Page 1

Viti I irë i Botimit 8 - 14 janar 2011

Copyright blerta kambo

t

i

r

a

n

a

E përjavshme No.03

Kaos


a

8 janar 2011

t

i

r

a

n

03

10

8

NewsTicker

10 Aktualiteti

Shqipëria e ka një talent...në cirk E tashmja e mjeruar dhe e ardhmja e artë e cirkut

14

Armët

Kush mund të mbajë një armë të ligjshme Raketat e reja të Kinës rrezikojnë ekuilibrat globalë

18 Shëndeti

Andropauza, ose “menopauza” e meshkujve, sëmundje që kurohet lehtë

11

Avantazhet dhe disavantazhet e anti-depresivëve tek fëmijët

26 Lifestyle

Të mirat e të këqijat e konsumimit të kafesë

në kopertinë

4

Kaos

Shumëkush e përjeton trafikun e vështirë në Tiranë. Cilat janë projektet që pritet t’i japin zgjidhje këtij problem madhor? Fotografia: Blerta Kambo

Këshilla për të mbajtur ngrohtë trupin

23

32 Auto

Mamatë janë shofere më të mira… kështu thonë fëmijët

Makinat klasike më të shtrenjta në të gjithë botën

36 Digital

AMC sjell iPhone4 Cilët janë telefonat e përshtatshëm për 3G

42 Sport

31 Kryeredaktor: Enton Palushi. Gazetarë: Bledar Lumani, Jonida Late, Fatma Myrte, Gerti Katro, Amarildo Lumani. Design: Dritan Lleshi. Foto: Blerta Kambo, LSA Adresa: Rruga Vaso Pasha, P. 13/1, Kati i Zyrave, Nr. 3. Tiranë 2 F.P. 8/01 - 14/01/11

Menaxherët e futbollistëve hidhen në sulm Sporti në një vit

46 Eros

Disa arsye të forta pse duhet të bëni seks 10 fakte interesante për orgazmën

Show Biz

40

Aurela Gaçe: I ndjej që tani ethet e Eurovizionit


OPINION

aktualitetFP (1)

Editorial

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

Sh

qipëria është një vend i vogël ku gjithkush arrin të marrë vesh se çfarë ndodh. Pak a shumë kështu shprehet presidenti shqiptar kur flet për korrupsionin në vend tonë. Në këtë mënyrë ai tregon se të gjithë e dinë se korrupsioni në vend është i përhapur. Të gjithë janë të detyruar të njohin mekanizmat e korrupsionit sepse i nevojiten në jetën e përditshme. Po a jemi ne në gjendje që të japim një gjykim edhe për mentalitetin, sjelljen e kulturën e shqiptarëve, nisur nga fakti që jemi një vend kaq i vogël? Shprehja “ne shqiptarët” përdoret shpesh për të ilustruar një sjellje a një stereotip. Së fundmi një tendencë e re ka pushtuar ekranet shqiptare. Bëhet fjalë për spektakle të mëdha, të logove të njohura ndërkombëtare, që synojnë të sjellin përpara shikuesit edhe një copë të realitetit shqiptar. Ndryshe në gjuhën televizive njihen edhe si reality- show. Bëhet fjalë për një modë të përhapur ndjeshëm në mbarë botën e zhvilluar. A është e vërtetë se ato pasqyrojnë realitetin e një vendi? Në të vërtetë bëhet fjalë për spektakle që kurohen me kujdes të madh. Kjo edhe për shkak të sipërmarrësve me famë në botën e spektaklit. Disa synojnë të na shfaqin jetën e përditshme të personazheve të jetës publike, të tjera synojnë të sjellin njeriun e thjeshtë dhe reagimin e tij ndaj situatave të ndryshme. Këto të fundit janë edhe spektaklet më interesante. Në Shqipëri spikat emri i “Big Brother”. Përzgjedhja e konkurrenteve është e mirë. Shumë prej atyre që hyjnë brenda thonë se duan të njohin mentalitetin e rinisë shqiptare. Por ka edhe të tjera “përplasje” aty brenda. Aty ka përballje jo vetëm mes moshave, por edhe mes vendeve e zonave përsa kohë në spektakël futen edhe kosovarë, maqedonas apo njerëz nga diaspora. Kjo ndodh edhe në shumë vende të tjera. Në Afrikë zhvillohet për shembull Big Brother Africa, që grumbullon konkur-

Foto Blerta Kambo

Propozim për një reality-show Nga Enton Palushi

rentë nga disa vende afrikane. Në rajonin tonë bëhet një Big Brother që grumbullon konkurrentë nga ish- Jugosllavia, kryesisht pjesa serbe, malazeze e serbo- boshnjake. Në Lindjen e Mesme ka një spektakël të tillë që mbledh disa vende arabe. Por nuk ka vetëm të rinj në këto spektakle. Të martuar, prindër e të moshuar shfaqen në to. Një Big Mother. Sërish, edhe pse ka disa spektakle të tilla, ato nuk është se pasqyrojnë jetën në Shqipëri. Kjo për shkak se në të nuk përfshihet një pjesë e madhe e Shqipërisë, pjesa që jeton në zonat rurale, pranë tokës, larg qytetërimit. Ndoshta mund të duket pak e tepruar, por një

nga reality- show më të njohur në Europën Qëndrore dhe Veriore është ai që njihet me emrin “Fermeri kërkon grua”. Formati ndryshon nga vendi në vend, por thelbi mbetet i njejtë. Bëhet fjalë për një fermer që duhet të përzgjedhë mes disa kandidateve për grua. Kjo e fundit mund të jetë nga qyteti, por edhe nga fshati. Ajo që është e rëndësishme është se ajo duhet të bëjë punët e fshatit, të lidhet me tokën e me kafshët. Bukuria fizike nuk është pjesë e këtij spektakli, ajo shpirtërore po. Përsa kohë ky spektakël ka sukses të jashtëzakonshëm në vende kaq të zhvilluara si Gjermania, Zvicra e Austria, pse të mos tentohet edhe në Shqipëri? Shumëkush do të thotë se

bujqit e fermerët nuk e kanë nivelin e duhur për të dalë përpara kamerave, por edhe në vendet e tjera ata janë të ndrojtur, nuk kujdesen shumë për pamjen e jashtme e nuk artikulohen mirë. Por kjo e bën interesante. Mbi të gjitha rikthen vëmendjen e njerëzve tek natyra, toka, kafshët, mali, fushat etj. Para disa muajsh mediat perëndimore raportonin për vajza shqiptare të martuara në Serbi, që po ringjallnin falë dashurisë së tyre për punën e jetën në fshat, një nga zonat më të thella të këtij vendi. Kjo anë e shqiptarëve duhet të dalë në pah. Ndaj një tentativë e tillë do të ishte interesante. Të njohim pjesën tonë dërrmuese.

8/01 - 14/01/11 F.P. 3


DosjaeJavës 4-7

Nga Bledar Lumani

Kur makina të k Shumëkush e përjeton trafikun e vështirë në Tiranë. Cilat janë projektet që pritet t’i japin zgjidhje këtij problem madhor? Përplasjet politike duket se kanë lënë pas dore zgjidhjen e tyre

22 nëntor 2010. Tirana do përjetonte një nga ditët më të zeza. Disa gazeta do e quanin një apokalips. Të gjitha akset kryesore të qytetet ishin të paralizuara. Asnjë makinë nuk lëvizte. E gjitha kjo zgjati për rreth tre orë. Shiu i rrëmbyeshëm e bënte më të zymtë panoramën. Vetë kryetari i Bashkisë mbeti i bllokuar në trafik, kurse presidenti tha se e kishte ndjekur me shumë shqetësim situatën. “Sikur të isha unë në Tiranë, dhe unë do isha bllokuar,” do deklaronte më vonë kryetari i Shtetit. Dhe kishte të drejtë. Asnjë makinë, as ato të emergjencës nuk mund të lëvizin. Ishte një situatë e frikshme. Ç’kishte ndodhur? Semaforët, disa prej tyre edhe jashtë funksionit, nuk mund të përballonin fluksin e madh të makinave. Nxitimi nga shiu i furishëm bëri që shumë shoferë të mos zbatojnë rregullat e përparësisë. Në fund të gjitha akset u bllokuan. Sa për policët… ata u shfaqën, por me vonesë, kur ishte e vështirë që të rregulloheshin gjërat. Dikush foli të nesërmen për një plan politik për të bllokuar Tiranën, pati qytetarë që morën mend nga kjo situatë dhe lanë makinën në shtëpi. Por gjërat nuk janë zgjidhur ende.

* * * Para disa kohësh një zyrtar i policisë rrugore i drejtohej një diplomati francez në Tiranë duke i thënë se trafik të rënduar ka në të gjitha qytetet e mëdha të botës. Por diplomati francez iu përgjigj duke thënë se vërtet atje ka trafik, por jo gjatë gjithë ditës, por vetëm në disa orare piku.

Të gjitha rrugët të çojnë në qendër Ky është ndoshta problem më i madh i qytetit të Tiranës. Është projektuar në formë rrethore dhe të gjitha rrugët të çojnë drejt qendrës. Në momentin që bllokohet qendra e bulevardi, qyteti “vdes”. Për këtë synim është e nevojshme që të ndërtohen unaza për të lehtësuar qarkullimin. Një problem tjetër sipas ekspertëve është edhe ekzistenca e shumë institucioneve në qendër të Tiranës, që bën që shumë njerëz të grumbullohen drejt qendrës. Decentralizimi i qytetit është një nga zgjidhjet më të mira. Por ai kërkon edhe koordinimin e të gjithë aktorëve politikë e shtetërorë.

Mungesa e vullnetit për zgjidhje Dhe vijmë tek ping-pongu që luhet në skenën politike shqiptare. Tirana është pjesa e luanit në qeverisjen e këtij vendi dhe beteja shpesh është e pisët. Ditën pas “apokalipsit” të trafikut në Tiranë

4 F.P. 8/01 - 14/01/11


DosjaeJavësFP

thehet në makth disa media folën për përplasjen e parë përpara zgjedhjeve lokale të 8 majit. Ministri i Brendshëm përflitet si një kandidat i mundshëm përballë të zakonshmit Rama. Dhe në këtë hulli kanë hyrë disa nga problemet më të mëdha që ka trafiku në Tiranë. Nga Bashkia, në Ministrinë e Transportit e atë të Brendshme, ethet e garës kanë mbuluar nevojën për zgjidhjen e problemeve.

Unaza e madhe e Tiranës Kjo është një nga përplasjet më të mëdha të këtyre dy viteve. Bashkia e Tiranës thotë se ka gati planin për Unazën e Madhe, por qeveria këmbëngul për të kundërtën. Ajo ka marrë përsipër të ndërtojë vetë Unazën e Madhe. Shumë e shohin këtë si një lëvizje elektorale. Në nëntor KRRTRSH miratoi projektin për një segment me gjatësi 3.1 kilometra dhe me një kosto të parashikuar prej 25 milionë dollarësh. Segmenti Komuna e Parisit- Rruga e Re, Tiranë-Elbasan si pjesë e Unazës fillon nga Komuna e Parisit dhe përfundon në hyrjen e Kopshtit Botanik, në rrugën e Elbasanit. Në projekt parashikohet që të ketë një rrugë kryesore dhe dy paralele. Përgjatë segmentit do të ndërtohen edhe dy rotondo, dy mbikalime automobilistike, dy nënkalime automobilistike dhe 3 nënkalime për këmbësorët. “Zoti Edi Rama u deklaroi qytetarëve se është qeveria ajo që ka djegur kredinë për Unazën. Kredia as nuk është djegur dhe as nuk digjet,” do deklaronte kryeministri. Por Bashkia deklaron se është miratuar nga Këshilli Bashkiak pjesa e parë e fondit për këtë unazë.

Nevoja për një terminal autobusësh Loja politike vijon edhe më tej kur bëhet fjalë për ndërtimin e një terminali autobusësh, që do shkarkonte një pjesë të mirë të trafikut, duke mos lejuar autobusët që të hyjnë vend e pa vend në qytet. Qeveria Berisha erdhi vrullshëm në pushtet në vitin 2005 duke miratuar një strategji ku parashihej ndërtimi i këtij terminali në një kohë shumë të shkurtër. “Duhet të ndërtohet një terminal autobusësh ndërqytetas dhe ndërkombëtar në një kohë të shkurtër pranë Stacionit të Ttrenave dhe jashtë Unazës, siç propozohet në Master Planin e Tiranës. Duke mos llogaritur koston e shpronësimeve dhe të kompensimeve të tjera, kostoja e një terminali të tillë autobusash varion midis €1.5 dhe 3.0 milionëve, në varësi të madhësisë dhe të ndërtesës dhe shërbimeve që ofrohen,” thuhej në strategjinë e qeverisë. Por një vit më vonë do jetë bashkia që do ankohet se projekti për terminalin është bllokuar nga KRRTRSH. Loja e kungulleshkës do të vazhdojë edhe për vitet në vijim. Vetëm pak javë më parë sërish Ministria e Transporteve do akuzonte Bashkinë se e ka lënë Tiranën të vetmin qytet në botë pa një terminal autobusësh.

Korsitë e dedikuara Foto Blerta Kambo

Për të mbërritur tek ky terminal, por edhe për të lehtësuar trafikun, është e nevojshme që autobusët të kenë korsitë e tyre të dedikuara.

Së fundmi ato kanë nisur që të shfaqen në qytet. Qeveria thotë se Bashkia po bën vetëm një shfaqje me to. Sipas saj, këto korsi nuk i japin zgjidhje problemit. Nga ana e saj, Bashkia mendon se: “Projekti “Transporti multimodal/ korsitë e dedikuara dhe rritja e sigurisë rrugore” po ecën me ritme të shpejta”. “Synimi i këtij projekti është ndarja në mënyrë të drejtë e rrugëve sipas përdoruesve të saj. Çka do të thotë që sekush të ketë korsinë e vet të lëvizjes, si automjetet private ashtu edhe autobusi, ata që përdorin biçikletat apo edhe këmbësorët. Sipas projektit, përparësi do t’u jepet mjeteve të shërbimit publik, lëvizjes me biçikleta dhe lëvizjes këmbësore. Korsitë e autobusëve dhe biçikletave janë duke u plotësuar në unazën e qytetit, ndërsa ka përfunduar ndërtimi i sinjalistikës në kryqëzimin e rrugës “Sami Frashëri” me Unazën (në urën pranë Drejtorisë së Policisë),” bëjnë të ditur ekspertët e Bashkisë.

Tjetër përplasje për parkingjet Problem i madh në Tiranë është parkimi. Parkimet dyshe pengojnë trafikun. Një zgjidhje e propozuar prej kohësh është ndërtimi i parkingjeve nëntokësore. Dy projekte janë gati: njëri në Sheshin Italia dhe tjetri në Parkun Rinia. Por sërish bashkia deklaron se është mazhoranca që po pengon projektin duke mos e kaluar në KRRTRSH.

Trafiku urban Ekspertët thonë se një qytet me përmasa të tilla duhet të ketë një metro, që të zgjidhë këtë fluks. Transporti urban është zgjidhja më e mirë për Tiranën. Tashmë ekziston një masterplan që synon të zgjidhë problemet me trafikun e rënduar në kryeqytet. Më ambicioz bëhet ky masterplan pas viteve 2020, kur parashikohet të ndërtohet edhe një linjë tramvaji, ku përfshihen 20 km binare në zonë urbane. Projekti është prezantuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Deri në vitin 2020 llogariten më shumë se 100 korsi të rezervuar për transportin publik dhe 88 km korsi, të rezervuara për autobusët që lëvizin me një drejtim. Korsitë e rezervuara për transportin publik do të ndikojnë në reduktimin e trafikut me mjete private, më shumë siguri, ulje të kostos së shërbimit, respektim të orareve të shërbimit dhe të frekuencës kohore. Gjithashtu në vijim do të modifikohen iteneraret e katër linjave ekzistuese të transportit publik deri në vitin 2011. Është parashikuar shtimi i dy linjave të reja po gjatë këtij harku kohor. Deri në vitin 2020, në varësi dhe të infrastrukturës rrugore, do të shtohen ose modifikohen gjashtë linja duke shtuar linjat unazore në qytet dhe duke zgjatur linjta ekzistuese deri në ekstremet e mundshme ose orientuar shtrirjen e shërbimit në të ashtuquajturin modeli “derë më derë”. Kryqëzimet kryesore do të pajisen me sistemin e prioritetit të stacioneve “BUS” brenda vitit 2011. Kjo do të mundësojë dhënien e prioritetit të shërbimit publik ndaj trafikut privat. Do të rishikohen dhe ridizenjohen stacionet e autobusëve, për të mundësuar komfortin dhe sigurinë për qytetarët. Do të ndryshojë tërësisht flota e mjeteve të transportit, duke futur mjete me të gjitha kushtet e komoditetit.

8/01 - 14/01/11 F.P. 5


Altin Mici, polic rrugor Si gjithmonë në fundvit ka një trafik shumë të madh meqë vinë edhe emigrantët. Ne jemi munduar që t’i orientojmë dhe të lehtësojmë trafikun. Një pikë goxha e rënduar është pjesa e unazës nga Zogu i Zi deri tek Farmacia 10. Kjo për shkak se tek kjo pjesë ka edhe tregje shumë të populluara. Ne mundohemi të bëjmë të pamundurën për të lehtësuar qytetarët. Kemi dalë dhe punojmë nga 12 orë. Vitet e fundit janë shtuar shumë edhe shoferet femra. Mund të jenë gati 40 %. Janë më të kujdesshme se meshkujt për faktin se kanë edhe frikë. Përsa i përket makinave me timon me krah të kundërt nuk ka ndonjë rregull të veçantë. Është normal si të tjerat. Nuk lejohet lëvizja e makinave me xhama të zinj. Përsa i përket makinave të tonazhit të rëndë lejohet vetëm lëvizja e tyre mbas orës 20:00 dhe deri në orën 5:00. Lëvizja e tyre lejohet vetëm në pjesën e unazës.

Artan Kamberi, polic rrugor Ne po punojmë për të lehtësuar shoferat, por jo të gjithë janë vërtet shofera. Është pak problem me këta emigrantët se duken sikur nuk orientohen. Po bëjmë të pamundurën që të mos shkaktohet ndonjë kaos, madje po punojmë nga 12 orë. Ky kryqëzim është shumë i ngarkuar për shkak edhe të ndërtimeve që po bëhen, edhe për shkak se është edhe stacioni i Kombinatit. Janë semaforat, por prape ka shkelje. Përsa i përket makinave me timon anglez nuk ka dalë ende ndonjë rregull i veçantë. Dita me trafik më të rënduar është e hëna.

Xhevdet Poja, biletashitës pranë parkingut tek Tajvani Janë vendosur këto sportele për të lehtësuar pak punën e parkingjeve që gjithnjë është shumë problem në qytetet me trafik të rrënduar siç është Tirana. Shoferat vërtiten me orë të tëra dhe nuk dinë se ku të parkojnë. Këto kuponat ngjiten në xhamin e makinave. Ato gërvishen për të treguar datën dhe orën. Çmimi i tyre varion në bazë të orës së qëndrimit. 1 orë kushton 100 lekë. Në rast të kundërt karotreci mund të marrë makinën tuaj.

Shaban Loci, shofer, emigrant Trafik i madh. S’po dimë nga të vërtitemi. S’jemi mësuar kështu neve. Po i japim makinës me frikë sepse këta shoferat shqiptarë i kanë marrë kot patentat më duket. Asnjë nuk zbaton rregullat siç duhet. Duhet t’i bësh sytë katër. S’të merr malli të vish në vendin tënd.

Blerim Gjyla, shofer taksie Ne jemi mësuar me trafikun se tërë ditën rrugve jemi, por prapë është goxha i rënduar. Na vdiqën edhe me keto ndërtimet. Duket sikur nuk do të mbarojnë kurrë. Duhet t’i bësh sytë katër tani që janë edhe këta emigrantët, të cilët nuk janë mësuar. Edhe policat e shkretë s’kanë ça të bëjnë. Harxhojmë edhe karburantin kot duke pritur.

Fatos Topi, shofer Tirana kështu ka qënë përherë. Jemi mësuar neve. Por dihet që në fund vit ka më shumë lëvizje prej emigrantëve. Paraditja është një çikë keq sepse ka më shumë lëvizje për shkak se njerëzit bëjnë pazar.

Për të lehtësuar trafikun masterplani parashikon ngritjen e Qendrës së Menaxhimit dhe Kontrollit të Trafikut, e para e këtij lloji në Shqipëri. Me sistemet e reja IT, të menaxhimit të transportit publik, do t’i jepet prioritet transporti publik.

Taksë për makinat që hyjnë në Tiranë Disa herë është përfolur për mundësinë e taksimit të makinave që hyjnë në Tiranë. Kjo është një metodë që përdoret rëndom në qytetet e mëdha. Por, ndërsa duket si ide interesante, ajo do hasë patjetër në kundërshtime politike. Mazhoranca e denoncoi para disa kohësh atë që e quajti tentativë e Bashkisë për të taksuar makinat që hyjnë në Tiranë. “Një taksë e re është prezantuar gjatë këtij viti me vendim të njëanshëm të Këshillit Bashkiak dhe që ka të bëjë me të gjitha kamionçinat, kamionët, mikrobusët, autobusët etj., me targa jo të Tiranës, por që hyjnë për furnizime a transport në Tiranë dhe që për çdo prekje të tyre në territorin e Tiranës ato do të duhet të paguajnë 1 mijë lekë taksë, një çmenduri e vërtetë kjo,” patën deklaruar këshilltarët e djathtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Nuk duhet harruar se bëhet fjalë për një qytet ku ndërtohet vazhdimisht. Një tentativë e bërë para disa kohësh për të mos lejuar betonieret për të hyrë në qytet gjatë ditës, u kthye në betejë politike.

Sjellja e shoferëve Aktori i njohur shqiptar, Xhejms Belushi, deklaroi para disa muajsh në Pallatin e Kongreseve, ndërsa po zhvillohej një event për nder të tij, se kishte marrë makinën dhe po udhëtonte në Tiranë. “Jam shofer shumë i zoti,” do deklaronte Belushi. “Por si e ngasin makinën këtu, nuk kam parë askund tjetër”. Sigurisht “shoferi i zoti” Belushi me këtë kërkon të thotë se shoferët

6 F.P. 8/01 - 14/01/11

ecin shpejt e nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Kjo tashmë është e ditur nga të gjithë. Për këtë qëllim qeveria propozoi në korrik të vitit që shkoi ndryshimin e Kodit Rrugor për të rritur gjobat për shoferët. Por, meqë bëhet fjalë për një projektligj që kërkon shumicë të cilësuar për tu miratuar, ai ka mbetur në sirtar sa kohë opozita ka vendosur të mos miratojë asnjë ligj. Megjithatë, në fillim të këtij viti kanë hyrë në fuqi gjoba më të larta. Një urdhër i përbashkët i ministrit të Transporteve, Sokol Olldashi, atij të Financave, Ridvan Bode dhe ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha, ka bërë që gjobat të rriten mesatarisht me rreth 2.79 për qind. Masa e rritjes lidhet me normën mesatare të inflacionit përgjatë dy viteve të kaluara, atij 2008 dhe vitit 2009. Urdhri ka hyrë në fuqi që prej datës 1 janar dhe tashmë ka filluar zbatimin në terren. Referuar ndryshimeve, nëse deri më tani gjoba për mosvendosje të rripit të sigurimit, një masë ndëshkuese që aplikohet shpesh nga efektivët e policisë, varionte nga 250 deri në 1.000 lekë, tashmë fillon nga 260 lekë, ndërsa vlera maksimale është 1.030 lekë. Për sa i përket parkimit të gabuar, e cila gjithashtu është një ndër masat që ndërmerret jo në pak raste, deri më tani gjoba ka variuar nga 1.000 lekë deri në 4.000 lekë, ndërsa nga data 1 janar ajo fillon me 1.030 lekë deri në 4.100 lekë. Kur kemi të bëjmë me parkim në një zonë ku ndalohet qëndrimi, gjoba e re, e cila ka filluar të aplikohet tashmë varion nga 2.570 deri në 10.300 lekë. Në këto raste, rëndom përdoret marrja e automjetit me karrotrec ku krahas gjobës duhet paguar kostoja e transportit, ajo e parkingut si dhe shpenzime të tjera deri në marrjen e automjetit nga pika e bllokimit. Kur dikush kapet duke drejtuar automjetin pa patentë, deri në fund të vitit parashikohej një gjobë nga 25.000 lekë deri në 100.000 lekë, por tashmë ajo varion nga 25.700 lekë deri në 102.800 lekë.


DosjaeJavësFP

Jam shofer shumë i zoti,” do deklaronte Belushi. “Por si e ngasin makinën këtu, nuk kam parë askund tjetër”

Foto Blerta Kambo

Foto Blerta Kambo

Foto Blerta Kambo

Më poshtë janë disa ndryshime ligjore, që janë propozuar dhe që pritet të marrin miratimin në Kuvend Dokument nga Arkivi Qëndror Teknik i Ndërtimit (AQTN) Skema e rrjetit rrugor Sistemi rrugor është radial-unazor. - Si bosht bazë është konsideruar zgjatimi në veri i bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, i cili me një kthesë në perëndim takohet me rrugën e F.Krujës dhe aty bëhet shkëputja 1 krah lidhet me autostradën, kurse degëzimi tjetër përfundon në Rinas. Kjo do jetë dhe hyrja kryesore për në qytet, shpejtës ia e lëvizjes do jetë 100 km/ore. Kryqëzimi me rrugët kryesore do të realizohet me mbi ose nënkalime. - Zgjatimi i rrugëve radiale. - Rrugë e re radiale tek fakulteti i ndërtimit. - Rrugë e re radiale “Don Bosko”. - Zgjatimi i rrugës “5 Maji”. - Unaza e re e jashtme. - Zgjatja e lanës në P e L ,deri në Shkozë me 2 rrugë, nga Shkoza deri tek autotraktorët vetëm një rrugë. - Gjysmë unaza, midis unazës së re dhe asaj ekzistuese. Unaza e madhe është parashikuar me 6 vija lëvizjeje, kurse unazat e tjera me 4 vija lëvizjeje. Kryqëzimet e unazave me hekurudhën do të realizohen me mbi e nënkalime, kurse me rrugët me shpejtësi më të vogël, do të bëhen me lëvizje rrethore.

PROJEKTLIGJ PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8378, DATË 22.7.1998, “KODI RRUGOR i REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR Cilido, që nuk respekton kufijtë minimalë të shpejtësisë ose kalon kufijtë maksimalë të shpejtësisë me jo më shumë se 10 km/orë, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë.”. Cilido, që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 10 km/ orë dhe jo me më shumë se 20 km/orë, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga katër mijë deri në gjashtëmbëdhjetë mijë lekë”. Cilido, që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/ orë, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë. Si pasojë e kësaj shkeljeje merret masa administrative plotësuese me pezullimin e lejedrejtimit nga 1 (një) deri në 3 (tre) muaj. Në qoftë se shkelja është kryer nga një drejtues mjeti, që e zotëron lejedrejtimin prej më pak se 3 vjetësh, pezullimi i lejedrejtimit bëhet për 3 (tre) deri në 6 (gjashtë) muaj.”. Cilido, që kryen një parakalim pa zbatuar dispozitat e pikave 2, 3, 4, 5 e 8, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë. Kur nuk zbatohen ndalimet e parakalimit sipas pikës 14, masa administrative është me gjobë nga

katër mijë deri në gjashtëmbëdhjetë mijë lekë”. Cilido, që drejton mjete ose trolejbusë të destinuar për transportin e njerëzve, duke përjashtuar autoveturat, që kanë një numër pasagjerësh dhe një ngarkesë të përgjithshme më të madhe se vlerat maksimale të treguara në lejeqarkullimet, si dhe që transportojnë një numër pasagjerësh më të madh nga ai i treguar në lejeqarkullimin, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga katër mijë deri në gjashtëmbëdhjetë mijë lekë”. Cilido, që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit, të parashikuara për pasagjerët deri në 12 (dymbëdhjetë) vjeç, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga një mijë deri në një katër mijë lekë. Kur shkelja i takon një fëmije në moshë jomadhore, përgjegjësia bie mbi drejtuesin e mjetit ose, kur ndodhet në çastin e kryerjes së shkeljes, mbi atë që është ngarkuar me mbikëqyrjen e kësaj fëmije”. Cilido, që drejton mjetin pas përdorimit të pijeve alkoolike, në rastet kur nuk përbën vepër penale, dënohet me gjobë nga dhjetë mijë e deri në dyzet mijë lekë.”. Për cilindo, që, në kushtet e treguara në pikën 1, nuk zbaton detyrimin e ndalimit në rast aksidenti, vetëm me dëme materiale, zbatohet masa administrative, me gjobë, nga katër mijë deri në gjashtëmbëdhjetë mijë lekë, dhe me pezullimin e lejedrejtimit, nga 6 (gjashtë) deri në 12 (dymbëdhjetë) muaj.”.

8/01 - 14/01/11 F.P. 7


NewsTicker 8

01 02 03 04

05 06 07 08 8 F.P. 8/01 - 14/01/11

Nga Enton Palushi

Festime të qeta, por me akuza politike Festimet përfshinë të gjithë Shqipërinë natën e ndërrimit të viteve. Mediat flasin për më pak të lënduar gjatë kësaj nate. Gjithashtu ka pasur edhe më pak probleme me shëndetin e me aksidentet në rrugë. Disa ekspertë flasin për mungesë të financave të nevojshme për të festuar më rrëmujshëm. Festimet i ka përdorur politikisht mazhoranca, që ka akuzuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, se e ka lënë në zi Tiranën, duke mos e zbukuruar e duke mos organizuar koncerte festive në natën e ndërrimit të viteve.

Janari i krimit Shqipëria e mbylli vitin dhe e nisi atë më një bilanc shqetësues krimesh. Dy persona vdiqën, një u plagos ndërsa një seri vjedhjesh e grabitjesh u regjistruan në këtë hark kohor. Ngjarjet më të rënda u shënuan në Kukës e Shkodër ku dy persona u vranë. Të dhënat e para flasin për hakmarrje. Shqetësues është fakti se Shqipëria ka mbyllur një vit me numër të lartë vrasjesh në krahasim me një vit më parë, edhe pse policia thotë se është rritur fuqia zbuluese e saj. Opozita ka ngritur shqetësimin për këtë situatë. Po në ditët e fundit të vitit një bashkëshort, në bashkëpunim me nënën e tij, vrau të shoqen duke e helmuar.

Tjetër dramë familjare Edhe këtë fillimviti shqiptarët u tronditën nga një dramë familjare. Dy fëmijë gjetën vdekjen si pasojë e flakëve të rëna në shtëpinë e tyre gjatë kohës që ata po flinin. Ashtu si disa javë më përpara në Sukth të Durrësit, kur katër fëmijë u shuan nga zjarri të vetmuar natën në shtëpi, edhe këtë radhë në Vlorë nuk ka qenë ndryshe. Dy fëmijët, 3 dhe 4 vjeç, po flinin të vetëm në shtëpi, pa prindërit e tyre, ndërsa ka rënë zjarri. Ata nuk kanë mundur të dalin dot për shkak se dera ka qenë e mbyllur. Fqinjët janë terrorizuar nga skena që kanë parë kur kanë shpërthyer derën. I ati i fëmijëve ka deklaruar se fëmijët ia vrau varfëria.

Vrasja në Malishevë tensionon politikën Një vrasje ka trazuar edhe opinionin publik në Kosovë. Një person është qëlluar ndërsa festonte me familjen në lokalin e tij. Bëhet fjalë për një krim të ndodhur në Malishevë. Krimi ka marrë ngjyrim politik për shkak se personi i qëlluar akuzohet për një përplasje gjatë zgjedhjeve të 12 dhjetorit. Nga ana tjetër, personat që kanë qëlluar mbi të, janë të lidhur me kandidatin e lëvizjes Vetëvendosja në Malishevë. Kjo lëvizje ka kërkuar që ngjarja të mos politizohet, por tensioni është i lartë. Më e rëndë bëhet ngjarja pasi personi nga fisi i ministrit Fatmir Limaj, është qëlluar në prani të fëmijëve, madje njëri prej tyre është përpjekur të mbrojë të atin nga vrasja.

Lëvizja e lirë, bie entuziazmi Shqiptarët kanë filluar të lëvizin pa viza në drejtim të Europës. Akoma nuk flitet për një bilanc në lidhje me vitet e shkuara, por një gjë është e sigurt: që “ngjarja më e madhe pas Pavarësisë”, po kalon pa ndonjë zhurmë mes qytetarësh. Kurse media pro-qeveritare po bën të veten duke e paraqitur këtë si një arritje të madhe. Gjermania ka folur në ditët e para të vitit për rritje të numrit të azilkërkuesve dhe ministri i Brendshëm i landit të Bavarisë ka kërcënuar me mundësinë e rikthimit të vizave.

Dik Marti “fut” në sherr Thaçin Jehona e raportit të reporterit të Këshillit të Europës, Dik Marti, në lidhje me trafikun e organeve, vazhdon akoma. Një intervistë e kryeministrit kosovar Hashim Thaçi ka trazuar deputetët zvicerane. Shkak është bërë deklarata e Thaçit se raporti i Martit është gebelsian. Krahasimi me ish- zyrtarin nazist i ka acaruar disa deputetë zviceranë, që thonë se kjo mund të dëmtojë marrëdhëniet e mira mes Kosovës e Zvicrës.

Një samit botëror për paqen Bota e ka nisur vitin e ri me një shqetësim: sulmin në një kishë në Egjipt. Mediat janë mbushur me lajme në lidhje me rrezikun që u kanoset të krishterëve në vendet e populluara kryesisht nga myslimanët. Tensioni ka qenë i lartë dhe thirrjet janë që palët të vetëpërmbahen. Kurse Papa ka bërë thirrje që të mbahet një samit i madh për paqen në botë.

Nis menjëherë beteja politike Kriza politika është transferuar plotësisht në vitin 2011, madje duket se situata do jetë më e rënduar. Palët kanë konsumuar tashmë mundësitë për kompromis dhe janë rreshtuar në barrikada. Opozita thotë se është momenti për të rrëzuar një qeveri që ka vjedhur votat, kurse kryetari i mazhorancës e ka quajtur opozitën neo- bllokmene. Shqipëria e ka këtë vit një test për marrjen e statusit të kandidatit, por palët nuk janë shumë të shqetësuara për këtë gjë.


Aktualiteti 10-12

Nga Fatma Myrte

Shqipëria e ka një talent... Një disiplinë gati e harruar nga shqiptarët. Ata punojnë në kushte shumë të vështira, por pasioni i ka bërë që të triumfojnë. Historia e Fiqiri Lulit dhe njeriut që zbuloi e përgatiti këtë talent

në cirk

A

skush nuk e njihte më parë kush ishte Fiqiri Luli, ose Riu, siç e thërrasin miqtë e tij. Duhej një fitore për të njohur talentin e tij. Dhe jo vetëm të këtij fëmije, por edhe të cirkut, vendin ku ata stërviten me shumë vështirësi dhe përkushtim. Kjo çadër, sa e bukur, aq edhe e vjetër, i ka dhuruar duartrokitje Fiqiriut dhe shumë brezave të tjerë. Me trupin e tij elastik, Fiqiriu ka mahnitur shikuesit e spektaklit “Albanian’s Got Talent”. Fiqiri Luli është një 16 vjeçar. Profili i tij i cirkut është tek centrika. Ai studion në shkollën e mesme “Abdulla Keta” në vit të parë. “U bënë vite që ushtrohem në cirkun e Tiranës nën kujdesin e mjeshtrit Pavli Sallata, i cili më shumë përkushtim ka vite që na ndjek mbrapa, na ndihmon, na kushton shumë vëmendje. Në moshën 8 vjeçare profesor Pavli ka zbuluar talentin tim. Por ajo që prindërit e mi vunë re tek mua ishte pasioni im i madh për të parë sa më shumë filma dhe cirk. Dhe jo filma për fëmijë, por filma me shumë lëvizje. Edhe pse i vogël dhe nuk e shqiptoja mirë fjalën cirk, fillova ta kisha shumë qejf. Pra, fillova të shoh shumë cirk. Familja ime ka pasur dëshirë që unë të vazhdoja për karate, ose të bëhesha një valltar shumë i mirë. Të merresh me cirk është shumë e lodhshme dhe shumë e bukur. Unë ushtrohem 4 orë paradite në qoftë se e kam pushim në shkollë, dhe 4 orë mbasdite. Ky përkushtim më ka bërë që të lë mbas dore shkollën. Më vjen pak keq sepse me mësime nuk jam mirë, megjithatë jam i lumtur që e kam me shumë pasion cirkun. Shkolla më ka ndihmuar shumë sepse më jep leje sa herë më nevojitet. Më tolerojnë për çdo mungesë timen. Edhe fitorja ime ishte në një farë mënyre një shpërblim për të tërë ata që më kanë ndihmuar të eci deri në këtë pikë. Nuk e prisja të dilja në treshen finale, dhe jo më që të fitoja. Për mua ishte një e papritur e madhe. Prisja që të shikoja reagimin e të tjerëve kur të fitonin, dhe jo timin. Më erdhi shumë keq kur u largua

10 F.P. 8/01 - 14/01/11

Gjoni, sepse ishte edhe më i vogli nga ne të tre. Në momentin kur kam dëgjuar emrin tim, po më dukej sikur isha në ëndërr. Edhe në intervistat që më janë bërë në atë moment nuk e di se çfarë kam folur,” thotë Luli për gazetën. “Ideja për të marrë pjesë në këtë edicion të “Albanian’ Got Talent” ka qenë që vjet. Na pëlqeu si ide për të marrë pjesë, pasi cirku nuk ishte përfaqësuar asnjëherë. Menduam që të paraqiteshim me tri numra. Në momentin që profesori më zgjodhi mua, nuk e mora shumë seriozisht dhe thashë do të konkurroj për qejf. Mendova kështu sepse e dija që konkurrenca do të ishte shumë e fortë. Pasi kalova numrin

e parë me sukses, aty fillova ta merrja shumë seriozisht dhe të ndjeja ethet e konkurrimit. Kur më thanë që të bëja rolin e Çarli Çaplinit, për mua ishte nder dhe frikë në të njëjtën kohë. Në këtë moment fillova të ndjek ditë e natë filmat e tij në mënyrë që t’i përshtatesha sa më mirë. Si ai nuk mund të bëhesha kurrë, por mundohesha që t’i përshtatesha sa më shumë. I ngadalësoja lëvizjet e tij në kompjuter në mënyrë që të mësoja sa më shumë. Për numrin fitues kam tre vjet që stërvitem dhe akoma nuk ka përfunduar. Janë edhe disa ushtrime të këtij numri që akoma nuk kanë përfunduar. Ndërsa për dy numrat e parë janë dashur 6 vjet.


AktualitetiFP

Me numrat e cirkut ne punojmë gradualisht. Numri i fundit ishte aq i fortë sa ne menduam që ta shfaqnim në finale. Në momentin e fitores të gjithë njerëzit më dukeshin sikur i kisha familjarë. Edhe pse shumë i lumtur për fitoren nuk arrita ta shijoj shumë pasi në familjen time disa ditë më parë kishte ndodhur edhe një fatkeqësi. Mua më kishte vdekur xhaxhai dhe kisha vendosur që të mos merrja pjesë fare në finale. Unë mendoja se ishte turp që me këtë zi familjare unë të shkoja për të konkurruar. Në ato momente ka qenë profesori që më ka dhënë kurajë. Ai më ka thënë një fjalë që nuk do ta harroj kurrë: “Ktheje dhimbjen në forcë”. Por përsëri mendjen aty e kisha. Fitoren time ja dedikoj xhaxhait tim që ndërroi jetë ato ditë dhe profesorit tim Pavli Sallata”, pëfundon Fiqiriu.

* * * Sabrina është një tjetër fëmijë shumë i talentuar i cirkut të Tiranës. Sabrina Troshku është 15 vjeç dhe vjen nga qyteti i Tiranës. “Jetoj në Tirane dhe studioj në shkollën 9-vjeçare “Siri Kodra”. Kam 8 vjet që stërvitem për artin e cirkut me profesor Pavlin. E gjithë puna jonë i dedikohet profesor Pavlit. Në fillimet e mija nuk mund të them se kisha ndonjë talent të madh. Thjesht më pëlqente shumë dhe isha shumë e shkathët. Prindërit vendosën që të vinin në dukje talentin tim. Profesor Pavli më ushtroi me përkushtim dhe nxora numrin tim të parë “bambu”. Gjithsej kam katër numra. Mendoja se ishte mirë që kaluam në finale, por jo që të fitonim ne. Të gjithë finalistët në një farë mënyre ishin të fituar. E dëshiroja me gjithë shpirt fitoren, por nuk e mendoja. Të gjithë konkurrentët ishin shumë të fortë dhe kjo më bënte të mos e mendoja fitoren. Ishte profesori ai që vendosi që të merrja pjesë edhe unë në këtë numër. Sikurse edhe Fiqiriu, edhe unë e mora më shumë me gallatë sesa seriozisht. Sa më shumë punonim, aq më shumë seriozisht e merrnim. Fitorja jonë është falë punës këmbëngulëse të profesorit. Familja ime ishte më e hutuar sesa unë. I dukej e pamundur kjo fitore. Të gjithë kalimtarët në rrugë na uronin. Mendoja se nuk do më njihte njeri sepse aty isha e maskuar por jo, ndodhi e kundërta. Një pritje shumë të ngrohtë më kanë bërë në shkollë. Megjithëse mungova atë ditë në shkollë mësuesja më mori në telefon për të më thirrur për në shkollë që të më uronin. Kushtet në të cilat punojmë janë të përshtatshme. Pak të vështirë e kemi tani në dimër, sepse nuk ka sistem ngrohje. Por meqë kemi kaluar në cirk kombëtar mendoj se situata do të përmirësohet. Kemi zhvilluar disa turne të organizuara në Maqedoni, Kroaci dhe në vende të tjera të Ballkanit. Të gjitha këto kanë qenë për karnavale.”

E tashmja e mjeruar dhe e ardhmja e artë e cirkut Cirku, arti i të gjitha moshave (Çarli Çaplin)

Cirku i Tiranës është në kushte të mjerueshme, por vullneti për artin ka mposhtur çdo sfidë. Në këtë cirk stërviten talentet e rinj me mjeshtrat e tyre, që edhe pse në ambiente të vështira nuk kanë ndalur punën e tyre. Një vend që më shumë se cirk të ngjan me një muze antik. Kjo çadër shumëvjeçare ka kënaqur breza të tërë dhe është duartrokitur nga dashamirësit e saj. Veglat kanë mbajtur përsipër breza të ndryshëm. Në një intervistë të zhvilluar me artistin Pavli Sallata, kemi arritur të mësojmë më shumë për zhvillimin e cirkut në breza të tërë. Si ka lindur arti i cirkut në vendin tonë? Historia e cirkut fillon para çlirimit me dy artistë të mëdhenj si Ali Xhixha dhe Ali Duma. Këta kanë qenë iniciatorët, jo vetëm të cirkut, por të disa zhanreve. Që në atë kohë dhe mbas çlirimit filluan dhe grupet amatore. Natyrisht në rang sportiv nëpër spartakiada dhe gara të akrobacisë, ndërsa më vonë u formuan edhe grupe të veçanta me artistë të cilët kishin pasion cirkun. Më vonë, kur këto grupe filluan të konsolidoheshin, nisën të nxirrnin artistë që për nivelin e asaj kohe

ishin të mirë. Ne punojmë në një ambient shumëvjeçar. Në fillimet e tij cirku ka qenë në ambientet e ish Estradës së Tiranës. Kjo solli si nevojë të kohës që këto grupe duheshin grupuar dhe duhej menduar për diçka më të madhe siç ishte cirku. Kjo i takon vitit 1952, kur një grup artistësh, të cilët të ardhur nga këto grupe, krijuan bërthamën e parë të cirkut me në krye mjeshtrin e madh Telhat Agolli, i cili ishte dhe promotori, organizatori, personi që mori mbi shpatulla përgjegjësinë për ta çuar këtë cirk në nivele sa më të larta. Nuk mund të harrojmë Bajram Kurtin, Xhuzepina Prendin etj. Kur është dhënë shfaqja e parë e cirkut? Në vitin 1952 cirku ishte i atashuar me Estradën e Tiranës dhe i jepnin së bashku shfaqjet. Në atë kohë këto numra jepnin vlera shumë të veçanta. Në vitin 1959 u dha dhe premiera e parë e cirkut me kushtet e skenës. Pra, të gjitha numrat ishin cirk. Mbas shumë përpjekjeve, në vitin 1964 u dha premiera e parë e cirkut me konturet e një cirku ku përmbaheshin zhanre dhe varietete të ndryshme të cirkut. Edhe këto në skenë. Ishte një kulminacion që arriti cirku për vetë pritjen që ju bë nga populli. Premiera quhej “Fluturime akrobacike”. Dhe me të vërtetë ishte një fluturim i asaj kohe kur cirku filloj të ngjitej në maja akoma më të larta, duke arritur në nivele bashkëkohore.

8/01 - 14/01/11 F.P. 11


AktualitetiFP

Cilat kanë qenë vështirësitë e fillimit të këtij arti? Në vitin 1973, duke parë këtë punë kaq të mirë, autoritetet e asaj kohe e bënë cirkun institucion më vete, ku tashmë cirku mendonte për veten e tij. Cirku kishte një drejtori dhe një ekonomi dhe të gjitha aksesorët që i duhen një institucioni të mirëfilltë. Që në momentin ku cirku u bë një institucion më vete, do të shikojmë një bum të paparë. Gjatë gjithë kësaj periudhe cirku do të bëhej i shumëpritur dhe do të shikonim që adhuruesit e saj do të shtoheshin. Një tjetër pikë kulmore e cirkut do të ishte dhe ardhja e çadrës- arenë, e cila do të sillte performanca të jashtëzakonshme dhe do ta bënte cirkun një nga artet më popullore dhe më të pëlqyera të asaj kohe. Autoritetet e asaj kohe, duke parë këtë sukses të cirkut, i besuan dhe i dhanë dorë cirkut për zhvillim. Cirku do të shtohej në numër, në bazë materiale dhe të gjitha ato që i duhej një cirku bashkëkohor. Cirku në këtë periudhë arriti në një trupe prej 104 artistësh. Ardhja e çadrës ishte një eveniment i jashtëzakonshëm. Premiera e parë në këtë çadër u dha në vitin 1976 dhe do të quhej “Drejt lartësive”. Për koincidencë nga “Fluturime akrobacike” në 1964, do të vijmë “Drejt lartësive” në vitin 1974. Kjo tregonte edhe historinë e cirkut që po shkonte drejt ngritjes. Në këtë periudhe do të fillonin dhe shfaqjet masive në të gjitha qytetet e vendit. Prania e cikut do t’i kthente këto shfaqje në një atmosferë vërtet festive. Ishte një shikueshmëri e paparë, që asnjë art nuk e kishte arritur deri në atë periudhë. Cirku është spektakli pa fjalë, që shikohet nga fëmijët dhe deri tek mosha e tretë. Cirku, të rinjtë i burrëron dhe të moshuarit i rinon. Në atë kohë sukseset ishin të mëdha, por u shtrinë vetëm brenda vendit për shkak të sistemit. Megjithëse me një mbyllje totale, cirku i kreu në mënyrë dinjitoze qëllimet që i kishte vënë vetes. Pavarësisht sistemit, cirku u gjend pranë popullit nga veriu në jug. Pse filloi të binte interesi për cirkun me ndërrimin e sistemeve? Ardhja e demokracisë dhe zhvillimi i teknologjisë, bëri që shikueshmëria dhe interesi i njerëzve për cirkun të binte. Kjo ndodhi, jo vetëm me artin e cirkut, por edhe në zhanre të tjera të jetës. Megjithatë për kohën ne ishim shumë mirë. Ardhja e demokracisë solli si pasojë edhe hemorragjinë, largimin e artistëve, shkurtimin e fondeve, shkurtimin e artistëve. Cirku nga 104 artistë do të katandisej me 30 artistë. Kjo kishte edhe një kosto shumë të lartë se duke qenë 80 varietete dhe më pak artistë ishte e pamundur për t’i mbuluar të tëra këto. Largimi i artistëve dhe shkurtimi i tyre do të sillte si pasojë dhe kufizimin e profileve dhe të performancave. Të gjitha këto sollën një kosto shumë të madhe, që ishte rënia e interesit për cirkun. Por është për tu lavdëruar puna e mjeshtrave dhe artistëve që arritën ta bënin cirkun të mbijetonte dhe që vazhdojnë që të luftojnë që ky art kaq i bukur, pavarësisht nga problemet dhe nga koha, të ekzistojë. A vazhdon ende në Cirkun e Tiranës tradita e dikurshme e kalimit të profesionit nga prindërit te fëmijët? Sigurisht që ka edhe artistë me përvojë të cirkut, që stërvi-

12 F.P. 8/01 - 14/01/11

tin fëmijët e tyre, siç është rasti i Fitnete Duros, që përgatit me shumë kënaqësi të bijën. Por ka edhe artistë të tjerë që i kanë fëmijët në proces stërvitjeje, por që ende nuk janë përfshirë plotësisht në planet tona. Këta artistë, jo thjesht sepse i kanë fëmijët e tyre, por duke qenë edhe më afër tyre, ua përcjellin më me këmbëngulje dashurinë për cirkun dhe të fshehtat e zanatit. Kjo, pasi cirku kërkon përgatitje të lartë fizike, taktike, një përqendrim të madh vëmendjeje dhe mjaft cilësi të tjera, që gjithsesi mund të fitohen me punë të vazhdueshme. Sa profile përmban arti i cirkut? Arti i cirkut përmban 7 profile dhe 80 varietete që i përgjigjet një mozaiku dhe një arti që të befason me guximin, shkathtësinë dhe me të gjitha parametrat. Shtatë profilet janë: 1. Akrobacia 2. Ekuilibri 3. Kllounata 4. Kafshët 5. Prestigjatorët 6. Numrat e ajrit 7. Gjonglerët. Dhe janë këto profile që përmbajnë dhe varietetet e tyre. Ky

cirku është lënë pasdore. Cirkut i nevojitet edhe një shkollë. Sa kanë ndikuar këto vështirësi në punën tuaj? Me gjithë këto vështirësi artistët e cirkut kanë punuar me devotshmëri dhe nuk kanë ndalur punën për asnjë moment. Këtë e tregoi edhe performanca e shkëlqyer e Fiqiri Lulit, 16 vjeçarit që fitoi çmimin e madh në spektaklin “Albanian’s Got Talent”. Për sa kohë keni punuar me Fiqiri Lulin? Fiqiriu është një nga ato talente, të cilin e kam spikatur vetë që në moshën 11-vjeçare. Ne i marrim të vegjël fëmijët, dhe duke parë vlerat e tyre, punojmë për të nxjerrë në pah këtë talent. Fiqo dhe Sabina, vajza që ndihmoi në performancë, përfaqësuan denjësisht artin e cirkut. Këta artistë të vegjël punojnë me një vullnet të jashtëzakonshëm për të arritur në një numër. Për performancën fituese të Fiqiriut kemi punuar 5 vjet. Kjo është dhe vështirësia e këtij arti se për një numër

E mira e kësaj fitoreje ishte që cirku u lançua dhe e dyta që ka ngjallur një interes. Fitorja e Fiqiriut ishte një sfidë dhe një fitore e cirkut. Ishte një mesazh për të kujtuar këtë art të lënë në harresë ishte edhe shkaku pse ky cirk pëlqehej. Jemi optimistë për të ardhmen e cirkut nëse do të kemi përkrahjen e ministrisë. Në fundjavë zhvillojmë shfaqje për publikun e gjerë, ndërsa gjatë javës për shkollat. Kemi bërë shfaqje në Francë, Danimarkë, Gjermani. Ne nuk jemi poshtë, por jemi shumë larg në krahasim me këto vende. Cilat janë nevojat për investime? Ambientet në të cilat ne punojnë janë tepër të vështira dhe shumë larg një cirku bashkëkohor. Duhen investime të mëdha në të gjitha drejtimet. Cirku po kalon nga varësia e bashkisë, në varësi të Ministrisë dhe pritet miratimi nga parlamentit. Aktualisht janë çështje procedurale që besoj se do të fillojnë nga ky vit, që cirku jonë të shkojë në parametra bashkëkohorë. Cirku nuk i takon vetëm Tiranës, por të gjithë Shqipërisë. Duke qenë në varësi të bashkisë, bën që cirku të shtrijë aktivitetit vetëm brenda këtij qyteti. Është një paradoks edhe mosha e daljes në pension të artistëve 60 vjeç për gratë dhe 65 për burrat. Po t’i krahasojmë me artet e tjera,

prej 7 minutash, duhet të punosh me vite. Në repertorin e tij janë 5 numra, ndërkohë një këngëtar për një periudhë kaq të madhe mund të krijojë shumë këngë. Konkurrentët e Fiqiriut ishin shumë të fortë dhe kjo e bëri më të madh suksesin e tij. Çfarë mesazhi përcjell kjo fitore? E mira e kësaj fitoreje ishte që cirku u lançua dhe e dyta që ka ngjallur një interes. Që të bësh një numër cirku është tepër e vështirë. Fitorja e Fiqiriut ishte një sfidë dhe një fitore e cirkut. Ishte një mesazh për të kujtuar këtë art të lënë në harresë. Kjo ishte një fitore madhore e cirkut për të treguar që cirku ka vlera. Mesazhi më i bukur është kur thonë “urime cirkut”. Cirku kërkon përkrahje për të shfletuar vlerat. Me një punë e jashtëzakonshme me këta fëmijë që premtojnë shumë për të ardhmen. Falë kulturës që kemi marrë nga shkollat kineze, ku ka me miliona artistë, mundohemi të punojmë pa u lodhur me këta talente. Me potencialin që kemi, dhe me pak përkrahje, e ardhmja e këtij arti do të jetë e artë.


Armët 14-17

Nga Amarildo Lumani Sipas nenit 5, pika a,b dhe c, mund të pajisen me armë vetëmbrojtje vetëm: deputetët, anëtarët e Këshillit të Ministrave, kryetarët e partive politike, gjyqtarët dhe shoferët e personave që përfshihen në shkronjën “a”.

N

ë shumë vende të botës është tashmë e lejueshme që personat që kanë një moshë të caktuar të kenë të drejtën e mbajtjes së një arme për vetëmbrojtje. Në vende si Italia, ShBA, Francë apo Gjermani mund të aplikosh për të marrë një armë vetëmbrojtje dhe ta kesh atë. Madje në Shtetet e Bashkuara shkon edhe më tutje. Aty mund të blesh çdo lloj arme, mjafton që të nxjerrësh një leje dhe të kesh paratë e mjaftueshme për ta blerë atë. Në Shqipëri nuk ndodh e njëjta gjë. Jo se në vendin tonë nuk ka kriminelë apo nuk është e nevojshme të kesh një armë për vetëmbrojtje, por shteti nuk e lejon shitjen e tyre. Ndoshta pasi edhe njerëzit nuk janë të ndërgjegjshëm për rëndësinë e tyre. Ndoshta edhe për faktin se viti i mbrapshtë 1997 shpërndau aq shumë armë në duart e shqiptarëve.

Në një pikë shitje armësh të autorizuar pranë Hotel Tiranës na shpjeguan se kushtet për të pasur një armë janë: personi që dëshiron të ketë një armë duhet të jetë mbi 22 vjeç, të jetë shtetas shqiptar, si dhe nuk duhet të ketë precedentë penalë. Procedurat për marrjen e lejes nuk zgjasin shumë, pasi janë vetë pikat e autorizuara që merren me plotësimin e dokumentacionit përkatës. Në përgjithësi, në dyqanet e armëve nuk ka në shitje pistoleta apo armë të tjera për vetëmbrojtje, por vetëm pushkë manuale dhe gjysëm automatike. Të vetmet pistoleta që ishin për shitje në qendrën e mësipërme, ishin të porositura nga federata e qitjes dhe pjesa tjetër nga kompanitë e sigurimit dhe policitë private. E thënë me pak fjalë, nëse një shtetas shqiptar dëshiron që të ketë një armë për vetëmbrojtje, mund ta blejë atë vetëm në rrugë. Në Shqipëri, të vetmit persona që mund të mbajnë armë janë deputetët, anëtarët e Këshillit të Ministrave, gjyqtarët, kryetarët e partive etj. Pra, njerëzit e thjeshtë nuk mund të mbajnë armë për vetëmbrojtje në shtëpitë e tyre, përveç politikanëve. Zoti Gani Ganellari, i cili është ndihmës specialist në Zyrën e ZbatimVendimit dhe Kontrollin e Armëve, na shpjegon se si mund të pajisesh me një armë, kush janë personat që mund të pajisen me armë, cilat janë kriteret dhe procedurat që duhen ndjekur.

14 F.P. 8/01 - 14/01/11

Kush mund të mbajë një armë të ligjshme Zoti Ganellari, cila është mosha e lejuar për t’u pajisur me një armë gjahu? Sipas ligjit 7566 i datës 25/5/1992, lejohet që të mbajnë armë personat që kanë mbushur moshën 22 vjeç dhe që janë shtetas shqiptar.

A ka pasur raste që u janë shitur armë adoleshentëve? Në komisariatin ku unë punoj nuk ka pasur ndonjë rast, pasi siç e thotë edhe ligji, nuk lejohet pajisja e tyre me armë.

A mund të pajiset me armë një person që ka precedent penalë? Absolutisht jo. Sipas ligjit të lëshuar në 1992 dhe modifikuar në vitin 2008, asnjë person që ka precedent penal nuk mund të pajiset me armë.

Mund të na shpjegoni si procedohet për të marrë një armë? Për t’u pajisur me armë gjahu, personat duhet të paraqiten pranë komisariatit të policisë ku ata banojnë. Për të marrë autorizimin për blerjen e një arme duhet të kesh certifikatë dhe dy fotografi, si dhe një raport mjeko-ligjor. Pasi dorëzon këto dokumente, bëhet verifikimi dhe protokollimi dhe firmoset autorizimi nga shefi i zyrës së Zbatim Vendimit dhe Kontrollit të Armëve. Këto procedura mund të zgjasin rreth një muaj. Pasi personi që ka aplikuar blen armën, shkon në zyrën e armëve dhe bën regjistrimin e saj. Nëqoftëse personi që ka blerë një arme bën shkelje të ligjit, pe-

Ka pasur raste kur persona me precedent penalë të jenë pajisur me armë? Që prej vitit 2002 dhe deri tani që unë punoj në këtë zyrë, nuk ka pasur asnjë rast, pasi për të marrë një armë duhet të kalohen disa procedura dhe një ndër to është dhe verifikimi i personit që kërkon armë nëse ka pasur apo jo precedent penalë.

nalizohet sipas neneve përkatës të ligjit 7566. A mund të pajiset një shtetas shqiptar me pistoletë? Është e ndaluar ligjërisht pajisja e një personi me pistoletë. Sipas nenit 5, pika a,b dhe c, mund të pajisen me armë vetëmbrojtje vetëm: deputetët, anëtarët e Këshillit të Ministrave, kryetarët e partive politike, gjyqtarët dhe shoferët e personave që përfshihen në shkronjën “a”. Para disa vitesh ishte e lejuar shitja dhe pajisja e disa personave me armë për vetëmbrojtje, kur ka ndryshuar ky ligj? Deri në vitin 2008 lejohej të pajiseshin me armë vetëmbrojtje përveç personave që thamë më sipër, edhe biznesmenët apo disa persona të caktuar. Në vitin 2008 është bërë një rregullim i këtij ligji dhe u është ndaluar pajisja me armë këtyre personave.


ArmëtFP Për të marrë lejen për të mbajtur një armë gjahu duhet të kesh mbushur moshën 22 vjeç, dhe për të aplikuar duhet të shkosh në rajonin ku blerësi banon

Zoti Osmani, prej sa kohësh e keni hapur këtë dyqan armësh? Unë e kam hapur këtë aktivitet që në vitin 1999. Në atë kohë hapa një dyqan të vogël, ku më së shumti bëja riparime dhe shitje armësh gjahu të përdorura. Disa vite më vonë e zgjerova, duke bërë dhe një magazinë të madhe dhe lokalin “Gjuetari”. Tashmë ky është një dyqan i kompletuar, ku një person që dëshiron të blejë një armë gjahu, mund të gjejë gjithë aksesorët që dëshiron. Çfarë armësh shisni, llojet dhe ku furnizoheni? Unë shes armë gjahu teke dhe çifte, të cilat janë të markave të ndryshme dhe vijnë nga Italia, Gjermania, Franca, Turqia,Rusia etj. Siç thashë, kryesisht shes armë të përdorura dhe bëj edhe riparime.

Kur pasioni i armëve kthehet në biznes Ylli Osmani është një shitës armësh në qytezën e Vorës. Prej 11 vjetësh ai ka hapur një dyqan armësh, ku merret me riparime dhe shitje armësh të reja dhe të përdorura. Gjithashtu ka hapur edhe një lokal për të mbledhur të apasionuarit pas gjahut. Ylli vetë është një i apasionuar pas gjahut dhe kjo duket mjaft mirë në koleksionin vetjak të armëve që ai disponon. Në bisedën e mëposhtme, Ylli na tregon si e ka hapur këtë dyqan dhe si funksionon aktualisht.

Cilat armë shiten më shumë? Më shumë shiten armët italiane, si teke, ashtu edhe çiftet për gjah. Këto janë më të preferuarat nga blerësit. Nga cilët qytete vijnë të blejnë zakonisht? Këtu vijnë të blejnë armë nga gjithë Shqipëria. Më shpesh vijnë nga Durrësi, Tirana, Shkodra dhe fshatrat rreth Vorës, po vijnë edhe blerës nga qytete të tjera si Korça, Gjirokastra, Vlora et. Vijnë këtu, pasi ka armë shumë cilësore. Por meqenëse janë të përdorura, ato kanë një çmim disa herë më të ulët se armët e reja. Për të marrë lejen e një arme gjahu, ku duhet të aplikosh? Për të marrë lejen për të mbajtur një armë gjahu duhet të kesh mbushur moshën 22 vjeç, dhe për të aplikuar duhet të shkosh në rajonin ku blerësi banon. Pas marrjes së autorizimit për të blerë armë dhe pajisjes me një armë gjahu, shkon bën regjistrimin e saj. Nëse një person është me precedentë penalë, a i shisni armë? Mua nuk më lejohet t’u shes armë vetëm personave nën 22 vjeç, sepse me procedurat e tjera merret policia.

Përveç armëve të gjahut, shisni armë të tjera, p.sh armë për vetëmbrojtje, si pistoleta? Jo. Nuk mund të shes armë të tjera, pasi nuk ka akoma një ligj që lejon shitjen e armëve për vetëmbrojtje. Mesa shoh ju keni edhe disa armë të vjetra, i tregtoni apo i mbani si suvenirë? Kam, por janë shumë pak. Disa m’i kanë dhuruar dhe disa i kam blerë vetë. Janë armë të vjetra me mbushje nga gryka dhe nuk i tregtoj. I kam marrë thjesht si suvenirë, pasi përveç se tregtar, unë jam edhe vetë i apasionuar pas gjahut. Përveç armëve të gjahut, shisni edhe pushkë gjysëm automatike, kush i blen ato? Këto armë i shes vetëm me porosi, pasi nuk janë armë gjahu dhe nëse bien në duar të gabuara, mund të shkaktojnë dëme. Unë i blej me porosi të kompanive të sigurimit dhe më lejohet që t’ua shes vetëm atyre.

Ligji për armët Në Shqipëri ende nuk ka një ligj specifik për mbajtjen e armëve për vetëmbrojtje. Aktualisht në fuqi është një ligj që është miratuar në vitin e largët të vitit 1992, i cili është modifikuar në vitin 2008, por në thelb është i njëjti. Modifikimi u bë për të hequr biznesmenët nga e drejta për të pasur një armë. Nr. 7566, datë 25.5.1992

PËR ARMËT Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI POPULLOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI:

Neni 1 Quhen armë në kuptimin e këtij ligji armët e zjarrit të çdo lloji e kalibri (armët luftarake, sportive, gjuetie e speciale dhe të prodhuara e të përshtatura në mënyrë artizanale), municionet e tyre, bombat e minat, si dhe armët e ftohta, si shpatat, bajonetat, thikat dhe mjetet

e tjera të përgatitura e të destinuara posaçërisht për sulm kundër personave, ose për vetëmbrojtje. Neni 2 Armët luftarake të zjarrit, sportive dhe të ftohta, janë vetëm pronë shtetërore. Armët e gjuetisë mund të jenë pronë e shtetit, ose e personave juridikë e fizikë. Neni 3 Prodhimi dhe ndreqja e armëve të zjarrit bëhet në uzina e ndërmarrje të specializuara, që kontrollohen nga shteti. Ndreqja e armëve mund të bëhet në punishte private të pajisura me

leje të posaçme nga organet e Rendit Publik.

kryetari i Gjykatës Kushtetuese, kryetari i

Neni 4 Të drejtën për dhënien e armëve luftarake të zjarrit për efektivat e kanë përkatësisht Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Rendit Publik dhe

Gjykatës së Kasacionit, prokurori i Përgjithshëm e kryetari i Hetuesisë së Përgjithshme dhe zëvendësit e tyre, si dhe drejtuesit e organeve lokale të pushtetit në njësitë bazë administrative tokësore.

Shërbimi Informativ Kombëtar. Neni 5 Kanë të drejtë të pajisen me armë zjarri nga organet e Rendit Publik personat me detyrë shtetërore e partiake: a) Deputetët e Kuvendit Popullor, anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe personat e tjerë të barazuar me ta, kryetarët e partive politike,

b) Gjyqtarët, përmbaruesit gjyqësorë, prokurorët dhe hetuesit në organet qendrore e në rrethe, sipas kërkesës së tyre. c) Shoferët e personave që përfshihen në shkronjën “a”. Neni 6 Kur personat e përcaktuar në nenin 5 të këtij ligji largohen nga detyra, ose funksioni, u

8/01 - 14/01/11 F.P. 15


ArmëtFP

Artet marciale dhe vetëmbrojtja

E

dhe pse shumë njerëz i nënvlerësojnë, artet ushtarake janë jashtëzakonisht të dobishme në rast agresioni. Sidomos në qoftë se jeni të paarmatosur. Për fat të keq, megjithatë, të bëhesh ekspert në ndonjë nga disiplinat e ndryshme (Karate, Kung Fu, Judo, Muai Tai,Tae Kun Do etj), kërkon shumë përpjekje dhe vite praktikë. Për këtë arsye, është e këshillueshme për të ndjekur kurse të veçanta për vetëmbrojtje: shumë efikase dhe të shpejtë për të mësuar, vetë-mbrojtja është e bazuar në bllokimin, ose ndryshe neutralizimin e kundërshtarit, edhe në qoftë se ai është më i madh në përmasa. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se njohja e artit ushtarak apo taktikave të vetëmbrojtjes autorizon një përdorim të pavend të atyre që keni mësuar. Përveç këtyre taktikave, ka dhe disa mjete që mund të përdoren në raste ekstreme, kur agresori është i armatosur dhe përpiqet të vërë në rrezik jetën tuaj.

Rekomandimet kryesore: - Mbani armë në një vend të sigurt, por të lehtë për të arritur dhe jo në prani të fëmijëve - Gjithmonë mbani armën e zjarrit tuaj të sigurt - Përdoreni atë në poligon të paktën disa herë në vit

drejt agresorit tuaj, por plumbi nuk do të shkaktojë dëmtimin e tij. Megjithatë, është e vështirë për ta dalluar nga një armë e vërtetë, por duhet të tregoheni të kujdesshëm, sepse kjo mund të kthehet kundër, kur sulmuesi është i armatosur me një armë të vërtetë.

Paralizuesi Elektrik Spray me piper

Thika Ka variacione të pafundme: një thikë që hapet e mbyllet fikse, ose në ajër, të parakohshme, me shumë qëllime etj. Gjatësia e tehut të thikës mund të ndryshojë nga disa centimetra (6 cm) në mbi 18 cm. Duke pasur një thikë, nuk do të thotë që mund ta nxirrni atë vend e pavend, qoftë edhe për shaka. Funksioni i saj duhet të jetë vetëm për të penguar dikë që t’ju sulmojë apo për të shmangur një përplasje. Funksioni i saj është në shumicën e rasteve si një pengesë.

Siç e kemi parë nëpër filma dhe kohët e fundit është bërë me të vërtetë modë, një mjet shumë efikas për të bllokuar një sulm të mundshëm është dhe spray me piper. Ka tashmë shumë variante shishe, stilolaps etj. Spray i përdorur është një ekstrakt i piperit, efekti i të cilit në sy është shumë intensiv dhe zgjat rreth tridhjetë minuta, është gjithashtu efektiv kundër personave nën ndikimin e drogës apo alkoolit, qentë dhe kafshët e tjera të egra. Kjo do t’u japë kohë t’ia mbathni vrapit, ndërkohë që agresori merr veten.

Armë apo pistoletë me plumba false

Rreze elektrik dore

Një bilbil nuk është parandalues ideal, por sigurisht që bën shumë zhurmë dhe tërheq vëmendje. Kjo mund të jetë e mjaftueshme në shumë raste për të trembur agresorin. Armët me plumba false janë armë të cilat shkaktojnë një zhurmë të madhe dhe nxjerrin flakë, por u mungon pjesa e majës që shkakton dëmtim. Pra ju do të qëlloni

Edhe në Amerikë nuk është shumë i përhapur. Ky mjet lëshon një flash të intensitetit të madh, që mund të verbojë kundërshtarin për një kohë të caktuar. Ky flash është i ndjekur nga një sirenë paralajmërimi, që është projektuar për të ngatërruar dhe të hutuar, për të lënë kohën e nevojshme për të shpëtuar.

Ai lëshon një goditje elektrike me intensitet të madh, por afat-shkurtër (deri në 200.000 volt). Shoku elektrik është mjaft i fortë për të gjeneruar nga zhurma dhe të jetë i dukshëm në ajër. Por nuk shkakton dëme të përhershme në qoftë se përdoret sipas udhëzimeve. Pikat kyçe ku duhet përdorur për të ndaluar një agresor janë supet, qafa dhe stomaku. Pas rreth 5 sekondash ajo çka ndjen agresori është ndjenja e dridhjeve të forta (por të shkurtra), e ndjekur nga humbja e orientimit dhe të bilancit.

Pistoletë apo pushkë Në raste të veçanta mund të ishte e këshillueshme për të mbajtur një armë zjarri (një armë apo një pushkë), të mbajtura në shtëpi dhe në vende të sigurta. Mbajtja e një arme nuk do të thotë që ju mund ta përdorni atë domosdoshmërisht. Mbani mend gjithmonë se mbrojtja duhet të jetë në përpjesëtim me kërcënimin dhe se abuzimi me të do të dënohet me ligj.

Ligji për armët hiqet e drejta për mbajtjen e armës dhe detyrohen ta dorëzojnë atë në organin përkatës të Rendit Publik, sipas rregullave të caktuara nga Ministria e Rendit Publik. Neni 7 Organet e Rendit Publik japin leje dhe pajisin me armë zjarri: a) Personat fizikë që caktohen me detyrën e rojës për sigurimin e objekteve të përcaktuar me akt nënligjor të Këshillit të Ministrave. b) Kryetarët e trenave të mallrave e të udhëtarëve. c) Kinostudion “Albafilm”, Radiotelevizionin Shqiptar, trupat teatrale kombëtare e në rrethe, muzetë kombëtare dhe ato të rretheve e zonave. Neni 8 Armët e zjarrit që përfshihen në nenin 7, shkronja “c” dhe municionet e tyre, duhet të jenë të paefektshme, me përjashtim të rasteve që përcaktohen me rregullore të veçantë nga Min-

16 F.P. 8/01 - 14/01/11

istria e Rendit Publik. Armët e zjarrit që përfshihen në nenin 7, shkronja “a”, të jenë armë krahu të gjata. Personat që përfshihen në nenin 7, shkronja “a”, gjatë kohës që mbajnë armë, duhet të kenë një shenjë dalluese të dukshme, të caktuar nga Ministria e Rendit Publik. Neni 9 Personat fizikë që pajisen me armë, sipas nenit 7 të këtij ligji, duhet të kenë mbushur moshën 22 vjeç, të mos kenë të meta mendore e fizike dhe të mos kenë qenë të dënuar më parë për vepra penale që përbëjnë krime. Neni 10 Personi që mban me leje armë të çdo lloji, ka përgjegjësi ligjore për përdorimin e saj nga të tjerët. Ndalohet përdorimi i armëve të zjarrit të luftës për gjueti. Qitja me armë zjarri të luftës dhe ato sportive lejohet vetëm në poligonet, ose në vendet e caktuara për këtë qëllim, me masa sigurimi.

Neni 11 Ndalohet veprimtaria e paligjshme e dhurimit, këmbimit dhe trafikut të armëve të zjarrit dhe të municioneve të tyre. Lejohet të sillen armë gjahu nga jashtë, kur personi fizik a juridik është i pajisur me leje përkatëse nga organet e Rendit Publik. Neni 12 Organet e Rendit Publik kanë të drejtë t’i heqin personit armën e zjarrit të çdo lloji, kur ai shkel rregullat për mbajtjen e përdorimin e tyre, ose kur paraqet rrezik se mund t’i përdorë si mjet krimi. Kur hiqet leja për mbajtjen e armës, këto u dorëzohen: Armët luftarake të zjarrit dhe armët e ftohta organeve të Rendit Publik, armët sportive shtetërore seksioneve të kulturës dhe sporteve të organeve lokale të pushtetit, armët e gjahut u dorëzohen përkatësisht seksioneve të kulturës dhe sporteve dhe shoqatës së gjuetarëve, të cilët, në marrëveshje me pronarin, i shesin për llogari të tij,

ose asgjësohen, kur ato janë të papërdorshme. Neni 13 Shkelja e rregullave të përcaktuara në nenet 2, 3, 6, 8, 10, 11 e 12 të këtij ligji, kur nuk formon vepër penale, dënohet për kundërvajtje administrative me gjobë nga 2000 deri në 5000 lekë dhe deri në marrjen e armës, nga shefi i policisë së njësisë administrativo-tokësore. Kundër vendimit të dënimit mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve nga shpallja e vendimit ose e njoftimit të tij, te kryetari i degës së Rendit Publik, akti i të cilit është i formës së prerë. Neni 14 Nuk ka të drejtë të mbajë armë asnjë person tjetër, përveç atyre të përcaktuar me këtë ligj. Personat fizikë që e humbasin të drejtën e mbajtjes së armës, janë të detyruar t’i dorëzojnë ato pranë organeve të Rendit Publik. Personat fizikë që kanë armë pa leje dhe që i dorëzojnë ato vullnetarisht brenda 15 ditëve

nga hyrja në fuqi e këtij ligji, përjashtohen nga përgjegjësia penale. Lejohen forcat e rendit të bëjnë kontroll për armëmbajtje pa leje. Autorët e veprës penale të armëmbajtjes pa leje të hetohen e të gjykohen në gjendje arresti. Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit të luftës dënohet nga 5 deri në 15 vjet heqje lirie. Neni 15 Armët me vlera historike e kulturore, që ruhen në muze, në familje dhe nga persona privatë, vlerësohen si të tilla nga një komision i posaçëm, dokumentohen në një regjistër të veçantë dhe i lihen në zotërim personit pa të drejtën e municioneve për to. Shitja e tyre lejohet vetëm duke ua  kaluar muzeve shqiptare, ose organeve shtetërore përkatëse. Neni 16 Rregullat e administrimit dhe të kontrollit të armëve për personat fizikë e juridikë caktohen nga Këshilli i Ministrave.


ArmëtFP

Raketat e reja të Kinës rrezikojnë ekuilibrat globalë Armatimi i Kinës është një arsye e fortë që forcat ushtarake amerikane të shqetësohen. Pekini, sipas të dhënave të SHBA, ka gati një raketë interkontinentale të tipit “Era e Lindjes”- ajo mund të shkatërrojë aeroplanmbajtëset, duke bërë që ekuilibrat ushtarakë në Paqësor të rrezikohen

Kur bëhet fjalë për armatimin e Kinës, qeveria amerikane shpreh gjithmonë shqetësim. Në fillim të verës që shkoi, Pentagoni kishte shprehur frikën se Kina po zhvillonte në fshehtësi armatimin e saj. Tashmë alarmin e jep një zyrtar amerikan i rangut të lartë: Kina ia ka dalë për të prodhuar një raketë që synon të dëmtojë anijet, citon “Financial Times” Admiralin Robert Uilliard. Ky sistem raketor është një kërcënim për aeroplanmbajtëset amerikane në zonën e Paqësorit, ka deklaruar Admirali Uilliard. Ushtria amerikane është kaq e alarmuar sepse raketa e re “Dongfeng 21 D”, sipas ekspertëve ushtarakë, do të ndryshojë ekuilibrat e forcave të armatosura në Paqësor. Ajo e ka pikën mbështetëse në tokë dhe mund të operojë me ndihmën e satelitëve, radarëve dhe avionëve. Dongfeng do të thotë Era e Lindjes. Ajo mund të godasë edhe në distanca të largëta. Aeroplanmbajtëse nuk mund të mbrohen dot ndaj kësaj arme. Që në fillim të vitit 2010 Pentagoni kishte nisur që të shqetësohej në lidhje me shpejtësinë më të cilën Pekini po zhvillonte armët e teknologjisë së lartë. Madje edhe modeli i mëparshëm i raketave anti- anije DF- 21 kishte bërë që Pentagoni të alarmohej. Instituti Naval Amerikan kishte folur për një kërcënim të ri për anijet luftarake amerikane. Bërthama shpërthyese e DF-21 ishte mjaftueshëm e madhe sa për të mbytur një aeroplanmbajtëse me një goditje të vetme. Sistemi i saj i drejtimit është i frikshëm, madhësia e saj e bën atë shumë të vështirë për tu pikasur nga radarët. Shpejtësia e saj është e tillë sa mund të arrijë një distancë maksimale prej 2 mijë kilometrash për 12 minuta. Deklaratat e Admiralit amerikan, Uilliard, tregojnë se modeli pasues Dongfeng 21 ka zhbërë të gjitha pritshmëritë në lidhje me shpejtësinë me të cilën Kina po modernizon ushtrinë. Mbi të gjitha, ky zhvillim i shpejtë i Kinës dhe kthimi i saj në një fuqi detare, ka shqetësuar edhe shtetet e tjera të Paqësorit. Japonia druhet se peshorja e forcave tani do të anojë nga Kina. Zona e Paqësorit është e ngarkuar me konflikte. SHBA njihen si mbrojtëse të armikut kryesor të Kinës, Tajvanit. Në Pentagon ka një angazhim për të mbrojtur Tajvanin në rast të një sulmi nga ana e Kinës. Kjo e fundit nga ana e saj e sheh këtë provincë si një pjesë të pandashme të saj dhe kërkon një bashkim sipas kushteve të saj. Me anën e një rakete të re anti- anije, Kina mund të detyrojë SHBA që të tërhiqet nga disa ujëra pranë Tajvanit. Në SHBA është regjistruar kjo arritje e re e Kinës dhe po bëhen përgatitjet për t’i dhënë një zgjidhje. Mbi të gjitha po punohet për të zhvilluar një koncept që do të përforconte

operacionet nga ajri. Me zhvillimin e një rakete të re anti- anije, Pentagoni duhet të rishikojë edhe njëherë të gjithë politikën e mbrojtjes së aeroplanmbajtësve, kishte deklaruar në shtator të vitit të shkuar Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts. Admirali Uilliard thotë se Kina tashmë i ka testuar raketat e saj. Ekspertët thonë se janë bërë shumë teste raketash nga Kina gjatë vitit që shkoi. Vëzhguesit besojnë se Pekini ka nisur në vitin 2009 ngritjen e një qendre prodhimi për këto raketa në jug të vendit. Megjithatë, raketa nuk është plotësisht e gatshme për të sulmuar. Kështu deklaron Admirali Uilliard. Është e nevojshme që të bëhen edhe teste të tjera përgjatë viteve që vijnë. Mbi të gjitha, kërkohet që të bëhen teste edhe nën ujë për të parë se si funksionon sistemi. Por testimi nën ujë është shumë më i vështirë se testimi në tokë. Ndaj është një sfidë e vështirë që të provosh se si reagojnë aeroplanmbajtëset në det kur qëllohen me këto armë. Për të kryer këto testime janë të nevojshëm edhe shumë satelitë.

Ministria e Mbrojtjes e SHBA ka paralajmëruar se Kina, jo vetëm që po armatoset, por edhe ka ndryshuar strategjitë e saj. Fokusi nuk është më vetëm në mbrojtjen e sovranitetit të vendit Ekspertët megjithatë thonë se rreziku ekziston. Përsa kohë që Kina do ketë probleme me precizonin, kjo do e nxisë atë që të krijojë sa më shumë raketa. Për qeverinë në Uashington gjërat janë të qarta: Republika Popullore duhet vëzhguar me shumë kujdes. Kursi i modernizimit të Kinës po ecën me një shpejtësi të jashtëzakonshme, si ekonomikisht, ashtu edhe ushtarakisht. Në një njoftim, Ministria e Mbrojtjes e SHBA ka paralajmëruar se Kina, jo vetëm që po armatoset, por edhe ka ndryshuar strategjitë e saj. Fokusi nuk është më vetëm në mbrojtjen e sovranitetit të vendit dhe vëzhgimit të kufijve. Pekini kërkon që në të ardhmen të sigurojë edhe interesat ekonomikë. Pekini gjithashtu ka një arsenal shumë të madh raketash tokë- ajër, deklaronte Pentagoni në verën që shkoi. Para dhjetë vitesh, Pentagoni vlerësonte se vetëm 10 përqind e flotës ujore kineze ishte moderne. Ndërkohë, tani gjysma e anijeve janë moderne. Edhe flota ajrore e Kinës ka bërë hapa gjigandë. Tani mbetet për tu parë se si do të reagojë Pekini ndaj vlerësimeve më të reja të ushtrisë amerikane. Ndaj dokumenteve të Pentagonit në verë, Pekini reagoi duke deklaruar se kjo ishte një ndërhyrje në punët e brendshme.


Shëndeti 18-25

Nga Jonida Late

Test për të zbuluar moshën e vërtetë të organeve kryesore të trupit tuaj Nuk ka rëndësi se si ndjeheni, fytyra juaj do ju mashtrojë- kjo sipas një studimi të fundit që ka gjetur se një grua e zakonshme duket katër vjet më e vjetër se mosha e saj aktuale. Por si ndjehet trupi juaj? Sa i ri e sa i vjetër është ai- në krahasim gjithmonë me vitet reale të jetës suaj? Cilat janë implikimet për shëndetin tuaj? Për ta zbuluar këtë, kemi pyetur ekspertët kryesore, të cilët na kanë ndihmuar për të realizuar këtë test unik. Niseni këtë test duke shkruar fillimisht moshën tuaj e më pas shtoni ose hiqni nga ajo vitet sipas përgjigjeve që do jepni në test. Mblidhni totalin dhe gjeni mesataren- ajo do u tregojë moshën tuaj reale.

TESTI NJË: TRURI

TESTI DY: LËKURA

ÇFARË DUHET TË BËNI: Numëroni mbrapsht duke nisur nga 100. Nëse jeni nën 40 vjeç, kjo nuk duhet të zgjasë më shumë se 20 sekonda. Nëse jeni mes moshës 40 dhe 60 vjeç, nuk duhet të zgjasë më shumë se 40 sekonda.

ÇFARË DUHET TË BËNI: Vendoseni dorën mbi tavolinë në mënyrë të rrafshët dhe pickojeni lëkurën në pjesën e pasme të dorës dhe mbajeni aq sa mund të duroni e më pas lëshojeni. Monitoroni se sa kohë i duhet lëkurës për të fituar pamjen normale.

REZULTATI: Hiqni dy vite nga mosha juaj nëse jeni më i shpejtë se kaq. Shtoni dy vite nëse jeni më i avashtë se kjo kohë.

REZULTATI: Më pak se një sekondë: hiqni tre vite nga mosha juaj. 1-2 sekonda: mosha qëndron e njëjtë. 3-4 sekonda: shtoni një vit në moshën tuaj. 5-10 sekonda: shtoni dy vite. 11-30 sekonda: shtoni tre vite.

ÇFARË DO TË THOTË: Truri ynë është i përbërë nga miliona qeliza, që e kalojnë informacionin tek njëra- tjetra përmes disa lidhjeve që njihen si sinapse. Sa më të forta e të shumta lidhjet, aq më e lehtë është të procedosh e të kujtosh informacionin. Por, ndërsa plakemi, qelizat e trurit nisin të vdesin dhe lidhjet përkeqësohen duke ndikuar edhe në aftësinë që kemi ne për të kujtuar gjërat. SI MUND TË PËRMIRESOHENI: Një numër studimesh tregojnë se ushtrimet, veçanërisht ushtrimet aerobike- të cilat rrisin nevojën për oksigjen, bëjnë që truri të përfitojë. “Ushtrimet përmirësojnë funksionet e zemrës dhe rrisin qarkullimin e gjakut- 20 përqind e gjakut të trupit rrjedh drejt trurit”, thotë një ekspert. Gjaku përmban oksigjen dhe e dërgon atë në tru, i cili në këtë mënyrë ushqen qelizat dhe sinapset. Bëni çdo ditë të paktën 30 minuta ushtrime aerobike ose ecni e bëni not. Është shumë e thjeshtë.

18 F.P. 8/01 - 14/01/11

ÇFARË DO TË THOTË: Ndërsa lëkura plaket e tregon shenja të dëmtimit nga dielli, ajo humb elasticitetin. Ekspozimi në diell shkatërron kolagjenin- një proteinë që furnizon lëkurën dhe e bën të zhdërvjellët. Kjo bën që të krijohen rrudhat dhe rrit rrezikun e kancerit në lëkurë. SI MUND TË PËRMIRESOHENI: Kufizoni daljet në diell, sidomos përpiquni që lëkurja juaj të mos digjet ose të mos nxihet shumë. Pirja e duhanit dëmton gjithashtu lëkurën tuaj.

TESTI TRE: MUSKUJT ÇFARË DUHET TË BËNI: Qëndroni me një këmbë dhe tjetrën tërhiqeni pas duke e përthyer gjurin në drejtim të mollaqeve. Vendosini duart në ije dhe mbyllini sytë. Qëndroni derisa të humbni ekuilibrin.

REZULTATI: Nëse rezistuat për një minutë, hiqini katër vite. Nëse qëndruat 30 sekonda, hiqini dy vite. Nëse qëndruat më pak se kaq: shtoni tre vite. ÇFARË DO TË THOTË: Sa më shumë të plakemi, aq më shumë muskujt humbasin aftësitë e tyre. Ne humbasim aftësinë për të kontrolluar lëvizjet çka bën që të biem më shpejt. SI MUND TË PËRMIRESOHENI: Praktikoni balancimin me një këmbë për aq sa mundeni çdo ditë. Kjo përmirëson aftësinë e muskujve për të ndjerë lëvizjet, forcon muskujt në pjesën e poshtme dhe u jep ju më shumë stabilitet- duke reduktuar rrezikun për të rënë.

TESTI KATER: SYTË ÇFARË DUHET TË BËNI: Vendosni një vizore në mollëzën tuaj, direkt poshtë syrit në drejtim pingul me fytyrën. Merrni një gazetë dhe vendoseni në krye të vizores dhe fillojeni e afrojeni atë në drejtim të syrit. Afrojeni në drejtim të syrit derisa teksti të bëhet i turbullt. Matni distancën nga syri tek gazeta deri në momentin që shkrimin lexohet pa problem. REZULTATI: Më pak se 15 cm: mosha qëndron e njëjtë. 16-30 cm: shtoni një vit në moshën tuaj. 31:60 cm: shtoni dy vite. 61-90 cm: shtoni tre. Më shumë se 90 cm: shtoni katër vite. ÇFARË DO TË THOTË: Ndërsa plakemi, sytë tani humbasin fuqinë për tu përqendruar. Kjo ndodh për shkak se lentet bëhen më të forta me kalimin e kohës, duke humbur fleksibilitetin. Kjo e bën syrin më të dobët për tu përqendruar.


ShëndetiFP

TESTI TETË: ZEMRA ÇFARË DUHET TË BËNI: Matni perimetrin e ijeve tuaj në pjesën më të gjerë të mollaqeve. Më pas matni perimetrin e belit tuaj në pjesën më të ngushtë. Pjesëtojeni masën e dalë nga beli me masën e dalë nga ijet për të nxjerrë raporti bel- ije. Për shembull: në rast se beli është 71 centimetër dhe mollaqet 86 centimetër, nëse pjesëtohet 71 me 86, del që raporti juaj është 0.8.

SI MUND TË PËRMIRESOHENI: Asgjë nuk mund ta ndalë procesin e plakjes së syrit. Por po të heqësh dorë nga duhani dhe të mbash një dietë të balancuar, mundet që syri të bëhet më i shëndetshëm. Ata që pinë duhan janë dy herë më të rrezikuar për të humbur shikimin në krahasim me ata që nuk pinë duhan. Studimet tregojnë se kimikatet në cigare ndërpresin qarkullimin e gjakut në retinë. Këto kimikate gjithashtu dëmtojnë edhe antioksidantët në gjak, të cilët mendohet se e ruajnë syrin nga dëmtimet. Gjithashtu mbani syze dielli që absorbojnë rrezet ultravioletë.

TESTI PESË: MUSHKËRITË ÇFARË DUHET TË BËNI: Merrni një tullumbace të zakonshme dhe një vizore 30 centimetër. Merrni frymë thellë dhe nxirreni atë ajër nga mushkëritë duke fryrë tullumbacen. Lidheni tullumbacen dhe përdorni vizoren për të matur gjerësinë e tullumbaces. Nëse është 7-9 centimetër, kjo është e barabartë më gjysmë litër ajër, 10-11 centimetër është 1 litër, 12-13 centimetër është 1.5 litër, 14-16 centimetër është 2-3 litra dhe 20-22 centimetër është 4-5 litra. REZULTATI: Më pak se një litër, shtoni pesë vite në moshën tuaj. 1-1.5 litër, shtoni tre vite. 2-3 litër, shtoni një vit. 4-5 litra, hiqni tre vite nga jeta juaj. ÇFARË DO TË THOTË: Ndërsa kalon mosha, mushkëritë tona bëhen më pak elastike. Kjo redukton kapacitetin e mushkëriveshuma totale e ajrit që ne mund të thithim për të mbushur komplet mushkëritë (kapaciteti mesatar për mushkëri të shëndetshme është 3.6 litra). Ndërsa plakemi, disa nga qeskat e vogla të ajrit në mushkëri nisin të përkeqësohen. SI MUND TË PËRMIRESOHENI: Duhet të bini në peshë, ky është një faktor shumë i rëndësishëm për të përmirësuar kapacitetin e mushkërive. Kur je mbipeshë, kjo do të thotë se mushkëritë duhet të punojnë më shumë për të marrë të njëjtën sasi oksigjeni. Dhjami shtesë në gjoks e bën më të vështirë për muskujt që të kontraktohen e të zgjerohen kur ne marrim frymë. Ushtroni mushkëritë tuaja çdo ditë- merrni tre- katër herë frymë thellë. Bëjeni këtë veprim tre ose katër herë në ditë. Nëse mbeteni pa frymë kollaj, ose më kollaj se miqtë e moshës suaj, kontrollohuni tek mjeku.

TESTI GJASHTË: DËGJIMI ÇFARË DUHET TË BËNI: Dëgjojeni programin tuaj të preferuar në radio me çerekun e volumit që e dëgjoni zakonisht. A dëgjoni mjaftueshëm mirë sa për të ndjekur programin? REZULTATI: Nëse është e pamundur, shtoni pesë vite në moshën tuaj. Nëse i dëgjoni me vështirësi fjalët dhe këngët, shtoni tre vite. Nëse e kuptoni atë që thuhet, hiqni një vit. Nëse nuk e keni aspak të vështirë për të dëgjuar, hiqni dy vite. ÇFARË DO TË THOTË: Kalimi i kohës shkakton dëme në nervat që e marrin informacionin nga qelizat e veshit të brendshëm dhe e çojnë tek nervat përgjegjëse për dëgjimin në tru. Rreth 20 përqind e personave që humbasin dëgjimin janë mbi 60 vjeç. SI MUND TË PËRMIRESOHENI: Mos përdorni mjete të tilla si iPod-i për më shumë se një orë në ditë. Dëgjoni muzikë dhe programe radiofonike me zë sa më të ulët që të mundeni. Kjo bën që korteksi cerebral i trurit, që komandon dëgjimin, të punojë shumë më mirë.

TESTI SHTATË: DHËMBET ÇFARË DUHET TË BËNI: A ju gjakosen dhëmbët kur i lani me furçë? A keni erë të keqe në gojë? REZULTATI: Nëse dhëmbët tuaj gjakosen kur i lani, shtoni katër vite në moshën tuaj. Nëse keni erë të keqe, shtoni një vit. ÇFARË DO TË THOTË: Ndërsa kalon mosha, gurëzat nisin të shfaqen pranë mishrave të dhëmbëve, duke bërë që të gjakosen kur skuqennjë gjendje e njohur me emrin xhinxhive. Nëse lihet pa trajtuar për një kohë të gjatë, bëhet një sëmundje për shkak se mishrat nisin të shkëputen nga dhëmbi, duke lënë hapësirë ku depozitohet gurëza, e cila nuk mund të arrihet me anë të një furçe dhëmbësh. Era e keqe në gojë është gjithashtu shenjë e formimit të gurëzave. SI MUND TË PËRMIRESOHENI: Takojeni dentistin tuaj të paktën dy herë në vit. Lani dhëmbët për dy minuta, dy herë në ditë, duke u siguruar që po përfshini edhe mishrat rreth dhëmbit. Përdorni një furçë interdentale për të pastruar edhe hapësirat mes dhëmbëve.

REZULTATI: Nëse raporti juaj është 0.7 ose edhe më pak, hiqni një vit nga mosha juaj aktuale, nëse është 0.85, shtoni tre vite, nëse është më shumë se një, shtoni pesë vite në moshën tuaj. ÇFARË DO TË THOTË: Në rast se keni një bel me të njëjtin perimetër, ose më të madh se ijet, kjo është shumë e pashëndetshme. Njerëzit që kanë dhjamë përreth belit janë më të prirur për të vuajtur nga diabeti, tensioni i lartë i gjakut dhe problemet në zemër. Mos harroni, dhjami në bel tregon se ka rrethuar organet dhe është shumë më i rrezikshëm se dhjami poshtë lëkurës. Kjo rrit shumë rrezikun për atak në zemër. SI MUND TË PËRMIRESOHENI: Është këshilla e zakonshmembani një dietë të balancuar dhe bëni ushtrime të rregullta për të mbrojtur zemrën e për të ndaluar formimin e dhjamit rreth organeve.

TESTI NËNTË: MELÇIA ÇFARË DUHET TË BËNI: Cila është sasia më e lartë e alkoolit që pini në çdo ditë të çdo jave? REZULTATI: Tre pije ose më pak, hiqni tre vjet nga mosha juaj. Katër pije, qëndron e njëjta moshë. Pesë pije, shtoni një vit. Më shumë se pesë pije, shtoni tre vite. ÇFARË DO TË THOTË: Mëlçia ka një kapacitet të mirë për rigjenerimin e vetes- megjithatë, sa herë që filtron alkool, disa qeliza të mëlçisë vdesin. Kështu, nëse pini shumë për një kohë të gjatë, mëlçia do të humbasë aftësinë për të gjeneruar qeliza të rejaduke shkaktuar dëme serioze. Volumi i mëlçisë ulet me kalimin e viteve, duke e agravuar problemin. SI MUND TË PËRMIRESOHENI: Mos pini më shumë se tre njësi në ditë për gratë dhe tre deri në katër për burrat. Shmangni marrjen e yndyrnave- në rast se do rritet yndyra në qelizat e mëlçisë, rrezikoheni nga kanceri në mëlçi.

Kështu tashmë e dini sa është mosha reale e trupit tuaj. Nëse është më pak se mosha kronologjike, atëherë urime. Por edhe nëse pjesët e brendshme janë më të plakura se ju vetë, ekspertët thonë se nuk është kurrë aq vonë për të nisur përmirësimin e shëndetit. Të paktën këto rezultate do u japin ju një mundësi për të nisur një vit më të shëndetshëm.

8/01 - 14/01/11 F.P. 19


ShëndetiFP Andropauza është një sëmundje që trajtohet shumë mirë. Mjafton të dinë që kanë andropauzë dhe do të marrin mjekim, i cili është zëvendësues. Ai testosteron që i ka munguar tashmë mund të merret më një injeksion që bëhet një herë në tre muaj

Andropauza ose “menopauza” e meshkujve, një sëmundje që kurohet lehtë Shumë pak persona e dinë se ekziston andropauza dhe çfarë është ajo. Andropauza ose hipogonadizmi i vonshëm është një sëmundje që prek vetëm meshkujt. Ajo fillon rreth moshës 50 vjeç kur nis edhe ulja e nivelit të testosteronit, hormonit kryesor të meshkujve. Se çfarë është andropauza dhe cilat janë problemet që shkaktohen nga ajo, për këto flet mjeku androlog Evi Dani.

Doktor Dani, çfarë është andropauza? Andropauza është sindroma klinike e shkaktuar nga ulja e nivelit të hormonit të testosteronit. Simptomat e saj janë plogështi, këputje, probleme me gjumin dhe me aktivitetin seksual. Andropauza është një patologji e njohur që ndodh te meshkujt, kjo vjen si pasojë e rënies së testosteronit. Andropauza është karakteristikë e moshës së tretë, përqindjet e para të uljes së testosteronit fillojnë rreth moshës 50-të vjeçare. Me rritjen e moshës rriten edhe rastet e meshkujve që vuajnë nga andropauza ose me saktë hipogonadizmit të vonshëm (hipogonadizëm kemi kur nivelet e testosteronit janë të ulëta). Çfarë problemesh sjell andropauza? Andropauza është karakteristik e moshës, se vjen një moshë kur çdo njeri fillon të këtë disa patologji, shfaqet hipertensioni, shfaqet diabeti, shfaqen sëmundjet e zemrës, këto janë sëmundje që shfaqen kryesisht me kalimin e moshës. Në këto patologji është edhe ajo që quhet andropauza. Testosteroni prodhohet në tesere, që është qendra e prodhimit të testosteronit, të cilat fillojnë dhe humbasin funksionin e tyre me rritjen e moshës, duke u ulur niveli i testosteronit. Kur themi rënie e testosteronit nuk themi që do bjerë në zero, por rënie e nivelit normal dhe nën nivel normal fillojnë dhe shfaqen disa shenja. Cilat janë shenjat që shfaqen te një mashkull kur bie ky nivel i testosteronit që ju përmendët? Shenjat që shfaqen të një mashkull janë: ai fillon dhe ndjen dobësi, lodhet më shpejt. Shpesh ndodh që meshkuj të thonë që mosha bën të vetën, por nuk është kjo. Arsyeja pse ata ndjejnë lodhje të shpeshtë mbi moshën 50-të vjeçare është rënia e nivelit të testosteronit. Sepse testosteroni është përgjegjës për metabolizmin e muskulaturës. Me rënien e nivelit të testosteronit bie dhe toniciteti i muskulaturës. Po të shohësh djemtë që merren me body-building, ata që të formojnë atë muskulaturë marrin goxha testosteron, se nuk mund të arrihet dot, ose marrin preparate të tjera anabolizantë. Në qoftë se s’ka nivel testosteroni, kanë muskulaturë të dobët, nuk formojnë dot muskulaturë të bukur, tërheqëse. Efekt tjetër që ndodh me uljen e nivelit të testosteronit është se këta persona fillojë dhe ankohen për djersitje të shpeshtë, djersitje gjatë natës. Problem tjetër është se këta persona fillojnë të kenë anemi, sepse testosteroni është pjesëtare e formimit të ritrocideve, ka një ulje të retrocideve (rruazat e kuqe të gjakut). Çrregullim tjetër që sjell andropauza është se fillon dhe ulet dëshira seksuale, meshkujt janë më të vakët, janë më pak të interesuar dhe kanë impotencë seksuale. Shpesh meshkujt që vijne për vizita thonë se nuk kanë dëshirë seksuale, por edhe kur duan, nuk kanë mundësi të bëjnë

20 F.P. 8/01 - 14/01/11

seks, sepse nuk kanë ereksion, kjo është edhe shenja e para që meshkujt ankohen. Testosteroni ndikon edhe në intelektin e një mashkulli, në interpretimin e mendimit, këta persona që janë në periudhe e andropuazës fillojnë ndryshojnë edhe në karakterin e tyre, në psikologjinë e tyre. Meshkujt në këtë fazë fillojnë dhe bëhen me nervozë, nga një mërzitje e vogël kalojnë direkt në acarim, pra shenjat janë pak a shumë si te femrat në periudhën e menopauzës. Një çrregullim tjetër është se këta meshkuj fillojnë të kenë edhe osteoporozë. Ç’është është osteoporoza? Kocka ka një strukturë të caktuar dhe me uljen e nivelit të testosteronit kocka bëhet si me pore dhe shumë e gatshme për të pësuar fraktura. A trajtohet dhe si trajtohet andropauza? Andropauza është një sëmundje që trajtohet shumë mirë. Mjafton të dinë që kanë andropauzë dhe do të marrin mjekim, i cili është zëvendësues. Ai testosteron që i ka munguar tashmë mund të merret më një injeksion që bëhet një herë në tre muaj, dhe ky person do ta kalojë këtë gjendje në mënyrë të shkëlqyer, do ta ndjejë veten sikur të jetë i ri. Ndryshon komplet. Andropauza është një patologji që duhet të njihet sa më shumë, sepse deri tani nuk është njohur shumë dhe nuk është vlerësuar shumë. Pse ndodh kjo neglizhencë? Nuk është se ka neglizhencë te njerëzit, po nuk ka dije, sepse këto janë koncepte të reja për njerëzit, por jo se nuk njiheshin më parë. Tani nëpër kongrese të ndryshme flitet shume për testosteronin, sepse siç duket ka ardhur edhe nevoja, kjo sepse numri i persona mbi 60-të vjeç është më i lartë. Është ndjerë edhe si nevojë sepse këta persona më parë kanë jetuar shumë mirë dhe fare mirë mund të jetojë edhe në këtë moshë. Tani gjithmonë edhe më shumë po i kushtohet më shumë vëmendje këtij problemi, kjo edhe për faktin se është rritur numri i personave me moshë të madhe. Edhe këtu te ne shumë persona kanë filluar ta kuptojnë se duhen kuruar kur kanë andropauzë.

Shenjat që shfaqen të një mashkull janë: ai fillon dhe ndjen dobësi, lodhet më shpejt. Shpesh ndodh që meshkuj të thonë që mosha bën të vetën, por nuk është kjo


ShëndetiFP

Këshilla për të kaluar pa probleme menopauzën Menopauza është një gjendje fiziologjike që çdo grua e kalon në një moshë të caktuar të jetës së saj. Si çdo sindromë, edhe menopauza ka shenjat e saj, të cilat me një përkushtim të vogël kalohen. Për problemet, shenjat dhe si mund të kurohet menopauza, ne kemi pyetur doktoreshë Mimoza Ketën, gjinekologe në maternitetin “Koço Glozheni”.

Doktoreshë Mimoza, çfarë është menopauza? Menopauza është një gjendje fiziologjike e gruas që fillon rreth moshës 48-të deri 55-së vjeç. Sigurisht, kur themi gjendje fiziologjike, kuptohet që e kalojnë të gjitha gratë. Në këtë gjendje zakonisht ndodh edhe periudha e perimenopuzës. Menjëherë pas perimenopauzës fillon periudha e menopauzës. Që fillon që nga lënia e menstruacioneve. Menstruacioni i lamtumirës do të thotë menstruacioni i fundit që i vjen një gruaje.

bëhen më të dhimbshme. Kjo vjen si pasojë se mukozat e gruas në këtë periudhë ushqehen me më pak gjak. E matur është rreth 20 herë më pak sasia e gjakut që shkon në organet gjenitale të gruas në këtë periudhë. Pikërisht kjo gjë favorizon infeksionet e ndryshme, than mukozat, nuk behët lubrifikimi i duhur, kështu që kontakti seksual bëhet më i dhimbshëm. Shenjë tjetër është edhe urinimi i shpeshtë, kjo ndodh sepse mukoza nuk furnizohet me gjak si më parë dhe për këtë arsyeje ndodh dhe urinimi i shpeshtë

Çfarë është perimenopauza? Perimenopauaza është kur ciklet menstruale fillojnë të ndryshojnë ritmin e tyre. Pra, nuk janë më ritmike sic kanë qenë, por fillojnë të ndryshojnë, bëhen ose me të rralla dhe me më pak gjakderdhje, ose behën më të shpeshta dhe ka më shumë gjakderdhje.

Shenjat neurovegjetative, çfarë janë? Në shenjat neurovegjetative futen kryesisht gjendja psikike dhe psikologjike e gruas, që do të thotë një grua në periudhën e perimenopauzëas fillon të ndryshojë edhe nga ana nervore, shpesh herë këto gra kanë çrregullim të gjumit, nuk flenë të qeta natën, kanë herë pas herë gjendje depresive, nevrikosen shpejt. Gjithashtu këto femra gjate kësaj periudhe mbushen me afshe të nxehta, të cilat fillojnë nga pjesa e poshtme dhe ngjiten në pjesën e sipërme të trupit, duke dhënë skuqje të fytyrës, djersitje dhe një nxehtësi e përgjithshme që i vjen gruas në këtë moshë. Sigurisht që kjo shenjë është pengesë për një grua që është akoma aktive në moshën e punës së saj pasi herë pas herë në komunikimin e saj me njerëzit ajo ka këto afshe. Këto afshe duhen trajtuar që ajo të mos t’i ketë. Shpesh herë në familje thuhet “mami ka ndryshuar, nuk është më ajo e para”. Ajo ka ndryshuar, por në gjendjen e saj psikike. Femrat në periudhën e menopauzës qajnë pa shkak, djersiten pa shkak, skuqen pa shkak, nuk flenë mirë, të gjitha këto janë shenja neurovegjetative.

Konkretisht kjo periudhë, periudha e menopauzës, a shoqërohet më shenja? Kjo periudhë, kjo sindromë, shoqërohet me disa lloj shenjash klinike, duke filluar që nga shenjat neurovegjetative, shenjat kockore, shenja kardiovaskulare dhe shenja të tjera. Ndërsa një tjetër shenjë është edhe ajo e hipertensionit, sepse ulja e hormonit estrogjen influencon edhe në gjak. Në këtë mënyrë gruaja predispozohet më shumë për të pasur infarkte të miokardit. Pra, pikërisht hipertensioni dhe infarkti i miokardit janë më të dukshme te gratë në moshën e perimenopauzës dhe të menopauzës. Një tjetër shenjë që paraqitet në periudhën e perimenopauzës dhe të menopauzës është edhe dispareunia. Dipareunia do të thotë dhimbje gjatë kontakti seksual. Pra, një raport seksual i dhimbshëm në qoftë së deri sa të fillonte kjo periudhë, gruaja jetonte normalisht jetën e saj seksuale duke ndjerë kënaqësinë. Në këtë periudhë këto raporte fillojnë dhe

Ndryshime të tjera që i ndodhin femrës gjate menopauzës cilat janë? Ndryshime të tjera që i ndodhin femrës gjatë menopauzës

8/01 - 14/01/11 F.P. 21


ShëndetiFP

janë ndryshimet në gjoks. Funksioni i gjirit është funksioni i prodhimit të qumështit dhe i ushqyerjes. Në periudhën e perimenopauzës dhe të menopauzës gjiri e humbet tashmë këtë funksion dhe vendin e gjëndrave dhe gjirit të plotë e zë me tepër indi fibrotik dhe indi dhjamor. Pra, gjoksi më tepër tani kthehet në një ind dhjamor, pikërisht ndryshimi që ndodh në këtë periudhë bën që ne të kërkojmë nga këto gra të bëjnë ekzaminimin e gjirit. Pasi gjiri në periudhën e perimenopauzës dhe të menopauzës është më i predispozuar për probleme të kancerit të tij. Kush është fiziologjia e një cikli menstrual? Dy janë hormonet kryesore që veprojnë në organizmin e gruas, që prodhohen nga vezorja, estrogjenët dhe progesteroni. Nëse do të marrim një cikël të rregullt 28-të ditor, atëherë nga dita e parë deri në ditë e 14-të, kemi predominim një shtesë të hormonit estrogjen. Estrogjenët marrin një rritje dhe influencon në pjesën e brendshme të mitrës në endometër, duke e takuar atë dhe duke e përgatitur për një shtatzëni. Në ditën e 14-të deri në ditën e 16-të të ciklit menstrual ndodh ajo që quhet ovulacion, pra estrogjenët dhe progesteroni marrin të njëjtin nivel. Ndërsa mbas ditës së 16-të të ciklit, në mitër ndodh një rritje e progesteronit, i cili influencon më tepër në gjëndrat e endometrit duke i bërë ato më të gjata dhe më të përdredhura. Në ditën e 28-të bie niveli i progesteronit dhe atëherë e gjithë shtresa e brendshme e endometrit bie në trajtën e një menstruacioni. Çfarë ndodhë konkretisht në përiudhën e menopauzës te një grua? Ndërsa në periudhën e menopauzës ky nivel i hormoneve që është gjatë një cikli menstrual fillon të ndryshojë. Ulet niveli i estrogjeneve, dhe pikërisht ulja e nivelit të estrogjeneve bëhet shkaku i shfaqjes së gjithë shenjave të menopauzës. Gjithashtu një grua në moshën aktive riprodhuese ka një sasi të caktuar kalciumi në kockat e saj, e cila e bën kockën të fortë, të mbrojtur dhe të pathyeshme. Me uljen e hormonit të estrogjenit, bën që të dalë nga kockat kalciumi. Pra, kalciumi fillon të çlirohet nga kockat dhe kockat behën porotike, poroze ose osteoporoza. Shpesh thuhet që osteoporoza ndodh te gratë që kanë mungesë që kalciumi. Në këto raste ne si mjekë duhet tu shërbejmë këtyre grave duke u thënë rekomandimet e duhura, si të ulin takat e këpucëve me qëllim që të evitojnë rrëzimet sepse thyerja mund të ndodhë shumë shpejt edhe nga një rrëzimi i rëndomtë, i thjeshtë, pasi kockat bëhen shumë të thyeshme. Gjithashtu marrja e ushqimeve me kalcium është një rekomandim që ne si mjek u bëjmë këtyre grave. Në ambientet e shtëpisë duhet të bëhet heqja e tapeteve dhe e rrugicave të vogla, që mund ta pengojnë gruan duke ecur dhe bëhen shkak për rrëzim, dyshemeja nuk duhet të jetë e lëmuar me qëllim që ajo të mos shkasë dhe të mos rrëzohet. Një tjetër problem është përdorimi i duhanit te gratë në këtë periudhë, sepse nikotina që ka duhani influencon negativisht në organizmin e gruas dhe në metabolizmin e kalciumit. Ajo që ndodh është shtimi i osteoporozës, pra largimi i kalciumit nga kockat. Veprimet që duhet të bëjë një femër janë shumë të thjeshta, sepse kryesore nuk janë vetëm thyerja e kockave, por largimi i kalciumit bën që gruaja edhe duke ndenjur të pësojë fraktura të kolonës vertebrare. Kjo frakturë bënë që gruaja të jetë e paralizuar gjithë kohës. Për të evituar këtë gjë, janë shumë komode disa ushtrime shumë të thjeshta, të cilat bëhen dhe nuk janë problematike, ushtrime gjimnastikore, të cilat në që qoftë se një grua u kushton rreth 30 minuta në ditë realizimit të këtyre ushtrimeve, atëherë ajo grua ka eliminuar rreth 90 % frakturat e kolonës apo frakturat e anësive.

22 F.P. 8/01 - 14/01/11

Duhet që të sensibilizohen të gjitha gratë që të drejtohen pranë qendrave shëndetësore, të drejtohen pranë mjekëve gjinekologë për ta kaluar sa më rehat dhe sa më mirë këtë periudhë fiziologjike të jetës së tyre

Si duhet të trajtohet menopauza? Në maternitetin “Koço Glozheni” ka dhoma ku bëhet këshillimi i grave në periudhën e perimenopauzës dhe të menopauzës. Të gjitha gratë në këtë periudhë janë të nderuara të vijnë të bëjnë këshillimin para maternitetit “Koço Glozheni”, për të bërë këshillimin për menopauzën dhe perimenopauzën. Grave që janë në periudhën e perimenopuzës dhe të menopauzës u ofrohet ajo që në themi terapia hormonale zëvendësuese. Çdo të thotë terapia hormonale zëvendësuese? Qëllimi i terapisë hormonale zëvendësuese është të zëvendësojë sasinë normale në gjak të estrogjeneve. Nëpërmjet mjekimeve të vogla që arrijnë të bëjmë në nivelin e mëparshëm hormonin e estrogjenit. Nëse estrogjeni do të jetë nëpërmjet këtyre trajnimeve në nivelin si ka qenë para periudhës së perimenopauzës, atëherë të gjitha shenjat e sipër përmendura zhduken. Në qoftë se gruaja merr terapi hormonale zëvendësuese për tre muaj, do t’i zhduken afshet e nxehta, do t’i zhduket djersitja, do t’i zhduket depresioni, do t’i zhduket urinimi i shpeshtë, do t’i zhduket dispareunia ose dhimbja gjatë raportit seksual. Ju thatë që ekziston terapia hormonale zëvendësuese, e cila ka si qëllim zëvendësimi e estrogjeneve. Sa llojesh është terapie hormonale zëvendësues? Llojet e terapisë hormonale zëvendësuese janë të ndryshme. Kemi formën injektabël me injeksion, kemi formën transdermale nëpërmjet lëkurës, që janë si leukoplaste të vegjël që vendosen në zona të trupit dhe ato lëshojnë, emetojnë herë pas herë sasinë e estrogjenit që është mangët në trup. Në këtë mënyrë gruaja shmang të gjitha shenja klinike të menopauzës dhe të perimenupuzës. Një rrugë tjetër e marrjes së hormoneve zëvendësuese është edhe ajo orale,

nga goja, me tableta të vogla estroprogrestative. Formë tjetër është ajo subkutane nën lëkurë, shpesh herë nën lëkurë futen implante të vogla, të cilat lëshojnë sasinë e domosdoshme të estrogjeneve. Me këto lloje terapish gruaja nuk paraqet shenja klinike të menopauzës. Gjithashtu përveç terapisë hormonale zëvendësuesr janë edhe ndryshimi në mënyrën e jetesës, si heqja e rrugicave, ulja e takave, eliminimi i dyshemeve të lëmuara, të gjitha këto sjellin një ndryshim në mënyrën e jetesës. Tjetër ndryshim është ushqimi. Është një domosdoshmëri ndryshimet në mënyrën e të ushqyerit, duhet të marrim ushqime që kanë sasi kaliumi të shtuar, si qumështi dhe produktet e tij, të konsumohen deri në maksimum nga gruaja në periudhën e menopauzës. Gjithashtu rekomandohen verdurat, spinaqi, karotat, brokoli, të gjitha këto ushqime influencojnë sepse janë të pasura me kalcium. Rekomandohet përdorimi në sasi të konsiderueshme i agrumeve, si mandarina, portokalli. Nëse një grua është në periudhën e perimenopauzës dhe të menopauzës ne i rekomandojmë të përdorë për gatim vajin e sojës se ka kalcium dhe influencon shumë mirë në zhdukjen e shenjave të menopauzës. A ka një protokoll të caktuar për të marrë terapinë hormonale zëvendësuese një grua? Duhet të bëjë ekzaminime kjo grua? E rëndësishme do të ishte që kjo grua t’i drejtohet një mjeku gjinekolog për të bërë një serë ekzaminimesh. Së pari ndryshimet që përmendëm bëjnë që te gruaja në moshë e menopauzës të ketë më tepër predispozicion shfaqja e kancerit në qafën e mitrës. Testi më i mirë për këtë punë është testi i pap- nikolut ose pap- testi, pra gruaja duhet të realizojë kryerjen e pap- testit, duhet të realizojë vizitën gjinekologjike, duhet të realizojë një eko për të parë gjendjen e mitrës dhe të vezores, duhet të bëjë analizat e gjakut të gjitha për të parë sasinë e ritrocideve dhe homoglobinën. Gjithashtu duhet të bëjë edhe një analizë të yndyrave se menopauza influencon në ndryshimin e yndyrave. Një grua që është në periudhën e perimenopuzës


ShëndetiFP Është e rëndësishme që të gjithë të mendojmë për humanizmin dhe solidaritetin social për kategorinë e moshës së tretë. Ky është një obligim moral që duhet të bëjë çdo familje shqiptare

dhe të menopauzës i rriten yndyrat e këqija dhe ulen yndyrat e mira. Rritja e këtyre yndyrave bën që te guaja të rritet mundësia për infarktin e miokardit. Prandaj kjo analizë do të orientojë mjekun për të dhënë sasinë dhe dozën e duhur e terapisë hormonale zëvendësuese që gruaja do të zgjedhë. Pasi janë bërë i gjithë ky kompleks analizash, atëherë gruaja ka të drejtë të zgjedhë terapinë hormonale zëvendësuese që ajo dëshiron. Shpesh dëgjojmë se po të marrësh hormone, ato të japin kancer në gji dhe në mitër, pra ka efekte anësore. A të japin vërtet këto hormone zëvendësuese tumor? Këto efekte anësore që ju përmendet nuk qëndrojnë shkencërisht. Medikamentet që ofron terapia hormonale zëvendësuese nuk i kanë këto efekte anësore. Një grua pas moshës 45-së vjeçare një herë në dy vjet duhet të bëjë një mamografi. Pasi është vetë mosha e saj që predisponon kancerin e gjirit, kjo nuk do të thotë që nuk është terapia hormonale zëvendësuese që e shkakton. Çdo grua një herë në vit duhet të realizojë pap- testin për të parë gjendjen e qafës së mitrës, pra nuk është terapia hormonale zëvendësuese ajo që e shkakton kancerin në qafën e mitës, por është periudha e perimenopuzës dhe e menopauzës. Sa zgjatë periudha e perimenopauzës dhe e menopauzës? Periudha e primenopuzës dhe e menopauzës zgjat nga një deri në pesë vjet, më pas nuk do të ketë shenja të sipërpërmendura. Pas moshës 55-së vjeçare te gruaja fillon një fazë tjetër, që quhet plakja apo post- menopauza. Sigurisht edhe post- menopauza ka problemet e saj. Në si mjek jemi të gatshëm të ndihmojmë jo vetëm gratë në periudhën e menopauzës, por edhe ato që janë në periudhën post- menopauzës. Ndodh që një grua të ketë hemorragji të mëdha në periudhën e menopauzës dhe atë të post- menopauzës. Në këtë rast ndihmesa mjekësorë do të bëjë ekzaminimet e duhura që të arrijë në konkluzionin nga vjen kjo hemorragji. Femrat në periudhën e perimenopauzës dhe të menopauzës që vijnë të ju, a janë të informuara që janë në këtë fazë? Shumë pak gra paraqiten në maternitet dhe në qendrat shëndetësore që janë në periudhën e perimenopuzës dhe të menopauzës. Prandaj duhen sensibilizuar këto gra që ndodhen në këtë periudhë. Kjo ndodh sepse shumë gra thonë: siç i kanë kaluar nënat tona, ashtu do t’i kalojmë edhe ne. Prandaj duhet që të sensibilizohen të gjitha gratë që të drejtohen pranë qendrave shëndetësore, të drejtohen pranë mjekëve gjinekologë për ta kaluar sa më rehat dhe sa më mirë këtë periudhë fiziologjike të jetës së tyre.

Pse nuk duhen keqtrajtuar të moshuarit Përsonat e moshuar janë më shumë të ndjeshëm ndaj çdo keqtrajtimi se kategoritë e tjerë të njerëzve. Megjithatë, nuk ka informacione të sakta për keqtrajtimin e tyre. Disa studime kanë treguar se 6 % e personave të moshuar kanë kaluar një lloj forme të keqtrajtimit në shtëpi. Personat e moshës së tretë po rrezikojnë të lihen pas dore. Në një analizë të Kombeve të Bashkuara, 36 % e personelit në shtëpitë e pleqve kanë treguar se kanë qënë dëshmitar të një incidenti të keqpërdorimit, ndërsa 10 % prej tyre pranuan se kanë kryer një akt keqtrajtimi fizik, ndërsa 40 % kanë thënë se kanë pasur pacientë me keqtrajtime fizike.

Pasojat nga keqpërdorimi i personave të moshuar Për personat e moshuar, pasojat nga keqpërdorimi mund të jenë veçanërisht serioze, për shkak se eshtrat e tyre janë më të ashpra dhe përmirësimi zgjat më tepër. Edhe një lëndim relativisht i imët mund të bëjë dëm serioz dhe të përhershëm. Faktorët e rrezikshëm në keqtrajtimin e të moshuarve Në shumë raste, marrëdhëniet familjare keqësohen për shkak të stresit të përditshëm. Të tjerët, varshmëria e dhënësit të kujdesit prej personit të moshuar, për shkak të vendbanimit ose përkrahjes financiare, mund të jenë burim konflikti. Një faktor shumë i rrezikshëm është izolimi social. Shumë persona të moshës së tretë mund të jenë të izoluar për shkak të dobësimit fizik, ose për shkak të humbjes së shokëve apo të miqve. Faktorët kulturor dhe socio-ekonomik, të cilët mund të ndikojnë ndaj rrezikut të lënies pas dore janë: – Pasqyra për njerëzit më të moshuar si të thyeshëm dhe të varur – Dallim i lidhjeve mes gjeneratave në familje – Ristrukturim i rrjetit kryesor për përkrahje të të moshuarve – Sistemi i trashëgimisë dhe të drejtës mbi pronën ndikojnë mbi shpërndarjen e fuqisë së të mirave materiale në familje – Migrimi i çiftit të ri në pjesë të tjera, duke i lënë prindërit e moshuar vetëm, në shoqëri ku për të vjetrit tradicionalisht janë kujdesur fëmijët e tyre. Reziku i lënies mbas dore tek gratë është më i madh se tek burrat. Kjo, për arsyen se gratë kur mbesin të veja, janë në rrezik të humbjes së të drejtës mbi pasurinë. Raste të tilla ndodhin në kultura ku gratë kanë statusin social inferior. Shërbimet sociale Rrjeti i shërbimeve sociale dhe i shëndetësisë, janë vendet që ju japin ndihmë personave të lënë mbas dore. Këto shërbime përmbajnë ndihmë mjekësore, juridike, psikologjike dhe financiare. Në spitale janë vendosur pak programe për mbrojtjen e personave të moshuar dhe shumë mjek nuk diagnostikojnë lënien mbas dore, ose keqtrajtimet. Disa nga shenjat dhe simptomat të keqpërdorimit janë: Dallimi kohor në mes lëndimit, ose sëmundjes dhe kërkimit të ndihmës mjekësore - Shpjegime të pabesueshme dhe të paqarta për lëndimet, ose sëmund-

jen, ose nga ana e pacientit, ose nga ana e atij që përkujdeset - Vizita të shpeshta në repartin urgjent për shkak të keqësimit të gjendjes kronike për shkak të kujdesit dhe mjeteve për ballafaqimin më këtë në shtëpi, rezultate laboratorike që nuk përputhen me anamnezën e dhënë. Është e rëndësishme që të gjithë të mendojmë për humanizmin dhe solidaritetin social për kategorinë e moshës së tretë. Ky është një obligim moral që duhet të bëjë çdo familje shqiptare. Kujdesi për të moshuarit në nevojë nuk është dhe nuk duhet të jetë vetëm pjesë e sistemit të përkujdesit institucional, por element me rëndësi i kulturës sociale të popullit tonë, i cili në traditën e vet të shëndoshë, kurrë nuk e ka konsideruar pjesë të nderit kombëtar që të moshuarit, njerëzit tanë me kontribute jetësore, t’i trajtojë duke i braktisur në institucionet e përkujdesit. Në traditën e vendit tonë është respektuar gjithnjë prania e tyre në gjirin familjar. Natyrisht, zhvillimet moderne të shoqërisë shqiptare, ndryshimet e thella demografike, problemet e plakjes së popullsisë dhe shtimi i peshës specifike të të moshuarve në strukturën aktuale të popullsisë, e bëjnë të nevojshme që krahas familjes biologjike, këtij institucioni të natyrshëm social dhe natyral të përkujdesit për të moshuarit, të shtohen edhe rolet dhe përgjegjësitë sociale të përkujdesit të shtetit pushtetit vendor dhe shoqërisë civile.

8/01 - 14/01/11 F.P. 23


ShëndetiFP Për shumë fëmijë dhe adoleshentë, anti-depresivët janë një rrugë efektive në kurimin e depresionit, çrregullimit kompulsiv- obsesive dhe problemeve të tjera psikologjike

Avantazhet dhe dizavantazhet e anti-depresivëve tek fëmijët

P

ara se të kuptoni nëse anti-depresivët ndikojnë në vetëvrasje, mësoni anët pozitive dhe negative të tyre. Bazuar në këtë fakt më pas duhet të vendosni nëse përbëjnë një problem potencial. Sipas lajmit të publikuar në “Mayo Clinic”, antidepresivët përdoren tek fëmijët dhe adoleshentët në rastet e depresionit dhe çrregullimeve të tjera psikologjike. Pavarësisht kësaj, anti-depresivët mund t’i hapin rrugë efekteve anësore të dëmshme dhe komplikacioneve. Për këtë janë dhënë deklarata serioze për sa i përket ndikimit të anti-depresivëve në përpjekjet për vetëvrasje tek fëmijët dhe të rinjtë e grup-moshave 18-24 vjeç. Shumë familje frikësohen dhe i zë paniku kur dëgjojnë fjalën vetëvrasje. Por para se t’ju zërë paniku apo para se të hiqni dorë nga ilaçet e përdora për kurimin e depresionit të fëmijës suaj, duhet të mësoni të vërtetat. Kjo do t’ju ndihmojë të merrni një vendim të drejtë në lidhje me shëndetin e fëmijës. Pse thuhet që anti-depresivët ndikojnë në përpjekjet për vetëvrasje tek fëmijët? Zyra amerikane e ilaçeve dhe ushqimeve (FDA), deklaron se, bazuar tek eksperimentet klinike dhe analizat komplete, anti-depresivët mund të shkaktojnë, ose të nxisin mendimin, ose veprimin e vetëvrasjes tek fëmijët dhe adoleshentët. Analizat tregojnë se ekziston 4% risk i zhvillimit të mendimit për vetëvrasje apo veprimit direkt tek fëmijët, të cilët marrin anti-depresivë. Ndërsa disa specialistë nuk mendojnë se këto paralajmërime janë të nevojshme. Specialistë të tjerë zotërojnë të dhëna të kundërta. Këta supozojnë se mesatarja e vetëvrasjeve është më e ulët tek fëmijët që marrin anti-depresivë. Mos vallë anti-depresivët nuk duhen përdorur tek fëmijët? Megjithëse paralajmërimet e bëra pasqyrojnë një rritje të rrezikut të vetëvrasjes tek fëmijët që përdorin anti-depresivë, kjo nuk do të thotë që anti-depresivët nuk duhen përdorur. Këto paralajmërime duhen vlerësuar si një masë paraprake në rastet kur anti-depresivët ndikojnë negativisht. Për shumë fëmijë dhe adoleshentë, anti-depresivët janë një rrugë efektive në kurimin e depresionit, çrregullimit kompulsiv- obsesive dhe problemeve të tjera psikologjike. Nëse këto sëmundje nuk kurohen siç duhet, fëmija nuk mund të ketë një jetë të lumtur dhe të plotësojë aktivitetet normale ditore. Krahas kësaj, nëse depresioni nuk kurohet, shfaqet mundësia e vetëvrasjes. Cilët anti-depresivë ndikojnë në prirjen për vetëvrasje? Pavarësisht shqyrtimit të analizave të anti-depresivëve, FDA është e mendimit se të gjithë anti-depresivët që rekomandohen me anë të recetave, mund të ndikojnë në prirjen për vetëvrasje. Ky para-

24 F.P. 8/01 - 14/01/11

lajmërim njihet si lista e zezë. Dhe ky është paralajmërimi më i forte i sigurisë, dhënë nga FDA në lidhje me ilaçet e recetave. Ky paralajmërim me shkronja të nënvizuara me të zezë zuri vend në prospektivë, bashkë me anti-depresivët. Krahas anti-depresivëve, familjeve u jepet një udhëzues mjekësor, i cili përfshin këshilla të nevojshme për familjet dhe infermierët, për sa i përket rrezikut të ilaçeve dhe masave parandaluese. Çfarë duhet të bëni para se fëmija juaj të marrë anti-depresivë? Para se fëmija të fillojë këto ilaçe, duhet t’i nënshtrohet një kontrolli nga koka deri tek këmbët. Konkretisht ai duhet të bëj: bashkë me kontrollin fizik, kërkohet dhe kontrolli psikiatrik. Gjatë kontrollit psikiatrik, duhet të analizohen me kujdes dhe hollësisht faktorët potencial të rrezikut tek fëmija, nëse fëmija ka probleme tjera psikologjike si depresioni, hiperaktiviteti, nëse në familje ka pasur sëmundje psiqike dhe tentativa për vetëvrasje.

Nëse këto sëmundje nuk kurohen siç duhet, fëmija nuk mund të ketë një jetë të lumtur dhe të plotësojë aktivitetet normale ditore. Krahas kësaj, nëse depresioni nuk kurohet, shfaqet mundësia e vetëvrasjes

Cilët anti-depresivë duhet të marrin fëmijët? Fluoxetine: është aprovuar nga FDA. Doktori i fëmijës suaj, ose specialisti i kësaj fushe, mund t’ju rekomandojë çfarëdo lloji anti-depresivi. Megjithëse FDA ka aprovuar vetëm ilaçin Fluoxetine (prozac) si anti-depresiv për të kuruar depresionin tek fëmijët. Krahas Prozac ka aprovuar si ilaç shtesë Escitalopram (Lexapro) për të kuruar depresionin tek fëmijët mbi moshën 12 vjeç. Alternativat e një cilësie të ulët: Doktorët mund të përdorin vendimet individuale mjekësore për t’i dhënë fëmijëve anti-depresivë të tjerë. Kjo praktikë e njohur ndryshe si përdorim ilaçi jashtë kontrolli (off label) praktikohet në të gjitha llojet e ilaçeve tek fëmijët dhe adoleshentët. Kujdes, këto janë shenja nëse fëmija juaj përdor anti-depresiv Ndonjëherë shenjat e tentativës për vetëvrasje nuk mund të dallohen lehtë. Nuk është gjithnjë e qartë. Fëmija nuk mund t’ju flasë në mënyrë direkt për të tilla mendime. Por ju duhet të tregoheni të kujdesshëm ndaj këtyre shenjave, të cilat sinjalizojnë përkeqësimin e

gjendjes së fëmijës: - mendimet rreth vetëvrasjes apo vdekjes - tentativa për të vrarë veten - dëmtimi i vetes - ndihet i shqetësuar dhe i turbulluar në mendime - atakët e panikut - problemet e gjumit - rritja e ndjenjës së vazhdueshme të mërzisë - intensifikim i fjalëve dhe veprimeve - agresivitet, dhunë, ose armiqësi - ndjenjë e re, ose e përkeqësuar e depresionit - probleme sociale ose akademike në shkollë - qëndrimi vetëm për një kohë të gjatë Nëse tek fëmija juaj ekzistojnë një nga këto shenja, nëse gjendja e tij po përkeqësohet, nëse sjellja dhe veprimet e tij shqetësojnë mësuesin apo kujdestarin, takohuni menjëherë me doktorin. bebaime.com


ShëndetiFP Sipas studimit, 82 përqind e grave thonë se një gënjeshtër është e keqe, kurse tek burrat kjo shifër është 70 përqind

Meshkujt gënjejnë më shumë se femrat Ti nuk duhet të gënjesh! Kështu thuhet në Bibël. Megjithatë ne të gjithë gënjejmë- disa madje edhe disa herë në ditë. Një studim i fundit tregon se meshkujt gënjejnë më shumë se femrat. Studimi është kryer nga Science Museum në Londër me 3 mijë burra e gra. Rezultati: burrat gënjejnë mesatarisht 1092 herë në vit, gratë vetëm 728 herë. Por edhe sa i përket mënyrë se gënjeshtrës, burrat ndahen nga gratë. Numri një sa i përket gënjeshtrës më të përhapur tek meshkujt është kjo: Jo, nuk kam pirë aq shumë. Kurse tek gratë është tentativa për të fshehur gjendjen e tyre të vërtetë: Nuk ka asgjë, gjithçka është në rregull. Por, përse gënjejmë? Shkencëtarët supozojnë se kjo na ndihmon të zhdukim emocionet negative. Kjo qetëson ndërgjegjen e mashtruesitgënjeshtra bëhet për një qëllim të mirë! Sipas studimit, 82 përqind e grave thonë se një gënjeshtër është e keqe, kurse tek burrat kjo shifër është 70 përqind.

Top 10 gënjeshtrat e meshkujve

Kush janë më të fortë, burrat apo gratë? Shkencëtarët britanikë kanë studiuar meshkujt e femrat për të parë se kush është më i fortë. Ata kanë analizuar pjesët e trupit tek të dy gjinitë, për të parë kush është më rezistent.

Mushkëritë Edhe pse gratë që pinë duhan sëmuren më shpesh nga kanceri në mushkëri, nga sëmundjet në këtë organ vdesin më shumë burra. Fituese: gratë

Muskujt Me kalimin e moshës, gratë kanë më shumë vështirësi për të ndërtuar muskujt. Rreziku është që të shëndoshen. Fitues: burrat

Dhimbjet Edhe kur sjellin fëmijët në jetë, por edhe në jetën e përditshme, gratë kanë më shumë dhimbje e vuajnë më shumë. Fitues: burrat

Zemra Burrat janë edhe mbretërit e sëmundjeve

Jo, nuk kam pirë kaq shumë. Nuk ka ndodhur gjë, jam mirë. Nuk kisha valë telefoni. Nuk ishte dhe aq e shtrenjtë. Jam rrugës (ndërkohë që është më shokët akoma në lokal). Kam ngecur në trafik. Jo, prapanica jote nuk është shumë e shëndoshë. Të kërkoj ndjesë, nuk e kam parë telefonatën tuaj. Sa ke rënë në peshë! Kjo është gjithçka kam dashur.

Top 10 gënjeshtrat e femrave Gjithçka në rregull, jam shumë mirë. Nuk ja kam idenë se ku është. Jo, nuk ishin dhe aq të shtrenjta. Nuk kam pirë dhe aq shumë. Kam dhimbje koke. Ishte me skonto ndaj e mora. Jam rrugës. Këtë e kam prej shumë kohësh. Jo, jo, nuk e kam hedhur në kosh. Kjo është gjithçka kam dashur.

të zemrës. Ndoshta për këtë ndihmon edhe estrogjeni. Fituese: gratë

më shumë. Fitues: burrat

Gjumi Dhimbjet e kokës 20 përqind e grave kanë migrenë, vetëm 10 përqind e burrave. Fitues: burrat

Dëgjimi Deri në moshën 40 vjeçare, dëgjimi tek të dy gjinitë është njësoj. Më pas përkeqësohet tek burrat. Fituese: gratë

20 përqind e grave thonë se bëjnë gjumë me probleme. Ato zgjohen natën e nuk flejnë më. Shkencëtarët thonë se kjo ndodh për shkak se ato shqetësohen më shumë se burrat. Fitues: burrat

Jetëgjatësia Gratë jetojnë mesatarisht tre vite më shumë se burrat. Fituese: gratë

Depresioni Tre herë më shumë gra janë të prirura për të vuajtur nga depresioni. Ato kanë më pak serotonin në tru, që njihet edhe si hormoni i lumturisë. Gjithashtu gjatë shtatzanisë dhe menopauzës ato vuajnë

PERFUNDIMI: Burrat janë në krahasim me gratë gjinia më e fortë. Edhe nëse nuk jetojnë më gjatë se gratë, ata kanë më shumë shanse që të kalojnë një jetë me më pak sëmundje.

Mos u trembni nga temperatura

T

e foshnjat dhe fëmijët që sëmuren, temperatura ngrihet më shpesh se te të rriturit. Arsyeja e kësaj është moszhvillimi i plotë i matësit të nxehtësisë të ndodhur në pjesën qendrore të trurit. Specialistë pediatër theksojnë se përgjigja e trupit me temperature ndaj infeksioneve, në shumicën e rasteve është shenja e parë e sëmundjes që do shfaqet më pas. Nënat dhe baballarët duhet të informohen: temperatura e lartë nuk është shenjë e një sëmundjeje serioze. Temperatura është pasqyrim i luftës së mekanizmit për mbrojtjen

Nënat dhe baballarët duhet të informohen: temperatura e lartë nuk është shenjë e një sëmundjeje serioze

e trupit. Nëse fëmija juaj është nën moshën 3-muajsh, qan vazhdimisht, ka vështirësi në frymëmarrje, pavarësisht se i ka të zhbllokuara hundët, nuk mund të gëlltitet, ose të pijë diçka, nëse ka dhimbje gjatë urinimit apo daljes jashtë dhe ka 24 orë me temperaturë, atëherë duhet ta vizitoni menjëherë tek doktori. Si matet temperatura? Një nga mjetet që duhet të gjendet në kutinë tuaj të ilaçeve, është edhe termometri. Nëse keni një termometër dixhital, mjaftojnë 30 sek për të matur temperaturën e trupit. Matja nga goja është e përshtatshme për fëmijë më të mëdhenj. Termometri duhet të mbahet 2-3 minuta nën gjuhë.

8/01 - 14/01/11 F.P. 25


Lifestyle 26-30

Nga Fatma Myrte Përdorni ngjyra të nxehta. Psikologët thonë se ngjyra e kuqe në rroba ju mban më nxehtë se ngjyra blu, për shkak të ndikimit të ndryshëm në tru. E kuqja njihet si ngjyrë e nxehtë.

Disa këshilla për të mbajtur të ngrohtë trupin gjatë dimrit Tashmë dimri ka mbërritur. Shumëkush mendon se si të ngrohet. Edhe pse me një klimë mesdhetare, sërish i ftohti ndjehet në këto ditë të para janari. Trupi ynë ka nevojë për një nxehtësi të brendshme prej 37 gradësh në mënyrë që truri e zemra të funksionojnë siç duhet. Më poshtë janë disa këshilla praktike se si mund të mbani më ngrohtë trupin tuaj.

Në Japoni vendosi speca djegës në çorape për t’u ngrohur. Funksionon falë materialit Capsaicin. Por kujdes, mund t’u hapen vrima në çorape. Gratë fisnike të mesjetës mbanin gjithmonë një qenush ngjitur me trupin. Në të vërtetë ai i ndihmonte të mbanin trupin ngrohtë. Merrni një qen të tillë dhe mbajeni pranë. Lani enët me dorë në dimër. Uji i nxehtë do ndihmojë që e gjithë nxehtësia të përhapet në trup. Ecni çdo ditë për tre minuta me këmbë të zbathura në dëborë. Më pas hyni brenda e vishni menjëherë çorape të trasha. Nxehtësia e këmbëve që dridhen do përhapet me shpejtësi në trup. Ka edhe një terapi shoku të të ftohtit. Pacientët futen në një dhomë të posaçme e përballojnë një temperaturë deri në minus 110 gradë. Ju ndihmon të përballoni të ftohtët. Mendoni në mënyrë pozitive. Është e provuar shkencërisht se kush ka ndenja optimiste, mërdhet më pak. Dëgjoni melodi që ju kujtojnë plazhin e diellin. Përqendrohuni në biseda dhe nxisni debate. Kjo do të bëjë që gjaku të qarkullojë më mirë dhe do u bëjë të nxehtë. Përdorni ngjyra të nxehta. Psikologët thonë se ngjyra e kuqe në rroba ju mban më nxehtë se ngjyra blu, për shkak të ndikimit të ndryshëm në tru. E kuqja njihet si ngjyrë e nxehtë. Asgjë nuk u nxeh më shumë sesa kur jeni skuqur në fytyrë. Nxehtësia përhapet në të gjithë trupin. Ndaj bëni ndonjë siklet të vogël. Shihni filma për të qeshur. Një studim ka treguar se personat që kanë parë një komedi mund t’i mbajnë duart në akull sa dyfishi i personave që nuk kanë qeshur. Burrat kanë të ftohtë më pak se gratë, për shkak se kanë më shumë muskuj. Ndaj përpiquni të vini sa më shpesh muskujt në përdorim që të mos keni të ftohtë.

26 F.P. 8/01 - 14/01/11

Pesë arsye pse femrat kanë më shumë të ftohtë se meshkujt Gratë janë më pak të mbrojtura nga i ftohti. Kjo për shkak të trupit të tyre. Femrat kanë një volum më të vogël trupor dhe dhjami i tyre nuk mbron siç duhet organet e brendshme. Për më tepër, femrat kanë më pak muskuj që ndihmojnë trupin për t’u nxehur. Më poshtë janë disa arsye përse femrat kanë më shumë të ftohtë se meshkujt.

1 2 3 4 5

Gratë janë relativisht më të vogla se burrat, ndaj kanë një raport të pafavorshëm mes sipërfaqes e vëllimit. Për shkak se burrat kanë më pak lëkurë për kilogram peshë trupore, kjo i ndihmon ata që të mos humbasin të nxehtin. Gratë kanë një lëkurë më të hollë se burrat, kështu që trupi gjatë të ftohtit e tërheq më shpejt gjakun brenda për të mbrojtur organet e brendshme. Gratë kanë më pak muskuj se burrat. Muskujt prodhojnë dhe shpërndajnë të nxehtin. Tek gratë dhjami përqendrohet në vithe, kofshë e në gjoks. Kurse tek burrat dhjami përqendrohet kryesisht në bark, duke nxehur më shumë organet e brendshme. Gratë djegin më pak kalori se burrat për të mbajtur në nivelin e duhur metabolizmin. Për këtë arsye ato prodhojnë më pak nxehtësi.


LifeStyleFP Konsumimi i rregullt i kafes mund të mbrojë njerëzit kundër sëmundjes së Alzheimerit. Konsumimi i pesë filxhanëve të kafesë në ditë ka zvogëluar ndërtimin e pllakave destruktive në tru.

Të mirat e të këqijat e konsumimit të kafesë Pirja e kafes rregullisht mund të ndihmojë në zvogëlimin e avancimit të kancerit të prostatës. Shumë hulumtime janë bërë për të treguar të mirat dhe të këqijat e pirjes së kafes.

Të mirat e konsumimit të kafes

Të këqijat e konsumimit të kafes

Kafeja është e mbushur me antioksidues. Ky antioksidues ndihmon në pengimin e procesit që shkakton dëmtimin e qelizave dhe kontribuon në plakjen. Melanoidinet nga kafeja e pjekur kanë efekte antioksiduese, varësisht nga mënyra se si është trajtuar kafeja.

Shumë studime kanë ekzaminuar një lidhje mes konsumimit të kafes dhe rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare. Në njërën anë përzierjet organike të natyrshme që ndodhen në kafen e pafiltruar si kafestol dhe kahveol rrisin rrezikun për sëmundjen e koronave të zemrës. Disa studime kanë konfirmuar efektin e saj të rritjes së kolesterolit. Në anën tjetër një rrezik i vogël i sëmundjes së zemrës në mesin e tyre që pinë kafe në masë mesatare ndoshta është për shkak të antioksiduesve që gjenden në kafe. Kafeja mund të shkaktoj të rrahura të shpeshta të zemrës.

Për të luftuar diabetin tip 2 konsumimi i kafes është proaktiv kundër tij. Konsumimi i matur i kafesë të dekafenizuar dhe asaj të kafenizuar mund të zvogëlojë rrezikun e diabetit tip 2 tek gratë në moshë të re dhe ato në moshë mesatare. Konsumimi i rregullt i kafes zvogëlon rrezikun e sëmundjes së Parkinsonit. Disa studime kanë arritur në përfundimin se njerëzit që pinë kafe rregullisht kanë shumë më pak gjasa të preken nga sëmundjet e Parkinsonit. Pirja e kafes mund të ndihmojë kundër cerozës së mëlçisë dhe në veçanti ata që pinë alkool. Për të ulur rrezikun e formimit të gurëve në veshka, konsumoni sa më shumë kafe. Kafeja rrit vëllimin e urinës dhe kështu parandalon kristalizimin e kalciumit të acidit oksalik, një nga komponentët kryesor të gurëve në veshka. Ekzistojnë disa dëshmi që pirja e kafesë mund të luftojë gurin në tëmth si tek gratë, ashtu edhe tek burrat. Kafeina që përmban kafeja është një stimulant i mirënjohur. Kafeja rrit zgjuarsinë, vigjilencën dhe përqendrimin. Një filxhan kafe do të na ndihmonte në kujtesën tonë. Konsumimi i rregullt i kafes mund të mbrojë njerëzit kundër sëmundjes së Alzheimerit. Konsumimi i pesë filxhanëve të kafesë në ditë ka zvogëluar ndërtimin e pllakave destruktive në tru. Kafeina hap rrugët e ajrit dhe përmirëson simptomat e asmës. Kafeina në kafe është e lidhur me teofilinë, një medikament i vjetër i asmës.

Konsumimi i kafes së vluar rrit nivelin e kolesterolit LDL që është kolesteroli i keq. Kafeja e pafiltruar përmban dy përzierje kafestol. Konsumimi i kafesë ndikon negativisht tek ngushtimi i enëve të gjakut. Një filxhan kafeje mund të nxis thartirën. Pirja e një sasie të madhe kafeje përpara se të shkoni në shtrat mund të shkaktoj parehati dhe vështirësi në fjetje dhe ju bën më të ndjeshëm ndaj zhurmave. Kafeina në kafe është diureik i mesëm dhe mund të ngrijë jashtëqitjen urinare. Ky efekt mund të neutralizohet me pirjen e një gote uji ekstra bashkë me kafe. Në një farë mënyre edhe kafeja është lloj droge, një stimulant i sistemit nervor qendror, që prodhon varësi. Kjo varësi është një sindromë reale. Nëse vendosni të lini kafenë, mund të përjetoni disa ditë dhimbje koke. Por ky është një ves që mund të lihet me pak vullnet. Këto janë disa nga të mirat dhe të këqijat e kafes. Kafeja megjithatë nuk është e keqe, vetëm në rast se e teproni me konsumimin e saj.

8/01 - 14/01/11 F.P. 27


LifeStyleFP Dielli është shkaktari kryesor i plakjes dhe i rrudhjes së lëkurës. Por mund të shkojë edhe më tej deri në shkaktimin e kancerit. Lëkura duhet mbrojtur nga rrezet UVA dhe UVB me krem solar

Ja disa praktika të dëmshme për fytyrën

Të jesh e bukur është fat, por të bëhesh do kujdes dhe përkushtim. Një nga problemet që na shqetëson më shumë janë problemet e fytyrës. Problemet që shfaqen me kalimin e viteve janë rrudhat dhe njollat ngjyrë kafe. Ajo që mund të bëjmë ne për veten tonë është ngadalësimi i këtij procesi.

Si të eliminojmë stresin në fytyrë

Ja cilat janë disa praktika që duhen shmangur nga trajtimi i lëkurës:

1.

Moti i ftohtë. Një nga arsyet që shkakton tharjen e lëkurës është moti i ftohtë dhe larja e fytyrës me ujë të ngrohtë. Në këtë rast mund të përdorim zbutës me seramid. Njomeni fytyrën tuaj në mëngjes dhe në darkë. Zbutës të mirë janë ata që nuk krijojnë pika të zeza dhe nuk e dëmtojnë lëkurën.

2.

Pagjumësia. Kur flemë, hormonet e stresit janë në nivel më të ulët ndërsa molekulat anti-infeksion në nivel më të lartë. Sa më pak të flini, aq më shumë do t’ju përkeqësohet fytyra. Studimet tregojnë se për të rriturit nevojiten 8 orë gjumë në ditë për të qenë të shëndetshëm dhe në formë të mirë trupore.

3.

Stresi. Stresi është një fjalë shumë e dëgjuar kohët e fundit. Ai është burim për sëmundje të shumta duke nxitur luftën kimike. Hormone si adrenalina ngushtojnë enët e gjakut duke ua hequr ushqimin. Stresi afatgjatë nxit prodhimin e kortizonit, i cili ndikon në trashjen dhe ashpërsimin e lëkurës. Mëso rrugët e qëndrimit larg stresit, bëni ushtrime.

4.

Cigarja. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për dëmet e shumta që shkakton cigarja. Përveç kancerit në mushkëri, cigarja shton rrudhat në fytyrën tonë dhe humbet elasticitetin e saj. Për të pasur një fytyrë të bukur dhe të shëndetshme ju duhet të lini menjëherë cigaren.

5.

Prekja e puçrrave. Shumë persona kanë një zakon të gabuar në shtrydhjen e puçrrave të fytyrës. Kjo metodë është totalisht e gabuar për shëndetin e lëkurës. Nëse fytyra juaj do të infektohet, ngjyra e saj do të zbehet. Kjo mund të shkaktojë një infeksion të lëkurës dhe do të duheshin muaj për rigjenerimin e lëkurës. Sapo të dalloni një infeksion të lëkurës, është e nevojshme të shkoni për vizitë tek mjeku dermatolog.

6. 7.

Përdorimi i kremit të gabuar për buzët. Shumë kremra zbutës për buzët mbajnë fenol, një lëndë e cila shkakton tharjen e buzëve.

Solari. Kohët e fundit është vënë re rritja e personave që bëjnë solar. Por janë të paktë ata që e dinë që solari shkakton kancerin e lëkurës. Personat që hyjnë 50 orë në solar janë tre

28 F.P. 8/01 - 14/01/11

herë më të rrezikuar nga kanceri vdekjeprurës i lëkurës.

8.

Dielli. Dielli është shkaktari kryesor i plakjes dhe i rrudhjes së lëkurës. Por mund të shkojë edhe më tej deri në shkaktimin e kancerit. Lëkura duhet mbrojtur nga rrezet UVA dhe UVB duke përdorur krem solar me deri 30 faktor mbrojtës. Nëse do të qëndroni gjithë ditën në diell, përdorni kremin solar çdo 2 orë. Mos harroni pjesën pas qafe dhe veshëve. Kur të blini krem solar, kontrolloni nëse kremi përmban elementët e mëposhtëm: - Oksid zinku: të mbron nga rrezet UVA, ka veti zbutëse të irritimeve të lëkurës dhe në të njëjtën kohë është anti-mikrobik. - Dioksid titaniumi: thith mirë rrezet UVA dhe UVB, mundëson një mbrojtje afatgjatë dhe nuk lejon depërtimin e ujit. - Niacinë: është provuar se ekuilibron klinikisht ngjyrën, indet dhe butësinë e lëkurës. - Vitamina E: ndihmon në përmirësimin dhe mbrojtjen e lëkurës.

9.

Përzierja e kremrave. Gabimi më i përhapur që bëhet nga njerëzit në kurën e akneve është mendimi se përdorimi i një sasie të madhe bën më shumë efekt. Disa përdorin 3 -4 kremra për një here. Kjo gjë përkeqëson më shumë lëkurën. Nëse vëreni se ilaçet e shitura pa recetë nuk ju bëjnë efekt, atëherë shkoni tek specialistët e lëkurës. Aknet nuk lindin vetëm nga yndyra. Krahas kësaj mund të burojnë nga infeksioni dhe irritimet.

Fjala stres nuk është e panjohur për këdo. Por për pasojat e tij jemi shumë pak të informuar. Vetëm me një vëzhgim të lehtë mund të kuptojmë se dikush është i stresuar. Në një fytyrë të stresuar fillon tkurrja e muskujve, ngushtimi i enëve të gjakut, zbehja dhe humbja e shkëlqimit të saj. Kur jeni në formë të mirë, trupi juaj prodhon qeliza të cilat luftojnë me viruset dhe bakteret dhe nuk lejojnë që të sulmojnë lëkurën tuaj. Ulja e imunitetit dhe sasia e madhe e stresit ndikojnë dëmshëm në lëkurë. Megjithëse ju mund të keni zbatuar të gjitha rregullat për mirëmbajtjen e lëkurës, puçrrat do të jenë të pranishme në fytyrën tuaj për aq kohë sa do të jeni të stresuar. Sipas disa studimeve të bëra niveli i lartë i hormonit të stresit ose kortizolit është shkaktari kryesor i problemeve dermatologjike. Por ajo që na shqetëson më shumë është se këto pasoja shfaqen aty ku duken më shumë, në fytyrë. Një shëtitje në natyrë me miqtë tuaj do të ishte një kurë shumë e mirë. Çdoherë kur ndiejmë kënaqësi, trupi ynë liron endorfinën, hormon ky i lumturisë, që është edhe arma më e mirë natyrale kundër stresit. Nga të gjitha ritualet çdo ditore, më e mira është terapia antistresuese, përdorimi i preparateve kundër akneve, po kështu është trajtim i cili do t’ju sjellë kënaqësi të shumëfishtë, i eliminon sulmet e mërzitshme dhe ju ndihmon që të çliroheni. Filloni me mjetin për pastrim të lëkurës së fytyrës, pas të cilit përdoret kremi, duke bërë lëvizje të lehta rrethore, kjo është terapi e shkëlqyer kundër stresit. Përdorni qumështin pastrues. Më pas, në vend që të tamposh lëkurën me tonikun, shpërndaj pika të vogla kremi në fytyrë, mollëza dhe mjekër. Me gishta të bashkuar fillo të shpërndash kremin mbi ballë. Lëvizjet duhet të jenë horizontale dhe ngulmo drejt kockës së mbivetullave.


LifeStyleFP Që një program anti-celuliti të rezultojë vërtetë efikas, duhet patjetër të përfshijë aktivitetin fizik. Vetëm dieta nuk është e mjaftueshme për rregullimin e qarkullimit të lëngjeve, favorizimin e tonifikimit muskular si dhe për dobësim

Si mund të luftohet celuliti

Celuliti është pamja që merr lëkura tek disa njerëz dhe që duket me gropa. Vendet ku mund të shfaqet celuliti janë beli, kofshët dhe prapanica. Celuliti shfaqet më shumë tek femrat pasi ka të bëjë me mënyrën se si muskuli, dhjami dhe indet janë të shpërndara në lëkurë. Megjithatë kjo nuk përjashton edhe meshkujt. Kokrrat e celulitit shkaktohen nga depozita dhjamore që shtyjnë dhe deformojnë indet dhjamore poshtë lëkurës, duke ndryshuar pamjen e lëkurës.

Disa mënyra për të luftuar celulitin

1.

Përdorimi i kremrave është një nga zgjidhjet më të rehatshme. Komode sepse nuk kërkon orë të tëra për të harxhuar nëpër sallonet e bukurive. Këto kremra përmbajnë methylxanthines, një grup kimikatesh që përfshijnë aminophylline, kafeinë dhe theophyilline. Këto kimikate, që janë prezente tek kremrat kundër celulitit, kanë vetinë për të shpërndarë rezervat e dhjamit.

2.

Ja çfarë e shkakton celulitin: Sasia e shpërndarë e dhjamit të trupit Trashësia e lëkurës Trashëgimia Seksi Mosha Mënyra e të ushqyerit Marrja e mjekimeve që mund të ndikojë në proceset natyrale të organizmit të njeriut. Tensioni dhe stresi bëjnë që muskujt dhe indi lidhor që i mbulon ato të trashen. Nga ana tjetër tensioni bllokon qelizat duke dëmtuar eliminimin e qelizave dhe pastrimin e lëkurës. Marrja e pamjaftueshme e ujit. Uji ndihmon në sistemimin dhe eliminimin e mbeturinave duke nxjerrë jashtë toksinat nga trupi. Celuliti shfaqet tek te gjithat racat e njerëzimit. Ndonëse hormonet tek femra luajnë një rol tek kjo lloj shpërndarje e dhjamit në trup, celuliti nuk mund të kurohet me anën e hormoneve. Tek femrat fillon të shfaqet pas moshës së pubertetit. Të gjitha femrat ëndërrojnë të kenë një trup sa më perfekt. Celuliti është një shqetësim që të gjitha duan ta luftojnë. Është shqetësim i zakontë që vjen çdo ditë dhe që nuk mund të qëndrojmë indiferentë.

Dietat, duke filluar nga vaji i peshkut dhe deri tek lëngu i trëndafilit. Duhet të konsumojmë sa më shumë fruta dhe perime si manaferra, qershi, lulelakër, brokoli. Të gjitha këto ushqime përmbajnë anti-oksidantë që ndihmojnë në rritjen e fleksibilitetit të septa-s, dhe një septa elastike bën që celuliti të qëndrojë poshtë sipërfaqes. Gjithashtu duhet të përfshini multivitaminat në dietën tuaj, pasi këto përmbajnë vitamina dhe minerale që ndihmojnë në normalizimin e funksionit të qelizave. Gjithashtu duhet të eliminoni: duhanin, kafeinën dhe ushqimet pikante në dietën tuaj.

3.

Masazhet. Ekzistojnë aparate që veprojnë tek zonat e prekura nga celuliti. Këto aparate përdorin cilindra për ta mbështetur dhe masazhuar lëkurën. Ky lloj trajtimi nuk e shëron celulitin, por thjesht e shpërndan dhjamin poshtë lëkurës.

4.

Terapia me lazër ose me dritë. Ky lloj trajtimi është i shtrenjtë dhe duhet përsëritur.

5.

Mbështjelljet nëpër sallonet e bukurive. Shumë sallone ofrojnë mbështjellje herbale për të luftuar celulitin. Mbështjelljet mund të ulin sasinë e ujit në trup duke përmirësuar pamjen e lëkurës. Por kjo është një zgjidhje e përkohshme.

6.

Aktiviteti fizik. Që një program anti-celuliti të rezultojë vërtetë efikas, duhet patjetër të përfshijë aktivitetin fizik. Vetëm dieta nuk është e mjaftueshme për rregullimin e qarkullimit të lëngjeve, favorizimin e tonifikimit muskular si dhe për dobësim. Ideale do të ishte të paktën tre herë në javë ushtrimet me biçikletë ose thjesht dhe një shëtitje me hap të shpejtuar. Që të dyja këto aktivitete duhet të zgjasin të paktën 45 minuta.

gojnë zonën e kofshës. Në të vërtetë, përdorimi i tyre pengon qarkullimin korrekt të gjakut pasi vështirëson kthimin e gjakut nga pjesët e poshtme në zemër. Janë perfekt çorapët e lirshme, e sidomos ato që ushtrojnë pak presion mbi vena duke favorizuar ngjitjen e gjakut lart e duke penguar grumbullimin e lëngjeve.

8.

Luftimi i celulitit në kushtet e shtëpisë. Kompresat me ujë e kripë ose me argjilë mund të përmirësojnë pamjen e lëkurës nga celuliti dhe të ulin fryrjet e dukshme. Kompresat me ujë e kripë duhet të përshijnë të gjithë këmbën (nga kaviljet tek vithet). Për këtë të përdoren copa të lagura, përreth 15-20 minuta do ditë, akoma më mirë nëse bëhen para gjumit. Ndërsa argjila duhet përgatitur në 2 lugë vaj, një lugë vaj ulliri e 4 lugë argjilë, e cila duhet bërë një masë e trashë e homogjene që aplikohet direkt mbi zonën që duhet trajtuar rreth një orë dhe 2-3 herë në javë.

9.

Shmangni nxehtësinë. Nxehtësia përcakton si pasojë imediate ngushtimin e venave e si pasojë dhe ngadalësimin e qarkullimit të gjakut, i cili shkakton grumbullimin e lëngjeve. Kësisoj duhet që të ruhen këmbët sidomos gjatë verës ndaj diellit, duke i lagur herë pas herë me ujë, e mos të mbështeten pranë kaloriferit, e mos të mbahen gjatë në vaskë në temperaturë më të lartë se 32 gradë.

K u j d e s ! Nuk duhet t’i nënshtroheni këtyre masave në rast se vuani nga: - Zemra - Organet e frymëmarrjes - Diabeti - Mëlçi kronike - Epilepsi - Puçrra masive - Lëkura është e dëmtuar - Jeni shtatzënë - Gjatë ciklit menstrual - Kur ka plagë të pashëruara plotësisht në lëkurë - Menjëherë pas ndërhyrjeve kirurgjikale

7.

Shmangni veshjet e ngushta. Për të penguar shfaqjen e celulitit, duhen evituar të gjitha veshjet e ngushta që shtrën-

8/01 - 14/01/11 F.P. 29


LifeStyleFP Ka nga ata persona që i hanë thonjtë duke ndaluar rritjen e tyre. Ky është një ves aspak i hijshëm, si për femrat edhe për meshkujt. Për të hequr këtë ves mund të shkoni në farmaci dhe të merrni një lëng të tejdukshëm si manikyr, por me shije të hidhur

Kujdesi që duhet të tregojmë ndaj thonjve Dimri tashmë ka trokitur. Si çdo tendencë e modës, edhe thonjtë duan përkujdesjen e tyre. pjesët anësore. - Më pas, me pincën e posaçme rregulloni pjesët anësore. Shtyjini ato për nga brenda dhe mos i prisni (as t’i kafshoni), pasi mund të infektohen. - Me anë të limës caktoni dhe formoni gjatësinë dhe formën e thonjve. Kur t’i limoni, bëjeni vetëm në një drejtim. Gjithashtu mund të limoni lehtë edhe pjesën e sipërme të thoit për një rezultat më të pastër dhe të ndritshëm. - Përfundoni me manikyrin e tejdukshëm që është i domosdoshëm për mbrojtjen e thonjve edhe në rastet që nuk përdorni manikyr me ngjyrë. Filloni të vendosni manikyrin nga mesi i thoit e më pas në pjesët anësore. Ngjyrat e lehta ose të tejdukshme janë ideale për manikyr të shpejtë dhe nuk janë kurrë jashtë mode.

Kujdesi për thonjtë Ngjyrat më në modë Dominojnë ngjyrat e forta dhe të errëta, e kuqe, vjollcë, blu. Klasiku i madh “french” tashmë propozohet në versionin e kundërt të tij. E kuqe e thellë E kuqja intense, me xixa ose mat, është një “evergreen” që nuk perëndon kurrë, dhe mbi të gjitha në dimër është i përshtatshëm për të gjitha moshat. - Manikyr ngjyrë vjollcë- është më e propozuara nga shtëpitë kozmetike. - Manikyr “french” klasik. Një ndër klasikët më të mëdhenj, manikyri French, është i përshtatshëm për të gjitha sezonet, për pamje elegante dhe të rafinuar. - Manikyr “french” me nuanca roze. Pasi të keni mësuar teknikën e french-it, mund të luani me kombinime të ndryshme ngjyrash. - “French”, manikyr i kundërt Kjo është e reja e fundit e sezonit. E kundërta e french-it, ideja është e thjeshtë: këtë herë me ngjyrë të bardhë nuk janë majat e thonjve, por hënëza e thoit. Dikur në Shqipëri vajzat tregonin më shumë kujdes në rregullimin e flokëve. Kohët e fundit është vënë re një tendencë mode për kujdesin e thonjve nëpër qendra estetike.

Rregullimi i thonjve - Për të pasur duar të bukura duhet t’i rregulloni një herë në javë. Keni nevojë për: limë, një manikyr pa ngjyrë, forcues me vitamina dhe krem hidratant. - Para se të përdorni manikyrin, zhytini duart në ujë të vakët me sapun, dhe pasi i keni lënë për 5 minuta, i lyeni me pak vaj që zbut

30 F.P. 8/01 - 14/01/11

Shumë njerëz kanë probleme në rritjen e thonjve pasi ato thyhen shpesh. Por ka edhe nga ato vajza që kanë një mani të theksuar për lyerjen e shpesh të tyre. Acetoni që përdorni për heqjen e ngjyrës së manikyrit i dehidraton thonjtë, i hollon dhe dobëson. Në rast se keni një problem të tillë, duhet që çdo ditë t’i zhytni thonjtë në uthull për dhjetë minuta dhe ta vazhdoni këtë terapi për dy javë. Një tjetër mënyrë shumë e efektshme është edhe ngrohja e vajit të ullirit dhe mbajtja e gishtave në të për 15-30 minuta. Në qoftë se nuk shihni ndonjë përmirësim, atëherë duhet të drejtoheni për tek dermatologu. Thonjtë copëtohen. Kjo do të thotë që keni mungesë të vitaminave dhe të proteinave. Edhe në këtë rast është i këshillueshëm vaji i ullirit, por me pak pika limoni. Çdo ditë lyeni gishtat me këtë masë

për 15 ditë rresht. Por një faktor shumë i rëndësishëm është mënyra e të ushqyerit. Në ushqimin që konsumoni shtoni karotat, domatet, produktet e qumështit, drithërat, bishtajat, vezët, peshkun dhe mishin. Shmangni produktet që dehidratojnë dhe ashpërsojnë thonjtë, duke u ofruar kushtet e duhura dhe ndërkohë duhet të kontrolloni masën

Acetoni që përdorni për heqjen e ngjyrës së manikyrit i dehidraton thonjtë, i hollon dhe dobëson. Në rast se keni një problem të tillë, duhet që çdo ditë t’i zhytni thonjtë në uthull për dhjetë minuta dhe ta vazhdoni këtë terapi për dy javë e hekurit në organizmin tuaj. Ka edhe nga ata persona që i hanë thonjtë duke ndaluar rritjen e tyre. Ky është një ves aspak i hijshëm, si për femrat edhe për meshkujt. Për të hequr këtë ves mund të shkoni në farmaci dhe të merrni një lëng të tejdukshëm si manikyr, por me shije të hidhur. Nga momenti që do ta provoni, nuk do të dëshironi më të vini thonjtë në gojë. Për të mbajtur duart tuaja të buta mund t’i lyeni çdo natë më një krem hidratues. Kimikatet e shumta që përdorni për pastrimin e shtëpisë janë të dëmshme për lëkurën prandaj përdorni doreza.


Auto 31-35

Nga Amarildo Lumani

Kur të bashkon pasioni për shpejtësinë… Ashtu si në pothuajse të gjitha gjërat e tjera, me hapjen e kufijve, shqiptarët mundën të shijonin edhe bukurinë e motorave. Atyre të vërtetëve, jo atyre pak motoçikletave që ekzistonin në Shqipërinë komuniste. Atë që në vendet perëndimore kishte ndodhur në vitet 70 dhe që shqiptarët nuk e dinin se çfare ishte, me përjashtim të pak vetave, që mund të shihnin kanalet e huaja fshehurazi, shqiptarët e jetuan pas viteve 90. Në fillim të këtyre viteve, kur dhe ra komunizmi, njerëzit me pantallona meshin, me xhiboks dhe me këpucë me maja, të shoqëruar me ndonjë motor të “çuditshëm” dhe që dëgjonin rock, mund t’i shihje fare mirë në Tiranë. Në ato kohë, këta njerëz shiheshin me dyshim në fakt, pasi ende ekzistonte një mentalitet ndrydhës dhe motorat shiheshin si një fenomen i huaj. Me kalimin e kohës gjithçka ndryshoi dhe tashmë njerëzit e apasionuar për motora, mund ta ushtrojnë pasionin e tyre lirisht. Ata madje kanë hapur edhe shoqata dhe klube, në të cilat mblidhen njerëzit që e adhurojnë shpejtësinë e motorave. Një ndër këto klube ështe edhe Steelwings, i cili është ndër më të frekuentuarit në zonën e ish-Bllokut, pranë farmacisë greke. I krijuar në fillim te vitit 2008, Steelwings tashmë është shndërruar në vëndin ideal ku mblidhen të apasionuarit e motorave të famshëm Harley Davidson dhe muzikës rock. Prej thuajse tre vitesh ai është bërë foleja e motoçiklistave. Ndryshe nga gjithë lokalet e tjera të bllokut, Steelwings dallon për shkak të stilit të veçantë të arredimit dhe ambientit shumë familjar që ka krijuar për klientët e tij. Sapo hyn në Steelwings të bien në sy muret e veshura me copëza të motorave Harley Davidson dhe foto të filmave që kanë bërë epokë në Holliwood, ku padyshim ka patur edhe motora. Përveç muzikës rock dhe një klime shumë familjare, nuk mungojnë edhe mjetet zbavitëse. Në njërin prej këndëve të klubit është vendosur një bilardino dhe si në çdo lokal tjetër të bllokut, nuk mungont edhe një photoplay. Kur shkon në ndarjen e prapme të lokalit, gjëja e parë që të bie në sy është një vitrinë ku janë vendosur sende dhe artikuj të ndryshëm si : bluza, xhaketa, pantallona, doreza, shami dhe shumë gjëra për t’u ndjerë sa më shumë “Steelwings”. Menaxheri i SteelWings, Arbër Zejnati, tregon për këtë klub, i cili është ndryshe nga të tjerët.

është krijuar prej disa vitesh. Pasi hapëm një dyqan afër Doganës, ku shiten vetëm motorra Harley Davidson, menduam të hapim edhe një klub për t’u mbledhur,argëtuar dhe kaluar kohën e lirë.

Mund të na shpjegoni si funksionon puna gjatë ditëve të javes? -Gjatë gjithë ditëve të javës, paraditeve klubi funksionon edhe si kafene, ku mblidhen mosha të ndryshme. Pasditë zakonisht mblidhen klientët e përhershëm. Gjatë fundjavës kemi një program disi ndryshe. Të enjten është Unplugge, të premte ka karaoke dhe të shtunën muzikë live.

Cilat janë periudhat më të “populluara” më motorçiklista? Zakonisht periudha që frekuentohet më shumë është periudha e verës, që fillon në fund të majit dhe deri në fund të shtatorit, kur është edhe sezoni që mblidhen motoçiklistat. Në hapjenedhe në mbylljen e sezonit, ne organizojmë një festë, ku mblidhen gjithë motoçiklistat dhe në datën 8 nëntor është ditëlindja e Harley Davidson.

Por përveç njerëzve që kanë motoçikleta apo u pëlqejnë shumë ato, ka edhe shumë të rinj që e frekuentojnë atë për arsye të ndryshme. Donaldi, një student i Akademisë së Arteve, na thotë se është një frekuentues i rregullt I Steelwings. Zakonisht ai vjen thuajse çdo pasdite të kalojë disa orë me shoqërine. Ai ka rreth dy vjet që vjen në këtë klub dhe arsyet që e shtyjnë të frekuentojë këtë lokal është ambienti tepër i veçantë dhe padyshim muzika. Por ka edhe të tjerë që kanë ardhur fare rastësisht me shoqërinë e tyre për herë të parë dhe që nga ajo kohë vazhdojnë ta frekuentojnë rregullisht. Gjergji është një i ri 25-vjeçar, i cili punon si oficer dhe ka rreth 4 muaj që vjen te Steelwings. Thotë se para katër muajsh ka ardhur me disa shokë për herë të parë në këtë klub dhe që nga ajo kohë e frekuenton thuajse çdo pasdite. “Më ka pëlqyer shumë ambienti i Steelwings dhe mbi të gjitha unë jam i apasionuar pas muzikës rock dhe këtu jam ndjerë me të vërtetë shumë mirë. Nuk do ta ndërroja për asnjë vend tjetër”, shprehet ai. Megjithëse në Tiranën e sotme ka një mori pub-esh, klub-esh dhe kafenesh, ekziston edhe një vend ku njerëz të apasionuar pas motorave dhe muzikës rock, të shijojnë një birrë pa u bezdisur nga zhurmat e shumta apo nga muzika tallava apo nga ritmet e turbo-folkut. Është Steelwings, aty ku shpejtësia nuk njeh limit…

Si ju lindi ideja për të hapur Steelwings? -Steelwings është pjesë e shoqatës MC Albania (Motorcycles Club Albania), e cila është shoqata e gjithë të apasionuarve të motorave dhe

Më ka pëlqyer shumë ambienti i Steelwings dhe mbi të gjitha unë jam i apasionuar pas muzikës rock dhe këtu jam ndjerë me të vërtetë shumë mirë. Nuk do ta ndërroja për asnjë vend tjetër 8/01 - 14/01/11 F.P. 31


Auto Mamatë janë shofere më të mira… kështu thonë fëmijët Fëmijët ndjehen më të sigurt kur në timon është mamaja. Por ata thonë se aftësitë manovruese të mamave janë më të dobëta. Fëmijët thonë se baballarët rrezikojnë shumë, acarohen e bërtasin kur janë në timon Mamatë janë shofere më të mira se baballarët- kështu thonë pasagjerët më të rregullt të tyre, fëmijët. Nuk është vetëm fakti që janë më të afta e më të sigurta, por mamatë janë edhe më të këndshme në udhëtim. Ky vlerësim i sinqertë vjen pas një sondazhi të bërë me fëmijë mes moshës 6 dhe 16 vjeçare. Ai mund të hedhë dritë mbi një vlerësim të vjetër e të ngulitur thellë se burrat janë shoferë më të mirë se gratë. Studimi është kryer nga kompania “Budget”. Shtatë nga dhjetë fëmijë mendojnë se babai është më i rrezikshëm në timon, ndërsa katër në dhjetë thonë se janë më të sigurt me mamanë në timon në pikun e trafikut, kur duhet nxituar. Pothuajse një e treta e fëmijëve të pyetur thonë se preferojnë të udhëtojnë me mamanë e tyre për shkak se ato

Makinat me më pak defekte sipas kategorive Kompania e njohur Dekra ka publikuar raportin e saj për makinat që kanë më pak defekte. Më poshtë është lista e makinave, sipas kategorive: 1

Makina me më pak defekte për kategorinë klasi i mesëm është Opel Insignia 2 Makinat e vogla kanë pasur shumë probleme e defekte gjatë testimit që u ka bërë kompania Dekra. Por në krye me më pak defekte është Ford Fiesta. 3 Në kategorinë e makinave hibride, në vend të parë vazhdon të qëndrojë Toyota Prius. 4 Për makinat e klasit të lartë, në vend të parë sipas ekspertëve të Dekra është Audi A6. 5 Për makinat sportive dhe ato kabrio, në vend të parë, me më pak probleme është Mazda MX-5. Ekspertët thonë se i lë shumë pas shoqet e saj. 6 Sa i përket fuoristradave, në vend të parë me më pak probleme është Honda CR- V. 7 Në kategorinë e transportuesve fitues është Sprinter, një model i suksesshëm i Mercedes. 32 F.P. 8/01 - 14/01/11

flasin më shumë gjatë udhëtimit. Kjo shkon pak a shumë njësoj edhe për ndjenjën e sigurisë në makinë. 40 përqind thonë se do zgjidhnin mamanë për të qenë më të sigurt në makinë. 26 përqind thonë se do zgjidhnin babain. Rreth 70 përqind e fëmijëve thonë se baballarët ecin shpejt, rrezikojnë e nxehen e ulërijnë ndaj shoferëve të tjerë. Hartuesi i këtij studimi thotë se fëmijët kanë një këndvështrim shumë unik të aftësive të prindërve. Megjithëse fëmijët thonë se preferojnë mamatë si shofere, ata pranojnë se nuk janë dhe aq të zonja në manovrime. Rreth 60 përqind e fëmijëve thonë se baballarët janë më të mirë në parkim e në kthimin e makinës, dhe 62 përqind thonë se mamaja e tyre ka shumë shanse të humbë rrugën ose të ngecë në rrugë.

250 orë punë

Lavazhi më i shtrenjtë në botë, 8480 euro për të larë makinën Rreth 8480 euro (pak a shumë aq sa kushton një Dacia Logan), kushton një larje e makinës në “Elite Detailing”, në Worcester, në perëndim të Anglisë. Shefi i kësaj firme, Gurcharn Sahota, 30 vjeç, e kontrollon makinën për grimca pluhuri me një mikroskop të mjekësisë ligjore. Një larje komplet e makinës zgjat deri në 250 orë, plot një muaj. Makina pastrohet pesë herë, brenda dhe jashtë. Në fund ajo shkëlqen si e re. Sahota përdor aq shumë kremra e pudër për makinën sa do e kishte zili edhe Liz Taylor. Mes të tjerave përdor edhe një dyllë të veçantë që kushton 9660 euro kutia. Ai e ka ngritur këtë lavash para pesë vitesh e që atëherë ka larë me qindra makina si Aston Martin e Rolls Royce. Klientët e tij janë futbollistë, këngëtarë e aktorë. Emrat? Ai nuk i tregon kurrë. Biznesi i ecën në mënyrë të shkëlqyer pavarësisht krizës. Tek e fundit, ata që kanë makina të tilla nuk e kanë asgjë një çmim të tillë. Ata hedhin më shumë karburant në makinë për një muaj.


AutoFP

P

ër të pasqyruar rënien e numrit të automjeteve të blera nga shqiptarët, po paraqesim vetëm disa nga markat kryesore, të cilat gjenden në Drejtorinë e Përgjithshme të Transporteve. E nisim me Volkswagen. Në vitin 2006, kjo kompani ka shitur 151 automjete në Shqipëri. Një vit më pas ka pësuar një rritje të ndjeshme, duke shitur dyfishin e tyre, 320 automjete. Në vitin 2008 ka pasur një ulje drastike, duke shitur 130 automjete, ndërsa kjo ulje ka vijuar edhe një vit më vonë, pra në 2009, kur numri i automjeteve Volkswagen të shitura ka qenë vetëm 94. Për vitin 2010 nuk janë përpunuar ende të dhënat për shitjen e automjeteve, por burime pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Transporteve bëjnë me dije se ky trend ka vijuar, si për Volkswagen, ashtu edhe për automjetet e tjera. Vijojmë me Peugeot. Në vitin 2006 kjo kompani ka shitur 92 automjete në Shqipëri. Një vit më vonë numri i automjeteve të shitura nga kjo kompani ka qenë shumë më i lartë, 274 copë. Në vitin 2008 dhe 2009 ka ndodhur edhe rënia drastike, kur kjo kompani ka shitur në Shqipëri përkatësisht 71 dhe 29 automjete. E njëjta gjë ka ndodhur me Mercedes- Benz. Në vitin 2006 kjo kompani ka shitur 163 automjete në vendin tonë, në vitin 2007 ka shitur 172, ndërsa në dy vitet pasuese, 2008-2009, ka shitur shumë pak, përkatësisht 35 dhe 23 automjete.

Mendohet që tregu është tejngo­pur dhe tashmë shumica e shqiptarëve, të paktën ata që kanë mundësi për të pasur një automjet, e kanë blerë atë Kompania italiane, Fiat, në vitin 2006 ka shitur në Shqipëri 34 automjete, në vitin 2007- 118, ndërsa në vitet 2008-2009 ka shitur përkatësisht 20 dhe 0 automjete. Ford-i ndërkohë në vitin 2006 ka shitur 128 automjete në vitin 2006, në vitin 2007 ka shitur 124 automjete, ndërsa në vitet 2008-2009, ka shitur përkatësisht 8 dhe 55 automjete. BMW, Land Rover dhe Kia, gjatë këtyre viteve kanë shitur një numër shumë më të vogël automjetesh se kompanitë e mësipërme. Por edhe për këto tre marka, vitet 2008-2009 kanë pësuar një ulje në shitjet e automjeteve. Siç duket nga të dhënat, viti 2007 ka qenë viti i artë për kompanitë që shesin automjete në Shqipëri. Gjatë këtij viti ato kanë mundur që të shesin numrin më të madh të automjeteve në Shqipëri.

A është rënia reale? Të gjitha të dhënat e mësipërme tregojnë shitjen e automjeteve nga këto marka në rrugë zyrtare. Pra, bëhet fjalë bazuar për distributorët zyrtarët të shitjeve që këto marka kanë në Shqipëri. Por, siç bëjnë të ditur burime pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit, në Shqipëri mund të kenë hyrë edhe shumë mjete të tjera nga jashtë, të

Ulet numri i blerjes së makinave të reja nga shqiptarët Në 10 vitet e fundit, Shqipëria ka qenë një treg i lakmuar nga kompanitë e automjeteve, për shkak se ka pasur kërkesa të shumta për blerje. Tashmë në vendin tonë numri i automjeteve është shtuar ndjeshëm, ku padyshim numri më i madh i tyre është në Tiranë. Por, sipas statistikave të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit, tre-katër vitet e fundit ka pasur një rënie të numrit të blerjes së automjeteve. Kjo rënie vjen që nga viti 2007 dhe deri në ditët e sotme. Bëhet fjale për blerjen e automjeteve të reja.

Rënie e dukshme Nr. Mjeteve me vit prodhimi 2006

Nr.mjeteve me vit prodhimi 2007

Nr.mjeteve me vit prodhimi 2008

Nr.mjeteve me vit prodhimi 2009

Volks

151

320

130

94

Peugeot

92

274

71

39

Benz

163

172

35

23

Markat

Fiat

34

118

20

0

Ford

128

124

8

55

BMW

30

19

16

11

Land Rover

18

14

14

0

Kia

34

6

3

2

cilat nuk janë të regjistruara në këtë drejtori. Pra, ekziston një numër i konsiderueshëm automjetesh që janë futur transit në Shqipëri nga vende të ndryshme të Europës. Duke u nisur nga ky fakt, mendohet që numri i blerjeve të automjeteve në rrugë jo zyrtare në Shqipëri të jetë më i lartë.

Viti i regjistrimit

Numri i mjeteve

Viti 2007

3043

Viti 2008

2850

Viti 2009 (11 mujori)

1431

Shkaqet e rënies së shitjeve të automjeteve Motivet e rënies së blerjes së numrit të automjeteve nga shqiptarët mund të jenë disa. Së pari, mendohet që tregu është tejngopur dhe tashmë shumica e shqiptarëve, të paktën ata që kanë mundësi për të pasur një automjet, e kanë blerë atë. Duke qenë kështu, është shumë e vështirë që të ketë blerje në masë. Kjo bën që kërkesat për automjete të zvogëlohen vit pas viti. Kjo gjë në fakt konsiderohet si normale nga kompanitë e automjeteve, pasi Shqipëria është një treg i vogël dhe me mundësi të kufizuara për të blerë automjete, sidomos të këtyre markave, të cilat janë luksoze dhe në një masë të mirë kushtojnë shtrenjtë. Së dyti, mendohet që të jetë rënia e të ardhurave për shqiptarët. Bëhet fjalë sidomos për këto dy vitet e fundit, kur mendohet që kriza globale ekonomike të ketë ndikuar edhe tek shqiptarët. Qeveritarët nuk e pranojnë që ekonomia shqiptare është prekur nga kriza, por fakt është se numri i automjeteve të shitura këto dy vitet e fundit është pakësuar ndjeshëm. Kjo, jo domosdoshmërisht lidhet me krizën ekonomike, por është një fakt, i cili duhet marrë në konsideratë.

Numri i mjeteve të reja të hyra në Shqipëri Rënia e numrit të blerjes së automjeteve nga shqiptarët duket edhe nga rënia e hyrjes së automjeteve në Shqipëri. Këtu bëhet fjalë vetëm për ato mjete që kanë hyrë në rrugë zyrtare dhe që janë të regjistruara. Pasi përveç tyre, mendohet që ka hyrë edhe një numër i konsiderueshëm mjetesh transit. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit, në vitin 2007 në Shqipëri kanë hyrë 3043 automjete, në vitin 2008 kanë hyrë 2850 automjete dhe në vitin 2009 kanë hyrë vetëm 1431 automjete. Bëhet fjalë për mjete të reja, të formës autoveturë 4+1 deri 8+1, me 0 km. Këto mjete mësohet se kanë një moshë mesatare prej afërsisht 15.4 vjeç. Mjetet në bazën e të dhënave janë të regjistruara me vit prodhimi dhe jo me kilometrazh, pasi edhe në lejen e qarkullimit të mjetit përcaktohet viti i prodhimit të tij. Drejtoria e Përgjithshme e Transporteve pohon se mjetet që kanë hyrë në Shqipëri nuk mund të ndahen sipas prodhuesve, pasi në bazën e të dhënave të regjistrit kombëtar të mjeteve, ekzistojnë të paktën rreth 1000 marka automjetesh.

8/01 - 14/01/11 F.P. 33


AutoFP

Forbes: Ja makinat më të shtrenjta në botë Revista e njohur ka publikuar markat më të shtrenjtë në botë. Bëhet fjalë për makina që qarkullojnë në rrugë. Në krye qëndron padyshim Bugatti. Më poshtë është lista e Forbes: Bugatti Veyron Super Sport Vlera: 2.6 milion dollarë Bugatti Veyron Super Sport është makina më e shpejtë në prodhim në të gjithë botën. Ajo ka arritur deri në 268 milje për orë në pistë gjatë vitit të shkuar; motori i saj ka 1200 kuaj fuqi. Gjithashtu në listë janë edhe Bugatti 16.4 Grand Sport, 1.86 milion dollarë; dhe Bugatti Veyron 16.4, 1.59 milion dollarë. Bugatti Veyron Super Sport

Rolls-Royce Phantom Drophead Coupe Vlera: 447.000 dollarë Motori është një V12 me injeksion direkt. Ajo arrin 60 milje në orë për 5.6 sekonda dhe kap një shpejtësi maksimale deri në 150 milje në orë. Është makinë me dy dyer e me katër vende për tu ulur. Ka gjithashtu edhe opsione që mund të shtohen, përfshi këtu inicialet e pronarit në lëkurën e tapicerisë. Makina punohet në brendësi me një dru mjaft fin, që e bën atë të duket si një jaht. Çdo makinë e tillë ndërtohet vetëm me dorë.

Makina është totalisht e re sa i përket peshës dhe materialeve: ka një shasi karbon- titan dhe për të janë prodhuar posaçërisht goma nga Pirelli. Vetëm 40 makina të tilla pritet të jenë në dispozicion të blerësve në vitin që po nisim.

Maybach Landaulet Vlera: 1.405 milion dollarë Shpejtësia maksimale e kësaj makine është 278 milje në orë me 604 kuaj fuqi. Edhe kjo ka

Vlera: 1.5 milion dollarë Agera në suedisht do të thotë ‘të veprosh’, por është edhe një shkurtim për fjalën greke ageratos, që do të thotë ‘i përjetshëm’. Trupi i makinës përbëhet nga fibra karboni dhe alumini, me formën e konceptin e Koenigsegg CC, krijuar përpara 15 viteve. Ka një motor me 910 kuaj fuqi dhe kap 0-100 për më pak se 3.1 sekonda. Çdo vit ndërtohen vetëm 20 copë të tilla.

Pagani Zonda C9 Vlera: 1.3 milion dollarë Fjalët janë se kjo makinë do ketë një motor 6.0 litër V12 Mercedes-Benz AMG me 700 kuaj fuqi.

34 F.P. 8/01 - 14/01/11

Ferrari SA Aperta

Vlera: 750.000 dollarë Ultimate Aero kap nga 0-60 në 2.78 sekonda me një shpejtësi maksimale prej 273 milje në orë. Ka një sistem të mrekullueshëm audio përbrenda. Fibrat e karbonit bëjnë të mundur që frenimi të jetë sa më i lehtë. Pritet të jetë në treg në fund të këtij viti.

Vlera: 520,000 dollarë Ky është një version i konvertueshëm i Ferrari 599 (aperta do të thotë e hapur në italisht), që ka debutuar në Paris në verën e vitit që shkoi. Makina ka një motor V12, një çati të lëvizshme dhe kap 60 milje në orë për 3.5 sekonda. Të 80 makinat e prodhuara janë shitur tashmë.

Ferrari F70

Lamborghini Murcielago LP 670-4 SuperVeloce

Vlera: 870,000 dollarë Nuk mund të rrinim pa e futur në listën tonë edhe këtë makinë- është linja e ardhshme e Ferrarit, që pritet të zëvendësojë të famshmin Enzo. Është përfolur shumë këto muaj për të. Pritet që të fillojë prodhimi i saj në vitin 2012. Kërkesat për ta blerë mund të bëhen që nga ky vit. F70 pritet të arrijë një shpejtësi nga 0 deri në 60 milje për orë në vetëm 3 sekonda. Shpejtësia maksimale do jetë 223 milje në orë. Motori V8 biturbo ka 700 kuaj fuqi.

Rolls-Royce Phantom Drophead Coupe

Koenigsegg Agera

SSC Ultimate Aero

një motor AMG 5.9 litër V12. Makina është një mrekulli përbrenda. Është si një dhomë luksi. Dyert e saj mbyllen në mënyrë automatike. Ka fenerë inteligjentë bi-xenon dhe asistent parkimi.

LeBlanc Mirabeau Vlera: 728.000 dollarë Motori i kësaj makine është projektuar për të garuar në LeMans, por është e ligjshme të ecësh me të edhe në rrugë. Është projektuar për të arritur një shpejtësi maksimale prej 370 kilometrash në orë. Marshet automatike kushtojnë edhe 52 mijë euro të tjera; nëse interiorin e kërkon me lëkurë, duhet të paguash sërish kosto ekstra.

Vlera: 455,400 dollarë SuperVeloce ka një motor 6.5-litër V12 me 670 kuaj fuqi dhe kap nga 0- 60 milje për më pak se 3.2 sekonda. Shpejtësia maksimale është 212 milje për orë. Makina është më e lehtë se Murcielago-t e tjera, çka e bën atë ndjeshëm më të shpejtë. Brenda lëkura e zezë dhe fibrat e karbonit i japin një ndjesi të këndshme. Gjendet në treg makina manuale për 6 shpejtësi, ose versioni automatik.

feston makinën e saj 111.111.111 Rekord për Volkswagen. Në fund të vitit kanë prodhuar makinën e tyre të 111.111.111. Më shumë se 111 milionë makina janë prodhuar nga gjigandi gjerman. Makina me numrin simbolik është një Golf blu GTI. Golf është modeli më i suksesshëm i markës gjermane. Që nga nisja e prodhimit të saj në vitin 1974 janë shitur 28 milionë makina Golf- më shumë se makina legjendare Brumbulli, që ka shitur 21.5 milionë. Volkswagen ka shitur 17.5 milionë makina Passat dhe 11.5 milionë Polo. Ndërkohë, rekordin për modelin më të shitur në të gjithë botën e mban Toyota Corolla, që ka shitur që nga viti 1966- 35 milionë ekzemplarë.


AutoFP

Makinat klasike më të shtrenjta në të gjithë botën Kjo është një listë me çmime të çmendura. Shumë prej tyre nuk janë në treg për shitje. Bëhet fjalë për makina që datojnë që nga periudha kur gjithçka funksiononte falë fuqisë së avullit e deri tek makinat që kanë zbarkuar në hënë. Por në krye është një tokësore: Mercedes- Benz. Më poshtë lista e plotë:

Mercedes-Benz 300 SLR 722: (33 Mio. Euro)

Bentley 6 1/2 Old Nr. 1 (5,2 Mio. Euro)

Makina fituese e pilotit britanik Stirling Moss në garën Mille Miglia (1955), qëndron sot e restauruar në Muzeun e Mercedes. Nuk është për t’u shitur, ndryshe do duhej paguar një shifër astronomike.

Dy fitore në garën Le Mans e bënë Bentley makinë të njohur në mbarë botën. Dy ekzemplarë të tillë ekzistojnë akoma.

Alfa Romeo 8C 2900 B Le Mans

Bugatti Type 57 SC Atlantic (28 Mio. Euro) Automobili Mona-Lisa: Nëse një makinë është art, kjo është padyshim kryevepra. Makina i përket vitit 1938. Vetëm tre copë të tilla janë prodhuar.

(4,5 Mio. Euro) Shumë modele të Alfa Romeo-s të para luftës kanë shenjën 8C. Por një makinë garash është më e njohura mes tyre.

Mercedes-Benz 300 SLR 722

Ferrari 250 GTO (23 Mio. Euro)

Cugnot Fardier à Vapeur (4 Mio. Euro)

Jo vetëm forma, por edhe mënyra se si ecën të lë pa frymë. Mes viteve 1962 dhe 1964 janë prodhuar 39 ekzemplarë të kësaj makine coupe.

Kjo është makina e parë që udhëton vetë. Kjo kuti me avull e vitit 1769 ka arritur deri në shpejtësinë maksimale 8 kilometra në orë.

Rolls Royce Silver Ghost (17 Mio. Euro)

Audi Union Typ C (4 Mio. Euro)

Ky model, i ndërtuar në vitin 1907, e bëri firmën të njohur në mbarë botën.

Ferrari 250 GTO

Bugatti Type 41 Royale (17 Mio. Euro)

Makina legjendare e garave e viteve ’30. Një makinë origjinale ka mbijetuar në Rusi dhe sot është në pronësi të Audi.

Jaguar D-Type (3,4 Mio. Euro)

Me këtë model të dhunshëm, Bugatti kërkoi në vitin 1928 që të mposhte të gjithë kundërshtarët- por dështoi. Janë prodhuar vetëm 6 copë të tilla.

Me këtë model Jaguar ka arritur të triumfojë tre herë në garat e njohura të Le Mans.

BMW M1 e Andy Warhol (11 Mio. Euro) Artistit të njohur iu deshën vetëm 23 minuta për të pikturuar këtë BMW. Makina mori pjesë edhe në garën e njohur Le Mans dhe zuri vendin e gjashtë.

Ferrari 250 Testa Rossa (9 Mio. Euro) Kjo shifër nuk është e përllogaritur, atë e ka prezantuar një koleksionist i ri për modelin e tij.

Makina e hënës e vitit 1971 (8 Mio. Euro) U ndërtuan katër modele për 325 milionë dollarë secila. Njëra ka mbetur në hënë dhe është në pronësi të NASA-s.

Mercedes-Benz SSK (8 Mio. Euro) Në vitet ’20, SSK ishte makina më e shpejtë në të gjithë botën. U prodhuan 400 copë të tilla, të gjitha me motor me kompresor e me 300 kuaj fuqi.

Maserati 250F Chassis 2529 (4,5 Mio. Euro) Kjo makinë ka dominuar garat Grand Prix në vitet ’50. Veçanërisht i njohur është modeli i Juan Manuel Fangio.

Makina e hënës e vitit 1971 Jaguar D-Type

Letonezët prodhojnë makinën që mund të kacavirret Dartz është një prodhues letonez i çmendurive në makina. Së fundmi ai prodhoi një makinë, që e kishte tapicerinë me lëkurën e penisit të balenës. Kësaj here ka vendosur të befasojë me një makinë që nuk e ka problem të ngjitet në çdo terren. Kjo për shkak të gomave të saj, projektuar për të kapërcyer shkëmbinj. Ideja nuk është e re, por është provuar më parë edhe nga rusët. Akoma nuk dihet nëse një makinë e tillë do të jetë e përshtatshme për të hyrë në treg, por rusët kanë nisur të shprehin interesim për të.

8/01 - 14/01/11 F.P. 35


Digital 36-37

Nga Amarildo Lumani Është smart-phone më i hollë në botë, me dizenjon e re të mrekullueshme prej qelqi dhe çeliku të pandryshkshëm

AMC sjell iPhone4 Privilegjet e iPhone 4

Kompania AMC prej pak kohësh ka futur në treg iPhone 4. iPhone 4 është i pajisur me “FaceTime”, që bën realitet ëndrrën e videotelefonatës dhe me ekranin e ri “Retina” të Apple, ekranin me rezolucionin më të madh që ka pasur ndonjëherë një telefon dhe që shfaq tekst, imazhe dhe video super të qarta. iPhone 4 ka edhe kamerë 5 MP, me blic LED, videoregjistrim në HD, procesor A4 të Apple, xhiroskop me 3 boshte dhe kohë bisede deri 40 % më të gjatë. Është smart-phone më i hollë në botë, me dizenjon e re të mrekullueshme prej qelqi dhe çeliku të pandryshkshëm. iPhone 4 ka të instaluar iOS 4, variantin e ri të sistemit operativ celular më të përparuar në botë, i cili përfshin mbi 100 funksione. App Store revolucionar ofron akses në mbi 200.000 aplikime, përfshirë edhe aplikimin e ri iMovie, të përgatitur posaçërisht për iPhone 4. “Jemi krenarë që e sjellim të parët zyrtarisht iPhone 4 në tregun shqiptar. Fillimi i shitjeve të iPhone vërteton sërish angazhimin tonë për t’u ofruar abonentëve produktet dhe shërbimet më të reja, si dhe aftësinë tonë si pjesë e Grupit OTE- Deutsche Telekom, për të lançuar produkte e shërbime inovative e për të sjellë afër kujtdo në vend teknologjinë më moderne. Resurset tona njerëzore dhe teknike do të jenë që në fillim në dispozicion të të gjithë të interesuarve për iPhone,” u shpreh zoti Dimitris Blatsios, Drejtor Ekzekutiv i AMC. AMC ofron shumë tarifa, të përshtatura për nevojat e çdo abonenti. iPhone 4 u ofrohet të gjithë abonentëve të AMC, të rinj dhe ekzistues. Abonentët e AMC me parapagim, ose me kontratë, mund të zgjedhin një nga planet e posaçme tarifore dhe paketat e internetit që shoqërojnë iPhone.

Facetime iPhone 4 e bën realitet videotelefonatën. Shikojini miqtë ndërkohë që edhe flisni me ta. Telefononi si asnjëherë tjetër. Lidhje Wi-Fi nga njëri iPhone 4 në tjetrin. Ekran Retina Ekrani më i qartë, më i gjallë, me rezolucionin më të lartë që kanë celularët. Pamjet dhe teksti janë jashtëzakonisht të qartë, falë katër herë më shumë pikselave sesa iPhone i mëparshëm. Shumëpërdorimësh Aktivizoni disa programe njëkohësisht, kaloni menjëherë nga njëri program në tjetrin, pa cenuar performancën dhe kohëzgjatjen e baterisë. Videoregjistrim në HD Tashmë keni me vete një videokamerë HD. Regjistroni, përpunoni dhe ndani me të tjerë video HD drejt e nga iPhone 4. Kamera 5 MP Fotografia shënon hop të paimagjinueshëm me iPhone 4. Kamera 5 MP ka zmadhim dixhital 5 herë, blic me teknologji LED dhe rezultate të përmirësuara në situata me pak ndriçim. Procesori Apple A4 Inxhinierë e Apple e dizenjuan qarkun A4 për procesor celulari super të fuqishëm, por që harxhon pak energji. Foldera Organizojini programet në foldera, në mënyrë që t’i gjeni më lehtë ato të preferuarat. Kështu vini rregull në ekran.

Dështimet teknologjike të vitit 2010 Ndërkohë që viti 2010 u mbyll, ka ardhur koha për bilance dhe në ambientet informative. Smartphone, e-reader dhe një sërë aplikimesh të tjera që kanë shenjuar 2010-ën, jo vetëm për inovacionet teknologjike, por sepse kanë paraqitur mënyra të reja për përdorimin e teknologjisë. Por jo të gjithë kanë mundur të qëllojnë në shenjë, siç e tregon dhe një panoramë e shkurtër që ka paraqitur revista “Newsweek”. Për shembull, nuk ka mundur që t’ia dalë mbanë Kin, smartphone që Microsoft kishte menduar t’ia dedikonte të rinjve dhe përdorimit të rrjeteve sociale. Pas shumë tentativash për ta përmirësuar, kanë preferuar që të ndalojnë shitjet, duke ju dedikuar tërësisht Windows Phone 7, i cili gjithashtu nuk është se ka dalë shumë mirë në rezultate. Tregut telefonik nuk ka mundur që t’i bëhet pjesë edhe Nexus One i Google, i cilësuar si “iPhone killer”, por në të vërtetë ishte vetë viktimë e një marketingu të keq: megjithëse ka qenë një produkt shumë i vlefshëm, kompanisë i mungoi aftësia për të tërhequr furni-

36 F.P. 8/01 - 14/01/11

zuesit më të mëdhenj. Një fat tjetër ka pasur platforma Android, e cila është instaluar në celularet më të përhapur, duke ia kaluar madje edhe Apple. Apple vazhdon të jetë kampioni në përfitime, kjo edhe falë iPad-it, i cili doli në treg në fillim të vitit 2010. Shumë kompani të tjera teknologjike u përfshinë shumë shpejt nga një mani për të imituar, por duke mos arritur të nxjerrin produkte cilësore dhe duke shtyrë hedhjen e tyre në treg herë pas here. Ndoshta në të ardhmen mund të shohim diçka, por në disa raste historia është mbyllur që tani, siç është dhe rasti i JooJoo, një prodhim i Fusion Garage, që për një periudhë të shkurtër kishte tërhequr vëmendjen e medias, por që rezultoi në një dështim të madh. Gjithashtu është arkivuar edhe rasti i Courier të Microsoft, një objekt hibrid, i cili kishte madhësinë e dy celularëve normalë dhe kishte aftësinë për të riprodhuar tekste me cilësinë e një e-reader, duke dhënë dhe mundësinë e leximit të një libri. Skiff, lexuesi i e-Book, i cili ishte shumë i madh, por me një fleksibil-

itet të jashtëzakonshëm, që bëri shumë persona të ëndërronin deri në mundësinë e zhdukjes së shtypit të shkruar perëndoi shumë shpejt nga dizinteresi i News Corp, pronarit të ri. Nuk është e lehtë të konkurrosh në një treg ku dominojnë gjigandë si Amazon, Apple dhe Barnes dhe Noble: e provoi kompania britanike Interead me Cool-er E-reader, me qëllimin për të ofruar një version me më shumë klas, por më pak të kushtueshëm se Kindle, duke përdorur të njëjtën teknologji, me më shumë opsione ngjyrash, por nuk ishte e mjaftueshme për të rivalizuar kundërshtarët amerikanë. Edhe viti i Apple, që rezultoi shumë i suksesshëm falë iPad-it dhe iPhone 4, ka një njollë. Bëhet fjalë për White iPhone, 4 i cili është reklamuar për një kohë të gjatë, por ende nuk ka dalë në treg. Dhe për ta mbyllur, mund të kujtojmë dështimin e Wave, një instrument që Google kishte menduar ta hidhte në treg për të lehtësuar bashkëpunimin online në kohë reale midis kolegësh, ose studentësh, por u braktis për shkak të një shpërndarje të paktë.


DigitalFP Vodafone ka sjell në treg teknologjinë 3G, do të ketë një kapacitet më të lartë për transmetimin e të dhënave në aparatet celularë dhe do të rritet shumë shpejtësia e Internetit

Cilët janë telefonat e përshtatshëm për 3G

V

etëm para pak javësh kompania Vodafone fitoi ankandin për futjen e shërbimit 3G në vendin tonë dhe filloi të zgjerojë shpërndarjen e këtij shërbimi në gjithë territorin. Por për të përfituar sa më shumë nga kjo teknologji, duhet që të kesh edhe një aparat celular të përshtatshëm për këtë lloj shërbimi, pasi tashmë që Vodafone ka sjell në treg teknologjinë 3G, do të ketë një kapacitet më të lartë për transmetimin e të dhënave në aparatet celularë dhe do të rritet shumë shpejtësia e Internetit. Bizneset, si dhe individët, do të përfitojnë shumë nga ky shërbim, pasi ofertat e reja të Vodafone do të mundësojnë lidhjet e internetit me çmime gjithmonë e më të ulta. Vodafone do të bejë funksionale HSDPA deri në14,4 Mbps në të gjitha stacionet bazë, si edhe HSUPA 2 Mbps. Rrjeti me shpejtësi të lartë do te ofrohet shumë shpejt në zonat urbane dhe në ato me trafik të lartë. Por cilët janë telefonat më të përshtatshëm për të përfituar të gjitha opsionet që ofron ky shërbim? Telefonat të cileëuar si më të përshtatshëm për teknologjinë 3G janë Smartphones, të cilët kanë kapacitetin e duhur për t’ju ofruar shërbimet 3G më së miri. Telefonat ideal më të cilët çdo abonent Vodafone mund të përfitojë nga shërbimet 3G janë: Iphone, Ipad, Samsung Galaxy Tab, Nokia Smartphones, Google Nexus, BlackBerry Torch, Blackberry Bold 9000, Blackberry Bold 9700, Blackberry Curve 8900. Megjithëse këta telefona

Celularët më të mirë në botë, klasifikimi për vitin 2010

kanë një çmim mjaft të lartë, janë telefonat më të përshtatshëm për funksionimin dhe përdorimin sa më të mirë të shërbimit 3G. Por kjo nuk do të thotë që ky shërbim nuk mund të përfitohet nga abonentët e tjerë. Pavarësisht llojit të aparatit celular që keni, ju mund të përfitoni nga ky shërbim, i cili do të ketë një shpejtësi shumë më të lartë dhe do të jetë më i lirë se sa është aktualisht. Pra, nëse blini një prej këtyre telefonave, ju mund të përdorni shërbimin 3G të ofruar nga Vodafone dhe mund t’i thoni lamtumirë kompjuterit tuaj.

Google Call falas për të gjithë në 2011 Gjatë gushtit të këtij viti kompania Google paraqiti mundësinë e re për të realizuar dhe pranuar telefonata brenda shërbimit Gmail.Në atë kohë, kompania vendosi që të gjitha thirrjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada, të jenë falas deri në fund të 2010. Kurse tani, Google njofton se ka zgjeruar zonën e thirrjeve në të gjithë botën për vitin 2011. Për të realizuar telefonata brenda Gmail, duhet vetëm të shkruhet numri i personit i cili do të pranojë thirrjen dhe pastaj Google bënë lidhjen, duke shfrytëzuar teknologjinë VoIP. Nëse përdorni Google Voice, ju mund ta asocioni numrin tuaj të telefonit në shërbimin Gmail, kështu që Gmail fillon të bëjë zile kur dikush është duke u munduar t’iu thërrasë përmes shërbimit. Po ashtu, me fillimin e aplikimit të ofertës së re do të mund të bëhen thirrje falas në gjithë botën pa përjashtim.

Tashmë celularët nuk janë thjesht aparate për të dërguar mesazhe dhe për të telefonuar, por tamam kompjuter të lëvizshëm, në gjendje që t’i mundësojnë përdoruesit të lundrojë në internet, të shohë video, të dëgjojë muzikë dhe të ndërveprojë në rrjete sociale të ndryshme dhe shumë gjëra të tjera falë aplikimeve të shumëllojshme në telefonat “e zgjuar”. Gjithmonë e më shumë persona, duke parë edhe çmimet e leverdishme, preferojnë të blejnë një smartphone pak shumë funksional, në bazë edhe të mundësive të tyre financiare. Në fakt është duke u shtuar numri i telefonave me sistem operativ Android, një surprizë e vërtetë e këtij viti. Por cilët janë 5 telefonat më të shitur të vitit 2010? 1- Samsung Galaxy S GT-I9000 2- Apple iPhone 4 3- HTC Desire 4- Nokia N900 5- Sony Xperia 10 Mini Pro Këta telefona variojnë nga 280, deri në 700 euro dhe kanë një numër aq të madh aplikimesh, saqë sipas një studimi të bërë, personat që zotërojnë telefona të tillë nuk arrijnë të përdorin më shumë se 30 përqind të opsioneve të tyre. Gjithsesi, ky është klasifikimi i vitit 2010, duke shpresuar se do të jetë i nevojshëm për ju në rast se jeni të pavendosur në blerjen e një aparati celular.

Vitin që lame pas, Apple e ka hequr rivalin e saj Microsoft nga piedestali i kompanive të teknologjisë më të vlefshme në botë, ndërsa drejtori aktual dhe bashkëthemeluesi i kësaj kompanie, Steve Jobs, është vlerësuar si një nga drejtorët më të suksesshëm në historinë e biznesit. Revista britanike, njëkohësisht edhe revista më e respektuar e biznesit në botë, “Financial Times”, e shpalli drejtorin e Apple, Jobs, si “Njeriu i Vitit”, duke thënë se prezantimi i tij për tabletin iPad “bën historinë moderne të biznesit”, e sidomos pas sëmundjes që e kishte kapluar kur iu desh t’i nënshtrohet transplantimit të mëlçisë. Falënderimit për punën e Jobs, i është bashkuar edhe presidenti amerikan, Barak Obama, i cili e quajti drejtorin e Apple, si “mishërim të virtyteve për tregje të lira”. Kompani të tjera janë duke u përpjekur për të arritur suksesin e tabletit të Apple, atë iPad dhe në mesin e tyre janë rivalët si: Samsung, Research In Motion, HP dhe Dell. Mirëpo asnjëra prej këtyre pajisjeve nuk ka arritur të bëhet ndonjë pikë e rëndësishme referimi në treg, prandaj Apple dhe Steve Jobs janë yjet e vitit që lamë pas.

NEC hedh në treg syzet që përkthejnë në kohë reale Syze që vendosin titra sapo personin që keni përballë flet! Kjo është risia më e fundit që NEC hedh në treg dhe që mundëson komunikimin e dy personave në gjuhë të ndryshme. Prej shekujsh syzet janë përdorur vetëm për të përmirësuar shikimin, por me fillimin e vitit 2011, ato do të kenë funksionin e një përkthyesi. Kjo pajisje premton të thyejë barrierat gjuhësore, duke sjellë një revolucion në botën e komunikimit. Më këtë aparaturë mund të komunikojnë fare lirshëm midis tyre një arab me një kinez, pa pasur nevojën e një përkthyesi apo të njohin gjuhën e njëri-tjetrit. Produkti, shpjegon agjencia AFP, quhet TeleScouter dhe është i përbërë nga një telekamerë dhe një mikrofon i cili “dëgjon” bisedën dhe bën përkthimin e saj duke e përcjellë më pas në një mini-ekran. Do të jetë pak a shumë si të shikosh një film në 3D. Megjithatë do të jetë i disponueshëm vetëm në muajt e fundit të vitit 2011.

8/01 - 14/01/11 F.P. 37


ShowBiz 38-41

Nga Amarildo Lumani

Të veçantat dhe kuriozitetet e festivalit Thashethemet e rrethuan këtë festival të rëndësishëm. Detajet pikante nga njëra prej mbrëmjeve më të rëndësishme të muzikës shqiptare

F

estivalet e Këngës në Radiotelevizion kanë qenë dhe mbeten një nga ngjarjet kulmore artistike shqiptare. Në një farë simbolike, këngët e muzikës së lehtë shqiptare kanë qenë si të themi “dhurata” e çdo Viti të Ri për të gjithë shqiptarët, pasi organizohet në çdo fund viti në Tiranë. Në të marrin pjesë këngëtarë të rinj dhe këngëtarë të afirmuar. Festivali zhvillohet gjatë disa netëve. Këtij evenimenti mund t’i referohemi në disa mënyra: Festivali i Këngës në RTSH, Festivali i Muzikës së lehtë në Radio Televizionin Shqiptar, Festivali i Dhjetorit, Festivali i Fundvitit. Festivali i këtij viti ka pasur shumë surpriza, rikthime, por edhe thashetheme, fundja si çdo festival tjetër. Në këtë festival ishin gjithsej 38 pjesëmarrës, nga të cilët 6 ishin në kategorinë e të rinjve, por vetëm dy kaluan në finale, Albi Xhepa & Semi Jaupaj me këngën “Dritë” nga Bojken Lako, dhe Maria Prifti me këngën “Pasuri e Pasurive”. Një “zhgënjim” ka qenë moskualifikimi i Adhurim Demirit, i cili kthehej në këtë festival pas një mungese të gjatë, por gjithashtu edhe Kejsi Tola, e cila ishte fituese e edicionit të 47 të festivalit në RTSH, nuk mundi të kualifikohej për në finale. Në natën e parë kënduan 19 këngëtarë, 16 në kategorinë “BIG” dhe tre të rinj. E njëjta gjë ndodhi edhe në natën e dytë, ku u përzgjodhën 8 këngëtarë nga kategoria “BIG” dhe një nga të rinjtë. Në natën e parë ishin të ftuar grupi i njohur turk Manga, ndërsa natën e dytë salla u ndez në momentin e ngjitjes së grupit të njohur rumun Deep System. Ata performuan dy këngë, një ndër të cilat ishte “Mister Dj”, e cila ka qenë një nga hitet e verës që shkoi. Pas performancës së gjithë artistëve, ishte juria ajo që mori vëmendjen e gjithë sallës. Që në votat e para, publiku arriti të kuptojë se cili do të ishte fituesi i këtij festivali, duke brohoritur “Aurela”. Vendi i dytë i shkoi çiftit Alban Skënderaj dhe Mirjam Cami, ndërsa vendi i tretë për këngëtarin Sajmir Braho. Para dhënies së çmimit u këndua një këngë nga gjithë pjesëmarrësit në Eurovizion, ku binte në sy mungesa e Kejsi Tolës por dhe Ledina Çelos, megjithëse kjo e fundit nuk mundi të vinte për shkak të shtatzanisë. Ndoshta Kejsit i ka “ngelur hatri” për moskualifikimin. Gjatë dhënies së çmimit nuk munguan

edhe thumbimet, ku Alban Skënderaj, dukshëm i zhgënjyer që nuk fitoi, tha se “të paktën nuk doli fjala e gojëve të liga, që thoshin se do fitoja unë”. Në fakt, para festivalit, ishte folur shumë për fituesin e mundshëm të këtij festivali. Vetë konkurrentët deklaronin se fituesi ishte vendosur që para konkurrimit dhe ai ishte pikërisht Alban Skënderaj. Kjo gjë u pohua publikisht nga një prej konkurrenteve, Linda Halimi, e cila vendosi që të tërhiqej nga festivali. Ajo shkruajti në profilin e vet në Facebook se drejtuesit e RTSH-së e kishin vendosur fituesin e çmimit të parë, që ishte Alban Skënderaj dhe Miriam Cami. Pati fjalë se Alban Skënderaj kishte një “pakt” me drejtuesit e RTVSH-së për fitoren e festivalit. Shumë thonë se mund të ketë edhe hapa të mëtejshëm nga Skënderaj. Por nata finale rrëzoi të gjitha aludimet. Ndoshta për këtë ndikuan edhe zërat për vendosjen e çmimit paraprak, pa mohuar vlerat e këngës së Aurela Gaçes, e cila e meritoi plotësisht fitimin e festivalit. Tashmë që Festivali ka mbaruar, sytë janë drejtuar nga Eurovizioni, ku shpresohet në një paraqitje të mirë të Aurela Gaçes, pasi deri tani paraqitjet e këngëtarëve shqiptarë kanë qenë zhgënjyese, me përjashtim të konkurrentes së parë, Anjeza Shahini.

Kejsi Tola

Pati fjalë se Alban Skënderaj kishte një “pakt” me drejtuesit e RTVSH-së për fitoren e festivalit. Shumë thonë se mund të ketë edhe hapa të mëtejshëm nga Skënderaj 38 F.P. 8/01 - 14/01/11

Linda Halimi

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj


ShowBizFP

Fatrin, u rikthyet në Shqipëri për të marrë pjesë në Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar, si ju duk ky eveniment? Për mua festivali ka qenë gjithmonë i veçantë, sidomos tani që isha edhe pjesëmarrës. Jam rritur duke ndjerë ankthin e babait në këtë eveniment dhe duke qenë se kjo ishte hera ime e parë në këtë festival, kam ndjerë të njëjtin ankth, duke filluar që nga provat, përgatitja e këngëtarit, përgatitja e këngës etj, kështu që për mua ishte diçka shumë e veçantë. Ju keni 18 vjet që jetoni në Shtetet e Bashkuara. Këtë vit erdhët për të marrë pjesë në festival. Si u ndjetë? Kjo ishte hera ime e parë që merrja pjesë, por unë kam vite që jam në këtë festival, unë jam rritur aty pasi kam ndjekur babanë tim. Megjithëse kam qenë vazhdimisht këtu, kësaj radhe ishte ndryshe, pasi e ndjeva personalisht ankthin e përgatitjes së një shfaqjeje. Si ju duk niveli i këngëtarëve, organizimit? Mund të them që ka pasur një nivel mjaft të lartë për sa i përket anës teknike. Kurse për sa i përket këngëve, mund të them që përgatitja është individuale dhe secila këngë ka veçantinë dhe bukurinë e saj. Kënga më e mirë? Besoj ajo që fitoi.

Fatrin Krajka: Kompozimi, një mënyrë për të shprehur veten time Përpos shumë rikthimeve në Festivalin e RTSh, si Adhurim Demiri, Aurela Gaçe apo Françesk Radi, këtë vit pati edhe shumë këngëtarë apo kompozitorë të rinj që morën pjesë për herë të parë. Një ndër ta ishte dhe djali i kompozitorit të madh Agim Krajka, Fatrin Krajka. Ai ka studiuar në Konservatorin e Manhatanit dhe dashur pa dashur filloi të ndjekë gjurmët e babait. Performanca e tij e parë në Shqipëri ka qenë para dy vjetësh, ku dha një koncert në piano në Akademinë e Arteve. Tashmë u rikthye në Shqipëri për të marrë pjesë në festivalin më të madh në vend, me këngën e kënduar nga Goldi Halili.

Ju jetoni e punoni në Amerikë, prezantimi në festival është një dëshirë për të bërë karrierë edhe në Shqipëri? Për mua çdo eveniment muzikor është një mundësi për të treguar mesazhin që një muzikant do të japë nga vetja e tij. Kur i biem pianos, por edhe kur kompozojmë, ne duam të tregojmë kush jemi. Nuk e bëj as për emër, as për ekspozim, por bëj atë që shkruaj dhe që ndjej. Kështu do të jetë gjatë gjithë karrierës sime.

të ketë disa pjesë për piano, jazz dhe ndonjë pjesë e cila mund të përdoret për muzikë filmi. Janë prodhime që unë i kam përgatitur gjatë gjithë këtyre viteve. Është një ndërthurje e jazz-it me romanticizmin dhe është për një dëgjim shumë personal. Është diçka që dua ta mbaroj sa më shpejt që të kompletoj një kapitull të jetës dhe karrierës sime. Ju keni bërë tekstin, kompozimin dhe orkestrimin e këngës, a ka qenë e vështirë realizimi i tyre? Ndonjëherë është e vështirë t’i bësh të gjitha gjërat bashkë, por ndonjëherë është dhe diçka që të lehtëson punën, pasi në momentin që bën tekstin, mendon edhe për një muzikë që do t’i përshtatet këtij teksti. Ndonjëherë qëllon që një kompozitor të bëjë punë të mirë dhe ndonjëherë jo, por mendoj se dola mirë.

Babai juaj, kompozitori i mirënjohur Agim Krajka, ka qenë pjesëmarrës për vite me radhë në festival, a e ndjeni ju presionin e emrit të babait tuaj? Në të vërtetë unë jam rritur me një lloj përgjegjësie, pasi babai im është munduar gjatë gjithë jetës që të bëjë të vlejë emri i tij në muzikë. Muzika që unë bëj është si të thuash jashtë pikëpamjeve të babait, paksa larg klasikes. Unë filloj të kompozoj, mbaroj materialin dhe vetëm në fund ja tregoj babait, sa për të marrë një opinion. Ka qenë babai juaj ai që ka ndikuar në zgjedhjen e profesionit tuaj apo ka qenë një bashkim i dëshirës suaj dhe profesionit të babait tuaj? Në të vërtetë kompozicioni është si një lloj surprize, pasi unë fillova të shkruaja në kohën kur isha në Konservator në Manhatan dhe pasi kisha kom-

Nga Festivali i 48 i RTSH - Foto Arkiv

pozuar 5-6 pjesë ja dërgova babait për t’i dëgjuar. Nuk ishin si kompozimet që bënte babai im, por më tepër i afroheshin jazz-it romantik. Ai pasi i dëgjoi më tha se kjo ishte rruga që unë duhet të ndiqja. Kështu ka filluar karriera ime dhe nuk është se kam pasur gjithmonë dëshirë që t’i vihesha pas karrierës së babait tim. Ka qenë thjesht një rastësi e bukur dhe është normale kur jeton më babanë

kompozitor. Për mua kompozimi është një mënyrë për të shprehur veten time. Keni plan të nxirrni ndonjë album së afërmi? Po, kam në plan të nxjerr një album vitin e ardhshëm. Disa prej pjesëve i kam bërë dhe kam në plan të realizoj disa të tjera kur të kthehem në Nju Jork për të plotësuar albumin tim të parë. Në album do

Vitet e fundit jeni më shumë prezent në Shqipëri. Në këtë vajtje- ardhje, çfarë ka ndryshuar në jetën tënde? Sa herë vij në Shqipëri gjej një pjesë të jetës sime, që ndoshta është në gjumë kur jam në Amerikë. Përballohem me një lloj emocioni, një lloj komunikimi njerëzish që më mungon atje. Kam ikur këtej në një moshë të re, jam ende në zbulim të saj, nuk mund të them se e kam gjetur, por them se jam ende në zbulim të vetes sime, sepse brenda vetes sime jam shqiptar.

8/01 - 14/01/11 F.P. 39


ShowBizFP

Tashmë që Festivali ka mbaruar, sytë janë drejtuar nga Eurovizioni, ku shpresohet në një paraqitje të mirë të Aurela Gaçes, pasi deri tani paraqitjet e këngëtarëve shqiptarë kanë qenë zhgënjyese, me përjashtim të konkurrentes së parë, Anjeza Shahini.

Aurela Gaçe: I ndjej që

U

Jam shumë entuziaste për klipin që po vjen, sepse do të jetë komplet ndryshe nga sa kam nxjerrë deri më tani. Unë doja që së pari të dilja mirë në festival, jo thjesht me rezultatin, por me paraqitjen time dhe pastaj të dilte klipi. Shpresoj që publiku ta pëlqejë

40 F.P. 8/01 - 14/01/11

largua para nëntë vitesh me pishmanin që nuk mori pjesë në Eurovizion, pasi i kishin premtuar që kënga fituese e vitit 2001 do të ishte pjesëmarrëse në festivalin europian. Megjithatë, u rikthye pas nëntë vitesh, më e pjekur artistikisht dhe me një moral të lartë, pasi kohët e fundit çdo këngë që ajo realizon kthehet në një hit, siç ishte dhe rasti i këngës “Origjinale”, që u shndërrua në këngën shqiptare më të klikuar në internet. Është fjala për Aurela Gaçen, e cila arriti që të fitonte Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar, duke lënë prapa edhe emra të tjerë të njohur të muzikës shqiptare, mbi të gjitha Alban Skënderajn dhe Miriam Camin, që përfliteshin si fituesit e mundshëm të këtij festivali. Pjesëmarrja e saj në festival ishte një surprizë në fakt, pasi kishte vendosur që mos të konkurronte më në festivalin që organizon RTSH-ja. Rikthimi i saj në këtë festival më së shumti i dedikohet Shpëtim Saraçit, që arriti ta bindte atë të merrte sërish pjesë. Tashmë Aurela thotë se nuk ka më kohë për të festuar, por do të fillojë përgatitjet për Eurovizionin, në mënyrë që të bëjë një paraqitje sa më të mirë. Përveç Eurovizionit, këngëtarja e njohur ka edhe plane të tjera, siç është nxjerra e një klipi të ri dhe më pas edhe të një albumi. Në intervistën dhënë për gazetën tonë, Aurela tregon emocionet për festivalin e fituar, synimet dhe punën që e pret për Eurovizionin, si dhe planet për të ardhmen e saj. U larguat me çmim të parë nga ky festival dhe u rikthyet për të marrë sërish çmimin e parë. Por tashmë keni siguruar edhe biletën për Eurovizion. Cila është përshtypja juaj? Impresioni i sotëm që kam është komplet ndryshe nga ai i 9 viteve më parë, kur kam fituar një trofe, ose edhe kur kam fituar tek “Kënga Magjike”. Është komplet ndryshe. Sepse kam fituar një çmim dhe gjithçka ngelej aty. Kurse tani e fitove, por nuk mbaron puna. Janë dhe 5 muaj të tjerë që duhet të mendoj si do paraqitem diku tjetër, si do ta nxjerr fytyrën diku tjetër, me sa dinjitet do të paraqitem dhe kjo është një

barrë shumë e madhe. Mua me kanë filluar ethet që tani. Mendoni se tashmë ju është rikthyer ëndrra e nëntë viteve më parë? Çdo gjë ndodh për një arsye. E kam mësuar këtë nga eksperienca e jetës, kur nuk më bëhet diçka në momentin e parë, them kushedi ku është fundi, kushedi pse nuk u bë. Dhe fakti që para nëntë vjetësh u tha se do të shkoja unë, por nuk u bë për shumë arsye, sot e kuptoj që ajo Fryma e Shenjtë që më udhëheq mua, se unë me këtë jetoj, besoj se nuk ka dashur që unë të shkoj atëherë, pasi nuk isha e përgatitur psikologjikisht. Ndoshta nuk do të kisha kaq eksperiencë sa kam tani, ndoshta do të mundohesha të bëhesha diçka tjetër, që të isha moderne për botën moderne. Sot unë besoj se jam më e gatshme se atëherë dhe ndoshta prandaj ndodhi. Kishit vendosur të hiqnit dorë nga festivalet. Çfarë ju shtyu të riktheheshit, Eurovizioni? “Eurovizioni” ka qenë tangent në mendjen time, e mund të them më shumë në këto dy vitet e fundit. Kisha një ndjenjë që më thoshte ta provoj atë emocion, kushedi si mund të jetë… mjafton të jem në garë me të tjerët… më tepër për atë emocionin që të shkakton të jesh në garë me shtete të tjera. Gjëja e parë nuk ishte Eurosong-u. Jo se nuk ishte dëshira, por nuk ishte qëllim dua të them, por kur kam dëgjuar melodinë e Shpëtimit (Saraçit), unë edhe pse i thosha jo, e vërteta është se motivi më mbeti në kokë. Dhe e mora si një shenjë! Unë i besoj intuitës sime, i besoj instiktit tim. Kjo ishte arsyeja. Unë thashë që nuk duhet ta lë këtë këngë të më ikë nga duart. Më pëlqente. Kë do të donit të falënderonit në këto moment për arritjen tuaj? Në radhë të parë falënderoj Zotin. Nuk pushoj së falënderuari atë, jo për fitoren, por që më ka dhuruar jo vetëm zërin, por këtë pasion, pasi unë edhe gjysmën e këtij zëri të kisha, do isha po kaq pasionante. Le të mos arrija notat e larta që arrij, edhe sikur të recitoja, prapë do të isha njeri pasionant dhe unë e falënderoj Zotin që më ka dhënë këtë pasion, pasi kam lumturi dhe e jetoj jetën të lumtur. Falenderoj përsëri Zotin që ja çoi motivin Shpëtim Saraçit dhe këtë motiv ja dha fiks për mua (qesh). Dhe Sokolin (Marsin), që kur ka dëgjuar muzikën, direkt i ka shkuar mendja tek pasioni që unë kam për këngën dhe ka thënë që ky njeri duhet ta këndojë me gjithë forcën e vet këtë lloj kënge, pasi e do shumë këngën. Falënderoj prindërit e mi që më kanë bërë “të çmendur” (qesh), sepse kam ngjarë nga të dy prindërit dhe jam e lumtur që kam marrë energjinë nga mami im dhe qetësinë nga babi, kur duhet. Falënderoj gjithë njerëzit që kanë qenë me mua, kanë qenë pranë meje që nga momenti i parë që kam hyrë në garë, që kanë besuar tek mua


“Origjinale”, kënga që tronditi muzikën shqiptare

ShowBizFP

Gjatë verës që kaloi, Aurela Gaçe tronditi skenën e muzikës me këngën e vet “Origjinale”, në bashkëpunim me Flori Mumajesin, Dr. Florin dhe Marselin. Kënga u bë një hit i vërtetë dhe arriti rekorde të pavendosura ndonjëherë më parë në muzikën shqiptare. Në pak muaj kënga “Origjinale” arriti që të bëhej kënga shqiptare më e klikuar në YouTube. Deri më tani kjo këngë është klikuar më shumë se 4 milionë herë. Një shifër kjo që do ta kishin zili edhe këngëtarët me famë botërore.

tani ethet e Eurovizionit Kënga juaj “Origjinale” është kënga shqiptare më e klikuar në internet, ju bën krenare ky fakt? Më bën të ndihem mirë, por fakti që kënga është kompozuar nga Flori Mumajesi dhe u këndua edhe nga Dr.Flori dhe talenti Marsel, merita shkon tek të gjithë... kështu që edhe krenaria shpërndahet (qesh).

dhe falënderoj edhe jurinë, edhe publikun dhe shpresoj dhe i lutem Zotit që të më japë zgjuarsinë e duhur në zgjedhjet që do të bëjmë tani për këngën, sesi do të paraqitet kënga në Eurosong. Gjithashtu dua të falënderoj stilisten e mirënjohur, Mirela Nurçe, për artin që ka derdhur në veshjet e dy netëve që kam kënduar dhe make-up artist, Lili, e cila për herë të parë pas kaq vitesh më bindi që ta lija grimin në dorë të saj!

Keni plane për të bërë një album së shpejti? Akoma jo me detaje, por mund të them që së shpejti do te keni ne ekrane klipin e ri, i cili do të jetë pjesë e albumit. Kaq mund t’ju them për momentin. Unë jam shumë entuziaste për klipin që po vjen, sepse do të jetë komplet ndryshe nga sa kam nxjerrë deri më tani. Është ndryshe. Unë doja që së pari të dilja mirë në festival, jo thjesht me rezultatin, por me paraqitjen time dhe pastaj të dilte klipi. Shpresoj që publiku ta pëlqejë.

Ndërrimi i viteve ka qenë festë për ju apo keni kënduar në ndonjë koncert? Gjithmonë Viti i Ri është një festë që unë nuk e festoj, jam gjithmonë duke festuar me njerëzit e tjerë, megjithatë jam e lumtur, sepse në atë moment jam duke i bërë të lumtur edhe ata njerëz që kanë ardhur të festojnë aty ku unë jam. 31, 1 dhe 2 kanë qenë data kur unë kam ndarë këngën time me shqiptarët e mi.

Kohët e fundit keni qenë e angazhuar në shumë koncerte dhe videoklipe që keni realizuar, a ka momente që ndjeheni e lodhur dhe ndjeni se duhet të pushoni? Po sigurisht që lodhem, por për mua është lodhje shumë e bukur, pasi lodhem duke u munduar të realizoj ëndrrat e mia. Ka momente që dua të pushoj dhe e gjej kohën pasi i kam mbaruar të gjitha punët.

A keni emocione tashmë për Eurovizion-in? Unë tani kam mbi shpatulla një barrë të madhe. Në radhë të pare, për t’u paraqitur mirë si shtet dhe në këtë moment unë bëhem e vogël, tani unë kam fytyrën e Shqipërisë. Nuk kam lidhje dhe punë me konkurrentët e tjerë, unë do t’i futem punës dhe do të shoh çfarë ndodh në Eurosong. Dua të shikoj e të studioj mirë, megjithatë unë i mbetem atij instiktit tim, do të vazhdoj t’i qëndroj besnike asaj që më ka nxjerrë në dritë deri më sot dhe në dritë mua më ka nxjerrë besimi në atë që unë ndjej. Në qoftë se mua më pëlqen, nuk më duhet nëse nuk i pëlqen dikujt tjetër. Unë kam besim se si mua, mund ta pëlqejnë dhe njerëz të tjerë atë që unë bëj. Kështu që unë do t’i futem punës, do të dëgjoj njerëz që dinë, njerëz që marrin vesh nga ky zanat, jam e hapur për mendime. Paraqitem me atë që jam.

Dihet që hobi juaj është sporti, sa kohë i kushtoni atij? Pothuajse çdo dite. Edhe kur jam me pushime në verë, notoj e vrapoj shumë, më pëlqen të jem gjithmonë në formë.

Karriera, një histori suksesi Aurela Gaçe është pa dyshim një nga këngëtaret më të mira që ka nxjerrë Shqipëria në këto 20 vitet e fundit. Ajo ka arritur të marrë një sërë çmimesh në festivale të ndryshme që janë zhvilluar në Shqipëri, duke nisur që nga Festivali i Radio Televizionit Publik Shqiptar, deri tek Kënga Magjike. Por, duke lënë mënjanë çmimet, Aurela është dhe një nga këngëtarët më të dashura për publikun. Këtë gjë e ka arritur falë zërit të saj magjik dhe potent, zë që shumë pak këngëtarë, për të mos thënë asnjë, e kanë në Shqipëri. Vitet e fundit ajo ishte tërhequr disi nga skena e muzikës shqiptare, pas largimit në Amerikë. Por tashmë duket se është rikthyer më fuqishëm se kurrë dhe sukseset në karrierë po e ndjekin radhazi. Në Shqipëri i ka fituar të gjitha çmimet e mundshme. Tashmë i ka mbetur radha që të fitojë ndonjë çmim ndërkombëtar, pse jo atë të Eurovizionit, një ëndërr e ndaluar kjo deri më tani për këngëtarët shqiptarë.

Ka të dashur Aurela? A ka të dashur Aurela?...Më mirë po them “No Comment”, që gazetat që merren me thashetheme dhe të vazhdojnë të mbushin faqet dhe të hedhin hipoteza… Çfarë dhurate prisni nga viti 2011? Oh, jo shumë... janë pak, por shumë të shtrenjta, si p.sh rezultate të mira në punën dhe në çdo gjë bëj, e të tjera po kaq me vlerë. A keni bërë gati dhuratat për Krishtlindje? Jo, por njerëzve që dua u bëj dhurata edhe pa qenë festë, megjithëse e dua shumë këtë lloj feste. Pas vitit te ri do niseni në Amerike, apo keni projekte për të realizuar këtu? Do te iki, por ndoshta edhe mund të kthehem shpejt, akoma s’e di sakte as vetë. Një urim për lexuesit e gazetës? Urimi më i mirë që mund të bëj, është që të gëzoni një shëndet të plotë. Kur e keni atë, atëherë jeni të zotë të bëni realitet shumë gjëra të tjera.

8/01 - 14/01/11 F.P. 41


Sport 42-45

Nga Gerti Katro

Menaxherët e futbollistëve N

ë ditën e parë të vitit të ri, gazeta e njohur amerikane “New York Times” shkruante për hemorragjinë e futbollistëve argjentinas. Sipas saj, këta futbollistë janë shpërndarë që nga Anglia e Spanja e deri në Shqipëri. Analistët argjentinas thonë se kjo po dëmton ligën vendase, por edhe shanset për të fituar Botërorin e tretë. Por kush janë këta njerëz që bëjnë të mundur që këta lojtarë të lëvizin nga kontinenti i largët? Jo pak herë duke dëgjuar një kronikë nga një ndeshje futbolli në kampionatin shqiptar veshi na zë emra lojtarësh sllavë, afrikanë apo edhe amerikano- latinë. Numri i lojtarëve të huaj në kampionatin shqiptar është gjithmonë e në rritje. Është e çuditshme pasi po të krahasosh periudhën deri në mesin e viteve 90-të ishte e vështirë të gjejë një emër të huaj në listat e federimeve të ekipeve, tani është akoma më e vështirë të gjesh një ekip pa një lojtar jo shqiptar. Së bashku me emrat e huaj të bashkangjitur në ekipet tona, së fundmi janë shtuar edhe menaxherët e futbollit që i sjellin këto prurje në vendin tonë. Ashtu si në çdo vend të botës, edhe në Shqipëri lojtarët më në zë kanë caktuar një person juridik për të menaxhuar karrierën e tyre. Gjithsesi, përveç lojtarëve shqiptarë që kërkojnë të dalin jashtë ka edhe të huaj që duan të luajnë në vendin tonë të vogël. Këto prurje janë shtuar së fundmi, pavarësisht se me gjithë respektin shpesh herë kanë rezultuar dështime totale. Gjatë ndeshjes së futbollit, Tirana-Dinamo, 1-1, e vlefshme për Kampionatin Kombëtar, e luajtur në stadiumin, Qemal Stafa në Tiranë

Argjentinasi Boyomo: Burokracitë si këtu nuk i kam hasur në asnjë vend tjetër Gazeta “Free Press” ka intervistuar një menaxher të huaj nga Argjentina, i quajtur Ernest Boyomo, nga kompania “Lider Sport Menaxhment”, i cili vetëm para pak kohësh kërkoi të afrojë në radhët e ekipit të Tiranës një talent të ri argjentinas. Ai foli edhe për vështirësitë që has shpesh në vendin tonë, burokracitë apo vonesat e drejtuesve shqiptarë. Ernest, për çfarë keni ardhur këtu në Shqipëri aktualisht? Kam ardhur për të biseduar me drejtuesit e klubit Tirana për një lojtar të talentuar, që vetëm pak ditë më parë kam sjellë nga Argjentina, pasi unë jam menaxher sporti. Dhe konkretisht me çfarë merreni? Ne jemi një kompani e madhe që mbulojmë një pjesë të disa lojtarëve argjentinas apo ata që duan të jenë pjesë e kampionatit atje. Kemi nën mbikëqyrje rreth 150 lojtarë, përgjithësisht talente të reja.

42 F.P. 8/01 - 14/01/11

Sa lojtarë keni aktualisht nën menaxhimin tuaj? Unë kam 8 lojtarë aktualisht. Ata janë të shpërndarë në shumë klube me emër në Argjentinë siç mund të jetë River Plejt apo Boka Xhuniors. Disa janë pjesë e ekipeve së të rinjve të këtyre ekipeve. Aty ku vëmendja jonë është edhe e përqendruar më tepër. Njëri prej tyre është edhe Julian Açevedo që keni sjellë tek Tirana? Po, është një mesfushor me tipare sulmuese shumë i talentuar dhe vetëm 18-vjeç. Ju jeni një menaxher sporti siç e thatë edhe vetë pak më parë. Pse keni zgjedhur pikërisht Shqipërinë për të sjellë këtë lojtar? Isha në Siena të Italisë pak ditë më parë. Aty një nga kontaktet mia më komunikoi se në Shqipëri lojtari mund të ecë shumë mirë dhe Tirana është një prej ekipeve që po kërkon një lojtar me këto karakteristika. Aq më tepër që këtu në Tiranë kam dëgjuar që luajnë disa lojtarë ameri-

kano-latinë. Unë e kam sjellë lojtarin para pak kohësh për një periudhë prove edhe ai më telefonoi dje që duhej prania ime këtu për të zgjidhur çështjen se çfarë do të bëhej me të ardhmen e tij. Tani jam këtu për herë të dytë. Çfarë të kanë thënë drejtuesit paraprakisht? Ata më lanë një takim për sot, por deri tani asnjë nuk ka denjuar të më presë. Kam rreth një orë këtu dhe më thanë që brenda ka një mbledhje të rëndësishme, po jam i detyruar të pres. Kampionati shqiptar nuk ka një cilësi të mirë, kjo është e ditur, pse po tentoni ta shisni këtë lojtar këtu kur shumë mirë mund të integrohej në një ekip më me emër në Europë? Nuk është problemi aty. Ky ekip kërkoi që të bënte një provë me lojtarin dhe unë e solla atë këtu në rast se nga Siena unë nuk do të vija këtu lojtarin do ta çoj me menjëherë tek Real Saragoza në Spanjë. Ekip ky që ka shprehur interesin e tij për Açevedo.

Çfarë vështirësish të tjera keni hasur gjatë kësaj kohe këtu? Ajo që po shoh është që vonesat janë parësore. Të lenë për një kohë të gjatë pa përgjigje. Unë fillimisht isha tek fusha stërvitore. Atje më thanë që duhet të shkosh në zyrat e klubit. Këtu tek zyrat tani më thanë që të prisja edhe pak dhe në përfundim doli dikush që më tha të vij nesër në mëngjes. Nuk e kam hasur këtë në vend tjetër. Të gjitha këto janë shpenzime: marrja e fluturimit për të ardhur këtu, hoteli, vaktet apo edhe qëndrimi i lojtarit për një kohë të gjatë. A ju kanë dhënë një përgjigje paraprake? Ende jo! Dhe për këtë kam ardhur në qoftë se nuk do ta mbajnë të ma thonë. Më pas do ta marr ta çoj në Spanjë. Ajo që nuk kuptojnë drejtuesit këtu është që një lojtar i ri është investim. Ata pasi e blejnë me një çmim shumë të ulët dhe pasi e përdorin për një apo dy sezone, mund ta shesin vitin pasardhës me katër apo pesë- fishin e asaj shumë që e blenë.


SportiFP Fillova të informohem rreth studimeve, kontaktoja klube për afat një javor që të merrja zanatin e tyre, ndërkohë që në punën e përditshme kam dëgjuar leksione nga persona te famshëm te futbollit zviceran, rreth menaxhimit te klubeve profesioniste

hidhen në sulm Ramazani: Synimi im, të ndihmoj talentet shqiptare Ish-lojtari shqiptaro-maqedonas, Adem Ramazani, është duke zhvilluar karrierën e tij si menaxher futbolli. Ai ka shpalosur karrierën e tij si futbollist aktiv në klubet zvicerane FC Shmiten, Jang Bojs dhe FC Soloturn. Gjatë një prononcimi ai flet edhe për kompaninë e tij të transferimeve “Airsport Management & Marketing”. Sportin e futbollit, 30 vjeçari e ka traditë familjare, sepse edhe babai i tij ka qenë lojtar i Shkëndijës së Tetovës. Ai tani është një menaxher lojtarësh që kërkon të integrojë dhe mbështesë sa më shumë lojtarët me origjinë shqiptare nëpër Europë. I ndodhur në vendin tonë ai rrëfeu karrierën e tij të vjetër dhe të re.

ekipi tjetër zviceran, Jang Bojs. Këtë rast e shfrytëzova, mirëpo në atë moshë nuk e kisha parasysh të bëhem profesionist, pasi çdo herë ka pasur përparësi për mua edhe edukimi shkollor. Futbolli me kohë filloi të zërë një vend primar në jetën time. Nga ana tjetër kisha probleme edhe me gjuhën. Kështu që nuk mundesha të kuptoja ashtu si duhet.

Ju fillimisht keni qenë një futbollist aktiv. Si e filluat karrierën tuaj futbollistike? Karrierën time futbollistike e kam filluar në moshën 11 vjeçare në klubin amator të Zvicrës FC “Shmiten”. Trajneri im i parë ishte Patrick Rudaz, një ish-futbollist i njohur në këtë rrethinë, prej të cilit edhe fillova të mësoj hapat e parë në fushën e madhe.

Në një moshë mjaft të re të erdhi një ofertë e mirë nga një klub gjerman, Hansa Rostok. Çfarë ndodhi që nuk u bashkuat me këtë ekip? Në moshën 17-vjeçare më erdhi një faks nga klubi gjerman Hansa Rostok. Drejtuesit e këtij klubi më ofruan që t’i bashkëngjitëm skuadrës profesioniste. Pranova të udhëtoj në Rostok për të kryer testet dhe në fund të javës ramë dakord me kushtet rreth angazhimit tim. Pas kësaj, u ktheva në Zvicër për të biseduar me familjen time për këtë mundësi, mirëpo ata nuk ishin tepër dakord pasi kisha probleme edhe me lejen e qëndrimit. Mbeta tek Jang Bojs.

Nga e trashëguat pasionin për futbollin? Babai im ka qenë lojtar i skuadrës së parë të Shkëndijës, ai ka qenë mbrojtës, kurse unë çdo herë kam pasur dëshirë të shënoj gola, prandaj edhe kam qenë sulmues. Ndeshjen e parë e kam zhvilluar në mars të vitit

Pse u ndatë më pas ky klub? Papritur filluan disa probleme me këtë klub, sepse trajneri nuk më jepte rast që të luaja në fushë, kështu që u detyrova të ndërroj klubin, për të pasur mundësi të realizoj paralelisht edhe shkollën por edhe të qëndroj në

Trajneri im i parë ishte Patrick Rudaz, një ish-futbollist i njohur në këtë rrethinë, prej të cilit edhe fillova të mësoj hapat e parë në fushën e madhe 1991 kundër FC Atalens. Nga ky takim kam kujtime të mira, pasi arrita të realizoj 3 gola, pasi edhe fituam ndeshjen me rezultat 8:0. Në vitin e parë unë shënova 45-gola. Si vazhdoi më pas karriera juaj? Pas formës së mirë që tregova në FC Shmiten më doli mundësia që në moshën 14 vjeç të transferohem tek

transferimin e futbollistëve në klubet tjera. Edhe në këtë punë kam traditë familjare, pasi vëllai i babait tim, xhaxhai, ka qenë menaxheri i parë në Maqedoni me licencë. Si u zhvillua tek ju kjo karrierë e dytë po e quajmë? Kontakti im me lojtarë dhe trajnerë nga njohjet e përbashkëta ka bërë që unë të marr edhe disa metoda të reja për këtë punë. Fillova të informohem rreth studimeve, kontaktoja klube për afat një javor që të merrja zanatin e tyre, ndërkohë që në punën e përditshme kam dëgjuar leksione nga persona te famshëm te futbollit zviceran, rreth menaxhimit te klubeve profesioniste. Ju keni një agjenci menaxhimi tuajën në Zvicër... Po! Më pas hapa një agjenci në Bernë që quhet “Airsport Management & Marketing”. Tani kam bashkëpunëtorët e mi, nga gjithë bota, të cilët ndjekin futbollistët e talentuar. Me çfarë lloj menaxhimi merret kryesisht agjencia juaj? Shërbimet e agjencisë sime dallohen nga menaxherët me qëllime të ndërmjetësimit, pasi ka dy lloje menaxherësh, ata që në afat të shpejt kërkojnë transferim pa interesim rreth kushteve sociale dhe kualitet jetësore dhe ajo që aplikoj unë është drejtësia si rastet urgjente që nëse lojtarit i ndodh diçka e papritur, mbështetje në realizimin e kontratës me klubin, mjetet financiare, tatimet, sigurimi shëndetësor, mbështetje psikologjike, trajtim në lidhje me mediat dhe me sponsorët, këshilla për imazhin personal, trajnimi mental si dhe analizat e lojës në video.

futbollin profesional. Kalova në ligën e dytë zvicerane. Për shkak të një dëmtimi ju e përfunduat karrierën në moshën 24 vjeçare, dhe menjëherë pas kësaj iu përkushtove një tjetër karriere, asaj të menaxherit. Çfarë mund të na thoni më tepër për këtë? Për shkak të një dëmtimi u detyrova të largohem nga futbolli aktiv dhe vëmendjen time e përqendrova në

Me lojtarët shqiptarë që kërkojnë të zhvillojnë karrierën jashtë çfarë raporti ka kompania juaj? Ideja ime ka qenë të ndihmoj shqiptarët, sidomos në Zvicër apo Gjermani, që të arrijnë atë që e meritojnë. Aktualisht kam klientët e mi një shumicë shqiptarësh me prejardhje shqiptare nga Kosova, apo edhe nga Maqedonia.

8/01 - 14/01/11 F.P. 43


Sporti në një vit 5-10

Nga Gerti Katro

Afrika e Jugut 2010

Spanja, Kampione e Botës Më 11 qershor 2010 mori startin edicioni i 19-të i Kupës së Botës për meshkuj. Turneu u zhvillua në Afrikën e Jugut nga 11 qershori deri në 11 korrik 2010. Procesi për të përzgjedhur vendin organizator ishte i hapur vetëm për vendet afrikane, pasi ashtu siç u vendos në 2004-ën nga federata ndërkombëtare e futbollit FIFA, Afrika e Jugut u përzgjodh në mes Egjiptit dhe Marokut, si vendi i parë afrikan që do të priste finalet e Botërorit. Ndeshjet u luajtën në dhjetë stadiume të shpërndarë në nëntë qytete pritëse. Finalja u luajt në stadiumin “Soccer City” të vendosur në qytetin më të madh të Afrikës së Jugut, Johanesburg. 32 skuadra ishin pjesëmarrëse përmes një seleksionimi eliminator mbarëbotëror. Ku proces filloi që në gusht të 2007-ës. Në finale, Spanja, kampionia e Europës, mundi tre herë finalistët, Holandën 1-0 pas kohës shtesë, me një gol të Andres Iniestas në minutën e 116-të, duke i dhënë Spanjës titullin e parë botëror. Kjo ishte hera e parë që një shtet europian fitonte turneun jashtë kontinentit të vjetër. Vendi pritës, Afrika e Jugut, kampionia e Botës 2006-të, Italia dhe finalistja e 2006-ës Franca, u eliminuan që në fazën e parë, atë të grupeve. 5 maj 2010

Inter, fitues i Kupës së Italisë

8 maj 2010

Bajern i Munihut, fitues i Bundesligës

Finalja e 62-të e Kupës së Italisë do të ndahej mes Interit dhe Romës, që ishte një përsëritje si në vitin 2008. Ndeshja u luajt në stadiumin “Olimpik” të Romës. Takimi u fitua nga Interi, që fitoi kështu kupën e 6-të të këtij lloji. Ata triumfuan me rezultatin 1-0, ndaj Romës, me një gol të të zakonshmit, Diego Milito.

Bajerni i Munihut u kurorëzua për të 22-ën herë (një rekord në Gjermani) kampion i Gjermanisë falë një fitoreje 3-1 ndaj Hertës së Berlinit në ditën finale të Bundesligës për këtë sezon. Fitorja për gjigandët bavareze, të cilët kryesonin tabelën e klasifikimit me tre pikë avancë nga rivalët e Shalke 04, erdhi falë një goli në të 20-ën nga Ivica Oliç dhe një të dytë nga ylli i ekipit, Arjen Roben në pjesën e dytë. Holandezi shënoi një dopietë në minutat 74’ dhe 87. 26-vjeçari arriti kuotën e 16 golave këtë sezon dhe vuri djemtë e Luis Van Galit në pozita të padiskutueshme në krye të renditjes.

16 maj 2010

Inter, kampion i Italisë

Interi shpallet kampion i Italisë. Është i 18-ti titull italian për Interin. “Zikaltërit” në ditën e fundit të kampionatit fitojnë “skudeton” e pestë të radhazi: dhe të 18-in në historinë këtij klubi. Pas antipastës së kupës së Italisë, të fituar në “Olimpiko” ndaj Romës, ata bëjnë për vete edhe titullin kampion i Italisë për sezonin 2009-10. Vetëm një javë më vonë ata do të fluturonin në Madrid, ku do të përballeshin me Bajernin e Munihut në finale dhe ku do të kërkonin të plotësonin treshen historike: Kampionat, Kupë dhe Ligë Kampionesh. Në ndeshjen e fundit në kampionat “zikaltërit” nuk gabojnë. Ata kapërcejnë pengesën e fundit, Sienën, me një gol nga i pakapshmi, Diego Milito. Një “bomber” që shpërtheu në lot në fund të ndeshjes që i lejoi skuadrës të konfirmohej padrone e kampionatit me dy pikë avantazh mbi Romën e vendit të dytë. Në fund, pas fërshëllimës së trefishtë, tensioni i grumbulluar që nga dhjetori u shfry plotësisht.

22 maj 2010

Interi, fitues i Ligës së Kampioneve Sezoni 2009-2010 i Ligës së Kampioneve ishte edicioni i 55-të i klubeve më elitare të futbollit që përballeshin së bashku dhe njëkohësisht i 18-ti nën formatin aktual. Finalja u luajt më 22 maj 2010, në stadiumin “Santiago Bernabeu” në Madrid të Spanjës. Finalja u fitua nga klubi italian, Interi, të cilët mundën gjermanët e Bajernit të Mynihut 2-0. Finalja u vendos nga dy gola të argjentinasit Diego Milito. Barcelona, fituese e një viti më parë, u eliminua nga Interi në gjysmëfinale. Dy ekipet ishin takuar edhe më parë edhe në fazën e grupeve ku katalanasit kishin dalë fitues 2-0 dhe në Milano, ndeshja u mbyll në barazim pa gola. Golashënuesi më i mirë u shpall, Lionel Mesi i Barcelonës me 8 gola, ndërsa lojtari më i mirë u shpall argjentinasi tjetër i Interit, Diego Milito.

44 F.P. 8/01 - 14/01/11

17 qershor 2010

Finalja e basketbollit amerikan NBA, dominojnë Lejkërs Los Anxhelos Lejkërs dhe Kobi Brajant janë zyrtarisht kampionë të NBA 2010 në Shtetet e Bashkuara. Skuadra që po luante për shumicën e kohës në mbrojtje ndaj Boston Sëlltiks, u tregua e aftë për të siguruar fitoren e saj duke mbajtur topin në vijën anësore dhe njëkohësisht për të mos e lejuar Sëlltiksat për të shënuar. Pas gjithë llogarive, loja ishte shumë e mërzitshme dhe më tepër një betejë defensive. Lejkërsat kontrollonin kufizimin e fushës, ndërsa Bostoni ishte ekipi më i mirë në gjuajtjet, por duke qenë se nuk siguruan shumë ribaunde, ata u treguan të pazot të linin Lejkërsat në hije dhe të siguronin titullin. Mbrojtja luftoi fort dhe ashpër, ndërsa gjyqtarët lejuan lojën e rëndë gjatë rrjedhës së lojës, duke mos akorduar shumë faulle në tre periodat e para. Lejkërsat u treguan të aftë për të “vjedhur” 53 ribaunde në total, ndërsa Sëlltiks vetëm 40. Gjuajtjet e të dyja ekipeve ishin të varfra. Lejkërsat përfunduan me sukses vetëm 32.5 përqind të gjuajtjeve të tyre ndërsa Sëlltiks 40.8 përqind. Kjo ishte hera e 17-të që finalet e NBA përfunduan deri në lojën e shtatë. Të gjitha, përveç pesë prej tyre, përfshijnë Sëlltiks ose Lejkërs pjesëmarrëse në to. Finalet e NBA 2010 ishte fundi i serisë të sezonit 2009-10 si dhe përfundimi i fazës së “Play off”-ve. Kampionët e Konferencës së Lindjes, Boston Sëlltiks dhe ata të Konferencës Perëndimore, Los Anxheles Lejkërs u përballën me njëra-tjetrën. Pas shtatë ndeshje të njëpasnjëshme Lejkërs u shpallën kampionë dhe Kobi Brajant fitoi çmimin e dytë rresht si lojtari më i mirë në fazën finale.

14 nëntor 2010

Tenis: Serena UIilliams dhe Roxher Federer fitues të Australian Open Serena Uillams e Shteteve të Bashkuara dhe zvicerani Roxher Federer fituan turneun e Tenisit Australian Open përkatësisht në kategorinë femra dhe meshkuj, në Melburn. Roxher Federer mundi Andi Mërrej 6-3, 6-4 7-6, në finale për të zgjeruar rekordin e tij me 16 Grand Sleme të fituara. Ky ishte gjithashtu titulli i katër Australian Open. Kampionia në fuqi, Serena Uilliams, fitoi titullin e saj të pestë në Australi dhe të 12-in Grand Slem pasi mundi në finale Xhastin Henin 6-4, 3-6, 6-2.


SportiFP

Dinamo u rikthye në mënyrë madhështore në panteonin e kampionëve të mëdhenj. Kësaj radhe për herë të 18-të

Dinamo shpallet kampione

17 maj 2010

Barcelona kampione e Spanjës

Horge Lorenco, kampion i Moto GP Në vitin 2010, sezoni i garave me motor Moto GP ishte i 62ti si kampionat botëror. Ky shënoi edhe sezonin e parë për Moto 2 Klas. Spanjolli Horge Lorenco u kurorëzua kampioni i ri i këtij sporti për vitin 2010, pasi përfundoi i treti në Çmimin e Madh të Malajzisë, zhvilluar në 10 tetor. Ndërsa renditjen sipas skuadrave në përfundim e kryesoi Fiat Yamaha Team.

Barcelona është shpallur për të 20-ën herë Kampione e Spanjës. Skuadra e Pep Guardiolës ka fituar në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Valadolidit me rezultatin 4-0 duke lënë me tri pikë pas Realin e Madridit (99-96). Blaugranat e zgjidhën ndeshjen që në minutën e 27-të të pjesës së parë falë një autogoli të Luis Prieto. Katër minuta më vonë Pedro Rodriguez shënoi golin e dytë dhe “kapakun” fitores së Barcelonës ai vuri Lionel Mesi me dy golat e tij në pjesën e dytë (62’, 76’). Ky ishte titulli i 20-të i Barcelonës. Ndërsa Real Madrid vazhdon të kryesojë për sa i përket këtyre trofeve me 25 të tillë. Duhet thënë se skuadra e Pelegrinit nuk shkoi më shumë se një barazim në fushën e Malagas, ekip ky që falë kësaj pike të marrë ndaj madrilenëve shpëtoi edhe nga rënia nga kategoria. Duda shënoi për vendasit në minutën e 9-të të pjesës së parë ndërsa Rafael van der Vart barazoi në minutën e 48-të të fraksionit të dytë të lojës. Për sa i përket Kupave të Evropës, Barcelona, Real Madrid, Valencia dhe Sevilja do të luajnë në Kupën e Kampioneve, Majorka, Getafe dhe Vilareal do të luajnë në Ligën e Evropës. Ndërkohë që Valadolit, Tenerife dhe Ksereks ranë në Segunda Division.

Fetel, kampioni më i ri në Formula 1 Edicioni i këtij viti ishte sezoni i 61-të i Formula 1 në historinë e këtij sporti. Rregullat e reja sportive dhe teknike që u aplikuan këtë sezon ishin subjekt i mjaft debateve. Para fillimit të sezonit kampioni për pilotë i 2009-ës, Xhenson Baton u bashku me ekipin e Meklaren, ndërkohë që skuderia fituese e po atij viti, Broun GP, u ble nga Mercedez-Benz dhe u riformatua në Mercedez GP. Sezoni i 2010 shënoi gjithashtu rikthimin e pilotit më të suksesshëm në historinë e këtij sporti, gjermanit Majkëll Shumaker, i cili vinte pas tre vitesh tërheqje nga ky sport. Gjithsesi kampioni i shumëfishtë nuk la ndonjë gjurmë gjatë sezonit. Gara e parë e kampionatit u mbajt në 14 mars 2010, në Bahrein. Red Bull fitoi kampionatin për konstruktorë në Brazil, ndërkohë që Sebastian Fetel fitoi atë për pilotë. Ai arriti tek titulli në garën e fundit finale të sezonit. Duke bërë këtë, Fetel u bë piloti më i ri që fiton titullin në historinë 60-të vjeçare të këtij sporti.

Dinamo u rikthye në mënyrë madhështore në panteonin e kampionëve të mëdhenj. Kësaj radhe për herë të 18-të. Tirana është ajo që mban rekordin shqiptar për sa u përket titujve me 24 të tillë. I paarritshëm nga askush. Partizani renditet i treti me 15, por skuadra e kuqe aktualisht luan një kategori më poshtë, në të Parën, por dhe atje nuk po kalon një sezon të mirë. Dinamo e fitoi praktikisht titullin qysh me përfundimin e fazës së dytë, duke i lejuar vetes edhe disa gabime: në fazën e tretë, 8 humbje në 11 ndeshje, por që nuk ia vunë kurrë në rrezik titullin kampion. Në ndeshjen e fundit të edicionit të kaluar, Dinamo fitoi 4-2 me Besën në “Qemal Stafa”, me kavajasit që e mbyllën sezonin si nën kampionë.

Besa, fituese e kupës Kavajasit e fituan për herë të dytë Kupën e Shqipërisë, duke fituar në finale 2-1 ndaj Vllaznisë, në një ndeshje ku fituesi u përcaktua pas 120 minutave lojë. Besa u bë fituesja e edicionit të 58-të të Kupës së Shqipërisë, teksa më parë e kishte fituar atë në vitin 2008 (atëherë në finale me Teutën). Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i dorëzoi kapitenit Shehi trofeun e kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në vend, njëherësh edhe i dytin në historinë 86-vjeçare të klubit kavajas, që siguruan edhe një vend në vend në Ligën e Europës në sezonin e ardhshëm.

Kavajasit bëjnë të vetën edhe Superkupën Besa, fituese e Kupës për sezonin 2009-2010 u përball në finalen e Superkupës me Dinamon, fituese e kampionatit. Besa e drejtuar nga Shpëtim Duro fitoi 3-1 me Dinamon e drejtuar nga argjentinasi Luis Manuel Blanko, e që e mbylli takimin me dhjetë lojtarë (Peqini doli me karton të kuq). Elis Bakaj shënoi i pari për Dinamon, por Besa e përmbysi rezultatin: Poçi (me penallti), Dhembi dhe Shtini ishin autorët e tripletës kavajase. Kavajasit e fituan për herë të parë këtë trofe. Kjo ishte finalja e 17-të historike të Superkupës, teksa bardheblutë janë dhe skuadra me më shumë trofe të fituar, 8 të tilla, por dhe finalistja e parë e humbur, kur në vitin 1989 humbi me Dinamon (2-0). Fituesit e Superkupës: Tirana (8), Vllaznia (2), Flamurtari (2), Dinamo (2), Partizani (1), Elbasani (1) dhe Besa (1).

8/01 - 14/01/11 F.P. 45


Eros 46-47

Nga Fatma Myrte

10 fakte interesante

orgazmën

per

K

a shumë fjalë për të përshkruar orgazmën. Por ndoshta fjalën më të bukur e kanë gjetur francezët. Ata e quajnë orgazmën “le petit mort”, që do të thotë “vdekja e vogël”. Ndoshta ngaqë për pak sekonda pas rrufesë seksuale e gjithë qenia jote ndjehet bosh, e shkarkuar. Si ndjehesh?

Në kalendar ka edhe një Ditë Botërore për Orgazmën. Ajo festohet më 21 dhjetor. Më poshtë janë disa të dhëna për orgazmën

Mendimet shkojnë e vijnë, por diçka është e sigurt: kjo ndjenjë është unike sa është e pamundur të ketë dy njësoj. Gjatë orgazmës trupi kalon nëpër katër faza. Pa fazën një, eksitimin, nuk mund të ketë orgazëm. Disa gra kanë nevojë për rreth 30 minuta për të qenë gati, të tjerat vijnë më shpejt. Shenjat e dukshme: thithkat e gjoksit bëhen më të forta, vagina lëngëzohet dhe klito-

ri nis e “nxjerr kokën”. Tek burri shenjat janë më të dukshme: penisi bëhet i fortë dhe testikujt më të trashë. Pastaj vjen faza pak përpara orgazmës. Pulsi rritet, frymëmarrja bëhet më e shpejtë- tensioni rritet në mënyrë të padurueshme... dhe vjen shpërthimi. Mirësevini në fazën tre, orgazmën. Ndjenja e kënaqësisë shpërndahet si një valë në të gjithë trupin në mënyrë

1.

6.

2.

7.

Dy persona vijnë njëkohësisht në orgazëm shumë më rrallë se sa mendoni ju. Ajo ka nevojë për më shumë kohë për tu nxehur. Ndërkohë që ai është gati shumë më shpejt. Ndaj, nëse doni që të vini të dy në orgazëm, ju meshkuj duhet të keni pak durim e të përgatisni terrenin. Nëse ajo është larg përgatitjes, atëherë harrojeni se do të vini të dy në orgazëm.

3.

8.

4.

9.

5.

10

Orgazma juaj zgjat rreth 5 deri në 15 sekonda. Gjatë orgazmës sperma arrin një shpejtësi deri në 50 kilometra në orë. Rreth dy të tretat e të gjithë burrave dhe vetëm 32 përqind e grave vijnë gjithmonë, ose thuajse gjithmonë. Dhe sipas një studimi, 9 përqind e grave nuk kanë kaluar kurrë një orgazëm. Disa arsye të mira se përse duhet të kaloni një orgazëm: ajo forcon zemrën, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe rrit nivelin e serotoninit, duke ndikuar në nivelin e stresit tek njeriu. Për më tepër, orgazmat mund të shërojnë migrenën. E mira e të mirave është se orgazmat shtojnë kënaqësinë seksuale. Sa më shumë të kalosh, aq më shumë kërkon. Kjo vlen si për atë, ashtu edhe për ju.

Sipas një studimi, burrat kalojnë më shpejt orgazëm në rast se jetojnë bashkë me partneren. Gratë nga ana tjetër vijnë më shpesh nëse kanë një banesë të tyren. Femrat single e kanë një dizavantazh. Vetëm një e pesta e tyre kalojnë në orgazëm kur bëjnë seks kazual. Kurse tek burrat ndodh krejt ndryshe. 80 përqind e tyre kalojnë orgazëm kur bëjnë seks kazual. Vetëm 10 përqind e grave vijnë gjithmonë në orgazëm kur bëjnë seks. Janë për tu pasur zili. Ndërsa burrat përgjithësisht pasi bëjnë një derdhje, nuk tentojnë më shumë. Kurse gratë shpesh arrijnë kulmin në herën e dytë. Ndaj mos u dorëzoni dhe jepini partneres atë që do.

46 F.P. 8/01 - 14/01/11

të mrekullueshme e të papërshkrueshme. Më pas vjen faza e fundit, relaksimi. Muskujt çlirohen, frymëmarrja dhe tensioni i gjakut normalizohen dhe ti nuk do të dëgjosh apo të shikosh asgjë, thjesht të shijosh këtë moment. Nuk është çudi që kërkoni gjithmonë e më tepër të përjetoni këtë ndjesi. Sepse, sa më shumë orgazma të kalosh, aq më shumë të tjera kërkon.

Ekspertët thonë se tek e fundit çdo orgazëm kalon përmes klitorit. Dhe thuajse të gjitha gratë e deklarojnë se janë në kulmin e aktit kur stimulohet kjo pikë e vaginës. Për këtë shërbejnë edhe lodrat e seksit. Ndaj mos i lini pas dore. 90 përqind e të gjitha grave thonë se janë shtirur sikur po kalojnë një orgazëm. Shkaqet: stresi i përditshëm, frika nga performanca dhe ndoshta edhe fakti se duan të mbarojnë shpejt aktin seksual. Për të ardhur keq. Kush shtiret, humbet shumë kënaqësi. Dhe cili është ai burrë që nuk do donte të çonte partneren në pikën më të lartë? Ndaj, në vend që të shtireni, tregojini të vërtetën burrit tuaj e ndoshta shpjegojini se si e doni aktin seksual.

Edhe meshkujt bëjnë si femrat. Dy e treta e të gjithë burrave kanë shtirur një orgazëm. Arsyet janë thuajse të njëjtat me ato të femrave: shumë stres ose për shkak se nuk duan të zhgënjejnë partneren. Sa kohë nuk kthehet në zakon, nuk ka asnjë problem. Edhe meshkujt janë njerëz.

Përse gratë kalojnë në orgazëm, kjo ende nuk është e provuar totalisht nga pikëpamja shkencore. Femra mund të mbetet shtatzënë edhe pa kaluar në orgazëm. Në mesjetë mendohej se orgazma femërore shërbente për t’i bërë fëmijët më të bukur. Edhe kjo është një teori.

. Kush ka probleme gjatë aktit seksual, duhet të provojë njëherë seksin solo. Gjeni moment në qetësi dhe eksperimentoni me trupin. 95 përqind e grave thonë se kanë arritur orgazëm gjatë seksit solo. Dhe nëse e dini mirë se si mund të vini në orgazëm, atëherë mund ta aplikoni këtë edhe me partnerin.


ErosFP

Nxitësit e dëshirës seksuale Në qoftë se dëshironi të nxisni përgjigje seksuale, duhet patjetër të përdorni disa parfume të caktuara. Mbajtja mend e aromave është shumë më e fuqishme se format e tjera të rikujtimit. Mund të përdorni aroma të posaçme si afrodiziak dhe stimulantë. Në dhomën e gjumit aromat më të mira janë livanda, lotusi, vanilja, vjollca dhe qelibari i verdhë. Mbusheni dhomën tuaj me qirinj aromatikë, me çarçafë të rinj dhe të pastër, me lule, parfume, temjan dhe vaj. Kujdes: mos e teproni. Një deri në dy aroma mjaftojnë. Mos harroni të mësoheni me aromën e trupit tuaj. Ajo aromë e ëmbël, e butë e seksit, ajo aromë e hormoneve të zjarrta të cilat mbeten në trupin e saj pas shkuarjes suaj. Gjatë mijëra vjetëve njerëzimi ka krijuar mundësi nga më të ndryshmet në kërkim të aromave të ndryshme, në kërkim të ngasjes së pornografisë dhe krijimit të artit erotik. Ndryshimi mes tyre varet nga gustot e gjithsecilit, ajo që është erotike për njërin mund të jetë pornografi për tjetrin. Afrodiziak është çfarëdolloj substance apo aktivitet që ngjiz dëshirën për dashuri. Disa kanë pikënisje shkencore, por tek shumica e tyre vepron impulsi i imagjinatës. Çdo kulturë dhe secili nga ne vepron përpara tyre, por sipas mënyrës së tij. Gjatë mijëra vjetëve njerëzimi ka krijuar mundësi nga më të ndryshmet në kërkim të aromave të ndryshme, në kërkim të ngasjes së pornografisë dhe krijimit të artit erotik. Ndryshimi mes tyre varet nga gustot e gjithsecilit, ajo që është erotike për njërin mund të jetë pornografi për tjetrin. E ngrëna dhe e shijuara seksuale varen më pak nga sistemi tretës dhe seksual se sa nga truri, pasi gjithçka që na rrethon është më tepër një ëndërr, iluzion, gënjeshtër. Duke ju referuar ushqimit dhe seksualitetit, natyra posedon një minimum shumë të thjeshtë i destinuar për individin dhe specien. Imagjinata është një demon i qëndrueshëm dhe ka shumë rëndësi në botën seksuale.

Nëpërmjet marrëdhënieve seksuale ju i jepni fund dietave për dobësim. Nuk ka dietë më të mirë se seksi për të hequr kilogramët e tepërta

S

tresi, pagjumësia dhe pesha e tepërt mund të jetë vetëm një e kaluar për ju nëse keni një marrëdhënie seksuale të rregullt. Këto janë përfundime të nxjerra nga disa hulumtime. Vitet e fundit janë bërë shumë studime që konfirmojnë nevojën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale. Të gjithë duam që të jemi në formë të mirë dhe të shkëlqyer. Këtë e bën vetëm dashuria. Ky është një detaj shumë i rëndësishëm, sidomos për femrat. Shkaku kryesor, i cili ndikon për kënaqësi në dashuri dhe në seks, është të arriturit e sasisë së dyfishtë të hormoneve të ostrogenit. Shumë femra kanë stres kur në fytyrën e tyre fillojnë rrudhat e para. Seksi është më i bukur sesa kremrat e shtrenjta kundër rrudhave. Ai e nxit apo e shpejton qarkullimin e gjakut dhe lëkura bëhet më e lëmueshme dhe më e shtrënguar, më saktë më e nderë (më e shtrirë). Papastërtia dhe puçrrat zhduken.

Disa arsye të forta shëndetësore përse duhet të bëni seks! e plakjes (të moshuarit) dhe e kthjellojnë mendjen, d.m.th. nuk bëheni të harrueshëm dhe e ndalon plakjen e parakohshme.

* * *

* * *

Doni të keni një trup sa më të bukur? Të kryerit të marrëdhënieve seksuale ju vjen në ndihmë. Seksi ndikon në mbajtjen e vijës së trupit bilonjë. Gjatë seksit të nxehtë dhe me plot pasion është konstatuar se shpenzohen 560 kalori të tëra, po aq kalori sa shpenzohen për një orë e gjysmë të stërvitjes me biçikletë dhome. E me këtë kjo paraqet edhe njëfarë kënaqësie.

Celuliti është një tjetër problem që streson femrat. Nga celuliti nuk do të mbetet asnjë gjurmë, sepse sistemi limfatik është mjaft aktiv, e posaçërisht në këmbë. Seksi u jep një pamje të bukur kofshëve dhe këmbëve.

* * * Komunikimi në çift është gjithçka. Netët e dashurisë i zgjidhin të gjitha vështirësitë dhe këshillat nga institucionet për këshillime martesore s’do t’ju nevojiten fare. Bisedoni në shtrat me partnerin tuaj për gjithçka. Këtë gjë e dinë më mirë sportistët. Sportistët e dinë tashmë edhe atë që një kohë të gjatë se pas mesnatës së suksesshme të seksit dhe të dashurisë reaksionet janë thjesht më të mira.

* * * Seksi ndihmon në zhdukjen e depresionit. Edhe disponimi përmirësohet pas seksit, bile zhduket edhe depresioni dhe shfaqet ndjenja e lumturisë dhe e kënaqësisë. Në shtrat mund ta zvogëloni rrezikun nga ngushtimi i enëve të gjakut. Gjatë kohës sa keni marrëdhënie seksuale formohet hormoni që e zvogëlon tensionin e gjakut.

* * * Vuani nga pagjumësia? Nëse juve ju mundon pagjumësia, seksi para gjumit do t’ju bëjë çudira. Është konstatuar se seksi është dhjetë herë më i mirë se sa hapat për gjumë ose për qetësim. Do të çliroheni tërësisht nga brengat dhe do të flini të qetë, sigurisht nja 25% më mirë e më gjatë.

* * * Jeni me grip? Vuani nga astma apo nga alergjitë? Seksi është terapia më e mirë dhe më e fortë kundër flamës dhe kundër gripit. Netët e nxehta të seksit dhe të dashurisë ndihmojnë edhe në shërimin e astmës dhe të alergjisë.

* * * Loja me buzët është një stimul shumë i mirë për marrëdhëniet seksuale. Puthjet e lehta me gjuhë ndikojnë në tajitjen e pështymës, e cila i mbron dhëmbët nga kariesi dhe bigorri (guralecët) e dhëmbëve.

* * * * * * Pas natës së mrekullueshme të seksit dhe të dashurisë së kaluar, njerëzit janë psiqikisht më stabël dhe më të kujdesshëm. Seksi i pakëson fatkeqësitë në rrugë dhe në punë.

* * * Nëpërmjet marrëdhënieve seksuale ju i jepni fund dietave për dobësim. Nuk ka dietë më të mirë se seksi për të hequr kilogramët e tepërta. Në seks më së miri stërviten muskujt e barkut dhe të prapanicës. Për këtë arsye zhduket stomaku, kurse prapanica bëhet edhe më e fortë dhe e ngritur, më saktë më e ndërtuar dhe ka një pamje të mrekullueshme, të cilën e merr pas seksit intensiv.

* * * A doni të mos plakeni kurrë? Seksologët kanë konstatuar se seksi dhe dashuria e ngadalësojnë procesin

A e dini se kush vuan më shumë nga zemra? Mjekët kanë konstatuar se infarkti i zemrës i godet në radhë të parë njerëzit që dashurohen shumë pak dhe që jetën seksuale e kanë shumë të varfër (pra ata që merren më pak me seks). Mirëpo, shumica e personave që pësojnë infarkt, pas këtij infarkti e ndërpresin jetën seksuale të rregullt, nga frika më tepër. Por, sipas mjekëve, kjo është plotësisht e gabuar dhe e dëmshme, sepse seksi i rregullt pas infarktit ndikon dhe e stimulon stabilizimin e imunitetit. Nëse nuk e besoni këtë, para se të provoni, këshillohuni me mjekun.

* * * Seksi ju bën shumë tërheqës dhe joshës. Kur dashuron shumë, nënkuptohet se bën seks edhe më shumë e më shpesh, dhe me këtë rast krijohen fenomene të një seksi parfumi të butë, me aromë të mirë dhe joshëse, por shumë të rëndësishme. Femrat i bën të dëshirueshme, kurse meshkujt më të furishëm (më agresivë).

8/01 - 14/01/11 F.P. 47


FreePress Tirana #3  

8 Janar 2011, Viti i 1rë i botimit

Advertisement
Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you