Page 1

romance

Kush është fajtori...?! . S.

oca Ass

Sc ene

Sho qa

SH.

nës ke

stëve të Rinj të Arti S ta . A. R

A. Y. A. S. tio no he f Youth rtists of t A

Autori: Liljana Shanto

Ina

Make-Up: Ada Galanxhi

Elsa

Regjia: Gjergji Trola

Eno

Nëna e Enos

Layout: Elton Rama

Babai i Enos

Foto: Ledio Topalli

Inxhinjeri

01 Inaaaa… o zot sa më kishte marë malli. Kam ardhur të bisedoj me ty Elsa!


02

03

Jam në hall me Enon. Po si kështu.. ti me dashuri u martove me të.

E dua Enon po s’mund të jetoj më me të.

Pse?

04

Ti e di që ne u njohëm në një kurs parukerie që bëmë bashkë, u martuam me mendimin që do hapnim në lagjen e tij një dyqan. Është lagje e re me të ardhur dhe nuk kishte parukeri.

05

E hapëm … po në të punon vetëm Enoja.

Po a nuk e hapët?

Ua? Pse ti nuk do të punosh aty?


06

Po cfarë thua o Elsa… prindërit e Enos ma bënë të qartë sa shkova: Nusja e ka vendin vetëm në shtëpi.

07

4 muaj që kam ndenjur tek Eno kam parë vetëm muret dhe oborrin e shtëpisë.

Uaaaa… si e burgosur!

O zot… zakonet e vjetra ë?

08

E di si kam ardhur këtu? ... duke ju thënë se jam shtatëzënë e duhet të bej ca analiza.

Çfarë të thanë ata të shtëpisë?


Janë të shokuar, ata më thanë se zgjidhja më takon mua.

09

10

Dhe e vërtetë është. 11

12

Dalin në rrugët e qytetit. Ina është e trishtuar.

Përballë ju del Eno. Ai iu flet me përzemërsi.

Të lutem eja bëjme një xhiro.


13

Ooo pa shiko shoqet e vjetra… si je Elsa?

A pimë një kafe.

14

Mirë…

15

Ata ulen në një kafene. Eno shumë xhentil.

Më morën ata të shtëpisë Ina… ju thashë për analizat.

16 Do të niseni tani?

Sigurisht…. Analizat dolën në rregull. Ina nuk është shtatëzanë…


17

18

Çfarë ke Ina?.. s’ndjehesh mirë?

Po!

Vërtet... Çfarë ke? Të dhëmb gjë?

Po ti mos u mërzit e dashur .. së shpejti do kemi një fëmijë. Ina rri kokëulur dhe nuk i kthen përgjigje.

Ina tregon zemrën.

19

Më dhëmb këtu!

Cfarë thua kështu Ina?

Elsa i shikon me keqardhje të dy. 20

21 Nuk e kupton pse?

Unë e dija që nuk isha shtatëzanë.

E dije? Po pse i bëre tërë ato analiza?

Jo!

Elsa pi dhe i vështron pa folur.


22

23

Unë nuk vij më me ty në shtëpinë tënde.

Elsa largohet duke kthyer kokën pas. Asaj i vjen keq. Ina e dërrmuar. Eno i ndërkryer.

Si the? Mua të më falni… po iki se kam një punë.

24

Ç’është kjo që po më bën Ina?

25 E di këtë... por dhe ti e dije se unë jetoja në periferi me njerëz me zakone të tjera nga të tuat dhe pranove të martoheshe me mua.

Prit… më dëgjo pak, unë jam rritur këtu në mes të qytetit.

Me ty si bashkëshort dhe jo si e burgosura jote…. Më kupton tani?


26

27

Ina ngrihet të iki.. Eno i shkon pas.

Epo janë ca zakone.

Ato duhet të mi kishe thënë para se të martoheshim. Shkurt… më ke gënjyer.

Unë jam e re dhe dua të punoj.. të bëj dicka me duart e mija e me mëndjen time… jo laj e fshi.. gjellë e kafe pleqëve.

28

E di. Këtë… e kemi biseduar.. po më jep kohë Ina.. do t’jua mbush mendjen prindërve.

29 Jo! Unë nuk viij më me ty


30 Në shtëpinë e Enos.

31

Po na tall gjithë lagja - iku nusja nga shtëpia – thonë. E di… S’dal dot të pi një kafe në lokal se më pyesin për nusen. Ç’tu them?

Ufff…

Edhe ty të tallin ta dish, s’të bëjnë për burrë.

32 I kam dëgjuar të gjitha.

Epo ne e kemi më të rëndë... shtëpia plot… hyr e dil... këtë muhabet kanë njerëzit.

33 Po dhe ju keni faj. Ç’të keqe kishte të vinte të punonte me mua... më shumë lekë do fitonim…

Çfarë the?


34

Çfarë thua mor ti cila nuse në lagjen tonë del në atë punë që thua ti?

35 Po ne këtu, kush do na lajë… kush do na fshijë.. jemi pleq… duam hyzmet ...shtëpia po është me dy kate… ka oborr.

Është e re …do të punoj... s’ja kthej dot mendjen... është nga qyteti.

Mirë thotë… ku vajte dhe e gjete?

Vetë e ke fajin, pak vajza të mira kishte në fshatin tonë, e merrnim që andej nusen?

Eno është i zëmëruar. 36

Dëgjo këtu… ti ke faj të madh..

Unë? E pse Çfarë duhet të bëja sipas teje?

37

Ja këtë ti kishe treguar në fillim

O baaaa…

I jati tregon shkopin që ka në dorë

38

Mirë thotë… na bëre gazin e botës... hë zgjidhe tani.


39

Elsa dhe Ina dalin nga dyqani i Elses.

Jam më e qetë tani, rrofsh që më more në punë.

40 Po për Enon, mendon?

Ti ke talent nuk dole kot e para në kursin e parukerisë.

41

Ëhë... çudi… kur është me mua është aq i dashur... para prindërve bëhet tjetër njeri... i ashpër i egër… tamam me dy fytyra.

Inës i bije celulari. Ajo e hap dhe flet.

Urdhëro? Si? E lëmë më mirë këtë muhabet… jo.. jo.. ti e di mendimin tim… nuk vij

43 Ai të do Ina. 42 Enoja ishte?

Po… njëqind herë në ditë më merr.

Sipas mënyrës së tij... po Elsa... po ajo me të nuk është jetë.


44

Do divorcohesh?

S’e di… kam nevojë të mendohem.

46 Eno përpiqet ta përqafojë, por Ina nuk e lejon.

45

Eno?… përse erdhe?

Më mori malli Ina

Ina sapo i ka mbaruar së rregulluari flokët një vajze, në floktore. Eno i bije xhamit fytyrëqeshur nga jashtë. 47

Ti e di mendimin tim.

48

Ina tenton të futet brenda, por Eno e ndalon

Të lutem merr leje… duhet të them dicka. Ti kujton se kam ardhur kot?


Ina dhe Eno të ulur në një lokal. Eno flet me duar dhe me këmbë, fytyrëqeshur. Po më beso pra.. jua 49 mbusha mendjen.

50

Veç eja. Ata më vunë një kusht dhe unë jua plotësova. Ndava flokëtoren me një mur.. kështu ti do punosh veç me gratë e unë veç me burrat.

S’e besoj… A thua?

As mos e diskuto.. ata janë fanatikë, nuk duan që ti të merresh dhe me burrat e lagjes, kupton? Tani ç’do gjë u sqarua…

51

52

Veç ta shikosh se sa bukur të ka dalë floktorja jote... të betohem Ina, ta kam lyer dhe pajisur vetë me të gjitha.

Vërtetë?

Jo… jo…

53

Po!... Sa më ka marë malli.

Edhe mua.


54 Janë në makinë duke u kthyer në shtëpinë e Enos.

S’mund ta mohoj… e dua!

Hapet dera e dhomës dhe futen dy të rinjtë. Pleqtë janë ngritur për ti takuar ftohtë.

55

56

Nuse… ndrohu dhe eja pak në kuzhinë të përgatisim drekën.

Eno dhe i jati janë vetëm në kuzhinë.

57

Ia the? 58 Ina duke ngritur tavolinën i afrohet Enos me pjata në duar. Jo!

S’më pritet sa ta shoh flokëtoren.

Po… po…


Ina e veshur futet në dhomë, ku janë të ulur të tre Eno, nëna, i jati. Eno… shkojmë?

59

Dëgjo moj vajzë, je në vend tjetër këtu, ta kemi thënë, ne e kemi zakon që nusja rri në shtëpi.

Mirë thotë.. ç’janë këto dalje, bredhje, punë a ku e di unë se çfarë… Enooo…

60

Ku?

Eno ngrihet dhe i afrohet Inës që po qan.

61 Dëgjo këtu, gjatë kohës që s’ke qënë, tërë lagja na ka mbajtur në gojë.

U bëmë gazi i botës.

Këtë s’e bënin për burrë.

Po çfarë lagje... çfarë zakoni… këtu po flasim për jetën time...

Po pra… ne i kemi të gjitha asgjë s’na mungon... pse të punosh ti?

62

63

Pra më gënjeve?

Ti je gruaja ime… të dua në shtëpinë time Ina.


Dalin të dy prindërit… Ina është e shkatërruar. Eno 64 përpiqet t’i mbush mendjen.

65

Ina në dhomën e saj bën gati valixhen dhe bën të dalë. Atëhere... kaq ishte martesa jonë.

Si the? Unë të dua s’e kupton?

Eno nuk e lejon.

66

Më ler të kaloj… do iki...

67 S’ke për ta bërë kurrë.

Hyn nëna dhe Eno ja kalon asaj plaçkat e Inës. Këtë duhet ta kishe bërë që në fillim.

Ti do qëndrosh këtu… pikë!

Kurrë... edhe pa rroba do të iki…

Ia mban valixhen me zor.

68

Eno bëhet i dhunshëm dhe e qëllon. Ina e tmerruar.


Eno futet në 69 Eno, i jati dhe nëna sapo kanë mbaruar së ngrëni. dhomën e gjumit. Ai përpiqet ta Pse s’vjen ajo? marrë me të mirë Inën, por ajo ka mbuluar fytyrën Nuk do... me duar dhe nuk përgjigjet.

70

Ina u qetesove?

Le të rri pa ngrënë… dikur do ta marri uria.

71 Eno shtrihet në shtrat.

Nuk do të vish të flesh... Ina… të lutem eja...

Ina nuk i heq duart nga fytyra dhe nuk flet. Eno po fle. Ina ngrihet dhe provon të hapë derën e dhomës, por është e mbyllur me çelës. 72

73

Pra duan të më mbajnë këtu me çdo kusht për të shpëtuar fytyrën para të tjerëve.


74

75

Në kuzhinë nëna dhe i jati duke pirë kafe. Hë? Fjeti në kolltuk. Do na hapë telashe kjo nuse.

Është mëngjes. Eno zgjohet dhe shikon Inën që po fle në kolltuk. Ai i hedh dicka sipër edhe del. 77 Pse s’del nga dhoma ajo?

76 Nëna afrohet në dhomën e Inës me kovën dhe leckën në dorë.

Nuse… fillo punën..

Po c’ti bëj… ngela duke i folur.

78 Ina nuk përgjigjet. Filma do na bësh këtu?

Ata hapin derën dhe shikojnë Inën në të njëjtin vënd pa lëvizur.

Moj .. do lëvizësh ti apo jo?


79 Eno vjen në shtëpi. I dalin para i jati dhe nëna.

Merru vetë me të, ne s’ja dalim dot. Ne po shkojmë tek im vëlla se mu bë koka llallë.

80

Ajo ka gjithë ditën... as ha... as pi... as ngrihet nga vëndi.

Eno mbyll derën e oborrit me çelës. Eno hyn brënda i vrejtur. 81

82

Ai i afrohet Inës, por ajo as që e shikon.

Ina.. a do ngrihesh që aty?

Eno e ngre me forcë. Ina i rri përpara si e ngrirë. 83 Me ty po flas... do e hapësh gojën?

84 Eno e përplas në kolltuk. Ç’janë këto, pyetje idiote? A e di se në ç’vit jemi?

Jemi në 2009, s’jemi në mesjetë, ku jeton ti dhe familja jote. Sa kujton se do më mbash kështu si të burgosur?


85

Kurrë.. më dëgjove… kurrë s’ke për të ikur nga kjo shtëpi. 86

Si arrita deri këtu? Si nuk e kuptova se Enoja dhe familja e tij s’mund të ndryshonin prej meje?

Të gënjen mendja!

87

Të gjithë flenë. Ina pas dritareve me hekura shikon përjashta dhe qan.

Ina i afrohet vjedhurazi Enos që fle dhe merr pa zhurmë çelsat nga pantallonat e tij.


88

89

Ina hap ngadalë derën e dhomës së gjumit. 90 Ina është vetëm dhe ndjen frikë.

O zot… Po tani? S’kam as celular, as para, as rroba... Ina del jashtë dhe mbyll pas saj derën e burgut të saj. 91 Ina ka dalë në rrugë, është herët s’ka këmbë njeriu, ulet në trotuar dhe rri e pret.


92

Sheh një makinë dhe ngrihet me vrull e i del përpara.

93

Ej, kujdes... çfarë do?

Më falni... për ku jeni nisur?

94

Po shkoj në qendër... kthehem nga disa miq të mi... pse si e ke hallin ti? Të lutem... të lutem shumë më merr me vete.. atje kam familjen.

95 Shoferi e sheh me dyshim.

Të lutem… mos më lini këtu…


96 Shoferi i hap derën e makinës.

97

Nga vjen… ku ke qënë?

Në ferr!

Ina e shikon e habitur.

Jam rritur në qendër të Tiranës… jam martuar në këtë lagje këtu. Im shoq më mashtroi... erdha të punoja këtu se ata kanë një dyqan… por...

Jetoj edhe unë në Tiranë, punoj inxhinjer... por në këtë lagje kam familjen, nënën dhe babën. Eh.. i di mirë këto punë… na merre

S’të lanë prindërit e tij…

98

99

Eh moj vajzë… më vjen keq për martesën tënde… kë bën fajtor ti tët shoq apo prindërit e tij? S’e di.. zakonet .. mentaliteti i mykur që po na ha të gjallë e s’na le të jetojmë.


100

Ndoshta yt shoq do ta kuptojë dhe çdo gjë do të rregullohet.

Do të ishte bukur, por ai ndikohet nga prindërit dhe njerëzit që e rrethojnë

Objektivat e projektit janë: • ndërgjegjësimi i grave në zonat informale të Tiranës dhe komunitetit të këtyre zonave mbi të drejtat e grave dhe eleminimi i dhunës ndaj gruas; • rritja e ndërgjegjësimit të të rinjëve dhe komunitetit kundër braktisjes së shkollës; • ndërgjegjësimi i strukturave përkatëse, komunitetit dhe vet të rinjve për veprime konkrete në drejtim të parandalimit të kriminalitetit tek të rinjtë; • ndërgjegjësimi i strukturave përkatëse dhe komunitetit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në lidhje me punën e detyruar dhe migrimin e tyre.

SH.

. S.

nës ke

stëve të Rinj të Arti S ta . A. R

oca Ass

Sc ene

Realizimi i këtij projekti me vlera për shoqërinë dhe familjen Shqiptare u bë i mundur falë mbështetjes financiare të Fondacionit Vodafone Albania, kontributi i të cilit do të ndikojë pozitivisht në përmirësimin e situates sociale të grupeve të interesit të projektit dhe gjithë komunitetit në përgjithësi.

Fokusi për çështjet e projektit është zgjedhur me kujdes, me vëmendjen e ekspertëve më të shquar të secilës fushë që janë bazuar në të dhënat zyrtare nga Instituti Shqiptar i Statistikës, Ministria e Rendit dhe Ministria e Punës dhe çështjeve Sociale të Republikës së Shqipërisë.

Sho qa

“Promovimi i të drejtave të grave, të të rinjve dhe fëmijëve nëpërmjet Artit” është një iniciativë e Qendrës Balkan Youth Link – Albania dhe Shoqatës së Artistëve të Rinj të Skenës për parandalimin dhe zbutjen e fenomeneve shqetësuese për shoqërinë Shqiptare që kanë të bëjnë me kriminalitetin tek të rinjtë, migrimin dhe punën e detyruar të fëmijëve, dhunën ndaj gruas dhe braktisjen e shkollës nga rinia në kushtet e varfërisë.

A. Y. A. S. tio no he f Youth rtists of t A

Adresa: Rr. Thanas Ziko, Pall. 6, Shk. 3, Ap. 41, Tirana, Albania e-mail: sharsalbania@gmail.com Mob.: 068 20 61 105 Adresa: Rr.Komuna e Parisit, Pallati Sigma, Kati i II- të, Ap.2/A, Tiranë e-mail: info@balkansyouth.org Mob.: 068 50 04 292

Kush eshte fajtori  

Kush eshte fajtori