Page 1

Viti I irë i Botimit 25 dhjetor - 1 janar 2011

Copyright blerta kambo

t

i

r

a

n

a

E përjavshme No.02

Vit i lagësht


a

25 Dhjetor 2010

t

i

r

a

n

02

10

4

Atmosfera e krishtlindjeve dhe Vitit të ri pushton Shqipërinë

11

NewsTicker

12

11 26

Dosja e javës

Reportazhi

Kartolinë nga Greqia

14

Aktualiteti

A duhet të kemi frikë nga natyra? Petrit Zorba: Baza e të dhënave për motin në Shqipëri nis që nga viti 1868

18 Personazhet e vitit 20 Lifestyle

Kujdesi që duhet të tregojmë ndaj luleve

22 Shëndeti

Autizmi, ose “sëmundja e shekullit”, simptomat dhe shkaqet Çfarë duhet të bëjmë kur vuajmë nga pagjumësia? Gripi, si ta kurojmë dhe të shmangim komplikacionet

në kopertinë

4

Vit i lagësht 2010 nuk ishte një vit aq i mirë për shqiptarët sa të quhej “plot diell”. As një vit i keq sa të thuhej “i acartë” Fotografia: Blerta KLambo modeli: Henril Çule

28 Dossier

Një rrëfim për lëvizjet në Qytetin studentit në ditët e para të dhjetorit të vitit 1990

34 Sport

Serbi Gvozdenoviç: Më erdhi turp kur u dogj flamuri shqiptar! Një top futbolli për femrat

42 Auto

22

Ulet numri i blerjes së makinave të reja nga shqiptarët Ja makinat që blejnë femrat

46 Eros

10 mite për seksin

Kryeredaktor: Enton Palushi. Gazetarë: Bledar Lumani, Jonida Late, Fatma Myrte, Gerti Katro, Amarildo Lumani. Design: Dritan Lleshi. Foto: LSA Adresa: Rruga Vaso Pasha, P. 13/1, Kati i Zyrave, Nr. 3. Tiranë E-mail: freepressal@gmail.com 2 F.P. 25/12 - 01/01/11

sport

30

Fortuzi: Privatizimi i klubeve, i vetmi shpëtim për futbollin


OPINION

aktualitetFP (1)

Editorial

Ujë dhe shpresë

2010 nuk ishte një vit aq i mirë për shqiptarët sa të quhej “plot diell”. As një vit i keq sa të thuhej “i acartë”

2010 mund të konsiderohet si një prej viteve më të lagështa për shqiptarët. Jo vetëm prej përmbytjeve në verilindje të vendit gjatë muajve janar, nëntor e dhjetor, por edhe prej një serie me ngjarje të tjera të cilat lanë një shenjë jo të papërfillshme në jetët e qytetarëve. Kriza politike, liberalizimi i vizave, bashkëjetesa në kufijtë e krizës ekonomike, refuzimi i statusit të vendit kandidat për BE, por edhe zgjedhjet në Kosovë si dhe një fushatë diplomatike pro-serbe që po mori krah në fund të vitit, ishin problematika kryesore e 12 muajve të fundit. Ndaj për të gjitha këto ky vit nuk ishte as i acartë në pesimizëm, por edhe as shumë i ndriçuar nga dielli i optimizmit. 2010 mund të quhet vërtet një vit i lagësht. I tillë nisi qysh në fillim, me derdhjet e pakontrolluara nga digat kryesore të hidrocentraleve që ju shtuan reshjeve natyrale që në ditët e para. Mijëra hektarë të përmbytura, mijëra banorë të evakuuar, biznese të shkatërruara, bagëti dhe shtëpi të fun-

dosura dhanë bilancin e një katastrofe të vërtetë natyrore. Por për fat të keq, mos-administrimi dhe keqmenaxhimi i këtyre fenomeneve natyrale bënë që të njëjtat pamje, të njëjtat fate, thuajse të njëjtat hektarë, fshatra, familje apo rrugë të qytetit të Shkodrës, të përmbyteshin në fund të vitit pothuajse njësoj si në fillim të 2010. Me të vetmin ndryshim se për qeverinë dhe qytetarët kjo nuk ishte fatkeqësia që shfaqej njëherë në 100 vjet, por një gjendje absurde që e vuajtën të gjithë shqiptarët. Jo vetëm shkodranët dhe lezhjanët. Me shpresën se gjatë vitit të ri reshjet nuk do të jenë kaq të shumta dhe qeveria do të mund t’i realizojë premtimet e saj me të njëjtin devocion siç bëri përgjegjëse natyrën përgjatë këtyre muajve. 12 muajt e fundit u karakterizuan nga një betejë e vërtetë politike, e cila nisi me protestat masive të opozitës dhe kulmoi me një grevë urie të deputetëve socialistë. Por nëse 2010 nisi me opozitën jashtë parlamentit, me hipotezën e mosnjohjes

përfundimtare nga ana e saj të zgjedhjeve dhe rrjedhimisht Kuvendit, pas muajsh të gjatë dhe të tendosur, palët krijuan një lloj normaliteti. Tentativat për dialog që nisën në Tiranë, vijuan tek “Crocodile” dhe u kthyen sërish në sallën e parlamentit në kryeqytet, treguan se viti që sapo lëmë pas ishte tejet i vështirë për sa i takon klimës politike. Megjithatë produkti mbeti thuajse i njëjtë, parlamenti vërtet u plotësua, por kriza politike nuk u zgjidh, ajo vetëm sa u zhvendos brenda institucioneve. Vendimi historik i liberalizimit të vizave, i marrë pas shumë vështirësish dhe hezitimesh, u duk se e ngrohu kohën e vrenjtur të qytetarëve, të cilët për rreth 20 vjet ishin sakrifikuar në radhët e gjata dhe shumë herë pa kuptim të konsullatave evropiane. Kjo ngjarje vërtet e rëndësishme, e vonuar përtej çdo kufiri logjik por njëkohësisht edhe e mirëpritur, ndriçoi në nëntor shpresat e qytetarëve se 20 vjet pas rënies së komunizmit edhe shqiptarët të

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

paktën do të lëvizin lirisht në Kontinentin e Vjetër. Por kjo rreze e shumëpritur nuk ngrohu aq fort edhe prej faktit se Bashkimi Evropian sërish na gjykoi jo për mirë në aspiratën tonë për t’ju bashkuar familjes evropiane. BE-ja e shtyu kërkesën e Shqipërisë si vend kandidat, duke na treguar se kemi jo vetëm shumë punë për të bërë në lidhje me kushtet që duhet të plotësojmë, por edhe pasi sëmundjet tona të vjetra si korrupsioni dhe keqmenaxhimi nuk u shëruan as në këtë vit. Ndaj, deri tani kemi hequr vetëm vizat nga pasaporta jonë, duhet ende shume kohë të marrim një pasaportë tjetër, atë evropiane. E si për t’i vënë kapak sëmundjeve, (të cilat këtë herë rezultuan infektive), Kosova përballoi këtë vit një krizë të zgjatur politike si dhe zgjedhje të bëra keq dhe me rezultat të kontestuar. U duk se gjithë problematika e Tiranës u zhvendos në Prishtinë ku zënkat, akuzat, manipulimet dhe çudirat shqiptare zgjedhore kaluan lirisht kufirin verior. Nga ana tjetër pikërisht ky imazh i dëmtuar i zgjedhjeve përkoi me një fushatë të egër pro-serbe ku raporti i paraqitur në Këshillin e Evropës nga Dick Marty në lidhje me trafikun e organeve, armëve dhe krimeve të tjera të supozuara se janë kryer nga disa ish anëtarë të UÇK-së, u duk se e lëkundi pozitën e brishtë të vendit në raport me njohjet sa më të shumta ndërkombëtare. Por edhe në këtë rast jo çdo gjë ishte katastrofë. Institucionet e Kosovës reaguan menjëherë sa i takon zgjedhjeve dhe vendosën përsëritjen në shumë zona elektorale, partitë pranuan manipulimet dhe u zotuan që ato të mos përsëriteshin më. Ndërsa partnerët ndërkombëtarë të Kosovës, SHBA-ja dhe aleatët e saj evropianë kanë ritheksuar qëndrimin e tyre për konsolidimin e demokracisë në këtë vend si dhe zgjerimin sa më të madh të njohjeve për shtetit më të ri në Evropë. 2010 nuk ishte një vit aq i mirë për shqiptarët sa të quhej “plot diell”. As një vit i keq sa të thuhej” i acartë”. Nuk ishte as i mbrapshtë, as i mbarë, as historik dhe as katastrofal, edhe problematik por edhe shpresëdhënës. Gjithsesi ishte gjithnjë i lagësht. Nga shiu, përmbytjet, balta politike e hedhur kundër kundërshtarëve, i lagur nga realizimi i lëvizjes së lirë të njerëzve, i lagësht siç ishte dhe klima që edhe në korrik e në gusht, i privoi pushuesit nga dielli i fortë.

18/12 - 25/12/10 F.P. 3


Dosja e Javës 4-7

Nga Fatma Myrte

Është koha Fundviti ndoshta është periudha më e bukur për të gjithë njerëzit. Atmosfera e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri prek edhe zemrat më të ngurta. Por çfarë duhet të dini për këto festa, cilat janë dhuratat më të përshtatshme, çfarë është festa e Krishtlindjes në të vërtetë, ekziston apo jo Babagjyshi i Vitit të Ri, cilat janë ushqimet karakteristike për këto festa dhe si gatuhen ato? Të gjitha këto, por dhe të tjera, e kanë një përgjigje. Mjafton të keni durimin t’i lexoni.

A ekziston Babagjyshi? Sipas disa rrëfimeve legjendare, shndërrimi i Shën Nikolasit, një peshkop i shekullit të katërt, në yllin e festave, është bërë përmes disa faktesh. Por sigurisht në këtë rrëfim nuk mungojnë edhe fantazitë bujare të njerëzve dhe punonjësve të marketingut, të cilët kanë nevojë për një hero zemërbardhë, që mendon për lumturinë e tyre të fundvitit. Faktet për ekzistencën e Shën Nikolasit janë të pakta, madje nuk dihet nëse ai ka pasur me të vërtetë një mjekër të bardhë, sikurse ne e imagjinojmë edhe sot. Por për një gjë jemi të sigurtë dhe të lumtur, për bujarinë dhe për bërjen e dhuratave. Shën Nikolasi është pjesa thelbësore e gëzimit të Krishtlindjes. Kjo është ajo që i ka rezistuar shekujve. Ajo pak çka dimë është se Shën Nikolasi lindi në shekullin e III në Patara, një port i rëndësishëm në jug të bregdetit, që aktualisht sot njihet si Turqia. Pas vdekjes së prindërve të tij të pasur, thuhet se trashëgoi shumë pasuri, një pjesë të madhe të së cilës ua dhuroi nevojtarëve. Emri i Shën Nikolasit ndodhet edhe në listën e pjesëmarrësve të Këshillit të Parë të Nikeas. Mendohet se vdiq në Myra në vitin 343 pas Krishtit dhe kockat e tij u transportuan në Itali nga detarë italianë dhe u vendosën në qytetin e Barit në shekullin XI. Legjendat e shndërruan në një njeri që bënte mrekulli. Për këtë arsye Shën Nikolasi u konsiderua si mbrojtës i shumë kategorive të njerëzve, duke filluar nga fëmijët, tek detarët, tregtarët etj. Por ndër historitë më pikante është ajo që rrëfen për një plak që kishte tre vajza, të cilave nuk mund t’u siguronte një pajë të mjaftueshme për t’i martuar. Këto vajza rrezikonin të mbeteshin lënesha dhe të merrnin rrugën e prostitucionit. Nikolasi, duke qenë një njeri modest dhe që nuk i pëlqente publiciteti, donte të ndihmonte njerëzit në fshehtësi. Ai shkoi në shtëpinë e plakut natën vonë dhe la aty tri qese të mbushura me flori. Ai e bëri këtë gjë gjatë tri netëve, duke lënë çdo natë nga një qese me flori. Një tjetër version tregon se ai e bëri bamirësinë përmes oxhakut, për të mos u vënë re nga babai i vajzave, ndërsa një tjetër version tregon se plaku e kapi Nikolasin teksa bënte bamirësi dhe ai i tha të mos falenderonte atë, por Zotin, sepse kjo ishte vepra e tij. Nikolasi nderohet ende nga të krishterët e Kishës Katolike Romane dhe të krishterët ortodoksë, si dhe nga një numër besimtarësh të kishave anglikane dhe luteriane. Shumë kisha në Britaninë e Madhe

4 F.P. 25/12 - 01/01/11


DosjaeJavësFP Janë të shumtë fëmijët e varfër që lypin rrugëve të kryeqytetit dhe që mund të mos e kenë idenë se çdo të thotë një natë Krishtlindjeje. Me sytë nga qielli dhe dorën të ftohtë akull, ata presin lëmoshë për një copë bukë

për festë! e konsiderojnë Shën Nikolasin si mbrojtësin e tyre. Ai shfaqet në forma të shumëllojshme. Shumë fëmijë atë e imagjinojnë si një kalorës dhe mundohen ta imitojnë. Në Britaninë e Madhe, Babagjyshi i Krishtlindjeve u shfaq gjatë periudhës viktoriane me pamjen e një personazhi mjekërbardhë dhe të qeshur. Por paraqitja familjare e Santa Klausit, sikurse jemi mësuar ta shohim çdo fillim dhjetori, është përpunuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Së pari, të ardhurit holandezë në tokat e botës së re sollën me vete edhe zakonet e vendit të origjinës, por në vendin e ri, Sinter Klasi, ose Sankt Niklasi i tyre, u shndërrua në Babagjyshin e Krishtlindjeve. Paraardhësi i tij i parë ishte Clement C. Moore, një pastor njujorkez, i cili nuk kujtohet për punën e tij kryesore, hartimin e fjalorit hebraisht-anglisht, por për një poemë që e krijoi për fëmijët e tij: “Vizita e Shën Nikolasit”, e cila njihet tashmë botërisht me titullin “Nata para Krishtlindjeve”. Ajo u botua në vitin 1822, duke i dhënë botës personazhin që ne njohim edhe sot. Atë të një plaku mjekërbardhë hipur në një slitë, të udhëhequr nga dy drerë dhe që shpërndan dhurata. Ky personazh është shumë i rëndësishëm për fëmijët, të cilët presin me padurim ardhjen e tij. Në imagjinatën e tyre, ai futet nga oxhaku, vendi në të cilin lë dhuratat. Gjatë viteve që pasuan, ai u shfaq me veshje me ngjyra të ndryshme. Veshja e tij përfundimtare e kuqe me të bardhë u vendos gjatë fushatës së marketingut të Coca-Cola-s në vitin 1931. Pikërisht kjo pamje u pranua botërisht si pamja e Babagjyshit të Krishtlindjeve, pamje që ka shoqëruar dhjetëra e dhjetëra Krishtlindje dhe është bërë pjesë e pandashme e festës, pa të cilën ajo nuk mund të kuptohet. Legjenda moderne e paraqet Babagjyshin e Krishtlindjeve duke udhëtuar gjithë natën me slitën e tij për të shpërndarë dhurata. Për ta bërë këtë, atij i duhet të udhëtojë për 221 milionë kilometra, me një shpejtësi mesatare prej 1279 kilometrash për sekondë, ose 6395 herë më të madhe se shpejtësia e zërit. Përshkrimi i Santa Claus-it në polin e veriut është reflektuar edhe nga prodhimi popullor për industri. Në disa imazhe të vitit 1900, Babagjyshi i Vitit të Ri është gdhendur me dru nga një zanatçi. Ai punonte gjithë vitin për të gdhendur sa më shumë Santa Claus. Nga fundi i shekullit filloi prodhimi i mekanizuar i Babagjyshit, prodhim që u prit me shumë dashuri nga publiku perëndimor. Në shumë raste ky është quajtur një lloj biznesi që përmban humor dhe mirësi. Por cilët janë realisht ata njerëz që besojnë në ekzistencën e tij? Ka të paktën dy miliardë fëmijë në të gjithë botën, të cilët besojnë

tek babagjyshi i Vitit të Ri. Supozohet që në çdo familje ekziston të paktën një fëmijë. Është shumë e bukur të mendosh se në të gjitha familjet, Babagjyshi i Vitit të Ri sjell mirësi me ekzistencën imagjinare të tij. Nuk mund të ketë Krishtlindje, në qoftë se një fëmijë nuk beson te Babagjyshi. Për këtë duhet t’i bëjmë ata të besojnë në ekzistencën e tij. Kjo është një fantazi që i bën të lumtur. Atëherë pse të vëmë në dyshim ekzistencën e Santa Claus?

Ja se çfarë pëlqejnë fëmijët shqiptarë për dhuratë Djemtë, si natyrë luftarake që kanë, preferojnë lodra të zhurmshme, si makina, pistoleta e fishekzjarre, pa marrë parasysh rrezikun e tyre. Vajzat, të brishta nga natyra, pëlqejnë kukulla dhe lodra zbukuruese. Ajo që është për të ardhur keq, janë pamundësitë që mund të kenë shumë prindër për t’i plotësuar dëshirat e fëmijëve të tyre. Ky fakt është pak i rëndësishëm për tregtarët, të cilët, të etur për fitim, nuk e lëshojnë dorën në këto ditë festash.

Festa e munguar për fëmijët shqiptarë Janë të shumtë fëmijët e varfër që lypin rrugëve të kryeqytetit dhe që mund të mos e kenë idenë se çdo të thotë një natë Krishtlindjeje. Me sytë nga qielli dhe dorën të ftohtë akull, ata presin lëmoshë për një copë bukë. Këtë e quajnë një punë për të mbajtur familjen dhe veten e tyre. “Ku ta di unë çdo të thotë festë”, tregon Marseli, një fëmijë 11-vjeçar, i cili në kushtet e mjerimit është detyruar të lypë rrugëve të Bllokut. “Kam dëgjuar edhe për Babagjyshin e Vitit të Ri, por mua nuk më ka sjellë ndonjëherë dhurata. Mami im nuk ka mundësi të na blejë dhurata, sepse s’kemi lekë. Më pëlqejnë shumë dritat që janë vënë nëpër rrugë. Unë do të doja që plaku i Vitit të Ri të më sillte një makinë të bukur dhe të madhe. Natën e festës unë do të dal të lyp si përherë, sepse mendoj se do ketë shumë punë”, pohon ai. Zenepja është një tjetër nënë që sakrifikon rrugëve të kryeqytetit, për të kërkuar lëmoshë. Ajo ka katër fëmijë të vegjël dhe të gjithë mundohen të lypin për të jetuar. Me njërin prej tyre në krah, Zenepja ja shtrin dorën kalimtarëve, për të kërkuar ndonjë qindarkë. “Edhe unë dua t’i gëzoj fëmijët e mi, por nuk kam mundësi. Burri më ka lënë dhe jam detyruar të bëj këtë punë. Më këputet shpirti kur shoh fëmijët e tjerë me lodra nëpër duar. Ne jetojmë nga Bregu i Lumit në një kasolle me plastmase. Shyqyr që kemi këtë “punë”, që të paktën nuk vdesim për bukë, se për të festuar as që bëhet fjalë fare”.

25/12 - 01/01/11 F.P. 5


DosjaeJavësFP Dhuratat fashion kanë rezultuar gjithmonë një dështim. Vetëm nëse i njihni shumë mirë gustot e personit, mund të synoni për një veshje dhuratë

Fishekzjarret, frikë apo qejf Fishekzjarret, megjithëse shumë të rrezikshme, janë një nga lodrat më të pëlqyera të fëmijëve. Shpesh edhe prindërit, për të mos prishur qejfin e tyre, iu blejnë fishekzjarre fëmijëve. Por jo të gjithë janë kaq të lumtur kur dëgjojnë zhurmat e tyre. Fishekzjarret janë kthyer në një makth për të moshuarit dhe nënat shtatzëna. Pak të interesuar janë për rrezikun e tyre tregtarët, të cilët presin me padurim festat e fundvitit për të mbushur xhepat. Megjithëse ekziston një ligj për ndalimin e përdorimit të lëndëve plasëse, ai nuk përfshin ato lëndë që në gjuhën popullore quhen shashka. Këshilli i Ministrave ka miratuar disa shtesa në ligjin “Për përdorimin civil të lëndëve plasëse në Republikën e Shqipërisë”, ku thuhet shprehimisht se lejohen të importohen, eksportohen apo prodhohen vetëm ato mallra festive që lëshojnë flakë dhe dritë me ndriçim. Shqipëria është një nga vendet që importon më shumë lëndë plasëse për festat e fundvitit. Mendohet se brenda një jave, nga data 24 dhjetor, deri në 31 dhjetor, vendi ynë konsumon rreth 800 ton lëndë plasëse në formën e fishekzjarrëve. Ky është një rast i artë për tregtarët, të cilët furnizues kryesor kanë Kinën. Një problem shumë i madh mbetet dhe magazinimi i tyre, i cili në të shumtën e rasteve bëhet në katet e para të pallateve. Edhe shitja e tyre vend e pa vend është një tjetër problem, që nuk merret parasysh nga tregtarët. Tregu i “Çamëve” dhe ai i “Medresesë” janë vendet më të populluara për blerjen e lëndëve plasëse. Çmimi i tyre varion nga madhësia e lëndës plasëse, duke filluar nga 100 lekë, deri në 5 mijë lekë. Pa marrë parasysh rrezikun e përdorimit të tyre, të gjitha këto tregojnë se shqiptarët pëlqejnë festat e zhurmshme.

Dhuratat e preferuara për festat e fundvitit Pavendosmëria se çfarë të dhuroni është vërtet e lodhshme. Në vendin tonë ekzistojnë dy ekstreme. Ne kemi shtresa shumë të varfra dhe shumë të pasura. Nëpër butiqet e kryeqytetit nuk mungojnë lëvizjet e njerëzve, kush për të parë dhe kush për të blerë. Të mendoni për një veshje dhuratë për mamin, motrën apo një shoqe, është dhurata klasike, shumë e çmuar, e përdorshme dhe sepse si çdo gjë e re, e bën të lumtur një femer. Por problemi është një tjetër. Dhuratat fashion kanë rezultuar gjithmonë një dështim. Vetëm nëse i njihni shumë mirë gustot e personit, mund të synoni për një veshje dhuratë. Vajzat e reja janë më të fiksuara mbas veshjeve dhe bizhuve me ngjyra të kuqe. Por më të shumta janë blerjet e të brendshmeve ngjyrë të kuqe. Ky është një fiksim i femrave, duke menduar se do të sjellë fat në dashuri. Djemtë e rinj më shumë preferojnë të blejnë dhurata për të dashurat e tyre, se sa për vete. Ata preferojnë që të dhurojnë më së shumti lule dhe bikini ngjyrë të kuqe. Për të bërë një dhuratë, fillimisht duhet të mendoni gustot e personit. Sigurisht që duhet të ketë ngjyra, të cilat i pëlqen më shumë se të tjerat apo një model që preferon. Mos mendoni të dhuroni diçka origjinale. Nëse personi që do t’i bëni dhuratën, zakonisht përdor ngjyrën e zezë, nuk do të veshë kurrë një fustan të verdhë. Atëherë imagjinoni se çfarë do të zgjidhte ai person nëse do të ishte në dyqan me ju. Por me ftohjen e papritur të kohës, shalli, dorezat dhe shapkat me pellush, bëhen një nga dhuratat më të domosdoshme dhe të rehatshme. Femrat me moderne pëlqejnë që të dhurojnë çanta, duke i kombinuar me veshje të ndryshme. Liberalizimi i vizave dhe prenotimi i udhëtimeve, ka bërë që qytetarët të blejnë edhe shumë valixhe dhe çanta udhëtimesh. Tregtarët tregojnë se kanë pasur një shitje rekord, si kurrë më parë. Të moshuarit janë ata që kanë qenë më të interesuar për blerjen e tyre. Nuk kanë munguar në blerjen e dhuratave dhe suveniret me simbolet kombëtare. Edhe këto kanë qenë pjesë e dhuratave që shqiptarët u kanë bërë të afërmve të tyre jashtë vendit.

6 F.P. 25/12 - 01/01/11

Historia e bakllavasë Kur mendojmë festën e Vitit të Ri, mendja na shkon tek bakllavaja. Atmosfera e festave do të ishte shumë çalamane, nëse do të mungonte simboli i saj, “bakllavaja”. Kur hamë bakllava, asnjëherë nuk mendojmë se nga ka ardhur, si e ka historinë dhe pse del kaq e mirë. Grave iu bie barra më e madhe në përgatitjen e saj dhe imagjinoni zhgënjimin nëse ajo digjet. Menjëherë pasi u gatua për herë të parë plot 6 shekuj më parë, ajo u pëlqye nga të gjithë. Në shekullin XV, bakllavaja hyri në tryezat osmane dhe deri në shekullin XIX konsiderohej si ushqim për të pasurit. Ekzistonte edhe një shprehje që thoshte: “Unë nuk jam aq i pasur sa të ha bakllava çdo ditë”. Kjo është një traditë shqiptare që na ka shoqëruar ndër vite. Dikur ajo përgatitej në shtëpi, edhe pse shumë e lodhshme, por që kishte lezetin saj.

Shumica nga ne, bakllavanë e parë e ka ngrënë nga duart e gjysheve apo të mamave të tyre. Sot mundësitë ekonomike dhe pamundësia e kohës, ka bërë që shumë gra të porosisin bakllavanë në pastiçeri. Thelbësore për “bakllava-bërësit” në ditët e sotme është forma, më shumë se sa mbushja, siç ndodhte më parë (me stika, arra, rrush të thatë). Në fillimet e saj, bakllavaja bëhej me kajmak, herë me oriz dhe me rrush të thatë. Bakllavatë e sotme bëhen me shurup trëndafilash dhe me pak yndyrë, duke iu nënshtruar Perëndimit. Në këtë mënyrë, ne mund të shijojmë ëmbëlsirën, pa pasur frikë për prishjen e linjave. Por kjo ëmbëlsirë nuk është vetëm një traditë shqiptare. Bakllavaja mund të konsiderohet si një prej ëmbëlsirave më të famshme në Ballkan. Në shumë restorante greke,

Bakllavaja mund të konsiderohet si një prej ëmbëlsirave më të famshme në Ballkan

turke, serbe, boshnjake, shqiptare, kosovare, maqedonase, bakllavaja është ëmbëlsira më e shijshme dhe më e shitur. Një bakllava e vogël, në Shqipëri shitet për 15 mijë lekë, ndërsa një bakllava mesatare me 60 petë varion nga 20 mijë lekë, deri në 30 mijë lekë. Një bakllava më e madhe varion nga 40 mijë lekë, në 75 euro tepsia.


Dosja eJavësFP

Dhurata sipas shenjave të horoskopit Dashi

10 dhurata të shëndetshme për Krishtlindje

Dhurata më e vlefshme për një person të kësaj shenje mund të jetë një objekt, një palë atlete apo një pajisje hi-tech, që lejojnë shenjën për të shprehur energjitë në të gjitha nuancat e saj.

nuk janë gjithmonë të kuptuara mirë. Kjo, sepse të lindurit e kësaj shenje janë shpesh kaotik dhe jo të balancuar. Një dhuratë e vlefshme për shenjën e peshores do të ishte një valixhe dhe një çantë që kombinon bukuri dhe rehati.

Demi

Akrepi

Pema e Krishtlindjeve

Ndjehen mirë dhe të qetë me një fustan, një libër apo një objekt të projektimit. Për të bërë dhuratën e duhur për një të kësaj shenje, duhet të përqendroheni në rehati, luks dhe prakticitet. Një triko kashmiri do të ishte një zgjidhje e duhur.

Ndryshe nga peshorja, për t’i bërë një dhuratë një personi të kësaj shenje, është më e lehtë. Vetëm ndiqni dëshirën e tij për të gënjyer dhe të ndjehen të kërkuar. Dhuratat më të përshtatshme për një akrep do të ishte një xhaketë lëkure e zezë, taka të larta apo një parfum me aromë orientale.

ekziston me dimensione dhe

Binjakët E rëndësishme për të lindurit e shenjës së binjakëve është dëshira për dije. Ata kanë nevojë të dëgjohen të flasin dhe të shtojnë njohuritë. Një dhuratë e gjetur do të ishte një smartphone i fundit. Binjakët pëlqejnë pajisjet hi-tech, për të dëgjuar muzikë me miqtë e tyre.

Gaforrja Të lindurit e shenjës së gaforres janë tipa nostalgjik. Janë të qetë dhe shumë pasionantë ndaj marrëdhënieve familjare. Dhurata e drejtë duhet të mbulojë një nga këto fusha. Një personi të kësaj shenje mund t’i dhurojmë çdo pajisje që mund të kënaqë dizajnin e tyre në shtëpi.

Luani Të lindurit e kësaj shenje pëlqejnë dhuratat që janë në modë. Në rast se do të dhuronit një veshje, ajo duhet të jetë origjinale dhe e modës.

Virgjëresha Të lindurit e shenjës së virgjëreshës kanë një dëshirë të madhe për organizim perfekt. Për ta ka një rëndësi të madhe edhe mënyra e paketimit të një dhurate. Pajisje bukurie, rroba, pajisje udhëtimi, do të ishin një gjetje shumë e përshtatshme për t’ia dhuruar një personi të kësaj shenje.

Peshorja Peshorja është një nga shenjat më të vështira për t’u kënaqur. Pasioni i tyre për bukuri dhe ndjenja e stabilitetit,

Shigjetari Çdo shigjetar ka një udhëtim në zemër. Një dhuratë e duhur për ta do të shprehte natyrën e eksplorimit. Një valixhe, një xhaketë, pajisje për të stimuluar kuriozitetin, mund t’ia dhuronit një personi të kësaj shenje. Së fundi, një rregull për shigjetarët: çdo dhuratë duhet të jetë sa më origjinale.

Pema

e Krishtlindjeve

materiale të ndryshme. Në zbukurimin e saj çdokush vë në punë imagjinatën dhe fantazinë, duke e stolisur me globe, me ngjyra, këmbana, engjëj, babagjyshë, shirita, fjongo, drita, lule dhe lista është shumë e gjatë, pasi çdo gjë që dëshironi, mund të bëhet zbukurim për pemën tuaj. Por të paktë janë ata që e dinë se nga e ka origjinën pema e Krishtlindjeve. Origjina e saj vjen nga Egjipti i vjetër. Egjiptianët

Bricjapi

e konsideronin bredhin

Të lindurit e shenjës së bricjapit janë kokëfortë dhe të shkathët. Ata nuk do të hiqnin dorë nga projektet e tyre për punë. Një dhuratë që do të kënaqte një person të kësaj shenje duhet të përmbajë traditë, joshje dhe përsosje. Nuk do të ishte keq të zgjidhnit një veshje elegante apo bizhuteri origjinale.

simbol të lindjes, pasi sipas

Ujori Të lindurit e shenjës së ujorit jetojnë në botën e ëndrrave. Për këtë arsye, dhurata e drejtë do të jetë e habitshme, si p.sh teknologji, që të imagjinojnë zgjidhje të reja për botën. Një iPad apo një celular do t’i përshtatej personave të kësaj shenje.

traditës, nën rrënjët e saj kishte lindur Perëndia Biblos. Ndërsa në Greqinë antike, bredhi ishte pema e shenjtë e perëndeshës Artemidë. Në Azinë veriore, bredhi konsiderohej si simbol i evolucionit. Popujt e lashtë në Europë festonin ardhjen e dimrit duke mbjellë bredha përpara shtëpisë së tyre. Ekziston një tjetër legjendë, që tregon për një druvar të varfër, i cili një mbrëmje para Krishtlindjeve takoi një

Peshqit

fëmijë të uritur. Druvari i

Është e panevojshme për të zbutur një peshk. Mbrojtja e mjedisit është një nga gjërat që dëshirojnë më shumë peshqit. Për ata përshtatet një televizor 3D. Së fundi, mos harroni një pusullë ku të keni shkruar një citim apo një poezi.

varfër e ushqeu fëmijën dhe e strehoi. Fëmija, që në të vërtetë ishte Krishti, nuk u gjend më në mëngjes, por në vend të tij ishte një bredh i madh dhe i zbukuruar plot

1.

Dhuratë për dhëmbët: Një ide mjaft e mirë do të ishte t’i paguanit shërbimet dentare personit që doni t’i bëni një dhuratë. Kjo është një dhuratë që mbahet mend gjatë.

2.

Sigurimet shëndetësore: Kjo mund të jetë një dhuratë e cila kushton sa një pallto, por që do të ishte shumë e vlefshme, nëse do t’i paguanit sigurimet shëndetësore dikujt.

3.

Palestër: Të jeni të sigurt se një dhuratë e tillë do të jetë mjaft impresionuese.

4.

Joga: A ka dhuratë më të mirë se sa paqja e brendshme? Joga ndihmon në largimin e stresit dhe qarkullimin e gjakut. Është një nga ato forma ushtrimesh që ushtron jo vetëm trupin, por edhe shpirtin. Ju mund të bëni dhuratë një manual të mësimit të jogës.

5.

Ushtrime organike: Frutat dhe perimet organike janë shpeshherë më të shtrenjta dhe shpesh janë të parat që priten nga buxheti i familjes, kur ekonomia vështirësohet. Edhe pse në Shqipëri nuk aplikohet ndarja e ushqimeve në këtë formë, në vendet e BE-së dhe SHBA perimet organike dhe frutat organike janë më të shtrenjta dhe mjaft të kërkuara.

6.

Masazhator: Stresi është kthyer në një mik të pandarë për shumicën e njerëzve. Një masazh mund të reduktojë stresin dhe të përmirësojë qarkullimin e gjakut. Në këtë mënyrë, nëse doni të bëni një dhuratë efikase dhe të shëndetshme, zgjidhni një masazhator në vend të diçkaje tjetër, që mund të mos hyjë për asgjë në punë.

7.

Pajisje të monitorimit të shëndetit: T’i dhurosh dikujt një peshore elektronike, mund të duket fyese, por ka plot pajisje të tjera, të cilat do të zinin vend. Mund t’i bëni dhuratë dikujt një monitor për kontrollimin e presionit të gjakut apo një pajisjeje për të matur tensionin. Kjo do ishte një dhuratë për t’u vlerësuar.

8.

Pajisje stërvitjeje: Ka shumë persona të cilët janë miq të mirë të vrapit. Një palë atlete do të ishin një zgjidhje shumë e mirë dhe efikase.

9.

Abonim një mujor në një restorant: Në vend që të dhuroni gjëra të zakonshme, dhuroni gjëra të pazakonshme. Dhurojini një personi që keni për zemër, një abonim mujor çift në një restorant. Sigurisht, abonimi s’do të jetë për çdo ditë, por për një herë në javë.

10.

Libra për shëndetin: Gjeni libra, të cilët janë të nevojshëm për personin që i dhuroni. Nëse do t’i bëni dhuratë një familjeje që sapo është bërë me fëmijë, gjeni një libër që flet për fëmijët dhe zhvillimin e tyre sipas etapave. Apo mund të gjeni një libër me këshilla të përgjithshme shëndetësore për këdo.

me drita. 18/12 - 25/12/10 F.P. 7


...Ajo kishte një djalë të vogël dhe fjalia “edhe ne kishim një djalë të vogël, por ai nuk mund të qëndronte më gjatë dhe ne na merr malli aq shumë”, e bëri të mendojë për dhimbjen e saj, por edhe për bekimin që kishte me djalin e saj, që ndriçonte Krishtlindjen për të

Mrekullia e Krishtlindjes Nga Ylli Doçi Në prag të Krishtlindjes dhe me ardhjen e vitit të ri, natyrshëm ndjehet një atmosferë e hareshme. Fëmijët sidomos e presin këtë kohë si në ethe, presin një gjë të re, një surprize të këndshme, kurse të rriturit e kanë humbur këtë sens pritjeje me shpresë, nuk janë aq entuziastë. Jeta i ka dekurajuar dhe mësuar të mos ëndërrojnë shumë. Prisni ju ndonjë ndryshim në këtë stinë? A shpresoni për një surprizë? Sikur të ishte gjithçka e mundur, çfarë do të dëshironit? Një poezi thotë: “Tek kthehesha nga dasma isha aq e lodhur sa pranë një burimi ndenja për t’u çlodhur/ Pastaj në ujët e kthjellët jam larë dhe me një gjethe prej lisi jam tharë/N’degën më të lartë bilbili ia thosh: këndo o bilbil, pse të mos këndosh?/ Plot hare e gaz e ke zemrën ti, ndërsa unë timen plot vrer e plot zi/Se Pieri i dashur nuk më dashka prapë, vetëm për një gonxhe që s’desha t’ia jap/ Ah sikur në degë gonxhja ende t’ish, dhe Pieri i dashur të më desh sërish.” Çfarë është gonxhja e këputur në jetën tuaj? Keni ju ndonjë dëshirë kaq të parealizueshme, sa të kërkojë një kthim prapa të kohës? Do të doja të mos hiqni dorë nga ato ëndrra që duken të pamundura, edhe sikur gonxhja të jetë këputur. Krishtlindja është koha më e mirë për të ëndërruar: Gjëra të mahnitshme ndodhin në Krishtlindje!

Historia e huazimit të djalit për Krishtlindje Në një gazetë u shkrua një lajmërim: “A ka ndonjë vend ku mund të marrim hua një djalë të vogël 3 ose 4 vjeç për të kaluar me ne Krishtlindjen? Ne kemi një shtëpi të bukur dhe do të kujdesemi mjaft mirë për të dhe do ta

sjellim shëndoshë e mirë prapë. Ne kishim një djalë të vogël, por ai nuk mund të qëndronte më gjatë dhe ne na merr malli aq shumë, kur vjen Krishtlindja”. Edhe këtu një gonxhe ishte këputur. Një vejushë e re, për herë të parë nga vdekja e burrit një vit më parë, kur lexoi këtë, filloi të mendonte për dhimbjen e dikujt tjetër. Ajo kishte një djalë të vogël dhe fjalia “edhe ne kishim një djalë të vogël, por ai nuk mund të qëndronte më gjatë dhe ne na merr malli aq shumë”, e bëri të mendojë për dhimbjen e saj, por edhe për bekimin që kishte me djalin e saj, që ndriçonte Krishtlindjen për të. Gruaja iu përgjigj lajmërimit, duke shkuar bashkë me djalin te familja që bëri kërkesën. Shkruesi i letrës ishte një i ve, me nënën e tij, që kishte humbur në një aksident gruan dhe djalin e tij të vogël. Së bashku ata gjetën një lumturi që s’mendonin se do u kthehej kurrë dhe jo vetëm për një Krishtlindje, por për gjithë jetën, sepse ata u martuan bashkë. Gjëra të çuditshme ndodhin në Krishtlindje! Krishtlindja është koha më e përshtatshme për të ëndërruar njeriu: Gjëra të mahnitshme kanë ndodhur në këtë stinë…

Një ilustrim Ishte pragu i Krishtlindjes kur Beneti mori një telefonatë nga një shoqe e vjetër. Suzana, farmacistja 51-vjeçare, po ndihmonte në organizimin e festës së 33-vjetorit të shkollës së mesme, meqë 30-vjetorin nuk e realizuan dot. Një person në veçanti mezi priste ta shihte përsëri, Benet Skot, për të cilin kishte marrë vesh se vuante prej vitesh nga veshkat dhe ishte në pritje për transplantim. Kur Benet kishte ardhur te shkolla e saj, ajo ishte e famshme në grupin e vajzave drejtuese të tifozëve, kurse ai një djalë i heshtur, por shpejt e gjenin veten bashkë në mësimet e pianos, në kor apo

në punën për gazetën e shkollës. Në klasë të 7, të dy kishin marrë titullin “më të talentuarit” dhe në shkollë të mesme “të prerë për sukses”. Kishin kënduar duete bashkë dhe kishin qejf të kalonin kohë bashkë, sa kur mbaruan shkollën, Suzana i shkroi, “Shpresoj se nuk do më harrosh”. Por, siç ndodh zakonisht pas shkollës, ata morën rrugë të ndryshme. Tani, pas disa dekadash, Suzana jetonte në veri, me një punë që i pëlqente dhe shokë e udhëtime, megjithëse ishte e pamartuar, ndërsa Benet jetonte me të shoqen dhe dy fëmijë pranë një universiteti, ku jepte mësim. “Tani do t’i humb të gjitha”, - mendonte Suzana. Por, në telefon Beneti nuk e përmendi asnjëherë sëmundjen e tij. Ai i tregonte për planet e tij dhe i thoshte sa krenar ishte për fëmijët dhe sa dëshirë kishte të udhëtonte me gruan nëpër Evropë. Suzana e dinte gjendjen e tij dhe i tha se kishte një veshkë tepër, që mund t’ia jepte atij. Ai, megjithëse u prek shumë nga kjo, nuk pranoi dhe me shumë argumente i tha, jo. “S’mund të kërkoj një gjë të tillë prej teje”, - tha Beneti. “Unë po e ofroj, nuk po e kërkon ti, unë po e bëj për familjen tënde gjithashtu”, - iu përgjigj Suzana.

Por ai refuzoi disa herë gjatë muajve në vazhdim. Pastaj, mu përpara festës ai u bë keq dhe doktorët i thanë që pa një transplantim do të vdiste për pak muaj. Suzana e intensifikoi lutjen e saj. “Të lutem, më lër të të ndihmoj”, - ishte kërkesa e saj. Dhe më në fund Beneti pranoi. Analizat mrekullisht dolën që ishte e përshtatshme, sepse e shoqja e tij e kishte provuar dhe shanset ishin të vogla. Doktorët thanë se përshtatshmëri e tillë ishte e rrallë edhe me binjakët. Pak muaj më vonë ata ishin në sallën e operacionit. Kur Suzana u zgjua pyeti për Benetin. I thanë se kishte dalë me sukses. Kur e takoi, Beneti tha: “Si falënderohet dikush që të kthen jetën?” “Ti veç kujdesu për veshkën time”, - ia ktheu Suzana duke fshirë lotët e saj. Çfarë shoqeje që kemi këtu! Ajo zgjodhi të jetonte me gjysmë kapaciteti për shokun e klasës, jo të dashurin, por thjesht një shok. A keni ju dikë që sakrifikon kështu për ju? A do të dëshironit të kishit një shok të tille? Unë mund t’ju them se kam një lajm të mirë për ju personalisht. Krishtlindja është koha më e përshtatshme për të ëndërruar njeriu: Gjëra të mahnitshme kanë ndodhur në këtë stinë.

25/12 - 01/01/11 F.P. 9


DosjaeJavësFP

Festat, çfarë ndjesie sjellin? Suzana Agolli: Më pëlqejnë shumë festat e fundvitit, sepse është një nga momentet ku familjarët bashkohen për të festuar. Megjithatë, na shkund fare nga xhepat. Por prapë ka lezet gjithandej drita, njerëz të gëzuar . Naim Rexhepi: Nuk më pëlqejnë fare, sepse ka shumë rrëmujë, sidomos tani që vijnë edhe emigrantët. Bëhet një kaos me trafikun, që të bën të ikësh nga Tirana. Pale tregtarët që shfrytëzojnë rastin për të rrjepur popullin e shkretë. Miranda Bici: Më parë më gëzonin shumë festat, ndërsa tani më duken shumë kot. E zbukuroja bredhin me qejf, ndërsa tani as që më bie në mendje. Jeta është bërë shumë stresuese. Nuk e ka më mendjen njeri tek festa. Adlira Hasani: Më pëlqen festa e Vitit të Ri, sepse marrim edhe pushimet. Prindërit me aq mundësi sa kanë, na blejnë ato që duam. Më pëlqen akoma më shumë atmosfera e qytetit, megjithëse këtë vit më duket pak si i zbrazët. Duket sikur të tërë po ikin jashtë.

Gjeli i detit, mbreti i tavolinës Gjeli i detit është i vetmi shpend që është “i dënuar” me vdekje ditën e festave të fundvitit. Jeton 364 ditë dhe ushqehet si mos më mirë. Më pas, është i destinuar të jetë pjata kryesore e festës së fundvitit. Disa këshilla për gjelin e detit

Fredi Qerimi: Është një arsye më shumë për të festuar këtë vit, meqë u liberalizuan edhe vizat. Tani jemi të lirë të festojmë, por edhe të lëvizim. Mjaft kanë ardhur emigrantët tek ne, le t’ua kthejmë vizitën ne tani.

Blini një gjel deti të plotë, të shëndetshëm dhe me gjoks të rrumbullakosur. Gjeli i detit duhet të jetë i përthyeshëm kur shtypet lehtë dhe nuk duhet të ketë aromë të pakëndshme. Lëkura duhet të jetë e bardhë, pa prerje dhe dëmtime, ose mavijosje.

Të mirat e mishit të gjelit të detit Mishi i tij është shumë i pasur në proteina. Një racion prej 120 gr, ofron rreth 65% të nevojave ditore të një personi në proteina. Mishi i gjelit të detit ka gjysmën e sasisë së yndyrnave të ngopura, në krahasim me mishin e viçit. Struktura e trupit tonë ndërtohet mbi proteinat. Ne përdorim proteinat nga burime shtazore dhe bimore, për të ndërtuar proteinat që i nevojiten organizmit për funksionet e tij jetike.

Vasilika Tora: Mirë, festat dihet që sjellin gëzim, por prapë nuk kanë atë lezetin e dikurshëm. Më parë njerëzit ishin më të sinqertë dhe më të lumtur. Kishte fukarallëk, por prapë ishin më të bashkuar. Sot të tërë kanë inate me njëri-tjetrin. Ka çdo gjë, por prapë s’ka harmoni e dashuri. Çdo gjë është kthyer në interes. Megjithatë ju uroj të gjithë shqiptarëve një vit sa më të mbarë.

Seleniumi i gjelit të detit të mbron kundër kancerit Gjeli i detit është një burim i pasur i mineralit selenium. Ky mineral është themelor për shëndetin e njeriut. Është një përbërës i rëndësishëm i shumë reaksioneve metabolike, duke përfshirë metaboliz-

10 F.P. 25/12 - 01/01/11

min e hormoneve tiroide, sistemet antioksidante të mbrojtjes dhe sistemin imunitar. Studimet e fundit tregojnë një lidhje të fortë e të drejtpërdrejtë me konsumin e seleniumit dhe rastet e kancerit. Seleniumi duket se ndihmon në riparimin dhe sintezën e ADN-së në qelizat e dëmtuara, të ndalojë zhvillimin e qelizave kancerogjene dhe të ndihmojë në veteliminimin e tyre, një mekanizëm mbrojtës që përdor organizmi për t’u ruajtur nga zhvillime tumoriale dhe anormale. Gjithashtu, seleniumi është përbërës i enzimës glutathione peroxidase, e cila ndihmon spastrimin që kryen mëlçia nga molekulat e dëmshme. Vetëm 120 gr. gjel deti ofron një sasi seleniumi që përbën 47% të kërkesës ditore për një person. Gjeli i detit është gjithashtu burim i pasur i një antioksidanti tjetër, siç është vitamina B-niacin. Përbërës të ADN-së kërkojnë këtë element, një mangësi e së cilës lidhet me dëmtime gjenetike. Gjeli i detit është burim i pasur edhe i vitaminës B6. Këto vitamina janë shumë të rëndësishme për prodhimin e energjisë. Niacin është shumë e rëndësishme edhe për përdorimin e proteinave, yndyrnave dhe karbohidrateve për energji. Niacin ndihmon në normalizimin e nivelit të sheqerit në gjak.


NewsTicker 11

Nga Enton Palushi

01

Shkodra do e mbyllë këtë fundviti e përmbytur. Ashtu siç nisi ky vit, ashtu duket se përfundoi. Përmbytjet janë ngjarja më kryesore e këtij viti që po lëmë pas. Fillimisht u fol për teka të natyrës, për ngrohje globale e më pas për ndikimin e hënës tek përmbytjet. Opozita akuzoi se qeveria nuk e ka menaxhuar siç duhet situatën në ujëmbledhësit më të mëdhenj në vend, çka ka sjellë dhe këto pasoja tragjike. Ekspertët flasin për reshje të pazakonta për këto periudha dhe për shkrirje të shpejtë të dëborës. Megjithatë sytë janë nga e ardhmja. A do mundet Shkodra të tejkalojë këtë situatë dhe të bëhet e mundur që ajo të mos përsëritet më në një të ardhme të afërt?

02

Në fund të këtij viti, botuesi i njohur i guidave turistike, “Lonely Planet”, e quajti Shqipërinë si destinacionin kryesor për turizëm në vitin që vjen. Kryeministri ka folur për bum turistik. Për herë të parë, sipas qeverisë, në vend ka pasur më shumë turistë se banorë. Por të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë flasin për ulje të të ardhurave në fushën e turizmit në krahasim me një vit më parë. Mediat e rajonit e kanë parë me xhelozi këtë rritje të turizmit, ndërsa meritat kryesore i kanë shkuar Rrugës së Kombit.

03

Rrugët kanë qenë sërish protagonistë për keq këtë vit. Mbi 300 viktima janë shënuar nga aksidentet rrugore në vend, duke qenë një vend me numër rekord aksidentesh në Europë. Për tu shënuar janë dy aksidente të rënda, me humbje të mëdha jetësh. Dy autobusë janë rrëzuar në rrugët e Shqipërisë këtë vit, duke e bërë më të rëndë bilancin e vdekjeve.

04

Dhe sërish tek rrugët. Tani shqiptarët mund të marrin rrugët të qetë, për shkak se sistemi i vizave ka rënë. Ata që kanë një pasaportë biometrike, mund të kalojnë pa probleme kufirin në drejtim të vendeve të zonës Shengen. Por, edhe për këta udhëtarë ka një listë kërkesash që duhen plotësuar. Sidomos ata që kanë udhëtuar ndaj Greqisë kanë pasur probleme për të kaluar kufirin. Heqja e vizave është festuar në mënyrë madhështore nga qeveria shqiptare. Opozita e ka quajtur qeverinë të vonuar në rrugën drejt heqjes së vizave.

05

Heqja e vizave ishte njëra anë e medaljes. Por mosmarrja e statusit kandidat për në BE ishte një nga goditjet më të rënda që ka marrë politika shqiptare vitet e fundit. Shkaku kryesor ishte kriza politike në vend dhe mosfunksionimi i institucioneve. Kriza politike vijon të jetë prezente dhe Shqipëria e mbyll vitin sërish me debat mes mazhorancës dhe opozitës në lidhje me hetimin e zgjedhjeve. Nga ana tjetër SHBA kanë bërë thirrje për të tejkaluar ngërçin e për të parë nga zgjedhjet e vitit 2011.

06 07 08 09

Kosova pati po ashtu probleme. Zgjedhjet shënuan parregullsi. Ishte hera e parë që vendi organizonte zgjedhje vetë që pas shpalljes së pavarësisë. Pas kësaj, një raport i një raportuesi të Këshillit të Europës ngriti një stuhi të vërtetë në opinionin publik. Në qendër është kryeministri Hashim Thaçi, njeriu që synon të formojë sërish një qeveri për vitet në vijim. Ai akuzohet për trafik organesh e narkotikësh. SHBA kanë deklaruar se do të vijojnë të punojnë me qeverinë e Kosovës. Bota e nisi me katastrofa natyrore këtë vit, katastrofa që vijuan përgjatë gjithë 2010-ës. Tërmeti në Haiti, përmbytjet në Pakistan e më pas ndotja në Gjirin e Meksikës, këto ishin tre ngjarje që tronditën botën gjatë këtij viti. Një katastrofë si ajo e Haitit kishte vite që nuk shihej, ndërsa në Pakistan pamjet e përmbytjeve ishin apokaliptike. Ndotja e Gjirit të Meksikës u regjistrua si më e rënda në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duket se bota ishte më e qetë këtë vit. Por situata u trazua në fund të vitit kur Koreja e Veriut sulmoi një nga ishujt që ndan këtë vend me fqinjin jugor. Shumë gazeta nxituan të shkruajnë për një sinjal për nisjen e luftës së tretë botërore. Frika u shua shumë shpejt kur një dokument i WikiLeaks zbuloi se aleati më i madh i Koresë së Veriut, Kina, është i mërzitur me këtë “fëmijë të llastuar”. Megjithatë tensioni mbetet i lartë. Thuajse gjysma e elitës politike në Poloni u shua në një aksident ajror. Presidenti dhe një duzinë funksionarësh të lartë po udhëtonin për në Rusi për të marrë pjesë në një përkujtimore për Masakrën e Katinit. Shumë teori konspirative u ngritën. Për herë të parë Rusia e Polonia bashkuan forcat për këtë hetim, por në fund pati akuza të ndërsjella për fshehje informacionesh. Megjithatë, Rusia pranoi se vrasje e ushtarakëve polakë në Katin ishte e porositur nga Stalini.

25/12 - 01/01/11 F.P. 11


Reportazh 12-13

Kartolinë nga Greqia

Fqinjët jugorë po përballen me një fluks të ri refugjatësh nga Afrika dhe Azia. Greqia, tashmë destinacioni kryesor i klandestinëve. Një reportazh në kufirin me Turqinë, ky numri i azilkërkuesve dhe të vdekurve ka thyer rekordet evropiane

Nga Joanna Kakissis

R

asha kishte një ëndërr të thjeshtë kur një muaj më parë u largua nga kampi i refugjatëve Al-Shati në Gaza. “Punë, ushqim, shtëpi”, - thotë palestinezja. – “Ose të paktën shpresë për t’i pasur”. Siç kishte dëgjuar, Evropa është plot me shpresë. Kështu që 25 vjeçarja Rasha, së bashku me të shoqin 31 vjeçar Ali, shitën gjithçka që kishin si dhe morën para borxh nga miq e të afërm për t’i paguar një kontrabandisti afërsisht 2 mijë dollarë amerikanë, i cili bëri të mundur që ata së bashku me djalin 4 muajsh Yusef të arrinin në Greqi. Një natë nëntori ata kaluan lumin Evros, që është dhe vija e kufirit tokësor mes Greqisë dhe Turqisë. Në agim policia greke i gjeti pranë një stacioni të braktisur treni dhe i përcolli në një qendër grumbullimi emigrantësh në Orestiadha, qytet në veri-lindje të Greqisë. Pas tre ditësh qëndrimi në qendrën e grumbullimit të emigrantëve, për të cilën Rasha thotë se ishte aq shumë e populluar sa nuk mund të shihte dyshemenë, familja palestineze mundi të largohet. Jashtë, të lirë, duke pritur një autobus për Athinë, qytet ku nuk njohin askënd. “Unë shpresoj”, - thotë Rasha teksa ngitet në autobus, ndërsa Aliu mban në krah fëmijën e lodhur. – “Dhe jam shumë e lumtur”. Por duke pasur parasysh rritjen e numrit të emigrantëve që nisen drejt Greqisë si dhe varfërinë dhe burokracinë që i pengon në çdo moment, optimizmi i Rashas shumë shpejt është e sigurt që ka për të rënë. Deri tani, për vitin 2010, më shumë se 90 përqind e emigrantëve klandestinë drejt Evropës kanë hyrë nga Greqia, sipas FRONTEX, agjencia e kontrollit të kufirit të Bashkimit Evropian. Deri pak kohë më parë, Italia, Franca dhe Spanja ishin vendet më të preferuara të emigracionit klandestin drejt kontinentit Evropian. Por rritja e patrullave të Rojës Bregdetare në dy vitet e fundit, i ka bllokuar rrugët detare, duke detyruar emigrantët të gjejnë mënyra të reja për të hyrë në Evropë. “Kontrabandistët janë arrestuar, gjykuar dhe dënuar, kështu që rrjetet kriminale kanë zhvendosur zonën e veprimtarisë drejt Orestiadhës”, thotë zëdhënësi i FRONTEX, Michal Parzyszek.

12 F.P. 25/12 - 01/01/11

TIME Magazine


ReportazhFP Të papunë dhe shpesh të pastrehë, emigrantët janë përballur me një armiqësi në rritje nga grekë të pashpresë përballe papunësisë në rritje në vendin e tyre

Bashkimi Evropian, i alarmuar nga fluksi i papritur i emigrantëve klandestinë që po shkelnin territorin grek, dërgoi forca të FRONTEX në Orestiadhë në nëntor të këtij viti, për të ndihmuar policinë greke në mënyrë të veçantë në patrullimin e një seksioni prej 13 kilometrash, që cilësohet më problematiku nga gjithë kufiri tokësor prej 200 kilometrash mes Greqisë dhe Turqisë. Rreth 31.400 njerëz kanë kapërcyer kufirin pikërisht në atë seksion gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2010 – numër ky më i madh se kalimet klandestine të kufirit në Ishujt Kanarie gjatë vitit 2006, vit që mban rekordin e emigrimit klandestin për Spanjën. Sipas FRONTEX, më shumë se gjysma e klandestinëve deklarohen si afganë, të cilët i paguajnë kontrabandistët rreth 3 mijë dollarë amerikanë, për t’i larguar nga një vend ku të ardhurat vjetore për frymë janë vetëm 900 dollarë. Por për 22 vjeçarin Jamir Khan, nuk ishin të ardhurat financiare që e nisën drejt Greqisë, por lufta. Mekaniku i dobët, por truplidhur, nga provinca e Laghmanit në Afganistanin lindor – një vend të cilin ai e përshkruante si “luftë, gjithë kohës”, - e mësoi zanatin në Mançester të Anglisë, ku jetoi ilegalisht për disa muaj gjatë vitit 2006. Policia angleze bastisi shtëpinë kur ai po flinte dhe e riktheu në Af-

ganistan. “U thashë policëve anglezë të më jepnin një shans, sepse unë po punoja dhe nuk jam Taleban” – tregon Jamir. – “U thashë gjithashtu se do të bëja gjithçka të kthehesha përsëri”. Fjalët i dolën të vërteta. Ai arriti në qendrën e grumbullimit të emigrantëve në Orestiadha në mes të nëntorit 2010, pasi familja e tij mori para borxh për të paguar kontrabandistët me 3 mijë dollarët e kërkuar. Jamir nuk ka asnjë qindarkë në xhepa, dhe mendon të niset në këmbë drejt Athinës që është larg 900 kilometra. Udhëtimi drejt Orestiadhës është i mbushur me rreziqe. Shumë kanë vdekur duke kapërcyer kufirin me Turqinë, veçanërisht duke u mbytur në lumin Evros. Sipas FRONTEX, të paktën 44 emigrantë janë mbytur vetëm këtë vit. Ky numër është pothuajse dyfishi i atyre që lanë jetën vitin e kaluar, sipas Mehmet Sherif Damadoglu, hoxha i prefekturës së Evrosit, e banuar nga një popullsi e përzier kristiane dhe myslimane. Ai i ka varrosur të vdekurit në një varrezë të improvizuar në një kodër pranë fshatit Sidhero. I rrethuar nga 140 pirgje dheu – secili prej tyre një varr – hoxha Damadoglu kujton takimin me prindërit e trallisur të një 16 vjeçareje somaleze, që këtë verë u mbyt në lumin Evros. Ai kujton sesi nëna përqafonte tokën që mbante poshtë trupin e së bijës. “Ata nuk dinin të notonin, por barka ku ishin u përmbys. Për herë të fundit nëna e pa të bijën duke kërkuar ndihmë dhe pastaj lumi e përpiu vajzën”, tregon duke psherëtirë Damadoglu. “Ata dy prindër të mjerë erdhën pak ditë më parë në varreza, për të parë të bijën dhe për t’u lutur”. Ai tregon se dy somalezët i kishin treguar se po niseshin drejt Athinës për të gjetur punë. “Në Athinë është shumë e vështirë, sepse aktualisht edhe grekët nuk kanë punë”, - rrëfen hoxha i Evrosit. – “Emigrantët mund të zhyten shumë lehtë në kaosin e qytetit të madh dhe të mos ia dalin kurrë të ngrenë kokën”. Ndonëse shumica e emigrantëve shkojnë në Evropë përmes Greqisë më shpresën për të udhëtuar në vende si Suedia, ku punët dhe përfitimet janë më të mëdha, shumë prej tyre mbeten pa para dhe e gje-

jnë veten të bllokuar në Athinë. Kështu i ndodhi Tahar Zarukut, një tuniziani 33 vjeçar nga qyteti jug-lindor i Medenines. Ai e mban frymën gjallë me një ushqim të përditshëm falas të përbërë nga bukë, sallatë dhe supë, që i ofrohen nga kishat Greke, Anglikane dhe Afrikane të Athinës. Ushqimi shpërndahet në një oborr të zymtë të Rrugës Sofokleu, që gjendet në qendër të Athinës dhe njihet si epiqendër e shpërndarësve të drogës. Tahari fle në një rrugicë aty afër dhe thotë se është rrahur disa herë nga kriminelë anti-emigrantë. Teksa qëndron në radhë për ushqim në një ditë të ftohtë dhjetori, Tahar Zaruk thotë se është i dëshpëruar për të gjetur një punë. “Çdo ditë grekët më thonë që të zhdukem që këtu. Por nuk kam asnjë qindarkë në xhepa. Ku të shkoj?” Shumë të tjerë presin azil në Athinë, por një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë kurrë. Sipas Kombeve të Bashkuara, Greqia ka më shumë se 52 mijë kërkesa për azil në pritje për t’u vepruar. Vetëm 0.3 përqind e aplikimeve pranohen, krahasuar me një mesatare prej 31 përqind në Britani të Madhe, Francë, Gjermani dhe Suedi, gjithnjë sipas OKB. Të papunë dhe shpesh të pastrehë, emigrantët janë përballur me një armiqësi në rritje nga grekë të pashpresë përballe papunësisë në rritje në vendin e tyre. Grupi anti-emigrantë Krisi Avgji (Agimi i Artë), mbështetës të ekstremit të djathtë, rregullisht bastisin disa lagje të qendrës së Athinës, duke shkruar parulla anti-emigracion dhe duke rrahur emigrantë të pastrehë. Shenjë shqetësuese që marrëdhëniet mes Grekëve dhe emigrantëve do të përkeqësohen, është zgjedhja e kryetarit të Krisi Avgji nga athinasit në tetor si anëtar i Këshillit Bashkiak të qytetit. “Për emigrantët është zhgënjyese teksa shohin Evropën e ëndrrave të tyre të jetë e tillë”, - thotë At Jimoh Adebayo, një prift nigerian që ndihmon në radhën e ushqimit falas në Rrugën Sofokleu. - “Ata kanë shitur gjithçka për të ardhur këtu dhe tani shohin se edhe këtu nuk ka asgjë për ta”. Adebayo thotë se me kalimin e javëve ai sheh gjithnjë e më shumë njerëz në radhën e ushqimit falas, përfshirë edhe grekë që kanë humbur shtëpitë apo punët. Por palestinezja Rasha nuk di asgjë nga sa më lart, teksa është duke u larguar nga qendra e grumbullimit të emigrantëve dhe së bashku me 80 emigrantë të tjerë është në bordin e një autobusi me destinacion Athinën. Shoferi grek i autobusit mban të veshura doreza gome për të ndarë biletat; sediljet janë të mbuluara me thasë plastmasi. Biletat kushtojnë 60 euro, por palestinezja Rasha është në gjendje të paguajë – ajo i ka fshehur paratë që i mbetën nga pagesa e bërë kontrabandistit, në një brez që e ka vënë poshtë tre palë rrobave. “Unë dhe Aliu do të kemi punë, ndoshta në ndonjë dyqan dhe do të kemi dhe një shtëpi të vogël, kështu që fëmija ynë do të ketë ku të flejë”, - thotë ajo. Teksa autobusi largohet, Rasha përshëndet me dorë nga dritarja. Ajo është e vetmja që buzëqesh.

Shumë të tjerë presin azil në Athinë, por një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë kurrë. Sipas Kombeve të Bashkuara, Greqia ka më shumë se 52 mijë kërkesa për azil në pritje për t’u vepruar. Vetëm 0.3 përqind e aplikimeve pranohen, krahasuar me një mesatare prej 31 përqind në Britani të Madhe, Francë, Gjermani dhe Suedi.

25/12 - 01/01/11 F.P. 13


Aktualiteti 14-17

Nga Bledar Lumani

Para disa ditësh, zyrtarët dhe shkencëtarët më të njohur britanikë u mblodhën së bashku me krerët e sigurisë në vend për të diskutuar për një rrezik të mundshëm. Bëhej fjalë për mundësinë e shpërthimeve diellore, që mund të paralizojnë planetin brenda dy- tre viteve. Mediat, të ndjeshme ndaj kësaj mbledhje urgjente, nisën të hetojnë se çfarë i kishte mbledhur krerët e shtetit dhe shkencëtarët. U zbulua se shqetësimi ishte dielli, ose ndryshe burimi i jetës në tokë. Kësaj radhe flitet për një aktivitet të zgjeruar të yllit të zjarrtë. Dielli thonë se është rizgjuar nga gjumi.

* * * Ndoshta është tema që nxit më shumë kuriozitet tek njerëzit kohët e fundit. Bëhet fjalë për ngrohjen globale. Ndërsa kujton këtë emër, në mendje të vijnë imazhe përmbytjesh, stuhish, uraganesh e ortekësh. Në fillim të këtij viti, disa nga mediat kryesore në botë u hapën me titullin se “moti po çmendet”. Sërish ky fundviti e gjen Europën të bllokuar nga dëbora dhe reshjet. A është e vërtetë që në periudhat ekstreme ndodh çdo vit njësoj, apo kohët e fundit gjërat kanë ndryshuar? Përmbytjet e Shkodrës ishin një temë debati të zjarrtë mbi rolin e ngrohjes globale. Të moshuarit flasin për fenomene që nuk i kanë parë kurrë. Një furtunë që përfshiu Sarandën i la thuajse pa fjalë të gjithë banorët. Kurrë nuk kishin parë një gjë të tillë në qytetin e tyre. Era shkulte me sa fuqi që kishte dritaret e nxirrte jashtë shtëpive orenditë. Deti u mbush me mobilie. Kurse në veri, të moshuarit flasin për tërbimin e Alpeve. Si asnjëherë më parë nuk e kanë parë Valbonën e bukur të derdhet me aq furi, të marrë përpara ura e shtëpi.

* * * Po çfarë po ndodh në të vërtetë? A duhet që njeriu të druhet nga Zoti dhe natyra? Hollivudi na ka mbingarkuar me imazhe nga më të frikshmet. Filmat blockbuster të kohëve të fundit flasin për apokalipsin që nga vjen nga tërbimi i natyrës. A është njeriu fajtor për këtë situatë? Ish- zv/presidenti amerikan, Al Gore, iu kthye me pasion kësaj çështje pasi la detyrën dhe humbi garën për president, duke bërë një nga dokumentarët më të rëndësishëm të kësaj dekade. Një film që flet për rrezikun e madh që na kanoset. Ekspertët e disa prej instituteve më të njohura në SHBA hodhën poshtë teoritë e Al Gore. Megjithatë, tashmë thuajse të gjitha vendet e botës e pranojnë se ka një rrezik që na vjen nga natyra. Samite po zhvillohen njëri pas tjetrit, por të tëra po dështojnë. Fuqitë e mëdha po përplasen për përgjegjësitë që duhet të mbajnë në lidhje me reduktimin e karbonit e ruajtjen e planetit. Por a janë të besueshme shifrat që na serviren nga shkencëtarët më në zë të botës? Disa thonë se janë mashtrime, të tjerë besojnë verbërisht në to. Imazhe arinjsh polarë të dobësuar e pinguinësh që rrugëtojnë kilometra të tërë për ushqim

14 F.P. 25/12 - 01/01/11

A duhet të kemi frikë nga natyra? Përmbytjet në Shkodër, një stuhi e paparë në Sarandë dhe vërshimi i lumenjve të Alpeve. Ngrohja globale, çështja që po trazon më shumë botën e tanimë dhe Shqipërinë

po mbushin ekranet e Perëndimit. Ndërgjegjësimi i njerëzve është në nivel të lartë. Po a është në nivelin e duhur ndërgjegjësimi i qeverive? Një raport i hartuar nga një panel nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara, lëshoi një alarm të frikshëm para pak kohësh kur deklaroi shkrirjen e akullnajave të Himalajave. Mijëra shtëpi që ndodhen në rrëzë të masivit malor më të madh në planet rrezikoheshin. Por shumë shpejt u zbulua

se raporti ishte një mashtrim, se mbështetej mbi supozimet e një studiuesi lokal, që në një konferencë periferike kishte deklaruar se akullnajat do shkrijnë brenda dekadash. Paneli rregulloi raportin e deklaroi se ishte gabuar me disa qindra vite. Por ajo që humbi ishte besimi.

* * * Megjithatë BBC i është rikthyer këto ditë çështjes

së ngrohjes globale. Synimi është për të treguar sa pak është bërë nga qeveritë në këtë drejtim. Ndoshta nuk do jetë Lufta e Tretë Botërore ajo që do shkatërrojë njerëzimin, po ngrohja globale. Kështu parashikojnë disa nga ekspertët për BBC. Në fund të fundit një gjë është e sigurt për vendin tonë. Shpyllëzimi, ndërtimet vend e pa vend, planet për ndërtime fabrikash çimentoje e TEC-e me qymyr, vetëm sa po nxisin zemërimin e natyrës.


Ekstremet e temperaturave në botë

Japonezët jetojnë më gjatë se të gjithë, me jetëgjatësi mesatare 83 vjeç, gati sa dyfishi i jetëgjatësisë në Zimbabve apo Afganistan, që shkon deri në 42 vjeç. Këto ndryshime tregojnë se ne jetojmë në një botë ekstreme, të ndarë nga ndryshimet. BBC i hedh një vështrim ekstremeve në botë, dhe fillon duke i vizituar vendet më të ftohta dhe më të nxehta në planet - Siberinë në Rusi dhe liqenin Asal në Xhibuti, Afrika lindore.

Problem këtu është metali se thyhet kur shkon minus 50 gradë, për njeriun është thjesht çështje që të mësohesh Vendi më i ftohtë Adam Minot i BBC-së vizitoi rajonin Oimiakon në Siberinë lindore ruse ku temperaturat dimërore shkojnë deri në minus 50 gradë celsius. Ai e fillon udhëtimin e tij në qytezën Ust’ Nera. Në orën 7:30 të mëngjesit temperatura është minus 45 gradë celsius dhe 4-vjeçarja Maria po mbështillet nga nëna e saj me një pellush të trashë e të ngrohtë, kokore dhe shall para se të marrë autobusin për të shkuar në një kurs kërcimi. Nëna e Marias, Marina Jadreva, ka jetuar në Ust’ Nera gjithë jetën e saj dhe i ftohti nuk e frikëson. “Unë kam lindur këtu dhe i ftohti nuk më shqetëson,” tregon Marina. “Është ndryshe nga pjesë të tjera të Rusisë ku mund të veshësh vetëm një xha-

ketë. Këtu të duhet kohë për t’u veshur. Në dimër vishesh shumë dhe ha shumë më tepër.” I ftohti është therës. I ftohti prek çdo pjesë të jetës. Asnjë nuk del jashtë nëse nuk është absolutisht e domosdoshme, sepse të dalësh është një luftë e vërtetë. Evgjeni Radaniç është pronar i një garazhi. “Kujtoj njëherë kur temperatura shkoi minus 68 gradë celsius dhe mu desh ta fus karburantin me lopatë në rezervuar,” tregon Evgjeni. “Ky vend nuk është për njerëz me zemër të dobët, duhet të jesh i ashpër, ashtu duhet të jetë edhe makina juaj,” thotë ai. Por pse jetojnë njerëzit këtu? Deri në vitet 1930 këtu jetonin vetëm çobanë kaprojsh. Pastaj gjetën ar. Pa arin, ky kënd i ngrirë i planetit do të ishte lënë nën mëshirë e elementeve atmosferikë. Ajo që e ka bindur Andrei Dubovin që të durojë të ftohtin e hidhur dhe të punojë në minierën e arit Badran, është paga e mirë. “Në fakt është më mirë të jesh këtu në të ftohtë sesa diku ku ka lagështirë dhe erëra,” thotë Andrei. “Problem këtu është metali se thyhet kur shkon minus 50 gradë, për njeriun është thjesht çështje që të mësohesh.” Por minierat e Siberisë kanë një histori të errët Në apartamentin e tij në Jakutsk, kryeqendra rajonale, Mikhail Ivanov, është një prej atyre që kanë mbetur gjallë nga e shkuara e tmerrshme. Akademiku Mikhail Ivanov mërziti regjimin sovjetik në vitet 1950 kur lavdëroi një shkrimtar lokal që e kishin akuzuar si radikal nacionalist. Aq u desh që ta dënonin me punë të rëndë në gulagët e Stalinit. Mijëra vetë vdiqën në kushte të tmerrshme. “Kisha vetëm një lopatë dhe karrocë,” tregon Mikhaili. “Duhej të lëvizje 25 karroca me dhe në ditë. Nëse bëje më pak të pakësonin racionin përgjysmë, dhe na jepnin vetëm kaçamak. Sot e kësaj dite e urrej kaçamakun”.

Vendi më i nxehtë Në kontrast me Siberinë, liqeni Asal në Xhibuti, Afrika lindore, është vendi më i nxehtë në botë me temperatura që shkojnë deri në 55 gradë celsius pra për të mbijetuar të duhet shumë ujë. Por liqeni Asal është i kripur. Si jetojnë njerëzit atje?

Paskal Harter e BBC-së shkoi në Liqenin Asal dhe bisedon me banorët lokalë. Në brigjet e liqenit Asal dielli të përvëlon, dhe imagjinoni se tani atje është dimër. Në verë temperaturat e ujërave të liqenit shkojnë deri në 35 gradë celsius. Ali Hamid nxjerr kripë nga liqeni ashtu siç kanë bërë edhe paraardhësit e tij. Kur je kaq afër ujit në mes të të nxehtit të vjen të hidhesh në ujë. Por nuk mundesh ta bësh këtë, thotë Hamid. “Edhe pse ka ujë rreth nesh, nuk mund ta pish, madje as nuk mund të notosh. Na e bën trupin me kripë dhe të kruhet,” thotë Hamid. Por ku e marrin ujin? “Uji vjen nga larg, 51 km larg nga këtu,” tregon Aliu. “Shteti e sjell çdo shtatë ditë, por nëse cisterna vonohet, dita e tetë është e padurueshme, të garantoj,” thotë ai. Aliu me gruan dhe tetë fëmijët e tij marrin tre fuçi me ujë sa herë që furnizohen. “Është vetëm një ditë pas furnizimit dhe një fuçi është bosh,” tregon Paskal Harter e BBC-së. Edhe ushqimi është problem të sigurohet. Banorët lokalë në liqenin Asal i sigurojnë paratë për ushqime kryesisht nga tregtia e kripës. Kërkesa për kripë ka rënë dhe çmimi ka rënë ndjeshëm. Mohamed Ahmed e çon kripën në Etiopinë fqinje në mes të diellit shkrumbues. Ai udhëton 15 ditë me deve.

25/12 - 01/01/11 F.P. 15


aktualitetFP

“Baza e të dhënave për motin në Shqipëri nis që nga viti 1868” Flet Prof. Dr. Petrit Zorba, klimatolog në Institutin e Energjisë, Ujit dhe të Mjedisit. “Duhet të shfrytëzojmë të dhënat që kemi mbledhur, për të mos pasur probleme me klimën”

Sa ndikim ka ngrohja globale në ato që po ndodhin në vendin tonë, sidomos në Shkodër? Të gjithë në një farë mënyre e lidhin këtë dukuri edhe me ngrohjen globale. Ngrohja globale, apo ndryshimet klimatike (që saktësisht do duhej thënë mutacionet klimatike), reflektohet sidomos në këto 10– 15 vitet e fundit me evidentimin e disa ndryshimeve në ecurinë e temperaturave dhe të reshjeve për gjithë rruzullin tokësor, dhe në veçanti në kontinentin tonë europian e për rrjedhoje dhe në Shqipëri. Në pjesën veriore të Evropës, pak a shumë gjerësia gjeografi 50-600 e më lart, vrojtohet dhe pritet që të kenë temperatura mjaft më të larta së mesatarja shumëvjeçare në 40-50 celsius plus, kundrejt normave të regjistruara, duke ju referuar normës se fundit që i takon periudhës 1961-1990, pra 30 vjeçarit më të fundit, që merret dhe si norme klimatologjike. Ndërkohë që, në gjerësitë gjeografike, për sa i takon sipërfaqes ku ndodhet dhe Shqipëria, këto ndryshime janë relativisht më të pakta, pra me rreth 10– 1.50 apo 20 celsius më të larta se vlerat e normës së temperaturës mesatare. Ndërkohë që reshjet në tërësinë e tyre pritet që të kenë një ulje sipas modeleve të ndryshme të qendrave kryesore evropiane, të cilat nxjerrin konkluzione si do të jetë tendenca për ecurinë, qoftë e regjimit termik, atij hidrik apo për sa i takon reshjeve. Ndërkohë, diçka që është shumë e rëndësishme, është të evidentohet se nuk janë thjesht vlerat e numrave në total, pra temperaturat u shtuan me 10 celsius apo u ulën me 20 celsius, apo reshjet u shtuan me kaq ose aq përqind, e rëndësishme është të analizohet kjo në ecurinë “e brendshme” të disa elementeve meteorologjike, duke u trajtuar ky problem në ndërlidhurinë që ato paraqesin, apo natyrën se si elementë të ndryshëm pritet të modifikohen. Pra, nuk është fjala që ne të themi nga 2000 mm do bien 2800 mm apo 2200 mm reshje, ky është një aspekt, problem është se si do jetë shpërndarja e tyre në kohë dhe në hapësirë, se si do të ndryshojnë disa parametra le të themi të karakterit të brendshëm, pra intensiteti:

16 F.P. 25/12 - 01/01/11

do të kemi ditë me më shumë reshje që të kenë karakteristike intensitet më të lartë, do të kemi ditë më breshër apo do kemi një lloj dukurie tjetër: reshje të pakta të rëna në mënyrë të vazhdueshme në një numër ditësh më të madh se norma, ndonëse në totalin e lartësisë së tyre mund të jenë më pak se norma (gjë që sipas mendimit tim dhe të dhënave më të fundit po del në pah vitet e fundit), apo numri i ditëve me reshje në mënyrë të vijueshme ç’tendencë paraqet, kundrejt atij korrespondues në normë nëse është i ndryshëm. Kjo është shumë e rëndësishme pasi le t’i referohemi përmbytjes që ndodhi te Rruga e Elbasanit, te parku i lodrave pak kohë më parë në Tiranë, e cila nuk ishte në një periudhë dimri dhe pati rreth 30 mm reshje në pak kohëzgjatje, gjë që krijoi atë situatë, ndërkohë që sasia ishe shumë e vogël, por a mund të jetë përgjegjëse kjo dukuri që krijoi një situatë sikur të ishte një vlerë shumë e madhe reshjesh, kur kjo vlerë është shumë larg maksimumit absolut ditor të vrojtuar. Pra, një intensitet apo një tregues tjetër, indirekt tregon disa dukuri të tjera ose karakteristika të tjera, kështu që për sa i takon temperaturave ajo që doja të theksoja për shembull në territorin e Shqipërisë, referuar një studimi të bërë para pak kohësh në zonën e Tiranës, Lezhës dhe Vlorës rezulton se temperaturat kanë një ngritje në këtë hapësirë të Ultësirës Perëndimore, e cila është kundrejt normës me rreth 0.50-10 celsius në dimër dhe me rreth 1.50-20 në periudhën e verës. Tjetër gjë që është e rëndësishme të themi, sa mund t’i referohemi me analizat paraprake gjatë këtyre ecurive, është ndryshimi i raportit të reshjeve të shiut me reshjet e borës, në grafikun e reshjeve të vrojtuara në mesataren disa vjeçare si normë për muaj dhjetor, janar dhe shkurt në gjithë serinë e stacioneve të pellgut ujë mbledhës të Drinit, ku vlerat janë në nivelet 150 mm, 160 mm, apo 200 mm, por shumica e stacioneve janë në vlerat e 150 mm, përjashto ndonjë rast që ka kuotë më të lartë. Po t’i referohemi të dhënave për 6-7 ditët e para të dhjetorit, shifrat tregojnë se reshjet në Shkodër këto ditët e fundit arrijë në

lartësinë e 170 mm, pra jemi në një lartësi reshjesh që i afrohet mjaft nivelit të 70-80 % ose gati të gjithë mesatares së këtyre stacioneve të pellgut, pothuajse sa dekadën e parë, ne kemi të regjistruar shumën e reshjeve totale pak a shumë për gjithë muajin, kjo është për reshjet. Po e njëjta gjë është edhe për stacionet e tjera. Gjithashtu edhe disa elementë të tjerë paraqesin interes, sepse kjo është e ndërlidhur dhe nuk mund të trajtohet thjesht si problem lidhur vetëm me reshjet. Është dhe dukuria e temperaturës, që ndoshta është parësore si element që për nga rëndësia në ecurinë e saj ka vlera specifike edhe në përmbytjet e vrojtuara më parë - të muajit janar 2010. Nga ana shkencore “përgjegjësinë” kryesor për sa i takon pjesës natyrore do ta lidhja me temperaturat relativisht më të larta se mesatarja shumë vjeçare. Ndërsa tani në vlerën e temperaturave jemi në nivelet 120 – 180 celsius dhe nuk jemi në periudhën e verës apo në temperaturat e natës që janë normale për muajt prill, maj. Pra, temperaturat po t’i referohemi dhe minimumeve gjatë këtyre ditëve, si p.sh në Kukës 80 C, në Lezhë 180 celsius, i bie që të jemi në nivele mjaft të ndryshme nga ajo që mund të jenë mësuar të gjithë njerëzit të shohin në pjesën veriore të vendit për këtë periudhe të vitit. Pra, referuar raportit të reshjeve, ndoshta ditët në vijim mund të sjellin karakteristikat tipike të dimrit dhe të vitit të ri që është dëbora; po të shohim në zonat e përmbytura të vendit tani nuk ka asnjë zonë me dëborë, por aq me tepër në lartësi. Në ecurinë shumë vjeçare të klimës, nëse ne i referohemi shifrave në total, pra bora e shkrirë dhe kthyer në vlera milimetrash ujë, mund të ketë ndryshime në raport me atë që ka pasur me reshjet e shiut, pra më e madhe se vlerat e normës të periudhës përkatëse. I rëndësishëm është fakti se nëse këto reshje do të ishin reshje dëbore dhe ato do të ishin “stokur” në zonën malore, pra në një farë mënyre të ruajtura si në “frigorifer”, pra nuk do përcilleshin në rrjedhe ujore dhe t’i shtoheshin krahas asaj të rrjedhës normale që ka çdo degë, çdo lum në vetvete; pra ka një rrjedhë plus. Përveç kësaj kemi dhe muajin nëntor, i cili është karakterizuar me reshje me lartësi mujore me rreth 40 % më shumë se mesatarja, duke pasur kësisoj një periudhë mjaft të zgjatur në ditë me reshje të vazhdueshme, që ka bërë që lagështira e tokës të jetë 100 %, pra çdo lloj reshje që bie qoftë edhe 5 mm, duke qenë se në këtë periudhë nuk është korrik kur kemi avullim të lartë, bën që të gjitha reshjet e rëna të jenë apo përcillen në % më të madhe në rrjedhje ujore dhe do s’do, do të krijojnë situatën përkatëse. Përveç kësaj kemi dhe një sërë faktorësh të tjerë që lidhen pastaj me ecurinë e gjithë zhvillimit social- ekonomik të vendit në këto 20 vitet e fundit, që kanë të bëjnë me prerjen e pyjeve dhe dëmtimin e mbulesës së vegjetacionit që është një element shumë i rëndësishëm, sidomos në vendet malore siç është edhe vendi ynë, pasi në vetvete ato mbajnë një sasi të caktuar ose reshjesh shiu, kur është fjalë për reshje shiu,


ose një sasi reshjesh bore, kur është fjala për reshje bore. E dyta, ato bëjnë dhe një transferim të ujit nëpërmjet sistemit të tyre rrënjor dhe procesit fiziologjik, por edhe kjo mungon sepse është minimizuar sipërfaqja pyjore. E treta, ruajnë tokën nga erozioni, - kjo për sa i takon pyjeve. Nga ana tjetër prurjet e lumenjve duke qenë se jemi në këto kushte relativisht të larta, përcjellin me vete edhe aluvione në një sasi më të madhe, pra dhe mbartjet dhe prurjet e lëndëve të ngurta në shtratin e tyre bëjnë që të përcjellin një ngritje graduale të kuotave të shtratit, të Bunës apo të kujtdo qoftë. Pastaj vijmë te shfrytëzimi i kaskadës së Drinit, e cila gjithashtu nëse duhej të monitorohej me kujdesin e duhur nga pikëpamja shkencore mund të sjellë një përmirësim të gjendjes. Por, kjo kërkon në radhë të parë monitorim, pra vrojtime në mënyrë të vazhdueshme dhe pastaj aplikimin e metodologjive shkencore që të arrihet në një rezultat më të mirë ose për të pasur një kontroll akoma më të mirë mbi situatën. Këto dhe shumë elementë të tjerë që duhen ndjekur edhe nga këndvështrimi historik, pasi unë do të shtoja atë që dhe kolegë të tjerë mund ta kenë cituar se Buna ka marrë për herë të parë prurje ujore nga Drini rreth mesit të viteve njëmijë e tetëqind si pasojë e një përmbytje të shkaktuar në atë kohë nga Drini, i cili nga shtrati që kishte prej mijëra vjetësh, duke ardhur me një prurje shumë më të madhe, krijoi një përmbytje në zonë dhe arriti që një pjesë e kësaj prurje të kalojë e zhvendosej në Bunë. Kështu përherë të parë kemi lidhjen e Drinit me Bunën. Pra, kemi një kalim të një sasie të prurjeve të ujit në Bunë, ndërkohë që pas asaj përmbytje Drini u tërhoq në shtratin e vet. Më pas, në vitet e sistemit të mëparshëm 1960-1980 për shkak ose për arsye të caktuara në lidhje me rregullimin e sistemit të kullimit dhe vaditjeve në zonën e Lezhës, ky raport i Drinit, që aktualisht kalon në Lezhë, me degën që kalon në Bunë ndryshoi kundrejt asaj situate të mëparshme të krijuar nga natyra deri gati 160 vjet më parë. Ndoshta edhe për arsye pragmatiste, ndoshta edhe për arsye që nuk ishin ende të njohura kaq sa sot, u ndryshua raporti i sasisë së ujit në degën bazë që është ajo aktuale që shkon Drini në zonën e Lezhës, me atë pjesë të ujit që shkon në Bunë, duke ju dhënë prioritet dhe një lloj rregullimi të shtratit të lumit me qëllim që pjesa më e madhe e ujit të Drinit të përfundonte në Bunë. Në 10-15 vitet e para kjo punë eci me sukses në një farë mënyre, pati më shumë rendimente në kulturat bujqësore, nuk pati përmbytje, u eliminuan të gjitha këto lloj dukurish në zonën e Lezhës, por nga ana tjerë impakti filloj të shtohej në Bunë, e cila filloj të mbarsej me më shumë lëndë të ngurta që vinin tani nga Drini dhe depozitoheshin në shtratin e Bunës, të cilat shtoj edhe këto 20 vitet e tjera që kanë të bëjnë me shfrytëzimin jo si duhet të shtretërve të lumenjve, me gërryerjet, etj, përcjellin në kompleks një tërësi shumëfaktoriale, të cilët në forma të ndryshme ndikojnë te njëri-tjetri dhe të gjithë së bashku krijojnë këtë situatë që shikohet. Por, duhet të kemi parasysh edhe një gjë tjetër në zonën e Shkodrës, në pjesën veriperëndimore të Shqipërisë është zona që ka më shumë reshje në territorin e Shqipërisë, deri rreth 3000 mm mesatarja në totalen vjetore. Po në këtë zonë është vrojtuar edhe përmbytja e vitit 1963, ku më 18 dhjetor të vitit 1963 në Theth janë vrojtuar 420 mm në 24 orë, që përbëjnë edhe rekord absolut në të gjithë vrojtimet meteorologjike që janë bërë në Shqipëri që nga viti 1868, kur është stacioni i parë i ngritur në Durrës. Nga 1868 dhe deri më sot, imagjinoni çfarë informacioni bazë, “pako” me të dhëna apo “bankë të dhënash” disponon institucioni ynë, e cila nëse do të përpunohet si edhe ka ndodhur në të shkuarën, ku në bazë të këtyre informacionesh janë bërë edhe botime të ndryshme mbi klimën, studime të ndryshme hidrometeorologjike apo atllasi klimatik, duke u përpunuar pra më tej e në vijimësi, gjithë ky informacion të jep mundësi të vlerësosh klimën, e cila është një lloj i veçantë pasurie

temperaturat ngelen në krye të listës si elemente që duhen trajtuar me vëmendje është se ne jemi tani në dimër, por në verë kemi zjarret në pyje që është një dukuri tjetër, që shoqërohet me pasoja në zonat pyjore dhe me dëmtimin e kësaj pasurie, e cila gjithashtu është e nevojshme të monitorohet, të kontrollohet dhe të mbahet në konsideratë

kombëtare, dhe natyrisht dhe ndryshimet e saj. Klima - pasuri si çdo lloj pasurie tjetër, e cila duhet të njihet në radhë të parë dhe të shfrytëzohet ashtu si duhet dhe kjo është një nga detyrat e institucionit tonë dhe e departamentit. Për vlerësimin e klimës dhe aq më tepër, në këto vitet e fundit për të parë trajtimin apo çështjet që janë në qendër të vëmendjes sot në botë në lidhje me impaktin e mutacioneve klimatike edhe në territorin e vendit tonë – mendoj se do të ishte një gjë me mjaft interes. Kështu që, kjo bazë me të dhëna që ne kemi nga e shkuara, dhe me vrojtimet konkrete që ne bëjmë në ditët e sotme, nga rrjeti kombëtar me 135 stacione, na jep mundësinë që në përputhje me kërkesat e ekonomisë dhe zhvillimit të vendit të kemi mundësi të vlerësojmë se si do të përcillen këto lloj mutacionesh klimatike në territorin e vendit tonë dhe impaktin e pritshëm në degë të ndryshme të ekonomisë. Pra, do të kemi temperatura më të larta, po sa dhe ku do të jenë rajonet më të prekshme, pasi ne themi që në zonat Shkodrës bien 3000 mm dhe kemi një ulje prej 100 mm apo 200 mm, në kontekstin e ndryshimeve klimatike, që thuhet sipas disa modeleve të caktuara, se duhet thënë dhe fakti që disa modele japin të kundërtën, atëherë nuk është ndonjë ndryshim se çfarë ndodh nga 3000 mm në 2800 mm. Problemi është se edhe me 400 mm nëse ato vrojtohen në një njësi fragment kohe të caktuar krijojnë problematikë për sa i takon këtij elementi - reshje. Gjithashtu për temperaturat, si edhe e përmenda me sipër që ngelen në krye të listës si elemente që duhen trajtuar me vëmendje është se ne jemi tani në dimër, por në verë kemi zjarret në pyje që është një dukuri tjetër, që shoqërohet me pasoja në zonat pyjore dhe me dëmtimin e kësaj pasurie, e cila gjithashtu është e nevojshme të monitorohet, të kontrollohet dhe të mbahet në konsideratë. Produkti ynë meteorologjik, qoftë në aspektin e parashikimeve afatmesme apo afat gjatë, qoftë edhe në aspektin e vlerësimit klimatik është ngjashmërisht si në fushën e mjekësisë, që shërben për të dhënë disa mendime profilaktike, pra për të marrë masat, që strategjia pastaj e vendim marrjes së qeverisë të jetë më në përputhje me atë çka kërkohet në zonat e ndryshme të vendit.

Këto reshje janë normale për këtë stinë? Stina e dimrit është periudha e reshjeve, si edhe e përmenda më sipër ne kemi 70 -80 % të reshjeve për pak ditë që i takojnë vlerës mujore, ndërkohë deri në fund të muajit duhet të shohim sa do jetë totali i lartësisë së reshjeve për të pasur një gjykim të saktë shkencor. Në vendin tonë është infrastruktura e nevojshme për parashikimin e motit? Në Shqipëri infrastruktura e vlerësimit dhe e parashikimit të motit konsiston në këtë lloj situate. Për parashikimin afatshkurtër, me detyrim të ngarkuar nga shteti është shërbimi meteorologjik i ushtrisë, të cilët bëjnë një punë mjaft të mirë brenda mundësive teknike dhe operacionale që ato kanë për të dhënë parashikimin. Gjithashtu edhe institucioni ynë që ka një bashkëpunim me ta dhe që ka rrjetin kombëtar prej 135 stacionesh, ka për detyrë parashikim afatmesëm apo afatgjatë. Në të gjitha rastet si në çdo vend tjetër të botës, parashikimi meteorologjik nxirret nga një analizë që i bëhet kalimit të masave ajrore mbi kontinent dhe masat ajrore duhet thënë nuk kalojnë vetëm në Shqipëri, por kalojnë për të gjithë shtetet e Evropës dhe çdo vend nxjerrë vlerësimin apo pritshmërinë e kushteve të mundshme meteorologjike për territorin e vendit. Pra, edhe në këtë kontekst, kolegët e departamentit të klimës në Institutin e Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, bëjnë vlerësimin edhe parashikimin edhe afat mesëm apo afat gjatë, pasi natyrisht ai afatmesëm është i lidhur me atë afatshkurtër, pra gjërat janë të ndërlidhura. Natyrisht, vend ka si në çdo sektor tjetër për të përmirësuar dhe ato më duhet t’i përfshijë në disa aspekte, në aspektin e legjislacionit, në aspektin e burimeve njerëzore, në aspektin e përpunimit dhe përmirësimit të infrastrukturës së komunikimit dhe në aspektin e punës se vrojtuesve që kemi në terren. Të gjitha këto së bashku çojnë në produktin e parashikimit të motit, qoftë në afatshkurtër, qoftë në afatmesëm apo afatgjatë, pasi këtu një rëndësi të madhe ka edhe fakti komunikimit të informacionit me vendet e tjera. Në të shkuarën, edhe sot, masat ajrore nuk lëvizin apo nuk njohin kufij shtetërorë. Kështu që shkëmbimi i informacionit me vendet tjera ka qenë një nga gjërat thelbësore që ka të bëjë që me fillimin e vrojtimeve meteorologjike, pra në vitin 1860 kur ato nisen në mënyrë të organizuar në botë, dhe kur vendet vendosën në atë kohë që shkëmbimi në këtë fushë të ishte i lirë. Sa duhet të jenë reshjet normale për këtë stinë? Natyrisht stina e dimrit përmbledh dhe sasinë më të madhe të reshjeve që vrojtohen gjatë vitit, dhe që në vetvete karakterizohen me një rënie graduale nga muaji dhjetori në janar e më pas në shkurt. Referuar reshjeve normale, që për këtë periudhë duhet të jenë - për të gjithë muajin dhjetor lartësia është 150-200 mm një mesatare shumë vjeçare e vrojtuar në rreth 20 stacionet e kësaj hapësire, pra të zonës së pellgut ujëmbledhës të lumit Drin; kjo është për sa i takon apo referuar mesatares shumë vjeçare që përdoret sot në botë dhe që i përket periudhës 1961 deri 1990.

25/12 - 01/01/11 F.P. 17


Personazhet e vitit 18

Qytetarët shkodranë

Julian Assange

Recep Tayyip Erdogan

Janë këta personazhet e vitit. Njerëzit që i kanë rezistuar përmbytjeve pesë herë radhas. Ata kanë ditur që të kujdesen për njëri- tjetrin dhe kanë përballuar një katastrofë që mund të kishte pasoja edhe më fatale. Nuk ka munguar humori e ironia e shkodranëve në këto përmbytje të rënda. Shumë kanë protestuar për mënyrën se si janë trajtuar, por ata sërish janë me frikë në zemër. E keqja, sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, mund të mos ketë ardhur ende. Dimri sapo ka filluar.

Ai është lloji i ri i nxjerrësit të sekreteve: i përket epokës dixhitale. Të gjithë përpara tij (si Daniel Ellsberg i skandalit të dokumenteve të Pentagonit 40 vjet më parë), ishin të kufizuar përsa i përket mënyrave për të komunikuar me publikun, përsa i përket informacioneve që kishin në dorë. Por duke themeluar faqen Ëikileaks.org, Julian Assange i dha vetes lirinë për të publikuar gjithçka që ai do, që nga përmasat e vërteta të abuzimit me të burgosurit irakenë, apo rolin e dyfishtë që Pakistani luan në Afganistan, e deri tek e-mail-et personale të Sarah Palin. Faqja e internetit e Assange, e cila është on-line prej katër vitesh, ka bërë publike tonelata dokumentesh sekrete dhe të klasifikuara - rreth 500 mijë faqe vetëm mbi luftërat në Irak dhe Afganistan. Por gjatë këtij procesi publikimi, qeveritë të cilat kanë qenë nën shënjestrën e Wikileaks.org (veçanërisht ajo amerikane), pretendojnë se Assange ka vënë në rrezik jetët e informatorëve dhe ushtarëve të vet. Nën arrest apo në kërkim ndërkombëtar për akuza prostitucioni, Assange është i bindur se qeveritë dhe shërbimet inteligjente të cilat ai po demaskon po i vëzhgojnë çdo hap. Si rezultat, Julian Assange e sheh veten në mërgim të plotë mes disa shteteve evropiane.

Kur një sulm ushtarak izraelit ndaj flotës së disa aktivistëve që po përpiqeshin të dërgonin ndihma në Gaza, shkaktoi protesta ndërkombëtare, askush nuk u çudit që Kryeministri Turk Rexhep Erdogan kishte diçka për të thënë. E vërtetë që grupe ndihme turke ishin pjesë e flotës së sulmuar, por zemërimi i Erdogan ndaj Izraelit u bë i famshëm toneve të tij aspak diplomatike. Retorika e tij antiIzrael, shtet të cilin e akuzoi në mënyrë të përsëritur për "terrorizëm johuman shtetëror" ishte në mënyrë të veçantë impresionuese, duke pasur parasysh historinë e marrëdhënieve të ngrohta të Ankarasë zyrtare me Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara. Në të vërtetë, sinqeriteti i Erdoganit ndaj Izraelit ishte një prej shumë shembujve të vitit 2010, gjatë të cilit Ankaraja shfaqi një dëshirë të pashembullt për të treguar muskujt e vet diplomatikë. Qershia mbi tortë e zhvendosjes turke në gjeopolitikë ndodhi kur Erdogan iu bashkua presidentit brazilian Lula da Silva për t'i ofruar Iranit një raund të dytë shkëmbimi karburanti për të mira materiale gjatë negociatave për mbylljen e programit bërthamor për vendin aziatik, në kundërshtim të plotë me planin e SHBA-ve për sanksione të plota. I inkurajuar nga një bum i sipërmarrjeve ekonomike në Turqi dhe i rreshtuar përkrah krahut nacionalist turk që ende mohon genocidin ndaj armenëve, Erdogan ka treguar se Turqia nuk do të vazhdojë të rrijë si e turpëruar në politikë dhe do të tregojë forcën dhe influencën e vet në turbullirën e Lindjes së Mesme.

Albin Kurti Ka krijuar një furtunë të vërtetë në Kosovë, por edhe në Shqipëri. Shumë të rinj, por jo vetëm ata, besojnë tek Albini dhe lëvizja e tij. Në zgjedhje arritën të marrin një përqindje të konsiderueshme, duke besuar se mund të kishin marrë edhe më shumë nëse nuk do të kishte manipulime.

Minatorët kilenë

Eduard Selami Në skenën e polarizuar politike, një personazh interesant i saj është rikthyer pas shumë vitesh. Eduard Selami ka ardhur për të përkujtuar 20 vjetorin e lëvizjeve të Dhjetorit, por ka deklaruar se është gati për të konkurruar në politikën shqiptare. Pikërisht për postin e kryetarit. Selami ka lëshuar akuza ndaj mënyrës se si është qeverisur Shqipëria gjatë kësaj kohe dhe ka kërkuar që të ketë zgjedhje të ndershme për kryetar të PD, në mënyrë që ai të garojë.

18 F.P. 25/12 - 01/01/11

Brenda disa ditëve, ata u shndërruan nga viktima të një skenari filmash horror në yje të një drame të inspiruar nga jeta e përditshme. Të bllokuar brenda një miniere të shembur gati një kilometër nën tokë dhe duke jetuar në limitet e mbijetesës, 33 minatorët kilenë treguan kuptimin e vërtetë të miqësisë dhe guximit. Fakti që ata ruajtën humanizmin e tyre gjatë izolimit dhjetë javor, ishte një dëshmi e pastër e disiplinës së tyre të pathyeshme dhe sensit të mrekullueshëm të optimizmit. Në kohën kur këta burra u nxorën në sipërfaqen e tokës në 13 tetor, 52 ditë pasi u gjetën të varrosur për së gjalli, e gjithë bota po i shihte. Duke mbijetuar kundër të gjithë parashikimeve, minatorët u shndërruan në heronj.

Lady Gaga Ndonëse deri tani ka nxjerrë vetëm dy albume në treg, Lady Gaga ka mundur të fusë një frymë të re në muzikën pop. Ylli 24 vjeçar është shndërruar në

ikonë duke kombinuar numra kërcimi me artin e performuar, për të krijuar diçka që ka frymëzuar si adoleshentët ashtu dhe kritikët e muzikës. Gjatë vitit 2010, Lady Gaga ishte e para artiste në botë që kapi shifrën 5 milionë në shitjet on-line të këngëve të saj, si dhe e para personalitet botëror që ka më shumë se 10 milionë fansa në Facebook; videot e saj janë parë online më shumë se 1 miliard herë. Por influenca e vërtetë e Lady Gaga qëndron në aftësinë e saj për të krijuar modë, koreografi, art vizual dhe një variete të gjerë të stileve muzikore pop të përmbledhura në një performancë imponuese. Lady Gaga ka marrë borxh shumë gjëra nga paraardhësit e saj muzikorë, si David Boëie dhe Andy Warhol, por duke "riveshur" në një mënyrë tjetër këngë pop relativisht të rëndomta, i ka shndërruar ato të duken si krejtësisht unike. Ajo është quajtur si Madona e dytë, por ky titull në të vërtetë nuk duket i drejtë. Lady Gaga nuk është e dyta pas askujt. Ajo është vetvetja, gjë që është më shumë se mjaftueshëm.

Mark Zuckerberg Ndërkohë që Facebook është bërë jo vetëm më popullor por dhe dominues botërisht, imazhi i themeluesit dhe drejtuesit Mark Zuckerberg, ka marrë goditje të rënda. Rrjeti i kudogjendur shoqëror ka thyer një rekord të ri, anëtarin e 500 miliontë, miliarderi më i ri në botë, në moshën 26 vjeçare, duhet të mbrojë veten nga probleme si personale ashtu dhe profesionale. Zuckerberg është në qendër të debatit lidhur me privacinë online, ku kritikët e tij pretendojnë se Facebook nuk njeh kufij etikë, moralë apo ligjorë kur vjen puna për të bërë të njohur të dhënat personale të përdoruesve. Nga ana tjetër, Zuckerberg u bë subjekt qendror i një filmi tepër të reklamuar, "Rrjeti Shoqëror", një rrëfim dërrmues mbi krijimin e Facebook, bazuar në librin "Miliarderë Aksidentalë", shkruar nga Ben Mezrich. Për fat të mirë, Zuckerberg mund të qetësohet në botën reale, aty ku përdoruesit e Facebook dhe të ardhurat e parashikuara prej 2 miliard dollarësh amerikanë për vitin 2010, mund të jenë gjykimi i vetëm që ka rëndësi.


Lifestyle 20-21

Nga Fatma Myrte Të dhurosh një lule është ndoshta gëzimi më i madh që mund t’i bësh një njeriu, qoftë mashkull apo femër. Është e vetmja modë që nuk ndryshon asnjëherë

Kujdesi që duhet të tregojmë ndaj luleve Të dhurosh një lule është ndoshta gëzimi më i madh që mund t’i bësh një njeriu, qoftë mashkull apo femër. Është e vetmja modë që nuk ndryshon asnjëherë. Për lulet janë thurur këngë dhe janë bërë poezi. Në oborret dhe kopshtet e vendit tonë nuk kanë munguar asnjëherë. Ne kemi dhe një qytet mjaft të bukur që mbahet si vendi i luleve siç është Përmeti. U është shërbyer me shumë dashuri dhe gjithmonë ato kanë zënë vendin e nderit në festa e gëzime,

në homazhe e dhembje. Lulet, jo vetëm zbukurojnë mjedisin, por edhe qetësojnë, çlodhin dhe përtërijnë shpirtin. Numri i luleve për zbukurim është i madh, por zgjedhja e tyre nga familja është e nevojshme të bëhet në raport me hapësirat që kanë kuzhinat, dhomat, sallonet, ballkonet shkallët, verandat, oborret etj, të harmonizuara me orenditë e pajisjet e çdo mjedisi, sepse edhe orenditë më të bukura do të dukeshin të zbehta në një mjedis pa praninë e luleve.

Stela di Natale (lulja e Krishtlindjeve)

Lulet e dhuratave Lulja më e shitur në dyqane është karafili, i cili kushton 100 lekë dhe është praktikisht edhe më i liri. Më pas vjen trëndafili, i cili kushton 200 lekë. Lulet e vjeshtës kushtojnë 200 lekë. Orkidea varion nga 2000 deri në 3000 lekë. Çmimi i kësaj luleje varet nga gjatësia e saj. Stelice, ose siç njihet ndryshe “zë parajse”, kushton 4000 lekë. Lidiumi oriental hyn tek lulet e shtrenjta dhe kushton 5000 lekë. Çmimi i një buqete lulesh varet nga lloji i luleve që ne do të zgjedhim, dhe nga dekori. Në shumicën e rasteve buqetat mund të bëhen me një lloj lule ose me lule të ndryshme ose siç mund të quhet ndryshe një buqetë miks, e cila varion nga 2000 lekë deri në 5000 mijë lekë. Meshkujt janë dhe personat që preferojnë të dhurojnë më shumë buqeta. Lulja e tyre e preferuar sipas shitëseve, është trëndafili. Shumica e luleve në vendin tonë importohet nga Holanda, ose siç njihet ndryshe “vendi i luleve”. Gjatë transportimit të tyre këto bimë mbahen në frigoriferë dhe lyhen me spraj të posaçëm për të rezistuar sa më gjatë.

20 F.P. 25/12 - 01/01/11

Stela di Natale, sikurse ka edhe emrin, është lulja e Krishtlindjeve. Kjo është lulja më e preferuar dhe më e dhuruar në muajin dhjetor. Kjo lloj bime është me origjinë meksikane dhe ka një vitalitet 2 vjeçar. Stela di Natale ka një ngjyrë të kuqe të shndritshme dhe të purpurt me gjethe të gjelbra, që e bëjnë këtë bimë simbolin e festës së Krishtlindjeve. Gjatësia e kësaj luleje kaq të këndshme është 40 deri në 50 cm. Kjo bimë mund të qëndrojë në temperaturën 16 deri në 18° C. Lagështirën e tepërt nuk do ta duronte. Lulëzimi ndodh nga dhjetori në mars dhe ndikohet shumë nga drita. Duke qenë një fabrikë foto-periodike ajo është e mirë për ta mbajtur në vend me dritë të vogël. Nuk kërkon plehërim të veçantë gjatë periudhës së lulëzim, ndërsa gjatë qëndrimit kërkon një lloj plehërimi të pasur me fosfor dhe kalcium. Mund të sëmuret nga uji i ndenjur në rrënjë. Me pak përkujdesje ylli juaj i Krishtlindjeve do të zbukurojë ambientet tuaja.

Kaktuset Njihen ndryshe edhe si bimët e shkretëtirës. Sistemi rrënjor i tyre është i ndryshëm. Disa lloje të kaktuseve kanë formën e rrënjëve neuforme lopate, të cilët depërtojnë thellë në tokë. Disa lloje të tjera kanë sistem rrënjor në formë boshtore me kërcej të trashë. Shumica e kaktuseve kanë sistem rrënjor sipërfaqësor. Kaktuset me anë të rrënjëve marrin nga toka materiale ushqyese dhe ujin. Në kohë thatësire kaktuset përmbajnë inde ujëmbajtëse që grumbullojnë ujin. Kaktuset janë vërtet bimë shumë të veçanta. Kaktusi më i gjatë është 17.67 metra.

Orkidet Familja e orkides është dhe më e pasura në mbretërinë bimore. Në botë njihen rreth 25.000 deri në 30.000 lloje orkidesh. Orkidetë janë gjetur në të gjitha kontinentet, përveç Antarktidës, nga xhungla e nxehtë tropikale në klimë të ftohtë në Amerikën e Veriut. Shumë bimë do të çelnin edhe në shtëpi, ndërsa orkidet nuk do të çelnin në qoftë se nuk do të mernin dritën e nevojshme. Në qoftë se do ta mbanit një orkide në shtëpi, gjeni vendin më të përshtatshëm për këtë bimë.


LifestyleFP

Po të mos ishin bakteret, fletët e bimëve dhe pemëve, për 10-15 vite do ta mbulonin sipërfaqen ku jeton njeriu dhe nuk do të kishte më jetë në tokë.

Kostoja e një lulishteje

Një lulishte mund të variojë nga 20 mijë deri në 20 milion lekë. Një lulishte me sipërfaqe 2.400 m2 kushton afërsisht 20 milion lekë për të qenë sa më madhështore. Lulishtja e një shatërvani varion nga 150 mijë- 1.5 milion lekë. Ndërsa për ta ndërtuar shatërvanin si objekt duhet nga 1 milion deri në 15 milion lekë. Lulishtja është e larmishme. Në të ka lule, shkurre dhe drurë. Shkurrja evonimus është e përshtatshme për klimën e Tiranës si në verë, ashtu edhe në dimër. Shkurrja më në modë është Cycas revolute, varion në çmim nga 50-250 lekë.

Lulet e shtëpisë Fikusi edhe shqiponja variojnë nga 1000 lekë deri në 1500. Rozmarina kushton nga 100 lekë deri në 1000 lekë.

Lulet sezonale Lulet sezonale ndërrohen një herë në gjashtë muaj. Kemi lule pranverore vjeshtore dhe dimërore. Lulet pranverore më të preferuara janë: Salvia-lule zjarri, Zinnia-lule kryqi, Petunia Tagetis- lule kadife ose menekshe, siç e thërrasin nga Shqipëria jugore.

Bima më e lartë që njihet deri më tani është një lloj i algëve të murrme që quhet “Macrocistis”, që së bashku me degët dhe trupin arrin gjatësinë 400 metra. Një studim i kryer nga Universiteti i ‘Georgias’ konfirmon vlerën e luleve që mbajmë në shtëpi dhe zyrë. Studimi tregoi se lulet në ambientet e shtëpisë, jo vetëm që janë në gjendje të ruajnë shëndetin e atyre personave që jetojnë në ambiente të mbyllura, por ndihmojnë edhe në reduktimin e nivelit të stresit falë veprimit të tyre pastrues. Disa lloj lulesh janë në gjendje që të eliminojnë nga ajri VOC, ‘përbërje organike fluturuese’ të cilat bashkë me substanca të tjera në ambiente janë përgjegjëse për alergjinë, shqetësimet kronike dhe sëmundje të tjera. Nga VOC vjen edhe ndotja në ambiente të mbyllura, që në jo pak raste është 12 herë më shumë se ndotja jashtë. Pasi janë analizuar 28 bimë zbukuruese të zakonta, kërkuesit zbuluan më të fuqishmet për të pastruar ajrin, që janë dredhka angleze (bima kacavjerrëse nëpër mure), lulja e dyllit dhe fieret.

Disa këshilla për lule të shëndetshme Së pari, uji të ketë temperaturë të përafërt me atë të mjedisit ku rriten lulet. E sa për shpeshtësinë, ato duhet të ujiten shpesh. Për shumicën e luleve mund të mbahet parasysh që në vjeshtën e vonë, gjatë dimrit dhe në pranverën e hershme ujitjet të jenë më të rralla dhe në sasi të vogla, kurse në periudhën tjetër (pranverë, verë dhe në vjeshtën e hershme), ku temperaturat janë më të larta e dheu në vazo thahet shpejt dhe bimët kanë zhvillim maksimal, ujitjet të bëhen më të shpeshta e me sasi më të bollshme uji. Dheu në vazo nuk duhet lënë të thahet, por edhe gjatë ujitjeve nuk duhet të dalë shumë ujë prej vazos. Për të plotësuar nevojat për ujë duhet pasur parasysh lloji e madhësia e bimës si dhe mjedisi ku mbahen. Ujitjet është mirë të kryhen pasdite vonë e në mbrëmje. Herë pas here bëhet të bëhet shkriftimi i dheut për ajrosjen e rrënjëve. Lulet nuk zhvillohen normalisht e mund të dëmtohen si nga temperaturat e larta, ashtu edhe nga temperaturat e ulëta në dimër, nëse nuk tregohet kujdesi i duhur. Ajrimi i ambienteve të mbyllura, mbyllja mirë e dritareve, largimi i luleve prej tyre, ulja e vazove nga mbajtëset në lartësi, mbulimi në kohë ngrice janë masa që duhen vlerësuar vazhdimisht. Sa më optimale të jenë zgjidhjet e plotësimit të nevojave për lëndë ushqyese, aq më të shëndetshme, të bukura e jetëgjatë do të jenë lulet. Ashtu si për ujitjen edhe për plehërimin duhet të dimë t’i përgjigjemi pyetjeve çfarë, sa, si dhe kur duhet të kryejmë plehërimin. Gjatë rritjes e zhvillimit bimët thithin sasi të konsiderueshme lëndësh ushqyese nga dherishtja e vazos. Ujitjet e shumta ndikojnë në shpëlarjen dhe varfërimin e dherishtes. Në kushte të tilla bimët janë të dobëta, rriten ngadalë e me lulëzim të kufizuar. Ndërrimi i dheut me dherishte të re është mirë të bëhet çdo vit. Koha më e përshtatshme është përfundimi i periudhës së qetësisë. Në këtë kohë mund të bëhet edhe ndërrimi i vazove për bimët që janë në vazo me volum të vogël. Po ashtu, edhe ndarja në rast se bima është rritur shumë. Plehërimi kryhet me plehra optimale kimike, të kombinuara me plehra për ushqim gjethor, të cilat i gjen me lehtësi në treg. Plehërimet më të shpeshta bëhen në periudhën e rritjes intensive, rrallohen pak në periudhën e lulëzimit dhe ndërpriten në kohën e qetësisë. Në përgjithësi lulerritësit me përvojë plehërojnë një herë në muaj bimët me rritje të ngadalshme dhe dy-tre herë në muaj ato me rritje të shpejtë. Duhet të respektojmë sasinë e dozave të plehërimit që jepen në udhëzimet e ambalazheve të plehrave. Infeksionet nga sëmundjet janë minimale kur plehërimi, ujitja, ajrimi, ndriçimi janë në parametra optimal.

25/12 - 01/01/11 F.P. 21


Shëndeti 22-27

Nga Jonida Late

Djali që u rrit si vajzë Kur dikush ka ngjizur një fëmijë, pyetja e parë që bën është nëse ai është djalë apo vajzë. Biologjikisht janë hormonet seksuale, pamja fizike dhe kromozomet seksuale- XX për vajzat dhe XY për meshkujt- që diktojnë nëse do të jetë mashkull apo femër. Por çfarë ndodh nëse sjell në jetë dikë që ka qenë djalë si vajzë? Një rast i ngjashëm në vitet 1960 ka përfunduar në tragjedi. Binjakët Bruce dhe Brian Reimer u lindën në Kanada si dy djem perfektë e krejt normalë. Por pas shtatë muajsh të dy kishin vështirësi në të urinuar. Duke vepruar sipas një këshille, prindërit Janet dhe Ron, i dërguan djemtë në spital për t’i bërë synet. Doktorët kishin përdorur një gjilpërë në vend të briskut dhe e gjithë pajisja elektrike kishte keqfunksionuar. Kështu mjekët ia dogjën komplet penisin Bruce. “Nuk mund ta kuptoja se për çfarë po flisnin,” kujton Janet Reimer. “Mendoja se ata do të përdornin një thikë, nuk ia kisha idenë se do përdorej edhe elektriciteti”. Operacioni i Brian u anulua dhe prindërit i morën binjakët në shtëpi.

Bruce (Brenda) Reimer

ishte i bindur se Bruce do të kishte një shans më të mirë e do jetonte një jetë më të lumtur si femër sesa si një mashkull pa penis.

Një vajzë e vetmuar Eksperimenti ideal Muajt kalonin dhe ata nuk kishin asnjë ide se çfarë duhet të bënin deri sa një mbrëmje takuan një njeri që do të ndryshonte përgjithmonë jetët e tyre dhe të binjakëve. Dr. John Money ishte një psikolog i specializuar në ndryshimin e gjinive. Ai besonte se nuk ishte biologjia që përcaktonte nëse ne jemi mashkull apo femër, por mënyra se si ne rritemi. “Ishim duke parë televizor,” kujton zonja Reimer. “Dr. Money ishte në televizor. Ishte një tip mjaft karizmatik, shumë inteligjent e reflektonte mjaft besim në ato që thoshte.” Janet i shkroi një letër dr. Money dhe pas disa javësh e dërgoi Bruce tek ai në Baltimore për ta vizituar. Dr. Money

E në këtë mënyrë Bruce, kur ishte vetëm 17 muajsh, u bë Brenda. Katër muaj më vonë, më 3 korrik 1967, u ndërmor edhe hapi i parë kirurgjik, ai u kastrua. Dr. Money theksonte gjithmonë se nëse dëshironin që ndryshimi i seksit të funksiononte, prindërit nuk duhet t’i tregonin Brendës, apo vëllait binjak, që kishte lindur si djalë. Tani e tutje ata do të kishin një vajzë dhe çdo vit ata shkonin dhe e vizitonin atë tek dr. Money, që mbante shënime në lidhje me ecurinë e binjakëve, në atë që është bërë i njohur si rasti John/Joan. Identiteti i Brendës u mbajt sekret. “Nëna tregon se vajza e saj është më e rregullt se vëllai dhe ndryshe nga ai nuk e pëlqen papastërtinë,” shkruante dr. Money në një

nga shënimet e mbajtura për takimet. Megjithatë, në kontrast me këtë, ai shkruante se “vajza ka tiparet e një mashkulli, ka shumë energji fizike, nivel të lartë të aktiviteteve, kokëfortësi e shpesh është dominuese në një grup vajzash”. Në vitin 1975, fëmijët ishin 9 vjeç dhe dr.Money publikoi një broshurë me vëzhgimet e tij. Eksperimenti, sipas tij, kishte qenë një sukses i plotë. “Askush nuk e di që ajo është fëmija për të cilin kishin lexuar në periudhën kur i ndodhi aksidenti në spital. Sjellja e saj është tipike e një vajze aktive e qartësisht ndryshe nga sjellja mashkullore e vëllait binjak.”

Kriza Kur Brenda mbërriti në moshën e pubertitetit (13 vjeç), kërkonte të vriste veten. “E shihja që Brenda nuk ishte e lumtur si vajzë”, kujton e ëma. “Ishte shumë rebele. Ishte shumë mashkullore dhe nuk mund ta bindja të bënte

ndonjë gjë femërore. Nuk kishte pothuajse asnjë shok ndërsa rritej. Të gjithë e përqeshnin duke e quajtur “shpellare”.” “Ishte një vajzë shumë, shumë e vetmuar”. Duke u përballur me mërzinë e vajzës së tyre, prindërit e Brendës vendosën që të mos e dërgonin më që të shihte dr. Money. Menjëherë pas kësaj ata bënë të vetmen gjë që dr. Money u kishte thënë të mos e bënin: I treguan që kishte lindur si djalë. Brenda pak javësh Brenda zgjodhi që të bëhej Davidi. Ai pati një operacion ri- rregullues e madje edhe u martua. Ai nuk mund të bënte vetë fëmijë, por e adhuronte faktin që ishte njerku i tre fëmijëve të gruas së tij. Por ajo që nuk dinte Davidi ishte se rasti i tij kishte hyrë në mjekësi dhe në dokumentat akademike si një “sukses” i dr. Money. “Ai nuk e dinte se rasti i tij kishte hyrë në mjekësi e në tekste librash si një protokoll për mënyrën se si duhen trajtuar hermafroditët dhe personat që humbasin penisin e tyre,” thotë John Colapinto, një gazetar i “New York Times”, që ka zbuluar historinë e Davidit. “Ai nuk do e besonte kurrë se rasti i tij u paraqitej të tjerëve si sukses.”

Depresioni Rreth të tridhjetave Davidi kaloi në depresion. Ai humbi punën e më vonë u nda edhe nga e shoqja. Në pranverën e vitit 2002, vëllai binjak i vdiq nga një overdozë droge. Dy vite më vonë, më 4 maj 2004, kur Davidi ishte 38 vjeç, Janet dhe Ron u vizituan nga policia. Davidi kishte kryer vetëvrasje. “Na thanë që të uleshim pasi kishim lajme të këqija. Na thanë që Davidi kishte vdekur. Ia plasa të qarës,” kujton e ëma. Raste si ky janë të rralla, por sërish ka diskutime për vendimin që duhet marrë në raste të tilla. Tani mjekët thonë se vendimi merret nga një ekip prej ekspertësh me pëlqimin edhe të prindërve. BBC

Ekziston mundësia që të shohësh përmes syve të tjetrit Binjaket e ngjitura me njëra- tjetrën, Krista dhe Tatiana Hogan, kanë lënë pa fjalë ekspertët e mjekësisë. Të dyja vajzat e bukura 4- vjeçare kanë dy trupa të ndryshëm, por kanë të njejtin tru. Mjekët thonë se vajzat kanë të njejtin talamus, që është pjesa e trurit që dërgon ndjesitë fizike në korteks. Në këtë mënyrë vajzat mund të dëgjojnë mendimet e njëra- tjetrës, e mund të shohin përmes syve të njëra- tjetrës. Kjo gjë nuk ishte e ditur deri kur nëna e tyre, Felicia, bëri zbulimin. Ajo vuri

22 F.P. 25/12 - 01/01/11

re që njëra prej tyre bënte një veprim dhe tjetra e pasonte, edhe pse nuk e shihte objektin. Gjithashtu, kur njëra prej tyre vritet pak, të dyja nisin që të qajnë për shkak se ndiejnë të njejtën dhimbje. Vajzat nga Kanadaja kanë marrë trajtim të posaçëm që kur kanë lindur. Nëna e tyre thotë se ka marrë shumë letra ku ajo akuzohet se përse i ka mbajtur në jetë. Shumë njerëz i quajnë këto vajza “horror”, por nëna e tyre thotë se nuk e çan shumë kokën.


ShëndetiFP ata që janë lindur në verë mund të kenë një risk më shumë mbi vete. Ata mund të vuajnë nga probleme në shikim. Ata nuk mund të shohin larg

Jemi më të mirë me ata që janë xhelozë ndaj nesh Njerëzit e suksesshëm janë më të sjellshëm e më të mirë me ata persona që kanë xhelozi ndaj tyre. Në këtë përfundim arrijnë psikologët. Shkak është frika se ata mund të bëhen shënjestra e zilisë së tyre, që mund të përkthehet edhe në qëllim të keq. Studimet e mëparshme tregonin se xhelozia mund të ndahet në zili me qëllim të mirë dhe zili me qëllim të keq. Ato që kanë zili me qëllim të mirë, përpiqen të përmirësojnë veten duke qenë të motivuar nga shembulli që kanë zili. Në këtë mënyrë ata tentojnë të bëhen si personi që kanë zili. Ndërkohë, ata me qëllime të këqija, kërkojnë të rrëzojnë poshtë personin që është më i suksesshëm. Studimi është realizuar nga disa shkencëtarë holandezë.

Një gotë verë rregullon nivelin e sheqerit në gjak Një gotë e vogël me verë të kuqe në ditë ndihmon për të mbajtur nën kontroll diabetin. Sipas një studimi, vera përmban koncentrim të madh kimikatesh që ndihmojnë trupin të rregullojë nivelin e sheqerit në gjak. Megjithatë, përfundimet e këtij studimi janë hedhur poshtë nga shoqatat e diabetikëve, që thonë se vera ka shumë kalori, që mund të çojë në shtimin në peshë të personave me diabet.

Lëng domatesh kundër sëmundjes së kockave Dy gota me lëng domatesh në ditë të ndihmojnë për të forcuar kockat e për të parandaluar osteoporozën. Ky është përfundimi i disa shkencëtarëve nga Kanadaja. Më parë është zbuluar se lëngu i domateve ul rrezikun për t’u prekur nga kanceri i prostatës dhe mbron meshkujt nga sëmundjet në zemër. Shkencëtarët e Universitetit të Torontos kanë testuar 60 gra në periudhën e pasmenopauzës. Atyre iu kërkua që për një muaj të mos merrnin asnjë domate në ushqimin e përditshëm. Kjo rriti nivelin e një lënde kimike që prodhohet kur kockat thyhen. Kur ato filluan që të konsumonin lëngun e domateve, kjo substancë në gjak nisi që të ulet.

Peshku ndihmon të moshuarit të mos humbasin shikimin Një dietë e pasur me peshku të vajosur, mund të ndihmojë të moshuarit që të mos kenë probleme me shikimin. Peshqit e vajosur si salmoni kanë një grup acidesh që njihen edhe me emrin omega- 3, që ndihmon të moshuarit të mos humbasin shikimin.

Fëmijët e lindur në verë janë më të lumtur Por mund të kenë probleme me shikimin. Fëmijët e ngjizur në verë janë më pak të zgjuar Nëse keni lindur në verë, jeni më të predispozuar për të qenë të lumtur. Dhe nëse keni lindur në dimër, jemi më të predispozuar për të më pak të lumtur. Eksperimentet sugjerojnë se sezoni kur keni lindur ndikon mënyrë dramatike mënyrën se si ecën ora e trupit tuaj. Një lindje në dimër mund të bëjë që të jeni më të avashtë, duke ndikuar në shëndetin dhe personalitetin tuaj. Kjo teori kaq intriguese ka ardhur nga studimi i minjve, të cilët janë ekspozuar një sasie të caktuar drite gjatë muajve të parë të jetës së tyre. Për disa prej tyre janë aplikuar kushtet verore, me 16 orë dritë e tetë orë errësirë, të tjerët kanë pasur vetëm 8 orë dritë e 16 orë errësirë, duke imituar kështu ditët e shkurtra të dimrit. Profesori Dagllas McMahon thotë se

minjtë kanë reaguar njësoj siç reagojnë njerëzit që vuajnë nga çrregullimet sezonale. Ai thotë se truri ndikohet nga sasia e dritës që merr gjatë ditëve dhe javëve të para të lindjes. Studimet me mëparshme e kanë lidhur lindjen në dimër të fëmijëve me alergji të mundshme nga ushqimet. Shkencëtarët thonë se kjo vjen për shkak të mungesës së vitaminës së diellit, vitaminës D, gjatë dimrit. Por, ata që janë lindur në verë mund të kenë një risk më shumë mbi vete. Ata mund të vuajnë nga probleme në shikim. Ata nuk mund të shohin larg. Mendohet se dielli interferon në zhvillimin e syrit, duke bërë që të jetë i vështirë fokusimi në objektet e largëta për shkak se dielli na pengon. Një tjetër studim i realizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me

1.5 milionë fëmijë tregon se ata që janë ngjizur në verë, janë më pak të zgjuar se fëmijët e tjerë. Mendohet se ata janë më të ekspozuar ndaj pesticideve gjatë muajve të parë të shtatzanisë- një kohë kritike kjo për zhvillimin e trurit.

Jeni me nerva? Një lugë me sheqer ju kthen humorin Herën tjetër, kur të jeni gati për të shpërthyer nga nervat, zgjidhni më mirë një çokollatë të ngrohtë për të ulur acarimin e nervave. Niveli i lartë i sheqerit në gjak ndihmon që të keni nën kontroll agresionin dhe të mos humbi kontrollin mbi veten. Në këtë përfundim kanë arritur shkencëtarët britanikë e amerikanë. Ata besojnë se efekti i qetësimit shkaktohet nga glukoza, ose ndryshe sheqeri që gjendet në gjak e që furnizon me energji trurin. Bashkautori i këtij studimi, Bred Bushman, nga Universiteti i Ohajos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpjegon: “Që të shmangni impulset agresive ju duhet të keni veten nën kontroll, mirëpo që të merrni kontrollin mbi veten kërkon shumë energji. Glukoza e ofron këtë energji të nevojshme për trurin. Duke pirë një

limonadë të ëmbël, ju do keni energjinë e nevojshme afatshkurtër për të shmangur situatat kur mund të sulmoni të tjerët.” Profesor Bushman thotë se gjetjet e këtij studimi janë më shumë se një kuriozitet mjekësor. Sipas tij, personat që kanë problem me metabolizmin e glukozës janë më agresivë e më të prirur të mos falin të tjerët. Problemi është se numri i personave që kanë probleme me metabolizmin e glukozës- kryesisht ata me diabet- është në rritje në mënyrë të frikshme. “Diabetikët, jo vetëm që dëmtojnë veten e tyre, por kjo është një gjë e keqe edhe për shoqërinë,” thotë profesor Bushman. “Një metabolizëm i shëndetshëm i glukozës mund të kontribuojë në krijimin e një shoqërie më paqësore, pasi u ofron njerëzve një kontroll më të madh mbi veten”.

25/12 - 01/01/11 F.P. 23


ShëndetiFP

Autizmi ose ‘sëmundja e shek Autizmi është një sëmundje që sa po vjen edhe po bëhet më shqetësuese, jo vetëm për shoqërinë tonë, por për të gjitha shoqëritë e tjera. Të shohësh një fëmijë që vuan nga autizmi nuk do të thotë të kapitullosh përpara këtij fakti. Ajo që çdokush prej nesh duhet të bëjë është thjesht ta ndihmojë atë fëmijë të kalojë atë gjendje ku ai ndodhet.

A

utizmi është identifikuar si sëmundje që prej viti 1943, por ende nuk është një diagnozë që ka shumë për të zbuluar. Sipas disa statistikave gati 1.5% e popullsisë në botë kanë dikë që vuajnë prej çrregullimeve të spektrit të autizmit. Personat që vuajnë nga autizmi nuk kanë aftësi të kufizuara fizike, kjo është edhe arsyeja që është e vështirë që këta persona të dallohen. Por çfarë është autizmi, cilat janë simptomat e kësaj sëmundje, shkaqet që bëjnë që një fëmijë të jetë autik, faktorët e riskut dhe për shume probleme të tjera që kanë të bëjnë më autizmin. Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Mirërritjes dhe të Zhvillimit dhe Rehabilitimit të Fëmijëve në Tiranë, znj. Migena Kika, na flet për këto çështje.

Ç’është autizmi? Autizmi është pjesë e një grupi problemesh të zhvillimit, që quhen “Çregullimet e Spektrimit të Autizmit”. Autizmi është një çregullim që shfaqet gjatë fëmijërisë së hershme, zakonisht para moshës 3 vjeç. Megjithëse shenjat dhe rëndesa e tyre ndryshojnë, të gjitha çregullimet e autizmit ndikojnë mbi aftësinë e fëmijës për të komunikuar dhe ndërvepruar me të tjerët. Në SHBA mendohet se një në 150 fëmijë vuan nga çregullime të spektrit të autizmit dhe numri i rasteve që diagnostifikohen rritet dita-dtës. Edhe në Shqipëri shifrat janë në rritje, por nuk ka të dhëna të sakta. Nuk është e qartë nëse kjo rritje ka ardhur si rezultat i diagnostifikimit më të mirë apo ka një rritje të rasteve të reja, apo të dyja bashkë. Duhet thënë se autizmi nuk kurohet, por trajtohet. Trajtimi i hershëm është shumë i rëndësishëm për të ardhmen dhe jetën e fëmijëve me autizëm dhe familjeve të tyre.

Simptomat Fëmijët me autizëm zakonisht kanë probleme në tre fusha të rëndësishme të zhvillimit: ndërveprimi social, gjuha dhe sjellja. Por meqenëse shenjat e autizmit janë të shumta, dy fëmijë me të njëjtën diagnozë mund të kenë sjellje të ndryshme dhe të kenë aftësi të ndryshme. Megjithatë, në pjesën më të madhe të rasteve, fëmijët me autizim të rëndë kanë paaftësi totale për të komunikuar dhe ndërvepruar me njerëz të tjerë. Shumë fëmijë i shfaqin shenjat e autizmit qysh në fëmijërinë e hershme. Fëmijët e tjerë mund të zhvillohen normalisht muajt e parë, ose vitin e parë të jetës, pastaj papritmas bëhen të mbyllur në vetvete, agresivë, ose i humbasin aftësitë e gjuhës së folur që kanë fituar deri në atë moment. Çdo fëmijë me autizëm ka mënyrën e vet të shfaqjes së sëmundjes, por shenjat kryesore të këtij çrregullimi janë: Aftësitë sociale - Nuk përgjigjet, ose nuk reagon kur e thërrasin në emër. - Nuk të sheh në sy, ose të sheh për një periudhë të shkurtër (më pak se 1-2 sekonda) - Duket sikur ndonjëherë nuk dëgjon. - Nuk ka qejf të përkëdhelet apo të mbahet në duar. - Nuk interesohet për ndjenjat e të tjerëve. - Preferon të luajë vetëm, gjen kënaqësi në “botën e vet”. Gjuha - Fillon që të flasë më vonë se fëmijët e tjerë. - I humbet aftësitë e mëparshme për të thënë fjalë, ose fjali.

24 F.P. 18/12 - 25/12/10


ShëndetiFP

ullit’, simptomat dhe shkaqet - Nuk të sheh në sy kur kërkon diçka. - Flet me ton, ose ritëm zëri, jo normal, flet sikur po këndon ndonjë këngë, ose me zë si robot. - Mund të përsërisë fjalë ose fraza përmendësh, por nuk di si t’i përdori ato dhe nuk i përdor me një qëllim të caktuar.

(një konservues me përmbajtje mërkuri). Që nga viti 2001, pjesa më e madhe e botës nuk përdor më vaksina me timerosal, por përsëri diskutimet vazhdojnë. Deri më sot, studimet nuk kanë treguar që të ketë një lidhje mes vaksinave dhe autizmit.

Sjellja - Kryen lëvizje përsëritëse, si p.sh tundet, rrotullohet, ose rreh krahët si të zogut. - Ndjek një rutinë të caktuar, ose një ritual të përditshëm. - Shqetësohet edhe me ndryshimin më të vogël të ritualit të përditshëm. - Lëviz vazhdimisht. - E tërheqin pjesë të objekteve dhe jo objekti si i tërë, p.sh mund të luajë me orë duke rrotulluar rrotën e një makine lodër dhe jo me vetë makinën. - Mund të jetë shumë i ndjeshëm ndaj dritës, tingullit dhe të prekurit, por mund të mos ndjeje dhimbjen. Ndërsa rriten, një pjesë e fëmijëve me autizëm arrijnë të krijojnë një farë kontakti me fëmijët e tjerë dhe kanë më pak probleme në sjellje. Një pjese e tyre, ata me shenja më të lehta, mund të bëjnë një jetë gati normale. Pjesa tjetër do vazhdojnë të kenë vështirësi të mëdha me gjuhën dhe aftësitë sociale dhe vitet e adoleshencës shoqërohen me përkeqësimin e simptomave. Pjesa më e madhe e fëmijëve me autizëm e kanë të vështirë të marrin njohuri të reja dhe kanë inteligjencë më të ulët se norma. Pjesa tjetër kanë inteligjencë normale, ose më të lartë. Këta të

Autizmi prek fëmijë të të gjitha racave dhe kombësive, pa dallim, por njihen disa faktorë që rrisin riskun që një fëmijë të preket nga autizmi. Këto janë: - Gjinia e fëmijës. Studimet kanë treguar që djemtë kanë tre deri katër herë më shumë shans që të preken nga autizmi se vajzat. - Historia familjare. Familjet që kanë një fëmijë me autizëm, kanë shumë mundësi që të kenë edhe një tjetër fëmijë me autizëm. Njëkohësisht, prindërit, ose të afërmit e një fëmije me autizëm, mund të kenë probleme të lehta me aftësitë sociale dhe komunikuese, ose kanë elementë të sjelljeve autistike. Çrregullime të tjera. Fëmijët me disa sëmundje kanë risk më të madh për të zhvilluar autizmin. Këto sëmundje përfshijnë sindromin e X fraxhil, një sëmundje e trashëgueshme, që shoqërohet me prapambetje mendore; sklerozën tuberosë, sëmundje që shoqërohet me formimin e tumoreve beninjë në tr; çrregullim neurologjik, që quhet sindromi Tourette, si dhe epilepsia. Mosha e babait. Kërkimet kanë treguar se të bëhesh baba në moshë të madhe, rritet mundësia që fëmija të jetë autizëm. Një studim ka treguar që fëmijët e lindur nga baballarë më shumë se 40 vjeç, kanë mundësinë që të vuajnë nga një çrregullim i spektrit të autizmit gjashtë herë më shumë se fëmijët e lindur nga baballarë që janë nën moshën 30 vjeç. Mosha e nënës ndërkohë duket se nuk ka efekt në rritjen e riskut të prekjes nga autizmi të fëmijës.

Faktorët e riskut

Autizmi nuk kurohet, por trajtohet. Trajtimi i hershëm është shumë i rëndësishëm për të ardhmen dhe jetën e fëmijëve me autizëm dhe familjeve të tyre fundit mund të mësojnë shpejt, por e kanë të vështirë të aplikojnë atë çka kanë mësuar në jetën e përditshme dhe në marrëdhëniet sociale. Një numër shumë i vogël i fëmijëve me autizëm janë “autistë dijetarë”, të cilët kanë aftësi të shkëlqyera, por vetëm në fusha specifike, si arti, matematika, ose muzika.

Shkaqet Autizmi nuk ka një shkak të vetëm që dihet. Duke marrë parasysh kompleksitetin e sëmundjes, shumëllojshmëria e shenjave me të cilat shfaqet dhe faktin që nuk ka dy fëmijë autikë të njëjtë, mundet që shkaqet të jenë të shumta. Disa nga këto shkaqe mund të jenë: - Shkaqet gjenetike. Kërkuesit kanë zbuluar një numër gjenesh, që duket se kanë lidhje me autizmin. Disa nga këto gene e bëjnë fëmijën më të prekshëm ndaj sëmundjes, disa ndikojnë mbi zhvillimin e trurit, si dhe mbi mënyrën se si qelizat e trurit komunikojnë. Gene të tjera mund të përcaktojnë gravitetin e simptomave. Disa gabime gjenetike që lidhen me autizmin mund të jenë të trashëgueshme, të tjera mund të ndodhin spontanisht. - Faktoret mjedisore. Shumë sëmundje shkaktohen si nga faktorë gjenetikë, ashtu dhe nga faktorë mjedisorë. Shkencëtarët janë duke studiuar nëse infeksionet virale dhe ndotësit e ajrit mund të luajnë rol në shpërthimin e autizmit. - Shkaqe të tjera. Shkaqe të tjera po studiohen ndërkohë, si p.sh problemet gjatë aktit të lindjes, si dhe roli i sistemit imun në autizëm. Një nga çështjet që është më e diskutueshme tek profesionistët që merren me autizmin, është edhe fakti nëse autizmi ka lidhje me disa vaksina të moshës së fëmijërisë, veçanërisht të vaksinave për fruth, shyta, rubeole, si dhe vaksinave që përmbajnë timerosal

Kur duhet kërkuar ndihmë mjekësore? Çdo bebe zhvillohet sipas ritmeve të veta, por disa bebe mund të mos zhvillohen ashtu siç mund të lexoni në libra apo ashtu siç prisni. Por fëmijët me autizëm zakonisht shfaqin disa shenja të vonesave të zhvillimit shumë të dukshme nga mosha 18 muajsh. Nëse ju dyshoni se fëmija ka autizëm, flisni me mjekun pediatër, ose mjekun e familjes. Sa më shpejtë të fillojë trajtimi, aq më efektiv do të jetë ai. Mjeku juaj mund të rekomandojë vlerësim të mëtejshëm nëse fëmija juaj: - Nuk gugat deri në moshën 12 muajsh. - Nuk përdor xheste, si p.sh nuk tregon me gisht, ose nuk përshëndet me dorë mirupafshim deri në moshën 12 muajsh. - Nuk thotë një fjalë të vetme deri në moshën 16 muajsh. - Nuk thotë një fjali me dy fjalë deri në moshën 24 muajsh. - Nuk thotë më fjalët që ka mësuar deri tani, ose humb aftësitë sociale që ka fituar në çdo moshë.

Diagnoza Autizmi është sëmundje që ndryshon gjerësisht në simptoma dhe rëndësinë e tyre, kështu që diagnoza është e vështirë. Ajo bëhet një pediatri i zhvillimit, ose psikiatri infantil. Për momentin nuk ka një test specifik që të vërë diagnozën. Fëmija juaj do të testohet për zhvillimin e gjuhës, aftësive sociale, shkallën e zhvillimit mendor etj. Megjithëse shenjat e autizmit shfaqen zakonisht para moshës 18 muajsh, shumë herë diagnoza nuk është e mundur të bëhet deri në moshën 2-3 vjeçare, atëherë kur shfaqen më mirë çrregullimet në marrëdhëniet sociale dhe gjuhë. Diagnoza e hershme është e rëndësishme, sepse sa më shpejt të fillojë terapia, mundësisht para moshës 3 vjeç, aq më shumë ka mundësi për përmirësim të shenjave. Autizmi është një sëmundje që nuk kurohet, por trajtohet. Nëse një prind arrin të dallojë shumë herët shenjat e autizmit, atëherë do të jetë më lehtë për trajnimin e tij dhe për të ardhmen e fëmijës me autizëm.

18/12 - 25/12/10 F.P. 25


ShëndetiFP

Gripi, si ta kurojmë dhe të shmangim komplikacionet

S

ipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, janë tre tipa të gripit të zakonshëm. A, B, C. Tipi i gripit A ka disa nëntipa të tjera dhe kombinime të viruseve. Disa nga nëntipat janë A(H1N1), A(H3N2), të cilat po qarkullojnë edhe te njerëzit në të gjithë botën. Tipi C i gripit është më pak i zakonshëm se A dhe B. Për këtë arsye në vaksinën e gripit sezonal përfshihet mbrojtja për tipin A dhe B. Ulja e temperaturave ka bërë që në qarkullim të ketë shumë viroza stinore. Virozat që qarkullojnë në ajër janë të shumta, të cilat në kushtet e përshtatshme shumohen dhe bëhen patologjike për organizmin. Kataret stinore, ose si njihen ndryshe virozat me luhatjen e temperaturave, janë pothuajse normale. Shenja që ka një virozë janë dhimbje koke, dhimbje fyti, kollë e temperaturë. Shenjat e virozave janë pothuajse të njëjta me ato të gripit, por gripi është diçka tjetër, ai ka një përhapje më të gjerë se virozat. Më të predispozuar për tu prekur nga virozat e stinës janë personat alergjikë, por edhe personat e tjerë nuk përjashtohen. Gripi është një infeksion viral i traktit respirator, nga i cili njerëzit vuajnë në mënyrë të përsëritur gjatë gjithë jetë së tyre. Epidemia e gripit është në qarkullim gjatë gjithë kohës, kurse pandemitë me më efekte prekëse dhe shkatërruese ndodhin me intervale kohore të ndryshme. Viruset e gripit janë në qarkullim gjatë gjithë vitit, por zhvillimi dhe përhapja e tij është me sezone. Sezoni kur gripi merr më shumë zhvillim dhe prek më shumë njerëz është sezoni i dimrit, kjo për faktin se gripi duke qenë një infeksion viral shpërndahet më lehtë pasi njerëzit janë më afër njëri- tjetrit. Ndërsa në vendet e nxehta virozat e gripit janë më të përhapura në kohën e shirave. Sipas mjekut familjar, Altin Hysa, shkaqet e virozëve janë: ndryshimet e shpeshta të temperaturave, lagështira, ndotja e mjedisit, të cilat japin probleme në pjesën e sipërme të rrugëve të frymëmarrjes, në faring dhe laring. Simptomat kryesore që shfaqin virozat e stinës janë teshtimat, bllokim e kullim hundësh, dhimbje fyti, dhimbje muskujsh, temperaturë të lartë. Madje karakteristikë e këtyre katareve stinore është temperatura e lartë deri në 40 gradë. Pacienti në të njëjtën kohë shfaq mungesë oreksi, dhimbje koke dhe kollë. Këto shqetësime mund të zgjasin deri dhe në 4-5 ditë dhe më pas shenjat kryesore zbuten, derisa pas një jave zhduken plotësisht dhe mund të mbetet vetëm kolla. Nëse këto simptoma kalojnë mbi 4-5 ditë, atëherë mund të kemi të bëjmë më komplikacione të tjera. Medikamentet e nevojshme që duhet të përdorim, sipas mjekut: ditët e para është normal që të ketë temperaturë të lartë dhe kjo mund të zgjasë deri në 4-5 ditë. Por nuk duhet të përdorim antibiotikë sepse i duhet të lenë

26 F.P. 25/12 - 01/01/11

trupit dhe organizmit të veprojë. Temperatura duhet të mbahet nën kontroll. Medikamenti më i mirë për të mbajtur nën kontroll temperaturën është “Ferveksi” dhe “Tylelhot”, “Paracetomoli”. Përdorimi i antibiotikve nuk është i këshilluar sipas mjekut. Sepse kjo sëmundje kërkon trajtim sistematik dhe vetëm në raste të rralla mund të rekomandohen antibiotikë të lehtë. Kjo rekomandohet kur mjeku mendon se pacienti mund të ketë infeksion, pra kur pacienti, përveç shenjave të mësipërme, ka bajame të skuqura, e ka fytin shumë të skuqur apo ka zë të ngjirur. Shpesh ngjirja e zërit mund të jetë një sinjal i pranisë së infeksionit të faringut. Për dhimbjen e fytit zakonisht rekomandohen karamelet e mentolit, ose në kushte shtëpie mund të bëhen avuj me mentol. Për kollën mund të përdoren çajet, ndërsa te alergjikët rekomandohen dhe antihistamikët. Lëngjet e frutave dhe çajet e shumëllojshme me prejardhje bimore japin efekte lehtësuese në rrugët e frymëmarrjes dhe në fyt, duke bërë që kolla të zbutet. Gjithashtu është e këshillueshme që të pihen sasi të mëdha të lëngjeve, 2 deri në 3 litra në ditë. Mjekët këshillojnë që të sëmurët që kanë kollë të pinë ujë të ëmbëlsuar me mjaltë. Sipas tyre, kjo është një kurë mjaft e mirë për të larguar kollën. Te të sëmurët me grip mund të zvilohen komplikacione, si pneumonia virale primare, pneumonia bakteriale sekondare. Ndërsa kategoritë më të rriskuar dhe që kanë rrezikshmëri të lartë të prekjes nga gripi dhe komplikacionet e tij janë personat që vuajnë nga çrregullimet kronike kardiovaskulare, personat të vuajnë nga sëmundjet pulmonare si astma, personat që vuajnë nga sëmundjet metabolike kronike si diabeti, sëmundjet e veshkave. Gjithashtu, grup moshat me më rrezikshmëri të lartë janë fëmijët dhe të moshuari. Fëmijët nën moshën pesë vjeç janë në rrezik më të madhe për t’u prekur nga virozat e gripit dhe nga komoplikacione e tij. Një tjetër grup moshë që është rrezikuar nga gripi janë edhe të moshuari mbi moshën 65-së vjeç. Kjo për faktin së te këto kategori sëmundja komplikohet më shumë se te personat që nuk i mbartin këto sëmundje, për shkak të imunitetit të dobët që kanë këta persona. Parandalimi i gripit mund të bëhet nëpërmjet vaksinës së gripit, e cila behët kryesish nga periudha tetor deri në janar. Por, që një vaksinë gripi të jetë e efektshme duhet që përmbajtja e saj të përmirësohet vazhdimisht që të jetë më e përshtatshme me ndryshimet e antigenticideve të viruseve dhe për t’u përshtatur me virozat që qarkullojnë, sepse gjatë sezonit të gripit qarkullojnë disa lloje virusesh. Virozat sezonale u identifikua për herë të parë në vitin 1933. Sakaq, vaksina sezonale është në tregun farmaceutik. Ajo kushton nga 1200 deri në 1400 lekë. Duhet të merret në farmacitë pranë qendrave shëndetësore, ndërkohë që periudha e krijimit të antitrupave nis nga 2 javë deri në 1 muaj pas marrjes së vaksinës.

Këshilla për të rriturit Mbani nën kontroll temperaturën - Çdo 4 orë duhet të përdorni paracetamol - Përdorni avuj për hundët e bllokuara - Përdorni shumë çaj - Përdorni sa më shumë lëngje - Përdorni vitaminë C, sepse rrit rezistencën e organizmit - Kontroll te mjeku për çdo lloj simptome të re

Këshilla për fëmijët Fëmijët e sëmurë me grip duhet të bëjnë një kontroll të vazhdueshëm tek mjeku i familjes - Rekomandohet që fëmija të kontrollohet të paktën çdo dy ditë, në mënyrë që mjeku të vlerësojë nëse fëmija ka ose jo ndonjë komplikacion bakterial - Në këto raste, mjeku duhet të vlerësojë nëse duhet përdorimi i antibiotikëve apo jo - Një këshillë tjetër e vlefshme është që gjatë kontrolleve mjekësore të fëmijës me grip, është mirë të mos ndërrohet mjeku. Mjeku që e ka vizituar ditën e parë duhet ta ndjekë deri në shërimin e plotë


ShëndetiFP

Çfarë duhet të bëjmë kur vuajmë nga pagjumësia Flet Prof. Dr. Ali Kuqo, neurolog në klinikën Ikeda

Pse shkaktohet pagjumësia? Pagjumësia në vetvete nuk është një sëmundje e mirëfilltë. Gjumi është një pjesë e jetës biologjike për qeniet e gjalla. Në mënyrë të veçantë për njeriun është një nga ato pjesë të jetës, pa të cilën nuk mund të ekzistosh. Domethënë mund të jetosh pa gjumë një farë kohe, por jo shumë të gjatë. Normalisht njeriu duhet të flejë një të tretën e 24-orëshit, pra rreth 8 orë në 24 duhet të flejë gjumë që të këtë shëndet të mirë. Gjumi vlen për rigjenerimin e aktivitetit të trurit dhe të organizmit në përgjithësi, pra bëhet një çlodhje gjatë gjumit për të pasur energji për aktivitetin e ditës së ardhshme. Ndërsa pagjumësia është një shqetësim që shkaktohet te të gjithë njerëzit pa diferenca. Pagjumësia ka shumë shkaqe nga të cilët vjen, që janë si psikologjikë ashtu dhe fizike. Një lodhje e tepruar mund të ndodhë që të flesh më shumë se zakonisht, por një lodhje e tepruar mund të japë në disa rase edhe prishje të gjumit, pagjumësi. Ne kemi rastet kur punojnë njerëzit me turne, të cilët janë të detyruar të flenë ditën dhe të punojnë natën. Atëherë shkaktohen edhe shqetësime te këta presona, sepse nuk ambientohen dot lehtë sepse janë mësuar të flenë gjithmonë natën. Ndërsa kur detyrohen të flenë ditën dhe të mos flenë natën, shfaqën shqetësime të ndryshme si dhimbje kokë, marrje mëndsh dhe shumë të tjera që nuk janë sëmundje në vetvete, por rregullohen me rregullimin e regjimit të gjumit. Ndërsa shkaqet psikologjike janë më të shpeshta që mund të shkaktojnë pagjumësinë. Një tronditje dhe një emocion i fortë mund të shkaktojë pagjumësi, sidomos problemet me stresin mund të shkaktojnë pagjumësi. I sëmuri gjatë natës nuk fle, por rri dhe mendon këto shqetësime që ka pasur gjatë ditës. Qëndrimi përpara televizorit para se të flesh, ndikon në pagjumësi? Ajo është individuale, ka njerëz që televizori mund t’i tërheqë dhe i le pa gjumë. Ka të tjerë pastaj që i zë gjumi duke parë televizor. Ju thatë që pagjumësia sjell marrje mendsh, dhimbje koke. Përveç këtyre, çfarë problemesh të tjera sjell pagjumësia? Pagjumësia mund të sjellë shumë shqetësim, sidomos në drejtim të aktivitetit intelektual. Në qoftë së rri pa gjumë për një kohë të gjatë, atëherë jemi të detyruar të frenojmë aktivitetin intelektual për të zëvendësuar kohën e gjumit. Kjo është kryesore në rastin e pagjumësisë. Por edhe aktivitetin fizik gjithashtu e redukton sepse trupi ka nevojë për gjumë. Çfarë është narkolepsia? Narkolepsia është një çrregullimi i gjumit. Quhet ndryshe edhe sëmundje e gjumit, kur i sëmuri fle në çdo vend që ndodhet. Këto janë

kriza narkolepsie, që futen në grupin e epilepsive, dhe për këtë arsye quhet edhe narkolepsia. Në qoftë se i sëmuri është në një mbledhje, në qoftë së është në një ambient të përshtatshëm për gjumë, e zë gjumi menjëherë, ndërsa të tjerët nuk i zë gjumi. Këta persona i zë gjumi duke ngrënë, duke qëndruar, duke zhvilluar aktivitete të ndryshme, madje mund t’i zërë edhe duke ecur. Kjo është ajo sëmundje që quhet narkolepsi. Narkolepsia është një sëmundje që do një medikament që është pak nxitës për trurin, në mënyrë që të mos të lëre që të flesh shumë, por është sëmundje që shërohet dhe nuk ka ndonjë rrezik. Si ndikon pagjumësia në jetën dhe në jetën e organizmit të njeriut? Personat që rrinë shumë vonë duke punuar në kompjuter mund të kenë më shumë probleme si mungesë oreksi, mund t’u bjerë edhe të fikët. Pagjumësia sjell edhe shqetësime trupore, fizike edhe shqetësime psikologjike, edhe sëmundje. Ju thatë që pagjumësia shkakton sëmundje, çfarë sëmundjesh shkakton ajo? Pagjumësia mund të jetë një nga faktorët kryesorë që mund të shkaktojë krizën epileptike, por edhe rëna e të fikëtit që shkaktohet nga pagjumësia. Praktikisht ka disa të sëmurë që vuajnë nga pagjumësia dhe kur rrinë pa gjumë, i kap më shumë kriza. Në qoftë të së këta të sëmurë që vuajnë nga epilepsia flenë rregullisht, kriza i kap më pak. Cilët janë më të prekur nga pagjumësia, meshkujt apo femrat? Për sa i përket përkatësisë së gjinisë, pagjumësia nuk ka dallim në meshkuj apo femra. Pagjumësia mund të prekë njësoi si meshkuj edhe femrat. Pagjumësia nuk ka lidhje fare me gjininë, ajo varet nga rrethanat dhe shkaqet që i përmendëm me lart. Po moshat me të prekura nga pagjumësia cilat janë? Në lidhje me moshat që vuajnë më tepër nga pagjumësia janë mosha më të rritura. Të fëmijët pagjumësia është shumë e rrallë. Kurse te të rriturit është me e shpeshtë dhe sidomos te moshat e kaluara. Pse ndodh kjo? Kjo ndodh sepse te moshat e rritura, problemet emocionale, problemet psikologjike janë më të prekshme dhe mund të ndodhë që të ketë pagjumësi. Ndërsa, për moshat e kaluara pagjumësia vjen sepse i moshuari ka kaluar gjithë jetën me gjumë dhe aktivitete të tjera, kurse në pleqëri nuk ka nevojë për shumë gjumë, ngrihet më shpejt se të tjerët. Përdor kafen më shumë, që është edhe nxitës i pagjumësisë.

Pra kafja ndikon në pagjumësi? Po, kafja ndikon, kafja është një ndër preparatet që e nxisin sistemin nervor e gjallërojnë dhe kështu japin dhe pagjumësi. Por edhe kjo është individuale. Gërhima ka lidhje me pagjumësinë? Gërhima nuk ndikon në pagjumësi. Gërhima ka lidhje me pozicionin e kokës gjatë të fjeturit, ka lidhje me gjëndrat që ndodhen në hundë, në kanalin e hundës që kalon për në grykë. Gërmihma ndodh dhe te personat që janë me qafë të shkurtër, te këta persona është me e shpeshte gërhima. Është edhe një sëmundje slipapneja, që shkakton ndërprerjen e frymëmarrjes nga gërhitja që është e shpeshtë te këta presona që gërhasin. Somnambulizmi, ecja në gjumë, nga se shkaktohet? Somnambulizmi është ecja në gjumë. Nuk dihet shkaku pse ndodh, disa e fusin në format e epilepsisë. Sepse ka somnambulizëm epileptik, ka edhe somnambulizëm funksional, që nuk është sëmundje, por është te njerëzit që mund ta provokojnë me anën e të menduarit. Kurse ata që e kanë sëmundje ngrihen natën, bëjnë veprime krejtësisht të rregullta. Madje mund të ecin edhe në traun e ekuilibrit pa u rrëzuar, pastaj mund të kthehen përsëri të flenë rregullisht. Somnambulizmi nuk është sëmundje, nuk ka kurim të veçantë dhe ndodh rrallë. Cili është një regjim i domosdoshëm i gjumit? Është mirë që gjithë dita 24- orëshe të ndahet në disa pjesë. Pjesa e punës, pjesa e dëfrimit ose e pushimit, dhe pjesa e gjumit. Këto tre pjesë mirë është që të jenë të barabarta, por është edhe e pamundur që të realizohet që të jenë të barabarta këto pjesë. Pra rreth 8-të orë duhet punuar, rreth 8-të orë duke dëfryer, argëtuar ose pushuar dhe 8-të orë të jenë për të fjetur. Kur nuk na zë gjumi çfarë duhet të bëmë? Për personat që kanë pagjumësi e nuk i zë gjumi këshillohet që të fusësh në ujë të nxehtë këmbët deri sa të fillojë të ftohet uji dhe të biesh të flesh. Kjo ka kuptim sepse kur i fut këmbët në ujë të nxehtë zgjerohen enët e gjakut dhe gjaku shkon më me shumicë nga truri në drejtim të këmbës, kështu truri është në qetësi, kurse kur gjaku shkon në tru, të lë pa gjumë sepse vazhdon aktiviteti i trurit. Mirë është që të përdoret kamomil ose lule bliri që janë qetësues dhe mund të ndihmojnë për gjumin, për të mos kaluar te ilaçet e gjumit, të cilat nuk këshillohen. Shumë njerëz përdorin në mënyrë individuale ilaçe gjumi që i blejnë në farmaci, të cilat nuk këshillohen sepse janë ilaçe që mund të krijojnë varësi dhe i duan gjithmonë ata që i përdorin.

25/12 - 01/01/11 F.P. 27


Dossier 18-33

Ky kapitull është marrë nga libri i Fred Abrahams për rënien e komunizmit në Shqipëri, që pritet të botohet vitin që vjen nga New York University Press. Materiali është botuar nga Balkan Insight

Qyteti Studenti Një rrëfim për lëvizjet në Qytetin Studentit në ditët e para të dhjetorit të vitit 1990. Ngjarjet e para në këndvështrimin e aktorëve kryesore të asaj kohë

L

agjja e studentëve në Tiranë, e quajtur Qyteti Studenti, ndodhet në majë të një kodre të ulët, në juglindje të qytetit. Në vitin 1990, konviktet ngjyrë gri, rrethoheshin nga mbeturina betoni dhe nga bar i shkelur. Elita e periudhës komuniste kontrollonte çdo ndryshim të aspektit politik në vend, por atë vjeshtë studentët morën kontroll mbi atë kodër të zymtë dhe tronditën regjimin. Lëvizjet filluan kur universiteti vendosi që të shtyjë për dy javë mësimin. Qeveria pretendonte se disa godina kishin nevojë për rikonstruksion, por studentët e nuhatën mashtrimin. Ambasada italiane dhe ajo franceze ishin shumë afër Qytetit Studenti. Qeveria ndoshta druhej për ndonjë tjetër dyndje në ambasada. Kur rinisi mësimi, funksionarët e partisë i dënuan “vagabondët” që kishin sulmuar ambasadat në korrik dhe u kërkuan studentëve që të respektojnë ligjin. Partia e Punës po bëhej demokratike, u thanë ata. Shqiptarët vetë do të diktonin rrugën e ndryshimit. Studentët i hodhën poshtë këto pretendime. Kur Ministri i Brendshëm vizitoi Akademinë e Arteve, ai u përball me pyetje të mprehta në lidhje me lirinë e shprehjes dhe ndalimin që i ishte bërë artit modern. Studentët po e humbnin durimin. Përgjatë një viti ata kishin para ndryshimet dramatike në Çekosllovaki, Gjermaninë Lindore e madje edhe në Rumani, duke shpresuar se Ramiz Alia do të ndiqte atë rrugë. Në të vërtetë, çdo lëvizje ishte mikse. Alia lejoi lëshimin e pasaportave, por ushtarët qëllonin mbi ata që synonin të arratiseshin matanë kufirit. Më përpara në shtypin shtetëror ishin shfaqur disa çështje tabu, por Alia kërkonte respekt për linjën e partisë. Shumë nga studentët vinin nga qytete të tjera, përfshi Shkodrën dhe Kavajën. Ata kishin parë protestat e para në këto qytete dhe kishin sjellë energji në Tiranë. Ashtu si pjesa tjetër e Europës Lindore, ata

28 F.P. 25/12 - 01/01/11

Nga Fred Abrahams New York

mendonin se Shqipëria duhej të ndryshonte. Ndërsa dimri afrohej, studentët zgjoheshin të mërzitur e në të ftohtë. Universiteti Enver Hoxha dhe Qyteti Studenti vuanin nga dritaret e thyera, mungesa e ngrohjes, uji që vinte në mënyrë sporadike si dhe ndërprerjet e energjisë u bënë më të rënda atë vit për shkak të një përmbytje që ngadalësoi turbinat. Në mesin e tetorit disa studentë refuzuan që të hanë ushqimin e mjerueshëm në mensë. Dy ditë më vonë dikush ngjiti në mur një letër të shkruar me dorë ku thuhej: Ky ushqim është i keq! A jeni dakord? Ishte një protestë e vogël për shumë universitete, por një hap domethënës në një vend kaq të izoluar e kaq të frikësuar. Një grup studentësh dhe profesorësh të rinj krijuan atë që e quajtën “Organizata për Studentët dhe të Rinjtë Intelektualë”. Ajo kishte nisur me kujdes një pranverë më parë të diskutonte për kushtet e vështira të jetesës dhe reformën politike. Më pas u shfaqën disa qëllime abstrakte si “ndryshimi”, “liria” dhe “demokracia”. Disa nga studentët i vlerësonin këto synime politike, por shumica ëndërronin për xhinse blu, muzikë rrok e për të udhëtuar jashtë vendit. Edhe ata që kishin xhinse blu dhe ora dixhitale, nuk mund t’i tregonin në publik pa i shpëtuar ndëshkimit. “Frymëzimi ynë nuk ishte politik, por personal,” shpjegon Blendi Gonxhe, një aktivist i studentëve në atë kohë. Në nëntor, disa nga fakultetet i dërguan një letër Ramiz Alisë dhe qeverisë, duke kërkuar reforma. Organizata e të Rinjve Komunistë nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike kërkoi një takim me kryeministrin Çarçani dhe u ankua për kushtet ekonomike në universitet. “Nuk mund të bësh një pallto të re me rrecka të vjetra,” thuhej në letër. “Ideja ishte që të mos dilnim kundër, por të ishim ndryshe,” më shpjegoi në vitin 2005 nga zyra e tij në Ministrinë e Mbrojtjes, Pandeli Majko, një nga bashkë-autorët e letrës. Me ethe dhe të acaruar, studentët e inxhinierisë elektrike krijuan

rezistenca për ngrohjen e dhomave duke përdorur telat e krevatit. Transformatori që përdorej për të furnizuar konviktet nuk mbajti dot, shpërtheu dhe ikën dritat. Në errësirë, zëra filluan të dëgjohen nga ballkonet: “Liri!”, “Duam demokraci!”. Studentët nisën t’u bien tubave të kaldajave nëpër dhoma. Studentët e muzikës u përgjigjen në godinat e tjera duke u rënë borive në kor.

* * * Në Tiranë, të shtunën më 8 dhjetor, binte shi. Rreth orës 3.00, kryeministri Çarçani erdhi në Qytetin Studenti pa lajmërim në kohën kur studentët ishin në mësim, së bashku me Ministrin e Arsimit dhe atë të Ndërtimit, me arsyetimin se po inspektonin godinat e rinovuara. “Duhet të ishim të kujdesshëm se kushtet nuk ishin një arsye për revoltë,” më ka treguar ish- ministri i Arsimit në atë kohë, Skënder Gjinushi, duke reflektuar për atë ditë. Studentët kërkonin të takoheshin me kryeministrin dhe 400 prej tyre u mblodhën në një sallë për të paraqitur pikëpamjet e tyre. Ata i folën me respekt Çarçanit, por kërkuan kushte më të mira. Kur të tre zyrtarët u larguan, ata e kuptuan se “diçka po digjej”, kujton Gjinushi. Atë natë, rreth orës 8.00, dritat ikën sërish. Një grup i vogël, shumica e tyre studentë inxhinierie, u mblodhën tek transformatori për t’u ankuar. Së bashku ata këndonin një këngë të vjetër patriotike, “Eja mblidhuni këtu, këtu…” Vite më vonë, mbetet ende e paqartë se përse ikën dritat. Disa ishstudentë thonë se kjo ndodhi për shkak të mbingarkesës, siç ndodhte shpesh në ato net. Të tjerë thonë se studentët hodhën një tel ose monedha metali në transformator, me synimin që dritat të iknin e të mblidhej turma. Ndoshta qeveritë e huaja kishin inkurajuar disa studentë që të sabotonin dritat dhe të niste revolta, ashtu siç kishin bërë kur nxitën njerëzit të hynin në ambasada pesë muaj më parë. Të tjerë besojnë se qeveria shqiptare kishte gisht, duke dërguar disa


DossierFP

Studentët po kalonin tek godina numër 12 dhe atje po qëndronte në një stol të ulët një person i bëshëm me flokë onde ngjyrë kafe, me një xhaketë të zezë me shkëlqim lëkure, që u bënte thirrje studentëve që të marshonin. Studentët mendonin se ai ishte një provokator i qeverisë, por më pas e dëgjuan duke bërtitur: “Kam dy fëmijë. Ju betohem që jam me ju.” Ai person ishte Azem Hajdari

agjentë që të provokonin mbledhjen e turmës, që ta kishin më pas nën kontroll. Një rindërtim i ngjarjeve sugjeron se të gjitha këto teori kanë vendin e tyre. Pa dyshim studentët ishin gati për të lëvizur. Disa nga protestuesit atë natë besonin se mund të nxitej ndryshimi dhe përdorën errësirën për të lëvizur. Është gjithashtu e mundur që qeveritë perëndimore të kenë inkurajuar studentët për revoltë. Ndërsa asnjë nga ish- drejtuesit e studentëve që kam intervistuar nuk ka ofruar ndonjë fakt, dhe të gjithë mohuan që të kenë pasur kontakte me to, shumë pranonin se shërbime sekrete të ndryshme ishin shumë aktive në Shqipëri në ato ditë. Përveç kësaj, qeveria shqiptare mund të ketë futur studentë të besuar mes grupeve për t’u dhënë ngjarjeve drejtimin që donte. Shumë nga këto komplote janë shkrirë dhe bashkuar me kalimin e kohës. Pushteti korruptonte studentët e ndershëm. Por planet e qeverisë u kthyer kundër padronëve. Kishte lojëra dhe lojëra të dyfishta, ndërsa njerëzit rreshtoheshin e ri- rreshtoheshin në një skenë kaotike që ndryshonte me shpejtësi. Pavarësisht shkakut të ikjes së dritave, rreth 50 deri në 100 studentë, duke kënduar, u zhvendosën në qendër të Qytetit Studenti. Konviktet e tjera kishin drita, dhe grupi u bëri thirrje mbështetësve që t’i fiknin ato në shenjë solidariteti. “Ikja e çdo drite ishte një kënaqësi e madhe,” thotë Arben Lika, një nga drejtuesit e studentëve, ndërsa më shoqëron në rrugën që ndoqën atë natë, duke kujtuar ngjarjen me krenari. Studentët po kalonin tek godina numër 12 dhe atje po qëndronte në një stol të ulët një person i bëshëm me flokë onde ngjyrë kafe, me një xhaketë të zezë me shkëlqim lëkure, që u bënte thirrje studentëve që të marshonin. Studentët mendonin se ai ishte një provokator i qeverisë, por më pas e dëgjuan duke bërtitur: “Kam dy fëmijë. Ju betohem që jam me ju.” Ai person ishte Azem Hajdari, një 27- vjeçar nga Tropoja në veri, stu-

dent filozofie, që shumë shpejt do të bëhej një nga drejtuesit më të fuqishëm të studentëve dhe eventualisht kreu i partisë së parë opozitare në Shqipëri. Një hero kurajoz për mbështetësit e një spiun rrufjan për kritikët, ai luajti një rol të rëndësishëm e kontrovers deri në vrasjen e tij në vitin 1998. Duke fituar përkrahës dhe vrull, Azem Hajdari dhe protestuesit zbritën kodrën. Ata nuk kishin forca për të lënë Qytetin Studenti, kështu që u kthyen në të majtë tek konviktet e femrave, ku u bënë thirrje shoqeve dhe të dashurave që të bashkoheshin me ta. Pak prej tyre zbritën poshtë në pizhame dhe masa e rritur nisi të rrotullohej. Në të njëjtën kohë, anëtari i Komitetit Qendror, Piro Kondi, i telefonoi ministrit të Arsimit, Gjinushi, për ta informuar për ngjarjet. “Po luftojnë atje,” i tha Kondi. Gjinushi thirri rektorin e universitetit dhe të dy u nisën për në Qytetin Studenti, duke mbërritur aty në kohën që studentët po linin zonën e po drejtoheshin nga qyteti. “Studentët nuk i donin dritat,” kujton Gjinushi, një tjetër person që ka luajtur një rol në vazhdimësi në jetën politike në Shqipëri. “Ata druheshin se Sigurimi po filmonte.” Në Rrugën Budi poshtë Qytetit Studenti, protestuesit u ndalën në një kordon policësh, të komanduar personalisht nga Ministri i Brendshëm, Hekuran Isai. Studentët u bënë gati për dhunë, por Isai u dha lajmin e papritur. “Nxirrni 15 persona që të shkoni tek universiteti,” tha ai. Ramiz Alia ishte gati për të folur. Studentët u befasuan dhe ishin dyshues, gati për tu arrestuar. Por ata organizuan një delegacion dhe shkuan në zyrat kryesore të administratës së universitetit, pa ditur gjë për çfarë. Kreu i partisë për Tiranën, Xhelil Xhoni, një burrë i ashpër, i njohur për qëndrimet e tij të rrepta, hyri i pari në klasë. “Kështu pra djem,” tha ai në mënyrë sarkastike, duke lëvizur në buzë një cigare të pandezur. “Ju keni vendosur që të shtyni provimet?” Alia mbërriti menjëherë dhe u drejtua për tek podiumi. “Ju jeni djem

të rinj e të pashëm,” tha ai me një buzëqeshje të lodhur. “Përse e zgjoni nga gjumi një të moshuar si puna ime?”. Alia i pyeti për emra, qytetet e lindjes dhe fushat ku studionin. Studentët u ankuan se kryeministri i kishte mashtruar duke ardhur në Qytetin Studenti, ndërsa ata ishin në studim. Ata protestuan për kushtet në Qytetin Studenti: mungesën e energjisë dhe ushqimin e shpifur. Ata u dobësuan dhe bënë konfuzë, por kush nuk do bëhej kështu përballë dy njerëzve më të fuqishëm të Shqipërisë në mesin e natës? Kur e kam intervistuar Ramiz Alinë në vitin 2002, ai e kujton shumë mirë atë mbrëmje. “Ata më thanë që kishin shqetësime ekonomike,” tha Alia. “I pyeta ata, ose e thënë më mirë, u tregova atyre: dëgjoni, për problemet që keni, përse e keni Organizatën e të Rinjve Komunistë? Diskutojini me to. Pak prej tyre thanë ‘Ne nuk i besojmë asaj organizate. Duam të krijojmë një organizatë tonën të pavarur’. Pas ndërhyrjes time, ata paraqitën këtë çështje. Ishte e qartë se bëhej fjalë për një problem politik sesa ekonomik.” Alia ra dakord se do i takonte studentët sërish dhe do diskutonte për ankesat e tyre, por vetëm nëse do të qetësonin turmën në Qytetin Studenti dhe do të ktheheshin në mësim. Ai premtoi se ata nuk do të goditeshin. Delegacioni u kthye në Rrugën Budi rreth orës 2:00 për të dhënë lajmin. Atëherë ndërhyri policia. “Ata më morën pistoletën,” ulëriti një polic, dhe kolegët e tij sulmuan me shkopinj bambuje. Studentët vrapuan në të gjitha drejtimet, duke u mbrojtur nga sulmet. Policët plagosën rëndë një vajzë dhe u hapën fjalë se ajo kishte vdekur. Policia pretendoi se kanë reaguar kur një student i rrëmbeu armën një polici. Studentët mohojnë që ndonjë prej tyre të ketë prekur policin. “Ishte e tmerrshme,” kujton pothuajse pas 12 vitesh ish drejtuesi i

25/12 - 01/01/11 F.P. 29


DossierFP

studentëve, Arben Lika, ndërsa qëndron në vendin e rrahjes, pranë një lokali të quajtur “Made in Italy”. “(Ministri i Brendshëm) Isai ishte aty. Ai u thoshte “goditini me sa të mundeni”. Hekuran Isai refuzoi që të intervistohej për këtë libër, por Ramiz Alia e kujton gjithashtu incidentin. “Pas takimit, shkova në shtëpi dhe nuk e dija se çfarë kishte ndodhur,” thotë ai. “Ditën tjetër mësova që kishte pasur një incident mes studentëve dhe policisë. Me shumë mundësi kishte qenë një incident banal- një oficer thotë se studentët i rrëmbyen armën dhe policia i sulmoi për ta rimarrë atë, dhe rrahën dy ose tre studentë më shkopinj. Kështu më thanë mua.” Sofokli Lazri, një këshilltar i lartë i Alias, është pak a shumë kaq indiferent, por është më i ndershëm për qëllimin e qeverisë. “Ishte një mesazh i lehtë,” më ka thënë ai mua duke tundur duart.

* * * Po atë natë, një grup studentësh arti protestonte në mënyrë të ndryshme. Për të përkujtuar 10 vjetorin e vdekjes së Xhon Lenon, disa studentë dhe profesorë u mblodhën në Akademinë e Arteve. Tekstet e këngëve të ndaluara të Xhon Lenon kishin stolisur muret e auditorit. Grupi këndonte Revolution, Working Class Hero, Imagine — dhe më pas kërcente. Studentët hoqën portretet e Alisë dhe Hoxhës dhe i zëvendësuan ato me fotot e Lenon. Qirinjtë zëvendësuan dritat. Një letër u shkrua për Yoko Ono-n, disa e nënshkruan, të tjerë refuzuan, por pa pasur një adresë të Ono-s, letra nuk u dërgua kurrë. Përkujtimorja po shkonte drejt fundit, rreth orës 2.00, kur mbërriti fjala për demonstrata në Qytetin Studenti. Një grup i vogël u ngjit sipër për të kontrolluar. Në Rrugën Budi ata panë studentët dhe Ministrin e Brendshëm, Hekuran Isai, që dukej se po fliste me turmën. “Më pas, krejt papritur, policia nisi të godiste,” thotë një nga bashkëkujtuesit e Lenon, shkrimtari Ardian Klosi. “Turma u përça. Unë vrapova.”

* * * Po binte shi në mëngjesin e 9 dhjetorit, mësimi ishte sa për sy e faqe dhe studentët nga Tirana mbërritën në Qytetin Studenti të ftohur e të lagur. Ata shihnin pantoflat e këpucët e studentëve të varura në ballkone, disa prej tyre me njolla gjaku nga një natë më parë. Askush nuk kishte vdekur, por policia kishte treguar se do përdorte forcën. Për studentët, dhuna e kishte galvanizuar çështjen. Ata kishin kuptuar se ndryshimi nuk mund të vinte nga sipër. Alia nuk mund të besohej se do e mbante fjalën. Një grup prej 20 studentësh u takuan në katin e parë të mensës dhe formuan një komision organizativ. Në orën 9:00, paradite, dy prej tyre takuan kreun e Organizatës së Rinisë komuniste, Lysien Bashkurti, me kërkesën e këtij të fundit. Në pjesën e poshtme të Qytetit Studenti, Bashkurti u tha atyre se ata e kishin lënë Alinë pa gjumë. Ai propozoi që studentët të ngrinin një komision, ta quanin si të donin, dhe ai të bëhej pjesë e Rinisë Komuniste. Studentët refuzuan. Në orën 10:00, mijëra studentë ishin mbledhur në sheshin qendror të Qytetit Studenti. Disa kishin synime politike, por shumë ishin fëmijë të anëtarëve të partisë që e kishin

30 F.P. 25/12 - 01/01/11

shijuar afërsinë me pushtetin, në mos pushtetin vetë. Ata duhej të falënderonin regjimin që u kishte dhënë librin në vend të plugut, por ata kërkonin më shumë. Mes konfuzionit, dikush propozoi një protestë përpara administratës së universitetit. Turma e etur nisi marshimin, e armatosur me hormone e shpresa të mëdha. Forcat speciale të policisë kishin bllokuar shumicën e rrugëve nga Qyteti Studenti dhe e kishin kanalizuar turmën poshtë në Rrugën e gjerë të Elbasanit. Pak blloqe më tutje, përpara Liceut dhe pranë Muzeut të Marksizëm- Le-

mënyrë që Sigurimi ta kishte të vështirë që të merrte foto nga godinat pranë. Ata flisnin për kushtet ekonomike dhe kërkesat politike ndërsa turma këndonte “Ne si e gjithë Europa!”, “Gjithë Tirana është me ne!”. Pranë ambasadës italiane, pas kordonit të policisë, tre persona në moshë të mesme, vëzhgonin skenën. Njëri ishte producent filmash, njëri shkrimtar dhe njëri doktor, Sali Berisha, që kishte shkruar artikuj kritikë dhe kishte folur në takimin e intelektualëve me Alinë në atë verë. Shumë shpejt ai do luante një rol të rëndësishëm.

Pranë ambasadës italiane, pas kordonit të policisë, tre persona në moshë të mesme, vëzhgonin skenën. Njëri ishte producent filmash, njëri shkrimtar dhe njëri doktor, Sali Berisha ninizmit, forcat speciale kishin vendosur mburojat e prisnin me shkopinj gome në dorë. Disa mijëra studentë shtynin përpara drejt policëve të demoralizuar, në përpjekje për të ndaluar edhe rrjedhjen e disa studentëve. Kreu i Rinisë Komuniste, Bashkurti, përpiqej t’u fliste studentëve nga pas kordonit të policëve, duke i siguruar se dhuna do ndalohej. Studentët ndryshonin pozicionet në

Pikërisht përpara orës 2:00, i ftohti, shiu dhe frika e kishin zvogëluar turmën në disa qindra. Por ndeshja e së dielës në stadiumin aty pranë pritej të niste në orën 2.30. Partizani i Ministrisë së Mbrojtjes, do të luante kundër Dinamos së Ministrisë së Brendshme. E frikësuar nga një përzierje e rrezikshme e studentëve me tifozët e futbollit, qeveria vendosi që protesta duhej të merrte fund. Studentët në radhët


DossierFP

11 dhjetor 1990. Studentët kërkuan dialog lidhur me kërkesat për liri dhe pluralizëm politik. Foto Gani Xhengo

e para dëgjuan urdhrin në radion e policisë: “Shpërndajini me forcë”. Studentët ia mbathën përmes fushës pranë ambasadës italiane, të baltosur nga shiu që kishte rënë. Ata kërcyen dhe u hodhën në apartamentet e godinave, ku u morën nga banorët që i simpatizonin. Libra e këpucë u shpërndanë gjithandej në fushën e lerosur. Për herë të parë qeveria e pranoi se policia ishte përplasur me protestuesit. Një raport i shkurtër nga agjencia shtetërore e lajmeve thoshte se disa studentë, të acaruar me ikjen e dritave në Qytetin Studenti, ishin “përpjekur ta përdornin këtë gjë për qëllime politike”. Në këto rrethana, thuhej në raport, “forcat e rendit u detyruan të ndërhyjnë për t’i shpërndarë ata”. Atë natë mbizotëronte konfuzioni dhe thashethemet: Alia kishte marrë goditje, studenti trupmadh, Azem Hajdari ishte vrarë, Alia po ndryshonte mendje, Hajdari ishte gjallë. Në të njëjtën kohë nisën të shfaqen edhe çarje mes studentëve. Disa donin të kërkonin pluralizëm dhe që protesta të shtrihej në rrugët e Tiranës. Të tjerët frikësoheshin nga konfrontimi dhe donin të fokusoheshin në ankesat ekonomike për komoditetin në Qytetin Studenti. Pasi policia shpërndau studentët, dr. Sali Berisha dhe një nga miqtë e tij, shkrimtari Besnik Mustafaj, u ngjitën në Qytetin Studenti. Studentët që takuan ishin të shqetësuar e të brengosur për miqtë e tyre që ishin goditur dhe arrestuar nga policia. Sipas Mustafajt, ata të dy ofru-

an ndihmën e tyre. Ata shkuan tek zyrat qendrore të partisë për Tiranën, ku Berisha njihte zv/kryetarin, për tu shpjeguar situatën dhe tu vetëdeklaruar në emër të studentëve. Berisha foli me zv/ministrin e Brendshëm, kujton Mustafaj, duke i kërkuar atij që të liroheshin studentët e arrestuar. Kreu me ndikim i partisë për Tiranën, Xhelil Gjoni, ishte në godinë në atë kohë. Kur mësoi se të dy burrat ishin në seli, ai i thirri në zyrën e tij, kujtojnë Mustafaj e Gjoni. Ai mori më pas në telefon Ramiz Alinë për t’i thënë se ishte bashkë me shkrimtarin dhe doktorin. “Më jep Saliun të flas me të,” iu përgjigj Alia. Pas një bisede të shkurtër në telefon, Alia i kërkoi Berishës që të shkonin tek ai menjëherë. Makina e Gjonit i mori Mustafajn dhe Berishën në Bllokun e ndaluar dhe Berisha e Alia u takuan vetëm, ndërsa Mustafaj priste jashtë. “Një natë më parë, kur isha me studentët, i pyeta se nga janë,” kujton Alia 12 vjet më pas. “Dy ose tre prej tyre me thanë nga Tropoja- Azemi dhe të tjerëve nuk ua mbaj mend emrin. Mendova, për shkak se Saliu është nga Tropoja, do të ishte e arsyeshme për këtë djalë që t’u transmetonte studentëve disa fjalë.” Sali Berisha ka refuzuar që të intervistohet për këtë libër, por Alia ka paraqitur versionin e tij të bisedës së asaj nate. “I thashë atij se kur i takova studentët një natë më parë, ramë

dakord që ata do ktheheshin në mësim dhe unë do të shkoja aty në orën 5:00 pasdite,” tha Alia. “Nuk shkova, por studentët e kanë fajin për shkak se nuk e mbajtën fjalën.” Alia tha se i kishte thënë Berishës se ai dëshironte të takonte studentët, por vetëm nëse ata do të ktheheshin në mësim. “Thuaja këtë gjë në emrin tim,” tha ai. “Dhe sapo të kesh mbaruar, kthehu sërish.” Në këndvështrimin e Alisë, Berisha ishte një i dërguar i besuar. Ai kishte qenë kreu i partisë në Spitalin e Tiranës dhe kishte qenë mjaftueshëm i besueshëm sa për ta dërguar me studime në Francë. Një kardiolog ambicioz dhe i kompletuar, ai ishte kujdesur për një anëtar të lartë të Byrosë Politike dhe kishte aplikuar për t’u bashkuar me stafin mjekësor të Enver Hoxhës. Në të njëjtën kohë, Berisha ishte i njohur për qëndrimet e tij kritike, të shprehura në intervista dhe artikuj, në të cilat vlerësonte Alinë, por bënte thirrje për reforma të mëtejshme. Ai ishte njeriu i mesëm që mund të përdorte Alia. Pritja që iu bë Berishës në Qytetin Studenti ishte e përzier. Shumë studentë vlerësonin artikujt e tij, por të tjerët dyshonin për motivet, ashtu siç bënin të tjerë intelektualë partie që kishin vërshuar në Qytetin Studenti. Ata e njihnin atë si kreu besnik i partisë në spital dhe mjaft disiplinar në mësim, i cili në mënyrë të vazhdueshme detyronte studentët meshkuj që të shkurtonin flokët e gjata. Ai duhej të sillte fjalën e partisë. Studentët po debatonin opsionet e tyre kur mbërriti Berisha dhe Mustafaj. Pasi u bllokuan dhe u rrahën, disa donin të mësynin sheshin Skënderbej dhe të zgjeronin revoltën. Berisha dhe Mustafaj argumentuan kundër largimit nga Qyteti Studenti, për shkak se mund të provokohej një përplasje e përgjakshme me shtetin. Me dhunë, thanë ata, Alia mund të rikthente kontrollin. Ndërsa studentët po flisnin, Mustafaj e prezantoi Berishën me studentin energjetik, Azem Hajdari, që kishte udhëhequr studentët një natë më parë, të cilin Mustafaj e njihte nga vendlindja e tyre e përbashkët, Tropoja. Ishte hera e parë që Berisha dhe Hajdari po takoheshin. Ata do të luanin një lojë të komplikuar politike njëri me tjetrin për tetë vitet e ardhshme. Tre burrat u tërhoqën në një kthinë të mensës për të diskutuar privatisht, kujton Mustafaj. Aty Berisha e pyeti Hajdarin për kërkesat e studentëve. Duam kushte më të mira jetese, u përgjigj Hajdari. “Ju nuk mund ta nisni këtë për të futur sheqer në çaj,” iu përgjigj Berisha. “Ju duhet të kërkoni pluralizëm”. Studentët nuk duhet të largohen nga Qyteti Studenti, kërkoi Berisha, por pluralizmi politik duhet të jetë në krye të listës. Se përse Berisha i tha Hajdarit të kërkojë pluralizmin, mbetet e paqartë. Mbështetësit e Berishës e paraqesin atë si një demokrat të përkushtuar, që donte më shumë se të gjithë ndryshimin e regjimit. Kritikët pretendojnë se ai po i shërbente Alisë, që donte që studentët të shtynin ndryshimin në mënyrë që partia të mund të merrte kontrollin. Skenari më i mundshëm është që Berisha luajti të dy kartat. Si një politikan i aftë që do të bëhej së shpejti, ai qëndroi pranë dy palëve duke reaguar ndaj lëvizjeve delikate. Kur të tre burrat u kthyen sërish tek studentët, i gjetën ata të acaruar dhe konfuzë. Disa qindra prej tyre ishin shkëputur nga Qyteti Studenti për të protestuar në Sheshin Skënderbej. Hajdari u përpoq të bindë mijërat e mbetur se ishte më mirë që të qëndronin. Turma fishkëllente dhe e quante atë tradhtar, kurse Berisha e Mustafaj shikonin të shokuar nga një qoshe. “Ju na tradhtuat,” i bërtiti dikush Hajdarit, duke treguar me gisht nga Berisha dhe Mustafaj. “Këta të dy janë dërguar nga Ramiz Alia për të na mashtruar.” Hajdari përdori të njëjtat fraza dramatike, që kishte ulëritur një natë më parë. “Ne të gjithë do të vdesim së bashku dhe nuk do lejojmë askënd që të na mashtrojë,” deklaroi ai. “Unë do jem i pari që do vdes.” Gradualisht, Hajdari e qetësoi turmën. “Ky ishte një nga momentet më delikate kur gjithçka rrezikohej të shkatërrohej,” do shkruante më vonë Mustafaj. Pak pas mesnatës, Berisha u kthye tek Alia. “Nuk mund t’i kuptosh këta njerëz,” pretendon Alia që të ketë thënë Berisha. “Nuk dola askund me to. Njëri thoshte diçka, tjetri diçka tjetër. Nëse bije dakord me njërin, tjetri refuzonte. Unë u thashë ato që më the ti, por ata thanë se nuk kishin besim.”

* * * 25/12 - 01/01/11 F.P. 31


DossierFP 11 dhjetori shënonte ditën e katërt të revoltës në Qytetin Studenti. Studentët, profesorët dhe punonjësit morën mikrofonin për të kërkuar pluralizëm politik, reforma ekonomike, “liri dhe demokraci”.

Ditën tjetër, më 10 dhjetor, më shumë studentë u mblodhën në sheshin e hapur të Qytetit Studenti, i quajtur më vonë Sheshi Demokracia. Për herë të parë dikush solli një qendër zëri. Hapësira u mbush me muzikë dhe me fjalime. Drejtuesit e studentëve nisën që të formulonin një listë me kërkesa ekonomike dhe politike. Ata caktuan një komitet organizativ me shumë nga individët që kishin qenë aktivë gjatë dy ditëve të mëparshme: Azem Hajdari, Arben Lika, Tefalin Malshyti, Mimoza Zhamo dhe Shinasi Rama, që ishte ndarë me një grup të vogël një natë më parë për të protestuar në Sheshin Skënderbej. Me përjashtim të Zhamos, e vetmja grua, të gjithë anëtarët e këtij komiteti ishin nga veriu. Pjesërisht kjo reflektonte prirjet jugore të Partisë së Punës: Enver Hoxha e kishte tërhequr pjesën më të madhe të elitës politike nga jugu, ku kishte lindur. Por gjithashtu reflektonte edhe personalitetin e atyre që ishin përfshirë. Malësorët trima dhe kokëfortë nga veriu donin që të flisnin me mendjen e tyre. I gjati dhe i ashpri Shinasi Rama nga Shkodra, 31 vjeç, mbante linjën më të ashpër, duke bërë më vonë thirrje për studentët për “gjak në shesh” në mënyrë që revolucioni të ecë përpara. Djali i një oficeri ushtrie, më vonë ai u përplas me intelektualët, për të cilët mendonte se po tradhtojnë lëvizjen, veçanërisht Sali Berisha. “Të gjithë ata janë të dalë nga blloku komunist,” më tha ai në vitin 2002 nga apartamenti i tij në Nju Jork. Në Qytetin Studenti, më shumë studentë, profesorë dhe profesionistë po dukeshin, disa prej të cilëve i drejtoheshin turmës duke bërë thirrje për pluralizëm dhe reforma më të shpejta. Punëtorët e fabrikave, që fiton 500 lekë në muaj, rreth 60 dollarë, kërcënuan me grevë. Rreth mesditës, Qyteti Studenti kishte dalë jashtë kontrollit. Studentët përgatitën një listë me nëntë kërkesa për Ramiz Alinë, përfshi shpejtimin e reformave, pluralizmin politik, ndëshkimin për policët që kishin goditur studentët, legalizimin e Organizatës për Studentët dhe Intelektualët e Rinj dhe një takim me Alinë. “Jemi mbështetës të reformave demokratike të ndërmarra nga presidenti Ramiz Alia, dhe jemi pro shpejtimit të tyre,” niste pika 1, duke shpalosur një qasje kaotike. “Ky ka qenë dhe është qëllimi i demonstratave tona paqësore.” Në mesditë, Alia dërgoi dy zyrtarë të negociojnë më komitetin organizativ: Ministrin e Arsimit, Skënder Gjinushi, politikanin dinak me vetulla të trasha e të errëta dhe Lysien Bashkurtin, kreun e Rinisë Komuniste. Me ta erdhi dhe dr. Berisha. Negociatat vazhduan gjatë pasdites në zyrën e drejtorit të Qytetit Studenti. Tre persona të tjerë nga veriu i Shqipërisë morën pjesë gjithashtu: miku i Berishës, Besnik Mustafaj, botuesi i gazetës së rinisë komuniste, Remzi Lani dhe shkrimtari Preç Zogaj. Të tre këta persona do mbeteshin lojtarë aktivë në vitet që do vinin. Takimi u bë i tensionuar dhe kaotik, kujtojnë veçmas gjashtë pjesëmarrës, ndërsa turma jashtë këndonte. Pluralizmi politik u ngjit në majë të listës së kërkesave, por ata përfshinë aty edhe kushte më të mira për universitetin, për të mbajtur turmën të bashkuar. Një pikë kyçe u bë edhe kërkesa e studentëve për takim me Ramiz Alinë. Ata kërkuan që ky i fundit të vinte në Qytetin Studenti për negociata. Alia nuk mund të negociojë ndërsa studentët janë në rrugë, insistoi Gjinushi- çdo diskutim duhet të bëhet me një grup të vogël në një vend të qetë. Berisha dhe të tjerë sugjeruan që studentët të formojnë një delegacion për të takuar Alinë. Pas një debati të gjatë, studentët pranuan, por me një kusht simbolik: delegacioni duhej ta takonte Alinë si president të Republikës dhe jo si sekretar të Partisë së Punës. Gjinushi kërkoi që studentët të ktheheshin në mësim përpara se të takonin Alinë, për shkak se Alia nuk mund t’i takonte ata nën presion. Studentët rezistuan duke u druajtur se mund të humbiste vrulli dhe legjitimiteti i protestës. Berisha u kërkoi studentëve që të ktheheshin në mësim, kujtojnë pjesëmarrësit në takim. “Alia nuk mund t’ju mashtrojë ju,” tha ai. “Ju jeni këtu dhe ju mund të protestoni sërish.” “Ti je një komunist i ndyrë,” i bërtiti Shinasi Rama. “Dhe shërbëtor i regjimit.”

32 F.P. 25/12 - 01/01/11

“Dil jashtë,” të tjerë studentë i bërtitën doktorit. Dy nga pjesëmarrësit jo- studentë, Remzi Lani dhe Preç Zogaj, ndërhynë. Ne nuk jemi dakord me Berishën, thanë ata, por ai duhet lejuar që të shprehë pikëpamjet e tij. Studentët u qetësuan dhe insistuan se nuk do e ndalnin protestën gjatë kohës që do takonin Alinë. Gjinushi u largua për t’u rrëfyer tek Alia, duke besuar se shefi i tij nuk do të takohej nëse studentët nuk do të ktheheshin në mësim. Për çudi të tij, Alia pranoi. Takimi u caktua për mbrëmjen tjetër në pallatin presidencial, të quajtur Pallati i Brigadave.

* * * 11 dhjetori shënonte edhe ditën e katërt të revoltës në Qytetin Studenti. Studentët, profesorët dhe punonjësit morën mikrofonin për të kërkuar pluralizëm politik, reforma ekonomike, “liri dhe demokraci”. Studentët nga të tjerë universitete dhe qytetarë të Tiranës erdhën për të treguar solidaritetin. Media shtetërore mezi e përmendte këtë lajm. Zëri i Popullit kishte një shkrim prej tre paragrafësh në fund të faqes kryesore që thoshte se situata në Qytetin Studenti është e “parregullt” dhe studentët kanë kërkuar një takim me presidentin Alia. Përgjatë mëngjesit, fakultetet e universitetit mbajtën të para zgjedhje të lira në më shumë se 50 vite. Me votë sekrete, ata zgjodhën tre ose katër delegatë nga secili fakultet për të takuar Alinë, shumica studentë, por edhe disa profesorë

të rinj. Ndërsa turma këndonte dhe protestonte në Qytetin Studenti, 45 delegatët e zgjedhur u mblodhën në dhomën e televizorit në godinën 15 për të diskutuar strategjinë. “D.m.th ju e keni zgjedhur palën tuaj,” u tha një zyrtar i Rinisë Komuniste dy prej delegatëve që i afroheshin godinës. “Epo, fat të mbarë sepse ata do përdorin tanket.” Në takim, delegatët e kuptuan se grupi ishte shumë i madh. 15 persona hoqën dorë në mënyrë vullnetare, duke e ulur grupin në 30, mes tyre dhe 5 profesorë. Në të njëjtën kohë po zhvillohej një takim i nivelit të lartë i partisë. I vetëdijshëm për të paevitueshmen, Alia kishte mbledhur Komitetin Qendror për të diskutuar temën kryesore, atë të pluralizmit politik. “Nuk e përdora pozicionin e presidentit për të lëshuar një dekret,” kujton Alia. “Mblodha Komitetin Qendror dhe e hodha atë për diskutim. Natyrisht e bëra të ditur opinionin tim, por nuk e imponova atë.” Anëtarët e vijës së ashpër të Komitetit Qendror e kundërshtuan idenë, duke argumentuar se pluralizmi do të kërcënonte pushtetin e tyre. “Dhe çfarë propozoni ju?” pyeti Alia. Anëtarët e rinj ranë dakord me Alinë se partia nuk kishte zgjidhje tjetër. “Nëse nuk do e bënin, gjaku do kishte mbërritur deri tek Komiteti Qendror,” më ka thënë Dritëro Agolli, asokohe anëtar i Komitetit Qendror.


DossierFP

Studentët dhe profesorët mbërritën në Pallatin e Brigadave në orën 6:00. Ata hynë në një dhomë elegante, të shtruar me një tapet të kuq oriental e perde të bardha. Tre radhë me karrige ishin rreshtuar në një formë kthese, rreth një tavoline të ulët druri, me një mbulesë xhami sipër dhe dy mikrofona. Studentët u ulën dhe pas pak minutash Alia mbërriti, i shoqëruar nga Gjinushi dhe Bashkurti. Editori i Zërit të Rinisë, Remzi Lani, u ul nga pas. Studentët u ngritën në këmbë dhe duartrokitën ndërsa Alia shtrëngonte duart me ata në rreshtin e parë. Më pas ai u ul në tavolinë me Gjinushin në krahun e majtë dhe Bashkurtin në të djathtin. Dy kamera televizive, një statike dhe një e lëvizshme, regjistronin aktivitetin. “Do flas pak, më pas mund të flisni ju,” tha i qetë Alia, sipas

e subjekteve politike, për sa kohë ato respektonin ligjin. “Po partia jonë e të rinjve?” pyeti më në fund profesori i dramës, Arben Imami. “Nuk është e ndaluar,” tha Alia. “Asnjë ligj nuk ndalon partitë.” “Ne mund të formojmë një parti?” vijoi Shinasi Rama me zë të ngjirur nga britmat në shesh. “Po, me këtë ligj ka marrë fund,” u përgjigj Alia. “Dërgojeni programin tuaj në Ministrinë e Drejtësisë.” “Çfarë duhet t’u themi mijëra njerëzve që po na presin në Qytetin Studenti?” pyeti me dyshim Blendi Gonxhe. “A e quani ju këtë pluralizëm apo jo? Është i vërtetë apo jo?” “Vendimi i Komitetit Qendror për këtë rast do të aplikohet,” tha Alia. “Kushtetuta dhe ligjet nuk e ndalojnë aplikimin e asaj që kemi thënë këtu. Ne madje lejojmë edhe pluralizmin e partive.” “A mund ta quajmë parti,” pyeti profesori i inxhinierisë, Arben Demeti.

Në Qytetin Studenti, turma vazhdonte të zgjerohej. Një flamur shqiptar pa yllin komunist valëvitej mbi turmën

Me një votim të hapur me ngritje dore, komiteti votoi për të lejuar krijimin e organizatave të pavarura politike. Vetëm dy anëtarë të komitetit me më shumë se 100 anëtarë, votuan kundër. Vejusha e Hoxhës pranoi pa shumë dëshirë. Alia po u vidhte me zgjuarsi fitoren studentëve. Ata kishin nisur protestën, por ai do merrte vlerësimet për lejimin e reformave. Siç më ka treguar ish- ministri i Arsimit në atë kohë, Skënder Gjinushi: “Në momentin që kishte vendosur Komiteti Qendror, takimi i studentëve me Alinë ishte i kotë.”

* * * Qeveria dërgoi një autobus të bardhë më vija të kuqe në Qytetin Studenti rreth orës 5.50 pasdite. Studentët druheshin se do të arrestoheshin, ndaj zyrtarët Gjinushi e Bashkurti u ngjitën bashkë me ata në autobus si garanci. “Kur i pamë ata duke qeshur, e dinim se gjithçka ishte në rregull,” më tha një student. Fjalët ishin përhapur tashmë për vendimin e rëndësishëm të Komitetit Qendror, por në atë kaos, askush nuk e dinte nëse ishte i vërtetë. Studentët rrethuan autobusin, duke e prekur nga të gjitha anët, sikur donin ta ngrinin në ajër. Nga brenda mund të shiheshin fytyrat plot shpresë të studentëve ngjitur me xhamat. Turma në Qytetin Studenti kishte mbërritur në 80 mijë persona. Muzika dhe fjalimet shpërndaheshin në ajër. Ishte ditë me shi e baltë, por askush nuk po e çante kokën për këtë.

regjistrimit. Duke lexuar në copa të vogla letre, të shkruara me shkrim dore, ai prezantoi vendimet e asaj dite të Komitetit Qendror. Komiteti kishte marrë një sërë vendimesh për kongresin e ardhshëm të partisë, platformën e partisë dhe disa shkarkime nga Byroja Politike, tha ai. Gjithashtu kishte rekomanduar për Këshillin e Ministrave ndryshimin e qeverisë. Më pas erdhi dhe lajmi real. “Plenumi shprehu mendimin se është në të mirë të demokratizimit të mëtejshëm të jetës dhe pluralizmit, krijimi i organizatave të pavarura politike, në përputhje me ligjin në fuqi,” tha Alia. Studentët dhe profesorët duartrokitën në mënyrë të çoroditur, pa ditur ç’të bënin me lajmin radikal. Alia më pas u shpjegoi për 15 minuta në mënyrë të sjellshme, por të vendosur. “Gjithçka duhet të zgjidhet me qetësi dhe me mirëkuptim,” tha ai. “Rruga drejt demokracisë nuk është një bulevard... Ajo kërkon respekt për miqtë dhe për ligjin. Ndryshe hap mundës për anarki, që është e rrezikshme për gjithkënd.” Ashtu siç kishte argumentuar shumë herë më parë, Alia pretendonte se Shqipëria ishte një rast i veçantë- dhe duhej të procedohej me shpejtësinë e saj. Liria dhe pavarësia e vendit varen nga kjo. “Ne duhet të kontrollojmë hapat tona,” tha ai. “Tani dua të dëgjoj nga ju.” Dinaku Alia kishte luajtur shumë mirë. Duke ndjerë presionin e pashmangshëm nga Qyteti Studenti, ai kishte vënë nën kontroll studentët. Në të njëjtën kohë, mesazhi i tij ishte i përzier. Ai kishte lejuar krijimin e organizatave politike në përputhje me ligjin, por nuk kishte specifikuar se çfarë organizatash lejoheshin e në përputhje me cilin ligj. Në atë kohë, kushtetuta e njihte Partinë e Punës si forca udhëheqëse e vendit. Delegacioni pati vështirësi në artikulimin e pikëpamjeve. Dy nga studentët pjesëmarrës do të bëheshin kryeministra, por atë ditë ata dhe të tjerët tregonin një konfuzion dhe kufizim të kuptueshëm. Një nga një, shumica duke iu adresuar Alisë si “shoku Ramiz” në vend të “President Alia”, kërkuan sqarime për vendimin e komitetit. Çfarë nënkuptonte saktësisht lejimi i formimit të “organizatave të pavarura politike”? Alia e anashkalonte pyetjen, duke thënë se vendimi lejonte krimin

“Po, quajeni si të doni,” tha Alia. “Por respektoni ligjin dhe mos veproni kundër interesave të popullit.” Të bindur se pozicioni ishte i qartë, studentët shpërthyen në duartrokitje. Pjesa e mbetur e takimit prej tre orësh u vërtit rreth perspektivës së reformave ekonomike dhe nevojës për të procedura në mënyrë paqësore. Gjinushi dhe Bashkurti ishin ulur pa fjalë në krah të Alisë. Momenti më i acaruar ishte kur studentët kërkuan drejtësi për rrahjen që u bëri policia më 8 dhe 9 dhjetor. Alia u përgjigj se policia ishte përgjigjur në mënyrën e duhur ndaj një tubimi ilegal. “Ata që nuk respektojnë ligjin, ligji do i ndëshkojë,” tha ai. Gjatë takimit, Alia ishte i artikulueshëm, i sjellshëm dhe i përgatitur. Ai kishte qenë i tensionuar përpara takimit, por ishte dukshëm i gëzuar me mënyrën se si kishte shkuar. Kur mbaroi takimi, shumë nga studentët e rrethuan tek dera, duke i dhënë dorën në mënyrë entuziaste dhe duke e falënderuar për shansin e dhënë për tu takuar.

* * * Në Qytetin Studenti, turma vazhdonte të zgjerohej. Studentët e takimit me Alinë u ngulfatën nga duar e fytyra të shumta. Një flamur shqiptar pa yllin komunist valëvitej mbi turmën. Delegacioni vuri një regjistrim audio të takimit në qendrën e zërit. Disa nga turma u ankuan se delegacioni kishte qenë shumë i butë. Ditën tjetër, Zëri i Popullit shpalli lajmin e rëndësishëm në faqen e parë, me një foto të takimit të Alisë me studentët. Artikulli kryesor raportonte vendimin historik të Komitetit Qendror për lejimin e “organizatave politike të pavarura në përputhje me ligjin.” Më poshtë artikulli mbulonte takimin e Alisë me studentët, duke thënë se studentët kishin kërkuar “zhvillimin e pluralizmit politik dhe formimin e partisë së studentëve dhe të rinjve intelektuale”. Mbititulli me germa të mëdha e bënte të qartë pikëpamjen dhe frikën e Alisë. “Rruga drejt demokracisë nuk është një bulevard” “Nevojitet rend, tolerancë dhe kulturë” “Nëse nuk respektoni këto, hapet dera për anarki”.

25/12 - 01/01/11 F.P. 33


Sport 34-41

Nga Gerti Katro

Fortuzi: Privatizimi i klubeve, i vetmi shpëtim për futbollin shqiptar “Privatizimi i klubeve, i vetmi shpëtim për sportin shqiptar”, -kanë qenë këto fjalët e Indrit Fortuzit, një prej futbollistëve simbol të kampionatit shqiptar ndër vite. “Zogu” tashmë është bërë zyrtar, duke zënë vend si këshilltar për sportin në Ministrinë e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sportit. Por gjithsesi ai nuk e ndan vëmendjen nga sporti, me të cilin thotë që e ka lidhur jetën që në momentin që goditi topin për herë të parë. Edhe pse tani është bërë pjesë e jetës politike në vend, Fortuzi mbetet sërish një prej anëtarëve të kryesisë së klubit Tirana, ku edhe ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij aktive. Edhe pse i mbytur me punë ai gjen kohë për të ndjekur Tiranën jo vetëm në stadium, por dhe gjatë seancave stërvitore, madje është i papërtuar të japë edhe intervista, sidomos kur kanë të bëjnë me problemet e futbollit shqiptar. Sipas tij, në Shqipëri duhen disa reforma sidomos në drejtim të privatizimit të klubeve, që sipas tij do t’i hapte rrugën drejt zhvillimit si në çdo vend te Europës, sportit më popullor në vend. Mes të tjerave ai nuk harroi të flasë edhe për familjen e tij të dytë, Tiranën. Po e nisim me një pyetje që aktualisht iu shërben shumë klubeve të futbollit në vend. Klubet mund të ndryshojnë statusin në fund të këtij sezoni, gjë kjo që i hap rrugë privatizimit të tyre. Mendon se kjo është zgjidhja e duhur? Për mua është e vetmja zgjidhje. Normalisht që ka risqe të mëdha, por nëse nuk guxon, nuk mund ta dish asnjëherë se çfarë mund të fitosh. Ekipi i Partizanit është shembulli i dështimit për këtë që po flasim, por të tilla raste gjen dhe në botë. Nëse nuk ecën si duhet, pronari duhet të shpalli falimentin e të largohet për t’i lënë vendin dikujt tjetër. Nëse futbolli kthehet në një industri biznesi dhe fitimprurëse, mund të ecim përpara. Në të kundërt do të jetë shumë e vështirë dhe do të mbetemi në vend numëro dhe me një cilësi mjaft të varfër të futbollit. Çfarë ndryshimi kanë klubet dhe kampionati shqiptar që nga koha kur ju keni luajtur? Ndryshimet do të thosha që janë mjaft të mëdha, por shumë larg nga klubet e tjera europiane dhe për të mos shkuar larg edhe mjaft larg cilësisë së vendeve të rajonit. Gjithsesi diçka për mirë ka lëvizur dhe hap pas hapi do të bëhet akoma më mirë. Në krahasim me kohën kur kam luajtur unë, do të thosha se atëherë luhej më me dëshirë, më me pasion. Në atë kohë nuk shihnim shifra stratosferike për pagesat

34 F.P. 25/12 - 01/01/11

kryesisë së klubit apo ka ndonjë arsye tjetër? Jam i pasionuar pas Tiranës dhe këtë nuk e kam fshehur asnjëherë. Nuk mundem të heq dorë nga kjo dashuri. Duke i qëndruar pranë skuadrës, mendoj se i jap një suport moral. Para stërvitjes jam futur në dhomat e zhveshjes për të folur me lojtarët, biseduar me Deden. Çfarë keni këshilluar? Thjesht mbështetje. Nuk marr pjesë në analizat teknike që zhvillohen. Nuk më takon mua ta bëj këtë.

Indrit Fortuzi foto lsa

e lojtarëve. Gjithsesi ky është një motivim më i lartë për ata që vendosin të merren me këtë sport. Tashmë futbolli renditet në bizneset fitimprurëse. Ju jeni një prej lojtarëve që kanë shkruar historinë në kampionatin shqiptar. Aktualisht jeni edhe në pozicionin e anëtarit të kryesisë. Sa aktiv keni qenë së fundmi për të përmirësuar situatën në klub dhe për të shkuar drejt atij privatizimi që përmendët më sipër? Jo vetëm mua, por në përgjithësi si kryesi, shumë pak na është dëgjuar fjala. Kemi propozuar ndryshime dhe projekte të shumta, por që pasi kanë marrë miratimin e shefit të klubit, kanë mbetur vetëm në tryezën e tij. Një rast konkret? Rast konkret ishte ndërtimi i akademisë së të rinjve, shumë e domosdoshme kjo për të ardhmen e një klubi, gjë e cila mbetet ende një projekt i parealizuar. Dashuria për Tirana vazhdon të mos reshtë. Shpesh herë ndiqni nga afër seancat stërvitore të ekipit, por dhe bisedoni me trajnerin Dede e me futbollistët. Kjo vjen për faktin se jeni anëtar i

Gjatë periudhave të ndryshme kohore keni kritikuar njerëzit që drejtojnë ekipin. Vazhdon të jesh i të njëjtit mendim? I kam kritikuar për mënyrën e menaxhimit. Mund ta shikoni vetë që në stërvitjen e Tiranës ka dhjetë lloje topash, për të mos folur më pas për uniformat apo aksesorë të tjerë që mungojnë. Ky nuk është seriozitet. Pasi përfundon stërvitjen skuadra e parë, nëse do të qëndroni këtu pak më gjatë, do të shikoni se skuadrat e moshave ndajnë në disa pjesë fushën me bar sintetik për të zhvilluar stërvitjen. Infrastruktura është përmirësuar disi, por kemi ende punë përpara. Pas problemeve financiare që pati Tirana, gjendja duke disi më e mirë. Pas “furtunës” lojtarët janë më të qetë. A janë riparuar në kohë defektet? Këtë uroj dhe dua të jetë. Mua nuk më pëlqen fakti që lojtarët duhet të shqetësohen, se disa paguhen nga klubi e disa të tjerë nga presidenti. Kjo prish harmoninë dhe bën të ketë përçarje. Kjo tregon mungesë serioziteti. Rikthehemi te futbolli i luajtur. Tirana e këtij sezoni ka treguar se fiton kudo dhe me këdo, por më pas mundet pa pikë problemi. Çfarë nuk shkon si duhet? Tirana e këtij sezoni për nga përbërja e lojtarëve, do të thosha që është një ekip i fortë. Vazhdimësia në rezultat është ajo që ka bërë të krijohet diferencë me kryesuesit. Kjo skuadër, në ndryshim nga disa vite më parë, nuk ka lojtar që bëjnë diferencën. Askush nuk ka treguar se në momente të vështira mund ta zgjidhë ndeshjen siç bënte Muka dikur, apo dhe ndonjë lojtar tjetër. Kjo skuadër ka forcën e grupit, por që duhet të jetë e tillë në të gjitha ndeshjet. Tirana e këtij viti nuk e ka luksin të relaksohet pas një fitore të bujshme. Duhet të djersitin dhe të sforcohen javë pas jave. Vetëm kështu arrihet vazhdimësia e munguar në rezultate.


SportiFP Limiti i saj qëndron vetëm në kërkimin e perfeksionimit, në dëshirën për të shënuar gjithmonë nga zona e vogël. Forca e saj është që besojnë verbërisht në këtë stil loje dhe preferon durimin e merimangës në vend të shpejtësisë së akrepit

Drejtuesit bardheblu kanë pohuar se në janar Tirana do të futet në merkato. Ndonjë emër për të sugjeruar? Këto janë kompetenca të stafit teknik dhe trajnerit në veçanti. Uroj që të bëhen dy-tre përforcime, pasi kjo do të rriste më tepër forcën e skuadrës. Dede ka muaj që po drejton Tiranën. Çfarë note do t’i vinit punës së deritanishme? Notë maksimale. Deden e kam mik shumë të mirë. Uroj të vazhdoj punën në që po bën me skuadrën dhe rezultatet nuk do të vonojnë. Trajneri i aktual i Tiranës, Dede beson më tepër tek fytyrat e reja se të vjetrat. Për këtë i referohet trajnerëve. Ka të drejtë në këtë pikë? Kjo mbetet për t’u parë. Roli i trajnerit në Shqipëri në vitet e fundit nuk është vlerësuar sa duhet. Kjo dhe për faj të tyre. Shpesh janë presidentët ata që kanë bërë formacionin me telefon, kanë kushtëzuar punën e tyre dhe shkarkuar më pas me mesazhe apo një fjalë goje. Njerëzit e rinj duhet të fusin ide të reja. Këtë duhet të ndryshojnë. Ajo që thotë Dede është e drejtë, por duhet që të mos ngjasojnë me ata që kanë drejtuar më parë.

Pavarësisht dështimit të idesë së akademisë, Tirana këtë vit dhe Dede kanë pikasur të rinj të talentuar. Si ju duken talentet Tusha, Morina apo dhe të tjerët, që tekniku po i afron në ekipin e parë? Është për t’u përshëndetur kjo që po bën Dede. Kam parë që ka lojtarë cilësorë të cilëve i duhet dhënë një dorë. Kjo është kompetenca e trajnerit, më pas u mbetet lojtarëve t’i kthejnë besimin, u duhet të punojnë më shumë kur afrohen në ekipin e parë. Ju jeni një ndër golashënuesit më të mirë në historinë e Tiranës. Shpesh lojtarët e rinj aty i krahasojnë me ju. Fillimisht Plaku, ndërkohë që tani sytë janë kthyer te Morina. Plaku i ka të gjitha cilësitë për të bërë gjëra të mira këtu, por deri tani nuk ka mundur. Shpresoj që të ri-gjejë veten. Morina është futbollist i talentuar. E kam ndjekur që në ekipin e të rinjve dhe e shoh që ka të ardhme. Nëse punon dhe rritet gradualisht besoj se do të bëhet një futbollist i rëndësishëm për Tiranën. Disa ish futbollistë, pasi i kanë dhënë fund karrierës kanë zgjedhur njësoj si ju të mos largohen nga futbolli, por të licencohen dhe të drejtojnë skuadra të ndryshme. Si ju duket ky fakt? Një njeri që ka lidhur jetën me futbollin dhe që deri në moshën 35-36-vjeçare nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka menduar e është përkushtuar tek fushat të blerta, e ka të vështirë më pas të bëjë diçka tjetër. Por kjo nuk mund të thuhet me siguri, po të marrim rastin tuaj që jeni bërë pjesë e jetës politike. Kjo është e kundërta e asaj që thoni. Kjo e imja është një zgjedhje e përkohshme. Nuk e kam thënë asnjëherë që do bëhem politikan. Do të rikthehem si trajner dhe pse jo mund të drejtoj Tiranë në një të ardhme. Unë e kam lidhur jetën me futbollin, nuk mund të bëj pa të. Edhe profesioni aktual ka të bëjë me këtë sport.

M

ilani i Sakit ndryshoi futbollin Italian: Çfarëdo që të ndodhë në sulm, si në shtëpi ashtu edhe në transfertë. Mes klubeve më të mira të gjithë kohërave, Reali i Di Stefanos në vitet 50-të gjurmonte kampionë rreth e rrotull botës. Por edhe Ajaksi i Krojfit dhe Interi i Herrerës. Do të jetë një udhëtim mes tre skuadrave që kanë bërë epokë. Por megjithatë mënyra si luan Barcelona, luhet vetëm në parajsë. Dhe më krenari për këtë duhet të ketë qenë suedezi ish-futbollist e trajner, Nils Liedholm. Skuadra e Guardiolës ndjek stilin dhe idetë e Nilsit, por me një shpejtësi shumë më të madhe. Për të tjerat vlen thënia: “Për deri sa topin e kemi, ne nuk e kanë ata”. Është elementare, pasi pa top nuk bëhen aksione dhe nuk shënohet. Reali u mposht, jo vetëm u mund, edhe pse Murinjos nuk i pëlqen ta pranojë. E megjithatë në një farë kuptimi 5-0 rivlerësonte më tepër Murinjon si Interist, vjet me një Barcelonë pothuajse të njëjtë (mungonte Iniesta, Vila nuk ishte), e eliminoi, me pak fat, por duke luajtur në takimin e kthimit me dhjetë vetë. Barcelona ka ushtruar gjithmonë një futboll shumë të bukur, të përbërë nga teknika, shpejtësia dhe shija e lojës. Limiti i saj qëndron vetëm në kërkimin e perfeksionimit, në dëshirën për të shënuar gjithmonë nga zona e vogël. Forca e saj është që besojnë verbërisht në këtë stil loje dhe preferon durimin e merimangës në vend të shpejtësisë së akrepit. Krojfi hodhi farën, Guardiola u kujdes që të rritej bima. Pesë gola dhe mund të ishin më tepër. Tani kuptohet pse Ibrahimoviç u refuzua si një trup i huaj. Pasi edhe pse bëri pjesën që i takonte, i përket një tjetër lloj futbolli. Që nuk do të thotë që të jesh më i mirë apo më i keq, por vetëm ndryshe, mbajtës i vlerave të tjera. Aq shumë sa në Itali është shumë i dashur, i respektuar dhe unik. Ku shkon ai vjen edhe skudetoja (titulli kampion), dhe mund t’ia lejojë vetes të luajë pa luajtur: top i gjatë dhe mendon gjiganti më pas. Një pas i gjatë dhe i lartë që nga mbrojtja në sulm për Barcelonën nuk është një gabim, por një herezi. Me hyrjen në fushë të Jefren, kundër Real-it ishin nëntë lojtarët që dilnin nga akademia e Barçës. Një përqindje të tillë në Itali e harrojnë. Italia nuk është vend për të rinjtë, as për futbollistët e rinj të talentuar. Teknika është e panjohura e madhe, në këmbim të gjithë vrapojnë, shpesh kot, mbase sepse është më e lehtë të mësosh të vraposh se sa të mësosh të luash. Rrjeta e merimangës së Barcelonës themelohet mbi një teknikë shumë impresionuese, por edhe mbi një presing të lartë dhe të mirë- koordinuar. E lartë është edhe përqindja e këmbëve të mira në krahasim me ato pak të skaduara. E thënë në zhargon, punëtorët dhe violinistët. Pyjol, Abidal dhe Buskets janë punëtorët. Në qoftë se Iniesta ose Ksavi nuk do të fitonin “Topin e Artë”, do të ishte një skandal. Dy kaq të ngjashëm në Itali askush nuk do t’i vinte të luanin bashkë. Guardiola është regjisori dhe një prej çelësave të suksesit. Për më tepër Barcelona pëlqehet sepse ushtron një futboll të një bukurie të rrallë, pothuajse muzikale. Atij që është në rolin e spektatorit i duket gjithçka e lehtë, por në prapaskenë, për të bërë një gjë të tillë ka shumë punë në prova. Është e lodhshme të imagjinosh Guardiolën në një tjetër pankinë, Interi apo Çelsi qoftë. Edhe sikur të marrë me vete gjysmën e skuadrës. Përndryshe rrezikon të jetë

Askush më parë si kjo Barcelonë si Ibrahimoviç tek Barcelona: një alien. Por këtë një trajner nuk mund t’ia lejojë vetes, meriton një falënderim nga të gjithë ata që u pëlqen futbolli arrogant, i drejtë, alegro dhe që jep kënaqësi. Prapa shpinës së kësaj Barcelone po vëmë në radhë Milanin e Sakit, Realin e Di Stefanos, Ajaksin e Mishelsit e Krojfit, Juventusin e Trapatonit, Shireas dhe Platinisë dhe Interin evropian të Herrerës. E nisim që këtu: I gjithë besimi, në kundërsulmin e orkestruar nga i madhi Luizito Suarez është favorit nga shpejtësia e Jair dhe Macolës dhe vrapimi i Faketit nga një mbrojtje shumë e fortë. Skuadër nga të paktat italiane. Ashtu si Trapatoni, por Juvja që humbi në Athinë me Hamburgun ishte një skuadër pak italiane, e ndriçuar nga gjeniu Platini dhe klasi i Shireas, e ndezur edhe nga Boniek. Ekzistonte në këtë Juve edhe pak nga shpirti i Ajaksit, vetëm një mbrojtës anësor dhe stoperin që mbante pozicionin, të tjerët ecnin lart e poshtë nëpër fushë. Tek Ajaksin që në atë kohë ekzistonte vlerësimi për të rinjtë, mjeshtra të teknikës për të rinjtë. Ndërsa Reali, shumë para Perezit gjurmonte kampionë nëpër botë. Kopa nga Franca, Pushkash nga Hungaria, Di Stefanon nga Argjentina, pastaj i natyralizuar spanjoll. Ishte Reali që dominonte Evropën, një sulm që të mahniste dhe një mbrojtje banditësh. Pushkash pjesa e një Hungarie shumë të famshme të atyre viteve ishte baza e kombëtares së tij. Milani i Sakit vazhdon të thuhet, kjo mbase ishin shumë lojtarë simbol për t’u përmendur. Kjo skuadër ndryshoi imazhin e futbollit italian, nga një humbës në transfertë dhe gjithmonë në mbrojtje, gjithmonë i tkurrur për të marrë rezultatin maksimal me pa u sforcuar fare. Në shtëpi apo jashtë ai Milan ishte e njëjta gjë, pas disa minutash kundërshtarët italianë ishin barrikada në zonën e tyre. Ishte një Milan që bashkonte një fizik të fuqishëm (Gulit, Rajkard, Kostakurta) dhe teknikën (Van Basten, Donadoni, Maldini). Me një intensitet për Sakin deri aty të panjohur. Paradoksalisht, mbrohej duke sulmuar, pa varfëruar asnjëherë vijën e fundit, me kusht që gjithmonë të mbështetej tek faulli taktik dhe pozicioni jashtë loje artificial dhe i vendosur nga krahu i Barezit. Ishte një Milan granatierësh, duke hequr Evani dhe Donadonin, ndërsa Barcelona është një ekip i formuar për pjesën më të madhe nga mini-lojtarë. Por kjo është e bukura e futbollit: nuk është fiziku që bën diferencën. Kur do të arrijnë ta kuptojnë edhe në Itali, që të paktën të kërkohet të imitohet Barcelona, që sot është thjesht e paimitueshme.

25/12 - 01/01/11 F.P. 35


SportFP Kjo nuk ishte diçka për t’u krenuar, por për t’i prishur imazhin Serbisë në Evropë. Gjithsesi nuk duhet përgjithësuar, ai ishte një grup i mbështetur edhe nga njerëz që duan të përdorin futbollin për qëllime të tjera

Gvozdenoviç: Më erdhi turp kur u dogj flamuri shqiptar! Serbi që ka shëtitur shumë nëpër Europë, vendosi që këtë sezon të kërkojë një sfidë të re duke kaluar tek kampionati shqiptar

K

a vetëm pak muaj që ka mbërritur në Shqipëri dhe është përshtatur më së miri me ekipin e tij të ri. Por jo vetëm, ai vazhdon çdo ditë e më shumë të integrohet me jetën e kryeqytetit shqiptar, Tiranën. Bëhet fjalë për ishkapitenin e Crvena Zvezdës, Ivan Gvozdenoviç, i cili këtë sezon militon në radhët e ekipit të Tiranës. Serbi që ka shëtitur shumë nëpër Europë, vendosi që këtë sezon të kërkojë një sfidë të re duke kaluar tek kampionati shqiptar. Por më parë ai ka qenë pjesë e një sërë emrash prestigjiozë të Europës, atë eksperiencë duket se do ta sjellë edhe në vendin tonë. Përveç ishkampionëve të Evropës për klube, Crvena Zvezdës së Beogradit, ai ka luajtur edhe për ngjyrat e Klub Bryzhit në Belgjikë, Metzit në Francë, Metalurgut të Donjetzkut në Ukrainë, etj. Gvozdenoviç foli në një intervistë për ambientin e ri, shokët e skuadrës, futbollin shqiptar dhe shumë gjëra të tjera. Ai nuk la pa përmendur edhe incidentin që ndodhi në Itali me flamurin shqiptar që u dogj nga ultrasit serbë.

Kisha nevojë për një sfidë të re në karrierën time. E mendoja si të përshtatshëm këtë kampionat në një plan të tillë: që mund te jepja dhe të merrja shumë këtu. Kur takova drejtuesit e klubit, më pëlqeu projekti i tyre për të ardhmen. Kjo më bëri më të sigurt. Duke u njohur edhe me historinë e klubit të Tiranës, që ka pasur një të shkuar me traditë, u binda akoma më tepër. Mund të bëni një krahasim mes kampionatit shqiptar dhe atij serb? Secili ka karakteristikat dhe veçoritë e tij. Mendoj që ai serb është futboll pak më agresiv, më fizik apo atletik do të thosha. Por disa skuadra shqiptare kam parë që ushtrojnë të njëjtin stil loje. Kjo mbase edhe pse këtu shumë ekipe kanë punësuar trajnerë serbë apo sllavë, dhe fryma e tyre ka futur këtë stil loje. Por në thelb ne jemi dy shtete ballkanike dhe loja jonë është mjaft e ngjashme.

Ivan, keni rreth tre muaj e gjysmë në Shqipëri. Si po përshtateni me jetën këtu në Tiranë? Tani pas tre muajve këtu duhet të them që më pëlqen shumë Shqipëria. Më parë nuk e njihja nga afër këtë vend, vetëm kisha dëgjuar fjalë nga të tjerët dhe të them të drejtën isha sa kurioz, edhe skeptik. Por në momentin që kam ardhur këtu, mendimi im ndryshoi. Gjëja e parë që më bëri përshtypje ishte mikpritja e njerëzve, të cilët më përshëndesnin dhe ishin mjaft të ngrohtë. Jeta këtu shkon mirë, ashtu si në çdo kryeqytet tjetër të Europës ka të rinj, gjallëri dhe mbi të gjitha forcë dhe shpresë për të ecur përpara. Mendoj se kjo është themelore për të ardhmen e një kombi.

Përshtatja me ekipin dhe kolegët e rinj? Tirana ka në gjirin e saj një sërë lojtarësh të talentuar dhe kualitativë. Disa prej tyre janë pjesë e kombëtares së këtij vendi dhe kur e mendoj këtë mendoj se ky fakt tregon një nivel të lartë për sa i përket pretendimeve të skuadrës. Shokët këtu më kanë pritur mjaft mirë që në fillim. Kjo duket si një fjalë goje, por është themelore për përshtatjen dhe integrimin e një lojtari sa më shpejt. Është një mbështetje morale edhe nga ana psikologjike. Me lojtarët që merreshim vesh normalisht që u lidha më tepër në fillim. Tani mund t’i konsideroj të gjithë shokë. Mbase në fillim mu desh pak kohë të ambientohesha, por ditë pas dite, mendoj që kam arritur në formë të mirë dhe jam përshtatur më tepër me lojën e ekipit

Pas shumë eksperiencave të suksesshme që keni pasur në klube të ndryshme të Evropës, pse zgjodhët pikërisht kampionatin shqiptar për të vazhduar karrierën tuaj?

Kë veçoni më tepër? Ashtu si unë këtu gjeta edhe disa lojtarë të tjerë që vinin nga jashtë. Pjesa dërmuese e tyre janë me orgjinë sllave dhe gjuha jonë është e ngjashme. Në

36 F.P. 25/12 - 01/01/11

Kam një marrëdhënie normale. Ai është një njeri mjaft ambicioz dhe mendoj që është personi i duhur për Tiranën. Kam dëgjuar që ka qenë një lojtar i suksesshëm i këtij klubi dhe njeh çdo problem të tij. Kjo është një gjë e mirë, pasi në këtë mënyrë do të ketë edhe zgjidhjen duke i paraprirë problemeve. Fillimisht kur erdha këtu, me disa kundërshtarë shpesh ishim të mefshtë në fushë dhe për rrjedhojë rezultatet nuk vinin. Por ne jemi Tirana dhe për shkak të historisë që ka ky klub kundërshtarët duhet të na kenë frikë. Duhet të jetë Tirana ajo që duhet t’u imponojë lojën kundërshtarëve dhe jo ata ne. Duhet të jemi më agresivë në fushë, të guxojmë më tepër. Këtë gjë Dede e di shumë mirë dhe po e përdor në mënyrën e duhur.

Skeda: Emri: Ivan Gvozdenoviç Data e lindjes: 19 Gusht 1978 (32 vjeç) Vendi i Lindjes: Bor, Ish-Republika e Jugosllavisë Gjatësia: 1.84 m Pozicioni: Mesfushor ose mbrojtës i majtë Luan aktualisht: KF Tirana Karriera: FK Bor, Radniçki Pirot, Napredak Krushevac, Cërvena Zvezda e Beogradit, Milicionar i Beogradit(huazim), Klub Bruzh, FC Metz(huazim), Dinamo Bukureshti, Metalurg Donjetsk, Cërvena Zvezda e Beogradit, FK Vojvodina, Kavala F.C., KF Tirana Skuadra kombëtare: 1 paraqitje në vitin 2001 - ish-Rep. Jugosllave

këtë mënyrë merreshim vesh më mirë me njëritjetrin. Kjo na lidhi edhe më tepër pasi kalonim shumë kohë së bashku. Kështu që vetvetiu do të veçoja Silagails, Pejiç dhe Zizoviç. Por nuk duhet të harroj edhe Babajn, Mukën, Osmanin e Nallbanin...apo gjithë pjesën tjetër të ekipit. Marrëdhënia me trajnerin Dede?

Ju jeni nga Serbia, dihet që marrëdhëniet mes vendeve tona kanë qenë shpesh të trazuara për shkak të Kosovës. Ju kanë paragjykuar ndonjëherë për këtë fakt? Nuk kam pasur probleme në këtë aspekt. Shpëtim Babaj është një lojtar shqiptaro-kosovar dhe luan për Tiranën. Ne të dy kemi marrëdhënie shumë të mira. Ne jemi lojtarë profesioniste dhe sillemi si të tillë, ata që bënin luftën dhe politikën ishin të tjerë njerëz. Kur kam qenë në Serbi shpesh fakte të këtij lloji shtrembëroheshin dhe përdoreshin për interesa të caktuar. Por kur kam ardhur këtu jam përballur me një realitet krejt tjetër. Besoj se edhe në Shqipëri duhet të fshihet ky lloj paragjykimi. Por e di që ashtu si në Serbi edhe këtu ekzistojnë, janë grupe të vogla që mendojnë ndryshe, por tashmë mendimi i tyre nuk ka më vlerë. Vetëm pak kohë më parë në Xhenoa të Italisë, ka ndodhur një incident i shëmtuar kur ultrasit serbë dogjën flamurin shqiptar gjatë takimit eliminator Itali-Serbi. Çfarë mund të na komentonit mbi këtë? Është e vërtetë. Ka qenë një shfaqje mjaft e shëmtuar që ka prekur të gjithë serbët që jetojnë dhe


SportFP

punojnë me ndershmëri. Mua personalisht ashtu, por jo vetëm, edhe shumë të tjerëve u ka ardhur turp që ishin serbë në atë moment. Kjo nuk ishte diçka për t’u krenuar, por për t’i prishur imazhin Serbisë në Evropë. Gjithsesi nuk duhet përgjithësuar, ai ishte një grup i mbështetur edhe nga njerëz që duan të përdorin futbollin për qëllime të tjera. Janë njerëz që hiqen si nacionalistë por vetëm ashtu nuk janë aspak. Ata përpiqen të destabilizojnë situatën në vend dhe të prishin imazhin e Serbisë në Evropë për shkak të interesave të caktuara. U zbulua që pjesa më e madhe e tyre ishin tifozët ultras të Crvena Zvezdës së Beogradit. Ju vetë keni qenë kapiten i këtij ekipi, kaq agresivë janë tifozët që e mbështesin? Po është e vërtetë që një pjesë e tyre janë agresivë. Por bëhet fjalë për një grup të vogël prej 200-250 vetash. Shumë prej tyre kanë një të kaluar kriminale dhe shpesh herë janë ata që destabilizojnë situatën. Në këtë mes nuk mund të fusim edhe pjesën tjetër të tifozerisë, të cilët janë njerëz si çdo tifozeri në botë që mbështesin ekipin e tyre të zemrës. Dhe këta janë më të shumtë në numër. Autori që e organizoi këtë ishte lideri i grupimit “Ultra Boys”, Ivan Bogdanov. A kishit dëgjuar më parë për të në kohën kur luanit për këtë ekip? Jo, është hera e parë që e dëgjoja. Mora vesh që në të shkuarën ishte ndaluar disa herë nga policia, por nuk e njihja. Dëgjova gjithashtu që një gjë e tillë kishte kohë që po planifikohej për interesat që përmenda më sipër. Të nesërmen e ngjarjes, si reaguan shokët e skuadrës? Unë ndihesha pak në siklet, por ata ma lehtësuan këtë situatë. Pasi filluan të bënin shaka edhe e kapën çështjen me doza humori, Nallbani sidomos. Kjo ishte një gjë e mirë për mua që ata e kishin kuptuar çështjen drejt. T’i kthehemi edhe një herë futbollit të luajtur. Si po ecën Tirana në këtë mes kampionati? Fillimisht e kemi nisur mjaft keq dhe me probleme startin e kampionatit. Humbëm shumë pikë me disa ekipe që duhet të kishim marrë maksimumin. Ditë pas dite i rregulluam gjërat. Gjithsesi tani situata është stabilizuar dhe kemi marrë disa rezultate pozitive që na kanë ndihmuar të ngjitemi në klasifikim. Besoj se duhet të ruajmë këtë hap. Në fillim ishim një ekip i ri, nuk ishim mësuar me lojën e njëri-tjetrit, tani funksionojmë si një grup i tërë. Pretendimet për këtë sezon? Me ecurinë që kemi pasur së fundmi, me kërkesat që ka Tirana, nisur edhe nga tradita dhe ambicia që ka ky klub, besoj se do të jetë e vështirë që dikush të na ndalë. Vetëm titulli kampion do të jetë stacioni i ardhshëm.

KATARstrofë! Media botërore ironizon: “Fitoi gazi dhe nafta”

Rusia për organizimin e Botërorit të vitit 2018 dhe Katari për Kupën e Botës 2022 janë dy fituesit e mëdhenj dhe të papritur të dalë nga votimi i 22 anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv, pas votimit sekret të zhvilluar më 2 dhjetor 2010 në Zyrih. Rusia, që ofroi 3.8 miliardë dollarë investime për turneun, mundi Anglinë e princit Uiliams, ndërkohë që Katari i sheikëve mposhti konkurrencën e Shteteve të Bashkuara, të cilat u prezantuan në Zvicër nga ish-Presidenti Bill Klinton. Presidenti i FIFA-s, Sep Blater, në fjalën e tij tha: “Duhet të falënderoj anëtarët e Komitetit Ekzekutiv pasi për vitin 2018 dhe 2022 ne do të shkojmë në dy vende të reja, pasi Kupa e Botës nuk është zhvilluar kurrë në Europën Lindore dhe në Lindjen e Mesme. Kështu që, unë jam i lumtur si President kur ne flasim për zhvillimin e futbollit”. Zëvendëskryeministri rus, Igori Shuvalov, i cili ishte i pranishëm gjatë prezantimit të ofertës, tha: “Ju na besuat Kupën e Botës për vitin 2018 dhe unë mund të premtoj tani se ju kurrë nuk do të pendoheni. Le ta bëjmë historinë së bashku”. Sheiku Mohamad bin Hamad Al-Tahin gjithashtu shprehu mirënjohjen e tij, duke premtuar se Katari do të organizojë një nga kompeticionet më të mira në historinë e botërorëve. “Faleminderit që besuat në ndryshimin për shtrirjen e lojës dhe dhënien një shansi Katarit. Ju do të jeni krenar për ne dhe ju do të jeni krenarë për Lindjen e Mesme. Unë ua premtoj këtë”. Katari, Australia, Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Japonia ishin kandidatët për Kupën e Botës 2008. Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Kinton, gjatë prezantimi të ofertës së vendit të tij, kujtoi se ai i kishte thënë vajzës së tij, Çelsit, të luante futboll në kohën që ajo ishte fëmijë, duke theksuar më pas rritjen e lojës së femrave në vendin e tij. Oferta e SHBA-së gjithashtu u mbështet nga kampionia e botës për femra, Mia Ham.

Gjermanët me dhimbje koke për Katar 2022 FIFA gaboi me përzgjedhjen e Katarit për organizimin e Botërorit të vitit 2022, këto janë disa nga reagimet e mediave gjermanë menjëherë pas bërjes publike të lajmit që tronditi disi botën e futbollit. Menaxheri i Federatës Gjermane të Futbollit, Oliver Bierhof theksoi se: “Personalisht e konsideroj shumë të rëndësishme se ku do të zhvillohet Kampionati Botëror. Nga ana tjetër, gjykoj se Katari nuk ishte zgjidhja më optimale”. Një tjetër problem që po lakohet ka të bëjë me fansat dhe shfaqjet e tyre. Së pari do të luhet në temperatura të larta. Në verë ato shkojnë deri në 40 gradë. Për këtë sheikët e Katarit do të ndërtojnë stadiume me ajër të kondicionuar. Tifozët gjermanë thonë se ky Kampionat Botëror do të jetë pa birrë dhe për ta ky është një nga absurditet kryesore. Në vendin mysliman, thonë ata, alkooli nuk lejohet në ambiente të hapura, pasi ai mund të shërbehet vetëm në hotele. Kjo kënaqësi për tifozë angleze apo euro-perëndimorë është e ndaluar. Nga ana tjetër edhe lëkura lakuriq është një tabu. Femrat nuk mund të zhvishen ashtu siç mund të kenë bërë së fundi në Afrikën e Jugut apo do ta bëjnë në vitin 2014 në Brazilin e sambës dhe karnavaleve.

Përzgjedhja e Katarit për organizimin e Kampionatit Botëror të vitit 2022 ka shkaktuar shumë pakënaqësi në shumë vende të botës. Të enjten, në orën 16:43, bosi i FIFA-s, 74-vjeçari Sep Blater dha njoftimin se ishte Katari ai që kishte fituar të drejtën e organizimit të Kupës së Botës 2012, duke mundur në raundin e katërt Shtetet Bashkuara me rezultatin e votimeve 14-8. Reagimi i shtypit ndërkombëtar ishte shumë kritik. Gazeta angleze “Daily Mirror” kishte vendosur titullin: “E shitur, futbolli nuk vjen në shtëpi. Oferta më e mirë humbi. Oligarkët miliarderë të Rusisë dhe miliarderët e naftës nga Katari fituan”. Gazeta spanjolle “El Mundo” kishte si titull: “Rusia dhe Katari, gazi dhe nafta”. Kampionati Botëror, sipas saj, u largua nga vendet e traditës, si Spanja dhe Portugalia, Holanda dhe Belgjika apo Anglia. Media angleze ka akuzuar sërish FIFA-n për këtë dy vendime surprizë. Sipas gazetës “The Sun”, vendimi për Botërorin 2018- aty ku ishte në garë edhe Anglia ishte i vendosur më parë. Në këtë të përditshme shkruhet se shefi i përfaqësisë ruse ishte i bindur që ditën e mërkurë që vendi i tyre do të fitonte. Ndërkohë shefi i “Angli 2018”, Endi Enson, u shpreh i habitur kur pa se shteti i tij arriti të merrte vetëm 2 vota, kundrejt 7 ose 8 që priteshin si të sigurta.

Obama kundër vendimit të FIFA-s: Gabuan rëndë Presidenti amerikan, Barak Obama, ka komentuar vendimin e FIFA-s për organizimin e Botërorit 2022 në Katar. Obama tha se FIFA gaboi me përzgjedhjen e Katarit si vend organizator për Botërorin e 2022, gjithashtu edhe me përzgjedhjen e Rusisë. Sipas tij, organizimi i turneut me të rëndësishëm sportiv global duhet të jetë një aktivitet fitimprurës për popullin që e organizon, por Katari dhe Rusia kanë mungesë infrastrukture, çka do të thotë investime të mëdha për të plotësuar objektivat e FIFA-s. Por me shije tjetër u shfaq kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni. Ai e konsideroi rolin e Italisë në fitoren e Rusisë në Botërorin e vitit 2018, si një kontribut ndaj një vendi mik. “Një pjesë e meritës na takon dhe ne”, - tha “Kavaljeri”, i njohur botërisht si një mik i kryeministrit rus, Vladimir Putin. Për ta pritur me sukses Botërorin e vitit 2018, kryeministri rus, Vladimir Putin, tha se infrastruktura do të jetë gati brenda vitit 2017. Stadiumet e rinj do të ndërtohen në 13 qytete, ndërkohë që aeroportet dhe hotelet do të modernizohen. Sipas mediave ruse, tifozët mund të mbërrijnë në Rusi dhe pa vizë, por për këtë do të jetë i nevojshëm një dekret presidencial.

Rusia, 3.8 miliardë dollarë investime Spanja dhe Portugalia kanë paraqitur shumën më të vogël të buxhetit për stadiumet, duke thënë se ato do të shpenzojnë 2 miliardë dollarë, krahasuar me 2.4 miliardë dollarë të Holandë-Belgjikë, 2.5 miliardë dollarë të Anglisë dhe 3.8 miliardë të Rusisë.

22 votuesit: Sep Blater (Zvicër), Julio Grondona (Argjentinë), Isa Hajatu (Kamerun), Chung MongJoon (Koreja e Jeugut), Xhek Uorner (Trinidad dhe Tobago), Angel Maria Vijar (Spanjë), Mishel Platini (Francë), Xheof Tompson (Angli), Mishel D’Hughe (Belgjikë), Rikardo Teikseira (Brazil), Mohamed Bin Hamam (Katar), Senes Erzik (Turqi), Çak Blejzër (Shtetet e Bashkuara), Voravi Makudi (Tajlandë), Nikolas Leoz (Paraguai), Junji Ogura (Japoni), Marios Lefkaritis (Qipro), Zhak Anuma (Bregu i Fildishtë), Franc Bekenbauer (Gjermani), Rafael Salguero (Guatemalë), Hani Abo Rida (Egjipt), Vitali Mutko (Rusi).

25/12 - 01/01/11 F.P. 37


SportFP

Një top futbolli

Disiplina e re ka nisur të lulëzojë në vendin tonë dhe talentet e para kanë nisur që të shfaqen. Revolucioni i femrave në sportin më të bukur në botë Është i ashpër dhe mashkullor, por vitet e fundit ka filluar të bëhet i gjithanshëm, dhe duke qenë se është sporti më i bukur në botë, ka përfshirë edhe interesin e femrave, të cilat nuk i kanë rezistuar dot idesë për të konkurruar meshkujt në një tjetër fushë. Mbase në vendet më të zhvilluara të botës ka rreth 30 vjet që ushtrohet, por në vendin tonë tre-katër vitet e fundit ka njohur ngritje si disiplinë. Për femrat në Kosovën fqinje, disi më shumë, rreth 15 vjet. Nisma është një risi, e cila ka pasur mbështetjen e federatës. Në Shqipëri është realizuar vetëm një edicion i Kupës së Shqipërisë në këtë gjeneratë, që ka pasur fituese absolute Tirana A.S. Madje edhe në ndeshjen finale ndaj ekipit shkodran The Door, vajzat e udhëhequra nga ishfutbollisti i kombëtares dhe njëkohësisht trajneri i ekipit kryeqytetas, Altin Rraklli, fituan me lehtësi. Ana Baro, futbolliste e Tirana AS, golashënuesja më e mirë e kampionatit të parë shqiptar të futbollit për femra me 26 gola në 11 ndeshje, ishte protagoniste jo vetëm në atë ndeshje finale, por gjatë gjithë këtij edicioni, duke nxjerrë në pah talentin e saj të veçantë. Në këtë mënyrë “Libri i Artë” i këtij kompeticioni shënon emrin e Tirana AS, që është bërë fituesja e edicionit të parë të Kupës së Shqipërisë në futboll për femra. Skuadra kryeqytetase me president Genc Ymerajn, ka triumfuar 6-0 në finalen e organizuar në stadiumin “Selman Stërmasi”. Përballë ekipit të Tiranës, ishin shkodranet e The Door, që pavarësisht dëshirës, ishin në një nivel më poshtë në përgatitje. Edicioni i Kupës së Shqipërisë këtë vit mban një petk zyrtar, pasi u organizua nën vëmendjen e Federatës Shqiptare të Futbollit. Në përfundim, ishte presidenti i këtij institucioni Armando Duka që i dorëzoi Kupën kapitenes së skuadrës fituese, Aurora Seranaj, e cila së bashku me Baren, ishin dy nga më të mirat në fushë. Në atë kohë Duka premtoi se në vitin 2010, ose fillimin e vitit të ardhshëm, futbolli i femrave do të kishte edhe një ekip kombëtar. Një nismë kjo që ka marrë udhë, pasi vetëm dy muaj më parë ish-trajneri i Tiranës fituese të kupës, Altin Rraklli, është emëruar si trajner i kombëtares së femrave. Ekipi është ende në formim e sipër dhe stafi ka filluar nga puna për të përzgjedhur “ajkën” e lojtareve me kombësi shqiptare në të gjitha trevat e diasporës. Gjithsesi, para se kjo nismë të marrë formën përfundimtare, drejtuesit janë ende duke punuar për të filluar një kampionat të rregullt që do të ishte i pari për futbollin e femrave në vendin tonë. Kjo do t’i mundësonte lehtësi të mjaftueshme stafit drejtues të kombëtares, ku do të kishte mundësi të shihte dhe përzgjidhte në një kohë afat-gjatë lojtaret e denja për fanellën kuqezi. Në pritje të kampionatit, që duket se do t’u paraprijë shumë të tjerëve në vazhdim, disa ekipe në vend kanë filluar punën e tyre. Ekipet e para të futbollit të femrave në Shqipëri nisën të krijoheshin rreth 3 vjet më parë dhe tashmë janë disa të tilla, si Memaliaj, The Door, Tirana, Tirana AS, Jubani, Dardania apo Rubiku, etj. Niveli ende mbetet larg vendeve të tjera, por fondi i posaçëm që jepet nga UEFA për këtë sport, pritet që në të ardhmen të sjellë një masivizim të tij.

38 F.P. 25/12 - 01/01/11

Historia e futbollit të femrave Futbolli i femrave, edhe pse ka një popullaritet të madh në dekadat e fundit të shekullit të 20-të, edhe sot ka mbetur në hije nga futbolli i meshkujve. Pavarësisht kësaj, femrat janë të vendosura për ta ndryshuar këtë opinion dhe të shkojnë drejt standardeve të barabarta me meshkujt. Nga mënyra se si gjërat

po lëvizin aktualisht, nuk është e pamundur që kjo të ndodhë një ditë, siç ndodh në sportet e tjera të tilla si, volejbolli, hendbolli apo tenisi. Gjithsesi le t’i hedhim një sy historisë së zhvillimit të kësaj disipline në botë. Dokumenti i parë i shkruar në lidhje me historinë e futbollit është gjendur në një dorëshkrim të luftës kineze në vitin 300 p.e.s., e përdorur nga njerëz që njihen me


SportFP

për femrat Disa nga futbollistet më të njohura në botë Birxhit Prinz versionin e tyre të lashtë të sportit, i cili përfshinte një top (bërë nga lëkura e derrit apo të mbushur me lëkurë) përmes një vrimë në një leckë të lidhur midis dy poleve. Edhe pse nuk ka asnjë provë që femrat të kenë luajtur këtë sport, ka një referencë të qartë për këtë dhe është përdorur shpesh si pikë fillestare e historisë së futbollit të femrave. Referenca është përshkruar në një afresk të dinastisë Han. Besohet të jetë krijuar rreth vitit 200 e.s. dhe tregon qartë dy figura femërore duke luajtur me atë që besohet të jetë një top lëkure. Raportet e grave duke luajtur futboll gjatë Mesjetës nuk janë aq të hasura sa ato të meshkujve, por ka disa shembuj në historinë e futbollit të femrave: gratë franceze të shekullit të 12-të nisën të luajnë futboll përkrah me burrat e tyre. Ndërsa gratë skoceze kishin një konkurs vjetor në këtë disiplinë. Një nga problemet më të mëdha në historinë e futbollit

Futbolli për femra u bë gjithnjë e më shumë popullor dhe në një farë pike arriti gati në të njëjtin nivel si futbolli i meshkujve në Angli të femrave ishte që ky sport ishte shpesh i dhunshëm, sidomos kur luhet pa një përmbledhje të qartë të rregullave. Edhe sot, me gjithë vendimet dhe rregulloren e qartë, futbolli nuk është ende një sport për të dobëtit. Kjo është bërë shpesh një pengesë për femrat për të luajtur. Kjo ndryshoi në 1863, kur Federata Angleze e Futbollit standardizoi një sërë rregullash që të ndalohej dhuna nëpër fusha, duke e bërë më të lehtë pjesëmarrjen e grave në futboll. Me këto ndryshime futbolli për femra u bë gjithnjë e më shumë popullor dhe në një farë pike arriti gati në të njëjtin nivel si futbolli i meshkujve në Angli. Sot, shumica e ekipeve të futbollit për femra priren drejt profesionalizimit dhe zhvillimi është i njëjtë krahasuar me atë që ndodhi në fund të shekullit të 19-të me ekipet e meshkujve në Angli. Shumë nxituan të deklarojnë se futbolli i femrave ka mbetur 1 shekull prapa futbollit për meshkuj, por kohët e fundit Kupat e Botës të organizuara, treguan se femrat janë lojtare shumë të afta për këtë sport dhe tërhoqën turma të konsiderueshme njerëzish.

E përzgjedhur si lojtarja më e mirë e vitit nga FIFA (“FIFA World Player”) gjatë viteve 2003, 2004 dhe 2005. Birxhit Prinz është ajo që mund ta thërrisni me plot gojën një legjendë që ecën. Luan si qendërsulmuese për ekipin kombëtar gjerman dhe për 1.FFC Frankfurt, ajo konsiderohet si një nga femrat më të rëndësishme e të gjitha kohërave të futbollit. Birxhit Prinz ka marrë një ofertë nga presidenti i AC Peruxhias, Luçiano Gauci, për të nënshkruar me skuadrën e tij dhe për t’u bërë femra e parë në histori që ka luajtur në një kampionat profesionist për meshkuj (Seria A), por gjithsesi ajo nuk e pranoi ofertën.

Mia Ham Ajo është një nga sulmueset më produktive në historinë e kombëtares amerikane së futbollit. Mia Ham u bë një zëdhënëse dhe për-

faqësuese për sportet e femrave në të gjithë botën. Ajo ka dy “FIFA World Player” në brezin e saj (në vitet 2001 dhe 2002). Mia Ham ka është tërhequr nga futbolli dhe më pas u bë një shkrimtare e suksesshme me librin “Përpara për të shënuar: Një guidë për kampionët që duan të fitojnë në futboll dhe jetë”. Një fakt interesant në lidhje me Mia Ham është se emri i saj është tashmë gdhendur me shkronja të mëdha në historinë e futbollit të grave si lojtarja që ka shënuar më shumë gola gjatë karrierës së saj ndërkombëtare.

Marta Vieira da Silva Siç e dini futbolli është një fe në Brazil dhe gratë atje janë mjaftueshëm fetare me sa duket. Marta Vieira de Silva e filloi këtë sport të bukur dhe që në moshë të re ishte pikasur si një talent i madh. Ajo aktualisht luan për Umea IK në Suedi dhe ka disa arritje me

këtë klub dhe ekipin kombëtar brazilian. Duke qenë vetëm 21 vjeç, Marta është konsideruar si një nga ato që kanë kthyer faqen e historisë së futbollit të femrave.

Shenon Boks Edhe pse nuk ka një karrierë të freskët, ajo bie shumë në sy si disa nga kolegët e saj të ekipit kombëtar amerikan. Boks është mjaft e respektuar edhe për rolin e saj drejtues në fushë dhe për aftësinë për të qenë decizive në kohën e duhur dhe momentin e duhur (një Zinedin Zidan e futbollit të femrave). Edhe pse luan si mesfushore defensive, Shenon Boks arriti të shënojë në shumë takime dhe e udhëhoqi ekipin e saj për një fushatë të vështirë në Lojërat Olimpike 2004, në të cilën ajo fitoi medaljen e artë. Ajo erdhi në historinë e futbollit të femrave si e para lojtare që shënoi në të tria ndeshjet e para ndërkombëtare.

Shqiptarja Bajramaj, kandidate për “Topin e Artë 2010” Futbollistja e njohur me origjinë kosovare, Fatmire Bajramaj, që ushtron profesionin e saj në Gjermani, është kandiduar si një prej pretendenteve për të fituar “Topin e Artë” në kategorinë e femrave. Historia e jetës së Fatmire Bajramajt është mjaft e veçantë dhe interesante. Nga një vajzë refugjate nga Kosova, ajo është bërë yll i futbollit botëror. Por ai i sipërpërmenduri është

momenti kyç i karrierës së saj. 22-vjeçarja, më 10 janar të vitit të ardhshëm do të zbresë në qilimin e kuq së bashku me yllin e Barcelonës, Lionel Mesi, në kërkim të çmimit më prestigjioz dhe më të rëndësishëm që ndan FIFA dhe revista “France Football” për laureatët e vitit. Natyrisht kosovarja do të ketë konkurrencë të fortë, pasi për çmimin e futbollistes më të mirë kandi-

date janë edhe braziliania Marta dhe gjermania Prinz. Sulmuesja e klubit gjerman, Turbine Potsdam, e cila është ambasadore në luftën kundër varfërisë, ka arritur rezultat historik, duke u futur në rrethin e ngushtë për ta fituar çmimin “FIFA, Topi i Artë 2010”, për femra. Pa dyshim kjo është arritja më e madhe që ka bërë ndonjë futbollist apo futbolliste shqiptare ndonjëherë.

Dy meshkuj në ekipin e femrave?

Biliguisa Simpore

Vitin e ardhshëm pritet që të zhvillohet kampionati botëror i futbollit për femra. Por që tani kanë nisur të vijnë akuza të rënda ndaj njërit prej ekipeve kryesore të Afrikës. Guinea Ekuatoriale është një nga ekipet që ka triumfuar në Afrikë në kompeticionin e zhvilluara para dy vitesh, e tashmë është në finale pasi ka mundur Nigerinë 2-4. Trajneri i Nigerisë ka deklaruar se të paktën dy lojtare të këtij ekipi janë meshkuj. Bëhet fjalë për dy motra, Biliguisa dhe Salimata Simpore. Ato kanë edhe një pamje tejet mashkullore, siç mund të shihet edhe në foto. Por edhe për portieren ka dyshime të kësaj natyre. Një mbrojtëse nga Gana thotë se “duhet të përplasemi me to në trup që të shohim nëse janë meshkuj apo femra”.

Salimata Simpore

25/12 - 01/01/11 F.P. 39


SportFP

Rraklli: Futbollin e femrave si “trampolinë” për tek kombëtarja shqiptare Altin Rraklli një prej futbollistëve dhe golashënuesve më të shquar të kombëtares shqiptare ndër vite, ka marrë përsipër një sfidë të re në karrierën e tij: Të çojë përpara një disiplinë jo shumë popullore në vendin tonë, futbollin e femrave

Altin Rraklli një prej futbollistëve dhe golashënuesve më të shquar të kombëtares shqiptare ndër vite, ka marrë përsipër një sfidë të re në karrierën e tij: të çojë përpara një disiplinë jo shumë popullore në vendin tonë, futbollin e femrave. Ai ka vetëm dy muaj që është emëruar trajner i kësaj kombëtareje dhe objektivat janë madhore. Gjithsesi ai nuk e fsheh objektivin e largët, që pas largimit prej vitesh tashmë nga futbolli i luajtur dhe daljes me sukses nga sfida që i ka vënë vetes për të integruar futbollin e femrave, të japë eksperiencën e tij në postin e trajnerit të kombëtares shqiptare për meshkuj, ku ka dhënë për shumë vjet kontributin e tij. Si një prej lojtarëve të parë që ka luajtur jashtë Shqipërisë dhe mjaft i njohur në kampionatin gjerman, ku ka kaluar edhe pjesën më të madhe të karrierës së tij, Rraklli është në kërkim sfidave të reja, i bindur në aftësitë e vetes. Këto dhe të tjera ai i rrëfeu në një intervistë ekskluzive për gazetën “Free Press”. Altin, si lindi ideja për t’u bërë trajner i kombëtares së femrave? Faktikisht idenë e futbollit të femrave unë e gjeta. Para nja një viti e gjysmë, një miku im që sot është president i Tiranës së futbollit të femrave, Genc Ymeraj, më ofroi njërën ose tjetrën vajzë, që unë ta shikoja për të mos e shitur diku në Gjermani apo ndonjë vend në Evropë. Kështu u afrova tek ky ekip. Qëlloi në ato momente që ekipi mbeti pa trajner, pasi trajneri iku dhe mora përsipër që t’i stërvitja e t’i ndihmoja gocat, pasi ishin në fillimet e tyre dhe t’u mësoja disa gjëra elementare nga futbolli. Por, me kalimin e kohës, ngaqë u vendos që do të zhvillohej kampionati i femrave dhe u krijuan ekipe të tjera, ne gjatë asaj kohe zhvilluam disa ndeshje miqësore, kështu që mbeta atje gati një vit si trajner i Tiranës. U mora intensivisht me përgatitjen e skuadrës. A ka elementë cilësorë për të ardhmen? Aty u spikatën vërtet tre-katër elementë që e kuptojnë shumë mirë lojën e futbollit dhe që luajnë në një farë niveli. Duke qenë se kisha kohë që merresha me futbollin e femrave dhe isha ambientuar me këtë situatë, kur u vendos që të formohej ekipi kombëtar i femrave, atëherë mora përsipër që të drejtoja këtë ekip. Padyshim që ishte dëshira e të dyja palëve, si e imja edhe e federatës, që u konkretizua me zyrtarizmin tim si trajner i ekipit kombëtar.

40 F.P. 25/12 - 01/01/11

Pse zgjodhët pikërisht këtë disiplinë, kur dihet që në Ballkan nuk është shumë e zhvilluar? Faktikisht është një sport i ri. Në botë është pak më ndryshe, po të marrim Gjermaninë apo Shtetet e Bashkuara, ato kanë rreth 30 vjet që merren me këtë sport. Këto vende që janë më të zhvilluara kanë një sistem komplet ndryshe nga ne. Futbolli i femrave në këto vende, nëpër shkolla apo kolegje, është i detyrueshëm si orë mësimi. Ky është prioriteti i këtij sporti, prandaj ka ecur me një zhvillim shumë të madh në këto vende. Ne jemi akoma tek A-ja.

Çfarë planesh janë hartuar për ta zhvilluar këtë sport në vendin tonë? Po mundohemi me anë të ministrisë dhe federatës që të fusim, jo vetëm tek femrat por edhe tek meshkujt, me detyrim një ore mësimi futboll siç ka qenë më parë. Kjo gjë veçse do ta ndihmonte futbollin si për femrat, por edhe për meshkujt. Sa do të realizohet nuk e di, por kjo është një nga idetë dhe objektivat për ta çuar më përpara sportin e futbollit në vendin tonë.


SportFP

Sa ju ka mbështetur federata në këtë nismë të re? Unë kam jo më shumë se dy muaj si trajner i kombëtares. Ne kemi bërë një plan në bashkëpunim me federatën për sa i përket seleksionimit apo grumbullimit të ekipit kombëtar të femrave. Dhe jemi nisur nga tre komponentë: në radhë të parë do të shohim në kampionatin tonë kombëtar që kemi këtu brenda për brenda, në kampionatin kosovar dhe në diasporë. Këto janë tre elementët ku ne do shohim për të grumbulluar lojtaret më të mira dhe ta bëjmë një ekip të denjë ekipin kombëtar shqiptar. Unë për vete njoh disa elementë të kampionatit shqiptar që janë pretendentë për një vend në kombëtare. Gjithashtu kam parë edhe në Kosovë, në ekipet më të mira aty, elementët më të mirë që ekzistojnë dhe janë në nivel të lartë, pasi Kosova ka mbi 15-vjet që ushtron dhe organizon futbollin e femrave. Ka një ekip që quhet FK Prishtina në mos gaboj, që është në nivel shumë të lartë. Kanë zhvilluar edhe aktivitete ndërkombëtare nëpër Evropë, Suedi e Gjermani, me ekipe të kategorive të ndryshme atje dhe kanë dalë me mjaft sukses. Pra, kanë lojtare që janë të nivelit të lartë dhe do ishin shumë të përshtatshme për ekipin kombëtar shqiptar. Mbetet vetëm të konkretizojmë lojtaret që ndodhen në diasporën shqiptare që luajnë sidomos në Shtetet e Bashkuara apo Kanada, por edhe në Europë, sidomos në atë veriore Danimarkë, Suedi etj. Çfarë synoni të arrini në të ardhmen me këtë ekip? Plani është që ekipi kombëtar të grumbullohet dy-tre herë. Të finalizojmë ndonjë ndeshje miqësore me fqinjët që kemi këtu afër. Por primare është fillimi i kampionatit shqiptar të femrave këtu, që akoma nuk ka filluar. Në momentin që ai do të fillojë, do të bëjmë një apo dy grumbullime vetëm me lojtarët që kemi këtu, edhe me ato të Kosovës. Për sa i përket planit personal, vetë keni qenë një prej golashënuesve më të mirë të kombëtares shqiptare ndër vite. Pas kësaj eksperience që sapo i keni hyrë, a keni menduar në të ardhmen të bëheni trajner i ndonjë ekipi të madh shqiptar apo dhe më tej i kombëtares A? Nuk kam pse e fsheh. Ideja ime që të isha trajner i kombëtares të femrave, është e lidhur ngushtë me objektivin, sado i largët apo i afërt që mund të jetë, të finalizohet me ekipin kombëtar të meshkujve. Kam luajtur për atë ekip dhe në qoftë se do të më jepet rasti më vonë, pse jo?! Kryesorja ishte që unë ta filloja aktivitetin e trajnerit me ato njohuri dhe eksperiencë që kam për kaq kohë. Do të provoj aftësitë e mia në këtë drejtim, unë kam besim tek vetja që mund ta ushtroj mirë këtë detyrë. Megjithatë asnjëherë nuk thuhet sa i sigurt është suksesi dhe sa i denjë je për atë detyrë. Megjithatë, ekipi kombëtar i femrave është objektivi kryesor për momentin, por nuk e përjashtoj në të ardhmen që unë të jem edhe trajneri i ekipit kombëtar të meshkujve. Si duket ecuria e kombëtares së tanishme në krahasim me atë të kohës kur keni qenë pjesë e saj? Ka një ngritje të madhe dhe për këtë ka bërë një punë mjaft të mirë dhe meritat shkojnë për trajnerin, Josip Kuzhe. Ka arritur ta mbledhë ekipin. Për sa i përket krahasimit mes dy kohëve do të thosha që në atë kohë në kombëtare kishte shumë “gjeneralë” dhe pak “ushtarë”. Ndërsa tani ndodh e kundërta, ka më tepër ushtarë që do të thotë që sakrifikojnë më tepër për ekipin. Kthehen prapa, sulmojnë dhe mbrohen si një grup i tërë. Ndërsa në kohën tonë pavarësisht disa paraqitjeve shumë të mira që kemi bërë, pavarësisht kush ishte kundërshtari, pësonim shumë shpejt gol. Në përfundim edhe një mendim për futbollin në vend. Si e shihni nivelin e kampionatit shqiptar, ka njohur ngritje apo ulje? Sigurisht që ka ngritje. Sidomos këtë vit ka një tjetër rrjedhë. Infrastruktura është përmirësuar, stadiume dhe fusha të reja janë ndërtuar dhe bashkë me këtë është ngritur edhe cilësia e futbollit të luajtur. Ka ekipe që investojnë shuma të mëdha. Është në rrugën e duhur.

Ana Baro: Unë, Fatmire Bajramaj e re! 18-vjeçarja, Ana Baro synon të mbajë lart flamurin shqiptar në Bundesligë. Jo më shumë se para pak ditësh ajo ka udhëtuar drejt Gjermanisë për të kryer një provë tek dy ekipet e mirënjohura Volfsburg dhe Magdeburg. Vetëm një ditë më parë golashënuesja më e mirë e kampionatit shqiptar për femra, dha këtë intervistë Braziliania Marta apo gjermania Brixhite Prinz janë disa nga emrat më të njohur në botë që kanë çuar përpara futbollin e fermave. Fatmire Bajramaj do të ishte kosovarja që mbajti lart emrin e Shqipërisë në shtetin gjerman për këtë disiplinë. Por në hapat e të sipërpërmendurave është edhe 18-vjeçarja, Ana Baro, e cila ashtu si Bajramaj synon të mbajë lart flamurin shqiptar në Bundesligë. Ajo është edhe golashënuesja më e mirë e kampionatit shqiptar të femrave me shifra impresionuese kur ka shënuar plot 26 gola në 11 takime. Talenti i saj nuk u ka shpëtuar syrit të menaxherëve gjermanë dhe jo më shumë se para pak ditësh ajo ka udhëtuar drejt Gjermanisë për të kryer një provë tek dy ekipet e mirënjohura Volfsburg dhe Magdeburg. Vetëm një ditë përpara se t’i hynte kësaj aventure të re, ajo dha këtë intervistë ekskluzive për gazetën ku tregoi se si i hodhi hapat e parë në këtë sport disi të panjohur për vendin tonë. Ajo shpjegoi aspiratat, pritshmëritë e saj si dhe dëshirën për suksese në një prej vendeve më të zhvilluara në Evropë, siç është Gjermania. Mes të tjerave tregoi se si e sheh me syrin e saj femëror këtë sport disi të ashpër dhe mashkullor.

A e keni pasur mbështetjen e familjarëve në këtë nismë? Mbështetjen e prindërve në këtë nismë e kam pasur, e kam dhe do ta kem gjithmonë.

Po e nisim me lajmin më të freskët. Keni disa oferta nga dy ekipe gjermane për të vazhduar karrierën aty. Çfarë mund të na thoni më tepër për këtë? Këtë e ka bërë të mundur një futbollist shqiptar që jeton dhe luan në Gjermani, Skerdilajd Curri. Do iki për një provë, ku janë dy ekipe që janë interesuar për mua: Magdeburgu dhe Volfsburgu. Prova do të zgjasë rreth një javë dhe më pas të shohim nëse do të japin pëlqimin e tyre drejtuesit atje apo jo.

Një lojtar që keni preferoni apo keni idhull? Lojtari që më pëlqen është Kristiano Ronaldo.

A ndiheni gati për këtë aventurë të re duke pasur parasysh edhe cilësinë dhe nivelin e zhvillimit të futbollit gjerman për femrat? Unë ndihem gati sepse gjatë gjithë kësaj kohe kam bërë stërvitje me djem 17-vjeçarë, të rinjtë e Tiranës që drejtohen nga Agustin Kola. Por mora vesh që atje nuk është moti edhe aq i mirë, për momentin ka dëborë dhe shpresoj që mos ndikojë kjo tek paraqitja ime, pasi nuk kam luajtur ndonjëherë në dëborë. Futbolli është më tepër një sport mashkullor. Çfarë iu shtyu të orientoheshit drejt këtij sporti? Gjyshi im ka qenë futbollist. Ai ka nxitur ish-sulmuesin e kombëtares sonë, Alban Bushi të bëhet futbollist. Unë kam lidhje farefisnore me Bushin. Edhe mua në moshën 5-6 vjeçare filloi të më mësonte të luaja me top dhe më pas më aktivizoi me ekipe të Tiranës së djemve në moshën 7-8 vjeçare. Kam luajtur për 7 vjet me ata dhe pastaj kur u krijuar ekipi i futbollit të femrave jam aktivizuar për tre vjet e gjysmë aty.

Kush iu ka mbështetur më tepër? Më shumë mami. Nuk lë ndeshje pa ardhur të më shohë. Ia dedikoj asaj gjithçka edhe po arrita të shkoj në Gjermani. Aktualisht ju vazhdoni shkollën? Jam në vitin e katërt gjimnaz. Përkrah futbollit, keni ndërmend të vazhdoni një profesion tjetër? Në qoftë se më marrin në Gjermani, atëherë e sigurojnë ata shkollën. Që qoftë se kthehem prapë më pëlqen të vazhdoj ekonomikun, por gjithmonë pa lënë futbollin. Çfarë hobi apo pasionesh të tjera keni në jetë? Asgjë tjetër! Futboll mëngjes, drekë, darkë (qesh).

Po lojtare që merrni si shembull? Lojtare është braziliania Marta, që ka fituar katër herë “Topin e Artë” për femra. Dihet që në Gjermani luan edhe kosovarja Fatmire Bajramaj. Në rast se do ta takonit çfarë do t’i thoshit? Nuk e di çfarë do t’i thosha. Ajo ka fatin që luan në Gjermani. Dhe unë do të ndihesha shumë me fat nëse do të luaja atje. Me pak fjalë do të shkoja direkt tek torta, nga Shqipëria në Gjermani, që është ekipi që ka fituar disa herë kampionatin botëror. Nuk e di çdo t’i thosha, por do ndihesha shumë mirë që do të kisha një shqiptare tjetër në krah që luante me mua. Çfarë aspiratash të tjera keni për të ardhmen? Gjermania është kulmi apo duhet të presim akoma? Dëshirat janë të mëdha, por Gjermania ka qenë një prej objektivave të mi kryesorë që më përpara dhe nuk më pëlqen një vend tjetër për të luajtur. Mua më kanë bërë ofertë edhe nga Kanadaja që të shkoja të luaja atje, por nuk kam pranuar. Mendoj se Gjermania më përshtatet më së miri. Atëherë, suksese në aventurën tuaj të re... Faleminderit!

25/12 - 01/01/11 F.P. 41


Auto 42-45

Nga Amarildo Lumani

Ja makinat që blejnë më shumë femrat Femrat janë të fiksuara pas makinave të vogla dhe kjo gjë tashmë është e njohur. Por cilat janë market më të preferuara nga femrat? “CAR Institute” ka bërë një renditje të tyre sipas markave më të blera nga femrat. Në vend të parë është “bija” e BMW, Mini Cooper. Makina e vogël dhe elegante, me fenerë të mëdhenj, është mjaft e pëlqyer. Më pas vijnë Daihatsu dhe Peugeot. Sa për makinat e mëdha, as nuk bëhet fjalë. Vetëm 7.5 përqind e blerësve të Ferrarit janë gra. Gjashtë përqind blejnë një Aston Martin. Kurse një Rolls Royce: zero blerëse femra. Një fakt tjetër: numri i blerëseve femra është ende i vogël, por pas dhjetë vitesh mendohet se 40 përqind e makinave do kenë pronare femra.

Mini

53 48 45

.8% Në vitin 2010, 53.8 përqind e makinave të shitura shkuan për femrat.

Daihatsu .2% Në vitin 2010, 48.2 përqind e makinave të shitura shkuan për femrat.

Peugeot % Në vendin e tretë është francezja me 45 përqind të makinave për femrat.

Fiat

44

.9% e makinave të shitura kanë shkuar për femrat. Në vitin 2009 ishte 47.8 përqind.

Chevrolet

43

.7% Mos imagjinoni makinat e mëdha. Bëhet fjalë për modele si Spark.

42 F.P. 25/12 - 01/01/11

Suzuki

43

.2% Falë modeleve si Swift, Suzuki u shet femrave 43.2 përqind të makinave.

Nissan

42

.1% Modele si Micra janë shumë të preferuara. 42.1 përqind shkojnë për femrat.

Hyundai

42

.1% Koreanët janë në vend të tetë. 42.1 përqind e makinave shiten për femrat.

Ford

39

.8% Këtë vit renditen në vendin e nëntë me 39.8 përqind. Vjet kishin 41.5 përqind.

Seat

39

.6% “Bija” e vogël e Volkswagen shet për femrat 39.6 përqind të makinave.

Shoferja saudite sfidon ligjet e shtetit, pëson aksident tragjik Një vajzë e re dhe tre pasagjeret e saj vdiqën në një aksident rrugor në Arabinë Saudite pasi vajza po shkelte ligjin që u ndalon femrave që të ngasin makinën. Vajza, e cila ishte rreth 20 vjeç, po ngiste një makinë offroad, dhe brenda kishte nëntë shoqet e saj. Ajo po shëtiste të shtunën në mbrëmje në një nga rrugët kryesore të kryeqytetit, e cila zakonisht është e mbushur me makina sportive të pasanikëve të rinj. Në Arabinë Saudite ndiqet një ligj strikt që pretendon se interpreton Islamin. Gratë nuk mund të marrin një patentë në këtë vend.


AutoFP

Makinat që frenojnë më keq

Kur frenon, edhe një metër më shumë e ndan jetën nga vdekja. Kur bëhet fjalë për 40 metra, atëherë situata është kritike. Më poshtë janë makinat që frenojnë më keq sipas një renditje të revistës “Auto Bild”. Një makinë normale, kur është me 100 kilometër në orë, ka një gjatësi frenimi prej 37 metrash. Në rast se kalon mbi 40 metra, situata është kritike.

Kia Venga 1.4 CVVT: 1.4-Litër-Benzinë (90 KF). Çmimi nis nga 15.570 euro. Gjatësia e frenimit në test: 40.0 Metër.

Hyundai H-1 Travel 2.5 CRDi: 2.5-Litër-Naftë (170 KF). Çmimi nis nga 27.953 Euro. Gjatësia e frenimit në test: 40.7 Metër.

Opel Corsa 1.0: 1.0-Litër-Benzinë (60 KF). Çmimi nis nga 10.990 euro. Gjatësia e frenimit në test: 40.1 Metër.

VW Fox 1.2: 1.2-Litër-Benzinë (55 KF). Çmimi nis nga 9550 Euro. Gjatësia e frenimit në test: 40.8 Metër.

Mercedes B 200 CDI: 2.0-Litër- Naftë (140 KF). Çmimi nis nga 30.940 Euro. Gjatësia e frenimit në test: 40.1 Metër. Lada Priora 2170: 1.6-Litër-Benzinë (98 KF). Çmimi nis nga 8500 euro. Gjatësia e frenimit në test: 40.2 Metër Peugeot 3008 HDI: 2.0-Litër-Naftë (150 KF). Çmimi nis nga 29.550 Euro. Gjatësia e frenimit në test: 40.3 Metër. VW Caddy 1.9 TDI 4Motion: 1.9-LitërNaftë (105 KF). Çmimi nis nga 21.914 Euro. Gjatësia e frenimit në test: 40.4 Metër.

Land Rover Freelander TD4 Automatic XS: 2.2-Litër-Naftë (152 KF). Çmimi nis nga 38.760 Euro. Gjatësia e frenimit në test: 40.8 Metër. Mitsubishi ASX 1.8 DI-D 4WD Instyle: 1.8-Litër-Naftë (150 KF). Çmimi nis nga 29.990 Euro. Gjatësia e frenimit në test: 40.8 Metër. Citroën C3 Pluriel 1.4 Charleston: 1.4-Litër-Benzinë (73 KF). Çmimi nis nga 21.790 Euro. Gjatësia e frenimit në test: 40.9 Metër.

Dodge Nitro 2.8 CRD Automatik SXT: 2.8-Litër-Naftë (177 KF). Çmimi nis nga 39.290 Euro. Gjatësia e frenimit në test: 41.4 Metër. Citroën C1 1.0 Airsport: 1.0-LitërBenzinë (68 KF). Çmimi nis nga 12.340 Euro. Gjatësia e frenimit në test: 42.1 Metër.

Peugeot 206+ HDI: 1.4-Litër-Naftë (68 KF). Çmimi nis nga 12.450 euro. Gjatësia e frenimit në test: 40.4 Metër.

Lexus RX 450h Impression Line: SUV. 3.5-Litër-Benzinë. Çmimi nis nga 74.410 Euro. Gjatësia e frenimit në test: 41.2 Metër.

Renault Koleos dCi 150 FAP 4x4: 2.0-Litër-Naftë (150 KF). Çmimi nis nga 29.200 Euro. Gjatësia e frenimit në test: 40.5 Metër.

Fiat Panda 1.2 Dynamic: 1.2-Litër-Benzinë (60 KF). Çmimi nis nga 10.770 Euro. Gjatësia e frenimit në test: 41.3 Metër.

Skoda Fabia 1.2 HTP Classic: 1.2-LitërBenzinë (60 KF). Çmimi nis nga 11.030 Euro. Gjatësia e frenimit në test: 40.6 Metër.

Daihatsu Copen: 1.3-Litër-Benzinë (95 KF). Çmimi nis nga 17.990 Euro. Gjatësia e frenimit në test: 41.3 Metër.

Nissan X-Trail 2.0 dCi 4x4 DPF Automatik Platinum: 2.2-Litër-Naftë (150 KF). Çmimi nis nga 37.720 Euro. Gjatësia e frenimit në test: 42.4 Metër.

Honda Jazz 1.2 i-VTEC Trend: 1.2-LitërBenzinë (90 KF). Çmimi nis nga 14.890 Euro. Gjatësia e frenimit në test: 41.3 Metër.

Suzuki Grand Vitara 2.4 Comfort: Kompakt-SUV. 2.4-Litër-Benzinë (129 KF). Çmimi nis nga 28.200 Euro. Gjatësia e frenimit në test: 42.5 Metër.

Honda CR-V 2.2i-DTEC DPF Automatik Executive: 2.2-Litër-Naftë (150 KF). Çmimi nis nga 38.850 Euro. Gjatësia e frenimit në test: 41.3 Metër.

Mitsubishi Pajero 3.2 DI-D Instyle: 3.2-Litër-Naftë (200 KF). Çmimi nis nga 50.390 Euro. Gjatësia e frenimit në test: 42.6 Metër.

Ford Fiesta 1.6 TDCi Econetic: 1.6-Litër-Naftë (95 KF). Çmimi nis nga 15.300 Euro. Gjatësia e frenimit në test: 40.6 Metër. Brilliance BS4 1.6: 1.6-Litër-Benzinë (100 KF). Çmimi nis nga 15.990 Euro. Gjatësia e frenimit në test: 40.7 Metër.

44 F.P. 25/12 - 01/01/11

Nissan Pixo 1.0 Acenta: 1.0-LitërBenzinë (68 KF). Çmimi nis nga 9190 Euro. Gjatësia e frenimit në test: 42.4 Metër.

Hyundai ix55 V6 CRDi: 3.0-Litër-Naftë (239 KF). Çmimi nis nga 46.990 Euro. Gjatësia e frenimit në test: 42.7 Metër.

18.300 Euro. Gjatësia e frenimit në test: 47.0 Metër

Daihatsu Cuore: 1.0-Litër-Benzinë (68 KF). Çmimi nis nga 10.490 Euro. Gjatësia e frenimit në test: 43.2 Metër.

Mercedes G 280 CDI L Automatik DPF Edition 30: 3.0-Litër-Naftë (183 KF). Çmimi nis nga 59.381 Euro. Gjatësia e frenimit në test: 47.1 Metër.

Mitsubishi L200 4x4: 2.5-Litër-Naftë (178 KF). Çmimi nis nga 31.190 Euro. Gjatësia e frenimit në test: 43.4 Metër

Suzuki Jimny 1.3 Comfort: 1.3-Litër-Benzinë (86 KF). Çmimi nis nga 15.400 Euro. Gjatësia e frenimit në test: 48.3 Metër

Ford Transit FT 350 L 4x4 Trend: 2.4-Litër-Naftë (140 KF). Çmimi nis nga 37.455 Euro. Gjatësia e frenimit në test: 43.6 Metër.

Lada Niva 1.7i Hunter: 1.7-Litër-Benzinë (81 KF). Çmimi nis nga 12.990 Euro. Gjatësia e frenimit në test: 48.6 Metër

Suzuki Alto 1.0 Comfort: 1.0-LitërBenzinë (68 KF). Çmimi nis nga 10.900 Euro. Gjatësia e frenimit në test: 43.8 Metër. Dacia Duster 1.6 16V 4x4 Laureaté: 1.6-Litër-Benzinë (105 KF). Çmimi nis nga 15.200 Euro. Gjatësia e frenimit në test: 43.8 Metër Renault Kangoo Be Bop 1.5 dCi FAP: 1.5-Litër-Naftë (103 KF). Çmimi nis nga

Land Rover Defender 110 TD4: 2.4-Litër-Naftë (122 KF). Çmimi nis nga 28.300 Euro. Gjatësia e frenimit në test: 53.5 Metër. Iveco Massif 3.0 HPT Avventura: 3.0-Litër-Naftë (176 KF). Çmimi nis nga 39.980 Euro. Gjatësia e frenimit në test: 54.3 Metër Morgan 4/4 Sport: 1.6-Litër-Benzinë (112 KF). Çmimi nis nga 39.900 Euro. Gjatësia e frenimit në test: 59.8 Metër


AutoFP

Si pritet të jenë targat e reja në Shqipëri Nga janari pritet të futen targat e reja me ngjyra, numra e shkronja të ndryshme nga të vjetrat. Së shpejti të gjithë do kemi targa të reja në makinë Prej pak kohësh, qeveria shqiptare ka vendosur ndryshimin e targës. Ky ndryshim vjen për dy arsye: për shkak të mbarimit të shkronjave të disponueshme, dhe për shkak të detyrimeve që ka Shqipëria ndaj Bashkimit Europian. Ky vendim do të zgjidhë përfundimisht disa probleme që kanë ekzistuar deri më tani me targat e vjetra. Sipas vendimit të qeverisë, targat nuk do të kenë më katër shifra, por tre shifra, dhe katër shkronja. Ato nuk do të kenë më inicialet e qyteteve ku regjistrohen. Targat e reja pritet që të hyjnë në përdorim në muajin janar. “Targa e mjeteve rrugore vetëlëvizëse, (e përparme dhe e pasme), mban, sipas radhës, emblemën, dy karaktere alfabetike, tre karaktere numerike dhe dy karaktere alfabetike”, thuhet në vendimin e përgatitur. Ndërkohë, vendimi do të ndryshojë të gjitha llojet e targave. Kështu, targat e mjeteve rrugore të trupit diplomatik do të mbajnë sipas radhës, emblemën përkatëse dhe dy karaktere alfabetike “CD”, katër shifra dhe një shkronjë. Po ashtu, edhe targat e makinave bujqësore do të kenë në pjesën e pasme dy shkronja “MB” dhe dy shifra. Ndryshime kanë dhe vete automjetet e policisë, të cilat tashmë do të kenë të shkruara në targat e makinave të Ministrisë së Brendshme dy shkronjat “MB”. Vendimi parashikon edhe vendosjen e targave të përkohshme, të cilat do të kenë inicialet të “PRK”. “Targa e përkohshme e mjeteve rrugore, rimorkiove, makinave bujqësore dhe teknologjike, (e pasme), mban, sipas radhës, emblemën, dy karaktere alfabetike, një karakter numerik dhe tri karaktere alfabetike ‘PRK’”, thuhet ne vendimin e qeverise. Përmasat e reja të targës, sipas vendimit të qeverisë, janë 520 x 112 mm dhe 264 x 205 mm. Në vendimin e marrë nga qeveria, sanksionohet vendosja e sfondit të flamurit të Bashkimit Evropian. “Stema zyrtare (emblema), të cilën duhet të mbajnë në të majtë targat e çdo tipi, paraqet sfondin me ngjyrën e flamurit të BE, blu, mbi të cilën vendoset shqiponja dhe simboli Al më ngjyrë të bardhë. Në të djathtë të targës, opsionale, sfondi me ngjyrën e flamurit të BE, blu, mbi të cilën vendoset

Drejtori i Përgjithshëm i Kontrollit Rrugor Kreshnik Bozdo, gjatë prezantimit të targave të reja me formatin e krijuar në bazë të rregullore së KE foto lsa

- Targat e mjeteve rrugore vetëlëvizëse, buxhetore dhe private: Sfondi i bardhë, shkronjat dhe numrat të zeza. - Targat e mjeteve rrugore në shërbimin taksi: Sfondi i verdhë, shkronjat dhe numrat të kuq, shenja dalluese T (Taksi). - Targat e mjeteve rrugore të përkohshme: Sfondi i bardhë, shkronjat dhe numrat të kuq, shenja dalluese PRK (Përkohshme). - Targat e mjeteve rrugore të trupit diplomatik: Sfondi i bardhë, shkronjat dhe numrat të gjelbër, shenja dalluese CD (Trup Diplomatik). - Targat e mjeteve rrugore të policisë: Sfondi i bardhë, shkronjat dhe numrat blu, shenja dalluese MB (Ministria e Brendshme). - Targat e mjeteve rrugore në provë: Sfondi i bardhë, shkronjat dhe numrat të kuq, shenja dalluese PROV. - Targat përsëritëse: Sfondi i bardhë, shkronjat dhe numrat të kuq. - Targat e makinave bujqësore: Sfondi i gjelbër, shkronjat dhe numrat të bardhë, shenja dalluese MB (Makinë Bujqësore). - Targat e makinave teknologjike: Sfondi i gjelbër, shkronjat dhe numrat të bardhë, shenja dalluese MT (Makinë Teknologjike). - Targat e rimorkiove, buxhetore dhe private: Sfondi i gjelbër, shkronjat dhe numrat të bardhë, shenja dalluese R (Rimorkio). - Targat e rimorkiove bujqësore: Sfondi i gjelbër, shkronjat dhe numrat të bardhë, shenja dalluese RB (Rimorkio Bujqësore). Targat e rimorkiove teknologjike: Sfondi i gjelbër, shkronjat dhe numrat të bardhë, shenja dalluese RT (Rimorkio Teknologjike).

viti i parë i regjistrimit në Republikën e Shqipërisë (brenda një rrethi të bardhë) dhe shenja e ndarjes administrative me ngjyrë të bardhë”, thuhet në nenin 250 të Kodit Rrugor, i cili është ndryshuar nga Këshilli i Ministrave. “Targat e reja do të hyjnë në qarkullim në muajin

janar 2011. Gjatë prezantimit të targës së re, drejtori i Shërbimit të Transportit, Kreshnik Bozdo, pohoi se, “do të targohen automjetet që nuk janë targuar më parë. Për automjetet që kanë targa, vënia e të rejave s’do të jetë detyrim. Ne do të aplikojmë procedura pa kosto për qytetarin”.

Fillimisht targat të reja do të vendosin automjetet e reja dhe sidomos ato automjete të cilat do të lëvizin edhe jashtë vendit. Ndërkohë, pavarësisht deklarimit se targat e reja do të jenë pa kosto për qytetarët, ende nuk është vendosur zyrtarisht nëse targat e reja do të jenë kundrejt një pagese apo jo.

25/12 - 01/01/11 F.P. 45


Eros 46-47

1. 2.

Shumë gra mbajnë një shqetësim për seksin dhe nuk janë në gjendje t’i përgjigjen raportit seksual. Kjo mund të ndodhë për shkak të mungesës së përfshirjes emocionale në marrëdhënie, sidomos në martesat e organizuara. Në seksualitetin e grave është zemra ajo që komandon. Frika irracionale, ose fobia e penetrimit, është shpesh një shkak i konsumimit të martesës. Madje kjo ndodh edhe tek njerëzit e arsimuar. Në shumicën e rasteve është një frikë e thellë, e rrënjosur dhe psikologjike në lidhje me organet gjenitale. Kjo frikë mund të jetë shkaktuar nga dëgjimi i miteve rreth depërtimit dhe dhimbjeve gjatë aktit të parë seksual.

3.

Ka dhe një tjetër arsye që mund të shkaktojë dhimbje gjatë aktit seksual. Problemi lind sepse muskujt e legenit të grave mund të jenë shumë të ngushta. Cipa e vaginës mund të jetë ende e pa prekur pjesërisht, prandaj shkaktohet edhe dhimbja. Rekomandohet që çiftet të shmangin kryerjen e marrëdhënieve derisa të jetë gjetur shkaku i dhimbjeve. Në një fazë të mëvonshme një problem fizik mund të shkaktojë probleme psikologjike.

4. 5.

Cipa e vaginës është një cipë e hollë që mbulon vaginën. Kjo cipë mund të mungojë nga lindja. Ndërsa tek disa gra cipa e virgjërisë është e trashë. Kjo e bën të vështirë depërtimin gjatë raportit seksual. Të gjitha këto shkaktojnë dhimbje dhe gjakderdhje. Vaginimi është një vrull i pavullnetshëm i hyrjes në vaginë gjatë përpjekjes së depërtimit, që shkakton dhimbje dhe parehati. Shkaku është një frikë e rrënjosur tek organet gjenitale. Gratë pa dashur forcojnë muskujt e vaginës duke e bërë depërtimin të dhimbshëm. Në raste të tilla nuk ka mjekime. E vetmja zgjidhje mund të ishte një terapi seksi.

6. 7.

Në shumicën e rasteve janë shkaqet psikogjenike janë stresi, ankthi, çrregullime humori, vështirësitë në marrëdhënie dhe ngjarjet traumatike të së kaluarës. Trajtimi i rasteve psikogjenike varet nga shkaku. Ka shumë raste kur një person nuk është në gjendje që të ruajë ngritjen e penisit. Ky quhet mosfunksionim i organeve gjenitale dhe krijohet për shkaqe biologjike. Shkaqet biologjike vinë nga diabeti, çrregullime të gjëndrave të hipofizës, tiroidet ose veshkat, reagimet nga medikamente të ndryshme, sidomos të hipertensionit.

8.

Ankthi i performancës. Në qoftë se një njeri nuk është më i përqendruar në atë që po bën, ky ankth do të jetë më i paktë.

9. 10. 11.

Derdhja e parakohshme. Ky është një problem fizik dhe një paaftësi në të mësuar tek çiftet e posamartuara. Derdhja e hershme është një reagim refleks që mund të jetë efektive kur një burrë dhe një grua aktive mësojnë të kontrollojnë derdhjen së bashku. Në këtë rast mund të përfitojë teknika stop-start. Zgjimi seksual nuk ndodh vetëm tek meshkujt, por edhe tek femrat. Tek femrat ky problem varet edhe nga mosha, edhe pas periudhës së menopauzës.

Të bërit seks ndihmon në ndalimin e migrenës, dhimbjen e dhëmbëve, por edhe në shëndetin e përgjithshëm. Loja në dashuri vë në lëvizje qindra muskuj, përfshirë edhe ata që nuk i vënë në lëvizje me asnjë aktivitet tjetër. Zemra punon në mënyrën më energjike, kështu që duhet mbartja më e shpejtë e oksigjenit që parandalon bronkitin dhe sëmundjet e tjera të frymëmarrjes. Përpos kësaj, seksi e ruan edhe imunitetin. Dashuria është ilaçi më i mirë kundër stresit.

Përse mungon jeta seksuale dhe si mund të rindizet Shumë çifte ndalin së konsumuari martesën e tyre. Jeta e tyre mund të jetë shumë e ngarkuar nga veprimtaritë e përditshme. Kjo bën që seksi të mungojë. Rëndësia e seksit në jetën martesore është tashmë e ditur. Ja pse në disa raste përse seksi mungon në një lidhje dhe të mirat e seksit.

46 F.P. 25/12 - 01/01/11


ErosFP

10mite

per seksin

Mashtrime

apo te verteta? A mundet një femër që të derdhë?

Vagina dentata

Në shumë filma porno shikohen skena ku femrat derdhin njësoj si meshkujt në kulmin e aktit seksual. Por këto janë skena të rreme. Në fakt bëhet fjalë për një teknikë të mbushjes me ujë të barkut, për ta derdhur më pas. Por një femër mundet që të derdhë. Të paktën një e treta e femrave kanë shumë lëngje pak përpara orgazmës. Kjo varet nga stimulimi që i bëhet pikës G dhe gjëndrave të saj. Meqë zona G është e ndryshme nga një femër tek tjetra, atëherë vetëm një e treta e tyre mund të derdhin lëng.

Miti i vaginës me dhëmbë, që gëlltit gjithçka, është një mashtrim, më së paku nga pikëpamja anatomike. “Vagina Dentata” shfaqet në filmat horror amerikan, por edhe në historinë e indianëve të vjetër. Sipas psiko-analistit Zigmund Frojd, “Vagina Dentata” përfaqëson në psikologji frikën që kanë meshkujt nga kastrimi.

Orgazma të bën me dhimbje koke Pikërisht kur po përjeton gjënë më të bukur në botë, dhimbja e fortë të kokës shkatërron gjithçka. Kjo është e vërtetë. Meshkujt vuajnë tre herë më shumë se femrat nga ky problem. Shkak për këtë gjë është rritja e presionit të gjakut dhe dioksidit të karbonit në trup. Arteriet në tru nuk mund ta përballojnë këtë situatë kaq të rëndë. Këshilla për të prekurit: evitoni aktet e shpejta seksuale dhe merrni një ilaç për dhimbje koke përpara së të bëni seks.

Vibrator me recetë Duket pak komike, por është e vërtetë. Ashtu siç bën të ditur autorja amerikane, Mary Roach në librin e saj “Gjithçka për seksin”, mjekët mund të rekomandojnë një vibrator për femrat që kanë mungesë të dëshirës për të bërë seks. Bëhet fjalë për “Eros Clitoral Therapy Device”, një lodër- seksi me vulë mjekësore.

Budallenjtë bëjnë seks më të mirë Mendohet se kush ka një koeficient të ulët inteligjence, është më i mirë në krevat. Por kjo nuk është automatikisht e vërtetë. Megjithatë, shumë intelektualë, sa herë duan të shmangin aktin seksual fajësojnë stresin.

Kush është tullac është më potent në seks Kërkojmë ndjesë zotërinj, po ky është thjesht një justifikim për rënien e flokëve. Por është e vërtetë se burrat që janë tullacë, kanë më shumë testosteron në gjak se të tjerët. Por kjo nuk do të thotë që ata janë më të fuqishëm në seks. Testosteroni është hormoni seksual më i njohur, por jo i vetmi e nuk është as vendimtari.

Piercing në pjesët intime stimulon seksin Po, është e vërtetë. Një piercing në organin femëror ka ndikim në nxitjen seksuale. Ndërsa një piercing në organin mashkullor, ndikon si tek mashkulli, ashtu dhe tek femra.

25/12 - 01/01/11 F.P. 47


FreePress Tirana #2  

25 Djetor 2010 - 1 Janar 2011, Viti i 1rë i botimit

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you