shqipëria? “Shtatë të përditshme”, - iu përgjigja. ”Po ju qenkeni të parët në botë, - tha ai, mirëpo me sportin ju dëgjojmë shumë pak”. Natyrisht unë e dija fort mire këte të dhënë dhe pohova. Vërtet Shqipëria zë vendin e parë në botë për gazeta sportive të përditshme midis 212 shteteve anëtare të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (CIO), ndonëse sporti ynë kombëtar është gjithnjë në udhëkryq. Dhe do të thoja se në një farë mënyre, megjithë zhvillimin e saj të mire, sidomos sasior, në një lloj udhëkryqi është dhe gazetaria sportive shqiptare. Në çdo numër të këtyre të përditshmeve, përjashto ditët kur pasqyrohen kampionatet kombëtare të futbollit, gati 60 përqind e faqeve iu kushtohen kryesisht futbollit botëror dhe loterisë sportive. Kaq mjafton pra, për të përfunduar se ashtu si vetë sporti kombëtar, në udhëkryq është edhe gazetaria sportive shqiptare. Ka një thënie që thotë se niveli i gazetarisë sportive shkon paralel me nivelin sportiv të atij vendi. Të jetë e vërtetë?!...

22/01 - 28/01/11 F.P. 31


SportiFP Dëmtimet tona serioze ka qenë për shembull dëmtimi i portierit Beqaj para pak vitesh, që nxori shpatullën. Ai bëri një ndalim të gjatë prej disa muajsh. Patëm edhe me Kristi Vangjelin që dëmtoi ligamentet e gjurit, që teorikisht të lë jashtë fushave për një kohë të gjatë

Mjeku i kombëtares: Ju tregoj të Futbolli, duke qenë një sport i ashpër, me përplasje dhe ndërhyrje të forta fizike, mbart në vetvete dëmtime dhe lëndime nga më të ndryshmet. Ky është një faktor që shumë shpesh bëhet bezdisës për faktin se lojtarët profesionistë duhet të qëndrojnë për periudha të gjata jashtë fushave të lojës. Për t’ua bërë më të lehtë rikuperimin, dhe në rastet më të mira për të parandaluar dëmtimet e tyre, janë stafet mjekësore që qëndrojnë afër ekipeve. Mjeku ortoped traumatolog, Arben Çeliku, në spitalin ushtarak këtu në Tiranë, është njëkohësisht edhe mjeku i kombëtares shqiptare të futbollit. Në një intervistë ekskluzive për “Free Press” ai shpjegoi dëmtimet dhe ecurinë e kombëtares shqiptare në këtë aspekt gjatë vitit që lamë pas apo edhe atij që sapo filloi. Ai gjithashtu foli për marrëdhëniet e krijuara me trajnerin, Josip Kuzhe, lojtarët dhe stafin që e shoqëron kombëtaren kuqezi në ditë të mira e të këqija, jashtë apo brenda vendit. Ai nuk harroi të përmendë edhe lojtarët që sakrifikohen më shumë për ekipin apo edhe ata më delikatët, që vizitojnë me shpesh infermierinë.

Si u mbyll viti që shkoi në aspektin e dëmtimeve të lojtarëve të kombëtares? Viti 2010 ishte vazhdimi i vitit 2009, dhe fillimi i sezonit të ri që filloi me eliminatoret e Europianit. Viti 2010 filloi me disa ndeshje miqësore, që nga fundi i eliminatoreve të Botërorit të një viti më parë. Gjatë kësaj kohe janë provuar lojtarë të ndryshëm dhe nuk ka pasur ndonjë problem të madh me dëmtimet. Problemi më i madh ishte pas ndeshjes me Bosnjën që patëm një dëmtim të Lorik Canës, i cili pësoi një traumë konjukturale të fuqishme, ndoshta një gjë e tillë na prishi punë pasi tre ditë më prapa kishim një tjetër ndeshje eliminatore të rëndësishme, me Bjellorusinë. Por këto janë pjesë e futbollit. Gjithsesi, me numrin e kufizuar të lojtarëve të kombëtares që ka një vend si Shqipëria, është paksa e vështirë të mbushen boshllëqet që lënë këto dëmtime. Mund të llogarisim dëmtimin e Debatik Currit, që ka një dëmtim të krucialit, që faktikisht është një nga shtyllat kryesore të qendrës së mbrojtjes sonë. Këto janë faktikisht, pastaj kështu dëmtime relative, çarje apo ku di unë goditje apo ënjtje gjuri, siç pësoi Ansi Agolli, këto janë gjëra pak të rikuperueshme në një farë mënyre, ndoshta nuk i nxjerr dot 100 përqind, pasi janë vende të caktuara, ku teorikisht marrin pjesë artikulacione dhe lëkura gjithmonë merr pjesë. Por jemi munduar që ai të luante edhe pas Bosnjës bëri edhe ndeshjen tjetër. I bëmë një mbrojtje të mundshme që faktikisht të shtynte ditët në stërvitje dhe ndeshjen. Problem ka pasur edhe portieri Beqaj, që pati një ndërhyrje në shpatull. Por duhet të kuptojmë që lojtarët jetojnë nëpër klubet e tyre për një kohë shumë të gjatë dhe grumbullohen gjatë vitit 7-8 herë në vit me kombëtaren për 3 ditë apo maksimumi rreth 10 ditë. Teorikisht në momentin që janë gjysmë të dëmtuar apo të lodhur, ata relativisht mund të pësojnë diçka. Në qoftë se janë shumë të dëmtuar, referuar edhe nga mjekët nëpër klubet e tyre, është normale që nuk duhet të grumbullohen. Çdo traumë ka kohën e vet të rikuperimit. Ka dëmtime afatshkurtra, por mund të jenë edhe afatgjata. Debatik Curri është i vetmi dëmtim afatgjatë i trashëguar nga viti që lamë pas?

32 F.P. 15/01 - 21/01/11

Aktualisht ai për ndeshjen që vjen në mars, që është edhe ndeshja zyrtare, teorikisht duhet të jetë rikuperuar pasi dëmtimi i tij shkon nga katër deri në gjashtë muaj. Përgjithësisht vijnë nga klubet të dëmtuar apo ndodh shpesh edhe gjatë grumbullimeve në kombëtare? Kur qëllon faktikisht që dëmtohet tek ne, varet edhe nga diagnostikimi i traumës. Tani çfarë problemesh ka? Në qoftë se janë gjëra relativisht të mundshme për t’u rikuperuar, hyjnë në terapi me fizioterapistët Ylli Mihali dhe mjeku gjerman Bulinger. Futen në terapi dhe teorikisht shoqërohen me medikamentet. Faktikisht tentohet për ta rikuperuar, por që normalisht hyn në konsensus edhe me lojtarët që mund të arrihet rikuperimi apo jo. Shpesh herë klubet ankohen për lojtarët që vijnë nga kombëtaret, sepse janë të lodhur apo të dëmtuar. Keni pasur mirëkuptimin e klubeve për këtë? Dëmtimet tona serioze ka qenë për shembull dëmtimi i portierit Beqaj para pak vitesh, që nxori shpatullën. Ai bëri një ndalim të gjatë prej disa muajsh. Patëm edhe me Kristi Vangjelin që dëmtoi ligamentet e gjurit, që teorikisht të lë jashtë fushave për një kohë të gjatë. Ndërsa dëmtimet e tjera janë normale, një hematomë apo diçka tjetër që mund të duan një 10 ditë për t’u rikuperuar, nuk është se i invalidizon lojtarët për një kohë të gjatë. Janë trauma relative. Por fatmirësisht në kohën që kanë qenë tek ne, nuk kanë pësuar dëmtime në masë të madhe. Kuptohet që dëmtimet janë pjesë e profesionit që mund të ndodhin kudo në stërvitje, qoftë edhe në aksidente rrugore. Megjithatë në kohën kur pësojnë dëmtime, përveç diagnostikimeve u kemi bërë edhe rezonancë magnetike për të marrë një përgjigje sa më të plotë për dëmtimin që ka lojtari. Janë marrë në disqe (CD) për dëmtimin që kanë p.sh. në rastet e Lorikut, Vangjelit apo Beqajt ata kanë marrë diskun me vete për t’ua treguar mjekëve të ekipeve të tyre. Pastaj ata kanë mënyrën e tyre të trajtimit.

Drejtuesit e Bajernit të Munihut patën një polemikë me kombëtaren holandeze për shkak se në Botërorin e Afrikës, mesfushori, Arjen Roben u aktivizua i dëmtuar sipas tyre. Keni pasur ndonjë polemikë të ngjashme me klubet e lojtarëve të kombëtares sonë? Ne kemi qenë me fat në atë aspekt. Me përjashtim të portierit Beqaj që edhe pse u dëmtua me kombëtaren në fund të fundit ishte diagnostikuar edhe më parë nga klubi i vetë që ai kishte nevojë për një ndërhyrje në shpatull, pasi dëmtimi i tij ishte problematik për një kohë të gjatë dhe duhej bërë një ndërhyrje, por që ai u dëmtua dhe ndërhyrja u bë urgjente. Ky është rasti që kemi pasur. Ndërsa lojtarët e tjerë si Curri apo Vangjeli janë dëmtuar nëpër klubet e tyre. Është edhe punë fati pasi në periudhat e grumbullimit nuk kemi pasur lëndime fatale aq sa të krijojmë problematikë me klubet e tyre. Gjithsesi klubet kanë një lloj kontrate me federatën në gjithë Europën. Ekziston gjithnjë një tendencë që mos lodhen shumë dhe shpesh herë kur janë ndeshje jo zyrtare bëhet një politikë e tillë që lojtarët të mos aktivizohen plotësisht, por të alternohen me të tjerët edhe për të mos u lodhur fizikisht, por edhe për të parë ndonjë lojtar të ri. Cilat janë dëmtimet që hasen më shpesh nga lojtarët? Për futbollin praktikisht problematike janë këto të pjesës së kaviljes, pjesa e poshtme e këmbës nga shkeljet, është gjuri dhe lodhjet muskulore që janë flektorët e pasmë. Por vetë koha që rrinë të grumbulluar me ne është e shkurtër dhe nuk hasen shumë shpesh. Por kjo varet edhe nga mënyra e stërvitjes së vetë lojtarit. Sot po të shohësh në gjithë kampionatet evropiane ka dëmtime nga më të ndryshmet, me kohëzgjatje nga më të ndryshmet. Trajneri më i suksesshëm sot për sot ka dalë Murinjo që pjesën më të madhe të stërvitjes e bën me top. Rezultatet flasin në favor të tij. Ndërsa nga ana logjike për mua ka një sens, është me vlerë sepse lëvizjet me topin janë lëvizje muskujsh që hyjnë në proporcion me përqendrimin, me përgatitjen, që kontrollohen nga topi me të cilin ke të bësh më shumë gjatë një ndeshje dhe për rrjedhojë je më i mësuar në lëvizshmëri dhe lojtari është më i përgatitur për befasitë në ecje me top. Ndryshimet e temperaturave, sa ndikojnë në dëmtimet e lojtarëve dhe cilat janë periudhat që janë më tepër të rrezikuar? Natyrisht që po. Në temperatura më të ulëta dihet teorikisht që aksidentet muskulore mund të jenë goxha më të fuqishme. Arsyeja është e thjeshtë sepse në temperatura të ulëta kontraksionet e muskujve janë më të sikletshme se sa në temperatura normale. Çfarë masash merren për këtë fakt? Nxemja e lojtarit bëhet pak më e gjatë dhe masazhet po ashtu bëhen pak më të gjata. Sepse për shkak të temperaturës së ulët ka spazma muskulore. Duke bërë një lëvizje të fuqishme në një temperaturë të ulët, teorikisht ekziston mundësia që lojtari të dëmtohet më shpejt. Për sa i përket gjendjes së tyre shëndetësore, mbani kontakte me lojtarët gjatë kohës që janë të shpërndarë nëpër klubet? Natyrisht që federata mban kontakte, por kur ka ndonjë problem komunikojnë edhe me përgjegjësinë e kombëtares.


SportiFP Ka trauma, por ka edhe raste që ka sëmundje humane: virozat, gripet etj. Kështu që rezistenca është relative. Por ka probleme edhe gjatë verës. Në fund të fundit edhe lojtarët janë njerëz

fortët dhe delikatët e kuqezinjve krijuar këto relata të mira, është presidenti i FSHF-së, Armando Duka. Në mënyrë që të shkojnë mirë gjërat të kryen mirë detyrat që në fund të fundit të kryejnë një funksion sa më të mirë për ekipin kombëtar. Pyetja e fundit është jashtë profesionit tuaj. Duke qenë afër kombëtares njëkohësisht edhe tifoz, si e parashikoni ecurinë e kuqezinjve në këto eliminatore? Shqipëria është një ekip që teorikisht nuk ka frikë nga asnjë lloj kundërshtari. Por problemi është që në kohën e duhur, në momentin e duhur, të jetë edhe forma fizike e duhur. Po të qëllojnë këto, nuk ka frikë të luajë ndaj asnjë lloj ekipi. Unë jam edhe tifoz dhe e ndjek futbollin. Por po të jenë këto parametra që thamë më sipër, kur vijnë këtu kundërshtarët, kombëtarja është e rrezikshme dhe e frikshme

Kuzhe është një person mjaft i këndshëm, me shumë kulturë, është inteligjent, me botë shpirtërore të madhe, gazmor por njëkohësisht edhe një psikolog i mirë, e bën rolin e psikologut herë pas here duke punuar me lojtarët, me stafin

Traineri kroat i ekipit Kombëtar Shqiptar të Futbollit Josip Kuze, gjatë ndeshjes së futbollit, Shqipëri-Luksemburg

Kush rezulton lojtari që dëmtohet më pak apo që është më i sakrifikueshëm dhe pranon të luajë me një dhimbje të vogël? Sakrificën e bëjnë të gjithë në përgjithësi. Pa dashur të veçoj njeri, normalisht mbrojtësit në natyrë janë në përgjithësi më rezistentë, pasi janë këta që hyjnë në kontakt me lojtarët e tjerë, megjithëse ne na ka qëlluar që të dy mbrojtësit e qendrës na janë dëmtuar. Por edhe mbrojtësit e krahëve, për shembull Ansi Agolli ka treguar një shpirt të lartë gare dhe me goxha rendiment. Por edhe në rastet kur është dëmtuar, ka treguar gatishmëri. Ka trauma, por ka edhe raste që ka sëmundje humane: virozat, gripet etj. Kështu që rezistenca është relative. Por ka probleme edhe gjatë verës. Në fund të fundit edhe lojtarët janë njerëz. Pyetja e radhës është e kundërta e të mëparshmes. Kush është lojtari që ankohet me shpesh apo më delikati nëse mund ta quajmë kështu? Mund të ekzistojnë disa, por nuk dua të veçoj ndokënd. Në të tilla raste kur kanë probleme ligamentesh punohet për të rregulluar atë pjesë që është më sensibël ndaj traumave. Dhe për këtë ndikon pak ajo frika për të marrë pjesë në fushën e lojës. I rekomandohet përveç trajtimit normal të zakonshëm mjekësor të punojë edhe me përgatitësin me këto pjesët pak më të brishta.

Si i keni marrëdhëniet me trajnerin Josip Kuzhe dhe stafin në përgjithësi? Kuzhe është një person mjaft i këndshëm, me shumë kulturë, është inteligjent, me botë shpirtërore të madhe, gazmor por njëkohësisht edhe një psikolog i mirë, e bën rolin e psikologut herë pas here duke punuar me lojtarët, me stafin. Është një nga personat më të këndshëm duke bërë një krahasim të vogël me shumë prej paraardhëseve të tij. Është pranë ekipit, pranë njerëzve, pranë problemeve që ata kanë. Para pak kohësh “Misteri” kaloi një hemorragji cerebrale. Si është gjendja e tij pas këtij episodi? Ajo është diçka e rikuperueshme. Një gjë që ishte e tillë që do të shkonte në ndërhyrje ose do të shkonte ashtu si shkoi. Por fakti është që prognoza ashtu si eci, shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme. Kuptohet tani duhet të ketë pak më shumë kujdes për të mbajtur parametrat e tensionit dhe mund të vazhdojë punën normalisht siç ka bërë deri tani. Thjesht pak kujdes, por ka qenë pak moskokëçarës ndaj shëndetit të vet personal. Por tani u kalua. Edhe ndihmësi i tij Xhema (Mustedanegiç) është person shumë i dashur, shumë i këndshëm, unë me stafin tim me Mihalin dhe Bulingerin, shkojmë mjaft mirë. Apo edhe Bozhiqi, trajneri i portierëve, magazinierin, përgjegjësi i ekipit shkojmë mirë në përgjithësi. Por maja e piramidës, ai që ka

për çfarëdolloj ekipi. Ndërsa jashtë qëllon që ka fusha të vështira dhe ky faktor mund të ndikojë, por varet nga forma që kanë edhe lojtarët tanë nëpër klubet e tyre, kur ata janë mirë nuk kanë frikë për çfarëdolloj rezultati. Por se deri ku do të arrijmë, për mua është ende herët të për të bërë parashikime, sepse nuk mund të pretendosh për një ekip kombëtar atë që Shqipëria në shumë fusha të tjera të jetës nuk i arrin. Nuk mund të pretendosh tek futbolli që si shtet t’i nuk i ke mundësitë për të shkuar atje ku duhet. Flasim që nga infrastruktura që federata po punon shumë për t’i arritur, me fushat, me dritat, me promovimin e të rinjve, etj. Këto fillojnë faktikisht që në ekipet e moshave, që në klasat sportive nëpër shkolla që janë prishur tani, por kjo ka qenë një gabim për mua. Pastaj vazhdon me radhë: ambientet, terrenet sportive, pajisjet, etj. Në Shqipëri edhe fushat nuk janë më, janë zënë nga pronat private, nga ndërtimet, por fakti është që p.sh. Johan Krojfi i madh ka thënë që futbolli i Holandës u prish kur u prish futbolli i rrugës. Sot ër futbollin në gjithë botën investohet shumë, është një industri shumë e fuqishme dhe po nuk pate një menaxhim të fuqishëm të kësaj, me dëshirën e mirë edhe të shtetit, është vështirë të pretendohet të arrijmë atje ku duan dashamirësit e futbollit. Por duhet marrë parasysh edhe kampionati këtu në Shqipëri, me atë “fair play”-n minimal që mungon nëpër rrethet. Por ky është kampionati shqiptar me halle, probleme sa të duash dhe këta janë talentet që do të nxjerrësh nga Shqipëria. Ata të huajt sot i merr nesër i shet. Po të marrim ekipin më të bukur në lojë për momentit, Barcelonën të gjithë lojtarët që ka aktualisht i ka nga akademia e saj. Ashtu ka edhe Holanda me Ajaksin, Italia, etj. Por kuptohet këto kanë shpenzime mjaft të mëdha, ne si shtet i pasur nuk i arrijmë por të paktën duhet të kemi pak dëshirën e mirë, pasi sporti është shumë i madh.

15/01 - 21/01/11 F.P. 33


SportiFP Ai mund të ngecë disi nga ana teknike, por nuk ka pasur sulmues në histori me lëvizje më të mirë, reflekse, paraprirje dhe inteligjencën e peshkatarit, se sa “Superpipo”

10 “gjahtarët” më të mirë në historinë e Ligës së Kampioneve Kompeticioni më i rëndësishëm në Europë për klube, Liga e Kampioneve, ka dhuruar emocione të papërsëritshme ndër vite. Edhe pse jemi në një periudhë pauze, po ju vemi në dispozicion 10 golashënuesit më të mirë në historinë e këtij kompeticioni. Natyrisht që bien në sy një sërë emrash të rëndësishëm të futbollit botëror si disa nga “gjuetarët” më të etur para portës. Lista kryesohet nga dy lojtarë simbol të Ligës së Kampioneve, që janë ende në qarkullim dhe mund ta përmirësojnë edhe më tej rekordin e tyre. Ata janë, sulmuesi italian i Milanit Filipo Inzagi dhe sulmuesi spanjoll i Shalke 04, Raul Gonzales. Lojtarët e tjerë në listë, që janë ende në aktivitet dhe mund ta përmirësojnë më tej rekordin e tyre, janë edhe holandezi apo “Mister Goli”, Rud Van Nistelroj, italiani i Juventusit, Aleks Del Piero si dhe ukrainasi Andrij Shevçenko. Ja lista me 10 golashënuesit më të mirë:

10) Alfredo Di Stefano

6) Tierry Henri

3) Andrij Shevçenko

(Real Madrid) – 50 Gola

(Monako, Juventus, Arsenal, Barcelona) – 59 Gola

(Dinamo Kiev, Milan, Çelsi) – 64 Gola

Gjeniu argjentinas udhëhoqi Realin e Madridit në vitet 50-të në pesë tituj konsekutivë në Europë. Skuadra e yjeve përfshinte gjithashtu edhe të madhin Ferenc Pushkash dhe Francisko Gento. Konsiderohet nga disa si lojtar më i madh i të gjitha kohërave, më mirë se Diego Maradona dhe Pele.

9) Alesandro Del Piero (Juventus) – 51 Gola Edhe pse duke shkuar 36 vjet, ai ka qenë një yll evropian për më shumë se 16 vjet. Eksperti i goditjeve të dënimit, momentet më të mira në Europë i ka pasur në sezonin ‘97-98 kur në rrugën e tij për t’u bërë golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampioneve ai shënoi një tripletë, kur Juventusi shkërmoqi Monakon me një 4-1 në shtëpi në gjysmëfinalen e parë. U shpall kampion në 1996.

8) Eusebio (Benfika) – 54 Gola I cilësuar nga shumë specialistë si sulmuesi më i kompletuar në Botë, Eusebio me gjithë mend i kishte të gjitha: shpërthimin, fuqinë, ritmin, hapin e madh, një gjuajtje të fuqishme me kokë dhe një gjuajte të pandalshme me këmbë. Portugezi ishte ylli i një Benfike të mrekullueshme që fitoi 2 Kupa Kampionesh të njëpasnjëshme në 1961 dhe ‘62.

7) Henrik Larson (Fejnord, Sëlltik, Barcelona, Mançester Junajtid, Helsingborg) – 59 Gola Një prej “vrasësve” më fatalë para portës në brezin e tij. Larson provoi atë që në rast se ishte golashënues tek Sëlltiku, ishte jo vetëm se luante në një ligë të dobët, pasi ai e vërtetoi këtë dy vjet më pas kur edhe pse në perëndimin e karrierës së tij, u bashkua me Barcelonën. Larson, edhe pse zëvendësues, ishte nismëtari i kthesës së lojës në finalen e vitit 2006-të, të fituar ndaj Arsenalit.

34 F.P. 15/01 - 21/01/11

I hyrë në skenë si më i riu tek Monako, duke i udhëhequr ata drejt gjysmëfinales së Ligës së Kampioneve në 1998, para së të bëhej yll me Arsenalin dhe Barcelonën. Në kulmin e karrierës së tij francezi ishte i pakapshëm në vrapim të plotë. Ai ishte humbës i finales në dy raste në Kupën UEFA dhe Ligën e Kampioneve me “Topçinjtë”, ndërkohë që e ngriti kupën më të rëndësishme të kontinentit me Barcelonën në 2009.

5) Rud van Nistelroj (PSV, Mançester Junaited, Real Madrid) – 60 Gola Me shumë mundësi finalizuesi më i mirë i dekadës së fundit, kur van Nistelrojit i paraqitet një rast për shënim në shumë raste të rralla e shikon ta humbasë. Çuditërisht, pavarësisht të gjithë golave të tij, skuadrat e van Nistelrojit nuk kanë ecur shumë mirë në Europë dhe ai shpesh është eliminuar në fazat e hershme. Kjo e bën raportin e tij me golin edhe më mbresëlënës.

4) Gerd Myler (Bajern i Mynihut) – 62 Gola Padyshim sulmuesi më i mirë i të gjitha kohërave për sa i përket zonës së penalltisë. Fakti se Myler është kaq lart në këtë listë kur ka luajtur në një kohë kur në Europë ndeshjet ishin shumë më pak është testamenti i rekordit të padiskutueshëm të golave. Firma e Myler ishte kthesa e tij e papërsëritshme. Gjatë karrierës së tij me klubet ai fitoi tre Kupa Kampionesh dhe një Kupë Kupash.

I shpallur futbollisti më i mirë i vitit 2004, Shevçenko ka qenë një protagonist i madh në klubet ku ka luajtur, përfshi edhe Milanin. Ai gjuaji penalltinë vendimtare në finalen e Ligës së Kampioneve 2003 kundër Juventusit dhe ishte gjatë gjithë kohës frymëzimi i kuqezinjve. Sheva ishte një gjuajtës mjaft i mirë me të dyja këmbët, me një aftësi finalizimi perfekt.

2) Raul Gonzalez (Real Madrid) – 70 Gola I dyti pas Inzagit, sepse edhe pse kanë shënuar të njëjtën shifër golash, ai ka luajtur më shumë ndeshje. Raul ishte për Real Madridin kaq themelor sa është Del Piero për Juventusin. I përfshirë si një adoleshent kur shënoi kundër Juves në 1995-96, Raul eci para duke u bërë golashënuesi më i mirë i Madridit në të gjitha kohërat dhe duke fituar tre herë Ligën e Kampioneve.

1) Pipo Inzagi (Parma, Juventus, Milan) – 70 Gola Ai mund të ngecë disi nga ana teknike, por nuk ka pasur sulmues në histori me lëvizje më të mirë, reflekse, paraprirje dhe inteligjencën e peshkatarit, se sa “Superpipo”. Fituesi i Kupës së Botës ka një ves që shënon gola deçizivë kur ata kanë rëndësi, duke përfshirë edhe dy golat në fitoren 2-1 në finalen ndaj Liverpulit në 2007. Tani 36 vjet, mos u kapni nga efekti surprizë nëse Inzagi para se të varte këpucët në gozhdë do të shtonte disa gola më shumë në rekordin e tij aktual në Ligën e Kampioneve.


SportiFP

Gola për ndeshje

#

Vendi

Emri

Gola

Ndeshje

1

Iran

Ali Daei

109

149

0.73

2

Hungari

Ferenc Pushkash

84

85

0.99

3

Brazil

Pele

77

92

0.84

4

Kuvajt

Bashar Abdullah

75

134

0.56

5

Trinidad e T.

Stern Xhon

69

109

0.63

6

Egjipt

Hosam Hasan

69

169

0.41

7

Gjermania P.

Gerd Myler

68

62

1.10

8

Saudi Arabia

Majed Abdullah

67

139

0.48

9

Tailandë

Kiatisuk Senamuang

65

130

0.52

10

Irak

Hussain S. Mohamed

63

126

0.50

11

Argjentinë

Gabriel Batistuta

56

78

0.72

12

Honduras

Carlos Pavon

56

96

0.60

13

Japoni

Kunishige Kamamoto

55

61

0.90

14

Çeke R

Jan Koler

55

91

0.60

15

Gjermania L.

Hoakim Streih

55

102

0.54

16

Gjermani

Miroslav Klose

55

103

0.53

Golashënuesit më të mirë në historinë e kombëtareve Kjo është renditja e golashënuesve më të mirë të kombëtareve në historinë e futbollit, e cila çuditërisht kryesohet nga një Iranian, Ali Daei me 109 gola, i cili ka lënë prapa një sërë legjendash të sportit më të bukur në planet siç janë Pele, Ferenc Pushkash, Gerd Myler, Bobi Çarlton, Gabriel Batistuta etj.

47

Estoni

Andres Oper

35

112

0.31

17

Korea J.

Bum-Kun Cha

55

121

0.45

47

Rumani

Xhorxhe Haxhi

35

125

0.28

18

EBA

Adnan Al Talyani

53

164

0.32

52

Solomon I.

Comins Menapi

34

37

0.92

19

Danimarkë

Pol Nielsen/Jon D. Tomason

52

38/112

1.37/0.46

53

Norvegji

Jorgen Juve

33

45

0.73

19

Turqi

Hakan Shukur

51

112

0.46

53

Gana

Abedi Pele

33

73

0.45

20

Francë

Tierry Henry

51

123

0.41

55

Uruguaj

Hektor Skarone

31

51

0.61

Ekuador

Agustín Delgado

31

70

0.44

21

Suedi

Sven Ridell

49

43

1.14

55

22

Angli

Bobi Çarlton

49

106

0.46

55

Afrika e J.

Beni Mkarthy

31

76

0.41

23

Poloni

Vladimir Ljubanski

48

75

0.64

58

Skoci

Denis Lau/Keny Daglish

30

55/102

0.55/0.29

24

Bullgari

Dimitar Berbatov

48

76

0.63

58

Belgikë

Bernard Vorhof/Po Van Himst

30

61/81

0.49/0.37

25

Portugali

Pauleta

47

88

0.53

58

Vietnam

Le Huynh Duc

30

63

0.48

26

Kosta Rika

Rolando Fonseka

47

107

0.44

58

Uzbekistan

Mirjalol Kasimov

30

67

0.45

0.51

58

Finlandë

Jari Litmanen

31

134

0.23

27

Meksikë

Hared Borgeti

46

90

27

Kamerun

Samuel Eto’o

46

102

0.45

63

Australi

Damian Mori

29

45

0.64

29

Kroaci

Davor Shuker

45

69

0.65

63

Greqi

Nikos Anastopulos

29

73

0.40

29

Bregu i F.

Didier Drogba

45

70

0.64

65

Zelandë e Re

Vaugan Koveny

28

64

0.44

29

Ukrainë

Andrij Shevçenko

45

95

0.47

65

Uells

Ian Rash

28

78

0.36

29

SHBA

Landon Donovan

45

127

0.35

67

Qipro

Mihalis Konstantinou

27

70

0.39

0.43

68

Malta

Majkëll Mifsud

26

73

0.40 0.43

29

Rep. Irlandës

Robi Kin

45

103

34

Spanjë

David Vija

44

66

0.67

68

Gjeorgji

Shota Arveladze

26

60

35

Austria

Toni Polster

43

95

0.45

68

Rusi

Vladimir Beshastnykh

26

71

0.37

36

Bashkimi S.

Oleg Bllohin

42

112

0.38

68

Peru

Teofilo Kubilas

26

81

0.32 0.33

37

Salvador

Maxhiko Gonzalez

41

48

0.83

68

Letoni

Maris Verpakovskis

26

80

37

India

Baichung Bhutia

41

58

0.71

72

Kolumbi

Arnoldo Alberto Iguaran

25

68

0.37

Izrael

Mordekai Spigler

25

83

0.30 0.30

37

Guatemala

Carlos Ruíz

41

83

0.49

72

37

Kina

Hao Haidong

41

115

0.36

72

Paraguaj

Hoze Saturnino Kardozo

25

83

41

Zvicër

Alexandër Fraj

40

77

0.52

75

Islandë

Eidur Gudjonsen

24

61

0.39

41

Holandë

Patrik Klajvert

40

79

0.51

75

Bosnjë H.

Elvir Boliç

24

55

0.44

41

Algjeri

Rabah Madjer

40

87

0.46

78

Malta

Karmel Busutil

23

111

0.22

44

Serbia

Savo Milosheviç

37

102

0.33

78

Fixhi

Osea Vakatalesau

23

36

0.66

44

Nigeria

Rashid Jekini

37

58

0.64

78

Sllovaki

Robert Vitek

23

74

0.31

44

Kili

Marselo Salas

37

70

0.53

81

Korea e V.

Hong Yong-Jo

22

68

0.32

46

Angola

Akva

36

80

0.45

82

Australi

Damian Mori

21

42

0.50

47

Itali

Xhixhi Riva

35

42

0.83

83

Pakistan

Muhamad Esa

20

47

0.43

47

Irelanda e V.

David Hejli

35

75

0.47

84

Kanada

Dale Mitçell

19

55

0.34

47

Slloveni

Zlatko Zahoviç

35

80

0.44

85

Etiopi

Ashenafi Girma

19

45

0.44 15/01 - 21/01/11 F.P. 35


Auto 36-38

Nga Amarildo Lumani

Makina mbush 125 vjeç

Sukseset e dështimet në më shumë se një shekull histori

M

akina ka ditëlindjen. Ajo bëhet 125 vjeç. Në veçanti festa është më e zjarrtë në shtëpinë e Daimler, në Shtutgart të Gjermanisë. Kjo për shkak se më 29 janar të vitit 1886, Karl Benz mori patentën për makinën e tij me motorkishte lindur automobili. Makina e Benz kishte tre goma dhe për herë të parë bëhej fjalë për një makinë që nuk vihej në punë nga forca e kafshëve, erës apo njeriut. Më poshtë janë disa nga sukseset e dështimet në historinë e makinave.

Makina e Benz, e para që mori patentën, kishte vetëm 0.9 kuaj fuqi e udhëtonte me 16 kilometra në orë. Nuk u shit kurrë një e tillë. Berta Benz dhe djemtë e saj, Riçardi e Eugeni udhëtuan nga Mannheim deri Pforzheim dhe u kthyen mbrapsht (rreth 200 km). Ford Modeli T: Kishte 20 kuaj fuqi, shkonte deri në 65 kilometra në orë. Nga viti 1908 e deri në vitin 1927 u prodhuan plot 15.007.033 copë. Çmimi në vitin 1908 ishte 850 dollarë. Për Modelin T, Henri Ford futi për herë të parë linjën e montimit në seri në vitin 1913. Volkswagen, modeli Brumbulli: Ai vazhdon të shitet e të shitet. Modeli i parë kishte 25 kuaj fuqi dhe arrinte deri në 105 kilometra në orë. Çmimi në vitin 1950 ishte 5.450 marka gjermane. Kjo makinë mobilizoi Gjermaninë e pasluftës. Nga viti 1938 deri në vitin 2003 janë prodhuar 21.5 milionë makina të tilla. Volkswagen Golf: Makina që ka zgjatur kaq shumë. Kur doli kishte 50 kuaj fuqi e ecte me 145 kilometra në orë. Çmimi fillestar në vitin 1974 ishte 7.995 marka gjermane. Kur mbërriti në vitin 1974 arriti që të shpëtojë kompaninë, e cila ishte zhytur në probleme. Momentalisht në treg është gjenerata e gjashtë e kësaj makine. Renault Espace: Me këtë makinë me 109 kuaj fuqi, 170 kilometra në orë, në vitin 1984 në Europë erdhi për herë të parë një limuzinë me hapësirë të madhe. Ajo ofronte shtatë vende për tu ulur. Citroën DS 19: Është një mbretëreshë e makinave. Kishte 75 kuaj fuqi, shkonte deri në 150 kilometra në orë. Çmimi fillestar në vitin 1956 ishte 12.100 marka gjermane. U prodhua nga viti 1955 deri në vitin 1975. Kishte një komfort të mahnitshëm. Solli në treg disa risi. Trabant: Ndërsa në Perëndim prodhohej Brumbulli, në Lindje prodhohej kjo makinë me 26 kuaj fuqi, 105 kilometra në orë e që

36 F.P. 8/01 - 14/01/11

Ford Modeli T - 1908

shitej për 7.650 marka gjermane në vitin 1960. U prodhua nga viti 1957 deri në vitin 1991 në Perëndim. Smart: Kjo makinë- plesht, 45 kuaj fuqi, 135 kilometra në orë, çmimi në vitin 1998 ishte 14.207 marka, synonte të pushtonte qytetet. Prodhimi i orës Swatch në bashkëpunim me Mercedes ka arritur sukses. Peugeot 205: Mini- luani (45 kuaj fuqi, 134 kilometra në orë, 10.351 marka në vitin 1983) u bë një hit botëror nga viti 1983 deri në vitin 1998. Me 5.3 milionë makina të shitura, ajo arriti të shpëtonte kompaninë që ishte në prag të falimentimit. Opel Kadett: Kadett A (40 kuaj fuqi, 120 kilometra në orë, çmimi fillestar në vitin 1962: 5.075 Marka gjermane) e bëri Opel-in një markë të njohur në mbarë botën. Fabrika për prodhimin e saj kushtoi mbi një miliard marka. Në prodhim nga viti 1962 (Kadett A) deri në vitin 1991 (Kadett E). Mercedes Benz 190: Bebja e Mercedes-it (90 kuaj fuqi, 175 kilometra në orë, çmimi fillestar në vitin 1982: 25.600 marka) u bë shumë e dashur për të gjithë. Papritur nga viti 1982 deri në vitin 1993 Mer-

Dështimet më të mëdha Ford Edsel: Modeli i klasit të mesëm synonte që të bëhej një shenjtor, por rezultoi një katastrofë. Kualiteti i dobët dhe dizajni i tmerrshëm detyruan Ford-in që ta tërheqë këtë makinë nga qarkullimi pas tre vitesh. Volkswagen 411: Ishte projektuar për të hyrë fuqishëm në tregun e makinave të klasit të mesëm, por dështoi në mënyrë të turpshme. Gjatë shtatë viteve që ishte në treg arriti që të shesë vetëm 355.200 copë. Ford Scorpio: Makina që ngjante si një peshk, ishte një aksident sa i përket dizajnit. A thua projektuesi i saj ka qëndruar për shumë kohë në akuarium përpara se ta dizajnonte? Mercedes A-Klas: Nuk dështoi makina, por teknika. Makinat e para patën probleme, shumë prej tyre u tërhoqën nga tregu.

cedes ishte bërë interesant e i përballueshëm për njerëzit e thjeshtë. Mazda MX-5: Nuk është BMW, nuk është as VW, por është një japoneze që pas rënies së Murit të Berlinit pushton Europën. Rikthimi i kësaj roadster klasike (115 kuaj fuqi, 195 kilometra në orë, çmimi fillestar në vitin 1989 36.750 marka gjermane) ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm.


AutoFP Për shkak se duhet të respektojnë rregullat e vendosura nga Bashkimi Europian për klimën, tani të gjithë prodhuesit e makinave do të shtrenjtojnë kostot

Shoferi i kësaj makine Rolls Royce është në hall Në treg pritet të dalë një model spektakolar i Rolls Royce, me emrin Apparition, ose e thënë ndryshe Paraqitja. Pasagjerët ulen në barkun e kësaj limuzine të gjatë 7 metra, por shoferi rri sipër dhe sa herë që bie shi, ai mund të laget. Makina është një mrekulli, një ndërthurje e të kaluarës me të tashmen. Ajo jep atë që shumë makina nuk e kanë: emocione! Në makinë mund të ulen në mënyrë shumë të rehatshme katër persona. Ata nuk ulen sipas mënyrës tradicionale, por si në një tryezë.

Makinat pritet që të bëhen më të shtrenjta Për shkak se duhet të respektojnë rregullat e vendosura nga Bashkimi Europian për klimën, tani të gjithë prodhuesit e makinave do të shtrenjtojnë kostot. Kjo do të përkthehet në çmime më të rritura për konsumatorët. Bëhet fjalë për një politikë që do të nisë të zbatohet që nga viti 2013. Kompanitë e makinave do të paguajnë më shumë për dëmet që i shkaktojnë mjedisit. P.sh Volkswagen do të paguajë 1.3 miliardë euro më shumë. Kjo do të thotë që çmimi i një makine Golf do të rritet më rreth 230 euro.

Volkswagen prodhon makinën- një- litër Në Katar pritet të bëhet promovimi i kësaj makine që pritet të ndryshojë shumë gjëra në treg. Një nga aksionerët e VW ka vendosur të bëjë realitet ëndrrën për një makinë që kursen. Makina pritet të prodhohet në seri në vitin 2013. Ajo pritet të harxhojë vetëm 2 litra në 100 kilometra.


AutoFP

Mercedes do e nisë vitin e ri më gjeneratën e re të Coupé CLS me katër dyer Opel e nis vitin duke sjellë në treg një Corsa të re, shumë të bukur Aston Martin One-77 do të jetë gati për klientët VW e nis vitin duke sjellë një transportues të fuqishëm të quajtur Rockton

Makinat që pritet t’i shtohen tregut këtë vit

Jeep Wrangler

Renault pritet të sjellë top modelin e saj, Latitude VW do e nisë vitin duke sjellë modelin Eos në versionin Coupé-Cabriolet Ikona e Shteteve të Bashkuara, Jeep, do sjellë në treg një Wrangler të ri Suzuki do sulmojë. Në treg pritet të dalë limuzina e klasit të mesëm Kizashi Citroen do e nisë vitin duke sjellë modelin e makinës elektrike C-Zero. Disa ekzemplarë janë shitur dhe në fund të vitit 2010 VW do të sjellë në treg makinën e re Jetta. Disa thonë se do jetë një sfidante e fortë për Passat-in

Bentley Continental GT

Suzuki do e sjellë modelin Swift në një version shumë sportiv Opel ka rinovuar makinën e saj Antara, një SUV mjaft i pëlqyer Porsche pritet të shtojë në serinë e modeleve Cayman edhe një top model me shkronjën shtesë R Toyota dhe modeli i saj Lexus do të tentojnë të futen tek klasi i Golf-it. Por bëhet fjalë për një motor hibrid. Sulmi fillimisht do drejtohet ndaj Audi A3 dhe BMW seria 1. Kia i ka bërë një operacion plastik modelit të saj Pro Cee’d Audi do sjellë një makinë të re A6, në gjurmët e së parës. Kësaj radhe do jetë vetëm limuzinë

38 F.P. 22/01 - 28/01/11

Citroen C-Zero

Bentley do të sjellë modelin e ri Continental GT BMW do e nisë sezonin pranveror me një BMw Cabrio, seria 6 Lamborghini do të sjellë në treg pasuesin e Murcielago Peugeot do të sjellë në treg modelin 508, një konkurrent për limuzinat e kombi-t Mercedes i ka bërë një operacion plastik klasit C Toyota do sjellë në treg modelin Verso S, një model i ri Mercedes do ia nisë me një top model të ri CLS 63 AMG Pritja do të marrë fund. Më në fund në treg do të jetë edhe modeli i ri Ford Focus Për ata burra që kanë qejf shpejtësinë: në treg do jetë edhe gjenerata e tretë e Mercedes SLK Chevrolet sjell modelin Orlando, një makinë familjare Chevrolet pritet që të ofrojë modelin Camaro zyrtarisht në Europë Tani nuk u duhet të blini një Aston Martin gji-

Nissan M35h

gand, por në treg është edhe vogëlushja e kësaj kompanie, modeli Cygnet Krahas serisë Corsa, Opel do të sjellë një model shumë të mprehtë Corsa OPC Edhe marka e luksit e Nissan, Infiniti, pritet të sjellë në treg një limuzinë hibrid të quajtur M35h Honda do të sjellë në treg një tjetër model hibrid, bëhet fjalë për Honda Jazz e re Audi pritet të kurorëzojë serinë e makinave A3 me një top model të ri RS3 Hyundai pritet të sjellë makinën e re i40 cw VW pritet të sjellë edhe një version cabrio të makinës Golf që është në treg Edhe Jeep Grand Cherokee do vijë e ndryshuar Me modelin DS4, prodhuesi francez i maki-

Fiat Panda

nave, Citroën, pritet të sjellë një rival të Golf-it në treg Kia pritet të sjellë modelin e rinovuar të makinës ndërqytetase Picanto Hyundai Genesis duket në pamje të parë si një Mercedes klasi S Hyundai pritet të sjellë edhe një limuzinë luksi në treg, ajo mban emrin Equus Dy muaj pasi të hedhë në treg modelin e ri Focus, Ford pritet të sjellë edhe Turnier-in e ri Porsche Panamera pritet të bëhet me motor hibrid Lancia Ypsilon e re do mbërrijë në treg VW Tiguan ka bërë një operacion plastik, kryesisht në fytyrë Mini do u dorëzojë shitësve edhe një version Roadster Range Rover pritet të sjellë në treg befasinë: ai quhet Evoque Kia pritet të sjellë në treg pasuesin e modelit Rio

Opel Zafira

Mercedes do të sjellë pasuesin e klasit B Me modelin Q5, Audi do të sjellë modelin e parë hibrid në treg Ky është ndoshta modeli më i rëndësishëm i Opel për vitin 2011. Bëhet fjalë për Ampera-n, një makinë që ecën rreth 60 kilometra me karikim elektrik Me modelin Q3, Audi do të sjellë një SUV shumë kompakt në treg Gjenerata e tretë e makinës familjare Opel Zafira pritet të dalë në treg VW dhe modeli i saj “plesht” Lupo, duan të hyjnë në hisen e Mini-t BMW do u dërgojë tregtarëve modelin e saj seria 6 Coupé Në treg do vijë edhe Mercedes klasi M Toyota pritet të sjellë në treg modelin e ri Yaris. Në Japoni kjo makinë quhet Vitz Ndërkohë pritet të mbërrijë në treg edhe gjenerata e shtatë e super të suksesshmes Porsche 911 Opel Astra GTC Coupe do bëhet edhe më sportive Në fund të vitit Fiat ka vendosur që të nxjerrë në treg modelin e ri Panda

Range Rover Evoque


NightLife 40-43

Nga Amarildo Lumani

Fundjava për muzikën Dalja gjatë mbrëmjeve është bërë një gjë e përditshme dhe e pandashme e jetës së të rinjve shqiptarë, dhe jo vetëm e atyre. Nuk ka rëndësi çfarë dite është dhe cili grup apo këngëtar performon, e rëndësishme është që ka muzikë live dhe mund të konsumosh alkool. Kjo është mbrëmja e shumë të rinjve të kryeqytetit, të cilët me ato (shumë pak) variante që kanë përpiqen të dëfrehen në shoqërinë e miqve apo të dashurve të tyre. Ndër variantet për të kaluar një prej ditëve të fundjavës është edhe muzika live. Janë disa lokalet ku luhet muzikë live nga këngëtarë dhe grupe, të vjetër apo edhe të rinj. Aleksandër Gjoka, Redon Makashi, Vedat Ademi, Samanta Karavelo, Eneda Tarifa, Juliana Pasha, Top Shoë Band, grupi Burn apo edhe shumë grupe të rinj performojnë çdo javë në lokalet e Bllokut, dhe jo vetëm. Në kontaktet që patëm me menaxherët e dy prej lokaleve ku luhet muzikë live në zonën e ish-Bllokut, Charl’s dhe Lizard morëm një informacion rreth muzikës që pëlqejnë, oraret që frekuentojnë dhe sasisë së alkoolit që konsumohet. Si në çdo vend të botës edhe në Shqipëri të rinjtë frekuentojnë shumë jetën e natës dhe konsumojnë sasi të konsiderueshme alkooli, por ndryshimi nga vendet e tjera është se në Shqipëri fundjava fillon ditën e mërkurë. Ndryshe nga vendet e tjera, në Tiranë vetëm e hëna dhe e marta konsiderohen si ditë pushimi nga menaxherët e lokaleve, pasi janë të vetmet ditë ku nuk ka diçka të organizuar. Ndoshta mund të jetë fakti që të rinjtë në Tiranë kanë shumë kohë të lirë për të dalë, ndoshta zgjedhin daljen në mbrëmje për të shkarkuar stresin e përditshëm, por një gjë është e sigurt, që në Tiranë java është ndryshe nga çdo vend tjetër.

Në intervistën e mëposhtme menaxheri i Lizard, z.Artan Kurti, na shpjegon pak më tepër sesi funksionon puna në lokalin që ai drejton. Zoti Kurti, mund të na shpjegoni si funksionon puna në Lizard? Paradite Lizard është një bar kafe si gjithë të tjerët, ku moshat të cilat e frekuentojnë më tepër janë adoleshentët, ndërsa pasdite ka më tepër variacion pasi disa ditë të javës ka muzikë live dhe ditët të tjera luhet muzikë nga një DJ, i cili është rezident këtu në Lizard. Cilat janë ditët kur luhet muzikë live? Muzika live fillon ditën e mërkurë dhe mbaron ditën e shtunë. Të dielën është latin night ku luhet muzikë nga DJ ynë, gjithashtu edhe të hënë apo të martë pasi janë disi më të qeta, ka më pak lëvizje. Cilët janë këngëtarët apo grupet që ftoni zakonisht? Ditëve të mërkura këtu është i ftuar Vedat Ademi dhe banda e tij, ndërsa të enjte, të premte dhe të shtunë vijnë grupe te rinj, është si të thuash edhe një lloj promovimi për ta, megjithëse duhet thënë që luajnë shumë mirë, ndoshta edhe më mirë se disa grupe që janë shumë më të njohur se ta. A ftoni grupe apo këngëtarë shqiptarë nga Kosova apo Maqedonia? Dikur kemi ftuar, por tani jo më. Është më e kushtueshme që të ftosh një grup nga Kosova, por është edhe ana tjetër që ka shumë grupe të rinj këtu në Shqipëri që janë shumë të zotë dhe nuk ka arsye përse të ftoj të tjerë. Në çfarë ore fillon mbrëmja dhe kur përfundon ajo? Muzika live fillon në orën 21 dhe zgjat deri kur na lënë (qesh). Mbrëmja zgjat goxha por ndonjëherë duhet ta ndërpresim pasi

40 F.P. 22/01 - 28/01/11

orari i caktuar nga bashkia është deri në orën 24. Çfarë moshash frekuentojnë muzikën live? Varet, nuk është se ka ndonjë kufi të prerë. Deri në orën 23 vijnë kryesisht mosha 20 deri në 30 vjeç pastaj vijnë edhe mosha më të mëdha. Por moshat që frekuentojnë më shumë janë nga 20 deri në 40 vjeç. Çfarë muzike parapëlqejnë personat që vijnë këtu? Kryesisht muzikë rock dhe pop/rock. Të mërkurën, kur është Vedat Ademi dhe banda e tij luhen disa prej hiteve më të njohura amerikane të muzikës rock. Në ditët e tjera ndryshon paksa, ndërsa të dielën luhet kryesisht muzikë latine. Çfarë pijesh konsumohen gjatë muzikës live? Alkool. Konsumohet vetëm alkool, pasi e tillë është muzika, i tillë është edhe ambienti. Konsumohen birra, uiski dhe shumë lloje të tjerë alkooli. Nuk preferohen shumë long drink, por ama ka një konsumim të konsiderueshëm të alkoolit. Si ka shkuar puna, në ngritje, ulje apo keni ruajtur një lloj stabiliteti përsa i përket klientelës? Mund të them që ka ecur mjaft mirë. Zona e Bllokut është një zonë mjaft e populluar, por gjithsesi duhet të kesh një organizim mjaft të mirë që të ruash një lloj statusi. Ka mjaft lokale që përpiqen të ndryshojnë për të rritur nivelin e punës, por që shpesh përfundojnë duke shkatërruar edhe punën që kanë pasur. Siç thonë edhe amerikanët “if something work, why fix it?”. Pra nëse një gjë funksionon është e kotë që të ndryshosh. Unë kam katër vjet që drejtoj Lizardin dhe që prej asaj kohe kemi patur një nivel të kënaqshëm pune. Shpresojmë të vazhdojmë kështu.


NightLifeFP Charl’s është një lokal që përshtatet me jetën e të rinjve. Nuk është thjesht një kafene. Normalisht që puna ka edhe momentet e saj të uljeve dhe ngritjeve, por në përgjithësi kemi ruajtur të njëjtën klientelë

live nis të mërkurën * * * Charl’s është një tjetër lokal ku luhet muzikë live. Megjithëse është në të njëjtën rrugë me Lizard dhe shumë lokale të tjera, ai vazhdon të ruajë pak a shumë të njëjtën klientelë. Njësoj si Lizard edhe këtu muzika live fillon ditën e mërkurë për t’u mbyllur të dielën më një mbrëmje latine. Menaxheri i Charl’s, Mondi, na shpjegon pak më tepër për organizimet që bëhen dhe këngëtarët e ftuar, muzikën që pëlqehet dhe pijet e preferuara.

Deri në mesnatë shumica janë të rinj, ndërsa pas mesnate klientela është e një moshe më të madhe.

Mund të na thoni diçka rreth organizimit të punës në Charl’s? Charl’s është një lokal, i cili i afrohet më shumë një pub-i sesa një kafeneje apo një club-i. Paradite frekuentohet nga moshat e reja, kryesisht nxënës të shkollave të mesme që janë këtu afër, ndërsa pasdite ka një organizim ndryshe. E hëna dhe e marta janë ditët që mund të quhen më të qeta, pasi nuk ka muzikë live apo ndonjë organizim të këtij lloji. Muzika live fillon të mërkurën dhe vazhdon deri të dielën.

Përsa i përket pagesave të këngëtarëve, si janë ato dhe a janë të kënaqur këngëtarët? Pagesat variojnë nga grupet apo këngëtarët, por nëse janë ata të kënaqur apo jo mund të pyesni vetë ata. Megjithatë këto janë mundësitë dhe duke qenë se një pjesë e mirë e këtyre këngëtarëve e kanë punë të përnatshme, mendoj se mund të jenë të kënaqur.

Cilët këngëtarë apo grupe janë më të pranishëm? Ne i kemi pak a shumë stabël personazhet e muzikës që luajnë këtu. Ditën e mërkurë është dyshja Aleksandër Gjoka dhe Redon Makashi, të cilët megjithëse janë këngëtarë të viteve ’90, vazhdojnë të pëlqehen shumë nga të rinjtë. Ditën e enjte është Vedat Ademi dhe banda e tij, kurse të premten është grupi Burn. Përveç këngëtarëve dhe grupeve shqiptarë shpeshherë ftojmë edhe këngëtarë nga Kosova, Maqedonia edhe Mali i zi. Dita e diel i është kushtuar muzikës latine me muzikë të luajtur nga DJ dhe një instruktor, i cili udhëzon personat që kanë dëshirë të kërcejnë.

Çfarë pijesh konsumohen nga të rinjtë? Duke qenë se ky lokal ka më tepër trajtën e një pub-i, konsumohen shumë birra. Normalisht konsumohen edhe pije të tjera, long drinks, uiski, rum, tekila, etj, por birra zë vendin kryesor.

Përsa i përket vazhdimësisë së punës, ka pasur ndryshime pozitive apo negative? Charl’s është një lokal që përshtatet me jetën e të rinjve. Nuk është thjesht një kafene. Normalisht që puna ka edhe momentet e saj të uljeve dhe ngritjeve, por në përgjithësi kemi ruajtur të njëjtën klientelë. Gjatë ditëve që ka muzikë live ka një rritje të konsiderueshme të punës, kjo edhe në varësi të këngëtarit apo grupit që është ftuar.

Në cilën orë fillon muzika live? Zakonisht fillon rreth orës 21 me këngëtarët e ftuar, të cilët ndërthuren me muzikën që luhet nga DJ, pasi është e pamundur që një këngëtar të performojë për disa orë rresht. Orari i mbylljes? Nuk kemi një orar fiks. Zakonisht qëndrojmë deri nga ora dy apo tre e mëngjesit, por gjithsesi ne e mbyllim kur nuk ka më klientë. Nuk kemi një orar zyrtar për mbylljen e lokalit. Çfarë muzikë pëlqehet nga njerëzit që frekuentojnë Charl’s? Pothuajse të gjithë të rinjtë shqiptarë pëlqejnë rock-un amerikan dhe kjo është muzika që luhet më së shumti këtu. Gjithsesi ne i kemi kushtuar edhe një mbrëmje muzikës latine, të dielën, në mënyrë që edhe personat që janë të afeksionuar pas kësaj muzike të gjejnë veten e tyre. Cilat janë moshat që vijnë në live music? Nuk ka ndonjë moshë të caktuar. Siç ju thashë, paradite vijnë vetëm të rinj kurse gjatë muzikës live ka nga të gjitha moshat. Gjithë personat që kanë mundësi të kërcejnë janë të pranishëm në mbrëmje.

15/01 - 21/01/11 F.P. 41


NightLifeFP Ka qenë një dashuri me shikim të parë. Siç ju thashë kanë qenë të herëta dhe më pëlqenin shumë grupet e rock-ut. Tani që luaj edhe vetë këtë lloj muzike ndjehem shumë i plotësuar dhe i kënaqur që po bej gjënë që dua më shumë.

Vedat Ademi: Nuk e imagji Vedat Ademi është një ndër këngëtarët më aktivë në lokalet ku këndohet muzikë live. Prej disa vitesh ai së bashku me bandën e tij janë bërë pjesë e pandashme e mbrëmjeve të shumë të rinjve shqiptarë. Vedatin mund ta gjesh çdo të mërkurë duke kënduar te Lizard, dhe çdo të enjte te Charl’s. Në intervistën e mëposhtme ai na tregon se sa e lodhshme dhe e bukur është të këndosh çdo natë muzikë live. Ai ka filluar që në moshën 18 vjeçare që të performojë me ish- grupin e tij të quajtur Tema, dhe që prej asaj kohe nuk ka ditur të ndalë më. “Të kënduari live është një sadisfaksion i papërshkrueshëm”, thotë Vedati. “Nuk mund të imagjinoj dot se çfarë mund të bëja tjetër përveçse të këndoj”.

Cilat janë projektet me të cilat po merreni aktualisht? Aktualisht sapo kam mbaruar tre produksione të reja, njëra nga të cilat do të jetë me një këngëtare të njohur, emrin e së cilës nuk mund ta zbuloj për momentin, por besoj se do ta shihni shumë shpejt në ekranet muzikorë shqiptare me një videoklip.

Si lindi dashuria juaj për muzikën, dhe rock-un në veçanti? Ka qenë një dashuri me shikim të parë. (qesh). Siç ju thashë kanë qenë të herëta dhe më pëlqenin shumë grupet e rock-ut. Tani që luaj edhe vetë këtë lloj muzike ndjehem shumë i plotësuar dhe i kënaqur që po bej gjënë që dua më shumë.

Në festivalin e RTSH nuk ishit të pranishëm, keni plan të merrni pjesë në Top Fest? Në festivalin e RTSH nuk mora pjesë pasi isha në Kënga Magjike me këngën “Yjet s’bien shpesh” dhe e pashë të arsyeshme që të pushoj këtë vit, pasi kam impenjime të përjavshme në lokalet ku këndoj live dhe Festivali kërkon një impenjim të madh. Përsa i përket Top Fest nuk kam vendosur ende gjë. Ndoshta mund të marr pjesë, ndoshta jo. Ende nuk kam vendosur gjë përfundimisht.

Prej disa vitesh jetoni në Tiranë, si janë lidhjet tuaja me Kosovën? Nuk kam shumë ditë që jam kthyer nga Kosova. Isha atje për 2 javë për të takuar familjen time dhe për t’u çmallur me ta. Fatkeqësisht puna ime më detyron që të kaloj më shumë kohë në Tiranë sesa në Kosovë, megjithëse Tirana është bërë vendlindja ime e dytë. Sa herë që kam ditë të lira unë mundohem të shkoj në Kosovë. Ndonjëherë shkoj edhe me grupin për të kënduar live në Prishtinë, por karriera ime është e përqendruar në Shqipëri kështu që edhe vizitat në Kosovë janë të rralla. Koncertet në Kosovë nuk janë shumë të shpeshta, megjithatë kënaqem shumë kur shkoj atje për të kënduar.

Si kanë qenë fillimet tuaja në karrierën muzikore? Unë jam rritur me muzikën. Kam filluar që në moshën 5-6 vjeçare të këndoj dhe për shumë vjet kam qenë pjesë aktive e festivaleve apo koncerteve që organizoheshin në shkollë. Më pas në moshën 18 vjeçare kam filluar në mënyrë profesionale më një grup rock-u, të quajtur Tema dhe kam qenë për tre vjet me këtë grup.

42 F.P. 22/01 - 28/01/11

Jeni një ndër këngëtarët më aktiv në jetën e natës, çfarë mund të na thoni për këtë pjesë, a ju pëlqen të kënduarit “live”, kontakti i afërt me publikun dhe natyrisht vështirësitë e kësaj? Muzika është pasioni im më i madh, veçanërisht të kënduarit live. Për


NightLifeFP Pasioni im më i madh është muzika. Pastaj natyrisht që kam edhe pasione të tjera, për sportin dhe në veçanti për basketbollin pasi kam luajtur edhe vetë, më pak për futbollin dhe për sportet e tjera.

noja jetën time pa muzikën herë të parë kam dalë me një grup rock-u dhe që prej asaj kohe kam qenë gjithmonë aktiv, të paktën fundjavave. Unë jam mësuar të këndoj live dhe mund të them se nuk mund të bëj ndryshe. Jam mësuar që të jap nga vetja dhe dua ta dëgjoj veten time, ndaj dhe nëpër festivale nuk ndjehem shumë komod. Në cilat lokale këndoni zakonisht? Unë këndoj në disa lokale ndër të cilët mund të përmend Lizard, Blue Caffe, Charl’s etj. Puna ime fillon ditën e martë dhe përfundon të dielën, kështu që pothuajse gjithë java është punë, prova, gjumë. Sa ju ka ndihmuar në karrierën tuaj fakti që këndoni gjithmonë live? Sigurisht që të kënduarit live është një eksperiencë më vete. Është një eksperiencë shumë e mirë dhe të zhvillon në çdo lloj aspekti. Të mëson të këndosh dhe të sillesh në skenë. Është si një lloj stërvitje e përditshme për t’u bërë gati për ndeshjen, domethënë për një event të madh si Top Fest, Kënga Magjike apo Festivali në RTSh. Cili ka qenë momenti më i bukur gjatë të kënduarit live? Momente të bukura ka çdo natë. Normalisht kur sheh shumë njerëz që kërcejnë, dëfrehen dhe brohorasin muzikën tënde është një kënaqësi që nuk mund ta shpjegosh me fjalë. Çdo performancë që bëjmë ka të veçantën e vet dhe kënaqësitë në këtë profesion nuk mungojnë. Më i shëmtuari? Ka pasur? Përveç gjërave të bukura nuk mbaj mend të ketë ndodhur ndonjë gjë e shëmtuar, të paktën deri tani… Zakonisht njerëzit na bëjnë komplimente, kërkojnë këngët që ju pëlqejnë dhe kaq! Çfarë muzikë pëlqejnë të rinjtë? Italiane, amerikane... Mund të them 50 me 50. Ju pëlqejnë të dyja llojet e muzikave. Grupi ynë nuk ka shumë këngë italiane në repertor pasi në Kosovë nuk ndiqet shumë muzika italiane. Ne jemi të dhënë më shumë pas muzikës amerikane. Këngëtari juaj i preferuar? Këngëtari im i preferuar është David Coverdale i grupit Whitesnake.

Kur sheh shumë njerëz që kërcejnë, dëfrehen dhe brohorasin muzikën tënde është një kënaqësi që nuk mund ta shpjegosh me fjalë

malisht që nevojiten herë pas here ditë pushim por nuk lodhem asnjëherë në aspektin negativ, pra që të lodhem nga muzika. Do ta ndërronit muzikën me ndonjë profesion tjetër? Muzikën nuk do ta ndërroja me asgjë tjetër. Unë jam rritur me dëshirën dhe ëndrrën për t’u bërë këngëtar dhe falë zotit po bëj gjënë që kam dëshiruar më shumë. Nëse nuk do të isha bërë këngëtar nuk mund ta imagjinoj se çfarë profesioni tjetër mund të kisha. Në një intervistë të dhënë disa kohë më parë keni thënë që keni kënduar edhe në dasmën tuaj, kaq i dashuruar jeni me muzikën? Nuk kishte si të ndodhte ndryshe pasi ajo ka qenë një ditë shumë e veçantë, si për mua, edhe për gruan time. Unë këndoj çdo natë për publikun dhe nuk mund të rrija pa kënduar në dasmën time, për kënaqësinë time dhe të gruas time. Duke qenë se ti këndon “live” në lokalet e natës shumicën e ditëve të javës, a bëhet xheloze bashkëshortja juaj? Nuk do të thosha që bëhet xheloze. Thjesht na mungon ajo pjesa e kohës që duhet të kalojmë bashkë. Duke qenë se unë kam një punë që më merr pjesën më të madhe të kohës kalojmë shumë pak kohë bashkë. Megjithatë ne mirëkuptohemi dhe e respektojmë profesionin e njëri-tjetrit.

Kënga qe pëlqeni më shumë? Gjithë këngët e këtij grupi. Më pëlqejnë edhe disa këngë të tjera, këngë të cilat i këndoj zakonisht mbrëmjeve në lokalet ku shkoj. Janë disa.

Cilat janë pasionet tuaja? Pasioni im më i madh është muzika. Pastaj natyrisht që kam edhe pasione të tjera, për sportin dhe në veçanti për basketbollin pasi kam luajtur edhe vetë, më pak për futbollin dhe për sportet e tjera.

Ka ndonjë moment kur ndjeheni i lodhur dhe nuk dëshironi më të vazhdoni të këndoni? Të këndosh muzikë live është një gjë shumë e lodhshme dhe kërkon shumë energji sidomos nëse 4 apo 5 ditë në javë je në punë.. Nor-

Si është një ditë e zakonshme për ju? Duke qenë se puna ime është gjithmonë në mbrëmje paradite mundohem të fle, të pushoj. Pasditeve bëjmë prova me grupin dhe angazhime të tjera muzikorë.

22/01 - 28/01/11 F.P. 43


Horoskopi 44-45

Dashi Këtë javë pozita juaj do të përmirësohet nga prania e Venusit në shenjën tuaj. Kjo do të jetë një javë e suksesshme në dashuri dhe ndjenja. Raportet në çift do të përmirësohen dhe do të jeni më entuziast. Edhe Dashi më fatlum është gjendur përpara shqetësimeve të tipit ekonomik, si dhe ndonjë mërzi në fushën profesionale. Këtë javë do të vini re përmirësime të dukshme në sferën ekonomike. Jupiteri i mrekullueshëm do të mbështesë pjesën e njëmbëdhjetë të diellit. Miqësitë, raportet me të tjerët dhe e gjithë bota do të jenë një burim i madh rritjeje dhe force. Kjo javë parashikohen premtime të mira në shëndetdhe mirëqenie. Planetet balancojnë nevojat ekonomike të trupit dhe të shpirtit. Saturni ju paralajmëron vetëm të keni kujdes me sëmundjet e kockave të gjunjëve. Vrapi dhe vallëzimi do ju vijnë në ndihmë.

Demi Pas disa ditësh të vështira në sferën emocionale, Venusi këtë javë është më i priru8r për dashuri dhe pasion, duke i dhënë përparësi emocioneve. Ajo që ju kërkoni këtë javë është më shumë intimitet. Kjo javë do të shërbejë për të bërë atë kërcim cilësor që nuk ke pasur kurajën ta bësh deri tani. Planeti mbështetës do të vazhdojë të jetë Saturni, në veçanti për të lindurit nga data 6 deri në 20 maj. I mençuri i zodiakut do të vazhdojë ta përqëndrojë vëmendjen te kreativiteti. Është java ideale për të vënë në qendër të vëmendjes talentet e tua artistike, por edhe për të kuptuar më mirë atë që dëshiron të bësh në jetë. Është një javë e rëndësishme në lidhje me punën dhe iniciativat për udhëtime të largëta, sugjerime të pazakonta dhe komplimente. Vetëm përpiquni të mos kërkoni më shumë liri sepse Neptuni nuk është ende në dispozicion.

Binjakët Binjakët vinë nga një javë tepër impenjative, të rënduar dhe shumë të kufizuar. Kjo është një shenjë që i pëlqejnë shumë kontaktet me të tjerët. Kjo javë nuk do të jetë shumë e favorizuar për të lindurit e shenjës së binjakëve. Venusi është kundër jush dhe do të keni probleme në çift. Objektivi i javës do të jetë arritja e synimeve ekzistenciale të niveleve më të larta, duke qenë i përqendruar tek ajo që do e dëshiron më shumë për të mos shpenzuar energji të tepërta e pa e lënë veten të biesh në kurthin e shantazheve lidhur me ndjenjat. Çdo keqkuptim mund t’ju prishi ditën. Kjo javë nuk parashikohet shumë e mirë edhe në sferën e punës. Të lindurit mes datave 13,14,15,16,17 nën goditjet tinëzare të Uranit do bëjnë mirë t‘i shmangin kthesat e forta dhe vendimet e marra befas, sidomos kur bëhet fjalë për çështje kaq të rëndësishme sa ç‘janë shtëpia apo vendi i punës.

44 F.P. 22/01 - 28/01/11

Gaforrja Këtë javë do të keni shumë surpriza në botën emocionale, në punë dhe në jetën e përditshme. Jupiteri kundërshtues sigurisht që nuk ju ka dhuruar situata entuziazmuese, ndoshta jo katastrofike, por sigurisht që ndonjë ngjarje të pakëndshme do ta kesh ndeshur rrugës. Nëse ke qenë furnizuar me masa mbrojtëse nga Saturni e Urani, duhet të dish që edhe këtë javë do të vazhdojnë të të mbështesin. Yjet të shohin ta rimarrësh veten në masë të konsiderueshme, ndoshta të duhet të rinisesh, e mbase disa çështje janë ende për t‘u formësuar, por më e keqja ka kaluar. Në sferën e punës Saturni, Marsi dhe Plutoni nuk ju premtojnë një javë të qetë, por jo me pengesa të pakapërcyeshme. Në fakt ju duhet të mblidhni të gjitha fuqitë tuaja për të mos u bllokuar nga gjërat e vogla. Çdo punonjës do të vlerësohet për atë që është. Shëndeti do të jetë i mirë dhe do të jeni më të prirur për të falur ndonjë vrazhdësi rreth jush.

Luani Venusi dhe Mërkuri në pozitën tuaj do t’ju sigurojnë një javë interesante dhe tepër pasionante. Të rinjtë do të jenë për rinovimin e pasionit dhe takime interesante me Shigjetarin dhe Binjakët. Shpirti luftarak i Marsit do të të transformojë në një luftëtar energjik, të aftë të kalojë çdo lloj pengese. E rëndësishme është të mos lejosh të tërhiqesh nga situatat e mbushura me pengesa, që në të vërtetë mund të të shkaktojnë edhe pakënaqësi. Në rast se do të mbetesh optimist, duhet të analizosh më së miri atë që po të ndodh. Do të zbulosh se gjërat nuk janë aq keq sa ç‘mund të të duken në një moment të parë. Mërkuri ju ndihmon në sferën profesionale dhe ju bën që të shkëlqeni. Venusi rrit bukurinë dhe kreativitetin, dy armë që do t’ju ndihmojnë këtë javë. Do të keni takime me eprorë dhe njerëz të rëndësishëm që do t’ju bëjnë të ndiheni dominantë.

Virgjëresha Venusi premton disa vështirësi në çështjet familjare këtë javë. Mundohuni të mendoni si zakonisht me qartësi. Nuk do të mungojë sensi i përgjegjësisë e kjo do të lejojë t‘u shkosh në fund planeve të tua. I vetmi aspekt negativ (përveç atyre periudhave të shkurtra të ndikuara nga planetët e shpejtë) do të jetë ai i përcaktuar nga kundërshtitë e Uranit. Ky planet i paparashikueshëm mund të shkaktojë një dëshirë të papërmbajtshme për çlirim brenda teje, por gjëja më e mençur do të ishte kujdesi, nuk duhet të reagosh menjëherë ndaj provokimeve të tij me lëvizje të vrullshme. Një pakënaqësi e vogël këtë javë mund të nxjerrë në krye luhatje humori. Prisni deri në javën e ardhshme për të shtuar një vend të lumtur në punën tuaj. Këtë javë duhet të përqendroheni vetëm në gjëra të rëndësishme. Armët tuaja më të mira janë mirësia, qartësia intelektuale. Rreziku është një iluzion që të besoni në të kaluarën.


HoroskopFP

Peshorja Këtë javë Venusi ju vë në lëvizje për të komunikuar ndjenjat me të dashurit tuaj. Kjo do ju japë një njohje më të madhe dhe do ju bëjë të ndiheni të dobishëm dhe të vlerësoni gjërat që keni. Jupiteri do të jetë pro këtë javë dhe premton atë kthesë që e kërkoje me aq ngulm. Gjendja shpirtërore, truri e mendja nuk do të frenohen më nga ajo egoja e errët e tinëzare, dhe më në fund do kesh mundësinë të shprehësh pjesën tënde më aktive. Përmirësimi juaj profesional do të bëjë që të respektoheni më shumë dhe të bëheni më i njohur në rrethin tuaj të punës. Këshillohuni dhe mendohuni mire para se të bëni investime apo të merrni vendime të rëndësishme. Java e zënë dhe e ngarkuar nën ndikimin e Mërkurit. Nëse një situatë e caktuar nuk ju bind, përshtatuni për momentin.

Akrepi Venusi dhe Mërkuri në shenjën tuaj do të bëjnë që kjo javë të ketë një kombinim perfekt të dashurisë dhe të parasë. Një akt i bujarisë këtë javë do të ketë një shpërblim të madh. Dialogu juaj me bashkëpunëtorët do të zgjojë tek ju një mundësi teorike të krijimtarisë, që do të jetë diçka shumë e mirë për një të ardhme pjellore, nëse e rrihni hekurin sa është i nxehtë. Impulset e Jupiterit, si në formën e një helmi që shpërndahet shpejt, do t’ju ndihmojnë ju t’i mblidhni punët në progres duke filluar nga ato më të vështirat, por ju duhet më tepër përqendrim. Harrojeni ditën e parë të javës dhe më pas Mërkuri do t’ju japë një dorë të shkëlqyer për të fituar lojën tuaj profesionale. Për të gjithë ata që nuk kanë një punë kjo javë do t’ju ndihmojë për të ndryshuar për mirë. Deklarata e brendshme do t’ju çojë pak nga pak drejt arritjeve të objektivave tuaja. Ju nuk i besoni plotësisht impresionit të parë subjektiv që me ndikimin e Saturnit ju paraqitet ju në mënyrë spontane.

Shigjetari Toni i dashurisë tuaj do të vihet re në jetën tuaj gjatë fillimit të javës. Ju po i bëni vetes shumë pyetje dhe përgjigjet nuk janë asnjëherë të thjeshta. Nëse jeni vetëm, do të keni mundësi të krijoni një lidhje, ndërsa nëse jeni me dikë do ta forconi lidhjen tuaj akoma më tepër falë rrethanave që do të krijohen. Këtë javë nuk duhet të mungojë guximi. Çështjet financiare do të jenë pak të rënda. Juve ju mungon durimi këtë javë për tu marrë me llogari të detajuara apo për të planifikuar shpenzimet në mënyrë afatgjate. Lodhja nga java e kaluar do t’ju shtyjë për të bërë më tepër pushime, duke kërkuar këtë gjë pas çdo suksesi të arritur. Keqkuptimet nuk janë të rralla në konfigurimin planetar, në të cilin ju ndodheni këtë javë. Gjithsesi do të keni tendencën për të bërë më tepër se ç’duhet, duke lënë pas dore disa gjëra që janë më themelore. Impulset e Plutonit, që ende influencojnë në shenjën tuaj, do t’ju bëjnë të sakrifikoni dhe të mbroni njerëz të caktuar.

Bricjapi Kjo është një javë ku ndjenja do të dëgjohen dhe të dini nëse ndjenjat tuaja janë të vërteta apo gënjeshtra. Tregohuni të kujdesshëm dhe kjo gjë do t’ju kënaqi ju, sepse në të ardhmen mund të bëhet një gur peshe në jetën tuaj. Nëse jeni të lidhur me një partner, atëherë do të vini re se ai apo ajo do të jenë më të prirur për t’ju dëgjuar duke e bërë bashkëbisedimin midis tyre më të rrjedhshëm. Durimi juaj do të ndikojë pozitivisht dhe do të zbusë këndet e lidhjes suaj. Nëse ndodheni në një situatë të paqartë, ju do të mësoni më tepër duke u bërë dhe më të saktë këtë javë. Mërkuri hyn në shenjën tuaj në fundjavë dhe ndoshta di t’ju ndriçojë. Këtë javë mendimet në lidhje me punën nuk janë të prekur nga nxitimi për tu zbatuar menjëherë. Nuk do të hezitoni të ndërshkoni nëse dikush kërkon të mohojë suksesin apo përvojën tuaj.

Ujori Ndikimi i Venusit në shenjën tuaj do të bëjë që të keni një javë të qetë. Stabiliteti i lidhjeve tuaja emocionale do të jetë ai që do të ketë një prioritet absolut këtë javë. Në të vërtetë lidhja e Neptunit do të zbusë dhe do të zgjojë disa frika që ju bëjnë ju të krijoni një mekanizëm mbrojtës, por në një drejtim konstruktiv në lidhje me sjelljen tuaj ndaj partnerit. Efekti i Venusit me Diellin do të mbështesin ndryshimet duke ju dhënë frytin e duhur në dashuri. Çdo gjë do të shkojë mirë këtë javë në lidhje me punën, pasi do të keni përkrahjen e Jupiterit, i cili do të mbrojë emocionet e punës. Fuqia juaj nuk është shumë e dukshme, por do të dalë këtë javë duke triumfuar mbi të gjitha. Ju e dini mirë se nëse e torturoni shumë veten, nuk do të jeni të aftë të avanconi në biznesin tuaj dhe kjo ju bën ju të tërhiqeni nga situata që normalisht nuk jeni në gjendje t’i kontrolloni… I gjithë ky shqetësim që ju keni, s’bën gjë tjetër veçse vendos shkopinj midis rrotave tuaja të përparimit. Pranojeni që ju i zmadhoni gjerat nga mënyra se si reflektoni.

Peshqit Lëvizjet planetare këtë javë do të bëjnë që të jeni të padurueshëm në dashuri dhe të jeni të gatshëm për të pritur për ngjarje të pamundura. Ndieni një nevojë për lirinë e lëvizjes dhe për hapësirën tuaj këtë javë. Zbehja e butësisë suaj në rritje do t’ju shtyjë që të forconi një marrëveshje tjetër derisa kjo harmoni të zërë vendin e saj pa humbur intensitetin e dashurisë që keni në zemër. Do të jeni në gjendje të arsyetoni përsa i përket kërkesave tuaja dhe në takime të ndryshme, duke ju sjellë një situatë të favorshme. Reagimi juaj spontan do të jetë plot me emocione, por për partnerin tuaj ju nuk konsideroni gjithçka edhe nëse jeni të mbushur me dyshime. Kjo javë do të karakterizohet nga kontraste të mëdha, por në fundjavë gjithçka do të zgjidhet. Duhet të ndryshoni në sjelljen tuaj profesionale.

22/01 - 28/01/11 F.P. 45


Eros 46-47

Nëna që ka pasur më shumë fëmijë është F. Vasilijev nga Rusia. Ajo ka jetuar nga viti 1707 deri në vitin 1782. Ajo ka qenë nëna e 69 fëmijëve. Sipas librit të rekordeve Gines, ajo ka pasur 16 binjakë, 7 trinjakë dhe 7 katërnjakë

Kuriozitete mbi seksin Çingis Khan, drejtuesi legjendar i Mongolisë mendohet se ka lënë 16 milionë pasues. 12 përqind e njerëzve thonë se kanë bërë seks treshe Aktori Klaus Kinski thotë se ka fjetur me 1 mijë gra gjatë jetës së tij Në Pompejin antik një shërbim i një prostitute kushtonte sa dy bukë ose sa tetë gota verë Amerikani Gary Camen siguroi në vitin 1994 të drejtën për domain-in sex.com. Në vitin 2006 ai i shiti të drejtat për 14 milionë dollarë Ekzistojnë burra e gra që janë në gjendje të bëjnë seks oral me veten e tyre Numri i personave që kanë varësi nga seksi shkon deri në 6 përqind Orgazma tek burri ose tek gruaja stimulon ato pjesë të trurit njësoj si marrja e heroinës Vetëm një përqind e personave që vizitojnë faqet porno në internet bëhen të varur 240 milionë njerëz në botë mendohet se bëjnë seks çdo ditë. Dmth një në 25 persona Mes orës tetë dhe nëntë është më i lartë përqëndrimi i hormoneve seksuale Një në katër persona thonë se kanë bërë seks jashtë Gjatë një orgazme ne marrim frymë 40 herë në minutë Një gjerman mban rekordin botëror për të zgjidhur sytjenat. Në një minutë ai zgjidh 56 të tilla Sipas studimeve, 5 nga 1 mijë infarkte në zemër ndodhin gjatë aktit seksual Një në pesë punonjës thotë se ka pasur një aferë me kolegen e punës Mes depërtimit të penisit në vaginë dhe ejakulimit kalojnë nga 30 sekonda deri maksimumi 44 minuta Në SHBA ka 244 milionë faqe porno 25 përqind e të gjitha kërkimeve në internet kanë natyrë pornografike Testikujt e meshkujve mund të rriten gjatë një eksitimi deri në masën 50 përqind Sperma bëhet e ëmbël në rast se pi përpara saj 1.5 litra lëng ananasi Tanga është emri i një qyteti në Tanzani, Afrikë Një arsye pse bëheshin synet djemtë në lashtësi ishte se mendohej se kjo do i mbante larg masturbimit Sasia e spermës gjatë aktit seksual është 20 përqind më e lartë se

46 F.P. 15/01 - 21/01/11


ErosFP Studiuesit britanikë dhe francezë kanë zbuluar se orgazma gjatë aktit seksual është katër herë më e mirë se gjatë masturbimit

Sipas një studimi, shtatë nga dhjetë çifte janë të raskapitur ndaj gjatë masturbimit

Dy deri në gjashtë përqind të njerëzve kanë një thithkë të tretë

nuk bëjnë seks. Jeta shoqërore,

47 përqind e meshkujve thonë se masturbojnë njëherë në javë. Tek gratë kjo shkon në 27 përqind

Deri në shekullin 20, shkencëtarët mendonin se gratë nuk mund të kalonin një orgazëm

oraret e zëna me punë dhe koha e

Një studim tregon se nëse bëni tre herë seks në javë, përgjysmoni rrezikun për të kaluar një infarkt

Në kohërat e lashta, gratë që kalonin një orgazëm mendohej se ishin të pushtuara nga djalli

më e madhe e të rriturve të ndihen

Çdo një në tre persona do preferonte ta kalonte kohën e lirë duke bërë seks

Nëse stimulohet zona anale, tek të dy palët rritet mundësia për të kaluar një orgazëm

mente intime me partnerin e tyre.

Kush dëshiron një djalë duhet të ketë marrëdhënie seksuale në ditën e ovulacionit. Kush dëshiron një vajzë duhet të ketë marrëdhënie seksuale vetëm para ovulacionit

Në Kamasutra janë të dokumentuara më shumë se 600 pozicione për të bërë seks

Kellogg hodhi në treg drithërat e tij me shpresën se kjo do të ulte nivelin e masturbimit

Mesalina, gruaja e perandorit romak, Klaudius, ka shkuar me të gjithë gardën e të shoqit

kaluar me fëmijët ka bërë që pjesa të lodhur dhe të mos shijojnë moSipas një anketimi, dy të tretat e 3.000 e njerëzve të pyetur kanë energji për të bërë dashuri në fundjavë.

Këngëtari i grupit të njohur INXS është vetëmbytur duke bërë seks

Shumica e njerëzve bëjnë seks në dhomën e gjumit. Në vend të dytë është makina

Hulumtimet kanë treguar se më shumë se gjysma do të refuzojnë të bëjnë seks në qoftë se është kaluar një kohë e caktuar gjatë natës, mesatarja është ora 22:00,

Vetëm 40 përqind e njerëzve sqarohen me partnerin përpara aktit nëse ai ka një sëmundje seksuale

kohë për tu hedhur në shtrat me të dashurit e tyre.

Një spermatozoid jeton 2.5 muaj. Kjo përfshin periudhën kur formohet e deri sa derdhet

Një e katërta do të refuzojnë edhe

Në klitor ka rreth 8 mijë nerva fundore, më shumë se në çdo pjesë të trupit. Për krahasim, tek penisi ka 4 mijë nerva të tilla

Një në dy çifte kanë argumentuar

Në vitin 1951 një firmë farmaceutike amerikane solli në treg një medikament kundër nimfomanisë me emrin neurozinë

syeja e ndarjes në 17% të ndarjeve.

Predikuesi baptist amerikan, Glyn Wolff, është martuar 29 herë. Martesa më e shkurtër ka zgjatur 19 ditë, më e gjata 7 vjet

pranuan se ata duhet të bëjnë më

Muhamad Noor Che Musa, 35 vjeç, është burri i malajzezes Wook Kundor, 106 vjeç. Kjo do të thotë 71 vjet diferencë

për të bërë dashuri.

më shpejt se 21:00. se mungesa e seksit ka qënë arGjashtë nga dhjetë persona shumë përpjekje për të gjetur kohë

“Ky është seks me atë që dua”. Kështu ka thënë Woody Allen në lidhje me masturbimin Shkrimtarja dhe feministja radikale Valeri Solanas nga Shtetet e Bashkuara ka themeluar “Shoqatën për eleminimin e meshkujve” Sipas mjekut të njohur zvicerian, Simon-André-David Tissot, masturbimi shkakton këto sëmundje: tuberkuloz, atrofi, ethe e madje krijon rrathë në sy Martesa e Jozefit quhet një martesë e ndershme, dmth një martesë pa marrëdhënie seksuale Fjala “fuck” është përdorur për herë të parë në vitin 1967 në një film me protagoniste aktoren Marianne Faithful Balena e jugut ka testikulin më të madh në botën e kafshëve. Ai peshon 45 kilogram. Në rast se derdh, nga aty dalin 20 litra spermë Ish shefja e një firme “call girl”, Heidi Fleiss, ka hapur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të parën bordello për femra

Keni provuar ndonjëherë frutin avokado? Pema që e prodhon quhet pema e testikujve Vetëm 17 përqind e meshkujve përdorin prezervativ gjatë filmave porno Që nga viti 2004, në qytetet më të mëdha në botë zhvillohet turneu i biçikletave nudo Termi orkide vjen nga fjala greqishte për testikul Fjala vanilje e ka prejardhjen nga fjala vagina

Rekordin për penisin më të gjatë në botë e mban aktori i filmave porno, Long Don Silver, 48.3 cm

Richard Burton nuk mund të publikonte përkthimin e Kamasutras në vitin 1883 pasi rrezikonte të dënohej me burg

Sipas disa përllogaritjeve, vetëm 5 mijë burra në të gjithë botën e kanë penisin në ereksion më të gjatë se 30 centimetra

Kamasutra, një libër indian i lashtë për dashurinë, vlerësohet se i përket shekullt të 3-të ose katërt

Gjatë një puthje me gjuhë me partnerin ne shkëmbejmë 60 mg ujë, 0.7 mg proteina dhe yndyrë si dhe 0.4 mg kripë

Sa më shumë të shihni seks në TV, aq më shumë ulet kreativiteti e fantazia

Në vitin 1824 një mjek francez dokumentoi një rast kur koka e klitorit ishte 12 centimetër e madhe, aq e madhe sa shkaktonte probleme gjatë seksit

Seksi i shpeshtë bën që të rriten qeliza të reja në tru

Nuk ka asnjë mbështetje shkencore pretendimi se bjondet bëjnë më shumë qejf në seks

Grekët e romakët e lashtë mendonin se si meshkujt, ashtu edhe femrat, derdhin spermë

Një studim amerikan ka arritur në përfundimin se martesat homoseksuale zgjasin më shumë

15/01 - 21/01/11 F.P. 47

1. Nuk po fle mirë 2. Punon me orar të gjatë 3. Partneri vjen në krevat shumë vonë 4. Fëmijët zgjohen natën duke na mbajtur deri vonë 5. Jeta sociale shumë e zënë



FreePress Tirana #5