Issuu on Google+

novele Jeta vlen më shumë... . S.

oca Ass

Sc ene

Sho qa

SH.

nës ke

stëve të Rinj të Arti S ta . A. R

A. Y. A. S. tio no he f Youth rtists of t A

Autori: Liljana Shanto

Make-Up: Ada Galanxhi

Regjia: Gjergji Trola, Lorenc Kajo

Ani

Egi

Layout: Elton Rama

Foto: Ledio Topalli

Koli

Soni

Doktoresha


01

Dy djemtë vijnë në apartamentin modest të dy vajzave. Vajzat hapin derën dhe përqafohen.

02 Koli duke vendosur shishet në tavolinë. S’di pse nuk pranuat që ta organizonim mbrëmjen në apartamentin tim, po na sollët në furrikun tuaj këtu

Mirë thotë… do ishim më rehat

Sepse edhe ne duam të jemi njëherë në territorin tonë. Apo jo Egi?

03 Koli duke hapur një shishe. Soni po hap magnetofonin

04

Sigurisht, deri tani vetëm u mbushëm me karburant

Tani fillon festa

Aty leje Soni Unë vdes për këtë këngë

05 Koli fshehurazi ju hedh të gjitha gotave pak drogë. Të tjerët nuk e vënë re.

06 Janë duke pirë të katërt


07 Koli ngrihet në këmbë.

Ç’rrijmë ulur e pijmë si pleqtë. Çohuni ore dhe kërcejmë

09 Të katërt fillojnë të kërcejnë si të çmendur me muzikën në kupë të qiellit.

08 Soni tërheq Egin… Koli Anin

10

Dëgjohet një goditje e fortë në derë. Të katërt ndalojnë. Ç’ishte kjo?

Si dera mu duk

Shkoj e hap unë

11 Egi duke parë orën në mur. Uaa paska shkuar ora 1 e natës?

Komshijtë do jenë

12 Ani duke hyrë Komshijtë ishin? Ishin bërë si të tërbuar, them ta mbyllim


13 Djemtë kanë ikur. Anit i vjen për të vjellë dhe i meren mendt

14

E tepruam me të pira sot

Po çfarë ke kështu mi? S’të mban stomaku fare

Ja të shtrihem pak dhe ishalla më kalon

Nuk e di, po më merren dhe mendt

15 Në mëngjes Ani ngrihet nga shtrati me dhimbje koke. Egi i sjell shoqes një filxhan kafe. Pije këtë 16

Vajzat bëhen gati për në shkollë. Kurrë s’jam ndier kështu. Ka diçka, mos na ka përzier ndonjë gjë Koli mbrëmë?

Moj… m’u hap koka.. kaq shumë kam pirë mbrëmë?

Ëhë… prandaj u bëmë si të tërbuar ne. Një muaj s’ka për të na folur komshiu përballë.

17 Ani me Egin duke dalë nga shkolla. Moj po ku i gjen gjithë ato para ai Koli yt… se rroga s’i del as për karburantin e makinës që s’e lëshon gjithë ditën

18 Koli dhe Soni janë në makinë. Ata kanë ndaluar dhe Koli shikon i përqëndruar diku.

O Koli.. po ç’a po presim këtu? U bë një orë!? Ou.. po një muhabet ke dhe ti… ja jep i jati pra që e ka bisnesmen

Edhe pak… mos u mërzit


19 Koli duke dalë nga makina i kthehet Sonit

20

Koli vë dorën në buzë për Sonin

Ti më prit këtu

Shëëët! Dhe ikën

Po ti ku po shkon?

Soni e shikon i habitur 21 Ndërkohë që Soni pret në makinë Koli del nga një hyrje pallati.

22

Koli futet në makinë i qeshur.

Je bërë gjithë sekrete shoku

Sikur s’e di ti ë? Vërtetë s’ta kam thënë, po ti e di.

23

24

Ta mban xhepi ty

Bleve drogë

Të rroj plaku… sa të jetë ai Nga ajo më e mira dhe më e shtrenjta shoku që s’të bën dëm, veç fuqi dhe humor të jep.


25 Te dy shokët janë ulur në lokal

26

More për punën e prindërve. Edhe unë s’i kam keq këta të mitë.. po s’më japin kartë krediti pa limit si puna jote…

E ça sekreti qenka?

Eh mor vlla.Vetëm unë e di dhe vetëm unë e ndjej.

E, kjo puna ime e ka një sekret.

27

Ti kushedi se çfarë pret… po është më e thjeshtë se kaq. Prindërit e mi s’kanë pasur asnjë herë kohë për mua, shoku dhe e kanë kompesuar me para, kupton?

28

Kurrë mos e thuaj atë, shoku, kurrë! Nuk i kam patur asnjë herë pranë as në të mirë e as në të keq.Përherë të zënë për të nxjerrë para.. e unë përherë vetëm, si qen.

S’ma ke thënë ndonjë herë këtë.

Po ku ma gjen… ta kishin bërë edhe me mua ata të mitë.

29

S’ka qenë rasti.. pastaj dhe ti s’ma ke kërkuar. Po nejse pi… hajt gëzuar!

Tani që po e mendoj, po të kuptoj.


Ani po del nga shkolla dhe niset për tek makina e Kolit që po e pret

32

30

31

Ani futet në makinë, puthen

33

Mëso vajzë, mëso. Kështu bëja dhe unë kur isha në shkollë, po kur u futa në punë pashë se gjërat ishin ndryshe

Do vish sonte nga unë?

Jo, më mirë eja ti nga unë, sepse Egi do të iki tek një kushërirë dhe mua më duhet të mësoj sa të vish ti, se kam shumë për nesër.

34

Ç’do të thuash me këtë?

Dua të them bukuroshja ime, se nuk ka rëndësi se sa di apo ç’nota ke… por kë njeh, apo sa para ke për të gjetur një punë të mirë!

Po ti e ke gjetur një punë të mirë


35

Aaa për këtë kanë menduar prindërit e mi, kushedi sa kanë paguar për atë vend pune.

36 Egi duke dalë i le mbi tavolinë një numër telefoni Ja ku e ke numrin e telefonit të kushërirës sime.. po s’të erdhi Koli

Pse do më hajë ujku mua?

Vërtetë e ke? Edhe punën? Po më habit.

37 Vjen Koli me një shishe pije.Ani e pret e lumtur.

38 Kanë pirë gati gjysmën e shishes së pijes Si thua për pak, ashtu…ë?

Ëhë

39 Koli e bën gati dhe Ani thith nja dy viza 40

Më pas edhe Koli mer rracionin e tij


41 Mbështeten në divan nën efektin e drogës dhe shijojnë një lumturi të rreme

42 Koli shkon në banjë, Ani thith dhe një vizë tjetër

43

44

Kur kthehet Koli,Ani është bërë ujë në djersë dhe e këputur mezi merr frymë

Ani çfarë ke?... Shtrihu këtu…Anii

Jam keq… më shtrëngon këtu, mezi marr frymë

45 Ani e shtrirë e dërrmuar.Koli i tmerruar i rri mbi kokë

Më ço në spital të lutem Koli

Kaq keq je?!


46 Vjen Doktoresha në dhomën e vizitave. Ajo viziton Anin

47

Duhet ta shtrojmë urgjent!

O zot… kaq keq është?

48

Koli është ulur në një stol në korridorin e spitalit. Vijnë me të shpejtë Egi dhe Soni

49

Si është Ani, Koli?

U ndje keq… tani..s’e di.. s’më kanë thënë gjë. Po çfarë dreqin ndodhi? Mos është helmuar?

50 Vjen doktoresha dhe të tre nxitojnë për tek ajo

51

A u bë më mirë? Çfarë ka doktoreshë?

Ti banon në një shtëpi me të? Eja me mua.


53

52 Doktoresha dhe Egi po bisedojnë në zyrën e doktoreshës Më thuaj të drejtën, shoqja jote merr drogë?

Nëse e do shoqen tënde, duhet të ma thuash. Ne do ta marim vesh se ja morëm analizat, po sa të dalin ato, ajo ka nevojë për mjekim, si thua?

Drogë?... Nuk e di

54

Si të them… ca herë e ka provuar

55 Koli shumë i dëshpëruar. Soni i rri afër.

Koli me Sonin janë në ankth në korridor E pe doktoreshën, as na foli fare, çfarë janë këta njerëz kështu more vëlla?

Koli… mos vallë ka marë më shumë drogë se ç’duhet Ani?

Po ç’a thu o Soni, sa mora unë, mori ajo. Jo, jo, s’është kjo.

Po Egin… pse e mori me vete?

56 Vjen Egi. Shokët i vërsulen.

çfarë të tha për Anin?

Për çfarë të pyeti doktoresha?

Për drogën që ka pirë Ani


57 Doktoresha është në dhomën e Anit.

58

Ke marrë alkool dhe drogë.. kjo të ka dëmtuar

Të doli në analiza.. prandaj lëri justifikimet dhe më thuaj sa kohë ke që e përdor?

Nja 4- 5 muaj

Jo… jo.. jo drogë 59

60

Kjo spjegon dëmtimin

Ani… ti je shtatëzanë

Për çfarë dëmtimi e keni fjalën? 61

Shtatëzanë?

Po… nuk e kishe vënë re? Nuk kishe të përzjera, marrje mendsh?

Po… por…


62 Ani nuk po e beson dot.

63

Shtatëzënë… unë shtatëzënë?

Egi del nga dhoma e Anit e mërzitur. Koli dhe Soni i dalin përpara.

Është shumë e mërzitur. Nuk rreagon fare.

Po ku na u zhduk dhe kjo doktoresha?

Qetësohu Ani Po çfarë ka o Egi… ka tërë ditën që as flet e as na sheh

64 Të tre janë në korridorin e spitalit.

65 Egi ngrihet në këmbë me nervozizëm. Se… mbase na quan fajtorë

Asaj i ka ndodhur dicka e keqe Larg qoftë.. mos ja fut kot fantazisë tani

Nuk e kuptoj pse nuk do të flasë me asnjë nga ne?

Pse çfarë i bëmë?

66

Ajo droga që ka pirë

Ohu.. po të jetë për atë.. unë kam një jetë që e pi dhe s’më ka gjetur gjë…unë blej më cilësoren që s’të bën keq

Po mbase Ani...

Fajtorë ne???


67

Jo “mbase” po ashtu është. Doktoresha ma tha qartë. Alkoli dhe droga së bashku e çuan në atë gjëndje.. po prap ka dicka dhe më të rëndë

Epo… s’jeni njësoj o Koli

68 Në dhomën e Anit, ka hyrë Koli, i cili buzëqesh si në faj. Ani e shikon si e mpirë.

Po pse mua nuk më bëri gjë? Pastaj nuk ishte hera e parë që po e pinim

69 Koli i merr dorën Anit gjithë dashuri. Po çfarë ke zemër… përse nuk flet?

Ani fillon te qajë. 70 Koli shqetësohet.

71 Koli rreagon i trembur.

Po më ha të gjallë Ani.. do flasësh apo jo? Si është puna? Si the?

Më shkatërrove jetën Koli A e di që jam shtatëzanë?


72

73 Koli ja merr të dyja duart. Shtatëzane ti?

E çfarë ka për të qarë këtu? Do ti? Martohemi, që në këtë çast.. që tani

Po unë…2 muajshe

74

Vonë… shumë vonë

75 Koli i nxehur

Koli i hutuar s’po kupton asgjë. Ani.. unë të dua.. shtëpi e para kemi.. çfarë ka këtu për t’u dëshpëruar kaq shumë?

Çfarë the? Si ta nxë goja këtë fjalë? Mos do të thuash se s’më do më.. s’do të martohesh me mua Ani… fol!

Sepse këtë fëmijë më duhet ta dështoj 76

Ti s’mund të bëhesh baba… e as unë nënë… Fëmija nuk mund të jetojë.. ne e shkatërruam atë… dhe a e di se kush është fajtori për këtë?

Koli ka mbetur pa gojë.


74 Ti.. dhe droga jote e qelbur… fëmija është dëmtuar që në ngjizje nga alkoli dhe droga që piva me ty… hë thuaje me gojën tënde tani…kush është fajtori për këtë?

Të rinjtë duke qenë në një moshë ku eksperiencat seksuale sapo fillojnë dhe ata janë të pa ditur në këto eksperienca, rritet mjaft rreziku i infektimit për shkak të pakujdesive apo mos përdorimit të mjeteve mbrojtëse. E njëjta gjë mund të thuhet por në rrethana të tjera më specifike edhe për përdorimin e drogës në grup. Vetë natyra e të rinjve për të cilët çdo problem ndodh, por gjithmonë larg tyre i bën që të jenë të pakujdeshem edhe në qoftë se kanë një informim të përciptë. HIV/AIDS si sëmundja e shekullit ka një përhapje propocionalisht të madhe edhe në Shqipëri. Sidomos këto vitet e fundit rritja e të prekurve të evidentuar është rreth 50 persona në vit e duke shtuar koeficientët botërorë për ata njerëz të cilët janë të prekur nga kjo sëmundje dhe nuk e dinë, numri i të prekurve nga HIV/AIDS është duke u rritur me të vërtetë shumë në Shqipëri. Droga tashmë është bërë një fenomen mjaft shqetësues mes të rinjve. Sa më shumë që shtohen të droguarit aq edhe më ekstrem është reagimi i pjesës tjetër të shoqërisë karshi tyre, duke i izoluar apo margjinalizuar në çdo aspekt. Në mënyrë që të informohen dhe ndërgjegjësohen të rinjtë për jetën e shëndetshme,si dhe të përfshihen e të angazhohen në jetën sociale,në kuadër të Vitit/Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, ACA dhe SHARS të mbështetur nga Ministria e Turizmit Rinisë dhe Sportit dhe UNFPA, synuan rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve dhe angazhimin rinor, ndërgjegjësimin për një jetë pa drogë dhe sjellje që rrezikojnë

shëndetin e të rinjve, në kuadrin e ndërgjegjësimit dhe informimit për shëndetin seksual dhe riprodhues, ndikimit të drogës, alkolit dhe duhanit te të rinjtë. Kjo u realizua në një sinergji mes seminareve, debateve publike dhe fushatës së ndërgjegjësimit me artin, nëpërmjet realizimit të fotoromancës. Shoqëria Shqiptare nuk është mësuar të shohë me syrin e një njeriu normal një të sëmurë me SIDA apo të infektuar me HIV/AIDS.I njëjti trajtim i ndodh edhe të droguarve të cilët edhe këqtrajtohen fizikisht. Ata shihen gjithmonë si kriminelë dhe si një rrezik për shoqërinë. Fatkeqët që kanë një sëmundje të tillë gjithmonë mundohen të mos ia bëjnë të ditur opinionit publik për shkak të diskriminimit, persekutimit dhe margjinalizimin që ata pësojnë gjatë jetës së tyre sociale nga ky opinion publik. Kurse të droguari konsiderohen si kontigjent kriminelësh duke u krijuar mjaft probleme në jetën e përditëshme.Më të rrezikuar nga sëmundja e HIV/AIDS dhe nga përdorimi i drogës janë të rinjtë si një target grup mjaft sensibël ndaj eksperjencave të ndryshme si; seksuale, drogë etj. Gjithashtu është po kjo moshë që për shkak ndoshta të impulsivitetit dhe mos eksperiences së jetës janë me reaguesit karshi të sëmurëve me HIV/AIDS dhe të droguarve si dhe jetës sociale të tyre. Duke u bazuar përsëri tek natyra e moshës ku ata shohin dhe “imitojnë” njëri tjetrin në shumë tendenca të moshës, “përdorim” këtë fakt për t”a bërë sa më efikas dhënien dhe impaktin e këtij mesazhi.

. S.

oca Ass

Sc ene

Sho qa

SH.

nës ke

stëve të Rinj të Arti S ta . A. R

A. Y. A. S. tio no he f Youth rtists of t A

Adresa: Rr. Thanas Ziko, Pall. 6, Shk. 3, Ap. 41, Tirana, Albania

e-mail: sharsalbania@gmail. com

outprint

Mobile: +355 68 20 61 105


Jeta vlen me shume.